Albanica 58-59

Page 1

58•59/2006

1


2

58•59/2006


Editoriali

U nis si “ Ekskluzive”, po kthehet si “ Albanica” Skënder Blakaj

R

evista jonë nisi daljen në Zvicër, në vitin 1999. Me emrin “Ekskluzive”. Numri provues doli në dhjetor të atij viti, kurse numri i parë i rregullt në janar të vitit 2000. Në atë gjendje të pikëllimit, shkaku i rrënimit të rëndë fizik e shpirtëror të Kosovës, dhe të gëzimit të pakufishëm që Serbia u largua nga Kosova, Revista vinte e themeluar dhe e përkrahur nga biznesmeni më i njohur shqiptar, z. Behgjet Pacolli. Dhe erdhi Revista me synimin që të jetë një pasqyrë e gjithë kësaj, po edhe e qytetërimit dhe e perspektivës sonë. Në këso angazhimesh, Revista lëvizi nga Zvicra në Prishtinë, gjithnjë në përpjekje për ta përsosur konceptin dhe për ta gjetur lexuesin e vet. Pastaj e ndërroi fizionominë, e ndërroi veshjen e jashtme dhe përmbajtjen. Nga numri 39-57 doli me emrin “V I P ekskluzive”. Në korrik 2005 u shua fare. U shua, por me farën e ringjalljes në vetvete. Këtë ide e mbajti gjallë z. Selim Pacolli. Mbas bisedash që zgjatën, më në fund ja ku jemi! Revista që u nis si “Ekskluzive” e vazhdoi si “ V I P ekskluzive”, po kthehet si “Albanica ekskluzive”. Emrin e ri thuaja se nuk e gjurmuam ne. Me temat e me përmbajtjen që kishte, Revista e hershme ia dërgoi Revistës së tashme këtë emër - emrin Albanica. Revista jonë kryesisht po e kthen petkun e hershëm. Jo për lavd tonin, por për lavd të Revistës, për lavd të bashkëpunëtorëve të mrekullueshëm që i kishim, po i citojmë vetëm dy mendime prej gjithë atyre që na vinin në Redaksinë tonë. Mbas botimit të një libri për Kosovën, me autorin e librit, me z.Stephen Schwartz, bëmë një intervistë për Revistën. Në verë të vitit 2001 më dërgoi këtë letër: “I dashur Skënder, po ju shkruaj për disa arsye. Së pari të ju uroj, sepse unë e gjeta numrin e “Ekskluzives” këtu në Uashington, DC, ku jam duke punuar momentalisht në departamentin shtetëror. Së dyti, mbasi aktualisht nuk po bashkëpunoj me asnjë nga mediat shqiptare, me shumë dëshirë do të doja të 58•59/2006

bashkëpunojë me “Ekskluziven”...etj. Kjo na erdhi shumë e çuditshme asokohe. Sepse, ndoshta për pakujdesinë tonë, askund në Amerikë nuk e dërgonim Revistën. Kurse mendimi i dytë është i z Moikom Zeqo, emër aq i njohur i kulturës shqiptare. Në një intervistë në “Koha jonë”, revistë e shqiptarëve në Mali të Zi, ai, për Revistën tonë, e thotë këtë mendim: ”Më ka tërhequr vëmendjen veçanërisht revista “Ekskluzive”. Për mendimin tim kjo revistë ka fituar ekskluzivitetin e revistës më autoritative dhe më të shquar që botohet sot për sot në gjuhën shqipe në krejt trojet etnike. Kjo revistë, siç i kam telefonuar disa herë edhe mikut tim, publicistit Skënder Blakaj, dallohet për nivelin e lartë shkencor dhe atdhetar dhe për paraqitjen grafike të nivelit evropian. Do të uroja sa më shumë botime të tilla serioze dhe të mirëpritura”. Revista pati materiale e autorë përmes të cilëve është cituar në shumë botime shqiptare, po edhe të jashtme. Vetëm në një botim të vitit të kaluar, i formatit dhe i vëllimit të mesëm, Revista jonë është cituar 5-6 herë si burim dhe referencë shkencore. Ky numër i rinisjes poashtu mund të jetë ndër më të cituarit në publikime të ardhshme. Sidomos autori i famshëm i korpusit “Illyricum Sacrum”(1751), Daniele Farlati, i cili me një fragment na vie për herë të parë në gjuhën tonë, në saje të Pëllumb Xhufit dhe të përkthimit që i bëri nga latinishtja. Pohimi dhe argumentet e D. Farlatit se ilirët janë bijtë e Herkulit, bashkë me gjithë ato shkrime e të dhëna nga fushat më të ndryshme, të përfshira këtu, mund të jenë pjesë e interesimit të lexuesve. Me këtë synim, do të përpiqemi të jemi Revistë për mbarë familjen, për të gjithë brezat. Me temat nga lashtësitë e mugëta, për kulturat e viset e ndryshme e deri te zbulimet më të reja shkencore e teknologjike. Dhe, gjithsesi, bosht i saj do të jetë bota shqiptare, kultura, historia dhe përgjithësisht civilizimi i saj, si pjesë e qytetërimit botëror. Secilit botim i duhen lexuesit. Njësoj edhe Revistës sonë. Mirë se vini! Korrik 2006

Mujore për dije e kulturë Viti IV/ nr.58/59 korrik/gusht 2006 • Botues atv media company • Drejtor i përgjithshëm Selim Pacolli • Kryeredaktor Skënder Blakaj • Redaktorë Ibrahim Berisha Evliana Berani Ela Baçi (Tiranë) Besim Rexhaj • Fotografia Flaka Kuçi • Disenji / realizimi kompjuterik Trim A. Ibrahimi • Adresa dhe komunikimi atv media company EKSKLUZIVE 10 000 Prishtinë Rr. UÇK nr 58 tel: +381 38 243 021 fax: +381 38 243 009 e-mail: albanica@lajm.info Tiranë: elabaci@hotmail.com • Shtyp: “Dukagjini”, Pejë

3


Përmbajtja

Revistë mujore për dije e kulturë • nr 58 • Korrik-Gusht/July-August 2006

14

Anton K. Berishaj:

Tri ambiente mikrosociale

Veçoritë specifike të enklavave shqiptare në Mal të Zi, ruajnë edhe gjurmën e formave specifike të presionit të vazhdueshëm të politikës, qoftë globale, qoftë lokale

32 Arben Gashi

Decentralizimi: Organizimi asimetrik rrezikon integritetin territorial

Ibrahim Berisha

24

Danezi që qeverisi përmes kodit ballkanas

60 Irian Jaya - vendi ku bashkëjetojnë koha e gurit dhe modernizmi I kam fotografuar njerëzit që po e braktisnin traditën e tyre dhe po i dorëzoheshin në mënyrë të heshtur botës moderne ( Julie Campbell)

Dromca ..................................................................................6-9

Bota jonë Kadare-Bushit: NDALONI MASAKRËN KUNDËR KOSOVËS ...10-11 Aristidh Kola: Gjuha e perëndive ..........................................12-13 Anton K. Berishaj: Tri ambiente mikrosociale .......................14-15 Frida Malaj: Shqipëria në kërkim të turizmit .........................17-18 Synohet turizmi masiv...............................................................19 Frida Malaj: Fillon ndërtimi i rrugës së premtuar ..................20-21 Bujar Desku: 116 kilometra + 3 tunele + 105 ura = 1 miliardë euro ..............................................................22-23

Bota Meridiane ............................................................................40-41 Deirdre Keogh: Periudha e “Tigrit kelt”.................................42-43 Mark Beunderman: Evropianët duan Kushtetutën e re ...............44 Alexander Balzan: Të pakënaqur me komunikimin ....................45 Behar Zogiani: Hija e monumentit për “Heroin e Panjohur” ..46-49 Koreja Veriore: Raketat që provokuan botën ........................50-51 E. Messner dhe J.J.Messner: Leksioni:Si të mos veprohet ..52-53

Profil

Klimë

Ibrahim Berisha: Danezi që qeverisi përmes kodit ballkanas .....24 Ibrahim Berisha: Vendi i vogël me paqe të vogël .......................25 Nebi Mërseli: Qeveria e aleancave ideologjike ......................26-27 Belgzim Kamberi: Shqiptarët - të diskriminuar në Luginën e Preshevës ...........................................................28-29

Evliana Berani: A duhet t’i frikësohemi ngrohjes globale? ....54-57 Pas Columbias, qiellin e pushtoi Discovery...........................58-59 Reportazh: Irian Jaya - vendi ku bashkëjetojnë koha e gurit dhe modernizmi ........................................................60-63

Aktualitet Haxhi Shabani: Shqiptarët dhe gjuha shqipe presin kushtetutën..........................................................................30-31 Arben Gashi: Organizimi asimetrik rrezikon integritetin territorial .............................................................32-34

4

Beogradi kërkon 15 komuna të reja ..........................................35 Evliana Berani: Kontrastet e Shqipërisë së sotme ................36-39

Monumenta Albanica Piter Xhejms & Nik Trop: Kanali i Suezit ..............................64-65 Daniele Farlati: Ilirët janë bijtë e Herkulit ..............................68-72 Moikom Zeqo: Hundëzakët pasardhësit e gjeneralëve ilirë të Lekës së Madh ..........................................................73-76 Luan Përzhita: Thesare arkeologjike të lashtësisë së Kosovës... 78-80 58•59/2006


Përmbajtja

78

Luan Përzhita

Thesare arkeologjike të lashtësisë së Kosovës

Së shpejti del nga shtypi vëllimi i parë i Hartës Arkeologjike të Kosovës, në vijim dalin dy vëllime tjera • Harta Arkeologjike e Kosovës rithekson edhe një herë se nëntoka kosovare ruan vlera të papërsëritshme të lashtësisë. Në vëllimin e parë prej 500 faqesh do të shënohen mbi 260 qendra arkeologjike të komunave Pejë, Deçan, Gjakovë, Rahovec, Klinë, Prizren, Suharekë dhe Dragash. • Gërmimet e reja arkeologjike që janë organizuar gjatë viteve 2000-2006 në mbi 10 qendra antike po rivlerësojnë çdo ditë vitalitetin e popullsisë së lashtë dardane.

86

109

Shyqëri Nimani

Luftëtarët shqiptarë të Dinastisë së Mehmed Ali Pashës sipas piktorit Jean-Léon Gérôme

Transkriptohet “Çeta e Profetëve“ e Pjetër Bogdanit Anila Omari - hedh dritë mbi misteret shekullore të veprës së Bogdanit

114 Ela Baçi

Surpriza dhe premiera në Butrintin antik Rafael Biermann: Pretendimet ekskluzive historike ..............81-85 Shyqri Nimani: Luftëtarët shqiptarë të Dinastisë së Mehmed Ali Pashës sipas piktorit Jean-Léon Gérôme ...........86-89 Zekeria Cana: Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare e vitit 1912 dhe politika e Serbisë .........................................90-93 Mit’hat Frashëri: Kufijtë e shqiptarëve .................................94-95

Dje e sot

118

Himn për dashurinë në mjuzikllin e interpretuar në Tiranë “Romeo dhe Zhuljeta “- në një version origjinal nga regjisori Gjergj Xhuvani (e.b.)

Ela Baçi: Surpriza dhe premiera në Butrintin antik ...........114-115 Rikthimi i Inva Mulës në vendin e origjinës .......................116-117 “Romeo dhe Zhuljeta “- në një version origjinal nga regjisori Gjergj Xhuvani ....................................................118-119 Romancë e trishtuar e një dashurie të pafat .....................120-121

Familja Dawna Markova: Si t’i edukojmë fëmijët tanë..........................122

Skënder Blakaj: Knjazi Koshtunica në fushën e disfatës .......96-97 Bisedë me Oliver Schmitt: Skënderbeu synonte formimin e shtetit shqiptar ...................................................98-99 Selman Sheme: Aneksimi i Çamërisë dhe strategjia greke për helenizimin e saj ...............................................100-101 Besim REXHAJ: Çrregullimi i shijes dhe i koncepteve kulturore e artistike ..........................................................102-103

Psikologji Depresioni dhe tinejxherët .......................................................123 Helena Spongenberg: Brenda një viti, Evropa shpenzon 125 miliardë euro për alkool .............................................124-125

Bota e yjeve Yje ose personalitete të çrregulluara .......................................126

Kulturë Panorama ........................................................................104-107 Vitrina e librit ..........................................................................108 Ela Baçi: Transkriptohet “Çeta e Profetëve“ e Pjetër Bogdanit .............................................................109-110 Teatri elizabetian – në shenjë të teatrit “Globe” të Shekspirit........................................................112-113 58•59/2006

Moda 10 gjëra që duhet t’i dini për modën ........................................127

Sport Driton Latifi : Një shikim ndryshe i botërorit ....................128-129 Faqja e fundit .........................................................................130

5


Dromca

Ofertë e madhe për brucoshë Universiteti i Prishtinës, institucioni i vetëm publik për arsimim të lartë, sivjet do të pranojë 6.825 studentë të rinj, prej tyre 4.676 do të jenë studentë të rregullt, 1.269 me vetëfinancim dhe 800 me korrespodencë. Në fakultetet e këtij institucioni janë paraqitur 9 mijë e 844 kandidatë. Ndërsa më parë nuk kishte mundësi të gjenin një indeks kandidatët që refuzoheshin nga universiteti publik, tashti në Kosovë janë edhe disa institucione të arsimit të lartë privat, të cilat paraqesin një ofertë joshëse për të gjithë të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit. Sivjet kishte numër dukshëm më të vogël të të diplomuarve në shkolla të mesme të Kosovës për shkak të “vitit të brishtë” dhe kjo është shprehur me numër më të vogël të kandidatëve që konkurruan për indeks. Rreth 70 mijë nxënës mbarojnë shkollat e mesme çdo vit.

Universiteti mbyll problemet e zgjedhjeve Universiteti i Prishtinës mbyll një proces të vështirë ndryshimi duke zgjedhur drejtuesit e rinj në Senat dhe Bord. Më në fund zgjidhet edhe rektori që kalon të gjitha procedurat ligjore, prof. dr.Enver Hasani, ligjërues në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare. Rektori Hasani brenda pak ditësh ka kompletuar edhe ekipin e tij, në të cilin janë:prof. Dr. Selvete Krasniqi, prof. Dr. Gazmend Luboteni dhe prof. dr. Luan Ahma. Energjia e shpenzuar në konflikte dhe kontestime, më në fund, pritet të kthehet në investim të ngritjes së punës mësimore-hulumtuese të kuadrit universitar dhe të kthimit të studentëve në detyrën themelore, në studime. Rektori i ri do të ndryshojë imazhin e Universitetit të Prishtinës duke e orientuar në veprimtarinë themelore, mësim, studime dhe bashkëpunim të gjerë të këtij institucioni me institucionet simotra, veçmas në Evropë dhe Amerikë.

Në Hagë urdhëruesit e krimit ndaj shqiptarëve Në Tribunalin e Hagës po vazhdon gjykimi ndaj gjashtë zyrtarëve të lartë serbë, përfshirë edhe ish – presidentin e Serbisë Milan Milutinoviq. Ish-

6

politikanët dhe ushtarakët kryesorë serbë akuzohen për planifikim dhe urdhërim të fushatës së terrorit dhe dhunës kundër popullatës shqiptare

në Kosovë në vitet ‘98 dhe ‘99. Duke u prirë nga ish-presidenti tashëm i ndjerë Milosheviq, ata udhëhoqën vrasjen e mijëra dhe dëbimin e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova. Disa nga gjeneralët e akuzuar morën pjesë drejtpërdrejt në krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë. Pasojat e krimit shtetëror serb shqiptarët po i vuajnë ende. Qindra familje nuk kanë arritur t’i gjejnë pjesëtarët e zhdukur, ndërkohë që edhe dëmet materiale ende në shumë pjesë të Kosovës nuk janë riparuar. Kontesti për dëmet e luftës sigurisht do të jetë një nga çështjet që do të ngarkojë raportet e shtetit të Kosovës me Serbinë për një kohë të gjatë, megjithëse kësaj teme tashti i ikin edhe zyrtarët në Prishtinë, duke përfshirë këtu edhe vetë bartësit e procesit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

58•59/2006


Kosova në finishin e statusit Lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, muajt e fundit kanë filluar lëvizje intensive të bashkësisë ndërkombëtare. Ahtisari më 13 korrik raportoi në KS të OKB për procesin negociator, ndërkohë që aty ishte i pranishëm edhe kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, megjithëse pa status të përcaktuar qartë. Më në fund, Rezoluta 1244 duket se do të ndryshojë, duke sjellë një status të ri pas shtatë vjetësh nga largimi i

ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova. Ndërkohë, në ditët e ardhshme do të ketë takime të shumta, të cilat pritet të kthjellojnë pozitat e palëve, megjithëse vlerësohet se e ardhmja e Kosovës do të përcaktohet nga një vendim ndërkombëtar i cili synon t’i ketë parasysh interesat e të gjitha palëve, në radhë të parë të shumicës dërrmuese të qytetarëve për pavarësinë e vendit.

Golbergu premton: Viti 2006 përcaktues për statusin Bojkot prodhimeve serbe Lëvizja Vetëvendosja ka muaj që është duke zhvilluar një fushatë të gjerë vetëdijesimi të qytetarëve për bojkotin e prodhimeve të Serbisë nga qytetarët e Kosovës. Arsyetimi i kësaj fushate mbështetet në tezën se me miliona euro të fituara nga një futje e pakontrolluar, e prodhimeve serbe në Kosovë, si dhe me fitimet e mëdha të realizuara, qeveria serbe financon ndërhyrjen dhe shantazhon procesin e realizimit të pavarësisë së Kosovës. Ftesës së vetëvendosjes kanë filluar t’u përgjigjen qytetarët, duke dhënë kështu një mesazh të qartë se kjo fushatë nuk do të kalojë pa rezultate.

Trend i vështirë importi Politikat ekonomike në Kosovë janë duke dhënë rezultate shqetësuese. Gjatë majit Kosova importoi 117,5 milionë euro, ndërsa eksportoi vetëm

58•59/2006

7,9 milionë euro (kryesisht mbeturina metalesh), duke shënuar një deficit prej 109,5 euro. Këto të dhëna i publikoi Enti i Statistikave të Kosovës. Madje 16 për qind e importeve gjatë majit ishin nga Serbia, që paraqitet njëri ndër eksportuesit e mëdhenj në Kosovë, kundrejt Shqipërisë që mori pjesë me vetëm 8,5 për qind. Shoqëria e konsumit në vend të shoqërisë prodhuese është fakti që tipizon sot realitetin ekonomik në Kosovë. E keqja, në Kosovë sillen shumë prodhime të cilat mund të prodhohen këtu apo nuk qiten në treg për shkak të sistemeve jofunksional të grumbullimit dhe të plasimit, ato importohen duke ndikuar të humben qindra milionë euro gjatë një viti.

Shefi i Zyrës Amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, i njohur në opinion me fjalët shumë të kursyera, në një pritje që organizoi me rastin e kremtimi të 230- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së SHBA-ve, theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë zellshëm me partnerët tanë të Grupit të Kontaktit si dhe me Ekipin e Ahtisaarit që të sigurojmë që viti 2006 të bëhet një vit për t’u mbajtur në mend , viti kur do të përcaktohet statusi final i Kosovës. Ne besojmë se rezultati duhet t’i respektojë dëshirat e shumicës dhe njëkohësisht t’i mbrojë të drejtat e pakicës. Shtetet e Bashkuara, miqtë dhe aleatët e saj në Evropë dhe NATO do të vazhdojnë t`ju ndihmojnë në këto përpjekje gjatë viteve në vijim, por sfida do të jetë e juaja. Dhe më shumë se sa vendimi për statusin, kjo do të jetë trashëgimia juaj. Pas disa javësh Goldberg përfundon misionin e tij në Kosovë. Në një deklaratë lidhur me punën e bërë, ai ka theksuar: Unë krenohem me punën që kanë bërë Zyra e SHBA-ve, USAID-i dhe ushtria e SHBA-ve gjatë kësaj periudhe kohore. Unë po largohem duke qenë i bindur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme, është mesazhi i tij. Golbergu karrierën e diplomatit e vazhdon në Amerikën e Jugut.

7


Dromca

Beteja për kryeprokurorin

Kërkohet ndryshimi i dy anëtarëve të KLD Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka kërkuar në Këshillin e Legjislacionit zëvendësimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përkatësisht Pranvera Strakoshën dhe Sokol Comon, të cilët në 2002 janë zgjedhur në këtë institucion të lartë pa u përfillur procedurat e ligjshme. Ata kanë qenë gjyqtarë dhe sipas ligjit duhet të ishin juristë dhe me një përvojë mbi 15vjeçare. Ndërkaq i menjëhershëm ka qenë kundërsulmi i opozitës. Sipas tyre ky është një sulm institucional. Me shumicë votash komisioni i ligjeve ka aprovuar zëvendësimin e dy anëtarëve të rinj . Adrian Nuni e Gëzim Zenelaj janë emrat e të cilëve do të votohen në Parlament.

Votimi për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sallaku do të jetë edhe për pak kohë sërish mollë e sherrit mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri. Në parlamentin shqiptar është lexuar tashmë raporti 200 faqesh i hartuar prej komisionit për hetimin e Sollakut, ku janë evidentuar shkeljet dhe janë argumentuar arsyet se përse duhet shkarkuar ai. Ndërkaq edhe opozita nuk ka mbetur pas. Në një raport të hartuar prej tyre, paraqitur kryeparlamentares Topalli, është argumentuar se përse komisioni Sollaku është antikushtetues dhe i pabazuar në ligj. Vetë opozita ka paraqitur kërkesën për leximin e këtij raporti në Parlament, edhe pse ajo nuk ka shkuar në komision. Gjatë seancës së leximit të raportit nga

ana e kryetarit të komisionit Astrit Patozi, edhe opozita paralelisht ka lexuar raportin e saj duke shkaktuar kakofoni dhe konfuzion. Ky është specialiteti i Parlamentit shqiptar. Më pas opozita ka braktisur Parlamentin gjatë seancës së leximit të raportit të hartuar nga Komisioni Sollaku dhe 71 deputetë kanë votuar për datën e diskutimeve të këtij raporti. Pas një maratone dëgjimesh të fakteve dhe pretendimeve, pas dy javësh, e pikërisht në datë 24 korrik, do të debatohet dhe do të votohet për shkarkimin ose jo të Sollakut. Në mediat shqiptare gjithsesi flitet për një skenar të fshehtë të opozitës për të sabotuar votimin , nëse mazhoranca vendos ta bëjë të hapur votimin për kreun e institucionit të akuzës.

Shqipëria i afrohet NATO-s Shefi i NATO-s, Scheffer, gjatë një vizite në Tiranë vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare duke dhënë sinjale për rrugën e hapur tashmë të Shqipërisë për anëtarësimin në organizatën atlantike-veriore. Madje është paralajmëruar se ftesa për anëtarësim Shqipërisë mund t`i jepet në samitin e Rigës. Shqipëria ishte vendi i parë postkomunist që kërkoi përfshirjen në strukturat evro-atlantike. Për shkak të reformave të ngecura ka vite që NATO mënjanoi Shqipërinë nga anëtarësimi në këtë format të madh të sigurisë evro-atlantike. Ndër detyrat kryesore të qeverisë shqiptare në këtë proces mbeten realizimi i reformave të plota në të gjithë sektorët, lufta kundër krimit të organizuar, trafiqeve, përmbushja e standardeve në kuadër të Kartës “Adriatik 3” në të cilën vepron me Shqipërinë, Maqedonia dhe Kroacia. Shqipëria tashmë ka përmbyllur ciklin e Shtatë të

8

Planit Kombëtar të Veprimit për anëtarësim në NATO dhe bëhet gati të hartojë dokumentin e tetë përpara se të marrë ftesën e pritshme në vitin 2008.

58•59/2006


Dromca

Vdes simboli i pluralizmit - Pjetër Arbnori

Së shpejti pronarë të ndërtesave të veta Procesi i legalizimit të banesave do të nisë nga niveli zero. Në datën 15 korrik filloi plotësimi i formularëve për legalizimin e banesave dhe procesi do të zgjasë dy muaj. Shaban Memia , drejtori i agjencisë së legalizimeve, tashmë ka bërë të njohur skemën e funksionimit të legalizimeve të të gjitha banesave të ndërtuara me qëllim që të ndërtojë edhe një treg të tokës, trojeve dhe ndërtimeve. Pas vetëdeklarimit të kësaj prone çdo individ mund të

aplikojë për legalizimin e banesës. Në një deklaratë të tij ai ka bërë të qartë 5 grupet e ndërtimeve që do të legalizohen . Ndërtimet pa leje ku ndërtuesi nuk e ka pronë truallin; Ndërtimet pa leje ku ndërtuesi e ka pronë truallin; Ndërtimet pa leje që lidhen me shtesat në pallate;

58•59/2006

Ndërtesat e bëra përpara vitit 1993; Pallatet me leje ku ndërtuesit kanë realizuar kate shtese apo shtesa anësore. Plotësimi i formularëve dhe certifikatave është thjeshtuar në maksimum, ndërkohë që dokumentacioni teknik dhe ai juridik do të përballohet nga administrata, nga njësitë e qeverisjes vendore në etapën e parë të legalizimit, ndërsa më pas nga administrata e agjencisë që është ngritur me këtë rast. Pronat do të kompensohen me çmimin e tregut. Paratë për t`u bërë legalizimet do t`u merren taksapaguesve shqiptarë, pasi qytetarët që kanë në disponim ndërtime pa leje nuk do të paguajnë për legalizimet . Gjithçka do të jetë falas. Kjo nismë bëhet në kuadrin e politikave sociale që ndjek shteti, për të gjithë të zhvendosurit në zona informale të cilat kanë nevojë të ndihmohen. Ndërkaq opozita dhe shoqata e pronarëve e ka kundërshtuar këtë duke e quajtur diskriminues ndaj shtresave te tjera . Për ishpronarët ky veprim është jo i drejtë, pasi sipas tyre qeveria po përkrah ata që kanë pushtuar tokat e të tjerëve. Tashmë ka filluar ndërtimi i strukturave të zyrave për legalizimet në të gjithë vendin dhe mësohet se për të garantuar procesin qeveria ka përgatitur aktet nënligjore dhe skemat që mendojnë se garantojnë punën e nisur .

Simboli i persekutimit dhe i pluralizmit shqiptar, Pjetër Arbnori, u varros në vendlindjen e tij në Shkodër, mbasi u përcoll në vendpushimin e fundit nga mijëra vetë nga të gjitha rajonet shqiptare. Ishte i njohur edhe si Mandela e Shqipërisë, kishte vuajtur plot 28 vjet në burgjet komuniste si kundërshtar politik i sistemit diktatorial. Pjetër Arbnori lindi në qytetin e Durrësit më 18 janar 1935. Në pranverën e vitit 1961, u arrestua për tentimin e krijimit të Partisë Social Demokrate dhe pas një procesi të gjatë prej dy vjetësh u dënua me vdekje. Mbas tre muajsh dënimi iu kthye në 25 vjet burgim.

U ridënua sërish. U bë i njohur veçmas me qëndrimin e tij në krye të parlamentit plural shqiptar në vitet 1996-1997. Pjetër Arbnori ka përkthyer libra nga anglishtja, frëngjishtja, italishtja dhe rusishtja. Gjatë qëndrimit në burg shkroi ditarin sekret me titull “Lufta për të mbetur njeri”, që ka mundur ta mbajë gjatë 28 vjetëve të burgut dhe nuk ka parë ende dritën e botimit. Ka botuar edhe librat: “Kur dynden vikingët” novelë, 1992;”Muzgujt e mesjetës” roman, 1993; “Bukuroshja me hijen” novelë, 1994; “E bardha dhe e zeza” roman, 1995 “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman 2000; “Andre Morua, Historia e Anglisë”, përkthim 1996 etj.

9


Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me një gjë të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë një thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. LETËR GEORGE BUSH-IT, PRESIDENTI I SHBA-SË Zoti President! y vjet më parë, më 1989, kur jo vetëm në vendin tim, por në gjithë perandorinë e Lindjes, diktatura komuniste ishte ende në këmbë, me mikun tim, laureatin e çmimit Nobel të Paqes, Elia Weisel, ju kam dërguar një letër. Në atë kohë, për një letër si ajo, në Shqipërinë komuniste dënoheshe me vdekje, megjithatë, unë e ndjeva për detyrë t’ju drejtohesha Juve, presidentit të shtetit më të fuqishëm demokratik të botës, për t’ju kërkuar ndjesë në emër të popullit shqiptar për qëndrimin armiqësor që mbante qeveria komuniste shqiptare ndaj SHBAsë. Ju shkruaja, midis të tjerash në atë letër, se populli shqiptar, në kundërshtim me sunduesit komunistë, kishte ndjenja të thella mirënjohjeje për SHBA-në, dhe ju lutesha Juve, që, pa ua vënë veshin fyerjeve të Tiranës, të vazhdonit të ndihmonit këtë popull martir, si atë që vuante brenda kufijve të shtetit, si gjysmën tjetër të tij që vuante në Jugosllavi. Dhe ja, pa u mbushur

D Letra e Kadaresë drejtuar Xhorxh Bushit, më 1991 për çështjen e Kosovës

Kadare-Bushit:

NDALONI MASAKRËN KUNDËR KOSOVËS 10

58•59/2006


dy vjet, në marrëdhëniet amerikano-shqiptare ndodhi e pabesueshmja. Kur sekretari i shtetit Baker u prit në mënyrë madhështore në Tiranë, isha i lumtur të vërtetoheshin fjalët që ju kisha shkruar më 1989, që në atë kohë mund të tingëllonin si fantazi shkrimtari, se SHBA-ja do të ketë te populli shqiptar një mik të zjarrtë e të përhershëm. Nga ana e tyre shqiptarët, të zhgënjyer nga ato lidhje të mbrapshta në të cilat i çuan komunistët, janë sot më të etur se kurrë për miqësi të vërtetë. Zoti President, sot kur një pjesë e botës, e sidomos ajo pjesë që posa është shkëputur nga e kaluara komuniste, po përpëlitet e s’gjen dot qetësi, njerëzimi mbarë përcjell me adhurim përpjekjet tuaja fisnike për rregullimin e saj. Në këtë kahje, jo vetëm si shkrimtar e qytetar shqiptar, por edhe si njeri që dëshiron një botë më të përkryer, ju drejtohem Juve, burrit të shtetit me të cilin e ardhmja e botës ka një lidhje të drejtpërdrejtë. Për shumë dekada, një pjesë e botës në aksionet e saj politike e diplomatike, përballë problemeve të mëdha ka qenë shpeshherë e paralizuar prej dogmave dhe tabuve. Në emër të një stabiliteti e qetësie false këto dogma shpalleshin të shenjta e të pandryshueshme, paçka se kombe e popuj të tërë, të rrëzuar prej fatit njëlloj si titanët e dikurshëm, vuanin e rënkonin prej tyre. Tani është e qartë për cilindo se ajo qetësi dhe stabilitet që përligjej nga formulat gjoja të shenjta, nuk ka qenë veç një harmoni e gënjeshtërt. Nuk do të zgjatem për gjëra që Ju i dini më mirë se kushdo dhe prej të cilave jeni shqetësuar si rrallë kush. Do të dëshiroja vetëm që të tërheq edhe një herë vëmendjen tuaj, Zoti President, për popullin me fatin më tragjik të krejt

58•59/2006

kontinentit evropian: shqiptarët. Ky është i vetmi popull në historinë e Evropës që, pas dy mijë vjetëve jetë, u nda më dysh, që në fillim të shekullit XX, prej Fuqive të Mëdha. Ky është i vetmi komb që në këtë shekull u shtyp prej dy diktaturave më të egra që ka njohur bota: diktaturës së komunistëve shqiptarë dhe diktaturës së komunistëve serbë. Ky gjymtim e kjo shtypje dyfishe e ka lodhur dhe e ka dëmtuar rëndë këtë komb. Tani, gjysma e tij, ajo që jeton brenda kufijve të shtetit shqiptar është duke e fituar më në fund lirinë. Por gjysma tjetër, ajo që ende ndodhet nën komunistët serbë, është në zi dhe në mjerim. Zoti President i SHBA-së! Mendoj se është e palejueshme dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet e natyrës, të së drejtës universale dhe të Zotit, që ky komb të vazhdojë të jetë i dënuar kështu. Dhurata që iu bë terroristëve serbë që vranë më 1914 në Sarajevë, dukën Ferdinand të Austro-Hungarisë, duke u dhënë si shpërblim gjysmën e Shqipërisë, është një nga krimet më të rënda në historinë e njerëzimit. Sa më shpejt që bota e qytetëruar ta çlirojë veten e saj nga ky krim aq më mirë do të jetë. Kur ju shkruaj këto fjalë unë nuk mendoj kurrë që paqja dhe mirëkuptimi i sotëm i arritur me aq mundime të rrezikohen për shkak të shqiptarëve. As nuk parashtroj kërkesa për veprime të ngutshme, brutale ose sensacionale. Ajo që dëshiroj të shtroj para jush është kërkesa për një ndryshim parimor në qëndrimin ndaj popullit shqiptar. Në mbarim të këtij shekulli përpara shqiptarëve po ngrihet shansi historik, shansi që të korrigjohet faji që u bë ndaj tyre në fillim të shekullit. A do të pranohet prej botës së

sotme të qytetëruar e drejta e këtij populli që të jetojë bashkë, në të njëjtën shtëpi, si të gjithë kombet apo do t’i mohohet kjo e drejtë në emër të tabuve ose të gjumit të qetë të dikujt? Në qoftë se në vizionin e Evropës së nesërme pranohet kjo ide, mendoj se edhe mjetet demokratike për zgjidhjen e saj në mënyrë paqësore, diplomatike, njerëzore, pa dhimbje e gjak për kurrkënd, mund të gjenden. E tmerrshme është se gjer më sot kjo ide nuk është pranuar. Por në kohën tonë, në kohën e triumfit të të drejtave të njeriut, triumf në të cilin SHBA-ja ka një vend nderi, të mos pranosh një ide të tillë, do të thotë të pajtohesh me të kundërtën. Të pajtohesh me një nga tragjeditë më të rënda të kohës. Me një krim të tillë në ndërgjegje, bota e lirë s’mund të flejë e qetë. Ndonëse nuk do të doja ta mbyllja këtë letër me një gjë të zymtë, s’mund të rri pa ju thënë se shqiptarët e Kosovës i kanë bërë një thirrje për ndihmë gjithë botës: një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër tyre. Shpresoj Zoti President i SHBA se ju do të bëni gjithçka për të ndaluar këtë krim të paralajmëruar tashmë nga shumë drejtime. Duke ju falënderuar edhe një herë, Ju personalisht dhe shtetin tuaj të madh për vëmendjen ndaj popullit tim, shpresoj Zoti President se midis punëve dhe problemeve tuaja të shumta do të vazhdoni të interesoheni për fatin e popullit tim martir. Pranoni Zoti President, shprehjen e respektit tim më të thellë! Ismail Kadare Paris, 11 shtator 1991

11


Bota jonë

Gjuha e perëndive Paraardhës të përbashkët edhe të Grekërve, edhe të Ilirëve, edhe të Arvanitasve të sotshëm janë Pellazgët. Ata që gjer më sot ruajnë trungun themelor të gjuhës pellazge dhe parimet e tyre bazë qytetëruese, janë Arvanitasit. Në mënyrë epigramatike do të thosha se Arvanitasit janë sot përfaqësuesit më të pastër të racës së madhe Pellazgjike

Aristidh Kola

T

ë dymbëdhjetë perënditë e Olimpit dhe kultet shumë të lashtë pellazgjikë, përbëjnë jo

vetëm sistemin më të bukur të adhurimit, por edhe të vetmin që mbështetet në logjikën e pastër, në kundërshtim me fetë e njohur tek ne që mbështeten tek besimi. Bukuria që me aq art ka

mbështjellë logjikën, e ka pushtuar vëmendjen tonë pothuajse përjashtimisht, duke bërë që logjikës së pastër t’i shpëtojë elementi mrekullisht i urtë i kësaj feje të stërlashtë. Sigurisht, që në këtë udhë-ndërrim ndihmoi edhe fakti se Greqia qysh prej vitit 1822 nuk është më ajo e Zeusit dhe e Apollonit, por një “ Greqi e grekërve të krishterë, që nuk njohin historinë e vërtetë”. Sipas mendimeve të shkrimtarëve të vjetër krijonjësit e këtij sistemi të mrekullueshëm adhurimi janë Pellazgët: Pellazgët për të cilët janë formuluar mendime nga më të ndryshmet, si nga shkrimtarët e vjetër ashtu edhe ata më të rinjtë, që thonë se ata nuk janë një popull fantastik - ose i supozuar në mënyrë konvencionale ashtu siç janë të ashtuquajturit “indoevropianë” - por një popull real, me identitet kultural e personalitet konkret. Grekët e vjetër kishin bindje të thellë se ishin pasardhës të këtyre Pellazgëve, po megjithatë, Herodoti që shkroi i pari për historinë dhe që na transmetoi këtë bindje, ishte përsëri i pari që e vuri në dyshim atë, duke e transmetuar kështu këtë dyshim edhe tek historianët që erdhën pas tij, deri më sot. Herodoti ekspozon bindjet e popullit grek e të priftërinjëve të ditur, rreth origjinës së tyre pellazgjike, por ai vetë dyshon duke u bazuar në bindjen e vet se

Veprimtari i shquar arvanitas Aristidh Kola

12

58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Bota jonë

Pellazgët ishin një komb barbar, jo për ndonjë arsye tjetër, por ngaqë flisnin një gjuhë të ndryshme nga ajo e grekërve të kohës së tij, ashtu siç ai arriti të konstatonte vetë në tre qytete që flisnin ende gjuhën pellazgjike. E në këtë përfundim Herodoti arriti duke u nisur nga bindja e tij e thellë - por që rezulton aq e gabuar - se gjuhët e popujve mbeten të pandryshuara e nuk zhvillohen ( “ Kombi Grek-thotë ai - siç më duket mua, përdor gjithnjë po atë gjuhë”). Pellazgëve - një popull shumë i madh me shtrirje në Pellazgji, Azi të Vogël, Itali, Afrikë të Veriut dhe në Gadishullin Iberik Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër, që u përhap në gjithë Greqinë, që asokohe quhej bile Pellazgjia, në Azinë e Vogël, në Itali, në Afrikën e Veriut dhe në Gadishullin Iberik. Dimë gjithashtu se Pellazgët krijuan

58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

sistemin fetar të grekërve, u dhanë emrat e perëndive dhe caktuan rregullat e adhurimit. Dimë se ishin një popull që lëvizte nga vendi në vend, kërkues dhe i përngjasuar në lejlekët, sepse edhe këta shpendë pas largimit të tyre ktheheshin përsëri në atdheun e vet. Dimë akoma disa fjalë për toponimet e tyre. Shumë shkenctarë të mëvonshëm i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm, të tjerë e kanë hedhur poshtë këtë variant, duke thënë se ndërsa njohim shumë gjëra për Aravanitasit e sigurisht edhe gjuhën e tyre - ne nuk njohim aspak gjuhën pellazge dhe si rrjedhim nuk mund të kemi një element krahasues të sigurtë. Pellazgët dispononin me një sistem të plotë e të njohur mirë fetar, ideologjik dhe shoqëror

(individual) Sigurisht sot shqiptarët me gojën e të madhit Eqrem Çabej deklarojnë : “ Nuk do të mundnim të kënaqnim kurrë ata që edhe sot besojnë plotësishtë se gjuha jonë ka prejardhjen e saj nga gjuha Pellazge”. Intelektuali Arvanitas, prej Italisë së poshtme, Dhimitër Kamarda, ishte i pari që, i entuziazmuar nga afrimi i fjalëve arvanitase me ato homerike dhe parahomerike, tha se: “ Gjuha Arvanitase është gjuha e Perëndive”, është pikërisht ajo gjuhë që përmend Homeri, dhe si të tillë ai i nënkuptonte gjuhën shumë të vjetër pellazgjike, gjuhën e atyre njerëzve që u dhanë emra perëndive dhe mënyrave të adhurimit.

13


Tri ambiente mikrosociale Veçoritë specifike të enklavave shqiptare në Mal të Zi, ruajnë edhe gjurmën e formave specifike të presionit të vazhdueshëm të politikës, qoftë globale, qoftë lokale Anton K. Berishaj

P

ozita gjeografike e tri enklavave shqiptare – fizikisht të shkëputura mes veti, Ulqini, Malësia dhe Plava e Gusia, brenda kufijve të sotëm politik të Malit të Zi, ndikoi në krijimin e rrethanave që politikat zyrtare me shekuj t’i izolojnë ato dhe t’i mënjanojnë proceset integrative, kontaktet dhe komunikimin e tyre për krijimin e identitetit etnokulturor kompakt shqiptar. Përveç kësaj, po të njëjtat rrethana të shkëputjes territoriale, ndikuan fuqishëm në ruajtjen dhe kultivimin e formave specifike të organizimit familjar dhe shoqëror në secilën enklavë, në sistemin e vlerave dhe në strategjinë e përzgjedhjes së mekanizmave të rezistencës ndaj kërcënimeve të shpeshta të qenies së tyre kombëtare. Ballafaqimi me tri ambiente specifike, në rrafshin mikrosocial - mjaft të larmishme, për studiuesit paraqitën sfidë, por edhe vështirësi të sistemimit dhe tipizimit të specifikave që për nga ngjyrimi sociologjik, ndryshojnë njëra prej tjetrës. Në anën tjëtër, ngjashmëritë evidente të këtyre ambienteve shqiptare në këtë hapësirë, gradualisht reduktohen në disa elemente të qëndrueshme të identitetit të tyre etnik, siç janë gjuha, historia, tradita etj. Në këtë mënyrë, format e kultivimit, ruajtjes dhe afirmimit të vlerave, synimeve, struktura dhe organizimi familjar, orientimet me vlerë

14

(vlerore), ekonomizimi, raporti ndaj së kaluarës dhe strategjitë e mbrojtjes ndaj kërcënimeve permanente të indentitetit të tyre etj., i shndërrojnë ato në tri ambiente mjaft të ndryshme. Veçoritë specifike të enklavave shqiptare në Mal të Zi, ruajnë edhe gjurmën e formave specifike të presionit të vazhdueshëm të politikës, qoftë globale, qoftë lokale. Fakti që edhe përbri përqindjes jo aq modeste të pjesëmarrjes së tyre në numrin e gjithëmbarshëm të popullatës së Malit të Zi (rreth 7%), deri sot nuk është definuar statusi, pozita e tyre shoqërore dhe politike, interesat, strategjia e veprimit politik, ekonomik, administrativ etj. flet për një të kaluar jo aq të favorshme për ruajtjen dhe afirmimin e tyre kombëtar. Hapësirës shqiptare në Mal të Zi i kanë munguar projektet globale dhe integrative. Krijimi i subjekteve politike kombëtare, ndikoi në zvogëlimin e frikës dhe inkurajoi artikulim më të zëshëm të ineteresit kombëtar të këtij minoriteti, mirëpo Arkitektura e banimit, veglat e punës, kostumet, prej të cilave veçohet xhubleta, me begatinë e pashoqe të formave, figurave, zbukurimeve, materialit etj. Krahas xhubletës, kostumet e shestaneshës, ulqinakes, kranjanes, bregacores, vuthjanes etj. paraqesin një thesar të çmueshëm (paçmueshëm) etnologjik.

fragmentarizimi i interesave të ngushta partiake parcializoi dhe dobësoi strategjinë e veprimit për formësimin e faktorit shqiptar në skenën politike malaziase. E tërë kjo mund të sqarohet me strategjitë e rëndomta të profilizimit dhe strukturimit politik të subjekteve, krijimit të mëvehtësisë dhe përmbajtjeve programore të tyre, por edhe me mangësi serioze të ideve dhe vullnetit për definimin e objektivave të qarta etnike.

Jetohet ende edhe me donacionet e familjarëve në diasporë Enklavat shqiptare në Mal të Zi kryesisht jetojnë nga donacionet e familjarëve në diasporë, përveç Ulqinit, që si qendër komunale disponon buxhet dhe kontroll mbi jetën institucionale dhe të ardhurat nga turizmi,. Malësia dhe Plava e Gucia, përveç emigrimit që ka tendencën e zbrazjes totale, kërcënohet seriozisht edhe nga boshnjakizimi – dukuri kjo që nuk është e re ndër vendbanimet shqiptare edhe jashtë Malit të Zi. Kjo varshmëri e plotë nga disapora, hap mundësi të influencimit të fuqishëm edhe në mënyrën dhe stilin e organizimit të jetës, në transformime që shpesh janë imitim i modeleve të importuara nga mërgimtarët. Pasojat e këtij influencimi, në epokën e globalizimit si proces botëror, 58•59/2006


Bota Jonë

nuk manifestohen si rrezikim i qenies së tyre etnike, por si sfidim për emigrim të vazhdueshëm, që në prani të “melting pot-it” amerikan, ka kuptim të njëjtë.

Shpërngulje masive të popullatës së këtij brezi gjeografik Vështrimi historik mbi kontinuitetin e vazhdueshëm të prezencës së popullatës shqiptare në këto troje, që nga epoka ilire, është njëri ndër dimensionet qendrore të kësaj teme. Historia dëshmon për përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për ruajtjen e veçorive etnike, mirëpo edhe për rrudhjen territoriale të tyre. Pushtimi shekullor osman la gjurmë në ngecjen e gjithëmbarshme të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik, por edhe në shkëputjen e proceseve të formimit kombëtar dhe shtetëror. Vendosja e sistemit të timarit, ndërrimi i strukturës fetare, luftërat e shpeshta, përndjekjet dhe kërcënimet e vazhdueshme, shkaktuan shpërngulje masive të popullatës së këtij brezi gjeografik. Nga Shestani, Ljarja dhe Brisku, në vitet 1726 dhe 1733, para kërcënimeve turke dhe epidemive të shpeshta, qindra familje e mësynë Dubrovnikun, që më vonë të nguliten Mënyra e organizimit të jetës, ritet e lindjes, martesës dhe vdekjes, bestytnitë, besimi, gjurmët pagane, organizimi dhe strukturimi familjar e fisnor, gjakmarrja, besa, mikëpritja, etj., ruajnë një trajtim dhe përfillje karakteristike në këto vise.

58•59/2006

në Zarë. Pas aneksimit të Ulqinit dhe Malësisë nga Mali i Zi, në fillim të shekullit XX, qindra familje ia mësynë Shkodrës. Në vitet ’60, mirëqenia e shtetit të atëhershëm jugosllav nuk ofronte jetë të rehatshme për shqiptarët e këtyre viseve. Mijëra familje u përfshinë në eksodin që me intensitet të zvogëluar, nuk është nderprerë deri sot. Në kohën e re, raporti i forcave dhe vendimet e Fuqive të Mëdha, në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1913), pa e respektuar vullnetin politik të popullatës vendore, e përcaktuan fatin e kësaj popullate duke e përkrahur shkëputjen e tyre nga territori kompakt i banuar me shqiptarë. Kjo situatë u përsërit edhe më 1918, kur sërish pa vullnetin politik të popullatës shqiptare, Mali i Zi iu bashkëngjit Mbretërisë SKS. Një mospërfillje e këtillë e vullnetit politik të popullatës së aneksuar vazhdoi edhe më vonë pas zhbërjes së ish-Jugosllavisë e po vazhdon edhe sot. Megjithatë, komunikimi ndëretnik në këtë ambient, nuk ishte vetëm destruktiv. Historiku i fqinjësisë shënon edhe aleancë në luftërat e shpeshta kundër armikut të përbashkët – Turqisë. Periudha e satanizimit të popullit shqiptar, në fund të shekullit të kaluar, nuk kulmoi me luftë, siç ndodhi në viset e tjera të banuara me shqiptarë, jashtë kufirit politik të Shqipërisë. Integrimi i shqiptarëve në shoqërinë malazeze është dëshmuar i vështirë, por jo i pamundshëm. Më 21 maj 2006 në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi dhe shkëputjen nga Serbia shqiptarët me një përqindje të lartë u deklaruan dhe votuan pro sovranitetit.

Lashtësia, krenaria dhe mitizimi i heronjëve Rrethanat e pushtimeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme, krijuan heronj legjendarë në këto treva. Ikonizimi dhe mitizimi i tyre, siç ndodh zakonisht në kulturat e tjera, nuk mungon as këtu. Epika e pasur, lahuta, fyelli, vallet e peshkatarëve, kënga përkryekrahu,

lojërat dhe dollia, janë ende pjesë e jetës së tyre. Historia e këtyre shqiptarëve nuk mund të paramendohet pa piratët e famshëm ulqinakë, pa heronjtë si Mujo Ulqinakun, Ded ‘Gjo Lulin, Ali Pashë Gucinë… Ikonizimi i këtyre figurave lidhet me lashtësinë dhe trimërinë, gatishmërinë për flijim në mbrojtjen e trojeve etnike. Lashtësia dhe krenaria lidhet sidomos me Kalanë e Ulqinit, Tivarin e Vjetër, Risanin e Teutës, Shasin e 365 kishave, Ublën e Krajës, kishën e Shën Mërisë, Ruminë, Deçiqin e Bratilën, Greçën dhe Lemajën, krojet e Ali Pashës e Nokshiqin, Dacajt e vetmuar në Rozhajë… Shqiptarët e këtyre trojeve, me pietet u përkulën para së kaluarës, por nuk ngecën në integrimin e shpejtë të rrjedhave bashkëkohore, duke lënë gjurmë të pashlyer në kulturë, art, letërsi, shkencë e sport. Jo vetëm qarqet lokale, por edhe ato kombëtare, pa krijimtarinë muzikore të Rexho Mulliqit; pa veprat e Esad Mekulit, Rexhep Qosjes, Mirash Ivanjat, Ruzhdi Ushakut, Mehmet Krajës, Basri Çapriqit… pa krijimtarinë artistike të Gjelosh Gjokajt, Rexhep Ferrit, Zake Prelvukajt, Gjergj Noc Martinit, Rudi Gogës…; pa rolet e realizuara filmike të Pjetër Malotës, Marina dhe Kristina Malotës, pa veprat e Isa Qosjes e Emin Halilit, pa shtigjet e sfilatave të Emina Çunmulajt, pa zërin e Nikollë Nikprelajt dhe Shaban Gjekajt etj., do të ishtin të mangëta. Megjithatë, shqiptarët e këtyre trojeve kanë shumë punë për të bërë. Subjektet politike dhe qarqet intelektuale, mërgata që gjithmonë është e gatshme të përkrahë projekte që ndihmojnë proceset e afirmimit kombëtar, të gjitha forcat qeveritare dhe joqeveritare, duhet ta sfidojnë shtetin e ri malazias për ta avansuar pozitën e shqiptarëve. Projektet integrative të mbështetura mirë, kërkesat e harmonizuara me normat dhe konventat ndërkombëtare të artikuluara në mënyrë të civilizuar etj., duhet gjetur përkrahje para interesave të ngushta partiake. Definimi i statusit në realitetin e ri politik, respektimi dhe sigurimi i statusit të gjuhës, kulturës; përfshirjen e shqiptarëve në procesin e punësimit, në organe qeverisëse dhe administratë, sipas kualifikimeve, konform përqindjes së pjesëmarrjes së tyre në numrin e përgjithshëm të popullatës në shtetin malazias; tejkalimin e barierave ideologjike në hartimin e planprogrameve mësimore dhe teksteve shkollore në bashkëpunim me Tiranën dhe Prishtinën; hapësirë programore në informimin shqip; decentralizim dhe organizim të pushtetit lokal etj. (Pjesë nga libri „Monografi për shqiptarët në Mal të Zi“ që botohet së shpejti, financuar nga biznismeni shqiptar në Amerikë, Pashko Gjokaj)

15


Rr. Bajram Kelmendi (prapa Teatrit Kombëtar) Rr. UÇK-së nr 58 Dardani te posta Pejë rr. Ilirisë p.n Tel: 038 246 242 Mob: 044 400 063 16

58•59/2006


Bota Jonë

Shqipëria në kërkim të turizmit Frida Malaj

S

hqipëria duket se është ende në kërkim të turizmit që mund të ofrojë. Pavarësisht potencialit të fuqishëm turistik që ka, ende shumë për të bërë për turistët që të kalojnë pushimet në tokën shqiptare. Shqipëria zotëron të gjitha llojet e turizmit, por ndërkohë nuk ka në nivelin e duhur asnjë prej tyre. Nuk mungon plazhi i rërës dhe i diellit, por në sezonet e kaluara kanë qenë kushtet, mungesa e ujit, dritave, rrugëve pse jo dhe çmimet tepër të shtrenjta, ato që nuk e kanë lënë të zhvillohet si duhet turizmin.

Për këtë sezon premtohen ndryshime Çmimet, që janë dhe ndoshta kushti më i rëndësishëm, kanë pësuar ulje. Për ndryshim nga vitet e tjera, çmimet e hoteleve variojnë nga 15 euro deri në 42 euro për person në një natë. Këtu përfshihet mëngjesi dhe darka. Në hotele të ndryshme gjen dhe pakte më të lira, ose më shumë shërbime brenda në çmim. 58•59/2006

Në zonën e Durrësit, krahas shërbimit të hoteleve, familjet vendëse lëshojnë dhoma me qira, çmimi i të cilave varion nga 5-10 euro nata, në varësi të pozicionit dhe pajisjes së tyre, po duke mos pasur të kufizuar numrin e shtretërve.

Saranda dhe Vlora janë vendet për të cilat agjencitë turistike organizojnë udhëtime në grup. Çmimet e akomodimit në këto zona janë më të larta dhe variojnë nga 15 euro deri në 85 euro për person. Në këto çmime janë të përfshira dhe shërbimi i pishinës ose çadra në plazh, pasi dhe rëra është e privatizuar. Ndërsa shtëpitë shkojnë nga 120 deri në 250 euro për dy javë.

Krahas çmimeve, rritja e cilësisë së shërbimit i bën operatorët turistikë në Shqipëri të flasin deri për dyfishim të numrit të turistëve në këtë sezon. Dhe pa dyshim të gjithë i kanë sytë nga Kosova dhe Maqedonia. Ministria

e Turizmit bën të ditur se në bazë të statistikave që zotëron, javët e fundit ka një fluks të madh të pushuesve nga Kosova drejt bregdetit shqiptar. Eris Hoxha, drejtor i Entit të Turizmi pranë MTKRS-së, siguron se institucioni që drejton nuk e sheh turizmin vetëm si det, diell edhe rërë, por në harkun kohor të gjithë vitit dhe në të gjithë vendin. «Kemi marrë masa për sigurimin e akseve rrugore, duke pasur parasysh se edhe sivjet fluksi më i madh i pushuesve pritet të vijë nga Kosova e Maqedonia. Kemi marrë masa për lehtësimin e kalimit në kufi. Kemi punuar për ndërgjegjësimin e strukturave hoteliere, restoranteve, për një trajtim më realist për sa i përket atij raportit çmim- cilësi, gjë për të cilën na është tërhequr vëmendja neve si vend për vitet e kaluara. Kemi bërë një promovim për të thithur atë pushuesin që ende s`e ka ndarë mendjen se ku do t’i kalojë pushimet », u shpreh Hoxha, i cili nënvizon se çelësi i suksesit mbetet rruga Durrës-Morinë. Zëdhënësja e MTKRS-së, Suela Musta, bëri të ditur për revistën se ky institucion në bashkëpunim me ministritë e linjës ka vënë gjithçka në dizpozicion të pushuesve nga Kosova.

17


Bota Jonë

Kosovarët, biznese sezonale në Shqipëri

Madje vëmendja ka arritur deri aty sa ministri i Brendshëm, Sokol Olldashi, ka urdhëruar shërbim 24 orë të policisë në akset kryesore të rrugës nga Morina deri në Durrës. Gjithashtu ai ka paralajmëruar se punonjësit e policisë do të shkarkohen nga detyra qoftë dhe për shkeljen më të vogël, duke mos i ardhur në ndihmë, në rast se kërkohet, turistëve nga Kosova. Për më tepër, nuk duhet të ndodhë që policia të ndalojë apo të gjobisë pa të drejtë automjetet me targa të Kosovës. Kjo paketë sigurie shoqërohet nga lehtësira në kufi, duke hequr dhe pasaportën për kalimin e kufirit si dhe taksën prej 10 euro që ata paguanin. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Altin Ndoqi, bën të ditur se nëpër pikat e kalimit kufitar është shtuar ndjeshëm numri i qytetarëve që hyjnë në Shqipëri. Në pikën kufitare të Morinit, nga 300 qytetarë ka shkuar në mbi 700 numri i atyre që hyjnë në Shqipëri. Mirëpo, fluks i madh vihet re edhe në pikëkalimet me Maqedoninë, pasi për shkak të rrugës së keqe shumë qytetarë të Kosovës kalojnë transit nga Maqedonia për në Shqipëri.

E ardhmja - Turizmi Kulturor Nënvizojnë se turizmi kulturor do të jetë perspektiva e turizmit në Shqipëri. Ajo zotëron rreth 2045 monumente kulture, por vetëm 87 janë të vizitueshme, ndërsa

18

Shqipëria renditet e pesta në botë për sa i përket vlerave që kanë monumentet kulturore. Duke përjashtuar parkun e Butrintit, të tjerat lënë për të dëshiruar. Për to nuk është bërë fare kujdes, jo më për restaurim, por as për të hequr papastërtitë. Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në MTKRS-së u shpreh për revistën se duke nisur nga ky sezon turistik pranë çdo qendre do të ngrihen zyra të posaçme për mirëmbajtje. Nëndrejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Nora Malaj, konfirmon numrin e vogël të monumenteve historike që janë të vizitueshme, duke pasur parasysh se Shqipëria zotëron vlera të mëdha të turizmit arkeologjik. ``Më kujtohet një thënie që thotë se një popull nuk mund ta njohësh po nuk i njohe trashëgiminë kulturore të tij. Ndërsa në Shqipëri janë rreth 2045 monumente, por vetëm 87 prej tyre janë të vizitueshme``, thotë ajo, duke shtuar se agjencitë turistike sapo kanë filluar të bashkëpunojnë për të zhvilluar turizmin kulturor. ``Po punojmë që në një qendër turistike të jetë monumenti, natyra, gastronomia si dhe kënga. Duke filluar nga viti 2007 deri në vitin 2010, do të përpiqemi të ndërtojmë atë që quhet turizëm i trashëgimisë kulturore``, premtoi Malaj. Turizmi kulturor ka një ndikim të jashtëzakonshëm te turistët e huaj. Turistët italianë pëlqejnë kalatë, kishat. Shumë interes paraqesin afresket.

Makina me targa të Kosovës, e folur gegnisht dhe pak më tutje aromë e qebapave të Kosovës. Këtë pamje ka marrë shëtitorja Iliria në plazhin e Durrësit. Menjëherë mendon se ndodhesh në ndonjë qytezë të largët diku në Kosovë. Përgjatë saj sheh pa fund bare e restorante me emra të qendrave më kryesore të Kosovës dhe Maqedonisë. Nisin me Drenicë, Prizren, Gjakovë, Tetovë e Gostivar. Mirëpo nuk janë vetëm emrat, edhe gatimi dhe shërbimi është i njëjtë me vendet nga ata vinë. Kështu duket qartë se Durrësi për ta nuk është thjesht një vend pushimi, por edhe mundësi shumë e mirë për biznes. Tashmë e kanë bërë traditë, vinë çdo pranverë dhe largohen në vjeshtë. Gjatë kësaj kohe ata marrin ambiente me qira dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre, duke pasur të sigurt edhe klientelën që nuk është vetëm nga Kosova e Maqedonia, por nga viti në vit bëhet edhe ata të Shqipërisë. Kjo traditë është shtrirë, por më e kufizuar, edhe në Vlorë e Sarandë. Është ende herët të flasësh për fitimet e tyre, por qiratë që paguajnë nuk janë të pakta, variojnë nga 1000 deri në 5000 euro në muaj. Në plazhin e Ilirias në Durrës, mund të thuash shumë lehtë se është një Kosovë e vogël në mes të Shqipërisë.

Turistët francezë ndjehen mirë kur shkojnë në Korçë, me kishat që japin jo vetëm një kulturë fetare, por edhe një kulturë artistike të mirëfilltë. Në Vlorë disa nga qendrat kulturore janë Muzeu i Pavarësisë, Muzeu Etnografik, Muzeu Historik, plazhet dhe i gjithë bregu i detit. Tani që Vlora ka zhvilluar një turizëm të standardeve të mira, ofrohen dhe mjaft hotele, bare e restorante të cilësive të larta, në breg të detit dhe pranë qendrës. Korça përfshin Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Arkeologjik, Katedralja Ortodokse, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit dhe Muzeu i Arsimit. Jo larg nga qyteti gjenden edhe rrënojat e famshme të Voskopojës. Një vend ideal për turizëm dimëror, që nuk duhet humbur për t`u vizituar. Objekte për t`u vizituar në Lezhë janë Muzeu i Besëlidhjes, Vendvarrimi i Skënderbeut, Kalaja, Katedralja Katolike, Kullat tipike të Zadrimës e të Mirditës, jo shumë larg është Kisha e Shna Ndout në Laç.

58•59/2006


Bota Jonë

Synohet turizmi masiv

T

urizmi masiv mendohet të jetë e ardhmja e turizmit në Shqipëri. Sipas znj. Franka Paloka, drejtoreshë e Turizmit në MTKRS, në strategjitë e turizmit ka prioritet turizmi masiv, por i ndërthurur fort me atë kulturor. Ky kombinim, sipas saj, bëhet edhe për faktin se Shqipëria renditet si vendi i dytë në Mesdhe për nga numri i monumenteve kulturore në raport me numrin e popullsisë. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që nuk mendohet edhe për pak turizëm elitar që mund të zhvillohet kryesisht përgjatë bregdetit nga Vlora në Sarandë. Njëkohësisht edhe çmimet janë më të larta. Plazhi i Durrësit, i Velipojës, i Shëngjinit, i Divjakës janë plazhe me rërë dhe kanë më shumë kapacitet për akomodimin e pushuesve. Për këto projekte, Qeveria e Shqipërisë ende është në fillimet e saj, ndërsa specialistë të turizmit i renditin disa nga mënyrat se si mund të arrihen këto objektiva. Promocioni sipas tyre luan rol kryesor. Ambasadat e Shqipërisë në gjithë botën janë ngarkuar për t’i paraqitur vlerat kulturore dhe turistike shqiptare nëpër vendet ku e ushtrojnë detyrën. Sipas zv.ministres së Turizmit, Suzana Turku, turizmi shqiptar ka nevojë edhe për përmirësim të infrastrukturës. “Kur themi infrastrukturë, nënkuptojmë jo vetëm rrugët, por edhe cilësinë e shërbimit, politikën e çmimeve, etj. Duhet t’i edukojmë operatorët tanë turistikë që, kur ka shumë pushues, nuk duhet doemos të ngrihen çmimet, apo të përkeqësohet shërbimi”, tha ajo, duke nënvizuar edhe njëherë balancimin e raportit kërkesë-ofertë. Për këtë qëllim është duke u punuar edhe me legjislacionin që, sipas Turkut, mendohet t’i ketë rezultatet e tij. Ministria e Turizmit po punon edhe për rivlerësimin e të gjithë titujve “Person i Stimuluar” që u janë dhënë individëve të ndryshëm vite më parë. Sipas zv.ministres Turku, për këtë titull do të kenë prioritet investitorët e huaj. Të gjithë ata persona të pajisur me titullin „Person i stimuluar“ kanë lehtësira për ushtrimin e aktivitetit të tyre privat, si dhe përjashtohen nga disa taksa të caktuara. Plazhi nga Velipoja deri në Vlorë, sidomos Durrësi, shihet në perspektivë për t’u zhvilluar turizmi masiv, familjar. Ndërkaq, përgjatë rivierës mendohet turizmi elitar, u shpreh znj. Paloka. Kjo ndarje bëhet edhe për vetë kushtet natyrore, pasi plazhet në jug të vendit janë më të kufizuara dhe janë plazhe shkëmbore kryesisht, u mungon rëra.

58•59/2006

19


Durrësi cak i autostradës

Fillon ndërtimi i rrugës së premtuar Frida Malaj

Z

yrtarizohet jo pa probleme ndërtimi i rrugës Durrës-KukësMorinë. Pas përplasjesh dhe debatesh të panumërta për shtatë vjet me radhë, ndërtimit të rrugës DurrësMorinë i hapet drita jeshile. Ministria e Transporteve Punëve Publike dhe Telekomunikacionit në Shqipëri ka përfunduar studimin e kësaj rruge, duke sjellë risi ndarjen dhe ndërtimin e saj në lote, ose pjesë, të veçanta. Vetëm pak ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në Shqipëri ka shpallur fituesit e tenderit për segmentin Kalimash-Morinë, ndonëse dhe në këtë rast debatet dhe kontestimet nuk kanë munguar. Aksi Kalimash-Morinë është ndarë në 7 lote dhe në ndërtimin e tij marrin pjesë firma ndërtuese shqiptare dhe të huaja. Firma “Gjoka Konstruksion & Fusha” është sipërmarrëse në ndërtimin e lotit të parë në segmentin Kalimash – Kukës,

20

duke nisur nga kilometri i pestë deri në të tretin. Loti i dytë i këtij segmenti, nga kilometri i 8 deri në kilometrin e 11, do të ndërtohet nga firma “Arifaj & Kastrati”. Ndërsa aksi Kukës – Morinë, në pjesën e parë përfshin vepra arti të mëdha dhe ndërtuese e saj është firma maqedonase “Granit”. Kjo firmë ka marrë përsipër dhe ndërtimin e dy viadukteve. Traseja në lotin e tretë do të ndërtohet nga firma “Viktoria Invest”, ndërsa nga kilometri i 5,85 deri në kilometrin e 8.85 do të ndërtohet nga firma “Geci”, ndërsa loti i pestë do të ndërtohet nga firma “ANK”. Vlera e përgjithshme e segmentit rrugor Kalimash-Morinë arrin në 50 milionë dollarë, ndërsa shuma e vënë në dispozicion nga MTPPT-ja ishte 65 milionë dollarë. Ndërtimi i kësaj rruge mundësohet nga fonde të Qeverisë së Shqipërisë. Puna në këtë segment pritet të fillojë

në muajt gusht, shtator dhe tetor të këtij viti dhe të përfundojë 18 muaj pas fillimit. Ndërkohë kanë përfunduar procedurat e parakualifikimit dhe është hapur tenderi për projektin teknik të segmentit të mesit, Rrëshen – Kalimash, me gjatësi prej afro 55 km, ku përfshihen vepra të mëdha arti, tunele dhe viadukte. Brenda pak muajsh fillon ndërtimi i segmentit Milot-Rrëshen. Qeveria shqiptare është në fazat e fundit të përgatitjes me Bankën Botërore për një investim prej 27 milionë dollarësh për këtë segment.

Rruga Durrës-Kukës-Morinë kushton 300 milionë dollarë Ndërtimi i autostradës Durrës-KukësMorinë parashikon një fond prej 300 milionë dollarësh, që mendohet të sigurohen në pjesën më të madhe nga 58•59/2006


Bota Jonë donatorë ndërkombëtarë. Për këtë projekt Ministria e Transporteve ka paraqitur tri alternativa. E para është rehabilitimi dhe ngritja e kreshtës së rrugës ekzistuese, që kalon përmes segmentit Lezhë -Balldren -Mjeda –Vau i Dejës - Puke –Fushë-Arrëz – Kalimash. E dyta rehabilitimin dhe ngritja e rrugës ekzistuese në luginë, që kalon në aksin Rubik -Rrëshen -Fushë Arrëz –Kalimash, ndërsa alternativa e tretë është ndërtimi i një rruge të re nga Miloti në Kalimash. Në fund, Ministria e Transporteve ka zgjedhur ndërtimin e variantit të dytë: Rubik -Rrëshen – Fushë-Arrëz – Kalimash - Morinë. Ministri i Transporteve, Lulzim Basha, segmentin Rrëshen-Kalimash e cilëson më problematikun e të gjithë rrugës. Njëkohësisht ky segment rrugor është dhe më i kushtueshmi, pasi ka 10 deri 12 tunele. Tuneli më i gjatë dhe më i vështirë shkon në 5 km gjatësi. Vlera e punimeve pa këtë tunel kryesor vlerësohet të jetë 110 milionë dollarë, prej nga Qeveria shqiptare do të financojë projektin e zbatimit, që mendohet të përfundojë brenda muajit tetor të këtij viti. Rruga Durrës-KukësMorinë do të ketë dhe një degëzim të dytë që është segmenti Shëngjin – Lezhë - Milot, me gjatësi rreth 13 km e rikonstruktuar, që siguron lidhjen e dytë portuale, pas asaj me portin e Durrësit. Ministri Lulzim Basha premton se shiriti i inaugurimit të kësaj rruge do të pritet në vitin 2009.

“Humbin” 80 milionë dollarët e rrugës Durrës - Morinë

parlamentar, i udhëhequr nga deputeti Preç Zogaj. Nga hetimet rezultoi se rreth 80 milionë dollarë, të mbledhur nga taksa specifike e makinave për ndërtimin e rrugës, nuk dihet se ku janë. Zyrtarisht deri në fund të vitit 2003 në buxhetin e shtetit ishin grumbulluar rreth 45 milionë dollarë. “Kemi marrë zyrtarisht përgjigje se janë mbledhur 44-45 milionë dollarë deri në fund të vitit 2003”,- ka bërë të ditur Preç Zogaj. Nga i gjithë ky fond, vetëm 3 milionë dollarë të mbledhura nga taksa “Majko”, kanë shkuar në funksion të ndërtimit të rrugës Durrës –Kukës. Së shpejti Qeveria e Shqipërisë do të organizojë një konferencë donatorësh për të parë mundësinë e grumbullimit të fondeve për ndërtimin e rrugës

Ndërtimi i autostradës DurrësKukës shihet si një mundësi më shumë për të përmirësuar lidhjet tregtare midis vendeve të rajonit, kryesisht me Kosovën. Këto shkëmbime do të mundësohen nëpërmjet portit të Durrësit dhe Shëngjinit. Ndërtimi i rrugës pritet të ndikojë dhe në përgjysmimin e kostos së transportit të mallrave dhe të pasagjerëve, ku aktualisht ky trafik kryhet nga porti i Selanikut, transit përmes Maqedonisë.

Durrës-Kukës. Deri më tani nga një formë e tillë është financuar pjesa Rrëshen-Morinë, me një bashkëfinancim nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore në raportin 75 me 25 për qind. Aksi rrugor RrëshenKalimash është në proces për t’u marrë me koncesion nga kompania gjermane “Strabag”, por akoma nuk është zyrtarizuar marrëveshja. Ndërkohë që për aksin e fundit, Kalimash-Morinë, interes për financim ka shprehur qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ndërton dhe Aeroportin e Kukësit.

Projektet për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë kanë nisur që pas luftës së Kosovës në vitin 1999, por deri më sot nuk është bërë pothuajse asgjë për ndërtimin e saj, duke paraqitur problem mungesën e parave. Qytetarët e Shqipërisë kanë paguar dhe ende vazhdojnë të paguajnë një taksë enkas për ndërtimin autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Mirëpo paratë e mbledhura, ndonëse numërohen në miliona, mungojnë. Zëdhënësja e Ministrisë së Financave, Eva Simoni, pohoi për revistën se taksa mblidhet, mirëpo nuk ka një destinacion të paracaktuar. Pra, vazhdon të shkojë në arkën e buxhetit të shtetit, krejt e kundërta e qëllimit të taksapaguesve. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në qeverisjen e mëparshme në Shqipëri. Miliona dollarë u përdorën për nevoja të brendshme të Qeverisë. Për këtë çështje një vit më parë në Shqipëri u ngrit një komision hetimor 58•59/2006

21


BUJAR DESKU

Q

Në 2007 - fillon ndërtimi i autostradës Vërmicë-Merdarë

116 kilometra + 3 tunele + 105 ura = 1 miliardë euro Në shtator të këtij viti, pritet finalizimi i dokumentit të fizibilitetit. Pjesa e autostradës që përshkon Kosovën do të kushtojë rreth 1 miliard euro. Qeveria nuk mund të jap kohën e përfundimit të punëve, pasiqe zgjidhja e problemit më serioz, prona, nuk është e rregulluar më ligj. Autostrada 116 kilometershe do të përshkohet nga 105 ura dhe 3 tunele

22

everia e Kosovës, ka detajizuar gati çdo element teknik, por jo edhe vijën strikte që do të përshkojë 116 kilometrat të autostradës DurrësPrishtinë, pjesa për Kosovën. Problemet dhe mungesa e ligjit për rregullimin e çështjeve pronësore, duket se do të jetë pengesa më serioze për implementimin e këtij projekti që është ndër më të rëndnësishmit për Kosovën dhe Shqipërinë. Florim Grajçevci, këshilltar i ministrit të Transportit Qemajl Ahmeti, pranon se ky segment llogaritet të jetë me i ndërlikuari. Sipas tij, nëse ata do të kishin të zgjidhur çështjën e pronës, shumë gjëra të planifikoheshin e shkonin shumë më shpejtë dhe më mirë. “Ne po presim që Parlamenti të nxjerrë ligjin për pronën. Atëherë do të kishim një pasqyrë se si e tek qëndron puna. Sa kemi tokë shoqërore e sa private, ta dimë vlerën e saj dhe të fillojmë më shpronësimin”. Sipas tij, evidentimi i trasesë dhe skemat organizative të implementimit të këtij projekti janë ndër kërkesat kryesore të mekanizmave ndërkombëtarë që u bëhen Ministrisë së Transportit dhe Postë-telekomunikacionit (MTPT). Sipas planeve të MTPT-së, lopata e parë më asfalt në pjesën e Kosovës ka gjasa të hidhet gjatë vitit 2007, por prerja e shiritit për përfundimin e punëve nuk mund të përcaktohet tashti, jo së paku derisa nuk zgjidhen problemet pronësore, sikurse edhe statusi i vendit. Grajqevci, nuk mohon se Kosova praktikisht është pak mbrapa në krahasim me Shqipërinë në këtë projekt, por sipas tij gjërat mëgjithëse duken shumë teknike, janë të lidhura gjithsesi më situatën e përgjithshme politikestatusore në vend. Aktualisht Kosova ëshët duke bërë studimin e fizibilitetit, dhe kjo i është besuar një kompanie ndërkombëtare, pasiqe më parë një gjë e tillë është kërkuar nga Banka Botërore. “Pas kërkesës së bërë MTPT-së, ne kemi bërë përzgjedhjën e kompanisë, daneze COW, e cila është zotuar se në shtator të këtij viti duhet të ketë gati dokumentin final të fizibilitetit”. Këshilltar politik, Grajqevci thotë se autostrada Vërmicë-Merdarë do të përshkohet nga rrumbullak 105 ura dhe 3 tunele, do të ketë 6 trase me gjërësi të përgjithshme prej 30 metrash. Sipas tij urat do të vendosen në shumicën e vendeve (mbikalime dhe nënkalime), ndërkohë që tunelet që të tria, do të ndërtohën në grykën e Caralevës. Dy nga tunelet janë më të gjata se 2 kilometra, ndërkaq njëri prej tyre ka rreth 250 metra. Tunelet do të marrin

58•59/2006


Bota Jonë

Qendra që do t’i përshkojë autostrada Vërmicë-Merdarë Mëgjithëse, ministria nuk ka bërë publik planin e detajizuar, sipas hartës “në vija të trasha”, autostrada 116 kilometërshe do të fillojë nga pika kufitare Merdarë për të përshkuar Podujevën (pikë kryqëzimi) - Prishtinën (pjesën veriore dhe perendimore) – Aeroportin (pikë kryqëzimi)Caralevën (pikë kryqëzimi) –Therandën (pikë kryqëzimi) – Landovicën dhe për të mbërrirë cakun në kufirin KosovëShqipëri në fshatin Vermicë

Harta e qendrat vendbanuese që do të përshkojë autostrada

Florim Grajqevci, këshilltar politik në MTPT

më shumë kohë. Sipas planeve të bëra nga ekspertët, ndërtimi i këtyre 3 tuneleve do të marrë rreth 3 vjet. Grajqevci tha se qeveria mënjëherë pas fazës projektuese është duke hulumtuar mundësitë e financimit dhe realizimit praktik të projektit. “ Ne jemi duke u munduar të bëhemi pjesë e Projekteve për Partneritet Privat (PPP), që do t’i hapte rrugë vendit për qasje në institucionet financiare ndërkombëtare dhe rrjedhimisht të mund të llogarisim në koncesion”, pohon ai. Sipas tij, koncesioni mbetët alternativa

e vetme për realizimin e këtij projekti pasiqe Kosova nuk ka mundësi tjera rezervë. Qeveria ende nuk ka kontakte konkrete me ndonjë kompani, por caku është që autostrada të lidhë koridorin VII me portin e Durrësit dhe nga aty me koridorin X, e që realisht kjo rrugë do të kalonte në interes ndërkombëtar. Ndërkohë, edhe kosto e realizimit ka pësuar pak ndryshime në krahasim me shumën e proklamuar nga mandatarët e kaluar. Sipas këshilltarit Grajqevci, një parallogari e bërë sipas sistemit gjerman të ndërtimit, autostrada do të kushtojë

SEETO, premton 120 milionë euro Autostrada ndërshqiptare, pjesa e Kosovës, ka siguruar premtimet e para konkrete në rrafshin financiar. Rreth 120 milionë euro, është fondi që i është premtuar ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomujikacionit Qemajl Ahmeti nga drejtuesit e Observatorit të Transportit Publik për Evropën Juglindore (SEETO) në një konferencë të mbajtur në Bruksel. Shefki Ukaj zëdhënës i MTPT-së tha se kjo organizatë që operon në kuadër të Bashkimit Evropian, ka premtuar një “pako ndihmë” prej 154 milionë euro, ku 120 prej tyre do të përdoren për autostradën Durrës-Prishtinë. Sipas tij, ky fond konkretisht do të shfrytëzohet në një afat 4-5 vjeçar dhe do të ketë si pikëdestinim segmentin rrugor, që përshkon zonën e Prishtinës. Projekti është zgjedhur për tu mbështetur në mesin e 20 projekteve konkuruese nga vendet e Evropës Juglindore.

58•59/2006

rreth 1 miliard euro, respektivisht 925 milionë euro. Por në këtë kontekst, ai thotë se janë duke shqyrtuar edhe disa faktorë tjerë që lidhen më trasenë, si gjendjen gjeomekanike, projektimi i objeketeve të rrugës, analiza sizmike e tyre dhe kalkulimi i vlerës së çmimit të punës dhe materialit ndërtues në Kosovë. Ndërkaq, sikurse te modeli i ndërtimit edhe te kompemnzimi, qeveria ka menduar të shkojë me modelin gjerman, sipas të cilit parashihet që toka nga kalon autostrada, ka çmim me të lirë sesa toka në vendet tjera. Kjo për dy arsye se ajo është me interes publik, dhe sepse aty bie poshtë alterantiva për përfitime biznesore me lokale hoteliere, pasiqe autostrada do të jetë e rrethuar me mure mbrojtëse që nënkupton se me pak përjashtime nuk do të ketë qasje në të. Zyrtarët e ministrisë së Transportit pranojnë se kompania gjermane BPI Consult, është vonuar pak në finalizimin e projektimit, të autostradës 116 kilometërshe, por e ka arsyetur këtë më punët shtesë që kanë dalë jashtë planeve të bëra në fazën e fizibilitetit, ku realisht parashihej ndertimi i vetëm 26 urave.

23


Danezi që qeverisi përmes kodit ballkanas

T

ë premten e fundit të qershorit, ndërsa temperatura mbërriti 35 gradë celsius në Prishtinë, me jehun e këngës së Zhuj Selmanit që iu dhurua para Teatrit Kombëtar, nordiku Petersen emocionues nisi fluturimin e largimit nga Kosova. Një përcjellje e mësuar dhe e zakonshme e zyrtarëve, jo vetëm etnofolk, shoqëruar me këngë, valle dhe buqeta lulesh dhënë nga fëmijë a bukuroshe, rikujtoi traditën e mikpritjes zyrtare kur para dhjetëra vjetësh duhej organizuar sa herë vinte ndonjëri nga shefat këtu “poshtë” për të shprehur dhe ndarë “zemrën me popullin bujar”. Përqafimet me fëmijët dhe lotët e zyrtarëve shqiptarë, riaktualizuan dhe folklorizuan edhe administratorin

Petersen sa të thoshte se “një pjesë të zemrës e lë këtu”, edhe pse ikte “fizikisht”. Pas dy vjet punë në këtë post, është koha që t’i bashkohem familjes sime në Uashington, ishte shprehur pak ditë më përpara duke përkujtuar qytetarët e Kosovës se kishte “zemrën e plotë ” tek familja e tij në Uashington dhe nuk ishe puna se pësonte për shkak të “ndëshkimit” për dështimet në politikat që kishte ekzekutuar për dy vjet në Kosovë. Mohimi i tij ishte i prerë. Ai nuk e linte Kosovën pas akuzave në zyrat ku kishte marrë bekimin nga Kofi Anan në Nju-Jork, drejtuar nga kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës , Karla de Ponte një muaj më herët. Jesen - Petersen mori detyrën e kryeadministratorit në Kosovë më 15

24

gusht 2004, pas largimit të Holkerit për arsye “familjare”, kur finlandezi flegmatik pagoi tagrin për “çështjen e Kosovës” që e bjerrte nëpër hotele luksoze duke mos u marrë fare me kazanin e brendshëm tek vlonte dhe shpërtheu duke shkaktuar trazirat e marsit 2004. Peterseni mësoi nga “fatkeqësia” e Holkerit , i cili nënçmoi forcën e “të fortëve të Kosovës” dhe lidhi paqen me ta duke fituar hapësirën e duhur për qetësi dhe mostrazim. Danezët janë të njohur pse preferojnë partnerë stabilë. Mbi këtë kulturë, ai “bleu” përkushtimin e liderëve kryesorë që duket e kishte mësuar edhe nga qasja që duhej të ndiqte një diplomat i huaj në Ballkan për të qeverisur pa probleme. Egot e vogla të liderëve “të mëdhenj” lokalë i tërhoqi për dy vjet zvarrë duke u marrë fare provizorisht me problemet reale të qytetarëve të Kosovës. Eci pothuaj krye në veti për të përkrahur koalicionin LDK-AAK, përkundër kritikave dhe mosmiratimit amerikan dhe të Bashkimit Evropian, të cilët preferonin një qeverisje me bazë të gjerë. Vlerësimi për këtë veprim të Petersenit mbeti i bigëzuar. Në njërën anë, u lavdërua se krijoi në Kosovë për herë të parë një qeverisje me pozitë dhe opozitë, dhe në anën tjetër, u kritikua se me këtë model qeverisjeje, la Kosovën edhe pa pozitë edhe pa opozitë. Pozita e paszgjedhjeve të fundit në Kosovë, kumbarë i së cilës ishte Peteresen, nuk krijoi qeverisje të efektshme, dhe ndërkohë edhe opozita duket e humbur dhe e pavendosur në veprimet e saj. Biografët kanë shënuar në cv-in e tij se ishte avokat dhe gazetar danez. I ngritur në një shoqëri tipike egalitare, shumë më tepër njihej i përkushtuar si punonjës humanitar i UNHCR-it. Përpara se të vinte në Kosovë, qe i ngarkuar i posaçëm i BE në Maqedoni, me ç’rast njohu nga afër marifetet e politikave ballkanase duke iu përshtatur me kreativitet. Mësoi se u mjafton shqiptarëve t’u flasësh mirë,

t’u bësh sharm dhe medialisht t’i joshësh me lavdërime. I popullarizuar dhe i përkushtuar më shumë emocionalisht, por me më pak suksese, Peterseni nuk mund të arsyetojë pushtetin e Beogradit në Veriun e Kosovës, pjesë kjo e cili pothuajse praktikisht tashmë është e ndarë dhe pa një agjendë zgjidhjeje. Në dhjetor të vitit 2004 ai kishte premtuar se “çështja e Mitrovicës do të shtrohet në një kontekst të gjerë, siç është lëvizja e lirë e qytetarëve dhe sundimi i ligjit”. Asnjëra nga këto dy premtime nuk u realizuan. Petereseni kaloi për vitin 2007 buxhetin e Kosovës që do të jetë ende më i shkurtër se i këtij viti, ndërsa nuk ka ndonjë plan për të frenuar ekonominë informale e cila dominon tregun. Po edhe sundimi i ligjit nuk ka ku të bjerë më poshtë, ndërkohë që anketat e fundit theksojnë se mosbesimi në institucionet e gjyqësisë nga qytetarët është ekstrem. Të gjitha këto, që janë shenja reale për të vlerësuar rezultatin e një kryepari, duket janë mbuluar nga menaxhimi perfekt i publikut dhe përmes takimeve të shpeshta reciprokisht lavdëruese në raportin zyrtarët e Kosovës-Petersen. Ai pranoi botërisht vetëm një dështim, mosndryshimin e përqindjes në qeverisje të grave në Kosovë. Danimarka është vendi me më së shumti poste udhëheqës që mbajnë femrat në gjithë Evropën dhe kjo do ta ketë tunduar ta sillte një përvojë të mirë nga vendi i tij. Ai kishte dëshiruar dhe madje edhe pretendoi në fillim të ardhjes, të ishte i fundmi nga “mbretërit” ndërkombëtarë në Kosovë. Në një të nxehtë maksimal, në momentet e fundit para largimit, ai tha se “është i njoftuar edhe me datën se kur do të kthehet në Kosovë”. Datën mund t’ia ketë thënë ndokujt “në besë” si “kosovar i natyralizuar”, por për sa imponon tregu publik i Kosovës, asnjë nga ato që janë saktësuar data të ardhshme të mëdha për këtë vend, deri më sot, kurrnjëherë nuk janë respektuar. Peterseni “e njihte Ballkanin vërtet mirë” dhe qëndroi dhe u largua si ballkanas. La plot fjalë të mira mbrapa dhe mori me vete në Uashington ende më shumë fjalë lavdërimi dhe miradije. Po, në fund të fundit, fjalët janë vetëm fjalë, megjithëse danezët janë të njohur se respektojnë ato që thonë.

(I.B)

58•59/2006


Vendi i vogël me paqe të vogël Ibrahim Berisha

K

osova është e shumëndarë. Jo e pluralizuar, por e barrikaduar oportunisht. Liderë të vegjël plot dhe të brishtë, por ëndërrues, punojnë dhe duan të bëhen mbretër të pavdekshëm provincialë. Liderët duan të rrisin ngapak pushtetin fisnor dhe nuk dëshirojnë ta lënë jashtë zyrave oficiale asnjërin nga bartësit e “ një gjaku”. E tëra kjo çmohet si shkalla më e lartë e patriotizmit, term i panjohur për qytetarët e Evropës së Bashkuar, të cilët nuk mund të hamenden se ekziston ende patriotizmi nepotik.

L

iderët janë edhe demokratë të mëdhenj. Demokratë i thonë vetes, se flasin në emër të popullit. E lavdërojnë vetveten: Jemi elitë demokratike-kombëtare. Qesin nga goja zjarr jotolerant dhe thonë se vuajnë shumë për këtë popull. Arsyetohen, nuk kanë për kënd, se populli nuk është i kulturuar, nuk ka kapacitete as sens për t’i kuptuar politikat e tyre. Sheh shkurt, një hap, ndërsa duhet shikuar larg, qindra hapa tutje siç bëjnë ata vetë. Politika e sotme ushqehet nga e kaluara, jeton për të kaluarën dhe prodhon mendim e politikë jofunksionale, në fund edhe qeverisje primitive.

K

osova është shumë e vogël, por me shumë pushtete. Me vula, stema dhe flamuj privatë, gjysmëzyrtarë dhe zyrtarë. Formalisht, ka pushtet të centralizuar, të cilin e kontrollon UNMIKu në rajonet me shumicë shqiptare. 58•59/2006

Joformalisht ushtron edhe një pushtet të brishtë në enklavat serbe. Kjo është de facto gjendja, që nga 12 qershori 1999, kur trupat e Aleancës shumëkombëshe, të prirë nga amerikanët, detyruan ushtrinë serbe të nënshkruajë Marrëveshjen e Kumanovës. Edhe de jure, Kosova është e ndarë në shumë pjesë, në rajone sigurie, në të cilat udhëheqin kombe të mëdha (KFOR-i), që nuk kanë shumë lidhje njëra me tjetrën, pastaj në enklava ku udhëheq Beogradi dhe në miniprincipata ku qeverisin liderët e fortë të politikës klanore-fisnore shqiptare.

V

end i vogël, i ndrydhur në vetëm 10 mijë e 800 kilometra katrorë, me shanse për probleme të mëdha. Një shumicë dërrmuese shqiptare dhe një pakicë reale serbe, të konfrontuar dhe të papajtueshëm, vazhdojnë pas shtatë vjet pushimi të luftës së hapur, të luajnë lojën e koekzistencës jopaqësore para syve të ndërkombëtarëve. Shumica e ndërkombëtarëve mbajnë syze dhe nuk u bie të shohin me ngjyra reale atë që ndodh para tyre. Politikanët shqiptarë ftohen të harrojnë, ndërsa politikanët serbë thonë se nuk ka çka të harrohet nga ajo që është bërë dhe ftojnë shqiptarët t’u kërkojnë falje dhe të mos harrojnë sa për të harruar.

V

end i vogël që jeton në paqe të vogël. Koha e kaluar në paqe të imponuar nga ndërkombëtarët këto shtatë vjet, nuk ka kultivuar ambiciet “ballkanase” nacionale. Ambiciet e shqiptarëve dhe të serbëve janë diametralisht të kundërta. Në njërën anë, ambiciet e një populli të dekolonizuar, që kërkon sovranitet dhe liri, dhe në anën tjetër,

hiq qytetarët e zakonshëm serbë, një pakicë sunduese- elite e administrative, policore dhe ushtarake, diktuar nga Beogradi, do të mbajë të gjallë frymën e pakthyeshme të segregacionit, racizmit dhe konfliktit. Kështu gjithë ai kontigjent prodhues- lufte ende jeton me privilegjet e pasluftës. Privilegjet i shton jolegaliteti, i cili tolerohet dhe vlerësohet si parim demokratik.

E

dhe vlerësimet për UNMIK-un janë të ndryshme. Shqiptarët theksojnë administrimin e stërzgjatur ndërkombëtar si kufizues të pavarësisë, thjesht duan zgjidhjen e statusit përfundimtar. Serbët vlerësojnë se forcat ndërkombëtare janë “ garantues i gjendjes okupuese” dhe kërkojnë ende më shumë robëri të Beogradit mbi Kosovën. Barrikadimi i tillë i papajtueshëm edhe ka ndarë, pa pasoja dhe sanksione brenda Kosovës, “parapushtete” në disa qendra force, të cilat prodhojnë deformimin e sistemit politik, ekonomik dhe gjyqësor.

K

osova moderne u krijua në qershor 1999. Procesi i modernitetit shtron edhe procesin e transformimit jo vetëm të sistemit, por edhe të pronës dhe të njeriut, pikësëpari. Një transformim i thellë i mënyrës së të menduarit, i krijimit të modeleve menaxhuese moderne politike, ekonomike dhe sociale. Modeli i tranzicionit t’u mundësojë qytetarëve vetë të vendosin për politikat e vogla dhe të mëdha, që tashti në emër të tyre e bëjnë krye në vete kush e kush. Megjithëkëtë, Kosova është vend i vogël, me shanse të mëdha. Prona private po bëhet dominuese.

25


Pas zgjedhjeve të pesta parlamentare në Maqedoni

Qeveria e aleancave ideologjike Gjatë fushatës zgjedhore dy liderët shqiptarë në Maqedoni, Ali Ahmeti dhe Arbën Xhaferi të bindur në fitoret e partive të tyre rivale, porositnin njëri-tjetrin të mësohen katër vjet e ardhshëm në opozitë. Tash po përgatiten bashkë të hyjnë në qeveri, por të shantazhuar nga mandatori Nikolla Gruevski NEBI MËRSELI

N

dikuar nga bashkësia ndërkombëtare, shqiptarët e Maqedonisë më 5 korrik ndërruan imazhin e keq që kishin për ditën e votimeve. Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Giullian Milovanovich, dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Erwan Fourre, kanë qëndruar gjatë në vendbanimet shqiptare, duke ua bërë me dije se s’ka më dhunë dhe mbushje kutish. Vendosmëria e ndërkombëtarëve për zgjedhje të qeta dhe kërcënimi i drejtpërdrejtë ndaj aktorëve të dhunës rezultoi që shqiptarët të disiplinohen dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre, e jo sipas forcës së kallashit. Zgjedhjet parlamentare, kryesisht, u konsideruan të qeta, të shoqëruara me disa incidente, në vende të caktuara. Votuan 65 për qind e qytetarëve. Partitë kryesore politike kanë qenë të kënaqura me rrjedhën e zgjedhjeve parlamentare, duke i konsideruar

26

korrekte dhe demokratike, ndërkohë që kanë theksuar disa vërejtje të vogla. Pas ankesave në Gjykatën Supreme votimet do të përsëriten në 30 vendvotime, por ato nuk do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar.

Negociatat hynë në qorrsokak. Në zyrën e Gruevskit sa shkojnë njerëzit e Xhaferit sa ata të Ahmetit. Bëjnë kombinatorika të ndryshme. Asgjë deri tani nuk është konkretizuar, edhe pse zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh

Mini-kriza Dhjetë ditë pas zgjedhjeve parlamentare Maqedonia hyri në mini-krizë politike. Ngec formimi i qeverisë së re. Partia ngadhënjyese maqedonase VMRODPMNE e Nikolla Gruevskit, taktizon bashkëqeverisjen me shqiptarët. Dhe kur të gjithë e pritnin se kjo parti djathtiste, që ishte katër vjet në opozitë, do të formonte qeverinë me partnerin e saj të mëparshëm qeverisës, Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) të Arbën Xhaferit, gjërat ndryshuan brenda dytri ditësh. Tash Gruevski në qeveri e do edhe partinë e Ali Ahmetit - Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI). 58•59/2006


Maqedoni Thaçi, ditë më parë pati deklaruar se në qeveri nuk shkon me BDI-në, madje as në “parajsë” nuk do të kishte shkuar me partinë e Ahmetit. Këto zgjedhje dëshmuan se në Maqedoni janë të mundura të gjitha kombinimet koalicionuese. Maqedonasit partinë e Ahmetit e shohin ende si armike, ngase kreu i kësaj partie ka udhëhequr luftën e vitit 2001, kur pikërisht VMRODPMNE ishte në pushtet së bashku me PDSH-në. VMRO-DPMNE ka qenë ideologjikisht e lidhur me Xhaferin dhe konceptin e tij. Kanë ndarë pushtetin katër vjet, mirëpo në gjysmë, kur u arrit një pajtueshmëri midis shqiptarëve dhe maqedonasve, Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ia krisi luftës.

Besimi te Gruevski Presionet e ndërkombëtarëve janë drejtuar që BDI-ja të mos largohet nga pushteti. E dëshirojnë edhe partinë e Ahmetit në qeverinë e ardhshme. PDSHja nga ndërkombëtarët kërcënohet se patjetër duhet të bashkëqeverisë me dy taborët rivalë të shqiptarëve. Madje vlerësohet se kjo do të shkonte në favor të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Por, nga ana tjetër, futja në qeveri e të dy partive shqiptare, praktikisht, do të thotë se nuk do të ketë më opozitë shqiptare. Nuk do të ketë kush të kritikojë punët e shqiptarëve në qeveri dhe as qeverinë e dominuar nga maqedonasit. Zatën, turri pas pushtetit gjithmonë i ka gjetur shqiptarët pa koncept të qartë. Pa kërkesa konkrete. Ngjashëm po ndodh edhe tani, por vetëm se tashmë vota shqiptare e ka çmimin e ulur. Shqiptarët nuk kanë më kërkesa shtesë që do të kërcënonin brishtësinë e Maqedonisë. Është dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit dhe konsensusi shqiptaro-maqedonas për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Liderët Ahmeti dhe Xhaferi në ditën e votimit

Fitues VMRO-DPMNE dhe BDI Në zgjedhjet parlamentare fituese nga blloku politik maqedonas është koalicioni i VMRO-DPMNE-së me 44 deputetë, ndërsa nga blloku politik shqiptar koalicioni i udhëhequr nga BDI, me 18 deputetë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar 32 deputetë, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputetë, Partia e Re Social Demokrate gjashtë deputetë, VMRO-Partia Popullore shtatë deputetë, si dhe nga një vend në Parlament kanë siguruar Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë dhe Partia për Integrim Evropian.

Kryeministri i ardhshëm, Nikolla Gruevski, është i përkëdheluri i Perëndimit. Si njohës i mirë i financave, nga ai pritet Maqedonia të mëkëmbet ekonomikisht, pasi qeveria e mëparshme e udhëhequr nga majtistët e LSDM-së vetëm sa e zhyti në varfëri shtetin, ndërsa BDI-ja nuk ndryshoi në përgjithësi për të mirë jetën e shqiptarëve. Nga kryeministri i ardhshëm pritet të bëjë ekip ekspertësh, por nuk do t’ia dalë, ngase partitë do të delegojnë ministrat dhe do ta ketë vështirë të amortizojë presionet e partnerëve të koalicionit nëse vendos ta largojë ndonjë pjesëtar të kabinetit.

Rivaliteti ideologjik Në pritje të formimit të qeverisë së re shqiptarët kanë të theksuar rivalitetin e tensionuar që rezultoi me dhunë gjatë fushatës zgjedhore. Thuajse asgjë nuk i bashkon më BDI-në dhe PDSHnë. Në listat e deputetëve figurojnë emra që nuk thonë shumë, madje janë 58•59/2006

më të pakualifikuar sesa deputetët e përbërjeve të kaluara. Edhe BDI, edhe PDSH kanë vendosur të garojnë me ushtarë partiakë dhe në qeveri pritet po ashtu të futen me njerëz të devotshëm dhe besnikë ndaj partisë. Në anën tjetër LSDM-ja, që tashmë do të veprojë në opozitë, është duke shfrytëzuar të gjitha mjetet për të vonuar formimin e qeverisë së re, në rast se Gruevski e dorëzon mandatin. Më 29 korrik duhet të konstituohet përbërja e re parlamentare, ndërsa deri më 3 shtator patjetër duhet të formohet qeveria, sepse në të kundërtën do të përsëriteshin zgjedhjet. Ndërkohë sherri i partisë së Ahmetit mund të jetë i madh, po qe se mbetet në opozitë. BDI-ja e tij me 18 deputetë do të ketë në duar të bllokojë të gjitha ligjet që prekin marrëdhëniet ndëretnike, gjë që do ta destabilizonte politikisht Maqedoninë. Andaj Gruevski me qëllim i mban “varur” BDI-në dhe PDSHnë që në të ardhmen, cilado prej tyre të jetë në ekzekutiv, të mos ketë fuqi të vendosë demokracinë koncensuale brenda qeverisë. Kësaj radhe nuk do të përfillet parimi i krijimit të qeverisë nga partitë fituese të bashkësive etnike, ngase faktori ndërkombëtar nuk do të bëjë presion në këtë drejtim. Nga e tërë kjo rrëmujë rreth formimit të qeverisë mund të përfundohet se ka dezavuim të forcës reformuese në mesin e shqiptarëve. Përgjigjja nuk qëndron në sjelljen e partive shqiptare, se tek e fundit, aspiratat e partive shqiptare janë normale dhe në kuadër të konkurrencës dhe se secili grupacion politik dëshiron pushtet, por përgjigja mbase është në sjelljen e faktorit ndërkombëtar. Burime partiake thonë se ka divergjenca të mëdha të ndërkombëtarëve sa i përket përbërjes së re qeverisëse. Amerikanët janë që edhe një herë në Maqedoni të kthehet koalicioni VMRO DPMNE - PDSH, ndërsa evropianët BDI-në e duan me çdo kusht në qeveri.

27


Bota Jonë

Shqiptarët të diskriminuar në Luginën e Preshevës Arsimi, gjyqësia, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe i simboleve kombëtare, si dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe i mallrave ende larg standardeve dhe marrëveshjeve të garantuara nga ndërkombëtarët

Belgzim Kamberi

Z

gjedhjet e dyta lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pas përfundimit të konflikteve të armatosura në maj të vitit 2001 midis Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB) dhe forcave shtetërore të sigurisë serbe, nuk e ndryshuan shumë konfiguracionin e përfaqësimit etnik shqiptar në nivelin e pushteteve lokale. Në Preshevën me shumicë shqiptare, ku kishte zgjedhje vetëm për kryetar të komunës, fitoi kandidati që ishte favorit, edhe pse - marrë parasysh pjesëmarrjen e vogël në zgjedhje, si dhe numrin e votave të fituara – ky legjitimitet është fare i kufizuar. Në Medvegjën me shumicë serbe, shqiptarët pakicë arritën së paku të rrisin për një mandat përfaqësimin e tyre në parlamentin lokal. Suksesi më i rëndësishëm u konsiderua me të drejtë fitorja shqiptare për pushtetin lokal të Bujanocit, qytetit të përzier etnik me shumicë relative shqiptare. Veçmas, kur qeveria republikane pati caktuar zgjedhjet në kohën kur elektorati shqiptar i diasporës nuk gjendej në vendlindje. Sidoqoftë, shumë syresh e perceptuan këtë cikël zgjedhor sikur sprovë e rëndësishme për vazhdimin e procesit politik të filluar gjatë vitit 2001. Siç dihet, ky proces është duke u zhvilluar sipas planit të dy qeverive të mëparshme të Beogradit, i cili njihej si “Plani i Çoviqit”. Ai filloi që të zbatohej pas 21 majit të vitit 2001, kur përfundoi konflikti i armatosur në Luginën e Preshevës pas nënshkrimit të

28

Deklaratës për Demilitarizim – e njohur në opinion si « Marrëveshja e Konçulit », e cila jo vetëm që u dha fund përleshjeve të armatosura, por edhe mundësoi nismën e procesit të paskonfliktit, i cili e kishte integrimin dhe përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në strukturat shtetërore serbe për detyrë parësore. Tashti ekziston një pajtim i përgjithshëm i përfaqësuesve lokalë politikë dhe jopolitikë shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës se situata është më e kënaqshme, por edhe se jemi larg së paraparës dhe së dëshiruarës. “Ka progres në krahasim me periudhat e mëparshme kur kishte shkelje sistematike dhe drastike të të drejtave të njeriut mbi baza etnike, por ka posaçërisht ngecje sa i përket të drejtave kolektive, ku shteti vonohet në

DISPOZITA PËRFUNDIMTARE E PLATFORMËS POLITIKE SHQIPTARE Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik- territorial - kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore”, thekson Farush Islami nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut me seli në Bujanoc. Njëlloj, politikanët shqiptarë mendojnë gjithashtu se ka ngecje të shumta në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të këtushëm, edhe pas përfshirjes së pjesës dërmuese të tyre në Trupin qeveritar Koordinues, i cili e ka për detyrë parësore realizimin e Planit dhe Programit të qeverisë për integrimin e shqiptarëve të këtij rajoni. “Duke u bazuar se çfarë ishte paraparë me Planin dhe Programin e dy qeverive është e qartë se është bërë shumë pak deri në këtë moment dhe se pozita e shqiptarëve nuk është e kënaqshme”, thekson Skender Destani nga Bashkimi Demokratik i Luginës. Me këtë pajtohet edhe partneri i tij i koalicionit në pushtetin lokal të Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH). Sipas tij, pozita e tanishme e shqiptarëve është tejet e diskriminuar; veçmas në arsim, gjyqësi, përdorimin e gjuhës dhe të simboleve kombëtare, si dhe në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave. “Ndonëse ka përmirësime dhe lëvizje të vogla në krahasim me periudhën e Milosheviqit dhe të monizmit, gjithsesi se është i nevojshëm një aktivitet më serioz i faktorit ndërkombëtar drejt mbështetjes më të fuqishme të kërkesave legjitime të shqiptarëve”, thotë ai. 58•59/2006


Bota Jonë

Beogradi bëhet sikur çështja është e mbyllur Në fillim të këtij viti, të gjithë këshilltarët komunalë shqiptarë kanë miratuar një platformë të përbashkët politike. E përpiluar kryesisht si rezultat i fillimit të procesit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, platforma shpreh vullnetin dhe kërkesat e reja politike të shqiptarëve, meqë në të kaluarën e afërt shqiptarët patën shprehur vullnetin e tyre në rrethana të tjera politike, si referendumi i vitit 1992 gjatë periudhës së pushtetit të Milosheviqit, ku shumica absolute qe përcaktuar për “autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje me Kosovën”; apo edhe me platformën politike të Grupit Negociues të shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë periudhës së konflikteve të armatosura në këtë rajon gjatë viteve 2000-2001. Por, megjithëkëtë, as kjo nuk ka ndikuar që Beogradi të ndryshojë qasjen e tij ndaj Luginës së Preshevës. “Në vitet e fundit, Qeveria e Serbisë është duke u sjellë sikur janë përfunduar të gjitha kontestet dhe sikur janë zgjidhur të gjitha problemet në Luginën e Preshevës. Pengesë kryesore e vazhdimit dinamik të procesit politik është qeveria serbe, e cila e ka minimizuar edhe punën e Trupit Koordinues përkundër ripërtëritjes së

58•59/2006

tij”, thotë Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik. Sipas tij, Qeveria e Serbisë dëshiron ta mbajë të heshtur problemin e shqiptarëve të këtyre komunave në momentet e zgjidhjes së statusit të Kosovës, pasi fillimisht kërkesat e shqiptarëve për të drejta kolektive ishin për reciprocitet me serbët e Kosovës. “Këtë gjendje relative e bëjnë proceset në prag të finalizimit të statusit të Kosovës, pastaj pavarësia e Malit të Zi, si dhe qëndrimi i luhatur i Beogradit karshi këtyre proceseve të pashmangshme”, mendon po ashtu zyrtari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Sevdail Hyseni, duke e cilësuar gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës sikur “një vullkan i fashitur që zien nga brenda.

Politikanët shqiptarë të përçarë dhe kolltukxhi Nuk mungojnë edhe zërat që vlerësojnë se përmirësimi i pozitës së shqiptarëve ngec edhe për shkak të vetë shqiptarëve. “Pa dyshim se faji rëndon në supet e qeveritarëve serbë, mirëpo nuk mund të anashkalohet spektri politik shqiptar, i cili është treguar shpeshherë i paaftë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave elementare të atyre që i përfaqësojnë. Aktualisht, preokupimi i politikanëve shqiptarë është ruajtja e pozitave në pushtet lokal apo përfitimit

të tyre për ata që janë tanimë në opozitë. Pa dyshim se përfaqësuesit institucionalë, të ndihmuar nga përfaqësuesit politikë, do të duhej ta ndërtonin domosdoshmërisht unitetin që nuk po arrihet assesi”, thotë gazetari Baki Rexhepi. Përçarja dhe defektet shqiptare ilustrohen më së miri rreth krijimit të Këshillit Nacional Shqiptar, ku me fajin e politikanëve të tyre, shqiptarët mbeten e vetmja pakicë kombëtare në vend, e cila nuk e ka themeluar ende atë. Kështu të pakoordinuar, shqiptarët nuk janë në gjendje të paraqiten si subjekt unik për të kërkuar reciprocitetin në raport me serbët e Kosovës, ndërsa në anën tjetër nuk janë as të gatshëm që të marrin pjesë në procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë, duke i paraqitur propozimet dhe vërejtjet e tyre – pajtohet Shaip Kamberi duke e shprehur pesimizmin e tij lidhur me mundësinë krijimit të këtij organi në një të ardhme të afërt. Skënder Destani - partia e së cilit së fundi ka ftuar sërish publikisht subjektet e tjera që t’i harmonizojnë qëndrimet e tyre - pohon se është më se e nevojshme që faktori politik shqiptar të marrë më në fund qëndrim të qartë së bashku rreth funksionimit të Trupit Koordinues, si dhe themelimit të Këshillit Nacional. “Këshilli Nacional do të kishte për detyrë që ta dialogojë platformën e tre kuvendeve me qeverinë me praninë e faktorit ndërkombëtar.

29


Pas pavarësisë së shtetit më të ri në botë

Shqiptarët dhe gjuha shqipe presin kushtetutën Haxhi Shabani

S

hqiptarët në Referendumin e majit e dhanë masivisht votën për pavarësinë e Malit të Zi. U bënë pjesë e krijimit të një shteti, i cili pritet të jetë edhe i tyre. Pavarësia e Malit të Zi rikomponon hapësirën ballkanike dhe, në këtë kontekst, edhe pozitën e shqiptarëve jo vetëm në këtë vend. Mali i Zi i shkëputur nga Serbia, e ndihmon edhe Kosovën në zgjidhjen e statusit përfundimtar, në pavarësimin e saj. Shteti më i ri në botë, që duket si një paradoks, u krijua me votën vendimtare të popujve pakicë, shqiptarëve dhe myslimanëve. Madje, këto dy etni u shprehen në mesatare më shumë për pavarësinë se vetë malazezët. Përqindjet më të larta të votës pro pavarësisë u shënuan në Rozhajë myslimanët e boshnjakët dhe në Ulqinshqiptarët dhe, pastaj. në qendrën e malazezizmit - në Cetinë. Po, në anën

30

tjetër, tashti mbetet të shihet si do të veprojë popullsia shumicë-malazeze, me shqiptarët dhe myslimanët. Premtimet e parareferendumit, siç ngjet shumëherë në shoqëritë ballkanase, mund të avullojnë dhe të kthejnë edhe kriza reale dhe dramatike.

Në referendum pa një platformë të qartë Shqiptarët përkrahën pothuajse pa rezervë pavarësinë e Malit të Zi, por para mbajtjes së referendumit, nuk ishin pa mëdyshje rreth pozicionimit të tyre ndaj këtij procesi. Qëndrimi dominues ishte se shqiptarët duhet ta përkrahin pavarësinë e Malit të Zi, sepse në këtë mënyrë do të mund të realizojnë të drejtat e tyre më shpejt dhe më me efikasitet, në një shtet që ka më pak se 700-mijë banorë. Por, cilat ishin mëdyshjet? Së pari, a do te realizoheshin premtimet për përparimin e të drejtave

të shqiptarëve. Njëherësh, a duhej që shqiptarët të kushtëzonin (mos) përkrahjen e pavarësisë me plotësimin e një liste kërkesash për pozitën e tyre të tashme që nuk është pa probleme? Së fundi, ishte ky veprimi më i drejtë, kur shqiptarët me votën e tyre legjitimuan sovranitetin e Malit të Zi ndaj trevave shqiptare që nuk është më i vjetër se 126 vjet. Po, shqiptarët nuk arritën që para referendumit të hartojnë platformën e përbashkët për synimet dhe kërkesat themelore të tyre, që do të ishte kusht për përkrahje. Po të kishte ndodhur kjo, “çmimi i votës” së shqiptarëve do ishte rritur para referendumit. Por, shqiptarët edhe këtë herë pranuan “rolin e të shiturit lirë të votës së tyre”, duke qenë pjesëmarrës të procesit me shumicën në pushtet, që pothuajse pa rezervë përkrahen pavarësinë e Malit të Zi. Mosshqiptimi i faktit historik se trevat shqiptare në Malin e Zi, janë territore të marra nga ky i fundit, nga asnjë subjekt politik apo strukturë tjetër, mund të mendohet se ka një arsye kryesore: Shqiptarët në Malin e Zi e kanë të qartë se ndryshimi i kufijve të Malit Zi nuk është i mundshëm. Njëkohësisht ata kështu shprehen edhe njëherë lojalitetin ndaj vendit ku jetojnë. Aktualisht Mali i Zi është shpallur shtet i pavarur dhe është njohur ndërkombëtarisht. Për shpalljen e pavarësisë së tij shqiptarët kanë dhënë ndihmesën e pakursyer, prandaj mëdyshja e parë se a thua shteti i Malit të Zi do të ketë gatishmërinë dhe vullnetin të realizojë për shqiptarët të drejtat e premtuara, do të jetë një nga sfidat kryesore të tij. Në këtë drejtim, roli dhe pozicionimi i shqiptarëve do të jetë shumë i rëndësishëm për të jetësuar në praktikë përparimin e pozitës së tyre në Malin e Zi. E kundërta, shqiptarët po qe se presin shpërblimin për ndihmesën e pamohueshme që dhanë për rikthimin e shtetësisë së Malit të Zi, do të mbesin dorëzgjatur. Kreu Qeverisës së Malit të Zi deri më tash ka dëshmuar se pranon realitetin e ndryshimit vetëm kur është i detyruar.

Mospajtime madje për Tuzin dhe për pasurinë e Bregdetit! Shqiptarët në Mal të Zi është e natyrshme të kenë shumësi mendimesh e veprimesh, po ende nuk kanë hartuar një program të përbashkët rreth të ardhmes së tyre. Nuk ka ende një listë kërkesash, të cilat kanë përparësi për t’u realizuar dhe të cilat i përkrahin të gjitha subjektet politike dhe popullsia. Për krahasim, nëse si pozita dhe opozita në Kosovë angazhohen për 58•59/2006


Mali i Zi

Ruajtja e pasurisë së bregdetit në Ulqin dhe komuna e Malësisë nuk janë projektet e vetme që shqiptarët në Malin e Zi synojnë t’i realizojnë. Pas zgjedhjeve në nivel lokal dhe qendror, Malin e Zi e pret hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së re, në të cilën përkufizimi kushtetues i shqiptarëve do të jetë me rëndësi të dorës së parë. Realiteti i deritashëm është shkurajues: shqiptarët dhe gjuha shqipe nuk janë kategori kushtetuese. Ata, sikurse edhe gjuha shqipe, as nuk përmenden në ligjin e pakicave, çështje që nuk mund të shmanget në pakufi. pavarësinë e saj dhe për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në NATO, në Malin e Zi aktualisht subjektet politike nuk mund të pajtohen as për formën e komunës së Tuzit, e as për administrimin e pasurisë bregdetare, që janë dy nga temat më të diskutuara gjatë muajve të fundit. A mund të arsyetohen këto dhe qëndrime të tjera joharmonike me atë që quhet pluralizëm qëndrimesh e veprimesh politike? Fillimisht shqiptarët në Malin e Zi, me pjesëmarrjen dhe inkuadrimin e tyre në subjektet e vetëquajtura qytetare, kanë ridëshmuar edhe njëherë historinë stabile të lojalitetit ndaj pushtetit në fuqi në nivel qendror. Thënë me gjuhën e statistikës, rreth gjysma e zgjedhësve shqiptarë kanë dhënë votën në mënyrë të vazhdueshme për Partinë Demokratike të Socialistëve të kryeministrit Millo Gjukanoviq. Kjo përkrahje e shqiptarëve për partinë e kryeministrit, i cili padyshim ka meritën kryesore për pavarësinë e Malit të Zi, e ka bazën në mendësinë se, po të jemi me të madhin, edhe ne do të përfitojmë në aspektin jo vetëm personal, por edhe atë kolektiv. Dhe nuk duhet mohuar se megjithatë, koalicioni qeverisës në trajtimin e shqiptarëve, sidomos gjatë dy legjislacioneve të fundit, mund të thuhet se ka bërë ca hapa të vegjël para. Sidoqoftë, ai deri më tash, ndaj kërkesave të shqiptarëve ka reaguar: prisni, ende s’është koha, kemi për të zgjidhur 58•59/2006

çështjet e mëdha. Tash kur etiketa e zgjidhjes së problemeve të mëdha është hequr, do të vërehet vërtet sesa është e gatshme struktura qeverisëse, e cila pritet që t’i fitojë zgjedhjet e vjeshtës, të bëjë të mundshmen për shqiptarët në Malin e Zi. Nëse do të këtë më shumë perspektivë, kjo varet nga aktivizimi i tre faktorëve: shqiptarëve në Malin e Zi bashkë me diasporën, faktorit ndërkombëtar dhe Shqipërisë e Kosovës bashkë. Faktor kryesor janë shqiptarët në Malin e Zi, të cilët në fazën e tashme, si struktura politike, duhet të përballën me matjen e forcës reale në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Krijimi i subjekteve të reja politike, gjithsej në Malin e Zi ekzistojnë pesë parti shqiptare, shtron preferencën e daljes individuale të secilit subjekt në zgjedhje, sepse kështu do të jetë e qartë se cilët faktorë politikë do të mbijetojnë. Ligji për pakica, i miratuar në prag të referendumit, sa i përket të drejtës së përfaqësimit të pakicave-shqiptarëve, nuk është shumë i qartë. Ka pasur interpretime, në varësi të subjektit politik nga ka ardhur, se shqiptarët nga lista e veçantë do të përfaqësohen me dy, tre e madje katër deputetë. Sidoqoftë këtë çështje do ta përkufizojë së shpejti ligji zgjedhor. Ndërkohë do të jetë i rëndësishëm edhe numri i votave që shqiptarët në Malin e Zi do t’i japin partisë së Gjukanoviqit për të vërtetuar apo diskutuar faktin se rreth gjysma e votuesve shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të fundit votojnë për koalicionin qeverisës. Në këto zgjedhje, në nivel vendor për herë të parë kryetarët e komunave, që sipas ligjit të ri për qeverisje lokale kanë më shumë kompetenca, do të zgjidhen me votë të drejtpërdrejtë. Kjo është e rëndësishme sidomos për shqiptarët në Malin e Zi, sepse qeverisja në komunën e Ulqinit gjatë këtij legjislacioni ka qenë peng i koalicionit jofunksional, edhe pse ka pasur emrin “Shqiptarët bashkë”. Funksionimi apo jo i qeverisjes vendore të Ulqinit do të jetë edhe një test i mirë për kërkesën e ligjshme që Malësisë

t’i kthehet pozita e komunës. Në këtë drejtim qeverisja e ardhshme qendrore, që pritet të jetë ajo në pushtet, nuk do të mund të arsyetojë më kërkesën për komunë të pavarur të Malësisë përballë synimit të Malit të Zi për integrime evropiane. Por, kjo do të ndodhë me kusht që banorët e Malësisë, së pari vetë të duna të kenë komunën e tyre. Varianti, sipas të cilit edhe shqiptarët do të jenë populli konstituiv në Kushtetutën e re të Malit të Zi, është varianti më optimist, që së paku formalisht do të krijonte parakushtet që shqiptarët të jenë qytetarë të barabartë në shtetin më të ri në botë. Por, edhe me kushtin që ata të përkufizohen si shtetformues në kuadër të Malit të Zi, nuk do të sigurojnë nivelin e të drejtave dhe obligimeve në shtetin e ri që pretendon Evropën. Fakti se ata janë vetëm 7% në këtë vend, nuk zhduk përfundimisht mundësinë e rrezikimit të tyre. Në këtë drejtim, roli i diasporës shqiptare të fuqishme në SHBA me origjinë nga trevat shqiptare në Malin e Zi, intensifikimi i marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Kosovës me Malin e Zi, gjegjësisht moderimi i qëndrimit të dy vendeve të para ndaj bashkëkombësve të tyre, duke mos i shikuar ata thjesht si numër apo vend pushimesh, do të ndikojnë që shqiptarët në Malin e Zi të ruajnë identitetin e tyre dhe të

31


Decentralizimi Decentralizimi si proces kërkohet të përkufizohet mirë, në mënyrë që zbatimi i tij të ketë një ndikim pozitiv në cilësinë e jetës së qytetarit, përcjellë me rritje të cilësisë së shërbimeve, duke krijuar predispozita pozitive për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, po kështu edhe zhvillim të qëndrueshëm sociopolitik në aspektin e ruajtjes së identitetit lokal dhe të gjitha këto, përkthyer në veprim, do të manifestoheshin me rritje të drejtpërdrejtë të begatisë dhe cilësisë të jetës së qytetarit. Decentralizmi si bartje e vendimmarrjes më afër qytetarit, është koncept i implementuar në vendet Perëndimore dhe ka dhënë rezultate shumë pozitive, edhe pse në fazën fillestare ishte llogaritur si masë parandaluese për koncentrimin e pushtetit në nivel qendror, koncentrim i cili është shprehur me pasoja dhe ka dhënë mundësi të lehta abuzimi me pushtetin.

Organizimi asimetrik rrezikon integritetin territorial Arben Gashi

D

ecentralizimi është sfidë, i cila ka shanse të limituara për të dhënë rezultate pozitive po qe se gjatë zbatimit të tij shprehen mungesa dhe qartësi konceptuale. Këto mungesa janë prezente në procesin e decentralizimit në Kosovë, po në fakt,

32

i tillë çfarë paraqitet, as nuk bëhet fjalë për decentralizim dhe as ofron shumë mundësi për të dhënë efekte të pritshme pozitive. Duken të ngatërruara edhe konceptet themelore, siç ngjet me decentralizimin dhe riorganizimin e brendshëm territorial. Reforma e pushtetit lokal rrezikon të jetë kontraproduktive dhe me elemente çorientuese.

Ky abuzim ka çuar deri në konflikte dhe madje edhe në luftëra rajonale, prandaj është menduar që të gjendet një mekanizëm i cili nuk do të lejonte koncentrimin e pushtetit nga niveli qendror dhe do të minimizojë mundësinë e abuzimit me pushtetin e pakufizueshëm, që është një mundësi reale. Forma e shpërndarjes së pushtetit (decentralizimi) ka dhënë rezultate pozitive, duke krijuar predispozita për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe socio-politik, pastaj ka ndikuar edhe në ruajtjen e identitetit lokal, si dhe të traditave specifike në zona te caktuara. Po kështu, ishte një shans shumë më i mirë për ruajtjen dhe promovimin e identitetit nacional në nivele lokale. Në vitet ‘80 të shekullit të kaluar, duke parë rezultatet pozitive në vendet që filluan ta zbatojnë, Bashkimi Evropian e shndërron atë në një nga prioritetet duke e kualifikuar në koncept, si parimi i subsidiaritetit dhe që në kohen tonë është një ndër parimet shumë të rëndësishme që duhet përmbushur për vendet anëtare që synojnë aderimin në BE. Riorganizimi territorial me tendenca mono-etnike i prezantuar si decentralizim në Kosovë, krijon situatën e papranueshme në parim dhe, njëherësh, edhe të pamundur për t’u implementuar praktikisht. Tendencat fillestare për krijimin e 5 komunave me shtrirje të pastër etnike pa bërë një studim të qartë të qëndrueshmërisë ekonomike, socio-politike dhe të bazuar në ligje, ka prodhuar refuzimin e kësaj nisme që në zanafillë edhe në aspektin

58•59/2006


Decentralizimi konceptual dhe po kështu edhe në aspektin e miratimit nga palët, të cilat janë të ndikuara nga rezultati i këtij procesi. Institucionet kosovare këtë nismë nuk e shndërruan në proces, por iu qasen aksidentalisht, pa pasur parasysh parimet bazë të decentralizmit. Do shtuar edhe faktin se mosnjohja e koncepteve ka stimuluar ngritjen radikale të egos nacionale, me tendenca separatiste, kryesisht të palës serbe, e cila pretendon se i takon kontrolli faktik i pjesëve të caktuara territoriale sipas të “drejtës” së pretenduar historike (rasti i ekstraterritorialitetit të kishave). Procesi i decentralizmit është e kërcënuar edhe nga tendenca e lidhjes horizontale të komunave të pretenduara me bazë monoetnike, të cilat tentojnë të krijojnë një rrjet të komunave, që pastaj në mënyrë logjike do të prodhonin një produkt Për të realizuar një proces real të decentralizimit në Kosovë, nuk janë përfillur elementet e mirëfillta, të cilat në secilin vend merren si pika fillestare. Në Kosovë së pari nuk ka ende regjistrim të popullsisë dhe të pronës dhe kjo mungesë krijon shumë hapësirë për spekulime me territore dhe me banorë. vertikal, i cili do të kishte formën e një rajoni a qarku apo siç pretendohet në disa raste, do të modelohej në formën e një kantoni. Është dëgjuar shpesh nga qendrat politike serbe spekulimi me numra, të cilët në realitet nuk ekzistojnë dhe që në fakt nuk mund të japin një shans me predispozita pozitive për njerëzit, të cilët do të jetonin në territore të caktuara. Kësaj do shtuar edhe fakti se nuk ka një studim të mirëfilltë të tendencës së lidhjes vertikale me institucione jashtë hierarkisë së institucioneve kosovare, që është në kundërshtim me standardet evropiane. Këto standarde parashohin bashkëpunimin në forma të ndryshme, siç janë bashkëpunimi ndërkufitar, ndërrajonal apo ndërkomunal, por duke respektuar në mënyrë strikte procedurat dhe rregullat dhe pa anashkaluar hierarkinë. Reforma e Pushtetit është proklamuar si e tillë në Kosovë, pa u realizuar një studim i mirëfilltë i situatës së organizimit shtetëror në vend, duke filluar me administratën publike, aspektet ligjore dhe çështjet fiskale. Në administratën publike është e theksuar mungesa e uniformiteteve aty ku nuk janë të definuara nivelet e qeverisjes, kompetencat e niveleve, dhe kjo bën të shprehen interferenca në administratën

58•59/2006

Grupi negociator: Qeshje me kohë, apo?

publike. Në Kosovë shumica e institucioneve publike janë të organizuara në tri nivele, të cilat nuk janë të parapara në hierarkinë organizative të vendit. Kjo gjendje krijon konfuzitet total për sistemin organizativ dhe kryesisht është pasojë e mbeturinave të sistemit administrativ të Kombeve te Bashkuara, organizuar në tri nivele, me rajonet si nivel i mesëm. Në situatën konkrete institucionale kosovare de-jure nuk parashihet niveli i mesëm i organizimit, por de-fakto ekziston konfuzitet, sepse në njërën anë janë shërbimet publike të organizuara në nivel rajonale si rezultat i sistemit administrativ të UNMIK, ndërsa në anën tjetër institucionet kanë të organizuara në mënyrë asimetrike pothuajse në të gjitha ministritë nivelin e mesëm të qeverisjes, një qasje “top-down”, e cila nuk është uniforme. Madje, disa nga ministritë i kanë 5 zyra rajonale, disa i kanë 7 dhe disa të tjera i kanë 9 zyra rajonale, gjendje kjo e cila reflekton pasoja negative në sistemin e organizimit të piramidës shtetërore dhe ndikon shumë negativisht ne efektivitetin e nivelit lokal të qeverisjes duke shkaktuar konfuzion dhe duke vështirësuar maksimalisht suksesin e punës në nivel lokal. Në disa komuna janë të organizuara edhe njësitë nënkomunale, siç janë bashkësitë lokale, të cilat janë bashkësi fshatare që lobojnë interesa të përbashkëta, por nuk ofrojnë shërbime dhe puna bëhet në bazë vullnetare (pa pagesë). Kjo gjendje dëshmon për një indikator tjetër të keqorganizimit. Gjendja me e errët manifestohet në situatat kur komuna të caktuara brenda territorit

të vendit janë jashtë sistemit të piramidës organizative shtetërore të Kosovës dhe që kanë tendenca negative në kuptimin që shpesh marrin urdhra dhe urdhëresa nga institucione jashtë Kosovës. Ato nuk respektojnë hierarkinë dhe marrin vendime që bien ndesh me sistemin ligjor, duke shkuar deri në vendime ekstreme, siç janë ngrirja e marrëdhënieve me institucionet kosovare apo shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme, vendime këto që tregojnë qartazi për një sistem të ngritur gjysmilegal. Një problem tjetër paraqet edhe ekzistimi i sistemit paralel në institucionet e së drejtës, të cilat janë nën juridiksionin e Serbisë dhe që nuk kanë asnjë lloj kontrolli apo komunikimi me institucionet kosovare dhe për këtë shkak ato shpesh janë të involvuara në veprimtari mafioze dhe kriminale. Planet e “decentralizimit” dhe negociatat për statusin final: Institucionet Kosovare duke hyrë në veprime të pastudiuara paraprakisht dhe duke mos pasur një pasqyrë të mirëfilltë të fizibilitetit në terren për ndërmarrjet e mundshme, kanë futur vendin në një rrugë pa krye, e cila rrezikon integritetin territorial dhe integritetin funksional, ngase duke hyrë në veprime eksperimentale dhe duke mos gjykuar drejt në vazhdimësi, krijuan situatën ku i tërë vendi rrezikohet të ketë një strukturë jofunksionale dhe në një territor shumë të vogël siç është Kosovë të ketë organizim asimetrik, i cili rrezikon funksionalitetin organizativ. Hyrja në ndërmarrje eksperimentale, shkuarja në negociata për statusin final të vendit, me një çështje kaq madhore të padefinuar më parë, ka bërë që të rriten ambiciet e

33


Decentralizimi

Maqedonia

Maqedoni është një rast të cilit Grupi Negociator i është referuar shpesh, por në fakt ka predispozita të ndryshme nga rasti i Kosovës, sepse territori, numri i popullsisë, shtrirja demografike kompakte e popullatës, janë indikatorë të cilët janë të ndryshëm nga ata në Kosovë. Marrëveshja në Maqedoni, si e tillë, është arritur si kompromis i ndaljes së luftës. Është një rast joanalog me Kosovën.

Tiroli i Jugut

Vjena, qendër e negociatave për decentralizimin

Zvarritjet kanë bërë që politika në Kosovë të gjendet para bashkësisë ndërkombëtare duke negociuar marrëveshje, të cilat në parim rrezikojnë seriozisht tërësinë territoriale të vendit dhe funksionalitetin institucional, pasi futja në negociata në nivele ndërkombëtare do te thotë se duhet të arrihet një kompromis dhe kompromis do të thotë se duhet lëshuar pe në disa pika te caktuara, “më i madhi” dhe “më i forti”. qendrave serbe për territore, duke mos lënë anash edhe presionet e ndryshme publike. Implementimit i pjesshëm i “planeve” për decentralizimin tërheq mbas këto pasoja: mospranimi nga komunitetit serb i planit si i tillë, shton precedentin, se fillon implementimi i planeve pa u mbështetur fare në ligje. Kulmi mbërrin kur instalohet modeli i ashtuquajtur “pilotnjësi komunale”. Këto ndërmarrje eksperimentale kanë rritur pretendimet e minoriteti serb si rezultat i mungesës së qartë të standardeve bazë të krijimit të komunave, sepse duke krijuar standarde bazë do të krijohej mundësia që komunitetet të cilat do t’i plotësonin këto standarde do të kishin të drejtën që në mënyrë demokratike të aplikonin për të pasur mundësinë e krijimit të komunës. Mungesa e sistemit ligjor për vetëqeverisjen lokale është një

34

nga elementet i cili po prodhon pasoja që ndikojnë maksimalisht në funksionalitetin qeverisës dhe shkaktojnë deformime qenësore. Shtyrja e zgjedhjeve lokale është një pasojë, e cila ka çmimin, ngase sistemi i zgjedhjeve nuk ka qenë i përshtatshëm në kuadër të rritjes së ndjenjës së përfaqësimit nga qytetarët e po kështu edhe në disa komuna është humbur legjitimiteti dhe kredibiliteti para qytetarëve. Në kontekst, si veprimeve aktive për negociatat e mëtejme dhe implementimin e tyre në terren, mbeten sqarimi i çështjeve si janë ai i integritetit territorial, funksionalitetit administrativ, uniformitetit ligjor, skemës fiskale efikase dhe të balancuar. Nuk është e favorshme edhe mungesa e kapitalit politik, intelektual, diplomatik të Grupit Negociator, i cili në masë të madhe nuk e ka të konsoliduar kapitalin e brendshëm politik. Grupi nuk është i konfirmuar dhe nuk ka stabilitet, edhe për shkak të mungesës së zhvillimit të proceseve të brendshme politike, andaj edhe mund të bien lehtë pre e presionit ndërkombëtar. Grupi Negociator ka theksuar edhe elemente të mungesës së kapitalit diplomatik, mungesë të përvojës diplomatike si dhe qëndrueshmërinë. Ky grup që mori një detyrë kaq të rëndë, nuk mund të mos ketë parasysh se: marrëveshja në kontekst të decentralizimit duhet në mënyrë decidive të mbrojë integritetin territorial, funksionalitetin administrativ, hierarkinë ligjore, të ruhet dhe respektohet sistemi i vlerave funksionale shtetërore, të krijohen premisat që forma dhe struktura e piramidës shtetërore të Kosovës të jenë konform standardeve evropiane,

Tiroli i Jugut është shembull i shpeshtë reference për decentralizmin. Grupet etnike kanë arritur që të kenë autonominë territoriale, e cila është relativisht e konsoliduar dhe ka çuar drejt federalizmit të shtetit italian, duke filluar me federalizmin fiskal. Po, duhet pasur parasysh se Italia ka rreth 70 milionë banorë dhe një traditë në këtë drejtim dhe, megjithëkëtë, procesi ka zgjatur 60 vjet. Në Tirol gjendet një numër relativisht i madh i gjermanofolësve, të cilët kanë shtrirje kompakte në territore unike dhe është bërë zgjidhje duke ofruar autonominë territoriale për këto grupe etnike. Kjo zgjidhje si e tillë për rastin e Kosovës është e pamundur, sepse ekzistojnë specifika karakteristike, të cilat nuk përshtaten me realitetin në Kosovë dhe në asnjë formë nuk mund të jenë funksionale.

Irlanda Irlanda është shembull i rritjes së shpejtë ekonomike si pasojë edhe të një reforme të mirëfilltë, duke ofruar shërbimet më afër qytetarit dhe duke krijuar predispozita për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Është një rast pozitiv për t`u marrë si shembull, por duhet të merret parasysh fakti se në Irlandë realitetet janë shumë të ndryshme nga ato në Kosovë. njësitë e reja që krijohen të arrihen të mbrojnë identitetin lokal dhe të krijojnë predispozita pozitive që këto njësi te jenë konkurruese në kuadër të integrimeve globale, të mbrojnë ekonominë lokale duke krijuar premisa për zhvillim të qëndrueshëm lokal. Mbetet detyrë e ekspertëve që pa marrë parasysh se cila do të jetë marrëveshja, ta shndërrojmë atë në funksionale dhe ta bëjë që kjo të jetë në interes te qytetarit kosovar. (Autori është ekspert për administratë dhe qeverisje lokale) 58•59/2006


Decentralizimi

Albert Rohan

Beogradi kërkon 15 komuna të reja Ndërsa delegacioni serb ka kërkuar krijim edhe të 15 komunave të reja të dominuara nga serbët. UNOSEK, (zyra e kryenegociatorit për statusin Kosovës, Martti Ahtisaari), ende nuk ka dalë me ndonjë numër konkret të komunave të reja që do të krijoheshin në Kosovë

A

lbert Rohan, zëvendëskryenegociator për statusin e Kosovës, ka bërë me dije se në takimet e Vjenës ka pasur pika të caktuara për të cilat palët janë dakorduar. Një nga to ishte pajtueshmëria që komunat e reja të kenë përqindje të popullatës monoetnike nga 70 deri në 80 për qind. Mbi këto parime delegacioni serb nuk ka hartuar ndonjë program, përmes të cilit në zona të caktuara do të mbërrihej kjo përqindje me popullatë serbe. Aktiv në këtë proces është veçmas Beogradi. Në një dokument i lansuar nga qendra serbe, në detaje përshkruhet plani që parasheh popullim të zonave të caktuara të Kosovës me serbë. Sipas këtij projekti, komunat do të shtriheshin në veri të Mitrovicës, në Kosovën Qendrore, Anamoravë dhe Dukagjin. Plani, si pjesë të entitetit serb, synon t’i përcaktojë kishat dhe manastiret si Patrikanën e Pejës, Manastirin e Deçanit, Levishkën, Shën Arkangjelin dhe Deviçin, zona me status të veçantë dhe po kështu edhe të mbrojtura posaçërisht. Synohet edhe eksterritorializimi i zonave përreth tyre. Grupi Negociator i Kosovës 58•59/2006

vazhdimisht ka kundërshtuar projektin e Serbisë, duke e parë atë si ambicie për të përfituar territore dhe për të shkatërruar tërësinë administrativopolitike të vendit. Anëtarët e Grupit të Kosovës gjithherë janë shprehur të vendosur që të mos pranojnë asgjë më shumë se nga oferta që është bërë për krijimin e komunave të reja me shumicë serbe. Serbia sipas planeve të saj për decentralizim tenton që në Kosovë të krijojë territore të caktuara jofunksionale, enklava legjitime me lidhje të drejtpërdrejta institucionale e financiare me Beogradin zyrtar, duke dashur të mbesë e pranishme dhe me ndikim absolut mbi serbët e Kosovës.

Grupi Negociator propozon tri komuna te reja Ne mbetemi pranë qëndrimit për krijimin e tri komunave të reja dhe për zgjerimin e kufijve të Novobërdës, është shprehur lidhur më këtë Skënder Hyseni, zëdhënës i Grupit Negociator të Kosovës.

UNOSEK preferon pesë komuna të reja Mediat ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve nga UNOSEK, kanë shkruar se kjo zyrë preferon krijimin e pesë komunave të reja në Kosovë. Këto komuna, sipas tyre, do të ishin Mitrovica (në Veri), Graçanica, Ranilluga, Lipjani dhe Parteshi. Qëndrimi i ndërkombëtarëve, kështu në të parë, duket se është më afër Grupit Negociator të Kosovës.

Faktori ndërkombëtar, ndërmjetës në këto bisedime, ka kërkuar nga Grupi i Negociator i Kosovës që të bëjë lëshime dhe të shohë mundësinë e krijimit të një numri më të madh të komunave të reja, të cilat do të dominoheshin nga serbët. Hua Jiang, zëdhënëse e kryenegociatorit Martti Ahtisaari, konfirmon se lidhur me numrin e mundshëm të komunave të reja, UNOSEK ende nuk ka ndonjë qëndrim përfundimtar. Ai pret që palët të bëjnë një kompromis lidhur me komunat funksionale. Diferencat Prishtinë - Beograd janë shumë të mëdha dhe nuk ka ndonjë shenjë se ato do të mund të pajtohen mes tyre. Për këtë shkak, mund të mbahet edhe një takim në Vjenë. Jiang nuk e përjashton një takim të tillë, sikur që nuk e përjashton as ndërhyrjen arbitrare të UNOSEK për të arritur një zgjidhje rreth numrit të komunave të reja. Në fund të ditës, nëse s’ka mundësi për kompromis të mëtutjeshëm, ne nuk përjashtojmë mundësinë që të dalim me propozimet tona, pohon ajo. Ka më shumë gjasë të ndodhë pikërisht kjo.

Ejup Gojnovci 35


Ekonomi

Kontrastet e Shqipërisë së sotme Duke lëvizur drejt ekonomisë së planifikuar, drejt tregut të lirë dhe konkurrent, i cili mundëson hyrjen e lirë të investitorëve të huaj, dhe me klimën e përmirësuar të shkëmbimit të mallrave dhe të shërbimeve, Shqipëria është duke u bërë pjesë e një tregu të gjerë që me shpejtësi po shndërrohet në një shans premtues për investitorët nga gjithë bota Evliana Berani

F

illimi i tranzicionit në Shqipëri në vitet ’90-të, shënoi rënien e sistemit diktatorial, por nuk plotësoi përnjëherë shpresat e njerëzve, të cilët kishin përjetuar vite të tëra të kolapsit, rënieve dhe një dhjetëvjetësh zhgënjimesh të njëpasnjëshme. Zhgënjimi nuk kapërceu as fqinjët që kishin pritur një zgjerim të këmbimit të mallrave, ndërsa u ballafaquan me fluksin e madh të emigrantëve. Gjatë viteve të kolapsit, pasuritë ekonomike u zhvlerësuan, një numër i madh punëtorësh mbetën pa punë, kurse vendi për një kohë të gjatë mbeti peng i imazhit të keq. Po tashti varfëria në Shqipëri është duke u zvogëluar, por ende paraqet problem të vështirë, që e theksojnë edhe vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare. “Një e katërta e popullsisë shqiptare, përkatësisht rreth 780 000 banorë ende janë të varfër, ndërkohë që më pak se 5 % e popullsisë jeton në varfëri të skajshme. Me fjalë të tjera, 150 000 njerëz ende nuk janë në gjendje të plotësojnë kërkesat e tyre themelore të ushqimit. Posaçërisht në zonat rurale”, thuhej në Raportin e Bankës Botërore të vitit 2002 Sidoqoftë, konteksti i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë nuk është pesimist. Është arritur një përparim i rëndësishëm dhe tabloja e përgjithshme ka ndryshuar jashtëzakonisht krahasuar me atë të para 15 vjetëve. Përkundër perceptimit negativ të shumicës, trendët pozitive janë të rëndësishme, kur zhvillimi ekonomik dhe treguesit e tjerë analizohen në një kontekst më të gjerë gjeografik. Sipas të dhënave të Raportit për Zhvillimin Njerëzor, më 2004 Shqipëria zinte vendin e 65-të në mesin e 177 vendeve, në të cilat është matur Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI), duke lënë prapa saj 112 vende të botës.

36

Shqipëria bashkë me Rusinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Panamanë Ndërkohë, Shqipëria qëndron fare mirë krahasuar me vendet me zhvillim mesatar, ku radhitet në dhjetë vendet e para, tok me Rusinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Panamanë. Raporti i njëjtë shpalos se Shqipëria lë pas vendet, si Ukraina, Turqia, Rumania, B e H, Moldavia ose Gjeorgjia. Vetëm disa vjet më parë, më 2002, Ministria e Ekonomisë së Shqipërisë kishte konstatuar se mesatarja e të hyrave kombëtare për krye banori ka qenë 1.557 $ . Dy vjet më, vonë mesatarja e të hyrave kombëtare për krye banori në Shqipëri ka arritur në 2.166 $. Raporti i Objektivave të Mijëvjeçarit thekson se të hyrat janë shtuar si rezultat i zhvillimit ekonomik (kryesisht për shkak të zhvillimit në ndërtimtari, tregti dhe transport). Si konstaton më 2003 Banka Botërore, në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë luajnë një rol të rëndësishëm emigrantët e punësuar në botën e jashtme. Të hyrat e tyre ose remitenca padyshim janë reflektuar në rritjen e përgjithshme të mesatares së të hyrave kombëtare për kokë banori.

Mbi 600 milionë dollarë nga emigrantët Vetëm gjatë vitit 2002, remitenca kishte arritur në 630 milionë $. Siç dihet, që nga rënia e komunizmit, rreth 600 000 njerëz ose një e pesta e popullsisë ka braktisur Shqipërinë. Pjesa dërmuese janë vendosur në Itali ose Greqi, në dy vendet që konsiderohen si dy partnerët më të rëndësishëm ekonomikë të Shqipërisë. Me një të pestën e popullsisë të angazhuar në botën e jashtme,

kryesisht në Evropë, ky vend padyshim mund të llogaritet si njëri nga vendet më të integruara në familjen evropiane. Përkrah zhvillimit konstant ekonomik, të shënuar vjetëve të fundit (me rritjen vjetore midis 6 e 7.3 %), në Shqipëri, vendin që me decenie njihej si vendi më i pazhvilluar në rajon, vërehen edhe indikatorë tjerë pozitivë. Deficitit buxhetor dhe huat vendore po shënojnë rënie, ndërkohë që inflacioni me vite mbahet i ulët dhe i kontrolluar. Në përgjithësi, Qeveria e Shqipërisë ka marrë zotimet dhe, përmes reformave të vazhdueshme, është duke dëshmuar se vizioni i vendit është në linjë me politikat dhe trendët rajonale dhe globale. Strategjia Kombëtare Socioekonomike për Zhvillim (SKSZH) reflekton vullnetin e vendit për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (OZHM) dhe ngërthen edhe dimensionet tjera, siç janë zotimet të cilat vijnë nga shumica e konventave ndërkombëtare dhe rajonale, si dhe marrëveshjet shumëpalëshe dhe ato dypalëshe. Me fjalë të tjera, SKSZH thekson nevojat që 58•59/2006


duhet të plotësohen me qëllim të arritjes së objektivave afatgjate të Shqipërisë – integrimi në familjen e madhe evropiane, të quajtur Bashkimi Evropian (BE), dhe sendërtimi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Përkrah Maqedonisë dhe Kroacisë, Shqipëria tanimë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila prodhon një numër obligimesh (në fushën e tregtisë, rendit dhe ligjit, të drejtat e njeriut, standardet demokratike, kooperimin rajonal dhe në fushën e legjislacionit), të cilat duhet të realizohen për t’u pranuar në BE. Që të mbërrijë deri në portën e BE-së, ishte parakusht krijimi i një ekonomie të mirëfilltë të tregut dhe një nivel përmbajtsor i bashkëpunimit midis vendeve të rajonit. Duke pasur parasysh parakushtet e tilla dhe rrugën e gjatë që e priste, Shqipëria kishte bërë një lëvizje të rëndësishme drejt themelimit të Regjimit të Tregtisë Rajonale përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë (MTL) pothuajse me të gjitha vendet e Ballkanit dhe me Moldavinë, 58•59/2006

tani ndërkaq pas nënshkrimit të MSAsë, ajo këto raporte duhet t’i ndërtojë edhe me anëtaret e BE-së.

Hapat e bërë deri tash (nxjerrja e Ligjit mbi investimet e huaja, marrëveshjet me 28 vende për mbrojtjen dhe nxitjen e Investimit të Drejtpërdrejtë të Huaj (IDH), si dhe një duzinë marrëveshjesh për shmangien e tatimimit të dyfishtë), janë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të Shqipërisë.

Këta hapa të rëndësishëm politikë dhe ligjorë kanë krijuar shumë storie të suksesshme, të cilat, fatkeqësisht, ende nuk janë të njohura jashtë sa duhet. Duke lëvizur drejt ekonomisë së planifikuar, drejt tregut të lirë dhe konkurrues, i cili mundëson hyrjen e lirë të investitorëve të huaj, dhe me klimën e përmirësuar të shkëmbimit të mallrave dhe të shërbimeve, Shqipëria është duke u bërë pjesë e një tregu të gjerë që me shpejtësi po shndërrohet në një shans

premtues për investitorët e fuqishëm nga e gjithë bota. Në vitin 1992, investimi i drejtpërdrejtë i huaj ka qenë 32 milionë $, më 1999 vetëm 41 milionë $, kurse gjatë tre vjetëve të fundit, Investimi i Drejtpërdrejtë i Huaj (FDI) pothuajse ka arritur numrin prej nëntë shifrave. Sipas Raportit të Ministrisë së Ekonomisë, më 2003, vlera e FDI-së ka qenë 178 milionë $, kurse në viti 2004 ka përmbyllur qarkullimin e FDI-së me 310 milionë $, kryesisht falë procesit të privatizimit. Nuk ka të dhëna të besueshme, të cilat do të tregonin ndikimin e FDI-së mbi trendët e gjithmbarshme të punësimit në Shqipëri, por lidhja midis investimeve të huaja dhe rritjes së standardit të jetesës është e qartë. Vëllimi i gjithmbarshëm i FDI-së në Shqipëri, midis vitit 1992 dhe atij 2001, arrin përafërsisht në 18.8 % të mesatares së të hyrave kombëtare për krye banori. Ekspertët janë duke parashikuar se me një politikë të mirë të nxitjes, investimet e drejtpërdrejta të huaja do të rriten vazhdimisht në vitet e ardhshme.

37


Ekonomi

Në tregun e 55 milionë konsumatorëve Me Regjimin Rajonal të Tregtisë së Lirë, Shqipëria nuk është më treg i katër milionëve, por ka një potencial prej 55 milionë konsumatorësh. Në shtigje afatgjate, ai do të jetë një vend i mundësive të shumta që bota ka për ta zbuluar, mundësi këto që, me shpresë, do të tërheqin vëmendjen e investitorëve në shtigje afatgjata kohore. Përmirësim i klimës së investimeve ka ndikuar të bëhen ndryshime edhe në fusha tjera. Sipas organizatës joqeveritare ACIT, eksporti shqiptar, për shembull, është shtatëfishuar krahasuar me vitin 1992, kur mezi arrinte vlerën vjetore prej 70 milionë $. Kurse sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Odës Ekonomike, më 2003, eksporti ka arritur në 448 milionë $, për të arritur në 500 milionë $ gjatë vitit 2004. Megjithatë eksporti ende mbetet poshtë, kur krahasohet me vëllimin e eksporteve të vendeve tjera të rajonit. Me gjithë faktin se përqindja më e madhe e eksportit ende drejtohet në

38

58•59/2006


Ekonomi vendet e BE-së, më shumë se 90 %, ka gjasa reale se, po ashtu, prodhimet shqiptare së shpejti do të plasohen më mirë në tregun rajonal, në një treg prej 55 milionë konsumatorësh. Për arsye të ndryshme, ky treg nuk është hulumtuar në mënyrën e duhur dhe as nuk ka shfrytëzuar shanset e tij. Mungon edhe informimi cilësor. Tregut të fragmentuar të mediave në rajon i mungon qasja “rajonale”, qarkullimi i informacionit të siguruar është i pjesshëm, me një orientim të ngushtë dhe joefikas në fiksimin e tablosë së madhe të trendeve, gjë që ngushton hapësirën për përhapjen e diturive, për krijimin dhe forcimin e rrjetit të potencialit rajonal dhe për rritjen e shanseve për shkëmbimin e mallrave dhe të shërbimeve anë e kënd rajonit. Që të arrihet një përparim dhe që të krijohet një treg rajonal gjithëpërfshirës, përforcimi i “mesingjerëve” ose lajmësve, që lidhin shtresat e ndryshme të shoqërisë, si dhe komunitetet e fragmentuara ose të copëtuara të biznesit, duhet të jetë një nga prioritetet. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me vendet fqinje të rajonit, bashkëpunimi ka lëvizur nga status quo-ja. Kosova, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia dhe Kroacia janë duke u bërë partnerë të rëndësishëm tregtie të Shqipërisë krahas Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë. Me Kroacinë, për shembull, nuk ka ekzistuar tregti para MTL-së, ndërsa sot 2% e eksportit rajonal të Shqipërisë shkon atje. Në Shqipëri po ashtu është shënuar rritje e importit. Raporti i Objektivave të Mijëvjeçarit (2004) shpalos se importi nga vendet me të cilat është nënshkruar MTL-ja do të vazhdojë trendin e rritjes në vitet e ardhshme. Tarifat për

Në anën tjetër, megjithëse ende në nivel shumë të ulët, shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve me Kosovën është rritur për së paku dhjetë herë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë. Pothuajse 9.5 milionë euro ose 4 % e importeve të përgjithshme të Kosovës vjen nga Shqipëria. Me Maqedoninë, nga ana tjetër, niveli i shkëmbimit është rritur në masë të madhe pas nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë.

produktet dhe shërbimet, për të cilat janë nënshkruar marrëveshjet, do të zbresin plotësisht në fillim të vitit 2008. Nuk ka dyshim se liberalizimi i tregut

58•59/2006

si pjesë e procesit të deritashëm të Stabilizimit dhe Asociimit, ka rritur shpresat e njerëzve në rajon, por, në të njëjtën kohë, ai ka shkaktuar edhe skepticizëm. Në njërën anë, është e qartë se transaksionet tregtare rajonale kanë rritur diversitetin në aftësinë ekonomike dhe kanë shkaktuar ndryshime pozitive në jetën e njerëzve, por, në anën tjetër, nuk ka të dhëna bindëse për të dëshmuar se ka pasur një ndikim në zvogëlimin e varfërisë, sidomos të asaj në hapësirat rurale. Mbesin dilema nëse kjo mund të arrihet në një fazë të mëvonshme, kur ajo të mbizotërojë vështirësitë e ndërlidhura me reformat intensive, të cilat do ta

shpijnë vendin drejt integrimit final në Bashkimin Evropian. Përparimi i tregut të lirë në ndërlidhje me klimën e biznesit brenda vendit, si dhe reduktimi i barrierave me qëllim të një këmbimi të papenguar të mallrave dhe të shërbimeve, janë një nga sfidat më të mëdha. Nëse ndryshon klima e biznesit, atëherë do të ketë shanse më të mëdha për rritjen e komunitetit të biznesit dhe për ngritjen e cilësisë së prodhimeve të tij. Siç dihet, më 2005 në Shqipëri 62 % e njerëzve të punësuar punonin në sektorin privat, që do të thotë se një mbështetje e duhur e kompanive të biznesit do ta rriste edhe më numrin e të punësuarve.

39


Meridiane

Përkujtohen viktimat e vjetme të sulmit në Londër Më 7 korrik në Londër u shënua përvjetori i parë për të përkujtuar 52 viktimat e pafajshme, jeta e të cilëve u shua me rastin e sulmit të vjetëm terrorist. Pjesa qendrore e përkujtimit u shënua pranë hapësirës së krijuar me lule qe kishte formën e një luleje me shtatë petale dhe të gjerë 12 metra. Britanikët si shkruan agjencia e lajmeve Reuters, kanë frikë se militantët islamikë, të cilët sulmuan një herë popullatën e pafajshme civile, mund të përsërisin sërish një sulm të tillë.

Samiti G-8 afro 400 milionë dollarë Problemet kryesore të trajtuara në samitin e Grupit të 7 vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë, që u mbajt në S.Petersburg prej 1517 korrik të sivjetmë, ishin të spektrit të gjerë dhe me dimensione globale, rajonale e nacionale. Numrat një të SHBA-ve, Japonisë, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe, si dhe ata të BE-së, kanë diskutuar ofertën e gjashtë superfuqive që do t’i ofrohet Iranit me qëllim që të pezullojë programet nukleare; pastaj situatën e krijuar pas testimit të armëve në Korenë Veriore; situatën në Lindjen e Mesme; gjendjen në fushën e të drejtave të njeriut dhe rrjedhat përkitazi me nivelin e de-

mokratizimit të vendit në Rusi; pastaj bisedimet multilaterale në frymën e Marrëveshjes Doha përkitazi me negociatat në fushën e tregtisë si dhe çështjet lidhur me terrorizmin. Krahas çështjeve të sipërpërmendura në Samit u diskutuan edhe problemet lidhur me sigurinë energjetike, arsimin dhe sëmundjet infektive. Samiti i Grupit të 8 vendeve më të industrializuara, që sivjet u mbajt në S.Petersburg të Rusisë, i kushtoi Kremlinit rreth 400 milionë dollarë. Një pjesë e madhe e shpenzimeve janë bërë për krijimin e kushteve të sigurisë. Në këtë Samit, veç tjerash mori pjesë edhe Presdenti amerikan, George Bush.

Binjakët në krye të Polonisë Pas nominimit të binjakut nga Presidenti i Polonisë për kryeministër të vendit, polakët organizuan protesta masive në qendër të Varshavës. Mes tjerash ata satirizuan nepotizmin në kreun më të lartë shtetëror me shfaqjet teatrale të kukullave që u përngjanin binjakëve kryeministrit Jaroslaw Kaczynski dhe pesidentit Lech Kaczynski.

40

BeH përkujtoi 11- vjetorin e masakrës në Srebrenicë Më 11 korrik Bosnja dhe Hercegovina (BeH) shënoi 11- vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ku besohet se janë vrarë mbi 8 mijë veta. Mbi 2 mijë viktima të identifikuara janë

varrosur në Memorialin Përkujtimor në Potoçar. Në këtë tubim u përkujtua fakti se vrasjet e para të myslimanëve civilë të paarmatosur kishin filluar kur holandezët, pjesëtarë të Misionit 58•59/2006


Meridiane

Divergjenca për koston e luftës në Irak Agjencia e lajmeve Reuters citon ekspertët e buxhetit të Kongresit Amerikanë të kenë thënë se gjatë 10 vjetëve të ardhshëm lufta në Irak mund t’u kushtojë taksapaguesve të SHBA-së mes 202 dhe 406 miliardë dollarë, gjë që do të varet nga dinamika e reduktimit të forcave ushtarake në rajon. Zyra Buxhetore e Kongresit vlerëson se deri më tani shpenzimet e luftës kanë arritur shumën në lartësi prej afro 300 miliardë dollarësh. Në këtë shumë janë kalkuluar shpenzimet për forcat ushtarake, për aktivitetet diplomatike, sikundër dhe ato të parapara për ndihmë. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë ndërkaq kanë hedhur pohimet e këtilla duke i vlerësuar si të larta dhe jo reale.

Paqësorë, ua dorëzuan serbëve 5 mijë civilë, paraprakisht të strehuar në bazën e tyre në Potoçar. Pas dorëzimit të popullatës civile, pala serbe kishte liruar 14 pjesëtarë të misionit paqësor holandez dhe kishte masakruar civilët myslimanë. Me rastin e ceremonialit përkujtimor, u mbajt edhe paneli me temën “Bashkësia ndërkombëtare dhe gjenocidi i Srebrenicës”. Mesazhi që doli nga ky panel ishte nevoja e qartësimit të përgjegjësisë dhe nxjerrja në bankën e të akuzuarve të atyre që kryen këtë krim, më të madhin në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

58•59/2006

Libani – front i ri i Izraelit Rrëmbimi i dy ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu ka ringjallur armiqësitë e vjetra mes Izraelit dhe Libanit duke shkaktuar një zinxhir të akteve të dhunës që rrezikojnë të shtrihen më gjerë në rajon. Lidershipi botëror është alarmuar që nga lajmi i parë sipas të cilit avionët izraelitë kanë sulmuar pistën kryesore të aeroportit ndërkombëtar të Bejrutit, pastaj rrugën kryesore që lidh kryeqytetin e Libanit me Damaskun e , menjëherë pas tij edhe stacionin televiziv Al Manar, prapa të cilit qëndron Hezbollahu, grupimi i vetëm i Libanit i cili nuk është çarmatosur, por që funksionon edhe si parti politike dhe që ka përfaqësues në parlamentin libanez. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj guerilja e Hezbollahut ka sulmuar qytetin izraelit Haifa. Vetëm gjatë dy ditëve të para të përleshjeve kanë humbur jetën afro 50 veta. Paralelisht me ndërhyrjen e armatosur nga ajri dhe toka në Liban, Izraeli ka vazhduar sulmet edhe në Rripin e Gazës, ku paraprakisht ishte rrëmbyer një izraelit. Dyshohet se atë e kishin marrë pjesëtarë të Hamasit. Në të dyja rastet ndërhyrjet janë bërë me qëllim të lirimit të të rrëmbyerve, mirëpo siç kanë raportuar agjencitë botërore, zyrtarët e Hezbollahut kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të lirojnë të rrëmbyerit pa lirimin paraprak të palestinezëve, libanezëve dhe arabëve të tjerë që mbahen në burgjet e Izraelit. Duke pasur parasysh përvojën e luftërave civile shumëvjeçare në Liban dhe luftërat izraelite –arabe, liderët botërorë me të drejtë janë të shqetësuar se Lindja e Mesme mund të shndërrohet në një skenë të një lufte rajonale. Ata në veçanti i frikohen inkuadrimit të Sirisë dhe Iranit, por edhe të fqinjëve të tjerë në këtë kon-

flikt. Me kërkesën e Libanit Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme dhe futi në rend të ditës votimin e Propozim - Rezolutës me të cilën dënohej sjellja e Izraelit në Lindjen e Mesme, mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorën të drejtën e vetos me arsyetimin se në dokument kërkohen veprime vetëm nga njëra palë, nga Izraeli, por jo edhe nga pala tjetër e cila ka provokuar ndërhyrjet e tij në Rripin e Gazës, e më vonë edhe në Liban. Për eskalimet e reja në Lindjen e Mesme, që kërcënojnë destabilizimin e gjithë rajonit, Presidenti amerikan George Bush u prononcua se “ekzistojnë grupe terroriste të cilat duan të ndalojnë avancimin e paqes. Izraeli ka të drejtë të mbrojë vetveten, mirëpo ai duhet të ketë kujdes që sjelljet e tij të mos dobësojnë qeverinë libaneze dhe demokracinë për të cilën kemi punuar aq shumë me partnerët tanë ndërkombëtarë”. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ndërkaq ka ftuar Izraelin të përmbahet në aktivitetet e vetëmbrojtjes dhe ka kërkuar që rrëmbimeve t’u jepet fund. “Ka shumë rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të dënojë aktet e terrorizmit”, ka thënë mes tjerash Rice. Apele për qetësi kanë bërë edhe Rusia, Gjermania, Britania, Franca dhe BE-ja. Këto të fundit konsiderojnë se përgjigjja e Izraelit ndaj aktit të rrëmbimit të qytetarëve dhe ushtarëve të tij megjithatë nuk është adekuate. Sikurse dihet, Izreali kishte pushtuar Palestinën për herë të parë më 1978 me arsyetimin se dëshiron të parandalojë sulmet që i bëhen atij nga palestinezët e strehuar në këtë vend. Forcat izraelite janë tërhequr përfundimisht nga Libani në maj të vitit 2000 .

41


partneritetit social (midis sindikatave dhe Qeverisë). Irlanda bëhet anëtare e BE-së në vitin 1973, prej kur ka filluar të gëzojë një transfer të konsiderueshëm të pagesave nga vendet më të pasura evropiane, siç janë Franca e Gjermania. Paratë kryesisht janë kanalizuar në infrastrukturë dhe arsim. Para se t’i bashkohet BE-së, partner kryesor i tregtisë me Irlandën ka qenë Mbretëria e Bashkuar. Anëtarësia në BE i ka mundësuar Irlandës qasje ndaj tregjeve dukshëm më të mëdha se tregu vendor, gjë që ishte një përparësi më shumë në rrugën e saj drejt zhvillimit. Gjatë viteve ’90-të të shekullit të kaluar, taksat e korporatave në Irlandë ishin 10 deri 12 për qind më të ulëta nga mesatarja e taksave në shtetet e zhvilluara evropiane që ishin taksa 25 për qind më të larta se ato në Irlandë.

Periudha e “Tigrit kelt” Deirdre Keogh hjetëvjetëshi i fundit i shekullit njëzet ka parë ndryshime dramatike në Irlandë. Kjo është periudha gjatë së cilës u farkua shprehja “Tigri kelt”. Zhvillimi ekonomik mesatarisht rritet prej 5 deri 6 % dhe, ajo që njëherë ka qenë ekonomi që mbështetej para së gjithash në bujqësi e prodhim, ia doli të transformohej në një ekonomi kryesisht të bazuar në shërbimet e teknologjisë së lartë informative me qarkullim ndërkombëtar. Duke qenë një nga vendet më të varfra në Evropën Perëndimore, Irlanda shndërrohet në njërin nga vendet më të pasura në botë. Aty nga fillimi i shekullit që kemi hyrë, Irlanda ia doli të ulë papunësinë prej 18 % sa ishte diku nga fundi i të ’80-tave,

D

42

në më pak se 4 % sa është sot. Edhe në rrafshin social ndryshimet ishin po aq të thella. Pas një dhjetëvjetëshi prefiks i të cilit ishte emigrimi, Irlanda bëhet destinim i popullarizuar për imigrantët e vendeve në zhvillim. Shenjat e pasurisë dhe të përparimit fillojnë të lulëzojnë. Arsyet e këtij shpërndërrimi dramatik janë të shumta. Si arsyet që ndikuan në ecjen e shpejtë zhvillimore të Irlandës, Instituti për Hulumtime Sociale dhe Ekonomike në Irlandë përmend mes tjerash: anëtarësinë në BE, qasjen ndaj një tregu unik evropian, taksën e ulët të punës, përpjesëtimin e lartë të popullatës të aftë për punë, investimin e vazhdueshëm në arsimim dhe në trajnime profesionale, si dhe marrëveshjet e bashkërenditura të

Taksat e ulëta dhe mbështetja e vërtetë financiare nga Qeveria e ka bërë Irlandën opsion shumë tërheqës për shumë njerëz me status multinacional, të cilët po ashtu kanë qenë të interesuar për hambarin e madh të forcës punuese anglo-folëse e të arsimuar mirë, forcë kjo që nuk ishte mësuar me paga të larta të zakonshme në Amerikën Veriore dhe Evropën kontinentale. Si rezultat i kësaj, korporatat e njohura botërore, si Dell-i, Intel-i e shumë tjera, vendosen në Irlandë.

Është me rëndësi të theksohet se gjatë viteve ’80-të, Qeveria irlandeze ishte e shtrënguar të huazonte mjete për të qenë në gjendje të ofrojë shërbimet cilësore shtetërore pa e ngritur nivelin e taksave, të cilat atëbotë ishin mjaft të larta. Paratë e huazuara asokohe nuk janë shfrytëzuar për investime në infrastrukturë e as për zhvillim. Me ato mjete janë mbuluar shpenzimet e nevojshme për qeverisjen e vendit në baza ditore. Gjatë të ashtuquajturit “Tigri kelt”, niveli i huas kombëtare në masë të konsiderueshme është zvogëluar, kurse nga mesi i viteve ’9058•59/2006


Irlandë të, Qeveria kishte filluar të shënojë një tepricë të buxhetit. Suficiti buxhetor bëri që Qeveria e Irlandës të përqendrohet në punë pa frikën se do të ketë nevojë të mendojë për ngritjen e taksave, gjë që do të shkaktonte pakënaqësi si te prodhuesit, ashtu edhe te qytetarët e vendit përgjithësisht. Standardet e jetesës qenë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Siç është konstatuar nga Instituti për Hulumtime Sociale dhe Ekonomike i Irlandës, të ardhurat nacionale për kokë banori në vitin 2003 kanë qenë 33 200 dollarë amerikan. Atëbotë, standard më të lartë të jetesës kishin vetëm shtetet, si SHBAtë, Norvegjia dhe Luksemburgu, ku të ardhurat ishin më të larta. Të arriturat zhvillimore kanë qenë një ndryshim i thellë dhe shumë i mirëpritur për Irlandën dhe popullin irlandez, të cilët tradicionalisht i kanë shikuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si destinacione ku ata do të mund të kishin shanse më të mira për punësim dhe për një jetë më cilësore, madje edhe nëse atje duhej të jetonin ilegalisht. Po të kthehemi prapa, vetvetiu lind pyetja, si mund të krahasohet jeta sot në Irlandë me jetën e 20 vjetëve më parë, pikërisht para epokës së Tigrit Kelt? Duke folur si një person i cili ka lënë kolegjin në vitin 1990, në kohën kur papunësia ka qenë 18 %, mund të them se unë jam e lumtur që ato ditë nuk janë më në mesin tonë. Të rinjtë e diplomuar sot në Irlandë janë të bekuar me një spektër të gjerë zgjedhjesh dhe mundësish. Si rezultat i kësaj, ata sot kanë karakter tjetër nga ai që kishim ne kur ishim në moshën e tyre dikur. Sot të rinjtë rrezatojnë vetëbesim, dimension ky i panjohur për gjeneratat e mëhershme. Edhe pse nuk mund të mohohet se shumica e irlandezëve kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga periudha e art e njohur si periudhë e Tigri kelt, por edhe përkundër faktit se, në përgjithësi, Irlanda është një vend shumë më i mirë për të jetuar e punuar, se sa që ishte

në të kaluarën jo aq të largët, pas një vëzhgimi nga afër, rrëfimi për të nuk duket gjithmonë pozitiv. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve vërtet kurrë nuk kanë përfituar nga periudha e lulëzimit zhvillimor “Tigri kelt”. Shumica e shpërblimeve kanë shkuar te klasat e mesme dhe të larta, shtresa këto që kanë përfituar më së shumti, sidomos nga rritja marramendëse e çmimeve të shtëpive. Shifrat më të reja të Entit Qendror të Statistikës lidhur me varfërinë në Irlandë raportojnë se nën 20 % e njerëzve në Irlandë, edhe pse nuk janë të varfër, hyjnë ne kategorinë e njerëzve potencialë të rrezikuar nga varfëria. Në një shoqëri e cila është e famshme për pasurinë dhe konsumimin, këto të dhëna statistikore janë tejet të rëndësishme dhe nuk guxohet t’i nënçmojmë. Tigri kelt ka sjellë me vete një nivel të lartë të inflacionit. Irlanda është bërë një nga vendet më të shtrenjta për jetesë në eurozonë. Ushqimi është tejet i shtrenjtë. Fjala bie, në Dublin, një filxhan kafeje i madhësisë mesatare kushton së

Të jesh i varfër në një shoqëri të pasur, mund të jetë në mënyrë të konsiderueshme më e vështirë, se sa të jesh i varfër në një vend tjetër më pak të begatë, dhe kjo është e vërteta për një numër të rëndësishëm të popullit irlandez.

paku 3 euro. Për shumë njerëz, një nga ndryshimet më të thella ka qenë rritja dramatike e çmimit të shtëpive. Çmimi mesatar i shtëpive në Irlandë është mbi 291 000 euro, kurse çmimi mesatar për një shtëpi të Dublinit është mbi 388 000 Euro. Çiftet e reja, që ia fillojnë jetës, janë nën një trysni të jashtëzakonshme 58•59/2006

financiare; ata, shpesh, duhet të huazojnë shuma të mëdha parash që të mund të vënë këmbët e tyre në truall dhe që të sigurojnë një kulm modest. Meqë shumica dërmuese e shanseve të punësimit janë në dhe përreth zonës së Dublinit, shumë njerëz janë të shtrënguar të jetojnë aty. Si rezultat i kësaj, qytetet satelite kanë mbirë përreth kryeqytetit të Irlandës. Sistemi i transportit publik nuk është aq i mirë, sa do të duhej të ishte, ndërkaq trafiku në Dublin është kokëçarja më e madhe për secilin që nget makinën në baza ditore. Shumë njerëz ballafaqohen me kolona të gjata makinash në rrugën e tyre për në vendin e punës, njerëz që cilësisë së jetës së tyre i paguajnë haraç të madh. Stresi, si rezultat i gjithë kësaj, është bërë fare i dukshëm; njerëzit janë më pak miqësor; ndjehet në ajër shenja e lakmisë dhe një frikë e brendshme se ne do të humbim këtë pasuri të gjetur vonë. Komentatorët e çështjeve ekonomike vazhdojnë të kenë një pasqyrë pozitive, por tërheqin vërejtjen për mbështetjen tonë të tepruar në kompanitë me pronësi të huaj dhe në sektorin e ndërtimit si shtytës kryesor të rritës ekonomike dhe të krijimit të vendeve të punës. Mbetet të shihet nëse ne mund të ndërtojmë një industri vendore dhe nëse mund të diversifikojmë ose përdegëzojmë ekonominë. Po ashtu mbetet të shihet nëse mund të ndajmë pasurinë në mënyrë më të barabartë. Mirë ose keq, ndryshimi ka ardhur dhe shoqëria irlandeze ka ndryshuar një herë e përgjithmonë. Dublini, në veçanti, është bërë një qytet plot jetë multikulturore dhe ekziston ndjenja se gjithçka është e mundshme. Ndryshimi sjell me vete shumë sfida dhe le të shpresojmë se ne mund t’ua dalim në krye për të mirën e secilit prej nesh. Përktheu: B.R.

43


Barometri

Evropianët duan Kushtetutën e re Mark Beunderman

S

humica e qytetarëve anekënd BE-së e duan ndryshimin e Kushtetutës, shpalon hulumtimi i porositur nga Komisioni Evropian. Afro (47 %) e evropianëve dëshirojnë hapjen e debatit të ri përkitazi me tekstin aktual të Kushtetutës së BEsë, konstatohet në hulumtimin e Eurobarometrit, rezultatet e të cilit janë publikuar në fillim të korrikut. Një pakicë, 13% e të anketuarve nga 25 vende anëtare të BE-së, theksuan se Kushtetuta duhet të ndryshojë rrënjësisht, ndërkohë që rreth një e katërta e të anketuarve (23 %) janë në favor të vazhdimit të procedurës së filluar për ratifikimin 44

e saj nga vendet anëtare. Opinionet për fatin e këtij dokumenti nuk dallojnë shumë nga rezultatet e vitit të kaluar. Nga hulumtimi i sivjetmë në të cilin janë anketuar 29,230 veta, rezulton se mbështetja e idesë për ekzistimin e një Kushtetute evropiane mbetet konstante. Përkundrejt kësaj, rezultatet e hulumtimit dëshmojnë të kundërtën për disponimin e qytetarëve ndaj procesit të zgjerimit të mëtutjeshëm të BE. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i përkrahësve të zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së u zvogëlua për 4 %, duke rënë në 45 %, ndërkohë që ai i kundërshtarëve të këtij procesi u shtua në 42 %. Zgjerimi i BE-së edhe sivjet ishte më

i preferuar në vendet e reja anëtare (66 % ) krahasuar me disponimin e qytetarëve të shteteve anëtare të vjetra, në të cilat vetëm 41 % mbështesin idenë për zgjerim. Megjithatë, edhe ndër banorët e anëtareve të reja ka filluar vënia në dyshim e idesë se a duhet lejuar në BE anëtarë të rinj apo duhet përmbyllur procesin e zgjerimit. Në Sllovaki, Lituani dhe Qipro disponimi për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së është zvogëluar për 9 % në krahasim me vjet, kurse në Republikën Çeke sivjet për zgjerim u deklaruan 7 për qind më pak e të anketuarve. Krahasuar me vitin e kaluar, disponimi në raport me zgjerimin e radhëve të BE-së ka ndryshuar edhe tek Franca dhe Gjermania, dy kundërshtaret më të mëdha të këtij procesi. Segmenti pa dyshim më spektakular i Eurobarometrit të fundit, është rezultati për imazhin e BE-së ndër qytetarët e Turqisë, vend ky me të cilin u hapën negociatat formale për anëtarësim në tetorin e vitit të kaluar. Krahasuar me disponimin e mëhershëm, përqindja e disponimit të qytetarëve të Turqisë për BE-

Në Gjermani sivjet zgjerimin e kundërshtuan 66 % ose 7 % për qind më shumë se vjet, kurse në Francë 62 % e të anketuarve u deklaruan kundër rritjes së familjes evropiane.

në ka rënë prej 60 % në 43 %, ndërkohë që besueshmëria ndaj institucioneve të saj shënoi rënie prej 50 % sa ishte vjet në 35 % sa u evidencua këtë pranverë. “Perceptimi i qytetarëve në Turqi me rastin e hapjes së procesit të negociatave për anëtarësim në BE ishte shumë optimist”, theksojnë zyrtarët e Komisionit Evropian, mirëpo si shtojnë ata, në ndryshimin e perceptimit si duket kanë ndikuar rrjedhat e këtij procesi që po vazhdon të komplikohet edhe më tutje. 58•59/2006


Barometri

Të pakënaqur me komunikimin Alexander Balzan Sipas rezultateve të hulumtimit të fundit të publikuar në javoren e Brukselit “Zëri i Evropës” (European Voice), pjesa dërrmuese e qytetarëve në BE vlerëson se institucionet e Bashkimit Evropian nuk komunikojnë në nivelin e duhur me qytetarët. Rreth 82 % e të anketuarve ishin të pakënaqur me mënyrën e komunikimit, ndërkohë që vetëm 18% japin vlerësim pozitiv. Po kështu, 80 % e të anketuarve mendojnë se procesi i vendimmarrjes në Këshillin e Evropës duhet të jetë i hapur dhe transparent për publikun. “Ne nuk jemi të befasuar me këtë lloj përgjigjeje”, ka komentuar rezultatet Komisionarja për Komunikim, Margot Wallstrom. Sipas saj, epilogu i hulumtimit nuk është dëshmi e dështimit të Planit D, të cilin e kishte lansuar vjet Komisioni i Evropës me qëllim të përmirësimit të demokracisë. Plani D ishte lansuar pas referendumeve, në të cilat francezët dhe holandezët kishin votuar kundër Kushtetutës së BE-së dhe si mendohet është bërë me qëllim 58•59/2006

të promovimit të demokracisë, dialogut dhe debatit. Është më se e qartë se institucionet evropiane duhet të punojnë më shumë në forcimin e strategjisë së komunikimit, ka thënë Mark Penn, drejtor i kompanisë që ka realizuar hulumtimin e opinionit. “Nëse mendoni se qytetarët janë ata që duhet t’i përshtaten sistemit evropian, e keni gabim, janë institucionet e BE-së ato që duhet t’u përshtaten nevojave jetësore të qytetarëve”, thekson Pen. Ambienti (86%), ushqimi i sigurt (82%), energjia (78%) dhe tregtia (73%) janë fushat për të cilat qytetarët mendojnë se BE duhet të angazhohet më shumë.

Shumica: Anëtarësimi solli dobi Megjithatë, 56 për qind e të anketuarve mendojnë se anëtarësimi i vendit të tyre në familjen e BE-së ka pasur ndikim pozitiv në vend, kurse vetëm 33% kanë deklaruar të kundërtën. Krahas kësaj, vetëm 37% besojnë se BE pati ndikim pozitiv në jetën e tyre, 24% vënë në dukje se ndikimi në jetën e njeriut ka qenë negativ,

ndërkohë që 39% mendojnë se kjo nuk ka pasur kurrëfar ndikimi në jetën e tyre. Hulumtimi shpalon se organizata më e besuar ndërkombëtare është organizata e Kombeve të Bashkuara (41% e të anketuarve), ndërkohë që BE-së i besojnë më shumë 37% të anketuarve. Shkalla më e ulët e besueshmërisë është regjistruar ndaj qeverive vendore, të cilave, siç del nga rezultatet e këtij hulumtimi, i besojnë më shumë vetëm 22% e të anketuarve.

Interneti-mediumi më i mirë për komunikim Sa i përket mënyrës së informimit për punën e institucioneve të BE-së, 81% e të anketuarve kanë deklaruar se interneti është mediumi më i mirë për transmetimin e vendimeve dhe aktiviteteve të zhvilluara në Bruksel. Hulumtimi ”Penn, Schoen dhe Berland” (PSB) është realizuar në maj të sivjetmë nga kompania për marrëdhëniet me publikun “Burson-Marsteller”, e cila ka anketuar 1000 banorë të 25 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. 45


Iraku përbrenda

Hija e monumentit për “Heroin e Panjohur”

Behar Zogiani

L

ajmet për bombardimet në Bagdad të krijojnë përshtypjen e një qyteti fantazmë. Pas dy orë fluturimi, nga Amani i Jordanisë, mbi shkretëtirë, t’i “merr” sytë ngjyra e kaltër e mbylltë, gati e zezë, e liqenit. Prej këtu fluturakja fillon të marrë pozitën e lëshimit, nëse kushtet e sigurisë bëjnë të mundur këtë. Derisa aeroplani merr pozitën e lëshimit, bën së paku dy xhiro mbi qytet. Duke shikuar nga një largësi (mbase) një mijë metërshe duket sikur del në një botë të përrallave të Bagdadit. Fare lehtë vërehet ndonjë shtëpi e bukur, në periferi të kryeqytetit iraken, me oborr të madh e me pishinë përpara. Lëshimi në aeroportin ndërkombëtar, në vend të lehtësimit, të mbërthen frikën e kalimit të rrugës

46

më të rrezikshme në këtë vend, që të dërgon në qendër të qytetit, nga porti ajror.

truallin e Mesopotamisë, e cila për

Tigri dhe Eufrati ushqejnë një pjesë të Lindjes së Mesme

Në këtë vend simbol i jetës është peshku i lirisë (mbase në gjithë botën arabe), i quajtur kali. Ky peshk lumi ishte ndër shekuj element biznesi për rreth 300 mijë familje shiite, që jetonin afër rajoneve moçalike, derisa Sadami nuk i shkretëroi kallamishtet me urdhrin për vënien e zjarrit

Vegjetacioni i begatshëm, nga dielli dhe uji i njërit nga dy lumenjtë kryesor, krijon kushte ideale për luftë guerile. Sikur i sheh rritjet çdo çast të bimëve përskaj lumit, ku vazhdon rruga e aeroportit. Në një lokalitet të tillë ishte fshehur ish- kryetari irakian, që gjendej në arratisje derisa u zu nga ushtarët amerikanë. Ky vegjetacion ta ndryshon bindjen e krijuar nga aeroplani për Irakun e shkretëtirës. Madje, sipas ekspertëve amerikanë, pjesa e këtij vendi që shtrihet në mes të lumenjve Tigër dhe Eufrat, është një rajon shumë i pasur bujqësor. Kjo fushë e begatshme shtrihet në

arsye të ngjashmërisë gjeografike, quhet Kalifornia e Lindjes së Mesme. Fusha e begatshme i ka krijuar këtij vendi mundësinë dhe potencialin që të mund ta ushqejë jo vetëm popullatën vendëse, por edhe një pjesë të Lindjes së Mesme. Pos kësaj, dy lumenjtë e vendit janë një pasuri e jashtëzakonshme, jo vetëm për ujitje, por edhe për shkak të sasisë së madhe të peshkut, që vendësit e quajnë Mazguf. Në Irak simbol i jetës është peshku e i lirisë (mbase në gjithë botën arabe) kali. Ky peshk lumi ishte për shekuj me radhë edhe element biznesi për rreth 300 mijë familje shiite, që jetonin nëpër moçalet e Irakut. Pasi shiitët kishin dëshmuar “pabesi” ndaj diktatorit, Sadam Huseini kishte ndarë 4 miliardë 58•59/2006


Iraku përbrenda

dollarë amerikanë për t`i tharë rreth 17.000 kilometra katrore dhe për t`ua ndezur të gjitha shtëpitë familjeve që jetonin atje. Kështu, sipas një dokumentari televiziv irakian kjo pjesë e popullatës që njihej të ishte më e pasura, për shkak të peshkut dhe të kallamit, u bë fare shpejt skajshmërish e varfër. Madje, sipas këtij burimi, shumica e kësaj popullate jeton në kushte jete shumë primitive. Esat Kadhim, gazetar në televizionin e themeluar nga Koalicioni qeverisës, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë: “Gjithë historia e familjes sime njihet me përkushtimin ndaj fesë. Unë i përkas besimit shiit, që e përbën rreth 63 për qind të popullatës, krahasuar me nja 20 për 58•59/2006

qind të sunitëve, pastaj janë edhe 17 për qind kurdë dhe rreth 3 për qind të krishterë. Por, kur Sadam Husein më 1991 doli për herë të parë në televizion dhe urdhëroi popullatën të shkonte në xhami, mua më ngriu gjaku në kulm dhe vendosa që kurrë të mos e bëj këtë, ngase nuk dëshiroja të përfill një dëshirë të rrejshme të një diktatori të pafe. Vazhdova t’i lutem Zotit, pesë herë në ditë, në shtëpinë time”.

Programi “Naftë për Ushqim” dhe parazitët Në Bagdad, llogaritet të jenë rreth 5 milionë banorë (nga rreth 24 milionë sa mendohet se ka i gjithë vendi),

prej të cilëve rreth dy milionë janë shiitë dhe nja katërqind mijë kurdë. Servan Xhaf, një inxhinier nga Hallabxha, intervenimin e forcave aleate e kishte pritur me një gëzim të papërshkrueshëm. Ai jetonte në kryeqytet me tre fëmijët dhe gruan e tij. Por, ishte njeriu i vetëm nga vija e gjakut të familjes së tij. Ai me shumë zemërim kujton vitin 1988, kur gjenerali i Sadam Huseinit i quajtur Ali Kimiku (ia kishin vënë këtë mbiemër për shkak të përdorimit të gazrave kimike kundër popullatës civile), kishte hedhur gazra helmuese mbi banorët e vendlindjes së tij dhe në mesin e pesë mijë të mbyturve ishin edhe dyzet e nëntë anëtarë të familjes së tij. Gjithë “faji” i viktimave ishte se ishin kurdë! Fatkeqësisht, numri i viktimave të tjera nuk dihej 47


Iraku përbrenda

saktësisht. Por, veprimtarët e të drejtave të njeriut kishin publikuar të dhëna që vërshuan botën se gjatë sundimit tridhjetëvjeçar të Sadamit ishin vrarë rreth treqind mijë veta, ishin varrosur në varreza masive rreth katërqind mijë dhe se kishin ikur nga vendi rreth tre milionë njerëz. “Iraku, që zë vendin e dytë në botë për rezerva të naftës, për shkak të qeverisjes, të dhjetëvjetëshit të fundit ishte shndërruar në një vend të varfërisë. Vetëm nga programi “Naftë për Ushqim” ishin bërë pesëmbëdhjetë milionë njerëz

parazitë. E gjithë kjo u bë me qëllim që regjimi të fitonte përkrahjen e masës dhe botës së painformuar, sikurse edhe për përfitime marramendëse për diktatorin dhe familjen e tij”, thoshte diplomati i ri Hameed Amesh. Pas hyrjes së forcave aleate në Irak, u hap edhe çështja e këtij programi që ishte lejuar nga Organizata e Kombeve

Me këtë Program (bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 986), sipas Zyrës së OKB-së për Programin “Naftë për Ushqim”, nga 14 prilli 1995 deri më 29 maj 2003, kur ndërhynë Forcat Aleate ishin bërë furnizime humanitare me vlerë prej rreth 28 miliardë dollarë amerikanë, përfshirë këtu edhe 1.6 miliardë dollarë pjesë rezervë dhe pajisje për industrinë e naftës

të Bashkuara, për ta ndihmuar popullatën civile me ushqime, derisa të zgjasnin sanksionet ekonomike kundër regjimit të Sadam Huseinit. Programi “Naftë për Ushqim” edhe pse përfundoi në fund të vitit 2003, debatet për te nuk u ndalën as dy vjet më vonë. Shkak i kësaj ishte mendimi i një komisioni të pavarur se nga ky Program “kishte përfituar djali i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, i cili punonte për një firmë zvicerane që e kishte fituar tenderin e këtij Programi. .

“Egjipti shkruan, Siria boton, Iraku lexon” Haydar Musa Daffar, një aktor, poet e regjisor i filmave dokumentarë, kishte mbaruar dy fakultete (të arteve dhe atë të financave) e për ta mbajtur gjallë familjen e tij pesëanëtarëshe punonte arkëtar në restaurantin e Hotelit “Palestina”. 48

58•59/2006


Iraku përbrenda

Z. Daffar pothuajse njihte secilin njeri të mediave dhe të kulturës. Ai ishte zgjidhja më e mirë për ta njohur shpirtin e Bagdadit. “E dini si thuhet në botën arabe?”, pyeste ai mysafirët. “Jo”!, i thanë ata. “Eh, Egjipti i shkruan librat, Siria i boton, e Iraku i lexon”, tha me një zë të qetë. Sipas tij Iraku kishte 22 universitete, ku vetëm në Kryeqytet ishin tre syresh. Madje, të premteve, kur ishte ditë pushimi, në qendër të Bagdadit rruga më e vizituar ishte ajo që mbante emrin e poetit Sharea Al-Mutanabi. Kjo është një rrugë e gjatë mbase rreth dy kilometra. Rrugë e ngushtë dhe e rrethuar nga shtëpitë. Po u fute në te sikur nuk sheh dalje përderisa mbërrin fundin. Apo mbase kështu fitohej përshtypja, sepse dhjetëra e mijëra libra e botime të ndryshme ekspozoheshin në tokë apo në ndonjë tavolinë të improvizuar. Atykëtu mund të gjeje edhe ndonjë libër anglisht, por që ishte botuar para dy dhjetëvjetshave. Veprat e Sadamit i gjen kudo në shitje. Haydar-i gjatë gjithë kohës shpjegonte përmbajtjen e botimeve të reja, apo të atyre që kishin qenë të ndaluara në tri dekadat e fundit. Duke shikuar Televizionin dhe gazetat vendëse sikur fitohej përshtypja e një mungese të profesionistëve të kamerës dhe të fotografisë. Por, profesori i fotografisë, Dr. Jassim Al-Saffi, na ftoi në Kuvendin zgjedhor 58•59/2006

të Shoqatës së Fotografëve. Në raportin që ai e prezantoi, pasi z. Al-Saffi ishte kryetar i Kuvendit të kësaj shoqate, doli se kjo shoqatë kishte njëmbëdhjetë mijë fotografë e kameramanë.

Monumentet e diktaturës Por, si do të vepronin apo prodhonin krijuesit, kur shpata e diktatorit u rrinte mbi kokë. Madje, fare pranë memorialit të “Heroit të Panjohur” ( një godinë grandioze) dhe ngjitas

me muret rrethuese të Pallatit Presidencial ishte ndërtuar parku më i madh në qytet. Në hyrje dhe në dalje të parkut, ku mund të shëtisnin të rinjtë apo të argëtoheshin fëmijët, ishin ndërtuar dy punime mbase më të larta se dhjetë metra. Në to ishin (pra në të dy anët) nga dy shpata të mëdha, që kryqëzoheshin në majë. Tek dorëzat e tyre, aty ishte baza e tyre, ishin improvizuar mijëra “koka të prera të imperialistëve” amerikanë! Për shumë banorë të Bagdadit ky ishte kërcënim i drejtpërdrejtë për qytetarët e vendit, se çfarë mund t`u ngjante po nuk u bënë të dëgjueshëm. Njeriu që shkon nga Ballkani nuk e ka vështirë të dallojë ngrehinat diktatoriale: Monumentin për “Heroin e Panjohur”, ndërtesat bajate të banimit, rrugët me gropa, dhe barrikadat përreth ndërtesave me rëndësi shtetërore, në veçanti aty ku rrinte Diktatori. I sheh “monumentet” e Stalinit, Çaushevskit, Zhivkovit, Hoxhës, Titos, Millosheviqit. Ato i ngjajnë shumë njëra - tjetrës. I sheh bustet dhe fotografitë disametërshe të Sadam Huseinit (madje edhe në kali), të vëna në çdo kënd të vendit. (Autori ishte këshilltar në Misionin Ndërkombëtar në Irak)

49


Koreja Veriore udhëheqjes së Koresë Veriore, prandaj ata nuk e shohin të udhës të marrin pjesë në bisedime”! Shqetësimin lidhur me sjelljen e liderëve të Koresë Veriore atëbotë e kishte shprehur Komandanti i Forcave të Shteteve të Bashkuara në Korenë Jugore, gjenerali Leon La Porte, sipas të cilit “Koreja Veriore paraqet kërcënim për stabilitetin global me programet e armëve bërthamore, prodhimin e teknologjisë raketore dhe me vendosjen e forcave të mëdha konvencionale afër kufirit me Korenë Jugore”.

SHBA dhe Japonia “tregojnë muskujt”

Raketat që provokuan botën

T

ensionet rreth programeve nukleare mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore kanë lindur qysh në fund të vitit 2002, kur vendi komunist Koreja kishte pranuar se posedonte programe të fshehta të armatimit. Që atëherë SHBA-të bënë që Koreja Veriore të izolohet. Pas tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, Koreja Veriore aktivizoi reaktorët e saj bërthamorë e, menjëherë pas kësaj, largoi edhe inspektorët ndërkombëtarë. Në janar 2003, Koreja Veriore u tërhoq nga Traktati për Ndalimin e Prodhimeve Nukleare, marrëveshje kjo qenësore në parandalimin e shtrirjes së armëve bërthamore. Një vit më vonë Pyongyangu doli me informacionin se ka prodhuar aq plutonium sa do t’i mjaftojë për ndërtimin e bombës nukleare. Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kanë qenë skeptike në epilogun pozitiv të bisedimeve me Korenë Veriore, prandaj edhe kishin insistuar që të mos futen në

50

bisedime bilaterale, por kanë kërkuar që bisedimet të bëhen më ndërmjetës ndërkombëtarë. Kësodore në Pekin të Kinës kishin filluar negociatat mes SHBA-së dhe Koresë Veriore, të njohura me emrin “negociata gjashtëpalëshe” ku krahas Koresë Veriore dhe ShBAve morën pjesë edhe Koreja Jugore, Japonia, Rusia dhe si nikoqire Kina. Gjatë negociatave zyrtarët e Koresë Veriore u deklaruan se kanë ndërtuar armë nukleare, por si theksuan ata, një gjë të tillë e kishin bërë për qëllime vetëmbrojtëse. Koreja Veriore kishte pranuar se disponon vetëm me një program plutoniumi. Si kundërvlerë për de-aktivizimin e tij ajo kërkonte ndihma ekonomike dhe ndihma në ushqim. Pos tjerash ajo kishte kërkuar që t’i lejohet funksionimi i reaktorit civil bërthamor. Vjet në shtator Koreja Veriore papritur kishte hequr dorë nga bisedimet për programin e saj bërthamor. Në arsyetimin e saj thuhej se “SHBA-të janë tejet armiqësore ndaj

Sivjet, në korrik, përkundër vërejtjeve të shumta nga bashkësia ndërkombëtare, Koreja Jugore filloi testimin e raketave me rreze të gjata veprimi. Ekspertët besojnë se raketat koreane janë të rrezikshme për stabilitetin jo vetëm rajonal, por edhe botëror. Ato, si citohen burimet në CNN mund të arrijnë fare lehtë në brigjet e Amerikës Perëndimore. Testimi nuk befasoi fqinjin e Koresë, Japoninë, dhe kundërshtarin e saj SHBA-të. Ministri i Jashtëm i Japonisë kishte paralajmëruar se nëse testimi ndodh, shteti tij do të kërkojë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit, kurse SHBA-të kanë qenë të prera në kërkesën që Koreja e Veriut t’i përmbahet moratoriumit për testimin e raketave. Pas incidentit të fundit SHBA-të kërkuan që Koreja Veriore duhet t’i kthehet tryezës së bisedimeve, duke sinjalizuar se ato preferojnë zgjidhjen diplomatike në vend të masave të tjera ndëshkuese që mund t’i shqiptohen asaj. Negociatori amerikan Christopher R. Hill, asistent i Sekretarit të Shtetit për Azi dhe Pacifik, gjatë vizitës që i bëri Koresë Jugore, pak ditë pas incidentit, deklaroi: “Misioni im këtu nuk janë sanksionet, por të sigurohem se të gjithë do të flasim me një zë për provokimin e Koresë Veriore”. Derisa përpjekjet diplomatike po vazhdonin, senatori Richard G Lugar, republikan nga Indiana e njëkohësisht kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, tërhoqi vërejtjen se “në rast se Koreja Veriore i shet substancë nukleare grupeve terroriste, atëherë Amerikës nuk i mbetet gjë tjetër pos të shqyrtojë seriozisht sulmin ushtarak mbi të”. Paralelisht me këtë SHBA-të kishin intensifikuar veprimet diplomatike edhe në OKB, ku pas një javë përpjekjesh kanë siguruar mbështetjen e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, të cilët unanimisht miratuan Rezolutën 58•59/2006


Koreja Veriore me të cilën shqiptohen sanksionet ndaj Koresë Veriore, si dënim për aventurën e saj të fundit- testimin e armëve me rreze të gjata të veprimit. Me iniciativën e SHBA-ve dhe Japonisë, Rezoluta fton anëtarët e OKB-se që të ndërprenë importin dhe eksportin e substancave balistike e, njëkohësisht fton Korenë Veriore që të ndërpresë programin nuklear. Kina si mik tradicional tregtar i Koresë, dhe Rusia, anëtare të Këshillit të Sigurimit me të drejtën e vetos, fillimisht kanë kundërshtuar sanksionet, mirëpo më vonë edhe ato janë pajtuar. Menjëherë pas seancës së KS të OKB-së, Pyongyang-u zyrtar u deklarua se nuk do të njehë Rezolutën e OKB-së dhe se nuk do të pezullojë provat me raketa e, as programin nuklear.

Aktivizohen sistemet antiraketore Pas lëshimit të shtatë raketave, dy nga të cilat janë lëshuar në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, Finantial Times ka shkruar se ”Ndaj gjestit të Koresë SHBA-të ishin përgjigjur me aktivizimin e sistemit të tij mbrojtës anti-raketor”. Incidenti, si shkruajnë mediet ndërkombëtare, ka shqetësuar qeveritë e shumta duke përfshirë këtu edhe SHBA-në. Shqetësimi i tyre u përcoll me një varg deklaratash, por edhe me shqyrtimin e lokacioneve të mundshme që duhet shndërruar në baza të sistemeve anti-raketore. Pak pas

58•59/2006

Kristofer Hill incidentit, Washingtoni ka negociuar me Poloninë dhe Republikën Çeke, që territoret e tyre të shfrytëzohen për sistemet anti-raketore. Kërkesa të ngjashme i janë bërë edhe Hungarisë. Kjo e fundit, si shkruan FT, ka refuzuar një gjë të tillë. Tensionimet lidhur me programet nukleare kanë alarmuar edhe Qendrën e NATO-së në Bruksel. NATO është “nxehur” me idenë për krijimin e sistemit evropian të mbrojtjes raketore. Ambasadorët e Aleancës janë mbledhur

në korrik që të bisedojnë studimin prej 1 mijë faqesh që ka hapur debatin se a i nevojitet Evropës një sistem i tillë i mbrojtjes, apo ai është i panevojshëm. Raporti ishte i porositur nga anëtarët e Aleancës qysh para katër vjetësh – atëherë kur filloi kriza bërthamore. Prova me raketa bëri që Sekretari Përgjithshëm i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer, t’i rikthehet debatit për mbrojtjen nga armatimi nuklear dhe sistemet raketore me rreze të gjata. Zyrtarët e NATO-së kanë frikë se sistemi amerikan mund të nënçmojë unitetin e Aleancës në atë mënyrë që SHBA-të do të përkujdesen vetëm për mbrojtjen e shteteve, të cilat do të lejojnë vendosjen e sistemeve anti-raketore të amerikanëve në territoret e tyre. Ambasadorët e NATO-se janë pajtuar se sistemi evropian i mbrojtjes nga sulmet eventuale raketore është i nevojshëm. Ai, mendojnë në NATO, do të plotësonte projektin mbrojtës amerikan. Aktualisht mbetet e paqartë se sa larg ka shkuar Koreja Veriore në programin e saj të armëve bërthamore. Por një dihet mirë Kim Jongu II e provokoi sërish botën. Veprimi i tij si pajtohen të gjithë analistët botëror, mund të shkaktojë pasoja në tërë globin. “Sjellja e Koresë është shumë frikësuese në planin politik. Lideri i saj Kim Jong i ka dërguar një sinjal shkatërrues rajonit”, shkruajnë mediet ndërkombëtare sipas të cilave “provat kishin një synim komercial që t’i bëjnë reklamë të vetmes gjë që Koreja e Veriut mund të eksportojë teknologjisë bërthamore dhe asaj për prodhimin e raketave”. (E.B.)

51


Timori Lindor

Leksioni: Si të mos veprohet Emily Messner dhe J. J. Messner

N

ë vendin ku tanimë ushtria është e ndarë në dy blloqe të armiqësuara, muajin që shkoi ushtarët besnikë ndaj qeverisë rrethuan komandën e policisë. Propozimi për ndërprerjen e tensioneve kërkoi që të dyja palët të çarmatosen. Policia iu përgjigj pozitivisht kërkesës së tillë. Kur policët e paarmatosur dolën në rrugë, ata që refuzuan t’i përgjigjen ftesës për çarmatim i kthyen tytat e pushkëve në drejtim të kolegëve të tyre të deridjeshëm. Ky është Timori Lindor sot, vendi që deri dje konsiderohej tregim i suksesshëm i misionit paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ishte OKB-ja ajo që krijoi bazën për një degjenerim të tillë të situatës, organizatë kjo që reduktoi misionin e saj shumë, herët dhe në mënyrë të papritur e të përnjëhershme. Diku në fillim të këtij viti, duke ecur rrugëve të kryeqytetit Dili, pamë njerëz të panumërt të papunë, kryesisht të rinj. Dikur prezenca masive e ndërkombëtarëve kishte mundësuar një lehtësim duke punësuar vendorët dhe duke shpenzuar dollarët, situata këto që kishin bërë ekonominë e vendit sadopak të përballueshme. Por, diku para një viti, kur shumica e të huajve shkuan – me ta u zhdukën edhe vendet e punës.

52

Kur mandati i misioneve të OKB-së skadon, eksodi i personelit lë boshllëk në ekonomi. Në vendin e brishtë si Timori Lindor, prezenca e ndërkombëtarëve kulmoi me 10 mijë paqeruajtës dhe mijëra ndërkombëtarë të punësuar si staf civil në misionin ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, të instaluar më 1999 pas referendumit në të cilin timorasit kishin refuzuar autonominë dhe ishin deklaruar për pavarësimin e Timorit Lindor nga Indonezia. Më 2002, kur Timori Lindor edhe zyrtarisht u shpall shtet i pavarur, misioni u përgjysmua. Dy muaj më vonë, mbi 800 vendorë kishin humbur vendet e tyre të punës. Tre vjet më vonë, si pasojë e zvogëlimit të mëtutjeshëm të misionit të OKB-së, brenda periudhës kohore prej dy javësh, pa punë kishin ngelur edhe 500 timoras tjerë. Pas çdo reduktimi të stafit të misionit, papunësia rritej, kurse mundësitë për t’u “ushqyer” ekonomia, shkonin duke u zvogëluar prej ditës në ditë. Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk mund të qëndrojë në një vend për kohë të pakufizuar, aq më pak nuk mund të qëndrojë në një vend vetëm sa për të mbajtur gjallë vendet e punës apo për të krijuar qarkullim në treg, mirëpo ajo do të duhej t’i ndërmarrë hapat e duhur, që të mënjanojë pasojat eventuale që mund të krijohen me largimin e saj. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, ajo do të vazhdojë të lërë pas vetes numër të madh të papunësh në një vend të rrënuar ekonomikisht, që tërthorazi mund të kuptohet si ndihmesë e

trazirave që mund të pasojnë në një të ardhme të afërt. Deri në fund të misionit të saj Organizata e Kombeve të Bashkuara duhet të planifikojë tërheqjen graduale të stafit të saj. Kjo vlen sidomos për vendet ku mandat i misioneve është ndërtimi i shtetit. Në Timorin Lindor, anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë marrë vendimin për tërheqjen e misionit në kohë të gabuar – padyshim vendimi rezultoi shumë më i hershëm se që e donin rrethanat. Ai veproi kështu pavarësisht nga rekomandimet e Kofi Ananit, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe pavarësisht nga lutjet e presidentit të Timorit Lindor, të cilët insistonin që misioni ndërkombëtar të qëndrojë më gjatë në rajon. Këshilli i Sigurimit duhet të mësohet t’u rezistojë kalkulimeve matematikore. Paqja nuk vendoset me logjikë të kursimeve financiare. Natyra e OKB-së që ndiqet nga logjika e afateve, inkurajon sisteme në të cilat qeveritë vendore papritur duhet të ballafaqohen me një numër të madh të përgjegjësive. Nuk do mend, OKB-ja duhet të lirohet nga logjika e tërheqjes së logjistikës, e cila kishte mbështetur vendorët në ditën kur përfundon misioni i saj. Zhvendosja e përgjegjësive në qeveri të brishta duhet të fillojë në faza më të hershme për t’u vazhduar si proces brenda një periudhe më të gjatë. Në momentin kur transferon kompetencat në një fushë, OKB-ja duhet të qëndrojë pranë qeverisë vendore 58•59/2006


Timori Lindor sukses në ringjalljen nga konflikti, ai ka nevojë t’i ketë institucionet publike të forta dhe stabile. Ky ka qenë elementi kyç i suksesit të misionit të OKBsë në Namibi, vend ky që trashëgoi institucionet e tij nga Afrika Jugore, dhe që mbeti vend relativisht stabil për më se 15 vjet rresht. Timori Lindor pësoi lulëzim të shpejt, por padyshim ende nuk ishte i gatshëm që të lihet krejtësisht vetë. OKB-ja kishte reduktuar stafin e saj në më pak se 150 veta (të gjithë këshilltarë), madje para se të vendoste një sistem funksional juridik në vend. I hendikepuar nga mungesa e gjyqtarëve që njohin mirë gjuhën e punës – gjuhën portugeze, sistemi juridik mbeti në duar të gjyqtarëve ndërkombëtarë, por edhe këta të fundit ishin vetëm këshilltarë.

për ta ndihmuar atë që të tejkalojë problemet të cilat mund të rezultojnë pas tërheqjes së saj. Kur ndihma e jashtme konsiderohet e panevojshme, OKB-ja mund të tërhiqet nga ajo fushë për t’u orientuar në segmentin tjetër të bartjes së përgjegjësive. Kur qeveria ngarkohet me shumë obligime, OKB-ja duhet ta inkurajojë atë, që të shtojë numrin e të punësuarve. Donatorët i pëlqejnë vendet me qeveri të vogla dhe efiçente, mirëpo ata sikur e harrojnë faktin se në vendet e paskonfliktit, ku sektori privat është foshnjor, ata do të duhej të inkurajojnë

pushtetin vendor, që të ndihmojë punësimin qoftë edhe përmes hapjes së vendeve të punës në administratë dhe në fushën e infrastrukturës zhvillimore. Për fat të keq, në Timorin Lindor nuk u veprua kështu, andaj sot një numër i madh i të rinjve për shkak të papunësisë tani kanë marrë rrugët e dynjasë. Shumë syresh u janë bashkëngjitur gangsterëve të armatosur. Anashkalimi i shërbimit civil dhe përbuzja e tij ndikojnë në shtimin e numrit të personelit, që me kohë humbasin interesimin për një administratë qeverisëse stabile. Që një vend të ketë

Kryeministri aspak i popullarizuar, sjelljet e të cilit shkaktuan përçarjen e forcës ushtarake, refuzonte të heqë dorë nga pushteti, ndërkohë që timorasit, siç parashihet me Kushtetutën e vendit, nuk do të dalin në zgjedhje sërish deri në vitin që vjen. Është e ditur se zgjedhjet perceptohen si strategji e daljes se misioneve ndërkombëtare nga vendet e paskonfliktit, mirëpo megjithatë operacionet e forta dhe stabile paqësore do të duhej të mbesin në rajon të paktën deri sa të përfundojnë edhe dy raunde tjera të zgjedhjeve. Të rrish pranë, është një ndihmesë që garanton kalimin paqësor të një garniture të qeverisjes vendore në tjetrën. Për fat të keq, kombet shpesh janë të etshme të tërheqin sa më parë personelin e tyre ushtarak duke rrezikuar kësodore shpërthimin e trazirave, sanimi i të cilave do të kërkojë intervenime të reja e të kushtueshme në të ardhmen. Misioni UNOTIL, i cili trashëgoi vjet misionin e mëhershëm të OKB-së, nuk kishte kompetenca për asnjë element të sigurisë. Në valën e fundit të dhunës që vërshoi para disa muajsh Timorin Lindor, përveç këshilltarëve, misioni i OKB-së nuk kishte në vend asnjë ushtarë të vetëm paqeruajtës dhe asnjë polic ndërkombëtar. Logjikisht, të gjitha argumentet për ndërtimin e shtetit janë krejtësisht relevante, nëse nuk është vendosur kornizë e qëndrueshme dhe e qëlluar në fushën e sigurisë. Jo moti, Timori Lindor ishte model se si duhet bërë gjërat mirë dhe drejt. Sot, pas gjithë asaj që ndodhi muajve të fundit, Timori Lindor mund të shërbejë vetëm si leksion se si nuk duhet gabuar.

Pas trazirave nobelisti Jose Ramos Horta (djathtas) është emëruar kryeministër i ri i vendit, kurse Misioni Paqësor i OKB-së me kërkesë të qeverisë së Timorit Lindor do të kthehet sërish.

58•59/2006

53


A duhet t’i frikësohemi ngrohjes globale? Evliana Berani

R

ezultatet e studimit të Programit për Ambient të OKB-së, alarmojnë se, vetëm gjatë shekullit të kaluar, temperaturat e planetit tonë janë ngritur për 0.6 shkallë Celsius (°C). Për laikët kjo nuk duket shqetësuese, mirëpo për shkencëtarët ngrohja globale është një ankth i vërtetë. Grupi i njohur si Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), është alarmuar nga fakti se deri nga fundi i këtij qindvjeçari temperaturat mund të ngrihen ndërmjet 1.4 °C dhe 5.8 °C. Nëse gjatë këtij shekulli, temperatura rritet për 3 gradë dhe vëllimi i ujit për 40 cm, sipas IPCC-së, mbi 200 milionë njerëz do të ballafaqohen me pasoja të vërshimeve, përkatësisht do të rrezikohen 75 milionë njerëz më shumë se sot. Ngrohja e atmosferës pashmangshëm ndikon në motin dhe klimën. Me fjalë

54

tjera, klima në tokë po ndryshon e këto ndryshime do të lënë gjurmë të pakorrigjueshme në mjedisin tonë, por edhe në jetën e njeriut përgjithësisht. Nëntë nga dhjetë vjetët më të ngrohta të këtij shekulli ishin ato të periudhës 1990 - 2000. Edhe gjatë pesë vjetëve të fundit matjet po shpalojnë shenja të rritjes së temperaturave. Pas shumë hulumtimeve shkencëtarët më prominentë dhe përfaqësuesit e qeverive më të mëdha perëndimore u pajtuan se rritja e ngrohjes globale është një realitet, por nuk janë të gjithë të një mendimi nëse ky proces në masë të madhe është rrjedhojë e ndërhyrjeve të papërgjegjshme të faktorit njeri apo në ngrohjen po ndikojnë vetvetiu proceset natyrore. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se ngrohja globale është pasojë e emetimit të pakontrolluar të dyoksid karbonit dhe ndotësve tjerë, të cilët po e dëmtojnë ozonin dhe po rrisin temperaturën e tokës e të mbështjellësit

të saj. Karburantet që shfrytëzohen në vetura dhe industri, pastaj përdorimi i tepruar i thëngjillit dhe gazit natyror, po kështu krijojnë dyoksidin e karbonit. Por, ngrohja rritet edhe për shkak të shkatërrimit të sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe zjarreve që po shpërthejnë qoftë nga pakujdesia, qoftë nga temperaturat e larta. Shkencëtarët që moti kanë tërhequr vërejtjen se njerëzimi është vonuar që të parandalojë procesin e rrezikshëm të ngrohjes globale dhe pasojat që lë ajo, mirëpo, si vënë në dukje ata, nëse reduktojmë shfrytëzimin e lëndëve që shkaktojnë emetime të CO2, procesi i ngrohjes globale do të mund të ngadalësohej.

A po tkurret toka? Edhe ekologët tërheqin vërejtjen se ndryshimet e temperaturës do të ndikojnë në dinamikën e të reshurave. 58•59/2006


Ekologji

Në disa mjedise do të shkaktohen thatësira të përcjella me zjarre të shumta dhe me shkatërrimin e produkteve bujqësore, kurse në vendet tropikale do të pasojë rritja e vëllimit të ujit në oqeane e dete, si dhe do të ndodhin vërshime të shumta. Fjala bie, vetëm në Britani të Madhe afro 5 milionë njerëz janë të rrezikuar nga vërshimet. Mbi 2 milionë shtëpi janë ndërtuar mu në brigjet e lumit Temzë dhe në bregdet. Zyrtarët britanikë vlerësojnë së pasuria

58•59/2006

e tokës dhe aseteve tjera në këto zona peshon mbi 214 miliardë funta. Më 2001 Agjencia Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm kishte konstatuar se „vërshimet dikur ndodhnin në çdo 100 vjet. Tani ato do të shpeshtohen, stinët me rrebeshe do të zgjasin më shumë, kurse uji do të vërshojë edhe vendet, të cilat nuk janë vërshuar më parë“. Një vit pas këtij paralajmërimi shumë shtete evropiane si Gjermania, Çekia, Austria, Rusia, Rumunia, Italia dhe Zvicra e Shqipëria u ballafaquan me të reshura të papara dhe me vërshime të shumta, pamjet e të cilave janë ende të freskëta. Shkencëtarë të shumtë, e kohëve të fundit edhe politikanë, janë më të artikuluar për rreziqet që i kanosen tokës nga ngrohja globale. Përmes programeve kompjuterike shumë syresh kanë filluar të improvizojnë edhe vizuelisht se si do të duken ndryshimet në të ardhmen. Një ndër hipotezat që është dëgjuar më së shumti kohët e fundit është ajo se çfarë do të ndodhte me Tokën po të ktheheshim prapa në histori! “Nëse temperaturat e tokës kthehen në ato të para 3 milionë vjetëve,

kur temperatura ishte 15 gradë celsius më e lartë nga kjo e tanishmja dhe kur vëllimi i ujit ishte rreth 25 metra më i lartë se sot, qytetet si Bostoni, Nju Jorku, Filadelfia, Uashingtoni e Majami do të zhdukeshin nga sipërfaqja e dheut, kurse në Kinë ky ndryshim do të bënte që 250 milionë persona të zhvendosen nga vendbanimet e tyre. Përqindja më e madhe e ujdhesave do të fshihej nga hartat ekzistuese gjeografike”, thonë ekspertët.

Uji do të rrezikonte Durrësin, Krujën, Tiranën... T’i afrohemi paksa kontekstit më të afërm gjeografik! Me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë do të ndodhte më vendbanimet përreth detit Adriatik, po të shtohej vëllimi i ujit në lartësinë e sipërpërmendur?! A do të thotë kjo se uji do të mbulonte sipërfaqet e banuara që nga Durrësi deri në Krujë, duke përfshirë këtu edhe Tiranën? Po me Shëngjinin, Vlorën, Sarandën, Ulqinin, Budvën, Kotorrin, Dubrovnikun e Splitin çfarë do të ndodhte me këtë rast? Nuk do mend se qytete të tëra do t’i mbulonte uji, kurse ndryshimet si këto do të shkaktonin mobilitet të paparë të popullatës në rajonin gjithë-ballkanik. Për fat të mirë Ballkani Perëndimor nuk futet në listën e „hot spoteve“ të parashikuesve futuristë e, kalkulime për të nuk janë bërë as në programet kompjuterike në të cilat improvizohet vizuelisht kthimi prapa në histori apo vendosja në kontekstet kohore të së ardhmes. Megjithatë, një „pikë neuralgjike“ ndodhet jo shumë larg Ballkanit. Alpet! Pas 50 vjetësh parashihet që Alpet zvicerane do të ndryshojnë fizionominë. Programi për Mjedis i Kombeve të Bashkuara (UNEP) vlerëson se gjatë kësaj periudhe të reshurat e borës mbi Alpe do të reduktohen për 50 për qind,

55


Ekologji

kurse dëmet nga ndryshimet klimatike që do të shfaqen deri me 2050, do t’i kushtojnë Zvicrës afro 2.1 miliardë $ në vit. Nuk është e qartë nëse këtu janë vlerësuar vetëm humbjet në industrinë e skijimit apo mbase janë kalkuluar edhe dëme tjera eventuale. Sipas një skenari të Institutit Botëror për Ndryshimet Klimatike, nëse emetimi i dyoksid karbonit dhe gazrave tjerë është i shkallës së ulët, deri më 2080 akullnajat do të shkrihen mes 9 dhe 8 centimetra. Thënë ndryshe, nëse industritë r e d u k t o j n ë shfrytëzimin e lëndëve që shkaktojnë emetimin e ndotësve dhe ngrohësve të ambientit, procesi i ngrohjes globale do të ngadalësohej dukshëm e në listën e të rrezikuarve do të ngelin vetëm vendet që tanimë janë identifikuar si vende me rrezikshmëri më të lartë. Me këtë skenar, fjala bie do të shkaktohej depopullzimi i një numri ujdhesash të Pacifikut, gjë që edhe ka filluar të ndodhë. Po e zëmë, ujdhesa e vogël Tuvalu është vetëm njëra nga ato, e cila që qysh tani po i ndien pasojat e ngrohjes globale. Banorët e saj kanë filluar të braktisin vendbanimet dhe po vendosen në hapësira më të sigurta. Sipas këtij skenari, më i ngadalshëm do të jetë edhe procesi i shkrirjes së akullnajave në Kilimanxharo të

56

Tanzanisë, akullnaja këto që janë shkrirë për afro 60 % vetëm në shekullin e kaluar. Mendohet se me ngadalësimin e ngrohjes globale do të ngadalësohet edhe „tkurrja“ e ujdhesës Kivalina në

tsunamit që mori disa qindra mijëra jetë, kur ai preku vendbanimet bregdetare të 5 shteteve në Azi e Pacifik, aty kanë vazhduar fatkeqësitë natyrore, si tërmete, vërshime e kërcënime të qarta nga shpërthime vullkanike. Në Indonezi gjatë qershorit vërshimi mori edhe disa qindra jetë. Furtuna, stuhi e uragane viteve të fundit kanë ndodhur edhe në SHBA (Katrina e Rita). Shkencëtarët nuk janë të qartë në shpjegimin e fenomeneve si këto. Ata ende janë të ndarë në dyshë. Një pjesë edhe këto fenomene i ndërlidhë me ndryshimet e vetvetishme natyrore që reflektohen në ngrohjen globale, ndërkohë që pjesa tjetër mohon një gjë të tillë. Sido që te jetë, po t’i hidhet një sy hartës botërore, fare lehtë mund të vërehet se nga 15 qytetet më të mëdha botërore, 13 syresh janë qytete bregdetare që shtrihen pranë sipërfaqeve ujore që po shënojnë ngritjen e nivelit. Pavarësisht se cilat mund të jenë shkaqet e ndryshimeve, indikatorët që shpalojnë rrezikun janë të shumtë. Në shumë shtete autoritetet janë syçelë. Tanimë ata kanë instaluar sistemin e lajmërimit të hershëm, i cili do të sinjalizojë me kohë për kërcënimet nga fatkeqësitë. Para rreziqeve më askush

Alaskë, e mbase do t’i zgjatej jeta edhe ujdhesës Cheasapeake Bay në Virxhinia Maryland, dikur kjo pushimore presidenciale, e cila vetëm gjatë 150 vjetëve të fundit humbi rreth 90 për qind të territorit të saj. Jo moti, Universiteti i Marylandit kishte konstatuar se për rajonin në fjalë nuk vlen më përshkrimi që Cheasapeake Bay-it i kishin bërë 400 vjet më parë ardhacakët nga Evropa. „As 13 ujdhesa që ekzistonin atëbotë, nuk ekzistojnë më“, kishin konstatuar pos tjerash shkencëtarët e Laboratorit për Hulumtime Bregdetare, pranë Universitetit Maryland. Nuk do mend, 5 vjetët e fundit në planetin tonë kanë shënuar një varg situatash me klimë e kohë ekstreme. Pas

nuk mbyll sytë, sidomos tani kur dihet se të cilave përmasa dhe të çfarë kostoje janë ato. Sipas një shënimi, kostoja e fatkeqësive natyrore që kapluan globin më 1999 kapte vlerën prej 70 miliardë dollarësh. Afro 85 për qind e këtyre fatkeqësive ishin të lidhura me kohën dhe kushtet klimatike të mjedisit. Ndryshimet klimatike dhe harta e re politike Organizata e Kombeve të Bashkuara, përkatësisht shumica e anëtarëve të saj, janë të vetëdijshëm për seriozitetin e ngrohjes globale. Më 1992 anëtaret e OKB-së kishin miratuar Konventën për Ndryshimet Klimatike, e cila më vonë më 1997 u pasurua edhe më Protokollin e Kyotos. Protokolli është 58•59/2006


marrëveshje ndërkombëtare që ka për qëllim zvogëlimin e gazrave në natyrë me qëllim të ngadalësimit të procesit të ngrohjes globale dhe të ruajtjes së ekosistemeve në planetin tonë. Kundërshtarët më të mëdhenj për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ishin ShBA-të dhe Australia, kurse përkrahësit më të mëdhenj janë vendet e Unionit Evropian. Protokolli i Kyotos hyri në fuqi para një viti dhe ka karakter obligues për 141 vendet që e ratifikuan atë. Sidoqoftë, për shtetet që nuk kanë pranuar ta nënshkruajnë atë, Protokolli parasheh mundësinë që vetë komunat të nënshkruajnë Marrëveshjen.

„Ajo që zakonisht mungon në debatet e shumta për ngrohjen globale është mungesa e gatishmërisë që të bisedojmë për koston e lartë të mosveprimit. Vapa e vitit 2003 kishte për pasojë 26 000 vdekje të parakohshme vetëm në Evropë. Dëmet që shkaktoi vala e nxehtësisë atëbotë vlerësohen në 25.4 miliardë dollarë“, pati deklaruar në takimin

në frymën e Protokollit të Kyotos, me arsyetimin se hapat e tillë do të dëmtojnë rëndë zhvillimin ekonomik dhe do t’i shkaktojnë dëme të papara industrisë, ishte pjesa e deklaratës së zonjës Beckett, që shpaloste fakte të padëgjuara më herët. „Sugjerimi se hapat për reduktimin e emetimit të gazrave do të dëmtojnë ekonominë është sugjerim laikësh. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2003 Britania e Madhe ka zvogëluar gazrat për 14 për qind, ndërkohë që brenda periudhës së njëjtë kohore ia doli të rrisë produktin e përgjithshëm shoqëror për 36 për qind“, kishte pohuar veç tjerash ajo. Kjo deklaratë nuk kishte çliruar kundërshtarët e Protokollit Kyoto nga ankthi i rrezikut politik dhe ekonomik

faqe të tëra të gazetave dhe u raportua detajisht edhe në rrjetin televiziv CNN. „ Ngrohja globale është e pakontestueshme dhe është më e larta në 400 vjetët e fundit. Toka po ngrohet. Përgjegjës për këtë në masë të madhe është faktori njeri”, raportuan anëtarët e panelit të përbërë nga ekspertët më të shquar amerikanë. Sipas tyre, temperatura e përgjithshme në sipërfaqen e hemisferës veriore është ngritur për një shkallë vetëm gjatë shekullit XX,pra në kohën e lulëzimit të industrisë. Pas dëgjimit, kryetari i Komitetit për Shkencë pranë Shtëpisë së Bardhë, republikani Sherwood Boehlert ka komentuar: Raporti nuk pati asnjë element që do të kontestonte

e parvjetmë të IPCC-së, britanikja Margaret Beckett, Sekretare e Shtetit për Çështje të Ambientit, Ushqimit dhe Bujqësisë e Britanisë së Madhe. Sipas saj, „kompania Swiss Re, ka vlerësuar se pas dhjetë vitesh dëmet nga ngrohja globale do të arrijnë lartësinë vjetore prej 150 miliardë dollarësh “. Nuk ishte shifra për dëmet ajo që kishte tronditur pjesëmarrësit e konferencës, mbase për shkak se dëmet nuk do t’i paguajnë industrialistët. Pasojat do të bien mbi kurrizin e vendeve në zhvillim ku janë zhvendosur dhe vazhdojnë të zhvendosen njësitë prodhuese të ndotësve më të mëdhenj të ambientit. Goditja më e rëndë për të gjithë ata që kundërshtonin të ndërmerrnin hapa

për zgjidhje të reja afatgjate në fushën e teknologjisë. Eileen Claussen, presidente e Qendrës për Ndryshimet Globale Klimatike Pew, ishte këmbëngulëse se SHBA nuk do të nënshkruajnë Protokollin e Kyotos. Mirëpo, gjatë tri vjetëve që pasuan situata ka ndryshuar dukshëm edhe në SHBA. Provë e këtij ndryshimi padyshim është fakti se që nga shtatori i vjetëm, kryetarët e 181 komunave në SHBA kanë nënshkruar Protokollin e Kyotos në emër të 40 milionë amerikanëve. Këto ditë ndërkaq, Akademia Shkencore Nacionale, institucion privat i angazhuar nga Kongresi i SHBA-ve, ka prezantuar rezultatet e hulumtimit para Kongresit Amerikan. Ishte kjo një ngjarje, e cila zuri

konsensusin e gjerë shkencor lidhur me ndryshimet globale të kushteve atmosferike. Të gjitha këto po tregojnë se edhe superfuqitë, si SHBA, kanë filluar të angazhohen më shumë në ngritjen e sensibilizimit të opinionit, po edhe të mekanizmave të vendimmarrjes ndaj problemeve ambientale. Nuk do mend se ndryshimi i qasjes ndaj shkaktarëve të ngrohjes globale është tregues edhe i ndryshimeve dhe rirreshtimeve në skenën globale politike. Një rirreshtim i tillë shpalos se tanimë të gjithë e kanë kuptuar se indiferenca ndaj problemit të quajtur ngrohje globale, nuk do të na trembë gjithaq, nëse tregohemi më të përgjegjshëm ndaj mjedisit tonë.

Pas dhjetë vjetësh - dëmet 150 miliardë dollarë

58•59/2006

57


Teknologji

Pas Columbias, qiellin e pushtoi Discovery Pas udhëtimit dyditor, anija hapësinore Discovery arriti në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS)

58

58•59/2006


M

ë 16 janar 2003 anija kozmike Columbia u lansua nga Qendra Hapësinore Kenedi në Floridë, për t’u nisur në fluturimin e 28-të drejt kozmosit. Pas 15 ditësh, misioni i emëruar STS-107 kishte përfunduar tragjikisht. Anija hapësinore u dezintegrua gjatë futjes në atmosferën e planetit tonë, me ç’rast kanë humbur jetën të 7 anëtarët e ekuipazhit. Prej atëherë e deri më sot shqetësimet lidhur me atë se e çfarë niveli duhet të jetë përgatitja për t’u lansuar anija tjetër në kozmos, nuk kanë pasur të ndalur. Dhe, anija duhej lansuar nëse ekzistonte vendosmëria dhe interesimi që të përfundojnë punimet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Udhëheqësit e pesë agjencive hapësinore, përgjegjës për Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), kanë biseduar për ardhmërinë e këtij projekti, që është njëri nga më të shtrenjtit në botë. Sipas udhëheqësve të agjencisë së Kanadasë, Rusisë, SHBAsë, Evropës dhe Japonisë, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor duhet të kompletohet më së largu deri në vitin 2010. Që nga humbja e anijes Columbia në orbitë më 2003, fluturimet në hapësirë ishin pezulluar, ndërkohë që i gjithë projekti për përfundimin e punimeve në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor kishte filluar të shikohet me dyshim. Përkundër polemikave të shumta dhe frikës se mos po përsëritej rasti i para tre vjetëve kur humbi anija Columbia, Agjencia e Hapësirës NASA më 4 korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBAve, nisi për në qiell anijen kozmike Discovery. Anija bëri një përdredhje para stacionimit dhe kjo i mundësoi ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor që të inspektojë pjesët e

58•59/2006

qeramikës, që përbëjnë brezin mbrojtës nga nxehtësia. Në momentin kur u futën në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, pjesëtarët e ekuipazhit të anijes Discovery, 5 burra dhe dy gra, u pritën krahëhapur nga nikoqirët, rusi Pavel Vinogradov dhe amerikani Jeffrey Williams, të cilët qëndrojnë tash e sa kohë në këtë stacion kozmik. Pamjet e këtij misioni u transmetuan drejtpërdrejt thuaja në të gjitha televizionet e botës. Kur anija arriti në lartësinë 350 kilometra mbi tokë, shpejtësia e saj ishte 28.200 kilometra në orë. Fluturimi i 4 korrikut ishte i 115-ti me radhë në kuadër të Programit Amerikan të Fluturimeve në Hapësirë. Anija ka shkarkuar 13 tonë të pajimeve dhe të furnizimeve në Stacionin e vendosur në kozmos. Njëri nga pjesëtarët e ekuipazhit të anijes, Thomas Reiter nga Gjermania, do të mbesë në Stacionin Hapësinor, ku do t’i bashkëngjitet rusit Vinogradov dhe amerikanit Williams. Me këtë Reiter, i cili do të qëndrojë gjashtë muaj në hapësirë, do të jetë astronauti i parë i Agjencionit Evropian të Hapësirës që do të qëndrojë në platformë. Pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit të anijes

Discovery, Mike Fossum dhe britaniku Piers Sellers, tanimë kanë bërë disa “shëtitje në gjithësi”. Njëra nga to iu dedikua testimit të teknikave për riparimin e sipërfaqes së anijes. Anija Discovery ka kaluar 8 ditë në Stacionin Hapësinor. Drejtori i NASA-së John Shannon u ka deklaruar mediave se pamjet e regjistruara të anijes nuk flasin për dëme evidente të cilat kanë shqetësuar me muaj inxhinierët e NASA-së dhe shkencëtarët e tjerë, të cilët pësuan goditje të rëndë pas zhdukjes së anijes kozmike Columbia, më 2003. Nga pamjet e regjistruara gjatë misionit të fundit janë vërejtur shkëputje të disa mbetjeve, mirëpo, si thonë zyrtarët e NASA-së, ato janë fare të vogla dhe nuk rrezikojnë këtë mision. Mbetjet e shkëputura në anijen Columbia kanë qenë shtatë herë më të mëdha nga këto të regjistruara në misionin e sivjetmë. “Në përgjithësi performansa e Discovery ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme. Ishte kjo një ditë e mrekullueshme në gjithësi, si për ekuipazhin ashtu edhe për anijen”, ka thënë mes tjerash Shannon. Anija hapësinore Discovery u kthye në Floridë në ditën e 13-të të misionit në hapësirë. (E.B.)

59


Reportazh

Irian Jaya - vendi ku bashkëjetojnë koha e gurit dhe modernizmi I kam fotografuar njerëzit që po e braktisnin traditën e tyre dhe po i dorëzoheshin në mënyrë të heshtur botës moderne ( Julie Campbell)

K

ultura moderne dhe ajo e bashkësisë primitive vazhdojnë të bashkëjetojnë në Irian Jaya, ku banorët kanë jetuar të shkëputur nga civilizimet e tjera që nga fillimi i shekullit XX e deri para tre dhjetëvjetëshave. I ndarë nga Jakarta, rreth 3500 km me oqean dhe me një numër të madh ujdhesash, kryeqyteti i Irian Jayas, i njohur me emrin Jayapura, t’i merr sytë me bukurinë e tij. Kështu e kishin përshkruar këtë pjesë të Indonezisë Kal Muller dhe Paul Zach, kur e vizituan për herë të parë Irian Jayan, gjatë vitit 1985. Territori Irian Jaya, të cilit i referohen shumë misionarë, pjesëtarë ekspeditash, vitet e fundit edhe turistë të shumtë, sot është i ndarë në dy provinca, në provincën Papua dhe në Irian Jaya Perëndimore. Të dyja ndodhen nën juridiksionin e Indonezisë, shtet ky të cilin banorët e Irian Jayas e konsiderojnë okupator. Për vendësit, dy provincat janë shtet i

60

58•59/2006


pavarur, të cilit rëndom i referohen me emërtimin Papua Perëndimore. Sido që të jetë, banorët e quajtur papuanë a irianë i takojnë grupit të popujve të melanezisë dhe mendohet se jetojnë në këto territore që prej 40 mijë vjetësh. Nëpër bjeshkët dhe pjesët bregdetare të Jayas fliten afro 300 gjuhë dhe disa qindra dialekte. Aty ende vazhdon të jetojë një numër fisesh të shkëputur krejtësisht nga bota moderne, ndërkohë që pjesa dërrmuese sikur është integruar. Një numër banorësh për herë të parë kanë takuar pjesëtarë civilizimesh të tjera më 1979. Në disa pjesë të Irian Jayas jeta vazhdon në frymën e riteve dhe të besimit në shpirtra. Janë gjithnjë e më të paktë, por ende mund të shihen njerëz me fytyra të ngjyrosura, me stoli nga ato që shihen në vizatimet e kohës së totemizmit, njerëz pothuajse krejtësisht të zhveshur, me mburoja, shpata e me shigjeta në krahë. Irian Jaya, pa dyshim, të futë në një botë krejt tjetër dhe, edhe pse thuhet se kontrastet nga vise e tjera të rruzullit 58•59/2006

po shkrihen, ato janë të dukshme dhe të prekshme. Njeriu që vjen nga pjesë të tjera të rruzullit, e ka vështirë ta gëlltisë shokun nga diferencat kulturore. Mund të jenë edhe paragjykuese. Dihet se ndër antropologë e sociologë të shumtë shpeshherë është trajtuar çështja e kanibalizmit, fenomen ky i pranishëm deri para disa dhjetëvjetëshave ndër disa fise të Irian Jayas. Me fjalë të tjera, në këtë vend, i cili shtrihet në njërën nga ujdhesat më të mëdha të Pacifikut, në hapësirën ku shtrihen të paktën tri bjeshkë me lartësi mbidetare prej 5000 metrash, majat e të cilave përkundrejt afërsisë me Ekuadorin janë gjithherë të mbuluara me borë, ende jetojnë njerëz që, sado të integruar të jenë sot, në të shkuarën mund të kenë qenë nga ata që e kanë praktikuar kanibalizmin. Më 1960, misionari Dom Richardson e shkruan librin “Fëmijët e Paqes”, ku ndër të tjera thotë: “Ata organizonin orgji, në të cilat gratë, burrat dhe fëmijët në hundët e shpuara mbanin zbukurime nga eshtrat, në qafë varnin

61


Reportazh

qafore të rënda, në flokë vendosnin pendla zogjsh, kurse fytyrën e kishin të ngjyrosur. Njerëzit aty (i referohet Irian Jayas, v.a.) jetonin në shtëpitë prej druri, të ngritura të paktën 12 metra lart nga toka, e të vendosura mbi drurë, për t’u mbrojtur kështu nga rreziqet që sillte jeta në xhungël”. Sipas tij, viktimat vriteshin me shpata, sëpata dhe me shigjeta,

62

kurse trupat e kufomave copëtoheshin në pjesë, për t’iu servuar fituesve në gostitë ku festohej fitorja mbi armikun. Ushqimi, siç është shkruar shumë herë për këto rituale, fillonte me trurin e viktimës, për të vazhduar më vonë edhe me pjesët e tjera të saj. Kafkat, ndërkaq, përdoreshin si ornamente gjatë ditës, ndërsa si jastëk gjatë natës. Një pjesë e opinionit për herë të parë kishte dëgjuar për Irian Jayan nga fundi i vitit 1961, atëherë kur u zhduk pa gjurmë Michael Rockefeller, 23vjeçar, djali i njërit ndër pasanikët më të mëdhenj në botë. Fillimisht, ai kishte shkuar në Irian Jaya si pjesë e ekipit të filmit dokumentar “Zogjtë e pajetë”, dokumentar ky që nxori në dritë një kulturë deri atëherë të panjohur – mënyrën e jetesës së fisit Dani në Baliem Vally të Irian Jayas. Më vonë, ai kishte nisur ekspeditën e kërkimit dhe të mbledhjes së punimeve artistike të fisit Asmat. Në njërin nga udhëtimet e tij, Rockefelleri pati probleme me varkën. Ai

tentoi të arrijë duke notuar deri në breg të Irian Jayas, mirëpo që nga momenti kur është zhytur në ujë, ai është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Mendohet se ai e kishte pësuar nga krokodilët ose peshkaqenët, por megjithatë vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet se ai është viktimë e riteve kanibal nga pjesëtarët e fisit Asmat, në fshatin Oncenep. Sipas gazetarit hulumtues Milt Machlin, Michael Rockfeller ka arritur në breg, ku është vrarë në shenjë të hakmarrjes për vrasjen që kishte bërë kohë më parë një patrullë holandeze ndaj pjesëtarëve të fisit Asmat në Oncenep. Sido që të jetë, Michael Rockfeller është njëri ndër antropologët që i solli botës gjurmët e një kulture të izoluar. Eksponatet që kishte mbledhur ai, sot mbushin një krah të tërë në Departamentin e Artit Primitiv të Muzeut në Menhatan, SHBA. Në mos asgjë tjetër, eksponatet shpalosin se banorët e Irian Jayas sa janë të shkathët për të mbijetuar në kushte të rënda,

58•59/2006


Reportazh

kanë edhe një shkathtësi të paparë për gdhendjen e drurit. Nuk do mend, ato mbase për shkak të rrethanave të luftës nuk kanë mund të hulumtohen e as t’i bëhen të njohura publikut të gjerë nga një amerikan tjetër - gjenerali Douglas Mac Arthur, i cili kishte shkelur këtë tokë vite e vite para M.Rockfellerit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Arthur e kishte dëbuar Japoninë nga Irian Jaya, dhe atë ia kishte kthyer Holandës, e cila ishte pajtuar që t’i dhurojë pavarësinë. Pak kohë pas shpalljes së Irian Jayas shtet i pavarur, këtë vend e aneksoi Indonezia. Prej atëherë e deri më sot, papuanët i vazhdojnë përpjekjet për pavarësimin nga Indonezia. Sido që të jetë, gjatë 20 vjetëve të fundit, Irian Jaya po transformohet në një shoqëri me një fizionomi krejtësisht të re. Në dy provincat e Indonezisë që

58•59/2006

dikur quheshin Irian Jaya, e që përfshin 21 për qind të territorit indonezian (410, 660 km katrorë), sot janë funksionale afro 250 aeroporte. Ai është vendi ku kanë lëshuar rrënjë shumë kompani që eksploatojnë pasuritë e shumta nëntokësore. Irian Jaya me kohë është shndërruar edhe në një pikë të njohur, në të cilën gjatë një muaji shiten dhjetëra tonë perime e peshq, gjë që lehtëson standardin e jetesës së njerëzve, për të cilët, siç shkruan Kal Muller dhe Paul Zach, “nuk patën rastin ta përjetojnë periudhën e ndërmjetme zhvillimore. Ata kaluan drejt nga koha e gurit në kohën tonë moderne”. Para një shekulli, biologu britanik Alfred Russel Wallace, pasi e kishte observuar jetën e njeriut në ujdhesat e arkipelagut të Melanezisë, kishte shënuar: “Kolonializmi do të dilte humbës para njerëzve energjetikë dhe luftarakë që u qëndrojnë besnikë normave të tyre dhe që nuk do t’i nënshtroheshin kurrë skllavërisë”. Para dhjetë vjetësh, këtë deklaratë e kishte komentuar Julie Campbell, autorja e librit “Domeni pa kohë”, sipas së cilës në Irian Jaya ende ka fise që po ofrojnë rezistencë ndaj botës së jashtme, megjithatë biologu britanik nuk kishte pasur të drejtë. Si duket, ai kishte harruar se turistët, misionarët, zyrtarët dhe kompanitë multinacionale të xeheve mund të jenë kërcënim real për zakonet dhe për traditën e banorëve të këtushëm. Ç’është e vërteta, kollaret e pantallonat tanimë kanë depërtuar në Irian Jaya tok me religjionet, si protestantizmi, katolicizmi, myslimanizmi dhe budizmi. Jeta nomade po humb ditaditës, kurse totemet dhe stolitë që ishin prefiks i animizmit tanimë kanë marrë dimensionet e një vlere në treg, vlerë kjo nga e cila mund të jetohet mirë. (E.B)

63


Bota

Nga lashtësia deri në kohën moderne

Kanali i Suezit Piter Xhejms & Nik Trop

P

erandorin pers, Darin, i cili e ka sunduar Egjiptin prej vitit 521 deri më 486, disa nga këshilltarët e tij, për shkak të rreziqeve të ndryshme, e kanë këshilluar për moshapjen e kanalit. Porse, ndërtimtarët e Darit, megjithëkëtë, e kanë hapur kanalin, ashtu siç bëhet e ditur nga shumë shkrime, të cilat me krenari përshkruajnë ndërtimin e tij. Në një nga ato shkrime thuhet:” Jam përcaktuar që ky kanal të gërmohet nga lumi Nil, i cili rrjedh nëpër Egjipt, deri te deti që vjen nga Persia. Kanali është i gërmuar në mënyrën në të cilën e kam porositur dhe pastaj anijet kanë kaluar nëpër

64

të prej Egjiptit deri në Persi, që ka qenë dëshirë imja.”

Triumfi i ndërtimtarisë së lashtë Mund të konstatohet se njohuritë gjeografike dhe ato të ndërtimtarisë së Egjiptit të lashtë kanë qenë më të mëdha se sa ato të kohës së Napoleonit. Kanali i Darit ka qenë mjaft i gjerë sa të munden fare në mënyrë të papenguar të përballëkalohen dy anije (galije). Në pjesën e parë të rrjedhës së tij, nga Deti i Kuq drejt veriut, ai, kryesisht, shtrihej një rruge të njëjtë si edhe kanali i tashëm i Suezit, por në pjesën e dytë është ndarë në drejtim

të perëndimit, duke shfrytëzuar rrugën e natyrshme ujore, madje edhe lumin Nil, që, në fund, të derdhet në Mesdhe. Megjithëkëtë, nuk duhet përshkruar gjithë namin e këtij projekti vetëm Darit. Duket se punëtorët e tij vetëm sa kanë përfunduar dhe përmirësuar punimet e filluara nga shumë mbretër të mëhershëm. Vetë egjiptasit kanë treguar se kanalin e parë e ka ndërtuar pushtuesi i madh Sezostrisi, personalitet legjendar, identiteti dhe jeta e të cilit janë të panjohura. Sidoqoftë, dihet se një rrugë e këtillë ujore ka ekzistuar që në vitin 1470 para erës sonë. Mbretëresha Hatsheput asokohe ka dërguar një ekspeditë në tokën e mistershme të quajtur Punt, në bregun lindor të Afrikës. Relievet fantastike në kështjellën e saj në Der el-Bahri (Teba) e tregojnë këtë udhëtim dhe ofrojnë dëshmi se flota e saj detare ka mundur të kalojë gjithë rrugën prej Nilit deri te Deti i Kuq pa ndërprerje. Kushdo që të ketë filluar punimet në kanalin e lashtë, sigurisht se nisma e tillë do të ketë qenë një e arritur në ndërtimtari, nismë e cila i ka paraprirë së paku 3.500 vjet kanalit modern të Suezit. Me kalimin e kohës, zhvendosja e rërës së shkretëtirës ka filluar të mbulojë rrugën artificiale ujore. Ndërtimtari i madh faraoni Ramzesi II ka bërë përmirësime rreth vitit 1250 para erës sonë, kurse një sundimtar tjetër i mëpastajmë, i cili ka ndërmarrë projektin e tillë, është Niko (610 – 595 para erës sonë), ndryshe një nga sundimtarët e fundit të mëdhenj të Egjiptit. Çështja është nëse Niko e ka përfunduar projektin e tij të kanalit ose jo. Sipas historianit grek Herodotit, 120.000 njerëz kanë humbur jetërat e tyre gjatë ndërtimit të tij dhe sipas të gjitha gjasave është hequr dorë nga ideja e ndërtimit të tij. Projektin e Nikos, më në fund, e kishte përfunduar Dari dhe kështu anijet e gjata me vite të tëra kanë lundruar midis Mesdheut dhe Orientit. Megjithëkëtë, deri në kohën e dinastisë greke të Ptolemeut, kanali sërish është mbyllur dhe është bërë i palundrueshëm. Ptolemeu II (285246 para erës sonë) është përgjegjës për ndërtimin e ndriçimores 58•59/2006


Përpjekjet e Napoleonit për (ri)ndërtimin e Kanalit të Suezit

spektakulare të Farosit, si dhe për transformimin e Aleksandrisë në qytetin kryesor të shkencës e të teknologjisë së botës së lashtë. Ai, që ta ringjallë ekonominë egjiptiane, ka urdhëruar rindërtimin e plotë të kanalit të lashtë.

Parashikimi mbi shkatërrimin Flitet se një nga arsyet e tjera pse faraoni Niko ka hequr dorë nga punimet në kanalin e lashtë ka qenë fakti se perënditë i kanë thënë atij se ndërtimi i tij do të ketë pasoja të mëdha. Sipas historianit grek Herodotit, “një profeci ia ka tërhequr vërejtjen se tërë ai mund e ajo përpjekje janë mund e përpjekje që, në të vërtetë, bëhen në dobi të “barbarëve” – ashtu siç egjiptasit e quajnë këdo i cili nuk flet në gjuhën e tyre”. Ky parashikim i lashtë ka qenë përmbushur madje më shumë se njëherë. Kanali i Ptolemeut ka ndihmuar që Egjipti të zhvillohet në aspektin tregtar në një vend i cili i kishte tërhequr pushtuesit romakë në vitin 30 para erës sonë. Romakët intensivisht kanë eksploatuar rrugët detare deri në Arabi e Indi, kurse kanalin e vjetër sërish e ka ndërtuar perandori Trajan në vitin 98 para erës sonë. Për patrullim mbi kanalin ka qenë krijuar një polici speciale e, madje, edhe një flotë e cila ka mbrojtur nga piratët tregtinë dobiprurëse. 58•59/2006

Kur Napoleoni, në vitin 1798, e ka pushtuar Egjiptin, ëndërr e tij ka qenë të ndërtojë kanalin i cili do të lidhte Mesdheun me Detin e Kuq. Krijimi i një shtegu të drejtpërdrejtë kah begatitë së Indisë dhe të Lindjes së Largët është dashur të mundësojë dobësimin e ekonomisë të perandorisë britanike. Edhe sikur flota britanike, e udhëhequr nga Admirali Nelson, të mos e dëbonte Napoleonin nga Egjipti, vështirë se ëndrra e tij mund të realizohej. Këshilltarët e tij për çështje shkencore me këmbëngulje ia kanë bërë të qartë se një projekt i tillë do të harxhonte shumë kohë dhe fuqi punëtore, nëse fare do të ishte i realizueshëm. Për më shumë, kanë konstatuar se është ndërmarrje tejet e rrezikshme dhe se, nëse ndërmarrja e tillë përfundohet, delta e Nilit do të vërshohej nga uji i detit. Duke përfunduar se Deti i Kuq është për disa metra më i lartë se sa ai i Mesdheut, inxhinierët e Napoleonit gabimisht e kanë llogaritur lartësinë e dy deteve. Frika nga realizimi i projektit ka vazhduar deri në shekullin XIX dhe është tejkaluar vetëm kur inxhinieri i shkëlqyeshëm francez Ferdinand de Leseps, pas njëzet vjetësh të kaluara në përpunimin e projektit, e ka përfunduar kanalin e Suezit në vitin 1869. Megjithëkëtë, parashikimi, me këtë çka është thënë deri këtu, nuk është përmbushur plotësisht. Kjo ka ndodhur vetëm atëherë kur është ndërtuar kanali modern i Suezit. Jo shumë gjatë pas ndërtimit të tij, politikanët perëndimorë dinakë, Dizraeli dhe Napoleoni III, kanë blerë një pjesë të madhe të aksioneve për shtetet e tyre. Interesat e huaja – në fillim ato tregtare e pastaj edhe ato ushtarake – shumë shpejt i kanë theksuar hulumtimet e tyre për kanalin dhe, kështu, Egjipti praktikisht është shndërruar në koloni të Britanisë dhe të Francës. Egjipti e fiton pavarësinë nga Britania në vitin 1936. Loja lakmitare kolonialiste për kontroll mbi kanalin më në fund ka përfunduar kur kryetari i Egjiptit, Naseri, e ka dëbuar ushtrinë britanike nga zona e kanalit në vitin 1956. Përgatiti: B.R 65


66

58•59/2006


58•59/2006

67


Monumenta Albanica

Ilirët janë bijtë e Herkulit Mbi Pellazgët, paraardhësit e fisit ilir • Mbi origjinën e emrit e të popullit ilir Daniele Farlati

Hyrje mbi Ilirikun

Pothuaj nuk ka popull, që të mos jetë objekt debati për sa i përket origjinës së emrit e të fisit të vet. Autorët që shkruajnë mbi origjinën e popujve të ndryshëm japin mendime aq të ndryshme e kontradiktore mes tyre, fusin aq shume elemente imagjinare në rrëfimet e tyre, saqë lexuesi e ka më të lehtë të dallojë të pavërtetat, sesa të gjejë të vërtetat në veprat e tyre. Kështu ndodh edhe me çështjen e origjinës së popullit ilir, për të cilën nuk ka një mendim të vetëm , por shumë të tillë. Appian Aleksandrini në Illyr., mbi bazë të rrëfimeve popullore, pohon se Ciklopi Polifem pati nga gruaja e tij Galatea tre fëmijë, të cilët pasi u larguan nga Siçilia, sunduan në vise të pafundme, në Kelt, në Galë dhe së fundi në Ilir, prej nga kanë ardhur emrat e keltëve, galëve dhe ilirëve. Por, megjithëse vetë Appiani e pranon se këto tregime janë më shumë fantazi

Përpara se të nis të shkruaj për Dalmacinë e për kishën e Salonës, është e nevojshme të them disa gjëra në mënyrë të përmbledhur mbi universin ilirik, pjesë e rëndësishme dhe shumë e dëgjuar e të cilit ka qenë gjithmonë Dalmacia. Shpjegime të mëtejshme e më të hollësishme për këtë çështje do t’i japim në shënimet që do të shoqërojnë historinë kishtare të Ilirikut. Kjo trevë ka qenë quajtur Ilirik si nga latinët, ashtu edhe nga grekët; por grekët jo rrallë e quajnë atë edhe Iliridë. Këtë formë ndonjëherë e huazuan edhe latinët, si p.sh. Pomponius Mela në librin I, kreu 3: Anën e Adriatikut e zë Ilirida. Këtë vend e ndeshim të quhet Iliri tek autori grek Stefan apo tek autori latin Properc, libri I, Eleg. VIII: A thua se për ty vlej më pak se Iliria e akullt? Banorët e atij vendi i quajnë Ilirë, si grekët, ashtu edhe latinët. Ndër autorët grekë që i quajnë ata Ilirë është edhe Eustathi, në shënimet mbi Periegetin. Por tani është bërë zakon, madje edhe normë të foluri, që këta të quhen edhe Ilirikë. Gjithçka që lidhet me Ilirët apo emërtimet që lindin nga emri i këtij fisi, quhen Ilirike, si p.sh. grykat ilirike, apo ushtritë ilirike tek Taciti. Mbishkrimet dhe monedhat e vjetra na mësojnë se ata quhen edhe Ilirikanë, si p.sh. pretorë ilirikanë e ushtri ilirikane. Një gjë të tillë e konfirmon edhe Valeriani në letrën e tij për Zosimionin, të cilën e përshkruan Pollioni në kreun XIV të Klaudit: Në krye të legjionit të pestë, më të zgjedhurit, vumë si tribun Klaudin, një burrë me origjinë ilirikane. Tek Mediobarba, faqe 353, flitet për një monedhë të Decit, ku është gdhendur mbishkrimi: HYU MBROJTES I USHTRISE ILIRIKANE. Ndërkohë, fjala Ilirik, ku germa latine zëvendëson atë greke, përdoret rrallë, por gjithsesi nuk zhduket krejt. Autorë të ndryshëm e paraqesin në mënyrë të ndryshme gjendjen e fisit ilir, gjë që zakonisht ndodh kur ekzistojnë mendime të ndryshme Herkuli, heroi i mitologjisë antike mbi origjinën e gjuhëve e të popujve.

68

sesa histori e vërtetë, përsëri ai është i prirur t’u besojë më shumë atyre, sesa rrëfimeve të pabesueshme të autorëve të tjerë, që gjithashtu shkruajnë mbi origjinën e ilirëve. Mes gjithë rrëfimeve që bëjnë fjalë për këtë çështje, shkruan ai, këto më duken më të besueshme. Autori Stefan Bizantini mendon se emrat Ilirik e Ilirë vijnë nga emri i djalit të Kadmit, Ilirit. Të njëjtën gjë pohon edhe Eustathi në konsideratat e tij mbi Dionisin: në të djathtë ndodhen vendet e Ilirëve, që quhen kështu prej emrit të djalit të Kadmit, Ilirit. Këtë mendim me këta dy autorë e ndan edhe Apollodori, i cili, në librin 3 shkruan se Iliri ishte djalë i Kadmit, mbretit të Ilirëve: mbi Ilirët sundon Kadmi dhe këtij i ka lindur një djalë me emrin Ilir. Gjithsesi, një shpjegim i tillë kundërshtohet nga Samuel Bochard, sipas të cilit fjala Ilir s’ka të bëjë fare me gjuhën e Fenikasve apo të Amoritëve që përdorej nga Kadmejtë. As në zakonet e në institucionet e Ilirëve dhe as në gjuhën e tyre të hershme dhe të sotme apo vulgare, nuk ndeshet ndonjë gjurmë e origjinës nga Fenikia, vendi ku u lind Kadmi. Gjë që na shtyn të mendojmë se emri dhe origjina e tyre duhen kërkuar në një vend, që ka emër e zakone të tjera. Në mbrojtje të kësaj teze nuk mund të përdoret as emri i Apollodorit, i cili i atribuon emrin Ilir djalit të Kadmit. Në fakt autorë të ndryshëm e kanë zakon të përdorin për kohët e reja fjalë të marra nga kohë më të hershme. Kështu, të vjetrit e quajtën të birin e Kadmit me emrin Ilir sipas emrit të vendit ku ai sundoi; por ky vend në atë kohë nuk quhej Iliri, u quajt kështu në kohën kur ata shkruanin. Për këtë na jep një provë mjaft bindëse fragmenti i përmendur i Apollodorit, ku thuhet se Kadmi sundonte mbi Ilirët përpara se t’i lindte djali Ilir, d.m.th. përpara se ata njerëz të quheshin Ilirë, përderisa (në qoftë i vërtetë pohimi i Stefanit dhe i Eustathit) Ilirët e morën për herë të parë këtë emër sipas emrit Ilir që mbante djali i Kadmit. Kujtoj gjithashtu se djali i Kadmit u bë sundimtar i një vendi fqinj tek Enkelejtë, që më vonë u quajtën edhe ata Ilirë. Por, meqenëse shkrimtarët e mëvonshëm nuk e

58•59/2006


Harta e Ilirisë së lashtë

dinin emrin e tij, menduan ta quajnë sipas emrit të vendit ku kishte lindur ose ku sundoi, i cili në kohën kur ata shkruanin quhej Iliri. Këtu duhet shtuar se qysh prej kohëve shumë të vjetra, e gjithë ajo trevë ku lindi emri Ilirik, ishte konsideruar si pjesë e Greqisë, madje edhe tani quhet më së shumti Greqi. Prej këndej mendohet si më e mundur që të parët e Ilirëve ta kenë origjinën nga Pellazgët, ose Grekët, dhe jo nga Fenikasit apo ndonjë emër e popull tjetër. Prej nga rezulton se nuk është i pranueshëm as mendimi i atyre, që besojnë se origjina e popullit Ilir duhet kërkuar tek Asianët, tek Galët apo tek Sarmatët.

Të parët e Ilirëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalë i pellazgut Herkul Meqenëse mendimet e autorëve të tjerë nuk sjellin ndonjë gjë të re për çështjen tonë, po mundohem të paraqes sa më shkurt tezën time. Por as unë vetë nuk pretendoj se do të sjell gjëra të sigurta, 58•59/2006

për të cilat nuk mund të dyshohet. Për çështje që i përkasin kohëve të vjetra e të errëta, është më e thjeshtë të dallosh të pavërtetat, se sa të gjesh të vërtetat e të sigurtat. Gjykoj se do ta kem kryer detyrën time, nëse do të arrij të ndjek rrugën, që më duket më e drejtë. Në fakt unë gjykoj se i përgjigjet më shumë së vërtetës teza sipas së cilës të parët e Ilirëve e kanë prejardhjen dhe emrin nga pellazgu Hyll, djalë i pellazgut Herkul. Nuk do të dëshiroja që lexuesi t’i konsideronte si legjenda e krijime fantastike të gjitha rrëfimet që na kanë lënë historianëve e lashtë mbi Herkulin dhe bëmat e njohura të tij. Askush, përveç atyre që nuk i besojnë fare historianëve antikë, s’mund të mohojë, që ka ekzistuar dikur një burrë, që quhej Herkul, me forcë e virtyte të jashtëzakonshme, i cili brodhi botën duke përballuar rreziqe të shumta e të rënda, duke kryer vepra të shquara e të guximshme, duke i bërë shërbime të shumta racës njerëzore. Sigurisht, lashtësia i ka atribuuar Herkulit shumë gjëra, të cilat janë të pavërteta dhe krejt të pabesueshme. Por këto i detyrohen

frymës dhe zakoneve të asaj epoke, për të cilat flet gjatë e gjerë Varroni. Në fakt, shkrimtarët ia lejonin vetes që t’i zbukuronin dhe t’i frynin bëmat e heronjve të lashtësisë me rrëfime mahnitëse e të trilluara. Në ndonjë rast, nën koren e këtyre legjendave fshihet

Ribotimi i korpusit “Illyricum Sacrum”

69


Monumenta Albanica

djali i Herkulit dhe i Melitës mori në dorëzim një principatë në trevën ku u shfaq emri Ilirik, dhe se prej tij u quajtën Hyllinë edhe popujt e atij vendi, e kanë mbrojtur autorë të vjetër e plot autoritet, si Apolloni, Skylaksi, Skymni, Festus Avieni si dhe të tjerë. Me ta bien dakord edhe thuaj të gjithë autorët më të rinj, që kanë shkruar mbi ngjarje të atyre kohëve dhe të atyre vendeve. Për sa i përket Qyteti ynë i lashtë, Durrësi çështjes se në ç’mënyrë ajo principatë kaloi në duart e ndonjë e vërtetë, siç shpjegon bindshëm Hyllit, për këtë ka vetëm hamendësime Palaephatus lib. I, si dhe mjaft dijetarë të nga autorët antikë. Herkuli erdhi në tjerë të shquar. Ndër djemtë e shumtë që Itali pas ekspeditës hispanike e gale, Herkuli zuri me gra të ndryshme, thuhet dhe u prit aty nga Evandri në vitin se dy prej tyre u quajtën me emrin Hylli; 1238 para Krishtit sipas kronologjisë i pari u lind nga Dejanira, kurse i dyti petaviane, afro pesëdhjetë e pesë vjet nga Melita, bijë e Nausithës, mbret i përpara se Enea të zbriste në Itali. Pasi Feakasve. Grenovius na informon i u largua nga Evandri, përshkoi me pari se për arsye të panjohura, Herkuli këmbë, siç ishte zakon, të dy brigjet e ishte joshur aq shumë nga fjala Hylli, Adriatikut, deri sa mbëriti në një vend saqë vendosi t’u verë dy ose më shumë që për shumë shekuj kishte qenë pjesë e se dy djemve të tij emrin Hylli. I pëlqeu Maqedonisë, më vonë u quajt Epiri i Ri, aq shumë ky emër Herkulit, shkruan ai, kurse tani thërritet Shqipëri (Albania). saqë thuhet se quajti me të jo vetëm njërin Kështu thonë Diodor Sikuli dhe Appian prej bijve të tij. Prej kohësh është cituar e Aleksandrini. Herkuli, shkruan Diodori, komentuar pasazhi i Apollon Rodit, lib. 4, pasi iu përshkoi gjirin Adriatik, kaloi drejt që rimerret edhe nga Stefan Bizantini, ku e në Epir, prej nga u çvendos në krahinën ai përmend Hyllin e lindur nga Melita; por e dominuar nga malet Akrokeraune. Por njëherësh nuk lë pa përmendur një tjetër Appiani në librin e dytë mbi Luftën Hyll të lindur nga Dejanira, ndëkohë që Civile, pasi shmang udhëtimin në Gali autorë të tjerë nuk mjaftohen me këta dy e Itali, e vendos mbërritjen e Herkulit Hylla, por prodhojnë akoma të tjerë me këtë në këto vende menjëherë pas ekspeditës emër. Por nuk duam të përsërisim këtu Hispanike. thëniet e tyre. Tezën sipas së cilës Hylli,

Hylli, i biri i Herkulit dhe i Perëndeshës Melita, hodhi bazat sa të mbretërisë së tij, Hyllidës, aq edhe të Ilirikut historik Pra, kur Herkuli mbërriti në Epirin e Ri rotull vitit 1237 para erës së re, aty sundonte Dyraku (Dyrrhachus) nga fisi i Kadmit, nip i Epidamnit, i cili e kishte selinë mbretërore në një qytet të themeluar nga gjyshi i tij dhe që quhej Epidamn. Ky kishte dy vëllezër, të cilët të shtyrë nga etja për pushtet, nxitën një kryengritje popullore për të dëbuar vëllain e për të shtënë në dorë pushtetin. Ardhja e Herkulit i shkoi mjaft për shtat Dyrakit, i cili në atë kohë rrezikonte jetën dhe mbretërinë e tij. Ndaj e priti mikun sikur të kishte rënë nga qielli dhe iu lut atij ta ndihmonte kundër vëllezërve, duke i premtuar një pjesë të mbretërisë, në rast do t’ia dilnin mbanë. Nuk refuzoi Herkuli, që kishte lindur për të shtypur tiranë e për të ndihmuar njerëzit e varfër e fatkëqij. Nxori në fushën e betejës luftëtarët dhe miqtë që e kishin shoqëruar në udhëtimet e në vuajtjet e tij, u ndesh me armiqtë dhe pasi i shpartalloi dhe i dëboi vëllezërit, i siguroi Dyrakit sundimin në mbretërinë e trashëguar nga të parët. Ky nuk e harroi premtimin për të shpërblyer nderin e bërë, ndaj shkëputi një pjesë të mirë nga zotërimet e tij dhe ia dhuroi Herkulit. Këto ngjarje Appiani i përmbledh me pak fjalë: Në kohën kur Dyrakit i kishin shpallur luftë vëllezërit e tij, shkruan

Qyteti i dytë i Perandorisë Romake - Sallona Ilire e Dalmacisë. Vërrshimi sllav e rrafshoi thuaja tërësisht Ballina e vëllimit të parë të “Illyricum Sacrum”

70

58•59/2006


Monumenta Albanica

Klementi XI, papa Albani i cili e stimuloi hartimin e veprës së madhe për Ilirikun

Në Dalmaci: Pallati i perandorit ilir të Romës Dioklecianit

dhe rreth vitit 1236 para Krishtit solli Appiani, mbërriti nga Erythria Herkuli, i me vete një koloni të tërë Feakasish, cili i ofroi ndihmë, me kusht që t’i jepte një që i vendosi në ato toka që Herkuli i pjesë të zotërimeve; duke u bërë bashkëpjestar kishte marrë nga Dyraki, kurse ai vetë i i mbretërisë, Dyrakinët e shpallën atë si mori si trashëgimi nga i ati Herkul, dhe kreun e tyre, por jo sepse donin të mohonin aty hodhi bazat sa të mbretërisë së tij, Dyrakun, por më shumë sepse Herkuli u aq edhe të Ilirikut historik. Pra, me të jepte rastin ta çonin origjinën e tyre tek mbërritur në këto anë, Hylli u ndau toka Zoti. Megjithëse Appiani nuk sqaron se e shtëpi Feakasve, që kishte sjellë me cila ishte ajo krahinë, të cilën Herkuli vete. Njëherësh, me qëllim që ky vend e pranoi nga Dyraki si shkëmbim për dhe banorët e tij, qofshin autoktonët aleancën e tij, nuk ka arsye të dyshohet apo të ardhurit, të mos ishin thjesht nëse ajo ishte apo jo pjesë e mbretërisë shtetas të tij, por edhe të mbanin emrin dyrakine, që në anën e perëndimit e tij, e quajti vendin Hyllë ose Hyllidë, përfshinte viset midis Drilonit e kurse banorët Hyllinë. Ne gjykojmë Naronës. Në fakt, sipas pohimeve të se prej këndej zë fill emri dhe fara e të gjithë autorëve të vjetër, Kadmi, që Ilirëve. më pas ja la në trashëgim pushtetin Sepse, nëse vërtet i duhet besuar Dyrakit, kishte sunduar në vendet e argumenteve të etimologjisë, që merret Enkelejve dhe pikërisht aty dëshmohej me hetimin e origjinës së fjalëve, nuk dikur ekzistenca e monumenteve të Kadmit. Por meqenëse shkrimtarët e sipërpërmendur na kumtojnë se në ato vende sundonte mbi popullin e Hyllinëve Hylli, djali i Herkulit dhe i Melitës, është e drejtë të konkludojmë se ky e mori dhuratë nga i ati këtë vend të fituar falë trimërisë atërore. Më tej, siç rëfen Apolloni, Hylli u edukua tek gjyshi, Nausithus, në Feaki, d.m.th. në ishullin e Korkyrës (Korfuzit-shën. përkthyesit), ku iu nënshtrua një disipline të rëndë e të ashpër. Kështu që, kur ky i kërkoi gjyshit leje që të kthehej në atdhe për të marë në dorëzim mbretërinë e lënë në trashëgim nga i ati, gjyshi i dha nipit të gjitha udhëzimet e nevojshme bashkë me të drejtën që të merrte me vete nga Korkyra sa njerëz të dëshironte. Siç thotë Apolloni, Hylli bashkë me një grup të madh njerëzish të mbledhur në tokën e Feakasve u zhvendos në bregun e detit Saturn (d.m.th. Adriatik), dhe pasi mbreti Nausithus i tregoi drejtimin e lundrimit, u nis. Hylli u nda nga gjyshi plot dashuri, Një ilustrim nga vepra “Iliriku u shenjtë” vëll I 58•59/2006

duhet ta kenë gabim ata që e bëjnë fjalën Illyrik të prejardhur nga Hyllinët. Vështirë të gjesh tek shkrimtarët një popull tjetër, si fisi dhe vendi i Hyllinëve, që të ketë pësuar aq shumë variacione të emrit. Në fakt, populli është quajtur Hyllë, Hyllinë, Hylleidë, Hyellë, Hylleicë, Hyllicë, ku çdo formë e mësipërme ka dhënë të tjera forma të shtrembëruara. Por, a do të ishte i mundur shndërrimi i fjalës Hyllinë në Ilirë? Midis dy fjalëve ka një farë ngjashmërie e familjariteti, çka tregon se ato e marrin origjinën e përbashkët tek emri i lashtë Hyll. Nuk më duket se fjalët Hyllinë e Hyll qëndrojnë afër me njëra tjetrën, sa ç’qëndrojnë larg fjalët Illyrë e Hyllinë. Mua më duket se forma e sotme e mjaft emrave të tjerë të lashtë e më të rinj, përmban shtrembërime akoma më të dukshme, e megjithatë ata emra janë pranuar dhe përdoren nga njerëzit. Sikur të kisha kohë, do të mund të përmendja gjashtëqind shembuj autorësh të njohur, të cilët origjinën e emrave e nxjerrin nga prototipe shumë të largëta, aq sa midis formës së parë dhe asaj të derivuar me vështirësi gjen ndonjë afërsi apo ngjashmëri. Kështu, kur ata flasin për krijuesit e parë të popujve pas përmbytjes së madhe, pretendojnë se nga Thira vjen emri i Thrakëve, nga Madai rrjedh emri i Medëve, nga Javan ai i Jonëve dhe nga Thogorma vjen emri i fisit të Thygramanëve. Këtu duhet shtuar se, meqënëse në emrin e përgjithshëm Ilirik përfshihen disa provinca, mund të përcaktohet deri diku koha, kur sejcila nga ato mori emrin Ilirik, që nuk e kishte më parë. Në fakt, nuk mund të gjendet koha e saktë dhe e sigurt, kur filloi të përmendej emri Ilirik, kur treva midis rrjedhës së lumenjve Naronë e Drilon filloi të quhej Ilirike dhe kur ajo hyri nën juridiksionin e Ilirikut, që duhej të ekzistonte më parë. Nga ku mund të nxirret konkluzioni se Hyllinët nuk ishin të emërtuar së rishmi kështu, për sa kohë kishin si

71


Monumenta Albanica paraardhës Ilirët. Hylli dhe Hyllinët i përkisnin fisit Pellasgjik, ose Grek, sepse i ati i Hyllit, Herkuli, kishte lindur në Tebë, në Greqinë e mesme, dhe nga baba e nga nëna e kishte origjinën nga fisi i stërlashtë i mbretërve të Argosit e të Mikenës. Ndërkohë, ata Feakas, që Nausithus ia dha Hyllit për shoqërues, e kishin prejardhjen nga një fis i vjetër Pelasgjik nga Arkadia, i cili në një epokë të caktuar emigroi nga trojet atërore duke u derdhur në Evropë e në Azi, ku pushtoi detra, ishuj, brigje dhe hapësira të pafundme toke. Këto të dhëna i japin Herodoti, Straboni, Halikarnasi, Pausania e shumë të tjerë. Por duhet t’i zemë besë edhe Rafael Levakoviçit, arqipeshkv i Ohrit dhe hulumtues i zellshëm i çështjeve ilire, i cili në parathënien gjeografike mbi historinë ilire, na josh të pranojmë tezën e mëposhtme, i së cilës ai është autor: fillimisht thuhej se populli Ilir vinte nga Hyllejtë, që e merrnin emrin nga Hylli, djali i Herkul Alkeut dhe i Melitës, vajzë e lumit Egje. Por më vonë ndryshuan të dhënat e shkruara dhe gojore, dhe u shfaq një rend i ri i emrave: në fillim u vu Hylleni, pastaj Illiniku dhe në fund Illyriku. Po ashtu, Hylli, që u dha emrin e tij Ilirikëve, shfaqet nën emrin Illynik e Illyrik. Nga ana tjetër, ai quhet Hylli i Melitës ose Hylli i vogël, për ta dalluar nga Hylli tjetër, bir i vëllait të tij të madh dhe i Dejanirës.

Kufijtë e Ilirikut të parë Tani mbetet të përshkruajmë shtrirjen dhe kufijtë e mbretërisë Hyllinike, apo të Ilirikut të parë. Kur themi Iliriku i parë, e kemi fjalën për atë trevë, ku për herë të parë u shfaq emri Ilirik dhe nga ku më vonë u përhap edhe në krahina të tjera. Nëse origjina e emrit Ilirik duhet kërkuar tek Hylli dhe Hyllinët, duhet t’i caktojmë fillimet e tij në atë krahinë, që Dyraki ia dhuroi Herkulit dhe më tej Herkuli ia kaloi djalit të tij, Hyllit. Kjo krahinë shtrihej buzë detit Saturn, siç e quan Apolloni, ose Adriatik, midis lumenjve Narona e Drilon, kurse në lindje kufizohej me mbretërinë Dyrakine, nga momenti kur Dyraki e ndau atë nga mbretëria e tij. Por edhe Hylli, siç do të flasim më poshtë, i shtriu kufijtë përtej lumit Naron, duke pushtuar me luftë e duke futur nën sundimin e tij atë pjesë të tokave e të popujve, që arrijnë deri në Titium. Kjo ndodhi njëlloj si në rastin e përhapjes së parë të emrit Ilinik ose Ilirik nga treva ku kishte lindur për herë të parë, për të mbërritur deri këtu. Që prej kësaj krahine që përmendëm duhet të ketë lindur emri dhe fisi Ilirik, këtë e vërteton fakti se askush nga

72

Kështjella e Shkodrës, qendër e shumë mbretërive Ilire

shkrimtarët e vjetër apo të rinj nuk e veçon atë nga Iliriku dhe nuk e quan atë me emër tjetër, veç Ilirik. Ndërkohë, disa autorë i përjashtojnë nga koncepti Ilirik disa prej provincave të tjera që më vonë iu bashkuan Ilirikut. Prej nga del qartë përfundimi se emri Ilirik në këtë provincë nuk erdhi nga jashtë, por lindi pikërisht aty dhe se ajo nuk e mori atë emër nga ndonjë vend tjetër, përkundrazi ishte ajo që, pasi e krijoi e para, ua kaloi edhe provincave të tjera emrin në fjalë. Schymnus Chius i veçon nga Iliriku jo vetëm Liburnët, por edhe popuj të tjerë fqinjë, të cilët e kishin marrë emrin nga Hylli dhe për rrjedhojë u quajtën me emrin e përgjithshëm të Ilirëve. Por nuk vepron kështu me trevën e përfshirë midis Naronës e Drilonit, të cilën ai e quan Iliridë, kufijtë e së cilës gjithsesi ai i shtrin përtej këtyre dy lumejve. Në fakt, pasi përshkruan Bylinët e Hyllinët, që i zbret deri në lumin Nestum, ai thotë se pikërisht këtu fillon Ilirida: Më tej shtrihet Ilirida. Dionis Aleksandrini në veprën e tij Periegesi, ashtu si edhe Schymni, e përfshin Ilirikun brenda të njëjtëve kufij, edhe ai i atribuon emrin Ilirik së njëjtës trevë, duke përjashtuar Liburnët, Bylinët dhe Hyllinët. Prej këndej deti merr për nga lindja, duke lagur tokat e Liburnëve, Hyllët e ashpër, dhe po ashtu zbret drejt brigjeve të Bylinëve, për të mbërritur tek lartësitë Ilire, që dominohen nga malet e larta Keraune. Nga ana e tij Lucius Florus lib. 4, col. 14, veçon nga Ilirët jo vetëm Pannonët, Liburnët dhe fise të tjera të përfshira nën emrin Ilirik, por edhe vetë Dalmatët, që i kishin patur vendbanimet e para midis Nestit e Naronës. Ilirët ai i përfshin brenda kufijve të Naronës e Drilonit, që edhe ne i përcaktuam si kufij të Ilirikut të parë. Ndryshe nga Flori, i cili e shtrin thellë në vise të tjera emrin Ilirik, duke përfshirë nën të jo vetëm Ilirët e mirëfilltë, por edhe Dalmatët e Liburnët. Nga ana tjetër, ajo çka ne quajmë Ilirik fillestar, është i njëjtë me Ilirikun e

vërtetë, siç e quajnë të tjerët. Pompon Mela lib. 2, kap. 2 dhe Plinius lib. 3, kap. 22 i vendosin Ilirët e vërtetë midis lumenjve Narona e Drilon, sadoqë aty puqen me ta edhe popuj të tjerë, të cilët përveç emrit të përbashkët Ilir, kanë edhe emrin e tyre të veçantë. Prej këtej, Historiani Dalmat në veprën mbi Mbretërinë Dalmate, lib. 1, kap. 3, duke ndjekur mësimet e Plinit e të Melës, thotë: Iliriku fillestar shtrihet midis Naronës dhe Drinit (ose më saktë Drilonit). Por më poshtë vazhdon: Viset midis Naronës e Drinit …quheshin nga shkrimtarët romakë Iliria fillestare, në ndryshim qoftë nga pjesa lindore e Ilirikut të lashtë përtej Drinit, që e kaloi emrin në Maqedoni, e qoftë nga ajo perëndimore përtej Naronës, një pjesë e së cilës i atribuohej Dalmacisë antike, ndërsa pjesa tjetër e shtuar nga Romakët, ruante emrat antikë të Liburnisë e të Istries. Kështu pra, Iliriku fillestar është po ai që quhet Iliriku i vërtetë, dhe çdonjëra nga këto përcaktime ka të njëjtën vlerë dhe tregon se nga ku ka ardhur emri dhe fisi Ilirik dhe si është shtrirë pak nga pak në krahina të tjera. Në të njëjtën mënyrë Italia fillestare është ajo që shtrihet fillimisht brenda Rubikonit, pastaj pasi përfshin nën emrin e saj gjithë Galinë Cizalpine, i shtyn kufijtë e saj deri tek Alpet. Po kështu, Greqia fillestare nuk shkonte përtej Atikës, por kur filloi të dilte nga kufijtë e saj të ngushtë, mundi të nënshtrojë mbarë Greqinë, dmth. Akainë, Peloponezin, Maqedoninë, Thesalinë, dy Epirët dhe pjesën skajore të Italisë, me ishujt e detit Egje e të detit Jon. Këtu shto edhe Azinë e Vogël, pjesë e Azisë fillestare, e cila ia kaloi emrin e vet hapësirave të pafundme fqinje me të, duke u bërë kështu një ndër katër kontinentet e botës. Nuk mungojnë shëmbuj të tjerë të ngjashëm: sepse ndodh shpesh që emri i një province, që fillimisht ka shtrirje të vogël, shtrihet gjithandej, qoftë sepse prej saj nisen koloni drejt vendeve të tjera, qoftë sepse ajo nënshtron popuj të tjerë, e qoftë sepse kështu vendos vullneti i mbretërve. (Marrë nga korpusi “Ilyricum Sacrum”, vëllimi I), 58•59/2006


Monumenta Albanica

Hundëzakët, pasardhësit e gjeneralëve ilirë të Lekës së Madh Hundëzakët nuk njiheshin fare nga shkenca deri në vitin 1890. Gojëdhëna e fshatit flet për 5 oficer ilirë të Aleksandrit të Madh, të cilët ndërsa ushtria marshonte në Persi, kishin dezertuar ose humbur, kishin kapërcyer malet e Himalajeve aty ku janë tashpasardhësit e tyre. Banorët kanë flokë të verdhë, sy të kaltër, gjë që s’është karakteristike për rajonin. Jeta mesatare e hundëzakëve është afërsisht 120 vjet. Gjuha e hundëzakëve është ndoshta një dialekt muzeor, që lidhet me gjuhët e vjetra indoevropiane si ilirishtja Moikom Zeqo

Miku u gjallërua stuhishëm. Dihet, që maqedonasit sllavë nuk kanë asgjë të përbashkët me maqedonasit antikë, pra, edhe me vet Aleksandrin e madh. Origjina e Aleksandrit të Madh mund të mtohet nga shqiptarët e sotëm. Ky është një subjekt shkencor tepër i ndërlikuar, por edhe i pashmangshëm. Befas miku më tha se kishte dëgjuar një emission të BBC-së, se ishte zbuluar një fshat pranë Pakistanit dhe Afganistanit, banorët e të cilit flisnin në një gjuhë, të klasifikuar si maqedonishte e lashtë, ose

E

mri i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë mua më ka shqetësuar gjithë jetën, gati tragjikisht, dmth poetikisht. Asnjë figurë e madhe e historisë botërore nuk mund të barazohet me Aleksandrin e Madh. Para disa vitesh kisha shkruar një skenar filmi dokumentar për Onufrin. Së bashku me regjisorin e filmit, mikun tim Esat Mysliu, ndërmora një udhëtim nëpër të gjitha kishat , ku kishte pikturuar Onufri në shekullin XVI. Kështu më solli rasti që të shkoja në fshatin Zërzë të Maqedonisë, 40 km në lindje të qytetit Prilep. Në lartësinë malore të Zërzës ishte një manastir, ku kishte pikturuar Onufri. Mbasi mbaruam filmimet në Zërzë , u ktheva në Shkup. Një mbrëmje na ftoi një regjisor i shquar maqedonas, mik i Esatit. Shkuam në shtëpinë e tij, në studion e mbushur plot piktura dhe fotografi. Bisedoja më të në anglisht. Biseda qe me substanca artistike. Befas Banorë rreth lumit Hunza përmendëm Aleksandrin e Madh. 58•59/2006

si ilirisht. Madje kanë shkuar studiues në këtë fshat, kanë filmuar dhe kanë botuar studime. Të them të drejtën unë u tregova skeptik, madje mund të them se skepticizmi dhe kriticizmi shkencor ka patur forcë magnetike përherë tek unë. Mendova se është një trill se sa e vërtetë. Gjithsesi ky fakt qe një subjekt hollivudian. Mbas ca kohësh më ra në dorë një revistë, botuar në SHBA, që merrej me çështje gjuhësore, “History of Language”. Në vëllimin e saj të 6-të, qe botuar një artikull nga studiuesja Elena Bashir. I mahnitur dhe gati i llahtisur mësova se ekzistoka me të vërtetë një fis që jeton i izoluar në mes maleve të Pakistanit. Më 1961 Xhoi Ofman dhe gruaja e tij Trudi u sponzorizuan nga një akademi shkencore amerikane për të shkuar në Pakistan tek ky vendbanim arkaik. Të dy këta studjues kishin në shpirt aventurën e madhe të hulumtimit dhe të paradoksit. Ata shkuan tek ky fshat i cili qe pranë lumit hunza në lartësi të maleve. Emri i këtij lumi lidhet me shqipen hundë dhe banorët quheshin hundëzakë. Hundëzakët nuk njiheshin fare nga shkenca deri në vitin 1890. Gojëdhëna e fshatit flet për 5 oficer ilirë të Aleksandrit të Madh, të cilët ndërsa ushtria marshonte në Persi, kishin dezertuar, ose humbur së bashkë me gratë e tyre persiane, kishin kapërcyer malet e Himalajeve dhe duke u zhvendosur gjetën një luginë të përshtatshme për të ngritur banesat e tyre dhe për të jetuar në amshim. Kjo ndodhi afërsisht rreth vitit 310 para Krishtit. Banorët kanë flokë të verdhë, sy të kaltër, gjë që s’është karakteristike për rajonin. Hundëzakët merren me pemëtari.

Hundëzakët njerëzit më të shëndetshëm e më jetëgjatë të planetit Vendi i hundëzakëve jetoi në një pavarësi të plotë për shkak të vetmisë natyrore. Më 1982 rajoni u pushtua nga britanikët, më pas, më 1949 i kaloi Pakistanit me një vendim të OKB-së. Siç e përmenda më sipër, më 1961 Dr. Hofman, me gruan e tij kurajoze, por edhe melankolike ndoqi më këmbë rrugën e rrëpirtë dhe të ashpër për tek hundëzakët, që ai e mbiquajti si “ rrugën më të rrezikshme të botës”. Më 1980 u ndërtua një rrugë nga Kina drejt Pakistanit, që kalonte mes tokës së hundëzakëve, duke i lidhur këta të vetmuar të mëdhenjë me

73


Monumenta Albanica

Harta e pushtimeve të Lekës së Madh

botën e lëvizjes globale, gjë, siç e ka parshikuar Dr. Hofman në librin e tij të bujshëm, që botoi fill pas udhëtimit, mund të sillte shkatrrimin e popullatës më të shëndetshme dhe më moshëgjatë në botë, duke i shndrruar ata në normalë. Jeta mesatare e hundëzakëve është afërsishtë 120 vjet. Studiuesi Dr. Hofman arriti të seleksionojë 15 sekrete të jetsë së tyre origjinale prandaj dhe

librin e tij bestseller e titulloi: “ 15 sekretet e njerëzve më të shëndetshëm dhe më jetëgjatë të planetit”. Hundëzakët janë kopshtarë, jetojnë në një luginë 3000 m mbi nivelin e detit. Kopshtet e tyre biologjike frutorë dhe uji mineral i akullt, mjedisi i qetë, pa strese, ajri kimikisht i pastër, ushtrimet natyrore , lëvizjet dhe ecjet fizike, gjumi nga mbrëmja në agim, ushqimet me shumë

Një nga realizimet filmike për Aleksandrin e Madh

Aleksandri i Madh, (356 – 323 para Krishtit), strategu i cili pushtoi pjesën më të madhe të botës, konsiderohet një nga komandantët më të suksesshëm në histori. I njohur ndër shqiptarët si Leka i Madh, Aleksandri i Madh ka qenë i biri i mbretit Filipi i II-të i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërtë, princeshës Epirote, Olimpisë, e cila konsiderohet si njëra ndër gratë më të shquara të kohës së Vjetrër. Në vitet 331-317, në kohën kur edrdhi në fron një kushëri i saj, Aikidi, Olimpia u bë bashkësunduese me të në fronin epirot.

74

Alaksandri i Madh kishte mësues Aristotelin, filozofin e dijetarin e madh të antikës, i cili strategut të madh ia kishte mësuar retotikën, letërsinë dhe ia kishte zgjuar interesimin për shkencën, mjekësinë dhe filozofinë. Aleksandri i madh, në moshën 20 vjeç bëhet mbret i Maqedonisë. Një nga betejat dhe fitoret e mëdha në ekspeditat e tij pushtuese është beteja në Isus në vitin 333, kur Aleksandri i Madh kalon Portat e Cilicisë, ku ballafaqohet dhe mund Darin III, i cili në panik, jo vetëm lë betejën, por edhe gruan e tij,

pak karbohidrate, ( yndyrnat pothuaj s’bëjnë pjesë), pijet e shëndetshme ( nuk e njohin alkoolin is pije, as freskueset e gazuara, apo me kafetinë), frutat, veçanarishtë kajsitë, raporti i caktuar gjeografik i tokës, lartësisë dhe ajrit, kanë bërë që hundëzkaët të arrijnë moshën e quajtur adamike, për burrat apo amenses për gratë. Ky vend i shërbeu si model ftillëzues dhe shkrimor krijuesit Xhon Hillton për të bërë librin e famshëm “ Horizonti i humbur”. Këtu Hillton thotë se në vendin e vetmuar koha ishte ndalur. Miti i jetëgjatësisë së hundëzakëve frymëzoi revistën autoritative “ National Gjeografic” që ka shkruar shumë herë për ta, duke financuar disa ekspedita. Ata hanë bukë prej meli, kurse frutat e mineralizuara në këtë mjedis kanë një shije të pazakontë. Presidenti amerikan Ronald Regan, i njohur edhe si aktor hollivudian jetëgjatë, porosiste t’i vinin çdo muaj një sasi frutash nga hundëzakët gjatë kohës kur ishte në Shtëpinë e Bardhë, por edhe më pas, kur i mbaroi mandati. Buka e hundëzakëve, sipas specialistëve është shumë e përafërt me një lloj buke që përgatitej në Egjiptin e lashtë rreth 5000 vjet më parë. Tek hundëzakët, dy vajzat e tij, nënën e tij, dhe një pjesë të pasurisë së tij vetjake. Duke përparuar drejt bregdetit mediteran, Aleksandri, pas rrethimit dhe pushtimit të fashmëm të Tyres, e pushton edhe Gazën dhe, megjithëse kalon afër tij, me gjasë nuk e viziton Jerusalemin. Përkundër gjithë rrethanave të çuditshme, Aleksandri i Madh e udhëhoqi ushtrinë e tij drejt pushtimit të territoreve perse, Sirisë dhe Egjiptit pa përjetuar asnjë disfatë. Me fitoren e tij më të madhe në Betejën e Guagamelës, që sot njihet si Iraku Verior, më 331, mbreti i ri, udhëheqësi i grekëve, sundimtari i Azisë së Vogël, dhe Faraoni i Egjiptit, Aleksandri i Madh bëhet Mbreti i Madh i Persisë në moshën 25 vjeçare. Gjatë tetë viteve të ardhshme të jetës së tij, si mbret, komandant, politikan, dijetar dhe hulumtues, Aleksandri i Madh e shpuri më tej ushtrinë e tij për 11,000 milje, duke themeluar mbi 70 qytete dhe duke krijuar një perandori e cila shtrihet përgjatë tri kontinenteve me një shtrirje territoriale prej përafërsisht dy million milje katror. E gjithë zona nga Greqia, në Perëndim, në veri deri te Danubi, në jug deri te Egjipti dhe deri edhe te Lindja e Lagme e Pangjabit të Indisë, ka qenë e ndërlidhur në një rrjet ndërkombëtar të tregut e të qarkullimit. Kjo ka qenë zonë e unifikuar nga gjuha dhe 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica nuk njihet mbipesha, as sëmundjet e zemrës dhe të kancerit, as nuk vuajnë nga prishja e dhëmbëve deri afër moshës 100 vjeç, nuk përdorin syze optike dhe e ruajnë shikimin e rregullt deri në vdekje. Gratë hundëzake 80vjeçare duken si 40-vjeçare, burrat 90vjeçarë mund të përshkojnë një rrugë prej 70 km brenda ditës, ndonjëherë duke mbajtur një çantë në shpinë. Por le t’i kthehemi gjuhës së hundëzakëve. Elena Beshir në studimin e vet linguistikë citon disa studime paraprake mbi kët gjuhë të kryera në vitet 1854-1871 nga eksploruesit britanik Kanin Gam dhe Hejuart dhe studimet e bëra më 1970 nga Kilimov dhe Ederman. Ajo vërteton në sintezën e saj se gjuha e hundëzkave është ndoshta një dialekt muzeor, që lidhet me gjuhët e vjetra indoevropiane si ilirishtja, por dhe me disa elementë të greqishtës së vjetër. Dalim kështu te pamja pjesore e një Atlantide të pafundosur në det, por të balsamosur në lartësitë e Himalajve. Kështu hamendja dhe kurioziteti janë gati të shpërthejnë . Oficerët e Aleksandrit të Madh u kanë dhënë pasardhësve të tyre diçka nga enigma e shekullit IV para Krishtit. kultura e përbashkët greke, kurse vet Aleksandri i Madh i ka përshtatur ligjet dhe zakonet e huaja me qëllim të sundimit të larmisë së miliona njerëzve të etnive të ndryshme dhe, në këtë kuptim, thuhet se është personaliteti i parë historik i cili ka realizuar, në kohën e tij, idetë modrne të ndërlidhjes dhe të globalizimit të kulturës e të ekonomisë. Aleksandri i Madh ka qenë i martuar me disa princesha të territoreve të pushtuara perse, me Roksanën nga Bactria, Statirën, të bijën e Darit III, dhe Parisatisin, të bijën e Okusit. Ka qenë baba i dy fëmijëve, i Heraklit, të lindur me konkubinën e tij Barsinën, dhe i Aleksandrit të IV-të të Maqedonisë, të lindur me Roksanën, menjëherë pas vdekjes së tij më 323 para Krishtit. Aleksandri i Madh vdes nga një sëmundje misterioze në vitin 323, në Babilon, një muaj para se të arrinte moshën 33 vjeçare dhe edhe sot e kësaj dite ekziston dilema nëse ai ka vdekur nga sëmundja e malarjes, me të cilën ishte infektuar në vitin 336, ose nga helmimi i bërë nga armiqtë e tij, të bijët e Antipaterit ose nga të tjerët. Olimpia, pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, për një kohë bëhet sunduese e Maqedonisë. (red.) 58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

Urtësi e dialogje të Aleksandrit të Madh

Ujku nuk trembet nga madhështia e kopesë

Plaga që të kujton lavdinë

Kur i thanë Aleksandrit të Madh se mbreti i Persisë, Dari, ishte duke përgatitur një ushtri shumë të madhe, ai u përgjigj: - Ujku nuk e vret mendjen fare për të ditur nëse është apo nuk është e madhe kopeja që do të sulmojë.

Babai i Aleksandrit, Filipi i Maqedonisë, po nakohej për një plagë që kishte marrë në luftë. Nga që kishte dhimbje të madhe, ecte duke çaluar. Aleksandri atëherë i tha: -Baba, nuk duhet të dëshpërohesh nga kjo plagë e cila në çdo hap të kujton lavdinë dhe trimërinë tënde.

Ju merreni pasurinë, unë mbaj shpresën Kur nisi fushatën e Azisë, Aleksandri

Zemërimi i Lekës së Madh për të amën Kur, Filipi, mbreti i Maqedonisë, e ndau gruan, nënën e Aleksandrit, djaloshi u hidhërua pa masë. Megjithatë, ai mori pjesë në dasmën e të atit. Gjatë banketit Atala, favoriti i Flipit , ngriti një dolli për çiftin, duke ururar që princesha t’i jepte shpejt mbretit një trashëgimtar për fronin. Aleksandri atëherë nuk u përmbajtë më, u ngrit në këmbë si i tërbuar dhe iu drejtua Atalës duke i thënë: Dhe mua më merr ndoshta për bastard? Pastaj me sa fuqi që kishte ia kërciti Atalës me gotë kokës. Filipi që ishtë çakërrqejf dhe që nuk e kuptoi mirë si ndodhi grindja, mendoi se i gjithë faji ishte i të birit dhe u lëshua kundër tij me shpatë zhveshur, po rrëshqiti dhe u rrëzua. Aleksandri qeshi atëherë dhe u tha të pranishëmve: Vështroni maqedonas, çfarë udhëheqësi keni për fushatën tuaj në Azi, nuk është i zoti të bëjë një hap pa u rrëzuar për tokë.

Përgjegjia e Aristotelit Përpara se të nisej për në Azi, Aristoteli i tha Aleksandrit të Madh që të pristë për këtë ekspeditë sa të arrinte një moshë të rritur. Ashtu ai do të luftonte më me pjekuri. -Kjo është e vërtetë,- iu përgjegj Aleksandri,- por nuk duhet harruar se në të njejtën kohë do të humbisja vrullin rinor.

Aleksandri do të bëhet i madh Aleksandri në një takim me të dërguarit e Persisë, deshi të mësonte jo për pasurinë dhe jetën luksoze që bënte mbreti i tyre, por për qëndrimin që mbante dhe forcat e tij ushtarake. Të dërguarit e Darit i thanë mbretit të tyre kur u kthyen: - Ju jeni i pasur, por Aleksandri do të bëhet i madh.

Portret i Aleksandrit të Madh

ua shpërndau gjithë pasurinë kapitenëve të ushtrisë së tij. Po për vete çfarë mbajte ?- e pyeti njëri prej tyre.- Shpresën,- u përgjegj Aleksandri.

Unë jam mbret, nuk jam tregtar Përpara betejës së Arbelës, Dari i bëri të ditur Aleksandrit se, po të pranonte miqësinë me të, do t’i dhuronte gjysmën e mbretërisë së tij. Aleksandri e pyeti tregtarin Parmenion, që e mori vesh ofertën, se çfarë mendonte: - Në qoftë se do të isha Aleksandër, do të pranoja- tha Parmenioni. - Edhe unë,- tha Aleksandri,- do të pranoja, në qoftë se do të isha Parmenion. Po unë jam mbret, nuk jam tregtar. ****

75


Monumenta Albanica

Një pasqyrim skulptural i fushatave të Aleksandrit të Madh

Dari kishte mbledhur gjithë ushtrinë e tij praën qytetit Arbela. Natën para betejës, Aleksandri bëri gjumë të thellë dhe në mëngjes gjeneralët mezi e zgjuan. Ndërkohë trupat persiane po afroheshin në kampin maqedonas. - Po si është e mundur,- i thanë,- që t’i të flesh kaq i shkujdesur? - Sepse më qetësoi shumë mbreti Dar, duke mbledhur të gjithë trupat e tij vetëm në një pikë. Kështu vetëm me një betejë mund t’i shkatërroj krejt. **** Gjenerali Polisperkonte e këshilloi Aleksandrin ta sulmonte Darin gjatë natës, sepse kështu do ta gjente në befasi dhe do ta shkatërronte lehtë. - Nuk e kam zakon që t’i vjedh fitoret natën si hajdutët,- tha Aleksandri. **** Kur Aleksandri donte ta kalonte lumin Idapse, iu mblodhën të gjitha rreziqet: një furtunë e tmerrshme me bubullima e rrufe, lumi tej për tej i mbushur me ujë, ushtria e armikut e vendosur në pozicione dhe e pajisur me elefantë e mjete të tjera. Aleksandri i qetë dhe i kthjellët tha : - Ja më në fund një betejë e denjë për mua. **** Aleksandri mori vesh se një prej ushtarëve kishte marrë emrin e tij. E thirri dhe i tha:

76

- Ti do të mbash emrin tim? Mbaje mbasi të pëlqen, por mos harro se edhe në beteja e ke emrin Aleksandër. **** Një ditë Aleksandri i Madh, për të shpërblyer filozofin Ksenokrat, që e admironte, deshi t’i dhuronte njëqindmijë lira. Por filozofi i thyer në sedër nuk pranoi. Aleksandri i Madh se shkaku i mospranimit ishte kryelartësia e krenaria dhe duke u treguar këtë radhë më shumë filozof se filozofi tha: Po si nuk ke ndonjë mik që të ketë nevojë për këtë shumë. Mua nuk më mjaftojnë thesaret për të shpërblyer miqtë e mi, kurse ti nuk di si të shpërndash midis miqve të tu vetëm njëqindëmijë lira? **** E pyetën njëherë Aleksandrin se përse nderonte më shumë Arsitotelin, mësuesin e tij, sesa babanë e vet? - Sepse,- u përgjegj Aleksandri- mbreti Filip, duke më dhënë jetën, më zbriti nga qielli në tokë, ndërsa Arsitoteli më mësimet e tij, më bëri të ngjitem nga toka në qiell. **** Një i ri maqedonas kishte sjellë në ballo një vajzë shumë të bukur. Aleksandri që ishte i pranishëm e vështroi dhe deshi ta bënte të veten. Kur mori vesh se djaloshi që I rrinte pranë e dashuronte shumë dhe do të martohej me të, e mori me një anë dhe i tha: -Meqenëse e do kaq shumë këtë vajzë, merre dhe ikë shpejt bashkë me të për

t’i shpëtuar çdo rreziku. **** Kur Aleksandri i Madh po qortonte një pirat për grabitjet që kishte bërë , ai iu përgjegj: - Jam pirat sepse kam vetëm një anije. Po të kisha shumë, do të isha mbret. **** Aleksandri u ndodh njëherë në Athinë, ku donte ta takonte Diogjenin. Shkoi për të vizituar filozofin e futur në fuçinë e tij, duke qenë i rrethuar nga e gjithë shpura e tij. Kur po qëndronte përballë, e pyeti se ç’mund të bënte për të. - Të mos më zësh më diellin,- i tha i indinjuar nga kjo përgjegje e pasjellshme, por Aleksandri gjithë admirim i tha: - Në qoftë se unë nuk do të isha Aleksandër, do të doja të isha Diogjen. **** Përpara se të vdiste Aleksandri tha: - Po i lë perandorisë sime më të merituarit, por parashikoj që miqtë e mi do të bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri-tjetrit. **** Kur Aleksandri ishte duke vdekur , njerëzit e familjes e pyetën se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u përgjegj: - Do t’i gjeni në kuletat e miqve të mi.

58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


58•59/2006

77


Monumenta Albanica

Harilaq (afër aeroportit të Prishtinës) fillim shumë premtues i gërmimeve arkeologjike

Thesare arkeologjike të lashtësisë së Kosovës Së shpejti del nga shtypi vëllimi i parë i Hartës Arkeologjike të Kosovës, në vijim dalin dy vëllime tjera • Harta Arkeologjike e Kosovës rithekson edhe një herë se nëntoka kosovare ruan vlera të papërsëritshme të lashtësisë. Në vëllimin e parë prej 500 faqesh do të shënohen mbi 260 qendra arkeologjike të komunave Pejë, Deçan, Gjakovë, Rahovec, Klinë, Prizren, Suharekë dhe Dragash. • Gërmimet e reja arkeologjike që janë organizuar gjatë viteve 2000-2006 në mbi 10 qendra antike po rivlerësojnë çdo ditë vitalitetin e popullsisë së lashtë dardane. Luan Përzhita

P

ërpilimi i Hartës Arkeologjike të Kosovës, përbën një eveniment me rëndësi në fushën e kërkimeve shkencore dardane. Bashkëpunimi në këta pesë vitet e fundit, ndërmjet Institutit Arkeologjik Tiranë, Muzeut të Kosovës, Institutit Arkeologjik të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera relevante, ka hedhur dritë të re mbi qendra arkeologjike të këtij rajoni dhe ka ritheksuar potencialin e madh arkeologjik që fsheh Kosova. Në këtë ekspoze dëshirojmë të parashtrojmë disa nga rezultatet e kërkimeve tona në Kosovë, të cilat kanë si burim kryesor informacionet e grumbulluara nga ekspeditat përnjohëse arkeologjike në terren. Natyrisht në stadin aktual të kërkimeve

78

tona materiali i grumbulluar është modest për të zgjidhur problemet ende të hapura që lidhen me çeshtje të rëndësishme të historisë së lashtë dardane, kjo dhe për mungesë të dhënash me origjinë nga gërmimet arkeologjike. Gjurmimet arkeologjike në Kosovë gjatë viteve 2000-2005, u shtrinë në territorin e pellgut të Drinit të Bardhë, respektivisht në trevën që përfshin komunat e Pejës, Deçanit, Klinës, Gjakovës, Rahovecit, Suharekës, Malishevës, Prizrenit, Dragashit dhe një pjese të Istogut. Hulumtimet e mëparshme si dhe ato të kryera gjatë këtyre viteve, sollën si nevojë përfshihet e tyre në vëllimin e parë të Hartës Arkeologjike të kësaj treve, në të cilën fokusohet pjesa më e madhe e rezultateve të deritanishme. Njëkohësisht, brënda hapësires së lejuar të lëndes arkeologjike të kësaj Harte, përfshihen dhe qendra të

zbuluara dhe të gërmuara më parë, gjë e cila ka pasuruar ndjeshëm korpusin e trashëgimnisë kulturore të Rrafshit të Dukagjinit. Faza e parë e kërkimeve (2000-2005) është e lidhur me evidentimin e qendrave arkeologjike dhe me njohjen e potencialit arkeologjik të këtij rajoni. Driloni antik ose Drini i Bardhë, lugina e të cilit ishte objekt i kërkimeve tona, përshkon Rrafshin e Dukagjinit dhe një pjesë të Shqipërinë Verilindore. Nepërmjet luginës së Drinit të Bardhë, pikërisht nga qafa e Morinit e cila ndodhet ndërmjet maleve Pashtrik dhe Koretnik, si dhe me anë të grykës së Rugovës, Kosova realizon një dalje natyrore në detin Adriatik. Rruga antike Lissus-Naissus dhe më vonë ajo mesjetare Shkodër-Kosovë, e cila deri në fund të shekullit të XIX ka patur rëndësi të madhe, lidhte brendinë e gadishullit Ballkanik me bregdetin Adriatik.(-harta antike Lissus-Naissus) 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica

Sipas autorëve antik historia e dardanëve është mjaft e pasur Parë në retrospektivë, lugina e Drinit të Bardhë (Driloni antik), luajti një rol të rëndësishem lidhës ndërmjet këtyre qendrave kulturore që në epokat prehistorike, duke lejuar komunikimin ndërmjet tyre dhe të qendrave që ndodheshin në bregdetin Adriatik. Ajo përfaqëson një trevë me mjaft interes arkeologjik, me zhvillim kulturor dinamik që zënë fill nga periudhat neolitike e deri në mesjetë. Në mijëvjeçarin e IV para Kr, në trevën që shtrihet në dy anët e Drinit të Bardhë ishte krijuar një popullsi e cila ka tipare të përbashkëta kulturore dhe zakonore me popullsinë që jetonte në Ballkanin Qendror dhe në brigjet e bregdetit Adriatik. Në ecurinë kronologjike të zhvillimit historik, siç na dëshmohet nga të dhënat e autorëve antike, historia e dardanëve është mjaftë e pasur. Nga burimet e shkruara, mësojmë se në Dardani jetonin një sëre fisesh si ai i dardanëve, galabrëve, daunëve dhe thunatëve. Në shekullin e V para Kr. këto fise banonin në trevën midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravë) dhe Timakus (Timok). Siç tashmë është e njohur, Mbretëria Dardane doli në skenën historike që në shekullin e IV para Kr. dhe u bë një prej faktorëve relevantë, politikë dhe ushtarak gjatë shekujve në vazhdim. Gërmimet arkeologjike dhe burimet historike dëshmojnë se dardanët në kohën historike formuan shtetin e tyre dhe arritën një zhvillim të dukshëm ekonomik dhe shoqërore. Treva në të cilën u krijua kjo mbretëri ndodhej në zemër të Ballkanit dhe identifikohet me truallin në të cilin autorët antikë kanë vendosur fisin e madh ilir të dardanëve, e cila shtrihej në veri deri tek lumenjtë e Angros (Morava e Ibari) dhe qyteti Nais, në kufirin me autoriatët e skordiskët, në jug ajo shkonte në rrjedhjen e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Panoninë, Pelagoninë e Penestisë. në lindje Margos (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë nga Thrakia, kurse në perëndim lumi Drin e mali i Sharrit (Scardus) e kufizonin me truallin e Shtetit Ilir. Dardania e lashtë në vija të përgjithshme i përgjigjet krahinës së sotme të Kosovës. Roli i dardanëvë në antikitet ishte mjaftë i rëndësishem, jo vetëm për periudhën e mbretërisë dardane, që reflektohet në ruajtjen e territorit të saj si njësi administrative e konsoliduar, por dhe më vonë e deri në shekullin e VI pas Krishtit. Nuk ishte rastësi që shumë studiues të shekujve të kaluar i kanë kushtuar 58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

një vëmendje të veçantë gjurmimeve arkeologjike në trevën dardane. Për këto vise janë shkruar vepra të rëndësishme të cilat tashmë kanë hyrë në historine arkeologjike të Kosovës, posaçërisht për periudhën neolitike dhe romake, të cilat natyrisht sqaruan shumë probleme shkencore që u përkasin këtyre kulturave.

Pesë vjet kërkimesh arkeologjike Nisur nga të dhënat e mësipërme, aktiviteti kërkimor-shkencor gjatë viteve 2000-2005 u orientua në një varg vendesh të rëndësishme arkeologjike të periudhave të ndryeshme, që njiheshin tashmë nga Evans, Budaj, Çershkov etj dhe studimeve të disa breza arkeologësh, vepra e të cilëve vlerësohen ende edhe në ditët tona. etj,. Po ashtu këtij fondi i janë shtuar disa gërmime arkeologjike, ndonëse të pakta, të ndërmarra në Rrafshin e Dukagjinit që kanë identifikuar monumente dhe gjetje me interes që pasqyrojnë periudha të ndryeshme kohore. Të dhënat e përftuara nga ekspeditat sipërfaqësore të cilat u organizuan në vitet 60-70 për shkak të krijimit të hidrocentralit të Fierzës si dhe nga informacione të ndryeshme për qendra të tjera që vinin nga gjurmimet arkeologjike, iu nënshtruan një rivlerësimi shkencor që konsiston në përgatitjen e një dokumetacioni të ri, si në vendbanimin shpellor të Radacit dhe Zatriqit, vendbanimin e hapur të periudhës prehistorike të Pogragjës, verifikimin e grumbullimit tumular të Përçevës dhe Rogovës, shpellat në

luginën e Bistricës së Pejës etj,. Po ashtu u dokumentuan gjetje të ndryeshme si mbishkrime latine që ruhen në muzeun e Pejës, Prizrenit etj,. Gjatë ecurisë të gjurmimeve tona iu nënshtruan një rivlerësimi disa qendra të tjera si vendbanimi shumështresor i Vlashnjës, Hisari i Kastërcit, një sërë fortifikimesh të periudhës antike të vonë dhe mesjetare si në Dollc, Pogragje, Cërmjan, Radac, Jabllanicë të Pejës, etj. Gjurmimet arkeologjike të viteve 20002005, të kryera në këtë trevë, treguan për një panoramë të re të qendrave arkeologjike, të cilat u përkasin periudhave të ndryshme. Epoka e neolitit dhe eneolitit dëshmohen nga vendbanimi i hapur në Sarosh (Çifllak) dhe ai shpellor në Zatriq. Për

Harta territori i kerkimeve

79


Monumenta Albanica në pjesën më të madhe të tyre u përkasin shekujve IV-VI.

Ekspedita e këtyre viteve evidentoi 264 qendra arkeologjike

Stela nga Peja kohën e bronzit dhe të hekurit mund të përfshihen grumbullimet tumulare të Rakovinës, Rogovës, Moglicës etj, si dhe disa fortifikime të kësaj periudhe, të evidentuara në fshatrat Batushë dhe Hereq. Gjetjet e pakta të materialit të imët arkeologjik, përfaqësuar kryesisht nga qeramika, në vendbanimet e Gegjes, Vlashnjes, Banjës së Pejës dhe Zatriqit, të cilat u përkasin shekujve IV-II para Krishtit, flasin për një popullim të këtyre zonave në këtë periudhë. Nuk u lanë jashtë vëmendjes sonë dhe vendbanimet e periudhës romake, ndër të cilat do të veçonim Çifllakun, një qendër e banuar, ndër më të rëndësishmet në ketë areal shoqëruar me mbishkrime latine dhe objekte të tjera të arkitekturës së kësaj kohe, si dhe Dërsnikun në të cilin u zbuluan objekte prej mermeri të një cilësie mjaft të mirë. Kësaj kohe u përkasin dhe 12 fragmente mbishkrimesh latine, të cilët pasqyrojnë disa aspekte të jetës në shekujt I-IV, njëri prej tyre bën fjalë dhe për një stacion beneficiar. Kërkimet arkeologjike të kryera nga ky projekt në pellgun e Drinit të Bardhë, treguan për një dënsitet fortifikimesh të vona antike dhe mesjetare, brënda një hapësire relativisht të kufizuar. Kështu, objekt i punës së ekspeditës ishin kështjellat e Radacit, Jabllanicës së Madhe, Cërmjanit, Volujakut, Jerinës, Dollcit, Zatriqit, Kusarit, Gegjes, Gurit të Kuq etj Strukturat ndërtimore, teknika e ndërtimit si dhe shumë elementë të tjerë fortifikues sugjeruan se këto fortifikime

80

Kontributi i ekspeditës së këtyre viteve në Kosovë është evidentimi i 264 qendrave arkeologjike shumica prej të cilave janë zbulime të reja, me përkatësi të ndryshme kohore. U realizuan kështu dokumentacioni per të gjithë monumentet me përkatësi kohore të ndryeshme si të vendbanimeve shpellore apo të hapura të periudhës prehistorike, grumbullimeve tumulare, fortifikimeve prehistorike, kështjellave të periudhës së antikitetit të vonë dhe të mesjetës si dhe për gjetje të veçanta të periudhës romake në këtë trevë. Meqenëse territori i kërkimeve ishte i shtrirë në një hapësirë të gjërë gjeografike, kjo krijoi domosdoshmërinë për fillimin e disa gërmime në disa qendra të cilat u gjykuan si prioritare për gërmimet arkeologjike në të ardhmën. Kështu, përveç rilevimeve topografike, u realizuan sondazhe me sipërfaqe të kufizuar në vendbanimet shpellore të Radacit (Pejë) dhe Zatriqit (Rahovec), vendbanimin e hapur të periudhës neolitike të Pogragjës (Klinë) etj., me qellim saktësimin kohor të përdorimit të tyre. Gjatë kësaj periudhe 20002005 në trevën e Rrafshit të Dukagjinit rifilluan gërmimet arkeologjike në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, Institutin Arkeologjik Kosovë dhe Institutin e Monumenteve Gjakovë dhe Prizren. Kështu, paralel me

gjurmimin në terren janë organizuar gërmime arkeologjike në qendra me përkatësi të ndryeshme kohore si; në tumat e Rakovinës (Gjakovë) në qendrën e fortifikuar të Korishës (Prizren); në tumat e Rogovës dhe Moglicës (Gjakovë); në vendbanimin shumështresor të Vlashnjës (Prizren); në vendbanimin prehistorik të Hisarit (Suharekë), në vendbanimin e periudhës romake të Çifllakut (Rahovec) dhe në kalanë e Prizrenit. Ky aktivitet i dëndur kërkimoroshkencor ka krijuar tashmë një imazh të ri për qendrat arkeologjike të këtij rajoni. Pas 5 vite kërkimesh në Rrafshin e Dukagjinit, e shohim të udhës të theksojmë se një pjesë e qendrave të reja të zbuluara janë më shumë rëndësi për gërmimet në të ardhmen. Në mungesë të gërmimeve ekstensive të deritanishme, duket e veshtirë të përcaktosh ndryshimet që kanë ndodhur për periudhat të ndryeshme kohore që kaloi në antikitet kjo trevë. Disa prej të dhënave të përftuara gjatë këtyre viteve do të sherbejnë si nismë e një pune kërkimoro-shkencore për të ardhmen, kjo veçanërisht në fushën e antikitetit të vonë dhe mesjetë ku ekziston një boshllëk që pasqyrohet nga mungesa e gjurmimeve të kryera në këtë fushë. Me zgjerimin dhe unifikimin e këtyre gërmimeve do të pasurohet progresivisht dhe fondi i burimeve arkeologjike për të gjitha epokat, rrjedhimisht dhe njohuritë tona për kulturën e lashtë dardane do të vijnë gjithnjë e më tepër duke u plotësuar dhe u saktësuar.

Terma e shek.IV në Çifllak

58•59/2006


Monumenta Albanica

Pretendimet ekskluzive historike “ Javën e kaluar isha në Kosovë.(…) U nisa me ndjenjën e tmerrshme se, edhe këtu kufiri, së shpejti, sigurisht do të shenjohet me gjak. Tragjedia evropiane, që ka filluar në Kosovë ndoshta do të mbarojë në Kosovë, në këtë krahinë të largët, për të cilën bëhemi sikur nuk dimë pothuajse asgjë” (Timothy Garton Ash, Die ZEIT, 21 März 1997)

Rafael Biermann

N

dërmjetësimi në konflikt është më i vështiri atëherë kur palët në konlikt shtrojnë kërkesa që e përjashtojnë njëra-tjetrën. Kur këto kërkesa janë të burimit historik dhe janë të ngulitura në vetëdijen kolektive të popujve për shekuj me radhë, kërkohet dije, ndjenjë dhe këmbëngulje, në masë të madhe për t’i pajtuar konfliktet. Në sytë e serbëve si edhe të shqiptarëve Kosova është origjina e identitetit të tyre nacional dhe vendi bazë i krijimit të tyre si komb. Këtu ndodhën ngjarje që u takojnë momenteve më të rëndësishme të historisë së tyre. Perandoria serbomadhe e mesjetës dhe Beteja e Kosovës e vitit 1389, janë pika qëndrore të identifikimit të historisë serbe. Në pretendimet serbe për udhëheqjen mbi Kosovën këto paraqesin edhe sot pikat qendrore te referimit. Perandoria serbe nën Nemanjidët në shekujt 13/14 shtrihej nga Beogradi deri njëqind kilometra në veri të Athinës. Nën car Dushanin (13311355), kur perandoria arriti shtrirjen më të madhe, kisha serbo-ortodokse fitoi autoqefalinë; filloi simbioza e ngushtë e kishës dhe shtetit, ortodoksia u bë religjion shtetëror. Gati të gjithë mbretërit ndërtuan manastire e kisha të mrekullueshme, të njohura deri sot, të zbukuruara me freska në të cilat mbahet gjallë historia e sundimit të tyre. Gati të gjithë u kanonizuan. Autorët serbë të mesjetës, themeluesin e dinastisë, Stefan Nemanjën, e barazojnë me Abrahamin. Serbia paraqitej si “Izraeli i ri” e serbët si “popull i zgjedhur”. Kombeve, të cilat përjetojnë humbje të mëdha të pushtetit, u duhet shumë kohë për ta përpunuar këtë humbje të pushtetit. Shndërrimin e së kaluarës, mbivlerësimin e domethënies së vet dhe mallin për madhësinë e vjetër, e përjetuan edhe serbët. Mitizimi i së kaluarës filloi menjëherë pas fundosjes së perandorisë serbe. Kjo perandori u nënshtrua përfundimisht më 1459 dhe u përpi nga perandoria osmane. Në 58•59/2006

Vendi i betejës së vitit 1389

shekujt në vijim ishte e rëndësishme të mbahej në kujtesë perandoria e cila në përgjithësi zgjati vetëm rreth 200 vjet, pra jo shumë më gjatë se sundimi paraprak bullgar në Kosovë. Kisha ortodokse për shekuj me radhë, si bartëse e idesë kombëtare, kishte monopolin e interpretimit të historisë në liturgji, në artin kishtar dhe letërsi. Serbia mesjetare u stilizua si komb dinjitoz kulturor në gjurmët e këmbëve të Bizantit të vjetër. U mitizua në dramë dhe poezi, në shpalljen kishtare dhe në pamfletet politike. Serbia priste një “ringjallje” në madhësinë e vjetër. Kështu pasuan deformime të mëdha të perceptimit historik. Këto kishin të bënin edhe me domethënien e Kosovës në Perandorinë Serbe mesjetare. Ndikuan posaçërisht mbi dy momente: vlerësimi i gabuar i Kosovës gjoja si qendër e Perandorisë Serbe mesjetare; dhe mbivlerësimi i rëndësisë së Betejës së Kosovës të vitit 1389.

Serbia mesjetare e kishte origjinën në Rashkë,dhe jo në Kosovë Së pari: Serbia mesjetare e kishte origjinën në Rascia, në veri të Kosovës, dhe jo në Kosovë, në atë që gjithnjë e quajnë si “Djep i serbizmit”. Stefan Nemanja, themeluesi i dinastisë së Nemanjidëve, ishte nga Rascia (Rashka). Ai dhe pasardhësit e tij e kishin rezidencën në Rashkë, e më vonë para së gjithash në Shkup. Prej atje ata pushtuan suksesivisht Kosovën. Për këtë arsye, edhe sot, manastiret më të vjetra të dinastisë janë në veri të Kosovës. Qendra e patriarkut serboortodoks ishte po ashtu jashtë Kosovës, në manastirin éiča; tek në shekullin e 13. qendra u bart në Pejë. Së dyti: nuk e shkaktoi Beteja e Kosovës rënien e perandorisë serbe. Kjo perandori u shemb dekada më herët përmes intrigave e luftërave për pushtet.

81


Monumenta Albanica

Versioni osman (në Tyrben e Muratit) dhe versioni serb i betejës (foto: Selim Pacolli) Pak pas vdekjes së Car Dushanit më 1355, Perandoria u copëtua në pushtete të shumta të vogla. Asnjëherë nuk ndodhi ndonjë luftë e të gjithë princërve serbë kundër ushtrive osmane. Serbia në mesjetë assesi nuk ishte pjekur si “komb” homogjen. Edhe 1389-ta nuk ishte assesi një betejë vendimtare. Pas saj, principatat serbe ekzistuan edhe për shtatëdhjetë vjet të tjera dhe përjetuan një kohë të re të lulëzimit kulturor. Ushtarakisht më të rëndësishme ishin betejat në Marica e vitit 1371 kur Bullgaria, Maqedonia dhe një pjesë e Serbisë jugore ranë nën pushtetin turk dhe Beteja e dytë e Kosovës e vitit 1448 kur një ushtri e madhe hungareze u shkatërrua tërësisht. Më 1455 e tërë Kosova u pushtua nga ushtria turke. Katër vjet më vonë, me kapitullimin e bastionit të fundit serb, princërit serbë humbën përfundimisht pavarësinë e tyre. Mes këtyre, ishte një kohë e vartësisë nga sulltani në Stamboll, në të cilën princërit serbë gjithnjë në anën e osmanëve i luftonin ushtritë e tjera të “krishtera”. Serbëve më kanosëse u dukej të pushtohen nga Hungaria katolike, sesa nga turqit myslimanë. Serbët e ndihmuan vetë fundosjen e perandorisë së tyre. Shtrembërimet historike nuk janë assesi veçanti e historiografisë serbe. Nga shekulli i 19, gjithkund nëpër Ballkan, historia vetjake në raport me fqinjët është shndëritur shumëfish gjatë interpretimit, në mënyrë që të forcohet identiteti i vet nacional. Shtetet e reja në Ballkan i legjitimuan kërkesat e veta territoriale, në njërën anë duke iu referuar të drejtës së popujve për vetëvendosje, e në anën tjetër përmes reklamimit të të “drejtave historike”, pra përmes kthimit tek bazat e “shtetësisë” së tyre para pushtimit osman. Kjo ndodhi përmes interpretimit selektiv

82

të historisë së vet. Përshpejtimi fatal i këtyre dy argumentimeve të skajshme shkaktoi një përzierje eksplozive të shovinizmit, kufizimeve nacionale dhe pretendimeve të ndërsjella territoriale, që u zbraz në luftërat ballkanike të viteve 1912/13. Etniciteti u bë “princip i ndërtimit të shtetit”. Në luftën për trashëgiminë e të “Sëmurit të Bosforit” u fut në përdorim edhe shkenca. Ajo duhej t’i mbështesë shkencërisht pretendimet politike. Shifrat e faktet, të vërtetuara a të konstruktuara, u bënë armë politike. Përherë në qendër ishte çështja se cila etni, kur dhe ku përbënte shumicën, në mënyrë që nga kjo të mund të nxirrnin pretendimet për pushtet. Njëkohësisht, para së gjithash në Ballkan, historia e kolonizimit është aq fort e ndikuar nga përzierja dhe asimilimi, sa që konstruimi i kontinuiteteve etnike gjatë shekujve duket krejtësisht i vullnetshëm. Kur serbët në luftën çlirimtare të shekullt të 19 u munduan të largojnë zgjedhën osmane, u lidhën qëllimisht me traditën e perandorisë mesjetare. Ilija Garashanin, i cili ishte ministër serb i Punëve të Brendshme në vitet 1844 deri 1852, në një dokument sekret (“Načertanije”), i cili u publikua tek në vitin 1906, shpalli rithemelimin e perandorisë së Nemanjidëve si program të politikës së jashtme: “Serbia duhet gur për gur të shkatërrojë ndërtesën e shtetit turk, të ruhet vetëm ajo që e vlen dhe në një themel solid të shtetit të vjetër serb të ngrihet një shtet serbomadh”. Sigurisht se njeriu duhet t’u ruhet interpretimeve naive. Shtetet e tjera ballkanike zhvilluan në këtë kohë po ashtu ideologjitë e tyre pankroate e panbullgare dhe kërkonin të legjitimojnë pretendimet territoriale përmes “të drejtës historike”. Por, ata dështuan - si bullgarët në luftën e Dytë Ballkanike, edhe kroatët me shtetin Ustash - qysh

në fillim të shekullit të 20. Ndryshe ndodhi me udhëheqjen serbe, e cila në këta dhjetëvjeçarë kremtoi fitore të mëdha ushtarake dhe iu afrua jetësimit të programit të vet etno-nacionalist. Më 1878 u krijua sërish shteti serb. Nga dy luftërat ballkanike Serbia doli fituese me pushtimin e Sanxhakut, Maqedonisë dhe Kosovës. Më 1918 dukej se në “Mbretërinë e Serbëve, të Kroatëve e Sllovenëve” po realizohej ëndërra për bashkimin e të gjithë sllavëve në perëndim të Ballkanit, nën udhëheqjen e serbëve, anipse e stolisur si ide jugoslave, pansllaviste. Millosheviqi shumë dekada më vonë ia doli ta marrë këtë mendim si pikënisje.

Beteja e vitit 1389, pikëlidhje e dytë e mitit serb për Kosovën Beteja në Fushë - Kosovë e vitit 1389 (pak kilometra larg Prishtinës së sotme) u bë pikëlidhje e dytë e mitit serb për Kosovën. Nëse e kujtojmë sesa pak dinë historianët për këtë betejë, miti është për t’u habitur. E kuptueshme bëhet vetëm atëherë kur mendohet se me këtë, së pari u përpunua përvoja traumatike e fundosjes së shtetit të parë serb, së dyti duhej të forcohej lidhja që mbante bashkë popullin serb në shekujt e pushtimit të huaj, dhe së treti dinastia e Nemanjidëve kërkonte të ruante të drejtën e vet në fronin e Serbisë. E sigurt është vetëm se, pas luftimeve të rrepta të dy udhëheqësit e ushtrive luftarake, sulltan Murati si dhe princi serb Lazari, vdiqën. Trupat osmane u tërhoqën që ta rregullojnë punën e trashëgimtarit të fronit. I biri i princ Lazarit, pak kohë më vonë, u bë vazal i Portës. Në anën tjetër, është e paqartë madhësia e ushtrive dhe rrjedha e betejës, 58•59/2006


Monumenta Albanica ashtu si edhe arsyeja dhe procedeu e vdekjes së dy princërve. Madje edhe vetë pyetja se cila anë në të vërtetë fitoi, ishte e kontestuar edhe menjëherë pas betejës. Mirëpo, menjëherë pas betejës filloi të formohet rreth saj një rrjet i dendur i shenjtërimeve, këngëve e legjendave. Të kuptohet “forca e pabesueshme, e vulosur nga historia” e këtij miti nacional në tërë përmasën e tij, është me domethënie të madhe për të kuptuarit e politikës serbe për Kosovën. Kjo krijon “linjën udhëheqëse të politikës shtetërore, në të cilën ecën populli serb nëpër rrugën e vet të historisë”. Historia në të gjitha kohërat u interpretua në mënyrë selektive dhe kjo do të thotë shpesh në mënyrë etnocentrike. Mitet si “Legjenda e therrjes me thikë” edhe jashtë Ballkanit janë vërtetuar si forca shtytëse të historisë me veprim të fuqishëm. Mirëpo, mitet e tilla përherë iu nënshtruan kritikës demaskuese, në mënyrë që ta pamundësojë instrumantalizimin e tyre nga politika. Në Gjermani një gjë të tillë e arritën shkrimtarët si Heinrich Heine ose Bertold Brecht. Në Serbi ishin të paktë ata që ia dhanë vetes këtë detyrë; kufiri mes të vërtetës historike dhe fiksionit poetik, po ashtu mes keqbërësit dhe viktimës, heroizmit dhe krimit, mbetet i luhatshëm. Me rëndësi qëndrore për mitin e Kosovës është në radhë të parë princi Lazar. Shkaktar për këtë është para së gjithash shprehja e tij njohur e thënë para betejës:”Më mirë është të vdesësh në betejë, sesa të jetosh me turp”. Vetëm një vit pas përfundimit të betëjës, ai u rivarros në manastirin e Ravanicës pranë Moravës, të cilin e kishte themeluar vetë, dhe u shpall i shenjtë. Për përkujtimin e tij në përvjetor, kisha ortodokse shkroi një liturgji. Adhurimi religjioz i Lazarit ra kur u shua linja e tij më 1427. Një renesansë dhe përhapje e kultit të Lazarit në tërë Serbinë ndodhi atëherë kur murgjit e Ravanicës me reliket e Lazarit më 1690 u shpërngulën në manastirin Vrdnik. Një këngë popullore, e ngulitur thellë në krijimtarinë popullore serbe, është “Vdekja e Muratit nga duart e Millosh Kobiliqit”. E paraqet bëmën e supozuar të trimit më të madh popullor në fushëbetejë, Kobiliqit (më vonë: Obiliq), i cili gjoja në mëngjesin e betejës kishte guxuar t’ia mësyjë drejt çadrës së sulltanit, shtiret se do të kalojë në anën e ushtrisë osmane dhe e vret sulltanin para se të vritet vetë- një bëmë e cila posaçërisht në shekullin e 19, në mesin e serbëve, u bë inspirim për gatishmërinë për flijim në luftën për liri kundër pushtetit të huaj osman. Ndërkohë nuk është bërë e ditur se a ka ekzistuar vërtet 58•59/2006

ky person. E mira dhe e keqja, heroizmi e tradhtia në mitin për Kosovën qwndrojnw pllakativisht përballë njëra–tjetrës. Anën e tradhtisë e personifikon Vuk Brankoviqi, njëri nga tre princërit serbë, i cili i është bashkëngjitur sulltanit dhe ka kaluar në anën e tij. Në letërsinë popullore skena e tradhtisë është deri në detaje e ngjashme me historinë e Judës. Me këtë version të ndodhive, që u shfaq tek në vitin 1601, rënia e perandorisë serbe mund të përcillet si pasojë e një tradhtie të turpshme e jo e një humbjeje ushtarake. Me këtë u lidh edhe Millosheviqi në fjalimin e vet në Fushën e Kosovës, 600 vjet më vonë. Perceptimi selektiv është një mjet i domosdoshëm i përpunimit individual e kolektiv të informatave. Informacionet e reja renditen në një strukturë të rregullt ekzistuese mendore. Përmes thjeshtësimit dhe zbehjes së informatave të pakëndëshme thellohen predispozitat. Kjo vlen edhe për perceptimin selektiv serb të betejës së vitit 1389. Problematike u bë që miti i vitit 1389 në shekullin e 19 pësoi mutacion dhe u bë ideologji nacionale serbe. Në këtë patën hise të madhe shkrimtarët si Vuk Karaxhiq dhe Petar Petroviq Njegosh. Me këtë, miti i Kosovës fitoi domethënie aktuale politiko-programatike. Në këtë kohë u shtuan elemente të reja nga të cilat para së gjithash “Premtimi i shenjtë - Kosova” u bë i rëndësishëm: i pyetur nga Elia që të zgjedhë një mbretëri tokësore apo një qiellore, princi Lazar na paskësh vendosur për të dytën. Mbretëria tokësore do të kishte sjellë fitore mbi turqit, ajo qiellorja humbje dhe vdekjen e tij, por për këtë shpërblimin e përjetshëm në parajsë. Në këtë legjendë

evokohet ajo që është e përhapur deri sot: se kinse serbët, në betejën historike të krishterizmit kundër islamit që po depërtonte, u viktimizuan për tërë Evropën dhe u lanë në baltë. Miti i Kosovës u ngulit thellë në vetëdijen e popullit serb. Në këtë nuk pati rol të parëndësishëm edhe fakti se beteja e 1389 u bë në ditën e ndërrimit të diellit të verës - në ditën kur sllavët e jugut e festonin zotin kryesor të tyre – Veit, zotin e diellit e të luftës. Kisha ortodokse me shekuj refuzoi ta shndërronte ditën pagane të Veitit në festë religjioze. Tek në vitin 1913 pasoi njohja e Ditës së Veit (Vidovdan) si festë nacionale e religjioze. Me siguri nuk ishte rastësi që gurthemele të rëndësishme të historisë serbe u vunë qëllimisht në këtë ditë: si për shembull vrasja e Dukës Ferdinand 1914 (tradita e vrasjes së tiranëve) ose edhe ndarja nga “kushtetuta e ditës së Veit-it” më 1921. Nuk ishte Millosheviqi i pari që e shfrytëzoi përvjetorin e Betejës së Kosovës për mobilizim të masës - qysh një shekull më herët u kremtua 500- vjetori i Betejës, jo vetëm në Srebi, por në të gjithë botën sllave. Kur më 1912 “çlirimi’ i Kosovës ishte afër, me mijëra serbë hynë në ushtri. Një ushtar serb përshkruan me plot patos se çfarë emocionesh kanë ushtarët kur kthehen në Fushën e Kosovës (Fushën e Mëllenjave), pas plot 500 vjetësh pushtuesish të huaj aty: “Vetë tingëllimi i fjalës Kosovë shkaktoi një shqetësim të papërshkrueshëm. Kjo fjalë të kthen prapa në një të kaluar të errët - 500 vjet më parë. Në këtë fjalë luhatet e tërë e kaluara e dhimbshme, tragjedia e princit Lazar dhe e tërë popullit serb. Secili prej nesh ka krijuar një pasqyrë të vet për Kosovën, sa ishim ende në djep. Nënat tona na vinin në

Një pikturë serbe për betejën e Kosovës

83


Monumenta Albanica deri 1014/18 nën sundimin bullgar, para se të binte sërish për dyqind vjet nën pushtetin suprem bizantin. Ilirët në këtë kohë, në të vërtetë duket se janë përzier shumëfish me etnitë e tjera; por së paku sa i përket gjuhës e ruajtën identitetin e tyre. Pastaj, për herë të parë në burimet e shekullit të 11 paraqitet shprehja “Albaner”(shqiptar) (në latinisht “Albanenses” ose “Arbanenses”, në greqisht “Albanoi” ose “Arbanitai”). Në shekullin e 12-të pastaj Kosova pushtohet nga mbretërit serbë Nemanjidë. Malkolm vërteton se, në tetë shekujt, mes ardhjes së tyre në Ballkan dhe fillimit të pushtimit osman më 1455, serbët e kontrolluan Kosovën vetëm dy shekuj e gjysmë të fundit.

gjumë me këngët për Kosovën dhe në shkollë mësuesit na tregonin pandërprerë tregimet për princin Lazar dhe Millosh. O zot çfarë na pritka! Ta shohim Kosovën e çliruar. Kur arritëm në Fushën e Kosovës dhe batalionet qëndronin në radhë e skalion, komandanti ynë thirri: > Vëllezër, fëmijët e mi, bijtë e mi! Ky vend në të cilin po qëndrojmë është varreza e namit tonë. Përkulemi para hijeve të të parëve tanë të rënë<”.

Shqiptarët asnjëherë nuk kanë bërë stërmadhime në dëm të historisë, siç e mbisundojnë këto mitin serb për Kosovën Ajo që për serbët është 1389-ta, lidhet për shqiptarët me vitin 1878 dhe Rilindjen Shqiptare. Nëse për serbët Kosova është “djepi i serbizmit”, për shqiptarët është “djepi i shqiptarisë”. Ç’është e vërteta, kërkesat (pretendimet) e shqiptarëve për Kosovën asnjëherë nuk kanë bwrw stërzmadhime në dëm të historisë, siç e mbisundojnë mitin serb për Kosovën. Kjo duhet të ketë të bëjë me atë se në Kosovë nuk ka pasur asnjëherë sundim të shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës gjithnjë kanë qenë të nënshtruar sunduesve të huaj. Mirëpo, edhe nga ana e shqiptarëve janë krijuar mitet, në mënyrë që ta mbështesin pretendimin e tyre për Kosovën: vlen posaçërisht teza se shqiptarët rrjedhin nga ilirët antikë dhe me këtë kanë qenë me banim të përhershëm në Kosovë shumë kohë para se të vinin serbët dhe se gjithnjë kanë përbërë shumicën aty. Mosmarrëveshja, kush është vendosur i pari në Kosovë (“Zënka e ancienitetit” (e lashtësisë) u bë një shtysë e rëndësishme e grindjes mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Arkeologët e të dy palëve i preokupon edhe sot çështja se a ka pasur një koloni autoktone shqiptare në Kosovë qysh para imigrimit të sllavëve në shekujt 6 dhe 7, apo një koloni shqiptare domethënëse në Kosovë është krijuar pas zhvendosjes së shumë serbëve nga Kosova më 1690. Nga pikëpamja serbe një gjë është e sigurt: kur sllavët, pas fillimit të shekullit të 7, u nisën nga territori i vet, që shtrihej mes Visllës dhe Dnjepërit, dhe depërtuan në Ballkan, Kosova ishte praktikisht e pabanuar; shqiptarët kolonizuan Kosovën tek pas shekullit të 15 nën mbrojtjen e osmanëve. Vetëm ky eksod i dhunshëm i serbëve “Shpwrngulja e madhe” e vitit 1690 e ndryshoi në mënyrë vendimtare raportin e shumicës në Kosovë. Me këtë, serbët u ndoqën nga Kosova, dhe vetëm tani - kështu thotë versioni serb - shqiptarët mund ta bënin pronë të

84

Gjergj Kastrioti Skendërbeu

veten “Serbinë e Vjetër”. Megjithatë, kështu theksojnw shumë shpesh ata, as kjo nuk është krejtësisht e vërtetë. Sepse, në të vërtetë tek shumica e shqipëtarëve në Kosovë kemi të bëjmë me sllavë të shqiptarizuar (“Arnautash”), të cilët me prejardhje janë serbë. Në anën tjetër, për historiografinë e shqiptarëve është e qartë: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve antikë, që e populluan territorin prej Adrias (Epirus) dhe Maqedonisë deri lart drejt Istras dhe u shkrinë në Perandorinë Romake. Ata na qenkëshin banorët fillestarë të Kosovës. Ata e kishin populluar Kosovën shumë kohë para se të vinin pushtuesit sllavë; dhe kur këta e morën vendin, pushteti i tyre arrinte vetëm deri te kufijtë e qyteteve dhe selive të peshkëvive. Shumë shqiptarë i paskeshin sllavizuar emrat e tyre, por pa hequr dorë nga identiteti i tyre “nacional”. Për ta arsyetuar shumicën e mëvonshme shqiptare në Kosovë, serbët qenkan munduar rreth eksodit të vitit 1690 dhe e paskan mbivlerësuar domethënien e tij. Shumica e shkencëtarëve të lashtësisë dhe të gjuhëve pajtohen se shumë të dhëna flasin për autoktoninë, pra prejardhjen e shqiptarëve nga ilirët dhe se me siguri kishte një popullim shqiptar të Kosovës para pushtimit sllav. Teza se shqiptarët gjithnjë kanë përbërë shumicën e popullatës në Kosovë, nuk qëndron paluhatshëm. Në fillim të shekullit të 7, kroatët dhe serbët filluan të vendosen permanent në Ballkan, por ende jo në Kosovë. Kosova mbeti prej diku rreth vitit 850

Gjergj Kastrioti Skënderbeupikë identifikimi e shqiptarëve Në shekujt e pushtimit osman me siguri se te shqiptarët u rrit bindja se Kosova në të vërtetë u takon atyre për të gjitha kohërat. Se sa shumë dhe me efekt të gjatë ndikoi ky mendim, mund të vërehet në atë se arkeologjia nën Enver Hoxhën u përkrah me synim që të mbështetet teza e prejardhjes nga ilirët. Kjo i shërbente ngritjes së identitetit nacional, kur të kihet parasysh mungesa e shtetësisë në mesjetë dhe mbetjeve të mangëta të monumenteve kulturore, para së gjithash në Kosovë. Këtu duket të ketë nevojë kompensimi. Shqiptarët nuk mund t’i referohen asnjë mbretërie të shkëlqyeshme në Mesjetë, asnjë kishe nacionale, kurrfarë dëshmie kulturore siç janë manastiret serbe në Kosovë. Deri në shekullin e 20. shumica nuk ishte e alfabetizuar. Tek në vitin 1908 u morën vesh për një alfabet të standardizuar (latin). Pikë identifikimi e shqiptarëve është gjithnjë një hero kombëtar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skanderbeg, i cili prej 1444 deri 1468 me grumbullin e tij të besnikëve shqiptarë u bëri ballë ushtrive osmane, nxiti admirim në tërë Evropën dhe për herë të parë i solli shqiptarët në vetëdijen e kryeqyteteve evropiane. Historiografia shqiptare mundohet që tërë historinë shqiptare ta qartësojë në vektorin e krijimit të saj si nacion, me pikësynim - krijimin e shtetit më 1912/13. Këtu periudha mes viteve 1878 deri 1913 luan një rol vendimtar. Edhe historiografia shqiptare e stërngre historinë e vet kur flet për një “Rilindje” nacionale në shekullin e 19, sikur kinse ka pasur edhe më herët një “Lindje” (gjoja në kohën e Skënderbeut). Ajo lë

58•59/2006


Monumenta Albanica anësh pikërisht për këtë kohë rrymat e shumta të zorshme në mesin e shqiptarëve, të cilat në asnjë mënyrë nuk punojnë të bashkuara në drejtim të pavarësisë. Shumë shqiptarëve, deri në vitin 1913 nuk u interesonte për shtetësi të veten, por për mbajtjen e privilegjeve të trashëguara dhe për ruajtjen e interesave të veçanta apo të fisit. Shumica e shqiptarëve në princip i mbeti besnik sulltanit. Lëvizjes nacionale shqiptare i mungonte një personalitet udhëheqës. Vëllezërit Frashëri që mund të ishin të tillë, vinin nga Stambolli i largët, ishin rritur në një ambient krejt tjetër dhe me kërkesat e tyre vështirë se e bënë për vete shumicën e shqiptarëve.

Vlora u bë pikënisje e shtetit të parë shqiptar, por në historiografinë shqiptare nuk mundi të arrijë kurrë domethënien që ka Prizreni Lëvizja kombëtare shqiptare u formua në Kosovë. Është bërë e njohur mbledhja e shqiptarëve, para së gjithash nga Kosova, por edhe nga Shqipëria veriore, Maqedonia, Bosna e Sanxhaku, në Prizren, më 10 qershor 1878. Si “Lidhje e Prizrenit”, ia paraqiti peticionin e vet Kongresit të Berlinit, i cili tanimë ishte duke punuar. Kjo mbledhje e Prizrenit për shumicën e shqiptarëve vlen si akt i formimit të popullit shqiptar. Një memorandum i formuloi fillimisht dëshirat e lëvizjes nacionale shqiptare: shqiptarët na qenkëshin një popull më vete, me gjuhën e vet dhe me traditat e veta. Ata ç’është e vërteta u takonin bashkësive të ndryshme religjioze, por

Pamje e Prizrenit

Vëllezërit Abdyl, Naim e Sami Frashëri

nuk e paskëshin harruar prejardhjen e përbashkët. E shihnin se përmes turqve nuk përfaqësoheshin më interesat e tyre, por mbroheshin kundër çdo orvatjeje për t’i bërë sllavë, grekë apo austriakë. Memorandumi kulmonte me kërkesën për një shtet të vet shqiptar si muri kundër ekspansionit sllav në Ballkan. Një memorandum i dytë, i përpiluar pak më vonë, po ashtu nga Lidhja, iu paraqit Bizmarkut, por formuloi vetëm kërkesën për autonomi në kuadër të Perandorisë osmane. Në këtë pikë me siguri se pati mosmarrëveshje mes shqiptarëve tradicionalo-islamikë të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë së veriut, dhe rrymave më moderne-antiturke kah jugu i Shqipërisë - një mosmarrëveshje që zgjati deri më 1912. Ashpërsimi i kërkesave të Lidhjes, në vitet pas 1878-tës nuk mund të shpjegohet pa faktin se shprehja e interesave shqiptare u shpërfill tërësisht nga Fuqitë e Mëdha evropiane në Berlin. Krahina (zona) të mëdha, të cilat ishin

të banuara me shumicë shqiptare, iu dhanë pronë fqinjëve sllavë: Qytetet e pastra shqiptare Ulqini dhe Tivari iu dhanë Malit të Zi, rrethet Kurshumli dhe Vranjë, Serbisë. Shqiptarët u dëshpruan thellë nga turqit. Lidhja e Prizrenit, që pak kohë më pas pushtoi tërë Vilajetin e Kosovës, që përfshinte edhe pjesë të mëdha të Maqedonisë së sotme, dhe atje ngriti një administratë të rregullt politike, u shkatërrua ushtarakisht. Kryengritjet e përvjetshme, posaçërisht në vitet e fundit të sundimit turk, pikënisjen e kishin kryesisht në Kosovë. Për shqiptarët është tragjike që kryengritja e tyre e fundit dhe sigurisht më e suksesshme, ajo e vitit 1912, e cila u nis prej Junikut në Kosovë, jo vetëm se përfundoi me sukses të madh ushtarak kundër turqve, por trimëroi Serbinë, Bullgarinë e Greqinë t’i ndjekin përfundimisht turqit nga trojet e tyre evropiane. Suksesi i kryengritjes shqiptare çoi në fakt drejt çlirimit nga sundimi i huaj osman. Por, në vend të tij erdhi sundimi serb në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Synimi qëndror i lëvizjes nacionale shqiptare për të jetuar në një shtet të vetin, nuk mundi të realizohej. Mirëpo, Rilindja e viteve 1912/13 së paku çoi kah themelimi i Shqipërisë së sotme. Pikënisja e bërjes së shtetit ishte në Vlorë, në Shqipërinë e sotme, ku një kongres nacional e shpalli Shqipërinë të pavarur. Pas kësaj, nga Fuqitë e Mëdha, në Marrëveshjen e Paqes të Londrës, u vendosën kufijtë e Shqipërisë, pa pëlqimin e shqiptarëve. Në këtë kohë Vlora ishte i vetmi qytet i cili ishte i banuar me shumicë shqiptare, që nuk ishte i pushtuar nga serbët, malazezët apo grekët. Me këtë Vlora u bë pikënisje e shtetit të parë shqiptar, por në historiografinë shqiptare nuk mundi të arrijë kurrë domethënien që ka Prizreni. (Marrë nga libri “Lehrjahre im Kosovo” (“Vite mësimi në Kosovë”), 2006)

Nga gjermanishtja: Albulena Blakaj

58•59/2006

85


Monumenta Albanica

200 vjetori i ardhjes në pushtet të Mehmed Ali Pashës në Egjipt (1805-2005)

Oficerët shqiptar me regrutët egjiptianë

Luftëtarët shqiptarë të Dinastisë së Mehmed Ali Pashës sipas piktorit Jean-Léon Gérôme Shyqri Nimani

F

enomeni i Mehmed Ali Pashës (Muhammad Ali Pasha) është pasojë e sindromit të njohur shqiptar, i cili qëndron në faktin se shqiptarët më shumë japin për të tjerët se për vendin e tyre. Të tillë ishin edhe pararëndësit e këtij Pashai, të cilët gjatë shekujve kishin arritur të bëheshin perandorë romakë e bizantinë (Diokletiani, Konstantini i Madh, Justini e Justiniani). Pastaj, ata ishin bërë edhe grandë vezirë osmanë (Lutfi Pasha, Sinan Pasha, Quprili Mehmed Pasha), por edhe dijetarë, arkitektë, poetë e piktorë, si në qytetërimin Lindor ashtu edhe në atë Perëndimor. Shembull i fundit i këtij sindromi është Nobelistja shqiptare

86

Jean-Léon Gérôme: Autoportret

Gonxhe Bojaxhiu, e njohur me emrin emblematik Nëna Tereze ose Nëna e mbarë Botës. Rrugëtimi jetësor i familjes së Mehmed Aliut kishte filluar pikërisht aty, në rrethinën e Durrësit (Shqipëri), ku kalonte tranzit nga Roma, nëpër rrugën e lashtë romake Via Egnatia, për të përfunduar në Constantinopolis (Stamboll i sotëm). Të dy prindërve të tij shqiptarë u kishte mbetur gjallë vetëm Mehmed Aliu – nga 17 fëmijët e tyre. Më vonë familja ishte shpërngulur në qytetin e bukur bregdetar të Kavallës. Ndërkohë, ngritja e Mehmed Alisë do të jetë marramendëse. Ai do të sundojë Egjiptin për afër gjysmë shekulli (1805-1848). Personaliteti i tij i jashtëzakonshëm konsistonte në

58•59/2006


Monumenta Albanica dhuntinë e tij të stërholluar për të bërë politikë inteligjente dhe për veprime të guximshme. Të dhënat rrëfejnë se më 1 mars të vitit 1811, për të konsoliduar definitivisht pushtetin, Mehmed Aliu kishte ftuar në Citadelën e tij prijësit e mbramë mamlukë me përkrahësit e tyre (rreth 500 njerëz), me pretekst se po kremtonte shpalljen e të birit, Tosun, komandant të armatës – duke i masakruar pamëshirshëm. Ndërkohë, më 1812, duke vazhduar aktivitetet e tij ekspansioniste, ai do të pushtojë vendet e shenjta myslimane, Mekën dhe Medinë, pastaj Sirinë dhe Sudanin – ku do të themelojë qytetin e Kartumit. Me marrjen e komandës supreme në Egjipt, Mehmed Ali Pasha kishte deklaruar: “Unë tani e kam pushtuar këtë vend me pallë dhe me pallë do ta mbroj” (I have now conquered this country with sword, and by the sword will I preserve it). Atëbotë ishte koha kur Mehmed Ali Pasha po merrej me planifikime ambicioze, për reforma të mëdha, për ta shndërruar Egjiptin në një komb me një shtet modern. Për arritjet e tij të jashtëzakonshme do të pagëzohet me simpati të madhe si “Aleksandri i dy brirëve” (Alexander of two horns), si dhe “Themeluesi shqiptar i Egjiptit modern” (The Albanian Founder of Modern Egypt). Si shpërblim, për meritat e Mehmed Ali Pashës, familja e tij do të shpallet (më 1841) sundimtrashëguese – dinasti mbretërore, e cila do të vazhdojë sundimin e Egjiptit deri më 1952 (Revolucioni egjiptian), kur Faruku, mbret i fundit, do të përmbyset.Në kohën e sundimit të Mehmed Ali Pashës kishin vërshuar gjithandej nëpër Egjipt konsujt, arkeologët, inxhinierët, Mehmed inovatorët, Ali Pasha arkitektët, piktorët e

58•59/2006

Lutja te një udhëheqës shqiptar

historianët e shquar të shteteve të zhvilluara evropiane. Siç dihet, udhëtimet hulumtuese për në Egjipt kanë filluar që në mesjetën e hershme me kryqtarët, pelegrinët dhe me avanturierët. Prosper Alpinius ishte fizikant dhe naturalist i shquar, i cili kishte arritur në Egjipt më 1582. Ai kishte bërë studime të florës dhe të faunës së vendit si dhe kishte përcaktuar përmasat e piramidave të Gizës. Kjo Luftë e konsujve për të rrëmbyer kryevepra artistike të antikitetit faraonik, natyrisht, arbitrohej nga i madhërishmi Mehmed Ali Pasha. Ata që kishin fituar besimin dhe simpatinë e tij mund të hulumtonin me vite të tëra, me ç’rast u jepej mundësia që t’i mbushnin muzetë e Londrës dhe të Parisit me eksponate të jashtëzakonshme të trashëgimisë briliante të Egjiptit të lashtë. Në mesin e tyre ishin konsulli i përgjithshëm austriak në Egjipt, Giuseppe Acerbi, ai francez, Bernardino Drovetti, pastaj Giovani Anastasi, Frédéric Cailliaud etj. Ndërkaq, piktori i madh skocez, David Roberts, ka pikturuar sipas kujtesës një kompozicion piktural, në të cilin reflektohet pranimi i piktorit në rezidencën e Mehmed Ali Pashës në Aleksandri, më 1839. Pashai është i ulur në divan, ndërsa kundruall tij gjenden konsulli britanik në Aleksandri, koloneli Campbell, togeri Waghorn dhe autori i pikturës, David Roberts. Takimi kishte zgjatur rreth njëzet minuta. Këto hulumtime të të huajve do të vazhdojnë papra edhe gjatë sundimit të djemve, të nipërve dhe të stërnipërve të Mehmed Ali Pashës: Ibrahim Pasha, Ismail

Shqiptari i Kairos

Pasha, Seid Pasha... Njëri nga këta artistë të famshëm, që kishte vizituar Egjiptin, ishte edhe francezi Jean-Léon Gérôme (1824-1904). Mësimet e para për pikturë Gérôme i kishte përfituar në atelienë e artistit Paul Delaroche në Paris, më 1840. Ndërkaq, suksesin e parë artistik e kishte arritur me pikturën “Lufta e gjelave” (The Cock Fight), më 1847. Pikërisht atë vit, Théophile Gautier, kishte profetizuar: “This is a year to remember. A painter has been born to us. His name is Gérôme: I am telling you his name today and I predict that he will be famous tomorrow.”(Ky është një vit për ta mbajtur në mend. Na ka lindur një piktor. E ka emrin Gérôme: po ju them emrin e tij sot dhe parashikoj se ai do të jetë i

87


Monumenta Albanica famshëm nesër). Atëbotë ai ishte pranuar udhëheqës i Lëvizjes Neo-Greke së bashku me ish-studentët e Delaroch, Hamon dhe Picou. Nga viti 1835 Gérôme kishte filluar udhëtimet e tij të para në Rusi dhe në Stamboll. Ndërkohë, ai kishte ndërmarrë stolisjen artistike të Kapelës së Shën Jeronimit në Paris. Gérôme ka bërë udhëtime të shumta studimore edhe në: Egjipt, Turqi, Siri, Palestinë, Spanjë, Algjeri, Greqi. Mirëpo, vend i preferuar i piktorit Gérôme ishte pikërisht Egjipti, të cilin e kishte vizituar disa herë, më 1856, 1862, 1868 dhe më 1874. Janë tri cikle thelbësore që krijojnë opusin e jashtëzakonshëm të piktorit Jean-Léon Gérôme: a) Vizionet për antikitetin b) Orientalizmat dhe c) Shëmbëllesat e historisë bashkëkohore. Pikturë e Gérôme-it që paraqet momente argëtimi në Kairo

Ndër subjektet qëndrore të vizioneve të lashtësisë romake-helene janë pikturat “La Mort de César” (Vdekja e Qesarit), “Diogène” (Diogjeni) dhe “Cleopatre et César” (Kleopatra dhe Qesari). Nga ana tjetër, në pikturat e tij që pasqyrojnë figura të shquara të bashkëkohësisë – ngase shekulli XIX ishte quajtur “Shekulli i historisë” (Castagnary) – prezantohen, ndër të tjera, “Louis XIV et Molière” (Lui XIV dhe Molieri) apo “Le Général Bonaparte au Caire” (Gjenerali Bonaparte në Kajro). Ndërkaq, cikli i shëmbëllesave pikturale të artistit të madh francez, Gérôme, që ka të bëjë kryesisht me zhanër-skenat e përditshmërisë shumë atraktive të ambientit egjiptian – paraqet opusin më të bukur dhe më cilësor figurativ. Është e qartë se shtytjet inspirative dhe devotshmëria titanike krijuese kanë tërhequr piktorin deri në ngashërim. Ndjenjën e ngashërimit të tij këto vepra e bartin edhe te vështruesit dhe adhuruesit e opusit zheromian për në amshueshmëri. Gjithashtu, mund të paramendohet se çfarë kënaqësi dhe mbresa të thella i kanë bërë piktorit Gérôme veprat madhështore të Egjiptit të lashtë dhe bashkëkohor: piramidat e faraonëve, selitë arkeologjike, artefaktet e mrekullueshme, ikonografia etnografike e arkitektonike dhe shumë bukuri të tjera. Ai ishte magjepsur edhe me Citadelën gjigante të Kajros, me Xhaminë madhështore (të njohur edhe si Alabaster Mosque) e Mehmed Ali Pashës dhe me pallatet e tij private. Ai ishte bindur se sa gjeneroz ishte treguar MehmedAli Pasha, kur kishte shkëmbyer dhurata me Mbretin e Francës, Louis Filipe, me ç’rast për Sahatin e dhuruar Shqiptarët luajnë me shah

88

58•59/2006


nga Filipe, të cilin e kishte vendosur në pirgun e vogël të oborrit të xhamisë, (të punuar nga bakri dhe qelqi i ngjyrosur) – ia kishte dhuruar obeliskun e lashtë egjiptian, i cili tani gjendet në Place de la Concorde në Paris. Ndërkaq, me rastin e përurimit të hapjes së Kanalit të Suezit më 1869, Ismail Pasha, nipi i Mehmed Ali Pashës, kishte ftuar piktorin Gérôme, Perandoreshën Eugénie dhe shumë personalitete të tjera bujare franceze, me ç’rast ishte promovuar opera Aida. Tradita fisnike e dinastisë mbretërore të Mehmed Ali Pashës po vazhdonte me shpirtin e saj progresiv kozmopolit. Gérôme ishte vendosur në tendën e tij pranë Suezit, nga mund të shikonte karvanin i cili bartte qilima për në Mekë. Një peizazh përrallor. Nxitje frymëzimesh të pafundshme. Portfolioja e piktorit Gérôme ishte stërmbushur me kroki, skica e studime vizatimore, nga të cilat do të ndërtonte piktura madhështore. Protagonistë kryesorë do të jenë arnautët – pasardhësit e dhjetëra mijëra ushtarëve trima shqiptarë, të sjellë nga Shqipëria në Egjipt nga Mehmed Ali Pasha. Gérôme, me mjeshtëri analitike, bartte në pëlhurë tiparet karakteristike antropologjike të këtyre shqiptarëve, të ashpër dhe krenarë. Ata gjithnjë dukeshin të dallueshëm me kostumet e tyre madhështore: fustanellat e bardha (që janë në çdo pikturë të veçanta nga veshjet e figurave të tjera), jelekët e kuq (me ornamentikë subtile, të qendisur me ar), opingat me xhufkë, armët e zjarrit dhe të ftofta (me zbukurime filigrani e gurësh të çmueshëm nga më të ndryshmit). Këto figura shqiptarësh paraqiten në ambiente dhe gjendje të ndryshme, siç janë për shembull: “Trupa e gardës shqiptare në Kajro” (Corps de garde d’arnautes au Caire), “Lutja te një udhëheqës shqiptar” (La Prière chez un chef arnaute), pastaj “Shqiptari duke tymosur” (Arnaute fumant), “Shqiptarët

Shqiptari duke tymosur

luajnë shah” (Arnautes jouant oux échecs) apo “Shqiptari tymos në hundën e një qeni” (Arnaute fumant au nez d’un chien). Është karakteristikë interesante e pikturave të Gérôme-it paraqitja e përsëritshme, me ç’rast shqiptarët janë të zbavitur nga vallëzueset orientale në enteriere të ndryshme të Kajros. Këto valltare të famshme, gjysmë të zhveshura, të quajtura ghawazee, paraqitnin femrat më të ditura dhe këngëtaret më të mira – femrat më të bukura të Egjiptit. Në mesin e pikturave të tilla, ku valltaret vallzonin në ambiente të tymosura para shqiptarëve Tregtari endacak në Kairo

58•59/2006

me fustanella, janë “L’Almeh” dhe “La Danse du sabre”. Është me interes të theksojmë në këtë kontekst rastin, kur më 1889, Khedive Tawfiq – stërnip i Mehmed Ali Pashës, kishte dërguar një trupë valltaresh në Exposition Universelle në Paris, për të shfaqur stilin oriental që në të ardhmen mund të krijonte komponentën themelore të vallëzimit modern të shekullit vijues. Në pikturat e Gérôme-it shqiptarët paraqiten gjithnjë me fustanellat e tyre të bardha shumë karakteristike, qoftë kur gjenden veçmas: “Oficeri shqiptar” (Officier arnaute), “Shqiptari në Siri” (Arnaute en Syrie), apo qoftë kur janë në prani të egjiptianëve: “Lutja publike në një xhami” (La Prière publique daus une mosquée), pastaj “Arabët kalojnë nëpër shkretëtirë” (Arabes traversant le desért), “I burgosuri” (Le Prisonnier), “Një rrugë në Kajro” (Une rue de Caire), “Shitësi i kalit në Kajro” (Marchand de chevaux au Caire), apo dhe “Tregtar rruge në Kajro” (Marchand ambulant au Caire). Opusi briliant i mjeshtrit të madh francez të pikturës, Jean-Léon Gérôme, prezanton dashurinë e madhe që ai ndjente për trashëgiminë kulturore egjiptiane, për pashallarët e ashpër, për valltaret e bukura dhe të shkathta dhe për luftëtarët krenarë dhe besnikë shqiptarë të dinastisë së të madhërishmit Mehmed Ali Pashës.

89


Monumenta Albanica

Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912 dhe politika e Serbisë Zekeria Cana Kryekonsullata e Mbretërisë së Serbisë- Selanik Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë- Beograd Telegram Valiu i Kosovës i telegrafon Ministrisë së Brendshme se “Crna Ruka” serbe organizon intensivisht çetat për t’u futur në Vilajetin e Kosovës me qëllim që të nxisin turbullira. Organi i saj, i cili eksporton raki në Nish, shpërndan fshehtazi pushkët turke (?). Valiu ka urdhëruar komandantin e kufirit të ndërmarrë masa për të penguar futjen e çetave dhe të armëve në Turqi. Zhivkoviq Isa Boletini, prijës i shquar i kryengritjeve shqiptare

Në shpinën e dokumentit shkruan: T’i komunikohet Legatës në Stamboll dhe të udhëzohet për përgënjeshtrim 17.I.1912 Legata e Mbretërisë së Serbisë në Malin e Zi-Cetinë Kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Serbisë, Milovan Milovanoviq- Beograd Zoti Kryeministër, Disa ditë para nisjes së mbretit në Rusi, në Andrijevicë dolën qindra shqiptarë nga Vilajeti i Kosovës me qëllim që të shkojnë në Cetinë. Në mesin e tyre ishin 40 bajraktarë, kurse të tjerët ishin si zakonisht shoqërues të tyre. Sipas urdhëresës nga Cetina, atyre iu tha të ktheheshin mbrapa, se me ta nuk mund të zhvilloheshin kurrfarë bisedash e negociatash, sikundër thanë ata, që ky ishte qëllimi i ardhjes së tyre. Shumë sish u kthyen fill, disa qëndruan edhe një kohë në Andrijevicë, kurse të tjerët, gjithsej njëzet veta, të shoqëruar nga trimat e

90

tyre, të shtunën e kaluar nuk ia behën në Cetinë. Ata i ndali Janko Vukotiqi, i cili u tha se nuk mund të shpresojnë në Malin e Zi asgjë. Secili nga ata mori nga 20 përperë për rrugë. Ata shihen edhe sot nëpër rrugë dhe thonë se do të nisen qysh nesër nga Cetina. Tomanoviqi më siguronte pardje se shokët e tyre në Andrijevicë janë kthyer mbrapa në Turqi. Të gjithë diplomatët kanë bindjen se shqiptarët e përmendur nuk kanë marrë kurrfarë inkurajimi për të filluar këtë pranverë gjëkafshë. Mirëpo, është fakt që ardhja e tyre në Malin e Zi është fshehur me kujdes, po si qëllimi i misionit të tyre. Dr. Mih. Gavriloviq Në shpinën e dokumentit shkruan: Z.I Kam nderin të ju lus që të urdhëroni të më njoftoni se nga cilat vise ishin shqiptarët, të cilët para nisjes së mbretit Nikollë në Petërburg dolën në Andrijevicë. Ju lus që pos kësaj të më dërgoni edhe emrat e tyre, nëse jo të të

gjithëve, atëherë të shefave kryesorë, ose të paktën të atyre që shkuan në Cetinë dhe zhvilluan negociata me J. Vukotiqin. Konsulli P. Gavriloviq ••• Konsullata e Mbretërisë së SërbisëPrishtinë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë- Beograd Sikundër mund të pritej ( raporti i Konsullatës, PP Nr.1132/11) qëllimi i mytesarifit të vjetër dhe të riemëruar të Pejës, Xhafer Beu, për të vendosur në nahijen e Pejës njëfarë rendi, ka hasur në rezistencën e fortë të shqiptarëve. Nga koha e ardhjes së përsërishme në Pejë, Xhafer Beu u tregua bukur energjik për t’i prerë rrugën anarkisë së çetave të ndryshme që kanë mbushur nahijen e Gjakovës dhe të Pejës. Ai doli disa herë në nahije me repartet e forta të këmbësorisë dhe artilerisë. Në fillim dukej se përpjekjet e tij do të kenë sukses. Çetat për një kohë iu shmangën luftës. Mirëpo, 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica fushata e tij e fundit deri në Gjakovë dhe mbrapa shkaktoi dy ndeshje në Beran të nahijes së Gjakovës dhe Zllakuqan të Pejës. Në të dy përleshjet mori pjesë edhe Mahmut Zajmi me çetën e tij. Duket se rebelimi i tij i shtyri edhe çetat tjera të hyjnë në luftë kundër ushtrisë. Përleshja në Baran ndodhi me 29 të muajit të kaluar. Thonë se reparti që shoqëronte mytesarifin pati disa të vrarë dhe të plagosur. Për mytesarifin thonë se u gjet i rrethuar dhe e shpëtoi një fshat i afërt shqiptar, të cilit vetë ai më herët u shpërndau armë. Sa janë këto detaje të sakta, ende nuk mund të vërtetohet, por s’ka dyshim se përleshja ndodhi dhe se ishte e drejtuar kundër vetë Xhafer Beut dhe se reparti që e shoqëronte pësoi humbje të ndieshme në njerëz dhe materiali ushtarak. Ndeshja e dytë ndodhi më 2 të këtij muaji në veri të Zllakuqanit, shumë afër fshatit Drenoc. Përleshja u zhvillua mes repartit të njëjtë të ushtrisë dhe xhandarmërisë që shoqëronte mytesarifin, nga njëra anë, dhe çetës së Mahmut Zajmit, nga ana tjetër. Lufta zgjati tërë ditën, dhe deri në mbrëmje u vranë tre ushtarë

dhe dy xhandarë, të cilët u sollën në Pejë. Numri i të plagosurve ende nuk dihet. Mytesarifi, i cili një ditë para kësaj ngjarjeje ishte kthyer në Pejë, po atë mbrëmje u largua nga Zllakuqani bashkë me përforcimin. Konsulli Dr.M.Gj. Milojeviq ••• Kryekonsullata e Mbretërisë së SërbisëShkup Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë- Beograd Pardje u kthye në Shkup ish-deputeti shqiptar Hasan Beu, Prishtinë, kurse para tij erdhi edhe Nexhip Draga. Ardhja e tyre lidhet me ardhjen e ish- deputetit bullgar Pavllov, i cili mbërriti nga Selaniku më 4 të këtij muaji. Ministrinë e kam informuar më parë për pohimin e opozitarëve të këtushëm se presin ardhjen e Pavllovit për lidhjen e marrëveshjes përfundimtare për çështjen zgjedhore. Po dëgjoj se dje filluan të piqen me Pavllovin. Rrethi i këtushëm xhonturk ende nuk punon asgjë serioze. Në të ndihet çrregullia dhe pavendosmëria. Askush nuk mendon ende për planin e grupimit të fshatrave dhe caktimin e vendvotimeve. Arsyetohen se ende nuk kanë udhëzime nga Stambolli. Duket se këto udhëzime do t’ua sjellë ministri i Brendshëm Haxhi Adil Beu, që pritet të arrijë nga Selaniku sot ose nesër. Më kanë thënë se Haxhi Adil Beu merr me vete një shumë të madhe të hollash për krerët shqiptarë të fiseve dhe se do të qëndrojë në Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe në Pejë. Konsulli P. Gavriloviq ••• Kryekonsullata e Mbretërisë së SerbisëShkup Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë- Beograd

Bajram Daklani

58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

Sipas raportit që ka kryekonsullata, bartja e armëve nga Mali i Zi nëpër nahijen e Pejës vazhdon gjithnjë, kështu që gjatë dy javëve të fundit bartja bëhet më shumë se përpara. Transportohen pushkët me municion. Pushkët janë të modelit Manliher, ka karabina të modelit austriak të

Hasan Prishtina

kalorësisë si dhe pushkë që populli i quan “ pesëshe” dhe me gjasë janë pushkë malazeze, përkatësisht pushkë të dhuruara nga Rusia. Si depo kryesore e këtyre armëve përmendet fshati Morinë, tri orë larg Gjakovës, prej nga pushkët shpërndahen më tej. Për ndeshjet në fund të muajit të kaluar në rajonin e Pejës, Konsullata ka këto të dhëna: më 27 të muajit të kaluar çeta shqiptare sulmoi repartin e vogël të ushtarëve në fshatin Palabardh. U vranë 6 ushtarë dhe 4 kuaj si dhe u zunë dhjetëra pushkë mauzere. Më 29 të muajit të kaluar në fshatin Kodradiq, Xhafer Beu, mytesarifi i Pejës, u ndesh me Mahmut Zajmin. Në këtë përplasje u vra Bajram Furra nga Peja që ishte përkrah mytesarifit. Derisa zgjatej përleshja me atë u bashkua edhe Hazir Alia me bashkëfshatarët nga Rashiqi dhe e shpuri Xhafer Beun me ushtarë për të përbujt në Rashiq. Mahmut Zajmit provoi ta sulmonte Rashiqin natën dhe Hazir Alia, në shtëpinë e të cilit përbujti mytesarifi, u plagos në të dy këmbët. Të nesërmen, më 30 të muajit të kaluar, në Rashiq erdhi një batalion ushtarësh nga Peja dhe Mahmut Zajmi pas një luftimi të shkurtër u tërhoq. Çeta e dytë e Mahmut Zajmit u ndesh në Shtupel me një repart

91


Monumenta Albanica ushtarësh dhe ua vrau 2 ushtarë dhe 2 xhandarë. Në këtë ndeshje u plagos Haxhi Xhemë Çela nga Peja, partizan i mytesarifit. Z. Milan Çemerkiq, korrespondent i Rusko sllavo, që u kthye sot nga Prizreni, e informoi të nënshkruarin se disa shqiptarë kanë filluar të strehohen në Malin e Zi. Këto raste janë ende të rralla për t’u quajtur fillim i emigrimit, po tregojnë disponimin e popullsisë. Z. Çemerkiq ka dëgjuar në Prizren që një grup i shqiptarëve myslimanë nga nahija e Gjakovës dhe Pejës ka shkuar në Malin e Zi para nisjes së mbretit Nikollë në Rusi. Duket se mbreti i priti këta shqiptarë dhe u tha të mos kthehen në shtëpia, po ta presin në Cetinë kthimin e tij. Kjo informatë e Z. Çemerkiqit është shënuar si lajm që duhet të konfirmohet nëpërmjet Legatës Mbretërore në Malin e Zi. Konsulli P. Gavriloviq

Në shpinën e dokumentit shkruan: T’i komunikohet Legatës së Cetinës ••• Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Serbisë- Beograd Konsullit të Mbretërisë së Serbisë, M.Milojeviq- Prishtinë Tepër Rez. Zoti Konsull, Kam nderin të konfirmoj dërgimin e telegramit me të cilin kam lejuar t’i jepni Mahmut Zajmit 30 lira turke. Sa u takon armëve që kërkon Zajmi, do të më njoftoni për llojin dhe sasinë që i nevojitet dhe pastaj unë do t’u vë në dispozicion. Do të gjeni mënyrën për ta bërë Zajmin me dije se jemi të gatshëm ta ndihmojmë atë dhe shokët e tij dhe se do të ketë mbështetjen tonë miqësore. Ne do t’i vëmë atij në dispozicion, sipas rrethanave që i gjykoni ju, municionin, të hollat dhe armët që i nevojiten. Në qoftë se zhvillimet do të marrin kahe të atilla që atij dhe shoqërisë së tij do t’i bëhet e pamundur ekzistenca në Turqi, mund të gjejë në Serbi mikpritjen dhe mbrojtjen më të madhe. Nga ana tjetër, lypset përkujdesur që nga ky afrim i Zajmit me ne të nxjerrim sa më

92

Çeta e Bajram Currit

shumë dobi për bashkëkombësit në bashkohen me armë në dorë, të paktën Turqi dhe për interesat tona. Ju do ta do t’i japin përkrahje fshehtazi. Do të gjykoni më së miri-sipas rrethanave përpiqeni që, duke siguruar lidhjen të tashme në atë rajon-çfarë duhet dhe komunikimin e vazhdueshëm kërkuar nga Zajmi dhe çfarë është ai me Zajmin, të merrni kontakt edhe në gjendje të bëjë. Në këtë kontekst me këta njerëz dhe po qe e mundur të do të theksoj këtë: bëheni lidhje midis tyre dhe atij. Nga Zajmi duhet kërkuar angazhimin Nga Zajmi duhet kërkuar më tej t` e tij për parandalimin e zullumeve ju informojë për qëllimet e tij dhe të që pësojnë bashkëkombësit tanë në mos fillojë veprime të mëdha pa dijen rajonin e Pejës. S’ka pikë dyshimi se tonë. Zajmi tani- si i rebeluarmund t’u presë rrugën disa zullumqarëve dhe t’i mbrojnë serbët nga çetat cube myslimane dhe katolike.Veç kësaj, ai duhet të tregohet i vëmendshëm që me qëndrimin dhe me lëvizjen e tij të mos i përballë serbët me ndjekjen e pushtetit, të mos kërkojë nga ata-derisa të mos jenë të gatshëm të rebelohen dhe të bashkohen me atë me armë-shërbime të atilla që do t’i komprometojnë, t’i shmanget qëndrimit në fshatrat serbe për pushim, etj. Duhet përfituar gjithashtu nga rasti që nëpërmjet Zajmit të marrim kontakt sa më të ngushtë me shqiptarët tjerë me emër dhe me njerëzit me ndikim. Meqë Zajmi është njeri në zë dhe gëzon simpati ndër shqiptarët, është e sigurt se disa njerëz të shquar, Thirrja për kryengritje: “Duam lirinë dhe vetqeverimin” në qoftë se nuk do t’i 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Monumenta Albanica

Faksimile dokumentesh nga arkivat e Beogradit

Në fund, Zajmit duhet prekur pulsin ngadalë dhe në mënyrë diskrete për të parë nëse do të pranonte në çetën e tij dy njerëz tanët. Kjo kërkesë mund të arsyetohet me nevojën e lidhjes së ngushtë me të dhe që këta njerëz mund të komunikojnë me ju më lehtë për t’u bërë me dije dëshirat dhe nevojat e Zajmit. Po u pajtua, do të dërgonim tek ai një mësues që e njeh shqipen, dhe një oficer tonin. Kuptohet, ju do ta vlerësoni se nëse Zajmi duhet ta dijë ose jo pozitën e këtij të fundit. Sido që të jetë, mbi sa ju thashë, konsideroni si tepër rezervat dhe si udhëzime që janë për ju personalisht. Dr.M.Gj.Mill. ••• Legata e Mbretërisë së Serbisë-Sofje Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë- Beograd 28.II/12.III 1/14.III Legata ka nderin ta informojë Ministrinë Mbretërore se para disa 58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

kohësh, këtu në Sofje, përfaqësuesit nga Rumania, Italia, Egjipti, Amerika dhe ithtarët e Dervish Himës nga Shqipëria (austrofil), bashkë me përfaqësuesit bullgarë zhvilluan një takim, ku vendosen që secila nga këto organizata të dërgojë një përfaqësues në Zvicër me qëndrim të përhershëm për të vepruar atje lirisht rreth çështjes shqiptare. Legata u bë me dije se shumica e shqiptarëve që jetojnë në Bullgari, Rumani, Itali dhe Amerikë janë nga Shqipëria e Jugut dhe se Dervish Hima ushtron ndikim në Shqipërinë e Mesme dhe Veriore. I dërguari i Serbisë Dr.M. Spalajkoviq Në shpinën e dokumentit shkruan: T’i shkruhet legatave në Bukuresht,Vjenë,Romë, konsullatës në Gjenevë dhe në Nju - Jork të ndjekin lëvizjet e shqiptarëve dhe të raportojnë. 1.III.1912 Dr.M.Gj.Milovanoviq

••• Konsullata e Mbretërisë së SerbisëPrishtinë Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Serbisë-Beograd Telegram 29.II/13.ora 9 paradite 29.II/13.III.,ora 12.50 pasdite Konfirmohet lajmi për sulmin e çetave kundër përcjelljes së ministrit të Brendshëm dhe repartit të ushtrisë për sigurimin e rrugës. Nga burimi i sigurt jam informuar për tri përleshjet në Baran të Ulët të kazasë së Pejës, ditën e shtunë. Për këtë shkak ministri e ndërpreu rrugëtimin dhe u strehua në Isniq, dy orë larg Gjakovës. Përleshja tjetër u zhvillua në dalje të Gjakovës, në Dri, në rrugën e Prizrenit, ku ministri arriti në mbrëmje. Pati mjaft viktima. Në përleshje mori pjesë Zajmi, Daklani, Zefi i Vogël dhe Qeli. Dy të fundit janë katolikë. Neshiq

93


Monumenta Albanica

Tivari para vitit 1878

Kufijtë e shqiptarëve Fjala Shqipëri gjithmonë ka sjellë në mend të katër vilajetet e vjetra të Turqisë evropiane: Shkodër, Shkup, Manastir, Janinë Mit’hat Frashëri

D

yzet vjet më parë kur pas luftës Ruso- Turke të Shën Stefanit u formua Lidhja Shqiptare e dëgjuar nën emrin Lidhja Shqiptare e Prizrenit, kjo lidhje kërkoi një autonomi për Shqipërinë, një vetëqeverim, me shërbim ushtarak në vend brenda, me gjuhën shqipe zyrtare në gjykatoret dhe në zyrat e tjera të sundimit. Lidhja e Prizrenit nën emrin Shqipëri kuptonte të katër vilajetet që thamë më sipër, përveç kazatë dhe sanxhakët e vjetër Serfixhe, Radovisht, Koçana, Karatovë, ku banorët janë grekë, bullgarë ose turq. Ideja e Lidhjes mbi kufijtë e Shqipërisë nuk kishte mbirë në mendje të organizatorëve të saj përnjëherë, po ishte një e vërtetë e përhapur në trutë dhe zemrat e shqiptarëve. Kur thoshte pra Lidhja e Prizrenit se kufijtë e Shqipërisë autonome do të jenë këto dhe këto, s’bënte gjë tjetër veçse e përfaqësonte vetëdijen kombëtare

94

dhe raciare të shqiptarëve. Liga ahere si kryevend, si ndënjtje për valinë e vetëm të Shqipërisë kërkonte Manastirin, meqenëse ky qytet nga pikëpamja gjeografike dhe strategjike mund të shikohet si më importenti( i rëndësishmi-red) i tërë vendit tonë. Këtë parathënie e bëjmë për forcimin e idesë dhe të vullnetit tonë. Se, për fat të keq, padija e thellë në të cilën ndodhen vëllezërit e mi, mungimi i një stërvitjeje dhe arsimi kombiar, të moskënduarët, të mosqenët shkruar të një gjeografie mbi Shqipërinë, të mosshëtiturit dhe të mosnjohurit e vendit tonë, gjithë këto

na bëjnë që të mos dimë që ku egjer ku zgjatet ky vend që nga ç’pikë fillon dhe kur mbaron kufiri i Shqipërisë sonë. Kjo gjë shumë herë na ka sjellë dhe një apati fatale dhe të dëmshme, se duke mos ditur një gjë me siguri dhe me konvikcion (bindje-red) edhe vullneti s’mund të gjejë atë fuqi dhe forcë të nevojshme për t’i dhënë rëndësi një ideje. Shumë herë gjenden edhe njerëz të varfër, të cilët kujtojnë se është mjaftë që të dojë dhe të dëshërojë njeriu vetëm ato vende që ka parë, ato vise që di dhe ka njohur: ç’duhen vende të tjerë, pse të çajmë kryet për krahina të largta? Këta sikur t’i shtrëngosh dhe ca më tepër do të të thonë se mjaft është dhe fshati i tyre dhe shtëpia me kopshtin! Pa u mejtuar të gjorët që në një Shqipëri që s’ka kufijtë e saja natyrale, etnike dhe historike s’mund që të rrojë, s’mund që të lulëzojë dhe të rrojë një jetë qytetare: do të ndodhet kurdoherë në rrezik të robërimit politik. Nga ana e përendimit s’ kemi ndonjë vështirësi për të shënuar kufirin e Shqipërisë , se atje deti na ka formuar një skaje natyrale dhe të patundur. Kjo kufi e perëndimit zgjatet që nga qyteti Tivar (Antibar) që diplomacia evropiane ia dha Malit të Zi më 1880 dhe gjer në Prevezë.Tivari, pra formon pikën veriore të kufisë perëndimore dhe Preveza pikën jugore të saj. Nga Preveza kufija është shënuar në mëngën e detit (mëngë e Nartës) dhe më pastaj prej lumit me këtë emër dhe prej maleve të Pindit, gjer në Mecovë: kjo është skaja jugore e vendit tonë. Nga Mecova do të ngjitemi drejt veriut duke marrë krehërin e maleve të Avdellës dhe të Samarinës (këta qytete mbetën jashtë), arrijmë në bisht jugor të vargut të Gramozit (Konicën marrim brenda) dhe, duke vazhduar pak ky varg, zbresim në fushë të Devollit. Këtë fushë e marrim të tërë brenda në kufi të qytetit Bilisht dhe të gjithë fshatrat dhe hidhemi në të djathtë (nga lindja) te maja që I thonë Viç. Nga maja e Viçit shkojmë afër Belkamenit dhe biem në fushë të Fllarinës. Belkameni dhe ky qytet i fundit duke u marrë brenda : prej fushës vija merr vargun e maleve të Morihovës , të cilët ngrihen prej lindjes së fushës së Manastirit. Nga vargu I Morihovës duke marrë Përlepin brenda dalim te maja e Babunës, prej së cilës Preveza 58•59/2006


Monumenta Albanica vazhdojmë malety Golenicë dhe arrijmë në fushën Ofqe Pole përmbi Qyprili ( ky qytet mbetet jashtë kufisë). Nga fusha Ofqe skaji formohet prej brigjeve që janë në lindje të Kumanovës ( e tërë fusha Ofqe dhe ajo e Shkupit si edhe Kumanova duke u marrë brenda) dhe arrihet në kufinë që kishte Serbia me Tyrqinë para motit 1913, pak në lindje të stacionit të udhës së hekurt Zibefqe. Një herë pranë Zibefqës kufija do të marrë vijën tjetër në mes Tyrqisë dhe serbisë dhe do të dalë përmbi Mitrovicën, në katund Belloçicë- këtu mbarohet skaja lindore më një mënyrë që Mecova gjendet në majë jugore të kësaj vije dhe Belloçica në majë veriore të saj. Nga Belloçica kufija shkon në mes Mitrovicës dhe te Jeni Pazarit dhe gjen vargun e maleve Rozhajë (ose Tergovishtës) prej të cilëve arrin në Beranë dhe vetë mbështet me një vijë të drejtë nga perëndimi, te kufija tyrkomalazeze, ashtu si qe para luftës së 1912-ës. Së këtejmi skaja s’ka vecse të vazhdojë këtë kufi dhe të dalë në liqen të Shkodrës, duke shkuar përmbi Grudë dhe Hot. Nga liqeni e në det kufija prêt vendin më të ngushtë të tokës dhe del në Tivar. Edhe kjo është vija veriore e vendit të ndenjur prej shqiptarësh. Kjo kufi që vijmë të shënojmë është dhe ajo që u dha prej qeverisë provizore të Vlorës më 1912 delegatëve të saj që ishin në Londër dhe në Paris. Kjo kufi u botua në një hartë në shumë gazeta evropiane si edhe në formë të broshurave të veçanta prej Shoqërisë Shqipëtare (Albanian Commettee) që ishte formuar ahere në Londër prej politikanësh, gazetarësh dhe filantropësh englezë. Padyshim pretendimet e drejta tona s’u morën në vërejtje dhe Konferenca e Londrës i shënoi Shqipërisë një kufi shumë më të ngushtë, as edhe sa gjysma e vendeve që dëftyem më lart. Politika ka arësyet dhe të drejtat e saja të cilat nuk mundin që të rrëzojnë as tonat. Edhe ne flasim për vetën tonë për një të drejtë që na përket neve dhe të cilën ne më tepër se të gjithë të tjerët duhet që ta dimë, ta besojmë dhe most ta harrojmë. Shkaqet, thamë që na bëjnë të shënojmë ato kufijë janë etnografike, gjeografike dhe historike. E lemë, themi politikën mënjanë, këtë politikë që duhet të na bëjë të mejtohemi që sot për ditën e nesërme dhe e cila na thotë se një 58•59/2006

1. Këtu s’e mbaj dot veten pa e kujtuar një anektod që më ka ngjarë në një qytet mbi Detin e Zi. Më 1912 në pranverë gjendësha në Ineboll dhe atje pieta a ka shqiptarë në qytet. Më dhanë adresën e një sheqerxhiu. Ky ishte një plak mysliman nga Dibra dhe, duke kuvenduar me të, më rrëfen se në Ineboll kemi edhe një hemshëri (kompatriot) tjatër. “ Një njeri shumë i mirë, një furrxhi,” më thotë. Vete dhe gjej furrën. Atje ishin pesë njerëz, por s’hoqa ndonjë mundim, se njëri prej tyre kishte një kokë fare rrumbullake dhe një ballë të gjerë të zhveshur që thërrisnin së largu kombësinë e tyre. Ju qasa dhe i fola tyrqisht duke e pyetur në është shqiptar.- “Po, më tha jam shqiptar.- Nga ç’vend ?- Nga Janina.” I fola pastaj në shqip, por s’mu përgjigj dot dhe më tha se nuk e dinte gjuhën. Mësova pastaj se ishte nga Muzina, midis Gjirokastrës dhe Delvinës, fshat njerëzia e të cilit (duke u gabuar) e pandehnin grek veten e tyre. Por, i biri i botës, veç që kishte kokën dhe fizionominë e një shqiptari, po edhe vetë e ndjente vetën shqiptar kur gjendesh ne dhe të huaj, ashtu e njihnin edhe banorët e Inebollit, të krishterët si dhe mysilimanët, ashtu e dinte dhe hemsheriu i tij, plaku mysliman nga Dibra.

Shqipëri e ngushtë, e vogël, e ndarë nga vendet e mira dhe të pasura dhe pa kufitë natyrale të saj nuk mund të rrojë. E lemë, themi politikën mënjanë dhe shikojmë vetëm të drejtat etnografike dhe historike. Ahere e shohim se e drejta jonë nuk mohohet dhe nuk fshihet dot prej njeriu: 1- Se vendasit e këtyre viseve që

shënuam janë shqiptarë ose tërësia ose shumica. 2- Se ata vende janë trashëgimet e gjyshëve dhe të stërgjyshëve tanë. E di që fqinjët lakmonjës do të na nxjerrin gënjeshtrat dhe ngjizjet e tyre të fjalëve Epir, Maqedoni dhe Serbi e Vjetër. Po fjalët s’duhet që të fshehin dhe të çnatyrojnë të vërteten. Fjalët pra Epir, Maqedoni dhe Serbi e vjetër duan shquar dhe ndarë pas vleftës së vërtetë që kanë. Shkodra Epir mund ta quajmë shumë mirë Shqipërinë e Poshtme, mbase dhe të gjithë Shqipërinë se ky emër kurrë ndonjëherë s’ka treguar ndonjë truall grek dhe as në një kohë të historisë , e vjetër, e mesme ose e re qoftë. Greqia s’ka pasur ndonjë të drejtë mbi këtë copë dhe. Sot, pra Epiri është një baltë dhe një truall shqiptar, në të cilët kujtimet shqiptare janë të gjalla dhe ku njerëzia është shqiptare prej race, të paktën në shumicë të saj. Them të paktën në shumicë se në Epir kanë hyrë dhe vlleh, mbase dhe një pakicë fort e vogël grekë e vërtetë. Por shumica e madhe është prej gjaku arbëresh: edhe ata që kanë harruar gjuhën e vërtetë të tyre- nën influencë të propagandës me anë të kishës dhe të shkollave-duken prej fizionomie, prej kokës dhe fytyrës, që janë djem të Shqipërisë dhe jo grekë.1 Maqedonia, do kuptuar ashtu si është ndarë etnografikisht dhe jo me një emër të përgjithshëm, pas një koncepti të trubullt dhe të mjegulluar. Nuk mohojmë kurrë se në Maqedoni ka edhe grek edhe bullgarë edhe tyrq kur të vemi nga Selaniku, nga Seresi nga Koçana dhe Ishtipi. Por në vendet që shënuam, brenda në atë kufi që vijëtuam, shumica është shqiptare, e ndjen veten e saj shqiptare dhe toka, jo e shuma, po e katër të pesta është e shqiptarëve. Pra, në Maqedoni ka vend edhe për lakmimet e grekëve edhe për ata të bullgarëve. Por s’do harruar që ana e perëndimore është truall shqiptar. Serbi e Vjetër, e të varfër serbë, na bën që të qeshemi pak; pretendimet e këtyre sllavëvëve nuk mbështeten as mbi gjendjen etnografike të sotme,as mbi të drejtat historike, meqenëse në këtë ditë shumica e madhe është arbëreshe dhe serbët me Uroshët dhe me Dushanët e tyre nuk kanë bërë atje veçse një mbretëri të shkurtër që s’ka lënë asnjë gjurmë në vend. (1916).

95


Dje e sot

Rikthimi në fushën e disfatës Skënder Blakaj a. Shqiptari i mirë Hamit Kokalari librin e tij „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, botuar në Tiranë në vitin 1943, me të cilin e bën betejën e vet për Kosovën, e fillon pikërisht me Betejën e Kosovës. Beteja e Kosovës, që u zhvillua më 28 qershor 1389, ishte ngjarja vendimtare për mbarë gadishullin tonë në të pesë shekujt pasues. Madje edhe për sot e tutje. Posaçëm për ne shqiptarët. Të mos ishin gabimet e ndryshme që përvidheshin në njoftimet e mediave për „vizitën private“ të kryeministrit serb Koshtunica, nuk do të duhej gjë as shkrimi i kësaj natyre. Beteja u zhvillua në Fushë - Kosovë. Zgjati ag e terr. Emërtimi Kosovë nuk duket të jetë vetëm sllav. Në mos më rrejt kujtesa, kam lexuar që edhe turqit i thonë kos shpendit sipas të cilit ky vend ka marrë emrin. Historianët si Kasem Biçoku vazhdimisht e quajnë Fushë- Dardani. Kjo betejë ishte një aleancë e gjerë e llojit të kryqëzatës antiosmane. Në të ishin bashkuar serbët,hungarezët,shqiptarët,boshnjakët,r umunët, polakët etj. Tash thuaja asnjë historian i mirëfilltë nuk e mohon pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në të. Morën pjesë Gjergji II Balsha, Dhimitër Jonima, Teodor Muzaka, e përmendin edhe gjyshin e Skënderbeut, e të tjerë. Ata në betejë morën pjesë me forca të mëdha. Vetë kronistët osmanë shkruajnë se midis shtatë krerëve të koalicionit, „midis shtatë djajve të skëterrës“, dy ishin shqiptarë Gjergji II Balsha dhe Dhimitër Jonima. Madje Dh.Jonimën e përshkruajnë si një trim më të tmerrshëm se Herkuli, „një trim i mallkuar i cili vetëm mund t’u bënte ballë 10 mijë vetëve“, shkruan Neshriu. Luan Malltezi përmend një letër që vetë Bajaziti e dërgoi mbas betejës në Brusë, ku thotë se shqiptarët gjerësisht morën pjesë në betejë dhe se “ata mbushnin edhe radhët e shigjetarëve të koalicionit dhe qenë të parët që filluan betejën”. Historianët që i nxjerrin këto të dhëna besoj që duan të thonë se këta princër me shqiptarët e tyre aty luftuan e ranë për dheun e vet. b. Vendin e betejës nuk e kanë zgjedhur serbët, po turqit. Qendra e sundimit serb ishte në Rascia, Rashka e sotme në Serbi. Sundimtar aty ishte knjaz Llazari. Ai nuk ishte as kral, as mbret, siç e gabojnë edhe historianët shqiptarë (Noli,Kokalari,K. Frashëri..), po vetëm knjaz , që në

96

sllavisht do të thotë princ, sundimtar. Dubrovnikasi Mauro Orbini, në veprën e tij kapitale „Mbretëria e sllavëve“,1601, na thotë se Vuk Brankoviqi dhe Millosh Obiliqi ishin dhëndurë të knjaz Llazarit. Orbini shkruan se Milloshi ishte nga Tjentishta e Novi - Pazarit. Të bijat e Llazarit grinden e shtyhen cila e ka burrin më të zotin e grindja bartet edhe te këta të dy. Më i lig siç ishte, Vuk Brankoviqi intrigon te knjazi kundër Milloshit për ndonjë tradhti të mundshme. Kur e merr vesh këtë, në gostinë që shtron knjazi për prijësit e ushtrive, Milloshi i drejtohet “ Princi im Llazar,..nuk është tash koha e mohimit me fjalë, sepse armiku tashmë i ka radhitur forcat e veta.. Nesër do ta dëshmoj me vepër që denoncuesi im është rrenc“. Ka historianë që Millosh Kobiliqin e nxjerrin shqiptar,dhe thuaja të gjithë e thonë se pikërisht ky e vrau Muratin. Murati i turqve nuk ishte sulltan, por vetëm emir, nga arabishtja princ, sundimtar. F.Schevil, te Historia e Ballkanit, shkruan se sundimtarët turq nga Murati II e tutje titulloheshin sulltan,që në arabishte do të thotë perandor. Kthejini edhe një herë fjalët e Milloshit në darkën te knjazi..”se armiku tashmë i ka radhitur forcat e veta”. M.Orbini më tej thotë se “vendi i betejës së përshkruar ishte në Fushë - Kosovë, e cila ndodhet në kufirin e Rascias dhe të Bugarisë.” Ky autor serbët i quan “Rashani”. Autorë te huaj, shumë të hershëm, thonë se beteja u zhvillua “në Albanie”. Për shqiptarët veçanërisht, kjo betejë ishte tragjikisht vendimtare. Bullgarët ishin nënshtruar shumë para këtij viti, serbët këtu e tutje bëhen vasalë dhe vriten nëpër beteja përkrah turqve, edhe grekët e të tjerët po ashtu, përfshirë edhe ndonjë nga princat shqiptarë. Kryeheroi i epikës serbe, Kraleviq Marko, në Fushë - Kosovë luftoi me turqit kundër serbëve. Më vonë e la kokën si pjesëtar i fushatave osmane. Si vasalë që ishin, sundimtarët serbë me shumë ushtarë shkonin në luftëra përbri osmanëve, si në atë të Bajazitit kundër Timur Lengut më 1402, në rrethimin dhe pushtimin e Konstantinopojës përkrah Mehmetit II Pushtuesit më 1453 etj. Në Konstantinopojë ndër të parët që kapërceu muret dhe u fut në qytet ishte shqiptari Ballaban Pasha, që luftoi aq rreptë edhe kundër Skënderbeut. Në plojën dhe rrëmujën e betejës së 28 qershorit 1389, i biri i Muratit, Bajaziti, i quajtur “Rrufeja”, vret knjaz LLazarin dhe të vëllain Jakupin. Shkaku i grindjeve të brendshme e veja e knjazit të vrarë

58•59/2006


Dje e sot

Më 1912, kur Shqipëria e fton Bajazitin për e lodhur po dilte „më ndihmë dhe ia jep edhe vete dhe e mosvarme“ vajzën Milevën për grua. nga tuneli i errët e i Më 1402 të dy mbarojnë gjatë i robërisë, „me tragjikisht. Pas disfatës të drejtën historike” së tmerrshme osmane, dhe me të drejtën e bien robër të Timur shfarosjes së “turqve” Lengut. Ky, Bajazitin shqiptarë, Serbia, mburracak e mbyll në bashkë me fqinjët tjerë, e kafaz, kurse Milevën të copëtuan egërsisht atë. zhveshur e detyron t’u Argumentet e tashme shërbejë komandantëve propagandistike për të vet në gostinë e shqiptarët si talebanë organizuar për fitoren. dhe ardhja e knjazit Për krenarinë e Bajazitit serb në fushën e kjo bëhet e tepërt dhe disfatës, në përvjetorin ai vret veten duke e betejës tragjike,me përplasur kokën për aq shumë skenografi hekurash. Edhe Mileva religjioze, duan t”i vdes shumë shpejt pas çojnë Perëndimit kësaj. Kulmi i fuqisë Këngë serbe që përkujton trimërinë e shqiptarëve në betejën e Fushë-Kosovës (foto: Selim Pacolli) porosinë e tyre tashmë të leckosur se cilët na perandorake osmane qenkan pjesëtarët e ishte arritur në kohën cilët kundërshtarët natyrorë të atij e sulltan Muratit II dhe të të birit qytetërimi. Historia nuk është vetëm sulltan Mehmetit II. Sundimtari serb Po japim një përkthim të lirë të vargjeve: pësim, po edhe mësim. Perëndimi Gjuragj Brankoviqi marrëdhëniet e gjithsesi, po edhe na diçka po prishura me sulltanin plak Muratin Dhe u vërsul Musa Shqiptari mësojmë. II i ndreq duke ia dhënë për grua ••• c. Në qoftë se më 28 qershor1389 edhe të bijën Hierina. Sulltani i madh, Bashkë me të dhe shqiptarët e sertë shqiptarët ishin pjesë e disfatës fatkeqe Mehmeti II Ngadhënjimtari ishte i Dhe me turqit u prenë e vranë të kësaj aleance kryqtare antiosmane, biri i Muratit II dhe i Hierinës serbe. Në betejë të ashpër të gjithë mbaruan nëse në shënimin e 600 - vjetorit ishin Shkaku i kryqëzatave të hershme tmerrësisht të shkelur, teatri i sivjetmë dhe të tjerave që përgatiteshin Atë ditë ishim së bashku me historianët serb i përkujtimit të kësaj ngjarjeje kundër turqve nga Papati dhe nga K.Biçoku, O. Schmitt e D. Egro. Të gjithë me aq shumë skenografi religjioze, Evropa katolike, dhe që t”i përdorte mendonin se Musa Shqiptari i këngës shqiptarët i ktheu në spektatorë kundërshtitë e ashpra në mes të serbe duhet të jetë Muzaka, bujari shpërfi llës dhe epërsisht triumfues, dy kishave, sulltan Mehmeti II shqiptar Teodor Muzaka. nëse përjashtojmë (mos)reagimin dinakërisht e favorizonte kishën adekuat të institucioneve vendore. ortodokse dhe besimtarët e saj. Qoftë si porosi qytetarëve. Nuk Sa e pushtoi Konstantinopojën, duhet të nxjerrin topat, por as të Stambollin e pastajmë, patriarkun futen në kaçuba, dhe së paku të lëshojnë zë kur kalon e atyshëm ortodoks e titulloi pashë dhe ia caktoi një mijë ujku nëpër oborr. Qoftë edhe i leckosur e i pa dhëmbë privilegje. Sidoqoftë, në aso rrethanash, me natyrën e vet fare. Kur shqetësohet, kur reagon e kur proteston qeveria, kryengritëse, dhe të lidhur me Papatin e me Evropën, jo që nuk rrihet, po nuk proteston as populli. Për nxitjen sidomos në kohën e Skënderbeut, shqiptarët e pësuan në të e konfliktit brenda në Kosovë knjaz Koshtunica mund gjithë shekujt e pushtimit e të përplasjeve me Perandorinë të jetë i kënaqur me sjelljen e policisë ndaj Albin Kurtit Osmane. Bashkë me hungarezët, sidomos në shek. XV, e “Vetëvendosjes” dhe ndaj deputetit Emrush Xhemajli. e mbajtën thuaj krejt barrën e rezistencës ndaj fuqisë më Reagimi i pastajmë i Kuvendit të Kosovës ishte ilaç për të madhe të botës. Le të shënojmë një karakteristikë të plagën, megjithatë nuk hiqet lehtë ajo shije e athët në këtyre përplasjeve. Sipas kronikanëve të kohës: “Në tregjet logjikën e shqiptarëve të cilët në aq shumë shekuj të e skllevërve në Turqi nuk kishte për të blerë shqiptarë as vetmin kontakt me qeverisjet që u binin në krye e kishin hungarezë, sepse këta nuk mund t”i vinin në punë dhe përmes të dajakut. Me klithmën e vet dëshpëruese që ishin tepër të rrezikshëm për zotërit e tyre”. Edhe turkofili “Kosova ka qenë dhe gjithmonë do të jetë pjesë e Serbisë”, Kritobuli shkruan kështu për shqiptarët:”Sa të binin në knjazi i tashëm serb pikërisht kësi përftimi ka llogaritur. duart e turqve, ata hidheshin nga shkëmbinjtë në greminë, Ardhja e tij nuk ishte provokim i vogël për Kosovën, por duke dashur më fort vdekjen se skllavërimin”. ndonjë reagim masiv i shqiptarëve gjithsesi që parashihej Edhe ngjarjet si ajo e vitit 1448 në Fushë - Kosovë besoj të mos ndodhte. Mungesën e ndonjë reagimi masiv thonë diçka. Aty duhet të takoheshin Gjergj Kastrioti knjazi i zhgënjyer u përpoq ta kompensojë me fjalët se Skënderbeu dhe komandanti i famshëm hungarez për një askund në Evropë nuk duhet ta ruajnë forca speciale si në betejë të madhe kundër Muratit II. Skënderbeu, që të mos Kosovë, duke dashur të kalkulojë poenë për serbët edhe bëjë luftë në njëqind fronte, ndalet kur ia zë rrugën vjehërri nga ngjarjet në kufi. Serbët, që nuk u është bërë mendja i Muratit II, sundimtari serb Gjuragj Brankoviqi. Jo vetëm kulloshtër nga shovinizmi anakronik, sigurisht e vajtojnë kaq, por Janosh Huniadin e thyer Brankoviqi e kap rob dhe “turizmin” e mjerë të knjazit të tyre. e mban në burg në kështjellën e Smederevës.

58•59/2006

97


Monumenta Albanica

Bisedë me Oliver Schmitt, profesor i historisë për Evropën Juglindore në Universitetin e Vjenës

Skënderbeu synonte formimin e shtetit shqiptar SHPEND ÇOÇAJ

S

ekreti i luftës së suksesshme të Gergj Kastriotit Skënderbeut (1405-1468) kundër Perandorisë Osmane ka qenë pushteti i decentralizuar dhe terreni i përshtatshëm për luftë, thotë Oliver Schmitt, studiues i Mesjetës dhe profesor i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Teoria e tij për një shtet të decentralizuar të Skënderbeut, bie ndesh me interpretimin zyrtar të historisë për luftën e kryetrimit shqiptar dhe është kundërshtuar nga historianë shqiptarë. Por Schmitt thotë se teorinë e tij e mbështet në dokumente të kohës dhe në shënimet e kronistëve osmanë. Sipas tij, periudhën e Skënderbeut (1443-1468) duhet parë nga analiza e gjendjes edhe në shtetet dhe mbretëritë tjera të Ballkanit të asaj periudhe. “Në Shqipëri ekzistonin struktura shumë të decentralizuara, nuk kishte një qendër shtetërore dhe ekzistonte një formë shumë e lëvizshme e rezistencës. Ky është sekreti i suksesit të Skënderbeut. Kronistët që erdhën në ekspeditat e Sulltan Mehmetit të Dytë e përshkruan Shqipërinë si një vend përplot male. Po ashtu, Gjon Muzaka në kujtimet e tij e quan Shqipërinë ‘vend i maleve’. Shqiptarët e kuptuan se mënyra tradicionale e organizimit politik dhe ushtarak, që e përdornin fqinjët e tyre bullgarë dhe hungarezë, nuk ishte strategjia e duhur për t’iu kundërvënë ushtrisë osmane”. Kjo strategji, sipas Schmitt, ka dhënë suksese në krahasim me ushtrinë superiore të osmanëve në atë kohë, si nga fuqia, ashtu edhe nga përparësitë teknologjike që kishte. Teoria e tij për shtetin e “decentralizuar” shqiptar, vërtetohet edhe nga të dhëna tjera për luftën e feudalëve shqiptarë dhe vizionin e Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar. “Kuvendi i Lezhës (1444) ka qenë kuvend tradicional i familjeve feudale shqiptare. Ata e pranuan në këtë kuvend Skënderbeun si udhëheqës ushtarak,

98

sepse ai e njihte mirë sistemin ushtarak osman. Por pas disa vitesh, familja e Dukagjinëve, por edhe disa familje të tjera, e kuptuan se Skënderbeu kishte një vizion tjetër politik. Ai nuk dëshironte të vazhdonte me këtë organizim, me familje dhe principata të vogla feudalësh, por për t’iu kundërvënë sa më me sukses osmanëve, atij i duhej ta krijonte një strukturë më të bashkuar”, thotë Schmitt. Sipas tij, Kuvendi i Lezhës nuk mund të

Kush është Oliver Schmitt Historiani Oliver Schmitt ka studiuar historinë bizantine në Vjenë. Ka përgatitur tezën e doktoraturës me temën për historinë mesjetare shqiptaro-venedikase. Më shumë se një vit është profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Njëri ndër interesat e tij kryesorë është historia shqiptare dhe e Ballkanit. Së bashku me disa profesorë të tjerë, është duke bërë përpjekje për krijimin e një qendre të re të studimeve shqiptare, posaçërisht historisë shqiptare në Universitetin e Vjenës. Së shpejti do ta botojë në shqip veprën e tij “Shqipëria Venedikase (1392-1479)”.

shihet si themelim i shtetit shqiptar. “Më vonë Skënderbeu nisi ta bëjë realitet këtë ide, në periudhën 1463-1464, me një plan të ri. Ai filloi përgatitjet për fillimin e një ofensive kundër osmanëve. Përpjekja e fundit e Skënderbeut ishte kur në bashkëpunim me Papa Piun e 58•59/2006


Monumenta Albanica

Ekspedita nëpër Kosovë

Dytë dhe me Peshkopin e Durrësit, Pal Engjëlli, zhvilloi një plan ideologjik për themelimin e shtetit shqiptar - jo vetëm një shteti, por të një Mbretërie”. Ideja ishte që Skënderbeu të bëhej udhëheqës i kryqëzatës dhe si shpërblim për këtë, Papa Piu i premtoi themelimin e mbretërisë shqiptare. Ambiciet e Skënderbeut për një shtet shqiptar, sipas Schmittit, mund të shihen edhe në simbolikën që përdori ai në përkrenaren, e cila sot ruhet në Muzeun e Vjenës. “Përkrenarja e Skënderbeut është fakti më i rëndësishëm i këtij plani, sepse është kopje e përkrenareve që bartnin dikur mbretërit e shtetit të Maqedonisë. Ai mendonte se do të bëhej Aleksandri i Madh i riu, i cili do t’i ndiqte osmanët jashtë Evropës. Skënderbeu e kishte vizionin e shtetit të pavarur, por jo në Kuvendin e Lezhës, por njëzet vjet më vonë”.

Profesori Oliver Schmitt së bashku me dy historianë shqiptarë, Kasem Biçokun dhe Dritan Egron,

vizituan kohë më parë Kosovën, në kuadër të një ekspedite për verifikimin në terren të pikëpamjeve për shtrirjen lindore të shtetit të Skënderbeut.

Lufta për kontrollin ekonomik Kontrollimi i burimeve ekonomike dhe ruajtja e rrugëve ekonomike, ka qenë sherri kryesor ndërmjet familjeve të njohura feudale shqiptare, thotë Schmitt. “Të dy familjet e mëdha, si Kastriotët ashtu edhe Dukagjinët, dëshironin ta kontrollonin atë që sot njihet si Rrafshi i Dukagjinit, sepse ishte një rrugë e rëndësishme tregtare nëpërmjet Adriatikut me Italinë. Por në këto territore nuk kishte kurrë hapësirë të mjaftueshme për dy veta”. Kjo, sipas tij, çoi edhe në konfliktin ndërmjet Lekë Dukagjinit dhe Skënderbeut. “Në vitin 1463, Lekë Dukagjini dërgoi diplomatët e tij në Venedik dhe bëri të ditur se është i gatshëm të luftojë me venedikasit dhe Papën kundër osmanëve. Por, sipas një citimi verbal, ai ka thënë: ‘Nuk dua të jem nën Skënderbeun’”.

Dritan Egro

Kasem Biçoku

“Kam vizituar Muzeun e Vjenës, ku ruhen shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut dhe Muzeun e Dubrovnikut. Për shpatën dhe vulën e Skënderbeut përgatita një material. Trajtova mënyrën se si duhet lexuar vula e Skënderbeut, kryesisht duke u bazuar në aspektet osmane dhe orientale që ka vula dhe te simbolika. Unë jam marrë vetëm me leximin e vulës, elementet simbolik dhe si perceptohej Skënderbeu si emër te osmanët. Pra, çfarë kishin parasysh osmanët që i vunë emrin Skënderbe, si perceptohej prej tyre dhe çfarë Skënderbeu kishte përfituar prej tyre”.

“Unë do të çmoja një tezë interesante që e ka theksuar profesor Schmitti, se lufta e Skënderbeut u mbajt nga tregtia e drithit që e bënte ai. Është një tezë që është përmendur edhe nga historianë tanë, por që është theksuar në mënyrë të veçantë nga Schmitt. Një nga tezat më interesante dhe më pozitive. Kjo tezë krijon pak a shumë një mbështetje mbi pikëpamjen time për një shtrirje të gjerë lindore të Kastriotëve dhe të vetë Skënderbeut, duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, Rrafshin e Dukagjinit, të Pollogut të sotshëm, një shtrirje e territorit te një e treta e Maqedonisë së sotshme. Ka një përputhje me këtë tezë. Shumë burime që përdori Schmitti, sidomos nga arkivat e Venedikut, dhanë një element shumë të rëndësishëm, që nuk ka dalë në burime të tjera - se Kalaja e Svetigradit është më pranë Demir Hisarit të Maqedonisë. Sipas pikëpamjes sime, Svetigradin duhet zhvendosur më në lindje. Kjo ka qenë ndër problemet më të rëndësishme për mua që dha shkenca në studimet për Skënderbeun, në prag të 600-vjetorit të vdekjes së tij”. Kur jemi këtu në kompaninë tuaj, dua të shfrytëoj rastin të falënderoj posaçërisht z. Selim Pacolli për komoditetin dhe lehtësitë që na i krijoi, që ekspedita jonë të ketë sukses (K.Biçoku)

K. Biçoku, O.Schmitt, D.Egro në vizitë në ATV media company 58•59/2006

99


Aneksimi i Çamërisë dhe strategjia për helenizimin e saj SELMAN SHEME

P

rojektet për copëtimin e tokave shqiptare mes Serbisë dhe Greqisë e kanë zanafillën që në vitet 30 – të shekullit XIX, atëherë kur Greqia sapo ishte formuar si shtet i pavarur, ndërsa Serbia ishte shpallur Principatë Autonome. Në vitin 1844 ministri i Brendshëm i Serbisë Ilia Garashanin hartoi programin politik “Nacertania”. Qëllimi kryesor i kësaj platforme ishte plotësimi i detyrës së caktuar nga Car Stefan Dushani, platformë kjo e ndërprerë nga Beteja e Fushë-Kosovës në vitin 1389, për të krijuar një shtet te madh serb ku të përfshihej edhe Shqipëria e veriut me Kosovën. Që para fillimit të kryengritjes greke për pavarësi të vitit 1821, kur u bë e qartë rënia e regjimit feudal turk, u ngrit nga grupe te veçanta nacionaliste dhe të Fanariotëve (kisha greke) ideja për zëvendësimin e shtetit turk me një shtet grek që të përputhej me Perandorinë Bizantine. Në fillim të vitit 1844 këto ide u formuluan dhe u paraqiten si një program politik me emrin “Megali

100

Ideja” (Ideja e Madhe), nga kryeministri grek Jorgo Koleti. Sipas kësaj platforme politike Greqia duhet te kthehej ne një shtet të madh me kryeqytet Stambollin, (Kostandinopolin) si trashëgimtare e Bizantit. Të dy programet Megali Ideja dhe Nacertania, nuk njihnin ekzistencën e kombit dhe nevojën e krijimit të shtetit Shqiptar. Tokat shqiptare ishin te paracaktuara të ndaheshin mes Serbisë dhe Greqisë. Pjesë e kësaj strategjie ishte dhe mbetet edhe aneksimi e çkombëtarizimi i trojeve shqiptare të Çamërisë dhe helenizimi i gjithë Shqipërisë së jugut. * * * Që në gjysmën e dytë të shekullit XIX Greqia u hodh në veprime konkrete për realizimin e planit për copëtimin e Shqipërisë. Ajo organizoi çeta te shumta te komanduara nga oficerë të ushtrisë të cilët u hodhën në vilajetin e Janinës për të realizuar kryengritje antiosmane e për të pushtuar tokat shqiptare. Përveç këtyre veprimeve, u organizuan edhe vullnetarë (andartë) që mbanin në rrobat e tyre inicialet ETM, që korrespondonin me fjalët Epir, Thesali, Maqedoni. Në Prill të vitit 1854 Filati ra në duart e

bandave greke dhe shumë familje çame si ajo e Xhafer Pashë Demit u persekutuan për vdekje. Krerët shqiptarë si Çelo Picari, Halit Bej Frasheri, Ahmet Çapari etj, mobilizuan forcat e tyre ushtarake dhe së bashku me forcat osmane i thyen andartët grekë në krahinën e Artës dhe Thesalisë. (...) Me përkrahjen e diplomacisë angleze dhe franceze këto kërkesa aneksioniste Greqia i paraqiti në Kongresin e Berlinit. Ky kongres rekomandoi që Greqisë t’i kalonin nga Vilajeti i Janinës qytetet dhe rrethet e Janinës, Prevezës, Artës dhe rajone të tjera të krahinës shqiptare të Çamërisë. (...) Projekti për copëtimin e tokave shqiptare mes shteteve fqinje të Ballkanit u realizua pas luftërave ballkanike me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, e cila vendosi përfundimisht mbi kufijtë e Shqipërisë. Kjo konferencë sanksionoi shkëputjen nga trungu amtar të Kosovës, tokave shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Greqi. (…) Në etapën e parë 1913-1945 shovinistet grekë i dhanë përparësi politikës së dhunës dhe spastrimit etnik të krahinës nga popullsia shqiptare e besimit mysliman. Për ketë qëllim që në vitin 1913 çeta hajdutësh e kriminelesh të organizuara gjoja pa dijeninë e qeverisë (andartët), filluan të grabisin, të vrasin dhe të dhunojnë popullsinë shqiptare. Në këtë periudhë u realizua masakra në përroin e Selamit afër Paramithisë e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindrave të tjerë nga Kapiteni famëkeq Deli Janaqi. (...) Me gjithë kundërshtimin me forcë të qeverisë shqiptare dhe përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar shpërnguljen e popullsisë shqiptare, autoritetet greke duke i quajtur ata grekë me origjine turke, arriti të shpërngulë me forcë 35 mijë shqiptarë të Kosturit dhe Follorinës dhe 55 mijë shqiptarë myslimane të Çamerisë. Kjo popullsi e dëbuar me forcë u vendos në rajonin e Izmirit në Turqi. Ndërkohë qeveria e Athinës vendosi imigrantë grekë nga Azia e Vogël në Çamëri me qëllim kolonizimin e saj me popullsi kristiane ortodokse greke. Gjatë viteve 20 fshatra të tëra si Petrovica, Shëndëllia, Çifliku etj, u zbrazën nga banorët shqiptarë dhe u kolonizuan nga imigrantë grekë. Refugjatët pushtuan shtëpitë, arat, ullishtat, vreshtat dhe gjithë pasuritë e shqiptarëve. (...) Dy muaj para fillimit të konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait

58•59/2006


Çamëria u dogjën. Në humbjet e tjera materiale janë llogaritur:110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhe, 21 mijë kuintalë grurë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri dhe me mijëra kuintalë tërshëre, elb, oriz, djathë, gjalpë dhe produkte te tjera bujqësore e blegtorale. (...)

Monumenti i ndihmës për çamët në Elbasan (foto: Selim Pacolli)

kreu një akt ndoshta pa precedent në historinë botërore. Mbi 8 mijë meshkuj nga 16-70 vjeç u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Nga ky kontingjent viktimash 600 veta u masakruan dhe 300 te tjerë i hodhën në det gjysmë të gjallë gjatë udhëtimit me lundra anije . ”Ne këtë mënyrë,shkruan studiuesi Jani Sharra,-qeveria e vendosi elementin shqiptar mysliman haptazi në kampin e armikut”, duke e paragjykuar popullsinë e kësaj krahine. Kjo fushatë e re masakrash e krimesh nga më monstruozet i parapriu aktit final, spastrimit të krahinës nga elementi shqiptar mysliman, shkombëtarizimit, asimilimit dhe kolonizimit të Çamërisë në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. (...) Me gjithë përpjekjet për bashkëpunim dhe mirëkuptim të komunitetit shqiptar, nacionalistët grekë prisnin rastin e

volitshëm për të realizuar programin e spastrimit etnik dhe shkombëtarizimin e krahinës. Këtë program e realizoi banda kriminale e gjeneralit famëkeq Napolon Zervës në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Më 27 Qershor 1944 forcat e Lidhjes Kombëtare Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytetin e Pramithisë dhe vranë rreth 600 shqiptarë myslimanë, gra, burra, fëmije, të cilët u përdhunuan dhe u torturuan para vdekjes. Ditën pasuese një batalion tjetër i EDES-it marshoi në Pargë, ku vrau dhe 52 shqiptarë të tjerë. Më 23 shtator 1944 u plaçkit fshati Spatar dhe 157 shqiptarë u vranë. Gra e vajza të reja u përdhunuan dhe edhe ata burra që kishin mbetur ende gjallë u lidhën dhe u dërguan në ishujt e Egjeut. Gjatë fushatës së spastrimit etnik në vitet 1944-45 u vranë gjithsej rreth 2771 civilë. Gjetë kësaj periudhe 68 fshatra dhe 5800 shtëpi u plaçkitën dhe më pas

Kështu koloneli Kris Vudhaus (Chris Woodhouse), kreu i misionit ushtarak britanik në Greqi, për gjenocidin grek ndaj popullsisë shqiptare raporton se:”Nxitur nga Misioni Aleat që drejtova, Zervas i nxori jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica ikën në Shqipëri të gjenin strehë. Dëbimi i tyre u bë me gjakderdhje të shkallës së madhe. Puna e Zervës u ndoq në mars 1945 nga një masakër në shkallë të madhe e çamëve të Filatit, e cila nuk mund të falet. Pasoja ishte dëbimi i popullsisë së padëshiruar shqiptare nga toka e tyre (…) Sa është numri i shqiptareve të trojeve etnike nuk dihet me siguri, sepse statistikat nuk japin të dhëna të sakta për minoritetin shqiptar në Greqi. “Calendario Atlante De Agostini”, i vitit 2006, mbështetur në statistika greke, jep këtë strukturë etnike për Greqinë: 90,4% popullsi greke, 1,8% maqedonase 1,5% shqiptare 1,4% turke, 0,9% rome dhe 4% pakica te tjera. (...) “Çamëria,- shkruan Kadare, nuk është një fantazmë që ngrihet për të errësuar miqësinë midis grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra ata afrohen më shumë dhe e duan me shumë njëri - tjetrin.”

Çështja çame Miranda Vikers Çamët janë popullsia etnike shqiptare, më së shumti myslimane, nga pjesë e Greqisë veriperëndimore e njohur për grekët si Thesprotia dhe për shqiptarët si Çamëria. Ky rajon, që përqendrohet rreth lumit Thiamis (Kalamai), shtrihet nga Butrinti dhe nga gryka e lumit Akeron(Acheron) deri në liqenin e Prespës në veri, në lindje deri te malet e Pindit dhe në jug deri në Prevezë dhe Gjirin e Artës. Udhëtarët britanikë të shekullit XIX si Lordi Bajron (Byron) dhe shoqëruesi i tij Xhon Hobhauz ( John Hobhouse) vërejtën mbizotërimin e shqipfolësve në këto rajone. Sipas një faqeje rrjeti të Bostonit, të cilën shqiptarët e përdorin për shkëmbim mendimesh mbi çështjet e tashme. „ Shqiptarët në Greqi ndahen në dy pjesë të dallueshme: shqiptarët që jetojnë në territorin shqiptar, por që kanë mbetur jashtë kufijve të padrejtë që u përcaktuan në Konferencën e Ambasadorëve (Londër,1913), 58•59/2006

dhe ata shqiptarë që u larguan nga territori shqiptar në shekujt XIV dhe XIV . “Këta shqiptarë u larguan nga atdheu i tyre gjatë betejave kundër pushtuesve turq dhe shumë prej tyre u vendosën në ishullin Eubea. Të tjerët shkuan në Itali. Emri „ Çamëria „ vjen nga emri i lashtë ilir për lumin Thiamis (Kalamai), që përshkonte territorin e fisit të lashtë ilir të Thesprotëve. Çamëria ishte pjesë e Perandorisë Romake para se të pushtohej nga bizantinët, dhe në shekullin XIII u bë pjesë e despotatit të Epirit. Në gjysmën e parë të shekullit XIV u përfshi në despotatin shqiptar të Artës. Mbas pushtimit otoman në shekullin XV, ajo ishte së pari në sanxhakun e Delvinës, mandej në atë të Janinës. Në shekujt XVII dhe XVIII, popullsia shumicë shqiptare e Çamërisë veriore - nga Konispoli në lumin Gliqi - u kthye me forcë në besimin islam, ndërkohë që ata jetonin në jug të Gliqit deri në Gjirin e Prevezës mbetën kristianë ortodoksë.

101


Paradokse

ANALIZË

Çrregullimi i shijes dhe i koncepteve kulturore e artistike Besim REXHAJ

Vëzhgime hyrëse

D

eri vonë është besuar, madje besohet edhe sot, fare në mënyrë të çuditshme, se veprat artistike dhe kulturore kanë shije dhe, jo rrallë dëgjojmë, edhe nga njerëz kulture e arti të thonë: vepër me shije ose pa shije artistike. Esteti i njohur italian, De La Volpe, në librin “Historia e shijes” e thotë qartë se shija është në ne, në perceptimin dhe përjetimin tonë. Kur konstatimin e këtillë e vëzhgon dhe e zbaton në një kontekst më të gjerë të dinamikës së ndikimeve në marrëdhëniet shoqëria - vepra artistike e kulturore –- publiku, mund të konstatohen një varg defektesh e çrregullimesh në rrafshe të ndryshme të kësaj marrëdhënieje. Defektet dhe çrregullimet e këtilla mund të konstatohen si kur është fjala për producentët e pseudovlerave artistike e kulturore, ashtu edhe kur është fjala për mediat, elektronike ose të shkruara, që i plasojnë dhe popullarizojnë ato pseudovlera. Në këtë trekëndësh të prodhimit, të transmetimit e të popullarizimit dhe të konsumimit të këtyre pseudovlerave, faktori më i rëndësishëm, që brengos dhe paguan haraçin e një politike të caktuar kulturore e artistike, është publiku, konsumatori ynë. Pse thuhet kështu?

e sponsorët e tyre, krijon edhe pasoja serioze te publiku, qoftë lidhur me shijen, qoftë lidhur me konceptet apo, madje, edhe me modele të caktuara të jetës. Pa dashur të numëroj titujtë e serialeve të shumta, që kanë vërshuar Fakti tjetër i rëndësishëm në marrëdhëniet pseudovlera artistike – konsumenti i saj, është paradoksi se pseudovlerat artistike e kulturore, për shkak të çrregullimit të sistemit të vlerave dhe të kritereve të vlerësimit si mekanizëm i orientimit kundruall këtyre vlerave, nga vetëdija e gjymtuar kulturo-artistike e një pjese të madhe të konsumentëve perceptohen dhe pranohen si vlera, si vlera të njëmendëta. Si rezultat i këtij paradoksi, te konsumuesi, vetëdija dhe ndjenja e të cilit është e manipuluar, krijohet një ndjenjë shpërfilljeje dhe refuzimi kundruall vlerave kapitale, të cilat edhe kualifikohen, prej pozitës së vetëdijes e të shijes së gjymtuar e të manipluar, si pseudovlera.

ekranet tona televizive, le të kujtojmë, krahas serialit të njohur “Maria”, edhe rikthimin e “Zhadesë”, të kësaj telenovele maratonike e cila muaj të tërë kishte pushtuar vëmendjen e një shtrese jo të vogël të publikut tonë. Pa folur fare për vlerat artistike të serialeve të tipit hispaniko-amerikan ose oriental si dhe të serialeve të tjera të importuara, vlera këto të cilat janë krejt të diskutueshme, vetëm do theksuar një fakt interesant, që lidhet me fenomenin e krijimit, përkatësisht të çrregullimit të shijes dhe të koncepteve të publikut: faktin se këto seriale janë shumë të shikueshme, më të shikueshme se sa serialet dhe vlerat e mirëfillta filmike artistike, të cilat janë të margjinalizuara, qoftë në mungesë fondesh adekuate, qoftë në mungesë të politikës së mirëfilltë redaktuese. Megjithëse konstatimi i këtillë mund të tingëllojë paradoksal dhe i çuditshëm, kur vëzhgohet dinamika e formimit, e krijimit të shijes dhe e vetëdijes kulturore e artistike të publikut, kur hetohet dinamika e ndikimeve dhe e relacioneve midis logjikës së producentëve të vlerave kiçerike, të huaj ose vendor, të mediave

Kthimi triumfal i “Zhadesë” dhe i vargut të telenovelave në ekranet tona televizive Kur rikujton dhe mendon për invadimin e serialeve dhe filmave të importuar, të transmetuar nga shtëpitë tona televizive, posaçërisht të popullarizuar në Kosovën e pasluftës, seriale këto të reklamuara nga vet këto shtëpi me një agresivitet të llojit të vet, nuk mund të mos konstatosh politikën artistike e kulturore që funksionon, para së gjithash, sipas logjikës komerciale. Kjo logjikë, me efektet e veta, pos që krijon kushte për mbijetesë mediale e përfitime të tjera për shtëpitë televizive

102

“Ciganët” 58•59/2006


Paradokse

Kryeprotagonistja e serialit “Kloni”

si urë midis producentëve dhe publikut, atëherë të kujtohet një konstatim gjerësisht i njohur i fenomenologut dhe i estetit gjerman, Ludevig Gic, i cili, duke shpjeguar dinamikën e relacioneve të këtilla në kontekst të gjerë sociokulturor, konstaton fenomenin e kiçit dhe të kiçifiimit, jo vetëm në fushë arti e kulture, por edhe në sjelljen e qëndrimin dhe, në përgjithësi, në sistemin e gjithmbarshëm të vlerave. Duke ndjekur fillin e një shestimi të këtillë në këto koordinata të preokupimit, njeriut mund t’i bëhet fare e qartë se si ndodh që kryeveprat e artit, të artit filmik, muzikor etj., të shpërfillen ose të refuzohen nga pjesa më e madhe e konsumentëve të niveleve të ndryshme shoqërore dhe, paradoksalisht, psedudovlerat të pranohen, të përqafohen në shenjë të vlerave autentike. Si mund të shpjegohet ndryshe përqafimi, konsumimi masiv i pseudovlerave muzikore, i të ashtuquajturave “tallava” dhe refuzimi i vlerave të njëmendëta muziko-artistike të emrave të njëmendët të produksionit tonë muzikor ose të produksionit të huaj? Si mund të shpjegohet ndryshe fakti se në fushë të muzikës, për shembull, konsumohen e përqafohen, deri në adhurim, këngë e këngëtarë zhanresh të ndryshme, prej këngës popullore e deri te ajo që quajmë këngë estrade me të gjitha llojet e saj, kur vlera muzikore e tyre as si tekst, as si aranzhman e as si imazh vizuel nuk imponon? Natyrisht, mund të shpjegohen me formimin e një shijeje e modeli të caktuar, me çrregullimin e shijes e të konceptit autentik për vlerën. Kur përqëndrohesh në një pjesë të madhe të teksteve, në temat dhe mesazhet, në idetë, për aq sa tekstet e tilla kanë tema, ide e mesazhe; kur dëgjon patriotizmin dhe erotikën 58•59/2006

e vulgarizuar; kur sheh, kur këngët e tilla punohen e shfaqen si videospote, mungesën e përmbajtjes dhe të formës së mirëfilltë muzikore dhe mbizotërimin e anës vizuele, e cila gjoja demonstron dhe intensifikon përmbajtjen e këngës; kur sheh ato imazhe agresive e banale të pozave patriotike si dhe pamjet banale të një seksualiteti agresiv, që shoqërojnë dhe “demonstrojnë” këngën, nuk ke si të mos mendosh se konsumimi i tillë masiv i pseodovlerave është rezultat i kultivimit të një modeli kulturor e artistik, model ky i cili më parë se zhvillimin e njëmendët të shijes artistike, të kritereve dhe të një sistemi vital vlerash, kultivon dhe prodhon pseudovlerën, vetëdijen dhe shijen e tillë, e cila parapëlqen dhe ushqehet me vlerat kiçerike. Për shkak të gjendjes sociokulturore, në të cilën ndodhemi, mund të thuhet se shoqëria jonë nuk ka mekanizma të imunizimit të plotë e efikas kundruall dukurisë së këtillë të krijimit dhe të kultivimit të shijes kiçerike e të koncepteve defektuoze për artin e kulturën, por mund të thuhet, poashtu, se margjinalizimi sistematik i vlerave autentike dhe plasimi i pseudovlerave nuk duhet të jetë politikë kulturore e artistike e institucioneve tona kulturore dhe e shtëpive mediale, cilido lloj qoftë ai. Megjithëse është e paarsyetueshme, është e kuptueshme që për shkak të etheve të mbijetesës dhe etheve të përfitimeve, mediat elektronike, si dhe një pjesë e mediave të shkruara, të krijojnë hapësirë për vlerat kulturore të diskutueshme, për vlerat që oscilojnë mbi ose nën mesataren, por nuk mund të arsyetohet logjika e margjinalizimit të vlerave autentike dhe e kultivimit sistematik të pseudovlerave. Dua të them

se edhe shoqëritë e tjera, me tradita dhe rrethana normale të kultivimit të vlerave autentike, me sisteme të stabilizuara të vlerave sociokulturore e artistike, nuk janë imune kundruall fenomeneve siç janë kiçi e llojet e ndryshme të tij, pseudovlerat dhe format e ndryshme të pseudovlerave. Por, poashtu, dua të them se ndërtimi dhe kultivimi i një vetëdijeje dhe shijeje kulturoartistike, i kritereve dhe i një koncepti për politikën kulturore e sistemin e vlerave, së pari në mesin e atyre që i prodhojnë ato vlera e, pastaj, në mesin e atyre që i plasojnë, hap shteg për një normalizim të shijes e të koncepteve kulturore e artistike në përmasa të gjera dhe, kështu, kultura e mirëfilltë mund të mos mbetet oazë e të privilegjuarve. Ndryshe, nëse vazhdohet me kultivimin e një modeli kulturor joproduktiv, i cili, për shkaqe interesash komerciale, prodhon në përmasa të gjera çrregullim të shijes, të koncepteve dhe të orientimeve, i shtrohemi rrezikut që, duke margjinalizuar vlerat e njëmendëta, jo vetëm të krijojmë oazë kulturoartistike, po edhe më tej të varfërojmë, të gjymtojmë konsumuesit ekzistues dhe potencial të vlerave autentike, vetëdija dhe shija artistike e të cilëve nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë. Që “Zhadeja” e “Klonit” dhe serialet e tjera poaq të pavlera të mos rikthehen, të mos pushtojnë vëmendjen dhe të mos ushqejnë një pjesë të shijes e të shpirtit tonë, do kujtuar faktin se vetëdija dhe shija kulturore e artistike, ashtu siç mund të formohet mbi logjikën e një modeli sociokulturor joproduktiv, mund dhe duhet të krijohet, sa të jetë e mundur më shumë dhe si program e orientim, edhe mbi logjikën autentike të ndërtimit të një sistemi produktiv vlerash.

103


Panorama

Lëmshi i krijuar për trupën e franko-shqiptarit Angelin Prelocaj

“Prelocaj” me justifikime “teknike” fshihet nga festivali Derisa “burokratët” shqiptarë gëzoheshin që angazhuan trupën “Prelocaj”, kryesia e “Verës së Ohrit” e fshiu nga lista me justifikime “teknike”, të cilat dita-ditës ndërrohen KUSHTRIM SADIKU

kryesia e “Verës së Ohrit” e fshiu nga lista atë, me justifikime “teknike”, të cilat ditaditës ndërrohen. Drejtori i festivalit “Vera e Ohrit”, Zoran Strezovski, tha se shfaqja e “Prelocajt” dështoi për shkak të kushteve, të cilat i ka kërkuar menaxhmenti i tij. “Të ndërtohet mur në skenë, të ndërtohet një skenografi e madhe, të krijohet temperaturë komode, të ketë dushe për të gjithë balerinët”. Strezovski tha se edhe pse dështoi shfaqja, më tragjikja është që ne i kemi paguar biletat për shfaqjen e trupës Prelocaj. Megjithatë, nga kryesia e këtij festivali ka edhe nga ata të cilët flasin ndryshe nga Strezovski. Burimi ynë thotë se nuk janë paguar biletat, dhe se kanë qenë të njoftuar me kushtet, të cilat i kërkon ai, por me qëllim është heshtur deri në fund që të justifikohen. Trupa e baletit “Prelocaj” në “Verën e Ohrit” duhej të shfaqej më datën 19 korrik, në Amfiteatrin e hapur të Ohrit, dhe Çmimi për pjesëmarrjen e trupës “Prelocaj” ishte 25 mijë euro. Pjesëmarrësit e edicionit të sivjetshëm:

Shkup, korrik - Përfaqësuesit e festivalit më të madh në Maqedoni “Vera e Ohrit”, kanë krijuar një “lëmsh” të madh me trupën e baletit “Prelocaj” nga Franca, e cila ishte paralajmëruar të jetë një ndër pikat shkëlqyese të këtij edicioni. Derisa “burokratët” shqiptarë gëzoheshin që angazhuan trupën “Prelocaj” në krye me franko-shqiptarin Angelin Prelocaj,

Shqiptarët në “Verën e Ohrit” Pjesëtarë shqiptarë në këtë manifestim do të jenë Ema Andrea me monodramën e saj “I am from Albania”, nga regjisori Stefan Çapaliku, koncerti i “Tre Tenorëve”, koncert i kitaristit klasik Ehat Musa, Refet Abazi me shfaqjen “Akuarium”, Teatri Kombëtar i Korçës me komedinë “Koprraci” nga Molieri dhe Armando Klogjeri, tenori i cili do të jetë pjesë e Rekuiemit për Mozzartin, në 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit gjenial.

Në bregdet

Katër panaire libri gjatë korrikut dhe gushtit Katër panaire libri do të organizohen gjatë korrikut dhe gushtit, në qytetet bregdetare shqiptare. Në Durrës, panairi mbahet më 17-24 korrik, në Ulqin më 28 korrik-2 gusht, në Sarandë më 5-10 gusht, kurse në Vlorë më 13-20 gusht. Panairet organizohen nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë (SHBSH), me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, Ministrinë e Pakicave Kombëtare të Malit të Zi dhe komunat e Durrësit, Ulqinit, Sarandës e Vlorës. Panairet e librit gjatë stinës së verës kanë disa vjet që organizohen nga SHBSH-ja. “Në të shumtën e rasteve ato i

104

janë përshtatur kushteve dhe janë ndërtuar me mjete rrethanore, kryesisht ekspozitierë, ndriçim rrugor dhe spote kryesisht dekorativë, tavolina për vendosjen e librave të siguruara nga shkollat, të cilat janë të mbylluara gjatë stinës së verës etj. Publiciteti, ftesat, tërheqja e njerëzve te librat është bërë spontane, atje ku është menduar se ka më shumë grumbullime njerëzish”, njofton SHBSH. SHBSH iu ka bërë thirrje botuesve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe atyre nga diaspora, të marrin pjesë në këto panaire. (sh.ç)

Ngjarjet më të rëndësishme në edicionin e sivjetshëm të këtij festivali janë “Baleti Mbretëror Rus”, që hapin manifestimin e sivjetshëm, “Kuarteti Sschostakovich”, koncert nga Rade Sherbexhija dhe “Livio Morrison Band”, David Geret dhe Daniel Gortler, dueti izraelito-amerikan në piano dhe violinë, Aleksandar Tomesku dhe Adrian Tomesku, dueti rumun me violinë dhe piano, Teatri për Muzikë dhe Poezi “Elena Kamburova” nga Moska, Teatri “Beli” nga Sankt Petersburgu etj. Në Off Programin shquhen emrat e bendeve Brian Ferry & Roxy Music dhe Leb i Sol, të cilat janë në bashkëpunim me produksionin “Avalon”.

Festivali Ndërkontinental i Artit dhe i Letërsisë, Romë

Ali Podrimja, i vetmi pjesëmarrës nga krijuesit shqiptarë Poeti nga Prishtina, Ali Podrimja, mori pjesë në Festivalin Ndërkontinental të Artit dhe Letërsisë që u mbajt në Romë. Festivali, ku morën pjesë krijues të njohur nga mbarë bota, nisi më 9 korrik. Podrimja u prezantua me poezitë e tij në dy mbrëmje. Në njërën prej tyre, ai lexojë përkrah nobelistit kinez Gao Xingjian. Poeti nga Prishtina lexoi në gjuhën shqipe, ndërsa aktorët i deklamuan poezitë në gjuhën e vendësve, italiane.

58•59/2006


Panorama

Përvjetore

Në 25 vjetorin e vdekjes së Bob Marleyt (1945 – 1981) Bob Marley (1945 – 1981), këngëtar nga Xhamajka (Jamaica), gitarsist, autor tekstesh dhe aktivist, është autori dhe ekzekutuesi më i njohur i muzikës rege (Reggae). Pjesa më e madhe e muzikës së tij ka të bëjë me jetën e të varfërve dhe betejat e tyre me jetën e përdishme. Marli artikulon zërin e të shtypurve dhe përhap mesazhin e shpresës e të bashkimit. Këngët e tij shprehin përvojat dhe përjetimet e betejave të jetës së përditshme në Xhamajka në një mënyrë e cila është e hapur për të gjithë ata të cilët gjakojnë lirinë dhe dinjitetin. Bob Marli, duke qenë bir i një anglezi të racës së bardhë dhe i një nëne zezake, është ballafaquar me çështjen e identitetit

Bob Marli

racial gjatë jetës së tij, posaçërisht në kohën kur Xhamajka është ndeshur me tensione raciale në vitet ‘60-të të shekullit të kaluar. Lidhur me këtë, Marli, me një guxim e sinqeritet të llojit të vet, deklarohet: “Jam i çliruar nga paragjykimet për vetveten. Babai im ka qenë i racës së bardhë, kurse nëna ime zezake. Njerëzit nuk më vënë në asnjërën anë. Nuk më vënë as në anën e zezakëve dhe as në anën e të bardhëve. Më vënë në anën e Zotit, në anën e atij që 58•59/2006

më krijoi mua dhe i cili më ka lindur nga bashkimi i të bardhëve me zezakët.” Bob Marli braktis Xhamajkën në fund të vitit 1976 dhe vendoset në Angli, ku inçizon albumet “Exodus” dhe “Kaya”, kur edhe Exodus-i mbetet për 56 javë në krye të tabelave të muzikës britaneze. Në vitin 1978, Marli paraqitet në një koncert tjetër politik në Gjamajka, në “Koncertin e dashurisë ndaj paqes”, sërish në përpjekjet e tij për të vendosur paqen midis grupeve armiqësore politike të vendit. Aty nga fundi i koncertit, ai lut kryeministrin e vendit, Micheal Manleyn dhe rivalin e tij politik, Edward Seaga, t’i bashkëngjiten atij në skenë dhe të përshëndesin njëritjetrin, kur edhe këta dy armiq politik i zgjasin dorën njeri-tjetrit para publikut të shumtë. Në vitin 1979 realizon albumin me titull “Mbijetesa” (Survival), një album i mbushur me frymën dhe thirrjet humanizuse për politikën. Këngët si “Zimbabve”, “Afrikë, bashkohu”, dhe “Mbijetesa” pasqyrojnë mbështetjen e Marlit për luftën e çlirimit të Afrikës. Albumi i fundit i Marlit ka qenë “Kryengritja”(Uprising), dhe është një nga albumet më të drejtëpërdrejta religjioze, ku përfshihen këngët e njohura si “Dashuria, përgjithmonë” dhe “Kënga e shpëtimit”, e njohur për rreshtat e saj të famshëm: “ Çliro vetveten nga robëria mendore; përpos ne vetveten, askush nuk mund ta çlrioj mendjen tonë”. “ Koncerti i fundit i Marlit mbahet në Stanle Theater, në Pitsburg, më 23 shtator 1980. Bob Marli vdes nga kanceri i lëlurës, nga melanoma malinje, e cila fillimisht ia kishte sulmuar gishtin e madh të dorës së djathtë dhe që, nga viti 1977, kur mendohej se ishte vetëm një lëndim fizik në një ndeshje futbolli, ishte përhapur në stomakun, mushkëritë, mëlqinë dhe trurin e tij. Për shkak të besimit të tij religjioz se njeriu duhet të shkoj në atë botë si trup i plotë, nuk kishte pranuar amputimin dhe më 11 maj, 1981 vdes në Majami, në Florida. Marli ka pasur 12 fëmijë, katër prej të cilëve me gruan e tij, Rita Marley. Muzika e Bob Marlit dhe popullariteti i tij ka përjetuar një ngritje pothuajse të paparë dhe ia ka siguruar statusin e mitit muzikor.

Përgatiti: B. REXHAJ

Art Marika

Art Marika Mocarti i vogël shqiptar Art Marika, nxënës i Muzeut Artistik në Tiranë, me paraqitjet e tij brenda dhe jashtë vendit, mahniti publikun me shkathtësitë e rralla në ekzekutimet e tij pianistike. Nga 16 konkurse ndërkombëtare, të mbajtura në Tiranë, Prishtinë, Ohër, Beraletta (Itali), ku mori pjesë, 14 herë zuri vendin e parë. Kudo është paraqitur me ekzektimet e tij pianistike të veprave muzikore të klasikëve, si Mocarti, Shopeni, Shuberti etj., Art Marika, me prirjen e tij të jashtëzakonshme, ka pushtuar publikun dhe shpesh është quajtur Mocart i vogël. Gjatë muajit qershor, me rastin e paraqitjeve të tij në Gjenevë të Zvicrës, ka mahnitur publikun zviecran dhe e përditshmja zvicerane “Le matin” i shënoi paraqitjet e tij si suksese të veçanta.

105


Panorama

Aerobiku – ilaç kundër depresionit Një hulumtim i bërë nga Revista Britaneze e Mjekësisë Sportive (British Journal of Sports Medicine), ka dëshmuar se Aerobiku mund të luftojë depresionin më shpejt se sa ilaçet Njëzet njerëz që vuanin nga depresioni, i cili mesatarisht u kishte zgjatur nëntë muaj, dhjetë ditë me radhë kanë ushtruar me aerobik. Këta njerëz, mesatarisht, ishin të moshës 49 vjeçare, kurse në mesin e tyre ishin edhe shtatë femra. Te dhjetë pacientë, nga grupi i këtillë, ilaçet nuk i eliminonin simptomat e depresionit. Pacientët, me të cilët është bërë hulumtimi, çdo ditë kanë ecur në shiritin lëvizës nga tridhjetë minuta. Tre minuta të ecjes së shpejtë janë zëvendësuar me tre minuta të ecjes së ngadalshme, kurse intensiteti i ushtrimit është rritur në kohën kur ritmi i zemrës i është përshtatur programit të ushtrimeve. Është matur, në fillim dhe në fund, niveli i depresionit, kurse pacientët e kanë vlerësuar disponimin e tyre në fillim dhe krye dhjetë ditësh. Pas dhjetë ditësh, tek gjashtë pacientë është hetuar një përmirësim i dukshëm, duke inkuadruar këtu pesë prej atyre, tek të cilët mjekimi me ilaçe kryesisht ka qenë i pasuksesshëm. Dy prej

tyre kanë qenë në masë të caktuar më pak të deprimuar, kurse shkalla e simptomave ka mbetur e njëjta te katër pacientë. Në përgjithësi, depresioni është shmangur në një të tretën, kurse gjashtë pacientë kanë kërkuar vazhdimin e programit të ushtrimeve. Autorët e hulumtimit tërheqin vërejtjen se është fjala për një studim të vogël, por se përmirësimi i gjendjes depressive është impresiv, aq më shumë duke pasur parasysh faktin se ilaçet kundër depresionit zakonisht fillojnë të ndikojnë pas dy ose katër javësh. “Rezultatet e studimit tonë tërheqin vëmendjen drejt përmirësimit klinik, i cili nuk mund të arrihet sot me mjete të caktuara farmakologjike”, kanë përfunduar studiuesit e këtij hulumtimi dhe shtojnë se programi i aeorobikut mund të jetë posaçërisht i përshtatshëm për personat, tek të cilët mjekimi me ilaçe nuk ka ndikim.

Përgatiti: B.R.

TV dëmton aftësitë e mësimit te fëmijët Rezultati i një studimi të Akademisë Pediatrike Amerikane është se TVja dëmton aftësitë e mësimit te fëmijët. Kjo ndodh për shkak se shikimi i TV-së nga fëmijët paraqet një kapërcim të papranueshëm krahasuar me metodën graduale të marrjes se informacionit nga leximi, e cila është mënyra më efektive e të mësuarit të saktë. Megjithatë, mund të jetë cilësia, jo sasia e programeve, faktori më i rëndësishëm. Studime të bëra me dekada, qëndrimin e gjatë përpara televizorit e lidhin me sjelljen agresive të fëmijëve, duhanin, mbipeshën dhe arritjet e ulëta në shkollë. Studimi ka bërë që Akademia Pediatrike Amerikane t’u sugjerojë prindërve e fëmijëve të shikojnë vetëm 2 orë TV në ditë dhe që fëmijët nën 2 vjeç të mos shikojnë fare. Sidoqoftë, Frederick Zimmerman dhe Dimitri Christakis në Universitetin e Uashingtonit në Seattle kanë zbuluar se fëmijët të cilët rrinin gjatë para TV-së para moshës 3 vjeçare kishin rezultate të dobëta në testet e matematikës në moshën 6 dhe 7 vjeçare. Por duket se ka disa anë pozitive nga shikimi i TV-së në moshat 3-5 vjeçare dhe kjo lidhet me numrin e madh të programeve edukuese që transmetohen për këtë kategori moshash. Rezultatet e hulumtimit të kësaj dukurie duket se njëzëri konstatojnë se “nuk dëmton sasia e kohës që kalohet përpara TV-së, por ajo çfarë shikohet”. Rezultatet e studimeve sugjerojnë se prindërit duhet t’i nxisin fëmijët të ndjekin vetëm programe edukuese.

A.G.

106

58•59/2006


Panorama

“Kumbara” i Copolës në version elektronik

Pamje dhe burime të frymzimit të “Kodit të da Vinçit”

Kodi i da Vinçit – i debatueshëm gjatë vitit 2006 edhe si libër e edhe si film Autori i romanit, Dan Brown, është akuzuar për vjedhje të ideve të librit, kurse filmi i zemëron të krishterët Kodi i da Vincit, me regji të Ron Howardit, duket se do të jetë një nga filmat më të debatueshëm të 2006-ës. Bazuar në romanin e suksesshëm të Dan Brownit, Kodi i da Vinçit është tregimi mahnitës mbi zbërthimin e kodit, historisë së artit, shoqërive sekrete dhe mistereve të vrasjeve. Ngjarja në këtë film fillon në Paris, ku profesori i Harvardit Robert Langdoni merr një telefonatë urgjente; përgjegjësi i muzeut Louvre është vrarë dhe pranë trupit të tij policia ka gjetur një kod çoroditës. Duke u përpjekur të zgjidhë

58•59/2006

enigmën, Langdoni është i mahnitur pas zbulimit të gjurmëve që e çojnë në punimet e Da Vincit, gjurmë që mund t’i shikojnë të gjithë, por që piktori i famshëm ka ditur t’i fshehë. Mes akuzave të debatueshme të ngritura lidhur me “Kodin e da Vinçit” është se Jezusi është martuar me Maria Magdalenën dhe se ka lënë pasardhës të tjerë, një akuzë që i ka zemëruar shumë të krishterë dhe që është diskutuar nga historianë dhe teologë. (rd)

Të gjithë ju tifozët e filmit Kumbara (Godfather) keni një rast tepër unik për t’u futur në radhët e familjes Corleone. Zgjedhja mund te jetë juaja se cilin personazh do luani dhe si do t’i ngjisni shkallët në familjen mafioze më të përfolur të të gjitha kohërave. Dhe e gjithë kjo mund të realizohet përmes lojës së re elektronike, Godfather. EA. Në ceremoninë e rastit në Los - Anxhelos merrnin pjesë edhe figura të njohura si Snoop Dog, Paris Hilton, Tommy Lee dhe Ice Cube. Një figurë e veçantë në ceremoni ishte edhe aktori James Caan, djali i madh i Kumbarës...Santino ose ndryshe Sonny. Ndërtuesit e lojës mjaft së përfolur thonë se lojtarët mund të përjetojnë momente interesante që i kapërcejnë emocionet e filmit apo të romaneve. Kompania e lojërave elektronike EA, e ka cilësuar këtë lojë si një sukses të veçantë dhe e pati filluar punën qysh herët duke përdorur zërin e Marlon Brandos, para se ai të ndahej nga jeta, për të ndërtuar personazhin e Don Corleones në lojë. Producenti i filmit, fituesi i çmimit Oscar, “Kumbara”, Francis Ford Coppola, nuk shprehu interes për të marrë pjesë në këtë projekt.

107


Vitrina e librit

Ali Aliu: Vepra të zgjedhura Kompleti “Vepra të zgjedhura” prej katër vëllimesh, përfëshin pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e gjerë e kritikut dhe studiuesit të letërsisë, akademik Ali Aliut. Përzgjedhjen e veprave që vijnë të plota në këtë komplet dhe të shkrimeve e të studimeve e ka bërë vetë autori. Të plota janë përfshirë veprat “Magjia e fjalës” dhe “Kornika letrare”, ndërsa me fare pak ndryshime edhe “Don Kishoti te shqiptarët” dhe vepra “Si ta lexojmë poezinë”. Pjesa tjetër është nxjerr nga “Reflekse letrare”, “Kritika” etj. Në parathënien e shkruar nga prof. Alfred Uçi, ndër të tjera, theksohet: “Duam të shfaqim gëzimin tonë dhe ta përshëndesim botimin e veprës së zgjedhur të prof. Ali Aliut; e quajmë këtë rast një ngjarje të shënuar në jetën intelektuale dhe shkencore të shqiptarëve. Ajo i hap rrugën një tradite që meriton të afirmohet e të konsolidohet edhe mëtej, për raste të tjera, sepse do të shprehte respektin dhe vlerësimin e lartë ndaj kritikës dhe studimeve letrare...”. Kompleti u botua nga Shtëpia Botuese “Serembe” në Shkup.

Nasho Jorgaqi: Jeta e Fan Nolit Studiuesi Nasho Jorgaqi, pas një pune shumëvjeçare, doli me veprën jetëshkrimore “Jeta e Fan.S. Nolit”, që është botimi më i kompletuar i këtij lloji në botën shqiptare për përkthyesin, kishtarin dhe politikanin, Fan S. Noli. Në këtë vepër Nasho Jorgaqi kapërcen edhe veten si studiues duke i shtuar angazhimit të tij shumëvjecar kulmin e madh. Është përshkrimi më shterrues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një enciklopedi e Nolit ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij si patriot, kishtar dhe dijetar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë, thekson ndër të tjera Arben Puto në parathënien e këtij botimi. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese OMBRA GVG në Tiranë.

Emin Riza- Njazi Haliti: Banesa Qytetare Kosovare e Shek.XVIII-XIX Kjo monografi i kushtohet banesës në qytetet e Kosovës, apo banesës kosovare të shekujve XVIII-XIX. Monografia bazohet në materialin dokumentar të vjelë në vitet 1955-56, i cili është lënë i papërpunuar dhe i pastudiuar. Synim kryesor i monografisë është paraqitja tërësore e tipareve dhe i karakteristikave të banesës qytetare kosovare të shekujve që përmendëm më herët. Pjesë përbërëse e veprës është materiali i gjerë dokumentar grafik dhe fotografik. Në këtë libër banesa kosovare trajtohet si pjesë e natyrshme e banesës shqiptare. Autorët theksojnë se me banesë shqiptare duhet të kuptojmë banesën e ndërtuar përgjithësisht prej shqiptarëve dhe për shqiptarët, kurse me ndërtues kemi parasysh porositësin dhe realizuesit e veprës, pra mjeshtrit popullorë. Në krye të librit autorët kanë vënë një kushtesë, e cila mendojmë se vlen të shënohet edhe këtu: “ Kjo monografi u kushtohet mbarë brezave të shqiptarëve të Kosovës, gjithherë autoktonë, që u bënë njësh me dheun e tyre edhe nëpërmjet ndërtimeve ” . Vepra është botim i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, dhe doli në Prishtinë në vitin 2006. 108

58•59/2006


Monumenta Albanica

Anila Omari, studiuese

Transkriptohet “Çeta e Profetëve“ e Pjetër Bogdanit Anila Omari - hedh dritë misteret shekullore të veprës së Bogdanit Ela Baçi

Ç

eta e Profetëve, apo “Cuneus Prophetarum”, vepra e njohur e Pjetër Bogdanit, njërit prej figurave të rëndësishme te kulturës shqiptare të periudhës XVI – XVII, më së fundi shkund misterin që e rrethonte nga shekujt. Studiuesja Anila Omari sjell të transkriptuar në gjuhën shqipe pikërisht këtë vepër të Bogdanit , të parë në këndvështrimin e një botimi kritik. “Çeta e profetëve” shënon kështu botimin e dytë të transkiptuar nga trashëgimia e vyer e letrave shqipe , pas “Mesharit” të Buzukut të sjell nga gjuhëtari i mirënjohur Eqrem Çabej. Tashmë kjo 58•59/2006

vepër fiton të drejtën për t`u shërbyer jo vetëm specialistëve të gjuhës apo studiuesve të saj , por cilitdo lexuesi të vëmendshëm që dëshiron të di diçka më tepër mbi përmbajtjen dhe origjinalitetin e këtij botimi që me të drejtë ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve në të shkuarën. Ky libër është botuar për herë të parë në Padova , në vitin 1685 . “Cuneus Prophetarum” apo sipas përkthimit të Justin Rrotës, nën emërtesën “Çeta e Profetëve “, me një alfabet latin të gërshetuar me germa sllave e greke , përmban të dhëna mjaft interesante mbi gjuhën shqipe . Fakti që ndryshe nga dokumentet e tjera te shqipes së shkruar ai është jo më një përkthim , por një vepër

origjinale me një vëllim më të madh stilesh dhe larmi tematike që variojnë nga teologjia, historiografia , shkenca apo deri tek letërsia artistike dhe poetike, e kanë bërë këtë studim një ndër veprat më interesante të shqipes së shkruar. Larmia tematike e veprës , pohon studjuesja Omari , përbën njëherazi edhe një tregues më të qarte te përpunimit të gjuhës nga ana e Bogdanit , të cilit i është dashur të përpunojë terma e koncepte nga gjuhë të lëvruara prej vitesh , të krijojë neologjizma apo terma të rinj . “Me të drejtë kjo vepër është mbajtur si e para vepër origjinale , që shënoi fillimet e prozës letrare shqipe dhe që luajti një rol parësor edhe në formimin e prozës shkencore shqipe, tha në kumtesën e saj studiuesja Omari. Parë në këtë aspekt ky botim sjell të dhëna interesante për shqipen e shkruar dhe letërsinë e saj duke qartësuar dukshëm themelin e gjuhës së sotme shqipe . Nga ana tjetër ky transkriptim është njëherazi edhe një burim i pashtershëm edhe për pasurimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe me terminologji e frazeologji të harruara , por të përmendura në këto tekste të vjetra të shqipes . Studiueses Anila Omari i janë dashur gati 10 vjet për ta përfunduar këtë botim .Ka qenë viti 1989 kur në një konferencë shkencore mbajtur me rastin e 300- vjetorit të vdekjes së Bogdanit , kur pas një sërë kumtesash mbi aspekte të veprës dhe personalitetit të Bogdanit, Departamenti i historisë së gjuhës pranë Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë vendosi t`ia besojë transkriptimin e veprës së Bogdanit studiueses së re . Për Anila Omarin ky libër ishte një fushë e re studimi dhe e panjohur , pasi më parë ajo ishte marrë me studimin e marrëdhënieve mes sllavishtes dhe shqipes. Megjithatë pas një pune voluminoze dhe tejet të përqendruar të 400 faqet e vëllimit të Cuneus Prophetarum kanë mundur të transkriptohen mbështetur mbi kritere te sakta shkencore , dhe pa dyshim duke u mbështetur në arritjet më të mira të

109


Monumenta Albanica përvojës së krijuar në këtë drejtim prej Çabejit të madh . Për studiuesen Omari botimi kritik i veprës ka qenë i vështirë , kjo për faktin se kërkon një rindërtim të gjuhës duke u përpjekur të tregosh se si e ka shqiptuar autori gjuhën e tij . Për ta transkriptuar këtë vepër asaj i është dashur të njihet më parë me të folurën e Hasit, pasi autori është pikërisht nga Guri i Hasit , e më pas me italishten , sllavishten dhe pa dyshim të përvetësonte një sërë njohurish mbi përdorimin e gjuhës në atë periudhë për të cilën flitet , si dhe mjaft botime interesante për Bogdanin të bëra nga studiues të ndryshëm e që e kanë parë veprën e tij nga këndvështrime të

ndryshme. Vepra e Bogdanit për herë të parë pasurohet me një botim kritik modern i cili përmes transkriptimit fonologjik të tekstit në alfabetin e sotëm , mbështetur në kritere te studiuara e te argumentuara filologjike , bëhet lehtësisht e arritshme për lexuesin bashkëkohës, i cili jo vetëm arrin të kuptojë gjuhën e autorit përmes rindërtimit të saj nga Omari , por të krenohet me rrënjët e gjuhës së tij , pjesës më të rëndësishme të identitetit të tij , për të cilën ia vlen çdo lloj sakrifice. Për herë të parë është ndërmarrë një botim kritik integral i të dy pjesëve të veprës, në të cilin, përveç riprodhimit anastatik të origjinalit, përfshihet një

studim hyrës mbi metodën e kriteret e botimit, transkriptimi fonologjik i tekstit të plotë dhe aparati kritik, i cili përmban krahas shënimeve kritike, edhe shënime për çështje të ndryshme filologjike, shpjegime fjalësh të rralla, shndërrime morfologjike etj., për të lehtësuar leximin e tekstit nga një publik më i gjerë sesa një rreth i ngushtë specialistësh. Botimi Kritik i veprës së Bogdanit është pa dyshim një arritje që do t`u duhet brezave të së ardhmes. Paraqitja e botimit u bë nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në prani të një auditori studiuesish e lëvruesish të letrave.

Anila Omari – flet për revistën Albanica -”Nuk e kisha aspak të lehtë” Botim kritik i një vepre, sidomos kur është fjala për vepra të shekujve XV-XVII, do të thotë të përpiqesh të rindërtosh tekstin sipas shqiptimit të autorit, pra të rikrijohet sa të jetë e mundur vullneti i autorit. Kjo kërkon një njohje të mirë të gjuhës së kohës kur ka shkruar autori, të së folmes dialektore të vendlindjes së tij, si dhe ndikimet që mund të kenë ushtruar mbi të të folmet e tjera ku ai ka jetuar e vepruar. Në rastin e Bogdanit kemi një ndikim të ndërthurur të së folmes së vendlindjes së tij, që është ajo e gegërishtes verilindore të Hasit, dhe të gjuhës më të lëvruar e me tradita shkrimore të qytetit të Shkodrës, në të cilën autori u mundua të përshtatë e të filtrojë gjuhën e vet malësore. Botimi kritik bëhet në bazë të disa kritereve shkencore, të përcaktuara me argumente e me saktësi filologjike, të cilat duhet të ndiqen me konsekuencë gjatë gjithë transkriptimit të tekstit në alfabetin e sotëm. Këto kritere janë paraqitur në Hyrjen e botimit. Gjatë studimit të grafisë së Bogdanit për përcaktimin e kritereve të transkriptimit, kanë dalë në pah edhe veçoritë e gjuhës së Bogdanit, kryesisht në planin fonetik e drejtshkrimor, edhe në krahasim me autorët e tjerë të vjetër. Në Hyrje janë pasqyruar gjithashtu momentet kryesore nga jeta e trazuar e autorit, e ngjeshur me veprimtari krijuese e politike dhe e përshkuar nga ndjekjet e persekutimet otomane për shkak të lëvizjes së tij në shërbim të interesave të atëhershme të atdheut të shqiptarëve. Veprimtaria e tij arriti kulmin me pjesëmarrjen aktive në luftën austroturke (1683-1699), nëpërmjet organizimit të kryengritjes së malësorëve në përkrahje të forcave të bashkuara evropiane. I shtyrë nga entuziazmi dhe shpresa për çlirim nga pushtimi osman, ai madje hartoi edhe plane operacionesh ushtarake për bashkërendimin e forcave shqiptare me ushtritë e Lidhjes së Shenjtë. Kështu Bogdani rreshtohet me dinjitet në “çetën” e klerikëve patriotë, si Budi, Pal Engjëlli, Nikollë Mekajshi, Nikollë Kaçorri, Gjergj Fishta e shumë të tjerë, që u angazhuan edhe si tribunë politikë në mbrojtje të vendit e të fesë të të parëve. Krahasimi me Skënderbeun që i bëhet Bogdanit nga një prej personazheve të kohës që i kushtuan poezi lavdëruese ka si mbështetje faktin që të dy luftuan për të njëjtin synim, njëri me shpatë e tjetri me penë. Një periudhë e rëndësishme e jetës dhe e veprimtarisë së Bogdanit është procesi i hartimit të veprës madhore të tij “Cuneus Prophetarum”, e cila kaloi disa peripeci derisa pa dritën e botimit. Duke ndier nevojën urgjente të përhapjes së dijes në popull, po edhe ndër klerikët lokalë, si mjetin kryesor për mbrojtjen e fesë dhe frenimin e konvertimit në masë të

110

popullsisë të krishterë, qysh në vitin 1675 ai kishte shkruar një libër që përmbante, përveç çështjeve të teologjisë e filozofisë së krishterë, të parashikimeve të profetëve e të Sibilave për ardhjen e Krishtit, të jetës së Krishtit e të Shën Mërisë, edhe njohuri të përgjithshme të krijimit të njeriut e të botës sipas Dhiatës së Vjetër. Për botimin e këtij libri, të shkruar krejt në shqip, ai iu lut Kongregacionit të Propagandës së Fesë në Romë, përgjigjja e të cilit ishte që vepra, para se të botohej, të përkthehej në italisht dhe të shqyrtohej nga një kardinal përgjegjës për censurën. Kjo i kushtoi shumë mund e kohë Bogdanit, i cili ndërkohë u detyrua edhe të zhvendosej shpesh për shkak të përndjekjeve të turqve, prandaj vepra përfundoi dhjetë vjet më pas, më 1685, e shkurtuar dhe e botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht, të vendosura në dy shtylla përbri njëra-tjetrës. Deri vonë nuk dihej asgjë për versionin e parë të veprës së Bogdanit, i cili përmbante një titull të ndryshëm nga ai që njohim: “Flavissae Prophetarum etj.”. Tani së fundi është dhënë një njoftim për ekzistencën e këtij dorëshkrimi origjinal në një nga arkivat e Dubrovnikut, që mbetet për t’u hulumtuar më tej. Vepra “Cuneus Prophetarum” shënon një hap të madh cilësor në zhvillimin e shqipes si gjuhë e shkrimit. Ajo arriti ta ngrejë gjuhën shqipe në një nivel të tillë sa të ishte e aftë të shprehte koncepte filozofike e teologjike të përpunuara nga gjuhë që lëvroheshin prej shekujsh si gjuhë shkrimi. Me gjithë ndikimet e pashmangshme leksikore e strukturore nga gjuhët e veprave ku u mbështet për hartimin e veprës së tij, kryesisht nga italishtja, në përgjithësi struktura gramatikore dhe frazeologjia e gjuhës së CP janë karakteristike të shqipes si gjuhë amtare e autorit, ndërsa fjalori është shumë më i pasur nga ai i autorëve paraardhës. Në kërkim të përgjegjëseve shqipe të termave diturorë italisht, autorit i është dashur të farkojë shumë neologjizma për fjalë a koncepte që nuk ekzistonin në shqip, të gërmojë në thesarin e harruar të “fjalëve plaka” në zhdukje e sipër, e të thërrasë në ndihmë edhe huazimet italiane të këtyre fjalëve e koncepteve, që janë rrugët kryesore të pasurimit të çdo gjuhe. Duke qenë vepra e gjerë dhe e shumanshme, gjuha e përdorur paraqet një shumëllojshmëri stilistike e një pasuri semantike që do të mbetet e pashembullt edhe në shekujt që pasojnë. Në periudhën e Rilindjes kombëtare e kulturore në fund të shekullit XIX, një rol të rëndësishëm në ringjalljen e letërsisë së Veriut me qendër në Shkodër ka luajtur pa dyshim vepra e Bogdanit, e cila ka vazhduar të ruhet e të lexohet deri vonë në familjet shkodrane.

58•59/2006


58•59/2006

111


Teatër

Teatri elizabetian – në shenjë të teatrit “Globe” të Shekspirit Godina e parë teatrore në Angli – fillimisht dhe ekskluzivisht e ndërtuar për qëllime teatrore, është quajtur “Teatri”, dhe është ndërtuar në vitin 1576. Sipas kësaj, të gjitha godinat e tilla të tjera marrin emrin e tyre

K

ur Elizabeta e I-rë merr fronin në vitin 1558, në Angli nuk kishte godina teatrore posaçërisht të ndërtuara për këtë qëllim. Kompani të ndryshme akorësh shetisnin anë e kënd vendit dhe interpretonin shfaqjet e tyre në hapësira të ndryshme, ndonjëherë duke ndërtuar skena e ambiente të përkohshme teatrore për një varg a cikël shfaqjesh e ndonjëherë duke përdorur korridore të pandryshuara ose objekte me hapësira të përshtatshme. Ekzistojnë shënime mbi aktor të cilët kanë interpretuar rolet e tyre nëpër kisha, në korridoret e mëdha të Pallateve Mbretrërore, në sheshe qytetesh dhe kudo ku mund të mblidhej një turmë e madhe njerëzish, e cila mund të përcjellte shfaqjen. Kompanitë e aktrimit zakonisht kanë qenë të vogla dhe lëvizëse. Shënimet sugjerojnë se një kompani mesatare teatrore shetitëse zakonisht përbëheshin nga pesë deri në tetë aktor, që shpesh përbeheshin nga katër burra dhe një

djal i vetëm i cili luante të gjitha rolet e femrave.

Teatri i parë në Angli Godina e parë teatrore në Angli – fillimisht dhe ekskluzivisht e ndërtuar për qëllime teatrore, është quajtur “Teatri”, sipas të cilës, pastaj, të gjitha godinat e tilla të tjera marrin emrin e vet. Është ndërtuar në vitin 1576 nga Aktorët e Ërlit të Lisesterit (The Earl of Leicester’s Players), të cilët udhëhiqeshin nga Barbigj (Burbage) – një tapicerist i cili shndërrohet në akor. Nuk dihet aq shumë për formën e këtij teatri, por duket se ka qenë i ndërtuar nga druri dhe në formë poligonale dhe mund të ketë pasur tri galeri plotë me ulëse të puthitura njëra me tjetrën. Zona kryesore e teatrit ka qenë nën qiellin e hapur, me një oborr të madh për spektatorët, të cilët nuk mund të siguronin ndonjë ulëse. Në vitin 1599 djemtë e Barbigjit përfshihen në një mosmarrëveshje lidhur me tokën, në të cilën ishte ndërtuar Teatri, dhe ata zgjodhën problemin e tyre në një mënyrë të çuditshme - fshehurazi dhe paritmas prishin teatrin dhe vjedhin shtyllat e tij, me të cilat ndërtojnë një shtëpi të re teatrore në Bankside, të cilën ata e quajtën Globi (The Globe). Në këtë kohë Barbigjët bëhen anëtarë të Kompanisë së Lordit Çemberlen (Lord Chamberlain’s Company) së bashku me Uiliem Shekspirin (William Shakespeare), dhe Globi për nga nami i tij mbahet mend si teatër ku për herë të parë shfaqen shumë nga dramat e Shekspirit.

Teatri “Globe” i Shekspirit

Elizabeta I - (1558-1603)

112

Teatri i parë i Globit është ndërtuar në vitin 1599, me pullaz prej kashte, që shtrihet mbi ballkonet ose galeritë e teatrit, të cilat mbulojnë pjesën e ulëseve.

Të gjithë aktorët e teatrit elizabetian kanë qenë meshkuj. Në Angli, me ligj është ndaluar paraqitja e femrës në skenë. Një grua, Mary Frith - e njohur më shumë me emrin Moll Cutpurse – ka qenë arrestuar në periudhën e sundimit jakobian për shkak të këndimit dhe të interpretimit gjatë një shfaqjeje që i kushtohej jetës së saj. Aktorët meshkuj, të cilët interpretonin rolet e femrave, përshkruheshin si “aktorët djelmosha” dhe ka një paqartësi lidhur me moshën e këtyre aktorëve dhe mundësitë e përshtatjeve në role moshash e dimensionesh të ndryshme. Oborri, ku qëndronin spektatotët më të varfër, mbetet nën qiellin e hapur. Ky kulm goditet nga zjarri në vitin 1613 kur një shkëndijë e një predhe, gjatë shfaqjes së Henrikut VIII, ndez kashtën dhe e tërë ndërtesa e teatrit bëhet shkrumb e hi. Ndërtesa e dytë e Globit ka qenë mbuluar me kulm të cementuar dhe është rrënuar në vitin 1644 kur të gjitha pjesët teatrore kanë qenë ndaluar nga Parlamenti gjatë Luftës Qytetare. Në kohërat moderne, disa imitime të Globit kanë qenë ndërtuar anë e kënd botës, duke përfshirë këtu edhe Teatrin e ri të Globit të Shekspirit në Londër, i

58•59/2006


Versione moderne të teatrit “Globe”

cili ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1997. Megjithëse teatri “Globe” modern është një imitim i pasaktë i “Globit” të vërtetë – me shumë karakteristika të tij të bazuara në hamendjen dhe tipare të tjera të menduara për t’u mbrojtur nga rreziqet e zjarrit dhe për vendosjen e publikut modern me gjithë rehatinë e tij – disejni, ndërtimi dhe shfrytëzimi i Globit të ri ka ofruar mjaft informacione të dobishme lidhur me ate se si funksiononte teatri elizabetian dhe si ndikonte mbi lojën e aktorëve të cilët shfrytëzojnë skenën e tillë.

Disa nga dallimet midis versionit modern dhe të parë të “Globit” Diametri i verzionit modern të teatrit “Globe” është 30 metra. Në vend se rrethor, siç besojnë disa dijetar të ketë qenë “Globe” origjinal, ndërtesa moderne e tij ka formë poligonike me 20 mure të drejta. I ka tri shtresa ose nivele ulësesh në galeritë e tij në të gjitha anët e skenës, pos në anën e pasme. Drejtëpërdrejtë përballë skenës është një shesh i madh i një madhësie rreth 24 metrash, që shfrytëzohet nga spektatorët të cilët paguajnë çmime më të ulëta biletash nga ata që 58•59/2006

Version modern i “Globit”

vendosen në ulëse. Vet skena, sipas standardeve moderne, është në mënyrë të pazakonshme e gjerë – 13. 2 metra e gjerë, kurse 7.5 metra e thellë dhe 1.5 metra e lartë. Pas skenës, është “skena e zbulimit”, e cila iu mundëson personazheve që papritmas të shfaqen pas hapjes së perdes. Midis të tjerash, ka edhe një ballkon mbi skenë, që ndonjëherë është përdorur në shfaqje (me gjasë ka qenë ballkoni i Gjulietës në “Romeo e Gjulieta” të Shekspirit). Ky ballkon ndonjëherë është shfrytëzuar për vendosjen e muziktarëve të shfaqjes e ndonjëherë, në mungesë vendesh, edhe për vendosjen e publikut. Skena ka, poashtu, edhe kataraftin ose çepengat

në mes të skenës dhe elizabetianët kishin një makineri të thjeshtë, e cila iu mundësonte fantazmave, djajve dhe personazheve të ngjashme të ngriteshin përmes hapjes së tillë, kurse perëndive dhe shpirtrave të lëshoheshin nga “qiejtë” në skenë. “Globe” modern mund të zë 1500 spektator: “Globi” i Shekspirit ka zënë dyfshin e numrit të spektatorëve në po të njëjtën madhësi. Vizita e teatrit “Globe” të rindërtuar, është një përjetim magjik, por është me rëndësi të mbahet mend se versioni i tij modern nuk i ngjan me saktësi kushteve dhe gjendjes të teatrit të parë, original, teatrit të Shekspirit. Përgatiti: B.Rexhaj

113


Teatër

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000”, Edicioni i 7-të

Surpriza dhe premiera në Butrintin antik

T

ashmë është kthyer në një traditë të bukur që çdo vit në qytetin antik të Butrintit, me një gërshetim mjaft interesant të historisë, kulturave dhe legjendave, të zhvillohet Festivali Ndërkombetar i Teatrit. Pikërisht në skenën e teatrit antik të këtij qyteti, ndërtuar aty në shekullin e III-të p.e.s, për shtatë ditë me rradhë, trupa teatrore nga e gjithë bota ballafaquan e shkëmbyen përvojat teatrore dhe sollën risi dhe koncepte të avancuara për dramaturgjinë, aktrimin, skenografinë, dhe gjithë përbërësit e tjerë që formojnë unitetin e një vepre teatrore. Nga data 7 – 15 korrik, shtatë trupa të kompanive teatrore nga Franca,

114

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia, Hollanda, Bullgaria, Greqia si dhe një trupë e teatrit Kombëtar të Prishtinës ngritën në skenë vepra nga më interesantet të Euripidit, Sofokliut, Molierit, Rasinit, por edhe krijimtarinë më të freskët të autorëve bashkëkohorë si Ellen Stjuart apo Ekrem Kryeziu. Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit ‘‘Butrinti 2000”, si për herë, synoi shfaqje dhe premiera të një niveli të lartë artistik, tha në konferencën e tij për shtyp drejtori i këtij Festivali, z. Alfred Bualoti. Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor, përveç promovimit të vlerave në fushën teatrore synon të bëhet edhe një promotor i fuqishëm

I nisur në vitin 2000 si një aktivitet fillimisht rajonal, shumë shpejt ky kompeticion u shndërrua në një festival ndërkombëtar. Në këtë manifestim të bukur të ideve, koncepteve dhe drejtimeve teatrore, morën pjesë dramaturg, regjisorë, aktorë dhe kritikë nga e gjithë bota. Ne teatrin e lashtë, pikërisht nën rrënojat e dikurshme të tij, në të njëjtën skenë ku është luajtur dikur Andromaka, Ifigjenia apo Prometheu u përcollën mesazhe të vlerave njerëzore, relativitetit të ekzistencës dhe të komunikimit e bashkëjetesës, mesazhe të emancipimit të kulturës dhe traditës që ka prodhuar e vijon të prodhoje historia e njerëzimit.

58•59/2006


Teatër

Pamje nga Festivali i Butrintit

për zhvillimin e turizmit. Në mesin e veprave të përzgjedhura nga një komision i posacëm, ishte edhe “Andromaka” e Jean Racine, njëra prej veprave më të mira të këtij autori në artin dramatik, në regji të regjisorit të njohur francez, Philippe Delaigue, realizim teatror ky i cili, pas 99 shfaqjesh tejet të suksesshme në Francë, erdhi të kremtojë të 100-ën ngjitje në skenë pikërisht në Butrintin antik. Një ndër shfaqjet që befasoi publikun ishte “Don Juani” i trupës së teatrit kombëtar të Bullgarisë “Ivan Vazov”, në regjinë e Aleksander Morvovit, njërit prej figurave më në zë të artit dramatik, me emrin e të cilit lidhen shumë çmime ndërkombëtare. Edhe 58•59/2006

Asnjë pjesë nga trupa e Teatrit Kombëtar të Tiranës, madje asnjë trupë e ndonjë kompanie teatrore private nuk është seleksionuar në edicionin e 7të të Festivalit “Butrinti 2000”. Arsyet, sipas organizatorëve, qëndrojnë në faktin se nuk kanë parë diçka serioze dhe brenda koncepteve që përmban organizimi i këtij festivali. Sidoqoftë, për organizatorët e tij, ky Festival është një ogur i mirë për zhvillimet teatrore. Edhepse pak të kënaqur me nivelet e mbështetjes prej institucioneve shtetërore ndaj këtij aktiviteti, grupi realizues synon jo vetëm një ngjarje artistike të suksesshme, e cila do të pasurojë jetën kulturore të vendit, por edhe më shumë. Përmasa ndërkombëtare e tij, tashmë ridimensionon dukshëm tendencat apo prirjet dialoguese përmes estetikës skenike. Gjuha teatrore, me këtë rast, mund të cilësohet si mjet i komunikimit ndërkulturor dhe ajo, si e tillë, është diplomacia më e mirë në marrëdhëniet midis popujve.

kjo vepër ishte njëra nga veprat teatrore që për herë të parë u shfaq në skenën e teatrit të Butrintit, shfaqje e cila më pas do të mund të shihet nga spektatori bullgar. Tragjedia “Elektra” e Sofokliut u ngjit në skenë nga Grand Theatre Groningen e holandezëve në regjinë e Corrina Manarës. E veçanta e kësaj performance është që kori i famshëm u zëvendësua nga grupi polifonik i Lapardhasë. Teatri Kombëtar i Greqisë së Veriut, pikërisht një trupë aktorësh të Selanikut, sërish

u paraqit me një vepër të Euripidit: ”Ifigjenia në Taurid” është vepra e përzgjedhur për këtë kompeticion që në regjinë e George Michailides u shfaq në teatrin antik të Butrintit. Festivali në natën e fundit të tij u mbyll nga Trupa e Teatrit Kombëtar të Prishtinës me shfaqjen ‘Komploti Ilir’. Kjo shfaqe është ngjitur vetëm një herë në skenën e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe mban firmën e autorit dhe regjisorit nga Prishtina, Ekrem Kryeziu.

E. Baçi

115


Muzikë

Inva Mula rikthehet në Shkodër Jaret shkodrane tashmë në një album të saj

Rikthimi i Inva Mulës në vendin e origjinës

S

hkodra e ka mirëpritur Inva Mulën. Sopranoja e mirënjohur i ka kthyer qytetit të kulturës, disi të harruar, një natë magjie. Kënga lirike dhe jaret shkodrane kanë fituar një tjetër ngjyresë nën interpretimin melodioz të këngëtares së madhe. I ka mjaftuar vetëm një natë koncerti, ndoshta vetëm një çast ngjitjeje në podiumin e Teatrit “Migjeni” të këtij qyteti, për t’i rikthyer në kujtesë ëndrrat e fëmijërisë së saj. Pikërisht në këtë skenë ajo u ngjit për herë të parë për të interpretuar në festivalet 116

Pas sukseseve të mëdha në gjininë operistike nëpër skenat më prestigjioze të botës, ajo i është rikthyer origjinës së saj . Që prej një viti, ajo, së bashku me një kuartet harqesh, ka punuar për të përgatitur këtë album me këngë tradicionale që më 2 korrik u promovua në skenën e teatrit Migjeni të qytetit të Shkodrës.

e këngës, e madje ishte kjo skenë nga ku mori krah ëndrra e saj për muzikën. Së bashku me albumin, ajo ka interpretuar për publikun shkodran edhe disa arie nga repertori i operistikës botërore. Ky koncert për Inva Mulën ka qenë më shumë se një detyrim për qytetin e kulturës. Mbi gjithçka, ajo ka ndjerë detyrim për këngën tradicionale, për lirikën e mrekullueshme të kësaj treve, për krijimtarinë e mjeshtërve të muzikës që tashmë i janë kthyer anonimatit. 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Muzikë

Inva Mula dhe Kuarteti Gaudi Këngët e diskut Këngë Nuri i bukurisë popullore shkodrane Për mue paska kenun kismet –Palok Kurti Tash sa ditë e mot -popullore shkodrane Çelni ju o lule-popullore Korçare Asaman asaman -popullore korçare Pranvera filloi me ardhë –popullore shkodrane Njat’zaman t’asaj furie –Palok Kurti Marshallah bukurisë sate –Palok Kurti Kroi i fshatit tonë –Kristo Kono Kur më vjen burri nga stani-Dhimitër Kovaçi Fryn veriu –Dhimitër Kovaçi Dashnor t’u bana –Hasan Preza Lule bore –Simon Gjoni

Inva - misionarja e kulturës shqiptare në botë Në të vertetë, shumica e këtyre këngëve kanë mbetur në memorien e shkodranëve, një pjesë e tyre janë interpretuar edhe nga këngëtare të tjerë dhe vijojnë të këndohen edhe sot, ashtu siç një pjesë e tyre nuk janë

58•59/2006 ALBANICA EKSKLUZIVE • 58/2006

vetëm krijimtari popullore, por kompozime nga më të bukurat të mjeshtërve më në zë të muzikës shqiptare, për të cilët Inva Mula ndjen një detyrim të veçantë. Këto këngë, edhe pse të thjeshta, kërkojnë një interpretim të lartë, ndaj ajo ka zgjedhur për t’i regjistruar me kuartetin Gaudi, i njohur tashmë për nivelet cilësore të interpretimit të muzikës së dhomës. Të trembëdhjetë këngët lirike të përpunuara me kuartetin e harqeve, të udhëhequr prej Arben Skënderit, tashmë do të mund të përcillen me një kualitet më të mirë nëpër të gjithë botën. Ka qenë pikërisht kjo dëshira e fshehtë e sopranos Mula. E vetëdijshme për vlerën e tyre, e sidomos pas mikpritjes së këtij repertori nga publiku francez, sopranoja e mirënjohur Inva Mula synon t’i bëjë të njohura ato në të gjitha skenat e botës ku do të ketë mundësi të realizojë projektet apo recitalet e saj. Tashmë prej shumë kohësh, Inva Mula është një misionare e kulturës shqiptare në botë. Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për të promovuar vlerat që kemi, ka thënë Inva Mula. Pas këtij koncerti në Shkodër, ajo do të interpretojë me të madhin Hoze Karreras në amfiteatrin e Pulës me orkestrën e operës së Zagrebit. E. B. 117


Mjuzikëll

Pamje nga mjuziklli “Romeo dhe Zhuljeta”

Himn për dashurinë në mjuzikllin e interpretuar në Tiranë “Romeo dhe Zhuljeta “- në një version origjinal nga regjisori Gjergj Xhuvani “Romeo dhe Zhuljeta”, tragjedia e të madhit Uilliam Shekspir, është rrëfyer nëpër të gjithë kohërat në variante dhe gjini të ndryshme dhe gjithmonë ka befasuar. Këtë radhë ajo u rrëfye në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në gjininë e mjuzikllit dhe për tre netë me radhë ka befasuar publikun e kryeqytetit. Ka qënë kompania “Teatre Internacional”, e specializur tashmë prej tre vjetësh në realizime të kesaj natyre, ajo që e ka risjellë historinë fatale të Romeos dhe Zhuljetës në skenën shqiptare në variantin e pëlqyer të mjuzikllit. Producentët Olta Dulaku dhe Dritan Huqi kanë mbyllur kështu suksesshëm në Tiranë sipërmarrjen më të madhe të tyre duke synuar tashmë suksesin në skenat e Kosovës dhe Greqisë. 45 artistë, nga më të njohurit të skenës shqiptare, kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të mbështetur fuqimisht edhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Regjisori Gjergj Xhuvani, mjaft i njohur për sukseset e arritura në gjininë e filmit artistik, këtë radhë kaloi sprovën e një gjinie tjetër të palëvruar më parë.

118

”E kam pranuar propozimin e producentëve për ta ngjitur në skenë këtë vepër pasi më ka pëlqyer vazhdimisht mesazhi që ajo mbart”.

Kjo vepër është vënë me sukses në këtë gjini në mjaft vënde të botës si në Itali, Francë, Suedi etj. Ka qënë impresioni i fortë i saj ajo që ka shtyrë

Alban Skënderaj dhe Jonida Maliqi në mjuzikllin “Romeo dhe Zhuljeta” 58•59/2006


Mjuzikëll

Pamje nga mjuziklli “Romeo dhe Zhuljeta”

producenten Olta Dulaku ta përzgjedh kujdesshëm për skenën shqiptare e, bashkë me veprën, të përzgjedh edhe regjisorin e duhur. Tragjedia tejet e njohur shekspiriane nën këndvështrimin e Xhuvanit ka pësuar ndjeshëm disa ndryshime që i kanë përcaktuar fizionominë e saj. Kështu, e veçanta e saj ka buruar natyrshëm nga zhanri i përzgjedhur, por edhe nga një shkrirje tashmë e unifikuar e të gjithë elementëve, një optikë e re kjo e këndvështrimit regjisorial. Kështu, baleti, aktrimi, këngëtarët interpretë, ngjyrat dhe dritat, efektet dhe skenografia janë bërë një, në funksion të përcjelljes së historisë së fatit tragjik të kësaj dashurie përmes këtij zhanri. Vepra është montuar si film, pa ndarje: brenda së njëjtës skenë personazhet njihen, dashurohen, celebrohen në ritualin e shenjtë dhe sakrifikohen në emër të dashurisë së tyre. Ndarja e akteve është sfumuar. Lidhja e tyre përmes akordeve muzikore të përpunuara kujdesshëm nga Endri Sina, skenografia nga piktori i mirënjohur Edi Hila dhe interpretimi nga Alban Skënderaj në rolin e Romeos dhe Jonida Maliqit në rolin e Zhuljetës, i kanë dhënë veprës tonalitet dhe ngjyresë, ritëm dhe emocione mesdhetare. Ka qënë pikërisht kjo e fundit që e ka bërë regjisorin Xhuvani që teknikisht, përplasjet mes Kapuletëve dhe Montegëve, ritmin e zhurmën tmerruese të shpatave, ta zëvendësoj me ritmet koreografike të trupës së baletit të teatrit të operas nën ideimin koreografik të të mirënjohurve Enada Hoxha dhe Gerti Vaso. “Ne ballkanasit jemi të lodhur me luftrat, shpatat, armët “– thotë Xhuvani dhe, me sa duket, kinemaja e ka ndihmuar edhe në këtë rast të gjej simbolikën e duhur. Mes kundërshtarëve tradicional të 58•59/2006

veprës shekspiriane, ai vendos ëngjujtë dhe djajtë. Janë figura paralele këto, një simbolikë e bukur kjo dhe njëherazi kuptimplote. Janë engjëjt dhe djajtë që shtyejnë personazhet në veprim e, madje, përmes tyre ai zgjidh bukur edhe fundin e veprës. Por, përveç tyre, regjisori sjell edhe figurën e murgjëve. Janë këto tre elementë që transkriptojnë veprën dhe që e bëjnë atë të kuptueshme për cilindo nivel të spektatorit. Murgjit e Xhuvanit, ashtu si edhe ëngjujt, janë kudo, në martesë, ritual dhe, madje, edhe në vdekjen e personazheve shekspiriane. Atmosfera e shekujve të rrëfimit të trajedisë këtë rradhë ka veshur vërtetë nota ballkanike. Ritmi i fortë , i përshpejtuar, energjia dhe lëvizjet dinamike arrijnë të përcjellin konfliktin, dramën, fatin e patjetërsueshëm apo, thënë ndryshe, fatumin. Gjithçka koncertohet si lojë, asnjë prej personazheve nuk performon i vetëm, nuk interpreton i vetëm, është kjo mënyra që ka gjetur regjisori Xhuvani për të na rrëfyer tragjedinë duke i mëshuar njëherazi edhe arsyes së vertetë të përplasjes mes kapuletëve dhe montegëve. Incesti, dashuria e Tibaldit, kushëririt të Zhuljetës për Zhuljetën ka intriguar ngjarjen. Me një lojë interpretuese të jashtëzakonshme, të realizuar nga Gent Demaliaj, figura e Tibaldit ka fituar dimensione te reja. Poashtu, personazhet e tjera që vijnë përmes lojës së Vikena Kamenicës, Alma Bektashit, Saimir Cilit, Armaldo Kllogjerit, Merland Kadëmës, Hekuran Bllacës, Arbër Arapit, Juliana Pashës etj, drama dhe konflikti, historia tragjike e fatit të dashurisë së dy të rinjve, janë përcjellë me një temporitëm për t’u admiruar. Në të vërtetë, ritmi i shfaqes vjen pa sforcim, falë edhe profesionalizmit të trupës së baletit. “Jam e dashuruar me këtë pjesë dhe

jam mrekulluar nga bashkëpunimi me regjisorin Xhuvani”- thotë balerina e TOB, Enada Hoxha, që njëkohësisht ka ideuar edhe koreografinë e këtij mjuziklli. Nuk ishte e lehtë, thotë ajo, të mund të përcillje me lëvizje e koreografi, dramën, luftën, pasionin, besimin dhe fatin tragjik të personazheve shekspiriane të shndërruar tashmë në simbole të dashurisë në të gjithë botën. Gjithashtu vlen të përmendet realizimi mjeshtëror i kostumografisë që këtë radhë vjen e krijuar nga Ardi Asllani. Thyerja mjeshtërore e skenografisë dhe realizimi i një pjese te lëvizshme të saj prej murgjëve ne qëndr të skenës, rreth së cilës zhvillohet veprimi, ka ndihmuar së tepërmi në zbërthimin ideor dhe përcjelljen e mesazhit të saj tek spektatori. Ne gjithmonë do të kërkojmë dashurinë, sepse jeta nuk ka asnjë kuptim pa atë, thotë kori që përmbyll versionin origjinal të tragjedisë së famshme shekspiriane. Në fund të fundit, përjetësia e dashurisë, që buron nga era, gjaku, pasioni e mishi, ia vlen të rimerret e të ritrajtohet në të gjitha kohrat. Mesazhi i saj është universal. Në të gjitha kohrat njerëzit dashurojnë njësoj e, madje, po njësoj përplasen me mentalitetin e mykur të së shkuarës. A nuk po përsëritet historia e fatit tragjik të Romeos e Zhuljetës edhe në të përditshmen tonë. Ata të dy, Romeo dhe Zhuljeta, janë simbole bashkëkohësie, ndaj në skenën shqiptare regjisori Xhuvani i ngriti himn dashurisë dhe jo vdekjes. Së shpejti, kjo vepër e realizuar me muzikë dhe libret të Gerard Presgurvic, do të udhëtojë për të testuar veten me të tjerë spektatorë, kurse për producentët e ardhmja është piketuar tashmë. Romeo dhe Zhuljeta shqiptare do të zbres në skenat e Kosovës dhe Greqisë. Ela Baçi

119


Regjisori Milkani sjell këtë radhë një film historik me nota të theksuara autobiografike. Ngjarjet e këtij filmi zhvillohen në vitet ‘60-të në një fshat të Çekisë. Tre studentë të fakultetit të filmit, një shqiptar, një çek e një sllovak gjatë periudhës së studimeve përjetojnë një sërë aventurash rinore, të cilat pleksen me shkëputjen e madhe dhe me vet izolimin e Shqipërisë nga i gjithë Blloku Lindor.

Një koproduksion i Shqipërisë, Çekisë dhe Kosovës

Pamje nga filmi “Trishtimi i zonjës Shnajdër”

Romancë e trishtuar e një dashurie të pafat Filmi i Pirro Milkanit, “Trishtimi i zonjës Shnajdër”, me Mikele Placidon në rolin e një konti çek “Trishtimi i zonjës Shnajder “është filmi më i fundit i regjisorit të mirënjohur Pirro Milkani i cili keto ditë do të shfaqet në festivalin e Venedikut. Edhepse jashte konkurimit, sepse Mikele Placido, njëri prej aktorëve që interpreton në të është njëkohësisht kryetar i jurisë së Festivalit të Venedikut, filmi pritet të ngjallë mjaft interes. Gjithsesi, kjo shmangie nga gara e konkurimit në këtë kompeticion të rëndësishëm nuk e ka pezmatuar regjisorin Pirro Milkani, pasi që tashmë ai ka garantuar pjesëmarrjen

120

me këtë film në disa festivale te tjera nderkombëtare. Kështu, pas premierës së tij, në 21 shtator në qytetin e Pragës e pas daljes së tij të menjëhershme në të gjitha kinematë e Çekisë, filmi do të udhëtojë për në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Bruksel e më pas edhe në Monpelje të Francës. Më 9 tetor, “Trishtimi i zonjës Shnajder “ do të konkurojë në festivalin e 12-të të filmit shqiptar dhe vetëm një javë më pas do të shfaqet në Prishtinë për publikun artdashës të Kosovës.

”Trishtimi i Zonjës Shnajder”- është një romancë e trishtuar e një dashurie te pafat. Është një koproduksion i Shqipërisë, Çekisë dhe Kosovës që mban firmën e dy bashkëregjisorëve, Pirro dhe Eno Milkani. Babë e bir sjellin në pelikul, jo vetëm një histori interesante të përjetuar, por edhe një bashkëpunim interesant mes brezash e konceptesh për kinemanë. Drejtori i fotografisë është i mirënjohuri Afrim Spahiu, i njohur tashmë jo vetëm në Kosovë për cilësinë e imazhit që përcjell, po edhe më gjerë. Një rol të rëndësishëm në këtë koproduksion të parë mes qendrave te filmit në Tiranë e Kosovë, luajnë aktorët Kreshnik Xhelilaj, një student ky i vitit të dytë dhe Arta Dobroshi, e cila me këtë film shënon të tretin bashkëpunim me regjisorët në Shqipëri. Ana Gejslerova, një aktore me famë në kinemanë Çeke interpreton zonjën Shnajder, ndërsa rolin e kontit të Shtenbergëve e luan aktori i mirënjohur italian Mikele Placido, pas suksesit në realizimin e figurës së komisarit Katani tek seriali televiziv “Oktapodi”, mjaft i njohur edhe nga publiku ynë.

Historia e vërtete e Shtenbergëve Kështjella e shekullit të 13 –të është ende atje në Çeki. Fati i saj ka kapërcyer tashmë disa shekuj dhe historive apo legjendave të saj të dikurshme u është shtuar edhe historia e trashëgimtarit të saj të fundit. Në vitet ’60-të, Kontit të Shtenbergëve shteti çek ia sekuestron kështjellen dhe pas shumë vitesh si punëtor ndërtimi, së fundi, i lejohet të punojë si ciceron në keshtjellën e tij për turistët e huaj. Ndoshta pikërisht këtu niston historia e njohjes së tij me studentët e filmit të Milkanit, që ruan me fanatizëm realitetin e ngjarjeve dhe të personazheve në këtë film. Vetëm në vitin 1990 ajo i rikthehet pronarit legjitim të saj së bashku me titullin e mohuar për disa dekada. 58•59/2006


Film

Mikele Placido

12 vjet punë në realizimin e këtij projekti filmik “Placido ka nxjerrë një rol të bukur”, thotë për revistën regjisori Milkani, i cili ofron për ne dhe një fotografi të më të fundit trashëgimtar të kështjellës së Shtenbergëve. Të gjitha xhirimet e këtij filmi janë bërë në mjedise reale. Shumë skena të këtij filmi janë realizuar gjithashtu brenda mjediseve të kesaj kështjelle që ruan vlera të jashtëzakonshme historike dhe kulturore. Tashmë kur filmi ” Trishtimi i zonjës Shnajder” është në prag premiere, regjisori Pirro Milkani ndjehet mjaft i kënaqur. I janë dashur 12 vjet që të punojë për realizimin e këtij projekti dhe jo pak telashe për ta përfunduar atë. Gjithësesi, tashmë që odiseada e filmit të tij të 25-të është drejt fundit, ai i është mirënjohës të gjithë atyre që bashkëpunuan me te. Është mjaft optimist për lojën e aktorëve, e madje shpreson që me rolin e tij të parë, studentin kosovar Kreshnik Xhelilajn, ta lidh përjetësisht me kinemanë ashtu si krejt padashur lidhi me filmin djalin e tij Eno Milkani, i cili është bashkëregjisor në këtë projekt . Pas suksesit të filmit me metrazh të mesëm ‘Eden i Braktisur”dhe pas disa trofeve të kupave në festivalin e filmit në Kiev, Pejë , Prishtinë e Tiranë, për Eno Milkanin ky është një nga realizimet më serioze në fushën e kinematografisë. Në 21 shtator, në Prag do të bëhet edhe premiera e këtij filmi që mban mbi vete peshën e emrave të suksesshëm të kinemasë.

E. B.

Moment nga xhirimi 58•59/2006

121


Familja

Si t’i edukojmë fëmijët tanë “Kushtoji vëmendje kuriozitetit të një fëmije; kështu, kërkimi për dije është më i freskëti dhe më i vlefshmi.” ALBERT AJNSHTAJN Dawna MARKOVA

P

rindërit dhe mësuesit shpesh më ankohen se një fëmijë i caktuar kundërshton të mësojë. Më duket ngushëlluese t’u kujtojë se të mësuarit është dhunti e lindur. Qeniet njerëzore janë projektuar të mësojnë. “ Nxitja për të mësuar,thotë antropologu Eduard T. Holl,është më e rëndësishme se nxitja për t’u riprodhuar.” Fëmijët mund të kenë kundërshtime rreth çfarë mësimesh dhe në çfarë mënyre u jepën, por jo ndaj të mësuarit. Asgjë nuk është më frymëzuese për mua, sesa drita që rrezaton një person që mëson. Ka qenë gjithnjë mbështetja ime në errësirë. Për gjashtëdhjetë e dy vjet, e kam ndjekur atë ndriçim nga sheshet e lojërave në drejtoritë e korporatave, nga Harlemi në Hagë. E kam kërkuar mes diplomave në psikologji dhe edukim, mes profesioneve të mësuesve, psikoterapistëve, mësuesve të mësuesve, këshilltarëve të edukimit, këshilltarëve të korporatave. Të mësuarit është shumë më tepër sesa një transferim informacioni. Mund të ketë kuptimin e tërësisë, frymëzimit, aktualizimit, emancipimit. Vëzhgoni cilindo fëmijë të vogël, kudo në botë, dhe do të gjeni një kërkues të epërsisë. Ata e shprehin këtë impuls të qenësishëm me kuriozitetin e papërmbajtur rreth vetes së tyre dhe botës, në mënyrën se si i ndjekin natyrshëm interesat dhe ritmet e tyre, kërkojnë dhe rrezikojnë me eksperimente, çmojnë ëndrrat e tyre të natës dhe të ditës, i quajnë gabimet më tepër si informacione sesa si diçka të keqe. Fëmijët më kanë mësuar se të mësuarit është të zbulosh se diçka është e mundshme. Përse reagojmë duke u treguar se çfarë nuk është e mundshme për ta? Palmeri pyet: “ Përse në këtë vend, me sistemin e edukimit më të gjerë në të gjithë globin, kaq shumë njerëz sillen rrotull duke u ndier budallenjë? Ç’e pengon këtë impuls natyror? Çfarë i vagëllon dritat? Çfarë i gardhon pasionet e lindura të fëmijeve tanë? Përse fëmijët ankohen se janë të mërzitur, se nuk mund ta bëjnë, sesi ta bëjnë, se nuk ka nevojë ta dinë? Përse Grifini përplas derën, puth me dorë dhe i bërtetë së ëmës: “ Mos na mërzit tani! Duhet të

122

Pse ne mësuesit kthehemi nga edukatorë në policë? Dhe ç’është më e rëndësishmja, si mund t’i shndërrojmë forcat që kufizojnë shprehjen e natyrshme të intelegjencës së fëmijëve tanë? Ndiej dhembje deri në palcë kur mendoj për këtë. Vuaj kur më kujtohet se kam parë pesëvjeçarë, të cilët mendonin me metafora, ose ishin të zotët të punonin me duar, ose vallëzonin dhe këndonin, dhe tregonin histori të shkëlqyera, të cilët gjashtë vite më vonë, janë bërë pjesë e shtresave më të ulëta të shoqërisë, për arsye se nuk mësuan të lexojnë dhe shumëzojnë. shkoj në stërvitjen e futbollit. Trajneri thotë se duhet të stërvitem të gjuaj me këmbën e majtë”, por, kur duhet të shkruaj një raport mbi ekspeditën e Ljuisit dhe Klarkut, ai shembet me kryeneqësi në shtrat? Kështu duhet të jetë? Këto pyetje përgjonin në hijet e çdo mbledhjeje që kam bërë me familje dhe individë si psikoterapiste, gjatë praktikës sime private. Ato më ndoqën në botën e rritur të oragnizatavebizneseve, kujdesit shëndetësor, agjencive të shërbimit social, programeve të trajnimit të mësuesvevende ku mendova se mund të bëja ndryshime. Kudo që shkova, gjeta njerëz të pushtuar nga këto pyetje.

Njerëzit më të pasionuar që gjeta ishin prindër, të cilët po udhëheqin me qetësi ndryshimin në të menduarin rreth fëmijëve dhe të mësuarit. Ajo çka dëgjova prej tyre ishte dëshira për të ndryshuar në perspektivë nga gjykimi: “ Çfarë nuk shkon tek fëmija dhe si mund ta ndreq atë?” në zotimin: “ Pavarësishtë se ç’thonë të gjithë, unë dua ta ndihmoj fëmijën tim të mos i dal nga zemra të mësuarit,” dhe “ Dua të bëj diçka më tepër për fëmijën tim, e jo thjesht t’i bëhem si policë, për të bërë detyrat e shtëpisë. Nga t’ia nis?” Ne s’na pëlqen ajo që po u ndodh fëmijëve në këtë vend. Si gjyshe, prind, mësuese, psikologe, qenie njerëzore, më lëndon zemrën. Po e shkruaj këtë libër për prindërit dhe kujdestarët e tjerë, sepse ne mund të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën si na kanë mësuar të mendojmë rreth aftësive të fëmijëve tanë. Ne mund të nisim një revolucion, në të cilin mund të lulëzojë gama e plotë e intelegjencës natyrore të fëmijëve, ku mund të bëjnë pjesë të gjithë ata që janë të ndryshëm dhe ku origjinaliteti nuk është paaftësi, por normë. Ne mund ta ndryshojmë perspektivën tonë duke e zhvendosur nga shqetësimi rreth të metave që kanë fëmijët tanë, në pyetjen ndaj vetës se çfarë do të ishte e mundur për ta. Material i marrë nga libri, “Prindër mendjehollë, përgatitur nga: B. R. 58•59/2006


Psikologji

Le të flasim për depresionin

Depresioni dhe tinejxherët TRAJTIMI DHE MJEKIMI I DEPRESIONIT

P

ërafërsisht 4 nga 100 tinejxher sëmuren rëndë nga depresioni çdo vit. Sigurisht, secili nga ne ndjehet i pikëlluar ose i mërzitur herë pas herë. Por, nëse ju jeni të pikëlluar në pjesën më të madhe të kohës dhe nëse pikëllimi iu shkakton probleme me: - notat tuaja; - marrëdhëniet tuaja me familjen ose shokët; - alkoolin, drogat ose seksin dhe - kontrollimin e sjelljes suaj në forma të tjera, atëherë problemi juaj mund të jetë DEPRESIONI. E mira, nga e gjithë kjo, është se ju mund të trajtoheni dhe së shpejti të ndjeheni më mirë.

ÇKA ËSHTË DEPRESIONI? Depresioni klinik është sëmundje e rëndë, nga e cila mund të sëmuret secili, duke përfshirë këtu edhe tinejxherët. Depresioni mund të sulmojë mendimet tuaja, ndjenjat, sjelljen, shëndetin tuaj të gjithmbarshëm. Shumica e njerëzve që vuajnë nga depresioni, pas mjekimit dhe trajtimit adekuat, mund të ndihmohen. Por, njerëzit më të depresionuar asnjëherë nuk e kërkojnë ndihmën, për të cilën kanë nevojë. Dhe, kur depresioni nuk trajtohet, mund të përkeqësohet, mund të zgjas më shumë dhe mund t’i pengojë njerëzit të realizojnë maksimumin e mundësive të jetës së tyre. Si mund ta di unë nëse jam në depresion? Si mund t’ia them një shokut tim nëse ai është në depresion? E para, ekzistojnë dy lloje të depresionit: ai që quhet depresioni i madh ose depresioni reaktiv, dhe sëmundja manike-depresive ose bipolare, kur gjendja e pikëllimit, e mërzisë dhe e inaktivitetit zëvendësohet me gjendjen e një aktiviteti të shtuar, mungesë kontrolli e përgjegjësie. Nëse ju keni pasur disa nga këto simptoma dhe këto simptoma iu kanë zgjatur disa javë ose iu kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në ritmin e jetës suaj, ju duhet të bisedoni me dike i cili mund t’ju ndihmojë, siç është psikologu, këshilltari ose pedagogu i shkollës.

58•59/2006

Le të bëhemi serioz dhe le të mjekojmë depresionin Të lëngosh nga depresioni, nuk do të thotë të jesh person i dobët ose i dështuar. Shumica e njerëzve, të cilët lëngojnë nga depresioni, mund të ndihmohen me anë të KËSHILLIMIT, që ofrohet nga psikologu i fushës përkatëse, kurse një pjesë tjetër mund të ndihmohen me këshillim dhe me ilaqe.

KUR JU JENI NË DEPRESION - ju ndjeheni të pikëlluar ose qani shpesh dhe kjo iu përsëritet; - ju ndjeheni fajtor pa ndonjë arsye të vërtetë; ndjeheni sikur nuk jeni i mirë dhe keni humbur vetbesimin tuaj; - jeta duket e pakuptimtë ose keni ndjenjën sikur asgjë e mirë më nuk mund të ndodh në jetën tuaj; - mbani një qëndrim negativ të shumtën e herave ose duket sikur nuk keni ndjenja; - keni ndjenjën se nuk ju pëlqejnë një numër i madh gjërash, të cilat ju pëlqenin më parë – si muzika, sporti, shoqërimi me shokë dhe keni dëshirë t’ju lënë vetëm të shumtën e kohës; - vendimet i sjellni me vështirësi të mëdha; gjërat e vogla ju nxjerrin nga takti dhe reagimet tuaja janë të tepruara; - ritmi i gjumit ju ndryshon; fleni shumë më shumë se përpara dhe keni problem të bini në gjumë. Ose, shumicën e mëngjeseve, iu del gjumi heret dhe s’mund t’i ktheheni gjumit; - edhe shprehitë e të ushqyeit tuaj ndryshojnë: iu ka humbur apetiti ose hani ushqim shumë më shumë se përpara; - ndjeheni i shqetësuar dhe i lodhur shumicën e kohës dhe - mendoni për vdekjen ose keni ndjenjën sikur jeni duke vdekur ose pushtoheni nga mendimet për vetvrasjen.

KËSHILLIM ose psikoterapi do të thotë të flasësh për ndjenjat me psikologun e fushës përkatëse, i cili mund t’ju ndihmojë juve në ndryshimin e marrëdhënieve, mendimeve ose sjelljeve, që shkaktojnë depresionin. Mendoni për gjithë këtë, sepse ju ndjeheni të depresionuar për arsye se ju mendoni se jeta juaj është e keqe. Përse ju nuk i qaseni të gjitha gjërave të mira të cilat ju rrethojnë? Përse të mos mendoni se e ardhmja juaj përmban në vete shumë më shumë shanse e premtime se sa ju mendoni tash? Kur jeni në gjendje të depresionit, ju jeni si në një kanal të errësuar dhe ju nuk mund të shihni asgjë. Ju keni nevojë të bisedoni me dikë, i cili mund t’ju ndihmojë të dilni nga kanali i tillë i errët. Mos pritni dhe t’i drejtoheni prindërve tuaj, pedagogut ose këshilltarit të shkollës për ndihmë që sot. ILAQET përdoren për mjekimin e depresionit, i cili është shumë i rëndë dhe i cili gjymton jetën tuaj. Ilaqet antidepresive nuk janë vetëm ilaqe të “ngritjes” e të rregullimit të disponimit tuaj dhe e mira e tyre është se nuk krijojnë vartësi. Kur depresioni është aq i rëndë sa ju nuk mund të përqëndroheni në asgjë tjetër, kur depresioni ndërhyn në jetën tuaj dhe e pushton ate, terapia medikamentoze, krahas këshillimit, mund të jetë e demosdoshme. Por, zakonisht, këshillimi është i mjaftueshëm dhe, me një trajtim adekuat, shumica e njerëzve që lëngojnë nga depresioni fillojnë të ndjehen më mirë brenda disa javësh.

Përgatiti: B.Rexhaj 123


Dukuri

A e keni ditur se...?

Brenda një viti, Evropa shpenzon 125 miliardë euro për alkool Helena Spongenberg

E

vropianët janë konsumuesit më të mëdhenj të alkoolit në botë. Ata konsumojnë 2.5 herë më shumë alkool se banorët e pjesëve të tjera të globit. Kështu konstaton Raporti i Institutit Londinez për Studimet e Alkoolit, i sponsoruar nga mjetet e Programit Shëndetësor të Komisionit Evropian. Në raport shpjegohet se për 7.4 për qind të problemeve shëndetësore

nga Brukseli për hartimin e strategjisë së re në fushën e alkoolit. Strategjia pritet të dalë në dritë diku nga fundi i këtij viti e qëllimi i saj është planifikimi në nivel të BE-së për harmonizimin e ligjeve për shitjen dhe konsumimin e alkoolit në rajon. Raporti shpalon se vetëm gjatë vitit 2003 kostoja e anëtarëve të Bashkimit Evropian për alkool kap shumën prej 125 miliardë euro, ose 650 euro për ekonomi shtëpiake. Në këtë kosto janë kalkuluar humbjet si, vdekjet

vit, në Danimarkë 531 euro , kurse në Greqi 167 euro në vit. Gjatë dy muajve të fundit, sa shpesh keni pirë… birra? 3 apo më shumë në ditë 1.4% 1-2 në ditë 2.7% Disa në javë 6.2% Një në javë 3.0% Më rrallë 12.7% Kurrë 74.0% Gjatë dy muajve të fundit, sa shpesh keni pirë… raki? 3 apo më shumë në ditë 0.2% 1-2 në ditë 0.5% Disa në javë 1.2% Një në javë 0.5% Më rrallë 6.9% Kurrë 90.7% Gjatë dy muajve të fundit, sa shpesh keni pirë… verë? 3 apo më shumë në ditë 0.5% 1-2 në ditë 1.1% Disa në javë 1.6% Një në javë 1.8% Më rrallë 9.2% Kurrë 85.9%

Një nga pasojat e alkoolit

anekënd Evropës shkakun do kërkuar pikërisht në konsumimin e alkoolit. Abuzimi me alkool shkakton rreth 60 lloje të sëmundjeve, theksohet në këtë studim. Disa nga sëmundjet që shkaktohen nga alkooli janë dëmtimi i mëlçisë, ulçerat në stomak si dhe problemet shëndetësore mentale. Ky hulumtim, që është njëri ndër më gjithëpërfshirësit deri më sot, është një bazë e mirë që do të shfrytëzohet

124

e parakohshme, shpenzimet për kujdesin shëndetësor, krimi, humbjet në prodhim dhe humbjet e shkaktuara nga aksidentet në trafik të shkaktuara nën ndikimin e alkoolit. Irlandezët radhiten si vendi që shpenzon më së shumti alkool, ndërkohë që menjëherë pas tij pasojnë Danimarka dhe Greqia. Në Irlandë, bie fjala, një ekonomi familjare mesatarisht shpenzon 1,675 euro në

Pija më e popullarizuar alkoolike në Evropë është birra, e dyta me radhë është vera dhe e treta spiritusi. Vlerësohet se në territorin e Bashkimit Evropian janë evidencuar 23 milionë alkoolikë. Në BE për shkak të alkoolit në vit vdesin mesatarisht nga 115,000 persona, kurse lindin nga 60,000 fëmijë me peshë nën mesatare si pasojë e konsumimit të alkoolit nga shtatzënat. Për shkak të problemeve familjare që lindin nga alkooli, pasojat e tij i ndiejnë ndërmjet 5 dhe 9 milionë fëmijë anekënd BE-së. Rreth 10,000 veta humbin jetën çdo vit për shkak të aksidenteve në trafik të shkaktuara nën ndikimin e alkoolit. 58•59/2006


Dukuri

Të dhënat për konsumimin e pijeve alkoolike në Kosovë* Në sondazhin për shprehitë e konsumimit të alkoolit në Kosovë që e realizoi vjet Indeks Kosova, doli se nga 1104 të anketuar të moshës mbi 15 vjet , 74.0 për qind e tyre nuk kishte konsumuar kurrë birrën, 90.7 për qind rakinë, ndërkohë që 85 për qind e të kosovarëve të anketuar nuk kishte konsumuar kurrë verën. Udhëheqësi i sondazhit Visar Berisha vë në dukje se përkundrejt faktit se Kosova nuk është mjedis i njohur me konsumim masiv të alkoolit, as shoqëria jonë nuk është e paprekur nga ky fenomen. “ Rreth 1.4 për qind e të rinjve të anketuar kanë deklaruar se pinë birrë së paku tri herë në ditë, 0.2 për qind e të rinjve me këtë dinamikë konsumojnë rakinë, kurse 0.5 për qind nga tri herë në ditë pinë verë” shpalon Visar Berisha. Në atë që quhet Bashkim Evropian, pijet alkoolike tregohen vrasës i rrezikshëm. Në këto territore ato janë shkaktare të afro 2 mijë vrasjeve në vit. Autorët e Raportit kërkojnë nga BE që të krijojë Qendrën Evropiane për Monitorimin eAlkoolit si dhe të startojë programin e survejimit për Evropë. Instituti rekomandon kufirin maksimal prej 50 mg. të alkoolit të koncentruar në 100 mililitra gjak për ngasësit më me përvojë të automjeteve, ndërkohë që për shoferët e rinj si dhe për ata që ngasin automjete publike,

58•59/2006

kufiri i rekomanduar është 20 miligramë në 100 mililitra gjak. Studimi sugjeron që policisë t’i jepen më shumë kompetenca për përdorimin e detektove të konsumimit të alkoolit si dhe apelon që në pijet alkoolike qeveritë të vendosin shenjën me të cilën tërhiqet vërejtja për rreziqet që shkakton konsumimi i alkoolit në shëndetin, shenjë kjo e ngjashme me atë që zbatohet tash e sa kohë në pakot e cigareve. Taksa në alkool është veçuar po ashtu si një mjet efektiv për kontrollimin e problemit. Karshi vullnetit të mirë të industrisë, skemave arsimore të iniciuara nga qeveria, zbatimi i taksës në alkool është mjet tjetër efikas për mbrojtjen e shëndetit. “Nëse taksa për alkool do të shfrytëzohej për ngritjen e çmimit të pijeve alkoolike në BE për 10 për qind, në vitin që do të pasonte do t’i kishim 9 mijë raste të vdekjes më pak,” thuhet në raport. Në Evropë alkooli është prodhuar dhe konsumuar qysh para 6 mijë vjetësh para erës sonë. Ai madje është konsumuar para se të ekzistonte shkrimi. Në të shkuarën, pijet alkoolike ishin pije e preferuar

karshi ujit para së gjithash për shkak të kushteve të këqija higjienike në segmentin e furnizimit me ujë. Spirituset përdoreshin me shumicë edhe në mjekësi deri në periudhën e revolucionit farmaceutik, diku nga fillimi i shekullit të XX-të. Birra dhe verërat për një kohë të gjatë prodhoheshin në gjirin familjar, mirëpo para 700-800 vitesh prodhimi i birrës gradualisht la gjirin familjar dhe filloi të shndërrohej në mall të tregtueshëm që prodhohej fillimisht nëpër pub-e dhe manastire ku konsumohej me shumicë. Me zhvillimin e teknologjisë, sidomos asaj të distilimit dhe zënies, pijet alkoolike u bënë më të forta . Fjala bie “brandy” u popullarizua tej mase në shekullin e XIV. Shumica e Ligjeve të mëhershme evropiane fokusoheshin më shumë në rendin dhe ligjin se sa në çështjet e shëndetit, shpalon veç tjerash Instituti për Studimin e Alkoolit me seli në Londër. Ky fokus tani po zhvendoset më shumë në pasojat që lë ai në shëndetin e njeriut.

Përgatiti: E.B.

125


Bota e yjeve

Yje ose personalitete të çrregulluara Nëse i besohet psikiatrit gjerman, Bonwin Bandelov, mund të numërosh në gishta të dorës yjet e artit, që nuk janë të çrregulluar ose në kufi të normales dhe të çrregullimit. Në librin e këtij psikiatri, “Të famshmit – rruga deri te fama është e vështirë”, thuhet se të gjithë personalitet e njohura dhe të famshme kanë prag të ulët të frustracionit dhe, së këndejmi, ata ndodhen, në përditshmërinë e tyre, në një kërkim të ethshëm të “skandaleve e risive” me qëllim të rregullimit të proceseve biokimike të trupit e të shpirtit të tyre të brishtë – në kërkim të duartrokitjeve, të ndërrimit të shpejtë e të shpeshtë të partnerëve seksual, drogës, vetlëndimit… Sipas hulumtimeve të këtij psikiatri, këngëtarët, për shembull, më shumë parapëlqejnë drogën (Whitney Houstoni,

Nicole Kidman në ditën e martesës së saj Nicole Kidman, në makinën e saj, dëneste gjatë gjithë rrugës për në kishë dhe, poashtu, ajo dëneste edhe gjatë gjithë ceremonisë dhe ishte e shtrënguar të mbulonte sytë e saj me velon e martesës, rrëfente një nga mysafirët e ceremonisë. “Ka qenë ceremonia më emocionuese dhe më e bukur. Nikole dukej me një pamje qiellore me velon e saj valvitëse, si në një ëndërr. Një nga të pranishmit e tjerë të ceremonisë thotë: “Ishte gjithçka rreth saj aq e jashtëzakonshme dhe kur veloja e saj e nusërisë ishte ngritur, Keith Urban, burri i saj, e kishte rrëmbyer ate, e kishte puthur. Ishte një puthje e gjatë, pasionante. Pastaj, gjithçka që ishte e qetë dhe e heshtur, ishte shndërruar në një zhurmë të vërtetë, në klithje e në një dalldi të vërtetë. Në atë ambient, sërish, kur Nikole dhe Keith shikonin njëri-tjetrin, dukej sikur ishin vetëm në dhomën e tyre. Ata dukeshin ashtu thellësisht të dashuruar. Ka qenë martesa më e pabesueshme. Në orët e mbrëmjes së ditës së martesës, të posamartuarit vetëm kaq kishin mundur të thonë: “Ne vetëm duam të falënderojmë të gjithë njerëzit në Australi dhe anë e kënd botës, të gjithë ata që na kanë dërguar urime të ngrohta”.

126

Whitney Huston

Angelina Jolie

Elton Johni), kurse shkrimtarët alkoolin ( Truman Capote, Ernest Hemigway). Nga shtatë shkrimtarë amerikanë, të cilëve iu është dhënë çmimi Nobel, pesë prej tyre kanë qenë alkoolist të rëndë. Ja disa nga simptomat e çrregullimit dhe të çrregullimeve, prej të cilave kanë lënguar ose lëngojnë yjet e arteve: për Robbie Wiliamsin dhe Marilyn Monron ishin karakteristike ankesat e vajtimet për vetminë; Elizabeth Taylor karakterizohet me sjelljen e saj promiskuitive ose të çoroditur (me tetë martesat e saj); me çrregullime të rënda në shprehitë e të ushqyerit, mungesë apetiti ose tepricë apetiti janë të njohur Audrey Hepburn, Jane Forda, Elvis Presley, Elton John), kurse Angeline Jolie është e njohur për prirjet e saja për vetlëndim.

Një tigër i ri nga Bengali bie në depresion nga shoqërimi me Michael Jacksonin Një tigër nga Bengali, pas dy muajsh shoqërimi me këngëtarin ekscentrik, Michael Jacksonin, ka rënë në depression dhe, së këndejmi, është dashur t’i kthehet kujdestarit të vet. Siç thuhet, pas kthimit, së shpejti e ka marrë veten. Krahas sjelljeve të tjera të tij ekscentrike,

Michael Jacksoni është i njohur edhe për faktin se adhuron gjëra nga më të ndryshmet. Pasi një kohë të gjatë e kishte shimpanzën me emrin Bubbles, Jacksoni ka vendosur që fermën e tij Neverland në Kaliforninë Jugore ta pasurojë edhe me një tigër. Për tigrin bengalas njëvjeçar, me emrin Spike, të cilin e kishte parë në Long Island të New Yorkut, Michaeli i kishte numëruar me shpejtësi 35,000 dollarë. Megjithëkëtë, pas dy muajsh shetitjesh në fermën e pasur në luginën Santa Ymez, i gjori Spike ishte sëmurë nga një depresion i tillë saqë ishin detytruar ta thërrisnin përkujdestarin e tij, Llary Wallachin ta merrte tigrin. Momentalisht, tigri i ri është në shërim e sipër në New York dhe është këndellur goxha mirë. 58•59/2006 58/2006 • ALBANICA EKSKLUZIVE


Moda

10 gjëra që duhet t’i dini për modën 1. Kohë pas kohe, rifreskohuni në përmasa të vogla. Nëse nuk jeni të sigurtë se cilit stil dëshironi t’i përkisni më tepër, atëherë provoni një bluzë të rehatshme me farmerka ose pantollona të thjeshta. Mos i lejoni vetes të ndikoheni nga të tjerët. 2. Nëse mendoni se jeni të moshuar për një stil të caktuar të veshjes (dhe nuk jeni Madona, Demi ose Sher ), atëherë me siguri jeni të moshuar për atë veshje. Nëse zëri i brendshëm ju thotë se jeni të ri për të veshur dicka, mbi ose nën moshën tuaj, atëherë me të vërtetë, nëse e vishni atë, nuk do të ndjeheni rehat. 3.Mos u frikësoni nga rrobat, që nuk janë të grupit që nuk i takoni. Ndëgjojeni zemrën çfarë ju thotë lidhur me ate se si duhet të dukeni. Nëse ndjeheni mirë në fund mini dhe jeni 55 vjeçare, atëherë lirisht visheni. Nëse jeni 22 vjeçare dhe ndjeheni mirë me pantollona klasik, atëherë pse të mos i vishni ato. 4.Veshja me ngjyrë të zezë çdo herë duket: • më e shtrenjtë;

• më glamuroze dhe • dhe më e sofistikuar 5. Nëse nuk qëndroni mirë me të hollat, atëherë mos dilni në shoping disa muaj. Të bleni gjëra të lira, vetëm sa të bleni diçka, shpesh është investim i keq (vetëm nëse i keni 18 vjet dhe keni trup të mirë). Kombinojini veshjet që i keni, rregullojini flokët, grimin dhe stolitë ose, përderisa t’ju përmirësohet gjendja financiare, edhe mund të merrni diçka nga dollapi i ndonjë të afërmeje ose shoqeje. 6. Çdo herë mundohuni të jeni në trend dhe në hap me kohën. Edhepse thonë se në modë është çfarë ju duket juve bukur, prapëseprapë duhet të mos jeni jashtë rrethit….. nëse taket e larta kanë qenë në trend para 4 viteve, sigurisht se nuk do të ishte ide e mirë t’i vishni ato tani. 7. Mos u brengosni për dukjen një periudhë të caktuar kohe. Vishni mini fund, gjinse dhe çantë të bukur. Divë e vërtetë, apo jo? Provojeni një fund deri tek gjunjët. Me një fjalë, luani, kënaquni, dhe mbani në mend se stili duhet të punojë për ju e

58•59/2006

jo ju për stilin. Me siguri, pas eksperimentimit me dukjen tuaj, do t’i ktheheni dukjes së mëparshme, mirëpo sigurisht se do të keni një përvojë dhe qëllim tjetër. 8. Asnjëherë mos e sakrifikoni imazhin tuaj profesional për modën. Mos vishni gjinse shumë të ngushta ose stile të ndryshme që në një mënyrë ose në tjetrën do t’i bëjnë dëm karrierës suaj, pa marrë parasysh se çfarë karriere keni. Asnjëherë mos rrezikoni shumë…. 9. Moda është vetëm një pjesë e jetës, e asaj se si bota ju pranon. Është shumë më mirë të përpiqeni ta pasuroni repertorin tuaj të leximit, shpirtin tuaj dhe marrëdhëniet shoqërore se sa ta pasuroni dollapin tuaj. Shkëlqimi dhe qetësia shpirtërore asnjëherë nuk rrjedhin nga moda. Dizejneri Keneth Koll thotë “Të jeni të vetëdijshëm është shumë më e rëndësishme se sa ajo se çka veshni.” 10. Modë është çdo gjë rreth jush! Nëse ju pëlqen diçka dhe dukeni bukur në të, atëherë blejeni. Po, është kaq e thjeshtë.

127


Sport

Një shikim ndryshe i botërorit, Gjermania 2006

Botërori - koha për të bërë miq Driton Latifi

N

jerëz të hareshëm dhe pa brenga ka mundur të takojë njeriu në ditët e para të botërorit, Gjermania 2006. Me ndjenja të forcuara të patriotizmit, ata kishin arritur në Gjermani nga të katër anët e globit për të përkrahur kombëtaret e tyre. Për shumë nga ata fundi ishte dëshpërues, ndërsa më së shumti dhe më së gjati u gëzuan italianët, pasi kombëtarja e tyre fitoi Kupën e Botës. Vet botërori i 18-të i futbollit, i filluar më 9 qershor dhe i përfunduar një muaj më vonë, kishte edhe anën tjetër të medaljes. Organizimi i fituar gjashtë vjet më heret me në krye gjermanin kontraverz Franz Beckenbauer, arsyetoi besimin e dhënë “duetschëve”. Ndonëe me një fillim me shumë tollovi, organizatorët me përkushtim ia dolën që për një kohë të shkurtër të vënë gjithçka në binarë. Yjet e dikurshëm të futbollit si Maradona, Pele, Beckenbauer etj. tashmë ishin në detyra të ndryshme: komentatorë televiviz,

128

gazetarë, simbole të promocionit për kompani të ndryshme apo edhe organizatorë. Eksperienca më interesante nga shikimi i gazetarit dhe tifozit ishte momenti i gjysëmfinales në Munich, kur një gazetar portugez kupton se jam shqiptarë dhe më ofrohet për të më falënderuar për fitoren ndaj Greqisë. “Faleminderit që e mposhtët Greqinë për ne”, tha Ferro Carlos, reporter i të përditshmes “Diario De Notícias”. Ishte një ndjenjë e rishikimit se edhe ne shqiptarët i ofruam diçka kësaj botës kaq komplekse të futbollit. Ishte lehtë të prezantoheshe si gazetarë sportiv shqiptarë. Kolegët nga shtetet e njohura si Franca, Anglia, Gjerma-

nia, Italia, Belgjika etj. të identifikonin në bazë të futbollistëve shqiptarë që po luanin në vendet e tyre. Ndonëse moto e botërorit ka qenë “Koha për të bërë miq”, jashtë stadiumeve nuk ishte gjithmonë kjo frymë. “I thuani jo racizmit”, ishte një inciativë tjetër gjatë ndeshjeve të botërorit dhe duket se kjo moto kreu funksionin: gjatë kohës së botërorit nuk kishte ndonjë incident racist, as në fushë dhe as jashtë saj. Gjermanët, në aspektin ekonomik kanë shfrytëzuar tej mase muajin e “fuzballit”. Hotelet, edhe pse me çmime të trefishuara, kanë qenë të zëna gjatë gjithë kohës. Lokalet ushqimore kanë pasur punën më të madhe, ndërsa çmimet në përgjithësi kanë qenë me “WM tarif” si i thonin ata, që kuptohet shumë të shtrenjta. Sipas disa statistikave të ofruara nga organizatori, flitet se Gjermania ka fituar rreth 1.5 miliardë euro nga organizimi i botërorit. Tifozët kanë qenë një Kupë e botës. Sikur në një garë të madhe, secili nëpërmjet ngjyrave të flamurit të vet është munduar 58•59/2006


Sport

Jeta e vështirësuar në Gjermani Se ndryshimi i valutës së markës gjermane në euro ka goditur rëndë Gjermaninë mund të shihej në ditët e botërorit. Sipas shifrave zyrtare të ofruara për gazetarët, në Gjermani aktualisht ka një papunësi 11.6 % të popullatës. Nëpër vende publike, si në stacione të trenave, shiheshin njerëzit duke kontrolluar mbeturinat, duke shikuar mos gjejnë ndonjë monedhë të mbetur në kabinat telefonike apo edhe në dyqanet e ushqimit të shpejt duke marrë sanduiqin e ndokujt që e kishte lënë në gjysmë. “Këto vitet e fundit, jeta është bërë shumë e vështirë këtu në Gjermani. Çmimet siç ishin në markën gjermane vetëm sa u kthyenr në euro”, thekson një punëtor turk në McDonaldsin e stacionit kryesor të trenit në Frankfurt. Një taksist azebejxhanas përkujtoi se në Gjermani duhet punuar shumë për të fituar pak. “Këtu duhet punuar ditë e natë për t’i ushqyer fëmijët në shtëpi”, thotë ai.

të bëjë ndonjë disenjim, madje duke mos kursyer as trupin dhe as fytyrën. Emocionet e krijuara nga fusha e futbollit kanë bërë që ata ndonjëherë të kalojnë edhe në trans, nga gëzimi apo edhe hidhërimi. Të gjitha ata që nuk kanë mundur t’i shikojnë ndeshjet nëpër stadiume kanë pasur një zgjedhje të dytë, për të shikuar ndeshjen afër stadiumit në ekranet gjigante apo

edhe në lokale të ndryshme nëpër qytete. Në ditën e fundit, në Olimpiastadium të Berlinit, aty ku 70 vjet më heret Jesse Owens kishte çmendur Hitlerin me aftësitë e tij atletike, italianët festojnë kupën e botës për herë të katërt. Futbollistët italianë mund të kalojnë nëpër gjyqe në ditët e ardhshme për shkak të skandalit të kurdisjes së

ndeshjeve, por më 9 korrik ata u bënë kampion bote dhe për katër vjet këtë nuk mund t’ia mohojë askush. Në fund të botërorit një goditje e Zidanes ndaj Materazzit le të hapura shumë dilema, se cila ishte arsyeja që legjenda e futbollit francez dhe botëror me origjinë algjeriane, zgjodhi mënyrën më të keqe për t’i thënë lamtumirë futbollit. Afrika Jugore 2010 kjo është sfida e radhës për botërorin e futbollit. Si do të jetë? Mbetet të shihet pas katër vjetëve.

Shqiptarët në ekipet e organizimit Përveç Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit që në botëror kanë qenë pjesë e Zvicrës, shqiptarët që jetojnë në Gjermani kanë asistuar në mënyra të ndryshme në organizimin e Kupës së botës. Shumica prej tyre kanë bërë punë vullnetare, kanë qenë të angazhuar nëpërmjet kompanive të sigurimit apo edhe në punë hoteliere brenda objekteve të botërorit. Nëpër rangjet e tjera të Komitetit lokal organizativ të botërorit nuk ka patur ndonjë shqiptarë. Marijana Zefi ka qenë e angazhuar në restaurantin që funksiononte në kuadër të Media Qendrës në stadiumin e Dortmundit. “Angazhimi ka qenë tepër i madh, sidomos gjatë ditëve të ndeshjeve. Mendoj se kupa e botës i ka dhënë një impuls Gjermanisë”, është shprehur ajo. Arsim Krasniqi ishte njëri ndër pjesëtarët e sigurimit dhe kontrollimit të gjithë personelit të akredituar që hynte në stadiumin e ri të Munichut. “Është punë dhe angazhim i mirë, kemi të bëjmë me njerëz dhe kombësi të ndryshme të botës. Puna jonë është kryesisht rutinore, por duhet bërë me shumë kujdes”, thotë ai.

58•59/2006

129


Barazia gjinore në Ballkan

Faqja e fundit

Përvoja shqiptare

Standardi I: Pa kokorisje

Përvoja serbe

Standardi II: Pa tutë

Standardi III:

Standardi IV:

Pa fjalime

Pa provokime

130

58•59/2006


58•59/2006

131


132

58•59/2006


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.