Hermes Newsletter # 2

Page 1

A HarmonizEd fRamework to Mitigate coastal EroSion promoting ICZM protocol implementation

Dhjetor 2018

Newsletter # 2 Sitet pilote ne Greqi 1. Emri dhe vendndodhja e siteve pilote Sitet pilote ne Greqi jane te vendosura Brenda kufijve te Bashkise Paggaio ne detin e Trakise ne veri dhe ate Egje. Plazhi Kariani eshte afersisht 16.3 km i gjate me nje gjeresi maksimale prej 76 m ne pjesen perendimore prane deltes se lumit Strymonas. Ngjitur me plazhin Kariani, ne kufirin e tij lindor, bregdeti vazhdom me Ammolofi, plazhi ranor dhe sistemi i dunave shtrihet deri ne 50 m ne gjeresi, duke mbuluar rreth 20 km.

2. Rendesia per ekonomine lokale Zona bregdetare e Bashkise Paggaio perfaqeson te vetmit burim te madh punesimi ne perspektiven baze per ekonomine locale. Duke qene aseti kryesor i nje prej destinacioneve ne rritje te turizmit ne Greqine veriore menaxhimi mjedisor eficient i zones bregdetare eshte bere nje prioritet kryesor per Bashkine. Pamje e nje plazhi ne Ammolofi ( Bashkia Paggaio )

[1]


3. Problemi i erozionit bregdetar dhe impakti i tij ne komunitet Ne sitete pilote greke, erozioni bregdetar eshte nje process qe kryesisht eshte i shtyre nga presione antropogjenike dhe ekzistences se ndertimeve me nje impakt neativ te qarte. Megjithate zona bregdetare eshte nyja kryesore e aktiviteteve te biznesit dhe keshtu burimi me kryesor i rritjes ekonomike. Si pasoje, cdo perkeqesim i gjendjes mjedisore te zones bregdetare do te kete nje impact te menjehershem negative ne aktivitetin real ekonomik.

4. Kontributi i projektit HERMES Perqasja transnacionale e prezantuar nga projekti HERMES lehteson zhvillimin e njohurive dhe perdorimin e metodave te reja per te zhvilluar dhe implementuar zgjidhje te testuara qre kombinojne nderthurjen e teknologjive me mobilizimin e njohurive lokale.

Vendndodhja e siteve pilote ne Greqi

[2]


Sitet pilote ne Qipro 1. Emri dhe vendndodhja e siteve pilote Sitet e perzgjedhura pilote jane bregdeti verilindor i gjirit te Larnaca, vecanerisht Oroklini dhe vija bregdetre e Zygi. Te dyja keta zona jane te rrezikuara na erozioni bregdetar e ne menyre te vecante vija bregdetare e Oroklini.

2. Rendesia per ekonomine lokale Bregdeti i Oroklini eshte i njohur si nje vend pushimesh me shume facilitete , ndersa Zygi eshte i njohur si nje zone peshkimi. Oroklini luan nje rol te rendesishem ne industrine e turizmit te Larnaca, ndersa Zygi eshte i lidhur kryesisht me ekonomine lokale te peshkimit.

3. Problemi i erozionit bregdetar dhe impakti i tij ne komunitet Pergjate vijes bregdetare te urbanizuar te gjirit te Larnaca, erozioni i plazhit Oroklini shihet pergjate disa kilomentrave se bashku me disa ndalues dallgesh ne det te hapur ne menyre qe bregdeti te ruhet nga erozioni i metejshem, gjithashtu jane ndertuar struktura te forta ne plazh dhe punime te tjera ndertimi jane aktualisht ne proces. Ne Zygi, pas ndertimit te nje impjantevet e medha peshkimi , jane ndertuar ndalues dallgesh ne det te hapur per te mbrojtur vijen bregdetare.

Vendndodhja e motobarkes se mbytur Zenobia ne gjirin e Larnaca

4. Kontributi i projektit HERMES Ne kuadrin e projektit HERMES nje rrjet kater platformash monitoruese do te vendoset per te monituruar rrymat detare, valezimin, ndryshimit e nivelit te detit. Nje nga keta platforma do te vendoset ne pjesen perendimore te gjirit te Larnaca ne thellsine rreth 30 m, jo larg nga e famshmja “Zenobia�, e cila eshte pjese e 10 relikeve te anijeve te mbytura me te famshme ne bote per zhytje scuba. Te dhenat do te transmetohen ne kohe reale nepermjet rrjetit te telefonise celulare (GSM) per nevojat e projektit HERMES dhe do te informoje zhytesit scuba ne zones e Zenobia rreth ceshtjeve te sigurise detare. Per me teper, parashikimi i te dhenave (rrymat detare, valezimin, eren, temperature e siperfaqes se detit (SST) , nivelin e detit) na nje model i shkallezuar numerik me rezolucion te larte ne nje domain te dedikuar qe mbulon dy zonat, gjirin e Larnaca dhe zonen e Zygi. [3]


Sitet pilote ne Bullgari 1. Emri dhe vendndodhja e siteve pilote Sitet pilote te perzgjedhura jane vijan bregdetare te bregut verior dhe jugor te Bashkise se Varna. Te dy zonat jane te prekura nga erozioni bregdetar. Pergjate pjeses veriore jane bere punime bregdetare gjate 40 viteve te kaluara, nderkohe qe ne pjesen jugore bregu nuk ka nderhyrje punimesh bregdetare. Nje efekt i dukshem i ndryshimeve klimaterike eshte erozioni bregdetar gjate dekades se fundit. Pjesa e bregut perballe zones urbane ashtu si edhe zonat e virgjera te bregut jane te prekura nga impakte te fuqishme te shkaktuara nga stuhite. Prandaj, monitorimi sistematik dhe mbledhja

Dy vendndodhjet per stacionin oqeanografik ne Varna

Erosion bregdetar ne jug te Varna (plazhi Galata-Jug)

2. Rendesia per ekonomine lokale Aktiviteti turistik ne plazh afer Varna ka filluar qe ne fillimet e shekullit te 20te. Nje infrastrukture plazhi e jashtezakonshme per Kohen eshte ndertuar qe ne vitin 1926. Zhvillimi i pjeses perballe plazhit eshte shoqeruar me peisazhe massive, mbjedhje pemesh e bimesh te rralla qe shihen sot ne te ashtuquajturin Sea Garden i cili qendron pas plazheve urbane te Varna per rreth 5 km vije bregdetare. Pjesa e ekonomise bullgare e prodhuar nga turizmi direkt dhe indirekt eshte ne menyre te ndjeshme me e larte se ne Europe, respektivisht rreth 14% dhe rreth 9%. Kjo do te thote se per ekonomine bullgare turizmi ka nje peshe prej 50% me te madhe. Eshte e qarte se roli i resorteve tona te plazheve eshte i nje rendesie maksimale per qendrueshmerine e turizmit bullgar. Duke patur parasysh se Bashkia e Varna ka resortet me te vjetra ne Detin e Zi qe ne vitin 1903, e ardhmja e plazheve tona duhet te jete ceshtje prioritare.

[4]


e te dhenave duhet te behet patjeter ne menyre qe te evidentohen trende te reja ne proceset bregdetare.

3. Erozioni bregdetar dhe impakti i tij ne komunitet Pergjate bregut te urbanizuar verior erozioni po rritet. Erozioni kronik ishte nje fakt edhe para 20 vitesh per arsye te reduktimit drastik te shkarkimeve te materialeve terrigjene te bregut. Gjate dekades se fundit disa stihi te pakta ne numer por te fuqishme kane shkaktuar ndryshime ne incidencen e parametrave te dallgeve ne stuhi, cka mund te perbeje trende te reja per nje erosion bregdetar te pershpejtuar ne te ardhmen e afert. Strukturat e ndertuara bregdetare do te ekspozoheshin ndaj impakteve me te medha se sa eshte parashikuar ne projektim, prandaj edhe demet mund te behen me te mundshme. Ne jug te Kepit Galata, ku bregu nuk eshte i urbanizuar dhe strukturat bregdetare nuk ekzistojne shenjat e erozionit jane dukshem gjithkund. Per rreth 50 vite kjo pjese e bregut ishte pak a shume ne nje ekuiliber dinamik. Ka shenja te qarta se gjendja po ndryshon, prandaj edhe observimi dhe monitorimi jane te detyrueshme tashme.

4. Kontributi i projektit HERMES Projekti HERMES po piloton nepermjet nje qasje sistematike per te mesuar me shume, per te monituar dhe zbutur erozionion bregdetar, cfare do te implementohet ne sistemet administrative te komuniteteve bregdetare. Duke patur kete parasysh, stacioni i pare monitories ne Bullgari do te vendoset ne nje zone ku informacione dhe te dhenat e mbledhura pritet te jene te dobishme ne afate te shkurtra. Bregu i Bashkise se do te jete vija bregdetare perfituese ne kete kuader.

Stuhi dallgesh duke kercenuar bregun verior te Bashkise Varna (Sts. Constantine and Helena Resort)

[5]


Nje stacion oqeanografik i vendosur ne hyrje te gjirit te Varna mjaftueshem larg bregut do te siguronte informacione te nevojshme dhe te dhena qe do t’i sherbenin te dy zonave ne fjale. Per arsye te infrastruktures ekzistuese zona veriore eshte me e pershtatshme per instalimin fillestar te stacionit. Kjo do te jete vendndodhja HERMES BG1. Ne nje faze te dyte stacioni do te zhvendoset ne pozicionion HERMES BG2. pervec kesaj, shkembimi i infomacioneve dhe eksperiencave ndermjet partnereve do te ndihmoje te kuptohen impaktet e ndryshimeve klimaterike ne lidhje me erozionin bregdetar dhe do te ndihmoje gjithashtu te krijohet vetbesimi ne parashikimin e ndryshimeve qe mund te ndodhin ne dekadat ne vazhdim.

Location of the pilot sites in Albania

Sitet pilote ne Shqiperi 1. Emri dhe vendndodhja e siteve pilote Sitet pilote te perzgjedhura jane ne veriperendim te Shqiperise prane qytetit te Shengjinit dhe derdhjes se lumit Buna. Variacioni i transportit te volumeve sedimentare te shkaktuara nga aktiviteti njerezor dhe evolimi i lumit po ndikon fort dinamiken sedimentare pergjate bregdetit te ketyre zonave. Ne menyre qe te mund te veprohet, pikenisja eshte njohja e fenomeneve komplekse qe karakterizojne dinamiken bregdetare

2. Rendesia per ekonomine lokale E gjithe zona ka nje vlere te madhe natyrore dhe karakterizohet nga prezenca e lagunave, kenatave te kripura, ultesirave dhe rripave te dunave. Keta rripa jane afer bregut, me lartesi rreth 1—2 m ne pjesen e brendshme te bregdetit. Zona bregdetare eshte e ndare ne sektore me zona ranore ose me depozitime permbytjesh dhe laguna. Te dy zonat jane te rendesishme per turizmin dhe habitatet. Laguna Kune Vain eshte nje zone natyrore e mbrojtur dhe eshte pjesa me shume e ekspozuar ndaj erozionit.

3. Problemi i erozionit bregdetar dhe impakti i tij ne komunitet Forma e bregut te detit varet shume nga klima dhe kushtet e dallegve ndaj te cilave ekspozohet. Duke qene se nje numer i madh I plazhve karakterizohen nga lartesi me vlera te uleta, bregdeti eshte shume i ndjeshem ndaj ndryshimeve te mesatares se nivelit te detit dhe gjendet ne rrezik serioz me rritjen e tij te kushtezuar nga ndryshimet e ardhshme te klimes. Ne vitet e fundit, dunat dhe vegjetacioni jane demtuar ne menyre domethenese nga aktivieteti njerezor, si krijimi i fshatrave te vegjel dhe hapja e rrugeve te reja per te lehtesuar aksesin ne plazhe. Situate eshte edhe me e nderlikuar ne zonat kodrinore afer ul[6]


Erozion bregdetar afer lagunes Kune Vain

tesirave te permbytura, ku ne vitet e fundit jane ndertuar rezervuare per ujitje duke shkatuar keshtu reduktimin e sedimenteve te transportuara ne det. Pasoja eshte nje deficit sedimentesh i cila lidhet me erozionin bregdetar. Proceset e erozionit kane karakterizuar pothuajse te gjithe zonen bregdetare nga derdhja e lumit Mat deri tek zonat e plazhit afer portit te Shengjinit.

Aktivitet turistik afer derdhjes se lumit Buna (Velipoje)

[7]


Pergjegjesia per permajtjen dhe pikepamjet e kesaj Newsletter jane teresisht te partneritetit te Projektit HERMES. Programi BalkanMed nuk eshte pergjegjes per cdo perdorim qe mund t’i behet informacionit te permbajtur ketu. Kontakt: hermes.bmp@gmail.com

Projekt ibashkefinancuar nga Bashkimi Europian si dhe fonde kombetare te vendeve pjesmarrese.

[8]


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.