The Albanian February 2009

Page 1

E TH NR.2/6 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDON

FEBRUARY 2009

Londra përsëri Kuq e Zi Të dielën 15 Shkurt 2009 nga ora 3.30-8.30 PM në Dominion Centre 9 High Road Wood Green London N22 6DS

Sa shqiptarë kanë “firuar” në Britani? Shqiptarët e Britanisë së Madhe, Identitet-humburit e mëdhenj... faqe 7 NISIN PREGATITJET PËR MISS SHQIPTARJA MBfaqe ‘0910 Gëzim Nika

“O sa mirë që jam shqiptar”

faqe 36

Rezervo vendin tënd në Albanian Yellow Pages 2009 Tel: 02082169527 info@albaniancontacts.com

211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T : 0 2 0 8 47 2 1110 F: 0 20 8 47 5 8869 M : 0 7 9 51 3 5 0 0 5 0

Të gjithë së bashku në festën e madhe të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës Të dielën me 15 Shkurt 2009 ora 3.30pm në Dominion Centre 9 High Road Wood Green London N22 6DS

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


LONDON FEBRUARY 2009

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU

REDAKSIA Akil Koci, Bejtullah Destani, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,

Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Agim Shabani, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

Njoftim i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Londer

NE LIDHJE ME KOMPETENCAT DHE PROCEDURAT E LESHIMIT TE VIZAVE Ambasada e Republikes te Shqiperise ne Londer eshte bere me dijeni se ka disa kohe qe ne komunitetin shqiptar ne Britanine e Madhe po qarkullojne fjale se Ambasada shqiptare ne Londer, ose punonjes te saj, mundet dhe nxjerrin viza per shtetas shqiptare ne Shqiperi per te ardhur ne Angli per vizita ose per pune. Ambasada e Republikes te Shqiperise informon qe ne fillim

se funksioni i saj themelor eshte perfaqesimi i gjitheanshem i shtetit shqiptar ne Britanine e Madhe. Nxjerrja e vizave per shtetas shqiptare per te ardhur ne Angli eshte prerogative ekskluzive e shtetit anglez dhe e insittucioneve te tij nepermjet sherbimit konsullor te Ambasades se Britanise te Madhe ne Tirane. Ambasada e Republikes te Shqiperise ne Londer

njofton gjithe komunitetin shqiptar ne Britanine e Madhe se fjalet qe qarkullojne ne kete drejtim, se Ambasada shqiptare ne Londer nxjerr viza per ne Angli, jane spekullime dhe krejtesisht te paverteta. Ajo nuk ka ndodhur dhe nuk mund te ndodhe. Ato fjale qarkullohen nga individe te caktuar ose per qellime dashakeqe ndaj emrit te mire, integritetit dhe seriozitetit qe ka drejtimi i

puneve dhe sherbimeve qe kryen Ambasada, ose per qellime perfitimi ne rruge te paligjshme dhe te denueshme. Ambasada e Republikes te Shqiperise ne Londer njofton gjithe komunitetin shqiptar qe te tregohet i kujdesshem dhe te mos bjere pre e te besoje thashetheme dhe mashtrime te individeve te vecante. Ambasada e Republikes te Shqiperise, si gjithmone, tani dhe ne te ardhmen, do t’i kete dyert e hapura per te gjithe komunitetin shqiptar ne Britanine e Madhe dhe ne Republiken e Irlandes, per t’u ofruar atyre te gjitha sherbimet e nevojshme, ne menyre te efekshme dhe te shpejte, brenda te gjithe parametrave dhe mundesive qe ajo ka, ne perputhje dhe zbatim te plote dhe rigoroz te ligjit te shtetit per sherbime konsullore ndaj gjithe komunitetit shqiptar qe jeton jashte shtetit.

OIS OVERSEAS IMMIGRATION SERVICES KESHILLTARE & AVOKATE BRITANIKE DHE SHQIPTARE

KESHILLIME EMIGRACIONI MBI: A) VIZA BASHKIMI FAMILJAR, FEJESA& MARTESA) B) VIZA STUDENTORE C) WORK PREMIT D) H. S. M. P (HIGLY SKILLED MIGRANT PROGRAM) E) VIZA TURISTIKE, BIZNESI ETJ ETJ Tel në Angli 02079706019

2

Zyrat ne Tirane Bulevardi Zogu i Pare Tirana Business Centre Tirane Tel: 256 290/5/6/7/8 tel : 256 291

Mob në Angli: 07932020529


LONDON FEBRUARY 2009

3

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY SOUTHALL BIRMINGHAM CARDIF LEICESTER MITCHAM SHEFFIELD PARK 65A 1-st Floor 5 Upper 409A 569 Carwood Warwick South Road 16 West Boot London North 1-st Floor Green West Road Acedemy Road Southall Street Kocha House Surrey Sheffield Andover Commu- Leicester Birmingham UB1 1SQ Cardif Mitcham S4 7SA nity Centre B11 2LS LE1 2PD Tel CF10 5EP CR4 3AA Andover Tel Tel 02088677430 Tel Tel Tel Estate London N7 01142442488 01217080679 02920492939 01162511687 02086406661 7RY £190 £210 £180 £220 £210 £180 Tel përfshire përfshire përfshire përfshire përfshire përfshire 0207 2721130 koston e koston e koston e koston e koston e koston e £180 përfshire testit testit testit testit testit testit koston e testit

Ju lutem mos harroni të sillni me vete pasaportën dhe një provë adresë për regjistrim PER ME SHUME INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI NE QENDRËN PËRKATËSE WWW.WESTA.CO.UK INFO@WESTA.CO.UK


LONDON FEBRUARY 2009

Sue Reid Arthur Martin etëdhjetë vrasës të huaj po shfrytëzojnë sistemin kaotik të azilit në Britani për të qëndruar në këtë vend. Vrasësit e dënuar nga Shqipëria kanë siguruar pasaporta britanike, pavarësisht se janë të listuar zyrtarisht si të kërkuar nga Interpoli. Shumica kanë kaluar nga Calais në Dover, të fshehur në pjesën e prapme të kamionëve apo nëpër tragete. Ata kanë përdorur emra dhe dokumente false për të përfituar azilin, shpesh duke deklaruar se vijnë nga Kosova e tronditur nga lufta. Skandali doli në dritë kur shefi i policisë shqiptare u ankua se 100 kriminelë nga vendi i tij kanë siguruar shtetësinë britanike dhe tashmë jetojnë në këtë vend. Shefi i policisë tha se kriminelët ishin lejuar të qëndronin në këtë vend, edhe pse qeveria shqiptare ka informuar Ministrinë e Brendshme britanike për identitetet e këtyre personave dhe krimet e tyre, ku përfshihen edhe përdhunimi dhe grabitja. Secili prej kriminelëve të dënuar jeton prej vitesh në Britani dhe ka krijuar familje atje. Andrew Green, i zyrës së kontrollit të emigracionit, thotë se "është një shqetësim i vërtetë fakti që njerëz të akuzuar, dhe madje edhe të dënuar për krime të rënda, ta kenë kaq të lehtë të fitojnë azil në Britani. Rose Dixon, e grupit "Support After Murder and Manslaughter", thotë se është shumë e habitur. "Nëse kjo është e saktë, atëherë jam shumë e frikësuar nga fakti se këta njerëz ecin në rrugët e Britanisë. Mendoj se duhet të bëjmë më shumë për këtë. Pasi Ministria e Brendshme britanike u informua për identitetin e vërtetë të azilkërkuesve, qeveria shqiptare nisi procedurat e ekstradimit ndaj tyre. Por, argumentet komplekse ligjore dhe nevoja për të gjetur përkthyesit dhe psikologët, ka sjellë për pasojë vonesa të zgjatura. Kriminelët shqiptarë përdorin shtigje

T

80 vrasës shqiptarë me pasaporta britanike të panumërta në ligjet e ekstradimit për të parandaluar dërgimin e tyre në shtëpi. Avokatët e tyre shpesh pretendojnë se ata do të përballen me cenimin e të drejtave të njeriut, nëse kthehen në vendin e tyre apo se gjyqet në mungesë ndaj tyre ishin të padrejta, sepse ata nuk mund të thoshin fjalën e tyre. Situata është më e komplikuar, sepse tashmë ata janë bërë shtetas britanikë. Sipas aktit për të drejtat e njeriut të vitit 1988, kjo u jep atyre më shumë mbrojtje dhe ndalon edhe ekstradimin e tyre, pasi jeta e tyre familjare mund të ndërpritet kështu. Edhe kur ka një rast që më në fund shkon në një gjykatë britanike, është ministri i Brendshëm që vendos për fatin e azilkërkuesit. Ndërkohë, shumë të tjerë vazhdojnë të jetojnë pa dokumente të rregullta apo të kryejnë krime në Britani. Ahmet Prençi, shefi i policisë shqiptare, thotë se ndien që "e gjithë puna e vështirë që forcat e tij kanë bërë për të gjetur kriminelët, ka shkuar kot". "Ne kemi bërë një listë me njerëzit që fshihen në Britani, - tha ai. - Ka rreth 100 kriminelë dhe më shumë se 80 për qind e tyre kërkohen për vrasje dhe janë dënuar në mungesë. Atyre u është dhënë shtetësia britanike, pavarësisht nga përpjekjet tona për t'i ekstraduar ata, në mënyrë që të kryejnë dënimin me burg në vendin e tyre. Ne po punojmë intensivisht për të identifikuar, për të

zbuluar ku ndodhen dhe me pas për të arrestuar shqiptarët e kërkuar në Britani", ka thënë Prençi. Fatkeqësisht, shumë prej tyre kanë pasaporta britanike dhe kanë siguruar azil në këtë vend duke pretenduar se janë kosovarë. "Jemi të pakënaqur për shkak të faktit se gjykatat e kanë refuzuar vazhdimisht ekstradimin e këtyre kriminelëve. Nuk ka asnjë arsye që një shtetas shqiptar që është dënuar për një krim, të mos e kryejë dënimin e tij", - tha ai. Deklarata e Prençit vjen në një kohë kur një raport i Zyrës Kombëtare të Kontrollit zbuloi se Britania po përpiqet shumë të menaxhojë numrin e madh të azilkërkuesve. Agjencia e Kontrollit të Kufirit në Britani po shqyrton shumë raste dhe të tjera vazhdojnë të vijnë. Më shumë se 300.000 kërkesa për azil nuk janë shqyrtuar dhe nëntë, në dhjetë të huaj nuk kthehet mbrapsht në shtëpi. Chris Grayling, sekretari i Ministrisë së Brendshme thotë, se "Ministria e Brendshme ka paralajmëruar vazhdimisht ndaj hyrjeve të padëshiruara në vend, në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme, e megjithatë asnjë masë nuk është marrë për t'i kufizuar ato". Ndërsa, Ministria e Brendshme është e përgatitur të mos bëjë asgjë për këtë, ne duhet të angazhojnë një forcë policore të dedikuar në Britani për të siguruar kufijtë". Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme iu përgjigj dje akuzave

të shefit të policisë shqiptare se kriminelëve shqiptare po u jepet shtetësia britanike, edhe pse e kaluara e tyre njihet. "Ne nuk mund të komentojnë

Kontroll i imtësishëm shqiptarëve në Gatwick Emigrantët; "Një veprim i tillë diskriminim i hapur ndaj nesh" NGA MUHAMED VELIU asagjerët shqiptarë të cilët udhëtonin me linjën "British Airways" nga Londra për në Tiranë, janë ndeshur me një kontroll të rreptë, përpara hipjes në avion. Sipas disa emigrantëve shqiptarë të cilët kanë kontaktuar “The Albanian”, mësohet se qël-

P

4

limi këtij kontrolli të imtësishëm kishte të bënte me ndalimin e personave të cilët kishin para të padeklaruara. Sipas rregullave të shtetit anglez cilido person që udhëton jashtë Anglisë, me çfarëdolloj sasie parash, duhet të provojë origjinën e tyre përmes një dokumenti lëshuar nga banka, nëse i kërkohet deklarimi parave që ai disponon. Në të kundërtën paratë sekuestrohen. Kontrolli në aeroportin Gatwick është kryer fizikisht, por edhe me qen të specializuar në detektimin e parave “cash”. Mësohet se operacioni u zhvillua nga agjentë policor e doganorë, në bashkëpunim me agjencinë e kufirit " UK Borders Agency".

Policia e aeroportit Gatwick ka refuzuar të deklarojë rezultatin e këtij operacioni. Nuk është hera e parë që në këtë aeroport ndodh një kontroll i tillë vetëm për emigrantët shqiptarë, që udhëtojnë nga ky aeroport për në Tiranë. Emigrantët tanë shprehen të shqetësuar, duke e quajtur një veprim të tillë diskriminim të hapur që u bëhet atyre, pasi të tilla kontrolle nuk ndodhin, në portat hyrëse të linjave të tjera ajrore, që fluturojnë për të destinacione të ndryshme në të gjithë botën.

për rastet individuale të ekstradimit", - tha shkurt ai. "Daily Mail"


!

LONDON JANUARY 2009

5

NGA BASHKIM METALIA avarësia e Kosovës ishte sfida më delikate politike dhe shoqërore për rajonin dhe perëndimin. Edhe pse u krijua një atmosfere relativisht premtuese , mbas pavarësisë , Kosovës i nevojitet të kapërcej një sërë vështirësish shoqërore , ekonomike dhe padyshim edhe politike. Hapat e shpejt dhe domosdoshmëria e një strategjie te qartë në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës janë parametrat me të cilat , qeverisë së Kosovës ,i duhet të përballet. Objektivat e qeverisë synojnë vënien në lëvizje të mekanizmave përshpejtues ; të paktën ky është premtimi i saj ,për një zhvillim ekonomik solid dhe të integruar. Ekonomia e Kosovës kërkon një bashkërendim veprues me vende te konsoliduara ekonomikisht dhe politikisht u shpreh Ministri i Ekonomisë dhe Financave te Kosovës Zoti Ahmet Shala, në vizitën e tij Zyrtare që pat në Londër. Takimet që zhvilloj zoti Shala në Londër ishin tërësisht të karakterit ekonomik dhe “proceseve të rëndësishme në të cilat është duke kaluar Kosova”. Britania e Madhe si një partnere strategjike e Kosovës ka një rol të rëndë-

P

MINISTRI SHALA NË LONDËR “...funksionimi i shtetit ligjorë në Kosovë është më shumë se sa një sfidë, aq më tepër kur je drejtues i një dikasteri siç është Ministria e Ekonomisë dhe Financave të Kosovës.” sishëm në këto procese . Zoti Shala në pjesën më të madhe të takimeve kryesisht me institucione financiare ; informoi “për sfidat dhe mundësitë e zhvillimet të sektorit ekonomik dhe financiar në Kosovë. Ministri Shala gjithashtu ritheksoi dhe diskutoi mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në këto institucione” Takime u zhvilluan edhe me komunitetin shqiptarë(diasporën) në mënyrë që ky grup i cili ka kontribuar aq shumë në krijim e shtetit të Kosovës dhe uljes së varfërisë, të jetë më i informuar me synimet dhe sfidat e Qeverisë së Kosovës dhe me mundësitë për investime në Kosovë. Në një nga takimet që u zhvillua në mjediset e restorantit “Koha”, Ministri

Shala nënvizoj edhe një herë se Kosovës i duhen investime të mëdha dhe se kjo duhet të bëhet duke inkurajuar pse jo edhe diasporën për të kontribuar në Kosovë. Kjo ,sipas Ministrit, është një arsye më shumë pasi Kosova ka dhe barrën fiskale më të vogël në rajon. Kriza ekonomike mbarë botërore ka efektet e veta por në fakt sipas Z. Shala në Kosovë nuk është Se ka rënduar dhe ndikuar aq dukshëm . Ironikisht këtë aktualitet global Ministri Shala e thjeshtëzon akoma më tepër: “ se nganjëherë është mirë të jesh i varfër.” Vallë e gjen shpjegimin real ky pohim? Të pranishmit në “Koha” iu drejtuan Ministrit për shqetësimet dhe hallkat që e

ndërlidhin Kosovën si shtet dhe emigrantet që ndodhen jashtë saj. Si mund të zhduken varfëria, papunësia ? Plani konkret për thithjen e investimeve ? Strategjia kombëtare e burimeve minerare? Pse Kosova nuk ka një Thesar shtetërorë ? Po emigrantët a janë pjesë përbërëse e strategjisë shtetërore? Ndërprerja apo bllokada që i është bërë Kosovës nga Serbia për tranzit të eksporteve? Zotimi i Qeverisë Thaçi a është i mjaftueshëm për të përmbushur jo vetëm premtimet e dhëna por gjithçka ka të bëjë me zhvillimin dhe integritetin e Kosovës. Këto dhe shume të tjera pyetje iu drejtuan Ministrit

HARJIT SINGH KANG (MR.) H. S. KANG & CO 13a Station Parade, Barking,Essex. IG11 8ED. DX 8520 BARKING

dhe në fakt siç e pranoi dhe vet Z. Shala se “...funksionimi i shtetit ligjorë në Kosovë është më shumë se sa një sfidë, aq më tepër kur je drejtues i një dikasteri siç është Ministria e ekonomisë dhe financave të Kosovës.” Varfëria është një fenomen global dhe zgjidhja e vetme për ta pakësuar atë është zhvillimi ekonomik. Ministri Shala u mundua të konkretizonte faktet dhe aktualitetin ,ku imazhi i rajonit dhe Kosovës në kaluarën ka ndikuar dhe akoma e vuajmë atë plagë. Për sa i përket sektorit strategjik siç janë infrastruktura rrugore , energjia aeroportet etj zoti Shala tha se qeveria ku dhe ai bën pjesë po mundohet me force që të eliminoje burokracinë ligjore , dhe si rrjedhojë të krijohet mundësia e futjes së sektorit privat në këto strategji. Në vijim te bashkëbisedimit që pat me bashkëkombësit Zoti Shala u kërkoj të pranishmeve se Kosovës i duhen ndërhyrje të fortë investuese,ndaj lipset që “gjithsecili prej jush mund të jap kontributin e duhur si investitor apo dhe ndërmjetësues

“. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Shala ka mbajtur një ligjëratë edhe në London School of Economics (LSE), me temën Kosova dhe e ardhmja e saj ekonomike. Pas ligjëratës pati një debat konstruktiv, ku studentët dhe profesorët e LSE-së rekomanduan politika për zhvillimin ekonomik dhe morën përgjigje nga ministri Shala. U bë gati një dekadë që Kosova doli nga errësira e regjimeve totalitare sllavo- serbe dhe akoma nuk ka arritur edhe pas pavarësisë që të strukturoj shtetin dhe administrimin e tij plotësisht . Për Kosovën është koha që të veprohet dhe Qeveria Thaçi e ka fizionominë e një strategjie zhvillimi. Këtyre pyetjeve duhet tu përgjigjet jo vetëm ministri Shala por edhe rezultatet. Akoma infrastruktura dhe ekonomia përshkallëzojnë nivelin e një zhvillimi informal dhe korrupsioni është një problem i madh që ka Kosova. Vërtetë as “ Roma nuk u ndërtua për një ditë “ , po 10 vjetët e Kosovës a e justifikojnë proverbin?

Tel : 0208 594 5465 Fax : 0208 594 5475

H. S. KANG & CO.SOLICITORS Ne jemi avokatë me qëndër në Barking Essex dhe Southall Middlesex dhe ofrojme shërbimet ligjore të mëposhtme: EMIGRACION/AZIL: (PËRKUJDESJE EMIGRACIONI; TRAVEL DOCUMENTS; MARTESA; VIZA) DIVORCE/PËRKUJDESJE PER FËMIJËT; (MARRËVESHJE FINANCIARE; MARRËVESHJE PËR FËMIJËT;) MBROJTJE KRIMINALE (ËRFAQËSIME NË STACIONE POLICORE; MAGISTRATES COURT; CROWN COURT) PROBLEME SHTËPIE (PROCEDURA TË ZOTËRIMIT; DISREPAIR; LANDLORD & TENANT) CONVEYANCING; (RESIDENTIAL; COMMERCIAL)

Ne mund t’iu ofrojmë këshilla, asistencë dhe prezantim duke shfrytëzuar ndihmën ligjore kualitative të siguruar nga kontrata që ne mbajmë për Familje, Përkujdesje Fëmijësh, Krime dhe Emigracion, përndryshe ne ofrojmë çmime konkuruese për kualitetin e shërbimeve që ofrojmë. Për takimin e parë ose për konsultime private ju lutem na kontaktoni në shqip. Telephone: 020 8594 5465 Mobile: Lucie 07800 756315 E-Mail: hskang_co@hotmail.com Website:hskangsolicitors.com Address:13a Station Parade Barking Essex IG11 8ED Regulated by the Solicitors Regulatory authority


LONDON FEBRUARY 2009

E REJA MË E FUNDIT Qeveria harron Të bërit gazetari dhe emigrantët kumtesa e realitetit F gazetaresk ....

6

NGA MUHAMED VELIU

illimi i procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti, ishte një prej zhvillimeve më të bujshme gjatë muajit Janar.

NGA BASHKIM METALIA

P

ak kush dhe rrallë herë është folur për lajmin e fundit jo tashmë për shkaqet por për diçka më koncize se sa kjo. Duke mos përmendur konstruktin e tij , jo pa rëndësi ky, lajmi, kohët e sotme po venitet si i tillë. Marrë nga një iniciative brengosëse shpresojmë të kemi arritur qëllimin e vërtetë të këtij shkrimi Është një pohim i vështirë për ta konceptuar ashtu sikurse edhe një e vërtetë e hidhur. E para nënkupton rëndësinë që ka në vetvete lajmi i sidoqoftë ai, pa anashkaluar efektet dhe ndikimet që mund të ketë; rëndomti tek marrësi, konsumuesi, perceptuesi i tij. Pastaj kryeneçësia e së resë së fundit, shokon edhe vetë lajtmotivin që ka dhe përcjellë . Sepse me dashje deformohet jo vetëm e vërteta, porse shërben edhe si katalizator i humbjes së besimit dhe mendohet me tepër tek përfitimi prej tij. Në fakt gazetaria jo se shquhet për bamirësi në profesion , porse kushti i parë është të përçoj të vërtetën dhe të renë, të pa cenuar, të pa deformuar ... Çudia është se bihet në flirte të kushtëzuara , herë – herë aksidentalisht (ndodh shumë rrallë) , herë - herë se na bindet egoja për një ndjenjë hipokrite dhe më e zakonshme të mund të përfitojmë nga lajmi, materialisht. Tomas Xheferson (Presidenti tretë i SHBA-së, 18011909) tha: “Ndoshta redaktorët do t’i ndanin gazetat në katër kapituj ; i pari të quhej Të vërtetat; i dyti, Gjasët,i treti Mundësitë; dhe i katërti, Gënjeshtrat.” Tani, tek dhe nga ky pohim, duhet të gjejnë veten të gjithë ato punëtorë të medies sipas kategorive dhe duhet të rektifikohet jo vetëm një artikull por dhe shkruesi i tij, gazetari vet. E nëse mendohet të arrihet një perfeksionim i gjërave do të duket sikur po lozim me retorikën e fjalëve. Por realiteti i hidhur po na e vërteton se nuk po funksionon misionarizimi i gazetarisë së mirëfilltë.

Duket qartë se rëndësia e lajmit si i tillë merr një “goditja prej unit të madh të raportuesit, çka synon ky i fundit t’i jap një “kredo” shumë më të madhe vetes nga “ngjarjet e mëdha” . “Ndoshta , -thotë Randall – ngaqë kujtojnë(raportuesit) se një pjesë e rëndësisë së ngjarjeve bie mbi supet e tyre” Gazetarët, në mënyrë rigoroze duhet të respektojnë disa kritere të përgjithshme. Randall shtjellon edhe këto kritere nëpër të cilat një gazetarë duhet të ketë . Sipas tij, gazetarët duhet tu shërbejnë vetëm gazetave dhe lexuesve të tyre dhe ngjarjet që pasqyrohen në to, të jenë një kërkim i ndershëm i së vërtetës. Të mos pranohet asnjë ofertë tunduese për botim dhe as t’i lejohet reklamuesit të ndikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi në përmbajtjen e gazetës. Informacioni të mos sajohet dhe modifikohet dhe të mos përfitohet personalisht nga artikujt që shkruan etj etj. Media në përgjithësi ka shërbyer dhe do ta luaj këtë rol, do të thoja ,në pafundësi. Por nuk mund të ketë role dytësore përpos asaj çka përfaqëson; lajmin Pastaj le të nxitohet se kush ta marr i pari atë, nëpërmjet specifikës e anës profesionale. Media shqiptare ka hyrë në fazën e përballjeve me konceptet e reja dhe nuk do ta pengonte që të hynte në qorrsokakët e politikës së ditës dhe të bëhet pronë e saj. Ajo lobon me të madhe në gjoja me një rol të pavarur thjesht për të ruajtur anonimatin e së vërtetës duke mos ditur konsekuencat dhe pasojat që do të pasojnë të paktën në aspektin profesional. E reja më e fundi nuk është vetëm lajmi që marrim nga një tragjedi; aksident rrugor,detar,ajror por vet lajmësi. Kjo e re, tragjike apo jo nuk pasqyrohet se duhet të bëhet një gjë e tillë por se kërkohet të rritet prestigji i vet lajmësit. Nuk tentohet të kundërvihet me force,bashkërisht kur një gazetarë cenohet ta thotë një të vërtetë në rrugë që e lejojnë atë, ta marrë lajmin. Edhe atëherë kur protestohet bëhet se është cenuar jo lajmësi(gazetari) por bie fjala ortakëria , bashkëpronësia e bizneseve që kontribuojnë në mbajtjen në jetë pa meritë të organit të shtypit që përfaqëson. Këtu fillon dhe mbaron gazetaria .....! Përgjithësisht kjo është temë pa reference dhe me të drejt lexuesi do të donte ta qetësonte mendimin e tij se ku mbështetet realisht shqetësimi. Por le ta pyesim lexuesin se si e përjeton lajmin ;kronikën e zeze,një përurim etj, përemri vetor “unë” që përdoret shpesh në artikuj të ndryshëm, kujt i jep rëndësi më tepër? Sistematikisht vërehet se bihet në grackën e kësaj pjese të ndryshueshme të ligjëratës pa e kuptuar se kemi cenuar te renë, lajmin, korrektësinë profesionale dhe kemi fryrë epshet e unit tonë si gazetarë . “Unë” latohet me patosin më të lartë pa e kuptuar se “e reja e fundit” nuk po figuron si më tërheqësja. Me një fjalë nëse do të ti shkonte , “unë” i bën sfilatë mode të resë .

Të gjitha mediat e shkruara apo vizive, pranë dhe larg qeverisë Berisha, u morën gjerësisht me këtë çështje por harruan ti kushtonin disa rreshta, apo ti drejtonin një pyetje autoriteteve; po emigrantët si do të pajisen me pasaportat e reja? Në fakt kolegu ynë në Athinë Artur Bibe, e trajtoi këtë problem në një kronikë të tijën ku intervistoi ambasadorin e atjeshëm Vili Minarolli. "Emigrantët duhet të shkojnë në Shqipëri të pajisen me pasaportat e reja"; tha Minarolli duke zbuluar kështu harresën e radhës që Tirana zyrtare u bën emigrantëve. Qeveria shqiptare në kontratën e nënshkruar me kompaninë Sagem që fitoi tenderin e pasaportave, nuk ka planifikuar çuarjen e pajisjeve për marrjen e shenjave të gishtave në tre ambasadat më kryesore siç janë ato në Athinë, Romë dhe Londër. Tashmë është fakt. Nëse deri përpara Janarit 2009 emigrantët mund të aplikonin për pasaporta në zyrat e ambasadave, tashmë ky proces është ndërprerë. Të gjithë kësaj historie mund të vendosësh epitete nga më të të ndryshme. Më i përshtatshmi është diskriminimi. Është një diskriminim ndaj emigrantëve që vijon nga një qeveri në tjetrën paçka se këta njerëz që kanë marrë rrugët e botës janë kollona ekonomike e shtetit shqiptarë. Mos pasja mundësi e pajisjes së emigrantëve me pasaporta në ambasadat shqiptare në vendet ku ata jetojnë, do të shkaktojë problem madhore. Disa javë më parë, mu desh të shkoja tek një kompani avokatore me një mikun tim Altinin, i cili ka dhjetë vjet në Angli dhe nuk ka mundur të pajiset me leje qëndrimi. Ai ka pesë vjet që bashkëjeton me të dashurën e tij nga Lituania. Për avokatin që e këshilloi Altinin se kishte shumë rrugëzgjidhje që ai të legalizohej. Njëra prej të cilave aplikimi për një leje qëndrimi meqenëse ai bashkëjetonte me një shtetase, vendi i së cilës është anëtare në BE. Altini dhe unë e lamë avokatin të gëzuar, pasi u gjet zgjidhja. Por ky gëzim do të merrte fund shumë shpejt. Altini nuk kishte pasaportë shqiptare, një prej kushteve për të aplikuar në Home Office për këtë lloj leje qëndrimi. Lind pyetja; Sa persona si Altini janë vënë me shpatulla pas muri nga qeveria e vendit të tyre e cila u thotë hajdeni në Shqipëri të aplikoni për pasaporta? Me mijëra, të cilët duan një zgjidhje.

Londra përsëri Kuq e Zi Të dielën 15 Shkurt 2009 nga ora 3.30-8.30 PM në Dominion Centre 9 The Broadway High Road Wood Green London N22 6DS

Hyrja Falas


LONDON FEBRUARY 2009 NGA PETRIT KUÇANA esohet se janë të paktë shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, që nuk e mësuan emrin shefit të Interpol Tiranës, i cili pa iu dridhur qerpiku, i deklaroi shtypit britanik se në këtë vend jetojnë 100 kriminelë shqiptarë me identitete të rreme, të cilët janë pontecialisht të rrezikshëm për të kryer krime të tjera në këtë vend. Lajm bombë. I paparë ky lajm. E thënë shkurt e shqip, qytetarët britanikë duhet të ruhen nga kriminelët shqiptarë. Po mbi çfarë baze duhet të identifikohen këta elementë kriminelë nga qytetarët e thjeshtë britanik? A nuk është gjithsecili mërgimtar shqiptar i ekspozuar ndaj hamendësimit të shtetasve britanikë? Nuk dihet nëse Interpol Tirana ka ndonjë zyrë shtypi që mund të kishte pasur këtë lajm, ku mund të mjaftohej me faktin se po bashkëpunohet me autoritetet britanike për kapjen e elementëve kriminelë, ashtu siç ndodh me shumë shtete të botës. Kjo deklaratë erdhi në një kohë, kur në Shqipëri u bë i mundur pajisja e qytetarëve me kartat dhe pasaportat biometrike sipas standardeve perëndimore. Kjo bëri të mundur rihapjen e një çështje tepër të ndjeshëm për mërgimtarët e këtushëm; ÇËSHTJEN E IDENTITETIT. Asnjëra nga dy ambasadat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, qoftë ajo e Shqipërisë apo ajo e Kosovës, nuk ka ndonjë shifër, qoftë edhe të përafërt, për numrin e shqiptarëve që jetojnë në MB, por besohet se numri i shqipfolësve shkon në 150 mijë. Këtu përfshihen shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe trojet të tjera shqiptare. Po a ka qenë e mundur hartimi i një liste me emrat e qytetarëve shqiptarë e Shqipërisë dhe më gjerë? Absolutisht jo. Gjatë bisedave me disa avokatë shqiptarë, mësojnë se pjesa dërrmuesve e shqiptarëve të këtushëm, janë të regjistruar si ish-shtetas jugosllavë, pra shqiptarë nga Kosova, apo nga Maqedonia. Sipas të dhënave kofidenciale të këtyre avokatëve shqiptarë, vetëm një pjesë e vogël në përqindje, (që mund të shkojë deri në 10%) janë regjistruar si shtetas shqiptarë, pra të republikës së Shqipërisë. Kjo ka një logjikë të thjeshtë. Nëse

B

7

Sa shqiptarë kanë “firuar” në Britani?

këta mërgimtarë do të paraqiteshin me identitetin e tyre të vërtetë, ata rrezikonin depërtimin, pasi Shqipëria konsiderohej si vend i sigurt. Pra mënyra e prezantimit me një identitet tjetër, ua garantonte qëndrimin në Britani, apo së paku kishin shanse shumë e shumë më të mëdha për të siguruar një leje-qëndrim në ishullin britanik. Me shpalljen e amnistisë në vitin 2002, pjesa dërrmuese e mërgimtarëve shqiptarë, sidomos ata që ishin familjarë ose që kishin lindur fëmijë në Britani, fituan të drejtën e qëndrimit, duke u bërë kështu qytetarë britanikë me të drejta të plota.

Sipas disa zyrave avokatie këtu në Londër, vetëm një numër tepër i vogël mërgimtarësh (gati i papërfillshëm), “guxuan” që në format e plotësimit të amnistisë të deklaroheshin si qytetarë shqiptarë. Duhet theksuar se një praktikë e tillë është ndjekur edhe nga të gjithë refugjatë të kombësive të ndryshme, që kur vinin në Britani prezantoheshin nga shtetet me probleme, nga shtetet në luftëra, etj etj duke e pasur më të lehtë që të përfitojnë një leje qëndrimi. Pak kohë më parë shumë prej shqiptarëve morën frymë lehtësisht, pas publikimit të lajmit, se një

The address of the Embassy of the Republic of Kosovo to the UK is: 15 Stratton Street London W1J 8LQ Phone number: 0207 659 6140 Fax: 0207 659 6137 The head of the mission is HE Muhamet Hamiti. First Secretary is Mr. Bejtullah Destani. Embassy e-mail: embassy.uk@ks-gov.net

qytetare shqiptare e paraqitur si shtetase e Kosovës, por e “zbuluar” nga ambasada britanike në Tiranë, fitoi gjyqin “e identitetit”, në sajë edhe të mbrojtjes së shkëlqyer të avokatit shqiptar z.Naim Hasani. Asaj i ishte marrë pasaporta dhe rrezikonte dy vjet burg dhe depërtim nga Britania, por me fitoren e këtij gjyqi, çështja fatmirësisht nuk u shndërrua në precedent edhe për shumë e shumë raste të tjera të ngjashme. Po a do të munden këta mërgimtarë që të pajisen me karta identiteti, apo me pasaporta biometrike të shtetit shqiptar?

“Çështja komplikohet më tepër nëse ata do të bënin një gabim të dytë, aq më tepër se duhet të japin shenjat e gishtërinjve dhe kurrsesi nuk mund të ndodhë, që një person të ketë të njëjta shenja gishtash dhe dy identitete” thekson njëri prej avokatëve të këtushëm shqiptarë. Por edhe shumë prej mërgimtarëve që janë procesin e pajisjes me pasaporta britanike , u kërkohet që të sjellin një dëshmi të identitetit të tyre, por deri më tani ka mjaftuar një vizitë pranë ambasadës së Serbisë në Londër dhe marrja e një letre, që personi në fjalë është “interesuar”. Ndërkohë zyrtarët e ambasadës së Kosovës, deklaruan se deri për një kohë të pacaktuar, kjo ambasadë nuk ofron asnjë shërbim konsullor. Ekzistencën e këtij problemi e konfirmoi edhe ambasadori në ikje i Britaninë në Shqipëri gjatë emisionit “Opinion”. Po me fëmijët e këtyre mërgimtarëve çdo të bëhet? Do të mbesin identitet-humbur si prindërit e tyre dhe do të kënaqen e të ndjerit shqiptar? Nuk dihet se sa hapësira i mbeten shtetit shqiptar për të ndërhyrë në këtë çështje, por besohet se do të mund të lëvizet ndonjë gur, aq më tepër kur një ditë mërgimtarët do të kenë të drejtën e votës.

Unisex Female Hairdressers Urgently Required in Ilford Area: Chair or Share Basis: MYSTIC HAIR & BEAUTY SALON 239 - HIGH ROAD ILFORD ESSEX IG1 1NE CONTACT: 07711 044083 07872 334 114


LONDON FEBRUARY 2009

Arrestohen dy shqiptarë me 1 ton e 187 kg paund të falsifikuar GJYKATA PAFAJËSI JUSTIN CAKËS DHE NËNTË MUAJ BURG FLORIN MIFTARAJT NGA MUHAMED VELIU Pakujdesia, tradhton dy emigrantë shqiptarë në Londër të cilët po transportonin me një fugon, 125 mijë monedha një paundëshe të falcifikuara. Florin Miftaraj 29 vjeç së bashku me Justin Kacën 26 vjeç, u ndaluan nga policia në zonën Hansloë, tek sa parkonin fugonin , i cili nga pesha e madhe anonte në anën djathtë. Policët janë çuditur kur kanë zbuluar se shkaku mbipeshës ishe ngarkesa e monedhave një paundëshe të falsifikuara të cilat ishin fshehur në pesë thashë.

"Korrierët" tregojnë bosët që i punësuan të kryenin transportin e 125,000 monedhave fals " Pesha totale e tyre ishte 1 ton e 187 kilogram" ka thënë prokurori Benjamin Douglas-Jones gjatë procesit gjyqësor në Isleëorth Croën Court ky dy shqiptarët u përballën me akuzat e posedimit të parave të falsifikuara dhe përfshirje në krim. Ata i mohuan këto akuza duke deklaruar se dy biznesmenë shqiptarë i kërkuan atyre ta çonin fugonin pranë një kafeneje në veri të Londrës, në lagjen Finsbury Park. Miftaraj dhe Kaca mohuan të kishin dijeni për monedhat e falsifikuara.

Po ashtu ata, i treguan gjykatës emrat e dy biznesmenëve të cilët sipas policisë janë truri këtij aktiviteti kriminal. Emrat e tyre nuk bëhen publik për arsye hetimi. Juria në këtë proces gjyqësor u bind se dy shqiptarët e arrestuar tejet rastësisht, nuk ishin zotëruesit e 125 mijë paundëve të falsifikuar por thjesht transportues. Akuzat ndaj Justin Cakës do të rëxoheshin ndërsa Florin Miftaraj do të dënohej me nëntë muaj burg.

Bllokohet ekstradimi aktivistit të PD-së ërplasjet politike të cilat kanë prodhuar një mori viktimash në qytetin e Tropojës, janë kthyer në objekt shqyrtimi në një gjykatë londineze e cila ka refuzuar kërkesën e shtetit shqiptarë për të ekstraduar një aktivist të Partisë Demokratike. Gjykatsja Karoline Tubbs ne vendimin e saj e ka cilësuar si shkelje të drejtave të njeriut nëse ajo do të lejonte ekstradimin e Isa Mustafës i cili kërkohet për tentativë vrasje ndodhur në vitin 1999. Sipas saj në procesin gjyqësor të nisur në gjykatën e Tropojës,më 12 Maj 2008, shumica e 12 dëshmitarëve të prokurorisë kanë dhënë dëshmi të cilat nuk e inkriminojnë 52 vjecarin Musta, në krim për të cilin ai kërkohet të gjykohet nga drejtësia shqiptare. "Është më se e qartë se Isa Mustafa ka krijuar armiq politik gjatë aktivitetit politik në Shqipëri, thotë gjykatësja britanike e cila më tej në vendim prej 14 faqesh thekson se ndaj tij shteti shqiptarë nuk garanton marrjen në mbrojte, gjë e cila bie ndesh me artikullin 5 dhe 6 të Konvetës Europiane për të drejtat e njeriut. Melanie Camberland përfaqësuese e shtetit shqiptarë në këtë proces tha se Isa Mustafa ka qenë bashkëpunëtor i afër i drejtuesve të Partisë Demokratike, dhe se kjo parti politike tani drejton vendin dhe mund të garantojë një ri-gjykim të drejtë ndaj tij. Argumentet e sajë janë hedhur poshtë nga gjykatësja e cila ka nënvizuar faktin se ndaj Mustafës një ish i dënuar politik nga regjimi komunist, me mbylljen dhe rihapjen e hetimeve nga prokuroria e Tropojës, përfshi çuarjen e çështjes në gjykatë, i kanë kaluar afatet, pasi krimi për të cilin ai akuzohet, ka ndodhur 10 vjet më parë. "Fituam një çështje tejet të komplikuar

P

Isa Mustafa kërkohej nga drejtësia shqiptare për tentativë vrasje ndodhur në Tropojë në vitin 1999

8

GJYKATA KYÇ NË SPITAL SHQIPTARIN Emigranti shqiptarë Gazmend Krasniqi mbase do ti duhet të kalojë vitet e mbetura të jetës në një spital psikiatrik Anglez. Gjykatësi çështjes ka dhënë këtë vendimin e kyçjes së tij pa limit në spitalin psikiatrik pasi juria e gjeti Krasniqin fajtor në posedimin e lëndës narkotike të tipit kanabis dhe një arme pa leje. Sipas gjykatës ai përben rrezik për publikun nëse do të lihej i lirë.

RRËMBIM PERSONI Dy vite burg dhe me pas dëbim në Shqipëri. Ky ka qenë dënimi që i është lexuar në gjykatën "Southëark Croën Court" Fatmir Qemës. Ai është gjetur fajtor për rrëmbim, burgosje të rreme dhe kërcënim personi. Dy të bashkëakuzuarit e tjerë Arben Qemallaj dhe Gëzim Delia kanë fituar lirinë pasi nuk janë gjetur fajtor në akuzat e ngritura nga prokuroria.

"Grabitësi" fajtor për fajin e tij Emigranti shqiptar Alfred Polli është dënuar me 12 muaj burg në mungesë për mos paraqitje në gjykatë. Ai ishte lënë i lirë me kusht të paraqitej në gjykatën "Southwark Crown Court" ditën e gjyqit por nuk u paraqit. Juria nuk e ka gjetur fajtor për akuzat e ngritura për grabitje. Tani atij do tri duhet të vuaj 12 muaj burg nëse do të arrestohet nga policia e cila ka lëshuar një mandat arrestimi.

NGACMIMI SEKSUAL Ngacmimi seksual i një minoreneje ka çuar pas hekurave të burgut një shqiptarë në Luton të cilit policia i gjeti në shtëpi një pasaportë të falsifikuar. Gjykata e krimeve në Luton ka dënuar me 1 muaj burg për ngacmimin seksual dhe 14 muaj burg për posedim të pasaportës së falsifikuar Liridon Dërvishin. Gjithashtu emri i tij do të qëndrojë në regjistrin kombëtar për personat që kanë kryer krimeve seksuale deri në vitin 2015.

BURGOSET SHITËSI KOKAINËS Është kapur duke shpërndarë drogë ndërsa në shtëpi policia i gjeti sende të vjedhura. Shkëlqim Doda i ka pranuar akuzat për posedim të një sasie kokaine me tendencë për ta shitur. Gjykata e qëndrore e krimeve në Londër "Old Bailey" e ka dënuar me tre vite e gjysmë burg. Gjykatësi rekomandoi dëbimin e tij në Shqipëri në përfundim të dënimit.

PASAPORTA FALSE BURGOS SHQIPTARIN Megjithëse ka dy vjet që përdorimi dokumenteve të falsifikuara klasifikohet si një krim i dënueshëm nga drejtësia britanike me dy vjet burg, disa emigrantëve shqiptarë nuk u bën përshtypje ky fakt. Gjykata e krimeve në Nottingham ka dënuar me katër vite burg Besar Halilin ndaj të cilit rëndonin katër akuza për përdorim të dokumenteve të falsifikuara.

Isa Mustafa (i pari djathtas) me ktivistet e PD-se me elementë të shumtë politik brënda. Ishte një vendim i drejtë dhë I balancuar " është shprehur avokati Naim Hasani, i cili mori në mbrojtje Isa Mustafën. Avokati Hasani ka shpjeguar së në të paktën katër raste është tentuar eliminimi fizik i Zotit Mustafaj përpara se ai te largohej për ne Britani, ku edhe kërkoi azil politik. Vetë Mustafa tha se ai gjatë të gjithë procesit të ekstradimit, kishte besim në drejtësinë e Britaninë Bri-

tanike e cila edhe njëherë tjetër dëshmoi se është garante absolute e respektimit të drejtave të njeriut. Është hera e katërt në dy vitet e fundit kur gjykata londineze e ekstradimeve i refuzon shtetit shqiptarë kërkesën për ekstradimin e shtetasve shqiptarë, që fshihen në Britaninë e Madhe, të cilët janë identifikuar nga zyra e Interpol Tiranës e më pas arrestuar nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard.

MUHAMED VELIU

BANKA TRADHTON SHQIPTARIN "LITUANEZ" Ka tentuar të hapë një kartë bankare me pasaportë lituaneze por është kuptuar nga menaxheri bankës. Kaq ka mjaftuar që ai të njoftojë policinë e cila ka prangosur shtetasin shqiptarë që po përdorte një pasaportë lituaneze. Flamur Bytyci për krimin e përdorimit të pasaportës së falsifikuar do të dënohej me tetë muaj burg nga gjykata "Isleworth Croën Court".


LONDON FEBRUARY 2009

NGA EMANUEL BAJRA ësaj radhe dua t’ju rrëfej një tregim të shkurtër që ka për tematikë pikërisht stilolapsin dhe rëndësinë e këtij mjeti të përdorimit. Në mitologjinë Hebreje lapsi ka një fuqi të madhe që ka bërë të mundur evoluimin e shkencës së të shkruarit dhe avancimin e artit në përgjithësi. Lapsi sot si një mjet i përdorimit të përditshëm që arrin të përdoret nga më shumë se tre miliardë njerëz nëpër botë dhe që vetëm brenda 24 orëve të ditës përdoret jo më shumë se qindra miliarda herë – luan ose duhet të luajë një rrol parësor në përditshmëri.

K

Thuhet se në vendet e varfra përdorimi i stilolapsit është shumë më i shpeshtë dhe më i kërkueshëm për arsye se mjetet teknologjike të tjera nuk janë të mundura të sigurohen si tastiera, makina elektronike shkrimi apo edhe kompjuter. Ndërsa në botën perëndimore përdorimi i stilolapsit është më i vogël në numër por më shumë në kuantitet njerëzish që e përdorin. Disa akademik që studiojnë analizat e dorëshkrimeve konstatojnë se individët që bartin stilolapsin me vete dhe klinikisht janë të pasionuar pas tij, ose shkojnë aq larg saqë të jenë edhe të pasionuar pas tij – janë individ që merrem me disiplina ku lapsi nuk kërkohet të jetë në përdorim ( Për këtë unë më duhet të bëj një konfesion se edhe unë si individ futem në mesin e këtyre njerëzve të kësaj kategorie , për punën që bëj stilolapsi për mua është vetëm një mjet rezervë që në rast të shkëputjes së rrymës energjetike apo të ndonjë operacioni Blitzkrieg ose Barbarosa nevoja e përdorimit të lapsit është e domosdoshme për ti bajtë funksionet e mia të punës). Veçoria karakteristike e stilolapsit është pikërisht ndarja e këtij mjeti sikurse çdo mjet tjetër të përdorimit, në kategori të ndryshme, kemi stilolaps, laps ( kimik ) siç quhet në disa rajone tonat, laps ( të thjeshtë), Patron ( laps me ngjyrë ), Laps teknik , Stilolaps inteligjent teknologjik e të tjera – por që të gjitha futen nën nocionin e përgjithësuar laps për nevoja të shkrimit. Qëllimi i këtij artikulli nuk është për të penetruar me konceptet pedagogjike që për lexuesit tanë do të jetë e tepërt , e as për të treguar mendjemadhni për arsye së shteruri idesh në trajtimin e shumë problemeve që na kaplojnë ne. Por vetëm të bëj me dije një ndodhi që ngjau ditëve të fundit nga vizita e një ministri të Kosovës respektivisht Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Z.Ahmet Shala. Për dallim nga qeveritë e tjera të mëparshme të Kosovës. Si duket kjo qeveri e tashmja ka vënë bast me të gjithë të tjerët sado në opozitë ose edhe në jo participim politik që të tejkalojë të gjitha të pa priturat dhe të arrijë që bota të i njohë më shumë ministrat tanë – kjo pa marrë parasysh se ata vijnë me xhinse në ndeja ose edhe me kravata të ngjyrave partiake Kosovare. Nejse. Zoti ministër pati një vizitë të suksesshme në Londër dhe kjo mund edhe të konstatohet nga “çehrja” e tij ku ai iu përgjigj ftesës së organizatorit të pritjes të nderuarve pronar të kafe KOHA në Londër. Ai u prit me shumë entuziazëm nga shumë bashkatdhetarë në KOHA dhe

9

Stilolapsi im dhe Ministri Ahmet Shala të gjithë mezi pritnim të kemi shansin dhe të pyesim në lidhje me problemet ekonomike që përballet vendlindja jonë Kosova. Ose besoj se në mesin e bashkatdhetarëve tanë ka pasur edhe të tillë, që do të mund të bënin pyetje edhe mbi proceset e zhvillimit të Kosovës në integrimet Europiane, apo edhe se si ne mund të ndihmohemi nga kjo qeveri me ndonjë fond të posaçëm për projekte të posaçme, të sojit e të rasojit , por nejse. Të gjithë ishim mbledhur që ta prisnim Ministrin me shumë entuziazëm. Disa mendonim , duke e përfshirë edhe veten në këtë grumbull, se tanimë ka ardhur koha dhe shyqyr zotit po kemi mundësinë të diskutojmë për probleme ekonomike që e lidhin Kosovën me proceset e tjera rajonale dhe jo më me vuajtje e përjetime tjera që i bartëm me dekada të tëra. Tanimë platforma edhe e politikaneve tanë ka ndryshuar dhe një erë revolucionare po ndihet në pah. Zakonisht në evenimentet e tilla pritet që solemniteti të i lë rrugë thjeshtësisë dhe afrisë në mes të njerëzve, kjo edhe pikërisht ndodhi pasi që për habinë e disave, ministri ishte shumë i afërt dhe muhabetqar, nuk ia vriste mendja ndoshta se ai mund të jetë në mesin e njerëzvebashkatdhetarëve që duan të dinë më shumë për problemet që lidhen me vendlindjen, intriguesish të ndryshëm, karrieristësh që jo detyrimisht kanë të bëjnë me probleme të ekonomisë. Por nejse. Nuk kaloi shumë kohë dhe Ministri merr fjalën dhe pasi që u kërkon falje mysafirëve Anglez të pranishëm vazhdon me fjalimin në gjuhën Shqipe. Për habi tonin Ministri na del të jetë një njeri i thjeshtë dhe shumë i informuar me të arriturat e komunitetit tonë në MB. Ai na quan “avangarda” e proceseve të diasporës, ndalova për një moment dhe shikova njërin nga kolegët e mi aty afër, dhe mendova , huh, kjo duket se shkon mirë – statuti i komunitetit tonë në MB ( apo “Anglezëve” siç njihemi në Kosovë ) më në fund u restaurua dhe

kemi edhe një njohje zyrtare nga shteti i Kosovës respektivisht ministri i Ekonomisë Z. Shala. Gëzuar të nderuar bashkatdhetarë, Gëzuar për këtë arritje tonën, mundi nuk shkoj kot! Avangard !!! Avangard si, çka ? Desha të ndërhyjë e të bëj pyetje por, më ndali ai mendimi për protokollin nën protokoll ose protokollin që nuk shihet por që del në pah menjëherë sa të qitet në pozicion fjalimi mysafirit. Nejse. Prej temës në temë Ministri valavitet të na tregojë për arritjet dhe gatishmërinë e kësaj qeverie që të investojë miliona në rrugët e Kosovës, në infrastrukturën e përgjithshme që do të ndihmonte ekonominë tonë për tu zhvilluar. U përmendën shumë projekte dhe disa të parashikuara që do të mund të ndodhin në të ardhmen por në përgjithësi përshtypja ime ishte se të dhënat që Ministri po i jepte ishin ato që ishin, d.m.th ato janë figura që shtypen nga qeveria si të dhëna shërbimi e informimi – edhe realiteti në vend është i tillë , nuk mund të priten ndryshime të shpejta nga një qeveri që ka marrë pushtetin jo më larg se dymbëdhjetë muaj. Varfëria! Kjo sëmundje e jona e kamotshme do të eradikohet bashkë me papunësinë , këto ishin ato të dhëna që unë munda të i kuptojë se do të

mund të kishin dalë nga goja e Ministrit. Nuk kaloi shumë dhe fillojë sesioni i pyetjeve. Shumë kishte të interesuar. Unë bëra pyetjet e fundit ndërsa u fillua me pyetje të ndryshme të karakterit ekonomik por edhe atij politik. Një bashkatdhetarë i yni ndërhyu me plot të drejtë në këtë sesion pyetjesh e përgjigjesh dhe me shumë thjeshtësi dhe logjikë bëri një pyetje me shumë vend: “ ministër... çka po bahet për ata që nuk kanë bukë të gojës ? ti po na jep informata që kemi bo kta e ata po mirë çka bohet me ata që edhe janë shumica e popullit që janë në skamje...???” Të flas kah del shpirti, aty u ndal pasioni, logjika dhe motivacioni i të gjithëve. Disa bile edhe qeshën, se veç ata e dinë mirë se sa lehtë e kanë kur e kanë “veshkën e pshtjellun”. Ministri u desh të varet te një kërkesë krejt natyrale dhe e pa përgatitur dhe kërkojë një laps . Urdhëro i thashë, merre stilolapsin tim. Edhe një copë letre të lutem, Urdhëro i thashë , edhe copën e letrës. Kolegu im duke ndjerë hije kënaqësie , ia ktheu se kështu duken gazetarët e përgatitur, por unë arrita t’i ik atij komplimenti dhe e prita momentin se kur fillon sesioni i përgjigjeve.

Diçka më bëri të ndalojë për një minutë dhe të mendojë pak më dëshpërueshëm. Ngadalë, mendova – unë i dhashë ministrit një stilolaps për të marrë të dhëna për pyetjet nga ne, ai i shënojë vetëm pyetjet . Po mirë, çfarë do të ndodhi me përgjigjet ? ato nuk do të shkruhen me stilolapsin tim? Po pse ? Sepse tanimë lapsi i takon ministrit dhe ai do të hutohet të kthejë përgjigje dhe kështu ti nuk duhesh me u tregu koprrac e me shku me e kërku stilolapsin tënd ministrit. Po mirë, edhe diçka tjetër – atë stilolaps e kisha për merak si të them. Kisha shkruar shumë ide me atë stilolaps , e ndër idetë është edhe luftimi i varfërisë në vendlindjen time, ndihmë të varfërve atje, me atë stilolaps kisha shkruar edhe disa shifra në një copë letre të dërgesave me Western Union për vëllaun tim student i pa punë. Kisha shkruar shumë gjëra me atë stilolaps, kishte mbet si simbol i xhaketës sime modeste në atë xhep përherë – sa herë që më duhej një stilolaps e kisha pikërisht atë. Të them të drejtën fillova të mendojë edhe me mendjemadhi tani. Ministri ma ka marrë stilolapsin, ndoshta jam i pridestinuar që të bëhem ministër , por stilolapsin të mos e kemë. Dilema! T‘ ia kërkoj ajo stilolapsin ??? Pyetsha vehten në Shekspirisht. Kudo që je stilolapsi im , unë u lodha duke mendu për ty , po të urojë gjitha të mbarat, të harxhohesh shpejt por të shkruash në letrën zyrtare të ministrit a fletoren e parashikimeve të tij veç të mira , shifra që do të ndihmojnë atë popull atje të mos jetojë më me $1 në ditë, që të rinjtë të iu gjesh punë, që njerëzit të mos kenë bukën e gojës preokupimin më të madh të jetës së tyre, që dëshmorëve të atdheut të jetojnë mirë e shëndetshëm. Stilolapsi im mos shkruaj shifrat që thonë se kaq më shkojnë mua në xhep e kaq shokëve të mij , kaq miqve të mij, kaq djemve të tezës ose dajave e të tjerë ... refuzo e mos shkruaj gjera të tilla, shtihu gjoja se ke mbaru , ose mbjell pak flakë në atë copë letre, stilolapsi im të uroje gjitha të mirat – mos më zhgënje, Kosova të pret, ne të presim , punë të mbarë nxito.



Transporti falas kudo që të jeni në Londër Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ

Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk


LONDON FEBRUARY 2009

Prapaskenat e fshehjes 12 vjeçare në Angli të ish SHIK-asit të shumëkërkuar uk kanë mjaftuar shtatë orë diskutime mes palëve, në gjykatën e Londrës, për të zgjidhur çështjen e shumë diskutuar të identitetit, rreth personit të arrestuar si Ilir Kumbaro. Në seancën e gjashtë gjyqësore ne gjykatën "City of Westminster Magistrate Court" përfaqësuesja e shtetit shqiptarë dhe avokati mbrojtës i Kumbaros, kanë paraqitur argumentet dhe kundra argumentet në lidhje me identitetin e ish zyrtarit të lartë të ShIK-ut, i akuzuar për zhdukjen e Remzi Hoxhës. Fillimisht gjykatësi Haward Riddle ka dëgjuar dëshminë e Peter Rands oficer i "Scotland Yard" i cli arrestoi Ilir Kumbaron. Sipas tij gjatë kontrollit të banesës ku banonte personi i identifikuar si Kumbaro, është gjetur një patente, me emrin Ervin Kumbaro, i cili sipas certifikatës familjare të Ilir Kumbaros rezulton të jetë i biri. Zoti Rand i tregoi gjykatës rreth gjetjes në banesën e Kumbaros, te një pasaporte jugosllave me emrin Shaqa Shatri. Claire Dobbin përfaqësuesja e shtetit shqiptarë në këtë proces ekstradimi, tha se ky dokument identi-

N

Ekstradimi Ilir Kumbaros

Zbulohet Shaqa Shatri i vërtetë fikimi, pasi i është dërguar për verifikim autoritete të Kombeve të Bashkuara ne Prishtine, ka rezultuar se i përket një qytetari në Kosovë. "Ilir Kumbaro ka adoptuar identitetin e një personi tjetër" ka vijuar prokurorja Dobbin e cila ka paraqitur një tjetër provë e pakontestueshme, se personi i ndodhur në gjykatë është Ilir Kumbaro pasi fotoja e dërguar në Tiranë është parë nga një ish koleg i tij i cili e ka indetifikuar atë pozitivisht si ish drejtorin e SHIK-ut për Tiranë, i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Më tej prokurorja Dobbin, duke ju referuar një sërë dokumentesh nga Ministria e Brendshme britanike Home Office, i tha gjykatës se bashkëshortja e Ilir Kumbaros, zonja Violeka Kumbaro ka kërkuar azil duke përdorur emrin Violeka Shatri. Po të njëjtin veprim ka kryer i vëllai, Dashamir Kumbaro duke u rregjistruar si azilant me emrin Dashamir Shatri. Avokati Xhon Xhons, e ka ndërtuar mbrojtjen duke i thënë gjykatësit se

dokumentacioni që ai ka përpara, dërguar nga pala shqiptare nuk ka vlefshmëri ligjore pasi nuk janë firmosur dhe vulosur nga personi që ka kryer përkthimin i cili duhej të konfirmonte autenticitetin. Zoti Xhons i kërkoi gjykatësit që ai ta pushonte këtë çështje në bazë të pakorektësive në dokumentacion, përfshi mungesën e një dëshmie të Shaqa Shatrit në Kosovë dhe ish kolegut të Kumbaros që kishte kryer identifikimin pasi kishte parë fotografinë e dërguar nga Londra. Gjykatësi Haward Riddle e ka patur të vështirë të marrë një vendim pasi palët duhet të kryejnë përmbledhjen e provave të paraqitura, gjë të cilën nuk mundën ta kryejnë për efekt kohe gjatë kësaj séance. Do të jetë data 10 Mars 2009 ku palët do të thonë fjalën e fundin përpara gjykatësit, i cili do të japë vendimin e tij nëse personi i arrestuar është Shaqa Shatri apo i shumëkërkuari Ilir Kumbaro. Muhamed Veliu

12

12 MUAJ BURG PASI TENTOI HYRJEN ILEGALISHT Andi Hasaj ka tentuar të hy në portin e Doverit me një pasaportë të falsifikuar por është kapur nga oficerët e Agjencisë së ruajtjes së kufirit. Që në seancën e parë gjyqësore në gjykatën "Canterbury Croaën Court" a i ka pranuar akuzuar. Gjykatësi e ka dënuar me 12 muaj burg dhe dëbim në Shqipëri në fund të përfundimit të dënimit.

6 MUAJ BURG PËR PATENTËN FALSE Ecte rrugëve të Londrës duke ngarë një makinë si gjithë të tjerët por një gabim në drejtimin e automjetin i ka kushtuar 6 muaj burg Hyzri Beqirit. Momentin e ndalimit a ii ka treguar policisë një patentë të falsifikuar. Kaq ka mjaftuar për ta arrestuar atë si përdorues të një dokumenti të falsifikuar. Krahas dënimit me 6 muaj burg gjykata "Inner London Croën Court" e ka dënuar Beqirin me 12 muaj mos pasje të drejtë së drejtuari të makinës.

KËRCËNIMI KTHEHET NË BURG Kam mjaftuar një kërcënim ndaj një pësoni tjetër për ta çuar pas hekurave një emigrant shqiptarë në qytezën Luton. Gjykata rajonale ka gjetur fajtor Artur Vaconin, 26 vjeç, në akuzën e ngritur për kërcënim. Atij do ti duhet të vuaj 17 muaj burg për këtë krim që në pamje të parë duket si diçka pa zarar por që në fakt në Angli do të thotë burg.

PAFAJSI "PËRDHUNUShefi Interpol Tiranës Pellumb Seferi: ESIT" SHQIPTARË. "Në Angli jetojnë 100 kriminelë shqiptarë me identitete të rreme, të cilët janë pontecialisht të rrezikshëm për të kryer krime të tjera në këtë vend". GRABISTE PËR TË Britania e Madhe parajsa e BLERË DROGË kriminelëve shqiptarë

Pafajësi. Ky ka qenë vendimi unanim i jurisë në çështjen e Remzi Krasniqit. Sipas policisë ai akuzohej për përdhunimin e një vajze të mitur 16 vjeçare. Juria nuk është bindur nga pretendimet e kësaj vajze e cila fajësonte Krasniqin se ai e kishte përdhunuar. Shqiptari ka fituar menjëherë lirinë në sallën e gjyqit "Luton Croën Court". Nëse ai gjendej fajtor rrezikonte 9 vite burg.

me titull "Të shumëkërkuarit ne UK" në stacionin televiziv ITV. MUHAMED VELIU

ediat britanike vazhdojnë së publikuari fakte të reja se si shtetas shqiptarë të kërkuar nga Interpoli fshihen në Britaninë e Madhe duke kërkuar azil përmes identitete të rreme.

M

Gazeta Sunday Mirror nën titullin " Vrasësi i shumëkërkuar në Shqipëri, jeton këtu si në parajsë" shkruar rreth rastit të Selami Cokajt, i arratisur nga një burg shqiptarë ku vuante dënimin për vrasje dhe grabitje me armë. Megjithëse është një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, Selami Cokaj i cili fshihej në Angli duke përdorur emrin e rremë Valton Gashi, për momentin nuk mund të ekstradohet pasi kërkesa për azil nuk është shqyrtuar ende nga Home Office. Skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard" e arrestoi atë në vitin 2006. Gjykata londineze lejoi që ai të ekstradohet por kur dy oficerë të "Inter-

pol Tiranës" u paraqitën për ta ekstraduar, ai nëpërmjet avokatëve aplikoi për azil. "Ne kemi 11 vjet që po punojmë për ta rikthyer Cokajn në vendin e vuajtjes se dënimit në Shqipëri" citohet të ketë thënë Pëllumb Seferi shefi i "Interpol Tiranës" për mediat britanike. Sipas zotit Seferi është e papranueshme që Selami Cokaj të jetojë i lirë në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ai duhet të vuaj dënimin për krimet e kryera". Gjithashtu shefi "Interpol Tiranës" ka deklaruar se në Angli jetojnë 100 kriminelë shqiptarë me identitete të rreme, të cilët janë pontecialisht të rrezikshëm për të kryer krime të tjera në këtë vënd. Vetë Cokaj i ka deklaruar "Sunday Mirror" se ai nuk është vrasës dhe se kemi të bëjmë me ngatërresë identiteti. Krahas shumë personazheve të tjerë të kërkuar nga policitë europiane, rasti Selami Caokajt do të trajtohet nesër në një emision special

Grabiste në mënyrë që me paratë e sendeve të vjedhura të blente drogë. Gjykata e krimeve në Northampton ka dënuar me 18 muaj supervizim nga "probation office" Bledar Pukën. Ai ishte përfshirë në grabitjen e shtëpive pasi ishte përdorues droge. Po ashtu nëse ai nuk do të dojë të provojë shijen e burgut, duhet të ndjekë kurse reabilitimi për të ndaluar përdorimin e drogës.

LUCA, GRABITËSI DHUNSHËM Grabiste duke përdorur dhunë por shumë shpejt do të përballej me drejtësinë. Endi Luca kishte nisur karrierën e një grabitësi të dhunshëm, krim për të cilën është dënuar me një vit burg. Në procesin gjyqësor zhvilluar në gjykatën e "Blackfriars Croën Court" ndaj tij rëndonin dy akuza. Grabitje dhe grabitje në rrethana rënduse me përdorim dhune.

TENTOI TË PËRDORË THIKËN Nuk ka mjaftuar goditja me grushta nga një personi tjetër por ka tëntuar të përdorë një thikë. Ngjarja ka si protagonist Driton Krasniqin banues në zonën Derby. Juria e ka gjetuar atë fajtor ndërsa gjykatësi e ka dënuar me dy vite e gjysëm burg.


LONDON FEBRUARY 2009 NGA EMANUEL BAJRA Nuk duhet të tallemi por me të vërtetë sot ekonomia globale është e njësuar më shumë se kurrë ndonjëherë, duke përfshirë këtu edhe kohën e “ Silk Route”, “Silver route”, “Spices route “ si edhe globalizmin e fillim shekullit XX. Ky globalizim i ekonomisë duke u transformuar prej një ekonomie individuale perëndimore dhe duke u shndërruar në një ekonomi monoplacide, multi-kulturale dhe multiofertuese, krijojë edhe rrezikshmëri të lartë sa i përket vetë elementeve të saj të funksionimit. Sot “Credit Crunch “ mund të jetë një ndër krizat që ekonomistët preferojnë ta quajnë si “krizë” me qëllim të dhënies së një kuptimi të përkohshëm – e ndërsa unë do ta quaja fenomen pasi që i kap të gjitha elementet e një fenomeni të pa shpjegueshëm në aspektin e pasojës ose pasojshmërisë sikurse mund ta quajmë. Që nga fillimi i këtij fenomeni në të gjithë spektrin global ekonomik – u pushuan zërat e deridjeshëm se paraja mund të fitohet edhe pa djersë të madhe , se ajo mund të fitohet edhe pa ngritje nga karrigia e një zyre në “Wall Street” apo “City”, apo mund të fitohet edhe me anë të përdorimit të një kompjuteri ku manipulimi i çmimit të tregjeve është përditshmëri e shpeshtë, apo edhe ku mund të bësh “Short selling” dhe të i marrësh tregjet e bankat në qafë. Ekziston një kulturë shumë e çuditshme në mesin e individëve që mbështesin kapitalizmin vetëm si forcë materiale e kurrsesi si forcë ideologjike – se paraja mund të justifikojë të kaluarën pa pasur nevojë të shpjegosh të tashmen, me një fjalë mund të përsëritësh të kaluarën po që se edhe nuk ke kuptuar edhe aq shumë prej saj. Sikurse në rastin e lëmit ekonomik sot, të gjitha prerogativat e një krize të madhe ishin sinjalizuar që në mesin e ciklit ekonomik që kishte filluar në fillimin e viteve 90-ta, kishte vazhduar me një rritje marramendëse përgjatë tërë viteve 90-ta dhe kishte mbaruar në fillimin e viteve 2000-ta pikërisht me rënien e ENRON-it më 2001. Pa shmangur këtu edhe koncepcionet politike, mund të konstatojmë se procesi politik i mbarë, kishte ndikuar që zhvillimet ekonomike të reduktohen pak më shumë që nga ardhja në pushtet në SHBA e ideologjisë NeoKonservative që njihet me termin akademik. Figurat si Richard Perle, Paul Wolfowicz të mbështetur nga dorë të fuqishme si ajo e Dick Cheneyt, Donald Rumsfeld – arritën që të ripërtërijnë ndërtimin e një ideologjie që kishte filluar pikërisht me periudhën e Presidentit Reagan në fuqi gjatë viteve 80-ta. Shumë akademik në fillimin e viteve 90-ta kishin menduar se fundi i “luftës së yjeve” si projekt ideologjiko-politiko-kapitalist kishte mbaruar dhe me ardhjen e Klintonit në fuqi do të arrinte që të mbulonte këtë hije të luftës së ftohtë dhe ri-zbulimin e një drejtimi të ri të fuqisë Amerikane. Asaj që iu referua Senatori John Kerry në dëgjimin e datës 12 janar se “Amerika po kthehet” tanimë mund ta sinkronizojmë si një rrugë e përsërit-

13

Si të përkufizohen pafundësitë e kapitalizmit post-modern? shme e ciklit ekonomik por këtë radhë me terma politik – ardhja e Obamës në fuqi do të jetë asgjë tjetër përpos një përsëritje e vitit 1993, 22 Janar Capitol Hill – Inaugurimi i Presidentit Klinton si president I 42-të. Po mirë këta lakejtë ideologjik sikur që kanë marrë përsipër që të justifikojnë edhe veprimet ekonomike – kam fjalën për ideologët e “thinktankeve” Amerikane siç është ajo e “Carnegie”, “American Enterprise Institute”- këtu në Britani të Madhe “ Adam Smith – Institute” , “CPS”, “IPPR” e të tjera – kanë arritur që të zhveshin problemet e ideologjisë praktike të kapitalizmit duke u munduar që ekonomikisht dhe me terma e teori ekonomike të ri-zbukurojnë kapitalizmin dhe ta shpallin atë si sistem I ripërtërirë në një shekull të ri. Sa kanë të drejtë këta dhe pse ndodh pikërisht kjo ? Robert Keagan një Akademik Konservator që parashikonte fitoren e Bushit në vitin 2000 – konstaton së fundmi se ideologjitë në sistemin Amerikan do të jenë gjithnjë dyanësore d.m.th do të jemi dëshmitarë të një tërheqjeje dyanësore ideologjike të dy ideologjive të vetme – e para do të jetë ajo e krahut të djathtë e personifikuar me pushtetin Republikan dhe tjetra është pikërisht ajo e qendrës së majtë por me substanca politike-toksike të djathta që personifikohet me Pushtetin demokrat. Nuk është e habitshme kjo pasi që të dy krahët historikisht kanë ndjek njëratjetrën dhe politikën dinamike të njëra tjetrës duke bërë të mundur kështu që politik-bërja e njërës përgjatë rrugës në administrim do të ruhet në politik-bërjen e tjetrës kur të marrë pushtetin. Disa analistë/ekonomistë si Joseph Stiglitz apo edhe Nobelisti i vitit 2008 në fushën e Ekonomisë Paul Kruggman konstatojnë se kjo do të jetë e pa mundur nën administratën Obama, pikërisht për arsye se Obama është i majtë ideologjikisht dhe shumë i djathtë në aspektin e implementimit të planit të tij për administratën e re. Ai ( Obama) ka dhënë fjalën se do të ndjek një kurs ku të gjithë Amerikanët do të jenë më mirë, do të jetojnë më mirë, do të punojnë më shumë , do të kenë më shumë para në xhirollogari dhe xhepat e tyre – e shumë e shumë premtime të tjera. Këto të gjitha ndërlidhen me presionet ideologjikë që u ndërtuan me kohë të gjatë në kohën e presidentit Klinton si edhe përgjatë presidencës termit të parë të Bushit deri më 2004. Konstatimet e Keagan se tërheqja e dy ideologjive nga të dy anët e polit politik , është vlefshëm deri në një nivel të caktuar, pasi që nuk mund të mbështetet definitivisht si pasojë e mos definimit të politikave të Obamës në kohë më shumë se sa është dashur. Por në anën tjetër ky konstatim i tij mund të konsiderohet edhe si i pjekur si rezultat i eksperiencës ne vitet e kaluara pikërisht në kohën e marrjes së

pushtetit nga Roosevelt në vitin 1930 ( koha e depresionit më të madh ekonomik në botë ). Me ardhjen e tij në pushtet Roosevelt revolucionojë tërë sistemin politik dhe ekonomikoshoqërorë Amerikan dhe me implikime globale botërore – në një mënyrë a tjetër ai ndihmojë që edhe ardhja e Hitlerit në Pushtet në Gjermani të jetë e lehtësuar pasi që shtrëngimi në liberalizimin e kredive ndërkombëtare dhe kombëtare Amerikane, lëvizja e ngurtë e kapitalit të akumuluar Amerikan nëpër Evropë dhe botë gjetkë mundësojë që Koinfidenca e publikut Gjerman në proceset politike konvencionale të humbet dhe që ekstremi i djathtë i personifikuar me NSDAP-në e Hitlerit të fitojë pushtetin më 1933. Sot në teorinë politike Kapitalizmi nuk njeh kufijtë teorik që mund ta përcaktojnë atë si Amerikan, Evropian apo Aziatik . Shumë herë përdoren përmasa të ndryshme të shpjegimit të këtij sistemi. Një gjë është më se e qartë se periudha kur njerëzit nuk kanë dashur të shprehin interes në lidhje me atë se çka vendoset për ta apo se si vendoset për ta tashmë ka kaluar – Njerëzit sot janë më shumë të interesuar për fatin e tyre dhe vendimet që merren në emër te tyre. Duke u bazuar në figurat e fundit që kanë të bëjnë me nivelin e borxhit kombëtarë në SHBA dhe MB, shihet qartë se si rezultat i politikave të lira të fleksibilitetit të muskujve kapi-

talist që janë financat – është arritur që niveli i madh i borxheve të jetë sindromë dhe pasojë për të ardhmen e popujve pro-kapitalist ose që detyrimisht iu nënshtruan këtij sistemi sepse alternativa ishte neglizhenca dhe harresa e përhershme. ( Shih figurën )

Në anën tjetër të Atlantikut “gjërat bëhen disi ndryshe nga ne Anglezët “ më thotë një kolegu i imi – Duke mezi pritur që të ushtrojë pak më shumë presion që të më rrëfej më shumë mbi perceptimin e tij ai më përgjigjet me plot dëshirë në interesat e mia : “ Në Britani të Madhe njerëzit kanë dëshirë të jetojnë mirë, me më pak para por mirë me standard më të mirë , ata kanë dëshirë që të mos iu prishet rehatia e tyre jetësore e familjare , ata ndjekin standardin e tyre të jetesës dhe për ta bërë këtë ata kursejnë më shumë se Amerikanët, janë më vetëkritikë se ata, punojnë paralel në orë pune për kokë banori, dhe më shumë e përqafojnë kapitalizmin që vetë e krijuam atë të Adam Smith dhe Thatcher se atë Amerikan – mos harro se Amerikanët nuk kanë shtet të mirëqenies e ndërsa ne në MB e kemi dhe shumë të madh bile sepse ato janë të tëra kursime të gjeneratave të baballarëve tanë dekada e shekuj më herët...Amerikanët janë më kavalierë me jetën e tyre.” Ky konstatim i tij më bëri të mendojë për jo pasojat e konstatimit si filozofi e të menduarit individual por vetëm si nevojë e analizës

së thuktë e sintetike që mund të adaptohet në trajtimin e temës më sipër. Është më se e vërtetë se ajo çka sugjerohet lartë është karakteristikë e formës që këto dy shoqëri kanë marrë me kalimin e kohës duke u influencuar nga dy rryma të ndryshme në fillimin e shekullit XVII . Njëra rrymë ishte pikërisht rryma e lirisë njerëzore e udhëhequr nga krijuesit e kombit Amerikan ( Founding fathers ) me shpalljen e pavarësisë së Amerikës më 1776 ndërsa tjetra është revolucioni që kishte filluar në industritë e para të mëdha që kishte parë bota e civilizuar pikërisht në “ fabrikat për bërjen e gjilpërave “ të Adam Smith. Siç edhe mund të shohim qartë ideologjia e kapitalizmit të vjetër është plotësisht i adaptueshëm në kohën moderne jo vetëm si pasojë e rezultateve të mira apo edhe dështimeve të mëdha në sistem dhe proces por edhe si rezultat i pasionit, dëshirës dhe imponimit të kohës e rrethanave. Sot në vigjilje të shekullit të ri kemi presidentin Obama që do të na diktojë se ku do të gjendemi në fillim shekullin e kaluar, politikisht, kulturalisht e sociologjikisht pyetja është e pa shmangshme se çdo aspekt i vendim-marrjes do të jetë udhërrëfyese edhe si pasojë edhe si rezultat. Tash varet e tëra nga pasioni ynë se sa do të jemi në gjendje të ndjekim këshillën dhe alternativën e vetme, Deshëm apo s’deshëm ne.


LONDON FEBRUARY 2009

14

AVENTURA NË SHQIPËRI, impresionet e një turisti anglez azeta angleze Daily Camera shkruan për Shqipërinë, impresionet e një gazetari të saj. Në këtë artikull ai tregon të mirat dhe të këqijat e Shqipërisë. I mahnitur nga mikpritja por edhe i çuditur nga ndërtesat shumëngjyrshe “si vezët e pashkëve”, nga makinat e amortizuara si dhe nga plehrat e kaosi i vërtetë i stacioneve të autobuzëve. “Shqipëria më la impresione të paharrueshme, më të mira se çdo vend tjetër që kisha vizituar”- mbyll artikullin e tij gazetari i Daly Camera.

G

Pasi kalova disa ditë nëpër Shkup të Maqedonisë, një vend i vogël dhe i lezetshëm, pashë një autobus që udhëtonte natën për në Shqipëri. Ishte ky një vend tjetër që më tërhoqi vëmendjen. Megjithëse të gjithë miqtë e mi më thanë të mos shkoja, unë u nisa, pasi asnjë prej tyre nuk kishte qenë vet në këtë vend. Shqipëria ka kohë që është në listën e zezë të udhëtimeve turistike. Por unë doja të vizitoja një vend me reputacion të tillë, isha shumë kurioz. U shqetësova pak në autobusin që udhëtonte natën pasi kishte vetëm dy

burra, dy shoferët dhe unë. Por kuptova më pas që ishin shumë mikpritës dhe të dashur, megjithëse nuk dinin asnjë fjalë anglisht më lanë të kuptoja se ishin vërtet të mirë. Ata provonin të më jepnin kafe dhe ushqim sa herë ndalonim.

shme të më shoqëronte në stacion. Dukej se stacioni për në Sarandë kishte ndrruar kohët e fundit. Ne shkuam aty ku ajo mendonte se ishte por kur nuk gjetëm gjë, pyeti njerëz të tjerë dhe më në fund ja arritëm të gjenim stacionin e

Zbrita nga autobusi në orën 5 të mëngjesit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Nuk kisha asnjë ide se ku ndodhesha. Gjëja e parë që më ra në sy ishte se çdo ndërtesë kishte një ngjyrë të ndryshme. Do thosha që më ngjanin si vezë pashkësh. Ngaqë kisha dëgjuar se këtu shumë pak njerëz flasin anglisht, isha përpjekur të mësoja sa më shumë fjalë dhe shprehje në shqip. Transporti në Shqipëri ishte shumë absurd. Nuk kishte stacione autobzi dhe gjithandej mund të shikoje plehra. Pyeta një vazjë se ku niset autobusi për në Sarandë. Ajo qeshi me shqipen time të tmerrshme dhe u mundua me të gjitha forcat të ma tregonte, por nuk mundi të thoshte më shumë se 10 fjalë anglisht, kështu që vetëm murmuritëm me njëri- tjetrin. Por u tregua e gat-

ri. Kur arritëm në stacion një skuadër e madhe u bashkua me mua për të më treguar ku ndodhej autobusi për në Sarandë. Kur e gjeta më në

fund, të gjithë më shtrënguan dorën e më uruan rrugë të mbarë. Shoferi i autobusit nxorri nga xhepi paratë që unë duhet të paguaja dhe nuk u mundua aspak të ma hidhte, megjithëse unë se kisha idenë e parave shqiptare. Në autobus pas meje u ul një vjazë 10vjeçare e cila fliste një anglishte të shkëlqyer. Ne folëm për gjëra që mund të fliten me një vajzë të këndshme 10vjeçare. Sa herë që autobusi ndalonte njerëzit përpiqeshin të më tregonin se ku të bleja për të ngrënë. Më pëlqeu jashtëzakonisht kjo sjellje e tyre. Ata mund të mos flasin anglisht por kjo ishte edhe aventura e këtij udhëtimi. Sa herë më duhet të paguaja nxirrja nga xhepi të gjitha paratë që kisha dhe ata merrnin sa donin, por asnjëherë nuk u përpoqën të ma hidhnin.

Njerëzit e shikonin se isha i huaj dhe më ofronin kafe e përpiqeshin të komunikonin me të gjitha mënyrat, qoftë edhe duke thënë Hello!. Ajo që ishte e keqe në këtë vend ishin makinat e amortizuara si dhe plehrat. Gjithashtu të vrisnin sytë 700 mijë bunkerë të ndërtuar kudo, nëpër fusha, male, ngado. Një shqiptar që kishte jetuar në Kanada dhe që sigurisht e fliste shumë mirë anglishten më tha se kosto e ndërtimit të një bunkeri është e barabartë me koston e një apartamenti një plus një. Kjo është shumë për një vend të varfër. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shqipëri, mikpritja ishte e pafundme. Kushdo që fliste qoftë edhe dy fjalë anglisht ishte i gatshëm për të më folur dhe të ndante me mua pjesë nga vendi i tij. Për këtë arsye ndoshta Shqipëria më la impresione të paharrueshme, më të mira se çdo vend tjetër që kisha vizituar.

JR JONES SOLICITORS Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


LONDON FEBRUARY 2009 PËRGATITI: PRANVERA SMITH & MARSELA HOXHA ë këto ditë të ftohta Janari, Birmingham-i sikur është “ngrohur” nga gumëzhima e fëmijëve shqiptarë, të cilët, te shoqëruar nga prindërit e tyre, vinin për t’u regjistruar në klasat e sapo - hapura te Shkollës Suplementare Shqipe. E Shtuna, më 17 Janar 2009 shënoi ditën e parë të fillimit të një viti të ri ku gjuha shqipe dhe mësimi i saj përbën një nga objektivat kryesore te këtij projekti njëvjeçar, i cili u mundësua nga “Aëards for All” Ishte kënaqësi tek shikonim fëmijët me një buzëqeshje si rralle ndonjëherë, kur mësueset e tyre te dashura, Orjeta Kolonja dhe Eriola Prifti, i prezantonin ata me shokët dhe shoqet e tyre të klasës. Mësueset tona shumë të talentuara po punojnë me një program intensive dhe mjaft tërheqës për të asistuar fëmijët, disa prej të cilëve flasin shumë pak ose aspak shqip. Tek bisedoj për mbarëvajtjen e mësimdhënies mësuese Orjeta shprehet: “Si prind e vlerësoj si tepër të rëndësishme që fëmijët të kenë mundësi të prezantohen me traditat dhe kulturën e vendit si pjese e identitetit të tyre dhe njëkohësisht nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe mundësohet një komunikim më i mirë ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Detyra jone si mësuese është që të krijojmë atmosferën e duhur të të mësuarit dhe ta bëjmë atë sa më interesante për fëmijet”. E ndërkohë mësuese Eriola vazh-

N

15

Fondacioni I Shqiptareve Etnik në Midland (MEAF), tashmë ofron edhe mësimin e gjuhës shqipe don “Çfarë i bën interesante këto klasa, është se fëmijët janë kuriozë të mësojnë fjalë të reja dhe të pasurojnë fjalorin e tyre për të shprehur idetë dhe mendimet në gjuhën amtare, si dhe dëshira e prindërve për të mbajtur gjalle dhe zhvilluar gjuhën shqipe për brezat e rinj”. Gjer tani janë regjistruar 29 fëmijë të moshave nga 4-13 vjeç. Nxënësit mësojnë ne dy klasa me grupmosha nga 4-7 vjeç dhe 8-13 vjeç. Klasat shqip zhvillohen çdo të Shtune nga ora 10.30 paradite deri ne 13.30 pasdite në Kolegjin privat: Empire College, City Gate, 2bd Floor, 25 Moat Lane, Digbeth, Birmingham, B5 5BD. Kjo ndodhet në qendër të Birminghami-it dhe kjo gjë e ka lehtësuar udhën e prindërve të cilët shprehen se janë shumë të lumtur me mënyrën e organizimit të tyre dhe gjithçka është e koordinuar mjaft mire. Në organizatën e MEAF it,

ne kemi një experiencë të mirë pune, në realizimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe, një aktivitet të cilin e kemi filluar që në vitin 2005. Ky projekt është një domosdoshmëri për tu ardhur në ndihmë prindërve në edukimin e fëmijëve të tyre, këtij brezi të ri, të cilët po rriten dhe edukohen nën kujdesin e sistemit arsimor britanik. Mbartja dhe trashëgimi i gjuhës, zakoneve dhe traditave të të parëve tanë, në një vend me një shumëllojshmëri kulturash dhe gjuhësh, përbën një angazhim madhor, dhe është një nga objektivat tona kryesore. Duke e parë rendësin që ka njohja e Web address: www.davis-co.co.uk gjuhës, kulturës email: davis@davis-co.com dhe traditave Davis &Co Chartered Certified Accountants ofron per ju nje seri sherbimesh ne fushen financiare dhe investuese sipas kerkesave te klienteve. tona komMe reputacion qe ne vitin 1900, klientet tane variojne nga compmanite e medha ne biznese te mesme perfshire firma nderkombetare. bëtare, me të gjithë përbërjen NE GJITHASHTU OFROJME SHERBIME FINANCIARE PER INDIVIDE. e saj si një nga • • Taksa personale - Self Assesment Tax Return kulturat më të • Shqyrtim ne detyrimet taxore personale apo biznes. pasura dhe të vyera në Tax Enquiry & Investigations s h k a l l ë • Accounts, personale & kompani. botërore, ne si shoqate jemi - Business and Personal Accounts vërtet të privi• Consulte financiare & planifikime legjuar të ndih- Financial / Mortgage Advice & Planning m o j m ë komunitetin • Fomim kompanie-New Company formation tone për t’ua • Vat Returns, Payroll, përcjellë këtë thesar këtyre • Business and personal free initial consultation brezave të ri. Office: 0845-644-2070 ( at UK Local Rate) Duke Linda Dajci, Andrew Davis FCCA Cert PFS jetuar në ambiente ku gjuha angleze është kryesore në jetën e tyre të përditshme, në shkollë e shoqëri, fëmijët Davis & Co is a trading name of Davis & Co LLP, a Limited Liability Partnership Registered in Engjanë të lumtur land & Wales, Registered number OC309721Registered as auditors and regulated for a range që të vijnë së of investment business activities by the Association of Chartered Certified Accountants. bashku për të

CHARTERED CERTIFIED ACCOUNTANTS

Shqip telefono Linden : 07590651797 Hamilton House, 1 Temple Avenue, Victoria Embankment, London, EC4Y 0HA

mësuar gjuhën e prindërve të tyre, dhe njëkohësisht edhe për tu takuar me shoke dhe shoqe të reja të së njëjtës kombësi.

MEAF VIP (VERY INVOLVED PARENT) GROUP. Ky program ka si qellim te realizoje edhe disa objektiva te tjera: Me hapjen e klasave shqip ne kemi bere te mundur qe prindërit e këtyre fëmijëve, të cilët ndonëse jetojnë jo larg njëritjetrit, të takohen dhe shkëmbejnë biseda me njeri-tjetrin. Tek sjellin fëmijët e tyre në shkolle apo gjate kohës që fëmijët mësojnë shqip, prindërve u krijohet mundësia që dalin në qytet, qofte për të blerë diçka ne tregun e madh te Birminghami-it, apo për të pirë diçka duke biseduar së bashku ne lokalet e bukura te Bull Ring - ut. Se shpejti ne shpresojmë të organizojmë ëorkshope me tema sipas dëshirave dhe nevojave te tyre. Z. Dritan Dema, Kryetari I Bordit Drejtues të MEAF-it, duke bashke - biseduar rreth këtij projekti me prindërit, mësuesit dhe bashkëpunëtoret e MEAF-it shprehet: “Ne jemi shumë mirënjohës të gjithë prindërve të këtyre fëmijëve të cilët, me pjesëmarrjen e tyre aktive, shprehin vlerësimin dhe mbështetjen e tyre te plote në këtë projekt, i cili ka një potencial mjaft te madh jo vetëm për ata, por për mbarë komunitetin tone, ne Midlands”. Ne fjalën e tij ai vazhdon: “Ne si komunitet ne përgjithësi, dhe si organizate e MEAF-it në veçanti, kemi pasur fatin e madh të kemi mes nesh njerëz kaq të talentuar dhe të përkushtuar për ta çuar përpara integrimin e komunitetit tonë në vendin ku po punojmë dhe jetojmë”. Znj. Pranvera Smith, punonjësja e MEAF-it, znj Eriola Prifti, znj Orjeta Kalari, mësueset e MEAF-it si dhe shumë e përkushtuara dhe e palodhura Marsela Hoxha, menaxhere e tyre, së bashku po bëjnë një pune mjaft cilësore ne nisjen dhe realizimin me sukses të këtij projekti. Ndonëse momentalisht gjuha shqipe mësohet vetëm në Birmingham, misioni ynë nuk përfundon këtu. Iniciativa dhe objektivat tona për të ardhmen janë që klasa të tjera të hapen në të ardhmen e afërt jo vetëm në Birmingham, por edhe në zonat përreth, të cilat janë të banuara nga shqip-

tarë, si në: Ëolverhapmton, Coventry, Leicester etj, kudo ku që jete nevoja dhe te kemi mundësinë. Përveç fillimit të klasave shqip, MEAF ka një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish në të cilat po punon momentalisht: Si në të gjithë botën shqiptare, festimi i 1 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës po pritet me shumë entuziazëm dhe punonjësja e Fondacionit së bashku me koleget e saj si dhe me vullnetaret e MEAF-it po punojnë në organizimin e kësaj feste të madhe, si dhe në përkujtimin e të gjithë martirëve që dhanë jetët dhe ndërtuan Kosovën e lirë me gjakun e tyre. Gjate vitit 2009 ne dëshirojmë te bëjnë të mundur gjithë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e mbare shqiptarëve të të gjitha moshave. Ndër aktivitet kryesore qe do te zhvillojmë gjate këtij viti mund të përmendim: Festen e Pavarësisë se Kosovës ne muajin Shkurt, festat shqiptare të nënës dhe mësuesit në Mars, Grupi VIP, Dita kombëtare e fëmijëve shqiptarë në Qershor, pjesëmarrja dhe aktivizimi në Javën e refugjatëve e cila organizohet çdo vit në Qershor, programi i verës për fëmijët shqiptarë, grupi i kërcimtarëve, skuadra e futbollit si dhe aktivitete te tjera sportive. Për t’i përmbushur me sukses te gjitha këto aktivitete si dhe për të zhvilluar aktivitete te tjera, te reja, ne te ardhmen, ne kërkojmë ndihmësen dhe gjithëpërfshirjen tuaj te plote ne këto veprimtari. Gjithashtu dëshirojmë të dëgjojmë nga ju çdo ide, sugjerime, komente apo komplimente, te cilat i shërbejnë mbarëvajtjes dhe zhvillimit sa me efektiv te organizatës se MEAFit, në shërbim te komunitetit shqiptar në Midlands.

Ju mund te na kontaktoni përmes faqes sonë te internetit www.meaf.org.uk, emailit: info.meaf@gmail.com ose duke na shkruar në adresën e mëposhtme: MEAF 1st Floor Ravenhurst Street Camphill Birmingham B12 0HD Tel. 0121 7711 631 Nga te gjithë ne në MEAF ju faleminderit dhe ju urojmë suksese dhe një vit të mbarë 2009!


LONDON FEBRUARY 2009 I dashur Babagjysh, di që kjo letër po të vjen me vonesë, por të më ndjesh se nuk munda të rri pa të shkruar. Nuk di nëse gjatë kalimit tënd nëpër Londër, pate rastin të mësosh diçka për komunitetin shqiptar në Britani. Se mos ke takuar (dhashtë Zoti jo) ndonjë prijës të komunitetit. Është shumë e ngatërruar kjo puna e prijësve. Në të vërtetë ata janë burra oxhaku që vdesin për pak “ballë oxhaku”.

E

Njësha të vërtetë, njësha të papërsëritshëm. Parimi i tyre bazë është “unë jam”. Unë kam unë dhe vetëm unë askush më shumë se unë nuk ka bërë, unë jam i papërsëritshmi, unë jam më i madhi, më i patundshmi, Sikur ta shikonin veten babagjysh do të ngjanin as më pak as më shumë sesa si gjeli majë plehut, e asgjë më shumë. Kaq e komplikuar është kjo puna e shoqatave sa zor të merret vesh prej teje babagjysh e unë kam frikë se s’mund ta shpjegoj me pak rreshta. Për një pjesë të mirë të opinionit publik këtu në Britani këto shoqata janë asgjë më shumë se banda ekspertësh që dinë të marrin para “në emër të komunitetit” dhe që janë bërë të pasur. Kemi lexuar në disa numra të gazetës shumat marramendëse që kanë marrë. Pothuajse asnjë nuk i ka publikuar këto shuma në ueb-faqet e tyre, sepse nuk duan që ta marrin vesh të tjerët sidomos stafet e tyre, sidomos ata që punojnë falas, vullnetarët. Dhe vetëquhen fisnikë, i dashur babagjysh, dhe këta kokoshat kushdo që i pyet prezantohen si përfaqësues të komunitetit. Nuk ka rëndësi nëse dinë apo jo anglisht, nuk ka rëndësi nëse janë në gjendje që të prezantojnë apo të mbrojnë një çështje shqiptare, (psh tek një parlamentar anglez) apo çfarëdo qoftë, rëndësi ka që janë të parët, gjenialë të papërsëritshëm që dinë gjithçka. Në të shumtën e rasteve janë mësues, por që dinë nga të gjitha, apo nuk ka zot që t’i bindë se ata duhet të gjejnë qoshen e tyre. Por si pasojë e parave të publikuara, disa kokoshë të fjetur janë rizgjuar dhe i kanë hyrë punës seriozisht për krijimin e shoqatave të reja, por që askush si pengon ata që të thonë se i kanë themeluar këto shoqata kohë e vite më parë, se kanë kontribuar për komunitetin sa s’ka ku të shkojë më shumë, se kanë punuar që para luftës në Kosovë, që puna e tyre s’është reklamuar ashtu siç duhet. Emrat e shoqatave zakonisht zgjedhen kryesisht burra shteti, figura të shquara kombëtare dhe aty dëshmohet fuqia e tyre. Prej pesë vitesh një tip “lali” thotë se ka një shoqatë dhe e ka quajtur shoqata shqiptare “Ismail Qemajli”. S’ka burrë t’ia mbushë mendjen “lalit” se ai është “one show man” dhe që prej pesë vitesh nuk është parë gjëkundi, nuk ka bërë asnjë...Por e rëndësishme është se ai ka zaptuar atë emër dhe as

16

Letër (e vonuar) Babagjyshit të Vitit të Ri që guxon kush t’ia marrë. Por edhe të tjerët nuk janë mbrapa. Bisedat e rëndomta që zhvillohen mes tyre kanë të bëjnë me fuqinë e shoqatave. -Cila është më e forta? -Më e fortë është shoqata “Ismail Qemajli” apo “Faik Konica”?. -Po jo ore më e forta shoqatë është shoqata “Sylejman Vokshi” ...Çka po thu bre njeri? Po ku ka shoqatë më të fortë se shoqata “Isa Boletini”? E kështu vazhdon lufta mes shoqatave dhe kokoshat vdesin të bëjnë ndonjë mbledhje nga ato tipiket e stilit komunist, ku raportohet me laps dhe letër, ku bëhet mbajtje protokolli, ku ideohen kope shoqatash, por largqoftë asnjë shoqatë nuk ndihmon tjetrën. Kështu psh. ndonjë shoqata që ka marrë fonde dhe i di rrugët sesi të marrë fonde, kurrsesi nuk u tregon kokoshëve të tjerë se si ta regjistrojnë shoqatën, se si ta bëjë atë funksionale. E sa të bezdisshme behën këto kopetë e shoqatave dhe po bëri vaki që nuk u botohet ndonjë shkrim, vazhdon ligjërimi i tyre se si ata janë më të mëdhenjtë, më të paparët dhe se këtu po luhet lojë e rrezikshme kundër tyre. Këto bashkime shoqatash (kope

shoqatash është pak e rëndë) të kujtojnë një histori të dhimbshme në Shqipëri. Në fakt ishte një grupim që quhej “Bashkimi për Demokraci”. Po se ku ishin mbledhur ata pleq, por krijonin një union të paparë. Mosha e tyre mesatare ishte rreth të gjashtëdhjetave. Çdo javë jepnin konferencë për shtyp, dhe atë deklaratën e lexonin me radhë. Zakonisht shkonin maksimumi deri në tre gazetarë të djathtë (që ishin të detyruar të shkonin), dhe aty plaste sherri se kush duhej t’i përgjigjej atyre dy tre pyetjeve. Pas konferencës për shtyp ata dilnin në kafe dhe paguanin kafet

“Nuk ka rëndësi nëse dinë apo jo anglisht, nuk ka rëndësi nëse janë në gjendje që të prezantojnë apo të mbrojnë një çështje shqiptare, (psh tek një parlamentar anglez) apo çfarëdo qoftë, rëndësi ka që janë të parët, gjenialë të papërsëritshëm që dinë gjithçka. Në të shumtën e rasteve janë mësues, por që dinë nga të gjitha, apo nuk ka zot që t’i bindë se ata duhet të gjejnë qoshen e tyre” me radhë. Kjo histori vazhdoi deri në zgjedhje ku thuajse asnjë nga këta legjendarë nuk u zgjodh as deputet... Mbase ishte shumë e gjatë kjo histori Babagjysh, por të lutem nëse je akoma nëpër Londër, nëse akoma ke fuqi magjibërëse, mundohu që t’i bindësh këta kokoshë, që të zënë ndonjë vend të ngrohtë në shtëpitë e “kancullit” dhe t’ua lënë të rinjve të punojnë. Mundohu t’i bindësh kopetë e shoqatave, që realisht të

bashkëpunojnë me njëri tjetrin, jo vetëm të demonstrojnë zërin e tyre, por të ndihmojë në mënyrë efikase njëri tjetrin që së pari të kuptojnë rolin e tyre, t’i regjistrojnë ligjërisht ato shoqatat dhe të punojnë për komunitetin dhe jo të gjejnë mënyra për t’i zhvatur ata.

P.S (Çdo ngjashmeri me keto foto është tejet e rastësishme)


LONDON FEBRUARY 2009 PËR DIJENI; Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesisë së Tij Z. Zef Mazi Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesisë së Tij Z. Muahmet Hamiti

Zotërinj drejtues të këtyre shoqatave, Ne si redaksi e “The Albanian” u gëzuam shumë, që ju jeni mbledhur për të festuar një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit tonë; 1-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Mbase nuk ishte shumë i rëndësishëm fakti se në këtë “bashkim” nuk janë përfshirë shumë shoqata të tjera simotra, por ne kemi vendosur të mbështesim fuqishëm shqetësimet e drejta të shumë e shumë qytetarëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët na kanë kontaktuar gjatë këtyre ditëve, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë, jo vetëm mbi funksionimin tuaj, marrjen e fondeve në emër të shqiptarëve dhe mungesën e shërbimeve reale për shqiptarët e këtushëm, por aktin e fundit flagrant të zhvatjes së shqiptarëve duke caktuar biletën prej £10, në aktivitetin e parashikuar prej jush, me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Vërtet nuk e kuptojmë se cilat mund të jenë shkaqet që ju çuan ju zotërinj drejtues të shoqatave, në marrjen e një vendimi të tillë, dhe kurrsesi nuk dëshirojmë ta besojmë se ju zotërinj jeni shndërruar “në tregtarë flamujsh”, por vërtet mendojmë se është i papranueshëm një çmim i tillë. Ne kemi publikuar faktet që shoqatat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, marrin fonde në emër të shqiptarëve, që shkojnë deri në 1 milion paund në vit.

Letër e Hapur Drejtuar “Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në MB”, pjesëmarrëse në aktivitetin me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës” Zotërinj! Ka një mospërputhje tmerrësisht të madhe, mes asaj që ju flisni nëpër tribuna dhe asaj çfarë ju ofroni për komunitetin, aq më tepër për rastin e fundit që mund të konsiderohet si tepër i turpshëm, duke zhvatur shqiptarët në ditën historike për ta, ose në rast të kundërt duhet të pranoni se kurrë nuk keni qenë të sinqertë, kur ju flisnit për Kombin, për Atdheun, për Kosovën e kështu me radhë.

Cili prej jush mund të kundërshtojë faktin se vetëm 1% e fëmijëve shqiptarë në Britani e studiojnë gjuhën shqipe? Cili prej jush bëri që kjo shifër të rritet, aq më tepër që keni së paku 5-vjet që ushtroni shërbimet tuaja për komunitetin shqiptar në MB? Cili prej jush mund të krenohet për shërbimet që ofron, kur për pjesën tuaj dërrmuese, komuniteti as që e di emrin e shoqatës që përfaqësoni, apo çfarë shërbimesh ofroni, ndërkohë që të gjitha shoqatat tuaja janë të përkufizuara si shoqata shqiptare?

Vetëm kështu ju do të dëshmonit, që vërtet i besoni atyre fjalëve që ju vetë i deklamoni në fjalimet tuaja të zjarrta nëpër tribuna.

A nuk ju duket se u pasuruat mjaft në emër të shqiptarizmit, pa zhvatur drejtpërdrejt mërgimtarët e këtushëm?A nuk ju duket se po merrni shifra marramendëse në emër të këtyre shqiptarëve, pa i zhvatur edhe për festa kombëtare siç është 1-vjetori i Pavarësisë së Kosovës?

Vetëm kështu do të reflektoni për vënien në vend të nderit dhe dinjitetit tuaj, ose së paku do të mund të justifikonit disi shumat marra-

Shqiptarizmi Rroftë Flamuri!

Redaksia e “The Albanian” ju fton se përpara se ju të angazhoni stafet tuaja për bërjen e fjalimeve për atë tubim, përpara se ju të gjeni ata më të shkathtët që dinë të bëjnë fjalime, pasi aty dëshmohet shkëlqimi juaj, aty dëshmohet përgatitja juaj intelektuale, përpara se të angazhoni mercenarët tuaj për shitjen e biletave, bëni mirë që të fokusoheni në çështjet e komunitetit të këtushëm shqiptar.

Ne pajtohemi plotësisht me shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, të cilët besojnë se është totalisht i papranueshëm një vendim i tillë nga ana juaj dhe përveç zhgënjimit, ne shprehim zemërimin tonë të thellë, për një abuzim të radhës, në këtë moment kaq të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Britani. Do të ishte në nderin tuaj, zotërinj kryetarë shoqatash, që aktivitetin më të rëndësishëm të historisë së re të kombit tonë, jo vetëm që të mos e ktheni në aktivitet komercial, por nëpërmjet aktiviteteve të tilla të bënit të mundur pasqyrimin dinjitoz të vlerave shqiptare.

Vetëm kështu ju do të plotësonit misionin që keni marrë përsipër për të qenë përfaqësues të shqiptarëve në MB.

Rrofte *Kosova! Rroftë

mendëse që merrni në emër të shqiptarëve.

Cili prej jush bëri një sondazh se çfarë i duhet vërtet shqiptarëve në Britani, apo cilat janë shërbimet që realisht duhet të ofrojnë shoqatat shqiptare në MB?

A nuk ju duket se keni abuzuar mjaft deri tani, me të qenurit shoqatë shqiptare?

Nëse ju kërkoni që të vazhdoni të pasuroheni në kurriz të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, kjo mënyrë që ju zgjodhët është e papranueshme.

Ju mund të gjeni mënyra të tjera të ndershme, por kurrsesi si shoqata bamirëse, kurrsesi duke shfrytëzuar momentet kombëtare. Askush nuk iu pengon që të organizoni aktivitete private, pa shfrytëzuar shoqatat që ju përfaqësoni, ku edhe çmimin e biletës ju mund ta vendosni sipas dëshirës suaj. Ne shpresojmë se ju zotërinj do ta merrni në konsideratë kërkesën tonë, për bërjen falas të aktivitetit të Pavarësisë së Kosovës.

Ne i falënderojmë të gjithë ata mërgimtarë shqiptarë në Britani, që kanë adresuar shqetësimet e tyre të drejta dhe i sigurojmë të gjithë se “The Albanian” do të vazhdojë të jetë në shërbim të tyre, jo vetëm të informojë, por edhe të mbështesë fuqishëm çdo qëndrim apo kërkesë, që është në të mirë të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

REDAKSIA “THE ALBANIAN”

17


LONDON FEBRUARY 2009

NGA ELDA MEMIAJ

astet janë të shumta. Të paktën kështu na duket. Sa herë që na përmendet emri nëpër gazeta të ndryshme britanike apo në televizionet dhe mediat vizive, na zë paniku. Kjo sepse në shumicë e rasteve, flitet për vrasje apo vjedhje apo edhe abuzime të ndryshme me ligjin, ku kanë dorë shqiptarët. Shumë rrallë emri ynë përdoret për mirë. Kjo ndikon jo pak në formimin e një opinioni jo fort të kënaqshëm për komunitetin tonë këtu. Dhe sigurisht që kjo ndikon edhe në krijimin e një lloj ndjenje inferioriteti tek shumë nga ne. Cila është e vërteta dhe pse ndodh.

R

Jo më larg se disa ditë më parë janë botuar disa artikuj në shtypin britanik, të cilët u transmetuan me një lloj shqetësimi edhe në shtypin shqiptar. Në gazetën " Daily Telegraph" kishte një artikull për ekzistencën e 80 kriminelëve shqiptarë në MB, shumica e të cilëve ishin dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe që jetonin në Britani nën identitete të rreme nën të cilat kishin fituar shtetësinë britanike. Dhe sigurisht që një fakt i tillë është tepër shqetësues, sepse influencon direkt në perceptimin dhe mënyrën sesi ne shqiptarët do të trajtohemi në shoqëri e kudo. Kjo edhe për shkak të veprimtarive kriminale që këta persona apo edhe mjaft të tjerë vazhdojnë të kryejnë. Rezulton se mjaft shqiptarë kanë në dorë kontrollin e një pjese tepër të madhe të prostitucionit dhe drogës si dhe krimit të organizuar në MB por sidomos në Angli. Sigurisht që ka edhe spekulime dhe ekzagjerime që vijnë nga fryrja e realitetit, por sipas statistikave rezulton që një numër i lartë i shqiptarëve është kapur, gjobitur apo dënuar me heqje lirije për krime të ndryshme në MB. Para disa vitesh, në vitin 2001 gazeta " The Independent" kishte një artikull tepër shokues,bazuar në një studim mbi një vjeçar të shërbimit nacional kundër krimit, në të cilin përmendej se shqiptarët mendohej që në atë kohë të kontrollonin tre të katërtat e prostitutave të ardhura nga vendet e lindjes dhe Ballkani, të cilat punonin në shtëpitë publike të Londrës. Mendohej se në më pak se një vit bandat dhe individët kriminalë shqiptarë kishin monopolizuar shumicën e shitjes së seksit nëpër Londër si dhe gjithashtu edhe në zona të tjera të Britanisë së madhe. Gjithashtu mendohej që bandat shqiptare po lëviznin dhe zgjeroheshin me shpejtësi në jetën kriminale Londineze, dhe përbënin një problem gjithmonë e në rritje. Ishin vitet e para të emigrimit për shumë prej shqiptarëve që bëjnë pjesë në komunitetin tonë në MB dhe sigurisht lajme dhe fakte të tilla kushdo i gjen shqetësuese. Mendohet se me hapjen e mundësive

18

Shqiptarët që ndjekin rrugën e krimit .... Rastet janë të shumta dhe i dëgjojmë shpesh në median britanike. Cila është e vërteta dhe si ndikon në mbarëvajtjen e marrëdhënieve midis dy vendeve si dhe në jetën e emigrantëve shqiptarë në MB? misionin Europian policor kundër krimit PAMECA i cili vepron në Shqipëri duke trajnuar dhe ndihmuar forcat e policisë shqiptare drejt pakësimit të numrit të krimeve dhe mënyrën sesi të veprohet me kriminelët dhe për kapjen e tyre. Megjithatë përpjekjet krimet e kryera nga shqiptarët janë të shumta dhe konstante në Britani. Vitet e fundit është parë dhe një rritje e numrit të shqiptarëve të akuzuar dhe dënuar për krime që kanë të bëjnë me trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike, si kokaina dhe heroina. Zakonisht është vënë re se personat që merren me prostitucion mbulojnë edhe tregtinë e narkotikës, si dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

të jetesës në Britani, një grup i madh kriminelësh, u shpërngulën nga vende si Greqia apo Italia, apo edhe Shqipëria për në Ishullin Britanik. Këta individë apo banda, shfrytëzuan sistemin për të përfituar me të gjitha mënyrat. Ky nuk qe artikulli i vetëm , shumë të tjerë pasuan në vitet në vazhdim. Në një artikull tjetër të " The Independent" një vit më vonë flitej për përfshirjen e një personi me origjinë shqipe Luan Plakici i moshës 26 vjeçare, i cili kontrollonte një numër të madh shtëpish publike dhe vinte të punonin për të shumë femra, më së tepërmi nga Europa lindore, midis tyre edhe bashkëshortja e tij 17 vjeçare nga Moldova, të cilën e kishte nxjerrë në punë që natën e martesës. Ky person u dënua atëherë me 10 vjet heqje lirie. Në 2003 vargun e artikujve në shtypin britanik dhe në " The Independent" e ndjek një tjetër për trajtimin barbar të një prostitute Rumune nga një pimp

shqiptar. Vajza qe gati e mitur, qe vetëm 15 vjeçare . Personi në fjalë e detyronte të sillte çdo natë një shumë të caktuar, ose përndryshe ajo duhej ti nënshtrohej dhunës prej tij. Gjatë viteve në vazhdim kemi dëgjuar për histori të ndryshme ku shqiptarët ishin përfshirë në krime. Deri tek historia e një rrëmbimi nga më të mëdhenjtë të Securitas, ku u vodhën rreth 53 milionë pound, nga të cilat një pjesë e mirë su gjend më. Një rol mjaft kryesor në këtë vjedhje e kishin dy shqiptarë, Jetmir Bucpapa dhe Emir Hysenaj, të cilët u arrestuan me pjesën tjetër të bandës nga policia britanike dhe u dënuan me heqje lirie. Dyshohej se një pjesë e lekëve qe përdorur në Shqipëri për financimin e krimit nga persona të afërt me të pandehurit. Përveç përfshirjes në krime serioze, shumë të rinj shqiptarë janë përfshirë edhe në aktivitete kriminale banale, si rrahje, vjedhje, abuzim me

substanca narkotike etj. Sigurisht qe situata të tilla nuk janë të pazakonshme edhe në komunitete të tjera,apo tek populli anglez, por nëse do të llogaritej numri i emigrantëve shqiptarë ne MB nga Shqipëria dhe Kosova,dhe të përpjesëtohej me përfshirjen e disave prej tyre në aktivitete të ndryshme kriminale, rezulton se ka një numër të madh individësh të cilët janë të përfshirë në krahasim me numrin e përgjithshëm të emigrantëve. Problem kanë qenë edhe vrasjet, sidomos midis shqiptarëve për arsye gjaknxehtësie apo xhelozie, por shpesh edhe si rrjedhojë e një zënkë banale apo edhe si rrjedhojë e sherreve mes bandave kriminale. Kjo ka ndikuar në mobilizimin e policisë britanike, e cila po bashkëpunon edhe me policinë shqiptare për të ndikuar në gjetjen dhe burgosjen e kriminelëve që në vendlindje. Forcat Britanike, kryesojnë

www.thealbanian.co.uk

Të gjitha këto situata ndikojnë në krijimin e një pasigurie në radhët e shqiptarëve të Britanisë, të cilët kohën e tyre ja kushtojnë punës së ndershme dhe fëmijëve të tyre. Shpresojmë që në vitet që pasojnë, të shihet gjithmonë e më tepër një pakësim i veprimtarive kriminale në Britani të organizuara apo ndërmarra nga shqiptarët. Le tu lemë fëmijëve tanë një shembull jetese në të cilën të bazohen e të pastrojnë emrin dhe reputacionin tonë si komb.


LONDON FEBRUARY 2009 ata 4 Maj do të jetë një ditë e madhe, në të cilën do të marshojnë më shumë se 40 mijë veta. Ky marshim organizohet nga shoqatat londineze dhe mbështet nga të gjitha organizata shqiptare këtu në Londër. Po cila është arsyeja e këtij marshimi? Në Britani bëhet fjalë të ketë më shumë se 500 mijë veta të padokumentuar; këto shifra modeste dalin nga studime të mirëfillta. Ekzistenca e një numri kaq të madh njerëzish të padokumentuar në një shtet është vërtetë një problem madhor, dhe aq më tepër në kushtet e sotme të kërcënimeve të n j ë p a s njëshme të sigurisë komb ë t a r e . Thjesht është një problem që asnjë administratë në botë nuk mund ta neglizhojë. Plus problemit të sigu r i s ë kombëtare që një problem i tillë mund të sjellë, janë edhe problem të tjera si ekonomia informale, jeta e këtyre njerëzve që jetojnë “nëntokë”. Po kush janë këta njerëz? Këta njerëz janë ishrefugjat si unë dhe (ndoshta) ju, janë ish studentë, janë njerëz që kanë vendosur të mos kthehen kur atyre u ka mbaruar viza, pra janë azil kërkues të refuzuar dhe emigrant ekonomikë. Po pse janë këtu ilegalisht do të pyeste një person me mendime konservative? Problemi ekziston. Ky është një problem që nuk mund të zgjidhet duke i përzënë këta njerëz nga Britania. Një studim i kryer nga Instituti për Kërkimet e Politikave Publike, “The Institute for Public Policy Research”, në vitin 2006 – 7 ka dalë me konkluzionin se do të duheshin më shumë se 25 vite për t’i përzënë të gjithë personat që ndodhen në Britani të padokumentuar. Në studimin e tyre është thënë gjithashtu se ky operacion do të kushtonte shifra marramendëse deri në 25 milliard pound nga portofoli i taksapaguesve britanike. Thjesht përzënia e të gjithë njerëzve të padokumentuar nuk është zgjidhje e mundshme. A ka zgjidhje ky problem. Po zgjidhje ka! Si çdo zgjidhje tjetër edhe kjo kërkon përkushtim nga e gjithë shoqëria, por kostoja është shumë më e vogël dhe rezultati shumë më i mundshëm. Organizatat e lartpërmendura kanë studiuar një zgjidhje të mundshme. Fillimisht ne kemi krijuar një fushatë të cilën e kemi quajtur “Strangers Into Citizens” (nga të panjohur në qytetarë). Fusha kërkon që shteti britanik t’u japë një

Gjallimi nën D flamurin e bardhë NGA ALI PODRIMJA ë mbyllje të shek. XX albanofobia tekk fqinjtë u shkallëzua. Në pyetje ishte humanizmi. Barbarogjenitë kërkonin gjak e dhoma gazi. Paranoja e kohëve moderne u ngrit në çështje që vlen të elaborohet: mos ishim ne hebrenj të Evropës? Nëse jemi, kush ka dorë në këtë? Pse derdhet kaq shumë urrejtje mbi kokën tonë nga lashtësia e këndej? Ku ekziston defekti në mes nesh dhe të tjerëve? Dhe, shumë pyetjeve të tjera mbetet t’u kërkohet filli. Se çfarë përmasash kishin ndjekjet e krimet në kohën e Ilirisë, mund të konkludohej në bazë të tkurrjes së vazhdueshme të shtrirjes sonë. Evropa nuk njihej, as kishte famën e të sotmes, sundohej nga fiset që, në njëfarë mënyre, bënin edhe shtetin. Dherat ilire shtriheshin në tri dete. Pastaj kishin ndodhur të papriturat, ashtu siç kishin ardhur perandorët ilirë, ashtu dhe kishin shkuar, duke rrënuar njëri-tjetrin. Në punët e tyre ishin përzier dikur romakët. Tkurrja e perandorisë kishte qenë e pashmangshme para hordhive romake. Kishin ndodhur ndërrimet e para të toponisë, emra të rinj kishin mbirë, ishin rrënuar tempuj e qytete, ishin djegur biblioteka e arkive. Pra, katastrofa ndodhte edhe në kujtesën tonë. Kishin shkelur kohët e Bizantit, i cili prapë kishte vënë në thikë atë ç’kishte shpëtuar dhe ruhej me xhelozi, ndoshta, nëpër shpella e kështjella të pazbuluara. Konvertime të pabesueshme kishin ndodhur. Paganizmi ilir merrte forma nga më të çuditshmet. Nuk copëzohej më vetëm vendi, por edhe populli. Forma drastike kishin ndodhur me zbritjen e sllavëve në Gadishullin Ilirik, tragjedinë e vendasve, duke shënuar si triumf të tyre. Dhe, ato u përcollën brez pas brezi dhe u “pasuruan” me ide e përmbajtje të reja, të cilat ndikuan vazhdimisht në tkurrjen e arbërve. Dhe, pesë shekuj nuk u shkoqëm nga Orienti, Hëna… Sipas shënimeve gjysmë të zbuluara, gjysmë të grisura e gjysmë të djegura dëshmohet se pas vdekjes së Kastriotit kishte vazhduar trag-

N

jedia jonë, megjithëse nuk njihen përmasat. Klasa fisnike kishte kaluar në anën tjetër të bregut; pra ata që deti nuk u binte as deri te zogu i këmbës. Ndërsa grykës së Otrantos në kohën e sotme ia mësyjnë njerezit e lodhur, të frikësuar nga përditshmëria dhe të përdorshëm, do të thosha. Mirëpo, është tragjike kjo. Ndodh në kohën kur njeriu predikon për dashurinë, mirëkuptimin, paqen; kur Evropa nuk është më ajo e oborreve mesjetare, që rrinte me gërshërë në dorë. Dhe, kjo pse-ja jonë nuk prajti as kur klasa fisnike kaloi Ujin e Madh, as kur në grykën e Otrantos u fundos një liburnë e flotës sonë, ku nuk dihet sa fëmijë, gra e burra prekën fundin e detit. Po ashtu, është fyese, deprimuese kur nën flamurin e bardhë të godasin ose ta ndërrojnë identitetin kombëtar për një kafshatë buke, siç ndodh me shqiptarët në Greqinë e sotme “demokratike”, e cila në mënyrë perfide derdhet në Jugun shqiptar para syve të Evropës, ndoshta dhe me bekimin e saj. Në asgjësimin e vetvetes, do të thosha, kemi dorë edhe ne: 1) U mundësuam të tjerëve të luajnë me ne si të duan dhe kur të duan; 2) Shumë shpejt pranuam konvertimin; 3) Nuk e kuptuam asnjëherë rëndësinë të kesh Atdhe, do të thotë të kesh emër e dinjitet; 4) Lejuam të merren të tjerët me fatin tonë; 5) Nuk treguam respekt kurrnjëherë ndaj vetvetes dhe shtetit tonë; 6) Punuam më tepër për të huajin se për vete dhe nuk ditëm t’i zgjedhim miqtë, as të bëjmë aleanca… Ka edhe defekte të tjera në organizimin tonë si komb e shtet. Mbetet për breza të ardhshëm të përcjellin ndeshjen mes nesh dhe të tjerëve; a do të mund të shpëtojmë nga kjo urrejtje e paparë ndaj nesh, ndaj këtij asgjësimi biblik apo fëmijët tanë do të na pshurrin te varret, jo si shqiptarë? Ne jemi hebrenjtë e Europës. Para ndërgjegjes së saj të akullt ndodh fatkeqësia jonë, gjallojmë pra nën flamurin e bardhë…

19

MAY THE 4TH BE WITH US!

të drejtë qëndrimi prej dy vitesh, të gjithë atyre që kanë jetuar ne Britani prej më shumë se 4 vjet dhe që nuk janë penalizuar për ndonjë akt penal. Gjatë periudhës dyvjeçare, personat e padokumentuar do të kenë mundësinë të paraqiten para autoriteteve dhe të kryhen të gjitha proceset formale, dhe si rrjedhojë t’u jepet e drejta për të punuar. Ky dyvjeçar do të përdoret për të marrë referencat e nevojshme që dëshmojnë mirësjelljen qytetare të personave të padokumentuar. Pastaj, personave që përfitojnë nga ky propozim do t’u jepet e drejta të bëhen qytetarë të këtij vendi. Po si përfshihemi dhe ne Shqiptarët në ketë marshim dhe çfarë do të përfitojmë. Për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombësve tanë këtu në Britani, një grup vullnetarësh shqiptarë krijoj fushatën simotër me emrin “UK Albanian Strangers Into Citizens”. Jemi takuar disa herë dhe kemi marrë pjesë në çdo mbledhje kombëtare ku “Strangers Into Citizens” kanë diskutuar organizimin e marshimit. Ne jemi të pranishëm në facebook dhe në Internet. Kemi marrë mbështetjen e të gjitha organizatave shqiptare këtu në Londër dhe jemi shumë të lumtur me mbështetjen e bashkëkombësve tanë këtu në Britani. Me 4 Maj ne do të dalim bashkë dhe si qytetarë Britanik do të dërgojmë një mesazh të qartë politikanëve për të cilët ne votojmë; se ky problem duhet zgjidhur për të mirën tonë dhe të atyre që janë të padokumentuar. Pra, krah komuniteteve të tjera, edhe bashkëkombësit tanë do të kenë mundësi

të përfitojnë dokumentet e nevojshme që do t’ua lehtësojnë jetën e tyre dhe që do të mundësonte që të shkonin dhe të vizitonin njerëzit e tyre të dashur. Një mik i imi ka 10 vjet pa shkuar në vendlindje. Sa nga shoqëria juaj ka kaq shume vite pa i vizituar familjarët e tyre? Bashkë me grupin e punës po bëjmë atë çfarë është e mundur që t’i ndihmojmë këta njerëz që kanë aq shumë nevojë për ndihmën tonë. Po ti a do të vish me datën 4 Maj në Trafalgar Square? Eja, bashkimi bën fuqinë. ALBAN BYTYQI

MCLEE SOLICITORS 02075693085


Kemi te gjitha llojet e gomave te reja, apo te vjetra Mënyra më fantastike për kalimin e testit të patentës. Me një eksperiencë të gjatë dhe tepër i suksesshëm Jetmir Bala ju mirëpret në çdo moment.

JET’S DRIVING SCHOOL JETMIR BALA

Tel: 07870 173462 JETMIR BALA URON TE GJITHE SHQIPTARET NE BRITANI GËZUAR FESTAT E FUNDVITIT

Clapton Tyres 127 Lower Clapton Road Hackney E5 0NP Tel: 075803 6498

Disponojme nje hapesire qe duan ta leshojme me qera. Kushdo qe deshiron ta shfrytezoje per hapjen e ndonje garazhi apo biznesi tjeter te na kontaktoje sa me pare

Tel: 0752803 6498


Mirësevini

Mjafton që të bësh një vizitë tek Caffe D’oro, për të shijuar kafenë e papërsëritshme Expres. Nuk ka vend në Londër që e bën ekspreson më të mirë thonë shqiptarët që ruajnë nostalgjinë e ekspresove të Shqipërisë. Nëse vërtet dëshironi një kafe të shijshme, një party të mahnitshme, një festë të paharrueshme, Caffe D’oro është një ndër shanset më të mira. Parkingu është shumë afër.

Çdo të diele shërbime fantastike për familjarë. Një vend ku mund të shijoni kënaqësinë e fundjavës Mos e humbni rastin. Caffe D’oro ju mirëpret. 02088844 888

Cafe Doro uron të gjithë shqiptarët Gëzuar Pavarsinë e Kosovës


LONDON FEBRUARY 2009

NGA DANIEL GÀZULLI ymje e trishtë. Para TV - Jam para një stacioni televiziv të Tiranës. Ndjek fundin e lajmeve e mandej një pjesë të koncertit në vijim të tyne. Ndjehem i lodhun e i trishtuem. Folësi i lajmeve shprehet si të ishte një i huaj që me mundim ka arrijtë me e kapë disi shqipen, por gjithësesi asht ende i pasigurtë. Fjalitë janë gjithë “qoshe”, me një renditje të gjymtyrëve pa kurrfarë logjike, thekset zhvendosen sa andej këndej pa kriter, mbrapashtesat janë krejt të pavend, fjalët e hueja, që nuk rrinë kurrkund në kontesktin e lajmit, vërshojnë e përbaltin shqipen mjerane të djaloshit të “pispillosun”, një “inglishmeni” tipik, që, prej se nuk di shqipen, e përbalt me barbarizma, si i gjithë lloji i tij hibrid. Mandej i vjen radha koncertit. E drejton një vajzë, që, po të mos fliste, do ta kishte anda me e kundrue. Po nis e flet e atëherë të mbërthen prap ai trishtimi i parë. Në “shqipen” e saj ka vetëm ndonjë nyje, ndonjë mbrapashtesë …turke e …një mjerim të pafund gjuhësor. Vërshojnë “prestigjoz” e “famoz”, “shyqyr” e “grazie”, përemna të pakufishëm në vend të vetorëve, fjali mungesore që u mungon edhe kumti ma i thjeshtë, nëndialektalizma të nxjerra nga syndyqet e gjyshes dhe O. K.. Nuk ka vend me thanë “Fale, Zot, se nuk di çka ban”. Marr pultin e kaloj tek një stacion kosovar. Të duket sikur gazetarja e ka harrue serbishten e po përkthen me vështirësi, aq shqipe të përçudnueme flet. Sa për homonimet e toponimet nuk merr as mundimin me i përkthye pse i shqipton serbisht. E me iu përshtatë “standardit”, flet një labçe të rreshkun si të Malo Smokthinës. Shuej televizorin e rri e mendoj. Po s’ke pse mendohesh gjatë. Kjo vorfni gjuhësore, pa dyshim, ka dy shkaqe: Vorfnimi që i bani shqipes famëkeqi Kongres i Drejtshkrimit i vitit 1972, që i preu arterie e vena, i këputi mish e i shpuploi koca, e degdisi në një fosile të ngurrtësueme që s’asht as tosknisht, jo ma shqip; Një lloj i ri “inglishmenësh” të Tiranës e të Prishtinës, “zengjinë të ri”, që kanë gazeta e televizione, kanë vajza të bukura, që i veshin (o ma mirë - i xhveshin) “allafranga” e u venë një mikrofon në dorë edhe pse veçsa “nuk i le hunda me hangër bar”, si thonte im atë, ndjesë pastë, aq berr janë. Dhe e keqja as fillon e as mbaron këtu. E keqja filloi atë ditë që erdhën në pushtet «sejmenët » e shkjaut, komunistët. E keqja vijon me po ata ndër institucione, gazeta, televizione, që “sakën” se tunden prej “istikameve bolshevike” të 1972 e nuk pranojnë të ndryshojnë një presje, sikur vendimet e marra nën vështtrimet e rrepta e trysninë ma të egër të pushtetit të kuq të ishin libri i shejtë i shqipes. E vorfnimi i shqipes vijon pa mëshirë. Po përse u dhunue shqipja?/Përgjigja asht e thjeshtë: Në vazhdën e tragjikes “luftë e klasava”, zbatue skajshëm si askund tjetër në Shqipni, sa çoi në tjetërsimin e njeriut, nuk duhej lanë gja pa provue: aty edhe gjymtimin e gjuhës shqipe, largimin e saj prej rrajëve pellazgo-iliro-shqipe, vofnimin e saj aq sa të mos të mund të lexoheshin e të kuptoheshin ata që na lanë trashigiminë ma të shtrejtë gjuhësore e kulturore, prej Buzukut te Fishta,

H

22

Vëmendje ndaj gjuhës shqipe, pa u frikësuar se po biem në puritanizëm

shkëputjen prej kulturës europiane pjesë e së ciles jemi që në ag të historisë njerëzore, përçamjen në mes krahinave e besimeve, të gjitha këto veç me muejtë me mbajtë ma lehtë sundimin gjakatar. Si çdo komb, si çdo popull, edhe na kemi vlerat e të metat tona. Por nëse kemi tri dukuni për të cilat vërtetë mund të krenohemi, ato janë: Jemi populli i vetëm në Europën Jugore e ma gjanë që trashëgojmë një gjuhë që i ka rrajët qysh para se të shfaqeshin në histori Roma, Athina e vetë Troja; Jemi ndër popujt e paktë që nuk patëm kurrë përplasje e urrejtje në mes krahinash; Jemi ndër të paktët popuj, aty edhe popuj të quejtun “djepi i qytetnimit”, ku nuk ka pasë kurrë as ma të voglin konflikt ndërfetar. Po kishte ardhë “kolera e kuqe” e rrajët duheshin pre, duheshin tha, përçamja duhej të kishte të gjitha ngjyrat, aty edhe ato mes toskësh e gegësh, në mes të krishtenëve “reaksionarë” (prandaj edhe duheheshin pre rrajët me ta) e pjesës tjetër të popullit, duhesh shkatrrue gjithçka ishte ma e shëndetshme që të sundohej ma lehtë. Asnjë arësye tjetër “shkencore” nuk mund të kishte në këtë gjymtim, pse të bahej fjalë për “njësim të shqipes” ishte antikombëtare, pse shqipja e njësueme ka qenë që në krye të kohës. Tash po, mbas shëmtimit të 1972, ajo nuk asht ma e njësishme, por vetëm një pjesë e trungut që mezi ushqehet në rrajët së shumti të preme e shtërzon e lodhun. E kjo u arrijtë tue “kallë gjindarmerinë”, i miri Konica, në fushë të mendjes, me fjalë të tjera, me dhunë të pushtetit komunist. Si u dhunue shqipja?/E para,

tue shpla trutë e njerëzve nga kujtesa historike, sikur para kolerës së kuqe nuk kishte gjallue asgja në Shqipni e lum na që na erdhi kjo farë e mbrapsht. Së dyti, shtrimi i çashtjës së gjuhës si dukuni e luftës së klasava e tue e shtri këte luftë tashma edhe në plan territorial. Së treti, tue qitë në harresë, ku me të ndaluem me ligj, ku me zhdukje të veprave e deri të vorreve të Atdhetarëve të akullt, atyne që na kishin lanë porosi dashuninë për Shqipni, pse Atdhetaria u quejt nacionalizem e si rrjedhojë antagoniste me ideologjinë komuniste. Pikërisht për këto arsye u harruen përpjekjet sa të fisme aq edhe shkencore të Komisisë Latrare të Shkodres 1916/17, u lanë në harresë përpjekejt që banë atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, aty edhe në kohë te fashizmit, për një shqipe “të përbashkme”. “U vendue - thuhet në njoftimet e punimeve të Komisisë - me themelue nji orthografi sa ma tepër të përbashkme për të dy dialektet”. E u shkue deri atje sa shkodranishtja u “çpall” “gjuhë e klerit reaksionar”. Ajo, si gegnishtja mbarë, u shpall gjuhë “e deklasuar”. (Se si mund të quhet një gjuhë që flitet prej ma se katërmijë vitesh “e klerit reaksionar”, apo “e deklasuar”, veç mendjet e çorodituna mund ta rrokin). Shkruen M. Elezi:

“Politika gjuhësore dhe gjithë politika ndaj Veriut synonte shfaktorizimin e Shkodrës e të krejt

Veriut si qendër e mbështetje e palëkundëshme në përpjekjet e gjithë shqiptarëve me e kthye Shqipninë kah vlerat kombtare, kah Perëndimi, kah vetvetja”. U shpërfillen edhe mendimet e gjuhëtarëve të medhej si Majer e Jokli, pse ata, gjuhëtarë borgjezë, nuk kishin pasë fatin të njihnin veprat e shokut Stalin mbi gjuhësinë! Veriu u identifikue me Kishën Katolike (që i bante e i ban nder pse, si asnjë simotër e saj, ka dhanë ndihmesë të paçmueshme e të paçmueme si në ruejtjen e gjuhës e të kulturës amtare, ashtu edhe në përhapjen e kulturës europiane, jo që ka qenë nxitësja kryesore e lëvizjeve për liri), e si kundërshtare e kolerës së kuqe, u masakrue ma barbarisht se askund tjetër në botë. E u mohuen shkollat. Na del se e para shkollë na paskish qenë themelue aty kah fundi i shekullit XIX në Korçë, kur të dhana të drejtpërdrejta e sidomos të tërthorta na mësojnë se shkollat në këto anë duhet të kenë mbi dymijë vite. “Na shkronjat i morem prej Ilirëve”, thotë Plini. Janë të dokumentueme shkolla të mesme të paktën në shekullin XVII në mbarë Veripërendimin. Në Obot kishte shtypshkronjë qysh më 1493. Çka kishte me iu dashtë shtypshkronja një populli që

nuk di me shkrue e me lexue? Por jo, zotnijë, jo, na nuk duhej të kishim rrajë, a t’i kishim ato sa ma të pakta, sa ma të cekta, që të shpallnim ardhjen e Zeusit të Kuq si shpëtim e përparim për këtë Vend. Çfarë humbi shqipja?/Puna për shkatrrimin e shqipës filloi me ballafaqimin rrënues në mes dy “kryedialekteve”, në vend që të flitej e të punohej për një gjithëpërfshimja, për mospërjashtime, për trajta që të ruenin mbarëshqipen e të banin lehtësisht të kuptueshëm si Naimin ashtu edhe Fishtën. Filloi, pra, me asgjasimin e ma shumë se gjysës së trungut deri në rrajë - me shpalljen jashtë ligji të gegnishtes. Jo se tosknishtja asht pa vlera, Zot na ruej, asht shqipja ime, por, si e kanë thanë të tjerë para meje, një dialekt asht gjithmonë ma pak e ma i vorfen sa mbarë gjuha. Në kohën kur flitej për marrjen si “pajtor” të të folmes së Elbasanit, maraku i Fishtës, Mjedës etj., ishte mos me humbë asnjë formë të randësishme të tosknishtes. Mustafa Merlika, një prej të mohuemëve të mëdhej, dje e sot, thotë se do të marrim dialektin e Elbasanit si pajtor, por tue përfshi mbarë shqipen. E shembuj se si atdhetarë e gjuhëtarë të dorës së parë, jo Manol Konomë mjeranë e lloji i tij që e shitën shpirtin shtatë herë, kambëngulnin për një normë gjuhësore gjithëpërfshimëse, mund të sillen pa numur, prej 1916 (Komisia Latrare e Shkodres) deri te Fashizmi i zi (por do të vinte “Fashizmi i kuq” që do të shembte me themel gegnishten “reaksionare” - Zot na ruej mendt e kresë, deri ku mundet me arrijtë urrejta e verbueme!). Pra, qysh në krye duhet thanë se me famkeqin Kongres të Drejtshkrimit 1972 shqipja humbi njëherëemirë gegnishten, pasuninë e saj kulturore (prej Ciklit të Kreshnikëve te Migjeni, prej Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit te Fishta, prej të amblit Mjeda te rrëfimet e Anton Harapit), humbi një pasuni të pallogaritëshme leksikore e frazologjike, humbi një formë të menduemi e të shprehuni, humbi shpirtin e pjesës ma të madhe të popullit të vet. Se kur humbë gjuhën, humbë shpirtin. Merrni Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe e do të prekni me dorë aty flijimin i një pasunie të pallogaritshme të gegnishtes, nësa u hapeshin dyert në katër kanata fjalëve me prejardhje greke apo sllave (nuk po flas për turqizmat “kamturqisht” edhe në trajtesat e “shokëve gjuhëtarë”) . Nësa në të dy fjalorët, atë të quejtun të Drejtshkrimit, ashtu edhe në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, ndesh fjalë të hueja, ma krejtësisht të hueja, që s’kanë si hyjnë kurrsesi në fjalor të shqipes, si: banjë maria, delikt, alivanosem, e sa të tjera; apo fjalë të shtresimeve të ndryshme kohore, sidomos prej turqishtes e greqishtes, por edhe prej frëngjishtes, italishtes e


LONDON FEBRUARY 2009 gjuhëve sllave, kur egzistojnë përkatëset shqipe, madje nuk u shënojnë as prejardhjen e me cilësue se egziston kjo përkatëse shqip, si: açik, adet, alamet, e ba me shkue deri te “zh”-ja do të duheshin katërdhjetë faqe; fjalët e mirëfillta shqipe, ma krejtësisht shqip e me prejardhje shpesh prej ilirishtes e ma heret, ose nuk përfshihen asfare në fjalor, ose cilësohen “e vjetër”, “krahinore”, sa mos me thanë “gegnisht”, pra, simbas kësaj logjike të mbrapshtë, jo shqipe. Nuk m’u desht as një orë punë me gjetë (pra mos me gjetë) se në FGJSH mungojnë fjalë të përdorimit të përditshem në Sapë (Zadrimë) si: akulltar/-e, anx:ë/-a, azull/-i, ballot:ë/-a, bam/-i, -e, bërgajn:ë/-a, birth-i (pse kemi turqishten çiban), brezhël/-a (kancer/i), brig/-u, cangull, me cokë, deh!, me u dejë, ding, me u djergë, kërcalë, me llokë, mangën/-a, miellc:ë/-a, me miklue (përkëdhelë), me përdahë, pllojcë, porrc/-i (apendisit/i), shij:ë/a, e deri tek neologjizma aq e bukur që ndeshim te proverbat e mbledhuna prej Frang Bardhit: i përmielltë. Këtu ka njëgjasend: ose fjalët gege që nuk janë në tosknisht nuk merren si shqipe, ose të quhet Fjalori i Tosknishtes. Si mund të përjashtohet nga gjuha amtare me kaq papërgjegjësi thesari i saj ma i vlefshëm!? Me ç’të drejtë shkencore e morale bahet tosknizimi i fjalëve gege (kur nuk e ka tosknishtja e detyrimisht janë përfshi në FGJSH)?! Po e përsëris, me ç’të drejtë morale, që rri mbi të gjitha të drejtat, “u shkim një ortak bore prej shpatit të malit” e bajnë “u shqim …? Që kur “q-ja” na qenkish ma e fisme se “k-ja”? Tash këtu nuk asht e vështirë me kuptue se në punë si kjo të çon vetëm një urrejtje ideologike e mjerane për Veriun, edhe pse ata që u mblodhën në Tiranë më 2002 e thanë se nuk ka vend me ndreqë asgja prej Kongresit famkeq te 1972, Haxhiqamilët e gjuhësisë, na u ngryskan në fytyrë tanë marak me disa që dashkan me na prishë “sërishmi” shqipen, dmth, shqipja paskish qenë e prishun, erdhen qehajajët e Sulltanit të Kuq e na e rregulluen, prandaj “sakën” se e prekni. E për “trima mbas vete” kanë do politikanë të majtë që s’dinë as emnin e gjyshit të vet. Qé tash para pak muejsh, prillin e shkuem, na u mblodhen në Prishtinë po ata Haxhiqamilë e lloji i tyne i atrofizuem në mendje e në shpirt e përsëriten me të madhe se ishin gati me nxjerrë shpatat në mbrojtje të vendimeve të 1972. Pse francezët e gjermanët që i ndreqin e i përsosin

papre gjuhët e tyne nuk kanë pasë fatin të udhëhiqeshin nga marksizmi e të vendosnin rregulla njëherëemirë. Gjedhet e hueja si mbaresa os (ajros për ajroj, armatos për armatoj, baltos për baltoj, palos në vend të paloj, vendos për vendoj), -ur, veçan në pjesore (ajrosur për ajrosë o ajrue, palosur për palosë, pasur për pasë, goditur për goditë, keqpërdorur për keqpërdorë, e kështu pa fund e pa logjikë shkencore), pse na i munguekan, kudi unë, Malëshovës së Përmetit, e atëherë le t’i falemi greqishtes që na i huajti e na bani njerëz. Nëse te gegët ndeshet ma shpesh a-ja hundore që tek toskët ma së shumti del në ë (“nja” e Bardhit në “një” toskënisht, kurse në gegënishte “nji”), raporti tek “Rregullat” asht krejtësisht i zhdrejtë: ë-ja i “përmbyt” krejt “Rregullat” tue sjellë një errësim e shqiptim jo të lirshëm (kakofoni). Tue pa dukuninë në plan hitorik, del se ë-ja asht shpesh ma me vend e ma në natyrë të shqipes se aja (kryesisht hundore) e gegnishtes, por pëdorimi i saj i skajshëm, sidomos te fjalë që detyrimisht në përdorime të tjera dalin me “a” nuk ka as vend e as logjikë shkencore. Nuk kuptoj përse, bie fjala, sakohë që themi “ranishtë”, duhet të themi “rërë”, në vend të “ranë”? Shembujt do të ishun të shumta, si e kanë trajtue edhe të tjerë, si bie fjala Avdyl Sula, prandaj edhe nuk po zgjatem. Përse vijohet me pozicione kriminale ndaj gjuhës?/Na u mblodhen akdemikët në Tiranë me 11-12 nandor 2002 e kujtuen me nostalgji Kongresin e Part …, deshta me thanë të Drejtshkrimit, që na hodhi bazat e shqipes. Që turpi i mbuloftë, se bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mijë vite ma parë. Këta dështakë, këta mjeranë të ideoligjizuem, atrofizue në mendje e në shpirt, as duen t’ia dinë për shqipen, po për karriket ku kanë ngjeshë bythët ba kallo. M’anë tjetër, ata tashma haptë del se janë krejt të helmuem. Deklarimet e tyne të fryeme e bajate për shqetësimin nga mendimet ndrysh “të donkishotëve të viteve nëntëdhjetë” s’janë tjetër veçse ai helm që shpërndau pa kursim Partia (ajo me “P” të madhe, kur Atdhe shkruhej me “a” të vogël - atdhe), që çoi në një përçamje që Shqipnia nuk e kishte njohë në të paktën katërmijë vite histori. E si e thashë, fjalë për fjalë përsëritën “vendosmërinë për të mos u tundur nga istikamet e kuqe” edhe do “harushanë” në Prishtinë prillin e shkuem. Ata nuk lanë rast pa shfrytëzue edhe nandorin e shkuem gjatë festimeve të 100-vjetorit të Alfabetit, tue na tundë gishtin fort e tue kërcënue se përpjekjet për një rishikim të normave të ’72 na qenkëshin antikombtare (?!!) e se mohimi i trashigimisë shpirtnore (që asht gjuha shqipe) e kulturore (që asht prap gjuha shqipe) e 4000 vite histori të 3/4 të Shqipnisë, ndrysh Gegnisë, nuk na qenkan antikombtare, përkundrazi, një veper e madhe e … Haxhiqamilëve të enverizmit. Asnjë motiv tjetër me përligjje shkencore nuk mund të ketë në teorinë e “pamundësisë së

shartimit në mes dy dialekteve”. Cilat do të ishin rrugëdaljet prej ankthit?/Së pari, njerëz ma të dijshëm se unë, por me vullnet të mirë e që duen shqipen e Shqipninë, të ulen e të analizojnë ma thellë çfarë vërtetë e vlefshme po birret përfundimisht e doemos duhet shpëtue. Cilat janë ato trajta të përbashkta që u flakën tej si të ishin të serbit a të çini-

maçinit. Pse me gjetë çka asht ose ka qenë historikisht e përbashkët asht krejt e thjeshtë, mjaft të shqyrtohen shkrimet e vjetra, bie fjala, proverbat e Frang Bardhit, që janë të gojës së popullit e një dëshmi e shkëlqyeshme se trajtat e përbashkëta kanë qenë në krye të kohës shumë ma të shumta se ato të fillimit të shekullit XX e atëherë, pa ngurrue, me u hapë udhë atyne trajtave të shqipes me rrajë thellë në histori. E proverbat e Bardhit, po të duem ma ba atë ballafaqimin mjeran tosknisht – gegnisht, shfaqen në trajta ma së shpeshti në të mirë të tosknisht për shumëçka. E ani mirë, asht shqipja jonë, prej Çamrije ardhët ajo a prej Rugove. Së dyti, rregullat të jenë doemos “të gjithëpërbashkta”, a në daçin “gjithpërfshirëse”, “mospërjashtuese”, të rrokin mbarë shqipen, sa të jetë e mundun, tue ruejtë “njininë” që na porosit Fishta. Të bajsh të kundërten, asht një atentat jo vetëm gjuhësor, por kundër kombit vetë. Së treti, në themel të punës të kihet parimi i pasunimit të gjuhës në të gjithë format a trajtat e saj, zhvillimi i saj i papremë, përthithja e formave dhe e fjalëve nga te dy dialektet e nga të folme ma të ngushta, e jo degdisja në një gjuhë “të katundit” të shokut Kostallari. Së katërti, në fjalorë do të shënohen edhe fjalët e hueja që kanë qenë dikur të përdorimit të gjanë, ose që fatkeqësisht përdoren edhe sot në të folmen e përditëshme, por pa dhanë asnjë shpjegim tjetër a përdorim, përveçse prejardhjen dhe përkatësen shqipe. B. fj. “Eksperiencë”, it. - përvojë.

Kaq, asgja ma shumë, që me i lanë me kuptue përdoruesit të fjalorit se ajo fjalë nuk duhet përdorë ma pse kemi përkatësen shqip. Përgjegjësia e institucioneve dhe përgjegjësia morale intelektuale/Kam një dyshim: A ka institucione gjuhësore në Shqipni? A ka intelektualë në Shqipni, apo janë tjetërsue? Tash formalisht institucionet janë, Akademia, Instituti Albanologjik (së fundi), Universitete pa numur (si bunkerët), ka, më duket, edhe qeveri, ka … Apo nuk ka? Si jo ? A nuk po na ban ajo me “Kartë Identiteti” (europiane, siç) në vend të “Letër Njoftimit”? Desht Zoti e tash doli edhe Kosova “Zojë më vete”, po mbasi u çliruen prej shkjaut, çka po bajnë kosovarët me u çlirue prej vetit? A prap do të rrinë “sus” para “eunukëve të Tiranës”? Çka po bajnë ata me u çlirue njëherëemirë prej gjedheve sllave pa u ripushtue prej “interpretacionesh” perëndimore krejt mish i huej në trup të shqipes? Ka, pa pikë dyshimi, edhe intelektualë, por ata i kanë t’huej, i kanë tulatë, u kanë mpi çdo dëshirë me marrë përsipër përgjegjësi të dorës së parë me randësi kombtare. Pse, po nuk i moren përsipër intelektualët këto përgjegjësi jetike, kush do t’i marrë, deputetët që, si thotë një barseletë shkodrane, kanë krye kah dy e tre fakultete, por e kanë peng që nuk kanë krye edhe shkollën e mesme? Pse kaq të lehta ishin ato fakultetet – merre me mend sa shkolla të mesme mund të kishin krye, ndonjeni edhe tetëvjeçaren. Po nuk asht kurrë vonë, të dashtun deputet, hyjani, hyjani edhe shkollës së mesme.

23

Mbi detyrimin e shtetit me ligjërue sanksione/Ashtu si në mbarë botën e përparueme, do të kemi këto dukuni edhe në të ardhmen: a – Një letërsi e thurun tue u bazue në standardin gjuhësor kombtar; b - Një letërsi dialektore, që sjell larmi e pasuni të veçanta, tue pasë edhe kjo vend në shkollë e në studime; c - Gazeta, revista e sidomos stacione radiotelevizive të detyrueme me u ndejë normave standarde kombtare e sidomos të detyrueme me sanksione të rrepta me folë shqip. Letërsia artistike do të jetë e lirë me përdorë edhe të folme krejt të ngushta. Asht punë e secilit si e ndjen e si e shpreh krijimin e vet. Kjo veçse e pasunon shqipen, që edhe në të ardhmen do të ketë nevojë me u ushqye prej të folmeve edhe ma të skajshme. Due të ndalem tek pika e fundit, tek detyrimi me folë shqip. Nuk po flas për përvojën franceze apo të ndonjë shteti tjetër. Po flas tue u nisë nga gjendja e randë, tejet kërcënuese për të ardhmen, e një shqipeje bastardhe që përdorin sot veçan stacionet radiotelivizive, e jo vetëm ata. Pse, do profesora “famozë” të mjeksisë arrijnë deri atje sa të botojnë librin “Sëmundjet Interne”. Këta duhen ndëshkue në mënyrë shembullore. Mund të jenë edhe profesora (superprodhimi ma i frikshëm sot në Shqipni), po nuk janë qytetarë të dejë të këtij vendi, sakohë që sëmundjeve të mbrendëshme u thonë “Interne”. Shej ma të haptë paditunije s’kanë nevojë me dhanë “profesorat famozë”. Por ndërkohë ndëshkimin shembullor e meritojnë, jo tue i fishkullue me kamxhik, si do të banin dikund tjetër, por të paktën me nga një gjobë të majme po, e libri të hiqet menjëherë prej qarkullimit....


LONDON FEBRUARY 2009

24

AVID SMILEY,

D

i drejtoi operacione më të vështira sekrete kundër rusëve dhe aleatëve të tyre në Shqipëri dhe mbështeti anti-komunistët shqiptarë të luftonin regjimin e Enver Hoxhës. Jeta e tij është një aventurë e gjatë që e çoi atë nga Ballkani deri në Arabi, në krye të misioneve më të pamundura dhe në shërbim të interesave të Londrës. David Smiley, koloneli i famshëm britanik dhe një nga agjentët më të njohur të shërbimeve britnike të zbulimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, vdiq tri ditë më parë në moshën 92vjeçare. Ai ka shërbyer pas vijave të armikut në Shqipëri, Greqi, Abisini dhe territoret tajlandeze nën kontrollin e Japonisë. Pas luftës, ai organizoi disa operacione sekrete ndaj rusëve dhe aleatëve të tyre në Shqipëri dhe Poloni, mes shumë vendeve të tjera. Më vonë, ndërsa era e dominimit britanik në gadishullin arabik po perëndonte, ai i nxiti forcat e armatosura të sulltanit të Omanit në një kundër-kryengritje të suksesshme. Pas emërimit të tij në Oman, ai organizoi bashkë me shërbimet sekrete britanike, MI6, rezistencën kundër regjimit të Naserite, të mbështetur nga sovjetikët në Jemen. Përpjekjet e Smiley ndihmuan në forcimin e tërheqjes së egjiptianëve dhe liderëve shpirtërore sovjetikë si dhe i hapën rrugë një qeverie më pak kundër-perëndimore në Jemen si dhe konfirmuan reputacionin e tij si një ndër ushtarakët më të mirë të Britanisë në botën arabe. Në një stil më konvencional, Smiley ishte shef i eskortës së mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj, në vitin 1953. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u dërgua me mision katër herë pas vijave të armikut. Në një rast ai u detyrua të largohej nga Shqipëria duke vozitur me një varkë. Në një tjetër mision, në lindjen e Tajlandës, nën kontrollin e Japonisë, ai mbeti për tre ditë në xhungël me djegie të rënda, pasi një bombë-kurth e menduar për një oficer japonez shpërtheu para kohe. Edhe pse një ushtar i zakonshëm, shpesh ishte i asociuar pranë MI6. Si një ndihmës atashe ushtarak në Poloni pas luftës, kur komunistët nën kontrollin sovjetik po e fuqizonin pushtetin, ai u rrah dhe i dëbua si spiun, pasi një prej operacioneve që ai kishte drejtuar inkriminoi një anëtar të byrosë politike. Pas kësaj ai drejtoi palën britanike të një operacioni sekret angloamerikan për të rrëzuar nga pushteti regjimin komunist në Shqipëri, të drejtuar në mënyrë mizore nga Enver Hoxha. Por, Kim Philby, që po

A

Aventura shqiptare e superagjentit britanik punonte në mënyrë të fshehtë për rusët, ishte ndërlidhësi mes britanikëve dhe amerikanëve; pothuajse të gjithë, 100 agjentët që u hodhën me parashutë apo mbërritën me varka u tradhtuan dhe thuajse të gjithë torturuan dhe u vranë. Kjo e ndoqi pas Smiley për të gjithë jetën. Taktikat e Smiley nxitën disa të sugjeronin se ai, bashkë me disa të tjerë, ishin modele për James Bond. Pëshpëritej gjithandej se John le Carré kishte marrë emrin e heroit të tij nga jeta e vërtetë e Smiley. I lindur më 11 prill 11 1916, David de Crespigny Smiley ishte djali i vogël i majorit John Smiley dhe Valerisë, vajza e Claude Champion de Crespigny, një aventurier, sportist i njohur i famshëm për

guximin e tij. Pas Pangbourne Nautical College, ku ai shkëlqeu në sport, ai shkoi në Sandhurst, në vitin 1934. Prezantimi i tij me luftën ishte kundër forcave franceze Vichy French në Siri. Më pas, në vitin 1940 Smiley iu bashkuar trupave të Somaliland Camel, duke arritur në Berbera ditën kur u vendos të evakuoheshin trupat britanike. Duke u kthyer me vështirësi në Egjipt, ai bindi General Ëavell, një mik familjar, ta rekomandonte atë për trupat komando të sapothemeluara. Ai u bë komandant kompanie me gradën e kapitenit. Duke hyrë nga Sudani në Abisini, Smiley veproi për herë të parë pas vijës së armikut, që këtë herë ishte italian. Në vitin 1941 ai u kthye me regjimentin e tij për të komanduar një skuadrilje autoblindash që u dërgua nga Palestine për të organizuar rrethimin e Habbaniyas, 60 milje në perëndim të Bagdadit në Irak, ku mbreti dhe përkrahësit e tij ishin rrëzuar nga pushteti pas një grushti shteti të drejtuar nga Rashid Ali. Pas ndihmës që dha për marrjen nën kontroll të Bagdadit, skuadrilja e Smiley u nis drejt Mosulit me detyrën e gjetjes së ambasadorit gjerman që ishte ar-

ratisur. Më pas ajo u nis drejt lindjes, për të marrë nën kontroll kryeqytetin persian, Teheranin, pas një feste dyjavore "me shumë vodka, haviar dhe femra". Pas një trajnimi në një shkollë për agjentë sekretë në Haifa, dhe një kursi parashutizmi me mikun e tij David Stirling në shërbimin ajror special pranë kanalit të Suezit, Smiley iu bashkua ekipit të Ekzekutivit të operacioneve speciale, organizata e ngritur me këmbënguljen e Çërçillit për të ndihmuar partizanët lokalë për të sabotuar infrastrukturën naziste në Europë. Ai u hodh me parashutë bashkë me mikun e tij të të gjithë jetës, Neil (Billy) McLean në malet e Shqipërisë, që në atë kohë ishte e pushtuar nga

Italia dhe më pas nga nazistët gjermanë. Për tetë muaj ai organizoi fraksionet e partizanëve në një sërë pritash dhe akte sabotazhi, si shkatërrime urash, në disa raste duke u ngjitur në to, ndërsa trupat gjermane patrullonin sipër. Kjo u bë edhe taktika që e dallonte atë. Në fillim të vitit 1944, ai u hodh sërish me parashutë në Shqipëri bashkë me McLean dhe Julian Amery, për të krijuar lidhjen me guerilasit besnikë të mbretit Zog. Pasi u largua nga Shqipëria ai u transferua në seksioni siamez të SOE-s, i njohur në Lindjen e Largët si Force 136, ku ai u lidh me guerilasit që operonin kundër japonezëve që qeverisnin vendin me një qeveri të përkohshme. Në këtë kohë, ai u plagos nga shpërthimi i parakohshëm i një bombe kurth të përgatitur për një oficer japonez. Pas kurimit dhe pas marrjes së vetes në Kalkuta, ku u takua me Nehru dhe Gandhin, ai u hodh me parashutë pas vijave të armikut në lindje të Siamit, pak para hedhjes së bombës atomike dhe dorëzimit të Japonisë. Aty ai organizoi lirimin e disa kampeve të të burgosurve të luftës, përfshi këtu edhe një operacion ku u bazua filmi "Ura mbi lumin

Këai". Edhe pse vetëm një major, ai personalisht detyroi dorëzimin e divizionit të 22-të të ushtrisë perandorake japoneze. Nën urdhrat e lordit Mountbatten, Smiley riarmatosi një kompani japoneze dhe i drejtoi ata kundër komunistëve në Vietminh (që më pas u quajt Vietcong), në Indokinën franceze. Mes operacioneve të tjera ishte dhe ai i lirimit të 120 grave franceze që u morën peng nga komunistët. Duke qenë i vetmi oficer britanik në një territor me përmasat e Uellsit, ai nxiti dorëzimin e Vientianes, kryeqytetit të Laosit, nga një tjetër gjeneral japonez. Për aktivitetet në Siam dhe ne Indokinë, Smiley u nderua me një tjetër titull ushtarak. Më pas ai kuptoi se në atë kohë, Vietminhët ishin mbështetur nga shërbimi sekret amerikan OSS, paraardhësja e CIA-s; Smiley ishte i vetëdijshëm për atë që ai e konsideronte si një entuziazëm naiv të Amerikës për demokratët e vetëshpallur dhe armiqësinë ndaj perandorëve britanikë dhe francezë. Pasi operacionet e tij të pasluftës në Poloni dhe përpjekjet për të rrëzuar komunizmin në Shqipëri u tradhtuan nga Philby, Smiley iu kthye detyrave më konvencionale në Gjermani dhe mori komandën e regjimentit të marinës në Uindsor. Në vitin 1955 ai u emërua atashe ushtarak në Suedi, nga ku ai bëri udhëtime vëzhguese bashkë me familjen e tij të re përgjatë kufirit rus me Finlandën dhe Norvegjinë. Por, kulmi i karrierës së tij të pas luftës ishte detyra si komandanti i senatit të Muskatit dhe forcave të armatosura të Omanit gjatë luftës civile që kërcënoi të rrëzonte një prej aleatëve më reaksionarë të Britanisë në zonën e Gjirit. Në moshën 40-vjeçare, Smiley drejtoi një kundërkryengritje të fuqishme që i zmbrapsi guerilasit dhe i detyroi ata të tërhiqen. Me dy skuadrilje të SAS nën komandë, Smi-

ley planifikoi dhe drejtoi një sulm në Afim, në një zonë të ashpër malore, duke shpartalluar armiqtë. Pasi u largua nga Omani në vitin 1961, Smiley iu ofrua komanda e SAS, por ai zgjodhi të tërhiqej nga ushtria britanike. Ai nuk ishte i aftë të pushonte për shumë kohë. Brenda dy vitesh ishte bindur sërish të ndihmonte në forcat mbretërore në Jemen. Duke u lidhur me mbretin Faisal të Arabisë Saudite dhe MI6, ai mori edhe mbështetjen e ish-forcave të SAS-it dhe mercenarëve të tjerë për ta shoqëruar, dhe kështu bëri 13 udhëtime në Jemen mes vitit 1963 dhe 1968. Gjithnjë i maskuar si një vendas, Smiley udhëtonte në këmbë apo me gomar për javë të tëra mes terreneve më të vështira të Arabisë. Ai fitoi admirimin e kolegëve, arabë e britanikë për guximin dhe vendosmërinë si dhe zgjuarsinë e tij si një këshilltar. Mbreti Faisal, të cilin Smiley vetë e admironte, i shprehu vlerësimin e madh. Pasi i dha fund karrierës në Arabi, Smiley shkoi në Spanjë, ku për 19 vjet u mor me rritjen e ullinjve dhe bajameve dhe vazhdoi të këshillonte antikomunistët e mbijetuar të Shqipërisë, të gjithë në azil. Ai u kthye për të jetuar në Somerset dhe më pas në Earl's Court. Për kënaqësinë e madhe të tij, ai u mirëprit në Shqipëri në vitin 1990, pas rrëzimit të regjimit komunist që e kishte dënuar atë me vdekje. Ai pati një miqësi të madhe me liderin e parë postkomunist të vendit, Sali Berisha. Smiley u nderua me titullin 'Kalorës i urdhrit' në Suedi si dhe u nderua me urdhrin e 'Skënderbeut' në Shqipëri. Në vitin 1947 ai u martua me Mojrën, bijën e lordit Francis Scott KCMG, DSO, djali i fundit i dukës Buccleuch. Ai la pas gruan, dy djem, një nip dhe një mbesë. Kortezi e "The Daily Telegraph"


LONDON FEBRUARY 2009

NGA YLLI PERMETI allkani me 550 km2 dhe 53 milione banore, kalon sot momente historike. Greket e lashte e quanin si gadishulli Haemus (Αίμος), nga personifikimi i mbretit te Trakes bir i Voreit dhe i nimfes Orithiias. Edhe sot ne Greqishten moderne nuk mungon nga tekstet e literatures shkrimore dhe shprehese. Gjithashtu, nuk mungojne analizat etimologjike te ketij emri; ne kete vazhde po i hedhim nje kendveshtim. Greket kishin per prirje qe te gjithe emrat gjeografike, pra toponimet por edhe emrat e njerezve t’i greqizonin, per nje arsye te vetme: gjuhes greke i mungon pershtatshmeria apo e thene ndryshe sipas rregullave te gjuhesise: struktura e saj nuk lejon rrokezimin e emrave te huaj sipas rregullave fonetik origjinardhes. Keshtu, fjales -Αἷμος- i eshte shtuar ‘s’ -ja ne fund. Diftongu ‘ai’ lexohet sic dihet si ne zanoren e shqipes ‘e’. Rrenja e saj derivon nga nga fjala ‘gjak’ qofte ne greqishten e vjeter qofte ne te rene. Leksikografi dhe rektor’ i Universitetit te Padios ne Athine Jorgos Babinjoti, kete fjale etimologjikisht e pershkruan si te pasigurt dhe e perngjan me fjale te tjera te sanskritishtes apo gjermanishtes. Por Traka sic dihet, ka qene e banuar ne ate periudhe nga Iliret dhe natyrisht emrat kane qene Ilir. Keshtu, ne nje variant Ilir mund te themi se kjo fjale fonetikisht -- eshte prane shprehejeve te sotme shqipe, si psh: ‘ee mo’ dhe te tjere zera si ky. Edhe sot ne Shqiperi gjen emra me te njejten fonetike, pra Emo. Herodoti (485 421/415) pra burim i ketij emri gjeografik si historian dhe gjeograf fliste greqisht, keshtu qe i duhej qe te merresh vesh me bashkeqytetaret e tij. Studiues te tjere e lidhin me fjalen trakiane ‘saimon’ qe do te thote vargmal. Sidoqofte, kjo perqasje ka nevoje per analize me te thelle dhe ajo qe ka rendesi eshte qe ky gadishull sot quhet ballkan nga fjala Turke ‘balkan’ qe do te thote mal. Nderkohe, Romaket e quanin si Gadishulli Ilir dhe me vone Iliro-helen. Ne periudhen Bizantine por dhe para saj, kjo pernadori Ilire shtrihesh pothuajse ne te gjithe Ballkanin e sotem.Vargmali nga qendra e Bullgarise deri ne lindje te Serbise ndoshta ka qene edhe fillesa ku te paret e kane quajtur me kete emer. Por kjo s’do te thote qe shqiperise apo vendeve te tjere ne rajon u mungojne malet.

B

Kjo qasje u be, per arsye se shume bashkkohes nuk e dine origjinen e emrit te gadishullit nga ne vijme. Por gjithsesi, ne nuk do t’perqendrohemi ne te kaluaren por ne tashmen dhe kryesisht ne te ardhmen. Ky tekst, do t’ngrej shume pyetje dhe do jap shume pergjigje. Per qoke ky tekst ka nje analize te thelle dhe si ngacmim kritike ka fashikullin e gazetes greke Kathimerini, te dates 28 Prill 2008. Ne qender te vemendjes kjo analize ka Maqedonine, Kosoven, Shqiperine e Madhe dhe garen SH.B.A dhe Rusi ne rajon. Autoret jane nga te gjitha trevat: ne qender te vemendjes eshte historiani Serb Traian Stoianovich me vepren e tij te vitit 1994, Balkan Words: The First and the Last Europe. Ne kete veper historike ky

25

BALLK ANI; KJO PERANDORI E MADHE... Eshte fakt tashme, qe ate qe thuret apo intrigohet tek ne politikisht apo shoqerisht, e njejta gje ndodh diku tjeter dhe e kunderta. Mendja e njeriut eshte e njejte kudo. historian hedh drite ne mitet e krijuara ne rajon nga indigjenet. Shkruajne, ministrja e jashtme Dora Bakojani, ministri’ jashtem i Serbise Vuk Jeremic dhe gjithshtu Kyeministiri’ Kosoves Hashim Thaci. Kryeministri i Bullgarise Sergei Stanishev, presidenti i Kroacise Stjepan Mesic dhe shume te tjere: politologe, publiciste, gazetare, profesore dhe analiste te rajonit. Pra plote, 48 faqe. Qendrimet e tyre jane pothuajse te nje shkolle: duhet te shohim perpara dhe te integrohemi sa me shpejte ne kthinat e B.E. Ka dhe nga ata, si psh, Vuk Jeremic qe mbeshtet frymen e kishes serbe apo publiciste greke qe mbeshtesin gjithashtu frymen eklisiastike greke -per frike ndaj nje ekspansionizmi te Shqiperise se madhe. Pergjithesisht, qasjet e tyre jane te verfera: mbeshteten ne te njetet intrument te se kaluares per zhvillimin e rajonit, pra besim, fe selektive, dogma pratiake, mungese vizioni dhe te shohim perpara me instrumente qe jane tashme te vjeteruar pra, regjime kompetitive qe sjellin gjithnje paqendrueshmeri, dominance, bashkepunim uni/bi/multilateral, pushtete qe mbeshteten vetem ne propagande duke mbikqyrur tregun te cilin e sajone vete ata duke u mbeshtetur ne njuhurite e tyre deshtake/dekadente te perendimit. Keto mendesi me pak fjale udheheqin kongregacionin sikurse shume permendet ne shtypin botere kjo fjale dhe e ka origjinen ne simbolin e domokracise te se ardhmes Martin Luther King. Kete humbes te lirise, e bashkangjisin dhe e paralelizojne me Obamen, tashme i emeruar si president i Amerikes. Ne nje debat publik te rradhes, per median Angelze pak dite me pare, u hodh nje teze: cfare duhet te bej Anglia ne te ardhmen; a duhet ajo te ndryshoj vektor politike, pra te jete

pjese e koalicionit politike monetar europiane? Te ftuar sic dihet jane proponent politike te dy kraheve: laburiste vs konservator. Keshtu ngjet, ne Shqiperi, ne Greqi dhe me tej dhe njerezit

fesorit te te drejtes nderkombetare dhe kritike i ashper i kushtetutes Europiane Joseph Weiler, lexojme: ‘[K]ushtetuta europiane është një procedurë teorike ligjore konstitucionale në të cilën nuk është përpunuar: largpamësia e saj; vlerat transedente s ’ j a n ë elaboruar mjaftueshmërisht; elementët e saj ontologjik janë k e -

t e tuhaf u r n u k kuptojne a s g j e . Natyrisht, eshte me se normale qe te ndjehen te tille: vete proponent ne debatin e siper-permendur nuk kishin mundesi te pershkruanin asnje nen, klauzole, projekligj apo vete kushtetuten europiane. Asnje s’e ka marre mundesine t’a analizoj as ne Shqiperi apo edhe me tej. Pyetje ne lidhje me kushtetuten pra se cfare permban ne thelb ky afidavit nuk i behet asnje politikani, sepse pyetjet jane te para-menduara, pra censuruara. E thene ndryshe, do me pyesesh per pyetjet qe une di dhe jo per ato qe une s’di. Ne dabatin e mesiperm, politikanet ishin te cilter: ne nuk e kemi lexuar por do t’a lexojme ne te ardhmen dhe do t’u informojme kur te kemi nje ide rreth kushtetutes Europiane. Dmth, prit gomar te mbij bar. Por kush jane keta hartues te kushtetutes Europiane dhe c’fare kane shkruajtur ne te? Sipas pro-

qkupt u a r ; ngultësia dhe legjitimiteti i saj kanë kontigjencë (rastësi) të një niveli të lart’. Kjo eshte vetem maja e ajzbergut: kemi ne njeren ane nje kushtetute europiane qe calon dhe nuk merr per baze vlerat njerezore pra lokale te sendertuara keto ne shekuj dhe ne anen tjeter propangadistet tane qe shesin dhe blejne jetet tona. Kemi nje mit te ri qe po n’a e indoktrinojne njelloj si afidavitet biblike: kuran, bibel etj, dhe kemi nje kohesisht nje mit tjeter qe mbeshtetet nen ombrellen Europano-Atlantike: t’i fusim te gjithe qytateret ne nje rregull te ri dhe t’u japim atyre ate qe duan, pra pseudodemokraci.

Gjithkush qe beson se jeton ne demokraci, sheh endrra me sy hapur. Gjithkush qe beson se duke u future ne B.E dhe problemet do te zhduken si me magji, zhgenjehet. Shohim sot gjithe ngrehinen e ekonomise se monetarizmit ne Pernedim me udheheqese Ameriken dhe ferkojme syte. C’do gje eshte ne zgrip katastrofal. Dhe nese vazhdojme te besojme dhe te rekrutohemi neper parti atehere do te zhgenjehemi tragjikisht. Kushdo qe mendon se kesaj analize i mungon propozimi -- edhe ate e kemi ne maje te gjuhes: bojkotoni partite, bankat qe jane sponsoret e partive, bojkotoni zgjedhjet, bojkotoni televisionet qe jane mjet propagandues i te gjithe games sociale, bojkotoni mjetet e komunikimit masive, qendroni larg huave bankare, huate jane mjet skllaverimi, dhe kthehuni ne organizimet bashkiake dhe u jepni zgjidhje ceshtjeve tuaja duke i diskutuar ato ne nivel lokal. Eshte e thjeshte dhe e qarte: jeta kerkon sakrifice qe te permiresohet, ndryshe do te kalbemi nen tutelen e dogmave dekadente. Harta qe pervijon kete tekst jane srategjite qe po thurin fqinjet tane, pra nje hapesire gjeografike me te madhe. Keto teza jane te indoktrinuara ne c’do shkolle dhe universitet lokal ne rajon, ato domonstrojne semundjet tona te pavdekshme, pra per nje serbi me te madhe, per nje greqi me te madhe etj, dhe Europa ne thurjen e saj konstitucioanale ka vasale qe i sherbejne vetem nje vlere: parase dhe vetem asaj. Kushtetuta europine ne thelb ka -- njejtesimin e vlerave dhe trasendentimin e te vetmes vlere qe eshte praraja qe udheheqe te gjitha mendjet e udheheqesve tane. Dominique Strauss-Kahn Drejtor i Fondit Nderkombetare Monetar e tha qarte: ne kemi nevoje per institucione globale qe kete krize t’a menaxhoj me efektivitet. Sa mundesi ka nje institucion qofte edhe i lart-permenduri te menaxhoj krizen qe ata vete kane skater -- kjo eshte nje ceshtje tjeter qe pergjigjet do t‘i japim ne shkrimet e rradhes.


LONDON FEBRUARY 2009

ALBANIAN YELLOW PAGES IN THE UK 2009 Ka nisur njëri ndër projektet më të mëdha të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar që do t'i japë fund komunikimit provincial 20. 000 kopie Mënyra e vetme që mesazhi juaj të shkojë në mënyrën më profesionale në çdo shtëpi të shqiptarëve ...që të mos pyesni të afërmit tuaj për ndonjë numër telefoni apo për ndonjë shërbim... bëhuni pjesë e Albanian Yellow Pages in the UK

Welcome to Albaniancontacts.com Britain's first Guide to Albanian Businesses and Services Do not miss out...

When you advertise your business or service with albaniancontacts.com you can guarantee value for money. We offer you great customer service and are looking forward to talking to you about advertising your business. Please feel free to contact us using the details below: Albaniancontacts

The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 info@thealbanian.info

26

A Class Motors Me eksperiencë 10 VJEÇARE NË ANGLI Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha LLOJEVE dhe MODELEVE të automjeteve

AUTO GARAZHE

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Mos harroni! Si dhe shërbime të tjera: Goma, Balancim, Rregjistrimin e gomave, skanimin e problemeve elektrike, të gjitha riparimet mekanike, saldime etj si dhe larjen e makinave

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE *LARJE FALAS te automjetit tuaj

PRONARI AGIM HALILI JU MIREPRET TEL: 020 8459 0077 MOB: 07932 024 665 A CLASS MOTORS 34C Park Royal Road Park Royal NW10 7LN


LONDON FEBRUARY 2009

Sponsorizuar nga

ME MBËSHTETJEN E

www.eufurniture.co.uk

Të dielën 15 Shkur t 2009 nga ora 3.30-8.30 PM në Dominion Centre 9 The Broadway High Road Wood Green London N22 6DS HYRJA FAL AS

Kësaj here është parashikuar një spektakël i vërtetë me elementë të shumtë artistikë,me talentet shqiptarë në Britani. Në këtë spektakël do të përfshihen; Performanca Artistike Kërcim, Aktrim, Humor, Ekspozitë Libri me botimet të shkrimtareve shqiptarë në Britani Ekspozitë fotografie Prezantime të arritjeve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar Prezantime të shërbimeve shqiptare dhe për shqiptarët në Britani

Ndërkohë janë të lutur të gjithë ata që njohin; Aktorë ose interpretues Humoristë ose imitues, Stilistë,apo nga çdo lloj tjetër talenti artistik të kontaktojnë me redaksinë e "The Albanian”

122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info

27


LONDON FEBRUARY 2009

NGA AKIL KOCI humë herë më ka ndodhur që të marrë dhe ta studioj një gjë që kur në mend nuk e kam pasur më parë, rastësia nga njëherë bëhet edhe shkakor dhe jo për shkak të shkasit, por për shkak të ndjenjës se kam nevojë për ta studiuar dhe për ta gjykuar nga shumë aspekte duke u bazuar në estetikën e Kantit që siç dihet karakterizohet nga fryma antidogmatike. Pra,studimet e tilla ka ndonjëherë janë edhe polivalente sepse përcaktojnë specifikën e gjykimeve e aq më tepër kur ato shpallen ose si të “paprekshme”,,”absolute” e ndonjëherë edhe të “përjetshme”. Mirëpo,këtu nuk do të flasim për veprat e kompozitorëve të paktët të muzikës klasike shqiptare për të cilat janë dhënë gjykime apriori dhe arbitrare qofshin pozitive dhe negative,që si luan as topi, por do të flasim për një periudhë e cila ka qenë fatale për mbarë kombin në shumë aspekte edhe pse edhe sot në lloj debate shkencore kemi qëndrime dhe pikëpamje të kundërta,edhe pse dihet dëmi i saj. Realizmi socialist,periudha më tragjike në historinë e popullit tonë ka lënë vragë të mëdha që edhe sot ndihen pasojat e saja. Kështu bie fjala krijimtaria muzikore dhe jo vetëm ajo por edhe shkenca, arti, kultura në Shqipëri si Piemont i kulturës gjithë shqiptare, pra brenda sferave që i përmendëm ka pësuar tragjedinë më së pesë dekada qysh kur atë e “Çliruan”, hordhitë komuniste njerëz-bisha të cilët vendosën një rend të “ri” me pretekst si “rend ekonomiko-shoqëror më lartë pas kapitalizmit” i cili zhduki nga faqja e dheut të gjitha të arritura të asaj kohe për të vu një rend të ri shoqëror të cilët pas fitores së revolucionit proletar vendosen diktaturën e proletariatit, ku nuk sundoi siç thoni jo vetëm pronat private dhe shoqërore, por edhe zhduki njeriun si qenie të lirë, degjeneroi ndjenjat kombëtare duke vu në plan të parë idetë marksiste si pjesë më reaksionare të sistemit duke zhdukur botën objektive dhe qenësinë shqiptare për të aplikuar diktaturën e proletariatit në qenësinë e saj më të egër më të përgjakshme që mund të krahasohet me regjimet më të egra botërore të dala si refleksione nga laboratorët e tyre. Në ketë ferr ishte vështirë të punohet dhe veprohet, sepse zhdukej brenda natës ajka e inteligjencës kombëtare dhe vlerat e krijuara para këtij regjimi makaber të cilat u vlerësuan si jo vlera dhe armiqësore. Kështu ne që i takonim gjeneratave të reja këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptarë frymëzoheshim dhe edukoheshim në ketë sistem të mallkuar dhe nuk njihnim vlerat e krijuara nga para ardhësit tanë, sepse u promovonte një shekull të ri me vlera të reja komuniste. Vrasjet, burgosjet ishin të përditshme, të rëndomta dhe me ta shkonin edhe veprat e tyre të krijuara. Lista kishte me qenë e madhe e personave të zhdukur dhe të burgosur që nga letrarët, filozofët shkencëtarët kompozitorët, piktorët dhe të tjerë të cilët u burgosën, u vranë dhe krijimtaria e tyre u asgjësuar. Por kjo nuk është temë e elaborimit tim,pra në kryeartikull ose mbi titull e kam quajtur paradoks kulturor,ndoshta term i pa qëlluar dhe i butë kur e kemi të qartë se realizmi socialist u bërë sinonim i krimit,sepse të gjitha krimet të diktaturës bëheshin “në emër të popullit” si reminishencë

S

28

MUZIKA E PËRJETËSISË DHE PARADOKSI KULTUROR ÇFARË SOLLI KOMPOZITORI DHE PROFESOR ALEKSANDËR PEÇI – ARTIST I MERITUAR I KULTURËS KOMBËTARE GJATË KARRIERËS SË TIJ PROFESIONALE ? dhe retiçencë e dhunës,jo vetëm fizike por edhe psikike,prandaj duhet njëherë e përgjithmonë të sanksionohen këto krime e besoj se ka studiues më të thirrur që mund ta vlerësojnë tërë atë kohë kur sundoi ai sistem i mallkuar që 50 vjetët e saja, e që mund të krahasohen me pesë shekuj të sundimit Otoman një shteti obskurantist të cilit ia pamë sherrin ne shqiptarët duke na sjell në terrin mesjetar edhe pse tani po dalin ca me thirrje të titujve shkencor dhe thonë se lufta e popullit tonë ndaj Perandorisë Osmane paska qenë e gabueshme, sepse ne i takojmë ati entitetit, unë mendoj se jo, kush i takon rrugë e marrë i qoftë në stepat dhe shkretit aziatike ku edhe sot e gjithë ditën sundon errësira. Kësi lloj paradokse kulturore nuk janë asgjë tjetër por ta mohosh kombin dhe luftën e burrave të ndershëm të kombit të cilët vihen para gjykimeve të njëanshme me retorikë të zbrazët krahas hulumtimeve shkencore të historianëve tanë. Me termin Paradoks kulturor unë do të trajtoj një temë e cila po ashtu zgjon kërshërinë tonë në aspektin muzikor. Shpesh kamë shkruar për kolegët e mi në këtë hark kohor mbi 50 vite që merrem me shkrime dhe gjithmonë jam munduar të jem vetë rrëfyes objektiv në ligjërimet e mija,edhe pse ndonjëherë kam qenë jo objektiv, por pa vetë dije, sepse ajo dozë e subjektivizmit ka qenë prezente në ndër dijen time,sidomos kur kanë qenë në pyetje kolegët e mi kosovarë nga shkaku që ndonjëherë nuk jam pajtuar ose ata nuk janë pajtuar me mendimet e mija. Mirëpo, kur kam shkruar për kolegët kompozitor nga Shqipëria kam qenë në shumtën e rasteve nihilist, por në kuptimin pozitiv, sepse edhe kur është dashur të kritikojë unë kam lavdëruar, pra nuk i jam përmbajtur termit nihilizëm që do të thotë të kem qëndrim mohues edhe nën vlerësues ndaj krijimeve të tyre, nuk i kam mohuar parimet dhe vlerat kulturore të krijimeve të tyre, sidomos atëherë kur ata kanë krijuar nën trysnin e Realizmit socialistë që kanë qenë jashtë trandjeve të muzikës botërore, dhe jashtë çdo norme artistike vetëm e vetëm për të mos ua humb hovin krijues dhe mos të krijojë shkas për ndonjë sakrilegj që kishin me marrë lloj komisione të lloj Byrove politike siç ka ndodhur me Festivalin e 11 në radio televizion dhe Plenumin e katërt që u murrën masa drastike ndaj kompozitorëve dhe të tjerëve. Për mos me qenë në pohime abstrakte muzika serioze e asaj kohe ka qenë një muzikë e mjerë që paraqitnin në universin tematik dhe estetik me

Aleksander Peçi dështime të plota dhe me plotë shqetësime të cilat i vërenim te vetë e autorëve të këtyre veprave që ishin jashtë çdo norme që paraqitnin një personifikim të zymtë jo vetëm të ndërgjegjes historike por edhe të realitetit artistik dhe jetësor,sepse sintezat meditative dhe refleksive në atë amulli të diktaturës vinin si plagosje e shpirtit dhe imagjinatës krijuese. Mirëpo, menjëherë pas demokracisë sikur u harruan të terat dhe na erdh një gjeneratë e re, krahas gjeneratës së vjetër që krijonin vepra me një konstelacion dhe stil të ri. Pra kompozitorët si , Aleksandër Peçi, Thoma Simaku, Thoma Gaqi, Fehim Ibrahimi, Vasil Tole,Sokol Shupo dhe të tjerët sikur fituan krahë dhe krijuan vepra dinjitoze të bazuar në bashkëkohësi si kohezion dhe arketip si krijues me një diapazon të gjerë dijesh nga muzika duke krijuara vepra që na përfaqësojnë me dinjitet jo vetëm në trevat mbarë shqiptare por edhe më gjerë. Njeri ndër ta është edhe Aleksandër Peçi, kompozitor i cili me veprat e veta pushtoi skenat më të njohura botërore me veprat që ekzekutohen prej solistëve dhje ansambleve të njohura. Pra, Aleksandër Peçi, Profesor i kompozimit në Akademinë e Arteve në Tiranë, Artist i Merituar i dekoruar me urdhrin e Naim Frashërit nga Presidiumi i Kuvendit popullor, fitues i shumë shpërblimeve kombëtare dhe ndërkombëtare me çmime të para, dy kupa për muzikë filmi në festivalet në SHBA, Itali dhe Turqi dhe i shumë manifestimeve botërore. Ka kom-

pozuar vepra në të gjitha zhanret dhe gjini duke filluar që nga opera, baleti, muzikë simfonike dhe gjinitë të tjera. Por çka është qenësorja ky krijues i fjalës e pasuroi krijimtarinë e tij me si mund ta vërejmë “me burime sonore të pastra të zonave të Përmetit, Kolonjës, Korçës në një alfabet modal Polifoni sonore të Përmetit e Toskërisë absolutisht si thotë autori një drejtim virgjër dhe të freskët në kulturën shqiptare e cila deri aso kohe kufizohej më tepër nga intonacionet e Shkodrës, Malësisë së Madhe në përgjithësi”. Ky krijues pos gjinive që i përmendëm më parë krijoi ndër të parët në Shqipëri edhe muzikë elektro akustike, muzikë religjioze që ishte e paimagjinueshme për atë kohë të Realizmit socialist. Edhe në aspektin e Teorisë muzikore, muzikologjisë, estetikës dhe filozofisë muzikore i cili shfaqet si studiues,analist i artit, kritik muzikor që paraqet një artist të kompletuar jo vetëm nga të krijuarit dhe veprave muzikore, por edhe të botimeve teorike 430 tituj janë dëshmi e një punë të madhe. Si koncept i ri në muzikën shqiptare duke hulumtuar dhe duke pasuruar opusin e tij krijues. Motoja e tij gjithnjë ka qenë “Pa letërsi muzikore të botuar s ka kulturë muzikore dhe pa librin e botuar s ka progres dhe integrim muzikor”. Gjeni i krijues dhe puna e tij e madhe prej vitit 1992-2008 krijoi një numër të madh veprash. Ai krijoi një dimension të gjerë intelektuali e krijuesi, krijues kërkimesh shkencore, kompozitor, producent, botues, organizator, me aftësi krijuese edhe për letërsinë poezinë e prozën, profesor e mbështetës i brezave të rinj, vizionar i drejtimeve e rrugëve të reja të pashkelura, kritik e intelektual me aksent të gjerë mediave e institucionale i cili ngre me pasion e shqetësim në Media, konferenca, takime gjithçka qe lidhet me muzikën. Ky kompozitor ka arritur si synim parësor te sjelle një invencion të ri në teknologjinë e kompozicionit kjo është një fitore jo vetëm e tij por e Historisë se muzikës. Peçi është mjaft origjinal melogon e tij : Introduksion mbi muzikën e “Etera tondo”. Të shohim se çka na thotë ky krijues

për këtë vepër? “Ishte 2003 kur me një bursë të Farnesina erdha për 6 muaj në Santa Cecilia për të shkruar këtë vepër. Kështu “Etera tondo” lindi ne Santa Cecilia u zhvillua këtu dhe pas world premierës në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë 2006 vjen (e seleksionuar nga Juria) përsëri në Santa Cecilia tani në 2008. Kjo është një kënaqësi e veçantë për ne autorët, mua dhe bashkëpunëtorin tim arkitektin dhe regjizorin Valerio Ferrari të cilin e falënderojë për kënaqësinë e bashkëpunimit në këtë Trilogji të udhëtimit që ka nisur para 10 vjetësh e që e përmbledh: OIRAT OPERA ( pjesa e parë e Trilogjia e udhëtimit ) 12 Cartesius cantus piano spektakël instalacion ( pjesa e dytë e Trilogjia e udhëtimit ) “Etera tondo” oratorio spaziale ( sipas paradiso te Dante ( pjesa e tretë e Trilogjia e udhëtimit ) Ndër 3 përmasat e përjetëshme të Botës ku jetojmë:uji, toka ,qielli, si pikënisje në këtë udhëtim mbi vargjet e Dante Alighieri për Beatrice tek Paradiso, në veprën “Etera tondo” zgjodha pikërisht ujin . Kjo jo vetëm për arsye, sepse përpara siç thuhet krijimit të botës shpirti i zotit lëvizte mbi sipërfaqen e ujrave , por edhe, sepse është pellgu I Mediteranit nga i cili nis ky udhëtim Dantesk për të cilin Eliot thotë se Udhëtimi I Dantes është zgjerim i hapësirave reptesisht te kufizuara njerëzore . Udhetimi i Dante nis nga Firenca me humbjen e saj , nis Meditarani , për të fituar 3 mbretëritë e mëdha, Ferrin,Purgatorin, Parajsën. Në introduktin elektroakustik të veprës Personazhet sonore të fillimit të veprës janë Uji dhe ajri. Është Deti herë i trazuar me dallgën si materie elektroakustike me transformin e saj dhe herë deti i kthjellët ku si materie elektroakustike zgjodha një nga instrumentet e shpikura se fundmi ,Woterphone. Ajri me lëvizjen e tij legero e pa peshë ajri që përcjell një cantus zogjsh, herë herë me jehona të shtënash të trazuara në një klimë të trazuar Ballkanase, Mediterane, Botërore. Këto janë motivet për të evidentuar atë që thotë Kadare se “Komedia hyjnore” ish e vetmja në Botë që rrezatonte po aq fuqishëm dhe zinë dhe dritën. Dallga është prezente me stuhinë e gjallë, por në sajë të operacioneve të panumërta elekroakustike është prezente dhe me stuhinë e vdekur për ti bërë jehonë disi shprehjes që Dante i ve në goje Virgjilit “MOS U TREMB , ËSHTË


LONDON FEBRUARY 2009 NGA AKIL KOCI ompozitori gjerman Beethoven ka qenë figurë qendrore e krijimtarisë së artit muzikor nga fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, krijues i kërkimeve dhe i ndijimeve të përhershme, sepse arti i tij në krahasim me krijuesit e tjerë është bazuar mbi emocionet dhe ka zhvilluar një ndjenjë racionale në ndërgjegjen e njerëzimit të asaj kohe, dhe pikërisht për ketë arsye është më se e nevojshme njohja së më e mirë e nocioneve estetike që përvijojnë në çdo veprimtari artistike e sidomos në artet që nuk e kanë fjalën si shprehje artistike. Ai paraqet një figurë të madhe dhe kryesore. Ka qenë i predestinuar të bëjë kthesë, ta shfaqë rrymën e re artistike dhe ta braktisë atë të vjetrën, por jo të skaduar, e cila pat qenë nën ndikimin e jetës së oborreve fisnike dhe mbretërore. Së këndejmi, gjatë periudhës kalimtare shumë të rëndësishme në mes dy epokave, arriti të bëjë reformën e saj si procedim etik dhe estetik, si refleksion të klasicizmit dhe të romantizmit. Pra ai shkrin artin e klasicizmit me atë të romantizmit duke vënë në plan të parë emocionet si parantezë e muzikës romantike, të cilat artikulohen përmes idesë në muzikë dhe metafizikë, si erudicion, si produkt i imagjinatës dhe kështu na sjell vepra dinjitoze, kryevepra që paraqesin përsosmëri e që spikatin jo vetëm për fisnikërinë tingëllore, por edhe shënojnë një epokë të veçantë, një univers madhështor, qasje filozofike, estetike dhe artistike gjeniale si dhunti natyrore. Sipas Kantit, bashkëkohës i Beethovenit, gjeniu Beethoven është thellësisht kundërshtar i imitimit, prandaj edhe në veprat e Beethovenit kemi origjinalitet me gjykim estetik të sublimes, kurse sublimja, prapë sipas Kantit, ka veçori të përbashkëta me të bukurën, që e hasim në krijimtarinë e tij gjithëpërfshirëse. Arrogant, kryelartë, temperamental, Beethovenin nuk e zinte vendi vend. Sjellja e tij në jetë shfaqej në mënyra të pazakonta. Në bisedat me aristokratët, shprehej: "Ju jeni princ dhe këtë e keni trashëguar, kurse unë pozitën time ia

K

NJë STUHI E VDEKUR” , stuhi e cila i qëndron në sfond disa molekulave perla të cilat unë i sjell në vepër nga Etnosi ,një Lut, një mermerime cule diare e bregdetit shqiptar e njëkohësisht e bregdetit tonë polifonik, një këngëtare e muzikës mediavele profane , një timbrike trubadur harpe ,të gjithë këto për të pikturuar një Peisazh sonor ,Dantesk, por të një kohe moderne, e me mjetet shprehëse sonore e të avantazheve që jep sot teknologjia e kompozicionit nën asistencën e ordinatorit. Vepra “Etera tondo”, kurrsesi nuk mund të jetë një totalitet i Paradisit Dantesk . Unë gjithmonë e kam konsideruar “Etera tondo” si një RE. Një re që udhëton nga sipërfaqja e ujit ,e tokës, drejt një amfiteatri celestial , një Re që ndërron formë , një re eliptike , një re që ndërron ngjyrë nga e bardha në grixho, një re volante e legero që shtegton , një re që lamenton , një re që lutet , një Re lëvizja e të cilës procedon e qetë me metronon 60 në seksionet e para të veprës ,por dhe një re që shpejton lëvizjen e saj, një Re që fugon drejt lartësive ( me ndihmoi për këtë forma e fugatos e cila zë vend në 2 sek-

29

ÇKA PARAQET BEETHOVENI SI KRIJUES? KËTO DITË DUAL NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I PROFESOR AKIL KOCIT SI BOTIM I SHTËPISË BOTUESE MË PRESTIGJIOZE NË KOSOVË "KOHA DITORE" KY PËR NJË KOHË TË SHKURTË ËSHTË LIBRI I DYTË I KËTIJ AUTORI.LIBRI PARË KA QENË "VIBRACIONET E SHPIRTIT SHQIPTAR "KU POS TË TJERËVE ME 15 NËNTOR “THE ALBANIAN” E KA BËRË PROMOVIMIN E KËTIJ LIBRI, KURSE LIBRI I DYTË TITULLOHET "ELEMENTET FILOZOFIKE DHE ESTETIKE NË SIMFONITË E BEETHOVENIT kam borxh vetëm meritave të mija. Princa ka dhe do të ketë. Beethoveni është vetëm një". Duke mos e njohur vetëkënaqësinë, ai ishte studiues e kërkues deri në atë masë, saqë kalonte në perfeksion. Temperamenti tij tronditës kalonte prej një momenti të gëzuar në atë tragjik, kurse përsiatjet psikologjike bënin bujë në të gjitha aspektet, duke ndjellë komente nga më të ndryshmit. Ka qenë dhe ka mbetur më i zoti për ta kapur reformën si frymëzim, për ta shprehur në veprat e veta nga aspektet e realitetit që ngërthejnë jo vetëm tragjiken dhe ndjenjat e tmerrit, të ankthit, të frikës, por edhe lirizmin që ka si sferë ndjenja nga më të ëmblat dhe nga më të butat, afshin dashuror, keqardhjen mëshirëplotë, adhurimin, fisnikërinë si fryt i vrojtimeve të krijuesit. Për sa i përket përfilljes së artit, ishte i papajtueshëm, nuk i njihte kompromiset, duke i dhënë kah krejt tjetër krijimtarisë muzikore nga mësimet e mësuesit të vet, Haydn. Ky, bashkë me Mozartin, patën vërejtur tek Beethoveni një forcë dritësjellëse e iluministe krijuese, që fshihej brenda qenies së tij. Pra, ky i ri me një performancë artistike krejt të veçantë, kishte një frymëmarrje të gjerë, që paraqitet si sintezë gjithëpërfshirëse e të gjitha frymëzimeve. Posedonte shije të hollë dhe të profilizuar, prandaj konsiderohej si një "ndër kompozitorët më të epërm dhe ndër më të mëdhenjtë e të sione ),një re e cila si në xham apo si në kristal përshkohet tej e tej nga rrezet splendito të një bote qiellore, angelico e hyjnore që vetëm dashurinë dhe Dritën ka për kufi , ku siç thotë Dante - Drita hyjnore penetruese - , një botë kjo disi krejt ndryshe nga kjo infernale e Tokës . Kam ndjere një kënaqësi të jashtëzakonshme kur dantologet gjatë studimit të veprës së Dante zbulojnë se “Komedia hyjnore” mbështetet në raporte exigjente numerike .Baza është numri 3. 3 Mbreteri ,33 këngë , 9 qiej , 3 vargje në strukturën e strofës ( tercina e famshme e tij ), Trinia ,etj… Kënaqësia lidhet me faktin se përpara se të filloja këtë vepër kisha kohë që nëpërmjet rregullit të produksionit kartesian ,përdorja numrin 3 si product të 1 me 2 ( kujtoj këtu se kjo është hallka e parë nga seria e Fibonacit),pra përdorja numrin 1/ 2/ 3/ duke aplikuar produksionin cartesian mbi vlerat numerike, por dhe mbi gjithë parametrat muzikore . Kjo në 97 me veprën për orkestër Polifoni e përplasjes e rezonancave, por dhe në 2001 me 12 veprat

Ky konstatim i prerë rigjendet në përmasa të mëdha, kur kihet parasysh fakti se të kërkuarit e shtigjeve artistike e, në këtë rast, muzikore, ka freskinë e spontanitetit krijues, krijon një polisemi që bart me vete shumë

nivele semantike e me të edhe vlera të larta intelektuale. Thonë se "reputacioni i tij jo vetëm që ka inspiruar shumë kompozitorë si krijues artistikë, por edhe ka frikësuar shumë krijues e muzikantë, si dhe publikun që e ka përcjellë dhe ndjekur gjatë tërë krijimtarisë së tij të begatshme", duke kërkuar dhe duke trajtuar vazhdimisht identitetin e vet krijues në kohën kur Haydni dhe Mozarti e kishin përcaktuar stilin e tyre klasik. Beethoveni, me tërë imagjinatën e tij krijuese, është mishëruar në fshehtësitë e muzikës si kohezion emocional dhe ka zgjeruar thellë horizontin e pikëpamjeve dhe të vlerave estetike, sepse gjithnjë ka qenë i mendimit se arti, e, sidomos muzika, duhet të bazohet në frymën morale të shpirtit, duke u mbështetur në thënien platoniane se"shpirti i botës është shtruar nga harmonia muzikore". Kur lexojmë apo dëgjojmë emrin e Beethovenit, gjithnjë e kemi parasysh krijuesin - kompozitorin më

të përkryer dhe pikërisht këtu qëndron edhe vlera e tij e madhe krijuese. Në veprat e Beethovenit hasim atë strukturë artistike, të bazuar tërësisht dhe konceptualisht në idenë teorike, artistike, si komunikim i përshtatshëm ndërmjet artistit dhe dëgjuesit-receptor. Pikërisht këtë koncept, strukturë, idiomë, e gjejmë në simfonitë tij, por më të qartë e ndeshim në kryeveprën Simfonia e Nëntë, apogjeun e krijimtarisë së Ludwig van Beethovenit, si rrëfim retro-introspektiv në vetën e parë, duke projektuar një krijim që paraqet "një vepër monumentale, si përmbledhje dhe kurorë e krijimtarisë simfonike të Beethovenit", dhe jo vetëm të tij. Pra, në atë rrëfim personal dhe impersonal implicit, ku, pos muzikës gjeniale, këtu shpërthen edhe teksti i Schillerit si virtyt-nxitës, i cili për një kohë të gjatë e ka hulumtuar fuqinë madhore të saj dhe ka kërkuar momentin më të volitshëm që me poezi dhe muzikë ta shprehë madhështinë përfundimtare - "fitoren e së mirës ndaj të keqes". Kësisoj, kjo vepër universalizohet dhe shndrrohet në një vlerë madhore e çmuar si e tillë nga bota mbarë. Duke u bërë pjesa qendrore e finales së kësaj simfonie që është pjesë përbërëse e kohës së katërt Presto, Allegro Assai "Oda e gëzimit", himni i Bashkësisë Evropiane, flet për vlerën dhe rëndësinë historike të kësaj kryevepre botërore.

pianistike ,të titulluara Cartesius cantus . Koncertin No2 për piano, world premiera e të cilit ish Maj 2008. Grekët e lashtë aspak rastësisht vunë ne rrënjë të fjalës aritmetike , fjalën muzikore rythmos - arythmos , për të treguar këtë lidhje të ngushtë midis numrit e ritmit me vlerën e tij numerike. Kështu për të reflektuar racionalizmin e strukturës Danteske,janë dy arsye me shumë që unë ta ndjeja dyfish gëzimin : Së pari se unë do të zgjidhja edhe në këtë vepër formulimin tim të preferuar të produksionit kartesian e cila ka një rol të dy fish Racionalizëm i trurit por dhe impuls i shpirtit Se dyti, sepse unë pa e lexuar Paradiso në origjinal dhe pa ditur në 2003 kur u shkruar “ Etera tondo” se dantologet gjatë studimit të veprës së Dantes zbulojnë se “Komedia hyjnore” mbështetet në raporte exigjente numerike, unë kisha filluar t’i studiojë këto raporte exigjente numerike” . Pra këto ishin fjalët e kompozitorit Aleksandër Peçit duke komentuar artin e tij në thellësitë qenësore dhe përsosmërinë dhe për të

bukurën që e hasim në veprat e tija ne mund kërkonim jo vetëm lirinë krijuesit të gjenit të tij artistik, por mund ta kuptojmë edhe vërtetësinë artistike që shpesh nuk është pandan me të vërtetën shkencore ,edhe pse thonë se shijet nuk diskutohen dhe në këtë mënyrë e vërteta objektive e estetikës është e ndërlikuar mos të themi e pafundme si mikrobota si probleme të rëndësishme të shkencës së estetikës për të cilën kanë qenë të interesuar në studimet e tyre edhe shumë filozof të antikitetit dhe të Greqisë së vjetër që nga Pitagora,Herakliti,Sokrati,Platoni,Aristoteli,Plotini ,Ciceroni dhe filozofët e kohës më të re siç janë Johan Fihte që thoshte se “Bota është krijesë subjektive e ndërgjegjes sime”,kurse Shelingu thotë se “ në art intuita estetike hyn në unitet me ndërgjegjen dhe vetëdijen”.Dhe vetë vetiu shtrohet pyetja se konkluzioni kryesor reflektohen në “pikëpamje estetike bashkëkohore me arritjet e zhvillimit të

shkencave moderne”dhe mu për këtë filozofia dhe estetika ndryshe nga filozofit e vjetra thonë se “njeriu është origjinal në krijimtarinë e vetë ndryshe nga tjetri sa që komunikimi i tyre ndonjëherë nuk është i mundur”. Kështu edhe me këto pak fjalë që i thamë për këtë krijues me një opus të gjerë e konsiderojmë si vlerë absolute si ekuilibër në rrjedhat e proceseve krijuese individuale. Prandaj me një shkrim nuk mund ta rrumbullaksojmë tërë krijimtarinë e tij të madhe,por le të na lejohet që edhe me ndonjë rast tjetër të flasim kështu gjerësisht për veprat e tija të tjera po ashtu të suksesshme.

gjitha kohërave", me një erudicion dhe imagjinatë të madhe krijuese, domethënëse, por që përmbante diçka metafizike, me të cilën identifikohet si krijues muzikor par excellence.

(vijon)




LONDON FEBRUARY 2009 NGA KASTRIOT DERVISHI Si zgjidhje e vetme për daljen nga situata, qeveria e Adil Çarçanit mendonte se ishte largimi i studentëve nga Tirana me çdo lloj mjeti. Në diskutimet e ministrave vërehet nga një pjesë e tyre janë të dyzuar midis dëshirës për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës, e deri te dëshira për të dalë nga kjo gjendje me çdo mënyrë. Në mbledhjen vijuese, kryeministri Çarçani informon se një pjesë e madhe e studentëve ishin larguar, por gjendja nuk kishte asnjë lloj përmirësim sipas dëshirës së tyre. Nga ky shkak më 15 shkurt 1991, fillojnë të diskutohen opsionet se cili institucion kishte të drejtë të hiqte emrin e Enver Hoxhës, Kuvendi Popullor apo të tjerë, ndërsa diskutohet gjerësisht opsioni i hedhur ato ditë për referendum për heqjen e emrit të Univeritetit të Tiranës.

QEVERIA 1991: “TË LARGOJMË STUDENTËT NGA TIRANA”

SALVADOR FRANJA (ministër i Transporteve): Ka edhe një problem, shumë studentë më kanë ardhur mua dhe kërkojnë të ikin, thanë që ne nuk jemi për grevat, ne nuk duam to rrime aty, par duam. te ikim. ADIL ÇARÇANI: Mirë, organizoni transportin me trena e autobusë dhe të ikin. PALI MISKA: Po të jetë edhe gratis, shoku Adil, le të ikin. ADIL ÇARÇANI: Le te ikin nëpër shtëpia edhe ai që ka mbyllur atë konviktet drejt ka bërë, deri sa të riparohen, t'u thuhet shkoni nëpër shtëpi. HEKURAN ISAI: (ministër i Punëve të Brendshme) ndihmohen që të ikin. SKËNDER GJINUSHI : Programi sot ishte që t'u bënim thirrje studenteve që të shkonin në shkollë, tani të bëjmë të kundërtën, t'u themi që të ikin. Dje ishim në Komitetin Qendror dhe për sot e lamë që të bënim një thirrje si ministri, pa dalë unë, edhe këtë ta tërheqim, se tani me mire të ikin studentet. ISMAIL AHMETI (ministër i Ndërtimit): Ne më mirë t'i organizojmë që të ikin, me autobusë e trena, se pjesa dërrmuese do që të ikin. ADIL ÇARÇANI: Mirë, me tren e me autobusë t' i organizojmë që të ikin nëpër shtëpia, prandaj le të ikin, ata që dëshirojnë le të ikin SKËNDER GJINUSHI: Që të mos e gjejnë sebep të mos thonë protestojmë kundër mbylljes se Universitetit. BESNIK BEKTESHI: (ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës): Ata që kanë ikur nëpër rrethe janë studentë të mirë. HEKURAN ISAI: :Skenari i këtij problemi ka filluar, tani varet sa jemi ne në këmbë të gjithë, që të ulet apo të ketë pasoja sa më të pakta. Taktika është të vënë fëmijët

32

Moment nga rrezimi i diktatorit Hoxha rrugës, se dakord të zbatohet ligji, por ligji është të qëllosh me armë, por ne kushtet kur ai të fut nxënësit e 7vjeçares përpara, nuk qëllon dot, prandaj ne të bëjmë ç’është e mundur që të mos dalin fëmijët. Problemi është që a komi fuqi si qeveri që të ndalojmë fëmijët? Prandaj, unë kërkoj që në qofte se qeveria në ka fuqi të ndalojë daljen e fëmijëve në rrugë, atëherë problemi është shumë i vështirë, shoku Skënder, si ta bëjmë që të mos na dalin fëmijët në rrugë? SKËNDER GJINUSHI: Mirë, por pasdite ata nuk janë më nën kontrollin e shkollës, shkolla do të bëjë lajmërimin, që fëmijët pas ditë të mos dalin, të mos gënjehen për festa e gëzime, por lajme të këtij karakteri. HEKURAN ISAI: Kurse ne objektet që komi roje, atje nuk bëhet fjalë fare. Dolën në rrugë p.sh nxënësit e 3-4 shkollave të mesme të Durrësit, u mblodhën, bënë manifestim, në Kavajë shkoi sekretari i parë në shkollë t'i qetësoj, e qëlluan me gurë, e izoluan atje dhe nuk e pranuan fare. Prandaj problemi është që ai skenar, mos zhvillohet këtu në Tiranë. YLLI BUFI (ministër i Industrisë Ushqimore): Po edhe me radio e me televizion, në qoftë se mund të bëhet ndonjë njoftim, se njerëzit pak a shumë i kanë marrë këto njoftime, i dinë. Prandaj të thuhet më konkretisht fëmijët të rrinë pasdite e të mos dalin, sepse forca të errëta do të bëjnë të tilla gjëra. Unë kisha edhe një gjë tjetër, shoku Adil, meqenëse tani vetë studentët po largohen, një pjesë e mirë, siç thotë shoku Skënder po ikin, atëherë meqenëse po ikin studentët, të mbyllim edhe konviktet, pra edhe shkollën. Pra, këtu në Tiranë,

meqenëse gjysma e studentëve ka ikur, të mbyllim universitetin. SKËNDER GJINUSHI: Po, shkolla e lartë është e mbyllur. BESNIK BEKTESHI : Pse ta bëjmë ne aktin për ta mbyllur, kur ajo është vetëmbyllur. SKËNDER GJINUSHI: Tani atje janë 100 e ca veta, që janë pikërisht vatra e gjithë kësaj, dhe po të deklarosh t i mbylljen, ai gjen protestë dhe gjen sebep. ADIL ÇARÇANI: Mirë, ta japim në radio njoftim, në orën 15.30' ose edhe më përpara ne vazhdim të njoftimit të djeshëm. BASHKIM SYKJA (ministër i Industrisë së Lehtë): Kam edhe unë një mendim, kjo është natyrisht e vështirë, por ne këto dikasteret tona, të gjithë janë civile dhe pa asnjë lloj mjeti për t'u mbrojtur dhe kush të dojë mund të futet, të përdhunojë ndërtesën, të thyeje, të plaçkisë, se nga këto mund te pritet gjithçka. Prandaj, mos duhet ta mendojmë këtë gjë për ministritë ? ADIL ÇARÇANI: Mirë, ta mendojmë, par tani nuk është koha që të mendojmë. BASHKIM SYKJA: Dakord, shoku Adil, por ne rrimë të gjithë aty, me to gjithë aparatin në ministri, dhe kush e di se çfarë lloj turme të vjen, të futet brenda. ADIL ÇARÇANI: Mirë, edhe kjo duhet menduar.

PROCESVERBAL I MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE I MBAJTUR MË 15 SHKURT 1991

Popullor, asnjë nuk e vë në dyshim, madje as vetë Partia Demokratike ma merr mendja, do të ketë përbërje pluraliste, prandaj le të vendose ai për iniciativat ligjore që do i ndërmerren nëse do t'i hiqet emri universitetit. Pra Kuvendi i ri Popullor do t'i zgjidhë këto punë.

MBLEDHJA DREJTOHET NGA KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, ADIL ÇARÇANI.

PALI MISKA: Pse t’i hapim shteg vetes? Përse duhet të merret Kuvendi i ri Popullor me këtë punë?

Përveç anëtarëve të Këshillit të Ministrave në mbledhje marrin pjesë edhe prokurori i përgjithshëm, Rrapi Mino; kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame; drejtori i ATSH-së Taqo Zoto, drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit, Sefedin Çela. ADIL ÇARÇANI: U mblodhëm për gjendjen e krijuar përsëri në shkollat e larta të universitetit dhe në shkollat e tjera. Gjendja sot paraqitet e tillë: nga 9 mijë studentë që kanë tërë universitet janë larguar 6 mijë, kanë mbetur 3 mijë studentë. Vetëm në Qytetin Studenti nga 6600 që është numri i përgjithshëm janë larguar 4250, kanë mbetur 2350 studentë. Në fakultetin e mjekësisë nga një mijë studente, janë larguar 600 studente atë kanë mbetur 400. Në fakultetin e ndërtimit nga 1400 studentë janë larguar 1100 dhe kanë mbetur 250 studente. Në Institutin e Lartë Bujqësor nga 3820 janë larguar 2320, kanë mbetur 1500 studente, kurse në Institutin e Fizkulturës nga 232 janë larguar 110 dhe kanë mbetur 122 studentë. Edhe nga disa shkolla të mesme, mund të thotë shoku Skënder, gjithashtu janë larguar, por nuk e dimë numrin. Lidhur me këtë situatë, bëra një takim me ministrin e Arsimit dhe me dy rektorët, mund ta thotë shoku Skënder mendimin e tyre dhe të Ministrisë së Arsimit për këtë gjendje ç'mendojnë ata, kenë si mbështetje për të shprehur pajtimin ose mospajtimin e tyre me situatën e politizuar. Mendoj që mund ta interpretojmë ligjin që një institucion kombëtar, nuk është vetëm i atyre qe punojnë aty. Meqenëse emrin ia ka vënë një organizëm që shpreh vullnetin e popullit, ky organizëm mundet edhe t’ia heqë, por në momentin aktual, ky organizëm ka pushuar se vepruari, përveç që jemi para zgjedhjeve. Organizmi i ri, Kuvendi i ri

ENVER HALILI; Nuk ia ka venë Kuvendi emrin, por Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë, madje plenumi i Komitetit Qendror të Partisë. PALI MISKA: Edhe te koka e Enver Hoxhës, kur ishte i vdekur u tha që universitetit do t'i vihej emri i tij. ENVER HALILI: Prandaj nuk kapemi do te tek ajo. FATOS NANO: Ato janë vendime të trashëguara nga një praktikë e kapërcyer tanimë. ENVER HALILI: Nuk mund të themi që ia ka vënë Kuvendi emrin Universitetit. FATOS NANO: Dakord, tërhiqem por nesër në Kuvendin e ri do ketë logjike tjetër. PALI MISKA: Kur të mblidhet Kuvendi, është tjetër muhabet. ISMAIL AHMETI: Nuk vendos Kuvendi për këtë. PALI MISKA: Le të vendose kush të dojë. FATOS NANO: Për shpalljen e referendumit Popullor apo jo, shoku Enver Halili? ENVER HALILI: Unë jam i një mendimi me ju që për këtë fakt duhet të bëjmë kujdes. FATOS NANO: Dakord, por desha të di, shpallja e referendumit a është e drejtë e Kuvendit Popullor? ENVER HALILI: Nuk kemi ligj për referendumin, ke të drejtë. SKËNDER GJINUSHI: Në Kushtetutë duhet që referendumin e shpall Presidiumi i Kuvendit Popullor. ENVER HALILI: Me vendim të Presidiumit thuhet shprehimisht në kushtetutë. ADIL ÇARÇANI: Presidiumi ka dhënë një përgjigje për këtë kërkesë.


LONDON FEBRUARY 2009 ë vitin 1961 një njohës i vjetër i Enver Hoxhës, i internuar e syrgjynosur, herë pas here bërtiste mbi një motër të Enverit të martuar te bejlerët e Beratit. Tashko gati irritohej kur tregonte se kjo motër jetonte “me paratë e popullit”. Në kuptimin klasor, familja e Enverit kishte hedhur tej çdo parim, ndodhur kjo në kohën kur saqë mendohej se Hoxha do të bëhej prijësi i komunistëve të Shqipërisë. Por një njeri i kujdesshëm si Koço Tashko, nuk mund të rrinte pa i përmendur këto, teksa e komentonte aq gjerë edhe gruaja e tij. Të gjitha këto të dhëna ndodheshin te dosja e përndjekjes së “elementit antiparti”, Koço Tashko.

N

RASTI “OMARI” Enver Hoxha u shqua shumë mbi hedhjen e kujtimeve të tij në kartë. Shkoi për vegjëlinë, për rininë, për njerëzit e thjeshtë, për pionierët, etj, ndërsa u kujdes që plagjiaturat ose fjalimet e tij në kongrese e takime të rëndësishme ose të rëndomta, të dilnin në vëllimeve të posaçme, të censuruara në varësi të rrethanave politike ku ato botoheshin. Në këtë rreth botimesh, pjesa më delikate ku Enver Hoxha ishte tej mase censurues, kishte të bënte me vitet ’30 të jetës së tij si dhe me rrethin e tij familjar, i cili në jo pak raste provoi persekutimin njëlloj si pjesa tjetër e popullsisë. Por do të duhej një vëzhgim tejet i thellë për të analizuar arsye pse Hoxha kishte “frikë” nga e kaluara, nga anëtarët e familjes së tij, nga njerëzit më të afërt e nga njerëzit më të largët të fisit të tij? A ishte vetëm Bahri Omari ai që përbënte pikëpyetjen më të madhe të një ekzekutimi, apo kishte edhe njerëz të tjerë të fisit që kishin dijeni mbi ngjarje. Por pas çdo vrasje ka si gjithnjë mister, e ky mister gjithmonë nuk i rresht pyetjet mbi atë që kishte ndodhur. Po të vësh re me kujdes mbi librin me kujtime “Vite të vegjëlisë” do të kuptosh mbi detajet deri të panevojshme që ka dhënë autori i tij për pjesëtarë jo interesantë të fisit të tij, e ndërsa nuk jep asgjë për njerëzit e tij më të afërt. Afër mendje se diçka tjetër duhej të kishte. Nëse rasti “Omari” pak e shumë dihet si përfundoi, rasti “Çipi” pothuaj nuk njihet as nga librat e Enverit e as nga burime të rëndësishme, por nga të dhëna të rezervuara.

KUNATI TJETËR I ENVERIT Kunati tjetër i Enverit (burri i motrës) ishte Gani Çipi. Në këtë mes ka edhe një histori tjetër interesante. Motra e Sami Qeribashit që u dënua me vdekje në procesin e vitit 1946 (grupi tresh Musine Kokalari – Qenan Dibra – Sami Qeribashi) ishte në fakt vjehrra e Haxhiresë motra e madhe e Enver Hoxhës e martuar në Berat te bejlerët e atij qyteti. Sikurse do të shihet këtë rast, edhe kjo herë ka në mes të saj një vrasje. Kjo lidhet me Sami Qeribashin, e po të vazhdosh pak më tej studimin, lidhet me “armikun e popullit” Jakup Shalësi. Në fakt kur Enver Hoxha erdhi në pushtet më 1944, Gani Çipi rezulton i vdekur. Në këtë mënyrë nuk mund të bëhej fjalë për një rast të drejtpërdrejtë “Omari”. Por sikurse e thamë edhe më sipër këtë histori e mbulon sa misteri aq edhe gjaku.

33

HISTORIA NDRYSHE E FAMILJES SË DIKTATORIT

MOTRA E PANJOHUR E ENVER HOXHËS PSE “PRISHEJ” BIOGRAFIA E MIRË NGA KRUSHQIA ME BEJLERËT E BERATIT?

HISTORI ME SHËRBËTORË Në fakt histori më të thellë regjistrohet nga Sigurimi i Shtetit nga bashkëshortja e Koço Tashkos, Pavlina,. Në kohën e internimit, në bisedat që Pavlina zhvillonte me njerëz që rezultonin më pas si bashkëpunëtorë të Sigurimit, dilte ekzistenca e një motre tjetër të Enver Hoxhës. Raportimi i 21 prillit 1961 bën fjalë për fjalët që bashkëshortja e tij Pavlina kishte thënë kundër Enver Hoxhës, të cilin e quante “Don Zhuan”. Në këtë raportim thuhej: “Don Zhuani i Parisit i gjeti gati të gjitha. Burri im luftoi e punoi kaq vjet dhe sot në pleqëri ta flakin në këtë mënyrë? Është më i pari komunist në Shqipëri. Ka ndenjur kaq vjet anëtar i Partisë Bolshevike, etj. Don Zhuani e ka motrën bejlereshën e Beratit që mbyti shërbëtorin me dorën e saj në shtëpi dhe po ushqehet me paratë e popullit. Tjetrën, të shoqen e Bahri Omarit e ka vënë në apartament e trajtohet më mirë se komunistët që kanë luftuar. Në raportimet e 31 majit 1961 të “Morenës” (A.V.) thuhej se

gruaja e Koços, Pavlina, ankohej për fatin e tyre, duke sjellë krahasimin se kur burri i saj punonte, Enver Hoxha shëtiste në Paris. Në një raportim të 10 dhjetorit 1961, “Morena” raportonte se Pavlina kishte thënë: “Ku është Miladini? Pse nuk ngrihet nga varri të shohë cilin ka zgjedhur në udhëheqje (për Enverin)”. ME PRONA EDHE NË SOCIALIZËM Në fakt Pavlina Tashko i kishte bërë një analizë jetesës së motrës së madhe të Enverit. Edhe në vitet e para të pasluftës, ata do të kishin një pozitë ndryshe të favorizuar. Gjykata e Prefekturës së Beratit me vendimin nr.99, datë 19 korrik 1946, ka vendosur njohjen e zotërimit të gjysmë shtëpie. Por Enveri nuk kishte leverdi t’i përmendte pasi dilte krushqia e familjes së tij me bejlerët dhe nga ana tjetër, nuk kishte asnjë dëshirë të zbulohej as procesi ndaj Sami Qeribashit. Libri “Vite të vegjëlisë”. Shikoni detaje të panevojshme në një kohë që nuk thuhet asgjë për motrën e

madhe, Haxhire. Në ato kohë kishte fanatizëm, gratë nuk dilnin zbuluar jo vetëm jashtë, por as në shtëpi. Edhe kur vinin miq, ato nuk u dilnin të gjithëve. Kurse për Shamo evgjitin, Xhelalin dhe për djemtë e tyre, Ramon, Mehmetin, Ymerin, Fejon e të tjerë, gratë e familjes sonë nuk fshiheshin. Në familjen tonë kishte shumë vajza, më shumë se djem. Baba Çenit i kishin lindur 11 vajza (i kishin rrojtur 7) dhe nuk kishte asnjë djalë, kurse xhaxhait (im atë) i kishin lindur 3 djem dhe 5 vajza. Por qoftë nënoja (gjyshja) qoftë tetoja (gruaja e baba Çenit), qoftë aneja, ashtu edhe çupat e xhaxhait, motrat e mia dhe ne djemtë i kishim si motrat dhe vëllezërit tanë vajzat, nuset dhe djemtë e tyre. Ata shumë herë hanin bukë me ne, hynin e dilnin nëpër dhoma si në dhomat e tyre. Kur shkonin mike gjëkundi gratë e shtëpisë sonë, djemtë e Shamos do t'i përcillnin. *** Aneja më ka thënë se, kur isha foshnjë, më ka dhënë gji Rabija, pse aneja nuk kishte qumësht. Më

thoshin në familje kur u rrita: Ti Enver je ezmer (brun nga lëkura), se ke pirë sisën e jevgë Rabisë. Kurrë nuk më ka shkuar në mend që të jem hidhëruar për këtë gjë, as më bënte përshtypje. Më kujtohet Rabija, një grua mesatare, me shtat e me fytyrë të bukur, me sy të ëmbël e të ndritshëm, më kujtohen fjalët e saj të ëmbla kur u rrita ca dhe luaja në kopshtin e Çuços me djalin e saj dhe me vërsnikun tim, Fejon. Dallgët e jetës ma humbën nga sytë nënë Rabinë, por jo nga kujtesa. Vite e vite kaluan, unë u rrita, shkova në shkollë, dola luftova në mal si partizan dhe, kur u kthyem nga lufta, shkova në Gjirokastër. Kërkova Rabinë dhe ajo erdhi tek unë ashtu e thjeshtë, e pastër si ngaherë, e plakur nga pallet, me rrudha në fytyrë, po me sy të ndritur e të përlotur. Ajo më përqafoi, më puthi dhe, duke më shtrënguar kokën në gjoksin e saj të thatë nga vitet më tha: «Qumështi që ke pirë nga sisa ime nuk shkoi kot, hallall e paç, ti luftove për ne të varfrit». Ky ishte një çmim i madh për mua dhe për Partinë time që më brumosi të luftoj për vegjëlinë dhe me tërbim kundër racizmit. *** Më kujtohet se një ditë hëngra një bacë të fortë nga baba Çeni, pse papritur i thashë: - Ti s'e ha bukën hallall dhe me djersë si xha Shamoja, se nuk ke as xhumbë në vesh, as bark të madh. Megjithëse më dhembi faqja. nuk i thashë se e kisha mësim nga plaku Shamo. Vajta u qava te xha Shamoja për bacën që hëngra. - Mos u përunj për para padrejtësive, - më tha ai. - po të të godasë edhe një herë. hajde më thuaj, se do t'ia shkul mjekrën mulla Hisenjit mu në mes të pazarit. Kjo ishte bota ime e vegjëlisë rreth shtëpisë, me këta njerëz të thjeshtë që na donin dhe i donim, që më merrnin në duar e kalibog, Mehmeti e Ramoja, dy djemtë e Shamos si azganë, punëtorë e të ndershëm, Refoja, nëna e Kadesë, grua e pastër dhe e zgjuar, tash e tharë si cironkë, që më vjen ngaherë në shtëpi për drekë dhe anenë, që është afro 90 vjeç, e thërret kurdoherë «nuse», siç e thërritnin në shtëpi 70 vjet më parë. Kastriot DERVISHI


LONDON FEBRUARY 2009

34

Kuzhina shqiptare TONY SUPË ME DOMATE Përbërësit e recetës 1 kg domate të buta të prera në kubikë 1 qep e madhe e prerë imët 4 thelpinj hudhër e shtypur 1 tuf basil Italian I prerë imët 50 gr gjalpë Krip dhe piper Mënyra e përgatitjes së recetës Në një tenxhere me fund të trash alumini shkrijmë gjalpin dhe brenda kaverdisim qepen dhe hudhrën deri sa të zbuten mirë dhe të lëshojnë erën dhe shijen karakteristike pastaj hedhim domatet dhe e mbulojmë me kapak dhe vazhdojmë zierjen për 20 minuta duke I përzier çdo 5 minuta deri sa domatet ta lëshojnë lëngun pastaj shtojmë basilin e prer imët piperin dhe kripen dhe vazhdojmë zierjen dhe për 5-10 minuta duke e shtypur vazhdimisht me shtypësen metalike të puresë patateve dhe pasi është bërë krejt e lëngshme e kullojmë në sit metalike dhe e provojmë prapë dhe nëse domatet kanë përqindje të lart aciditeti ua shtojmë pak sheqer për ta neutralizuar supën dhe pastaj e racionojmë dhe e shërbejmë duke e spërkatur në formë zemre me krem qumështi të trash dhe serviret me bukën me fara luledielli dhe kungulli BUKË ME FARA LULEDIELLI DHE KUNGULLI PËRBËRËSIT E RECETËS 450 GR MIELL ME PËRQINDJE TË LART GLUTENI ½ LUG GJELLE KRIP 3 LUG KAFEJE MAJA E THATË E IMËT 210 ML UJ I VAKËT 2 LUG GJELLE VAJ ULLIRI 4 LUG GJELLE MAJDANOZ I GRIRË IMËT 50 GR FARA LULEDIELLI 50 GR FARA KUNGULLI MËNYRA E PËRGATITJES SË RECETËS Sitim miellin në një enë të thellë plastike apo qelqi hedhim kripen farat dhe majdanozin I përziejmë mirë, pastaj hedhim majanë dhe e përziejmë prapë. Shtojmë ujin dhe vajin e ullirit dhe e përziejmë lugë druri deri sa masa te njomet dhe të filloj të lidhet në sipërfaqe të tavolinës pudrosim me miell dhe brumin e rrahim mirë për 10 minuta deri sa te lidhet mirë. Pastaj e kthejmë prapë në enën që ishte dhe e mbulojmë me napë të kuzhinës dhe e vendosim ne një cep të ngrohët dhe e

Keshilla te detyrushme për ta shijuar kënaqësin e gatimit GATIMI ,USHQIMI , PRITJA, MËNYRA DHE RREGULLAT ESENCIALE NË KOMPLETIMIN E KUZHINËS

lemë brumin të vijnë për 45 minuta. Pasi brumi është gati e rrahim dhe njëherë dhe e vendosim në tepsinë e pjekjes të lyer me vaj ulliri duke ja dhënë formën dhe madhësinë që dëshirojmë pastaj e mbulojmë me napë dhe e lëmë të fermentohet edhe për 15 minuta. Në ketë moment ndezim furrën dhe e gradojmë në temperaturën 200 G celcius pastaj futim tepsinë me bukën në furrë duke e lyer sipërfaqen nga lart me një vezë të rrahur mirë dhe e pjekim për 25-30 minuta pastaj e nxjerrim nga furra dhe e lëmë të ftohet pastaj e presim në thela dhe e servirim me supën e domates. HAMBURGER VEGJETERIAN (FALAFEL) Përbërësit e recetës 350 gr bizele ngjyrë kafe(chick peas)të konservuara 1 qep të kuqe të madhe e prerë imët 2 thelpinj hudhre e shtypur 50 gr miell I zi gruri 1 spec I kuq I djegës ½ lugë kafeje cumin I bluar ½ lug kafeje coriander e bluar ½ lug kafeje turmeric I bluar 1 lug gjelle majdanoz I prerë imët Shtresa mbështjellëse 2 vezë të rrahura 50 gr thërrmija buke Vaj luledielli për skuqje

minuta në temperature 200 gradë C deri sa të bëhen kore në shtresën e jashtme pasi janë pjekur. Ua heqim stikadentet dhe I servirim të ngrohët menjëherë me oriz ose perime të stinës BISKOTA ME GJALP KIKIRIKU Përbërësit e recetës 8 lug gjelle miell I bardh I situr 3 lug gjelle sheqer I imët 3 lug gjelle gjalpë kikiriku 1 vezë 50 gr gjalpë për ëmbëlsira pa krip Sheqer pudër për spërkatje Mënyra e përgatitjes së recetës

zhvendosim nga vaji the I vendosin në napë kuzhine në mënyrë që të jua thithin vajin e tepërt dhe janë të gatshme të shërbehen me kulaçka të hollë dhe humus duke I mbështjellur sikur kebabin arab.

2 vezë 200 ml qumësht 20 ml vaj ulliri 30 gr miell 5 gr saffron spanjoll Krip dhe piper

HUMUS PËR FALAFEL

Mënyra e përgatitjes së recetës

Përbërësit e recetës

E ngrohim furrën në temperaturën 200 gradë C dhe I pjekim specat gogazhare për 10 minuta sa të marrin ngjyrë. Pastaj ua heqim lëkuren nëse kanë dhe I lëmë mënjane. Filetojmë peshkun dhe ja heqim të gjitha halat ia heqim lëkuren dhe e marinojme me krip dhe piper dhe e lyejmë me miell dhe skuqim në një tigan me vajin e ullirit dhe pas gatimit filetot I lëmë bashkë me specat. Pasi I kemi lar dhe kruar mirë midhjet I ziejmë në ujë me krip dhe piper për 3 minuta deri sat ë hapen pastaj I nxjerrim pjesën muskulore te midhjeve nga guaska dhe I lëmë mënjanë. Thajmë specat me napë dhe I presim çdo spec në dy gjysma dhe I rreshtojmë në tavën e pjekjes . Përgatisim salcën e bardh beshamel duke kaverdisur gjalpin shtojmë miellin e përziejmë për 2 minuta. Shtojmë qumështin krip dhe piper dhe e përziejmë me lugë druri deri sa të trashet mire. Presim filetot e peshkut sa madhësia e çdo speci dhe çdo filet vendoset sipër çdo gjysme speci I shtruar në tavë. Pastaj sipër filetos peshkut vendosen midhjet dhe sipër midhjeve hidhet salca e bardh beshamel në mënyrë të njëjtë dhe çdo spec me mbushjen mbështillet mirë në formë rroleje duke I lidhur me shpimin e stikadentave dhe në një enë rrahim dy vezët dhe çdo spec të mbushur në fillim e kalojmë në miell pastaj në vezët e rrahura dhe I kthejmë prapë në tavën e pjekjes të shtruar me qepët dhe safronin. I spërkatim me vaj ulliri dhe I futim në furrë dhe I pjekim për 15-20

Kjo është një recetë klasike arabe e përshtatur për shijen shqiptare 125 gr bizele ngjyrë kafe(chick peas) 1 limon lëkura dhe lëngu 2 lug gjelle tahini salcë nga e gatshme supermarketi 2 thelpinj hudhra të shtypura 120 ml vaj ulliri Kripë piper Pak spec I kuq I bluar

Mënyra e përgatitjes së recetës Mënyra e përgatitjes së recetës Të gjithë përbërësit e recetës bizelet, qepen, hudhrën, specin e djegës, të djegsat cumin coriander turmeric, I fusim në mikserin ushqimor dhe I procesojme në shpejtësinë mesatare deri sa të formohet një masë e lidhur si brumë afërsisht zgjat 1 minutë. Pastaj masën e nxjerrim nga mikseri dhe e hedhim në një enë plastike duke I shtuar krip piper dhe majdanozin e grirë imët e përziejmë mirë dhe pastaj me të dy duart të lyera me miell jua japim formën e rrumbullakët të hamburgerave të vegjël. Pastaj në një enë rrahim vezët mirë dhe në një enë tjetër hedhim thërrmijat e bukës në fillim hamburgerat I kalojm në vezë pastaj në thërrmijat e bukës . Në një tenxhere të thellë e valojmë vajin për skuqje deri sa t ë arrijnë temperaturën 180 grad C pastaj I zhytim hamburgerat në vaj dhe I fërgojmë nga 2-3 minuta në çdo anë deri sa të marrin ngjyrën e kuqërreme I

Në fillim kullojmë në kullojse bizelet chick peas pastaj I kalojmë në mikserin ushqimor bashkë me tahini salcë hudhrat vajin e ullirit kripen piperin e zi dhe të kuq lëngun e limonit dhe lëkuren dhe I procesojme në shpejtësi mesatare deri sa të krijohet një masë kremi I trash me ngjyrë të bardhë. E provojmë prapë për kripe dhe piper dhe është gati për tu servirur me falafel hamburger SPEC I MBUSHUR ME FILET LEVREKU Përbërësit e recetës 1 kavanoz me speca gogazhare të vegjël 4 fileto levreku të vogla 300 gr midhje të freskëta 1 qep e prerë imët 60 gr gjalpë

Ngrohim furrën në temperature 180 gradë C. Në një enë të thellë hedhim miellin sheqerin gjalpin, kikirik. Gjalpin normal të verdhen e vezës dhe I përziem mirë deri sa të përfitohet një brumë në formë të trash pastaj e lyejmë tepsinë e pjekjes me gjalpë mirë dhe brumin e biskotave e ndajmë në mënyrë të barabartë brumi I çdo biskote sa një kokerr arre dhe me të dyja duart ia japim formën e rrumbullaket dhe I rreshtojmë në tepsi dhe I shtypim në sipërfaqen e sipërme me shpinën e pirunit në mënyrë që të vizatojmë ca viza pastaj I fusim në furrë dhe I pjekim për 10 -15 minuta vetëm sa të anojnë në ngjyrën e kuqërreme dhe pas pjekjes I lëmë të ftohen dhe pasi janë ftohur I rreshtojmë në një piatanc servirimi dhe I spërkatim me sheqerin pudër dhe serviren me çaj dhe kafe. EMBELSIRË LIMONI ME MARENGE(LEMON MERINGUE) Përbërësit e recetës Peta ose shtresa 6 lug gjelle gjalpë pa krip 3 lug gjelle sheqer I imët 1 e verdh veze ¾ e filxhanit çajit miell 1 lug gjelle kos I trash Mbushja e limonit 1/3 e filxhanit çajit sheqer I imët 1 lug gjelle niseshte 4 të verdha vezësh ¼ e filxhanit çajit lëng limoni afërsisht 2 limona 2 lug gjelle lëng limontozi të freskët Lëkurat e 2 limonëve vetëm sipërfaqja e lëmuar 3 lug gjelle gjalpë në kubike të vogla Shtresa mbuluese meringue 4 te bardha vezësh 1 filxhan sheqer I imët ½ lug çaji krem tartar>>>>>>


LONDON FEBRUARY 2009 Na ishte një herë një mbret. Ky mbante pranë vetes një burrë të urtë e të mençur, që dinte t’a nxirrte mbretin faqebardhë sa herë që kishte nevojë. Një ditë prej ditësh, mbreti e thirri burrin e urtë e i thotë: -Më sill një dash të gjallë e të paqethur, me një mbulesë të thurur prej leshit të tij dhe me një racion mish të marrë prej trupit të tij. - Lartmadhëri, -thotë burri i mençur- më jep disa ditë kohë t’a pleqëroj këtë punë, se nuk mund t’a zgjidh kështu menjëherë. - Po mirë, -thotë mbreti- mendo e kërko shtatë ditë e shtatë netë. Nëse pas shtatë ditësh e shtatë netësh nuk ma sjell dashin ashtu siç t’a kërkova unë, të shkon koka. Burri i mençur u largua nga oborri mbretëror dhe mendoi e stërmendoi për dëshirën e mbretit, por s’mundi të gjente një zgjidhje. Atëherë mendoi të kërkojë ndihmën e dikujt tjetër. Teksa ecte rrugës hasi me një plak që mbante një ngarkesë mbi shpinë dhe ecte me mundim. Pasi e përshëndeti plakun e pyeti nëse ishte lodhur shumë. -Shumë- u përgjigj plaku. Rruga e largët e bara e rëndë të lodhin. - Punë e lehtë!-tha burri i mençur- ne po mbajmë shoqi-shoqin. -Çfarë thotë ky?!- mendon plaku. A është në rregull nga trutë ky njeri apo jo? Unë mezi mbaj veten e jo më të mbaj edhe atë. –Plaku hesht. Kur arrijnë tek një vijë uji, burri i mençur e pyet plakun: -A bie gjak e qelb kjo vijë, apo sjell serm e ar? - Çfarë thotë ky?- thotë plaku me vete – Po ky a nuk ka sy të shohë? –More mik –ia kthen plaku- unë e di se kjo vijë sjell ujë e jo gjë tjetër. Vazhdojnë rrugën e kalojnë përmes disa varreve. Ndalen të dy e burri i mençur i thotë plakut: A ka shumë të vdekur me jetë në këto varre apo të gjithë janë fikë (shuar)? Plaku zverdhet e thotë me vete: Si flet ky si të jetë i marrë! –Jo more mik –i thotë- të vdekurit kanë vdekur të gjithë. Plaku kishte në shtëpi një vajzë të mençur që dinte gjithçka. Kur plaku arrin në shtëpi vajza i del para dhe e përshëndeti: A u lodhe o babë? Si e kalove rrugës? Erdha ngadalë e nuk jam lodhur shumë –ia kthen plaku. A kemi ndonjë gjë të re? –pyet vajza. Jooo, asgjë të re; vetëm se rrugës takova një njeri, që fliste si të mos ishte në rregull nga mendja. Çfarë të tha? Sapo u takuam së bashku dhe u përNjë maje gishtërinjsh krip Mënyra e përgatitjes së recetës Në fillim lyejmë me gjalpë tepsinë muffin me 12 ndarje të vogla dhe pastaj fillojmë përgatitjen e shtresës ose petës duke hedhur në një enë gjalpin dhe e përziejmë deri sa të zbutet në krem me mikserin e dorës elektrik. Pastaj ia shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë ta përziejmë me shpejtësi mesatare deri sa të tretet sheqeri dhe të përfitohet një krem I lidhur pastaj shtojmë të verdhen e vezës dhe gjysmën e miellit dhe e përziejmë ngadalë. Shtojmë dhe pjesën tjetër të miellit dhe kosin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të kemi një brumë të trash dhe në sipërfaqen e tavolinës të spërkatur me miell e rrahim brumin prapë deri sa në sipërfaqet anësore të jetë I lëmuar dhe I shndritshëm pastaj brumin e mbështjellim ne clean film dhe e fusim në frigorifer të qetësohet për 15 min pastaj e nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe ne tavolinën të spërkatur me miell e tëhollojmë deri në trasheshin e qindarkës 1 pounds dhe me ndihmën e prerësit metalik në formë rrethi. prejm peten e madhe në 12 pjesë të vogla me madhësinë e ndarjes së çdo grope të tepsisë muffin pastaj I shtrojmë të 12 pjesët e vogla të prera në ndarjet e tepsisë dhe duken të futura si gropë. Pastaj I fusim në furrë dhe I pjekim për 20 -30 minuta në temperaturë 180 gradë C deri sa të marrin ngjyrën e kuqërreme I heqim nga furra dhe I lemë mënjane dhe fillojmë përgatitjen e

35

VAJZA E MENÇUR

Edhe unë dua të mësoj shqip

shëndetëm, më thotë: “Hë se po e mbajmë njëri tjetrin!” e unë mezi mbaja vetveten. Ti babë –thotë vajza- s’ke mundur t’a kuptosh fjalën e tij, pasi ai ka folur drejt e ka dashur të të thotë: “Sa mirë që u takuam, se kështu po i heqim mërzinë njëri tjetrit”. Po tjetër a të tha gjë? Po. Kur mbërritëm tek Vija e Shtjerrave, më pyeti: “A bie kjo vijë gjak e qelb, apo sjell serm e ar”? Unë ju përgjigja ashtu siç përgjigjen të gjithë, se vija sjell ujë dhe jo ndonjë gjë tjetër. Se ke kuptuar more babë, -thotë vajzase ai të paska pyetur mirë. Ai ka dashur të thotë: “A e ka rregulluar katundi këtë vijë dhe gëzon mundin e vet, apo e ka detyruar qeveria dhe paguajnë për të”? Po tjetër babë a të tha diçka ai njeri? Po, më tha edhe një fjalë tjetër. Kur arritëm tek varrezët, më pyeti: “A ka shumë të vdekur me jetë në këto varre apo të gjithë janë fikë (shuar)”? Po ti si ia ktheve? Të gjithë kanë vdekur. Çfarë mund t’i thoja tjetër? Jo more babë, ai ka folur mirë, ai ka dashur të dijë nëse gjenden ndër ato varre njerëz të dalluar për urtësi e për burrni, të cilëve ju përmendet emri edhe sot, apo të gjithë kanë vdekur e nuk kanë lënë emër pas”? Ai paska qenë njeri i mençur shumë. A e di se në ç’drejtim shkoi? Me sa di unë –ia kthen i ati- shkoi në Log të mullinjve. Vajza bëri gati një bukë dhe i vuri sipër gjashtë kokrra vezë e i thotë të atit: Babë, mos e ler pa shkuar e pa e kërkuar atë njeri, e ti çosh këtë bukë e këto gjashtë kokrra vezë e t’a pyesësh: “Si është hëna? A është gjysëm apo e plotë dhe sa yje sheh në qiell”? Nëse ai njeri i di përgjigjet e këtyre pyetjeve, atëherë atë e ka dërguar mbreti për të mirën tonë. S’po ta prish qejfin moj vajzë, -ia kthen i ati- se nuk kam tjetër kënd veç Zotit e pastaj ty. Merr bukën me gjashtë kokrra vezë sipër e niset për tek Logu i mullinjve. Duke ecur rrugës mendoi me vete: E çfarë do t’a bëjë ai gjithë këtë bukë e këto vezë? A nuk po e ha vetë gjysmën e bukës?

Ja -i thotë vajza burrit të urtë- kjo është ajo që ka kërkuar mbreti, por mbaje fjalën që më dhe. Burri kthehet tek mbreti dhe ia nxjerr para dashin ashtu siç e kishte kërkuar ai. Kur e sheh mbreti se dëshira e tij ishte plotësuar më së miri, e pyet burrin: Kush të ka mësuar që e zgjidhe kaq mirë kërkesën time? Askush s’më ka mësuar –iu përgjigj burri- e kam gjetur vetë. Jo, -i thotë mbreti- ty dikush të ka mësuar dhe do të ma tregosh patjetër. S’kam çfarë të tregoj Lartmadhëri –ia kthen burri- se unë e kam zgjidhur vetë kërkesën tënde. Mbreti këmbëngul që burri t’i tregojë se kush ia kishte zgjidhur kërkesën e tij. Pasi nuk arriti t’ia nxirrte sekretin me të mirë, urdhëron që ta rrahin. Rojet e pallatit e rrahin burrin aq sa ai humb ndjenjat, por përsëri e ruan sekretin e vajzës dhe nuk tregon. Kur e pa mbreti se nuk po nxirrte gjë prej tij, urdhëron rojet që t’a varin në litar. Kur ia vunë litarin në qafë, atëherë hap gojën e tregon për vajzën. Shpejt –urdhëron mbreti- shkoni e merreni atë vajzë e ma sillni këtu në pallat. Rojet shkuan e morën vajzën dhe të atin, e i sollën në pallat. I mrekulluar nga zgjuarsia e vajzës mbreti kërkon të martohet me të dhe të dy kalojnë jetë të lumtur. Mbreti e mban babain e vajzës në pallat, me gjithë të mirat, ndërsa burrit të urtë i jep pare dhe saraje të shumta. JENI MYFTARI

Se çon punën më gjatë, por e ndan bukën në mes, duke mos ia prishur formën, ha pjesën e fundit të bukës dhe tre vezë, ndërsa pjesën e sipërme dhe tre vezët e tjera ia çon burrit të urtë. Kur mbërrin në Log të mullinjve e kërkon burrin, i jep bukët dhe vezët e i thotë: Të falet me shëndet vajza ime, e të pyet nëse mund të më tregosh se si e sheh hënën dhe sa yje janë në qiell? Burri i urtë e merr bukën me vezë sipër, e pa dhe i përgjigjet: -Thuaji vajzës tënde, se hëna është në gjysmë e në qiell duken vetëm tre yje. Kur u kthye plaku në shtëpi i tregon vajzës përgjigjet e burrit. Po ti o babë –pyet vajza- a ia ke dërguar bukën të plotë apo gjysëm? Jo, -ia pret plaku- ia kam çuar gjysëm e me tre vezë sipër. E paska kuptuar –thotë- por shko e bjere në shtëpi se e paska dërguar mbreti e paska një nevojë të madhe. Shkon plaku tek Logu i mullinjve dhe e merr burrin me vete në shtëpi. Kur e sheh vajza i thotë: Ti paske një nevojë të madhe. Nëse më jep besën se nuk do të tregosh për mua veçse nëse do të vendosin litarin në qafë, po të ndihmoj t’a xgjidhësh nevojën tënde. Një hall I madh –thotë burri i urtë- më ka sjellë në këtë vend, e po të jap besën e Zotit se pa më vënë litarin në fyt nuk tregoj për ty. Mirë pra- thotë vajza- më trego nevojën që ke. Më ka kërkuar mbreti –thotë burri- që t’i çoj një dash të gjallë e të paqethur, me një mbulesë në shpinë të bërë prej leshit të tij, dhe me një pjesë mish të zier prej trupit të tij, e s’po di kurrsesi ta zgjidh këtë punë. Fare lehtë! –thotë vajza- Shko dhe bli një ogiç të paqethur e të mësoj më pas si të veprosh. Burri i urtë shkon në një vathë e blen ogiçin më të mirë e kthehet tek vajza. Ajo merr dhe e qeth dashin më kurriz dhe anash e ia le leshin të paprekur në bark e poshtë. E tjerr shpejt e shpejt atë lesh dhe punon me të një mbulesë të mirë e ia shtron dashit në shpinë. Pastaj i thotë të atit t’a tredhë dashin dhe kështu gatuan një rracjon mish, prej tij.

mbushjes duke përzier sheqerin niseshtenë të verdhat e vezëve duke I hedhur në një tenxhere mesatare dhe I ngrohim në zjarr të ngadaltë deri sa të tretet sheqeri mirë afërsisht 2 minuta. Pastaj shtojmë lëngun e limonit të limontozit lëkuren e limonit dhe vazhdojmë përzierjen në zjarr të qetë dhe për 3-4 minuta dhe masa të trashet si kos pastaj ashtu siç është e ngrohte mbushja kullohet në sit në një tas me qep dhe mbushen menjëherë të 12 petat në formë xhepi në tepsinë muffin dhe lihen mënjane dhe përgatisim maringuen më të bardhat e vezëve duke hedhur në një enë qelqi të bardhat e vezëve sheqerin kremin tartar kripen dhe e përziejmë me përzierësin elektrik të dorës në shpejtësi maksimale deri sa te përfitohet një shkumë shumë e trash që po ta kthesh enën poshtë masa të mos derdhet. Maringuen e fusim në qeskën shtrydhëse me tub yll dhe I shtrydhim me forma sipër mbushjes së limonit për të 12 ndarjet pastaj e fusim në furrë dhe I pjekim në temperature 150 grad C për 30 min deri sa mbulesa meringue të bëhet e fort serviret me luleshtrydhe të bluara dhe të bëra salcë në mikserin ushqimor dhe të kulluara në kullojsë dhe spërkaten në formë zigzage dhe pudrosen me sheqer pudër.

JU BËFTË MIRË

MCLEE SOLICITORS 02075693085


LONDON FEBRUARY 2009

BISEDOI BASHKIM METALIA ënga është burimi i shpirtit dhe forca që ka ajo i kalon përmasat njerëzore... Me të udhëtojmë , qeshim , qajmë , ushqehemi, jetojmë dhe vdesim...dhe aspak nuk mund ta reshtim së kënduari. Kënga është vetë jeta ! Ajo lind dhe nuk vdes , trashëgohet dhe këndohet me vite, shekuj dhe nami i saj seç merr forcë dhe shije pafundësisht. Epika dhe lirika e saj janë gjinitë më të preferuara që vetëm këngëtari , bilbili i malësisë , pse jo dhe krenaria e tabanit folklorik kombëtar shqiptar , Gëzimi Nika mund t’i përcjellë emocione dhe magji njëkohësisht gjithsecilit. Të flasësh për Gëzim Nikën është pak, sepse më mirë sesa vargjet , melodia dhe zëri i tij, nuk mund ta përshkruajnë aq plotë dhe bindshëm këtë histori të gjallë. Sepse çdo këngë e tij , varg a fjalë, madje edhe pejzat e zërit të tij i marrin ngjyrimet e rrjedhës së Valbonës , me Flamurin kuq e zi ,Krushk të parë. Është pak të flasësh për Gëzim Nikën dhe repertorin tij, sepse plejada e tij si këngëtar radhitet ndër majat me të larta të muzikës popullore shqiptare. Ishte një privilegj dhe kënaqësi që patëm mundësinë të bashkëbisedonim të . Fundin e Janarit të këtij viti me një vizitë që bëri në Londër nuk do të ndodhte ndryshe veçse të ligjëronte këngët e tij përballë shqiptarëve të tij. Repertori i tij është stoli e rrallë dhe plot shqiptarizëm e dashuri . Që 19 vjeç me “N’Dardani bien një tupan” mori pjesë në Festivalin Kombëtarë të Gjirokastrës. Teksa na shtjellon jetën e tij me të papriturat dhe sukseset ai ndalet për një çast tek Ansambli Dardania .

K

Ai e konsideron pjesëmarrjen e tij në këtë ansambël si diçka të shenjtë për shumë arsye siç thotë:

36

GËZIM NIKA:

“O SA MIRË QË JAM SHQIPTAR” “Faleminderit nana ime Në këtë vend krenar më linde Faleminderit tokë e babë Ku jam lind e rrit shqiptar Në Shqipni e botën mbar O sa mirë që jam shqiptar...” “sepse pata fatin të jem në të njëjtin grup bashkë me Fatime Sokolin, Fatmira Breçanin, apo dhe orkestrantët si Skënder Derzhlani, Martin Progni etj, tek vallet si koreografin e madh Skënder Haklaj, Deli Metalia , Shkëlzen Mustafa etj.” Ansambli Dardania i krijoi

shumë gjera të tjera edhe me të veçanta . Ai thotë se “këtu u lidha edhe me Anxhelinën si valltare e këtij ansambli me të cilën u martova , ku sot me të kam 3 fëmijë dy vajza dhe një djalë...po ashtu në këtë ansambël krijova dhe këngët më të bukura, jetën, emrin.”

Gezim Nika dhe pjestare te ansamblit “Dardania”

Repertori i Gëzim Nikës është i përbërë prej tre albumeve ose më mirë përmbledhjeve të këngëve të tij si; “Unë e dua Shqipërinë”, “Liridona” dhe “O sa mirë që jam shqiptar”. Prej 11 vitesh ai tashmë ai jeton në New York dhe krahas këngës ai është i dedikuar tërësisht tek familja e tij. Ai thotë se: “pjesën me të madhe të kohës ia kushtoj familjes ,bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Vajza e madhe e ka mbaruar universitetin , ndërsa vajza e dytë vazhdon universitetin dhe djali ndodhet në klasën e 8-të. Fëmijët janë krenaria ime dhe jeta ime. Çdo ditë – shton ai , unë jam pranë tyre duke ua kënduar këngën shqipe gjithnjë për tua mbajtur të gjallë dhe në traditë jo vetëm këngën dhe gjuhën , por gjithçka ka të bëjë me Shqipërinë dhe shqiptarët.” Krenaria e tij për fëmijët e tij shkon deri atje sa kur thotë se djali i tij laureohet me një certifikatë shembullore në rezultatet e arritura të , prej Presidentit Xhorxh Bush. “kjo krenari është e papërshkrueshme jo vetëm se është djali im porse një shqiptar shkëlqen mes të mirëve”pohon Gëzimi. I pyetur se sa i ka munguar publiku skena dhe publiku shqiptar Gëzim Nika thotë : “ Në Amerikë mund të thuhet pa frikë, se ndodhen më tepër se një milion shqiptarë dhe në një farë mënyrë me shqiptarët jam në kontakt të vazhdueshëm – pothuaj çdo ditë me ta, ndërsa Shqipëria patjetër, që më mungon sepse 11 vitet e kaluara me angazhime dhe punë në Amerikë, na e kanë kufizuar mundësitë. Koncertet , festat dhe dasmat e zhvilluara atje janë të shumta me këngëtarë nga Shqipëria dhe Kosova. Jo se nuk e kemi vizituar Shqipërinë, porse prapë se prapë atje kemi kujtimet, atje lindën dashuria, kënga, shoqëria dhe shumëçka tjetër...

Ndoshta po të mos të ndodhte 97-ta kushedi do të isha akoma në Shqipëri, porse ai vit duhet fshihet nga kalendari !” Sidoqoftë këngëtari i madh Gëzim Nika ka pasur një aktivitet të pasur kulturor. Vetëm në vitin 1994- 1997 ka marrë pjesë në 180 koncerte të zhvilluara vetëm në Evropë. Repertori i Gëzim Nikës ka patur bashkëpunime më kompozitorë , poetë, muzikantë dhe njerëz të artit. Ai nuk harron të përmend dhe të përshëndes me gjithë zemër kompozitorin Kol Susaj dhe poetin Hamit Aliaj dhe të tjerë bashkëpunëtorë dhe kolegë të tij të shumtë. Ai së bashku me ta do të vazhdojë udhën e gjatë të artit dhe do t’i falë publikut ajkën e mrekullueshme të këngës popullore shqiptare Koncertet e tij nuk kanë të mbaruara krahas atyre të deritanishme, Gëzim Nika tha se do të vazhdonte një turne në Amerikë në muajin Prill me këngëtarët Sinan Vllasaliun, Meden , dhe Vesa Lumen. Në Gusht të po këtij viti do të shkojë në Shqipëri . Gjithashtu ai na zbuloi se po punon për një Album të ri. Kënga e dhe zëri i Gëzim Nikës nuk do të ndalet kurrë ashtu sikurse nuk iu ndal edhe atëherë kur sistemi totalitarë e kishte nën shënjestër si një familje me pikëpamje demokratike dhe patriotike .

Në fund këngëtari i madh tha : “u drejtohem nëpërmjet gazetës “The Albanian” të gjithë shqiptarëve mërgimtarë, t’ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre, t’i edukojnë se është e vetmja armë që mund të luftojmë shumë të këqija dhe të na shpjerë në udhë të mbarë; edukim dhe vetëm edukim.


LONDON FEBRUARY 2009 PERGATITI PRANVERA SMITH Duket qe keni një jetë e bërë me vrap, me shumë intensitet. Është jeta që ke dashur? -Në të vërtetë kur bëhet shumë kohë nëpër aeroporte e gjen shpesh veten duke thënë: “sa e lodhur që jam. Kam nevojë të pushoj, të rri në shtëpi...”. Por sa herë që provoj nuk rezistoj më shumë se dy javë pa lëvizur (qesh). Më duket se nuk gjej rehat as ashtu. Në përgjithësi udhëton vetëm apo e shoqëruar? -Në të shumtën e rasteve vetëm. Rrallë herë mund të qëllojë të jem e shoqëruar. Ka 12 vjet që rrugëtoj vetëm nëpër udhë pa fund. Të duket sikur je rritur paksa para kohe? -Sigurisht. Ata që më njohin nga afër më thonë sa herë me humor: “bo bo sa e “plakur” je ke jetuar shumë për 27vitet që ke”. Në të vërtetë edhe vetë ndihem më e pjekur për moshën që kam. Gjërat që të kanë ndodhur në jetë? Si janë këto gjëra: të bukura apo të hidhura? -Sigurisht si çdo njeri edhe jetën time e kanë mbushur gjëra të bukura dhe të hidhura. Por ka qenë një kohë që unë kam përjetuar më shumë përvoja negative sesa pozitive. Të ka ndodhur shpesh të ndeshesh me “goditje të forta”? -Sigurisht si çdo njeri edhe unë kam kaluar momente shumë të vështira në jetë. Si përjeton vështirësitë? Përballesh me to apo pret që të zgjidhen vetë?

37

Elsa Lila: “Ja dhimbjet e jetës sime” Kur doli për herë të parë në skenë dhe i rrodhi një pikë loti në faqe ishte veçse një vajzë e vogël, e brishtë dhe e ndrojtur. Ngjarje tronditëse kishin prishur ekuilibrat në jetën e saj. Megjithëse fëmijërinë e mban mend të mbushur me dashurinë e familjarëve, qysh në moshën 9 vjeçe ka përjetuar humbjen e një dashurie të madhe që mbetet përjetësisht e pazëvendësueshme. Vdekja tragjike e së ëmës nuk kishte si të mos linte gjurmë në jetën e artistes së vogël, e cila shumë shpejt u rrit, dhe sot është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare. Është vetëm 27 vjeçe dhe në jetën e saj të bërë me vrap ka një kalendar aktivitetesh si të kishte jetuar 100 vjet. Ty të shqetëson fakti që njerëzit të njohin? Të bezdis fama?

-Unë jam një njeri shumë i fortë. Ndoshta në pamje të parë mund të dukem shumë e brishtë, por në brendësi kam një energji që më mban gjithnjë zgjuar dhe vigjilente.

-Jo. Absolutisht nuk më bezdis sepse në momentin që unë kam dalë në atë skenë para 12 vitesh e kam menduar mirë këtë gjë.

Fakti që ti nuk je thyer dhe ke vazhduar të shohësh përpara është meritë e jotja? Apo mendon se të ka ndihur paksa edhe fati?

Që atëherë ke besuar se jeta jote do të merrte rrjedhë drejt rrugës që ti doje?

-Unë i besoj teorisë që fati apo rastësia është thjesht një mjet që përdoret për t’u përmbushur ajo që duhet të ndodhë. Secili nga ne ka një besim vetjak, dhe ky besim përdor rastësitë për të justi-

-Që e vogël kam pasur aspirata të tilla. Isha e lidhur me skenën dhe imazhin e saj. Si ka qenë fëmijëria jote? -Deri diku e bukur, e lumtur, shumë normale. Kam pasur një familje shumë të mirë, prindër shumë të mirë dhe një motër shumë të mirë... Dikur ndodhën gjëra që na prishën pak ekuilibrin familjar dhe sigurisht që diçka ndryshoi edhe në rrjedhën e jetës sime. Je përballur me humbjen e nënës në një moshë shumë të vogël. Ka qenë e vështirë për ta duruar këtë “shuplakë” të jetës? fikuar gjërat që na ndodhin në jetë. Çfarë të tremb më shumë në jetë? Beson tek njerëzit, në përgjithësi? -Shumë. Dhe ky është një defekt i imi. Sepse gjithmonë kur kam besuar shumë më ka qëlluar të zhgënjehem. Si reagon ndaj zhgënjimeve të tilla? -Fare thjesht. E injoroj totalisht. E fshij nga lista e celularit dhe e harroj. Çfarë duhet të ndodhë që ti ta shijosh suksesin? -Nuk e di. Edhe mediat nuk është se kanë qenë shumë dashamirëse me mua (ose një pjesë e tyre do të thoja më saktë).

-Gjithnjë kam besuar fort se kur njeriu ka shëndetin, çdo gjë tjetër rikuperohet. Kur ke qenë e qetë për herë të fundit? -S’e mbaj mend (qesh). Zakonisht jam e qetë kur iki me pushime krejt vetëm. Fiki celularët dhe thjesht lajmëroj familjarët që jam mirë. Kjo është një fazë që unë e shijoj. Sidomos kur udhëtoj në vise të largëta, jam me njerëz që nuk i njoh, nuk më njohin dhe nuk dinë asgjë nga jeta ime. Aty ndihem e qetë.

-Sigurisht. Ishte diçka që nuk e zgjodha unë është sërish “ajo që duhej të ndodhte”. Shpesh herë e pyes veten: po të mos më kishin ndodhur këto gjëra në jetë, si do të kishte marrë rrjedhë udha ime? Ndoshta “duhej të ndodhnin” dhe të gjitha këto më bënë të jem më e fortë. Nëse sot 27 vjeçe marr valixhet dhe udhëtoj e vetme nëpër botë, në të tjera rrethana nuk do të isha formuar kështu. Jam mësuar që të zgjidh vetë probleme, të dal nga situata të vështira, të çaj fillikat në rrugën time. Por, po të kisha pasur një jetë normale nuk do t’i kisha zhvilluar këto aftësi, do të kisha pasur një natyrë shumë më të brishtë dhe të butë se sa jam sot.

www.thealbanian.co.uk


LONDON FEBRUARY 2009

www.albaniancontacts.com Tel/fax:02082169527

2009

38


LONDON FEBRUARY 2009 by MARY ANNE EVANS o sooner have I mused that perhaps this is the new Greece than things take a confusing turn. I've just had a Greek salad, topped off with some of the best feta I have ever tasted, and I've finished it with one of those strong, sweet, black and thick-asmolasses Greek coffees when I'm introduced to a chap called, I kid you not, Zorba. 'Ah, Zorba the' 'Albanian,' comes his swift interruption. 'Zorba the Albanian. As a nation, we do have somewhat an identity problem.' He's not kidding. Albania may be only a stone's throw from Greece and Italy but for decades it may as well have been light years away, thanks to the austere, isolationist regime of former dictator Enver Hoxha and his successor Ramiz Alia. Today, like the rest of former eastern Europe, the country is trying to play catch up with the rest of the continent.

N

39

Albania, a perfect place to bunk off

Wrong impressions The confusion this brings can be further complicated by our own lack of knowledge of Albania. When I mentioned my holiday plans to friends, the response had been doubtful. 'That's the place still ruled by the mad communist, right?' Explaining some of the plus points (he's been dead for 20 years, there's no euro and its neighbours are currently suffering from an invasion of red-faced and pot-bellied Brits) didn't help either: 'Isn't Norman Wisdom still massive there?' another had asked. Unperturbed and with only a few days to explore, I've decided to stick to the south of the country. Albania is smaller than Belgium and the road from the capital Tirana to the region bordering Greece makes for a long, slow, bone-shaking journey over twisting mountain tracks so potholed even Jeremy Clarkson might reject the challenge. Saranda Beach But despite the roads and the competitive Albanian driving, it's worth every jolt to reach a landscape twice as spectacular as the Alpes-Maritimes. Even the weird, omnipresent, dumpy bunkers constructed in the 1970s grow on me.

Ordered by Hoxha at his most paranoid, they litter the landscape like dead Daleks but become oddly endearing when brightly painted and sporting flower pots or converted into restaurants. At the ancient 100-acre Unesco World Heritage site of Butrint, I test my Greek theory even further. It has the ad-

vantage of being a short drive from the coastal resort of Saranda, where boats regularly arrive from Corfu but, despite being one of the greatest classical cities of the Mediterranean, it remains largely unknown. The date of the city's foundation is lost in the Trojan mists of time.

By the 4th century BC, the original settlement had grown into a thriving port and spa town - the Bath of the ancient world. However, the remains - a huge amphitheatre and three massive stone walls built by the Illyrians - are just the start of a story of thousands of years of conquest and reconquest that is slowly being revealed. Hidden treasures Roman bath-houses, an aquaduct, 6thcentury buildings such as the spectacular Byzantine palace and the largest basilica after Hagia Sophia in Istanbul make up just a small part of what you see - and what you see is just 15 per cent of what lies beneath. The next morning, I move on to Gjirokaster. Known both as the 'city of stone' and the 'town of 1,000 steps', it is one of the best preserved Ottoman cities in the world. Narrow cobbled streets of tall, 19th-century grey stone houses topped with grey slate roofs climb up a hillside to a massive medieval castle. Here, a grim prison block enthusiastically used by Albania's King Zog in the 1920s and then the Nazis in World War II now houses an armaments museum. In the grounds, there are the rusting remains of a US plane that was shot down in 1957, allegedly for spying. Ideal isolation Alongside such jewels are the Ottoman city of Berat, the ancient Greek site of Apollonia and Kruja,

where Albanian hero Skanderbeg successfully resisted a 15th-century Ottoman invasion - a story lavishly and relentlessly told in a museum devoted to his heroics. From Saranda, the rest of the Albanian Riviera sweeps north past empty beaches with a few simple hotels and restaurants and more jolly bunkers decorating the hillsides. No pedalos, no ice cream sellers, no touts selling necklaces it's so splendidly isolationist - in a very different way to what Hoxha imagined - I decide to abandon my theory about the new Greece. The country seems to be doing a decent job of becoming the new Albania - but they do need to find a better way of promoting it. Back at the airport I order an Albanian coffee. The waiter looks at me blankly before beaming: 'Surely you mean a Greek one?' * British Airways flies five times a week from Gatwick. Return flights from ÂŁ234. www.britishairways.com. Several tour operators offer package holidays including Albania Holidays (www.albania-holidays.com) and Regent Holidays (www.regent-holidays.co.uk). Bare essentials Albania borders Montenegro, Kosovo, Macedonia and Greece. The capital Tirana is in the north while ports along the coast connect with Italy and Corfu Language: Albanian Currency: ÂŁ1 = 150 lek


Ejani të festojmë së bashku Tel: 079 4951 4944 www.mbremjeshqiptare.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.