PARTNERET-SHQIPERI, QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI GAZETE TREMUJORE
EDICIONI NR. 49
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Në këtë numër:
SHTATOR 2012
Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri
Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri faqe 1-2
Partnerët Shqipëri organizoi në datë 5 Qershor 2012 konferencën rajonale “Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit – Sfida dhe Praktika në Rajon”.
Roli i filantropisë në mbështetje të ideve të gjelbërta faqe 2
Konferenca mblodhi së bashku rreth 120 përfaqësues të sektorit të biznesit, institucioneve qeveritare, komunitetit donator, sektorit jofitimprurës dhe medias në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni.
Projekte të reja Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik faqe 3
Eventi adresoi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me perspektivën e zhvillimit të Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit, sfidat dhe praktikat më të mira në këto tre shtete, rolin katalizator të shtetit dhe të medias, si një mjet i pazëvendësueshëm në edukimin publik dhe promovimin e praktikës.
Projekte në vijim Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale Rritja e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin dhe zbatimin e politikave Qytete pa Korrupsion-Qytete me të Ardhme faqe4-5 Ndërtimi i Besimit Qytetar – Gjeni Rrugën Nëpër Labirintin e Zgjerimit Politika Gjinore për Administratën Tatimore faqe 6 Pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare Konferenca Vjetore 2012 e Rrjetit Euclid-Danimarkë Konferencë rajonale për shoqërinë civile-Kroaci PDC-Samiti i Gjeneratës së Ardhshme,Washington DC faqe 7
Njoftim
Partnerët Shqipëri hap thirrjen për propozime për Çmimin e Filantropisë 2012. Kjo eksperiencë e suksesshme që nisi në vitin 2011, është kthyer tashmë në një traditë për vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj të gjithë subjekteve dhe individëve që mbështesin kauzat sociale në komunitetet e tyre dhe në mbarë Shqipërinë. Kategoritë për të cilat mund të bëni propozimet tuaja për Çmimin për Filantropinë janë: - Çmimi për subjekte me Kontribut në Nivel Kombëtar -Çmimi për subjekte me Kontribut në Nivel Lokal -Çmimi për Kontributin si Individ Vizitoni faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri për informacion mbi mënyrën dhe afatet e dërgimit të propozimeve: www.partnersalbania.org Kemi kënaqësinë të ndajmë me Ju Raportin
të Aktiviteteve 2011!
Vjetor
Viti 2011 shënoi 10 vjetorin e krijimit të Partnerëve Shqipëri, një dekadë dinamike, sfiduese, emocionuese dhe shpërblyese për të gjithë ne tek Partnerët Shqipëri, në përpjekjet tona të përbashkëta për të ndërtuar një organizatë aktive dhe profesionale.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Z. Eno Bozdo, Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës theksoi rëndësinë e përfshirjes së Përgjegjshëmërisë Sociale të Biznesit në politikat e zhvillimit të sektorit privat në vend sipas standarteve të BE-së. Z. Bozdo shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin dhe nismën e Partnerëve Shqipëri duke e ftuar të jetë partnere në angazhimin e Ministrisë për krijimin e një mjedisi nxitës për zhvillimin e CSR në Shqipëri. Diskutimet dhe prezantimet e përfaqësuesve nga rajoni ishin organizuar në tre panele tematike. Paneli i parë adresoi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me sfidat dhe praktikat lokale në zhvillimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit. Në këtë panel u prezantuan disa nga praktikat më të suksesshme të kontributit të kompanive në drejtim të zhvillimit lokal në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni. vijon në faqen 2...
Rezervoni datën për Konferencën Ndërkombëtare Ndërmarrjet Sociale, Përgjigje ndaj Krizës Ekonomike?
Partnerët Shqipëri organizon këtë event më datë 29 Tetor 2012, në Hotel Tirana International, Tiranë, ora 9.00 - 16.00 Për më shumë informacion ose për të konfirmuar pjesëmarrjen ju lutemi kontaktoni zyrën e Partnerëve Shqipëri në në 04 2254881 ose email partners@partnersalbania.org
ANËTARE E RRJETIT NDËRKOMBËTAR TË PARTNERËVE PËR NDRYSHIM DEMOKRATIK
1
Paneli i dytë u përqëndrua në rolin që qeveria mund të luaj në zhvillimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit ndonëse jo tipike për vendet perëndimore, por që merr rol të veçantë në Ballkan për shkak të kushteve të zhvillimit të sektorit të biznesit dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit të konsumatorëve. Paneli diskutoi mbi disa prej rrugëve dhe rolit që shteti mund të luaj për të krijuar një mjedis mundësues dhe stimulues në këtë drejtim.
Paneli i tretë trajtoi rolin e medias në edukimin publik dhe promovimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit. Nga diskutimet u hodh ideja e marrjes së një iniciative Ballkanike e cila do të sillte më pranë mediat dhe gazetarët nga rajoni që kanë interes dhe duan të punojnë në këtë fushë për të maksimizuar përpjekjet dhe efektivitetin e tyre.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale”, i cili synon të promovojë përgjegjshmërinë sociale përmes ndërgjegjësimit të sektorit publik dhe privat, duke krijuar për të gjithë aktorët një kuptim të qartë të përgjegjshmërisë sociale dhe koncepteve që lidhen me të. Partnerët Shqipëri, përmes këtij projekti do të mundësojë gjithashtu shkëmbimin e eksperiencave në lidhje me problemet e ndeshura dhe sukseset e arritura në zhvillimin e përgjegjshmërisë sociale në vendet respektive. Kjo iniciativë është mundësuar me mbështetjen financiare të Programit East East Beyond Borders.
Roli i filantropisë në mbështetje të ideve të gjelbërta Partnerët Shqipëri, si partner i Rockefeller Brothers Fund në Shqipëri, po punon për promovimin e Filantropisë së Gjelbërt, një iniciativë e re pilot që RBF ka ndërmarrë në bashkëpunim me partnerët e tij lokalë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi dhe Mali i Zi, për stimulimin e rolit të filantropisë në mbështetje të ideve të gjelbërta. Sot një ndër sfidat më të mëdha për ekonomitë mbetet gjetja e formave të reja të organizimit dhe angazhimit të komuniteteve lokale me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimin e impaktit negativ në mjedis e për rrjedhojë një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve. Lidhja me tokën dhe burimet lokale po humbet ndërkohë që ndjenja e komunitetit po dobësohet. Futja në tregje e kompanive shumëkombëshe po nxjerr jashtë tij fermerët e vegjël, prodhuesit tradicionalë të punimeve të dorës, produkteve ushqimore duke rritur shkallën e papunësisë dhe varësisë, duke sjellë ndryshime në nivelin social, ekonomik e kulturor. Aktiviteti filantropik mund të luajë një rol për të motivuar, identifikuar dhe mobilizuar burime për të adresuar në mënyrë strategjike çështje që kanë të bëjnë me humbjen e traditës në prodhim dhe zhvillimin e tregjeve lokale, nëpërmjet stimulimit të ideve të gjelbërta. Në Qershor 2012 Partnerët Shqipëri njoftoi Thirrjen për Ide të Gjelbëra, e hapur për individë, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit të vogël, për të paraqitur ide të cilat të ishin miqësore ndaj mjedisit, të bazoheshin në shfrytëzimin e burimeve lokale materiale dhe njerëzore. Nga numri i madh i ideve të paraqitura, u përzgjodhën tre të cilat së bashku me 12 ide të tjera nga Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi, u paraqitën në Forumin e 3-të Vjetor për Zhvillimin e Filantropisë në Ballkanin Perëndimor, organizuar nga RBF në 17-20 korrik 2012 në Mal të Zi. Idetë e paraqitura nga të gjitha shtetet konkurruese u shqyrtuan nga një juri e përbërë nga pesë anëtarë të fushës së filantropisë, ekonomisë, drejtësisë dhe mjedisit. Një ndër fituesit e këtij konkurrimi rajonal ishte edhe iniciativa shqiptare “Komuniteti Shqiptar i Riciklimit” e shoqatës Programi
i Alternativave Sociale Stimuluese (PASS), prezantuar nga Iris Sojli, koordinatore projekti. Dy fituesit e tjerë ishin Agro-turism në fshatin tim Lubnice, nga Mali i Zi, dhe Projekti i Klasës së Gjelbërt, nga Serbia. Komuniteti shqiptar i riciklimit është një projekt që fokusohet në mbledhjen dhe shpërndarjen e gjelbër dhe të zgjuar të materialeve të riciklueshme. Momentalisht, materialet e riciklueshme prej plastike, letre, qelqi dhe alumini grumbullohen së bashku pasi nuk është parashikuar mundësia e ndarjes së drejtpërdrejtë të tyre nga konsumatorët. Mbledhja dhe ndarja e materialeve bëhet kryesisht nga komuniteti rom, vecanërisht fëmijë, të cilët pasi përzgjedhin nga koshat materialet e riciklueshme i dergojnë në pikat e grumbullimit me anë të mjeteve të papërshtatshme, bicikleta të modifikuara, duke lënë jashtë koshave mbeturinat e tjera të pariciklueshme. Për të parandaluar rrezikun e përhapjes së sëmundjeve dhe ndotjes nga mbeturinat e lëna jashtë kazanëve por edhe nga transportimi i rrezikshëm i materialeve me mjete të papërshtatshme, organizata PASS kontaktoi dhe arriti një marrëveshje me 200 biznese, për ndarjen e materialeve të riciklueshme që në vendet e origjinës. Transporti i materialeve nga bizneset për në pikat e grumbullimit dhe përpunimit do të bëhet me anë të mjeteve çiklike profesionale. Nëpërmjet këtij projekti synohet jo vetëm ulja e ndotjes dhe rrezikut të përhapjes së sëmundjeve por njëkohësisht edhe reduktimi i punës së fëmijëve. Të punësuarit në kuadër të kësaj iniciative do të jenë anëtarë të komunitetit rom, të përzgjedhur në bazë të nivelit të të ardhurave për familje, si dhe angazhimit të prindërve që fëmijët e tyre të ndjekin shkollën në mënyrë të pandërprerë. Projekti mbështetet financiarisht nga Partnerët Shqipëri përmes Fondit Rockefeller Brothers.
2
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Të pranishmit në konferencë theksuan nevojën për një bashkëpunim të të gjithë aktorëve në nxitjen e mëtejshme të sektorit të biznesit në tërësi për të zhvilluar dhe fuqizuar përkushtimin e tyre ndaj përgjegjësisë sociale.
Projekte të reja Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi
Projekti fokusohet në rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe grupeve të komunitetit në zonën e synuar, dhe zhvillimin e modeleve të mira të bashkëpunimit në mes të OSHC-ve, grupeve të komunitetit dhe pushtetit vendor. Komunat në fokus të projektit janë Kopliku, Bushati, Vau i Dejës dhe Dajçi në Shqipëri, dhe Berane, Bar, Danilovgrad dhe Plava në Mal të Zi. Në qershor 2012, dhjetë pjesëmarrës nga katër bashki e komuna nga Shqipëria u bashkuan me kolegët e tyre nga katër bashkitë e Malit të Zi, në programin e trajnimit “Advokacia Publike” organizuar në Berane, Mali i Zi. Gjatë programit, pjesëmarrësit u njohën dhe u familjarizuan me konceptin, rëndësinë dhe karakteristikat e advokacisë publike, si dhe mënyrën përmes së cilës ajo kontribuon në ndryshimin e politikave. Nga puna në grupe gjatë trainimit të advokacisë, Programi gjithashtu Berane, Mali i Zi theksoi rëndësinë e rrjeteve dhe koalicioneve si instrumente drejt një advokimi të suksesshëm publik. Ndarë në grupe pune, pjesëmarrësit diskutuan mbi nevojat dhe shqetësimet prioritare në komunitetin e tyre dhe zhvilluan një draft-strategji për advokimin mbi çështjet e identifikuara.
e politikave lokale, etj. Programi u përqendrua rreth praktikave të pjesëmarrjes qytetare, ndarjen e përvojave të ngjashme dhe praktikave më të mira nga të dyja anët e kufirit, si dhe përgatitjen e një plani veprimi për mobilizimin e komunitetit në bashkitë e komunat pjesëmarrëse. Trainimi i tretë, me temë “Pjesëmarrja Qytetare në Nivel Lokal” u organizua në Danilovgrad, në Mal të Zi. Programi u fokusua në njohjen e pjesëmarrësve mbi strukturën e qeverisë lokale në të dyja vendet, parimet e qeverisjes së mirë, rëndësinë e partneritetit ndërmjet sektorëve për të zhvilluar kapacitetet e qeverisë lokale, disa nga mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, format e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të administratës publike dhe autoriteteve lokale me OJF-të etj. Gjatë një prezantimi në trainimin “Mobilizimi i Komunitetit”, Koplik
Pavarësisht barrierave gjuhësore, interesi i lartë nga ana e pjesëmarrësve si dhe përvoja e angazhimi maksimal i trajnerëve e përkthyesve, kanë bërë të mundur një shkëmbim dinamik e të dobishëm të eksperiencave dhe ideve në këto programe.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Partnerët Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin e Organizatave JoQeveritare (CRNVO) në Mal të Zi filloi në maj 2012 zbatimin e projektit të përbashkët “Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi”. Projekti synon të rrisë integrimin, zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Gjatë punës në grupe në trainimin “Pjesëmarrja Qytetare në nivel lokal”, Danilovgrad
Programi i dytë i trajnimit u organizua në Koplik, Shqipëri në korrik 2012. Trajnimi mbi “Mobilizimin e Komunitetit” mblodhi 30 pjesëmarrës nga të dyja anët e kufirit. Qëllimi i trajnimit ishte fuqizimi i pjesëmarrësve si mobilizues të komunitetit dhe grupeve që ata përfaqësojnë, përmes njohjes së mekanizmave mobilizues dhe përdorimit të tyre, me qëllim krijimin e presionit publik, ndryshimin
Në periudhën në vijim, një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta për ndërtimin e kapaciteteve dhe ndarjen e përvojave do të organizohen në të dy anët e kufirit. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar ShqipëriMali i Zi, 2007-2013.
Rritja e transparencës dhe llogaridhënies në procedurat e prokurimit publik elektronik Prej Prillit 2012, Partnerët Shqipëri po zbaton një iniciativë për të monitoruar zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik dhe procedurave të prokurimit elektronik për tenderat publikë në bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës. Iniciativa synon qeverisjen e mirë, parandalimin e uljen e korrupsionit në qeverisjen vendore, si dhe rritjen e efikasitetit të prokurimit publik elektronik, përmes rritjes së transparencës dhe përgjegjshërisë.
3
Partnerët Shqipëri përmes një vlerësimi do të masë nivelin e kënaqësisë së operatorëve ekonomikë me sistemin dhe procedurat e prokurimit elektronik në tenderat publikë, problematikën e ndeshur gjatë përdorimit të tij, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballen njësitë e qeverisjes vendore në kryerjen e procedurave të prokurimit. Së shpejti, PSh do të ndajnë me të gjithë aktorët e interesuar rezultatet e monitorimit dhe rekomandimet për përmirësim. Kjo është një iniciativë pilot, mundësuar me mbështetjes e Ambasadës Britanike në Tiranë.
Projekte në vijim Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale Nga Marsi 2012, Partnerët Shqipëri në partneritet me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë po zbaton projektin “Rritja e përfaqësimit të grave në zonat rurale në jetën politike dhe sociale”. Projekti synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në strukturat vendimmarrëse dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve të grave të zgjedhura në strukturat vendim-marrëse dhe në administratën e qeverisjes vendore në nivel komune.
Nga problematika e identifikuar gjatë trajnimeve, rreth 70% e administratës së komunave pjesëmarrëse, është e përbërë nga meshkuj dhe shumë pak gra (rreth 5%) janë në poste drejtuese në departamentet përkatëse.
Të fokusuara tek rritja e rolit të gruas në vendimmarrjen dhe jetën aktive sociale e politike në nivel lokal, këto trajnime targetojnë lidershipin e zgjedhur dhe drejtues të administratës së komunave në 12 qarqet e vendit, me qëllim që informacioni, përvoja, sfidat dhe praktikat e mira të ndahen sa më gjerësisht në bazën ku gjeneron problemi i mospërfshirjes së gruas në jetën sociale e sidomos atë politike. Mbi 100 punonjës të administratës (meshkuj e femra) së 35 komunave në qarqet e sipërpërmendura kanë marrë pjesë në trajnimet e organizuara gjatë periudhës pranverë - verë 2012. Vlen të theksohet se pjesëmarrja nga pikëpamja gjinore ka qenë 60% femra e 40 % meshkuj, fakt numerik ky që vërteton se edhe në optikën e komunarëve dhe strukturave të tyre drejtuese ka filluar të thyhet tabuja se këto trajnime iu drejtohen vetëm grave e vajzave. Është për t’u vlerësuar pjesëmarrja aktive e disa kryetarëve të komunave në këto trajnime, gjë që tregon interes të lartë të vetë komunave për rritjen e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të gruas në to. Megjithatë identifikohen ende pengesa në mentalitetin e drejtuesve dhe pjesëmarrësve në lidhje me fuqizimin politik të gruas, mentalitet ky që pasqyrohet në pjesëmarrjen vetëm të burrave apo vetëm të grave në 2 nga 6 trajnimet e zhvilluara.
Aplikimi i kuotës 30% shihet nga të gjithë pjesëmarrësit si hap pozitiv por që kërkon rritjen e ndërgjegjësimit dhe luftën kundër mentalitetit pengues dhe paragjykues të gruas aktive në politikë. Në pritje të sezonit të ri të trajnimeve shifrat do të variojnë në varësi të pozicionit gjeografik të qarqeve, numrit të komunave dhe pjesëmarrësve që do të trajnohen, megjithatë trendi është pozitiv. Ndërkohë, në qarqet ku janë organizuar tashmë trajnimet e administratës së komunave, janë identifikuar gratë dhe vajzat të cilat do të shërbejnë si pika kontakti për të vijuar me punën në terren me gratë e komunave, ndarjen e eksperiencës dhe organizimin e grupimeve të grave në çdo komunë për të filluar një përvojë të re në fuqizimin e gruas në zonat rurale. Ky projekt mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe Të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Rritja e pjesëmarrjes qytetare në ndërtimin dhe zbatimin e politikave Që nga janari Partnerët-Shqipëri po zbaton një iniciativë në 11 rajone të Shqipërisë, që synon rritjen e pjesëmarrjes së organizatave lokale të shoqërisë civile dhe anëtarëve aktivë të komunitetit në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal e qendror. Rajonet e targetuara janë Tirana, Shkodra, Puka, Fieri, Vlora, Kukësi, Durrësi, Lezha, Elbasani, Korça dhe Berati. PSh administroi një Studim kombëtar mbi Pjesëmarrjen e Qytetarëve në Proceset Vendim-marrëse në Nivel Lokal, i cili përfshiu 100 OJQ, me qëllim identifikimin e pengesave ndaj pjesëmarrjes domethënëse të shoqërisë civile dhe qytetarëve në zhvillimin kombëtar dhe lokal, si dhe identifikimin e prioriteteve në reformimin e kuadrit ligjor dhe rregullator. Përveç këtij studimi, PA kreu edhe një vlerësim të plotë të ligjeve, rregulloreve dhe politikave që ndikojnë në angazhimin qytetar në Shqipëri, si dhe organizoi gjashtë diskutime në grupe të fokusuara me pjesëmarrjen e më shumë se 80 përfaqësuesve të OSHC-ve aktive nga Tirana, Durrësi, Vlora, Kukësi, Shkodra dhe Puka. Çështjet dhe shqetësimet e ngritura ishin shumë të ngjashme në secilin prej qyteteve, megjithëse OSHC nga Tirana tregojnë një nivel më të Nga takimet në grupe të fokusuara lartë të informacionit dhe përfshirjes mbi çështjet e në Vlorë dhe Fier qeverisjes lokale dhe proceset me pjesëmarrje.
4
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Kukës, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier janë qarqet në të cilat deri më tani janë organizuar trajnime me temë “Të drejtat e grave dhe integrimi gjinor në qeverisjen vendore”.
Studimi ka ndihmuar në mbledhjen e një sasie të konsiderueshme dhe shumë të dobishme informacioni, që ofron mundësi për një analizë të plotë të situatës në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve në zhvillimet lokale dhe kombëtare. Rezultatet e studimit dhe rekomandimet kryesore do të publikohen së shpejti në një raport i cili do të ndahet me të gjitha palët e interesuara. Disa nga gjetjet paraprake të Studimit përfshijnë: - 82% e të anketuarve deklarojnë se procedurat informative janë përmirësuar dukshëm që nga krijimi i Zyrave të Informacionit në bashkitë e tyre, edhe pse ka nevojë për kualifikim dhe përmirësim të etikës së komunikimit nga ana e stafit të bashkive. - 27% e OSHC-ve të intervistuar nuk kanë kërkuar asnjëherë informacion zyrtar nga pushteti lokal, pjesërisht për shkak se nuk kanë besim se do të marrin një përgjigje. - 61% e organizatave të intervistuara deklarojnë se informacioni online në faqet e internetit të bashkive të tyre është ose i paplotë dhe i papërshtatshëm, dhe/ose i papërditësuar. - 87% e OSHC të intervistuara kanë njohuri të mira ose shumë të mira mbi Ligjin për të Drejtën e Informimit, por ata sugjerojnë se pushteti lokal duhet të respektojë këtë ligj në mënyrën e duhur, duke dhënë informacion cilësor dhe në kohën e duhur.
Gjetjet e studimit do të prezantohen e diskutohen me të gjitha palët e interesit në tetë workshope rajonale që pritet të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti. Në vijim, në mbështetje të të dhënave të nxjerra nga studimi dhe dhënies së rekomandimeve për përmirësim të kuadrit pjesëmarrës në politikat lokale e qendrore, do të zhvillohen edhe një sërë intervistash me aktorë kyc. Iniciativa mbështetet financiarisht nga Qendra Olof Palme International.
Qytete pa Korrupsion – Qytete me të Ardhme Prej Prillit 2012 Partnerët Shqipëri po zbaton iniciativën “Qytete pa Korrupsion – Qytete me të Ardhme”, e cila ka për qëllim forcimin e integritetit institucional, eficiencës e transparencës, dhe për rrjedhojë përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm lokal, nëpërmjet zbatimit të një metodologjie inovatore antikorrupsion. Bashkitë që marrin pjesë në këtë iniciativë janë Kuçova, Lezha dhe Rubiku, të cilat u përzgjodhën pas një procesi të hapur aplikimi që vlerësoi gatishmërinë, përvojën e mëparshme të bashkëpunimit me sektorin e OJF-ve dhe pritshmëritë e ngritura nga bashkitë aplikante. Pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me kryetarët e bashkive përkatëse, gjatë periudhës Qershor – Korrik Partnerët Shqipëri lehtësuan workshopet e para për fazën diagnostikuese të problemit, me pjesëmarrjen e mbi 60 punonjësve të këtyre bashkive, krerëve të departamenteve kyçe si dhe specialistëve përkatës. Një fakt shumë pozitiv përbën angazhimi personal dhe institucional i kryetarëve të bashkive përkatëse dhe pjesëmarrja e tyre aktive në workshope. Gjatë këtyre aktiviteteve u ngritën koalicionet drejtuese që po punojnë për përpilimin e Strategjisë Antikorrupsion në secilën bashki. Ekipi i Partnerëve Shqipëri, i trajnuar dhe çertifikuar si Praktikues Antikorrupsion, punoi ngushtësisht me koalicionet për të ideuar së bashku misionin dhe vizionin e një institucioni pa korrupsion.
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
- Nga 100 OSHC të intervistuara, vetëm 45% kanë marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe shumica e tyre vetëm kur pjesëmarrja kërkohet si pjesë e zbatimit të projekteve të tyre. Kjo tregon se midis OSHC ende ekziston një nevojë e madhe për rritjen e ndërgjegjësimit dhe njohurive mbi nevojën dhe shpeshtësinë e pjesëmarrjes në qeverisjen lokale.
Workshopi me Koalicionin Drejtues, Bashkia Kuçovë
Si rezultat i diagnostikimit të parë, nëpërmjet një pyetësori të plotësuar nga 180 nëpunës të bashkive Kuçovë, Lezhë dhe Rubik, janë identifikuar një sërë aktivitetesh dhe departamentesh që shihen nga vetë punonjësit si potencialisht më të prekshme nga praktika korruptive. Në bashkinë Kuçovë, në Korrik u mbajt edhe workshopi i dytë i cili synoi kryerjen e një analize më të thellë të shkaqeve dhe pasojave, duke i dhënë kështu rrugë përpilimit të strategjisë për kurimin dhe parandalimin e korrupsionit në departamentet e ndjeshme ndaj këtij fenomeni. Firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit me Kryetarin e Bashkisë Rubik
Në secilin qytet u artikulua qartë se është një sfidë të marrësh pjesë në një projekt të tillë, për vetë kurajën që kërkon diskutimi i prezencës së korrupsionit në institucionet përkatëse. Drejtuesit e të tre Bashkive e shohin këtë nismë si një hap pozitiv drejt rritjes së transparencës dhe afrimit me qytetarët, për t’u bërë të qartë vullnetin e tyre për të luftuar fenomenin që dëmton jo vetëm institucionin por njëkohësisht interesat e qytetarëve. Kjo iniciativë mundësohet me mbështetjen financiare të Institutit të Bankës Workshopi me Koalicionin Drejtues, Bashkia Lezhë Botërore përmes FPLD-Partnerët Rumani, si dhe të Ambasadës Britanike në Shqipëri.
5
Ndërtimi i Besimit Qytetar – Gjeni Rrugën Tuaj Nëpër Labirintin e Zgjerimit Që nga janari 2012, Partnerët Shqipëri merr pjesë në projektin rajonal “Ndërtimi i Besimit Qytetar - Gjeni rrugën tuaj nëpërmjet labirintit të zgjerimit”, duke qenë pika e kontaktit për Shqipërinë. Qëllimi i projektit është të sigurojë informacione faktike dhe të përditësuara për publikun e gjerë të vendeve të BE-së, mbi procesin e zgjerimit dhe vendeve kandidate dhe kandidate potenciale nga Ballkani Perëndimor, për “ndërtimin e urave” ndërmjet qytetarëve nga vendet anëtare të BE-së dhe atyre në shtetet kandidate dhe kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor; të rrisë ndërgjegjësimin e publikut dhe të kuptuarit në lidhje me rëndësinë e ndërmarrjes në Evropë dhe ndikimin e procesit të zgjerimit; të adoptojë identitetin evropian në rajon. Në rolin e saj si pikë kontakti për Shqipërinë, Partnerët Shqipëri ka qenë aktive në shpërndarjen e informacionit dhe njoftimeve për projektin në faqen e saj në internet dhe rrjetet sociale, ka kontribuar në zgjedhjen e stazhierit nga Shqipëria si pjesë e programit të stazhit që projekti organizoi me përfaqësuesit e OSHC-ve nga 7 vende të Ballkanit Perëndimor, si dhe ka marrë pjesë në eventet ndërkombëtare të projektit si lancimi në Budapest dhe takimi për vlerësimin afatmesëm në Vjenë.
Projekti mbështetet nga programi PRINCE i Zgjerimit të Komisionit Evropian DG dhe zbatohet nga European House në Hungari, në partneritet me gjashtë organizata në vendet e BE-së, dhe shtatë pikat e kontaktit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit: http://civiltrustbuilding.eu/
TRAJNIM DHE ASISTENCE TEKNIKE Politika Gjinore për Administratën Tatimore Partnerët Shqipëri në bashkëpunim me InDevelop-IPM AB, një kompani suedeze konsulence, zbatuan komponentin gjinor të projektit “Mbështetja suedeze për Administratën Tatimore në Shqipëri, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë dhe Durrës”, 2010-2012, i financuar nga SIDA.
Nga eventi i prezantimit të politikës tek të gjithë aktorët, 7 Qershor 2012
Komponenti gjinor i projektit asistoi administratën tatimore shqiptare për të promovuar barazinë gjinore në të gjitha nivelet e institucionit, duke qenë i pari institucion publik në Shqipëri që ka zhvilluar një politikë të barazisë gjinore dhe planin e zbatimit të saj.
Partnerët Shqipëri, në rolin e konsulentit lokal, ndërmori studimin paraprak “Sistemi tatimor shqiptar dhe efektet e tij mbi barazinë gjinore”, zhvilloi disa seanca trajnimi mbi konceptet gjinore dhe legjislacionin kombëtar e rregulloret ndërkombëtare mbi barazinë gjinore, si dhe asistoi Administratën Tatimore në zhvillimin e Politikës së Barazisë Gjinore dhe Planin e Zbatimit të saj.
Nga ceremonia e ndarjes së certifikatave për Grupin e Zhvillimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Panairi i Qytetarëve “Bëj të dëgjohet zëri yt!” Partnerët Shqipëri, si një organizatë që punon aktivisht për të mbështetur angazhimin dhe aktivizmin qytetar, mori pjesë në “Panairin e QytetarëveBëj të Dëgjohet Zëri Yt!”, 21 qershor 2012 , një event i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë në kuadër të iniciativës ACT Now!, për të përfshirë qytetarët shqiptarë në çështjet me të cilat përballen komunitetet e tyre.
dhe
Së bashku me organizata të tjera aktive shqiptare, ekipi i Partnerëve Shqipëri u takua dhe bisedoi me një numër të madh qytetarësh të cilët shprehën interes në punën që po zhvillon organizata mënyrat se si mund të përfshihen në programet e saj.
6
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Nga 8-15 shtator 2012, Partnerët Shqipëri morën pjesë në Bus Tour, një aktivitet që synoi të sjellë qytetarët e vendeve kandidate dhe kandidate potenciale tek qytetarët e shteteve anëtare të BE-së, përmes labirintit të zgjerimit. Bus Tour u organizua në Hungari, Sllovaki, Austri, Slloveni dhe Itali.
PJESËMARRJE NË AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE Konferenca Vjetore 2012 e Rrjetit Euclid “Ngushtimi i hendekut – strategji të reja për mbijetesë” Konferenca vjetore e rrjetit Euclid këtë vit, (24 - 25 shtator 2012), është një event interaktiv që përfshiu dy qytete - Kopenhagen dhe Malmo. Në partneritet me Social+ të Kopenhagenit dhe Forumin për Inovacionin Social në Suedi, anëtarët e Rrjetit Euclid dhe të ftuar të tjerë u mblodhën së bashku për eksplorimin e ciklit të jetës së inovacionit social - nga idetë tek shpërndarja dhe ndikimi. Evenimenti synoi të eksplorojë se si organizata dhe individë kanë përqafuar vizione të reja, duke zhvilluar strategji dhe mjete të reja për mbijetesë dhe sukses, dhe se si Bashkimi Evropian mund të nxisë dhe të mbështesë pionierët e tillë përmes politikave të reja socio-ekonomike, pikërisht biznesit social dhe inovacionit social. Për më shumë informacion vizitoni: http://www.euclidnetwork.eu/
- Shkallën e progresit në të gjithë rajonin; - Qëndrueshmërinë e shoqërisë civile në periudhën afatmesme; dhe - Pikëpamjet mbi politikat e BE ndaj rajonit. Pritet që eventi të tërheqë rreth 150 pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe vendet fqinje në Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe Mesdheun Jugor. Konferenca organizohet nga ECAS dhe Impact Centre. Më shumë informacion mund të gjendet në: content/view/462/404/
http://www.ecas-citizens.eu/
Samiti i Gjeneratës së Ardhshme 2012 Nga 12-17 tetor 2012, Partnerët për Ndryshim Demokratik (PDC) do të organizojë në Washington DC një konferencë globale të Rrjetit të Partnerëve Ndërkombëtarë për Ndryshim Demokratik. Samiti do të sjellë së bashku jo vetëm drejtuesit e lartë të rrjetit PDCI, por edhe brezin e ardhshëm të profesionistëve që punojnë për zgjidhjen e konflikteve në vendet ku ushtrojne aktivitetin Qendrat e rrjetit. Një seri eventesh duke filluar nga diskutimet e hapura, seanca të ndërtimit të aftësive, një event i madh publik mbi rolin e përgjegjshmërisë sociale të sektorit privat në mbështetje të demokracisë dhe qeverisjes, një ekspozitë ku Qendrat do të paraqesin punën e tyre përpara kolegëve dhe audiencës së jashtme, si dhe shumë më tepër do të ndodhin gjatë këtij Samiti një javor. Samiti do të ofrojë një mundësi të shkëlqyer rrjetëzimi dhe shkëmbimi informacioni për Qendrat e rrjetit PDCI dhe organizatat e tjera pjesëmarrëse, menaxherët nga sektori privat dhe donatorët.
Bashkohuni me Grupin Google të OJF-ve në Evropë
PER NJE SHOQERI ME TE ZHVILLUAR
Konferencë Rajonale e Shoqërisë Civile për Evropën e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, 26-28 shtator, Zadar, Kroaci Partnerët Shqipëri do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Shoqërisë Civile për Evropën e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, që do të organizohet në 26-28 shtator, në Zadar, Kroaci. Ky eveniment do të sjellë së bashku përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të qeverisë dhe zyrtarë të BE-së për të shqyrtuar prirjet në procesin e reformave të nevojshme për një demokraci pjesëmarrëse dhe një shoqëri civile të qëndrueshme. Debati do të fokusohet në diskutime mbi:
Partnerët Shqipëri ju fton për t’u bashkuar me Grupin Google krijuar për të diskutuar mbi zhvillimet e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Qëllimi i këtij grupi është që të krijojë një mjedis të përshtatshëm për ndërmarrjet shoqërore, inovacionin social dhe investimet sociale në rajon, dhe shkëmbimin e praktikave të mira në të gjithë Evropën. Grupi lehtësohet nga rrjeti Euclid http://www.euclidnetwork.eu/, një rrjet i Liderëve të Sektorit të tretë, anëtare e të cilit është edhe Partnerët Shqipëri. Grupi do të mundësojë shkëmbimin e përvojave, informacionit dhe ideve mbi këto tema ndërmjet organizatave dhe institucioneve të interesuara në rajon. Për t’u rregjistruar në këtë grup, klikoni linkun western-balkans-and-turkey.html
http://euclidnetwork.eu/programme-areas/geographical-areas-in-which-we-work/
Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni Ivelina Fedulova, Koordinatore Projekti në ivelina.fedulova @ euclidnetwork.eu
Partnerët Shqipëri është një organizatë jo-qeveritare shqiptare me mision zhvillimin e shoqërisë civile shqiptare dhe të një kulture ndryshimi dhe manaxhimi të konfliktit. Partnerët Shqipëri është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar të Partnerëve për Ndryshim Demokratik (Partnerët), një rrjet Qendrash në 20 vende të botës, të cilat japin trajnime për zgjidhje konflikti si dhe shërbime për shoqërinë, OJF-të, qeverinë qëndrore dhe vendore, dhe sektorin privat në vendet e tyre dhe në vende të tjera në botë. Adresa e Internetit e PDCI është: http://www.pdci-network.org/
PARTNERET SHQIPERI QENDRA PER NDRYSHIM DHE MANAXHIM KONFLIKTI Adresa: Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati 16/1, Shk.1, Ap.9, përballë Hotel Diplomati i vjetër, Kutia Postare 2418/1, Tiranë Tel: +355 4 2254881 Fax: 2254883 Email: partners@partnersalbania.org Http: //www.partnersalbania.org Mund të na ndiqni edhe në
dhe
7