2012 RAPORT VJETOR Partnerët Shqipëri Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti
FJALA E DREJTORES Të nderuar lexues, Ky raport ofron një panoramë të punës së Partnerëve Shqipëri gjatë vitit 2012, fushat tona kryesore programatike të pasuruara me ide të reja, përfaqësim më të gjerë dhe numër më të madh përfituesish. Në vitin 2012 Partnerët Shqipëri vazhdoi përpjekjet për të sjellë së bashku aktorët privatë, socialë dhe publikë për të punuar për të mirën publike. Zhvillimi një kulture të filantropisë në Shqipëri ka qenë programi më gjithëpërfshirës në këtë aspekt. Partnerët Shqipëri organizoi për të dytin vit radhazi ndarjen e Çmimit të Filantropisë, një kontribut për edukimin e publikut dhe njohjen e një praktike të tillë. Programe të përshtatura mediatike, prezantime dhe diskutime me gazetarët, leksione për studentët e universiteteve dhe praktikuesve të shoqërisë civile ishin disa prej instrumenteve të tjera të përdorura për të sjellë filantropinë në vëmendjen e publikut dhe promovimin e shembujve të mirë shqiptarë. Konkursi i parë i Ideve të Gjelbra ishte një model që tregoi për potencialin e madh që ka filantropia në adresimin e defiçiteve ekonomike duke ruajtur traditën dhe duke përdorur burimet lokale. Ndërmarrjet sociale, si një trend i ri i zhvillimit do të jenë në vëmendjen dhe përpjekjet domethënëse të Partnerëve Shqipëri për vitet në vijim. Konferenca e parë evropiane mbi ndërmarrjet sociale dhe rolin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe demokratik, nxorën në pah mjedisin sfidues ligjor dhe financiar në të cilin punojnë ndërmarrjet e reja sociale. Partnerët Shqipëri çeli një debat kombëtar mbi përgjegjshmërinë sociale të biznesit, duke theksuar potencialin e saj në drejtim të së mirës sociale, përmes një përqasjeje më të ndjeshme të qeverisë dhe partneriteteve strategjike me aktorët e shoqërisë civile. Publikime që theksonin praktikat më të mira të kompanive
2
shqiptare, shtjellimi i shembujve nga rajoni dhe vizitat studimore për zyrtarët e qeverisë sollën më në fund çështjen në vëmendjen e publikut. Lufta kundër korrupsionit dhe rritja e transparencës së institucioneve publike si një nismë e pashmangshme për të mundësuar akses dhe cilësi të shërbimeve për publikun ka vazhduar të jetë një nga fushat programatike në vitin 2012. Vlerësimi i procedurave të prokurimit elektronik në nivel vendor, mbështetja e qeverisë vendore për të ndërtuar procese të shëndetshme institucionale për vlerësimin dhe adresimin e çështjeve të transparencës, dhe ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve vendorë për aksesimin e fondeve ishin ndërhyrjet kryesore në këtë fushë. Gruaja, statusi i saj ekonomik dhe qasja në tregun e punës u asistuan duke lehtësuar ndërtimin e partneriteteve të biznesit dhe aksesin në tregjet ndër- kufitare. U adresua gjithashtu edhe çështja e barazisë gjinore, në perspektivën e hartimit dhe zbatimit të sistemit të taksave. U ndërmorën përpjekje që synonin pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe aktivizmin politik si një pjesë përbërëse e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2013. Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile dhe dialogut të saj me qeverinë u asistuan përmes një hulumtimi kombëtar rreth mjedisit mundësues për pjesëmarrjen e publikut në nivel lokal, lehtësimit të një serie diskutimesh ndërmjet aktorëve dhe ndërtimit të partneritetit në nivel Ballkanik. Çështjet kryesore të zhvillimit që shqetësojnë shoqërinë civile shqiptare në ditët e sotme, në fokus të punës së Partnerëve Shqipëri, u sollën në axhendën Evropiane si pjesë e nismave rajonale dhe përpjekjeve advokuese të përkrahura edhe nga përpjekje të përbashkëta në rrjet. Urimet më të mira, Juliana Hoxha Drejtore
PERMBAJTJA 2
Fjala e Drejtores
4
Fakte dhe shifra
5 5 7 8 10
Puna me sektorin privat për të mirën publike Promovimi i filantropisë Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbra Promovimi dhe zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri Ndërmarrjet Sociale, Përgjigje ndaj krizës ekonomike?
12
Fuqizimi i zhvillimit lokal Qytete pa korrupsion - Qytete me të ardhme Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë së prokurimit elektronik Mbështetje për krijimin e Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) në Shkodër dhe Korçë Programe për ngritjen e kapaciteteve në Shkrimin e Projekt-Propozimeve në rajonet e Shkodrës dhe Vlorës
12
13 14 15 16 16
17 18 19 19
Rritja e përfshirjes sociale dhe mbështetje për fuqizimin e gruas Roli i shoqërisë civile dhe qeverisjes vendore në rritjen e kohezionit social në Shqipëri dhe Mal të Zi Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike dhe sociale Barazia gjinore në Administratën e Përgjithshme Tatimore në Shqipëri
21
Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave Panairi Qytetar “Bëj të dëgjohet zëri yt!” Asistencë për Projektin Forcimi i Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri
22
Aktivitete ndërkombëtare
20
3
FAKTE DHE SHIFRA Arritjet e Partnerëve Shqipëri gjatë vitit 2012 janë rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të stafit prej 8 anëtarësh me kohë të plotë , 3 me kohë të pjesshme dhe 3 praktikantëve. Gjatë këtij viti , PSh ka punuar me 25 kontraktorë dhe 4 organizata partnere në zbatim. Partnerët Shqipëri vazhdon të marrë pjesë aktivisht dhe të kontribuojë në rrjetet PDCI , BCSDN, Euclid, DPI e OKB-së si dhe programe e forume të tjera ndërkombëtare. Mbi 900 zyrtarë të pushtetit vendor, përfaqësues të OSHC-ve, studentë, grupe të komunitetit, zyrtarë të administratës nga zonat rurale, punonjës nga sektori privat etj. zgjeruan njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes pjesëmarrjes në programet e ndërtimit të kapaciteteve në Integrimin Gjinor, Përgjegjshmërinë Sociale të Biznesit, Përfshirjen Sociale, Mobilizimin e Komunitetit, Shkrimin e Projekt-Propozimeve, Kujdesin ndaj Klientit dhe Shitjet Efektive, etj., të cilat u ofruan në më shumë se 80 ditë trainimi dhe asistence. Organizimi i 4 konferencave rajonale dhe kombëtare, me pjesëmarrjen e rreth 400 ekspertëve vendas dhe të huaj, praktikuesve të shoqërisë civile, organizatave donatore dhe përfaqësuesve të kompanive të biznesit, duke hapur diskutimin dhe duke sjellë perspektivën vendase dhe ndërkombëtare për çështje të rëndësishme si Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit, Ndërmarrjet Sociale dhe Filantropia në mbështetje të zhvillimit të vendit. Organizimi i mbi 25 workshopeve me OShC, zyrtarë të qeverisë lokale dhe përfaqësues të biznesit etj. mbi çështje që lidhen me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, prokurimin elektronik në nivel vendor, antikorrupsionin dhe qeverisjen e mirë. PSh mori pjesë në 17 evenimente ndërkombëtare, samite, evente për diskutimin e politikave, konferenca, workshope dhe takime të rrjeteve ku qendra është anëtare, duke ndarë eksperiencat dhe praktikat e organizatave të sektorit të OJF-ve shqiptare dhe duke kontribuar për të ndikuar në axhendën ballkanike dhe evropiane drejt integrimit të vendit.
4
PUNA ME SEKTORIN PRIVAT PËR TË MIRËN PUBLIKE
PROMOVIMI I FILANTROPISË P
artnerët Shqipëri organizoi në 6 Dhjetor 2012 Ceremoninë Gala “Çmimi i Filantropisë 2012”, një aktivitet i organizuar për të dytin vit rradhazi në Shqipëri. Partnerët Shqipëri po punon për ta kthyer Çmimin e Filantropisë në një traditë, duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimin për individët, familjet apo bizneset që kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në shoqërinë tonë. Çmimet u ndanë për kategoritë e mëposhtme: Çmimi për Kontribut në Nivel Kombëtar iu akordua Kompanisë Albanian Mobile Communications (AMC) me motivacion: Për mbështetjen e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve me nevoja të veçanta në institucione publike të arsimit në Shqipëri. Çmimi për Kontribut në Nivel Lokal iu akordua Zj. Mimoza Shuli, Hotel “Perla” Pogradec me motivacion: Për kontributin e dhënë në promovimin e biznesit artizanal lokal të zhvilluar nga gra në nevojë në qytetin e Pogradecit, punësimin dhe përmirësimin e situatës ekonomike të familjeve të tyre, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme financiare të grupeve të tjera në nevojë. Çmimi për Kontributin si Individ iu akordua Z. Ylli Sula me motivacion: Për mbështetjen e dhënë në zhvillimin dhe promovimin e vlerave kulturore dhe artistike në Shqipëri, nëpërmjet iniciativës së organizimit të përvitshëm të Çmimeve Kult.
Çmimi special – Pionieri i Filantropisë iu akordua Z. Vangjel Zhapa (pas vdekjes) me motivacion: Për veprimtarinë e tij të shquar filantropike në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit midis së cilave financimin e abetares së parë shqipe të Naum Veqilharxhit dhe kontributit për përhapjen e gjuhës shqipe, ndërtimin e 135 shkollave në jug të vendit, ndërtimin e disa veprave publike brenda dhe jashtë Shqipërisë, etj. Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Tirana Bank me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe humanitar të dhurimit vullnetar të gjakut, në mbështetje të vazhdueshme të Bankës së Gjakut dhe Qendrës së Transfuzionit të Gjakut. Në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Filantropisë 2012 morën pjesë mbi 150 të ftuar e miq të Partnerëve Shqipëri, personalitete të shquara nga fusha akademike, sektori i biznesit, artit e institucioneve publike. Partnerët Shqipëri pati nderin të kishte këtë vit mes të pranishmëve personalitete të shquara të akademisë shqiptare si Z. Luan Omari dhe Z. Jorgo Bulo, Znj. Elira Sakiqi përfaqësuese e IFC-së për Shqipërinë dhe Z. Haki Abazi, Drejtor i Programit të Fondit Rockefeller Brothers për Ballkanin Perëndimor, të cilët ndanë çmimet për fituesit. Çmimi i Filantropisë 2012 u mundësua nëpërmjet mbështetjes së Fondit Rockefeller Brothers.
5
PUNA ME SEKTORIN PRIVAT PËR TË MIRËN PUBLIKE
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
Përshkrimi i fotove: 1) Juliana Hoxha, Drejtore e PSh duke u uruar mirëseardhjen të ftuarve; 2 gjatë ceremonisë; 3) Ornela Bego nga AMC duke marrë Çmimin për Kontributin në Nivel Kombëtar; 4) Mimoza Shuli duke marrë Çmimin për Kontributin në Nivel Lokal; 5) Ylli Sula duke marrë Çmimin për Kontributin si Individ; 6) Në emër të familjes së Vangjel Zhapës, Thanas Meksi duke marrë Çmimin Pionieri i Filantropisë ; 7, 10) Christian Canacaris, CEO i Tirana Bank duke marrë Çertifikatën e Mirënjohjes; 11) Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor duke përshëndetur të ftuarit; 12) Gjatë një koktajli pas ceremonisë.
6
FILANTROPIA NË MBËSHTETJE TË IDEVE TË GJELBËRTA P
artnerët Shqipëri, si partner lokal i Fondit Rockefeller Brother, po punon për promovimin e Filantropisë së Gjelbër, një iniciativë e re pilot që RBF ka ndërmarrë në bashkëpunim me partnerët lokalë në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi për stimulimin e rolit të filantropisë në mbështetje të ideve të gjelbërta. Në qershor 2012 Partnerët Shqipëri nxorri Thirrjen për Ide të Gjelbërta, e cila ishte e hapur për individë, organizata të shoqërisë civile dhe sipërmarrje të biznesit të vogël për të prezantuar ide miqësore ndaj mjedisit, bazuar në përdorimin e burimeve njerëzore e materiale lokale.
Tre idetë e përzgjedhura nga Shqipëria, së bashku me 12 ide të tjera nga Maqedonia, Kosova, Serbia e Mali i Zi, u prezantuan në Forumin e 3-të Vjetor për Zhvillimin e Filantropisë në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Fondi Rockefeller Brother në 17-20 Korrik 2012 në Malin e Zi. Njëra nga tre idetë fituese të konkursit rajonal ishte iniciativa shqiptare “Komuniteti Shqiptar i Riciklimit” i organizatës Programi Alternativ i Stimulimit Social (PASS).
Përshkrimi i fotove: Foto majtas: Juliana Hoxha, Drejtore e PSh me tre fituesit e konkursit në Shqipëri, Zeqir Taga, Iris Sojli dhe Lavdosh Ferruni. Foto djathtas: Haki Abazi, Drejtor i Programit të RBF për Ballkanin Perëndimor i jep çertifikatën e fituesit Iris Sojlit nga organizata PASS.
7
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI I PËRGJEGJSHMËRISË SOCIALE TË BIZNESIT NË SHQIPËRI
8
PUNA ME SEKTORIN PRIVAT PËR TË MIRËN PUBLIKE
N
ë 5 qershor 2012, Partnerët Shqipëri organizoi konferencën “Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit-Sfida dhe Praktika në Rajon”. Konferenca mblodhi së bashku rreth 120 përfaqësues nga sektori i biznesit, institucionet qeveritare, donatorët, sektori jo-fitimprurës dhe media nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Konferenca adresoi çështje të rëndësishme lidhur me Zhvillimin e Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit duke theksuar sfidat, perspektivat dhe praktikat më të mira të këtyre tre vendeve, rolin katalizator të shtetit dhe rolin e medias si një mjet i pazëvendësueshëm në edukimin publik dhe promovimin e praktikave të PSB.
Partnerët Shqipëri organizoi një seri programesh trajnimi “Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit-Ndërtimi i urave për të kontribuar në zhvillimin e komuniteteve lokale”, në Berat, Korçë, Gjirokastër e Peshkopi. Trajnimet synuan rritjen e informacionit dhe ndërgjegjësimit mbi Përgjegjshmërinë Sociale të Biznesit dhe rëndësinë e saj në zhvillimin e komuniteteve lokale dhe shoqërisë në tërësi. Ato u fokusuan në format e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe qytetarëve, komuniteteve dhe organizatave jo-fitimprurëse, informacion mbi PSB, disa nga format e fushat në të cilat ajo aplikohet, si edhe shembuj të praktikave të mira nga rajoni.
Projekti “Promovimi dhe Zhvillimi i Përgjegjshmërisë Sociale të Biznesit në Shqipëri” po zbatohet me mbështetjen financiare të Programit Lindje Lindje Përtej Kufijve.
9
PUNA ME SEKTORIN PRIVAT PËR TË MIRËN PUBLIKE
5
7
1
2
10
3
4
9
11
6
8
10
12
NDËRMARRJET SOCIALE, PËRGJIGJE NDAJ KRIZËS EKONOMIKE? P
artnerët Shqipëri organizoi në 29 tetor 2012 konferencën ndërkombëtare “Ndërmarrjet Sociale, Përgjigje ndaj Krizës Ekonomike?”. Eventi u fokusua në rëndësinë e ndërmarrjeve sociale si modele dhe forma organizimi për lehtësimin e krizës ekonomike të 2008. Konferenca mblodhi mbi 120 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, biznesit, qeverisë, donatorëve dhe medias nga Evropa, Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Diskutimet dhe prezantimet e ekspertëve, përfaqësues të njohur të rrjeteve e ndërmarrjeve sociale dhe shoqërisë civile nga vendet e Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqia u organizuan në dy panele tematike, ndërsa një panel i tretë i konferencës iu dedikua të punuarit në grupe tematike rreth zhvillimit të ndërmarrjeve sociale.
Paneli i parë solli në vemendje të pjesëmarrësve trendet e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale dhe nënvizoi disa nga politikat dhe rregulloret e hartuara nga Komisioni Evropian. Ekspertë nga Franca, Britania e Madhe dhe Italia adresuan në diskutimin e tyre vlerat që udhëheqin ndërmarrjet sociale si dhe format e ndryshme të organizimit të tyre.
sociale në Shqipëri. Grupi i dytë u fokusua tek veprimtaria e ndërmarrjeve sociale në një treg konkurrues. Grupi tjetër diskutoi mbi rolin e njohurive dhe rrjeteve në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.
Paneli i dytë u përqëndrua në zhvillimet e ndërmarrjeve sociale në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Përfaqësues nga këto vende sollën përvojat në nivel vendi të ndërmarrjeve sociale dhe diskutuan mbi skemat mbështetëse të ngritura për të nxitur krijimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në vendet e tyre.
Klikoni këtu për më shumë informacion mbi eventin: http://www.partnersalbania. org/?fq=brenda&gj=gj1&kid=519
Konferenca u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë.
Tre grupe tematike u ngritën për të adresuar çështje rreth ndërmarrjeve sociale. Një nga grupet u fokusua tek projektligji për ndërmarrjet
Përshkrimi i fotove: 1) Juliana Hoxha, Drejtore e PSh duke u uruar mirëseardhjen të ftuarve; 2) Denada Seferi, Drejtore e Shërbimeve Sociale në MPCSSHB duke moderuar grupin e punës për draft-ligjin e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri 3) Neven Marinovic, Drejtor Ekzekutiv i Smart Kolektiv, Serbi duke moderuar grupin e punës për rolin e njohurive dhe rrjeteve në zhvillimin e ndërmarrjeve sociale; 4) Arben Shamia, Drejtor Ekzekutiv i YAPS, Shqipëri duke moderuar grupin e punës mbi ngritjen dhe qëndrueshmërinë e ndërmarrjeve sociale në një treg konkurrues; 5) Louise Pulford, Drejtuese e Social Innovation eXchange (SIX), Mbretëria e Bashkuar; 6) Thierry Weishaupt, CEO i Education and Solidarity Network,Francë; 7) Karl RIGHTER, Bashkëdrejtues i Engaged Investment, Mbretëria e Bashkuar; 8) Filippo ADDARII, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Euclid, Mbretëria e Bashkuar; 9) Basak ERSEN, TUSEV Network, Turqi; 10) Marco TOGNETTI, President, LAMA Development and Cooperation Agency, Itali; 11) Ened MATO, Drejtor, Ecovolis, Shqipëri; 12) Shkëlzen MARKU, Drejtor për Shqipërinë, Yunnus Social Business, Shqipëri.
11 11
FUQIZIMI I ZHVILLIMIT LOKAL
QYTETE PA KORRUPSION-
P
QYTETE ME TË ARDHME
artnerët Shqipëri filloi në 2012 zbatimin e një përqasje inovatore antikorrupsion në bashkitë e Kuçovës, Lezhës dhe Rubikut. Përtej kurimit dhe parandalimit të korrupsionit, kjo metodologji anti-korrupsion fuqizon integritetin, efiçencën dhe transparencën institucionale duke përmirësuar ofrimin e shërbimeve publike e duke siguruar në këtë mënyrë një zhvillim të qëndrueshëm lokal. Kjo iniciativë filloi duke u fokusuar fillimisht në ndjeshmërinë e organizatës ndaj korrupsionit, duke e konsideruar atë si simptomë të keqfunksionimit të institucionit, për të vazhduar më tej në adresimin e korrupsionit nëpërmjet rritjes së integritetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë së qeverisjes vendore, parimet kryesore në të cilat mbështetet zhvillimi i qëndrueshëm urban. Procesi ndoqi hapat e planifikimit strategjik, që nga diagnostikimi deri në identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve, duke synuar ndryshimin e sistemeve organizative të korruptuara dhe jo të individëve.
Nën lehtësimin e Partnerëve Shqipëri, aktorë kyç nga bashkitë si kryetarët e bashkive, zëvendës kryetarët, drejtues të Këshillit Bashkiak, drejtues dhe stafi i bashkive, si edhe aktorë të jashtëm u përfshinë në diagnostikimin analitik të ndjeshmërisë së institucionit të tyre ndaj korrupsionit. Ata ndërmorën rolin e ndërtuesve të së ardhmes së institucionit të tyre duke zhvilluar një vizion, objektiva strategjike dhe plane konkrete veprimi për të kuruar dhe parandaluar korrupsionin.
1
2
3
4
5
6
Në 17-19 dhjetor 2012, Praktikuesit Antikorrupsion të Partnerëve Shqipëri, kryetari dhe nënkryetari i bashkisë së Kuçovës, dhe kryetarët e bashkive të Lezhës dhe Rubikut morën pjesë në konferencën rajonale “Qytete pa Korrupsion- Qytete me të Ardhme” që u zhvillua në Zagreb, për të ndarë rezultatet dhe përvojat e tyre me aktorë të pushtetit vendor nga vende të rajonit që po aplikojnë të njëjtën metodologji në institucionet e tyre. Kjo iniciativë mundësohet me mbështetjen financiare të Institutit të Bankës Botërore përmes FPLD-Partnerët Rumani, dhe të Ambasadës Britanike në Shqipëri.
12
Përshkrimi i fotove: 1) Firmosja e marrëveshjes me kryetarin e bashkisë së Rubikut; 2) Workshop me Koalicionin Udhëheqës në bashkinë Lezhë; 3) Gjatë një workshopi për hartimin e strategjisë antikorrupsion në Kuçovë, Tetor 2012 4) Kryetari i bashkisë dhe Kryetarja e Këshillit Bashkiak në bashkinë Rubik gjatë workshopit të dytë, Tetor 2012; 5) Nënkryetari i bashkisë së Kuçovës ndan eksperiencat e punës së bashkisë me pjesëmarrësit e tjerë në konferencën e Zadarit, Dhjetor 2012; 6) Ekspertët ndërkombëtarë, Znj. Ana Vasilache nga FPDL – Partnerët Rumani dhe ish Kryetari i bashkisë së LaPaz, Z. Ronald MacLean Abaroa, takohen me Kryetarin e Bashkisë së Kuçovës.
RRITJA E TRANSPARENCËS DHE PËRGJEGJSHMËRISË SË PROKURIMIT ELEKTRONIK Q
ë prej Prillit 2012, Partnerët Shqipëri ka ndërmarë një iniciativë për të monitoruar zbatimin e Ligjit të Prokurimit Publik dhe procedurave të prokurimit elektronik për tenderat publikë në bashkitë e Tiranës, Elbasanit dhe Lezhës. Iniciativa synon qeverisjen e mirë, parandalimin e uljen e korrupsionit në qeverisjen vendore, si dhe rritjen e efikasitetit të prokurimit publik elektronik. Partnerët Shqipëri monitoroi mbi baza ditore faqen e internetit të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe buletinin e prokurimeve publike. Raportet e monitroimit u ndanë me të gjithë aktorët e interesuar dhe janë të disponueshme në zyrën e PSh për të gjithë aktorët e interesuar.
Partnerët Shqipëri zhvilloi gjithashtu një studim të nivelit të kënaqësisë së operatorëve ekonomikë në Tiranë, Lezhë dhe Elbasan me procedurat e prokurimit elektronik në tenderat publikë. Studimi u krye përmes intervistave me rreth 120 operatorë ekonomikë të cilët kanë aplikuar gjatë vitit 2011-2012 në tendera të shpallur nga tre bashkitë. Gjithashtu, si pjesë e studimit u kryen takime me njësitë e prokurimeve në bashkitë përkatëse, për të identifikuar sfidat kryesore me të cilat përballen njësitë e qeverisjes vendore në kryerjen e procedurave të prokurimit elektronik.
Kjo iniciativë pilot u mundësua falë mbështetjes së Ambasadës Britanike në Tiranë.
13
MBËSHTETJA E KRIJIMIT TË GRUPEVE LOKALE TË VEPRIMIT (GLV) NË SHKODËR E KORÇË G
jatë 2012, Partnerët Shqipëri ishin partner i Europartners në zbatimin e një projekti me fokus krijimin e GLV-ve për Pemët Frutore, të Imëtat dhe Bimët Mjeksore në rajonet e Korçës dhe Shkodrës. Kjo iniciativë u mbështet nga projekti ProMali/SNV për zhvillimin e zonave malore në Shqipëri. Si pjesë e skuadrës së ekspertëve të projektit, Partnerët Shqipëri u përfshinë në lehtësimin dhe krijimin e GLV-ve (Grupeve Lokale të Veprimit) në Pemët Frutore, të Imëtat dhe Bimët Mjeksore në rajonet e Shkodrës dhe Korçës bazuar në përqasjen e BE-së për GLV-të. PSh lehtësoi procesin e zgjedhjes së drejtuesve të GLV-ve, si dhe rregullat dhe procedurat e funksionimit të organizatave të GLV-ve. Ekspertët e Partnerëve Shqipëri lehtësuan gjithashtu hartimin e dokumenteve ligjore dhe rregullatore të nevojshme për regjistrimin e këtyre grupeve.
1
2
3
4
Ekspertët e projektit në fushën e trajnimit hartuan një program trajnimi të përshtatur për ndërtimin e kapaciteteve të anëtarëve të GLV-ve në çështje si Procedurat e Brendshme, Planifikimi Strategjik dhe Shkrimi i Projekt Propozimeve. Gjatë një serie sesionesh trajnimi dhe asistence, Komitetet Drejtuese dhe anëtarët e GLV-ve në rajonin e Korçës dhe Shkodrës u asistuan në shkrimin e projekt propozimeve sipas standarteve të BE-së. Në fund të procesit, u shkruan tre projekte për secilën nga GLV-të të fokusuara në pemët frutore, të imëtat dhe bimët mjeksore.
Përshkrimi i fotove: 1) Gjatë trainimit në Shkrimin e Projekteve në Shkodër; 2) Gjatë trainimit në Procedurat e Brendshme në Korçë; 3) Gjatë workshopit për zgjedhjen e strukturave të GLV në Shkodër; 4) Gjatë workshopit për zgjedhjen e strukturave të GLV në Korçë.
14
FUQIZIMI I ZHVILLIMIT LOKAL
PROGRAME PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE NË SHKRIMIN E PROJEKT-PROPOZIMEVE NË RAJONIN E SHKODRËS DHE VLORËS
P
artnerët Shqipëri realizoi një seri prej 10 programesh trajnimi 3-ditore mbi Shkrimin e Projekt-Propozimeve për aktorë lokalë në rajonin e Shkodrës dhe Vlorës që përfaqësonin qeverisjen vendore (bashki, komuna, qarqe), zyrat rajonale të institucioneve të qeverisjes qendrore, OJQ, universitetet, median, sektorin privat, etj. Programet e ngritjes së kapaciteteve përmirësuan njohuritë dhe aftësitë e pjesmarrësve në shkrimin e projekt-propozimeve sipas modelit të Kornizës Logjike të BE-së, duke synuar asistimin e tyre në zhvillimin e propozimeve më të forta, duke rritur në këtë mënyrë mundësitë e tyre për sigurimin e fondeve nga skema të ndryshme financimi, në drejtim të një zhvillimi lokal më të qëndrueshëm. Gjatë programeve të trainimit, pjesëmarrësit pregatitën projekt-propozime të fokusuara kryesisht në zhvillimin e turizmit dhe promovimin e vlerave etno-kulturore dhe natyrore, si edhe zhvillimin social-kulturor të zonave përkatëse në pëputhje me prioritetet strategjike të Programit të PNUD Shqipëri ARTGOLD2, i cili mbështeti financiarisht iniciativën.
1
3
5
6
15
RRITJA E PËRFSHIRJES SOCIALE DHE MBËSHTETJE PËR FUQIZIMIN E GRUAS
P
ROLI I SHOQËRISË CIVILE DHE QEVERISJES NË RRITJEN E KOHEZIONIT SOCIAL NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI
artnerët Shqipëri dhe Qendra për Zhvillimin e Organizatave Jo-Qeveritare (CRNVO) në Mal të Zi filloi në maj 2012 zbatimin e projektit të përbashkët “Roli i Shoqërisë Civile dhe Qeverisjes Vendore në Rritjen e Kohezionit Social në Shqipëri dhe Mal të Zi” i cili synon të rrisë integrimin,
zhvillimin dhe bashkëpunimin ndërmjet shoqërisë civile në zonën ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Projekti fokusohet në rritjen e kapaciteteve të OSHC-ve dhe grupeve të komunitetit në zonën e fokusuar, dhe zhvillimin e modeleve të mira të bashkëpunimit mes OSHC-ve, grupeve të komunitetit dhe qeverisjes vendore.
Njësitë vendore në fokus të projektit janë Kopliku, Bushati, Vau i Dejës dhe Dajçi në Shqipëri, dhe Berane, Bar, Danilovgrad dhe Plava në Mal të Zi. Gjatë 2012, Partnerët Shqipëri dhe CRNVO organizuan katër programe të përbashkëta për ndërtimin e kapaciteteve dhe ndarjen e eksperiencave, dy në Mal të Zi dhe dy në Shqipëri. Në qershor 2012, dhjetë pjesëmarrës nga zonat e fokusuara në Shqipëri iu bashkuan kolegëve të tyre nga katër bashkitë e Malit të Zi, në programin e trajnimit “Advokacia Publike” organizuar në Berane, Mal i Zi. Programi i dytë i trajnimit u organizua në Koplik, Shqipëri, në korrik 2012. Trajnimi mbi “Mobilizimin e Komunitetit” mblodhi së bashku pjesëmarrës nga të dyja anët e kufirit. Trajnimi i tretë ishte “Pjesëmarrja Qytetare në Nivel Vendor”, i cili u organizua në Danilovgrad, në Mal të Zi. Programi i katërt i trajtimit mbi “Përfshirjen Sociale” u zhvillua në zyrat e Komunës Bushat në Shqipëri, një komunë model mes strukturave të QV në Shqipëri. Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian nën Programin Ndër-Kufitar IPA Shqipëri-Mal i Zi, 2007-2013.
16
RRITJA E PËRFAQËSIMIT TË GRAVE NGA ZONAT RURALE NË JETËN POLITIKE E SOCIALE
P
artnerët Shqipëri, në partneritet me Shoqatën e Komunave të Shqipërisë, nisi në vitin 2012 zbatimin e projektit “Rritja e përfaqësimit të grave nga zonat rurale në jetën politike e sociale”, i cili synon rritjen e pjesëmarrjes së grave në strukturat vendimmarrëse dhe fuqizimin e kapaciteteve të grave të zgjedhura në administratën e qeverisjes vendore në nivel komune. Partnerët Shqipëri realizoi 12 trajnime mbi të drejtat e grave dhe integrimin gjinor në qeverisjen vendore në 12 qarqet e vendit, në të cilat morën pjesë mbi 200 përfaqësues të lartë të komunave, anëtarë të këshillave të komunave dhe zyrtarë të tjerë të administratës. Cikli i programeve të trajnimit do të ndiqet gjatë vitit 2013 nga krijimi i Forumit të Grave Drejtuese, një grup prej 24 grash e vajzash aktive nga 24 komuna (2 për secilin qark). Anëtaret e Forumit do të marrin pjesë në seanca trainimi dhe asistence për t’i pajisur ato me aftësi të ndryshme dhe gjithashtu për t’i asituar në hartimin e Kartës për Përfaqësim të Barabartë Gjinor në Strukturat Vendimmarrëse. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian nën Instrumentin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
17
RRITJA E PËRFSHIRJES SOCIALE DHE MBËSHTETJE PËR FUQIZIMIN E GRUAS
BARAZIA GJINORE NË ADMINISTRATËN E PËRGJITHSHME TATIMORE
P
artnerët Shqipëri, në bashkëpunim me InDevelop-IPM AB, një kompani konsulence suedeze, zbatoi komponentin gjinor të projektit “Mbështetja Suedeze për Administratën Tatimore në Shqipëri, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT) në Tiranë dhe Durrës”, 2010-2012, financuar nga SIDA. Komponenti gjinor i projektit asistoi Administratën Tatimore Shqiptare në promovimin e barazisë gjinore në të gjitha nivelet e institucionit, duke u bërë institucioni i parë në Shqipëri që zhvillon një politikë për barazinë gjinore dhe plan zbatimi. Partnerët Shqipëri, në rolin e konsulentit lokal, drejtoi pre-studimin “Sistemi shqiptar i taksave dhe
efektet e tij në barazinë gjinore”, realizoi disa sesione trajnimi mbi konceptet gjinore, legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar mbi barazinë gjinore, si dhe asistoi Administratën Tatimore në zhvillimin e Politikës për Barazinë Gjinore dhe Planin e Zbatimit.
Gjatë prezantimit të politikës për barazinë gjinore dhe planit të zbatimit përpara të gjithë aktorëve, qershor 2012
Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve e Partnerëve Shqipëri dhe Ann Boman nga InDevelop-IPM AB në ceremoninë e Certifikimit të Grupit të Zhvillimit në Administratën Tatimore.
18
RRITJA E PJESËMARRJES QYTETARE NË VENDIMMARRJE
Q
RRITJA E PJESËMARRJES QYTETARE NË HARTIMIN DHE ZBATIMIN E POLITIKAVE
ë prej janarit 2012 Partnerët Shqipëri po zbaton një nismë në tetë rajone të Shqipërisë, duke synuar rritjen e pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile dhe anëtarëve aktivë të komunitetit në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. Rajonet në fokus janë Tirana, Shkodra, Puka, Fieri, Vlora, Kukësi, Durrësi, Lezha, Elbasani, Korça dhe Berati. PSh administruan një studim kombëtar mbi “Pjesëmarrjen Qytetare në Proceset Vendimmarrëse në Nivel Lokal” me pjesëmarrjen e 100 organizatave, i cili kishte për synim identifikimin e pengesave për një pjesëmarrje domethënëse të shoqërisë civile dhe qytetarëve në zhvillimin kombëtar e lokal, dhe identifikimin e prioriteteve për reforma në kuadrin ligjor e rregullator.
Përveç studimit, PSh kreu edhe një vlerësim gjithëpërfshirës të ligjeve, rregulloreve e politikave që ndikojnë përfshirjen qytetare në Shqipëri, dhe organizoi 6 diskutime në grupe të fokusuara me pjesëmarrjen e mbi 80 përfaqësuesve të OSHC-ve aktive nga Tirana, Durrësi, Vlora, Kukësi, Shkodra dhe Puka. Çështjet dhe shqetësimet e nxjerra ishin shumë të ngjashme në secilin prej qyteteve, edhe pse OSHC-të nga Tirana treguan një nivel më të lartë informacioni mbi çështjet e qeverisjes vendore dhe proceset me pjesëmarrje.
2
1
3
4
6
7
Gjithashtu, Partnerët Shqipëri realizoi një seri workshopesh lokale në Durrës, Shkodër, Fier, Korçë, Elbasan, Gjirokastër, Lezhë dhe Tiranë me pjesëmarrjen e mbi 90 aktorëve nga shoqëria civile dhe qeverisja vendore për të ndarë gjetjet e studimit dhe për të diskutuar marrëdhënien midis OShCve dhe qeverisjes vendore. Projekti mbështetet financiarisht nga Qendra Olof Palme International.
5 6
Përshkrimi i fotove: 1) Fokus grupi në Fier; 2) Workshopi në Elbasan; 3) Workshopi në Durrës; 4) Workshopi në Lezhë; 5) Workshopi në Tiranë; 6) Workshopi në Shkodër; 7) Fokus grupi në Vlorë.
19
RRITJA E PJESËMARRJES QYTETARE NË VENDIMMARRJE PANAIRI QYTETAR “BËJ TË DËGJOHET ZËRI YT!”
P
artnerët Shqipëri si një organizatë që punon aktivisht për të mbështetur angazhimin dhe aktivizmin qytetar mori pjesë në “Panairin Qytetar-Bëj të Dëgjohet Zëri Yt!”, një event i mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Panairi u organizua në 21 qershor 2012, në kuadër të iniciativës Albanian Citizens Come Together (ACT) Now!, për të inkurajuar qytetarët shqiptarë për t’u përfshirë në çështje me të cilat përballen komunitetet e tyre. Së bashku me organizata të tjera aktive shqiptare, ekipi i Partnerëve Shqipëri u takua dhe bisedoi me një numër të madh qytetarësh të cilët shprehën interes në punën që po zhvillon organizata dhe mënyrat se si mund të përfshihen për të sjellë ndryshim në komunitetet e tyre.
20 20
ASISTENCË PËR PROJEKTIN E FORCIMIT TË SEKTORIT TË DREJTËSISË P
artnerët Shqipëri, si partner në zbatimin e projektit për Forcimin e Sektorit të Drejtësisë në Shqipëri (JuST) të financuar nga USAID, organizoi gjatë vitit 2012 disa aktivitete me synim ndërtimin e kapaciteteve organizative të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH).
Fokusi i asistencës ishte fuqizimi i rolit dhe kontributit të UGJSH në sektorin e drejtësisë dhe institucioneve të tij, në përputhje me synimin e Projektit JuST për rritjen e transparencës, paanshmërisë dhe efektshmërisë në gjykata, konsolidimin e rolit mbikëqyrës dhe antikorrupsion të organizatave të shoqërisë civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisë në Shqipëri. Partnerët Shqipëri ofroi një program intensiv zhvillimi organizativ për anëtarët dhe stafin e UGJSH, të përshtatur sipas nevojave dhe planit strategjik të organizatës, duke përfshirë trajnimin mbi Rolet dhe Përgjegjësitë e Bordit, Ngritjen e Fondeve, Të folurën në Publik dhe Marrëdhënien me Median, etj. Përveç sesioneve të trajnimit dhe asistencës, ekspertët e Partnerëve Shqipëri hartuan Strategjinë e Komunikimit të Jashtëm të UGJSH, duke përfshirë një gazetë, planin e përmbajtjes së faqes së internetit të UGJSH, një fletëpalosje për promovimin e organizatës dhe aktiviteteve të saj, si dhe mjete të tjera komunikimi. Trajnimet dhe dokumentet e prodhuara si pjesë e kësaj asistence do të ndihmojnë UGJSH-në drejt përmbushjes më të mirë të roleve e përgjegjësive të Bordit dhe stafit, ndjekjes më të mirë të mundësive për fonde për organizatën dhe një komunikimi më të mirë përmes kanaleve të shumfishta, duke rritur kështu shtrirjen e saj. Asistenca do të rrisë kapacitetin advokues të organizatës si dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për anëtarët e saj.
21
SAMITI I GJENERATËS SË ARDHSHME TË PDCI M
ë 12-17 tetor 2012, Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri dhe Drejtoret e Programeve Arjola Agolli dhe Klotilda Tavani Kosta, morën pjesë në Samitin e Gjeneratës së Ardhshme të PDCI organizuar në Washington DC me pjesëmarrjen e 19 qendrave të rrjetit nga Evropa, Lindja e Mesme, Amerika dhe Afrika. Samiti synoi nxitjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet qendrave, për të
22
shkëmbyer dhe mësuar nga përvojat e njëra-tjetrës, për të shqyrtuar mundësitë për të punuar së bashku në iniciativa të përbashkëta, si dhe për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme për të vazhduar këtë partneritet në ndërtimin e demokracisë në botë. Një aktivitet i rëndësishëm i Samitit ishte një recepsion i PDCI titulluar “Aty ku Demokracia dhe Paqja takohen”, organizuar në ndërtesën e USIP, ku anëtarët e PDCI patën mundësinë të paraqesin dhe
marketojnë punën e tyre tek një audiencë e gjerë mbështetësish dhe klientësh potencialë nga komuniteti i Washington DC. Më 16 tetor, PDCI organizoi një konferencë publike në Shkollën e Shërbimit të Avancuar Ndërkombëtar John Hopkins, të titulluar “Përgjegjshmëria Strategjike e Korporatave; Ç’pritet më tej prej CSR? Investimi në Qeverisje të Mirë për Biznes të Mirë“.
AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE
KONFERENCA VJETORE E RRJETIT EUCLID K
onferenca vjetore e rrjetit Euclid 2012 – Ngushtimi i hendekut – Strategji të reja për mbijetese, organizuar në 24-25 shtator 2012, ishte një event interaktiv që përfshiu dy qytete - Kopenhagen dhe Malmo.
Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri prezantoi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke u fokusuar tek sfidat e bashkëpunimit ndër-ballkanik dhe integrimit evropian.
Gjatë dy ditëve të këtij eventi, pjesëmarrësit eksploruan se si organizata dhe individë kanë përqafuar vizione të reja, kanë zhvilluar strategji dhe mjete të reja për mbijetesë dhe sukses, dhe se si Bashkimi Evropian mund të nxisë dhe mbështesë pionierë të tillë përmes politikave të reja social-ekonomike në lidhje me sipërmarrjen sociale dhe inovacionin social.
Më shumë informacion mbi këtë event mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: http://www.euclidnetwork.eu/about-us/euclid-networkannual-conference-2012/follow-up.html
23
AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE MBLEDHJA VJETORE E RRJETIT PDCI NË AMMAN, JORDANI
R
rjeti i PDCI zhvilloi mbledhjen e tij vjetore në Aman, Jordani më 23-26 prill 2012.
Takimi u përqendrua në punën dhe arritjet e Qendrave gjatë vitit të kaluar. Një vëmendje e veçantë iu kushtua në këtë takim rezultateve të vlerësimit të PDCI si rrjet, zhvillimit të tij organizativ, ndikimit të qendrave individuale të rrjetit në avancimin e shoqërisë civile, qeverisjen e mirë dhe një kulture të ndryshimit dhe manaxhimit të konfliktit. Gjatë takimit, Drejtorët e Qendrave zhvilluan një ceremoni përkujtimore, tribut për Raymond Shonholtz, presidentin e ndjerë të PDCI i cili u nda nga jeta në janar të vitit 2012.
GJENDJA E SHOQËRISË CIVILE NË KUSHTET E ZGJERIMIT TË BE-SË: PËRSE NUK MARRIM GJITHMONË ATË QË DUAM?”
E
lona Kapexhiu, Manaxhere e Komunikimit e Partnerëve Shqipëri mori pjesë në konferencën rajonale ’’Gjendja e Shoqërisë Civile në kushtet e zgjerimit të BE-së: Pse nuk marrim gjithmonë atë që duam?”, zhvilluar në Split, Kroaci më 26 prill 2012. Eventi u organizua nga Cenzura Plus, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN). Rreth 80 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga Kroacia dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor morën pjesë në këtë konferencë që u fokusua në analizimin dhe prezantimin e ndikimeve që ka zgjerimi i BE-së tek shoqëria civile në Ballkan.
Në 27 Prill, përfaqësuesja e PSH dhe anëtarët e tjerë të rrjetit BCSDN u mblodhën në TAKIMIN VJETOR të rrjetit në Split, Kroaci.
Përshkrimi i fotove: Rreshti lart nga e majta në të djathtë: Juliana Hoxha(Drejtore e Partnerëve Shqipëri), Sopo Shublatze (Drejtore e Partnerëve Gjeorgji), Maciej Tański (Drejtor i Partnerëve Poloni), Raja Hiyari (Drejtore e Partnerëve Jordani), Colonel Birame Diop (Drejtor i Partnerëve Senegal), Carlos Salazar (Drejtor i Partnerëve Peru), Pablo Lumerman (Drejtor i Partnerëve Argentina), Daniela Kolarova (Drejtore e Rrjetit PDCI), Eva Deak (Drejtore e Partnerëve Hungary), Rreshti poshtë nga e majta në të djathtë: Karolína Miková (Drejtore e Partnerëve Sllovaki), Julia Roig (Presidente e PDC), Dagmar Holanova (Koordinatore Programi e Partnerëve Çeki), Andreea Stefania Buzec (Manaxhere Programi e FPDL – Partnerët Rumani), Nike Carstarphen (Konsulente).
24
Në këtë takim u miratua Plani Strategjik Afat-Mesëm i rrjetit për 2012-2014 i cili u bazua në një proces një vjeçar përgatitje dhe diskutimi.
MOBILIZIMI I SHOQËRISË CIVILE PËR NDËRTIMIN E NJË SHOQËRIE TË QËNDRUESHME NGA ANA SOCIALE
KONFERENCË NDËRKOMBËTARE MBI SIPËRMARRJEN SOCIALE
PARTNERITET PËR NDRYSHIM: SHOQËRIA CIVILE DHE QEVERITË NË BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQI
M
D
Z
Pjesëmarrësit përfaqësonin institucione të ndryshme nga e gjithë bota (Universitete, organizata, fondacione, revista, rrjete dhe qendra kërkimore).
Eventi u organizua nga Këshilli Britanik, TACSO, dhe TÜSEV (Fondacioni për Sektorin e Tretë në Turqi) dhe u mikprit nga Universiteti Kadir Has.
ë 26-27 janar 2012, Juliana Hoxha, Drejtorja e Partnerëve Shqipëri mori pjesë në një workshop të organizuar në Venecia, sponsorizuar nga INSITE (Inovacioni, Qëndrueshmëria dhe TIK), një aksion koordinimi i financuar nga Komisioni Evropian.
Qëllimi i workshopit ishte formulimi i një programi kërkimi dhe praktike që mund të kontribuojë në proceset e mobilizimit dhe të ndërtimit për të cilat ka nevojë shoqëria. Workshopi u fokusua në pesë tema kryesore që përfshinë: transformimin social dhe politikën multicentrike, në të cilin Juliana Hoxha ishte një nga folësit, perspektivat filozofike mbi qëndrueshmërinë sociale, sfidat e pluralizmit, qëndrueshmërinë e mjedisit, rolin e shoqërisë civile, TIK, mobilizimin dhe proceset e transformimit social.
rejtoresha e Partnerëve Shqipëri, Juliana Hoxha mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sipërmarrjen Sociale, organizuar në Stamboll, Turqi në 29 Shkurt deri 1 Mars 2012.
Ky aktivitet mblodhi sëbashku rreth 150 pjesëmarrës, sipërmarrës sociale me përvojë dhe mbështës të sipërmarrjeve sociale nga Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian, Turqia, Ukraina, Gjeorgjia dhe Mbretëria e Bashkuar.
yra për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile e Qeverisë së Republikës së Serbisë në partneritet me Rrjetin Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (BCSDN), Zyrën për Bashkëpunim me OJQ-të e Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe TACSO organizuan në 15 mars 2012, në Beograd, Serbi, Konferencën Partneritet për ndryshim: Shoqëria Civile dhe Qeveritë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Juliana Hoxha, Drejtore, përfaqësoi Partnerët Shqipëri në këtë event ku morën pjesë përfaqësues nga institucionet qeveritare dhe organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Konferenca kishte për qëllim progresin e mëtejshëm në zhvillimin dhe funksionimin e mekanizmave institucionalë të bashkëpunimit OShC – Qeveri, duke ofruar eksperienca konkrete të praktikave më të mira rregullatore për të përmirësuar legjislacionin për shoqërinë civile dhe partneritetet ndër-sektoriale, dhe përmes të mësuarit në rang kolegësh si për institucionet ashtu dhe stafet.
Ata diskutuan mbi çështje të përbashkëta në lidhje me zhvillimin e sipërmarrjes sociale. Për më shumë informacion mund të shkarkoni raportin e konferencës në këtë link: http://www.tacso.org/doc/doc_isec_ report.pdf
25
PREZANTIMI PUBLIK I MATRICËS SË PARË PËR MONITORIMIN E MJEDISIT MUNDËSUES PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE
DUKE SHPALOSUR TË ARDHMEN - ORIENTIMI DREJT INOVACIONIT SOCIAL
J
uliana Hoxha, Drejtore e PSh, mori pjesë në konferencën “Duke shpalosur të ardhmen - Orientimi drejt inovacionit social”, organizuar nga UDIPSS më 1920 Qershor 2013, në Porto.
M
ë 30 maj 2012, Drejtorja e Partnerëve Shqipëri, Juliana Hoxha mori pjesë në prezantimin e parë publik të Matricës për Monitorimin e Mjedisit Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, organizuar nga rrjeti BCSDN. Prezantimi u zhvillua në zyrën e Brukselit të GMF dhe u mbështet nga BTD. Workshopi solli së bashku rreth 40 përfaqësues të Departamentit të Zgjerimit të BE, Parlamentit Evropian, EESC, RCC dhe organizatave nga Brukseli, Ballkani dhe Turqia, për të diskutuar dhe sugjeruar përmirësime të Matricës. Matrica, e cila do të shërbejë si një mekanizëm monitorimi për OSHC, do të ketë gjithashtu një rol të fortë advokues në vendosjen e standardeve optimale dhe promovimin e shoqërisë civile si një vlerë, dhe jo si çështje administrative siç ndodh shpesh me shumë qeveri në vendet e zgjerimit. Matrica është përgatitur nga ekspertë dhe praktikantë të OSHC-ve nga 10 vende dhe është mbështetur nga Qendra Evropiane për Ligjin Jo-fitimprurës (ECNL).
26
Qëllimi i këtij eventi dyditor ishte që të përshpejtojë inovacionin social nëpërmjet përmirësimit të metodave, duke ofruar mjetet e nevojshme dhe duke filluar një proces për të ndërtuar kapacitetet e agjentëve të shoqërisë civile në mënyrë që ata të jenë në gjendje të gjejnë zgjidhjet më të mira dhe më efikase për sfidat e së ardhmes. Sesionet plenare dhe workshopet e zhvilluara në konferencë u mundësuan pjesëmarrësve shkëmbimin dhe prezantimin e modeleve të suksesshme të bizneseve sociale dhe zgjerimin e rrjeteve të tyre.
D
PROGRAM PËR PRAKTIKUESIT ANTIKORRUPSION
rejtoret e programeve të Partnerëve Shqipëri Ariola Agolli dhe Klotilda Tavani Kosta morën pjesë në Programin për Praktikuesit Antikorrupsion (PAP) të mbajtur në Zadar, Kroaci nga 23 prill-2 maj 2013. Ky program mblodhi së bashku kolegë nga Shqipëria, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, vende në të cilat po zbatohet një qasje inovatore në parandalimin dhe kurimin e kërcënimit potencial nga korrupsioni në njësitë e qeverisjes vendore. Në këtë event mori pjesë edhe Z.Shpëtim Nishani, Nënkryetari i Bashkisë Kuçovë e
cila është njësia e qeverisjes vendore e zgjedhur nga Partnerët Shqipëri për të zbatuar këtë metodologji. Gjatë Programit për Praktikuesit antikorrupsion, pjesëmarrësit hartuan planin e punës dhe strategjitë që do të ndjekin si pjesë e ndërhyrjes në njësitë e zgjedhura të qeverisjes vendore në vendet përkatëse. Qasja antikorrupsion u zbatua për herë të parë me sukses nga Ronald MacLean Abaroa në kohën kur ishte kryebashkiak i La Pazit, bazuar në kornizat analitike të Profesor Robert Klitgaard, të cilët ishin të dy të pranishëm në këtë program PAP për të ndarë përvojat e tyre.
AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE
KONFERENCË RAJONALE E SHOQËRISË CIVILE: PËR EVROPËN E BALLKANIT PERËNDIMOR DHE TURQINË
A
riola Agolli, Drejtore e Programeve e PSH mori pjesë në Konferencën Rajonale të Shoqërisë Civile: Për Evropën e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, organizuar në 26-28 shtator. Eventi mblodhi së bashku në Zadar, Kroaci rreth 100 përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues të qeverisë dhe zyrtarë të BE-së, për të shqyrtuar prirjet në procesin e reformave të nevojshme për një demokraci pjesëmarrëse dhe një shoqëri civile të qëndrueshme. Ariola Agolli prezantoi situatën në Shqipëri, duke theksuar nevojën për një mjedis ligjor mbështetës dhe mundësues për sektorin e shoqërisë civile, rishikim të regjimit të taksave për financimin e OSHC-ve dhe dhurimeve individuale, përmirësimin e Rregullores Financiare Evropiane për grantet dhe kontratat, rritjen e aksesit në informacion dhe pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në proceset konsultuese dhe në hartimin e politikave nëpërmjet krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm institucionalë etj. Eventi u organizua nga European Citizen Action Service (ECAS), Fondacioni Kombëtar për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, TACSO, Programi i BE People to People, dhe Departamenti i Përgjithshëm i Komisionit Europian për Zgjerimin.
27
AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE
NDËRTIMI I BESIMIT QYTETAR
DUKE GJETUR RRUGËN NËPËR LABIRINTIN E ZGJERIMIT
G
jatë vitit 2012, Partnerët Shqipëri mori pjesë në projektin rajonal “Ndërtimi i Besimit Qytetar – Duke gjetur rrugën nëpër labirintin e zgjerimit”, në rolin e pikës së kontaktit për Shqipërinë.
Projekti u mbështet nga programi PRINCE i Komisionit Evropian për Zgjerimin dhe u zbatua nga European House në Hungari, në partneritet me gjashtë organizata në vendet e BE-së, dhe shtatë pika kontakti në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nëpërmjet aktiviteteve të tij, projekti ofroi informacion faktik dhe të rifreskuar për publikun e gjerë në vendet e BE-së mbi procesin e zgjerimit dhe mbi vendet kandidate dhe kandidate potenciale në Ballkanin Perëndimor. Aktivitetet e tij ndihmuan në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe të kuptuarit në lidhje me rëndësinë dhe ndikimin e procesit të zgjerimit, si dhe për forcimin e identitetit evropian në rajon.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit të projektit: http://civiltrustbuilding.eu/
Në rolin e saj si partner për vendin, Partnerët Shqipëri ishte aktive në shpërndarjen e njoftimeve dhe informacioneve për projektin në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale. PSh zgjodhi një intern nga Shqipëria si pjesë e programit të internshipit që projekti organizoi me shtatë përfaqësues të OSHC-ve nga Ballkani Perëndimor. Ekipi i Partnerëve Shqipëri mori pjesë në një seri eventesh ndërkombëtare të projektit si lancimi në Budapest, takimi për vlerësimin afatmesëm në Vjenë, BUS TOUR organizuar në gjashtë vendet e BE pjesëmarrëse në projekt, dhe në eventin përmbyllës organizuar në Romë më 1 dhjetor 2012.
28
M
KRIJIMI I SINERGJIVE PËR T’U SHËRBYER MË MIRË QYTETARËVE TË EVROPËS
ë 7 nëntor 2012, Shërbimi Evropian i Veprimit Qytetar (ECAS) në partneritet me Parlamentin Evropian në Bruksel dhe Fondacionin Proinfo, organizuan konferencën “Qendrat Burimore Jofitimprurëse në Evropë: Krijimi i sinergjive për t’u shërbyer më mirë qytetarëve të Evropës”, nën kujdesin e Z. Gerald Hafner, anëtar i Grupit të Parlamentit Evropian të të Gjelbërve / Aleanca e Lirë Evropiane.
Ariola Agolli, përfaqësuese e PSH në këtë aktivitet, theksoi rolin që duhet të luajë SHESHC në rritjen e aksesit dhe ndarjes së praktikave mbi të drejtat dhe pjesëmarrjen qytetare, mbështetjen e zhvillimit të shoqërisë civile dhe eksplorimin e mundësive për krijimin e rrjeteve.
Aktiviteti u organizua në mjediset e Parlamentit Evropian në Bruksel. Rreth 35 përfaqësues të qendrave burimore dhe organizatave nga 25 vende evropiane u ftuan të marrin pjesë në prezantimin e Projektit Shtëpia Evropiane e Shoqërisë Civile dhe për të diskutuar mbi krijimin, funksionet dhe mundësitë e financimit të saj në të ardhmen. Partnerët Shqipëri u ftua të jetë pjesë e grupit të punës mbështetës për krijimin e SHESHC duke qenë një pikë fokale kombëtare dhe duke ndihmuar me informacione dhe studime, si edhe me pjesëmarrje në takimet e mëtejshme për këtë qëllim.
29
AKTIVITETE NDËRKOMBËTARE
I RI NË EVS? PO NUK GUXOVE, NUK FITON!
K
ostandina Keruti, Manaxhere Projekti e Partnerëve Shqipëri mori pjesë në Seminarin “I ri në në EVS? Po nuk guxove, nuk fiton!”. Ky seminar i organizuar nga Agjencia Kombëtare Gjermane në Bon gjatë 14 -19 nëntor 2012, mblodhi rreth 25 pjesëmarrës nga Shqipëria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Kroacia, Rumania dhe Letonia. Seminari kishte për qëllim t’u ofronte pjesëmarrësve mundësinë për të mësuar konceptin dhe filozofinë e Shërbimit Vullnetar Evropian (EVS) dhe të Programit të BEsë Rinia në Veprim, si edhe për të diskutuar procedurat e aplikimit në këtë program të financuar nga BE. Pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë si të krijojnë, zhvillojnë dhe përgatisin një projekt EVS, si dhe të diskutojnë rreth YouthPass si një mjet për njohjen e të mësuarit informal në nivel evropian. Ky seminar shërbeu si një forum për shkëmbimin e eksperiencave me përfaqësues të organizatave evropiane që punojnë me rininë.
30
DEKLARATAT FINANCIARE
31
Partnerët Shqipëri Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti
Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tirana, Albania, Kutia Postare 2418/1 Tel. 04 2254881 Fax: 04 2254883 partners@partnersalbania.org http://www.partnersalbania.org Na ndiqni në
dhe