Duke përshëndetur jubileun e revistës «Policimi dhe siguria»
Prof. Dr. Irakli KOÇOLLARI Anëtar i bordit editorial të revistës “Policimi dhe siguria” Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë
D
Koçollari, I.. Duke përshëndetur jubileun e revistës “Policimi dhe siguria”
«
»
Policimi dhe Siguria nr .20, 2020 nr.20,
24
inamika e botës sot, moderniteti, nën vrullin galopant të globalizmit për nevojat dhe urinë e zhvillimit, progresit dhe prosperitetit, ka kërkuar me etje, dhe gjetur, fusha, fenomene, dukuri dhe instrumente të reja e të panjohura më parë që do t’i shërbenin këtij qëllimi. Kibernetika, nanoteknologjia, bioteknologjia, mekanika kuantike, nanomaterialet e shumë gjetje të tjera janë tanimë realitetet e përditshmërisë humane, të botës në të cilën jetojmë. Dhe siç mund të ndodhë, si një ligjësi e brendshme e zhvillimeve shoqërore, të gjitha këto arritje janë shoqëruar nga një numër dukurish dhe fenomenesh të cilat kërcënojnë dhe sfidojnë rrugën e progresit të shoqërive moderne. Krimi kibernetik, kërcënimet e ekosistemeve (ngrohja globale), trafiqet e lëndëve narkotike, psikotrope dhe të qenieve njerëzore, legalizimi dhe transferimi i aseteve kriminale, nxitja, mbështetja dhe financimi i ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit me baza nacionale, religjioze, ideologjike, racore etj., ku më shumë e ku më pak, janë dhe do të jenë të pranishme kudo; edhe në terrenin shqiptar. Lufta për parandalimin dhe zbulimin e autorëve dhe grupeve kriminale të shtrira në