Revista Studenti nr 7

Page 1

E përmuajshme kulturore dhe informative

nr. 7, viti II, janar 2008

Revistë elektronike e studentëve kosovarë në Brunei


R e v i sta St u d e n t i

Përmbajtja: Fq. 2 Fq. 3

Përmbajtja Editorial

Fq. 4

Vdekja e trurit (koma)

Fq. 7

Njohuri mbi shkencën e feve...

Fq. 30

Komentimi i sures En-Naziat

Fq. 32

Zbatimi i Kur’anit...

Fq. 35

Lëvizja Kadianie

Fq. 38

Prapë je vonuar?

Fq. 40

I kthyeri nga Guantanamo

Fq. 42

Therja e kurbanit...

Fq. 10

Emri Muhammed

Fq. 12

Letra e fundit

Fq. 13

Zgjedhjet sipas kuteve të OSBE-

Fq. 16

Loja maratonike e ekipit tonë ...

Fq. 43

Diplomim

Maqedonia e re ose Greqia antike

Fq. 45

Filmi ‘Redated’

Ti vëlla i kthyer nga haxhi

Fq. 46

Përgëzoni e mos largoni

Kështu fliste Hasan el-Basriu

Fq. 47

Kuriozitete

Fq. 25

Ethet reumatike

Fq. 48

Argëtim

Fq. 28

Vështirësitë në të shkruar e lexuar

Fq. 49

Letrat e lexuesve

Fq. 18

Fq. 20

Fq. 23

Faqe 2


R e v i sta St u d e n t i “O biri i Ademit, unë jam një krijesë e re për veprat tua dëshmuese, shfrytëzomë që të përgatitesh me vepra të mira, ngase unë kurrë më nuk kthehem deri në Ditën e Gjykimit”

Editorial Merr mësim nga e kaluara REVISTA STUDENTI KRYEREDAKTOR: Ejup Haziri

REDAKSIA: Bekim Hasani Feim Dragusha Berat Hashani Ardian Sejdiu Ejup Haziri

KORREKTOR: Merita Preteni Nebahate Basholli

Adresa: Jalan Tungku Link Gadong BE 1410, University of Brunei Darussalam.

E-mail: studenti_brunei@hotmail.com brunei_student@hotmail.com

Dizajni: Ejup Haziri

Ditët kalojnë, javët plotësohen, e muajt mbarojnë një nga një, këto janë tri komponentet ndërlidhëse dhe të ngushta që e formojnë vitin. Dalëngadalë edhe këtij viti i erdhi fundi, ngase çdo fillim e ka edhe mbarimin e vet, vetëm Krijuesi është i pa fillim dhe i pa mbarim, përpos Tij çdo gjë ka fillimin dhe fundin, mos të mendojmë dhe ta lodhim shumë mendjen me vitin që kaloi, ngase çka kaloi mbaroi, e kaluara më nuk kthehet, e për ne janë momentet që tani jemi në to, por edhe mos ta hedhim plotësisht të kaluarën pa medituar fare rreth saj, respektivisht pa menduar rreth shumë gjërave që kaluan. Shumë nga enigmat e këtij viti mbesin prapë enigma të pazgjidhura edhe në vitin vijues, e shumë udhëkryqe të tij do mbesin të tilla e ndoshta edhe do të gërshetohen dhe më shumë, si dhe shumë zigzage të jetës do të na përcjellin neve përsëri, qoftë edhe pa dëshirën tonë. Ajo që kërkohet nga ne ndaj vitit që po kalon është ‘mësimi dhe paralajmërimi’, me fjalë tjera; të marrim mësim nga ajo që kaloi dhe të kujdesemi e mos të pësojmë nëse eventualisht pësuam në të kaluarën. Nëse gjatë këtij viti ndokund dështuam, atëherë të marrim mësim nga ai pësim i dështuar e mos ta përsërisim prapë të njëjtin gabim edhe në vitin vijues, ngase i mençuri gabimin e kaluar e përmirëson e budallai prapë në gjurmët e atij gabimi kalon, ngase gabimi që harrohet ai prapë do të përsëritet. E sukseset gjatë këtij viti të kaluar ti marrim dhe t’i kurorëzojmë me suksese të dyfishta gjatë vitit vijues, vetëm kështu mund ta përmirësojmë të kaluarën dhe të kemi një ardhmëri të sigurt, dhe kur këto të dyja bashkohen atëherë ne veç kemi trokitur në dyert e suksesit.

Kryeredaktori Faqe 3


R e v i sta St u d e n t i Jurisprudencë Vdekja e trurit (koma) Bekim Hasani Para se të sqarojmë vdekjen klinike dhe mendimet e mjekëve dhe dijetarëve Islam, së pari duhet ta sqarojmë vdekjen biologjike duke i cekur mendimet e mjekësisë dhe të Sheriatit Islam. Definicioni i vdekjes sipas mj e k ë si së : V d e k j a si p a s mjekësisë së vjetër konstatohej me ndaljen e zemrës dhe ndaljen e qarkullimit të gjakut, ndërsa në mjekësinë bashkëkohore definimi i vdekjes është thuaja i njëjtë me atë të mjekësisë së vjetër, kurse në mjekësinë moderne definimi i vdekjes bëhet nëpërmjet aparateve të avancuara. Definicioni i vdekjes sipas Sheriatit Islam: Shumica e religjioneve të vjetra dhe të reja e konstatojnë vdekjen me daljen e shpirtit nga trupi në mënyrë të panjohur për njeriun. Ky konstatim ishte edhe tek popujt e vjetër sikur tek egjiptasit e vjetër, babilonasit, grekët, kinezët dhe indianët. Ky konstatim edhe sot e kësaj dite gjendet tek musl i manët, krishterët dhe jehudët, hindusët dhe budistët. Hindusët dhe budistët besojnë se shpirti pas vdekjes së njeriut mbetet i ngujuar në kafkën e tij derisa trupi i vdekur të digjet dhe të shkatërrohet kafka e tij. Ata gjithashtu besojnë në transmigracionin e shpartave apo në rilindjen e tyre. Shpirti emigron në ndonjë trup tjetër varësisht nga personi në të cilin ka qenë më parë.

Nëse personi i vdekur ka qenë njeri i lig (i keq) atëherë shpirti i tij emigron në ndonjë trup të kafshëve që pëllasin sikur është qeni, derri, etj... dhe mbetet në rrethin e kafshëve derisa të përmirësohet. Ndërsa shpirti i mirë emigron nga një njeri i mirë në ndonjë njeri tjetër të mirë. Ndërsa vdekja sipas Sheriatit Islam konstatohet me daljen e shpirtit nga trupi. Allahu xh.sh i ka ngarkuar disa Melek për nxjerrjen e shpirtrave nga njerëzit në momentin e vdekjes. Allahu xh.sh thotë: “Të cilëve duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: “Selamun alejkum” gjetët shpëtimin, hyni në Xhennet, për hir të asaj që vepruat”, ndërsa një ajet tjetër Allahu xh.sh. thotë: “Sikur t’i kishe parë engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bien fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): “Shijoni dënimin e djegies!”, pastaj Allahu xh.sh thotë: “Thuaj: “Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”, pastaj Allahu xh.sh thotë: “Engjëjt që ua morën shpirtin e atyre që ishin mizorë të vetvetës...”, “E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtojeni pra vetveten (nëse mundeni)”, dhe versete Kur’anore të shumta të cilat argumentojnë se vdekja konstatohet me daljen e shpirtit

nga trupi nëpërmjet Melaikeve. Edhe hadithe të shumta shpjegojnë se si del shpirti në momentin e vdekjes nëpërmjet Melekut të vdekjes dhe ndihmësve të tij. Dijetarë të shumtë Islam janë të një mendimi se ndarja e shpirtit nga trupi konstaton vdekjen. Imam Gazali thotë: “Me vdekje nënkuptojmë vetëm ndrrim të gjendjes së shpirtit, shpirti mbetet pas ndarjes së trupit, i shpërblyer apo i ndëshkuar”. Ibn Tejmijjeh thotë: ”Hadithe të shumta elaborojnë se shpirti tërhiqet nga trupi i njeriut nëpërmjet melaikeve, dënohet apo shpërblehet, shpirtit të mirë i thuhet dil o shpirt i mirë”. Shenjat e vdekjes sipas dijetarëve Islam: Dijetarët Islam nuk gjykojnë në vdekjen e njeriut përderisa ta vërtetojnë se njeriu ka vdekur. Mendimin e tyre në konstatimin e vdekjes e mbështesin në disa shenja që shfaqen tek njeriu menjëherë pas vdekjes së tij. Disa nga shenjat e vdekjes dijetarët Islam i nxjerrin nga hadithet e Pejgamberit a.s. Nga këto shenja janë: ⇒ Pejgamberi a.s ka thënë: “Më të vërtetë kur nxirret shpirti e pasojnë sytë” (transmeton Muslimi). Nga ky hadith kuptojmë se njeriut kur i del shpirti e pasojnë sytë e tij dhe i mbesin të hapur. ⇒ N d ë r p r e r j a e frymëmarrjes. ⇒ Zgjatja e muskujve të këmbëve ⇒ Zgjatje e lëkurës së fytyrës ⇒ Ftohja e trupit etj...

Faqe 4


R e v i sta St u d e n t i Nuk ka dyshim se këto shenja nuk janë të sigurta për konstatimin e vdekjes, përveç ndërprerjes së frymëmarrjes e cila duhet të jetë për një kohë të caktuar. Shenjat e vdekjes sipas mjekësisë: Shenjat e mjekësisë së vjetër, siç e cekëm më lartë kanë qenë: ndalja e rrahjeve të zemrës, ndalja e qarkullimit të gjakut dhe ndalja e frymëmarrjes. Mirëpo, mjekësia moderne përveç këtyre shenjave të vdekjes ka caktuar edhe shenja të tjera më të hollësishme që tregojnë vdekjen e njeriut dhe këto shenja konstatohen nëpërmjet aparateve të avancuara. Nga shenjat e vdekjes në mjekësinë e avansuar janë: ⇒ Vilani e plotë e njeriut. ⇒ Moslëvizja e asnjë pjese të trupit. ⇒ Ndalja e frymëmarrjes dhe mospranimi i respiracionit ⇒ Mosgjendja e asnjë sinjali jete në ekranin elektronik ⇒ Vdekja e trurit etj... Siç e kemi cekur në fillim, vdekja e njeriu është dy llojesh: vdekja natyrore biologjike dhe vdekja klinike V dek ja na ty ro re : v de kja biologjike është ajo vdekje ku të gjitha organet e trupit të njeriut janë të vdekura dhe nuk kanë kurrfarë pulsi gjallërie dhe jete, me vdekjen biologjike vdesin edhe të gjitha qelizat e njeriut dhe njeriu vdes përfundimisht. Vdekja klinike: është ajo vdekje ku pushon ndonjë organ kryesor i trupit, siç është truri, ndërsa një pjesë tjetër e organeve të trupit ende funksionon, ka gjallëri dhe ka mundësi që me shërimin e atyre organeve prapë njeriu te shërohet dhe të vazhdojë jetën.

Truri tek njeriu dhe kafshët kurrizore është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marrura (në një nivel të lartë), nëpërmjet organeve shqisore (syve, veshëve, etj.) për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror(SNQ) dhe te shumica e kafshëve është i vendosur në kokë pranë aparatit shqisor dhe gojës. Kafshët jokurrizore nuk zotërojnë një tru qendror apo

Neuroni ka zgjatime që dalin prej trupit të ngjashme me gishtat, që quhen dendrite,të cilat e marrin informacionin që vjen prej neuroneve të tjera. Çdo neuron ka aksonin që është një zgjatim fibroz në formë bishti përgjatë të cilit kalojnë mesazhet. Llojet e neuroneve: Trupi ka tre lloje neuronesh: Neuronet ndijore që bartin informacionin prej veshëve në trurin tonë, interneuronet që e shpien informacionin në çdo pjesë të trurit dhe neuronet motorike që e shpien informacionin në muskujt tanë. Truri ndahet në: trurin e

një grumbull të veçuar ganglionesh. Truri është një organ tejet i ndërlikuar. P.sh. truri i njeriut përbëhet nga më shumë se 100 miliardë neurone, secili i lidhur me mëse 10.000 të tjerë. Neuroni është njësia bazë e sistemit nervor. Ai është një lloj qelize e specializuar që shpie mesazhe në çdo pjesë të trupit. Si të gjitha qelizat e tjera, neuroni ka një trup që përmban nukleusin dhe citoplazmën.

madh, trurin e vogël dhe trurin e mesëm. Mjekët kanë konstatuar se me vdekjen e trurit nënkupton dëmtimin apo vdekjen e ndonjë pjese të trupit e cila si rezulat nuk kryen funksionin e sistemit nervor, apo ndalimi i funksionimit të trurit përfundimisht. Njeriu ka mundësi të jetojë nëse i vdes truri i madh apo truri i vogël, mirëpo nëse i vdes truri i

Faqe 5


R e v i sta St u d e n t i mesëm apo sistemi nervor atëherë dijetarët janë ndarë në dy mendime: ⇒ Me vdekjen e sistemit nervor konstatohet vdekja e njeriut e jo me ndaljen e zemrës dhe mosqarkullimin e gjakut. Të k ë ti j me n d i m i j a n ë shumica e mjekëve të Britanisë së Madhe, ndërsa mjekët amerikan me vdekjen e sistemit nervor nuk e konsiderojnë vdekjen e njeriut përderisa të vdesin edhe pjesët e tjera të trurit siç janë truri i madh dhe truri i vogël. ⇒ Nuk konsiderohet vdekja e njeriut me vdekjen e trurit të tij mirëpo duhet ti ndalet zemra dhe qarkullimi i gjakut. Nëse njeriut i vdes truri ndërsa pjesët tjera jo, a konsiderohet i vdekur apo jo? Dijetarët Islam dhe mjekët janë të një mendimi se jeta e njeriut përfundon me daljen e shpirtit nga trupi. Dijetarët Islam ndahen në dy mendime lidhur me vdekjen e trurit të njeriut apo në gjendjen komë. -Vdekja e trurit nënkupton vdekjen e njeriut. Të këtij mendimi janë dijetarët e konferencës islamike në Jordan, në vitin 1986. -Një grup dijetarësh mendojnë se jeta e njeriut nuk përfundon me vdekjen e trurit, mirëpo duhet ti ndalet rrahja e zemrës, që njeriu të konsiderohet i vdekur. Të këtij mendimi janë dijetarët e kuvendit islamik të mbajtur në Mekke në vitin 1987.

Argumentet e mendimit të parë: -Argumentojnë me fjalën e Allahut xh.sh në kaptinën Kehf, ku Allahu xh.sh thotë: “A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mreku ll itë Tona më të çuditshme? Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë! Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.” -Me rregullën e fikhut: Bindja nuk anulohet me dyshim. Bindja në këtë rast është jeta e të sëmurit, ndërsa dyshimi është vdekja, për këtë arsye ne gjykojmë me bindje e jo me dyshime. -Me rregullën e jurisprudencës Islame: baza mbetet ashtu qysh ka qenë. Baza në këtë rast është jeta e njeriut dhe ne e mbrojmë këtë bazë derisa të zëvendësohet me ndonjë bazë tjetër, etj.

Argumentet e mendimit të dytë: -Fëmija i posa lindur nëse nuk qan nuk konsiderohet i gjallë edhe nëse merr frymë dhe shurron, pra edhe njeriu nëse i vdes truri nuk ka mundësi ta kontrolloj trupin e tij dhe konsiderohet sikur fëmija i posa lindur. -Mjekët janë të specializuar në fushën e mjekësisë dhe duhet dëgjuar fjala e tyre në fushën e mjekësisë. Sipas kësaj teorie nëse truri nuk pranon të ushqehet atëherë ai njeri është i vdekur. Konkluzion: Edhe pse vdekja e trurit konsiderohet prej argumenteve të forta për vdekjen e njeriut, prapë nuk mundemi të konstatojmë se me vdekjen e trurit njeriu vdes përderisa nuk ndalet edhe rrahja e zemrës, ngase me vdekjen e njeriut zbatohen disa rregulla fetare siç është ndarja e pasurisë së tij, gruaja e tij ka të drejt martese dhe rregulla të tjera të rëndësishme. Për këtë arsye nuk duhet të gjykohet vdekja e njeriut përderisa nuk vërtetohet plotësisht. Allahu e din më së miri.

“Edhe pse vdekja e trurit konsiderohet prej argumenteve të forta për vdekjen e njeriut, prapë nuk mundemi të konstatojmë se me vdekjen e trurit njeriu vdes përderisa nuk ndalet edhe rrahja e zemrës...”

Faqe 6


R e v i sta St u d e n t i Shkence komparative Njohuri mbi shkencĂŤn e feve komparative Vijon nga numri i kaluar

shkencorĂŤ, por qĂŤ disa nga to kanĂŤ vdekur me vdekjen e

Feim Dragusha Kontributi i DijetarĂŤve Modern nĂŤ lĂŤmin e shkencĂŤs se komparacionit Sa i pĂŤrket kontributit tĂŤ çmuar tĂŤ dijetarĂŤve modern, themi se mundi i tyre ishte njĂŤ vazhdim i asaj qĂŤ dijetarĂŤt e vjetĂŤr e filluan. KĂŤtĂŤ periudhĂŤ e karakterizon kontributi i tyre duke e ndĂŤrlidhur shkencĂŤ nĂŤ fjalĂŤ me mbarĂŤ shkencat e tjera islame, pra, ata i japin njĂŤ pasqyrĂŤ edhe mĂŤ tĂŤ çartĂŤ themelimit tĂŤ shkencĂŤs sĂŤ feve komparative duke i kushtuar njĂŤ rĂŤndĂŤsi themelore kontinuitetit tĂŤ saj dhe synimeve qĂŤ posedon nĂŤ vete pĂŤr mbrojtjen e islamit dhe revelates sĂŤ saj. Prandaj kjo periudhĂŤ numĂŤron njĂŤ numĂŤr tĂŤ madh tĂŤ librave dhe dorĂŤshkrimeve tĂŤ kĂŤtij lĂŤmi, por fatkeqĂŤsisht qĂŤ pĂŤr momentin, shumica e tyre gjenden nĂŤ bibliotekat e orientalistĂŤve. VetĂŤm atĂŤherĂŤ kur neve na jepet rasti qĂŤ t’i posedojmĂŤ dorĂŤshkrimet e tilla, do jemi nĂŤ gjendje tĂŤ shohim vlerĂŤn dhe rĂŤndĂŤsinĂŤ qĂŤ posedon shkenca e komparacionit, sĂŤ kĂŤndejmi, shumĂŤ vĂŤllezĂŤr muslimanĂŤ do tĂŤ ndryshojnĂŤ edhe qĂŤndrimet e tyre tĂŤ gabuara qĂŤ kane formuar ndaj shkencĂŤs nĂŤ fjalĂŤ. Lexuesi do tĂŤ ketĂŤ rastin qĂŤ tash tĂŤ njihet edhe me dijetarĂŤt modern dhe kontributin e tyre

autorĂŤve, e disa prej tyre ende ruhen dhe mĂŤsohen nĂŤ shume universitete te ndryshme botĂŤrore, nga to mund te renditim; El-Imam Muhammed Abduhu ,(( ‍ ا م‏libri i tij titullohej “El-Islam VenNasranijetu Mea’l Ilmi VelMedenijetiâ€?, ( ‍م Ůˆا"!Ů€ ا‏$% ‍ا‏ .( ‍ ) ا"('& Ůˆا" ــ‏NĂŤ lidhje me kĂŤtĂŤ libĂŤr, Dr.Ahmed Shelebiu nĂŤ librat e tij, tregon se nuk posedojmĂŤ njohuri se ku gjendet ky libĂŤr. El-Imam Muhammed Ebu Zehretu ( ‍ زهـ ؊‏-.‍)ا Ů… أ‏, dhe libri i tij “Muhaderat FinNasranijjetiâ€?, ( 01 ‍ ات‏3 ‍ ـ‏ .( ‍ا"!Ů€ ا ـ‏ Dr. Ahmed Shelebi, ( ‍ع‏-5‍ا" آ‏ ,(7 '8 ‍ــ‏9‍ أ‏njĂŤri prej dijetarĂŤve mĂŤ tĂŤ njohur tĂŤ kĂŤsaj fushe nĂŤ ditĂŤt tona. Ahmed Shelebiu ka bĂŤrĂŤ njĂŤ punĂŤ tĂŤ madhe nĂŤ shkencĂŤn e Feve Komparative. Libri i tij

quhet: “Mukarenet El-Edjanâ€? ( ,(‍ > Řą ا=ŘŻ;ــ ن‏dhe pĂŤrbĂŤhet nga katĂŤr vĂŤllime; VĂŤllimi i parĂŤ flet pĂŤr Judaizmin, vĂŤllimi i dytĂŤ flet pĂŤr Krishterimin, i treti pĂŤr Islamin, kurse nĂŤ vĂŤllimin e katĂŤrt, autori ka pĂŤrshkruar fetĂŤ e mĂŤdha tĂŤ IndisĂŤ. Dr. Refki Zahir ( 7>1‍ع ع‏-5‍ا" آ‏ ( ‍زاهــ‏dhe libri i tij “Kis-satul Edjan; Dirase Tarihije Mukareneâ€? ( ‍ــ‏%‍?Ů€ ا=ŘŻ;Ů€ ن دعا‏ .( ‍ Řą;@ > ع‏A Dr. Mahfudh Alij Izam ( ‍ع‏-5‍ا" آ‏ ,(‍ام‏B 7' ‍ظ‏-D nga Universiteti Gjerman. Alij Izam ka shkruar njĂŤ sqarim tĂŤ shkurtĂŤr mbi shkencĂŤn e feve komparative. Prof. Abdul Aziz El-Hak Hilmi ( E "‍ Ů€ ا‏B;B("‍ Ř° ا‏5%=‍ا‏ , (7 '9 njĂŤherazi recensues i librit “Err-Rred El-Xhemilâ€? tĂŤ Imam El-Gazaliut. Ajo qĂŤ librin e bĂŤnĂŤ tĂŤ lexueshĂŤm janĂŤ shtojcat e recensuesit, tĂŤ cilat librit i japin njĂŤ rĂŤndĂŤsi tĂŤ madhe. Zakonisht shtojcat qĂŤ ka ofruar Abdul Aziz nĂŤ fusnotat e librit “Err-Red ElXhemilâ€? i pĂŤrgjigjen sferĂŤs sĂŤ kontributit tĂŤ muslimanĂŤve dhe orientalistĂŤve tĂŤ kĂŤsaj fushe. Ă‹shtĂŤ me rĂŤndĂŤsi pĂŤr t’u theksuar se dijetarĂŤt e kĂŤsaj fushe tĂŤ cilĂŤt dhanĂŤ mundin e tyre maksimal drejt vazhdueshmĂŤrisĂŤ sĂŤ komparacionit, do tĂŤ mbetĂŤn gjithmonĂŤ nĂŤ memoriet e studentĂŤve dhe studiuesve anekĂŤnd botĂŤs. Edhe pse

Faqe 7


R e v i sta St u d e n t i numri i atyre që përmendëm më lart, nuk ishte aq i madh, por sikur t’i kthehemi librave të tyre, t’i studionim ashtu siç kërkohet nga hulumtuesit, vërtetë se njohuritë e tyre do të na mjaftonin për të njohur fenë tonë të drejt më tepër dhe do të posedonim një pasqyrë më të kthjelltë rreth mënyrës dhe metodologjisë që kërkohet gjatë debateve, gjë që sot na mungon shumë. Andaj, për ta kuptuar lëmin e feve komparative, na duhet që t’i kthehemi historikut te saj, t’i kthehemi dy periudhave të dijetarëve dhe punimeve të tyre shkencore, te studiojmë nga afër shkrimet dhe librat e tyre me një përkushtim të thellë. DOBITË QË SJELL SHKENCA E FEVE KOMPARATIVE Si çdo shkencë Islame, e cila mësimet e saja i mbështetë në Kur’an dhe traditën e Pejgamberit alejhi selam, edhe shkenca e Feve Komparative për lexuesin, studiuesin dhe mbarë shoqërinë ofron dobi të shumta. Interesimi i madh i dijetarëve Islam rreth kësaj shkence, tregon çartë edhe rëndësinë që kjo shkencë posedon në mesin e shkencave tjera Islame. Shkenca e komparacionit, besimtarin e mobilizon me të gjitha armët që ai të jetë në gjendje të mbroj besimin e tij Islam. Dobitë që kjo shkencë i ofron besimtarit, janë të shumta. Fillimisht studiuesi sa më shumë që të zhytet në literaturën e kësaj

shkence, aq më tepër do të frymoj mrekullinë e ruajtjes së këtij dini. Gjatë studimeve komparative, do të vërejmë se si në fetë tjera, me kalimin e kohës çdo mënyrë e riteve fetare kishte ndryshuar, me të kishin ndryshuar edhe librat e tyre. Kjo vërehet edhe në librat e mëparshëm, të zbritur nga Krijuesi i Gjithësisë. Ndërsa për të parë se si feja islame ka qëndruar e shëndoshë gjatë gjithë kohërave ashtu siç ka garantuar edhe Allahu i Madhërishëm për një gjë të tillë, f.v. kryerja e namazit; qysh prej kur është shpallur Kur’ani Famëlartë, e gjerë në ditët tona, ritualet tona kanë mbetur ashtu siç na ka mësuar Allahu xh.sh dhe Muhammedi alejhi selam, për dallim nga fetë e tjera që e kanë kthyer liturgjinë në gjuhët e ndryshme kombëtare, feja islame ruan traditën që t'i zhvillojë namazet në gjuhën arabe, pra, ajo është e njëjtë në të gjitha vendet e botës ku praktikohet feja islame, në Lindjen e Mesme dhe të Largët, në vendet Afrikane, në Evropë, Azi,

Amerikë, në tokë e në qiell, pra ligjet e Allahut nuk do të ndryshojnë. Këtë nuk e gjejmë tek pasuesit e feve të tjera. Nga dobitë që sjell shkenca e feve komparative, është edhe rëndësia që muslimani duhet t’i kushtoj mësimit të Kur’anit, pasi që metodologjia më e mirë për t’i demantuar mësimet e tjera të brishta, duhet të kemi njohuri të mirëfillta Kur’anore, përndryshe, besimtari nuk do të jetë në gjendje të debatoj me askënd. Njëherazi, kjo shkencë kur shpalosë historikun e zbritjes së librave, të cilat kanë një burim të njëjtë, u bënë të çartë se Kur’ani është libri i fundit dhe vula e të gjitha librave të zbritura më parë, veç kësaj, shkenca e feve komparative, besimtarin e pajis me njohuri të shumta mbi historikun e çdo feje, pa marrë parasysh pasuesit e tyre në numër. Gjithashtu sqaron edhe ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën, e veçmas kur është fjala për krishterimin, ku në mënyrë të qartë e paraqet se krishterimi i këtij shekulli dallon

“Njëherazi, kjo shkencë kur shpalosë historikun e zbritjes së librave, të cilat kanë një burim të njëjtë, u bënë të çartë se Kur’ani është libri i fundit dhe vula e të gjitha librave të zbritura më parë.” Faqe 8


R e v i sta St u d e n t i nga çdo shekull tjetër, pra për çdo shekull kishte pasur ndryshime dhe si i tillë nuk është ai që me të kishte ardhur Isa alejhi selam. Në shumë libra te këtij lëmi, vërejmë edhe shpjegimin e ngjarjeve dhe zbardhjen e intrigave të jehudëve dhe krishterëve drejt shtrembërimit të fesë islame, intriga këto që asnjëherë nuk u realizuan, jo pse muslimanët qenë të fortë, jo pse ushtria dhe paratë e muslimanëve u dolën ballë atyre, porse një lajm i tillë për mbrojtjen e këtij dini nga çdo lloj shtrembërimi kishte ardhur edhe në Kur’an se, Allahu është Ai që do ta merr përsipër ruajtjen e këtij libri, respektivisht Kur’anin Famëlartë. Allahu xh.sh thotë: “Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.” [Kur’an 15: 9]. Gjatë studimit të kësaj shkence, studiuesi do të has edhe në shumë ngjarje të cilat nuk kanë fare bazë as në Kur’an e as në traditën e Pejgamberit, te cilat ne i quajmë israilijate (të transmetuara nga beni israilet) dhe orientalizma (mendime të shtrembëruara të orientalistëve) të hyra tinëzisht në literaturën islame, që me fjalë të tjera, kjo do të quhej edhe një orvatje e tyre për të futur përçarje dhe shtrembërime në fenë islame, prandaj studimi i kësaj shkence më për së afërmi na mëson se si t’i dallojmë gënjeshtrat e tyre të futura tinëzisht në disa nga libra islame. Dobi tjetër që sjell kjo shkencë është dhe njohja e dijetarëve islam dhe literatura e tyre. Ka raste kur jobesimtarët për t’i ndryshuar mësimet islame, fokusohen në një dijetar

“Nga të mirat që studimi i kësaj shkence sjell për studiuesit dhe shoqërinë, është njohja mbi afërsinë dhe largësinë e besimtarit nga feja e tij e vërtetë, respektivisht, raportet e tij me Krijuesin.” të dashur të muslimanëve dhe pas vdekjes së tij, shpikin se kinse është gjetur një dorëshkrim i tij, dhe si rrjedhojë, në të hasim gjëra jo të mira për besimtarët, apo për ndonjë dispozitë islame, apo thënë me shkurt, aty mundohen që autorit t’i ulin vlerën duke e etiketuar me ndonjë të keqe ndaj fesë së tij, ku më vonë pasojnë debatet e padobishme në mes muslimanëve dhe rezultojnë me përçarje. Kjo bëhet vetëm pas vdekjes së dijetarit, gjë që pamundëson vërtetësinë për masën e gjerë. Një gjë e tillë është vepruar edhe me dijetarin Imam ElGazaliun, ku është botuar një libër me emër të tij, por bazuar në metodologjinë e tij të shkrimit dhe shprehjet e stilit të lartë të të shprehurit, është dalë në shesh gënjeshtra e kurdisur e gënjeshtarëve. Kjo ka qenë si rezultat i zhytjes së studiuesve në literaturën e dijetarëve eminent, siç ishte Imam ibën

Tejmije, Imam Gazaliu, e shumë të tjerë. Prandaj, rezultat i njohjes së këtyre librave, autorëve, historikut të tyre, nuk mund të arrihet përmes leximit, e vetmja mënyrë për t’u njohur me librat dhe autorët e tyre është diskutimi apo debatet e organizuara, të cilat rezultojnë pozitivisht tek audienca. Nga të mirat që studimi i kësaj shkence sjell për studiuesit dhe shoqërinë, është njohja mbi afërsinë dhe largësinë e besimtarit nga feja e tij e vërtetë, respektivisht, raportet e tij me Krijuesin. Duke e ditur se shkenca në fjalë studion edhe shkaqet që shpijnë drejt largimit nga feja, mirëpo në të njëjtën kohë, ajo orvatet që në mënyrë psikologjike të ofroj edhe ilaçin për kurimin e pacientit, duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme.

Tema Vazhdon

Faqe 9


R e v i sta St u d e n t i Vështrim Emri Muhammed Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të

Ejup Haziri Sipas statistikave, emri ‘Muhammed’, është emri më i përdorur sot në rruzullin tokësor, madje ky emër tanimë ka tejkaluar edhe emrat tjerë të mirënjohur në Evropë dhe gjetiu si emrin John, Michael, apo emrat tjerë, kjo sa i përket perëndimit, ku deri tani kanë mbizotëruar emrat tjerë, ndërsa mos të flasim për lindjen ku emri Muhammed ka qenë emri më i përdorur dhe më dominues që nga misioni i të Dërguarit Muhammed Sot në botë numri i muslimanëve ka arritur në një miliardë e pesëqind milion. Ta zëmë se një miliardë nuk falen dhe nuk zbatojnë obligimet që ka parashtruar Islami, në mesin e këtij numri hynë edhe fëmijët që ende se kanë arritur moshën e pubertetit, të sëmurët që i ka rënduar sëmundja e tyre, të vjetrit që pothuajse me një këmbë janë në këtë botë e me tjetrën për në botën tjetër, po ashtu hyjnë edhe ata që zemrat e tyre janë vulosur nga Allahu, Krijuesi i gjithësisë, dhe jo pse Allahu deshi që t’i lë të humbur ata, por ata vetvetiu parapëlqyen rrugën e shtrembëruar të tyre sa që ia kthyen shpinën Zotit dhe fjalët e Tij i morën në shenjë talljeje dhe nënçmimi.

Supozojmë se ky pesëqind milionëshi i mbetur kryen obligimin e pesë kohëve të namazit, brenda pesë kohëve të namazit vetëm gjatë uljeve në

farze ata e përmendin emrin Muhammed 9 herë. Nëse e pjesëtojmë këtë numër atëherë do të na del se emri Muhammed vetëm gjatë farzeve të atyre që falen përkujtohet katër miliardë e pesëqind milionë herë. Këtu kam përjashtuar ‘salavatet’ që këndohen para përfundimit të namazit, ku emri Muhammed përdoret dy herë në çdo salavatë, gjegjësisht dhjetë herë, e nëse i bashkojmë edhe salavatet atëherë përpjesëtimi thotë: pesë miliardë herë, plus katër miliardë e pesëqind milionë herë, barabartë me nëntë miliardë e pesëqind milionë herë. Supozojmë se nga ky pesëqind milionësh, dyqind e pesëdhjetë milionë falin edhe synetet e plota, ata gjatë uljeve në synete (vetëm në teshehud) e përmendin emrin Muhammed më së paku dhjetë herë, që nëse

e përpjesëtojmë 250 milionëshin në 10 atëherë na del ky numër, dy miliardë e pesëqind milionë herë. E nëse ia bashkojmë edhe salavatet atëherë emri Muhammed përsëritet në gjashtëmbëdhjetë herë, gjegjësisht katër miliardë herë, që po nëse mblidhen këto do të na jap shumën prej gjashtë miliardë e pesëqind milionë herë. Nëse ndokush bashkon përpjesëtimet e farzeve me të syneteve do të vëren se emri Muhammed gjithsejtë në to është përsëritur gjashtëmbëdhjetë (16) miliardë herë. Këtu nuk do të përfshijë numrin e atyre që falin namazet si: namazin e Duhasë, namazin e Natës, lloje të ndryshme të namazeve vullnetare (nafileve), që numri i namazfalësve nuk është edhe aq i papërfillshëm në këto ditë. Numri i xhamive dhe vendeve për falje sipas disa statistikave është një milion (statistikat i kam marrë nga Sherkul-Ewsat), në ato xhami dhe vende faljeje myezinët gjatë thirrjeve të tyre vazhdimisht përmendin emrin Muhammed (si në ezane ashtu edhe në ikamete), supozojmë se nga ky një milion i xhamive dhe vendeve për faljeje, në gjysmën e tyre falen pesë kohët e namazit, do të thotë në pesëqind mijë xhami dhe vende për falje thirret ezani pesë herë, gjatë ezanit emri Muhammed përsëritet dy herë, kjo nënkupton se vetëm nga

Faqe 10


R e v i sta St u d e n t i gjuhët e myezinëve gjatë ezanëve -thirrjeve për namaz, emri Muhammed përsëritet një milion herë. Kjo përmendje e emrit Muhammed [a.s.] qoftë në namaze apo në ezane gjatë njëzet e katër orëve nuk pushon për asnjë çast së ndaluri duke rikujtuar emrin e Profetit Muhammed, dhe kjo ndodh për shkak të ndryshimit të kohës nëpër vende të ndryshme, dhe ekziston një ndërlidhje e çuditshme që asnjëherë brenda 24 orëve nuk shkëputet, Madhëria i takon Allahut, i Cili bëri të rikujtohet emri Muhammed në çdo çast brenda 24 orëve. Gjithashtu emri Muhammed përsëritet dhe rikujtohet vazhdimisht në ligjëratat-hutbet e vaizëve dhe ligjëruesve të ndryshëm, pastaj përsëritet dhe rikujtohet në universitete të ndryshme, veçanërisht ato Islame ku emri Muhammed përsëritet në lëndë të ndryshme si ajo e Fikhut-Jurisprudencës, Tefsirit-komentimit të Kur’anit, sires-historisë islame, dhe veçanërisht lëndës se hadithitthënieve Profetike, ku emri i tij përsëritet vazhdimisht dhe në kontinuitet. Jo vetëm kaq, emri Muhammed përsëritet shpesh edhe në mjetet e informimit; në radio, televizion, pastaj në internet, revista, gazeta... Nuk duhet harruar faktin se një numër i konsiderueshëm i njerëzve bartin emrin ‘Muhammed’, ata vazhdimisht thërriten me atë emër, qoftë nga familjet e tyre, shokët e tyre dhe nga gjithë të tjerët. Ky ishte një përpjesëtim imi i thjeshtë dhe atë vetëm brenda një dite ku emri Muhammed kujtohet me miliarda herë në

çdo çast, e ndokush nga ju që ka prirje në kalkulime le të bënë pjesëtimet vjetore, se sa përmendet emri Muhammed brenda një viti, le t’i përpjesëton ato miliarda herë në numrin e ditëve të vitit, e në fund do ta sheh rezultatin e çuditshëm, madhëria i qoftë Allahut, i Cili e ngriti Muhammedin [a.s.] mbi të gjitha krijesat tjera, Ai këtë na e dëshmoi qartë në librin Tij ku thotë: “Dhe Ne, ta ngritëm lart famën tënde? [Kur’an 94: 4]. Me zbritjen e këtij ajeti madhështor, një ditë prej ditësh, besniku i shpalljes (Xhibrili) zbriti te Profeti dhe ia tha këto fjalë: “Zoti im dhe yti po thotë: Si ta kam ngritë lart famën tënde?” Zoti e di më së miriishte përgjigja e shkurtë e profetit Muhammed. Atëherë Xhibrili ia transmetoi fjalët që ia kishte thënë Zoti: “Kur të përmendem Unë, do të përmendesh edhe ti me Mua.” Ebu Nuajm në ‘Delail enNubuwweh’ citon se Muhammedi [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të] i kishte thënë Zotit: “O Zot, s’ka pasur ndonjë profet para meje e që mos ta nderosh Ti atë; Ibrahimin [a.s.] e bëre mik, Musait [a.s.] i dhe epitetin ‘folës me Allahun’, për Davudin [a.s.] nënshtrove edhe kodrat, për Sulejmanin [a.s.] nënshtrove erën dhe djajtë, për Isain [a.s.] ringjalle të vdekurit, e çka për mua? Zoti iu përgjigj: “A nuk të kam dhënë ty më shumë se gjithë atyre? Unë nuk do të përmendem asnjëherë përpos që edhe ti do të përmendësh me Mua...” [Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut, dhe dëshmoj se Muhammedi a.s. është i dërguari i Tij].

Emri i tij jehon në tokë e qiell, dynja e ahiret, atë e përkujtojnë vazhdimisht miliona njerëz me miliarda përkujtime; e përkujtojnë njeriun që ia ndryshoi ecurinë jetës, njeriun që tërë misionin e tij pa ndonjë përfitim personal ia përkushtoi shërbimit dhe udhëzimit të njeriut. Ai ishte shëmbëllim i përkryer, me veti të përsosura, me vlera dhe ideale të larta. Sa shumë i mungon botës një njeri i tillë, sa shumë vuan bota që i mungon një reformator si ai. Sa të pafat janë ata që nuk jetuan me të, e sa të mjerë janë ata që nuk e njohën personalitetin e tij! Ai nuk pushon së përkujtuari nga gjuhët tona, jo vetëm kaq, ai përkujtohet vazhdimisht edhe nga Allahu dhe engjëjt e Tij: “Është e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhërojeni pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.” [Kur’an 33: 56].

Andaj, o ju lexues, në përmbyllje të kësaj mos të ngurojmë, por, le ta përshendesim atë edhe ne me përshëndetjen e madhërishme: Sal-lall-llahu alejke ja resulallahPaqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty o i Dërguar i Allahut!

Faqe 11


R e v i sta St u d e n t i Përsiatje Letra e fundit Shpresa Basholli Ishte një kohë kur unë nuk ekzistoja fare. Nuk e di si u bë puna, por Allahu zbriti mëshirë për prindërit e mi dhe filloi krijimin tim. Jetoja në një shtëpi të vogël të mbrojtur mirë me tri lloje muresh të vendosura njëra pas tjetrës. Ishte errësirë, por megjithatë e pëlqeja atë jetë, ngase pa u lodhur fare haja dhe pija sa ma donte qejfi, lëvizja vetëm atëherë kur më mpihej trupi ose kur dëshiroja të vallëzoja nën ritmin e zemrës së nënës sime. Por, nuk u bë shumë kohë kur diçka më trazoi. Shtëpia po me lëkundej dhe kishte vendosur të më dëbonte jashtë, sikur ishte mërzitur me mua. E po ç’të bëja, pasi nuk kisha mundësi të rezistoja, vendosa të merrja një rrugë të gjatë dhe aq të vështirë saqë kur dola në këtë jetë fillova të qaja me tërë forcën time. Tani gjithçka ishte ndryshe, nga ajo dhomë e vogël kalova në një më të madhe, në të cilën kishte gjëra shumë të çuditshme, madje edhe qoshe e skuta në të cilat do të mund të lëndohesha. Më bartnin nga dora në dorë, ndërsa unë vazhdoja të qaja, thjesht nuk ndihesha komod dhe kisha ngapak te ftohët. Më në fund më morën dy duar të buta dhe më mbështetën në një kraharor të ngrohtë ku po ndodhte diçka e çuditshme, prandaj pushova së qari dhe fillova ta vështroja situatën. Fillova të ndjeja ritmin e njëjtë me të cilin vallëzoja atje në shtëpizën time, për të cilën veç kisha filluar të përmallohem.

Ishte zemra e saj e cila nga gëzimi sa nuk pëlciste. “O Zot, thash me vete, jam e lodhur dhe kam uri, nuk di si t’ia bëj, jam aq e pafuqishme.” Por ende pa përfunduar së menduari, ajo filloi të më ushqente. Ishte kjo dhurata e parë qe mora në jetën time. E hapa njërin sy qe ta shikoja, ishte aq e lodhur, ndërkaq fytyra i shkëlqente nga gëzimi. Edhe unë isha e gëzuar, andaj nuk thash gjë tjetër përveçse “Elhamdulilah” dhe nuk mërzitesha që nuk më kuptoi kush përveç Allahut, madje nuk mërzitesha më as për kasollëzën time sepse këtu rritesha më shpejt, kisha hapësirë më shumë e mbi të gjitha isha në shoqëri të mirë dhe çdo herë njoftohesha me miq të rinj, thjesht më pëlqente të rrija këtu. Koha fluturonte, e unë ndiqja hapat e saj. U shoqërova me një “të panjohur” dhe fillova ta harroja besën që ia kisha dhënë Krijuesit tim. Më nuk më pëlqenin dhuratat e nënës, nuk i doja përkëdheljet e saj, ai ritmi që më pëlqente dikur tani më dukej monoton. As ushqimet e saj nuk i doja më, tani ato i zëvendësoja me pije e pluhura të ndryshme me të cilat ngopesha shpejt dhe kaloja ne “botën e lumturisë së pafundme”. Por, kjo jetë e shfrenuar nuk zgjati shumë. U sëmura rëndë sa që nuk ngrihesha dot në këmbë, “shoku im” e kishte përfunduar misionin e tij dhe më braktisi në momentet më të vështira të jetës sime. Isha një trup i shtrirë në krevatin e spitalit dhe gjithçka rreth meje ma përkujtonte luftën për jetë a vdekje.

Si në agoni i kujtoja çastet e mira të rinisë sime edhe pse ishin të pakta. Tani fillova të ndjeja keqardhje për nënën time, më mungonte dashuria e saj, përkëdheljet dhe fjalët e ëmbla, lotët e ngrohta që rridhnin faqeve të rrudhura kur më shihte të katandisur në këso gjendje, tani më mungonte edhe ritmi i zemrës së saj që gjithë këto vite kishte rrahur vetëm për mua. Gjithçka që kisha lënë prapa më mungonte, edhe babai të cilit ia kujtoj vetëm varrimin, atëherë kur isha vetëm 5 vjeç, por..., e pamundur, e pamundur të kthehem prapa dhe të iki nga një përfundim i tillë kaq i errët të cilin e kisha ndërtuar vet me duart e mia. E si mund të jetohet mbi muret që ndërtohen me shishe dhe gota alkooli, me shiringa droge..., si mund të jetohet ne kasollet e rrënuara në shoqëri me djallin, më thoni ju lutem a quhet jetë ajo që jetohet larg Krijuesit tënd, larg jetës reale. Ah, sikur të mund të kthehesha..., por e di që nuk mundem, prandaj do të doja në këto momente të kisha një zë të fuqishëm e të bërtisja me tërë forcën time dhe t’u them të gjithëve “mësoni nga gabimet e mia, mos i braktisni ata që ju duan më së shumti, Allahun në radhë të parë, e më pas nënën tuaj, mos e zini shejtanin për mik..., se me të vërtetë qenka i keq një përfundim i tillë.” Të dashur vëllezër dhe ju motra të ndershme, po ua lë amanet letrën time që ta lexoni dhe t’ua mundësoni edhe të tjerëve ta lexojnë duke e shpërndarë këtë shkrim te ata që i njihni dhe te ata që nuk i njihni.

Faqe 12


R e v i sta St u d e n t i Analizë Zgjedhjet sipas kuteve të OSBEOSBE-së Faik Miftari Prizren, Kosovë Sapo përfunduan edhe zgjedhjet për balotazh për kryetarët e komunave dhe me këtë përfundoi procesi i tri palë zgjedhjeve të nisura me 17 nëntor 2007 në Kosovë. Ky proces i zgjedhjeve që ishte i pesti me radhë, të mbajtura në Kosovën e pas luftës, ishte me të vërtet një proces që solli shumë risi me ekuacione me shumë të (pa) njohura. Që në fillim subjektet politike u pajtuan me OSBE-në që të mbahen 3 palë zgjedhje, si në nivel lokal, parlamentar dhe për kryetarët e komunave, edhe pse ka qenë e ditur se kjo do të jetë një barrë shumë e rëndë për një elektorat çfarë është në Kosovë në momentin e tanishëm. Edhe pse pata cekë edhe më parë në një editorial, se do të ishte e preferuar që të mbahen vetëm zgjedhjet për nivel komunal, meqenëse legjitimiteti i Asambleve Komunale ka kaluar plot një vit, pasi që PSSP me një dekret e patë vazhduar mandatin e kuvendeve komunale, të cilët kanë mundur të mbahen edhe në kohën e caktuar gjatë vitit të kaluar, pasi ato si të tilla nuk kanë pas fare mundësi që të kenë çfarëdo ndikimi eventual gjatë procesit të bisedimeve që

mbaheshin për përcaktimin statusit politik të Kosovës. tani kur jemi në prag përfundimit të procesit bisedimeve të statusit politik Kosovës, është rekomanduar

e E të të të të

mbahen zgjedhjet edhe për nivelin parlamentar, edhe pse si të tilla është ditur se do të jenë me një mandat shumë të shkurtër, pasi që sipas pakos së Ahtisarit, në momentin kur do të implementohet, është paraparë që në një periudhë kohore prej 6 -9 muajsh të mbahen zgjedhjet e reja parlamentare për Kuvendin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj. Risi tjetër, që nuk e kuptoj assesi, se me çfarë logjike, subjektet politike të Kosovës e kanë pranuar udhëzimin e OSBE-së,që mandati i Asambleve Komunale të jetë vetëm 2 vjet, shtrohet pyetja se çfarë mund të bëjnë subjektet fituese në komuna për të zbatuar projektet e tyre programore për

një kohë kaq të shkurtër prej dy vitesh, ndërsa mandati i asambleve të mëparshme është zgjatur edhe për një vit dhe si të tilla kanë qenë 5 vjet, një kohë bukur e mjaftueshme për të treguar sukses dhe efikasitet. Risi tjetër apo e (pa)njohur ishte edhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetarë të komunave nga vota direkt e elektoratit, i cili do të përcaktonte njeriun e parë të komunës të nominuar nga subjektet politike, edhe pse si e tillë ishte një hap i rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë, por në aspekt tjetër kandidatët për kryetarët e komunave kanë hyrë në garë elektorale me programet e tyre duke mos ditur se çfarë kompetenca do të kenë, dhe se ato kompetenca shtesë sipas Rregullores së re nr. 2007/30 janë publikua në media të shkruara vetëm 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 17 nëntorit, saktësisht me 14 nëntor 2007. Risi tjetër ishte edhe mundësia e votimit përmes postës elektronike, duke shkarkuar fletëvotimet nga interneti, që është jashtë çdo logjike,ashtu që ka ndodh që 1 individ të shkarkojë 3 0 0 0 fletëvotime dhe t’i dërgojë si të tilla me postë Komisionit Qendror Zgjedhor, me të vërtetë komenti është i tepërt. Risi tjetër

Faqe 13


R e v i sta St u d e n t i ishte edhe përcaktimi i pragut zgjedhor prej 5% vetëm për komunitetin shumicë shqiptar, edhe pse shumica e subjekteve politike ishin të mendimit që ky prag të jetë 3% që është e logjikshme dhe normale që aplikohet edhe në vendet tjera me demokraci më të zhvilluar, nuk mund të kuptojë partinë politike reformiste ORA, e më tepër liderin e saj politik z. Veton Surroi që për mendimin tim ka një sens për largpamësi politike, që kjo ide e tij i është kthyer bumerang për subjektin e tij politik duke e ndëshkuar pikërisht atë pasi nuk qe në gjendje të kalojë këtë prag prej 5%, apo në rast se shprehemi me termin futbollistik, ka shënuar autogol vetvetes. Risi tjetër është, që kjo duhet të hyjë me të vërtet në librin e rekordeve të Ginisit, ashtu që me vetëm 31 vota ka hyrë në Parlament të Kosovës Mihajlo Shqepanoviq ish sekretari permanent i Ministrisë së kthimit, apo me 135 vota të fituara Haxhi Zylfi Merxhën përsëri do ta kemi deputet. Por kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë e askund tjetër në botë, komenti është i tepërt. Risi tjetër ishte edhe votimi me lista të hapura, edhe pse si i tillë u aplikua për herë të parë në Kosovë dhe se me të vërtet ishte një hap përpara në zhvillimin e demokracisë, por mënyra e votimit ishte aq e komplikuar për votuesin me vetëdije të ultë të votimit, që prej atij konglomerati të subjekteve politike dhe kandidatëve që kanë garuar, të zgjedh kandidatin e duhur, dhe se në vend që të votoj vetëm për një kandidat nga subjekti politik i preferuar, i

“Risi tjetër është, që kjo duhet të hyjë me të vërtet në librin e rekordeve të Ginisit, ashtu që me vetëm 31 vota ka hyrë në Parlament të Kosovës Mihajlo Shqepanoviq ish sekretari permanent i Ministrisë së kthimit, apo me 135 vota të fituara Haxhi Zylfi Merxhën përsëri do ta kemi deputet. Por kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë e askund tjetër në botë, komenti është i tepërt.” ishte rekomanduar që mund të votoj gjer në 10 kandidatë, dhe se vota e tij ishte pjesëtuar me 10, dhe se në shumicën e rasteve duke mos njohur më shumë se një kandidatë, ka rrethuar numrin prej 1 gjer në 10 dhe se në shumicën e rasteve ka dhënë avantazh dhjetëshes së parë të listës së çdo subjekti politik si në n i v e l l o k a l a sh tu e d h e parlamentar, përveç kandidatëve për kryetarë komunash. Kjo mënyrë e tillë e votimit dhe trefishimi i mbajtjes së zgjedhjeve vetëm për një ditë, e ka bërë procedurën e votimit të stërzgjatur, që vetëm dalja tepër e vogël e elektoratit, rreth 40%, ka bërë të mundur që të kryhej vetëm për një ditë, se po të ishte dalja në votime p.sh. 60% do të ishte e nevojshme 2 ditë votimi për të mundësuar elektoratit për të kryer këtë proces të stërzgjatur të votimit.

Kulminacioni i ekuacionit me shumë të (pa) njohura ishte mënyra e radhitjes dhe përfaqësimit të kandidatëve të subjekteve politike të fituara për Asambletë Komunale, dhe atë pas gati 3 javësh nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, pikërisht një ditë para mbajtjes së balotazhit për kryetar komunash. Edhe pse duke ditur më parë, që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në vitin 2002, apo edhe zgjedhjeve parlamentare të viti 2004 është aplikuar çelësi 30% i përfaqësimit gjinor, gjegjësisht i kandidateve femra, ashtu që në 3 kandidatët e fituar 1duhet të jetë femër, në 6 dy kandidate femra, në 9 tre kandidate femra e kështu me rrallë, edhe pse kjo formë ka qenë e aplikueshme dhe e pranueshme në votimet që janë mbajtur gjer atëherë me lista të mbyllura, pasi që është votuar vetëm për partinë apo

Faqe 14


R e v i sta St u d e n t i subjektin politik, dhe se ky çelës automatikisht është aplikuar nga partia, pasi që çdo e treta femër ka qenë e nominuar në listë. Edhe pse kjo është e pritur se do të përsëritet edhe në këto zgjedhje, ky çelës i preferuar i përfaqësimit gjinor, edhe pse me votën e lirë të qytetarit është shkelje drastike e demokracisë, ky çelës jo që është zbatuar, por ka përjetuar një evolucion, ashtu që tani është zbatuar edhe më rigoroz, ashtu që ky qelës tani doli të jetë, në 2 kandidatët e fituar të një subjekti politik, një patjetër të jetë kandidate femër, në 4 dy të jenë patjetër femra, në 7 tre kandidatë të jenë femra, e kështu me rrallë, dhe ky përfaqësim e ka tejkaluar me të madhe dhe se ky proporcion ka shkuar gjer në 50% të përfaqësimit gjinor për subjektet politike që kanë fituar 2 apo 4 ulëse. Kjo është shkelje drastike e votës së lirë të qytetarit, ashtu që p.sh. një kandidati që ka fituar shumicë votash direkt nga elektorati, i u është marrë mandati dhe iu është falur kandidates femër të së njëjtit subjekt politik me shumë më pak vota. A thua ky kandidati i tillë në zgjedhjet e ardhshme do të ketë mundësi të kërkojë prapë vota nga elektorati, kur votat e elektoratit të tij, i dhurohen kandidatit tjetër vetëm e vetëm për të aplikuar çelësin e përfaqësimit gjinor që shkon edhe gjer në 50%. Kjo në zhargonin popullor do të thotë, votat e fituara për Filanin i dhurohen Filanes. Është plotësisht e kuptueshme që në listat e kandidatëve të jetë përfaqësimi gjinor prej 30%, por në votimet me lista të hapura kjo bie ndesh me përcaktimin e

votuesit dhe nuk është as morale se lere më ligjore të “shpërblehen” me vota apo të”dhurohen” me vota kandidatët tjerë që nuk kanë fituar vota nga elektorati. E dihet se edhe gjysmën e elektoratit e përbën gjinia femërore dhe se po qese ata kishin votuar për kandidatet e gjinisë së njëjtë, ato e kishin kaluar edhe 50% të përfaqësimit gjinor, e çfarë faji ka që kandidatët meshkuj të dënohen si të tillë, kur është vota e lirë e qytetarit dhe se kur gjysma e elektoratit gjinor femëror nuk kanë votuar për to. A thua, në zgjedhjet e ardhshme lokale apo parlamentare që do të mbahen në Kosovë ky çelës do të jetë, 2 me 1, 4 me 2, 6 me 3, 8 me 4, 10 me 5 e kështu me rrallë, apo do të kushtëzohet që edhe në balotazh për kryetarët e komunave medoemos të jetë një kandidatë mashkull dhe një kandidatë femër, pasi që si e tillë

“ K o s ova është një p o l i g o n eksperimental në të cilin fuqitë e mëdha k r y e j n ë eksperimente të ndr yshme p o l i t i k e , ekonomike”. Adem Demaçi

në balotazhin e mbajtur me 8 dhjetor, me sa di ka qenë në garë vetëm 1 kandidate femër nga radha e LDK-së në komunën e

Gjilanit, dhe se këtë mangësi që nuk e kanë paramenduar, do ta përmirësojnë me siguri në zgjedhjet e ardhshme. Nuk është befasi që kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë dhe nuk do koment. Do ta përfundojë këtë analizë rreth zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë me thënien e të madhit bacë Adem Demaçit: “Kosova është një poligon eksperimental në të cilin fuqitë e mëdha kryejnë eksperimente të ndryshme politike, ekonomike”. E unë do t’ia shtoja edhe eksperimentin e të zbatuarit të mënyrave të zgjedhjeve, votimeve, rezultateve, përfaqësimeve gjinore e kështu me rrallë, që si të tilla nuk mund të zbatojnë në vendet e tyre, e eksperimentojnë në Kosovën tonë të dashur.

Faqe 15


R e v i sta St u d e n t i Analizë Loja maratonike e ekipit tonë negociator gjatë vitit 2007 Ejup Haziri Në Kosovë, ky vit besohej se do të na sillte pavarësinë e aq pritur saqë na është shterur zëri, na janë shterur ngjyrat dhe fletët duke shkruar për të. Edhe pse pritej që viti 2007 do ta kurorëzonte Kosovën me pavarësi, në fakt kjo nuk ndodhi, ashtu siç nuk ndodhi me vitet paraprake, respektivisht vitin 2005-2006. Lojërat e huaja diplomatike nuk kishin të ndalura dhe rezultati për shkak të lojës maratonike ndërrohej shpeshherë sa për të mirën tonë e sa për të keqen tonë, të jemi të sinqertë se sa herë që ishte topi në posedimin tonë, zhvillohej ndonjë gjuajtje e lirë për ekipin kundërshtar, apo edhe ndonjë pozitë jashtë loje, dhe nganjëherë vinte deri te ekzekutimi i penaltisë pa ndërhyrje fare, gjyqtarët ishin të ashpër saqë as ankesa nuk bënte punë përpos që e ndërlikonte procesin edhe më shumë, vrazhdësia e tyre në ekstrem për një fjalë të vetme të ekipit tonë në shenjë ankesë përjashtonte atë edhe nga loja dhe ndonjëherë edhe nga podiumi. Ekipi kundërshtar ndërhynte ashpër ndaj lojtarëve tonë, por për çudi gjyqtari nuk jepte shenjë për ndërhyrje, vetëm se jepte shenjë me duar për vazhdimin e lojës, e në rast të ndonjë

ndërhyrjeje të thjeshtë nga ndonjë lojtar yni ndaj ekipit kundërshtar atëherë automatikisht dënohej rëndë ndërhyrësi, ose me kartuç të

verdhë ose të kuq. Ankesat nuk vlenin për ekipin tonë, dhe si rrjedhojë e këtij fenomeni josportiv, ekipi kundërshtar gjeti pikën e dobët, andaj ata shtireshin kinse nga ndërhyrja e rëndë e ekipit tonë, vetëm e vetëm që të gjobiteshin lojtarët tanë, dhe kjo ndodhte. Ekipi ynë pati disa raste për të shënuar, por, mos-kombinimi ndërmjet lojtarëve përfundoi me asgjë konkrete, shpeshherë te dhjetë lojtarët vraponin në sulm e nuk përfillnin fare koordinatat, kjo gjë rezultonte me kundërsulm të kundërshtarit, te cilët ia arrinin qëllimit falë mosgjetjes së mirë të ekipit tjetër. Për çudi disa nga ekipi ynë kur merrnin topin kalonin vijën anësore dhe andej luanin, ngase simpatizantët ishin atypari, apo ndoshta dëshironin të japin ndonjë intervistë se si do të përfundon rezultati?! Rezultati

shihej që nga fillimi, ngase dita e mirë shihet në mëngjes, por ekipi ynë pretendonte se ata janë duke udhëhequr dhe se rezultati përfundimtar do të jetë në të mirën e tyre, por si ndodh kjo kur ata kishin hyrë në fushë me përtacinë angleze, me përgatitjen san marinase dhe me shpresën gjermane. Iu mungonte mbrojtja italiane, mesfushorët argjentinas dhe sulmi brazilian. Gjasat e parashikuara që në shikim të parë lenin të kuptojnë se ekipi ynë do të jetë bindshëm më i mirë, ngase në vend të 22 lojtarëve (përfshirë edhe ekipin rezervë) ishin 44 gjithsejtë, kjo paksa hutonte të gjithë, por me rëndësi ishte që në lojë ishin vetëm 11 prej tyre, të tjerët në ulëse kërkonin vazhdimisht nga trajneri ndërrime, por për çudi trajneri në vend se ta përforconte sulmin pasi që rezultati ishte jo në të mirën e ekipit tonë, ai përforconte mbrojtjen. Sulmuesit në mënyrë individuale mundoheshin të depërtojnë deri te porta e kundërshtarit, por gjithmonë dështonin, ata e luanin edhe pozitën e mesfushorëve, ngase që nga aty merrnin topin dhe vraponin derisa ndesheshin për ndokënd nga ekipi kundërshtar, por edhe topin nga secili lojtar nuk e pranonin dhe kjo gjë i shtynte ata që të luanin të gjitha pozitat, me përjashtim të portierit. Nganjëherë vinte deri te ndërlikimi në mes të lojtarëve për shkak të posedimit të topit, por kjo nuk kishte shumë rëndësi pasi që topi shumë

Faqe 16


R e v i sta St u d e n t i shpejt kalonte në anën e ekipit kundërshtar. Trajneri i ekipit tonë lexonte gazeta në vend se të preokupohej me ekipin që e udhëhiqte, ai nuk bënte ndërrime të mjaftueshme dhe të duhura, në bankat rezerviste qëndronin lojtarë me eksperiencë të lartë dhe me përgatitje kualitative, por kjo nuk ndikonte asgjë tek trajneri i ekipit tonë. Ne kishim një përparësi të madhe ngase trajneri i ekipit tonë njihte shumë mirë lojën e kundërshtarit, trajneri i shitur (?) apo gabimisht janë ndërruar trajnerët?! Pas një ndeshje maratonike; dy pjesë nga 45 minuta, secila pjesë nga 25 minuta shtesë (e pabesueshme dhe kundër rregullave sportive, por realitet) për shkak të ndërhyrjeve dhe lëndimeve të lojtarëve, loja përmbyllet me rezultat të thellë të ekipit kundërshtar ndaj ekipit tonë. Ç’thanë pas ndeshjes? Udhëheqësit e ekipit kundërshtar para mediave demonstruan atë që lojtarët e tyre e demonstruan në fushë, përderisa trajneri i ekipit tonë deklaroi se ‘unë dhashë tërë mundin tim, lojtarët e mi shkëlqyen në fushë, ata bënë lojë të mirë edhe pse humbën, mbrojtja ishte e dobët dhe kjo ndikoi që ne të pranojmë gola, ua uroj ekipit kundërshtar fitoren, ndërsa për ekipin tim them se viteve të ardhshme me siguri se do të bëjmë lojë më të mirë.’ Lojtarët e ekipit tonë fajësonin njëri-tjetrin, reparti mbrojtës fajësonte atë sulmues për mos-shënimin e golave,

përderisa ai sulmues akuzonte atë mbrojtës për mbrojtjen tepër

tjetrin (nganjëherë ofendonin) sikur të ishin të gjithë kapitenë... Arsyet e humbjes

të dobët, të ndodhur para këtij debati të ashpër se kush ta merr përgjegjësinë për situatën e krijuar, njëzëri vendosën që faji për situatën e krijuar rrjedh nga portieri, ngase ai pranoi gjitha golat, andaj edhe përgjegjësia për humbjen e ekipit padrejtësisht i mbeti portierit. Gabimet Në rend të parë, përzgjedhja e atij trajnerit ishte një gabim i madh dhe katastrofik, lidhjet e tij të ngushta me ekipin kundërshtar mund të ishte një prej arsyeve se përse loja mbaroi ashtu. Si gabim tjetër mund të cekim edhe atë se lojtarët e ekipit tonë nuk kishin vizion të qartë se përse janë duke luajtur dhe se loja e tyre në çfarë niveli po zhvillohej, ata më shumë luanin për ta kënaqur vetveten sesa që mendonin për një fitore. Po ashtu edhe prej gabimeve ishte ndryshimi i pozicioneve, ku shpeshherë në qendrën e sulmit vëreheshin mbrojtësit e në mbrojtje sulmuesit, kjo shkaktonte një rrëmujë dhe pështjellim të madh. Pastaj edhe depërtimi individual ndikoi shumë në gjendjen e krijuar, ku secili lojtar dëshironte të shënonte gol, të gjithë flisnin në fushë dhe këshillonin njëri-

Loja nuk ishte e barabartë, për ekipin kundërshtar luante edhe gjyqtari kryesor duke mos përjashtuar as anësorët, jo vetëm kaq, por për ekipin kundërshtar luante edhe trajneri i ekipit tonë, mos-koordinimi i lojtarëve tanë ishte arsyeja tjetër e humbjes, gjithashtu edhe mosinteresimi për ekip por interesimi vetëm për vetveten ishte një prej arsyeve të humbjes, ka edhe arsye tjera që nuk i shpalosëm këtu, por që vetvetiu janë të njohura. Mësim nga pësimi Kjo ishte humbja e vitit 2007, ky ishte një vit shumë i mirëpritur për ne, por na kushtoi

shumë, ishte vit vrasës i dëshirave dhe të drejtave tona, si dhe mos-realizues i ardhmërisë sonë, sidoqoftë, në prag është viti tjetër, viti 2008, ku në të cilin do të zhvillohet ndeshja kthyese në nivel më të lartë por ‘e kushtëzuar dhe e mbikëqyrur’, gjasat për t’u hakmarrë ende ekzistojnë, nëse bëhen ndërrime në ekip, ekziston një seriozitet dhe një bashkëpunim si dhe koordinim i ndërsjellë, presim se çka dhe si do të ndodh?!

Faqe 17


R e v i sta St u d e n t i Vështrim Maqedonia e re ose Greqia antike Hamdi Nuhiju Kumanovë, Maqedoni Të huazosh diç nga politika për tregti është jo e moralshme pasi që bëhet fjalë për lidhjen e fateve të miliona njerëzve. Por e drejta fiton dhe triumfon në ato momente kur paraqitet në skenë drejtësia dhe morali , ndërsa padrejtësia hidhet mbi ne kur jemi të revicionuar pas budallallëqeve politike në vend. Sa të vështirë e patë debatuesi i Sokratit për ta definuar drejtësinë duke lindur një sërë nën pyetjesh që ishin të pasqyruara në veprën Republika të Platonit. Edhe Thrasimah edhe Sokrati pajtoheshin rreth koncepteve bazë të drejtësisë , por perceptimi i drejtësisë ishte ndryshe nga njëri tjetri. Njëri bazohej në atë se drejtësia është t’i bësh mirë më të fuqishmit dhe t’i bësh keq armikut , duke mos definuar se më i fuqishmi mund të jetë edhe armiku i cili në rast mund të paraqitet si mik. Tjetri hodhi poshtë këtë teori duke detajizuar segmente të drejtësisë që kanë të bëjnë me pamjen e jashtme të saj. Sidoqoftë për të mos më refuzuar lexuesi i këtij shkrimi nuk do të hy thellë në debatin e zhvilluar ne veprën Republika.

Të gjithë pajtohemi se e drejtë e popullit maqedon është që të emërtohet si dëshiron ajo dhe të njihet nga popujt tjerë me atë emër. Por , Greqia e filozofëve gjenial mendon se ka të drejtë historike dhe gjeografike mbi Maqedoninë. Ajo po paraqitet si "dado" për këtë shtet duke emërtuar Maqedoninë me emër

jashtë termit Republiké. Ndërsa këndej Platoni komplet rruzullin tokësor e fascinoi me veprën e tij Republika duke thirrur në demokraci dhe duke bërë dallime të detajizuara ndërmjet s i s t e me v e të n d r y s h m e . Çuditërisht kjo vepër nisë me debatin mbi drejtësinë. Është interesante këtu të theksohet pozita e shqiptarëve në këtë problem diplomatik midis dy shteteve në Ballkan. Disa subjekte politike shqiptare kushtëzojnë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë në kundërvlerë të mbështetjes së këtyre subjekteve njohjen e Maqedonisë me emrin

e saj kushtetues. Disa tjera refuzojnë të kalkulojnë me drejtësinë duke iu hakmarrë politikës gllabëruese të këtij shteti ndaj shqiptarëve dhe propozojnë një emërtim të pritshëm në mesin e lëvizjeve radikaliste në vend. K ë ty r e ra p o r te v e d h e turbullirave politike i paraprijnë zgjedhjet e reja demokratike në Kosovë ku fitoi P a r t i a Demokratike e Kosovës në krye me Hashim T h a ç i n kryeministër. Për qarqet prosllave në këtë vend fitorja e Hashim Thaçit duhet të rezultojë me mosmbështetje të Maqedonisë për pavarësinë e Kosovës në formë direkte , por duke pritur që vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës ta marrin pasi që të vendoset p ë rfu n d i mi sh t ç ë sh tj a e pazgjidhur e këtij vendi. E kam parasysh që nëse në këtë shtet do të jetonin vetëm garniturat e vjetra "titiste" dhe forcat e reja "pro-bullgare" nuk do të kishin mbështetjen as të popullit maqedon për njohjen zyrtare të Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Edhe në interes të shqiptarëve të këtij vendi është që në këto momente të ndjeshme për këtë vend të

Faqe 18


R e v i sta St u d e n t i vendosin bashkërisht duke mos dëmtuar asnjërën palë edhe pse kam bindje të thellë se raportet e politikës së këtij shteti ndaj shqiptarëve janë aq nënçmuese saqë nuk ia vlen as që të bisedohet për këto çështje në mesin e shqiptarëve të këtij vendi. Si duket dora e padukshme po luan lojë të rrezikshme edhe në dëm të këtij shteti. Lobi i fuqishëm grek në këtë vend po ndikon në ligjet dhe urrejtjen ndërmjet maqedonëve dhe shqiptarëve duke krijuar përçarje të brendshme politike në vend, në anën tjetër garniturat serbe me mbështetje të jashtme të Greqisë në formë indirekte po kushtëzojnë Maqedoninë këtë shtet eksperiment në Ballkan që të bëhet e matur rreth pavarësisë së Kosovës. Indirekt ky hap krijon urrejtje dhe mospëlqim të shqiptarëve të Maqedonisë me kërkesat e politikës së jashtme të k ë t i j s h t e t i . Prapavijat politike në këtë skenë të smerald po ekzagjerojnë sistemin demokratik të këtij shteti. Pala greke doli me një hap konkret në zgjidhje të problemit rreth emrit të Maqedonisë. Ata propozuan që Maqedonia në vend që të përdor termin Republika e Maqedonisë të quhet me emrin Maqedonia e Re. Kjo do të nënkuptonte që në raportet e jashtme dhe në unionet politike të jashtme Maqedonia gjithmonë të mbetet si hije e Greqisë , duke u konsideruar nga shtetet konservative si krahinë e Greqisë Antike. Shqiptarët në planin politik dhe kombëtar në këto momente të turbullta mund edhe të mbështesin qëndrimin e

“Ata propozuan që Maqedonia në vend që të përdor termin Republika e Maqedonisë të quhet me emrin Maqedonia e Re. Kjo do të nënkuptonte që në raportet e jashtme dhe në unionet politike të jashtme Maqedonia gjithmonë të mbetet si hije e Greqisë , duke u konsideruar nga shtetet konservative si krahinë e Greqisë Antike.”

Greqisë rreth kësaj çështje normal nëse me këtë fitojmë pavarësinë e Kosovës , por asnjëherë nuk duhet të harrojnë politikat raciste të Greqisë ndaj shqiptarëve emigrantë që bukën e gojës e fitojnë në tregjet e Athinës. Sidoqoftë në mes të dy të këqijave shqiptarët duhet të zgjedhin atë që është më pak e dhimbshme. Republika e Maqedonisë ose Maqedonia e Re.!

Faqe 19


R e v i sta St u d e n t i Porosi aktuale Ti vëlla i kthyer nga haxhi Ti vëlla i kthyer nga Haxhi... E lusim Allahun xh.sh që haxhin ta ketë pranuar dhe për mund të ketë shpërblyer...Mirëpo... çka vëlla tash pas Haxhit...? Falënderimi i takon All-llahut, i Cili e udhëzoi njeriun në rrugë të drejtë, mëshira e Tij qoftë për të dërguarin a.s., familjen, shokët e tij, dhe për ata që shkojnë në rrugën e drejtë.

caktuar me të mirat e kësaj bote nuk ka të keqe, mirëpo më trego si u ndjeve gjatë kryerjes së obligimit të haxhit kur ti kaloje nëpër ato vende të pastërta? A nuk e di ti vëlla se i dërguari a.s i

Ti vëlla i kthyer nga haxhi: Kur haxhilerët të jenë vendosur për t’u kthyer në vendet e tyre, ata pa dyshim i kujtojnë baballarët, nënat, gratë, fëmijët, e vëllezërit e tyre. Bartin me vete dhurata, e ca të tjerë edhe më shumë se kjo, të ngarkuar me mallra për të fituar nga tregtia e cila nuk ka ndonjë pengesë me ligjin islam, ngase Allahu Subhanehu we Te’ala ka thënë: “Nuk është mëkat për ju të kërkoni begati nga Zoti juaj (të bëni ndonjë tregti gjatë haxhit). E kur të derdheni (hiqeni) prej Arafatit, përmendeni Allahun në vendin e shenjtë (Muzdelife), përmendeni Atë, ashtu si u ka udhëzuar Ai, sepse më parë ishit të humbur. [Kur’an 2: 198]. Thotë imam Kurtubiu: “Ky citat Kur’anor e bënë të lejuar për atë që kryen obligimin e haxhit që në të njëjtën kohë të bëjë edhe tregti, kjo nuk e bënë atë që ai të mos jetë në mesin e besimtarëve të sinqertë" . Ti vëlla i kthyer nga Haxhi: Të bërit tregti në një masë të

ka urdhëruar njerëzit që mos ta braktisin qytetin e Mekkës para se ta kenë përfunduar tawafin e fundit lamtumirës. Ebu Enesi r.a ka thënë: “Kur njerëzit përgatiteshin pas kryerjes së ceremonive të haxhit për tu ndarë nëpër vendet e tyre i derguari a.s i këshillonte ata dhe u thoshte: “Të mos braktisë askush nga ju para se të ketë kryer obligimin e fundit (tawafin) në shtëpinë e shenjtë (Qabe).” [Transmeton Muslimi]. Ti vëlla: Kështu i urdhëronte i dërguari a.s shokët e tij që të bënin tawafin e fundit para se ata t’i lënë ato vende të shenjta në mënyrë që zemrat e tyre të

jenë përplot të mbushura me mall për atë shtëpi të shenjtë të cilën Allahu xh.sh e veçoi me begati. E ti vëlla: Më trego cila është ajo që ndjenë tani kur je në përgatitje e sipër për të braktisur atë vend të pastër? S’ka dyshim se thënia lamtumirë atyre vendeve është e vështirë për ty, e pa dyshim më e vështirë për atë të cilin e pastroi zemrën e tij plotësisht, i cili duke i kryer obligimet e haxhit çdo herë kishte në kujtesë Allahun Subhanehu we Te’ala. E, tash ti vëlla: Pas braktisjes të shtëpisë së shenjtë ti kujton ato ditë duke qenë i nënshtruar ndaj Allahut [madhëria i qoftë Atij], ditë të pa zëvendësueshme për ty, dhe çastet që ke kaluar në to. Mirëpo vëlla: A e pranon mendja e shëndoshë që me të kthyer ne vendin tënd ta harrosh Allahun e Madhëruar dhe të mos vazhdosh me atë nënshtrim dhe respekt të plotë ndaj Tij? Kur tash ti kujton të pranishmit që ishin atje, kujton ditën e Arafatit dhe të veçantën e saj, ditët e pa zëvendësueshme në vendin e shenjtë Mina. Vëlla: Si mundesh atëherë t’i ndërrosh këto çaste të pazëvendësueshme me të tjera, qëndro edhe më tej nën hijen e atyre ditëve, fillo një kapitull të ri të jetës tënde në mënyrë që të

Faqe 20


R e v i sta St u d e n t i jesh nga ata të cilëve ua ka pranuar haxhin, Allahut i Madhëruar. Thotë Hasan el-Basriu: “Nga shenja e haxhit të pranuar është kur kryerësi i tij kthehet dhe ai e gjen veten asketik në këtë botë dhe lakmues ndaj botës tjetër”. Disa të tjerë kanë thënë: "Nga shenja e haxhit të pranuar është: Nëse kryerësi i tij kthehet dhe ai të ketë ndryshuar në të mirë". E, ti vëlla i kthyer nga haxhi, më pas edhe një gjë për ty: Lute Allahun e Madhëruar që të mos jetë për ty kjo hera e fundit e vizitës së shtëpisë së shenjtë. Dije se vazhdimësia e të qëndruarit nën frikën dhe respektin e Allahut te Madhëruar është çelësi i shpëtimit në këtë botë dhe ditës kur do të dalim para Allahut xh.sh. I dërguari a.s është pyetur një herë: cila vepër është më e pëlqyer tek Allahu xh.sh.? Ai tha: “Vazhdimësia e saj (e veprës së mirë) edhe nëse ajo është e paktë”. [Transmeton Muslimi]. Dije se nga shenjat e përmirësimit është të vazhduarit edhe më tej në nënshtrimin ndaj Allahut te Madhëruar, po edhe nëse ajo nuk është në nivelin e duhur, ky është margaritari me të cilin dua të shpërblej që: të jesh çdoherë afër veprës së mirë dhe në vazhdimësinë e kryerjes së saj, mos e nënçmo atë, ndoshta Allahu i madhëruar bënë që të ketë pranuar haxhin tënd dhe të ndahesh faqebardhë nga kjo botë.

Vëlla i kthyer nga ai vend i shenjtë: Mos u bë nga ata që i’u frikësohen dhe nënshtrohen Allahut të Madhëruar vetëm në vende të caktuara, e kur të jenë kthyer në vendet e tyre të bëhen ashtu si kanë qenë më parë. Alkame një herë e pyeti Aishen r.a: “Oj nëna e besimtarëve, si vepronte i dërguari a.s., a veçohej në

ndonjë ditë me diç nga ditët tjera?” Ajo tha: “Jo, vepra e tij ka qenë e vazhdueshme. E kush nga ju mund të bëjë veprën e të dërguarit a.s?!” [Transmeton Buhariu]. Të duhet patjetër të durosh dhe t’ia kesh frikën Allahut të Madhëruar, e ti vazhdoje kapitullin e ri të jetës tënde, duro gjithashtu të mos biesh në mëkate ngase durimi në mosrënie në mëkate të bënë që të gjesh shpërblim të lartë tek Allahu i Madhëruar. Thotë Mejmun ibnu Mehran: “Durimi është dy lloje; durim kur të godet ndonjë fatkeqësi, dhe padyshim se ky lloj durimi është i mirë, mirëpo lloji më i mirë i durimit është qëndrueshmëria nga mosrënia në mëkat”.

Mos u bë nga ata për të cilët ka thënë Imam ibnu Kajjim: “Koprracët bëhen më durimtarët ndaj kënaqësive të kësaj bote, dhe më padurimtarët në frikën ndaj Allahut xh.sh. Ata durojnë që të jenë vazhdimisht kontribuues në të mirë të shejtanit të mallkuar, e nuk durojnë që të jenë të nënshtruar ndaj Allahut, qoftë edhe për gjënë më të thjeshtë. Ai bënë durim dhe bënë mëkate që ta kënaq armikun e tij e nuk gjen durim qoftë edhe për më të thjeshtën gjë që të gjej kënaqësinë e Allahut Subhanehu we Te’ala. Mu kjo është koprracia më e madhe, dhe nuk do të jetë bujar tek Allahu xh.sh., dhe assesi në mesin e bujarëve në ditën kur do të thirrën e të pyetën se: Ku janë të devotshmit? Vëlla i kthyer nga haxhi dije se shpërblimi i durimtarëve është xhenneti: Thotë Allahu xh.sh: "Edhe ata që patën durim (ndaj të këqijave ) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë. (përfundim i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thonë) Selamun Alejkum, me

Faqe 21


R e v i sta St u d e n t i durimin tuaj gjetët shpërblimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend". ] Erra’d:22-24[. Thotë Fudeil ibnu Ijad në lidhje me këtë citat Kur’anor: “Selamun Alejkum, me durimin tuaj gjetët shpërblimin...”, “Bënë durim që të veprojnë atë për të cilën u urdhëruan t’a veprojnë, dhe duruan që të largohen nga ajo për të cilën u urdhëruan të largohen”. Vëlla: Natyrshmëria e shpirtit e kërkon përtacinë dhe kënaqësinë, andaj mos ia mundëso shejtanit që të jetë afër teje. Thotë Hasan el-Basriu: Kur shejtani të gjen ty e ti vazhdimisht i je nënshtruar Allahut, mundohet që të mërzis, mirëpo ai të lenë kur të sheh që je i nënshtruar Allahut xh.sh., e nëse ai të gjen jo të vendosur ai do të ketë lakminë ty dhe do të jetë çdoherë afër teje”. Vëlla: Fillo, fillo e mos thuaj do të veprojë në të ardhmen atë gjë, apo do ta bëj, dëgjo këshillën e Thumameh ibnu Bixhad Esselemi, drejtuar popullit të tij: “U këshilloj që mos të gjejnë vend tek ju fjalët do të veproj në të ardhmen atë gjë, në të ardhmen do të falem, në të ardhmen do të agjëroj”. Andaj vëlla: Vepro që tani e mos i le gjërat për asgjë, vepro ashtu si veproje në kohën kur ishe në ato vende të pastra, ngase shpërblimi i Allahut xh.sh. nuk do të mungoj. I lartësuari thotë: E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne, me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në krahun e besimtarëve".[El-Ankebut:69 .]

“O Ndryshuesi i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde”.

Ti vëlla: Mos të kaloj koha, andaj lute Allahun që të forcojë në bindshmërinë ndaj Tij, thellohu edhe më në kthimin tek Allahu xh.sh, pejgamberi a.s shumë herë e luste Allahun xh.sh. që ta forcoj në fenë e Tij. Është pyetur Umu Seleme r.a se cilën lutje e praktikonte i dërguari a.s më shumë? Ajo tha ai thoshte: “O Ndryshuesi i zemrave, forcoje zemrën time në fenë Tënde”. [Transmeton Tirmidhiu, Ahmedi, dhe ibnu ebi Shejbeh. Hadith Sahih]. Ti vëlla i kthyer nga haxhi: Ja, gjejmë se i dërguari a.s. e luste Allahun që ta forcoi në fenë e Tij, dhe ai kishte parë nga argumentet e Allahut të cilat mjaftojnë që të jetë i vendosur në fenë e Tij, atëherë si është gjendja jonë?!! Ti jeton në kohën kur sprovat janë shumuar, kohë në të cilën nuk gjen askënd i cili të mbështetë drejtë së vërtetës, vetëm se bëjnë shaka me ty nëse të gjen të mbështetur në Allahun xh.sh., mirëpo besimtari i sinqertë është fort i lidhur në besë me Allahun xh.sh. dhe nuk bie pre e shakave të tjetrit.

Andaj, vëlla bëja vetes obligim që sa më shumë ta lusësh Allahun me lutje të sinqertë që të forcoi në fenë e Tij, e jo me lutje e cila nuk gjen vend në zemrën tënde. Ti vëlla tash je i kthyer në vendin tënd, dua që krejt në fund ta kujtoi edhe një gjë shumë të rëndësishme për ty: Mos u bë nga ata mendjemëdhenjtë të cilët nëse veprojnë një gjë sado e vogël që është e shohin vetën se janë bërë më të mirët mbi sipërfaqen e tokës, por bëhu nga ata që e gjejnë veten e tyre se kanë punuar shumë pak, dhe dije se sado që punon nga veprat e mira nuk mund ti kompensosh të mirat që Allahu xh.sh ti ka dhuruar ty. Ja se ç’tha Ebu Bekri r.a në ligjërimin e tij të parë kur ai u bë halife i myslimanëve: “O ju njerëz, ju më zgjodhët mua udhëheqës të besimtarëve mirëpo nuk jam më i miri nga ju.” Burimi: www.islamway.com Përshtati në gjuhën shqipe: Berat Hashani

Faqe 22


R e v i sta St u d e n t i Thirrje Përgëzoni e mos largoni Aid el-Karni Përgëzoni e mos largoni, lehtësoni e mos vështirësoni, këto janë fjalët e Profetit të mbrojtur nga mëkatet. Ky është një sqarim i qartë dhe një dërgesë e hapur që i drejtohet bartësve të fesë islame, që nënkupton përgëzim në fenë e re dhe lehtësim për njerëzit, si dhe mos-largimin e tyre me ashpërsi dhe vrazhdësi, por thirrja e tyre duhet të jetë me urtësi, këshilla të mira dhe t’ua përkujtojmë atyre mëshirën e më të Mëshirshmit. Dijetarët, thirrësit dhe bartësit e Islamit janë dërgues të paqes dhe në fakt janë mëshirë, e nëse ndonjëri prej tyre e braktisë këtë metodologji dhe i largon njerëzit me ashpërsinë dhe vrazhdësinë e tij, dhe i largon nga mëshira e Zotit duke ua humbur shpresat atyre, me të vërtetë defekti është te ky person, ngase dërgesa e Islamit është dërgesë dashurie, paqe, mëshire dhe udhëzim, thotë Allahu i Madhëruar: “E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” Për këtë arsye unë ndaloj vëllezërit e mi nga thirrësit të cilët i frikësojnë njerëzit me ligjëratat e tyre, i kërcënojnë ata, e sikur mëshira dhe dënimi të jetë në duart e tyre, dikush edhe u flet njerëzve me përsosmëri dhe superioritet, sikur të jetë në një ndërtesë të lartë apo nga një aspekt tjetër sikur të mos ketë ai mëkate dhe sikur mos të gabojë fare, ndërsa

Allahu thotë: “...e sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë (prej mëkateve)...” Përse nuk e pranojmë njerëzoren, mangësinë dhe dobësinë tonë?

komunitet i dërgesës Hyjnore universale, e cila është dërgesë e paqes, vëllazërimit, përgëzimit, udhëzimit dhe mëshirës. Askush nga ne nuk është më i mençur, më i pastër dhe më i ndershëm sesa Muhammedi [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të],

Përse nuk iu ligjërojmë njerëzve sikur ne të jemi ngjashëm me ata, e sikur ata të jenë ngjashëm me ne, ngase të gjithë jemi njerëz, qëllojmë dhe gabojmë, mëkatojmë dhe kërkojmë falje, korrim suksese dhe dështojmë, asnjëri nga ne nuk posedon cilësinë e përgjegjësit absolut ndaj islamit, askush nga ne nuk është folës i vetëm zyrtar në emër të religjionit, tek ne nuk ka të ngjashëm me ‘Papën’ as ‘Mamen’, por, ne të gjithë jemi

andaj, Allahu e përkujtoi atë me metodikën e tij të bukur në misionin e thirrjes së tij: “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet...”. Në realitet fjalët kërcënuese dhe frikësuese në këshilla, vrazhdësia dhe ashpërsia ekstreme nënkuptojnë që

Faqe 23


R e v i sta St u d e n t i ligjëruesi (apo folësi) nuk ka kuptuar ende pikësynimet e legjislaturës së Muhammedit [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të], ai flet sipas natyrës së tij të kombinuar nga ashpërsia, vrazhdësia dhe rreptësia, ai fillon të shprehet rreth islamit por me mendimin e tij pesimist të errësuar u flet dëgjuesve duke u adresuar tek ndonjë person se ai është i keq, Allahu atë nuk do ta fal dhe se zjarri i ferrit është në pritjen e tij, lutemi ditë e net ndaj tij me mallkim, shkatërrim dhe çështje tjera madhore, si mund të jetë kështu kur dihet se libri i shenjtë (Kur’ani) dhe Sunneti (profetik) kanë përgëzuar me pendim, falje nga Allahu, mëshirë të gjerë dhe me një ardhmëri të mirë: “Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All -llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!”. Çelësat e Parajsës janë vetëm në dorën e Zotit të vetëm e të Lartësuar, Ai na krijoi neve nga dheu dhe e di për dobësinë tonë, Ai s’ka nevojë për ne, por megjithatë Ai na thërriti neve me dashamirësi dhe butësi, na premtoi mëshirën e Tij ngase Ai është më i Mëshirshmi. Atëherë pra, si mund të vjen dikush nga ne e ta shfaq fuqinë e tij në të shprehur, aftësinë e tij në ligjërim e të na bllokojë neve me qortim, dënim dhe injorancë? Rrëfehet në hadithin autentik se një njeri adhurues i denjë i Allahut, këshilloi një mëkatar, por ai mëkatari nuk iu përgjigj fare, andaj adhuruesi i tha mëkatarit: “Betohem në Zotin,

“...dërgesa jonë është jetë për trupin, dritë për zemrën, lumturi për këtë jetë, shpëtim për jetën tjetër, përmirësim i individit dhe mëkëmbje për kolektivin, ajo është balancim në mes të drejtave (hukuk) dhe obligimeve (vaxhibat), detyrimeve (farzeve) dhe gjërave vullnetare...” se nuk do të fal ty Zoti”. Allahu i Madhëruar tha: “Kush po betohet në Mua (Kush po flet në emër Tim)? Po ju dëshmoj se Unë e fala këtë mëkatarin, ndërsa adhuruesit ia zhduka veprat e mira.” Atëherë, o ju vëllezër të ndershëm, na lëreni t’i përgëzojmë njerëzit për këtë fe përmbyllëse, dhe t’iu bëjmë zgjidhje tragjedive dhe problemeve të tyre; ngase i Dërguari i kësaj feje ka ardhë ashtu siç e ka cilësuar Zoti i tij: “...dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta.” Qëllimi i tij ishte ta largoj të vështirën, mundin, vuajtjen dhe shqetësimin, si dhe të sjell gëzim, siguri, kënaqësi dhe rehati. Feja jonë është fe e madhërishme dhe e pastër...feja jonë është ushqim për mendjen, furnizim për shpirtin dhe kënaqësi për ndjenjën, dërgesa jonë (është për qëllim dërgesa islame-sh.p.) është jetë për trupin, dritë për zemrën,

lumturi për këtë jetë, shpëtim për jetën tjetër, përmirësim i individit dhe mëkëmbje për kolektivin, ajo është balancim në mes të drejtave (hukuk) dhe obligimeve (vaxhibat), detyrimeve (farzeve) dhe gjërave vullnetare (nafileve), fitimit (leverdisë) dhe dhuratave, marrjes dhe dhënies; ngase ka zbritur me peshoren e drejtë “...e mos lëni mangu në peshojë!”. E kush dëshiron të thërras në udhëzim, kërkohet nga ai që ta kupton fenë e Zotit dhe të thellohet në legjislaturën e Zotit në mënyrë që t’i thërrasë njerëzit e të jetë ai thellësisht i njohur, ashtu siç ka thënë Zoti: “Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, e që unë thërras te All-llahu, unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është All-llahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” Nga gazeta saudite: Sherk ElEusat Përshtati në gjuhën shqipe: Ejup Haziri

Faqe 24


R e v i sta St u d e n t i Mjekësi Ethet reumatike Shpresa Basholli Përkufizimi Kjo sëmundje bënë pjesë në sëmundjet inflamatore të fytit që shkaktohet nga streptokoku beta hemolitik i grupit A, i cili së pari e atakon fytin. Edhe pse kjo sëmundje mund të ndodhë në çdo moshë,ajo është shumë e rrallë në foshnjëri. Në të shumtën e rasteve ndodhë te moshat 5-15 vjet dhe nuk është sëmundje e vetëm një organi, ngase ajo prekë edhe organet tjera si: zemrën, nyjat, SNQ ( Sistemin Nervor Qendror), lëkurën dhe indin nënlëkuror, e në bazë të kësaj shfaqen edhe sëmundje të caktuara, p.sh. ⇒nëse preket SNQ----shfaqet korea minor, ⇒nëse preket lëkura--shfaqet eritema marginata, ⇒nëse preket zemra--shfaqet karditi reumatik, etj. Streptokokët nuk mund të gjenden në vatrat inflamatore, sepse inflamacioni është aseptik dhe ka bazë imunologjike. Edhe pse ethja reumatike akute thekson prekjen e artikulacioneve, rëndësia e saj qëndron në prekjen e zemrës, e cila mund të jetë vdekjeprurëse gjatë stadit akut të sëmundjes, ose mund të çojë në sëmundje reumatike të zemrës, që është një sëmundje kronike e shkaktuar nga cikarizmi dhe deformimi i valvuleve të zemrës.

Etiologjia dhe patogjeneza Sëmundja shkaktohet si pasojë e reaksionit imunologjik të cilin e inicion streptokoku beta hemolitik i grupit A. Është

një përgjigje imunologjike ndaj proteinave M dhe antigjeneve tjera të kësaj baktere, te cilat janë të ngjashme me proteinat e organizmit, prandaj organizmi proteinat e veta i njeh si të huajat dhe i sulmon. Këtu zhvillohet procesi inflamator i cili i prekë të gjitha strukturat e zemrës. Sipas studimeve mjekësore thuhet se infeksioni i mëparshëm mund të përsëritet si rrjedhojë e infeksioneve streptokoksike interkurente. Mekanizmi me të cilin streptokoku e nisë procesin e sëmundjes ende është i panjohur, por dihet se ethja reumatike zhvillohet në një përqindje relativisht të vogël të të sëmurëve që vuajnë prej infeksioneve streptokoksike të

fytit. Pas epidemive të faringitit eksudativ nga streptokoku, incidenca e atakut nga ethet reumatike arrin rreth 3 % . Gjithashtu incidenca e ethes reumatike ka të ngjarë të jetë më e lartë në vendet me grumbullim njerëzish si: në kazerma të ushtrisë, institucionet e mbyllura, familjet e mëdha në lagjet e vogla, në qytetet e mëdha me popullsi të dendur,etj. Shpeshtësia e atakut nga ethet reumatike pas infeksioneve me streptokokë te të sëmurit që kanë pasur ataqe të mëparshme të saj rritet nga 5-50%. Edhe historia familjare pozitive është e zakonshme te të sëmurët me ethe reumatike si dhe ndeshja e shumë rasteve në një familje të vetme, megjithatë prekja e binjakëve identik nga kjo sëmundje është rreth 20%. Vdekshmëria nga ethet reumatike akute ka rënë shumë viteve të fundit. Besohet se incidenca e ethes reumatike sikur edhe e faringitit nga streptokoku i skarlatinës kanë rënë në vendet ku banimi dhe k u sh te t e k on o mi ke j a në përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme. Kjo rënie mund të jetë përshpejtuar edhe nga përdorimi i gjerë i terapisë me antibiotik, megjithatë ethja reumatike mbetet një sëmundje e përbotshme, incidenca më e lartë e së cilës është atje ku kushtet e dobëta ekonomike dhe të banimit janë të zakonshme.

Faqe 25


R e v i sta St u d e n t i Patologjia Dëmtimet e thes reumatike janë të përhapura gjerësisht në tërë trupin, duke përzgjedhur në mënyrë të posaçme indin lidhor, mirëpo dëmtimet inflamatore ndodhin posaçërisht rreth enëve të vogla të gjakut. Prekja e tërësishme e zemrës quhet pankarditi reumatik, ndërsa prej dëmtimeve kardiovaskulare theksohen endokardit reumatik dhe perikarditi reumatik. Sa i përket dëmtimeve jashtzemrore theksohet prekja e nyjave dhe dëmtimet mushkërore dhe pleurale.

provat e fazës akute, etj. Ecuria dhe prognoza

Ecuria e etheve reumatike ndryshon shumë dhe është e pa mundur të parashikohet në fillim të sëmundjes, megjithatë afërsisht 75% e araqeve të saj qetësohen brenda 6 javësh, 90% brenda 12 javësh e më pak se 5% brenda 6 muajsh (d.m.th. vazhdojnë deri në 6 muaj). Rishfaqjet janë shumë të zakonshme brenda 5 vjetëve të para pas atakut fillestar dhe kanë prirje të pakësohen sa më shumë që të zgjasë periudha pa aktivitet reumatik.

Shenjat klinike dhe gjetjet laboratorike

Diagnoza dalluese

Në fillim shenjat janë jo specifike: humbje oreksi, tahikardi, temperaturë dhe djersitje. Nyjat ajen, lëvizja dhe prekja e tyre shkakton dhembje të forta, janë të skuqura dhe të nxehta. Kryesisht atakohen nyjat e mëdha (bërryli, gjuri), ndërsa shtylla kurrizore nuk atakohet kurrë. Prej shenjave tjera kryesore me të cilat identifikohet ethja reumatike janë:poliartriti, karditi, korea, eritema marginatum dhe nyjat nënlëkurore. Ende nuk ka provë laboratori që do të tregonte në mënyrë specifike ethen reumatike, mirëpo ekzistojnë disa prova të cilat na japin të dhëna që ndihmojnë në caktimin e diagnozës,siç janë: ⇒ provat e kundërtrupave ndaj streptokokut, të cilat zbulojnë infeksionin pararendës nga streptokoku, ⇒ veçimi i streptokokëve të grupit A,

Rastet e hershme të kësaj sëmundjeje mund të ngatërrohen me sëmundje të tjera të cilat fillojnë me poliartrit. Përjashtimi i bakteremisë nëpërmjet kulturave të gjakut është një punë e mirë, sepse të tilla infeksione mundë të maskohen nga dhënia e penicilinës për gjoja ethen reumatike akute. Poliartriti nga endokarditi infektiv te një i sëmurë me sëmundje reumatike të zemrës mund të merret gabimisht për shfaqje të ethes reumatike. Poliartriti (i shkaktuar nga gonokoku ) mund të dallohet prej ethes reumatike nga

përgjigja e tij ndaj një prove terapeutike me penicilinë. Antitrupat ndaj përbërësve bërthamor dhe autoantitrupat e tjerë mungojnë në ethen reumatike. gjithashtu dhimbja e barkut nga ethet reumatike mund të ngatërrohen me apendicitin. Parandalimi i ataqeve reumatike fillestare Ataqet fillestare reumatike do të parandalohen me mjekimin e hershëm dhe të mjaftueshëm të infeksionit të fytit nga streptokokët beta hemolitikë të grupit A. Në viset ku infeksionet nga streptokoku diagnostikohen lehtë, aty ku mjekohen mirë dhe ku standardet ekonomikeshoqërore janë të larta, streptokokët e grupit A mund të

kenë virulencë relativisht të vogël dhe mund të shkaktojnë më rrallë ethe reumatike. Si ataqet parësore, ashtu edhe ato dytësore të sëmundjes, mund të parandalohen nga mjekimi i përnjëhershëm ose nga

Faqe 26


R e v i sta St u d e n t i parandalimi i infeksioneve streptokoksike me terapi kundër mikrobeve. Parandalimi i rishfaqjes Mënyra më e frytshme e profilaksisë së vazhdueshme kundër këtyre streptokokëve është injektimi i përmuajshëm brenda muskulor i 1.2 milion njësi benzantinë-penicilinë (eksencilinë). Mbrojtjen më të frytshme e meritojnë ata të sëmurë me sëmundje reumatike të zemrës, me ethe reumatike të sapo fituara dhe që jetojnë në një mjedis ku incidenca e infeksioneve nga streptokoku është e shpeshtë. Për të sëmurët mbi 18 vjeç, që pësojnë ethe reumatike pa kardit, këshillohet profilaksi (trajtim parandalues) për të paktën 5 vjet. Pakësimi i rishfaqjes me rritjen e moshës vjen nga: ⇒ pakësimi i shpeshtësisë së infeksioneve nga streptokoku dhe ⇒ pakësimi i shpeshtësisë së riaktivizimit reumatik në vijim të infeksioneve nga streptokoku, te personat e moshuar me reumatizëm. Megjithatë, rreziku i rishfaqjes reumatike te të rriturit mbetet relativisht i lartë atëherë kur infeksioni që ndeshet është i rëndë ose epidemik. Mjekimi Mjekim të posaçëm për ethen reumatike nuk ka dhe asnjë nga masat e njohura nuk e ndryshon ecurinë e atakut. Është shumë e rëndësishme që i sëmuri të pushojë në shtrat derisa të ekzistojë temperatura e rritur, takikardia dhe sedimentacioni i

“Vdekshmëria nga ethet reumatike akute ka rënë shumë viteve të fundit. Besohet se incidenca e ethes reumatike sikur edhe e faringitit nga streptokoku i skarlatinës kanë rënë në vendet ku banimi dhe kushtet ekonomike janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme.” lartë, megjithatë terapia e mirë mund ta pakësojë vdekshmërinë prej saj. Rikthimet e aktivitetit reumatik kur janë të lehta zgjasin pak dhe mjekohen më së miri duke e rifilluar mjekimin kundërinflamator, sepse një rikthim i dytë ose i tretë mund të ndodhë kur ndërpritet ky mjekim. Faringiti nga streptokoku mund të mjekohet në mënyrë të mjaftueshme me një injeksion të vetëm brenda muskulor me bezantinë-penicilinë (eksencilinë ) prej 600.000 njësish te fëmijët më të vegjël se 10 vjet, ose prej 1.200.000 njësish te fëmijët më të mëdhenj ose te të rriturit. Çdo formë tjetër e mjekimit (parintal ose i kombinuar pariental-oral) duhet të vazhdohet për 10 ditë. Në qoftë se përdoret penicilina nga goja duhet duhet përdorur të paktën 800.000 njësi në ditë, ndarë në 4 doza për 10 ditë me radhë, për të marrë rezultate të

krahasueshme me atë të një injeksioni eksencilinë. Nga e tërë kjo që u tha më lartë mund të përfundohet se, ethet reumatike paraqesin një problem serioz i cili edhe pse nuk ka një mjekim të posaçëm, kërkon kujdes dhe trajtim të mirëfilltë në përputhje me natyrën e sëmundjes dhe këshillave mjekësore.

Referencat 1* Mjekësia interne me kujdes III- Tefik Bektashi (kapitulli i tretë); 2 * Parimet e mjekësisë së përgjithshme- grup autorësh (kapitulli 2 5 7-Ethja reumatike)- Tefik BekteshiAutori i kapitullit origjinal, Gjin Stalerman, e përkthyer nga Ahmet Kamberi (faqe 189-197).

Faqe 27


R e v i sta St u d e n t i Studim rasti Vështirësitë në të shkruar dhe lexuar Fidane Fazliu HYRJE Klasa paraqet një formacion sociologjik të nxënësve në moshë të caktuar dhe dituri të caktuar apo të pacaktuar në aspektin kohorë. Në klasë nxënësit mund të jenë ekstravert, dikush i tërhequr në vete me çrregullime në sjellje, në të folur, vështirësi në shkrim dhe lexim, vështirësi matematikore, etj. Po ashtu brenda klasës mund të ketë nxënës me paaftësi të ndryshme në të nxënit përmendësh. Obligim i çdo mësimdhënësi është që këto paaftësi në të nxënë t’i identifikojmë me kohë dhe të marrim masa parandaluese, vetëm atëherë nuk do të ketë ngecje në procesin e nxënies. Qëllimi im në këtë studim rasti ka qenë që t’i vëzhgojë vështirësitë në të shkruar dhe në të lexuar.

e vëzhgoja ngase qëllimi im ishte që ta vëzhgoja duke lexuar. Mësuesja iu tha nxënësve se cili ishte mësimi i fundit që kemi mësuar. Nxënësit filluan të përsërisin, kurse disa tjerë heshtnin përfshirë këtu edhe personin me inicialen E, mësuesja e udhëzoi cilin mësim të lexoj. Eja filloj të lexojë. Lexonte aç mirë sa që mund të thoshe se nuk ka vështirësi, mirëpo më pas e vërejta se E-ja lexonte përmendesh. Më pas mësuesja i tha E-së që t’i lexojë shkronjat një nga një

Për ta vërejtur vështirësinë në të shkruar tek E-ja, mësuesja u tha nxënësve që të nxirrnin fletoret sepse do të shkruanin për stinën e verës. E-ja sapo filloi të shkruaj u ndal. Mësuesja e pyeti atë për shkakun e ndaljes, por E-ja filloi të ankohej se ka dhembje barku. Pasi mësuesja e lavdëroi se është nxënëse e sjellshme dhe e shkëlqyeshme, në mënyrë që ta stimuloj, ajo (E-ja) filloi të shkruaj përsëri. Nxënësit i dorëzuan shkrimet e tyre me që ora veç kishte përfunduar, kurse E-ja ende jo.

dhe të formojë fjalën, mirëpo E-ja nuk ishte në gjendje ta bënte një gjë të tillë dhe filloi të ankohej kinse i vinte për të vjellë. Ajo prapë u mundua të lexojë mirëpo nuk arrinte t’i lidhte fjalët, andaj fjalët ishin pa kuptim. Shkronjat i ngatërronte njërën me tjetrën si p.sh I me J , S me Sh , Xh me Zh , N me M dhe E me Ë.

Pasi që e dorëzoi vërejta se ajo me të vërtet kishte çrregullime në të shkruar, kërkova nga mësuesja që ta lexoi hartimin e saj, fjalët ishin të pa lidhura dhe të pa kuptimta, hartimi kishte shumë pak fjali të shkruara dhe përplot gabime, gjë që tregonte se Eja vërtet kishte vështirësi në të shkruar.

Rezultatet e vëzhgimit të orës mësimore Fillimisht ishte takimi me mësuesen. Asaj i tregova për arsyen e shkuarjes sime në klasën e saj dhe kërkova nga ajo që të më ndihmoj për gjetjen e ndonjë nxënësi që ka vështirësi në të shkruar dhe lexuar. Ishte ora e gjuhës shqipe. U ula në bankë para nxënësit që

Faqe 28


R e v i sta St u d e n t i Mendimi i mësueses për nxënësin Në klasën time ka nxënës me vështirësi në të shkruar dhe në të lexuar, mirëpo E-ja ka vështirësi më të theksuara. Jam munduar që t’i kushtoj kohë dhe kujdes më shumë në mënyrë që E-ja të arrij sukses, mirëpo është pak e vështirë meqë këtu është një numër i madh i nxënësve dhe nëse i përkushtohem vetëm E– së atëherë me të tjerët do të mbetem prapa. Kam kërkuar bashkëpunim me prindërit e Esë, mirëpo babai i saj nuk është në shtëpi pothuajse tërë ditën me që mundohet të punojë sadopak për ta mbajtur familjen, kurse nëna përkujdeset për shtëpinë dhe fëmijët e tjerë të vegjël. Prindërit e E-së ankohen se nuk kanë kushte materiale për t’i siguruar librat dhe fletoret. Pavarësisht nga problemi që ka E-ja, prindi i saj thotë që duhet ta kalojmë nga klasa e tretë në të katërtën në mënyrë që të arrijmë rezultate pozitive duhet të kemi bashkëpunim mësues – prindër-nxënës.

Të dhënat prindër

nga

intervista

me

a) Çfarë ishte lindja e fëmijës: Normale b) Zhvillimi parashkollor i fëmijës: Pa pengesa c) Kur ka filluar te flas : Në moshën dy vjeçare d) A ka pasur ndonjë sëmundje si temperaturë apo diç tjetër: Jo diçka serioze. f) Kush kujdesët për fëmijën : Nëna g) A keni provuar që ta mësoni fëmijën të shkruaj para se të filloj klasën e parë: Po h) A mendoni se ka vështirësi në lexim dhe shkrim : Ka, por jo shumë. i) A shkoni ndonjëherë në shkollë për të parë rezultatet e punës së E-së: Shumë rrallë, ngase nuk kemi kohë

Përfundimi Këtë studim rasti që unë paraqita mendojë se nuk është i vetmi në shkollat tona, por jam e bindur që raste të këtilla ka shumë brenda shkollave të rregullta. Parësore dhe më se i nevojshëm është bashkëpunimi mësues - prindër - fëmijë. Në këtë rast këtij fëmije i mungon përkrahja familjare. Pa dyshim se kushtet materiale në këtë familje ishin të dobëta, mirëpo prindërit duhet t’i përkushtohen dhe të kenë kujdes më të madh që fëmija i tyre të përmirësohet dhe t’i tejkalojë vështirësitë e veta . Në fund për të gjithë prindërit dua të iu them që t’i marrin në konsideratë këshillat dhe sugjerimet nga ana e mësimdhënësve.

Faqe 29


R e v i sta St u d e n t i Përkthime Komentimi i sures EnEn-naziat Komentimi i sures En-naziat, nga ajeti 1-4

‫ﺸﻄﹰﺎ‬  ‫ﻧ‬ ‫ﺕ‬  ‫ﺷﻄﹶﺎ‬ ‫ﺎ‬‫ﺍﻟﻨ‬‫ﺮﻗﹰﺎ ﻭ‬ ‫ﺕ ﹶﻏ‬  ‫ﺎ‬‫ﺎ ﹺﺯﻋ‬‫ﺍﻟﻨ‬‫ﻭ‬ ‫ﺒﻘﹰﺎ‬ ‫ﺳ‬ ‫ﺕ‬  ‫ﺎﹺﺑﻘﹶﺎ‬‫ﺎ ﻓﹶﺎﻟﺴ‬‫ﺒﺤ‬ ‫ﺳ‬ ‫ﺕ‬  ‫ﺎ‬‫ﺎﹺﺑﺤ‬‫ﺍﻟﺴ‬‫ﻭ‬ “Pasha ata (engjëjt) që marrin shpirtrat me rrëmbim ( përmbytshëm). Dhe ata që marrin shpirtrat me lehtësim. Dhe ata që notojnë me shpejtësi Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet e qojnë! “ (En-Naziat : 1-4)

‫ﺮﻗﹰﺎ‬ ‫ﺕ ﹶﻏ‬  ‫ﺎ‬‫ﺎ ﹺﺯﻋ‬‫ﺍﻟﻨ‬‫ﻭ‬ “Pasha ata (engjëjt) që marrin shpirtrat me rrëmbim (përmbytshëm)” D.m.th. Melaiket të cilët ua marrin shpirtin pabesimtarëve përmbytshëm. (‫ﺮﻗﹰﺎ‬ ‫ ) ﹶﻏ‬shkulje e furishme dhe me forcë. ( ‫ﺕ‬  ‫ﺷﻄﹶﺎ‬ ‫ﺎ‬‫ﺍﻟﻨ‬‫ﻭ‬ ‫ﺸﻄﹰﺎ‬  ‫ﻧ‬) Janë Melaiket të cilat ua marrin shpirtrat muslimanëve . Fjala ‘‫ﺸﻄﹰﺎ‬  ‫ﻧ‬’ do të thotë zgjidhje e nyjës, ose ngjajshëm me këtë, d.m.th. zgjidhje e nyejve e cila kur zhvillohet njëra anë e saj tjetra zgjidhet automatikisht dhe me lehtësi. Pra, Melaiket të cilat ia marrin shpirtrat besimtarëve me lehtësi. Kjo është për arsye se Melaiket të cilat ua marrin shpirtrat pabesimtarëve përmbytshëm duke i thirrur ata me emra dhe cilësi më të kqija: O ti shpirt i keq në trupin e keq, dil duke qene Allahu i hidhëruar në ty, në këtë moment ky shpirt nuk dëshiron të ndahet nga trupi dhe tenton të fshihet derisa ta rrëmbejnë melaiket përmbytshëm, dhe kështu me forcë e ndajnë nga

trupi, në atë moment gati se shkoqët trupi nga forca që e shkëput. Ndërsa shpirtrat e besimtarëve – na bëftë Allahu juve dhe neve prej tyre- kur Melaiket i marrin ata, i përgëzojnë : O ti shpirt i mirë në trupin e mirë, dil duke qenë Allahu i kënaqur me ty, dhe të ngjashme me këto fjalë të mira. Këto fjalë ua lehtësojnë shpirtrave ndarjen nga trupi me lehtësi. Për këtë arsye Pejgamberi a.s. thoshte: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, Allahu e dëshiron takimin me të, e kush nuk e dëshiron takimin me Allahun, as Allahu nuk e dëshiron takimin me të” Aishja r.a. tha: O i dërguari i Allahut, të gjithë ne e urrejmë vdekjen. Tha pejgamberi a.s.: “Jo, çështja nuk qëndron kështu, por, kur besimtarit i prezanton vdekja ai përgëzohet me kënaqësinë e Allahut, në këtë moment nuk ka gjë më të mirë për të

se sa dëshira për t’u takuar me Allahun, dhe dëshira e Allahut për t’u takuar me të” (transmeton Buhariu). Ngase në këtë moment e sheh se ai po transferohet në një vend më të mirë sesa vendi që ishte më parë, kështu ai gëzohet sikur që gëzohet ndokush prej nesh kur të transferohet nga shtëpia e ndërtuar me baltë në një shtëpi apo pallat të fortifikuar, pra gëzohet me takimin e Allahut. Ndërsa pabesimtari – na ruajt Allahu nga kjo gjendje përgëzohet me hidhërim dhe dënim, në këtë moment ai e urren vdekjen, pra e urren takimin me Allahun, edhe Allahu xh.sh. e urren takimin me të.

‫ﺎ‬‫ﺒﺤ‬ ‫ﺳ‬ ‫ﺕ‬  ‫ﺎ‬‫ﺎﹺﺑﺤ‬‫ﺍﻟﺴ‬‫ﻭ‬ “Dhe ata që notojnë me shpejtësi” Janë Melaiket të cilat notojnë në orbitë me emrin e Allahut, dmth shpejtojnë në urdhrin e Allahut sikur që shpejton notuesi në ujë, ashtu siç tha Allahu për diellin, hënën, natën dhe ditën :

‫ﻭﻟﹶﺎ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﻤ‬ ‫ﻙ ﺍﹾﻟ ﹶﻘ‬ ‫ﺪ ﹺﺭ‬ ‫ﺗ‬ ‫ﺎ ﹶﺃ ﹾﻥ‬‫ﻲ ﹶﻟﻬ‬‫ﺒﻐ‬‫ﻨ‬ ‫ﻳ‬ ‫ﺲ‬  ‫ﻤ‬ ‫ﻟﹶﺎ ﺍﻟﺸ‬

‫ﻚ‬  ‫ﻲ ﻓﹶـﻠﹶـ‬‫ﻭ ﹸﻛ ﱞﻞ ﻓ‬ ‫ﺎ ﹺﺭ‬‫ﻬ‬‫ﻖ ﺍﻟﻨ‬ ‫ﺎﹺﺑ‬‫ﻴ ﹸﻞ ﺳ‬ ‫ﺍﻟﻠﱠ‬ ‫ﻮ ﹶﻥ‬‫ﺒﺤ‬‫ﺴ‬  ‫ﻳ‬ “po secili noton në një galaksion “ ( Jasin : 40). Dmth ato (Melaiket) nxitojnë në urdhrin e Allahut në bazë të asaj çfarë dëshiron Allahu xh.sh. Melaiket janë me të forta sesa Xhinnët, ndërsa xhinnët janë mëtë fortë se sa njeriu, shiko në fjalën e Allahut xh.sh. :

‫ﺒ ﹶﻞ‬ ‫ﺎ ﹶﻗ‬‫ﺷﻬ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﻌ‬ ‫ﻴﻨﹺﻲ ﹺﺑ‬‫ﻳ ﹾﺄﺗ‬ ‫ﻢ‬ ‫ ﹸﻜ‬‫ﻤ ﹶﻠﹸﺄ ﹶﺃﻳ‬ ‫ﺎ ﺍﹾﻟ‬‫ﻬ‬‫ﺎ ﹶﺃﻳ‬‫ﻗﹶﺎ ﹶﻝ ﻳ‬ Faqe 30


R e v i sta St u d e n t i ‫ﺠﻦ‬ ‫ﻦ ﺍﹾﻟ ﹺ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﺖ‬  ‫ﻋﻔﹾﺮﻳ‬ ‫ﲔ ﻗﹶﺎ ﹶﻝ‬  ‫ﻤ‬ ‫ﻠ‬ ‫ﺴ‬  ‫ﻣ‬ ‫ﻮﻧﹺﻲ‬‫ﻳ ﹾﺄﺗ‬ ‫ﹶﺃ ﹾﻥ‬ ‫ﻲ‬‫ﻭﹺﺇﻧ‬ ‫ﻚ‬  ‫ﻣ‬ ‫ﻣﻘﹶﺎ‬ ‫ﻦ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻡ‬ ‫ﺗﻘﹸﻮ‬ ‫ﺒ ﹶﻞ ﹶﺃ ﹾﻥ‬ ‫ﻪ ﹶﻗ‬ ‫ﻚ ﹺﺑ‬  ‫ﻴ‬‫ﺎ َﺁﺗ‬‫ﹶﺃﻧ‬ ‫ﻦ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻢ‬ ‫ﻋ ﹾﻠ‬ ‫ﻩ‬ ‫ﺪ‬ ‫ﻨ‬ ‫ﻋ‬ ‫ﻱ‬‫ﲔ ﻗﹶﺎ ﹶﻝ ﺍﻟﱠﺬ‬  ‫ﻣ‬ ‫ ﹶﺃ‬‫ﻪ ﹶﻟ ﹶﻘ ﹺﻮﻱ‬ ‫ﻴ‬ ‫ﻋ ﹶﻠ‬ ‫ﻚ‬  ‫ﻴ‬ ‫ ﹺﺇﹶﻟ‬‫ﺗﺪ‬‫ﺮ‬ ‫ﻳ‬ ‫ﺒ ﹶﻞ ﹶﺃ ﹾﻥ‬ ‫ﻪ ﹶﻗ‬ ‫ﻚ ﹺﺑ‬  ‫ﻴ‬‫ﺎ َﺁﺗ‬‫ﺏ ﹶﺃﻧ‬ ‫ﺎ ﹺ‬‫ﻜﺘ‬ ‫ﺍﹾﻟ‬ ‫ﻫﺬﹶﺍ‬ ‫ﻩ ﻗﹶﺎ ﹶﻝ‬ ‫ﺪ‬ ‫ﻨ‬ ‫ﻋ‬ ‫ﺍ‬‫ﻘﺮ‬ ‫ﺘ‬‫ﺴ‬  ‫ﻣ‬ ‫ﻩ‬ ‫ﺭ َﺁ‬ ‫ﺎ‬‫ﻚ ﹶﻓ ﹶﻠﻤ‬  ‫ﺮ ﹸﻓ‬ ‫ﹶﻃ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﻡ ﹶﺃ ﹾﻛ ﹸﻔ‬ ‫ﺮ ﹶﺃ‬ ‫ﺷ ﹸﻜ‬ ‫ﻮﻧﹺﻲ ﹶﺃﹶﺃ‬ ‫ﺒ ﹸﻠ‬ ‫ﻴ‬‫ﻟ‬ ‫ﻲ‬‫ﺑ‬‫ﻀ ﹺﻞ ﺭ‬  ‫ﻦ ﹶﻓ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﻦ ﹶﻛ ﹶﻔ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻭ‬ ‫ﻪ‬ ‫ﺴ‬ ِ ‫ﻨ ﹾﻔ‬‫ﻟ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﺸ ﹸﻜ‬  ‫ﻳ‬ ‫ﺎ‬‫ﻤ‬‫ﺮ ﹶﻓﹺﺈﻧ‬ ‫ﺷ ﹶﻜ‬ ‫ﻦ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻭ‬ ‫ﱘ‬ ‫ ﹶﻛ ﹺﺮ‬‫ﻲ ﹶﻏﹺﻨﻲ‬‫ﺭﺑ‬ ‫ﹶﻓﹺﺈﻥﱠ‬ “ Ai ( Sulejmani) tha; “ O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të më vijnë ata të dorzuar ? “. Njeri prej xhinnëve të vrazhdë (Ifriti) tha ; “ Unë do ta sjellë atë ty, para se të ngritësh nga vendi yt, unë për këtë kam fuqi dhe jam i sigurt ?” . E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “ Unë ta sjellë atë ty sa Çel e mshel sytë…” (En-Neml: 38-40). D.m.th. para se të hapet kapaku i syrit unë do ta sjelli atë (frontin). “E kur e pa atë (fron) te vendosur pran tij ( Sulejmani)” ( En-Neml: 40). Në këtë moment ai ( Sulejmani) tha :

‫ﻡ‬ ‫ﺮ ﹶﺃ‬ ‫ﺷ ﹸﻜ‬ ‫ﻮﻧﹺﻲ ﹶﺃﹶﺃ‬ ‫ﺒ ﹸﻠ‬ ‫ﻴ‬‫ﻟ‬ ‫ﻲ‬‫ﺭﺑ‬ ‫ﻀ ﹺﻞ‬  ‫ﻦ ﹶﻓ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻫﺬﹶﺍ‬

‫ﺮ‬ ‫ﹶﺃ ﹾﻛ ﹸﻔ‬ “ Kjo është nga dhuntia e Zotit tim që të më sprovoj mua sa a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz...” (EnNeml: 40). Dijetarët kanë thënë : Këtë fron e ka sjellë nga Jemeni deri te Sulejmani në Sham Melaikja, e kjo dëshmon për fuqinë e madhe që e kanë Melaiket në krahasim me xhinnët, ndërsa forca e xhinnëve është ma e madhe se sa e njerëzve, ngase askush nga njerëzit nuk kishte mundur ta sjellë frontin e

“Ndërsa shpirtrat e besimtarëve – na bëftë Allahu juve dhe neve prej tyre- kur Melaiket i marrin ata, i përgëzojnë : O ti shpirt i mirë në trupin e mirë, dil duke qenë Allahu i kënaqur me ty, dhe të ngjashme me këto fjalë të mira.” mbretëreshës së SEBE-IT prej Jemenit në Sham për një çast. Kjo konkludon në atë se Malaiket udhëtojnë me shpejtësi me emrin dhe urdhërin e Allahut xh.sh.

‫ﺒﻘﹰﺎ‬ ‫ﺳ‬ ‫ﺕ‬  ‫ﺎﹺﺑﻘﹶﺎ‬‫ﻓﹶﺎﻟﺴ‬ “Dhe nxitësit të cilët me shpejtësi në vendin e vet e çojnë!” ( En-Naziat : 4) Edhe këto janë Melaiket të cilat garojnë në urdhrat e Allahut xh,sh, për këtë Melaiket janë më të përkryera në urdhrat e Allahut se sa njerëzit. Allahu xh,sh, i përshkroi kështu :

‫ﻪ‬ ‫ﻮ ﹶﻥ ﺍﻟﻠﱠ‬‫ﻌﺼ‬ ‫ﻳ‬ ‫ﺩ ﻟﹶﺎ‬ ‫ﺍ‬‫ﺷﺪ‬ ‫ﻅ‬ ‫ﻏﻠﹶﺎ ﹲ‬ ‫ﺋ ﹶﻜ ﹲﺔ‬‫ﻣﻠﹶﺎ‬ ‫ﺎ‬‫ﻴﻬ‬ ‫ﻋ ﹶﻠ‬ ‫ﻭ ﹶﻥ‬‫ﻣﺮ‬ ‫ﺆ‬ ‫ﻳ‬ ‫ﺎ‬‫ﻌﻠﹸﻮ ﹶﻥ ﻣ‬ ‫ﻳ ﹾﻔ‬‫ﻭ‬ ‫ﻢ‬ ‫ﻫ‬ ‫ﺮ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﺎ ﹶﺃ‬‫ﻣ‬

“... Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar “ ( Et- Tahrimë: 6). Po ashtu Allahu xh,sh thotë:

‫ﻭ ﹶﻥ‬‫ﺘﺮ‬‫ﻳ ﹾﻔ‬ “Vetëm e Tij është çdo gjë që është në qiej e tokë ! E ata që janë pranë Tij (melaiket) , nuk shprehim mendjemadhësi në adhurim ndaj Tij, e as nuk u bëhet (ibadeti) monoton. Ata lartësojnë Allahun natë e ditë dhe nuk mërzitën ”( El-Enbija: 19-20). Ata (melaiket) garojnë në zbatimin e urdhrave të Allahut, nuk e kundërshtojnë në asnjë mënyrë urdhrin e Tij, ata veprojnë ashtu siç janë të urdhëruar, dhe në zbatimin e urdhrave ata (melaiket) janë të fuqishëm... Vazhdon në numrin e ardhshëm Përktheu nga gjuha arabe:

‫ﻦ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻭ‬ ‫ﺽ‬ ‫ﺭ ﹺ‬ ‫ﺍﹾﻟﹶﺄ‬‫ﺕ ﻭ‬  ‫ﺍ‬‫ﺎﻭ‬‫ﻤ‬‫ﻲ ﺍﻟﺴ‬‫ﻦ ﻓ‬ ‫ﻣ‬ ‫ﻪ‬ ‫ﻭﹶﻟ‬

Ardian Sejdiu

‫ﻭﻟﹶﺎ‬ ‫ﻪ‬ ‫ﺗ‬‫ﺩ‬ ‫ﺎ‬‫ﻋﺒ‬ ‫ﻦ‬ ‫ﻋ‬ ‫ﻭ ﹶﻥ‬‫ﺘ ﹾﻜﹺﺒﺮ‬‫ﺴ‬  ‫ﻳ‬ ‫ﻩ ﻟﹶﺎ‬ ‫ﺪ‬ ‫ﻨ‬ ‫ﻋ‬

Libri: Xhuz’u Amme, Tefsiru

‫ﺭ ﻟﹶﺎ‬ ‫ﺎ‬‫ﻬ‬‫ﺍﻟﻨ‬‫ﻴ ﹶﻞ ﻭ‬ ‫ﻮ ﹶﻥ ﺍﻟﻠﱠ‬‫ﺤ‬‫ﺴﺒ‬  ‫ﻳ‬ ‫ﻭ ﹶﻥ‬‫ﺴﺮ‬ ِ‫ﺤ‬  ‫ﺘ‬‫ﻳﺴ‬

Ibnu Uthejmin

Faqe 31


R e v i sta St u d e n t i Përkthime Zbatimi i Kur’anit në jetën tonë të përditshme Liza Abdullah Vijon nga numri i kaluar

XIX LËMOSHA (SADAKAJA) Lëmosha shpaloset nga dora në dorë, bashkë me të falurit (namazin). Ndërmjet spirituales (shpirtit) e materiales (trupit), ekziston një lum i vazhdueshëm. Po ashtu, këtë dukuri e gjejmë edhe mes fjalëve dhe veprave. Përmes namazit arrijmë të komunikojmë me Krijuesin e gjithësisë, mirëpo duke dhënë lëmoshë, këto fjalë dhe lutje të cilat i këndojmë gjatë namazit, automatikisht shndërrohen në vepra. Si është e mundur që të falim namaz, të kërkojmë falje nga Allahu, përderisa fqiu ynë nuk ka as bukë për të ngrënë? Si mund të kërkojmë nga Zoti që të na sh p ë rble jë me X he n ne t, përderisa i afërmi ynë vuan nga sëmundja dhe ne nuk i ofrojmë ndihmë fare? Në botën e ardhshme nuk do të na ndihmojnë vetëm fjalët, por ajo që do të na ndihmojë janë veprat dhe fjalët e mira së bashku me ndihmën e Allahut. Kujt duhet

t’i jepet lëmoshë? “Të pyesin se ç’do të japin. Thuaj: ‘Atë që jepni prej pasurisë jepni për prindërit, jepni për të afërmit, për bonjakët, për të varfrit, për kurbetçinjtë. E çdo të mirë që punoni, s’ka dyshim se Allahu e di”. [Kur’an 2: 215]. Sikur çdo njeri të jepte

lëmoshë duke ndihmuar së pari prindërit, pastaj të afërmit, bon jakë t, ud hëta rë t apo kurbetçinjtë, nuk do të shihnim asnjë të varfër në këtë botë. Vlen të ceket se gjatë dhënies së lëmoshës, duhet të jemi të sigurt se qëllimi i dhënies së lëmoshës bëhet vetëm për hir të Allahut dhe nuk duhet të kërkojmë asnjë shpërblim, madje as falënderim nga pranuesi i saj. Allahu i

Plotfuqishëm thotë: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush n u k kë r ko j më nd o n jë shpërblim e as falënderim”. [Kuran 76: 8-9]. Kjo është më e lehtë të thuhet, sesa të bëhet, po me të filluar ta zbatojmë do të shohim se bëhemi njerëz më të mirë dhe nuk do të zhgënjehemi. Sepse zhgënjimet janë rezultat i pritshmërive tona! Në Kur’an kemi një parabolë të mrekullueshme për ata që japin për kënaqësinë e Zotit: “E shembulli i atyre që pasurinë e vet e japin nga bindja e tyre e duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, i përngjan një kopshti në një rrafshnaltë që i bie shi i madh, e ai jep fruta të dyfishtë. Po edhe nëse nuk i bie shi i madh, i bie një rigë. Allahu sheh atë që veproni”. [Kur’an 2: 265]. Është më rëndësi të kuptohet nocioni lëmoshë. Të gjithë duhet të japim lëmoshë, duke u bazuar në qëllimet tona. Në fakt, nëse dëshirojmë që përmes lëmoshës

Faqe 32


R e v i sta St u d e n t i te arrijmë devotshmëri, atëherë edhe duhet mësuar se si të japim lëmoshë: “Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim derisa të mos e jepni më të dhimbshmen e pasurisë suaj. Çkado që të jepni, Allahu atë e di”. [Kur’an 3: 92]. Nga ky varg kur’anor, mësojmë se doemos duhet të japim prej gjërave më të dashura që zotërojmë, pra të japim më të dhimbshmen e pasurisë sonë. Fundja, është shumë e lehtë të japim diçka që s’e pëlqejmë, apo diçka që s’na hyn në punë. Vështirësia qëndron në dhënien e asaj që më së shumti e duam nga pasuria jonë. Ka njerëz të cilët paranë e dashurojnë tej mase, të tjerët dashurojnë veten deri në atë shkallë saqë për ta asgjë nuk luan rol, ajo që atyre u intereson është të kënaqin epshin e tyre. Të jesh i aftë të japësh është mjaft me rëndësi, sepse arritja e devotshmërisë është një synim për të cilin të gjithë duhet të garojmë, pasi ajo konsiderohet burim i urtësisë dhe urtësia është burim i lumturisë.

kërkojmë ndihmë nga Zoti i Madhërishëm. Në vazhdim Allahu xh.sh. përsëri na njofton, duke thënë: “Zoti yt i dha instinkt bletës: ‘Ndërto shtëpi nëpër kodra, nëpër drunj dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe futu nëpër rrugët e nënshtruara prej Zotit tënd. Nga barqet e tyre del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Edhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë”. [Kur’an 6: 68-69]. Ajetet e lartpërmendura na bëjnë me dije se nga mjalti ka shërim. Lëngu me ngjyra të

XX. SHËNDETI Të gëzosh shëndet të mirë është një begati e dhuruar nga Zoti. Kur ndihemi mirë fizikisht, jemi në gjendje të kryejmë shumë punë, ndërsa të vuash nga sëmundjet përbën vërtetë problem dhe telash. Çfarë na këshillon Allahu në Librin e Tij lidhur me sëmundjen? Ibrahimi alejhi selam kuptoi një fakt shumë thelbësor. Kur u sëmur Ibrahimi alejhi selam, Allahu xh.sh. ishte Ai që e shëroi, prandaj gjithsesi duhet të

ndryshme formon mjaltin, në të cilin ka bar shërimi për njerëzit. Lëngu në fjalë del nga kosheret e bletëve, njëherit i ndryshon edhe ngjyra, në varësi të larmisë së luleve që bletët i vizitojnë për të mbledhur polenin. Le ta analizojmë këtë dukuri dhe të orvatemi të kuptojmë shkakun që fshihet pas saj: përse mjalti është i mirë dhe shërues? Nga

erezultatet e arritura prej mjekëve gjatë hulumtimeve të tyre, po japim disa prej tyre: Mjekësia moderne priret të mbështetet tek antibiotikët në kurimin e sëmundjeve, të cilat kanë arritur gjendje akute. Por duket më e logjikshme që të shmanget infeksioni ose më e pakta të ndalet në fazat fillestare. Kurimi mund të arrihet nga forcimi i aftësisë së vetë trupit për të luftuar infeksionin, para se ky të gjejë pikëmbështetje të rëndësishme. Ushqimi i mirë dhe qëndrueshmëria mocionale janë faktorë të rëndësishëm jetikë, që ndikojnë në mbrojtjen e trupit. Mjalti mund të jetë një tjetër mbrojtës. Meqenëse ai përmban sasi të vogla përbërësish antibiotikë, të paidentifikuar deri tani, një marrje ditore e një sasie të caktuar mjalti, do të siguronte në sfond një nivel të konsiderueshëm të kësaj lënde, e cila do ta ndihmonte trupin të luftonte infeksionin. Ka p r o v a t ë konsiderueshme se, ata njerëz që marrin mjaltë të freskët si pjesë e dietës ditore, janë më të shëndetshëm se të tjerët që nuk e bëjnë këtë. Në fakt nuk ka ndonjë mjekim popullor të veçantë, që të jetë bashkëshoqërues më i madh se mjalti. Studimi i bletëve, ka qenë tema e shumë shkrimeve të studiuesve të mjekësisë, që nga kohët e lashta. Sigurisht, nëse dikush lexon rreth lashtësisë do të zbulojë se, vetëm pak prej sëmundjeve nuk kuroheshin nga mjalti ose disa produkte të tjera të bletës. A mund ta shpërfillim bashkëshoqërimin e madh historik

Faqe 33


R e v i sta St u d e n t i ndërmjet mjaltit e shëndetit? Këto janë studimet dhe arritjet e mjekëve, mirëpo le të thellohemi për një çast. Të nisemi nga pikëpamja se çdo gjë e cekur nga Allahu në Kur’an është e vërtetë dhe nuk ka pikë dyshimi, prandaj jemi të informuar se aty ka edhe shërim për njerëzimin. Pra, a ka mundësi që vetëm një produkt natyror të shërojë? Besoj se përgjigjja është shumë e thjeshtë. Ajo na ruan sistemin e imunitetit në gjendje të mrekullueshme. AIDS-i na shkatërron shëndetin dhe imunitetin, ndaj dhe çdo lloj sëmundjeje dhe virusesh e sulmojnë. I vetmi kundërhelm ndaj tij është mjalti. Duke pasur sistem të mirë imunitar, jemi në gjendje ta largojmë sëmundjen, kështu që është mirë që çdo ditë të hamë dy lugë mjaltë. Të nderuar lexues, kurrsesi nuk duhet harruar se Allahu i Madhërishëm është Ai që na krijoi, di çfarë ne nuk dimë, ndaj është më mirë që gjithmonë t’i ndjekim këshillat dhe porositë e të Madhit Zot. Tani po e shikojmë shëndetin nga një perspektivë tjetër. Përderisa mjalti kujdeset për anën materiale të trupit, assesi nuk duhet harruar rëndësia e emocioneve. Siç e pamë nga paragrafi i mësipërm, ku spikatet se stabiliteti emocional është faktor i rëndësishëm jetik. Kur’ani i kushton vëmendje edhe stabilitetit emocional, saqë kur ta ushtrojmë, ndihemi të gëzuar, të lumtur, të hareshëm, çka tregon qëndrueshmërinë dhe rehatinë emocionale. Jeta ka shumë telashe, por pavarësisht prej tyre, kur ta shquajmë të drejtën nga e padrejta, te mirën nga e keqja, vetëm atëherë do të jemi të aftë të veprojmë në

“Të nderuar lexues, kurrsesi nuk duhet harruar se Allahu i Madhërishëm është Ai që na krijoi, di çfarë ne nuk dimë, ndaj është më mirë që gjithmonë t’i ndjekim këshillat dhe porositë e të Madhit Zot.” mënyrë të duhur, si në fatkeqësi ashtu edhe në gëzim. Infarkti i zemrës mund të na jetë përkujtues se jeta nuk është përgjithmonë. Çfarë ndodh pas infarktit në zemër? Sipas një studimi, pacientët me depresione kronike të zemrës ka gjasa të vuajnë nga infarkti i dytë në të njëjtin vit. Depresioni afatshkurtër është i zakontë pas infarktit në zemër. Të rejat e fundit tregojnë që nëse depresioni nuk ndalon dhe pacienti nuk ka mbështetje nga familja, shokët apo psikiatri, kjo do të thotë se infarkti i dytë i zemrës është më se i mundshëm. Studimi është botuar në të përmuajshmen e Shoqatës Amerikane për çështjet e zemrës dhe ishte kryer në 887 persona. Thuajse një e treta kishte raportuar se depresioni ishte i vazhdueshëm pas infarkteve të tyre të zemrës. Nëse personi ndien qetësi në zemër, ai nuk përballet me depresionin. Ç’është e vërteta, njeriu mund të hasë në shumë gjëra, pasi është i ndërgjegjshëm se i përket Zotit! Allahu i Mëshirshëm thotë në Kur’an: “O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj, udhëzim e mëshirë për besimtarët.” [Kur’an 10: 57]. Në këtë ajet kur’anor, bukur mirë nxjerr në pah sëmundjet emocionale. Nga krejt ajo që u tha shohim se të dy entitetet materiale dhe shpirtërore - merren parasysh. Vazhdon në numrin e ardhshëm

Nga gjuha angleze: Feim Dragusha Marrë nga libri: Qur’an in Our Everyday Life.

Faqe 34


R e v i sta St u d e n t i Përkthime Lëvizja ‘Kadianie’ Urfan Ed-dimeshki Lëvizja ‘Kadianie’ gjen zanafillën e saj në qytetin ‘Kadian’ të Indisë. Kjo lëvizje nganjëherë emërohet ‘ElAhmedie’ bazuar në prijësin fetar të tyre ‘Gulam Ahmed’ që do të thotë robi i dërguar Ahmed. Gulam Ahmed është i lindur në vitin 1835, në qytetin e sipërpërmendur Kadian. Ai qysh

nga fëmijëria kishte treguar interesim të veçantë në nxënien e Kur’anit përmendësh, Hadithit, si dhe veçohej në adhurim e të menduar fetarë. Gulam Ahmed pretendonte se ai është Isai i pritur, dhe thoshte Mehdiu i paralajmëruar do të vi po në të njëjtën kohë. Mbështetësit e tij besojnë se: “Mehdiu do të shfaqet në njërën nga xhamitë e Damaskut (Kryeqyteti i Sirisë), dhe Isai do të lutet pranë tij”, gjithashtu ata marrin për bazë fjalën e të Dërguarit a.s ku thotë: “Ç’është me ju biri i Merjemës në mesin tuaj?”. Edhe pse ata pretendojnë se Gulam Ahmed është me origjinë

nga India e vërteta qëndron në atë se ai është nga Irani, ngase paraardhësit e tij kishin emigruar qindra vite më parë në Indi. Në vitin 1896 Gulam Ahmed me një letër u drejtohet të gjithë dijetarëve musliman në Indi e më gjerë në shtetet Islame, në të cilën shkroi: “Vërtetë Zoti më ka dërguar ripërtërirës të këtij qindvjeçari, mua më ka bërë rob të zgjedhur për përmirësimin e moralit te njerëzit, më ka dhënë njohuri nga njohuritë e Tij që të përmirësoj gjendjen e këtij populli,e të bëj dialog me pabesimtarët. Më ka bërë nga ata që atë që e them e them i bazuar në diturinë e Tij. Me mua i ka plotësuar dhuntitë dhe begatitë e Tij, më ka bërë me mëshirën e Tij Isai i biri i Merjemës, e ka bërë të ngjashme natyrshmërinë e Tij me mua si dy trupa por një ekzistencë. Ai më ka dhuruar dituri të pastër e njohuri të kthjellët e të vërtetë, më ka mësuar atë që të tjerët nuk kanë njohuri. Ka hedhë në zemrën time nga drita e Tij të cilën askush nuk mund ta parafytyroj, dhe më ka bërë mua nga mirëbërësit”. Nga begatitë më të mëdha të Tij në mua janë se më ka treguar të fshehtën të cilën ua shfaqë vetëm të zgjedhurve, më ka dhënë mua çdo gjë që ua dhuron vetëm mbështetësve të Tij. Më ka njoftuar me gjërat të cilat ka qenë në dijeni të palëkundur para se ato të ndodhin, më ka

begatuar me dashurinë e Tij, dhe më ka drejtuar në rrugën e paqes". “Ai (Zoti) më ka folur mua e më ka thënë: Ti je i rëndësishëm tek Unë, të kam zgjedhur ty për veten Time. Ti je aq afër Meje sa që njerëzit nuk e dinë. Ti je pjesë e Njëshmërisë Sime. Ai më tha: O Ahmed ti më mungon Mua, Unë të falënderoj nga froni Im, ti je Isai koha e të cilit nuk humb, ti je si shembulli i qumështit që nuk tretet. “Thuaju (njerëzve) jam urdhëruar të jem prijës i besimtarëve”, “Ndërto Anijen nën kujdesin dhe frymëzimin Tonë, ata që të besnikërojnë ty e besnikërojnë All-llahun dora e Zotit është mbi ta, dhe thotë Allahu Subhanehu we Teala: “Se nuk të kemi dërguar për tjetër vetëm si mëshirë për mbarë njerëzimin”,[El-Enbija:107]. “O ju të nderuar: Vërtetë sprovat janë shtuar, Toka është ndyrë, të këqijat janë shumuar. Në tokë gjendet një grup i krishterë, ju thuhet atyre shumë herë mos e bëni të vdekurin zot falës, keni frikën All-llahut Llogaritësit Fuqiplotë. Nuk iu frikësuan All-llahut vetëm se vazhduan kokëfortë në mosbesimin e tyre, mu aty ata mposhtën, u shfaqen gënjeshtrat, dhe dobësohet dhelpërakësia e tradhtarëve”. “Zoti më ka thirrur mua më ka thënë: "Unë të kam dërguar te një popull i prishur, të kam bërë prijës të tyre, po të lë

Faqe 35


R e v i sta St u d e n t i pasues ashtu si ka qenë tradita Ime me të parët". Ai më tha gjithashtu: "Ti je Isai i biri i Merjemës. Je dërguar që të plotësosh atë që të Kam premtuar më pare. Vërtetë premtimi i Tij u realizua, Ai është më i Sinqerti”. Më ka njoftuar se i dërguari Isai ka vdekur, është ngritur nga kjo botë, ai është takuar me ata (të vdekurit), dhe nuk është kthyer më. I Lartësuari ka thënë: "Ti je zëvendës i të dalluarve, ky është premtimi Im i vërtetë, zbato atë për të cilën je i urdhëruar, mos iu frikëso gjuhës së injorantëve, ngase kështu ka kaluar tradita Ime me të parët". Kur u kam treguar popullit tim rreth kësaj janë ngritur prijësit fetar të tyre dhe më kanë fajësuar e mallkuar mua, më kanë mohuar ende pa e kuptuar atë me të cilën kam ardhur, më kanë thënë: Degjall, i dalë nga feja… I madhi i tyre ka gjykuar në mua se i kam humbur njerëzit nga e vërteta, duke thënë: "Ata janë pabesimtarë e të shthurur, nuk i pason ata askush, askush nuk ia përcjellë të vdekurin e tyre, dhe se ata nuk kanë të drejtë të varrosen në varrezat e muslimanëve". Gulam Ahmed u është përgjigjur dijetarëve ku u ka thënë: "Ata po e lexojnë librin e Zotit dhe kanë harruar atë, nuk e praktikojnë fjalën e Zotit por e hedhin atë pas kraharorëve. Gjëja më e çuditshme është se ata thonë ne kemi besuar në argumentet e Zotit dhe i mohojnë ato, ne i pasojmë librat e Zotit dhe nuk i thotë: "

pasojnë ato, a nuk e shohin në librin e shenjtë atë që thotë Allahu rreth Isait? Ku thotë: " Thotë Allahu Subhanehu we Teala: "O Isa, Unë po të marr ty …"[ Al-Imran: 55[. ( Po të vdes ty … komentim i Gulam Ahmed ). Dhe ka thënë: Thotë Allahu: “...e pasi qe me more mua.” [elMaide: 117]. . ( më vdiqe mua… komentim i Gulam Ahmed ) Gulam Ahmed) Ai nuk ka thënë në Kur’an: e pasi që të ngjalla ty. Dhe nga është ditur rreth jetës se Isait pas vdekjes së vërtetë të tij? Ata besojnë se ai i ka takuar të vdekurit, e më pastaj thonë se nuk ka vdekur. Këto fjalë gjejnë kundërthënie në mes vete, dhe nuk i thotë askush këto, vetëm se të çmendurit". "A nuk është Allahu i Fuqishëm që të zgjedh me ndihmën e Tij një si unë ? Ti dhuroj njohuri nga njohuritë e Tij? Zotit i takojnë të fshehtat, gjykimi qëndron nën dëshirën e Tij". "O robër të Zotit! Më dëgjoni e pastaj mendoni, dhe pranoni fjalët e mia nëse ju i kërkoni. I dërguari Isai ka vdekur, dhe na ka treguar për vdekjen e tij krijesa më e mirë, nuk ka ardhur ndonjë njoftim nga njeriu më i zgjedhur (profeti) për kthimin e Isait, mirëpo është bërë e ditur zbritja e tij te ky popull”. Ta dini se afërsia tek Allahu nuk është trashëgimi e marrë nga askush, qarkulli i ditëve rrjedh me fuqinë e Tij, dhe i dhuron shpirt atij që dëshiron ." "Me Madhërinë e Zotit nuk jam i dalë nga feja, nuk jam

nga mohuesit, por ta dini se e vërteta u është ardhur e mos e mohoni atë. Udhëzimi jonë mbështetët në thëniet profetike e në argumentet Kur’anore, në argumentet e prijësve dhe poseduesve të diturisë, në të menduarit që është burim bazik në obligimet fetare. E si të kthehemi nga e sigurta në të dyshimtën?". Ta dini se Isai i paralajmëruar do ta thyejë kryqin, mu kjo është ajo kohë nëse jeni që e kuptoni, a nuk jeni duke e parë si është ngritur kryqi? Se si janë përhapur gënjeshtrat, dhe deri ku kanë shkuar gjërat, është shtuar mishi i Derrit, Alkooli. Janë zhytur muslimanët ndër thundrat e të prishurve? A nuk gjejmë në thëniet e profetit më të zgjedhur, se Isai nuk vjen deri atëherë kur të mbizotëron kryqi? Mu kjo kohë është dëshmia më e madhe. E nëse mendoni se Isai (ka për qëllim veten e tij) nuk ka ardhur në krye të këtij njëqindvjeçari dhe se të krishterët nuk i kanë arritur synimet e tyre? Atëherë u obligohet që të besoni në vazhdimin e këtyre sprovave të krishtera në njëqindvjeçarin e dytë. E nëse mbisundimi i të krishterëve vazhdon me qindra vite atëherë si do të jetë gjendja e Islamit për tërë këtë kohë të gjatë? "Dine se koha e ardhjes se Isait është koha kur mbizotëron kryqi në tokë, mu për këtë thuhet: Ai do ta thyejë kryqin". "Unë po e dërgoj porosinë time në vend ashtu si jam

Faqe 36


R e v i sta St u d e n t i urdhëruar, nga tash nuk ka më arsye për ju". "Duhet ta dini se nuk ka fe tjetër përveç fesë Islame, dhe nuk ka libër tjetër vetëm Furkanit (Dalluesit të vërtetës nga e keqja), dhe nuk ka profet i dërguar tek ne vetëm se Muhamedit a.s përmbyllësit të pejgamberëve, dëshmoj se ne mbështetemi në librin e Zotit, pasojmë fjalët e të dërguarit, pranojmë atë rreth së cilës është pajtuar Ixhmau (grumbull dijetarësh) në këtë kohë, nuk shtojmë asgjë në këto dhe nuk mangësojmë, me to jetojmë dhe me to do të vdesim, dhe kush shton në fenë tonë qoftë edhe sa grimca e atomit apo largon nga ajo ai ka dalë nga feja, ai me meritë do ta gjejë mallkimin e Allahut, Melaikeve dhe të mbarë njerëzimit". "Ky është besimi, qëllimi dhe dëshira ime, nuk dalloj asgjë nga populli im në fe. Nuk jam shpikës i ndonjë fraksioni në fe, unë jam përtëritës i kësaj feje, përmirësues i këtij Ummeti në këtë njëqindvjeçarë, unë jam ai që ua përkujton disa gjëra të cilat i keni harruar, dhe më ka bërë Zoti, Isai i biri i Merjemës". "Ta dini se Zoti i cili e shpëtoi Isain nga kryqëzimi i jehudëve dhe që e ngriti atë në qiell dëshiron që ta shpëtoj prapë atë nga kryqëzimi i të krishterëve. Më ka dërguar mua për këtë qëllim, më ka emëruar mua me emrin e Isait që ta thyej këtë kryq dhe që të plotësojë atë të cilën nuk e kishte plotësuar ai. Atëherë mendo në Gulam

“Pretendonte Gulam Ahmed se ai është Mesihu i premtuar. Thoshte se ka ardhur me forcën shpirtërore të Isait a.s, dhe se ai është pejgamberi për të cilin është paralajmëruar që do të vij në kohën e fundit e që do t’i mund armiqtë e Islamit.” Ahmed El-Kadiani ngase ai është pejgamberi përmbyllës i Zotit të të gjitha botërave". "Dine se nderi i Allahut është me mua, shpirti i Allahut më flet mua, dhe nuk e dinë të fshehtën time vetëm Zotit tim, Ai është që më ka zbritur mua dhe më ka bërë nga ndriçuesit". Pretendonte Gulam Ahmed se ai është Mesihu i premtuar. Thoshte se ka ardhur me forcën shpirtërore të Isait a.s, dhe se ai është pejgamberi për të cilin është paralajmëruar që do të vij në kohën e fundit e që do t’i mund armiqtë e Islamit. Ai thoshte se Kur’ani është libri i fundit i zbritur nga Allahu Subhanehu we Teala, Muhamedi a.s. është pejgamberi i fundit dhe përmbyllësi i profetëve, dhe se nuk mund të shfaqet asnjë pejgamber pas tij vetëm që ta pasojë atë plotësisht. Ai pretendonte se është pejgamber, dhe se qëllim kryesor i tij është ngritja e lidhjeve mes Krijuesit dhe krijesës, kishte ardhur që ta sqaroj Kur’anin dhe mësimet Islame që gjenden në të

përshtatur kohës moderne, në mënyrë që të jetë shembull i cili e sqaron çdo aspekt të jetës islame. Lëvizja Kadianie gjen në vete një prijës të cilin e emërojnë në emër të prijësit fetar të tyre, sunduesit Isa të premtuar dhe Mehdiu të paralajmëruar. Kjo lëvizje ka gjetur mbështetje në disa vende të Afrikës. Ata kanë thirrur në emër të Islamit: Evropë, Amerikë, Azi, dhe kanë ndërtuar disa xhami në Angli, mirëpo nuk e gjetën këtë fat në shtetet thellë të rrënjosura në Islam si: Veriu i Afrikës, Egjipti, gadishulli arabik, Sudani, Iraku, shtetet e Shamit (Siri, Jordani, Palestinë, Liban). Në ditët e sotme kjo lëvizje gjen pak përkrahje. Përshtati nga gjuha Arabe: Berat Hashani. Libri: "Xhamiu El-Muhlikat min El-Kebair we ElMuharremat". Botimi i parë, 2001, Bejrut-Liban. Autori i librit: Urfan ibn Selim El-Ashahassune Eddimeshkij.

Faqe 37


R e v i sta St u d e n t i Përkthime Prapë je vonuar?! Asım Yıldırım Në vesh i tingëllonin fjalët e gjyshes së tij: “Biri im, si lihet namazi deri në këtë kohë?!”. Edhe pse gjyshja e tij kishte mbushur të tetëdhjetat, bindja, imani-besimi, dashuria e saj për namazin i jepnin fuqi, saqë kur thërriste ezani lëvizte nga vendi ku ishte me një shpejtësi që nuk pritet nga një e moshuar e tillë, dhe merrte abdes për ta falur namazin. Ky ende nuk kishte arritur të mbizotëronte ndaj nefsit të tij, nuk dihet pse, por gjithmonë e linte namazin për momentin e fundit, për këtë arsye ishte dashur që ta falte atë shpejt. Duke i menduar këto gjëra shpejt ngritët nga vendi, sytë i shkojnë tek ora, kishin mbetur vetëm edhe 15 minuta deri tek thirrja e ezanit të jacisë, ende nuk e kishte falur namazin e akshamit, tundi kokën dhe i dëshpëruar nga vetvetja tha: “Prapë e vonova namazin”. Mori abdes shpejt dhe ende pa iu terur duart dhe fytyra nga uji, futet në dhomën e tij, nuk pati zgjedhje tjetër pos ta fal prapë namazin shpejt. Nuk mundi të mos e kujtoj gjyshen e tij: “sikur të më kishe parë në këtë gjendje, me siguri se do të ishe nervozuar” Shumë e donte...Çdoherë me admirim e shikonte kur ajo falej, kishte një qëndrim shumë të bukur devotshmërie. Atë ditë kishte mësuar deri në mbrëmje, ishte i rraskapitur dhe pasi që fali akshamin, bëri dua,

ngase shumë i pëlqente pas saj të qëndronte ne sexhde. Filluan të i mbyllen sytë, “shumë jam i lodhur” -tha në vete dhe u thellua në mendime: Kishte ndodhur Kiameti. Çdo anë e

“A lexuat emrin tim?”-tha. Turma e njerëzve ndahet në dy anë, një rrugë iu lirohet. Dy krijesa e kapin për krahu, vërehej që ishin të obliguarit e ditës së Mahsherit-ditës së Tubimit të

rrethuar me njerëz, një turmë e njerëzve të paparë. Disa qëndronin sikur të ishin të ngrirë, disa vraponin poshtë-lart, disa të gjunjëzuar duart në kokë dhe pritnin. I rrihte zemra sikur donte t`i dilte nga kraharori. Gjatë jetës së tij kishte dëgjuar shumë për Ditën e Llogarisë dhe rreth jetës në Ahiret. Por, asnjëherë nuk kishte menduar se do të jetë kaq vështirë dhe se do t`i kishte shkaktuar trishtim kaq të madh. Llogaritë vazhdonin, e në ato qaste lexohet emri i tij. I çuditur shikon dhe i trishtuar

krijesave. Ashtu i çuditur vazhdoi rrugën. Melaiket e lëshuan dhe u larguan... tërë jeta i kalon përpara syve si një film (i shkurtër), “Elhamdulilahfalënderimi i qoftë Zotit” thotë me vete dhe vazhdon: “gjithmonë kam qen i rrethuar me njerëz të cilët kanë punuar në rrugë të All-llahut, babai im vraponte bisedë pas bisede, pasurinë e harxhonte vetëm për din-fe. Edhe unë isha në këtë rrugë, punoja shumë për njerëz, mundohesha të tregoja për Allllah, kam falur namazin, kam

Faqe 38


R e v i sta St u d e n t i agjëruar, gjitha farzet i kam kryer, jam larguar nga haramet. Dhe duke i rrjedhur lotët thoshte: “unë e dua Krijuesin tim, së paku unë mendoj që e dua”. Por edhe në anën tjetër mendonte se “Çfarëdo që të bëj për të prapë është pak, nuk mjafton që unë ta fitoj Xhennetin” Dhe përderisa vazhdonte llogaria, ai ishte lagur tërësisht nga djersët që i shkonin rrëke, i dridhej i tërë trupi. Dhe në fund do t`i jepej vendimi për ato që kishte punuar. Melaiket u drejtuan kah njerëzit me një fletë në dorë, dhe iu lexua emri i tij. Nuk mund të qëndronte në këmbë, vetëm sa nuk ishte rrëzuar për toke, me sy mbyllur priste. Por….. Emri i tij u lexua në listën e xhehenemlive-banorëve të skëterrës. U rrëzua përtokë…dy melaiket e kapen për krahu dhe duke e bartur në mes njerëzve filluan të ecnin në drejtim të xhehennemit. “A nuk kam shpëtim? A nuk ka kush të më ndihmojë?” me vështirësi i dilnin fjalët nga goja, duke u lutur i rrodhën lotët” Veprat e mia, agjërimi im, Kur’ani që e kam lexuar, namazi im që kam falur, a asnjëra nuk do të më shpëtojë?”-thoshte, e duke bërtitur lutej. Melaiket e xhehenemit vazhdonin duke e bartur zhargash ashtu përtokë, ishin afruar shumë afër zjarrit. E ktheu prapë kokën dhe kjo ishte përpjekja e tij e fundit.. Pejgamberi a.s urdhëroi që: “Falja e namazit ta pastron atë prej mëkateve, ashtu sikur një njeri të kishte para shtëpisë së tij një lum dhe aty të pastrohet pesë

herë në ditë” “A dhe namazi im nuk do të më shpëtoj sot?”- mendonte Qante duke thënë “Namazi im...namazi im... namazi im…” Melaiket nuk ndaleshin, vazhdonin, dhe arritën në krye të gropës së xhehenemit. Zjarri që shpërthente ia dogji fytyrën, për të fundit herë shikoi prapa, iu kishin tharë edhe lotët, shpresa i kishte humbur... dhe në atë gjendje uli kokën poshtë…

buzëqeshur: “Un jam namazi yt” - iu përgjigj. “Përse u vonove kaq shumë, në momentin e fundit më shpëtove, gati sa nuk rashë në zjarr”-I tha djaloshi. Namazi buzëqeshi dhe e tundi kokën: ”A të kujtohet ty që gjithmonë më ke vonuar mua, më lije për momentin e fundit?”…

Duart që deri tanimë e shtrëngonin atë veç e lëshuan, njëra nga melaiket e xhehennemit e shtyu dhe filloi të binte poshtë në drejtim të zjarrit, nuk kishte mbetur vetëm edhe pak që të binte në zjarr, një dorë e kapi atë, një i moshuar i gjatë, me mjekër të bardhë, e shpëtoi. Ngriti kokën lart, dhe e shikoi.. “Kush je ti”- I tha duke

E ngriti kokën nga sexhdeja, ishte djersitur. Një zë që u dëgjua nga jashtë e rrëqethi tërësisht. Ishte EZANI… thërriste për namazin e Jacisë. Si shigjetë u ngrit. Vrapoi shpejt për të marrë abdes…

....... ..... ...

Marrë nga libri: BIR YUDUM, “Yine mi gec kaldin? fq.50 Përktheu nga gjuha turke: Ajsel Polaku

Faqe 39


R e v i sta St u d e n t i Përkthime I kthyeri nga Guantanamo Adil Abdullah Vijon nga numri i kaluar ‹‹Tradhtia (pabesia) pakistaneze›› Mbetëm në pikën kufitare deri në mëngjesin e së nesërmes duke pritur veturën që na kishte premtuar oficeri për bartjen tonë në qendrën e policisë, mirëpo vetura u shndërrua në helikopter që e dërguan forcat pakistaneze me një grup të forcave speciale të armatosura që kishin të veshura rroba të zeza, ndoshta mund të kenë qenë edhe forca të veçanta për luftën ndaj terrorizmit, numri i tyre përafërsisht ishte 15 ushtarë, na dorëzuan nga pika kufitare, dhe që nga këtu e kuptuam se ne kemi rënë pre e tradhtisë dhe pabesisë. Ushtarët nga mbrapa na lidhen duart dhe këmbët me një litar të trashë, e më pas na mbyllën edhe sytë, pastaj na bartën e na hodhën në helikopter brenda. Katër ushtarë u caktuan që brenda helikopterit të ruanin çdonjërin nga ne, gjatë gjithë udhëtimit tonë ata ishin ulur prapa shpinës sonë, ishte shumë e vështirë për ne, ishte një rast i befasishëm që nuk e kishim pritur. Helikopteri u ul në aeroportin e Peshavarit, nga helikopteri aty na gjuajtën për toke, për dy orë mbetem ashtu jashtë duke mos na folur askush nga ushtarët,ishte ditë e premte, dëgjoheshin ligjëruesit që ligjëronin në xhamitë e afërta me aeroportin. Pastaj na bartën në

një mjet transporti (kamion) me një grup ushtarësh, nuk kemi mundur ta dimë numrin e tyre, ngase sytë e tonë ishin të mbyllur, përafërsisht pas 20 minutave mjeti i transportit arriti në njërën nga qendrat e policisë, aty na i hoqën litarët nga duart dhe këmbët, na i liruan sytë, aty e kuptuam se na kanë dërguar në qelinë e cila ndodhej nën tokë, dyert e saj ishin nga hekuri, ishin gjashtë qeli të vogla gjithsej, në një qeli të vetme ishim katër vetë, toka e saj ishte shumë e papastër, e shtruar me një sixhade-mbulesë tepër të ndyrë. Kërkuam nga rojet e burgut të na dhuronin ndonjë batanije, mirëpo u përgjigjen shkurt:”nuk kemi të tjera”,atëherë ne u ofruam të holla vetëm që të na i blini disa batanije, por ata përsëri refuzuan. Në qelinë e afërt ishin disa vëllezër pakistanez, që ishin burgosur për shkak se kishin ndihmuar arabët që të largoheshin nga Afganistani në Pakistan. Posa dëgjuan ata bisedën tonë me rojën e burgut për batanije, hodhën batanijet, jastëkët dhe kërkuan prej rojave që të na i sjellin neve. Në aty qëndruam gati një javë, sjelljet dhe raportet në këtë burg ishin shumë të këqija, nuk na lejonin që të shkojmë në WC përpos në raste të rralla, ndërsa sa i përket ushqimit që përgatitej për ne, ai ishte shumë i keq, ishte groshë i nxehtë dhe një pjesë buke në drekë, në darkë ishte një bukë dhe qaj. Nuk na lejonin të dilnim të merrnim abdes, por ata na sillnin ujë në pagur që të

merrnim abdes në qeli, e kjo ishte shumë e vështirë, ngase uji mblidhej në qelinë e ngushtë dhe ishte vështirë për të burgosurit, por, para neve s’kishte ndonjë zgjidhje tjetër, -falënderimi i qoftë Zotit -aty në qeli falnim namazin në kolektiv. Nga burimet sekrete pakistaneze u vërtetua se unë kam shkuar në Afganistan për hir të ndihmës ndaj popullit Afgan, na premtuan për mirë, na përgëzuan dhe na informuan se ata do të thërrasin ambasadat e vendeve tona që të na dorëzojnë te ta dhe të na dërgojnë në vendet tona, dhe nuk drejtuan asnjë akuzë ndaj neve. ‹‹Takimi i parë me Amerikanët›› Gjatë kohës së cilës qëndronim në burgun e Peshavar-it, na morën pakistanezët për t’iu dhënë përgjigje disa njerëzve në disa pyetjeve të thjeshta që do të drejtohen tek ne. Na bartën në njërën nga vilat e tyre, aty u mahnitëm kur u përballëm fytyrë për fytyrë me hetuesit amerikanë, por nuk kishim zgjidhje tjetër pos të kooperojmë me hetuesit. Hetimet për mua u kryen nga ana e një burri dhe e një gruaje nga Shërbimet Sekrete Amerikane, hetuesi ishte me prejardhje libaneze, emri i tij ishte Abbas, përafërsisht ishte në moshën 50 vjeçare, ngjyra e tij ishte e bardhë në të kuqe, shenjat e urrejtjes dhe zemërimit shiheshin në fytyrën e tij, gjuhën arabe e fliste rrjedhshëm, por me përqeshje, mendjemadhësi dhe arrogancë, ndërsa gruaja fliste

Faqe 40


R e v i sta St u d e n t i pak gjuhën arabe. Shpresonim se do të na bëheshin disa pyetje të përgjithshme e më pas të lirohemi. Amerikanët

na pyetën për emër, nacionalitet, moshë, shkakun e shkuarjes në Afganistan, mënyrën e hyrjes në të dhe datën e arritjes në Afganistan. Pas përfundimit të hetimeve na rikthyen në burg, në qendrën e policisë ku qëndruam një apo dy ditë. Pakistanezët e rikthyen edhe një herë hetimin ndaj neve, gjatë qëndrimit tonë në këtë burg, tri apo katër herë. Ata na dhuruan neve rroba të gjelbra duke pretenduar se rrobat tona ishin të papastra dhe se ata do t’i pastrojnë e më pas do t’i rikthejnë te ne. Kjo hile dhe ky mashtrim i tyre ndaj nesh u shtua edhe më shumë nga p a be si a d he tra dhti a e pakistanezëve, mirëpo para neve s’kishte ndonjë zgjidhje përpos t’i përgjigjemi kërkesave të tyre

përfundon. me shpresë se ky ankth do të ‹‹Ne shtrëngatën e forcave amerikane››

Veshëm rrobat e gjelbra që na i dhanë, e më pas na nxorën nga burgu një nga një, na lidhen nga prapa, sytë na i mbyllën dhe na futen në një minibus. Përafërsisht ora ishte dhjetë e natës, drejtimi ynë ishte aeroporti i Peshavarit (Pakistan). Kur arritëm në aeroport dëgjuam zërat e ushtrisë amerikane, atëherë u bindëm se ne do t’iu dorëzohemi ushtrisë amerikane, dhe se premtimet e pakistanezëve për dorëzimin tonë në ambasadat e vendeve tona ishin gënjeshtra dhe mashtrime. Megjithëse qetësonim vetveten se pakistanezët nuk do të na dorëzonin tek forcat amerikane, ngase nuk është logjike të na dorëzojnë te pabesimtarët që e

luftojnë Allahun, të Dërguarin e Tij dhe muslimanët. Po edhe pakistanezet kishin bërë të gjitha hetimet që lidheshin me ne, dhe se ata kishin thënë se ne jemi të pastër, kthimi ynë (sipas tyre) në vendet tona është çështje kohe, mirëpo kur arritëm në aeroport, e u futëm në shtrëngatën amerikane atëherë shpresat tona tek pakistanezët u shuan dhe e kuptuam se ata na kanë mashtruar dhe tradhtuar, u bindëm se një epokë e re e jetës sonë filloi që nga ky çast. Sprova e vërtetë filloi që nga tani, u mbështetëm tek Allahu, duruam dhe thamë se na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai, ia përkujtuam njëri-tjetrit se Allahu është Ruajtësi ynë më i mirë, Ai është Mëshiruesi i gjithë mëshiruesve. Sytë tanë ishin të mbyllur andaj edhe nuk shihnim asgjë, amerikanët filluan ta shfaqin forcën dhe trimërinë e tyre ndaj nesh; na lidhën edhe më shumë sesa qe ishim të lidhur, përdorën gjitha metodat e egra duke na trajtuar neve egërsisht dhe në mënyrë të ashpër, kjo nuk ishte e çuditshme ngase ata neve na konsideronin terrorist që (sipas tyre) meritojmë mbytjen dhe gjenocidin. Tema vazhdon në numrin e ardhshëm të revistës. Ne numrin e ardhshëm mund te lexoni: Si u barten në Kandahar? Si u trajtuan në burg nga forcat amerikane? Si dhe shumë e shumë tjera do të keni mundësi të lexoni në numrin e ardhshëm të revistës.

Faqe 41


R e v i sta St u d e n t i Përkthime Therja e kurbanit, vlera dhe dispozita e tij Falënderimi i takon All-llahut Krijuesit të botëve, përshëndetjet tona të përzemërta qofshin për Muhamedin a.s i dërguar mëshirë për mbar njerëzimin, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që shkojnë drejt udhëzimit të tij deri në ditën e gjykimit. Vërtetë All-llahu Subhanehu we Te’ala e ka bërë therjen e kurbanit si afërsi për njerëzit në këtë ditë feste. Ai Subhanehu we Te’ala e kishte urdhëruar babin e pejgamberëve Ibrahimin a.s që të therrë të birin e tij Ismailin, atëher kur Ibrahimi a.s pa ndonjë hezitim iu nënshtrua urdhrit të All-llahut Subhanehu we Te’ala. Mirëpo All-llahu Subhanehu we Te’ala si zëvendësim ia zbriti nga qielli një dash që ta therë. Thotë Allllahu i Lartësuar në librin e Tij: “Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm.” [Es-safat: 107]. Nga ajo kohë njerëzit therin diçka nga kafshët e lejuara (hallall), kështu me therje zbatojnë urdhrin e All-llahut Subhanehu we Te’ala dhe në të njëjtën kohë ata tregojnë bindshmërinë në All-llahun Subhanehu we Te’ala. Therja e kurbanit është sunneh muekkedeh (vepër e vërtetuar) e të dërguarit a.s., dhe braktisja e tij llogaritët gjë e papëlqyer për atë që ka mundësi të therë diçka nga kafshët e lejuara (hallall).

Urtësitë e therjes së kurbanit: 1. Afërsia tek mëshira e Allllahut subhanehu we Te’ala. Thotë All-llahu Subhanehu we Te’ala: “Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” [El-Kewther: 2]. Gjithashtu Ai thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve!” [ElEn’amë:126]. Fjala ‘ En-nusuk ’ në ajetin e cekur ka për qëllim therje të kurbanit dhe afërsi tek mëshira e All-llahut Subhanehu we Te’ala. 2.Ripërtëritja e sunnetit të imamit të besimtarëve Ibrahimit a.s kur e inspiroi atë All-llahu Subhanehu we Te’ala që të therë të birin e tij Ismailin për kurban, mirëpo All-llahu i Lartësuar si zëvendësim i’a zbriti një dash që ta therë. Thotë All-llahu Subhanehu we Te’ala: “Ne e shpaguam atë me një të therur (kurban) të rëndësishëm” [Es-safat: 107]. 3. Afërsia mes njerëzve në këtë ditë feste. 4 . Sjellja e harmonisë tek të varfëritë e të ngratët, ngase në këtë ditë feste këta ndihmohen nga ata që therin kurban. 5. Të kujtuarit e All-llahut Subhanehu we Te’ala me falënderim për begatitë e dhënë në kafshët. Thotë All-llahu i Madhëruar:

“… hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës. Tek All-lahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja e juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allllahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde.” [El-Haxhxh:.[37-36] Dispozita e therjes së kurbanit Pjesa dërmuese e dijetarëve shkojnë nga ajo se therja e kurbanit është sunneh muekkedeh (vepër e vërtetuar) e të dërguari a.s. dhe nuk pëlqehet assesi lënia e tij për atë që ka mundësi therje të kurbanit. Ndërsa një grup dijetarësh shkojnë deri te ajo dhe thonë se therja e kurbanit është sunneh waxhibeh (vepër gjithsesi e obliguar) e të dërguarit a.s për çdo familje muslimane që ka mundësi therjen e kurbanit. Mbështetur në fjalën e All-llahut Subhanehu we Te’ala: “Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!” [El-Kewther: 2]. Dhe në hadithin e pejgamberit a.s i cili ka thënë: “Kush therë kurban para namazit le të ther prapë se nuk llogaritet”. [Hadithi është autentik]. Pershtati ne gjuhen shqipe: Berat Hashani Burimi: www.islamway.com

Faqe 42


R e v i sta St u d e n t i Diplomim 3 studentë kosovarë përfunduan studimet në Brunei Redaksia Muaji dhjetor për tre studentët kosovarë, respektivisht Ardian Sejdiun, Berat Hashanin dhe Islam Hasanin ishte shumë i rëndësishëm dhe frytdhënës, që solli një gëzim të veçantë tek tre studentët kosovarë të cilët përfunduan studimet e tyre diplomike në Universitetin e Bruneit Darus-salam. Ardian Sejdiu Ardian Sejdiu është i lindur më 23.04.1982 në fshatin Gaçkë, komuna e Ferizajt. Shkollën fillore e ka mbaruar në fshatin Gaçkë. Në vitin 1997 regjistrohet në Medresenë Alaud-din dega në Gjilan, të cilën e mbaroi në vitin 2001. Pas përfundimit të Medresesë, ai vazhdoi studimet në Kairo të Egjiptit, atje përvetësoi gjuhën arabe. Në vitin 2002 regjistrohet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ndërsa në vitin 2003 regjistrohet në Universitetin e Bruneit Darus-salam, në departamentin e Usulud-din-Bazat e fesë, ku me sukses e mbaroi në Dhjetor 2007, me temën e titulluar: “Dispozitat dhe kuptimet që përmban kaptina Jasin”. Rezymeja e punimit: Në këtë punim, temë shtjellimi është rëndësia e kaptinës Jasin, diskutimet e dijetarëve në lidhje me shkronjat simbolike në Kur’an, si dhe qëndrimet e tyre. Po ashtu bëhet fjalë për ndarjen e njerëzve në dy grupe: grupi ndaj të cilit nuk shpresohet mirë ndaj tij, ndërsa grupi tjetër janë ata njerëz prej të cilëve shpresohet mirë. Gjithashtu flitet për ngjarjen e Pejgamberëve të dërguar tek një popull i cili nuk besonte, si dhe përfundimi i popullit fatkeqësisht nga dënimi përmbysës që u erdhi nga Allahu [xh.sh.] si rezultat i përgënjeshtrimit të të dërguarve dhe mbytjes së Habib Nexhar-it. Në punim shtjellohet edhe dita e gjykimit, ringjallja, tubimi si dhe ndarja e njerëzve: xhennetlij dhe xhehennemlij. Në këtë temë sqarohen bazat esenciale të fesë Islame si: Besimi në Zotin një, besimi në Pejgamber, besimi se Kur’ani është libër hyjnor dhe mrekulli e përjetshme, besimi në gjykimin dhe caktimin e Allahut xh.sh., besimi në shpërblimin dhe dënimin. Në fund një rëndësi e veçantë i kushtohet ringjalljes, paraqitja e argumenteve logjike në Kur’an, si dhe vërtetësia se ringjallja është e mundshme dhe e domosdoshme si nga aspekti fetar po ashtu edhe nga ai logjik.. Berat Hashani Berat Hashani është i lindur me 04.06.1983 në Kastriot (Obiliq). Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, përderisa të mesmen me sukses e përfundoi në Prishtinë, dhe atë Medresenë e mesme Alauddin në vitin 2001. Pas mbarimit të Medresesë ai drejtohet për në Sham, respektivisht në Siri për t’i vazhduar atje studimet, pas më shumë se një viti qëndrimi atje, ai pranohet në Universitetin e Bruneit, në departamentin e Usulud-dinit-Bazat e fesë, në të cilin ndoqi mësimet që nga viti 2003, dhe me sukses të plotë i mbaroi në dhjetor të vitit 2007, me temën e titulluar: “Fetë në Kosovë”.

Faqe 43


R e v i sta St u d e n t i Rezymeja e punimit: Në punimin mbi ‘Fetë në Kosovë’, studiuesi në fillim jep një sqarim të shkurtër rreth feve në Ballkan; ardhja e tyre dhe numri i përkatësve të këtyre feve. Përqëndrimi kryesor në këtë punim ka të bëjë me fetë në Kosovë, ku studiuesi jep shpjegime të mjaftueshme për fetë në Kosovë: Feja islame, Krishtere dhe ajo Jehude. Në këtë punim flitet rreth përhapjes së këtyre feve në Kosovë, shkaqet e përhapjes së tyre, besimet e tyre dhe zanafillën e tyre. Një ndalje e veçantë i kushtohet fesë islame, që nga hyrja e saj në trojet shqiptare, shkaqet që sollën tek depërtimi i saj në Kosovë. Në këtë pikë studiuesi jep sqarime të bollshme rreth islamit në Kosove si fe dominuese (95%) ndër shekuj, pastaj cek aktivitetet islame në Kosovë, si aktivitetet e xhamive, medreseve dhe tjera. Punimi përmbyllet me përmendjen e rezultateve që ka arritur studiuesi gjatë punimit të sipërpërmendur. Islam Hasani Islam Hasani është i lindur me 13.06.1982 në fshatin Gllogovicë, komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, e më pas për katër vite radhazi ndoqi mësimet në Medresenë ‘Alaud-din’ në Prishtinë, të cilën e mbaroi në vitin 2001. Gjatë viteve 2001-2002 ishte në Egjipt për përvetësimin e gjuhës arabe, kurse në vitin 2003 regjistrohet në Universitetin e Bruneit, në degën e Usulud-din-it-Bazave të fesë, ku me sukses e mbaroi në dhjetor të vitit 2007, me temën e titulluar: “Kaptina Fet’h dhe përmbajtja e kuptimeve dhe përgëzimeve të saj”. Rezymeja e punimit: Në këtë punim flitet rreth kaptinës ‘Fet’h’, e cila fillon me përmendjen e përgëzimeve ndaj Muhammedit [a.s.] si: Mirësitë e marrëveshjes së Hudejbijes, faljen e mëkateve të Profetit; të mëparshmet dhe të mëvonshmet, pastaj flet për vlerën e shokëve të Profetit [a.s.]. Gjithashtu në këtë kaptinë flitet rreth atyre që nuk morën pjesë në Hudejbije dhe sqarimin e arsyetimeve të tyre, e posaçërisht rreth arsyetimeve të hipokritëve, arsyetime që nuk ishin të pranuara as nga logjika, e në anën tjetër Allahu pranoi arsyetimet e atyre njerëzve që nuk morën pjesë për shkak të të metave të tyre (të sëmurët, të verbrit dhe të çalët), Zoti i lajmëroi se ua ka falur atyre. Kjo kaptinë flet edhe për dënimin e politeistëve për shkak se ata pengonin besimtarët nga vizita e shtëpisë së shenjtë, Qabes. Po ashtu flet edhe për shpërblimin ndaj atyre që dhanë besën Profetit dhe premtimin e Zotit se atyre do t’iu jap shumë të mira. Në fund të kaptinës flitet rreth vërtetësisë së ëndrrës së Profetit [a.s.], cilësive të tij të cilat nënkuptojnë vërtetësinë e shpalljes së tij, dhe cilësitë e shokëve të tij të ndershëm, sinqeritetin e tyre ndaj Zotit dhe angazhimin e tyre për ta ndihmuar fenë e Tij. Kaptina përmbyllet me premtimin e Zotit se Ai ua ka falur besimtarëve mëkatet dhe se Ai do t’i shpërblejë ata me një shpërblim të madh. Ju bëjmë me dije lexuesve se kjo është gjenerata e dytë kosovare që mbaron fakultetin në Brunei, gjenerata e parë me sukses mbaroi studimet në vitin 2006.

Redaksia e revistës ju uron përzemërsisht tre studentëve kosovarë mbarimin e fakultetit me sukses, duke ju dëshiruar shëndet të mirë dhe suksese të mëtutjeshme. Faqe 44


R e v i sta St u d e n t i Kulturë Filmi ‘Redacted’ Redaksia Filmi ‘Redacted’ është një prej filmave më të mirë që ka parë publiku gjatë vitit 2007. Ky film ka të bëjë me trupat amerikane në Irak, respektivisht në Zonën e Samarres, temë kyçe e këtij filmi është dhunimi, mbytja dhe djegia e vajzës irakiane 15 vjeçare nga forcat okupuese amerikane në vitin 2006, lajm i cili tronditi mbarë opinionin. Ky film ndërlidhet me ngjarjet para këtij incidenti dhe pas tij, filmi paraqet brutalitetin e ushtarëve amerikan ndaj civilëve të pafajshëm irakian, e posaçërisht nëpër pikat kontrolluese ‘checkpoint’, ku irakianët përballen rëndë me brutalitetin amerikan, si dëshmi e kësaj, filmi paraqet shumë inserte, e njëra nga ato është edhe ajo kur një irakian dërgonte motrën e tij në spital për të lindur, ai duke kaluar me veturën e tij në pikën kontrolluese tepër të vështirë saqë gati e pakalueshme, duke parë gjendjen e rëndë të motrës së tij, kalon pikën kontrolluese por ushtarët amerikan hapin zjarr dhe mbysin motrën e tij e cila ishte duke u dërguar urgjent në spital për të lindur, ajo vdiq në spital, po edhe fëmija i saj nuk e pa dritën e jetës. Komenti amerikan ishte: Vozitësi ka thyer rregullat, ndërsa vozitësi shprehej: Unë ngutesha për ta dërguar motrën time në spital për të lindur, por ushtarët amerikan na sulmuan. Brenda 24 muajve, trupat amerikane kanë mbytur më shumë se 2000 irakianë vetëm në pikat kontrolluese (checkpoints), por asnjë ushtar amerikan nuk është akuzuar për këto incidente. Ushtarët që operojnë në pikat kontrolluese marrin vdekje të përditshme, thuhet në film. Shumë nxënës për të shkuar në shkollat e tyre duhet doemos të kalojnë nëpër pikat kontrolluese, shpeshherë nxënësit edhe keqtrajtohen, e sidomos femrat në mënyrë seksuale nga ushtarët amerikan. Filmi paraqet turpin e ushtarëve amerikan, se si ata futen natën në një shtëpi irakiane, dhunojnë vajzën irakiane 15 vjeçare, ja mbysin tërë anëtarët e familjes së saj, më pas mbysin atë dhe djegin trupin e saj. Gjithashtu filmi paraqet edhe bastisjet e shpeshta që iu bëhen shtëpive irakiane nga ushtarët amerikan, sikundër që paraqet hakmarrjet e ushtarëve amerikan pas sulmeve ndaj tyre, e ku zakonisht ata hakmerren ndaj civilëve dhe atë ndaj atyre shtëpive që më së afërmi ndodhen me vendet e sulmeve irakiane ndaj amerikanëve, ata rrahin, maltretojnë, burgosin dhe vrasin burrat me pretekstin se janë pikërisht ata që kanë kryer sulme, në fakt, të gjitha këto pa evidenca. Filmi dëshmon se ushtarët amerikan janë nën trysni dhe presione psikologjike të vazhdueshme. Ç’thanë për filmin? Filmin më të rëndësishëm që dëshironi ta shihni këtë vit-Richard Sckickerl, TIME Ky film është i nevojshëm për t’u shikuar nga çdo anëtar i kongresit. David Aisen, NEWSWEEK Ky film është përzgjedhur në festivalin e filmit 2007 në VENICE, në festivalin e filmit 2007 në TORONTO, në festivalin e filmit 2007 në TELLURIDE, në festivalin e filmit 2007 në NEW YORK. E vërteta është aksidenti i parë i luftës.

Faqe 45


R e v i sta St u d e n t i Perla dhe Urtësi Pj es a

Kështu fliste Hasan el-Basriu:

es ht

at ë

Vijon nga numri i kaluar “Ndaj tre personave që edhe nëse flet keq ndaj tyre prapë nuk konsiderohet përgojim (gibet): Prijësit tradhtar, njeriut epshor që thërret në epshe, dhe mëkatarit që zbulon haptazi mëkatet e tij” “Kujdesuni për shëndetin, shfrytëzoni kohën e lirë dhe shpejtoni për në vepra të mira para se të vjen dita kur zemrat dhe sytë mbesin të shtangur.” “Ç’është islami?-pyeste Hasan el-Basriu, e më pas përgjigjej: “e fshehta dhe e dukshmja kur janë të ngjashme, zemra jote të jetë e pastër për Zotin, dhe të shpëton nga ti çdo besimtar...” “Besimi nuk është me zbukurime dhe dëshira, por besimi është atë çka e beson zemra, ndërsa e vërteton vepra.” “Këshillues i vërtetë është ai që i këshillon njerëzit me veprat e tij e jo me fjalët e tij. Ishte Hasan el-Basriu këshillues i vërtetë, ngase kur dëshironte t’a urdhëronte ndokënd për diçka së pari nisej nga vetvetja dhe e vepronte atë e pastaj urdhëronte duke këshilluar, e nëse dëshironte të ndalonte ndokënd për diçka përsëri fillonte nga vetja duke e ndaluar vetveten nga ajo vepër e pastaj këshillonte, Allahu e mëshiroftë sa këshillues i mirë që ishte.!” “Ti keni në konsideratë njerëzit në bazë të veprave të tyre e jo në bazë të fjalëve të tyre, ngase Allahu i Madhëruar nuk ka lënë fjalë përpos që ia ka bërë argument veprën, e cila ose e vërteton ose e përgënjeshtron. Nëse dëgjon një fjalë të mirë, mos u ngut por shiko thanësin e saj se a përputhet fjala e tij me veprën e tij, nëse përputhet fjala me veprën e tij sa mirësi që është, e nëse fjala dallon nga vepra, atëherë ki kujdes ti se po ngjason në ty diçka prej tij, ngase ai me fjalë ka mashtruar të dobëtit.” “Ai i cili e lufton të vërtetën do të jetë i mposhtur.” “Këshilloj njerëzit me veprat tua, e jo me fjalët tua.”

Vazhdon në numrin e ardhshëm

“ Kujdesuni p ë r shëndetin, shfr ytëzoni kohën e lirë dhe shpejtoni për në vepra të mira para se të vjen dita kur zemrat dhe s yt ë mbesin të shtangur.”

“Ai i cili e lufton të vërtetën do të jetë i mposhtur.”

Përgatiti: Ejup Haziri

Faqe 46


R e v i sta St u d e n t i Kuriozitete Deveja arabe Deveja arabe është nga devetë më të mëdha në botë, ka një gungë në kurriz, prej të gjitha kafshëve ajo është më durimtarja ndaj etjes dhe urisë. Mund të kalon një udhëtim prej 50 kilometra pa u ndalur asnjëherë, është në gjendje të bartë 285 kilogramë dhe të udhëton me atë peshë 12 orë e mos të lodhet fare. Deveja në krijim është tepër e çuditshme. Ajo është një kafshë e butë, e lehtë për ta udhëhequr, është shumë e fuqishme, gjatë ngrënies ajo rezervon ushqimin, është e lartë 2 metra dhe peshon 600 kilogramë. Një cilësi e saj e veçantë që nuk duhet harruar është edhe ajo se nëse e nguc devenë, ajo do të hakmerret, por jo në momentin kur ti e nguc, por ajo do ta gjen rastin dhe pikën tënde të dobët dhe gjithsesi do të hakmerret, dhe kur ajo hakmerret, hakmerret shumë keq, mundohet gjithsesi ta mbyt njeriun që i ka shkaktuar asaj ndonjë të keqe. Madhëria i qoftë Allahut i Cili në Kur’anin famëlartë tha: “A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?” [Kur’an 88: 17]

POROSI PROFETIKE

“Musliman i vërtet është ai i cili nga gjuha dhe dora e tij janë të mbrojtur muslimanët tjerë.” Muhammedi a.s.

Faqe 47


R e v i sta St u d e n t i Argëtim PROVO NJOHURITË TUA 1– Transmetohet se i Dërguari i

Allahut a.s, në rini ishte... ? A– Bari B– Tregtar C– Udhëheqës

2- Melekët nuk hyjnë në shtëpitë në të cilat gjenden: A– Lapsi dhe libri B– Radio dhe televizori C– Qeni dhe fotografia

3- Kush e ka kënduar i pari ezanin në Bejtul-Makdes? A– Ebu Derda B- Ebu Hurejre C- Ebu Neimi

4- Fjala ‘Hikmeh’ rrjedh nga gjuha arabe, që dmth: A– Fuqi B– Urtësi C– Dëshirë

5– Ai i cili shtiret çka nuk është në të vërtetë quhet: A– Kafir-pabesimtar B– Xhahil-i padijshëm C– Munafik-hipokrit

6– Cili profet ka lindur pa babë?

7– Ambasador i parë në Medine ishte :

8– Beteja e parë ne Islam ka qenë beteja në: A– Bedër B– Uhud C– Tebuk

A– Musab b. Umejri B– Esad b. Zerari C– Sead b. Muadhi

9– Ulul-Adhmi janë: Nuhu, Ibrahimi, Musai, Muhamedi a.s dhe ... A– Davudi alejhis-selam B– Isai alejhis-selam C– Haruni alejhis-selam

A– Haruni alejhis-selam B- Jahjai alejhis-selam C- Isa aljhis-selam

10– Sa herë Isa alejhi selam përmendet ne Kur’an? A– 17 B– 25 C– 30 Përgatiti: Meritë Basholli

Përgjigjet e sakta në muajin e ardhshëm: Pergjigjet i presim nga lexuesit e revistës, na shkruani në keto e-maila për të dhënë përgjigjet e juaja: studenti_brunei@hotmail.com apo brunei_student@hotmail.com Mos nguroni, por provoni njohuritë e juaja. I mirëpresim përgjigjet e juaja!

Faqe 48


R e v i sta St u d e n t i Letrat e Lexuesve REVISTA STUDENTI Përveç shkrimeve të studentëve nga Brunei Darussalam, revista “Studenti”, duke parë si të domosdoshëm kooperimin e lexuesve me studentët në Brunei, shfaq edhe letrat, shkrimet dhe opinionet e lexuesve që dërgohen në revistën ‘Studenti’. Për t’u botuar shkrimet apo opinionet e juaja në revistën elektronike ‘Studenti’, duhet përmbushur kriteret vijuese: shkrimi mos të kaloj më shumë se dy faqe të formatit A4, spejsingu 1.0, shkrimi të mos jetë i publikuar diku më parë, si dhe emri dhe mbiemri i autorit apo përkthyesit duke ia bashkangjitur edhe e-mailin e juaj. Mos harroni se opinionet e juaja do të jenë të mirëseardhura. Ju mos nguroni të shprehni talentin tuaj përmes revistës ‘studenti’, dhe ne do ta botojmë atë, gjithashtu edhe kritikat, vërejtjet dhe sugjerimet tuaja janë shumë të mirëpritura dhe të mirëseardhura për ne. E-mail: studenti_brunei@hotmail.com

webfaqja e revistës: www.studenti.co.nr

brunei_student@hotmail.com

Letrat e lexuesve

Sëmundja e vitit

Korrupsioni sot ka përfshirë gjitha shtresat në vendin tonë, saqë është bërë përditshmëri e shoqërisë sonë, ai ka përfshirë gjitha instancat, pothuajse nuk ka lënë sektor që të mos futet në të, s’ka dyshim se sektorët më të korruptuar janë doganat, shëndetësia dhe gjykatat, duke mos përjashtuar as sektorët tjerë. Me këtë mund të rezultojmë se sëmundja e korrupsionit po shkallmon shoqërinë tonë të përvuajtur. Korrupsioni në Kosovë është shndërruar në një pandemi që rrezikon të ardhmen e saj. Është mjerim i madh që shoqërinë tonë të mjeruar nga luftëra, skamjet, pushtimi, robëria,...ta godasë edhe sëmundja e shekullit, korrupsioni. Korrupsioni ka gjetur vend në Kosove në mungesë të ligjit, por edhe ato ligje që janë nuk praktikohen dhe zbatohen siç thuhen, ato mbesin të ‘ngrira’ qe vetëm figurojnë e nuk aplikohen, andaj, në shoqërinë tona ambienti për korrupsion është i favorshëm. Nga organet kompetente nuk ndërmerret asgjë, e me këtë veprim të ligë e qyqar, korrupsionit i zgjatet dera, dhe çdo ditë të re përfiton sipërfaqe të re duke rrezikuar sinqerisht të ardhmen tonë të zymtë dhe të ardhmen e pasardhësve tonë. Vendi ynë po varfërohet përmes korrupsionit, shoqëria ynë përmes tij po futet në rrugica pa dalje, e ardhmja e tyre po errësohet. Ne jemi një shoqëri post-totalitare, ku njerëzit nuk frikësohen vetëm se prej ligjit dhe forcës, andaj për ta çrrënjosur njëherë e mirë këtë dukuri, duhet të mbretërojë ligji si në figurim ashtu edhe në praktikim, dhe se përdorimi i forcës nëse është i nevojshëm duhet të aplikohet dhe zbatohet, nëse dëshirojmë që nesër të jemi të lirë nga sëmundja e korrupsionit! Arbenita Maloku Universiteti i Prishtinës, dega: Sociologji Viti i I-rë.

Faqe 49


“Kalo rrugëve të jetës duke mos lakuar koordinatat Hyjnore që të shpiejnë në lumturi të përjetshme!”


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.