TH E
NR.5/8 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info
LONDON
Rezervo vendin tënd në Albanian Yellow Pages 2009
Tel: 02082169527 info@albaniancontacts.com
Aplikimi për nënshtetësisë Britanike Tel: 02082169527
AUGUST 2009
HOME OFFICE KËRKON EDHE
ÇERTIFIKATËN E LINDJES
Gent Durmishi tregon të gjitha procedurat SHQIPTARËT E BRITANISË TË
Speciale faqe 4
BRAKTISURIT E MËDHENJ...
LORIK CANA, Nga këtu "do pushtoj" Anglinë
Speciale faqe 3
faqe 37
Shpresa Programme e ftuar nderi tek Mbretëresha Elizabeth
faqe 5
211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com
T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050
Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin... faqe 5
1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?
Not your fault
OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses
A dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj për të studiuar në Britaninë e Madhe?
LONDON AUGUST 2009
Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndrrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjioze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mençur në drejtim të arsimimit? “Korbi Education” në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!
Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Web: www.kovanigroup.com
A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.
Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY
Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni
Tel: 0207 2721130
Mob 07944367779
Pë të gjithë shqiptarët në Britani që dëshironi të sillni të afërmit tuaj të shkollohen në Britaninë e Madhe, ju lutem kontaktoni Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002
Transport mallrash nga Anglia ne Shqipëri dhe Kosovë Shpërndarja në destinacion bëhet në bazë të sasisë . Lokacionet: * Barking, London *Tiranë , Shqipëri Për më tepër kontaktoni në 24 orë Meridanin në numrin e telefonin :
07501382777
2
LONDON AUGUST 2009
DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU
K
Nga BasHkim mETalia
ohët e fundit një grup nga redaksia e gazetës “The Albanian” pati një turne disa ditor në Edinburgh dhe Glasgow të Skocisë. Në fakt fjala mori dhenë: Në një restorant të George Street , rrugë kjo që shtrihet në Qytezen e re Gjorgjiane(Georgian neë town, një trashëgimi Kulturore e mbrojtur nga UNESCO) , të Edinburgh-it, një nga një, tavolina jonë, u mbush me bashkatdhetarë që nuk i njihnim dhe as që ishim takuar më parë. Udhërrëfyesja jonë Vojsava Suti e cila na ndihmoj shumë, gjatë qëndrimit tonë në Skoci e kishte shpërndarë lajmin; një grup nga redaksia e gazetës “The Albanian” është në Skoci . Për një moment e ndiem veten të rëndësishëm , më vonë e kuptuam që
Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com
REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,
3
Tel/fax:02082169527
SHQIPTARËT E BRITANISË
TË BRAKTISURIT E MËDHENJ...
kjo ndjesi sa vinte dhe përpihej , sepse këta njerëz, këta shqiptarë kishin nevojë komunikimi kishin nevojë për përkrahje, kishin nevoje të qanin hallet e tyre. Udhërrëfyesja jonë tashmë ishte prej shumë vitesh në Edinburgh dhe punonte si mësuese në një Kolegj. Ajo na rrëfeu përveç të tjerash sesi shqiptarët, jo dhe aq të paktë në numër , organizoheshin.
Fatkeqësisht fjala organizim ishte një fjalë e huaj, dhe nëse ndodhte ,ose ishte spontan ose me lidhje familjare dhe shoqërore. E vetmja mundësi komunikimi ishin alternativat elektronike ; e-mail-e, radio në seksionin shqip e BBC-së ... Radio Kina në shqip apo dhe kanalet satelitore shqiptare. etj etj Me një fjale ky komunitet ishte një hallkë e shkëputur nga re-
aliteti i mërgatës shqiptare në Britani. Znj. Suti po përpiqet me sa ka mundësi që të mundet, që të krijoj një lidhje të formësuar me ide dhe plane që deri tani nuk ka mundur t’i vinte në zbatim. Me një zell të madh na tregonte se cilat mund të ishin rrugët dhe mundësitë , për të krijuar një lidhje organizative që të mund të vitalizonte kohën dhe veprimtaritë e shqiptarëve
A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar
SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit
të këtushëm.
Parë në këndvështrimin e një modeli të ngjashëm me komunitete të tjera në Britani , shqiptarët janë shumë larg të qenit të plotësuar me nevojat sociale, edukative, dhe shumë më pak të emancipuar për të kundruar integritet të mirëqenë dhe me bazë të shendosh mbarë komunitare. (Vijon ne faqe 4)
Aplikimi për nënshtetësisë Britanike LONDON AUGUST 2009
S
Nga muHamEd VEliu
humë emigrantë shqiptarë rrezikojnë marrjen e nënshtetësisë britanike, pasi Home Office ka nisur të kërkojë certifikatën e lindjes. Mësohet se në të shkuarën aplikantëve nuk i është kërkuar çertifikata. “The Albanian” ka zbuluar se po shtohen gjithnjë e më shumë rastet kur aplikantëve u kërkohet certifikata e lindjes në Kosovë. Përballë kësaj situate aplikantët e kanë të pamundur paraqitjen e një certifikate të tillë, pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë në Kosovë, ku mund të pajisen me një të tillë. Nëse ata do të duan të marrin një certifikatë të tillë nga Ambasada Kosovës në Londër, nuk munden, pasi kjo ambasadë nuk kryen shërbime konsullore. Ky zhvillim i fundit në aplikimin për nënshtetësi britanike, kryhet në ato raste kur (case worker) personi që shqyrton aplikimin, nuk është i bindur se aplikanti është me të vërtetë personi që po aplikon, apo dikush që ka përfituar leje qëndrimi me identitet të rremë. Duket se një tjetër motiv për Home Office në të kërkuarin e çertifikatës së lindjes, është zbulimi i disa emigrantëve shqiptarë të kërkuar nga Interpoli, por kanë mundur të përfitojnë qytetarinë britanike. Megjithatë përfaqësuesit dhe këshilltarët ligjor të çështjeve të emigracionit japin rrugëzgjidhjet e tyre për të tejkaluar këtë problem në aplikimin për nënshtetësi britanike. Gent Dyrmishi sqaron se Home Office ka nisur të kërkojë certifikatat e lindjes aplikantëve për qytetari, që prej disa muajsh kur u hap departamenti hetimit, për personat që kanë fituar nënshtetësinë përmes mashtrimit. “Në aplikimet e reja, nuk është se po ndodh me shumë njerëz, por kemi raste kur u kërkohet të vërtetojnë identitetin e tyre, përmes një certifikatë lindje apo përmes një deklarate, ku duhet të sqarojnë përse ata nuk mund ta dorëzojnë një certi-
4
Home Office kërkon edhe çertifikatën e lindjes
fikatë lindje” thotë Dyrmishi. Më tej ai sqaron se çfarë ndodh në ato raste kur aplikantët nuk munden të vërtetojnë identitetin e tyre, ashtu siç kërkon Home Office. Për këtë Dyrmishi thotë: “Nëse aplikanti ka një arsye të mirë përse ai nuk mund të dorëzojë një certifikatë lindje, pasi ka disa zona në Kosovë ku rekordet janë zhdukur, ai duhet ta bëjë këtë përmes fakteve, atëherë Home Office zakonisht merr një vendim pozitiv. Dua të theksoj se dhënia e qytetarisë, është një diçka që i përket sekretarit britanik të këtij shteti, nëse ata binden se aplikanti e meriton qytetarinë. Aplikantit i kërkohen të plotësojë rregullat. Edhe me plotësimin e rregullave, kushteve sipas marrjes së lejes së qëndrimit të përhershme nuk do të thotë, që ti e ke marrë automatikisht qytetarinë. Të vetmit që e fitojnë automatikisht janë ata që lindin në këtë vend. Shumë nga njerëzit që unë njoh, thonë se duke plotësuar kushtet, atëherë automatikisht u takon marrja qytetarisë. Kjo nuk është e vërtetë” Kërkesa e azilit dhe më pas fitimi lejeve të qëndrimin me identitete të tjera si ndryshimi emrit apo nacionalitetit është një temë e nxehtë po aq delikatë këto 15 vitet e fundit në komunitetin shqiptarë në Britani. Pasojat e aplikimit për azil me identitet tjetër, duken haptas në hapat e mëtejshëm të qëndrimit në Britaninë e Madhe, siç është edhe aplikimi për qytetarinë britanike. Situatës i shkon për shtat thënia e famshme Shekspiriane “To be or not to be” që në rastin e emigrantëve
shqiptarë përkthehet “A ka ardhur koha të tregojmë të vërtetën”. Cilat janë kostot e një hapi të tillë? Kush është procedura në të tilla raste? Këto janë disa nga dilemat që lindin. Këshilltari ligjor Gent Dyrmishi
e trajton këtë problem si çështje idividuale të personave të cilët duan të ndjekin këtë rrugë. “Këshilla jepet individualisht për çështje idivuduale” thotë ai duke vijuar së shpjeguari hapat që duhen ndërmarrë. “Ka shumë emigrantë shqiptarë që ndoshta nuk e dinë se e kanë fituar lejen e qëndrimit të përhershme në Angli jo në bazë të identitetit apo të zonës nga ata vinin. Këtu përfshihen grupe që e kanë fituar nëpërmjet amnistisë apo të kohës së gjatë të qëndrimit,ose në bazë të një lidhje me një qytetare apo qytetarë të komunitetit europian apo britanike. Kjo do të thotë se ata nuk e kanë fituar statusin e qëndrimit, në bazë të persekutimit nga zona ku vinin. Të gjithë këtyre shqiptarëve unë duhet tu jap këtë këshillë. Ata duhet të tregojnë të vërtetën. Këta janë ai grup që nuk do të cenohen, nga kjo thënie e së të vërtetës. Ka shumë raste kur familje të tëra paraqiten tek ne, të cilët e kanë fituar lejen e qëndrimit në bazë të (legacy case) apo amnistisë që druhen të tregojnë të vërtetën kur ne këmbëngulim që ata të tregojnë të vërtetën. “ Dyrmishi tregon në kompaninë avokatore “Karis Law” ku ai punon ka patur shume raste kur aplikantët për qytetari kanë treguar të dhënat e vërteta dhe e kanë fituar qytetarinë. “Shqiptarët duhet ta dinë që Home Office një nga gjërat që vlerëson më shumë është ndershmëria” thotë ai.
“Ka shumë emigrantë shqiptarë që ndoshta nuk e dinë se e kanë fituar lejen e qëndrimit të përhershme në Angli jo në bazë të identitetit apo të zonës nga ata vinin. Këtu përfshihen grupe që e kanë fituar nëpërmjet amnistisë apo të kohës së gjatë të qëndrimit,ose në bazë të një lidhje me një qytetare apo qytetarë të komunitetit europian apo britanike. Kjo do të thotë se ata nuk e kanë fituar statusin e qëndrimit, në bazë të persekutimit nga zona ku vinin. Të gjithë këtyre shqiptarëve unë duhet tu jap këtë këshillë. Ata duhet të tregojnë të vërtetën”
Një këpucë “shqiptare” për Bregoviçin... LONDON AUGUST 2009
I
Nga PETriT kuçaNa
shte gati e pabesueshme, që jo vetëm Zoti Begoviç do të vinte sërish në Shqipëri, por që në të gjitha kërkimet në internet, nuk rezultoi qoftë edhe një iniciativë për t’u shprehur ndaj tij. E gjitha që mund të gjeje ishte lajmi pompoz, një mitizim i këngëtarit, që më e pakta mund të konsiderohet si tepër fyes për çdo shqiptar. Në të vërtetë ai lajm ishte copy-paste e kompanisë që e kishte ftuar zyrtarisht këtë këngëtar dhe u lumturova kur një kolegja ime e gazetës “55” nga Tirana, më njoftoi se ishte ndër të vetmit, që nuk kishte pranuar që në faqet e kësaj gazete, të botohej reklama e tyre. Mediat e tjera dhe sidomos televizionet e bombardonin shikuesit me këtë reklamë, duke e himnizuar Zotin Bregoviç si këngëtar të papërsëritshëm dhe se ky ishte një rast që kurrsesi, në asnjë mënyrë nuk duhej humbur... Nëse targeti i këtij koncerti ishte rinia, natyrisht që kjo le shumë vend për diskutim, por duket se organizatorët, që zyrtarisht u njoftua se është një kompani e re telefonike në Shqipëri, duket se ishin ngutur pak; së pari me ftesën që i kishin bërë dhe së dyti me vendin që kishin zgjedhur, Durrësin, që si në çdo sezon veror është kthyer në kryeqendrën e pushimit të shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike shqiptare. Ishte vërtet e vështirë për të mos thënë e pamundur, që të gjeje një media shqiptare që të mos ketë shkruar mbi “vizitën tepër të suksesshme” të z.Bregoviç në Tiranë, ku iu dhurua edhe çelësi i qytetit nga kryetari i Bashkisë. Dhe kjo histori zgjati së paku për tre vjet, ku nuk lihej pa u përmendur ky rast, dhe vjen një ditë e bukur që këto media botojnë ose transmetojnë “në heshtje” reklamën për “ardhjen e madhe të tij”, dhe këtu mbaron gjithçka. Gjithsesi u lumturuam kur morëm mbi 2000 mesazhe elektronike brenda ditës, në mbështetje të thirrjes sonë qytetare “Thuaj Jo Bregoviçit”.
..... kishte qytetarë që kishin parashikuar edhe më ekstremen; nëse koncerti gjithsesi do të zhvillohej do të prisnin biletat dhe do të hynin në sallë dhe nëse nuk do të lejoheshin vezë apo domate, do të hiqnin këpucët....
Pothuajse në të gjitha këto mesazhe, përveç një shkundje nga hutimi, dëshmohej gadishmëria për të protestuar ndaj ardhjes së Bregoviçit në Shqipëri. Kishte nga ata qytetarë shqiptarë nga Shqipëria, trojet etnike shqiptare, dhe sidomos mërgimtarët, që dëshmoni se do të dilnin të protestonin qoftë edhe vetëm me familjet e tyre përpara kompleksit ku do të zhvillohej ky koncert. Dëshmohej gjithashtu që nuk do të mungonin vezët dhe domatet jo vetëm për Bregoviçin, por edhe për
ata që do të shkonin në këtë koncert, madje kishte qytetarë që kishin parashikuar edhe më ekstremen; nëse koncerti gjithsesi do të zhvillohej do të prisnin biletat dhe do të hynin në sallë dhe nëse nuk do të lejoheshin vezë apo domate do të hiqnin këpucët.... Ishte vërtet e pamundur që të klasifikoheshin me moshë këto mesazhe elektronike, por pjesa dërrmuese ishin moshë e re dhe sidomos nga diaspora. Të gjitha këto iu bënë të ditur organizatorëve dhe të nesërmen u dha njoftimi zyrtar se për arsye shëndetësore Bregoviçi nuk do të vinte në këtë koncert, por do të zëvendësohej nga një grup tjetër. Po a e dinte rinia, e targetuara e këtij koncerti, se kush ishte Bregoviç, apo thjesht ishte reagim bashkimi në kauzën antibregoviçjane? Nëse vërtet mund të kishte dilema në lidhje me këngëtarin Bregoviç, rinia dhe sidomos rinia, do të mjaftonte të bënte një kërkim në internet dhe do të “zbulonte” se kush është Goran Bregoviç dhe çfarë përfaqëson ai për shqiptarët ? Mjafton të kërkosh të dhënat
e tij në internet dhe të shikosh sesi “ky këngëtar me famë botërore” ishte miku i ngushtë i kriminelëve të përbetuar anti-shqiptar; Ratko Mlladiçit, Vojisllav Sheshelit, Zheljko RaznjatoviçitArkanit, në koncertet që ky dha për ta në kohën e luftës në Kroaci dhe Bosnje, në Vukovar, Pale, Banja Luka, Srebrenica etj. Do të zbulonte se Bregoviç u kthye në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e masakrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”, Juriiiis(Sulm)... Pucaaaaaj(Qëllozjarr)! Veçanërisht kënga “Kallashnikov” u bë këngë e preferuar e çetnikëve të Sheshelit, “tigrave” të Arkanit etj etj, këngë që shpërthente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vrasje, përdhunime dhe spastrim etnik në Kosovë. Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera, thuhej në një website. Ndërsa kolegu ynë nga USA z.Beqir Sina shkruante se me 20 shkurt, kur Kosova u shpalli pavarësinë, në Beograd filluan protestat, ku
5
protestuan mbi 100 mijë veta me flamuj dhe pankarta kundër Kosovë dhe në kanë folur në këtë protestë Kryeministri i Serbisë Voislav Kostunica, dhe Tomislav Nikolic, ultranationalist nga Serbian Radical Party, Goran Bregoviçi, një këngëtar çetnik dhe arkanist serb, regjisori dhe artsti Emir Kusturica, kampioni i tenistit Novak Djokovic Aleksandar Vucic, Secretary General of the Serbian Radical Party dhe lider fetar nga Serbian Orthodox Church´s” etj etj . Gjithësesi edhe nga përkrahësit e muzikës serbe, pra shqiptarë që e duan këtë muzikë, edhe nga internacionalistët apo kozmopolitanët shqiptarë nga më të thekurit, mbrojtës të Bregoviçit, nuk u kundërshtua asnjëherë, të paktën nuk mund të gjendet nga asnjë motor kërkimin internet), përkrahja e fuqishme që Bregoviçi i ka bërë kasapit të Ballkanit Millosheviç dhe klikës së tij shoviniste, së bashku me të akuzuarit e Hagës, kriminelët serbë përgjegjës të mijëra e mijëra vrasjeve në Ballkan. “Të zhgënjyer” ishin edhe ata që mendonin se Bregoviçi para se të vijë në Shqipëri duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve. Madje edhe artistët, muzikë-serbodashësit nuk mundën që ta ndajnë Bregoviçin si artist, këngëtar dhe si veprimtar. Por edhe ata që tentuan ta bënin një gjë të tillë nuk mundën që të gjejnë një precedent. Është vërtet shumë e vështirë e gati e pamundur që në historinë ballkanike, evropiane apo më gjerë të gjesh një artist, muzikant, shkrimtar, piktor, etj etj që ka përkrahur diktatorë apo diktatura, ko muniste apo fashiste që është nderuar.
Është e vështirë dhe gati pamundur që të gjesh ndonjë artist i çfarëdo profesioni qoftë që ka përkrahur fuqishëm me dëshirën dhe vullnetin krejt të lirë të tij musolinin, Hitlerin apo çdo diktaturë dhe diktator dhe që më vonë është nderuar.
Me ne shqiptarët ndodhi tre vite më përpara dhe çorientimi ishte kaq i madh saqë thuajse u hesht, por ardhja e Bregoviçit në Durrës përbënte absolutisht një përdhunim të ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve, aq me tepër që në këtë sezon turistik, bregdeti shqiptar e sidomos Durrësi, është shndërruar në kryeqendrën e shqiptarëve nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë anë e mbanë botës. Por kjo nuk u lejua dhe jo vetëm kaq. Nëse z.Bregoviç “do ta shikojë Tiranën ëndërr”, në fund të fundit do t’i dhurohet ndonjë këpucë... shqiptare...
(Vijon nga faqe 3) Histeria dhe dramaciteti i situatës vjen kryekëput si pasojë e mos vemjes dorë në pikat më nevralgjike, dhe më urgjentë që kërkon shoqëria jonë në emigracion. Ligjërimet , skrupuloziteti dhe akrobacia mediokre e pseudo-intelektualeve gjoja për të marrë në dorë modulet integruese,ka dështuar me kohë ; që me promovimin e tyre në ballin e oxhakut. CV-të profesionale janë të rëndësishme dhe do të ishte pozitive nëse janë të pasura( nuk është e nevojshme show up) ; por duhet që ato të deshifrohen në terren dhe të japin fryte. Konstatoj se ky lloj përcaktimi vjen si rrjedhojë e mos produktivitetit dhe mosfunksionimit të një hierarkie te thjesht shoqërore që do shumë pak për të elaburuar efikasitet dhe sukses. Retorika e problemeve që ka një komunitet ose me mirë , forca shprehëse e këtyre , vjen si një ngashërim i çdo njërit që sheh se po paguhet një kosto e lartë në dëm të gjithsecilit , dhe më së shumti tek brezi i ri. Të dalit “goja mbas veshit” i shkon për shtat shumë retorikës nga kritika , për më tepër atëherë , kur në vend që të shohësh progres ; fatkeqësisht regresi i mbështillet gjithnjë e më tepër integrimit shqiptar në MB. Edhe pse, nuk do të ketë reshtje, në asnjë moment, deri në ndërgjegjësim. Nga këtu shtrohen një sërë pyetjesh, që kërkojnë përgjigje të drejtpërdrejta dhe të mos katapultohen gjetiu , për të shmangur përgjegjësi.
Një komunitet që mendohet të shkojë në 100-150 mijë shqiptarë, ndoshta dhe më pak se kaq, (në fakt që këtu mund të lind pyetja e parë se pse nuk ndërhyhet të dihet një numër i saktë ?) ; a duhet që ky potencial njerëzor , këta shqiptarë të kenë më tepër mbështetje : Në ndjekjen dhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët
LONDON AUGUST 2009
6
Një nga prioritetet e politikës së jashtme shqiptare është se, “do të mbështesë fuqishëm hapat që ka ndërmarrë qeveria për shërbimin e denjë të nevojave të nënshtetasve shqiptarë që jetojnë në botë , për lëvizjen e lirë të qytetarëve , për krijimin e politikave lehtësuese dhe favorizuese për diasporën e hershme dhe aktuale, si dhe zhvillimin e drejtë të politikave konsullore... Në realitet nuk shohim të praktikuar agjenda të këtij soji të paktën në Britani.
e tyre? Në përpilimin e një programi mësimorë të veçantë për fëmijët në diasporë? Në garantimin e teksteve mësimore(veçanërisht abetare) dhe administrimin e tyre në mënyrë transparente dhe jo si deri tani? Në hartimin e një strategjie të qartë organizimi për të qenë uniform si
komunitet ? Në trajtimin e fenomeneve negative brenda komuniteti?
Këto aspekte dhe të tjera duhet që të iniciohen dhe të merren masa ,që nesër të mos jetë vonë. Është provuar tashmë që shoqatat shqiptare nuk janë të afta, dhe nuk kanë vullnetin të jenë pjese e zgjidhjes , përpos joshjes për pasurim të shpejt nëpërmjet misionit “charity”. Dhe për fatin e keq një zë që duhet të ishte pararojë dhe përkrahës moral dhe kushtetues ; ambasada shqiptare, nuk denjon që krahas gamës së çështjeve të tjera diplomatike të marrë në dorë edhe të luaj një rol organizativ në të mirë të bashkëkombësve.
Të tregojë jo vetëm interesim por të ndërhyjë (sepse i takon, e theksoj , moralisht dhe kushtetuteshmerisht) për një diskutim për zgjidhje të problemeve . Të kihet parasysh se çështja shtrohet, si individualisht ashtu dhe në rang institucional të shqetësimit, duke qenë se edhe “preokupimet dhe iniciativat” kanë qenë të tilla. Më konkretisht, gjendja rëndon tek brezi i ri që po rritet , shthurja dhe divorcet në çift, mos koordinimi i përfaqësisë diplomatike shqiptare (si përfaqësues të drejtpërdrejt të shtetit shqiptar ) me bashkatdhetarët e tyre, me organizata dhe faktor që veprojnë në jetën shoqërore të shqiptarëve. Identifikimi i problemeve dhe nevojave imediate të shqiptarëve në BM është një koncept që nuk kapërdihet nga shteti i shqiptar, dhe i përfaqësuesve të tij diplomatik . Roli i përfaqësisë sonë diplomatike ,për të mos thënë i pazëvendësueshëm , është një katalizator dhe rregullator që do të mund të krijonte një hallkë të fortë , në dobi të komunitetit; gjithnjë brenda kuadrit kushtetues të Republikës se Shqipërisë. Aq më tepër kur një agjendë e tillë them se nuk e devijon misionin diplomatik . Identifikimi i problemeve nuk është një dukuri enigmatike,pasi ato përjetohen nga të gjithë ne.
***
Kjo rëndesë e situatës bëhet akoma më dramatike kur përvijohen inskenime të pakëndshme që fajësohet drejtpërdrejt media, e cila pa ndërprerje ka qenë kritike dhe e paanshme në lidhje me problemet e komunitetit shqiptar .
Të vjen vërtete keq kur sheh se shqiptarët anekënd Britanisë janë jo vetëm të papërfaqësuar, por fatkeqësisht janë të harruar. Ku janë këta atdhetarë, politikanë, diplomatë apo misionarë shqiptarë që ahengun e tyre e kanë të shtruar vetëm në Londër , dhe jo më tej ku ka shqiptarë? Një nga prioritetet e politikës së jashtme shqiptare është se, “do të mbështesë fuqishëm hapat që ka ndërmarrë qeveria për shërbimin e denjë të nevojave të nënshtetasve shqiptarë që jetojnë në botë , për lëvizjen e lirë të qytetarëve , për krijimin e politikave lehtësuese dhe favorizuese për diasporën e hershme dhe aktuale, si dhe zhvillimin e drejtë të politikave konsullore.” Në realitet nuk shohim të praktikuar agjenda të këtij soji të paktën në Britani. Aq e madhe është mungesa e shtetit shqiptar , pra e diplomacisë shqiptare saqë mund të ketë edhe reagime të tilla nga shqiptarët e këtushëm : - “pse a kemi edhe ne ambasadë !?” Ironia nuk është e imja por ...e mungesës , injorimit , dhe lënies në harresë ndaj këtyre bashkatdhetarëve. Tërësia gjeografike Britanike dhe Irlandës së veriut , është dhe sektori i punës ku ambasada jonë duhet të përqendrohet , bashkë me agjendat e tjera të paracaktuara që një përfaqësuese e një shteti duhet të ketë. Fatmirësisht shqiptarët përfaqësohen nga dy ambasada, një rast unikal që një komunitet mund të ketë. Në shqetësimet tona, nuk është se duhet dikush , patjetër të bëhet tabele qitjeje , as dhe duhet të llastojmë me elozhe të përsëritur , sepse s’besoj se e meritojnë këtë luks, por që ne, bazohemi në atë që demokracia na i mundëson dhe i kërkon, si pjesë e zhvillimit tërësor social-kulturor.
LONDON AUGUST 2009
...kam mësuar se ... kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne, por ne jemi përgjegjës për atë së kush bëhemi në të ardhmen.... Nëse qëmtojmë hap pas hapi vargun e gjatë të karvanit të integrimit tonë në Britaninë e Madhe , besoj se edhe lexuesi do e kuptoj se është e thënë dhe stërthënë , gjatë gjithë kësaj kohe. Por ama një gjë është e sigurt se nuk do të ndalemi së thëni atë çka duket ,, dhe është e pabërë. Ligjërimet dhe zotimet gjithmonë janë shkruar në pergamene akulli dhe jo në ditarët dhe projekte që mund të zbatohen. Kurrë nuk do të jetë një luks i tepërt që Ambasada e Republikës së Shqipërisë të bëj një takim me përfaqësues të shoqërisë civile(shoqatat), dhe faktorëve të rëndësishëm me potence intelektuale këtu në Britani në mbështetje të komunitetit. Kurrë nuk do të jetë një e luks i tepër të infiltroj në qeverisjen lokale dhe qendrore të Britanisë që të mund të sistemoj problematikat aktuale të komunitetit. Kurrë nuk do të jetë një luks i tepërt që si ndërmjetëse e shtetit shqiptarë të inicioje simpoziume apo dhe panaire, të kulturës , traditës dhe vlerës kombëtare,për dhe me komunitetin shqiptare në Britani. Kurrë nuk do të jetë një luks i tepërt që të bëhet transparente të paktën një herë në vit përballë shqiptarëve të këtushëm , puna dhe përpjekja për çështje të rëndësishme që i përkasin bashkëkombësve tanë. Dhe kjo jo për të treguar volum të agjendës , por për të ndihmuar dhe luajtur një rol pozitiv në dhe për përfaqësimin e shqiptarëve. Kurrë ndonjë herë përfaqësia e Republikës së Shqipërisë nuk ka pasur një numër kaq të madh sa tani si punonjës pranë ambasadës. Por s’qenka e thënë. Vetëm dy përfaqësues të republikës së Kosovës ndodhën në Londër dhe krahasuar më atë të Shqipërisë kanë qenë shumë më aktivë dhe
7
Kurrë ndonjë herë përfaqësia e Republikës së Shqipërisë nuk ka pasur një numër kaq të madh sa tani si punonjës pranë ambasadës. Por s’qenka e thënë. Vetëm dy përfaqësues të republikës së Kosovës ndodhën në Londër dhe krahasuar më atë të Shqipërisë kanë qenë shumë më aktivë dhe shumë më afër komunitetit.
shumë më afër komunitetit. Në dukje të krijohet përshtypja se shteti shqiptarë përkatësisht ministria e jashtme nuk e ka të përcaktuar me rigorozitet agjendën e misioneve diplomatike , ose ose përfaqësia diplomatike nuk i zbaton atë , më keq akoma mban një sy mbyllur duke lënë nën hije një sërë gjërash të pazgjidhur. Në asnjë mënyrë, asnjeri me ndërgjegje të pastër , nuk mund të bëhet konformist i kësaj panorame të shthurur. Ambasadës shqiptare nuk i duhen argatë për ta ndërtuar godinën e saj të re por i duhen bashkëpunëtorë ,për të nxjerrë nga ngërçi këtë situatë dramatike që kanë shqiptarët e Britanisë, nga veriu në skajet më jugore të ishullit .
AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”
NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim
34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM
A Class Motors
Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera
Mos harroni!
BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë
Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE
Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM
O
rganizata bamirëse Shpresa Programme ishte e ftuar nderi tek pritja e shtuar nga Mbretëresha Elizabeth të hënën në datë 13 Korrik 2009 në Buckingham Palace. Shpresa Programme shton në historinë e saj një ftesë të vecantë për të marrë pjesë në pritjen e bërë nga Mbretëresha dhe Duka i Edinburgu-t për fituesit e çmimit të Mbretëreshës për Enterprise 2009. Luljeta Nuzi ishte shumë e lumtur për këte vleresim të punës së Shpresës. Dhe ajo u shpreh: “Shpresa Programme ofron një numër shërbimesh për komunitetin shqiptar si edhe ndihmë për organizata të tjera që iu shërbejnë komuniteteve të ndryshme. Stafi vullnetarët, anëtarët e bordit drejtues punojnë me mish e me shpirt që të ofrojnë shërbime të një cilësie të lartë dhe qe iu përgjigjen nevojave të përdoruesve tanë.”
Shpresa Programme e ftuar nderi tek Mbretëresha Elizabeth LONDON AUGUST 2009
që këta heronj të heshtur bëjnë në komunitet.
Gjate 8 vjetëve të punës së saj ajo ka zgjeruar gamën e shërbimeve që ofron si edhe ka rritur shumë cilësinë se si ajo i monitoron dhe vlerëson ndikimin që këto shërbime kanë tek përdoruesit e shërbimeve që ajo ofron. Puna në bashkëpunim me shkollat apo organizatat e tjera jo qeveritare si Women’s therapy centre, Refugee youth , Aston Mansfield, Refugee council, advice UK , SSE, RAMP, Praxis, Telco, Ramfel, Besa ka mundësur që përdoruesit te marrin shumë me tepër shërbime nëpërmjet punës direkte ose referimeve se sa Shpresa ka kapacitetin.
-Vlerësohet talenti në ekspozitën vetjake të pikturës në qytetin verior
S
ezoni veror turistik për Galerinë e Arteve "Iris" në qytetin e Shkodrës ka nisur me ekspozitën e parë vetjake të piktores angleze Joe Dusha, e cila prezantoi për artdashësit shkodranë 27 punimet e saj më të mira me motive shqiptaro-perëndimore. 29-vjeçarja Joeshima me prejardhje nga ishulli i Mauritius që jeton prej vitesh në Angli është diplomuar në degën e pikturës në shkollën e pikturës "London Metropolitan' dhe prej vitesh ushtron profesionin e pikturës. Në Londër 9 vite më parë ajo njohu Nikolin Dushën, ish-portjerin e Vllaznisë, që pasi emigroi në Angli, u aktivizua si portjer i ekipit Kristal Palace. Pasi e duartrokiti për lojën në portën londineze, preferoi të lidhë jeten me djalin shkodran. Sot të dy kanë një djalë, Piterin 6-vjeçar, që trashëgon emrin e gjyshit nga i jati, një nga emrat e njohur të sportit shkodran të viteve 60-të. Së bashku me djalin e vogël, çifti Dusha vjen çdo vit me pushime në Shkodër dhe në çdo rrugë, Joe sjell pikturat e saj për t'ja dhuruar familjes së bashkëshortit në Shkodër. Kontaket me piktorë shkodranë dhe pritja e ngrohtë e tyre, e ngacmuan Joen për të hapur një ekspozite pikture në Shkodër, pas ftesës që i bëri Galeria e Arteve "Iris". Pas kontakteve me administratorin e Galerisë, fotografin e vjetër shkodran Fatmir Trashani dhe drejtorin piktor Sytki Brahimi, Joe solli nga Anglia 27
Eshtë bëre një punë e madhe dhe të gjithë janë pjesë e këtij suksesi, përdoruesit, vullnetarët, staffi, anëtarët e bordi drejtues donataorët, partnerët.” Ky nuk është i vetmi çmim që Shpresa ka marrë për një punë të devotshme, pasionante dhe krijuese; në maj 2004 dhe dhjetor 2006 u ftua për punën e madhe në Komunitetin Lokal
nga ish kryeministri Britanik Tony Blair dhe gruaja e tij Cherie Blair. Në Qershor 2006 përfaqësuesi i Mbretëreshës Kolonel Dudding deklaroi cmimin e madh The Quenns Award for volunteer sector i cili iu dha Shpresës për kontributin e madh në Londrën lindore në sektorin vullnetar si edhe për të shpalosur punën e madhe
Ed Miliband ,në atë kohe ministër për sektorin e tretë tha; unë i uroj të gjithë fituesit e Queen’s Award dhe i falenderoj për punën e mrekullueshem që ata bëjnë. Ne gjithe vendin, në cdo drejtim të jetës ata afrojnë një kontribut të madh bashkëjetese sociale, rinovimin e komunitetit, dhe drejtesi sociale . Vetëm 104 organizata në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar e morën këtë çmim në vitin 2006. Një ftesë tjetër vjen në korrik të këtij viti vjen për staffing e Shpresës për të marrë pjesë në Garden Party që Mbretëresha organizon çdo vit. Luljeta Nuzi, Flutura Shega, Evis Bodlli and Ermir Disha ishin te ftuar për punën e madhe, dedikimin dhe pasionin e cilesine me të cilen ata punojnë. Një vit më vonë dy anëtare të Bordit drejtues Bedrije Heta dhe Fisnik Panxha morën pjesë ne Garden Party dhe patën mundesinë të flisnin me Mbretreshën .
8
dhanë shpresës një nga parliamenti i fëmijeve të Newhamit’’ The best community group’’ për punën e madhe dhe diferencën që ata kanë mundur të sjellin në komunitetin lokal si edhe nga Newham PCT ‘’The Community of Health award’’ për punën e madhe të bërë në përmirësimin e shëndetit të përdoruesve nëpërmjet shërbimeve të ndryshme. Dhe së fundi 2009 kjo ftesë e vecantë ku rreth 30 individë , përfaqësues të organizata që promovojne social enterprise ishin të ftuar nderi të takonin personalisht Mbretereshen Elizbeth. Dhe me pas ata morën pjesë tek pritja e madhe e shtuar për këtë qëllim ku më tepër se 200 veta merrnin pjese. Shpresa është një shembull jo vetëm në komunitetin shqiptar po edhe komunitete e tjera. Shërbimet që ajo ofron janë për të gjithë familje; grupe përkrahëse grash, klasa shqipe në Londrën lindore dhe veriore, trajnim për vullnetarët, aktivitete sportive ( futboll, martial arts) and argëtuese, valle popullore, këshillime në lidhje me benefite sociale dhe imigracion e shumë te tjera.
PIKTORJA ANGLEZE JOE DUSHA, NJË EKSPOZITË DASHURIE PËR SHKODRËN
punime të saj. Ishte një natë krejt e veçantë për të mbrëmja e djeshme në ceremoninë organizuar në galerinë "Iris" ku kishte shumë pjesëmarrës, piktorë, artdashës, pjesëtarë e miq të shumtë të familjes Dusha, etj. Gjithçka e emocionoi piktoren angleze, Joe Dusha kur i ka parë në mjediset e galerisë. Pas fjalës së rastit të drejtorit të Galerisë, S. Brahimi të pranishmit i përshëndeti protogonistja e ekspozitës, piktorja Joe, me shqipen gegnishte shkodrane. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu dhe kryetari i Këshillit të Qarkut, Gjovalin Kolombi, të pranishëm në ceremoni, vlerësuan piktoren angleze dhe i garantuan mbështetjen e qeverisjes vendore për bashkëpunim në të ardhmen me qytetin e Shkodrës, si ura lidhëse mes të dy vendeve. Duke vizituar ekspozitën me 27 punimet më të mira të Joe Dushës, piktorët dhe artistët vlerësuan nivelin e tyre që për herë të parë erdhën në Shkodër. Përgëzime të veçanta dhanë
dy piktorët më të vjetër të qytetit, Ndoc Gurashi, pasues i Kolë Idromenos dhe Liljana Cefa, një nga pedagoget e spikatura të pikturës në shkollën e mesme artistike "Prenkë Jakova" në Shkodër. Piktorja Joe Dusha thotë se punimet janë kompozuar nën efektin e muzikës së jazzi-t të Frank Sinatra, Nina Simone, Ella Fitzgerald, Beautiful South, etj, pas dëgjimit të të cilave, pranë telajos ka hedhur idetë dhe emo-
Në vitin 2008 dy cmime të tjera iu
cionet në pikturë. Sipas saj, ky ka qënë konceptimi dhe frymëzimi që e ka nxitur të përgatisë pikturat, duke shoqëruar dhe kombinuar çdo muzikë me ngjyrat e kombinuara. Të 27 pikturat e përmasave nga 30 centimetër deri në një dhe dy metra të montuara në kavaletë janë punuar me akrealik, ku dominon abstraktja. Secila prej tyre është unike dhe shpreh emocion të veçantë në kohën kur janë pikturuar. Diku Joe ka shprehur mendjen e një vajze, anën e komplikuar të saj, ndërsa diku tjetër, shoqëruar me ngjyrë rozë, sheh të ardhmen e saj me shpresën për të pasur më vonë një vajzë. Më e vëzhguara ndër pikturat është një kombinim, për të cilën Joe thotë se
ka bashkuar në një kulturat midis Shkodrës dhe Mauritions me kalanë e Shkodrës, Urën e Mesit, Oqeanin, etj. "Përgjithësisht, gëzimin dhe kënaqësinë e madhe që kam ndjerë për hapjen e ekspozitës sime të parë në Shkodër, pas 4 të tillave në Angli, jam përpjekur t'a shpreh përmes ngjyrave të vendosura në piktura", thotë Joe. Ajo nuk nguron të shprehë simpatinë për qytetin e Shkodrës, mikpritjen dhe gjithçka ka gjetur në këtë qytet, duke e quajtur vendin e dytë të saj. Ndërsa kërkon t'a falenderojë të shoqin, Niko për gjithcka i ka dhënë lumturisë së saj, në Angli dhe Shkodër, Joe ka sjellë prindërit dhe motrën më të vogël Giri, mjaft të emocionuar për ç'ka kanë përjetuar këto ditë në Shkodër. Pas kësaj përvoje pozitive, piktorja Joe Dusha thotë se do të vijojë të jetë e pranishme në çdo sezon veror me ekspozitat e saj të pikturës në qytetin e Shkodrës, ndërsa objektivi i ardhshëm është çelja e ekspozitës së saj edhe në Tiranë dhe qytetin e Durrësit
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs Ambasada e Republikës se Kosovës ne UK shpall
Vend të lirë Pune Pozita: asistent/e administrative-part-time Vendi i punës: londer afati i fundit për aplikim: 31.08.2009 kohëzgjatja e kontratës: Një vjet ( me mundësi vazhdimi), me një periudhë provuese prej tre muajsh Paga: 1,150 (nje mije e njeqind e pesedhjete) Eur (Brutto), ne muaj 2. detyrat dhe përgjegjësitë: Punon nën mbikëqyrjen e zyrtarit të ambasadës ose të konsullatës, i cili është përgjegjës për funksionet administrative. E/i caktuara/i në këtë detyrë duhet të jetë në gjendje që të kryej detyrat e përgjithshme administrative dhe funksione mbështetëse logjistike, si dhe duhet të ketë njohuri të përgjithshme të punës me kompjuter dhe përgatitjes së dokumenteve. Funksionet specifike përfshijnë, si vijon: Përgatitja e raporteve dhe korrespondencës së thjeshtë; procesimi i faturave, pagesave për pajisje, licencave dhe formularëve të qeverive mikpritëse, dhe dokumente financiare. kryerja e transaksioneve bankare dhe financiare rutinore; pagimi i faturave dhe shërbimeve, qirasë si dhe pagesa të tjera. kryerja shërbimeve postare dhe të valixheve diplomatike për ambasadë dhe konsullatë; zgjedhja dhe distribuimi i korrespondencës hyrëse; rregullimi i shërbimeve postare dhe transportit të mallrave. mbajtja e një inventari të saktë për të gjitha pasuritë ne ambasade dhe të konsullatave; prokurimi dhe mirëmbajtja e furnizimeve të shpenzimeve, përfshi artikujt e zyrës. kryerja e riparimeve të thjeshta dhe mbajtja e listës së operatorëve të shërbimeve, përfshi personat që merren me riparime, pastruesit, rojet, vozitësit dhe personeli lëvizës. mirëmbajtja e rregullt e hapësirës për deponimin e dosjeve të ambasadës ose konsullatës. adresimi i pagesës për transportin ajror të mallrave dhe transportin e pajisjeve shtëpiake për personelin e ambasadës ose konsullatës; procesimi i faturave për ngarkesa dhe dokumentet e doganave. aranzhimi i operatorëve dhe shërbimeve për teknologji informative; dhe prokurimi i pajisjeve dhe shërbimeve të Ti-së. kualifikimet, shkathtësitë, aftësitë dhe përvoja: Të ketë diplomën e shkollës së mesme; Te jetë shtetas/e e republikës së kosovës ( me qëndrim të rregulluar në shtetin pranues) apo shtetase e shtetit pranues; Të ketë njohuri të gjuhës gjermane dhe gjuhës angleze; aftësia e dëshmuar për sistemimin dhe mirëmbajtjen e dokumentacionit, përcaktimin e zgjidhjeve të duhura; Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën gjermane dhe angleze; Njohuri nga aspekti i ofrimit të shërbimeve diplomatike; Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme të vet-organizimit, të jetë në gjendje që të krijojë përparësi në mënyrë efektive duke punuar në një ambient nën presion; Të ketë 3 vjet përvojë relevante të punës. kandidatët të cilët do të hyjnë në rrethin e ngushtë do t’i nënshtrohen intervistës. aplikacionet te cilat duhet te përmbajnë dy referenca të punës dhe një referencë personale, certifikata nga mjeku për gjendjen shëndetësore, certifikatën se nuk janë nen hetime ne uk dhe ne kosove së bashku me CV-në dhe me dëshmitë përkatëse dërgohen nëpërmjet postës në adresën: Embassy of the republic of kosovo,15 stratton street, mayfair, W1J 8lQ,london, deri në afatin e paraparë për aplikim me shenjën ”kONkurs”duke cekur titullin e sakte te vendit te punës. aplikacionet dhe të gjitha dëshmitë të bashkëngjiten të fotokopjuara, sepse të njëjtat nuk ju kthehen aplikantëve.
LONDON AUGUST 2009
Gjykata në Kardif pafajsi ish agjentit të SHIK-ut Gjykata e krimeve në Kardif ka rrëxuar akuzat ndaj një ish agjenti të shërbimit sekret shqiptarë dhe bashkëshortes së tij, një ish gazetare në një prej televizioneve në Shkodër. Gëzim dhe Vera Ndrecaj akuzoheshin se kishin kërcënuar për të vrarë borxhliun e tyre Agron Hoxha. Nëse ai nuk i paguante 35 mijë stërlina për 10 mijë stërlina të dhëna borxh atherë do ti rrëmbenin edhe vajzën me gruan për ti shfrytëzuar si prostituta. Sipas prokurorisë së Uellsit, ish agjenti SHIK-ut Gëzim Ndrecaj kishte konsumuar veprën penale të dhënies së parave me përqindje po ashtu të kërcënimit. Po të njëjtat akuza rëndonin mbi bashkëshorten e tij Vera Ndrecaj e cila sipas prokurorisë kishte kërcënuar bashkëshorten e Agron Hoxhës i cili ishte pronar i një restotanti në Uells. Që në fillim të procesit gjyqësor cifti Ndrecaj ka mohuar akuzat. Kur pritej të dëshmonte një prej dëshmitarëve kryesor të prokurisë deshmia e tij është refuzuar nga gjykata pasi ai nuk ishte njeri me kredibilitet. Përkthyesi shqiptarë në këtë proces Marsel Rexhepi ka dhënë një dëshmi ku thoshte se Agron Hoxhën e njihte me emrin Gëzim Idrizi dhe se ai i kishte kërkuar para borxh. Kaq ka mjafruar për gjykatësin të hedhë poshtë akuzat e prokurorisë duke lënë të lirë ciftin Ndrecaj. Ky proces gjyqësor ka gjetur jehonë në median e Uellsit pasi në një faqe në internet shkruhet se Gëzim Ndrecaj ka punuar në strukturat e larta të shërbimit sekret shqiptarë madje ai ka bashkëpuar me CIA-n. Sipas gazetës Uells Online Gëzim Ndrecaj kërkoi azin në Britaninë e Madhe në vitin 2002 pasi ishte kërcënuar në Shqipëri për shkak detyrës që mbante në shërbimin sekret shqiptarë.
Shtyhet ekstradimi Ilir Kumbaros
Drejtësia shqiptare nuk do të ketë në dispozicionin e saj për të gjykuar Ilir Kumbaron deri në fund të muajit Tetor. Avokatët mbrojtës të Kumbaros kanë apeluar në gjykatën e apelit në Londër vendimin e datës 24 Mars 2009 dhënë nga gjykatësi Haward Ridle i cili e cilësoi si të drejtë kërkesën për ekstradim të bërë nga shteti shqiptarë. Nuk dihen ende detajet e kërkesës së apelit formuluar nga avokatët e Kumbaros të cilët përsëri tentojnë të bllokojnë procesin e ektradimit. Seanca e apelit do të zhvillohet në fund të muajit Tetor ku me shumë interes pritet të mësohet se cila do të jetë strategjia e palës mbrojtëse, përballë një vendim-ekstradimi tejet të detajuar, me fakte të pakontstushme dhënë nga gjykatësi Riddle. Kërkesa për të apeluar vendimin e gjykatës “City of WSestminster Magistrate Court” ka ardhur menjëherë pasi ish sekretarja britanike e shtetit Xhaki Smith firmosi certitikatën e ekstradimit. Dy javë më parë gjykata e apelit e krimeve të rënda në Tiranë, rrëxhoi kërkesën e avokatëve të Ilir Kumbaros të cilët e quanin si jo të drejtë masën e arrestit me burg dhënë për klientin e tyre. Ilir Nazmi Kumbaro kërkohet të ekstradohet nga Anglia pasi në fletë arrestin e firmosur nga prokurori Xhevat Hana, mbi të rëndëojnë akuzat e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës. Kumbaro u arresta në Londër Tetorin e vitit të shkuar pas një operacioni të përbashkët mes Scotland Yard dhe zyrës së Interpol Tiranës.
31 vite burg trafikantëveshqiptarë Agjencia britanike e krimit të organizuar SOCA në bashkëpunim me policinë e Uellsit dhe atë shqiptare kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptarë të përfshirë të trafikun e grave për prostitucion. Nëpërmjet operacionit të koduar "Adjekt" agjentët e SOCA-s pas një hetimi të filluar në vitin 2007 arrestuan shtetasen lituaneze Edita Tavoraite sëbashku me shqiptarët Tafil Kadria, Xhevdet dhe Lavdrim Cikaj. Që prej shume kohësh ata ishin të përfshirë në trafikimin dhe shfrytëzimin e vajzave për prostitucion në qytetin e Mancesterit dhe në Uells. Aktiviteti i tyre kriminal do të mbërrinte në vëmendjen e SOCA-s pasi policia e Uellsit shpëtoi një vajzë 18 vjecare e cila ishte blerë fillimisht nga Xhevdet Cikaj. Pasi e ka detyruar të shesë trupin e saj për llogari të tij Xhevdet Cikaj e ka shitur atë tek Tafil Kadria për 2 mijë stërlina.Pronarët e saj të rinj, Cifti Kadria Tavoraite e kanë shfrytëzuar vajzën e blerë në zonën Newport në Uells. Pas një procesi gjyqësor disa javor ky grup kriminal është dënuar me 31 vite burg në total. Bashkëpuntorja e shqiptarëve lituanezja Edita Tavoraite është dënuar me tre vite burg. I dashurim i saj shqiptarë Tafil Kadria do të vuaj 13 vite burg. Ndërsa vëllezërit Xhevdet dhe Lavdrim Cikaj do të vuajnë respektivisht nga 12 dhe 3 vjet vite burg. Disa ditë më parë gazeta New York Times në një reportazh të gjatë për trafikun e grave dhe vajzave për prostitucion të kontrolluara nga shqiptarët, analizonte strukturën e organizimit të grupeve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe të përfshira në tregëtinë e mishit të bardhë ose skllaverine modern.
"Burri me shfrytëzoi si prostitute në Londër
I premton martesë dhe e dërgon në trotuaret e Belgjikës dhe Anglisë. Kjo është historia e një vajze nga Fieri, e cila është martuar me Hysni Sokolajn, i cili e ka shfrytëzuar për vite me radhë rrugëve të Londrës. Denoncimi është realizuar tri vite me parë, ndërsa ditët e fundit dosja ndaj tij ka shkuar për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas kërkesës për gjykim, Sokolaj dhe e dëmtuara E., janë larguar me gomone nga qyteti i Vlorës për në Itali. Më pas kanë shkuar në Francë e më tej në qytetin e Anversës. Në këtë qytet janë sistemuar në shtëpinë e një shokut të Hysniut, të quajtur Agron Lumneshi. Hysniu i ka thënë E.-së se do të dilte të punonte si prostitutë. Kallzimtarja e ka kundërshtuar, duke i thënë se i kishte premtuar që do të shkonin në Londër, ku do të krijonin familje. Pasi ka hasur në kundërshtimin e të dëmtuarës, Hysni Sokolaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke e rrahur me rripin e pantallonave, e shponte me thikë, si dhe e qëllonte me sende të forta në kokë. Më pas ajo ka pranuar të ushtrojë prostitucion. Pas dy muajsh shkojnë në Londër, ku vazhdon shfrytëzimi. Sipas dosjes së prokurorisë, mesatarisht e dëmtuara kryente marrëdhënie seksuale me 20 klientë dhe fitimi ishte 400-500 sterlina në ditë. Gjatë kohës prej 5 vjetësh që është shfrytëzuar si prostitutë nga Hysni Sokolaj, ka mbetur 4 herë shtatzënë dhe më pas i ka abortuar fëmijët nga presioni i tij.
9
Skip hire All sizes Same day services Service delivery guarantied Grab hire All areas Same day services Best prices is given Materials supply, Crushed Concrete, Topsoil, Type one, Sharp sand, Ballast, Shingle, Supplied, at great prices
Mobil: 079 6636 9988
Zbukurojeni makinen tuaj Ne mund t’ua mundesojme qe te vendosni logon e kompanise suaj ne makinen tuaj, si dhe cdo lloj sherbimi tjeter
Së shpejti me një dimension të ri -The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info
ENROLMENT 16–18 year olds 27–28 Aug and 1–2 Sept All ages from 3–25 Sept Course Information:
020 8442 3055 www.conel.ac.uk The College of North East London High Road, Tottenham, London N15 4RU
DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ
Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.
KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157
Gjeneral Lama: E vërteta shqiptare do të dalë në dritë LONDON AUGUST 2009
gjenerali i ushtrisë shqiptare, kudusi lama flet për detaje të luftës së uCk-së në kosovë, për luftën në maqedoni, luginë të Preshevës, për situatën në mitrovicë, marrëveshjen e Ohrit si dhe zhvillimet aktuale dhe të sigurisë në rajon. -i nderuar gjeneral kudusi lama po mbushen 10 vjet nga çlirimi i kosovës, cili është mendimi juaj nga dita e sotme, mendoni se uçkja mund të bënte me tepër gjate luftës së vitit 98-99? lama: Së pari duhet saktësuar se Lufta Çlirimtare e Kosovës nuk ka filluar në vitin 1998, por shume kohë më herët. Ndërsa më 28 Nëntor 1997, përfaqësues të UÇK-së kanë dalë hapur para popullit. Prandaj duhet saktësuar mirë, për arsye se ka edhe nga ata që kur flasin për luftën, shprehen qe ajo ka filluar me fillimin e goditjeve ajrore të NATO-s dhe të tillë për çudi gjen edhe në Tiranë, por edhe në Prishtine, pa folur që në Prishtine gjen edhe nga ata që janë krejt jashtë standardit kombëtar shqiptar, që nuk e pranojnë fare luftën. Ashtu siç ka edhe nga ata që edhe sot akoma nuk kanë preferuar të vënë e të bëjnë homazhe tek varri i Adem Jasharit. Por them se mirë bëjnë që nuk shkojnë, se të tillët vërtetë janë të pa vlefshëm për të shkelur te ato ambiente. Sidoqoftë, le të kthehemi tek pyetja juaj: Të jeni i sigurt, Ju dhe gjithkush që merret me këto analiza, se NATO me goditjet që i dha Serbisë e shpëtoi atë. Populli i Kosovës kishte vendosur të fitonte lirinë cilido që të ishte çmimi. Kështu që Serbia është e qartë se do të shkaktonte më shumë dëme dhe do të vriste më shumë civilë, por do të vinte një ditë që do të mposhtej me turp. Ndërhyrja e NATOsë, bëri që Serbia të iki me shpejtë dhe të ruaj jo vetëm nderin e saj, por të mbajë edhe disa territore shqiptare, ashtu sikurse të jetë pjesëmarrëse në mjaftë diskutime, për të diktuar mjaftë kufizime të cilat janë të dukshme edhe aktualisht. Pra UÇK-ja nuk u lejua të parakalojë fitimtare në paradën e përfundimit të luftës në Prishtinë. Kjo është ajo që nuk arriti të bënte UÇKja, por jo për faj të saj. Megjithatë gjithmonë kur bëhen analiza të veprave të kryera, gjenden edhe mjaftë defekte e mangësi, ashtu si edhe mundësi të pa shfrytëzuara. Prandaj nëse vërtetë duam të bëjmë një analize profesionale politiko – ushtarake, duhet të ndalemi të analizojmë kushtet në Kosovë, në rajon dhe më gjerë. Pa një analizë të tillë, nuk mund të kemi një vlerësim real për arritjet dhe mosarritjet. Megjithëse ne nëpërmjet këtyre luftërave nuk arritëm ta çlirojmë plotësisht dhe ta bashkojmë kombin tonë, duhet të pranojmë se në këtë fazë është kryer një detyrë e rëndësishme. Autore e kësaj arritje, siç është
pavarësia e Kosovës, është Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Çdo mendim ndryshe nuk është shkencor. - "BaC u krY" ishte parulla kryesore në ditën e shpalljes se pavarësisë së kosovës vitin e kaluar, mendimi juaj ju lutem? lama: Me thënë të drejtën vihem në pozitë të vështirë me këtë pyetje, sepse dihet që në pikëpamje ideale, ajo detyrë kombëtare për të cilën janë bërë betimi dhe sakrificat e luftëtarëve të UÇK-së, ishte çlirimi dhe bashkimi i gjithë trojeve kombëtare shqiptare. Ndërsa UÇK u ndal në mes të rrugës, por si hap i parë, realisht pavarësia e Kosovës u realizua, kështu që në këtë kuptim parulla "BAC U KRY" më duket e saktë. - Nëse mund të na përshkruani disa detaje të luftës së kosovës, për vështirësit e saj dhe si u zhvillua koordinimi i uCk me NaTO-n? lama: Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte kurorë e lavdisë shqiptare. Ajo ishte një kompleks trimërie, zgjuarsie, qëndresë, sakrificë, uniteti, disiplinë, dashurie, intelekti, etj. Nuk mund të thuhen element historik të saj në një intervistë të tillë. Unë po punoj që të nxjerrë në dritën e diellit gjithçka që unë di për këtë luftë. Çdo prononcim në këto kushte do të varfëronte idenë për madhështinë e kësaj lufte. Një ditë do ti keni të gjitha ato që dëshironi, nëse do të jem gjallë. - 10 vite nga përfundimi i luftës në kosovë, mitrovica akoma e ndare në dy pjesë, si e shihni të ardhmen e këtij qyteti? lama: Një ditë dëgjoja një këngëtare kosovare e cila këndonte një këngë, ku kishte një varg që me erdhi shumë provokative, kur thuhej: “jo nuk ndahet Mitrovica” dhe unë thash me zë “ah
sikur të arriheshin fitoret me këngë...”. Vërtetë në Mitrovicë duhet punuar fortë. Vetëm duke qëndruar pa u lëkundur para askujt mund të arrihet në fitore. Mitrovica është një sfide shqiptare për momentin. Të bëjmë kujdes me trevat që kanë bërë histori. Ai qytet dhe ato treva një ditë do të jenë të lira. Se kur nuk e di. Se si mund të arrihet kjo e di mire. Jam i sigurt që politika e Beogradit nuk do të ecë edhe për shumë kohë. Do ti bijën puplat edhe Beogradit se nuk ka kush kohë me të shkojë pas politikës mesjetare të tij. Megjithëse Europa akoma vazhdon ta përkëdhele dhe kjo është një tregues rreziku për shqiptarët që kërkon prej tyre të jenë shumë vigjilent për të mbrojtur veten, pasi Europa jam i sigurt se po të kishte fuqi edhe një herë i kishte shitur si bagëti për interesat e Serbisë. - mendimi juaj si gjeneral i divizionit të kukësit, sa janë të vërteta akuzat se në kukës gjatë luftës në kosovë ka patur qendra ku janë ekzekutuar civilë serb. Nga kush mendoni se dalin këto akuza dhe sipas jush cili është qëllimi? lama: Ajo kohë ishte koha e lavdisë kombëtare shqiptare. Nuk ka qenë kohë kriminelësh. Në atë kohë kishte madhështi dhe jo shfrytëzim vrimash, sic po tenton dikush të deklaroj. Por kjo është një temë në vete nuk mund të sqarohet me një pyetje tuajën. Në Kukës nuk ka patur serbë. I vetmi serb që është zënë, është sjellë në Kukës dhe i është dorëzuar OSBE-së para gjithë medieve të botës. Mos harroni, në Kukës në atë kohë, përveç popullit të Kukësit ishin edhe 120 mijë të shpërngulur, që jetonin brenda në qytet. Ishte media e gjithë botës nga një cep i botës në tjetrin, ishin gjithë shërbimet informative të botës deri edhe CIA, KGB-ja, UDB-ja, Asfalia e mjaftë të tjera, sepse aty në atë kohë ishte qendra e informacionit
botëror. Aty ishte shërbimi informativ shqiptar dhe ai i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, etj. Si mund të mendohet se mbeti një dicka e tillë e pa zbuluar në atë kohë dhe mbeti për ta zbuluar një palogazetar sot? Vetëm kjo nuk është e besueshme e as e pranueshme. Çdo gjë është e montuar nga ata që duan të krijojnë duetin kriminal shqiptaro-serb. Por kjo nuk do të ecë. Mua nuk më shqetëson kjo se ç’po bëjnë serbët e bashkëpunëtorët e tyre. Por kur gazetarët shqiptar, në mediat shqiptare, nuk shqetësohen fare se akoma në Kosovë janë rreth 2000 shqiptar të zhdukur, por shqetësohen shumë se Serbia pretendon se i janë zhdukur në Kosovë 300 serb, që mund të jetë thjeshtë një montim. Realisht dhe shpirtërisht të tillë gazetarë bëjnë mirë të shkojnë në mediat serbe në Beograd a diku tjetër dhe të mos lënë gjë pa thënë kundër bashkëkombësve të tyre shqiptar, sepse ata a kanë shitur jo trupin, por edhe gjakun e tyre. Ndërsa kur ata deklarohen nga mediat shqiptare e në disa momente edhe me pagat e shteti shqiptar, kjo më duket shumë banale dhe poshtëruese. - i nderuar gjeneral juve keni dhënë kontributin tuaj edhe në luginë të Preshevës, vlerësimi juaj çfarë u arrit dhe çfarë nuk u arrit me luftën e uCPmB? lama: UCPMB-ja ishte një ushtri shumë simpatike, unë i kam njohur shumë prej atyre djemve, veçanërisht drejtuesve të saj. Por unë kam thënë që në atë kohë që ajo nuk mund të ishte Ushtri Çlirimtare. Ajo ka qenë ushtria e vetë sakrificës, që është vepër shumë më madhështore. Ushtria e vetësakrificës nuk mund ta çlirojë vendin. Ajo vetëm mund të identifikojë të vërtetën e qenies së asaj toke shqiptare të pushtuar dhe këtë ajo ushtri e lavdishme e bëri shumë mirë. E keqja në ato treva është sot kur ish luftëtarët po masakrohen nga serbët. Kështu që duke parë këtë situatë është mirë që shqiptarët të ndërgjegjësohen e të binden se mentaliteti sllav për shqiptarët edhe aktualisht nuk ka ndryshuar fare, prandaj duhet të jenë vigjilent dhe të kërkojnë unitetin e tyre për të siguruar akoma mbijetesë në marrëdhëniet me sllavoballkanasit. - Po ashtu, gjatë vitit 2001 keni ndihmuar luftën e uCk në maqedoni të drejtuar nga ali ahmeti, mendimi juaj a u arritën qëllimet e luftës me marrëveshjen e Ohrit? lama: Jo. Nuk mund të them se Marrëveshja e Ohrit, ishte plotësisht ajo që kërkonin shqiptarët me grykën e pushkës. Por ajo ishte një kompromis dhe kompromiset asnjëherë nuk janë të kënaqshme. Dhe mirë që u arrit në një kompromis, sepse unë mendoj që bashkëjetesa midis shqiptarëve dhe sllaveve në Maqedoni duhet të vazhdojë. Ajo që më shqetëson mua është
12
fakti që ajo marrëveshje nuk po implementohet as me dëshire, as pa dëshirë dhe nuk ka një ekip mbrojtës së saj. Ajo marrëveshje e pa implementuar i ka lënë akoma shume djem në arrati, i ka lënë shumë djem pa identitet, i ka lënë shumë familje në rrezik, i ka lënë disa krahina nën pushtim, e ka lënë gjithë popullin shqiptar në pozitat e para luftës. Kjo nuk është vlerë politike, kjo nuk mund të pretendohet se është politike dhe respekt për një popull që ngre pushtetin në Maqedoni, sic janë shqiptarët. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kishte objektiva madhore kombëtare. Ato i di shume mirë Ali Ahmeti. Nëse i ka realizuar le tu thotë shqiptarëve që objektivat e luftës u realizuan, edhe unë do të isha shumë i gëzuar, nëse nuk i ka realizuar prap është në madhështinë e tij, tu thotë shqiptareve që mbeta në rruge e nuk po mundem tu qoj më tej. Shqiptarët historikisht i kanë zgjidhur problemet e tyre. Edhe këtë problem do të dinë ta zgjidhin. Për këtë jam i sigurt. - Të ndalemi më tepër këtu në maqedoni, edhe pas 8 viteve nuk kemi ligj për familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, shumë epror të uCk janë vrarë në rrethana akoma të pandriçuara, shumë të tjerë mbahen nëpër burgje dhe për disa tjerë si Hoxha dhe kushtrimi janë në arrati për procese të montuara, mendimi juaj? lama: Kjo është dobësia e qytetarisë shqiptare. Më duket se në kushtet tona të gjitha arritjet kombëtare i kemi produkte të politikave ilegale. Dhe këto politika ilegale, sapo legalizohen bëhen formale dhe humbasin forcën shtytëse për arritjen e synimeve të nevojshme. Nuk duhet të vazhdohet më që të bëhet politike e “mirëkuptimit”, vetëm që të qëndrohet në pushtet. Vërtet e njoh këtë fakt dhe më vjen keq. Po të isha në pozicionin e politikanëve sllavomaqedonas, do ti kisha fyer politikanët shqiptar. Do të kisha bërë një ligj, ku do ta kisha shpallur luftën e vitit 2001 vlerë qytetare maqedonase dhe të gjithë pjesëmarrësit do ti kisha nderuar, të dy krahëve. Do të kisha nderuar dëshmorët dhe do të kisha pensionuar veteranët dhe invalidët. Pra, këtë e them se do ta kisha bërë si sllav i Maqedonisë, nëse do të isha i tillë. Ndërsa se çfarë do të kisha bërë si shqiptar, këtë unë e kam shumë të qartë, por kjo punë nuk u bëka me receta. Realisht pa vlerësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk mund të ketë arritje serioze në Maqedoni për shqiptarët e politikën e tyre. Mënyra si po vlerësohet ajo deri tani duket sikur është bërë një veprimtari për interesa private. - Qeveria e maqedonisë ka hapur debat për identitetin e saj se janë me
LONDON AUGUST 2009
origjinë antike maqedonase dhe se janë pasardhës të aleksandrit të maqedonisë, por ka edhe të tillë si ish kryeministri ljupco georgievski të cilët mendojnë se maqedonasit janë sllavë të ardhur nga karpatet, mendimi juaj, cila është e vërteta? dhe çfarë duhet të bëjnë shqiptarët në këtë rast? lama: Duke filluar përgjigjen nga fundi i pyetjes do të thosha, se shqiptarët është mire të flasin si Ljupco Georgievski. Shqiptarët e kanë për detyrë të mos lejojnë ndryshimin e emrit të Maqedonisë as për hatër të grekëve e as për hatër të sllavëve. Nëse grekeve u prishet interesi keq për ta. Maqedonia duhet të mbaj emrin e saj. Ndërsa porsa i përket identifikimit të sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh, ky është një bllof. Dhe mos kujtoni se nuk e dinë këtë edhe sllavomaqedonasit. Ata e dinë shumë mirë që me Aleksandrin i ndajnë 13 shekuj. Kur kanë ardhur sllavët në këto treva Aleksandri kishte rreth 1300 vjet që kishte vdekur. Kështu që mes tyre nuk ka asnjë lidhje. Këtë histori e dinë edhe sllavët e Maqedonisë e edhe gjithë evropianët. Por heshtin dhe bëjnë veprime anti historike për ti dhënë vetës identitet nga pozitat e forcës. Identifikimi i sllavomaqedonasve me Aleksandrin e madh është vërtet një akt qesharak. Por është një akt që ata e ndërmarrin për tu mbrojtur mbas gishtit. Banorët e vërtetë të atyre trevave që quhet Maqedoni, janë shqiptarët. Ata janë pasardhësit e Aleksandrit të Madh, ata kanë të drejtën të jenë krenar me paraardhësin e tyre. Sidoqoftë, kjo është diçka që nuk kërkon vërtetim historik. Është një hap i bërë nga dëshpërimi i sllavëve, se nuk gjejnë asgjë për të vërtetuar identitetin e tyre dhe duan të hyjnë në trupin e identitetit tonë. Kjo është keq për ta. Nuk mund të jenë ata aq të fuqishëm sa të ndërrojnë origjinën e Aleksandrit të Madh, sepse jetojmë në kohët moderne, kur është vështirë të mashtrosh. Sot kush tenton tq mashtroje, e vetmja gjë mund të bëjë është që të mashtrojë veten. Këtë po e bëjnë edhe sllavomaqedonasit, se të kishin vepruar ndryshe duke u vëllazëruar me shqiptarët, shumë gjëra do të ishin ndryshe sot e shumë gjëra do të bëheshin shumë më mirë për të ardhmen. Ndërsa ata edhe aktualisht tentojnë tu vjedhin historinë. Kjo ndodhë vetëm me sllavët dhe greket. Nuk di tjetër se mundohet ndonjë komb të vjedhë historinë e një tjetri. Megjithatë, jam i sigurt se historia kombëtare shqiptare do të dalë
13
përpiqen të rrisin abuzivisht vlerat e vetvetes dhe vihen në shërbim të rrethit të tyre familjar. Kjo vërtetë më revolton, pasi nuk dua që pjesa ime e luftës të bjerë në nivelin e shërbimit ndaj interesave individuale të individëve abuziv. Nëqoftëse në Maqedoni, punohet fortë për zbatimin e normave kombëtare shqiptare dhe për vlerësimin e shqiptareve si force vendimtare për shtetësinë, unë ndihem shumë i vlerësuar. Nëqoftëse do të punohet shumë për të drejtat qytetare të shqiptarëve, për mbrojtjen e trojeve etnike kombëtare, për mbrojtjen e simboleve kombëtare, për gjuhën shqipe, për lirinë e plotë kombëtare, unë do të kuptojë se ish-luftëtarët janë gjallë dhe dinë të mbrojnë kombin e atdheun e aty jam edhe unë. Nëse do të punohet fortë, për të vlerësuar Luftën Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si bartëse e saj, unë do të ndihesha tepër i vlerësuar dhe i falënderuar. Nëse do të punohet që dëshmorët të vlerësohen me ligj si krenari e Maqedonisë, që ish luftëtarët të vlerësohen më ligj si siguri e ardhmërisë së Maqedonisë, që invalidët të nderohen se me sakrificën e tyre kanë bërë që Maqedonia të jetë më e fortë, që familjet e ish luftëtarëve, invalidëve e dëshmorëve të jenë krenarë për veprën e familjarëve të tyre, unë do të ndihesha tepër i respektuar. Por nëse ata nuk i bëjnë këto, unë nuk dua të më vlerësojnë e respektojnë fare. Sepse ka një logjikë, se ai që nuk di e nuk mundet të vlerësojë e respektojë veprën e tij, nuk mundet me vlerësuar askënd. Të tillët është keq që kanë qenë në luftë, se turpërojnë edhe luftën. - si e shihni të ardhmen e shqiptarëve në rajon? në dritën e diellit, ne gjithë përmasat e saj, duke evidentuar edhe faktin se edhe perandorët e Romës e të Bizantit flisnin shqip e se edhe në sheshet e Athinës së lashtë leksionet e filozofëve mbaheshin në gjuhën shqipe. - mendimi juaj për subjektet politike në maqedoni, Bdi, PdsH dhe dr? lama: Dua t’i nderoj por më duket sikur në mjaftë raste bëjnë gabime që janë me pasoja të rënda kombëtare. Në zgjedhjet e fundit për presidentin e Maqedonisë, nuk e di me qëllim apo pa qëllim nuk mund ta di ata vepruan kundër interesave kombëtare. Thjeshte dalja në zgjedhje
me 3 kandidate, bëri që për shqiptarët këto zgjedhje ta humbasin vlerën. Nëse do te kishin dalë në zgjedhje me një kandidat për president, jam i sigurt se populli shqiptar që vërtetë në Maqedoni përbën shumicën, pavarësisht nga mënyrat e numërimit që bëhen atje, do te kishte dalë 100 për qind në zgjedhje dhe kandidatin e tij do ta kishte dërguar në balotazh. Jam i bindur që edhe presidenti i ShBA do të kishte ardhur në Shkup për të ndikuar që të zgjidhet një sllav si president sepse do të konsiderohej e rrezikshme që në Ballkan të krijohej edhe shteti i trete shqiptar. Unë e di që partitë politike pushtetin e kërkojnë për interesat e tyre dhe mirë bëjnë. Por shtetin duhet ta ndërtojnë për popullin që i dërgon në pushtet. Dua të shpresoj që politikanët në Maqedoni të drejtojnë luftën e tyre në radhë të parë kundër atyre që janë vërtetë kundërshtarët e tyre, sllavomaqedonasit. Nëse ata do të dinë ose do te duan ta bëjnë këtë do të jenë të nderuar prej popullit të tyre dhe do të jenë shumë të fuqishëm, nëse jo do të jenë të përkohshëm dhe kombit do ti bëjnë shumë dëm. Politika e partive politike në Maqedoni është më e vështirë se e atyre në Tiranë apo Prishtinë. Prandaj edhe Tirana e Prishtina duhet të jenë në ndihmë të tyre. Por kjo më duket se nuk është në nivelin e duhur. - kohë më parë nga ana e këshillit komunal të Prizrenit, u shpallet qytetar nderi i Prizrenit, çdo të thotë
kjo për ju? lama: Një përkëdhelje që më ka dhënë shumë kënaqësi. Prizreni është kryeqyteti i vërtetë i shqiptarëve kudo ku janë. Te respektohesh në këtë kryeqytet mua më duket sikur të ka përkëdhelur perëndia. Unë vetëm lus zotin që të kem forcë për të qene ai të cilin e donë vërtetë Prizreni. Që unë të përmbush ato standarde për të cilat më ka zgjedhur ky qytet si qytetar nderi të tij. E konsideroj vetëm shumë me fat, që kam mundur të jem në këtë nivel sa të meritoj këtë nderim. - shumë mirënjohje keni marrë në kosovë për kontributin tuaj për çlirimin e kosovës, ndërsa në asnjë moment nga ana OVl së uCk në maqedoni nuk është përmendur emri juaj, ju bën nervoz kjo apo?... lama: Jo, sepse unë nuk kam bërë asgjë që t’u shërbejë individëve dhe nuk pres asgjë nga individët. Unë kam punuar e luftuar për të kryer detyrën time para atdheut e kombit. Dhe nëse atë e kam kryer në një farë mase jam krenar. Nuk më intereson nëse të tjerët më falënderojnë për këtë, sepse askush nuk është aq i madh sa të falënderojë një luftëtar për veprën e tij përveç atdheut e kombit. Unë vërtetë bëhem nervoz kur shikoj se luftëtarët e kaluar në politikë nuk janë në nivelin e duhur për të bërë politikën që kanë marrë përsipër. Kur ata duke u thirrur në emër të luftës,
lama: Nëpër rrugën e vështirë por të pakthyeshme për të fituar vlerat e tyre si themelues të kulturës botërore. Kjo është pamja që kam çdo ditë në sy e në mendje për shqiptarët. Jam i sigurt se shqiptarët do të shkojnë drejtë një të ardhme shumë të ndritur. Kjo nuk është dëshirë. Kjo është e vërtetë. Duhet të kemi parasysh se ka jo pak por mbi 3 mijë vjet që njihet historia e shqiptarëve në këtë rajon. Ata kane kaluar 2600 vjet duke luftuar për mbrojtjen e trojeve të tyre prej pushtuesve të ndryshëm. Nuk ka profesion tjetër që shqiptarët e njohin më mirë se luftën. Prandaj edhe gjeni i tyre ka fituar shumë siguri. Mua më rezulton se prej vitit 1844 e deri në vitin 1999, në trojet shqiptare nën ish jugosllavi janë zhdukur 77 për qind të shqiptarëve dhe shqiptarët që i banojnë sot këto troje janë pasardhës të vetëm 23 për qind të shqiptarëve të këtyre trevave në këtë periudhe kohore dhe nuk janë pak, por plot 4 milion. Ky është treguesi më domethënës se shqiptarët janë vital dhe do të dinë të nxjerrin në dritën e diellit gjithë vlerat e tyre. Pa folur që shqiptarët janë sot një komb i madh, sepse janë vetëm në Ballkan mbi 7 milion indipendent dhe shumë shpejt do të jenë mbi 10 milion, të jeni të sigurt, duke u bërë kombi më i madh në këtë rajon.
intervistoi: suat saqipi iNa
LONDON AUGUST 2009
14
Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co Solicitors eshte zgjidhja me e mire.
Bashkime familjare aplikime per Visa te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:
JR JONES SOLICITORS
MCLEE SOLICITORS 02075693085
Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli
Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.
Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk
Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?
TELEFONO: 07788406825
Europa si shpirt dhe rragatjet tona LONDON AUGUST 2009
S
Nga NduE ukaJ
hqiptarët në geto! Kështu u shkrua dhe kështu u komentua mos përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave. Aty këtu, me një diskurs patetik, filluan të dalin në pah edhe zëra të atillë që mospërfshirjen e shqiptarëve në këtë proces ta interpretojnë si tendencioze, si një lloj përjashtimi të shqiptarëve nga kjo familje e madhe politike e kulturore. U sforcua diskursi publik dhe sa nuk u anatemua Eruopa, tamam sikur në poezitë e Gjergj Fishtës të para një shekulli, të cilat edhe si të atilla keqkuptohen. Mirëpo, pak ose aspak nuk u debatua esencialisht, pse ne jemi jashtë kësaj marrëveshje? Madje, pak ose fare s’u debatua nëse vërtet qeveritë tona punuan për të arrit këtë qëllim dhe nëse vërtet ne e meritojmë këtë marrëveshje? Qeveritë tona bëjnë veprime të pakuptimta dhe aspak me vlerë, prandaj edhe ne mbesim jashtë këtij procesi. Mbesim jashtë këtij procesi sepse transformimet tona në përkim me konditat perëndimore janë të zbehta, të mos themi, janë një farsë, prapa së cilave fshihen gjithfarë pasionesh të çoroditura. Projekti i Unionit Europian para se të jetë politikë, ekonomik është i motivuar dhe i shenjëzuar si projekt kulturor, rrënjët e së cilit janë thellësisht shpirtërore. Këtë vlerësim e mbështetin gjithë projektuesit e këtij Unioni. Ndërsa këtë tezë e mbron edhe Robert Schuman, ish ministri francez, ideator i kësaj bashkësie politike. Ai tek libri “Në emër të Europës” ndër të tjera shkruan: “Europa para se të jetë Aleancë ushtarake apo entitet ekonomik, duhet të jetë bashkësi kulturore në kuptimin më të lartë të kësaj fjale". Ky shtresim semantik, vënë në pah atë që konsiderohet element bazik për të ndërtuar shtëpinë e përbashkët europiane. Janë shumë faktor që kanë ndikuar në unitetin kulturor dhe diversitetin politikë të Europës, prandaj shkrimtari i madh gjerman Goethe thoshte se: “Çfarë e bashkon Europën është kultura, ndërsa çfarë e ndajnë janë idetë politike”. Në këtë linjë te përsiatjeve për këtë krijesë politike, është edhe Aurel Plasari, njëri nga dijetarët më të shquar të sotëm shqiptar, i cili Europën e sheh si shpirt, si një koncept që sintetizon vlerat e përbashkëta e trashgëimi të përbashkët shpirtërore (Rrëmbimi i Europës). Dhe që të jesh pjesë e kësaj familje, në gjitha dimensionet duhet të pranosh atë rënd e sistem, brenda trashëgimisë së përbashkët që ka domethënie specifike në kohë, duke kaluar stadin e modeleve të kundërta. Në të vërtetë, përkundër proklamimeve të gjithfarshme, nëpër institucione politike, Europa mbetet thellësisht projekt kulturor. Dhe kjo u dëshmua jo pak herë gjatë këtyre dekadave të funksionimit të saj. Për ata që kanë vesh të dëgjojnë, këto kambanat bien shpesh. Kësisoj duhet kuptuar edhe përpjekja qëllimirë dhe shumë e nevojshme shkrimtarit Ismail Kadaresë për të rrënjosur në shpirtin e shqiptarit një mendësi dhe identitetit puro perëndimore, si hallkë esenciale në rrugën e rikthimit të dinjitetshëm në familjen europiane. Dhe si një premisë e qëndrueshme për të eliminuar gjitha
paragjykimet e sterotipet e caktuara. Ky synim i shqiptar, përveç se duhet konceptuar si politikë, duhet të ketë në shtresimet bazike, komponenten shpirtërore dhe jetësimin e sendërtimin e vlerave të përbashkëta, si filozofi e qenësimit dhe rrugëtimit të përbashkët të një shpirti që ka pas strumbullar këtë vlerë. Në diskursin tonë kombëtar, vazhdon avaria sterotipe e proklamimeve pro dhe kundër përkatësisë perëndimore të shqiptareve. Kjo avari, kund shërbehet me analiza e diskutime racionale, kund është preh e paragjykimeve dhe mungesës së njohurive bazike për të njohur dhe kuptuar Europën realisht. Në fakt, ajo që është për të ardhur keq në këtë debat është natyra dhe statusi i debateve shterpe. Për problemet tona, më së shumti polemizojmë, madje deri në ekstreme me njëri tjetrin, duke përjashtuar gjithherë ata që janë munduar të cenojnë pikërisht identitetin tonë thellësisht perëndimore, apo në raste edhe më ekstreme kanë pretenduar të shkatërrojnë, shkëpusin në tërësi qenien shqiptare nga rrjedha dhe rrënjët e përbashkëta. Në diskursin politikë ashtu sikurse edhe në atë kulturor e publicistik, procesi i integrimeve, si objektiv shqiptar nënkupton integrim në Familjen Perëndimore. Kjo është bërë kryefjala e jetës politike e mediatike. Madje në emër të kësaj, bëhen marrëzi të panumërta në jetën e brendshme shoqërore, gjoja se këto bëhen për hir të integrimeve perëndimore. Mirëpo,
kjo kryefjalë po të analizohet sipas principeve krahasimtare shihet sheshazi se nuk kuptohet drejt. Prandaj, edhe sot e gjithë ditën vazhdojmë avazin tonë të bërit retorikë boshe: flasim me vend e pa vend për integrimet në Familjen Perëndimore, ndërsa gjithçka bëjmë në ambientin tonë politikë, kulturor, arsimor, ekonomik, jo që s’ka asgjë të përbashkët me vlerat e përbashkëta të këtij organizimi politikë që quhet Familje Perëndimore, por është antipodi më i keq i kësaj. Dhe ky antipod është i rrënjosur thellë në gjitha segmentet që e përbëjnë jetën e kombit. Është moment imediat që ne të kuptojmë dhe pranojmë europën si një bashkësi e vlerave të përbashkëta, apo ajo që konton si “trashëgimia e përbashkët me domethënie europiane” të bëhet formulë për orvatjet tona. Në këtë formulë politike e kulturore, fshihet esenca e shumë debateve për rikthimin e shqiptarëve në Perëndim. Këtë betejë e kanë nisur tribunët e mendimit shqiptar, Faik Konica, Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Mithat Frashëri, Krist Maloku, e shumë te tjerë, ndërkaq idealiteti i tyre akoma nuk është jetësuar. Ne rropatemi drejt rikthimit në Perëndim, mirëpo mbesim ende me avarinë e pashembullt të jetës jo perëndimore, një tip i së cilës funksion në çdo segment me rëndësi. Procesi i rikthimit te shqiptarëve në Familjen e kombeve të civilizuara perëndimore, duhet, përpos standardeve të shumëfishta që lidhem me politikën, ekonominë, gjyqësinë, të
rimendoj çështje të ndjeshme psikologjike, transcidentale, ato që Plasari i koncepton si vlera një shpirti. Akulturimi i një kombi është vrasja më e tmerrshme e tij. Dhe kur ky soj degjenerimi zotëron një shoqëri, atëherë prishet i tërë sistemi dhe degjenerohet gjithë hierarkia shoqërore. Shqiptarët me shekuj e dekada kanë përjetuar akulturim, prandaj është kohë të rimendohet kjo dhe të rikthejmë besimin tek vetja dhe te rruga jonë e përbashkët për të qenë pjesë e Shpirtit të Europës së Bashkuar. Në pikëpamje politike Bashkimi Europian përfaqëson një organizatë gjigante, në mirëqeni të lakmueshme ekonomike, një sistem të avancuar demokratik, përgjithësisht një mirëqeni të lartë. Në pikëpamje përtej politike, ato që ndërlidhen me esencat, me kulturën dhe shenjat e përbashkëta shpirtërore që i dedikohen edhe trashëgimisë së përbashkët, europa dhe perëndimi përfaqëson një shoqëri të hapur, ku puna dhe bashkëpunimi janë prioritet, ku kultura e dialogut dhe e respektimit të dinjitetit të njeriut është çelësi për çdo zgjedhje, ku debatet dhe respektimi i tjetrit mbesin shtylla të fuqishme. Çdo herë kur diskutohen plagët tona, të metat tona, mosveprimi ynë, kur stigmatizohet realiteti, nuk duhet të tkurremi brenda mureve tona të errëta dhe të bëhemi qaraman, por duhet të justifikojmë me fuqi bindëse se europa është atdhe i vlerave tona të përbashkëta. Prandaj duhet të shtrohen për diskutim çfarë duhet të bëjmë më
15
shumë dhe si të veprojmë më mirë, që Europa të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkët, siç shkruan nobelisti Vaclav Havel, pasiqë me shekuj kemi jetuar shkëputur nga këto vlera, por me një nostalgji dridhmuese. Një dijetar i viteve të 30-ta Tajar Zavalani në eseun “Ç'pamë në Evropë. Ç'gjejmë në Shqipëri”, ndër të tjera do të shkruan “Atje u munduam, si cilido pas takatit dhe zotësisë, të shkundim pluhrin e mrapështisë ku qemë rritur, të çkëputemi nga idhetë e ndryshkura, paragjykimet e cekta dhe mentaliteti primitiv; u përpoqëm të riedukojmë vehten dhe të armatosemi me dituri dhe vullnet për punë”. Dhe ja çfarë ne duhet të bëjmë sot. E pra, është tani momenti gjithë tok të rrekemi që Europa të bëhet atdheu i vlerave tona të përbashkëta në gjitha drejtimet, duke i njohur dhe sendërtuar lidhjet e tona të shumëfishta me këtë civilizim. Në të kaluarën, ne kemi pasur një shkëputje nga ky sistem vlerash, ndërkaq në kulturën e shkrimit kemi ndërtuar një tipologji të tillë, e cila këtë shkëputje e ka vajtuar dhe cilësuar si të keqën më të madhe që ju ka ndodh Shqiptarëve. Sot, ne që jemi në prag të hyrjes në Shtëpinë tonë, të kultivojmë ndjenjat dhe vlerat tona të përbashkëta, duke flakuar gjitha shtresat që na janë mveshur padrejtësisht. Dhe nostalgjinë për Europën tonë, ta kthejmë në dashuri realiste, vetëdije funksionale për një të ardhme pa rropatje.
Si u dënua përkthyesi i Misionit Anglez në Tiranë
Koço Semini, intelektuali, përkthyesi dhe gazetari i shquar i viteve 30-të LONDON AUGUST 2009
si u dënua me pushkatim dhe më pas me 20 vjet heqje lirie nxënësi i Hary T. Fultz, gazetari që u akuzua për spiunazh në favor të angloamerikanëve, përkthyesi i misionit anglez në Tiranë nga viti 1945 Nga FlOri slaTiNa
12 vjet më parë, në gazetën “55”, kur ajo ishte në numrat e parë të saj, shkrova një shkrim të shkurtër portret për Koço Seminin, një nga intelektualët e shquar të viteve 30-të, një publicist dhe shkrimtar dhe gazetar i harruar që diktatura komuniste e dënoi me vdekje dhe që për vite me radhë e la në harresë. Këtë shkrim e pata shkruar me ndihmën e dhëndrit të tij, një tjetër intelektual pogradecar, doktor Misto Markos, i cili, jo vetëm në këtë gazetë por edhe në disa organe e media të tjera, në fillim të viteve 90-të, ndërmori një fushatë sensibilizimi për të ndriçuar këtë figurë të anatemuar nga regjim komunist. Herë pas here janë botuar pjesë nga shkrimet e tij apo edhe ndonjë kujtim në lidhje me të. Gjithsesi për të njohur më shumë penën dhe talentin e Koço Seminit do të ishte mirë të botohej vepra e tij me shkrimet publicistike, me poezitë e përkthimet e tij në vitet 30-të, e cila për fat të mirë është një vepër e pasur dhe e plotë, e derdhur në faqet e shtypit tonë të viteve 20-30, si dhe të kujtimeve dhe dorëshkrimeve që mund të kenë familjarët e tij ende sot, vetëm se do një përkujdesje që ajo të shohë dritën e ribotimit në shekullin e XXI, në prag edhe të 100-vjetorit të tij të lindjes. *** Dosja e Koço Seminit mban numrin 1332. Ajo është e arkivuar në Arkivin e Ministrisë së Brendshme. Mes të tjerash, dosja përmban dhe disa dokumente si vendimin, pjesë nga hetuesi, dëshmi “provokuese” si letra poezi etj, të cilat përbëjnë edhe thelbin e këtij dosieri për këtë intelektual iluminist të viteve 30-të. Më 20 shtator 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës do të merrte vendim kapital për Koço Seminin, ashtu si kishte bërë më parë me dhjetëra intelektualë të tjerë të viteve 30-të cilët, pa asnjë brerje ndërgjegje apo hezitim, i kishte çuar para pushkatimit. Masakra ndaj intelektualëve që ndodhi me të marrë pushtetin Enver Hoxha e klika e tij e komunistëve i detyroi ta lënë vendin ajkën e inteligjencës shqiptare te formuar me aq vështirësi ne vitet 30, më keq akoma i vrau, masakroi, burgosi dhjetëra intelektualë të shquar të viteve 30si: Mirash Ivanaj, Vincenc Prenushi, Musine Kokalari, Zai Fundo, Sejfulla Maleshova, Mit'hat Frasheri, Sabiha Kasimati, Gjon Shllaku, Bernardin Palaj, Zef Mirdita, Visarion Xhuvani, Mikel Koliqi, Pjeter Meshkalla, Thoma Orrollogaj, Mustafa Gjinishi, Riza Selami, Hiqmet Roshi, Branko Merxhani, Abaz Ermenji, Ali Cungu, Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Beqir Haci, Gjergj Kokoshi, Tajar Zavalani, Mustafa Greblleshi, Vedat Kokona, Petro Marko, Osman Kazazi, Sami Qeribashi, Musa Dizdari, e dhjetëra te tjerë. Kishte ndodhur kështu me shokë
të Koços, si p.sh me intelektualin e shquar beratas Kostaq Stefa, të cilin e arrestuan natën e 8 shtatorit 1947, dy ditë pasi kishin arrestuar Koçon, më 6 shtator 1947, dhe e pushkatuan brenda pak muajsh, në natën e errët të 3 marsit 1948, edhe pse kishte lënë pas 5 fëmijë të mitur dhe për më tepër ishte i pafajshëm, sepse nuk kishte bërë asnjë krim dhe asnjë gjë të keqe kundër vendit të tij. E Kostaq Stefa nuk ishte i vetmi, lista është e gjatë, me të tjerë të dënuar e të pushkatuar në vitet e para të pasluftës. Në vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, mes të tjerash, thuhet: “Koço Semini, i biri i Jorgjit dhe i Marijes, i lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, i martuar me tre fëmijë, me arsim teknik, vjeç 36, i arrestuar më 6 shtator 1947, dhe i akuzuar se ka marrë pjesë në kursin special të spiunazhit amerikan të drejtuar nga Fulci, ka lidhur kontratë dhe ka marrë pjesë në organizatën tradhtare – teknike dhe vazhdimisht deri në ditën që u kap nga organet e sigurimit, ka qenë në një aktivitet të dendur kundra interesave të popullit dhe atdheut.” Gjykata, në përfundim të gjykimit kërkoi dënimin me vdekje të Koço Seminit. Kundër këtij vendimi Koço bëri anikimin i cili, për fat të mirë u mor parasysh nga Gjykata e Lartë dhe Semini nuk u dënua me vdekje, por me 20 vjet burgim. Po përse u arrestua dhe u dënua Koço Semini? *** Sipas dokumentit, të cilin po e gjykojmë nga pozitat e sotme, shikojmë se Semini akuzohej se kur ishte student në Shkollën Tenkike “Harri Fulc” (në vitet 1925-1929), kishte kryer një kurs special spiunazhi, së bashku me Beqir Çelën, Kostaq Stefën, Llazar Apostolin, Beqir Haçi, Dhimosten Malon etj. Në mbarim të këtij kursi, edhe ky si të tjerët, kishte lidhur një kontratë me mister Fulcin dhe Nelligson, duke
marrë angazhim se do të japë të gjitha informatat me karakter ekonomik, politik e ushtarak, qeverisë amerikane, duke përfituar për këto informata deri në 100 dollarë në muaj. I pandehuri këtë detyrë e ka kryer për 20 vjet rresht, nga viti 1927 deri në vitin 1947. Ai e ka kryer me përpikëri këtë detyrë se i ka dhënë informata direkte dhe indirekte agjencisë anglo-amerikane me Fulcin në krye. Gjatë luftës ka bërë një propagandë disfatiste duke përulur kështu prestigjin e Partisë Komuniste dhe Bashkimit Sovjetik, me pak fjalë është përpjekur që të dezinformojë publikun shqiptar nga lufta dhe ta lidhi atë me qerren skllavëronjëse të imperializmit amerikan dhe anglez. Mbas çlirimit bie përsëri në kontakt direkt me kryetarin Mister Fullcin dhe merr pjesë në mbledhjen e Misionit Anglo - Amerikan së bashku me Tahir Gjinalin, Kol Kuqalin, Stavre Bojaxhiun, Abdyl Sharrën, Nil Berishën, Beqir Çelën, Kujtim Beqirin, Anthim Konomin, etj, atje zgjedh Komitetin Qendror të përbërë prej Kol Kuqalit e Riza Alizotit, Beqir Narxhit e Abdyll Sharrës, Anthim Konomit, Stavre Bojaxhiut, etj. Veç kësaj i pandehuri zgjidhet anëtar i Komitetit Qarkor të Tiranës, dhe ngarkohet të punojë në spektrin politik. Ka mbajtur lidhje direkte personale me Mister Fullcin, dhe duke qenë me shërbim në drejtorinë e shtypit dhe propagandës, ka bërë ç’mos të dalin me vonesë lajmet e Angjencisë Tass dhe të agjencive të tjera demokratike të botës perëndimore. Faji i tij u provua plotësisht gjatë hetuesisë. Për këtë gjykata vendosi dënimin me vdekje të Koço Seminit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të tij.” Por Gjykata e Lartë Ushtarake më 7 /12/1948 e mori edhe një herë në shqyrtim çështjen e Koço Seminit, pas ankesës së tij. “Prokurori kërkon të vendosë modifikimin e aktvendimit të mësipërm që përmban dën-
imin me vdekje dhe konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme të të dënuarit Koço Semini nga Pogradeci dhe banues në Tiranë, thuhet në aktgjykimin e mbajtur në këtë datë gjatë zhvillimit të gjyqit në Gjykatën e Lartë. Këshilli, mbasi shqyrtoi një nga një të gjitha aktet e dosjes, bisedoi dhe studioi çështjen nga pikëpamja e fakteve dhe ligjit dhe dha këtë vendim: dënimin e tij me 20 vjet privimin lirie dhe pa konfiskim të pasurisë. Ky vendim ishte i firmës së prerë. Koço Semini u dënua dhe vuajti plot 13 vjet burg, nëpër burgjet më të egra të regjim komunist. Pas nj kaluari vuajtjesh ai u lirua nga burgu më 23 qershor 1959. Në shkresën përcjellëse për Degën e Punëve të Brendshme të Pogradecit, nga Kampi i të Burgosurve në Thumanë, njoftohej se “se më datën e sotme u lirua nga ky kamp i dënuari për krime kundër shtetit, i quajturi Koço Semini, i biri i Jorgjit dhe Marijes, i datëlindjes 1912, lindur dhe banues në qytetin e Pogradecit, me profesion gazetar, me arsim teknik të lartë, shtresë e mesme qytetare, i martuar dhe me tre fëmijë. I arrestuar më datën 6.09.1947 dhe i dënuar nga Gjykata Ushtrake e Tiranës me vendim nr. 181, dt. 7.12.1948, me 20 vjet burg, për krim se ka marrë pjesë në kurset e spiunazhit të ngritura nga Fulci, si dhe ka bashkëpunuar me grupin tekniko- intelektual. Me dekret nr. 2385, dt. 27/11.1957, iu zbrit në 13 vjet, 9 muaj dhe 20 ditë. Lirohet nga burgu me kusht, me vendim nr. 3, date 18.06.1959, të Gjykatës Ushtarake Tiranë. Gjatë kohës që vuajti dënimin ka mbajtur qëndrim indiferent.” semini: Po kam qenë në shërbim të amerikanëve Intelektuali dhe gazetari i shquar, përkthyesi pranë Misinoit Anglez në vitin 1945-47, ashtu siç e pamë edhe në
16
numrin e djeshëm, u dënua me 20 vjet burgim, pas refuzimit që Gjykata e Lartë i bëri vendimit për dënimin e tij me vdekje, me pushkatim, vendim të cilin e kishte dhënë gjykata ushtarake. Por, Semini nuk vuajti 20 vjet burg, por plot 13 vjet, 9 muaj e 20 ditë. Pjesa tjetër e dënimit iu fal me vendim nga lart. Po përse u dënua Koço Semini? Ku mbështetej akuza ndaj tij, mbi çfarë faktesh e mbi ç’baza? A përbënte vërtet akuza për spiunazh një krim të rëndë për interesat e atdheut veprimtaria e tij? Para se të vinte vendimi i gjyqit, thuajse 1 vit pas arrestimit, kishte pasur një proces të gjatë hetimor, seanca pyetjesh e përgjigjesh, paradite e pasdite. Tortura dhe vuajtje fizike e morale nga më ekstremet e më të dhimbshmet. Këto i ka dëshmuar bashkëkohësi, njëherësh edhe bashkëvuajtësi i Koço Seminit, z. Beqir Ajazi, i cili u arrestua më 1945 dhe u dënua e vuajti 10 vjet burg, në librin e tij “Nga Shkaba me kurorë te drapri me çekan”. Z. Beqir Ajazi, sot në moshën 89-vjeçare e kujton përsëri Semimin në një nga qelitë e errëta të burgut të Tiranës, i cili nuk ishte aq i fortë sa të duronte torturat dhe vuajtjet dhe i përjetonte ato keq. Semini kishte qenë një njeri i butë, i drejtë, nuk i kishte bërë keq njeriu dhe nuk ishte as për luftën e as për dhunën, ndaj kishte qëndruar asnjanës, indiferent, duke shikuar vetëm punën e tij. Por edhe kjo shikohej dhe u dënua nga regjimi komunist, për të cilin nuk kishte rrugë tjetër, ose me atë, ose kundër tij, rrugë të mesme jo! Pas arrestimit të Koço Seminit, më 6 shtator 1947, n/togeri Maqo Pecani, me detyrë hetues mori në pyetje të pandehurin, i cili akuzohej për spiunazh dhe për bashkëpunim me Hari Fulcin. Seanca e parë u zhvillua dhjetë ditë pas arrestimit, më 17 shtator 1947. Më poshtë po japim disa pjesë nga deponimi i tij para hetuesit, të përfshirë në dosjen hetimore e cila iu paraqit gjyqit për vendimin e mëvonshëm: “Quhem Koço Semini, i biri i Janaqit dhe i Marigos (e vdekur) [në një dokument tjetër thuhet se e ëma quhej Marije, ndërsa vetë ai deponon se nën quhet Marigo! (shënim i red).], lindur në Pogradec në vitin 1912 dhe banues në Tiranë. Jam martuar me Agllai Miti Petre nga Pogradeci me të cilën kam dy vajza minorene. Kam mbaruar shkollën e Mesme Teknike. Nuk jam dënuar ndonjëherë. Jam arrestuar më datën gjashtë shtator të vitit vazhdues. Siç e thashë më sipër kam mbaruar shkollën teknike amerikane në vitin 1929 këtu në Tiranë. Përveç mësimeve të zakonshme që përmbante programi ynë shkollor, në shkollën Teknike, që siç dihet administrohej nga amerikanët, me drejtor Hary T. Fultz dhe n/drejtor Tharles Halingshead, ekzistonte edhe një kurs tjetër special që zhvillohej në shtëpinë e n/drejtorit, ku merrnin pjesë
nxënësit më të mirë, por numri i nxënësve në këtë kurs special nuk i kalonte të 15 vetët. Kursi i parë special ka filluar në vitin 1927 dhe ka vijuar tre vjet, deri në vitin 1929. Unë (Koço Semini), kam qenë një nga pjesëtarët e këtij kursi, vazhdimisht për tre vjet. Përveç meje në këtë kurs kanë marrë pjesë edhe këta persona: Neki Radovicka (i vdekur), Pano Zhogo (i burgosur), Dimosten Malo (i burgosur), Beqir Çela (i burgosur), Llazar Apostoli (i burgosur), Ibrahim Frashëri (i vdekur), Sami Ahmeti (i vdekur), Vangjel e Marika Qirazi (që të dy ndodheshin në Amerikë). Qëllimi i jashtëm i kurseve speciale ishte për t’i pajisur gjoja nxënësit e përparuar në mësime me dijeni gjuhore (gjuhës angleze) më tepër se nxënësit e tjerë. Por në të vërtetë kursi special kishte si qëllim që nxënësit pjesëmarrës të fitonin praktika e njohuri të shërbimit të spiunazhit, kështu që mbas mbarimit të kursit e njëkohësisht shkollës, kursistët të qenë të aftë për të kryer detyrën e tyre si agjent në Amerikë. Hetuesi: - Ju si kursista kishit dijeni të saktë se këto kurse kishin qëllimin që the më sipër? koço semini: - Po, neve na ishte thënë e shpjeguar mirë. Masandaj në kurset speciale merrnim mësime mbi spiunazhin, d.m.th si të informoheshim mbi jetën politike dhe ekonomike të vendit, të mbanim shënime për këto dhe t’i raportonim. Hetuesi: - Nga kush dhjetoheshin këto kurse? çfarë studionit? k.s: - Kursi dhjetohej prej Fultzit. Vinte vazhdimisht dhe milionerja Mildred Farvel. Kjo shpesh vinte bashkë me Fultzin dhe referonin (na jepnin mësim) mbi agjenturën. Ndjekja e kursit kishte një orar të caktuar dhe temat që zhvilloheshin konsistonin në: a) mënyrën se si çdo agjent të kryente detyrën e tij (të jepte informata pa u kompromentuar), dhe merrte njohuri mbi rrethin dhe elementët në të cilët jetonte në punën e përditshme. Gjithashtu agjenti mësonte mënyrë si të manovronte, duke i shfrytëzuar bisedat e ndryshme, nga ku mund të nxirrte përfundimet e tij në lidhje me detyrën. b) mbi mënyrën e dhënies së informatave direkte dhe indirekte. c). Mbi marrjen e llojit të informatës dhe karakterit (ekonomik, politik, apo ushtarak). Të gjithë ata që mbaronin këtë kurs bëheshin edhe anëtarë të shoqërisë të graduarve të shkollës teknike. Shoqëria përbëhej nga kryetari, një n/kryetar dhe sekretari. Kur unë kam mbaruar shkollën kryetar ka qenë Tahir Gjinali (i burgosur), sekretar Ndoc Logoreci (tani në Londër), dhe n/kryetar Hamdi Kërçiku. Natyrisht edhe ata ishin si unë, asgja më shumë. Shoqëria e graduarve kishte për qëllim kryesor shpërndarjen e graduatëve në punë në aparatin shtetëror, kështuqë ata që kishin kaluar kurset e spiunazhit të fillonin veprimtarinë e tyre simbas udhëzimeve dhe njohurive që kishin marrë në kurs. Mua shoqëria e gratuatëve më ka përkrahur deri sa më siguroi punën në Drejtorinë e Shtypit ku merresha me përkthimin e lajmeve të agjencisë “Rojter” Këtu kam bashkëpunuar me Halil Maçin, për të cilin Fultzi më tha se dhe Halil Maçi ishte njeri i besimit d.m.th spiun i amerikanëve sikurse unë. Kur fillova nga puna çdo përkthim të lajmeve e bisedoja më parë me Fulcin me të cilin caktonim lajmet
që do të duhet t’i jepnin shtypit. Për njohjen e agjentëve shërbente edhe mbledhja e përgjithshme e shoqërisë që bëhej çdo qershor të çdo viti. Këtu njiheshim me agjentët, spiunët e rinj të dalë nga gradimi çdo vit. Kështu, në rast nevoje dinim se ku mund të kishim informata për shembull për çështje që kishin të bënin me ekonominë, bujqësinë, industrinë, sepse ne kishim njeriun tonë që bashkëpunonte me ne. Unë kam pasur lidhje direkte me Fulcin, derisa ai ishte këtu si drejtor shkolle më 1933. Ne që ishim agjentë shpesh mblidheshim edhe në Legatën Amerikane, këtu njiheshim të gjithë. Në legatë vinim me rastin e ndonjë feste të kombit amerikan. Hetuesi: çfarë interesoheshin të dinin Fulzi dhe legata amerikane për regjimin e Zogut? K.S: - Në atë kohë ata interesoheshin të dinin për minierat që kishte në Shqipëri, vendi ku ndodheshin, llojin e tyre dhe si shfrytëzoheshin. Gjithashtu donin të dinin shoqërinë që e shfrytëzonte, makineritë dhe kapacitetin e përdorimit. Interesoheshin për prodhimet që nxirrnin shoqëritë italiane në Kuçovë, në Rubik etj... Hetuesi: - a merrnit rrogë për vperimin tënd si spiun? k.s: - Po, jam paguar me një qind dollarë në muaj, sigurisht gjithë agjentët paguheshin. Hetuesi: - Po kur në vitin 1933 u largua Fultzi, me cilin mbanit lidhje? k.s: -Me parë se Fultzi të largohej takohesha me të dhe më rekomandoi që mbas largimit të tij informatat unë t’ia jepja Offmanit, që atëherë ishte sekretar i Legatës Amerikane. Kur u largua Fultzi takohesha çdo javë me Offmanin të cilit i dorëzoja informatat, çdo herë që i dorëzoja informatat ishte edhe Kol Kuqali. Informatat që kam dhënë unë flisnin për gjendjen ekonomike, për komentet e partive politike, gjendja ekonomike e mbitokës dhe nëntokës, p.sh çështje koncesionesh që regjim i asaj kohe i jepte Italisë, ardhjen e shoqërive italiane dhe influencën e tyre, çështje ushtarake si mbi organizimin italian, institucionet e ndryshme, fortifikimet, marina, morali ushtarak, mobilizimi i forcave, përqendrimi i tyre etj, sipas rastit. Vazhdimisht jam shpërblyer me 100 dollarë në muaj. Edhe në korrespondencën që kisha me Fultzin shënoja informata të tilla. Di se përveç meje kanë firmosur kontrata edhe këta persona: Loni Adami, Tahir Gjinali, Neki Radovicka. Mua Fultzi ma ka konfirmuar marrjen e letrave. Kështu që unë kam vijuar të jem agjent i amerikanëve deri pak para arrestimit. Hetuesi: - Në çfarë mënyre ke dhënë informata gjatë pushimit fashist? k.s: -Offmani u largua nga Shqipëria në vitin 1940. Ai, para se të largohej më këshilloi që unë të mbaja lidhje me Kol Kuqalin. Kështu veproja dhe vazhdimisht mbaja lidhje me Kol Kuqalin. Ai më thoshte se informatat i dorëzonte në Legatën Amerikane në Romë, pasi vinte shpesh në Itali. Përveç informatave gjatë okupacionit fashist, duke parë situatën që u krijua në Shqipëri e Jugosllavi, lindja e LN.Çl, me në krye PKSh, duke parë se politika anonte nga Bashkim Sovjetik, duke e ditur detyrën dhe angazhimet që kisha marrë, unë popullarizoja se anglo-amerikanët dhe lufta e tyre do ta shpëtonte vendin tonë dhe vendet e tjera të vogla. Mbi këtë
LONDON AUGUST 2009
gjendje kam njoftuar herë pas here Fulzin me anë të Kol Kuqalit, i cili i jepte udhëzime si të propagandonim kundra L.N.Çl. Deri në çlirimin e Shqipërisë jam paguar nga Kol Kuqali. Hetuesi: - Na trego, si ke vepruar pas çlirimit. ke vazhduar punën si agjent? K.S Me çlirimin e Shqipërisë në muajin nëntor u takova me Vangjel Qiriazin. Kemi bërë kursin e spiunazhit së bashku. Vangjeli kishte ardhur në Shqipëri si ushtarak (kapter amerikan). Ai më tha se kishte ardhur me Misionin Anglez i dërguar nga Fultz, me qëllim që të vihej në kontakt me gjithë agjentët e vjetër të cilët t’i njoftonte se Fultzi ndodhej në Bari të Italisë e së shpejti do të vinte si përfaqësues i Amerikës. Më shpjegoi se ishte i dërguar nga organizata S.B.S e cila e kishte qendrën në Bari. Vangjeli më tha se Fultz kishte përpiluar një plan pune për agjentët e vjetër. Të organizonim një parti kundra Partisë Komuniste, me partinë e re mund të merrnin pjesë ballsitë, zogistë e çfarëdo, mjaftonte të urrenin Partinë Komuniste. Partia e re të kryesohej nga agjentët e S.B.S. Pastaj Vangjel Qiriazi më shpjegoi se si në Itali po bëheshin kurse për spiunë të rinj shqiptarë. Nga këta më ka përmendur Kol Berishën, Petro Markon, Hasan Reçin. Kështu ramë dakord të takoheshim pas 2-3 ditëve. Interesova të gjeja shokët e S.B.S. Lajmërova Beqir Çelën, Dhimosten Malon, Emin Bakallain, Pano Zhoga Tahir Gjinalin, e të tjerë, me të cilët lamë pikë takimi në shtëpinë e Namik Hajdarit, atë ditë që kishim lënë takim me Vangjel Qiriazin. Këtu u takuam të gjithë dhe shkuam në shtëpinë e Neki Radovickës, ku gjetëm edhe Vangjel Qiriazin. Mbledhja kryesohej nga Vangjeli i cili bëri një përsëritje udhëzimeve që kish marrë nga Fultz. Në përfundim të gjithë i bëmë një letër Fultz, të cilën e shkrova unë dhe e mori Vangjeli që t‘ia dërgonte me anë të Misionit Anglez. Në mars 1945 erdhi në Tiranë Lazar Apostoli, i cili qëndronte pranë Misionit Anglez. Unë sapo u informova e takova. Më dha një letër nga Fultz, e cila ishte përgjigje e letrës që i dërguam nga mbledhja me Vangjel Qiriazin. Letra thoshte se Lazar Apostoli zëvendësonte Vangjel Qiriazin prandaj mbani lidhje të ngushta me të dhe gjithmonë punoni sipas udhëzimeve të dhëna prej Vangjelit. Me Lazarin caktuam në mbledhje për të nesërmen. Unë lajmërova Isan Qeresh-
nikun, Tahir Gjinalin, Neki Hajdarin, etj. Si u mblodhëm në shtëpinë e Nekiut Lazari na foli për situatën, për ato që i kishte thënë Vangjel Qiriazi. Pastaj na njoftoi se Fultz do të vinte pas pak ditësh. Ne na udhëzuan të propagandonim kundër pushtetit dhe influencës së komuniste të BS. U vendos që ne të ishim nxitësit e këtyre parullave. Kontaktet do t’i kishim të përditshme me Lazarin. Kur erdhi Fultzi ne kishim përgatitur parulla që populli ta priste me shumicë, me këtë rast përfituam dhe nga pritja që i bëri Fronti. Jam takuar me Kol Kuqalin me të cilin nuk i kam shkëputur lidhjet. Nga të gjitha këto më tha Kola kemi vendosur të formojmë një organizatë ilegale në gjirin e Frontit, me qëllim të bashkojmë rrymat e ndryshme si legalitetin, ballin dhe me ndihmën e amerikanëve të rrëzojmë pushtetin. Kjo pajtohej edhe me qëllimin tonë si agjentë. Tani që vjen Fultz të shtrojmë punën mirë dhe të organizojmë gjithë elementët e pakënaqur, bejlerët, agallarët, klerin, dhe të gjithë të tjerët e kësaj kategorie. Si pikë e domosdoshme është që ne të krijojmë lidhje me të gjithë kriminelët e arratisur lufte, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Hetuesi: - si vepruat pas mbledhjes që patët me lazar apostonin? k.s: - Formuam një grup ku merrnin pjesë këta persona: Unë (Koço Semini), Neki Hajdar Radovicka, Beqir Cela, Loni Adami, Dhimosten Malo, Emin Bakalli, Tahir Gjinali, Stavro Bojaxhi, Isan Qereshniku dhe Pano Zhoga. Grupi kryesohej nga Beqir Cela dhe Neki Radovicka. Më vonë Beqiri u largua me komitetin të organizatës tenike intelektuale, pas tij edhe Nekiu. Mbas nja 12 ditësh nga kjo mbledhje unë dhe Beqir Çela kemi shkruar në Misionin Amerikan ku jemi takuar me Fultz, bashkë me Offmanin. Biseduam mbi luftën dhe konseguencat e popullit tonë. Folëm në vija të përgjithshme mbi situatën ndërkombëtare. U larguam nga Fultzi me porosinë që të gjithë agjentët e vjetër të shkonin të takonin atë. Unë kam kontribuar në organizatën Teknike –intelektuale në këtë mënyrë: kam sjellë pengesa në përkthimin e lajmeve, shpejtoja përkthimet e agjencisë “Rojeter” dhe të Nju Jorkut, në mënyrë që ato të shtypeshin më parë dhe të komentoheshin më parë se lajmet e “Tass” , “Tanjug” kam agjituar për demokracinë popullore. Mbas ikjes së Fultzit ak-
17
tiviteti i organizatës Teknike – Intelektuale vazhdoi nga grupi i Deputetëve, ku ne mbanim lidhje e merrnim udhëzime prej Kol Kuqalit dhe Selaudin Totos. Veprimtaria sabotuese mbahej me rezerva të mëdha, mbasi dyshohej për sabotimin e organizatës....” Në vija të përgjithshme me ndonjë shkurtim të vogël që ka të bëjë me përsëritje të po këtij materiali, ky është deponimi i Koço Seminit, krimi dhe fajësia e tij. Duhet të kemi parasysh se shumica e dëshmive janë marrë në kushtet e presionit, në kushtet e torturave dhe dhunës. Një pjesë është diktuar ashtu si donte hetuesi, për të përligjur edhe më mirë punën e tij. Po të gjykojmë terminologjinë e përdorur nga Koço Semini në fjalën e tij, e cila nuk besoj se është thënë ashtu fije për pe, por është e përpunuar nga hetuesi i cili dhe ka diktuar atë daktilografistes për ta daktilografuar më pas. Pra mbi bazën e kësaj dëshmie, mbi bazën e këtij rrëfimi Koço Semini u dënua nga gjykata ushtarake me pushkatim. Dhe “krimi” i tij ishte kyë “kam sjellë pengesa në përkthimin e lajmeve, shpejtoja përkthimet e agjencisë “Rojeter” dhe të Nju Jorkut, në mënyrë që ato të shtypeshin më parë dhe të komentoheshin më parë se lajmet e “Tass” , “Tanjug” kam agjituar për demokracinë popullore”, të cilin e pohoi më lart. Në vitin 1947 e pak më parë u dënuan shumë vetë, pjesëtarë të këtij rrjeti të “spiunazhit amerikan”, madje edhe u pushkatua grupi deputetëve. Emri i Koços doli pikërisht nga këto deponime të mëparshme. Një pjesë e emrave që përmend Koço ishin arrestuar, një pjesë ishin pushkatuar, kështu që ishte e pamundur që të mbahej konspiracion. Loja kishte marrë fund dhe Koço Semini ishte viktima e radhës. Nuk ishte vetëm ai por kishte shumë njerëz, nga ata më të thjeshtë e deri tek intelektualët që besonin se demokracia dhe liria angloamerikane ishte më mira dhe nga do të vinte edhe shpëtimi i Shqipërisë dhe jo nga aleanca dhe miqësia me BS dhe Jugosllavinë. Koha e tregoi këtë, por fatkeqësisht duheshin vrarë, burgosur me qindra njerëz që kishin pasur lidhje apo kishin ëndërruar apo bashkëpunuar me amerikanët. I gjithë aktiviteti i Koço Seminit nuk ka të bëjë aspak me një aktivitet kriminal, pasi po të kemi parasysh ai jetoi në tre regjime autoritare, regjime që ishin shumë larg demokracisë perëndimore, si gjatë
kohës së monarkisë, ashtu edhe gjatë luftës e aq më pak pas saj. Shqipëria nuk po ecte në udhën e demokracisë dhe shqetësimi i qeverisë amerikane ishte i drejtë, pasi po shikonte se vendi, pasuritë dhe regjimi apo rrëshqiste dita- ditës drejt autoritarizmit, dhe kjo po ndodhte prej mëse dy dekadash rresht, ndaj asaj i nevojiteshin njerëz, kuadro, që ta informonin, që të kishin besim tek ajo. Gjithsesi Koço Semini u dënua me 20 vjet burg, një e keqe e “vogël” kjo, po të kemi parasysh vendimin e parë dhe kur shumë shokë të tij kishin marrë plumbin...
3. Një poezi e panjohur e koço seminit
Nga fjala e deponuar para hetuesit Koço Semini pranonte se i kishte shërbyer amerikanëve për afro 20 vjet. Por një gjë duhet marrë me rezerva në atë fjalë, pasi, vetëm duke i hedhur një sy fjalëve të përdorura në të, terminologjisë, të bien në sy se gjithçka është përmbledhur tek spiunazhi, me një lloj sensi autokritike, apo vetëgjyqësie, pranim faji. Duke marrë parasysh se deponimi në hetuesi është bërë në kushte të rënda psikike, fizike, pasi në 160 ditë paraburgim, Koço Semini është pyetur e ripyetur disa herë dhe ajo që është shkruar është përpiluar thuajse sipas dëshirës e vullnetit të hetuesit, që ta kishte më të lehtë për ta dënuar e njëherësh për të vërtetuar edhe akuzën e tij. Duke parë materiale të tjera, si kujtime të Koços apo edhe letra e pjesë nga dosja hetimore shikojmë se e vërteta ishte krejt ndryshe. Koço Semini nuk ka bërë ndonjë kurs special të hollësishëm për spiunazh, por ka bërë një kurs për pedagogji. Në disa kujtime të tij të lëna disa vite para se të mbyllte sytë, Koço Semini kujton për atë kohë: “Viti 1927 ishte vit vendimtar për mua. (Pikërisht në këtë vit aludohet se ka filluar kursi i spiunazhit për Koçon). Mbas tre vjetësh studimesh shkollore, dy vitet e fundit do të ishin specializimin në një degë të veçantë për të marrë një mjeshtëri, si elektricist, mekanik, motorist, zdrukthar etj. Mirëpo ndodhi një e papritur. Ministri Arsimit Xhafer Ypi, duke dashur të hiqej si reformator kishte dhënë urdhër që të gjithë nxënësit bursistë të Shkollës Teknike të Tiranës, duhej të ndiqnin degën e mësuesisë e cila do t’i shtohej shkollës atë vit. Shqipërisë i duheshin mësues dhe ky ishte urdhër i prerë. Ne e kundërshtuam. - Kush nuk pranon mësuesinë të bëjë gati valixhen e të largohet nga shkolla! Të gjithë ne i bëmë gati valixhet e dolëm në korridor. Befas aty mbërri i Xhafer Ypi i shoqëruar me policë. Ai na u drejtua me këto fjalë: - Eshtë në të mirën tuaj të pranoni të bëheni mësues sesa të bëheni kovaçë! Si mësues do t’i shërbeni më mirë atdheut.... Kështu vazhdova në Shkollën Teknike kursin e pedagogjisë deri në Korrik të vitit 1929, kur u diplomova si mësues. Pas këtij veprimizura të pres emërimin tim dhe fillimin e punës në vjeshtë të atij viti. Në ceremoninë e ndarjes së diplomave, pas fjalimit zyrtar që mbajti Ali Cungu unë u ngarkova të flas në emër të graduatëve që morrën diplomat. Në atë ceremoni u ndodh midis të tjerëve dhe përfaqësuesve të shtypit dhe ndër ta
Kostë Çekrezi. Në mbnarim të ceremonisë ai më thirri pranë tij dhe më ftoi të zinja punë si redaktor në gazetën e tij “Telegraf”. Që të nesërmen shkuam në Ministrinë e Arsimit, ku postin e ministrit e mbante tashti Abdurahman Dibra. Pas një bisede të shkurtër në praninë time, ministri urdhëroi sekretarin të sillte kopjen e kontratës, që pata nënshkruar në 1927. - Semini, Semini m`u drejtua Abdurahmani, a e ke gjë Jorgaq Seminin? - E kam baba a ktheva unë. Ai qeshi me të madhe dhe më shtrëngoi dorën edhe një herë. - Si or djalë! Ti na qenke djali i Jorgaqit? Po a e di se unë bashkë me babanë tënd kam qenë nxënës në Idadijen e Manastirit? Kemi qenë kaq vjet shokë të mirë... Me këtë gëzim u bashkua edhe Kostë Çekrezi. - Sa mirë e paskemi mik të vjetër edhe ministrin! Sekretari ia pruri dokumentin tim ministrit dhe ai ia dorëzoi kryeredaktorit të “Telegrafit”. Ai e grisi menjëherë dhe e hodhi në shportën pranë tryezëz duke m`u drejtuar mua: - Tashi nuk ke asnjë pengesë. S`ke pse të kesh frikë të vish në shërbimin tim si gazetar. Kështu, pa ardhur vjeshta, unë u gjeta i zënë me punë e me një rrogë më të mirë se ajo e mësuesit. Sa më shkonte në mend asokohe, se kjo rrugë që do të nisja, i shtyrë nga vala e rrethanave të thjeshta e të natyrshme për ato ditë, pas disa vjetësh do të më nxirrte përpara portave të ferrit në “mes të rrugës së jetës sime”. Dhe do t`i bija pash për pash këtij ferri sepse pata qenë nxënës i Shkollës Teknike Amerikane të Fullcit dhe gazetar me dy diploma nga Roma në Peruxha.” Siç shikohet nga këto kujtime Koço Semini nuk i ka sjellë dëm atdheut, por i ka shërbyer atij, me penën, me mendimet dhe përvojën e tij. *** 4. koço semini i shkruan Harry T. Fultz-it: “i juaji i vërtetë dhe i besueshëm!” Koço Semini u arrestua në 6 shtator 1947 së bashku me afro 100 intelektualë të tjerë pjesë e një fushate të gjerë terrori të regjimit komunist të Enver Hoxhës. Ai u akuzua se kishte qenë spiun i amerikanëve dhe kishte punuar në dëm të interesave të atdheut. U dënua fillimisht me pushkatim, por iu dal dënimi ekstrem dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. Në dosjen hetimore- gjyqësore, mes të tjerash gjendet edhe një letër e veçantë e Koço Seminit dërguar Harry Fultz-it, ish- profesorit të tij në shkollën Teknike. Kjo është një nga letrat e shumta që Koço Semini ka shkëmbyer me Fultzin, (një shkak më shumë për ta arrestuar dhe rënduar akuzën ndaj tij). Në këtë letër, të shkruar rreth vitit 1945, pasi në deponimet e tij para hetuesit ai e pranon se e ka takuar vetë Fultzin në 1946, kështuqë kjo letër duhet të jetë shkruar në 1945, para se të vendoseshin përsëri lidhjet e prera që nga viti 1933, kur Fultz u largua si drejtor i shkollës Teknike. Në letër Koço, mes të tjerash i bën edhe një tablo të shkurtër të jetës së tij. Marrim vesh nëpërmjet saj se ai jetonte në Tiranë, se ksihte qenë në Itali në bari dhe se gjatë luftës nuk
LONDON AUGUST 2009
18
kOçO sEmiNi
ishte përzier me propagandën, me asnjë palë. Ai, si intelektual, gazetar dhe njeri me vizione perëndimore shprehte besimin se vetëm Amerika do ta shpëtonte atë vend dhe se ajo do të klithe hapësira për të gjithë ata që e donin lirinë dhe paqen. Koço kishte dëshirë të shkonte në Amerikë, pasi kishte të afërm atje, por regjimi komunist i tregoi burgun, plot 13 vjet e 9 muaj e 20 ditë. Atë dëshirë e ëndërr të Koços e bëri realitet i biri (por edhe të afërm të tjerë të Koços) i cili jeton atje me nipërit dhe mbesat e Koços, të cilat do ta kujtojnë gjithmonë gjyshin e tyre dhe do të jenë krenarë se Koço Semini e donte Amerikën! Ja Letra që Koço Semini i dërgonte Fultz-it: Z. Harry Fultz, Besoj se nuk e imagjinoni merakun e shkaktuem në mes të nxënësve të A.V.S, Shkollës Teknike, mbi zhurmat e shpeshta të vizitës suaj të mundshme në Shqipni. Që kur erdhët n’Itali, kur Tirana ishte ende e pa çliruar, dijshim që erdhët afër dhe pritshim t’i’u shihnim personalisht mbas kaq vitesh vuajtjesh të përbashkëta. Populli jonë shkon aq larg sa thotë se ndodheni „ndokund“ në Shqipëri. Sidoqoftë unë shpresoj siç bëjnë të gjithë që shumë shpejt mund të jeni midis nesh. Disa muaj më parë unë kam takuar Vangjel Qiriazin, i cili më foli për ju. Më vonë rastësisht takova disa amerikanë dhe britanikë që ju njihnin dhe iu luta që të partinin urimet dhe të falat e mia ma të mira dhe besoj se do të kenë vepruar kështu, po ashtu si duhet të ketë bërë edhe Vangjeli dhe shumë Shqiptarë të tjerë të ardhur prej këndej. Tash po të doni të dini rreth meje dhe familjes teme u njoftoj se jam martuar prej 13 prillit 1934 dhe kam dy fëmijë: Aristidhi vjeç 9 dhe Margarita 4-vjeçare (Më vonë Koços i lindi edhe një vajzë, Astrita, e cila u martua me Dr. Misto Markon). Gruaja ime është shqiptare nga qyteti im, Pogradeci. Tash banojmë në një shtëpi me qera në Rrugën e Durrësit (Tiranë), nr.148. Kam një kopsht me 15 pemë dhe një bahçe që e punoj vetë. Shtëpia ime në Pogradec bashkë me dyqanet që zotëroja atje u rrënuan krejtësisht në luftën italo-greke të vitit 1941- 1942.
Bombardimi ishte aq i papritur dhe zjarri aq i tërbuam sa gjyshja jeme s’qe e zonja të dalë së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe kështu gjeti vdekjen midis flakëve të mëdha. Humbëm librat, më humbi çdo gjë. Por për një gjë kam qenë pak me fat: gjatë gjithë luftës kam qëndruar jashtë rrethanave të propagandës politike. Që kur erdhi Italia më 1939 kam qenë përkthyes lajmesh i „Reuters“ nga anglisht në shqip për zyrën e shtypit. Gjithashtu kam botuar dy libra që të dy të përthyer nga italishtja. Para 1930 kam qenë në Bari së bashku me familjen time, gruan, Aristidhin e vëllanë, i cili ka qenë student i teknikes. Nëna më vdiq në atë kohë, ndërsa baba rron akoma në Tiranë. Në Bari ishte drejtor i „Gazetës Shqiptare“, botim shqip i „Gazzetta del Mezzogiorno“ dhe folës i radio Barit. Por u dëbova nga fashistët për shkak të një incidenti që nuk i kënaqte autoritetet e Romës e as të Tiranës: ndërsa Mbreti Zog kishte ikur prej këtij vendi i dëbuar nga invazioni italian, Radio Bari vazhdoi të hapë emisionin e shqipes me një anthemë mbretërore, ndërsa gazeta doli me fotografinë e Mbretit e të mbretëreshës ditën e invazinit, me rastin e lindjes së princit. Pastaj u dërgova në shtëpi „për mungesë parashikimi politik dhe oportunizëm“. Ky është përshkrimi i historisë sime të hidhët e cila do të shkonte shumë gjatë po të shpjegohej me detaje. Kujtoj se dini më shumë mbi ne këtu, sigurisht më shumë sa sa dimë ne mbi shokët tanë n’Amerikë si Crowlez, Kelley, Hollinchead, Termonstein, Hart, Wecler, zonjusha Trajan, zonja Farwell, Jullerat, Erickson dhe të tjerë, si janë? A na mbajnë mend siç i mbajmë mend neve ata? Unë kam edhe shumë njerëz në Amerikë. Xhajën në Rochester, New Zork, kunatin në Redwing Minn dhe xhajën e gruas në Cleveland Ahio. Shpresoj të vij atje ndonjë ditë. Mbas lufte sigurisht SHBA do të bajnë shumë vend për ma shumë njerëz paqedashës, punëtorë dhe të lirë nga Evropa. Kam frikë se shkova gjatë dhe e di se ke shumë punë. Me shpresë se do të ndinjoj nga ju. i JuaJi i VErTETË dHE i BEsuEsHËm
Në këto faqe gazete u përpoqëm të tregonim një pjesë të vështirë por të rëndësishme të karrierës dhe jetës së gazetarit, përkthyesit dhe intelektualit të shquar të viteve 30-të, Koço Seminit. Shumë pak është thënë e shkruar për të. Përmasat e tij si letrar, përkthyes dhe gazetar janë të tjera dhe të panjohura për brezat e sotëm. Janë ribotuar vetëm disa tregime të përkthera nga ai në vitin 2002 nga sh.b „Logoreci“, si dhe nëj libër i përkthyer nga Koço „Dhejtë gratë më të shquara...“, si dhe tek tuk ndonjë artikull i tij në faqet e shtypit. Por e rëndësishme është se emri i Koço Seminit renditet me dinjitet ndër emrat përparimtarë, demokratikë, antikomunistë dhe intelektualë të Shqipërisë së shekullit XX. Koço Semini ishte nga Pogradeci, nga ky qytet i bukur, aty ku u lind në vitin 1912. (E dhënë sipas dosjes hetimore, por në një shkrim tjetër të dhëndrit të tij, Dr. Mistos, thuhet se ka lindur më 1910). Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe më 1925 ndoqi shkollën Teknike në Tiranë, ku u diplomua mësues në vitin 1929. Gjatë kësaj kohe në vitet 19281929 ishte kryeredaktor i revistës „Laboremus“, të cilën e botonte shkolla teknike. Kjo revistë në vitin 1929 u vlerësua maksimalisht nga universiteti „Columbia“ në SHBA. Mbas shkolle ndoqi studimet për gazetari në Universitetin e Romës dhe më pas në Universitetin për të huaj në Peruxhia. Me dy diploma gazetari në xhep ai kthehet në tiranë dhe fillon punë si gazetar në gazetat „Telegraf“ etj. Në vitin 1936 shkon në Bari ku punon si përkthyer pranë „Gazetës Shqiptare“ dhe folës në Radio Bari. Pushohet në 1939 dhe kthehet në Atdhe. Në 1940 fillon punë në Zyrën e Shtypit, punë që e pati deri në 1944. Më pas, në vitin 1945 punësohet si përkthyes pranë Misionit Anglez në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti për afro dy vjet. U arrestua në 6 shtator 1947. U dënua me 20 vjet burg, por bëri vetëm 13 vjet e më 1959 u lirua nga burgu. Pasi u kthye në Pogradec e futën në punë të rënda në furrat e pjekjes në NP, ku punoi deri në vitet e fundit të jetës. U nda nga jeta në 1987 në Pogradec. Në vitet e fundit u përpoq të shkruante disa kujtime që kishin të binin me shkollimin, familjen dhe punën, por nuk la pas asnjë kujtim që klithe të bënte me burgun apo gjëra të tilla, pasi nuk donte që të linte pas dhimbje. Për të ajo kohë qe një kapitull i mbyllur. Koço ishte një njeri i madh, intelektual i përmasave evropiane, që nuk pati fatin si shumë kolegë të tjerë të vijonte pasionin dhe profesionin e gazetarit apo përkthyesit, por me ato pak vite e me ato shumë shkrime që ka lënë pas ai i bëri vend vetes në panteonin e njerëzve të shquar të medies. Koha do të ecë, do rrjedhin vitet e mbi varrin e Koços në Pogradec do të shkojnë e do të vendosin lule njerëzit e tij të dashur, por edhe ata nuk e kanë njohur por do të mjaftohen vetëm me jehonën e veprës dhe emrit të tij. Pogradeci ka nxjerrë shumë njerëz të shquar, figura madhështore të letrave, si Lasgushi e Kuteli, por edhe Koço Semini ishte jo vetëm bashkëkohës me ta, por ishte një ortek, të cilit iu pre vrulli në mes nga diktatura komuniste.
Te denuar te bashkohemi LONDON AUGUST 2009
N
Nga kOCO daNaJ
ë një nga komentet e tij, një lexues me shumë përgjegjshmëri më shtronte një pyetje të drejtpërdrejtë: Përse jeni kaq i sigurtë se Shqipëria Natyrale do te jetësohet në vitin 2013? Eshtë një pyetje e drejtë dhe domosdoshmërisht për tu sieguar, për ti dhënë përgjigje. Unë jam i sigurtë se shqiptarët duke qenë të dënuar, do të bashkohen me njeri tjetrin. Jam i sigurtë se Shqipëria Natyrale do të jetësohet në 100 vjetorin e Konferencës së Londrës. Cilat janë ato arsye madhore që ma japin këtë siguri? Cilat janë ato fondamente që e bëjnë të pashmangshëm Shqipërinë Natyrale?
E Para
Ne rajonin e Ballkanit ka më shumë se një dekadë që fuqitë e mëdha, po riparojnë gabimet e së kaluarës. Ato gabime, para nje shekulli u realizuan me të drejtën e forcës. Por duke qëne te tilla, krijuan nje rajon artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe emertimin politik Ballkani-fuçi baruti. Kush ishin këto krijesa artificiale? Krijesat më artificiale të këtij rajoni ishin dy : Formimi i mbredtërisë sërbokroato-sllovene, të quajtur më vonë Jugosllavi ishte krijesa e parë artificiale. Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar për pesë ishte krijesa e dytë artificiale e rajonit. Ndërsa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga artificialiteti në natyralitet. Krijimi i 6 shteteve të përhershme dhe një shteti të përkohshem si Kosova eshte faza e parë e shndrrimit te rajonit të Ballkanit nga artificial ne natyral. Shpërbërja e dhunshme e saj që arriti kulmet në luftën ndëretnike në Bosnjë dhe në gjenocidin sërb ndaj shqiptarëve të Kosovës spigohet sa me karakterin ultranacionalist të shtetit sërb, aq edhe më sedrën e sëmurë politike të disa fuqive të mëdha, të cilat e patën të vështirë të pranonin se krijesa e tyre me emrin Jugosllavi ishte një dështim. Faza e dytë eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka përbërë deri më sot artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo fazë tashme po përfundon aktin e parë madhor të saj që është shteti i përkohshëm shqiptar i Kosovës. Një Konferencë e tematikës Londër 2 apo Versajë 2 është domosdoshmëri për të ardhmen demokratike të rajonit. Ndërsa një konferencë e nivelit Dejton 2 apo Rambuje 2 vetëm se sa do të konsolidojë në mënyrë të kamufluar konfliktet në rajon.
E dYTa
Europa e Bashkuar në themele të saj ka vlerat morale të çdo kombi, që të gjitha bashke përbëjnë ate që quhet Themeli i vetë bashkimit. Mëndësia politike dhe internacionaliste se relativizimi i kufijve është i barabartë me shuarjen e kombeve është sa mashtrues aq dhe vetëmashtrues. Sa më relative bëhen kufijtë, aq me të kultivuara bëhen vlerat kombëtare. E duke qënë kështu, shqiptarët nuk mund të pranohen si pjesë në familjen e madhe europiane dhe nëekombëtare, sa kohë që vlerat e tyre kombëtare i kanë të shpërndara në pesë shtete. Europa e Bashkuar nuk antarson banorë, por popuj dhe kombe. Organizata Botërore është emërtuar Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe jo ndryshe.(Mëndje të ndritur do të ketë pasur ai që ka bërë formulimin e parë: Kombe të Bashkuara!!) Prandaj Shqipëria
Natyrale është pikpamje dhe nocion europeist, para se të jetë nacionaliste. Përbën një vlerë te madhe europiane toleranca fetare e shqiptarëve për Panteonin e vlerave të BE. Për më tepër sot, kur konfliktet ndërfetare po marrin përmasa të frikshme. Përbën një vlerë të rrallë për Bashkimin Europian fakti tashmë i njohur se shqiptarët në shumicë të madhe muslimanë janë euroamerikanë të lindur. Me miliona kristiane katolike apo ortodokse janë shumë më pak europeistë se sa muslimanët shqiptarë. Dhe është në interesin e politikes euroamerikane që këtë vlerë kaq moderne ta ketë të unifikuar për arsyen e thjeshtë, sepse vetëm përbashkimi do ti rezistojë më mirë sa fondamentalizmit islamik, aq edhe fondamentalizmit kozmopolit. Eshtë edhe kjo një arsye madhore që politika euroamerikane eshte dakord me Shqiperine Natyrale.
E TrETa
Politika amerikane po e nxit me shumë finesë bashkimin shqiptar. Në cfarë mënyre? A e kini ndjekur me vëmëndje se cfarë po ndodh kohët e fundit në politikën dhe diplomacinë panshqiptare? Politikanëve shqiptare dhe veçanërisht atyre të Tiranës Politike po ju thuhet midis të tjerash se gjoja ka një shqetësim se ndoshta pas pavarsisë së saj Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë etj. Dhe natyrshem politika zyrtare deklaron se nuk do te këtë një gjë të tillë. Por në çdo vend ka dy politika; një është zyrtare e cila ka kufizimet e saj. Dhe tjetra është politika reale e cila nuk ka dhe nuk duhet të ketë kufizime. Politika reale ploteson Politiken zyrtare. Politika zyrtare është politike pushteti. Politika reale është politikë publiku, politikë kombi. Dhe të dyja bashkë formojnë atë që quhet politika e shtetit. Dmth, politika euroamerikane ka hapur «Kutinë e Pandorës». Ajo duket sikur thote: «Mire politika zyrtare, po politika reale shqiptare pse nuk flet, pse nuk e kërkon Shqipërinë Natyrale». Nga e nxjerr këtë konkluzion mund të më thotë dikush apo disa? Po përgjigjem: Ju kujtohet para disa viteve kur shtrohej problemi i pavarsisë së Kosovës. Aso kohe nocioni pavarsi ishte njësoj si të predikoje se Politika euroamerikane hapi Kutine e Pandores. Aso kohe politika zyrtare shqiptare e kishte të vështirë ta deklaronte hapur se ishte dakord me këtë pavarsi. Ajo ishte një politikë e ndrojtur. Por në fillim e artikuloi Politika reale dhe një pjese e politikës zyrtare. Tashmë ajo është politikë shtetërore. Kështu do të ndodhë edhe me bashkimin shqiptar, me Shqipërinë Natyrale. Duke na porositur që të mos e pranojmë, politika euroamerikane e
izmi nuk është kombi, por principata. Coptimi kombëtar dhe jo unifikimi i tij. Por ka disa vite që kjo hapsirë mbarëshqiptare, ku më shumë dhe ku më pak po bën kapërcimin e madh të kalimit nga Pluralizëm Krahinor në Pluralizem Politik. Me vështirësi, por progresi duket, është i pranishëm. Dhe thelbi i Pluralizmit Politik është Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo shteti-principatë apo edhe shteti pa komb.
E PEsTa
ka hapur «Kutinë e Pandorës» edhe për Shqipërinë Natyrale. Dhe përderisa e ka hapur, u takon shqiptareve, ta nxjerrim nga «Kutia» dhe ta shtrojnë për zgjidhje në tavolinën e dialogut demokratik. Vërtetësia e pohimit të mësipërm bëhet e plotë duke sjellë vetëm një fakt nga veprimtaria e Politikës Zyrtare të Shqipërisë.
kryeministri i shqipërisë ne seancën pyetje përgjigje të asamblesë Vjetore të NaTO në reikavik të islandës, në datë 9 Tetor 2007, në përgjigje të pyetjes se mos shteti shqiptar i kosovës mund të çojë në krijimin e shqipërisë së madhe, u shpreh se: Në lidhje me ekzistencën e dy shteteve shqiptare në Ballkan, ndonjëherë pyes veten se çfarë do të bënim ne si shqiptarë. Nuk ishte vendimi ynë për t`u ndarë në 5 shtete të ndryshme, ishte një nga padrejtësitë më të mëdha dhe citoj robin kuk, i cili u shpreh në dhomën e deputetëve të mbretërisë së Bashkuar se Ne po zhbëjmë padrejtësitë që bëmë në fillim të shekullit të kaluar . ....
....Askush nuk duhet të trembet nga dy shtete shqiptare, dy miq të rinj në rajon. Mendoj se kjo është një gjë e mirë edhe për NATO-n. Natyrisht është një pohim I ndrojtur. Natyrisht se është një pohim që kërkon menjëherë ndihmën e një miku të madh të shqiptarëve, që tani ka vdekur. Por mjafton, Loja e Bashkimit Shqiptar sapo ka filluar edhe zyrtarisht. Edhe kjo është një siguri më shumë.
E kaTËrTa
Pluralizmi në hapsiren mbare shqiptare, per arsye nga me te ndryshmet fillimisht u kultivua si Pluralizem Krahinor. Dhe thelbi i këtij lloj plural-
Pluralizmi në hapsirën mbarëshqiptare pati edhe një dukuri tjetër në fillimet e tij; ai lindi edhe si pluralizëm karakteresh, para se të ishte i mirëfilltë politik. Në pluralizmin e karaktereve është më lehtë të manipulosh dhe të manipulohesh duke anashkaluar problemet më thelbësore të kombit në emër të pushtetit apo të parasë që të jep pushteti. Thelbi i pluralizmit të karaktereve është manipulimi me realitetin, krijimi i një realiteti virtual. Thelbi i Pluralizmit të karaktereve është: - Euroamerikanizmi real etiketohet nëpërmjet diktaturës se imazhit apo manipulimit si nacionalizëm për të thënë se «keta nuk jane përgatitur për integrim» prandaj duhet të mbahen nën monitorim. - Difektet e politikës apo të një pjese të politikës konsiderohen si difekt i shoqërisë për të justifikuar praninë stërmadhe të institucioneve nderkombetare. - Diktatura e imazhit, besimin fetar te shqiptareve muslimane apriori e trajton si fondamentalizëm, për të thënë: «Me mirë të ndare, se i kemi më nën kontroll». Por edhe ky lloj pluralizmi duket se po merr fund. Në hapsirën mbarëshqiptare po merr hov pluralizmi politik. Dhe thelbi i pluralizmit politik është se satanizimi i një kombi, nëpërmjet diktaturës se imazhit, është më shumë se racizëm, është inkuzicionizëm.
E gJasHTa
Në Shqipëri po ndërtohet Rruga Durrës-Prishtinë. Eshtë një emërtim me kuptim të disafishtë. Por gjithsesi është një imperativ që ngrihet mbi çdo lloj interesi partiak, mbi çdo lloj zgjedhjesh dhe që kapërcen të gjitha grindjet dhe sherret politike Kuptimi I parë ka të bëjë me rrugën që duhet ndjekur për sendërtimin e Shqipërisë Natyrale. Që do të thotë se krahas politikës dhe diplomacisë publike, shqiptarët po mësojnë gjithmonë e më mirë të aplikojnë politikën dhe diplomacinë reale. Qarkullimi i lirë i njerëzve dhe ideve po sjell në mënyrë të natyrshme edhe largimin nga folkpatriotizmi, por edhe afrimin tek identiteti i përbashkët kombëtar.
19
Shqiptarët gjithnjë e më pak kanë nevojë për mite dhe legjenda për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar. Këtë ata po e bëjnë nëpërmjet njohjes reale, kulturës reale, gjuhës reale, politikës reale dhe ndjenjave reale. Ky është një proces i pakthyeshëm. Eshtë progresiv dhe europeist. BE nuk pranon popuj mitikë, por popuj reale. Nuk pranon kombe legjendash, por kombe reale. Nuk pranon shtete që ekzistojnë vetëm në këngë, por shtete që ekzistojnë realisht dhe kontribuojnë realisht. Dhe shqiptarët duke e njohur mire këtë kërkesë të BE, janë nisur në rrugën e pakthyeshme të Shqipërise Natyrale. Ndërsa kuptimi i dytë ka të bëjë me një rrugë konkrete që do të lidhë Shqipërinë me një nga pjesët kryesore të saj, Kosovën. Kjo rrugë ka filluar të ndërtohet. Duket se kjo do të jetë «Rruga» e Shqipërisë Natyrale. Nuk ka shumë rëndësi se si po quhet sot, nuk ka shumë rëndësi se kush financion. Nuk ka fare rëndësi kush e nisi dje, kush e vazhdon sot dhe kush do ta përurojë nesër. E rëndësishme është se kjo rrugë do te zvogëlojë figurativisht dhe realisht Shqiperinë e Madhe dhe do të jetë pararoja e Shqipërisë Natyrale. Po përse do ta «zvogëlojë Shqipërinë e Madhe»? Po ja përse? Të gjithë e dinë se sa qindra kilometra duhet të përshkosh sot nga Durrësi për të shkuar në Kosovë. Dhe përsëri të gjithë duhet ta dinë se sa do ta zvogëlojë kjo rrugë distancën nndërshqiptare nesër .
E sHTaTa
Shqiptarët nuk dëshirojnë të jenë vetëm zjarrfikës të rajonit, ata duan të shndrrohen në paqebërës. Është një kërkesë e drejtë dhe e nevojshme për tu artikuluar nga ana e tyre. Artikulimi duhet bërë në mjedisin rajonal dhe atë europian. Është një artikulim i cili merr për bazë një realitet dhe synon të rregullojë një paradoks. Cilin? Përgjatë 15 viteve të fundit, bashkësia ndërkombëtare ka thirrur në ndihmë shtetin shqiptar, politikën e Tiranës. Kur? Sa herë ka patur protesta, kryengritje, luftë çlirimtare në hapsirën shqiptare në Prishtinë, Tetovë apo Preshevë. Ndihma është kërkuar për të qetësuar situatën, për të civilizuar kryengritjen. Dhe Shqipëria e ka kryer detyrën e saj. Ajo ka treguar se është një regjisore e mirë. Por sa është qetësuar situata, Tiranës i është kërkuar të qëndrojë larg Prishtinës, Tetovës apo Preshevës. Përse? Eshtë përdorur një argument absurd. Eshtë kërkuar largësi, për të mos u akuzuar gjoja për Shqipëri të Madhe. Dhe Politika shqiptare përgjithësisht e ka pranuar këtë. Kësisoj, Tirana ka pranuar rolin e zjarrfikësit, duke mos kërkuar atë që ka realisht: rolin e paqebërësit. Shndrrimi në paqebërës, mos pranimi i Shqipërisë së Madhe dhe përballimi i Shqipërisë Natyrale, do ta shndrrojë Tiranën në kryeqëndrën e hapsirës shqiptare. Jane shtatë arsye te forta, bazale dhe të mjaftueshme për të të dhënë siguri se Shqipëria Natyrale tashmë nuk është vetëm objekt i propagandës dhe analizës, por edhe i politikës apo diplomacisë. Nesër do të jetë objekt i realitetit. Siguria prodhon qetësi dhe qartësi.
Së shpejti me një dimension të ri... The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info
PAINT AND LADDERS
* Builder / decorator * Plasterer * Patios * Tiling * Bathrooms * Driveways NO JOB TOO BIG * Extensions * Roofing OR SMALL WE CAN FIX IT * Loft Conversions
Certifikatë gazi Certifikatë elektriku NIC ENG Design & planning
Call G.Marko 02088841712 07932554054
P B S
Plumbing & Building services ltd 136 Falkland road london N8 0NP Tel: 02088092092 & 02083476451
MOB: 07833991824 & 07949596854
E-mail: plumbing_building@hotmail.com all plumbing and central heating all domestic gas work all kind of servicing on gas plumbing all gas and plumbing appliances installations Bathroom installation and fitting Tiling landlord safety check and certificates from £75,00and interior work
Skenderbeu: Një dramë e panjohur dorëshkrim i 1840 në arkivin e Zagrebit
LONDON AUGUST 2009
S
22
dr. musa ahmeti, dr. Etleva lala
kënderbeu si njëri prej prijësave më të njohur të shekullit të XVtë, që i bëri ballë zgjerimit të Perandorisë Osmane në Ballkan, është radhitur në mesin e heronjve më të nderuar të rilindasve kroatë. Ai do të konsiderohet si heroi më popullor i popujve të Ballkanit, i cili luftoi jo vetëm për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit dhe Evropës. Pjesa më e madhe e rilindasve kroatë, do e ngrinin lart figurën e Skënderbeut dhe luftën e tij, në veprat e tyre letrare, por edhe në tekste historike, studime të veçanta, artikuj të shumtë gazetash, etj. Në të, ata shohin rebelimin, qëndresën, luftën e drejtë dhe të pakompromis kundër zgjerimit Osman në Ballkan dhe mënyrën e vetme të kundërvënies, sepse në atë kohë, ende ishte aktuale Perandoria Osmane dhe bashkimi kombëtar e ndërkombëtar, për një qëllim të përbashkët, lirinë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar! Mund të pohojmë, se figura e Skënderbeut, ka luajtur një rol shumë pozitiv, në rrjedhat historike romantike, të zgjimit të vetëdijes dhe ndërgjegjësimit kombëtar të popullit kroat. Dorëshkrimi i Ivan Kukuljeviq-Sakcinskit, i cili ruhet, në Arkivin e HAZU-t, është një dramë, e cila konsiderohet e papërfunduar, ngase i mungojnë disa skena të aktit të parë, të tretë dhe të katërt. Përkundër dëshirës së madhe që kishte, Ivan KukuljeviqSakcinski, nuk ia doli që t’i përmbahej të dhënave dhe fakteve historike, ngase një gjë të tillë, nuk e duronte teksti letrar i dramës. Ideja për të shkruar një vepër letrare, në formë drame, e vuri përballë vështirësive të shumta. Ishte koha kur letërsia e Rilndjes korate luftonte me të gjitha forcat, për realizimin e qëllimeve të caktuara politike, arsimore dhe letrare. Kërkoheshin heronj dinjitozë antikë e mesjetarë, përmes shëmbëlltyrës së të cilëve, dëshirohej të grishej vetëdija kombëtare, në luftë për liri dhe çlirim të përgjithshëm kombëtar. Ky ishte njëri ndër shkaqet, që Skenderbeu gëzonte një vend të veçantë: te krijuesit, intelektualët dhe nacionalistët kroatë. Për të do të shkruhen vepra historike, studime historiko-letrare, do të botohen fejtone, do të thuren poezi, tregime, drama dhe vepra muzikore, në të cilat do të tregohet si model i pathyeshmërisë, luftës së pamposhtur dhe sakrificës së madhe, pa marrë parasysh numrin dhe fuqinë e armikut. Dorëshkrimi ofron një vlerë të madhe kulturore-historike, pikërisht për fak-
I tërë subjekti i dramës ndahet në tre periudha: - në vendimin e Skënderbeut për tu kthyer në Shqipëri dhe përgatitjet në këtë drejtim, - në kohën e kthimit të Skënderbeut në Shqipëri, dhe - në njërën nga betejat e tij më të famshme, rrethimin e parë të Krujës.
tin se pasuron bibliografinë e veprave letrare-historike, që janë shkruar në kroatisht për Skënderbeun. Njëkohësisht është tregues real i interesimit të studiuesve dhe krijuesve kroatë për figurën e Skenderbeut dhe historinë e popullit shqiptar gjatë mesjetës. Dorëshkrimi edhe sot e kësaj dite i pabotuar Interesant është edhe historia e mosbotimit të këtij dorëshkrimi. I pari për të njofton T. Smiçiklasi, ndërsa nga studiuesit shqiptar, dr. Z. Neziri. Ne kemi përgaditur tekstin e këtij dorëshkrimi për botim. Kemi bërë
transkriptim, transliterimin dhe përkthimin në gjuhën shqipe. Shpresojmë, që së shpejti do të shohë dritën e botimit si monografi e veçantë, si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë kroate. Harresa dhe heshtja e plotë, duke lejuar që dorëshkrimin ta mbulojë pluhuri i kohës, e bëjnë edhe më enigmatike, arsyen e mosbotimit komplet ose fragmentar të kësaj drame! Nuk janë vlerat letraro-artiskike, shkak për mosbotim, ngase si krijimtari letrare, dorëshkrimi, radhitet, ndër krijimet më të realizuara artistike, të I.K. Sakcinskit.
Ndoshta një gjë të tillë, duhet kërkuar në tërheqjen e autorit nga jeta politike, e më vonë edhe me mospranimin e titullit të anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Jugosllave (tashmë kroate) në Zagreb më 1870. Kjo mund të shpjegohet edhe me kundërshtimin e sistemit absolutist Habsburgian të Austrohungarisë. Në anën tjetër, befasues është edhe qëndrimi i shkencës së letërsisë kroate, e cila nuk ka treguar ndonjë interesim të veçantë, për këtë dorëshkrim, as për vlersimin e tij real, kur dihet se Sakcinski ka një vend të merituar në këtë
fushë. Teksi i dramës është i shkruar në 58 fletë të formatit të madh, 27,5 x 51.8cm. Në fillim, tetë faqet e para, kanë një format më të vogël, 22,5 x 35cm, në të cilat jepen shënimet paraprake për jetën dhe veprën e Skënderbeut, sipas burimeve dhe autorëve me të cilët ka punuar Sakcinski. Më tej, në vazhdim, kemi 48 fletë të shkruara dhe 2 fletë të zbrazëta. Të gjitha këto fletë janë të palosura më dysh dhe autori ka shkruar vetëm në njërën anë, pra në faqen “recto”. Dorëshkrimi përgjithësisht është i ruajtur mirë. Disa fletë, ato të
aktit të tretë dhe dy të fundit janë të përlyera me baltë. Si duket kjo është pasojë e transportit të dorëshkrimeve dhe teksti në to vështirë lexohet. Sipas të gjitha gjasave, autori i është rikthyer disa here dorëshkrimit, për përpunim dhe plotësim, ngase anash, me ngjyrë dalluese, ka shënime dhe përmirësime të mëvonshme, qofshin ato të natyrës drejtshkrimore, plotësime teksti me fraza të reja, apo edhe ndryshime monolgjesh të tëra. Gjendja momentale e dorëshkrimit Teksti në të cilin është shkruar pjesa e parë e dramës, shtrihet në 13 tabak. Secili tabak, është i shënuar me numra romakë nga IIV; po ashtu pranë tyre janë numrat arabë, nga 1 deri në 4, ndërsa fletët e tjera janë të panumëruara. Të trembëdhjetë tabakët mbajnë këtë renditje numerike: akti i dytë: II/1, II/2, II/3, II/4, ky i fundit ka një fletë të zbrazët; pastaj: akti i tretë: III/1, III/2, III/3, III/4 dhe një tabak të pa numëruar; akti i katërt: IV/3, IV/4. Tabakët e tjerë janë të pa numëruar. Nëse ndjekim parimin logjik, atëherë mund të konkludojmë se kanë humbur, nga akti i parë, tabakët: I/1, I/2, I/3, I/4 dhe nga akti i katërt tabakët: IV/1, IV/2. Njëri ndër problemet më të ndjeshme dhe të rëndësishme është çështja e burimeve historike, në të cilat është mbështetur Sakcinski, të cilat duhet të sqarohen. Në shënimet paraprake autori shënon tre autorë: Georg Marnaviqin, Andrija KaçiqMioshiqin dhe J. B. Hamerin, por, është evidente se Sakcinski ka shfrytëzuar edhe burimet e autorëve të tjerë, të cilët nuk i përmend, por nga leximi i vëmendshëm, mund të vërejmë se cilat janë ato vepra e burime. Këtu në radhë të parë mendohet për Marin Barletin: “Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis,” Zagreb, 1743; pastaj për: “Hungarische [Sibenbürgische] Moldau-Ëallach/ Türch-TartarPersian und Venetianische”, 1663, Francffurt am Maynn; pastaj për: “ T ü r c h i s c h e - Ta r t a r i s c h e Persianische-Griechische Venetianische”, 1665, Francffurt am Maynn. Është interesant se Ivan KukuljeviqSakcinski, nuk shënon titujt e veprave të tyre, por vetëm numrin e faqeve, të cilat i ka konsultuar, në dorëshkrimin e tij të dramës për Skëndrbeun. Për autorin e parë, Georg
LONDON AUGUST 2009
Marnaviqin dhe veprën e tij, kemi njohuri dhe të dhëna të shumta ngase ai, ishte njëri nga kundërshtarët më të ashpër të Frang Bardhit. Përndryshe, ky autor, në historiografinë kroate, njihet si falsifikator i përkryer, i të dhënave dhe fakteve historike. Sakcinski nga vepra e Marnaviqit ka shfrytëzuar faqet 9-23. Nga Andria Kaçiq-Mioshiqi, Sakcinski ka shfrytëzuar “Bisedimet e këndëshme të popujve sllavë”. Është shumë e vështirë të përcaktohet se cilin botim ka shfrytëzuar autori, sepse, pothuajse asnjërit nuk i përgjigjen faqet, të cilat i citon Sakcinski. Por më i afërt është me botimin e Dubrovnikut të vitit 1825. Na çon në këtë përfundim, fakti se ky botim, ka qenë më i përhapuri në kohën e Rilindjes kroate. Ndërkaq nga autori i tretë, J. Hameri, Sakcinski, si duket ka shfrytëzuar të dhënat kryesore. Këto të dhëna ai i plotëson me Marin Barletin dhe biografë të tjerë
të Skënderbeut, gjithsesi duke qenë i kujdesshëm, që të ruajë autenticitetin e burimeve për aq sa është e mundur një gjë e tillë në një tekst letrar. Në mënyrë mjeshtrore, Skacinski, i është shmangur mistifikimit të figurës së Skenderbeut, si dhe përpjekjeve tendencioze të historianëve të ndryshëm, të cilët origjinën e Skenderbeut e vinin në dyshim, duke i rritur apo zvogëluar meritat e tij, në luftën e pandërprerë kundër pushtuesve Osmanë. NdËrTimi i VEPrËs Veprimi bazë i dramës bazohet në disa nga momentet kyçe të jetë së Skenderbeut, të cilat kanë mbështetje të plotë nga burimet dokumentare dhe tekstet e botuara. Në tetë fletët e para të dorëshkrimit Sakcinski, ka shënuar: të dhëna biografike për jetën e Skenderbeut, disa të dhëna themelore për personazhet kryesore dhe burimet e shfrytëzuara, duke na paraqitur edhe
një koncept të shkurtër, për gjithë atë që planifikonte të shkruante. I tërë subjekti i dramës ndahet në tre periudha: - në vendimin e Skënderbeut për tu kthyer në Shqipëri dhe përgatitjet në këtë drejtim, - në kohën e kthimit të Skënderbeut në Shqipëri, dhe - në njërën nga betejat e tij më të famshme, rrethimin e parë të Krujës. Është e sigurtë, se autori nuk kishte për qëllim, të shkruante një dramë të aksionit, por një dramë psikologjike, duke u përpjekur të futet, sa më thellë në vetëdijen e Skënderbeut, shqiptarëve dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët ishin nga shumë vende të ndryshme të Evropës. Të dhënat biografike kalohen me shpejtësi, sepse autori kryesisht ndalet në dy momente të rëndësishme: marrjen e vendimit dhe përpilimin e planit për t’u kthyer në Shqipëri. Lidhur ngushtë me të, edhe përgatitjet për shpalljen e një kryengritje të përgjithshme popullore për mbrojtje nga Perandoria Osmane. Rasti i parë i volitshëm ishte beteja në mes ushtrisë hungareze e drejtuar nga Gjon Huniadi dhe ushtrisë turke, zhvilluar në Nish, në nëntor të vitit 1443. Në vazhdim përshkruhet kthimi i Skënderbeut në Krujë dhe inkuadrimi i tij në jetën e përditshme, të një prijësi shqiptarë. Pjesët e tjera të jetës së Skënderbeut, zhvillohen në retrospektivë: qoftë përmes kujtimeve të Vranjaninit para Skënderbeut, të vezirëve dhe pashallarëve në pallatin perandorak të Sulltanit ose përmes bisedës së heronjve të tjerë, pas përfundimit të betejave; ose në prag të betejave të reja. Gjykuar sipas planit, në fillim të dorëshkrimt, mund të themi se autori nuk ka planifikuar të paraqesë,
23
jetën e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në tërsi, por duke shfrytëzuar teknika të ndryshme përshkrimore, të domosdoshme për veprat letrare, ta përpunojë vetëm një pjesë të kësaj periudhe historike, e cila do të përfshinte përafërsisht kohën e kthimit të Skënderbeut në atdhe, e deri në rrethimin e parë të Krujës. Metaforikisht kjo periudhë historike do të shpjegohej me lindjen e konfliktit dramatik dhe me përfundimin fatlum të tij, gjë që është edhe ideja kryesore e Skacinskit! Të dhënat burimore të shfrytëzura nga Marnaviqi, Kashiqi dhe Hameri i takojnë vetëm kësaj periudhe të jetës së Skënderbeut dhe mungojnë ato të viteve të mëvonshme të jetës së tij. Ky fakt na bën të gjykojmë, se ai ka planifikuar, që dramën e tij, për Skënderbeun, ta përfundojë me martesën e heroit, respektivisht me lindjen e djalit të Skëderbeut, Gjonit dhe me tradhtinë e Hamza Kastriotit, që në një farë mënyre do të spjegohej karakteri i fortë dhe i vendosur i Skenderbeut, përball atij të dobët të Hamzait, edhe pse gjenealogjikisht lidhjet e gjakut, të dy i kanë të përbashkëta, pra këtu do kishim elementet psikologjike dhe faktorin njeri, si dominues në përcaktimin e fatit për të ardhmen e atdheut. Duhet thënë se ky dorëshkrim mban në vetvete disa momente të rëndësishme. Shkruhet nga penda e njohur e një historiani të shquar, i cili zbërthen anën faktografike në një tregim tërheqës dhe mjaft të lehtë për lexim. Gjuha e përdorur është e thjeshtë, e qartë dhe shumë melodike. Por më e rëndësishmja është se autori ka ruajtur paanshmërinë, duke qenë i kujdesshëm që personazhet kryesore të na i paraqesë, në dritë pozitive, por asnjëher më shumë se sa e meritojnë.
LONDON AUGUST 2009
24
GJUHA SHQIPE SI MJET I VETËRUAJTJES DHE I SHPREHJES SË SHQIPTARËSISË
NGA GJOVALIN SHKURTAJ
një erudicion të shkëlqyeshëm, ashtu siç ishte edhe ideatori, organizatori dhe bashkërenduesi e drejtuesi kryesor i Kuvendit të Korilianos për gjuhën shqipe, Jeronim de Rada nga Maqi (Macchia albanese), personalitet i shquar e me një famë gjithëevropiane, figurë shumë e dashur që na ka bërë të ndihemi krenarë me të , të gjithë sa jemi arbëreshë e shqiptarë, i quajtur thjeshtë dhe madhërishëm: "tatëmadhi inë".
N
ë këtë kumtesë, do të përqëndrohem në theksimin e disa prej akteve dhe dëshmive më madhore që lidhen me ndihmesën e intelektualëve arbëreshë për lëvrimin dhe mësimin e gjuhës shqipe, për vlerësimin dhe shfrytëzimin e gjuhës amtare si mjet të vetëruajtjes etnike dhe të shprehjes së shqiptarësisë në mjedisin italian. Dhe, sigurisht, për shumë kohë, në mjediset arbëreshe të Italisë, intelektualët përbëheshin gati kryesisht nga klerikët, priftërinj, murgj e përgjithësisht njerëz të kurieve a të abacive, që shërbenin për të mbajtur gjallë fenë, duke kryer ritet dhe shërbesat përkatëse.Këtu, ndërkaq, qëndron edhe thelbi i ndihmesës dhe i synimeve të mëdha gjuhëruajtëse të klerit arbëresh: përpjektet dhe këmbëngulja e tyre për ta kryer shërbimin e mësimet e fesë së krishterë në gjuhën shqipe. Këto përpjekje ndër arbëreshët kanë qenë të hershme dhe të pandërprera, qysh nga krijimi i ngulimeve në diasporë e deri në ditët tona, prandaj edhe Kongresi Gjuhësor i Korilianos, që vinte pas një përvoje e lufte të gjatë të arbëreshëve për ruajtjen e vetiakësisë etnike, kulturore dhe shpirtërore e gjuhësore, u dha një konsistencë e forcë më të madhe mëtimeve tashmë shumëshekullore të kësaj diaspore, duke u kapur në disa hallka themelore, të cilat, në të vërtetë, përbënin edhe themelin e neneve të Shoqërisë Kombëtare Shqiptare të themeluar në Kongres e të drejtuar nga De Rada. Në nenin e parë të Shoqërisë kërkohej: "a) të hartohej një abetare e gjuhës shqipe, b) të hartohej një fjalor i shqipes, c) të botohej një gazetë shqiptare, ç) të lidheshin marrëveshje me "mëmën" shqipëri". Nuk do të ndalem gjatë as në pjesën historike, as në Kongresin si të tillë, as për Rezolutën e tij aq të rëndësishme, sepse për to është folur e shkruar mjaft, si dhe u diskutua në lartësi të lakmueshme nga gojëtarët parafolës. Desha vetëm të theksoj se, edhe njëqind vjet më parë, ashtu si sot, gjuha shqipe për arbëreshët është përherë e lidhur me thelbin dhe simbolikën e vetë ekzistencës së tyre: ata pohonin atëherë dhe po pohojnë bujshëm edhe sot të njëjtën gjë, sa të thjeshtë e madhështore: "na jemi arbëreshë". Themi se kjo është një gjë e thjeshtë, sepse është një fakt i njohur dhe i pohuar nga gjithkush, që arbëreshët janë shqiptarë të Ital;isë, janë një element etnik që për më se pesë shekuj qysh nga mërgimi i të parëve të tyre në Kalabri, Sicili, Pulje e Bazi-
likatë etj., brez pas brezi kanë ruajtur gjuhën shqipe, kanë ruajtur kujtimin se janë arbëreshë apo "gjak i shprishur" nga Shqipëria, kanë ruajtur krenarinë për origjinën e tyre. Po madhështorja ku është? Ngulimet arbëreshe paraqesin sot një diasporë historike të moçme e disashekullore, të shprishur dhe të përhapur tejendanë nëpër gjithë Italinë Jugore e në Sicili, që natyrisht, është e përfshirë, tashmë, ligjërisht e "in tutto e per tutto" në jetën e në konfiguracionin e Italisë, si shtetas italianë, por që, megjithëkëtë, arbëreshët nuk jepen kurrë: ata duan të flasin e të këndojnë shqip, të dallohen në mjedisin italian se janë pikërisht të tillë: ARBERESH = ITALO-ALBANESI. Ata janë, pra, qytetarë italianë, me origjinë dhe gjuhë të ndryshme prej shtetasve të tjerë të vendeve ku ndodhen, ndonëse tashmë ata edhe italishten e kanë nxënë dhe e kanë kudo si gjuhë "bukje", kurse shqipen, në variantin e tyre dialektor tradicional e me shumë dukuri ruajtëse (konservative) e kanë pasur dhe vijojnë ta kenë kurdoherë si gjuhë të "zem-
rës". Ka njerëz që këtë e kanë quajtur "mrekulli", porse ajo nuk është aspak një mrekulli. Përkundrazi, po të ishte një mrekulli, do të kishte zgjatur më pak. Sllavët, që i kemi fqinj, thonë një fjalë të urtë "Vsjako çuda do tre dana", që do të thotë në shqip: "çdo mrekulli zgjat deri në tri ditë". Puna e arbëreshëve, jeta e tyre prej kaq shekujsh me kujtimin krenar të mëmëdheut tëlavdishëm dhe, sidomos, ruajtja me aq forcë e gjuhës dhe e etnicitetit të tyre si arbëreshë, nuk është aspak një mrekulli, por është një realitet. Një realitet i bukur dhe i shkëlqyeshëm (ashtu i fortë dhe i pëlleshëm e) që mbetet gjithnjë në vlim, që në vend se të tretet e të shuhet, siç ka ndodhur e ndodh zakonisht me çdo diasporë, përkundrazi, rilind dhe përparon me jetësi të çuditshme. Kjo jetësi arbëreshe ka qenë gjithmonë gurrë e pashtershme për mbrothësinë e gjuhës. Për lëvrimin dhe mbrojtjen e saj kanë shkrirë jetën një plejadë e tërë burrash të shquar, midis të cilëve edhe poetë zëmëdhenj e me
Është një gjë shumë e bukur që, edhe sot, lulja e intelektualëve të diasporës arbëreshe në Itali, qoftë ata që nëpër katundet apo qendrat e vogla, me modesti, por edhe me shumë devotshmëri, veprojnë si lëvrues e veprimtarë të thjeshtë vendorë (mësues, priftërinj, këngëtarë, mbledhës të folklorit, artistë popullorë, drejtues të bashkive etj.), qoftë ata që kanë detyra e ngarkesa mjaft të larta e me prestigj zyrtar, siç është drejtimi i katedrave dhe i instituteve universitare të gjuhës shqipe e të letërsisë shqiptaree arbëreshe në qytetet e mëdha ku gravitonte dhe ku tashti është e pranishme një masë e madhe e rinisë studentore nga katundet arbëreshe, si në Kozencë, në Palermo, po edhe në Napoli, në Romë, në Bari e në Leçe etj. Mund (dhe duhet) ta themi me një krenari të ligjshme se, në të gjitha qendrat tradicionale të diasporës arbëreshe dhe veçanërisht në universitetet ku ka katedra të gjuhës shqipe apo edhe institute të albanologjisë, qoftë vetë titullarët, qoftë edhe bashkëpunëtorët e tyre, të cilët të gjithë i njohim, nuk shkëputen kurrë nga hullia e shqiptarësisë. Madje, duke i zgjeruar e zhvilluar edhe më tej hapësirat e studimeve rreth gjuhës shqipe, rreth traditave gojore e letërsisë së shkruar të ngulimeve arbëreshe e më gjerë, duke përgatitur e botuar edhe vepra madhore si ato që janë vënë në dorë të lexuesve gjatë këtyre dhjetë- pesëmbëdhjetë vjetve të fundit nga prof. Solano e prof. F. Altimari të Univeristetit të Kalabrisë, nga prof. A. Guzzetta e bashkëpunëtorët e tij në Universitetin e Palermos, si dhe nga drejtues të katedrave të tjera të gjuhës shqipe në univeristetet italiane, janë dishepuj të vërtetë e krenarë të De Radës së Madh. E, tashti, pasi thashë këto
vlerësime, dua të kthehem edhe një herë prapa, në një fakt mjaft të largët: kur vdiq De Rada, dha shpirt duke thënë me hidhërim fjalët që të gjithë i dimë: "Gjaku inë është e birret". Rreziku i bjerrjes së gjuhës shqipe në mjedisin italian ku rrojnë arbëreshët ishte dhe mbetet i madh, prandaj edhe Tatëmadhi kishte frikë se mos birret gjuha. Dhe ai kishte arsye. Megjithatë, për fat të mirë, në të gjithë këta dhjetëvjeçarë që kanë kaluar pas vdekjes së tij, gjuha shqipe bashkë me gjithë trashëgiminë gojore dhe të shkruar të arbëreshëve vijojnë të jenë të gjalla e në lulëzim dhe, madje, të tërheqin vëmendjen e përfaqësuesve më të mëdhenj të sociolinguistikës e të antropologjisë kulturore etj. Po lejohem të citoj këtu një pohim të kohëve të fundit nga studiuesi i mirënjohur e me famë botërore Tullio de Mauro, i cili, duke prezentuar përmbledhjen me studime "I dialetti italo-albanesi" ("Dialektet arbëreshe") nën 12kujdesin e F. Altimarit e L. M. Savoia-s, shkruan, ndër të tjera: "Gjuhëtarët nuk duhet të lodhen kurrë së gërmuari në realitetin gjuhësor të Italisë dhe të nxjerrin në dritë pasurinë dhe larminë që lulëzon ende dhe, sidomos, si në rastin që kemi përpara, nuk duhet t' i kursejnë përpjekjet për të dhënë vepra përgjithësuese rreth aspekteve të varieteteve të tilla". Dhe tashti le të ndalemi vetëm në disa pika që dëshmojnë se sa të mëdha e të rëndësishme kanë qenë e janë përpjekjet dhe ndihmesat e intelektualëve arbëreshë në Itali për ruajtjen e gjuhës shqipe, si dhe për të bërë të mundur që ajo edhe të lëvrohej e të përpunohej me kujdes, duke e shikuar e duke e studiuar atë gjerësisht në çdo ngulim apo qendër ku rrojnë arbëreshët. Po përqëndrohemi, pra, vetëm në disa pika më domethënëse:
1.
Diaspora arbëreshe në Itali, edhe pas kaq shekujsh qëkur është ndarë nga mëmëdheu, duke jetuar në kushtet e një pakice mjaft të shprishur në të gjithë Jugun e Italisë, që nga Abruci e Pulia deri në Sicili (ku në krye të herës kanë qenë rreth 100 ngulime) diti të gjente një çast të fortë uniteti dhe përbashkimi pikërisht nëpërmjet punës dhe përpjekjeve të pavdira të grupeve intelektuale të atjeshme, që vepronin e veprojnë në emër të amësisë përbashkët etnike, kulturore dhe gjuhësore të kësaj diaspore. Dëshminë më të shkëlqyer për këtë përbashkësi shpirtërore të diasporës arbëreshe dhe të lidhjeve të saj aq të forta me Shqipërinë e shqiptarët e gjejmë në lëvizjen e njohur të Rilindjes, në të cilën ndihmesa e arbëreshëve të Italisë, sidomos e profesorëve dhe e nxënësve të Kolegjit të Shën-Adrianit në gjysmën e parë të shekullit XIX, ka qenë me të vërtetë e madhe. Siç dihet, prania në Kalabri dhe në Sicili, e dy in-
stitucioneve shumë të rëndësishme, siç ishin Kolegji i Shën-Adrianit (së pari në Shën-Benedikt Ullano e pastaj në Shën-Mitër Koronë) dhe Seminari Greko-Shqiptar i Palermos u siguronin ngulimeve arbëreshe në Itali një qarkullim të frytshëm e të rëndësishëm të veprave dhe të ideve si edhe një trashëgimi kulturore në saje të të cilave mund të kuptojmë e të shpjegojmë më mirë ndihmesën e dhënë nga intelektualët arbëreshë për thellimin e shqiptarësisë nga shumë pikëpamje etnike, fetare, kulturore, gjuhësore dhe veçanërisht kombëtare. Siç e thotë në mënyrë poetike një këngë e bukur arbëreshe e kohëve të reja, kënduar mjeshtërisht nga Alfio Moça, arbëreshët e Italisë kanë jetuar dhe jetojnë gjithnjë "me Shqipërinë në zemëre në si". Krenaria kombëtare ka qenë kurdoherë për intelektualët arbëreshë si "ylli i dritës" për çdo shteg të kërkimeve dhe të studimeve të tyre. Mjafton të përmendim se "Rilindja" Shqiptare nuk lindi brenda Shqipërisë, porse, siç kanë vënë re me të drejtë akademik Rexhep Qosja e prof. F. Altimari, shpërtheu në momentet e para në grupet e intelektualëve që shprehnin zërin e bashkësive pakashumë të mëdha të diasporës shqiptare, qoftë në Itali, qoftë gjetkë, si në Turqi, në Rumani, në Egjipt, në Bullgari etj.
edhe një mëtim të lavdërueshëm patriotik që do të mbetej në fillesat e një hullie të pandërprerë të mësimit të gjuhës shqipe nga arbëreshët e Italisë tekdo gjendeshin. Në "fletushkën" që i prin katekizmit të Matrëngës, siç thotë prof. Fadil Sulejmani, shihet qartë qëllimi dhe arsyeja pse Matrënga e përktheu shqip katekizmin, si dhe dobia që do të kishte e roli që do të luante ajo vepër ndër arbëreshët e Italisë, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit: ajo i shërbente kuptimit më të qartë e më të drejtë të mësimeve të fesë, por, njëherazi, duke thënë meshën në gjuhën
arbëresh në luftën shumëshekullore për mbrojtjen e të drejtave të pakicës arbëreshe dhe rëndësinë që kanë pasur në historinë e kulturës shqiptare dy seminaret e lartpërmendura (Kolegji i ShënAdrianit dhe Seminari i Palermos) në të cilët është formuar një pjesë e mirë e intelegjencës arbëreshe. Në fillim të shekullit tonë, krahas dy seminareve, një rol shumë të rëndësishëm do të luanin edhe dy institucione të tjera: Eparkia e Ungrës (1719), që përfshin bashkësitë arbëreshe të Kalabrisë dhe ajo e Pianës në Sicili (1937), që përfshin bashkësitë arbëreshe të Sicilisë. Që të dyja kanë ndihmuar fuqimisht
("Dizionario degli Albanesi d' Italia") i Atë Emanuel Xhordanos, botuar më 1963; "Gramatika shqipe" ("Grammatica albanese: Parte I") e Atë Josif Ferrarit, botuar më 1971 dhe "Manuale di lingua albanese -Elementi di morfologia e di sintassi, esericzzi, cenni sui dialetti", shkruar nga prof. Francçesko Solano dhe botuar më 1972; "Dizionario fraseologico degli Albanesi d' Italia" ("Fjalor frazeologjik i arbëreshëve të Italisë"), botuar më 1989 nga Atë A. Bellushi, për të mos përmendur këtu, për mungesë kohe, edhe shumë ndihmesa të tjera të të lartpërmendurve dhe të klerikëve të tjerë
shqipe, i shërbejnë drejtpërdrejt edhe mbajtjes gjallë të saj.
për të bërë të mundur që mbrojtja e trashëgimisë etnike, shpirtërore dhe gjuhësore e kulturore arbëreshe të kishin një shtysë të re dhe që, pastaj, do të shpinte në përshtatjen e gjuhës shqipe si gjuhë liturgjie në të dy dioqezet, gjë që ishte në përputhje edhe me këshillin ekumenik të Vatikanit II. Prandaj, duhet ta themi me gojën plot se, në plan institucional, Kisha arbëreshe në Itali ka qenë i vetmi "subjekt" që deri më sot ka njohur dhe ka mbrojtur gjuhën shqipe të pakicës arbëreshe. Nuk ka qenë dhe nuk është e rastit që, qysh nga Lekë Matrënga e deri në ditët tona, pjesa më e madhe e klerikëve arbëreshë kanë qenë gjithnjë nismëtarë ose bashkëpunëtorë të çdo lëvizjeje kulturore dhe të çdo veprimtarie për të ruajtur,vlerësuar dhe për të studiuar gjuhën shqipe dhe traditat etnike arbëreshe.
arbëreshë, si Atë V. Selvaxhit, Atë Xh. Farakos, Atë Xh. Skiro (Sklicës) etj.
2.
Qysh në agimin e themelimit të një diaspore arbëreshe në Itali bëri udhë edhe përpjekja për shkollimin e djemve e vajzave të saj, për krijimin e qendrave arsimore në ngulimet më të mëdha arbëreshe apo në qendrat e mëdha urbane italiane rreth të cilave gravitonte kjo diasporë, si Palermoja, Napoli, Kozenca pastaj edhe Roma e qytete të tjera, sidomos Bari, Leçe etj. Arbëreshët e kuptuan shpejt se, edhe pas mërgimit të tyre, mbijetesa e gjuhës, e zakoneve dhe e kulturës së tyre, mund të arrihej vetëm në qoftë se do të kishin njerëz të ditur, burra të shquar që me shkrimet e fjalën e tyre t' u dilnin zot këtyre pasurive shpirtërore e kulturore, përndryshe ato do të zhdukeshin. Historia e diasporës arbëreshe në përgjithësi dhe e çdo ngulimi arbëresh në veçanti, dëshmon bindshëm se sa vigane qenë ndër shekuj puna dhe përpjekjet e tyre për arsimin, për formimin e klerit arbëresh e të institucioneve përkatëse, si qendra që, me kohë, do të bëheshin edhe mbështetje për mbajtjen gjallë të gjuhës shqipe, si shprehëse e hallkë e vetiakësisë së arbëreshëve në dhe të huaj. Arsimimi (i institucionalizuar) në kolegjet dhe seminaret arbëreshe jepte mundësi për potencimin e një plejade të tërë mendimtarësh të shquar arbëreshë, kryesisht nga radhët e klerit të ngulimeve arbëreshe, që nga Lekë Matrënga e deri në ditët tona. Duhet ta theksojmë se, kur ky bir i madh i Horës së Arbëreshve, më 20 mars 1592, plot 403 vjet më parë, botoi katekizmin shqip "E mbësuame e krishterë" (që përbën librin e dytë të shkruar shqip fill pas Buzukut e të parin dokumentim të toskërishtes së shkruar), krahas motivit (mirëfilli) propogandistik të doktrinës së krishterë ndër arbëreshët, kishte, pa dyshim,
Gjuha shqipe dhe riti fetar greko-bizantin në diasporën arbëreshe në Itali, qysh prej themelimit të saj e deri sot, kanë paraqitur dy instrumenta të vetidentifikimit dhe të shfaqjes më të dukshme të qenies së arbëreshëve. Lidhur me këtë, besojmë se nuk është e nevojshme të shtojmë gjë tjetër pas atyre që ka shkruar F. Altimari, me të cilin bashkohem plotësisht se "përveç faktorëve shoqërorë dhe kulturorë, edhe faktorët fetarë kanë pasur dhe kanë edhe sot një pjesë përcaktuese në fushën e asimilimit, si dhe në atë të rezistencës kulturore të një etnie të kërcënuar siçështë ajo arbëreshe. Ndërsa, p. sh., në elementin arbëresh të Greqisë, feja greko-ortodokse, e përbashkët për mjedisin helenik kanë ndihmuar në mënyrë të ndjeshme për asimilimin gjuhësor të atyre bashkësive, në Itali, përkundrazi, vihet re se ky ushtrim i fesë, në formën e ritit greko-bizantin, edhe pse në kuadrin e kishës katolike, ka qenë një faktor i rëndësishëm i ruajtjes së gjuhës dhe të identitetit kombëtar shqiptar". Është bash rasti për të përmendur rolin pararojë që ka luajtur kleri bizantino-
Nuk është e rastit, gjithashtu, që një pjesë e mirë e veprave me vlerë të madhe rreth gjuhës shqipe në Itali janë shkruar e botuar nga priftërinj apo peshkopë arbëreshë, siç janë, p. sh., duke përmendur disa nga ato të dhjetëvjeçarëve të fundit të shekullit tonë: "Fjalori i Arbëreshvet t' Italisë"
Të njëjtën gjë mund të themi edhe për revistat dhe periodikun arbëresh: pjesa më e madhe e tyre janë themeluar e drejtuar nga priftërinj arbëreshë të famullive arbëreshe, si p. sh.: "Zëri i Arbëreshëvet" në Ejaninë nga Atë E. Xhordani, "Zjarri" në ShënMitër nga Atë Xh. Farako, "Vatra jonë" dhe pastaj "Lidhja" në qytetin e Kozencës nga Atë A. Bellushi etj. Për të mos e harruar është, gjithashtu, liturgjia në gjuhën shqipe gjatë meshimit të shenjtë, si në kishat e Eparkisë së Ungrës, ashtu edhe në atë të Piana deli Albanezit. Nga gjithë sa thamë del se në diasporën arbëreshe të Italisë, bashkë me gjuhën shqipe që flasin dhe shkruajnë me aq dashuri, mbrojtja e ritit fetar greko-ortodoks ka qenë dhe është një element i rëndësishëm i vetidentifikimit të arbëreshëve si një etni e veçantë në mjedisin italian: si qytetarë italianë me origjinë, gjuhë dhe besim të ndryshëm prej mjedisit italian. gJuHa sHQiPE NE sHTYPiN E sOTEm TE arBErEsHVE TE
LONDON AUGUST 2009
25
iTalisE Këta njëzet- tridhjetë vjetët e fundit, në shumë ngulime arbëreshe të Kalabrisë, të Sicilisë dhe të Molizes etj.,janë shtuar e po shtohen radhët e veprimtarëve të kulturës. Falë punës dhe nismave të shmta të tyre vihet re një zgjim i ri, një lëvizje e gjerë mendore, që ka për qëllim mbrojtjen, vlerësimin dhe njohjen e gjuhës shqipe e të traditave të vyera që arbëreshët i kanë ruajtur të gjalla për më se pesë shekuj. Në këtë "rilindje" të dytë të arbëreshëve të Italisë marrin pjesë një numër përherë e më i madh intelektualësh të sferavet të ndryshme: mësues, klerikë, gazetarë, publicistë, poetë e rapsodë popullorë, këngëtarë e kompozitorë, artistë estudiues të profilizuar, veprimtarë të ndryshëm shoqërorë e drejtues të bashkive dhe të shoqatave a rretheve kulturore, grupe folklorike dhe teatro amatore etj. Të gjithë, në mënyrën e vet, herë spontanisht, herë edhe me një farë bashkërendimi e në kuadër më të gjerë deri panarbëresh, përpiqen jo vetëm për t' i mbrojtur e shpëtuar gjuhën e kulturën e tyreamtare, po edhe për t' i lëvruar e pasuruar ato më tej, në hullitë e reja bashkëkohore, me njohje e takime sa më të gjera edhe me gjuhën letrare shqipe të sotme dhe me kulturën më të re shqiptare që zhvillohet brenda në Shqipëri, në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare, si edhe kudo në diasporën e moçme e të re shqiptare. Kjo lëvizje e gjerë gjuhësore dhe etnokulturore e shoqërore zhvillohet kudo: në ngulimet arbëreshe të Kalabrisë së Epërme e të Poshtme, në anët e Katanxaros e të Potencës, ashtu edhe në Sicili, në ngulimet arbëreshe të Kampobasos etj. Ja si e thotë këtë një poet i sotëm arbëresh nga Piana deli Albanezi: "Çdo katund o çdo horë arbëreshe kërkon të bëjë o bën diçka për ringjalljen e vet: këtu njëherë u bë shkolla arbëreshe, këtje kanë një grup folklorik; këtu kanë një poet, këtje kanë njëqë mbledh përrallëza, këtu shkruajnë arbërisht vetëm dy vetë, këtje e njohin më shumë gjuhën...Kudo mbahet e ndezur një flakë e vogël. E një flakë e vogël disa herë mund të ndezë njëzjarr të madh... Ne nuk jemi arbëreshë të vegjël (ka shumë arbëreshë të vegjël!!!), ne jemi arbëreshë të Mëdhenj, me sy lrgpamës për ringjalljen tonë". Në gji të kësaj lëvizjeje të re mendore, letrare, shkencore e kulturore e shoqërore dhe si tribuna të saj, prej vitesh janë themeluar edhe disa organe të shtypit arbëresh, kryesisht revista e të përkohshme me profil të përgjithshëm shoqëror e kulturor, të cilat dalin herë me shtyp të lartë, herë me shaptilografim apo në formë fletorëzash të ciklostiluara, herë në trajtën e të përkohshmeve të rregullta, herë si numra unikë, vartësisht nga mundësitë dhe mjetet që kanë në dorë drejtuesit e tyre. E rëndësishme është që ato dalin dhe bëjnë një sherbim të çmueshëm për ruajtjen e gjuhës e të kulturës arbëreshe, për t' i nxitur arbëreshët që ta mbajnë edhe më tej të gjallë e ta shprehin më me forcë arbëreshësinë. Siç thotë një publicist i njohur arbëresh: "Mjetet që pati Gutembergu nuk i kemi e ashtu vemi përpara si kemi vatur, duke shpresuar se edhe kështu të lëmë dëshmi e të sjellim mesazhin se arbëreshët janë akoma të gjallë e se mirë o lig gjuha shqipe flitet, se mirë o lig rritet ndjenja e qenies dhe e vetëdijes arbëreshe e jo
LONDON AUGUST 2009
vetëm, por edhe se kultura jonë është e lidhur me kulturën shqiptare (të djeshme e të sotme) e se, pa lidhje me atë kulturë shqiptare jemi të varfër. Kultura jonë arbëreshe e kultura shqiptare na japin mundësinë të plotësojmë të qenët tonë të veçantë (particolare) këtu në Itali".
26
Në vijë kronologjike organet e shtypit të sotëm arbëresh rreshtohen si vijon: më 1963 nisi të botohej në Shën-Benedikt Ullano revista "Zgjimi" ("Risveglio") nën drejtimin e Albin Grekos. Disa vjet më vonë në ngulimet arbëreshe të Kalabrisë filluan të dalin edhe tri revista të tjera, që, shpejt, do të bëheshin shumë të njohura: më 1970 nisi udhën "Zjarri" ("Il fuoco"), në Shën-Mitër Koronë, nën drejtimin e Atë Xhuzepe Farakos; po atë vit (1970) nisi të dilte "Katundi ynë" në Çift (Çivita) nën drejtimin e Demetrio Emanueles dhe , më 1972, në Ejaninë, filloi të dilte "Zëri i Arbëreshvet" nën drejtimin e Atë Emanuel Xhordanos. Në vitin 1976 në Frasnitë (Frascineto) doli edhe një numër i revistës "Vija", nën drejtimin e Atë Françesko Solanos, që qe konceptuar si një e përkohshme letrare e "Rrethit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Arbëreshë", porse ajo nuk pati jetë më tej. Me sa dimë nuk ka dalë numër tjetër i saj. Në të njëjtën hulli e me synime tëngjashme punojnë edhe veprimtarët e ngulimeve të tjera arbëreshe. Në Sicili, në Horën e Arbëreshëve, më 1972 doli numri i parë i revistës "Lajmëtari i Arbëreshëve", nën drejtimin e poetit dhe arsimtarit Xhuzepe Skiro di Modika (Giuseppe Schiro di Modica). Më 1975 filloi të dalë po atje "Mondo Albanese", nën drejtimine poetit dhe dramaturgut Xhuzepe Skiro di Maxho (Giuseppe Schiro di Maggio). Nga fillimi i vitit 1987 pat filluar të dalë në Horë edhe një e përkohshme tjetër "Pranvera" nën drejtimin e Mateo Mandala-së, por nuk pati jetë të gjatë. Për shumë vjet në Horë ka vijuar të dalë vetëm "Mondo Albanese", e cila, pa dyshim, ndonëse me një tipografi modeste (në shaptilografim) ka pasur një përhapje shumë të gjerë ndër arbëreshët e në botë dhe ka dhënë një ndihmesë jashtëzakonishttë madhe për kulturën e letërsinë arbëreshe e për lidhjet kulturore e miqësore shqiptaro-arbëreshe e më gjerë. Nga revistat më tëreja, por që ka dalë e po del rregullisht, duke pasur edhe ajo një njohje përherë e më të gjerë jo vetëm në Itali po edhe në botë, është "Lidhja" (L' Unione), që filloi të nxjerrë në qytetin e Kozencës Atë Antonio Bellushi. Po në qytetin e Kozencës dhe me mëtime për një rrezatim panarbëresh, nga fundi i viteve '80 pat filluar tëdalë edhe revista "Rilindja Arbëreshe", organ i Lidhjes Italiane për Mbrojtjen e Pakicës Arbëreshe. Me sa dimë prej saj kanë dalë vetëm nja dy numra, pastaj është ndërprerë. Përmendëm këtu vetëm revistat a të përkohshmet arbëreshe më të njohura e që dalin më rregullisht, po edhe që janë shquar më tepër si tribuna të mendimit e të nismave përparimtare të studiuesve e të lëvruesve të gjuhës shqipe, të veprimtarëve arsimorë e kulturorë, të mbledhësve të materialeve me vlera gjuhësore e folklorike nga goja e popullit. Mund të thuhet se shtypi i sotëm arbëresh, në përgjithësi, ecën në hullinë e mbarë të shtypit për-
parmtar të Rilindjes, që pat themeluar De Rada, së pari, me "L'Albanese d' Italia" ("Shqiptari i Italisë"), pastaj me "Fjamuri i Arbërit", organi më jetëgjatë i shtypit arbëresh. Ashtu si në kohën e Rilindjes edhe në revistat arbëreshe të kohës sonë pasqyrohen gjerësisht përpjekjet dhe nismat e shumta për mësimin e gjuhës amtare në shkollat arbëreshe me program të rregullt, ashtu siç janë zhvilluar disa herë në ngulimet arbëreshe të "Comunità montana" në Kalabri, në Katanxaro dhe në Kuntisë (Contessa Entellina) të Sicilisë. Lidhur me mësimin e gjuhës shqipe në ngulimet arbëreshe, qoftë me anë kursesh të shkurtra, qoftë me synimin më largvajtës për ta vënë si lëndë mësimi në shkollë, parashtrohen gjerë kërkesat e hapat që janë bërë, si dhe mundësitë që ekzistojnë, qoftë në kuadrin krahinor, qoftë edhe në rrafsh më të gjerë kushtetues. Na duket me interes që të përmendim këtu disa nga arritjet dhe drejtimet më të rëndësishme të shtypit të sotëm arbëresh lidhur me gjuhën shqipe. 1.Të përkohshmet arbëreshe, pavarësisht nga profilet e ndryshme që kanë, ku më shumë e ku më pak, (vartësisht nga prirjet, formimi kulturor e drejtimet ideologjike të drejtuesve të tyre, si dhe nga "klima" kulturore e mjediseve përkatëse të ngulimeve ku ato dalin) i kanë dhënë e i japin rëndësi të veçantë gjuhës shqipe, duke e parë e trajtuar atë me përparësinë që i përket një problemi thelbësor për jetën e komunitetit arbëresh. Publicistët dhe shkrimtarët më në zë të diasporës arbëreshe, në shkrimet që botojnë në organet e shtypit arbëresh, theksojnë se "Pa gjuhën e vet amtare një popull nuk ka rëndësi në kontekstin e qytetërimit". Po të shfletojmë koleksionet
e revistave që përmendëm më lart, na bie në sy fakti që, në faqet e tyre, kryeartikujt dhe artikujt problemorë më të shpeshë e më me peshë janë ata që i kushtohen gjuhës. Ato mbështesin përpjekjet dhe punën që bëjnë shumë veprimtarë shoqërorë, arsimtarë, priftërinj etj. për të arritur që gjuha e tyre amtare të përvlerësohet e të konsiderohet si pjesë përbërëse themeloree një kulture akoma të gjallë, si mjet që, po të ushtrohet e të mësohet në shkollat e ngulimeve arbëreshe krahas italishtes, mund të shërbejë për të formuar shkollarë arbëreshë me një personalitet më të plotë. Mund të thuhet se shtypi i sotëm arbëresh ka qenë dhe vijon të jetë tribunë e gjallë për të gjitha ata veprimtarë shoqërorë, klerikë, mësues, profesorë të universiteteve apo studiues të qendrave albanologjike nëpër universitetet itliane apo nëpër ngulimet arbëreshe që kanë dashur t' i dalin zot gjuhës shqipe e kulturës arbëreshe në përgjithësi. Për më tepër, duhet theksuar se, vetë drejtuesit dhe bashkëpunëtorët kryesorë të organeve të përmendura vijnë nga radhët e veprimtarëve kulturorë arbëreshë. Ata janë, shumica, arsimtarë, klerikë, studiues, gazetarë dhe publicistë demokratë. Shumë i dukshëm ka qenë në revistat arbëreshe roli i profesoratit arbëresh të katedrave albanologjike të Kozencës (F. Solano. F. Altimari, G. Bellushio), të Palermos (A. Guzzetta, M. Mandala), të Napolti (I. C. Fortino). Të shumta janë në revistat arbërese edhe shënimet, njoftimet e kronikat kushtuar diskutimeve e debateve, kuvendeve a kongreseve për mësimin e gjuhës shqipe në shkollat arbëreshe. Kështu, emrat e mësueseve dhe veprimtareve të dalluara Xhuzepina Kuçia Lo Jakono dhe Guarino Tomasa in Çilufo nga Kuntisa e Si-
cilisë i gjen aq dendur në faqet e "Mondo Albanese", ashtu siç gjen te "Zjarri" artikujt dhe sprovat didaktike për mësimin e shqipes në kantonin kozentin , nga mësues si Françeko Fuska, Xh. Marano; siç gjen artikujt e mësueses Roza Bruno dhe të anëtarëve të tjerë të AIADI-i në revistën "Zëri i Arbëreshëve". Një bashkëpunim të gjerë me mësues e profesorë të gjuhës shqipe ka edhe revista "Katundi ynë". Aty, ndër të tjerë, kanë shkruar shpesh I. C. Fortino, E. Mirako, V. Golleti Bafa, K. Zukaro, D. Mazeo, S. Maiorana etj. Mund të përmendim, sidomos, rubrikën e vijueshme "Restauri linguistici" që kanë mbajtur ër shumë numra radhazi prof. I. C. Fortino dhe mësuesi Elio Mirako. Shumë artikuj e studime për të folmet arbëreshe janë botuar në revistat "Zëri i Arbëreshëve" dhe "Zjarri". Madje, mund të thuhet se , me kalimin e kohës. revista "Zjarri" ka ardhur duke u profilizuar pothuajse kryesisht për kërkime shkencore albanologjike, duke u shtuar faqeve të mirëfillta të saj, edhe kolanën shumë interesante "Rradhonjtë e Zjarrit". Aty, deri tashti, janë botuar një numër i mirë veprash me rëndësi për të folmet dhe për filologjinë arbëreshe, si dhe vepra letrare etj. Le të përmendim, më konkretisht, disa nga ndihmesat dhe punimet e botuara në shtypin arbëresh rreth të folmeve arbëreshe apoproblemit të gjuhës në përgjithësi, duke bërë, me këtë rast, edhe disa rubrikime e përgjithësime: a)Probleme të mësimit të shqipes në shkollat e ngulimeve arbëreshe Të dendu r kanë qenë në shtypin arbëresh artikujt, studimet që mbështesin dheargumentojnë kërkesat e kahershme dhe të sotme të ar-
bëreshëve për ta mësuar ggjuhën shqipe në shkollë e me program të regullt, krahas italishtes. Gati në të gjitha revistat arbëreshe ka pasur kryeartikuj e artikuj problemorë si dhe mendime të kualifikuara të profesoratit arbëresh e më gjerë, që rreken të argumentojnë se në mjedisin familjar dhe shoqëror të ngulimeve arbëreshe (në shtëpi,në gjitoni, në udhë e në sheshë) flitet gjithnjë vetëm shqip, prandaj rezulton që shumica e fëmijëve deri në moshën shkollore janë njëgjuhës: vetëm albanofonë. F. Altimari për ngulime arbëreshe të Kozencës ka theksuar se "pothuajse dy në çdo tre fëmijë me amësi arbëreshe arrijnë në moshën shkollore pa e ditur gjuhën italiane" . Të dhëna të ngjashme japin edhe studimet e bëra për ngulime të tjera arbëreshe të kalabrisë e të Sicilisë, të cilat na bindin për një mospërputhje të gjuhës së familjes e të krejt mjedisit tradicional arbëresh, vetëm albanofon, dhe të shkollës , vetëm në italisht. Shumë qartë dhe duke shprehur zërin e mbarë kësaj mase të gjerë arsimtarësh e studiuesish, F. Solano, një nga emrat më në zë të profesoratit arbëresh në Itali, në një artikull te "Zjarri" thekson: "... i vetmi mjet pozitiv kundër asimilimit dhe zhdukjes sonë nëdetin e elementit italian që na rrethon është mësimi i gjuhës shqipe: që çdo arbëresh të bëhet një dygjuhës i përsosur. Krahas gjuhës dhe kulturës italiane ai duhet të zotërojë në masë e nivel të barabartë edhe gjuhën shqipe e kulturën shqiptare". Shumë artikuj të botuar në shtypin arbëresh nga F. solano, F. Altimari, K. Kandreva, K. Stamile, F. Fuska, G. Korteze, G. Marano, R. Bruno, S. Maiorana etj. flasin për traumën e vërtetë psikike që pëson fëmija arbëresh albanofon kur, në moshën enjomë prej 6 ose 7 vjetësh, nga mjedisi
LONDON AUGUST 2009
i tij njëgjuhës shqipfolës, kalon në atë shkollor ku vihet mënjëherë në detyrimin për të përdorur vetëm italishten dhe pa asnjë përgatitje paraprake dhe pa e ditur atë gjuhë. Sipas mësuesit dhe publicistit F. Fuska kjo përbën "një paradoks pedagogjik, në kuptimin që për të përshpejtuar përdorimin e italishtes në nivelet më të larta shprehëse, shtrohet si domosdoshmëri kultivimi i saj me një intensitet të tillë që injoron tërësisht kushtet gjuhësore të bazës".
27
Mësuesit dhe pedagogët arbëreshë sjellin edhe shumë shembuj që tregojnë se nxënësit e klasës së parë kur shprehem në shqip arrijnë t' i dallojnë qartë objektet e paraqitura në tablotë e kartelave murore të klasës, që përfaqësojnë diellin, hënën, ujin etj., ndërsa, kur atyre u kërkohet kjo në italisht, atëherë ata i ngatërrojnë me njëratjetrën, "sepse arbëreshi në strukturën psikologjike pranë figurës së diellit nuk pret një fjalë që nis me shkronjën /s/ (=it. sole), por një fjalë që nis me /d/ (=diell). Dhe kjo edhe për shkronja të tjera". b) artikuj dhe studime të mirëfillta gjuhësore Në radhë të parë janë për t' u përmendur një numër trajtesash kushtuar përshkrimit të disa të folmeve më interesante të diasporës arbëreshe si dhe sprova për ravijëzimin e paraqitjen përgjithësuese të tipareve karakterizuese të mbarë të folmeve arbëreshe të Italisë. Pas sprovës për një klasifikim e tiparezim të të folmeve arbëreshe që na jep E. Xhordano në studimin e tij "Le parlate degli Italo-albanesi" ("Të folmet e arbëreshëve të Italisë) , një numër i mirë artikujsh dhe studimesh dialektologjike u botuan në faqet e revistës "Zjarri" e në kolanën "Rradhonjtë e Zjarrit" në formë fashikujsh të veçantë. Vendin kryesor e zënë aty studimet e vetë studiuesve arbëreshë të kantonit kozentin, siç janë ato për të folmen e Plataçit e të Shën-Vasilit , për të folmen e Fermës dhe, sidomos, studimi përgjithësues përmbi krejt të folmet arbëreshe në Itali, që përbën të parën sprovë serioze për një klasifikim shkencor të tyre mbi bazën e dukurive fonetike, shoqëruar edhe me izoglosat përkatëse të një numri hartash gjuhësore. Nga ndihmesat më të reja në lëmin e dialektologjisë janë për t' u përmendur studimi i F. Altimarit kushtuar sistemit fonetik e fonologjik të të folmes së Maqit dhe i L. Savoia-s për të folmebn e Shën-Marcanos. Me interes janë edhe artikuj të tjerë të botuar në "Zjarri" rreth marrëdhënieve të të folmeve arbëreshe me italishten, sidomos rreth ndikimit e depërtimit të elementit kalabrez në arbërishten si dhe për dukuri të tjera. Një vend të mirë në të përkohshmet arbëreshe ("Zjarri", "Mondo Albanese", "Lidhja") zë edhe botimi i studimeve dhe i artikujve filologjikë nga studiues shqiptarë, sidomos ato me tematikë nga të folmet arbëreshe të Italisë, si p. sh. nga E. Çabej , J. Gjinari , M. Domi , M. Totoni, Gj. Shkurtaj . Në "Mondo Albanese" është zbatuar gjerë edhe ribotimi i artikujve gjuhësorë të autorëve shqiptarë që kanë qenë botuar në "Gjuha jonë" etj.. Kjo praktikë, përveç vlerave mirëfilli shkencore, shërben për veprimtarët arbëreshë edhe si një nxitje e ndjenjës së krenarisë
kombëtare; ata bëjnë që lexuesi arbëresh "të mësojë se gjuha që flet ai, në variantin letrar, sot ka dinjitet të madh botëror e se bën mirë të krenohet e të mbajë të gjallë edhe arbërishten në katundin e tij". Një fushë me interes në botimet në shtypin arbëresh përbëjnë edhe kërkimet rreth leksikut dialektor të arbërishtes. Mund të përmendim, sidomos, studimesi "Huazimet italiane tek Variboba" nga I. K. Fortino , si dhe rubrikat e fjalës së rrallë arbëreshe, sipas fushave të ndryshme tematike, që botohen në "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja" etj. Në këtë lëmë përfshihet edhe "Fjalori arbërisht- italisht" i hartuar nga S. Prençi që botohet me vijime në "Mondo Albanese". gjuhës
c) Probleme të kulturës së
Në ndonjë nga revistat arbëreshe, si p. sh., në "Mondo Albanese", herë pas here janë trajtuar edhe çështje të kulturës së gjuhës, artikuj për pastrimin e gjuhës nga fjalët e huaja të panevojshme ose kundër ndikimeve të dëmshme në strukturën sintaksore të shqipes etj. P. sh. në rubrikën "Si flasim... si duhet të flasim?" të "Mondo Albanese", Atë Gjergj Skiroi Sklica, ka shkruar artikuj tëashpër kritikë kundër përdorimit të italianizmave të panevojshme në të folmen e Horës së arbëreshëve. Ai thotë, ndër të tjera: "Me të madhe qetësi përdoren fjalë të huaja si të ishin arbëreshe...shërbesi çë më shumë mërzit isht kur gjegj gjinde që njohjen fjalën arbëreshe, por thonë fjalën lëtire, p. sh., thonë rispundir në vend të përgjegjem, nkuntrar në vend të përpjek, rimproverar në vend të kjertonj fjalë arbëreshe që thuhen edhe
sot". Një vend të veçantë në këtë kuadër i jepet në shtypin e sotëm arbëresh formimit të një mendimi sa më të përgjithshëm për nevojën e zbatimit të gjuhës letrare shqipe nga arbëreshët. Di Maxho, Kjaramonte, Xhordano, Korteze etj. theksojnë: "Të evitojmë në takimet tona polemikat e panevojshme për tipin e gjuhës që duhet të mësojmë në shkollë: arbërisht apo gjuhën letrare shqipe. Ai është një diskutim bizantin, që na largon nga synimet tona. Ne duam që gjuha arbëreshe, gjuha jonë amtare të mbijetojë, që shkrimtarët arbëreshë të jenë të njohur e të lexuar, që kultura jonë aq e pasur të mos ketë rrezikim". Nga dita në ditë veprimtarët arbëreshë po e kuptojnë se për ta shpëtuar gjuhën e tyre është e nevojshme të zgjohet vetëdija e masës së arbëreshëve kudo që gjenden: "Gjuha dhe traditat tona nuk mund të ruhen vetëm nga lëvruesit, por nga e gjithë popullsia arbëreshe. Kjo, nën drejtimin e lëvruesve, duhet të bëhet e vetëdijshme për identitetin e vet: ta studiojë, ta analizojë, ta shtojë dhe ta mbrojë...Gjuha shqipe duhet të futet e të mësohet në çdo shkollë të mesme të katundeve arbëreshe". Edhe mëqartë shprehet ky koncept në disa nga kryeartikujt e revistës "Mondo Albanese", ku, duke i mëshuar mendimit të drejtë se "gjuha ruhet atje ku shkruhet", Di Maxho thekson: "Njerëzit e redaksisë sonë "Mondo Albanese" dinë të gjithë të shkruajnë arbërisht të qëruar... e disa shkruajnë drejtpërdrejt shqip, një shqipe të bukur, si për shembull Mateo Grifo. Prandaj problemi në duhet të shkruajmë arbërisht o shqip ngë ekzis-
ton: e rëndësishmja ë të shkruash arbërisht për arbëreshët (e katundit tënd) e shqip për gjithë shqiptarët e botës. E pra, jec e mëso gjuhën e çdo katundi arbëresh! Mëso atëherë drejtpërdrejt shqip". c) artikuj e të dhëna për historinë e albanologjisë Nëpër faqet e shtypit të sotëm arbëresh gjejmë jo pak shënime, të dhëna, dokumente e artikuj, dorëshkrime etj. me vlerë për njohjen e veprimtariës dhe të interesave shkencore e kulturore të disa prej personaliteteve të shquara të kulturës arbëreshe e shqiptare. Pa qenë e mundur të japim këtu tregues të plotë të kësaj tematike, po përmendim vetëm disa shembuj. Ka aty jetëshkrime e artikuj përkujtimorë për burra të shquar arbëreshë, letërkëmbime të tyre me personalitete shqiptare e me albanologë të huaj të kohës, si p. sh., midis Dh. Kamardës me Th. Mitkon ("Mondo Albanese", 1984, nr. 41), i De Radës me G. Majerin ("Zjarri",1980, nr. 27); një letër e panjohur e Pal Skiroit (1866-1941) me të cilën kërkohen të dhëna për K. Kristoforidhin ("Mondo Albanese", nr. 43); shënimet dhe të dhënat interesante nga veprimtaria e hershme kërkimore që E. Çabejt për studimin e të folmeve arbëreshe të Sicilisë, që botoi Gj. Skiro Sklica ("Mondo albanese",1984, nr. 40) etj. d) recensione e njoftime për botimet gjuhësore Një vend të mirë në shtypin arbëresh zënë shënimet, njoftimet, recensionet e kritikat përmbi botimet e reja në fushën e studimeve filologjike e përgjithësisht të letërsisë, të historisë e
të kulturës shqiptare. Në këtë kuadër aty u është bërë vend me përparësi njoftimeve për botimet gjuhësore më të rëndësishme që kanë dalë në Shqipëri, siç janë "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme shqipe" (1976), "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" e "Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe", fjalorët terminologjikë, fjalorët dygjuhësh si ai italisht-shqip etj. Me parapëlqim jepen në shtypin e sotëm arbëresh njoftime për librat dhe studimet e autorëve shqiptarë kushtuar arbëreshëve, historisë, gjuhës dhe kulturëssë tyre, siç janë, ndër të tjera, monografitë "Romantizmi arbëresh" , "Shqiptarët ghe Garibaldi", "De Rada - jeta dhe vepra", "Shpirti i arbërit rron", "Larg dhe afër" etj., libra përtë cilët ka pasur recensione e ribotim kapitujsh të tyre gati në të gjitha organet e shtypit arbëresh e , sidomos, në "Mondo albanese", "Zjarri", "Lidhja". Si përfundim, mund të thuhet se të gjitha këto rubrika, në tërësinë e tyre, si me shtjellimet e argumentimet, ashtu edhe me lëndën e pasur që sjellin, tregojnë më së miri për atë gjallëri e shtysë të re që ka marrë sot lëvizja kulturore dhe shkencore në diasporën shqiptare. Njohja e ndihmesave dhe botimeve filologjike, qoftë në faqet e shtypit arbëresh, qoftë në forma të tjera botimi, paraqitet me interes shkencor e kulturor. Në këtë krye, sigurisht, u bë vetëm një sprovë modeste për një vlerësim paraprak, por që mbetet, gjithsesi, për t' u thelluar në të ardhshmen.
Ç
Nga “THE ECONOmisT”
do pranverë miliona të rinj eksplorojnë Evropën duke përdorur bileta të lira kontinentale urbani. Falë një marrëveshjeje për heqjen e vizave, akoma më shumë të rinj me kitara në Barcelonë apo stepat spanjolle në Romë shpejt do të dëgjohen nga pjesët e ish-Jugosllavisë – por ende jo i nga gjithë Ballkani Perëndimor. Kjo po rrit tensionin politik. Prej vitesh vizat kanë qenë çështje nevralgjike në rajon. Kështu që rekomandimi i fundit i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për serbët, malazezët dhe maqedonasit në fillim të vitit 2010 duhet të jetë lajm i mirë. Nëse zbatohet, kjo do t’u mundësojë këtyre vendeve lëvizjen e lirë në zonën Schengen të 25 vendeve, përfshi thuajse të gjithë anëtarët e BE, plus Zvicër, Norvegji dhe Islandë. Para luftërave të viteve ‘90 jugosllavët lëviznin pa viza në Evropë. Sot thuhet se 70 për qind e studentëve të universitetit të Beogradit nuk kanë dalë kurrë jashtë vendit. Për vite ministrat e Jashtëm të BE janë kritikuar nga kolegët ballkanas. Përgjigjja e tyre shpesh ka qenë se, nëse do ta kishin në dorë, ata dakord ishin. Por ministrat e Brendshëm, të trembur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e drogës dhe qenieve njerëzore, kundërshtonin. Kundërargumenti ka qenë që krim-
Dëshpërim për pasaporta LONDON AUGUST 2009
28
“Nëse serbia e kroacia mund të japin pasaporta në Bosnjë, përse shqipëria të mos japë pasaporta për kosovarët?”
inelët nuk presin në radhë për viza, sepse ata mund t’i blejnë ose falsifikojnë ato, kështu që rregullat për viza ndëshkojnë njerëzit e thjeshtë dhe biznesmenët e ligjshëm. Heqja e vizave ka kërkuar një punë të madhe, prezantimi i pasaportave biometrike moderne është vetëm hapi i parë. Zemërimi prej vendimit politik tashmë ka nisur të ndihet. Në Ballkan vizat dhe pasaportat nuk janë thjesht një çështje teknike, por çështje e politikës së madhe. Vendimi i Komisionit do të thotë që
boshnjakët, shqiptarët dhe kosovarët janë lënë mbrapa. Në Bosnjë zemërimi është i veçantë. Boshnjakët myslimanë nuk mund të lëvizin të lirë, ndërsa kroatoboshnjakët munden, sepse ata ka kohë që përdorin pasaporta kroate, për të cilët vizat janë hequr para disa viteve; serbo-boshnjakët tani mund të aplikojnë me shumicë për pasaporta serbe. E gjitha e dobëson shtetin e brishtë boshnjak. Është irrituese, thonë boshnjakët, se një kriminel në arrati si Ratko Mlladiç, i kërkuar për vrasjen e tetë mijë
boshnjakëve në Srebrenicë në 1995, teorikisht tani mund të lëvizë i lirë me pasaportë serbe, ndërsa të afërmit e viktimave jo. Megjithatë, boshnjakët dhe serbët e dinë se është vetëm çështje kohe përmbushja e kushteve për heqjen e vizave. Por jo kosovarët, të cilët nuk kanë filluar ende të punojnë me BE për këtë çështje. Gjërat komplikohen prej faktit, ngaqë Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo nuk mund të refuzojë t’u japë serbëve dhe shqiptarëve që jetojnë aty pasaporta bio-
metrike. Por BE i përjashton ata si pjesë e marrëveshjes për heqjen e vizave. Kështu që një pasaportë serbe për dikë në Kosovë nuk do e ketë vlerën e një të tille për boshnjakët. Dhe nëse Serbia e Kroacia mund të japin pasaporta në Bosnjë, përse Shqipëria të mos japë pasaporta për kosovarët? Disa edhe mund të nisin të mendojnë se përse kombi shqiptar duhet të ndahet në dy shtete. Anomalitë burokratike mund të kenë pasoja të mëdha.
sheviçi përgjaku Ballkanin - dhe vendosi t’i mbajë dyert e mbyllura për qytetarët e B o s n j ë s , Kosovës dhe Shqipërisë, të mbajë matanë murit të Schengen-it ata, të cilët, duke dashur të shpëtojnë nga shfarosja fizike, u shpërndanë anembanë botës. Mbase Evropa perëndimore u tregua humane edhe ndaj shtetit që i nxiti gjakderdhjet në Ballkan duke u nisur nga parimi se nuk kanë faj qytetarët për atë që bëjnë pushtetarët. Me çka tregoi se ka harruar të përgjigjet se ç’faj kanë viktimat, pse qytetarët serbë disa herë me radhë zgjodhën për udhëheqës “xhelatin e Ballkanit”. Harresë që nuk e lejon atë të shohë të vërtetën se duke përdorur standarde dhe moral të dyfishtë, Evropa Perëndimore ushqen ndjenjën e padrejtësisë te boshnjakët dhe shqiptarët. Me heqjen e vizave vetëm për disa shtete të Ballkanit, Evropa në njëfarë mënyre do i mundësojë edhe ndonjë krimineli serb të vizitojë viktimat e veta të shpërndara nëpër tërë botën, por do ua ndalojë viktimave të vizitojnë të afërmit e tyre të degdisur nëpër vendbanimet evropiane. Pa dyshim se shtetet e Bashkimit Evropian nuk kanë asnjë faj pse ballkanasit nuk ia arritën të dalin nga varfëria, pse atyre u pëlqen të
mbeten peng i urrejtjeve historike, pse duan ta rijetojnë nga disa herë me radhë të kaluarën e vet. Por gjithashtu, nuk ka dyshim se Evropa Perëndimore nuk paguan në Ballkan vetëm çmimin e marrëzisë ballkanase, por edhe çmimin e tendencave të disa qarqeve të saj që ballkanasit përgjithmonë të mbeten “sharrëxhinjtë” e Evropës Perëndimore. Dhe duke pasur edhe qëllime të tilla, ajo ngandonjëherë ka ditur të shtiret se nuk ka mundur të dallojë mirë se cili është “xhelat” e cili viktimë. Gjë që aq dukshëm u pa gjatë luftërave të fundit ballkanase që i nxiti Millosheviçi, e gjatë të cilave, sikur mos ndërhynte Amerika, do mbusheshin edhe më shumë varre masive me boshnjakë e shqiptarë të pafajshëm. Sido që të jetë, mbase nga viti i ardhshëm qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe të Malit të Zi do shëtisin pa viza nëpër Evropën e civilizuar dhe humane. Gjë që në Ballkan do kontribuojë të ketë shqiptarë, serbë e myslimanë të kategorive të ndryshme: ata që jetojnë në shtetet që do u lejohet shëtitje pa viza nëpër Evropë dhe ata që banojnë në shtete të lëna matanë murit të Schengen-it. Me çka Evropa Perëndimore do dëshmojë se jo njëherë gjer më tani nuk ka ditur të vërejë ku qëndron kufiri që ndan të mirën dhe të keqen për ballkanasit. Pra, edhe ky vendim i Evropës Perëndimore për heqjen e vizave vetëm për disa shtete të Ballkanit do dëshmojë se Evropa di të bëjë edhe të papriturën: viktimën ta mbajë të mbyllur pranë varrezave masive e atij që ka hapur ato varreza t’i lejojë të ikë sa më larg vendit të krimit.
Dy portretet e zonjës së plakur
S
Nga kim mehmeti
htetet e Unionit Evropian dhe Ballkani janë dy portretet e së njëjtës zonjë të plakur. Shtetet perëndimore të Evropës dhe ato të Ballkanit janë si fytyra e grimuar dhe ajo e natyrshmja e së njëjtës zonjë, e cila nuk arrin ta fshehë të kaluarën e vet jo të moralshme dhe nuk ia del të përballet as me të sotmen e ndërtuar duke përdorur standarde të dyfishta. Duke qenë e tillë - dyfytyrëshe, Evropa Perëndimore i rrënoi kufijtë mes veti duke dashur të dëshmojë se e ka harruar kohën kur ato mure u ngritën nga gjaku i rinisë së saj, e ndërkohë nga rrënojat e tyre ajo ngriti murin e lartë të Schengen-it, i cili kontinentin e ndau në pjesën ku jetonin të “mirët” dhe atë ku banonin të “këqijtë” e Evropës, në ata që e jetonin të sotmen e kontinentit dhe ata që mbeten në baltën e së kaluarës së tyre. Me çka u krijua një gropë ndarëse mes Evropës Perëndimore dhe Ballkanit, një humnerë, e cila ua pamundësonte ballkanasve të shohin se edhe shekulli i njëzetenjë i këtij kontinenti, shenjë njohëse do të ketë kufijtë që të tregojnë nga cila anë e murit e ke vendin. Pra, përderisa europerëndimorët rrënonin muret e tyre ndërshtetërore që të kenë material të bollshëm për të ngritur sa më lartë murin e Schengen-it, i cili më shumë se asgjë tjetër në këtë kontinent do stimulojë kontrabandimin me njerëzit që doemos donin të braktisin vendin ku jetojnë si dhe do nxisë shitblerjen e vizave - ballkanasit merreshin me pastrimin e plehut historik që këtu ua kishin lënë ata që sot i mësojnë se nuk
jetohet nga e kaluara, mësuesit që shtiren se nuk e shohin se, sikur mos ekzistonte muri i Schengen-it, mbase edhe ballkanasit më lehtë do ndaheshin nga e kaluara e tyre apo më lehtë do e kuptonin se njeriu, edhe kur i ka gjitha të mirat materiale, nuk mund të ketë të sotme e të ardhme të lumtur, aty ku nuk ka të kaluarën e vet, aty ku nuk e lidh asnjë kujtim për atë që ke qenë dikur. Edhe sot kur Evropa propozon liberalizimin e vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, në të vërtetë ajo vetëm e stolis njërën nga fytyrat e saj dhe në njëfarë mënyre vazhdon ta njollosë portretin e vet të dytë të pikturuar nga ngjyrat e natyrshme ballkanike, sepse ky vendim i BE, më bindshëm se çdo gjë tjetër, dëshmon se në Evropën Perëndimore dhe humane shumëçka ndryshon dhe korrigjohet, përpos mendësisë që prodhon standarde të dyfishta, mendësisë e cila mbase edhe solli deri tek ajo që shekulli i njëzet i këtij kontinenti të ketë të njëjtat shenja njohëse si në fillim ashtu edhe në përfundimin e tij: të fillojë me beteja të përgjakura dhe të përfundojë me varreza masive që i la pas vetes ushtria serbe e Millosheviçit. Fillim dhe fund që dallojnë vetëm në një gjë: përderisa gjatë luftërave të fillimshekullit të njëzet, Evropa qartë kishte përcaktuar kufirin që ndante viktimën nga xhelati, ato të fundshekullit që përgjakën Ballkanin, ajo i shpalli si çmenduri kolektive. Me
çka barazoi të pamundshmen - viktimën dhe keqbërësin. Dhe si shumë herë më parë mori përsipër të shkruante historinë e re të ballkanasve, e të cilën mbase do e lërë të ngatërruar njësoj si gjitha historitë e deritanishme të popujve që jetojnë këtu, e që te disa popuj të këtushëm do ushqejë edhe më tej bindjen e kultivuar me shekuj - se e keqja është jashtë tyre. Se a do arrihet ndonjëherë të zbulohen të gjithë ata që hapën varreza masive ku groposën pafajësinë e Bosnjës dhe Kosovë, mbetet ende e paqartë. Por ajo që dihet që tani është e vërteta se Evropa, para syve të së cilës ushtarakët serbë ndanin të rinjtë dhe baballarët boshnjakë e shqiptarë nga nënat dhe gratë e tyre që t’i pushkatonin, sot del me propozimin që vizat të hiqen për qytetarët serbë, e të mbeten për boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Pra, kjo Evropa e sotme, që mban epitetin humane dhe progresive, tregohet e kujdesshme ndaj qytetarëve të Serbisë ndaj atyre në emër të së cilëve Millo-
Nga alBiN kurTi
Ç
ka ua merr mendja për Republikën e Sanxhakut? Me kryeqytet Novi Pazarin? Para se të më shikonin mua u shikuan me njëritjetrin. I ulën sytë përdhe duke u mbllaçitur me vështirësi. Nuk e besoj të jenë edhe më tutje në burgun e Pejës. Mbase i kanë liruar: për kontrabandë me sheqer s’i mbajnë dot më shumë se gjashtë muaj. Dhe, ka dy vjet kjo punë tashmë... 15 vjet, përkatësisht 10 vjet, pas përfundimit të luftërave, Serbia ka arritur t’i mbajë Bosnjën dhe Kosovën si vende që cilësohen problematike. Në Bosnje bën obstruksione me Republikën Serbe, kurse në Kosovë me veriun e ndarë dhe enklavat e kontrolluara nga strukturat paralele. Për pasojë, Bosnja dhe Kosova ngecin si në zhvillim ekonomik, po ashtu edhe në atë të integrimeve evropiane e veri-atlantike. Përjashtimi i Bosnjës dhe Kosovës nga liberalizimi i vizave është veçse konkretizimi më i freskët i kësaj dukurie. Beogradi vazhdon të jetë problemi kryesor i Bosnjës dhe Kosovës. Mirëpo, ai është i tillë vetëm nëse shikohet me sytë e Sarajevës dhe Prishtinës. Jo edhe kur shikohet me sytë e Brukselit. Ashtu sikurse që Milosheviqi u pat shndërruar në paqebërësin kryesor në Dayton (sepse kishte aq shumë fuqi për ta vazhduar luftën), ngjashëm sot Serbia konsiderohet kontribuesja më e rëndë-
Nga Elida HamZa rruga E kOmBiT, aPO auTOsTrada kukËs-durrËs- mOriNË TasHmË ËsHTË lËsHuar NË Qarkullim dHE sHumË QYTETarË TË CilËT PO kalOJNË NËPËr kËTË rrugË, Nuk lËNË Pa PËrmENdur mrEkulliNË mË TË madHE TË kËsaJ auTOsTradE, QË ËsHTË TuNEli i kalimasHiT. lËsHimi i kËTiJ TuNEli NË PËrdOrim mË 25 QErsHOr Nga dY krYEmiNisTraT sHQiPTar, sali BErisHa E HasHim THaçi isHTE NgJarJa mË madHËsHTOrE E sHEkulliT TË ri sHQiPTar.
Ngecja
sishme e stabilitetit (për shkak cili të gjithë neve na shikon si të potencialit të saj destabilizues pjesë të të njëjtit rajon. më të madh). Synimi i dikurNdërkohë, Serbia po mbetet shëm për paqen është zëvendëpartner i privilegjuar i BE-së, suar me synimin aktual për pa marrë parasysh të kaluarën stabilitetin. Demokracia dhe kriminale të saj dhe, madje, zhvillimi, liria e drejtësia, pikërisht për shkak të planPara se neve të na mungojnë elementet thjesht nuk janë në agjendë. eve kriminale që vazhdon t’i Pikëvështrimi i BE-së teknike, BE-së i mungon vullneti politik ketë për shqiptarët dhe boshimponon që Bosnja dhe Kosova që i përcaktohet nga interesi i stabilitetit njakët. të mos jenë në radhë të parë dy Në vitin 2006, në Banja rajonal. Pakënaqësia e përgjithshme me Llukë vende (Bosnje dhe Kosovë) por Serbia ka nënshkruar mospërfshirjen e kosovës në listën e disi vetëm një. Jo aq për shkak marrëveshje për marrëdhënie se që të dyja janë protektorate të bardhë të schengenit do të konsistojë speciale dhe paralele me ReBE-së, por meqë trajtohen si ose në dhembjet e vetëdijesimit, ose në publikën Serbe. Këto dy repjesë të Ballkanit Perëndimor, i publika nuk bëjnë asgjë në shtimin e inferioritetit cili nuk është koncept fushën e ekonomisë, kulturës gjeografik por politik. Sepse, dhe arsimit pa u koordinuar. nuk ka Ballkan Lindor por vetëm mbështetjen e Tiranës e Prishtinës). Në anën tjetër, dirigjimi i Beogradit me Perëndimor. Ballkani Perëndimor Kur i kemi parasysh raportet e shumta jetën politike, ekonomike dhe është ajo që ka mbetur nga Ballkani, ndërkombëtare të kësaj dekade për shoqërore të serbëve në çerekun e terpjesa ende e paintegruar e tij. Edhe shqiptarët dhe serbët, për Kosovën, ritorit të Kosovës, e për hir të këtij terBE-ja, sikurse faktorët e tjerë Shqipërinë dhe Serbinë, atëherë bëhet ritori, dihet botërisht. Kësisoj, Bosnja e ndërkombëtarë, e shohin Ballkanin e qartë pse BE-ja i liberalizoi vizat për Kosova vijojnë të mbesin të ndara përPerëndimor nga prizmi i stabilitetit ra- serbët dhe jo për shqiptarët. BE-ja brenda dhe të bllokuara nga elementet jonal. Nuk na vlerësojnë ndryshe beson që serbët janë më të qetë kur e Serbisë që i kanë brenda vetes. përveçse si krizë që mund të sh- shkojnë në BE dhe janë shumë agre- Bosnja e Kosova gjithsesi kanë dëshsivë deri në konflikte të reja në vendin tuar në problematizimin e Serbisë dhe përthejë, e s’duhet të shpërthejë. e tyre, ndërkaq për shqiptarët vlen e kanë përfunduar të problematizuara Nuk na shohin kur jemi (tash), por në kundërta: janë të qetë në vendet e tyre vetë nga ajo. Elitat politike në Sarajevë të ardhmen e afërt kur s’duhet të sh- në Kosovë e Shqipëri, porse jo edhe e në Prishtinë as që i përmendin Sanxkur shkojnë në perëndim. Për liberal- hankun dhe Luginën e Preshevës, e përthejë kriza. Dhe, te Serbia dhe serbët ata izimin e vizave edhe ashtu vendosin lëre më t’iu ndihmojnë atyre. Ato shohin më shumë kapacitet për desta- ministrat e punëve të brendshme të vrapojnë të plotësojnë standarde bilizim sesa te Bosnja dhe boshnjakët, BE-së, për të cilët me shaka thuhet se i evropiane, me ç’rast u përmirësohet por edhe sesa te Shqipëria, Kosova dhe ndajnë njerëzit në dy kategori: të ar- pozita vetë politikanëve, por jo edhe shqiptarët. P.sh. më shumë u duket që restuar dhe ende të paarrestuar. qytetarëve të vendeve të tyre. ShpërSikur të suspendohej vetoja puthja midis të drejtave dhe privilegmund ta destabilizojnë situatën 6% serbë në Kosovë (me përkrahjen e e Republikës Serbe në Bosnje dhe të jeve të serbëve në Bosnje e Kosovë me Beogradit) sesa, ta zëmë, afër 30% bashkohej Mitrovica, atëherë Serbisë të drejtat e boshnjakëve dhe shqipshqiptarë në Maqedoni (që nuk e kanë do t’i humbnin levat para Brukselit, i tarëve në Serbi, është marramendëse.
29
Mbase Beogradi, për dallim nga Sarajeva dhe sidomos nga Prishtina, e ka dukshëm më të qartë që BE-ja është projekt politik i interesit më parë se sa çështje vlerash të përbashkëta. Prandaj ai kërcënon me serbët e Bosnjës dhe Kosovës që përkthehet në brishtësi të Bosnjës dhe Kosovës, duke e kombinuar këtë kohë pas kohe edhe me flirtim me Rusinë. Nga BE-ja gjithsesi nuk përfitohet duke qenë i dëgjueshëm, duke qenë i urtë e i butë, e duke i shprehur dashuri të pakushtëzuar Brukselit. Sigurisht që do të na thonë se kemi probleme teknike, mirëpo ato janë të pakrahasueshme me problemet që kishin, ta zëmë, Rumania e Bullgaria kur para dy viteve e gjysmë u pranuan në BE para Kroacisë (përderisa BE-së po i ngutej ta definonte oborrin). Para se neve të na mungojnë elementet teknike, BE-së i mungon vullneti politik që i përcaktohet nga interesi i stabilitetit rajonal. Pakënaqësia e përgjithshme me mospërfshirjen e Kosovës në listën e bardhë të Schengenit do të konsistojë ose në dhembjet e vetëdijesimit, ose në shtimin e inferioritetit. Dikur, Tjetri i Evropës ishte jashtë kontinentit të Evropës. Ishte në Azi e Afrikë. Sot, Tjetri i BE-së është brenda Evropës. Është në Ballkanin Perëndimor. Ky Tjetri i sotshëm kërkohet të ndjehet inferior si rezultat i projektit që duhet të ketë – plotësimin e kushteve e normave për integrim në BE që i vijnë nga lart. Natyrisht, deri sa ta marrë vesh se si është krejt kjo punë tamam...
Mrekullia që shembi ndarjet shqiptare Kulmita Parashuti nga Prishtina, pohoi se e kishte kaluar tunelin dhe sipas saj, është shumë një ndjenjë e papërshkrueshme e cila shpreson dhe beson se kur të ndërtohet përfundimisht, në përgjithësi ka me qenë një lidhje edhe më mire. “ Unë, kam kaluar gjithmonë nga Maqedonia, ngase nuk kamë guxuar të bëjë një rrugë të tillë siç ka qenë në vitin e kaluar. Të afërmit e mia përshkruanin si rrugë e tmerrshme. Tani prita me padurim të shkoj në Shqipëri, të kaloj në Tunelin e ri cili ishte një fenomen i rrallë”, u shpreh ajo.
Ne morëm përshtypjet e disa prej atyre që përjetuna kënaqësinë e udhëtimit nëpër tunelin Kalimashit. Blerim Morina, qytetar nga Rahoveci, i cili e kishte përjetuar rrugën në Tunelin e Kalimashit pas ndërtimit të tij, e përshkroi, si një mrekulli të paparë ndonjëherë në trojet shqiptare. Sipas tij është tuneli është ndërtuar në mënyrë të perfeksionuar, edhe pse ende nuk ka përfunduar ndërtimi i plot i tij. “Unë jam befasuar nga ajo pamje. Nuk e di, ngase nuk kemi pasur një ndërtim të tillë më parë, ne, të kaluarën kemi bërë rrugë goxha të gjatë për një pushim në bregdet të Shqipërisë, ka qenë rruga katastrofave. Por tani, shumë më lehtë e më shpejt” tha Mo-
LONDON AUGUST 2009
rina, i cili theksoi se verën tjetër nuk do të lodhet të mendoj për zgjedhjen e bregdetit, ngase pa përtesë do ta vizitojë prapë Shqipërinë, dhe kjo i gjithë shkaku dhe merita sipas tij, i takon Tunelit të Kalimashit. Ndërkaq, Enver Luta nga Prishtina , shprehu kënaqësinë që ka kaluar nëpër një tunel të tillë. AI vlerësoi infrastrukturën që ishte bërë brenda në
tunel, mirëpo ai ishte i pakënaqur për rrugën e mëtutjeshme. “ Brenda në tunel është gjithçka në rregull, hapësira ishte e mjaftueshme ndriçimi në nivel, mund të them se plotësohen kushtet e udhëtarëve, më tej,kam pritur më mirë, por shpresojmë se do të rregullohet” pohoi z.Luta. Sipas tij, më mirë kishte qenë, sikur të mos ishte liruar rruga derisa të kishin përfunduar ndërtimet përfundimtare të kësaj magjistraleje.
Drita Kurtolli nga Prishtina, pohoi, se kishte udhëtuar prej Shtoit kah kufiri i Vlladimirit, pastaj nga Shkodra dhe Shëngjini, për ta parë dhe përjetuar magjistralen e sapo ndërtuar, pra Tunelin e Kalimashit. “Kam filluar të qajë nga emocionet që kam pasur në ato momente, nga mrekullia që ishte bërë. Jam befasuar për të mirë” tha ajo. Kurtolli pohoi, se në vitin që vjen do të jetë edhe më mirë, ngase kjo rrugë, po vazhdon të ndërtohet edhe më tej edhe më mirë me standarde të prefer-
ueshme. Edhe nga fakti, që sipas saj, ka kritika që ky tunel ende nuk është përfunduar me ndërtimet e tij z. Kutolli i kishte lënë gjithçka përshtypjen e mirë sidomos, ajo e vlerësoi prerjen e maleve të Shqipërisë, vetëm e vetëm për të qenë më afër Kosova me Shqipërinë. Qëndresa Bahra, nga Prishtina, gjithashtu ishte e kënaqur tej mase, ngase sipas saj ju është lehtësuar të gjithë kombësive përgjegjësia dhe monotonia e një udhëtimi të gjatë siç ka qenë më parë. “Përshtypjet e mia janë mjaftë mira dhe se ishte një rrugë veçse e ëndërruar për mua. Tash kur e përjetova këtë realitet, dola e mahnitur kur e krahasova me rrugën e mëparshme”theksoi ajo, duke pohuar se ka qenë një udhëtim i shpejt, pa asnjë problem dhe pa pritje të gjata. Albina Bytyqi nga Malisheva, e cila pushimet i kishte kaluar në Shqipëri, pohoi se me të kaluar nëpër Tunel, e kishte ndjerë vetën të sigurt dhe njëkohësisht të rehatshme “ E ndjeva vetën, shumë më të sigurt dhe të rehatshme, në krahasim me vitet tjera, njëherë mu dukë si ëndërr, mirëpo me të vërtetë ishte diçka e pabesueshme”, pohoi ajo. Sipas saj, po ta përshkruajnë këtë rrugë të tjerët, përderisa nuk e përjeton vetë atë kënaqësi, nuk e beson dot njëri.
Albanian Yellow Pages in the UK 2009 *A keni ndonjë shërbim që mund të ofrosh për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe? *A dëshironi që mesazhi juaj të shkojë në çdo familje shqiptare dhe shqiptaro-britanike? *A është e vështirë të neglizhosh rreth 100 000 konsumatorë?
KONTAKTONI SA MË PARË QË TË REZERVONI VENDIN TUAJ The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Mob:07947177160 Info@thealbanian.info
ËSHTË NJË MUNDËSI QË JEPET VETËM NJË HERË NË VIT.
Zonja Withers na rrëfen si po e përjeton më emocionalisht këtë ndarje, duke e konsideruar jo vetëm ndarje me të shoqin por edhe me shqipërinë. Pergatiti: Pranvera smith Zoti Withers tashmë është bërë një personazh shumë i njohur por edhe shumë i dashur për shqiptarët. I akredituar si ambasador nga departamenti i shtetit amerikan në Shqipëri ai prej më shumë tre vitesh ka luajtur një rol tepër të rëndësishëm jo vetëm për vendin tonë por edhe në marrëdhëniet midis Evropës dhe Amerikës. E shoqja, Maryruth (e cila ka qenë më pak e dukshme në publik) e ka shoqëruar gjatë qëndrimit të tij këtu deri para disa ditësh duke qenë gjithashtu tepër aktive krah tij. Por tashmë i është dashur të largohet sepse një mision tjetër e pret në Uashington. Nuk është hera e parë që zonja Maryruth po ndahet nga i shoqi pasi ka pasur raste kur paralelisht kanë qenë të dy ambasadorë të caktuar në vende të ndryshme, por këtë herë zonja Withers na rrëfen se po e përjeton më emocionalisht këtë ndarje, duke e konsideruar jo vetëm ndarje me të shoqin por edhe me Shqipërinë. Rezidenca e familjes Withers ndodhet në periferi të Tiranës, në një zonë të qetë dhe me gjelbërim. Kush ka fatin të jetë mysafir në shtëpinë e tyre i duhet së pari t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë, por kur kalon portën ndjen menjëherë mikpritje dhe ngrohtësi të jashtëzakonshme. Ju vjen keq që ju duhet të ndaheni nga njëri tjetri? – “- Sigurisht që po- ndërhyn ambasadori. Më vjen keq që nuk do ta kem pranë për ca kohë. Por është përgjegjësia juaj që ju të gjeni një mënyrë për ta bindur që të rrijë akoma (qesh)”. Ju keni disa vite tashmë në shqipëri. çfarë ka ndryshuar që nga dita që keni ardhur deri më sot gjatë qëndrimit tuaj këtu? -Po, është e vërtetë, shumë gjëra kanë ndryshuar. Është një proces normal që kur shkon për herë të parë në një vend e sheh çdo gjë si një ndryshim. Kur mësova se do të vija në Shqipëri isha kureshtare të dija si do të ishte jeta këtu, puna që do të bëja, njerëzit me të cilët do të bashkëpunoja. Nuk isha e sigurt se çfarë do të më priste këtu – thotë zonja Withers. - Po – shton ambasadori - ne kemi udhëtuar shumë, në disa vende të ndryshme të botës dhe anekënd kemi marrë kujtime dhe mbresa të veçanta me vete. Po nga shqipëria ruani diçka speciale? -Po sigurisht, shumë gjëra, kemi një karrige të bukur prej druri, shumë piktura që janë tipike shqiptare dhe tepër të veçanta, si dhe disa punime qeramike. -Kemi edhe Skënderbeun – shton zonja - që për ne është shumë e çmuar si dhuratë. Ne na pëlqen të dyve e bukura dhe veprat e artit sidomos. Pak më parë zonja më tha se ju pëlqeni
32
EMOCIONET DHE TE PATHENAT E NDARJES TONE LONDON AUGUST 2009
John Withers & Maryruth Coleman
poezinë gjithashtu- e pyes zotin Withers. -Po, është e vërtetë, më ka pëlqyer dhe më pëlqen shumë poezia. Ndaj unë gjithnjë përpiqem ta lidh edhe me jetën e përditshme forcën që ajo ka. E përdor në ligjëratat e mia, në bisedat ku vlerësohet pesha e saj dhe e kuptoj që ka efekt. a mendoni se më shumë poezi do ta përmirësonte më tepër jetën tonë? -Më duket se jam lodhur nga fjalimet politike (qesh). Fjalimet politike janë standarde dhe nuk lënë shumë hapësirë për poezi (qesh). Ndaj përpiqem që në fjalimet e mia t’i bëj njerëzit të mendojnë. Nëse nuk thua diçka që ta tërheqësh vëmendjen e njerëzve dhe t’i vësh ata në mendime atëherë mund të bëhesh i mërzitshëm. Në këtë pikë është mirë që në mos poezi, së paku të përcjellësh elemente të saj që të bëjnë të mendosh dhe reflektosh. keni shkruar ndonjë poezi për bashkëshorten tuaj? -Po - ndërhyn zonja - ka shkruar një poezi fantastike për mua shumë vite më parë, në fillim të lidhjes sonë dhe e dashurova atë poezi sapo e lexova. mbani mend ndonjë varg nga ajo poezi? -Të jem e sinqertë jo – shton ajo - por e kemi diku të ruajtur dhe ndoshta më vonë mund t’i rikthehem ta rilexoj sërish (sidomos tani që më duhet të largohem prej tij, qesh). Po ju e mbani mend ? – i drejtohem zotit ambasador. -Patjetër, si jo. E kam shkruar kur ishim në Kinë. Të dy të rinj në atë kohë (qesh). -Ndoshta duhet ta kërkojmë dhe ta gjejmë atë poezi – i drejtohet me humor të shoqes, si thua? -Po, sigurisht që po, dhe nëse e gjejmë tani mund t’jua tregojmë edhe juve – shton ajo.
keni bërë ndonjë plan si do ta menaxhoni këtë largësi? - E konsiderojmë si një ndarje të shkurtër sepse ne do ta vizitojmë shumë shpesh njëri-tjetrin, dhe sic e thatë do të komunikojmë përmes emalieve dhe telefonit kështu që do ta ndiejmë njëri-tjetrin shumë pranë. Duket një marrëdhënie e shkëlqyer, një çift model. Ndoshta lexuesit janë të interesuar të dinë diçka më shumë rreth lidhjes tuaj bashkëshortore? -Sa do të doja të kisha kohë në dispozicion të tregoja për këtë – thotë me keqardhje zoti Withers. Atij i duhet të nxitojë sepse në axhendën e ngjeshur ka shumë takime që e presin. – Po ia besoj zonjës rrëfimin e lidhjes tonë – shton ai. Po ju lë të bisedoni sëbashku, nëse ajo ndihet mirë edhe unë jam mirë. Po ushqimi shqiptar ju pëlqen? -Ne kemi një kuzhiniere këtu në rezidencë. Ajo gatuan një sërë ushqimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Ne gjithmonë gjejmë gjëra që na pëlqejnë, kudo që shkojmë. Një gjë që më pëlqen shumë nga Shqipëria është peshku i cili është më i freskëti që kam provuar ndonjëherë. Kemi qenë në Divjakë, në Lezhë, në Durrës dhe në Tiranë dhe gjithmonë gjej të njëjtën cilësi. si ka qenë në përgjithësi koha që keni kaluar në shqipëri? -Ka qenë fantastike, dhe më besoni nuk kam qenë e sigurt para se të vija, jo për shkak të Shqipërisë, por sepse gjatë gjithë jetës kam punuar dhe dëshiroj të jem shumë aktive, të bëj një punë që të kem vendimmarrje të plotë. Është e hera që po ndaheni? Jo, kur ai erdhi këtu në Gusht... unë isha Deputy Cheef në një mision në Lublijana. Më pas shërbeva për pak kohë si ambasadore në Slloveni dhe gjëja më fantastike ishte me takimet që qeveria Amerikane bën me am-
basadorët nëpër botë dhe shpesh herë takoheshim në këto raste. Edhe ambasadorja i parafundit në Shqipëri ka pasur të njëjtën eksperiencë me të shoqin e saj ku takonin njëri tjetrin në këto takime zyrtare. Mbaj mend njëherë kur na duhej të shkonim në Stamboll organizatorët të habitur më pyetën- zonjë dëshironi të qëndroni në të njëjtën dhomë hoteli me ambasadorin Ëidhers? – dhe unë u thashë, sigurisht që po, ai është bashkëshorti im. Ambasadori ka qenë shumë i suksesshëm në Shqipëri dhe në përgjithësi është një shprehje që thotë: pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë? A mendoni se ka qenë kështu edhe në marrëdhënien tuaj?
-Më duhet ta pohoj se kjo ndodh pothuajse gjithmonë. Kur partneriteti mes burrit dhe gruas është i fortë ata janë më të ndjeshëm ndaj nevojave të komunitetit. Janë më të ndjeshëm edhe për faktin se bashkimi bën fuqinë. Madje edhe në takimet e mia me gratë kam kuptuar se edhe pas grave të suksesshme ka burra të zotë. Gjatë bisedës tuaj u përmendën shumë eksperienca pozitive nga qëndrimi në Shqipëri. A ka pasur ndonjë moment të vështirë në jetën bashkëshortore gjatë qëndrimit tuaj këtu? -Nëse e keni fjalën për çiftin diçka e vështirë ishte largësia nga familja jonë. Babai i tij u largua nga jeta gjatë qëndrimit të vitit të parë një Shqipëri. Ndërkohë që mamaja ime pati një aksident dhe iu desh kohë për të marrë veten, dhe në situata të tilla shpesh herë kam dëshiruar të jem atje me ta por nga ana tjetër nuk shkëputesha dot prej këndej. Këto janë gjëra që gjithë diplomatët e huaj ndiejnë gjatë eksperiencës së tyre. Mungesa e prindërve, dëshira për të qenë afër në gëzime e hidhërime. Por jam e sigurt që ata e dinë që ne i duam dhe i kemi në mendimet tona. keni marrëdhënie të ngushta me familjet tuaja? Absolutisht po, dhe nëse do të qëndroja edhe një vit këtu ata do të na vizitonin në Shqipëri. çfarë mendimi kanë ata për shqipërinë? a është shqipëria e largët për ata? -Jo dhe aq. Kur i tregova në hartë se Shqipëria lagej nga Adriatiku, në kufi me vende të tjera të mrekullueshme, ata ishin shumë kuriozë për ta vizituar. Ata më kanë vizituar në Slloveni, në Lativia, në Moskë... Tashmë ju do të keni një axhendë të re. çfarë keni planifikuar për vitin e ardhshëm?
-Do të rikthehem në departamentin e shtetit, por ajo që do të marr me vete nga Shqipëria janë interesat e mia të reja, dhe t’i zhvilloj ato më tej, ndoshta një kurs fotografie, duke mos e kufizuar jetën time vetëm me punë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme që kam mësuar në Shqipëri. Jeta të mëson kaq shumë gjera të tjera përveç punës. Dhe ato nuk duhet të zhvillohen vetëm kur je me pushime. Shpresoj shumë që këto gjëra të reja tashmë të bëhen pjesë e të përditshmes sime. Jeta është kaq shumë e larmishme, çdo ditë ne shohim diçka që ne nuk e kishim vënë re më përpara pavarësisht vendit ku je. Çdo vend mund të të ofrojë dicka të re. Psh në Shqipëri unë dal jashtë dhe shoh malet, në Boston dhe Uashington do të ishte e pamundur një gjë e tillë. Gjatë gjithë jetës sime e kam ndeshur pak këtë natyrë por në Shqipëri e Slloveni e kam shijuar shumë, shpesh edhe duke dëgjuar nga jashtë muzikën e fqinjëve (qesh). Jeni një person që ju pëlqen ta shijoni çdo moment të jetës? -Burri im thotë ekzatësisht të njëjtën gjë. Nëse je një person i lumtur, me një shpirt të gëzuar do të jesh në gjendje gjithmonë të shijosh çdo gjë në jetë, edhe kur përballesh me gjëra të pakëndshme. Pra, ka shumë rëndësi mënyra se si i perceptojmë gjërat në jetë? dhe ju keni një perceptim pozitiv për gjërat që ju rrethojnë? -Po, shpresoj, më pëlqen të ndihem në këtë mënyrë. Sa herë që shkoj diku mendoj me vete se sa interesante ishte eksperienca që kalova. Po kur jeni e mërzitur me kë i ndani emocionet tuaja? -Gjithmonë shpatulla ku unë mbështetem është bashkëshorti im, gjithmonë gjërat i ndajmë bashkë. Ai gjithmonë e gjen mënyrën për të kuptuar zanafillën e gjërave. Nëse mërzitemi për punën tonë, pasi ajo të vë gjithmonë në garë dhe ajo çka ke bërë më përpara nuk mjafton më dhe ti duhet ta rifillosh nga e para duhet të pasurosh çfarë është ngritur më parë, dhe shpesh ndihesh sikur je në testim të përhershëm dhe kjo mund të gjenerojë stres, por ne flasim gjithmonë me njëri-tjetrin. Inkurajojmë gjithmonë njëri-tjetrin. dhe mesazhi juaj për shqiptarët? -Unë besoj plotësisht se Shqipëria është një vend evropian që të rinjtë janë shumë dinamik dhe çfarë duhet të bëjnë është të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të insistojnë në realizmin e tyre. Të kërkojnë ndryshim në shoqërinë ku jetojnë dhe të kontribuojnë në këtë ndryshim.
Përfundoi Edicioni Viii i Festivalit Ndërkombëtar të Prishtinës Nga edicioni në edicion rEmusiCa, mori konturet e saj në drejtim të promovimit të vlerave të muzikës së re”, rafet rudi, drejtor i Festivalit.
E
Nga akil kOCi
dhe një i edicion i të vetmit manifestim muzikor të këtij lloji në Kosovën, si shtet i pavarur, mbaroi me sukses, edhe pse nuk dua të jem sofist, koncept që, sipas filozofit Protagora ( 492-422 para Krishtit), shpjegohet në këtë mënyrë: “Sofisti, është njeri që të hedh hi syve, një arsyetues dinak, i cili nënvlerëson, shpërfill, madje edhe nëpërkëmb i mohon meritat”; për festivalin dhe organizatorët të këtij manifestimi të rëndësishëm për muzikën tonë klasike, do të thosha që, edhe pse në emisionin shumë të shikuar Oxigen, udhëheqësi i saj pohoi se muzika klasike të “vanon në gjum”, me një shprehje alla gjakovare të kulluar, pra në vend që këtë muzikë ta popullarizojë, krahas shëmtive që i shohim dhe i dëgjojmë për ditë në ekranet e TV dhe valët e radiove tona. Mirëpo, kjo është temë tjetër, kurse ne le t’i kthehemi këtij manifestimit shumë të rëndësishëm për kulturën tonë muzikore. Në këtë kohë të një recesionit material dhe moral, u shkoi për shtat organizatorëve që këtë manifestim, si projekt madhor kulturor, ta realizonni, falë Ministrisë së Kulturës dhe ndihmës materiale, edhe pse jo të mjaftueshme si dhe miqve tanë të huaj, por jo edhe sponsorëve të tjerë, që është dashtë ta përkrahin. Prandaj, me të drejtë, konstatojmë se është shumë vështirë të mbahet një manifestim me përmasa jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, megjithatë ne pamë dhe dëgjuam në tërësi një panair kryesisht të muzikës së re, duke përjetuar çaste të këndshme e duke falënderuar për këtë drejtorin Rafet Rudi, ekipin e tij të shkëlqyer, i përbërë nga Drita, Donika, Labinoti, Kushtrimi dhe të tjerë solistë, pa lënë mënjanë ansamblet dhe stafin përcjellës. Deri sa mbitulli dhe nëntitulli flasin qartë për suksesin e këtij manifestimi, në titullin kryesor qita një pikëpyetje dhe dy pikëçuditëse në thënien e drejtorit Rafet Rudi “Muzika është ajo që ka e bërë Kosovën një vend ku promovohen vlerat e kulturës shqiptare”-i cili ka dëshmuar se është një organizator i mirë dhe një kompozitor i suksesshëm, por për thënien e cilësuar, do të kishim shfaqur pak rezervë. Duke iu rikthyer prapë Protagorës mësojmë se “Njeriu vlerëson gjithçka,gjërat që janë ....dhe gjërat që nuk janë,...e nuk kufizohet me pohimin praktik të një relativizmi të thjeshtë, sepse secili ka të vërtetën e tij, por që lidhet me një argument të përgjithshëm”, le të lejohem të shfaq edhe unë mendimin tim për këtë çështje, edhe pse argumentet mund të jenë subjektive. Mund të shtrojmë pyetjen: pjesëmarrësit në këtë veprimtari, qofshin krijuesit ose interpretuesit (e më shumë mendoj se për ata të parët e kam fjalën, për krijuesit shqiptarë), a janë vërtetë ata që me krijimet e tyre muzikore në këtë edicion dhe në edicionet e mëparshme e kanë bërë Kosovën të jetë vend i promovimit të vlerave shqiptare?.
MUZIKA E KA BËRË KOSOVËN TË JETË VEND I PROMIVIMIT TË VLERAVE TË KULTURËS SHQIPTARE LONDON AUGUST 2009
Unë mendoj se jo, edhe pse me masivitetin e tyre krijues, prapë se prapë nuk begatohet kultura shqiptare vetëm me ata dhe me një festival siç është ky, por me shumë krijues të tjerë, e ata nuk ishin prezent qofshin nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora. Kjo gjë, jo vetëm në këtë edicion, por edhe në ata para të këtij manifestimi të rëndësishëm për kulturën tonë. Në këtë manifestim ka pasur kompozime të shkëlqyera, por edhe asosh që nuk e kanë merituar të jenë të renditura në programin e këtij manifestimi. Shtrohet vetvetiu pyetja: me çfarë kriteresh janë zgjedhur ato vepra, kur dihet se në manifestime të tilla veprat duhet të zgjidhen nga ana e komisioneve, nëse donim të sigurohej pjesëmarrja kualitative e krijuesve tanë.Unë personalisht nuk jam njoftuar me kohë se cilët solistë dhe ansamble marrin pjesë, por jam njoftuar përmes programit të kompletuar dhe të dërguar me kohë dhe e kam kuptuar se do të më ekzekutohen dy veprat e mia e jam befasuar për të mirë, sepse është kujtuar violinisti i shquar Florian Vlashi, i cili në bisedë me drejtorin Rafet Rudi, janë marrë vesh që të jem pjesëmarrës, në vend që të jetë e kundërta. Bordi, drejtori apo këshilli duhej të më njoftonte mua dhe të gjithë krijuesit shqiptarë për solistët dhe ansamblet që do të marrin pjesë dhe ne ta kishim propozuar veprën para komisionit që të renditej apo të mos renditej në programin e këtij manifestimi, gjithmonë, varësisht nga kualiteti i veprës. Pra, për këto çështje organizative mund flasim gjerë e gjatë, por të shohim se ç’prurje pati ky manifestim muzikor, me qenë se i kam përcjellë gati të gjitha mbrëmjet e tij, me përjashtim të një ligjërate nga Metodika muzikore “Metoda e mësimit të Muzikës” nga prof. Mr. Seniha Spahiu,debatinnë Art Qendër”Pozita e kompozitorit sot në Kosovë dhe Shqipëri” dhe koncertin me miniatura pedagogjike për klarinetë në bazë të këngëve popullore shqiptare. Dua të shpreh mendimin tim, ndoshta edhe subjektiv, duke u bazuar në atë thënie të filozofit të shquar helen, Aristoteli, se “Arti është subjektiv, është imitim dhe krijim artistik”. Në këtë mënyrë, edhe unë si çdo studiues tjetër, mund të jem subjektiv. Mbrëmja e parë u hap me veprën e Rafet Rudit “Icare ubi es” në interpretimin e Merita Junikut, mexosoprano dhe Filarmonisë (jo Filhar-
monisë, siç shkruan në program, sepse është gabim gjuhësor), korit dhe ca solistëve. Degjum një vepër që paraqet një krijim interesant me një komunikim potencial të shprehjes bashkëkohore, edhe pse nuk është pjesë virtuoze përmes, të themi, hulumtimit, megjithatë nxjerr në pah elementet virtuoze të ca instrumenteve e që sugjeron lojën si ide tingëllore ku homo ludens zbulon, sipas kuptimit të vet, jo vetëm lojën si lojë, por edhe tingullin si tingull në këtë kohë të detronizuar dhe e shfaq si model, metaforë dhe paradigmë të re. Autori, tërë këtë vepër e bazon jo vetëm në solisten e cila me performancë të suksesshme shpalosi tërë atë potencial zanor,,por edhe tek solistët siç ishin: pianisti, perkusionisti dhe kontrabasisti të cilët, së bashku, ndihmuan që këtë vepër të bukur përplot vegulli, fantazmë ta shfaqin si katalizator të shpirtit lirik dhe dramatik krijues. Në pjesën e dytë të kësaj mbrëmjeje u paraqitë kitaristi Petrit Çeku, tash më i njohur me performancat e veta në botë,s i njeri ndër kitaristët më të mirë të gjeneratës së vet e publiku dhe adhuruesit e tij të shumtë kishin ardhur që ta shijojnë artin e tij interpretues. Nuk dinim të veçonim veprat që interpretoi: Bahun,Turinën, Rodrigon, Rudin apo Leo Browerin, sepse i interpretonte me aq lehtësi, me aq ndjesi që përkufizohet jo vetëm me interpretimin e abstraksionit modern, por derisa kompozitorët ia dhanë veprës së tyre trupin, ai ia dha shpirtin. Në mbrëmjen e dytë na u paraqit Ophelia Gaillard, violonçello nga Franca, e cila, si duket, nuk e ka ditur se është në një festival me renome i muzikës bashkëkohore, por në një koncert të rinisë muzikore, sepse çdo vepër e shpjegonte para se ta ekzekutonte; apo ndoshta ka menduar që Kosova është koloni franceze siç kanë qenë: Tunisi, Algjeria dhe Maroku dhe për rrjedhojë publikut i duhen shpjegimet! Kjo u bë shkak që sa filluan këto shpjegime, u bënë të bezdisshme dhe publiku nisi ta lëshojë sallën. Në vend që të përqendrohej ne ekzekutimin e veprave të Beffa, Bartholomee, Britnit, Berios, Lutosllavskit, Dutilleux ,Zeqirit dhe Bahut, ajo tërë kohën shpjegonte gjëra të njohura për publikun, ndërkohë që shumica e pranishme ishin studentë të Fakultetit të Arteve, profesorë dhe krijues muzikorë. Edhe koncerti tjetër, me pianistin nga Holanda Marcel Worms, i titulluar New blues for piano, nuk na dha ndonjë performancë virtuoze, (gjithnjë, flas për vetën time, sepse pianist të tillë kam rastin në Londër të dëgjoj shpesh, edhe më të mirë, duke
ekzekutuar jo vetëm blues, por edhe Hard Jazz), ndoshta për publikun Prishtinës ka qenë atraktive. Po atë mbrëmje dëgjuam dy instrumentistë të suksesshëm nga Shqipëria: Arben Llozi dhe Fatos Qerimaj në ekzekutimin e veprave të autorëve shqiptarë si janë:Gaqi, Kushta, Gashi, Laro, Beqiri, Shupo dhe dy pjesë të klarinestit Qerimaj. Unë me kënaqësi e dëgjova veprën e kompozitorës së re Donika Rudi, për klarinetë dhe elektronik për dy arsye: sepse kam realizuar një kompozim elektronik të pastër që në vitin 1974 dhe më është më afër; dhe në këtë kompozim të kësaj krijueseje të re dhe të talentuar e përjetova si “shujte shpirtërore”, sepse bashkë dyzimi i një instrumenti “klasik”-klarineti dhe elektronika në përgjithësi nuk e dëmton bashkëdyzimin e këtyre të dyjave, por e aktualizon atë, gjë që ishte edhe qëllimi i autores, duke i dhënë një përmasë artistike dhe duke e zhvilluar kompozimin me një ecuri, për nga fryma aktuale, dhe duke e arritur artizmin e vet me atë përformancë të shkëlqyer. Mbrëmja e Orkestrës simfonike të Filarmonisë së Kosovës (jo Filharmonisë: kur do ta respektojë gjuhën e njësuar dhe normën e shkruar stafi i këtij institucioni me në krye drejtorin Baki Jashari, i cili është këmbëngulës në këtë terminologji!?!), ishte një mbrëmje e bukur me dirigjentin e mirë nga Japonia, Toshio Yanagisawa dhe Petrit Çekun me kitarë, të cilët ekzekutuan veprat e Beqirit, junior, Antonit, Beqirit, senior, Rodrigos dhe Aliçkajt. Të rallë janë instrumentistët shqiptar që në përmasa ndëkombëtare arritën suksese të mëdha siç është violinist virtuoz Florian Vlashi,drejtor i Grupit kamertal I shekullit XX,solistët e Orkestrës simfonike të GaliciasSpanjë që na dhuroi një mbrëmje të të shkëlqyer me vepra të zgjedhura të klasikëve të shekullit XX si janë Debussy,Ravel bashkë solistën në Violonçel Radiana LLukaçin, ishte ajo mbrëmje e pa haruar me një performance të shkëlqyer në duo me tingëllim të pastër hyjnore që e magjeps publikun në sale e që tingëllonin si një, por në moment edhe si orkestër kamertale,pastaj vetë Violinisti Vlashi,ekzekutoi edhe dy veprat e Kocit ,Takahashiz-it dhe të Hedrich-ut, i cili i ekzekutoi bukur dhe me një ndjesi të rallë,kurse në Kuartetin e Harqeve të autorit të fundit, në bashkëpunim me Visar Kuçin, violinë, Arben Llozin, violë dhe Radiana Llukaçin,violonçel, ekzekutoi kuartetin Happy Birthday. Interesant ishte edhe kuarteti i harqeve nga Bullgaria String Quartet Hors me veprat e Rudit, Kazandjijevit dhe Virenit. Kori i Filarmonisë së Kosovës paraqiti veprat korale të kompozitorëve të huaj dhe atyre shqiptarë, ndër të cilat nuk pati vepra që dalloheshin, pos me ca kombinime që tan-
33
imë jemi mësuar t’i dëgjojmë që paraqesin investigime të qarta, të azhurnuara me tinguj, siç po i quajnë modernë edhe pse moderniteti është passe por trend është postmoderniteti dhe pluralizmi muzikor.Mirë është dhe për çdo lavdëratë që është përkujtuar bardi i muzikës sonë me rastin e 100 vjetorit të lindjës, Lorenc Antoni, me ca nga veprat e tija instrumentale dhe korale, si nga Tribuna muzikologjike që u mbajt si referues Akademik Engjëll Berisha në Art Qendrën me një titull jo të rendomtë “Krijimtaria kompozitoriale e Lorenc Antonit”. Ndoshta ai që e ka emërtuar kështu, ka menduar në krijimtarinë muzikore, se krijimtaria kompozitoriale nuk ekziston si termë në fjalorin Shqip-shqip. Kur jemi te mbrëmja e të ashtuquajturëve kompozitorë të rinj, më duket se nuk është titull i qëlluar, sepse ato vepra, e pakta disa prej tyre, nuk paraqitnin vepra serioze dhe mendoj se nuk duhen të emërtohen si kompozitorë e aq më pak, sepse janë ende të rinj. Dhe mbrëmja e fundit ishte një mbrëmje për shijen e publikut me vepra të stileve dhe shprehjeve të ndryshme që la përshtypje të mirë te publiku. Çka mund të themi për fund, pos vërejtjes sime në fillim, mendoj se duhet t’ i kushtohet më shumë kujdes përzgjedhjes së kompozimeve dhe të mos kombinohen veprat e kompozitorëve të rij me veprat e klasikëve të shekujve, sepse paraqet një absurd dhe nuk ka ndonjë ecuri, por dallohet një disproporcion në kualitet. Sipas bindjes sime, kompozitorë siç janë: Bahu, Debysi, Raveli, Berio, Lutosllavski nuk mund të jenë së bashku me një program, me kompozitorët e fillestar,ose së paku, të bëhet pjesa e parë me kompozitorë tanë dhe të paafirmuar, dhe pjesa e dytë me kolosët e muzikës klasike. Megjithatë, ky manifestim e ka realizuar me sukses detyrën që ka vënë para vetes,por jo edhe siç thotë drejtori i festivalit se “Koncerti i Filarmonisë së Kosovës(nëse mendon për koncertin e dt. 24.05.2009) ka qenë me të vërtetë shumë tërheqës dhe bindës, edhe pse ishte ndarë në dy pjesë. Pjesa e pare mund të them, me të drejtë, se ka prezantuar muzikë moderne botërore, gjegjësisht muzikë nga të gjitha rrymat”. Deklarata e ti botuar si nën titull në gazetën Express të datës,28 maj 2009.Me shpresë që do të merren në konsiderate këto vërejtje për edicionet e ardhshme,mund të them krejt në fund se në tërrësi Remusica është i vetmi festival i cili po të bazohet në parametrat e gjykimeve estetike plotësishtë e arsyeton me sukses ekzistimin e vet si një manifestim i suksesshem pavarësisht nga relativiteti i gjykimeve,çka mund të jetë e pamenjanueshme,sepse bazuar në estetikën bashkëkohore më shumë i kushtohet kujdesë gjykimit të vlerave se sa gjykimit të shijeve
Valbonë, turizëm sipas traditës LONDON AUGUST 2009
kËTO diTË NË ValBONË JaNË rrETH 200 TurisTË TË HuaJ, krYEsisHT gJErmaNË, iZraEliTË, ausTriakË E iTaliaNË
V
albona në këto ditë të paszgjedhjeve, kur politika vazhdon me zhurmën e saj, i ngjan një oazi të përkëdhelur dhe jo thjesht për faktin se këtu votat janë numëruar e procesi ka përfunduar, as për faktin se nuk u regjistrua asnjë incident, bile as për faktin se përfaqësuesit e forcave politike mirëkuptuan njëri-tjetrin për verdiktin që dha populli. Valbona këto ditë dallon për tjetër gjë. I ngjan një metropoli, që bie në gjumë pas mesnatës e ngrihet herët në mëngjes, thënë më thjeshtë, i ngjan një metropoli të pagjumë. Sepse, gjithçka dallon në rrugën që lidh Valbonën me Bajram Currin, ku rruga jo vetëm e asfaltuar, me trotuare, por dhe e ndriçuar, ndeshet rrallëkund në zonat rurale. "Jemi kthyer si qytetet metropol, ku nuk ka gjumë, sepse miq të shumtë po na shtohen nga dita në ditë", thotë kryetari i komunës, Rexh Biberaj. Dhe të mendosh se vetëm pak vite më parë këtu vinin rrallë vizitorë që largoheshin shpejt, pasi mungonte energjia elektrike, nuk kishte të paktën një telefon për t'u lidhur me pjesën tjetër të botës. Ndërsa tani jo vetëm këto aksese që nuk mungojnë, por pritet që së shpejti të instalohet interneti. Janë këto ndryshime që valbonasit edhe pse jetojnë në një fshat, sikurse e ka statusin Valbona, thonë se i ngjajnë një metropoli.
investimet ndryshuan Valbonën Vitet e fundit investimet nga buxheti i shtetit nuk kanë munguar dhe ky fakt ka nxitur edhe investimet e banorëve në ngritjen e banesave të reja. "Janë mbi 500 milion lekë të investuara nga buxheti i shtetit këto vitet e fundit", tregon Rexha. Veçanërisht ndërtimi i rrugës e kthimi i saj nga një në dykalimëshe, asfaltimi dhe ndriçimi kanë bërë që të ndryshohen shumë mentalitetet e vizitorëve vendas dhe të huaj. Ndërsa ndërtimi i ujësjellësit të ri me fondin 20 milion lekë financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zgjidhjë përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm në gjithë këtë zonë piktoreske. Në Valbonë gjithçka ka marrë për mirë. Një investim tjetër interesant është dhe ndërtimi i rrugës Valbonë-Ragam me fondin 25 milion lekë. "Ndërtimi i rrugës me gjatësi 7 kilometra do të bashkojë dy zona piktoreske për të krijuar një zonë të madhe, e cila do të jetë në shërbim të vizitorëve në të gjithë
muajt e vitit", thotë Sherifi. Falë ndryshimeve, tani në Valbonë po mendohet për argëtimin sa më të mirë të turistëve, ku duket se ndihma e FZHSH-së është e mirëseardhur, pasi me fondet e saj po ndërtohet një sallë shfaqjeje me kapacitet për 300 persona. Ndaj Sherifi thotë se, nuk do të jetë e largët dita kur këtu do të vijnë këngëtarë, apo kineastë. Se do të gjejnë një treg të virgjër ku fitimin e kanë të garantuar. ValBONa, "OaZi" i PËrkËdHElur Dalë ngadalë turizmi është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e
zonës, të cilët në këtë funksion, kanë rritur interesin për të mbjellat dhe mbarështrimin e blegtorisë. Dhe po në
këtë funksion, nga vetë banorët vazhdon të ruhet me fanatizëm mënyra e jetesës, ku tradicionalja vazhdon të mos preket, ç'ka në të vërtetë i ka dhënë Valbonës namin e mirë dhe ka nxitur edhe në këtë drejtim interesin e të huajve. Por edhe qetësia, aq sa shumëkush nuk e beson se dhe nga trazirat e vitit '97, Valbona doli e paprekur. Fshati i Valbonës me shtëpi të shpërndara dhe me rreth 300 banorë buzë lumit me të njëjtin emër në lartësi prej rreth 810 metra mbi nivelin e detit, tashmë ka hyrë gjithë dinjitet në guidat turistike. Kjo bën që në muajt e verës, fshati të "përmbytet" jo vetëm nga tur-
istë të huaj e kosovarë, por edhe të ardhur nga zonat fushore të vendit. Ajri i pastër, gurgullimat e zhurmshme të lumit që të shoqërojnë thuajse përgjatë gjithë rrugës nga Bajram Curri në Valbonë, gjelbërimi dhe l u l e t shumëngjyrëshe, majat e thepisura të maleve krijojnë peisazhin magjepës. Këto ditë në Valbonë janë rreth 200 turistë të huaj, kryesisht gjermanë, izraelitë, austriakë e italianë, pa përmendur kosovarët që janë të përditshëm këtu për disa orë, për një apo dy ditë. Të huajt vështirë se i ndesh në orët e ditës. "Janë mjaft të pasionuar pas alpinizmit dhe gjuetisë ndaj që në orët e para të mëngjesit u ngjiten maleve të shoqëruar nga një vendas e kthehen në mbrëmje", na tregon Selman Selimaj, që ka në shtëpinë e tij 6 gjermanë. Tashmë mbi 10 familje kanë në dispozicion të turistëve në banesat e tyre 80 shtretër. -Po të tjerët ku e kalojnë natën?pyesim. "Këto banesa janë ndërtuar enkas në funksion të turizmit, por turistët e tjerë pushojnë në shtëpitë e fshatarëve që kanë një, apo dy dhoma të përgatitura enkas për turistët", shpjegon Selmani. Në përfundim e sipër
34
janë edhe 4 banesa të tjera, me synim që të vihen në dispozicion të turistëve në muajin gusht. Të gjitha banesat turistike janë të tipit alpin, si një karem që "kap" më shumë turistë të huaj. Alfred Selimaj ka një shtëpi dy-katëshe në mes të fshatit. "Thuajse asnjë ditë nuk e kam bosh, sa ikin një palë vizitorë, vijnë të tjerët. Ne vetëm a mundemi t'i kënaqim", thotë ai me të qeshur. Tradita mbetet edhe në mobilimin e shtëpive, pasi të gjitha orenditë janë prej druri, që nga shtretërit e deri të karriget e tryezat. Në këto banesa mungojnë kolltuqe, apo gjëra të tjera, që sot vlerësohen si bashkëkohore. Bile, një prej banorëve të Valbonës provoi të vinte dritare prej duralumini, por u kritikua shpejt nga specialistët e turizmit. Por pronarët e shtëpive turistike janë kujdesur edhe për pushimin sportiv të turistëve, duke ngritur pranë tyre fusha volejbolli e basketbolli, ndërsa për futboll nuk ka nevojë, mjaftojnë vetë livadhet e shumta. Ndeshjet në orët e mbrëmjes janë të përditshme mes djemve të fshatit e turistëve. guzhina e turistëve? Tradicionale e zonës Banorët "kanë shpëtuar" nga sikleti i mësimit të librave të guzhinës, se vetë turistët e huaj, por dhe vendas kërkojnë ushqimin tradicional. Ata e duan mishin e thatë, fasulen, çorbën, apo gjizën me spec djegës brenda. "Kështu dhe kënaqen më shumë. Na e kanë thënë vetë që mjedisi këtu u ngjan si një oaz ekzotik që i largon nga zhurma e pluhuri i qyteteve të mëdha nga vijnë", tregon kryetari i komunës. Padyshim, edhe djathi, mjalti e buka e gatuar nga vetë fshatarët janë të preferuar. "Ka prej tyre që rrinë gjithë kohës, duke parë kur nëna gatuan bukën", tregon me të qeshur Alfredi. Ndërsa nuk e gatuajnë më aq shumë troftën. "Rrallë shumë, se e kemi ndaluar gjuetinë e saj. Me mirëkuptimin e banorëve e bëmë këtë gjë, kur pamë se me ritmet e peshkimit, rrezikohej të zhdukej", thotë Rexha. Por kuptohet, është ndaluar gjuetia me tritol, apo pesticide, por jo me grep, që është një lloj sporti si për banorët vendas, edhe për vetë turistët. Sepse me grep zë ndonjë në ditë, sa për qejf, por jo për të gostitur miqtë. Është kjo jeta në Valbonën turistike në këto ditë vere, në këtë park kombëtar që po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Llogaritet që vetëm në 6-mujorin e parë Valbonën e kanë vizituar më shumë se 15 mijë vizitorë, aq sa ishin në total gjithë vitit të kaluar. Dhe kjo është Valbona, të cilës tashmë po i rikthehen edhe bijtë e larguar ndër vite. Kthehen se ndjejnë se fshati është bërë një mundësi e mirë për një biznes mjaft fitimprurës. riza Hoxha
Nga diplomacia “e Vjetër” drejt diplomacisë “së Re” LONDON AUGUST 2009
T
Nga irida Xheneti*
helbësore në zhvillimin e diplomacisë cilësohet Lufta e Parë Botërore dhe ngjarjet gjatë dhe pas saj: “14 pikat” e V.Vilson, të ashtuquajturat “Diplomacia e hapur” dhe “barazia ekonomike” midis shteteve; mbyllja e kapitullit të “Diplomacisë së Fshehtë” nga Bashkimi Sovjetik; Pikërisht pas Luftës së Parë Botërore, e më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, u shfaqën mundësitë për krijimin e organizatave të para ndërkombëtare, të cilat synonin minimalisht parandalimin e luftërave, për një diplomaci më të hapur, për një përfshirje më aktive të shteteve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Diplomacinë konferenciale. Bota ndryshoi në shumë drejtime, fakt që ndikoi ndjeshëm në stilin e diplomacisë botërore... Por ku konsistonte ky ndryshim radikal?.. Bota u nda në shtete jo thjesht me sisteme të ndryshme sociale (kapitalizëm-feudalizëm), por mbi të gjitha me sisteme të kundërta (kapitalizëm-socializëm) dhe lindi domosdoshmëria e përshtatjes së këtyre sistemeve me stile të ndryshme diplomacie gjatë bashkëpunimit të tyre. Konstatohet një rritje e ndjeshme e shteteve: më pak shtete monarkiste dhe më shumë republika. “Diplomacia e Vjetër” ekuivalentohej më shumë me “Diplomacinë e oborrit”, madje ndonjëherë edhe me “Diplomacinë Despotike”, kur të gjitha çështjet diplomatike zgjidheshin nga monarku ose oborri i tij. Filloi të ndryshonte ndjeshëm roli i komunitetit në politikë dhe “Diplomacia e Re” tregoi se e merr në konsideratë këtë fakt. Së-fundi një akses të madh përftuan mediat. Kjo dukuri i detyroi diplomatët të vepronin më aktivisht, duke lejuar zgjerimin e burimeve të informacionit të “Diplomacisë së Re”, por nga ana tjetër gazetarët u kthyen në “konkurrentë” për diplomatët, me të cilët duhet të përballeshin… Vlen të theksohet se Diplomacia e Re në një nivel më të lartë se Diplomacia e vjetër forcoi rolin e informacionit analitik me karakter shkencor… Komponent vendimtar i “Diplomacisë së re” është pa dyshim analiza e marrëdhënieve ndërkombëtare, Politikës botërore dhe ekonomisë, konkurrenca e shkollës diplomatike së vjetër dhe të re, midis të cilave ekzistojnë ndryshime rrënjësore. Por, do të ishte i pasaktë konkluzioni se midis këtyre diplomacive ekziston një barrierë e pakalueshme, se metodat e këtyre Diplomacive janë radikalisht të ndryshme dhe kundërshtojnë njëratjetrën… Do të ishte gjithashtu e gabuar të mendohej se diplomacia e vjetër dhe e re janë vetëm fjalë dhe midis tyre nuk ekzistojnë ndryshime, bazuar mbi argumentin se “natyra njerëzore” mbetet e njëjtë… Duhet pranuar se diplomacia nuk është vetëm në varësi të “natyrës njerëzore” (e cila pashmangshmërisht ndryshon, evoluon), por edhe nga situata, periudha historike në të cilën diplomati vepron, që gjithashtu me kalimin e kohës merr trajta të ndryshme… “Diplomacinë e Re” e kanë quajtur ndër të tjera “Diplomacia e hapur”. Kujtojmë se në dobi të “transparencës” shpreheshin edhe shtete të tilla si Bashkimi Sovjetik dhe SHBA-ja. Por, teoria dhe praktika janë larg… E vetmja pikë takimi e dy superfuqive ishte
“ndryshimi” i marrëveshjeve sekrete, të cilat sërish në momente domosdoshmërie janë aplikuar… Vlen të theksohet se si Bashkimi Sovjetik, ashtu dhe SHBA-ja kuptuan se karakteri transparent i bisedimeve bie ndesh me thelbin e tyre. Aq më shumë, që dhe vetë “Diplomacia e Re”, veçanërisht pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kryesisht në vitet ‘80-‘90 pësoi ndryshime radikale… Filloi të konsolidohej gjithnjë e më shumë mendimi se evoluimi i diplomacisë është në varësi të ndryshimeve shoqërore dhe ndryshimeve ndërkombëtare. Teoria sipas së cilës, diplomacia bazohet në dinakëri dhe mashtrim po zbehej gjithnjë e më shumë. Nis të konsolidohet mendimi se diplomacia duhet bazuar të besimi i partnerëve, duke qenë parimore dhe jo e motivuar nga fryma e tregtisë… Nëse më parë diplomatët përpiqeshin të kamuflonin informacionin, principe të reja fillojnë të përvijohen… Princip i ri: diplomati duhet të ndajë informacionet, me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me detyrën e tij, ose që përbëjnë sekret shtetëror. Kjo frymë e re në diplomaci nënkuptonte gjithashtu metoda të reja të përftimit të informacioneve. Diplomatët këshilloheshin t’i fitonin informacionet nga partnerët mbi bazën e besimit dhe jo t’i “vidhnin” apo t’i arrinin me forma të fshehta e jo transparente… Por, transparenca e Diplomacisë, pa dyshim përmban shumë elementë e nuk mund të jetë transparencë në kuptimin e gjerë apo standard të fjalës… Në fakt, principi i “ndershmërisë” ka nisur të përvijohet edhe në kuadrin e “Diplomacisë së Vjetër”, duke marrë trajta më të qarta e të prekshme në “Diplomacinë e Re”. Por, pavarësisht nga stili “i vjetër” apo “i Ri”, vendin më të rëndësishëm në artin e Diplo-
macisë e zënë tipare apo “armë” të tilla si: “inteligjenca, fleksibiliteti, besueshmëria dhe aftësia depërtuese”… Në këtë kontekst, vlen të përmendet krahasimi i diplomacisë me një biznes, të bazuar në ndershmëri… Aspekti konceptual i Diplomacisë së Vjetër e të Re Çelësi më efikas i zbulimit të së tashmes është pa dyshim ai që ka provuar të hapë si fillim portën e “të kaluarës”…. Rrjedhimisht, për të kuptuar më thellësisht termin “Diplomacia e Re”, lind domosdoshmëria e kthimit te periudha e “Diplomacisë së Vjetër”, e cila quhej ndryshe edhe “Diplomacia franceze”…. Vlen të theksohet se ishte mbi të gjitha “Diplomaci evropiane”, duke pasur parasysh që të gjitha ngjarjet kryesore ndërkombëtare zhvilloheshin pikërisht në Evropë, çështjet e debatueshme të kontinenteve të tjera, gjenin kryesisht zgjidhje në Evropë… Mendohej se roli i vendeve të vogla përcaktohej nga pozicioni i tyre në aleancat e shteteve të mëdha. Ky princip është ruajtur deri në gjysmën e shek. XX, duke dominuar në diskutimet dhe konferencat diplomatike.. Në “Diplomacinë e Vjetër” një ndër doktrinat kryesore ishte ‘Principi i ekuilibrit të forcave”, thelbi i të cilit konsistonte në faktin se një shtet nuk duhet të ishte ndjeshëm superior ndaj të shteteve të tjera... Përpjekjet për të krijuar Aleanca, me qëllim ekuilibrin përballë fuqisë së beftë, të shfaqur nga një shtet i veçantë evropian. Ky princip ishte pa dyshim i rëndësishëm edhe në Politikën e Jashtme. Ky princip ka ekzistuar deri në Luftën e Dytë Botërore si dhe periudhën e parë pas krijimit të NATO-s. Në “Diplomacinë e Re” ky princip pushoi së ekzistuari… Pas “Luftës së Parë botërore” dhe rritjen e frymës aktive të Marrëdhënieve
Ndërkombëtare, “Diplomacia e Vjetër” filloi të humbte karakterin e saj “evropian”, duke përftuar një karakter botëror…. Më përpara në “Diplomacinë e Vjetër”, për transmetimin e informacionit duheshin javë e ndonjëherë edhe muaj. Me shfaqjen e telegrafit, telefonit, faksit, televizionit e mjeteve të tjera u përshpejtuan ndjeshëm kontaktet midis ambasadave dhe kryeqyteteve. E pra, “Diplomacia e Re” karakterizohet nga operativiteti, nga ambasadat fillon të kërkohet një informacion më i shpejtë, një analizë më e shpejtë dhe rekomandime mbi kurset e politikave që vlen të ndiqen. Dhjetëvjeçarin e fundit lindën madje terma të tilla të reja si “civilizimi Nescaffe” ose “Diplomacia Nescaffe” që do të thotë se ndaj të gjitha ngjarjeve duhet reaguar me një rritëm tejet të shpejtë (përgatitja e nescaffe-së është shumë më e shpejtë se përgatitja e një kafeje normale), ndërsa për përpilimin e dokumenteve lind termi “të shprehesh me postulate”... “Diplomacia e Re”, duke nisur nga fillimet e saj u kthye në një diplomaci që përmbante si shkencën, ashtu edhe artin. Në këtë rast lind pyetja: në ç’raporte janë shkenca dhe arti, ku shfaqen kryesisht tendencat shkencore në veprimtarinë e diplomacisë dhe ku dominon arti? Disa mendojnë se analiza shkencore fillestare e Politikës bëhet pikërisht në ambasada. Të tjerë mendojnë se karakterin shkencor diplomacia e përfton kryesisht në ministritë e Jashtme, qendrat analitike të diplomacisë, në të cilat ka më shumë mundësi të aplikohet analiza shkencore dhe ku burimet janë konsiderueshëm të larmishme në raport me shtetet e tjera ku ambasadat mund të operojnë. Por, ndoshta të dyja variantet së bashku përbëjnë karakterin
35
analitik e shkencor të “Diplomacisë së Re”…. Prognozat diplomatike të ngjarjeve… Një ndër detyrat kryesore të Diplomacisë ka qenë, mbetet dhe do të vijojë të jetë analiza e situatës në vendet ku operojnë ambasadat e politikës së këtij vendi, kryesisht në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo analizë, pa dyshim nuk duhet të ketë baza ideologjike apo fetare, por të mbështetet në vlerësime shkencore të situatave, në aftësinë për të përcaktuar saktë çfarë ndodh në shtetin e dhënë aktualisht dhe ç’mund të ndodhë në të ardhmen… Funksioni i parashikimeve, pa dyshim është më i ndërlikuari. Parashikimet me vlerë mund të realizohen jo vetëm mbi bazën e të gjitha të dhënave që disponon ambasada, por kryesisht mbi kontaktet që ambasada disponon me qarqet qeveritare të vendit, të cilët e njohin mirë situatën, me parlamentarët, liderët e Partive opozitare, biznesmenët, përfaqësuesit e shkencës dhe kulturës së vendit në fjalë. Historia e Diplomacisë botërore shënon një sërë shembujsh gjenialë të vlerësimeve, jo vetëm të saktë e të thellë të Politikës së brendshme dhe të Jashtme të shteteve të caktuara, por edhe parashikimeve befasuese të ngjarjeve në perspektivë… Stili i përmbushjes së këtyre funksioneve gjithashtu përcakton diferencën midis Diplomacisë së Vjetër dhe të Re. Bazuar në rrethanat e ndryshme, në evoluimin e mentaliteteve të blloqeve, procesit të së konceptuarit, në shfuqizimin e ideologjive, parashikimet, vlerësimet, analizat që realizon Diplomacia e Re ndoshta janë më objektive, pa e zhvlerësuar fuqinë analitike edhe të Diplomacisë së Vjetër… konkluzione…. “Diplomacia e Re” i jep fund diktatit diplomatik të një shteti të vetëm, diplomacisë bipolare së dy superfuqive, duke i lënë vendin diplomacisë multipolare, ku forcohet roli i organizatave ndërkombëtare dhe rritet pjesëmarrja e një numri gjithnjë e më të madh shtetesh në sistemin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare… Megjithatë, krahasimi standard i Diplomacisë së Vjetër dhe të Re në aspektin e shkallës së vlerave do të ishte absurd… Secila nga këto diplomaci, duke përfshirë edhe ato që do të vijojnë kanë vlerën e tyre specifike në përshtatje me kohën, gjatë të cilës kanë operuar…. Rrjedhimisht, asnjë nga to nuk ka më shumë pluse apo minuse… Në kuadrin e “Diplomacisë së Re”, konstatohet se debati tashmë nuk zhvillohet midis shteteve të ashtuquajtura “Aksi i të keqes” dhe “shteteve shpëtimtare”. Debati real tashmë zhvillohet midis atyre që besojnë te pushteti i të drejtës, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe atyre, që ende mendojnë se gjithçka mund të zgjidhet nëpërmjet gjuhës së forcës…. Në konkluzion duhet pranuar se, përtej dimensioneve “E Vjetër” apo “E Re”, nëse mund të cilësohet “Diplomaci realisht e arrirë”, vlen më shumë se mijëra ushtri në front….
ZHGËNJIMI DHE TURPI I RADHËS NË FUTBOLLIN SHQIPTAR LONDON AUGUST 2009
A
Nga Bashkim metalia
s që kam ndërmend ta “komentoj” lojën por vetëm rezultatin , sepse kjo për mua dhe sportdashësit, ka rendësi Në realitet rezultatet parashikohen – por në përmasa të tilla kurrsesi,kjo humbje , jo!!!? Bile-bile pritej që kjo të ndodhte , dmth parashikimi nuk qëndronte si një term përcaktimi hamendësues , pasi rezultati ishte mëse i njohur – pa filluar ndeshja. Kush e thotë këtë? Tifozët – ndoshta nga dëshira për të dalë me një rezultat pozitiv , për kualifikim ,një barazim apo një humbje të lehte 1-0, 2-1, 3-2, apo dhe 1-1 ....etj etj rezultate te tilla te “justifikueshme”. Ata nuk e ndjenin rrugëtimin e gjatë 600 km apo më tepër. Të ardhur nga të gjitha anët e Britanisë , nga Londra, Mançesteri, Dublini , nga Shqipëria(vetëm 30 veta) edhe pse mund të mos ishin të gjithë tifozë të Flamurtarit porse donin që një skuadër shqiptare të triumfonte më tej në kupat e ligës së Kampioneve , UEFA apo edhe në gara të tjera kualifikuese.
për rezultatet e ndeshjeve të zhvilluar e damkos akoma më keq moralin e futbollit shqiptar.
Presidenti i Flamurtarit, Gjiika – nguronte të shpresonte për një fitore sepse , “ishin djemtë (lojtarët) të rinj (nën 21 vjeç) dhe të lodhur nga udhëtimi, shto këtu edhe kohën e shkurtër për stërvitjen parapërgatitore (po atë ditë që zhvillohej ndeshja kishin ardhur nga Shqipëria, bile me staf të reduktuar, pasi nuk kishin marrë të gjithë viza nga ambasada britanike ne Tiranë , a thua e justifikon edhe kjo humbjen e pritur!!!?). Pastaj të kihet parasysh se luhet në fushë të huaj (këtu ka të drejt paksa psikologjikisht deri diku qëndron) , dhe frika te gjykimi se mos ka gjasa të mbahet ana e kundërshtarit nga gjyqtarët, etj etj.” Me një fjalë pa dashur të besohet, këto ishin fjalë ngushëllimi për Presidentin dhe njëkohësisht Kryetarin e Bashkisë së Vlorës se humbja është e jona por shpresojmë të kualifikohemi. Dikush do ta quante një parashikim realist dhe me këmbë në tokë – dikush ...një retorikë të pashpresë për fitore dhe për fatkeq dikush tjetër një tallje apo dhe manipulim qe i bëhet futbollit dhe tifozerisë së tij. Se cila qëndron në të vërtete, e tregoi vet rezultati 8-1(1), po po Motherwell – Flamurtari i Vlorës 8-1. E pabesueshme , dhe për të ardhur keq në radhë të parë për tifozërinë , për të ardhmen e skuadrës dhe për futbollin shqiptar në tërësi. Sepse ajo çka përflitet dhe dyshohet
Kushdo që merr vesh nga futbolli, e ka të qartë se shqiptarët e Flamurtarit kanë luajtur kumar. Ndoshta ata, të pafuqishëm për t'u kualifikuar, kanë luajtur bast, bazuar mbi një rezultat humbës kaq të thellë, i cili natyrisht ka pasur edhe fitim shumë të madh. Ne nuk do të kemi asnjë problem, sa i takon kualifikimit, në ballafaqimin me Modherwellin. Ata nuk janë të madhësisë tonë. E përsëris, fitorja e tyre 8 -1, në kthim me Flamurtarin, për çdo njeri normal është diçka e dyshimtë. Për mua ishte rezultat i fiksuar. Ajo ndeshje ishte luajtur në baste për të fituar para, madje me 6 ose 7 gola ndryshim. Natyrisht, e di se Flamurtari nuk është ndonjë "star" në futboll, por diferencën mes tij dhe Modherwellit nuk mund ta tregojë kurrsesi një humbje kaq e thellë." - theksoj Presidenti i Steau te Bukureshtit Becali. Madje trajneri i po kësaj skuadre Mihai Stoica ka shkuar me tej duke e akuzuar Flamurtarin e Vlorës se është përfshirë në “mafia bast” Reagimet për këtë rezultat kanë ardhur edhe nga ikona të futbollit shqiptar dhe një ndër futbollistët e skuadrës së Flamurtarit , Sokol Kushta që e percepton këtë humbje si një – “gabim i formacionit sulmues “ , ai nuk do te besoj që ndeshja mund të
36
Humbja e Flamurtarit hyn në librin”guiness” skocez si një nga rezultatet më të thella që kanë arritur ndonjëherë
"Si të mos kesh dyshime pas asaj ndeshjeje, Modherwell -Flamurtari, e cila përfundoi 8 - 1!
tifoze te zhgenjyer...
jetë shitur, megjithëse thekson se fanellës së Flamurtarit i është bërë një njollë në tërë historinë e tij. Pa dashur të ironizojmë këtë humbje të padenjë të Flamurtarit do të na duhet të kapërdijmë me shumë mundim në kujtesën tonë, pasi kjo konsiderohet si ndër fitoret me thella të skocezeve ndaj skuadrave të huaja. Goli i vetëm i shënuar në minutën e 65-të nga Odise Roshi jo vetëm që nuk e ngushëlloj skuadrën dhe as tifozët , thjesht ishte një orgji në ritual. E them në ritual sepse në të njëjtën situatë u gjendën edhe skuadrat
tifoze te trishtuar
qe kishin ardhur nga pothuajse te gjitha qytetet e Britanise... Shumica e tyre iken qe ne pjesen e pare e cila perfundoi me rezultatin e turpshem 6-0 foto Artan Zeneli
e tjera shqiptare që morën pjesë në garat kualifikuese për në turet finale.
liga e kampioneve Turi i dytë eliminator Tirana-stabaek 1-1 stabaek-Tirana 4-0 kualifikohet stabaek me rezultatin e përgjithshëm 5-1 liga e Europës Turi i parë eliminator lahti-dinamo 4-1 dinamo-lahti 2-0 kualifikohet lahti me rezultatin e përgjithshëm 4-3 sligo rovers-Vllaznia 1-2 Vllaznia-sligo rovers 1-1 kualifikohet lahti me rezultatin e përgjithshëm 3-2 Turi i dytë eliminator rapidi i Vjenës-Vllaznia 5-0 Vllaznia- rapidi i Vjenës 0-3 kualifikohet rapidi i Vjenës me rezultatin e përgjithshëm 8-0 Flamurtari-motherwell 1-0
motherwell- Flamurtari 8-1 kualifikohet motherwell me rezultatin e përgjithshëm 8-2
Të vjen shumë keq kur skuadrat shqiptare bien kaq keq në arenat ndërkombëtare , duke treguar vërtetë një papjekuri dhe mos përkushtim serioz ndaj futbollit. Kjo shije e hidhur të vë në hije dyshimi se mos vallë skuadrat shqiptare nuk po luajnë futboll , por loje kumaresh. A mos vallë vet lojtarët janë aktorë profesionistë të manipulimit të ndeshjeve dhe i kushtojnë më shumë rëndësi përformimit “aktoresk”. Përndryshe duke mos qenë personalisht dhe një kronist dhe gazetar futbolli nga rezultate të tilla nuk do të mund të guxoja të komentoja kronologjinë e ndeshjes Motherwell – Flamurtari (duke qene në shkallët e stadiumit) qoftë dhe të ndeshjeve të tjera sepse , vetëm futbolli nuk mund të luhet kështu , pa folur që edhe “aktrimi” ishte po aq joprofesional. Këtë e kishte kuptuar edhe vet gjyqtari suedez i cili ne golin e 6-të në mënyre të pavetëdijshme mbuloj fytyrën ; duke mos e besuar se çfarë po ndodhte ne fushë. K y është një zhgënjim dhe turp, fatkeqësisht ,i radhës i skuadrave shqiptare në Evropë!
LORIK CANA, Nga këtu "do pushtoj" Anglinë LONDON AUGUST 2009
F
Nga muHamEd VEliu
let menjëherë si kapiten. Lorik Cana në prezantimin e tij të parë te Sanderlend, ka premtuar se do të injektojë te kjo skuadër sindromën e fituesit. "Jam një fitues i lindur. Kam eksperiencën e duhur për të luajtur në një kampionat si Premier League dhe do të bëj të pamundurën për të pushtuar Anglinë nëpërmjet Sanderlendit", ka pohuar futbollisti dhe njëkohësisht kapiteni i ri i Sanderlendit, Lorik Cana. Futbollisti shqiptar firmosi para disa ditësh një kontratë 4-vjeçare me këtë skuadër për një shumë prej 2.5 milionë euro neto rrogë në sezon. Ndërsa Olimpik Marsejës, skuadrës me të cilën Cana luajti prej verës së 2005-ës, i shkuan rreth 6 mil-
ionë euro. Aktualisht Cana është futbollisti më i shtrenjtë që është blerë deri në këto momente nga skuadra e Sanderlendit. "Mënyra ime e të luajturit është e tillë që mendoj gjithnjë të jap 300 për qind të mundësive të mia. Jam një futbollist që luaj fort në fushë dhe kam një karakter prej lideri të lindur. Duke parë këto dy gjëra besoj se loja ime është më shumë se angleze", ka pohuar më pas Cana. Më tej kosov a r i kuqezi është shprehur
mjaft i kënaqur me pritjen që i patën organizuar drejtuesit e klubit. "Jam ndjerë shumë mirë me pritjen që më është bërë. Është dita ime e parë në
stërvitje dhe në klub, por kam ndjerë një ngrohtësi dhe përkushtim deri në detaj. Kontakti i parë ishte me menaxherin Erik Bllek (asistenti i trajnerit Stiv Brus) i cili më prezantoi me të gjithë kolegët e mi. Më duhet të pres edhe pak para se të luaj seriozisht me Sanderlendin dhe të marrim rezultatet pozitive, por gjithsesi përshtypja e parë është mjaft pozitive", ka thënë
Shqiptari “makineri” golash në kampionatin e 16 vjecarëve
Outlan klosi shënoi 46 gola duke u renditur i pari
N
ë kampionatin anglez të futbollit për 16 vjecarë golshënuesi më i mirë shpallet një shqiptarë. Ai quhet Outlan Klosi i cili luan me ekipin londinez Eaton Manor FC. Qendërsulmuesi Klosi gjatë sezonit futbollistik 2008-2009 ka shënuar 46 gola duke lënë pas me shtatë gola diferencë britanikun Symeon Taylor e vëndit të dytë me 39 dola.
37
Shtatlarti shqiptarë ka disa vite që luan për ekipe të ndryshme londineze. 16 vjecari Klosi shpalosi talentin e tij gjatë këtij sezoni, duke luajtur një rrol të rëndësishëm në shpalljen e skuadrës Eaton Manor kapione e Anglisë në ligën e 16 vjecarëve. “Padyshim është një arritje personale gjë e cila më bën të lumtur. Shpresoj se shpallja gol-shënuesi më i mirë i ligës do të më ndihmojë për karrierën time të mëtejshme” shprehet Klosi. Richard Jones traineri Eaton Manor thotë se Otlan Klosi është një futbollist me
përgatije të lartë vizike, mbi të gjitha ai din ta gjej rrugën e golit. Jones gjithashtu pohon se Klosi ka një të ardhëme të suksesshme në futbollin britanik gjatë viteve në vazhdim pasi teknikish si lojtarë ai do të kapë nivelet e duhura. Specialistët e futbollit britanik kanë ndjekur nga afër ndeshjet e fundit të këtij kampionati duke parë nga afër talentin shqiptarë. Ky sukses i Outlan Klosit ka ngjallur interesin e shefit ekzekutiv të ekipit të Totenhamit i cili personalisht i ka ofruar atij mundësinë e testimit për tu parë nga trajnerët e të rinjve pranë kësaj skuadre.
Cana. Ndërkohë që Cana nuk ka lënë pa përmendur edhe dy ish-skuadrat e tij PSG dhe Marsejë. "Kam luajtur me dy ekipe të mëdha në Francë dhe kam një eksperiencë edhe në Kupën e Kampioneve dhe këtu jam për të ndihmuar sa më shumë Sanderlendin që të ngjitet në ato nivele. Përsa i përket Premier Leagues mendoj se është kampionati më i mirë në botë, ndaj edhe unë zgjodha te vij këtu", ka përfunduar Lorik Cana.
Selltiku synon blerjen e Franc Veliut
M
erkatos së verës në futbollin anglez i shtohet edhe emri një tjetër lojtari shqiptar. Skocezët e Selltikut kërkojnë të marrin shërbimet e mbrojtësit vlonjat Franc Veliu. Vëtë 20 vjecari Veliu i cili luajti me fanellën e Flamurtarit në Skoci kundra ekipit Madherwell ka konfirmuar për mediat skoceze mbërritjen javën e ardhshme tek Selltiku për tu testuar. Gazetat skoceze e shkruajnë se Franc Veliu është një lojtarë me perspektivë duke shtuar se ai tashmë ka një vizë angleze për tu paraqitur tek Selltiku. Nëse gjithçka do të shkojë mirë gjatë testimit atherë duket se ardhmja e Veliut do të jetë tek Selltiku duke u bërë kështu lojtari i fundit për këtë sezon që do të marrë okein e trainerit Tony Mowbray. Vetë Mowbray është shprehur se e shikon Veliun si një lojtarë me potenciale për të ardhmen por do të vendosë pas testimit. “Jam i gëzuar që më ipet ky rast për tu testuar nga ekipi Selltikut. Dua që me paraqitjen time të impresionoj trainerin Mowbray.Unë jamë vetëm 20 vjec. Kam shumë se c’të mësoj dhe të perfeksionoj paraqitjen time në të ardhëmen” është shprehur Veliu. Firmosja e një kontrate të mundshme nga Franc Veliu e bën atë shqiptarin e dytë pas Rudi Vatës që do të veshë fanellën e Selltikut.
Welcome to Albania LONDON AUGUST 2009
In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!
Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer
38
Visas in the Balkans Passport woes
The Economist When visa requirements are relaxed tensions can mount
EVErY summer millions of young folk explore Europe using cheap, continent-wide rail and bus passes. Thanks to a new visafree deal, more of those strumming guitars on the ramblas in Barcelona or the spanish steps in rome should soon hail from parts of the former Yugoslavia—but not yet from all of the western Balkans. That is creating political National archives london, Bejtullah destani
[ 2 June 1913: by C Telfford Erickson,1867-1968 ] reference: FO 371/1823 ( The National archives london)
tensions. For years visas have been a neuralgic issue in the region. so a recent recommendation by the European Commission to scrap visas for serbs, montenegrins and macedonians from the start of 2010 should be good news. if it takes effect, it will give people in these countries free access to the schengen area of 25 countries, including almost all Eu members plus switzerland, Norway and iceland. Before the wars of the 1990s Yugoslavs did not need visas to travel to the rest of Europe. Today
it is said that 70% of students at Belgrade university have never been abroad. For years Eu foreign ministers have been berated about this by their Balkan colleagues. Their answer has often been that, if it were up to them, all would be fine. But interior ministers, fearful of organised crime and drug- and people-trafficking, refuse to agree. The counter-argument has been that criminals will hardly wait in line for visas they can buy or forge, so visa rules merely punish ordinary folk and legitimate businessmen. To achieve visa abolition has
LONDON AUGUST 2009
were expelled by Basil (977-1010).
In the Xl century the Normans invaded the land under Robert Guiscard- but gave way to the rule of the house d’Anjou from 12671340.
They were distinct from the Greeks in government, laws, customs and language and there was no mutual sympathy in each others interests.
Four years later came the Turks and from 1346 to 1478 they struggled to gain control over this people. Albania’s resistance under Skenderbeg and other leaders constitutes one of the most thrilling episodes of history. Thus it will be seen that the claim by right of conquest may with equal propriety to put forward by some nine different nations.
the Greeks with such bravery that he was compared with an eagle- and thus the inhabitants if Epirus and later of all Albania came to be known as Shkipetars or Eagle men. So if history is appealed to – there are many and incontestable proofs that the Albanians are the rightful possessors of the land known as Albania. Others who have been there have entered by conquest: the Ro-
mans in 168. The Goths in 276. The Serbs later occupying the land known today as Servia, Bosnia, Dalmatia, and high Albania. Then came the Croats, these at the end of the Vll Century. Central and Southern Albania were attached to the Byzantine Empire with capitals at Kikopolis and Duvarro. Then came the Bulgarians who conquered both capitals. They in turn
The present claim of Greece to Epirus or southern Albanian based on their propaganda so assiduously conducted these many years constitutes no valid nor just claim. In Kortcha (Goritza ) our American Board Mission has been at work over twenty years. The population is thoroughly well known to us; and aside from a few score Albanians who for personal ends have turned Grekophile, the population is wholly Albanian in race, language and sentiment. The city has been to Southern Albania what Elbasan has been to central and Prishtina to northern, the stronghold of the Albanian Nationalist Movement. To detach Kortcha from Albania would seem to be a fatal blow to the new state.
39
relatives of his victims cannot. still, Bosnians and albanians know that it is only a matter of time before they too qualify for visa-free travel. Not so the kosovars, who have yet to start working on the issue with the Eu. matters are complicated by the fact that, because serbia does not recognise kosovo’s independence, it cannot refuse to give serbs and albanians living there its new biometric passports. But as part of the deal on visa-free travel for serbia, the Eu excludes them. Hence a serbian passport for somebody in kosovo will be worth less than one for a Bosnian. and if serbia and Croatia can hand out passports in Bosnia, why should not albania issue passports to kosovar albanians? some people may even start to ask why the albanian nation should be split between two states. Bureaucratic anomalies can have mighty consequences.
The Albanian Nation
The forefathers if the Albanians were the Macedonians, the Epirotes and the Illyrians: divided groups of the ancient Pelasgians which had formed themselves into separate Kingdoms under Phillip of Macedon, Pyrrhus and Illyrians, respectively.
When Persia fought Greece and all the Greek tribes unified in defence, not only did not the Macedonians, Epirotes and Illyrians join them but became Allies of the Persians instead. Where the Romans came under Paul Emilianus (168) to fight these three kingdoms and unite them to the Roman Empire, the Greeks made no effort to assist them in their defence. There are numerous authorities to ascertain the facts. Clarkes’ Turkey, p. 80, says The Epirot, or the Albanian is as unlike the Greek as his fathers were in the time of Pyrrus. Baker, Turkey in Europe, p. 363, The shkipetars (Albanians) are the descendants of the Illyrians and the Epirotes, Chaonains, Hesprotians and Molisians.” # The Albanian hero Skenderbeg writing to the Prince of Tarranto said: You do not know my Albanians. We descend from the Epirotes who begat Pyrrhus the victor over the Romans; we descend from the Macedonians who bred Alexander the Great, the conquerer of India. Demosthenes called Alexander the Great not only as not a Greek but neither has he any connection with the Greeks…he is a Macedonian pest, whence you cannot even obtain a good slave. Plutarch in his Life of Pyrrus tells of his fight against
taken a huge amount of work, the introduction of modern biometric passports being only a first step. already the political fallout of the decision is being felt. in the Balkans visas and passports are not a mere technicality, but the stuff of high politics. and the commission’s decision means that Bosnians, albanians and kosovars feel left behind. There is particular bitterness within Bosnia. Bosniaks (Bosnian muslims) cannot travel freely, but Bosnian Croats can because they have long used Croatian passports, for which visas were abolished some years ago; Bosnian serbs may now apply in large numbers for serbian passports. all this weakens Bosnia’s fragile statehood. it is outrageous, say Bosniaks, that a fugitive like ratko mladic, indicted for murdering some 8,000 Bosniaks in srebrenica in 1995, is now in theory able to travel freely on a serbian passport whereas the
At present the Greeks are employing every measure tending to coerce the population into submission to Greek rule. My colleagues, Rev. and Mrs. Kennedy, have been expelled. Those Albanians accustomed to attend the Protestant service have been imprisoned, including Athenas Niko the Foreign colporteur of the British and Foreign Bible Society and the Protestant work after twenty years survival under Turkey is today broken up. Bear with me still another word. It is proposed is it not to compensate Montenegro with the Boyana plain. The rich plains of Prishtina have been assigned to Servia. Those of Ochrida and Struga to Bulgaria. Now the Greeks are claiming for themselves the Kortcha plain and that of Chamuria in the southwest. On what may I ask is it proposed Albania shall subsist? Her flocks can feed on the mountainsides in the summer but in winter these are covered with snow and pasturage must be sought in these lowlands. So with the tillable lands if all these are to be cut off, far better not to constitute the Albanian state at all, but divide the rest of this ancient land and people among the Allies as spoils of war. We Sirs have been taught that Justice must be the foundation stone, of any lasting order in human society; and in the name of Justice I humbly pray that the influence of your honourable and illustrious office be put forth to the utmost to prevent any added injustice being inflicted on this nation whose right to live is a divine right from the God who has given to the nations of the earth their bounds and habitations. I am Sirs, With profound respect Your obedient servant, C. Telfford Erickson
Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Hanslow Tw3 2EB Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk
www.eufurniture.co.uk
Transporti falas kudo që të jeni në Londër