Shenjat e komunikacionit ●
Shenjat e qarkullimit rrugor janë tabela në të cilat janë të vizatuara shenja ndërkombëtare të standardizuara të cilat shërbejnë për rregullimin e trafikut rrugor.
Pozita e shenjave ●
Shenjat e trafikut rrugor vendosen zakonisht në anën e djathtë të drejtimit të makinës dhe sipas nevojës janë të vendosura në skajin e djathtë të rrugës automobilistike.
●
●
Shenjat informuese në rrugët kryesore (autostradat) janë të vendosura zakonisht lart në mes të rrugës, për një informim më të lehtë dhe më efektiv.
Grupimi i shenjave ●
* Shenjat e rrezikut janë një grup shenjash të cilat kanë formë trekëndëshi dhe të cilat gjithnjë paralajmërojnë ndonjë rrezik në trafikun rrugor.
●
●
* Shenjat e lejimit ose ndalimit janë një grup shenjash të cilat kanë formë rrethi dhe të cilat gjithnjë urdhërojnë ndonjë ndalesë ose japin ndonjë përparësi në komunikacion
Grupimi i shenjave ●
* Shenjat e informimit janë shenja të cilat kanë formë katrore dhe informojnë për gjëra të ndryshme në rrugë.