Nr 1 bjeshkim dhe alpinizem

Page 1

BJESHKIM dheALPINIZËM Numur 1, 2014 / Shbat.org Punuar nga anëtarë të SH.B.A Tirana

Maja e Kollatës dhe ne … Mali i Thatë Lëvizja Shtatë Majat Aconcagua Mali Elbrus dhe BMU Jezera 2014 Mali i Cukalit Shpella e Pëllumbasit Radohina Mali i Gjallicës Shoqata më e re Mali i Valamarës Tomori i shënjtë dhe alpinistët Qafë Shtama dhe Mali i Skëndërbeut 5 vjet AST Elbasani dhe Mali Bukanik Mali i Veleçikut Zig Zag thirrja e alpinistëve

1


 2


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu, pa mbështetjen e tyre alpinistët tanë nuk do të mundeshin të ngjiteshin në majat më të larta të kontinenteve të rruzullit tonë.

3


Ekipi Editorial Loren Rroço Menduh Zavalani Erlin Rrudho Fation Plaku Aleksandër Bojaxhi Dorina Mosku Design: Elvis Bejtja

U DH A E M B A R Ë!

Për Informim: +355 67 40 59 698

4

R

evistës Bjeshkim dhe Alpinizëm me urimin UDHA E MBARË! i nisim shkrimet dhe ilustrimet që do të përmbajë ajo sot e në vitet në vazhdim. I urojmë udhë të mbarë me dëshirën që botimi i saj të gëzojë jetëgjatësi: të ketë për çdo vit veprimtari për të cilat alpinistët dhe bjeshkatarët do jenë të gatëshëm që t’i shkruajnë e të përçojnë, nëpërmjet saj, mbresat dhe përvojat e tyre edhe tek të tjerët. I urojmë udhë të mbarë si ndjellëse e nxitëse për sa më shumë të rinj e të reja që të argëtohen në natyrë! Nëpërmjet revistës botuesit do të kenë parasysh që tu sjellin lexuesve, me shkrime e me fotografi, bukuritë e Natyrës Shqiptare, si dhe bukuritë e maleve kudo ku artikullshkruesit dhe fotografuesit do kenë kaluar përvoja argëtimesh. Në përmbajtjen e saj revista do u sjellë lexuesve njohuri që lidhen me veprimtaritë në natyrë: veshjet, lidhjet e litarëve, teknika të kalimit të reliefit, organizimin e grupit për të dalë në natyrë, etj. Në përmbajtjen e saj revista do i njohë lexuesit me individët, organizatat dhe bizneset që nxisin dhe ndihmojnë veprimtaritë në natyrë. Në përmbajtjen e saj revista do i njohë lexuesit me veprimtaritë që organizojnë argëtuesit për ruajtjen dhe konservimin e natyrës, propagandës për këtë qëllim, etj. Udhë të mbarë dhe jetëgjatësi Revistës Bjeshkim dhe Alpinizëm! Anëtarët e Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana.


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu, pa palestrat e tyre alpinistët nuk do të mundeshin të stërviteshin në nivelet e duhura.

5


N

ë datë 6 Janar m’u kujtua që kisha edhe

4 ditë kohë para se të nisesha për në Gjermani, ku studioj, dhe nuk kisha bërë asnjë ngjitje serioze gjatë ditëve të pushimeve studentore që qëndrova në Shqipëri. Kjo bëri që të takohem me shokë të shoqatës, me të cilët diskutuam për të organizuar një ngjitje. Vendosëm të tentojmë ngjitjen e Kollatës. Kishim dështuar një herë vitin që shkoi dhe kisha besim se një gjë e tillë nuk do mund të ndodhte përsëri.

Maja e Kollatës dhe ne ....  6

Loren Rroço Darmshtadt, Gjermani, më 20 Janar 2014


Vendosëm që të niseshim të mërkurën me datë 8 Janar (2014) dhe kishim 40 orë kohë për t‘u organizuar. Mbas shumë diskutimesh, për mendimin tim të panevojshme, u nisëm në 14:30 nga Tirana unë, Ervini, Erli dhe Mendi. Rruga na vajti mirë dhe mbas 6 orësh arritëm në Valbonë tek Isa, ku kaluam natën. Me vete kishim kazma të drejta, shalurë, kthetra dhe karabina për secilin, si dhe 2 litarë kolektivë. Vendosëm që të tëra pajisjet t‘i bënim gati para se të flinim, por e nesërmja tregoi se nuk kishim bërë pikërisht ashtu. Orën e nisjes për nesër e lamë 06:00. Të nesërmen, datë 8 Janar, u nisëm gjysmë ore me vonë, në 6:30. Terreni ishte jo i këndshëm, por hap pas hapi, të ndjekur nga qeni i Isës, përparonim në itinerarin tonë... Fatmirësisht, në zonën e pyllit gjetëm një shteg të sapo punuar të cilin e ndoqëm deri në pikën ku na lidhte me shtegun që kishim ndërmendur për ngjitjen e majës së Kollatës, i lirë ky nga pylli e shkurret. Po përparonim ngadalë, por përparonim. Pa shumë probleme arritëm stanet dhe i kaluam ato. Pas pak në itenerar fillonte akulli. Ndalëm për të mbathur kthetrat, por na dolën “punë” mbasi jo të gjithë i kishim përgatitur ato për gatishmëri që poshtë në luginë. Jo të gjithëve na vinin përshtat kthetrat sipas këpucëve që kishim. Që të bëheshim përsëri gati na u desh të kalonim një orë me inovacione për

përshtatjen këpucë-kthetër. Pasi u bëmë përsëri për rrugë, tek ecja, bëja llogari se me vonesat e ndryshme nga mospërgatitja e pajimeve për gatishmëri marshimi, nga pakujdesi të çastit, si dhe nga ndalesat për arsye të mospërgatitjes së duhur fizike si grup, ne kishim humbur gati tre orë. Gradualisht po më qartësohej fakti se ne nuk do të mund të kishim kohë të ngjisnim majën... Vazhduam të ngjitemi deri në udhëkryqin e radhës, ku vendosëm që të marrim itinerarin që marrin alpinistët malazezë, pra duke kaluar kufirin shtetëror, ngaqë alternativa tjetër dukej më e rrezikshme. Kur kaluam qafën e Prosllopit, pamë që për të zbritur në itinerarin që ndjekin malazezët duhej të kalonim një tërthore shumë të rrezikshme. Ishte ndoshta me pjerrësi 75 gradë, me borë të shkrifët dhe që dielli e rrihte për jo më shumë se dy orë në ditë. Ishte e qartë që këtu gjurmët nuk do të mbanin dhe ne vendosëm të mos rrezikonim. Litarët që kishim, pa patur kunja e karabina për të përpunuar itinerarin, nuk do të mund të na siguronin para vrullit të një orteku të mundshëm që mund të krijohej... Dhe vendosëm të kthehemi. Morëm një tërthore për të dalë në një itinerar të shkurtër kthimi. Porse përsëri tempi i marshimit ra, dhe jo për fajin tonë: bora bllokonte keqas kthetrat dhe pas çdo hapi ato duheshin pastruar ngase në të kundërt

duhej të ecje me 2 topa bore poshtë këpucëve. Meqë kisha kthetrat më të mira dhe nuk më mbusheshin me borë, vendosa të bëja ca kacavarje për të dalë në një pikë të përshtatëshme ku të mund të grupoheshin edhe të tjerët. U rigrupuam poshtë një faqeje shkëmbi në lartësi rreth 2300 m. Në këtë vend diskutuam dhe vendosëm përfundimisht që të kthehemi në Valbonë. Pas një pushimi të shkurtër ku edhe diskutuam për nevojën e përdorimit të litarit në segmentin e parë të zbritjes, përfundimisht vendosëm që të zbresim të pa siguruar. Fatmirësisht zbritëm shpejt dhe pa problme deri në lug, prej ku vazhduam rrugën për poshtë. Mbërritëm në fshat mbasdite, dhe mbasi hëngrëm u përgatitëm për rrugën e kthimit. Ngjitja na dështoi, por besoj se veprimtaria kishte leksione përvoje. Për mendimin tim, nëse arrin të gjesh arsyet pse një ngjitje dështon dhe këto arsye i regjistron në një “skedë” të memories, kjo të vlen pozitivisht për herë të tjera. Gjykoj se ne nuk e ngjitëm majën e Kollatës sepse nuk i përgatitëm pajisjet që në Valbonë, pasi arritëm atje apo para se të binim për të fjetur, sepse u vonuam në nisje, si edhe sepse nuk ishim një grup homogjen me përgatitjen fizike. Këto mangësi ishin tonat dhe që të mos ndodhë përsëri në veprimtari të ardhme, ia vlen t’i kemi parasysh, që kështu t’i themi vetes se “kemi mësuar nga gabimet”, një urtësi kjo që ka qenë e vlefshme në të gjitha kohërat.

7


Mali i Thatë Mali i Thatë është pjesë e bllokut malor që ndan liqenin e Ohrit nga Liqeni i Prespës. Nën kreshtën e Malit të Thatë kalojnë përrenj e burime nëntokësore, që nisin nga Liqeni i Prespës së Madhe dhe përfundojnë në burimet e Shën Naumit, Drilonit, Tushemishtit (ku janë xhiruar edhe skena të filmit “Zonja nga qyteti”) etj.,

8

duke u derdhur në Liqenin e Ohrit. Në këtë mënyrë, Liqeni i Prespës së Madhe, që gjendet 157 metra më lart, furnizon me ujë Liqenin e Ohrit nëpërmjet këtyre burimeve që kanë një prurje të përgjithëshme prej 15 m3/s. Fshati Alarup që është në lartësinë rreth 1.100 m mbi nivelin e detit është një nga pikat e afrimit me

mjet e prej nga mund të fillohet ngjitja e majës. Maja e Malit të Thatë ngrihet në verilindje të fshatit. Rruga për në majë nuk ka vështirësi teknike: konsiderohet itenerar i thjeshtë. Koha vajtje ardhe nga fshati Alarup është rreth 4 orë. Ne e ndërmorrëm këtë veprimtari më dt. 8 Mars pasi kaluam një natë në Pogradec. Vlen


të theksohet se në ditën e ngjitjes së majës frynte erë e fortë e cila e shtonte intensitetin e saj me rritjen e lartësisë së ngjitjes. Kjo bëri që në majë të arrijnë vetëm tre nga pjesëmarrësit: Menduh Zavalani, Amantia Simixhia dhe Ervin Dervishi.

shbat  9


7Majat

Lëvizja

N

ë botën alpinistike ka disa nisma. Njëra prej tyre, më e përhapura, është nisma e ngjitjes së majës më të lartë të sejcilit prej shtatë kontinenteve të rruzullit toksor: në Evropë Maja Elbrus (5.642 m), në Afrikë Maja Kilimanjaro (5.895 m), në Amerikën Veriore Maja Denali (6.194 m), në Amerikën Jugore Maja Aconcagua (6.962 m), në Azi pullazi i botës - Maja Everest (8.848 m), në Antarktidë Maja Vinson (4.897 m), në Oqeani Maja Carstensz Pyramid (4.884 m). Ka alpinistë që konsiderojnë në këtë nismë edhe majën më të lartë në kontinentin e Australisë (duke mos e marë parasysh Australinë si pjesë të Oqeanisë, por si kontinent më vehte) dhe kështu përfshijnë në ngjitjet e tyre edhe majën Kosciuszko (2.228 m), si majë të tetë, ndonëse ngjitja e saj nuk ka vlera alpinistike. Megjithatë, vlen të shënohet se, ka alpinistë që ngjisin tetë maja duke përfshirë si majë të tetë ose majën Carstensz Pyramid ose majën Kosciuszko. Njëherësh vlen të theksohet se maja Mont Blanc nuk është maja më e lartë e kontinentit tonë (sikundër konsiderohet nga mjaft njerëz) por është maja më e lartë e Alpeve të Evropës.

10


Shoqata jonë mbështet anëtarët alpinistë që synojmë të ngjisin majën më të lartë të sejcilit prej shtatë kontinentet. Ky synim njihet në botën alpinistike si lëvizja Seven Summits (lëvizja shtatë majat). Tashmë, pas ngjitjes së majës Aconcagua më 11 shkurt 2014, më të avancuarit të ekipit tonë në lëvizjen Seven Summits i mbeten edhe dy maja për të përmbyllur ngjitjen e këtyre shtatë majave. Nëse do jemi në gjendje të sigurojmë sponsorizim, atëherë alpinizmi ynë do ketë një realizues TË PARË të ngjitjes së shtatë majave. Por kjo arritje, nëse ndodh me ekipin e shoqatës tonë, apo me këdo tjetër, nuk do ja ulë vlerën e arritjes atij alpinisti që do jetë realizuesi i dytë shqiptar i ngjitjes së shtatë majave. Do jetë e njejta arritje alpinistike. Ashtu sikundër edhe është për shumë alpinistë të botës që i kanë ngjitur prej kohësh (i pari përmbylli ngjitjen e shtatë majave më 30 Prill 1985) këto maja apo të tjerëve që ende i synojnë ato. Deri më sot për alpinistët tanë dy kanë qenë Sponsorizuesit Kryesorë që kanë mundësuar përfshirjen në lëvizjen Shtatë Majat: Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania. U mbetemi mirënjohës! Një nga arësyet që ne jemi të vonuar për tu ngjitur në majën më të lartë të çdo kontinenti, ashtu sikundër edhe në maja të tjera me vlera të veçanta alpinistike në botë, është sepse në Shqipëri sporti i alpinizmit filloi rreth 150 vjet pas lindjes së tij. Në këto 150 vjet distancë kohore duhen shtuar edhe vitet e diktaturës që e mbyllën këtë sport brënda kufijve

shtetërorë si asnjë sport tjetër. Sporti i alpinizmit nuk është sport gare as midis individësh dhe as midis ekipesh. Kush u ngjit i pari, i dyti, e kështu me rradhë (si individ apo si ekip) për sportin e alpinizmit është një rekord (shënim) i natyrës së historisë alpinistike të një mali. Alpinisti (si anëtar ekipi apo si individ) garon me relievin malor të itenerarit që ndërmerr për të ngjitur si dhe me elementët atmosferikë. Kur alpinisti arrin majën (apo fiton) d.m.th. që ai ja ka dalë të fitojë mbi reliefin malor dhe mbi elementët atmosferikë. Lartësia mbi nivelin e detit është element tjetër i rëndësishëm në vështirësinë e itenerarit. Në historinë e sportit të alpinizmit ka ndodhur që jo rrallë ekipe më të mira në përbërje dhe përgatitje kanë dështuar dhe ekipe më të dobëta kanë triumfuar për të njejtin synim sepse të parëve nuk u ka prirë (ndihmuar) moti dhe të dytëve, më të papërgatiturve, u ka ndihmuar. Kjo është ironia e hidhur më tipike që karakterizon këtë sport! Vlen të rithuhet se ato që në alpinizëm quhen rekorde, nuk kanë kuptimin që kanë, p.sh., rekordet e garave të atletikës. Në alpinizëm ato kanë kuptimin e shënimeve ose kurioziteteve, apo dhe të të dyjave bashkë. Kështu p.sh. për vendin tonë në rekordet (shënimet) e historisë së alpinizmit shkruhet se ngjitësit e parë të majës së Jezerës, më e larta e alpeve tona, në stinën dimërore ishin Minella Kapo, Vasil Stambuli dhe Mustafa Selenica. Pas kësaj, në stinën dimërore, janë kryer plot ngjitje të tjera në majën e Jezerës,

madje në kushte atmosferike më të vështira se ato që kaloi treshja në fjalë, por këto ngjitje sot nuk egzistojnë të shënuara (nuk kemi rekorde). Kështu ndodh edhe për ngjitjet në malet e tjera kudo në botë ku nuk mbahen rekorde. Çdo itenerar i ndërmarrë për të ngjitur një majë mali ka vështirësinë e tij teknike, e cila njihet në botën alpinistike nëpërmjet kategorizimit, thënë ndryshe, sipas shkallës së vështirësisë së itenerarit. Kushdo që e ngjit atë ka të njejtin vlerësim. Madje edhe ai që e ngjit në një mot me diell dhe pa erë, edhe ai që e ngjit në tufan e në temperatura të ulta, të njëjtin vlerësim marrin. Ka ndryshim në vlerësim të të njëjtit itenerar kur ky realizohet në sezonin dimëror (dimri astronomik) dhe kur kryhet në pjesën tjetër të vitit. Në sezonin dimëror, për të njëjtin itenerar, vështirësitë e realizimit janë më të mëdha. Vlera apo cilësia e alpinistit çmohet nga vështirësia e itenerarit që realizon. Dhe kjo përcaktohet nga vështirësia e reliefit që kalohet. Kështu, të gjithë alpinistët që i ngjiten Everestit (apo një mali tjetër) sipas itenerarëve klasikë nga faqja jugore apo faqja veriore marrin të njejtin vlerësim sportiv. Ata alpinistë të cilët ndëmarrin itenerarë të tjerë (të ndryshëm) nga ata klasikët për të arritur majën, në botën alpinistike marrin vlerësim më të lartë. Si rregull, të tillë alpinistë janë ata që janë kthyer në profesionistë ose thuajse profesionistë. Ne, Shqipëria, sot nuk kemi alpinistë të tillë. shbat

11


 12


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu, pa mbështetjen e tyre alpinistët tanë nuk do të mundeshin të ngjiteshin në majat më të larta të kontinenteve të rruzullit tonë.

13


Aconcagua M

aja më e lartë e Kontinentit të Amerikës së Jugut është Aconcagua. Fjala Aconcagua e ka origjinën në dy prej gjuhëve të indigjentëve lokalë: nga gjuha Aymara - Kon-Kawa që do të thotë ‘mal i mbuluar me borë’ dhe nga gjuha Quechua - Akon-Kahuak që do të thotë ‘roja e gurtë’. Mali i kësaj maje bën pjesë në vargmalin e Andeve, në kufirin Argjentinë-Kili, kurse maja vetë është tërësisht në territorin e Argjentinës.

14


 15


Sot maja parapëlqehet të ngjitet kryesisht në periudhën 1 Nëntor deri 22 Mars (duke qenë se maja Aconcagua ngrihet në hemisferën jugore, e “konvertuar” në klimën tonë i bie të ngjitet kryesisht në periudhën nga 1 Maj deri më 22 Shtator). Përvoja e ngjitjeve alpinistike tregon se frekuentimi alpinistik, i lidhur me sigurinë për të patur një mot të mirë, klasifikohet si ma poshtë: 1 Nëntor deri 30 Nëntor, frekuentim alpinistik i ulët 1 Dhjetor deri 15 Dhjetor, frekuentim alpinistik mesatar 16 Dhjetor deri 31 Janar, frekuentim alpinistik i lartë (sepse mundësia e arritjes në majë, e

16

kushtëzuar nga moti, është më e larta) 1 Shkurt deri 21 Shkurt, frekuentim alpinistik mesatar (ekipi ynë arriti majën më 11 Shkurt) 22 Shkurt deri 22 Mars, frekuentim alpinistik i ulët Pas një sërë tentativash, maja u arrit të ngjitet për të parën herë, nga një udhërrëfyes Zvicerian i quajtur Mattias Zubrigen, më 1897. Sot ka më shumë se 30 itenerarë të ndryshëm për në majë dhe itenerari i quajtur Normal i ngjitet faqes verilindore të malit. Gjatë viteve alpinistët kanë formuar në këtë faqe një shteg gjarpërues i cili është çlirues nga vështirësitë teknike, por sigurisht

që jo nga ndikimet e lartësisë, erës dhe të ftohtit, elementë atmosferikë këto të cilët mund të rrezikojnë shëndetin apo edhe jetën e alpinistit. Gjatë dimrit 2011-2012 maja Aconcagua mendohej të ngjitej në kuadrin e stërvitjeve të ekipit që do të formohej për ngjitjen e majës Everest, ngjitje që u realizua me sukses më 25 Maj 2012. Mirëpo fakti që nuk do mund të siguroheshin financime për të dy ngjitjet si dhe fakti që një pjesë e alpinistëve në marëdhënie pune nuk do mund të shkëputeshin nga puna dy herë në një distancë kohore prej rreth 3 muajsh bëri që kjo majë të hiqej n’atë kohë nga lista e synimeve.


Itenerari që u zgjodh nga SH.B.A Tirana për të ngjitur majën Aconcagua njihet si Itenerari Normal. Kjo d.m.th që alpinistët e ekipit tonë nuk u ndeshëm me vështirësi teknike të theksuara. Sfida kryesore për ekipin ishte lartësia mbi nivelin e detit në kushtet e ngarkesës fizike që kërkon veçanërisht ngjitja e ditës së fundit (sulmi i majës) dhe “mposhtja e elementëve atmosferikë.” Përgatitja e ekipit para nisjes dhe periudha e aklimatizimit në shpatet e malit e bënë të mundur kapërcimin e këtyre vështirësive. Shoqata kishte besim se ekipi vajti në Argjentinë me përgatitje fizike të mjaftueshme për ngjitjen e majës. Por, sikundër për të gjithë alpinistët e botës, edhe alpinistët tanë kishin nevojë për ca fat, fat për mot të mirë. Moti i papërshtatëshëm në mal rënon gjithka dhe “të nxjerr jashtë loje.” Por edhe këtë rradhë moti ishte me alpinistët e ekipit tonë: Erlin Rudho, Gerti Pishtari, Ervin Dervishi, Fation Plaku dhe Gjergj Bojaxhi. Ata e ngjitën majën më 11 Shkurt 2014.

Synimi i ngjitjes së majës Aconcagua u ndërmorr vetëm mbasi sponsorizuesit tanë Raiffeisen Bank dhe Vodafone Albania na premtuan shumat e nevojshme për të mbuluar shpenzimet përkatëse për ekspeditën. I mbetemi mirënjohës sponsorizuesve! shbat

17


Foto: Fation Plaku

ELBRUSI dhe BMU M

aja Elbrus (5.642 m) është kunji më i lartë i maleve Kaukaze dhe njëherësh maja më e lartë e kontinentit të Evropës (si dhe Rusisë). Maja është një vullkan i shuar dhe ngrihet midis Detit Kaspik në lindje dhe Detit të Zi në perëndim të tij. Maja perëndimore e Elbrusit (5.642 m) dhe maja lindore e tij (5.621 m) ndahen nga një qafë me lartësi 5.325 metra. Mali i Elbrusit është i mbuluar nga një kësulë e përherëshme bore dhe akulli nga ku zënë fill 54 akullnaja të cilat ulen poshtë në drejtime të ndryshme.

18

Dhjetë alpinistë shqiptarë më datën 1 Gusht, të mbledhur në qytetin Mineralne Vode në veri të masivit malor të Kaukazit, filluan veprimtarinë me synimin për ngjitjen e majës Elbrus. Tre vjet të shkuara katër alpinistë, Gerti Pishtari, Erlin Rudho, Fation Plaku dhe Gjergj Bojaxhi, për arësye të motit të lig nuk mundën të ngjiten në majën kryesore. Ata u ngjitën në majën lindore të Elbrusit, 5.621 metra të lartë. Tre prej tyre ishin rishtaz në përbërje të ekipit ELBRUS 2014. Pra, përvoja për ngjitjen e majës Elbrus ishte në ekipin e këtij viti. Urohej vetëm një dritare me mot të mirë për të arritur synimin! Veprimtaria ELBRUS 2014 u organizua në kuadrin e


bashkëpunimit Ballkanik të alpinistëve të rajonit andaj dhe grupi i ngjitësve në përbërjen e tij kishte alpinistë maqedonas, sërb, boshnjakë, kroatë. Nismëtar i veprimtarisë ishte Bashkimi i Alpinistëve të Ballkanit (Balkan Mountaineering Union – BMU), për të cilin është President PhD Jovica Ugrinovski, nga Shkupi. Pjesëmarrësit në këtë veprimtari nuk patën mbështetje financiare nga ndonjë sponsorizues. Për anëtarët e shoqatës sonë (SH.B.A Tirana), pjesëtarë të ekipit shqiptar, mbështetja financiare ishte me 400 dollarë për sejcilin. Alpinistët shqiptarë ishin anëtarë të dy shoqatave të kryeqytetit: High Albania Club e përfaqësuar

nga alpinistët Fisnik Muça, Klodi Cena, Andi Lamko, Arif Biçoku, Marsel Biçoku dhe, Shoqata Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana përfaqësuar nga alpinistët Fation Plaku, Dorina Mosku, Ervin Dervishi, Gerti Pishtari, Gjergj Bojaxhi. Për dy netët e fundit të ngjitjes, alpinistët u ngujuan në kampin më të sipërm të itenerarit në pritje të përmirësimit të motit. Sipas planit të menduar natën e fundit para “sulmit” drejt majës, meqë pritej një dritare me mot të mirë, ekipi u nis më ora 03:00 a.m. Megjithatë moti nuk i ndihmoi alpinistët: gjatë ngjitjes e zbritjes nga maja ata i shoqëroi rënia e borës dhe shikimi i kufizuar.

Porse ngulmimi dhe kujdesi i tyre triumfoi mbi vështirësitë dhe të patriturat e malit. Më 5 Gusht në ora 08:30 nga Gjergj Bojaxhi morëm mesazhin ku thuhej: “Elbrusi u ngjit nga i gjithë Ekipi Shqiptar.” Vlen të shënohet se në përbërje të ekipit ishte edhe një vajzë: Dorina Mosku. Kështu, krahas gëzimit të arritjes së këtij suksesi, kishim edhe një arritje të re të alpinizmit tonë. Dorina, një nga anëtarët krijues të shoqatës sonë, sot është e vetmja alpiniste shqiptare që është ngjitur në një lartësi të tillë. Urime dhe suksese të matejshme Dorinës! Shbat

19


JEZERA

2014 N

ë kuadrin e veprimtarive alpinistike për sezonin dimëror 2014 Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor (FSHALTM) kishte planifikuar ngjitjen e majës së Jezerës si dhe ngjitje në lartësitë e pjesës më të sipërme të Luginës së Valbonës. Tridhjetë e shtatë alpinistë të klubeve dhe shoqatave të ndryshme alpino-turistike, anëtare të FSHALTM, e arritën majën së Jezerës, majën më të lartë të Alpeve Shqiptare (2.694 m) më 15 Mars 2014. Grupit të ngjitësve ju shtuan edhe tre alpinistë të ardhur nga Kosova.

20


 21


Alpinistët e nisur nga Fusha e Gjasë, lagja e poshtëme e fshatit Rragam në Luginën e Valbonës, e ngjitën dhe zbritën disnivelin prej 1700 metrash (nga pika e nisjes – në majë, e kthim) për 14 orë dhe përjetuan kënaqësitë e sfidave me relievin dhe elementët atmosferikë. Përgatitja e mjaftueshme fizike, organizimi nga drejtuesit në pikat e nxehta (me vështirësi teknike) për t’i kaluar me siguri dhe sa ma shpejt si dhe kushtet e mira të motit ishin ndër faktorët kryesorë që ndihmuan në suksesin e kësaj ngjitjeje.

22

Veprimtaria u drejtua nga alpinistët Gjergj Bojaxhi, Fisnik Muça dhe Rifat Selimaj. Alpinistët e nisën marshimin në orën 5 të mëngjesit të ngarkuar me pajimet alpine dhe ushqimet e nevojshme për një ngjitje që do të zgjaste në kohë. Kushtet e borës së ngrirë të orëve të para të mëngjesit bënë të nevojshme mbathjen e kthetrave. Itenerari kalonte nëpër pjerrësinë e ngrirë të Lugut të Valit që u alternua me ngjitjen zig-zage të kreshtës jugore të Majës së Popllukës (2569 m) deri në dalje të qafës që ndan këtë majë nga kreshta e Jezerës. Prej këtu ngjitësit kishin pamjen

e plotë të majës që synohej. Më tej itenerari i ngjitjes vazhdoi në tërthoren/traversën mbi gropën perëndimore të Jezerës deri rreth 200 metra poshtë majës. Këtu është një nga “pikat e nxehta” të itenerarit dhe ishte i detyrueshëm sigurimi me litar dhe përdorimi i mjeteve të tjera siguruese për një segment me ngjitje në dukje vertikale. Pas kësaj, sfida e rradhës në këtë itenerar ishte kalimi i kreshtës jugore që të lidh me majën e Jezerës. Cilësia e borës dhe era e fortë në këtë segment ishin sfidat e fundit dhe alpinistët e parë të


grupit arritën majën në orën 13:30. Komunikimi i menjëherëshëm nga ngjitësit, nëpërmjet radios, me alpinistët që gjendeshin në luginë bënë që lajmi të përhapet me duartrokitje jo vetën nga alpinistët por edhe nga banorët e luginës të grumbulluar nëpër lokale që patën rastin të dëgjonin lajmin.

riu i grupit, 15 vjeçari Aleksandër Gj. Bojaxhi dhe, përgëzime, më të moshuarit të grupit, alpinistit nga Gjakova Islam Lama. Nga shoqata jonë në majë të Jezerës u ngjitën: Gjergj Bojaxhi, Amantia Simixhia, Rifat Selimaj, Ervin Dervishi, Aleksandër Gj. Bojaxhi, Menduh Zavalani.

Gjithçka në këtë veprimtari u krye dhe u mbyll bukur. Ngjitja e kësaj maje në sezonin dimëror nëpërmjet itenerarit nga Lugina e Valbonës u ndërmor pas 26 vjetësh. Vlen të theksohet që në majë u ngjitën edhe katër vajza alpiniste (më e reja 17 vjeçare); u ngjit edhe më i

Historia e ngjitjeve në këtë majë, për arësye të mospasjes së dokumentimeve të mjaftueshme, është në formim e sipër. Duket se ngjitja që u realizua më këtë dimër më 15 Mars të jetë më masivja, si për sezonin dimëror edhe për atë veror. Ka të dhëna

që të parët ngjitës të kësaj maje, gjithnjë gjatë stinës së verës, të kenë qenë gjeodetë të Perandorisë Osmane, më pas italianë, pasuar nga alpinistë britanikë në verën e vitit 1929. Të rinj shkodranë u ngjitën në këtë majë më 25 Korrik 1934 për qëllime të pastra sportive. Sipas rekordeve, ngjitja e parë dimërore e Jezerës, pullazit të Alpeve Shqiptare, u realizua në 9 Mars 1960 nga Alpinistët e Klubit Sportiv Studenti: Minella Kapo, Vasil Stambuli, Mustafa Selenica duke ndjekur itenerarin Q. Pejë – Gropat e Bukura – Maja e Jezerës. Menduh Zavalani, shbat

Foto: Amantia Simixhia

23


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu: Pa mbështetjen e tyre shoqata jonë do kishte vështirësi për të përmbyllur procedurat zyrtare të përdorimit të finacave të saj, etj.

24


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu: Pa përkrahjen e tyre ne nuk do të mund të realizonim sigurime të caktuara të anëtarëve tanë.

25


Mali i Cukalit C

ukali është një bllok malor në skajin më jugor të Alpeve Shqiptare. Ka trajtën e një kubeje të përzgjatur verilindjejugperëndim, Blloku malor është i gjatë 24 km dhe i gjerë 8 km. Kufizohet nga lugina e lumit Kir në veriperëndim, nga lugina e Lesniqes në verilindje dhe lugina e Drinit nga jugu. Majat kryesore shtrihen në qendër të tij: maja e Mbilqethit (1734 m), e Cukalit (1723 m), e Vilës (1514 m) dhe Maja e Bardhë (1548 m). Midis tyre shtrihet Fusha e Lqethit, e cila ka trajtën e një grope. Blloku malor i Cukalit në pjesën më të madhe mbulohet nga dushku dhe ahu. Në skajin jugperëndimor hasen dhe makjet (mare). Megjithëse bën pjesë në Alpet Shqiptare, ndryshon prej tyre nga lartësia më e vogël që ka, nga klima relativisht më e butë dhe nga bimësia (mungon zona e kullotave alpine). Në veprimtarinë tonë për ngjitjen e majës së Cukalit udhëtimi na njohu, ndër të tjera, me Urën e Mesit mbi lumin Kir. Kjo urë funksionale për këmbësorë, për kafshë bare dhe qere u ndërtua më 1768 dhe ka shërbyer dhe shërben për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Ka gjatësi 108

26


metra dhe gjërësi 3.4 metra. Ka 13 harqe jo simetrike ku më i madhi, i qendrës, e ka pasqyrën 21.5 metra. Ka vite që, ‘paralel’ me këtë urë, është ndërtuar edhe ura që shërben për mjetet e motorizuara. Ndërsa makina i ngjitet malit, shpejt të bëhen bashkëudhëtare pamjet e shpateve jugore të Bjeshkëve të Namuna dhe më pas të pushton pezmatimi tek shikon shpate të pafund të malit të Cukalit me pyje të prera dhe më pas, pas shfrytëzimit, të djegura. Ngjitja e majës ishte pa vështirësi teknike ndërsa udhëtimi me makinë për t’ju afruar Fushës së Lqethit, nga ku ne filluam ngjitjen për në majë, ishte “i tejzgjatur” dhe i mundshëm vetëm me fuoristradë. Në kthim vizituam fshatin Drisht (Drivastin e lashtësisë) dhe kështjellën aty. Si gjithnjë, teksa sodit qëndra të lashtësisë, të vjen keq që objekte të të parëve të këtyre anëve janë jo të mirëmbajtura ndonëse jeta në këtë qendër nuk njeh ndërprerje. shbat

27


t i s a b m u l l ë Shpella e P “Të dhëna për shpellën. Treva ku shtrihet Tirana e sotme është një nga zonat ku dëshmohet më herët egzistenca e jetës dhe prania e njeriut në Shqipëri, dhe kjo i detikohet një zgafelle të famëshme. Shpella e Zezë (apo Shpella e Pëllumbasit) ndodhet ne juglindje të Tiranës pranë fshatit Pëllumbas, në lartësinë 650 m mbi nivelin e detit. Largësia në rrugë automobilistike, Qendër e Tiranës – Pëllumbas është 25 km (e shtruar), por për të arritur në shpellë duhen bërë edhe mbi 2 km të tjera rrugë më këmbë, në fillim me ngjitje dhe në fund me zbritje. Shpella është 360 m e gjatë, 10-15 m e gjërë dhe 15-45 m e lartë, me zhvillim kryesisht horizontal.  28


Brendësia e shpellës është e mbushur me stalaktite dhe stalagmite, me mikroforma të shumta të reliefit nëntokësor karstik, që ngjallin interes me bukurinë e tyre. Njëkohësisht në shpellë ka jetë pasi aty hasen invertebrorë, insekte dhe lakuriqë nate. Skeletet që u gjetën në shpellë, sipas Muzeut të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Firences, u përkasin arinjve të shpellave (Ursus speleaus), të cilët kanë jetuar 10.000 deri 400.000 vjet më parë. Në të gjithë Evropën deri më sot janë zbuluar pesë shpella të tilla. Ajo që e dallon Shpellën e Zezë nga shpellat e tjera të sipërpërmendura europiane, është se aty janë gjetur mbetje të kulturës humane. Sipas Prof. Myzafer Korkutit, shpella ka qenë banuar që në fillimet e shoqërisë njerëzore, rreth 30.000 vjet më parë. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 676 datë 20.12. 2002, Shpella e Zezë është shpallur zonë e mbrojtur e monumenteve të natyrës shqiptare. Megjithatë, kjo shpallje nuk e ka mbrojtur shpellën nga dëmtimet e

stalaktiteve dhe stalagmiteve prej individëve të papërgjegjëshëm. Porosi për vizitorin . Vajtja për tek shpella bëhet me makinë deri në fshatin Pëllumbas. Për këtë duhet të ndiqet rruga nacionale Tiranë – Elbasan dhe bëhet dalje për në Ibë. Pasi arrijmë në Ibë vazhdojmë rrugën duke u ngjitur përpjetë dhe ndalemi në fshatin Pullumbas ku dhe parkojmë tek lokali i parë ose i dytë. Prej këtu e deri në shpellë marshimi zgjat një orë nëse bëhen dy pushime të shkurtëra. Shtegu i kalimit është i punuar mirë dhe soditja nga lartësia e grykës nga ku del në luginë lumi Erzen është mbresëlënëse.

Udhëtimi brënda në shpellë e dalja prej saj zgjat jo më shumë se një orë. Kujtojmë se kohët që jepen në këtë përshkrim mund të mos qëndrojnë pasi fotografimet, soditjet, etj., si rregull, janë të ndryshme për grupe të ndryshme. Ka rëndësi të theksohet se për ta soditur shpellën është e domosdoshme që vizitori të ketë me vete ndriçues me bateri. Veprimtaria e shoqatës sonë në këtë shpellë për këtë vit u organizua në 11 Maj. Fotot shoqëruese të shkrimit ilustrojnë pjesërisht shpellën. shbat

29


Radohina Qafë Thore - Qershor Në bllokun malor të Radohinës ngrihet maja me të njejtin emër e cila është maja më e lartë në pjesën perëndimore të Bjeshkëve të Namuna (ndryshe, Alpeve Shqiptare). Me lartësinë 2.569 metra mbi nivelin e detit kjo majë dominon bukuritë e natyrës mbi Luginën e Thethit dhe zemrës së Bjeshkëve. Faqja veriore e kësaj maje është objekt i kacavarjes për të arritur majën, kurse faqja jugore, ndonëse edhe kjo kërkon kacavarrje për të arritur majën, mundëson edhe shteg relativisht të thjeshtë në skajin e saj lindor për në majë nga pika komunikacioni që i afrohen më shumë malit. Këtë vit po punohet për të arritur që nëë vjeshtë segmenti rrugor Bogë – Qafë Thore të asfaltohet. Në muajin Qershor shoqata jonë organizoi një veprimtari dy ditore në bllokun e Radohinës me fushim në Qafë Thore. Synimi i kësaj veprimtarie ishte ngjitja e Majave Binjake (minimalisht njërës prej tyre) me itenerar Qafë Thore – Shtegu i Dhenve – Qafa e Majave Binjake – zbritje e shkurtër nga qafa, kalim djathtas dhe ngjitje e Binjakut Lindor. Në këtë majë arritën të ngjiten Marlen Malaj, Gerti Pishtari dhe Luan Xhoxhi. Metra pranë majës arritën të ngjiten Loren Rroço, Amantia Simixhia, Eni Manxhari. Në kthimin nga maja dhe pranë saj, Gerti u shëmb në një hapsirë të borës së ngrirë që ndodhej pranë një shkëmbi dhe dëmtoi këmbën. Kjo ishte fatkeqësi për të ngase ju deshën orë të tëra, duke çaluar, për të arritur në vendin ku ne kishim ngritur fushimin.

30

Vlen të theksohet se kjo veprimtari ishte mjaft pozitive në drejtim të fitimit të përvojës në malet që janë në zemër të alpeve, në kalimin e pjesëve të konsiderueshme të terrenit të mbuluar me borë të ngrirë ku kërkohet teknika e përdorimit të kazmës dhe kthetrave.

Qafë Thore - Korrik Në veprimtarinë e muajit Korrik, përfaqësues nga tetë shoqata të FSHALTM parapëlqyen ngjitjen e majës së Radohinës përpara veprimtarisë në Theth (që u ndoq nga tetë shoqata të tjera). Itenerari


i ngjitjes për në majë ishte: Qafë Thore – Gropat e Portës – Gryka e Lekës – Gropa e Radohinës – Qafa e Radohinës – Kreshtë – Maja e Radohinës. Ndonëse moti në lartësitë mbi 2.000 metra, në më të shumtën e kohës, ishte me mjegull alpinistët mundën të or-

jentohen si duhet për të arritur majën më datën 19 Korrik 2014. Në këtë veprimtari nga shoqata jonë morrën pjesë 16 vetë. Prej tyre 8 synuan ngjitjen në majën e Radohinës dhe ja arritën qëllimit kurse 8 të tjerë u organizuan në lehizë/shëtitje në zonën e Gropave

të Portës dhe Shtegut të Dhenve. Ngjitësit e majës së Radohinës nga shoqata jonë ishin: Gjergj Bojaxhi, Ervin Dervishi, Hermes Bojaxhi, Erlin Rudho, Amantia Simixhia, Eni Manxhari, Erik Roshi, Luan Xhoxhaj. Nga shbat

31


Mali i Gjallicës Mali i Gjallicës, nën këndvështrimin e gjeografisë fizike të Shqipërisë, bën pjesë në sistemin malor të njohur si Vargu Lindor, i cili është blloku malor më i lartë në vendin tonë. Ky varg shtrihet në skajin lindor të Krahinës Malore Qëndrore midis luginës së Drinit të Bardhë në veri, luginës së Drinit të Zi në perëndim dhe luginës së Radikës në jug (degë e djathtë e Drinit të Zi). Në tërësi vargu ka formën e një harku me anën e lugët nga lindja, i cili zgjatet nga jugu në veri për 70 km. Veçori karakteristike e këtij vargu është zgjerimi i menjëhershëm që ai pëson në pjesën veriore, kurse drejt jugut ngushtohet derisa merr pamjen e një kreshte tek mali i Korabit dhe ai i Deshatit. Kompleksi morfologjik i këtij vargu dallohet për kontrastet e theksuara midis majave të larta e mjaft të mprehta me natyrë alpine dhe luginave, grykave, lugjeve e gropave të thella. Këto forma janë rrjedhim i lëvizjeve të vrrullshme neotektonike me karakter të theksuar diferencues i strukturave luspore e bllokore të formuara nga këto lëvizje dhe i shumëllojshmërisë së formacioneve që e përbëjnë. Lartësimi i këtij vargmali është bërë pikërisht nga ngritjet e fuqishme

32

të shoqëruara me fundosjet e thella të gropës së Kuksit në veri, depresionit të Drinit të Zi në perëndim dhe atij të Dibrës në jug. Në përbërjen litologjike të këtij vargu malor vendin kryesor e zenë rreshpet e paleozoit (formacionet ma të vjetra të vendit tonë), të cilat shtrihen gjërësisht nga Shishtaveci në veri e deri në malin e Korabit në jug. Krahas tyre përhapje të konsiderueshme kanë edhe gëlqerorët e mesozoit, të cilët ndërtojnë relievet më të larta të vargut, si malet e Koritnikut, Gjallicës e Korabit, kurse gipset e permotreiasit përbëjnë kryesisht Malin e Bardhë. Përsa i përket shkëmbenjve efuzivë dhe flisheve ato ndërtojnë skajin më jugor të vargut, përkatësisht malin e Gramës dhe atë të Deshatit Mali i Gjallicës është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2.489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit. Lumi Lumë ka gërryer një kanion të thellë mes Malit të Koritnikut dhe Gjallicës, duke formuar Grykën e Vanave, kurse


në jug, Gjallica ndahet nga Mali i Kolesjanit nga një përrua që ka formuar një kanion të thellë. Ky mal është i mbuluar kryesisht me pyje ahu dhe pishe, të cilat janë aktualisht shumë të dëmtuara nga një sërë faktorësh. Gjatë viteve të regjimit komunist, pyjet e Malit Gjallica u shfrytëzuan për lëndë

drusore. Dëmin më të madh për pyjet që rriteshin në shpatin perëndimor të Gjallicës e shkaktoi Uzina e Bakrit në Rexhepaj, tymi i së cilës me përmbajtje të lartë squfuri shkatërroi të gjithë bimësinë deri në lartësinë rreth 1000m mbi nivelin e detit. Vala e dytë e shkatërrimit të pyjeve të Gjallicës ishin vitet 1990 (e në vazhdim), ku banorët e zonës prenë (dhe vazhdojnë të presin) pa kriter këto pyje. Njëherësh edhe zjarret e shumta vitet e fundit dogjën pjesën më të madhe të tyre. Tashmë vetëm 1/3 e pyjeve të mëparshëm gjenden në shpatet e Gjallicës. Megjithatë, Gjallica ka ende një faunë të pasur ku jetojnë ujku, dhelpra, derri i egër, baldosa, kaprolli, dhia e egër, ariu, etj. Zona floristike e Gjallicës (dhe e Korabit) shquhet jo vetëm për llojet bimore veriore të shumta, por më tepër për ato lindore. Në këtë zonë floristike kanë kufirin më jugor të tyre rreth 200 loje me prejardhje veriore, rreth 80 lloje me prejardhje lindore, afër 15 lloje jugore dhe vetëm dy lloje me prejardhje perëndimore. Gjithashtu kjo është zona që

33


ka më shumë bimë endemike. Ndër bimët endemike me areal të kufizuar në malin e Gjallicës rritet asineuma në trajtë balikeje (Asyneuma comosiforme Hayek at Janchen) që rritet në Gjallicën e Lumës, pranë Bicajt. Pyjet me mështeknë (Betula alba L.) egzistonjnë me përhapje të kufizuar si në Gjallicë dhe në Korab. Në malin e Gjallicës ndeshen pyjet prej rrobulli (Pinus Heldreichii Christ dhe P. leucodermis Antoine) që janë më të pakta se ato të pishës së zezë. Ato rriten në lartësinë 1000-2300 metra mbi nivelin e detit dhe zakonisht përfaqësojnë kufirin më të lartë të pyllit në vendin tonë.

Tualet në një nga stanet e Gjallicës para sezonit

34

Bjeshkimi nëpër malin e Gjallicës është një mrekulli që të mbështjell me bukuri të veçanta të natyrës malore. Për ta jetuar këtë mrekulli duhet udhëtuar në itenerarin Kukës – Bicaj – Kolesjan (në Kolesjan fillon rruga e pashtruar) – Loku i Dardhës – Qafa e Epërme – Kroi i Kuq (kjo emërtesë duhet të jetë pasi dielli mëngjezor e

purpuron dhe kuqëlon shpatin e malit përreth burimit). Vetë udhëtimi është mbresëlënës për pamjet që të ofrohen. Nga Qafa e Epërme marshimi të drejton në Stanet e Shtiqnit (Kroi i Kuq) e prej aty në kreshtën e malit. Kreshta, me relief “të ëmbël” të mundëson pamje nga të dy anët e saj dhe pas dy orësh të çon në majë (2.489 m), prej ku pamjet përreth dhe sidomos ato të qytetit të Kukësit dhe basenit të Liqenit të Fierzës janë mbreslënëse. Zbritja nga maja, duke anashkaluar fshatin Shpan, për në Qafë Dardhë e më pas për në Kolesjan shoqërohet, veç panoramave shlodhëse, edhe nga simfoni të pasura të tingujve natyrorë: shushurima dhe gyrgullima përrenjsh e ujëvarash, nga cicërimat e zogjve, aroma lulesh dhe pishe. Janë katër orë a më shumë udhëtim më këmbë që jo vetëm janë mbresëlënës por janë njherësh një thirrje për tu kthyer rishtaz në këtë parajsë malore. Maj 2014 shbat


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu: Pa mbështetjen e tyre ne nuk do të realizonim në masën e duhur propagandimin e veprimtarive tona në natyrë, që edhe të rinjë e të reja të tjerë t’i bashkëngjiten sporteve të alpinizmit e bjeshkimit.

35


Shoqata më e re Më datën 7 Gusht Sheshi Skëndërbe në Kukës kishte një pamje jo të zakontë për një mëngjes mesjave. Shumë qytetarë të mbledhur aty do të merrnin pjesë në veprimtarinë e parë të organizimit sportiv të sapokrijuar e të emërtuar Shoqata Alpino Turistike Kukësi. Janë të rinj të profesioneve të ndryshme, të rinj shkollash, mësues, drejtues dikasteresh. Mes tyre edhe Kryetari i Qarkut Kukës, Z. Ibsen Elezi, i cili u tregua mbështetës i gjithëanëshëm i tre të rinjve nismëtar për krijimin e kësaj shoqate që janë Besmir Rata, Cen Seda, e Artur Kurtalari. Më ora tetë pjesëmarrësit u nisën për në malin e Gjallicës. Ndalesa e parë ishte Loku i Dardhës ku disa nga pjesëmarrësit nuk kishin “të ngopur” me fotografime për të rregjistruar pamjet mbresëlënëse.

36

Teksa drejtohemi për tek Kroi i Kuq shohim e përshëndetemi rrugës me shumë grupime të moshave të ndryshme. Data 7

Gusht për këtë vit përkon me Festën e Gjallicës, me sa duket një festë pagane, ditë kur banorët blegtorët, tradicionalisht, i gëzoheshin malit për të mirat që u jepte si dhe njëherësh uronin që ai të sillej mirë me ta. Nga Kroi i Kuq, mbi 30 të rinj e të reja, por edhe të moshuar, u nisën drejt majës së Gjallicës (2.486 m) ndërsa po aq të tjerë zhvilluan veprimtari argëtuese përfshirë edhe vizita në stanet e ngritura aty pranë. Mbas pesë orësh të gjithë pjesëmarrësit ishin rishtaz të mbledhur tek Kroi i Kuq, ku Bashkia Kukës kish organizuar një drekë të këndëshme duke e lidhur kështu përurimin e Shoqatës Alpino Turistike Kukësi me Festën e Gjallicës. I urojmë kësaj shoqate që të rritet me anëtarë dhe veprimtari, duke ringjallur e çuar ma tej arritjet e viteve të shkuara të ish Klubit të Alpinistëve Përparimi të Kukësit. Aleksandër Bojaxhi; Mjeshtër i Edukimit


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu, pa palestrat e tyre alpinistët nuk do të mundeshin të stërviteshin në nivelet e duhura.

37


Mali i Valamarës Mali i Valamarës bën pjesë në bllokun e maleve midis Luginës së Shkumbinit dhe Luginës së Devollit. Në këto male dallohen dy vargje (lindori dhe perëndimori). Vargu lindor fillon me malin e Polisit dhe atë të Shpatit, që ndahen nga lugina e Gostimës, dhe vazhdon deri në Lenie. Në vargun lindor bëjnë pjesë këto male: mali i Polisit, i Shpatit, Guri i Zi, Guri i Topit, Valamara e Lenies.

38

Mali i Valamarës ngrihet në jug të Gurit të Topit, me shtrirje verijug deri në 13 km. Ky mal ka trajtën e një masivi me shpate të mprehta si nga lindja ashtu dhe nga perëndimi, kurse kurrizin e ka mjaft të çrregullt. Në të mbizotërojnë lartësitë mbi 1.300 m dhe në qendër kulmon Valamara 2.373 metra e lartë. Në këtë mal gjenden format më të shumta dhe më të ruajtura akullnajore


në gjithë vargun malor në fjalë. Format akullnajore shihen që në lartësinë 1.500 metra kurse më sipër ndodhen liqenet akullnajore. Qëndra më e afërt e banuar në pjesën perëndimore të majës së Valamares është Grabova e Sipërme. Ky fshat mendohet të jetë i populluar njëmijë vjet të shkuara kryesisht nga popullata arumune (vllehe). Ka qenë një qytet i vogël mesjetaar me traditë në punimin e gurit, drurit

dhe veshjeve të leshta. Ka nxjerrë piktorë të shquar ikonograafë dhe arriti kulmin e lulëzimit në të njëjtën kohë me Voskopojën në shk. XVIII. Sot është fshat me natyrë unike, me banesa e kisha të ndërtuara me gurë, rrethuar nga një kurorë e blertë pylli, kullotash e maja malesh. Midis dy Grabovave, të sipërme e të poshtme, vizitori ka se çfarë të shohë: përrej ujëplotë, ujvara, manastir, kisha, punishte

për prodhimin e koshereve të bletëve, etj. Në këto anë është normale të ndeshesh me kërkues të arit ngase në këto anë gëlojnë legjenda të vjetra (dhe për çudi edhe të reja!) që kanë në qendër të tyre metalin e rrallë. Në krye të fshatit Grabovë e Sipërme është ngritur një hotel alpin që plotëson më së miri nevojat e alpinistëëve dhe bjeshkatarëve për fjetje dhe ushqim. shbat

39


 40


Tomori i shenjtë dhe alpinistët Mali i Tomorit është vend i shenjtë dhe gojdhanë. Tomori është një vargmal me drejtim nga veri-perëndimi në jug-lindje që shtrihet në krahinat e Beratit e të Skraparit, ku hyn edhe, në pjesën veriore të vargmalit, maja më e lartë e Shqipërisë Qëndrore, me lartësinë 2.416 metra. Në besimet popullore shqiptare, Mali Tomor del si vend ku banojnë perënditë. Mali, është personifikuar vetë si perëndi: Baba Tomori. Banorët përreth malit bëjnë be për Baba Tomorin, be që quhet më e fortë se betë për Biblën a për Kuranin. Shumë banorë të këtyre krahinave, nga nderimi ose nga ndroja, kur duan të përmendin këtë mal, e thonë me eufemizëm, thjesht “ai”, dhe bëjnë be “për atë çukë.” Malin Tomor e kanë të shenjtë si të krishterët, të cilët venë atje më 15 Gusht, Ditën e të Ngriturit të Zonjës në Qiell (për nder të Shën Mërisë), ashtu edhe bektashinjtë, të cilët i falen Abaz Aliut gjatë peligrinazhit  41 vjetor në periudhën 20-25 Gusht.


Porse ky mal, me dy majat kryesore në jug (2.396 m) dhe në veri (2.416 m) të kreshtës së tij është i parapëlqyer edhe nga alpinistët dhe dashamirësit e natyrës që nuk reshten së ngjituri në to si në stinën e ngrohtë ashtu edhe në kohën kur majat vishen nga bora. Rekordet flasin se në verën e vitit 1927, nga të rinjtë e apasionuar pas natyrës, nën drejtimin e Avni Zajmit, nga kjo majë ushtoi për të parën herë thirrja “Zigzag, zigzag, alpinistë jemi ne”, e cila sot, e

42

përpunuar, është thirrja që ushton nga alpinistët tanë në majat e maleve të ngjitura prej tyre: “Zig-zag, zigzag, hej, hej, hej, alpinista jemi ne!” Në fundjavën e mbylljes së muajit Tetor, në bashkëpunim me anëtarët e Shoqatës AlpinoTuristike Tomori, ne organizuam

një veprimtari të përbashkët në këtë mal, me synim ngjitjen e majës kryesore të tij. Në fushimin me tenda kaluam natën, ku zjarri jo vetëm na ngrohu fizikisht por edhe na miqësoi më tej si anëtarë të të dy shoqatave. Fushimi në natën e 25 Tetorit u organizua


Kreshta e Tomorrit nga jugu në veri

në Qafë Dardhë, tek burimi i Tarikos. Në mjedisin përreth burimit kishte vënë dorë komuna Uznovë. Një ndërhyrje e bukur e cila ishte në harmoni me natyrën përreth, por për fat të keq me gabime gjuhësore në shënimin përkujtimor për nënë Tarikon.

Të nesërmen, të gjithë bashkë, synuam lartësinë 2.416 m dhe 12 prej nesh arritën të ngjiten në majë. Ishte kjo një fitore e bukur për arritësit sepse fituan mbi temperaturat e ulta të cilat sollën një dimër të parakohëshëm në ato lartësi të mbuluara nga bora.

Në mbyllje të veprimtarisë, kur ne u kthyem nga mali, u gjendën para një të papriture të këndëshme: një mish i pjekur në hell me shumë kujdes nga dy vendas na priste për drekën e vonuar. Anëtari i shoqatës Tomori, Alush Qereshniku, ishte “autori” i kësaj të papriture. Kështu, kur u përshëndetëm dhe u ndamë, falenderuam miqtë beratas jo vetëm për udhërrëfimin në këtë veprimtari por edhe për drekën e bukur që fesuam në natyrë! Shbat

43


Qafë Shtama dhe Mali i Skëndërbeut Teksa arrin Fushë Krujën udhëtari “ndeshet” drejt për së drejti me Malin e Krujës si dhe me qytetin që i dha emrin malit. Prapa kësaj pamje ndodhet Mali i Skëndërbeut, 1.721 metra i lartë. Sapo futesh në qytet tabela me shënimin Qafë Shtamë të fton të kthehesh majtas dhe të futesh në një rrugë të asfaltuar e punuar bukur. Udhëtimi gjarpërues të afron pamje mbresëlënëse të grykave malore të veshura me pyje e shkurre gjithëfarësh që të sheh syri në zonat mesdhetare. Shpejt në këtë udhëtim pylli pasurohet edhe me pisha që janë mbresëlënëse për faktin se afërsia nga deti dhe lartësi ku ato rriten e prishin rregullin e pritëshëm për praninë e tyre. Gjithsesi është këndëshëm të udhëtosh nëpër një rrugë cilësore që gjarpëron nëpër pyjet me gjithëfarë drurësh

44

Të rinj krutanë në Q Shtamë në lojën Raqe Raqe


në këtë vjeshtë të tretë. Pasi kemi udhëtuar rreth 33 km nga vendi ku lamë Krujën arrijmë në qendrën pushuese të Qafë Shtamës ku restorantet modeste të ofrojnë ushqim e pije. Rruga për makinat tona vazhdon edhe më tej, madje ajo të mundëson të shkosh në Burrel, por ne parkojmë pranë Burimit të Nënës Mbretëreshë. Pas një organizimi të shkurtër nisim marshimin për në majën e Malit të Skëndërbeut.

45


Pushimin e parë e bëjmë në qafën ku është ngritur lapidari për betejën e bërë nga forcat nacionaliste të komanduara nga Major Abaz Kupi kundër ushtrisë italiane më 4 Gusht 1943. Zoti Fluturim Guni di historinë e kësaj beteje si dhe është njohës i mirë i zonës dhe ne na vjen mirë që ai na mirëpret edhe si ciceron edhe si udhërrëfyes në marshimin tonë. Për të parën herë nga kjo qafë na hapet pamja e luginës së Matit me qytetin e Burrelit në qendër të saj dhe mbi të, e përtej saj, lartësohen vargmale ku spikat mali i Dejës. Më tej, ngjitje drejt majës. Një rrugë makine e kaherëshme dhe e harruar i ngjitet malit përpjetë dhe ne, marshuesit, hera herës përdorim segmente të saj për t’i kombinuar me shtigjet e thepisura që të marrin më shumë energji. Tek ngjitemi i rrëmbejmë natyrës një horizont gjithnjë e më të pasur panoramash që në perëndim na i kufizon deti Adriatik. Metrat e fundit për në majë janë më shumë një lehtizë dhe aspak një e përpjetë e lodhëshme. Pamjet nga lartësia të bindin për vlerën e madhe të malësisë përreth për të mundësuar një ekonomi blegtorale të zhvilluar. Sigurisht që është fjala për “dikur”, sepse ne nuk pamë asnjë gjallesë që klasifikohet në termin blegtori. Porse pamë shenja të shfrytëzimit pa kriter të pyjeve që si rregull shfrytëzuesit e paligjëshëm të tyre, pasi mbarojnë “punë” me pyllin djegin atë që mbetet “për të zhdukur gjurmët” sikundër thuhet nga dëshmitarët okularë. 15 nëntor 2014 shbat

46


 47


 48


5 Vjet AST Elbasani dhe Mali Bukanik

M

ë datat 13 dhe 14 Dhjetor qyteti i Elbasanit u kthye jo vetëm në Kryeqytet të Turizmit dhe Alpinizmit Shqiptar por në një farë mase edhe të atij Ballkanik. Ne që morëm pjesë në veprimtaritë e kryera përjetuam atmosferën e ngrohtë që të sjellin takimet e njerëzve që dinë të argëtohen në natyrë. Gjithçka filloi në mbasditen e të Shtunës me analizën e punës dhe veprimtarive të shoqatave dhe klubeve të vendit tonë që janë anëtare të FSHALTM (Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor). Si në çdo analizë u bë një “paradë” e veprimtarive të kryera të cilat në disa drejtime treguan se lëvizja sportive që mbulon kjo Federatë ka një kërcim cilësor dhe njëherësh veprimtari me më shumë pjesëmarrës (sidomos në femra) krahasuar me vitet e maparëshme. E rëndësishme është që objektivat e menduara për vitin 2015 do jenë më të avancuara, dhe pasi ato të rishikohen nga kryesia, shoqatat do kenë rastin të njohin me to alpinistët dhe turistët/bjeshkatarët e tyre. Ajo që ka rëndësi për anëtarët e Shoqatës sonë është fakti se ne do marrim pjesë minimalisht në dy veprimtari madhore; nga një në çdo sezon.

49


Mbledhja solemne e 5 Vjetorit të krijimit të Shoqatës Alpinizëm, Skijim dhe Turizëm (AST) Elbasani (si dhe e 50 vjetorit të sportit të alpinizmit në këtë qytet), e mbajtur, sikundër edhe analiza vjetore e FSHALTM, në Sallën e Konferencave të Hotel Imperial u pasqyrua në tema të tilla si: - “Arritjet e AST Elbasani”, që u referua nga kryetari i kësaj Shoqate z. Artur Guni - “Heterogjeniteti në mosha, gjini e profesione - Risi e AST Elbasani”, u referua nga znj. Mimoza Sejdini. - “Kultivimi dhe promovimi i vlerave kulturore të trevës së Elbasanit dhe më gjërë, gjatë zhvillimit të Shoqatës” përgatitur nga z. Filip Bërdufi dhe lexuar nga z. Sokol Suparaku. Ky takim përkoi me 50 Vjetorin e krijimit të Ekipit të parë Alpinistik (të quajtur atëherë Labinoti) të qytetit të Elbasanit. Ceremonia e 5 Vjetorit u nderua me pjesëmarrjen e drejtuesve të Shoqatave/Klubeve AlpinoTuristike të vendit tonë si dhe nga mbi 300 pjesëmarrës që përfaqësonin tre shoqata malore nga Mali i Zi, 13 shoqata malore

50

të Kosovës, një të Sërbisë dhe dy të Maqedonisë. Ceremoninë e nderoi me pjesëmarrjen e tij, dhe e përshëndeti, Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Elbasanit z. Qazim Sejdini, i cili dhe priti në një takim të veçantë në zyrën e tij të punës të gjithë kryetarët e shoqatave pjesëmarrëse në këtë ceremoni. Zoti Kryetar pati një takim të ngrohtë me pjesëmarrësit, me të cilët shprehu e këmbeu mendime për zhvillimin e turizmit malor dhe alpinizmit. Në fund të takimit ai i dhuroi sejcilit prej pjesëmarrësve botimin Guida

Turistike e Qytetit të Elbasanit. Darka e kësaj dite ishte një hare, vetëm mbarshqiptare, e rreth 340 personave në Kompleksin Kriva ku kënga e vallja e dominuan për disa orë këtë gëzim. Mëngjesi i të Djelës i mblodhi të gjithë pjesëmarrësit në qendër të Gjinarit turistik. Ata të rrjeshtuar sipas shoqatave e klubeve që përfaqësonin u nisën drejt majës së Bukanikut (1.831 m). Ky mal, thuajse i gjithi i pyllëzuar (sa bukur e kanë rruajtur pyllin banorët e këtyre anëve!), u


punime zbukuruese që vallëzonin me pjesëmarrësit në veprimtari ishin një pikë tjetër tërheqëse. Është pak të thuash se pjesëmarrësit mbetën të kënaqur nga organizatorët, e sidomos nga z. Artur Guni, Kryetar i Shoqatës AST Elbasani. Urimi i tyre, tek ndaheshin, më së shumti tingëllonte: U pafshim përsëri!

krijoi mundësinë që të gjithë pjesëmarrësve të panjohur më parë midis tyre, të këmbejnë përshëndetjet e para në mal si dhe dëshirat për lidhje të reja miqësie në veprimtaritë e ardhëshme. Në kthimin nga maja, në shpat të malit, Kryetari i Komunës Gjinar, Z. Kristaq Shqau, kish organizuar për pjesëmarrësit tek Kompleksi BORA kënde me zjarr në natyrë, tavolina me ushqime të thata si dhe një guzhinë me ushqime të ngrohta. Tavolinë e veçantë ishte ajo e “panairit” ku vajza e gra të zonës kishin ekspozuar për shitje ushqime tradicionale, pije të

ndryshme dhe punime artistike. Vajzat e veshura me kostumet shumëngjyrëse e të pasura me

Shënime: udhëtimi Elbasan – Gjinar është 22 km në rrugë të asfaltuar. Fshati (dhe zona) turistik Gjinar në qendër të tij është 960 metra mbi nivelin e detit. Ngjitja nga Gjinari për në majën Bukanik dhe kthim zgjat rreth pesë orë.

51


Mali i VELEÇIKUT M

ali i Veleçikut bën pjesë në zonën perëndimore të Bjeshkëve të Namuna. Ky mal shënon kufirin JP të këtij blloku dhe njëherësh njihet si mal që bën pjesë në pllajën karstike Veleçik – Bridash. Mali i Veleçikut është 1.725 metra i lartë dhe shërben si kufi natyror midis karstit të lartësive dhe karstit të ulët që përfshin kryesisht zonën e Kastratit. Mali ka formë konike, përbërje tërësisht gëlqerore dhe shpate të pjerrëta. Shpatet nuk janë problematike për të dredhuar nëpër to e për të gjetur shtigje të thjeshta për tu ngjitur në majën e malit. Mali në pjesën e sipërme është më i karstifikuar se në pjesën e poshtme. Pranë majës është një pus vertikal dhe nëpër shpate hasen zgavrime të shumta. Shpati jugperëndimor i malit zbret pjerrtas në fushën karstike të Troshanit dhe është i mbuluar nga kullotat alpine. Në kontrast, shpati verilindor bie pjerrtas në Gropat e Vrrinit dhe mbulohet nga pyje ahu (më së shumti) dhe pishe të shfrytëzuara tej normave. Grupi ynë ju ngjit majës së Veleçikut i nisur nga zona e hoteleve dhe restoranteve të Razmës, d.m.th. nga shpati juglindor, duke synuar kreshtën kufirin pyll – kullota. Më shumë ju anuam faqeve me kullota që kështu të mos shqetësoheshim nga shkurret dhe të kishim shikim tëë papenguar për të përparuar në itenerarin e zgjedhur. Nga lartësitë e malit pamjet janë mbresëlënëse, sidomos ato në drejtim të Liqenit të Shkodrës dhe Detit Adriatik. Nga shbat

52


 53


Zig-Zag thirrja e alpinistëve N

ë botimin “Kronikë e një jete shekullore” përshkruhet jeta dhe veprimtaria e të ndjerit Avni Zajmi nga i biri i tij Genci. Nga ky botim po u sjell një fragment i cili, ndër të tjera, na tregon se ku duhet kërkuar zanafilla e thirrjes triumfuese të alpinistëve shqiptarë që ngjiten në majën e një mali: Zig-Zag, Zig-Zag, Hej, hej, hej, Alpinista jemi ne! Udhëtimi turistik në Shqipërinë Qëndrore; 15 Korrik - 1 Gusht 1927. …..në mesditë arritën në Çorovodë, ndërsa natën e kaluan në Barbullas. Të nesërmen arritën në teqenë e Kulmakut, ku pushuan dhe folën mbi qëllimin e udhëtimit të tyre. Ngjitja në majën e malit të Tomorrit, përveç vështirësive, shoqërohej edhe nga emocione. Ishte hera e parë që ngjiteshin në këtë mal të shenjtë.

54

Gjatë ngjitjes (21 Korrik) filloi një mjegull e dendur që hera-herës jo vetëm i pengonte të shihnin shoku-shokun, por i jepte edhe më shumë madhështi këtij mali. Pas një pushimi të shkurtër vendosën që ngjitjen ta bënin në një shteg shkëmbor, duke vënë në përdorim litarët dhe pajimet alpinistike që kishin marrë me vehte. Kjo do të ishte ngjitja e parë alpinistike në vendin tonë. Përsëri një pushim i shkurtër. Sa më lart ngjiteshin aq më tepër u shtohej kureshtja për të parë majën e këtij mali, të lartë 2.416 m dhe të njohur në tërë Shqipërinë si mal i shenjtë. Si do të jetë vallë maja e malit?! Kur më në fund të gjithë nxënësit arritën në majë, kujtuan se me të vërtetë ndodheshin në prag të qiellit. Për çudi edhe mjegulla ishte fashitur nga rrezet e forta të diellit. Prej këtej çdo gjë shikohej me një qartësi të çuditëshme deri larg, sa

të hante syri. Duhet ta keshë provuar që ta besosh këtë ndjesi të pushtetit ndaj natyrës. Të gjithë nxënësve gjurmues iu krijua një ndjesi krenarie dhe kënaqësie, sikur i gjithë trupi i tyre çlodhet dhe këtë e ndjen më tepër syri i njeriut. Këtë ndjesi vërtet të bukur së bashku me profesorin e tyre e shprehën duke thirrur: “Zigzag, zigzag, alpinistë jemi ne”, që buçiti fuqishëm nga maja e Tomorit. U mblodhën të gjithë tok rreth mësuesit të tyre dhe sejcili filloi të meditojë dhe të flasë për llogari të vet. Avniu fillon t’i tregojë nxënësve të tij: “Nxanës të dashur, shikoni me kujdes dhe mos harroni çfarë po shikoni! Që këtu soditet pothuajse e gjithë Shqipëria”… E solli Aleksandër Bojaxhi


Ecja në truallin

e mbuluar me akull Sa herë që vjen dimri, në një pjesë të mirë të territorit të vendit tonë nuk mungojnë mëngjeset, apo edhe ditët, me truall të mbuluar nga akulli. Ky fakt duhet të na shtyjë të kujtojmë e të bëjnë kujdes për mënyrën e ecjes kur na duhet të kalojnë nëpër një truall të akulluar. Ecja jonë e zakonëshme është e tillë që kur kalojmë shputën nëpër truall, fillimisht vendosim thembrën në të dhe më pas e lëvizim këmbën në mënyrë të tillë që e kalojmë peshën në majat e gishtërinjve. Pra shputa e shtyn truallin duke kaluar nëpër të nga themra në majë. Duke i lëvizur këmbët njerën mbas tjetrës në këtë mënyrë ne bëjmë hapat të cilat na mundësojmë të shkojmë nga një vend në tjetrin. Sa më sipër e bëjmë pa përqëndrim të vemendjes në veprimet

e përsëritura që kryejmë mbasi ecja është shprehi e lëvizjes sonë. Mirëpo kjo shprehi nuk punon kur lëvizim në truallin e mbuluar me akull. Nëse në një truall të tillë do të ecim sikundër në truallin e thatë, ne do të rëshqasim dhe do të rëzohemi Si të ecim në truallin e akulluar? Nëse është e pamundur të anashkalohet trualli i mbuluar me akull, ose është e pamundur që të gjendet një shteg ku të ketë dëborë e jo akull, atëherë duhet të kihet parasysh sa ma poshtë: Së pari këmba nuk duhet të lëvizë, tek vendoset në truall, nga thembra në majë të gishtave, por duhet që shputa e këmbës të vendoset e tëra njëherësh (horizontalisht) në truall. Ndoshta kjo do duket si ecje e një roboti, por ja që kështu duhet: duhet të ecim me shputa. Dhe jo vetëm kaq: tek lëvizim,

trupi duhet të përkulet fare pak përpara duke mundësuar kështu që qëndra e gravitetit të tij (d.m.th kërthiza) të çvensdoset ca përpara, ndërkohë që këmbët mbahen paksa të hapura. Dhe mos haroni! Hapat i bëni më të shkurtëra se në ecjen normale. Hapi i shkurtër siguron qëndrueshmëri në të ecur në çdo lloj trualli. Duart marrin rol të veçantë gjatë ecjes në truallin e akulluar, andaj ato duhet t’i kemi të lira, të veshura me doreza (mos i mbani në xhepa). Kjo sepse nëse rëshqasim apo humbasim sado pak baraspeshimin, ato në mënyrë instiktive lëvizin në mënyrë të tillë që të risjellin trupin në baraspeshim, ose kur rëshqasim dhe biem, ato mundet (madje duhet) t’i përdorim si amortizues të goditjes së trupit me truallin.

55


Parashikimi i Motit me Ndihmën e Treguesve Rrethanorë Të njohësh se si do të jetë moti gjatë kohës së argëtimit në natyrë ka rëndësi të veçantë ngase moti i mirë është gjithnjë i lidhur me kënaqësinë e veprimtarive. Ndjekja e motit nëpërmjet mjeteve të informimit është mjaft e thjeshtë: ne mundet të njihemi me parashikimin e motit sapo të lidhemi me internet, të dëgjojmë radion, etj.

56

Mirëpo moti në mal jo rrallë nuk i “bindet” parashikimit që japin qëndrat e shërbimeve meteorologjike. Andaj, të njohësh disa tregues rrethanorë që parashikojnë motin është gjithnmmonë e vlefshme që të mos befasoheni nga trillet lokale të natyrës. Më poshtë, me fjalën mot i mirë (kohë e mirë) do të kuptojmë për stinën e verës motin e kthjellët,

të thatë dhe të ngrohtë, kurse për stinën e dimrit do të kuptojmë motin pa reshje e sigurisht me të ftohtë dimëror. Nëse tre shënja të tabelës së maposhtëme përputhen, atëherë mundet të flasim për siguri të parashikimit të motit (kohës) të mirë ose jo të mirë.


Treguesit

Shenjat

Parashikimi kohës

- Ditën është vapë, natën është ftohtë. - Moti ngrohet gjatë natës. - Pas shiut bën ftohtë. - Pas shiut bën ngrohtë. - Natën në pyll është më ngrohtë se në lëndinë. - Në mbrëmje dhe natën duke u ngjitur në lartësi ndjehet ngrohtësi.

E mirë E keqe E mirë E keqe E mirë

Lagështira

- Ditën shtohet dhe natën pakësohet. - Ditën nuk pakësohet.

E keqe E keqe

Era

- Ditën bëhet më e fortë dhe natën pushon. - Natën bëhet më e fortë.

E mirë E keqe

Temperatura

Retë

Ngjyra e qiellit

- Në mëngjes janë të kjarta, ditën të grumbulluara dhe në mbrëmje humbasin. - Në mbrëmje shtohen. - Grumbullohen dhe shtyhen nga era. - Nuk shkojnë në drejtim të erës. - Dëndësohen dhe vijnë nga perëndimi, jug- perëndimi, jugu ose veri-perëndimi. - E kaltër me një “re” të holluar që zë tërë hapsirën dhe me dukje si me horizont të afruar. - E errët, e turbullt dhe qielli duket si i ulët.

E mirë.

E mirë E keqe E mirë E keqe E keqe

E mirë E keqe

57


Treguesit Ngjyra e agimit

Shenjat - Portokalli, e praruar, e trandafiltë. - E kuqe, e purpurtë.

Parashikimi kohës E mirë E keqe

Perëndimi i diellit

- Dielli ulet në qiellin pa re. - Dielli ulet në qiellin me re. - Forma e diellit e shtypur ose e copëtuar. - Dielli i kuq ose i purpurtë.

E mirë E keqe E mirë E mirë

Yjet

- Vezullojnë dobët, ka nuanca të ngjyrave të gjelbëra. - Vezullojnë fort e me nuanca të ngjyrave të kuqëremta ose blu.

E mirë E keqe

Mjegulla

- Ka mjegull gjatë mbrëmjes dhe natën.

E mirë

Tymi i tymtajës

- Ngrihet vertikalisht lart. - Nuk ngrihet vertikalisht lart, madje ulet.

E mirë E keqe

Brezi i qiellit

- Pardite - Mbasdite. - Në anën nga fryn era. - Në anën e kundërt nga fryn era. - Theksim i ngjyrës së kuqe në brezin e qiellit

E keqe E mirë E keqe E mirë E keqe

- Dëgjohet mirë në largësi të madhe.

E keqe

- Ulje e temperaturës gjatë orëve të mbrëmjes. - Ulje e temperaturës në orët e mëngjesit. - Në mbrëmje mjegulla zë lartësitë. - Kur nuk fryn erë qieli është i kthjellët. - Mbulim i majave me re. - Natën është më ftohtë në lartësi se në luginë. - Natën era fryn nga lartësitë në luginë.

E mirë E keqe E mirë E mirë E keqe E keqe E mirë

- Ditën era fryn nga deti për në tokë dhe natën në drejtim të kundërt: nga toka në det. - Re të dendura mblidhen vetëm në buzëdet. - Zogjtë shtegëtarë fluturojnë larg në det.

E mirë E mirë E mirë

Zëri Shënja në mal

Shënja detare

Moti i mirë vjen nga lindja, veri-lindja dhe jugë-lindja. Koha e keqe vjen nga perëndimi, veri-perëndimi dhe jugë-perëndimi.

58

Po të qëndrosh me shpinë nga era, koha e keqe duhet pritur nga e majta dhe kurrë nga e djathta. Çdo re që vjen nga e djathta nuk sjell asnjë ndryshim të motit.


Lartësia, s ë r y t a n e t ë t n e m e l e e h d i reliev Tek i ngjitemi malit në lartësinë 3. 000 metra a më shumë, vështirësitë e funksionimit të organizmit shtohen. Besoj se kushdo e di që sa më lart nga niveli i detit që të ngjitemi aq më i rrallë bëhet ajri. Në gjuhën e alpinistëve si me humor, por njëherësh duke mbartur një të vërtetë shencore, ajri në lartësitë e mëdha quhet “ajër i holluar”. Për pasojë edhe sasia e oksigjenit, i cili është jetik për organizmin tonë, është e ulët dhe bëhet pengesë për arritjen e synimit: ngjitjes së majës. Më të frikëshme, ndoshta, janë sëmundjet e lartësisë të mushkërive dhe trurit, të cilat mund ta bëjnë frymëmarrjen të vështirë dhe të çojnë në marje mendsh, haluçilacione, çorroditje, rënie në koma dhe vdekje. Nëse të kapurit nga këto sëmundje nuk ulen shpejt poshtë, për ta nuk ka shpresa për të jetuar. Jo një herë barinjtë më kanë folur për njerëz të cilët “i zë mali”. Dhe kjo ndodh me njerëzit në lartësitë e maleve tona! Personalisht kam jetuar më vitin 1963 shqetësimet e njërit nga pjestarët e grupit tonë prej gjashtë alpinistësh pak para arritjes në majë të malit të Korabit. Shqetësimet që u shfaqën tek ai ishin dalja e gjakut

nga hundët dhe ushtimi i veshëve. Ai u qetësua plotësisht kur ne u kthyem në bazë, në fshat, pas uljes nga maja. Sot mjeksia ka arritur që të njohë plotësisht sëmundjen e lartësisë. Le të shtojmë dijet tona në këtë fushë nëpërmjet informacionit që vijon. Çafrë konsiderohet lartësi, në kuptimin e shqetësimeve që mundet të na lindin? Si rregull lartësia ndahet në: E Lartë nëse jemi ndërmjet 2.400 deri 3.600 metra mbi nivelin e detit; Shumë e Lartë nëse jemi në lartësitë ndërmjet 3.600 deri 5.500 metra dhe Tepër e Lartë nëse jemi në mbi 5.500 metra lartësi mbi nivelin e detit. Nuk ka veçori të lidhura me moshën, gjininë apo gjendjes fizike e cila lidhet me prekëshmërinë ndaj sëmundjeve të lartësisë. Ka njerëz të cilët preken dhe ka të tjerë të cilët nuk i prek sëmundja e lartësisë, sikundër ka edhe njerës që janë më të prekëshëm e të tjerë më pak të prekëshëm prej saj. Ka njerëz të cilët ngjiten deri në 2.500 metra lartësi mbi nivelin e detit pa patur ndonjë ndikim të ndjeshëm në organizëm, ndërsa për të tjerë nuk ndodh kështu.

Cilët janë faktorët të cilët shkaktojnë sëmundejet e lartësisë? Normalisht koncentrimi i oksigjenit në nivelin e detit është 21 përqint të njësisë së volumit dhe shtypja atmosferike aty është 760 mmHg. Me rritjen e lartësisë, koncentrimi i oksigjenit në ajër mbetet i njejtë (përsëri 21 përqint e njësisë së volumit do jetë oksigjen) porse numuri i molekulave të oksigjenit për njësi të volumit, dhe për pasojë për çdo frymëmarrje, bëhet më i vogël. Kështu në lartësinë rreth 3.600 metra presioni atmosferik është rreth 485 mmHg dhe kjo d.mth. që aty tani kemi rreth 40 përqint më pak molekula oksigjen (krahasuar me nivelin e detit) për çdo frymëmarrje. Në mënyrë që organizmi të furnizohet normalisht me oksigjen, dendësia e frymëmarrjes (madje edhe në gjendje qetësie) duhet të rritet (dhe në fakt rritet). Kjo rritje në frekuencën e frymëmarrjes e rrit përmbajtjen e oksigjenit në gjak, por nuk mundet të rrisë koncentrimin e oksigjenit si në kushtet e nivelit të detit. Meqë sasia e oksigjenit të nevojshëm, e kërkuar për aktivitetin e organizmit në lartësi është e njejtë, trupi (organizmi ynë) duhet të

59


përshtatet me këtë mungesë oksigjeni. Mospërshtatja me këtë mungesë oksigjeni në lartësi shoqërohet me shregullime që shkaktojnë lëngje që rrjedhin nga kapilarët dhe të cilat krijojnë tepri lëngjesh në mushkëri dhe në tru. Të qëndruarit në lartësi pa aklimatizimin e duhur mundet të çojnë në sëmundje serioze e madje në rrezikimin e jetës. Aklimatizimi. Arësya kryesore e sëmundjeve të lartësisë është të fituarit e shpejtë të lartësisë, më shpejt nga sa e kërkon organizmi i ngjitësit. Nëse ky aklimatizim kryhet ngadalë, me shpejtësinë të cilën e kërkon organizmi i personit, trupi mundet që të përshtatet ndaj rënies së sasisë së molekulave të oksigjenit që merr organizmi në një lartësi të caktuar. Ky proces njihet si aklimatizim dhe si rregull kërkon 1 deri 3 ditë për një lartësi ku ndodhet individi. Kështu nëse ju ngjiteni në lartësinë 3.000 metra dhe qëndroni 1 deri 3 ditë në atë lartësi, atëherë pritet që organizmi tuaj të aklimatizohet për atë lartësi. E tani nëse ngjteni në lartësine 3.500 metra ju duhet që përsëri të shpenzoni kohën që u kërkon organizmi për t’u aklimatizuar përsëri në këtë lartësi. Kur ju ngjiteni në një lartësi të re, në organizmin tuaj ndodhin një sërë ndryshimesh të cilat e mundësojnë atë të veprojë/punojë me mangësinë në oksigjen. Kështu thellësia e frymëmarrjes rritet; presioni në arteriet e pulmoneve rritet; “detyrimi” i gjakut të lëvizë në pjesë të mushkërive të cilat janë normalisht të pa përdorura në procesin e frymëmarrjes në nivelin e detit; trupi prodhon më shumë ruaza të kuqe gjaku për të mbartur oksigjen; trupi prodhon më shumë enzina të veçanta të cilat ndihmojnë nxjerrjen e oksigjenit nga hemoglobina në qelizat trupore. Ndalimi i sëmundjeve të lartësive Kujdesi për ndalimin e sëmundjeve të lartësisë ndahet në dy kategori, aklimatizim i duhur dhe medikamentet parandaluese. Aklimatizimi i duhur. Filloni që në lartësinë 2.500 metra që të ngjiteni duke ecur. Tek ngjiteni

60

fitoni 300 metra lartësi për çdo ditë nëse në mbrëmje ktheheni dhe flini nga lartësia ku filluat ngjitjen në mëngjes. Të nesërmen ngjituni (mbi nivelin e detit) 600 metra dhe uluni të flini 300 metra. Nëse vëreni shënja të sëmundjeve të lartësive, mos u ngjisni më lart për aq ditë sa këto shënja të largohen plotësisht. Nëse shënjat mbeten ose vinë në rritje, mos e zgjasni: shkoni poshtë, mënjëherë sa më poshtë! Mbani mend faktin që njerëz të ndryshëm aklimatizohen me shpejtësi të ndryshme. - Merrni sa më shumë lëngje. Aklimatizimi shoqërohet me humbje të lëngjeve të trupit, kështu që ju duhet të ruani lëgjet duke marrë mbi tre litra në ditë. Ndërkohë kini parasysh se urinimin duhet ta keni të bollshëm dhe të pastër (bardhë). - Merreni shtruar dhe mos e lodhni vehten kur sapo keni fituar lartësi. Ndërkohë një aktivitet i lehtë gjatë ditës është më i mirë se sa të fjeturit sepse gjatë gjumit frymëmarrja e frymënxjerrja ulen dhe kjo i nxit shënjat e sëmundjes së malit. - Shmanguni nga pirja e duhanit dhe alkolit. Po ashtu edhe medikamenteve të tjera depresuese, përfshirë ato që merren për gjumë. - Merrni, hani, ushqime të pasura me karbohidrate tek jeni në lartësi (ja vlen që 70 përqint e ushqimit ë siguhohet nga karbohidratet). - Procesi i aklimatizimit pengohet nga humbja e lëngjeve të trupit, nga lodhja e tepërt, nga alkoholi, duhani si dhe medikamentet depresuese. Medikamentet parandaluese Diamox, të mundëson frymëmarrje më të shpeshta. Vlen të merret për natën. Dexamethasone (një steroid) është një medikament i cili ndikon në mos ënjtjen e trurit. Sëmundjet e forta të malit, apo AMS (Acute Mountain Sicness) AMS është një sëmundje e zakonëshme e lartësive. Në lartësinë 3.000 metra 75 përqindt e njerëzve kanë të paktën simptoma të lehta. Të kapurit nga ams varet nga lartësia, shpejtësia e ngjitjes,

dhe prirja vetanake. Ka njerëz të cilët përjetojnë ams të moderuar edhe gjatë procesit të aklimatizimit. Shënjat e saj fillojnë si rregull 12-24 orë pas arritjes në një lartësi dhe mundet të largohen në rreth tre ditë. Ams e moderuar ka këto shënja: dhimbje koke, marje mendësh, lodhje, mosngopje me frymë, humbje oreksi, të përzjerë, gjumë i shqetësuar dhe gjendje e përgjithëshme jo e mirë. Këto shënja janë më të theksuara gjatë natës për arësye të uljes së ritmit të frymëmarrjes. Gjendja e moderuar e ams nuk e shqetëson edhe aq aktivitetin ditor dhe si rregull këto shenja zhduken brënda 2-4 ditëve si rezultat i aklimatizimit të organizmit. Për sa kohë që shënjat janë të moderuara, dhe janë veçse një shqetësim/mërzi, fitimi i lartësisë mundet të bëhet në mënyrë të moderuar. Ndërkohë që ngjitemi, është thelbësore t’i transmetoni këto shënja menjëherë tek të tjerët që udhëtojnë me ju. Ams konsiderohet që të jetë një problem neurologjik i shkaktuar nga ndryshimet në sistemin qëndror nervor. Është kryesisht një formë e moderuar, e zbutur, e asaj sëmundje të lartësisë që njihet me emrin HACE (High Altitude Celebral Edema). Trajtimi bazik i AMS: të vetmet kurime janë: aklimatizimi ose ulja poshtë. Shkalla e moderuar e AMS: Shkalla e moderuar e ams përfshin dhimbje të forta koke e cila nuk të liron pas marrjes së medikamenteve, ndjenja e neverisë dhe e të vjellit, dobësi dhe lodhje në rritje, mosngopje me frymë, dobësi në koordinim (ataxia). Aktiviteti normal bëhet i vështirë, ndonëse personi mundet të ecë vetë. Në mungesë të mjekut vetëm ulja poshtë është zgjidhja e situatës. Personi duhet të qëndrojë në lartësi më të ulta deri sa shënjat të largohen (si rregull deri më tre ditë). Kur personi qetësohet në lartësinë ku është ulur, kjo d.m.th. se ai është riaklimatizuar aty dhe mundet të vazhdojë për më sipër. Nëse dyshohet për fazën e zhvillimit të sëmundjes, i dyshuari vihet të ekzekutojë ecjen në vijë të drejtë këmbë pas këmbe, ashtu sikundër bëhet me një të dehur kur duam t’i provojmë reagimin. Nëse alpinisti nuk është në gjendje të bëj një


gjë të këtillë, ai duhet të ulet urgjentisht poshtë. Shkalla e avancuar e AMS Nëse shikoni prani të shtuar të simptomave të mësipërme si dhe mosngopje me frymë gjatë gjumit, paaftësi për të ecur, gjendje mendore të rënë dhe shtim të lëngjeve në mushkëri, alpinisti duhet ulur urgjentisht poshtë. Dy forma të tjera të sëmundjes së lartësisë janë HACE (High Altitude Celebral Edema) dhe HAPE (High Altitude Pulmonary Edema). Kur ndodhin këto sëmundje kjo d.m.th se alpinisti po e fiton shpejt lartësinë, ose pasi e ka fituar lartësinë po qëndron për një kohë të gjatë atje. HAPE është pasojë e grumbullimit të lëngjeve në mushkëri. Shënjat janë: mos ngopje me frymë, madje edhe në gjumë; shtrëngime në gjoks; lodhje e madhe; të ndjerët se po mbytesh gjatë gjumit të natës, dobësi; kollë e pandërprerë me sekrecione të bardha; çoroditje dhe sjellje jo llogjike. HACE është rezultati i ënjtjes së qelizave trunore që shkaktohet nga rrjedhja e lëngjeve nga kapilarët. Shënjat janë: dhimbje koke, humbje e koordinimit, dobësi, ulje e nivelit të vetëdijes përfshirë çorjentimin, humbjen e kujtesës, sjellje jo normale, haliçulacione dhe rënie në gjendje koma. Si rregull ndodh kur alpinisti është për rreth një javë në lartësi të mëdha. Të dy sëmundjet e fundit kërkojnë ulje sa më të shpejtë sa më poshtë dhe trajtim të specializuar mjeksor. Helikopterët nuk munden të ndihmojnë rastet urgjente në këto lartësi. Sëmundjet e lartësisë bëjnë që ndodhitë në ato lartësi shpesh të debatohen dhe interpretohen në mënyra të ndryshme nga ngjitësit apo nga ata që mbijetojnë situata të vështira. Shpesh ata nuk janë të sigurtë rreth të gjitha fakteve. Kjo ngaqë në lartësi të mëdha të menduarit bëhet i vështirë dhe të kujtuarit më vonë se çfarë ndodhi është edhe më i vështirë. Nuk janë vetëm sëmundjet e lartësisë me të cilat ballafaqohen alpinistët sidomos kur bëhet fjalë për lartësitë e Himalajave. Atje erërat fryjnë me shpejtësi mbi 300 km/h dhe jo rrallë në

mënyrë krejt të papritur; temperaturat ulen deri në minus 35 gradë celcius. Ortekët, që shpesh janë fare të paparashikuar, u marin jetën jo vetëm individëve të veçuar por edhe grupeve apo ekspeditave të tëra. Kudo ku ka akullnaja ka edhe çarje të madhësive të ndryshme të tyre, të quajtura krevasa, si dhe blloqe të madhësive të ndryshme, deri gjigande prej akulli, të quajtura seraka të cilat bëhen e çbëhen nën ndikimin e rezatimit djellor. Krevasat shpesh janë të mbuluara nga bora. Kur bora mbi to është e ngrirë mirë ajo shërben si urë (urë bore) për t’i kaluar. Por shpesh bora i fsheh krevasat kurse urat e borës janë mashtruese dhe sejcili rast bëhet kurth për të rënë alpinisti në to. Serakat nën nxehtësinë e përcjellë nga rezatimi djellor shpesh shëmben dhe janë rezik për jetën e alpinistit. Kështu elementët e natyrës dhe forma të veçanta të relievit në mal janë shpesh jashtë kontrollit të alpinistëve duke e bërë bazën e sigurisë së jetës tejet të ngushtë. Kështu, mali mund tu kthehet ngjitësve me egërsi të papritura e të pa harrueshme. Përshkrime të alpinistëve tanë për shënjat e sëmundjes së lartësisë Alpinisti A Përshendje Profesor, Po ju dërgoj disa të dhëna rreth përjetimeve vetjake gjatë ngjitjes në Kilimanxharo. Në lartësinë 3000 metra nuk pata ndonjë problem, por [gjatë natës] ndodhi një e papritur: për shkak të shiut të vrullëshëm çadra filloi të fuste ujë dhe u detyruam që të kalonim në një çadër tjetër duke dalë në shi. Më pas nuk më zuri më gjumi. Të nesërmen u ndodhëm në lartësinë 4000 metra. Këtu fillova të ndiej një dhimbje të lehtë koke e cila u zhduk pas ushqimit të bollshëm. Gjatë rrugës për të arritur në kamp nuk pata ndonjë ndjesi shqetësuese. Ditën e tretë u ngjitëm deri në 4200 metra dhe zbritëm përsëri në 3900 metra. Ngjitja nuk ishte e vështirë por për shkak se dielli më kishte rrahur për disa orë fillova të ndjej përsëri të njejtën dhimbje koke.

Dita e re na ngjiti në 4600 metra. Gjatë gjithë kohës kishim një diell përvëlues ndërkohë që pluhuri vullkanik ma vështirësonte shumë frymëmarrjen. Kur arritëm në kamp, përveç dhimbjes së kokës, më përzihej. Përpara se të uleshim për të ngrënë volla dhe [pas kësaj] u ndjeva shumë i liruar. Në darkë u zhduk dhimbja e kokës por ndjeja vështirësi në frymëmarrje. Më duhej të merrja frymë shumë thellë dhe fort që të mund të qetësohesha. Normalisht, gjithë këto netë nuk kam fjetur më shumë se 4 orë çdo natë. Ngjitja e fundit filloi të nesërmen në orën 05:00. Gjatë ngjitjes filloi të ndihej shumë problemi i ajrit dhe u detyrova të ulja ritmin. Rrugës kam bërë ndalesa të shpeshta dhe të shkurtëra. Kisha një rritëm të lartë të rrahjeve të zemrës (nuk e di sa të shpejtë se nuk më shkonte mendja që ta matja). Arrita ë majë rreth 10 - 15 minuta më vonë se të tjerët, por në çastin që arrita në majë nuk pata asnjë problem të matejshëm, ndryshe kjo nga të tjerët. Ndejta rreth 30 minuta në majë dhe më pas fillova zbritjen ngadalë. Duke filluar nga çasti që mbaroi ngjitja e më pas nuk ndjeva asnjë gjë. Ndoshta nga euforia që më zuri!!!......... Alpinisti B Sa për sëmundjen e malit... natën e parë në 3900 metra pata mungesë ajri që e ndjeva në gjumë, kohë kur njeriu nuk është shumë koshient! Më tregoi C se zgjohesha herë pas here dhe merrja frymë thellë kur kisha rreth 5-6 sekonda pa marrë frymë! Më tej, kur ngjitëm 4200 metra dhe zbritëm për të fjetur përsëri në 3900 metra, pata dhimbje koke të pa imagjinueshme, a thua se po më pëllciste, por që mund të jetë shkaktuar dhe nga ekspozimi në diell gjatë ngjitjes [së ditës pa patur një] pa kapele të mirë ! Më pas, kur mbërritëm ditën tjetër në 4600 metra pushuam pak dhe u nisem për 4800 metra. Në 4700 metra më kapi një gjendje të vjelli dhe zbrita; pas 1-2 orësh në çadër mu desh të dal e të fus gishtat në fyt për të vjellë sepse isha mpirë i tëri ! Kjo më liroi disi dhe për fatin tim të mirë, në orën 4 AM të ditës së nesërme [dhe më tej] isha qiqër!

61


Alpinistët si dhe anëtarët e tjerë të Shoqatës Bjeshkatarë dhe Alpinistë Tirana janë mbështetur në disa drejtime nga sponsorizues të ndryshëm për të cilët ne u mbetemi përherë mirënjohës. Kështu: Pa mbështetjen e tyre ne nuk do të realizonim në masën e duhur propagandimin e veprimtarive tona në natyrë, që edhe të rinjë e të reja të tjerë t’i bashkëngjiten sporteve të alpinizmit e bjeshkimit.

62


Synimet e vazhdueshme të SH.B.A Tirana 1. Argëtimi me karakter sportiv në natyrë kryesisht nëpërmjet ngjitjeve e lehtizave të distancave të ndryshme në male dhe zona malore. Eksplorimi dhe studimi i lartësive malore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë; Sipas rasteve studim apo asistim në studimin a lartësive malore brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duke grumbulluar fakte dhe duke vëzhguar fenomenet që lidhen me to. Publikimi pranë mjediseve mediatike, elektronike apo/edhe të shkruara, i shkrimeve dhe/ose ilustrimeve për veprimtaritë që kryen me synim informimin sportiv dhe/ose shkencor si dhe propagandë sportivo – argëtuese. 2. Dita e JEZERËS Veprimtaria e Përvitëshme (VP-ja) e SH.B.A Tirana do të organizohet në të Shtunën e Tretë të çdo Korriku. Këtë ditë do të organizohet ngjitja në Majën e Jezerës, veprimtari të natyrës së bjeshkimit rreth kësaj maje si dhe, me raste, veprimtari tw tjera sportive. Në këtë

veprimtari do jenë të ftuara të gjitha shoqatat mike, brënda e jashtë kufijve të Shqipërisë, që të bashkohen me programin tonë. 3. Veprimtari ndërkombëtare Shoqata për çdo vit do të synojë të realizojë ngjitje në kuadrin e lëvizjes alpinistike Seven Summits (Shtatë Majat). Edhe pas ditës që kjo shoqatë do ketë të paktën një anëtar që të ketë realizuar ngjitjen e të shtatë majave, anëtarë të tjerë të saj do të nxiten që të jenë të përfshirë në këtë lëvizje. Paralelisht me këtë lëvizje anëtarët e shoqatës sonë do të nxiten që të jenë të përfshirë në lëvizjen 14 Tetëmijëmetroshët. Porse gjithçka që shprehet në këta dy paragrafë është tej mundësive financiare të SH.B.A Tirana dhe këto synime do të jenë në vartësi të plotë të granteve që do të na afrojë FSHALTM, institucione shtetërore, apo sponsorizues të ndryshëm. Nga shbat

63


64

Rrapi i Bebes ShënMeri Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.