Enver Beqiri_SI U BËRA LUFTËTAR I LIRISË

Page 1


Enver Beqiri SI U BËRA LUFTËTAR I LIRISË (Autobiogafi)

1


Recensent: Lulzim Murtezani Lektor: Aqif Isaku Korrektor: Nevzat Zeqiri Tirazhi: 500

Botimin e librit financiarisht e ndihmoi Ministria e Kulturës në Republikën e Maqedonisë CIP –Katalogizim i publikimit Biblioteka Nacionale dhe Universitare "Sh.Kliment i Ohrit", Shkup 929Beqiri,E. BEQIRI, Enver Si u bëra luftëtar i lirisë (autobiografi) / Enver Beqiri.-[Tetovë]: Support,[2017].- 134 fq.: ilustr.; 21cm ISBN 978-608-65489-6-4 а) Beqiri, Enver (1933-2003) - Autobiografi COBISS.MK-ID 105304330

2


Enver Beqiri

SI U BËRA LUFTËTAR I LIRISË (Autobiografi)

2017 3


Djersë, dije dhe urtësi nga kulla e shekujve i ruaja për ty liri [Enver Beqiri]

Këtë libër ua dedikoj atyre që pos dijes, djersës dhe urtësisë, për lirinë e atdheut dhe bashkimin e tij dhanë dhe më të shtrenjtën - jetën

5


6


NË VEND TË HYRJES DËSHMI KOHËN Të jetosh me gjuhën e kujtesës është njëjtë sikur t’i thuash kohës: unë jetova, por nuk dita se si të mbetem dëshmi për ty. Ishte mu ky mendim i imi, që më shtiu t’i mbetem besnik thënies ndër shekuj: ajo që kujtohet e mbulon varri e, ajo që shkruhet i flet kohës. Dhe, për ta emëruar kohën që e jetova me emrin tim, që më pagëzuan nënë e atë, vendosa që motet të cilat i jetova nëpër sfida të mëdha, t’i rreshtoj brenda një gjeografie të cilën dimë ta quajmë jetëshkrim, dhe atë: duke nisur që nga hapat e parë e deri te e sotmja, që më obligon të jem edhe më tej me përgjegjësi të mëdha para njerëzve të gjakut tim. Them kështu ngase ende jam njeri para sfidave të cilat edhe sot e kësaj dite më bëjnë edhe më aktiv dhe, më përgjegjës, në kuptimin intelektual e mbi të gjitha si shqiptar, që t’i sfidoj sfidat me të cilat ballafaqohem si personalitet karshi detyrave që m’i jep shoqëria, kuptohet duke më emëruar si njeri i zgjedhur për përgjegjësi të mëdha. Ndaj, të nderuar lexues, brenda gjeografisë me pamje të librit, të titulluar “Ushtari i lirisë”, vendosa që ecjet e mija rrugëve të jetës t’i shënoj nëpër këto faqe të 7


librit, jo thjeshtë për mua në shenjë kujtimi, por si një dëshmi për historinë, që kohës t’i flet, se: Unë, Enver Beqiri isha njëri nga ata që i dhashë kombit tim, aq sa mundesha dhe aq sa m’u dha mundësia të jem i ngarkuar me përgjegjësi, që për lirinë e cila na mungonte, të jem emër, për të cilin emër kishte nevojë populli im. Ndoshta dikush nga lexuesit do të shtrojë pyetje se pse libri u titullua “Si u bëra luftëtar i lirisë” dhe, ç’ka e lidh emrin tim me lirinë, e cila liri na është kjo, që po ta shikojmë në kuptimin jetik thua se na duket si një mjegullinë, e cila herë na e shfaq diellin e herë na godet me rrufe nëpër rrugët e jetës. Dhe, në të vërtetë kjo pyetje është e arsyeshme si shumë pyetje tjera, që mund të shtrohen, por, koherenca ime nën hijen e këtij titulli, qëndron e arsyeshme, ngase unë isha vetëm një ushtarë lirie e, jo pirgu i piramidës liri, që ndoshta një ditë do të ndërtohet e ne, do të jemi koka e këtij pirgu mu si në kohën e mbretërive të mëdha, kur njerëzit e tokës që dëshmitë e emërtojnë si Iliri, rrezatonin dashuri lirie për mbarë njerëzimin. E them këtë sa për t’u lidhur me dekadat e jetës time, të cilat më rreshtonin nëpër përgjegjësi kombëtare dhe atë, duke filluar që nga hapat e parë prej filloristi si nxënës, që ardhmërisë i premtonte një intelektual e, si student nëpër stuhitë e moteve sa më peshën e robërisë po aq edhe me furtunat në kërkim të dijes dhe njohjes me historikun e botës shqiptare, botë, që edhe mua më 8


pagëzoi shqiptarë, siç ishin të pagëzuar të parët e fisit tim e deri të vendimet e mija, që të jem i pandarë nga shokët, mes lëvizjeve të mëdha kombëtare, si një intelektual i cili e kishte prekur me sytë e një atdhetari jehonën e kushtrimi të lirisë me të vetmin betim: një gjuhë, një atdhe, një flamur, një komb, një shtet. Si një ideologji apo platformë politike e trashëguar nga ikonat e lëvizjeve të mëdha të kombit tonë. Një rrugë e imja, që më shtiu të jem i pa ndarë edhe motit kur shqiptarët brenda shtetit Maqedoni, kërkonin jo më shumë se një Universitet, për t’u rreshtuar si të gjitha kombet e botës së civilizuar, që ardhmërisë t’i flisnin shqip, me gjuhën e arritjeve shkencore dhe intelektuale për një jetë sa më të lumtur e sa më të begatshme për të ghithë që janë pjesë e pandarë e këtyre anëve, të cilat fati historik i ndau nga trungu që i pagëzonte me emrin e tokës, tokë e cila edhe sot e kësaj ditë dergjet nga plagët e mileniumeve që ia lanë në shtat ushtri të panumërta të cilat ushtri synonin ta fshinin nga kjo botë si të tillë që e gjetën me civilizim dhe kulturë që ia morrën zjarret dhe betejat e luftërave të panumërta. Por, ecjet e mia edhe si një pedagog i cili mëtonte që të jepte njohjen e fundit për të ardhmen e deri te viti i njohur si viti 2001, kur shqiptarët e këtyre trevave, të lodhur nga përbuzja, injoranca dhe burgosjet e vrasjet, vrasje, të cilat si gjithmonë kërkonin fajtor të mbetet shqiptari, për arsyen e vetme që për ata të cilët ishin të tjerë mendonin se shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i 9


vdekur duke na quajtur ardhacak nëpër trojet tona etnike e, duke mos e pyetur veten se kur erdhën në këto troje kush i zotëronte dhe kush i lulëzonte këto anë. Pra, brenda këtij libri janë edhe ecjet e mia si ushtar i lirisë, nën hijen e flamurit të kombit që i prinin tre shkronja emblematike UÇK, të cilat shkronja u bënë edhe jehonë e një krisme që premtonte liri e deri te përgjegjësia ime si personalitet me përgjegjësi politike, kuptohet, në fushën e dijes dhe profesionalizimit tim, duke mos e harruar as edhe aktivitetin tim paraprak në politikë si njeri me përgjegjësi nëpër shume detyra politike dhe institucionale. Duke dashur që libri të flet më shumë dhe më në detaje, për ecjet e mia dhe duke mos dashur që si lexues të këtij libri t’u orientoj drejtë një mendimi absolut, do jem krenarë mu ashtu siç isha edhe me përgjegjësi që mendimet e juaja të ecin natyrshëm sipas asaj që e dëshmon vetë libri, i shoqëruar me fotografi çastesh dhe dokumente që besoj se për kohën do të jenë burim, ku e nesërmja do të hap shteg, për t’u shkruar e studiuar koha që unë dhe ju e jetuam. Autori

10


I. PERIUDHA E FORMËSIMIT TË PERSONALITETIT

11


12


1.1. VITET E PARA TË SHKOLLIMIT FILLOR Gati gjithmonë kujtimet e para të fëmijërisë fillojnë me rastin e regjistrimit në klasën e parë të shkollimit fillor. Ndoshta, pasi që ambientit familjar i shtohet edhe një më pak e njohur – ai shkollor. Ishin ditët më të gëzuara të jetës sime. Me kujtohet çanta e përhimët që ma bleu babai me të hollat rezervë, pasi që gjendjen ekonomike nuk e kemi pasur në nivel. Brenda saj kishte dy fletore dhe një laps. Në oborrin e shkollës u mblodhën nxënës e prind. Çast emocionues ishte thirrja e emrave të nxënësve të klasës së parë, me ç’rast na rreshtuan dhe u drejtuam drejt mësonjëtoreve me kujdestarët e klasës.

Foto 1: Foto me kujdestarin e klasës Gani Luma, në vitin shkollor 1968/69

13


Paraprakisht prej fëmijëve më të moshuar kishim dëgjuar për arsimtarët e ciklit të ulët në shkollë, për atë se cili nga arsimtarët është më i rreptë dhe cili më i butë. Unë e kisha fatin që për arsimtar ishte caktuar Gani Luma, i cili njihej si arsimtar shumë i rreptë. Angazhimi më i madh në periudhën trevjeçare ishte mësimi i shkrim-leximit dhe operacionet më të thjeshta nga lënda e matematikës. Ndoshta për shkak të moshën së mitur, më të rriturit dhe arsimtari asnjëherë nuk na kanë folur lidhur me të drejtat tona kombëtare, simbolet dhe virtytet tjera nacionale.

14


1.2. PERIUDHA E VITIT 1968 Më kujtohet periudha para fillimit të demonstratës së vitit 1968. Për herë të parë filluam të vizatojmë shqiponjat dykrerëshe nëpër fletët e bardha të fletoreve, por që nuk guxonim t'i shprehim në shkollë. Të njëjtat i bënim në forma dhe madhësi të ndryshme. I dekoronim dhe i pritnim me gërshërë.

Foto 2: Pamje nga demonstratat e vitit 1968

Ishin ditët kur filloi të zgjohet vetëdija kombëtare, por, që atëherë nuk e kishim të qartë se pse duhej fshehurazi ta shprehim të njëjtën dhe në të njëjtën kohë pse të mos manifestojmë identitetin tonë kombëtar lirisht 15


edhe në shkollë. E gjithë kjo bëhej nëpër shtëpitë tona, kuptohet nga fëmijët më të moshuar. Në shtëpinë tonë ishte Ismaili, kushëriri im, atëherë në klasën e VIII-të, ai që na informonte për identitetin tonë, heronjtë dhe vlerat kombëtare. Gjithmonë na thoshte që për këta gjera të heshtim, posaçërisht në shkollë pasi që është rrezik i madh. Në atë moshë as që e dinim se çka është rrezik, por me rëndësi ishte që ta mbajmë fjalën. Një prej ditëve, kur edhe filluan demonstratat e vitit 1968, kushëriri im, Ismaili, më vizatoi shqiponjën dy-

Foto 3: Policë të armatosur shpërndanin demonstruesit

16


krenare në kapelën time që i ngjante më shumë “shubares ruse ngjyrë kafeje”, por që e mbaja me aq krenari në ato çaste. Ishte gëzim i madh, emocionues! Me kushëririn tjetër, moshatarin tim, Samiun, me vrap dolëm drejt qendrës së qytetit. Kishte shumë njerëz dhe numri i tyre gjithnjë e më tepër shtohej. Në fytyrat e tyre shihej një gëzim i pamasë, por në të njëjtën kohë edhe shqetësim. Nuk kaloi shumë ia mbërritën forca të mëdha policore. Për herë të parë shihja policë me mburoja, shkopinjtë dhe kapela të hekurta. Nga autoblindat dhe kamionët zbritën policët e armatosur. Filluan në mënyrë të organizuar t’u afroheshin demonstruesve duke ndjellë frikë dhe tmerr. Sa më shumë që i afroheshin policët qendrës së qytetit aq më tepër njerëzit filluan të tërhiqen dhe të largohen nëpër shtëpitë e tyre. Njëjtë veprova edhe unë, edhe pse nuk isha i vetëdijshëm se çka është duke ndodhur dhe se pse përnjëherë nga ajo festë e madhe ku promovohej krenaria, gëzimi dhe atdhedashuria, duhej që të intervenonin policët me vrazhdësinë aq të madhe. Me të arritur në shtëpi filluan qortimet nga prindërit e merakosur se nuk duhej të isha atje pasi që këta punë janë për më të rriturit. Pas kësaj në shtëpi dhe shkollë mbizotëronte heshtje e madhe sa i përket ngjarjeve. Askush nuk guxonte as edhe të përmendte ngjarjen e ditëve më parë e lëre më të debatohej për atë që në mjetet e informimit u quajt si demonstratë.

17


Përveç organizimit të shfaqjeve me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së alfabetit shqip, ku edhe dilnim me recitale të ndryshme nga poetët tanë të rilindjes, nuk kishte manifestime tjera kushtuar heronjve apo datave tjera të rëndësishme të popullit shqiptar deri me kryerjen e tetëvjeçares.

Foto 4: Foto me kujdestarin e klasës Ibrahim Arifi dhe semimaturantët

Me vazhdimin e shkollimit në gjimnazin e Tetovës tek unë dhe rinistët tjerë filloi një periudhë e re e “zgjimit” dhe kuptimit të vlerave kombëtare.

18


1.3. VITET E RINISË NË SHKOLLËN E MESME Në shkollën e mesme filloi periudha e vetëdijes kombëtare ku ndikim të posaçëm kishte profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Mujdin Hadri. Me magjinë e të shpjeguari të tij për identitetin kombëtar filluam ta duam dhe çmojmë më tepër gjuhën shqipe, traditën dhe begatitë kulturore të hapësirës shqiptare. Nga çdo nxënës kërkonte të lexonim sa më shumë lektyra shkollore, libra dhe romane. Për çdo lektyrë të lexuar profesori Hadri na obligonte që së paku nga 15 faqe ta përshkruajmë brendinë e librit me një vështrim kritik.

Foto 5: Disa nga librat më të dashura nga rilindësit tanë

19


Sa për të lexuar nuk ishte rëndë, por vështrimi kritik disi na dukej shumë i vështirë. Nuk mungonte as kuraja e profesorit me këshillat e ngrohta kur na thoshte se, sa më shumë që të lexojmë aq më lehtë do ta kuptonim thelbin e brendisë së librit dhe me të edhe porosinë e autorit. Nga librat më të pëlqyera ishin: “Bagëti e bujqësi” i Naim Frashërit, “Lulja e kujtimit” i Foqion Postolit, “Luli i vocër” i Migjenit, “Sikur t’isha djalë” i Haki Stërmillit, “Afërdita” dhe “Pse” të Sterjo Spasses etj.

Foto 6: Disa nga librat më të dashura nga autorët botëror

Nga literatura botërore më tepër përshtypje më kanë lënë romanet e Leon Tolstoit: “Ana Karenina” dhe “Lufta dhe paqja”, lektyra shkollore “Plaku dhe deti” i

20


Ernest Heminguejit, si dhe romanet e Onore de Balzakut, Viktor Hygos, Mark Tuenit etj. Kryesisht lexonim libra të lektyrave shkollore, të përcaktuara me programin shkollor dhe shumë pak romane të cilat ishin jashtë programit, pasi që biblioteka shkollore kishte mangësi për ta, ndërsa në bibliotekën e qytetit nuk kishim mundësi të regjistroheshim shkaku i mungesës së mjeteve materiale. Në shkollë përmes filmave dokumentarë ndiqnim sekuenca nga Lufta Nacional Çlirimtare, si: “Beteja e Neretvës”, “Kozara” etj. ku promovohej sakrifica e luftë-

Foto 7: Skenë nga filmi “Beteja e Neretvës”

21


tarëve partizan ndaj fashistëve dhe tradhtarëve të vendit. Moto e përgjithshme ishte: ta duam njëri-tjetrin si shembulli i Boros e Ramizit. Në periudhën e viteve kur ndiqnim shkollën e mesme gjithçka ishte në frymën e vëllazërim-bashkimit, barabarësisë së popujve, promovimit të ideve të Marksit, Engelsit dhe Leninit për komunizmin dhe proletariatin.

Foto 8: Me maturantët e vitit IV-5, në festimin e maturës

Gati aspak nuk na mësonin për vlerat kombëtare, heronjtë kombëtar, historinë e popullit shqiptar, për shtetin e Shqipërisë si shtet fqinjë dhe begatitë e saja. Sa më kujtohet, kishte vetëm dy-tre mësime për periudhën e 22


Skënderbeut, dhe kuptohet në kontest negativ për të bëmat e këqija të ballistëve, të cilët cilësoheshin si armiq dhe tradhtarë të popullit.

Foto 9: Statuja e Skënderbeut në Tiranë

Në pyetjet tona se pse shqiptarët cilësoheshin si kombësi e jo si komb dhe se pse Kosova është krahinë e jo republikë sikur simotrat tjera në ish-Jugosllavi, kryesisht nuk merrnim përgjigje, por në disa raste na thoshim që mos të përzihemi, sepse këto janë pyetje politike dhe se për këtë mund të përfundojmë në burgje bashkë me prindërit tanë. Normalisht se kërkonim përgjigje edhe nga prindërit. Babai im ishte punëtor i thjeshtë në një fabrikë të drurit, në të cilën e kalonte kohën më të madhe të ditës, 23


ndërsa pjesën tjetër të kohës e kalonte në punët bujqësore. Gati asnjëherë nuk kishte kohë të bisedojmë për të ngjarjet e të kaluarës dhe për çështjet tjera për të cilat nuk gjenim përgjigje në shkollë. Me nënën kishim mundësi të bisedonim edhe pse ishte tepër e zënë me punët e shtëpisë. E pyetja për kohën e Luftës së Dytë Botërore, për partizanët dhe pjesëmarrjen e tyre në të. Më thoshte se më rëndë e kishin kur vinim partizanët dhe bastisnin nëpër shtëpitë e tyre, meshkujt e moshës madhore i burgosnin

Foto 10: Beteja të përgjakshme nga Lufta e dytë botërore

ose i vrisnin. Ata, thoshte nëna ime, ishin të egër dhe merrnin çdo gjë që ishte me vlerë nëpër shtëpitë e tyre. Kur kërkoja nga babai që t’i vërtetojë këta dëshmi, ai ma 24


kthente me të keqe se nuk është puna ime të merrem me këtë, por, se duhet të mësojë dhe t’i kryejë obligimet shtëpiake. Këta ishin momentet e para kur fillova të hamendem për vërtetësinë e zhvillimeve, por natyrisht më tepër u besoja profesorëve dhe librave sesa nënës time, e cila ishte pa asnjë vit shkollimi, por i kishte përjetuar ngjarjet për së afërmi.

25


1.4. SFIDAT PËR VAZHDIMIN E SHKOLLIMIT UNIVERSITAR Në vitet e tetëdhjeta interesimi për vazhdimin e shkollimit universitar ishte i madh, posaçërisht në komunën e Tetovës. Gati çdo nxënës në të mbaruar shkollimin e mesëm aplikonte për vazhdimin e shkollimit universitar, kryesisht në Universitetin e Prishtinës, por një numër i vogël i tyre edhe në universitetet në Shkup dhe Beograd.

Foto 11: Dilemat për vazhdimin e studimeve

Së bashku me kushëririn tim Samiun dhe shokun e klasës nga gjimnazi i Tetovës, Raifin, u përcaktuam t’i vazhdojmë studimet në Fakultetin për aktorë në drejtimin 26


e regjisë në Bratislavë të Sllovakisë. Fillimisht u përpoqëm të regjistrohemi në Fakultetin e vetëm për regji në ish Jugosllavi e që ishte në Beograd, por, kuptohet pa sukses. Në Bratislavë, pas përpjekjeve të mëdha nuk na dhanë ngjyrë të gjelbër shkaku i kushteve shumë të ndërlikuara për studime private të studentëve nga shtetet joamë, kështu që u detyruam të kthehemi në vendlindje dhe të aplikojmë në ndonjë nga fakultetet e vendit. Para se të përcaktoheshim për drejtimin dhe fakultetin, bashkë me kushëririn tim vizituam profesorin Xheladin Murati, i cili në atë kohë ishte drejtor i Entit pedagogjik (sot Byroja për zhvillimin e arsimit). Profesori

Foto 12: Prof.dr. Xheladin Murati, profesor i shquar i pedagogjisë

na këshilloi që t‘i vazhdojmë studimet në drejtimin e pedagogjisë, pasi që me Ligjin e atëhershëm për arsim çdo 27


shkollë ishte e obligueshme të punësojë pedagog të shkollës dhe se nëse nuk paraqiten pedagog shqiptarë, shkollat shqipe do të detyroheshin të punësojnë pedagog maqedonas. Motivi për punësim të garantuar dhe ai që të pamundësojmë punësimin e kuadrit joshqiptar në shkollat shqipe na orientoi që studimet t’i përcjellim në Fakultetin Filozofik, dega e pedagogjisë. Meqenëse kushtet ekonomike në vitet e 70-ta dhe 80-ta ishin shumë të rënda për familjet shqiptare, ndër ta edhe për familjen time, unë vendosa shkollimin universitar ta vazhdoj në Shkup edhe atë në gjuhën joamtare.

Foto 13: Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

28


Me të paraqitur në sportelin e Fakultetit Filozofik, pyetja e parë e referentes ishte se pse nuk vazhdon shkollimin në Prishtinë pasi që në fakultetin e Shkupit nuk ka drejtim në gjuhën shqipe dhe se nëse nuk e zotërojmë sa duhet gjuhën maqedonase do të hasim në probleme të mëdha dhe kurrë nuk do të mund t’i kryejë studimet. Si duket këta kërcënime të referentes nuk ndikuan tek unë dhe kushëriri im që ta ndërrojmë mendimin. U regjistruam dhe filluam t’i përcjellim ligjëratat në gjuhën maqedonase gati katër muaj, si të vetmit shqiptarë të grupit. Nuk kishim shumë vështirësi për ndjekjen e ligjëratave në gjuhën joamtare, pasi që deridiku e zotëronim gjuhën maqedonase, por ajo që ndikoi t’i ndërpresim studimet në Shkup ishin shantazhet dhe frikësimet nga kolegët e grupit se tek disa profesorë nuk mund ta japim provimin dy-tre vjet dhe se të njëjtët janë shumë egoist. Pasi që ishim vetëm dy shqiptarë në grup, nuk kishim edhe ndihmesën e studentëve nga vitet e dyta apo të treta, gjë që ndikoi në përshpejtimin e ndërprerjes së studimeve në Universitetin e Shkupit dhe aplikimin në Universitetin e Prishtinës. Edhe pse me vonesë, drejtuesit e Universitetit të Prishtinës na pranuan që t’i vazhdojmë studimet me korrespodencë në këtë qytet, që për ne ishte një sukses i madh.

29


1.5. PRISHTINA SI QYTET I RINISË Dëshira për të studiuar në Prishtinë m’u plotësua dhe gëzimi ishte i pafund. Isha shumë i përkushtuar për t’i kryer studimet me sukses dhe në kohë. Tërë kohën ia përkushtova përcjelljes së ligjëratave, marrjes së shënimeve pasi që mungonte literatura universitare. Qëllimi kryesor ishte të kryej me sukses provimet në qershor që t’i kem të lirë muajt veror për të punuar në vende të ndryshme në ish-Jugosllavi që të sigurojë mjete për vazhdimin e studimeve dhe qëndrimin në Prishtinë.

Foto 14: Logoja e Universitetit të Prishtinës

30


Ashtu siç planifikoja edhe sukseset ishin të paevitueshme shkaku i përkushtimit dhe vullnetit tim të madh. Përkrahja nga studentët e viteve paraprake të pedagogjisë ishte e madhe, por edhe ndihmesa jonë për studentët e rinjtë nuk mungonte. Vendqëndrimi im ishte trekëndëshi: Fakulteti – Mensa e studentëve – Banesa. Gati se nuk dilja askund, përveç se kur kishim nevojë për materiale shkollore dhe literaturë plotësuese.

Foto 15: Vitet e studimeve në Prishtinë 1978-82

Gjatë ligjëratave profesorët na diktonin, ndërsa ne studentët përpiqeshim të marrim shënime, shkaku i mungesës së librave dhe literaturës ndihmëse. Biblioteka e katedrës së pedagogjisë ishte tepër e kufizuar me material shkollor ndërsa bibliotekë universitare nuk kishim në 31


Prishtinë dhe ishim të detyruar të shfrytëzojmë atë të Shkupit, por kuptohet për libra në gjuhët sllave. Ushqeheshim në mensën e Universitetit, e cila për shkak të numrit të madh të studentëve çdo ditë e ulte cilësinë dhe masën e ushqimit me ç’rast edhe reshtnin vërejtjet nga studentëve që e shfrytëzonin ate.

Foto 16: Absolventët e pedagogjisë të viteve 81/82

Edhe kushtet e banimit ishin të rënda. Shumica e studentëve banonim nëpër shtëpi private me kushte minimale për banim. Një banjo e shfrytëzonin dhjetëra student. Në kushtet e dimrit dhe vjeshtës së vonshme problem kryesor ishte furnizimi me lëndë djegëse. Detyroheshim të ecim me kilometra deri te pompa e 32


benzinës dhe të presim me orë të tëra. Ishte gëzim i madh kur siguronim naftë për nxehje dhe gati nuk e ndjenim mundin dhe lodhjen. Pas gjithë këtyre peripecive me vete pëshpërisnim, deri kur kështu! Ushqimi i dobët, kushtet nëpër banesa mizore, mungesa e librave dhe broshurave universitare, mungesa e bibliotekës universitare dhe shumë dobësi tjera ndikuan që revolta e studentëve gjithnjë e më tepër të rritet. Kjo çoi deri në protestat e studentëve nën moton “Kërkojmë kushte më të mira”, e që më vonë duke u parashtruar edhe kërkesa më radikale politike.

33


1.6. DEMONSTRATAT STUDENTORE TË VITIT 1981 Si zakonisht, ushqimin kryesor e hanim në mensën universitare, në të cilën cilësia dhe sasia gjithnjë e më tepër zvogëlohej. Qëndronim në një kolonë të madhe për të marrë ushqimin dhe për një çast një student shprehu revoltën e tij për ushqimin e dobët me përmbysjen e pjatave me supë e gjellë. Njëjtë vepruan edhe disa studentë të tjerë, kështu që në mensë u bë rrëmujë e madhe. Pas këtij veprimi, gati të gjithë studentët dolën jashtë, pasi që u prish rendi i ngrënies.

Foto 17: Kolonë e madhe e demonstruesve të vitit 1981

34


Bashkë me kushëririn shkuam në banesën tonë, e cila ishte 10 minuta afër mensës për t’u pastruar dhe për të komentuar ngjarjen. Për një çast filluam të dëgjonim zëra, brohoritje, por nuk mundnim t’i deshifronim. Kushëriri më tha: Dil jashtë dhe dëgjo çka brohorisin. Dola jashtë, në oborrin e banesës dhe u ktheva me vrap. Si duket thonë “grusht-shtet, grusht-shtet” – thashë i habitur. Eh, budalalla! Grusht-shtet bën policia e jo studentët! – ma ktheu kushëriri. U rregulluam dhe me vrap dolën tek mensa. Aty kishte një numër të konsiderueshëm të studentëve, të cilët shtoheshin gjithnjë e më tepër. Brohoritjet ishin: “Duam kushte”, “Kushte më të mira”.

Foto 18: Njëra nga kërkesat e demonstruesve - Biblioteka universitare në Prishtinë

35


Natyrisht që edhe ne të dy i përkrahëm këta demonstrues, pasi që u pajtuam që me të vërtetë kishim nevojë për kushte më të mira për banim, për ushqim, për ndjekje të ligjëratave në hapësira më të mira dhe me libra e materiale tjera për studim të rregullt sikur universitet tjera simotra në ish-Jugosllavi.

Foto 19: Tubimi i demonstruesve para Komitetit krahinor në Prishtinë

Sikur që shtohej numri i studentëve protestues, ashtu shtohej dhe numri i pjesëtarëve të policisë, të cilët ndiqnin me vëmendje veprimet e studentëve. Në mënyrë të organizuar vazhduam rrugën drejt qendrës së qytetit duke brohoritur vazhdimisht: “Kushte, kushte”. Rrugës na u 36


bashkëngjitën edhe studentë dhe të rinj nga shkollat e mesme dhe më pas u drejtuam kah hapësirat e Komitetit të atëhershëm krahinor. Protestat në fillim ishin të qeta dhe dinjitoze, por me një masivitet të madh. Edhe kërkesat ishin shumë të sinqerta dhe reale. Nuk kërkonim një gjë të pamundur dhe që kërkon investim dhe angazhim tepër të madh. Përkrahje për këta kërkesa vinin nga të gjitha anët, posaçërisht nga intelektualët që punonin dhe vepronin në diasporë. Pikërisht kjo ndikoi që pushtetarët e atëhershëm të përdorin dhunë dhe me të gjitha mjetet të shpërndajë dhe asgjësojë demonstruesit.

Foto 20: Rezistenca ndaj forcave policore

37


U përdor i gjithë arsenali ushtarak e policor ndaj studentëve dhe rinisë shqiptare. Në funksion ishin edhe tanket, gazet lotsjellëse. Nuk kishin mëshirë as ndaj femrave, fëmijëve dhe më të moshuarve. Atë që përjetuam ne studentët nuk do ta harrojmë tërë jetën. Tërë kohën dëgjonim zërin e ndihmës së shpejtë. Të plagosur dhe të rrahur në të gjitha pjesët e Prishtinës. Por, nga ana tjetër, nuk mungonin brohoritjet e rinisë dhe përkrahjet e inteligjencës, profesorëve dhe të gjithë atyre që kishin guximin, krenarinë dhe adhedashurinë në zemrat e tyre dhe arritjen e kërkesës kryesore “Kosova republikë” e barabartë si gjithë republikat tjera në ish-Jugosllavi.

Foto 21: Kërkesa politike e demonstruesve “Kosova republikë”

38


Ajo që më tepër e mundonte pushtetin e atëhershëm ishte vetëdijesimi i rinisë, liria e të shprehurit, kërkesat për barabarësi dhe guximi për të kërkuar atë që ju takon si gjithë studentëve dhe popujve tjerë sllav. Për këtë arsye, përveç shpërndarjes dhe shuarjes së demonstratave të vitit 1981, pushteti filloi t’i burgosë, bile edhe t’i vrasë të gjithë ata veprimtarë që punonin dhe vepronin për barabarësi të shqiptarëve dhe për realizimin e kërkesat e tyre demokratike. Fati i zi i ndoqi edhe veprimtarët shqiptarë që në atë kohë vepronin në ilegalitet, si vëllezërit Bardhosh e Jusuf Gërvalla, Kadri Zekën dhe shumë të tjerë.

Foto 22: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka - Heronjtë e rezistencës ilegale shqiptare

39


II. VEPRIMI GJATË SUNDIMIT TË KOMUNIZMIT

41


2.1. KONTRIBUTI SI PEDAGOG SHKOLLE Punësimi im i parë ka qenë si pedagog shkolle në fshatin Bogovinë. Ishte janari i vitit 1983, menjëherë pas trazirave dhe demonstratave të studentëve në Prishtinë. Kisha fatin që studimet e kreva në afat rekord, i pari i gjeneratës së bashku me kolegun nga rrethina e Ferizajt, Naser Vranovci. Në kohën kur regjimi sllav filloi me përndjekjet dhe arrestimet e pjesëmarrësve të demonstratave studentore, unë gjeta një kolektiv të ri dhe me një fjalë u humbën gjurmët nga UDB-ja e atëhershme.

Foto 23: Vendi i punës si pedagog në SHF "Abdyl Frashëri" në f. Bogovinë

43


Në moshë isha shumë i ri, ndoshta edhe më i riu në kolektiv dhe në një rreth, të cilin për herë të parë e takoja. Duhej të jem krah i djathtë i drejtorit të shkollës për menaxhim me procesin edukativo arsimor. Me të hyrë në objektin e shkollës, të gjitha shikimet ishin kah unë. Vërdallë më kalonin pyetjet: - Kush je? - Si quhesh? - Nga vjen? - Sa vjet i ke? - Çfarë pune do të bëni në shkollë? - Ku ke mbaruar shkollimin? Dhe shumë e shumë pyetje të ngjashme. Nga udhëheqësia e atëhershme u pranova me një dozë pesimizmi, ndoshta sepse isha shumë i ri, ndërsa në kuadër të shkollës qendrore ishin edhe 7 shkolla territoriale me afër 2.000 nxënës dhe 180 të punësuar. Më parashtruan pyetjen, se a jam i vetëdijshëm për punët dhe obligimet që do t’i kisha si pedagog i shkollës. Por, meqë si student kisha kaluar shumë sfida më të rënda dhe më të rrezikshme e mblodha veten dhe me entuziazmin më të madh iu përgjigja pozitivisht detyrës së pedagogut të shkollës. Punoja me një zell të madh duke i vizituar rregullisht të gjitha vendbanimet dhe shkollat e malësisë. Gjithmonë tregoja çiltërinë e gatishmërinë për bashkëpunim me arsimtarët dhe të punësuarit e tjerë të 44


shkollës. Në shumë raste merrja pjesë edhe në ruajtjen e pastërtisë dhe rregullimin e oborrit të shkollës. Në këtë mënyrë fitoja besimin dhe gatishmërinë e të punësuarve për të bashkëvepruar në arritjen e sukseseve më të mëdha të shkollës. Ajo që më pengonte, çdo herë ishin mungesa e fotografive të rilindësve shqiptarë, heronjve shqiptarë, shkrimtarëve e poetëve të dalluar, si dhe emri i shkollës që atëbotë quhej “Revolucioni Popullor”. Kështu, së pari bashkë me arsimtarët e gjuhës dhe letërsisë shqipe themeluam klubin letrar “Vëllezërit Frashëri” dhe në korridorin kryesor vendosëm një pano të madhe ku ngjitnim punime nga nxënësit e dalluar, ndërsa mbi pano vendosën fotografitë e vëllezërve Frashëri.

Foto 24: Klubi letrar “Vëllezërit Frashëri” në Bogovinë

Ky vendim dhe veprim i yni ngjalli kërshëri të madhe dhe njëkohësisht edhe paraqiti një risi në shkollën 45


tonë, ku përveç punimeve të nxënësve të klubit letrar të ciklit të lartë, filluan të vendosin poezitë dhe vizatimet e tyre edhe nxënësit e ciklit të ulët të shkollës. Por kjo nuk ishte e gjitha. U shtrua kërkesa për vendosjen e fotografive të rilindësve tjerë, si: Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Migjeni, Çajupi etj. Fotografitë e rilindësve i vendosën nëpër korniza, të cilat u përdorën si mjete ndihmëse në lëndën e gjuhës shqipe, por nuk na u lejua që t’i vendosim nëpër korridoret e shkollës. Hapi i dytë ishte ndërrimi i emrit të shkollës. Edhe kjo iniciativë erdhi nga të punësuarit e shkollës pasi që veç më filluan të mësohen me figurën e Frashërve, e cila u bë ikonë e shkollës. Në periudhën e mëhershme kjo shkollë kishte mbajtur emrin SHF “Abdyl Frashëri”, dhe i njëjti propozim edhe u prezantua nga unë në Këshillin e arsimtarëve.

Foto 25: Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” f. Bogovinë

46


Në fillim propozimi për ndërrimin e emrit të shkollës u pranua si shumë normale dhe e arsyeshme, por më pas filluan kundërshtimet nga Drejtoria e arsimit dhe organet e pushtetit komunal. Me gjithë trysnitë, shantazhet dhe kërcënimet e ndryshme që vinin nga të gjitha anët, vendosën që oficialisht ta parashtrojmë kërkesën tek organet komunale dhe atyre qendrore. Në fakt, kjo ishte iniciativa e parë e një shkolle fillore të Tetovës me rrethinë për ndërrimin e emrit. E njëjta me vështirësi të madhe u realizua dhe pasoi edhe në iniciativa të shkollave tjera, siç ishte rasti i shkollës fillore në fshatin Pirok, e cila u emërua në “Sami Frashëri”, një e shkollës fillore në Tetovë, e cila u emërua në “Naim Fra-

Foto 26: Shkolla fillore “Naim Frashëri” në Tetovë

shëri” dhe në një farë mënyre u realizua misioni ynë dhe në të njëjtën kohë u vlerësuan dhe lartësuar emrat e 47


figurave të ndritshme të popullit shqiptar, e që ishin vëllezërit Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri. Këta iniciativa dhe shumë të tjerat që pasuan, u mirëpritën edhe tek inteligjenca e fshatit dhe prindërit e nxënësve dhe njëkohësisht ngjallën vetëbesimin, atdhedashurinë dhe vetëdijen kombëtare tek punonjësit arsimorë. Nga ana tjetër, shpeshtuan vizitat e inspektorëve arsimor, atyre të punës, bile edhe udhëheqës të policisë rajonale me qendër në fshatin Zherovjan.

Foto 27: Hapësirat e sotme të SHF “Abdyl Frashëri” në f. Bogovinë

Ajo që më jepte kurajë dhe mbështetje ishin arsimtarët, posaçërisht ata më të rinjtë, të cilët asnjëherë 48


nuk u ndanë nga unë dhe veprimtaria ime kombëtare. Me këtë edhe i demantoja zërat e këqija se ardhja ime në shkollën e Bogovinës paska qenë e planifikuar prej diasporës dhe “veprimtarëve armiqësorë” të vendit. Përkrahja që gëzoja në mesin e bogovinasve dhe fshatrave tjera përreth, më bëri më të fortë dhe më rezistues ndaj forcave të errëta të regjimit të atëhershëm komunist. Edhe përskaj këshillave të disa kolegëve “dashamirë” që të ndaloj së vepruari në vijën kombëtare pasi që, siç thoshin, përgatitet arrestimi im, unë vazhdoja më tej duke i dhënë elan dhe seriozitet punës profesionale arsimore.

49


2.2. BALLAFAQIMI ME FORCAT E ERRËTA TË REGJIMIT KOMUNIST Posaçërisht kah fundi i viteve të tetëdhjeta ndaj arsimit shqip dhe shqiptarëve në përgjithësi pushteti i atëhershëm komunist ushtroi dhunë të paparë me qëllim që t’i nënshtrojë, përdhosë dhe asimilojë ata. Qeveria e Beogradit testimet e para ç’njerëzore i realizonte tek shqiptarët e Maqedonisë. Filluan me ndryshimet në ligjin fillor dhe të mesëm duke instaluar aplikimin e dygjuhësisë

Foto 28: Tekstet shkollore në shkollat fillore

në evidencën dhe dokumentacionin pedagogjik dhe ndërrimin e toponimeve nga ata shqiptare në sllave. Pas miratimit të këtyre ndryshimeve nga ana e institucioneve 50


ligjdhënëse, pasonte monitorimi dhe inspektimi nga organet gjegjëse për t’u vërtetuar realizimi praktik. Reagimi i arsimtarëve dhe udhëheqësve të shkollave ndaj këtyre veprimeve në fillim ishte stihik dhe i pakoordinuar. Në këtë mënyrë u krijua një situatë e palakmueshme dhe alarmante. Telefonat cingëronin në çdo drejtim. Filluan edhe koordinimet që mos lëshojmë pe dhe të vazhdojmë me evidencën vetëm në gjuhën amtare njëlloj si arsimtarët maqedonas. Disa shkolla filluan zbatimin e dygjuhësisë, ndërsa disa shkolla, siç ishte edhe shkolla ku punoja unë, nuk e respektuam aplikimin e dygjuhësisë. U shpeshtuan edhe kërcënimet e inspektorëve të

Foto 29: Të akuzuarit për të ashtuquajturat “Vepra armiqësore”

51


arsimit me zbatimin e dënimeve, në fillim me të holla e më pas edhe me përjashtim nga puna. Ndodhën edhe dënimet e para për mosrespektimin e dygjuhësisë, edhe atë me sa më kujtohet nga 2.000 dinarë të atëhershëm për çdo arsimtar. Ndryshimet ligjore u kërkuan me propozimin për plotësimin e neneve 43 dhe 56 në ligjin e atëhershëm për arsim fillor. Në këtë drejtim në sallën e madhe të komunës së Tetovës edhe u organizua një debat me drejtorët dhe pedagogët e shkollave të Tetovës ku merrja pjesë edhe unë. Pasi që i dëgjuam arsyetimet e përfaqësuesve të Ministrisë së arsimit dhe udhëheqësve komunal, për debat u paraqita unë duke i kritikuar udhëheqësit e debatit për padrejtësitë që i bëhen arsimit dhe shkollave shqipe me ligjet diskriminuese dhe në mënyrë protestuese e lëshova takimin. Bashkë me mua e bojkotuan debatin edhe disa kolegë të shkollave shqipe të Tetovës. Gjesti ynë nuk u mirëprit nga organet komunale, Komiteti komunal dhe Ministria e atëhershme e arsimit, por nga ana tjetër rezistenca jonë ndikoi që të bëhen edhe disa kompromise dhe korrigjime ligjore me çka u lejua që evidenca të bëhet vetëm në gjuhën amtare ndërsa dokumentacioni në dy gjuhë. Pushteti i atëhershëm ndërmori edhe aksione tjera, siç ishin: instalimi i toponimisë sllave në tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe dhe turke, themelimi i paraleleve të përziera në shkollat e mesme, detyrimi i ndërrimit të emrave të fëmijëve të punonjësve të arsimit, të 52


cilët ngjallnin “nacionalizëm” etj. Dukej absurde kërkesa e drejtorisë së arsimit që arsimtarët vullnetarisht t’i ndërrojnë emrat e fëmijëve të tyre, siç ishin: Valon, Elbasan, Shkodran, Shqipe, Flamur dhe të ngjashëm. Edhe këtë propozim-iniciativë të pushtetit të atëhershëm unë dhe kolektivi i shkollës ku punoja kategorikisht e refuzuam. Ndaj të gjitha këtyre aksioneve “eksperimentale” të pushtetit të atëhershëm, unë dhe kolektivi ku punoja në mënyrë të vendosur rezistonim duke apeluar që të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të palëkundur në vendimmarrjet tona. Më pas, me formimin e Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar filluam të veprojmë në mënyrë më të organizuar në koordinim me qendrën e cila ndodhej në Prishtinë. U organizuan takime, aksione të ndryshme dhe binjakëzime me kolektivet dhe nxënësit e shkollave të Kosovës, kryesisht me ata të Prishtinës. Kolektivi i shkollës sonë kishte fatin që të binjakëzohet me shkollën fillore “Hasan Prishtina” të Prishtinës. Meqenëse shkollat e Kosovës gjendjen financiare e kishin të bllokuar nga qeveria e Beogradit, me kolektivin dhe nxënësit e shkollës së Bogovinës realizuam projektin “Shkolla i ndihmon shkollës” ku mblodhëm një shumë të caktuar të mjeteve financiare dhe i dorëzuam tek udhëheqësia e shkollës së Prishtinës. Mjetet personalisht i dorëzova unë dhe arsimtari Nuri Ramadani. Ishte ky një gjest human dhe dashamirës, por edhe përkrahje të kolegëve tanë nga Kosova. 53


Obligim i çdo të riu ishte kryerja e ushtrisë në armatën e ish-Jugosllavisë. Na shpërndanin nëpër të gjithë territorin, posaçërisht nëpër qytetet e Serbisë. Mua dhe vëllanë tim na caktuan në dy qytetet e atëhershme më famëkeqe të Serbisë, në Uzhicë dhe Rashkë. Pas stërvitjeve ushtarake na mbanin orë politike, por nuk mungonin edhe provokimet nga eprorët ushtarak. Falë disiplinës ushtarake dhe edukimit familjar, nuk ramë në provokimet e tilla dhe me sukses e kryem edhe këtë sfidë dhe obligim shtetëror.

Foto 30: Në vizitë të vëllait tim te kazerma e Rashkës, Serbi

54


2.3. ANGAZHIMI NË THEMELIMIN E CELULAVE TË PARA TË PARTISË SË PARË SHQIPTARE NË MAQEDONI Me përçarjen e Bashkimit Sovjetik dhe revolucionin në Poloni, filluan të fryjnë erërat e demokracisë edhe në viset e ish-Jugosllavisë. Në fillim në Slloveni, e më pas edhe në republikat tjera të jugut të vendit. U bënë edhe ndryshime në kushtetutat republikane me të drejtën e formimit të partive të reja dhe organizimin e zgjedhjeve shumëpartiake. Në Kosovë u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në fillim përfshinte edhe viset tjera ku banonin shqiptarë. Më pas u themelua edhe partia e parë shqiptare në Maqedoni me emrin Partia për Prosperitet Demokratik ose shkurt PPD.

Foto 31: Logoja e Partisë për Prosperitet Demokratik - PPD-së

55


Përpjekjet e para për formim të partisë shqiptare në Maqedoni u bënë në Tetovë. Pasi që isha shumë i përkushtuar për çështjen kombëtare, kushëriri im Ismaili, i cili veç ishte i inkuadruar në formimin e celulave të para të partisë shqiptare, më ftoi të marr pjesë në takimin e entuziastëve të lagjes. Aty ishin kryesisht doktorë dhe arsimtarë të lagjes, si doktorët Ismaili, Ameti, Sherefi dhe profesorët Ademi, Rufati, Alivebiu dhe unë. Ndoshta kam harruar ta përmendi edhe ndokënd tjetër që ka qenë prezent, andaj kërkoj ndjesë për ndonjë lëshim rasti. Pas kësaj janë mbajtur edhe takime tjera, deri në formimin e organeve të para të partisë dhe regjistrimin e saj në regjistrin qendror. Më pas filluan të formohen edhe degët dhe nëndegët në tërë territorin e Maqedonisë. Përkrahja ishte shumë e madhe. Gati se nuk kishte shqiptar që nuk e admironte këtë parti, ose më mirë të themi këtë lëvizje popullore. Regjistrimin e anëtarëve të rinjtë të lagjes e bëja unë dhe kryetari i atëhershëm Amet Demiri. Pasi që ishte një ndër nëndegët e para të qytetit edhe e pagëzuam si nëndega numër 1 e qytetit të Tetovës. Filluan edhe përgatitjet për zgjedhjet e para shumëpartiake në Maqedoni. Mbledhjet i organizonim nëpër çajtoret e lagjes, të cilat ishin të stërmbushura me anëtarë dhe dashamirë të partisë shqiptare. Për këshilltar komunal më propozuan mua ndërsa për deputet Muhamet Halilin. Dhe, në zgjedhjet e organizuara në vjeshtë të vitit 1990 unë u zgjodha që ta përfaqësoj lagjen në Këshillin e 56


parë shumëpartiak të Tetovës. Ishte gëzim dhe krenari e madhe, por edhe obligim dhe përgjegjësi kombëtare. Sytë e gjithë banorëve ishin të orientuar kah ne, si të zgjedhurit e popullit. Pyetjet vërshonin nga të gjitha anët: Çka do të bëni? Si do t’i realizoni të drejtat tona? Kujdes mos ju gënjejnë? Kujdes mos e tradhtoni idealin tonë? Mos u frikoheni – jemi me ju? Dhe shumë e shumë pyetje dhe dilema. Ajo që më jepte kurajë se do t’i gëzojmë të mirat e demokracisë ishin se për herë të parë kishim të drejtë t’i festojmë festat kombëtare dhe fetare, siç ishin: 28 Nëntori – Dita e flamurit, 7 Marsi – Dita e shkollës së parë shqipe, Festa e Bajramit etj.

Foto 32: Duke festuar 28 Nëntorin – Ditën e flamurit

57


U realizuan edhe shumë aktivitete kulturore dhe bamirëse falë entuziastëve dhe dashamirëve të kombit. Ndër aktivitetet mund të përmendim aksionin “Pajtimi i gjaqeve”, i cili udhëhiqej nga Anton Çetta dhe që organizohej nëpër të gjitha trojet shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni.

Foto 33: Akademiku dhe filantropi shqiptar Anton Çetta

Ky aksion dhe manifestim humanitar gjeti mbështetje edhe në vendbanimet e Tetovës me rrethinë. Ndër manifestimet më mbresëlënëse u mbajt në 58


Shipkovicë të Tetovës të organizuar me rastin e themelimit te Bashkësisë kulturore shqiptare. Aty u mblodhën gati 30.000 pjesëmarrës, në mesin e të cilëve ishin mysafirë eminent nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Tetova dhe vendbanime tjera shqiptare, si Mehmet Gega, Drita Statovci, Abdylazis Islami, Fadil Sulejmani, Abdulla Mehmeti, Ejup Ajdini, Vehbi Bexheti, dy kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni Nevzat Halili dhe dr. Jusuf Rexhepi dhe të tjerë. Kuptohet se në mesin e pjesëmarrësve isha edhe unë bashkë me këshilltarët shqiptarë të komunës së Tetovës, të cilët e përkrahën këtë iniciativë në mënyrë institucionale.

Foto 34: Mësuesi dhe atdhetari Mehmet Gega

Gjithashtu edhe manifestimi i organizuar në hapësirën mbi fshatin Gajre të Tetovës nën moton e 59


pajtimit të gjaqeve u prit me një entuziazëm të madh, posaçërisht fjalimi i Xhevat Ademit, i cili sapo ishte kthyer nga burgu, ku kishte qëndruar disa vite shkaku i qëndrimeve kombëtare dhe politike. Edhe në këtë manifestim u dhanë më shumë porosi për çështjet e pazgjidhura kombëtare shqiptare.

Foto 35: Pjesëmarrës të manifestimeve në malësinë e Sharrit

60


III. PRITSHMËRITË NGA SISTEMI SHUMËPARTIAK

61


3.1. PËRKUSHTIMI NË KËSHILLIN KOMUNAL TË TETOVËS Në moshë relativisht të re, por me përvojë prej 7 vitesh si pedagog i shkollës, u dashtë të ballafaqohem edhe me një sfidë të re, si këshilltar në bashkinë e Tetovës, e cila numëronte afër 220.000 banorë dhe përfshinte pjesën më të madhe të Pollogut dhe malësisë së Sharrit me më shumë se 95 vendbanime/fshatra. Në përbërjen e Këshillit komunal të Tetovës ishim gjithsej 50 këshilltarë, prej të cilëve 33 të përkatësisë etnike shqiptare. Që në fillim u vërejt se nuk posedonim

Foto 36: Njëra nga mbledhjet e Këshillit komunal të Tetovës

63


përvojë të duhur nga diplomacia dhe udhëheqja institucionale, pasi që nga dëshira dhe vullneti i madh për të ç’rrënjosur udhëheqësinë e atëhershme komuniste, pas konstituimit të Këshillit komunal me një vendim i shkarkuam 11 udhëheqës të departamenteve dhe ndërmarrjeve publike.

Foto 37: Vendimi me aklamacion për shkarkimin e 11 udhëheqësve të departamenteve dhe ndërmarrjeve publike

Ky vendim shkaktoi frikë dhe indinjatë tek pushteti qendrorë, me çka edhe suspendoi përkohësisht me gati 6 muaj punën e Këshillit komunal dhe të kryetarit të komunës së Tetovës. Vendimi i paprecedent i pushtetit qendror nuk ndikoi tek këshilltarët dhe kryetari që të 64


ndalojmë me punë. Edhe më tej vazhduam me seancat dhe shqyrtimin e obligimeve dhe detyrave, por në një objekt të fshatit Xhepçishtit. Ndër detyrat e para ishte përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Kuvendin komunal dhe përgatitja e materialeve në gjuhën shqipe për këshilltarët shqiptarë. Me mund të madh dhe sakrificë i realizuam këto të drejta dhe paralelisht me këta si sfidë kishin ngritjen e cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm.

Foto 38: Një nga analizat e bëra ku shihet përfshirja e ulët e nxënësve shqiptarë në arsimin e mesëm (dorëshkrimi im)

Ajo që karakterizonte përbërjen e këshilltarëve shqiptarë ishte numri i madh i punëtorëve të arsimit, edhe atë afër 70 % e tyre. Pas formimit të komisioneve unë e kisha nderin që të udhëheq me Komisionin për arsim, shkencë dhe kulturë prej fillimit të mandatit (1991) deri në fund të saj (1996). Në përbërje të këtij komisioni ishin 65


edhe Ibish Kadriu, Xhevat Ademi, Teuta Arifi, Huseinxhevat Kalishta, Arifikmet Xhemaili dhe 3 anëtarë tjerë të etnitetit maqedonas.

Foto 39: Komisioni për veprimtari shoqërore në vitin 1992

66


Ajo që më ndihmonte në punën time ishte përkushtimi i madh ndaj punës dhe eksperienca në përdorimin e mjeteve kompjuterike, për arsye se që në vitin 1990 kisha kompjuterin tim personal, ndërsa më 1991 bashkë me kushëririn tim, Samiun themeluam edhe ndërmarrjen për shërbime kompjuterike “SE soft”, që ishte njëra nga ndërmarrjet e para në Maqedoni.

Foto 40: Pajisja kompjuterike gjatë përgatitjes së materialeve

Para vetes shtruam shumë detyra dhe obligime, ndër ta edhe: eliminimin e paraleleve të përziera, përzgjedhjen e kuadrit udhëheqës shqiptar në shkollat fillore dhe të mesme, përfshirjen më të madhe të nxënësve 67


në shkollim të mesëm, pajisjen e shkollave me mjete adekuate mësimore etj. Realizonim takime me arsimtarë, profesorë universitarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe intelektualë të tjerë me qëllim të unifikimit të kërkesës për përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Foto 41: Përqindja e nxënësve që vazhdojnë shkollimin e mesëm në vitin shkollor 1993/94

Pas shumë përpjekjeve arritëm që të zbulojmë vendndodhjen e teksteve dhe librave “të ndaluar” nga pushteti i kaluar komunist, të cilët ishin konfiskuar gjatë viteve të tetëdhjeta dhe ishin të vendosura në bodrumet e Entit të atëhershëm për shkollim. 68


Ishte tmerr i madh të shikoje krejt ata libra shkollorë, harta, globuse, atlase dhe materiale tjera vetëm e vetëm sepse ishin në gjuhën shqipe dhe të botuara në Prishtinë apo Tiranë. U dashtë të kalonim nëpër shkallët e bodrumit të përmbushura plot e përplot me materiale shkollore. Bënim kujdes të mos shkelim mbi ta sepse i konsideronim si gjërat të çmuara dhe më të vlefshme siç është buka dhe kripa. Punuam me orë dhe ditë tëra deri sa arritëm që këtë thesar të arsimit shqip ta vendosim në një nga hapësirat e Entit për shkollim. Të njëjtat i vendosëm në mbi 15 pjesë dhe i njoftuam drejtoritë e shkollave, të cilëve ua shpërndamë në mënyrë proporcionale. Për këtë veprim të suksesshëm të këshilltarëve tetovarë i njoftuam edhe mediumet dhe këshilltarët e komunave shqiptare në Maqedoni, por për fat të keq, asnjëra komunë tjetër shqiptare nuk arriti suksesin tonë.

69


Foto 42: Njoftim i mediumeve pĂŤr aksionin e realizuar

70


Foto 43: Dokumenti i Këshillit komunal të Tetovës, ku autorizohet E. Beqiri që së bashku me kryetarët e komisioneve të Gostivarit dhe të Dibrës, si dhe në koordinim me Këshillin e përkohshëm të UT-së, t’i realizoj aktivitetet për themelimin e Universitetit të Tetovës, e mbajtur në Tetovë, më 18.11.1994

71


.3.2.

PËRGATITJET PËR SHPALLJEN E REFERENDUMIT

Me shpalljen e pavarësisë së Maqedonisë dhe miratimin e kushtetutës së Maqedonisë, në të cilën shqiptarët u shpallën si qytetarë të rendit të dytë, filluan përgatitjet e subjektit politik shqiptar për organizimin e referendumit për Autonominë politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni.

Foto 44: Përgatitjen për shpalljen e referendumit për Autonominë politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni

Në mungesë të veprimit dhe koordinimit me deputetët e atëhershëm shqiptar, përgatitjet dhe realizimin e referendumit e bëri një trup koordinues i përbërë 72


kryesisht nga këshilltarët komunal dhe intelektualët shqiptarë. Për komunën e Tetovës kryetar u zgjodh Refik Dauti, ndërsa unë isha nënkryetar. Përgatitjet teknike i realizuan ndërmarrjet “SE Soft” nga Tetova dhe “Luma grafik” nga Odri, ku edhe u shtypën fletëvotimet. U caktuan vendvotime dhe anëtarë të komisioneve nëpër të gjitha lagjet e Tetovës me rrethinë.

Foto 45: Realizimi i referendumit për Autonominë politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni

Unë e kisha edhe detyrën e kryetarit teknik për grumbullimin dhe përpunimin e rezultateve në nivel shtetëror. Zyra ime ishte në një pjesë të depos të perimeve, 73


në anën e djathtë të lumit Shkumbin, përballë spitalit të Tetovës. Hyrja në zyrë ishte nga shitorja për perime, pronar i së cilës ishte Sami Pilara, ashtu i thoshim, ndërsa materialet m’i dorëzonte një djalosh, zeshkan nga Shipkovica. Vetëm ai ishte i përcaktuar të vinte për të dorëzuar dhe bartur materiale të përpunuara të referendumit. Më kujtohet që një natë kur në vizitë erdhi vetë kryetari i partisë Nevzat Halili, i cili edhe më përgëzoi për punën dhe sakrificën. Gjatë realizimit të referendumit u ballafaquam me policë e inspektorë. Kutitë e votimit i bënim vetë prej kartonëve, por gjithmonë mbanim disa kuti të mbushura me letra dhe materiale të pavlerë, të cilat ua jepnim policëve gjatë bastisjes, ndërsa kutitë e votimit me vota të rregullta në ata çaste i fshihnim. Përveç anëtarëve të komisionit kishim edhe persona që kujdestaronin jashtë vendvotimit. Referendumi doli i suksesshëm, ku më tepër se 95 % e votuesve votuan PËR autonominë politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni. Materialet e përpunuara i dorëzuam tek trupi koordinues qendror, e këta deri tek deputetët shqiptarë. Më pas deputetët duke mos mundur ta institucionalizojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë të shprehur nëpërmes referendumit filluan me taktizimet se më mirë është të fitohet shtetformësia se sa autonomi. Kjo “lojë” e tyre zgjati disa muaj deri sa në fund edhe kaloi në harresë.

74


3.3. VIZITA E PARË NË SHQIPËRI Me rënien e komunizmit në shtetet ballkanike në njëfarë mënyre edhe u hap edhe kufiri me Shqipërinë. Filluan të vërshojnë shqiptarët në Shqipëri dhe pas kthimit të tyre në Maqedoni deklaroheshin si “haxhilerë”. Ne të tjerët, që nuk kishim pasur rastin të vizitojmë Shqipërinë mezi pritnim të takoheshim për t’i pyetur për atë se si kanë kaluar, si ishin vendbanimet, si silleshin njerëzit, si ishte bregdeti etj. Me një fjalë i bombardonim me pyetje.

Foto 46: Bregdeti i Shqipërisë në vitin 1993

Fatin e mirë e kisha edhe unë që të vizitoj Shqipërinë në vitet e para të saja të demokracisë, edhe atë

75


si anëtarë të kryesisë së degës së PPD-së. Me padurim pritnim kohën e nisjes për në Shqipëri.

Foto 47: Para shtatores së Skënderbeut në Tiranë në vitin 1993

76


Erdhi edhe dita e nisjes. Ishte planifikuar të hyjmë përmes kufirit të Dibrës. Mbërritëm në kufi, por aty nuk kishte as kufitar, pasi që kryesisht aty kalonin vetëm mjetet për bartjet e mallrave, por jo edhe udhëtarë me vetura. Çdo gjë shikonim me kureshtje dhe vobekësinë, rrugët e paasfaltuara, shtëpitë gati të rrënuara disi i arsyetonim dhe na dukeshin të natyrshme dhe objektive. Dominonin bunkerët e madhësive të ndryshme të vendosura në çdo kënd të rrugës apo objekteve përreth.

Foto 48: Bunkerët në plazhet e Shqipërisë komuniste

Edhe plazhi i Durrësit ishte i mbushur plot e përplot me bunkerë dhe rërë natyrale. Rreth rrugës 77


dominonin drunjtë, fushat ishin të punuara ndërsa e njëjta pamje vërehej edhe nëpër kodrinat.

Foto 49: Bukuritë natyrore të shoqëruara me bunkerë

Fëmijët ishin ata që na shikonin me kërshëri të madhe dhe na shoqëronin tërë kohës. Personat më të rritur kishin respekt të madh ndaj nesh dhe silleshin me një kulturë të madhe. Ajo që ishte me rëndësi, m’u plotësua ëndrra e kamotshme për të vizituar Shqipërinë.

78


3.4. PËRKRAHJE FORCAVE DEMOKRATIKE NË SHQIPËRI NË VITIN 1993 Shkas për vizitën e delegacionit tonë në Shqipëri ishte përkrahja e forcave demokratike para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vitin 1993. Përbërja e delegacionit tonë ishte e kombinuar me këshilltarë komunal dhe intelektual tetovar.

Foto 50: Njëra nga mbledhjet me kryesinë e forcave demokratike në Peshkopi në vitin 1993

Destinacioni i parë ishte në Peshkopi ose Dibër të Vogël, siç e quanin vendasit. Na pritën delegacione të ndryshme të partive opozitare demokratike, edhe atë të Partisë Demokratike, Partisë Socialdemokrate, Rilindjes 79


Demokratike, Ballit Kombëtar etj. Qëllimi ynë ishte përkrahja e forcave demokratike në Shqipëri, të cilët do të mundësonin rrënimin e strukturave të vjetra socialiste dhe komuniste dhe rimëkëmbjen e atyre demokratike.

Foto 51: Vizitë te kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Vizita më mbresëlënëse ishte ajo tek selia e Partisë Demokratike, ku na priti kryetari i saj Sali Berisha dhe nënkryetari Eduard Selami. Në Shqipëri na pritëm me nderimet dhe respekte më të mëdha. Ajo që binte në sy gjatë bisedimeve ishte se nuk e kishin idenë për vendbanimet autoktone shqiptare në Maqedoni. Shpesh na thërrisnin me shprehjet kosovar apo maqedonsa, që në disa 80


raste edhe na dukej ofenduese, por e përtypnim disi pasi që nuk e thoshin me qëllim të keq. Si kundërpërgjigje të përkrahjes sonë, nga partitë demokratike të Shqipërisë edhe ne prisnim të na mbështesnin institucionalisht dhe si shtet amë në realizimin e të drejtave dhe lirive kombëtare. Për fat të keq, në atë kohë, kryesitë e partive demokratike kërkonin nga ne vetëm mbështetje materiale ku edhe kishin hartuar nga një sërë kërkesash, siç ishin: vetura, kamioneta, makina shkrimi, kompjuterë dhe shumë e shumë materiale tjera propagandistike. Kuptohet që nuk i kishim ata mundësi as për së afërmi.

81


3.5. MUNDI DHE SAKRIFICA PËR THEMELIMIN DHE FUNKSIONIMIN E UNIVERSITETIT TË TETOVËS Ndër detyrat parësore të këshilltarëve komunal të Tetovës ishte ngritja e cilësisë së arsimit shqip dhe institucionalizimi i arsimit sipëror në gjuhën shqipe.

Foto 52: 4 qershor 1994, me profesorin Fatmir Sulejmani gjatë iniciativës për themelimin e Universitetit të Tetovës

Lidhur me këtë mision, komisionin për arsim, të cilin e udhëhiqja unë, ishte në koordinim të përhershëm me Unionin e Inteligjencës shqiptare, të cilin e përbënin 82


profesorë universitarë si: Prof.dr. Xhevat Gega, Prof.dr. Avzi Mustafa, Prof.dr. Remzi Nesimi, Prof.dr. Tahir Zajazi, Prof.dr. Agni Dika, Prof.dr. Murtezan Ismaili, Avni Zllatku e shumë intelektualë të tjerë. Unioni i Inteligjencës shqiptare në vitin 1993 kishte përgatitur Elaborat për themelimin e Fakultetit pedagogjik me mësim në gjuhën shqipe. Këtë elaborat me tirazh 2.000 copë, teknikisht dhe në formë libri e shtypën Shtypshkronja “Luma grafik” dhe SHB “AZA SE-soft” me mjetet e tyre financiare, pasi që edhe përpos premtimeve të disa sponsorëve, në mesin e të cilëve edhe të biznesmenit tetovar Abdyladi Vejseli, në fund nuk arrijnë të ndajnë mjete financiare dhe ta kryejnë premtimin e dhënë.

Foto 53: Logoja e Universitetit të Tetovës

83


Elaborati iu shpërnda mjeteve të informimit, partive politike shqiptare, këshilltarëve komunal, profesorëve dhe intelektualëve tjerë të hapësirës shqiptare.

Foto 54: Revista “Tribuna SH” ishte ndër të parat që informonte për iniciativat për themelimin e Universitetit të Tetovës

84


Elaborati dhe nevoja për themelimin e një institucioni të lartë arsimor me mësim në gjuhën shqipe ka qenë temë diskutimi nga më shumë intelektualë shqiptar. Me këtë rast edhe u thirrur Kuvendi për themelimin e universitetit me mësim në gjuhën shqipe në organizim të Bashkësisë kulturore shqiptare më 4 qershor të vitit 1994, të cilën e udhëhoqën prof. Abdulla Mehmeti dhe prof. Fadil Sulejmani.

Foto 55: Kuvendi për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe të organizuar nga Bashkësia kulturore shqiptare

Në këtë mbledhje morën pjesë shumë intelektualë, në mesin e të cilëve edhe profesorë universitarë nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria. U zhvillua një debat konstruktiv, në disa raste edhe tepër emotiv, por në fund 85


në mënyrë konsensuale u dakorduam dhe nënshkruam deklaratën për themelimin e Universitetit të Tetovës. Për t’u konkretizuar ky vendim i drejtë dhe i guximshëm i intelektualëve shqiptarë u dashtë që deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë ta institucionalizojnë dhe vendosin në binarët e legjislaturës parlamentare. Por, për fat të keq, mungoi vendosmëria dhe fuqia politike e deputetëve tanë dhe ky obligim kombëtar iu la kuvendeve komunale shqiptare, siç ishte ai i Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.

Foto 56: Universiteti i Tetovës - Tempulli i diturisë

Në njërën nga mbledhjet e kuvendit komunal të Tetovës, të mbajtur në shtator të vitit 1994, me aklamacion u zgjodha si përfaqësues të Komisionit që së bashku me anëtarin e Gostivarit dhe Dibrës të përgatisim dokumentet 86


e nevojshme për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe. Zhvilluam disa takime koordinuese në Tetovë, Gostivar dhe Dibër, gjithnjë në koordinim me anëtarët e Komisionit amë për themelimin e Universitetit të udhëhequr nga Prof.dr. Fadil Sulejmani. Nuk fund u vendos që bartës të vendimit për themelimin e Universitetit të jenë më shumë subjekte, edhe atë: Përfaqësuesit e Kuvendeve të komunave: Tetovë, Gostivar, Dibër, pesë komunat e Shkupit, Kumanovë, Kërçovë e Strugë dhe Kuvendit të qytetit të Shkupit, përfaqësuesit e Partisë për Prosperitet Demokratik, Partisë Demokratike Popullore, Lidhjes Demokratike Shqiptare - Partia Liberale, Partisë së Aksionit Demokratik - Rruga Islame, Partisë Demokratike Popullore - Partia e Unitetit Popullor, Lidhjes së Gruas Shqiptare në Maqedoni, deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Këshillit për themelimin e Universitetit, asociacioneve dhe shoqatave tjera të regjistruara në Republikën e Maqedonisë, të cilët më 17 dhjetor të vitit 1994 nënshkruan akt-vendim për themelimin e Universitetit me mësim në gjuhën shqipe me seli në Tetovës. Fillimisht u formuan Organet kryesore të Universitetit të Tetovës, edhe atë: Senati, Këshilli mësimor-shkencor dhe Rektorati, si dhe shtatë fakultete: Fakulteti Filologjik, Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave matematiko-natyrore, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Arteve. Kryetar i 87


Këshillit mësimor-shkencor u zgjodh Prof.dr. Fadil Sulejmani, ndërsa kryetar i senatit Milaim Fejziu. Vendi i nënshkrimit të akt-vendimit për themelimin e Universitetit ndodhej në konakun e haxhi Bariut në Reçicë të Vogël. Në këtë konak bashkë me prof. Fadilin dhe veprimtarë të tjerë paraprakisht kemi realizuar disa takime, pasi që vendi ishte shumë mirë i siguruar dhe posedonte hapësirë të mjaftueshme. Për këtë komoditet më meritor ishte i zoti i konakut haxhi Bariu, i cili tregoi mikpritjen dhe bujarinë e paskajshme.

Foto 57: Gëzim i madh pas aktit të nënshkrimit të themelimit të UT-së

Ky vendim nuk u mirëprit nga organet qeveritare dhe policore, të cilët vepruan me ashpërsi të paparë duke marrë në pyetje dhe burgosur shumë profesorë universitarë 88


dhe veprimtarë kombëtarë. Në atë kohë ishin revista për të rinjtë “Tribuna SH” dhe shtypshkronja “AZA SE-soft” ata që e publikuan konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 1994/95.

Foto 58: Konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 1994/95

Asnjëri nga shtypi ditor, por edhe nga shtypshkronjat private nuk morën guxim për të shpallur 89


konkursin në fjalë. Unë isha bashkëthemelues i SHB “AZA SE-soft” bashkë me Sami Beqirin dhe Nevzat Zeqirin, si dhe anëtar i Këshillit botues të revistës për të rinj “Tribuna SH”, në të cilin kryetar ishte Bajram Selmani.

Foto 59: Studentet e Universitetit të Tetovës në vitin e parë akademik 1994/95

Gjatë veprimit tonë, unë dhe profesor Fadili, tërë kohën kemi qenë nën presion nga inspektorët policorë dhe shtetëror, bile te dyert e shtypshkronjës kishte së paku nga dy roje policore, të cilët vazhdimisht kontrollonin dhe raportonin. Ajo që vlen të theksohet është se nga organet policore disa herë janë konfiskuar materialet e shtypura 90


për Universitetin e Tetovës, por të njëjtat i ruanim nëpër dy-tre disketa, që më pas t’i rishtypnin dhe dërgonim deri te administrata e përkohshme e UT-së. Sfida tjetër ishte përcaktimi i hapësirave se ku do të zhvillohej mbajtja e ligjëratave. Me përkrahjen e madhe të popullatës arsimdashëse, intelektualëve dhe të ndërkombëtarëve ligjëratat e para u mbajtën në Porojin e Tetovës dhe në lagjen Reçicë e Vogël. Meritë të veçantë për pengimin e ushtrimit të dhunës policore kishte mërgimtari dhe veprimtari shqiptar nga SHBA Zhozef Diogardi. Por, megjithatë, organet e punëve të brendshme, të ndihmuara nga ushtria maqedonase, vepruan me ashpërsinë më të madhe për të shpërndarë arsimdashësit dhe për të penguar mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor me ç’rast ra edhe viktima e

Foto 60: Përkrahja e madhe nga SHBA dhe Zhozef Diogardi

91


parë, e ai ishte Abdylselam Emini. Kjo vrazhdësi e policisë dhe ushtrisë maqedonase nuk arriti të ndalë funksionimin e UT-së dhe ligjëratat vazhduan të mbahen në Poroj dhe në disa hapësira të lagjes Reçicë e Vogël.

Foto 61: Mbajtja e ligjëratave të para të studentëve në Universitetin e Tetovës në Porojin heroik

Duke parë se në këtë mënyrë nuk arrijnë të na ndalin, pasuan kërcënimet dhe më pas edhe arrestimin tim dhe të kushëririt Sami Beqiri. Në polici na mbajtën gati 20 orë, në të cilën ushtruan presion fizik dhe psikologjik, por falë familjarëve, angazhimit të avokatëve privatë dhe kryesisë së kuvendit komunal na lëshuan të lirë. Në këtë aksion profesor Fadilin dhe Vehbi Bexhetin i arrestuan, ndërsa neve ka kërcënuan sërish se do të na mbyllin 92


shtypshkronjën dhe se edhe do të na gjejë i njëjtit fat si profesor Fadilin. Gjatë gjithë kësaj odisejade, do më kanë mbetur dy momente të paharruara. Ajo kur së bashku me bashkëpronarët e shtypshkronjës sonë, Nevzat Zeqirin dhe Sami Beqiri e vizituam profesor Fadilin, të cilin posa e kishin liruar nga burgu, kur me të hyrë në dhomën e pritjes, para gjithë të pranishmëve na përshëndeti duke thënë publikisht: “Ja këta janë themeluesit e Universitetit”.

Foto 62: Ambasada e Shqipërisë në Shkup

Momenti i dytë i paharrueshëm ishte kur së bashku me profesor Fadilin vizituam ambasadën e Shqipërisë në Shkup. Aty na priti ambasadori i Shqipërisë me stafin e 93


vet. Në momentin kur më pas profesor Fadili hyri në zyrën e ambasadorit, unë natyrisht se u ndala në paradhomë. Por për një moment u hap dera dhe më thirrën brenda që t’i shoqëroj në përgëzim. Profesor Fadili brohoriti: “Hyr brenda se vendin e ke këtu, sepse, i tha publikisht ambasadorit, ky është ndër themeluesit më meritor të Universitetit të Tetovës. Me këtë rast ngremë dolli me fjalët e ambasadorit: “Për tempullin e diturisë – Universitetin e Tetovës dhe për të gjithë ata që kontribuuan dhe u sakrifikuan për të”.

Foto 63: Rektori i parë i Universitetit të Tetovës, prof.dr. Fadil Sulejmani dhe rektori aktual prof.dr. Vullnet Ahmeti

94


3.7. BRAKTISJA E ANGAZHIMIT POLITIK DHE PËRKUSHTIMI NË PUNËT PRIVATE Përkushtimi në detyrat dhe obligimet si kryetar i komisionit për arsim në komunën e Tetovës dhe angazhimet për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës më detyruan që ta braktis detyrën si pedagog i shkollës fillore “Abdyl Frashëri” në Bogovinë në vjeshtë të vitit 1995. Nuk shkoi shumë gjatë kur edhe u thelluan përçarjet brenda partive shqiptare, u krijuan ndarjet deri në formimin e partive të reja shqiptare. Filluan fyerjet e ndërsjella, ndarjet në “patriot” e “tradhtarë”, poshtërime dhe përbuzje të intelektualëve, gjë që ndikoi të braktis angazhimin tim si këshilltar komunal dhe të punoj në shtëpinë botuese “AZA SE-soft”

Foto 64: Kontributi familjar në punët e shtypshkronjës “AZA SE-soft”

95


ku e ndieja erën e këndshme të letrës dhe kënaqësinë duke punuar së bashku me anëtarët e familjes dhe punëtorët e tjerë të shtypshkronjës. Punonim ditë e natë duke dhënë tërë energjinë fizike dhe intelektuale. Bashkëpunonim me shkrimtarë, poet dhe dashamirë të tjerë të librit.

Foto 65: Nuk mungonte edhe ndihmesa e studenteve të UT-së

Bashkëpunonim edhe me administratën e përkohshme të Universitetit të Tetovës me ç’rast shtypnim fletëparaqitje, shpallje dhe dokumente tjera të nevojshme për këtë institucion të diturisë. Ndjenim kënaqësi të posaçme, sepse kontribuonim në funksionimin e këtij

96


tempulli ndërsa që të gjitha këta i bënim falas – pa kompensim material e financiar. Në vitin 1996, së bashku me Sami Beqirin, Lulzim Murtezanin dhe Zylfi Munishin, themeluam auto shkollën private “Timoni”, në të cilën vepronte edhe komisioni privat. Emërtimi ishte në gjuhën shqipe dhe kuptimplotë, por viteve të para kishim vështirësi në sqarimin për domethënien e saj, pasi që kandidatët ishin mësuar me emërtimet sllave dhe turke, si “vollan” dhe “dimen”. Edhe në këtë kompani private ndieja kënaqësi pasi që kishim mundësinë që të përgatisnim kandidatë për vozitës deri në marrjen e lejes për vozitës. Kandidatët nuk ishin të detyruar të flisnin në gjuhën sllave as edhe t’u

Foto 66: Anëtarët e komisionit pranë Auto shkollës “Timoni”

97


nënshtroheshin urdhrave, kërcënimeve dhe përbuzjeve të tyre. Kishin lirinë të komunikonin me pronarët e auto shkollës dhe anëtarët e komisionit në gjuhën amtare shqipe. Gjithashtu kishin mundësinë të shërbehen me libra dhe broshura të komunikacionit, por e vetmja gjë që na mungonte ishte teksti i testit me shkrim, të cilin ishin të detyruar ta japin në gjuhën maqedonase.

Foto 67: Gjatë organizimit të provimit praktik me kandidatët

98


IV. LUFTIMET NË RAJON DHE USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

99


4.1. REFLEKTIMI I UÇK-SË TEK BANORËT E MAQEDONISË Shumë zhvillime dramatike u bënë, posaçërisht pas vitit 1996. Së pari ishte e ashtuquajtura “afera e armëve” me ç’rast u morën në pyetje dhe u burgosën me dhjetëra intelektual dhe atdhetarë shqiptarë të Maqedonisë. Burgosja e kryetarit të komunës së Tetovës dhe Gostivarit vetëm pse kanë ngritur flamurin kombëtar.

Foto 68: Ngjarjet e Gostivarit më 9 korrik 1997

Situata ngjante sikur në kohën e sundimit të njëmendësisë komuniste, e në disa raste edhe si gjatë sundimit të Çubrilloviqit e të Rankoviqit. Të gjithë njëzëshëm pyesnim dhe shtronim dilemën: Çka na dhuroi demokracia dhe sistemi shumëpartiak? 101


Në tekstet shkollore ende mbizotëronin termet dhe ideologjitë sllave. Radio televizioni shtetëror kishte program vetëm dy orë në ditë në gjuhën shqipe. Mungonin revistat dhe gazetat ditore në gjuhën shqipe. Në qeveri dhe parlament gjuhë zyrtare ishte vetëm gjuha maqedonase, ku të zgjedhurit e popullit shqiptar ishin të detyruar të diskutonin në gjuhën joamtare. Nga vatrat e ishJugosllavisë gati çdo javë vinin kufoma të civilëve shqiptarë, të cilët për arsye të ndryshme kishin mbetur jashtë vendbanimeve të tyre. Në Shqipëri kishte trazira

Foto 69: Paraqitja e parë publike e UÇK-së në Kosovë më 1998

dhe luftë civile. Në Kosovë veç kishin filluar disa konfrontime të policisë serbe dhe grupeve të armatosura. Kulminacioni ishte paraqitja publike e UÇK-së dhe komunikatat e tyre publike. 102


Në shtëpinë botuese “AZA-SE-soft” ku isha bashkëpronar, ishim duke e përfunduar librin e Beqir Berishës, kushtuar ngjarjeve në Kosovë dhe rajon. Autori veç parandiente se do të ketë një ngjarje që do ta tronditë tërë Evropën, e kjo ishte lufta e lavdishme e UÇK-së.

Foto 70: Libri i Beqir Berishës, ku në ballinë gjenden kryekomandantët e UÇK-së Adem dhe Hamzë Jashari

103


Gjendja e përgjithshme në Ballkan ishte tepër e tendosur dhe e paparashikueshme, por pikëqendra gjendej në Kosovë. Policia dhe armata serbosllave ushtroi masakër dhe gjenocid ndaj popullatës shqiptare. Plaçkitje, vrasje, dëbim nga shtëpitë shekullore dhe rrënim i çdo gjëje që ishte shqiptare. E gjithë kjo situatë ndikoi edhe te mërgimtarët shqiptarë anekënd botës, të cilët filluan të përkrahin luftën çlirimtare në Kosovë. Aradheve të UÇK-së iu bashkëngjitën edhe shumë të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia, të cilët luftonin për lirinë dhe bashkimin e trojeve etnike. Prej ushtarëve shqiptarë të Maqedonisë ranë shumë dëshmorë, prej të cilëve më të spikatur ishin Mujdin Aliu i Porojit dhe komandanti kumanovar Agim Ramadani.

Foto 71: Luftëtari i UÇK-së dhe heroi i popullit Agim Ramadani

104


U hartuan edhe plane dhe projekte famëkeqe, siç ishte ajo e Kiro Gligorovit për hapjen e korridorit për transferimin e popullatës së shpërngulur kosovare përmes Maqedonisë drejt Shqipërisë. Ky plan nuk u zbatua falë deputetëve shqiptar në Maqedoni dhe falë popullatës shqiptare të Maqedonisë, të cilët në mënyrë të organizuar i hapur dyert e shtëpive të tyre dhe i pranuan vëllezërit shqiptarë nga Kosova.

Foto 72: Kolonë e popullatës së dëbuar nga trojet shekullore

105


4.2. BANORËT SHQIPTARË U DALIN NË NDIHMË REFUGJATËVE NGA KOSOVA Gjatë vitit 1998, dhe posaçërisht në pjesën e parë të vitit 1999, brezi kufitar që kufizonte Kosovën me Shqipërinë dhe Maqedoninë ishin plot e përplot me popullatë të shpërngulurish shqiptar, kryesisht pleq e fëmijë. Nga Tetova i prisnim me automjetet private dhe i vendosnim nëpër shtëpitë tona. Në të njëjtën kohë gërshetohej gëzimi, përmallimi, humanizmi për të shpërngulurit shqiptarë në njërën anë, ndërsa hidhërimi, urrejtja dhe mallkimi për okupatorin serb në anën tjetër.

Foto 73: Të dëbuarit shqiptar në brezin kufitar në vitin 1999

106


Ishte tmerr të shohësh fëmijë këmbëzbathur dhe të uritur, gra dhe pleq të lodhur, të plagosur e të hutuar për të afërmit e tyre. Ishin të shpërndarë në tërë territorin e Kosovës dhe përtej kufirit shtetëror. Kërkonin gjithandej

Foto 74: Gra, pleq e fëmijë duke pritur ndihmë nga vëllezërit e tyre përtej kufirit kosovar

anëtarët e familjes së tyre. Gjëja e parë që kërkonin me të kaluar kufirin ishte marrja e informative për të afërmit e tyre. Kontaktet ishin me drejtuesit e kampeve për refugjatë, me pjesëtarët e OSBE-së dhe me kryefamiljarët. Cingëronin telefonat, lëviznin njerëzit nga njëra lagje në tjetrën duke këmbyer informata. U paraqiteshin familjarëve të tyre përmes telefonit në shtetet tjera evropiane dhe e kundërta. Me një fjalë ishte rrëmujë e vërtetë. 107


Si shumë shqiptarë të Tetovës me rrethinë, edhe unë ia mësyva kufirit të Jazhincës. Kolona me vetura dhe furgona ishte e madhe. Çdonjëri shofer merrte të parët që gjente dhe së bashku ktheheshin te vendbanimet e tyre. Në shtëpinë time që ishte në ndërtim e sipër, pranova 2 anëtarë të familjes Kelmendi nga Prishtina, ndërsa

Foto 75: Anëtarët e familjes Kelemendi ndihmojnë në punët e shtypshkronjën sonë

në shtëpinë e vëllait, i cili gjendej në Zvicër pranuam 11 anëtarë të familjes së Nazmiut nga fshatit Bob i Kaçanikut dhe bashkëshortët Bilalli nga Hani i Elezit ose gjithsej 15 anëtarë. Duke ndarë dhembjen me ta i sistemuam dhe u ofruam gjithë atë që posedonim. 108


Nënëlokja e familjes nga fshati Bob i Kaçanikut kishte tre djem dhe tri vajza. Prej djemve, Nazmiu, kishte rolin e kryefamiljarit dhe kujdesej për familjen, njëri prej djemve ishte me punë të përkohshme që kujdesej për gjendjen ekonomike, ndërsa djali më i vogël ishte ushtar i UÇK-së dhe luftonte kundër pushtuesve serb në rrethinën e Kaçanikut. Nazmiu përveç kujdesit për familjen e tij, bashkë me mua u ndihmonim edhe organizatave humanitare me informata për gjendjen e refugjatëve dhe për ngarkim-shkarkimin e ndihmave. Kryefamiljari i familjes Kelmendi nga Prishtina, i cili gjithashtu quhej Nazmi, kishte dy djem dhe dy vajza. Djemtë e tij, na ndihmonin në punët e shtypshkronjës ndërsa vajzat ndihmonin në punët shtëpiake. Me një fjalë, të gjithë ishin të angazhuar vullnetarisht aty ku dëshironin dhe mundoheshim që sado pak të ndihmojmë në krijimin e një atmosfere më relaksuese që t’i harrojnë sa është e mundur vështirësitë dhe traumat e bartura nga lufta.

109


4.3.

KRIJIMI I MIQËSIVE DHE MIRËBESIMIT ME REFUGJATËT KOSOVAR Me mbarimin e luftës, i gjithë familja Kelmendi dhe Nazmiu u kthyen në vatrat e tyre, por të njëjtin veprim e bënë edhe gati të gjithë familjet e shpërngulura në Pollog e më gjerë. Kësaj situate iu gëzuam të gjithë. I përcollëm me nderime dhe mallëngjim, pasi që veç ishim mësuar të jetonim bashkë. Me lot në sy u ndamë edhe me Lauretën e vogël, duke iu dëshiruar ambientim të sërishëm dhe të suksesshëm në trojet e tyre shekullore në Kosovën e lirë.

Foto 76: Laureta e vogël e buzëqeshur në dy vendbanimet (Tetovë dhe Kaçanik)

110


Nuk shkoi shumë dhe ua kthyem vizitën, së pari në fshatin Bob të Kaçanikut e më pas edhe në Prishtinë. Familja e Nazmiut nga fshati Bob na priti me ngrohtësinë më të madhe. Të vegjël e më të moshuar posa na vërejtën, vërshuan drejt nesh, por më së shumti vizitës sonë iu gëzuar Laureta e vogël, të cilën e konsideronim si bijën tonë. Veç kishin filluar të rregullonin shtëpinë e tyre, kopshtin, por gjithmonë e përsërisnin falënderimet për përkrahjet e vëllezërve në momentet më të vështira të mbijetesës.

Foto 77: Vizitë te familja e Nazmiut në Bob të Kaçanikut

Kishim rastin t’i vizitojmë lagjet tjera përreth, të cilat ishin të shkatërruara, të djegura po sikur të kishte 111


ndodhur ndonjë epidemi e madhe. Pavarësisht kësaj gjendjeje, vullneti dhe shpresa për një të ardhme më të mirë në Kosovën e lirë ishte ajo që shëronte plagët. Vizitën në Prishtinë, përndryshe qytetin ku e kalova rininë time studentore, e përjetova pak më thellë. Në moment m’u kujtuan fytyrat e egra të policëve serb, tanket dhe hermelinet që demonstronin dhunë dhe terror nëpër rrugët e Prishtinës, posaçërisht që nga viti 1981. Tani veç çdo gjë kishte ndryshuar.

Foto 78: Vizitë familjes Kelmendi në Prishtinë

Me mall dhe bujari na pritën familjarët e familjes Kelmendi, duke rikujtuar çastet e dhimbshme të së kaluarës dhe planet për një jetë normale. 112


V. NJOFTIMET E MIA ME PJESËTARËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

113


5.1. KRIZA POLITIKE DHE PADURUESHMËRIA ETNIKE Kur shumica e analistëve mendonin se pas luftës në Kosovë i tërë rajoni shkon kah stabilizimi, në Maqedoni, politikanët e partive maqedonase sikur nuk kishin marrë mësim nga ndodhitë në ish-republikat përreth, vazhduan edhe më tepër me ndjelljen e nacionalizmit dhe padurueshmërisë etnike dhe fetare. Koalicioni qeveritar VMRO-PDSH nuk gjente zgjidhje për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës, nuk kishte zgjidhje as për përdorimin institucional të gjuhës shqipe dhe të flamurit kombëtar shqiptar.

Foto 79: Fshati Debëllde që ndante Maqedoninë dhe Kosovën

Konfliktet e para filluan në brezin kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, konkretisht në afërsi të fshatit Debëllde, ku një pjesë e territorit ishte kontestues dhe 115


ndante diku oborrin e diku fushën dhe malin në dy pjesë. Popullata shqiptare e Kosovës në atë pjesë prej pronarit u bë qiraxhi, bile edhe më keq, si i huaj në shtëpinë e vet. Ishte përcaktimi i demarkacionit ku Kosova humbiste një pjesë bukur të madhe të territorit të saj. Konflikti i banorëve me policinë maqedonase u zgjerua në konflikt të armatosur, së pari në Brezë dhe Malinë, e më vonë edhe në viset tjera të Maqedonisë veriperëndimore.

Foto 80: Ushtarë të UÇK-së në kalanë e Tetovës

Pakënaqësinë ndaj dhunës, padrejtësive dhe arrestimeve të popullatës shqiptare, qytetarët tetovarë e shprehën në tubimin e organizuar më 24 mars 2001 në qendër të qytetit nën moton “Ndal dhunën ndaj shqiptarëve”, ku për një çast protestuesit filluan të 116


brohorisin “UÇK,UÇK...” dhe në të njëjtën kohë pasuan edhe krismat nga pushkët automatike nga Kalaja e Tetovës. Këta ishin krismat e para që paralajmëronin thellimin e krizës dhe konfrontimet e armatosura, këtë rast me grupe të organizuara guerile të UÇK-së. Në Tetovë dhe malësi mbretëronte një gjendje e tendosur dhe kaotike. Nuk ndaleshin krismat nga armatimet e lehta në drejtim të Kalasë dhe të fshatrave të Malësisë së Sharrit, konkretisht kah Gajreja, Shipkovica dhe Sellca dhe anasjelltas. Lëvizja e qytetarëve të Tetovës vështirësohej gjithnjë e më tepër, posaçërisht pas vrasjes së Rasim dhe Ramadan Koraçit nga policët e armatosur.

Foto 81: Babë e bir Koraçi përleshen e më pastaj ekzekutohen mizorisht nga policët e armatosur

117


5.2. EFEKTET E PARA TË PARAQITJES SË UÇK-së Për gjendjen e tendosur dhe konfrontimet e armatosura, politikanët dhe të zgjedhurit e popullit sikur nuk gjenin zgjidhje. Partnerët e koalicionit qeverisës të Maqedonisë më tepër merreshin me pasojat sesa me shkaqet e konfliktit të armatosur. Nga pushtetarët shqiptarë kishte edhe deklarata të njëanshme, të cilët i dënonin veprimet e luftëtarëve të lirisë, siç ishte ajo se “qeni i keq e sjell ujkun në torishte”.

Foto 82: Ushtarë të UÇK-së me komandant Rokin

Shumica e popullatës shqiptare në Maqedoni dhe më gjerë e mirëpritën paraqitjen e UÇK-së dhe ushtarët e 118


saj i konsideronin edhe si “shpëtimtar”, “ushtarë të lirisë”. Kishte edhe të atillë që ndoshta edhe prej frikës ia mësynë Kosovës, Turqisë dhe vendeve tjera perëndimore. Agresioni i vazhdueshëm i policisë dhe ushtrisë maqedonase, por edhe qasja e gabuar e pushtetarëve ndaj situatës së krijuar, ndikuan që rajoni i konfliktit të zgjerohet edhe më tepër. U formuan edhe organet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare si dhe u formuan brigada dhe njësi më të vogla (toge) në tërë territorin veriperëndimor të Maqedonisë.

Foto 83: Ali Ahmeti me anëtarë të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së

Lajmin se për udhëheqës politik, respektivisht për kryekomandant të UÇK-së është zgjedhur Ali Ahmeti, e pritëm me një kërshëri të madhe. Për mua dhe gjeneratën 119


time të studentëve të Prishtinës të viteve 1981 nuk ishte person anonim. Atë e njihnim mjaft mirë, ishte Aliu, shoku i gjeneratës, i studimeve të pedagogjisë, i lëvizjes studentore dhe demonstratave të vitit 1981. Tre vite vijuam studimet në qytetin e rinisë, Prishtinën, por që për arsye të përndjekjeve të vazhdueshme nga policia dhe UDB-ja kishte emigruan jashtë atdheut. Në maj dhe qershor të vitit 2001 u formuan shumë zona të lira, të cilat i kontrollonte UÇK-ja dhe nga lufta guerile kaloi në luftë frontale.

120


5.3. PËRKRAHJA E UÇK-SË NGA SHQIPTARËT DHE BASHKËNGJITJA ARADHEVE TË SAJA Mbretëronte interesim i madh nga të rinjtë dhe të rejat shqiptare nga vendi dhe diaspora për t’iu bashkangjitur aradheve të UÇK-së. Për këtë arsye ishte i patjetërsueshëm selektimi dhe përzgjedhja e tyre sipas aftësive dhe gjendjes familjare. Një nga eprorët e UÇK-së kërkoi që të hartoj një tabelor ku do të evidentoheshin vullnetarët me të dhënat e tyre, si: emri, mbiemri, mosha,

Foto 84: Pjesëtarë të njësitit special të UÇK-së “Shqiponjat” në lagjen e “Cetinës” së Tetovës

121


gjinia, gjendja martesore, gjendja familjare, kryerja e shërbimit ushtarak, shkathtësitë ushtarake (a din të përdorë pushkë automatike, mitraloz, bombë etj.). Ky ishte momenti kur në krye të tabelorit vendosa edhe emrin tim.

Foto 85: Duke kryer obligimet e njësitit special “Shqiponjat”

122


Ishte një vendim, i cili nuk u pranua në fillim pasi që isha themelues i dy firmave private, njërën prej të cilave e drejtoja vetë, isha i martuar me një djalë të vetëm. Por, për këtë vendim isha i palëkundshëm sepse pas shumë sfidave jetësore për disa dekada, kishte ardhur çasti që të drejtat dhe lirinë tonë ta fitojmë edhe përmes kësaj forme, me penë dhe me armë në dorë.

Foto 86: Njëra nga ushtrimoret në afërsi të fshatrave Vorcë-Radushë

Meqenëse vepronim në kushte të jashtëzakonshme, duke kryer obligime dhe detyra ushtarake, vëmendja ishte edhe te mbrojtja dhe siguria e popullatës civile. Provokimet e policisë dhe ushtrisë maqedonase nuk 123


ndalonin pasi që vepronin jashtë kontrollit ndërsa në radhët e tyre, sipas disa informatave, kishin edhe persona të paguar dhe ish të burgosur me dosje kriminale.

Foto 87: Deklaratë dhënë mjeteve të informimit më korrik 2001

Ndër detyrat kryesore e njësitit special “Shqiponjat” ishin: që të mbrojë popullatën civile në 124


lagjen e “Cetinës”, t’u sigurojë lëvizje të lirë qytetarëve dhe mjeteve të komunikacionit, të pamundësojë sulmin eventual të policisë dhe ushtrisë maqedonase, si dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme me njësitet tjera dhe komandën e “Brigadës 112”. Çdo gjë funksiononte në mënyrë të përkryer dhe me një disiplinë të madhe. Në anën tjetër, partitë politike dhe të zgjedhurit e popullit bashkë me faktorin ndërkombëtar kërkonin zgjidhje të konfliktit, duke garantuar barazi dhe realizimin e të drejtave të të gjithëve që jetonin në Maqedoni pa dallim etnie, feje apo race.

125


5.4. FUNDI I KONFLIKTIT TË ARMATOSUR ME ARRITJEN E MARRËVESHJES ME NDËRMJETËSIM NDËRKOMBËTAR Pas rasteve të përgjakshme në Vejcë, Çair, Karpallak dhe Luboten, me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, erdhi deri te armëpushimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë në qytetin Ohër.

Foto 88: Nënshkruesit e Marrëveshjes kornizë të Ohrit më 13.08.2001

Më në fund palët e konfrontuara, u dakorduan që të nënshkruajnë një dokument ku në mënyrë taksative precizohet çdo gjë lidhur me rregullimin e të drejtave dhe 126


lirive të popullit shqiptar dhe të tjerëve që jetonin në Maqedoni. Për realizimin e këtyre të drejtave garantonte faktori ndërkombëtar përmes lehtësuesve Xhejms Perdju dhe Fransoa Leotar, si dhe ishte i nevojshëm ndryshimi dhe plotësimi i Kushtetutës dhe të disa ligjeve tjera.

Foto 89: Rinia me krenari dhe entuziazëm vishnin uniformën e njësitit special “Shqiponjat”

127


5.5. A U ZGJODHËN MOSMARRËVESHJET ETNIKE ME MARRËVESHJEN E OHRIT Dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit siguronte shumë të drejta për shqiptarët, ndërmjet tjerave edhe atë: - Ndërprerja e tërësishme e armiqësive, çarmatimi i tërësishëm vullnetar i grupeve të armatosura etnike shqiptare; - Amnestimi i të gjitha palëve të inkuadruara në konfliktin e armatosur; - Zbatimin e decentralizimit nëpërmjet bartjes së kompetencave nga niveli qendror në atë lokal; - Zyrtarizimin e gjuhës, të cilën e flasin të paktën 20 % (gjuhës shqipe) të popullatës në tërë territorin e Maqedonisë; - Përdorimi zyrtar i gjuhës dhe i flamurit në komunat që përbëjnë së paku 50 % të popullatës; - Zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës; - Respektimi i parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit; - Sigurimi i përfaqësimit të drejtë i të gjitha bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale në të gjitha nivelet e punësimit; - Vendosja e votimit të dyfishtë (parimit të Badenterit) në nivel qendror dhe lokal për vendimet që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të bashkësive etnike, etj.

128


Për implementimin e këtyre dhe, të drejtave tjera të përcaktuara në dokumentin e Marrëveshjes së Ohrit ishin të përshkruara edhe afatet kohore, përfundimisht deri në vitin 2004. Por, partitë maqedonase duke u munduar të fitojnë në zgjedhjet parlamentare dhe vendore zgjodhën veprimet dhe retorikën nacionaliste, dhe si duket i “harruan” obligimet kushtetuese, përcaktimet ligjore, zotimet ndaj lehtësuesve ndërkombëtare, si dhe afatet e realizimit. Me fjalë të tjera, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme edhe të partive politike shqiptare dhe intelektualëve shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte edhe të korruptuar, të pandërgjegjshëm, lakmitarë dhe dështak, shumë gjera sot e kësaj dite mbetën pa u realizuar. Por, lufta për liri dhe dukjes të barabartë para nocionit shtet, me të cilin e sotmja na lidh që të gjithë brenda këtyre kufijve të jemi ndoshta edhe si mirënjohës që jetojmë bashkë me kultura të ndryshme dhe gjuhë të ndryshme si dëshmi për të tjerët se mbi të gjitha pirgu më i lartë i lirisë është njerëzorja dhe njeriu që ka natyrën e njëjtë me gjenetikën shqiptare të cilën e dëshmoi para mbarë botës edhe e madhja Nënë Terezë me të cilën krenohet jo vetëm toka që e lindi, por mbarë planeti Tokë. Mendoj se e nesërmja për të gjithë ne, e në veçanti njerëzit e gjakut shqiptar do të jetojnë jo në kërkim të lirisë e as me shikimet si ta bëjnë një oazë njëngjyrëshe, por, një botë me të cilën do të krenohen, se: ne jemi ata që lirinë e kemi në sy e atdheun identitet që na emërton si të

129


veçantë karshi atyre që u mungonte dashuria shpirtërore për të respektuar të tjerët që ta nderonin vetvehten. Fundja, jam i bindur se edhe struktura dhe arqitekntura e këtij libri janë as më shumë e as më pak mu si ajo që mua më shtyu të reshtohem si ushar i lirisë, që librin, i cili duhet të jetë mes jush ta pagëzoj “Si u bëra luftëtar i lirisë”.

- FUND -

130


PËRMBAJTJA Hyrje . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 7 I. PERIUDHA E FORMËSIMIT TË PERSONALITETIT 1.1. Vitet e para të shkollimit fillor . . . . . . . . . . . . . . . . . 1.2. Periudha e vitit 1968. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 1.3. Vitet e rinisë në shkollën e mesme . . . . . . . . . . . . . . 1.4. Sfidat për vazhdimin e shkollimit universitar . . . . . 1.5. Prishtina si qytet i rinisë . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 1.6. Demonstratat e studentëve në vitin 1981 . . . . . . . . .

11 13 17 24 28 32

II. VEPRIMI GJATË SUNDIMIT TË KOMUNIZMIT 2.1. Kontributi si pedagog shkolle . . . . . . . . . . . . . . . . . . 41 2.2. Ballafaqimi me forcat e errëta të regjimit komunist . 48 2.3. Angazhimi në themelimin e celulave të para të partisë së parë shqiptare në Maqedoni . . . . . . . . . . . . . . 53

III. PRITSHMËRITË NGA SISTEMI SHUMËPARTIAK 3.1. Përkushtimi në Këshillin Komunal të Tetovës . . . . . 61 3.2. Përgatitjet për shpalljen e referendumit . . . . . . . . . . 70 3.3. Vizita e parë në Shqipërinë demokratike . . . . . . . . . 73 3.4. Përkrahje forcave demokratike në Shqipëri në vitin 1993 . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 77 3.5. Mundi dhe sakrifica për themelimin dhe funksionimin e Universitetit të Tetovës . . . . . . . . . . . . . . . . 80 3.7. Braktisja e angazhimit politik dhe përkushtimi në punët private . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 93

131


IV.

LUFTIMET NË RAJON ÇLIRIMTARE E KOSOVËS

DHE

USHTRIA

4.1. Reflektimi i UÇK-së tek banorët e Maqedonisë . . . . 99 4.2. Banorët shqiptarë u dalin në ndihmë refugjatëve nga Kosova . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 104 4.3. Krijimi i miqësive dhe mirëbesimit me refugjatët kosovar . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 108

V. NJOFTIMET E MIA ME PJESËTARËT E USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE 5.1. Kriza politike dhe padurueshmëria etnike . . . . . . . 113 5.2. Efektet e para të paraqitjes së UÇK-së . . . . . . . . . . 116 5.3. Përkrahja e UÇK-së nga shqiptarët dhe bashkangjitja aradheve të saja . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 119 5.4. Fundi i konfliktit të armatosur me arritjen e marrëveshjes me ndërmjetësim ndërkombëtarë . . . . . . . . 124 5.5. A u zgjodhën mosmarrëveshjet etnike me Marrëveshjen e Ohrit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 126

132


Enver Beqiri Si u bëra luftëtar i lirisë

-----------------------------------------------------------------------

Redaktor: Rami Kamberi

Recensent: Prof.dr. Lulzim Murtezani

Botues: SHB “SUPPORT” - Tetovë

Shtypi: Shtypshkronja “LUMA grafik” - Tetovë

Disajni: Visar & Endi

133



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.