Guida e burimeve dhe atraksioneve natyrore dhe kulturore në Zadrimë
HYRJE
Kjo Guidë, e konceptuar në formën e një libri, përmbledh të gjithë informacionin egrumbulluar me pjesëmarrjen e të gjithë punonjësve të njësive të qeverisjes vendore: Bashkisë Vau Dejës, e Komunave Bushat, Hajmel, Guri i Zi, Blinisht e Dajç, me animatorë, me persona lider të komunitetit, intelektualë e mësues të shkollave të Zadrimës, i cili u përdor për përgatitjen e Hartës GIS. Së bashku me të gjithë këto figura të ndryshme, u përpilua Lista e Burimeve dhe Atraksioneve, e ndarë në gjashtë kategori sipas standarteve të përcaktuara nga UNESCO:
BURIME:
-Burime natyrore;
- Burime kulturore materiale;
- Burime kulturore jomateriale;
ATRAKSIONE:
-Atraksione natyrore;
-Atraksione kulturore materiale;
-Atraksione kulturore jomateriale
Metodologjia e punës, e përdorur në këtë rast, është ajo me pjesëmarrje, në të cilën, të gjithë personat që kanë plotësuar informacionin, janë banorë të Zadrimës, e njohin atë në bazë të njohurive të trashëguara në familje apo nga burime të shkruara. Për secilën nga pikat e përcaktuara me interes nga grupi i punës, u hartua një skedë standarte e veçantë, e cila përmban këtë informacion: emrin, vendodhjen, pronësinë, gjendjen aktuale, aksesin, potencialin turistik, përshkrimin, legjislacionin, si edhe foto. Më pas në bazë të eskperiencave, që Shoqata Italiane COSPE, ka zbatuar në vende të tjera si në Argjentinë, Kubë, Brazil, Nikaragua, etj., i gjithë materiali i mbledhur nga burime të ndryshme, nëpërmjet grupit të punës, është përpunuar nga një ekspert në GIS, i cili nëpërmjet një databazë të programuar, i ka hedhur të gjitha të dhënat e mbledhura, duke prodhuar harta tematike, që ndodhen në ëeb site të Bashkisë Vau Dejës, si lider i Projektit, dhe që janë interaktive si edhe të aksesueshme
3
nga të gjithë ata, që do të duan të mësojnë më shumë për Rajonin e Zadrimës, vetëm duke klikuar mbi hartë, sipas kategorive të ndryshme, në pikat që përmbajnë informacionin e duhur së bashku me fotot.
Botimi i materialit të mbledhur nga puna me pjesëmarrje e grupit të punës, do ti shërbejë të gjithë banorëve të Zadrimës, shkollave, mësuesve për të zgjeruar njohuritë për vendlindjen e tyre, të jenë krenarë për territorin në të cilin ata jetojnë dhe të përpiqen ta duan e të përkujdesen, duke e ruajtur e promovuar kulturën dhe natyrën që ajo mbart.
Një falenderim i veçantë, për punën e mrekullueshme, shkon për Grupin e Animatorëve: Violeta Hila, Rozeta Ndreca, Nikollë Preçi, Sabah Seferaj, Xhulian Hila, Alberigo Marku, të cilët plotësuan të gjithë këtë dokumentacion të mëposhtëm me shumë dashuri e përkushtim.
Gjithashtu duhen falenderuar me respekt për bashkëpunimin e tyre: -- Gjon Marku- Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, -- Zef Hila- Kryetar i Komunës Bushat, -- Gjergj DoçiKryetar i Komunës Dajç, -- Lekë Bibaj-Kryetar i Komunës Hajmel -- Jak Zhuba-Kryetari i Komunës Blinisht -- Zef Vokrri e Emirjan Lazri-Ndërkomunalja Zadrimë
Një falenderim i veçantë shkon për stafet e komunave, grupi i punës së punonjësve të administratave të komunave përfituese, që kanë plotësuar me shumë përkushtim, informacionet për njësitë e tyre vendore, dhe kanë verifikuar në mënyrë të vazhdueshme materialin e mbledhur, si më poshtë:
-- Edlira Markaj, Jak Pacani, Arta Gjonaj- Bashkia Vau Dejës
-- Aleksandër Zeka, Zef Pashuku- Komuna Hajmel,
-- Flora Marku, Ndue Lleshi e Sokol Luku- Komuna Blinisht,
-- Zef Ndreca, Kole Ndoci-Komuna Dajç
-- Jolanda Mema, Ndoc Shaben, Albert Markolaj, Ndreke ShelqetjaKomuna Bushat
-- Alfred Haxhari, Lazer Illija- Komuna Guri i Zi
Gjithashtu duhen falenderuar për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre edhe institucionet si Dioqeza e Sapës, Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Shkodër dhe Biblioteka “Marin Barleti” në Shkodër.
Ky material, nuk do të thotë se ka zbuluar të gjitha thesaret që gjenden në territorin e Zadrimës, por ka marrë përsipër të bëjë një katalogim të parë të burimeve dhe atraksioneve nëpërmjet bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes, së
4
njohurive dhe diturive të banorëve të zonës, duke qënë një material bazë, për thellime të mëtejshme, shtesa apo korrigjime të informacionit që ajo sjell tek lexuesit, duke pasuruar kështu materialin e shkruar për territorin Zadrimë.
Përgatitja dhe publikimi i këtij materiali, u bë i mundur nga mbështetja financiare e Programit të Zhvillimit Rajonal-Veriu i Shqipërisë, nëpërmjet Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim (Donatorët), me autoritet kontraktor Qarkun Shkodër (Nëntor 2013Janar 2015), në kuadër të Projektit “Trashëgimia kulturore dhe natyrore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në Zadrimë», me lider Bashkinë Vau Dejës e partnere COSPE, Ndërkomunalen e Zadrimës, Komunat Bushat, Guri i Zi, Hajmel, Blinisht, Dajç, Qendra e Gruas “Hapa të Lehtë”, Sarda, Rupa Guest House&Camping Sit.
Me mirënjohje, Rozeta GRADECI, Koordinatore Projekti.
5
Bashkia VAU DEJËS
BURIMET
I. BURIMET NATYRORE
1. Liqeni Vau Dejës- është i pari liqen artificial që është ndërtuar në lumin Drin në vitin 1971, ka një siperfaqe prej 24.7 km 2, me një vëllim prej 580 milion m3 uji. Gjatësia e liqenit është 10 km. Gjërësia e liqenit është
1.2 km. Thellësia më e madhe është 52 m. Lartësia absolute e sipërfaqes ( pasqyrës së ujërave ) është 74 m. Në të rriten lloje peshqish si trofta, ballëgjeri, krapi, etj. Burimi: Jak Pacani.
Bashkia Vau Dejës
9
10
Bashkia Vau Dejës
2. Ishulli i Sardës. Ndodhet në mes të Liqenit Vau Dejës, afërsisht 10 milje nga qyteti Vau Dejes, 4 milje nga fshati Rragam, 9 km larg qytetit të Shkodrës. Në afërsi të Vjerdhës, Lisnës, Mllojës, Shporit, etj. Ka një sipërfaqe prej 4.7 ha. Sarda, dikur një qytezë (një vendbanim i hershëm), përbri lumit Drin, si një gadishull strategjik dhe si pikë ndërlidhëse me rrugën e vjetër Gjakovë-Shkodër-Ulqin, sot kjo një qytezë e pabanuar e rrethuar me kurorën e bukur të ujit të kristaltë të Drinit, është kthyer në një ishull interesant dhe në një pikë të rëndësishme turistike. Ka një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë ku turistëve të huaj dhe vendas ju ofron mundësinë për relaks, argëtim, piknik, shëtitje dhe njohje të vlerave historike e kulturore të këtij vendi.
Bashkia Vau Dejës 11
3. Qafa e Gurit. Qafë kalim i Rrugss së vjetër Shkodër-Gjakovë-Pejë.
12 Bashkia Vau Dejës
4. Gadishulli i Lisnës (Lisna,Vjerdha,Mlloja). Eshtë pamje piktoreske, shumë e bukur. Nga mungesa e pranisë së njeriut bimësia është ripërtërirë vitet e fundit. Gjendet ujku, çakalli, derri i egër, dhelpra, lepuj, thelleza, shkurta, rosa. Ndërsa bimësia është e pasur me shqopë, mare, shkozë, lisën, dëllinjë, etj. Dikur ishte zonë e banuar, tashmë është kthyer në një varg ishujsh të pabanuar. Ndodhen në verilindje të qytetit të Shkodrës, buzë liqenit të Vau Dejës. Ka brigje shkëmbore, me gjire të vogla që mund të shfrytëzohen gjatë sezonit të verës si plazhe, me pyjet e dendura dhe bimësinë e larmishme e të virgjër. Ka disa mënyra për të shijuar bukurinë e këtyre zonave por më e thjeshta dhe më e bukura është të marrësh një varkë pranë Digës së Rragamit, Digës së Gjocit, ose nga Vau Dejës dhe brenda pak orëve mund të vizitohen të gjitha.
5. Vija rreth Liqenit të Vaut të Dejës, paraqet një zonë të pasur me pyje halorë e bimësi, të ruajtur shumë mirë, gjatë gjithë perimetrit të Liqenit, e cila do të ishte mirë të kishte statusin e një zonë të mbrojtur, për ta ruajtur dhe menazhuar me kujdes, duke respektuar të gjithë ekuilibrin mjedisor të këtij ekosistemi.
6. Guri i gjatë. Eshtë 2 metra i gjatë dhe ndodhet tek Ura e Gomsiqes, është fragment i rrugës Shkodër-Gjakovë (Qafa e Pejës). Thuhet se ky gur ka qënë i gjatë afërsisht 12 metra. Sipas një gojëdhëne thuhet gjithashtu se një grua nga Gjakova takon, në atë vend ku ndodhet ky gurë, dy kalimarë të rastit dhe i pyet nga jeni, pastaj iu flet për gurin dhe u thotë që sa herë e kishte rrokullisur këtë gur duke luftuar me kuçedrat. Burimi Jak Pacani.
7. Lumi Gomsiqe. Përshkon fshatin Dush e Gomsiqe dhe derdhet më pas në
Liqenin e Vaut të Dejës. Përgjatë rrugës së tij, në fshatin Gomsiqe, ofron bukuri të mëdha. Në të ndodhen edhe ura te varura, mulli me ujë që përdoren edhe sot nga banorët e fshatit.
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE
1. Kisha e Shën Markut dhe varrezat në Kalanë e Danjës. Kisha e Shën Markut ungjilltar ndodhet përmbi Malin e Dejës. Festa e kësaj kishe është festuar gjithmonë me pjesëmarrjen e një populli të shumtë në ditën e Shën
Markut, me 25 prill të çdo viti. Ka qenë e madhe dhe e meremetuar prej Merti Buzës të thanun e prej popujve të vet. Disa herë në vit aty ka dhënë
Bashkia Vau Dejës 13
meshë famullitari i Dejës me veshje të mbartura aty. Në derën e anës lindore, edhe sot e kësaj dite ndodhet një rrasë me një datë përkujtimore në të cilën është shënuar viti 1455. Nga librat historikë nuk kemi të dhëna të tjera për këtë Kishë. Ashtu si të gjitha kishat në Shqipëri, edhe kjo gjatë periudhës ateiste pati fatin e keq të rrënohet, por fatmirësisht nuk u shkatërrua deri në atë masë sa t’i zhdukeshin të gjitha gjurmët. Si mure i ka të katër anët, por i mungon çatia. Pranë kësaj Kishe ndodhen dhe varrezat. Tashmë për Dioqezën e Sapës, Kisha e Shën Markut është mjaft historike, ku herë pas here organizohen edhe shtegtime të ndryshme, dhe çdo të premte të parë të muajit në orën 9 celebrohet Mesha e Shenjtë. Rëndësia: Ka qenë Kishë
Katedrale e Dioqezës së Dejës kushtuar Shën Markut dhe është ndër Kishat më të vjetra historike në Shqipëri. Duke ndjekur intinerarin e rrugës nacionale Shkodër-Pukë, me nisje nga sheshi i qytetit Vau-Dejës, përshkohet më pas nga rruga e digës së Hidrocentralit Vau-Dejës. Burimi: Dioqeza e Sapes.
e
në Dejë, ku thuhet se ka vënë kurorë Skenderbeu dhe ekziston varri i Lekë Zaharisë. Miratuar si Monument Kulture nga
Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me vendimin nr. 786/1 datë 05.11.1984.
Kisha Lindja e Zojës, ndoshta më e vjetra Kishë në Shqipëri që i ka qëndruar furisë barbare dhe dërrmimit të kohërave dhe rrymave të ndryshme, ka qenë e shtrirë përfundi Kalasë së Dejës, e ndërtuar në luginën e malit të Dejës, një të gjuajtur shigjete larg prej Drinit. Kisha “Lindja e Zojës” ka qenë e vogël por me arkitekturë shumë të bukur. E ndërtuar e gjitha me gurë katrorë të latuar, me dysheme e me tavan dërrasash dhe e mbuluar me tjegulla; mendohet se në atë mënyrë si soditet sot, ka qenë ndërtuar prej Helenes frënge, gruas së mbretit Stefan të Serbisë. Në Zadrimë nuk ka pasë
14 Bashkia Vau Dejës
2. Kisha “Lindja
Zojës”
kishë më të bukur se kjo. Kisha në fjalë është ndërtuar në vitin 1300, e stilit romanik-gotik, dhe ka pasë të njëjtën trajtë me Kishën e Shën Shtjefnit në Blinisht. Përbri kishës “Lindja e Zojës” ,Imzot Nikoll Sheldija, ndërtoi dhe një kishë tjetër po me të njëjtin emër, punimet e së cilës i filloi që në vitin 1926 dhe e mbaroi së ndërtuari së bashku me kompanjel në vitin 1931. Kisha “Lindja e Zojës” edhe pse pësoi shkatërrimin e madh nga periudha antikomuniste, falë Zotit, bamirësve dhe iniciativës së Ipeshkëvit të Sapës në atë kohë, Imzot Dodë Gjergji, u rindërtua sërish në vitin 2002, po me të njëjtin projekt siç ishte, duke ndjekur kështu gjurmët historike të trashëguar në shekuj. Rëndësia : Kisha Lindja e Zojës e ndërtuar në stilin romanogotik ka qenë qendër e Ipeshkëvisë së Dejës. Burimi: Dioqeza e Sapës
Bashkia Vau Dejës 15
3. Kalaja e Danjës. Miratuar si Momunet Kulture nga Ligji Nr. 609, datë
24.05.1948 dhe Vendimin nr 586, 17.03.1948 dhe Vendimin nr. 4874 datë
23.09.1971. Thuhet që është pika ku ndriçon dielli 3 herë më shumë se në Londër (kalon paraleli 42). Kalaja e Danjës, ndodhet mbi një kodër shkëmbore rreth 120 metër mbi nivelin e detit. Ajo kontrollonte si në pëllëmbë të dorës, krejt fushen pjellore të Zadrimës dhe rrugët kryesore që vinin nga Shkodra dhe Lezha, të cilat bashkoheshin tek dogana e Danjës, duke vazhduar drejt Kosovës e më larg. Kjo kala përmendet në dokumentat e shek XII, ishte një qendër episkopale dhe një nga qendrat më të rëndësishme të kohës që kontrollonte rrugën Shkodër-Prizren. Kalaja mesjetare ishte pjesë e një sistemi fortifikimi të luginës së Shkodrës dhe luginës së Drinit.
Gjatë viteve 80` të shekullit të fundit janë bërë disa gërmime arkeologjike që tregojnë vendndodhjen e sundimtarëve, familjes Zaharia. Kjo familje luante një rol të rëndësishëm, në ngjarjet që i përkasin periudhës së Skënderbeut. Kjo kala sipas të dhënave dhe gërmimeve arkeologjike tregon një qytetërim të vjetër ilir me shumë vlerë. Eshtë kalaja më e hershme ilire.
(Burimi: Drejtoria e Monumenteve të Kulturës, Shkodër)
- Miratuar si Momunet Kulture me ligjin Nr. 609, datë 24.05.1948 , Vendimin nr. 586, 17.03.1948 dhe Vendimin nr. 4874 datë 23.09.1971.
Kalaja e Shurdhahut ngrihet mbi një kodër shkëmbore në bregun e djathtë të lumit Drin, rreth 8 km në jug të qytetit të Shkodrës. Ndodhet në mes të katër kështjellave, 15 km në Juglindje të kalasë së Shkodrës, 10 km në verilindje të kalasë së Danjës, 10 km në perëndim të kalasë së
Dalmaces dhe 12 km në jug të kalasë së Drishtit. Lulëzimin më të madh
qyteti i Sardës , e pati në shek. e XI. Rreth viteve 1184 ai u pushtua nga
16 Bashkia Vau Dejës
4. Kalaja e Sardës
serbët, më vonë ka qënë nën juridiksionin e familjes feudale shqiptare të Dukagjinëve, më 1491 u pushtua nga Turqit. Në këtë periudhë
qyteti pësoi një rënie të vazhdueshme në seri, sa pas shek XVII emri i tij nuk u përmend më. (Burimi: Drejtoria e Monumenteve të Kulturës Shkodër).
- Qyteti ka një sipërfaqe 48.000 m2 dhe ka qenë i fortifikuar me dy palë mure rrethues, i pari me perimetër 690 m dhe i dyti 370 m. Muret shoqërohen edhe me kulla tre dhe katërkëndëshe. Mendohet që këtu është kremtuar koncili “Sardicens” në vitin 347, me pjesmarrjen e 37 ipeshkëvinjve. Në vitin 1199 Sarda përmendet si qendër e rëndësisht episkopale në veri të Shqipërisë.
Muret mbrojtëse e ndajnë qytetin në dy pjesë: në qytetin e sipërm, që zë majën e kodrës, dhe në të poshtmin që zë shpatin e saj nga veriu, lindja dhe jugu. Si muri rrethues i sipërm ashtu dhe i poshtmi janë pajisur me kulla, që kanë formën e shkronjës U, trekëndëshe dhe katërkëndëshe, por nuk janë vendosur në distanca të caktuara, veç diku kemi grumbullime kullash të vendosura pranë njëra-tjetrës dhe diku linja të gjata muresh pa asnjë kullë. Krejt kalaja rrethon një sipërfaqe prej 4,7 ha. Gjithsej ruhen dy hyrje: njëra që të fut në qytetin e poshtëm dhe tjetra në qytetin e sipërm. Ky i fundit kryente funksionin e kështjellës, por krejtesisht shërbente si vend i rezistencës së fundit. Që të dyja mbrohen nga dy kulla anësore në formën e shkronjës U, të vendosura fare pranë njëratjetrës. Më mirë ruhet hyrja e qytetit të sipërm. Kullat anësore të saj janë vendosur 2,1 m larg njëra-tjetrës dhe dalin nga kurtina 2,8 m. Vetë hyrja me gjerësi prej 1,5 m dhe lartësi 2,5 m mbulohet me një hark guri. Nga ana e brendshme, një qemer me bazë më të gjerë ngrihet
2,3 m mbi të parin, në pilastrat mbështetëse të të cilit, në të dyja anët e portës ndodhen vrimat për lëvizjen e katarahut. Kullat e Shurdhahut në përgjithësi janë të vogla dhe me mure të holla 0,6-0,7 m; gjithashtu muri rrethues nuk e kalon gjerësinë 0,9 m. Muret, harqet dhe elementet e tjera të fortifikuara janë ndërtuar me gurë e pa u forcuar me breza druri dhe pa përdorim tullash. (Burimi: Alfred Haxhari)
- Për këtë qytezë kanë studiuar dhe shkruar shumë studiues të huaj si Ipen, Teodori dhe personalitete të kulturës dhe arkeologjisë shqiptare si
Bashkia Vau Dejës 17
Atë Gjon Karma, arkeologe Hana Spahiu, etj. Në vitin 431 përfaqësuesi i Ipeshkëvisë së Kalasë së Sardës së bashku me 4 përfaqësues të qendrave të tjera kishtare të Ballkanit merr pjesë në Koncilin e Efestit. Ky qytet lulëzimin më të madh e kishte në shekujt VIII- XIII dhe ishte një qendër e rëndësishme fetare. Kanë ekzistuar shumë kisha dhe 365 kapele që u kushtoheshin shenjtërve të ndryshëm.
5. Katedralja “Nënë Tereza”. Kisha Katedrale e Lumja “Nënë Tereza”, mbledh të gjitha kishat simotra të Dioqezës së Sapës. Ndërtimi i saj i pati fillimet me datën 10 nëntor të vitit 2002, me bekimin e Gurë-themelit të parë nga Shkëlqesia e Tij Kardinal Crescenzio Sepe, Prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e popujve. Me angazhimin e madh të Ipeshkëvit të Sapës në atë kohë, Imzot Dodë Gjergjit, (sot Ipeshkëvi i Kosovës), u bë e mundur që Katedralja e re të ndërtohet pothuajse e gjitha brenda tre viteve. Dhe me datën 5 shtator 2005 u bë Bekimi i saj. Me emërimin e Ipeshkëvit të ri të kësaj dioqeze, 5 janar 2007, Imzot Lucjan Avgustini, ndoqi gjurmët e paraardhësit të tij duke vazhduar kështu në punimet e Katedrales, sidomos në murimet e saj. E pas kësaj pune intensive u arrit që katedralja e parë në Shqipëri, kushtuar bijës shqiptare, të madhes Nënë Tereza të shugurohet me datën 6 Shtator 2008, nga duart e ish-Ipeshkëvit të Sapës Imzot Dodë
Gjergji. Në këtë katedrale vlen të përmendet fakti se janë shuguruar dy
Ipeshkëvinjë: Imzot Dodë Gjergji e Imzot Lucjan Avgustini. Po në këtë katedrale janë shuguruar edhe jezuiti i parë shqiptar dhe kapuçini i parë
shqiptar pas diktaturës: Pader Zef Bisha dhe Pader Prel Syla. Përballë
katedrales, në sheshin Nënë Tereza, në qendër të qytetit ndodhet edhe shtatorja e Nënë Terezes, vendosur dhe bekuar me datën 7 maj 2006. Kjo
18 Bashkia Vau Dejës
katedrale është Kisha Nënë e Dioqezës së Sapës dhe Seli Ipeshkvore. Në këtë seli përfshihen katër zona ku shtrihet Dioqeza e Sapës: Zadrima, Puka, Kukësi e Tropoja. Burimi: Dioqeza e Sapës
6. Kisha e të ngjiturit të Zojës në Qiell në ishullin Sarda-Shurdhah. Duke u nisur nga qyteti Vau-Dejës, përshkohet përgjatë liqenit artificial të këtij qyteti me varka, lundra apo edhe skafe. Sarda bashkë me Kishën “Të Ngjiturit e Zojës në qiell”, ka qenë seli ipeshkvore. Nga viti 431 deri në vitin 1491 ka ekzistuar si Dioqezë më vete. Në vitin 1491 Sarda iu bashkua Dioqezës së Sapës. Kurse si qytet, ajo u rrënue në kohen e pushtimit
Otoman. Kisha e Shën Mërisë ka qenë e ndërtuar në ishullin e Shurdhahut, (Sardës) e cila gjendet edhe sot. Është e gjatë 19 m dhe e gjerë 4.50 m. Si kishë ka pasë fshatrat: Vjerdha dhe Mëlloja, me 30 shtëpi dhe 256 frymë.
Famullitari i kësaj kishe ka qenë në atë kohë Dom Prend Miriskjau. Sot, ishulli i Shurdhahut, në të cilën është e ndërtuar kisha, ndodhet 10 milje (17 km larg qytetit Vau-Dejës). Fshatrat Vjerdha dhe Mëlloja nuk ekzistojnë më, për shkak të përmbytjes nga liqeni artificial i Vau-Dejësit, prej të cilit është i ndërtuar edhe hidrocentrali. Në vitin 2002 Kisha e të ngjiturit të
Bashkia Vau Dejës 19
Zojës në qiell është rikonstruktuar pjesërisht, por gjurmët e saj historike kanë shumë për të thënë, për vetë faktin se këtu në këtë ishull thuhet se kanë qenë të ndërtuar 365 elter. Burimi: Dioqeza e Sapes
7. Kisha e Gomsiqes. Është objekt i vjetër, me një ndërtim guri të veçantë e që akoma e ruan formën e saj.
8. Kisha e Kaçës. U ndërtua me 1815, me gurë të latuar, e ka një kryq të veçantë, që mendohet se ka prejardhje bizantine. Rreth e rrotull kishës, janë varrezat e fshatit. Eshtë rindërtuar më 1890.
20 Bashkia Vau Dejës
9. Mullinjtë e vjetër – gjënden në Gomsiqe, Dejë, Zadejë, Naraç, Dush, Mulliri i Zef Palit Laç Vau Dejës. Këta mullinj përdorin energjinë e ujit, për të bluar misër e grurë, dhe janë në përdorim akoma edhe sot.
10. Mulliri i ujit, Zef Pali, Vau Dejës. Mulliri me ujë i Zef Pal Gjini, është një mulli rreth 300 vjeçar që me kalimin e viteve është trashëguar ndër breza, i fundit Zef Pal Gjini, sot 96 vjeç. Rikonstrukrimi më i hershëm i tij, që mbajnë mend pronarët aktualë, është 90 vite më parë dhe rikonstrukrimi tjetër është para 24 viteve. Rendimenti i ketij mulliri eshte i ulët, por cilësia është shumë e mirë. Mulliri është akoma në funksion dhe pronarët e përdorin në periudhat e korrjes së bereqetit.
11. Miniera e Gomsiqes. Ka dy galeri, të cilat nuk janë më në funksion, dhe ka qënë minierë për nxjerrjen e boksitit. Aktualisht galeritë janë të mbyllura.
12. HC/Vau Dejës. Ndërtimi i hidrocentaleve mbi lumin Drin, ka filluar nga vitet 1966. HC i Vau Dejës është i pari HC me një fuqi të instaluar 5x50 MË = 250 MË. Turbina e parë e tij është vënë në punë në vitin 1971 dhe deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2004 ka prodhuar rreth 28 miliard KWH energji elektrike.
Bashkia Vau Dejës 21
22
Bashkia Vau Dejës
13. Diga Vau Dejës. Periudha e ndërtimit të saj i takon viteve 1967-1971, ka një lartësi 46.4 m dhe një gjatësi prej 440 m. Volumi i kësaj dige është 1.2 milion m3. Tipi i digës është e përbërë nga dheu dhe betoni, ndërsa formacioni gjeologjik i aksit të digës është formacion gëlqeror. Volumi i rezervuarit është 580 milion m3 ujë.
23
Bashkia Vau Dejës
14. Tuneli Vau Dejës (ose Shkarkuesi Vau Dejës). Ka 3 segmente portash me përmasa 12x12.5 m. Pragu arrin në kuotën 63.70 m dhe aftësia shkarkuese e tij për kuotë 76 m= 3900 m3/sek.
15. Diga e Zadejës. Periudha e ndërtimit të Digës së Zadejës i përket viteve 1967-1971, me një lartësi prej 60 m, me një gjatësi prej 380 m dhe volum 3.22 milion m3. Tipi i kësaj dige është prej dheu dhe ka formacion gëlqeror.
24 Bashkia Vau Dejës
16. Tuneli i Zadejës. Tuneli i Zadejës është i përbërë nga dy segmente portash me përmasa 8.5x 14.7 m . Pragu i këtij tuneli arrin në kuotën absolute prej
61.3 m dhe aftësia shkarkuese e tij me të dyja portat së bashku shkon në
3000 m3/ sek. Aftësia shkarkuese e përgjithshme për kuotë është 76 m, në
HC e Vau Dejës është rreth 6900 m3/ sek, pa turbinat. Aftësia e plotë shkarkuese e HC Vau Dejës (shkarkues+ turbinë) është rreth 7500 m3/ sek.
Bashkia Vau Dejës 25
26
Bashkia Vau Dejës
17. Pena e Gjadrit. Ndërtimi i saj, ka përfunduar më
1957, dhe qëllimi i ndërtimit ka qënë mbrojtja e fushës nga përmbytjet.
Bashkia Vau Dejës 27
18. Ura e vjetër Zadejë, e cila ka shërbyer për të lidhur aksin e komunikimit Shkodër-Gjakovë. Tani janë vetëm këmbët e saj. Aty ka qënë dikur edhe dogana që nga koha e princërve të Arbërisë, bashkëkohës të Skënderbeut.
19. Stacioni i trenit në Mjedë. Ka qënë një stacion me një rëndësi të veçantë, sepse është një kompleks i madh me magazina, që tashmë janë të braktisura. Ndërtimi i Stacionit të Trenit Mjedë, lidhet me vitet e ndërtimit të Linjës Hekurudhore Shkodër-Lezhë. Ky është ndërtuar si një stacion mallrash për magazinim të madh vagonesh dhe ka një shtrirje prej 1.2 km, me 5 korsi qëndrore dhe shumë degëzime të tjera. Ky stacion ndodhet në luginën e Vaut të Dejës dhe vetëm disa kilometra larg hidrocentralit me të njëjtin emër.
28 Bashkia Vau Dejës
20. Kullat e vjetra- Në territorin e Bashkisë Vau Dejës, ndodhen edhe shumë kulla të vjetra karakteristike të ndërtuara me gur, si ato në Dush, kullat e Pashuk dhe Luigj Jerës në Mjedë, Shtëpia e Hasan Metit, në të cilën ka qënë hapur edhe shkolla e parë shqipe në zonë, kullat në Shelqet të Ndoc Mjekut, kulla e Kapedanit në Laç Vau Dejës, kullat në Spathar, kullat e Gomsiqes dhe ato të Karmës.
Bashkia Vau Dejës 29
30
Bashkia Vau Dejës
21. Atelie që gdhendin drurin dhe bëjnë çifteli e vegla tradicionale popullore, në Shelqet dhe skulptor Jak Jaku në Laç Vau Dejes, i cili bën punime artistike të ndryshme.
22. Muri mbrojtes në Kaçë. Aktualisht muri është rreth 15 m i gjatë dhe i lartë rreth 2.3 m. Muri i ndërtuar në vitet e pushtimit turk në Kaçë, për mbrojtjen e vendit nga pushtimi turk. Në vitin 1982 një grua e moshuar thotë që kur ka qënë e re, ajo ka kaluar nuse me kalë nëpërmjet portës hyrëse të këtij muri, dhe me anë të një përllogaritje të thjeshtë i takon që ky mur ka funksionuar si mur mbrojtës afërsisht rreth viteve 1900.
Burimi Jak Pacani
23. Ura e Spatharit, është 250 m e gjatë dhe funksionon dhe si kontrolluese e ujërave që derdhen nga Hidrocentrali Vau Dejes.
III. BURIMET KULTURORE JOMATERIALE
1. Tradita e vreshtarisë dhe e prodhimit të verës. Në zonën e Vaut të Dejës, është kultivuar hardhija qysh herët. Vreshtat e kishës kanë qënë në mes të fshatit Kaç, Naraç, dhe e gjithë pjesa e argjinaturës dhe deri rrëzë kodrave, kanë qënë vreshta, kryesisht Kallmet që nga viti 1929 e deri më 1939. I gjithë prodhimi më pas dërgohej pranë Familjes Çoba në Shkodër, e cila ka fituar edhe çmimin e parë ne vitin 1939 në Bari të Italisë. Në zonën Kaçë, Naraç, Gomsiqe, Dush, Karmë, ka kultuvarë të vjetër autokton, përveç Kallmetit, si Brasten e Bardhë, Manakuq, Tajge, etj. Vera është prodhuar ne nivel familjar në të gjitha shtëpitë nga 100-200 litra mesatarisht, dhe rakia 100-200 litra, e janë përdorur per festa e dasma. Pas vitit 1990 u ndërtuan kantinat e para. Ne vitin 1993 filloi prodhimi i verës. Në zonë ndodhen kantinat :Ersi-Jak Pacani, Zadrima-Zef Pashuku, Nikoll Peci, Mark Gjergji, të cilët aktualisht ofrojnë verë cilësore e janë të pranishëm në të gjitha panairet që organizohen në Shkodër, Tiranë e jashtë vendit.
2. Festat e fshatrave :
Naraç dhe Kaçë - 14 Gusht, Festa e Të ngjiturit të Zojës në qiell.
Shelqet, Vau Dejesdhe Spathar - 7 Shtator, Festa Lindja e Zojës.
Laç dhe Gomsiqe- 5 dhjetor, Festa e Shën Nikollit
Karma- 21 korrik, Festa e Shën Marisë Bashkia Vau Dejës
31
3. Ansambli Folklorik “Ylber mbi Kala” - Ansambli Folklorik Ylber është krijuar në vitet 1950-60. Në vitet 60-70 ka patur kulmin e zhvillimit me pjesëmarrje artistësh prej 80 veta, në ansambël ka marrë çmim të parë në shkallë republike.Në vitet 1978-90 ka patur rritje cilësore, njohje dhe rifillimin e pjesëmarrjes në aktivitetet kombëtare. Viti 2003 njeh riorganizim dhe rifillim të fuqishëm të aktiviteteve të shumta kombëtare e mbarëkombetare me elemente të rinj në rritje në ansambël. Në vitet 20032014 është periudha e lulëzimit dhe konsolidimit të këtij ansambli me një shtrirje të madhe gjeografike të aktiviteteve të shumta dhe të shumëllojshme. Mund të përmendim: binjakëzim me Austrinë, realizimi i paktit Ndërkufitar
I.P.A , realizimi i më shumë se 30 festivaleve, si dhe akordimi i rreth 30 çmimeve të fituara. Pjesëmarrja në Festivalin e 34-ët ndërkombëtar në
Tangliagozzo Itali, korrik 2013, duke përfaqësuar Shqipërinë. Ky ansambël trashëgon 4 lloje kostumesh tradicionale popullore si: Zadrimë, Mirditë, Malësie dhe Qyteti, burrash e të rinjsh, grash e vajzash. Burimi: Viktor
Paloka.
32 Bashkia Vau Dejës
ATRAKSIONET
I. ATRAKSIONET NATYRORE
1. Plazhi tek Perla. Bar Restorant “Perla”, një vend ideal për të kaluar moment relaksi në shoqërinë e familjes apo të miqve në bregun e liqenit Vau Dejës dhe nën ajrin e freskët të pishave. Ambjente të këndshme të punuara të gjitha prej druri në sintoni me natyrën përreth. Ofron guzhinë tradicionale shqiptare deri tek ajo moderne, apo specialitete të ndërthurura me njëra-tjetrën. Peshku i liqenit është një ndër specialitetet kryesore të këtij restoranti. Gjatë sezonit të verës në këtë mrekulli të natyrës mund të bësh plazh sepse ky restorant ta ofron këtë mundësi.Gjithashtu të ofron mundësinë të vozitësh nëpër liqenin Vau Dejës, nëpërmjet një skafi dhe disa varkave të vogla që i disponon.
2. Plazhi tek Qafa e Gurit-Laç Vau Dejës. Bar “Qafa e Gurit” një bar i vogël, që ofron një shërbim të kënaqshëm për çdokënd që dëshiron të kalojë momente relaksuese buzë Liqenit Vau Dejës. Gjithashtu ofron shërbimin e transportit ujor me një skaf dhe një varkë të vogël, për të gjithë ata që pëlqejnë të vozisin në Liqenin e Vau Dejës. Edhe për ata që duan të bëjnë plazh, ky bar u ofron shërbimin e shezlloneve dhe çadrave.
II. ATRAKSIONET KULTURORE MATERIALE
1. Muzeu etnografik.Dhoma Muze ndodhet në Qendrën Kulturore Vau Dejës, u krijua më 23 shkurt të vitit 2013. Ngritja dhe inagurimi i kësaj dhome muze u bë në kuadër të projektit “Pakt Ndërkufitar Trashëgimi Kulturore pa kufinj”. Në dhomën Muze të Vau Dejës, gjenden të ekspozuara kostume tradicionale nga zona e Zadrimës, Mirditës dhe Tuzit (Malësi e Madhe), të shoqëruara këto, me kostume popullore të po ketyre krahinave, por me masë kukulle, si dhe me instrumente muzikore tradicionale. Gjithashtu në këtë dhomë gjenden të ekspozuara edhe foto të ndryshme të personaliteteve të shquara në kohë, monumenteve kulturore si dhe veshjeve karakteristike të këtyre zonave.
33
Bashkia Vau Dejës
34
Bashkia Vau Dejës
2. Qendra e kulturës Vau Dejës-Në vitin 1955 janë fillimet e aktiviteteve kulturore në fshatin Mjedë për zonën e Vaut Dejës nga shteti, si kooperativë bujqësore, dhe ka funksionuar një vatër kulture e vogël me punonjës kulture
Avdulla Bilalin. Në vitin 1968 ka filluar së funksionuari edhe Shtëpia e kulturës, Laç Vau Dejës, në varësi të Hidrocentralit me koncerte, kinema e shfaqje filmash.
3. Panairi i Shën Markut, që organizohet çdo datë 25 prill në Kalanë e Danjës. Para 1967-ës më 25 prill në Ditën e Shën Markut zhvillohej një panair për përvojë dhe shkëmbim mall me mall, u shkëmbyen trina, kosha, shporta, veshje popullore, mjaltë, raki, verë, etj. Tashmë zhvillohet çdo vit, si festë, e marrin pjesë banorët e zonës, e ekspozohen veshje, produkte tradicionale e jepet edhe koncert me muzikë e valle popullore.
ATRAKSIONET KULTURORE JOMATERIALE
1. Sporti i Xhudos.Xhudistët janë trajnuar në Qendrën e Kulturës së Vaut të Dejës nga 1993 deri në 1997. Në vitin 1997, Anton Shkoza, arriti të krijonte një palestër të vogël në shtëpinë e tij, derisa në vitin 2010 arriti të ndërtonte një palestër të përshtatshme e me kushtet e duhura për këtë lloj sporti. Akademia e Xhudos u krijua në vitin 2006 dhe përbëhet nga tre grupe xhudistësh, që trajnohen në Vau Dejës dhe i përkasin Federatës së Xhudos Shqiptare, të cilët janë: Grupi Vau Dejës, Vllaznia dhe Xhudo Club ”Anton Shkoza”. Numri i pjesëmarrësve në akademi arrin në 70 fëmijë (të moshës 4-16 vjeç) dhe 10 të rritur. Përbëhet nga tre instruktorë. Ndër aktivitetet e shumta që organizon ekipi i Xhudos Vau Dejës është “Festimi i brezave”. Xhudistët e Vau Dejës kanë konkuruar në turne të ndryshme rinore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Kosovë, Mal të Zi, në World Cup Rome, në German Super Cup, European Championships në Beograd, në turne të ndryshme në Itali dhe Nikshiq, madje janë bërë pjesë edhe e lojërave olimpike. Në vitin 2008, përfaqësues i grupit të
Vau Dejës, Edmond Topalli, përfaqësoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Pekinit. Themeluesi i Xhudos Shqiptare, Anton Shkoza u dekorua me titullin “Mjeshtri i Sportit ” në vitin 2006 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Bashkia Vau Dejës 35
36
Bashkia Vau Dejës
Bashkia Vau Dejës 37
2. Mjaltë. Bletaria është e zhvilluar në Mllojë, Naraç, Kaçë dhe Shelqet.
3. Rezervati i troftës “Vëllezërit Gjini”- u krijua në vitin 2008 dhe zë një sipërfaqe prej 500 m2. Ky rezervat trofte është një biznes familjar, aktiviteti i të cilit përqëndrohet në prodhimin dhe rritjen e troftës derisa ajo arrin peshën 300 gram, pra madhësinë e përshtatshme për tu tregtuar. Tregtimi i troftës për klientët dhe turistët është i mundur gjatë 12 muajve të vitit.
Shërbimi është 12 orësh dhe orari është 7.00- 19.00. Ky rezervat furnizon me produktet e tij shumë biznese të tipit restorante, si: Bar Restorant “Perla”, dhe restorantet e pikës turistike të Valbonës në Bajram Curr. Në këtë rezervat kultivohen 3 lloje troftash: 1. trofta e argjendtë, 2. trofta kafe dhe 3. trofta blu. Ky rezervat njihet si i pari eksperimentues në
Shqipëri dhe është i njohur edhe në Ballkan për kultivimin e toftës blu dhe asaj të argjendtë.
38
Bashkia Vau Dejës
Komuna BLINISHT
40 Komuna Blinisht
BURIMET
I. BURIMET NATYRORE
1. Vargmalet e Kreshtës, gjenden në vazhdimësi nga veriu ne jug, duke u lidhur me Malin e Shën Mëhillit, dhe kulmojne me majen e Pilinardes me lartesi 611,8 m, e cila sherben si pikë për ata që pëlqejnë hedhjen me parashuta. Burimi: Ndue Lleshi.
2. Kodrat e Kodhelit, ose Ish-rezervati i gjuetisë. Ato kanë një sipërfaqe prej 129 hektarë. Pylli gjithsej ka 71 ha dhe pjesa tjetër është shkurre e bimësi e ulët. Është në pronësi të Komunës Blinisht. Burimi: Ndue Lleshi
3. Kodrat e Krajnit, zënë një sipërfaqe prej 499.5 ha, nga të cilat 381 ha janë pyje me bimësi si dëllinjë, shkozë, lis, thanë, rrap, pishe, etj. Ka edhe bimë medicinale si sherbelë, trumze, etj. Llojet e shpendeve që gjenden në këto kodra janë: pata, rosa, thëllënza, mullenja, qoktha, qyqja, shapka, bilbili etj. Ka edhe kafshë të egra si ujku, dhelpra, lepuri, vjedulla, ketri, geri, shqarri, breshka, etj. Janë shumë të pasura me burime ujore si Gurra e Malalajve, Gurra e Brungajve, me ujin e të cilave furnizohet Fshati Krajen me ujë të pijshëm. Burimi: Ndue Lleshi
Komuna Blinisht 41
4. Kodra Ballat-Fishtë, kanë lartësi nga 200-611m dhe zënë një sipërfaqe prej 348 ha nga të cilat 281 ha e zënë pyjet. Bimësia është kryesisht dëllinjë, shkozë, lis, thanë, frashër, mullez, dardhë e egër, mollvigjen ose mollvoze, mollë e egër, etj.Burimet ujore që ndodhen këtu janë: Gurra e Kokajve, nga e cila furnizohet fshati Fishtë me ujë të pijshëm. Burimi: Ndue Lleshi
5. Kodrat e Baqlit. Dikur njiheshin edhe si kodrat e Vezirit. Janë shpyllëzuar me ardhjen e “komunizmit” dhe janë kthyer në tokë buke. Ne vitet 90’ nuk jane ndarë me ligj, por janë zaptuar nga banorët. Pemet kryesore që gjenden janë lisi, dardha e eger, murrizi. Është e domosdoshme rimbjellja dhe me pas mirëmbajtja e pemeve autoktone për të kthyer origjinalitetin e vendit. Burimi: Ndue Lleshi
6. Kodrat Piraj ndodhen afër fshatit Piraj dhe është e domosdoshme mbjellja e pemëve autoktone, për mirëmbajtjen e këtyre kodrave. Burimi: Ndue Lleshi
7. Rrapi i Pirajve është monument natyre. Është shumë i vjeter dhe afërsisht mendohet të jetë 800 vjeçar. Poshtë rrapit ka qenë Kisha e Shen Jakut dhe dikur vendi aty është njohur si ‘’vidhi i Shën Jakut’’. Per festen e shenjtorit, poshtë rrapit thuhej mesha. Asnjëri nga banorët, apo nga baballarët e tyre, nuk e mban mend kishen, por informacionin e kanë të transmetuar nga gjyshërit. Rreth 70 vjet më parë aty kanë qenë varrezat e fshatit. Është
Monument Natyre sipas ligjit nr.8906 date 06.06.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave. Përgjegjës për ruajtjen e këtyre monumenteve janë Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit. Burimi: Nikollë Lleshi
42 Komuna Blinisht
8. Kodrat e Troshanit, ndodhen në fshatin Troshan dhe zënë një siperfaqe prej 795 ha me lartësi nga 200-600m. Bimësia karakteristike është: dëllinjë, lis, shkoze, frashër, rrap, verri, mllez, qarr etj. Burimet ujore që ndodhen këtu janë: Gurra e Gurit të Bardhë, Gurra e Korthpulzve, Guri i Zi, nga i cili furnizohet fshati Troshan me ujë të pijshëm. Llojet e shpendëve që gjenden janë pata, rosa, thëllënza, mullenja, qoktha, qyqja, shapka, bilbili etj. Kafshët e egra që gjenden janë ujku, dhelpra, lepuri, vjedulla, ketri, geri, shqarri, breshka etj. Burimi: Ndue Lleshi
9. Kodrat e Blinishtit (Suka e madhe e Suka e Kinit). Suka e Madhe ndodhet ne kodrat e Blinishtit, objekt i pyllëzuar me bimësi mikse dhe shtrihet afër fshatit Blinisht, me një sipërfaqe prej 6 ha të pyllëzuar. Është i mbjellë me palmë, pishë deti, dafinë, mimozë, lis, panjë, bli, etj. Burimi: Ndue Lleshi
10. Burimet e ujrave të Krajnit, furnizojnë me ujë të pishëm disa fshatra dhe ndër më kryesoret janë:
a. Kroni Krajen, që gjendet poshtë Lagjes së Marlajajve në pjesën veri - perëndimore të kësaj lagje. Është burimi më i madh i fshatit Krajen.
b. Kroni i Çerdake, i cili gjendet rrugës për në lagjen e Brungajve afër të ashtuquajturës Rrasë e Bardhë.
c. Kroni Januz është i vendosur afër Lagjes së Martinajve.
d. Burimet e Brungajve, që sherbejnë për ujesjellesat e fshatrave të zones.
11. Burimet e ujerave ne Fshatin Fishtë janë:
a. Gurra e Kokës, e cila gjendet në lagjen me të njëjtin emër.
b. Kroji Katrosh, i cili gjendët rrëze Malit Kreshtë.
c. Kroji Fushemollës, i cili gjendet afër Krojit Katrosh.
12. Pika panoramike, sipër vargmalit të Kreshtës. Kjo paraqet rrugen e vjetër të komunikimit midis fshatrave, gjithkund majes së Kreshtës. Fillon nga Rruga e Dilicës, kulmi i Kreshtës, e vazhdon ne drejtim të Livadhit të Krosit, Kodra e Pilinardes në Marlalaj, deri në Lakun e Bajraktarëve. Është shumeë e mirembajtur rruga dhe e rekomandueshme për ata që preferojnë
Komuna Blinisht 43
itineraret me këmbë në shtigjet e vjetra. Është e paisur me sinjalistikë për shtigjet, si edhe ka tabelen treguese afër Kolegjit të Troshanit.
13. Përrenj të ndryshëm e përshkojnë Komunen Blinisht si: përroi i Shyzes në Krajen, përroi Fishtë i rezervuarit, përrenjtë Gziq, i Kishës, i Gurit të Bardhë, i Korthpulasve Piraj, etj.
14. Rezervuaret vaditës të Fishtës, janë dy ai i madh dhe i vogël. Këta rezervuarë mbushen me ujë nga përrenjtë e zonës dhe përdoren për vaditje të tokave bujqësore.
44 Komuna Blinisht
15. Pamje të admirueshme gjatë rruges Krajen- Fishtë, Blinisht- Kodhel dhe Fishtë-Troshan. Kjo është rruga e vjetër e komunikimit, është e shtruar me asfalt dhe ofron një panoramë të mrekullueshme gjatë gjithë gjatësisë së saj.
16. Livadhi i Krosit në Kreshtë. Është një livadh i mrekullueshem, përgjatë rrugës së vjetër të komunikimit sipër Kreshtës, ka mure rrethuese me gurë si edhe nje lerë për të pirë ujë bagëtitë. Është akoma në funksion e ofron një pamje shumë të bukur.
45
Komuna Blinisht
17. Çinari i Hanit ne Blinisht. Foto. Duhet verifikuar nese eshte akoma apo jo. Keshtu ishte ne 2005. Thuhet se ka qene nje han ne kete zone.
46
Komuna Blinisht
18. Rruga e kalldremit, lidhte Kishen e Shen Shtjefnit me fshatin Gjader. Sipas studiuesve kjo rrugë lidhej edhe me Lezhen, Laçin, Kosoven, etj. dhe është ndërtuar në shek.VII nga Çesari, që ndiqte Pompeun. Mbi këtë rrugë, si objekt të rëndësishëm mund të theksojmë uren Plakgjon ku dallohen themelet, po ashtu dhe uren e Shkinës, e cila është ndërtuar njëkohësisht me rrugen. Më vonë ura është rikonstruktuar dhe rrasat e gurit janë marrë nga Mali i Kakarriqit. Në të majtë të urës ishte Kisha e Shenjtes Trini, e cila më vonë është kthyer ne faltore ngaqë kishte shumë kalimtarë dhe ishte një qendër e populluar. Rruga të çonte edhe te Çinari i Hanit. Burimi:PjeterGjoni
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE
1. Kolegji i Troshanit, sipas At Donat Kurtit “Provinca Françeskane”, është themeluar me 14 qershor 1882 tek Kisha e vjeter e Shna Ndout, në Troshan. Kanë qenë nxënës dhe drejtorë të këtij kolegji, figurat më të shquara të kulturës, korifejtë e letrave shqipe si : At Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjeçovi, At Ambroz Marlaskaj, At Vinçens Prendushi, At Mikel Prendushi, At Benedik Dema, At Pal Doda, etj. Është mbyllur me 1946.
Komuna Blinisht 47
2. Shtëpia e Pader Filip Mazrekut, 1957, një nga pionerët e arsimit shqiptar në Kosovë. Ka patur gjithastu edhe një bibliotekë të madhe, fati i së cilës nuk dihet ende. Pader Filipi ka qenë mësuesi i muzikës për kompozitorët e mëdhenj si Tish Daia, Tonin Rrota e Çesk Zadeja.
3. Kisha e Shna Ndout në Shkrep, Troshan. Sipas Atë Donat Kurti “Provinca Franceskane”, është themeluar me 14 qershor 1882 tek Kisha e vjetër e Shna Ndout, në Troshan. Kisha është në gjendje shume të mirë, është e rikostruktuar, si edhe ndodhet në një zonë panoramike. Afër saj kalon edhe ekoturi me këmbë, që fillon në
Katedralen e Shën Gjergjit ne fshatin Nenshat, vazhdon përgjatë Kreshtës, dhe perfundon në Kolegjin e Troshanit.
48
Komuna Blinisht
4 . Kisha e Shejtes Trini, Piraj. Kisha e Shejtes Trini është ndërtuar me 1898. Më pas, me ardhjen e regjimit komunist , kisha është kthyer në magazinë, stallë dhe më pas shkatërruar. Me 05.06.1998 ajo është rindërtuar me kontributin e Mons. Nicola Montalto dhe mons. Antonio Sciarra.Kampanjeli i kësaj kishe, ndërtuar me 1902 u shkatërrua me urdhër të regjimit ateist me 1967. Përballë kishës, gjendet një pjesë e murit të shtëpisë së meshtarëve që kanë shërbyer në kishen e Shejtes Trini. (Motrat
Punëtore të Vogla të Zemrave të Shenjta)
Komuna Blinisht 49
5. Kisha Kodhel ( e Shën Rrokut). Kisha e Shën Rrokut është ndërtuar me 16 gusht të vitit 2000 me kontributin e Don Antonio Rusciti. Kisha e ka marrë emrin nga shenjtori (pajtori) i fshatit.
6. Mulli bloje drithi me ujë, jane dy në Troshan: mulliri i Jak Dedës dhe i Pjeter Zefit. Mulliri i Pjeter Zefit në Troshan është rreth 150 vjeçar, ai është mulli uji dhe akoma funksionon si mulli për këtë familje, por edhe për njerëz të tjerë përreth.
7. Ish Kampi i të burgosurve në Fishtë. Kampi i internimit në Fishtë u krijua gjatë viteve ’73-‘74 ,përbëhej nga 13 - 18 familje, të cilët ishin dënuar për propogandë politike dhe u tranferuan në këtë kamp pasi krishin kryer disa vite burg. Familjet e njohura ishin ajo e Todi Lubonjës, Fadil Paçramit, Enver Paçramit etj. Ata punonin në fushat e Zadrimës në të ashtuquajtura kooperativa. Për të dalë nga kampi duhej të kërkonin leje administruesve të kampit. Në intervista të ndryshme të lëna nga të internuarit përshkruajnë
50 Komuna Blinisht
jetën e vështirë të kaluar në këtë kamp, por edhe afërsinë e dashamirësinë me banorët e kësaj zone.
8. Shtëpia e At Gjergj Fishtës
9. Ish shtëpia e poetit Dom Jak Zeka
Dom Jak Zeka lindi me 13 korrik 1906 e ndërroj jetë me 5 dhjetor 1996. Një prift që ka vuajtur nën regjimin komunist. Libra në dorëshkrim të Jak Zekës janë:
1. Java e gjakut - tragjedi (në tri pjesë), 1864 faqe me 42000 vargje
2. Ngushëllimet e vetmisë - vepër me 1064 faqe me përkthime, tregime të shkurtëra, poezi.
3. Ndër mrize ilire, poezi 212 faqe me 4000 vargje.
4. Andrrat e rinisë, poezi 430 faqe me 6450 vargje.
5. Varret e zemrës, poezi 502 faqe me 7500 vargje.
6. Gjamë disprimi, poezi 718 faqe me 10800 vargje.
7. Kapuçat, parodi 120 faqe me 2000 vargje.
8. Zogu i Parë – mbret i shqiptarëve, parodi 872 faqe me 17000 vargje.
9. Ditar i çuditshëm, roman psikologjik me 430 faqe.
10. Ish kapteri Vokrri, roman 352 faqe.
Jak Zekaj, një mister i letrave shqipe. Njeriu që lindi e u rrit jetim, punoi gjithë jetën i rrethuar nga privacionet e shumta, e së fundi vdiq si në hije. Jak Zekaj nuk bën pjesë në turmat shumëmilionëshe të njerëzve, që janë të rastësishëm në këtë botë. Përkundrazi, ai bën pjesë në atë grup njerëzish
Komuna Blinisht 51
që erdhën në këtë botë për të qenë “dikushi”, për të qenë shembëlltyra e së mirës, e prosperitetit. Burimi: Aleksander Gjoka.
10. Shtëpia e Dom Danjel Dajani (martir). Kjo shtëpi ndodhet në qendër të fshatit Blinisht. Daniel Dajani ishte një prift martir së bashku me 40 të tjerë, të cilët kanë hyrë në procesin e kanonizimit në Vatikan. Ai u lind në Blinisht me 02.12.1906 dhe vdiq me 04.03.1946. Shtëpia do te kthehet shumë shpejt ne epiqendër të pelegrinazhit kulturor dhe fetar. Gjithashtu do të shpallet monument kulture dhe të afërmit e tij ia kanë dhuruar kishës këtë shtëpi, për ta kthyer në muze e të vizitueshëm për të gjithë.
11. Kisha e Shen Shtjefnit, Blinisht. Sipas Shuflait, është ndërtuar me 1289 ndërsa, studiues të tjerë pohojnë se kisha është ndërtuar me 1189. Mendohet të ketë një kat të nëndheshëm ndërtuar me gurë të lehtë. Në rrënojat e kishës gjendet akoma një pllakë guri e shkruajtur në gjuhen latine. Sot kisha është Monument Kulture, Kategoria e Parë, nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, nr. Vendimi 786, dt. 05.11.1984. Kisha ka qenë e ndërtuar sikurse e mendojnë zadrimorët që në shekullin e XIII (viti 1300), nga zotni Nikollë Dukagjini. Bri Drinit, ne mes Blinishtit dhe Gjadrit ishte Kisha e Shën Shtjefnit protomartir, e ndërtuar nga Nikoll Dukagjini, bashkëkohes i Skenderbeut.Përshkohet nga rruga nacionale Shkodër-Guri i Zi-Vau Dejes-Hajmel – Lezhe, rruga e vjeter, Shkoder-Lezhë si edhe nga rruga nacionale Lezhë-Shkodër dhe ndodhet përballë fshatit Blinisht, rreth 500 m larg superstradës Tiranë-Shkodër. Në atë kohë Kisha e Shën Shtjefnit, si ndërtesë nuk ka qenë shumë e madhe, por si famulli në të cilën shtrihej kjo kishë, famullia e Blinishtit ka qenë famullia më e madhe e më e begatshme që gjendej jo vetëm në Zadrimë, por në të gjithë Shqipërinë.Kisha e Shën Shtjefnit protomartir ka qenë e ndërtuar ndërmjet Blinishtit dhe Gjadrit. Si kishë ka qenë e vogël dhe nuk zënte më tepër se 100 vetë. Ishte e gjatë 9 metra dhe e gjerë 5.65 m, ndërsa muret ishin të larta nga toka 3.25 metra. Si mure të Kishës kanë qenë mure të moçme të përbëra me gur të zi, gur të bardhë e shtuf. Gungën e ka pasë kah jug-lindja, derën kah veri-perëndimi, një dritare – vranji kah perëndimi, e po të njëjtë me këtë ka edhe mbi derë, në të cilën naltohet një kumbonare e vogël, që daton që në vitin 1832. Ka pasur hajate përreth, pullaz të lartë e të mbuluar me tjegulla, me stolisje të bukura për të meshuar në 3 altarë që i kanë ble vetë blinishtasit. Po kështu ka pasë edhe një kryq të bukur e të madh prej argjendi të praruem, një kelq argjendi dhe pastaj dy të vegjël prej kallaji. Në fund të Kishës kanë qenë dy kupa të mëdha e të trasha për ujë të bekuar, të gdhendura mirë në gur të
52
Komuna Blinisht
bardhë dhe të vendosura mbi shtylla të veta cilindrike, po me gur të bardhë. Në ditët e sotme Kisha e Shën Shtjefnit ka lënë gjurmë historike dhe mund të themi se është një monument kulture-fetare. Pranë kësaj kishe ndodhen edhe varrezat e fshatit. Burimi: Dioqeza e Sapës dhe Pjeter Gjoni.
12. Oratori Zoja e Papërlyer, Kodhel është ndërtuar me 1999 me kontributin e disa vullnetarëve nga Treviso. Ky orator funksionon si qendër formimi dhe edukimi për të gjitha grupmoshat. Për banoret e fshatit është shumë i rëndësishëm pasi është i vetmi vend argëtimi për fëmijet. Oratori menaxhohet nga Motrat Punetore të Vogla të Zemrave të Shenjta.
13. Shkolla e Mesme e Agrobisnesit “Giovani Fausti” dhe ish kampi i familjeve kosovare të dëbuara me dhunë. Shkolla e Mesme Profesionale Bujqësore jopublike “Atë Gjon Fausti” ndodhet në fshatin Krajen të rrethit të Lezhës. Në pozicionin që ka gjendet 22 km larg qendrës administrative qytetit të Lezhës, 33 km larg nga qyteti i Shkodrës dhe 28 km nga qendra e Dioqezës. Kjo shkollë është ndërtuar pikërisht në këtë fshat pas ngjarjeve të luftës së Kosovës në vitin 1999, në shenjë mirënjohje për mikëpritjen që gjetën këtu rreth 1 000 kosovarë të zhvendosur forcërisht prej trojeve të tyre nga shovinistët serbë. Ndërtimi i shkollës u fillua në vitin 1999 dhe u përfundua në vitin 2000. Ndërtimi i kësaj shkolle u bë i mundur falë financimit të akorduar nga misioni Arkobalena në bashkëpunim me Karitasin e Breshias, të cilët u gjendet pranë vëllezërve kosovarë që nga pritja në Kukës, ardhja e qëndrimi këtu në prill deri në largimin e tyre në korrik 1999. Punimet u bënë nga punëtorë shqiptarë, por dhanë ndihmën e tyre dhe specialist italianë, kryesisht të dërguar nga Karitasi
i Breshias si dhe vullnetarë të tjerë nga zona të ndryshme të Italisë.Kjo u bë e mundur me ndërhyrjen e famullitarit të blinishtit dom Antonio
Komuna Blinisht 53
SCIARRA. Pas mbarimit të punimeve shkolla kaloi nën administrimin e KARITASIT DIOQEZAN të SAPËS. Është hapur në vitin 2001-2002 me leje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) si një Qendër e Formimit Profesional me drejtim Bujqësor 3-vjeçar për përgatitjen e fermerëve të specializuar si dhe me kurse alternative 2-vjeçare në degët Mekanikë dhe Elektrike. Nga viti 2004-2006, shkolla ka funksionuar si një INSTITUCION ARSIMOR JOPUBLIK PARAUNIVERSITARShkollë e Mesme Profesionale Bujqësore “Atë Gjon Fausti”.
14. Stacioni trenit Baqel. Stacioni i trenit Baqel është ndërtuar me 7 dhjetor 1981. Në territorin që përshkon Zadrimën janë ndërtuar dy stacione: ai i Mjedës dhe i Baqlit. Vendodhja e tij në fshatin Baqel baraslargohet me një pjesë te mirë të fshatrave te Zadrimës, dhe për vitet kur u ndërtua ishte i vetmi mjet komunikimi me qytetet, për tranzitin Lezheë-Tiranë ashtu edhe për Shkodër. Struktura e tyre është e përbërë nga salla e pritjes bileteria dhe zyra të tjera. Ndërtesa sot nuk ka funksionin e mëparshëm. Ndërtesa
është e lënë pas dore dhe gjithnjë në degradim dhe i vetmi shërbim që ofrohet është ndalimi i trenit në orën 7 të mëngjesit dhe 16 pasdite, dhe frekuentohet shumë pak. Burimi: Aleksander Gjoka
54 Komuna Blinisht
15. Ura e vjeter e Shkinës: Ura e Shkinës, Blinisht, kategoria e parë, Institucioni i shpalljes: Ministria e Arsimit dhe Kultures/Drejtoria e Kultures, Nr. Vendimi 786/1, dt. 05.11.1984. Ura e Shkinës, e cila ndodhet në Fshatin Blinisht, Komuna Blinisht-Lezhë. Kjo është një urë e ndërtuar në shek.12, dhe thuhet se e ka marrë këtë emër ngaqë është ndërtuar gjatë pushtimit të serbëve në këto troje. Ura është në gjendje të mirë dhe është një vepër, e cila meriton të mirëmbahet e të ruhet, për vlerat që ajo mbart.
16. Kulla te vjetra ndodhen në Blinisht, Baqel, Fishtë,Troshan: Kulla: Vokaj, Dod Nikollë Gjini, Vas Jaku, Kolë Jaku, Gjok Doda, Jak Prek Marku etj.
1-Shtëpia e Gjokë Dodës Troshan është mbi 200 vjeçare.
2-Shtëpia e Martin Mark Frrokut Troshan është mbi 250 vjecare. Burimi: Lin Shtjefni
55
Komuna Blinisht
17. Pallati i kulturës së Blinishtit: Është ndërtuar në korrik 1963. Më pas me 1993 objekti i është dhuruar klerit katolik. Ngjitur me ish pallatin e kulturës me 3 mars 2006 është inauguruar Kisha e Shën Shtjefnit. Struktura e pallatit përdoret si rezidencë e priftave dhe përdoret për nevojat kishtare. Burimi: Vas Hiluku
18. Ura Përroi Gziq: është ndërtuar në vitin 1939 nga Italianet. Ky përrua derdhet te kanali i madh që kalon në Fishtë. Burimi: Lin Shtjefni
56 Komuna Blinisht
19. Kalaja e Gjitezes, është ndërtuar rreth viteve 1600. Kjo Kala është shfrytëzuar nga garnizoni turk për të jetuar aty, kësëtuqë ata kanë shfrytëzuar edhe një mulli uji që ka qenë aty. Burimi: (Lin Shtjefni)
20. Memoriali i vendlindjes së At Gjergj Fishtes, i quajtur ndyshe edhe Kryqi, realizuar nga Don Antonio Sharra, inaguruar në Shtator 2000, nga Presidenti Shqiperise Rexhep Mejdani.
57
Komuna Blinisht
58 Komuna Blinisht
III. BURIMET KULTURORE JO MATERIALE
1. Krijimtaria e rapsodit të parë zadrimor popullor Nik Toma, nga Fishta 1934-2002, i cili ka lënë në dorëshkrime mbi 50.000 vargje, instrumenta folklorike, çifteli, lahutë, sharki, fyell, bilbil, vrulsa, sharki, poqi i derrit, etj.
2. Organizimi i aktiviteteve përkujtimore për themelimin e Kolegjit të Troshanit,
3. Organizimi i aktiviteteve në përkujtim të ditelindjes së poetit të madh At Gjergj Fishta çdo 23 tetor.
4. Organizimi i aktivitetit në nderim të poetit Jak Zekaj, 13 korrik në Baqel.
5. Festat e fshatrave:
- Baqli dhe Krajni: Festa e Shën Mehillit 29 shtator;
- Blinishti dhe Piraj: Shen Shtjefni, 3 gusht;
- Fishta dheTroshani: Festa e Zojes Mari ( të lindur) 8 shtator;
- Kodheli: Shën Rroku 15 gusht;
6. Artizanati. Shumë gra dhe vajza, ushtrojnë artin tradicional të punimit në tezgjah duke prodhuar sofrabeza, çarçafe,mesalla, qylyma, e strajca për vajzat që martohen ose edhe për nevojat shtëpiake.
Komuna Blinisht 59
7. Grupi Ambasadoret e Paqes. Në vitin 1997, kur Shqipëria jetonte momentet e vështira dhe dramatike të rrëmujës, të revoltës dhe të dhunës, një grup i fëmijëve të Zadrimës, të gjallëruar nga edukatorët e tyre, morën nisma, që asnjëherë nuk menduan që do t’i çonin në diçka kaq të madhe: vendosen të mblidhnin gjatë rrugëve dhe në fusha gëzhojat e qëlluara në mënyrë të papërgjegjshme nga të rriturit. Vetëm me idenë për të pastruar fshatrat nga shenjat e dhunës. Mblodhën mijëra gëzhoja u vunë nga një lule për ti shndërruar objektet e vdekjes ne shenja shprese e ua dorezuan autoriteteve, studenteve dhe familjeve. Nga Zadrima kjo shenjë e dëshires për paqe arriti në Tiranë, duke shkundur nga plogështia njerëzit e politikes, lindi një konsensus i gjërë për realizimin e këmbanes së paqes, i firmosur nga presidenti i Shqipërisë z. Rexhep Meidani ai i Italisë, Scalfaro dhe nga presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova e Papa Gjon Pali i II. Një këmbanë që të mund të tingëllonte tinguj paqeje në të gjithë boten: dhe akoma sot ajo këmbane pasi ka shkuar në shumë qytete italiane, në të gjitha qytetet shqiptare dhe ato kosovare gjendet në qendër të kryeqytetit për t’iu kujtuar të gjithëve angazhimin për paqe. Urojmë që kujtesa të mos fshijë por t’u pecjelle brezave të ardhshëm këto ngjarje unike; karvani i paqes që përshkoi gati të gjithë qytetet e Shqipërisë, shkaktoi një entuziazem shume të gjallë pasi dëshmonte rizgjimin e kombit. Nën këmbanen e paqes në agimin e vitit 2000 ditën e inagurimit, askush nga autoritetet e pranishëm nuk e mori fjalen, sepse keto autoritete u njohën fëmijëve të Zadrimës meriten për kontributin e dhënë në gjetjen e rrugës së pajtimit. Ndër vite aktivitet edukuese të Ambasadorëve të Paqes janë zhvilluar dhe me shumëllojshmëri e qëndrueshmëri, kanë përfshirë qindra djem dhe vajza: nga Zadrima në Tropojë, nga Tirana në Shkodër. Projektet e Ambasadorëve të Paqes në veprim janë: 1. Kalendari: ecje vjetore mbi temat e Paqes, jo-dhunës dhe ligjshmërisë (i shpërndarë në shumë shkolla) Zakonisht viti mbyllet me një manifestim të madh (në Tiranë ose në ishullin e Paqes/liqeni i Komanit). 2. Kampet verore (për fëmijët/adoloshentet/të rinjte) për të thelluar temat e kalendarit. 3. “Jo gjakmarrja”, ecje formuese mbi pajtimin (me shoqata të tjera shqiptare dhe italiane). 4. “Shkolla vjen tek unë”, ecje shkollore ofruar fëmijëve të ngujuar për shkak të gjakmarrjes. Burimi: Edukatorët e Ambasadorëve të Paqes.
60
Komuna Blinisht
ATRAKSIONET
I. ATRAKSIONET NATYRORE
Itinerar për ngjitje në Kreshtë:
a. Me makinë ne rrugen e Dilicës del sipër malit dhe mandej vazhon shtegtimin në këmbë, kulmi i Kreshtës, në drejtimin verior, Livadhi i Krosit, e me pas Kodra e Pilinardes, deri në Lakun e Bajraktareve dhe zbritje nëpër shtegun Nenshat-Brungaj.
b. Nga Troshani ngjitja drejt Kishës së Shna Ndojt, vijon nga Guri Bardhë dhe del në Kreshtë tek Livadhi i Krosit, e vazhdon deri në Nenshat. Itinerari është i pajisur me sinjalistike gjatë gjithë gjatësisë së tij, si edhe me tabelë treguese në rrugen e vjetër që lidhë Lezhen me Shkodren, e që kalon nga Kolegji i Troshanit. Zbritjet përgjatë majës së Kreshtës janë:
1. Nga Livadhi i Krosit, rruga që zbret për Troshan, në krahun lindor Vig-Kalivaç.
2. Në drejtim të shtëpive të Korthpulësve, Troshan.
3. Në drejtim të Fshatit Fishtë.
4. Nga kulmi i Kreshtës në Marlalaj.
5. Nga Laku i Bajraktarëve në Brungaj.
Këtu ajri është shumë i paster, aq shumë aromatik nga prania e bimeve mjekësore, ujë i mirë burimesh dhe gjelbërim që shtohet nga viti ne vit. Janë kodra të buta që po vishen dhe zbukurohen çdo ditë. Rruga që gjarpëron në shtigje të vjetra të përdorura nga njerëzit si rrugë komunikimi, pyjesh, luginash dhe koriesh befasuese sipër Kallmetit, Troshan, Fishtë, Krajen e deri në NenshatKomuna Hajmel. I gjithë vargmali mund të përshkruhet pa u ndalur në të gjithë gjatësinë e tij, gjithmonë në lartësi. Është i pranishem poshtë edhe Rezervuari i Fishtës dhe livadhe e pyje për kampingje për të rinjtë.
Blinisht 61
Komuna
II. ATRAKSIONET KULTURORE MATERIALE
1. Qendra Krajnori. Një histori përkushtimi dhe pasioni, angazhimi serioz në drejtim të territorit dhe njerëzve të saj, e bën unike Qendrën “Krajnori”. Qendra “Krajnori” nisi aktivitetin e saj si laborator në kuadër të Shkollës së
AgroBiznesit-Krajen, në ambjentet e së cilës operon edhe sot. Me qëllim promovimin e produkteve tipike, në vitin 2006 Qendra “Krajnori” filloi bashkëpunimin me konsulentë dhe enologë, si nga Italia ashtu edhe nga Shqipëria. Me kalimin e viteve ajo u zhvillua me ritme të shpejta, duke rritur nivelin e prodhimit. Duke ndjekur traditën e lashtë të vreshtarisë dhe verëtarisë së zonës së Sapës, ku vera Kallmet është prodhuar që në shekullin e XII, Qendra “Krajnori” prodhon verë nga vreshtat 40 vjeçare të Rajonit të Zadrimës, një vendodhje e shkëlqyer kjo për kultivimin e vreshtave, si për kultivarët autoktonë (siç është Kallmeti dhe Sheshi i Bardhë) ashtu edhe për ato ndërkombëtarë (varieteti Montepulciano). Shesh i Bardhë, verë e bardhë e prodhuar nga 100% rrush i kultivarit Shesh i Bardhë, një nga verietetet autoktone më të rëndësishme në Shqipëri. Ky varietet kultivohet në vreshtat 30 vjeçare të zonës së Hajmelit. Vera e prodhuar nga ky rrush ka një gradë alkoolike ndërmjet 11° dhe 13°. Ajo është një verë e thatë, lehtësisht minerale dhe acide. Sheshi i Bardhë shoqërohet shumë mirë me pjatat e peshkut, djathrat, etj. Kallmet, verë e kuqe e prodhuar nga një përzierje e përbërë nga 70% rrush Kallmet dhe 30% rrush Montepulciano, varietete këto të kultivuara në zonat përreth fshatrave Piraj dhe Krajen. Vera “Kallmet” e Qendrës “Krajnori” është një verë e thatë me një buqetë komplekse aromash. Prania e varietetit Montepulciano e pasuron dendësinë e ngjyrave dhe i jep asaj një strukturë të lëmuar dhe të plotë. Kjo verë ka një përbërje alkoolike prej 13% vol. Shoqërohet shumë mirë me mishin e kuq dhe pjatat tradicionale shqiptare. Brenda saj ndodhet edhe Fabrika e perpunimit te ullirit, e prodhimit te vajit te ullirit.
2. Slow Food Mrizi i Zanave, Fishtë, me prodhime tipike të guzhinës zadrimore. Është një Agroturizem, që promovon traditen e kuzhinës tradicionale të Zadrimës, me produkte tipike e të freskëta të fshatit. Është shumë i kërkuar, si edhe gezon një famë ndërkombëtare.
3. Punishtja e prodhimit artizan të qeramikës Krajen. Arti i lashtë i qeramikës gjen frymëmarrje në Krajen, duke prodhuar vazo, bomboniera, objekte të shenjta tradicionale të Zadrimës, me shumë mjeshtri nga një grup vajzash e djemsh nga Krajni. Nëpërmjet punës së tyre ata vlerësojnë
62
Komuna Blinisht
token dhe traditat e tyre. Gjithçka e punojnë me dorë e produktet e tyre mund t’i gjeni edhe në Aeroportin e Rinasit e në dyqanet që shesin punime artistike, në Sloë Food Mrizi i Zanave ne Fishte.
4. Studio Qeramike, Albeno, në Krajen, përfaqëson një familje, e cila ka ngritur këtë biznes të sajin, ku prodhohen produkte të ndryshme qeramike, me motive tradicionale të Zadrimës, por edhe kombëtare e të tjera.
63
Komuna Blinisht
Komuna BUSHAT
BURIMET
I. BURIMET NATYRORE
1. Kodra e Zefjanës- Kodra e Zefjanës me një sipërfaqe prej 226 ha, lartësia maksimale është 248.5m mbi nivelin e detit. Kodra ka formën e piramidës së Keopsit në fushë. Eshtë pikë e lartë panoramike e zonës e të gjithë territorit përreth. Kjo kodër është e rrethuar nga 27 burime uji, 10 nga të cilat nuk shterojnë kurrë, sepse thuhet që ushqehen me ujë nga Lumi Drin. Në majë të kodrës ka qënë dhe një kështjellë e hershme, aty mendohet që ka qënë dhe qyteti i Bu Santit (Bushatit). Në Zefjanë ka jetuar dhe princesha romake “Peksene”, e cila ishte me origjinë kroate. Ajo bleu Zefjanën dhe Melgushën dhe hapi Vijën e Peksenës. Në këtë kodër rriten shkurre si, frashëri, vidhi, pisha bregdetare, dëllinja etj, gjithashtu rriten dhe bimë mjekësore si çaji i malit, bari majasellit, milza, lule vjollce, etj. Po ashtu në këtë kodër ka kafshë dhe shpendë të egër si Lepuri, dhelpra, ujku, shepka e malit, mullenja. Burimi: Çesk Buzukja, Lekë Rrotani, Ndoc Shaben-
67
Komuna Bushat
2. Kroi i Shkrelit, Kroi Lula Dedë Shkrelit. Ndodhet në Lagjen Çunaj të Fshatit Rranxa, në mes të Kodrës së Zefjanës. Thuhet se ky krua është hapur nga Lula Dedë Shkreli, e prandaj mori dhe emrin Kroi Shkrelve. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
3. Kroi i Çunajve-Rranza. Ky është një krua i vjetër që del nga shkëmbi. Ka prurje të madhe dhe përdoret akoma edhe sot nga banorët. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
4. Kroi i Gurrilave. Ndodhet në Lagjen Gurrila të Fshatit Rranxa, poshtë varrezave, ka ujë të bollshëm dhe nuk shteron kurrë. Burimi i këtij kroi ndodhet në mes të kodrës por është ulur poshtë varrezave nga italianët me anë të tubave. Sot uji i këtij kroi përdoret kryesisht për larje dhe ujitje. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
5. Kroi Amat e Begut, ndodhet në Fshatin
Melgushë, ky krua ka ujë shumë të shijshëm, deri në vitin 1979 ka patur ujë të bollshëm, por mbas tërmetit 1979 prurjet janë pakësuar. Në këtë krua ka pas edhe mulli për të bluar misrin. Burimi: Çesk
Buzukja, Rranxa
6. Kroi i Kurtinës, ndodhet në Qafë Kurtinën, që thuhet se e ka patur emrin
Shkurtina, nga shkurt e që më pas i është shkurtuar emri. Në qafë ndodhet
edhe kroi. Burimi: Çesk
Buzukja, Rranxa.
68
Komuna Bushat
7. Kroi Pultit ne Buzëgjarpër. Kroi i Pultit “Shkrelve”, ndodhet në Lagjen Shkrel të Bushatit (Kryebushat) afër qytetit të hershëm të Buzgjarpërit. Ka ujë të rrjedhshëm gjatë gjithë vitit, pranë këtij kroi janë bërë gërmime dhe kanë dalë themele muresh të vjetra, ç’ka tregon se ky është një burim uji shumë i hershëm. Uji i këtij burimi përdoret nga banorët e kësaj lagjeje. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
8. Kroi Mali i Osos. Këtu ka qënë ndërtuar një mensë dhe një dyqan në kohën e pushtimit gjerman. Gjurmë të ndërtesave gjenden edhe sot aty. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
9. Kroi i Çelepiajve, Ndodhet në lagjen Çelepiaj të Fshatit Bushat. shtë i rrjedhshëm gjatë gjithë vitit. Ky krua është përdorur nga banorët për pirje dhe larje ndërsa sot përdoret për ujitje perimesh. Uji është shumë i ëmbël për t’u pirë. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
10. Kroi i Kadiajve, ndodhet në lagjen Cokaj, Bushat. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa
.
11. Kroi i Nushit, sepse aty afër është agraja e Simon Nushit. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
69
Komuna Bushat
12. Vija e Peksenes. Vija e Peksenes fillon në Melgushë e mbaron tek ura
Dedë Gjon Lulit me gjatësi rreth 11 km. Kjo quhet edhe Buna e vogël, është si një bisht i vogël i Lumit Buna. Emri i ka mbetur që nga koha e Mbretëreshës Teutë, së cilës i dërguan fjalë se do te vinin dy ambasadorë nga Italia, njëra nga të cilat e kishte emrin Peksena. Teuta kishte shkëmbime me Venedikun dhe jo me Italinë dhe nuk i priti ambasadorët, të cilët mbërritën nga Deti
Adriatik dhe me varkë u futën nëpërmjet Bunës në
Melgushë. Ata u kthyen
mbrapsht në Itali dhe i mbeti
emri Peksena kësaj vije, drejtimi i të cilës tani është
ndërruar, dhe ka pamjen më
shumë të një kanali.
13. Mali i Jushit. Mali i Jushit. Ka qënë i pabanuar herët. Banorët e tij kanë zbritur nga Kastrati e Kelmendi dhe janë banorë aty nga viti 1954. Në majë të tij ndodhen varrezat e fshatit si edhe 4 shtëpi të vjetra. Burimi : Çesk
Buzukja, Rranxa
14. Mali i Kakarriqit. Mali i Kakarriqit në Komunën e Bushatit shtrihet nga Qafa e Sokolit në Kukël deri në Bisht të Jukës, në Mal të Jushit, me sipërfaqe prej 802 ha kullotë, shkurre, shkëmb. Lartësia mbi nivelin e detit është 392 m, Maja e Kamerit. Në të rriten frashëri, qarri, shkoza, kripja, dëllinja, murrizi, shega, ferrkuqja. Po ashtu ky mal është i populluar me kafshë të egra si lepuri, dhelpra, ujku. Ka edhe shpend si shepka, thëllëza, mëllenja, etj. Ky mal është i pasur me bimë medicinale si sherebela, dëllinja, trumza, çaji i malit. Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
70
Komuna Bushat
15. Kodrat e Melgushës. Kodrat e Melgushës me lartësi rreth 100 m mbi nivelin e detit. Është zonë arkeologjike ku janë gjetur shumë objekte të hershme, nga maja e kësaj kodra fillojnë rrenojat e qytetit të vjetër të Buzgjarpërit. Në të rriten shkurre si shkoza, frashëri, lisi, dëllinja, shega e egër etj, gjithashtu rriten bimë si çaji i zi, bimë që shëron sëmundjen e sarallëkut, thana etj, në këto kodra rriten dhe kafshë dhe shpend të egër: si lepuri, dhelpra, ujku, shepka, mullenja etj.
16. Kodrat e Kullëzit, Plezhë. Ndodhen në fshatin Plezhë të Komunës Bushat, janë kodra të ulëta që kanë kanë vlerë të madhe për arkeologjinë, këto kodra kanë qënë dikur të banuara, aty janë gjetur dhe tuma të hershme. Këto kodra kanë emërtime si: Pusi i keq, ku mendohet që janë mbytur tezgjah ari, Kodra e Hoxhës, e mori emrin nga luftrat në kohën e osmanllinjve, Kodra Rakisë sepse banorët mblidheshin dhe bënin rakinë, Kodra e Endit, sepse në këtë kodër mblidheshin gratë dhe endnin tezgjah.
17. Këneta e Marit. Këneta e Marit, ndodhet në lagjen Gol, të Fshatit Barbullush, me sipërfaqe rreth 5 ha. Është vendbanim i hershëm i Barbullushit, që në kohën e palafiteve, ka marrë emrin e 3 barbullushjanëve që kanë luftuar në Barbarosa të Azerbajxhanit. Këtu shtëpitë kanë qenë të ndërtuara mbi ujë “palafite” të mbuluara me kashtë për tu ruajtur, nga kafshët e egra. Sot është kënetë dhe është e populluar nga rosa, pata, bajukla, gjelaca, dhe lloje të ndryshme peshku si krapi, mlyshi, sharmak.
Komuna Bushat
71
18. Shpella Buzukut. Shpella e Buzukut tek Amat e Begut. Thuhet se aty ka qëndruar Gjon Buzuku, nga e ka marrë edhe emrin.
19. Kodra Mundisë ndodhet në Fshatin Rranxa “poshtë fermës”. Në këtë kodër ndodhen varreza të shek 1-2 er. Mendohet që banorët e atij vendi kanë patur si traditë djegjen e kufomave. Burimi: Ndoc Shaben
20. Vendtoponim Vaur, Plezhë. Plezhë, poshtë autostradës është një toponim VAUR vendkalimi i rrugës nga Lezha, Blinisht, Dajç, Paçram, Plezhë, kalon ne Vau, dhe del tek ura e Plakut Gjon tek malësorët. Rrugë që është dhe sot në gjurmët e vjetra.
21. Hurdha Barutit, Kosmaç. Kosmaç ka një vend toponim Hurdha e Barutit. Mendohet që lëshon erë baruti në dimër, thuhet se janë mbytur mushka të ngarkuara me barut.
22. Syri i zi. Ndodhet në Kënetën e Bishtit të Jukës. Ka një sipërfaqe prej 300 m2 dhe ka një thellësi mbi 20 m. Është burim i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit. Në këtë vend ka peshk si ngjalë, krap, karas, sharmak.
72 Komuna Bushat
23. Ligatinat, Zonat e mbrojtura. Janë rreth 800 ha tokë të lagështa, në zonën e Ballgrazhdit. Tokë e cila me 60-70 mm reshje permbytet pasi është 0.5-1 m mbi nivelin e detit. E gjithë kjo sipërfaqe tokë është livadh dhe kullotë, e cila përdoret për blegtorinë.
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE
1. Muzeu Ndre Mjeda Kisha e ndërtuar në vitin 1913 dhe Shtëpia muze e vitit 1906, të stilit neoklasik, janë objekte të ideuara dhe ndërtuara nga vetë dora e poetit Mjeda. Muret ballore të të dyja objekteve janë zbukuruar me figura të gdhendura nga vetë ai dhe paraqesin episode të mitologjisë
73
Komuna Bushat
ilire, edhe ato kishtare. Në ballinën e shtëpisë është koka e kurorëzuar e Bachtusit, martirit sirian të shek. IV, por mund të interpretohet dhe si kurorë e Krishtit me ferra dhe një paraqitje e disa karakteristikave të poetit, ndërsa në të majtë të ndërtesës është Labeatia (basoreliev i emblemës së një prej fiseve ilire). Këto dy skulptura Mjeda i ka gdhendur në allçi e pastaj i ka vendosur në mure, me llaç e gëlqere. Prandaj, këto objekte, përveçse janë të rëndësishme për shkak të poetit, kanë dhe vlera të rëndësishme historike dhe arkitekturore. Shtëpia muze e Dom Ndre Mjedës është hapur nga qeveria me 28-2-1963, në shtëpi-muze si degë e Muzeut të Shkodrës. Në të ishin të sistemuar disa nga gjërat personale të Mjedës: si materiale fotografike, shkrime studimore, libra të autorit, mbajtëse pendësh, skrivania etj (objekte me karakter fetar). Është mbyll në 1991 dhe objektet janë dërguar në Muzeun e Shkodres. Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, është shpallur Monument Kulture, me 16 dhjetor 2011, si e tillë është e veçantë në llojin e vet. Është e vetmja trashëgimi kulturore e plotë që ka mbetur, ku ka jetuar dhe punuar për 30 vite me radhë poeti, Ndre Mjeda.
2. Rrënoja të Kishës Shën Shtjefnit, Barbullush. Ndodhet në Fshatin Barbullush, kjo kishë është ndërtuar rreth vitit 1700 dhe ka shërbyer si Katedrale e Shkodrës për 100 vjet. Ka qënë e njohur si kisha me 16 harqe.
3. Kisha Shën Gjonit, Shkjez. Ndodhet në Fshatin Shkjez, të Komunës Bushat. Është e ndërtuar rreth vitit 1140. Kjo kishë është përdorur si kishë për varrezat. Frang Bardhi e përmend këtë kishë më 1641.
74 Komuna Bushat
4. Kisha e Shën Gjergjit, Plezhë. Ndodhet në Fshatin Plezhë, sipër kodrave të quajtura kodrat e Kullëzit, kjo kishë është ndërtuar në vitin 1070. Vitet e fundit është rikonstruktuar tërësisht.
Kisha e Shën Gjergjit, Melgushë. Rrënojat e kësaj kishe ndodhen në Buzë Glanë, Melgushë. Kjo kishë daton që në shekullin e 12. Emrin Shën Gjergj, e mori mbas vdekjes së Skënderbeut. Sot ekzistojnë vetëm themelet e kësaj kishe.
6. Kisha Shpaligrinit “Mërgimtarit”. Ndodhet tek ura Dedë Gjon Lulit. Kjo kishë është e shekullit 4, dhe është shkatërruar në 1738. Nga gërmimet arkeologjike që janë bërë janë nxjerrë në dritë themelet e kësaj kishe të vjetër. Burimi: Lekë Rrotani.
e
Zefit. Ndodhet poshtë kodrës së Zefjanës në anën verilindore të saj, është kishë që daton nga shekulli i 9-të. Nga gërmimet arkeologjike që janë bërë kanë dalë në dritë themelet e kësaj kishe. Burimi: Lekë Rrotani.
Qafkurtinës. Ky kryq ndodhet në kufirin ndarës mes fshatrave Melgushë dhe Bushat, historia e këtij kryqi daton që në shekullin e 6të, dhe pse shumë herë është shkatërruar, përsëri është vendosur në të njëjtin vend.
5.
7. Kisha
Shën
8. Kryqi
Komuna Bushat 75
9. Varrezat e Plezhës. Ndodhen në Fshatin Plezhë në vendin e quajtur Kodrat e Kullëzit. Janë varreza shumë të hershme, të njëkohëshme me Kulturën e Komanit.
11. Zonë arkeologjike Melgushë-Beltojë-Trush. Ndodhet në mes fshatit Melgushë të Komunës Bushat dhe Fshtrave Beltojë dhe Trush të Komunës Bërdicë. Sipas arkeologut Lekë Rrotani e gjithë kjo fushë është zonë arkeologjike me rëndësi. Në këtë zonë dhe pikërisht në Fshatin Trush është gjetur Busti i Hermesit që është perëndia e deteve dhe thesareve, e cila sot ndodhet në muzeun e Shkodrës. Po ashtu, në fshatin Trush ndodhet një mozaik i shekullit 5, i dokumentuar nga arkeologët.
12. Qyteti Buzgjarpër ndodhet në krye Bushat. Qyteti i Buzgjarpërit ka një sipërfaqe rreth 17 ha. Fillon mbas Shkollës së Bujqësisë, deri në majë të kodrës së Melgushës dhe del deri tek Varrezat e Bushatit. Qyteti ka qënë i rrethuar me mure dhe një kala. Ka qënë qytet me kulturë ilire dhe romake, mendohet që është djegur nga romaket në 217, theksohet se ushtria
10. Varrezat në Rranxa. Ndodhen në lagjen Gurrila të Rranxave, janë varreza mbi 300 vjeçare.
76 Komuna Bushat
romake nga Lezha në Shkodër vrau mijëra ilir dhe shkatërroi Qytetin e Buzgjarpërit. Qyteti Buzgjarpër përmendet për herë të parë nga E.Maro, në 1416. Burimi: Lekë Rrotani
13. Tumat Dalmate. Ndodhen në Malin Kolaj, varreza në kodër në formë piramide me lartësi 10m dhe Kodra e Gjergj Elezit në Mal te Jushit. Tumat fillojnë nga Belajt, Komuna Dajç Bregu Bunës deri në Rrenc, Shëngjin.
14. Banjo Publike. Ka ekzistuar një banjo e hershme publike, tek shtëpia e Tom Shkrelit, Melgushë, afër qytetit të Buzgjarpërit.
15. Sokoli. Vendbanim i hershëm, ku është prodhuar monedha romake. Ndodhet tek Ferma Rranxa.
77
Komuna Bushat
16. Guri i vjetër. Ndodhet tek Xhamia e vjetër e Bushatit, që daton në 1191 viti hënor, 1770 viti diellor.
Legjendat
1. Qyteti port i Zhavorinave. Zhavorinat, në kodrat e Plezhës, ka të dhëna që ka qenë qytet port ilir, ngjitur me territorin e Kishës së Shëngjergjit. Mbreti i qytetit bllokohet mbasi shteron uji, dhe mbytet në zhavor e shoqja me emrin Ashta. Mbas vdekjes të së shoqes, e shkatërron qytetin dhe hedh në ujë gjërat e arta. Lanë 2 fëmijë: vajzën me emrin Sarda, që u martua me princin e Sapës. Djalin me emrin Blin, i cili u vendos në Gajtan të Pukës.
78
Komuna Bushat
II. BURIMET KULTURORE JOMATERIALE
1. Festat e fshatrave:
Bushati, Melgusha, Rranxa dhe Mali i Jushit- 15 gusht festën e Shën Rrokut
Konej- 26 korrik festën e Shën Prendes
Kukli- 2 gusht festën e Shën Shtjefnit
Barbullushi- 14 gusht festën e Të ngjiturit të Zojës në Qiell
Plesha , Hotni dhe Shkjezi- 29 Gusht festën e Shën Gjonit
Stajka- 14 shtator festën e Naltimit të Kryqit
Ashta- 4 tetor festën e Rruzares
2. Vegla muzikore. Bushati ka patur si karakteristikë të tij vegla muzikore të vjetra si: zumare, çifteli, fyell. Kënga këndohet me dorë në kokë. Fyelli dhe zumarja shoqërojnë vallet e grave. Në kohën e pushtimit turk, hynë edhe vegla të tjera si: timpani, lodra, dajreja. E më pas me kalimin e viteve edhe fizarmonika, klarineta. Ka 4 valle karakteristike , ndër të cilat Vallja e Napoleonit, e cila ka marrë këtë emër, sepse valltarëve iu jepej një napoleon (pare floriri) pas vallëzimit. Bushati ka gjithsej 130 këngë të vetat, të cilat janë të regjistruara me tekste. Nga kjo zonë në 1956, në Festivalin Folklorik në Tirane, Grupi i Bushatit, ka fituar çmimin e parë me valltaren më të mirë. Burimi : Çesk Buzukja, Rranxa.
3. Artizanati tekstil realizohet akoma edhe sot në disa familje në Stajkë, në Plezhë, në Rranxa. Punimi i grave në tezgjah ka qënë një festë e bukur për të gjithë fshatin, pasi ato në endjen e fijeve kanë bashkëpunuar. Siç e thonë edhe vargjet:
Mendra rrit e pjekë
E shuli tue qeshë
Sepse bëheshin gati për dasmat që afroheshin e përgatitnin pajat e nuseve. Burimi: Çesk Buzukja
3. Muzeu personal, Fred dhe Violeta Çuni në Rranxa. Në shtëpinë e tyre kanë ruajtur e grumbulluar veshje, vegla, pajisje të ndryshme, kostume të familjes së tyre dhe të zonës.
Komuna Bushat 79
4. Bimët mjekësore: sherebela, një bimë e veçantë në Melgushë për shërimin e sëmundjes së sarallekut(zverdhëzës), shega e egër, çaji i verdhë që ndodhet në Zefjanë, rigoni i kuq.
5. Gastronomia. Për gatim përdoreshin furrat me qemer, ku piqej buka, tavë krapi. Një lloj buke karakteristike është Pitushi, i cili piqej direkt e në pllakën e furrës së nxehtë. Perpeqi i Pashkëve, pulendra, buka e bekuar (pogaça). Burimi: Çesk Buzukja, Rranxa.
6. Bletaria është e zhvilluar në Malin e Jushit, Rranxa, Shkjezë, Melgushë, Bushat.
80 Komuna Bushat
ATRAKSIONE
I. ATRAKSIONE KULTURORE MATERIALE
1. Muzeu Ndre Mjeda. Shtëpia Muze e Dom Ndre Mjedës është hapur, nga qeveria me 28-2-1963, në shtëpi-muze si degë e Muzeut të Shkodrës. Në të ishin të sistemuar disa nga gjërat personale të Mjedës: si materiale fotografike, shkrime studimore, libra, mbajtëse pendësh, skrivania, etj (objekte me karakter fetar). Është mbyllur, në 1991 dhe objektet jane dërguar në muzeun e Shkodrës. Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”, shpallur Monument Kulture, me 16 dhjetor 2011, si e tillë është e veçantë në llojin e vet. Është e vetmja trashëgimi kulturore e plotë që ka mbetur, ku ka jetuar dhe punuar për 30 vite me radhë poeti, Ndre Mjeda. Sot falë donatoreve të huaj është funksionale.
2. Camping Albania B&b, Barbullush. Është një kamping site, i ndërtuar nga një familje hollandeze që prej shumë vitesh jeton në Barbullush. Vijnë shumë turistë të huaj, dhe ofrojnë një mikpritje të veçantë.
http://www. camping-albania.eu/
Komuna Bushat 81
Komuna DAJÇ
BURIMET
I. BURIMET NATYRORE
1. Lumi Gjader- i cili përshkon tre komuna: Dajç, Hajmel dhe Vig-Mnelë. Gjatë verës në brigjet e Gjadrit, ka disa vende me rërë dhe ujë të thellë ku fëmijët, bëjnë plazh e mësojnë notin. Burimi: Zef Ndreca
2. Lumi Drin- Në fshatin Gjadër, bashkohet lumi Gjadër me lumin Drin poshtë urës së vjetër, afërsisht 22 km.
3. Lumi Glina- rreth 4.6 km, degë e parë e lumit Gjader dhe degë sekondare e lumit Drin. Sipas Zef Ndrecës, banoret e Dajçit, ujin e Glinës e kanë përdorur për ujë të pijshëm rreth viteve 1900.
4. Mali i Kakarriqit. Ky mal fillon në Balldre dhe mbaron në Bisht të Jukës. Lartësia e tij është 310 m i lartë. Në këtë mal ka patur pyje me lisa, frashër, shkoza, dëllinja. Bimët Mjekesore janë sherebela, është më e përhapura në Malin e Kakarriqit, trumza, lulekuqja, mendra e butë dhe trëndafili i
Komuna Dajç 85
egër. Ka rrapë të mëdhenj qindra vjeçarë. Ka qenë shume i bukur plot me gjelbërim dhe tani është tjetërsuar krejtësisht pasi janë prerë të gjitha dhe në vitin 1949 filloi shpyllëzimi i tyre me ardhjen e grekëve në Shqipëri. Quhet Mali i Kakarriqit sepse shtëpitë e para kanë qenë në kodr të këtij Mali në Fshatin Kakarriq dhe mendohet se janë të parët në këtë vend dhe
origjina e tyre është nga Mali i Zi. Burimi: Dodë Llesh Doda, Gjadër.
5. Kroi i Dragushës, është i ndërtuar në kohën e romakëve, ka nje tubacion të thellë qeramike prej 8 metra, dhe thuhet se uji vjen prej Hajmelit, e ka nje prurje mesatare rreth 100 litër/minutë. Burimi: Zef Ndreca, Dajç
6. Pika piktoreske, Kodra e Topave/Dajç, aty ku më parë ka qenë Reparti ushtarak, ku përveç pyllit, ka një pozicion të lartë nga i cili mund të shihet në një ditë të paster me dylbi, Kisha e Shën Markut, Kishat e Hajmelit, Nenshatit, Troshanit, Bushatit, Dajçit, Gramshit, Gjadrit, Kakarriqit, Kallmetit, e gjithshka për 360 gradë rreth e rrotul me fshatra me hekurudha e rrugë. Është mjaft tërheqëse rruga bregut të Gjadrit nga
Gramshi deri në Hajmel, dhe Gramsh-Gjader. Burimi: Zef Ndreca, Dajç
86
Komuna Dajç
7. Vargu i Kodrave Mabë-Dragushë-Dajç. Ky varg kodrash kufizohet me fshatin Shkjezë dhe Kodhel. Ka një lartësi rreth 35-40 m lartësi mbi nivelin e fushës. Gjatësia nga Shkjezi deri në Kodhel është 9-10 km. Në keto kodra ndodhen shkurre, ullinj, kumbulla të egra, mana. Ka edhe disa lloje kafshësh siç janë: dhelpra, ujku dhe lepuj. Burimi : Gac Hila.
8. Rrapi i varrezave në Mabë
9. Rrapi në hyrje të Dajçit
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE
1. Kisha e Dajçit-Kisha e Zojes Rruzare, është ndërtuar në vitin 1884 dhe kjo përforcohet nga mbishkrimi që ndodhet sot në pllaken e varrit të ish famullitarit të asaj kohe Don Anton Negri lindur në Dajç me 1826. Kisha e Zojes Rruzare u ndërtua mbi themelet e Kishës së Shën Demetrit, (meremetimi i të cilës u bë rreth viteve 1610-1611). Mosekzistenca e asnjë shenje të Kishës së Shën Demetrit thuhet se lidhet me faktin se gurët e saj mund të jenë marrë për ndërtimin e Kishës së Zojës Rruzare. Kisha e Zojës Rruzare, që është sot dikur është quajtur Kisha e Shën Demetrit. Kjo u meremetua rreth viteve 1610-1611 ç’ka na bën të besojmë se ka qenë ndërtuar para vitit 1291 para krijimit të Dioqezës së Sapës. Dyshimet për këtë vijnë prej ekzistences së një Kishe të vjetër si ajo e Shën Katerinës në veri të katundit të Krythës, ku themelet e saj gjenden edhe sot rreth 50 m larg Kishës së Zojës Rruzare. Në Kishen e Shën Demetrit shihnin meshë fshatrat Krythë me 20 shtëpi, Dajç me 20 shtëpi, Koterr me 25 shtëpi dhe Kodhel me 28 shtëpi, me 800 besimtarë gjithsej dhe shërbenin tre famullitare: Dom Mark Kryeziu 36 vjet në këtë shërbim, i cili ishte edhe Vikari i Ipeshkvit të Zadrimës, Dom Gjon Jubani dhe Pal Grinema. Këto të dhëna të marra nga relacioni i Frang Bardhit 19 prill 1641 tregojnë se famullia e Dajçit ishte e rëndësishme jo vetëm për popullsinë,por më tepër për faktin se aty kishte shumë besimtarë islamë. Mosekzistenca e asnjë
shenje të Kishës së Shën Demetrit thuhet se lidhet me faktin se guret e saj
mund të jenë marrë për ndërtimin e Kishës së Zojës Rruzare.Kisha e Zojes Rruzare u ndërtua në vitin 1884 dhe kjo përforcohet nga mbishkrimi që
ndodhet sot në pllaken e varrit të ish famullitarit të asaj kohe Don Anton
Negri lindur në Dajç me 1826.Meshtarë që sherbyen në këtë famulli pastaj
ishin: Dom Jak Sata, Dom Lazer Lisna, Dom Lazer Shiroka, Dom Gasper Komuna Dajç
87
Thaçi, Dom Gasper Gurakuqi dhe në fund Dom Gjon Kovaçi. Kjo kishë u ruajt deri ne vitin 1967, kur u mbyll nga shteti komunist. Ajo kaloi pronë e kooperativës bujqësore si magazinë bujqësore, stallë derrash dhe me vonë si repart ushtarak deri në vitin 1979. Më vonë në shkurt të 1995 filluan punimet për restaurimin e kishës dhe përfunduan me 7 Tetor 1996. Kjo u bë nga motrat apostulla të zemrës së Jezusit me ndihmen e banorëve të fshatit. Këto të dhëna janë marrë nga libri i Gegë Milotit, Dajç ’’Dioqezi i Sapës’’ Famullia e Dajçit.
2. Kisha e Shën Katerinës. Sipas një libri të Dom Injac Dema, të vitit 2004, shkruhet se në një shkrim të Frang Bardhit shek. XVII, thuhej: Sa me një të hedhur të gurit larg me dorë, në jugperendim të Kishës së San Demetros/ Shën Dhimitri, vendasit ndërtuan Kishen e Shën Katerinës, pasi e braktisen atë, sepse sipas tyre, ishte dhunuar altari. Në këtë kishë ekzistojnë rrënojat dhe gjendet 70 m larg kishes së vjetër të Dajçit, e sipas gojëdhënës thuhet se ka qenë faltore. Kjo thuhet se është shkatërruar nga ushtria me 1967 për të ndërtuar pozicione topash e transhe mbrojtëse dhe tani kanë ngelur vetëm themelet. Marrë nga libri i Gegë Milotit dhe Zef Ndreca.
88 Komuna Dajç
Ura e Hanit, Gjader, është ndertuar para se Turqia të pushtonte vendin tonë, sepse data e saktë nuk dihet. Ata, që e kanë ndërtuar kanë qenë nga Dibra. Ura ka tre harqe, dy duken kurse tjetri është i mbuluar me dhé, në veri-perëndim. Ne vitin 1954 kanë kaluar në këtë urë 55 tanke të ushtrisë shqiptare dhe për këtë arsye hekurat mbrojtëse anësore të urës janë prishur kur kaloi tanku i fundit. Ura është rreth 550 m nga qendra e Gjadrit. Kjo është e mbrojtur nga shteti dhe quhet monument kulture. Tani për momentin kjo urë është në gjendje shumë të mirë vetëm i mungojnë anësoret. Ura eshte 13 m e gjatë, 2,5m e gjërë dhe 4-5 m e lartë. Burimi: Dode Llesh
Doda.
ka patur një kishë shumë të vjetër që nuk dihet se kur është ndërtuar dhe mbi themelet e saj është ndërtuar kisha që është sot ekzistente në vitin 1921 dhe ka mbaruar në vitin 1925. Ai që e ndërtoi këtë kishë ishte Jonuz Dibra nga Dibra. Nga brenda madhësia e kishës është 221m2. Prift në atë kohë, ka qenë Dom Pal Dema. Në atë kohë ka patur meshë çdo ditë nga dy herë; në orën 7 të mëngjesit vetëm për gratë e shtëpisë, vajzat e fejuara dhe çobanët, sepse për vajzat e fejuara ishte turp që të dilnin më vonë për kishë kurse çobanet kishin punë në fushë dhe gratë e shtëpisë nuk kishin kohë sepse duhet të përgatitnin dreken për familjen. Mesha tjeter ishte në orën 12 të drekës dhe thuhej meshë e madhe për të
Komuna Dajç 89
3.
4. Kisha e Gjadrit. Gjadri,
gjithë. Kjo është pronë publike dhe është e mbrojtur nga Ipeshkvia e Laçit të Vau të Dejes dhe shteti. Menaxhimi i kësaj kishe është nga famullitari
Dom Enzo Zago. Gjatë kohës së komunizmit, në vitin 1967 janë prishur të gjitha kishat dhe janë kthyer pronë vetëm e shtetit komunist të asaj kohe, po ashtu edhe xhamitë. Kjo kishë është kthyer në magazinë dhe kështu ka shpëtuar nga prishja. Distanca nga qendra e Gjadrit është 350m. Në oborrin e kishës ndodhet edhe një rrap i vjetër. Burimi : Llesh Doda
90 Komuna Dajç
5. Varrezat e Zojzit. Në këto varreza ka qenë e ndërtuar kisha e Shna Prendes në vitin 1853.Në vitin 2013 u rindërtua përsëri në themelet e vjetra dhe është zmadhuar pak. Midis varrezave ka qenë një arrë e madhe ku kane qenë të vendosura 3 kumona dhe për herë të parë iu ka rënë Gjergj Mark Moni nga Zojzi. Prifti i parë në këtë kishë ka qenë Dom Mhill Çuni pastaj Dom Ndre Lisna. Rrethimi i varrezave u bë nga Dom Gjon Kovaçi. Varrezat kanë qenë të mbuluara gjithmone me ujë, sepse Drini ishte krejt afër dhe për këtë arsye varret e para të fshatrave Grash e Zojz ndodhen në varrezat e Mabës, kurse të Gjadrit jane transferuar me urdhër të Ipeshkvit Gjergj Koleci në vitin 1932 në Zojz, e të tjerat ndodhen në Blinisht.Tani këto varreza iu shërbejnë fshatrave Grash, Zojz dhe Gjader.Burimi: Gjon Hila.
Komuna Dajç 91
6. Varrezat e Dajçit, kanë varrin më të vjetër atë të vitit 1891 i Palok Zef Miloti. Burimi : Zef Ndreca.
7. Shtëpitë e Gazulloreve, Dajç, mund të merren si kompleks i tërë. Aty ka jetuar edhe Gjon Gazulli, prift i varur nga Ahmet Zogu, me 6 Mars të vitit 1927. Është shtëpia më e vjetër në Dajç, e mbajtur mirë dhe akoma në funksion. Kjo shtëpi është ndërtuar 270 vite më parë. Kjo është një kulle tipike e mesjetes së vonë në Zadrimë. Porta e oborrit është me hark, e bërë me gur të gdhendur dhe para saj janë gurë të mëdhenj si stola për të ndenjur. Oborri është i gjërë i shtruar me kalldrëm. Në të djathtë pas dere është pusi i thellë i mbuluar me kapak. Kjo shtëpi ka 12 dhoma. Sipërfaqja e kësaj shtëpie është 250 m2. Burimi: Zef Ndreca.
92 Komuna Dajç
8. Shtëpitë e Rrozhájve. Kjo shtëpi është ndërtuar para 200 vjetëve. Kete shtepi e ka ndertuar stergjyshi i Ernestit, Rrok Rrozhani. Ne kete shtepi kane jetuar 25 vete dhe ka 8 dhoma, tani nuk jeton askush edhe pse shtepia eshte ne gjendje te mire per te jetuar ne te. Siperfaqja e tokes rreth shtepise eshte 8 dylym.Burimi:Ernest Rrozhani. Komuna
93
Dajç
9. Shtëpia e Palocëve. Kjo shtëpi është ndërtuar në vitin 1920, gjë të cilën e verteton edhe gdhendja në murin jashtë shtëpisë. Këtë shtëpi e ndërtoi Gjokë Paloci, stërgjyshi i Vinçensit. Këtu ndodhen dy shtëpi në një kulm, ndërsa shtëpia në kulmin tjetër është e banuar nga Gjokë Pal Paloci. Shtëpia ku jeton Vinçensi ka 6 dhoma, kurse pjesen tjetër e përdor si vend për bagëtitë. Tek shtëpia e Vinçensit jetojnë 8 vetë, kurse tek shtëpia e Gjokës jetojnë 3 vetë. Sipërfaqja rreth kesaj shtëpie është 500 m2. Shtëpia e Vinçensit ndodhet në maje të kodrës së Dajçit.Burimi:Vinçens Paloci.
94
Komuna Dajç
10. Shtëpia e Mark e Gjush Gjushi. Kjo shtëpi është shumë e madhe sepse në të janë të përfshira dy shtëpi të ndërtuara në një kulm. Është ndërtuar në vitin 1500. Marin Gjushi ka qenë i pari i kësaj shtëpie, që është katragjyshi i babës së Markut dhe Gjushit. Në këtë shtëpi jetojnë dy vëllezër me familjet e tyre. Në atë kohë kanë jetuar 35 vetë bashkë me stergjyshin e Vinçens Palocit, kurse tani jetojnë në këto dy kulme 16 vetë dhe ka 22 dhoma. Siperfaqja e tokës rreth shtëpisë është 2 dynym. Kjo shtëpi ndodhet në kodër të Dajçit. Burimi:Mark Gjushi.
11. Shtëpia e Fran Marlekaj në Zojz. Nga kjo shtëpi e vjetër që ka ngelur vetem një pjesë ekziston sepse pjesa tjeter është prishur dhe në themelet e saj është ndërtuar shtëpia e re. Pjesa që është prishur ka qenë e blerë në vitin 1880 nga gjyshi i Franit Zekë Leci. Kurse pjesa tjetër që tani është shtuar më vonë në vitin 1929 nga babai i Franit, Mark Zeka.Tek kjo shtëpi që ka ngelur ka vetem dy dhoma dhe në shtëpinë e vjetër që ka qenë më përpara kanë jetuar vetem 6 vetë kurse më vonë të pjesa e shtuar kanë
95
Komuna Dajç
jetuar 8 vetë.Rreth e përqark truallit të shtëpisë janë 700 m tokë kurse toka tjetër afër ishte gjithsej 51 dynym tokë. Burimi:Fran Marlekaj.
12. Shtëpia e Kasnecëve në Grash. Kjo shtëpi është e përbërë nga tri shtëpi në një kulm.Viti i ndërtimit është rreth vitit 1700. I pari i kësaj shtëpie ka qenë Llush Kasneci. Në këtë shtëpi kanë punuar 5 ustallarë nga Dibra.Kur kanë hyrë në shtëpi të re kanë jetuar 30 persona brenda kurse më vonë në vitin 1950 kanë jetuar 45 vetë. Kjo shtëpi është riparuar ne vitin 1920 dhe janë bërë disa ndryshime si shkallët, dera e madhe, hyrjet dhe këtë projekt e bëri
Dom Ndre Mjeda sepse ishte mik i ngushtë me Llush Kasnecin.
Shtëpia ka 18 dhoma gjithsej.Tani është pronë e Jakë Kolë Kasneci njeri kulm ku jetojne 4 persona, dhe tjetri Dedë Gjokë Kasneci. Shtëpia ka tokë gjithsej 500m2. Burimi:Jak Kolë Kasneci
96
Komuna Dajç
13. Shtëpia e Qemal Brahimit. Kjo shtëpi është ndërtuar para 300 vjetësh dhe ndodhet në një vend piktoresk në kodër, afër autostrades, rreth 150 m larg saj. Në këtë shtëpi kanë jetuar 16 vetë. Ka 9 dhoma gjithsej. Sipërfaqja rreth shtëpisë është 1 dynym toke. Një pjesë e kësaj shtëpie është duke u shembur. Burimi:Qemal Brahimi.
97
Komuna Dajç
14. Pista e Gjadrit. Ka filluar ndërtimi i saj në vitin 1971 dhe ka mbaruar 1975. Ajo ka 50 hektarë toke. Është pronë shtetërore dhe është e mbrojtur nga Ministria e Mbrojtjes. Zona më e afërt urbane është autostrada dhe distanca e saj nga qendra e fshatit është 1 km. Fluturimet e para në këtë pistë filluan në verën e vitit 1975. Ndër pilotët e parë që fluturuan ishte ishkomandanti i aviacionit luftarak Bardhyl Taçi kurse pas tij ishin Gezdar Veipi dhe Llori Zhezha. Ndërtimi i kësaj piste është bërë në bashkëpunim me forcat e ushtrisë shqiptare dhe specialistëve inxhinierë teknikë kinezë. Si Aerodrom ushtarak fluturimet vazhduan deri në vitin 1997. Burimi:Gac Hila.
15. Varrezat e Vjetra të Mabës. Ka rrape të mëdhenj qindravjeçarë. Nuk dihet mosha e tyre, si edhe ndërtimi i varrezave.
16. Biblioteka Personale-kanë Gegë Miloti, Kol Huba, Angjelin Tusha, Kol Mazreku, Mimoza Preka, e cila trashëgon biblioteken e babait të sajNikoll Ndoci, Zef Ndreca, Kel Gazulli, Ndreke Ndreca.
98 Komuna Dajç
17. Reparti ushtarak i aviacionit Gjader. Është ndërtuar nga forcat ushtarake dhe xheniere në vitin 1971-1975. Ka patur një efektiv ushtarak, kuadro, ushtarë dhe punonjës civilë, që kanë punuar të gjithë së bashku për mbajtjen në gatishmëri të këtij reparti. Në fillimin e fluturimeve të vitit 1975 kishte edhe teknikë pilotë kinezë, të cilët iu lanë në dorëzim atyre shqiptare. Në fillim kanë fluturuar vetëm 2-3 aviona. Në vitin 1976 është stabilizuar me efektivë dhe me skuadrile të avionëve luftarakë të tipit 17,19 dhe 21. Si repart që perfshihen të gjitha objektet pa pisten ka rreth 100 dynym tokë. Ka patur 3 apartamente 3 katëshe ku kanë banuar ushtare dhe pjesërisht kuadro. Ka patur depo dhe magazina të ndryshme.E gjithe teknika luftarake ka qenë e strehuar brenda në tunelin e repartit me gjatësi rreth 400m i gjatë brenda tunelit, e cila ka patur ofiçina për riparimin dhe shërbimet teknike që është bërë për avionët brenda tunelit.
Gjatë këtyre viteve janë rreth 40 avionë brenda tunelit që vazhdojnë të jenë edhe sot. Në ditët e sotme ruhet nga një efektiv shumë i pakët ushtarak që punojnë si profesionistë. Burimi:Gac Hila.
18. Shtëpia e Pal Ndokës, Gjader.Viti i ndërtimit të kësaj shtëpie është rreth vitit 1700, pasi nuk dihet taman data sepse është shumë e vjetër. Pastaj është ndërtuar kati i dytë prapa shtëpisë në vitin 1900. Këtë shtëpi e ndërtoi Ndokë Simoni pastaj shtesën e bëri i biri Lush Ndoka.Në këte shtëpi kanë jetuar në atë kohë 60 vetë pastaj në vitin 1990 kanë jetuar deri në 80 vete. Tani jetojnë vetëm 5 vetë. Distanca nga qendra e Gjadrit është 500m, përballë kishës së vjetër. Kurse toke përreth saj ka 4 dynym dhe 21dhoma gjithsej. Burimi:Pal Ndoka.
99
Komuna Dajç
III. BURIMET KULTURORE JO MATERIALE
1. Traditat. Artizanati i tekstileve, i punimeve me tezgjah, me grep e me gjypner. Pas më shumë se 30 vjet në Zadrimë është duke u kultivuar edhe krimbi i mëndafshit, i cili më parë kultivohej në çdo familje për të përgatitur pajat e vajzave, e cila vertetohet edhe me praninë e pemës së manit në zonë. Kjo ka bërë që në atë kohë shumë familje të mbjellin mana për të ushqyer larvat e mëndafshit. Një ndër këta që e kultivojnë mëndafshin
është Mimoza Preka, në Dajç, e cila ka një punishte të veten bashkë me nënën e saj të cilat punojnë tezgjah dhe bëjnë shumë gjëra të bukura për pajen e vajzave, për të gjithë ata që kanë dëshirë që në shtëpitë e tyre të kenë diçka tipike zadrimore. Në përgjithësi në Komunen e Dajçit, shumë gra kanë tezgjah në shtëpitë e tyre të cilat paisin vajzat, mbesat e tyre me çdo gjë që nevoitet për pajë. Ajo që bie në sy është edhe veshja Zadrimore, e cila është një traditë që trashëgohet brez pas brezi, por për fat të keq tani nuk ka shumë gra që e përdorin përveç plakave të vjetra dhe gruaja më e re që e ka këtë veshje ështe në Grash në moshen 50 vjeçare. Kjo veshje më shumë vishet në raste festash dhe dasmash nga vajzat e reja. Maba është një fshat që e ka origjinen nga Sheldija dhe është e shquar për folklorin original. Si tradite mikpritjeje zona jonë ka përdorur kafen turke dhe rakinë e rrushit, të manave dhe kumbullave. Kurse ushqime tradicionale janë buka e misrit, që quhet ndryshe buke qethit, jahni krapi me origjina nga Zadrima dhe quhet tavë krapi. Kemi buken e mrume, e cila bëhej nga gruri që u korrte për herë të parë. Pulendra është një tjetër traditë e jona, e cila bëhej me yndyren e mishit të derrit dhe me miell misri. Kryelani, i cili bëhej me miell gruri të skuqur, me kripe dhe yndyre. Pastaj kemi Misnik Derri i cili behej me gjakun e derrit të pjekur me miell misri, me copa mishi, oriz dhe qepe. Zakonisht bëhej 2 herë në vit për Pashkë dhe për Vitin e Ri sepse ishte traditë prerja e derrave në këto periudha të vitit. Një tjetër traditë e kësaj zone është mbarështimi i gjelit të detit në Koterr, Mabë, Dragushë dhe Dajç ku gjenden rreth 10-12 mije gjela deti ose afërsisht rreth 25 tufa të tilla.
100 Komuna Dajç
Komuna Dajç 101
Kjo festë festohet çdo vit me 6-7 Tetor nga këto dy fshatra. Në ditën e betejes vëllazëritë e Rruzares në Romë, zhvilluan një proçesion të madh në të gjithë qytetin duke iu perkushtuar posaçërisht Zojes së bekuar që të ndërmjetësonte për fitoren e të krishterëve kundër turqve. Papa Piu i V vendosi ta kushtojë si feste zyrtare të kishës. Pas një viti u kremtua festa me 7 Tetor të vitit 1572 dhe që nga ky vit vazhdon të kremtohet si festa e Rruzares. Prandaj kjo festë festohet edhe në këto dy fshatra pasi kisha e Dajçit mban edhe emrin e Zojës Rruzare. Kjo festë bëhet me pjesëmarrjen e miqve, të afërmve të këtyre banorëve. Në këtë ditë edhe Komuna organizon një festë me muzikë për të gjithë fshatin dhe mblidhen shumë të rinj duke qëndruar së bashku e duke u argëtuar.Burimi: Gege Miloti
Dragusha dhe Maba-Festa e Shën Mullisë me 26-27 Korrik. Festa e këtyre dy fshatrave festohet si gjithë festat e tjera në Zadrimë, shenjti i këtyre fshatrave është Pantaleoni, i cili thuhet se ka qenë doktor. Një pjesë e Dragushës nuk e feston më këtë feste pasi ajo feston një festë tjetër. Edhe kjo festë festohet me miq dhe të aferm ku këta banorë hapin dyert e shtëpive me shumë dashamirësi në nderim të këtij shenjti.
Grash dhe Zojz-Festa e Shna Prenes me 25-26 Korrik. Kjo festë festohet nga njerëzit e këtij fshati që me krijimin e Kishës së Shën Prendes në fshatin Zojz. Në atë kohë kjo festë është festuar me miq, kur ato kanë ikur njerëzit kanë shkuar për vizitë te njëri-tjetri për të uruar festen. Në kohen e komunizmit është ndaluar si feste për miqtë dhe është festuar vetem brenda familjes. Tani kjo festë festohet me miq përsëri çdo vit duke hapur dyert për të gjithë. Shën
2. Festat e fshatrave: Dajç dhe Koterr
102 Komuna Dajç
Prenda është një shenjte që ka bërë mrekulli në Kishen e Zojzit. Burimi: Gjon Hila, Grash
Gjadri-Festa e Shën Jozefit me 18-19 Mars. Në këtë fshat festohet Shen Jozefi, i cili ka qenë një zdrukthtar i thjeshtë. Kisha mban emrin e këtij shenjti dhe prandaj këtë ditë ai nderohet nga të gjithë banoret e fshatit duke pritur miq e të afërm.
Festa e Shën Gjinit. Është një festë pagane e kësaj zone që festohet me datë 22 Qershor ose ndryshe e quajtur Festa e Solsticit të verës. Gjatë kësaj feste njerëzit kanë dalë të gjithë në kodra dhe në fusha duke bërë flakë në mënyra të ndryshme dhe duke bërë gara se kush e bën flaken më të madhe. Kjo është një festë argëtuese sidomos për fëmijet që mblidhen të gjithë së bashku duke luajtur.
Komuna
103
Dajç
Komuna GUR I ZI
BURIMET
I. BURIMET NATYRORE
1. Blloku Gravitativ i Gurit të Zi, i cili ka një status të veçantë përshkrimi. Ndodhet pranë fshatit Gur i Zi, rreth 42 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson shkëmb magmatik mes flishit, të ardhur nga sipër shpatit, me formë të përzgjatur 100 – 120 m, gjerësi 20 – 30 m lartësi 8 – 10 m. Mund të shihet pergjate rrugës Shkodër – Guri i Zi. Ai është i përbërë nga një material i veçantë, i cili ka një peshë specifike më të madhe se sa shkëmbinjtë e tjerë. Burimi: Lazër Illija
2. Mali i Sheldisë, është pjesë e vargmaleve të Skënderbeut. Ndodhet në juglindje të qytetit të Shkodrës. Ai është i formuar nga shkëmbinj gëlqeror dhe përbehet nga rrathë shkëmborë me kodra e kodrina, maja më e lartë e të cilit, arrin lartësine 541 m. Për rëndësinë strategjike tregon edhe vete fakti se përveç lidhjeve komunikuese me Rozafatin e Shkodres, që
Komuna
i Zi 107
Gur
në lashtësinë antike, ka qenë i shoqëruar nga dy fortesa të antikitetit: në veri me qytezen e Gajtanit dhe në Jug me Kalanë e Danjes. E jo vetëm anash, por gjurmët e fortesave të lashtësisë i gjejmë edhe në trup të malit të Sheldise, siç është Kalaja e Ganjollës, për të cilën tregon botimi: ”5000 vjet fortifikime në Shqipëri”. Po ashtu rezultojnë trojet dhe gërmadhat e Kalasë së Qytezës sipër shkëmbit të Spatharit, si bazë lidhjeje me Kalanë e Danjës. Nga lartësia e Malit të Sheldisë, mund të shihet, panorama e Alpeve Veriore dhe hapësira e detit me lëvizjet e anijeve detare nëpër valet e Adriatikut. Burimi:Libri “SHELDIJA”, Prek Ejlli.
3. Shpella prehistorike e Gajtanit, e cila është Monument Kulture, sipas Ligj. Nr. 609, dt.24.05.1948. Gjendet pranë fshatit Gajtan, Komuna Gur i Zi. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias – jures, fillon me pus karstik. Pranë është një vendbanim i fortifikuar ilir i kohës së hekurit. Vizitohet sipas rrugës rurale Shkoder - Gur i Zi - Gajtan dhe rruga këmbësore. Në këtë shpellë dhe të afërt me të, ishin gjetur disa mjete bërë e kockave të periudhës së mesme paleolitike. Rëndësia e këtij zbulimi është fakti se sot ajo konsiderohet si e dhënë vetëm për të provuar jetën parahistorike në rajonin e Shkodrës. Në Gajtan janë të dëshmuara që ka patur vendbanim ilir që përpara 1000 shekujsh. Në vitin 1980, në afërsi të qytezës së Gajtanit u zbulua një shpellë, ku u gjetën shumë fosile kafshësh, kurse në sipërfaqe para saj 30 – 40 m u gjetën shumë vegla stralli të epokës së paleolitit të mesëm, të cilat janë punuar me teknikën levalua dhe mustje. Bashkë me to u gjetën edhe vegla stralli të paleolitit të lartë.
Me shumë interes janë seria e kockave që u gjetën në shpellë të cilat e përkasin epokës së pleistocenit. Zbulimet më interesante i përkasin vitit
1985 në vendgjetjen Gajtan - 2. Studiuesi Anton Fistani ka zbuluar fosile të drerit gjigand, kjo kafshë
që me të drejtë i rezervohet
një vend nderi si një nga gjitarët më të lashtë. Meqë fosilet e para të tij janë gjetur
në Irlandë, kjo kafshë është
mbiquajtur “Dreri i Irlandës”
dhe është rasti i vetëm që
gjendet në këtë areal. Janë
gjetur në hyrje të shpellës me qindra fragmente brirësh të
108 Komuna Gur i Zi
thyera, ndoshta qëllimisht nga banorët e lashtë të Gajtanit. Në shpellën e Gajtanit janë vërejtur eshtra të ndryshme të drerit si humerusi të përdoreshin për fortifikimet e shpellës. Po ashtu para hyrjes së shpellës është gjetur një
nofull ariu e vendosur nën humerusin gjigand në trajtën e shënjës “X” e rrethuar me eshtra të tjera dhe gurë, që formonin një mur arkaik.
Këto gjetje dëshmojnë për egzistencën e disa kulturave materiale në të njëjtin territor. Renditja e tyre në kohë flet qartë mbi qytetërimet paleolitike dhe vijimësinë e jetës së stërgjyshërve tanë të lashtë. Në Gajtan janë zbuluar mbi 45 monedha të prerjeve të ndryshme të cilat kanë qenë në përdorim 300-160 vjet përpara Krishtit. Burimi: Alfred Haxhari, Libri “5000 vjet fortifikime”
afër fshatit Gajtan, rreth 150 m mbi nivelin e detit. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias - jures, është e gjatë 25 m, e gjerë 2 -3m, e lartë 3 –5 m, me konkrecione. At Shtjefen Gjeçovi ka bërë zbulime, në të dhe prandaj quhet me emrin e tij. Vizitohet gjate rrugës Shkodër-Gajtan.
Burimi:Alfred Haxhari
4. Shpella e Gjeçovit, e cila ka nje mbishkrim te tij te vitit 1926. Ndodhet
Komuna Gur i Zi 109
5. Shpella e vogel e Gajtanit, e cila ka brenda saj disa alga fosforeshente. Ndodhet vetëm disa metra larg shpellës kryesore të Gajtanit, në anen e majtë të saj.Veçantia e kësaj shpelle të vogël është se brenda saj ekzistojne disa alga fosforeshente që duket sikur rrezatojnë edhe në hije. Burimi:Xhulian Hila.
6. Kroi i Gajtanit të Sipërm. Ndodhet në kufirin mes fshatrave Gajtan i Sipërm dhe Gajtan i poshtem, në rrugen malore, e cila të çon për tek shpella e Gajtanit në krahun e majtë. Buron nga shkëmbinjtë gëlqerorë. Uji, i cili buron nga ky krua, është i një cilësie mjaft të lartë dhe banorët e kanë marrë atë për ta përdorur në banesat e tyre. Nga ky krua del një sasi uji prej 100 litra/min. Burimi:Lazer Kola.
7. Shpella e Pëllumbave. Ndodhet rreth 2.5 km larg Ishullit të Sardës, në Liqenin e Vaudejës, në një ngushticë të liqenit në rrugen për në Koman. Ajo ka një formacion të tipit gëlqeror. Ka një zgavër me një lartësi të konsiderueshme dhe sipër gjenden disa stalaktite të formuara në kohë, ndërsa poshtë ka ujin e liqenit dhe mund të hysh brenda me varkë për të shijuar bukurinë e saj. Burimi: Ndoc Çoba.
110
Komuna Gur i Zi
8. Diga e Rragamit. Ndodhet në verilindje të fshatit Rragam. U ndërtua gjatë viteve 1967-1971 me lartësi 21 m gjatësi 320 m, volum 110 mije m3. E ndërtuar me material vendi me gurë.Nuk është e konfirmuar, por thuhet se në këtë dige ndodhet një vend sekret qe ne raste ekstreme mund të shpërthehet për të shmangur dëmet, që mund të shkaktojë shpërthimi i Digës së Vaudejësit. Aty ndodhen 2 vendroje aktualisht.Ka nje pamje të bukur dhe ndriçim të plotë gjatë natës. Burimi:Frederik Haxhari.
Komuna Gur i Zi 111
9. Diga e Gjoçit. Ndodhet në skajin më verior të fshatit Rragam. Dikur ka qenë një kodër me vreshta e hardhi, dhe fusha të mbjella, por me ndërtimin e digës së Rragamit prona të banoreve u mbuluan nga uji në vitet 19691970. Ne vitet 1983-86 aty u bë edhe vendi ose burimi prej nga del uji per në Kanalin e Shtodrit. Burimi: Kol Marku.
10.
i
. Ujëmbledhësi bashkë me kanalin e Shtodrit janë ndër veprat kryesore hidroteknike të ndërtuara në rajonin e Shkodrës. Ndërtimi i tyre zgjati 6 vjet, nga viti 1969 e deri në vitin 1975, duke ndërtuar një digë rreth 40 m të lartë, me gjatësi kurore 475 ha, me sipërfaqe mbajtëse të ujit prej 11 milion m3 ujë. Ujëmbledhësi grumbullon ujin e reshjeve dhe përmes kanalit është furnizuesi kryesor sidomos gjatë stinës së verës me një prurje prej 1.2 m3 ujë në sekondë. Me anë të kësaj vepre u bë e mundur ujitja e 3400 ha tokë në fushën e Mbishkodrës. Kanali buron ne digën e Gjoçit, në fshatin Rragam. Ky kanal përveç se përdoret për vaditje në fshatrat ku kalon, të rinjtë edhe lahen në ujërat e tij. Burimi: Bordi i Kullimit Shkodër.
112
Kanali
Shtodrit
Komuna Gur i Zi
11. Kodër Ludertuna, Lufta 1912/13. Koder Lodertuna, ndodhet në vendin qe sot quhet Boka nga banorët vendas. Ky mal shtrihet sipër fshatrave Gajtan dhe Rragam. Me një bimësi kryesisht barishte dhe pisha të mbjella në kohen kooperativiste.Ajo mban në vetvete një histori të rëndësishme, jo vetëm për zonen, por për të gjithë historinë shqiptare.Ne vitin 1912-13 aty u zhvillua një nga luftrat më të përgjakshme Ballkanike mes ushtrise malazeze dhe asaj turke. Ushtria malazeze pasi kishte pushtuar thuajse krejt Shkodrën u drejtua drejt Ludertunes ku ndodheshin llogoret e fundit të ushtrisë turke. Llogoret ishin aq të fortifikuara saqë as predhat nuk mund t’i dëmtonin. Banorët e fshatrave u larguan në malet e tjera dhe shikonin nga larg luften që bëhej. Nga kjo kodër malazezet bombarduan Kishen e Madhe në Shkodër duke menduar se aty ndodheshin forca turke dhe akoma ka shenja në kishë të ketyre predhave. Lufta përfundoi me largimin e turqve nga Shkodra. Pas luftës, aty rrëzë kodrës mbeten shumë varreza, dhe sot vendi quhet ‘Varrezat e shkjeve”. Burimi:Lazer Kola.
Komuna Gur i Zi 113
12. Koder Kosna, pikë panoramike. Ndodhet në veri të fshatit Rragam, buzë bregut të Liqenit Vau Dejës, rreth 200m mbi nivelin e detit. Të ngjitesh në majen e kësaj kodre të jep një pamje panoramike të gjithë këtij fshati, por edhe një pjesë të mirë të Liqenit të Vau Dejës. Kjo kodër thuhet se ka qenë dikur e begatë dhe pjellore por me kalimin e viteve erozioni e ka gërryer duke nxjerrë në sipërfaqe pjesë shkëmbore. Thuhet se para shumë vitesh aty ka qenë një burim shume i madh saqë i gjithë fshati e përdorte për vaditje, por tërmeti i fuqishëm i vitit 1905, e mbylli përfundimisht duke lenë vetëm një krua të vogël. Burimi: Simon Haxhari
13. Guri i Zi ka një terren ku ndërthuren të gjithë tipet e territorit, si edhe klima mesdhetare e kontinentale. Guri i Zi është fshat shumë i bukur dhe piktoresk. Vetë shtrirja e tij në shpat te malit e bën këtë fshat shumë të bukur e tërheqës. Këtë e kanë thënë dhe shumë vizitorë të huaj që kanë vizituar Gurin e Zi. Emrin Guri i Zi e ka marrë nga një shkëmb i zi që ndodhet në qendër të fshatit. Karakteristikë është se ky gur, nuk është i ngjashëm me gurët e tjerë që ndodhen në kodrat dhe malet përreth. Gojëdhënat thonë se ky është një meteorit, që ka rënë shumë shekuj me parë. Guri Zi nuk ka një datë të saktë se kur ka filluar të popullohet, por disa dokumenta dhe fakte ekzistojnë se është një fshat me tradita të hershme. Një fakt është se rreth vitit 1881 Konsulli Italian i asaj kohe M.Parrod i blen një fshatari nga Guri i Zi një statujë bronxi ,e cila përfundoi në
114 Komuna Gur i Zi
galerinë e Luvrit në Paris, në të cilën ndodhet akoma dhe sot. Në atë kohë
zbulimi i kesaj statuje bëri bujë
shumë të madhe në qarqet
Arkeologjike Europiane. Atë e quajtën “Një damë antike shqiptare”.
Statueta paraqet një grua me një veshje tepër të veçantë. Ajo mban një fustan me grykë të zbuluar dhe me
mëngë të shkurtra në fundin e të
cilave ka disa motive të thjeshta.
Fustani është i gjatë dhe i ngushtë dhe arrin pranë fundit të këmbëve, në të cilat ka mbathur opinga lëkure të shtrënguara me lidhëse.
Sipër fustanit ajo ka vendosur një përparëse të ndarë me disa breza me pesë rradhë motivesh dekorative. Në tre të poshtmit mund të dallojmë si motive stilizime të thithkave, ndërsa në dy të sipërmit dallojmë disa si luspa peshku. Gruaja ka flokë që i lëshon deri në shpatulla dhe me kaçurrela të rregullta. Mbi kokë ajo ka të vendosur një kolothos, në një formë pak si të çuditshme, që zgjerohet gradualisht duke u ngjitur dhe që përfundon pothuaj në një disk. Në qafë ka vendosur dy palë rruaza në formë sferike. Me dorën e djathtë gruaja mban një ojnohe dhe me të majten ka një kyliks të vogël (duket që hedh verë nga ojnoheja në kyliks ). Skulptura ka rëndësi se shumë tipare të kësaj veshje janë trashëguar gjerë në kohën tonë në këtë trevë ku është gjendur. Pra kemi te bëjmë me një vazhdimësi veshjeje mbi njëzet shekullore nga ilirët te shqiptarët. Kjo tregon qartë se Guri i Zi bashkë me fshatrat që e rrethojnë trashëgon një kulturë të lashtë. Më të bukur e më tërheqës Gurin e Zi e bëjnë Kalaja dhe Shpella e Gajtanit, Shurdhahu, Shpella e Jubanit e shumë të tjera që ndodhen në zonën e Gurit të Zi. Burimi: Alfred Haxhari.
14. Rrugë piktoreske Guri i Zi-Rragam-Sheldi. Kjo rrugë lidhet me rrugën
Shkoder-Vau Dejës që dikur ka qenë rrugë nacionale në vendin e quajtur
“Brrut”. Ka një gjatësi prej afërsisht 8 km, prej të cilave 3.8 km është e asfaltuar që nga viti 2009, ndërsa pjesa tjetër është e paasfaltuar, por e përshkueshme nga çdo lloj automjeti. Kjo rrugë të ofron një pamje të
këndshme për faktin se pjesa më e madhe ndodhet rreze malit i quajtur
Boka (pjesa Guri i Zi-Rragam), dhe të lejon të kesh pamje të gjerë, ndërsa
Komuna Gur i Zi 115
pjesa tjetër është malore e rrethuar nga të dyja anët me pyje (pjesa Rragam-Sheldi). Burimi:Ardian Haxhari.
15. Kroni i zi i Gajtanit të sipërm. Kroni i zi është një burim i cili del nga shkëmbijtë gëlqeror, i cili ndodhet rrëzë një kodre e cila ka marrë dhe emrin pikërisht nga ky krua “Kodra e kronit”. Uji që del me sasi të mëdha është shumë i pastër dhe mund të krahasohet me atë të syrit të kaltër për nga kthjelltësia. Thuhet se është një burim nëntoksorë degët e të cilit e kanë fillimin që nga Alpet. Prej disa vitesh uji i këtij kroni shfrytëzohet nga ujësjellësi i Komunës se Gurit të Zi, për të furnizuar me ujë një pjesë të madhe të kësaj komune. Burimi:Lazer Kola.
116
Komuna Gur i Zi
16. Çinarët e Jubanit, 2 copë . Nuk dihet me saktësi kur apo nga kush janë mbjellë, por thuhet se kanë një jetëgjatësi mbi 300 vjeçare. Ato ndodhen rreth 400-500 m larg njëritjetrit, i pari pranë rrugës përballë me bustin e Nënë Terezes, ka një lartësi rreth 25-30 m dhe trashësi me diametër rreth 1,5-2 m, ndërsa i dyti, që është edhe më i vjetri ka një hapje të degëve me të madhe, një lartësi prej 30-35 m dhe trashësi të trungut me diametër 2-3,5 m. Burimi: Salvator Ndreka.
17. Shpella e Jubanit. Ndodhet rreth 300 m afër fshatit Juban. E formuar nga karsti në gëlqeroret e trias - jures, me degëzime ende të panjohura. Galeria kryesore është mbi 100 m. Ka disa zgjerime e mikroforma tërheqëse. Vizitohet me rrugën Shkodër - Gur i Zi - Juban - rruga këmbësore Mali i Sheldisë, e gjendet lehtë, sepse buzë rrugës janë tabelat treguese, për tu ngjitur më pas në shtegun që të çon tek shpella. Për këtë objekt do t’i referohemi një dokumenti, që rilindasi Zef Jubani, diku përpara vitit 1858 u shkruan diplomatëve të huaj në Shkodër: M’u dha rasti të zbuloj një shpellë të mrekullueshme në shpat të malit të Jubanit… Dy vrima thuajse vezake, të lidhura paralelisht me një diametër tridhjetë këmbësh … formojnë hyrjen kryesore…. Në pamjen e parë si dy sy të zinj të një
Komuna Gur i Zi 117
përbindëshi. Ca ditë më vonë shkova i shoqëruar nga disa fshatarë… për çudinë time, porsa arrita thuajse në skaj të kalimit të brendshëm, mu shfaq një hapsirë pingule, si një humnerë… atëherë lëshova një fener të varur në një litar dhe pashë se ajo hapësirë ishte një dhomë katrore prej rreth tetë këmbësh dhe, ja, në dhjetë këmbë thellësi gjendej një dysheme. Vendosa shkallën dhe zbrita pa kurrfarë rreziku….. një dhomë tjetër kishte lidhje me atë në të cilën gjendesha tashmë…. Eca përpara nëpër një vrimë prej tetë këmbësh dhe hyra në dhomën tjetër. Dhe në këtë mënyrë nëpër aq vrima përshkova katër dhoma deri në çastin që këmbët m’u lagën me ujin e pastër dhe të ftohtë të një pellgu, thellësia e të cilit i pengoi hetimet e mija të mëtejshme. Dhe këtu thashë: Duhet një varkë e vogët, të cilën sot nuk e kemi….Duke dhënë mendimin tim për rëndësinë e kësaj shpelle, përkundrejt atyre më të njohurave si Adelsberg, Sommerst, Reka dhe të tjera që kam parë dhe që mbahen si më të përmendurat nga mënyra se si janë zbukuruar artistikisht, do të guxoja të thoja se ato qëndrojnë shumë më poshtë se ajo e Golem-Jubanit…. qoftë për strukturën e saj natyrore, qoftë për formacionin romantik të jashtëzakonshëm si edhe për ato fshehtësitë e mrekullueshme. Nëqoftëse kjo shpellë do të zbukurohej edhe më shumë do të ishte një fat për atë vend, qoftë edhe në mes të Europës së qytetëruar, ku mrekulli të tilla zbulohen e propagandohen…. . Burimi: Alfred Haxhari.
18. Pika panoramike: Vjerdha, Lisna, Mazreku, Shpori. Ndodhet në verilindje të qytetit të Shkodrës buzë Liqenit të Vau Dejës. Pamja e mrekullueshme, që të jep një xhiro rreth brigjeve shkëmbore me ndonjë plazh të vogël tek-tuk të këtyre fshatrave thuajse të braktisur, me pyjet e dendura dhe bimësinë e larmishme e të virgjër është e mahnitshme. Ka disa mënyra për të shijuar bukurinë e këtyre zonave por më e thjeshta dhe më e bukura është të marrësh një varkë pranë digës së Rragamit ose asaj të Gjoçit dhe brenda pak orëve mund të vizitohen të gjitha. Burimi: Xhulian Hila.
118
Zi
Komuna Gur i
Komuna Gur i Zi 119
19. Kroni i Beges- Ganjolle. I quajtur edhe Gurra, është një krua që është përdorur që në kohën e pushtimit osman për arsye se uji i tij i ëmbël i kishte pëlqyer vezirit, i cili më pas vendosi ta çonte në sarajet e tij, që ndodheshin në Ashtë, Komuna Bushat. Ky krua ndodhet në Fshatin Ganjollë, në një lagje në fillim të fshatit dhe disa banorë e përdorin për nevojat e tyre. Burimi: Bik Zefi.
20. Kroni i Xhamisë-Ganjollë. Ndodhet buzë rrugës Shkodër-Mjedë përballë me xhaminë e Ganjollës. Ka ujë të bollshëm, por jo shumë cilësor. Gjatë thatësirave të theksuara uji i tij shterron. Burimi:Bik Zefi.
120 Komuna Gur i Zi
21. Shpella e Ali Dedës- Ganjollë.Ndodhet shumë pranë Kalasë së Ganjollës. Një shpellë me një zgavër shumë të madhe në hyrje, e cila vjen duke u ngushtuar me në thellësi. Emri i kësaj shpelle lidhet me historinë e dy barinjëve Alia dhe Deda, te cilët gojëdhëna thotë se vdiqën pasi ranë në thellësi të saj dhe askush nuk arriti ti nxirrte më. Burimi: Bik Zefi
22. Tunelet e Ganjollës, ndodhen në malin e Ganjollës, u ndërtuan gjatë regjimit komunist, e që përdoreshin për vendosjen e artilerisë. Ato ndodhen në fund të shkëmbit të Golemit mbi fshatin Ganjollë, dhe kanë një thellësi rreth 25-30m. Burimi: Bik Zefi.
Komuna Gur i Zi 121
23. Përroi te Xhamia e Ganjollës. Mbledh ujërat, që nga majet e larta mbi fshatin Ganjollë dhe shkëmbinjtë e Jubanit. Kalon nën një urë poshtë rrugës Shkodër-Mjedë, afër xhamisë së Ganjollës. Është i sistemuar për mos të krijuar përmbytje. Burimi: Bik Zefi.
24. Përroi te Kisha e Ganjollës. Ky përrua mbledh ujërat, që nga kalaja e Ganjollës, bëhet i rrëmbyeshëm gjatë shirave. Kalon pranë varrezave katolike në Ganjollë. Burimi: Bik Zefi
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE,
1. Kisha e Shatit në Mazrek, viti 1100-1200, ka mure rrethuese 4 m në degradim, deri në 1948 ka qënë në këmbë si strukturë. Miratuar si Monument Kulture nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me vendimin nr. 786/1 datë 05.11.1984.
E ndodhur përballë qytetit mesjetar të Sardës, në anën e majtë të Drinit, edhe sot ruhen rrënojat e Kishës së Shatit në Mazrrek. Rrënojat flasin qartë për një kishë abaciale. Kisha ka mure rreth 8 m të larta, paretet anësore të mureve janë nja 80 cm deri në 120 cm, ka dy hyrje përballë njëra tjetrës,
122
Komuna Gur i Zi
dhe në secilën nga faqet e kundërta ka dy dritare në lartësi rrëth 1 m dhe 6 m nga dyshemeja. Në secilën anë të dritareve janë nga tre “frengji” të ngushta rreth 20 x 20 cm. Absida e kishës është nga lindja dhe ngjitur më kishën është baptistery me dy kripta njëra mbi tjetrën. Muret janë ndërtuar me gurë të gdhendur bukur, dhe të lidhur mirë me llaç gëlqereje. Në pjesën ballore të murit, ka patur një rrasë guri ku shkruhen disa gërma kapitale.
Burimi: Alfred Haxhari
2. Kisha e Rragamit, e ndërtuar në vitin 1940, e restauruar në 1995, ndodhet në kilometrin e parë të rrugës malore Rragam -Guri zi, në majën e një kodre në lagjen Lecaj. U ndërtua në një tokë të dhuruar nga banorët e kësaj lagje, me kontributin e të gjithë fshatit. Në vitin 1967 ajo u mbyll nga regjimi komunist, për t’u kthyer fillimisht në magazine duhani dhe më vonë në vater kulture. Objektet fetare u ruajtën nga një familje, e cila jetonte aty afer, familja e Nush Tishit. Ka një strukturë të ngjashme me atë të Kishës së Madhe në Shkodër dhe ka disa piktura të mrekullueshme brenda, të realizuara nga piktori Pjerin Sheldija. Pamja që shihet nga oborri i saj bën, që të vizitohet nga të gjithë ata që kalojnë aty pranë. Burimi: Shuk Hila.
123
Komuna Gur i Zi
3. Kisha e Sheldisë. Famullia e Sheldisë, ka qënë qendër e njohur, që nga viti 1582, kur ekzistonte një fshat i quajtur Bardhi, aty ku sot ndodhet Sheldija. Deri në vitin 1630 nuk disponohen dokumenta të shkruara, por sipas gojëdhënave gjatë këtyre viteve, kishin ardhur në fshat banorë të rinj, të krishterë e muslimanë. Të krishterë ishin fisi Peqe e Dajani.
Në Sheldi atëherë nuk ka pasur meshtarë por kanë shërbyer meshtarët e Jubanit. Për celebrimin e meshës gjendej një vend i fshehtë, që të mos hetohej nga turqit. Për të njohur presionin e turqve në Sheldi, po përshkruajmë relacionin e Ipeshkvit të Sapës, Zadrimë, sipas dokumentave të Vatikanit. Ipeshkvi Gjergj
Bardhi shkruan: Me 20 korrik 1630 u nisem prej Vilze të Mazrrekut dhe në mbramje vonë arritëm në një katund të quajtun Sheldi.
Në këtë vend asht nji mal i ashpër e ai populli krishten, mbasi kan humbur
kishat nuk kanë ku të meshojnë, e i varrosin të vdekurit ndër pyje. Banorët e krishten kur kishin nevojë me marrë sakramendet shkonin 8 milje larg. Për vështirësitë e sipërthanuna ata njerëz u mblodhën së bashku e më luten, që të
mendoja me i gjetë shërim çështjes së tregume. E me ndihmën e zotit ia dola me ba nji kapele ku ata njerëz, mund të kryejne sherbimet shpirtnore. Ne ate katund krezmova 46 te ri e aty gjeta 325 frymë të krishtenë”. Për ndërtimin 124 Komuna Gur i Zi
Kishës së famullisë gojëdhana, thotë se një pjesë e banorëve, kërkonin me e ndërtue në kodër Majë-Shtog (aty ku sot është ndërtuar rezervuari i ujësjellësit), kurse një pjesë tjetër kërkonin ta ndërtonin në hyrje të fshatit. Vendi, në të cilin ndodhet Kisha sot, të jep një pamje të mirë të fshatit dhe të zonave përreth. Burimi: Libri “Sheldija”, Prek Ejlli, Tom Pjetri
4. Varrezat e Gurit të Zi, në Kodrën e Baranit. Ndodhen në veri-perëndim të Fshatit të Gurit të Zi. Vendi i varrezave është i vjetër, nuk dihet saktë se sa shekuj, por dimë që aty varroseshin të vdekurit e thuajse të gjitha fshatrave përreth. Në kodrën e Baranit u tha edhe mesha e parë pas rihapjes së kishave në kohën e komunizmit nga Dom Loro Nodaj saktësisht një javë pas thënies së meshës së parë në Kishën e Madhe në Shkodër. Në lartësinë e kësaj kodre mund të shihet shumë mirë i gjithë Guri i Zi, por edhe një pjesë e qytetit të Shkodrës dhe komunave të tjera. Burimi: Ndrek Kola
5. Kisha e vjetër e Gurit të Zi. Dikur e quajtur “Kisha e Rrencit “ kjo kishë ndodhej në fshatin Gajtan rrëzë kodrës së mullinjve. Aty kremtonin meshën e gjithë famullia duke përfshire fshatrat Gajtan i sipërm, Gajtan i Poshtëm, Gur i Zi dhe Rrenc. Rreth vitit 1969 kur kishat u mbyllën u kthye fillimisht në depo ushtarake e më pas në stallë bagëtish pastaj në vitin
1978 u shemb plotësisht.
Sot ato pak rrënoja që kanë
mbetur ndodhen në një
zonë private. Pas viteve
1990 kur kishat u hapën
mesha vazhdoi të thuhej në
ish magazinën e duhanit për
disa vite, ndërtesa, e cila
ndodhet në këmbë edhe sot, deri sa u ndërtua dhe kisha
e re. Burimi:Ndrek Kola.
e
Komuna
i Zi 125
Gur
6. Kalaja e Gajtanit dhe gërmadhat. Miratuar si Momunet Kulture nga Ligji
Nr. 609, datë 24.05.1948 dhe Vendimin nr.586, 17.03.1948 dhe Vendimin
nr. 4874 datë 23.09.1971. Muri, si element mbrojtës ka një gjatësi prej 90 m. Lartësia maksimale e ruajtur është 2,40 m, ndërsa trashësia 3.50 m. Ai formohet nga dy faqet dhe nga mbushja midis tyre. Faqet janë ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatarë, të papunuar, të cilët krijojnë boshllëqe të konsiderueshme në bashkimin midis tyre. Përmasat maksimale të një blloku arrijnë deri në 1,50 m gjatësi dhe 1 m lartësi. Në këtë fortifikim ruhet dhe një hyrje e thjeshtë që krijohet nga ndërprerja e murit. Ajo ka një gjerësi prej 1,80 m dhe një korridor sa gjërësia e murit. Mungojnë
kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. Burimi: Alfred Haxhari.
126 Komuna Gur i Zi
7. Qyteza e Ganjollës- Aty ndodhen 2 kala : Kalaja e Madhe dhe Kalaja e Vogël. Këto mendohet të jenë ndërtuar në kohën e Gentit, dhe së bashku me Kalanë e Beltojës, mbronin Shkodrën nga sulmet që mund të vinin drejt saj. Kalaja e Ganjollës, është sit arkeologjik interesant, për t’u njohur e zbuluar. Ato rrethoheshin nga një mur rrethues rreth 2 metra të gjërë. Pas dy kalave ndodhej një qafe-kalim. Kalaja e madhe ishte aq e rregullt sa në majë të saj ngjiteshe me shkallë guri. Me ndërtimin e Repartit ushtarak të Artilerisë së rëndë, u prish kalaja bashkë me murin rrethues nga ushtria. Eshtë miratuar si Momunet Kulture nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës me Vendimin nr. 1886 datë 10.06.1973. Daton në shekullin III-II para Krishtit. Ndodhet sipër fshatit Ganjollë në rreth 400 m mbi nivelin e detit. Ka një sipërfaqe rreth rreth 1 ha. Ky është një vendbanim i fortifikuar ilir i vendosur në një kodër të thepisur të fshatit Ganjollë. Sipas gërmimeve arkeologjike, janë identifikuar dy faza të jetës: Ganjolla I-muri Scripts prehistorike (XX-XVII p.Kr), Ganjollë II-Muret e periudhës qytetare (I-II pKr). Kalaja përfshihet në dy periudha: Periudha e bronxit të hershëm dhe periudha helenistike. Muri i saj rrethues u ndërtua në kohën e mbretit Gent dhe kontrollonte situatën përreth nga Shkodra, Lezha, Vigu, Beltoja etj. Pranë saj ndodhet “Qyteza e Spatharit” e cila duket më e favorizuar se kalaja e Ganjollës. Nga perëndimi, lindja dhe jugu, terreni është mjaft i fortifikuar, kurse nga veriu jo. Brenda mureve rrethuese ka një sipërfaqe toke rreth 2000 m2. Gjatësia e mureve është afro 300 m, e muret janë pa llaç dhe kanë strukturë të çrregullt. Në pikën më të lartë ndodhen rrënojat e një kulle me gjërësi të themeleve 120 cm, të lidhura me llaç. Nuk ka shenja të banesave brenda kalasë. Burimi: Alfred Marku.
127
Komuna Gur i Zi
8. Ura e Gurit, tek Shpella e Jubanit. Ndodhet mbi fshatin Juban dhe shikohet me sy të lirë, që nga rruga Shkodër-Mjedë.U ndërtua nga forcat austro-hungareze për të vazhduar rrugën që kishin ndërtuar dhe shtruar me kalldrëm për të çuar artilerinë në Golem, në një pike strategjike ku shihet e gjithë zona e Nënshkodrës. Përgjatë kësaj rruge ekzistojnë dy ura të ndërtuara me gurë të gdhendur, të cilat i përkasin periudhës së Luftes së Parë botërore. Burimi: Lazër Matija
3. Ura e Gurit te Zi. Kjo urë është ndërtuar që në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga forcat italiane, nuk dihet me saktësi data. Me gjatësi 15 m dhe lartësi 20-25m. Ajo lidh dy anët e rrugës mbi përroin Pistalli. U rikonstrukturua në vitet 1967-1971 periudhë kur u ndërtua HEC i Vaut të Dejës, pasi nevojitej për të çuar objektet. Burimi: Ndrek Kola.
4. Jubani, kompleksi i Jubanit e kishës. Ndodhen në rrugën nacionale Shkodër-Mjedë. Kisha e Rruzares është ndërtuar rreth 10 vite më parë, brenda saj ka piktura e afreske në të gjitha faqet e murit, të pikturuara
128 Komuna Gur i Zi
me dorë. Më pas shtëpia e murgeshave të cilat i shërbejnë komunitetit aty pranë por dhe organizojnë aktivitete me të rinjtë si dhe kopshti për fëmijët. Burimi: Don Mikele Mazarro.
. Thuajse të gjitha këto shtëpi i përkasin të njëjtës periudhë. Më të vjetrat në Sheldi dhe në lagjen Kryethi, të fshatit Rragam, i përkasin viteve 1870-1900. Ato janë të ndërtuara me gurë dhe baltë ose gëlqere e shkrirë. Karakteristikë e tyre është trashësia e murit që arrin nga 50-100 cm si dhe janë me dy kate dhe shkallë të jashtme me ballkon. Shumica prej tyre janë të braktisura. Mund të vizitohen lehtësisht. Burimi:Vinçenc Marashi
Komuna Gur i Zi 129
5. Grupe shtëpish të vjetra me gurë, në Sheldi, Kryethi dhe Ganjollë
6. Rragam-Ahmataj dhe Muçaj, kompleks shtëpish të vjetra. Thuhet se në fillimin e viteve 1800 në lagjet Ahmataj e Muçaj ekzitonin vetëm tre shtëpi, prej të cilave dy të besimit musliman dhe një e besimit katolik, me një bashkjetesë shembullore. Këto shtëpi janë të ndërtuara me gurë të gdhendur me dorë dhe gëlqere, me një trashësi rreth 50 cm. Dritare të vogla dhe dyer me harqe. Në vitet 1946-1947 ato u dogjën nga rregjimi komunist dhe u riparuan disa vite më pas. Edhe pse u ndërtuan në kushte të vështira, ato akoma qëndrojnë në këmbë, dhe njëra prej tyre është akoma e banueshme. Burimi:Ymer Alija
130 Komuna Gur i Zi
7. Artizanati i tekstilit e tezgjahut: pika e Rragamit- Suzana Hila.
Tezgjahu në zonën e Gurit të Zi ka
qenë një traditë familjare,vështirë të gjendej një familje që nuk kishte në shtëpinë e tyre një tezgjah, dhe vështirë të gjeje një nënë, e cila nuk dinte ta përdorte atë. Mirëpo vitet e fundit, kjo traditë ështe thuajse
zhdukur dhe është përqëndruar në
disa familje që kanë gjetur në këtë
traditë një mënyrë për të jetuar duke
punësuar edhe gra të zonës, duke
arritur që copat e bëra me tezgjah të shiten edhe në shtetet e huaja.
Produktet: Çanta, perde, shalla, veshje tradicionale, mbulesa, peceta, çarçafe etj. Punime me motive të vjetra popullore. Produktet janë një kombinim mes modeleve tradicionale dhe të reja. Përdoret vetëm pambuk dhe li.
Kontakt info: Rragam, Gur i Zi, phone:+35526460108 / +355684600262, e_mail: hilaleonard@yahoo.it Burimi: Komuna Guri Zi
131
Komuna Gur i Zi
8. Ish-reparti ushtarak i Rrencit. Ndodhet në kodrat e Fshatit Rrenc buzë rrugës automobilistike. Aty ndodhej brigada ushtarake e Rrencit e quajtur Brigada e 30-të. Aty ka patur artilieri tokësore dhe ndodhej komanda e disa batalioneve në Komunën e Gurit të Zi, oficinë për riparimin e makinave dhe topave. Reparti u mbyll para 5-7vitesh duke lënë pas ndërtesat të cilat me kalimin e kohës janë dëmtuar edhe pse zona është akoma nën mbikqyrjen ushtarake. Ka disa pemë shumëvjecare në oborrin e Repartit. Ka një sistemim shumë të rregullt. Burimi:Leonat Kola
9. Mulli në Gajtan. Ndodhet në fshatin Gajtan i Sipërm.U ndërtua në vitin 2009 në mënyrë tërësisht artizanale. Ky mulli vihet në levizje me anë të rrjedhjes së ujit, i cili merret nga Kanali i Shtodrit (Rragamit). Me anë të një tubi rreth 15m me pjerrësi të theksuar, i cili vë në lëvizje mullirin dhe bën bluarjen kryesisht të misrit. Eshte funksional dhe i lehtë për tu vizituar.
Burimi: Xhina Gajtani
132 Komuna Gur i Zi
10. Xhamia e Ganjollës. Ndodhet rrëzë rrugës Shkodër-Mjedë, me arkitekturë të thjeshtë orientale. Nuk dihet me saktësi vjetërsia ekzakte por thuhet të jetë rreth 3 shekullore. Në kohën e mbylljes së xhamive dhe kishave u kthye në dyqan. U riparua në vitet e 2009-2011 kohë në të cilën iu shtua dhe një minare. Burimi :Bik Zefi
11. Xhamia e Vukatanës, e vjetër. Kjo xhami ndodhet në qendër të fshatit të Vukatanës, fshat, i cili ka një popullsi me shumicë të besimit musliman, prandaj kjo xhami ka një rëndësi të veçantë për to. Si të gjitha xhamitë dhe kishat e asaj periudhe dhe kjo u mbyll në vitin 1967. Në oborrin e saj gjendet një çinar i madh dhe i vjetër, i cili është i regjistruar në kadastrën e Shkodrës. Aktualisht kjo xhami është e mbyllur pasi është ndërtuar një e re. Burimi: Astrit Niceri.
Komuna Gur i Zi 133
III. BURIMET KULTURORE JO MATERIALE
1. Traditat e mbjelljes, kultivimit dhe përpunimit të duhanit, në Gur të zi. Kjo traditë është përqëndruar në fshatrat Sheldi dhe Rragam nga dhe ka marrë dhe emrin me të cilin është bërë shumë i njohur me emrin kultivari i Sheldisë. Dihet që në Shkodër, kultura e duhanit erdhi në kohen e Bushatlinjëve por nuk dihet me saktësi se kur erdhi kjo traditë në Sheldi. Në fillim duhani në Sheldi u gjet në disa shtëpi të boshatisura dhe banorët e moren dhe filluan ta mbillnin. Kryesisht moshat e vjetra filluan ta grimconin dhe e vendosnin nën hundë si burrnot për të shkaktuar teshtitje. Më pas filloi të pihej me llullë, dhe u ofrohej vetëm miqve. Me kalimin e kohës banorët filluan ta përdornin dhe për shitje. Ky duhan u bë shumë i kërkuar për shkak të aromës së mirë dhe të veçantë që kishte. Duhani i Sheldisë ka një gjatësi më të shkurtër se farërat e tjera, një gjethe vezake dhe të
trashë. Ky duhan filloi të kërkohej në territorin e Shqipërisë, në Ballkan e më pas në Europë. Rreth
80% e familjeve të këtyre fshatrave jetojnë me të ardhurat që përfitojnë nga duhani. Burimi:Lodovik
Hila, Libri “Sheldija”
Prek Ejlli.
134
Zi
Komuna Gur i
2. Dasma zadrimore rituali i saj. Rituali i dasmës zadrimore është shumë i veçantë dhe i pasur me një traditë të trashëguar në breza. Zakonet dhe çdo pjesë e dasmës janë të zbatuara me përpikmëri dhe çdo person i afërm ka rolin e tij në dasëm, çdo pjesë ka kohën e vet. Kjo traditë vazhdon të ruhet edhe sot me ndonjë pjesë të vogël të humbur. Për më hollësisht dasmën zadrimore mund ta shikoni ne youtube në adresën: http://youtu.be/ y0OMeBBFt40 Burimi: Terezina Shtjefni
3. Festat e fshatrave. Në fshatrat e Zadrimës, mikpritja është një zakon i vjetër dhe i trashëguar. Por vitet e fundit festat e fshatrave janë kthyer në një ditë festive jo vetëm për fshatin por edhe për miqtë që vijnë duke organizuar koncerte me valle, këngë dhe humor të organizuar nga të rinjtë e famullisë. Këto festa janë përktasisht në fshatrat:
Guri i Zi, 6 dhjetor Shën Kolli + zemra e Krishtit qershor, 10 javë pas pashkëve, ditë e premte; Ganjollë, Juban, Vukatanë- Dita e Zojës, e diela e parë e tetorit, Rragam-Shën Mëhilli 29 Shtator; Sheldi- Shën Shia 30 Shtator; Rrenc, Gajtan- Shën Simoni 29 tetor, Mazreku, Shpori-29 Shtator Shën Mëhilli. Burimi:Famullia Rragam
Komuna Gur i Zi 135
ATRAKSIONET
I. ATRAKSIONET NATYRORE
Plazhi i vogël Suka në Rragam. Ndodhet në lindje të Fshatit Rragam të
Komunës së Gurit të Zi. Me një gjatësi afërsisht 200 m, ky breg i liqenit të Vau Dejës u formua nga depozitimet që ka bërë gërryerja e ujit në kohë duke qenë se murlani(era që fryn nga veriu) fryn në pjesën më të madhe të kohës në këtë zonë, e dallgët sjellin këto depozitime në rrëzë të kësaj kodre. Ky plazh i vogël ka vite që shfrytëzohet nga banorët e zonave përreth por jo vetëm qoftë për tu larë, peshkim apo thjesht për të shijuar panoramën e këtij vendi. Aty ka edhe një pikë shitjeje të vogël në verë. Burimi:Luigj Leci
136 Komuna Gur i Zi
II. AKTRAKSIONET KULTURORE MATERIALE
1. Muzeu Etnografik i Gurit të Zi. Muzeu Etnografik i Komunës Guri i Zi
është ngritur në kuadrin e projektit ndërkufitar IPA “Ndërtimi i rrugëve të bashkëpunimit turistik nëpërmjet zhvillimit të produkteve të artizanatit. Ky projekt është financuar nga BE.
Muzeu është thelbësor në promovimin e vlerave etnografike të zonës në funksion të zhvillimit të turizmit. Muzeu përmban 10 kostume kombëtare të plota.
Muzeu qëndron i hapur çdo ditë: Hënë – Shtunë ora 8-16. Burimi: Komuna Guri i Zi.
Komuna Gur i Zi 137
III. ATRAKSIONET KULTURORE JO MATERIALE
1. Ekipi i parë i futbollit për vajza “Juban Danja”, që merr pjesë në kampionatet kombëtare. Ekipi i futbollit për femra “ Juban Danja”, është krijuar për herë të parë në vitin 2005. Ky vit shënon pikërisht ekipin e parë që themeloi futbollin e femrave në Shqipëri “ Juban Danja “, Shkodër. Ky ekip është shpallur disa herë kampion kombëtar. Futbollistet që luajnë në këtë ekip janë kryesisht të Komunës së Gurit të Zi. Ato e realizojnë stërvitjen e tyre rregullisht më së shumti në Juban por edhe në komplekse të tjera sportive. Kanë zhilluar disa takime edhe me skuadra ndërkombëtare. Aktualisht marrin pjesë në kampionatin kombëtar dhe janë një ndër pretendentet për titull. E-mail: Juban.danja@live.com. Burimi:Ferdinand Jaku
Bletari në Rragam, Sheldi, Mazrek, Ganjollë. Bletaria në këto fshatra ka një traditë të hershme pasi vështirë të gjendej një familje në këto zona që të mos kishte të paktën një koshere me bletë. Sot ka filluar grupimi dhe kthimi i kësaj tradite, në një zanat me vete, ku nje person merret vetem me bletari duke krijuar të ardhurat kryesore me to. Vetë terreni i këtyre zonave favorizon një zhvillim të tillë. Burimi: Gac Kola
138 Komuna Gur i Zi
2.
Komuna HAJMEL
BURIMET:
I. BURIMET NATYRORE:
1. Mali i Bardhë. Mali i Bardhë ka një lartesi prej 615 m. Është mal me përbërje gëlqerore. Është një maje e lartë, në të cilën ka shume bimë mjekësore sherebele, për shkak të përbërjes gëlqerore të tij. Prandaj edhe emrin e ka marrë Mali i Bardhë. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
2. Mali i Shitës. Ka në përbërjen e tij një bimë endemike e quajtur: Shkeme-e njohur për mjekimin e dhëmbëve. Ka shumë dëllinjë të kuqe në këtë mal, dhe nga ana e Vig Mnelës më shumë frashër të bardhë. Ka një lartësi rreth
630 m. Balli i Shitës, ka shërbyer për banorët si orë diellore. Në oren
12.00 bien rrezet e diellit në shkëmb, dhe thuhet se lahet balli i Shitës. Në këtë mal ka shume bimësi të ndryshme si: lis, shkozë, frashër, dëllinjë e kuqe, murriz, dardhë e egër, sherebelë, thana. Është dëmtuar shumë në kohë, nga shpyllëzimi për kullota, livadhe e tarraca. Një dëmtim tjetër kanë qenë edhe furrat e gelqeres, ne vitet 1980-1990. Tani pylli është duke u ripërtërirë, sidomos afër shtëpive nga perkujdesi i banorëve.Mali i Shitës ka një lartësi prej 630 m. Ka një bimësi të pasur ku permendim lis, shkozë, frashër, murriz, dardh e egër, sherebele dhe thana. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel, Burimi : Çesk Buzukja, Rranxa.
141
Komuna Hajmel
3. Mali i Shën Mëhillit. Mali i Shën Mëhillit ka një lartësi prej 600 m. Ka një bimësi të pasur. Së bashku me Malin e Shitës dhe Malin e Bardhë, përbëjnë vargmalet që shtrihen në pjesën verilindore të Zadrimës.
4. Suka e Hajmelit- (suka quhet relievi që është gati i padukshem, por që ka një lartësi më të vogël se kodrat). Lagjja e banorëve këtu që quhet sukaxhi.
142 Komuna Hajmel
5. Shpella e Malit të Bardhë Hajmel. Ajo ka një sipërfaqe të madhe. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
6. Shpella e Pëllumbave, në ballë të Shitës.Shpella ka formen e një guri të zi rreth 30 metër të lartë në të cilin ka shume gropa të thella. E veçanta e saj është se në këtë gur rrinë shumë pëllumba.
7. Shpella e Fushëmalit. Kjo shpellë është si pus, e paeksploruar, dhe nuk i dihet fundi i saj. Legjendat thonë se një dele që ka rënë aty është gjetur në Lezhë. Është një shpellë me pamje në formë pusi. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
8. Kroi i bardhë i Lekokëve, Hajmel. Është një krua që ka vazhdimisht ujë e nuk shterron kurrë. E përdorin akoma lagja ku ndodhet për ujë të pijshëm. Mendohet se në Malin e Bardhë ka një shtresë ujëmbajtëse që nuk shteron asnjëherë. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
9. Kroi Lukaj, Hajmel. Është një krua me ujë të ftohtë e shumë të mirë. Është akoma në funksion e furnizon Lagjen Lukaj. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
Komuna Hajmel 143
10. Kroi i Preçit, Hajmel. Banorët e përdorin për ujin e mirë e të ftohtë akoma. Mbi kroin është një shkëmb, të cilin e kanë përdorur për të marrë shenjë me pushkë. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
11. Kroi i Kolecajve, lagja Turq, Hajmel. Ka shumë familje, që mbushin ujë aty akoma. Dikur banorët perdornin bulierat ose bucelat prej druri. Është me rrjedhje të lirë. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
12. Kroi i Kronxave. Ndodhet afër Kishës Shën Martini.Është i rrethuar me shumë pemë përreth. Është akoma në përdorim për banorët, sepse ka ujë të mirë. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
13. Kroi Kovaç. Buron nga Mali i Bardhë. Është një burim shumevjeçar dhe ndodhet në Lagjen Kovaç. Është akoma i përdorshëm për banorët.
Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
14. Kroi Kabash, Lagja Kabash. Është akoma i përdorshëm për banorët.
Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
15. Kroi Skarrama, Lagja Skarramâ, Nenshat. Buron nga Mali i Shën Mëhillit dhe përdoret dhe sot nga banorët. Ka rrjedhje të lirë dhe ndodhet rreth 130 m mbi nivelin e detit.
16. Kroi Mcukeve, Nenshat. Ndodhet në Lagjen e Mcukajve dhe është përdorur nga banorët për nevojat e tyre. Burim me rrjedhje të lirë dhe i pashtershëm.
17. Kroi Turqve, Nenshat. Ndodhet në Lagjen Çelek, në Fshatin Nenshat. Buron nga Mali i Shën Mëhillit. Ka rrjedhje të lirë dhe është i pashtershëm.
144 Komuna Hajmel
e fundit.
Nenshat, merrnin ujë nga ky krua prandaj njihet si i tillë.
18. Kroi Sumaj. Burim i rrjedhshëm dhe i pashtershëm. Buron nga Mali i Shën Mhillit dhe përdorej nga gjithë Lagjia SumajNuk është në funksionim tre vitet
19. Kroi Dioqezit, është kroi, nga i cili të gjithë priftërinjtë në Fshatin
Komuna Hajmel 145
20. Gurra Hajmel. Gurra e Hajmelit buron nga Mali i Bardhë dhe derdhet në lumin Gjader. Pershkon lagjen Gurraj dhe përdoret nga banorët kryesisht për vaditje. Ka prurje të bollshme saqë shpeshherë shkakton dhe përmbytje. Ka një prurje të madhe dhe pamja e saj eshte terheqëse.
146 Komuna Hajmel
21. Drunj pylli: Vargmalet: Mali i Bardhë-Shita-Shën Mëhilli dhe Kreshta, që përfshijnë fshatin Hajmel dhe Nenshat, kanë një bimësi të pasur. Në to rriten kryesisht lisa, frashër, dëllinja, shkozë, murriz, dardha të egra, pisha etj. Banorët e zonës i përdornin për ngrohje por pa i shkatërruar. Pemët shumëvjeçare dhe të larta janë keqtrajuar dhe shkatërruar pasviteve ‘90. Në ditët e sotme ka një përmirësim të situatës dhe malet kanë filluar të vishen përsëri me gjelbërim.
22. Kafshë pylli: Në malet që rrethojnë Fshatin Hajmel e Nenshat jetojnë shumë kafshë të egra. Në këto male rritet ujku, dhelpra, lepuri, iriqi, derri, etj. Historikisht këto kafshë janë parë në malet tona dhe vazhdojne të shihen kryesisht nga çobanët e zonës. Gjate viteve ‘90 ka pasur një pakësim të tyre për shkak të shkatërrimit të pyllit, por janë rishfaqur vitet e fundit.
23. Shpendët: Në malet që rrethojnë fshatin Hajmel dhe Nenshat ka shume shpendë. Ndër to përmendet thëllënxa, mullenja, qoktha, qyqja, shqiponja, shapka dhe bilbili. Gjate viteve ‘90 ka pasur një pakësim të tyre për shkak të shkatërrimit të pyllit por janë rishfaqur vitet e fundit.
24. Bimë mjekësore:Në territorin e Hajmelit, gjendet sherebele në sasi të konsiderueshme kryesisht në Malin e Bardhë, por gjendet edhe trumzë,
Komuna Hajmel 147
dëllinja të kuqe, çaj dhe makth-trendelinë. Këto bimë janë shumë të përdorëshme nga njerëz edhe në ditët e sotme.
II. BURIMET KULTURORE MATERIALE,
1. Shkolla e parë shqipe në Hajmel, 1905. Ka qenë hapur në shtëpinë e Simon Ndue Ndreu, sipër ujësjellësit. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
2. Kalaja e Sapës. Kalaja e Sapës ndodhet në fshatin Nenshat, të Komunës Hajmel, në qytetin e Shkodrës. Kisha e Sapës i përket shek XVII. Shpallet monument kulture në vitin 1963. Në katundin Nënshat, ngrihet një mal, në të cilin ka qenë e ndërtuar Kisha e Shën Mëhillit. E po prej kishës, ky mal ka marrë emrin Mali i Shën Mëhillit. Në brî të këtij mali ka qenë dikur Shati, prej kah emërohet katundi Nën-shati. E po në këtë vend ka qenë dhe Ipeshkëvija e Sapës apo e Sapatës, prej së cilës thirret i gjithë dioqezi: dioqezi i Sapës. Shumë kush mendon se fjala Sapë, nuk është tjetër veç fjala Shat e ndërlikuar prej të huajve me fjalën shát e përkthyer në italisht zappa.
Gojëdhënat na tregojnë se në Shkrep të Nënshatit, ka qenë dikur një kala, që i kanë thënë Kalaja e Capës. E në maje të këtij shkrepi gjendet që me kohë
Kisha Katedrale. Si rrjedhojë e përpjekjeve të mëdha që patën
Thrakët në vendet tona, hipoteza të ndryshme flasin se emri Sapë vjen prej
Thrakëve. Pra, me shumë gjasë Sapajt thrakë kanë lënë emrin e Sapës
148 Komuna Hajmel
sonë. Të flasësh për historikun e Dioqezës së Sapës, sigurisht që duhet t’iu referohesh autorëve të vjetër. I vetmi që mund të themi se na jep të
dhëna të sakta mbi zanafillën e dioqezës së Sapës dhe ecurinë e saj që nga
themelimi; domethënë gjatë periudhës kohore 1291-1941, është kleriku i njohur Dom Gaspër Gurakuqi, prej të cilit disponojmë librin me titull: “Dieçezi i Sapës”. Sipas gjurmimeve dhe hulumtimeve që autori kishte bërë duke mbledhur dokumenta andej e këndej, si bleta e kujdesshme, në vitin 1941, me rastin e 650 vjetorit të themelimit të Dioqezës, nëpërmjet botimit të këtij libri, arrin të nxjerrë në pah vlerat historike të kësaj dioqeze. Por duke iu referuar edhe Annuarit (Vjetarit) të Selisë së
Shenjtë, shkruhet se Dioqeza e Sapës është themeluar në vitin 1062.
Burimi: Dioqeza e Sapes
Gjovalin Gjadri. Kanë shërbyer si zyra të Komunës Hajmel deri me 1991
Burimi: Zef Vokrri,Hajmel
3. Qela në Hajmel, 1930. Projekti i ndërtimit të saj është bërë nga inxh.
Komuna Hajmel 149
4. Kisha e vjetër e Shën Mëhillit e ndërtuar në vitin 1062, aktualisht është me mure të lënë në mëshire të fatit, në humbje të identitetit të saj. Ndodhet në rrëzë të Malit të Shën Mhillit.
5. Katedralja e Shën Gjergjit - Nenshat, ka lidhje me Kalanë e Shatit, në afërsi të saj në vitin 1583 është vendosur Katedralja e vjetër e Sapës, e restauruar me 1583, 1860, 1905 dhe 2010.
150 Komuna Hajmel
Nuk dihet se kur është ndërtuar me saktësi, por sipas burimeve arkivore thuhet se “para se të merrte detyrën si Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, Imzot Gjergj Palma, në vitin 1583, në këtë Kishë kryheshin funksionet religjoze”. Sipas kësaj mendohet se Katedralja e Shën Gjergjit mund të jetë ndërtuar para shekullit XV. Ndërsa restaurimi i saj është bërë në vitin 1857. Përshkohet nga rruga nëpër fshatrat e Zadrimës, duke filluar nga fshati Dajç që ndodhet në superstradën Tiranë-Shkodër, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mundësi tjetër është dhe, me nisje nga qyteti Vau-Dejës duke përshkuar rrugën anës malit të Shitës së Hajmelit. Ka qenë Kishë Katedrale e Selisë së Ipeshkvisë së Sapës. E ndërtuar në maje të Krepit të Nënshatit, prej shekujsh Kisha Katedrale e Shën Gjergjit edhe pse pësoi shumë vuajtje e shkatërrime, ajo nuk u mposht kurrë. Qëndron kryelartë me vlerat historike dhe triumfin e saj për fenë dhe besimin katolik që është ushtruar në këtë vend gjatë brezave. Përveç kësaj, Kishës i shtohet edhe bukuria natyrore, ku vetë Zoti deshi që ajo të ndërtohej aty, duke soditur kështu jo vetëm Nënshatin, por gjithë fushën e Zadrimës, e madje edhe përtej me pamjet e mrekullueshme të kësaj zone. Me iniciativën e Ipeshkëvit të Sapës, Imzot Lucjan Avgustini, Kisha e Shën Gjergjit u restaurua plotësisht dhe u Bekua në ditën e Shën Gjergjit me 23 prill 2007. Gjatë restaurimit dolën në dritë edhe varret e ipeshkëvijve të dikurshëm si Imzot Severini e Imzot Koleci, ndër të cilët mendohet se janë edhe eshtrat e Imzot Frang Bardhit.
Burimi: Dioqeza e Sapes
6. Kisha e Shën Mëhillit. Kisha e Shën Mëhillit ndodhet në fshatin Nenshat. Është ndërtuar me 1860, per nder të Shejtit mbrojtës të Dioqezës së Sapës. Sot ruhet fasada ballore prane selisë ipeshkvnore. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
Komuna Hajmel 151
7. Ura me dhjete harqe mbi lumin e Gjadrit.Është ndërtuar nga italianët në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia në vitin 1942. Gjatë kësaj kohe është hapur dhe rruga që lidhi Laçin me qytetin e Lezhës. Është e gjatë 100 meter dhe ka 10 harqe.
8. Kisha e Shën Martinit në Turre (në gjirin e Shitës së Hajmelit) me mure të dëmtuar. Ishte një kishë e vogël, që ishte ndërtuar për nder të Shën Martinit, që ishte mbrojtësi i bagëtive, e sipas banorëve iu mbyll gojen ujqërve. Nuk dihet viti i ndërtimit. Sot gjenden mure me lartësi deri ne 1.20 m. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
9. Qyteza Lekokaj në Malin e Bardhë, Hajmel. Ka akoma mure mesjetare të demtuara, por që flasin vetë. Thuhet se në këtë lagje janë bërë 12 dasma në një ditë, që do të thotë se ka qenë një vend i banuar shumë. Sipër lagjes, jane muret e kalasë akoma në këmbë. Thuhet se banoret e Lekokej, kane emigruar në Italianë e Jugut në Kalabri, pas pushtimit të vendit nga Turqia. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
152
Komuna Hajmel
10. Kisha e Pistullit.Është ndërtuar me 1886, dhe ka qenë Ipeshkv Giulio Marsini, franceskan. Kisha është në funksionim edhe sot. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
11. Varrezat e vjetra në Shën Gjergj. Varrezat e vjetra, datojnë që nga vitet 1800. Kanë shërbyer si varreza për disa nga fshatrat e Zadrimës. Brenda në kishe jane varrosur disa nga ipeshkvit e Sapës, ndër to dhe imzot Gjergj
Koleci, që ishte Ipeshkvi i fundit, i varrosur aty. Ka rreth 100 vjet që nuk janë më në funksionim.
Komuna Hajmel 153
12. Mulli bloje drithi me ujë në Hajmel, i cili është akoma në funksion, e që përdor traditen e vjetër të bluarjes së drithit. Vihet në punë me ndihmën e ujit të Gurrës së Hajmelit.
13. Ish-reparti ushtarak i ndjekjes Hajmel. Quhej ndyshe edhe dega e punëve të brendshme. Gjate viteve 1953 - 1957 janë torturuar të ashtuquajturit kundërshtarët e regjimit komunist. Është dëshmi e periudhës së regjimit komunist. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
154 Komuna Hajmel
14. Stacioni i trenit Hajmel. Është hapur me 1995, sipas një kërkese të komunitetit, sepse e gjithe zona e Hajmelit ishte larg rrugëve të komunikimit. Vendndalimi në Hajmel, është akoma në funksion. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
15. Artizanati tekstile, i cili është shumë i zhvilluar në Komunen Hajmel, në nivel shtëpiak.
155
Komuna Hajmel
17. Varrezat e vjetra afër kishes së Shën Mëhillit, në Nenshat, ka më tepër se 170 vjet që nuk varrosen më njerëz aty për arsye të terrenit të vështirë për t’u ngjitur.
16. Rrenoja e Qendres Mesjetare të përpunimit të armëve në Lagjen Kovaç, në fshatin Hajmel.
156 Komuna Hajmel
18. Diga e Gjadrit. Është ndërtuar në vitin 1957 nga te burgosurit e regjimit Komunist. Është ndërtuar me punë krahu, duke përdorur tokmak. Gjate viteve të fundit është rritur lartësia për të mbrojtur zonen nga përmbytjet. Burimi: Zef Vokrri, Hajmel.
III. BURIMET KULTURORE JO MATERIALE,
në të cilin përfshihen të gjitha llojet e traditave, kinemaja, teatri, muzika, folklori, artizanati, ritet festive, festat e fshatit, riti social-kafe, raki, kostumet, kuzhina, bimët mjekësore, legjendat, mitet, gjithë dituritë e ndryshme të zonës.
1. Komuna Hajmel ka këngëtare dhe instrumentistë popullorë të talentuar.
2. Gratë zadrimore kanë të gjitha kostumet e tyre, tradicionale, e një pjesë i veshin edhe në jeten e përditëshme. Artizanati shtëpiak prodhon sofrabeza, mësalla, e strajca për vajzat që martohen ose edhe për nevojat shtëpiake.
3. Bimë mjekësore apo aromatike: Sherbelë në sasi të konsiderueshme, trumzë, dëllinja të kuqe, lule frashëri, makth, dafina, gjethi i mespules që përdorej si qetësues për dhimbjet e barkut për fëmijet, etj.
4. Është i përhapur në të gjitha familjet riti i përgatitjes së rakisë dhe verës. Komuna Hajmel është e njohur për prodhimin e verës, për sipërfaqet e vreshtave si edhe për kantinat e vogla të prodhimit të verës shumë cilësore.
5. Gastronomia. Janë produkte tradicionale që përdoren edhe sot: buka e misrit (buka e qethit), pulendra, etj.
157
Komuna Hajmel
ATRAKSIONET
I. ATRAKSIONET NATYRORE.
Ngjitjet në Majën e Shitës, Malin e Bardhë dhe në Kreshtë, janë ekoturet, të paisura me sinjalistikë si edhe tabela treguese të itinerareve përgjatë rrugës që përshkon Komunen Hajmel.
1. Nga rruga e ish Dioqezit të Sapës, në Nënshat, në ish lagjen Bardhaj, ku mund të shikohen apo vizitohen gjurmë të ish Dioqezit të fundit të Sapës që, pas vitit 1967, do të strehonte familje të internuara, Kishën pranë të Shën Mëhillit, që i kanë ruajtur vetem fasadën, kisha më e vonë.
2. Nga ish Kuvëndi i Motrave Stigmatine, po në Nënshat, sipër Kishës së re të Shën Mëhillit, ngjitesh drejt Katedrales së Shën Gjergjit në shkrep dhe vijon nga lindja , pranë shkëmbit të Zakarisë, më tej drejt Krojit të Lëkurave dhe duke vijuar , më nga juglindja , shkon tek qëndra e vjetër e ish Dioqezit të Sapës dhe Kisha e Shën Mëhillit, muret e së cilës, në disa fragmente, janë shumë të fortë ende. Shën Pali, që përhapi ungjillin në Iliri, që në shekullin e parë të e.r., duke shtegëtuar për në vendet veriore, rrugës nëpër Zadrimë është ndalur, e ku më mirë se në këtë strehë, kaq të sigurtë në Sapë, duke krijuar një bazë ungjillizuese të krishterë, që në atë kohë, në këte gji mali.
3. Nga Mali i Bardhë, Hajmel. Sot mund të ngjitesh në disa drejtime. Zë fill udhëtimi, që nga Gurra e Hajmelit një burim gjigand me ujë që nuk shterron kurrë. Në dalje është një guvë në shkëmb nën rrugën automobilistike. Me sa duket nën Malin e Bardhë do të ketë një liqen nëntokësor, që grumbullon ujë gjatë stinëve me rreshje dhe e ruan edhe për stinën e thatë.
Ky ujë është i ngrohtë dimrit dhe i ftohtë verës.80m më lart është Lagja e vjeter e Lekokajve, që kishin banesat e tyre, sigurisht të dëmtuara por kaq pranë njëra tjetrës me rrugë e rrugica të shtruara me kalldrëm.Guri i këtyre mureve është marrë për punime mbrojtëse por edhe nga banorët më poshtë për ndërtime. Kjo lagje quhej qytezë dhe sipër në mal, 200 m më lart janë themelet e Kalasë së Qytezës, që thuhet se është shkatërruar nga turqit. Shtegëtimi mund të vazhdojë në kurrizin e Malit të Bardhë, del në qafë të këtij mali dhe vijon lart për Qygje dhe Shitë.
158 Komuna Hajmel
4. Nga lagja Lukaj, Hajmel. Një shteg tjetër është rruga e Qafës Lukaj , një lagje e vjetër e Hajmelit , ç’lodhesh pak pranë Kroit Lukaj dhe nëpër koriet e atij shpati ngjitesh gjatë luginës dhe del në Qafë të Malit të
Bardhë dhe më tej shtegëton djathtas drejt majës.
5. Nga kroi Kovaç ose Kabash Hajmel. Një mundësi tjetër është rruga nga
Kroi Kovaç në Hajmel. Aty majtas mund të shohësh ish tunelet ushtarake , magazina të armëve dhe predhave, ndërsa djathtas, dikur, aty mbi atë kodër ishte farka e Çefës, një punishte e përmendur me tradita të vjetra të riparimit të armëve dhe të prodhimit të barutit. Më tej ngjitesh në një shteg, drejt një hapesire të sheshtë, mund të konsiderohet si prehëri i Shitës , ku janë disa mure të Kishës së Shën Martinit.Me sa duket kjo kishë, e maskuar dikur, ju shërbente Hajmelasve, në periudhen e pushtimit turk, për të kryer ritet e pagëzimeve dhe kurorezimeve. Siç edhe dallohet ka qenë rrënuar nga turqit. Me tej nga jugu, shtegëton në ngjitje një rrugë këmbësore që të nxjerr në Fushën e Malit. Gjatë kësaj rruge mund të shikosh një shpellë të vogël, të paarritëshme, lart në ballin e Shitës, që quhet Shpella e Pëllumbave. Nga fusha e Malit, pasi të vizitosh një shpellë tjetër që zbret vertikalisht nën tokë, pothuajse ke arritur në maje të Shitës.
II. AKTRAKSIONET KULTURORE MATERIALE
1. Kantina Zadrima, me seli ne Hajmel ka si pronar, Zef Pashukun. Kantina “Zadrima” u themelua në vitin 2004, njëkohësisht si kooperativë dhe si kantinë familjare, me mbështetjen e OXFAM në kuadër të një projekti, i cili kishte si synim zhvillimin rural të rajonit të Zadrimës. Edhe sot kjo kantinë operon në bashkëpunim me vreshtarët e zonës në prodhimin e verës. Anëtarët e saj kanë investuar në mënyrë të vazhdueshme në përmirësimin e ambjenteve të kantinës dhe paisjeve të saj. Në vitin e parë kantina kishte një prodhim vere vetëm prej 10 hl, e gjitha kjo duke përdorur vetëm metoda tradicionale të prodhimit. Aktualisht, i gjithë prodhimi i kantinës është rreth 500 hl/vit. Përzgjedhja realizohet duke u bazuar në standartet e cilësisë dhe vetëm pjesa më e mirë e prodhimit ambalazhohet në shishe dhe tregtohet nën markën “Zadrima”. Kjo përzgjedhje përfshin verëra të prodhuara nga varietetet autoktone shqiptare të kultivarëve Kallmet dhe Shesh i Bardhë, si dhe atyre ndërkombëtare të tillë si Tempranillo dhe Merlot. Prodhimi i verës në Zadrimë trashëgohet nga një traditë e vjetër, shekullore e klerikëve katolikë të zonës, të cilët ishin të njohur në prodhimin e verës
Komuna Hajmel 159
që në shekullin e XV. Aktualisht, procesi i prodhimit të verës ndiqet nga konsulenca agronomike dhe ajo enologjike, me qëllimi ofrimin e produktit më të mirë nga vreshtat më të mira. Verërat që prodhon janë: Kallmet dhe Shesh i Bardhë. Burimi: Zef Pashuku
160 Komuna Hajmel