Ky Projekt financohet nga Bashkimi Europian REVATO është pjesë e thirrjes për projekte të Bashkimit Europiane me titull “Veprime përgatitore për ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore ne zona të konfliktit në Ballkanin Perëndimor, viti 2010”. Programi mbështet nisma që synojnë rehabilitimin e objekteve të trashëgimisë kulturore, duke bërë dhe vlerësimin e kushteve përkatëse ekonomiko shoqërore nën këndvështrimin e edukimit dhe krijimit të të ardhurave.
Qasja nga REVATO
P
rojekti 18 mujor REVATO synon të ndihmojë procesin e vështirë të ruajtjes, restaurimit dhe rijetëzimit të Trashëgimisë së Ndërtuar në Berat dhe Gjirokastër, duke mbështetur regjistrimin e pasurive të paluajtshme të TN dhe vetorganizimin e shtresës shoqërore të zotëruesve të saj. REVATO synon ta përballojë këtë sfidë, në bashkëpunim me institucione publike qendrore e vendore duke dhënë këto produkte: • • • • • • • •
Rritja e informimit dhe ndërgjegjësimit publik për TN Evidentimi regjistrimit në Berat dhe Gjirokastër i pronësisë TN Lehtësimi i regjistrimit të pronave TN të braktisura dhe të paregjistruara Krijimi dhe trajnimi i një shoqate të zotëruesve të ndërtimeve të TN Restaurimi çative në Berat dhe Gjirokastër, ku vendimmarrja të kalojë përmes shoqatës së pronarëve Krijimi i planeve të biznesit për rijetëzimin për shtëpitë e restauruara TN Vlerësimi i vlerës reale të tregut të ndërtimeve të TN Organizimi i një konference donatorësh për Beratin dhe Gjirokastrën
Për më shumë shih www.revato.info Zbatuesi i projektit – GCDO Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO – Fondacioni “Gjirokastra”) që është zbatuese e projektit REVATO, merret prej 10 vjetësh me ruajtjen dhe rijetëzimin e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër. Ajo ka zbatuar mbi 50 projekte në qytet dhe rajonin e Gjirokastrës, duke mbështetur rijetëzimin e qendrës historike, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe zejeve e artizanatit tradicional. Për më shumë shih www.gjirokastra.org
Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës Ky publikim mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e zbatuesit të projektit dhe, në asnjë mënyrë, nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Europian. Organizata për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO – Fondacioni “Gjirokastra”) Sadi Petrela, menaxher i projektit REVATO Obelisku, Qafa e Pazarit Gjirokastër, Albania Tel +355 (84) 267-077 info@gjirokastra.org www.gjirokastra.org
Gjendja
R
ijetëzimi, dmth rifutja në përdorim e Trashëgimisë së Ndërtuar (TN) për qëllime të jetës së sotme, pa e shtrembëruar natyrën dhe autenticitetin e saj, është një nga mangësitë më të mëdha të menaxhimit të trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Më dukshëm kjo shfaqet në Berat dhe Gjirokastër, ku ka mbi 1000 ndërtime të shpallura Monument Kulture nga rreth 2300 në të gjithë vendin. Një pjesë e konsiderueshme e TN në dy qytetet shqiptare të UNESCO-s është në rrezik shformimi dhe prishjeje për shkak të shtesave të papërshtatshme, ndërhyrjeve dhe përdorimit pa kriter, modernizimeve të pabazuara në kontekstin historik urban apo pamjaftueshmërisë së konservimit dhe restaurimit. Me hapjen ndaj ekonomisë së tregut roli i shtetit si investitor i drejtpërdrejtë në restaurim/rijetëzim ka ardhur (gjë që është normale) duke u ngushtuar. Paralel, rijetëzimi i TN është dashur të merrej në masë të madhe në ngarkim nga biznesi, natyrisht nën monitorimin e specialistëve dhe duke u bazuar në strategji e politika të qarta gjithëpërfshirëse. Por kjo ka ndodhur në shkallë shumë të pamjaftueshme. Edhe pas 20 vjetësh, ripërdorimi dashamirës i ndërtimeve historike është i vogël e i pjesshëm. Investimet e pakta të biznesit në trashëgiminë kulturore kanë mbetur në kuadrin e shembujve pozitivë, ndërkohë që ndërtimet e reja kanë njohur një bum të paparë investimesh.
Duket sikur trashëgimia dhe e kaluara janë peng e një kundërshtie me zhvillimin dhe të ardhmen dhe faktorët që mund ta rimëkëmbin TN dhe ta bëjnë atë bazë zhvillimi janë palë të kësaj kundërshtie. Agjencitë shtetërore përballë pushtetit vendor, zhvillimit i turizmit përballë problemeve të pronarëve, biznesi përballë komuniteteve dhe pronarëve nuk arrijnë të flasin gjuhë të përbashkët, të mbështetur mbi një legjislacion të thjeshtë dhe lehtësues, gjë që do të mundësonte investimin e donacioneve të huaja. Përpjekje për t’i “pajtuar” të kaluarën me të ardhmen ka pasur nga dikastere, donatorë të ndryshëm dhe individë; sidomos vitet e fundit këto kanë ardhur duke u rritur. Çka ende mungojnë ose janë të pamjaftueshme janë ndërhyrjet tërësore shumëplanëshe, shumëpalëshe dhe gjithëpërfshirëse, të shoqëruara me një informim të plotë të opinionit publik, që do të mundësonin një qasje tërësore për të gjitha mungesat dhe problematikat e grumbulluara në vite. Vetëm ndërhyrje të tilla do të mund të përmirësonin rrënjësisht klimën, sot të pafavorshme, për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin mes faktorëve publikë dhe privatë, duke përfshirë gjithë grupet e interesit. Pa këtë klimë barra e madhe e shpëtimit të TN mbetet shumë e rëndë dhe e papërballueshme për çdo shtet, sado i pasur qoftë.
Problemi dhe shkaqet
Sfida dhe vizioni
TN
mbetet pre e nje rrethi veskeq ku mungesa apo pamjaftueshmëria e investimeve dhe e kujdesit shton shkatërrimin dhe inkurajon ndërhyrjet shformuese, të cilat, nga ana e tyre shkurajojnë më tej qasjet gjithëpërfshirëse dhe investimet serioze dhe dashamirëse ndaj trashëgimisë kulturore. Si rezultat, ndërtimet historike nuk kanë arritur të hyjnë në tregun e investimeve, gjë që potencialisht do të prodhonte edhe burime për mirëmbajtjen e tyre, plus zhvillim. Edhe restaurimet e pakta që bëhen, shpesh kryhen pa rijetëzimin e ndërtesave dhe pa pjesëmarrjen e pronarëve, duke krijuar përshtypjen se investimi në TN është pa perspektivë e pa fitim. Në këto kushte, është e natyrshme që veçanërisht bankat, por dhe donatorët të ndjehen të pa interesuar. Moria e problemeve të grumbulluara plus mungesa e informimit sistematik dhe të qartë të publikut, shton apatinë dhe mosinteresimin, që janë shumë të dukshme edhe tek ata që duhej të ishin më të interesuarit: pronarët e TN. Kjo ushqehet, mes të tjerave, edhe nga vështirësitë për regjistrimin (kur është e nevojshme edhe çregjistrimin - i cili mungon thuajse krejtësisht në legjislacionin aktual) e pronave TN, gjë që pengon futjen e tyre në tregun e vlerave të paluajtshme. Një anketim që GCDO zhvilloi në vitin 2011, në Berat dhe Gjirokastër vërtetoi se përgjithësisht në mendjen e pronarëve dhe të opinionit ka një amulli për regjistrimi ligjor të TN. Ndërkohë rijetëzimi i TN shihet si çështje tërësisht e shtetit, e individëve, e moshave të kaluara apo të elitave dhe diçka që nuk ka të bëjë me përparësitë e zhvillimit të vendit. Si biznesi serioz, ashtu edhe shteti, donatorët apo edhe vetë pronarët asnjëherë nuk mund të ndjehen të interesuar për të investuar në kushtet kur prona nuk arrin të regjistrohet sipas kërkesave të ligjit. Trazirat e tranzicionit, klima e acaruar politike, ngjarjet e vitit 1997, paqartësitë dhe vështirësitë e procesit të decentralizimit të kompetencave i kanë përhuajtur më tej biznesin dhe pronarët nga TN, ndërkohë që procesi i regjistrimit, në kushtet e numrit të madh të pronarëve për një pronë, mbetet i vështirë, i komplikuar, i kushtueshëm. Të paorganizuar dhe të papërfaqësuar pronarët ndjehen të pashpresë, të papërkrahur e të papërfillur, të shkurajuar, të pafuqishëm e të braktisur në përpjekjet sporadike për të ndalur humbjen e vlerave që ata kanë në zotërim dhe që janë njëkohësisht vlerë e madhe kombëtare dhe investim jo vetëm shpirtëror por edhe material i brezave. Në pikëpamje sociale dhe jo vetëm, TN duket si pa zot.
Z
hvillimi në emër të së ardhmes nuk shkon domosdoshmërisht kundër të shkuarës. Ruajtja e vlerave të qyteteve historike dhe përdorimi tyre në dobi të zhvillimit mund të bëhet pa konflikte dhe kërcënime e pengime reciproke, në harmoni dhe sinergji. Kjo kërkon ndryshimin rrënjësor të gjendjes aktuale përmes zgjidhjesh rrënjësore, të cilat të nisin prej aty nga problemi buron: paqartësitë e pronësisë që ka shkaktuar bllokimin e TN si vlerë tregu dhe mungesën e rolit aktiv të qytetarit. Nga ana tjetër, pronarët e NT, që nuk janë aspak të pakët në numër, mund të organizohen dhe të jenë aktivë, duke krijuar edhe shoqatën e tyre. Kjo mund të bëhet e aftë të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e tyre, duke i dhënë rijetëzimit të TN një forcë sociale shtytëse të organizuar që sot i mungon.