The Albanian April 2010 Issue 2

Page 1

NR.8/7 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDON

15 PRILL

Komuniteti “Chateau Margaux” faqe 11

“SHPRESA PROGRAMME” DENONCON AMBASADORIN MAZI faqe 4-5

John Grogan: “Ja pse vendosa të angazhohem për shqiptarët” faqe 3

John Grogan së bashku me anëtarët e redaksisë “The Albanian” në 5-vjetorin e saj

“NË KOMUNITET ESTAT BRAÇE, DREJTOR I SHOQATËS “NËNË TEREZA”

PËR KOMUNITETIN” INTERVISTË ME DREJTUESEN E “NEWBORN-KOSOVA CLUB” ZNJ. BURBUQE PACARADA faqe 9

“GJUHA SHQIPE PRIORITETI YNË”

faqe 8


Marketing

15 PRILL

FAQE 2

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor! Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Knowledge of life in the UK

Are you or someone you know applying for British Citizenship or Indefinite Leave to Remain (ILR)?

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për British If the answer is YES, need demonstrate your knowledge Citizenship apoyou leje tëtoperhershme qendrimi? of life in the United Kingdom as well as proving that your

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuajawith për jetën speaking and listening skills are adequate to cope në Mbretërinë e Bashkuar, si dhelife. të provoni që aftësitë në të everyday folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa Training offers Intensive English Language Westa ofron kurse tëcombined kombinuara trajnimi për gjuhen (ESOL) with Citizenship Classes and Exams. angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams For further information, please call us on:

0207 272 1130

Mobile: 07944367779

Classes, Exams & Certificates Cost only

£180

Please come along to: London North Academy Westa Training FINSBURY PARK Andover Community Centre Finsbury Park Andover Estate 182 Seven Sisters Road London London N7 7PX N7 7RY (For Initial assessment come along with proof of ID, Proof of Address and 1 passport size photo)

Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

We are an accredited & registered Citizenship Examination Centre

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Website: www.kovanigroup.com

KGK Accounting Services

Ndricim Gjurra Accountant / Tax Advisor *Tax & VAT returns TAX RETURN *Business start ups *Company formations FROM £99 *PAYE and payroll *Accountancy and bookkeeping

10 Leconfield Walk Hornchurch Essex RM12 6NZ

Tel: 01708522928 Mob:07748614770 email: gjanajimy@hotmail.com


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

NGA DAUT DAUTI ohn Grogan është kryetar i Grupit Parlamentar Gjithëpartiak për Miqësi me Kosovën. Këtë grup ai e udhëheq së bashku me lordin Ruper, lording Hylton, Mark Pritchard-in dhe Paul Keetch-in, i cili është sekretar. John Grogan është anëtar i Partisë Laburiste dhe anëtar i Parlamentit britanik nga viti 1997. Në vitin 1982 ka kryer studimet e historisë moderne dhe ekonomisë në Universitetin e Oksfordit, ku ka qenë edhe kryetar i unionit të studentëve të këtij universiteti. Në këtë intervistë, John Grogan flet për aktivitetin e tij dhe të Grupit Parlamentar Gjithëpartiak për Miqësi me Kosovën, për korrupsionin dhe për problemet e tjera me të cilat ballafaqohet politika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Ai bën me dije që rruga e Tiranës dhe e Prishtinës për në Bashkimin Evropian është më e vështirë se që mendohet në këto dy kryeqytete.

J

Z. Grogan, ju jeni anëtar i Parlamentit britanik nga radhët laburiste dhe kryetar i Grupit Parlamentar Gjithëpartiak për Miqësi me Kosovën. Na thoni, ju lutem, cili është roli i këtij grupi në Parlamentin Britanik? John Grogan: Unë jam kryetar i këtij grupi. Qëllimi i grupit është promovimi i interesave dhe njohurisë për Kosovën, organizimi i kontakteve dhe vizitave nga Kosova dhe në Kosovë. Qëllimi tjetër është që të përkrahim zhvillimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Kosovë. Unë jam udhëheqës edhe i Grupit për Shqipërinë, i cili është një grup tjetër por i ngjashëm me rolin e këtij të Kosovës. Me fjalë të tjera, ne jemi organizatorët pothuaj të të gjitha vizitave që kanë bërë politikanët e Kosovës në Britani të Madhe, duke iu dhënë përparësi vizitave dhe bashkëpunimeve me anëtarët e Kuvendit të Kosovës. Mundohemi t’i ndihmojmë edhe ambasadës së Kosovës në mënyrë që kjo ta ketë më lehtë depërtimin në korridoret e pushtetit britanik dhe në ato diplomatike. Sa i përket punës sonë tjetër në Parlament, mund ta ilustroj me iniciativën që kemi bërë së voni me nismën tonë për futjen e gjuhës shqipe në plan-programet mësimore në shkollat britanike. Ende nuk kemi shkuar deri në fund me këtë punë por kryesorja është që e kemi filluar dhe jemi në rrugë të mbarë. Besoj që përbërja e Parlamentit të ardhshëm do ta kryejë këtë punë.

15 PRILL

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda Ndini, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Flori Slatina,

FAQE 3

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

Grogan: Ja pse vendosa të angazhohem për shqiptarët

John Grogan së bashku me anëtarët e redaksisë “The Albanian” në 5-vjetorin e saj Si u bë që ju u angazhuat në çështjet shqiptare? John Grogan: Unë nuk kam asnjë shqiptar që jeton në zonën time elektorale. Por, kur kam jetuar në Bayswater zakonisht shkoja në një pab, në të cilin të gjithë punëtorët ishin shqiptarë të Kosovës ose së paku shqiptarë që pretendonin se ishin nga Kosova. Sidoqoftë, këta shqiptarë ishin ata që më njohën me Kosovën dhe Shqipërinë. Natyrisht që interesi im ishte edhe i mëhershëm, që datonte nga koha e sekretarit të jashtëm, Robin Cook, kur isha aktiv më Grupin Parlamentar për Politikë të Jashtme. Pastaj, falë Tony Blair-it, angazhimi shtetëror dhe ndërkombëtarë rreth Kosovës u intensifikua. Por, i tërë ky ishte një angazhim shtetëror dhe nuk kishte bashkëpunim parlamentar. Dhe, kjo ishte arsyeja që unë vendosa të angazhohem në këtë drejtim. A mund të thuhet se qëllim tjetër juaji është që të influenconi politikën e jashtme britanike në të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë? John Grogan: Natyrisht që ky është qëllimi ynë, por ne nuk bëjmë shumë punë në këtë aspekt për arsye se politika britanike është në favor të plotë të Kosovës dhe Shqipërisë. Politika bri-

tanike ka qenë fuqi e rëndësishme për pavarësimin e Kosovës dhe vazhdon t’i përkrahë aspiratat që ka Kosova dhe Shqipëria për hyrje në Bashkimin Evropian. Në lidhje me këto çështje ne marrim pjesë në debatet që zhvillohen në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik. Po ashtu, merremi edhe çështjet e Diasporës Shqiptare në Britani të Madhe. Unë mundohem të marr pjesë në takimet dhe aktivitetet e tyre kulturore. Me siguri që zgjedhjet e ardhshme do të jenë të parat në të cilat komuniteti shqiptar do ta shohë se është i rëndësishëm dhe të fillojë të votojë duke qenë i organizuar. Londra është qytet dhe shtëpi e shumë komuniteteve të ndryshme dhe i atij shqiptar. Me siguri në disa zona elektorale të këtij qyteti shqiptarët mund të arrijnë në mijëra votues. Si i shihni zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe si mendoni që ato ndërlidhen me zhvillimet e vendeve tjera të Ballkanit? John Grogan: Në Kosovë kam qenë në vitin 2007 dhe në vitin 2009 për zgjedhje lokale. Edhe në Shqipëri kam qenë dy herë dhe në të dy këto vende do të shkoj së shpejti. Sa i përket Kosovës, u ndava i kënaqur me zgjedhjet lokale. Ato ishin zgjed-

hjet e para për të cilat Kosova ishte vetë përgjegjëse për organizim dhe mirëmbajte dhe të cilat shkuan shumë mirë pos nja dy problemeve të vogla. Ishte mirë që një numër i serbëve, edhe pse jo i madh, votoi. Unë mendoj që Kosova, me gjithë problemet që ka, është në rrugë të mirë. Pritet që edhe numri i njohjeve të rritet. Cilat janë problemet që i përmendët? John Grogan: Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të konsiderojnë se gjërat duhet të jenë të gatshme dhe patjetër në favor të tyre. Duhet të kemi kujdes për veprimet që çojnë drejt hyrjes në Bashkimin Evropian. Nëse dëshirojmë të hyjmë në Bashkimin Evropian, duhet të kemi kujdes se çka është duke na thënë Bashkimi Evropian. Nuk po them se duhet të jemi apo të mos jemi krenar për sovranitetin nacional. Tashti, brenda Bashkimit Evropian, për shkak të Bullgarisë dhe Rumanisë, ndjenjat për pranimin e shteteve të reja në këtë bashkësi kanë ndryshuar. Shumica e shteteve anëtare janë të bindura që vendet tjera nuk do të hyjnë në këtë bashkësi lehtë si këto dyja. Standardet e pranimit tani janë edhe më të vështira. Edhe pse jam mik i shqiptarëve, me keqardhje më duhet të them

që Serbia tashti është në përparësi. Në Serbi janë duke u shënuar zhvillime të rëndësishme për syrin e Bashkimit Evropian. Unë deri diku jam i kënaqur se si po zhvillohen gjërat në Kosovë por jo edhe me Shqipërinë. Për fat të keq, momentalisht në Shqipëri kemi Parlament jofunksional. Nuk më takon mua të them se kush është drejt e kush gabim, por ky problem duhet të zgjidhet patjetër. Për këtë arsye i kemi ftuar para disa ditësh gjashtë anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë dhe kemi diskutuar me ta duke e pasur parasysh që ata në Tiranë edhe nuk takohen shpesh për të diskutuar problemet me të cilat ballafaqohen.

Cilat janë problemet e Kosovës? John Grogan: Kosova është demokraci e re që ka dalë nga një luftë e tmerrshme. Nuk mendoj se këtu duhet të kërkojmë përsosmëri. Por, Kosova duhet të ketë një plan që të përmirësojë qeverisjen dhe një plan me masa antikorrupsion. Kjo është një nevojë që patjetër kërkon angazhim. Duhet patjetër ta kemi parasysh se Kosova nuk mund të përvidhet në Bashkimin Evropian si Bullgaria dhe Rumania. Nuk ka Bashkim Evropian pa i rregulluar problemet që i përmenda më lart. Pra, korrupsioni, qeverisja e mirë dhe gjykatat duhet të adresohen në Kosovë se ky është kushti për funksionimin e demokracisë. Këto gjëra i janë bërë me dije edhe Qeverisë së Kosovës nëpërmes ministrit të Punëve të Jashtme i cili jo moti vizitoi Britaninë e Madhe. Natyrisht, që edhe ne parlamentarët, sa herë që takohemi, i bisedojmë këto çështje problematike që janë të rëndësishme për Kosovën dhe të cilat kërkojnë zgjidhje adekuate. Nuk dua të jem tepër kritik por liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i lehtë.


KOMUNITET Si e vlerëson Shpresa Programme cilësinë e shërbimeve që ajo ofron dhe si e mat ajo impaktin e këtyre shërbimeve? Shpresa e merr shumë seriozisht dhe e ka në qendër të punës së saj vlerësimin e projekteve që ajo ofron, gjithmonë ne kemi pasur biznes plan 5 vjeçar dhe kemi ecur me hapa shumë të matura. Rritja jonë ka qenë shumë e shpejtë dhe tashmë Shpresa gëzon një reputacion të padiskutueshëm mes përdoruesve të saj, partnereve dhe sektorit të tretë në përgjithësi. Modeli i punës tonë po implementohet nga organizata të tjera si një model i suksesshëm i integrimit dhe jo asimilimit. Ne përdorim forma të ndryshme për të marrë opinionet për punën tonë duke përdorur metoda të ndryshme pyetësor, grupe të vogla , sesione të rregullta në çdo vend ku ne punojmë dhe me të gjithë grupmoshat , bëjmë rishikim të biznes planit çdo vit, kemi hartuar strategjinë e “fundraisit”, marketing si dhe në dy vitet e fundit kemi përdorur ekspertë dhe studiues në punën me të rinjtë, shkollat plotësuese. Përveçse shërbimeve që iu ofrojmë komunitetit shqiptar ne ofrojmë edhe zyra me qera për grupe të tjera dhe ekspertize se si këto grupe të fuqizohen me tej. Edhe për këto shërbime ne marrim përshtypjet e tyre , per këtë dhe mundohemi gjithmonë të suportojmë cilësinë e shërbimeve që ofrojmë.

15 PRILL

Intervistë me Luljeta Nuzin drejtuesen e “Shpresa Programme”

E vërteta e punës së “Shpresa Programme” travel document. Gjate kësaj kohe u rrit shumë besimi mes përdoruesve tanë se ata mund të gjejnë zgjidhje të problemeve të tyre nëpërmjet campaign dhe po te punosh për të gjetur zgjidhje kjo arrihet. Në të njëjtën kohe punonjës, përdorues, vullnetare te shpresës kane marrë pjesë ne trajnimë se si t’I perfeksionojnë metodat e campaign dhe te përcaktimit te sakte te strategjisë. Për momentin Shpresa po punon në këto 2 campaign ,lëvizjes , si regjistrimin e gjuhës shqipe si GCSE ose ASSET language, dhe ‘’nga agresioni në paqe dhe unitet’’ Po për lëvizjen e të rinjve për të regjistruar gjuhën shqipe si GCSE çfarë është bërë deri tani ?

Ja çfarë shkruan Jonathan Ellis Director of Policy and Development at Refugee council për “Shpresa Programme” ‘’ Unë kam pasur kënaqësinë të punoj me Shpresën gjatë vitit të kaluar dhe jam shumë i mahnitur me pasionin dhe këmbënguljen e bordit drejtues, stafit dhe vullnetareve. Më ka dhënë energji kur unë mësova se si Shpresa ishte krijuar dhe se si ata operonin për te arritur qëllimet strategjike që Shpresa i kishte vënë vetes. Një tjetër fakt që më ka impresionuar është ai se si Shpresa Programme përpiqet dhe është gati të hapi dyert e saj për një vlerësim nga jashtë në mënyre që të shikojë nëse ajo ka impakt në jetët e atyre që përdorin shërbimet e saj. është një organizatë që është e etur për të mësuar dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve të saj në mënyrë që të këtë impaktin maksimal ‘’ Dhe ja si shprehet Rt. Hon Stephen Timms MP

‘’ Shpresa Programme ka krijuar një model shumë efektiv në punën me refugjatet. Ajo ka në zemër integrimin dhe pjesëmarrjen aktive të përdoruesve të shërbimeve të saj në shoqëri. Në të njëjten kohë ndihmon në mirëmbajtjen e krenarisë

FAQE 4

dhe të kulturës tek anëtarët e saj. Grupe të tjera do të gjejnë shumë për të mësuar nga modeli që ofron Shpresa’’ Në Nëntor 2009 ne botuan dokumentin ‘’Impact and success’’ të punuar nga Charlotte Young, Don Young, dhe Alexa Kellow i cili gjendet në internet së bashku me raporte të tjera në faqen tonë të websitit www.shpresaprogramme.com Gjithashtu Shpresa është vlerësuar dhe ka marrë një numër çmimesh nga institucione të ndryshme për të cilat të gjithë shqiptarët janë krenare , jo me ata që janë përfshirë në Shpresë.

Si i nis dhe zhvillon “Shpresa Programme” projektet e saj? Siç e përmenda me lart Shpresa Programme është një organizatë që ka në zemër të të gjitha shërbimeve të saj përdoruesit e shërbimeve që ajo ofron. Punonjësit e saj organizojnë takime të rregullta me përdoruesit e saj për të marrë mendimet e tyre për cilësinë dhe shërbimeve të ofruara dhe idetë se çfarë projektesh të tjera është e nevojshme të krijohen. Këto takime bëhen në të gjitha vendet ku ne operojmë si edhe kemi 2 takime vjetore masive

‘’Kongresin e fëmijëve dhe të të rinjve shqiptarë’’ dhe Ditën e Verës. Shpesh ne kontaktohemi nga shqiptarë , banues në zona të ndryshme të cilët duan të kenë të njëtat shërbime që ne ofrojmë në zonat e tyre. Shpresa Programme është anëtare e një numër organizatash dhe forumesh si NCVO( national council for volunteer sector), Refugee council, LVSC( London voluntary sector consortium),National resource centre, Ramfel, MRCF, Newham refugee and migrant forum, School for social entrepereneurs nga ku merr informacine të shumta në lidhje me përmirësimin e cilësisë së punës së saj, merrr informacione përreth, studime të bëra në fusha të ndryshme si refugee, social enterprise, youth , crime , edukim, shëndet si edhe kontribuon në studime dhe konsultimet të ndryshme për të sjellë zërin e përdoruesve të saj dhe ndryshimeve që ata dëshirojnë të shikojnë në fusha të ndryshme. Gjithashtu projektet tona sidomos të Advise , bëhen burimi kryesor për të gjetur probleme të njëjta të cilat ne mundohemi t’i zgjidhim nëpërmjet

campaign psh nëpërmjet këtij projekti ne zbuluam se shumë shqiptarë nuk kishin ID të mjaftueshëm për të hapur bankë account. Ne mblodhëm më shumë se 30 çështje, diskutuam si team dhe duke marrë ekspertizë nga organizata të tjera zhvilluam një strategji të saktë ku identifikuam si mund të zgjidhej ky problem, kush e kishte fuqinë për ta bërë këtë ndryshim, dhe cilat do të ishin veprimet tona për të tërhequr vëmendjen për këtë problem. Pas një numër takimesh, bisedimesh , letrash me institucione të ndryshëm ne mundëm që t’a zgjidhnim këtë problem. Më shumë se 300 veta kanë hapur llogaritë bankare dhe përseri ne vazhdojmë të ndihmojmë individë që përballen me këtë problem. Të njëjtën strategji ne kemi përdorur edhe për probleme të tjera si atë pajisjes me travel dokument të të gjithë shqiptareve nga Kosova dhe Maqedonia te cilët nuk I ndihmonin ambasadat e tyre, pra nuk I pajisnin me dokumentacionin e kërkuar për travel document. Dhe përsëri ne mbudhem çështjet dhe I paraqitem ne Home office nepemjet Ministrit te Thesarit dhe ne te njejten kohe deputetit te zones RT Hon Stephen Timms. Përfundimi përsëri ishte shumëI suksesshëm me qindra vete munden të pajiseshim me

Në datën 17 shkurt 2009 , të rinjtë që përdorin shërbimet e Shpresa Programme bënë publike lëvizjen e tyre për të regjistruar gjuhën shqipe si GCSE subject. Synimi numër një ishte që të sensibilizohej i gjithë komuniteti shqiptar në UK ,u desh shumë punë për këtë , të rinjtë janë trajnuar, është përpiluar një strategji e qartë, janë identifikuar hapat që duhet të ndiqen, janë përfshirë mediat si dhe rrugë të ndryshme parketimi. Dhe jam e kënaqur që pas më shumë se dy vitesh bëhet një “luftë” e madhe për ta arritur një gjë të tillë , por në të njëjtën kohë me vjen keq që shumë drejtues organizatash që deri dje edhe emrin nuk ia thonin dot , madje nuk e dinin çfarë është ASSET apo EDM ,jo më të besonin se mund të ishte e sukseshme si lëvizje, sot gënjejnë publikun se ka marrë dritën jeshile në parlament. Çfarë ata kanë bërë me nxitim është , kanë iniciuar me nxitim një EDM ( early day motion) që do të thotë shprehje e një problemi, por ajo nuk ka marrë dritë jeshile, nuk ka akoma deputetë të mjaftueshëm që ta kenë përkrahur që të hidhet për diskutim jo më të miratohet. Do të kisha dëshiruar shumë që të ishte ashtu siç thonë dhe mendojne ata , por unë mendoj është koha që këta njerëz të mos harxhojnë kohën me gënjeshtra , por të shkojnë dhe të trajnohen që të përdorin termat e duhur dhe të mësojnë si të bejnë “power analysis” dhe të hartojnë një strategji që t’i çojë në sukses. Nuk është aq e lehtë sa ata kujtojnë . Veprimet e tyre janë tamam si te vjedhësh një mollë dhe të thuash që pema e tyre imagjinare ka mollë të mira dhe nxjerrin mollën e vjedhur si


INTERVISTA prodhim i punës së tyre ndërsa për pemën që e prodhoi atë, thonë që nuk është e cilësisë së mirë . Ata vetëm kane vjedhur një mollë, pema është e të rinjve tek Shpresa Programme dhe atë kurrë nuk e vjedhin dot. Nuk e kuptoj çfarë mësimi u japin këta drejtues të rinjve dhe fëmijëve me të cilët punojnë. Në këtë mesele është përfshirë edhe edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe në një nga fjalimet e tij e ka patur guximin ta quaje këtë lëvizje “te paorganizuar dhe individuale’’ Ndoshta edhe ai ka harruar gjënë me elementare , për të bërë një lëvizje të suksesshme pra edhe te organizuar duhet që para se të nisesh atë, të kesh ata që do të përfitojnë nga ky ndryshim ta duan një gjë të tillë, me fjalë të tjera duhet të kesh lëvizjen e brendshme të fortë, pasionante, konfidencen e tyre në nivelin e duhur që ata të luftojnë , të bësh aleate të ditur dhe ekspertë në këtë fushë që ta përkrahin një lëvizje të tillë. Janë të rinjtë dhe prindërit e tyre tek Shpresa Programme , stafi , bordi , vullnetarët që kanë punuar shumë, madje me muaj të tërë që ju te keni mundësi te flisni për këtë problem Z. Zef . Madje ju ‘’harruat’’ që kishit konfirmuar për të marrë pjesë në aktivitetin e tyre ‘’Our dream show’’ku dhe do të raportonit se çfarë ju kishit bërë për të ndihmuar lëvizjen e tyre. Ëndrra e këtyre të rinjve do të bëhet një ditë realitet, puna dhe vullenti i tyre do ta sjellin këtë sukses dhe këtyre drejtuesve do t’iu vijë turp kur ta kujtojnë këtë lojë të keqe Ndoshta duhet t’iu kujtojmë edhe një herë të gjithë lexuesve se çfarë kanë bëre këta të rinj • Janë trajnaur në lidership dhe campaigning • Kanë organizuar koncerte të një cilësie të lartë veçanërisht ‘’Our dream show’’ i cili ka dy qëllime festimin e Pavarësisë së Kosovës dhe promovimin e lëvizjes ‘’rregjistro gjuhen shqipe si GCSE’ • Kanë bërë vizita në Treasury Office ku kanë diskutuar me në detaje këtë problem

15 PRILL

“Në këtë mesele është përfshirë edhe edhe Ambasadori i Shqipërisë dhe në një nga fjalimet e tij e ka patur guximin ta quaje këtë lëvizje “te paorganizuar dhe individuale’’Ndoshta edhe ai ka harruar gjënë me elementare , për të bërë një lëvizje të suksesshme pra edhe të organizuar duhet që para se të nisesh atë, të kesh ata që do të përfitojnë nga ky ndryshim ta duan një gjë të tillë, me fjalë të tjera duhet të kesh lëvizjen e brendshme të fortë, pasionante, konfidencen e tyre në nivelin e duhur që ata të luftojnë , të bësh aleate të ditur dhe ekspertë në këtë fushë që ta përkrahin një lëvizje të tillë. Janë të rinjtë dhe prindërit e tyre tek Shpresa Programme , stafi , bordi , vullnetarët që kanë punuar shumë, madje me muaj të tërë që ju te keni mundësi te flisni për këtë problem Z. Zef . Madje ju ‘’harruat’’ që kishit konfirmuar për të marrë pjesë në aktivitetin e tyre ‘’Our dream show’’ku dhe do të raportonit se çfarë ju kishit bërë për të ndihmuar lëvizjen e tyre” • Rregjistruan gjuhen shqipe në ATLAS një konkurs i organizuar nga UCL • Kanë përdorur 2 mënyra për të rregjistruar se kush është i interesuar: • Campiagn e hapur tek No:10 e cila është firmosur nga 182 veta • Paper campaign që është firmosur nga 350 veta e cila vazhdon të jetë e hapur për t’u përdorur më vonë

• Letter suportuse e firmosur nga 9 drejtorë shkollash ku Shpresa Programme operon që tregojnë përkrahjen e tyre • Kanë manxhuar që kjo lëvizje të përfshihet në shkallë të gjerë nëpërmjet TELCO, ata morën pjesë në seleksionimin e kampaignave të tyre për 5 vitet e ardhshme dhe munden mes 2000 fëmijëve dhe të rinjve ta kualifikonin këtë në 5 fitueset

• Gjithashtu ata performuan në O2 në sallën me prestigjiose në UK dhe biseduam me ministrin e edukimit i cili iu premtoi se do të bisedonte me ta , në një të ardhme jo të largët. RT Hon Stephen Timm deputet i zonës dhe minister i thesarit me kërkesën tonë ka shkruar një numër letrash duke paraqitur kërkesën tek njerëz të ndryshëm si Mr Vernon Coaker nga DCSF, EDXEL examination board Mr Jerry Jarvies etj. Diana Johnson MP ka shkruar letër e cila është aprovuar nga Ministri Vernon Coaker këshillon Shpresa Programme që rregjistrimi i gjuhës shqipe si GCSE është cështje e bordeve të ekzaminimit të cilat janë të subjekte të pavaruar ku shpresa duhet të provoje • Që ka nevojë të mjaftueshme për këtë shërbim • Është një nivel “That there is an adequate level of demand for the subjekt” • Që ka ekzaminues që kanë njohuri për gjuhën dhe eksperience në ekzaminim • Të sigurohet që çdo vit të jetë një numër konstant i atyre që duan të japin këto provime Edhe nëse sigurohet mbështetje financiare nga shtetet mëmë( gjë për të cilën Ambasadori mund të përdori influencën e tij) për një pilot projekt përsëri insitutionet përkatëse duhet të përgatisin një syllabus për këtë kurs dhe kjo të dërgohet tek rregullatorët përkatës Më pas në kontaktuam Edxel dhe bëhet fjalë për një numër

FAQE 6

prej 2000 studentesh në vit të japin provim. Aktualisht të gjithë shoqatat që ofrojnë këtë shërbim nuk e kanë numrin total të nxënësve kaq, dhe të mos harrojmë se nxënësit rrinë pranë këtyre shërbimeve më shumë se një vit. Siç e shikoni duhet një ndërgjegjësim më i madh i të gjithë fëmijëve, të rinjve dhe prindërve të tyre që ata të përfitojnë nga ky shërbim si edhe të luftojnë që të arrijnë synimin për të gjetur një kualifikim për gjuhën shqipe . Stafi i Shpresa Programme ka qenë shumë aktiv. Ka punuar shumë ngushtë me TELCO, Carniegie,Refugee council, 4 in 10 child poverty mësues dhe drejtorët e 9 shkollave angleze të cilat jo vetëm na suportojnë po na kanë ofruar ambiente e shkollës së tyre falas për zhvillimin e klasave shqipe. Ne , personalisht unë kam kontaktuar ambasadën dhe jo vetëm që i informova për punën e bërë,iu ofrova studimet e bëra si edhe i këshillova se çfarë duhet të ishin hapat e tjerë. Gjithashtu unë u takova edhe përfaqësuesin e Ardhmërisë dhe njëkohësisht të Forumit ku i kërkova që të mos përsëriteshin gabimet që Forumi kishte bërë me Shpresën në të kaluarën: • Të ishte e qartë që Shpresa nuk ishte pjesë e Forumit • Që nëse do të ngrihej një grup pune për gjuhën shqipe si GCSE në të do të merrnin pjesë të gjithë përfaqësuesit e organizatave që kishin si aktivitet klasat e mësimit të gjuhës shqipe dhe jo kush ishin të preferuarit tanë dhe ky takim do të fasilitohej nga Pascale at National Resource Centre • Që të mos përseritej më incidenti i dy viteve më parë ku Shpresa ishte i vetmi grup që nuk u lejua të merrte pjesë në koncertin e organizuar prej forumit dhe aq më tepër që të bëheshin dallime si në incidentin kur Shpresa ishte e vetmja organizatë që iu kërkohej lekë për pjesëmarrje. Dhe menjëherë pas këtij takimi Z. Lutfi vendosi që të krijonte grupin e tij të punës. Dhe unë në emër të Shpresës i uroj mbarësi. Por siç e kam theksuar edhe me parë Shpresa nuk bën pazare por punë cilësore dhe serioze, nuk vjedh, kritikon dhe nuk i merr inat apo lufton ata që kritikojnë dhe që e bazojnë kritikën në fakte dhe jo iluzione. Puna e Shpresës vazhdon.

Cilat janë planet e Shpresës në të ardhmen ? Përveç se vazhdimit të aktiviteteve tona në zonat Newham, Barking, Harigany , Enfield, Redbridge shumë shpejt ne do të zgjerojmë gamen tonë të shërbimeve në zonat Kensington and Chelsea, Hamersmith dhe Walthamstow si edhe po pregatitemi seriozisht per festimin masiv të Festës së 1 Qershorit , Ditës së Verës dhe Refugee ëeek Shpresa është ftuar të bëjë prezantime në një numër universitetesh për punën e saj dhe prezantimi i radhës është ai në datën 20 prill në Goldsmith University. JU FALEMINDERIT DHE SUKSESE BISEDOI BASHKIM METALIA


AKTUALITET

TBar, vendi ku festohet

T-Bar

249 High Road Willesden Nw10 2RX

PER REZERVIME DHE INFORMACIONE NA KONTAKTONI

07908733131 ORGANIZON

mbremje muzikore me kengetare te ftuar nga Shqiperia dhe Kosova

Live Music Te enjte 8pm-01 am(me rezervim) Te premte8pm-3.00am Te Shtune 8pm-3.00am Te diele 8pm-01.00 am

Grupi ALB

Elda Berisha

Edi Isaku & Nexhat Jaha

Manushaqe Vata


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 2: Transporti ALBANYFURNITURE falas kudo UNIT 2 INWOOD BUSINESS PARK WHITON ROAD 24-30 Minerva Road që të jeni London NW10 6HJ në Londër HONSLOW TW3 2EB

Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre,

sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk www.eufurniture.co.uk


KOMUNITET

ë ndërmarrësh një iniciativë për t’i shërbyer komunitetit tënd është sipërmarrja më fisnike e çdo njeriu. Ky mision bëhet akoma më i shenjtë kur bëhet fjalë për misionin e ruajtjes së vlerave më të mrekullueshme që na karakterizojnë si komb. Duket ky ka qenë motivi që ka nxitur z.Esat Braçe për të themeluar dhe drejtuar me shumë sukses “shoqatën Nënë Tereza” e cila operon kryesit n zonën e Londrës Veriore. “Nënë Tereza” është një nga shoqatat më të reja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar por që një më të suksesshmet dhe që po vazhdon me një ritëm të shpejtë të përmbushë objektivat e saj. Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar mbetet prioriteti kryesor i shoqatës sonë,- thotë z.Braçe i cili shton se përveç mësimit të gjuhës shqipe shumë shpejt do të fillojë edhe mësimi i historisë së Shqipërisë, gjeografisë etj natyrisht duke mos harruar edhe kompjuterin. “Jemi shumë të lumtur që për një kohë rekord kemi arritur të hapim tre shkolla në veri të Londrës dhe shohim që gjithnjë e më shumë po shtohet numri i nxënësve shqiptarë që kërkojnë të regjistrohen në shkollat tona. Nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të shikosh këta fëmijë që flasin gjuhën e bukur shqipe dhe që miqësohen së bashku, duke “harruar” anglishten dhe komunikojnë në gjuhën shqipe”-shton Esati. Ai thotë se shumë shpejt kjo shoqatë do të bëjë të mundur që të zbatojë projekte të tjera që janë për të rriturit shqiptarë, që mund të aderojnë në grupin e valleve dhe se “Shoqata Nënë Tereza” do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë këtij projekti, duke shtuar Çdo fëmijë shqiptar është i mirëpritur për t’u bërë pjesë e programeve tona. Shoqata Nënë Tereza” po përpiqet me të gjitha mundësitë së pari në sensibilizimin e prindërve shqiptarë që fëmija i tyre duhet të mësojë gjuhën shqipe dhe të edukohet me vlerat shqiptare. Cili prind nuk do të donte që fëmija i tij të mësojë gjuhën shqipe, që të komunikojë në shqip jo vetëm me bashkëmoshatarët e tij por edhe me të afërmit e vet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo trojet e tjera shqiptare? Nuk besoj se do të ketë një prind shqiptar që nuk do ta donte këtë ashtu siç nuk do të donte që të mos shikonte fëmijët e tyre tek vallëzojnë me kostumet kombëtare shqiptare, të recitojnë në gjuhën e bukur shqipe- deklaron për “The Albanian” z.Brace. Kryetari i kësaj shoqate nuk le pa përmendur edhe punën jashtëzakonisht profesionale të mësuesve dhe të gjithë stafit në përgjithësi, ku numri gjithnjë në rritje i nxënësve që vijojnë të

T

15 PRILL

FAQE 8

GJUHA SHQIPE PRIORITETI YNË

Ndonëse shoqatë e re ne kemi arritur që të kemi tre shkolla një shkollë në Harringey, një në Wood Green dhe një në Enfielddhe falë përkushtimit të gjithë stafit besojmë se shumë shpejt do të hapim shkolla të tjera ku prindërit shqiptarë do të kenë mundësi që të sjellin sa më afër fëmijët e tyre. marrin pjesë janë gjithnjë e më i madh si pasojë e përkushtimit, devotshmërisë dhe profesionalizimit të tyre. Jemi shumë të lumtur kur d ë g j o j m ë prindërit që mbeten të kënaqur me përparimin e fëmijëve të tyre. Nëse në fillim fëmijët gati nuk e dinin gjuhën shqipe tashmë kanë arritur që jo vetëm të flasin por edhe të shkruajnë gjuhën e bukur shqipe. Kjo na jep besim se nuk do të mbetet prind që nuk do të sjellë

fëmijët në shkollat tona. Ai nuk flet për vështirësi pasi beson se përkushtimi i tij dhe i stafit të tij kanë bërë që gjithçka të funksionojë për mrekulli. Ndonëse shoqatë e re ne kemi arritur që të kemi tre shkolla një shkollë në Harringey, një në Wood Green dhe një në Enfield dhe falë përkushtimit të gjithë stafit besojmë se shumë shpejt do të hapim shkolla të tjera ku prindërit shqiptarë do të kenë mundësi që të sjellin sa më afër fëmijët e tyre. Kjo marrëdhënie mes pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoqatës “Nënë

Tereza” na garanton suksesin tonë për të vazhduar misionin tonë në shërbim të shqiptarëve në MB. Në të njëjtën kohë ne po përpiqemi që të vëmë në zbatim edhe projektet e tjera siç janë Projektet për të rriturit Projektet për gratë Projektet për vullnetarët etj Për çdo informacion apo rregjistrim ju lutem na kontaktoni në të dhënat e mëposhtme

Nene Tereza LTD Albanian Community in UK 19 High Street. London. N 8 -7QB Tel. 02081336929 Mobile 07765640875 www.nenetereza.co.uk


AKTUALITET

NGA DIANA PEPI A është i organizuar komuniteti Shqiptar ne Britani? uk mund të gjykoj se a është i organizuar komuniteti ynë apo çfarëdo komuniteti tjetër në MB. Por sidoqoftë ajo qe mund të them është se ne MB kemi një numër shoqatash të ndryshme që kryejnë një punë shumë të mirë së bashku me bashkatdhetarët tanë. Në shumicën e kohës këto shoqata aktivitet e tyre i kryejnë me shumë peripeci dhe vështirësi të ndryshme. Gjithashtu shumica e personave që merren me aktivitet nëpërmes shoqatave të ndryshme si Newborn-Kosova Club, Shpresa Programme etj etj, japin mundin kohën dhe shpenzimet nga vetja e vet vetëm e vetëm për të ruajtur vetëdijen tonë kombëtare në MB. Unë kam dëshirë qe një nga një t’i falënderoj nga zemra të gjithë këta persona që kanë dhënë kohën dhe mundin e tyre vetëm për të parë komunitetin tonë më të zhvilluar, më të integruar me dinjitet. Pa ndihmën e këtij numri të madh të bashkatdhetarëve tonë, sukseset do të ishin më të vogla. Gjithashtu shpresoj që në klubin tonë edhe në shoqata të tjera të ketë persona, fytyra të reja, që do të vijnë e te na bashkëngjiten në arritjet tona dhe të krijojmë një bazë edhe më të fortë për të ardhmen e popullit tonë, këtu në MB po edhe në vendet e tjera. Unë besoj që me ndihmën e bashkatdhetarëve tanë ne do të mund të rrisim dhe forcojmë edhe me tutje komunitetin shqiptar në MB.

N

A duhet te organizohet me mire? Bashkatdhetarët tanë në MB janë të përhapur në të gjithë MB, duke filluar nga Skotlanda, Ëellsi, Anglia, por shumica është e bazuar në dhe përreth Londrës.

15 PRILL

FAQE 9

NË KOMUNITET PËR KOMUNITETIN Meqenëse kjo është situate e tillë është goxha e vështirë që të arrish të arrihet komunikim me të gjithë. Sidoqoftë unë jam e bindur që me punën tone ne do të mbizotërojmë dhe të arrijmë të bashkojmë komunitetin tonë edhe më shume se sa jemi të bashkuar në këtë moment. Unë e them këtë me bindje të plotë duke shikuar veprimtaritë tone në vitet e fundit, dhe arritjet tona. Tani jemi në një situatë të ndryshme nga vitet e mëhershme, ku mbizotëronte frika e mbijetimit dhe e lirisë. Tani jemi në një faze tjetër ku veprimet tona duhet të përqendrohen në ngritjen e vetëdijes së grupeve dhe komuniteteve të tjera në MB për Kosovën dhe Shqipërinë. Tani jemi dy shtete e një komb. Ne duhet t’i tregojmë Britanisë dhe nëpërmes komuniteteve të ndryshme të gjithë botës që jemi anëtarë të denjë dhe të barabartë me të gjithë të tjerët. Meqenëse tash sfida jonë e vërtetë fillon, unë jam e bindur që së bashku, me punën tonë, me përqendrim, me pjesëmarrjen e te gjithë bashkombasve do të arrijmë caqet tona, më mirë se kurdo herë më parë. Cila mendoni se është rruga më e mirë për organizimin e komunitetit, cili mund të ishte modeli më i mirë? E vërteta është se ka me shume se një rruge për organizim të çdo gjeje në jetë duke përfshirë këtu edhe komunitetin tonë. Meqenëse jetojmë në një shtet demokratik dhe i takojmë një Evrope demokratike, tani edhe Kosova dhe Shqipëria janë demokratike, ne duhet të ngremë lart të mirat e përbashkëta. Mua me gëzon fakti që mund t’i arrijmë caqet tona në mënyra të ndryshme dhe jo në një mënyrë të vetme. Vetëm duke ngritur lart zërat tanë, sado të

ndryshëm që të jenë për një cak të përbashkët të ngritjes së Shqipërisë dhe Kosovës në Evrope dhe Botë, ne mund të ilustrojmë të gjitha gjërat e mira dhe të ndryshme që i kemi si komb. Por më duhet të them se kjo është e vlefshme vetëm nëse kemi një qëllim të përbashkët, të ngritjes lart të vlerave shqiptare. Në të njëjtën kohë unë do të vazhdoj punën time me të gjithë bashkëpunëtorët e mi në Newborn – Kosova Club dhe shoqatat e tjera, për të arritur caqet tona duke promovuar komunitetin tonë në të gjitha fushat, me bashkatdhetarët tanë, nëpërmes shkollës, lojës apo valles, dhe jashtë duke shfaqur vlerat tona para grupeve të tjera siç janë prezantuar në vitin e fundit në një numër të evenimenteve të ndryshme ku fëmijët tanë të talentuar janë ftuar të marrin pjesë në organizime kulturore në komuna të ndryshme të Londrës. Ç’ka nuk shkon dhe i mungon komunitetit tonë ne Britaninë e Madhe , si mendoni se mund të jeni sa më afër zgjidhjeve të problemeve të tij ? Ekzistojnë të gjitha parakushtet për një komunitet të suksesshëm, të vendosur, dhe të bashkuar në mesin e bashkatdhetarëve tanë. Kjo është vërtetuar në muajt e fundit ku në krijimin e shfaqjes tonë “Loti i Fundit që pikon “dhanë kontributin e tyre mbi 100 persona duke përfshirë këtu edhe skenograf profesional, grimere profesionale, koreografë të diplomuar, persona me eksperiencë në krijimin e shfaqjeve të tilla. Kështu që kjo më bind që ne udhëheqësit e grupeve të ndryshme duhet të krijojmë kushtet në të cilat bashkatdhetarët tanë, mund të ndiejnë veten të lirë të kontribuojnë me aq sa munden në fushën dhe eksperiencën që kanë. Gjithashtu kjo vërtetoi që mënyra më e mirë sipas eksperiencës time është që kontributi i të gjithëve të jetë në gjërat që kane një vlerë personale për kontribuesit. Tani ne jemi duke punuar që të përfshijmë në projektet tona edhe profesionalë të ndryshëm të cilët kanë shfaqur vullnetin të ndihmojnë të rinjtë e komunitetit tonë në fusha të ekspertizës që posedojnë. Për përfundim me lejoni edhe një herë të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar në arritjet e Newborn – Kosova Club dhe t’iu ftoj të gjithë që të na bashkëngjiten në krijimin e një klubi të suksesshëm i cili qëndron Në Komunitet për Komunitetin . (foto drejtuesja e “NEW BORN KOSOVA” znj Burbuqe Pacarada dhe aktivitetet e kesaj shoqate)


AKTUALITET NGA EMANUEL BAJRA anë mbetur më pak se njëzet ditë nga dita kur votuesi Britanik I afrohet kutive të votimit për të vendosur se kush do t’I qeverisë ata për pesë vitet e ardhshme. Shumë komentatorë të gazetave si The Guardian, The Daily Telegraph, Financial Times, The Times, The Daily Mirror e të tjera janë ngutur të predikojnë një parlament të varur dhe detyrimisht proces që do ta lejë vendin pa një fitues konkret më shumicën e ulëseve në parlamentin Britanik. Ndërkohë që parashikimet janë se po që se ndodh ajo çka është eventualisht e mundshme duke marrë parasysh këtu sondazhet e fundit – atëherë Gordon Brown do të jetë kryeministër I vendit edhe për këtë vit duke udhëhequr një kabinet qeveritar të koalicionit gjithëpërfshirës por me detyrë specifike - për çdo vendim të kabinetit të njoftojë parlamentin dhe anëtarët e rinj të saj. Kjo do të ishte një ndër proceset më të vështira të demokracisë moderne në Evropën perëndimore. Po që se ndodh ajo çka parashikojnë shumica prej komentatorëve atëherë do të thotë se ekonomia Britanike do të ri-zhytet në një recesion të mëtejshëm ekonomik që si fenomen është shumë më I rëndësishëm se sa udhëheqja e vendit nga një Kryeministër jo I popullarizuar. Konservatorët kanë ndërmarrë një fushatë për frikësim të publikut me anë të vërejtjeve që ata I kanë cek në shumë politika të tyre ekonomike. Konservatorët janë pozicionuar në cakun e një partie që mendon ndryshe për ekonominë. Liri për individin të zgjedh për veten e vetë si edhe ftesa zyrtare që iu bë publikut Britanik për të iu bashkangjitur qeverisë së ardhshme të Britanisë në manifeston e tyre politike-partiake. Laburistët janë në mënyrë konsistente të përqendruar në objektivat e tyre për më tepër investime pas vitit 2013 por duke filluar reduktimin e shpenzimeve publike duke filluar që nga viti 2011. Për arsye se Laburistët janë parti qeverisëse dhe për më shumë se 13 vite ata kanë mbajtur librat e xhirollogarisë kombëtare, ndjehen konfident se me eksperiencën që kanë fituar ata do të jenë triumfues në këto zgjedhje. Liberal Demokratët si duket kanë filluar të marrin veten që nga lançimi I manifestosë së tyre partiake që dje. Sikur parti liberale moderne, ata premtojnë se qëndrojnë në një stad tjetër politik nga dy partitë kryesore në vend. Duke ofruar reduktim taksash si edhe objektivin për ti bërë të pasurit të paguajnë për të varfrit, Liberal Demokratët po I frustrojnë masat e gjëra të klasës së mesme të cilët presin që një qeveri Konservatore të I ndihmojë ata me anë të lirimit nga obligimet e stërngarkuara taksore ndër vite. Por lirisht mund të themi, se në mënyrën se si qëndrojnë hesapet politike momentalisht asnjëra parti në vend nuk ka ofruar një “ ëndërr ” të madhe për të tanishmen dhe të ardhmen e vendit. Publiku Britanik është shumë i frustruar me të gjitha proceset negative ekonomike dhe politike e sociale. Nuk është sekret I fshehtë se shumë prej njerëzve në Britani të Madhe janë “ lodhur ” nga prezenca e madhe e të huajve në vend, imigrantëve ilegal si edhe njerëzve të huaj që ndodhen nën mbikqyrjen e mirëqe-

K

15 PRILL

FAQE10

Laburistët vs Konservatorët

BRITANIA NË ZGJEDHJE i rezultat i përqafimit të argumentit ekonomik si i vetmi argument më momental për partitë politike, dy partitë e mëdha kanë arrit me shumë sukses që ta monopolizojnë fushatën zgjedhore duke bërë fjalë vetëm për temat që ata gjejnë argumente ose të justifikojnë ose të kritikojnë.

S

nies sociale. Kjo ( Trend ) po I shkon më së shumti për shtati Partisë Nacionale Britanike e cila njihet edhe me termin BNP. Kjo parti është raciste dhe proklamon një Britani të Madhe totalisht të bardhë, përzënien e emigrantëve si edhe privilegjimin e njerëzve të bardhë në marrëdhënie pune, edukim dhe politikë e integrime. Objektivat e kësaj partie janë edhe disa komuna brenda Londrës e njëra ndër to është Barkingu dhe Dagenhami me disa celula të vogla sic janë ; Harold Hill dhe Harold Wood e një pjesë e Romford. Është shumë interesante në këto zgjedhjet e fundit, i gjithë primati i drejtimit të këtij procesi zgjedhor nuk është në duar as të popullit, as partive politike,medias – por në dorën e një institucioni të rëndësishëm. Nëse në çerekun e dytë të këtij viti që në teori do të thotë fillimi i muajit Maj – Instituti Kombëtarë i Statistikave tregon se ekonomia ka pas rritje natyrale vetëm prej 0.001 %, fitorja për partinë Laburiste do të mund të shihet më tepër si mundësi se sa dështim. E kundërta e saj , si duket udhëtimi për fitore për David Canmeron nuk do të jetë e garantuar.

Prej shumë muajsh objekt i rëndësishëm i gjithë temave parazgjedhore ka qenë Ekonomia dhe deficiti buxhetor që Britania e Madhe po trashëgon. Konservatorët akuzojnë Gordon Brown dhe partinë Laburiste se ata kishin shpenzuar tejmase gjatë trembëdhjetë viteve në pushtet duke mos marrë parasysh se një ditë deficiti buxhetor do të ketë rritje abnormale. Ndërsa përgjigja që Laburistët japin është se investimet e partisë Laburiste ishin si rezultat i mungesës së investimeve nga Thatcher dhe partia Konservatore në pushtet për më shumë se tetëmbëdhjetë vite. Si rezultat i përqafimit të argumentit ekonomik si i vetmi argument më momental për partitë politike, dy partitë e mëdha kanë arrit me shumë sukses që ta monopolizojnë fushatën zgjedhore duke bërë fjalë vetëm për temat që ata gjejnë argumente ose të justifikojnë ose të kritikojnë. Duke i lënë partitë tjera të vogla të jenë të pa fuqishme për të menaxhuar fushatën e tyre brenda konteksteve të tyre ideologjike. LiberalDemokratët për shumë muaj po mundohen të luftojnë dy fronte politike

me partitë e mëdha, e para është ajo me Laburistët ku ata kritikojnë partinë Laburiste për shabllon politika për të drejtat e njeriut, luftën në Irak si edhe lirinë kolektive dhe të drejtat e njeriut në jetën moderne. Ndërsa me Konservatorët ata janë futur në një luftë më tepër ideologjike ku ata sulmojnë Tories për mentalitetin e tyre ndaj të drejtave të homoseksualëve, imigrantëve si edhe frikën nga një parti Konservatore që do të krijojë mijëra grupe njerëzish të pa punë. Nëse kjo luftë strategjike e Liberal Demokratëve tregon të jetë konsistente ajo do të jetë e frytshme në këto zgjedhje pasi që matematikisht ajo do të zvogëlojë marxhinën e ulëseve ndaj konservatorëve duke e bërë të pa mundur specifikisht për Konservatorët të fitojnë sa më shumë ulëse marxhinale. Por rreziku i humbjes së bilancit të partive të mëdha ka filluar tashmë. Kjo personalisht mendoj se do të jetë një trend i mirë dhe pozitiv, pa marrë parasysh se BNP dhe UKIP do të marrin shumë më shuma vota se sa në 2005 – unë prapë mendojë se përqendrimi i fuqisë politike nuk do të

jetë detyrimisht në duart e një ose dy partive politike por do të krijohet një pluralizëm më i gjerë politik në vend. Deri më tani sistemi politik Britanik ka funksionuar si sistem mono-politik ku përgjegjësitë e qeverisë nuk kanë kapur të gjitha qoshqet e parlamentit. Politikanët e fuqishëm politikisht siç ishin Thatcher dhe Blair kanë manovruar me zgjuarsi duke manipuluar proceset e fuqive të brendshme politike duke i fut në luftë me njëra-tjetrën si departamentet e tyre të kabinetit po ashtu edhe komisionet parlamentare. Vetëm një departament i qeverisë Britanike pati qeverisur pa ndërhyrjen e drejtpërdrejt të 10 Doning Street – e kjo ishte Thesari nën udhëheqjen e Gordon Brown. Ai nuk lejonte ndërhyrjet politike të Blair në politikat fiskale sie dhe në menaxhimin e ekonomisë e financave publike kombëtare. Si pasojë ose si rezultat ky verbim i Brown nga mungesa e koloritit politik në bërjen e përpilimin e financave publike tanimë po i kushton atij edhe me mundësi përjashtimi nga qeverisja. Iu kujtohet kur Gordon Brown ishte plot gojën “... jo më fryrje e shfryrje ekonomike në këtë vend “ .” no more boom and bust economics in this country”. Këto thirrje tani janë ato që e ndjekin atë hap pas hapi në këto ditë plot me stres dhe nervozohet por jo vetëm Gordon Brown por të gjitha kampet politike. David Cameron, dita-ditës po e humb atë shkëlqimin që e kishte fituar disa vite më parë. Konservatorët e tjerë me eksperiencë po fshihen prapa figurës së tij, e shumë njerëz po mashtrohen se Konservatizmi i Cameron është Cameroni vetë ose vice-versa. Çka ata nuk po mund të arrijnë të kuptojnë është se zhgënjimi me Cameron nuk do të jetë shumë larg dhe se të gjitha politikat “sociale” që Cameronizmi i prezanton nuk janë asgjë tjetër përpos një fasadë politike e një neo-konservatizmi të ri që në terma më të thjeshtë do të thotë; prerje aty, prerje këtu, heqje bukë goje këtu e aty, redukto këtu e redukto atje, pi gjak këtu e pi gjak atje. Por siç edhe e kam thënë herën e kaluar , votuesit Britanik dinë të bëjnë surpriza dhe këtë herë mund të mos ketë ndonjë përjashtim. Me rëndësi është se kushdo që fiton në këto zgjedhje do të ndryshojë mënyrën se si bëhet politikë në kryeqytetin e politikës botërore.


KOMUNITET

Komuniteti “Chateau Margaux” (Vijon nga numri i kaluar) Lali mori vesh se shkëlqesia dhe gjenerali kishin organizuar një tip mbrëmje në ambasadë por as kësaj here nuk i kishin thirrur. Nga takimi i fundit që kishte patur me gjeneralin ishin ndarë keq dhe kaq shumë ishte nevrikosur sa kërkonte t’i dërgonte shkëlqesisë dhe gjeneralit nga një pako “take way” vetëm me qafa gjeli. Por kjo nuk iu duk ide shumë e qëlluar. Mblodhi disa miq për t’i pyetur se çfarë kishin bërë për organizimin e idesë më të madhe të tij, krijimin e shoqatës gjithëpërfshirëse, bashkuese, kombëtare, atdhetare, flamurtare, Kombëtare dhe Atdhetare, patriotike, historike, që do ta quanin; “Shoqata e Bashkimit të të Gjitha Bashkimeve të Shoqatave Shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar”. Por edhe kjo ide nuk i pëlqeu shumë. Çfarë u bë për krijimin e shoqatave “Ismail Qemajli”, “Dedë Gjo Luli”, “Hasan Prishtina”, “Ismail Kadare”, “Sylejman Vokshi”, “Bajram Curri”, “Ali Pasha” “Hasan Tasini”, “Vojo Kushi”, “Qemal Stafa”, “Hysen... Po në fund të fundit shoqatat nuk kanë shumë rëndësi. Në një nga mbledhjet ai vendosi që t’ua hapë zemrën shokëve. Lali:Tani ne jemi miq dhe shokë dhe dua të jem i sinqertë me ju deri në

fund. Do ta bëjmë se nuk bën këtë kodosh komuniteti që ma ka sjellë shpirtin në fyt. Jam lodhur e degdisur kaq keq saqë nuk po durroj më. Por dua t’iu tregoj që në fillim. Kryetar do të zgjidhem unë. Ne jemi miq e shokë e nuk kemi nevojë për zgjedhje e bla bbla bla. Në fund të fundit unë do të takohem me shkëlqesinë, unë do të shpenzoj para për darkat e tij. Shpejt e shpejt ai zgjodhi edhe disa nga ata që mund t’i çanin kokën në të ardhmen. Ua dha edhe atyre nga një post dhe dukej se të gjithë ishin të kënaqur. Duhet të jesh i lindur lider që të menaxhosh këta kodoshë,-mendoi me vete ndërsa i shikonte miqtë e tij, sidomos ata që kishin dhënë ndonjë mendim jo aq të përshtatshëm për të qënurit e tij lider. Pasi kishte sistemuar grumbullimin e këtyre njerëzve mendja i vajti drejt e tek shkëlqesia. Pa e ngrënë atë dreq darke me të nuk kishin gjen në terezi. As takimi me gjeneralin nuk i kishte sjellë ndonjë gjë të mirë, madje i kishte ngatërruar keq punët. Nuk kishte rrugë tjetër veçse të telefononte sërish Gjeneralin dhe të bisedonte me të. Lali, Alo mirëmbrëma,

I ke punët keq o lal. Kur po i bëja ftesa t për në ambasadë, të jem i sinqertë mendova edhe për ty por kur mu kujtua shkëlqesia thashë se do të më dilte keq mua.

Gjenerali: Mirëmbrëma, këtu kryetari i forumit, dmth kryetari i të gjithë kryetarëve të shoqatave të bashkuara shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar...

Gjenerali:: Dëgjo lal, mos më ofendo se po i thashë shkëlqesisë do ta kesh punën keq dëgjon apo jo. Harroje se do të marrësh ndonjë ftesë, se po u mërzit shkëlqesia nuk ka asnjë shans që të kthehet në tokë të bukës pa i kërkuar 1000 herë falje. Nuk e njeh ti atë. Pu si është ai, po u mërzit, ja më pyet mua. Por ne jemi shokë.

Lali: Ora do ta hash qafën e patës ti por avash avash. Gjenerali: Nga e ke marrë numrin tim o njeri, se akoma po vazhdoj të marr kërcënime do të denoncoj tek shkëlqesia e tij. Lali: nuk më njohe e, he kodosh o kodosh, Lali jam ore qafir.

Gjeni diçituren

Lali; Po çfarë bëtë në ambasadë o gjeneral. Disa kodoshë ishit aty, turp të keni, o gjeneral dhe turp të ketë aai kodoshi me syze. Po aman a ndjeheni mire kur shikoni se po i ndani shqiptarët në shqiptarët e shkëlqesisë dhe kundër shkëlqesisë... pu pu pu sa kodoshë që jeni bërë. Gjenerali: Po c’më duhet mua o lal, Për veten time jam mirë as që më intereson fare nëse çmendojnë të tjerët. Për mua është i rëndësishëm shkëlqesia. Ma ka siguruar mundësinë që të dal nëpër gazeta të dal në TV. Kjo më mjafton mua. Ai ma ka ngarkuar për detyrë të zgjidhem kryetar i forumit të të gjithë kryetarëve. Të thashë edhe ty por nuk deshe çtë bëj unë ty. Lali: Po nuk ke turp ore gjeneral, o verë kallmeti, ore gjel i pabërë, ore qafë gjeli, o delenxhi. Sa të pëlqen ky roli i sekserit. Po bëhu njëherë i dinjitetshëm. Çfarë do të bësh kur të ikë shkëlqesia? Do të ikësh bashkë me të. Po si nuk të vjen turp.

Lali; Po çfarë shokësh ore, po të më kishe shok do të ishin ndryshe punët. Gjenerali: të thashë eja në forum, do të bëja ndonje nën-kryetar, ah jo nënkryetar jo por sekretar ose zëvëndës-nënkryetar apo diçka

15 PRILL

FAQE 11

Rubrika e Satirës Lali: O gjeneral! A do ta organizojmë këtë kodosh komuniteti apo jo? Gjenerali: Me kismet të Zotit dhe me ndihmën e Shkëlqesisë asgjë nuk është e pamundur... të tillë, ka poste plot se mbaj mend që shkëlqesia më tha ta bëj forumin me dy nënkryetarë, po i sistemova ata që kishin pretendime dhe sa ta kam shkëlqesinë nuk ngre kush kokë se e dinë hëeeeee sa të jetë ai as që guxon kush të ngrejë kokë. Po të jem i sinqertë me ty na kanë nxjerrë ca probleme ca që erdhën nga jashtë Londrës, por e kuptuan se ne vendosim këtu, donin të ishin të gjithë kryetarë, por kur ndërhyri shkëlqesia u rregulluan punët. Lali: Po shkëlqesia s’ka punë tjetër vetëm të merret me ty? Gjenerali: hahahaha Po çdo të bëjnë në ambasadë morë aman. Gjithë ditën futen në internet, facebook, chatojnë me njerëz ja më thuaj çdo të bëjnë tjetër. Shkollojnë fëmijët ata. Jo sepse bëhen ambasadorë, diplomatë, nuk e rr.... fare më dëgjo mua. Ke dëgjuar që kanë bërë ndonjë gjë... fare ore. Mblidhemi ndonjëherë dhe kthejmë ndonjë gotë dhe ja ku u bë edhe kjo puna e ambasadës. Lali: kur do të takohemi sërish se në telefon nuk bëhen këto bisedime? Gjenerali: Aaaaaaa mos më vë në pozitë duhet të pyes shkëlqesinë se pa lejen e atij ... ti e di... nuk mund të bëhët gjë, nuk ka asnjë shanc. Por të lutem shumëëëëëë dy gjera së pari mos i trego njeriu për atë lokalin ku u takuam dhe do të shpërblej me ç’të duash ti, psh një foto me shkëlqesinë, por mos i trego se je lali se nuk pranon ai se i kam treguar që më ke lënë të paguaj. Ka pasur ca probleme kohët e fundit... Kontrolli i shtetit i kanë carë kokën... e

kanë nxjerrë nëpër gazeta... po njeri është edhe ai. Lali: A është e shtrenjtë ajo vera? Gjenerali: Po sado e shtrenjtë të jetë është ambasador burri i botës. Nuk është do si do. Nejse do të flasim mos harro se unë jam kryetar i të gjithë kryetarëve dhe se kam marrë bekimin e shkëlqesisë. ***

“Chateau Margaux” është lloj vere që sipas të tijëve është një verë që pëlqehet nga shkëlqesia e tij. Kështu shkëlqesia ka vendosur të organizojë një komunitet që mund ta komandojë sipas shijeve të tij. Pra duhet të jenë ushtarë të ambasadorit dhe disa tipave që proklamohen si përfaqësues të shqiptarëve ose më saktë si lider të shqiptarëve në MB. Ky dialog është në sinonimi të plotë më mënyrën sesi ky forum është krijuar funksionon apo komandohet nga shkëlqesia e tij z.Mazi duke shënuar edhe rastet më të paprecedentë në historinë e komunitetit shqiptar në MB. Kështu që kushdo që dëgjon për forume organizime etj etj, e kupton se nuk është gjë tjetër veçse komuniteti i krijuar sipas shijes së verës që pëlqen shkëlqesia, pra këta tipat nuk përfaqësojnë shqiptarët por komunietin “Chateau Margaux”. (VIJON)

Gjenerali: Ore Lal, po si ma bërë ashtu herën tjetër më le të paguaj. I kam thënë Shkëlqesisë dhe është mërzitur shumë, ah tym fare u bë.

Sqarim Hapja e kësaj rubrike satire ka ardhur si pasojë e qëndrimeve që Ambasadori Mazi po mban ndaj komunitetit shqiptar në MB duke e përçarë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lajmet për shoqata apo grumbuj shoqatash janë vetëm pjesa komike e realitetit shqiptar në Britani. Shumë nga ata që merren me shoqata dhe organizata e kuptojnë fare qartë se ironia mbeti rruga e vetme për të përshkruar realitetin e organizimit të këtushëm shqiptar. Edhe qytetarët e thjeshtë e kuptojnë se e gjitha çfarë trupetohet si organizim është thjeshtë çështje perceptimi e personave që janë komanduar nga Shkëlqësia e tij dhe që fatkeqësisht vazhdon të luajë rolin e paprecedent në historinë e diplomacisë shqiptare. “The Albanian” do të përdorë të gjitha metodat demokratike, jo vetëm për sensibilizimin e opinionit publik në lidhje më këto çështje, por edhe ndërgjegjësimin e atyre që mendojnë se mund të jenë komandantë apo shefa që bëjnë çfarë të duan me komunitetin.


KGK Accounting Services

Ndricim Gjurra Accountant / Tax Advisor *Tax & VAT returns TAX RETURN *Business start ups *Company formations FROM £99 *PAYE and payroll *Accountancy and bookkeeping

10 Leconfield Walk Hornchurch Essex RM12 6NZ

Tel: 01708522928 Mob:07748614770 email: gjanajimy@hotmail.com

Expert in Relationship and love

Sheikh Salem International Hearler & Spiritualist order with many years experience in Europe, Asia, Usa & Africa. I can help you solve all your problems regarding relationship, love and back, curses, unexplained illnes, union or separation, black magic problems, exams, business flushing, Love matters etc. Your satisfaction is my concern Tel:02070550227 Mob 07950592908 3 days result 100% guaranteed Unë mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në lidhje me marrëdhëniet në çift, problem në dashuri, mallkime, sëmundje të pashpjegueshme, problemet e magjisë së zezë, provimet, problem biznesi, problem dashurie etj etj. Për tre ditë rezultati i garantuar 100% Me kontaktoni Tel:02070550227 Mob 07950592908

Kjo nuk ishte deshira ime por... me ndodhi

Kerkoj ndihme Vuaj nga nje semundje kanceroze dhe vazhdoj te jem nen kontrollin e mjekeve, qe me kane dhene shprese per jeten, por sherimi kushton dhe une nuk mundem ta perballoj financiarisht. Ju lutem me gjithe zemer te gjithe atyre qe kane mundesi qe te me ndihmojne qe te kthehem ne jeten normale. Zoti ua shperblefte me te mira. Perzemersisht Lulzim Qema

Tel: 07551437223 Emri i llogarise Elion Brahaj Account nr: 41789449 Sort code: 40-20-06 HSBC BANK


Të nderuar lexues, Pas pak kohësh "The Albanian" mbush 6 vjet. Siç është bërë traditë "The Albanian" ndan çmime në çdo përvjetor, për ambasadorët e shkëlqyer shqiptarë në MB dhe për britanikët që ndihmojnë në kauzën tonë. Ju lutem na sugjeroni se kujt mund t'i dedikohet çmimi për këtë vit. (Një britanik dhe një shqiptar) Deri tani janë nderuar këto personalitete; John Grogan, Noel Malcolm, Patricia Nugee, Pip Willson, Bejtullah Destani, Agron Loxha, Akil Koci, Jimi Marku. Sygjerimet tuaja mund t'i nisni në; www.thealbanian.co.uk, info@thealbanian.info.


AKTUALITET EMANUEL BAJRA skush nuk kishte parashikuar që një ditë Greqia të ishte ndër vendet e para që do të sillte lajm të keq për ekonominë e Eurozonës. Ky vend I madh turistik kishte marrë tatëpjetën e vetë të prosperitetit për gati tri dekada, kjo si rezultat I tri faktorëve të rëndësishëm.

A

E para ishte një diasporë e fuqishme me një kapacitet të madh investimesh private, E dyta një sërë reformash ekonomike me objektiv largimin e metodave monarkike të bërjes së ekonomisë. Si edhe; E treta mbështetje politike kolosale që Greqia morri në vitin 1972 me vendosjen e një institucioni marrëveshjesh në Evropë pikërisht me formimin e Unionit Evropian si njësi unike politike dhe ekonomike. Por nuk duhet t’i lëmë anash edhe aspektet tjera siç janë ; Gjeostrategjia Evropiane, ajo Amerikane si edhe orientimi që Greqia duhej të merrte karshi vendeve fqinje në Ballkan. Domosdo është evidentuar se Greqia nuk mund t’i ik faktit se është një vend ballkanik. Rajon ku më shumë se pesëdhjetë vite të ekzistencës së super-forcave globale, është bërë arenë ndeshjesh Goliatike dhe se pasojat gjithnjë janë shtrirë në rajon duke krijuar kështu turbulenca politike që në mënyrë indirekte kanë sjell po ashtu edhe fatkeqësi ekonomike. Por Greqia megjithatë ishte ndarë si sheqer nga shapi. Ajo për arsye të arritjes së objektivave të kohës së luftës së ftohtë si rezultat I rrezikut të rënies në Komunizëm, I kishte shpëtuar kthetrave sovjetike më lehtë. Falë një elite të edukuar dhe me lidhje të forta biznesi e paraje me SHBA-të ajo kishte arritur që të shfrytëzojë këtë avantazh dhe të korr sukses me vite. Jugosllavia e Titos kishte po të njëjtin avaz të zhvillimit ekonomik, por konjukturat politike ishin tjera dhe e diferenconin ndryshimin. Greqia nuk mund të ndihmonte veten por vetëm të konsideronte se ishte më superiorja edhe kur koha erdhi që ajo të gjente një gjuhë të përbashkët me shtetet që dilnin nga regjimi Komunist siç ishte Shqipëria, ajo u tregua të ishte paranoide ( kujtojmë këtu incidentet e 1994-ës në Kapshticë, Kriza Politike në Shqipëri -1997 ).Vendet që e rrethonin siç ishin Turqia për shembull kishin krijuar një gjest urrejtjeje ndaj Greqisë që nga lufta e vitit 1974 në Qipro. Pa marrë parasysh se Turqia ishte shumë më shumë superiore se Greqia në sferën ushtarake, Greqia në aspektin ekonomik ishte shumë më e avancuar pasi që pagat për kokë banori arrinin të kapnin shifrat më shumë se tri herë nga atë çka Turqit merrnin. Ushtimat diplomatike me Jugosllavinë në anën tjetër ishin inekzistente. Kurrë nuk përmendej rasti I Maqedonisë si territor Grek. Greqia

15 PRILL

FAQE 14

NJË KALË TROJE NË EUROZONË!

kishte vendosur të riparonte marrëdhëniet bilaterale me shumë vende të rajonit por me një kryeneçësi ajo aspironte të dilte e para nga shumë aspekte. Vitet 80-ta përcaktuan shumë norma të reja që kishin filluar të dilnin në pah si rezultat i negociatave të stërholluara në lidhje me projektin e Bashkimit Evropian. Greqia u gjend e ballafaquar me shumë opsione zgjidhjeje. E para dhe ndër më të rëndësishmet ishte përgatitja e vendit që ti bashkohet Unionit Evropian me një tentativë që të rregullohet ekonomia e saj e brendshme por natyrisht brenda konkjukturës ballkanike të superioritetit. Shumë vende të punës u hapën nga rezultatet e akreditimit të anëtarësimit në BE. Të gjithë fuqia punëtore Greke që ishin përqendruar me mijëra në Jugosllavi, Austri, Gjermani dhe gjetkë në Evropë tanimë ishin kthyer në vend për të ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës Greke. Niveli I turizmit vetëm sa shkonte e rritej ndërsa, të ardhurat nga diaspora Amerikane kishin filluar të zgjeroheshin në formën e projekteve të kapitalit të madh dhe investimeve direkte në ekonomi. Por prapë se prapë Greqia mbeti një ekonomi që nuk prodhonte dhe nuk kishte bazë të fortë të industrisë së rëndë. E tërë ekonomia e saj bazohej në një prodhim të konsumit të brendshëm si edhe në një ekonomi shërbimesh. Në ndërkohë të drejtat e minoriteteve kishin filluar të bëheshin një ogur për shumë qeveri që kishin ardhur në pushtet njëri-pas-tjetrit. Të drejtat e njeriut po ashtu u bënë edhe një

tjetër faktor ku kërkohej më tepër përkushtim dhe kujdes. E dimë të gjithë se erdhën vitet 90-ta dhe Shqiptarët nga Shqipëria ia kishin mësyrë me të madhe shtetit Helen për të punuar. Kjo ishte një sinjal tjetër shumë pozitiv për Greqinë pasi që niveli I papunësisë ishte më I vogli në rajon dhe si rezultat I investimeve të mëdha si edhe rritjes së imput-it të ekonomisë të bazuar në shërbime – lypsej një fuqi punëtore e madhe që të balancohej deficiti I tregut dhe qarkullimit të parasë. Më vonë pasuan edhe nënshtetas tjerë sikur që ishin; Rumun, Bullgar, Ukrainas, Polak , Rus, Turq e të tjerë. Brenda një kohe rekord Greqia u bë një ombrellë-ekonomike për shumë vende të rajonit dhe ekonomitë e këtyre vendeve të varfra. Por sekreti ishte se ekonomia Greke shtyllat e saja I kishte të ndërtuara në baza jo të forta. Ajo ishte e bazuar në një koncept klasik – në besimin në kreditor -. Kredi-marrja ishte rritur më shumë se 300% brenda një dekade. Bizneset tanimë si pasojë e investimeve të mëdha infrastrukturale kishin filluar të mbështeteshin me aktivitetin e tyre në kredi dhe depozitat e bankave të vogla lokale. Niveli struktural I financave kishte filluar të lëshohej I lirë dhe se qeveritë Greke njëra pas tjetrës ishin të detyruara që të mbyllnin njërin sy para ligjeve të vogla ekonomike për prudencë dhe balancë fiskale. Me një objektiv prosperitetin, Greqia u bë partneri numër një I Gjermanisë së fuqishme në sferën e eksportit. Greqia importonte mallra të ndryshme që nga teknologjia e deri te materiale

ndërtimore me një vlerë prej 20 miliardë markash Gjermane. Greqia me këto mallra nuk kishte synimin vetëm të konsiderohej si blerës I rëndomtë por ti ri-shiste ato në tregun e saj me objektiv kryesor fqinjët dhe partnerët më të varfër ekonomik. Në njëfarë mënyre Greqia blinte mallin e shtrenjtë dhe e shiste me të lirë vetëm e vetëm që të krijohej një rrjet influence dhe përqendrimi në tregun Grek. Më pastaj konsumatori Grek kishte filluar që nga vitet e para të 90-ve të mbështetej tejmase në kursin e ofertave kreditore nga banka të ndryshme kombëtare. Kjo detyrimisht e bëri qeverinë Greke të liberalizojë ofertat dhe produktet financiare në vend dhe të decentralizojë aktivitetin e bankës qëndrore Greke. Deficiti buxhetor Grek tanimë kap shifrat miliardeshe dhe gropën që ka hap për vehte përgjatë këtyre dekadave – Greqia po e varrosë vehten edhe më thellë. Vetëm më datën 07 Prill qeveria Greke arriti të marrë hua nga sektori privat më shumë se shtatë miliarda Euro ( për pagesat publike ) dhe parashikohet se deri në fund të vitit ajo të futet edhe më thellë në borxhe deficiti duke marrë shifrën aty afër pesëdhjetë miliard Euro që do të thotë më shumë se gjysma e GDP-së kombëtare Greke. Por problemi rreth borxhit Grek është edhe më tepër se ekonomik-financiar , ai është edhe shumë politik. Të gjithë kemi marrë vesh se si Gjermania dhe Franca ishin kapur për briri për mënyrën se si Greqia duhet të ndihmohet. Gjermanët janë të mendimit se Greqia nuk e meriton të ndihmohet pasi që është shkak-

tare e vetë problemeve të saja ekonomike (Grekët vëjnë fajtor Gjermaninë pasi që ajo iu kishte eksportuar më shumë mallra se sa ata kishin pasur nevojë ) , dhe ajo duhet të kërkojë ndihmë nga FMN-ja dhe ECB-ja , ndërsa Franca mendon ndryshe, ajo do që vendet Evropiane ta ndihmojnë Greqinë të dali nga kriza me fondet e nxjerra nga buxheti I unionit. Tashti kemi dy probleme fondamentale këtu. E para është se Greqia po që se nuk ka sukses të dali nga kriza me metodat e vehta ( që do të thotë reduktimin e shpenzimeve deri në minimum si edhe ngordhjen e shpenzimeve buxhetore në projekte investimi ) atëherë Eurozona duhet ta përjashtojë atë nga Euroja përkohësisht përderisa Greqia ta forcojë monedhën e saj të re. E dyta, po që se Greqia kërkon ndihmë nga FMN-ja – kjo do t’i sjellë asaj probleme strukturale me integrimet e veta të brendshme cka në mënyrë indirekte do të ndikojë në aspiratat Shqiptare për integrime Evropiane ku Greqia ( sidomos në rrolin e Shqipërisë ) ka një qëndrim më pozitiv. Duke shikuar në këndvështrimin e gjerë të politikave ekonomike Evropiane, rasti i Greqisë duket sikur një fenomen shumë i rrezikshëm që nuk shkon detyrimisht mirë dhe pozitivisht për vendet tjera që aspirojnë integrimet Evropiane, pasi që shumë prej tyre ndjejnë se ato nuk janë rezistonte ndaj tërmeteve ekonomik dhe në fund të fundit përjashtohen ose braktisen nga Unioni. Precedent apo jo precedent, si duket Greqia si vend pioner në themelimin e Unionit Evropian po kërkon mbështetje në rrugët për dëmtimin e projektit të madh Evropian e jo për faktin se ishte faji i saj apo Unionit Evropian por më tepër ka të bëjë me aspiratat e saj që të jetë komshi më i avancuar nga të tjerët duke mos ngrit gishtin as më të voglin që t’i ndihmojë komshinjtë në rrugën drejt zhvillimit të përbashkët. Ajo thënia e vjetër se “...kur i ke komshinjtë e fortë je edhe vetë i tillë ”, detyrimisht e bën Greqinë të jetë shembull abstrakt, e në këtë formë ajo duhet të ndjek rrugën e të nëmurit Ballkanik.


AKTUALITET

5 PRILL

FAQE 15

Kosova dhe integrimet NGA NDUE UKAJ jo që e thotë antropologu dhe filozofi Claude Levi-Strauss në referencën e mëposhtme, mendoj se shpjegon shumëçka nga peripecitë dhe “pamundësitë” shqiptare për të konsoliduar rrugëtimet drejt integrimit në Perëndim. Strauss shkruante se: për të krijuar një shoqëri stabile, duhet që njerëzit t’i shtypin dëshirat e tyre dhe të veprojnë sipas rregullave. Nëse e analizojmë gjendjen e përgjithshme të kombit shqiptar, brenda kësaj reference shumëdomethënëse, mund të thuhet se në vendin tonë, vullneti për të ndërtuar rend, apo shoqëri stabile, fashitet keq, para dëshirave të njerëzve, të cilët, thënë troç, s‘duan t’i shtypin dëshirat e tyre egoiste, në të mirë të sendërtimit të aspiratave dhe synimeve të përbashkëta, përkundrazi ato i vënë kurdoherë në ballë. Kjo ndodh sidomos në domenin e politikës, prej ku zënë fill shumë degradime tjera sociopsikologjike. Për të pasur një rrugëtim më të lehtë dhe më të shpejt drejt integrimit në Perëndim, duhet eliminuar qëndrimet dualistike, të cilat për rrjedhojë, kanë konsekuenca tejet negative në jetën politike e socio-psikologjike. Kjo që thamë vlen sidomos tek vendet në tranzicion, në të cilat lypset organizimi i kaosit të brendshëm dhe transformimi i një gjendje jo stabile, drejt stabilitetit shumëdimensional. Një ndër fjalët më shpesh që përmendet në diskursin përditshëm politikë, të Prishtinës zyrtare, herë me dije e herë pa të, mbase, herë vetëdijshëm e më shumë pa të, mbetet fjala integrime, e cila, çuditërisht është bërë një metaforë komplekse, e cila mban çelësin e ardhmërisë së lumtur shqiptare. Prandaj kjo metaforë është ba komplekse për t’u deshifruar dhe interpretuar, e sidomos për qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në pritje të jetësimit të këtij synimi. Zaten, integrimet nuk janë vetëm pjesë e diskursit politikë. Çka është e vërteta, ato janë bërë pjesë e diskursit të përgjithshëm shoqëror, mbi të cilat synime dhe projektime, frymon shumëçka dhe mbi të cilat, do të thoshim, pa hamendje, mbështetën dhe janë varur, mijëra shpresa. Zakonisht kur përmenden integrimet, gjithë shqiptarëve dhe grupeve tjera etnike në Kosovë, mendja ju shkon te integrimet europiane, pastaj ato transatlantike. Në të vërtetë, nëse ndjekim këtë filozofi politike në Kosovë, empirikisht, vërejmë se shenjat e para u bashkëartikuluan paralel me kërkesat fundamentale për liri, pavarësi, demokraci dhe shtet. Pra, qysh kur u artikuluan qartësisht kërkesat e Kosovës për shtet, në fillimvitet e 90-ta, integrimet ishin pjesë e diskursit dhe programit politikë të asaj kohe. Madje, në këtë synim është punuar shumë dhe në shumë dimensione. Në këtë linjë, lideri historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, bëri kthesat më të rëndësishme, më qenësore, duke e perceptuar këtë fenomen, jo vetëm si di-

A

osova e pavarur, me një prezencë të fuqishme ndërkombëtare dhe me institucione në formim e sipër, vazhdon rrugëtimet drejt perëndimit, mirëpo me çalime të shumta, pjesë e një tranzicioni të stërmundimshëm. Në këtë linjë, bëhen përpjekje të shumëfishta për të unifikuar legjislaturën konform standardeve të kërkuara europiane, punohet për zhvillim ekonomik, sipas parametrave të pranuar, mirëpo, mungon diçka substanciale, mungon shpirti dhe kreativiteti i modelit europian, ai që i paraprinë politikat dhe jo që i ndjek ato.

K

mension politikë, por edhe etikë, e më shumë, edhe si dimension kulturor. Prandaj, ai iu dha shpirt, frymë integruese dhe paqësore, angazhimeve të tija gjigante. Kështu konsolidoi vetëdijshëm rrugën më të mirë për integrime, i bindur se "Europa para se të jetë Aleancë ushtarake apo entitet ekonomik, duhet të jetë bashkësi kulturore në kuptimin më të lartë të kësaj fjale"- Robert Schuman. Në synimet e tija etike, politike dhe kulturore, Ibrahim Rugova ndërtoi shenjat e veçanta politike, të cilat atëbotë ndërkomunikonin fuqishëm me qytetërimin perëndimore, jo vetëm në planin politikë, por edhe në atë shpirtëror, duke i vënë kështu shqiptarët (Kosovën) në pozita të barabarta me popujt tjerë që kanë konstituar civilizimin perëndimor. Madje, po t’i bëhej një analizë thelbësore Lëvizjes Rugoviane, mund të konkludohej se këto shenja etiko-kulturore, ishin substrati esencial mbi të cilën u ndërtua e gjithë ajo lëvizje panperëndimore ndër shqiptarë, trashëgimia e së cilës kishte rrënjë të thella në Ilirinë e lashtë, Dardaninë Antike, duke pasur për shembull heroin

Gjergj Kastriotin, shkrimtarin, priftin dhe veprimtarinë Pjetër Bogdanin, dijetarët dhe shkrimtarët e shumtë të Rilindjes dhe viteve të 30-ta, pastaj Nënë Terezën, e shumë figura tjera, me të cilat u identifikuan shenjat dhe kodet etiko-kulturore që konsolidonin dhe përshpejtonin proceset e përgjithshme. Mbi këtë trashëgimi të pasur historike, u sendërtua një korpus i gjerë i angazhimeve integruese, që patën suksese të jashtëzakonshme në atëkohë, me sjelljen e botës perëndimore në Kosovë. Kosova e pavarur, me një prezencë të fuqishme ndërkombëtare dhe me institucione në formim e sipër, vazhdon rrugëtimet drejt perëndimit, mirëpo me çalime të shumta, pjesë e një tranzicioni të stërmundimshëm. Në këtë linjë, bëhen përpjekje të shumëfishta për të unifikuar legjislaturën konform standardeve të kërkuara europiane, punohet për zhvillim ekonomik, sipas parametrave të pranuar, mirëpo, mungon diçka substanciale, mungon shpirti dhe kreativiteti i modelit europian, ai që i paraprinë politikat dhe jo që i ndjek ato. Dhe kjo ndodh, sepse inte-

grimet çalojnë në esencën e tyre, madje shpeshherë kanë edhe shenja dualiste, gjë që konoton specifikisht keq në kontekstin shqiptar. Prandaj e shoh tejet të rëndësishëm, vendimin e qeverisë së Kosovës për të formuar Ministrinë e Integrimeve. Mirëpo, kjo ministri në asnjë formë nuk duhet të ndërtohet ashtu siç është bërë traditë të ndërtohen institucionet tona, me nepotizëm, klane e struktura mediokre. Për të qenë një hallkë e fuqishme që lëvizë motorin e integrimeve, kjo ministri duhet të ofroi ajkën e qytetarisë, atë që mund të krijoi opinion europian në Kosovë. Kështu i ndihmohet më së shumti Kosovës. Ajo çfarë tashmë i duhet vendit tonë, kur sfidat janë të shumëfishta, është shmangia e demagogjive politike. Kjo domethënë që të shmangen elozhet për perëndimin dhe të fillojmë të jetojmë si perëndimi, të frymëzohemi nga vlerat e mirëfillta të këtij korpusi të pafund vlerash dhe t’i bëjmë ato pjesë të jetës sonë të përditshme dhe në çdo segment, sepse duke i jetësuar ato, në futemi vetvetiu ne Europë, pa pasur nevojë për retorika dhe

politika të mundimshme. Në këtë formë, më së miri, "Europa bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta”- siç shkruan Vaclav Havel Për ta kuptuar se ku janë dallimet dhe të përbashkët e këtij procesi, duhet një vetëdijesim i shumanshëm dhe një zgjim kombëtar. Së pari duhet të ndërtojmë liri personale, e cila sjell demokraci të shëndoshë, rezultatet e së cilës janë institucionet e fuqishme dhe efektet e tyre, mirëqenia shoqërore, që nënkupton sendërtimin e synimeve për integrime. Parimet e punës perëndimore janë solidariteti, liria dhe demokracia, si shtylla që kultivohen nëpërmjet dialogut. Ku nuk ka dialog të hapur, aty ka përmbysje të vlerave demokratike, ka përçudnime kulturor dhe kësisoj degradime të përgjithshme që karakterizohen me situata jo stabile. Prandaj, që të mos vonohemi në histori, siç thoshte Faik Konica, duhet të veprojmë energjikisht në përmirësimin e kësaj gjendje. Në këtë çështje me rëndësi të dorës së parë, Ministria e Integrimeve kishte me ndihmuar shumë.


OPINION NGA TAKIS MIHAS

KOSOVA Nga urrejtja për “Frankët” ë një mënyrë ose një tjetër, skenat në rrugët e Athinës gjatë ditëve që u paraprinin vizitës së presidentit Clinton, në tetor 1999, kishin një ngjashmëri të jashtëzakonshme me ato në Beograd përgjatë fushatës ajrore të paradokoshme të NATO-s: djegien e portreteve të Presidentit amerikan, tiradat e pafund kundër “Vrasësve të NATO-s”, grafikat nëpër mure që denonconin “vrasësit e popujve” etj. – me një fjalë të gjithë ata elementë që përbënin ritualin e përditshëm në Beograd përvijonin po atë ritual të përditshëm që hasje edhe në rrugët e Athinës. Veç kësaj, si në Beograd ashtu edhe në Athinë më pas, demonstruesit digjnin flamurët amerikanë ndërkohë që valëvisnin flamujt e kuq që përfaqësonin Serbinë. (1) Po s’do mend që kishte edhe dallime: shfrimi i ndjenjave antiPerëndimore në Athinë ndodhte në një vend që nuk ishte bombarduar dhe që kish qëlluar të ishte vend anëtar si i NATO-s ashtu edhe i BE-së. Një tjetër dallim kishte të bënte edhe me valën e dhunës. Ditën që presidenti Clinton mbërriti në Athinë përplasjet e dhunshme midis demonstruesve dhe policisë shkuan përtej çdo parashikimi, madje mund të thuhet se qenë demonstratat anti-amerikane më të dhunshme që qenë zhvilluar ndonjëherë në botë (ndoshta me përjashtim të demonstratave në Teheran në kohën e Ajatollah Khomeinit). Sipas United Press International, ndërkohë që presidenti Clinton po deklaronte se “mezi priste të përjetonte mikpritjen e mrekullueshme greke, demonstruesit hidhnin shishe molotov dhe mollokë betoni nga dritaret e pasme. Qendra e Athinës ishte ndotur nga ceflat e qelqeve të dritareve të thyera, sidomos të bankave, objekti më i parapëlqyer për demonstruesit që shkulnin gurë për t’i flakur në drejtim të dritareve.” (2) Masat e sigurisë ishin të papara po të kemi parasysh se bëhej fjalë për një udhëheqës të huaj që vizitonte një vend të ashtuquajtur mik. Mijëra

N

15 PRILL

FAQE 16

Aleanca e pashenjtë (Greqia dhe Serbia e Millosheviçit) policë grekë ishin rreshtuar përgjatë rrugëkalimit të Presidentit amerikan, ndërkohë që një pjesë e madhe e qendrës së Athinës kishte mbetur e shkretuar, trafiku krejtësisht i pezulluar dhe trupat policore në vigjilim mbrapa barrikadave. 3. Fëmijë shkollash në Athinë demonstrojnë kundër sulmit të NATO-s mbi Serbi në pranverë të vitit 1999. Foto Elefterotipia. Një pjesë fajësonin për reagimin kohën e pavolitshme të vizitës së Presidentit amerikan, domethënë të faktit që përkonte me përvjetorin e kryengritjes së studentëve kundër juntës ushtarake që kishte sunduar në Greqi gjatë viteve 1967-1974, e cila kishte pasur edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por puna është se Bill Clintoni jo vetëm që nuk ishte përgjegjës për politikën amerikane të asaj periudhe, por gjithashtu ai kishte pasë qenë një nga zërat kritikë lidhur me administratën e Nixonit dhe mbështetjen që i kish dhënë regjimit të kolonelëve. (3) Ndonëse autoritetet greke mëtonin se demonstratat ishin vepër e një grupi ekstremistësh, media dhe sondazhet e opinionit publik na kumtojnë diçka tjetër. “Kriminel, pervers, vrasës, mashtrues, vampir, gangster, kasap, budalla, gjakatar, i paskrupullt, i pandershëm, faqezi, maskara,” këta qenë disa nga mbiemrat me të cilët e kishin përshkruar Clintonin pjesa dër-

rmuese e mediave greke. (4) Ndërkohë që sondazhet e kryera dëshmonin se 61 përqind e të intervistuarve dëshironin që vizita të shtyhej dhe vetëm 24 përqind shpreheshin se e mirëprisnin atë. E përditshmja Ta Nea duke cituar diplomatët e huaj dhe korrispondentët e saj shprehej “Athina është kryeqyteti më anti-amerikan i Europës.” (5) Sociologu francez Edgar Morin, i cili ndodhej në Athinë gjatë vizitës së Clintonit, e karakterizoi atë çka po ndodhte si “Irracionalizëm fondamentalist.” (6) 4. Demonstratë në Athinë kundër fushatës ajrore të NATO-s në Serbi në pranverë të vitit 1999. Foto Elefterotipia. Ngjarja që ngjan të ketë shërbyer si katalizatori kryesor për rizgjimin e ndjenjave anti-amerikane në formën e tyre më virulente ishte bombardimi i NATOs në Serbi. Në një mënyrë ose një tjetër, protestat e organizuara kundër presidentit Clinton ishin një vazhdimësi dhe pikë kulmore e demonstrimeve masive e të përditshme që u zhvilluan në Athinë gjatë luftës në Kosovë, si shprehje e hapur e urrejtjes për NATO-n dhe “imperializmin amerikan”. Sipas sondazheve publike të kryera në atë kohë, 96-98 përqind e grekëve ishin kundër fushatës ajrore të NATO-s. As edhe një ngjarje tjetër nuk ka qenë në gjendje t’i japë udhë e të

çlirojë atë ndjenjë frustrimi aq gjatë të klloçitur në psikën e grekërve se sa ajo që ndodhi në Kosovën fqinje. Madje edhe më e fuqishme histeria masive që përjetoi vendi në fillim të viteve 1990 lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë. Ky shfrim kolektiv emocionesh çoi peshë një retorikë urrejtjeje anti-Perëndimore dhe anti-Amerikane, çka ishte diçka e paimagjinueshme për një vend modern europian. Qysh në ag të luftës, Kisha Ortodokse Greke, e prirë nga figura telegjenike e Kryepeshkopit Kristodulos, përshtati e bëri të vetën një retorikë të fuqishme anti-Perëndimore, ndërkohë duke u identifikuar gjithnjë e më shumë me “vëllezërit” serbë. Udhëheqësi i Kishës Greke jo vetëm që doli e shprehu hapur “solidaritetin e plotë me popullin heroik ortodoks serb,” por gjithashtu ai dënoi sulmet ajrore si “një shkelje e dhunshme e idealeve dhe parimeve të lirisë e demokracisë nga të fuqishmit e kësaj toke, të cilët kanë liruar burgjitë e stuhive.” (7) Kryepeshkopi grek shihte në ndërhyrjen Perëndimore në Kosovë “një përpjekje për të eliminuar elementin Ortodoks nga çdo pëllëmbë tokë e Europës.” (8) Duke përsëritur deklaratën standarte të propagandës serbe ai shprehej se Kosova ishte djepi i kombit serb, ndaj dhe sulmet e NATO-s të kryera “nën pretekstin e shpurjes së drejtësisë në vend” në realitet “synonin shfarosjen e serbëve”. (9) Sipas Kristodulosit, synimi i NATO-s dhe i Perëndimit ishte jo vetëm shfarosja e serbëve, por edhe eliminimi i monumenteve të tyre të kultit. Duke folur në kishën e Shën Panteleimonit në Athinë, kryepeshkopi iu referua “ur-

rejtjes kundër Ortodoksisë” e cila, sipas tij, motivonte sulmet e NATO-s. Paskëtaj ai vijoi të thoshte se, “objektivi i sulmeve ishin manastiret ortodokse” në rajon. (10) Duke mos dashur të mbetej mbrapa Kryepeshkopi Krisostomos i Qipros akuzonte se, lobi çifut në Shtetet e Bashkuara kishte luajtur një rol në ndërmarrjen e fushatës së NATO-s kundër Serbisë. (11) Në një farë mënyre, drama që po luhej përbënte një përgjigje për atë çka kish ngjarë kohë më parë gjatë luftës në Bosnjë. Ajo çka të intrigonte rreth reagimit grek nuk ishte dhe aq shprehja e solidaritetit me viktimat e pafajshme serbe të bombardimeve të NATO-s, por mungesa qoftë edhe më e vogël e shqetësimit për masakrën që po kryhej kundrejt shqiptarëve të Kosovës. Edhe këtë herë viktimat e agresionit serb u shpërfillën tërësisht nga shoqëria greke. Sidomos ofiqarë të Kishës Ortodokse Greke u treguan krejtësisht të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të shqiptarëve të Kosovës para dhe gjatë luftës. Në rastin më të mirë ata dëshmuan indiferencë të skajshme për dhimbjet e qindra, mijëra refugjatëve shqiptarë. Në rastin më të keq kurrkush nuk e ka aspak të vështirë të gjejë deklarata që shpalosin mungesë humanizmi të pashoq. Një nga këto raste përbëjnë disa prej deklaratave të bëra nga Kryepeshkopi Kristodulos. Kur u pyet nëse Greqia duhej të pranonte refugjatë nga Kosova, ai u përgjigj: “Kush e krijoi këtë armatë refugjatësh? Ata që janë përgjegjës duhet edhe të kujdesen për të.” (12) Kjo linte të kuptohej se përgjegjësia binte mbi fuqitë Perëndimore, të cilat, sipas këndvështrimit tipik grek, ishin përgjegjëse për krijimin e problemit të refugjatëve. Pjesa dërrmuese e grekëve ndanin të njëjtin mendim me Kryepeshkopin lidhur me fatin e refugjatëve kosovarë. Një sondazh i kryer në atë kohë tregon se 52 përqind e grekëve ishin kundër pranimit në vend të refugjatëve shqiptarë. (13) Përgjatë gjithë konfliktit në Kosovë as edhe një parti e vetme nuk e ngriti zërin të protestonte kundër mizorive serbe; as edhe një protestë nuk u organizua para ambasadës jugosllave; as edhe një koncert nuk u organizua në përkrahje të refugjatëve shqiptarë. Madje ndodhi e kundërta, turma e demonstruesve marshonte ditë për ditë para ambasadës amerikane në Athinë dhe parrullaxhinjtë përqëndroheshin te Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja që cilësoheshin “vrasës”.

(vijon)


FAKT NGA METJU AREF (viojon nga numri i kaluar) egjithatë prej më shumë se 2500 vjetësh Homeri, Herodoti, Tukididi dhe të tjerë kanë folur për pellazgët si për një popull të lashtë parahelenik, dhe pikë : kjo është e vërtetë, po ata nuk kanë shkuar më tej këtij pohimi. Para 60 vjetësh, kur isha fëmijë, babai im më foli për pellazgët si paraardhës të shqiptarëve por për fat të keq ai nuk mundte dot ta shtjellonte më tej këtë pohim. Historia nuk bëhet me muhabete dhe me shpjegime të kuturisura ose me llafe. Ja sepse nuk jam dakord me përmbajtjen e disa librave të botuara këto kohët e fundit (autorë shqiptarë ose të huaj të përkthyer në shqip) që nuk kanë kurrgjë shkencore dhe ku autorët japin mendime vetjake dhe që bëjnë pjesë në bindjet e tyre. Bëhet fjalë, gjithashtu, për disa shkrime pavetor të ndikuar nga autorë të tjerë, shpesh të gabuara, të pa studiuara mirë, të interpretuara keq ose të analizuara në mënyrë empirike ose që përmendin pohime të gabuara ose gjykojnë fakte dhe akte pa asnjë provë të prekshme, pa studime serioze, pa analiza me vend, pa referenca të verifikueshme dhe pa asnjë farë metodologjie. Nga ana tjetër disa autorë shqiptarë mbështeten shpesh te autorë të huaj (që shpesh e njohin keq madje hiç fare gjuhën shqipe) tek të cilët kanë besim tërësor në një kohë kur këta autorë nuk bëjnë tjetër veç të flasin keq për gabimet madje edhe për absurditetet. Mund të më përgjigjen : po cilin të besojmë? Do të përgjigjem fare thjesht duke thënë se ka autorë seriozë, ata që kanë bërë ose bëjnë studime dhe kërkime shkencore të bazuara mbi një dokumentacion të pasur, mbi referenca të verifikueshme, mbi analiza me vend falë aftësive të tyre vetjake dhe mbi përfundimet e veta të mbështetura me prova të pakundërshtueshme dhe jo me ato të të tjerëve. Po jap një shembull si histori që më ka ndodhur mua. Më 2007 gjatë një debati në televizionin shqiptar (për pellazgët dhe sidomos për librin tim të parë) njëri prej pjesëmarrësve (i cili, veç kësaj beson vetëm tek ilirët !) më dha të kuptoj se nuk ishte i një mendjeje me trajtimin që i bëj unë skajit (termit) « pellazgët » si « shpellagji » (njerëz të shpellave). Ky person, i cili mbahej si universitar i shquar (profesor doktor !), as që e kishte lexuar librin tim të parë, nuk mund të jepte mendimin e vet për këtë etnonim ! Në një debat nuk mjafton të thuash « nuk jam dakord » por të sjellësh prova për të kundërtën. Këtë emër « pellazg » e kam studiuar gjerë e gjatë në dy librat e mi, sidomos në të dytin (« Mikenët = pellazgët… » - përkthyer në shqip, botuar nga Shtëpia botuese Plejad në Tiranë – faqet 577-579). Pasi i kam studiuar saktësisht të gjitha shpjegimet e dhëna për këtë etnonim (nga burime të ndryshme që nga antikiteti deri në ditët tona) dhe pasi e vendosa në një mjedis ose një kontekst të veçantë (parahistorik) madje historik, ia dola të përcaktoj (për të bërë zgjedhje të besueshme dhe të kuptueshme në një kontekst të dhënë) se cila ishte me saktësi rëndësia e domethënies të këtij skaji. Disa autorë, ndër ta Robert d’Angely (për të cilin shqiptarët janë pasardhës « të njerëzve të bardhë » në

M

15 PRILL

FAQE 17

Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellasgjishtes së lashtë"

botë !), propozojnë « PiellArg » (« ata që kanë lindur njeriun e bardhë ») pa dhënë për të shpjegim të vërtetë parahistorik, historik, semantik mjedisor, ndodhimore ose kontekstuale. Për d’Angely-në vetë « i Madhi Zot» madje edhe arabët do të ishin me origjinë pellazgjike! Jo, nuk është serioze dhe nuk duhet gëlltitur çdo gjë që na paraqitet. Ajo që ndjell kureshtje është se disa shqiptarë (si del nga ç’lexoj lart e poshtë) parapëlqejnë fjalën “Piellarg”. Nuk është fjala “të duam ose të parapëlqejmë”, është fjala për të zgjedhur etnonimin adekuat që e vendosim në një kontekst të veçantë dhe një bijësim etnogjuhësor të besueshëm. Nuk iu pëlqen domethënia “njerëz të shpellave » (« Shpellagji », fjalë kjo që u xingris nervat disa veshëve shpifës !), sepse nuk është po aq « i fisëm » sa « piellarg » (ai që ngjiz a lind të Bardhët !) me një tokshënim maçist madje seksual (për të përkëdhelur « egon » e tyre mashkullore !) ? Një psikanalist do të mundte, me gjasa, të provonte të shpjegonte këtë sjellje ! Historia ose gjuhësia nuk rrudhet në « ndjenja », në pulsione nevrotike ose shovine, në vetbesime, në « nuk jam dakord » ose « unë mendoj dhe besoj se », në vegime ose trille vetjake. Po kthehem sërish te gjuhësia moderne. Në fund të shekullit XIX gjuhëtarët që krijuan skajin “indo-europianishtja” gjatë hetimeve të tyre krahasuese (konkordanca gjuhësore ose sintaksore) midis gjuhëve të Azisë (sanskritishtja, tokarishtja, avestishtja…) dhe gjuhëve europiane (greqishtja, latinishtja, gjuhët gjermanike, anglo-saksone, etj.) nuk kanë marrë parasysh kronologjinë dhe historinë e popujve përkatës. Të paktë

janë ata që interesohen për antropologjinë gjuhësore dhe përkronologjinë etnogjuhësore që janë thelbësore për njohjen e etnogjenezës së gjuhëve, të lidhura me shfaqjen e njëpasnjëshme të secilës prej etnive të studiuara. Shumica e themeluesve të gjuhësisë moderne pranojnë se ka gjalluar, në Europë, një gjuhë e përbashkëtprimordiale, por që s’kanë mundur kurrë ta identifikojnë. Mirëpo kjo gjuhë e lashtë e përbashkët është “pellazgjishtja e lashtë”. “Stela e Lemnosit”, lapidari i vogël i Peruzës, mumja e Zagrebit, tabletat iguvine, tabletat e Pyrgi-t, ato pak epigrafi mesapike ose ilire dhe sidomos shkrimet etruske, megjithëse na ndriçojnë mbi çka mund të ishte shkrimi i lashtë, nuk na sjellin elemente të njëfarshme që të na çojnë në një deduksion të besueshëm dhe përfundimtar. Pasi humbën përdorimin e alfabetit të tyre, të gjitha etnitë pellazgjike (pellazgë, frigë, trakë, etruskë, ilirë dhe keltë) përdorën alfabetin e tê tjerëve për të tejshkruar gjuhën e vet. Veçse, mrekulli, nëse një ditë do të arrihet të provohet se alfabeti grek eshte i uzurpauar etruskëve, atëherë do të kemi provën kryesore që do të vlejë më shumë se “guri i rozetës”. Ndërkaq, jashtë çdo prove tjetër, i vetmi « material » që na provon barasvlerën “pellazgë = ilirë = shqiptarë” është gjuha e sotme shqipe dhe veçanërisht dialekti i vet gegë i veriut të Shqipërisë që u varros i gjallë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Fatkeqësisht për mungesë provash të shkruara (diçka si “guri i rozetës” pellazgjike), të dokumenteve të vërtetuara dhe për lënien në harresë të historisë të kesaj “pellazgjishteje të lashtë” të quajtur të humbur pa lënë gjurmë, për mungesë të studimit të thelluar të shqipes dhe sepse është mbajtur si

gjuhë indo-europiane “më vete” (pra pak ose aspak e studiuar), gjuhëtarët e fundit të shekullit XIX kanë bërë të pandreqshmen. Kjo është arsyeja që gjuhësia moderne ngec në vend me një “ideologji” të pacënueshme dhe që nuk është vënë ndonjë herë në dyshim. Por pellazgjishtja e lashtë gjallon vërtet te shqipja e sotme (veçanërisht te dialekti gegë i veriut, i vetmi që i ngjan greqishtes së vjetër, veçanërisht dialektit jonian) e vetmja gjuhë që u ka qëndruar shkatërrimeve të kohës. Veç të tjerash, kjo pellazgjishte e lashtë “ka shtegtuar” shumë. Në të vërtetë një valë e madhe shtegtimi (nga perëndimi në lindje) ndodhi rreth mijëvjeçarit të katërt/të pestë. Kjo valë do të jetë nisur nga krahina ballkano-danubiane drejt lindjes së afërme dhe të mesme : kjo është arsyeja që ne gjejmë grimca të substratit pellazgjik në sanskritisht (gjuhë diturake që nuk është folur kurrë), në tokarishte, në avestishte, në persishte, etj. Veç të tjerash le të kujtojmë ekspeditën (shekulli IV para erës sonë) e Aleksandrit të Madh (maqedonas nga i ati dhe epirot nga nëna, pra “trako-ilir” për ekselencë) dhe të ushtrisë së vet të pafund, tre të katërtat e së cilës ishin trako-ilirë (maqedonas, epirotë, ilirë, peonianë, agrianë, etj.). Këta të fundit (oficerë dhe ushtarë) kanë lënë gjurmë (ata u rrënjosën në këto krahina pas vdekjes së Aleksandrit) në vendet e pushtuara prej këtij ngadhnjimtari të madh : që nga Azia e Vogël deri te lumi Indus dhe nga Afganistani në Oqeanin Indian. Pas kësaj të mos harrojmë “shefat” hititë she sumerianë vinin nga krahinat ballkanodanubiane : malësorë kokërrumbullaktë. Bashkëpërkim i çuditshëm : shqiptarët njihen për treguesin e tyre qefalik më të lartë në Europë, domethënë brakiqefalë > 85), për rrjedhojë “kokërrumbullaktë”! Pra nuk

ka asnjë dyshim që gjenden ngjashmëri dhe bashkëpërkime gjuhësore midis këtyre popujve të Europës dhe atyre të Azisë! Kjo është arsyeja që unë jam kundër kësaj ideologjie indo-europianiste. Fundi i fundit, ajo duhej të quhej më së forti “euro-indiane”. Ja, për të përfunduar, një rezyme për përdorimin e gjuhës greke. Gjuha e folur dhe e shkruar prej grekëve të sotëm është shumë e larguar nga greqishtja e lashtë. Sa i përket kësaj greqishteje të lashtë, ka pasur, në fillim, katër dialekte : jonian/atik, eolian, arkado-qipriot (dialekt i ndikuar prej pellazgjishtes së lashtë) dhe dorian i quajtur dialekt perëndimor (dialekt i vonë i afërt me ilirishten). Por në shekullin IV para erës sonë dialekti jonik/atik u imponua gjithandej në Greqi. Pas pushtimeve të Aleksandrit, u përhap në Greqi një gjuhë e vetme e folur dhe e shkruar : koineja, gjuhë e afërt me dialektin jonian/atik. Nga kjo koine ka dalë greqishtja mesjetare ose greqishtja bizantine : gjuhë zyrtare e perandorisë bizantine (nga shekulli XI deri në shekullin XV). Kjo gjuhë diturake kishte zëvendësuar latinishten. Ajo ka qenë përdorur në gjithë pellgun mesdhetar. Evangjilët e parë u përkthyen nga armenishtja në greqisht. Shën Pali e fliste lirisht greqishten. Nën pushtimin otoman (1453-1821) greqishtja bizantine u kthye në « demotikishte » domethënë në gjuhë të popullit : gjuhë e ndikuar nga latinishtja, shqipja, turqishtja dhe sllavishtja. Por me krijimin e shtetit grek më 1820 grekët deshin të hiqnin qafe ndikimin turk dhe krijuan kathareusën domethënë një gjuhë « të pastruar ». Një gjuhë diturake, puriste, arkaizuese u bë gjuhë zyrtare (dokumente zyrtare, etj.). Populli vazhdonte të fliste nga ana e vet, përditë, demotiqishten. Përveç, u muar vesh, në disa krahina të shpërndara të Greqisë ose të Ballkanit ku disa xhepa të kulturës pellazgoshqiptare i bënë ballë « demotikishtes » dhe dyndjeve të ndryshme. Në fillim të shekullit XX kathareusa u kundërshtua dhe për një kohë të gjatë u kritikua dhe u fshikullua si gjuhë e vdekur. Më 1975 kathareusa dështoi. Qeveria greke adoptoi dhe rivendosi përfundimisht demotikishtën (me disa ndihmesa të kathareusës) më 1976 dhe më 1981 Greqia filloi një reformë thelbësore të drejtshkrimit. U tha, në Greqi ka pasur gjithmonë « xhepa » ku flitej dhe ku flitet edhe sot arvanitshja (dialekt shqip i Greqisë), pa harruar Epirin e jugut të quajtur « Camëri » në shqip (pjesë që ndodhetnë Greqi të veriut ku flitet një dialekt i afërt me shqipen toske). Fatkeqësisht janë të shumtë banorët epirotë shqiptarë të zhvendosur prej grekëve në Anadollin perëndimor, si « shkëmbim », (më shumë se 450000) midis 1922 dhe 1924 kundrejt një milioni e gjysmë grekësh të Turqisë. Le të mos harrojmë se heronjtë e pavarësisë greke (Boçari, Cavalla, Kanari, etj.) ishin me origjinë shqiptare (arvanitas). (vijon ne numrin e ardhshem)


Ë N J I R R Ë B M HQIPËRI PËR S Ë N E S K A 9 P 9 . Ë 4 £ M R Ë P £100

TUAJ N Ë R O Ë NË D T H S Ë JA ZGJIDH

Thirrje e lirë: 00800 8971 8971 www.moneygram.com DËRGUAR NGA:

MARRË NGA:

Dhe kudo që shihni shenjën MoneyGram *Përveç tarifave *Përveç tarifave të të transfertës transfertës që që zbatohen zbatohen për për një një transaksion, transaksion, mund mund të të zbatohet zbatohet një një shumë shumë për për kursin kursin e shkëmbimit shkëmbimit të të valutës valutës e ccaktuar aktuar nnga ga M MoneyGram oneyGram oose se aagjenti gjenti i ssaj. aj. N Nga ga ZZyrat yrat P Postare, ostare, aagjensia gjensia TThomas homas C Cook ook ddhe he VVendet endet e ttjera jera ttëë ccaktuara aktuara kku u qqëndrojnë ëndrojnë aagjentët gjentët e M oneyGram IInternational nternational LLimited imited nnëë llidhje idhje m frimin e sshërbimeve hërbimeve ttëë ttransferimit ransferimit ttëë pparave arave nnëë M bretërinë e Bashkuar. Bashkuar. M oneyGram IInternational nternational LLimited imited ëështë shtë i aautorizuar utorizuar ddhe he rrregulluar regulluar nnga ga FFinancial inancial SServices ervices AAuthority. uthority. © 2010 M oneyGram. TTëë ggjitha jitha ttëë ddrejtat rejtat ttëë rrezervuara. ezervuara. MoneyGram mee oofrimin Mbretërinë MoneyGram ©2010 MoneyGram.


www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu? Dërgoni Lule në Shqipëri dhe Kosovë!

TELEFONO: 07788406825


TENDENCE

15 PRILL

FAQE 20

LIZ TAYLOR PO SHKON DREJT ALTARIT PËR HERËN E 8-TË... është famoze për aktrimet apo për listën e gjatë të burrave në krahët e saj? Këtë besoj se nuk mundemi at zbulojmë

A

ne si gazetë Elizabeth Taylor është 78 vjeçe dhe një nga yjet e kinemasë botërore ndër vite, por edhe një nga yjet e faqeve të para në

revista dhe gazeta në mbarë botën. Në listën e bashkëshortëve duket shumë hapur se po shtohet edhe partneri që për një kohë të

gjatë jeton bashkë Jason Winters. Jason është një agjent talentesh në Hollywood me të cilin është njohur në një mbrëmje Gala organizuar nga

‘’Mbreti’’ I Popi-t Michael Jackson. Mbase kjo të jetë do të jetë hera e fundit që ajo do të shkojë drejt altarit.

MARTESA 7 LARRY FORTENSKY

Martesa 1 Conrad ''Nicky'' Hilton

MARTESA 4 EDDIE FISHER MARTESA 5 RICHARD BURTON

Martesa 2 Michael Wilding

Dua të di gjithçka… MARTESA 6 JOHN WARNER

MARTESA 3 MIKE TODD

1. A e dini se personi që posedon floririn dhe diamantet më të shumtë në botë është Mbretëresha Elisabeth e II-të e Britanisë se Madhe, kurse pas saj vjen aktorja Elisabeth Taylor 2. A e dini se diamanti më I madh ne botë që është zbuluar deri më sot është guri me Vlerën 3106.75 karat dhe që peshonte 61.35 gram I quajtur Cullinan. Ky gur është gjetur ne Afriken e Jugut. 3. A e dini se në Bulevardin e famës në Hollywood janë vendosur më shumë se 2000 yje kushtuar personazheve më të dashur në kinematografinë botërore. Joanne Woodwark është aktorja e parë që është nderuar me një yll në këtë bulevard me 6 shkurt 1960 4. A e dini se Don Zhuani apo mashkulli që ka pasur më shumë të dashura në botë nuk egziston por është vetëm një legjende e njohur si poezi dashurie shkruar nga poeti Tirso de Milona në vitin 1630 në Spanjë. 5. A e disi se armiku i dytë pas njeriut për delet është qeni Dingo, në Australi janë ngritur muret më të larte rrethuese për fermat që mbarështojnë delet. Dingo arrin të kalojë një lartësi mbi 2.5 metra për gjahun e tij, por gjithashtu Dingo mund të hapë një gropë të thellë deri .0.8 metra nën mure dhe e gjitha kjo vetëm për të arritur tek delet australiane.

Përgatiti Enkeleid OMI

MARTESA E ARDHSHME JASON WINTERS


SPORT Prof. ass. Roland Çene ë përfundim të njohjes me monografinë e prof. Akil Mark Kocit, kushtuar veprës së prof. mr. Vinçenc Gjinit në vigjilje të 75-vjetorit të lindjes, ndjen obligimin për të hedhur në letër vlerësimin e meritueshëm për autorin si dhe për kontributin krijues të kompozitorit. Mendimtari, ideologu e një ndër vazhduesit e veprës së rilindësve tanë Mid’hat Frashëri, biri i udhërrëfyesit të përpjekjeve mbarë shqiptare Abdyl Frashëri, na mëson: “...pyet vetëhen tënde, ç’të mirë i prure kombit dhe Shqipërisë, me ç’mënyrë u bëre i dobishëm për ta, nga ç’rasje dite të fitosh dhe cilat rasje të tjera të shpëtuan prej dore? Ç‘dëm munde t’i prapsësh shoqërisë dhe ç‘fitim u bëre i zoti t’i sjellësh? Ç’nder dhe Ç’lumturi përpjekja jote u pruri vëllezërve që të rrethojnë dhe tokës që të ka ushqyer?...” Ky mësim i vyer, mesa duket ka qenë “Credo” e jetës së Vinçenc Gjinit, e ndërkohë dhe frymëzim për Prof. Akil Kocin, autorin e monografisë kushtuar kompozitorit. Realizimi i veprës në fjalë, i kalon kufijtë e një historie të zakonshme, pasi për nga dimensioni, përmbajtja e cilësia e arsyetimit, krahas kontributit të Vinçenc Gjini, tregon e përgjithëson kuadrin e plotë të lindjes, formimit e zhvillimit të traditës muzikore në mbarë Kosovën. “Bisturia” e politikës së kohës i ndau shqiptarët arbitrarisht jo vetëm si territor, por dhe si kulturë, kështu Shqipëria e brenda “perimetrit” të diktaturës komuniste, i ndërpreu kontaktet me kulturën e hapësirave shqiptare. Pas viteve ’70 të shekullit të kaluar, kur filluan vajtje-ardhje artistësh e shkëmbime muzikore, atëherë nis dhe njohja mes nesh, që veç komunikimit oral, solli dhe komunikim të ndërsjellë shpirtëror. Në këtë kuadër, dëgjuesi i Shqipërisë u njoh me kompozitorin Akil Koci nëpërmjet një prej margaritarëve të këngës shqipe “Zambaku i Prizrenit” , e krijuar nga prof. Koci dhe e përcjell në skenat e Shqipërisë nga artistja e shquar Nexhmije Pagarusha, që ua dhuroi mbarë shqiptarëve si më të privilegjuarën në shijet e tyre. Shpallja e mëvetësisë së Kosovës, krahas realizimit të aspiratës shekullore i hapi rrugë dhe zhvillimit kulturor në përgjithësi, e veçanërisht muzikës artistike, e cila dita-ditës fiton njohje më të gjerë. Vepra e prof. A. Kocit vjen te lexuesi në këtë kuadër. Kontributi i prof. Akil Kocit, është vepër e një intelektuali vizionar, e cila përshkohet nga patriotizmi, erudicioni, kompetenca e dashuria për kulturën kombëtare. Në monografinë kushtuar Vinçenc Gjinit, ai nuk shfaqet si një arkivist skrupulloz që herë pas here, nxjerr nga kujtesa fakte, realitete e të dhëna nga zhvillimet muzikore në Kosovë, por duke i parë e analizuar ato në thellësi, na i sjell të plota e të studiuara mirë, si dukuri e fenomene të përparimit të popullit tonë. Në rastin e monografisë mbi Vinçenc Gjinin, ai krahas shtrirjes në kohë të veprës së kompozitorit, analizon e trajton dhe vendin e rolin që ajo zë në zhvillimet muzikore mbarëkombëtare. Për nga cilësia, autori paraqet dhe rezonimin e veprës së Gjinit në mbarë zhvillimin muzikor shqiptar, si vlerë e madhe, e veçantë e kontribuese në historinë e kulturës sonë.

N

15 PRILL

FAQE 21

Vlerësime për Akil Kocin

Gjithashtu Koci me seriozitetin e kompetencën e profesionistit të fushës, arrin të nxjerrë në reliev gjithë opusin krijues të kompozitorit. Nëpërmjet analizave të thelluara të veprës së Gjinit, arrin të na ndërgjegjësojë për vlerën e madhe që i ka sjellë e sjell ajo, muzikës kombëtare. Mbështetur në parashtrimin që i bën veprës së Gjinit, në librin dedikuar 75-vjetorit të lindjes së kompozitorit, ajo karakterizohet nga dimensioni i gjerë në kohë, gjithëpërfshirja e formave, zhanreve, gjinive e jetëgjatësia në skenën muzikore. Personaliteti i Vinçenc Gjinit në monografinë për të, paraqitet shumë dimensional. Nëpërmjet trajtesës të prof.Kocit, njihemi imtësisht jo vetëm me Gjinin kompozitor, por dhe me pedagogun, studiuesin, publicistin, organizatorin e jetës muzikore, qytetarin e familjarin shembullor. Jetëshkrimi për kompozitorin, i ngjan një maratone të gjatë me ngarkesë emocionale, për të realizuar aspiratën e jetës së tij – muzikë kombëtare nga vështrimi intelektual i kohës. Akil Koci dhe pse prej vitesh jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e zhvillimeve muzikore në Kosovë dhe Shqipëri si kompozitor, studiues, publicist e propangadues i arritjeve në muzikën tonë. Monografia e tij kushtuar 75-vjetorit të lindjes së Vinçenc Gjinit, është shprehje e lidhjeve të gjalla që mban prof. Koci me zhvillimet në kulturën kombëtare. Libri merr vlera të rëndësishme njohëse, mbasi është kontribut i ri e gjithëpërfshirës për veprën e Vinçenc Gjinit, duke hedhur tek tuk edhe dritë në zhvillimet bashkëkohëse. Pa dashur të komentojmë trajtesat në faqet e librit, nuk mund të mos përmendim se ky botim, krahas specialistëve të fushës është i vlefshëm dhe për lexuesin e gjerë. Profesionistët: muzikologë, kompozitorë, interpretë, pedagogë e studentë, krahas informacionit gjithëpërfshirës, fitojnë njohje të reja për veprën e Gjinit. Autori këto njohje i realizon nëpërmjet analizave të përmbledhura, por të plota, duke filluar që nga këngët e duke u shtrirë deri te muzika simfonike. Gjuha e termat e përdorur në këto analiza iu drejtohet posaçërisht njohësve të fushës, të cilët e kanë objekt të punës së tyre. Në analizat e realizuara, krahas strukturës, mjeteve

shprehëse, artikulimit e gjetjeve, vend të rëndësishëm zë përparësia e frymës kombëtare e melosi i pasur i Kosovës. Për këtë prof. Koci i referohet deklaratës së prof. Ana Gjini mbi simfonetën in d të Gjinit. Gjithashtu veprën e Gjinit, autori arrin ta vlerësojë atë se: “Me rrënjët e veta, arti i Gjinit, vokal dhe instrumental, është degëzuar me folklor të vendit dhe popullit të tij”. Në vazhdim të analizës, prof. Koci thekson: “...në tërë muzikën e tij, pothuaj dominojnë idiomat dhe elementet e muzikës së stilizuar popullore, sidomos në melodi dhe harmoni”. Ky vlerësim i Kocit, ndeshet pothuaj në të gjithë analizën e veprave të Gjinit, vlerësim që vërteton identitetin e qartë të veprës së kompozitorit. Nga vlerësimet e aspektit estetik në krijimtarinë e Vinçenc Gjinit shkëputim: “Nëse do t’i vlerësojmë nga aspekti i diskursit të drejtpërdrejtë, në krijimtarinë e tij do të gjejmë një gjuhë të shprehjeve politonale, precize, muzikore, harmoni të sintetizuara, ritme të imponuara, një arkitektonikë të qartë të formës, duke krijuar një mikrokozmos muzikor-intonativ që paraqet një rrjedhojë të gamës së pasur dhe të gjerë të dukurive estetike, vështruar nga aspekti i modernitetit të gjykimit”. Nga sa cituam më lart, çdo lexues e kupton lehtësisht se krijimtaria e kompozitorit Vinçenc Gjini në vështrim të prof. A. Koci, krahas intonacionit kombëtar ka dhe përmbajtje filozofike e dukuri estetike, të cilat janë koherente me zhvillimet muzikore bashkëkohëse. Vlerë e rëndësishme njohjeje për profesionistët e fushës, është trajtesa që kryen në këtë monografi Akil Koci mbi krijimtarinë sakrale të kompozitorit, muzikë pak e njohur dhe e trajtuar në Shqipëri. Hedhja dritë për këtë pjesë të krijimtarisë së Gjinit, pasuron njohjen e profesionistëve mbi muzikën sakrale shqiptare. Akil Koci në këtë trajtesë, krahas Gjinit, na sjell në vëmendje edhe shumë kompozitorë shqiptarë të traditës e aktualë, që e kanë lëvruar dhe e lëvrojnë muzikën sakrale si Martin Gjoka, Lorenc Antoni e të tjerë, duke e bërë atë më të njohur, më të përhapur, e më të lëvruar, sidomos nga profesionistët në Republikën e Shqipërisë. Krahas shumë veprave të

Gjinit, Akil Koci veçon botimin në vitin 2000 të veprës kapitale të muzikës sakrale në dy vëllime, “Ejani t’i këndojmë Zotit” (botim i Misionit katolik shqiptar në Zagreb-Kroaci), për të cilën recensenti Dr. M. Demovic shprehet: “Katuali i kompozimeve kishtare në gjuhën shqipe”Ejani t’i këndojmë Zotit”, libri I-II i prof. mr. Vinçenc Gjinit duhet theksuar si risi që shkakton habi me vëllimin e tij. Autori në kompozime sikur t’i kishte qëndisë më të mira të kompozimeve evropiane gjatë shekujve. Kjo vepër monumentale mund të konsiderohet edhe si punim pionier në fushën e muzikës kishtare në gjuhën shqipe. Në secilin kompozim autori manifestohet si njohës i përsosur i stilit vokal, i harmonisë, drejtimit dhe konstruktimit natyral të vijës melodike. Duke vëzhguar në tërësi, V. Gjini ka krijuar opus të rëndësishëm të këngëve kishtare të vrullshme, të këndshme dhe të përzemërta dhe me veprën e vet e ka pasuruar kishën katolike me thesar të kompozimeve shpirtërore”. Nga ky vlerësim në faqet e monografisë të Akil Kocit, pa dyshim që ngacmohet vëmendja e profesionistëve ndaj muzikës kishtare për një angazhim më të madh ndaj saj. Krahas specialistëve të fushës, monografia e realizuar në nderim të 75-vjetorit të lindjes së kompozitorit Vinçenc Gjini, është e vlefshme dhe për lexuesin e gjerë, si domosdoshmëri për njohjen e historisë së kulturës sonë. Opusi i gjerë që përmban krijimtaria e Gjinit është i ravijëzuar në faqet e librit të prof. Akil Kocit. Në të vërehet klasifikimi i qartë si mbas llojeve e gjinive të ndryshme muzikore: muzikë për fëmijë, muzikë vokale-solistike e korale, muzikë orkestrale, vokale-instrumentale, simfonike e muzikë kishtare. Nëpërmjet pasqyrimit të titujve në këtë monografi, lexuesi i gjerë, mëson e njeh dimensionin e krijimtarisë së kompozitorit e vlerën që ajo sjell në kulturën muzikore mbarëshqiptare. Gjithashtu duke qenë se prof. Koci në punimin e tij arrin të paraqiti të plotë dimensionin e larmishëm të personalitetit të kompozitorit, lexuesit i mundësohet, jo vetëm njohja e figurës artistike, por ndërkohë dhe njohja e prof. mr. Gjinit si një ndër nismëtarët e traditave profesioniste muzikore në Kosovë, në fushat e pedagogjisë, publicistikës, botimeve shkollore e shkencore, e si veprimtar i jetës artistike në tërësi. Kështu vakumi informativ mbi këtë figurë të shquar të muzikës në Kosovë, plotësohet falë veprës monografike që na dhuron, në nder të 75vjetorit të lindjes së kompozitorit, prof. A. Koci. Krahas këtyre cilësive që përmban vepra e Kocit, ajo merr dhe vlera më të mëdha si kontribut shkencor, mbasi veç sa treguam më lart, në të përshkruhet gjerazi dhe rezonanca e kontributit të Vinçenc Gjinit në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë. Sipas autorit, veprimtaria krijuese e Gjinit në rrafshin muzikor, shkencor, pedagogjik e shoqëror, nëpërmjet këtij libri do të tërheqë edhe vëmendjen e studiuesve, kritikëve e artistëve, gjë e cila gjen pasqyrim dhe shtrirje të gjerë në monografi. Në shumicën e qëndrimeve ndaj veprës së

Gjinit, është konstant vlerësimi objektiv e cilësor, i cili kur njihet nga mbarë lexuesit, krijon inspirim e vlerësim për kompozitorin në veçanti, e për kulturën kombëtare në përgjithësi. Frymëzimi që përshkon mënyrën e trajtimit të kësaj monografie nga prof. A. Koci, rrit ndjeshëm interesin për muzikën kombëtare në tërësi, e ndërkohë evidenton e lartëson udhërrëfyesit e përparimeve tona kulturore, si është rasti 5 prof. mr. Vinçenc Gjini. Pikërisht këtë, ka arritur t’u dhurojë lexuesve prof. Koci, në përfundim të monografisë kushtuar Vinçenc Gjinit për 75-vjetorin e lindjes. Krahas informacionit të gjerë që i siguron lexuesit, vepra sjell dhe vlera edukative, kulturore e patriotike, të cilat në kuadrin e globalizmit, ruajnë e mbrojnë identitetin kombëtar. Nga leximi i kësaj vepre, lexuesi pavarësisht formimit, mëson shumë të vërteta të pathëna më parë, të cilat sillen në këtë libër falë hulumtimit, profesionalizmit e seriozitetit të studiuesit Akil Koci. Emri i profesor Kocit, krahas kompozitor e veprimtar, njihet dhe si hulumtues e studiues për shumë çështje që janë objekt i studimeve muzikologjike, por në rastin e monografisë së tij për Vinçenc Gjinit, ai ngjiz një monument kushtuar kolegut, bashkëkombësit e personalitetit të njohur – kompozitorit Vinçenc Gjini. Në parathënien e librit të tij “Vibracionet e shpirtit shqiptar” (vëllimi I), Akil Koci shprehet: “Për një krijues apo studiues të artit nuk është aspak e lehtë, madje përbën një sfidë të vërtetë, me shumë të panjohura, guximi për të shkruar rreth veprimtarisë krijuese të kompozitorëve shqiptarë të një periudhe të caktuar”. Tashmë këtë sfidë, prof. Koci e ka kapërcyer me përfundimin e monografisë kushtuar personalitetit të shquar që ka bërë histori në lëmin e artit muzikor, prof. mr. Vinçenc Gjinit. Realizimi i kësaj monografie, përbën një kontribut të vlerësueshëm në botimet muzikologjike. Në lexim të saj, ndien impresionin e detyrës ndaj kompozitorit, kolegut e veçanërisht ndaj historisë së traditës sonë muzikore, e cila edhe pse e re, ka çfarë t’i ofrojë kulturave të tjera. Vepra spikat për informacion të gjerë, analiza të thelluara, referenca të bollshme, e strukturim të plotë. Krahas këtyre, ajo shquhet për fjalor të pasur, artikulim të logjikshëm, ngjyrime emocionale e natyrshmëri të të shprehurit. Ndërkohë, përveç njohurive mbi krijimtarinë emblematike të prof. mr. Gjinit, vepra të pasuron me erudicionin e autorit, që ndeshet vazhdimisht në faqet e saj. Libri është ndihmesë e çmuar për hartimin e historisë së plotë muzikore të popullit shqiptar, dhe zgjeron më tej vargun e studimeve mbi muzikën tonë, si një vepër impresinuese. Këto impresione vijnë te lexuesi, falë kompetencës, mjeshtërisë e përkushtimit të kompozitorit e muzikologut erudit prof. Akil Mark Koci, autor i monografisë memoralistike kushtuar prof. mr. Vinçenc Gjinit për 75-vjetorin e lindjes së tij. *“Artist i merituar”


KOHA E LIRË

15 PRILL

FAQE 22

1 E panjohur matematikore. 4 Numer themelor. 7 K.F. gjilanas. 9 Pema. 11 Që i lë punët zvarrë. 12 Ish-boksieri i njohur britanik, Luis. 14 Pjese e automobilit. 15 Perzgjedhesi i Kombetares Shqiptare ne futboll. 17 Njesi e vjeter peshe. 19 Qyteti i cili i pari ne bote arriti numrin e banoreve ne nje milion. 21 Aktorja, Krasniqi. 22 Variant i emrit Enis. 23 Emnake e Amirit (varianti boshnjak). 25 Shege. 26 Kendova psalme. 27 Element kimik (Yb). 29 Emer femre ilire. 31 Kohe e lire. 32 Ridvan (dim.). 33 Shkrimtari, Sotir. 36 Karikaturisti, Mikullovci (shq.). 39 Banor i nje shteti aziatik. 40 Kosova Liberation Army. 42 Lume qe buron ne Turqi dhe vazhdon ne Kaukaz. 44 Ndertimet mbi lumenj. 45 Deshmia, fakti. 47 Kengetarja, Libohova. 48 Shtet amerikano-latin (pashq.). 49 Gojetari. 51 Hapesire e madhe ujore. 52 Kengetari e gazetari, Mripa. 54 Radhet, rreshtat. 56 Muaj viti. 57 Varianbt i emrit Anton. 58 Lume ne Shqiperi (pashq.). 59 Prodhues izraelilt i automjeteve. 1 Zemerimi, inati. Vertikalisht 2 Shtet i madh boteror. 3 Fillim, nisme. 4 Mjet transporti (sh.pashq.). 5 Futbollisti anglez, Uejn. 6 Futbollisti kamerunas, Sejmuel. 7 Kotem. 8 Futbollisti holandez, Roben (shq.). 9 Krahu, fleta. 10 Figurat kishtare.

11 Element kimik (Br.). 13 Futbollisti i Kombetares Shqiptare, Ervin. 14 Shkurtesa olimpike franceze. 16 Borxh. 18 American Society of Anesthesiologists. 20 Qirate. 22 Filozofi i vjeter grek, ... i Aleksandrise. 24 Element kimik (Ar). 26 Pusia. 28 Arben (dim.).

30 Lloj lende organike qe permban azot. 33 Kompozitori, Macula. 34 Më zihen këmbët e nuk eci dot. 35 Masa. 36 E javes. 37 Lëng i athët kumbullash, thanash etj., i zier mirë e i trashur, që përdoret në gjellë. 38 Deshmori i Kombit, Jashari (Kumanova). 39 American University in

A e dini se...

Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetike dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t'i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë *** Ekzistojnë rreth 6 000 sëmundje gjenetike dhe nga këto vetëm për një pjesë shumë të vogël shkencëtarët kanë idenë se si t'i kurojnë. Shpresohet që me deshifrimin e materialit gjenetik të arrihet të kuptohen më mirë sëmundjet, mekanizmat e tyre dhe mundësisht të gjendet një kurim. *** Nivelet e kolesterolit në trupin e njeriut ndryshojnë me stinët. Është ky rezultati i arritur nga një kërkim i kryer nga Universiteti i Masacusetit mbi 517 persona të shëndetshëm. Doli si përfundim që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër, dhe më të ulëta në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat. Matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt mbërrijnë në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL tek meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL tek femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plazma në stinët e ndryshme. U gjet edhe që nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme. *** Për herë të parë, regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Atë

Kosova. 41 Leng syri. 43 International Atomic Time . 45 Ish-kampioni francez i Formules 1, Alen. 46 Sheshi, mejdani. 49 Spango e trashë dhe e fortë. 50 Ne mitologjine inke: Hyji i Diellit. 53 Dem i madh, kerdi, gjeme. 55 Politikani i njohur amerikan, Robert.

kohë, Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë. *** Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve. *** Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço. Ai u vendos me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. *** Gjuha e një kameleoni është dy herë më e gjatë, sesa trupi i tij. *** Një lopë gjatë jetës së saj mund të japë 200.000 gota qumësht *** Milingonat nuk flenë asnjëherë gjumë. *** 60 minuta nën tokë brenda një arkivoli; duket se është kufiri i fundit i sporteve ekstreme, edhe pse me sportin nuk duket të ketë shumë lidhje. Duke paguar 75 euro, një sipërmarrës holandez ofron mundësinë që gjithkush mund të varroset për argëtim. Kjo gjë duket si një makth i keq, por duket se funksionin më së miri, kjo kuptohet lehtë nga numri i madh i atyre që kanë kaluar këtë eksperiencë. Përgatiti Anila Hoxha


ENGLISH

15 PRILL

FAQE 23

Welcome to Albania In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer


NEW ISTANBUL SUPERMARKET 8 NEW COLLEGE PARADE (next to EL BELLO)

Finchley Road London NW3 5EP Ne kemi gjithça i duhet kuzhines shqiptare. Çmimet me te mira ne treg, cilesi e garantuar, produket shteppie AJVER, te gjitha produktet Kelmendi. Eja dhe shikoni se kemi gjjithçka qe ju deshiorni.

Ju mirepresim!

Oferte Speciale £4.99

OFERTE SPECIALE BLI NJE MERR NJE FALAS

Tel: 02074834767 Mob: 07765137981


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.