Vështrimmbi#Filantropinë BULETIN 3MUJOR, Nr.3, Qershor2018
Përmbajtja: -Shpallen Fituesit e Konkursit “Ide të Gjelbërta 2018” faqe1 -Fakte mbi Aktivitetin Filantropik në Shqipëri Prill—Qershor 2018 faqe 2—3 - “Libra për Trëndafila” në Bibliotekën Publike të Elbasanit - “Shqiptarët për Shqiptarët” emisioni televiziv në mbështetje të personave në nevojë -“Dita e Vullnetarizmit e Alpha Bank” në mbështetje të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut. faqe 4—5 - “Love is All—Mbrëmja Gala”, në mbështetje të Qendrës “Streha LGBT” faqe 6 - Indeksi i Mjedisit Filantropik Global 2018 – raporti mbi mjedisin filantropik në 79 shtete faqe 7
Partnerët Shqipëri organizuan në datat 28-29 qershor 2018 në Tiranë, konkursin kombëtar “Ide të Gjelbërta 2018”. “Ide të Gjelbërta” është një konkurs i përvitshëm që Partnerët Shqipëri organizon prej 2012, në kuadër të punës së saj për nxitjen e sipërmarrjes dhe inovacionit social.
Partnerët Shqipëri, si pjesë e misionit të saj në mbështetje të sektorit jo-fitimprurës në Shqipëri dhe forcimit të bashkëpunimit ndërsektorial, po punon për zhvillimin e filantropisë në vend. Për të tretin vit radhazi Partnerët Shqipëri po kryen monitorimin e aktivitetit filantropik në Shqipëri nëpërmjet hulumtimit të medias, përfshi edhe ato sociale, si dhe burimeve të informacionit nga institucionet publike dhe jo-publike. Hulumtimi kryhet mbi baza ditore dhe gjetjet paraqesin çështjet e mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik si dhe natyrën e dhuruesve. Ato vijnë në formën e informacionit të përmbledhur mujor që synon të ndihmojë në kuptimin dhe evidentimin e këtij aktiviteti. Mbledhja e të dhënave mbështetet nga Catalyst Balkans.
Ky buletin prezanton të dhëna infografike mbi monitorimin e këtij aktiviteti, si dhe raste e mbështetjes dhe dhurimit, në Shqipëri dhe rajon.
Gjatë dy ditëve të konkurimit, 20 individë, organizata të shoqërisë civile e sipërmarrje të biznesit të vogël prezantuan projekt – idetë e tyre përpara një jurie ekspertësh, e cila përzgjodhi tre idetë më të mira: “Shtigjet e Gjelbërta”, ideja e Shoqatës Vjosa Explorer, e cila synon rritjen e ofertës turistike në rrethin e Përmetit nëpërmjet ndërtimit të Shtigjeve të Gjelbërta, si një potencial i pashfrytëzuar që përmirëson përvojën e vizitorëve, rrit kohën e qëndrimit cilësor të tyre dhe ndikon në uljen e sezonalitetit të aktivitetit turistik në dobi të rritjes së punësimit dhe zhvillimit social e ekonomik. “Aloe Vera (Aloe Saponaria) në Shqipëri”, ideja e Albi Sulo, individ, konsiston në ndërtimin e një agrikulture bujqësore mjekësore si Aloe Saponaria (ndër të parat në Shqipëri) në një zonë periferike të bashkisë Tiranë, me synimin për ta kthyer kultivimin e Aloe Veras në një sipërmarrje të suksesshme dhe fitimprurëse. “Pana Suvenirs”, ideja e Pezana Rexha, e cila synon të krijojë dhe zhvillojë një linjë të re produktesh që janë suveniret “Made in Albania”. Nëpërmjet realizimit të kësaj iniciative gjithashtu synohet krijimi i mundësive për punësim dhe trajnim dhe krijimi i produkteve unikale, që përfaqësojnë dhe identifikojnë plotësisht Shqipërinë.
Idetë fituese do të mbështeten financiarisht deri në shumën 800.000 lekë, nëpërmjet një fondi të krijuar me kontribute të kompanive lokale dhe donatorëve privatë. Bashkëfinancues janë Fondi Rockefeller Brothers, Balkan Trust for Democracy-A project of German Marshall Fund, Banka Credins dhe Telekom Albania.
___ 1
___ 2
Fakte mbi Aktivitetin Filantropik
F&R—Fëmijë dhe të rinjtë Dhurime Sezonale – Dhurime që kryen gjatë sezonit të festave Mix—Dhurime të cilat kombinohen nga më shumë se një kategori / qytet. OJF—Organizata Jofitimprurëse Publik i Gjerë—Një grup i vogël apo i madh njerëzish G&F— Gra dhe Fëmijë
Ndihmë Ekonomike—Dhurimet që janë kryer për zbutjen e varfërisë për individë apo familje që jetojnë me vështirësi ekonomike apo gjatë fatkeqësive natyrore. NVM—Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme Zonë Specifike—Zonë Gjeografike Specifike
___ 3
Në muajin Qershor, Biblioteka e Qytetit të Elbasanit organizoi aktivitetin për të promovuar leximin ”Dhuro një Libër, Fito një Trëndafil”.
Në këmbim të një libri, dhuruesit do të merrnin një trëndafil. Eventi mblodhi së bashku adhuruesit e librave nga të gjitha llojet: studentë, qytetarë, përfaqësues të sektorit jofitimprurës, biznese lokale, përfaqësuesit e Bashkisë Vizitorët paten mundësinë të shihnin një ekspozitë të
dhe Universitetit të Elbasanit.
veprave të studentëve. Gjithashtu lista e të gjithë librave të dhuruar sëbashku me listë me emrat e dhuruesve u ekspozuan në dy stenda në pedonalen e Elbasanit. Më vonë, të gjithë emrat përkatës u shfaqën edhe në Bibliotekën e Elbasanit. Burimi: elbasaninews.al|elbasaniplus.com|facebook.com
Elvis Naci, themeluesi i Fondacionit Firdeus, ka nisur të transmetojë emisionin e tij “Shqiptarët për Shqiptarët” në televizionin "News 24". Emisioni ka si qëllim të rris ndërgjegjësimin dhe të ngre fonde për persona me vështirësi ekonomike, fëmijë pa përkujdesje prindërore etj. Çdo të premte, Elvisi, paraqet një rast që ka nevojë për ndihmë urgjente dhe bën thirrje publike për dhurim. Përmes kësaj shfaqjeje, familje dhe individë kanë përfituar dhurime të ndryshme; sëfundmi u përurua Spitali në ndihmë të personave në nevojë nëpermjet ndihmës dhe bashkëpunimit të Doktor Blerimit nga Gjermania. Spitali Firdeus, emëruar në nder të fondacionit, do të ofrojë vizita falas shëndetësore për ta.
Burimi: firdeus.al|facebook.com
___ 4
Prej 10 vitesh Alpha Bank Albania organizon “Ditën e Vullnetarizmit të Grupit Alpha Bank”. Këtë vit, Banka mbështeti fondacionin “Ti je një luledielli”, të themeluar nga Albana Osmani për tu ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut.
Banka bleu për të gjithë stafin e saj, 419 bluza (T-shirts) me simbolin e iniciativës dhe në datën 18 maj, stafi i Alpha Bank u angazhua aktivisht duke veshur këto bluza gjatë gjithë orarit të punës, për të rritur edhe më shumë ndërgjegjësimin për nismën “Ti je një luledielli”. Gjithashtu, në datën 20 maj, pranë Liqenit Artificial të Tiranës, u organizua një aktivitet me fëmijët e stafit të bankës, të cilët performuan në kërcim dhe recitim, duke dhënë edhe ata kontributin e tyre me një mesazh dashurie dhe solidariteti për bashkëmoshatarët e tyre që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të gjakut.
Burimi: oranews.tv
___ 5
Më 17 maj, kur shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Biphobisë, Qendra “Streha” organizoi darkën e bamirësisë me temë "Love is All", me qëllim ngritjen e fonde që do të garantojnë vazhdimësinë e shërbimeve të ofruara nga Streha dhe rrjetin e partnerëve të tyre. Qendra "Streha" është një qëndër rezidenciale që siguron strehim dhe riintegrim në shoqëri për të rinjtë LGBTI në Shqipëri. Gjithashtu Streha inkurajon individë dhe iniciativa për të mbështetur lëvizjen e të drejtave LGBTI duke shpërndarë çmimet e Aleatëve të vitit. Persona nga sektorë të ndryshëm ishin të pranishëm në event, si: aktivistë të të drejtave civile, mbrojtës të të drejtave të njeriut, përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, ambasadorë dhe artistë nga fusha të ndryshme - të gjithë për të njëjtin qëllim: të sigurojnë që Qendra "Streha" të ketë sukses në misionin e saj. Këtë vit eventi arriti numrin më të madh të pjesëmarrësve ndër vite. Kontributet e mbledhura shërbyen për të siguruar nevojat bazë për përfituesit e Qendrës Streha.
Burimi: facebook.com
___ 6
Indeksi i Mjedisit Filantropik Global është i vetmi raport hulumtues që ofron informacion të plotë rreth mjedisit filantropik në 79 vende dhe ekonomi anembanë botës duke përdorur një instrument standard të përpunuar nga ekspertë nga secili vend. Raporti përfshin të dhëna për Shqipërinë, përgatitur nga Juliana Hoxha, drejtore e Partnerëve Shqipëri. Raporti ka informacion të gjerë, në të cilin janë përpiluar dhe shpërndarë të dhëna të reja krahasuese për mjedisin filantropik.
Ky raport ofron shpjegime kontekstuale për dallimet ndërkombëtare në mjedisin filantropik, duke përfshirë qeverinë dhe politikat ekonomike, dhe faktorët ligjorë dhe institucionalë, si dhe ndikimet shoqërore dhe kulturore që ndikojnë në modelet e dhurimit. E rëndësishmja, indeksi relativisht vlerëson shkallën e incentivave tatimore dhe rregulloreve të tjera që mund të nxisin ose kufizojnë filantropinë.
Linku i raportit: https://globalindices.iupui.edu/environment/index.html
Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare 2418/1 Tel. Faks: 04 2254881 Email: partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org ___ 7