NR.4/5 DREJTOR: PETRIT KUÇANA SPECIAL ISSUE /
www.gazetaalbania.co.uk Tel: 02082169527 albania7@gmail.com
LONDON
APRIL 2008
IT’S DONE
Rudi Babaliaj, talenti shqiptar i policisë britanike Bejtullah Destani: SHQIPTARËVE PO JU THITHET TRURI I DIJES!
“DAILY TELEGRAPH” VIZITONI SHQIPËRINË Dy vjet burg kush hyn në Britaninë e Madhe me pasaportë false
Liri Berisha: Saliun nuk mund ta zë kurrë, ka hapa gjigantë...
Bejme transport mallrash Londër – Shqipëri 07727033937
07817797374 211 Boundary Road, Plaistow, London E13 9QF www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com
T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050
100% Mirëpret të gjithë Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar
1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?
Not your fault
Kompensim
OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses
LONDON APRIL 2008
2
PRANVERA 08, PRANVERA E BEKUAR E SHQIPTARËVE NGA PETRIT KUÇANA ranverat për shqiptarët kanë një kuptim interesant dhe po t’i referohemi historisë jo pak ngjarje të rëndësive të mëdha, marrin fillesë pikërisht në këtë stinë. Por duket se kjo pranverë erdhi si më kuptimplota për shqiptarët. Kurrë ndonjëherë në historinë moderne të kombit shqiptar nuk ka patur pranverë më të “veçantë” sesa pranvera e sivjetme. Në vigjilje të saj kjo pranverë solli formalizimin e shtetit më të ri në botë, Kosovës njohja e së cilës po merr përmasat globale. Ky ishte kurorëzimi i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve. U shpërlanë erërat e dimrave sllave dhe triumfoi flladi ilir, që rigjeneroi gjakun shqiptar anë e kënd botës, fllad që bëri çdo shqiptar të ndjehej ndryshe, të ndjehet krenar për atë çfarë është.
P
E kur manifestimet anekënd botës akoma nuk kishin mbaruar shqiptarët po bëheshin gati për një lajm tjetër nga ata madhështorët, anëtarësimin në familjen e madhe euroatlantike. Kishte një prelud në këtë lajm. Thuajse ishte thënë qartë dhe më përpara nga miku i madh i shqiptarëve Xhorxh Bush, por që u zyrtarizua në samitin e Bukureshtit. Pas ecejekeve, shtrydhjeve, devijimeve Shqipëria rikthehet në vendin që i takon duke marrë ftesën për në organizmin më të fuqishëm të globit, NATO. Edhe një ëndërr e realizuar, edhe më shumë shqiptarët u ndjenë krenarë, edhe më të dinjitetshëm u ndien shqiptarët. Por kur akoma nuk ishte mbyllur sipari i lajmit të madh të anëtarësimit në NATO, nga gjykata e Hagës vjen lajmi tjetër shumë i gëzueshëm. Heroi shqiptar i Kosovës Ramush Haradinaj sh-
pallet i pafajshëm. Nuk mbahet mend ndonjë pranverë të ketë sjellë lajme kaq të gëzueshme për shqiptarët, prandaj mund të cilësohet si pranvera e bekuar e shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë flamuri shqiptar nuk është valëvitur më krenar sesa në këtë pranverë. Kurrë ndonjëherë flamuri ynë kombëtar nuk është renditur më krenar që nga Prishtina, Tirana apo trojet e tjera etnike shqiptare e deri në Londër, Paris, Berlin, New York, Kanada apo Australi. Kurrë ndonjëherë ne shqiptarët nuk jemi ndjerë
më të dinjitetshëm, më të vlerësuar, duke zënë vendin tonë që na takon në tryezën e madhe të familjes euroatlantike. Kjo pranverë do të shërbejë si shtysë e madhe që Shqipëria të vazhdojë fuqishëm në thellimin e reformave duke u bërë anëtare edhe e BE-së, si garancia më e mirë e të ardhmes së shqiptarëve, si shenja më e qartë e demokracisë dhe prosperitetit. Gjithësesi kjo pranverë do të mbetet e paharruar për shqiptarët, duke u ngulitur në ndërgjegjen tonë si pranvera e bekuar për shqiptarët.
JR JONES SOLICITORS Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli
Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.
Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk
LONDON APRIL 2008
3
LONDËR-TIRANË-LONDËR
Thermalia Travel
THERMALIA'S MESSAGE
Before you buy any tickets to Prishtina Tirana or Sarajevo check our prices first Direct service with British Airways from Gatwick Lowest prices Children's reductions Our prices include: All taxes All service charges Postage All credit/debit card costs All return sectors are changeable at your destination against a fee Sample cost in the lowest class (always subject to availability)
PRISHTINA
TIRANA
SARAJEVO
£172 £172 £145
Thermalia Travel 1A Stanmore Hill Stanmore HA7 4BL 3496
0870 165 9410 A keni pasur një aksident?
Hiqe stresin duke na kontaktuar Shërbim i shpejte dhe miqësor
Tel. Falas
08003761226 TRAZIM NË MINIMUM ZHDËMTIM NË MAKSIMUM Në rast lëndimi personal ju merrni 100% të kompensimit. Shërbimi është falas Ju ofrojmë makina të të gjitha llojeve brenda 24 orësh
448 West Green Road Tottenham N15 3PT
02088897799
Prestigjioze, makina te vogla. Mini Cab dhe Black TAXI Marrje te makinës nga vendi i aksidentit dhe ruajtje e saj
Kontaktoni 24 ore numër emergjencie
07809362252
CHAMPION CLAIM
MARKANDAN & CO SOLICITORS Ne ju ndihmojme nga ana ligjore ne: * Aplikimet e amnistise per familjaret. Vazhdojme te prezantojme te gjithe ata kliente qe edhe pse mund te perfshihen ne amnisti, nuk kane marre nje pergjigje prej Home Office apo u eshte refuzuar ne menyre te padrejte. * Rihapim lende te reja edhe pse ceshtja juaj e azilit mund t'ju kete perfunduar duke bere prezantime per Leje Qendrimi ne UK jashte ligjeve te emigracionit, duke kompletuar format e posacme te Home Office-it dhe prezantimet e nevojshme nga ana jone. * Aplikimet per azil dhe per shtyrje te afatit te qendrimit n.q.se kini patur leje te qendrimit te meparshme te perkohshme nga Home Office dhe asaj po i afron data e skadences. * Aplikimet e qendrimit per 7 dhe 10 vjet (politika e femijes). * Aplikimet e reja (Fresh Asylum Applications). Nqse ju ka perfunduar lenda ne Home Office dhe departamentet e apeleve dhe kini qofte edhe nje evidence te vetme, mund te rihapim nje lende te re ne Home Office, Fresh Application. * Aplikimet per neneshtetesi britanike deri ne marrjen e pasaportes britanike. * Apelimet kunder refuzimeve te padrejta te neneshtetesise britanike nga Home Office -Liverpool. * Bashkimet familjare. Ju kini lejen e perjetshme te qendrimit ne UK, gruaja dhe femijet tuaj jane jashte teritorrit te Britanise, gezoni te drejten e bashkimit me ta ligjerisht. * Pergatitim sponsorizimet nqse deshironi te sillni ne UK antare te familjes ne cfaredo lloj kategorie, vizitore apo bashkime familjare te perhereshme. * Aplikimet martesore, ceshtjet e divorceve apo nqse deshironi te nderoni emrin tuaj. * Probleme te trafikut rrugor apo kriminal * Conveyancing. Ne ju ndihmojme per te blere shtepi dhe hapur biznese ne UK. * Ndryshe nga avokatet e tjere ne UK, ne u ofrojme kilenteve te rinj keshilla falas deri ne regjistrimin e tyre ne regjistrin e kompanise sone edhe pse nuk operojme skemen e Legal Aid.
Tel; 02085148188 Fax 0208514 8303 845 A Ramford Road Manor Park London E12 5JY Ju lutemi te kontaktoni Z. Klemend Banushi, keshilltarin ligjor shqipfoles te kompanise sone me experience shumë vjecare ne kete fushe.
LONDON APRIL 2008
NGA MUHAMED VELIU jë dramë tjetër televizive angleze me kriminalitet; një personazh tjetër shqiptar në rolin e një mafiozi, duke e nxirë edhe më shumë emrin e atyre që e quajnë veten shqiptar. "The Fixer" ("Sekseri") është emri i teledramës më të re televizive, me disa episode që po shfaqet në stacionin televiziv ITV në Angli. Seria e parë e saj, e transmetuar disa ditë më parë, është bazuar në ngjarje reale, të ndodhura në Londër, ku në qendër të saj ishte një shqiptar i përfshirë në prostitucion dhe tregti droge. Emri i personazhit shqiptar quhet Tarek Sokoli. Lenny, një personazh tjetër i botës së krimit, është një bos britanik krimi. Ai njoftohet se një kriminel i rrezikshëm dhe i pamëshirshëm shqiptar, ka mbërritur në qytetin ku Lenny kontrollon tregtinë e drogës. Qëllimi i ardhjes së Sokolit në këtë qytet është shtrirja e aktivitetit kriminal tashmë të konsoliduar në qytete të tjera angleze. Bosi anglez i krimit ka një plan për ta frikësuar atë e jo ta vrasë. Lenny instrukton "ushtarët" e tij Rercer, Rose dhe Calum që t'i dërgojnë shqiptarit një mesazh. Mesazhi është i qartë. Askush nuk mund të bëjë biznes pa Lenny-n partner, kështu që Sokoli
N
4
"Mafiozë shqiptarë" në teledramën britanike "The Fixer" 6,2 milionë teleshikues ndoqën serinë e parë me protagonist bosin shqiptar të krimit, Tarek Sokoli duhet të ndërtojë një partneritet me të, duke punuar si një skuadër e vetme. Filmi vazhdon me një skenë, ku Culum ushtar i Lenny-t liron një prostitutë të trafikuar nga Sokoli. Ngjarjet që do të pasojnë më tej janë të dhunshme dhe me vrasje, ku në qendër të tyre vihet Tarek Sokoli. Një prej prostitutave të liruara nga shfrytëzimi Sokolit do të vritet. Po të njëjtin fat do të mësonte njëri prej "ushtarëve" të Sokolit, që merrej me transportin e heroinës. Përballë kësaj situate, Lenny mbledh grupin e gangsterëve që ai drejton, duke i thënë që nuk duhet të kishin humbur jetën tërë këta njerëz nëse ata do të eliminonin Tarek Sokolin. Ata janë të bindur se me shqiptarët është e vështirë të bësh biznes, duke bashkëpunuar si një grup i vetëm, pasi nuk duan që të jenë ushtarë, por gjeneralë. Disa ditë përpara transmetimit të "The Fixer", Laura Mackie, drejtore e
teledramës në ITV, deklaroi: "'The Fixer' është një teledramë me elementë kriminalë të paparë më parë". Sipas statistikave të audiencës televizive mësohet se 6,2 britanikë e ndoqën "The Fixer" ose 25% e audiencës së asaj mbrëmjeje. Drejtuesit e ITV-së e kanë cilësuar këtë teledramë si një sukses të vërtetë. Kjo shifër është shumë e lartë, njëkohësisht shqetësuese, po të kesh parasysh se roli kryesor në këtë seri është i një shqiptari negativ, i dhunshëm që nuk kursen të vrasë. Si i tillë, nuk bën gjë tjetër, veçse e çon më tej imazhin negativ të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, krijuar nga eksponentë shqiptarë të krimit, që merren kryesisht me prostitucion, të cilët sa herë kryejnë krime, kapin faqet e para të gazetave angleze. Titujt e mëdhenj të gazetave "Albanian Mafia takes over organized crime" ("Mafia shqiptare merr drejtimin e krimit të organizuar, shkruar te "The Times", më 2004-ën) apo "Albanian Gangsters corner Britain's sex trade" ("Gangsterët shqiptarë kontrollojnë prostitucionin e Britanisë", shkruar po
te "The Times", më 2005-ën); apo sa herë që shqiptarët arrestohen e më pas dënohen pasi kthehen në lajme gazetash, vënë në punë fantazinë e skenaristëve të filmave, të cilët i kthejnë në personazhe filmash apo teledramash televizive, siç ka ndodhur me "The Fixer". Kjo teledramë, e komentuar gjatë si e suksesshme nga kritikët televizivë, nuk është një rast i izoluar, kur në rolet e kriminelëve ata zgjidhen të jenë shqiptarë. Po i njëjti stacion televiziv, në vitin 2004, në teledramën e përjavshme "The Bill" do t'ia kushtonte dy seri të saj trafikut të prostitucionit, ku tutorët ishin personazhe shqiptarë dhe viktimat, vajza lindore. I njëjti subjekt është trajtuar në një dramë tjetër televizive, me titull "Trafficking" ("Trafiku") në kanalin "Channel 4", dy vjet më vonë, ku 70% i filmit fliste për "mafiozët" shqiptarë. Ata që e ndoqën, nëse një ditë do të dëgjonin sërish fjalën "albanian" (shqiptarët), do t'i identifikonin ata me prostitucionin. Nuk mbarojnë me kaq bëmat e kriminalitetit shqiptar, kthyer në art kinematografik. Stacioni MTV, në një emision për ndërgjegjësimin kundër trafikut të grave, do të përdorte ngritjen dhe
rënien e perandorisë së seksit ndërtuar nga L. P. i cilësuar si mbreti i prostitucionit në të gjitha kohërat në Angli. Ndërkohë stacioni televiziv "Channel 4" ka nisur xhirimet e një teledrame bazuar në grabitjen e 53 milionë paundve, ku u përfshinë dy shqiptarë, J.B dhe E. H. Ata u dënuam me 25 vite burg në total. Nuk përjashtohet realizimi i një filmi edhe nga Hollivudi mbi këtë ngjarje. Tashmë personazhet shqiptarë të botës së krimit në Angli, po bëhen gjithnjë e më të pranishëm edhe në ekranet etelevizioneve britanike, falë të qenurit të dhunshëm, e mbi të gjitha, lojtarë kryesorë e jo ushtarë në botën e krimit. Fatkeqësisht, këto cilësi i bëjnë ata të veçantë dhe kaq të dashur për skenaristët britanikë, duke ia nxirë edhe më shumë imazhin e shqiptarëve të ndershëm.
Stuart Miller&Co Solicitors SPECIALIST NË ÇËSHTJE TË KOMPLIKUARA DHE TË PROFILIT TË LARTË Specialist in Complex and High Profile Case Work Experienxe in:
Experiencë në:
SERIOUS FRAUD MURDER TERRORISM HUMAN RIGHTALL ASPECTS OF CRIMINAL DEFENCE ALSO MENTAL HELTH
MASHTIME SERIOZE VRASJE TERRORIZEM TE DREJTAT E NJERIUT TË GJITHA ASPEKTET E MBROJTJES LIGJORE SEMUNDJE MENDORE
Telefono tani
24 ORË KËSHILLË LIGJORE FALAS NË STACIONIN E POLICISË
ADRESA 247 HIGH ROAD WOOD GREEN LONDON N22 8HF TEL 02088885225
Free 24’hr Police Station Advice
Call Now
EMERGJENCI TEL: 07980000076
LONDON APRIL 2008
5
Marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, mrekullia e lirisë NGA SALI BERISHA I nderuar Presidenti Bush, I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s Scheffer, Të nderuar Kryetarë të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATOs Zonja dhe Zotërinj, Më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, Ju, liderëve të vendeve anëtare të NATO-s, për vendimin historik që morët, për të ftuar Shqipërinë të bëhet anëtare e Aleancës më të shkëlqyer politike ushtarake, që kohërat kanë njohur. Për shqiptaret, që aq shumë kanë vuajtur por edhe sakrifikuar për liri dhe dinjitet dhe, që sot mbi 95% e tyre mbështesin anëtarësinë e vendit te tyre ne NATO, vendimi i juaj i sotëm, këtu në Bukuresht, hapi epokën e sigurisë për lirinë dhe për te ardhmen e tyre të merituar. Historia e vendit tim ka qene historia e mbijetesës. Liria dhe e ardhmja jane te pandashme. Por, me vendimin tuaj fisnik për të ftuar Shqipërinë, ju vendosët rikthimin e
shqiptarëve, nder me te vjetrit banore te kontinentit, në familjen, në gjirin e kombeve euroatlantike, me të cilat ne ndajmë vlerat shekullore të qytetërimit tonë. Vendimi i Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, për të ftuar Shqipërinë, është vlerësim dhe afirmim i përpjekjeve dhe arritjeve të shqiptarëve në shndërrimin e Shqipërisë nga vendi i monizmit total, izolimit më të t h e l l ë , hiperkolektivizmit të plotë, lirive dhe të drejtave të ndaluara, në vendin e pluralizmit politik dhe demokracisë funksionuese, shtetit ligjor, ekonomisë së lirë të tregut, një vend që këto 15 vite ka vendosur një bashkëpunim luajal të
gjithanshëm me Aleancën e Atlantikut të veriut. Trupat tona janë të vendosura sot së bashku me trupat tuaja në Kabul dhe Herat dhe do të jenë kudo ku NATO të ketë nevojë. Ju, vlerësuat me vendimin tuaj këto arritje, por unë dua të shpreh këtu mirënjohjen më të thellë ndaj kombeve dhe vendeve tuaja, për solidaritetin, ndihmën e gjithanshme që na
A Class Motors Me eksperiencë 10 VJEÇARE NË ANGLI Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha LLOJEVE dhe MODELEVE të automjeteve
AUTO GARAZHE
BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë
Mos harroni! Si dhe shërbime të tjera: Goma, Balancim, Rregjistrimin e gomave, skanimin e problemeve elektrike, të gjitha riparimet mekanike, saldime etj si dhe larjen e makinave
Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE *LARJE FALAS te automjetit tuaj
PRONARI AGIM HALILI JU MIREPRET TEL: 020 8459 0077 MOB: 07932 024 665 A CLASS MOTORS 34C Park Royal Road Park Royal NW10 7LN
dhanë në rrugën tonë të ndërtimit të lirisë dhe vlerave të saj. Një mirënjohje shumë të thellë NATO-s, Sekretarit të Përgjithshëm, ekipit të tij për ndihmën tejet të çmuar që na dhanë për të bërë të mundur këtë ditë. Me vendimin tuaj, ju keni vendosur një besim të madh tek ne. Por edhe unë, marr sot këtu një zotim solemn para jush se, ne vlerësojmë këtë besim, para së gjithash, si një përgjegjësi madhore te kombit tim ndaj kombeve tuaja për të ndërmarrë çdo reformë, për të miratuar dhe zbatuar çdo vendim dhe ligj, për të arritur dhe konsoliduar standardet politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s.
Një nga te vërtetat e mëdha që kemi mësuar është se reformat janë perpetum mobile e vërtetë e shoqërisë së lirë. Kështu do të jenë edhe për shoqërinë tonë. Duke shprehur edhe një here mirënjohjen ndaj jush dhe vendeve tuaja për vendimin historik qe morët sot, me lejoni ta mbyll fjalën time me një ndjesi personale: Sot ne këtë pallat, historia e te cilit është tashme e njohur, ftohet për tu anëtarësuar ne NATO vendi, qe u sundua nga diktatori me i egër i Europës se pasluftës, i cili, për me shume se 4 dekada me radhe, ndërtoi aq shume bunkerë ne qytetet, fshatrat, fushat, malet e brigjet e vendit, qe po te mblidheshin se bashku, mund te ndërtonin dy here piramidat e Egjiptit. Për mua kjo është një mrekulli, Mrekullia e lirisë! Falëminderit shumë për te gjithë besimin e treguar Ju faleminderit te gjithëve
Amosu Robinshaw Solicitors Firmë e specializuar në fushën e krimeve Stacion Policie Magistrates Court Crown Court Për çdo nevojë tuajën në fushën e veprave penale kontaktoni një ndër avokatet më të mirë në Londër Nick Robnshaw ose juristin shqiptar Nalton Shtembari
Kjo firme punon me fonde nga Ndihma Ligjore (Legal Aid) ose privatisht
Tel: 020 7582 9645 Fax: 020 7820 1815 Nalton:
07801 437 460
Amosu Robinshaw Solicitors Bondway Commercial Centre
71 Bondway Vauxhall London SW8 1SQ
LONDON APRIL 2008
6
NGA MUHAMED VELIU ërmes një artikulli të gjatë dhe të detajuar, gazeta britanike “Daily Telegraph” në suplementin e saj javor “Travel” (Udhëtimet) u sugjeron lexuesve të saj një Shqipëri që ia vlen për ta vizituar falë pasurive të saj të mëdha arkeologjike. Që në fillim të artikullit, gazetari Jeremy Seal shkruan se Shqipëria është një vend i pasur me trashëgimi arkeologjike, gjë e cila mund të rrisë prosperitetin e këtij vendi, me një industri turistike ku çmimet janë shumë të lira. Me detaje autori i shkrimit përshkruan bukuritë natyrore përgjatë bregut të lumit Vjosë, duke mbërritur në qytetin antik të Bylisit. Ai e quan të mrekullueshme eksplorimin e qytetit të ndërtuar nga romakët, por vëren se një mozaik ku një bari është duke mjelë një dhi, ndodhet i mbuluar me rërë, pasi nuk ka fonde për ta ekspozuar. “Kjo na shqetësoi ne vizitorëve britanikë për arsye se një mozaik aq i rrallë qëndron i paekspozuar për mospasje fondesh”, thekson gazetari Seal. Në artikull nuk mbetet pa u përmendur ndjesia e të ngrënit të një darke në cep të qytetit të Bylisit në një lokal aty pranë. Autori i shkrimit rrëfen se gjatë drekës me mish të pjekur dhe verë të prodhuar në fshat, ulur në një tavolinë me pamje nga qyteti antik, i dukej se i tërë peizazhi që të ofrohet ishte i tyre. “Daily Telegraph” shkruan se arkeologjia shqiptare ka tërhequr vizitorë britanikë që në kohën e Lordit Bajron dhe Eduard Learit, të cilët në shekullin e 19-të zbuluan këtë pjesë plot me atmosferë në Ballkan. “Zbulimi i tyre nuk mbeti me kaq”, vijon kjo gazetë britanike duke treguar se në vitet 1980 kur Shqipëria ishte tërësisht e izoluar ajo ngjallte kureshtje të britanikëve që vizitonin ishullin grek të Korfuzit dhe pas një vizite 1-ditore në Butrint ktheheshin të mahnitur”. Jeremy Seal vëren se tani, 10 vjet pas rënies së skemave piramidale, monumentet që ka Shqipëria si ato të kohës greko-romane, bizantine, otomane e veneciane janë ushqimi kryesor për syrin e çdo turisti. “Përmirësimi infrastrukturës rrugore do ta ulë akoma më shumë kohën e udhëtimit prej 140 miljesh nga Tirana në
P
“DAILY TELEGRAPH” VIZITONI SHQIPËRINË
Në suplementin “Udhëtimet”, prestigjiozja “Daily Telegraph”, nëpërmjet një shkrimi me autor gazetarin Jeremy Seal, inkurajon lexuesit që të vizitojnë Shqipërinë, sidomos në zonat e trashëgimisë antike Sarandë që mund ta bësh për shtatë orë. Megjithatë, të eksplorosh Shqipërinë është diçka që arrihet në mënyrë koherente dhe të rehatshme”, nënvizon Jeremy Seal. Ai nuk lë pa harruar rolin e një operatori turistik britanik i specializuar për vizitat në vende arke-
ologjike që ka futur në hartën e saj edhe Shqipërinë ku përmes një turi të larmishëm të ofrohet vizita në Butrint. Për nëntë ditë vizitë në vendet arkeologjike shqiptare, duke përfshirë ushqimin dhe fjetjet, kjo agjenci ofron paketa turistike me vlerë 1,850 sterlina.
Shkolla “Edith Durham” 122 White Hart Line London N17 8HP www.edithdurham.com edithdurham@gmail.com
Tel/fax:02082169527
Edith Durham
Më tej artikulli i “Daily Telegraph” vazhdon duke i sjellë lexuesit britanik se çfarë mund të shikojnë në qytetin muze të Beratit, duke theksuar se nuk duhen lënë pa parë pikturat e Onufrit në kishën e Shën Marisë, ku ndodhen disa punime të mjeshtrit të madh. Apo qytetin e Gjirokastrës për të cilin autori thotë se megjithëse është nën trashëgiminë e UNESCO-s si trashëgimi botërore, shikon neglizhencën për t’i mirëmbajtur çatitë me gurë që po zëvendësohen me tjegulla të kuqe. Për ta ilustruar atë që po ndodh në këtë qytet shkrimi shoqërohet pikërisht me një foto, ku shumica e shtëpive janë me çati prej guri, ndërsa disa të tjera me tjegulla të kuqe. Ky artikull tejet pozitiv për vendin tonë mbyllet duke përshkruar gëzimin e një vajze gjirokastrite, e cila gëzohet kur shikon se nga disa autobusë poshtë rrugës po zbrisnin shumë turistë për të vizituar qytetin e saj ku lindi diktatori Enver Hoxha, njeriu që izoloi Shqipërinë për 50 vjet. Nëse bën një kërkim të shpejtë në suplementin “Travel” të kësaj gazete të dalin disa shkrime të botuara gjatë dhjetë viteve të fundit. Shkrimi i parafundit është botuar në nëntorin e vitit 2006 kur kompania britanike “British Airways” nisi fluturimet direkte nga Londra për në Tiranë. Po t’i bësh një krahasim këtij shkrimi me atë më të fundit të shkruar në mars 2008 vëren shumë optimizëm se falë trashëgimive arkeologjike. Nëse në artikullin dy vjet më parë gazetari James Owen e nis shkrimin me citimin e një taksixhiu ku thoshte se “Ne jemi popull pa shpresë”, kolegu i tij, Jeremy Seal, sjell këtë vit një Shqipëri shumë optimiste aspak false, por që preket, kur shkruan se vajzagjirokastrite është e lumtur kur
shikon autobusë me turistë që mësynë në qytetin e saj. Megjithatë, numri i vizitorëve britanikë drejt Shqipërisë nuk varet nga shkrimet pozitive që fatmirësisht ka përcjellë kohët e fundit media britanike. Gjatë dimrit, të udhëtosh nga Londra drejt Tiranës vajtjeardhje të kushton jo më shumë se 145 sterlina. Ndërsa gjatë muajve të verës ky çmim dyfishohet duke i kaluar 300 sterlina për një biletë. Ky do të jetë një problem madhor edhe gjatë kësaj vere si për mijëra emigrantë shqiptarë që udhëtojnë për në vendlindje aq më shumë për britanikët, të cilët duan të vizitojnë vendin tonë. Një logjikë e thjeshtë të bën të mendosh se përse ata duhet të paguajnë vetëm për udhëtimin 300 apo 350 sterlina kur me 400 sterlina u ofrohen paketa javore turistike drejt Spanjës apo ishujve të fqinjit tonë, Greqisë, ku përfshihet udhëtimi, hoteli dhe mëngjesi. Kjo rritje drastike e çmimit të biletave Londër-Tiranë vjen si arsye e blerjes së tyre në avancë nga një kompani e specializuar për shitje biletash të linjës direkte Londër-Tiranë, të cilat gjatë verës i shet me dyfishin e çmimit. Në gjuhën e industrisë së aviacionit kjo njihet si “Fixing price” (paracaktim i çmimit) që do të thotë se një kompani ajrore bën marrëveshje me një apo disa operatorë shitjesh biletash duke ua shitur në avancë atyre. Një formulë e tillë ka dy vjet që realizohet në kurriz të emigrantëve shqiptarë. Nëse një fenomen i tillë do të ndodhë edhe gjatë verës 2008, është e sigurt se në fund të sezonit turistik, dikasteri që drejton Z. Pango do të raportojë më pak britanikë që vizituan Shqipërinë.
LONDON APRIL 2008
EMIGRA CION Pesëmbëdhjetë muaj burg Hilmi Mëzezit. Tentoi hyrjen në Angli si shtetas çek nga Hollanda
NGA MUHAMED VELIU entimi të hyrit me pasaportë të falsifikuara në Angli tashmë konsiderohet krim i dënueshëm deri me dy vite burg nga drejtësia angleze. Ndryshimet në ligjin të emigracionit i kanë kushtuar disa muaj burg një shqiptari që kërkonte të hynte në shtetin ishull me pasaportë çeke. Ai është zbuluar nga oficerët e emigracionit në aeroportin Stansted në Londër, pasi kishte udhëtuar nga Hollanda nga ku kishte mundur të kalonte pa problem.
T
Dënimi Hilmi Mëzezi 32 vjeç ish-azilant i dëbuar nga Anglia, do të kapej mbrëmjen e 21 Janarit 2007 pasi mbërriti me linjën ajrore “Easy Jet”. Në pikën e kontrollit ai do të paraqiste një pasaportë çeke e cila është diktuar nga ana oficerit të emigracionit, ”United Kingdom Immigration Service” në momentin e kontrollit të pasaportës. Shqiptari ka menduar se vetëm do të kthehej prapa nga kishte
7
Dy vjet burg kush hyn në Britani me pasaportë false
ardhur por në fakt ai është prangosur duke u akuzuar për përdorim të një instrumenti të falsifikuar me qëllim hyrjen në Britaninë e Madhe. Mëzezi ka dalë përpara gjykatës “Chelmsford Magistrate Court” ku ka pranuar akuzat e ngritura nga prokuriria angleze, duke u dënuar me 15 muaj burg. Gjykatësi urdhëroi dëbimin e tij në Shqipëri në fund të dënimit. Kontaktuar nga “The Albanian”, për këtë çështje, ministria e brendshme Home Office përmes një dhënësi deklaroi: “Siguria e kufijve të Britanisë së Madhe tani është ndër më rreptat në botë. Këtë vit do të kemi ndryshime të mëtejshme duke krijuar një tre breza kufiri përfshi marrjen e shenjave të gishtave të pasagjerëve, një njësi të vetme kufitare dhe karta identiteti për qytetarët e huaj në vend. “UK Border Agency” (Agjencia Britanike e Kufirit) do të ndëshkojë ashpër ata që abuzojnë me sistemin tonë të emigracionit. Personave të cilët paraqesin pasaportë të falsifikuar në kufi do të vihen përballë ligjit dhe ndëshkimi është deri në dy vjet burg”.
Ndryshimi Në të shkuarën hyrja apo dalja nga Britania e Madhe me pasaporta të falsifikuara nuk përbënte krim të dënueshëm me burg. Me mijëra shqiptarë në të shkuarën kanë hyrë në këtë vend me pasaporta falce duke udhëtuar me linja ajrore apo trenin Eurostar. Por që nga mesi vitit të shkuar me ndryshimin e ligjit të emigracionit dënimet për këtë vepër penale variojnë nga 12 deri në 24 muaj burg sipas rrethanave të kryerjes së krimit siç e konfirmoi dhe vetë Home
Tirana Prishtina Stamboll
Office.
Fenomeni Përdorimi pasaportave apo patentave të falsifikuara të vendeve të BE-së nga emigrantët shqiptarë nuk u hynë në punë, vetëm për hyrje komode në Britani. Ai është një fenomen i kahershëm që sa vjen e rritet duke ngjallur shqetësim për autoritetet policore. Arsyet kryesore të përdorimit të këtyre dokumenteve janë kryesisht për arsye kriminale, mashtrime bankare apo nga emigrantët në të zezë që i përdorin për punësim. Sipas policisë angleze së fundmi vihet re një tendencë në rritje e përdorimit të pasaportave lituaneze apo kartave të identitetit të këtij vendi. S. Muça 24 vjeç do të dënohej disa javë më parë nga gjykata e krimeve “Black Fire Crown Court” me nëntë muaj burg pasi u gjet fajtor për
£198 £195 £130
Te gjitha taksat e perfshira
posedim dhe tregim tek një oficer policie të kartës së identitetit me foton e tij por të dhëna të falcifikuara si shtetas lituanez. Po ashtu ai u gjet fajtor në akuzën e pretendimit të së qënunit të një personi që nuk je. Ai kishte dalë në të zezë pasi autoritetet britanike i kishin refuzuar azilin. Në këto rrethana nga halli, Muça iu kishte drejtuar falsifikatorëve për tu pajisur me identitet lituanez. Javën e fundit të muajit Mars janë shënuar dy raste kur drejtësia britanike ka dënuar shtetas shqiptarë për tentativë hyrje në Angli apo dalje jashtë saj me pasaporta të falsifikuara. Kështu në javën e fundit Marsit, gjykata e krimeve në Londër "Southwark Crown court" do të shqyrtonte çështjen e një shqiptari që tentoi të hynte në Angli me kartë identiteti të falsifikuar. Gjergj Murataj 41 vjeç do të ndalohej kur paraqiti një kartë ital-
Rruga me e shkurter per ne vendlindje
iane identiteti në aeroportin Stanstead. Dokumenti i paraqitur rezultoi se ishte fals duke bërë kështu arrestimin e tij të menjëhershëm. Pas një procesi gjyqësor disa orësh ku Murataj i pranoi akuzat do të dënohej me 10 muaj burg. Në mbarim të dënimit ai do të dëbohet nga Anglia. Nuk përbën krim vetëm hyrja në Britani me dokumenta identiteti të falsifikuara. Po ashtu edhe largimi me të tilla dokumente. Në gjykatën "Maidstone Crown Court" në Jug të Anglisë afër zonës Kent, më 30 Mars 2008 një shqiptarë do të dënohej me 12 muaj burg. Mariel Frroku 25 vjeç do të arrestohej nga oficerët e kontrollit tëkufirit me Francën pasi u kap në trenin Eurostar. Ai gjatë kontrollit paraqiti një pasaportë greke të falsifikuar. Nuk dihen ende motivet përse i riu shqiptarë po tentonte të largohej nga Anglia në mënyrë ilegale.
Adresa 9 Grand Parade Green Lanes London N4 1JX 02082110001 02082110050 Adresa 156 Stoke Newington Road
London N16 7XA 02072540066 www.tulipholidays.com info@tulipholidays.com
LONDON APRIL 2008
zhvillim e mirëqenie si dhe ndihmon në demokratizimin e vendeve ballkanike, duke u treguar të vetmen rrugë të drejtë për t'u shkëputur nga e kaluara e tyre e armiqësisë ndëretnike. Shqipëria, nëpërmjet politikës së saj euroatlantike rajonale, do të mbështesë integrimin e Republikës së Kosovës në hapësirat e sigurisë dhe të zhvillimit, si dhe do të jetë e gatshme të ofrojë kontributet e saj individuale brenda politikave të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian për integrimin e BosnjeHercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.
POPULLI SHQIPTAR SHKËPUTET PËRFUNDIMISHT NGA E KALUARA E JALTËS DHE POTSDAMIT NGA BAMIR TOPI am shumë i nderuar që ndodhem sot në Bukuresht për të përfaqësuar vendin tim në këtë ngjarje të madhe. Dëshiroj t’ju sjell mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë të popullit shqiptar për vendimin që mori sot Aleanca e Vendeve të Atlantikut të Veriut. Sot, vendi im nënshkruan aktin më të rëndësishëm në historinë e tij; sot populli shqiptar shkëputet përfundimisht nga e kaluara e Jaltës dhe Potsdamit; Shqipëria denjësisht dëshmon se liria dhe demokracia kthehen në virtyte edhe në vendin ku, jo më shumë se dy dekada më parë, diktatura më e egër në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore e kishte kthyer në institucion dhunën ndaj lirisë dhe të drejtës. Si President i Shqipërisë, dëshiroj të falënderoj të gjitha ato vende mike, të cilët besuan në kërkesën dhe dëshirën e sinqertë euroatlantike të popullit shqiptar dhe e mbështetën atë. Kjo ëndërr, e cila lindi natyrshëm qysh në ditët e para të çlirimit të shoqërisë shqiptare nga komunizmi, u realizua sot në Bukuresht.
J
E gjithë shoqëria shqiptare, e gjithë politika shqiptare, mediat dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Shqipëri, janë të vendosur dhe të përgjegjshëm për të mbështetur anëtarësimin e vendit të tyre në NATO. Shqipëria ndodhet tashmë në rrugën e saj të pakthyeshme për të ndërtuar një shtet demokratik dhe të së drejtës. Ne jemi të vendosur të mos ndalemi përpara kësaj sfide, në emër të një të ardhmeje më të mirë, më të sigurtë dhe më të begatë për fëmijët tanë, ku çdo sakrificë është e përligjur. Reformat e rëndësishme politike dhe ekonomike në Shqipëri, reformat në sistemin e drejtësisë, në sistemin zgjedhor, në sistemin e sigurisë, në Forcat e Armatosura, në modernizimin e institucioneve, reformat për çrrënjosjen e korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar, të cilat janë kontribut i të gjitha forcave politike, pozitës dhe opozitës, i të gjitha qeverive të mbas vitit 1992, por sidomos i vetë popullit shqiptar, janë procese të pandalshme, të qenësishme dhe të domosdoshme edhe për një vend anëtar të Aleancës. E konsideroj vendimin që
8
Aleanca mori sot për Shqipërinë si një vlerësim dhe besim ndaj të gjithë angazhimit të deritanishëm, serioz dhe shumëplanësh të vendit tim dhe si një angazhim madhor që ne kemi si ndaj vendeve të Aleancës, ashtu dhe ndaj popullit shqiptar. Shqipëria është e gatshme
të bëhet pjesë e rëndësishme e politikave të sigurisë dhe demokracisë së Aleancës si në planin rajonal dhe në atë global. Shtrirja e NATO-s në rajonin ballkanik tkurr ndjeshëm hapësirën e pasigurisë brenda kontinetit evropian.Ajo jep garancinë për siguri afatgjatë, për
Cars & Vans (up to 3.5 tons)
vehecles tested
Të nderuar miq, Shqipëria sot ndodhet në krah të vendeve të cilët vlerat e demokracisë dhe të lirisë i kanë busulla të strategjive të tyre të zhvillimit kombëtar, për të ndërtuar një të ardhme të ndritur jo vetëm për shoqëritë e tyre, por për të gjitha shoqëritë dhe kombet e botës. Ne jemi sa krenarë, aq edhe të përgjegjshëm për këtë akt. Ju falemnderit!
1a Shaftesbury Road, Edmonton, London, N18 1SW Tel: 020 8803 9122 Fax: 020 8803 9132 email: info@autoteks.co.uk
We are open: Mon-Fri 8.00AM - 6.00PM
Saturday 8.00AM-3.00PM
Sunday Closed
3 BAY MOT TESTING STATION
9 LONDON APRIL 2008
Parukier/e Instruktor makine Roje Designer Programues faqesh interneti Teknik/e kompiuterash rregullues satelitësh Muzikant/e DJ Shofer/e Mësues/e privat Etj etj
A jeni?... Përkthyes/e Kuzhinier/e Kamerier/e Banakier/e Punëtor/e Kujdestar/e fëmijësh Bojaxhi Pllasterxhi Hidraulik Mekanik Marangoz Punues kopshtesh Pllakaxhi Murator Elektricist Berber
20 000 Katalogje do të shpërndahennë të gjithë Britaninë e Madhe
Albanian Yellow Pages in the UK
Tel/Fax: 02072633661
Dëshironi të gjeni apo të ndryshoni punë? Dëshironi të gjeni ndonjë punë ekstra?
Me vetëm £30 në vit
vendosni biznes kartën tuaj në albaniancontacts.com Publikimi në web-site bëhet falas
Mos hezitoni te pyesni kontaktono për çdo lloj pyetje qe mund te keni
Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services www.albaniancontacts.com info@albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP
Tel/fax 02072633661
LONDON APRIL 2008 NGA JOSEPH J. DIOGUARDI sha zgjedhur në Kongresin Amerikan më 1984 dhe fillova mandatin ne Janar 1985. Disa muaj më vonë, shqiptarë etnik nga Kosova që jetonin në distriktin tim kongresional zbuluan faktin që babai im, I cili kishte emigruar në SHBA nga Italia më 1929, fliste shqip. (Njerzit e babait tim kishin lënë Shqipërinë pas ripushtimit të saj nga Otomanët në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe kishin kërkuar strehim në vendin që atëherë ishte Mbretëria e Napolit). Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë që atëherë. Qindra shqiptarë nga I gjithë Ballkani vizituan zyrën time në Washington, dhe disa edhe patën ardhur në shtëpinë time në New Rochelle, NY, për të më treguar për një vend që kurrë nuk e kisha dëgjuar më parë – Kosova. Shumë shpejt pastaj kuptova se thuajse askush në Kongres, si në Dhomën e Përfaqësueseve si në Senat, nuk dinte asgjë për këtë province autonome në Jugosllavi—njërën prej tetë njësive juridike dhe konstituive në Federatën Jugosllave, me të drejta të barabarta votimi me Serbinë në presidencën federale. Por, kishte një përjashtim, një kongresist që njihte Kosovën dhe popullin shqiptar—një hebrejoamerikan që kishte lindur në Hungari dhe I kishte shpëtuar Holokaustit si adoleshent. Ky ishte Tom Lantos, bashkëthemelues dhe kryetar I Komisionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, që kishte një interes të veçante për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë popujve të shtypur. Rezoluta jonë e parë Kongresionale për të drejtat e njeriut për popullin e shumëvuajtur të Kosovës ishe paraqitur në Qershor 1986. Rezoluta e dytë ishte paraqitur më 1987 dhe kishte mëse pesëdh j e t e s h t a t ë bashkësponzorues, dhe dëgjimi I parë kongresional për këtë çështje ishte mbajtur në Tetor 1987. Kosova tani më ishte në listën e çështjeve kongresionale me të cilat do të merrej Kapitol Hilli—mu në kohën kur ish-diktatori
I
10
Kosova! Pse Amerika dhe Pse Tani? serb, Slobodan Milosheviq, po merrte pushtetin në Beograd dhe po fillonte shtypjen brutale kundrejtë dy milion shqiptarëve të Kosovës, që solli edhe okupimin brutal të Kosovës nga armata serbe në Mars 1989. Kishte disa dështime në politikën tonë të jashtme që nga fillimi I administratës së Bushit (babait të Bushit të tanishëm), duke filluar me Sekretarin e Shtetit James Baker, që nuk kishte kuptuar drejt qëllimet e Milosheviqit dhe në mënyrë indirekte I kishte dhënë atij dritën jeshile për pushtim drejt Sllovenisë e Kroacisë duke thenë se “ne nuk kemi ndonjë interes në këtë punë” dhe se “ne do të mbajmë Jugosllavinë e bashkuar për çfarëdo çmimi.” Senatorët Joe Biden
kërkonin statusin e një republike të plotë sikur që kishte Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnia, Sllovenia, dhe Serbia, përbrenda Jugosllavisë në atë kohë. Edhe atëherë, ishte e qartë për mua dhe popullin shqiptar se Milosheviqi dhe përkrahësit e tij serb ortodoksë kishin një plan brutal për të spastruar etnikisht Kosovën nga mëse 90 përqind e popullatës së saj shqiptare shumica e të cilëve janë muslimanë sekularë (që gjithëherë kanë jetuar në harmoni të plotë edhe me katolikët, krishterët, dhe hebrejtë për gjenerata të tëra.) Dhe këto qëllime të Milosheviqit u kuptuan edhe nga bota mbarë pak para se të fillonte fushata ushtarake e NATO-s kundër Serbisë nën drejtimin e SHBA-ve më 1999.
së shkatërruar nga lufta dhe përveç kësaj ka sjellë edhe korrupsion në Kosovë, sic është rasti I vjedhjes së 4.3 milion eurove nga Joseph Trueschler nga KEKu. Bile edhe sot, reduktimet e energjisë elektrike janë të tmerrëshme – ndonjëherë katër e ndonjëherë edhe gjashtë orë në ditë pa energji elektrike. Si mund, atëherë, të krijohen vende të punës për popullatën më të re në Evropë (mëse 50% e popullit të Kosovës janë nën moshën 25 vjeçare) nën këto kushte të mjerueshme? Që nga Lufta e Dytë
dhe Claiborne Pell mbajtën një dëgjim kongresional në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit në bazë të kërkesës sime më 21 Shkurt 1991, në të cilën edhe unë dëshmova. Në këtë rast, unë ekspozova taktikat Naziste dhe racizmin antishqiptar të Milosheviqit dhe paraardhësve të tij që nga fundi I Luftës së D y t ë Botërore. P o ashtu, kisha deklaruar se ishte dëshira e Milosheviqit për Serbi të Madhe që do të ndante Jugosllavinë, dhe jo shqiptarët që vetëm po
Pra, siç e tregon edhe historia tani, brutaliteti nuk I solli gjë as Adolf Hitlerit, e as Milosheviqit. Edhe pas humbjes së Sllovenisë e Kroacisë, Milosheviqi përkrahu serbët në Bosnje, të udhëhequr nga komandantët serb Ratko Mladiq dhe Radovan Karagjiq, për të spastruar etnikisht Bosnjën nga muslimanët. Kjo coi në 300,000 civil të pafajshëm të vdekur, duke përfshirë edhe 7,000 burra dhe djemë të vrarë në tragjedinë e tmerrshme të Srebrenicës më 1995. Përgjerësa Milosheviqi u akuzua për gjenocid dhe u sollë në Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë më 2001, Mladiqi dhe Karagjiqi, që gjithashtu janë të akuzuar për gjenocid ende bredhin të lire nëpër Serbi (ja sa funksionon sundimi I ligjit në Serbi!). Që nga largimi I forcave serbe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të në Qershor 1999, Kosova ka qenë nën protektoratin e OKB-së dhe ka patur shumë pak aktivitet ekonomik. Administrata e OKB-së në Kosovë ka bërë shumë pak në përmirësimin e infrastrukturës
Botërore, Kosova nuk ka qenë prioritet për zhvillim në Jugosllavi, por vatër e mos-zhvillimit. Siç I kishte thënë edhe kongresisti Henry Hyde, tani më I ndjerë por atëherë kryetar I Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit, Ambasadorit Nicholas Burns në një dëgjim të plotë kongresional për Kosovën në Maj 2005, “cka po provojmë të bëjmë në Kosovë – të krijojmë edhe një Rrip të Gazës, por kësaj radhe në mes të Evropës, ku shumica e popullit janë të ri, të arsimuar, proamerikan, por nuk kanë tjetër ç’të bëjnë pos të gjuajnë gurë?” Unë besoj se ky dëgjim kongresional (ku kishin dëshmuar edhe I ndjeri Mark Sopi, Lush Gjergji dhe Shirley Cloyes DioGuardi) ishte kthesa e duhur në përmirësimin e politikës sonë të jashtme kundrejt Ballkanit, sepse Presidenti Bush po atë ditë patë deklaruar se tani SHBA-të do të insistojnë në zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit final të Kosovës – zgjidhje kjo që do të sjellë liri për popullin e shumëvuajtur të Kosovës si nga Serbia ashtu edhe nga frika për gjenocid e spastrim etnik
njëherë e përgjithmonë. Status quo-ja më nuk do të tolerohej. Pas mëse tri vjetëve nga kjo kthesë në politikën amerikane, zgjidhja tani më ka ardhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga SHBA-të dhe vendet kryesore të evropiane. Pse është kjo me rendësi? Pa shtetësi, Kosova nuk mund të marrë kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim për të riparuar infrastrukturën e dobët e të shkatërruar. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri tek fillimi I investimeve private dhe zbutja e papunësisë masive. Serbia, ndërkohë, duhet të ballafaqohet me të ardhmen e saj si pjesë e integruar dhe krejtësisht demokratike e Evropës, dhe së bashku me Kosovën si një fqinjë të barabartë të punojë në rivitalizimin ekonomik të Ballkanit në mënyrë që më në fund edhe Evropa Juglindore të dalë nga statusi I prapambeturisë që ka patur që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Dhe, përfundimisht, statusi I Kosovës u dashtë të zgjidhet nën lidershipin e SHBA-ve, mu sikur Woodrow Wilson bëri më 1921 kur njohu shtetin e Shqipërisë, kundrejtë dëshirave të Francës, Rusisë, Britanisë, dhe Gjermanisë së asaj kohe. Evropa gjithmonë ka qenë e ndarë përsa I perkët dimenzionit të cështjes shqiptare në Ballkan, dhe sikur SHBA-të të mos kishin marrë rolin udhëheqës edhe njëherë, do të na duhej që edhe një here të merreshim me zgjidhjen e një problemi më të rëndë sic bëmë me NATO-n më 1999. Dhe, po, zgjidhja e statusit të Kosovës është interes vital I SHBA-ve. Tani më është e dukshme për të gjithë njerëzit e arsyeshëm që paqja dhe stabiliteti në Ballkan dhe Evropë mund të arrihet vetëm me njohjen e shtetësisë së Kosovës. Ky akt përmirësoi edhe një padrejtësi historike, kur Kosova ishte ndarë nga Shqipëria dhe I ishte bashkangjitur Jugosllavisë më 1921, duke lënë kështu mëse dy milionë shqiptarë nën një shtet sllav në të cilin ata trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë e tretë – deri më tani. Pavarësia tani u mundëson shqiptarëve që janë shumë punëtorë dhe pro-amerikan të ndërtojnë një të ardhme ekonomike për vetën e tyre dhe të kontribuojnë drejt suksesit të Evropës në ekonominë globale, me shpresë se edhe Serbia dhe pjesa tjetër e Ballkanit do të bëhen partnerë në Evropën e integruar. 6 Mars 2008 Ish-Kongresisti Joseph DioGuardi është kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
LONDON APRIL 2008
11
Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshimin.... Redaksia e gazetës “The Albanian” fton të gjithë lexuesit që të bëhen pjesë e misionit tonë, për pasqyrimin sa më të mirë të vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithandej nëpër Britani ka talente nga më të ndryshme, akademikë, poetë, shkrimtarë, muzikantë, piktorë, aktorë, sportistë, etj etj. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk është i mjaftueshëm, vetëm një shkrim në gazetë për këto talente. Ne besojmë se të gjithë së bashku do të bëhemi pjesë e projekteve të ardhshme që kanë vetëm një qëllim; Mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave shqiptare në Britani. Prandaj jeni të lutur që nëse njihni ndonjë talent na kontaktoni në redaksinë e gazetës “The Albanian” Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshimin.... REDAKSIA “THE ALBANIAN”
LONDON APRIL 2008
12
Gëzuar
NGA BASHKIM METALIA Ishin mbi 20 mijë veta në lamtumirën e fundit të mësuesit nga Llausha e Drenicës , Halit Gecit. Barbaria shoviniste serbe nuk ia kurseu jetën as mësuesit as të tjerëve para dhe pas tij. Si një kafshë e tërbuar kishte helmuar , masakruar vrarë , dëbuar, vrarë jetëra të tëra në trojet shqiptare e më tej, fatkeqësisht s’ka pendim. Sehiret e botës së qytetëruar ishin sa ironike dhe të pavend . Në kortezhin e përmotshëm morën pjesë edhe tre të rinj me uniforma ushtarake ,ku shquhen emblemat e një ushtrie të organizuar për një mision të shenjtë – UCK. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe me brohoritje frenetike thirrnin ;UCK, UCK… Ky moment deklarohet si dalja e parë publike , si mesazhi dhe sinjali më I qartë , se tashmë do të jetë UCK-ja që do t’I dalë zot fateve të kombit. Dhe nuk vonoi shumë dhe beteja e parë e organizuar nga UCK më 20 Shkurt 1998 pas një sulmi serb në Likoshan dhe Qirez të Drenicës filloj lufta e UCK për Liri dhe Pavarësi të trojeve shqiptare. Heroizmi dhe vendosmëria e luftëtarëve të UCK u doli zot jo vetëm popullit dhe trojeve shqiptare të Kosovës , por ndërgjegjë-
Bahrije Haxha e bija e deshmorit Bahri Haxha
soj indiferentizmin e perëndimit ; sepse ishte nisur një luftë e drejtë e pashmangshme, ku pasojat e saj do të ndikojnë jo vetëm në Kosovë por dhe shumë e shumë më gjerë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një formacion ushtarak I organizuar si asnjëherë tjetër dhe vendosmëria , misioni dhe lufta e tyre e detyroj në kuptimin e plotë të fjalës këtë indiferentizëm të pakuptimtë të klasës politike vendimarrëse perëndimore , që të ndërhyjnë në zgjidhjen e situatës së krijuar në Kosovë. Lufta çlirimtare e UCK është konsideruar si një capital I padukshëm në historinë e Kosovës në të njëjtën kohë si dhe një argument I fuqishëm për pavarësinë e saj. Ekzistenca e bllokut ushtarak të Aleancës veriatlantike të (NATO-s) për 50 vjet sikur ishte e zbehtë , e tillë ishte dhe politika që ndiçej deri atë kohë. Sepse deri në ato momente ku Kosovës I duhej, si asnjëherë tjetër, një dorë e fuqishme që të vinte gjërat në vijë Ishte UCK-ja që testoj kohezionin e saj (NATO-s),Bashkimin Evropian, Këshillin e Sigurimit si një aparat tërësisht I molepsur dhe kapur ngërç nga qarqe dhe lobe të ndryshme që ndikonin negativisht në zgjidhjen e çështjeve me rëndësi. UCK-ja I dha një shtysë dhe bashkërendim të jashtëzakonshëm ingranimit të SHBA, SI “leva” e Arkimedit që solli ndryshime në histori dhe korrigjimin e saj në Kosovë. Ky testim e dha rezultatin e vet dhe u provua se një lëvizje ushtarake si kjo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte në vetvete një MODEL për ndryshime.
Lufta e UCK-s vazhdoj me një intensitet të paparë, seriozitet dhe disiplinë të mirëfilltë . Kjo luftë zgjati deri më 23 Shkurt 1999 dhe të nesërmen e kësaj dite, pra 24 Shkurt 1999 deri më 10 Qershor 1999 NATO ndërhyri me seriozitetin e një lufte që duhej fituar me çdo kusht. Që kur nisi lufta në mes UCK dhe ushtrisë së një gjenerali të vdekur të Serbisë pati pasoja marramendëse; 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga trojet e tyre , 15 mijë u vranë , nga të cilët 2400 luftëtarë të UCK-s, rreth 3 mijë janë konsideruar të zh-
Shkurt 2008. Kosova u shpall e pavarur ; si një nga shtet më të reja në glob. *** Më në fund , momenti i shumëpritur historik për shqiptarët e Kosovës , erdhi . Kudo ndihet atmosfera e festimit dhe një gëzim dhe emocion I papërshkrueshëm për mbarë kombin shqiptarë. Me të dretë u quajt lindje e re(neë born) e një shteti në zemër të Evropës. Prishtina , Tirana , Shkupi dhe çdo qytet shqiptarë u ngjyros Kuq e zi me flamuj e banderola .
mua posaçërisht për këtë manifestim ishte marrë me menaxhimin dhe koordinimin e këtij tubimi. U mor autorizimi përkatës nga autoritetet e rendit dhe qeverisë lokale për vendin dhe kohën e mbajtjes së tubimit, gjë e cila u vendos të mbahej të Dielën e 9 Marsit 2008. U krijuan grupe vullnetare për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë dhe biznese shqiptare, për të mundësuar krijimin e kushteve optimale për një gjë të tillë. Vlen të theksohet në këtë pikë se gatishmëria e qytetarëve ka qenë mjaft e madhe duke dhënë kon-
dukur të paktën deri më tani.
Pavarësia e Kosovës ishte një maratonë e gjatë ku finishin e arriti më 17 Shkurt 2008 . Atë e përcollën me kremtime dhe manifestime masive kudo ndodhen shqiptarët e mërguar nëpër tërë Globin. Ndonëse në mënyrë spontane u mblodhën me qindra e mijëra në sheshet e qyteteve dhe kryeqyteteve mbarëbotërore, për këtë rast historik. Një eveniment kaq domethënës e përshëndetën dhe e festuan edhe shqiptarët e Britanisë së Madhe . Mëngjesin e!7 Shkurtit e gjeti sheshine Trafalgar Square, plot e përplot, duke pritur zyrtarizimin e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e saj. Nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë, muzika e improvizuar me këngë dhe valle shoqëroj tërë kohën këtë shesh. Mirëpo nga një spontanitet i tillë manifestimi , një grup aktivistësh dhe intelektualësh shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani, kishin ideuar dhe planifikuar kohë më parë një manifestim mbarë shqiptarë në Londër; tashmë në mënyrë të organizuar. Këshilli organizativ , grupi që u for-
tribute financiare sipas mundësive që kishin. Qendra e Londrës , më saktësisht Trafalgar Square u mbush sërish më mijëra shqiptarë të ardhur nga të gjitha viset Britanike, Irlanda , Skocia, Ëellsi natyrisht edhe nga qytet Angleze ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Këshilli organizativ kishte planifikuar që programi të mbulohej me fjalime dhe kumtesa. Kjo ditë e shënuar nuk kishte nevoje për shumë koment dhe rrëfime të asnjë lloj natyre ; kërkohej veç hare dhe gëzim, kërkohej të festohej; askush nuk do të mund ta ndalonte këtë gazmend . Megjithatë rrjedha e programacionit u respektua. Një minutë heshtje për të rënët e lirisë u mbajt nga të pranishmit, më pas dhe Himni i Flamuri u ekzekutua nga të gjithë duke e kënduar atë. Moderimi i tubimit u bë nga prezantuesit simpatikë Aldona Elezi dhe Emanuel Bajra të cilët me aftësinë e tyre arritën që të mbajnë gjallë atmosferën e manifestimit. Si fillim u recitua “Jam shqiptar” nga
*** Ëndrra shekullore u realizua , përpjekjet e mbeturinave shoviniste për të përbaltur rezultatin final të së drejtës së popullit të Kosovës dështuan. Përpjekje që edhe sot I përpunuan në variacione dhe modele të ndryshme . Status Quo –ja e Kosovës u tejzgjat jashtëzakonisht shumë. Ishin këto përpjekje të serbëve dhe të suflerëve të tyre , lobingjeve dhe përkrahësve tradicional të tyre që e krijuan këtë situatë të pajustifikueshme. Edhe pse tani jetohej në kohë paqeje , statusi final, pavarësia e Kosovës po bëhej një barrierë e pakalueshme në ndërtimin e jetës normale të popullit shqiptarë të Kosovës. Mirëpo vendosmëria e politikës së palëkundur e SHBA-së Britanisë së Madhe dhe disa shteteve të Bashkimit Evropian, u mundësua që pavarësia e Kosovës të implementohet . Më në fund Parlamenti I Kosovës e aprovoi deklaratën e pavarësisë më 17
LONDON APRIL 2008
13
Pavarësinë Besiana dhe më pas u pasuan nga fjalimet e nëpasnjëshme të ftuarve dhe aktivistëve. Fjalën përshëndetëse e mori Kryetar i Këshillit Organizativ të këtij manifestimi falënderues Z.Lutfi Vata, i cili përshëndeti pjesëmarrësit , të ftuarit special si dhe uroj Pavarësinë e Kosovës. Ndër të tjera ai tha: “Ne ndihemi dy herë shqiponja në fluturimin e madh mes miqve tanë të patjetërsueshëm. Ne sot jemi pikërisht në këtë shesh të themi ligjërisht atë që zemrat tona ndjejnë për ndihmën e madhe të Britanisë së Madhe, Amerikës dhe Evropës. Ne jemi një me Perëndimin, demokracinë, ecjen tonë të pandalshme…. Mesazhi ynë është sa i fuqishëm aq edhe domethënës në këtë shesh të madh të Metropolit Botëror. Është koha që ky mesazh të rroket nga historia dhe nga historianët, me qëllim që e ardhmja të flasë edhe me një kontribut zemrash që u mblodhën dhe folën me zemër për Ditën e Madhe. Është një kohë që historia shqiptare po gjen rrugët e saj. Është një kohë që pikë takon të shkuarën e përvuajtur, të tashmen e festives dhe të ardhmen e krenarisë, sigurisë dhe integrimit të plotë. Le të ndihmojmë në këtë proces me ndërgjegjen tonë, angazhimin tonë, që edhe në këto momente të kemi pranë miqtë tanë, madje tu japim edhe atyre një mesazh tjetër atë të një populli të vendosur në rrugën e tij për të ardhmen e tij…” përfundoi zoti Vata Më pas në podiumin e nderit përshendeti Historiani , Hulumtuesi dhe përkrahësi i devotshëm i shqiptarëve dhe kauzes së tyre Z. Noel Malkolm. Me një shqipe të pastër dhe fluente ai u shpreh i lumtur që ndodhet këtu në mesin e mijëra e mijëra shqiptarëve. Ndër të tjera ai tha se- “ Para 10 vjetëve kam qenë po në këtë shesh për të demonstruar kundër politikës së Milloshevicit , kundër mashtrimit , kundër plackitjes ... kundër masakrimeve . Në atë kohë kam thënë se jam i bindur se përfundimisht Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur ....Kemi pritur shumë kohë(tepër gjatë) por më në fund Kosova është e lirë dhe e pavarur. Si historian ky është fundi i një historie të gjatë, jo 10 vjecare por shumë më tepër se kaq. Është fundi i një historie të shovinizmit të Aleksandër Rankovicit dhe Sllobodan Milloshevicit, Dhe është një lajm i mirë për rajonin e Ballkanit dhe Evropën , ky është një lajm i mirë për popullin e kosovës . Kjo është dita më e lumtur e jetës sime ... “ e mbylli fjalimin e tij z.Malkolm nën duartrokitje të përzemërta. Më pas kanë përshëndetur mysafirë të tjerë si Lord Ahmed, Aleksander Duma, Ahmadi Ëarsi ( Muslim Aid ), Isa Zymberi, Margaret Ëright ( Evening Standard ) Agron Loxha etj. Në këtë aktivitet ka përshëndetur ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar z. Zef Mazi i cili vuri theksin në rolin që kanë luajtur fuqitë e mëdha sidomos SHBA dhe Britania e Madhe në zgjidhjen e kauzës shqiptare të cilën e konkretizuan me ndërhyrjen e
NATO-s duke mbrojtur të drejtat legjitime të shqiptarëve të Kosovës. Në këtë miting Agron Loxha lexoi telegramin e përshëndetjes së Presidentit të Kosovës drejtuar pjesëmarrësve në këtë takim si dhe qeverisë Britanike. Komuniteti shqiptar në mënyrë simbolike ka dërguar një dhuratë në “10 Downing Street” qeverisë britanike Ky manifestim doli i suksesshëm falë përkrahjes së pothuaj të gjitha shoqatave shqiptare në Britani, administrimit të përkryer të bërë nga z.Gazmend Hasani, si mbikqyrës i situatës për rendin dhe qetësinësi dhe të dhjetra kontribuuesve që nuk kursyen asgjë që gjithçka të shkojë
më së miri. Lutfi Vata Sherif Bllaca Rexhep Bajraktari Bejtullah Destani Agron Loxha Petrit Kucana Mehmet Stublla Talat Pllana Gazmend Hasani Atije Guri Rozina Thaci Floreta Hamiti Aldona Limani Bashkim Metalia Rushdi Jata Abedin Bajraktari Enkelejd Omi Arsim Zagraxha Faik Zasella Enver Bozuku Mitat Ibrahimi Burhan Lata Selman Loka Genc Drini Andi Rugia Lulzim Zagraxha Maliq Vasaliu Keshilli organizativ deshiron te falenderoje nga zemra te gjithe ata qe kontribuan fuqishem per kete aktivitet dhe sidimos deshirojne te falendojme sponzorizuesi:. Nik Berisha Mehmet Stublla Restorant “Kallamari” Restorant “Gino” Andi Rugia Urim Mripa Gezim Koka Hektor Zhuta Bujar Hashani Zyber Hani Caf Gjetaj Arben Xhelili Hysni Hysenaj Kadri Kelmendi Inesa Konda Baki Gashi Fatmire Sakiri Aferdita Fetahu Mehreme Fetahu Gezim Shkreli Gazmend Turjoka Bajram Zeqiri Sadat Begolli Ferhat Turjoka
Fekri Hashani Fatbardh Arifaj Afrim Hamza Dragon ( Carwash) Lulzim Bunjoshi Pllyria Ginos Reustarant Bedri Hashani Greenwich University Cars Nazmi Jashari Shoqata Besa Bashkim Asllani Ekrem Turjaka Arsim Llapashtica Abedin Hajdarmata Nexhmi Graca Mia Beni Ltd Sajmir Mehmeti Amir Mehmeti Bekim Tahiri Artan Reqica Fadil Bulliqi Muhamet Rotkoceri Armend Bullatavci Llisah Shalaku Blerim Bulukraqi Xhavit Kastrati Ejup Vitia
Astri Pervana Rabit Kerciku Shkelqim Cuba Armand Gjiknuri Xhavit Krasniqi Sami Mikullovci Kadri Malizi Luljeta Nuzi Ermir Disha Flutura Shega Evis Bodlli Besa Hasaj Flutura Beqiri Hatije Guri Ilir Bytiqi Feti Aliu
Astrit Sami
Fate Murat Mexhit
Beqiri Zeka
Selmani Saliu Kozmaqi
(te gjihe kane dhene mbi £20) Falënderojmë Ambasadorin shqiptar Z,Zef Mazi, Agron Loxhen, Bejtullah Destanin, Mehmet Stubllen për ndihmën dhe kontributin e tyre ne lidhje me personalitetet Angleze dhe sugjerimet e tyre ne lidhje me organizimin e këtij aktiviteti madhështor Falënderojmë gjithë këshillin organizativ për kontributin e tyre ne veçanti vlen te përmendet shefi I sigurisë Z,Gazmend Asani për kontributin e tij
dhe punën e tij korrekte ku manifestimi madhështor nën praninë e mijërave shqiptareve siguria ka qenë perfektë
dhe gjate gjithë periudhës se këtij manifestimi është treguar tepër aktiv. Gjithashtu nuk mund te leme pa përmendur dhe disa anëtare të këshillit organizativ ne punën e tyre te palodhur. Si Sherif bllaca, Rexhep Bajraktari, Abedin Bajraktari,Faik zasella, Atije Guri,Mitat Ibrahimi,Andi Rugia,Rozina Thaci, Rushdi jata,Maliq Vasaliu etj. Falënderojmë Grupin e medias dhe personalisht Z, Kuçana me gazetën e tij I cili ka dhene nje kontribut te madh ne lidhje me informacionin duke qene korrekt dhe është munduar qe gjithçka te paraqitet ne kohe.
LONDON APRIL 2008
14
Talenti shqiptar i policisë britanike Portret i shqiptarit 18 vjeçar që ndjek studimet në akademinë e policisë londineze? Dëshirat, pasioni e vendosmëria për tu bërë një oficer i suksesshëm policie në shërbim të vendit ku është rritur e edukuar. “The Albanian” sjell portretin e një tjetër ambasadori shqiptarë nga komuniteti ynë në Britaninë e Madhe i cili quhet Rudi Babalia. NGA MUHAMED VELIU udi Babalia ndryshe nga shumë bashkëmoshatar të tij të rendur pas botës së madhe të elektronikës, fushë në të cilën preferohet për tu studiuar, ka zgjedhur rrugën drejt një profesioni sa të bukur po aq të vështire. Ai është një kadet në një shkollë policie në Londër. Është e kuptueshme. Për 18 vjeçarin Babalia e ardhmja që ka përpara do të jetë e lidhur me profesionin e oficerit të policisë për të cilin ç’do njëri nga ne kur ka qenë i vogël e ka çuar në mënd duke pohuar “Unë do të bëhem polic”. E ndërsa profesionet tona tani janë nga më të ndryshmet larg të qënurit njeri që zbaton ligjin, për këtë djalë shqiptarë duket se shkollimi drejt të diplomuarit si oficer police, më shumë se dëshirë është pasion. Kjo nuk është aspak e vështirë për ta kuptuar pasi djali i gjatë shqiptar që ka filluar të burrërohet, flet me pasion për shkollën, idetë që ka kur të diplomohet dhe karrierën drejt një oficeri të rangut të lartë në radhët e policisë britanike. Është mbasdite e një dite fund Marsi më shi në Londër. Rudi ka pak që ka ardhur nga palestra bashkë me të motrën Julian. “Më është dashur të ngre shumë kile, për të kompesuar mosshkuarjen në palestër një ditë më parë” tregon ai. Tek sa qëndron ulur mbi një kolltuk ngjyrë kafe, në shtëpinë ku banon me prindërit në lagjen Angel, gjatë bisedës me ne, hedh sytë vjedhurazi nga televizori ku po transmetohet emisioni rinor Top-Fest. Shpeshherë janë prindërit ata që vendosin apo janë shtytës për fëmijëve të tyre të studiojnë në ato degë që ata mendojnë se fëmijët do të shkëlqejnë. Me Rudi Babalinë nuk ka ndodhur kështu paçka babai dikur ka punuar si
R
shofer me policinë e shtetit shqiptar. Por si lindi ideja që ai të niste studimet në shkollën “Islington Police Cadets” në 2005-sën. Marrim një përgjigje të cilën nëse do ta dëgjonte një oficer i lartë i policisë angleze, pse jo ndonjë politikan që bërtet për rrezikun e emigrantëve, do të ndjehej i lumtur. “Doja të bëja diçka për këtë shtet i cili kur unë erdha këtu më dha gjithçka. U edukova, pata kujdesjen e tyre dhe më
parë që frekuenton një akademi të tillë. Duke folur ngadalë më një shqipe të pastër, ai na tregon se falë pasionit dhe vullnetit për të arritur objektivin që i ka vënë vetes, shkolla nuk i është dukur e vështirë. Rudi tregon se pjesa më e madhe e leksioneve ka të bëjë me ligjet, botën e krimit dhe në veçanti punës parandaluese me krimet përfshi anët teknike të komunikimit për të cilat ai nuk flet
dha shumë mundësi për tu integruar në jetën britanike. Nuk është një dëshirë e lindur pasi kam parë një film policor në televizion nga ku marrë frymëzimin. Është thjesht një dëshirë që kam në zemër për të kontribuar në këtë shoqëri ku unë u rrita pasi kur kam ardhur në Angli isha vetëm 6 vjeç” nis rrëfimin për “The Albanian” shqiptari që synon të kapë majat e policisë angleze. Që në ditën e parë kur këmba i shkeli në këtë akademi policore pedagogët që e intervistuan u ndeshën me vendosmërinë e këtij djali të ri, plot energji për të shërbyer në komunitet, përfshi pasionin që një ditë të vishte uniformën e policit. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ata do ta pranonin në shkollë Rudin duke u bërë kështu shqiptari i
shumë pasi përbëjnë sekret. Në këtë akademi Rudi thotë se janë shumë pak të huaj madje ka nga to raste kur edhe studentë britanik e nisin shkollën por e largohen pasi e shikojnë që është e vështirë. Kadeti shqiptarë i kësaj shkolle ndjehet i barabartë, mes studentëve të tjerë britanik. Madje ai shton se ata e respektojnë jashtëzakonisht shumë, kur marrin vesh se ai është shqiptarë dhe kërkon që me punë e tij, të kontribuojë në shoqërinë britanike. “Ata janë të lumtur kur mësojnë që nuk jam me origjinë angleze dhe po studioj ti bashkohem atyre në luftën kundra krimit për ta bërë vendin e tyre të sigurtë. Do të shtoja se ata janë të interesuar të bashkëbisedojnë me studentët jo britanik për të mësuar gjuhët tona. Është një avantazh i madh për një oficer policie të dijë sa më shumë gjuhë të huaja. Kështu që miqtë e mi në këtë akademi kanë filluar të mësojnë disa fjalë shqip dhe u pëlqen kjo gjuhë” tregon kadeti Babalia. Por jo gjithçka shkon vaj sikur do të dëshironin të gjithë pedagogët e kësaj akademie përfshi Rudin i cili sqaron se
pjesa më vështirë është kur vjen puna p ë r konkurse të vazhdueshme në këtë shkollë. “Deri më tani pjesa më e vështirë është kur në grupe që ne konkurrojnë, janë persona jo në të njëjtën përgatitje që ti ke. Është punë grupi të cilën dikushi që nuk është përgatitur na prish punë të gjithëve ne” pohon ai. Ambicjet e Rudit në përfundim të shkollës shkojnë larg. Ai tregon se me përfundimin e shkollës do t’i duhet të punojnë për dy vjen nën supervizon dhe pastaj mund të aplikojë për një pozicion më të lartë se ai i PC (Police Constable) oficer i thjeshtë policie. Tashmë ai e ka të projektuar në mëndje se ku ka dëshirë të punojë duke treguar: “Më pëlqen të jem në shërbim të qytetarëve në rrugë. Por pas përfundimit të dy vjet punë nën supervision kam dëshirë të punoj për departamentin e hetimeve të krimeve CID (Crime Investigation Department ) ku sfidat janë akoma më të mëdha dhe puna merr dimensione ndryshe nga ato të një polici të thjeshtë në detyrë”. I drejtojmë një pyetje disi të vështirë kur e pyesim nëse ai kur të jetë në CID dhe i bëhet një ofertë të punojë ekskluzivisht në hetimin e krimit shqiptarë në Angli a do ta pranonte një ofertë të tillë. Rudi jep këtë përgjigje. “Është një diçka e mirë po ashtu e keqe, pasi i bie të merresh me njerëz të komunitetit tënd të cilët mund të thonë ti po na heton apo arreston ne je shqiptarë si puna jonë. Megjithatë mendoj se do të jetë një diçka e bukur të punosh me komunitetin shqiptarë në Angli ti kuptosh problemet e tyre dhe ti tregosh që rruga e krimit është rrugë e gabuar. Pra ka dy anë të medaljen. Njëra anë të kuptuarit e problemeve që ata kanë dhe tjetra ata mund të thonë pse më arrestoni unë jam nga vëndi juaj. Këtu mendoj se do ta kem problem dhe mund të me vijë keq për ata. Kështu mendoj të mos punoj në një departament policie që merret vetëm me shqiptarët”. Biseda jonë sa vjen e bëhet akama më interesante nga përgjigjet që jep i riu shqiptarë që padyshim do të jetë talenti i ardhshëm i policisë britanike. Cilido që e njeh e përkrah në atë që ai ka zgjedhur të bëjë paçka ndonjëri me
shaka i thotë “Mr. Copper” Zoti polic. Kjo nuk i bën përshtypje pasi mbi të gjitha ai po bën diçka që e ka përemër dhe ka marrë bekimin e prindërve që janë tejet të lumtur për rrugën që ka zgjedhur i biri. Nuk do të kishte kuptim kjo intervistë nëse në një moment të saj do të ndaleshin në problemet që kanë të rinjtë shqiptarë në Britani pasi shumë prej tyre janë përfshirë në krime madje tashmë dergjen në burgjet britanike. Kadet Babalia është i mirinformuar për bashkëmoshatarët e tij që ka zgjedhur rrugën e krimit dhe jo atë të shkollimit. Sipas tij arsyet janë komplekse përse ata tashmë e kanë zgjedhur të militojnë në botën e egër e të frikshme,mbushur me viktima të krimit. “Shumë prej tyre kanë ardhur këtu pa familje. Ata jetojnë të vetmuar. Kështu ata në vënd të këshillohen të bëjnë gjera të mira bëjnë të kundërtën. Pra problemi më i madh që ata kanë është se nuk kanë dikë ti drejtojë në rrugën e duhur. Ata nuk influencohen nga grupet e djemve me ngjyrë, por kërkojnë të krijojnë grupe më të mëdha si ata. Të rinjtë shqiptarë kanë krijuar grupe gangsterësh. Kështu unë di se në zona të ndryshme këto grupe ekzistojnë. Ky është një problem serioz pasi nëse ata kërkojnë të duken si grupe më të fuqishme se të tjerët do të përfshihen në krime të rënda përfshi vrasje. Kjo bën që emri shqiptarëve sa herë që përmendet të ketë një nam të keq si të rrezikshëm dhe shton akoma më shumë urrejtjen mes tyre dhe grupeve të tjera. Një situatë e tillë shkon deri në vrasje.”sqaron Rudi Babalia. A ka një zgjidhje një situatë e tillë? Sipas tij po. Ashpërsimi ligjit. “Kjo do të parandalojë shumë krime dhe jo si tani kur gjykatat japin dënime të lehta” përgjigjet ai prerë. Nga e gjithë biseda më kadetin shqiptarë të policisë britanike një gjë është mëse e qartë. Vendosmëria që ky i ri ka përfshi pasionin për t’ju bashkuar policë britanike. Mos t’u duket aspak çudi kur pas disa vitesh të shikoni në faqet e gazetave apo ekranet e televizorëve oficerin e suksesshëm të Scotland Yard shqiptarin Babalia i cili intervistën e tij të parë e ka dhënë për “The Albanian”. Suksese Rudi!
LONDON APRIL 2008 FLET STUDIUESI I NJOHUR BEJTULLAH DESTANI PIKË REFERIMI PËR SHUMË STUDJUES, HISTORIANË E POLITIKANË NË ANGLI, EVROPË DHE BOTË.
ASHKËPUNIMI I INSTITUCION-
B
EVE TË HISTORISË SË KOSOVËS ME
SHQIPËRISË
INSTITUCIONET
E
MAQEDONISË ËSHTË SHUMË I NEVOJSHËM. NUK DUHET TË HARROJMË PËR ASNJË MOMENT SE, HISTORIA E KOSOVËS ËSHTË PJESË E HISTORISË SË SHQIPËRISË DHE SI E TILLË DUHET TË TRAJTOHET NGA HISTORIANËT SHQIPTARË. SHQIPTARËVE NUK JU KA MUNGUAR ASNJËHERË KAPACITETI INTELEKTUAL, DHE
POR INTELEKTUALËVE JU KA MUNGUAR PËRKRAHJA E SHTETIT, PËR TË REALIZUAR ATË QË ËSHTË MË E VLEFSHME DHE NË TË MIRËN E VENDIT.
MUNGESA
E KËSAJ PËRKRAHJE VAZHDON DHE SOT
DESTANI: SHQIPTARËVE PO JU THITHET TRURI I DIJES! “Bejtullah Destani është enciklopedia e gjallë e mendimit dhe e shkencës shqiptare.” ( NOEL MALCOM ) vështrimi të dirigjuara, nuk ka lidhje me të vërtetën dhe as me historinë. Ajo mbetet një luftë politike ndërmjet klaneve të caktuara, që nuk i shërben vendit dhe shqiptarëve.
ME PËRMASA TË MËDHA.
BEJTULLAH DESTANI, ËSHTË NJË INSTITUCION MË VETE Më 24 janar në Paris, në një konferencë mbi shembullin unik të sjelljes njerëzore të shqiptarëve ndaj hebrenjve në prag të LDB dhe gjatë saj, mbajtur në një nga sallat e Senatit francez, përjetova gëzimin e rrallë që më solli takimi i papritur me Bejtullah Destanin, studjuesin e botuesin shqiptar nga Kosova, drejtor i The Centre for Albanian Studies në Britaninë e Madhe. Ky historian i ri, i nderuar jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por më shumë në Londër dhe në qarqet intelektuale në Evropë, ShBA dhe më gjerë, është pikë referimi për shumë studjues tashmë me famë në studimet shqiptare në botë. Bejtullah Destani, le të mbahet mend, është një institucion më vete. Ose, me krenari le ta përsëdytim dhe le ta përsëqindim të perifrazuar konsideratën e Noel Malcomit ndaj tij, pa i druajtur aspak teprimit: Bejtullah Destani është enciklopedia e gjallë e mendimit dhe e shkencës shqiptare. Është intelektuali evroshqiptar apo shqiptaroanglezi më i shquar i ditëve tona. Edhe me punë edhe me sjellje. Një rast të tillë nuk mund ta lija të pashfrytëzuar.
HISTORIA NUK MUND TË SHKRUHET E DIKTUAR NGA QARQE TË CAKTUARA, POLITIKE QOFSHIN APO SHKENCORE Çfarë përmban në vetvete tendenca aktuale e disa qarqeve shkencore dhe politike për rishkruarjen e historisë shqiptare? - Mendoj se iniciativat për rishkruarjen e historisë, duhet të përshëndeten, aq më tepër që kjo tashmë ka lindur si nevojë aktuale e kohës. Shqiptarët nuk janë të vetmit, në këtë proces. Shumë vende, veçanërisht kohët e fundit në Evropën Lindore, kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Nuk duhet harruar fakti se historia e një vendi nuk mund të shkruhet sipas dëshirave apo tekave personale të një grupi njerëzish apo të individëve të caktuar. Po kështu nuk mund të rishkruhet as sipas ideologjive, urdhrave apo rregullave standarte me të cilat punon një institucion i caktuar. Tendenca për rishkrimin e historisë, duke e parë nga kënde
15
Po sjell një fakt për ilustrim. Le të marrim rastin e Kosovës; deri në 1999 Kosova ka qenë nën pushtetin e Serbisë. Nuk po flas për periudhën para 1999, por le t‘u hedhim një vështrim botimeve apo punimeve të bëra nga kjo kohë deri më sot. Nga analiza kritike e bërë në bazë të kritereve standarte të botimeve del se, shumë pak prej tyre janë në nivelin e duhur dhe konsiderohen, deri diku, punime serioze. Të vjen për të ardhur keq për faktin se, pjesa dërmuese e këtyre botimeve, kanë gjetur mbështetjen dhe përkrahjen e institucioneve përgjegjëse, apo organizmave në fuqi. Është e vërtetë se janë ndërmarrë projekte për ndërtimin e ambienteve moderne, por për fat të keq nuk janë vetëm ambientet ato që shkruajnë historinë. Shembulli i kësaj është si të ndërtosh një Ministri të Jashtme, pa diplomatë të përgatitur. Kosova dhe shqiptarët kanë historinë e tyre. Ata janë pjesë e kësaj historie. Por historia duhet shkruar ashtu siç është. Ajo nuk mund të shkruhet e diktuar nga qarqe të caktuara, politike qofshin apo shkencore. Këto qarqe mund të japin ndihmesën e
tyre me materialet që ata disponojnë dhe t‘i lenë studiuesit të bëjnë punën e tyre. Dua të përshëndes, me këtë rast, iniciativën që ka marrë Kryeministri i Shqipërisë, mbi reformimin dhe riorganizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe institucioneve që mvaren prej saj dhe kjo me qëllimin e ngritjes së një qendre albanologjike, të mirëfilltë. Në Kosovë, reformimi është shumë më i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arsye se, institucionet janë trashëguar nga një sistem dhe shtet që nuk ekziston më, për rrjedhojë institucionet nuk mund të vazhdojnë të jenë funksionalë dhe t‘u përgjigjen nevojave aktuale të Kosovës. A ka kapacitet të mjaftueshëm studiuesish, për të nisur një proces i tillë dhe sa rrezik ka që historia deri më tani e shkruar, të ndërrojë vetëm emrin dhe ngjyrën e shkruesve? - Po qe se i referohemi vetëm Kosovës, atëherë më duhet të pohoj faktin se, momentalisht, nuk ka kapacitet të mjaftueshëm intelektual për fillimin e këtij procesi sa të rëndësishëm aq dhe delikat. Këtë e vërteton fakti se një tubim shkencor që organizohet, i nënshtrohet patjetër ndikimit të qarqeve të caktuara politike. Për të filluar pro-
Dua të përshëndes, me këtë rast, iniciativën që ka marrë Kryeministri i Shqipërisë, mbi reformimin dhe riorganizimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe institucioneve që mvaren prej saj dhe kjo me qëllimin e ngritjes së një qendre albanologjike, të mirëfilltë. Në Kosovë, reformimi është shumë më i nevojshëm dhe i domosdoshëm për arsye se, institucionet janë trashëguar nga një sistem dhe shtet që nuk ekziston më, për rrjedhojë institucionet nuk mund të vazhdojnë të jenë funksionalë dhe t‘u përgjigjen nevojave aktuale të Kosovës.
cesin e rishkrimit të historisë, është shumë e rëndësishme të trajnohen studiues të rinj e sidomos njohës të gjuhëve të rralla si latinishtja, osmanishtja dhe greqishtja e vjetër. Për këtë, Qeveritë nuk mund të kenë justifikim se nuk kanë potencialin e duhur financiar, për të trajnuar një numër të kufizuar studiuesish. Në të kundërtën, nuk do të ndryshojë asgjë përveç autorëve dhe formateve të librit. Duhet të jemi të hapur dhe kritikë ndaj vetes, për t‘a parë dhe pasqyruar të vërtetën ashtu siç është, pa ngjyra emocioni apo përulje Si e shpjegoni faktin që tekstet më të thelluara të historisë së Kosovës p.sh., vitet e fundit po shkruhen jashtë trevave shqiptare dhe, në shumë raste nga studiues joshqiptarë? - Është për të ardhur keq, por është e vërtetë edhe pse kjo nuk është rastësi dhe, nuk duhet të na habisë. E njejta gjë ka ndodhur edhe njëqind vjet më parë, kur studiues të ndryshëm, austriakë, gjermanë, anglezë apo francezë, kanë qenë më seriozë dhe më bindës, se librat e shkruar për të njejtën periudhë kohore, nga studiues shqiptarë, 50-të apo 100 vjet më vonë. Mundësia që një libër, le të themi për Luftën e Dytë Botërore, të botohet në Londër, Paris apo Vjenë, ka të gjitha premisat që të jetë më serioz dhe më i kompletuar, duke patur parasysh mundësinë dhe lehtësinë e hulumtimeve në arkiva dhe biblioteka, që janë shumë më të pasura se arkivat apo bibliotekat vendore, në Tiranë apo Prishtinë. Por, po
qe se grumbullohen burimet nga arkiva të pasura, atëherë mundësia e shkrimit të historisë së kësaj periudhe, mund të jetë shumë më e avancuar dhe serioze, duke theksuar këtu faktin se një studiues shqiptar ka vullnetin dhe përkushtimin e duhur për të shkruar për vendin e tij, cilësi që ndoshta nuk i ka një studiues i huaj. Nga ana tjetër unë e shoh si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin me studiues dhe institucione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Po kështu e shoh të vlefshme qenien në kontakt të vazhdueshëm, me ato institucione apo individë të njohur, që kanë shkruar apo trajtuar historinë shqiptare. Organizimi i konferencave apo simpoziumeve shkencore të përbashkëta, apo ftimi i tyre për të marrë pjesë dhe ligjëruar, në organizimet që mbahen brenda vendit, është një shkëmbim përvoje, shumë i vlefshëm. - Ju personalisht keni bërë emër në fushën e studimeve e të botimeve dhe konsideroheni ndër shpresat e shkencave historike shqiptare. Çfarë mendoni se duhet të bëhet, që të kemi një histori që do të thotë të vërtetën dhe, do t‘u shërbejë brezave? - Siç e përmenda dhe më lart, përgatitja e kuadrit të nevojshëm, kërkimor dhe hulumtues, është e një rëndësie primare. Veç kësaj, nuk duhet të nxitohemi për të shkruar me shpejtësi maratonike, atë pjesë që i takon historisë së luftës së fundit të Kosovës. Vijon ne faqe 16>>
LONDON APRIL 2008 Duhet të pritet derisa të hapen arkivat për luftën e fundit, në mënyrë që të trajtohet sa më mirë dhe sa më seriozisht, lufta çlirimtare e Kosovës. Është e vërtetë se në vend ka mjaft burime për këtë, por këto nuk janë plotësisht të mjaftueshme. Trajtesa politike ndërkombëtare, ze vendin e saj në historinë e një vendi. Mendoj se është koha e duhur që studiuesit shqiptarë të fillojnë dhe të grumbullojnë materialet dhe dokumentat e nevojshme, që trajtojnë historinë shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti. Fillimisht duhet të grumbullohen burimet e dorës së parë, shtypi i përditshëm apo periodik, revistat e ndryshme, materiale nga librat, dorëshkrimet dhe dokumenta nga arkivat e ndryshme, të kryeqyteteve të Evropës dhe SHBA-së. Veç kësaj, me rëndësi është sigurimi i kushteve të punës dhe fondeve të nevojshme për këtë ndërmarrje kaq serioze, si dhe mos përzierja e ideologjive të ndryshme në histori. Së fundi duhet të jemi të hapur dhe kritikë ndaj vetes, për t‘a parë dhe pasqyruar të vërtetën ashtu siç është, pa ngjyra emocioni apo përulje. Vetëm kështu do të lemë në duart e brezave të ardhshëm, thesarin e këtij vendi, të vërtetën e historisë së lavdishme, që ka populli ynë.
- Si i shihni studimet e sotme historike në Kosovë? - Studimet historike në Kosovë janë akoma shumë larg, për të qenë studime të mirëfillta. Mungesa e seriozitetit të duhur tek këto studime, vihet re në faktin se, shumica e tyre nuk mund të përballen me kritikën botërore, për të mundur të botohen më pas në gjuhë të huaja, me qëllim njohjen e këtyre punimeve, në qarqet shkencore ndërkombëtare. Studiuesit e Kosovës kanë akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Nuk duhet të vetëkënaqemi me arritjet e deritanishme, por të jemi kërkues ndaj vetes dhe t‘a vemë veten përballë niveleve studimore evropiane. Bashkëpunimi i institucioneve të historisë së Kosovës me institucionet e Shqipërisë dhe Maqedonisë është shumë i nevojshëm. Nuk duhet të harrojmë për asnjë moment se, historia e Kosovës është pjesë e historisë së Shqipërisë dhe si e tillë duhet të trajtohet nga historianët shqiptarë.
APEL PËR DY QEVERITË TONA DHE MECENËT SHQIPTARË! - Pas Pavarësisë së Kosovës, a mund të pritet kthimi në vend i atyre që janë shquar për punë rezultative në Evropë e gjetkë? A do të pranonit ju vetë, bie fjala, të ktheheshit në Prishtinë dhe të organizoni e të drejtoni ndërmarrje punësh shkencore? Çfarë kushtesh, do të duhej të plotësojë në këtë rast, Qeveria e Kosovës. - Shqiptarëve nuk ju ka munguar asnjëherë kapaciteti intelektual, por intelektualëve ju ka munguar përkrahja e shtetit, për të realizuar atë që është më e vlefshme dhe në të mirën e ven-
dit. Mungesa e kësaj përkrahje vazhdon dhe sot me përmasa të mëdha. Nëse bëhet një analizë studimore mbi emigrimin e intelektualëve, të cilët për fat të keq, vazhdojnë të mos e gjejnë veten në vendlindje, atëherë do të kuptohet qartë se shqiptarëve po ju thithet truri i dijes dhe ky është një nga gabimet më të mëdha, që po bëjnë qeveritë shqiptare. Që të mund të rikthehet një intelektual, duhet t‘i sigurohen kushtet e nevojshme për të punuar dhe studiuar. Nëse dikush ka patur sukses jashtë vendit të tij, atje ku konkurenca është shumë më e madhe, është primare që, ai të jetë i suksesshëm në vendin e tij. Për këtë, mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të përgatisë një projekt për kthimin në vend të intelektualëve shqiptarë. Së pari duhet të garantohet mundësia e punës dhe e pagesës. Krahas këtyre, duhet të sigurohen kuadrot, kushtet dhe ambjentet e nevojshme studimore, për të realizuar projektet e ndryshme, për të cilat ka nevojë vendi. Studiuesve do të duhej, t‘u mundësohej bal-
16
lafaqimi me burimet e ndryshme botërore, të fushës së studimit të tyre. Përsa më përket mua, mendoj se do të ishte kënaqësi të punoja në vendin tim, megjithëse më e rëndësishme për mua është të punoj për vendin tim, paçka vendit se ku jetoj. Nuk mund t‘a mohoj faktin se kam shumë nevojë për ndihmë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe asaj Shqiptare si dhe e donatorëve privatë kudo që ndodhen dhe që ju dhemb vendi i tyre. Qendra që unë drejtoj është e vetmja qendër e llojit të saj në Perëndim dhe si e tillë ka nevojë për mbështetje financiare. Në të kundërt nuk do të mund të realizohen ato dhjetëra projekte të gatëshme të historisë shqiptare. Kjo do të ishte ndihma më e madhe që i është dhënë ndonjëherë historisë shqiptare. Vendet fqinjë, si Greqia p.sh. ka shumë qendra për studime helenike, në shumë vende të botës, të cilat kanë buxhete marramendëse, pasi kanë mbeshtetjen e shtetit dhe të biznesit grek, ndërkohë që Qeveritë dhe afaristët shqiptarë nuk janë në gjendje të financojnë të vetmen qendër të studimeve shqiptare në Perëndim.
Të mos harrojmë se pa studiuar të kaluarën nuk mund të kemi një të ardhme të ndërtuar mbi baza të shëndosha. Salih Kabashi “Republika”
Shoqata Besa dëshiron të njoftojë bashkatdhetarët se me 6 Prill 2008 në ora 17:30 në Catford Broadway Theatre do prezantohet në shfaqjen shumë kulturore të organizuar nga "South London Turkish Arts Association". Në këtë takim ku kremtohen vlerat e shumta kulturore te Londrës; Shqiptare, Irlandeze, Turke, Arabe, Spanjolle, Polake Karibiane etj, Besa ka nderin të paraqitet në këtë manifestim vjetor për herë të tretë. www.besauk.com Biletat: £8.50 020 8690 0002 http://www.broadwaytheatre.org.uk
LONDON APRIL 2008
17
ORTENZ & CO Are you confused and uncertain as where to get help with your accounting issues? A po paguani më shume se sa duhet taksa? You don’t have to Aeni gjoba për të paguar kundrejt Inland Revenue?
We can sort out the following with best solutions at a reasonable fee • • • • • • • • • • • • •
Self Assessment Tax Return New Business set up Accounts PAYE VAT Management Accounts, monthly or quarterly Company Formation Limited Company Accounts Inheritance Tax Planning Capital Gains Tax Business Plans Cash-Flow Forecast and Projected Profit Tax enquiries by H.M Revenue and Customs
Mendoni përpara se të paguani
ORTENZ & CO ju ndihmon
Plus, free Consultation
Fotoja Fituese
Contact: Gentiana Hakia (MAAT) Accountant Tel: 020 8220 1872 Fax: 020 8594 2233 Mob: 07792 610 020 Email: gentaomeri@hotmail.com 32-34 North Street Barking Essex IG11 8AW
Të gjithë së bashku mund të sjellim ndr yshimin.... Redaksia e gazetës “The Albanian” fton të gjithë lexuesit që të bëhen pjesë e misionit tonë, për pasqyrimin sa më të mirë të vlerave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithandej nëpër Britani ka talente nga më të ndryshme, akademikë, poetë, shkrimtarë, muzikantë, piktorë, aktorë, sportistë, etj etj. Ne jemi të vetëdijshëm se nuk është i mjaftueshëm, vetëm një shkrim në gazetë për këto talente. Ne besojmë se të gjithë së bashku do të bëhemi pjesë e projekteve të ardhshme që kanë vetëm një qëllim; Mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave shqiptare në Britani. Prandaj jeni të lutur që nëse njihni ndonjë talent na kontaktoni në redaksinë e gazetës “The Albanian” Të gjithë së bashku mund të sjellim ndryshimin.... REDAKSIA “THE ALBANIAN”
I Fotoja fituese e konkursit të shpallur nga gazeta “The Albanian” për festimet e pavarësisë së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Autorja Shpresa Lumani fiton £100 II Ndësa krijimi më i mirë për Kosovën, do të shpallet në takimin e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, që do të mbahet në Birmingham me 19-20 Prill me ftesë të kryetarit të MEAF z.Dritan Dema dhe që do të jetë një nga evenimentet më të më mëdha të krijuesve shqiptarë në Britani.
LONDON APRIL 2008 NGA GJERGJ FISHTA
( Botuar ne vitin 1918) erbët i janë vënë punës seriozisht. Duan me çdo mjet e me çdo mënyrë ta bëjnë të tyren përgjithmonë Kosovën tonë. Nuk gjendet në tërë Evropën një tjetër minoritet që të vuajë aq sa vuajnë kosovarët në Serbi. Asnjë e drejtë nga sa janë të parapame në traktatet e gatitura posaçërisht për minoritetet, nuk respektohet kur është fjala për shqiptarët e Kosovës, të cilët Serbisë i pëlqen t'i trajtojë si turq e jo si shqiptarë, që të bëjë të humbasë gjurma e kombësisë së tyre.Që tash e gjashtë vite serbët po përpiqen t'i shuajnë Kosovës karakterin krejt shqiptar. Një aktivitet i madh është zhvilluar nga ana e Belgradit në këtë drejtim dhe frutat e këtij aktiviteti janë mjaft të kënaqshme për serbët dhe shumë të hidhura për ne. Ata kanë dashur, me të mirë a me të keqe, t'i shtrëngojnë kosovarët të ngrihen me gjithsej nga vendi i tyre dhe të vendosen në Turqi ose gjetkë. Në fillim për t'i mbërritur këtij qëllimi, bënë vegla të tyre disa hoxhallarë turçelinj, të cilët barisnin fshat më fshat e bënin propagandë që popullsia të ngriheshe të shkojë për në Turqi, ku, thoshin, e presin të mirat e Parajsës. Përmbi 100 mijë shqiptarë, burra, pleq dhe çuna, meshkuj dhe femra, u bindën nga fjalët e hoxhallarëve, që merrnin 1 mijë dinarë për çdo krye të emigruar, dhe u nisën për në Azi të Vogël. Disa syresh humbën rrugës, të tjerë u arratisën nëpër malet e Bullgarisë dhe një pjesë mbërriti në Turqi, ku po shuhet ditaditës nga shkaku i fukarallëkut dhe i klimës. Në vatrat e shqitparëve që shkuan kësisoj, u vendosën serbë dhe malazias. U çelën burgjet dhe gjithë pen-
S
18
K O S O VA ESHTE E JONA sionarët e tyre u kolonizuan në Kosovë, që ta serbizojnë. Haberet e vuajtjeve të atyre që shkuan, u dëgjuan edhe te kosovarët tanë, të cilët filluan të mos kenë më besim në hoxhallarët sharlatanë. Por dhe serbët e këmbyen sistemin e veprimit. Me ndihmën e katilëve të kolonizuar në Kosovë, formuan çeta kusarësh të përkrahura prej organeve qeveritare, dhe me anën e tyre po vazhdojnë të terrorizojnë popullsinë shqiptare. Qëllimi i tyre është një: t'i shtrëngojnë me hir a me pahir të shkojnë ose të shpërndahen në gjithë Jugosllavinë. Këto radhë nuk i shkruajmë as për qeverinë tonë, që i di të tëra e s'ka gjë në dorë tash për tash, as për Europën, që bëhet e shurdhër sa herë vjen fjala për popuj të vegjël; i shkruajmë vetëm për burrat e Kosovës trime, për kosovarët patriotë, që të mos lëvizin nga vendi i tyre, sado i madh qoftë terrori dhe sado e vështirë jetesa e tyre. Të mbeten atje në
truallin e stërgjyshërve, në postin e detyrës, se dita e bardhë e lirisë nuk do vonojë të lindë edhe mbi Kosovën kreshnike, q'e jona ka qenë dh'e jona do mbetet. Se të derdhet gjaku i shqiptarit, kjo nuk asht nji punë e re në jetë, historija e jonë me gjak asht shkrue, Shqipnia e jonë me gjak asht la. Nuk ka në mal nji gur, nuk ka në fushë nji buce që t'mos të kisht kenë ri, me gjak të ndonji fatosit, të ndonji nierit të shkretë ose të ndonji trathtori të huej. Kush ka le e asht rrit me pushke në dorë, ma të shumtën e herës, s'mund të presin se des me krye mbi
pupla. Prandaj lajmi i zi që mija e mija shqiptarësh kane kenë mbyte prej armikut, sadoqë nja për nja do të ma derptonte zemrën prej dhimet, nuk do të na kishte çuditë aqë fort, po t'ishte kenë që kan ra në luftë me pushkë në dorë e ballë për ballë t'armiku. Por këto mija shqiptaresh të bamun flije në fushë të Kosovës nuk janë ato pikat e djelmnis që edhe sot me armë në dorë luftuen n' ato vise për lirin e për nam të Shqipniës: ato janë pleq të mbetun, gra të mjera e foshnje të njomë, gjind e paqet që, tue u shtrue ligjve nen të cilat fati i zi i tyne e i Shqipniës desht me i citun, janë orvatun me emnue gjallë me punë e me ndere. Pra vepra rrënuese e Sllavevet në Kosovë, nji mizori, që kur ato nipa e stërnipa tonë ta lexojnë atje me vonë ndër libra historije, pa dyshim se atyne ka për tju dridh këmisha në shtat prej mneret e prej trishtimit e parlamenti shqiptar, jo veçse ka pasë të gjithë të drejtat, por ka pasë dhe detyrë me u ankue përpara parlamentit të Beligra-
dit, e prandaj t ë përgjegjunit e kryetarit t'atij parlamenti asht krejt i pa ndjerzishëm e i pahishëm, e ma tepër asht cinike, i vrashtë e krejt jashtë vendit, por shkja se asht të shprehunit e psiches sllave, e cila sadoqë për 100 e 100 vjetësh vuejti nën zgjedhje të ni autokrati e nën kamë të ndonji dhespoti, me gjith këtë nuk ka mujt m'u kursye. Por une që kam pa mjetet barbare e mënyrat e shpenzueme, më të cilat kombet që mbaheshin ma të qytetnuemt të këtij shekullit, kan nisë e kan vijue luftën e përbotshme, nuk mnerohen aq fort për mizorit që ndodhen në tokë të Ballkanit. Mue ma fort se mizorinat e Sllavëvet me mneren shkaku, për të cilën u ban flije këto mija e mija vllaznish t'onë andej kufinin e 1913. Këta burra, këto gra e fëmi a u grinë pse dogjën e poqen, pse vodhne a grabitnen e pse thynë rrugën e madhe e turbulluan paqen e
vendit? Jo, faji për të cilin këto të mjerë u shkrin n'atë mënyre barbare, kje pse këto u dishmuen shqiptare e pse tue pas ndi se ka diku nji Shqipnie të lirë të pamvarshme, shtet me vedi, ju luten ma të bukurit të qiellit për lulëzimin e veprimin e shtetit të vllaznëvet të vet e n'atë shtet të vllazneve të vet. Se sa do t'a mbajnë Pushtetet e mdha fjalën e vet, cilsija e jeme si deputet nuk me len t'a diftoj në kët lok të naltueshëm të Kuvendit kombtar me atë liri fjalë, me të cilën e kam pasë diftue motit, prandaj gjyqën po i a la mendjes së kthjelltë të Zotnis S'uej, vetëm tham se Shqipnia e lirë ka me detyrë të përkujdeset për fatin e këtyne bijve të vet mjerueme. Shqiptari asht i përmenudun an e kand mbi botë për punë që ky asht i zoti të bajë deken dhe për njeri të huej, kur te jetë struke nën mbrojtje të tij!
ÇDO TË DIELË NË WOOD GREEN LIBRARY NGA ORA 1.30 Shkolla “Edith Durham” 122 White Hart Line London N17 8HP www.edithdurham.com edithdurham@gmail.com
Tel/fax:02082169527
Edith Durham
LONDON APRIL 2008
Të jetosh do të thotë -fuqitë e errëta nga vetvetja t’ i dëbosh. Të krijosh si poetVetveten ta gjykosh. IBSENI NGA AKIL KOCI e qëllim e citova Ibsenin edhe pse kjo sentencë aspak nuk përputhët me vokacionin e personalitetit të shquar,por përputhet me artin se poezia edhe filmi janë pjesë e saj, kurse arti si Njëmendësi vizionare e botës e futi nën “kthetrat” e veta edhe regjisorin,intelektualin e mirënjohur Besim Sahatçiu,prijatarin dhe themeluesin e kinematografisë në Kosovë,eruditin dhe çka është më qenësorja njeri me virtyte të larta njerëzore, kurse në profesion i pa kompromis për saktësinë e ideve dhe koncepteve të veta gjatë realizimeve të projekteve madhore të kinematografisë sonë. Ndonjëri me të drejt mund të bëj edhe pyetje,çfarë të drejte i jep vetit Akil Koci që të flas në supërlativ për një regjisor të shquar,që arti i ka dhënë idetë estetike,mesazh dhe kulturë filozofike dhe ajo më qenësorja është se nga ajo, pra arti ka zhvilluar mendimin teorik,estetik duke e shprehur dhe shoqëruar në veprat e veta artistike në një zhanër aktual,modern dhe pa dyshim më të vështirë nga të gjitha artët ekzistuese, nga kënd vështrimi i sotëm dhe i nesërm. Pra,me të “drejtë” mund të flas vetëm ai i cili nuk i ka përcjell zhvillimet e kinematografisë kosovare,por ai që ka pak dijeni nga arti shtatë si quhet në gjuhën moderne kjo veprimtari artistike, do të vërën se unë,pra Akil Koci,kompozitor kam qenë një nga kolegët më të ngushtë i tij ,sepse kemi bashkëpunuar në disa filma, duke kompozuar muzikë për to ,për të cilat do të i ceki më vonë. Kemi punuar një kohë të gjatë në Radio televizionin e Prishtinës dhe kam kompozuar,zgjedh,adaptuar muzikë për disa drama që e ka bërë regjinë pran Teatrit Popullor Krahinor të Kosovë. Fuqia e tij krijuese, Uni empirik në vete kanë krijuar antinominë e Orfeut me Prometeun si dy forca armiqësore si synim për të shprehur në artin e vet-filmin, unitetin e kontradiktave në konceptet regjisoriale,çka nënkupton sferën e pa arritur të idealit estetik,pse jo edhe artistik,edhe pse idealja në art është shumësi nga i cili kënd vështrohet. Diçka e ngjashme pa dyshim se nuk mund t i ketë ndodhur asnjë regjisori në botë e qytetëruar për arsyen banale që nga zgjedhja e artistëve ku çdo autor skenari,financues,drejtor qoftë i institucioneve kulturore dhe mediatike e deri te personat në krye të institucioneve të cilët siguronin bazën e nevojshme shumë modeste materiale për realizimin e filmave ia impononin dhe i propozonin ndonjërin nga familja apo shoqëria e tyre personin për ndonjë rol në dramë apo film,që kjo është non sens për botën e qytetëruar, sepse regjisori është ai “Capo” që vendos për të gjitha duke filluar që nga
M
19
BESIM SAHATÇIU, korife i skenës teatrore dhe filmike në Kosovë
skenari,artistët,skenografi,autori i muzikës dhe shumë gjëra të tjera. Shpesh jam takuar me te,shumë më shpesh kemi biseduar për artin dhe jetën e saj në Kosovë,gjithmonë ka qenë i pa kënaqur,gjithmonë i ka munguar diçka,gjithmonë ka menduar për të ardhmen e saj jo nga kureshtja por nga thellësia spontane a artit të tij duke krijuar vizione të qarta ndonjëherë me drejtë edhe nga deziluzionet e pamundësisë që si krijues të ndërmarri diç sepse në krye të institucioneve kulturore ishin njerëz që më së paku kishin dijeni për ta udhëheq kulturën kosovare e që edhe sot kur fituam Pavarësinë hasim në të njëjta probleme por me emërtime të reja jo sekretar i BVI-së si dikur,por Ministra të kulturës,e kësi lloj salto morale siç behën në kulturë ku kemi më shumë kuadro të profileve të ndryshme se në të gjitha lëmit, bota nuk njeh kësi subjekti të mbrapsht,sepse mund të jetë edhe imanencë,por kurrsesi impuls për zhvillimin e kulturës e kultura paraqet shpesh “Ferrin” e ndonjëherë edhe “Parajsën” e Dantës në mënyrë më esencial paraqet një plotoni të jetës si
shuarje e saj e me të edhe të kulturës e “kultura si bazë e çdo doktrine asaj laike ,fetare,filozofike estetike duhet të përbëjë një fushë të privilegjuar të pranisë dhe të angazhimit të saj në të gjitha sferat e jetës tonë si univers estetik”. Pra,artisti,që ishte i pa kënaqur me tërë atë rrjedhoje të ngjarjeve në kulturën e dikurshme kosovare shkëlqente gjithmonë në punën artistike,kurse talenti i tij,ndjenja e hollë me një shije të pa shpjegueshme,prirja për të shprehur vlerat e artit kinematografik që ishte pjesë e pa ndarë e kozmosit të tij krijues ndonjëherë ndihej si disonancë,grotesk që nuk mund ta përballonte dhe shprehte mllefin e vet në realizimin e ndonjë projekti që ngërthente në te tërë imagjinatën,talentin regjisorial si vlera më të larta të artit. Nuk është për të u habitur pse nuk ka bërë shumë regjisura filmi dhe të dramës , nëse shikohet nga kënd vështrimit i sotëm që gati çdo javë na paraqitën seriale dhe filma si emër por jo edhe me kualitet,pra ai ka ditë tua imponojë edhe kërkesat e veta edhe pse ato në raste të pakta i ka realizuar
nga mos përmbushja e kërkesave të tija. Pra kësi lloj shtresonime dhe stërtensionime të përditshme kanë ndikuar dukshëm në vizionin e tij të qartë në evolucionin e këtij zhanri të ri në Kosovë që të krijojë ,zbërthej nyje kryesore dhe të i shkrijë në vlera të pa mohuara artistike që shquhen dhe spikatin një element të rëndësishëm të kulturës sonë shqiptare në përgjithësi si pjesë integrale e botës kinematografike botërore. Kultura e gjerë,intuita,talenti dhe dëshira për tu bërë artist duke braktisur zejen e sahatçiut që ishte sinonim familjar në Pejë,regjistroi letërsinë botërore në Beograd,kur filmi në Kosovë ishte emër kuptimi dhe privilegj e qendrave të republikave të ish Jugosllavisë si dhe popujve të saj, kurse ne si kombësi as që kishim pretendime dhe as guxim që të realizojmë ndonjë projekt,por na vinin nga ato qendra “regjisor” me gjysmë zanati dhe realizonin filma me konotacioneve negative për popullin tonë që ishte një “shpërblim”për të na “ngritur” kulturalisht se ne ishim për ta shipci dhe njerëz të dorës dytë. Më 1968 regjistroi regjisurën në Akademi për Teatër dhe film në Zagreb ku u diplomua në vitin 1972 me shfaqjen si punë diplome të inskenuar në Teatrin Popullor Krahinor me “Revizorin” e Gogolit dhe kështu pasi diplomon bëhet regjisor i parë shqiptar i shkolluar duke vu në skenë shumë shfaqje që dalloheshin nga “regjisorët” e mëparshëm të antropomorfizuar që nuk dinin as gjërat më elementare të skenës teatrore,kurse me ardhjen e Besimit u hetua një shprehje e re,një refleks jo vetëm kuptimor por edhe artistik duke na prezantuar identitetin e vet regjisorial e cila dallon në qasjet si fuqi shprehëse e artit dramatik. Nga kënd vështrimi i tij fokuson dhe realizon drama që kanë në vete frymën vigjiluese të subjektit dramatik siç janë Tartufi dhe Mizantropi i Molierit,pastaj edhe vepra që kanë në vete tabanin kombëtar dhe ishte një përkrahje për krijuesit e ri vendor si janë bie fjala “Genci” dhe” Nëna shkon në Parajsë” të Ymer Shkrelit,” Ora” e Shaip Grabovcit në të dy skenat e Teatrit Popullor Krahinor të Prishtinës dhe me këto shfaqje hetohej një progres për mjeshtrin artistike të dramës duke krijuar shijet estetike pse jo edhe artistike në kuptimin më të gjerë. Me themelimin e Radio televizionit të Prishtinë në vitin 1974 do të fillon një fazë e re në jetën e tij si regjisor,sepse kyqet në realizimi e shumë emisioneve duke filluar që nga emisionet për fëmijë e deri te muzikore dhe të
dramës. Ndër veprat e para që realizoi dhe e cila e dallohet me një realizim të thellë artistik si metodën e tij krijuese është “Era dhe lisi”, siç dihet tematika e filmit,fabula është disi e ndërlikuar sepse paraqet jetën dhe fatin e shqiptarëve gjatë viteve të mundimshme 1946-66,pos temës interesante në këtë film dallojmë edhe personazhe që paraqesin role antologjike si është bie fjala ai i shpërblyer që e luan individin më epik i filmit i cili edhe e ka përcaktuar idenë artistike të veprës dhe i cili fitoi “Arenën e Argjend” në Festivalin e Pulës,më i njohuri dhe më i madhi i yni Abdurrahman Shala,kurse Petrit Imami fitoi “Arenën e Argjend”,për skenar. Pra ky ishte edhe prezantimi i denjë në suazat e një festivali me renome të ish Jugosllavinë,ku u paraqitët një plejadë e tëre e artistëve tanë si janë Istref Begolli,Melihate Ajeti,Shani Pallaska,Hazir Myftari,Xhevat Qena,Xhevat Qorraj ,pas këtij suksesi rendohen edhe shumë filma të tjerë si janë filmi dokumentar 117 i shpërblyer me Grand Prix ,1978,pastaj “Bukë e krip e zemër”,1975,”Pehlivanët”,1975,”Tr imi”,për të cilin e kam shkruar muzikën,1976,”Pasqyra”,1977,”Tre vetë kapërcejnë malin”,1980,pastaj filmat televiziv “Era dhe Lisi” dhe “Përroi vërshues”,1983 edhe për ketë film kam shkruar muzikës,pra ka realizuar edhe ca të tjera me mjaft sukses duke na prezantuar në shumë manifestime prestigjioze. Çdo art ndërtohet mbi bazat e veta artistike nuk ka improvizime dhe ajo si natyra nuk duron defekte,prandaj edhe në krijimtarinë filmike të Besim sahatçiut hasim në unitet dhe profesionalitet të skajshëm ku ritmi i filmit pulson dhe lëviz në trajta të ndryshme duke na prezantuar ngjarjen në një ecuri vëllimore si vërtetësi e universit artistik dhe estetik dhe me këtë ai e vërtetëson se “Regjisori nuk është vetëm ekspert....regjisori është mendimtar dhe poet i frymëzuar nga tingujt dhe ngjyrat e kohës së tij,vëzhgues i mprehtë dhe i guximshëm i cili në skenë i transponon temat qenësore që e rrethojnë,të cilat e shqetësojnë dhe pa të cilat nuk të depërtohet në të vërtetën dhe nuk mund të ketë progres”.Dhe për fund nëse ka fund kjo jetë na ngel edhe gjëra për të thënë,por shpresojmë se gjeneratat e reja të studiuesve të kinematografisë kosovarë edhe shumë,shumë çka të thënë në një kompleksitet më të gjerë të krijimtarisë së tij teatrore dhe filmike.
LONDON APRIL 2008
20
Bar Restorant Prizreni Të gjitha kampionatet e futbollit LIVE
Së shpejti tek Bar Restorant Prizreni do të gjeni kuzhinën e papërsëritshme shqiptare Kuzhinën mesdhetare si dhe atë të kombinuarën shqiptaro-turke. Nga bar restorant Prizreni nuk do të mbeteni të zhgënjyer Ejani dhe binduni për këtë
643 Seven Sisters Road London N15 5LE Tel: 07782559849
nëse vërtet dëshironi të pini një kafe të qetë nëse dëshironi një ambient të këndshëm dhe komod nëse kërkoni cilësi të lartë shërbimi
2 minuta nga stacioni i trenit Seven Sisters
LUMI Ju mirëpret
Ju ofrojmë mikpritjen shqiptare
LUMI LUMI HAND CAR WASH Ofertë Ndërrim gomash të reja dhe të vjetra prej £9.99 larja e makinës suaj kushton £3.99 VETËM TEK LUMI
From
£3.99
Adresa 678 Seven Sisters Road 65-67Stamford Hill London N15 5LE London N16 Tel: 07782559849
LONDON APRIL 2008
Netët
TANGINE D’OR
Speci
ale m
21
e DJ a
rab 6 .am-2 pm
E PAPERSERITSHME Nuk do të gjeni ambjent më të mirë për festat tuaja Ditëlindje Fejesa Martesa etj.
Këtu mund të gjeni llojshmëri të ushqimeve të kuzhinës arabe tepër e pëlqyer nga shqiptarët
Adresa 92 Seven Sisters Road London, N7 6AE Tel 020 7700 0134 www.taginedor.co.uk, info@taginedor.co.uk
Fundjaven e fundit te cdo muaji bejme grumbullimin e mallrave ne Birmingham
ALB-UK TRANSPORT TRANSPORT MALLRASH
07727033937
LONDER - SHQIPERI www.alb-uktransport.com
Transportojme mallra per ne Shqiperi *Çmime speciale per pesha mbi 30 Kg *Mbledhje falas neper shtepite tuaja per pesha te renda *Hapur cdo te shtune dhe te diele 10 AM-04 PM ne: Safe store 105 Mayes Road Wood Green London N22 6UP
NGJITUR ME SHOPING CENTRE
07817797374
LONDON APRIL 2008
NiCKS MOTORS Per te gjitha problemet e automjetit tuaj drejtohuni tek ne
22
MENDIMI JUAJ ËSHTË SHUME I VLEFSHËM PËR NE Ne jemi shumë të interesuar për mendimin tuaj në lidhje me gazetën “The ALBANIAN” Kjo besojmë se do të shërbente më së miri si një barometër për të orientuar më mirë politikën tonë editoriale.
315/332 Cann Hall Rd London E11 3NN Tel:07940770150 / 07956368267 MISS SHQIPTARJA MB 2008
TË NDERUAR LEXUES! Jeni të lutur që të kontaktoni me redaksinë e gazetës "The ALBANIAN" për të shfaqur mendimet tuaja. Çdo mendim i juaji do të jetë i mirëseardhur. Ne kërkojmë që të jemi sa më afër jush. Na ndihmoni që t'ju ndihmojmë
The Albanian Newspaper 122 White Hart Line London N17 8HP www.gazetaalbania.co.uk albania7@gmail.com Tel/fax:02082169527
*Auto Repairs *Service *Spares
1. A mendoni se trajtohen sa duhet problemet e emigracionit? A mendoni se ka akoma tema dhe probleme në lidhje me emigracionin që mund të trajtohen? 2. A mendoni se duhet zgjeruar aktualiteti, pra duke pasqyruar më shumë çfarë ndodh me shqiptarët këtu, apo në diasporë? 3.A mendoni se janë përfshirë sa duhet problemet me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë ne diasporë, konkretisht në Britaninë e madhe? 4. A mendoni se ka informacione të mjaftueshme nga Shqipëria, Kosova apo trojet e tjera shqiptare? 5. A mendoni se është trajtuar mjaftueshëm tema mbi "ambasadorët" më të mirë, që na nderojnë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë në rubrikën profil? 6. A besoni se do të ishte e rëndësishme shtimi i faqeve për rubrikën opinion? 7. Çfarë mendoni për dosierët, copëzat e panjohura të historisë sonë? 8. Çfarë mendoni për faqen e fëmijëve, apo kuzhinën shqiptare? 8. A mendoni se janë të mjaftueshme 4 faqe në gjuhen angleze? 9. Çfarë do të donit të lexonit më tepër në gazetë? 10. Çfarë mendoni se mund të hiqet?
Do you want to register your company as A company limited by guarantee with the Companies house? Or A company limited by shares with the Companies house? Or A community Interest Company with the Companies house?
ALBA-MEDIA UK dhe MISS ALBANIANS UK Ltd filluan regjistrimet për spektaklin e vitit 2008. Ftohen të gjitha vajzat shqiptare që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlande t’i bashkohen listës për përzgjedhjen e princeshës shqiptare në UK. ALBA-MEDIA UK garanton pjesëmarrjen në evenimentet më të bukura në Shqipëri dhe në botë. Gjithashtu për të gjitha vajzat pjesëmarrëse do japim çmime dhe dhurata fantastike të cilat i mundëson vetëm ALBA-MEDIA UK Për më shumë informacione kontaktoni me koordinatoren ARJOLA CENI në tel. 07843619372 ose alba-media@hotmail.co.uk, www.missshqiptarja.org.uk www.albamedia-uk.com
Do you want to register your charity or community organisation as A charity with the Charity Commission?
In collaborations with The ALBANIAN newspaper we can assist you to get the registration you wish for your company or your charity. If you need this services or more information please email at Albania7@gmail.com , Tel: 07863583420 Or email us on rco.consultancy@gmail.com
INTERCONEXIS CONSULT www.interconexis.com
LONDON APRIL 2008 NGA 1-10 SHTATOR TË VITIT 1921, NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË POPUJVE, TË MBLEDHUR NË GJENEVË, PROF. BEDRI PEJANI PARAQITI NJË PROMEMORIE SI PËRFAQËSUES I “KOMITETEVE TË BASHKUARA TË SHQIPTARËVE IRREDENTISTË”. rof. Bedri Pejani, i cili përfaqësonte një nga figurat e spikatura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të kohës, me aktivitet intensiv qysh në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare, në segmentin kohor 1918-1921 ishte figurë qendrore në njërën nga organizatat më të fuqishme e më të organizuara atdhetare të kohës, pikërisht në komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, ku kryente detyrën e sekretarit. Dihet kontributi i çmuar i kësaj organizate për mbrojtjen dhe konfirmimin e rezultateve të arritura më 1912-1913, pra për shpëtimin e shtetit shqiptar, si edhe në arenën ndërkombëtare për ruajtjen e karakterit shqiptar të këtyre viseve, për kufizimin e dhunës serbe atje e deri për korrigjimin e padrejtësive që i ishin bërë në të kaluarën kombit shqiptar për çështjen e kufijve. Memoria e botuar integralisht më poshtë, e paraqitur nga B. Pejani në Gjenevë më 1921, në gjuhën frënge, është një dokument i rëndësishëm, mjaft i argumentuar, prandaj edhe pati jehonë, duke ndikuar në marrjen e disa vendimeve nga Kongresi për Mbrojtjen e të Drejtave të Popujve dhe në hartimin e miratimin prej tij të një rezolute në favor të “Shqipërisë irredentiste”, të cilat iu komunikuan telegrafisht Lidhjes së Kombeve dhe Konferencës së Ambasadorëve. Memoria iu ofrua, bashkëngjitur me fakte të shumta për gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, edhe opinionit ndërkombëtar, duke synuar sensibilizimin e tij për çështjen shqiptare të vënë në ato momente në diskutim nga Fuqitë e Mëdha. Duke pasur parasysh punën e madhe që bënte aso kohe B. Pejani së bashku me Hoxha Kadriun, kryetarin e komitetit “MKK”, për hartimin e promemorieve, deklaratave dhe dokumenteve të tjera të ngjashme, të destinuara për forumet ndërkombëtare, kancelaritë dhe personalitetet më në zë të shteteve evropiane dhe të SHBA-së, nuk ka dyshim se B. Pejani nuk ishte thjesht lexuesi i “memories”, në fjalë, por, së paku, edhe ndër hartuesit kryesorë të saj.
P
MEMORIE PARAQITUR NGA DELEGACIONI I SHQIPTARËVE IRREDENTISTË NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR
PËR TË DREJTAT E POPUJVE Shqipëria e pavarur dhe Shqipëria irredentiste
23
KËRKESAT E ATDHETARËVE KOSOVARË, DIBRANË E ÇAMË, TË PARAQITURA NGA BEDRI PEJANI NË GJENEVË MË 1921 Zoti President, Zonja e Zotërinj, Ju keni dëgjuar të flitet shpesh për Shqipërinë, sidomos në vitet e para dhe pas Luftës Ballkanike. Diplomacia e lartë më 1913, e quajtur koncert evropian, u mor me këtë çështje, në fakt me një nervozizëm që shpeshherë e bëri botën të kujtojë se ndodhej në prag të një konflikti të përgjithshëm. Po, Zonja e Zotërinj, është folur, flitet e do të flitet për Shqipërinë. Dhe a mund të marrë fund kjo gjë? Le të shpresojmë. Le të jemi, qoftë edhe fare pak optimistë. Por, sidoqoftë, jo pa parashikuar vështirësi shumë të mëdha për t’ia arritur realizimit të një zgjidhjeje përfundimtare dhe rrënjësore. Më lejoni të deklaroj që kjo çështje, e ashtuquajtur shqiptare, për shkak të një mendësie të pakuptueshme që mbretëron në sferat e larta diplomatike të shek. XX, po kthehet pak nga pak në një nyje të vërtetë gordiane. Ajo mbetet e pazgjidhshme dhe delikate, sepse aftësia e kontinentit tonë nuk i gëzon ato cilësi të larta morale të Ngadhënjyesit të Madh maqedonas. Ky është një labirint, Zonja e Zotërinj, sepse ajo që nga viti 1913, datë që përfundon me numrin e mallkuar, falë mendësisë së epokës politike në të cilën ne jetojmë, përbën një strumbullar konspiracioni dhe intrigash. Le të shpjegohemi pak më qartë: Problemi shqiptar, për nga vetë natyra e pozitës gjeografike të Shqipërisë, lidhet ngushtë me dy probleme të tjera të rëndësisë më të lartë, për dijeni: ai i Ballkanit dhe ai i Adriatikut. Dhe gjithnjë është folur për një ekuilibër adriatik pa qenë nevoja gjithashtu të flitet për nevojën e padiskutueshme për një ekuilibër ballkanik. U krijua një Shqipëri. Jo, mos e besoni këtë, Zonja e Zotërinj. E vërteta është që më 1913 u nda Shqipëria më dysh: njëra pjesë për t’i shërbyer si gjah imperializmit qesharak serbo-grek dhe tjetra, e quajtur e pavarur, në mënyrë mistifikuese, për të qenë një casus-belli për një luftë të ardhshme, botërore ose të pjesshme. Këtu, kam misionin e shenjtë të mbroj këtë Shqipëri të parë fatkeqe kundër zgjedhës serbo-greke që, për poshtërsinë e vet të pabesueshme, përbën sot një kryevepër turpi dhe shpifjesh për shekullin e Tolstojve dhe të Markonëve. Sa për të dytën, jam i sigurt se ajo do të mbrohet ndershmërisht dhe energjikisht kundër kujtdo, nga bashkatdhetarët e mi trima, të cilët me një luftë të ashpër prej 6 vjetësh ia dolën mbanë për të thithur ajrin e lirë të maleve tonë të bukura me armë në
dorë, i vetmi mjet që kurrë nuk i ka tradhtuar interesat e larta të shqiptarëve e të Shqipërisë. VËSHTRIM ETNIK DHE HISTORIK I KOSOVËS Tani, më lejoni, Zonja e Zotërinj, të përmbledh vështrimin etnik dhe historik të kësaj Shqipërie, të cilën bashkatdhetarët e mi e kanë quajtur “Shqipnia e robnueme”. Pjesa më e rëndësishme e kësaj Shqipërie përbëhet nga një krahinë e quajtur Kosovë, që serbët e pagëzuan aty nga viti 1353 me emrin “Stara Srbia”(Serbia e Vjetër) e që sot e quajnë Serbia Jugore. Është pjesa lindore e Ilirisë së vjetër, e ndarë nga Maqedonia prej maleve të Sharrit (Scardus) ose malet ilirike sipas Strabonit, Ptolemeut dhe Bogdanit. Në të banojnë 800 000 shqiptarë kundrejt 60 000 serbëve. Emrat gjeografikë të rajoneve që ajo përfshin pësuan një serbizim pothuajse të plotë gjatë sundimit të përgjakshëm dhe të përkohshëm të serbëve në shekujt XIII dhe XIV, por falë një sundimi pothuajse fiktiv të turqve, tiparet e saj etnike mbetën ilire, d.m.th. shqiptare. Hartografia e shekujve XV, XVI, XVII e XVIII, nuk na flet fare për emrin “Serbia e vjetër”. Megjithatë, letërsia e huaj e mori dhe e përgjithësoi këtë emër ireal, pa e gjykuar dhe pa dokumente, duke mos njohur faktin se ajo u shërbente synimeve imperialiste të rusëve dhe të serbëve të shekullit XIX. Falë bujarisë financiare të Peterburgut,
serbët përfituan jashtë mase nga ky emër për të shfrytëzuar dhe magjepsur mendësinë naive të Perëndimit, duke e mbytur me broshura dhe duke i kënduar kudo e gjatë më se një gjysmë shekulli kësaj Serbie legjendare me një histori të sajuar, me heronj që s’kanë qenë kurrë dhe me një sërë teorish qesharake. “Islamizim dhe shqiptarizim i serbëve të Serbisë së Vjetër!…”. E vërteta është se Kosova ishte dhe është ende shqiptare. Sundimi i vjetër serb la aty disa kisha dhe ai turk rreth 100 xhami dhe varreza me epitafe turke ose arabe. E robëruar nominalisht nga turqit, kjo krahinë drejtohej faktikisht nga ligjet shqiptare dhe guvernatorët shqiptarë, pasardhësit e të cilëve jetojnë ende në Kosovë. Dhe kur Turqia e sulltanëve, në fillim të shekullit XIX, nën pretekstin e futjes së reformave dhe në fakt për konsolidimin e sundimit osman në Shqipëri, provonte t’i jepte fund mbretërimit të familjeve shqiptare, ajo hasi në një kundërvënie kombëtare të drejtuar nga Mustafa Pasha, Vezir i Shkodrës, i cili e ndoqi ushtrinë e shpartalluar të sulltanit deri në Filipopol. Nga ana tjetër, historia serbe nuk mund të përmendë, pas betejës së parë të Kosovës më 1389, që rrëzoi Perandorinë e Car Dushanit, asnjë lëvizje kombëtare serbe që të ketë mundur të zhvillohet në Kosovë kundër sundimit turk. Përkundrazi, historia osmane ka shënuar 54 kryengritje të mëdha shqiptare të komanduara dhe
drejtuara në pjesën më të madhe nga shqiptarët e Kosovës. Ku ishin pra, këta serbë të Serbisë së Vjetër, kur shqiptarët zhvillonin një veprimtari kombëtare kaq të madhe?… E për më tepër, perandoria e themeluar nga i famshmi Car Dushan, që zotëroi Shqipërinë më 1345, u prish më 1389 në vijim të një beteje të vetme të humbur dhe kjo ndodhi në një periudhë kur sundimi turk në Ballkan ishte ende shumë i dobët. Përkundrazi, shqiptarët iu kundërvunë po kësaj perandorie osmane, madje në kohën kur zotëronte Kostandinopojën dhe kërcënonte Evropën mbarë, duke i shkaktuar ushtrive të Muratit të Dytë dhe të Mehmet Pushtuesit, me qëndresën e tyre më se 25-vjeçare, 22 humbje në beteja të njëpasnjëshme. Serbët e propaganduan dhe e shfrytëzuan disfatën e Kosovës dhe bindën mendësinë perëndimore se fusha e Kosovës, vendi ku qe varrosur Fuqia serbe e shek XIV, nuk ka qenë e nuk mund të jetë veçse një vend serb. Një teori me të vërtetë e çiltër dhe e hollë! Por e vërteta është se fusha e Kosovës, qoftë për nga pozita e saj gjeografike, qoftë për artin ushtarak të epokës në fjalë, përbënte një vend takimi të mrekullueshëm për ushtrinë turke dhe ato të kryqtarëve. Së fundi, a është dëgjuar ndonjëherë të flitet, qoftë edhe për një vitalitet minimal të serbëve të Kosovës, gjatë shekujve dhe në vitet para 1912-s? Jo, dhe kjo për arsyen e vetme që Kosova është një pjesë përbërëse e atdheut shqiptar qysh nga kohërat para-historike.
LONDON APRIL 2008 NGA EMANUEL BAJRA jëra nga temat më të forta dita – ditës sot si në diasporë ashtu edhe në vendlindje në Kosovë, detyrimisht është se çka do të bëhet tani pas arritjes së pavarësisë ? mërzitem sepse pyetja po mbetet akoma e tillë, d.m.th premisë vetëm për të pyetur dhe asgjë më shumë. Ndërsa qeveritarët e qeverisjes momentale janë të hutuar se si të vejnë një “sistem” në “rregull” duke filluar që nga Ministri I Shëndetësisë e deri te formimi I Ministrisë së Jashtme të Kosovës që për fatkeqësi shumica prej këtyre politikanëve qofshin ata të qendrës apo edhe periferisë, akoma mendojnë se është gjëja më strategjike internale politike për tu arritur pasi që me këtë arritje Kosova do ti ofrojë Darfurit një zgjidhje politike, ndërsa Maqedonisë do të ia rregullojë cështjen e emrit të saj, përderisa do të ndihmojë që ratifikimi I draftit të ri (Traktatit të Lisbonës ) të jetë sa më solid dhe më efektiv. Më besoni, se çka nuk ju shkon në mendje atyre politikanëve në Kosovë, mendojnë se e kanë në dorë një cope të rëndësishme të turbulencave ndërkombëtare dhe se okupimi për ministrinë e jashtme nga një parti politike është fuqi strategjike dhe mba monopolin e shumë proceseve tjera.
N
Diçka mungon këtu si shumë herë më parë – mungon pikërisht qasja reale në çështjet që janë të rëndësisë së parë e që I kam radhitur shumë herë në tituj të ndryshëm në organin The Albanian. Së pari, shumë herë e kam përsëritur se, (jam I obsesionuar me këtë pikë) – ekonomia dhe zhvillimi I saj janë prioritet, themelimi I institucioneve jo-burokratike të eficiencës ekonomike e financiare si edhe ri-shikimi I të gjitha politikave fiskale kombëtare – të ngriten prioritetet në nivel më të madh dhe të adresohen me programe konkrete. Si duket këto të gjitha janë diku në planet e sirtarët të ndonjë politikani të Kosovës apo edhe ndërkombëtari por ama prob-
24
Ç’ka pas pavarësisë ? lemi është se duhet t’i themi mjaft krenarisë personale që njëri apo tjetri ka arritur në një pozitë të caktuar dhe ofensiva e përgjegjësive u ka verbëruar aftësitë të merren me gjërat konkrete. Të fillojmë së pari me gjendjen e pensioneve ku qeveria lemeriset pas premtimeve të saja të mëhershme se ato do të rriten në një nivel më të madh por që do të thotë ndoshta edhe 80 euro – nuk është e mjaftueshme zoti kryeministër, nuk është e mjaftueshme po që se rritjet kapin shifrën 200 euro – sepse duke marrë në konsideratë kontributet e akumuluara ta themi 35 vite të një punëtori arsimor atëherë ko-efecienti ( duke konsideruar monedhën Euro ) kap shifrën në 400 Euro për muaj ( pensioni shtetërorë ) ndërsa afërsisht 500 – 600 Euro për pensionet private. Natyrisht është shumë e thjeshtë logjika e qeveritarëve se duhet të marrim në konsideratë këtu kushtet e sotme të zhvillimit si edhe të kaluarën e afërt – nuk është e mjaftueshme të nderuar shokë e bashkatdhetarë. Duhet të bëhet më shumë për pensionistët, duhet të bëhet më shumë për të rinjtë dhe më shumë për infrastrukturën. Ata thonë se mbetet në “…duar të ndërkombëtarëve të na ndihmojnë dhe presim mbështetjen e tyre si financiare ashtu edhe politike në mënyrë që të ecim përpara”, zot o zot se sa gabim është kjo – totalisht e pa pranueshme por ama premisë që I justifikon ata dhe I bën që të jetëgjatësojnë ulësen ne karrigen e tyre politike. Po të kishte Kosova vetëm dy apo tri probleme gjithçka do ta gjente zgjidhjen e vetë, por ama e vërteta që fshihet pas virtuales politike është se gjërat nuk shkojnë duke u përmirësuar nëse nuk punohet dhe mendohet me logjiken e atyre organizmave që kemi as-
pirata të I bashkohemi. Ne kemi më shumë se tetë vite që aspirojmë e bërtasim që të I bashkohemi institucioneve ndërkombëtare si edhe Bashkimit Evropian duke mos marrë parasysh këtu hiç fare kapacitetin tonë politik dhe ekonomik kjo punë është e largët – duhet të jemi realist. Të I vëmë në rregull së pari problemet e vogla apo cikërrimat siç I thotë populli e pastaj të shikojmë me vizion më të largët. SI duket se çka politikanët tanë po duan të arrijnë është të mendojnë për të largmen shumë më herët në mënyrë që kjo të iu mundëson atyre forcim pushteti. Mund të gjejmë sot edhe prej atyre që mendojnë se dialogu me popullin duhet të fillojë me një konstancë tjetër , me atë të bashkimit kombëtare ose partneritetit me më të fuqishmit – por ama të nderuar bashkatdhetarë ; çka kemi ne të ofrojmë ? zinkun, plumbin, thëngjillin, tokat tona pjellore, 2 milion e gjysmë konsumator? apo malet tona turistike që nga Brezovica ? apo banjat e shëndetit ? tani për tani struktura jonë – Kosovare – e shfrytëzimit të këtyre resurseve mungon, këto janë kapital që nuk mund të futet në funksion të fuqishëm pa u ri-strukturuar objektivi dhe gjetur tregu I mirëfilltë ndërsa kujdes duhet të I parashtrohet edhe shfrytëzimit të këtij kapitali nëse arrihet të këtë qasje në tregjet ndërkombëtare – d.m.th “ NESE” ajo arrihet. Po mirë, ta themi se një ditë ajo do të arrihet , kur ? edhe dy vite ? pesë ? dhjetë ? apo pesëmbëdhjetë ? – edhe po që se u arrit ta themi në katër vite atëherë pyetja shtrohet se ku do e fusim në funksion tërë këtë kapital ? natyrisht siç edhe po mësojmë nga tradita e tregut te lire, të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të shkojë në bankat e Amerikës dhe Evropës si kapital I ngrirë e që
edhe ri-pagesa e borxheve ndërkombëtare do të shtojë presionin mbi kapitalin. Mungesa e infrastrukturës solide në lidhje me përçimin e ekonomisë në kanale të rregullta është një problem tjetër që gjithnjë është neglizhuar nga qeveria dhe organet e tjera. Kështu mund të themi së që nga fillimi I futjes
së tregut të lirë në Kosovë, historikisht mund të themi se daton qysh nga kohët para-Romake që nga Dardania e vjetër, ndërsa përhapja e tregut formal të “lirë” arriti të forcohej më tepër gjatë viteve 90-ta gjatë regjimit Miloshevician – kjo periudhë e rëndësishme kohore në ekonominë e Kosovës, mësojë të gjithë biznesmenët Kosovare të adaptohen në sistemin që jetonin d.m.th në një sistem mafioz të biznesit ndërsa e tërë kapitali operonte jashtë kufijve të Kosovës. Një gjë bënte regjimi I Miloshevicit që konsiderohej si “profesionale” – tatimet dhe korrja e tyre e cila organizohej në mënyrë strategjike në formën e letrës jeshile të pagesave , plaçkitjes direkte të “inspektorëve” të tregut në pazaret e Kosovës, plaçkitjet e importeve ( d.m.th në këtë periudhë jo vetëm që ishim humbës në aspektin e mundjes së importeve ndaj eksporteve por edhe importet plackiteshin me tatime drakoniane apo edhe stimuli I mitosë e korrupsioni apo lidhjeje të ndryshme në mes të biznesmenëve dhe regjimit më të gjithë strukturën e saj), mitot në shërbimet publike si për pasaporta apo për ndonjë shërbim për prona dhe tatimet në pronën e biznesit dhe të banimit, qasja direkte që kishte qeveria e Serbisë në kontrollimin e të gjitha të mirave materiale në Kosovë duke e bërë Kosovën kështu një qendër të vjeljes së kapitalit dhe
pasurisë – nuk po flasim këtu për shfrytëzimin e pasurisë minerale e natyrore të saj . Pra, kështu në këtë mënyrë , për të luftuar për një vetë-ekzistencë dhe pasurim të shpejtë biznesmenët e atëhershëm Kosovar ishin mbështjellur rreth atij sistemi që iu garantonte atyre një prosperitet dhe qasje kudo që ata janë në gjendje të shkojnë por ama aty kishte shumë
kushte e kritere. Biznesi ynë vuajti por edhe u pasurua ndërsa populli/konsumatorët ishin vetëm vegël për të shpenzuar . Merre me mend ne nuk kishim qasje as në bankat kursimtare që jo vetëm që nuk kishim besim por nuk ofrohej asgjë e vlefshme që do të inkurajonte dikë të kursente – këtu ishte strategjia se regjimi nuk të donte ty si kursimtar por si shpenzues sepse në këtë mënyrë arritej deri te pasurimi I shpejtë dhe vjelja më e suksesshme e pasurisë si edhe mbajtja nen kontroll e monopol te ciklit ekonomik. Tashti çka ka mbetur për tu bërë? shumë më shumë se sa që mund të paramendohet por duhet që më shumë të insistohet që problemet jo të grumbullohen por të adresohen. 1. Të fillohet me një komision të adresimit të problemeve I cili gjeneron kompetencat nga parlamenti dhe qeveria por që do të këtë fuqi monitoruese – ky komision duhet të jetë ad-hoc dhe qëllimi I tij duhet të jetë të grumbullojë informacione dhe të rekomandojë qeverisë se cfarë hapa duhet të merren dhe prej ku duhet të fillohet. 2. Gjashtë muaj duhet ti jepet kohë komisionit që të grumbullojë, analizojë dhe konkludojë me sugjerime në mënyrë që qeveria të informohet më herët për problemet akute dhe prior-
itetet tjera. 3. Infrastruktura e biznesit të vogël duhet të prezervohet dhe të forcohet me anë të reduktimit të taksave pa marrë parasysh se kjo do të stimulonte një avancim të këtij biznesi por megjithatë duhet të kultivohet me kujdes dhe monitorim të operacioneve të tij pa të drejtë ndërhyrjeje.
4. Të përcaktohen kritere bizneseve me kapacitet të madh që të arrihet një ofensive-punësimi të të rinjve e ku prioritet të këtë grupi I të rinjve të shkolluar apo edhe me diploma të shkollimit të mesëm. 5. Fondet që vijnë nga jashtë të investohen në përmirësimin e kushteve në edukim në të gjithë nivelin dhe të krijohet një fond I studentëve që do të mundësonte qasjen e tyre në grante dhe kredi jashtë tregut. 6. Të ri-shikohet kurikulumi I shkollave fillore dhe të mesme në mënyrë që të observohet zhvillimimi I fuqisë punëtore në bazë të kërkesave të kohës dhe të nevojshme. Kjo natyrish pa ndërhyrje në treg apo në përcaktimin e kritereve penguese për zhvillimin e teknologjisë dhe shkencës. 7. Krijimi I Ministrisë së punës sezonale, talentit dhe kualifikimeve – kjo ministri duhet të përdoret si qendër për alokimin e të rinjve dhe individëve që kanë talente në fusha të ndryshme e që do të iu mundësonte qasje në tregjet Evropiane të punës - sezonale – qëllimi është që për çdo kualitet edukimi që Kosova krijon të mos lejohet “ikja e trurit” jashtë vendit por të krijohet një lidhshmëri indirekte me vendlindjen me anë të stimulimeve në kar-
LONDON APRIL 2008
25
“THE ALBANIAN” KA HYRË NË FAZËN PËRFUNDIMTARE NJËRI NDËR PROJEKTET MË AMBICIOZE TË SHQIPTARËVE NË MBRETËRINË E BASHKUAR. ME DHJETËRA SHËRBIME SHQIPTARE DHE PËR SHQIPTARËT JANË BËRË PJESË E KËTIJ PROJEKTI. N JEMI PËRPJEKUR QË TË JEMI SA MË GJITHËPËRFSHIRËS DHE BESOJMË SE KEMI MUNDUR TË THYEJMË SADOPAK PERCEPTIMET E GABUARA NË LIDHJE ME KOMUNIKIMIN MES SHQIPTARËVE, DUKE U PËRPJEKUR TË PËRÇOJMË MË SË MIRI MESAZHIN QË KY PROJEKT DO TË PËRCJELLË. JANË TË LUTUR TË GJITHË BIZNESMENËT SHQIPTARË TË VEGJËL APO TË MËDHENJ QË KANË DIÇKA PËR TË OFRUAR PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË BRITANI TË MADHE, (IRLANDË E VERIUT, SKOCI, WELLS ANGLI) QË TË MOS MUNGOJNË NË KËTË PROJEKT. NË FUND TË FUNDIT NE DO TË DËSHMOJMË EDHE SHKALLËN E INTEGRIMIT TONË NË SHOQËRINË BRITANIKE.
Është nisur një projekt për ata që nuk duan të mbeten anonimë... jë telefonatë nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë, pasuar nga të tjera telefonata nga përfaqësues të USAID-it, na bënë të besojmë për një mungesë të madhe tek mërgimtarët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
N
riere, pagë si edhe pensione të mira. 8. Të përcaktohen objektiva në nivelin komunal që për çdo gjashtë muaj të arrihet nivel I lartë I punësimit deri në 5000 individ. Qeveria qendrore duke shfrytëzuar mekanizmat e fundit të propozuara nga Ahtisaari për decentralizimin, të ndërlidhë përgjegjësinë në komuna në lidhje me ngarkesat e punësimit – kjo natyrisht kërkon që kryetarët e komunave të behën guvernator komunash me kompetenca më të mëdha dhe të fuqishme si në aspektin e operacionalizimit, ekzekutimit dhe rezultateve konkrete – fuqinë e tërheqjes së kompetencave të këtyre “guvernatorëve” duhet ta këtë Kryeministri në bashkërendim me Presidentin. 9. Të krijohet një rrjet I fuqishëm I unazës së konkurrencës në nivelin komunal – kjo unazë do të raportonte çdo tre muaj para një komisioni të përbërë nga kryeministri vetë dhe ministrat e ekonomisë , financave, telekomunikacionit, brendshme, dhe pushtetit lokale
BRITAIN'S FIRST GUIDE TO ALBANIAN BUSINESSES AND SERVICES Në të vërtetë përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit, apo koordinatorët e USAID-it kërkonin disa shërbime shqiptare, në mënyrë që të prezantonin Shqipërinë në mënyrën më të shkëlqyeshme të mundshme në panairin e organizuar pak kohë më parë në Londër. Por jo të gjitha shërbimet e kërkuara u gjendën edhe pas njoftimeve nëpër internet... Kjo mungesë që u vu në pah këtë rast, ishte shtysa e parë për të ndërmarrë një iniciativë relativisht të vështirë, por që absolutisht me besimin e madh për ta përfunduar me sukses. Ajo që ne të gjithë e shquajmë dhe pranojmë si mungesë, është mosekzistenca e një broshure, përmbledhjeje, katalogu, ku mund të jenë të ekspozuara shërbimet shqiptare. Shpesh ka rastisur që shumë mërgimtarë të pyesin për shumë e shumë shërbime, ashtu sikurse vazhdojmë akoma të pyesim të afërmit apo miqtë, për një X apo y shërbim, pasi fatkeqësisht pjesa më e madh e shërbimeve shqiptare akoma nuk kanë arritur që shërbimet e tyre t’i ekspozojë në internet, apo që një pjesë e mërgimtarëve nuk e përdorin internetin. Mungesa e një publikimi të tillë, pra një përmbledhjeje e shtypur, ka bërë që të stonojë komunikimi mes nesh si mërgimtarë, apo thënë ndryshe mes shërbimeve dhe konsumatorit. Nuk janë të paktë ata mërgimtarë që telefonojnë në redaksi dhe pyesin për kontaktet e shoqatave të ndryshme shqiptare që veprojnë ne Britani, për të vazhduar më tej me pyetjet për shërbime nga më të ndryshmet. Pra ka një hallkë të komunikimit që mungon. (Shërbimet që ofron gazeta janë vërtet
e punëve publike. Kjo unaze duhet të këtë si qëllim inkurajimin e komunave në arritjen e objektivave të qarta në këto fusha: A. Punësimi - çdo gjashtë muaj 1000 deri në 5000 individ të punësuar - rezultati të shpërblehet me 10 milion grante + për gjashtë muaj B. Krimi - ulje minimale të të gjitha krimeve prej të lehtave deri më të rëndat – vrasjet për çdo gjashtë muaj ( vrasje = 5 milion grante + për gjashtë muaj ) C. Higjiena komunale me rrethe – Departamenti shëndetësisë bën observimet dhe investigimet , përpilon raportin dhe rekomandon rezultatet. D. Edukimi – të arrihen rezultate maksimale që çdo gjashtë muaj nga çdo komune të dalin nxënës të shkëlqyeshëm në numër të konsiderueshëm ( të përcaktohen me rregullore qeveritare ) dhe rezultati të përcaktohet nga ministria e arsimit. E. Shëndetësia – arritja e objektivave në këto fusha : i. Higjiena në spitale ii. Shërimi I sëmund-
simbolike në krahasim me idenë për gjetjen e një mënyre tjetër komunikimi, ku natyrshëm përfshihen shumë më tepër elementë) Kështu që në momentet e para e quajtëm domosdoshmëri ndërtimin e kësaj ure lidhëse dhe që është drejtpërsëdrejti në shërbim të mërgimtarëve shqiptarë të këtushëm, duke dëshmuar edhe shkallën e parë serioze të integrimit. E vështirë? Mund të thuhet se nuk është shumë e lehtë dhe këtë e konstatuam që në kontaktet e para që patëm me disa miq dhe bashkëpunëtorë të gazetës. Madje mësuam se kjo ide paska ekzistuar prej kohësh, por askush nuk e ka marrë përsipër. Nuk është thjesht vetëm shuma e madhe që kërkohet për një publikim të tillë, pasi vërtet kërkohet një kualitet i padiskutueshëm dhe një tirazh vërtet i madh, në mënyrë që mesazhi të arrijë kumbimin e duhur. Problem duket se qëndron në mosndërgjegjësimi në shkallën e duhur të biznesmenëve shqiptarë për rëndësinë e këtij katalogu, guide, apo një tip
jeve të rrezikshme për jetën iii. Ulja e përqindjes së vdekjeve të shpeshta iv. Trajtimi I klienteles ( pacientëve ) v. Arritja e objektivave për kujdes në maternitete, pediatri, në kujdesin ndaj të moshuarve. vi. Të renditet numri I pacientëve për çdo gjashtë muaj dhe në bazë të asistencës së marre te arrihet te alokohen fonde shtese ndihme nga qeveria qendrore. vii. Reagimet ne rastet urgjente. viii. Furnizimi me barna dhe ndalimi I vjedhjes se tyre . F. Infrastruktura rrugore – objektivat të përcaktohen në bazë të kujdesit dhe reagimit ndaj çrregullimeve në rrugët e transportit dhe trafikut urban. G. Infrastruktura Teknologjike – objektivat të përcaktohet në bazë të përdorshmërisë së internetit dhe kompjuterit nga popullsia lokale e komunave – shpërblimet të përcaktohen nga rrjeti I unazës ( psh: komuna me më së shumti përdorues të shpërblehet me
“Yelloë pages” me shërbimet e këtushme shqiptare apo me bizneset që ofrojnë shërbimet më të mira edhe për konsumatorin shqiptar. Por ne vërtet shpresojmë se duke qenë se pjesa më e madhe e biznesmenëve të këtushëm kanë një kohë jo aq të paktë, nuk kanë nevojë për ndonjë këshillë marketingu në raste të tilla dhe nuk dimë se cila mund të jenë arsyeja për mos qenien pjesë në këtë projekt, që me modesti mund të konstatohet si më të mëdhenjtë e këtushëm. E ndërsa bënim përgatitjet e nevojshme për realizimin me sukses të kësaj ideje u kujtuam sesi rreth katër vjet më parë, së bashku me disa miq aktivistë të komunitetit, ishim pjesë e një grupi që na ishte ngarkuar identifikimi i shoqatave, organizmave apo grupimeve të shqiptarëve në MB. Atëherë nuk ka qenë shumë e lehtë dhe vetëm identifikimi i shoqatave dhe organizmave shqiptarë, pati marrë një kohë jo aq të shkurtër, por tashmë besojmë se janë kushte krejt të tjera. Shumica e komuniteteve që jetojnë në Britani thuajse e kishin një katalog apo përmbledhje të shërbimeve të tyre,
teknologji shtesë në shkollat e saj ) 10. Të përcaktohen vizita të rregullta çdo pesë muaj të Kryeministrit e ministrave në të gjitha komunat që të krijohet një rrjet I drejtpërdrejt në mes të masës dhe qeveritarëve. 11. Të stimulohet kursim më I madh I masës duke iu mundësuar reduktimet në taksa për familjet me më shumë se 2 fëmijë dhe njërin prind I pa punë. 12. Të përpilohet një portfolio e kategorizimeve të familjeve në bazë të nevojave ekonomike, ndihmave sociale dhe mundësisë së punësimit – në këtë kuadër të përcaktohet po ashtu edhe një fond shtesë për ndihma sociale që do të mund të kategorizoheshin në këtë formë : a) Dy prindër ( një I pa punë ) , tre fëmijë – ndihma sociale p/m 250 Euro b) Dy prindër ( të dy në punë ) , dy deri në tre fëmijë – ndihma sociale reduktim taksash deri në 10 % në të ardhura .
madje në një katalog grek që pamë, mësuam se kishte qenë kryehirësia e kishës së këtushme greke, që kishte ndihmuar drejtpërsëdrejti në botimin e tij. Është e vërtetë që ne nuk kemi ndonjë “kryehirësi”, por duke e quajtur si një nevojë tepër praktike dhe duke besuar së paku në pragmatizmin shqiptar, nuk kemi asnjë pikë dyshimi në suksesin e këtij projekti. Kjo u dëshmua në gadishmërinë e pothuaj të gjitha shoqatave shqiptare në Britani për të qenë pjesë e këtij projekti, ashtu sikurse në ndihmë e përfaqësuesve të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë. Projekti ka nisur natyrisht për ata që nuk duan të mbesin anonimë. Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services
c) Dy Prindër (asnjëri në punë) , dy e më shumë fëmijë – ndihma sociale ( obligative statutare ) deri në 850 Euro. c) Një prind ( e punësuar – femër ) , dy e më shumë fëmijë – ndihma sociale ( obligative statutare ) deri në 700 Euro . d) Një prind ( I punësuar – mashkull ) , dy e më shumë fëmijë – ndihma sociale ( obligative sociale ) deri në 600 Euro . e) Një prind ( e pa punësuar - femër ) , dy deri në 4 fëmije – ndihma sociale deri në 1000 Euro . f) Një prind ( i pa punësuar – mashkull ) , dy deri në 4 femijë – ndihma sociale deri në 1000 Euro . Të gjitha fondet që krijohen për këto objektiva të mësipërme të kontrollohen nga sektori privat duke larguar kështu përgjegjësinë direkte të shtetit por që shteti të mos e humb fuqinë obligimin dhe etiken për kujdes ndaj njerëzve. Natyrisht kur lexojmë në mesin e atyre rreshtave të mësipërm
www.albaniancontacts.com info@albaniancontacts.com 164 Fonthill Road London N4 3HP TEL/FAX 02072633661
ne gjejmë veten në një botë të virtualitetit – por iniciativa ndodhet në idenë e veprimit dhe gatishmërisë nga ana e politikës aktuale. Se sa është e gatshme kjo klasë politike të bëjë një sakrifice të tillë apo edhe të shkojë kaq larg sa që të kujdeset më tepër për resorin human – mbetet të shihet deri në fundin e vitit 2010 – kohë kur do të kishim më tepër mundësi të spekulojmë dhë të shikojmë mbrapa për të bëmat e një klase politike që e mban vehten si pishtarë e parë e deklaratës së pavarësisë. Detyrimisht si gjithçka në proceset politike e jo politike është e përcaktuar të destinohet për tu realizuar apo dështuar a ndërsa përpjekjet për një jetë të mirë nuk duhet të dekurajohen vetëm se ka vështirësi përpara – klasa politike ka vetëdijen ndërsa po mungon kurajoja apo edhe më larg, ndoshta edhe paaftësia për të logjikuar me drejtë dhe ferrë. Një proverb I lashtë Kinez thotë : “I jep peshkatarit peshkun e ushqen atë për disa ditë, po I dhurove shkopin e peshkimit ti I dhuron ushqim për jetë”.
LONDON APRIL 2008
Nëse dëshironi që të keni një festë të paharrueshme ka vetëm një emër
Bëjmë pronetime të çdo lloj feste, ditëlindje, fejese martese etj Kontaktoni SOFINË tel:
Magic Flute Hall
0777 8192291
www.albaniancontacts.com Mënyra më e mirë për të mos mbetur anonim... Çfarë pret?!...
New SWS Garage Mechanical Services General Servicing Engine repairs Braking Systems, Clutches, Exhaust Electronics, Electrical, Welding Tyres Fitted & Wheels Balanceda
348 Hermitage Road
London N15 5BR Tel:0208809 2221 Fax: 0208809 9111 Mobile: 07976 716 175
Ofrojme sherbime te garantuara Çmime konkuruese Per cdo problem te makines suaj mund te kontaktoni ne cdo kohe apo te vini tek servisi yne. Oferte speciale per shqiptaret Kenaqesia juaj eshte detyra jone
&
Car wash
10 000 kopie “The Albanian” ekziston një mënyrë për të menduar për biznesin tuaj...
Shume biznese i besojnë gazetës suksesin te tyre. The Albanian Newspaper The Albanian Newspaper 122 White Hart Line London N17 8HP www.gazetaalbania.co.uk albania7@gmail.com
Tel/fax : 02082169527
26
LONDON APRIL 2008
NGA YLLI PERMETI istoria kundrohet dhe rrëfehet pashmangshmërisht që nga lindja e njerëzimit si e pandarë nga individi dhe rrjedhimisht individi është pjesë e historisë. Ashtu si individi i cili manifeston dy histori: një për t’u admiruar dhe një për t’u kamufluar, apo një e keqe dhe një e mire; edhe historia ka dy partitura të cilat ‘vadisin’ mendjen e njeriut anakronik. E kaluara ka qenë në përgjithësi, me e trishtuar sesa e lumtur (përpos mitit Atlant) dhe historia individualo-kolektive ka qenë në të gjitha përmasat e saj e zymte. Ku me shume dhe ku me pak.
H
Ngasa na mëson historia, kemi patur oshilacione të konfiguracionit ‘luftarak’ dhe gjakderdhje të përmasave të tmerrshme midis nesh. E gjithë kjo, rezulton për shkak te irracionalitetit, papjekurise, superficialtetit apo marrëzisë që përmban individët në të gjitha epokat e tij; pra që nga lindja e njerëzimit. Njeriu i (ri), i cili vazhdon të jetë anakronike, mundohet të ngrejë instrumente në të cilët të vendos norma, ligje, kanune apo kritere nga ku të mos mbizotërojë forca shkatërruese. Pra në vija të përgjithshme, individi, fiset, qytetet, popujt apo tashmë shtetet manifestojnë (ashtu si politika) dy parime kontraversale: atë të shtypjes dhe të lirisë. Në të kaluarën, kjo është arritur ne mos hir me pahir. Në të tashmen, mesa duket është pothuajse e njëjta gjë por duke trajtuar metodologji agjidatuese, propangaduese, reklamuese, marketingu, paketimi miklues, koaksues dhe një sere aplikimesh të tjera me qellim që të nënshtrojnë masën dhe të mpijnë vetëdijen. Por historia ashtu si individi, evoluon, dhe mesa kushtëzohet duhet të mbizotëroj racionaliteti dhe jo shpirti anakronik. Ngasa u tha me lart, përkufizimi ‘pleonazmatik’ historik ka lidhje të ngushtë me kompozita që janë përdorur në kohë të ndryshme ku njerëzimi është përshkuar nga një mori flijimesh, luftërash, pushtimesh, therjesh, holokaustesh dhe se fundi gjenocidesh - midis popujve qe mundohen të irredentojne apo tjetërsojnë popullsi te tjera në emër të fesë, tribalitetit, racës, ngjyrës apo maxhoritetit. Shume popuj sot, për të kaluarën e tyre krenohen por shume të tjerë përulen. Një krenari narcistike me përmasa antihumane ka gllabëruar shume popuj dhe mesa duket me shume sesa asnjë tjetër Serbinë, Rusinë duke u pasuar nga Greqia dhe mbetet te rigjallërohet ‘përbindëshi’ Kine. Serbia u mund, ndërsa Greqia duket se po hallavitet midis mitit dhe historisë. Miti në vetvete është mit, imagjinate, fiksacion, trill apo gjithçka tjetër qe mund te krijoj imagjinata. Pra aty ngatërrohen edhe shumë të tjerë midis përrallës dhe pragmatizmit. Ketë e shohim edhe në individ te ndryshëm qe historinë e shohin vetëm si arritje shoviniste dhe jo luftë për liri. Në këtë hulli apo istikam ka rënë edhe shkrimi/paragrafi sipërfaqësor dhe krejt i gabuar i datës 12/03/2008 në gazetën shqip nga autorja Monika Shoshori Stafa qe respektivisht citon: ‘Çlirimi psikologjik prej mitit të Kosovës do të mundësojë që edhe në Beograd më së fundi e drejta historike dhe e drejta politike të shihen si dy
27
Vetëdija e mpirë gjëra që janë të ndara nga njëra-tjetra. Nëse e drejta historike do të trajtohej si e drejtë politike, atëherë Greqia do të mund të kërkonte, në emër të lashtësisë antike, edhe Marsejën dhe Parisin; bota arabe do të kërkonte Madridin dhe Evropa tërë Amerikën’. E shoh të domosdoshme të ritheksoj dhe t’a shoh të ardhmen të paktën rajonale krejt ndryshe, dhe meqenëse historia ashtu si individi ka dy kahe - ajo ka gabuar, pra historia. Historia tashme, interpretohet si një e keqe dhe një e mire. Në historinë njerezore, ka popuj te shumte ne mos pothuajse të gjithë që janë munduar apo kanë gjymtuar popullsi të tjera. Psh, në athinën e lashtë kishte polemika të forta midis ‘sukseseve’ aleksandriane në dëm të popujve të tjerë dhe percimit të demokracisë, nga iluminist si Aristoteli, Platon etj,. Pra edhe atje pikasim dy fryme, atë të shkatërrimit të të tjerëve dhe përhapjes së lirisë apo ngritjes së kultit individual. Në vazhdimësi historia botërore u përshkua kryekeput nga një agrsivitet i papare. Kanë kaluar më shumë se dymijë vjet që nga krijimet perandorake dhe shohim se popujt s’kanë zënë mend ende nga e kaluara. Kjo mendësi shtazarake, ka bërë si serbet por edhe grekët të paktën dymijë vjeçarin e fundit te kolonizojnë, tjetërsojnë apo copëtojnë trojet shqiptare. Dhe ja një shembull. Rreth viteve 1800 në zonën e Camerisë (pra para 200 vjetësh) popullsia ka qenë me shumicë shqiptare, rreth 75% e saj. Mbas dyqind vjetësh, shumica është greke. Pra kjo përmbysje numrash, është mendësia e kolonizimit apo asimilimit duke ushtruar të gjitha mjetet për të arritur ‘suksesin’ e mundshëm. Perandoritë si ato Mongole, Hellenistike, Romake apo Otomane u bazuan ne kolonizim dhe tjetërsim popujsh duke shfarosur shume popuj. Përfundimi është se ato dështuan, njëra me herët dhe tjetra me vonë. Mbas tyre kishim lëvizje popujsh dhe fisesh në treva të ndryshme të botës për arsye të ndryshme. Dhe shekulli i IXX dhe XX u përshkua nga ideologji ku u adoptuan variacione rrymash - në disa vende me dhunë dhe në disa vende duke u kthyer ithtare të tyre, pra ideologjive. Pra ishin dy kampe ai komunist dhe ai kapitalist që dështuan. Çdo kush që beson se jetojmë në kapitalizëm - gabon. Por qëllimi nuk është se a jetojmë në kapitalizëm apo në sistem tjetër por trajtimi se si të gjitha këto përpjekje asimiluese kundrejt popujve të tjerë (për më tepër atij shqiptar) kanë dështuar dhimbshëm për disa. Dhe le të kujtojmë një fakt historik: Rreth fillimit te viteve 1990 Miloshevici bën pazare me ministrin e jashtëm te atëhershëm greke z. Samaras. Ai i thotë atij qe te shkoj dhe t’i thoj kryeministrit grek Mitsotakis se ‘Shqipëria duhet ndarë’. Kryeministri
grek në atë periudhe ‘hapi kufijtë’ midis Shqipërisë ku ndërkohe në veri ravijezohesh platforma Millos h e v i ç . Shqipëria pothuajse boshatiset… Mitcotaqis deklaron në lidhje me kërkesën e homologut të tij se: si është e mundur, ne jemi evropiane!?. Deri këtu te gjitha duken mire dhe s’ka asgje te keqe ne lidhje me sensibilizim apo reflektimin Mitsotakis. Kryeministri maqedon Gligorof pohon në atë periudhe se jemi ardhës në lidhje me emrin qe u vetëquajtën Maqedon. Mesa duket gjerat ndërlikohen. Kalojnë jashtë s f e r ë s imagjinare. Ky përkim ngjarjesh veri-jug të lë me gojë hapur. Pse valle ngjarjet ishin aq zinxhir saqë në shkatërrimin total të vitit 1997 në Shqipëri, shumë deputetë greke deklaruan në kuvendin e tyre se erdhi koha për shpërbërjen e Shqipërisë dhe se ajo duhet ndarë me kasapin Milosheviç. Por mesa duket nuk ishte çasti optimal për ta. Ata ngurruan dhe shtjegzen nuk e tërhoqën. Kështu, kemi dështime të njëpasnjëshme të mendësisë anakronike ballkanase dhe leksfalciditeti (Lex Falcidia, pra kufizimi i lirisë) kalon në një epoke tjetër. Tashme kemi liri më të madhe dhe jehona e një padrejtësie transmetohet me shpejtësinë e dritës. Dikur një miku im (Cam) në Greqi me pat thëne: kemi ndërtuar gjithë Greqinë dhe këta nuk e vlerësojnë këtë rropatje. Por çdo gjë m’a tha me zë të ulët. Ndoshta ngaqë kishte frike se mos e dëgjonte dikush dhe ndoshta e ndëshkonte, e stigmatizonte… pra e përbuzte. Kjo ndodhte pothuajse para 10 vjetësh në realitetin greke. Mbas disa kohesh e pash se miku im s’kishte me frike nga vlerësimet e mësipërme dhe filloi ashtu spontanisht te ngrinte flamurin shqiptar dhe të krenohesh për zanafillën e vet. Një nga batutat e tij ishte se: kemi nxjerr burrin më famëmadh të Epirit, pra Pirron. Si për çudi ai shqipen nuk njehte por në vetvete kishte dinjitet dhe vendosmëri për atë që ishte. Njihte më
së miri historinë e vendit të vet, pra të Çamërisë. Kishte dëshirë të mësonte edhe shqip pavarësisht se dinte shume pak. Dalëngadalë shihja se ndrydhja shume shekullore e të qenit arvanitas apo çam dilte ne pah. Më bënte përshtypje. Ishin si ata fëmijët që mundohen të belbëzojnë. Madje në gazetarinë greke si ‘adjutant’ apo producent që isha në radio Antenna bashkë me kolegun tim i cili kishte një përvojë 30 vjeçare në gazetarinë greke dhe e njihte shumë mirë mentalitetin grek përqendroheshim në çështjet shqiptare. Sigurisht që ekzistonte frike. E-mailet ne çastin qe transmetonim tematika politiko-sheqerore ishin nga më të çuditshmet. Kolegun tim e quanin, si antigreke apo herë herë devijues i shpirtit narcisto-komik dhe atij eklisiastik. Por nuk e çanim dhe shume kokën, e dinim se ç’farë përçonim dhe mbanim balancat e mundshme. Eventualisht, Theodhoros Pangalos një deputet i partisë socialiste (PASOK) i cili përshkruhet nga ide radikale dhe me origjine arvanitase, deklaron ne lidhje me kontradiktën greko-maqedone se: ‘a na intereson ne si Greqi shpërbërja e Maqedonisë; dhe nëse po duhet të pranojmë një Shqipëri më të madhe. Madje maqedonët fatalitetin e tyre do t’a përballin atëherë kur do pohojnë qe nuk janë maqedonas por Bullgar’.
Pra influenca që ka ky ish ministër i jashtëm në politiken greke është e pamase. Por intuita e tij është e pakrahasueshme me disa të tjerë që ndodhen brenda territorit shqiptar dhe Shqipërinë e shohin si vasale greke apo serbe.
Mutatis mutandis Shqipëria do belbëzoj fjalën hyjnore ‘eter u krye’ pas asaj heroike ‘bac u kry’. Kambanat po bien edhe poshtë këmbeve tona. Tani s’ka me dyshim - çdo gjë ka marr udhën e vete edhe ne Greqi. Madje konfirmohet se shoqata ‘lidhja arvanitase e Greqisë’ do te riorganizohet pavarësisht humbjes së madhe dhe te dhimbshme te kryetarit te saj Aristidh Kola. Pra, përfundimisht vetëdija u ç’pi!
LONDON APRIL 2008
Intervistë me humoristin dhe komentatorin sportiv Veli Rada, me rast të 65-vjetorit të tij.
28
MES HUMORIT DHE KOMENTIMIT TË NDESHJEVE SPORTIVE
gjeta në prova duke u përgatitur për Mbrëmjen Festive “40 vjet humor”, kushtuar 65-vjetorit të tij. Në këtë shfaqje do të përmblidhen pjesët më të bukura humoristike të 40 vjetëve karrierë të z.Rada si dhe pjesë të reja të cilat do të jenë surprizë për publikun. “40 vjet humor” do të bashkoj artistë të njohur të humorit shqiptarë, këngëtarë, futbollist, kometator sportiv, etj. Veli Rada ka vetëm dy ditë që ka hyrë në 65-stat dhe ka akoma për t’i dhënë publikut. Ai duke buzëqeshur na thotë se “Gruaja e tij mbetet skena, humori, por ka dhe një të fshehtë, ka një dashnore, e cila është komentimi i ndeshjeve sportive.”
E
Z.Veli mund të na thoni çfarë përmban shfaqja që ju do të jepni me datë 1 prill? Në datën 1 prill në sallën e Akademisë së Arteve do të jepet Mbremja Festive “40 vjet humor”, ku do të përmblidhet krijimtaria ime e re dhe materialet më të bukura që kam realizuar ndër vite, në jetën artistike të Estradës së Tiranës. Kjo shfaqje do të ketë një pjesmarrje të gjera të artistëve, kolegëve të mi me të cilët kam ndarë hidhërimet dhe gëzimet gjatë gjithë jetës artistike. Do të jetë i ftuar Skënder Sallaku, Fadil Hasa, VasillaqVangjeli, Mariana Kondi, Behar Mera, Rita Ladi, si dhe dy aktorë të talentuar të Departamentit të Artit të QNK “Arbnori” Juli Iliriani dhe Arben Spahia. Përsa i përket pjesmarrjes së këngëtarëve do të jenë këngëtorët më të mirë si: Kastiot Tusha, Motrat Libohova, Myfarete Laze dhe dy këngëtare të reja Evis Mula dhe Samanta Karavello. Libreti është ii Bujar Kapexhiut, vetë natyra e tij kërkuse do të përcjell tek spektatori të qeshurën por larg banaliteteve dhe ofendimeve. Në shfaqje mund të ketë edhe lot por nga buzëqeshja. Unë me humorin tim dhe me fjalën time do kërkoj të godas por duke buzëqeshur. Është koncidencë se shfaqja jepet me datë 1 prill, që është quajtur edhe “Dita e gënjeshtrave” dhe shpresoj të thonë njerëzit që Veliu nuk është 65 por më i ri. Tjetër koncidencë është se me darën 1 prill 2004 u mbyll Estrada e Tiranës,
u mbyll historia e dhjetra artistëve të mëdhenj. Ndonjë detaj të kësaj shfaqjeje.... Detajet le t’ia lëmë më mirë shfaqjes pasi të gjithë mediat do të jenë të ftuara, mendoj që është më mirë të mbetet një surprisë për spektatorin. Por jam i bindur që ata që do shohin shfaqjen do të mbeten të kënaqur, sepse ka materiale që kanë mesazh të qartë, që prekin fusha të ndryshme sociale. Me sinqeritet në këto ditë të zymta njerëzit kanë nëvojë për pak optimizëm, le të jetë ky mesazhi i parë i gëzimit. Ne artistët me dashurinë e madhe do të përcjellim në këtë mbrëmje vetëm gëzim, kënaqësi dhe buzëqeshje.
Me datë 27 mars ju mbushët 65-vjeç dhe e festuar pranë familjarëve, miqve, dashamirësve. Si u ndietë në këtë ditë të shënuar për ju? Unë ende e ndiej veten të fortë edhe fizikisht edhe mendërisht, përderisa ende aktivizohem me sukses në të gjitha shfaqjet. Kam ende të pandarë nga jeta ime Mikrofonin e Radio Tiranës. Unë skenën e kam si gruan time, e respektoj shumë, por më lejoni të them për herë të parë që përveç gruas kam edhe një dashnore, rubrikat sportive, komentimin e ndeshjeve të futbollit. E adhuroj dhe nuk e di kur do ndahem prej saj. Edhe sporti do të ketë një panel me sportistët më të shquar ndër vite, në këtë shfaqje, ku do jenë edhe dy figura të mëdha të sportit, Prof. im Ismet Bellova dhe periudhën e artë të gazetarisë sportive Besnik Disdari. Mund të na i përshkruani emocionet kur keni bërë komentin e parë të një ndeshje? Nuk ka qenë e vështirë për mua pacvarësisht se ka qenë një rrugë e pashkelur. Radio Tirana kishte zëra të mrekullueshëm, Anton Mazreku, p.sh i cili në transmetim ishte një poet, e vazhdoi me dinjitet Ismet Bellova. Transmetimi im i parë i përket një ndeshje gjysëm finale të kupës së Republikës në Elbasan, Labinoti i Elbasanit me Besën e Kavajës, shkoi ndeshja me shtesë, edhe me penallti, ku fitoi skuadra e Besës. E kam mbyll
transmetimin, është i pari për mua, në të ka pasur shumë dramacitet dhe emocione, të nesërmen gazetat shkruanin: “ Një zë i bukur i shtohet transmetimit të Radio Tiranës”. Mund të na përmendni ndonjë moment të veçantë të karrierës tuaj si artist? Me të dhënëat e vokalit por edhe me plastikën mendoja se do isha aktor i Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) për role karakteresh. Me urdhër të Partisë shkuam në Estradën e Tiranës, atje gjetëm një kolektiv të mrekullueshëm pavarësisht se shpirti nuk u fut menjëherë në Estradë. Pak nga pak kjo u kalua dhe ai vend u bë shumë i dashur për ne artistët, sa pjesën më të madhe të kohës e kalonim aty. Shfaqjet ishin shumë dinjitoze, të bësh humor në kushtet e një kontrolli të rreptë ishte e vështirë. Kishte një Komision dhe hiqte pjesën më të bukur, për një batutë mund të shkoje dhe në burg. Unë kam qenë me fat që kam luajtur pranë aktorëveë të mëdhenj si Skënder Sollaku, Vasillall Vangjeli, Xhemal Myftiu (Kacja), edhe më të rinjtë, si Mariana Kondi, Rita Ladi, etj. Kam pas fatin të punoj me regjisor të mëdhenj si Pirro Manin, Bujar Kapexhiun, e shumë të tjerë. Puna në Teatrin Kombëtar mbeti pengu juaj? Mbeti, ndoshta më mirë që shkuam në Estradën e Tiranës se gjetëm një kolek-
tiv tgë mrekullueshëm. Mbeti nostalgjia për teatrin por Estrada është ajo që u martuam dhe do vazhdojmë të jemi të martuar. Nuk kuptoj se si mund të përcaktohet mosha e daljes në pension e artistit. Artisti duhet të dalë atëherë kur nuk ka më forcë fizike dhe mendore. Mund të na thoni një pjesë të vogël nga krijimtaria juaj? Unë kam disa materiale të reja, do të veçoja një material të Bujar Kapexhiut i titulluar “Kopraci”: Burri është koprac, i ka rënë një dy leksh, ai bën rrëmujë gjithë sallën për ta gjetur. Kur gruaja i thotë do shkoj në pazar, më jep lek për të blerë. Ai i jep (1000 lekë) dhe gruaja i thotë se është koprac, burri ia kthen: “Unë nuk jam koprac, të kujtohet kur erdhën miqtë dhe të thashë gostiti miqtë me ndonjë gjë freskuse, dhe ti ndreze ventilatorin?” Kur i jep (1000 lekshin ) për të bërë pazarin i jep edhe 3 receta, një për dhimbje e kokës së tij, një për ilacet e zemrës së gruas, një për ilacet e stomakut të djalit. Gruaj vazhdon e i thortë që je koprac, se dhe prindërit ashtu i ke pasur. Ai i thotë se ata prindër kanë bërë një alamet mashkulli, që edhe pse kanë kursyer nga ana e jashtme, janë treguar dorëlëshuar nga ana e brendshme. BISEDOI FLORI SLATINA
LONDON APRIL 2008
PËRGATITI PRANVERA SMITH ali dhe Liri Berisha, çifti që me shumë këmbëngulje dhe devotshmëri ka udhëhequr Shqipërinë drejt rrugës së demokracisë dhe mirëqenies emocionale dhe fizike të kombit shqiptar, shprehen haptazi për jetën e tyre private pas “dyerve të mbyllura”, aty ku media nuk e ka të lejuar të hyje....
S
29
LIRI BERISHA: SALIUN NUK MUND TA ZË KURRË, KA HAPA GJIGANDË...
SALI BERISHA SHPREHET: Si do ta përshkruanit bashkëshorten tuaj me tri fjalë? -Dua ta përmbledh me dy fjalë: Bashkëshorte e mrekullueshme! Çfarë ju tërhoqi në fillim tek zonja Liri? E para është shkëndija, dhe dihet se ajo ndizet nga pamja. Pas shkëndijës së parë mund të më pyesësh me të drejtë se çfarë nuk të ka pëlqyer tek ajo.... Mund të them se ka qenë një harmoni midis pamjes, shpirtit, sjelljes dhe përkushtimit të saj ndaj familjes dhe profesionit. Në cilat raste keni ndjerë më shumë nevojë për të? -Asgjë më tepër se nevojën e saj nuk ndjej. Dhe asgjë nuk ka qenë më e çmuar për mua në të gjithë karrierën time mjekësore dhe politike, sesa mbështetja e saj. A ju ka ndodhur ndonjëherë të zemëroheni me njëri-tjetrin? Natyrisht më ndodh. Por gjithnjë në një shkallë të papërfillshme. Rivendosja e qetësisë është një art jo i vështirë për mua, gjë që e bën Lilin të mos mbetet qejfprishur për një kohë të gjatë. Mbas kaq vitesh së bashku, çfarë vlerësoni më shumë tek bashkëshortja juaj? -Përkushtimin e jashtëzakonshëm që ka ndaj meje, fëmijëve dhe të sëmurëve. Qetësinë që ruan në çdo situatë, rregullin, ngrohtësinë dhe harmoninë që i jep shtëpisë. LIRI BERISHA SHPREHET Ç’mund të na thoni për përshtypjet e sjella nga vizita juaj në Amerikë? -Kam takuar tri herë Laura Bushin. Ajo më falënderoi përsëri për pritjen që i
bëmë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë për pritjen e grave tek “Sofra e Ariut”. Pas prezantimit me gratë e ftuara në atë pritje u ofruan disa gatime tradicionale shqiptare. Por asaj i kishte bërë përshtypje fakti që gratë e ftuara i kënduan dy këngë. Edhe zoti Klinton na takoi personalisht dhe na falënderoi duke na thënë ”Ju falënderoj për pritjen që i bëtë presidentit tim!”. Kur jeni martuar, a keni bërë muaj mjalti dhe çfarë mbani mend nga ajo kohë? -Sigurisht që po. Muajin e mjaltit e kemi kaluar në Shëngjin. Atëherë ashtu ishin mundësitë. Por ka qenë një muaj shumë i bukur dhe i paharrueshëm. Ka akoma “mjaltë” në lidhjen tuaj? Mjalti ynë nuk ka mbaruar akoma. Sepse kur bëhesh gjysh dhe gjyshe ke shijuar ëmbëlsinë më të madhe të jetës. Do të thotë të mbushesh me dashuri të pakufishme.
Duke iu kthyer kohëve të dikurshme. A e pranuan lehtë prindërit tuaj zotit Sali si dhëndër? -E kanë pëlqyer menjëherë. Mamaja e pëlqeu sapo e pa, kishte një intuitë të jashtëzakonshme për t’i njohur njerëzit e mirë. Ndërkohë që babai e vlerësoi shumë gjatë bisedave me të. Ai kishte shumë të përbashkëta me familjen tonë. Çfarë mbani mend nga dita e dasmës? Dolët nuse e bukur?
pasur. Nga viti 1991 e më tej jeta jonë ka qenë shumë aktive. Veçanërisht cilësoj si vit të vështirë 97-ën. Saliu ka ndikuar shumë tek unë, duke më dhënë siguri, besim dhe mbështetje. Si është zoti Sali brenda familjes? -Saliu ka një shpirt të butë dhe të gjerë, është njeri shumë familjar dhe ka një humor të këndshëm. Tek ne dera e shtëpisë ka qenë gjithnjë e hapur dhe tavolina gjithnjë e shtruar.
-Kur bëhesh nuse je në freskinë e moshës që të jep një pamje të mrekullueshme. Ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo ditë. Po të kishin qenë fotografitë me ngjyra në atë kohë do të ishin me të vërtetë shumë të bukura. Kam pasur një fustan shumë të veçantë, megjithëse ka qenë koha e pamundësive, sepse ishte një situatë ku bëhej luftë që nuset të martoheshin jo me fustan të bardhë por me kostume. Megjithatë unë e kisha kusht që dita ime e dasmës të bëhej me të bardha.
Cilat janë pikët e tij të dobëta?
Gjithë këto vite pranë një njeriu që ka kaluar shumë tensione dhe situata shpesh të vështira. A ka qenë e vështirë edhe për ju kjo?
-Kaq sa ka gjithmonë më ka pëlqyer.
-Çdo moment të vështirë ne e kemi kaluar gjithnjë bashkë. Kur i rikthehem dhe i mendoj them se asnjë nga vitet nuk janë vite të humbura. Ka qenë një jetë me dallgë, por sigurisht që ka pasur edhe shumë diell. Duke përjetuar ekstreme të tilla a jeni përballur shpesh me ankthe, strese apo depresion? -Ankthe dhe strese pa dyshim që ka
-Në mënyrë absolute janë nipërit dhe mbesat. Përpara atyre ai dorëzohet totalisht... Pas 37 vjetësh së bashku a dini ta lexoni më mirë atë, kur kthehet i mërzitur apo...? -Natyrisht, kjo është më e pakta! A ka xhelozi midis jush?
Folëm vetëm për cilësitë e tij të mira. Po ndonjë të metë ka? -Gjithë jetën ka ecur shumë shpejt. Ka një hap gjigand. Dhe kur dalim bashkë nuk arrij të ec dot me ritmin e tij. Kjo ka qenë shpesh arsyeja e zënkave tona ndoshta. Kur dilnim ai ecte dhe mua më duhej të vrapoja për të qëndruar në krah të tij. Ke thyer ndonjë takë këpucësh për të qenë në hapin e tij? -Taka the! Si nuk kam thyer qafën, nuk e di (qesh)!
Çfarë babai është për fëmijët? -Ka qenë dhe është baba shumë i butë, i dashur dhe i përkushtuar. Kur ai kthehej në shtëpi, në familjen tonë vinte hareja. Kjo është arsyeja pse darkat në familje i kemi shijuar dhe i shijojmë edhe sot. Si ka shkuar çifti në kohë. Sa ka ndryshuar marrëdhënia në çift gjatë viteve? -Kemi ndryshuar sepse vetë ndryshimi vjen me moshën. Sigurisht që është ndryshe kur jeton dashurinë pasionante, ndryshe kur bëhesh me fëmijë dhe krejt ndryshe kur bëhesh gjysh. Ju jeni rritur në Tiranë. A e kishit problem që Saliu vinte nga një provincë? -Unë jam rritur në shtëpinë time me kultin e mikut. Ne kishim një shtëpi të vogël, por për mikun bëhej shumë. Ndaj më ishte mësuar të vlerësoja njeriun dhe jo vendin nga vjen. Për më tepër që Saliu ka patur një familje të shkëlqyer e sidomos dy prindër të mrekullueshëm. Më vjen keq që vjehrri dhe vjehrra ime u ndanë shumë shpejt nga jeta. Në familjen e tyre kam
LONDON APRIL 2008
Vijon në faqe 30>>> Përkundrazi, shqiptarët e Kosovës drejtuan të famshmen Lidhje të Prizrenit më 1880-n dhe iu kundërvunë me armë neneve të Traktatit të Berlinit, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë në favor të grekëve dhe të malazezëve. Nga ana tjetër, ata luftuan kundër ushtrive të Sulltanit të Kuq gjatë gjithë sundimit të tij, dhe e detyruan më 1908, në përputhje me vendimin e Asamblesë plotësisht kombëtare të Ferizajt (23 korrik 1908), të shpallte Kushtetutën Osmane. Së fundi, duke parë se ishin tradhtuar nga xhonturqit, ata filluan një luftë të përgjakshme kundër regjimit të tyre shtypës dhe i mundën më 1912, duke pushtuar Shkupin në krye të një ushtrie revolucionare prej 25 000 vetësh dhe duke i diktuar kërkesat e tyre Portës së Lartë. Ku ishin pra, këta serbë të Serbisë së Vjetër kur shqiptarët e Kosovës, duke paguar me lumenj gjaku, përgatisnin ngadalë por të sigurt çlirimin e të gjithë elementëve ballkanikë, të nënshtruar nga zgjedha e sulltanëve të Konstandinopojës? Po, Zonja e Zotërinj, serbë kishte. Por jo në Kosovë. Dhe ata që ishin përtej kufijve tanë të asaj kohe, duke i shpallur luftë Turqisë u hodhën tradhtisht mbi ne, duke luftuar kundër Shqipërisë dhe tërësisë tokësore shqiptare. Dhe kjo gjë ndodhi pikërisht në kohën kur ne sapo kishim fituar në fakt mëvetësinë dhe ishim në lartësinë e duhur për të fituar edhe atë të Maqedonisë. Shqiptarët e Kosovës, me gjithë fatkeqësitë e pësuara gjatë Luftës Ballkanike(1912-1913), morën pjesë gjallërisht në ngritjen e Shqipërisë, të quajtur të lirë, përgatitën në pjesën më të madhe Kongresin e Vlorës, që shpalli nën zjarrin e bombardimeve të flotës greke pavarësinë e Shqipërisë (28 nëntor 1912), mbrojtën
Mbretërinë e Shqipërisë më 1914 dhe u larguan nga kryeqyteti shqiptar vetëm pas nisjes së mbretit të tyre, iu kundërvunë energjikisht dëshirave imperialiste të çastit të austriakëve më 1916, 1917 dhe 1918, dhe, më së fundi, dhanë ndihmesën e tyre për ta bërë të pamundur copëtimin e Shqipërisë më 1920, duke përforcuar Kongresin Kombëtar të Lushnjës, duke komanduar shtypjen e kryengritjes së esadistëve dhe duke marrë pjesë në çlirimin e Vlorës. Të gjithë kësaj, më lejoni t’i shtoj edhe një fakt historik, që duhet të ketë një rëndësi krejt të veçantë. Më 1918, Kosova u pushtua nga trupat franceze të paraprira nga kryengritësit tanë, që luftonin kundër pushtimit austro-bullgar qysh nga 1916. Për të qetësuar demonstratat e armatosura kombëtare të 21 tetorit 1918, komandanti francez u detyrua ta përfundonte fjalimin e tij duke thirrur nga lartësia e ballkonit të bashkësisë së Pejës: “Rroftë Shqipëria e Madhe!…”. Këto trupa kërkuan më kot serbët e Serbisë së Vjetër(!) dhe ushtria e të vërtetës Serbi e Vjetër guxoi të kryente rivendosjen e saj në Kosovë vetëm disa javë më vonë, nën mbrojtjen e trupave dhe të topave francezë. ** SITUATA AKTUALE DHE REGJIMI SERB NË SHQIPËRINË IRREDENTISTE Le të kthehemi tani në gjendjen aktuale të kësaj krahine fatkeqe: Në broshurën që kam nderin t’u jap, do të gjeni dokumente të mizorive që do të bënin të dridheshin Neronët në varret e tyre. Ka shumë të tjerë që mungojnë aty. Asnjë zmadhim, përkundrazi, unë mund t’ju siguroj që ka mijëra viktima, të masakruara ose të djegura të gjallë, për të cilët ne s’patëm mundësi të mësonim emrat për t’i regjistruar.
Ja disa dokumente të tjera pakundërshtimisht autentike, përderisa ato janë riprodhuar tekstualisht nga shtypi jugosllav. Mos u habisni Zonja dhe Zotërinj nga ky numër i gazetës “Hak”, i hartuar në turqisht dhe ku gjendet e regjistruar një pjesë e masakrimeve në Prishtinë. Është hartuar në turqisht sepse kultura kombëtare shqiptare, përfshirë aty edhe gjuha, na është ndaluar rreptësisht nga regjimi shovinist serb. Këtu shihet një dëshmi shumë karakteristike e natyrës së misionit gjoja qytetërues të serbëve në Shqipërinë irredentiste. Sidoqoftë, e vërteta qëndron ashtu siç është, dhe këta njerëz të cilëve ju u shikoni emrat dhe mbiemrat, janë masakruar nga serbët e shekullit XX. Ja tani se ç’thotë gazeta “Pravda” në një kryeartikull të shkruar nga pena e Z… dhe botuar në nr. 91, më 5 prill 1920. “Duke e njohur shumë mirë situatën, unë mund të pohoj pa asnjë hezitim se bandat rebele në Malin e Zi dhe në Serbinë Jugore janë 90% pjellë e administratës së keqe, e paaftësisë së nëpunësve tanë ose e abuzimeve që ata bëjnë në përmbushjen e funksioneve të tyre. Sekretari më i rëndomtë prej këtyre nëpunësve është i bindur se askush s’mund t’i bëjë gjë për sa kohë që ai ka një mbrojtës të lidhur me çfarëdo parti politike…”. Unë mund të siguroj, vijon artikulli, zotërinjtë Pashiç dhe Drashkoviç, se ata nuk do të mundnin të bënin asgjë nëse do të kishin nën urdhrat e tyre nëpunës të ngjashëm me ata të Serbisë së Jugut. Po ashtu, dhe pa asnjë zmadhim, unë mund të siguroj zotërinjtë Pashiç dhe Drashkoviç, që, nëse rastësisht ata do të kishin fatkeqësinë të jetonin në Malin e Zi dhe në Serbinë e Jugut, do
të ishin të detyruar të ngjiteshin në male dhe të luftonin kundër nesh!…”. Nga ana tjetër, ja një pjesë e shkëputur nga gazeta “Epoka”, botuar në Beograd: “Të mos dënohen pohimet tona: Të lejohen që të lindin pyetje spontanisht, të fshehësh të vërtetën e të mos tregosh që populli i kësaj zone është në revoltë të plotë, përbëjnë të këqija të mëdha. Po, neve na duhet të bindemi se në Serbinë e Vjetër, në Metohi e në Sanxhak, populli është revoltuar, sepse atje qeveria është lëshuar mbi popullin”. “Në Kosovë, vazhdon artikulli, ne kemi më tepër xhandarë se sa Turqia mbante dikur aty. Gjithsesi, deri më 1915 nuk kishte asnjë bandë në këto zona”. “Numri i të revoltuarve rritet përpjesëtimisht me numrin e xhandarëve. Ne e vërejmë këtë duke parë humbjet e pësuara nga xhandarmëria jonë”. “Për pasojë, arrin në përfundim artikulli, ne duhet të bindemi se arsyeja e vetme që populli, sidomos shqiptarët, u revoltuan, vjen nga abuzimet e nëpunësve tanë”.
Vështrim mbi shqiptarët e Maqedonisë dhe të Çamërisë Më mbetet të deklaroj që asnjë konflikt nuk ka midis shqiptarëve irredentistë dhe elementëve të tjerë të Maqedonisë, përjashto serbët dhe grekët. Zonja dhe Zotërinj, unë konfirmoj deklaratat e mia të djeshme dhe deklaroj edhe një herë që bashkatdhetarët e mi mbështesin me të gjitha mjetet e tyre çështjen maqedonase, idenë e një Maqedonie të pavarur në kufijtë e vet etnikë e duke patur të njëjtat forma politike si Zvicra. Kufijtë e ardhshëm shqiptaro-maqe-
30
donas janë një çështje që u përket vetëm shqiptarëve të Shqipërisë irredentiste, dhe maqedonasve. Për më tepër, është një çështje, që për nga vetë natyra e saj, nuk paraqet asnjë vështirësi. Për sa i përket konfliktit shqiptaromalazez, mund të deklaroj që shqiptarët irredentistë janë gati të merren vesh me malazezët mbi bazën e një plebishiti në zonat e Malit të Zi të vitit 1914. Deklaroj nga ana tjetër që ne mbështesim me të gjitha mjetet tona pavarësinë e Malit të Zi. Për grekët, fola mjaft dje me rastin e diskutimit të çështjes së Smirnës dhe të konfliktit turko-grek. Unë ju tregova të gjitha të këqijat që na kanë bërë më 1914 dhe që vazhdojnë të na bëjnë. Në këtë broshurë, ju do të gjeni detaje më të plota mbi konfliktin shqiptaro– grek. Më mbetet vetëm të shtoj që Shqipëria irredentiste nuk do të heqë kurrë dorë nga Çamëria e bukur dhe do të kërkojë gjithnjë kthimin te mëmëdheu. Konkluzion I lutem kongresit të votojë rezolutën e mëposhtme: a) Të kërkohet e drejta e vetëvendosjes për Shqipërinë irredentiste. b) Të bëhen përçapje pranë qeverive të Beogradit dhe Athinës për t’u imponuar heqjen dorë nga dëbimi i shqiptarëve. PROFESOR BEDRI PEJANI PËRFAQËSUES I KOMITETIT TË BASHKUAR TË SHQIPTARËVE IRREDENTISTË SHTATOR 1921 GJENEVË
Mënyra e vetme për të mos mbetur anonim... www.albaniancontacts.com TEL: 02072633661 info@albaniancontcts.com
Albanian yellow pages in the UK
shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar
Ka startuar njëri ndër projektet më të mëdha të komunitetit
Kontaktoni me ne... Mbase mund te perfitoni hapesire FALAS
Nuk keni as £30?
Vendoseni biznes kartën tuaj me vetëm £30 në vit LONDON MARCH 2008
31
LONDON MARCH 2008
ë datën 8 Mars 2008 shkolla shqipe dhe shkolla e vallëzimit mbajtën një manifestim me rastin e 7 Marsit ditës së mësuesit. Programi u mbajt në Haverstock Hill School, Chalk Farm ku të pranishëm ishin prindërit, familjet dhe miqtë e fëmijëve të kësaj shkollë, po ashtu mysafirë ishin edhe zyrtarë si edhe përfaqësues të ambasadës Shqiptare në Londër, përfaqësues të shoqatave tjera në Londër si edhe miq e dashamirë të komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
M
32
SHKOLLA SHQIPE DHE SHKOLLA E VALLËZIMIT “KOSOVA” FESTOJNË 7-8 MARSIN
Programi u hap me një fjalim të mbajtur nga Kryetari i bashkësisë shqiptare “Faik Konica” z.Talat Pllana i cili përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar dhe urojë gjithë bashkatdhetarëve Pavarësinë e Kosovës, ditën e Mësuesit si edhe 8 Marsin ditën e gruas. Më vonë pasuan recitime nga Ardita Sadiku, Lorik Morina dhe Gentiana Hashani punime të përgatitura nga mësueset Myrvete Mripa dhe Arta Tahiri. Ndërkohë emocionet arritën kulmin e këtij manifestimi me prezantimin e Z.Selman Lokaj me një recitim për nder të Pavarësisë së Kosovës. . Nata u hijëshua edhe më shumë kur në skenë u prezantua një interpretim i lehtë me kitarë nën përkujdesin e dirigjentit z.Bahri Cela. Në vazhdim te manifestimit u paraqit edhe grupi i fëmijëve dhe të rriturve me vallet folklorike nga trevat shqiptare si; Vallja e Rugovës, Vallja e Shotës, Pajdushka dhe Besa Besë ku të gjithë të
pranishmit morën pjesë në procesionin e vallës dhe këndimit. Këto vallëzime ishin koreografuar nga koreografja Sevime Gashi. Ndërsa koreografja Burbuqe Pacarada kishte organizuar grupin e Fëmijëve me një sfilatë mode dhe vallëzim modern të moshave të ndryshme. Mbrëmja kishte përfunduar me sukses dhe organizim të tillë kishte kaluar kohë që nuk ishte ndjerë në mesin e komunitetit tone.
NË RESTORANTIN ALBA GRILL NE LONDËR PËR NDER TË 8 MARSIT U ORGANIZUA NJË NATË AHENGU I GRAVE SHQIPTARE. Me datën 8 dhe 9 Mars, për ditën e gruas, në lokalin Alba Grill u organizua ahengu /ndeja e
"EDHE UNË DI TË KËNDOJ" KUSH DI TË KËNDOJE NGA JU? KUSH DËSHIRON TË KËNDOJË,NË NJË EVENIMENT SI "ETHET APO X-FACTOR?" KJO TASHMË ËSHTË E MUNDUR. Çdo të diele,duke filluar qysh këtë të diele, fillon Spektakli muzikor "EDHE UNË DI TË KËNDOJ", në një nga ambientet e Restorantit "Perla" në 144 Essex Road N1...nga ora 11:00 - 15:00. Të interesuarit mund të regjistrohen në faqen e inernetit www.shoqatamuzikanti.com,
NE E-MAIL:- X_LAMI@YAHOO.CO.UK OSE NE MOB 07932977069. Personat që janë të interesuar për të marrë pjesë, kanë mundësinë të paraqiten me çdo lloj rryme muzikore, popullore apo muzikë të lehtë, hip hop, rock, pop, blues etj. Mosha e lejuar nga 14 vjeç e lart. Për fëmijet nën këtë moshë do të organizojmë një eveniment tjetër shumë shpejt. Kush dëshiron që të takohet, para të dielave, për një konsultim, para konkursit, mund të kontaktojë me mua në mob.ose e-mail. Unë kam një përvojë mbi 30 vjeçare në muzikë dhe mund të bashkëpunoj me artistë të ndryshëm, për këtë eveniment,ose në të ardhmen. Mund të kompozoj, orkestroj dhe incizoj në studion time, çdo rrymë muzikore. Ju mirëpresim dhe u uroj suksese. 10 më të mirët,do të marrin çmime dhe dhurata të ndryshme. Ejani të provoni fatin tuaj. Me nderime dhe respekt JAVEY
grave Shqiptare. Ky organizim u mundësua nga Shoqata e Grave të Bashkësisë Shqiptare “Faik Konica” të udhëhequr nga Sevime Gashi dhe B u r b u q e P a c a r a d a . Mbrëmja ishte përplot befasira, lojë shpërblyese si dhe për nder të simbolikës së kësaj dite u bë edhe përzgjedhja e më të bukurës së mbrëmjes. Nga të ardhurat e kësaj mbrëmje u arrit të grumbullohet një sasi e
konsiderueshme e të hollave të cilat të mira materiale si edhe një pjesë u dedikohet fëmijëve të Shkollës “Kosova” në Londër.
LONDON APRIL 2008
33
Vëzhgim Dhuna fizike në familjet NGA ELDA MEMIAJ huna në familje është një fenomen i përhapur në të gjithë botën. Studime të ndryshme sygjerojnë se kjo dukuri është më e ndeshur në vendet e botës së tretë dhe në shtete më pak të civilizuara. Mbase sepse në këto vende zhvillimi social dhe kulturor është shpesh më i ulët se në vendet perëndimore dhe kontinentin Amerikan. Si rrjedhojë emancipimi është më i pakët dhe njerëzit jetojnë me tradita të rrënjosura që nga kohët kur dhuna në familje shihej si pjesë normale e jetës familjare. Sigurisht po flasim për raste fatale, por më tepër për ato raste kur në të shumtën e rasteve mashkulli i familjes godet bashkëshorten apo fëmijët si pasojë e një veprimi të tyre apo shpesh edhe kot, si rrjedhojë e përdorimit të alkolit, bixhozit apo gjëndjes së keqe ekonomike. Nga studimet e mëparëshme, dallohet se të paktën gjysma e grave kanë qenë viktima të një apo shumë llojesh abuzimesh dhe dhune sidomos nga partneri, por edhe nga prindërit. Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International” në një prej raporteve të saj për Shqipërinë, faktor kryesor për dhunën thotë se vjen nga roli pasiv i qeverisë dhe ligjit në rastet e dhunës ndaj grave. Midis shqiptarëve apo për më tepër tek komuniteti shqiptar në MB ka patur raste të përdorimit të dhunës në familje, mbase më tepër nga ç’do të donim. Madje në një rast në Veri të Londrës vitin e shkuar, një grua humbi jetën si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga i shoqi. Ai për motive xhelozie e vrau duke i ngulur thikën disa herë në gjoks. Këtë dhunë e cila prodhon viktima e kemi konstatuar nga një studim i bërë në biseda me gratë shqiptare nga komuniteti shqiptarë. Mbase ka pasur edhe raste kur burrat kanë qenë viktimat e abuzimit në familje, por në më të shumtën e rasteve, femrat kanë qenë ato që e kanë vuajtur më shumë këtë dukuri. Në një rast disa muaj më parë në Man-
D
shqiptare në MB, KJO DUKURI E DHIMSHME PËRSE NDODH DHE CILËT JANË FAKTORËT QË E KARAKTERIZOJNË DHUNËN NË FAMILJET SHQIPTARE NË MB ? SA E PËRHAPUR ËSHTË NË KOMUNITETIN SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE KJO DUKURI? KUSH I VUAN MË SHUMË PASOJAT E KËSAJ DUKURIE? “THE ALBANIAN” U JEP PËRGJIGJE KËTYRE PYETJEVE PËRMES RRËFIMEVE EKSKLUZIVE TË VIKTIMAVE TË KËSAJ DHUNE E CILA KA PRODHUAR EDHE VIKTIMA. chester një grua shqiptare do të arrestohej e më pas do të dilte paragjykatës si e akuzuar për përdredhjen e qafës së bashkëshortit të saj. Kur flasim me Verën nga Burreli, duket qartë se sa e frikësuar është, se mos i shoqi e merr vesh që ajo ka folur me dikë për atë “problem” të tyre. “Filloi kur erdhëm në Angli” me thotë ajo teksa sytë i mbushen me lotë. “Më parë s’pati vënë dorë kurrë mbi mua, përveç një rasti kur pati pirë” e kjo
është edhe arsyeja kryesore që e shtyn të shoqin të vërë dorë mbi të thotë Vera.” Ai ka filluar të pijë gjithnjë e më shpesh, vjen në shtëpi i dehur dhe fillon e bërtet si një i marrë, e nese si jap ç’farë më kërkon, më godet me shpulla e grushte në fytyrë dhe në trup.” Në këtë moment ajo ndalet me lot në sy.” Një herë më goditi kaq rëndë sa që filloi të më dhembë veshi dhe mu desh që të shkoja në ambulancë për të bërë një vizitë.” Ndërsa e pyes nëse ka shpresa që ai të ndalojë këtë dhunë, më thotë se ka vite që ai e ushtron ndaj saj. Bile më tregon edhe një rast kur i shoqi goditi rëndë me shpulla djalin e tyre dhjetë vjeçar, thjesht sepse nuk pati bërë mësimet për të nesërmen në shkollë. E pyes nëse divorci do qe një zgjidhje për të e më thotë se familja e saj në Shqipëri s’do ta lejonte të bënte një gjë të tillë. Rrëfimi saj vazhdon gjatë dhe shprehet se për këtë çështje ka folur me prindërit e saj dhe se ata i kanë thënë të mos ndihet se burri është burrë dhe se mbase ajo po bën diçka gabim që ai sillet ashtu me të.” Kam dy fëmijë, s mundem ti lë rrugëve” më pohon duke vazhduar së vajton përsëri pasi e ndjen se është e vënë me shpatulla pas murit përballë kësaj situate. Më vjen vërtet keq për këtë grua të mirë, që
është e detyruar të jetojë me këtë barrë kaq të rëndë në kurriz. Mundohem ta ndihmoj e këshilloj por s’mundem të m a r r vendime në vend të saj. Në Shqipëri kemi një traditë shumë të mirë familjare. E shohim familjen si diçka të çmuar dhe të paprekshme. Por gjithmonë monedha ka dy anë dhe në rastin tonë fatkeqësisht, kjo do të thotë, se për te ruajtur familjen, shumë njerëz lejojnë veprime si dhuna në jetën e tyre. Mendoj se kjo dukuri i ka rrënjët edhe tek frika nga opinioni, që është një fenomen që karakterizon veprimet dhe mënyrën e jetesës së mjaft familjeve shqiptare. “ Çfarë do të thonë bota po e lashë burrin?” më thotë Nora nga Lushnja e cila babon në zonën Hammersmith. I shoqi e rreh rregullisht, sidomos mbasi ka humbur një shumë të konsiderueshme në bixhoz apo në skedina. Pra veset dhe zakonet si bixhozi apo abuzimi me substancat alkolike, janë shpesh një shkas për dhunën në familje. Por shpesh herë rrënjët e ushtrimit të dhunës janë më të thella se aq. Ato shtrihen në fëmijëri. Në më të shumtat e rasteve, personat abuzues kanë qenë të abuzuarit në fëmijërinë e tyre. Më parë në Shqipëri sië e dimë ka qenë edhe më normale që prindi ta godasë fëmijën sepse s ka mësuar apo ka bërë një gabim çfarëdo, gjë që është jo shumë e përhapur në filozofinë perëndimore apo Britanike të edukimit të fëmijëve. E kjo ndikon në psikologjinë e fëmijës, i cili rritet me idenë se druri apo dhuna është një proces normal, kur dikush duhet të ndëshkohet. Kjo dukuri është edhe më evidente tek ato familje, ku babai godiste nënën, shpesh në sy të fëmijëve. Më pas këta fëmijë rriten me mendimin se dhuna është e
pranueshme përderisa njerëzit që i kanë rritur e edukuar e ushtronin. Shpesh një mashkull që përdor dhunë, ka pasur një baba që bënte të njëjtën gjë. “ Im vëlla më ka goditur me shpulla mëse një herë” më thotë Kledia nga Tirana studente në një universitet në Oxford “Ai kërkon të kontrollojë jetën time, me kë dal, çfarë bëj. Im atë po ashtu godiste nënën time kur ajo vonohej ndonjëherë apo bënte diçka që si pëlqente atij. Kur e kam pyetur përse e bën më thotë se ma do të mirën e s do që të gaboj. E si mundet të ma dojë të mirën kur më godet e më shkakton dhembje fizike dhe emocionale?” Brenda familjes, imunizimi i fëmijëve ndaj dhunës është mjaft i vështirë. Për këtë arsye pasojat e këtyre veprimeve janë kaq të rënda. Shpesh dhuna fizike ushtrohet për arsye të marrjes së fuqisë apo për të kontrolluar një apo më shumë njerëz në familje. Mashkulli shqiptar predominohet nga një dëshirë për dominim. Kjo është mbase njëra nga arsyet primare, që kur s’arrin atë që do përdor dhunën si mjet për ta arritur. Por ka raste kur edhe gratë ushtrojnë dhunë ndaj bashkëshortit. “Ime shoqe më ka goditur mëse një herë” thotë Berti nga Korca. “Nganjëherë bëhet si e çmendur dhe fillon e më godet në fytyrë. Ka humbur të jëmën prej pak kohësh e meqë ne s’kemi dokumenta për të lëvizur, ime shoqe s shkoi dot në Shqipëri.” Tek femrat vihet re një shtysë për të përdorur dhunë, në rastet kur ato duan të hakmerren për diçka. Shpesh shkaqet janë rrjedhojë e akumulimit të mërzisë apo shqetësimeve. Sidoqoftë dhuna fizike është një problem mjaft i madh shoqëror që duhet luftuar dhe minimizuar. Të jetuarit në një ambient të tillë të dhunshëm, me stres dhe plot frikë ndikon keq në perceptimin e realitetit, sepse e bën dhunën si një pjesë normale të jetesës. Le të shpresojmë se jetesa në MB dhe ndryshimi shoqëror-ekonomik do jetë për shumicën një shtysë për ndryshim kundrejt ushtrimit të dhunës. ( Emrat e personave, janë ndryshuar për shkak të natyrës delikate të këtij artikulli)
LONDON APRIL 2008 DHËNIA E SHTETËSIA SHQIPTARE jë procedurë normale e vitit 1934 ka bërë të mundur të aktori me famë botërore, Aleksandër Moisiu të bëhej shtetas shqiptar e për rrjedhojë edhe qytetar i Kavajës prej nga ku kishte dhe origjinën. Ka qenë një kërkesë e vetë Moisit bërë për konsullatën shqiptare në Vjenë nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të marrë shtetësinë në fjalë.
N
Si u bë Aleksandër Moisiu banor i Kavajës më 1934?
Konsullata Shqiptare
Kërkesa drejtuar Kryeministrisë
Vjenë, 7 nëntor 1933 Shkurtimi: Dramaturgu i famshëm Alexander Moissi, kërkon shtetësinë shqiptare Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexander Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV. 1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në Munchen më 18.III.1884. Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar. Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark, po me qënë se vjetët e fundit nacionalistët gjermanë i bënë një padrejtësi tue e konsiderue si çifut, ia solli përgjithmonë shpinën Gjermanisë dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër). Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar. Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën. Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme
34
Pasi ka marrë këtë kërkesë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë, duke kërkuar marrjen e vendimit përkatës që do t’i paraqitej Mbretit për dekretim. Ngjitur me praktikën e kësaj çështjeje ndodhet edhe shkresa përcjellëse: “Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T. Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare. VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE I 26 SHKURTIT 1934
shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij.
Konsulli (nënshkrimi)
Këshilli Ministruer në mbledhjen e tij të sotshme të mbajtur nën kryesin e Z. Pandeli Evangjeli, Kryeministër, me antarë Z. Z. Vasil Avrami, Ministri i Drejtësis, Xhafer Vila, Ministri P. të Jashtme, Musa Juka, Ministri P. Mbrendshme e Zav. Ministri Ekonomis Kombëtare, Abdurahman Dibra, Ministri i Financavet, Dr. Mirash Ivanaj, Ministri i Arësimit, Sandër Saraçi, Ministri i P. Botore, pati në bisedim shkresat Nr. 1831 datë 9.IX.33 e Nr. 8107 datë 24.XI.1933 të Ministris së P.
Mbrendshme e atë Nr. 2619/VII datë 30.XII.1933 të Ministris së P. të Jashtme, me të cilat tue tregue se Z. Aleksander Moissi, tash shtetas Gjerman, me banim në Svicer e qi nuk e ka mohue kurrë kombësin e tij Shqiptare, por tue marrë parasysh edhe shërbimet e shumta qi i ka banë vendit t’onë në shtetet më të mëdhaja të botës me profesionin e tij si dramatist me famë, mbi kërkesën e bame prej tij proponojnë qi në bazë t’Art. 9 të Kodit Civil t’i akordohet shtetsija Shqiptare, bashke me Zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, me origjin gjermane dhe lemun në München më 18.III.1884 edhe kjo artiste, Vendosi: Pranimin e këtij proponimi, tue i-a parashtruem çështjen për dekretim Nalt-Madhënies së Tij Mbretit si mbas Art. 9 të Kodit Civil. Dekretimi nga Mbreti Zog ZOGU I, Mbreti i Shqiptarëve, Mbi propozimin e bamun me shkresën nr. 1732 ex. 33 datë 28 shkurt 934 të Kryeministries, DEKRETON: Aprovimin e vendimit të sipërpërmendun Nr. 91 datë 26 shkurt 1934 të Këshillit Ministruer dhe Urdhnon zbatimin e tij. Tiranë, më 14 Mars 1934. ZOG (Kundërfirma) Kryeministri: Pandeli Evangjeli, Ministri P. Jashtme: Xhafer Vila, Ministri P. Mbrendshme: Musa Juka (AQSH, F.152, V.1933, D.484) Moisiu, banor i Kavajës Në bazë të këtij vendimi Bashkia e Kavajës e regjistroi Aleksandër Moisiun banor të qytetit. Kjo do të thotë se qysh prej vitit 1934, aktori me famë botërore ishte i regjistruar si banor i qytetit në fjalë.
FUSHATË DONACIONESH PËR TRAGJEDINË E GËRDECIT NUMRAT E LLOGARISË KU MUND TË BËNI NJË DONACION ALL 8003890900 EUR 8000890900 GBP 8002890900 USD 8001890900
LONDON APRIL 2008
35
Edhe unë Ditëlindja e dua të lepurushes mësoj shqip a ishte njëherë... një lepurushe që e thërrisnin Mirësia, sepse vetëm mirësi kishte në shpirtin e saj. Ajo kishte ditëlindjen dhe dhjetë kushërinj të saj, që jetonin në një qytezë tjetër, e lajmëruan se do të shkonin për të festuar ditëlindjen e saj. Kur mësoi se do t'i vinin kaq shumë vizitorë, mamaja lepurushe u shqetësua. Tavolina e vetme që kishin, ishte e vogël dhe rreth saj nuk mund të uleshin aq shumë miq. Kishin vetëm tre gota, tre pjata dhe tre karrike, sepse vetëm tre vetë ishin në shtëpi. Mirësia, mamaja lepurushe dhe babai lepurush. - Mos u shqetëso mama, do të shkoj unë ti kërkoj tek fqinjët tanë të gjitha gjërat që na duhen për festën, - tha lepurushja Mirësia. Dhe kështu bëri. Trokiti në shtëpinë e
N
arushëve që e kishte pranë. Teto arushës i kërkoi dhjetë karrike. Zonja mace i premtoi dhe i bëri gati shpejt e shpejt dhjetë pjata. Bretkosat i premtuan se do t'i dërgonin filxhanët sapo të çoheshin nga tavolina, kurse urithët i dhanë të gjithë lugët dhe pirunët që u nevojiteshin. Iriqët e kujdesshëm dhe të saktë si zakonisht, i futën qelqurinat e tyre më parë në kutia që të mos thyeshin. Më në fund mamaja e lepurushes u qetësua. Me ndihmën e fqinjëve të saj gjithshka ishte gati. Po prisnin dhe po prisnin. Kushërinjtë e lepurushes Mirësia nuk po dukeshin. Më në fund erdhi postieri. Kishte sjellë një telegram. "Jemi të gjithë në shtrat nga dhimbjet e stomakut. Doktori tha se jemi helmuar e nuk na lejon të dalim nga spitali. - Ju urojmë ta kaloni sa më bukur përv-
jetorin e ditëlindjes. - Edhe njëqind vjet të tjera." Kushërinjtë lepurusha. Sa shumë u mërzit mamaja lepurushe. Gjithë ajo lodhje e shqetësim dhe ata nuk do të vinin. E kishte marrë vesh gjithë qyteza. Lepurushja
Këshilla për Prindërit të flasim qartë e bukur që të bëhemi shembull për ta, të flasim dhe t’i lëmë të flasin edhe ata, t’i mbështesim ata që të marrin pjesë në biseda, t’u krijojmë atyre mundësi e hapësirë ushtrimi për të folur në gjuhën amtare, t’i trajtojmë ata bashkëbisedues të barabartë, t’i udhëzojmë që në mjedisin familjar të flasin shqip, t’u tregojmë atyre përralla e tregime nga fondi popullor, t’u tregojmë atyre për biografitë e tyre, të prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve, të bisedojmë me ta për vendin, krahinën dhe atdheun e tyre, të bëjmë krahasime mes vendit të tyre dhe vendit ku përkohësisht jetojnë e shkollohen, t’i mësojmë që të mbajnë lidhje të vazhdueshme me farefisin e
Mirësia e mbajti veten. Në mendjen e saj shkrepi një ide interesante. Trokiti përsëri në dyert e fqinjëve të saj dhe i ftoi për ditëlindje. Erdhën katër motrat bretkosa, kotelet, arushët, urithi e iriqi. U bënë dhjetë vetë, po aq sa do të vinin
dhe kushërinjtë lepurushë. Si e kaluan do të pyesni ju? Thonë se një ditëlindje më e bukur, nuk ishte parë e dëgjuar ndonjëherë. Akoma e kujtojnë dhe sot e kësaj dite, sepse lepurushja Mirësia kishte në shpirtin e saj vetëm mirësi. ...
bashkëkombësit, të dëgjojmë së bashku me ta muzikë dhe të diskutojmë për muzikën e mirëfilltë shqiptare, t’u ndihmojmë atyre ta duan e ndjejnë muzikën popullore, folklorike, të lehtë etj, t’u krijojmë atyre mundësi që ta njohin, duan e kultivojnë muzikën kombëtare, artin kombëtar në përgjithësi, t’u ndihmojmë atyre që t’i njohin e duan vlerat kulturore, normat e traditës e të zakonit, mentalitetin dhe veçoritë e individualitetit, t’i pajisim ata me lodra argëtuese e didaktike, t’u ndihmojmë atyre në emërtimin e lodrave në shqip, të lexojmë me ta tregime për fëmijë, tregime historike e gjeografike, ta lexojmë shtypin shqiptar që të bëheni shembull për fëmijët e tanë, t’i pajisim ata me revista për fëmijë, t’i dërgojmë ata në shkollat shqipe të mësimit plotësues.
LONDON APRIL 2008
36
Kuzhina shqiptare BIFTEK I MBUSHUR ME KUNGUJ JESHIL I SHUAR NË VERË TË KUQE DHE SALCË SPECI PËRGATITJA E KËTIJ BIFTEKU ËSHTË E LEHTË KU PARAPËRGATITJA ZGJAT 30 MINUTA DHE GATIMI 10 – 15 MINUTA PËRBËRËSIT E RECETËS 600 GR MISH PËR BIFTEK I PRERË TRASHË NË 4 BIFTEKË 2 KUNGUJ JESHIL TË PRERË NE FORMË SHKOPINJSH TË IMËT 1 LUGË GJELLE VAJ ULLIRI KRIPË DHE PIPER SIPAS DËSHIRËS 300 GR KAROTA TË QËRUARA DHE PRERA NE FORMË KRYQI 300 GR PATATE TË QËRUARA DHE TË PRERA NË FORMË KRYQI
Për mbushje 500 gr peshk I bardhë kod 130 gr karkaleca të qëruar 60 gr gjalpë 60 gr miell I bardhë 150 ml verë e bardh 500 ml lëng peshku I përgatitur në Nr 1 të gazetës 3 gjethe dafine esenca 4 lug gjelle kos I trash Majdanoz I grirë imët Pureja 500 gr patate 500 gr panxhar të ziera bashkë 500 gr karota të ziera veç 100 gr gjalpë 80 gr djathë kackavall I grirë imët
zierja vazhdon edhe për 3 minuta dhe e kullojmë lëngun në sitë duke e lanë mënjanë dhe copëtojmë peshkun në fije por jo të thërrmohet shumë dhe të shtypet dhe e lamë mënjanë bashkë me karkalecat pastrojmë tenxheren mirë dhe në të hedhim gjalpin pasi shkrihet hedhim miellin dhe e kaverdisim për 2-3 min. Pastaj shtojmë verën e bardhë dhe gjethet e dafinës në fund shtojmë lëngun e peshkut dhe e përziejmë deri sa të trashet ia heqim fletët e dafinës dhe i shtojmë krip dhe piper sipas dëshirës pasi është ftohur përzihet me peshkun e zier dhe karkalecat dhe majdanozin e grirë imët dhe kosin e trashë. Në një tavë pjekje në fund shtrojmë në mënyrë uniforme mbushjen e mësipërme dhe fillojmë në një enë të thellë përgatitjen e puresë duke shtypur patatet bashkë me panxharin dhe ja
FILETA QENGJI TË MARINUARA ME SALCË MIKSE PËRBËRËSIT E RECETËS 4 fileta qengji nga pjesa e qafës mesatarisht 225 gr çdo njëra 4 domate te prera ne thela 8 thela domateje të thatë ose te marinuara ne vaj ulliri 100 gr pshere mozzarella 1 lug gjelle niseshte 500 ml lëng zarzavatesh te përfunduara ne Nr 1 te gazetës Marinimi 6 lug gjelle vaj ulliri 2 lug çaji oregano 2 lug çaji tajm 4 thelpinj hudhre të shtypura
PAJË PESHKU ME PURE PANXHARI, PATATEJE DHE KAROTASH ME KRYQ Përbërësit e recetës
FILETO PULE TË MBUSHURA ME TARRAGON SALCË
Përbërësit e recetës 6 fileta gjoks pule 100 gr fileto proshute e prerë imët Mbushja 1 qep e prerë imët 20 gr gjalp Piper dhe krip 200 gr këpurdha të bardha 100 gr thërmija buke 1 vezë e rrahur 150 ml krem I trashë qumështi Një maj gështrinjësh tarragon Salca tarragon 50 gr gjalpë 30 gr miell 300 ml lëng pule 150 ml krem qumështi 2 te verdha vezësh Lëngu I një limoni Tarragon I grirë imët 1 lug gjelle
salca e specit gjalpë 30 gr miell15 gr 60 ml verë e kuqe Lëngun e 1 limoni 12 lug kafeje masted francez(Dijon mustard) 60 ml krem I trashë qumështi 1 lugë kafeje plot piper I zi MËNYRA E PËRGATITJES SE RECETËS Biftekët e prerë trash I presim në mes horizontalisht që të krijojmë xhepat për mbushje pastaj I regjim me kripë dhe piper dhe I mbushim me kungujt jeshil të freskët të prerë sa masa e hapësirës së xhepit brenda. Pastaj I qepim me stikadenda në mënyrë që mbushja mos të lëvizë gjatë gatimit. I skuqim në tigan në temperaturë të lartë 4 minuta në çdo anë deri sa të marrin ngjyrën e kuqërreme. I lëmë mënjanë të mbuluara mirë dhe në të njëjtin lëng të skuqes së biftekëve shtojmë gjalpin miellin dhe e kaverdisim për 2 minuta pastaj shtojmë lëngun e limonit verën mastedin francez piperin dhe kremin e qumështit dhe e shterojmë për 5 min deri sa salca të trashet dhe në fund e kullojmë në sitë të imët salcash. Biftekët prehen diagonalisht që të duket mbushja jeshile brenda dhe servilen në mes të pjatës duke I vendosur kryq pastaj karotat dhe patatet e prera me thikë të posaçme me vizatimin e kryqit nga pjesa e sipërme ku I ziejmë për 20 minuta. Pastaj vendosen për gjatë gjithë perimetrit pjatës një karotë një patate dhe salca hidhet në formë rrethore duke mos I mbuluar kryqet e zarzavateve dhe të biftekëve dhe në fund zbukurohet me majdanoz dhe shërbehet me verë të kuqe
në anë të pjatës me oriz të bardhë basmati dhe duke e vizatuar kryqin sipër orizit të shërbyer me formë kupe me ngjyrues ushqimor dhe me verë të kuqe të stazhinuar apo të vjetruar
MËNYRA E PËRGATITJES SE RECETËS
MËNYRA E PËRGATITJES SE RECETËS Ngrohim furrën në temperaturë 220 grC . Pastaj në një tenxhere mesatare hedhim lëngun e peshkut dhe e valojmë pasi të ketë valuar hedhim peshkun e bardhë kod dhe e ziejmë për 6-8 min pastaj shtojmë karkalecat dhe
shtojmë gjalpin dhe I përziejmë deri sa të kemi një pure të trashë krem pa dramca dhe ketë pure e mbulojmë mbushjen njëjtë në të gjithë sipërfaqen duke e niveluar me trashësi uniforme në të gjitha anët dhe përgatisim purenë e karotës në të njëjtën mënyrë duke I shtypur mirë dhe ngjeshur deri në masë kremi. Pastaj kremin e kalojmë në shiringën shtrydhëse të kuzhinës në formë ylli dhe në fund në sipërfaqen e tavës lart vizatojmë me delikatesë kryqin nga lart poshtë dhe nga ana e majtë në të djathtën e spërkatim me djathin kackavall dhe pas përfundimit e futim në furrë dhe e pjekim për 30 – 40 minuta ne 220 gradC Kjo pajë peshku shërbehet me sallatëra te ndryshme dhe me verë të bardh që ju preferoni
2 lug gjelle uthull 1 lug gjelle mjaltë 1 limon I shtrydhur 2 lug gjelle salcë domateje MËNYRA E PËRGATITJES SE RECETËS I përziejmë të gjithë përbërësit e marinimit në një enë të thellë qelqi ose plastike jo enë metalike ju lutem, pastaj hedhim filetat e qengjit dhe I lyejmë në të katër anët mirë dhe e mbulojmë me kapak duke e futur në frigorifer deri ditën e nesërme. Për gatim nxjerrim filetat nga marinimi duke i vendosur në 4 copa letre metalike foil në mes te cdo njerës pastaj sipër cdo filete vendosim thelat e domates dhe sipër domateve vendosim thelat e psheres mozzarella dhe në fund lëngun marinues duke e mbështjellur mirë nga te katër anët dhe mbyllur hermetikisht filetat në mes dhe i vendosim me kujdes pa shpuar folin në një tavë të thellë. Pastaj I fusim në furrë dhe I pjekim për 1 orë në temperaturë 200 gradC. Pas pjekjes I shërbejmë duke I zhvendosur nga foili bashkë me lëngun
Në fillim pregaditim mbushien pasi presim qepen imët e kaverdisim në gjalpë pastaj shtojmë këpurdhat dhe I gatuajmë për 5 minuta dhe hedhim thërmiat e bukës dhe e zhvendosim nga zjarri që të ftohet dhe pasi të ftohet hedhim proshutën e prerë imët dhe vezën, shtojmë piper krip dhe tarraconin. Presim fileton në mes dhe I mbulojmë me plastikë të hollë të tejdukshme (clean film) dhe e rrahim me kujdes që mos të dëmtohet pasi të jenë shtrirë mirë i kriposim dhe mbushjen e pëgatitur e vendosim në njërin cep të filetos dhe e mbështjellim deri në fund dhe kështu veprohet për cdo filet dhe në fund i lidhim të gjitha me spango gatimi dhe i kavërdisim në tigan të kromuar në temperaturë shumë të lartë deri sa të katër anët të marrin ngjyrën e kuqërreme pastaj I futim në furrë në temperature 180 gradC dhe piqen edhe për 20 -30 minuta dhe herë pas here I spërkatim me lëngun e limonit nga sipër. Përgatisim salcen Në një tenxhere mesatare hedhim gjalpin dhe pasi shkrihet hedhim miellin kavërdisim për 4 min dhe ja hedhim lëngun e mishit të pulës dhe e perziejmë mirë deri sa të trashet pastaj e zhvendosim nga zjarri dhe ia shtojmë kremin e qumështit dhe të verdhën e vezëve dhe e përfundojmë duke e përzier mirë dhe e shërbejmë në mes të piatës filetën e mbushur të prerë diagonalisht dhe vendoset kryq. Shërbehet me patate dhe karrotat e byftekut në recetën e parë ose oriz dhe salca hidhet nga sipër në formë kryqi duke e spërkatur sipër me tarragon jeshil dhe për pije verë të bardh ose sipas preferencës tuaj
LONDON APRIL 2008
37
RAMUSH HARADINAJ SHPALLET I PAFAJSHËM jykata e Kombeve të Bashkuara për krime të luftës në Hagë shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe e shfajësoi atë nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Haradinajt. Edhe i akuzuari tjetër, Idriz Balaj, u shpall i pafajshëm dhe u shfajësua nga të gjitha akuzat kundër tij. Lahi Brahimaj u shpall fajtor për dy akuza: trajtim mizor dhe torturë si shkelje të ligjeve të luftës. Brahimaj u shpall i pafajshëm për akuzat e tjera të aktakuzës. Brahimaj u dënua me gjashtë vjet burg, që përfshin kohën që ka kaluar në burg rreth tri vjet. Tre të akuzuarit janë ngarkuar me 37 vepra gjatë kohës kur kanë drejtuar me forcat e ish-UÇK-së, në zonën operative të Dukagjinit në Kosovën perëndimore. Prokuroria ka kërkuar një dënim maksimal prej 25 vjetësh për zotin Haradinaj, duke e akuzuar atë për krime të rënda ndaj civilëve serbë në rajonin, ku ai ka komanduar. Por pala mbrojtëse ka thënë se akuzat nuk kanë bazë dhe ka kërkuar lirimin e pakusht të Ramush Haradinajt.
G
Kërkesën për lirimin e zotit Haradinaj e kanë bërë edhe institucionet e Kosovës që kanë theksuar pafajësinë e tre të akuzuarve nga Gjykata e Hagës.
Deklarata Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Hagës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një letër drejtuar opinionit publik thekson: Me padurim po pres të kthehem te familja dhe qytetarët e mi të dashur të Republikës së Kosovës. Kur kam dhënë dorëheqjen në mars të vitit 2005, për t‘u ballafaquar me këtë aktakuzë, popullit të Kosovës i kam thënë se ata mund t‘i besojnë këtij procesi gjyqësor. Gjykata gjatë tërë procesit e ka shikuar me kujdes evidencën që prokuroria ka sjellë përpara gjatë periudhës nëntëmujore dhe ka konstatuar se akuzat e bëra ndaj meje dhe ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë false. Ky vendim e fuqizon Kosovën. Ne jemi ballafaquar me situata të vështira në rrugëtimin tonë për liri, i cili ka
Gjykata e Hagës kërkon lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit marrë shumë jetë. Sot, ne jemi komb i lirë dhe sovran. Tani mund të ndërtojmë një shoqëri dinamike dhe të bashkuar, e cila bazohet në sundim të ligjit dhe në respektim të të drejtave themelore për të gjithë qytetarët e Kosovës. I shpreh falënderimet e mia më të sinqerta popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë ndërkombëtarë, për besimin e tyre dhe përkrahjen që më kanë ofruar gjatë tri viteve të fundit".
HEROI I KOSOVËS Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shpallur i pafajshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (TPI) për ish-Jugosllavinë në Hagë, është një ish-komandant i UÇK-së, që shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë si një hero. Haradinaj drejtoi gjatë konfliktit 1998-1999 njësitë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonet e Pejës, Deçanit dhe Gjakovës.
I lindur në Glloxhan, lokalitet pranë Deçanit (perëndim i Kosovës), më 3 korrik 1968 Haradinaj ka një diplomë të Fakultetit Juridik të Prishtinës, ndërsa po vazhdon studimet Master për Ekonomi në Universitetin amerikan të Prishtinës. Ai e kreu shërbimin ushtarak në radhët e Ushtrisë Federale Jugosllave (JNA) në juglindje të Serbisë, përpara se të merrte pjesë në 1989 në manifestimet e shqiptarëve të Kosovës kundër regjimit të Beogradit. Më pas ai emigroi në Zvicër, përpara se të bashkohej
me legjionin e huaj francez. Pas kthimit në Kosovë, në 1997 ai organizoi së bashku me dy vëllezërit e tij, Daut dhe Shkëlzen, një grup për të sulmuar policinë serbe në Kosovë. Në Glloxhan ai themeloi njësinë e quajtur "Shqiponjat e zeza", të integruar në UÇK. Në prill 2000 Haradinaj u fut në politikë. Ai u zgjodh kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në qershor 2002. Në zgjedhjet
legjislative të tetorit të kaluar në Kosovë, AAK-ja fitoi 9 vende nga 120 që numëron Parlamenti dhe u bashkua me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) të Ibrahim Rugovës që ka 47 vende. Kandidatura e Haradinajt për postin e Kryeministrit nuk ngjalli asnjë kundërshtim nga ana e drejtuesve të misionit të OKB-së (UNMIK) që administron Kosovën që prej 1999. I martuar dhe baba, Ramush Haradinaj flet mirë anglisht dhe frëngjisht.
LONDON APRIL 2008
Address by Prime Minister Berisha, at the NATO Bucharest Summit Allow me to express my deepest gratitude, to you, the leaders of NATO member countries, for the historic decision you made today, to invite Albania to become a member of the most successful political-military Alliance that time has known. For Albanians, that so much have suffered and sacrificed for their freedom and dignity, and today support membership of their country into NATO by more than 95%, your decision here in Bucharest opened an era of secured freedom and the secure future they deserve. The history of my country is the one of survival. The freedom and the future are one and indivisible. But, with your decision to invite Albania, you decided the return of the Albanians, one of the most ancient inhabitants of the continent, to the family of the Euro-Atlantic nations, with whom we share the century old values of our civilization.
THE ADDRESS OF THE PRESIDENT OF THE REPUBLIC, BAMIR TOPI TO THE NATO SUMMIT BUCHAREST I am extremely honoured to be in the Rumanian capital to represent my country in this great event. I would like to extend the deepest gratitude and thanks of the Albanian people about the decision taken today by the North Atlantic Alliance.
Albania received NATO membership invitation At the end of the first session of the proceedings of NATO summit in Bucharest, Romania, the NATO Secretary General, Jaap de Hoop Scheffer, announced in a news conference that the 26 NATO member countries have invited Albania into the North Atlantic Alliance as a member with full rights.
The decision of the Heads of State and Governments of the NATO member states to invite Albania today, is the appreciation and affirmation of the efforts and achievements of the Albanians to transform Albania from a country of totalitarian dictatorship, deep isolation, complete hypercollectivization, forbidden rights and freedoms, to a country of political pluralism and functional democracy, rule of law, free market economy, a country, which during the last 15 years has established a loyal and comprehensive cooperation with the North Atlantic Alliance. Our servicemen are stationed together with your troops in Kabul and Herat and will be wherever NATO needs them. With your decision you commended these achievements, and I want to express my deepest gratitude towards your nations and countries, for the solidarity and overall assistance they have given us in our path to build freedom and its values in our country. My deepest gratitude goes to NATO, its Secretary General and his team, for the very valuable assistance they have given us to make this possible With your decision you have placed great confidence on us. But I would like to take a solemn oath before you today that we value this trust, above all, as a great responsibility of my nation towards your nations to carry out every reform, adopt and implement any decision and law to reach and consolidate the political, social, economic and military standards of NATO member states. One of the greatest truths we have learned is that the reforms are the real “perpetuum mobile� of the free society. They will be such for our society as well. By expressing once again my appreciation to all of you and your countries for the historic decision you made today, I avail of the opportunity to close with a personal feeling: In this Palace, the story of which is very well known, a country that was ruled by the most ruthless dictator of post-war Europe, who, for more than four decades, put up so many bunkers in the cities, villages, valleys, mountains and hills of the country that, were they assembled in one place, it would suffice to build the pyramids of Egypt, twice, is invited today to become member of NATO! For me this is a miracle, the miracle of freedom! Thank You!
38
Today my country is signing the most important act in its history; today the Albanian people is finally departing from the past of Yalta and Potsdam; Albania in a very dignifying way is successfully demonstrating that freedom and democracy can be transformed into virtues also in the country where not even two decades ago, the harshest dictatorship of the post Second World War history had transformed the violation of freedom and right into an institution. As the President of Albania, I would like to thank all those friendly countries that believed on the sincere Euro-Atlantic request and wish of the Albanian people and supported it. This dream which was naturally born in the very first days of the liberation of the Albanian society from Communism came true today in
Bucharest. The whole Albanian society, Albanian politics, media and representatives of civil society in Albania are determined and responsible to support the accession of their country to NATO. Albania is already on its irreversible way towards building a democratic state and Rule of Law. We are determined not to stop in front of this challenge, in the name of a better, safer and prosperous future for our children, where any sacrifice is justified. The important political and economical reforms undertaken by Albania in the judicial system, in the electoral system, in the security system, the reforms in the Armed Forces, in modernizing the institutions, the reforms to eradicate corruption and the fight against organized crime which are the contribution of all the political forces: of the ruling majority and opposition as well, of all the governments since 1992, but especially of the very Albanian people are irreversible, fundamental and indispensable processes also for an Alliance member country. I consider the decision taken by the Alliance today as an appreciation and trust upon the entire up to the present, all sided, serious and multilevel engagement of my country, and as a major obligation that we have in front of both the friendly Alliance member countries and the Albanian people as well. Albania is ready to become an important part of security and democracy policies of the Alliance, not only on regional level, but also on the global one as well. The extension of NATO on the Balkans space remarkably thaws the insecurity space within the European continent. It offers the assurance of long-term security and of development and prosperity and helps to democratize the Balkans countries by showing them the sole right path to depart from their past of inter-ethnic animosity. Albania, through its regional Euro-Atlantic policy will support the integration of the Republic of Kosova in the security and development spaces and will be ready to offer its individual contributions within the NATO and European Union policies for the integration of Bosnia-Herzegovina, Montenegro and Serbia. Distinguished friends, The regional crisis, political or economical, the violation of human rights by dictatorial regimes, underdevelopment, poverty and hunger, which threaten millions of people, the inter-ethnic and inter-cultural conflicts and the international terrorism and global warming threaten the future of humankind and try to ruin the tendency and balance of the sustainable development and security of international relations. All these major challenges demand immediate and determined answers – answers that must be constructed and articulated based on the contributions and participation of interests which are not only individual, but global as well. Internal or external insecurity is a virus from which no one enjoys a long-term immunity. Albania is ready not only to become part but also to offer its values in enriching and preserving the global values of civilizations. Distinguished friends, The Albanian people today is alongside those countries and peoples who use as compass of their national development the values of democracy and freedom to build a brighter future not only for their respective societies, but for all world societies and nations. We are proud and at the same time, aware and responsible of this act. Thank you!
LONDON APRIL 2008
After the receipt of NATO invitation, Premier Berisha stated during a news conference that Albania took its merited place, ranking among the free nations. Referring the difficult history of Albanians, particularly during communist regime, Premier Berisha stressed that after declaration of Independence, the country were that poorly ruled that it did not even manage to place itself among democratic countries. “In the middle of the `50-es, in a military treaty were lined up the dictatorships that had one only purpose – protect dictatorship. Today, the country and the nation join a political and military, main pillar of world freedom, US and great powers of free world. Today, Albania goes toward its secure future, because the most powerful and secure form of a country is collective security, and such is NATO”, Premier Berisha said. Citing some of the profits of Albanians from NATO membership, Premier Berisha stressed that through the receipt of this invitation Albanians provide their security for the future, and through their creativity they can build the future they merit and obtain deserved credentials that have never had. “Albanians rank among free nations with all values, obligations, responsibilities. I think that after independence of Albania which marked the real birthday of the country, membership in NATO is the landmark event for Albania”, Premier Berisha said. In fact, invitation is not the end of the road, but a new beginning, a moment of inspiration to proceed with comprehensive reforms in order for negotiations and ratifications to be complete as soon as possible and our country to become full-right member of this blessed alliance”, added the Premier.
39
Berisha: Albania took its deserved place among free nations “On this occasion, I want to express my deepest gratitude to the US for their powerful and perpetual support, President George Bush for the help in overthrow of communist dictatorship, President Clinton for building of democracy and its values as well President George W. Bush for his extraordinary help”, the Premier underlined. Referring to American kindness toward Albanians, PM Berisha recalled a meeting with U.S. ambassador to NATO, who informed that President Bush was personally interested in the progress of reforms in Albania. "I also express my gratitude to all member countries of the alliance, Great Britain, France, Germany, Turkey, Italy as our advocates in this effort."
“Today, the member countries of the Alliance have placed an unprecedented trust on Albania in its entire history. As you hears, I had no other words, but the solemn vow to turn this confidence
in dedication to reforms and we will make every effort to realize standards to merit full membership”, the Premier underlined. The Premier went on saying that this is
a very important day for NATO too, not because NATO expands its spaces in a big territory, but it expands to two countries with important pro-atlantist aspirations, two countries that make secure its Southeast Wing
http://www.albaniantourism.com/
LONDON APRIL 2008
Një ndër prodhimet më të mira Evropiane, ua sjell më afër jush
ëi m i qim
Ush
GJOKS PULE ME ORIZ (Per 4-6 veta) Oriz: 200g oriz 1 tsp saffron 100g qepe 150-200 mluje te ngrohte 2 tbsp margarine 2 tsp Vegeta
Per pule 600g gjoks pule pa kocka 3 qepe te njoma 1 tsp saffron 3 tbsp gjalp 2 kokrra hodhre 80g bajame 2 tbsp Vegeta
pëlqyer në testin e vegetes
Marim gjoks pule dhe speca te prera ne copa te imta. Pastaj mbushim gjoksin e pules me speca dhe vaj ulliri. Shtojme vegeta, uje dhe i leme per 10 minuta per t’u gatuar. Me vone i hedhim hudhra dhe safron. Lajme orizin dhe e leme te thahet. Shkrijme margarinen dhe kokat e qepeve, i perziejme me oriz duke i skuqur per 2 minuta. Me vone i hedhim ujin saffronin dhe vegeta I leme te gatuhen per 8-10 minuta Mund ta sherbeni orizin me gjoksin e pules, por mos harroni te hedhni siper rozmeri bajame
40