The Albanian April 2010 Issue 1

Page 1

NR.7/7 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDON

5 PRILL

Komuniteti “Chateau Margaux” faqe 11

KOD I RI I BE-SË, REFUZIMI I VIZAVE DUHET ARGUMENTUAR yn në fuqi Kodi i ri i Bashkimit Evropian për vizat, i cili sanksionon njësimin e procedurave për marrjen e vizave në të 25 vendet e zonës Shengen. Masat e reja synojnë thjeshtimin e procedurave dhe afate më të shkurtra për marrjen e vendimit, si dhe u japin të drejtën qytetarëve që u refuzohen vizat që të ankohen në rrugë ligjore. Procedura duhet të njësohet dhe të bëhet më ekonomike. Në parim, pagesa prej 60 eurosh për vizë do të mbetet, por fëmijët nga 6 deri 12 vjeç në të ardhmen do të paguajnë vetëm 35 euro. Veç kësaj janë parashikuar përjashtime për grupe të caktuara aplikantësh. Formulari gjithashtu do të jetë pak më i shkurtër dhe më i lehtë për t’u plotësuar. Në rregullat e reja parashikohet dhe refuzimi i vizës i cili duhet të argumentohet dhe mund të ndiqet rruga juridike nga qytetarët. Brenda 15 ditësh kalendarike, konsullata e një vendi Shengen duhet t'i japë një datë aplikuesit në të cilën ai mund të paraqesë formularin e aplikimit për vizë. Me pas brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Nëse kandidati për vizë refuzohet vendimi duhet argumentuar. "Do të kemi një sistem më të drejtë, më transparent dhe më të lehtë për individin dhe me këtë do të kemi edhe një sistem vizash plotësisht të harmonizuar në BE" vijoi ajo. Jan de Ceuster, drejtuesi i departamentit përgjegjës në Komisionin e BE-së sheh dobësi në sistemin e vjetër: "Mendoj se duhet të pranojmë që procesi i vizave në të kaluarën nuk ka qenë gjithnjë i orientuar ndaj nevojave të klientëve. Ndonjëherë duhet të presin shumë gjatë, edhe dy muaj, përpara se të kenë mundësinë të paraqesin kërkesën për vizë".

H

LABURISTËT VS KONSERVATORËT

Speciale

BETEJA PËR

TALENTET SHQIPTARE QË SHKËLQEJNË NË FUTBOOLLIN ANGLEZ

ELEKTORATIN E FJETUR NGA EMANUEL BAJRA Reportazh

Faqe 10 Faqe 15

Faqe 8

Të dua Shqipëri! SI FILLOI... NJË ÇËSHTJE DASHURIE ...ME SHQIPËRINË? NGA CLAIRE FLETCHER

Elton Gjoni

Aranit Braha


Marketing

5 PRILL

FAQE 2

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor! Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Knowledge of life in the UK

Are you or someone you know applying for British Citizenship or Indefinite Leave to Remain (ILR)?

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për British If the answer is YES, need demonstrate your knowledge Citizenship apoyou leje tëtoperhershme qendrimi? of life in the United Kingdom as well as proving that your

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuajawith për jetën speaking and listening skills are adequate to cope në Mbretërinë e Bashkuar, si dhelife. të provoni që aftësitë në të everyday folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa Training offers Intensive English Language Westa ofron kurse tëcombined kombinuara trajnimi për gjuhen (ESOL) with Citizenship Classes and Exams. angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams For further information, please call us on:

0207 272 1130

Mobile: 07944367779

Classes, Exams & Certificates Cost only

£180

Please come along to: London North Academy Westa Training FINSBURY PARK Andover Community Centre Finsbury Park Andover Estate 182 Seven Sisters Road London London N7 7PX N7 7RY (For Initial assessment come along with proof of ID, Proof of Address and 1 passport size photo)

Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

We are an accredited & registered Citizenship Examination Centre

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Website: www.kovanigroup.com

KGK Accounting Services

Ndricim Gjurra Accountant / Tax Advisor *Tax & VAT returns TAX RETURN *Business start ups *Company formations FROM £99 *PAYE and payroll *Accountancy and bookkeeping

10 Leconfield Walk Hornchurch Essex RM12 6NZ

Tel: 01708522928 Mob:07748614770 email: gjanajimy@hotmail.com


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda Ndini, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Flori Slatina,

FAQE 3

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

(Ç’)Organizimi me urdher nga lart

THE ALBANIAN përbën lajm nëse mblidhen disa shoqata shqiptare në Britani dhe vendosin të kenë një emër apo që të zgjedhin një drejtues? Mund të jetë një lajm i rëndomtë. Është i padiskutueshëm fakti se përbën lajm thënia se paskan qenë gjashtëmbëdhjetë shoqata (ndonëse emrat e tyre kurrë nuk publikohen) dhe në bazë të fotove numërimi i këtyre shoqatave mund të shkojë deri në pesë, por për t’ia bërë qejfin ndonjërit po themi gjashtë. (dhjetë të tjerat i lihen Lalit të zgjedhë emrat) Përbën lajm gjithashtu fakti se këto shoqata kanë bërë një memorandum ku vlerësojnë lart figurën e ndritshme të ambasadorit, konkretisht Shkëlqesisë së Tij, Mazi. Është e çuditshme se këto shoqata të grumbulluara në një organizëm, që ata e quajnë forum, trumbetohen si përfaqësuese të shqiptarëve në

A

5 PRILL

Mbretërinë Bashkuar. Në qofte se marrim për bazë parimin më demokratik të botës së lirë; votëpërfaqësim, i bie që me mijëra emigrantë shqiptare do të siguronin pesë vota (e shumta gjashtë) dhe të vetëquheshin lider , të flisnin në emër të komunitetit, të takonin ose të bëheshin palë me Shkëlqesinë e Tij etj etj. Në gazetën tonë kemi pasqyruar lajme të shumta të aktualitetit ku shumë më shumë shoqata, kanë bashkëpunuar në programe dhe projekte të ndryshme , por duke mos vuajtur nga megallomania e të qënurit burrë oxhaku “nuk janë kujtuar” që të emërojnë ndonjë forum, apo të zgjedhin ndonjë krye(gjel)tar. Parimet bazë të një bashkëpunimi tek këto shoqata, ka qenë interesi i gjerë i

publikut , domethënë i komunitetit shqiptar në Britani. Gjithsesi nuk ka asnjë të keqe që edhe këto shoqata që krijojnë forume, të zgjedhin kryetarin E TYRE, (pra jo të shqiptarëve në Britani), të koordinojnë punët dhe të bashkëpunojnë për çështje të ndryshme, qoftë edhe për koncerte ku shpresohet që bileta ”taksa kombëtare” të jetë pak më e lirë. Për hir të së vërtetës është e papranueshme dhe aspak e konceptueshme qe ky forum nuk i bën publike emrat e këtyre 16 shoqatave sipas tyre, jo që i mbetet hatri që nuk përmendet ndonjë prej tyre , por nëse ato vërtet do të ekzistonin , do të ishte mirë që publiku të shfrytëzojë shërbimet e tyre. Na bëri gjithashtu përshtypje që men-

jëherë pas këtij takimi, akti i parë që ka ndërmarrë ka qenë një memorandum . Nuk ka qenë memorandum as për ndërgjegjësimin e prindërve shqiptar që fëmijët e tyre të mësojnë shqip apo për çështje të tjera që e shqetësojnë komunitetin shqiptar në MB. Ky memorandum i ngjan trakteve komuniste të viteve 40 në Shqipëri, ku lartësohet figura e prijësit , udhëheqësit legjendar, komandantit të përjetshëm etj etj , por që në botën moderne e quajnë Shkelqësinë e Tij. Pra nëpërmjet këtij memorandumi ata kanë shprehur konsideratën e tyre për këtë burrë fort të mirë që u ka rënë për hise shqiptarëve në MB. Gjithsesi lexuesit e gazetës tonë do të presim se mbase ndonjë ditë këta burra oxhaku që nuk u është përmendur

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

emri, do të regjistrohen në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’i printe çdo keqkuptimi apo tendence që mund të ketë çdo qytetar shqiptar në MB që të siguroj 5-6 vota dhe të flasë apo të sillet si lider i shqiptarëve në MB, apo të themeloj ndonjë forum paralel ku të përpilojnë memorandume të tipit ska burrë më të mirë se sa ai apo të ndërmarrin , larg qoftë , ndonjë iniciativë tjetër në emër të komunitetit shqiptar në MB. Në të kundërt gjithkush do ta kuptojë të vërtetën e forume ve, me apo pa porosi nga lart, por çka është më shqetësuese do të mbushen me neveri duke mos mundur të bëjnë dallimin mes shoqatave që realisht u shërbejnë shqiptarëve të këtushëm.


AKTUALITET

NGA BASHKIM METALIA

Skandal në Greqi. Forcat Speciale në paradë zyrtare, thirrje raciste ndaj shqiptarëve endra e Kërkimeve Shkencore Evropiane (ESRC), në sondazhin e bërë para tre vitesh , në vendet e Bashkimit Evropian , lidhur me emigrantët , konkludojnë Greqinë si vendin me mungesë tolerance më të madhe dhe më armiku i të huajve në Evropë. Pre e drejtpërdrejte e këtij racizmi dhe konservatorizmi janë dy shtresa ; emigrantë shqiptarë dhe minoritarët turq në Trakinë Lindore. Ksenofobia Greke , duke ju referuar sondazheve të fundit, 95% e popullsisë vendase përfshi këtu autoritete e policisë e shprehin mendimin negativ racist ndaj të huajve dhe sidomos ndaj shqiptarëve. Faktet janë aq të shumta që tregojnë për këtë veçori raciste, saqë nuk mundesh që t’i trajtosh një shkrim të vetëm. “Grek lind , nuk bëhesh kurrë , gjakun tënd do të derdhim , mor derr shqiptar”, është thirrja në kor që kanë bërë në paradën zyrtare të 25 Marsit 2010 Forcat Speciale që parakaluan në rrugët e Greqisë. Një rast jo i izoluar , jo i vetmi , një rast që askush , as politika, feja apo shoqëria greke nuk kërkuan një falje dhe ndëshkim të ksenofobeve kanibalë. Ata u mjaftuan me një pezullim sa për të përkëdhelur dhe joshur politikën , fenë dhe shoqërinë shqiptare. Me të drejtë lind pyetja : Meqenëse të dyja vendet janë anëtarë të bllokut ushtarak të NATO-s , si mund që dy ushtritë tona të mund të marrin pjesë së bashku në një mision ushtarak , dhe çfarë sigurie do të kenë ushtarët shqiptarë , kur kolegët e tyre grekë këndojnë himne për të vrarë ushtarët shqiptarë? Paradoksi i ksenofobisë greke i kalon përmasat e një shoqërie normale dhe me komplekse të pa kufi ndaj fqinjëve të tyre. Rëndomti , siç edhe e kanë pranuar vetë grekët , këndohen këngë të tilla raciste , antishqiptare për tua ngritur moralin ushtarak ushtarëve. Dhe ky moral racist parakalon para hundëve të Presidentit të Republikës në paradën e përvitshme ushtarake në Ditën e Pavarësisë. Pse kaq urrejtje ndaj nesh, shqiptarëve paqësorë, liridashës, autokton në trojet e veta? Si ka mundësi që të lihet në qetësi kaq të dhimbshme fyerja, në mënyrë të përsëritur, që i bëhet dinjitetit dhe integritetit moral dhe kulturor të një kombi ? Më në fund Ambasada greke në Tiranë i kërkon falje Shqipërisë“Skandali do të dënohet ashpër. Hetimi do të shkojë deri në fund”, thuhet në reagimin e ambasadës. Të njëjtën gjë veproi edhe Përfaqësuesi i Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris

Q

5 PRILL

FAQE 4

Racizmi Grek; mentalitet i sëmurë ksenofob USHTRIA GREKE THIRRJE RACISTE NDAJ SHQIPTARËVE

Moschopoulos, duke kërkuar falje për incidentin e ndodhur në ditën e pavarësisë, kur forcat e sigurisë së ushtrisë greke kanë lëshuar thirrje ksenofobe ndaj shqiptarëve, maqedonasve e turqve. Autoritetet morën masat duke pezulluar nga radhët e ushtrisë një oficer të njësisë së rojeve detare – sa ironike dhe fyese në të njëjtën kohë, një vendim i tillë . Nga ana tjetër Ministria e jashtme e Shqipërisë dhe shefi i saj Z.Ilir Meta deklaroj se- nuk do t’i përgjigjemi incidentit me incident. Në njëfarë mënyre ka të drejt ; por assesi nuk mund të anashkaloj, incidente të tilla të përsëritshme nga grekët dhe autoritetet e saj, ndaj shqiptarëve. Sharjet dhe thirrjet ksenofobe kundër shqiptarëve në radhët e forcave të armatosura greke nuk janë

gjë e re. Pesë vjet më parë në internet u publikua një video ku tregoheshin ushtarë që stërviteshin pikërisht duke kënduar këngë antishqiptare Por përsëri kjo nuk trumbetohet alarmuese kjo traditë raciste greke. As nga politika shqiptare dhe as nga mediat kryesore nuk pati reagimet e duhura ; në fakt ishin vet mediat greke, si p.sh e përditshmja më e madhe greke “Elefterotipia”, që i quajtën skandaloze thirrjet raciste të ushtarakëve grek dhe një rast i paprecedente. Po ashtu në mënyrë sporadike dhe fare të paorganizuar një pjesë e shoqërisë civile protestuan përballë ambasadës greke në Tiranë . Apo dhe student në disa rrethe të vendi marshuan dhe protestuan skandalin e paparë ndonjëherë në botën moderne. Në disa qytete të

Shqipërisë u zhvilluan protesta ku u dogj dhe flamuri grek. Edhe në Gjilan të Kosovës në një protestë të organizuar pak ditë pas 25 marsit në shesh u dogj flamuri grek. Faktikisht dhe siç shihet politika dhe qeveritë e njëpasnjëshme shqiptare po ndihen inferiore ndaj politikes dhe thirrjeve të tilla raciste greke – për shumë e shume arsye që nuk guxojnë të deklarohen publikisht. Bie fjala provokacionet e njëpasnjëshme greke në kufi me Shqipërinë në kufijtë territorial të Shqipërisë, ku Greqia kërkon të zaptoj trojet shqiptare të “Vorio-Epirit”.

Mos abrogimi i Ligjit të Luftës(që 70 vjet) me Shqipërinë i jep

luksin Greqisë të kërcënoj politikisht dhe fizikisht, dhe vazhdon të na konsideroj “armiq”. Ky inferioritet do t’i shpjerë në skandale të tjera që do të jenë akoma dhe më të rënda dhe atëherë reagimet nuk do të jenë incidente të tipit protestë por akoma më të mëdha. Opinioni ndërkombëtarë duhet medoemos që të vihet në dijeni dhe të dërgohen notë protestë dhe të merren masa urgjente para se të jetë vonë. Shpresojmë se skandale të tilla të mos përsëriten , por vallë u zihet ne besë racistëve?


AKTUALITET

NGA FLUTURA SHEGA shte vera e vitit 2005 dhe Shpresa Programme pas konsultimeve që kishte bërë me përdoruesit e saj kishin ardhur në një konkluzion se kishte ardhur koha dhe momenti i një aktiviteti gjithë-përfshirës për të festuar arritjet e gjithsecilës organizatë, për të mësuar nga njeri tjetri, dhe për të ndarë kulturën dhe arritjet tona edhe me komunitetet e tjera. Synimi ishte që ky aktivitet të zhvillohej çdo vit. Pas një numri të madh sugjerimesh dhe diskutimesh u vendos që ky aktivitet të bëhej në muajin qershor në ditën e fundit të “refugee week” që korrespondonte edhe me Ditën e Verës që festohej nga emigrantet shqiptarë në Amerikë. Ambasadori shqiptar i asaj kohe z. Kastriot Robo dhe biznesmeni z. Nik Berisha ishin shumë suportues të këtij aktiviteti. Kështu u bë dhe u vendos që nga java e fundit e muajit Qershor do të mbahej ky aktivitet që e quajtëm Dita e Verës ose ( Albanian Summer Day). Filloi puna për të organizuar ketë aktivitet dhe menduam që vendi më i mirë do të ishte një park i hapur i cili për familjet dhe pjesëmarrësit ofronte hapësira të sigurta dhe një ambient shumë relaksues dhe aktiv në të njëjtën kohë. Dita e parë e Verës u zhvillua në javën e tretë të qershorit 2005. Ky festim ka mbetur në kujtesën e shumë pjesëmarrësve si një ndër aktivitetet më të suksesshme. Ky u ndërthuren së bashku muzika shqiptare, prezantimet nga përfaqësues të shumë organizatave si Faik Konica, Dituria, Skënderbeu, grupi i drejtuar nga Burbuqe Pacarada, koncert nga fëmijë dhe të rinjtë pjesëmarrës në aktivitete e Shpresa Programme dhe jashtë saj. Folën njerëz të ndryshëm nga organizata angleze dhe donatore pjesëmarrës. Ambasada shqiptare ne MB, veçanërisht ambasadori Kastriot Robo dhe Myzafer Alushi mundësuan ardhjen e artisteve të njohur që do të na nderonin me zërat e tyre të mrekullueshëm si këngëtaret Bujar Qamili,Violete Zefi dhe humoristi Edmond Halili të cilët vinin për kënaqësinë e publikut shqiptar në Londër. Ata vinin FALAS. Ishte hera e para që një numër organizatash po bënin diçka të përbashkët të këtij niveli. Ishte një aktivitet që do të mbetej në mendje për shume kohë dhe do të përsëritej akoma më bukur në fundin e qershorit të vitit 2006 ku ky aktivitet do të zhvillohej përsëri. Ketë vit do të kishte surpriza akoma më të këndshme. Do të merrte pjesë vet përfaqësuesi i Mbretëreshës Elizabeth në Londrën Lindore, Z. Kolonel Dudding i cili do të jepte çmimin e madh të Mbretëreshës publikisht Shpresa Programme për punën e madhe të bërë në komunitetin shqiptar dhe atë lokal. U mbajtën një numër mbledhjesh për organizimin e këtij eventi sa më me cilësi dhe vendosen që kësaj radhe prioritete t’u jepej fëmijëve dhe të rinjve në UK që të publikoheshin dhe njiheshin. E ku ka më mirë që këta talente të reja dhe fëmije e të rinj që aktivizoheshin në të gjitha shoqatat të bashkoheshin nën tingujt e bukur të muzikës shqipe dhe të recitonin ,këndonin dhe vallëzonin së bashku. Në ketë aktivitet bashkëpunuan shoqata Dituria me drejtues z.Rruzdi Jata që me lojërat

I

5 PRILL

SHPRESA PROGRAMME & BESA, NJE MODEL BASHKEPUNIMI

Një bashkëpunim i suksesshëm për me tepër se 4 vjet me dy organizatash Shpresa dhe Besa. 4 vjet bashkëpunimi të sinqertë dhe profesional mes kolegesh dhe miqsh. popullore e pasuroi ketë aktivitet dhe i dha dhe më shumë ngjyrën dhe traditën shqiptare si edhe organizata Skënderbeu që bëri filmimet e këtij eventi dhe prezantoi Miss Shipatrja ne UK. Ö ashtu Burbuqe Pacarada që solli modelet e reja, Edit Durham poezitë shqiptare të recituara me shume pasion, grupi Besa vallet e mrekullueshme të kërcyera me shumë pasion nga fëmije dhe të rinj shqiptare. Bouncy castle, fire engines, libraries, face painting, informacione të ndryshme në benefits dhe punësim,

MORËN PJESË MBI 2000 SHQIPTARE DHE PËRFORCUAN ME TEPËR SE 170 VETE.

Këtu nisi edhe një bashkëpunim reciprok me organizatën Besa me drejtues z. Enver Buzuku . Ata kishin në një grup të mrekullueshëm vallesh të drejtuar me shumë mjeshtri nga drejtuesi artistik z. Ylber Ramadani . Që nga ky aktivitet dhe deri më sot bashkëpunimi i Shpresa Programme dhe organizatës Besa do të ishte një bashkëpunim mes dy shoqatash që kishin si bazë të punës së tyre ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare, shkëmbimin e eksperiencës, do të ishte një bashkëpunim mes shoqatash, kolegësh ,dhe ne mes miqsh . Ky bashkëpunim i cili vazhdoi vite me radhë duke u zgjeruar në shkëmbim të eksperiencave të mësimdhënies si edhe përgatitja për aktivitete të ndryshme .

Qëllimi gjithmonë është si ta përmirësojmë dhe të unifikojmë një plan pune për forconin e bashkëpunimi mes dy organizatave . Ky bashkëpunim do të forcohej më tepër kur mësues nga shoqata Besa dhe shoqata Shpresa patën mundësisë të merrnin pjesë në një seminar që u zhvillua në Tirane në Bashkëpunim me dy shkolla Kongresi i Lushnjes dhe Udha e Shkronjave. Ishte një seminar intensiv ku ne patëm mundësi të takojmë botuesin e abetares Udha e Shkronjave si dhe të ishim pjesë e mësimit si në shkollën shtetërore ashtu dhe atë private. Të shikonim dhe të shfletonim planet mësimore , të shkëmbenim eksperiencat dhe vështirësitë që paraqiten këtu me fëmijët që vijnë në klasat shqipe. Kaluam tre dite të paharruara si në nivelin profesional ashtu dhe në nivelin shoqëror. Mësuam shumë nga kolegët tanë që punonin në Shqipëri dhe që na ndihmuan me materiale dhe ide se si mund të punojmë më me efikasitet me fëmijët që kalojnë vetëm dy orë në klasat e mësimit të gjuhës shqipe. Në nivelin shoqëror disa nga mësueset e organizatës Besa ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë dhe dëshira për të parë çdo qytet, për të lexuar çdo rresht të historisë së Shqipërisë shikohej në sytë e tyre dhe në bisedat që ata zhvillonin. Kaluam 3 ditë të mrekullueshme, diskutuam, mësuam dhe u bëme pjesë e një eksperience që jam e sigurte si për mua edhe të tjerëve na dha ide dhe mënyra të reja mësimdhënie që po i zbatojmë në klasat që japim mësim. Bashkëpunimi mes Shpresës dhe organizatës Besa nuk ka qënë një bashkëpunim për emra as për fjalime të gjata apo kush ka me tepër merita. Ka qënë një bashkëpunim korrekt dhe i barabartë, mes kolegesh që e vlerësojnë njëri tjetrin si për anën profesionale ashtu dhe intelektuale si edhe respektojnë në mënyrë profesionale idetë e njëra-tjetrës edhe kur ato kundërshtojnë njëra-tjetrën. Është një bashkëpunim jo përemër por mes kolegesh dhe miqsh ku kryesorja është që aktiviteti të zhvillohet me cilësi sa më të lartë, ku prioritet iu jepet fëmijëve, të rinjve dhe të gjithë përdoruesve të shërbimeve, si edhe promovimit të sukseseve. Është një bashkëpunim ku puna e secilit sado e vogël vlerësohet jo nënvlerësohet, ku pranojmë dhe këshillime si të bëjmë më të mirën për aktivitetin tjetër. Por kryesorja besoj është se në ketë bashkëpunim mbizotëron sinqeriteti dhe vlerësimi që kemi për punën e njëri–tjetrit. Në koncertin që u zhvillua me rastin e pavarësisë së Kosovës në Stratford circus ishte një manifestim i përbashkët i dy organizatave. Fëmijët

FAQE 6

e të dy organizatave do të këndonin, recitonin ,kërcenin, aktronin dhe do të luanin pjesë orkestrale. Fëmijët e të rinjtë dhe një pjesë e stafit të Besës kishin ardhur që në mëngjes herët duke u përpjekur që dhe pse ishte koha e shkurtër të bëhej një provë e përgjithshme . Në skenë do të ngjiteshin 125 fëmije nga të dyja shoqatat dhe përgjegjësi i skenës Gary Horsman ishte i mrekulluar në radhë të parë nga sjellja dhe serioziteti i këtyre fëmijëve dhe të rinjve ai do të thoshte: Sa mirë do të ishte që të kishim më shumë të rinj që performojnë me kaq seriozitet , pasion, dashuri, respekt për njeri tjetrin dhe krenari. Duket sikur kane lindur në skenë, do ti kishte zili kushdo këto fëmije si për sjelljen e tyre ashtu dhe për anën artistike. Vallja ’’O Sot Ka feste Kosova’’ do të kërcehej nga të dyja grupet të cilët u duken sikur të ishin një grup i vetëm Këta të rinj dhe fëmije dukej sikur kishin kërcyer gjithë jetën e tyre me hapat dhe sigurinë që ato kishin nuk mund të benin gjë tjetër veçse të ngrinin 350 spektatorë në këmbe me duartrokitjet të pandalshme Eh sa bukur në mes te Londrës tinguj dhe valle shqiptare nga të rinj dhe fëmije që shumica e tyre kanë si vendlindje Mbretërinë e Bashkuar por në zemër dhe shpirt traditën Shqiptare. Duartrokitjet e gjata ishin vlerësimi më i mire që ju behej këtyre artisteve të vegjël Ishte jo vetëm vlerësimi i publikut por dhe i gjithë stafit të Shpresa Programme ‘’jeni të mrekullueshëm të gjithë’’ Edhe ansambli i valleve do t’i kishte zili Jesicca Abazaj, Jona Berisha,Marvin Billa, Yll Buzoku, Alban Canolli, Sara Demaili, Semira Demaili, Arlind Demaili, Arianit Ferizaj, Artur Ferizolli, Hazir Ferizolli, Jenis Gjoni, Sara Gjoni, Fiona Grozda, Majlind Grozda, Mergim Ibrahimi,Shpetim Ibrahimi, Samatha Kerluku, Floriana Kerluku, Gramos Krasniqi ,Qendresa Krasniqi, Driton Osmani, Arben Osmani ,Orland Ramadani, Aulona Ramadani, Blerina Ramadani,Eleonita Ramadani, Sara Reci, Adnan Reci ,Borijana Skeja ,Ande Zeka,Ejone Zeka,Hane Zherka që kercen me aq pasion dhe luajtën me vegla popullore Drejtuesi Fatmir Zekaj dhe kolegët, Teuta Zekaj,Vjollca Buzoku, Mirvete Ramadani, Enver Buzoku dhe Ylber Ramadani bëjnë një punë të mrekullueshmë e që është për t’u marre si model nga të gjitha familjet shqiptare në emigracion. Kam pasur rastin ti shikoj ata shumë e shumë hërë dhe të bie në sy respekti që ato kanë që nga më i vogli vetëm 4 vjeçar deri tek me madhi për njeri-tjetrin, dhe te rriturit, kam pasur kënaqësinë të shikoj përkushtimin e të gjithëve që këta të rinj të rriten krenarë për kulturën dhe traditat e tyre, dhe të jenë më të mirët. Kam parë dhe ndjerë nga afër se sa shume duan ata t’a vazhdojnë ketë aktivitet, me fonde apo pa fonde, sa atdhetare janë ata, sa të përkushtuar janë që fëmijët e tyre të jenë krenare që janë shqiptar. Ne mësojmë nga ata, shembulli, këmbëngulja e tyre na bën që të jemi më të vendosur në rrugën tonë, të punojmë jo vetëm me fëmijet por edhe me prindërit që të gjithë të kemi një ndërgjegjësim si ata.


AKTUALITET

TBar, vendi ku festohet

T-Bar

249 High Road Willesden Nw10 2RX

PER REZERVIME DHE INFORMACIONE NA KONTAKTONI

07908733131 ORGANIZON

mbremje muzikore me kengetare te ftuar nga Shqiperia dhe Kosova

Live Music Te enjte 8pm-01 am(me rezervim) Te premte8pm-3.00am Te Shtune 8pm-3.00am Te diele 8pm-01.00 am

Grupi ALB

Elda Berisha

Edi Isaku & Nexhat Jaha

Manushaqe Vata

www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu? Dërgoni Lule në Shqipëri dhe Kosovë!

TELEFONO: 07788406825


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 2: Transporti ALBANYFURNITURE falas kudo UNIT 2 INWOOD BUSINESS PARK WHITON ROAD 24-30 Minerva Road që të jeni London NW10 6HJ në Londër HONSLOW TW3 2EB

Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre,

sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk www.eufurniture.co.uk


PROFIL NGA BASHKIM METALIA alentet shqiptare sa vijnë e shtohen në Britaninë e Madhe. Ndërsa shohim një komunitet shqiptar që rritet dhe zhvillohet me ritme të shpejta integrimi, kjo s’vjen si rezultat i organizimit kolektiv por atij individual. Kushtet optimale dhe ambiciet personale për të qenë dikush në jetë kanë bërë që brezat e rinj që po rriten në Britani të infiltrojnë në institucione , kompani dhe klube sportive duke konkuruar suksesshëm me pjesën tjetër. Këtë radhë në vëmendjen tonë me interes për opinionin shqiptar dhe më gjerë , vjen një talent i ri, i cili luan për Akademinë e futbollit të Wimbledon në jug të Londrës. Elton Gjoni është një futbollist që po bën emër jo vetëm në skuadrën e AFC Wimbledon, por edhe më gjerë . Mediat lokale e kanë konsideruar si e ardhmja klubit të Wimbledon.

T

20 vjeçari Gjoni u kontaktua nga “The Albanian” dhe shprehu kënaqësinë për tu prononcuar dhe të na shpalos dhe ëndrrat e tij , për të qenë një ditë , pjesë e Kombëtares Shqiptare.

“Ëndrra ime është të luaj për vendim tim , Shqipërinë, dhe nëse një ditë do të kem një ofertë të tillë do të jetë mahnitëse për mua dhe familjen time dhe me kënaqësinë më të madhe do ta pranoja një ofertë të tillë ” – shprehet Eltoni. Gjithashtu ai simpatizon edhe skuadrën e Arsenal-it, dhe shpreson që një ditë të luajë për këtë skuadër. Që në moshën 5 vjeçare Eltoni e shikonte futbollin sikur kishte lindur për të por kur i ati e merrte nëpër stadiumet shqiptare, nuk e besonte se vjen një ditë kur ai vetë të shikohet nëpër stadiumet e futbollit në Londër. Me skuadrën e AFC Wimbledon Eltoni e ka filluar duke ju ofruar nga miqtë e tij që të bëjë ca seanca stërvitore dhe duke parë talentin e shqiptarit, trajneri e ka aktivizuar menjëherë me klubin. Për disa kohë ka qenë lojtar rezerve , por tani është lojtar i parë dhe luan si sulmues i Wimbledon. Ka fituar rreth 15 trofe , përfshi këtu dhe medalje të ndryshme si lojtari më i mirë i ndeshjes, golashënuesi më i mirë , lojtari i vitit nga menaxherët apo shpërblime si “fair play” etj. “Kam punuar shumë për të arritur këtu ku jam ... dhe do të vazhdoj akoma që ëndrra ime të bëhet realitet” – shprehet sulmuesi shqiptar Gjoni.

5 PRILL

FAQE 8

TALENTET SHQIPTARE QË SHKËLQEJNË NË FUTBOOLLIN ANGLEZ Shqiptari Elton Gjoni – e ardhmja e klubit të AFC Wimbledon “Ëndrra ime është të luaj për vendim tim , Shqipërinë ...”

Aranit Braha

ARANIT BRAHA TALENTI QË PREMTON

Elton Gjoni Ju lutem nëse njihni talente të tjera që përfaqësojnë denjësisht vlerat e mrekullueshme shqiptare dhe shkëlqejnë në fusha të ndryshme të jetës na ndihmoni t’i bëjmë pjesë të rubrikës PROFIL, ambasadorët e shkëlqyer shqiptar në Britani. Na kontaktoni; The Albanian www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 info@thealbanian.info

ranit Braha është një talent 14 vjeç, që luan për ligën e të rinjve me skuadrën e Links në

A

Surrey. Me talentin e tij ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes dhe të jetë një lojtar perspektive. Deri tani ka shënuar 25 gola ne 15 ndeshje, ka marrë 10 trofe dhe 25 medalje. Si i çdo i ri futbollist ka ëndërr që të luaj me skuadra të mëdha dhe Araniti synon që të luajë për skuadra si Manchester United, Barcelona dhe Tottenham dhe pse jo edhe për kom-

bëtaren Shqiptare. Në fakt talente të tilla janë një vlerë që nuk duhet assesi të lihen në harresë . Kemi parasysh edhe talente si Aldi Haxhia i cili është aktivizuar si portier rezervë tek Chelsea dhe shumë të tjerë që me pasionin e tyre për futbollin po japin kontributin e tyre në skuadrat që aderojnë. “The Albanian” u uron suksese të mëtejshme të gjithë atyre që me talentin e tyre, siç janë Eltoni dhe Araniti, nderojnë jo vetëm veten e tyre por familjen dhe vendin nga e kanë prejardhjen.


AKTUALITET

NGA FLUTURA SHEGA Moving Picture” Keshtu do ta quanin expoziten e hapur nga te rinjte e “Shpresa Programme” ne bashepunim me COMPAS (The Center on Migration,Policy and Society,University of Oxford). Kush numerohet si emigrant? Kush jane njerezit pas shifrave dhe statistikave? Duke perdorur histori reale, COMPAS prezanton nje menyre tjeter te emigracionit te perjetuar nga njerez te ndryshem qe levizin ne shtete te ndryshme dhe kontinete te ndryshme. “Moving pictures” eshte nje ekspozite e mbajtur si pjese e ESRC festivalti te shkencave shoqerore, qe ka si qellim te krijoje mundesi per publikun te lexoje studime te cilat normalisht shikohen vetem nga akademiket dhe ata qe bejne ligjet. Ne kete ekspozite u paraqiten fotot fituese te konkursit vjetor te mbajtur nga “COMPAS” si edhe nga te ftuar mes te cileve edhe “Shpresa porgramme”. Kjo ekspozite do te ilustroje eksperiencat e ndryshme te emigrimit dhe do te ndryshoje disa nga opinionet te publikuar gjeresisht me lidhje me emigracion. Audienca do te ftohet qe te shikoje nga afer problemet qe rrethojne objektet dhe do t’iu jepet mundesia te shprehin ekperiencat e tyre si dhe perreth ekspozites. Ekspozita tregon qe debati rreth emigarcionit nuk eshte shume i thjeshte dhe as shume i larget, por perfshin njerez real qe jetojne cdo dite me qytetaret e ketij vendi. “Compas” nuk mund te prezantoje jeten e cdo emigranti, ne shpresojme qe te prezantojme mendimet provokative te nje mumri ekspereincas te ngjashme ne emigrim dhe te sjellim rezualtatete e studimeve sa me afer tek publiku. Ne kete ekspozite u paraqiten nje numer punimesh nga te rinjte e “Shpresa Programme” mes te cileva edhe nje numeri te madhe fotografish te marra nga projekte te ndryshme si ’’ Londra ne syte tane’’, ‘’Aiming high’’ si edhe paraqiten dy nga levizjet qe ata jane perfshire. Getting the Albanian language as GCSE, and ‘’end of child detention now ‘’ Si u paraqit vidoja nga projekti ‘’Zona ku ne banojme’’ ?

Ne kete project ndihmoi shume studenti qe po ben PHD ne LSE ,Malcom James dhe njekohesisht ben

5 PRILL

FAQE 9

Femijet e “Shpresa Programme” ne Oxford

pune vullnetare tek Shpresa. Ne inagurimin e kesaj ekspozite

morem pjese nje grup prej 21 te rinj shqiptare nga Londra . Per ta ky udhetim ishte i gershetuar me expoziten dhe endrat e tyre. Ata ishin shume te lumtur qe po udhetonin drejrt qytetin te universiteteve me emer ne bote dhe pse jo nje dite do te studionin dhe ato ne keto universitete . Bisedat e tyre te larmishme, shakate e qeshura e tyre gazmore sollen nje atmosfere shume te kendshme gjate udhetimit . Ata vizituan me interes ekpsoziten , fotografite dhe punet e paraqitura;- ej kjo eshte fotoja qe ka bere grupi yne, shiko kete tjetren eshte tek shkolla ime ishin bisedat e tyre qe ndjeheshin dhe krenare dhe me te ritur. Puna e tyre vizitohet dhe pergezohet nga studiues ,njerez te thjeshte student ,pedagoge dhe kur i pyesin;- ata thone

me krenari jemi shqiptare Me pas me ta u takuan edhe dy studiuse qe punonim me universtitete e Oxfordit Mr Bruidget Anderson and Hiranthi Jayaweera. Takimi i tyre ishte i ngrohte dhe shume edukues. Ato folen per eksperiencen e tyre dhe punene qe iu ishte dashur te benin per te arritur te studionin ne Oxford . Perkushtimi dhe puna e palodhur i kishte ndihmuar ato qe te punesoheshin ne keto universitete. Mesazhi ishte shume i qarte ME PUNE GJITHCKA ARRIHET Pyetjet e te rinjve shqiptar e bene biseden shume interesante dhe edukuese per ta. Pas ketij takimi Aida Marku qe eshte

vetem 10 vjece u shpreh” une du ate behem doktoreshe dhe tani e kuptoj qe te arrish te shkosh ne nje universitete te mire duhet te mesosh shume dhe te jesh e perkushtuar . Nuk ka asgje qe nuk arrihet”. Eshte nje takim shume i mire per ne dhe na nguliti edhe nje here ne mendje qe fakti qe ne jemi emigrante nuk ndikon ne universitete qe ne duam te shkojne, jane rezuatatet tona ato qe bejne ndryshimin Ela Demushi u shpreh : « Shpesh here prinderit tane na thone ;- mesimet, mesimet vetem mesimet dhe ne merzitemi por duke degjuar dy folese m’u ngulit nje shprehje e tyre “ kur je ne ne shkolle te duket sikur ajo nuk do te mabroje kurre, dhe nuk kohe per asgje tjeter. Por kjo eshte kaq e shkurter ne krhasim me gjithe jeten qe kemi perpara. Dhe puna jone , qendrimi ndaj te mesuarit na ndihmon ne ose te kemi nje te ardhem te shkelqyer ;Ne kete ekspozite ishin paraqitur pune te zgjedhura nga projekti i te rinjve « London in our eyes » ‘’ Aiming high ‘’ ‘’ End child detention now ‘’si edhe ‘’Get the albanian language as GCSE’’. Franceska eshte vetem 9 vjec por me nje vendosmeri u shpreh ‘’Une do mesoj shume dhe do te studjoj ne Oxford’’ dhe kur te behem nje historiane shume e mire do te ndihmoj dhe projektin e femijeve tek Shpresa Programme. Me pas te rinjte paten mundesi te vizitonin mesueun e arteve dhe arkeologjise Ashmoleann i cili ishte dhe muzeumi i pare i hapur ne Mbreterine e Bashkuar ku u njohen me historie nepermjet gjetjeve arkiologjike te koheve te ndryshem dhe vendeve te ndryshme. Me pas ata vizituan nje nga kollegjet qe ishte hapur per publikun. Entuziazmi i tyre dallohej qarte ne pyetjet qe ato benin ne shenimet dhe fotot te cilat do tju sherbenin te kujtonin keto momente inspirimi. Udhetimi drejt Londres ishte akoma me gumezhites.Ata flisnin per mbresat qe iu kishte lene ekspozita si edhe biseda me dy studiuset dhe Jennifer Newman nga Compas e cila i shoqeroi ne pjesen me te madhe te vizites Shume prej tyre flisnin se ku do te studionin disa tregonin fotot e mara , ca te tjere tregonin shenimet e tyre per muzeumin disa tregonin suveniret e blera per prinderit. Ndjehem shume mire te udhetoj me kete grup te cilet te rembejne me entuziazmin dhe mencurine e tyre. Sa mire dhe une ne rrugen e kthimit po jetoja me endrat e tyre nje brez i ri i mrekullueshem dhe qe reflekton miresi kulture dhe perparim. Jane familjet e tyre dhe ne gjithe shoqeria shpiptare ketu ne Angli, per kete brez qe po mer ate me te miren nga te dy vendet. U ndjeva e privelegjuar qe punoj cdo jave dhe qe kalova kete dite te mrekullueshme me keto femije.


AKTUALITET NGA EMANUEL BAJRA ë Britani të Madhe ekziston një traditë e vjetër e të politizuarit për zgjedhjet. Kjo traditë akoma mbahet të jetë e fortë sidomos në këto zgjedhjet e fundit kur Laburistët dhe Konservatorët përballen me njëri-tjetrin si dy uragan politikë që aspirojnë të zëjnë vendin e tyre në historinë e re politike të shekullit XXI.Matematikisht Konservatorët ose si edhe njihen me emrin tjetër (Tory) kanë qeverisur shumë më shumë se Laburistët Britaninë e Madhe. Laburistët që me origjinë janë përbërje e Liberalëve të Lloyd George dhe sindikatave të majta ( lëvizje e punëtorëve dhe të varfërve nëpër industritë Angleze), kanë qeverisur vendin në bazë të vlerave të Socializmit të modelit Anglo-Sakson. Ideologji kjo që nuk ka lidhje dhe nuk buron nga fryma Marksiste Hebraiko-Gjermanike apo Sovjetike. Përgjatë shekullit XX Laburistët Anglez ishin forcë shumë më e madhe politike në të gjithë Britaninë e Madhe. Në mënyrë konsistente që nga viti 1922, Laburistët kanë mbajtur një mazhorancë të bindshme në Anglinë Qëndrore, Uells, Skotland, dhe Irlandë. Kjo mazhorancë është akoma e fuqishme në këto vende brenda unionit pa marrë parasysh se Konservatorët kanë investuar shumë përgjatë pesë viteve të kaluara duke i shndërruar këto në një konsideratë si “ulëse marxhinale”.Konservatorët në anën tjetër janë forcë më e theksueshme në mesin e elitës urbane si edhe klasës së mesme. Kjo parti shumë përqafohet nga klasa e njerëzve që kanë jo më shumë se dy fëmijë, dy rroga mesatare, shtëpi të kredituar, dy vetura dhe pensione të garantuara me aq sa marrin rroga.Konservatorët Britanik janë parti jo-ideologjike ( duke përjashtuar këtu partinë Konservatore të Thatcher ). Kryesisht preokupimi i tyre tradicional ka qenë ai i zakonshmi që e gjenë në shumicën e vendeve që kanë parti liberale-konservatore. Zvogëlimi i influencës së shtetit, zvogëlimi i taksave, përgjegjësi për individin, liri individuale , materializëm i merituar, dhe afërsi shoqërore me elitën bankiere, industriale dhe politike. Konservatorët ose ( Tories) sic njihen me sinonimin e vjetër të një klase politike të shekullit XVII që kishte filluar me instalimin e Kryeminstrit të parë Britanik William Pitt the Younger – Tory’s janë parti e hapur dhe totalisht e shkëputur nga përngjitjet e teorive ideologjike historikisht. Gati të gjithë kryeministrat Konservatorë në histori kanë qenë individ të konsideruar si anti-intelektual ( me përjashtim natyrisht të të madhit Winston Churchill – i cili ishte një shkrimtar i kulluar, poet, prozator i shquar, historian, piktor, skulptor, orator i famshëm, ushtarak i shquar dhe publicist). Ideja e anti-intelektualizmit Konservatorë buron pikërisht nga ideologjia e të menduarit si individualitet dhe pikërisht nga masa e eksajtuar e zbulimeve dhe zhvillimit të industrisë Angleze në kohërat Viktoriane. Pranimi i ideve të reja në ekonomi dhe financa që ishte bërë nga Margaret Thatcher gjatë viteve 70-ta ( kur ajo ishte anëtare e kabinetit nën-hije të Konservatorëve ), pikërisht ideve të Edmund Burke, Friedman etc. e rev-

N

5 PRILL

FAQE10

Laburistët vs Konservatorët

BETEJA PËR ELEKTORATIN E FJETUR...

Në vitin 2010 – zgjedhja është radikale dhe ekstreme – në një anë është një kryeministër që njihet të jetë koka dhe truri i financës moderne por që ka një origjinë Calviniste dhe të varfër , ndërsa në anën tjetër një “toff” i pasur tejmase që ishte edukuar në Oxford- shkollën Eton i cili kishte qenë anëtarë i një klubi lazdranësh të Bullingdon i quajtur David Cameron apo një djalë i një emigranti me origjinë Ruse i cili kishte punuar për shumë vite si bankier në City i quajtur Nick Clegg. olucionizojë partinë Konservatore duke e bërë atë më shumë të pranueshme nga elita intelektuale e kohës.Hyrja e ideve si pronësia private, biznesi privat, pasuria private, ligjet dhe të drejtat për tjetërsim të pasurisë nga individi e të tjera së bashku me njëkohësisht rritjen e sfidave nga e majta Laburiste ku kishte hapur dyert për intelektualët më të mëdhenjë të kohës që ti bashkangjiteshin të së majtës, bëri që Konservatorët të shohin jo vetëm mbështetje por edhe të sigurojnë premtimin e ngurtë për të implementuar politikat e tyre individualiste ekonomike në vend.Si rezultat, Laburistët mbetën të jenë peng e shumë teorive mbi organizimin e shtetit sic ishin ato të të shquarit Anthony Crossland, Anthony Benn, Michael foot e të tjerë. Por këtë rradhë pa marrë parasysh bagazhit politik që

këto dy parti politike gëzojnë historikisht – një betejë e vështirë duhet të realizohet për sa i përket fushës ekonomike.Konservatorët në ndërkohë shprehen se janë për uljen e shpenzimeve publike si edhe ndërprerjen dhe reduktimin e nivelit të rritjes së borxhit kombëtarë dhe shpenzime e investime minimale për një periudhë të shkurtër deri më 2013. Kjo është një poliitkë ekonomike shumë e vështirë dhe me rrisqe. Kjo për arsye se do të zvogëlojë konfidencën në tregun kombëtarë dhe ndërkombëtarë si pasojë e zvogëlimit të nivelit të shpenzimeve të konsumatorëve në vend. Nëse konsumatorëve Anglez iu ndalen rrogat me ato të vitit financiar 2009-2010 pa asfarë rritje, nëse këtyre konsumatorëve fllojnë t’u ikin vendet e punës si edhe në të njëjtën kohë një rritje e konsiderueshme e

cmimit të jetesës është e pa shmangshme. Partia Konservatore është e njohur për ndërmarrjen e hapave të rëndësishme dhe kokëforte në fushën e ri-strukturimit të shpenzimeve publike ( kujtojmë këtu vitin 1982 dhe buxhetin e atij viti si edhe luftën që Thatcher kishte bërë me sindikalistët si edhe minatorët ). Laburistët në anën tjetër me në krye me Gordon Brown po tregojnë se janë shumë të vendosur në aspektin e mbajtjes së premtimeve për shpenzime të njëjta me ato të vitit 2007 si edhe vazhdimin e të gjitha projekteve ekonomike dhe fiskale që ishin vendosur të ndërmerreshin në buxhetin e vitit 2009. Laburistët propozojnë se shpenzimet normalisht që duhet të zvogëlohen/reduktohen por jo menjëherë – këto reduktime duhet të fillojnë pikërisht në vitin 2011 ose 2012 me anë të

një procesi të ngadalshëm dhe të kujdesshëm të reformave fiskale dhe financiare publike. Edhe forca e tretë politike që në këtë mes është Partia LiberalDemokrate e Britanisë së Madhe është një parti që po e okupon qendren e majtë me politikat e saj balancuese por duke anuar më shumë kah Laburistët e Brown. Ata propozojnë se cdo punëtorë në MB nuk duhet të paguajë taksa nëse niveli i të ardhurave vjetore kap shifren prej 10.000 stërlingash. Të pasurit që posedojnë shtëpi me vlerë prej më shumë se 500.000 stërlinga duhet të paguajnë taksë prone deri në 50% të vlerës së shtëpisë në treg. Të pasurit që fitojnë më shumë se 100.000 Stërlinga në vit duhet të paguajnë 50% taks në të ardhura si edhe të gjitha incentivat e rrogave dhe përformancës në banka dhe institucione financiare duhet të paguajnë 50% taks. Lib-Dems sic njihen edh ndryshe përflitet se do të jenë vendimmarrësit kryesor se kush do të fitojë në shumicë në parlamentin Britanik. Nëse Konservatorët vazhdojnë me të njëjtin mbështetje elektorale që kanë tani ata nuk do të mund të krijojnë qeveri pa mbështetjen e Lib-Dems. Të njejtën problem e kanë edhe Laburistët kështu që i tërë procesi do të vendoset nga Nick Clegg lider i Lib-Dem. Parlament i varrur – është termi që po përdoret këtyre ditëve. Por mos të harrojmë se publiku dhe votuesi Britanik din të bëj edhe mrekullira dhe të prodhojë surpriza në punën e vendosjes se kush do të jetë kryeministër i Britanisë së madhe më datën 5 Maj 2010. Vlen të kujtojmë këtu vitin 1964 kur Lideri i atëhershëm Laburist Harold Wilson u zgjodh kreyministër pas një periudhe shumë jo-populiste që partia Laburiste kishte përjetuar , më pastaj ajo më dramatikja e vitit 1945 menjëherë pas përfundimit të LIIB-së – kur liberatori i botës së civilizuar dhe demokratike i madhi Churchill ishte përzënë nga politika kombëtare duke humbur zgjedhjet pasi që publiku Britanik kishte vendosur se ky vend nuk ka nevojë për një luftëtarë ta udhëheq vendin në prosperitet por në vend të tij kishin zgjedhur të urtin , ekonomistin Clement Attlee. Në vitin 2010 – zgjedhja është radikale dhe ekstreme – në një anë është një kryeministër që njihet të jetë koka dhe truri i financës moderne por që ka një origjinë Calviniste dhe të varfër , ndërsa në anën tjetër një “toff” i pasur tejmase që ishte edukuar në Oxford- shkollën Eton i cili kishte qenë anëtarë i një klubi lazdranësh të Bullingdon i quajtur David Cameron apo një djalë i një emigranti me origjinë Ruse i cili kishte punuar për shumë vite si bankier në City i quajtur Nick Clegg. Dijmë të themi se zgjidhja është shumë më e vështirë për votuesit Britanik – a dëshirojnë ata të iu dhembë plaga e “credit Crunch” tani apo më vonë ? Mbetet të shihemi – e po të më pyesni mua – të gjitha rrugët cojnë tek një koalicion në mes Laburistëve dhe Lib-Demve ose fitore me shumicë prej 4 deputetëve nga Konservatorët cka në esencë do të thoshte zgjedhje të reja deri në fillim të vitit 2011.Good Luck Britain, we await your decision.


KOMUNITET

Komuniteti “Chateau Margaux” (vijon nga numri i kaluar) Aty ku aroma e kendshme vjen nga kuzhina e lokalit tejet klasi, dhe hijeshise se zbukurimeve antike ia shton ngjyren era e mishit te pjekur (dashte Zoti jo mish gjeli!), Gjenerali prêt Lalin ne nje takim “zyrtar”

s’po ia mban as emrin mend veres time, s’i thone “Vere Kallmeti”, por “Chateau Margaux”. Lali: Hajt bre burre i dheut, “Vere Kallmeti”.., Vere...ia harrova emrin, ajo qe te pelqen ty, s’ka ndryshim...Degjo: jam shume me nerva sot,, se ma ka sjell komuniteti shpirtin bash ne maje te hundes! Bash kam me ja heq puplat ketij komuniteti, sic i hiqen puplat gjelit ne vale!

GJENERALI: Hajde, hajde bre burre se kam 8 minuta qe te pres. As Shkelqesine e tij s’e kisha pritur kaq shume. A erdhe fshetas ? A te pa njeri ? Ti e di mire qe s’dua ta dije dokushdo se ku ha drekat zyrtare, apo jo?! Tani, hajde e ulu e na porosit veren time te preferuar, e di mire ti se cilen pelqej uneeee...

Gjenerali: Papaaa, aman more burre, mos ma permend gjelin se mu be trupi njolla njolla! Sa here te kam thene qe te mos permendet ai emer ne pranine time se me jep alergji?

Lali: Poooooo, s’e harroj emrin e veres tende z. General, madje edhe ne ditarin e punes ia kam shenuar emrin se mos e harroj.

Lali: Po! (i afrohet tek veshi) – E degjova historine e qafes se gjelit e thashe: “ Hajt se s’ka problem ky emer per zotrine tende”

Lali: Oooo waiter ! Na sill nje bottle me Vere Kallmeti !!!

Gjenerali: Degjo Lalo, te kam mik e te jap doren, por termat “gjel” e “qafe gjeli” duhen sqaruar per hatrin e komunitetit shqiptar. Tani, thuame se

Gjenerali: Papapa, c’ke keshtu sot, se

cfare ka bere komuniteti shqiptar kete here qe te paska zemeruar kaq shume. Lali: Komuniteti s’ka lan gja pa ba. Ka tash 2 vjet qe ca mistrece te rinj te njefare shoqate, kane fillu nje fushate me ba gjuhen shqipe si tip provimi ne Angli, si i thone....prit se s’e mbaj mend...Genocid...jo...GSS...prit....

5 PRILL

Rubrika e Satirës

Lali: O gjeneral! A do ta organizojmë këtë kodosh komuniteti apo jo? Gjenerali: Me kismet të Zotit dhe me ndihmën e Shkëlqesisë asgjë nuk është e pamundur...

Gjenerali: GCSE bre burre, si s’mban mend se ky emer dihet nga te gjithe. Lali: Hajt bre burre, si kam me ia dit emrin se kam 50 shkolla shqipe te drejtu, plus 40 shoqata ne Forumin e shoqatave shqipe.

zgjuari, me i madhi..,une...une...

Gjenerali: A s’the qe ishin 14 shoqata tek ky Forum ?

Lali: Gjeneral!!!! Ti sapo permende ate emer te mallkuar!

Lali: 14, 40, - Cfare ndryshimi ka? Matematiken e kam pas gjithmone pike te dobet e numrat me ngatrrojne. (takojne gotat) Te dy: Gezuar!

Gjenerali: Emrin e gjelit a?

Lali: Tash, si t’ja bejme me ndalu keta te rinj mistreca te hapin fjalen per ate tip provimi?

miri,

me

i

General: Mos u fryj si gjel!

Lali: Po! Gjenerali: Aha, une kam thene te mos e permendin te tjeret se une jam ligj ne vetvete e cfare them une, behet! Kjo gje behet per te miren e ceshtjes kombetare, me kupton besoj?

Gjenerali: Mmmmm....pse ta ndalojme projektin more burre? Ka thene nje i mencur: “Rruga me e mire per tu hakmarre eshte t’ia marresh tjetrit stafeten nga dora”, a me kupton ?!

Lali: Jo! Nuk jam dakort!! Pse ve ligje per te tjeret kur vete s’i zbaton?!

Lali: Ehe, sa kryetar te mencur te kemi, lum komuniteti qe te ka dhe e bardhe qofte dita kur te bene Ambassador! Tani, si mund ta vjedhim kete projekt?

Lali: S’e ka thene prifti! Prifti ia ka kopju hoxhes kete thenie!

Gjenerali: Krejt thjeshte: E paraqesim para Parlamentit, une, ti e Forumi paraqitemi si iniciatoret, publiciteti shkon ne qiell, Forumi behet i njohur e une e ti festojme me nje shishe vere . Lali: Ok, oh sa mire, une jam gatitu! Ti e din qe jam me i

FAQE 11

Gjenerali: Ka thene prifti:” Bej c’them une, por mos bej sic bej une!”

Gjenerali: Pse krekosesh si gjel? Lali: Kjo s’durohet! Ti prape e perdore ate emer te ndaluar! A e din se kush jam une?

Lali: une jam Kryetari i Forumit te bashkimit te te gjitha bashkimeve te shoqatave shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar, jam zgjedhur me votime te drejta, une, jam biles aq i zoti sa s’kishte nevoje hic e hic per votime e dola automatikisht: Kryetar me votim te fshehte. Une kam taku e kam bere foto me Kryeministrin e Shqiperise, Ministrin e Tregtise, Pleqnise e Sporteve etj, etj! Gjenerali: Pa m’i trego keto foto! Lali: Une i bera fotot po s’kishte film ne aparat! Pastaj, une edhe ika e u takova me presidentin e Kosoves por ai s’ishte ne zyre! Gjenerali: ?????? Lali: Mos u cudit hic! Me lajmero kur te ikesh ne Parlament, dreke s’ha me ty sot e shishen e Veres se Kallmetit paguaje vete ! (cohet) Gjenerali: (Therret) – Pagesen e ben Ambasada e s’e ka emrin “Vere Kallmeti” por “Chateau Margaux”. Mos me prek ne seder tani!!!

Vazhdon ne numrin e ardhshem... Gjenerali: E kush qenke ti?

Gjeni diçituren

Sqarim Hapja e kësaj rubrike satire ka ardhur si pasojë e qëndrimeve që Ambasadori Mazi po mban ndaj komunitetit shqiptar në MB duke e përçarë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lajmet për shoqata apo grumbuj shoqatash janë vetëm pjesa komike e realitetit shqiptar në Britani. Shumë nga ata që merren me shoqata dhe organizata e kuptojnë fare qartë se ironia mbeti rruga e vetme për të përshkruar realitetin e organizimit të këtushëm shqiptar. Edhe qytetarët e thjeshtë e kuptojnë se e gjitha çfarë trupetohet si organizim është thjeshtë çështje perceptimi e personave që janë komanduar nga Shkëlqësia e tij dhe që fatkeqësisht vazhdon të luajë rolin e paprecedent në historinë e diplomacisë shqiptare. “The Albanian” do të përdorë të gjitha metodat demokratike, jo vetëm për sensibilizimin e opinionit publik në lidhje më këto çështje, por edhe ndërgjegjësimin e atyre që mendojnë se mund të jenë komandantë apo shefa që bëjnë çfarë të duan me komunitetin.


ALBANIAN HIP HOP KONCERT NJË NATË E PAPËRSËRITSHME me grupet me te mira te hip-hopit

nga ora 21.00-03.00

Dusk Till Dawn 1 Archway Close N19 3TD

me 29.04.2010

break dancers, femra kercimtare

R.A.G&YAG, RRUGAQI I QARTE TBA, ELEMINIMI & BANDA BUTUESI

Tel: 07578746572 Expert in Relationship and love

Sheikh Salem International Hearler & Spiritualist order with many years experience in Europe, Asia, Usa & Africa. I can help you solve all your problems regarding relationship, love and back, curses, unexplained illnes, union or separation, black magic problems, exams, business flushing, Love matters etc. Your satisfaction is my concern Tel:02070550227 Mob 07950592908 3 days result 100% guaranteed Unë mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në lidhje me marrëdhëniet në çift, problem në dashuri, mallkime, sëmundje të pashpjegueshme, problemet e magjisë së zezë, provimet, problem biznesi, problem dashurie etj etj. Për tre ditë rezultati i garantuar 100% Me kontaktoni Tel:02070550227 Mob 07950592908

Kjo nuk ishte deshira ime por... me ndodhi

Kerkoj ndihme Vuaj nga nje semundje kanceroze dhe vazhdoj te jem nen kontrollin e mjekeve, qe me kane dhene shprese per jeten, por sherimi kushton dhe une nuk mundem ta perballoj financiarisht. Ju lutem me gjithe zemer te gjithe atyre qe kane mundesi qe te me ndihmojne qe te kthehem ne jeten normale. Zoti ua shperblefte me te mira. Perzemersisht Lulzim Qema

Tel: 07551437223 Emri i llogarise Elion Brahaj Account nr: 41789449 Sort code: 40-20-06 HSBC BANK


Nëse dëshironi që gazmendet tuaja të marrin kuptimin e duhur mendoni për një belly dancer profesioniste. Në çdo festë tuajën, dasma, fejesa, ditëlindje, party të vogla apo të mëdha. Ju lutem na kontaktoni për rezervim të paktën një javë përpara

A Class Motors Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime të tjera

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta Mos harroni! “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

SEVDA TEL:07515742261

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

Të nderuar lexues, Pas pak kohësh "The Albanian" mbush 6 vjet. Siç është bërë traditë "The Albanian" ndan çmime në çdo përvjetor, për ambasadorët e shkëlqyer shqiptarë në MB dhe për britanikët që ndihmojnë në kauzën tonë. Ju lutem na sugjeroni se kujt mund t'i dedikohet çmimi për këtë vit. (Një britanik dhe një shqiptar) Deri tani janë nderuar këto personalitete; John Grogan, Noel Malcolm, Patricia Nugee, Pip Willson, Bejtullah Destani, Agron Loxha, Akil Koci, Jimi Marku. Sygjerimet tuaja mund t'i nisni në; www.thealbanian.co.uk, info@thealbanian.info.


AKTUALITET NGA DAUT DAUTI ë pranverë të vitit 2000 udhëheqësi i atëhershëm i OSBE-së,Daan Everts, u takua me Adem Demaçin që atëherë udhëhiqte shoqatën Dardania. Në atë takim shefi i OSBE nga Demaçi kërkoi dy ndihma. Duke e patur parasysh (deri diku) peshën dhe ndikimin që kishte Demaçi në masat e popullit, Everts kishte vendosur ta shfrytëzonte këtë përparësi. Ndihma e parë që kërkoi Everts ishte formimi i një komisioni për pajtim me serbët që do të ishte i ngjashëm me atë që kishte ekzistuar në Republikën e Afrikës Jugore pas rënies së aparteidit. Edhe funksioni i këtij komisioni të Kosovës, nëse formohej, do të ishte i ngjashëm pasi që, siç propozoi Everts, puna do të bëhej sipas shembullit të tij. Adem Demaçi e pranoi kërkesën e Daan Evertsit që të formohej ky komision për pajtim por vetëm atëherë kur serbët të kërkonin falje për krimet që ua kishin bërë shqiptarëve. Natyrisht, që ky komision nuk është formuar as sot e asaj dite pasi që kushti të cilin e bëri me dije Demaçi nuk është plotësuar ende.

N

jatë qëndrimit të tij në Londër, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni ka mbajtur një ligjëratë në Institutin prestigjoz ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS).Në ligjëratën e tij, ministri Hyseni bëri një rezyme të hollësishme të zhvillimeve në Kosovë, duke u ndalur në shumë cështje të cilat janë të lidhura ngushtë me aktualitetin në Kosovë, të ardhmen e saj dhe sfidat me të cilat Kosova pritet të përballet.Përpos se rezymoi progresin dhe arritjet eshtetit të ri të Kosovës në dy vitete e pavarësisë së tij, ministri Hyseni foli edhe për një sërë çështjesh që natyrisht kishin në fokus Kosovën. Situata në Kosovë,zhvil-

G

NGA KIM MEHMETI aqedonia si shtet, i ngjanë një shtëpie me shumë hyrje, nga të cilat futen e dalin etnitetet e shumtë, por çelësat e të gjitha dyerve të saj, i mbanë vetëm partia politike maqedonase në pushtet. Pra, ky shtet i ngjanë shtëpisë që ka shumë pronarë, por vetëm njëri nga ata është imponuar si i zoti i sajë dhe vetëm ai merret me të hyrat dhe të dalat materiale, me kopshtin e përbashkët ku të gjithë punojnë, por duke mos mundur të marrin pjesë në ndarjen e fitimit dhe duke mos mundur të vendosin asgjë rreth rregullimit të oborrit. Andaj, në këtë shtet ndodh e pritshmja, ndodh e pashmangshmja për një shtëpi të përbashkët ku kryepronari i vetëshpallur, të lë vetëm dy zgjidhje: o ta bindësh se ashtu nuk drejtohet e përbashkëta, o t’ia marrësh çelësat e hyrjes sate dhe çdonjëri ta mirëmbajë e ta kontrollojë pjesën e vet të shtëpisë. Në të vërtet, ekziston edhe një zgjidhje tjetër përpos këtyre që u përmendën: të pranosh rolin e vasalit, i cili do paguaj taks të dyfishtë - njërën sunduesit, e tjetrën për ta rregulluar brendinë e pjesës së vet të shtëpisë.

M

Duke qenë Maqedonia shtet i shumë pronarëve, por i drejtuar dhe i kontrolluar vetëm nga elitat politike maqedonase, që vijnë e shkojnë nga pushteti, s’ka si mos e kesh përshtypjen se partitë shqiptare të përfshira në koalicionet qeveritare, ishin

5 PRILL

FAQE 14

Parashikimet e Demaçit Kërkesa e dytë për ndihmë e Evertsit ishte që Demaçi të ndihmonte procesin e sapo filluar të organizimit të “zgjedhjeve të para dhe të lira në historinë e Kosovës” siç i quajti prijësi i OSBE-së. Këtë kërkesë Demaçi refuzoi menjëherë, kategorikisht dhe pa kërkuar kushte. Jo vetëm Daan Everts por të gjithë ne që e dëgjuam dhe e përjetuam këtë qëndrim refuzues të Demaçit, u habitëm. Si është e mundur që dikush të jetë kundër zgjedhjeve të lira që sjellin demokraci, siguri dhe mirëqenie? Por, Demaçi e sqaroi pozicionin e tij refuzues. Ai do të këshillonte të gjithë kundër zgjedhjeve në të cilat nuk duhej marrë pjesë askush në Kosovë. Sipas tij, Kosova nuk ishte e gatshme për zgjedhje të lira dhe për fillim të një procesi të mirëfilltë demokratik. Arsyetimi i tij ishte që së pari duhej të ngrihej vetëdija e masave të cilat pastaj do të krijonin një klasë adekuate politike e cila do të ishte e zonja të ballafaqohej me situatën e rëndë në të cilën gjendej atëherë,

por edhe sot, Kosova. Madje, Demaçi kërkoi nga Daan Everts që ky të harronte procesin e zgjedhjeve dhe në vend të kësaj t’i ndihmonte ndihmë popullit të Kosovës që të rikëndellej ekonomikisht dhe politikisht. Zgjedhjet, sipas Demaçit, do të duhej të vinin më vonë. U mor vesh që Daan Everts nuk ishte aty për të dëgjuar këshillat e Demaçit. Ai ishte aty për të zbatuar “strategjinë” ndërkombëtare për demokratizimin e Kosovës. Kurrë dhe askush deri më sot nuk e mori vesh se cila ishte ajo strategji që do të sjellte demokraci në Kosovë. Sidoqoftë, Everts u largua për në punën e tij të përditshme por me siguri i habitur nga refuzimi i Demaçit për të cilin me siguri mendoi se ishte i “çmendur” pasi që kështu e kishin etiketuar njerëzit e dy spektereve politike të Kosovës. Arsyetimi i Demaçit për shtyrjen e procesit të zgjedhjeve ishte i thjeshtë dhe i logjikshëm. Sipas tij, ne ende ishim

Ministri Hyseni:Statusi i Kosovës është i panegociueshëm limet e brendshme,raportet me fqinjët, pikëpamjet dhe politika e institucioneve të Kosovës mbi fqinjësinë e mirë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon,përpjekjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë kosovare për të integruar komunitetin serb, procesi i njohjeve dhe rëndësia që ai ka për Kosovën,të gjitha këto ishin çështje, me të cilat ministri Hyseni i njohu të pranishmit.Po ashtu, ai u ndal gjatë edhe te sfidat që e presin Kosovën pas dhënies së opinionit këshilldhënës të

Gjykatës së Drejtësisë,duke e lidhur këtë periudhë me procesin e njohjeve. Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, ministri Hyseni, ripërsëriti qëndrimin e njohur se, Kosova është e interesuar për raporte të mira fqinjësore edhe me Serbinë, me të cilën e lidhin shumë çështje teknike.Mu edhe për këto çështje,ministri Hyseni potencoi se Kosova mund të ulet të bisedojë me palën serbe.Këto, tha ai janë edhe të vetmet bisedime që mund të bëjë Kosova me Serbinë.Sa i përket bised-

Duhet ndërruar brava... dhe mbetën vasalë që zbukurojnë buqetën politike, që vetëm u jepnin legjitimitet qeverive të dikurshme të Maqedonisë dhe e legjitimojnë qeverinë e sotme të Gruevskit. Dhe, ky vasalitet i partive shqiptare në pushtet, kurrë nuk ka qenë aq i dukshëm dhe aq pervers sa gjatë koalicionit të sotëm qeverisës të VMRODPMNE-së. Me çka, Maqedonia e sotme gjithnjë e më shumë i ngjanë asaj të dikurshmes që ndërtohej mbi themelet e ideologjisë socialiste, e të cilën, njësoj si këtë të sotmen, e sundonin elitat politike maqedonase, të ndihmuara nga një grusht shqiptarësh që e legjitimonin sundimin e tyre. Sa i përket rolit vasal të partive shqiptare në pushtet, e kotë është të flitet se cilët kanë qenë vasal më të përkushtuar: ata që i kanë shërbyer Crvenkovskit, apo partitë që i ka manipuluar Gruevski. Ky dallim mbase edhe nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por vetëm me formën. Por, ka vetëm një gjë që e dallon vasalitetin në qeveritë e LSDM-së, nga ato në koalicionet qeverisëse të VMRODPMNE-së: përderisa Crvenkovski mundohej ta fshehë këtë vasalitet të partive shqiptare, Gruevski atë e bënë sa më të dukshëm, duke arritur kështu të merr pikë te pjesa me disponim antishqiptarë e popullit maqedonas. Dhe ky vasalitet i përmasave

më perverse që Gruevski ua imponoi partive shqiptare, e arriti kulmin me ardhjen e PDSH-së në qeveri në vitin 2006 dhe u vulos si mënyrë e të sunduarit, me hyrjen e BDI-së në koalicionin qeverisës të VMRO-DPMNE-së. Me çka, ky vasalitet u bë aq i dukshëm, sa atë nuk e shohin vetëm ata që s’kuptojnë se nuk e përcakton emërtimi “demokratik” përmbajtjen, por përmbajtja i përcakton proceset demokratike në një vendi. Apo, këtë vasalitet nuk e shohin vetëm ata që mendojnë se nëse plehun e quan “lëndë ushqyese për të mbjellat”, atë e ke bë të ushqyeshëm edhe për gjallesat e kësaj bote. Ndërtimi i shtetit sipas rregullave të sunduesit që kujdeset për tërë shtetin dhe vasalit që mbikëqyrë popullin dhe “nahijen” e vet, e solli Maqedoninë këtu ku ndodhet sot: ti ngjajë një shoqëria ku jetojnë dy botë paralele – ajo e shqiptarëve dhe ajo e maqedonasve. Aq më shumë, kjo mënyrë e të sunduarit me Maqedoninë, nxit dhe ushqen mosmarrëveshjet ndëretnike dhe ndëreligjioze. Duke qenë sunduesi mbrojtës i interesave të vetëm një etniteti – atij maqedonas, dhe të vetëm një religjioni atij ortodoks, ky shtet gjithnjë e më shumë i ngjanë shtëpisë me ballina të stolisura me mbishkrime cirilike dhe kryqe ortodokse, e në brendinë e të cilës banorët lexojnë e

një shoqëri e sapo dalë nga një luftë së cilës i kishte parapri një proces i gjatë i robërisë gjatë të cilit nuk ishim në gjendje që të arsimoheshim dhe të ishim të përgatitur për sfidat që ofronte demokracia, sidomos ajo në rastin e Kosovës që ishte tejet e komplikuar. Sipas Demaçit, pasojat e hyrjes në demokraci me një klasë të pa arsimuar politikisht do t’i ndjenim dhe përjetonim më vonë. “Këta njerëz që duan të na qeverisin nuk kanë as njohuri e as vullnet për këtë punë. Këtyre u interesojnë gjërat tjera” – thoshte Demaçi duke porositur për komplikimet e ardhshme në të cilat do të ngatërrohej Kosova. Kush kishte kohë atëherë, sikur edhe sot, ta dëgjonte Demaçin kërkesat dhe këshillat e tija të cilat moti ishin shpallur si tejet radikale? Pastaj, viti 2000, sikur edhe tërë kjo dekadë që vazhdon edhe më tutje, ishin kohëra për ata që ishin të moderuar, kallëpin e cilëve e rrezikonte Demaçi. Por, të “moderuarit” patën “sukses” që Adem Demaçin ta izolonin në një “ zë që vjen nga shkretëtira”.

Një dekadë ka kaluar nga ajo kohë e tërheqjes së vërejtjeve dhe parashikimeve që bënte Demaçi. Ende jemi shumë të zënë duke vrapuar pas gjërave të rëndësisë dytësore e duke mos na ra ndërmend gati asnjëherë për gjërat e dorës së parë. Organizuam kush e di sa palë zgjedhje të “suksesshme”, lokale e qendrore, para dhe pas shpalljes se pavarësisë së vendit. Të gjitha i bëmë ashtu siç na thanë por nuk krijuam klasë të vyer politike që do të na udhëhiqte sipas kërkesave dhe standardeve evropiane. Kjo mund të jetë për arsye se as ne nuk kemi ndryshuar shumë sa për të krijuar klasë politike më të mirë. Mu këtë cak e rrihte atëherë Demaçi. Por, skenën politike të Kosovës, a është bërë aq keq sa e parashihte Demaçi para një dekade? Në fakt, është bërë edhe ma keq se në parashikimet e tija.

imeve të hamendësuara për rinegociata, ministri Hyseni i hodhi ato poshtë me këmbëngulje,duke potencuar se statusi i Kosovës është i panegociueshëm. Pavarësia e vendit është realitet i pranuar ndërkombëtarisht nga një pjesë e mirë e vendeve të botës, është realitet i pakthyeshëm.“Nuk mund të ketë kurrfarë negociatash për statusin“,potencoi ministri Hyseni,i cili gjithashtu rikonfirmoi qëndrimi e tij tashmë të njohur se, ideja për rinegociata apo për ndarje të Kosovës,është ide e rrezikshme dhe që ndjell konflikte të reja në krejt rajonin tonë. Po ashtu,gjatë ligjëratës së tij,ministri Hyseni foli edhe për perspektivën evropiane të Ballkanit, duke theksuar se të

shtatë vendet e Ballkanit Perëndimor do duhet t’i nënshtrohen njëherazi procesit të liberalizimit të vizave.Ligjërata e ministrit Hyseni zgjoi interesim te të pranishmit të cilët bënë një varg pyetjesh.Po në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Londër, ministri Hyseni zhvilloi një sërë takimesh edhe me përfaqësues të akredituar në Londër, nga vende që nuk e kanë njohur Kosovën.Në focus të këtyre takimeve ishte ripërsëritja e kërkesës për të njohur sa më shpejt pavarësinë e Kosovës.Gjatë takimeve miqësore dhe përmbajtësore, ministri Hyseni mori premtime se,njohja është duke u shqyrtuar nga qeveritë përkatëse dhe se vendimi do të bëhet i ditur në kohën e duhur.

shkruajnë edhe shqip. Pra, një Maqedoni e sunduar sipas rregullave të sunduesit që ka vasalin e vet, ishte e pamundur të mos përfundojë si një shoqëri ku bëjnë gara dy etnitë numerikisht më të mëdha - ajo maqedonase me atë shqiptare. Dhe kjo garë e tyre ka të bëjë me orvatjet e sunduesit që sa më gjatë ta shfrytëzojë dhe ta mbajë nënë kontroll të nënshtruarin dhe, me padurimin e shqiptarëve që të bëhen bashkësundues të këtij shteti. Por, ka kohë që kjo betejë ndëretnike, ka marrë edhe nuanca ndëreligjioze. Duke barazuar përkatësinë etnike të shqiptarëve të këtushëm me religjionin islam, në Maqedoni zhvillohet edhe gara mes kryqit dhe gjysmëhënës. Garë të cilën partitë shqiptare bëhen kinse nuk e shohin shkaku i syzeve sekulariste që kanë, e në të vërtetë, ashtu mbulojnë paaftësinë për t’i kundërshtuar projektet e VMRO-DPMNEsë që kanë për qëllim ta deshqiptarizojnë dhe ta deislamizojnë Maqedoninë. Andaj, nëse e gërvishtë antiislamizmin maqedonas, nën sipërfaqen e tij do e shohësh antishqiptarizmin, do e vëresh se ata i kanë barazuar shqiptarët e këtushëm me përkatësinë e tyre fetare. Me çka, atyre u është imponuar edhe mbrojtja e fesë islame, pjesëtarë të së cilës janë edhe etni tjera që jetojnë në Maqedoni. Apo, shqiptarët e këtushëm erdhën në pozitë që të duken myslimanë më fanatik se të tjerët, edhe pse në realitet ata me shekuj e dinë se kryqi e gjysmëhëna janë fole e ngrohtë e shqiptarisë. Pa dyshim se, kështu siç funk-

sionon shteti i quajtur Maqedoni, partitë shqiptare nuk kanë zgjidhje tjetër përpos të pranojnë rolin e vasalit që e ndihmon sunduesin më lehtë t’i mbajë nënë kontroll shqiptarët. Dhe nëse është kështu, atëherë autori i këtij teksti beson se nuk ka nevojë për shpjegime plotësuese se çka duhet të bëjnë shqiptarët e këtushëm që të shpëtojnë njëherazi si nga sunduesi, po ashtu edhe nga vasalët: sa për fillim do mjaftonte ta ndërronin bravën e derës të hyrjes së tyre. Dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse ata ia dalin t’i deligjitimojnë vasalët e vet në qeverinë e VMRO-DPMNE-së dhe nëse Gruevskit ia bëjnë të qartë se institucionet shtetërore që ai ndërton, janë të papranueshme për shqiptarët e këtushëm. Për ta bërë këtë, mjafton të përdoren mjete demokratike, në të cilat numërohet edhe mosdëgjueshmëria qytetare. Ç’ka, m’u bë se dikush tha diçka posa i shkrova rreshtat e mëparshëm, m’u be se dikush pyeti si duhet vepruar më tej nëse Gruevski bëhet i shurdhër ndaj revoltës shqiptare të shprehur nëpërmjet protestave dhe padëgjueshmërisë qytetare ndaj institucioneve shtetërore? Këtë pyetje mund ta shtrojnë vetëm ata që nuk i besojnë popullit të vet, vetëm ata që mendojnë se shqiptarët e këtushëm nuk dinë të ndërtojnë institucionet shtetërore që do u mundësojnë, o njëherë e përgjithmonë të bëhen bashkësundues të këtij shteti, o çdonjëri t’i mbajë vetëm çelësat e hyrjes së vet në shtëpinë e quajtur Maqedoni.


AKTUALITET

5 PRILL

FAQE 15

SI FILLOI... NJË ÇËSHTJE DASHURIE ...ME SHQIPËRINË? NGA CLAIRE FLETCHER uk mund t’i heqja sytë e mi plot lotë nga dritaren e avionit. Shikoja token që po pluskonte gjithnjë e më larg, dhe sa më shumë që largohesha aq më shumë rritej dhembja. Pastaj lotët... Ndihesha sikur po shikoja zemrën time duke u zbehur nën re. Edhe më keq ishte fakti që isha tmerrësisht e hutuar. A mjaftonte dy javë të shkurtra për të rënë në dashuri kaq thellë dhe kaq rëndë? Truri im e hodhi poshtë këtë ide me përqeshje. “O budallaqe” më qeshi truri duke u tallur, “s’është gjë e rëndë. Vë bast që, pas një a dy javësh, do ta kesh harruar krejt.” Mirëpo unë nuk isha aq e sigurt. Tani toka ishte zbehur plotësisht nën re dhe po fluturonim si shqiponjë, mirëpo zemra ime, shpirti im, ishin akoma në tokë. I mbylla sytë dhe mora një frymë të thellë ndërsa gryka ime u shtrëngua dhe lotët prapë filluan të m’i lagën faqet. Kishte filluar një histori pasionante dashurie… midis meje dhe kombit të bukur të Shqipërisë. Kjo punë kishte filluar para disa muajsh, ndërsa po konsideroja se çfarë duhet të bëja me pushimet e gjata të universitetit. Kisha dëshirë të shkoj përjashta, por jo vetëm për t’u nxirë në plazh. Shumë e shumë mundësi më vajtën nëpër mend dhe lexova për shumë shoqata dhe organizata të ndryshme, për shumë projekte të ndryshme që ia vlenin në shumë vende të ndryshme interesante. Shkolla në SHBA, spitale në Singapore, kisha ne Kroaci… mundësitë ishin të shumta, ishin pa fund, por asgjë nuk më kapte zemrën, asgjë nuk më duhej pikërisht si gjëja e duhur. Derisa një ditë një prej drejtuesve të kishës sime m’u afrua dhe më pyeti, “A ke dëgjuar që kisha jonë do të dërgojë një grup në Shqipëri për dy javë këtë verë?” Interesi ime u ngjall menjëherë. “Oh, vërtet?” “Po”, u përgjigj drejtuesja, “Në fakt, po luteshim që të dinim se kë duhet të ftojmë me ne, dhe ti na re ndërmend. Lutu edhe ti Zotit dhe na trego nëse ke dëshirë të vish me ne”. “Shqipëria…” i thashë vetvetes, duke menduar thellë. Nuk dija asgjë për Shqipërinë, as nuk mund ta kisha gjetur në një hartë, porse diçka më tërhiqte. Vendosa ta pranoja ftesën për t’u bashkuar me grupin. Në fund të fundit, kisha lutur Zotin për një rast të tillë, ndoshta kjo ishte përgjigja e Tij. Disa muaj më vonë, isha veshur tamam si turiste angleze (të them të vërtetën, s’kam ide se pse vishemi në atë mënyrë të budallaqe!), gati për ta hipur avionin për në Shqipëri, me pasaportën në dorë, çantën në shpinë, dhe një fjalor të vogël anglisht-shqip që kisha printuar, i cili shokët dhe shoqet e mia të grupit e kishin nderin të më dëgjonin duke e lexuar prapëseprapë gjatë udhëtimit. “Po… xho - I mean ‘jo’… mirë”, recitova me theks të trashë anglez, “të – lu – tem… fal-… fale-… falemin-… s’kam ide se si thuhet kjo fjalë!” Isha plot me eksitim dhe in-

N

Të dua Shqipëri! teres, por kisha dhe një dyshim në thellësitë e mendjes i cili më bezdiste: “Për vetëm dy javë asgjë të veçantë nuk mund të ndodh”. Isha shumë e gabuar. Aty isha, ulur në avion duke lexuar fjalorin tim shqip-anglisht, krejt e papërgatitur, kur gjithë jeta ime ishte gati për t’u shndërruar. Të dy javët që erdhën pastaj ishin një shpërthim dhe emocion. Kaluam javën e parë me një grup të rinjve prej një kishe afër Tiranës me të cilin shkuam në Lurë për disa ditë. Ishte krejtësisht e pamundur që grupi ynë të mos mallëngjehet nga bukuria që ishte rreth nesh. Peisazhi ishte i paharrueshëm dhe kultura ishte e këndshme, dhe për këto dy gjëra folëm pa fund – faktikisht, fjalët që përdoreshin më shumë gjatë vizitës sonë ishin “e mrekullueshme”, dhe “uaaauuuu”. “Është kaq e bukur”, shkroi shoqja ime në ditarin e grupit, “malet janë mbresëlënëse”. Pas një ngjitje të gjatë dhe të lodhshme në një prej maleve të Lurës, shkruajta, “Pamja nga maja e malit të lë pa frymë”.

Kurrë në jetën time nuk kisha përjetuar kaq bukuri te mrekullueshme natyrore sa që pashë në Shqipëri. Mirëpo, një bukuri ende më thellë u gjet në zemrat e shqiptarëve, dhe kjo më bëri përshtypje edhe më të madhe. Shoqja ime Lucy shkroi, “Ndi-

hemi shumë të bekuar se kemi takuar njerëz kaq të shkëlqyeshëm”. Disa prej të rinjve që takuam ishin shumë të etur për të mësuar diçka nga ne, për të mësuar gjuhën tonë, për të mësuar për Britaninë e Madhe etj, por së shpejti kuptuam që faktikisht ne anglezët duhet të mësojmë nga ata. Ka shumë gjëra që shqiptarët mund të na mësojnë, jo vetëm aftësi (megjithëse këto gjithashtu më bënë përshtypje). Shqiptarët janë një popull jashtëzakonisht i aftë, dhe, ndryshe nga ne anglezët, nuk kanë harruar aftësitë e të jetuarit por bëjnë çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, me mjeshtëri, por gjithashtu edhe gjëra më të thellë dhe më të rëndësishme, vlera që Perëndimi duket se po harron gjithnjë e më shumë, vlera si mikpritja, komuniteti, zemërgjerësi dhe rëndësi i familjes. “Është gjithmonë gjë shumë e trishtueshme t’i lësh një grup njerëzish që të kanë prekur zemrën”, shkroi një prej grupit anglez me zemër të mërzitur kur thamë “mirupafshim” me shumë emocion dhe trishtim në fund të vizitës sonë në Shqipëri. Kështu, isha ulur aty në avion pas aventurës sonë të madhe dyjavëshe. Ndonjëherë po mendoja se pse ndieja vetën sikur të isha në një vorbull ndjenjash, dhe ndonjëherë po pyesja vetën pse po kthehesha në Angli, por në një farë mënyrë ndihesha qe këto ngjarje dhe ndjenja te çuditshme kishin një kuptim, një qëllim, megjithëse nuk e kuptova në atë kohë. Fillova ta lexoj ditarin e

grupit, se tashmë kisha etje për një kujtim, tashme isha e dëshpëruar për të përjetuar prapë ata çaste të shkëlqyeshëm. Papritmas, një fjali më ra në sy. Ishte një mesazh që më kishte shkruar një prej anëtarëve të grupit, duke thënë, “Claire, ishte gjë shumë e bukur të të shihja ty duke rënë në dashuri me një vend”. Në atë çast guxova të filloja të besoja që shoqja ime kishte të drejtë, guxova të shpresoja që kjo çështje dashurie ishte më shumë se një dashuriçkë. Por në thellësitë e zemrës sime, unë akoma kisha frikë, frikë se do të harrohesha ose se dikush ose diçka do të më rrëmbente këtë dashuri. Papandehur fjalët që më kishte thënë një drejtues kishe në Lurë para disa ditësh filluan të jehonin në mendjen time, “Nuk jam profet, Claire, por besoj që ti do të vish prapë”. Fshiva lotin e fundit nga faqja, dhe me të fshiva dhe frikërat që më ishin ngelur ne mend, dhe lejova që një buzëqeshje si ajo të Mona Lizës të më shfaq në fytyrë, se edhe unë dyshova që do të vija prapë në Shqipëri, dyshova që kjo ishte vetëm fillimi i një historie të bukur dashurie. Është e vështirë të them pikërisht se çfarë më pëlqeu më shumë në Shqipëri dhe se çfarë më shkaktoi të bie në dashuri kaq papritmas. A ishte peisazhi i përkryer plot me male mahnitëse, që më dukej sikur të kishte ritëm e vetë unik? A ishte historia misterioze dhe magjepsëse, e thellë dhe tërheqëse si deti, një këngë mal-

lëngjyese që jehon nëpërmes asaj tokë të lashtë? A ishte mikpritja e shqiptarëve, zemërgjersia e tyre dhe bukuria e zemrave të tyre? A ishte kultura e kënaqshme dhe interesante që më mësoi kaq shumë për jetën? A ishte lidhje shpirtërore, a po më vendoste Zoti në zemrën time një pikë të vogël prej dashurisë së Tij së papërballueshme për kombin dhe popullin shqiptar? Besoj që në të vërtetë ishte një kombinim, por e di që Shqipëria më hyri në zemër në vitin e verës 2006 dhe nuk largohet dot. Në fakt, dashuria e cila ishte mbjellur në zemrën time në atë vizitë vazhdon të rritet, dhe po ndërthuret gjithnjë e më shumë me jetën time. Si një nuse ndarë nga burri i saj, mezi e duroj distancën midis nesh kur nuk jemi bashkë, porse ka një lidhje, një ndjenje afërsie që mbyll te çarën midis nesh dhe më ngushëllon se, në një farë mënyrë, jemi së bashku. Megjithëse sa herë që këmbët e mia largohen nga toka shqiptare, megjithëse çdo “lamtumirë” është si vajtim, megjithëse largësi midis nesh është mbushur më dëshire dhe me mall, unë nuk kam më frikë. Nuk kam frikë sepse unë tani jam e bindur se kjo është më shumë se një dashuriçkë kalimtare, më shumë se një çështje dashurie që së shpejti do harrohet. Kjo është një histori e vërtetë dashurie, dhe një ditë, qoftë afër ose larg, Zoti do të më ribashkojë me të dashurin e zemrës sime, Shqipërinë.


OPINION

NGA BRIXHILDA NDINI (vijon nga numri i kaluar) aq i vërtetë është hijezimi i këtij absurdi , sa që ndoshta kultivojnë ndjenjën e besimit në periudhën më të begatë të përmbushjes së detyrës, në një vend ku ekziston lumi me i çuditshëm në botë n mbartjen e anëve të kundërta të fatit , lumi me dy emërtime , Drini i Bardhe dhe Drini i Zi. Sa herë na kujtohet periudha e mesjetës, menjëherë, si në një bosht koordinativ i monotonisë shterpe mbi boshtin horizontal të nivelimit të vlerave dhe që karakterizon klimën letrare, ngrihet aksi vertikal iluminist, prania e se cilës siguron grafikun e përsëritjes. Kjo është zgjidhja më imediate e një ballafaqimi të dhimbshëm: “...ekziston një fushë tjetër bashkimi, ndoshta po aq e rëndësishme, në mos më tepër, e cila mund të realizohet mjaft shpejt dhe pa rreziqe. Është bashkimi kulturor i shqiptareve”. Po sa e vështirë është ta zgjidhesh fjalëkryqin e së ardhmes kur aty, në një nga kuadratet e tij mungon varri i Gjergj Fishtës, eshtrat e të cilit janë hedhur në lum. A thua se Lahuta e Malcisë ishte aq antisllave se sa Chanson de Roland janë antiarabe? Duke i dhënë vetëm një argument më shumë hipotezës së shkrirjes së poetit me natyrën, që doemos, e prerë në mes, si mos më keq nga cezariani i kufijve, mbasi u pa se nuk u shterpëzua , dot në mënyrë të pandreqshme , hë për hë pret vetëm të mos infektohet qepja e plagës ,dhe jo zhdukjen e gjurmës së prerjes. Këtë shpreson autori:” Shpresoj se ky zbulim i ndërsjellë (mes shqiptarëve) do të përfundojë në një pasurim të mëtejshëm dhe jo në rrafshin e kontraktuar. Bashkimi kulturor në asnjë mënyrë nuk duhet të sjellë rrafshimin e gjerave dhe në formë tjetër”. Jo rastësisht dallga e fundit e baticës me te cilën Robert Elsie lag brigjet e letërsisë , është vepra e Rexhep Qoses “ Vdekja me vjen prej syve të tillë” jo për faktin se kane kaluar 20 vjet që nga botimi i parë i saj, që ndoshta është punimi me i fuqishëm në prozë dhe me tërheqës i dalë nga Kosova që nga lindja e letërsisë shqiptare atje”, por ngaqë ka marrë dimensionet e vërteta të një profecie të vet përmbushur. “ Në hetimin e autorit sillen vetëm prova të mirëfillta letrare, të padiskutueshme dhe ndërkohë përdor të gjitha preparatet e humbjes së ndërgjegjes emocionale për ndërhyrjen kirurgjikale në thelbin e qenies. Pranë mediokritetit i pëlqen të shkaktoje hemorragji. Në pjesën dërmuese të reçencave, Robert Elsie vërtitet në të gjitha imtësitë e një markate , me mendimin që s’do të blejë asgjë. Tek ai kthehet në aksiome fraza “ hamall i respektit absolut për gjithçka njerëzore”. I bën thellësisht përshtypje “ kujtesa e ajrit”, i cili nuk e braktis at-

K

5 PRILL

FAQE 16

PAMJE TE RELIEVIT LETRAR TE SHQIPES “Një antologji reçencash nuk duhet parë domosdoshmërisht dhe me të njëjtin kriter gjykimi si një libër i mirëfilltë , që në mënyrë të përgjithësuar të japë tablonë e përjetimit të veçorive letrare në një epoke të caktuar” mosferën në shenje hakmarrjeje, e cila shpesh nga ata të huajt është parë si tabele e qarkullimit rrugor në Shqipëri.

KONCEPTET KRITIKE Në këtë udhëtim Robert Elsie iu desh të përdorte gjithnjë pothuajse një fjalor terminologjik për të komunikuar me letërsinë, e cila është e lidhur si zhgualli i vizatuar me breshkën e ngathët që ia heq krejt hijeshinë, në palat e rrudhave të së cilës gjen vetëm ngjarje dhe data. Kaq fort është përpjekur kjo epidemi historike, sa prej saj nuk ka shpëtuar dot as pretendenti për titull në gjerdanin e artë të shqiptarëve Ismail Kadare. Titujt më ë vegjël, që i zbukurojnë kraharorin si princ i kombit monark absolut i letrave shqipe (beniamin dhe disident i regjimit), eposi politik i Kadaresë “Dimri i madh” , divorc midis elefantit dhe miut, “Koncert ne fund te dimrit”, vështrim monumental , këtë afreske të madhe të ngjarjeve të një dekade më parë, të gjithë kritikën në Shqipëri dhe Kosovë e vendosin atë disa shkallë me lart se çdo prozator tjetër shqiptar. Nëse ka njeri që mund të bëjë revolucion në letërsinë shqiptare nga brenda sistemit politik ekzistues , ky do të jetë Ismail Kadareja; ky shkrimtar , më shumë se kushdo tjetër e zgjoi letërsinë e vendit të vet nga letargjia tematike stilistike. Gjenerali shënoi lindjen e prozës bashkëkohore shqiptare , atë që lexuesi me sy kritik nuk do të gjejë në veprën “Pesha e kryqit” që është tabloja e realitetit. Kjo mungese e ndan atë nga veprat klasike të letërsisë për çlirimin e Evropës Lindore.

Bota e Kadaresë mbetet e mbyllur tërësisht brenda ndarjes personale që ai krijon mes “miqve” dhe “armiqve të betuar” të tij. Asgjëkund ai nuk përmend shpirtin e lënduar të kombit , për peshën e atij kryqi që mbajti mbi kurriz për 46 vjetësh tmerri, vetëm koha do ta tregoje nëse Kadareja do të çlirohet nga kjo traumë, ideja fikse e mbijetesës personale. Piramida, rrëfim mahnitës , Kadareja u jep lexuesve të frëngjishtes edhe dy tregime të tjerë: Qorrfermani dhe Muri i madh ku në të dyja kemi përzgjedhjen e parapëlqyer të autorit, të prozës historike me alegorinë politike. Të gjithë këto paramece të cilët duhen parë me mikroskop të zvogëlohen në përmasat e pellgut që i përkasin. Robert Elsie nuk e çon deri në fund idenë se identiteti i këtij shkrimtari është i ngjashëm me klorofilin e trungut historik, shmangia e të cilit shkaktoi largimin e Kadaresë nga Shqipëria. Me zhdukjen e klimës politike edhe gjuha e dyfishtë e ambiguitetit u shterua. Pusi gjirokastrit mbaroi; në fund ka vetëm pak lagështirë, prania e mjerë e së cilës pasqyron një qiell të përmbysur. Pretendimi i Kadaresë për të krijuar Serverin e gjeniut me tri kokë, që ruan skëterrën e letërsisë shqipe me historinë , befas shpërbëhet. Nga tri kokat, mesiani Migjen dhe politikani Nol shkëputen meteorikisht, duke ia lënë yjësinë dhe vallen e saj Lasgush Poradecit, i vetmi shkrimtar disident në estetikë, që ka krijuar art për art. Kështu që Robert Elsie bie në rezonance me përfytyrimin e gjuhë-

tarit më të shquar shqiptar Eqerem Çabej për nositin, si klasiku i fundit i madh i poezisë shqiptare të shekullit XX. Është i vetmi rast që Robert Elsie i referohet substratit të një kolegu me një miratim të përzemërt: “ Ai ndjen si romantik,mendon si klasicist, asht i vetmuam dhe i hermetizuam shpirtnisht si simbolist i kujdesshëm dhe fanatik ndaj formës së vargut si paranasist. Kuptohet se me këto kartolina që dërgon Robert Elsie , ai vetëm sa e bën edhe më tërheqës për opinionin e huaj peizazhin e letërsisë shqipe, pa pretenduar se ka radhuar në objektiv krejt relievin, mbasi kjo, jo vetëm është e pamundur estetikisht , por s’duhet nënvleftësuar fakti qe nën ujë mund të ketë ende antika të pa zbuluara, mbasi muzeu i diktaturës nuk do t’i pranonte. Deri dje ishte Skilla e censurës , sot Karidha e pamëshirshme e tregut , që përcaktojnë çdo aventurë të Odisesë letrare. R. Elsie zhvendoset nëpër dukuritë e psikikës së një kombi si një psike-analist i ftohtë , që vetëm shënon hollësitë dhe detajet më të rëndësishme të rrëfimeve. Pa paragjykime estetike, ai hidhet në një terren të huaj, duke u orientuar mjaft mirë , me situata letrare , ndoshta të papëlqyera për shijen e tij perëndimore , por autori duket i angazhuar të jetë i paanshëm. Vërtet aq i paanshëm sa metaforat dhe epitetet i përdor rralle, a thua se ato mund të ngrenë kurthe për qëndrime të pabaza emocionale, antikorpet e të cilave Robert Elsie i gjen në frazat e kujdesshme , të shkurtra , si ushtarë të ngjeshur brenda një falange

solide , të pathermueshme. Duke u ngjitur në terrenin e thyer të letërsisë shqipe R. Elsie ndërton shkallë të vogla dhe lexuesi , duke rendur nga një fjali në tjetrën , pengohet nëpër pika , të cilat , nganjëherë bëhen stacione të shpeshta e të panevojshme në udhëtim. Mendimi nganjëherë thjeshtëzohet për hir të komunikimit masiv, ndoshta gjuha nuk bëhet dhe aq fleksibele ndaj termave letrare, të cilët do ti jepnin me shumë ajër frëngjive në arkitekturën e kritikës. Autori më tepër sqaron sesa përkufizon. Gjykimi luhatet në kufijtë e mesazheve e nganjëherë në elemente bibliografike e nuk ngre vorbull thithëse në përfshirjen e karakteristikave të kompozicionit. Karakteri enciklopedik i librit mund të ishte shoqëruar edhe me shtesa të mbivendosur në trajtën e P.S. letrare, pa u përzier me formën arkaike të stampuar në botimet e mëparshme. Shpesh hapësira e ngushtë e çdo reçence dhe mungesa e argumentit si dhe bashkimi i tipareve të autorëve si një veprim i ftohte aritmetik, i ka hequr argumentit të drejtën e qytetarisë, madje i ka dhënë vlerësimeve një karakter nga paraqitja e faktit , disi arbitrar. Autori nganjëherë perifrazon sintezën e ngjarjeve në subjekt , por kritika nuk është statistikë letrare. Perceptimet fotografike mbi sjelljet e shkrimtarit deri tek vlerësimet individuale mbi karakterin e tyre , sidomos në rastin e M. Ahmetit apo Kadaresë prishin më shumë se nganjëherë harmoninë e konçizitetit me përsëritje të padeshifrueshme për natyrën e kritikës. Mungesa e abstragimit do të çonte në fotokopjimin e dukurive letrare dhe jo në sendëzimin e tyre brenda tiparit që i klasifikon.

NË VEND TË PËRMBYLLJES Megjithatë Robert Elsie sapo ka përfunduar La Manshin e tij mes Evropës dhe Gadishullit të veçuar të shqiponjave dhe s’duhet të bëhemi nihilistë tektonikë pse kjo shkëputje nuk u mënjanua më parë , apo pse gryka e tunelit nuk është aq e gjerë sa e ëndërrojmë ne. S’duhet harruar se edhe mënyra se si e pasqyron numëratorin publik të shkrimtarëve është një fakt vlerësimi në prezantimin e bisedës intime që do të dojë të bëjë me secilin nga bashkëbiseduesit formale. Gjithsesi një antologji reçencash nuk duhet parë domosdoshmërisht dhe me të njëjtin kriter gjykimi si një libër i mirëfilltë , që në mënyrë të përgjithësuar të japë tablonë e përjetimit të veçorive letrare në një epoke të caktuar.


FAKT NGA METJU AREF (vijon ) Herodoti vetë pohon se drejtuesit (mbretërit) dorianë ishin me origjinë egjiptiane. Në Spartë, mbreti dorian Agios IV pohonte se kishte një spartan për tre periekë. Por, e dimë se Periekët, Hilotët dhe Penestët ishin ilirë të nënshtruar autoritetit të Spartës. Ata shquheshin si « punëtorë » (forca pune) në shoqërinë spartane : ushtarë, bujq, zanatçinj, skulptorë, etj. Mirëpo « dorë, dorët » do të thotë në shqipe « duart » domethënë « krahë pune » pra ata që punojnë me duart e tyre. Me kohë spartanët muarën emrin e popullit të nënshtruar : ata kanë pranuar dhe asimiluar qytetërimin e të mundurve. Pra janë gjithë këto përzierje (etni dhe gjuhë) që lindën grekët e ardhshëm. Ja pse është e domosdoshme të thuhet se grekët kanë gjalluar me vonesë pasi asimiluan (madje uzurpuan) qytetërimin e pellazgëve që sapo mbërritën, domethënë pas shekullit VIII para erës sonë. Pra grekët nuk gjallojnë qysh prej shekullit XVIII madje qysh prej shekullit XXI para erës sonë si po na e çekanosin në tekstet shkollore dhe universitare qysh prej njëzet e pesë shekujsh. Në fillim greqishtja kishte shumë fjalë pellazgjike (në dialektet : jonian, eolian, arkado-qipriot dhe dorian). Kjo greqishte e lashtë kishte pra me të vërtetë një fond pellazgjik që shpjegohet me shqipen e sotme, që u ka qëndruar rrënimeve të kohës. Ja pse pjesa më e madhe e emrave të Mitologjisë « të quajtur greke » shpjegohet edhe tani me shqipen e sotme (dialektin gegë të Veriut të Shqipërisë, që ka ruajtur të njëjtin fond, të njëjtin ndërtim dhe të njëjtën « fonetikë » si pellazgjishtja e lashtë). Gjuha greke u formua si të gjitha gjuhët nga një nënshtresë (substrat) gjuhësore e lashtë me shumë ndihmesa semito-egjiptane ose të tjera. Prania e grekëve (tezga tregtimi dhe koloni) në gjithë pellgun e Mesdheut u dha mundësinë të përhapin gjuhën e tyre falë takimeve të shumta tregtare. Në fillim ishte gjuhë e folur deri në mes të shekullit VI para erës sonë (nën tiraninë e Pisistratit) epokë kur u shfaqën poemat epike : Iliada dhe Odisea, poema pellazgjike të traditës gojore që ishin në këtë gjuhë greke që po lindte. Këtu po hap një parantezë. Po e përsërit, grekët kur ardhën në Ballkan, në Egje dhe në Azinë e Vogël gjetën në vend një qytetërim, një gjuhë dhe një kulturë që e përvetësuan. Ata e muarën kulturën gjithë duke i futur elemente të kulturës dhe të gjuhës së tyre. Nuk po citoj veçse një emër, emrin e Akilit për të shpjeguar se si grekët kanë provuar « të përkthejnë dhe të interpretojnë » emra të cilët nuk i kuptonin, por që duhej t’u jepnin një domethënie : « Akhilleos » « (Akhille », të cilit grekët i shtuan prapashtesën « os ose eus ») u anasuall « fonetikisht » në gjuhën e tyre me « i pabuzi » ! Nga pesëdhjetë e dy epitetet që kanë të bëjnë me Akilin në Iliadë, kam nxjerrë « tetëmbëdhjetë » (« Akili me këmbë të lehta », « Akili i shpejtë », etj.) që kanë të bëjnë me « shpejtësinë », me shkathtësinë ose me lehtësinë, pra jemi larg shpjegimit grek « i pabuzi » ! Eureka ! Gjuha shqipe më erdhi në ndihmë : « Aq i lehtë ». Nga ana tjetër Plutarku (Pyrrhus 1/1,2) pohon se thesprotët (epirotët e sotëm) e quanin atë «

5 PRILL

FAQE 17

Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellasgjishtes së lashtë"

aspeitos » (në të vërtetë ka qenë « aspeit », grekët i shtuan prapashtesën e tyre « os »), emër ky që gjen shpjegim të përsosur në shqip « Asht i shpeit, dhe me kontraktim « ashpeit » oseshpeit (shqipja ka ruajtur këtë traditë të lashtë pellazgjike që përdor shpesh këtë lloj kontraktimi (më së forti njërrokëshe, monosilabike) : si Zef për Jozef, etj.) ! Ky shpjegim i dyfishtë i së njëjtës fjalë (midis aq e aq antroponimesh, teonimesh, eponimesh të tjera si edhe fjalë të tjera, të shpjegueshme me dialektin gegë të veriut të Shqipërisë), provon që gjuha shqipe është e vetmja gjuhë në Europë që ka ruajtur një fond shumë të vjetër të « pellazgjishtes së lashtë ». Është bindëse ! Kur « ardhën » grekët gjetën në vendin që pushtuan një « kulturë », një gjuhë, një mitologji dhe tradita : u përpoqën të shpjegonin në « gjuhën e tyre » emrat që nuk i kuptonin. Ja sepse grekët bënë trajtime të tilla të papërshtashme ose të çuditshme si për Penelopën, Ulisin, Agamemnonin, Menelaun, Odisenë, Afroditën, Rean, Tetisin, Kronosin, Demetrin, Korenë, Trojën, Argosin, Korinthin, Athinën, Olimpin, Pelionin, etj. etj. E gjithë kjo për të thënë se gjuha greke gjallonte ishte tashmë në shekullin VI para erës sonë. Gjithçka që nuk shpjegohet në shkrimet e lashta greke me shqipen, është thjesht me origjinë greke. Kjo gjuhe (edhe pse e përzjerë) u bë gjuhë e dijes, savante me ndikimin e njohur gjatë gjithë lashtësisë deri në epokën bizantine. Latinishtja (idiomë e « Latiumit ») është gjithashtu një gjuhë « e përbërë » e krijuar prej bujqërve të pasur të Latiumit (pas rënies së mbretërve etruskë) duke u nisur nga një fond etrusk i rëndësishëm, përzjerë me elemente të shumta greke (grekët,

në fillim, ishin vendosur në krahinën e Kumes në Kampani - jugu i Napolit). Po kjo gjuhë nuk u shkrua veç duke filluar nga shekulli III para erës sonë ! Ajo u përhap me fillimet e pushtimeve romake të krahinave europiane të banuara prej Keltëve dhe Galëve. Me kohë, kjo gjuhë ngjizi « nëngjuhë » : gjuhë « romane » të ardhura nga të folmet popullore të vetë latinishtes së quajtur (« roman » d.m.th. dialekt « i Romës »), të quajtura sot neo-latine : italishtja (e dalë drejtpërsëdrejti prej latinishtes popullore), frëngjishtja (franciskishtja + kelto-galishtja + latinishtja), spanjishtja dhe portugalishtja (latinishte + ibero-keltishte + fenikishte + arabishte), katalanishtja (frëngjishte e vjetër + reto-romanishte + kastilanishte), rumanishtja (dakogete, dalë nga trako-ilirishtja, + latinishte + më pak sllavishte, për shkak të ardhjes së sllavëve në shekullin VII pas erës sonë). Vetëm një përjashtim : baskët kanë mundur të ruajnë gjuhën e tyre të lashtë falë infrastrukturës së vendit të tyre malor si, ndër të tjera, edhe shqiptarët. Gjuha baske duke ruajtur fjalët e vjetra pellazgjike (shih librin tim të parë « Shqipëria… ») evoluoi në « rreth të mbyllur » duke krijuar neologjizmat e veta. Duhet shënuar se deri në shekullin XVIII « latinishtja » do të luajë një rol të dorës së parë në krejt Europën si gjuhë e shkruar, shkencore dhe fetare. Sa i përket gjuhës italiane, ajo nuk u bë « gjuhë zyrtare komunikimi» veç duke filluar nga viti 1861 gjatë bashkimit të të gjitha territoreve të siujdhesës italike (plus Sicilia, Sardenja dhe veriu i siujdhesës) me hipjen në fron të Viktor Emanuelit të dytë, themeluesit të mbetërisë së parë « italiane » : lindi kombi « italian » me kryeqytet Firencen. Roma bëhet kryeqytet i Italisë më 1870.

Por të gjitha këto gjuhë, me kohë, kanë zhvilluar « veçantitë » e tyre dhe janë kthyer në gjuhë më vete, etj, etj. Pra po të marrim si shembull frëngjishten, mund të vërejmë se një fjalë « mund » të shpjegohet me shqipen, kjo nuk do të thotë se frëngjishtja rrjedh drejtpërsëdrejti prej pallazgo-shqipes, por prej ndikimit që ajo ka pasur njëherazi edhe nga keltishtja edhe nga latinishtja, dy gjuhë këto të ndikuara nga pellazgjishtja e lashtë. Ja pse nuk duhet thënë se të gjitha këto gjuhë rrjedhin « drejtpërsëdrejti » prej shqipes ose pellazgoshqipes. Gjithë ç’duhet thënë, është se në zanafillë ka pasur një fond gjuhësor të përbashkët (pellazgjishtja), e cila me kohë pësoi ndryshime dhe transformime të veçanta për secilën gjuhë të folur në Europë. Pra është normale që « fjalë të vjetra » të këtij fondi gjuhësor pellazgjik (veçanërisht toponime, oronime, etnonime dhe disa fjalë mbeturinore) gjallojnë ende edhe sot në disa gjuhë (neo-latine, anglosaksone ose gjermanike dhe në baskishte). Të gjitha gjuhët e botës kanë pasur, në fillim, një zanafillë të veçantë për secilën prej tyre. Gjuha zanafillëse kineze gjatë shekujve ka ngjizur gjuhë të tjera që janë zhvilluar të shkëputura, në rreth të mbyllur, ose me një substrat të përbashkët : mongolishten, mandarinishten, kantonishten, tibetishten, vietnamishten, birmanishten, etj. I njëjti shembull vlen edhe për morinë e gjuhëve të Indisë ose të gjuhëve të ndryshme të Afrikës së zezë, etj. Po e përsërit, nuk është e domosdoshme të pohohet që gjuhë të shumta kanë dalë « drejtpërsëdrejti » nga pellazgoshqipja. Askush në botë nuk mund të provojë se pellazgo-shqipja qe gjuha « e parë » d.m.th. ajo e fillimit të njerëzimit ! Për mendimin tim, është

diçka e pakuptim, krejt absurde. Po të thuhet se shqipja « deshifron dhe dekripton » gjithçka në Europë dhe gjetiu, u bëjmë dëm punimeve të kryera prej autorësh të besueshëm, kompetentë dhe seriozë. Kjo, veçanërisht, i dekredibilison ata. Për fat të keq është bërë “mode” te disa shqiptarë (veçanërisht midis të rinjve dhe të atyre që nuk i njohin të fshehtat e gjuhësisë dhe të historisë së lashtë) të përkthejnë ose të interpretojnë në « shqip » çdo fjalë të huaj që u bie në dorë ! Kjo vjen nga shtimi i librave në gjuhën shqipe dhe të huaj (të përkthyera) të botuara në Shqipëri (si historike ashtu edhe gjuhësore) që nga fundi i komunizmit. Kjo mund të kuptohet sepse regjimi komunist (për dyzet e pesë vite) ua rrëmbeu shqiptarëve historinë e tyre të vërtetë : ata janë të etur të njohin identitetin e tyre të vërtetë, historinë e tyre dhe origjinën e gjuhës së tyre. Gjatë epokës komuniste i vetmi studim për pellazgët u ndërmuar nga Spiro Konda. Për fat të keq, në këtë, epokë, ky studim kaloi pa u vënë re. Dhe me të vërtetë, për regjimin komunist të vetmit paraardhës të shqiptarëve ishin ilirët dhe gjuha shqipe u studiua vetëm prej gjuhëtarësh shqiptarë të molepsur me « çka pranohet bashkarisht » (perëndimor madje rus) dhe duke harruar dialektin gegë të veriut. Madje, më 1973, Enver Hoxha (armik i betuar i shqiptarëve të veriut) pat vendosur të imponojë, si gjuhë zyrtare, dialektin « tosk » të jugut. Që atëherë veçse toskërishtja (përfshirë këtu edhe disa papastërti dhe futje elementesh të huaja) ka qenë studiuar prej gjuhëtarëve shqiptarë dhe të huaj. Kjo është arsyeja që ata gjuhëtarë shqiptarë dhe të huaj, që kanë studiuar gjuhën shqipe, janë mbështetur vetëm në këtë dialekt, çka, merret vesh, i shtrembëron pjesën më të madhe të studimeve të tyre. Ja pse pas viteve 90 shqiptarët u zgjuan duke mësuar diçka tjetër nga ç’iu kishin shtënë në kokë në shkollë ose në universitet. Ata zbuluan paraardhës të tjerë nga ilirët : pellazgët. Të etur sa s’ka më, u mrekulluan ose u shtangën (sipas mendimit, nivelit kulturor ose ideologjisë) kur mësuan se gjuha e tyre është njëra nga më të lashtat nëmos më e lashta e Europës. Pra, nuk duhet çuditur nga gabimet, trajtimet e këqia dhe shkarjet e shumta të bëra në disa libra të botuar prej rreth njëzet vitesh. Dhe me të vërtetë, disa prej këtyre librave në vend që të sjellin elemente të reja për të kuptuar Historinë dhe Gjuhën shqipe, mbjellin grindje dhe turbullim mendjesh. Studimet shkencore nuk bëhen duke u bazuar në kompilime citatesh ose të frazave të thëna prej njerëzish ose grash të njohur. Që nga shekulli XVI deri në fillim të shekullit XX të shumtë kanë qenë ata (shkrimtar te njohur) që kanë thënë « të vërteta » për pellazgët ose shqiptarët pa dhënë prova, saktësime të qarta ose shpjegime të thelluara si Ronsari, Lajbnici, K. O. Muller-i, Volteri, shkrimtarët e Rilindjes shqiptare ... (viojon)


Ë N J I R R Ë B M HQIPËRI PËR S Ë N E S K A 9 P 9 . Ë 4 £ M R Ë P £100

TUAJ N Ë R O Ë NË D T H S Ë JA ZGJIDH

Thirrje e lirë: 00800 8971 8971 www.moneygram.com DËRGUAR NGA:

MARRË NGA:

Dhe kudo që shihni shenjën MoneyGram *Përveç tarifave *Përveç tarifave të të transfertës transfertës që që zbatohen zbatohen për për një një transaksion, transaksion, mund mund të të zbatohet zbatohet një një shumë shumë për për kursin kursin e shkëmbimit shkëmbimit të të valutës valutës e ccaktuar aktuar nnga ga M MoneyGram oneyGram oose se aagjenti gjenti i ssaj. aj. N Nga ga ZZyrat yrat P Postare, ostare, aagjensia gjensia TThomas homas C Cook ook ddhe he VVendet endet e ttjera jera ttëë ccaktuara aktuara kku u qqëndrojnë ëndrojnë aagjentët gjentët e M oneyGram IInternational nternational LLimited imited nnëë llidhje idhje m frimin e sshërbimeve hërbimeve ttëë ttransferimit ransferimit ttëë pparave arave nnëë M bretërinë e Bashkuar. Bashkuar. M oneyGram IInternational nternational LLimited imited ëështë shtë i aautorizuar utorizuar ddhe he rrregulluar regulluar nnga ga FFinancial inancial SServices ervices AAuthority. uthority. © 2010 M oneyGram. TTëë ggjitha jitha ttëë ddrejtat rejtat ttëë rrezervuara. ezervuara. MoneyGram mee oofrimin Mbretërinë MoneyGram ©2010 MoneyGram.


NEW ISTANBUL SUPERMARKET 8 NEW COLLEGE PARADE (next to EL BELLO)

Finchley Road London NW3 5EP Ne kemi gjithça i duhet kuzhines shqiptare. Çmimet me te mira ne treg, cilesi e garantuar, produket shteppie AJVER, te gjitha produktet Kelmendi. Eja dhe shikoni se kemi gjjithçka qe ju deshiorni. Ju mirepresim!

Oferte Speciale £4.99

OFERTE SPECIALE BLI NJE MERR NJE FALAS

Tel: 02074834767 Mob: 07765137981


TENDENCE jumi eshte i rendesishem per te gjithe njerezit por gjumi ne shtatzani eshte i rendesis se veqante. Gjate shtatzanis nje guraje i duhet te bej pushim ekstra. Nje fetus ne zhvillim e siper shkakton kogja mundim ne trupin e nje gruaje dhe asaj i duhet gjume me shume per tu rimbushur dhe qe te vazhdoj. Grate lodhen shume pershkake te carkullimit te hormoneve te reja ne trupin e tyre. Progesterone ka efekt gjumi dhe i ben grate me te lodhshme dhe me deshire me te madhe per te fjetur. Secili tremujor i shtatzenis ka simptomet e veta qe mund te bej gjumin me te veshtire se sa kur nuk jani shtatzene.

G

5 PRILL

SHTATZENE? KUJDES ME GJUMIN... gjume me te mire, por vazhdo te flesh. Pushimi ekstra eshte prape nje gje e mire per ju. Kur flini bini ne krahe me gjunje te lakuar. Vendos jastek ne mes te gjunjeve, perfundi barkut dhe prapa qafes. Kjo te ndihmon te largosh presionin nga shpina e poshtme. Per ti shmang ankthet e nates provo te mos hash shume para se te shkosh ne shtrat dhe tregoj parterit apo mjekut tuaj per cfardo frige qe keni.

Tre Mujori i Pare Gjate semestrit te pare nje grua mund te hyje ne nje mori emociones nga frika e deri te ekstaza. Me futjen e hormoneve te reja ne qarkullim ajo mund te kalon nga nje moment i gezimit ne ate te tmerrit sa qil e mbyll syte. Rritja e progesterone qe mban shtatzenin shkakton shume gra qe te ndjehen vazhdimisht te lodhura. Ngritja HCG mundet qe gjithashtu te nxis pergjegjsin e lodhjes, gje qe sqaron se grate duken me te lodhura gjate tre mujorit (trisemestrit) dhe ndjehen me mire ne tremujorin e dyte. Sforcimi dhe rritja e gjinjeve munden gjithashtu te bejn te veshtire te ndjeheni te rehatshem. Nese fleni ne barke ndoshta e zbuloni se gjinjet ju pengojne apo dhembin kur i nxini poshte qe bini mbi to. Kapslleku dhe uterusi gjithnje ne rritje e siper gjithashtu i bejne netet jo te rehatshme. Te shtojme ketu edhe herat e shumta te shkuarjes ne toalet gjate dites dhe zbulojme se eshte per tu quditur qe nje grua shtatzene gjen kohe per te fjetur. Progesterone eshte nje

FAQE 20

Tremujori i trete

hormone i mrekullueshem, jo vetem qe te ben gjumashe por gjithashtu te ben te urinosh gjat gjithe kohes duke

ngritur funksionin e veshkeve tua. Ndjenja e vjelljes gjithashtu e quajtur “semundja mengjesit” gjithashtu e ben gjumin te sfidueshem. Kjo ndjenje mundet dhe shpeshe godet ne te gjithe oret e dites dhe nates, veqanarisht kur jeni e shtrire apo nxiteni nga ndonje arome.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Pare Pusho sa me shume qe mundesh dhe flej kurdo qe mundesh. Te pushosh me shume te ndihmon te zevendesosh mungesen e gjumit qe mund te shkaktoje keqesimin e simptomeve tua. Hidratohu (pi uje dhe lengje), por bere kete gjate dites dhe shmang pirjet vone pasdite keshtuqe shkurtoni numrin e vizitave te banjos gjate nates. Lufto ndjenjen e vjelljes me biskuit dhe meze te lehte. Ha shpeshe dhe ne sasi te vogla qe te parandalosh te kesh at ndjenje nga stomaku i thate. Mbaj biskuit dhe gjera te imta afer shtratit kur te godet ndjenja e vjelljes ne shtrate gjate nates a po ne mengjes. Fle ne anen e majte sa me shume qe mundesh. Kjo eshte pozita me e mire per qarkullim te mire. Merr ca jastek me shume per ti futur ne mes te gjuneve apo edhe nder barkun tuaj qe te ndihesh me rehat. Gjej apo ble nje drite nate me ndriqim te vogel keshtuqe nuk do te kesh nevoj te ndezesh driten dhe te zgjosh veten plotesisht.

Provo te shkosh ne shtrate gjithmone ne te njejtin orar cdo nate. Kjo e ve trupin ne orar dhe e meson ate. Be gjume te shkurte gjat dites. Nese je e lodhur ateher shko e fli, trupi juaj po ju tregon dicka.

Tremujori i Dyte Shume gra shtatzena jane te knaqura qe kan arritur ne tre mujorin e dyte. Jo vetem qe do te thote se ka me pak rrezik per deshtim por gjithashtu edhe ndjenja e vjelljes, urinimet e shpeshta dhe pagjumsia gati te gjitha kan ikur. Grate zakonisht ndihen me mire dhe kane shtim te energjise gjate kesaj kohe. Fillojne te duken por nuk jane edhe aq te zmadhuara. Dhe ka gjera qe prekin gjumi ne shtatzani gjate kesaj kohe. Per te krijuar hapsire per nje uterus ne rritje diafragma shtrengohet dhe frymemarrja behet me e ceket. Kjo shkakton te djegsiren e famshme te stomakut. Kjo ju ndodhe shume grave kur hane apo pine dicka. Shume gra tjera gjithashtu verejne se enderrat e tyre behen vazhdimisht me te frikshme me zhvillimin e shtatzenis. Shume gra tjera shohin endrra duke e len apo humbur foshnjen. Plus keto endrra behen gjithnje me te dukshme.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Dyte Per te shmangur djegesiren e stomakut, provo te shmangesh ushqimet djegese, yndyrshme apo te ferguara. Flej me koke dhe qafe te ngritur paksa qe te mbash acidin e stomakut poshte Ha shpeshe meza te vogla ushqimi gjate gjithe dites Perdor antacid, jane te efektshem dhe te sigurt. Kenaqu me tre mujorin e dyte dhe

Tre mujori i trete eshte faza me sfiduese e gjumit e shtatzenis. Me shpeshtimi e urinimiit, paftesis per tu rehatuar, pesha e shtuar, dhe pergaditja per te lindur foshnjen e re, disa gra gjejn vetveten duke u munduar te rrin te zgjuara. Levizjet i vrullshme te fetusit mund te pengojne gjumin. Shume gra gjate shtatzenise zgjohen shpeshe gjate nates pa arsye dhe kjo mund ti bej ato te ndjehen te pergjumura ne mengjes. Shume gra gjithashtu zbulojne se kan filluar te gerrhasin. Gjate fazave te mevonshme te shtatzenis shume gra gjithashtu zbulojne se kanalet e hundes se tyre jane enjtur dhe nxihen me shpeshe. Shume gra gjithashtu ankohen per gerqe kembesh gjat tre semestrit te fundit. Muskujt e kembeve bartin kogja shume peshe dhe nganjeher shtangohen. Kur te relaksohen gjate nates nganjeher tensionohen apo bien ne gerq keshtu duke shkaktuar shume dhimbje dhe mbajtur shume gra te zgjuara gjate nates.

Keshilla Mbijetese Per Tremujorin e Trete Fli ne krahun e majte. Kjo te lejon qarkullim me te mire te gjakut tek fetusi, uterusi dhe veshket. Gjithashtu permireson qarkullimin e gjakut ne kthim per te zemra. Provo te perdoresh jastek trupi per te ndihmuar te flesh me mire. Shmangju pijeve soda (si coca cola) dhe ato te gazuara, ato mund te ju shkaktojne gerqet e kembeve. Nese vereni te enjtura te shumta dhe fillon te gerhasesh thirr mjekun tuaj. Nese zhvilloni Sindromin e Kembeve te Papushuara bisedo me mjekun per munges te hekurit. Nese nuk mund te flini ngrihu dhe bej dicka tjeter. Lexo, shiko TVn apo degjo muzike, pastro apo bej dicka qe te lodhe aq sa te ben te deshirosh te kthehesh ne shtrate. Nese keni gerqe kembesh, shtrij kembet dhe ngih shputat perpjet, kjo te ndihmon te largosh ate. Beje kete disa here para se te shkosh ne shtrate si rutine shtrirje per te shmangur gerqet. Gjumi ne shtatzani është i rëndësihëm dhe kjo ishte e gjitha per ju nena shtatzena. Shpresoj te keni nje shtatzani te shendetshme dhe nje femij te bukur qe ju ben te ndjeheni krenare dhe e rehatshme per mundin qe keni ber.


SPORT

NGA DIANA PEPI Diela e 21 Marsit 2010 solli një nga ngjarjet sportive më emocionuese dhe plot pasion për shikuesit gjithashtu edhe për boksierët. Kreshnik Qato kundër Alex Spitko, ishte ndeshja më e bukur edhe e paparashikuar e natës. Për 18 minuta që zgjati ndeshja shikuesit ngelën të emocionuar deri në fund. Të gjashtë raundet e ndeshjes u dhanë tifozëve shqipetarë apo anglez emocionet e papërsëritshme të një ndeshje boksi. Goditjen e raundit të parë e filloi Qato me një goditje të djathtë por raundin e mori Spitko. Dyshimet u mbollën në mendjet e tifozëve Shqiptarë, por ata nuk u dorzuan edhe vazhdonin të brohorisnin “O Kreshnik O hero Gjithë Shqipëria ty të do” për patriotin tone të talentuar. Mbas kësaj Qato nuk do të dorëzohej dhe raundi i dytë ishte i tij mbas disa grushteve të forta që ranë mbi Spitkon. Raundi i tret ishte një barazim për të dy boxirët. Qato edhe Spitko e mësuan taktikën e njeri-tjetrit dhe ishin më të kujdesshëm nga mbrojtja e grushteve. Në raundin a katërt kundërshtari mori më shumë vrull edhe disa herë e zuri Qaton në qoshe. Në raundin e pestë Spitko u lodh dhe Qato krijoi moment të shkëlqyer të fitonte pikë me goditjet e tij . Raund i

E

lli argjentinas i Barcelonës dhe futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, është lojtari më i shtrenjtë, bazuar në të dhënat e faqes së specializuar për transferime "Transfermarkt.de". Messi, sipas kësaj faqeje, peshon 80 milionë euro, ndërsa menjëherë pas tij vjen portugezi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Ronaldo ndonëse verën e kaluar në Real Madrid kaloi për shumë rekorde prej 94 milionë eurosh, ai sipas "transfermarkt.de" vlen "vetëm" 75 milionë euro. I treti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë është mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez (60 milionë). Sa ai ka vlerën edhe spanjolli i tjetër i Barcelonës, Andres Iniesta, dhe mesfushori brazilian i Realit, Leite Ricardo Kaka. Në të vërtetë, Përfaqësuesja e Spanjës kryeson në listën e më të shtrenjtave. Nga dhjetë futbollistët më të shtrenjtë katër janë spanjollë. Po ashtu edhe Primera Divisioni i Spanjës prin dukshëm në renditje. Elita e futbollit spanjoll ka pesë lojtarët më të shtrenjtë në botë. Barcelona është skuadra më e shtrenjtë në botë me vlerë prej 514 milionë eurosh.

Y

5 PRILL

FAQE 21

“The Eagle” Kreshnik Qato sërish kurorëzohet me fitore Qato: “Rezultati nuk më shqetëson shumë por e rëndësishme është se unë fitova, edhe që kënaqa tifozët e mi” gjashtë edhe i fundit të një nate boksi plot dridhje edhe gjallëri, i ngriti tifozët edhe zërin e tyre lart edhe me Shqiponjën që qëndronte sipër shpatullave të Qatos u ringjall edhe e siguroi fitoren me një goditje të djathtë në nofullën e kundërshtarit Spitko. Gjatë mbledhjes të pikëve të dy Middle wights e përqafuan njeri tjetrin edhe më në fund fitorja 59-57 ishte e Qatos edhe të gjithë shqiptarëve në Sallën Sportive të Bethnal Green. Në një intervistë të shkurtër mbas ndeshjes, boksieri i famshëm shqiptar u shpreh se “Rezultati nuk më shqetëson shumë por e rëndësishme është se unë fitova, edhe që kënaqa tifozët e mi”. Ai u shpreh disa herë për kënaqësinë që kishte ndaj numrit edhe gjallërinë e tifozëve të tij që e shoqëro-

jnë në çdo ndeshje të tij. Përsa i përket kundërshtarit Alex Spitko, Qato tha se “Nuk e mendova kaq të fortë, por as edhe një ndeshje boksi nuk është e lehtë, por gjithsesi boksi është i bukur edhe këtë unë e kuptoj nga tifozët. Megjithatë kjo ndeshje me la të mësoj shumë, dhe duhet te jem akoma më i përgatitur.” Qato nuk është fare kundra boksit të femrave edhe shprehu se vetëm punë edhe stërvitje duhet, s’ka rëndësi gjinia. Për ndeshjen në Tiranë në 1 Maj Kreshnik Qato shprehu se ka emocione për arsyen se ndeshja zhvillohet në vendin tonë, por kjo i jep atij me shumë kurajo “Se nuk ka si tifozët Shqiptarë” dhe deklaron se mbështetjen e tyre “Do t’ua shpërblej atyre me fitore.” “The Albanian” e uron Kreshnik Qaton për fitoren e 22-te te karrierës dhe sukses për ndeshjen ne 1 Maj në Tiranë.

10 FUTBOLLISTËT MË TË SHTRENJTË Dhjetë futbollistët më të shtrenjtë: 1. Lionel Messi (Barcelona) 80 mil. euro 2. Cristiano Ronaldo (R. Madrid) 75 milionë 3. Xavi Hernandez (Barcelona) 60 milionë 4-. Andres Iniesta (Barcelona) 60 milionë 5-. Kaka (R. Madrid) 60 milionë 6. Cesc Fabregas (Arsenal) 53 milionë 7-. Ëayne Rooney (Man. Utd) 53 milionë 8. Fernando Torres (Liverpool) 50 milionë 9-. Steven Gerrard (Liverpool) 50 milionë 10-. Franck Ribery (Bayern M.) 50 milionë

Të nderuar lexues, Pas pak kohësh "The Albanian" mbush 6 vjet. Siç është bërë traditë "The Albanian" ndan çmime në çdo përvjetor, për ambasadorët e shkëlqyer shqiptarë në MB dhe për britanikët që ndihmojnë në kauzën tonë. Ju lutem na sugjeroni se kujt mund t'i dedikohet çmimi për këtë vit. (Një britanik dhe një shqiptar) Deri tani janë nderuar këto personalitete; John Grogan, Noel Malcolm, Patricia Nugee, Pip Willson, Bejtullah Destani, Agron Loxha, Akil Koci, Jimi Marku. Sygjerimet tuaja mund t'i nisni në; www.thealbanian.co.uk, info@thealbanian.info.


KOHA E LIRË

5 PRILL

FAQE 22

Horizontalisht 1 Emer mashkulli, mbi bazen e turqishtes. 6 Grumbull i madh. 11 Jo hyj. 14 Neurologji. 15 Aktorja, Besa. 16 Emer i huaj femre. 17 Kengetar yni. 19 Armiku i Budes. 20 Shkopi qe ia kalojne atletet njeri-tjetrit gjate nje gare vrapimi (Sh.Shq.). 21 K.F. italian. 23 Ish-futbollisti gjerman, Valter. 24 Kengetarja e njohur, Foks. 25 Dhanorja e peremrit "dikush". 29 Prove. 30 Kampionia. 31 Legjendat. 33 I afermi. 36 Regjisorja, Grabocka. 37 Takim i nivelit te larte. 38 Emnak i Amires. 39 Regjisori i njohur, rrahmani. 40 Ai qe interpreton ne film. 41 Sheshi. 42 Bujtine. 44 Burimet e ndricimit. 45 Emer i huaj femre. 47 Autoritet. 48 Venia e notave. 49 Gjendje shqetësimi e me kokëçarje. 54 Adut. 55 Marrje e tipareve italiane. 57 Dafine. 58 Emri i Ataturkut. 59 Ira, meria. 60 Organizate terroriste baske. 61 Morale. 62 Liber hartash. Vertikalisht 1 Vendes. 2 Hall. 3 Lloj motociklete e Suzukit. 4 Kengetari, Vladi. 5 Këshilltarja ligjore e ngarkuar për kryerjen e disa veprimeve juridike. 6 Lloj kemishe. 8 Rend namazi ne xhami. 9 Territoret ku sundojne imamet. 10 Vazhdimet. 11 Pergenjeshtrimet.

12 Emer mashkulli ilir. 13 K.F. nga Prizreni. 18 Special Tertiary Admissions Test. 22 ... Vegas. 24 Figure mitike greke. 25 Gamile. 26 Emri turk per Pejen. 27 Vizatimi qesharak. 28 Ajo qe lidh brigjet e nje lumi. 31 Ama e bletes. 32 International

Maritime Organization. 34 Lloj lende plasese. 35 Pasuri e patundshme. 37 Latohet. 38 Perzgjedhesi i kombetares shqiptare, Han. 40 Që i mungon gjallëria (fig.). 41 Shtet fqinj i Turqise. 43 Qytet ne Nigeri. 44 Lloj vegle pune. 45 Botime te pervjetshme

A e dini se...

Në vendet e zhvilluara përqindja e të rritureve qe martohen ka rënë nga 72% ne 1970 në 60 % ne 1996. Mundësia për divorcim në martesën e parë u rrit nga 50% në 67%. Mundësia për divorcim në martesën e dytë është rreth 10 % me e lartë se në martesën e parë. Sherbimi Postar i SHBA dërgon rreth 43% të postës botërore, ndjekësi më i afërt është Japonia me 6 %. Në përëndim njerëzit ndërrojnë shtepi mesatarisht 1 herë në 7 vjet. Gjysma e popullisë së botës është nën moshën 25 vjeç. Një njeriu i duhen 12 vjet për të numëruar nga 1 deri në 1 miliard. merrte fronin. Ivani i IV. i cili erdhi në pushtet në vitin 1533 në Rusi, vrau djalin e vet me pretendimin se synonte ti merrte fronin.

kalendarike. 46 Shenjë që përfaqëson një tingull muzikor (sh.shq.). 47 Kengetarja, Hoxha. 49 I moshes se trete. 50 Udhezim (ang.). 51 Lloj varke portogeze. 52 Ish-futbnollisti brazilian, Milton Queiroz da Paixao. 53 Vend ne Rusi.

Formuesi i ëmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte një fabrikator dinamiti. Nëse damarët e njeriut do të vendoseshin njeri pas tjetrit do të mund të përshkronin Ekuatorin 2 herë. Hyrja e folesë së milingonës drejtohet përherë nga Veriu. Strucat i kanë sytë më të mëdhenj se truri. Nëse do të mund të përdornim 13% të trurit, do të mund të shfaqeshim nga një vend në një tjetër. Breshka mund të ecë me 10 km në orë. Peshkaqenët nuk sëmuren. Në fytyrën e një maceje ndodhen 146 muskuj. Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë. Njeriu më i gjatë është 2.75 cm Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit. Pergatiti A.Hoxha


ENGLISH BY CLAIRE FLETCHER couldn’t remove the gaze of my teary eyes from the window of the aeroplane. I watched the land float further and further away, and with every metre of distance I ached all the more. The tears came in chokes and bursts. It felt like I was watching my own heart fade out of sight beneath layers of cloud. What made it all much worse was the fact that I was thoroughly confused. Was two short weeks really long enough to fall so deeply and relentlessly in love? My brain rejected the idea with ridicule. “You’re just letting yourself get carried away as usual”, laughed my logic mockingly, “It’s nothing serious. You’ll get over it. I bet you’ll have forgotten all about it in a couple of weeks’ time!” But I wasn’t so sure. The land had faded completely out of sight beneath the clouds now and we were soaring thousands of feet in the air, but my heart, my spirit, was still on the ground. I closed my eyes and inhaled sharply as my throat tightened and the tears once again began to warm my cheeks. Without doubt, a passionate love-story had begun… between me and the beautiful nation of Albania. It had all started a few months beforehand, when I had been considering what to do during the long university holidays. I wanted to go abroad, but with more meaningful intentions than bronzing myself on the beach. I contemplated a number of options and browsed various NGO websites, looking at a diverse assortment of worthwhile projects and fascinating locations. Masonry in Morocco, teaching in Thailand, building in Brazil, hospitals in Honduras, schools in South Africa – the possibilities were endless, but nothing really captivated me, nothing felt quite right. Until one day a leader from my church asked me, “Have you heard that our church is sending a team to Albania for a couple of weeks in the summer?” My interest was aroused immediately. “Oh really?” “Yeah”, replied my friend, “In fact, we were praying about who to invite on the team and we thought of you. Perhaps you should pray about it and consider coming with us”. “Albania…” I mused. I didn’t know anything about Albania. I couldn’t even have pointed it out on a map, and yet… something drew me. I decided to say yes. After all, this was precisely the kind of opportunity I’d been praying for. Maybe this was God’s answer. So a few months later I was dressed up like a typical English tourist (really, I don’t know why we do it!),

I

5 PRILL

FAQE 23

Beginnings of… an Albanian Love-Story the Albanian people whom we were serving, and this impacted us even more immensely. My friend Lucy wrote, “We’ve felt very blessed to meet such amazing people”. Some of the young people we met were eager to learn from us – to learn our language, to learn about the UK, but as time went on we realised it was us who should be learning from them. There were so many things that we wished the Albanians could teach us, not just skills (although these too amazed me. The Albanians are incredibly skilful people and unlike many of us English folk, they have not forsaken the skill of living – they know how to make even a simple task such as washing up, chopping meat or sewing a button on look like an art!),

boarding the flight to Albania, armed with passport, rucksack and an Albanian word list which my friends then had the pleasure of hearing me reel off repeatedly for the entire duration of the flight. “Po… xho – I mean ‘jo’… mirë…”, I recited, probably in an appalling English accent, “të – lu – tem… fal-… fale-… falemin-… how on earth do you say this word?!” Externally I was full of excitement, but internally there was a doubt in the depths of my mind; “Nothing that significant can happen in just two small weeks!” I couldn’t have been more wrong. There I was, sitting on the aeroplane reading my Albanian word list, completely unsuspecting, when my whole life was about to be rearranged. The next two weeks were a whizz of excitement and emotion. We spent

the first week working with a group of young people from a church near Tirana, taking them away to the mountains of Lura for a few days. It was impossible for our team not to be affected by the beauty all around us. The scenery was stunning and the culture was captivating, and both of these were commented on frequently – in fact, the two most commonly used words throughout our trip were “awesome” and “wow”. “It’s beautiful,” wrote one of my friends in our team diary, “the mountains are stunning”. After a long and arduous climb up one of Lura’s mountains, my own diary entry reads, “The view at the top was breathtaking”. I had never experienced such wonderful natural beauty as I saw in Albania. However, an even deeper beauty was to be found in the hearts of

but also things of a deeper nature, important values which a lot of Western society seems to be fast forgetting, values such as hospitality, community, generosity and the importance of family. “It’s never nice saying goodbye to a load of guys who have touched your heart”, another teammate wrote sadly, as we said goodbye with much emotion at the end of our visit. So now, here I was, sitting on the plane at the end of our twoweek-long adventure, at times wondering why I was caught up in such a deep whirlpool of irrational emotion and at other times wondering why I was returning to England, but somehow feeling like there was a purpose to it all. I leafed through the team journal, already hungry for a memory, a souvenir, already aching to re-live those

marvellous moments, when a quote caught my eye. It was a message from one of the other members of the team, addressed to me. It read, “Claire – it’s been so refreshing to see you fall in love with a country”. At that moment I dared to begin to believe that my friend was right, I dared to hope that this was more than just a crush. Somewhere inside, though, I was still full of fear – fear that somehow I would forget or move on, or that this love would be snatched away from me. Then suddenly the words that a church leader had spoken to me in Lura a few days beforehand began to echo in my head “I’m no prophet, but I think you’ll be coming back.” I wiped away a final tear, and with it I wiped away the fears that loitered in my mind and let a Mona Lisa smile spread across my face, for I too had an inkling that I would be coming back, a strong feeling that this was only the beginning of a beautiful love story. It’s hard to say exactly what captured my heart most about Albania and the wonderful Albanian people. Was it the magnificent mountainous landscape that seemed to have a rhythm all of its own? Was it the mysterious and captivating history, deep and enticing as the sea, a stirring song that echoes across the ancient land? Was it the warmth of the people, their nobility and gracefulness, their kindness and the beauty of their hearts? Was it the colourful and fascinating culture that taught me so much about life? Was it a spiritual connection – was it simply God putting a tiny drop of his overwhelming love for the Albanian nation and people into my heart? I cannot say for sure, and the truth is probably a combination of all these things, but I know that Albania entered into my heart in the summer of 2006 and has firmly refused to budge ever since. In fact, the seed of love and the deep connection with Albania that was planted in my heart that summer continues to grow, and is fast becoming intertwined with my own life. Like a bride separated from her husband, I can barely tolerate the distance between us when we are apart, and yet there is a connection, a sense of nearness that transcends the aching distance between us and reassures me that somehow we are still together. Although every time my foot leaves Albanian soil a violent tearing takes place within my heart, although every goodbye is like a dirge, although every mile between us is filled with yearning, I am no longer afraid. I’m not afraid because I am now convinced that this is more than a momentary crush, more than a mere love affair. This is a true love story, and one day, be it near or far, God will reunite me with my lover.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.