Historia Historiaeekombëtares kombëtaresgjermane gjermane në nëKampionate KampionateBotërore Botërore dhe Evropiane dhe Evropiane
1 1
2
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
1974
Gjermani Turneu i dhjetë i Kampionatit Botëror u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore, nga 13 qershori deri më 7 korrik. Gjermania ishte zgjedhur si vendi organizator në korrik të ’66. Në këtë kampionat, u dha për herë të parë trofeu i ri, i krijuar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga, pasi trofeu “Jules Rimet” u fitua për herë të tretë nga Brazili në 1970-n dhe iu dha atyre përgjithmonë. Modeli i ri që përdoret sot është më i gjatë dhe më i rëndë, si dhe i përbërë prej floriri 18 karat. I pari që do ta prekte do të ishte “Kaizeri”, njeriu që do të shtangte botën mbarë me lirshmërinë e tij në fushë, Franz Beckenbauer. Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
3
Ky kampionat vendosi standarde të reja për Botërorin në aspektin e organizimit dhe logjistikës, ku DFBja mori vlerësime maksimale. Stadiumet ishin të gjitha moderne pas rikonstruktimeve që u bënë dhe rrjedhimisht pjesëmarrja në to arriti rekorde. Në total u shitën mbi 1.7 milionë bileta. Në ndryshim nga Botërori i vitit 2006, i cili u zhvillua po ashtu në Gjermani, ai i ’74-s nuk ishte një ‘përrallë verore’, por më tepër një ‘festival shiu’. Në pjesën më të madhe të ndeshjeve moti nuk ishte aspak i mirë, megjithatë, në fund të turneut fituan ata që njiheshin shpesh për lojën efektive në mot me shi: organizatorët. 4
Kjo fitore nuk ishte ndonjë suprizë e madhe, po të kishe parasysh suksesin që po përjetonte futbolli gjerman në fillim të viteve ’70. Skuadra konsiderohej si një ndër favoritet e turneut jo vetëm për faktin se ishte vendi mikpritës, por edhe sepse kishte fituar Europianin dy vjet më parë dhe lojtarët si Franz Beckenbauer, Günter Netzer, Wolfgang Overath apo Gerd Müller i kishte zili gjithë bota. Për më tepër, Bayern München kishte fituar Kupën e Kampionëve në maj të 1974-s ndërsa Borussia Mönchengladbach kishte qenë finaliste një vit më parë. 12 prej lojtarëve të këtyre dy skuadrave, të cilët konkurronin për titullin e Bundesligës 1973/74 deri në javën e 33-të, formonin pjesën më të rëndësishme të pankinës së Helmut Schön. 11-shen startuese ai e kishte menduar prej kohësh, por vetëm një dilemë e mundonte deri në fillimin e Botërorit: Netzeri apo
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
Overathi? Dy organizatorët e mesfushës nuk mund të luanin bashkë, kështu që duhet të ndaheshin. Netzer kishte luajtur një sezon të shkëlqyer në 1972-shin dhe gëzonte më tepër popullaritet në media. Por pavarësisht kësaj, nuk kishte ardhur në gjendje të mirë nga Madridi, ku luante prej një viti. Pas një dëmtimi që kishte pësuar, kishte mungesa në stërvitje dhe ishte mbipeshë. I duhej stërvitje intensive. Overath, nga ana tjetër, nuk kishte luajtur një sezon të mirë dhe ishte gjithë mosbesim mbi veten. Madje, edhe kolegët mundoheshin ta shmangnin.
Gerd Müller, Sepp Maier dhe Franz Beckenbauer (Burimi: DW)
Kualifikimi
Raundi i parë
Gjermania, si shteti organizator, ishte au- Formati i kompeticionit ndryshoi nga ai i 1970tomatikisht e kualifikuar. Brazili po ashtu, s. 16 skuadrat që u kualifikuan u ndanë në katër grupe me nga katër skuadra. Dy skuadrat e si kampion në fuqi. para në renditje kalonin në raundin tjetër, ku Në total 99 skuadra nga e gjithë bota morën pjesë ndaheshin më pas në dy grupe me nga katër në fazën e kualifikimit, prej së cilave vetëm 16 skuadra. Fitueset e secilit grup ndesheshin në u kualifikuan. Europës i takonin 9.5 vende dhe finale, ndërsa ato të renditura të dyta në grup, meqënëse një prej tyre i shkonte automatikisht luanin për vendin e tretë. Gjermanisë, mbeteshin 8.5. Fituesi i vendit të 0.5-të do të ndeshej në një play-off ndërkonti- Carlos Caszely i Kilit ishte lojtari i parë që pernental me fituesin e vendit të 0.5-të të Amerikës jashtohej me karton të kuq në një ndeshje të Jugore. Nga Amerika e Jugut do të kualifiko- Botërorit (me Gjermaninë Perëndimore). Kartoheshin 3.5 vende dhe meqenëse një i shkonte nët e kuq u prezantuan gjatë Botërorit të 1970-s, automatikisht Brazilit, si kampion në fuqi, mbe- por asnjë lojtar nuk mori ndonjë të tillë gjatë atij teshin 2.5. Amerika e Veriut, Qëndore dhe Kara- viti. ibet kishin një vend, Afrika një dhe Azia dhe Dy ishin skuadrat që ranë menjëherë në sy që në Oqeania gjithashtu një. fazën e grupeve: Para se të fillonte Botërori ndodhi një përplasje serioze mes federatës dhe lojtarëve. Këta të fun- Hollanda, e cila demonstroi teknika të vërteta dit e dinin vlerën e tyre në treg dhe nuk ishin futbolli, veçanërisht nga lojtarët e Ajaxit të cilët dakort me shpërblimin prej 30 000 DM për se- kalonin pa problem nga mbrojtja, në mesfushë, cilin që kishte vendosur DFB-ja. Kjo shumë ishte apo në sulm, në varësi të situatës. Polonia, nga dhënë në Meksikë për vendin e tretë, por që nga ana tjetër, mori pikët maksimale nga grupi, duke ajo kohë kishin kaluar katër vite. 15 orë zgjatën mundur dy nga skuadrat më favorite, Argjentinegociatat të cilat u mbyllën në orën dy e gjysëm nën (3 – 2) dhe Italinë (2 – 1). Si rezultat, Italia të natës. Mes diskutimesh, mbahen mend dy e mbylli Botërorin me fazën e grupeve, ndërsa Argjentina u kualifikua për në raundin tjetër me fjalitë e kapitenit Beckenbauer. golavarazh. Grupi i dytë, kur merrnin pjesë Brazili, Jugosllavia, Skocia dhe Shteti i Afrikës, ishte grupi më i vështirë për të përcaktuar dy skuadrat që do të vazhdonin për më tej, pasi tre të parat “Skuadra është e vetëdijshme për barazuan në të gjitha ndeshjet me njëra-tjetrën. pasojat dhe do të largohet. Asnjë lojtar
“
nuk ka për të ngelur” thoshte ai.
As trajneri Schön nuk ishte i kënaqur me këtë situatë dhe së bashku me Paul Breitnerin kishin bërë gati valixhet. Gjithsesi, më në fund fitoi arsyetimi dhe shpërblimi i vendosur për lojtarët ishte 70 000 DM. Pas këtij diskutimi, gazeta “Kicker” shkruante: “Përmes kësaj ngjarjeje pamë se cilët ishin negociatorët më të zgjuar përkrah Beckenbauerit. Intelekti i skuadrës nuk duhet të nënvlerësohet. I ka ikur koha shprehjes se futbollistët njohin vetëm topin.”
Në grupin e parë ndodheshin si Gjermania Perëndimore ashtu edhe ajo Lindore, të cilat lanë pas Kilin dhe Australinë. Ndeshja midis të dy skuadrave gjermane ishte ajo që mezi pritej në Gjermani, por edhe ndeshja më e ngarkuar politikisht që është zhvilluar ndonjëherë. Fitorja ishte për gjermano-lindorët. Humbja e kësaj ndeshjeje i bëri gjermano-perëndimorët të ndryshonin taktikën që i ndihmoi ata të fitonin kupën në fund.
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
5
Botërori: Faza e parë, Grupi 1 Ndeshjet e grupit, duke filluar nga ajo me Kilin, rezultuan të ishin më të vështira nga sa kishte menduar skuadra.
Gjermani Perëndimore - Kili Ndeshja do të zhvillohej në Berlin, qytet i ndarë në dy pjesë në atë kohë. Që në fillim të ndeshjes spikat Breitner me gjuajtjet e tij. Në minutën e 18-të, me një goditje rreth 30 metra nga porta, vjen goli i parë pikërisht nga ai. Kilianët mundohen të barazojnë me kundërsulme ndërsa Gerd Müller rrezikon portën e tyre me një gjuajtje pranë saj disa minuta më vonë. Një rast i tillë vjen edhe për Kilin, në krahun tjetër, duke vënë në rrezik portën gjermane. Kilianët arrijnë të barazojnë, por me një pozicion jashtëloje. Cullmann tenton sërish afër portës me një goditje me kokë, por nuk arrin të shënjestrojë të dytin. Sulmi vazhdon me një goditje dënimi e Beckenbauerit, por topi i tij përfundon rreth një metër larg portës. Raste ndryshimi rezultati kishte mjaft gjatë pjesës së dytë. Kjo është ndeshja në të cilën u dha për herë të parë kartoni i kuq për lojtarin kilian Carlos Caszely. Gjatë një aksioni mes tij dhe Berti Vogstit, ky i fundit i merr topin duke e rrëzuar, Caszely ngrihet dhe pengon Vogstin për të marrë hak në një farë mënyre. Kur arbitri vendos të japë goditje dënimi në favor të Gjermanisë, të gjithë lojtarët kilianë pretendojnë se faji ishte i Vogstit, i cili Duke u nisur nga mbrojtja e fortë e amerikano-jugorëve, gazeta “Kicker” shkruante:
“
“Skuadra të tilla ta prishin gjithë qejfin për të luajtur futboll.” Të njëjtën gjë mendonte edhe publiku, të cilët i përcollën lojtarët me fërshëllima. 6
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
Momente nga ndeshja (Burimi: Soccemond.com)
shkaktoi i pari faullin. Por arbitri, përveç goditjes së dënimit, vendos të japë edhe karton të kuq, duke lënë skuadrën e Kilit tashmë me dhjetë lojtarë. Ndeshja mbyllet me fitoren e “pancerave” 1 – 0.
Momente nga ndeshja (Burimi: Soccermond.com)
Gjermani Lindore - Australi Në ndeshjen tjetër të grupit do të ndeshej Gjermania Lindore me Australinë. Gjatë gjithë pjesës së parë Gjermania Lindore pati mundësi të kalonte në avantazh, por goli i parë erdhi në fakt në pjesën e dytë, kur 21-vjeçari Pommerenke dërgon një pasim drejt Konrad Weiset, i cili ballë për ballë me portierin gjuan topin në të djathtë të portes dhe disa milisekonda para se topi të hynte në rrjetë, australiani Curran, në përpjekje për ta devijuar Momente nga ndeshja atë jashtë porte, e fut në të. Australia(Burimi: Soccermond.com) nët ndihen të zhgënjyer. 14 minuta më vonë, pas disa rastesh të tjera të humbura nga gjermanët, vjen goli i dytë pas një pasimi nga Eberhard Vogel–Joachim Streich. Emocionet e ndeshjes nuk përfundojnë këtu, pasi deri në fund të saj kishte mjaft raste të tjera për të thelluar rezultatin nga Gjermania Lindore. Gjermani - Australi
Pas fitores me rezultat të ngushtë ndaj Kilit, “Kicker” shkruante: “Sot do ta tregojmë veten.” Goli i parë vjen që në minuten e 12të nga një gjuajtje në distancë e Overathit, të cilin trajneri Schön e kishte zgjedhur para Netzerit, falë pasimit Müller – Grabowski. Müller përpiqet më vonë të shënojë me kokë një gol të dytë, i cili përfundon në shtyllë. Beckenbauer pason drejt Overathit, i cili e drejton topin tek Hoeneβ që përpiqet të shënojë, por sërish nuk ka gol. Dhjetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Hoeneβ shmang mbrojtjen australiane dhe pason drejt Cullmannit, i cili e dërgon me kokë topin në rrjetë. 2 – 0 për gjermanët. Gjermania Mackay (majtas) dhe Uli Hoeness dominon totalisht ndeshjen. Pak minuta pas fillimit të pjesës së (djathtas) dytë, pas një goditjeje këndi, gjendet Müller afër portës për të lënë (Burimi: soccermond.com) edhe ai gjurmën e tij në këtë ndeshje. 3 – 0. Pavarësisht rezultatit 3 – 0, ata që e shihnin Gjermaninë si favorite të Botërorit, nuk ishin ende të kënaqur. Skuadra do të përballej tashmë me vëllezërit gjermano-lindorë pas dy fitoreve dhe asnjë goli të pësuar. GJERMANI LINDORE - KILI Gjermania Lindore nga ana tjetër, përballej para ndeshjes me Gjermaninë Perëndimore me Kilin. Në pjesën e parë spikat një lojë jo fort e organizuar e gjermano-lindorëve, megjithëse rrezikojnë disa herë portën e kundërshtarit. Goli vjen vetëm në pjesën e dytë, ku pas një goditjeje dënimi të gjuajtur afër këndit, pranë portës gjendet Hoffmann, i cili shënon golin e parë. Në minutën e 69-të, pas një gabimi të mbrojtjes gjermane, Ahumada barazon. Si gjermanët, ashtu edhe kilianët, nuk heqin
dorë në përpjekjen për ndryshimin e rezultatit. Shumë shtylla dhe topa të kapur nga portierët deri në fund të ndeshjes, por jo të përkthyer në gola. Ndeshja përfundon në barazim.
Momente nga ndeshja (Burimi: Soccermond.com) Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
7
Kjo ishte një ndeshje që rrezikohej të mos zhvillohej fare në momentin që u ndanë grupet e Botërorit. Funksionarët e Gjermanisë Lindore ishin frikësuar se skuadra do të turpërohej për shkak të një sërë mungesash që kishin ndodhur në të. Madje, në janar të 1974-s ata kishin marrë në konsideratë edhe tërheqjen nga Botërori, fakt ky që u zbulua vetëm në vitin 1995. Franz Beckenbauer shtrëngon dorën me Bernd Bransch (Burimi: twb22.blogspot.com)
“
“Pas tre javësh stërvitje ndiheshim të shpërqëndruar dhe të mërzitur, sepse mungonte varieteti. Në vitin 1966 dhe 1970 situata kishte qenë ndryshe, pasi ndodheshin në një vend të ri, të paeksploruar më parë. Monotonia arrinte kulmin dhe këtë gjë e vështirësonin edhe masat e forta të sigurisë. I thashë trajnerit se të gjithë ishim nervozë, kurse disa prej nesh ndiheshin të stëvitur tejmase. Menjëherë e mori në konsideratë propozimin tim”, shpjegonte kapiteni. 8
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
Gjermani Lindore - Gjermani Perëndimore
Lojtarët e Gjermanisë Perëndimore po kalonin një periudhë jo fort të mirë. Gazeta gjermane “Bild”, duke cituar një letër të Beckebauerit, shkruante në atë kohë se nga frika e ndonjë sulmi terrorist, si ai në Lojrat Olimpike të dy viteve më parë, lojtarëve nuk u lejohej të largoheshin nga Malenteja (vendi ku qëndronte skuadra) dhe duhej të dilnin vetëm në grupe. Para dyerve qëndronin me dhjetra ushtarë që patrullonin zonën bashkë me qentë e tyre. Lojtarët që ishin besimtarë shoqëroheshin nga policia nëse donin të shkonin në kishë, ndërsa Beckenbauerit iu dha madje edhe një pistoletë e vogël në dhomë. E vetmja gjë që u lejohej grave apo të dashurave të lojtarëve, ishte biseda me ta. Stërvitja nga ana tjetër ishte shumë intensive. Ajo përbëhej nga dy seanca në ditë, ndërsa lojtarët mendonin se kjo gjë po ekzagjerohej tejmase. Beckenbauer shkoi më në fund në dhomën e trajnerit Schön dhe i shprehu pakënaqësinë në emër të lojtarëve. Para ndeshjes, trajneri Schön ishte shprehur: “Kjo është ndeshje që duam ta fitojmë. Lojtarët kanë premtuar që do të luftojnë dhe do të japin maksimumin.” Ishte ndeshja e shumëpritur për të gjitha palët, një ndeshje që në fakt rezultoi të ishte më e drejtë se sa ishte menduar, në çdo aspekt. Gjatë saj lojtarët u treguan më miqësorë se kurrë me njëri-tjetrin dhe shpesh dëgjoje dialogje si: “Mos të lëndova? (Konrad Weise Gerd Müllerit) apo “Fatkeqësisht, duhet të të frenoj sonte” (Franz Beckenbauer Harald Irmscherit). Madje Siegmar Wätzlich nga Dresdeni i kërkoi Overathit t’i bënte të fala një të afërmit të tij në Këln.
Treshja gjermano-perëndimore Müller–Grabowski–Breitner ndodhet gjithmonë në sulm për të shënuar. Por gjermano-lindorët nuk tremben nga vëllezërit e tyre. Kreische humbet një rast të pastër rreth gjashtë metra ballë për ballë me portën bosh. Kundërsulme u vërejtën plot nga të dyja skuadrat, por ende asnjë gol deri në pjesën e dytë. Në minutën e 77-të, Sparwasser merr një pasim të gjatë gati që nga mesfusha, ia del të jetë më i shpejtë se mbrojtja gjermano-perëndimore dhe shënon golin e vetëm të ndeshjes në atë mbrëmje të freskët vere në Hamburg. Një gol epik, që do ta bënte emrin e tij të pavdekshëm. “Kur të vdes,” tha ai më vonë, “dua që të më shkruajnë në epitaf vetëm ‘Hamburg 1974’. Kështu do ta dinë të gjithë se kush prehet në atë varr.” Më vonë u përhapën thashetheme se falë atij goli, ai ishte bërë i pasur dhe se qeveria gjermano-lindore i kishte dhënë një makinë, një shtëpi dhe para. “Asgjë prej tyre nuk ishte e vërtetë,” do të shprehej ai pas disa vitesh. Në fund të ndeshjes, lojtarët shkëmbyen me njëri-tjetrin fanelat, ndërsa gazeta “Kicker” shkruante:
“KËSHTU JO, Z. SCHÖN! DUHET BËRË DIÇKA. GRABOWSKI NUK ËSHTË MË I PRANUESHËM PËR NIVELIN E KOMBËTARES, NDËRSA FLOHE NUK ËSHTË SULMUES I VËRTETË KRAHU.” Franz Beckenbauer kishte shprehur pakënaqësinë e tij në autobus, teksa skuadra kthehej për në qendrën ku qëndronte, duke i thënë Uli Hoeneβit pikërisht këto fjalë: “Në ndeshjen e radhës kundër Jugosllavisë do bëje mirë të qëndroje në pankinë.” Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
9
RAUNDI I DYTË
Në raundin e dytë, përballeshin me njëra-tjetrën dy grupe, A dhe B. Dy skuadrat gjermane ishin të ndara, Lindorja në A, Perëndimorja në B. Kjo e fundit fitoi kreun e grupit duke luajtur kështu në finale. Gjermani Lindore - Brazil
nizoi mbrojtjen gjermane, holandezët përfitojnë për të shënuar golin e avantazhit. Një gol tjetër shënohet nga Rensenbrink në pjesën e dytë, rezultat i cili e e çon Hollandën me një këmbë në finale. Gjermani Lindore - Argjentinë
Në ndeshjen e parë të grupit do të përballej Gjermania Lindore me Brazilin. Dy goditje dënimi të rrezikshme vijnë që në fillim nga brazilianët. Edhe goli në minutën e 60-të vjen pikërisht nga një goditje dënimi e Rivelinos, topi i të cilit penetron në murin gjerman dhe hyn në rrjetë. Skuadra gjermano-lindore ka disa mundësi për të barazuar, por asnjë rast nuk kthehet në gol. Pak minuta para përfundimit, portieri gjerman Jürgen Croy mbron mjaft mirë portën nga një gjuajtje e Carpegianit, Në ndeshjen e fundit në grup do të luajë Gjermania ndërsa Hoffmann nga ana tjetër humbet një rast Lindore kundër Argjentinës. Që në minutat e para për barazim. rrezikojnë gjermanët, si me goditje këndi, ashtu dhe me gjuajtje nga distanca. Pas një pasimi të WeiGjermani Lindore - Hollandë set, Streich ia del të shënojë golin e parë me kokë në minutën e 14-të. Argjentinasit përpiqen të barazojnë rezultatin me kundërsulme, ndërsa gjermanët bëjnë të njëjtën gjë për ta thelluar atë. Pesë minuta më vonë, pas një dëmtimi të mbrojtësit gjerman Bransch, në përpjekje për t’i hequr topin Carrascoses si dhe pas një pasimi të saktë drejt Housemanit afër portës, ndeshja barazohet. Autori i golit, Streich, tenton me goditje dënimi dhe goditje në distancë të ndryshojë rezultatin, por topi i tyre përfundon ose në shtyllë, ose në duart e portierit. Nuk mund të lihen pa u përmendur edhe kapjet Hollanda duhej të mundte Gjermaninë Lindore, fantastike të portierit gjerman, Jürgen Croy. nëse donte të barazohej me pikë me Brazilin. Pas një goditjeje këndi, e cila shpërqëndroi dhe çorga- Ndeshja përfundon në barazim. 10
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
Në panelin tjetër gjendet Gjermania Perëndimore, në përballje me 3 skuadra: Jugosllavinë, Suedinë dhe Poloninë. Jugosllavi - Gjermani
shëm. Suedia në ndeshjen e parë me Poloninë ishte përqëndruar më tepër në mbrojtje, ndërsa në këtë ndeshje kishin ndryshuar taktikë duke u hedhur në sulm. U duhej fitore. Ky ndryshim, në fakt, u solli rezultatin që prisnin që në pjesën e parë, me një gol në minutën e 24-të. Pjesa e dytë filloi me kundërpërgjigjen e fortë gjermane. Pas një bashkëpunimi perfekt në mesfushë, Müller pason drejt Overathit, i cili barazon, duke shënuar kështu edhe golin e tij të dytë në këtë kampionat. Një minutë më vonë, sërish duke treguar shpirtin e ekipit të bashkuar, Beckenbauer i pason Vogtsit, ky i fundit drejt Müllerit dhe në fund Bonhof, i cili me golin e tij të parë gjatë kampionatit, kthen rezultatin në favor të gjermanëve. Suedezët nuk dorëzohen. Sandberg, një minutë më vonë, ia del të mposhtë Maierin dhe ndeshja është Në Dyseldorf të Gjermanisë, ndeshej për kreun e sërish në barazim. Tre gola brenda tre minutave! grupit B, Gjermania Perëndimore me Jugosllavinë. Ndeshja bëhet akoma edhe më emocionuese kur të Një skuadër që ishte shumë ndryshe nga ajo çka ishte parë deri në atë fazë: totalisht e transformuar dhe e riprogramuar. “Viktimat” e ndeshjes së parë, të cilët e ndoqën këtë ndeshje ose nga pankina, ose nga tribuna, ishin Uli Hoeneβ, Jürgen Grabowski, Bernd Cullmann dhe Heinz Flohe. Nga ana tjetër, “përfituesit” ishin Bernd Hölzenbein, Dieter Herzog, Rainer Bonhof dhe Herbert Wimmer. Prej tyre pritej më tepër shpirt luftarak në lojë. Breitner shënon në minutën e 39-të me një goditje nga distanca, duke mposhtur portierin jugosllav. Ky ishte goli i dytë i Breitnerit gjatë kampionatit, pas të parit me Kilin në fazën e grupeve. Pas pushimit të ndeshjes, ruajtja e rezultatit ishte në fakt më e vështirë nga sa kishin menduar, ndëkohë që tifozët prisnin më tepër ambicje nga skuadra. Duhej të prisnin minutat e fundit të ndeshjes për të përjetuar emocionet e një goli të dytë. Gerd Müller, golashënuesi më i mirë në “Meksikë 1970” me dhjetë gola, i kthen sërish vetëbesimin skuadrës duke çuar rezultatin në 0 – 2.
dyja skuadrat luftojnë me të gjitha forcat për të fituar. Müller i jep mundësi Grabowskit, të cilit i kishte dalë nami i mirë si “xhoker” në “Meksikë 1970”, të tregojë edhe një herë veten. Rezultati shkon në 3 – 2. Suedia vazhdonte të ushtrojë presion, i cili e kaloi masën me ndërhyrjen e gabuar në zonë ndaj Müllerit dhe Gjermani - Suedi ndëshkimi do të ishte penalltia. Me golin e katërt, të shënuar nga Hoeneβ, Gjermania ishte tashmë një Në ndeshjen e dytë të grupit përballej Gjermania nga favoritet më të medha të Botërorit 1974. Perëndimore me Suedinë në një temperaturë prej 16 gradë celcius, edhe pse ishte mesi i verës. Për fatin e Hoeneβit, Wimmer ishte dëmtuar, kështu që vendin e tij do ta zinte Uli. I madhi Gerd Müller ishte “Një ndeshje që na mbajti gjithë kohën në këmbë,” shkshumë pranë golit që në minutat e para pas një go- ruante më pas gazeta “Kicker”. ditjeje këndi, por portieri suedez u tregua i vëmend-
“
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
11
Poloni - Gjermani
Ndeshja e tretë ishte vendimtare, pasi skuadra që do të fitonte ndeshjen, do të luante në finale në Mynih. Faktikisht, duke marrë parasysh golavarazhin e mirë, gjermanëve u mjaftonte edhe një barazim, pasi polakët kishin fituar 2 – 1 kundër Jugosllavisë. Mijëra spektatorë prisnin me padurim ndeshjen, si në stadium ashtu edhe jashtë tij, pa marrë parasysh motin e keq. Një gjysmëfinale që ndoshta nuk do të ndodhë më kurrë në rrethana të tilla. 90 minuta para ndeshjes filloi një shtrëngatë e madhe shiu, aq sa pikat, pasi binin në tokë, arrinin të ngriheshin në një lartësi prej gjysmë metri mbi të. 14 litra shi për metër katror ranë gjithsej atë ditë. Mankthi zgjati vetëm 40 minuta, por pasojat që la pas ishin
ato që shqetësuan organizatorët. Dhjetra punëtorë
Punëtorët e stadiumit punojnë për pastrimin e ujit nga fusha (Burimi: corbisimages.com) punuan intensivisht për të pastuar ujin nga fusha me rula. Pavarësisht kësaj, rreth 60 000 spektatorët ishin të gjithë të pranishëm në stadium. Ndërsa disa telespektatorë pyesnin në “ARD” se mos ishte më mirë të luhej zbathur. Me fillimin e ndeshjes ishin polakët ata që rrezikuan të parët pas një shpërqëndrimi të Beckenbauerit, por portieri gjerman Maier, i cili dha një performancë të shkëlqyer në këtë ndeshje, ndërhyn saktë. Ndërsa Polonia nuk favorizohej shumë nga moti i keq, gjermanët nuk e kishin problem. Ata ishin mësuar. Penalltia e humbur e Hoeneβit nuk kishte rëndësi për sa kohë Müller, përcaktuesi i ndeshjeve, theu mbrojtjen polake dhe shënoi golin që e çoi skuadrën direkt në finale. Lart: Beckenbauer (në qendër), Vogts dhe Maier përpiqen të ndalin gjuajtjen e sulmuesit Gadocha. Poshtë: Maier gjatë rrebeshit (Burimi: sportschau.de)
12
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
FINALE Hollandë - Gjermani
Dy yjet e Kampionatit, Franz Beckenbauer dhe Johan Cruijff, me Hollandezët ishin disi më favoritë falë performancës impresionuese dhe vetëbesimit të skuadrat e tyre tyre të lartë. Nga ana tjetër, ata nuk i kishin harruar plagët e vjetra të luftës, edhe pse do të përballeshin kishin kaluar 30 vjet që atëherë. në Mynih, për Finalen e Kupës Por, në ditët para ndeshjes kishte ndodhur së Botës. një incident që e kishte shqetësuar komplet kabinën e “tulipanëve”. Siç raportoi gazeta “Bild”, një prej lojtarëve hollandezë ishte parë në një festë në pishinë, i rrethuar me vajza të zhveshura. “Duke qenë se lojtari nuk u zbulua dot, pjesa më e madhe e tyre filluan të kishin probleme martesore me gratë e tyre”, do të tregonte më pas Arie Haan. Cruijff, një natë para ndeshjes, vërtitej natën duke pirë cigare në dhomë e duke lënë pa gjumë edhe kolegun e tij Neeskens. Ndoshta mbi të rëndonte edhe presioni psikologjik për përballjen me Beckenbauerin, duke qenë se finalja shihej edhe si një duel mes dy lojtarëve më të mirë të turneut.
“
Ndërkohë, Helmut Schön u kishte thënë më parë lojtarëve: Ditën e ndeshjes, Müller ishte zgjuar që pa u
“Djema, kundërshtarët shikojini në sy. Tregojuni Skuadra hollandeze në rreshtimin para fil- që keni limit të ndeshjes. vetëbesim dhe fuqi.”
Nga e majta në të djathtë: Neeskens, Krol, Van Hanegem, Jansen, Suurbier, Rep, Rijsbergen, Rensenbrick, Haan, Jongbloed, Cruyff. (Burimi: Getty Images)
Në atë kohë, askush nuk e dinte se çfarë kishte mësuar trajneri Schön në ditën pas ndeshjes me Poloninë. Jürgen Grabowski, Wolfgang Overath dhe Gerd Müller nuk do të ishin më pjesë e kombëtares pas finales. Dy të parët ishin rreth 30 vjeç, moshë e madhe për atë kohë, ndërsa Müller 28. Lajmi për këtë të fundit ishte ai që e habiti pa masë trajnerin dhe më vonë publikun. gdhirë. Vështronte me admirim shtratin përballë tij, ku gjendej kapiteni Franz Beckenbauer, i cili flinte në harmoni. Vetë Gerdi kishte fjetur vetëm tre orë. E si mund ta zinte gjumi natën para finales, duke ditur se ajo do të ishte performanca e tij e fundit me skuadrën?! Të paktë ishin ata që e dinin se çfarë vendimi kishte marrë. E dinte se shtypi dhe gjithë tifozët do të kërkonin shpjegime, por vendimi ishte marrë tashmë. Arsyeja ishte familja e tij, të cilën e shihte shumë rrallë. Vajza Nicole, tre vjeç, donte ta kishte më pranë babain. Arsyen e vërtetë ai nuk e tregoi menjëherë. Në fakt, shtypit i dha një arsye të rreme, sikur e kishte marrë vendimin për shkak se nuk ishin lejuar të merrnin pjesë gratë në banket. Në këtë të diel pa diell, Müller do të merrte lamtumirën më të bukur që mund t’i jepet një lojtari: goli i tij e bëri Gjermaninë kampione bote! Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
13
Vetëm dy minuta pasi kishte filluar loja, pas 13 kontakteve me topin, Cruijff u rrëzua në zonën e penalltisë nga Uli Hoeness, i cili kishte qenë i sëmurë gjithë natën me temperaturë dhe fitoi kështu një 11 metërsh i cili u gjuajt saktë nga Neeskens. Mbrojtësi i këtij të fundit duhet të ishte në fakt Vogst, i cili gjatë stërvitjes ishte praktikuar me Netzerin në vend të Cruijffit. Hollandezët kaluan në avantazh që në momentin kur topi nuk ishte prekur ende nga gjermanët. Një gol brenda 63 sekondash, si kurrë më parë kaq shpejt në një finale Botërori. Uli Hoeness shkakton penalltinë në minutën e dytë.
(Burimi: Soccermond.com)
Edhe pse gjermanët u përpoqën fort për të rikuperuar rezultatin, ishte vetëm minuta e 25-të kur skuadrës iu akordua një penallti, në momentin që ndaj Bernd Hölzenbeinit u shkaktua një faull në zonën holandeze. As Müller dhe as Hoeness nuk pranuan ta gjuanin 11 metërshin. Përgjegjësinë e mori 22-vjeçari Paul Breitner, i cili e gjuajti topin me gjakftohtësi në të majtë dhe rezultati u barazua. Këto dy penallti ishin të parat që jepeshin në një finale të Kupës së Botës.
Breitner gjuan penalltinë e dytë të finales (Burimi: tagesspiegel.de)
Me një rezultat të barabartë 1 – 1, gjermanët tashmë kërkonin dhe luftonin për fitore.
Në minutën e 43-të i madhi Gerd Müller shënon duke e çuar rezultatin në 1 – 2. Një top që vinte nga pasimi mes Grabowskit dhe Bohnofit nga ana e djathtë tek Gerd Müller pothuajse në qendër të zonës, ku bomberi ishte i rrethuar nga dy mbrojtës hollandezë. Një gjuajtje e lehtë që do të përbënte golin e 14
Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
fitores për Gjermaninë, edhe pse askush nuk e dinte pasi kishte edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur. Ky do të ishte edhe goli i fundit i Müllerit për kombëtaren, duke qenë se ai largohej nga skuadra pas Botërorit.
Goli i Müllerit
(Burimi: Soccermond.com)
“
Pas ndeshjes, gazeta franzece “L’Equipe” shkruante: “Një finale që u zhvillua në një stadium të mrekullueshëm, para një publiku mjaft entuziast. Një finale e pasur me emocione, një aventurë e paharrueshme.” Ky konstatim ishte në fakt i vërtetë për gjithë kampionatin, jo vetëm për finalen.
Në pjesën e dytë pati shanse për të dyja skuadrat. Müller gjuajti sërish në rrjetë, por flamuri i anësorit tregoi se goli në fakt ishte offside. Në minutën e 85-të Hölzenbein u rrëzua në zonën holandeze të penalltisë, por arbitri nuk mendoi se ishte faull. Me
fërshëllimën e bilbilit, gjermanët
u kurorëzuan mbretërit e evenimentit.
Kjo fitore erdhi pas asaj të Europianit të 1972-shit.
Beckenbauer duke festuar pas ndeshjes. (Burimi: Soccermond.com)
Deri në vitin 2010, Gjermania ishte skuadra e vetme europiane që kishte fituar rresht Kampionatin Europian dhe atë Botëror. Spanja në 2010-n u bë skuadra e dytë me të njëjtin rekord. Kapiteni ngre Kupën
(Burimi: Soccermond.com)
11-shja e formacionit: Nga e majta në të djathë: Beckenbauer, Maier, Schwarzenbeck, Bonhof, Hölzenbein, Grabowski, Müller, Overath, Vogts, Breitner, Hoeness.
(Burimi: impromptuinc.wordpress. com) Historia e kombëtares gjermane në Kampionate Botërore dhe Evropiane
15