2 minute read
Gjetjet kryesore
from STUDIM KRAHASUES
GJETJET KYÇE
Gjetjet kyçe duhet të ofrojnë më shumë kuptim në pamjen e kontekstit politik dhe social në të cilin jetojnë të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, si dhe shikimet më kryesore të rëndësishme për kuptimin e potencialit dhe kufizimit të pjesëmarrjes e të rinjve në rajon.
Advertisement
1. Nëpër gjith BP6, ndërmjet të rinjve nuk ekziston perceptimi i përbashkët as për BE as për procesin e bashkangjitjes në BE. Dallimet në perceptim variojnë nga ato më pozitive në Shqipëri dhe Kosovë dhe Metohisë në ato më negative në Serbi.
2. Migrimi i fortë është një nga tiparet më të spikatura të përbashkëta për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe një numër i madh i të rinjve po mendojnë për largimin drejt në vendeve të tjera jashtë rajonit, para së gjithash për arsye të kushteve jo të kënaqshme.
3. Kuadri rregullator për rininë (pjesëmarrja e të rinjve) nuk është zhvilluar plotësisht në të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, ku shumica e ligjeve dhe rregulloreve ekzistojnë, ka qartazi një mungesë të mjedisit të favorshëm, qoftë për shkak të zbatimit të papërshtatshëm ose të pamjaftueshëm, qoftë sepse kuadri ligjor nuk inkurajon pjesëmarrjen e të rinjve.
4. Kuptimi i përgjithshëm i pjesëmarrjeve midis aktivistëve të rinj të intervistuar përfshin një sërë perceptimeve të ndryshme: perceptojnë pjesëmarrjen si një veprimtari formale dhe jozyrtare të kryer nëpërmjet kanaleve formale apo jozyrtare. Pjesëmarrja është gjithashtu e lidhur ngushtë me vetë aktivizmin, i cili këtu përcaktohet si duke mbajtur një qëndrim publik dhe duke u angazhuar në veprimtari që zgjidhin një çështje me rëndësi për publikun.
5. Niveli i besimit në institucionet publike është ndjeshëm i ulët, ndërsa ata gjykohen se nuk i shërbejnë qëllimit të tyre, apo më keq, se janë të korruptuar. Ky mosbesim shkon dorë për dore me besimin përgjithësisht të ulët në elitën politike, megjithëse pak më pak në Kosovë dhe Metohinë* krahasuar me pjesën tjetër të rajonit.
6. Niveli i ulët i besimit në institucionet dhe elitën i bën mjetet jozyrtare dhe mekanizmat për pjesëmarrje më tërheqëse. Këto mekanizma dhe mjete kanë potencial më të fortë demokratik, mbajnë më shumë energji dhe mundësojnë më shumë kreativitet, por ndonjëherë ato janë më pak efektiv dhe më pak të besueshëm në sistemet formale në të cilat merren vendimet.
7. Komunikimi online dhe pjesëmarrja elektronike, nga njëra anë, konsiderohen mjete të shpejta dhe gjithëpërfshirëse, por nga ana tjetër ka një ndërgjegjësim të gjerë për aspektet e tyre negative midis pjesëmarrësve të FG-eve.
8. Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19, si çdo krizë tjetër e mundshme, përjetohet si një mundësi dhe si një kërcënim. Me fjalë të tjera, në kontekstin e Ballkanit Perëndimor, një pandemi perceptohet si diçka që mund të nxjerrë më të mirën nga të rinjtë: solidaritetin, motivimin dhe kreativitetin dhe më të keqen nga regjimet autokratike, populliste.
9. Shumica e të anketuarve shprehën njohjen e vlerave bazë demokratike lidhur me procesin e integrimit në BE, duke përfshirë të drejtat njerëzore dhe të pakicave, barazinë gjinore, barazinë, tolerancën, gjithë-përfshirjen dhe mendimin kritik (të mbritur përmes arsimit).