The Albanian July 2009

Page 1

TH E

-NR.5/7 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

LONDON

Rezervo vendin tënd në Albanian Yellow Pages 2009

Tel: 02082169527 info@albaniancontacts.com

BILETAT E SHTRENJTA Tel: 02082169527

JULY 2009

EMIGRANTËT E BRITANISË “BRAKTISIN” MËMËDHEUN J

u lutem thuajini kryeministrit Berisha që të ndërhyjë në uljen e çmimeve të biletave për në Tiranë” Ky ishte një prej emaileve të ardhura në adresë të redaksisë sonë ku kërkohet ndërhyrja e kryeministrit për të zgjidhur këtë problem. Ky problem vazhdon të mbetet tepër shqetësues dhe tashmë nuk përbën lajm që biletat për në Shqipëri vazhdojnë të mbesin më të shtrenjta nga çdo vend tjetër i rajonit. Perveç British Airways edhe Albanian Airlines vazhdon të ofroje fluturimet e saj sezonal, por kjo nuk ka bërë që biletat të kenë ndonjë ulje. Madje shumë nga mërgimtarët e këtushëm e gjejnë më të arsyeshme të shkojnë në vendet e tjera për pushime pasi kostoja e biletave është thuajse e njëjtë me çmimin e një bilete. Sikurse në sezonet e tjera të verës apo për Krishtlindje çmimi biletave për linjat direkte Londër Tiranë e anasjelltas edhe këtë vit janë dyfishuar. (vijon faqe 9)

Për një njeri që punon dhe merr një pagë të mesme këto bileta janë të papërballueshme. E vetmja shpresë për mërgimtarët mbetet hyrja e Shqipërisë në BE ku edhe kompani si easyjet të futen në Shqipëri.

A DUHET T’U JEPET AMNISTI EMIGRANTËVE ILEGALË? Pavarësisht demagogjisë së radhës, se 2011-ta do të jetë viti kur do te përmbyllen të gjitha rastet , dhe jo pak por 618 000 persona , s’besoj se do të sjellë ndonjë të re të dukshme përveç asaj tejzgjatje të pakufi , duke bërë eksperimente studimore dhe duke i mbajtur pezull dhe harruar (in limbo) çështje të shumta. (vijon faqe 4)

211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


LONDON JULY 2009

Life in the UK Test training course in London, Luton and West Bromwich, Birmingham. At ITA (Intelligent Training Academy) we teach you an English Lanugage Course which lasts 4 to 5 days for ESOL with Citizenship. Please note that, in this course you do not have to read or write not even in your test. The ESOL Citizenship training and test is only on listening and speaking. We are registered with the English Speaking Board (ESB), who are accepted and recognized by the Home Office. The certificate is registered and recognized. After passing the listening and speaking test you will get a Nationally recognized certificate. We will also give you a confirmation letter for the Home Office confirming that, you have done the ESOL Entry Level course with the Citizenship Context. With these two documents you are ready to apply for your Indefinite Leave to Remain in the UK, Naturalization or British Nationality. You can use the same certificate for both for your Indefinite Stay application and after that for your British Passport application. With this you do not have to do computer based Life in the UK Test. If you, your partner, you family member or any one of your friend needs help or more information in this matter, please contact us on 02082790719. We will try to put you to the right direction. You can ask for Ashraf Chaudhary. We are also running this course in London, Luton, West Bromwich and Birmingham. Our ESOL Citizenship Classes are running regularly in our centres in London, Luton and West Bromwich. Please contact, Ashraf Chaudhary Location & Venues

East London 208 High Road, Leytonstone, London E11 3HU Contact: Ashraf Chaudhary Phone: 0208 279 0719, Mobile: 07958543211

www.intelligenttrainingacademy.com

Luton Suite E-2 Britannia House, Leagrave Road, Luton, LU3 1RJ Contact: Ashraf Chaudhary Phone: 0208 279 0719, Mobile: 07958543211

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.

Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY

Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni

Tel: 0207 2721130

Mob 07944367779

Birmingham Unit 7, Central House, 312-314 High Street, West Bromwich, Birmingham, B70 8EN Contact: Ashraf Chaudhary Phone: 0208 279 0719, Mobile: 07958543211

Transport mallrash nga Anglia ne Shqipëri dhe Kosovë Shpërndarja në destinacion bëhet në bazë të sasisë . Lokacionet: * Barking, London *Tiranë , Shqipëri Për më tepër kontaktoni në 24 orë Meridanin në numrin e telefonin :

07501382777

2


LONDON JULY 2009

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU

T

THE AlbAniAn

ë paktën shtatë shoqata të reja shqiptarë kanë mbirë që nga janari i këtij viti. Ato janë të profileve të ndryshme dhe duket se ne shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar kemi kaq shumë shoqata, saqë do ta merrnin lakmi edhe indianët që renditen me popullsinë më të lartë komunitare në MB. Pra ne i kemi të gjitha llojet përveç shoqatave ambjentaliste, shoqatave në mbrojtje të kafshëve, gjë që po u ranë në fije nuk do të kalojë shumë kohë pa u hapur edhe të tilla. Por ka një problem perceptimi për qenësinë dhe funksionimin e shoqatave. Perceptimi i parë dhe i pakontestueshmi është që mbirja e këtyre shoqatave ka ardhur si pasojë e publikimit të shifrave të të ardhu-

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,

Shoqatomania

rave(shumave të konsiderueshme) që këto shoqata marrin. Pra këto shoqata konsiderohen si fitimprurëse për kryetarin (kryetarët) ndonjë të afërm të tyre, që në të shumtën e rasteve janë familjarë, madje ndodh që edhe brenda një rreth të ngushtë familjar ka dy shoqata. Nëse vëren me kujdes historikun e këtyre shoqatave të rezulton se shumica dërrmuese e këtyre shoqatave kanë të njëjtin kryetar dhe thuajse të njëjtin bord, përveç rasteve kur anëtarët e bordit “zihen” me kryetarin për pjesën e tortës së munguar. Po sa transparente dhe demokratike janë?

Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

I bie publikun pra atyre që përdorin shërbimet e këtyre shoqatave që të vërtetojnë një gjë të tillë, pasi derisa i publikuam në gazetë shifrat që këto shoqata marrin askush nuk “guxonte” të pyeste apo të dinte asgjë në lidhje me to, posi ato kishin ndërtuar një sistem terri informativ, ku e gjithë politika e tyre ishte e përqendruar në reklamimin e tyre si shoqata më e mirë. Nuk do ta quajmë të tepërt të përqendrohemi më shumë në mënyrën e funksionimit të këtyre shoqatave, pasi besojmë dhe shpresojmë se do të bëjmë të mundur sensibilizimin e opinionit publik së pari, dhe të kryetarëve të shoqatave së dyti, në mënyrë që këta

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar

SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

Tel/fax:02082169527

farë kryetarësh t’i kthejnë ndonjëherë sytë nga komuniteti. Ajo që i përshkruan të gjitha këto shoqata është se ato përcaktohen si shoqata të shqiptarëve në MB, që ndihmojnë komunitetin shqiptar në integrimin në shoqërinë britanike. Tjetër element i përbashkët është se këto shoqata kanë kryetar shekullor, me mandat të pakufizueshëm, por që në disa raste ai vetëquhet kryetar ndonëse është në pozicionin e koordinatorit (që merr para). E theksojmë se në bazë të statusit kryetari duhet të jetë vullnetar. Pothuajse asnjëherë nuk bëjnë AGM (mbledhjen e zgjedhjeve vjetore) ose e bëjnë të rregulluar aq mirë saqë publikut ua servirin të zgjedhurit por që askush nuk e di si është zgjedhur Pra që askush nuk voton për kryetarin apo kryesinë dhe në mënyrë shumë finoke ua mohojnë shanset qoftë edhe anëtarëve që të zgjedhin apo të zgjidhen.

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI?

3

Pothuajse asnjëherë nuk reklamojnë vendet e tyre të punës gjë që është e detyrueshme për të qenë transparente dhe për të realizuar misionin e tyre (në shërbim të komunitetit shqiptar në MB). Por ndonëse shoqatat shqiptare në MB janë me shumicë, përsëri numri i fëmijëve që mësojnë gjuhën shqipe nuk i kalon 1%, përsëri shumë e shumë shërbime për komunitetin mbesin të munguara.

Duke iu uruar suksese neoshoqatave urojmë që këto shoqata, të paktën të rejat, të hedhin një sy ndonjëherë nga

komuniteti.


T

ngA bAsHkim mETAliA

ashmë të gjithë po e vërejnë abuzivizmin, burokracinë , njëkohësisht dhe peshën e madhe që ka çështja e emigracionit në përgjithësi dhe atij ilegal në veçanti. Kësisoj, askush nuk ka më të voglin dyshim se ” status quo” duhet të ndryshoj, dhe të respektohet me korrektësi e drejta njerëzore , përkatësisht të përjetësoj qëndrimet dhe pikëpamjet demokratike në këto të drejta! Pa dashur të qasem në historitë dhe peripecitë e njerëzve që largohen nga vendi i tyre për një jetë më të mirë dhe më të sigurte, pa dashur dhe të shfajësohem apo justifikohem me këtë fakt , ashtu dhe pa dashur të jem kritik i shfrenuar i (mos)vendimmarrjeve të autoritete dhe shtetit në tërësinë e tij; them se shqetësimi ka jo vetëm një notë proteste dhe antipatie por mbi të gjitha kërkon një ndërgjegjësim të (mos)zbatuesve të këtyre (mos) vendimmarrjeve. Ka argumente dhe kundër argumente në lidhje me idenë e legalizimit të emigrantëve të paligjshëm. Shprehimisht në lidhje me statusin dhe me vet të huajt që kërkuan dhe kërkojnë akoma azil në Britaninë e Madhe , në Evropë dhe më gjerë, ekziston një hendek i madh saqë të krijohet ideja se këta azilantë janë një lloj tjetër i Homo Sapiens ndaj dhe duan një trajtim tjetër, por jo human; fatkeqësisht! Dikush e përcakton si çështje nevralgjike të sistemit , për një arsye apo tjetër , një diskriminim të justifikuar, një padrejtësi ,dikush tjetër dhe në anën tjetër askush nuk krijon një platformë të qartë dhe të arsyeshme – sepse... ? Duke pranuar kapitalizmin si një koncept i sipërmarrjeve të lira dhe duke parë realitetin e tij do të më duhet të pranoj se ekziston edhe “kapitalizmi autoritar” i cili jo vetëm ndikon në të shumtën e rasteve negativisht por anashkalon të drejtat njerëzore në përfitime të ngushta . Deshëm ose jo, NE homo sapiens-ët azilant duhet të kemi një vlerë më tepër sesa kaq , ndoshta që mund të matet me Onz , ndoshta miliarda Pound ,pse jo dhe më shumë, që të mund të jemi të legalizuar me të drejta të plota- me llojin tjetër! Të tmerron fakti kur sheh dhe dëgjon nëpër forume “studimore dhe kërkimore” se të garantosh një amnisti (falje) afat gjate për azilantët do të rris nivelin ekonomik të Britanisë në një vlerë më shumë se tre miliard Pound. Demagogji! Dmth, kjo e justifikon amnistinë , dhe aspak e drejta dhe respektimi i konventave që janë miratuan për këtë qëllim. Dmth, NE homo sapiens-ët azilantë ,jemi mekanizmi praktik i të qenit të dobishëm por inekzistentë. London school of economics dhe studimi i saj mbi emigrantët ilegal me mbështetjen e Kryetarit të Bashkisë së Londrës Boris Jhonson, kohët e fundit, deklaruan ose dolën me idenë se rregullimi i statusit të kësaj shtrese nuk do të ketë pasoja regresi në ekonominë e vendit –përkundrazi do të zhvillonte atë. Edhe pse e vlerësoj një përpjekje të tillë në nivele institucionale për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi , them se nuk do një stërhollim të pakufi dhe shumë subjektivizëm . Padyshim se shqyrtimi rast pas rasti i çështjeve do të ketë dhe vend për tu

A DUHET T’U JEPET AMNISTI EMIGRANTËVE ILEGALË? LONDON JULY 2009

4

Pavarësisht demagogjisë së radhës, se 2011-ta do të jetë viti kur do te përmbyllen të gjitha rastet ,dhe jo pak por 618 000 persona , s’besoj se do të sjellë ndonjë të re të dukshme përveç asaj tejzgjatje të pakufi , duke bërë eksperimente studimore dhe duke i mbajtur pezull dhe harruar (in limbo) çështje të shumta.

diskutuar. Por shifrat janë alarmante dhe nuk e ndihmon aspak asnjërën qeveri që do të jetë në pushtet që të ballafaqoj ato me realitetin . Pavarësisht demagogjisë së radhës, se 2011-ta do të jetë viti kur do te përmbyllen të gjitha rastet ,dhe jo pak por 618 000 persona , s’besoj se do të sjellë ndonjë të re të dukshme përveç asaj tejzgjatje të pakufi , duke bërë eksperimente studimore dhe duke i mbajtur pezull dhe harruar (in limbo) çështje të shumta. Sepse duke e zvarritur procesin e (mos)legalizimit , domosdoshmërisht që krijohen hapësira abuzuese, domosdoshmërisht është e pa mundur që të ketë një ekspoze të qartë në atë se çfarë po bëhet realisht me këta njerëz që po sakrifikojnë pjesë nga jeta e tyre që u kërcënohet dinjiteti dhe aspekti psikologjik e moral. Kjo gjendje jo vetëm që nuk trajtohet dhe as që vihet ujë në zjarr, pasi kjo nuk përbën thelbin e “Studimeve” , por shikojnë probabilitetin komercial ( gjë që nuk është keq –por duhet të respektohen dhe parimet njerëzore) dhe politike , të cilat të marra së bashku krijojnë një amulli tejet e të pakëndshme. Normalisht që kjo çështje ka një kosto , që në fund të fundit , e gjitha është në kurriz të taksapaguesve, por

mos të harrojmë se nuk duhet të tejkalohen parametrat demokratik që shkelen haptas të drejtat e njeriut. Për ta ilustruar këtë kosto ; sipas zyrës së Auditit Kombëtar kjo do të ishte rreth £4.7miliard. Sipas përllogaritjeve i duhen shtetit £11 000 për person për ta depërtuar. Që nga viti 1998 e deri sot janë depërtuar nga Britania e Madhe 111,265 persona ilegale me këtë kosto të sipërpërmendur. Mirëpo duke qenë më eksplicit në atë që po mundohem të shtjelloj, është ana e padukshme e abuzivizmit , dhe maskimit total të instancave përkatëse .Këtu futen, qoftë ai i departamentit të emigracionit, grupacionet politike; ku për arsye të përfitimeve elektorale e përdorin çështjen e emigrantëve si një obelisk të këtij suksesi elektoral, apo dhe lobuesit në “mbrojtje” të emigrantëve si shoqata të ndryshme që merren me çështje të tilla apo dhe kompani a individë që marrin në mbrojtje në cilësinë e avokatit (përfaqësuesit ligjor) azilkërkuesit etj. Qoftë Departamenti i emigracionit edhe përfaqësitë politike kanë krijuar simbiozën e mos luajalitetit dhe lojës së padrejtë, pasi ndërsjelltas të dyja palët kanë dhënë shumë pak rrugëzgjidhje të

pranueshme . Ndërsa lobi nëse ia vlen vërtetë të quhet kështu jo vetëm që nuk ka ndihmuar që të zgjidhet ky hendek , por ka lobuar në mënyrë spektakulare, të kundërtën që të mbaj pezul statusin e azilantit; pasi kështu arrihen synimet kapitale duke përdorur “ boshllëkun ligjore” që preferojnë ta përdorin në të mirë të tyre( parë kjo nga procedurat burokratike). Pra autoritarizmi i tyre kapitalist krijon pakënaqësi, jo se pasurohen por që vjedhin ose më mirë plaçkitin klientët e tyre në saj të premtimeve boshe. Britania e Madhe, duke u rreshtuar si një ndër vendet më të mëdha me emigrantë, ka treguar se edhe mund të menaxhoj këtë çështje – kjo evidentohet për shumë raste të emigrantëve të huaj që kanë ardhur në ishull, duke i favorizuar , duke i lejuar të jetojnë dhe punojnë dhe duke i legalizuar ato. Në të njëjtën kohë ka treguar dhe një dobësi organizimi , sidomos vitet e fundit duke tkurrur gjithnjë e më shumë vullnetin politik ,duke kategorizuar shtresat e emigrantëve dhe duke i diskriminuar me eksperimente dhe studime që nuk kanë bazë morale dhe aspak shkencore. Sir Andrew Green , Zyrtar i

Migrationwatch thotë se –“ qeveria e ka bërë zakon që të fajësoj këtë sëmundje, për shkak të “forcës globaliste”, por analizat tona tregojnë se problemi është pothuaj tërësisht në vend (home grown). ...mund dhe duhej të ishte në mënyrë kompetente të menaxhohej kjo çështje...! Ish ministri i brendshëm David Blunckett shkon dhe me tej duke thënë se –“qeveria as që ia ka idenë se kush është në Britani”. Pa shkuar shumë larg në arsyetim kërkon një konkluzion, se sa është përkushtimi i kësaj çështjeje? Modalitet e zgjidhjes do të duheshin të gjendeshin në urgjencë pasi do të krijohet një disekuilibër me pasoja sociale. Duke u kthyer tek lobimi apo krijimi i grupeve të interesit për zgjidhjen e këtij boshllëku shoqërorë , të krijohet bindja se ose nuk u dëgjohet fjala ose ose janë totalisht të pazëshëm. Parë në këtë këndvështrim as organizatat, as përfaqësuesit ligjorë dhe as përfaqësitë diplomatike të akredituara në Londër nuk japin versionin e tyre të zgjidhjes apo thjesht të bashkëpunojnë në zgjidhje; bile as konstatojnë gjendjen duke fshehur veten në një inferioritet të paparë. Presioni, që duhet të ishte më i madh, nuk jep asnjë premisë që kjo hallkë të marrë udhën e zgjidhjes. Sepse procesi i stërzgjatur dhe mbivendosja e çështjeve po shkojnë drejt një kaosi total. Dobia e dhe përfitimet që rrjedhin nga kjo shtresë e deklasuar në sistem janë marramendëse , por kjo lihet në hije. Me një fjalë këtu nuk është çështja a janë të vlefshëm emigrantët ilegalë, por karta me të cilën luhet shërben për të mbrojtur dhe fituar pikë në sistem. Amnistia është gjëja njerëzore ; do të ndikoje jo vetëm në rritjen ekonomike të vendit por dhe zhvillimin e një fryme besimi në ligj dhe drejtësi. Dhe domosdoshmërisht tani kjo lojë bëhet akoma më qesharake sa që vihet në diskutim për të joshur dhe krijuar amullinë e radhës se : a duhet tu jepet amnisti emigrantëve ilegalë?


J

THE AlbAniAn

anë vërtet të shumta emailed që kanë ardhur në adresë të redaksisë sonë, ku janë shpresuar shqetësime nga më të ndryshmet mbi këtë temë. Së pari duam që t’i falënderojmë të gjitha ata lexues që kontribuojnë me mendimet e tyre në lidhje me këtë temë dhe të sigurojmë se do të bëjmë ç’është e mundur që të ndërgjegjësojmë me të gjitha mundësitë të gjithë ata që mendojnë që “mund të jenë të lumtur” jashtë familjes, pra që janë të prirur drejt divorcit. E theksojmë edhe njëherë që “The Albanian” nëpërmjet këtyre rubrikave kërkon të sensibilizojmë opinionin e këtushëm publik shqiptar, që të ruajmë një ndër vlerat më të mrekullueshme shqiptare siç është familja. Ne nuk duam që kurrësesi këtë tëmë ta ndajmë në emailet ku fajësohen meshkujt apo femrat, por ta trajtojmë në përgjithësi si problem shqetësues për shqiptarët e këtushëm. Një zonjë (Kati) në emailin e saj thotë se “Meshkujt Shqiptare akoma nuk arrijne te kuptojne se femra duhet te jete e barabarte me mashkullin perderisa jane partnere.(dmth burre e grua).Edhe sa vite ne femrat duhet te trajtohemi si PRONE dhe jo si PARTNERE?! Une jam vete nje nga ato femrat qe kam patur fatin e keq dhe kisha per partner nje burre qe ishte si DIKTATOR dhe jo si bashkeshort. Kam edhe nje femi me te. Vite te tera e durova sjelljen e tij mizore ndaj meje dhe sjellja e tij nuk ishte mizore vetem ndaj meje por edhe ndaj femise tone. Jam rrahur prej tij para femise, jam perdhunuar , ofenduar etj............. Dhe te gjitha keto ndodhnin pa arsyje. A mund te imagjinoni nese une do ti jepja arsyje se cfare mund te bente ai? Jam shume e sigurte qe nuk do isha me gjalle. Kam pese vite qe jam ndare nga ai por akoma perfundimisht sepse po me sjell lart e poshte neper gjygje duke me akuzuar mua per gjera te ndryshme, sepse une edhe pse i kam bere denoncime me pare, asnjehere nuk kam dashur qe babai i femise tim te burgoset prej meje. Kam tre vite neper gjygje, sepse une duhet te tregoje se cfare nene jam me femine tim, kurse ai deri tani thjeshte ka digjeneruar veten sepse e verteta ka dale dhe per ate eshte shume e veshtire te pranoje, qe une jam bere e zonja vetes dhe nuk kam nevoj per nje mashkull qe te mbijetoj. Por une jam me fat qe sot jetoj me femijen tim fale ligjeve, policise dhe shoqatave qe ndihmojne femrat ne Britani. Dhe me vjen shume keq qe faji u hidhet femrave dhe shtetit Anglez per shkaterrimin e familjes Shqiptare. Shumica e meshkujve Shqiptar as qe nuk e kane idene se c'eshte familja. Ata thjeshte mendojne te kene grua per ne shtepi te laj, pastroje, gatuaj dhe te linde femije dhe te dashura te tjera per qefet e tyre. Dhe jam shume e sigurte qe meshkujt shqiptare arsyja qe jane aq xheloz dhe duan ti mbajne grate si te burgosura eshte se po te mesojne ato gra se si jetojne shumica e femrave qe jane te pavarura, asnje grua nuk do te rri e te bej nje jete te tille. Pastaj mos te harrojme se cfare kane bere meshkujt shqiptare me minorenet Shqiptare qe shumicat i kane perdorur per prostitucion. Ne femrat nuk kemi faj panvaresisht se ne shumicen e rasteve quhemi fajtore, sepse ne mentalitetin e nje

Si po shkatërrohet familja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar? LONDON JUNE 2009

mashkulli shqiptar femra eshte e pavlere, injorante. Por ja qe ne ditet e sotme ne femrat dita dites po i tregojme meshkujve shqiptare qe ne jemi te zonjat, inteligjente dhe e ardhmja jone do jete mijera here me e mire se sa e tyre” Ndërsa Iliri pasi falënderon për temën e trajtuara për gratë thotë se është e patolerueshme ajo që bëjnë gratë shqiptare këtu. “Unë do t’u sygjeroja të gjitha grave shqiptare që të marrin shembull nga turqit, sesi e ruajnë familjen. Nuk ka gjë më të bukur sesa kur gruaja e din vendin e vet në familje, Kurrsesi nuk mundet që gruaja të jetë ajo që drejton, aq më tepër që janë disa gra që ua nxijnë jetën e burrave saqqë nuk janë në gjendje të pijnë një kafe me shokët e tyre nga telefonatat e pandërprera të grave” Një zonjë (Ilda) thotë se burri nuk e len që të dali jashtë shtëpisë pa lejen e tij. “Më ka falur Zoti shumë të bukur, por nuk e kam ditur se kjo bukuri dot kthehej në mallkim për mua. Jetoj e izoluar. Jeta ime është skëterrë. Nuk guxoj që të vizitoj as të afërmit e mij dhe derisa të kthehet ai nga puna as nuk guxoj që t’u them se jam në shtëpi. Dita ime më e lumtur është e diela kur unë mund të dal

bashkë me tim shoq nnë ndonjë park apo për ndonjë shëtitje. Atij nuk i pëlqen që të shkojmë jo vetëm në kafë shqiptare por as në vende ku ka shqip tarë. Jam shumë e sigurtë se kjo lidhje nuk do të zgjasë shumë. Durimi ka kufi” thotë ajo, duke shtuar se shpreson se diçka do të ndryshojë në sjelljen e tij pasi burri i saj është lexues i rregullt i “The Albanian”. Ndërsa një zonjë tepër e revoltuar nga artikulli i numrit të kaluar thotë se burri ia ka përplasur gazetën në fytyrë me fjalët se kështu jeni ju gratë. Në emailin e saj kërkon të ndërgjegjë-

sojmë bur-

rat që të bëhen më perëndi morë më të tolerueshëm dhe gjithçka do të shkojë mirë. Gjoka në emailin e tij thotë “ Nëse doni të dini vërtet sesi janë gratë shqiptare shkoni paradite nëpër kafenetë e Wood Green-it, dhe do të shikoni sesi është degjeneruar familja shqiptare. Ai thotë se di edhe shumë gra që lidhen me të huaj, pasi kjo është më e lehtë që të mbahet fshehtësia. Ai sygjeron që gratë shqiptare t’u kthehen kulteve fetare, pasi martesa është e shenjtë. Nuk ka mëkat më të madh sesa të tradhtohet burri apo gruaja”, shpre-

5

het ai. Ndërsa Ela shtron një temë mjaft të prekshme. Ajo thotë se shumica e vajzave shqiptare në Britani po mbesin beqare. Kjo për arsye se meshkujt janë të prirur të lidhen vetëm “për qejf” dhe vjen një ditë që të lënë pa problem. Madje një pjesë e tyre janë kaq të pa-emancipuar saqë as si të dashur nuk mund të pranojnë nëse e marrin vesh se ti ke patur një të dashur shqiptar. Por më e keqja është se po nuk pranove që të shkosh në shtrat me ta, të lënë pa asnjë problem. Ajo thotë se meshkujt nuk e kanë problem që të lidhen me ndonjë vajze sidomos nga ato të lindjes së Evropës. Ela thotë se i mirëkupton të gjithë ata meshkuj shqiptarë që për shkak të letrave janë të detyruar që të lidhen me të huaja, por është e papranueshme që një mashkull shëndosh si molla të martohen me ato që dikur kanë punuar.... Imagjinoni se çfarë nëne mund të jetë ajo. Nëpërmjet “The Albanian” ajo bën thirrje të gjithë meshkujve shqiptarë që të mos marrin në qafë vajzat shqiptare. Në Angli ka femra për sex sa të duan. Mos mëkatoni me vajzat shqiptare” mbaron apeli i saj.


Scotland Yard 20,000 stërlina shpërblim kush jep informacion për vrasësit LONDON JULY 2009

K

nga muhamed Veliu

ush e vrau shqiptarin Cima Sogojevën? Kjo është enigma ende e pazgjidhur nga hetuesit e kësaj vrasje të tipit mafioz, që ka tronditur komunitetin shqiptarë vitin e shkuar. Oficerët e Scotland Yard kanë vënë në dispozicion 20 mijë stërlina për personin që ka dijeni për vrasjen dhe do të ndihmojë policinë në identifikimin, kapjen dhe më pas gjykimin e autorit apo autorëve. Pas shumë hetimesh intensive ky është hapi tjetër që policia britanikë ndërmerr tetë muaj pas vrasjes së Sogojevës ndodhur në zonën Golders Green.

Apeli

Detektiv Inspektori Andy Partridge nga skuadra e “Serious Crime Command” tha: “Nga hetimet e deritanishme na rezulton se Cima ishte i përfshirë në grabitje e automatëve ku paguhet taksa e parkimit. Pavarësisht se ai kishte zgjedhur këtë mënyrë jetese ai nuk e meritonte të vdiste. Vrasësi apo vrasësit e tij duhet të përgjigjen përpara drejtësisë. Kjo mund të arrihet me ndihmën e komunitetit shqipfolës në Londër”. Sipas detektiv Inspektorit Andy Partridge për zbardhjen e kësaj vrasje është imediatike ndihma e komunitetit shqiptarë duke shktuar: “Cima Sogojeva ishte frekuentues i kafeneve shqiptare në veri-perëndim të Londrës si dhe në Reading, duke shpenzuar kohë me pjesëtarë të tjerë nga komuniteti shqiptarë. Ne jemi të prirur të bisedojmë me cilindo që ka informacion rreth tij. A keni dijeni se kush ishte shkaku që çoi në ekzekutimin e Cimës? Çfarë flitet në komunitet për këtë vrasje? Keni dëgjuar apo parë diçka të dyshimtë afër zonës ku ndodhet Highfield Road? Keni parë dikë që ka hyrë dhe ka dalë apo sillej vërdallë shtëpisë së Cimës gjashtë Tetorin e vitit të shkuar? Ne ju inkurajojmë të na telefoni”. Detektiv Inspektori Andy Partridge që po udhëheq grupin e hetimit të kësaj vrasje gjatë një bisede me The Albanian thotë se çfarë do lloj informacioni do të trajtohet si tejet kofidencial duke ruajtur në mënyrë shumë strikte anonimatin e personit.

Ekzekutimi

Kush e vrau Cima Sogojevën? Vrasja e Cima Sogojevës ndodhi mëngjesin datës 6 Tetor 2008 rreth orës 11:15 minuta. Policia u njoftua pasi janë dëgjuar të shtëna në një adresë në rrugën Highfield Road, NË11. Oficerë të armatosur të policisë duke përdorur forcën mundën të hynë në shtëpinë ku jetonte Cima. Pas kontrollit të banesës ata kanë gjetur trupin e pajetë të 27 vjecarit. Viktima kishte vdekur menjëherë si pasojë e disa plagëve të marra pasi ishte goditur disa herë me një pistoletë. Sipas autopsisë viktima nuk ishte torturuar. Nga hetimet e deritanishme nuk është zbuluar nëse nga banesa viktimës janë vjedhur para. Vrasësit nuk kanë hyrë me forcë në banesë. Për momentin nuk ka ndonjë informacion që sugjeron se Cima ka qenë i përfshirë me ndonjë incident të përparshëm apo vrasja të jetë si pasojë e kontrollit të zonave ku grabiteshin automatët e parkingjeve. Mësohet se Cima Sogojeva ishte me origjinë nga qyteti Podujevës në Kosovë. Ai kishte shtatë vjetë që jetonte në Londër. Ishte i martuar dhe kishte në vajzë dhjetë vjeçare. Bashkëshortja dhe vajza jetojnë në Kosovë. Ne lidhje me vrasjen një person është arrestuar më 16 Tetor 2006. Ai është lënë i lirë me për tu paraqitur për tu ri-pyetur në polici në muajin Shtator 2009. Cilido që ka informacion për vrasjen duhet të kontaktojë hetuesit e kësaj çështje të cilat janë në Hendon në numrin e telefonit 020 8358 0400 apo në mënyrë anonime duke telefonuar Crimestoppers në 0800 555 111.

KERKESE NGA POLICIA PER NDIHME

VRASJE £20,000 SHPERBLIM TE HENEN ME DATE 6 TETOR 2008 NE OREN 11:19 TE MENGJESIT NDODHI NJE INCIDENT NE ADRESEN CAROLINE COURT, HIGHFIELD ROAD, NW11. SI REZULTAT CIMA SOGOJEVA PESOI DEMTIME TRUPORE PREJ TE CILAVE VDIQ. POLICIA E METROPOLITANIT OFRON NJE SHPERBLIM DERI ME £20,OOO PER INFORMACIONE QE REZULTOJNE NE IDENTIFIKIMIN ARRESTIMIN DHE DENUNCIMIN NE GJYKATE TE PERSONAVE PERGJEGJES PER VRASJEN E CIMA SOGOJEVES.

A ISHIT JU NE ATE VEND DHE NE ATE KOHE? A KENI PARE APO DEGJUAR DICKA? A MUND TE NA NDIHMONI? CDO PERSONI ME NDONJE INFORMACION I KERKOJME TE TELEFONOJE ZYREN E KETIJ INCIDENTI NE HENDON NE NUMRIM:

0208 358 0400 OSE NE DESHIRONI TE MBETENI ANONIM JU MUND TE TELEFONONI CRIMESTOPPERS QE ESHTE NJE SHERBIM I VECANTE QE MERR TELEFONATA NGA DESHMITARE TE CDO KRIMI QE DESHIROJNE TE MOS BEHET I NJOHUR EMRI I TYRE DHE JA KALOJNE DETAJET POLICISE. NUMRI I TYRE ESHTE: 0800 555 111 G22128-A63 © MPA Not Protectively Marked

6


A

VLLAZNIA FITON NË IRLANDË LONDON JULY 2009

skush nuk e besonte se në Sligo, rreth tre orë nga Dublini, do të vinin aq shumë mërgimtarë shqiptarë për të parë ndeshjen e Vllaznisë me Sligo. Ovacionet e tyre ishin aq të fuqishme saqë ndonjëherë mbizotëronnin edhe brohoritjet e para të irlandezëve që kishin stërmbushur stadiumin e tyre. Skuadra e Vllaznisë gjatë minutave të para u duk se linte pak shpresë për një fitore. Gjithesesi Vllaznia ka surprizuar, edhe pse kundërshtari nuk thoshte ndonjë emër të konsiderueshëm, duke fituar 2-1 në transfertë, ndaj Sligos së Irlandës, në fushën e kësaj të fundit. Formacioni i Hasan Likës ka zhvilluar një ndeshje mjaft efektive, duke arritur të shënojë dy gola, të kalojë në epërsi 2-0, ndërkohë që ka pësuar një gol, 1 minutë para mbarimit të ndeshjes, shënuar me penallti nga vendasit. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim të bardhë, 0-0, me një lojë të barabartë, e përqëndruar kryesisht në mesin e fushës. Pjesa e dytë nis me një tjetër marsh, ku shkodranët, pasi e kishin studiuar mirë ekipin vendas, e sulmojnë në pikat e tij të dobëta. Krahët e mesfushës kuqeblu funksionojnë për bukuri, për pasojë, edhe topat krosohen me mjaft befasi në zonën vendase. Duhej të vinte minuta e 69të e lojës, që mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë, konkretizon disa sulme të njëpasnjëshme të kuqebluve. Skuadra jonë merr krahë, pas këtij goli dhe nuk e ul ritmin, ndërkohë që vendasit nervozohen. Si pasojë e një nervozizmi të tillë, Keane gabon dhe shkakton autogol në portën e tij. Rezultati shkon 2-0,

ndërkohë që nuk ka shumë minuta lojë që vendasit të përmbysin dicka. Megjithatë, tërheqja e kuqebluve, në mbrojtje të dy golave të shënuar, i lejon më shumë terren Sligos, e cila, një minutë para mbarimit të kohës së rregullt, fiton një penallti, që kthehet në gol. Me këtë rast merr fund edhe ndeshja, e cila fitohet nga Vllaznia 2-1, që e prêt e qetë ndeshjen e kthimit dhe ka hedhur një hap të madh drejt kualifikimit. Më poshtë, ja skeda e plotë e ndeshjes: Kartonë të verdhë: Beqiri (Vllaznia), Sinani (Vllaznia), Smalaj (Vllaznia), Shtubina (Vllaznia), O’Grady (Sligo), Ryan (Sligo) Gjyqtarë: Christof Virant, Dirk Gilon, Frank Bleyen (BEL) 1 Richard brush 2 Alan keane 3 shaun Holmes 5 Danny Ventre 6 Conor O’grady

AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”

NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim

34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

7 brian Cash (Doherty 73’) 8 Richard Ryan 9 Romuald boco 10 Rafael Cretaro 11 Oëen morrison 14 steve Feeney (noctor 64’) Rezerva 19 Ciaran John kelly 4 gavin Peers 12 sean Doherty 16 Daniel keohane 17 Jason noctor 8 Eoin Torpey 20 Christopher kelly

3 Željko mrvaljević 5 safet Osja 7 ndriçim shtubina 8 Amarildo belisha 9 Vioresin sinani (balaj 85’) 10 Fetim kasapi (Olsi 88’) 17 Rahman Hallaçi 18 Elvin beqiri 20 ilir nallbani •Rezerva 31 bishani Olsi 6 marko bašić 11 Ansi nika 14 Armando Vajushi 16 Alis baci 19 bekim balaj 28 Edon Hasani Trajner: Hasan lika

Trajner: Paul Cook Vllaznia

sHqiPTARëT E HARRuAR Të iRlAnDës

Vllaznia

Është e kotë që t’i pyesësh për numrin e shqiptarëve në Irlandë, pasi as ata nuk kanë një shifër të saktë. Por përgjigja e përgjithshme është se ka

plot. Ata kishin ardhur për të parë ndeshjen e Vllaznisë dhe i dalloje jo vetëm në veshjet e tyre kuq e zi, por në organizimin e tyre spontan. Shqiptarët e Irlandës akoma nuk kanë arritur që të organizohen në ndonjë shoqatë gjithëpërfshirëse apo që të kenë një përfaqësim ndonëse janë në një numër të konsiderueshëm sidomos ne kryeqytet (Dublin). Shumica prej tyre ishin të informuar nëpërmjet “The Albanian” për zhvillimet e këtushme, por që kërkonin të merrnin më shumë kontakte me shoqatat e këtushme në mënyrë që edhe ata të fillojnë të organizohen dhe pse jo të kenë më shumë bashkëpunim me shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ambasadorin e kam patriot, tha një qytetar nga Lushnja i cili fliste me plot mirënjohje për ish-ambasadorin Kastriot Robo dhe as që e kishte idenë se prej dy vitesh ai është zëvendësuar....

A Class Motors

1 Armir grimaj 2 Dritan smajlaj

Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera

Mos harroni!

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

7


E

nga ilir mirena

tillë çfarë është sot, pika kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Morinë, nuk ka asnjë kuptim që të ekzistojë. Aty nuk duhet të ketë pikë kufitare. E krijuar që të jetë menaxhuese në marrëdhëniet mes shtetit dhe individit, administrata është në dispozicion të qytetarëve për t’i lehtësuar peripecitë e mërzitshme që ka secili kur ndodhet përpara sporteleve të saj. Të gjithë kemi shembuj fascinues nga përvojat efikase të administratës së vendeve të zhvilluara. Mes njëri-tjetrit shpesh i tregojmë ato përvoja, si mostra krahasuese se si nuk funksionon administrata këtu tek ne. Na dalin para syve edhe atëherë kur, të rraskapitur nga tensionimi i gjatë i nervave, dremisim me orë të tëra në pritje të një certifikate të lindjes, si çelësi primar i të gjithë dokumenteve të tjera – nuk e di çka dreqin nevojitet për secilin dokument që të kesh certifikatë lindjeje!? - kur presim për letërnjoftime, pasaporta, viza, në kufij, për pagimin e taksave të ndryshme, regjistrimin e kerrit, regjistrimin e fëmijëve, regjistrimin e tyre në çerdhe e deri në universitet.... E, kështu, deri sa vjen dita kur dikush pret të na çregjistrojë nga lista e të gjallëve. Për të gjitha këto do të duhej të kishte një administratë efikase që ua thjeshton punët qytetarëve që të mos humbin orë e ditë pranë dyerve të tyre. Gjithkund është kështu. Me përjashtim të Kosovës. Në plogështinë e saj, administrata jonë duket sikur të jetë e dizajnuar për t’ua nxirë jetën qytetarëve. Një ndjesi të tillë krijonte edhe një reportazh që pamë në RTK të dielën në mbrëmje. Pamë radhë të gjata të kerreve KS që kishin mësyer bregdetin shqiptar. Radhë të gjata kishin mbetur të bllokuara për orë të tëra, në pritje për të dalë matanë pikës kufitare të Morinës. Si çdo herë dëgjuam edhe të intervistuar të mllefosur, por të pafuqishëm për të bërë diçka. Njëra ndër arsyet pse ishim gëzuar kur u lëshua për qarkullim rruga Durrës-Morinë, ishte edhe ajo se më nuk do t’ua shihnim sytë dhe fytyrat mospërfillëse kufitarëve maqedonas. Pamjet që të grithnin nervat janë pjesë e një administrate të plogësht, e cila assesi të mësojë ta ndërrojë marshin e shpejtësisë. Në të parën, tash e dhjetë vjet. Kur menduam se tekat e doganierëve maqedonas janë e kaluar e tejshkuar, na u shfaqen karvanët e gjatë të kosovarëve që prisnin për të hyrë në Shqipëri. Pse gjithë ai kontroll kufitar në Morinë? Pse të mos krijohet një pikë e përbashkët kufitare, siç ka bërë tashmë Shqipëria me Malin e Zi? Ose, në fund të fundit, pse duhet të ketë kufitarë aty!? Krejt çka do të mund të vendosej andej dhe këndej kufirit duhet të jenë patrullat policore që do ta ndalonin ndonjë fytyrë të dyshimtë dallaverexhije. Të paktën, familjarët me gjyshër e fëmijë, aty nuk duhet të kenë asnjë pengesë. Pengesa e vetme duhet të jetë një ulje e vogël e shpejtësisë së veturës. Nëse policia jonë beson se kështu mund të ndalojë kontrabandimin eventual që mund të bëhet

Hiqeni Morinën! LONDON JULY 2009

P

8

se gjithë ai kontroll kufitar në Morinë? Pse të mos krijohet një pikë e përbashkët kufitare, siç ka bërë tashmë Shqipëria me Malin e Zi? Ose, në fund të fundit, pse duhet të ketë kufitarë aty!? Krejt çka do të mund të vendosej andej dhe këndej kufirit duhet të jenë patrullat policore që do ta ndalonin ndonjë fytyrë të dyshimtë dallaverexhije. Të paktën, familjarët me gjyshër e fëmijë, aty nuk duhet të kenë asnjë pengesë. Pengesa e vetme duhet të jetë një ulje e vogël e shpejtësisë Morinë.

ndalonte as Serbia, kur bredhja

nëpër atë zonë, e ka gabim. Aty janë transportuar armë të rënda gjatë luftës, e pas luftës mund të trafikohet gjithçka nga banorët

lokalë që njohin pëllëmbë për pëllëmbë atë territor. Qarkullimin ilegal të njerëzve nuk kishte mundur ta

nëpër atë zonë kushtonte me kokë. Nëse kufitarët tanë janë vendosur për këtë mision, hiqini nga aty! Janë të pafuqishëm dhe rrogat i marrin kot! Policisë së Kosovës i janë vjedhur gjëra nën hundë dhe është habi të mendosh se mund të ndalojnë diçka në

Nën shtatë palë dryna, SHPK’së iu zhduk përgjithmonë Dhoma e Provave, bashkë me 47 kilogram heroinë. Nëse tollovitë aty kanë filluar të nxitën nga padija menaxheriale, atëherë duhet gjetur ilaçin edhe për këtë punë. Kjo i bie përgjegjësi ministrit Zenun Pajaziti. Ai do të duhej të dukej më shpesh në atë zonë, ose të paktën ta dërgonte dikë nga ministria e tij që të mbikëqyrte drejtpërsëdrejti qarkullimin në Morinë. Ndodhemi në pikun e qarkullimit të qytetarëve në muajt e nxehtë të verës. Ministria e Zenunit urgjentisht duhet ta gjejë mënyrën me Ministrinë homologe të Shqipërisë që shqiptarëve në të dyja anët përfundimisht t’iu lehtësohet vajtje-ardhja. Duhet hequr dorë edhe nga praktikat e gjetjes së domosdoshme të një fajtori mbi të cilin nuk paskemi influencë. Shefat e policisë sonë kufitare provojnë ta hedhin fajin matanë kufirit, tek kufitarët e Shqipërisë. Përndryshe, me këtë gjendje, administrata jonë e paaftë deri në absurd, nuk ka se si të mos na bëjë paranojakë dhe të fillojmë të besojmë se prapa këtij lëmshi burokratik ka diçka më djallëzore, si në romanet e Kafkës. Njësoj si personazhet e tij, edhe neve, përballë pengesave që hasim e që na duken të papërfillshme në fillim, na vjen një moment dhe e kuptojmë fragjilitetin dhe pafuqinë tonë përballë tyre. Pafuqia jonë është evidente qoftë edhe në prani të një nëpunësi, që derisa na drejtohet, mbllaçit me gojën plotë qebapët e drekës së tij. Kështu, ngathtësia e burokracisë sonë bënë të mendosh për ekzistimin e një shtabi pervers ku ndodhet një grusht njerëzish të cilët kënaqen duke ua bërë më të rëndë pritjet qytetarëve. Aty është një grup sadistësh që na sodisin me CCTV dhe kënaqen deri sa ne poshtërohemi dhe përpëlitemi nëpër ingranazhet e burokracisë. Krejt çka ka mbetur për ta plotësuar trajtimin aspak human të qytetarëve tanë, është që derisa janë në radhët e pritjes që krijon administrata, t’iu konfiskohet ndonjë veshkë apo organ tjetër i transplatueshëm.


J

u lutem thuajini kryeministrit Berisha që të ndërhyjë në uljen e çmimeve të biletave për në Tiranë” Ky ishte një prej emaileve të ardhura në adresë të redaksisë sonë ku kërkohet ndërhyrja e kryeministrit për të zgjidhur këtë problem. Ky problem vazhdon të mbetet tepër shqetësues dhe tashmë nuk përbën lajm që biletat për në Shqipëri vazhdojnë të mbesin më të shtrenjta nga çdo vend tjetër i rajonit. Perveç British Airways edhe Albanian Airlines vazhdon të ofroje fluturimet e saj sezonal, por kjo nuk ka bërë që biletat të kenë ndonjë ulje. Madje shumë nga mërgimtarët e këtushëm e gjejnë më të arsyeshme të shkojnë në vendet e tjera për pushime pasi kostoja e biletave është thuajse e njëjtë me çmimin e një bilete. Sikurse në sezonet e tjera të verës apo për Krishtlindje çmimi biletave për linjat direkte Londër Tiranë e anasjelltas edhe këtë vit janë dyfishuar. Nuk bëjnë përjashtime nga rritja çmimeve edhe linjat jo direkte . Një situatë e tillë ka detyruar me qindra emigrantë të vinë në Shqipëri me automjetet e tyre duke zhvilluar një udhëtim rraskapitësh për tre ditë. E gjitha kjo nga mospajsa mundësi për të paguar biletat e avionit të cilat janë të papërballushme aq më tepër kur bëhet fjalë për familje me dy ose tre fëmijw. Të tilla çmime kanë një ndikimim katastrofal në thithjen e turistëve britanik, të cilët detyrimisht nuk kanë arsye përse të të pushojnë në vendin tonë. Artani duke u treguar shumë pragmatik thotë për “The Albanian” se pasi ka kontrolluar të gjitha biletat dhe pasi ka bërë të gjithë manovrimet e mundshme për të gjetur një biletë për në mëmëdhe, ka vendosur që të “braktisë” mëmëdheun këtë verë dhe të shkojë në Turqi. “Ishte mënyra më e lirë për të kaluar pushimet. Imagjino që çmimi që mu ofrua për një javë pushime në Turqi është thuajse e njëjtë me çmimin e biletës që gjeta për në Shqipëri” Ai ka vendosur që të nga shtatori kur të bien biletat të shkojë në Shqipëri, ndërsa pushimet do t’i kalojë në Turqi. Për një njeri që punon dhe merr një pagë të mesme këto bileta janë të papërballueshme. Unë mendoj se këto çmime mund t’i përballojnë vetëm ata që marrin ndihma dhe punojnë në të zezën thotë Anila një punonjëse librarie. Enkeleida një punëtore në një bankë në veri në Londrës, u shpreh se biletat janë të papërballueshme. Ajo thotë se është e pamundur për dikë që punon me djersën e tij dhe nuk merr ndihma dhe nuk ka shtëpi të paguar, që të blejë një biletë të tillë për në Shqipëri. Ajo ka zgjedhur Spanjën si vend për të kaluar pushimet, pasi bileta për në Shqipëri është tmerrësisht e shtrenjtë. Altini duket se ka gjetur një mënyrë më pragmatike. Me disa shokë ai ka organizuar udhëtimin me makinë, për t’iu shmangur biletave të shtrenjta. “E dimë që do të vuajmë se janë të paktën tre ditë rrugë, por unë i kam pleqtë e vjetër dhe jam i detyruar që të shkoj dhe t’i shoh”-shprehet ai. Imagjino pasi të mbërrijmë në Shqipëri duhet nja 2 ditë që të marrim veten nga udhëtimi, por thjesht duam të kursejmë ca lekë. Linda gjithashtu do të shkojë në Shqipëri me makinë së bashku me familjen e saj dhe ajo shprehet e shqetësuar për shëndetin e fëmijë. E vetmja shpresë për mërgimtarët mbetet

BILETAT E SHTRENJTA EMIGRANTËT E BRITANISË BRAKTISIN MËMËDHEUN LONDON JULY 2009

hyrja e Shqipërisë në BE ku edhe kompani si easyjet të futen nëShqipëri. Duke parë një flulks të madh kërkesash për bileta drejt Shqipërisë nga Anglia nuk bëjnë përjashtim në çmime edhe linjat jo direkte. Diferenca mes tyre dhe atyre direkte nuk është e madhe. Edhe këto linja rezulon se ofrojnë çmime dy herë më të shrenjta për shqiptarët që udhëtojnë nga Londra për në Tiranë me një transit të vetëm krahasuar me fqinjët tanë. Nga një kërkim në faqen online të kompanisë italiane Alitalia për datën 10 Gusht nisje me kthim 6 Shtator drejt Tiranës çmimi është 509 stërlina. Ndërsa për të shkuar në Sofie po këtë datë çmimi që të ofrohet është 340 stërlina, për në Beograd 360 stërlina, Bukuresht 328 stërlina dhe Athinë 399 stërlina. Sërish biletat për në Shqipëri në vënd të parë si më të shtrenjtat. Të zymta janë edhe çmimet që ofronpër për shqiptarët edhe kompania austriake “Austrian”. Një biletë Londër-VienëTiranë të ofrohet me çmimin 537 stërlina ndërkohë që një biletë drejt Sofies është 332 paund, 360 stërlina për në Beogrand, 351 stërlina për në Bukuresht dhe 462 stërlina për në Athinë. Aspak ndryshe është panorama çmimeve me kompaninë hungareze “Malev”. Kjo linjë e frekuentur shumë nga shqiptarët për

9

Për një njeri që punon dhe merr një pagë të mesme këto bileta janë të papërballueshme. E vetmja shpresë për mërgimtarët mbetet hyrja e Shqipërisë në BE ku edhe kompani si easyjet të futen në Shqipëri.

vetë orarin e volitshëm që ka, u ofron atyre çmimin prej 625 stërlina ndërsa bullgarëve çmimin 382 stërlina, rumunëve 382 stërlina, grekëve 377 stërlina . Malev nuk fluturon për në Beograd. Por një biletë Londër-Budapest-Shkup kushton 446 stërlina nëse do të lini Londrën më 10 Guasht dhe kthimin ta bëni me 6 Shta tor.

british Airways

Tiranë £676 sofie £361 bukuresht £293

Athinë £271 Alitalia Tiranë £509 sofie £342 beograd £358 bukuresht £328 Athinë £399 Austrian Tiranë £537

sofie £332 beograd £351 bukuresht £355 Athinë £462 malev Tiranë £625 sofie £382 (shkup £466) bukuresht £382 Athinë £377


Skip hire All sizes Same day services Service delivery guarantied Grab hire All areas Same day services Best prices is given Materials supply, Crushed Concrete, Topsoil, Type one, Sharp sand, Ballast, Shingle, Supplied, at great prices

Mobil: 079 6636 9988

Zbukurojeni makinen tuaj Ne mund t’ua mundesojme qe te vendosni logon e kompanise suaj ne makinen tuaj, si dhe cdo lloj sherbimi tjeter


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj.

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157


S

hkrimtari i mirenjohur flet ne nje interviste te gjate, per jeten e tij ne keto afro dy dekada ne France. Lidhjet aq shume te pandara me Shqiperine dhe karriera gjithnje ne rritje me veprat e paperseritshme qe vazhdon te shkruaje. Dhe si e mori cmimin prestigjioz "Princi i Asturias", mes 31 kandidateve nga 27 vende te botes, ku spikatnin emra te tjere te shumenjohur te letrave. Ne intervisten me Ismail Kadare flet edhe per cmimin "Nobel" qe ende aspiron kryefjala e dites eshte cmimi prestigjioz letrar "Princi i Asturias". ne konkurrim moren pjese 31 kandidate nga 27 vende te botes, ndersa ne peseshen e perzgjedhur ne fund keni qene perballe holandezit noteboom, britanikut mcEwan, italianit Tabucchi dhe milan kunderes. Eshte gjykuar teresia e vepres. ndodhi qe ju dhe kundera, u niset nga Franca por ju perfaqesonit shqiperine, ndersa kundera Francen. si ndodh ne keto raste, njelloj si me lojtaret e futbollit? Eshte pak me ndryshe. Une kaloj gjysmen e kohes ne France, Kundera dicka me teper besoj. Ka nje ndryshim, ai quhet shkrimtar francez tani dhe perfaqeson Francen. Ai ka disa vjet qe ka nderruar gjuhen, pasi shkruan ne frengjisht dhe jo ne cekisht. Natyrisht ai eshte shkrimtar me origjine ceke, nje pjese e vepres se tij eshte shkruar ne ate gjuhe. I perket Cekosllovakise se atje ka lindur, por formalisht eshte shkrimtar francez. Keshtu qe ka perfaqesuar Francen. Une nuk jam shkrimtar francez. Une kam nenshtetesi te dyfishte, por jam shkrimtar shqiptar dhe kam shkruar gjithmone ne gjuhen shqipe. nga burimet tona, tre anetare te jurise e kane dorezuar te bardhe fleten e votimit. Pervec vleresimit letrar qe ka qene absolut per ju, me sa duket kjo flete e bardhe ka qene per arsye politike qe lidhen sipas burimeve, me ceshtjen e kosoves. Vete spanja, nuk e ka njohur kosoven. Cfare komenti keni per kete veprim dhe a ishte vendimi i jurise qe ju ta fitonit kete cmim, nje menyre per ta mbeshtetur kosoven dhe nje kundershtim i hapur ndaj vendimit te qeverise spanjolle, per te mos e njohur? Une nuk do t'i lejoja vetes te beja nje perfytyrim te tille, qe eshte disi jashte letrar. Keto jane juri pergjithesisht te pavarura. Por sado te pavarura te jene, natyrisht kane nje lidhje me vendin e tyre. Nje lidhje qe une nuk mund ta percaktoj, sa eshte dhe sa nuk eshte. Juria eshte teper e nderuar, kryesohet nga kryetari i Akademise se Spanjes dhe perderisa cmimin e jep Shtepia Mbreterore, vetvetiu ka karakterin e dinastise, ose lidhet me kete Shtepi natyrisht do po nuk do, te lidhet me Spanjen si shtet, si komb, si histori. Por megjithate une besoj se juria eshte e pavarur dhe nuk mund te kete nje ndikim te drejtperdrejte, por mund te kete ndikim te terthorte. Ka nje qendrim te qeverise spanjolle, qe ne kete rast nuk ka pse te perkoje me qendrimin ndaj nje shkrimtari. Zakonisht ne kete cmim, qe ka fituar nje nderim ne bote, eshte nje juri qe eshte vleresuar gjithmone per nje vizion artistik letrar te veprave dhe jo te ngaterrohet me motive joletrare. Mund te jete kjo sic thate ju, une nuk mund ta them kete

Kadare: Pse nuk me kupton populli im LONDON JULY 2009

gje, nuk mund ta di, por qe ka pasur si ne cdo juri me sa di nga shtypi, nga botuesi im spanjoll, thashetheme ne kuptimin e mire te fjales, ka pasur. Ka mundesi qe kjo vote abstenuese te kete lidhje me kete gje, por edhe mund te mos kete. Cili eshte cmimi me i rendesishem per ju, nga keto qe keni marre deri me tani? Me i rendesishmi eshte cmimi britanik. Jo se e them une, por njihet si me i rendesishmi. Cmimi "Princi i Asturias" konkurron me te, eshte nga me kryesoret gjithashtu. "Booker Price International" ka tradite te re, tre here eshte dhene gjithsej. Une kam qene i pari qe e kam marre ne versionin nderkombetare. Kurse "Princi i Asturias", ka tradite gati 30 vjecare, sigurisht ka nje aureole me te madhe per sa i perket fames dhe ceremonive, por cmimi anglez e ka perpara kete gje me sa duket. A perben marrja e ketyre cmimeve nje lloj kredie, qe ju afron gjithmone e me teper me cmimin "nobel"? Mendoj se nuk ka te beje drejtperdrejt. Mundet t'i kesh keto cmime dhe te te ndihmojne, mund dhe te mos i kesh dhe ta marresh cmimin "Nobel". Sigurisht nje pjese e madhe e shkrimtareve qe kane marre kete cmim, kane pasur cmimin "Princi i Asturias" sepse sic thashe eshte nje cmim tradicional, me kohe me te gjate, por ky nuk eshte nje kushtezim. shkas per pyetjen qe do t'ju bej tani, eshte nje shkrimi i se enjtes ne "gazeten shqiptare" nga perkthyesi i letersise shqipe Robert Elsie, sipas te cilit letersia shqiptare nuk eshte e njohur ne bote. sipas jush a eshte e njohur letersia shqiptare sot ne bote dhe kush e percakton kete njohje, apo mosnjohje te saj? Kritika e ka ngritur disa here kete ceshtje. Mua po me habit pse ngrihet nje gje e tille. Nuk eshte reale, eshte nje problem i paqene, ne kuptimin qe letersia shqipe eshte e njohur, nuk eshte e vertete se eshte e panjohur. Cdo te thote se eshte e njohur? Letersi e njohur do te thote qe te kete disa shkrimtare te perkthyer ne vende te

tjera, te kete b o t i m e . Shkalla e njohjes varet nga shkrimtaret qe botohen, nga botimet, nga suksesi i tyre, nga pritja qe i ben kritika letrare dhe nga c m i m e t nderkombetare qe merr kjo letersi. Sidomos varet shume nga ato qe quhen, botime xhepi. Duken ne pamje te pare te parendesishem por ato jane botimet me tirazh kolosal, qe e bejne te njohur shkrimtarin ne nje zone tjeter ku ai e ka te veshtire te hyje me botimet e zakonshme. Nga pamja e jashtme jane botime te lira, qe blihen ne stacione trenash, por ato jane sukses i madh i nje letersie, nje sukses me i madh eshte kur shkrimtari hyn ne programet shkollore te vendeve te huaja, gje qe eshte shume e rralle. Por te jesh ne keto programe sidomos ato te shkollave te uleta, eshte nje sukses vertet i madh, sepse hyn ne leximet e rekomanduara nga shteti per shkollat. Cfare rekomandohet nga letersia juaj? Ne kolegje une kam nje roman dhe nuk ka si te kete dy, sepse ne fund te fundit eshte nje shkrimtar i huaj qe hyn zakonisht atje, ku jane shkrimtaret e atij vendi. Eshte romani "Kush e solli Doruntinen", i pastruar pak sipas kritereve pedagogjike qe mos te kete skena qe te acarojne nxenesit. Kuptohet qe letersia eshte e lire, shmangen motivet delikate. Ne kete roman me kane kerkuar leje qe te heqin nje faqe e gjysme, jo me shume se rreth 50 rreshta. Kjo eshte. Pra mund te themi qe nuk eshte e vertete, se letersia shqipe nuk eshte e njohur? Mua me habit ky konstatim sepse letersia shqipe, i ka te gjitha keto qe thashe. Ka rreth 14-15 shkrimtare te perkthyer dhe disa prej tyre jane me kater, pese, gjashte vepra, une jam me me shume. Dhe letersia shqipe ka tashme dy cmime, ate spanjoll dhe britanik, me te rendesishmit qe jepen. Pas "Nobelit", ato jane cmimet me rezonance nderkombetare dhe planetare dhe c'duhet te kete nje letersi me teper?! Cfare do te themi per letersite e tjera te Ballkanit, te Evropes Qendrore apo vendeve te tjera evropiane, cfare kane ato me shume ne keto cmime? Thote dikush ja e mora une, por une jam pjese e kesaj letersie, nuk e kuptoj cfare duhet te kete nje shkrimtar, te kete nje vule qe eshte i letersise shqipe? Ka gjuhen shqipe qe shkruan,

pra shkrimtar shqiptar.

Z. kadare a mund te shpjegoni cdo te thote percaktimi "shkrimtar i madh", "shkrimtar i famshem" dhe nga cfare motivohet apo percaktohet kjo? Jane epitete qe perdoren zakonisht, jane te pashmangshme. Keta jane per ne profesionistet, kjo do te thote te jesh tamam shkrimtar. Per familjen tone te shkrimtareve eshte baras te jesh shkrimtar, te mos jesh gjysmeshkrimtari ose njefaresoj i tille. Por nuk mund te evitohet nje elozh i tille. Eshte shume e lehte, i madh, i shquar, i famshem, vijne grade, grade ato. ndodh njesoj si me letersine? sa me shume i perkthyer si shkrimtar, aq me shume i famshem? Tani perkthimi eshte nje problem. Ka nje mendim qe sigurisht ka nje baze te drejte, nuk eshte e thene qe nje shkrimtar te jete me vlera te medha, sepse eshte i perkthyer. Nuk eshte nje kusht i detyrueshem. Ka ne letersine boterore raste, ku ka shkrimtare shume te shquar qe i kane perkthimet shume te pakta, per arsye teper te vecanta. P.sh ne kemi shkrimtare si Naim Frasheri, Gjergj Fishta, shkrimtare kombetar qe quhen, qe perkthimet i kane te rralla. Por ata krijojne me kombin e tyre nje lidhje te vecante, qe rralle ndodh ne shekuj, keshtu qe bejne perjashtim nga ky rregull. Nderkaq nuk mund te themi qe nje shkrimtar i mirefillte ju thate i madh, une do thosha normal, eshte normal nese nuk perkthehet, sepse letersia qekurse ka lindur tre mije vjet perpara, ka qene globale, pasurite e letersise, te muzikes, piktures, skulptures, jane gjithmone globale. E krijon nje popull dhe ai do apo nuk, do jua beje dhurate gjithe popujve te tjere, nuk eshte se ai e krijon per vete. Ka shkrimtare qe me teper rrine brenda kufijve, por zakonisht shkrimtaret duhet te kapercejne kufijte, sepse eshte natyra e letersise te jete globale, keshtu ka lindur. E shijojne te gjithe njelloj, "Dante Aligerin" e shijojne te gjithe njelloj, "Don Kishotin", Spanja e ka kultin e saj, po eshte figure universale, e keshtu eshte nje pjese e madhe e letersise boterore. Kemi nje autor te madh rus Pushkinin, i cili ka karakteristiken qe ne vendin e vet eshte i adhuruar me te drejte, ne menyre te pakufishme dhe eshte i permasave me te larta artistike, per nje habi jo fort te shpjegueshme, perkthimet e tij ne bote jane jo aq sa meritonte ky gjeni, eshte natyre e shkrimtarit, p.sh Dostojevski ia kalon dukshem Pushkinit, por kjo nuk ia ul vlerat. Keshtu kemi ne Lasgush Poradecin, nje poet qe meriton te jete i njohur ne Evrope, por natyra e artit te tij eshte e tille, qe ka humbje ne perkthim, jane ato trillet e letersise.

12

nje shkrimtar i dimensionit tuaj ka perhere nje marredhenie te nderlikuar me vendin e tij, e cila shfaqet ndryshe ne periudha te ndryshme. Cila eshte marredhenia juaj me shqiperine dhe shqiptaret? A ka ndryshuar me kalimin e kohes dhe ne cfare sensi? A mund te quheni ju, nje shkrimtar politik, nje shkrimtar i angazhuar? Ajo qe thate ju eshte shume drejte, qe marredheniet e nje krijuesi, pergjithesisht jane te nderlikuara, nuk mund te jene vecse te tilla me vendin e vet, e ka vete natyra e artit. Arti krijohet per nje kohe te gjate, keshtu eshte edhe ndryshimi i madh i artit nga veprimtarite e tjera shoqerore, politike, te cilat jane te lidhura me popullsite qe jetojne aktualisht ne kete vend. Ne themi populli shqiptar, populli francez, me fjalen popull, ka njefare paqartesie, kuptojme si te thuash anen me te mire te nje vendi, pa dashur perfshin dhe pjesen qe ka jetuar me perpara, por nuk hyn e ardhmja. Pra, ne themi popullin shqiptar. po le ta percaktojme, se cili eshte populli shqiptar, eshte ky popull qe jeton tani? Kjo eshte ne radhe te pare. Do te behen zgjedhjet, do kene pune me kete popull, po ka nje popull tjeter qe ka jetuar perpara dhe qe do te vije, qe ai s'ka pune me kete popullsi, ka shume pak, ka pune indirekte si te thuash. Shkrimtari, arti, artisti, filozofi, kane pune me popullin tjeter, ate te madhin qe kane shkuar nje pjese dhe qe do te vije, keshtu qe vetvetiu, vepra e tyre do te krijoje keqkuptime, o me njerin brez ose me tjetrin, s'ka se si te mos krijoje. Nga nje here do ta duan me shume, nganjehere me pak, nganjehere do te bejne sikur se duan dhe e duan, nganjehere do te bezdisen prej tij, na ngaterron pune thone, ose do vije ndonje tjeter e do te thote, jo ky eshte ai qe duhet te jete tamam. keshtu qe vetvetiu nje veper e krijuar dhe cdo veper, krijohet per nje kohe te gjate relativisht, flasim per letersine e mirefillte, ate qe ju e quajtet letersi e madhe, une po e quaj letersi normale, ajo qe jeton, seleksionohet, se shumica e letersise boterore shkon dem si gjethet kur bien ne vjeshte, shumica e librave ecin, zhvillojne, japin energjine e tyre, aq sa mundin pastaj harrohen, vdesin dhe ne emer te kesaj, nga ky seleksionim ngelet madheshtia e letersise. Letersia gjithmone ngelet pjesa me e mire e saj, maja e saj, ashtu sic duhet te ngelet. Kjo letersi do te kete marredhenie patjeter shume te nderlikuara me popullin e vet, ndoshta me gjithe popujt disa here. Ju po e shikoni nga kendveshtrimi i popullit, i cili do te kete probleme me shkrimtarin, por shkrimtari vete, cfare marredheniesh krijon?


Shkrimtari vete do te jete ne menyre natyrale ka respekt per popullin e vet, por jo se ka rezerva, por ai e di e ndjen me shume se e di, se me popullin mund dhe te mos merret vesh dhe nuk duhet te shqetesohet shume nga kjo gje, ne qofte se ne ndergjegjen e tij ai e di qe ne kete rast, ka te drejte ai dhe jo lexuesi, te mos perdorim fjalen popull gjithmone. Lexuesi mund te gaboje, i 3 vjeteve, i 15 vjeteve, lexuesi shqiptar i kohes se komunizmit per shembull, nen trysnine e regjimit qe kishte, sigurisht ka qene ne gjendje te gabuar ne nje pjese te letersise shqipe, ne s'kemi si ta mohojme kete gje. E pra ajo kohe kaloi, shkrimtaret qe ishin te nxjerr nga jeta letrare rikthehen, jane rikthyer, jane duke u rikthyer edhe me, e do te rikthehen dhe me mire. Ja pra se si kane pasur te drejte ata, nuk mund te themi dhe jo populli, po ajo kohe, ai nderlikim qe ishte, regjimi, diktatura, epoka, populli vete, kane gabuar te gjithe.

shume te qarte, me te cilat behen spekulime te pafundme, dhe me te cilat ka keqperdorim shume te madh disa here. Ne emer te kombetarizimit ose patriotizmit, jane bere krime, kjo eshte e vertete, po kjo s'do te thote se popujt e kane lehte te heqin dore prej tyre, s'ka pse te kemi merak se duhet te heqim dore, se te shpetojme nga e keqja, s'ka asgje te keqe. Nuk mund te duhet planeti i gjithe, ne menyre te plote sic mendojne disa teoriciene nga ata kozmopolitet, patologjik si te thuash, jemi qytetare te botes, nuk eshte e vertete, eshte hipokrizi. Natyra njerezore eshte e tille qe dhe dashurine, perkushtimin dhe gjithcka tjeter, kerkojne nje hapesire te percaktuar. Keshtu eshte ndertuar natyra njerezore, historia njerezore. Thone disa here do hyjme ne Bashkimin Evropian, do te harrohen keto, jemi te gjithe bashke, nuk eshte e vertete. Evropa ka nje parulle qe eshte shume e sakte dhe e

surohen dhe pastaj te mendojme per keto gjera luksoze, jane gati te bejne verejtje per kete gje. me kujtohet ka shume vite, ka qelluar ka ardhur nje mysafir te lidhja e shkrimtareve, shkrimtar italian, zakonisht vinin shkrimtare teper te majte, jo vetem italiane dhe sigurisht u pelqente te vinin ne Shqiperi, ne vendet e tyre ishin te panjohur dhe i pelqente te merrnin nje ton prej mesuesi. Ne fakt ne vendin e tyre, mund ishin berbere, kishte shume berbere per cudi midis tyre, dhe ketu fryheshin meqenese jane ne Shqiperi, mund te japin mesime. Me kujtohet njehere ne sheshin "Skenderbej", duke qene dy-tre shkrimtare shqiptare qe i shoqeronin, thane po si shume statuja te Skenderbeut keni? Kjo eshte, se s'duhet te perdor fjale te renda, po eshte poshtersi ta thote nje evropian. Evropa eshte e mbushur me mijera statuja heronjsh mesjetar. Ka kudo, ne cdo rruge, ne cdo shesh, dhe

A jeni ndjere ju ndonjehere, i pakuptuar nga populli juaj?

Pra, kemi filluar te korrigjohemi?

Cdo shkrimtar, po. Per shembull, nje veper konkrete. Po ka vepra qe nuk kane qene te kuptuara dhe shkrimtari nuk ka pse te shqetesohet shume, ose te filloje te haje inat, keshtu eshte kjo gje. kur nuk ju kane kuptuar? Per shembull une kam botuar ne '65, nje roman te shkurter qe quhet "Perbindeshi" e botova ne nje reviste. Sigurisht u kritikua vepra, sepse ishte e parakohshme, po dhe nje pjese e lexuesve thane c'ishin keto gjera, nuk jemi mesuar me keto, nuk i dime dhe nuk mund te acarohet shkrimtari me ta, te thote po, mesa duket ishte nje veper qe nuk ishte per ate kohe. Pas viteve '90, keni qene i pakuptuar dhe keni pasur te drejte ju? Nuk e kam vene re sepse gjithe vemendja ka qene drejtuar ne ate kohe qe ishte e veshtire te botoje dhe cdo botim ishte nje triumf, ne pergjithesi une nuk ankohem, ne pergjithesi kam qene i kuptuar nga populli, po nuk e kam quajtur ndonje hata, ndonje gjeme qe te jesh dhe i pakuptuar. Une e kam pasur kete fat, jam nje nga shkrimtaret qe kam pasur mirekuptim me popullin tim. Per shembull, permendet ne fillim Kunderen dhe ai ka pasur disa here nje keqkuptim qe permenda une, ndoshta nderrimi i gjuhes qe beri pastaj, e ka renduar kete gje. marredhenia juaj me shqiptaret paraqitet kaq e fuqishme sa ne disa raste, ne shtypin e botes ju kane quajtur nacionaliste. A jeni i tille? Kjo eshte e vertete, keshtu me kane quajtur disa here, po une nuk jam nacionaliste. Akuza eshte krejtesisht e padrejte dhe nuk e them kete, se me vjen turp nga kjo fjale, pune e madhe le te me quajne. Une e kuptoj pse me quajne keshtu, e para akuza ndoshta ka filtruar nga ketu nga Shqiperia, ose eshte nje akuze pse eshte e padrejte e quaj une, e bere nga nje mendesi e gabuar ne themel, nga nje mjegull qe sot eshte e shperndare kudo, ku ngaterrohen konceptet, atdhe, patriotizem, nacionalizem, shovinizem eshte nje zone ku keto nuk ndahen ne menyre

taj shtrihet jashte regjimit politik, si te thuash disident merr vlerat e kombit tend. Te tallesh per shembull me gjuhen shqipe, sa e bukur gjuha juaj, ajo e jona s'eshte e mire, e kane zakon shume shqiptare. nje nga hobite e tyre eshte te tallen me gjuhen shqipe, duke mos e kuptuar qe tjetri i percmon, ne ate moment, ne ate cast duket sikur i perkrah po me vete do te thote, qe ky eshte nje njeri qe eshte gati te shese vlerat e veta, e vendit te vet, per nje psikoze te pergjithshme servile ndaj botes. Une nuk jam nacionalist ne kuptimin e vertete te fjales, nese ne vepren time kam personazhe negative, kreun e zene shqiptaret, skenat groteske, i kam per vendin tim, jo sepse dua te shaj Shqiperine, po dua qe vendi im, sikurse duan te gjithe shkrimtaret shqiptare, te kete sensin te kete ndjesine te korrigjoje, te qortoje mungesat e veta. Ne kemi shume mungesa, une jam i ndergjegjshem si histori, dhe jo vetem si regjim dhe si komb edhe si popull, sic kemi virtyte kemi dhe mungesa.

bukur, eshte unitet ne larmi, eshte parulle themelore, quhet atdheu Evropa e Kombeve, nuk quhet Evropa e njerezve te lire. Askush ne bote, ne Evrope nuk po behet gati te heq dore nga atdheu i vet, kombi i vet. Ne France, Ministria e Arsimit quhet Ministria e Edukimit Kombetar dhe nuk kane frike ta perdorin fjalen komb, se tek ne, po te thuash komb duket si e prapambetur, thote tjetri, ky mos eshte nga ata te nje kohe te ikur. Nuk eshte e vertete. Kjo eshte, pse thashe mendesi kolonialiste, sepse popujt kryesore ne Evrope, shtete kryesore tradicionale dine t'i ruajne fare mire vlerat e tyre kombetare, kane institucione qindra vjecare, i kane perpunuar ne shekuj, kane punuar programe shkollore me shekuj, nuk i kercenon keta asgje dhe shpesh njerez te ketyre i shikojne me nje fare skepticizmi qe nuk e thone hapur. Popujt qe kane hyre me vone ne familje, ne jeten evropiane, ose qe behen gati te hyjne, akoma me keq, si te thuash une po behem pak i ashper ketu si te thuash, dhe thone u bene dhe keta njelloj si ne, me atdhe, ne kemi jetuar me to, po ne jemi ndryshe, i dime keto gjera e meritojme kete gje tani, dhe u bene keta te jene njelloj si ne. D h e keshtu acarohen disa here kur popujt qe sipas kesaj mendjeje, jane te vonuar me te rinj, qe kane nevoje ende te pa-

ketij shkrimtari iu duk shume, nje statuje kishte Shqiperia, nje ne Kruje, nje ne Tirane. Ama bustet e Stalinit e Leninit, nja dhjetera buste te Enver Hoxhes kishte pare, nja dhjetera buste te tjera, nuk i benin pershtypje. Dhe mendja te Skenderbeu, sepse ai i kujtonte nje vlere te vertete kombetare shqiptare dhe evropiane, dhe me sa duket i acaronte. Xhelozi absolute. Tirana njelloj si Roma, ka nje shtatore te Skenderbeut dhe eshte vertete anormale qe Roma e ka pas perpara, e ka pas qe ne '40, shtatoren e Skenderbeut ne sheshin qe quhet "Albania" dhe ne na u duk teper, qe e vume te sheshi "Skenderbeu". Ketu eshte ajo qe njerezit tane duan te behen moderne, te imitojne te huajt dhe nuk kuptojne qe vihen ne nje pozite servile, te perulur, nuk kuptojne se ai lavderim qe mund t'iu beje tjetri si modern eshte nje percmim, nje tallje. Juve ju merzisin kur ju thone nacionalist? Fare. Sepse e di kuptimin e asaj, une e di me c'kuptim e thone, ne ate kuptimin qe mendon ai si budalla, une jam si te thuash, sepse i duket interesante shkrimtari te behet kunder vendit te tij. Ketu ngaterrohet dhe koncepti i disidentit, te cilet kane vlera te medha pa dyshim, mirepo disident per ta pas-

Ketu ngaterrohemi. disa shkojne ne mohim total te tyre, te tjeret ne nje mbrojtje totale te tyre, ne menyre te verber. Dhe ketu ne nuk e kemi gjetur ende ate rruge te vertete te emancipimit qe pa komplekse, pa llogari meskine, ta bej kete gje. Qe te kthehem te vepra nje pjese e vepres sime eshte pikerisht me anen groteske te kombit shqiptar. Dhe une e kam bere qe en kohen e komunizmit, nuk e bera tani qe u nderrua regjimi dhe po perfitoj nga rasti. Kam botuar nje liber, "Viti i mbrapshte", qe nga kreu ne fund kam nje tufe personazhesh shqiptare, nuk i kam me te keq, i kam vizatuar ne menyre groteske pa te keq. Po ama nuk ka atje nga ato klishe qe na kritikojne ne shkrimtareve shqiptare nacionaliste. Per shembull, gjate diskutimit per Skenderbeun u be si klishe ne disa artikuj qe u botuan andej ketej, se mitin e Skenderbeut, glorifikimin e tij, ne letersi u be sidomos ne romanin qe kam botuar 40 vjet me pare une, "Keshtjella". Sigurisht e dija qe se kisha mitin e tij, dhe nje dite per kuriozitet e hapa sepse me nxiti nje artikull shqiptar, dhe nuk eshte e vertete kjo gje, dhe une pashe portretizimin e Skenderbeut ne romanin "keshtjella" dhe eshte krejt tjeter gje. Ne romanin "Keshtjella" nuk ka asnje Skenderbe, qe lufton me kale, i can turqit me dysh, qe ulerin etj. , po ka nje faqe qe njehere vetem eshte dhene portreti i tij, dhe eshte dhene nje portret qe eshte vertet i habitshem eshte e kunderta. Bisedon nje personazh i larte turk me nje kronist turk per Skenderbeun, dhe i thote nje miku im e ka pare dhe e ka takuar nje here dhe nuk eshte ashtu si thone. Ka nje pamje te zakonshme ishte ne bisedime ishte me rrufe, i dhembte fyti dhe kishte vene nje shall rreth qafes. Pra une kam dhene nje portret gati si te kohes sone, nje njeri qe ka zerin e ngjirur dhe mezi flet, ky

LONDON JULY 2009

13

ishte Skenderbeu. E pra ky roman permendet nga te gjitha anet me nje propagande vulgare, mashtruese si romani qe ka ngritur mitin e Skenderbeut. E qellimshme thoni ju? E qellimshme po nga injoranca nga paragjykimet. eshte krejtesisht e kunderta. Dhe ne letersine shqipe per Skenderbeun ka kaq pak vetem katerpese libra ne bota, ka mbi 1200 Dhe ne ankohemi, eshte si puna e statujes qe ne kemi vetem nje ne Tirane dhe atij i dukej shume. ne vepren tuaj gjen shpesh prani te politikes. Flas ketu edhe per angazhimin tuaj shume aktiv ne ceshtjen e kosoves. A mund te quheni shkrimtar politik, shkrimtar i angazhuar? Politika eshte pjese e jetes, sic eshte dashuria, sic eshte e gjithe veprimtaria njerezore qe jane ne kundershtim me njera -tjetren shpesh, dhe letersia i pasqyron kur i duhet, kur nuk i duhet, nuk i duhet. Letersia ka nje zgjedhje nga jeta jashtezakonisht trillane, interesante, tjeter lloj fare. Ngjarje te rendesishme ne jete, ne letersi nuk kane rendesi disa here ndersa ngjarje te rendomta ne jete, ne letersi mund te japin kryevepra. Cila eshte vepra me e perkryer, qe quhet pergjithesi nga kritika letrare boterore? Eshte "Makbethi". Cfare eshte ajo? Nje vrasje pasdarke, d.m.th nje ngjarje fare e zakonshme, e megjithate nje ngjarje e madhe. Ka ngjarje te medha ne historine e botes qe kane luajtur nje rol kolosal e megjithate nuk kane qene interesante per letersine. Pse? Sepse ligjet e saj jane te tilla. Ajo krijon nje bote paralele prandaj rendesia ne jete dhe ne letersi eshte krejt e ndryshme, dhe ketu ngaterrohen te gjithe. P.sh, deklarata e te drejtave te njeriut, 200 e ca vjet perpara e ka kthyer permbys historine e botes nga ana konceptuale, nga ana e moralit, dhe une nuk di te them te drejten a ka 5-6 faqe letersi per te apo nuk ka. Mund te kete vetem disa vjersha tek tuk. Pra nga kjo pikepamje letersia eshte krejt e padrejte, sepse pavaresia e saj ndaj jetes merr forma groteske disa here, eshte shume xheloze me jeten. Ne e kemi mesuar ne shkolla, nuk e di ju, se letersine e pjell jeta, pasqyron jeten. Letersia ka lidhje shume pak me jeten, aq sa mund te kete lidhje te madhe, aq sa nuk ka lidhje me te kur te doje te mos kete. Letersia ka lidhje me nje pjese te jetes dhe nuk ka lidhje me ate qe jetojme ne dite pas dite, minute pas minute, shekull pas shekulli. Ketu fillon krejt keqkuptimi. Ajo ruan me xhelozi pavaresine e saj ndaj dhe eshte e pakuptueshme disa here, ndaj dhe acaron disa here, ndaj dhe krijon ato keqkuptimet dhe nderlikimet e saj me popullin. Por ne shkrimtaret qe e bejme kete, qe jemi makiniste te kesaj makine, ne kete e dime dhe nuk ka pse te merzitemi, nuk ka pse te kerkojme nje bote utopike dhe ideale ku njerezit te mahniten pas letersise dhe ta kuptojne drejt sic duhet. Nuk ndodh kjo. Po flisnim per politiken? Here pas here kur duhet nuk ka asgje te keqe te hyje edhe politika. Une kam shkruar ne veprat e mia, nuk e di sa faqe ka politika, 200, mund te jene me teper, nuk e di. Nuk ka ndonje vend te madh sic mund te mendohet. Ngaqe


LONDON JULY 2009

14

Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co Solicitors eshte zgjidhja me e mire.

bashkime familjare Aplikime per VisA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. na kontaktoni:

JR JONES SOLICITORS

MCLEE SOLICITORS 02075693085

Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


N

ëse flasim për historinë e mendimit mbi postmodernizmin, atëherë vitet 1979 dhe 1985 merren si data themelore prej nga nis mendimi i konstituuar mbi të. Janë këto vite kur dy mendimtarët kryesorë të postmodernizmit, Liotari (Jean François Lyotard) dhe Habermasi (Jürgen Habermas), i shkruan veprat e tyre: La Condition postmoderne (Gjendja postmoderne), Paris, 1979 dhe Der philosophische diskurs der Moderne (Diskursi i filozofisë moderne), Frankfurt, 1985. Habermasi thotë se modernizmi është projekt i pakryer, dhe postmodernen e sheh si gjetje e diagnozës së kohës. Ai pyet a është postmodernia maja e paradoksalitetit, a është ajo më moderne se modernia. Kësaj logjike i përgjigjet më vonë Liotari (1985), kur thotë se një vepër për të qenë moderne duhet të jetë postmoderne. Ky e njëson postmodernen me bashkëkohoren. Edhe pse ata mendojnë për një ecje, zhvillim linear të artit, megjithatë praktika postmoderne, veçanërisht ajo artistike e letrare na thotë të kundërtën, ajo në shumë pika i shmanget estetikës moderne. Në këtë pikë, studiuesi italian, Maurizio Ferraris, thotë se postmodernia dhe modernia dallojnë në princip, sepse postmoderniteti është metahistorik kundrejt modernitetit që është ahistorik dhe idealist. Pra, postmodernia është dekonstruksion i modernes. Por, Habermasi dhe Liotari këtu nuk flisnin konkretisht për artet apo letërsinë, por flisnin në përgjithësi për mendimin postmodern, duke i dhënë atij, me këtë rast, petkun filozofik. Edhe pse mendimi mbi postmodernen ishte përhapur në fillimin e viteve të ‘80, praktika postmoderne është më e hershme, ajo së pari filloi me arkitekturën, pastaj u përhap në arte të tjera dhe letërsi. Liotari vëren një element që është esencial për postmodernizmin, shenjën e eklektizmit (përzierjes), ku ai thotë se eklektika është edhe shenjë e veprimit bashkëkohor, si p.sh; njeriu i sotëm dëgjon muzikë “reggi”, shikon filma “vestern”, në drekë ha “Mc Donald”, ndërsa në darkë gatuan ushqim popullor shtëpiak, vë parfum francez në Tokio etj. Ndërsa, studiuesi marksist, Frederik Xhejmson, thotë se postmodernizmi është sfera kulturore e shoqërisë bashkëkohore, është gjurmë e kapitalizmit multinacional, dhe stili i tij është stil internacional. Ai së bashku me marksistin tjetër, Terry Igëllton, e mohojnë postmodernizmin si vlerë, duke e quajtur vetëm një modus nostalgjik. Edhe pse nocionet postmodernizëm e postmodernitet duken të kenë të njëjtin kuptim, ato dallojnë në thelb, këtë dallim e trajton më së miri studiuesi globalist, Ihab Hasan, i cili thotë se postmodernizmi i referohet sferës kulturore, posaçërisht letërsisë, filozofisë dhe arteve, ndërsa postmodernitetin ia atribuon, siç thotë ai, skemës gjeopolitike, më shumë rregullit të gjendjes së çrregullt, që u shfaq dekadave të fundit. Ihab Hasan dëshiron të thotë se me postmodernitet nënkupton kohën, logjikën e kohës sonë, ndërsa me postmodernizëm e nënkupton logjikën apo principin kulturor të kësaj kohe. Mirëpo, ky dallim, që e bën studiuesi në fjalë, nuk duhet të merret aq afër zemrës, sepse nuk është ende i definuar sa duhet edhe në qarqet e tjera të dijes. Ihab Hasan jep edhe një të dhënë mjaft interesante, që

LETËRSIA POSTMODERNE

shikuar në këndvështrimin kohor, na duket paksa kontraverse, kur thotë që termin postmodern për herë të parë e ka përdorur Frederiko de Onis më 1934, si term që sugjeronte një reaksion ndaj eksperimentit në poezinë e asokohshme. Por, ne këtu duhet të kemi kujdes, sepse derisa të mos e argumentojmë plotësisht të dhënën e Ihab Hasanit, është e udhës që si data të fillimit të mendimit mbi postmodernen t’i marrim datat e përmendura më parë (1979, 1985). Pasi që dhamë një shpjegim të vogël për postmodernizmin si fenomen, atëherë t’i kthehemi konkretisht letërsisë postmoderne, ku teoricienët më të mëdhenj të së cilës janë kanadezja Linda Haçion (Huttcheon) me librin The Poetics of Postmodernismus (1994) dhe vetë Umberto Eko, shkrimtar dhe semiolog, që jep ide të rëndësishme për postmodernizmin në shpjegimin që i bën romanit të tij Emri i trëndafilit (pasthënia e romanit), si dhe në librin Si shkruaj ( 2003). Linda Haçion së pari e kundërshton mendimin mohues të Xhejmsonit dhe Igëlltonit, të cilët thonë se postmodernizmi është një modus nostalgjik, duke theksuar se ky

tip letërsie i rikthehet së kaluarës historike duke e shikuar atë me anë të principit ironik, dhe një rishikim ironik i së kaluarës nuk mund të jetë assesi modus nostalgjik. E kur jemi te rishikimi i së kaluarës, Linda Haçion fiksionin postmodern e quan metafiksion historiografik, që po ta përkthenim do të nënkuptohej si rirrëfim letrar i historisë, të ka Rexhep QOSJA: Vep. cit. f. luarës historike. Ky element i rirrëfimit të së kaluarës na dërgon te ideja e Umberto Ekos mbi shkrimin postmodern si rivizitim i traditës, por për dallim prej Ekos, që e thekson anën ironike të këtij rivizitimi (një rishikim ironik i traditës, thotë ai), Linda Haçion e thekson edhe anën paradoksale të këtij rishikimi, rirrëfimi. Për Linda Haçionin poetika e postmodernizmit është në thelb poetikë e kundërthënies, paradoksit, sepse konteston atë objekt me anë të të cilit ndërtohet, pra ajo në të njëjtën kohë krijon dhe rrënon. Nisur nga kjo logjikë, na del se pardoksaliteti është veçori e një vepre postmoderne. Të gjithë strukturën e karakterizon kjo logjikë, si në nivelin e saj figurativ e stilistik dhe semantik a botëkuptimor. Thurjet e

shthurjet e së kaluarës që e karakterizojnë këtë model shkrimi, na çojnë te logjika intertekstuale e ndërtimit të teksteve, sepse, kur kemi një rivizitim të traditës, atëherë ky model u referohet dhe merr nga tekstet e mëhershme letrare, dokumentet e hershme kulturore dhe historike, kronikat dhe çfarëdo shënimesh të hershme që hyjnë në punë për krijimin e një teksti të ri. E ky tekst i ri që ndërtohet mbi këtë rrjetë të gjerë të referencave, mbi këtë rrjet intertekstual, quhet tekst postmodern. Interteksti është tejet domethënës për ndërtimin e një vepre postmoderne, madje studiuesi shqiptar, Agim Vinca, shkon edhe më larg në këtë aspekt duke theksuar se teoria postmoderne s’është gjë tjetër, pos një alter ego teorisë së intertekstualitetit. Interteksti bëhet princip shkrimi në këtë letërsi, dhe këtu dallon letërsia postmoderne nga ajo moderne, sepse edhe shkrimtarët modernistë e përdorin tekstin e vjetër për realizimin e tekstit të tyre të ri, pra krijojnë intertekst, dhe për këtë kemi shembuj si Xhojsi (Uliksi), Tomas Mani (Doctor Faustus) etj. Por, modernistët procesin e intertekstit e përdorin vetëm si mjet për realizimin e tekstit të ri, për shembull

LONDON JULY 2009

15

Xhojsi merr nga Homeri, Mani nga Gëteja, ndërsa postmodernistët nuk e përdorin intertekstin vetëm si mjet, por si princip shkrimi, si princip esencial i tyre, pa të cilin nuk mund të quhen postmodernë. Një tekst mund të jetë modern edhe pa intertekst, ndërsa nuk mund të jetë postmodern pa intertekst. Është diçka pa të cilin letërsia postmoderne nuk mundet, është ushqimi i saj material e shpirtëror me të cilin ajo jeton. Në këtë pikë, studiuesi kroat, Pavao Pavliçiç, në dallimin që i bën intertekstualitetit modern e postmodern, thekson se interteksti modern ka relacion me vetëm një tekst konkret, si Xhojsi me Homerin, ndërsa interteksti postmodern nuk ka relacion vetëm me një tekst, po me një shumësi tekstesh, përgjithësisht çdo tekst, çdo zhanër, çdo epokë. Nëse shikohet nga ky aspekt, atëherë mund të themi se teksti letrar postmodern është një kompleks intertekstual. Pra, ky kompleksitet i tillë është edhe vetë natyra e kësaj letërsie, vetë ekzistenca e saj. Për aspektin intertekstual të postmodernizmit, me të gjitha epokat dhe formacionet letrare, një mendim mjaft interesant e jep edhe studiuesi shqiptar, Kujtim Rrahmani, duke vënë skema të relacioneve të postmodernizmit me formacionet e tjera letrare. Duke u bazuar në këtë skemë do t’i theksojmë disa relacione sipërfaqësore të tij. Nga Antikiteti postmodernizmi merr mitin, mitologjinë, nga Mesjeta diskurset legjendare, alegorinë, nga Sentimentalizmi merr rrëfimin në vetën e parë, trajtat e ditarëve, autobiografive, nga Romantizmi merr sensibilitetin e çlirimit nga konvenca, ndërsa nga realizmi merr gjerësinë strukturore, teknikën e përshkrimit. Jo rastësisht postmodernizmi aplikimin më të mirë e gjen në prozë, sepse vetëm në prozë realizohet më së miri ai kompleksiteti për të cilin u fol më herët. Këto të dhëna, vërtet të logjikshme, duhet të argumentohen edhe më shumë, dhe në mënyrë të specifikuar. Siç u pa, mendimi mbi letërsinë postmoderne është më i vonë, ndërsa praktika është më e hershme. Autor inicues i kësaj letërsie është H. L. Borhes, i cili tregimet e tij (Fiksionet, Aleph) i shkroi aty kah vitet ‘60, ndërsa në formën e romanit postmodern, autor kryesor është italiani Umberto Eko (Emri i trëndafilit, 1983), ndërsa në letërsinë shqipe shkrimarët kryesorë postmodernë janë: Rexhep Qosja, në prozë (Vdekja më vjen prej syve të tillë, 1974, Një dashuri dhe shtatë faje, 2003) dhe Martin Camaj, në formën poetike( Dranja, 1981). Por, nëse merret parasysh fakti i përmendur më lart se forma prozaike është më e aplikueshme për letërsinë postmoderne, atëherë do të na dilte se Rexhep Qosja është autori model i kësaj letërsie tek ne. Dhe për fund të këtij fillimi të ri të bisedës sonë për postmodernizmin do të theksojmë se ashtu siç mund të quhet realizmi medium fotografik, ekzistencializmi medium filozofik, ekspresionizmi medium urban apo avangarda në përgjithësi si medium eksperimental, postmodernizmi do të mund të quhej medium intertekstual apo medium ekliktik, sipas principit liotarian të vrojtimit. Por, edhe kjo mbetet të shihet në ndonjë hetim më të gjerë që mund ta bëjmë më vonë.

Ad Olluri


LONDON JULY 2009

une kam jetuar ne epoken komuniste, ne shkrimtaret e asaj kohe quhemi sikur jemi te perzier me politiken. Po ta shikosh, po te filloj me veprat e mia, si libri im i pare "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur " nuk ka ndonje gje politike, eshte me teper nje motiv i kerkimit te nje vdekjeje pas nje lufte te madhe, "Kronike ne Gur " ka tek -tuk paragrafe qe te kujtojne ato drameza te luftes civile, romani "Keshtjella" folem per kete. Me vone vepra te tjera "Pallati i Endrrave". Eshte nje roman qe ka politike sigurisht grindja shqiptarosovjetike "Dimri i Vetmise se Madhe". Dhe ai ka nje pjese te vogel, por ngaqe eshte qendrore si ngjarje, eshte e rendesishme, identifikohet ky roman.

16

(Vijon ne faqe 16) me teper e kisha fjalen edhe si shkrimtar i angazhuar, po marr rastin e kosoves? Kjo nuk eshte as mire as keq. Ti je shkrimtar ti mund ta besh kete, por edhe mund te mos e besh. Nuk eshte nje kushtezim qe do te fitosh nga kjo ose do te humbasesh nga kjo. Po permendet Kosoven. Do te ishte e deshirueshme per lexuesin tim perendimore, qe mua te me shikonin si te thuash " te paster", pse perzihet ky ne punet e Kosoves? Une nuk jam perzier ne punet e Kosoves se do te merrja ndonje post ne Kosove, se do te fitoja ndonje post ne Shqiperi, perkundrazi une kam humbur nga kjo gje, ne kuptimin naiv te lexuesit tim, qe mund te thote c'pune ka qe merret me keto, te na beje letersi. Por une e kam bere kete si qytetar, nuk eshte pune prej shkrimtari. Duke pasur nje njohje publike une e ndihmova popullin tim, do te ishte imorale te mos e beja kete gje, ka shkrimtare qe nuk e kane bere, une e pata mundesine, pata nxitjen e shtypit boteror, e bera me kenaqesi. Ditarin per Kosoven "Ra ky mort e u pame" nuk ma kerkoi asnjeri. Une e shkrova ate per te mbrojtur popullin tim, do te thoni ju mund te mbroni nje popull tjeter. Po, mund te qellonte te mbroja edhe nje popull tjeter, nuk e perjashtoja, por qelloi qe drama kryesore ishte e popullit shqiptar dhe natyrisht nuk mund te isha menjane, dhe kam bere shume mire, nuk pendohem kurre, le te me qortojne sa te duan. Kjo mund te quhet i angazhuar politikisht, po dakord, cfare te keqe ka, mund te quhet nacionalizem po ti japesh ate kuptim, cfare te keqe ka? Mbrojta kete komb. Dikush mund te thote:po mire, pse se mbrojte edhe kombin grek ne nje rast tjeter, kam shkruar edhe per letersine klasike greke dhe me kane thene boll ke shkruar, ja pra, terthorazi kam ngritur vlerat e nje populli tjeter ballkanik ne harte, dhe e kam bere me shume se per traditen letrare shqiptare, c'te keqe ka. nje pjese e krijimtarise suaj e perben poezia, por ju nuk flisni pothuaj kurre per te. Pse? Kjo eshte pyetja me delikate qe me keni bere. Kur me kane bere kete pyetje, kam thene gjysmen e se vertetes e cila eshte nje e vertete gjithashtu por nuk kam dashur te futem ne nje te vertete me te thelle. Do ma thoni te gjithe te verteten, edhe gjysmen tjeter? Po do t'jua them edhe tjetren. Gjysma

e se vertetes eshte se une e kam quajtur poezine shqipe dhe poezine e vendeve socialiste ne pergjithesi si pergjegjese per nje fryme optimiste agresive, prishje te artit. Nuk eshte faji i poeteve por eshte vete natyra e poezise e tille qe sherben neper festa, i drejtohet publikut. Shkrimtare nen presionin e padurueshem nga te gjitha anet, per arsye nga me te ndryshmet kane bere vjersha sepse librat nuk botoheshin nese nuk kishin vjersha per partine etj, etj. Dhe poezia e mbarte tere kete barre, kete takse morale qe paguanin shkrimtaret shqiptare, bullgare ruse, cek, hungareze, ndaj dhe me ishte krijuar nje mungese respekti per poezine. Nuk duroja dot kur ne shkrimtaret shqiptare ne takimet me delegacionet, ne mbledhje mburreshim me poezine ne menyre te pahijshme. Vinte ta zeme shkrimtari francez ose irlandez dhe ne i thonim qe kemi tirazh 20 mije kopje ne poezi dhe ata linin mendjen se ne perendim nuk ka kund 20 mije kopje, nuk ka kund ne bote. Ne mburreshim me nje gje kot, nuk ishte mburrje ishte e kunderta, ishte turp. Ne mburreshim se poezite i botonim ne gazetat e medha, te perditshme. Kjo me krijoi nje aversion per poezine te them te drejten, nje kujtim i hidhur, i keq. Dhe nuk doja ta cmoja aq sa u be zakon te cmohej poezia e guximshme, avangarde. Kishte sigurisht letersia shqipe poezi te mira edhe ne ate kohe por ka prodhuar me shume kursim, me shume veshtiresi. Kjo eshte gjysma e se vertetes. Gjysma tjeter kur je shkrimtar i njohur do kesh edhe disa disfavore te medha, do ta paguash disa here njohjen, dhe cdo shkrimtar i njohur eshte i ndergjegjshem per kete. Do te kesh nje acarim te verber prej shume kolegeve te tu, here pas here. Une nuk e quaj kete nje gje per te vene duart ne koke ne nje fare menyre eshte e natyrshme. Ne boten artistike letrare intelektuale filozofike ka nje konkurrence te pashmangshme, dhe dashur padashur viheshe ne nje gjendje fajtori. Ne kuptimin qe je shume i njohur, flasin shume per ty, botojne shume per ty, te lavderojne shume. Nuk po them qe nuk

me pelqejne lavderimet, nuk po e them se e di qe nuk do te me besoni por ata qe me njohin me mire e dine qe une nuk shkoj kurre ne forumet ku flitet per mua. Jo se me duhet te jap ndonje ide me status te vecante, ju them sinqerisht, nuk me pelqen te degjoj emrin tim peseqind here te lakuar nga nje referues apo nga nje tjeter. Dhe ka vite qe une nuk shkoj asgjekund, dhe nuk shoh as emisionet ku flitet per mua. Si duket kjo trysni, kjo ndjenje faji qe ke ndaj kolegeve te ben te ndjehesh sikur ti je fajtori qe ai nuk eshte bere shkrimtar i njohur. Sigurisht nuk je ti fajtori por nuk mund ta besh as ate me faj qe mendon se je ti. Keshtu une instinktivisht ne fillim nuk e kam kuptuar qe jam terhequr nga poezia, sepse nuk doja te me permendnin ne poezi. Une shkruaja, botoja, kam botuar. Nje pjese e vepres sime me vlere eshte poezia. Lexuesit e pelqejne, nga librat qe shiten me shume prape vazhdojne te jene permbledhjet poetike te viteve te fundit. Por une sinqerisht jam terhequr dhe jo vetem nuk dua te mi lavderojne por mundesisht nuk flas as vete. Kam deshire te rri menjane, pikerisht per kete hiqem menjane nga nje pjese e letersise, rrini te qete une nuk perzihem. Thone po merr Kadareja, na e mori edhe kete cmim, i babezitur me quajne, se u duket sikur i marr une, sikur une mezi pres te marr nje cmim dhe asnjeri nuk do te me besoje ne jete, vetem ata qe e dine. Njerezve qe kam pasur miq, qe me kane thene se mund te te japim nje cmim, u kam kerkuar qe te mos ma japin mua. Nuk eshte mire u kam thene, nuk kam ndonje kenaqesi dhe dukej sikur po i fyeja, por le te kene edhe te tjeret cmime. Nuk e beson njeri kete, por eshte e vertete.

E kam kuptuar qe nuk mund te kishte nje raport ndryshe. E kam kuptuar qe eshte nje shenje e jetes, e tille eshte krijuar jeta njerezore te mos kerkojme gjera te pamundura. Natyrisht me vjen keq kur kjo behet agresive, e keqe teresisht e padrejte, kur ti nuk je fajtor.

Ju ben te vetmuar kjo distance, qe krijohet mes kolegeve?

Jo, jo absolutisht. Eshte nje histori qe sa mund te interpretohet per dashurine aq mund te jete edhe histori e nje vrasjeje.

Une ju jap te drejte. Nuk me acaron kjo gje. Ashtu eshte ne kete bote. U jap te drejte. Do te donit te kishit nje raport ndryshe me koleget?

Por per poezine ju vjen keq? Jo fare. Une nuk e kam reklamuar kete, qe degjoni se po terhiqem. Ka 20 e ca vjet, qe une nuk marr pjese ne jeten ku flitet per poezine dhe e kam bere heshturazi pa e vene ne dukje. Jeni ndoshta e para gazetare qe ma beni kete pyetje. Romani juaj i fundit i botuar ne shqip "Darka e gabuar" pati nje rekord shitjesh dhe nje sukses te madh. se fundmi ne shtypin francez eshte folur per romanin tuaj me te fundit te botuar ne frengjisht, "Aksidenti" duke e cilesuar romanin tuaj te pare per dashurine. Cili eshte komenti juaj per kete dhe kur do ti vije ne dore lexuesit shqiptare? Ky eshte nje roman qe nuk mund te them se eshte i pari per dashurine. Sinqerisht nuk kam deshire te flas, do ta botoj ate ne vepren time komplete kur te vije radha. Eshte roman si gjithe te tjeret pak me intimist se te tjeret. ngjaka si poezia nga menyra se si flisni. Ka mundesi te me coje padashur tek ajo bote. ka lidhje me dashurine kjo? nuk ju pelqen ajo?

Heren e fundit qe keni qene ne kete studio ju kam pyetur per dashurine, se pse ajo nuk gjendet shpesh ne librat tuaj. me keni thene se sa me lart te shkoj letersia aq me pak

dashuri ka ne te. Cdo te thote kjo? Ndoshta nuk e kam thene mire. Une mendoj se motivin e dashurise e kam ne shume vepra. Jo se e mendoj une por ma kane thene disa kritike qe kane bere vepra per mua: "Keni shume dashuri ne librat tuaj pse thone qe nuk keni?"- me thone ata. Une paskam motive grash por si duket menyra ime e te shkruarit eshte e tille qe me sa duket bie pak ne sy. Dhe une kam thene qe dashuria ne jeten njerezore ze nje vend kaq te madh sa kurrsesi nuk e ze ne letersi. Eshte nje nga ato paradokset, trillet e letersise qe folem ne fillim. Pse vrasjet zene vend me shume se dashuria, ka gje me te shemtuar se nje vrasje?Por ato zene vendin e nderit me thene te drejten qe nga antikiteti deri sot. kthehemi tek "Aksidenti" pse nuk ju pelqen te flisni per te? Une nuk flas per veprat qe nuk i njeh publiku. Kete e kane edhe shkrimtare te tjere. Ju jeni shprehur se nuk e keni frike vdekjen. lidhet kjo me faktin se besoni qe vepra juaj do t'i mbijetoje vdekjes suaj, a gjykoni se ajo mund te jete e perjetshme? Ne jete ka njerez qe kane ankth nga vdekja ose qe nuk e kane frike fare dhe kjo nuk ka te beje me krijimtarine. Me sa duket tek krijuesi, bashkohet edhe ideja tjeter qe eshte me i qete shpirterisht si njeriu qe i ka mbyllur shume llogari me jeten. Eshte me i qete qe shkon nga kjo bote duke e kryer ate qe ka dashur te beje dhe njeriu tjeter qe nuk e ka kryer, jane me miliona, shkon me pengje te medha te natyrave me te ndryshme. Me sa duket tek shkrimtari, meqe letersia eshte jetegjate, eshte natyrale kjo ndjenje. Ata kane nje raport me vdekjen te relativizuar, te zbehur. Kane bindjen donkishoteske qe do jetojne shume vite, une jam nje nga ata, donkishoteske ose jo, e kam kete besim qe vepra do jetoje nje kohe, nuk e di sa. Eni Vasili Alsat


ngA bAsHkim mETAliA

“Libri është i vetmi kopsht që mbillet për të tjerët”

A

utorë shqiptarë dhe dashamirës të librit janë mbledhur në një takim të organizuar në ambientet e Librarisë së Wood Green , në veri të Londrës. Falë përkujdesjes së vazhdueshme dhe interesit të madh që ka treguar redaksia e gazetës “The Albanian”, për librin dhe autorët shqiptarë në Britani , u bë e mundur takimi i radhës për promovim dhe diskutim. Në fakt numri krijuesve dhe autorëve shqiptarë sa vjen dhe rritet , gjithashtu dhe ambientet ku mund të flitet dhe diskutohet për këtë letërsi që zhvillohet në emigrim. Drejtori i “The Albanian” z.Petrit Kuçana ishte katalazitori i dhe përkrahësi i i organizimeve letrare , i këtij takimi dhe jo vetëm. Në fjalën përshëndetëse Z.Kuçana, falënderoj pjesëmarrësit dhe theksoj rëndësinë e takimeve të tilla jo vetëm në anën promovuese por dhe krijimin e ambienteve të mirëqena letrare për autorët shqiptarë në Britani. Pa humbur kohë u qëmtuan autorët duke krijuar një atmosfere shumë të ngrohtë. S’do të ishte e mjaftueshme të thuash se puna dhe vepra e Akil Kocit është një krenari kombëtare. Kompozitori , publicisti, pedagogu dhe organizatori mëse gjysmë shekulli i jetës muzikore në hapësirat shqiptare kësaj radhe, krahas kompozimeve muzikore ai i ka shtuar ambiciet e tij krijuese edhe në hulumtime të veprave të personaliteteve të mëdha në fushën e muzikës, shqiptarë dhe të huaj. Pas promovimit që u bë në Tiranë, në takimin e tretë vjetor të Institutit Alba-Shkenca të librit “Vibracione të Shpirtit Shqiptar”, kësaj radhe iu bë prezantimi edhe i librit tjetër , tashmë në Londër , i “Aspekte filozofike dhe estetike në simfonitë e Beethovenit” Me këtë vepër autori sqaron veprim-

DITA E LIBRIT SHQIP NË ANGLI

LONDON JULY 2009

17

Promovohen libra të autorëve shqiptarë në Londër.

ombrellë më lagte shiu! Në poezitë e poeti t Elshani ashtu siç edhe Din Mehmeti e thotë në parathënien e përmbledhjes poetike “Nën ombrellë më lagte shiu “ - se : “ të len përshtypjen se nuk është shkruar nga dora e poetit ,por nga zemra dhe shpirti i tij” Edhe poetesha më Marinela Reka u prezantua me librin e saj me poezi në anglisht “A little Whisper” Tashmë Libri i dhe poezitë e saj kanë përçuar një rritje të interesit të pasionuarve pas poezisë dhe mënyrës se si i shkruan autorja. Ndërkohë ishin të pranishëm edhe autor librash si Naim Berisha , Sonila Reka, Hyda Ismaili dhe Hysni Bytyci, që prezantuan krijimet e tyre. Atmosfera e krijimeve letrare u shoqërua me lexime nga këto krijime. Në sfond të binte në sy “peizazhi” fotografik i fotografit Artan Zeneli i cili kishte përzgjedhur një larmi fotosh të bukurosheve shqiptare dhe pamjeve nga Shqipëria dhe Kosova. Pak kohë më parë ishte bërë pro-

e ndal për asnjë çast muzën e tij krijuese duke hedhur shpirtin e tij krijues në pentagrame muzikore dhe studime të tjera në lidhje me muzikën. Një tjetër autor i cili ka botuar një numër të madh artikujsh dhe punimesh shkencore, Zoti Daut Dauti në këtë takim u prezantua me disa libra si: Reflektime Shqiptaro- britanike, libër ky që krijon një panoramë të reflektimeve të personaliteteve dhe politikës britanike në çështjen tarinë krijuese të Beethovenit , dhe jep argumente të drejta , bindëse për rrjedhën e ngjarjeve në epokën e Rilindjes , të barokut , klasiken , romantiken shoqëruar me zhvillimet historike. Akil Koci autori i parë i Baletit shqiptarë në Kosovë “Sokoli dhe Mirusha” i ekzekutuar në më se 70 vende të botës nuk shqiptare (Shqipëri dhe Kosovë) në periudha të ndryshme. Lufta për Trepçën(sipas dokumenteve britanike). Ky libër dhe punimi që autori ka bërë ka qëllimin që të paraqitet koha e shfrytëzimit britanik të “Trepçës” nga viti 1927 deri në përfundim të Luftës së II Botërore. Korrespondenca dhe deklarata diplomatike, dosje nga arkiva britanike etj. Unioni Evropian,nga ideja në realitet (monografi). Autori përmbledh aspekte të historikut dhe institucioneve të këtij Unioni.

Mediat dhe Demokracia .Ngritja e Mediave të pavarura në Kosovë. Assamblies and Ancient Deliberation According to Code of Lek Dukagjini Zoti Dauti ,analizoj botimet e tij duke ju përgjigjur dhe pyetjeve nga

pjesëmarrësit. Gazmend Kryeziu u prezantua me librin e tij të parë me poezi titulluar “Mall Dheu” Autori dhe krijimtaria e tij poetike është pritur mirë nga të pranishmit duke i dhënë një shtysë të mëtejshme për të vazhduar rrugën e artit poetik . Në fjalën e tij Zoti Kryeziu i emocionuar bëri një përmbledhje të librit të tij poetik. Edhe poeti Mehmet Elshani u prezantua me tre libra: Mbi plagë shpifësi(botimi i dytë), Trishtim i bukur (botim i dytë) dhe Nën

movimi i tre autoreve të tjerë në Londër . Zoti Fatmir Terziu me : Kritika Ndryshe,vëzhgim në brendësi të prozës e poezisë shqiptare, Misteriozja(tregime), Media technology and everyday life. Zoti Sherif Bllaca me librin e ti me poezi titulluar “Guri i Vatrës” Dhe poetesha e re Greta Vata me librin e saj të tretë në poezi. Sic e shohim ka një prurje në rritje të krijuesve shqiptarë në Britani dhe botimet e tyre tashmë janë në duart e lexuesve. Pak e nga pak po krijohet ambienti mes krijuesve që do të formoj dhe kristalizoj lidhjen ndërmjet tyre. Falë gazetës “The Albanian” kjo lidhje do të vazhdoj edhe më tej, duke krijuar kushtet e mundshme për takime , diskutime dhe promovime të krijimeve të autorëve shqiptarë. Antologjia “Lërmëni Pak Atdhe “ po pret që të formësohet dhe mirëpresë për herë të tretë autorët shqiptarë nw Britani.


L

nga bashkim metalia

ufta famëkeqe që Sllobodan Millosheviqi bëri në Kosovë masakër njerëzore . Mbi 10 Mijë veta u vranë , deri tani janë të zhdukur mbi 2000 veta , dhe fati i tyre nuk dihet , në janë vrarë po janë akoma nëpër burgjet famëkeqe serbe. Tashmë të gjithë familjarët e të humburve i kanë drejtuar sytë nga Shteti i Kosovës , ndërkombëtaret që të ndërhujnë që të paktën në mos gjallë, kufoma e të dashurve të tyre të dihet se ku prehet. Në mesin e këtyre të humburve është edhe politikani , patrioti, intelektuali dhe shkrimtari shqiptar Ukshin Hoti. Në fakt zhdukja e tij si dhe e të tjerëve është sa misterioze aq dhe e dyshimtë. Kjo dhe me faktin e burimeve jo dhe aq të qarta që vijnë nga njerëz që mendojnë se e kanë parë atë. Kohët e fundit kontaktova me ish Avokatin e Ukshin Hotit i cili e ka mbrojtur që nga koha kur është futur në burg për herë të dytë më 17 Maj 1994 dhe ashtu sic edhe ka deklaruar me parë na tregon se ai ka shumë gjasa të jetë i vrarë. Disa nga keto të dhëna ai i ka dhëna edhe ne media të tjera si tek , pashtrigu .com etj

KONTAKTI I FUNDIT ME UKSHIN HOTIN…

LONDON JULY 2009

18

Bisede me avokatin e Ukshin Hotit Zotin Hysni Bytyci.

Zoti bytyci kur jeni autorizuar qe te merrni ne mbrojtje ukshin Hotin? Prej ditës kur është burgos e deri ne fund (maj 1999). sa here keni qene si përfaqësues i tij ne seancat gjyqësore te zhvilluara për Zotin ukshin Hoti? Në të gjitha seancat gjyqësore te shkalles se pare de asaj te dyte. Akuzat qe rendonin mbi te dhe si ka qene reagimi mbrojtjes, nga ai personalisht dhe nga përfaqësuesit ligjor te tij? Akuza: vepër armiqësore, mbrojta e Ukshinit dinjitoze. A keni pasur kontakte personale me ukshin Hoti dhe nëse po çfarë keni biseduar? Kontakte të shpeshta pikërisht ne shtëpinë e tij ne Krushe të Madhe, para se me u burgos 1994 dhe vizitat e rregullta gjate vuajtjes se dënimet neper burgjet e Kosovës dhe te Serbisë. i shume tjerëve. Në fakt është një pyetje sa normale aq dhe naive duke qenë si një nga personat që ka qëndruar afër tij , të paktën 5 vitet e fundit të humbjes së tij. Diçka më të zgjeruar në lidhje këtë histori të pa mbyllur të jetës së tij. Ç’farë mendoni se mund t’i ketë ndodhur ? A mund te na thoni diçka me tej mbi atë çka ju dini për ukshin Hotin? Si fati i shume te tjerëve që nuk patën fat ta shijojnë lirinë ne Kosovën e pavarur, por kjo është edhe me e rëndë kur nuk dihet akoma vorri i tij si edhe Kam qenë njëri nga mbrojtësit e Ukshin Hotit në Gjyqin e Qarkut të Prizrenit, në tetor të 1994 kur u dënua ai për herë të dytë, kësaj radhe me 5 vjet burg. Edhe pasi ka përfunduar tërë procedura në Gjykatën Supreme të Serbisë, atë e kam vizituar rregullisht

një herë në muaj, sipas rregullave ligjore, si në burgun e Dubravës, të Nishit ashtu dhe në burgun e Mitrovicës së Sremit. Më 12 mars 1999 ishte ditë e premte (e premtja e dytë e marsit), kur e vizitova për herë të fundit Ukshin Hotin. Sipas rregullores së burgut të Mitrovicës së Sremit, vizitat familjare për të burgosurit politik bëheshin të premten e parë të çdo muaji, ndërsa vizitat e avokatëve bëheshin të premten e dytë me radhë. Pra, Ukshinin e vizitova vetëm 12 ditë para se të fillonin bombardimet e NATO-s. Ishte kohë e vështirë dhe askush nuk e dinte se çka do të ndodhë, do të bombardohet Jugosllavia e atëhershme apo jo, si do të zhvillohet situata nëse bombardohet ajo etj etj? Me Ukshinin u morëm veshë që kur të lirohet nga burgu, kurrsesi të mos niset vet për në Kosovë. I thash se nëse ndodhë që të mos vijë për vizitë më 12 prill dhe 14 maj 1999, (këto ishin datat e rez-

ervuara për vizitat e ardhshme), atëherë me çdo kusht do të jam më 17 maj (data e lirimit) në ora 08:00 të mëngjesit para dyerve të burgut. Gjithashtu i thash, në rast se lirohesh para 17 majit, (sepse sipas akteve ligjore në raste të veçanta 1/10 e dënimit mund t´i falej të burgosurit, por kjo mundësi asesi nuk mund të ndodhte edhe me Ukshinin) mos ta luaj këmbën më tutje, të qëndroi para portës së burgut dhe të më thërras në telefon, në mënyrë që së bashku të nisemi për në Kosovë, apo sipas situatës diku tjetër. Meqenëse bombardimet filluan me 24 mars, vizitën e radhës me 12 prill nuk arrita dot me realizue, sepse u detyrova edhe vetë të shpërngulem nga banesa e përhershme në Beograd, për t’u vendos përkohësisht në një lagje tjetër (17 kilometra largë), ku nuk më njihte askush, dhe fare nuk lëvizja nga banesa. Më 17 prill, ndonëse ishte data kur përmbusheshin normat e rreg-

ullores për lirim të parakohshëm, e kontaktova me telefon drejtorinë e burgut dhe ja u përmenda këtë mundësi lirimi për Ukshin Hotin. J u thash, nëse vendosni për lirimin e Ukshinit para datës 17 maj, paraprakisht të njoftohem edhe unë. Për t’ua lehtësuar punën organeve të burgut, ata i sigurova se në çdo dy ditë do t´i thërras në telefon, për t´u informuar rreth lirimit të Ukshinit nga burgu. Kryeshefi me të cilin bisedova në telefon, më tha se një muaj para kohe nuk do ta lirojnë, por disa ditë më herët po, dhe se nuk ka nevojë të lajmërohet në telefon para festave të majit, sepse nuk mund të ndodh lirimi i tij më përpara. Më tha, që të lajmërohem pas festave të majit. Kjo bisedë më gëzoi shumë dhe thash në vete se kjo punë ka gjasa të përfundojë si është më së miri. Ndërkohë e kontaktova dajën e nënës së Ukshinit, i cili kishte dy furra të bukës një në Temerinë dhe tjetrën në Novi Sad të Vojvodinës. U

morëm vesh që në ditën kur do të lirohet Ukshini, të shkojmë së bashku në Mitrovicë të Sremit për ta pritur atë dhe pastaj të kthehemi sërish në Temerinë, ku Ukshini mendonim të qëndronte aty derisa të stabilizohet situata. Më 3 maj 1999, ishte dita e parë e punës pas festave të majit, dhe në mëngjesin e asaj dite, (rreth orës 08:00) e thirra në telefon drejtorinë e burgut në Mitrovicë të Sremit. Për fat të keq mësova se Ukshini nuk ishte më në atë burg. Më thanë se është transferuar për në burg të Nishit. Pa humbur kohë e thirra burgun e Nishit dhe mësova se Ukshini dhe disa të burgosur tjerë shqiptar ishin transferuar në burgun e Dubravës së Pejës. Në ato momente më kaploi një frikë e madhe, sepse transferimi i Ukshinit dhe të tjerëve nga Serbia për në Kosovë, i kishte rreziqet e veta të mëdha. Duhesh të ndërmerrja diçka. Vendosa dhe ia adresova një shkresë Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë dhe


LONDON JULY 2009 kërkova që Ukshin Hoti të mos lirohet nga burgu i Dubravës, por ta transferojnë në ndonjë burg tjetër të Serbisë, ku do ta merrja unë në dorëzim. Ju propozova që të gjitha shpenzimet e këtij transferimi të më faturohen në llogari time. Një letër ia dërgova edhe Ministrisë së Drejtësisë të Republikës Federale të Jugosllavisë, dhe kërkova që ta përdorin autoritetin e tyre edhe pse kjo nuk ishte në kompetencat e saj. Kërkova në emër të humanitetit të ndërmerret diçka, se ky njeri(Ukshin Hoti) mund ta humb kryet po atë ditë që e “shijon lirinë”. Në mbrëmje (më 3 maj) nga Tetova mu lajmërua Myrveti (motra e Ukshinit) ku ishte si refugjate. I tregova për aktivitetet e mia lidhur me Ukshinin dhe i propozova që një shkresë të ngjashme (në emër të saj si anëtare e familjes Hoti) ta adresoi edhe në Kabinetin e Kryetarit të Sërbisë Millan Millutinoviq. Letrën në kabinet do ta dërgoi më 05 maj 1999. Gjatë bisedës, Myrveti më tha se ka biseduar me avokatin Zhivojin Jokanoviq në Prishtinë, i cili i paska premtuar se do të tenton që Ukshinin, para se ta lirojnë nga Dubrava, ta sjellin në Prishtinë ku do ta merrte Zhika dhe do ta mbante në shtëpi të tij deri sa të qetësohet situata. Ishte kohë e vështirë. Asnjëri prej shqiptarëve nuk guxonte ta merrte rrugën për në burg të Dubravës, për shkak të frikës nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe. Edhe serbët gjithashtu nuk guxonin të udhëtonin, sepse kishin frikë prej UCK–së. Dhe krejt kjo frikë ishte e kuptueshme, sepse rreziku kudo ishte evident. Myrvetit i thash se nëse Ukshinin e sjellin për t’u liruar nga burgu i Prishtinës, nuk do të ketë rrezik për te sepse ai mund të gjejë strehim te shumë njerëz, por mund të ndodh që të gjitha përpjekjet tona të mos rezultojnë fare. Myrvetit i propozova (edhe pse ishte rrezik për te) që të shkojë deri në Prishtinë, për të hulumtuar ndonjë mundësi, të gjej ndoshta ndonjë njeri për një shumë markash gjermane, që do të udhëtonte më 17 maj deri në Dubravë. Ato ditë nuk funksiononte asnjë lidhje telefonike me Dubravën dhe Pejën. Nuk më kojtohet data e saktë, por mendoi se ka qenë data 10 apo 11 maj kur kontaktova në telefon me Jovica Jovanoviq, ish–zëvendës i Prokurorit të Qarkut në Prishtinë, tani i punësuar në Sektorin e Drejtësisë në Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për Kosovë. Ky ishte njeriu më përgjegjës i kësaj ministrie në Kosovë. Përpara ishim kundërshtar të mëdhenj, sepse kemi qenë në pozita të kundërta, unë si mbrojtës i shqiptarëve, ndërsa ai në anën e kundërt. Një fjalë popullore thotë: ”Zori të çon edhe në derë të hasmit”. Pra, ishte koha që duhej të ndërmarrja diçka, për të mirën e klientit tim Çukshin Hoti, sepse po të mos e bëja një gjë të tillë do të më kritikonte vetvetja. Jovicën e luta që të ndërmarrë gjithçka është e mundur për ta sjellë Ukshinin diku në burgjet e Serbisë (para se të lirohet), ose të paktën ta transferojnë nga Dubrava në burgun e Prishtinës. Për çudi, ai më priti shumë mirë me fjalë. Më tha se situata është shumë e vështirë në teren, sidomos në rrethinën e Pejës, dhe lidhjet telefonike nuk funksionojnë (në asnjë mënyre) me Pejën dhe Dubravën. Më tha se posta zyrtare (edhe pse rrallë) bartet me makina dhe se kur të vijë herën tjetër

19

Skënderi më tha se kanë kërkuar nga ata njerëz që do ta dërgojnë Myrvetin deri te Ukshini, që ta sjellin një familje të tyre në Pejë, e cila do të qëndronte aty deri sa të kthehet ajo (nga Mali i Zi). Pas dy jave, Skënderi më tha se ky propozim ishte refuzuar! Për fat të keq ky është realiteti, kemi edhe këso gjallesash me fytyra të njeriut, të cilët tentojnë të pasurohen duke shfrytëzuar fatkeqësinë e tjetrit. Vallë çfarë janë këto figura njerëzish?

u

kush ishte ukshin Hoti

makina nga Dubrava, ai do ta përcjellë kërkesën time dhe do të tentoj që ashtu edhe të bëhet. Deri me 17 Maj e kam telefonuar për çdo ditë, ndërsa përgjigjja ishte e njëjtë. Më datën 21 apo 22 Maj Jovica më ka thënë se makina ka ardhur nga Dubrava dhe është informuar zyrtarisht se Ukshin Hoti është liruar ditën e diele, më 16 maj 1999, pak para orës 11:00 të paradites. Pas 12 Qershorit 1999, të burgosurit shqiptarë janë transferuar sërish nëpër burgjet e Serbisë, dhe gjatë vizitave që ua kam bërë atyre kam mësuar se “Ukshin Hotin në ditën e lirimit (më 16 Maj) e kishin vra një apo dy kilometra larg portës së burgut të Dubravës, në drejtim të Istogut.” Më kanë thanë se këtë ua paska komunikuar një gardian malazezë (po atë ditë), atyre që kanë qenë në një dhomë me Ukshinin. Prej momentit të transferimit të të burgosurve nga Kosova për në

Serbi e deri në vjeshtë (1999) kam qenë e vetmja lidhje ndërmjet të burgosurve dhe familjarëve të tyre në Kosovë. Çdo të shtune, tuboheshin me qindra familjarë në oborrin tim në fshatin Semetisht të Suharekës. Një të shtune në mbrëmje erdhi gazetari Zenun Çela nga Prishtina së bashku me korrespodentin e Zërit të Amerikës për ta zhvilluar një intervistë me mua për këtë Radiostacion. Dhe njëra nga pyetjet e korrespodentit të Zërit të Amerikës ishte: ku gjinden Ukshin Hoti? Pra, më shtynë në një rrugë shumë të vështirë, me thënë atë çka kisha dëgjuar për fatin e Ukshinit, ndërsa më vinte shumë zor prej motrës së Ukshint, Myrvetës. Kisha dëgjuar se ajo kurrsesi nuk pranon të flitej për humbjen e vëllait. Meqë dëshiroja që ajo (Myrveti) të mos e dëgjojë këtë lajm përmes radios, por të gjej rastin kur të shkojë vet në familje dhe duke biseduar t’ia komunikojë diqysh më lehtë

këtë gjë, gazetarit ju përgjigja se “Ukshini është dalë nga burgu me 16 maj, por frikohem se jeta e tij në liri ka zgjatë shumë pak.” Pas disa ditësh, së bashku me disa shokë të mi dhe të Ukshinit shkova në Prishtinë te Myrveti, por nuk e gjetëm në shtëpi. Nuk munda të kontaktoj me të. Pas asaj kohe nuk kam tentuar ta kontaktojë më Myrvetin, sepse të gjithë shokët që më njihnin mua dhe atë më këshilluan që të mos ia përmendi humbjen e vëllait, pasi që ajo kurrsesi nuk pranon se Ukshini është i vdekur. Diku pas gjysmës së gushtit 1999, një të shtune, tek unë në fshat ka ardhur Skënder Hoti, një veprimtar i devotshëm, dhe më tha se Ukshini 100 % është gjallë. Më tha se kanë kontaktuar me disa njerëz, të cilët i kërkojnë 100.000 DM që ta vizitoi Myrveti atë diku në Mal të Zi. Nuk munda ta bindi se kjo nuk është e vërtet. Ai ishte i bindur se kjo vizitë do të realizohet.

kshin Hoti ka lindur më 1943 në krushë të madhe të Rahovecit. shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në universitetet amerikane: në Chicago, në universitetin e Harvardit në boston si dhe në Washington D.C.. në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të kosovës. Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua. më 1990 punoi në lubjanë (slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në universitetin e Prishtinës. në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në brestovc. në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë. Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi lidhjen demokratike (lDk) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm. më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e kosovës. ismail kadare ka thënë për ukshin Hotin : kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. është fyerje për krejt atë popull. më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."


Albanian Yellow Pages in the UK 2009 *A keni ndonjë shërbim që mund të ofrosh për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe? *A dëshironi që mesazhi juaj të shkojë në çdo familje shqiptare dhe shqiptaro-britanike? *A është e vështirë të neglizhosh rreth 100 000 konsumatorë?

KONTAKTONI SA MË PARË QË TË REZERVONI VENDIN TUAJ The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Mob:07947177160 Info@thealbanian.info

ËSHTË NJË MUNDËSI QË JEPET VETËM NJË HERË NË VIT.


PAINT AND LADDERS

* Builder / decorator * Plasterer * Patios * Tiling * Bathrooms * Driveways NO JOB TOO BIG * Extensions * Roofing OR SMALL WE CAN FIX IT * Loft Conversions

Certifikatë gazi Certifikatë elektriku NIC ENG Design & planning

Call G.Marko 02088841712 07932554054

P B S

Plumbing & building services ltd 136 Falkland Road london n8 0nP Tel: 02088092092 & 02083476451

MOB: 07833991824 & 07949596854

E-mail: plumbing_building@hotmail.com All plumbing and central heating All domestic gas work All kind of servicing on gas plumbing All gas and plumbing appliances installations bathroom installation and fitting Tiling landlord safety check and certificates from £75,00And interior work


LETËRSI E COPTUAR, ËNDËRR E PËRBASHKËT LONDON JULY 2009

nga Visar Zhiti

Gëzimi im dhe emocionet e mia për të ardhur këtu janë të veçanta, të forta dhe të thella, ndër më të dhembshurat dhe ndër më të bukurat. Kam udhëtuar shpesh për në Kosovë me fuqinë e ëndrrës, madje edhe pa lindur dhe, besoj, do te vij, edhe kur të mos jem, prapë me fuqinë e ëndrrës. Biseda ime nisi kështu duke kujtuar ëndrrën, nga që Kosova është e lidhur shumë me ëndrrën tonë të përbashkët. Dhe ëndërrimet, mendoj, kanë diçka nga krijimi, kur vetë krijimtaria është ëndërr e kryer, në një farë mënyre. Dhe pikërisht tani më duket se mund të flitet natyrshëm për zanafilla dëshirash dhe pragje mbërritjesh, për humbje baladeske të gjallësh e kthime të vdekurish, për metaforat e lirisë dhe rrëkenë e gjakut, që jo vetëm rrjedh nga mitet, por dhe mund të pikojë nga dekika nëpër legjenda. S’e di pse me vjen të nxitoj të them se Letërsia është një coptim, ku na nëpërmenden ndarjet, por dhe masakrat. Mbase këtë perceptim bën që ta ndjej, thekshëm dhe marramendshëm prej copëzimit të popullit tonë, tashmë, për fat, me dy shtete në Ballkan, Republika e Shqipërisë, e pavarur gati prej një shekulli dhe Republika e Kosovës, e pavarur qysh prej një viti. Një shekull dhe një vit letërsi pa robërinë e pushtuesit s’besohet se janë mjaft për një nga popujt më të lashtë të Europës, në truallin e vet, në gadishullin më poetik të botës. Ndërkohë kemi prapë letërsi tonën nga ajo që krijohet nga bashkëkombasit tanë në republikën ende pa emër të pranuar nga të gjithë, në Maqedoni, në atë të Malit të Zi, por dhe në Greqi. Kemi letërsi shqipe tradicionale dhe përtej detit, në Itali, dhe Francë, në Gjermani e deri në Amerikë, pra, në diasporë, ku vihen re dy mërgime, ikja e autorëve dhe gjetja strehë shpesh në një tjetër gjuhë. Nëse besohej që muza endej qiejve, ku s’ka patur tela me gjemba e piramida kufiri, ndërsa Pegasin na ka pëlqyer ta krahasojme me kuajt e Kosovës, dua të shtoj se ka dhe një prurje të nëndheshme, një letërsi tjetër, që ende s’ka mbaruar së ardhuri nga ferri, nga humbellat, afër të vdekurve. Është letërsia që del nga burgjet, që i sjell letësisë shqipe terrin dhe dritën e së vërtetës, për moralin e së së cilës një letërsi ka nevojë domosdoshmërisht. Letërsi e hapëndarë kështu, e copërluar, por që së bashku krijojnë atë, të ëndërrtën, Republikën e Letrave tona, më të fortë se secila ndasì dhe më të madhe se të gjitha ndasitë së bashku... Që të them diçka të thjeshtë, duke mëtuar për një bashkëbisedim të sinqertë, nga që ndjehem këtu si në shtëpinë time, që, për paradoks vij për

Duhet të kemi patjetër dhe u.Ç.k.-në tonë kulturore, sepse shtojmë lirinë tonë, mençurinë tonë dhe i forcojmë ato gjithnjë e më shumë në vertikalitetin e tyre.

herë të parë në Kosovën shtet më vete, megjithse kisha ardhur pas luftës dhe para shpalljes së Pavarsisë - ngjarjeje sa madhështore, po aq dhe triumf i lumtur, por që ka brenda dhe një si brengë fërgëlluese, që ndoshta më shumë e ndjejnë të rënët dhe vdekurit, që ua përcjellin fare mirë të gjallëve: si, u çliruam për të qenë të ndarë?, dëgjohet kjo mërmërimë prej dheu, nejse, besoj fuqishëm se ka gjëra më të mëdha e më të shenjta, themeltare si gjaku e gjuha e historia që na mbajnë bashkë, si vetë ëndrra dhe ardhmëria, por më duhet ta them patjetër, prandaj lejomëni të shtoj se me Kosoven ndjehem më i lidhur se me vendlindjen time, me fije të padukshme e të dukshme si nervat, nga që shoh një fat më të njëjtë. Kemi qenë robër të dy, Kosova e pushtuar, unë në burg. Edhe për fajin se kisha dëgjuar fshehurazi Radio-Prishtinën dhe kisha arritur të lexoja poezi nga Kosova, metaforat e të cilave ishin dhe kundër dhunës dhe britma të epikës së mbijetesës. E kam thënë dhe herë tjetër, poezia e Kosovës, aq sa mundej të kalonte kufirin shtetëror, ka patur ndikim të rrezikshëm në poezinë e gjeneratës sime, duke fryrë erërat e universales dhe duke buruar identitet.

Estetikisht hermetike si gjendje ekzistenciale e njeriut shqiptar. Vazhdon të mbetet për mua si një nga kolonat e qendresës së letërsisë shqipe kundër së keqes. Andej nga vij, s’jam me këdo bashkëvuajtës dhe Kosova dhe unë tani jemi në mundimet që përftohen nga mrekullia e lirisë. Por ndoshta sonte është më mirë ta vazhdoj aty ku për të cilën kam ardhur. Vij nga Roma dhe, ndërsa fluturoja në qiell, mes reve, një re e bardhë m’u fanit nga dritarja e avionit si shpirti i Beqir Musliut. Doja t’i thosha, faleminderit, vëlla, si ke thënë Ti që i shpikëm engjujt në hyrje për të na ruajtur, pastaj t’i tregoja se në Romë sapo është çelur Ambasada e Kosovës, ku unë shkoj shpesh, madje kam qenë dhe në ditën e parë, kur u ngrit flamuri i shtetit më të ri në botë, në ballkonin e selisë së saj. Që në Romë janë hapur ekspozita me fotografi nga Kosova, që dëshmojnë plojën dhe krimin e përbindshëm, që janë botuar poezi nga Kosova, të një niveli europian, që kemi marrë pjesë në protesta me fëmijë ndër krahë, kemi marrshuar nga Koloseu i lashtë, jo shumë larg nga shtatorja e Skënderbeut në “Piazza Albania”, ku më përtej është dhe varri Ernest Koliqit, shkrimtarit-ministër që dërgoi

200 mësues në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në egzilin e detyruar ai hapi katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në universitetin më të madh të Italisë. Pastaj kemi ndalur para ngrehinës së Parlamentit dhe aty jemi bashkuar me arbëreshët, të veshur me kostume popullore kosovare, me qeleshen e bardhë mbi krye. Protesta paqësore që do të ndillnin luftën e mëpastajme për paqen. Nuk di ç’të them më parë, nga që duhet të takohemi më shpesh, por mjafton që jam i sinqertë dhe të më mirëkuptoni, nëse rrëfehem se kur çoja në shtyp librin tim me poezi “Si shkohet në Kosovë”, desha të nënkuptohej se si shkohet tek vetvetja. Këtë libër, të botuar dy herë, e kam gjetur në një agjensi udhëtimesh në Tiranë, mbi tryezën, ku ishte grumbulli i revistave me informacione të ndryshme dhe për sezonet e udhëtimeve. Nuk e di nëse ata të agjensisë e mendonin librin tim thjesht një guidë, por unë kuptova i mrekulluar se ne po arrinim të ribënim guidat tona shpirtërore për të vajtur te njëri-tjetri. Kujtohem që një antologji me poezi për Kosovën, e përgatitur në Kosovë dhe e botuar anglisht, ka dhe dy vargje të tim eti, të shkruara dikur:

22

Kujto Kosovën, Çamërinë e shkretë,/ ëndërruan lirinë, u bënë ëndërr vetë. Janë shkëputur nga një poemë, botuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, dramatizuar e shfaqur dhe në Kinemanë që mbante emrin “Kosova” në Tiranë gjatë pushtimit. Dhe pas çlirimit të vendit, por jo të njeriut, autorin e dënuan. Bashkë me poemën. Që e çuan të riciklohej në letër të bardhë në fabrikën e letrës, që e kishin ndërtuar kinezët në Lushnjë, ku pak më tutje, mes baltës ishte dhe burgu i grave në vendin me emrin tronditës “Kosovë e Vogël”, se aty kishin bujtur në kohën e mbretërisë kosovarët e dëbuar... Na duhet kujtesa dhe jo letra e bardhë e moskujtesës, kam klithur së brendëshmi. Se Libri, po vazhdoj të flas për letërsinë në pëgjithësi, jo vetëm që është kundër harrimeve, por dhe copë e përhershme jete, më e mençura dhe e bukur sa vetvetja, merr dhe jep jetë, nga ajo më e rëndësishmja dhe bëhet jetë, që dëshirojmë të ketë po atë rëndësi, në mos më shumë se e tashmja e vet, mendoj. Letërsia është copë e këputur dhëmbshëm e një kohe dhe e një vendi, e gjuhës së atij populli dhe e fatit të tij. E përbashkuar si në një mozaik, me gurë të ndryshëm, ribën dhe ngrin tablo të domosdoshme për kujtesën dhe ndërgjegjen kolektive. Dhe ngjan se kryhet nga të pakryerat, kështu mendoj. Eshtë e ndarë nga gjuhët, mëkat babilonik apo pasuri e magjisë së fjalës?, por unë dua të shtoj prapë atë që duket sikur e thashë, letërsia edhe ndërpritet nga shkaqe të jashtme, nga vdekjet dhe harrimet, të drejta dhe të padrejta, nga apartejdi i gjithfarllojshëm, me vendin dhe shtetin, me kohën dhe veten, madje unë jam nga ata që besojnë kundërshtueshëm, që letërsia jo vetëm mund të copërlohet edhe më nga pushtimet dhe diktaturat dhe burgjet e tyre, por edhe mund të tjetërsohet e të zhbëhet ashtu dhe siç ka ndodhur, por assesi do të hovë e çmendur, të rebelohet dhe profetikisht mund t’i sjellë të papritura jetës. Regtima e qiririt të saj të fundmë duket se është e pashueshme. Dua të them se kam besuar që letërsia është dhe akt sublim e i shenjtë, një tempull, që edhe nëse tundet nga tërmetet e realitetit dhe nga humbellat që krijohen, si rrënojë trondit më shumë, mbase, dhe shton përfytyrimet. Që është dhe kështjellë, s’e trand asnjë rrethim, por mund të dridhet mbi ujin e një pellgu a e pasqyruar në një pikël loti. Besoj fort që letërsia jonë është dhe letërsi.Që i ka përjetuar pasojat, ku janë ndëshkuar autorë dhe libra dhe lexues, madje dhe varre poetësh deri dhe te vetë hataja: ndalimi që të shkruhej gjuha e shqiptarve. Pra, letërsia jonë njeh masakrën, sa më vjen ta besoj se ajo nuk mund të ishte dot bëmë e një kolektiviteti, që punoi me vizione dhe akademi, ngulshëm e me zell, por është përpjekje, frymëzim


Në njëqind vjetorin e poetit të madh grek Janis Ricos (Në vend të një kartoline urimi) LONDON JULY 2009

L

nga besnik mustafaj

eon Tolstoj për shkruhet nga biografët e tij të shumta si një burrë thellësisht i arsyeshëm, që do të thotë pa teprime dhe kapriçio. Por edhe ai ka patur një çmenduri në pleqërinë e tij: u mbyll për një periudhë jo fort të shkurtër të mësonte greqishten e vjetër me qëllimin e vetëm të lexonte në origjinal Homerin. Unë, fatkeqësisht, nuk kam as gjeninë e Tolstojit e as vullnetin e tij. Por, po t’i kisha patur, me siguri që do të isha mbyllur një kohë për të studjuar jo greqishten e vjetër, por greqishten e re, për të lexuar në origjinal Janis Ricosin, të cilin unë e njoh vetëm përmes përkthimit që i kanë bërë të tjerët, qofshin ata shqiptarë, francezë apo italianë e që kuptohet, secili prej tyre, në galaksinë e poetit, ka zgjedhur profilin që i pëlqente atij apo që ishte i pranueshën në kontekstin politiko-kulturor, ku përcillej. Kuptohet se asnjëra nga këto paraqitje nuk është Ricosi i plotë, por secila prej tyre është gatuar gjithësesi me brumin e Ricosit të vërtetë. Ky është fati i poetit të madh. Ka ndodhur, pra, me mua ajo që ndodh me çdo adhurues të sinqertë. Me qënë se adhurimi nuk mund t’i jepet një shumësie ikonash të ndryshme të të njëjtit shenjt, unë, me kohë, duke filluar qysh nga rinia ime e deri sot, kam deri në kokëkrisje individësh ëndërrimtarë, nga ta që prijnë karvane dhe arrijnë agshole dhe shkruajnë në ditar me gjakun e tyre. Dhe e dinë që ka nga ata që shkruajnë dhe me gjakun e të tjerëve. Duke u përballur me tiranitë e gjithfarllojta, të afërta dhe të largëta në kohë e hapësirë dhe në një përmasë tjetër të brendëshme e misterioze, letërsia jonë ka arritur ta ribëjë vetveten, aq sa ka mundur, dhe them, me dalldinë e një të mbijetuari, se letërsia jonë është dhe martire dhe e madhërishme dhe me plagë të gjergjelezalinjta. Si e tillë dhe askete... Ja, një nga arsyet për ta dashur më shumë letërsinë tonë. Pak ditë para se të vija këtu, pata një mall të çuditshëm, gjakim gjaku, të shoh librin tonë të parë, “Mesharin” e Gjon Buzukut, prej të cilit ka mbetur vetëm një ksombël në Bibliotekën e Vatikanit. Mëdyshem se jo rastësisht kanë humbur të tjerat. Është marramendëse për një shqiptar të marrë ndër duar atë libër. Dhe atij libri i mungojnë faqet e para, të dhënat se ku është shtypur, etj., dhe besoj prapë pa mëdyshje që kjo s’është rastësi. Librit tonë të jetës ende duan t’i grisin fletë, t’i heqin copa mishi e t’i thyejnë eshtra, por duhet të jemi ne që duhet ta ruajmë atë më shumë se

23

ngritur gur-gur ikonën e Ricosit tim. Kam marrë ç’më është dukur mua më e merituar në secilën nga pasqyrimet që më kanë ofruar të tjerët për të mbrujtur Ricosin tim. Në një rast të veçantë përvjetori, siç është 100 vjetori i lindjes, nuk është e përshtatshme të bëjmë analiza të veprës. Përsa i përket Ricosit tim, dëshiroj të nxjerr në pah vetëm një fakt: muza e tij duket sikur ka një nevojë organike të përballet; thënë më hapur, mekanizmin poetik të Ricosit e vë në lëvizje mirëfilli armiku. Është me dobi ndoshta këtu të bëjmë dallimin midis kundërshtarit dhe armikut. Në poezinë e Ricosit, aq sa kam lexuar, nuk e dalloj kundërshtarin. Me kundërshtarin presupozohet edhe mundësia e kompromisit. Me armikun jo. Ricosi synon as më shumë e as më pak, por asgjësimin e armikut të vet, gjë që e çon përfytyrimin e tij në ekstrem dhe i jep gjuhës së tij një tension të lartë e të vazhdueshëm. Por “armiku” i Ricosit nuk është gjithë jetën i njëjti, edhe pse ky armik është gjithnjë i pranishëm, ç’ka e ruan të paprekur deri në fund skemën e duelit për jetë a vdekje në këtë poezi. Me një ndarje fare aproksimative, do të thosha se deri në moshën pesëdhjetë vjeçare, armiku i Ricosit është shteti, i diabolizuar ky fund e krye në një

aparat represiv, i kudogjendshëm dhe që ekziston vetëm për të shkatërruar çdo gjë të mirë në jetën njerëzore. Kjo përkon me periudhën kur ai ishte komunist aktiv, revolucionar i organizuar dhe i disiplinuar me të gjitha energjitë e veta për të sjellë në vendin e tij atë, që komunistët e quanin “rendi i ri” e që ne shqiptarët, edhe më qartë se të tjerët, e dimë se çdo të kishte qënë. Ricosi nuk dorëzohet përballë këtij armiku, pavarësisht çmimit të shtrenjtë që paguan, deri edhe me burg e me internime. Fondi më i madh i llojit të kësaj poezie në botë sot është zhvlerësuar tërësisht, për arsyet që dihen. Ricosi bën në një masë të madhe përjashtim. Dhe kjo ka shpjegimin e vet: Në thellësi, shpirti i poetit tek ai është më i fuqishëm se shpirti i militantit revolucionar. Rrjedhimisht, ai u shpreh si një poet revolucioanr, pa u bërë tribun i revolucionit, që do të thotë se materie e poezisë së tij më përfaqësuese u bë ëndrra e revolucionit dhe jo ideologjia revolucionare. Në njëzet vjetët që pasuan, armiku i Ricosit ndërroi identitet. Ky armik nuk ishte më i mishëruar me shtetin. Armiku, me të cilin poeti nuk mund të pajtohet, mishërohet pak nga pak tashmë te

dhuna në përgjithësi, që do të thotë: pushteti i ushtruar në mënyrë abuzive, në çdo formë qoftë ai, si pushtet politik apo pushtet i parasë, por që i jep të drejtë vetes ta poshtëroje njeriun si individ. Jo se Ricosi bëhet pacifist. Të paktën në leximet e mia unë nuk kam vënë re tek ai shfaqje pacifizmi, i tillë siç ishte pacifizmi i përhapur në Europën e viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar. Ama, kam nënvizuar rritjen tek ai të frymës humaniste, gjë që e shndërron në fakt përkatësinë e tij politikisht komuniste thjesht në rutinë. Shenja të humanizmit ne i marrim edhe në poezinë e tij të mëparshme. Me kalimin e kohës ato përhapen e bëhen mbisunduese në vepër, çka edhe antikonformizmin e njohur të poetit e bën më filozofik, por jo më të butë. Armiku është gjithnjë aty, përballë dhe, sipas gjykimit të Ricosit, nuk meriton fat tjetër veç asgjësimit. Në pleqëri do të duhej që Ricosi të zbutej, siç ndodh në përgjithësi me njerëzit. Më në fund ai e ka kuptuar se nuk mund ta ndryshojë botën. Jeton kryesisht larg Athinës, domethënë larg zhurmës dhe shkëlqimit të atij realiteti që quhet qytetërim, e ku njëkohësisht merren edhe vendimet e mëdha për të ardhmen e vendit të tij. Ricosi nuk

zbutet as në pleqëri. Por tashmë armiku i tij është mosha, që do të thotë vdekja. Është një armik, të cilin poeti nuk e ka njohur më parë, pra edhe nuk i vlen përvoja, sado e pasur të jetë ajo, për ta luftuar. Është një armik tinzar, i cili nuk qëndron më jashtë, përballë poetit, por vepron brenda trupit të tij me një vendosmëri të pakthyeshme, gjë që e shtyn poetin të kërkojë gjuhën e përshtatshme për të shprehur çfarë po ndodh brenda atij vetë. Për herë të parë në jetën e tij ai ndjehet gjithnjë e më i pafuqishëm. Poezia e tij bëhet introspektive, zhvishet nga nervozizmi elektrik, që e ka përshkuar në dekadat e mëparshme, fiton një ngadalësi që nuk është mungesë ritmi, përkundrazi, është një kundraritëm i ndërtuar me mjeshtëri të lartë për t’ju kundravënë ritmit të natyrshëm të kohës rrjedhëse, duke i dhënë një kuptim të ri, intensiv çdo sekonde të jetës. Parë në këtë optikë, “armiku” i emërtuar qartë ka shërbyer si gjenerator i poezisë te Ricosi. Dhe në fjalë të fundit, krejt vepra e poetit rezulton e pandashme nga historia plot konvulsione e Greqisë së shekullit të njëzetë.

kushdo tjetër e se çdo gjë. Së pari brenda vetes duke i dhënë frymë dhe gjak.

kaloi nëpër Butrint, siç na e tregon dhe Virgjili dhe kaptoi detin për të themeluar Romën?

Mbledhësin e Kanunit tonë, arkeolog dhe dramaturg dhe shenjt, e vranë, por nuk vranë dot popullin që krijoi atë Kushtetutë krenare, që qeverisi shqiptarët me shekuj, pa institucione, pa polici e burgje, por me moral, duke i dhënë dhe kërkuar njeriut medoemos nder dhe kryelartësi, duke nderuar vdekjen deri në ashpërsi tragjike në emër të jetës. Na kanë shkulur në Jugun epiriot dhe u munduan të na shkulin prapë nga Dardania, ndodhi eksodi si në bibël dhe bota e qytetëruar perëndimore, pakti euro-atllantik, bëri të parën luftë morale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. U mblodhën ushtritë e botës për të shpëtuar Trojën moderne dhe ia arritën.

Tani Shqipëria është në NATO, por ne si komb duhet të forcojmë dhe armët e kujtesës dhe të ngremë perandorinë e dashurisë. Nuk mjafton vetëm të kesh të drejtë. As dëshira. Nëse të tjerët kanë institucione, ku programojnë se si të na shfarosin apo gënjeshtrën me alkiminë e tyre ta propagandojnë si të vërtetë, edhe ne patjetër duhet të ndërtojmë strategjinë e përbashkët të mbrojtjes. Me virtyte. Të përdorim Fjalën dhe gurin filozofal e arkeologjik, kullën dhe vallet, lahutën dhe ngjyrat, imazhet dhe emrat, që rreken të na i marrin. Jo vetëm atë të Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Shfletoja në Itali një katalog të ambasadës sërbe, ku lexova se nga trualli ku ata janë, kanë dalë 18 perandorë romakë. Që të mund të nëkuptohej se janë me origjinë sllave. Kaq. Por dihet, jo vetëm nga ne, që ata perandorë ishin ilirë e dardanë, etërit tanë. Musliu ynë na mëson se “Asgjë s’mund të marrësh më tepër se ç’ke”. Por, ja që u dashka t’u tregohet dhe të tjerëve ajo që ke. Gjithmonë me kulturë. Se ka dhe harresa kriminale. Prandaj them se rrugët tona p.sh., mund të mbajnë dhe emrat si Konstandini i Madh, Justiniani, Papa Klementi

XI, Muhamet Aliu, Mustafa Qemali, etj, etj. krahas plejadave të emrave të tjerë plot dritë, që kanë bërë dhe rritur kombin dhe gjuhën. Nëse përtej nesh ka profesorë diabolikë që kanë lozur si me top me kokat e prera të studentëve të një kombësie tjetër dhe poetët tanë janë zëmëruar keqas e kanë shkruar të tmerruar, gjithsesi duhet të jemi bashkë shpirtërisht dhe të veprojmë bashkë intelektualisht për të sfiduar padrejtësitë dhe mashtimet epokale, t’i bëjmë ballë së keqes dhe të mbrujmë me duart tona atë të ardhme që na duhet. Natyrisht krijimtaria letrare është akt individual misterioz dhe kryehet në vetmi, por së toku veprat përbëjnë letërsinë e një populli, që është pasuri kombëtare, që duhet çmuar e mbrojtur e përhapur dhe duhen krijuar kushte gjithnjë e më të mira për shtim cilësor të saj. Duhet të kemi patjetër dhe U.Ç.K.-në tonë kulturore, sepse shtojmë lirinë tonë, mençurinë tonë dhe i forcojmë ato gjithnjë e më shumë në vertikalitetin e tyre. Unë e çmoj shumë dhe lexuesin në Shqipërinë andej ashtu siç kam një nderim të veçantë dhe për intelektualët këtej, në Kosovën tonë. Kultura e shqiptarëve është e denjë për të qendruar krah për krah me kulturat e tjera. Së fundmi dua të përsëris një

thënie: shkrimtari i madh është si një shtet tjetër për vendin. Kosova ka poetë të mëdhenj. Ishte shteti i tyre më parë, ai që krijoi qytetarì dhe përgjegjësi, pa u arrit që Kosova të bëhej shtet më vete. Shqiptarët po rigjejnë vetveten dhe miqtë, po ribëjnë hapësirën e tyre, të populluar me shpirtrat tanë, me ëndrrat dhe jetët tona. Ardhja ime këtu është për të treguar se unë besoj. Falenderoj gjithë të pranishmit, ata që më bënë nderin duke më përzgjedhur mua dhe që mundësuan rrugëtimin tim. E konsideroj dhe si një lloj dëmshpërblim që u bëhet atyre që dolën nga ferri. Erdha me time shoqe, mbesë e “kosovarit nga Vlora”, siç e ka cilësuar shtypi i kohës historianin Ago Agaj, prefekt në Mitrovicë dikur, autor i librit “Milloshi – heroi i Kosovës”, i shkruar shqip gjatë mërgimit politik në Egjipt dhe ShBA. Kemi dhe djalin me vete, se ai duhet ta shohë herë pas here Kosovën, se do të kuptojë më mirë metaforën e ëndrrës së atdheut. (E lexuar mbrëmjen e 25 Qershorit, në Sallën e Teatrit në Gjilan, me rastin e pranimit të Çmimit Letrar “Beqir Musliu”, për vlera të dëshmuara në fushën e artit letrar Çmim të cilin e jep komuna e Gjilanit në nderim të jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar, Beqir Musliut)

Një gazetare e huaj po më thoshte një ditë: - Për shqiptarët s’kisha ndonjë mendim tjetër, përveçse të atyre që përhapte media. Por kur i pashë që iknin përmes baltës dhe gjakut, me etërit e tyre mbi supe, tani, kur ndodh që braktisen pleq nëpër metropole, them se jeni populli më i mirë në botë. - Zonjë, - i thashë, - a nuk ju kujton Eneun, dardanin e lashtë, që, ndërsa Troja digjej, mori në kurriz të atin,


Gjuha shqipe dhe mendësia shqiptare në Ballkanin shumetnik e shumëgjuhës LONDON JULY 2009

ngA gJOVAlin sHkuRTAJ

1.

Së pari, do të trajtojmë në vija të përgjithshme disa probleme themelore lidhur me shtrirjen, gjendjen dhe statusin e gjuhës shqipe në trojet kompakte ballkanike dhe në diasporën arbëreshe e shqiptare, duke mëtuar të bëhet një shtjellim sa më objektiv dhe në dritën e sociolinguistikës moderne. Do të prekim huazimet, ndërkalimet dhe situatat dy- dhe shumëgjuhëse, pa u ndikuar nga asnjë mllef a ngjyresë e rastit, por duke synuar që të japim një ndihmesë modeste për t' i zhdavaritur e kthjelluar sa më mirë gjërat në pikëpamje shkencore, në mënyrë që ashtu (dhe vetëm ashtu) të mund të dilet jashtë kuadrit të ngushtë e veskeq të politikave nacionaliste e shoviniste që janë zbatuar e, mjerisht, vijojnë të mbahen gjallë edhe sot e gjithë ditën në Ballkan nga politikanët e që shkojnë, për fat të keq, krejt kundër rrjedhave përbashkuese e integruese të bashkësive të ndryshme plurietnike e plurinacionale të shumicës së shteteve ballkanike. Nyja apo çështja-bosht e kumtesës sonë do të jetë: ndeshja, përzierja e kodeve (codsmixting) dhe prishja e kodeve (codswiching) në mjediset shqiptare dhe arbëreshe ku shqipja është gjuhë në kontakt me gjuhët e popujve fqinjë të Ballkanit.

dhe përgjithësisht në pellgun mesdhetar përmes vetë Shqipërisë dhe diasporave në botën arabe, hapësira e mërgimit intensiv në Evropën Perëndimore dhe në SHBA, e vendosin etninë dhe kulturën shqiptare qenësisht në botën e sotme moderne, ndërsa hapja edhe më e madhe ndaj tyre, komunikimi më normal, do ta bënin të mundur integrimin dhe kristalizimin më cilësor të tipareve të saj më autentike.

1.1.

Bashkësitë gjuhësore, sado të pastra dhe unitare që të duken, shpesh janë dy- ose shumëgjuhëse. P. sh., shqiptarët janë një popull i Ballkanit që flasin një gjuhë të veçantë, pa lidhje birërie (filiacioni) me asnjërën nga gjuhët e popujve fqinjë. Mjafton të kujtojmë se në drurin gjenealogjik të August Shlajherit shqipja vihet në mes të latinishtes e të greqishtes, porse pa lidhje birërie më asnjërën prej tyre. Ndërkaq, siç ka theksuar dijetari ynë i madh, prof. E. Çabej, vendi që zuri ndër shekuj populli shqiptar në brigjet e Adriatikut e të Jonit, (pranë grekëve, romakëve dhe, pas dyndjeve sllave, pranë popujve sllavofonë, si : serbët e malazezët në Veri e në Verilindje, maqedonët në Lindje), do të përcaktonte edhe fatet historike të gjuhës e të kulturës së tij. Shqiptarët, si fqinjë me grekët qysh në periudhën parahistorike, do të merrnin e jepnin me njëritjetrin dhe, natyrisht, do të shkëmbenin edhe gjuhësisht si shefitarë. Nga të dy anët, ku më shumë e ku më pak, do të depërtohej përtej pyetjes "ç'do të thotë" apo "ç'është kjo"? Kështu edhe fqinjët sllavë që zbritën në Ballkan shumë shekuj pas iliro-shqiptarëve. Grupe pak a shumë masive barinjsh shtegtarë nga Vllahia e moçme do të gjenin kullota e vendbanime të përkohshme nëpër fushat bregdetare të Shqipërisë e, më vonë, prej tyre do të krijoheshin edhe disa enklava arumune. Këta njerëz flisnin një tjetër gjuhë dhe, natyrisht, për të komunikuar me shqiptarët kishin nevojë edhe ata të merreshin vesh, të kuptoheshin e të kuptonin. Kjo kërkesë u ka dalë shqiptarëve dhe fqinjëve të tyre ndër shekuj, sidomos në kohë dyndjesh të pushtuesve të huaj, të ardhur nga vise fqinje, si, p.sh., romakët, që e mbajtën

24

Ilirinë nën sundimin e tyre për shumë shekuj, apo të ardhur nga larg, si osmanët, hordhitë zaptuese të të cilëve u dyndën që nga Anadolli dhe e mbajtën nën pushtim për rreth pesë shekuj. Krijimi i shteteve të mëdha ballkanike do të shkaktonte mospërkime të shumta midis kufijve etnikë e gjuhësorë dhe atyre politikë të shqiptarëve, në mënyrë që, një pjesë e madhe e trojeve dhe e popullsisë shqiptare të mbeteshin në shtetet e huaja fqinje, si në ish- Jugosllavi : Kosova, trevat shqiptare të Malit të Zi, të Maqedonisë dhe të Serbisë dhe të Serbisë Jugore; në Greqi: gjithë Çamëria, dmth. trevat shqiptare që nga Konispoli e deri në Prevezë. Ndërkaq, brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, do të mbetej edhe një element joshqiptar, me gjuhë dhe tradita joshqiptare, i ardhur kryesisht në formë diaspore, si minoriteti grek në Dropull e në disa vise të tjera të skajit jugor, pastaj minoriteti maqedonas në anët e Prespës e të Gollobordës, si dhe një mikrominoritet malazez në ndonjë fshat të Mbishkodrës (Vrakë e Kamicë) etj. Porse, shqiptarë dhe gjuhë shqipe, në rrjedhë të shekujve, janë shpërngulur edhe në shumë vise fqinje apo të largëta. Mund të thuhet se historikisht Evropa Juglindore është hapësira e natyrshme e shqiptarëve. Shqipëria e sotme, Kosova dhe zonat përreth në Serbinë Jugore, në Mal të Zi, në Maqedoninë Perëndimore, Çamëria dhe pjesët përreth në Greqinë Veriore, përbëjnë truallin etnik shqiptar. Brigjet e Adriatikut Verior, zonat rreth Selanikut, Stambolli dhe

hapësirat përreth, pjesë rreth Detit të Zi, qytete të Rumanisë dhe të Bullgarisë, Athina përbëjnë hapësirën e mërgimeve të vazhdueshme ekonomike e të tjera, të qendrave ku ruhet e kaluara dhe lidhje të shumta me të sotmen. Për më tepër ato, siç shkruan akademiku kosovar Rexhep Ismajli, janë edhe qendra të veprimit intensiv kulturor e politik të shqiptarëve, shpesh drejtpërsëdrejti emancipues, për rrjedhat në truallin etnik. Jugosllavia me qendrat e saj, si : Beogradi, Sarajeva, Lubjana etj. , në këta shtatëdhjetë vjetët e fundit, paraqet poashtu një hapësirë të mërgimit ekonomik, por edhe të veprimit kulturor. Në disa prej këtyre viseve, si në Zarë, në Turqi, në Greqi, në Bullgari, në Rumani shqiptarët kanë diasporat historike me të cilat mbajnë lidhje të shumanshme, herë më të zëshme e herë të heshtura fare. Me një fjalë, ndryshe nga hapësirat e tjera të Evropës Perëndimore, ku shqiptarët shtrihen vazhdimisht si një mërgatë ekonomike e politike, nga hapësirat e botës arabe me diasporë historike, hapësira e Evropës Juglindore është gjithnjë aty shumë e gjallë, pavarësisht nga ndarjet me kufij më pak a më shumë të pakapërcyeshëm. Nëse duam të bëjmë një klasifikim në frymën e dijetarit frëng M. Ruks, do të mund të thoshim se : Shqipëria dhe trojet shqiptare në ish-Jugosllavi bashkë me Çamërinë do të përbënin hapësirën e Evropës Juglindore të identitetit shqiptar. Atika, Peleponezi, ujdhesat greke, Turqia Evropiane dhe Anadolli,

Zara, vise dhe qytete të Rumanisë e të Bullgarisë- hapësirën e diasporës historike dhe të mërgimit të pashkëputur ekonomik të shqiptarëve, posaçërisht të intensifikuar në kohën tonë. Këto hapësira, sipas R. Ismajlit, karakterizohen sot nga dy procese të papajtueshme me njëri-tjetrin: nga njëra anë, shprishja dhe rreziku i shpërbërjes së vazhdueshme të truallit etnik, që nxitet enkas edhe nga shtetet hegjemoniste aktuale, nga ana tjetër, këto hapësira mund të luajnë dhe po luajnë një rol pozitiv në dinamizimin e jetës e të rrjedhave kulturore shqiptare në përgjithësi, sepse ato po bëhen qendra të veprimeve të ndaluara nga shteti në truallin etnik, po edhe për shkak se po sjellin përvoja të reja. (Le të përmendim, ndër të tjera, rolin e mërgimtarëve kosovarë për mbajtjen e transmetimit të emisioneve të televizionit shqiptar me satelit, sponsorizimet e shfaqjeve artistike të grupeve nga Shqipëria e nga Kosova etj. dhe, së fundi, por më së forti, përkrahjen e zjarrtë dhe aq dobiprurëse të UÇK-së dhe për sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar në të mirë të çështjes së Kosovës). Në situatën e njërës nga ndarjet më absurde të truallit dhe të kulturës e të hapësirës etnike që njeh bota e sotme, vështrimi i shqiptarëve, i gjuhës shqipe dhe i kulturës shqiptare në kontekstin e Evropës Juglindore, siguron mundësinë e vështrimit integral dhe patjetër më thelbësor të kulturës shqiptare. Në këtë klasifikim, megjithatë, mbetet diçka jashtë: mbeten mërgimet shqiptare në Perëndim (në Evropë, në Amerikë), si

Pas kësaj paraqitjeje të gjerë të situatës së etnisë shqiptare e të shprishjes së saj të kahershme e të sotme nëpër botë, mund të themi se në vise të ndryshme të Evropës e më gjerë, sot ka arbëreshë apo shqiptarë të moçëm, të cilët diku quhen arbëreshë apo arbërorë a arvanitë, diku arrnautë, diku arbneshë, siç janë, përkatësisht: arvanitët apo arbërorët e Greqisë, arbëreshët e Italisë, arrnautët apo shqiptarët e Turqisë, arbneshët e Zarës (Dalmaci). Por ka edhe shumë ngulime shqiptare më të reja, si në Evropë: fshati Mandrica në Bullgari, fshatrat Zallëf, Ibriktepe, Alltëntash, Sulltan Kiçi, Pazar-Dere, dy fshatra në Marmara dhe vetë Stambolli në Turqi, si një nga metropolet shekullore ku janë dyndur shqiptarë. Në fillim të shekullit të 19të nga Devni i Varnës, një masë shqiptarësh u shpërngulën, së pari, në Karakurt e pastaj themeluan tri fshatra buzë detit Azov: Gamovka, Georgievka dhe Devenska. Deri vonë, këta shqiptarë të Rusisë, mbanin lidhje me atdheun dhe ruanin gjuhën shqipe. J o të vogla dhe jo të papërfillshme kanë qenë edhe diasporat e shqiptarëve në viset e ndryshme të Rumanisë, me gjasë qysh nga shekulli XVII, por të dendësuara në shek. XIX dhe në fillim të shekullit tonë. Në Bullgari dhe në Rumani, në qendrat Sofje, Bukuresht, Brailë etj., në fund të shekullit të kaluar dhe në fillim të shekullit tonë, është zhvilluar një veprimtari kulturore shqiptare, në të cilën kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të diasporës së hershme. Përmendim, një emër të mirënjohur siç është Naum Veqilharxhi, i cili veproi në atë ngulim shqiptar. Edhe Turqia, Siria, Egjipti dhe gjithë bota arabe, kanë qenë zona ku popullsia shqiptare ka gravituar vazhdimisht. Në anët e Lindjes, diasporat janë shkrirë e tretur, por ka edhe atje ndonjë vis ku shqiptarët rrojnë e mbahen të tillë deri më sot, si në Siri, kurse në Turqi, për shkak të numrit shumë të madh të tyre, si dhe të përtëritjes së tyre të vazhdueshme, shqiptarët ndihen shumë. Vlerësohet se vetëm nga ish-Jugosllavia, në vitet


ing.

1953-1960 janë shpërngulur në Turqi mbi 400.000 shqiptarë. Sot në Turqi, sipas disa studiuesve, ka rreth një deri dy milionë shqiptarë që rrojnë kryesisht në Stamboll, Burgas, Bursë dhe deri në Ankara. Shumë prej tyre e ruajnë gjuhën shqipe. Fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i shekullit tonë për arsye të varfërimit të vendit sollën valë të reja mërgimtarësh shqiptarë në botën e zhvilluar perëndimore. Kjo mërgatë, që mëtonte të kthehej përsëri pasi të fitonte diçka, veproi dhe u njoh sidomos në Belgjikë, Londër, Paris etj., qoftë duke bashkëvepruar me të shpërngulurit e mëhershëm apo me qendrat e tjera si, Bukureshti, Damasku, Stambolli, Kajroja, Aleksandria, Triestja etj. Deri në fillim të shek. XX vlerësohet se në Amerikë nuk ka pasur më shumë se 30.000 shqiptarë, kurse sot mendohet se atje ka rreth 400.000 deri në 500.000 shqiptarë. Kjo rritje kaq e madhe është pasojë e rrethanave të vështira të shqiptarëve në Kosovë e në Mal të Zi, por edhe e shpërnguljeve nga vise të tjera si dhe nga diaspora arbëreshe. Po kështu, në Evropën Perëndimore, vlerësohet se sot ka rreth 500.000 shqiptarë të vendosur përkohësisht pas bukës së gojës apo si të ikur politikë, ku mbizotërojnë të ikurit nga ish-Jugosllavia. Valët e reja të eksodeve shqiptare, të përziera e të shkrira me shtresat e mërgimtarëve relativisht më të moçme, kanë përtëritur e shtuar dukshëm elementin shqiptar e gjuhën shqipe në botë. Krahas pyetjes se ku ndodhen e sa janë sot shqiptarët në botë, së cilës i janë përgjigjur e i përgjigjen antropologët socialë, shtrohet edhe pyetja e statusit dhe e gjendjes së gjuhës shqipe në ato vise, dmth. : a flitet, ku flitet, me ç' status është shqipja në krahasim me gjuhët zyrtare të shteteve përkatëse. Kështu, dashur pa dashur, dalim në fushën e vrojtimeve a kërkimeve sociolinguistike, duke kundruar me doemos bashkësitë e shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe gjithë ç' përmban ajo në gji të saj, duke përfillur e vlerësuar edhe ato elemente a bashkësi joshqiptare, sado të vogla qofshin, pastaj bashkësitë e shqiptarëve në trojet e veta, por të përfshira në strukturën e shteteve të tjera fqinje, si në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi; një vështrim të veçantë, sigurisht, meritojnë edhe bashkësitë e shqiptarëve shqipfolës të diasporës së hershme e të asaj më të re, në Greqi, në Itali, në Dalmaci, në Turqi, në Egjipt, në Amerikë etj. Në të gjitha këto bashkësi shqipja na shfaqet edhe si gjuhë në kontakt, dmth. si gjuhë pranë (apo krahas) një gjuhe tjetër, duke qenë shqipja gjuhë e parë (L1), kurse gjuha e huaj e dytë (L2). P.sh.: shqip-serbisht në Kosovë, shqip-maqedonisht në Maqedoni, shqip-stokavisht në Mal të Zi, shqip-greqisht në Çamëri (Greqi) ose duke qenë shqipja si gjuhë e dytë (L2), p.sh., stokavisht-shqip në minoritetin malazez në anët e Mbishkodrës, greqisht-shqip në minoritetin grek në Shqipëri të Jugut, maqedonisht-shqip në minoritetin maqedonas në anët e Prespës e të Gollobordës, arumunishtshqip në diasporën vllehe në Shqipërinë Qendrore e në atë Juglindore etj. Së këtejmi rrjedh se, ata që flasin shqip, mund të jenë shqiptarë ose arbëreshë, që e kanë shqipen gjuhë amtare (L1); këtë idiomë ata e mëso-

jnë nga nënat e tyre dhe e flasin në shtëpi, në gjitoni e kudo me shqiptarë apo arbëreshë. Kjo gjuhë shqipe, ndërkaq, për bashkësi të ndryshme shqiptare, ka statuse të ndryshme, dmth. ka bashkësi që flasin vetëm shqip dhe nuk dinë (sepse nuk u duhet) tjetër gjuhë. Në këtë rast gjuha e zemrës është njëherazi edhe gjuhë e bukës. E tillë është shqipja e pjesës dërmuese të shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë si dhe në bashkësitë shqiptare që ndodhen në pjesët e tjera të Ballkanit dhe që u përmendën më lart. Në ato vise shqipja është gjuhë amtare, e mësojnë qysh në gji të nënës, e flasin në shtëpi, në gjitoni, në rrugë e kudo, porse ajo nuk është gjuhë e njohur nga shteti ose mund të jetë e njohur vetëm formalisht, dmth. krahas shqipes së folur, për nevoja të komunikimit zyrtar, shqiptarët në shtetet e tjera të Ballkanit duhet të përdorin një gjuhë të huaj, përkatësisht serbokroatishten në Kosovë dhe në Mal të Zi, maqedonishten në Maqedoni, greqishten në Greqi. Po kështu edhe arbëreshët e shqiptarët në vise të tjera të botës. Në këtë rast kemi të bëjmë me dialekte të pambuluara, apo siç i quan H. Klosi "Dachlose Mundarten", sepse nuk mbulohen nga gjuha kombëtare e vet, por nga një gjuhë tjetër kombëtare, pra nga një gjuhë e tjetërkujt. Kemi, kështu, një tip të kontaktit a takimit gjuhësor, ku shqipja - gjuhë e zemrës nuk përputhet me gjuhën e bukës. Gjuha e bukës apo gjuha zyrtare e shtetit është ajo pjesë e dytë e binomit e cila zotëron në të gjitha rastet me karakter zyrtar, si gjuhë e administratës, e mjeteve të komunikimit masiv etj.

mëtimi i mbarë dhe i hapët i trajtimeve shkencore e pa mllefe shoviniste të asaj që nden realisht mjedisi shumëgjuhës e shumetnik i Ballkanit tonë, ndonëse mjerisht edhe aq të trazuar. Kurdoherë, ashtu si në fillesat e shqyrtimeve e paraqitjeve për informimin e formimin e studentëve, të dhënat e fqinjësisë së shqipes me gjuhët ballkanike, janë parë e duhen parë në dritën e një ideje që jep dorë për objektivitet po edhe për maturi, duke ndjekur ato hulli që kryemjeshtri i albanologjisë shqiptare, Eqrem Çabej, e shprehte në binomin: "objektivë, por jo indiferentë".

Për të mos shpërdoruar më tej me durimin e të pranishmëve, nuk po ndalem këtu në trajtime e shtjellime që ftillojnë rastet e takimit të shqipes me gjuhët fqinje dhe gjendjen e gjuhës shqipe në ato mjedise. Atyre u kemi kushtuar shumë faqe në ligjeratat universitare të Sociolinguistikës si dhe në tekstin përkatës që sapo doli këto ditë nga shtypi në një version të ri e të zgjeruar. Po theksoj vetëm faktin e rëndësishëm që këto trajtime si dhe shumëçka tjetër që ka libri ynë i sociolinguistikës përbëjnë kahe dhe sprova të reja, qoftë edhe të guximshme, ndonjëherë edhe krejt në zgrip të lajthitjeve, por që nisen pikërisht nga

Mund t themi se, më vonë, lëndët e përmendura më lart, kanë vijuar të pasurohn edhe me trajtime e shtjellime të reja, nga titullarë të tjerë, si prof. Seit Mansaku, prof. Ethem Likaj, prof. Kolec Topalli.

1.2.

Në tekstet e shkollës së lartë për degën gjuhë-letërsi, qysh në agimet e arsimt të lartë, ka qenë një fat i madh që, në lëndën "Historia e gjuhës shqipe - Fonetka historike e shqipes" të mbajtur për shumë vjet nga vetë prof. Çabej, si dhe në "Gramatika historike e shqipes" fillimisht të prof. Mahir Domit, pastaj të prof. Shaban Demirajt, breza të tërë studentësh dhe pasuniveritarësh, kanë marrë një paraqitje të shëndoshë dhe shumë të nevojshme rreth marrëdhënive të shqipes me gjuhët tjera fqinje, duke parë aty, jo vetëm huazimet prej gjuhëve të huaja në shqipen, punë që ka dobinë e vet dhe s' ka pse të fshihet, por edhe rolin dhënës të shqipes, sidomos shtegtimin e jo pak fjalëve të sferave blegtorale e të veshjeve, të veglave muzikore etj. në areale të gjera të viseve ballkanike fqinje, gjë që ndillte mbarë pikërisht për aso trajtimesh e hulumtimesh shkencore ku huazimi shihet si ndikim kulturor i ndërsjellë dhe jo si tregues "epërsie".

Të njëjtën gjë duhet të themi edhe për trajtimet në ligjeratat, tekstet dhe botimet shkencore jo të pakta të profesorëve shqiptarë të trevave përtej kufijve të RSH-së, sidomos për lëndët e historisë së gjuhës shqipe e të gramatikës historike të shqipes , të mbajtura fillimisht nga akademik Idriz Ajeti në Universitetin e Prishtinës, pastaj

edhe nga ligjërues të tjerë të atjeshëm si prof. Besim Bokshi e prof.Rexhep Ismajli etj. Këtu është rasti të themi se, krahas teksteve-bazë të historisë së gjuhës shqipe e të gramatikës historike, këta dhjetë-pesëmbëdhjetë vjetët e fundit, janë shënuar mbërritje e janë botuar edhe një numër veprash monografike, të cilat u japin një shtysë të mëtejme kërkimeve në lëmin e ballkanologjisë dhe krijojnë një mbështetje më të sigurtë edhe për mësimdhënien e historisë së gjuhës shqipe si lëndë universitare. Të tilla janë "Gjuhësi ballkanike"(1994) e Sh. Demirajt, "Sistemi i eptimit në gjuhët ballkanike" dhe "Prapavendosja e nyjës në gjuhën shqipe e në gjuhë të tjera ballkanike" të Besim Bokshit, "Konservacione dhe inovacione gjuhësore në fushë të shqipes" të Q. Muratit si dhe një numër monografish të kohëve të fundit nga E.Likaj, Xh. Ylli , B. Demiraj etj. Trajtime të hapëta dhe me vlerë rreth ndikimeve të ndërsjella të shqipes me gjuhët fqinje të Ballkanit nuk kanë munguar edhe në tekste të lëndëve të tjera gjuhësore, si p. sh. në lëndën e leksikologjisë dhe të semantikës (dhe tekstin përkatës) që mbahet qysh prej gati 40 vjetësh nga prof. Jani Thomai, në ligjeratat e "Gjuhësisë ballkanike" dhe të "Historisë së albanologjisë", të mbajtura për disa vjet radhazi nga prof. Mahir Domi, pastaj edhe nga ligjërues të tjerë më të rinj.

1.3.

Viteve të fundit, në kuadrin e shtimit të lëndëve të reja në planin mësimor të shkollës së lartë, në degën tonë të gjuhës e të letërsisë, kemi shtuar edhe "lëndë të formimit special" si dhe të "lëndë me të zgjedhur", ku hyjnë edhe gjuhësia ballkanike e gjuhët ballkanike. Prej më se pesë vjetësh tek ne mësohen si gjuhë të dyta me dëshirë greqishtja e re, serbokroatishtja, bullgarishtja dhe rumanishtja. Do të dëshiroja që, krijimi dhe puna e zellshme e Institutit tonë të Studimeve Ballkanike të ketë jehonë të mirë po edhe të vlejë si shtysë për t' i shpënë më tej punët, kërkimet dhe hulumtimet në ndriçimin e hapët e pa asnjë mllef të marrëdhënieve të vjetra e të reja të popujve, gjuhëve, kulturave në Ballkanin tonë multietnik e pluril-

LONDON JULY 2009

25

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka disa vjet që është çelur e po mëkëmbet edhe departamenti i gjuhëve ballkanike, duke u çelur aty katedra e degët përkatëse për mësimdhënien e greqishtes, të turqishtes, të bullgarishtes, ndërsa pranë degës sonë të gjuhë-letërsisë, ndër vite, sipas mundësive e nevojave për gatitjen e kuadrit të duhur, janë çelur disa herë edhe kurse të rumanishtes. Duhet të vemë re se në këto katedra ka pasur edhe shkëmbime lektorësh nga vendet përkatëse dhe, disa herë, ata kanë qenë edhe studiues te njohur, të cilët edhe kanë dhënë ndihmesa të mira gjatë qendrimit të tyre në Shqipëri. Përmendim, p. sh. studiuesen e njohur Petja Asenova, që ishte si "gast-professor" tek ne gjatë vitit 1995-96 dhe që, gjatë asaj periudhe, përveç e krahas mësimdhënies së gjuhës bullgare, ka marrë pjesë në veprimtaritë shkencore të Departamentit tonë dhe botoi në revistën "Studime Albanologjike" studimin e saj shumë interesant "Gruaja monolinge ne Ballkanin biling" . Nuk mund të mos përmend, gjithashtu, edhe një lektore tjetër bullgare, që ishte pranë Departamentit të gjuhëve ballkanike gjatë vitit që kaloi (1998-99), As. Prof. Pravda Këneva, e cila bashkëpunoi mjaft me studiuesit tanë dhe drejtoi një punim diplome të një studenteje të departamentit tonë të gjuhësisë me temë "Vështrim përqasës i sistemeve fonologjike të gjuhës bullgare dhe të gjuhës shqipe në planin nyjëtimor e korrelativ". Mendoj se kjo përvojë duhet thelluar e shpënë edhe më tej. Prej bashkëpunimeve të tilla vijnë me siguri vetëm ndihmesa të mira. Së fundi, por gjithnjë në vijim të asaj që u theksua më lart, mendoj se në të ardhshmen, sidomos pas situatës më të re në Kosovë, bashkë me këndelljen e rifillimin e veprimtarisë shkencore të Universitetit të Prishtinës e të Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës, në kuadrin e nismave që do të marrë dhe punëve që do të kryejë Instituti ynë i Studimeve Ballkanike, duhet të ndiqen më mirë rezultatet dhe botimet e balkanologëve të huaj. P. sh. mund të bëhet ribotimi dhe përurimi i disa veprave me rëndësi siç janë "Gjuhë dhe etni" apo "Etni dhe modernitet" të Akademikut Rexhep Ismajli, si dhe i veprave të tjera që pakkush i ka ndër ne. Nga fusha e historisë, gjithashtu, do të përmendja për të njëjtat arsye veprën monografike "Kosova" të studiuesit italian Marko Dogo, profesor i historisë së Ballkanit në Universitetin e Triestes. Mjerisht, një vepër aq interesante as nuk njihet, as nuk është recensionuar a bërë e njohur për studentët e më gjerë. I bindur se shembuj si këta mund të jenë të shumtë edhe nga fusha e letërsisë dhe e lëmijeve të tjera, propozoj që në ISB dhe në departamentet tona përkatëse, të ngremë një "Lektorium të përhershëm" ku të referohet e të diskutohet për veprat dhe botimet e rëndësishme të ballkanologjisë. Kur të jetë e mundur edhe duke ftuar autorët e tyre, gjë që, veç së tjerash, do ta bënte edhe më të vlefshëm shkëmbimin e mendimeve dhe të ideve rreth çështjeve të mëdha të historisë, të gjuhës dhe përgjithësisht të kulturës në Ballkanin tonë shumëgjuhës e shumetnik.


REXHAI SURROI – FIGURË shumëvlerëshe mbarëkombëtare LONDON JULY 2009

nga Akil kOCi Kam pasur fatin të njoh një numër të madh njerëzish të shquar, me të cilët jeta më ka lidhur në një masë apo në një tjetër dhe së bashku me ta kam mundur edhe unë të sjell një ndihmesë sado të vogël në mbarëvajtjen e kulturës e të shoqërisë shqiptare. Meqenëse kujtimet e mia i bëjnë jehonë një veprimtarie të zhvilluar në një periudhë të gjatë trandjesh e trazirash të mëdha - fjalën e kam për katër a pesë dhjetëvjetëshat e gjysmës së dytë të shekullit të kaluar - nuk duhet të habitë askënd përmendja e ndonjë konteksti, në të cilin këto personalitete të shquara të shfaqen në një dritë paksa më të zbehtë. Miti i njerëzve të mëdhenj, si Rexhai Surroi, është konsoliduar tashmë njëherë e mirë mbi bazën e realiteteve të padiskutueshme. Por, edhe njerëzit e famshëm, sado lart të qëndrojnë në krahasim me njerëzit e rëndomtë, gjithsesi janë njerëz dhe si të tillë kanë mangësitë dhe dobësitë e tyre në kuptimin e mirëfilltë të termit, por edhe në atë të figurshëm. Duke nxjerrë në pah edhe ndonjë fakt të kësaj natyre - ku kam qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë, apo edhe bashkëgabues - nuk ndjek as për nga larg qëllimin për të cenuar, qoftë edhe një grimë, vlerat e njohura e të mbarëpranuara të personaliteteve, që përbëjnë krenarinë tonë kombëtare, por vetëm të sjell elemente të reja veçorizuese, saktësuese të tipareve të caktuara dhe qartësuese të disa momenteve apo veprimeve të tyre, të cilat deri tani janë lënë me qëllim që të lundrojnë në mjegull. Madje edhe janë mënjanuar apo shmangur, duke kujtuar se me këtë veprim prestigji i figurave të njohura mund të zbehej sadopak. Me disa syresh kam bashkëpunuar ngushtë, me të tjerë kam pasur edhe ndonjë kundërthënie. Por të gjithëve u kam rezervuar një "kthinë" të ngrohtë në kujtesën time për virtytet dhe veprat që kanë krijuar në dobi të kombit tonë. Sa herë që shkruaj për ta nuk pretendoj t'u bëj portretet, sepse pothuajse për secilin prej tyre janë shkruar një numër i madh artikujsh apo librash, me vlerësime ku më shumë e ku më pak objektive, ku më të besueshme e ku tejet subjektive. Në materialin e mëposhtëm do të kufizohem vetëm në fakte të jetuara e të përjetuara. Si rrjedhojë, kujtimet e mia do të cekin kryesisht momentet që kam kaluar bashkë e pranë të ndjerit Rexhai Surroi. Nuk do të guxoja t'ua harxhoja kohën lexuesve me çikërrima anekdotike pa interes apo të parëndësishme. (Me këtë nuk e kam parasysh atë kategori anekdotash, që kanë pasur jehonë në histori: bëma dhe njerëz të ndryshëm kanë mbetur të paharruar në kujtesën e brezave, falë një fjale "të kripur" apo një ndodhie të papërsëritshme). Edhe këtë herë kam synuar të vihem në kërkim të atyre referencave, që mund të shtojnë ose të plotësojnë ndonjë zbrazëti në ato çka janë thënë e shkruar për Rexhaiun deri tani. Që të mos shfaqen eventualisht dyshime lidhur me vërtetësinë dhe autenticitetin e disa momenteve të panjohura deri më sot e sidomos që të mos i lë shteg ndokujt të mendojë se, meqë e kam pasur mik të afërt Rexhaiun, po sajoj merita të paqena, theksoj se u kam ndenjur larg pohimeve që bazohen vetëm e vetëm tek kujtesa.

Konfuzionet që mund të krijonte kujtesa, sado e mirë që të jetë, i kam anashkaluar - aq sa kam mundur duke u dhënë përparësi dokumenteve të kohës, të cilët i ruaj në arkivin vetjak: artikuj, letra, botime të ndryshme e në mënyrë të veçantë shënime dhe ditarë, që i kam mbajtur gjatë viteve dhe ku, jo rrallë, mjaft ngjarje i kam përshkruar me hollësi. Kërkoj ndjesë, nëse, në rreshtat e këtij shkrimi, do ta zemëroj ndokënd, drejtpërdrejt apo tërthorazi, si dhe do të përsëris ndonjë gjë, çka është e pashmangshme në rastet kur, në aksh ngjarje kanë qenë të pranishëm edhe persona të tjerë, për të cilët kam bërë fjalë në shkrime të mëparshme. E vërteta është se dëshiroj të mos e mërzis kurrkënd, por, në të njëjtën kohë, dëshiroj edhe të jem i ndershëm me ndërgjegjen time, pra t'i paraqes gjërat në dritën e tyre të vërtetë. Theksoj qysh në krye se nuk është aspak e lehtë të paraqes një pasqyrë të qartë për një figurë si Rexhai Surroi, i cili ka jetuar dhe vepruar në një periudhë - në të cilën kam qenë dëshmitar e pjesëmarrës - të mbushur me ngjarje të rëndësishme për një popull e një shoqëri si jona, për një përcaktim jo vetëm në aspektin e strukturës e të integrimit në rrjedhat e natyrshme të progresit, çka e ka diktuar, në radhë të parë, interesi kombëtar. Për ta përqendruar vëmendjen në krijimtarinë e gjithëmbarshme të këtij personaliteti poliedrik, si objekt i këtij shkrimi, jam frymëzuar nga mendimet demokratike pluraliste që kemi përqafuar, si dhe nga sentenca e njohur e Kantit në veprën "La raison pratique": "Vepro gjithmonë në atë mënyrë që të mund të dëshirosh që maksima jote të bëhet ligj universal". Maksima e kohës së intelektualit zulmëmadh Rexhai Surroi nuk u bë vetëm ligj universal, por edhe mishërim i shkrirjes së konkretes dhe abstraktes në botën reale, ngaqë, ndër të tjera, u krijua Universiteti i Prishtinës, u realizua, pra, kjo ëndërr shekullore madhore. Veprimtaria e Rexhai Surroit, e zhvilluar në një periudhë, sa të vështirë, aq edhe të bukur, përkoi me përmbushjen edhe të kërkesave të tjera jetike të popullit tonë, pas përpjekjesh e therorish titanike. Emri i Rexhai Surroit është i lidhur ngushtë me një veprimtari shumëpërmasore e shumëvlerëshe prej gazetari, shkrimtari, diplomati, politikani të suksesshëm dhe sportisti, me

kontribut të madh në të gjitha këto fusha. Duke e cekur në veçanti krijimtarinë letrare, s'kemi se si të mos vërejmë se proza e tij si strukturë nuk hyn vetëm në vazhdën e investigimeve heterogjene të strukturave të reja grupore me një semantikë të qartë si filozofi e një botë gjithëpërfshirëse njerëzore të mjedisit tonë, por ajo, edhe në rrafshin e perceptimeve shtron probleme jetike të mirëfillta si arketip që i analizon dhe i prezanton si komunikime komplementare. I pajisur me talent dhe aftësi të rrallë, Surroi i shpalos konceptet krijuese si realizime artistike që janë jo vetëm të qarta, por edhe tërheqëse, sepse në tregimet e romanet e tij parashtron zgjidhje origjinale për një morí problemesh përmes një ligjërimi modern bazuar në kode estetike dhe artistike, çka bie menjëherë në sy gjatë leximit të çdo vepre të tij. Edhe pse nuk jam gjuhëtar e as kritik letrar, nuk e kam pasur të vështirë të vërej pasurinë e pazakontë leksiko-semantike dhe zhdërvjelltësinë sintaksore-stilistike, fjalët e urta e frazeologjinë e shkruar në një gegërishte të kulluar, që përmban në vetvete, krahas muzikalitetit poetik krejt të veçantë, edhe begati morfologjike. Duke i pasur parasysh të gjitha këto elemente ose tipare të evoluimit shpirtëror të tij, nuk ka se si të mos bëjmë një lidhje me të tanishmen, kur jetojmë në një kohë pa kohë, në largimin nga qytetërimi i vërtetë, kur superprodhimi i plehut dhe i kiçit në të gjitha sferat e artit e të shkencës ka çmitizuar e zhdukur çdo kriter e sens mase. Nga ana tjetër, "terrorizmi institucional" ka marrë hov të pashembullt dhe askush nuk çan më kokën për krijime të mirëfillta. Emrat e krijuesve të mëdhenj nuk vlerësohen, madje jo rrallë as që zihen në gojë, edhe pse kanë lënë një krijimtari të bollshme dhe cilësore. Me sa duket, për nomenklaturën shtetërore veprat e vërteta nuk ngrenë ndonjë peshë. Ndoshta është rasti që përfaqësuesve të saj t'ua kujtojmë sentencën shumë të njohur të Kantit: "Vepro në atë mënyrë që, në personin tënd si dhe te çdo person tjetër, ta trajtosh gjithmonë njeriun si qëllim e kurrë si mjet". Përse ndodh që emri dhe vepra e krijuesve tanë janë lënë në harresë? Kjo ndodh sepse niveli kulturor i pushtetarëve aktualë është nën nivelin e qytetarit të rëndomtë, duke filluar nga qeveria e deri te personeli i ministrive të arsimit dhe të kulturës. Retorika e zbrazët, diskutimet me fraza të pakuptimta të tyre zor të na bindin se gjoja janë duke bërë shumë për kulturën, artin dhe shkencën. Që të bindemi për këtë, nuk duhet të jemi shumë të mençur e as të humbim kohë. Po të bëjmë një shëtitje nëpër qendrat e qyteteve tona do të shohim se sa janë të pranishme në kujtesën e njerëzve personalitetet të shquara që kanë ndërruar jetë. E kam fjalën për shtatoret, emrat e rrugëve e të institucioneve etj. Këto ditë që ndodhem në Kosovë, kam vënë re se, përveç bustit të shkrimtarit

Hivzi Sulejmani, para bibliotekës së Prishtinës, filozofit Fehmi Agani, para Fakultetit Filozofik, si dhe bustit të princit të letërsisë sonë kombëtare Faik Konicës në një shkollë që mban emrin e tij, si dhe emrit e bustit në ndonjë shkollë tjetër, nuk të zë syri tjetër gjë. Dhe kjo, në një kohë që në vendet e tjera evropiane mirënjohja ndaj artistëve, kompozitorëve, shkrimtarëve dhe shkencëtareve, pasqyrohet me tërë plotësinë, në forma nga më të larmishmet. Në rrethana të tilla zhgënjyese, në këtë anomali fatkeqësisht prin qyteti im i lindjes, Prizreni, i cili, sikurse dihet botërisht, gjithnjë, që nga kohërat më të lashta, ka qenë qendër e kulturës, e artit e sidomos e muzikës. Ndërsa sot shërben si shembull i pakulturës për shkak të oligarkisë komunale dhe të rrjetit të institucioneve që ka në vartësi. Nuk e ditkan, vallë, këta pushtetarë provincialë se disa nga krijuesit që e kanë parë dritën e diellit bash në këtë qytet të bukur, janë emra të njohur e të çmuar lart nga kultura e metropoleve evropiane? Përse nuk iu bie ndërmend t'u akordojnë të paktën një diplomë apo titullin "qytetar nderi", çka do të ishte nder, në radhë të parë, për vetë administratën lokale?

Çfarë përshtypje le një qëndrim i tillë shpërfillës dhe i pakualifikueshëm?

Jo vetëm mua, por edhe vizituesit e huaj, i nxit të pyesin: "A nuk paska Kosova krijues edhe në shumë fusha të tjera, apo vetëm në fushën e luftës me armë në dorë?" (Vetëkuptohet se kontributin e UÇK-së dhe të luftëtarëve të rënë e çmoj dhe e vlerësoj shumë lart dhe botërisht shpreh falënderimin tim të madh për të gjitha ato që pjesëtarët e UÇK-së kanë bërë për ta çliruar Kosovën, bashkë me forcat e NATO-s e të miqve të tjerë). Mos vallë roli i krijuesit në fushën e artit e të shkencës dhe figura e tij qenkan zhvlerësuar deri në atë masë, saqë nuk ka mbetur ndonjë gjurmë krijimtarie të mirëfilltë? Ndoshta analistëve dhe kritikëve të kohës nuk u bien në sy këto mangësi, ama popullit nuk i shpëtojnë. Apo u dashkan thirrur në ndihmë kritikët klasikë, që nga Aristoteli e deri tek Horaci që "ta kuptonin përse një farsë e çorganizuar e gojëshprishur, e ngjashme me dramën-satirë, duhej të ishte burim i tragjedisë, ndonëse e kishte të qartë se ajo ishte e tillë", sikurse shprehet Northrop Frye në librin e tij "Anatomia e kritikës"(Anatomy of Criticism). E përdora këtë thënie, sepse i përshtatet pikë për pikë gjendjes së tanishme në tërë Kosovën e veçmas në Prizren. Në këtë qytet u lind e u varros edhe gazetari, shkrimtari, sportisti, politikani dhe diplomati i ynë i shquar Rexhai Surroi, i cili, me veprimtarinë e tij të gjithanshme, ka lënë gjurmë të pashlyeshme. Ky krijues erudit e ka pasuruar kulturën tonë me një morí veprash letrare të atij niveli, që do ta bënin çdo vend të kulturuar të mburrej me të drejtë. Në vendin tonë, mjerisht, është

26

lënë në harresë, bashkë me shumë sivëllezër po kaq të shquar e, çka është e më e dhimbshme, sido që eshtrat e tij prehen në qytetin e lindjes, asnjëherë, ama bash asnjëherë, nuk është përkujtuar në ndonjë përvjetor me ndonjë akademi solemne, orë letrare apo In Memoriam. Lëre më pastaj që asnjë ent kulturor nuk mban emrin e këtij dekani të kulturës kosovare e më gjerë. Së paku, të botohej ndonjë monografi për tërë atë veprimtari të shumanshme e të nivelit të lartë që Rexhaiu ka zhvilluar si gazetar, shkrimtar, diplomat, politikan e sportist. Kur ne vetë nuk i evidentojmë e nuk i respektojmë vlerat tona, atëherë çka presim nga të tjerët? Po u rikthehem me përvuajtje dhe respekt vigjilimeve të mia për të ndjerin e paharrueshëm Rexhai Surroi. Si nxënës i shkollës muzikore e kam përcjellë aktivitetin krijues të Rexhai Surroit që nga formimi i revistës "Zâni i Rinisë" në Beograd, ku bashkë me Masar Murtezain, Gjon Shirokën, Ramadan Vraniqin e Ramiz Kelmendin, hodhi bazat e këtij organi shtypi, i pari i ilustruar në gjuhën shqipe, që ia hapi sytë rinisë, duke i sjellë lajme e materiale të shumta nga bota e artit dhe e kulturës. Ardhja e fqinjit tim, Rexhaiut, nga studimet në Beograd, për pushime në qytetin tonë të lindjes, Prizren, për mua dhe për gjithë të rinjtë e rrugës sonë, ishte burim kënaqësie, sepse ai veçmas gjithnjë na tubonte dhe na fliste për jetën studentore dhe sidomos për të na bindur që të ndiqnim shembullin e tij, si e vetmja mundësi për të përgatitur kuadro shqiptare për Kosovën, aq më tepër kur dihej se pushtetarët serbë bënin çmos që të rinjtë shqiptarë të mos shkolloheshin, të merreshin vetëm me zejtari, që të mbeteshin qytetarë të dorës së dytë. Unë, bashkë me ca shokë të mi, fjalët e Rexhait i bëmë realitet. Pas shkollimit të mesëm, u regjistruam në fakultete anembanë ish-Jugosllavisë, të cilat i kryem për t'u kthyer prapa në Kosovë. Rexhaiun më vonë e kam pasur edhe koleg, sepse, pas përfundimit të studimeve kemi punuar së bashku në "Radio Prishtinë", ai në gazetari, unë në sektorin e muzikës. Emisionet e tij shquheshin për problematikën që shtronte. Temat që trajtonte, ishin përherë aktuale dhe me brumë. Aq më tepër, që shkruante me maturi e në një gjuhë të pasur në figura stilistike e artistike të qëlluara. Në të vërtetë, Rexhaiu nuk ishte vetëm gazetar, por edhe drejtues i drejtpërdrejtë i shumë emisioneve javore në radio, të cilat dëgjoheshin me ëndje. E njëjta gjë duhet thënë edhe për shfaqjet publike që organizonte RadioPrishtina, në krye të të cilave ishte po Rexhaiu. Këtu përmendim "Mikrofonin e artë", garat e këngëtareve, muzikantëve dhe poetëve të rinj në krejt Kosovën. Bashkë me të ishim përzgjedhës të kandidatëve që konkurronin në veprimtaritë e sapopërmendura.


Më vonë u bë drejtor mjaft i suksesshëm i Radio-Prishtinës. Nga një bisedë që zhvillova rastësisht me shkrimtarin tonë të mirënjohur, Nazmi Rrahmani, ky më vuri në dijeni për dy gjëra shumë të rëndësishme, që lidhen me kohën kur Rexhai Surroi ishte në fillim gazetar dhe më vonë drejtor i Radio Prishtinës. Më poshtë po riprodhoj pikë për pikë ato që më tha Nazmiu: "Rexhaiu ka qenë i vetmi gazetar i brezit të vet, i cili në atë kohë i ka shkruar reportazhet dhe shkrimet e tjera në 'Radio Prishtina' në shqip, ndërsa gjithë të tjerët i shkruanin së pari në gjuhën serbokroate, këto më pas janë përkthyer dhe emituar në radio në shqip. Kur Rexhaiu ishte drejtor në 'Radio Prishtina', unë, bashkë me spikerin Gjakush Çapari, i kërkuam ta zyrtarizonte përdorimin në Radio të shqipes së njësuar, në pajtim me rregullat e drejtshkrimit, të miratuara nga Kongresi përkatës që u mbajt në Tiranë. Rexhaiu, në cilësinë e drejtorit, u shpreh në një mendje me ne, u pajtua pra me propozimin tonë. Më tej shtoi: 'Keni lejën time, por veproni ngadalë e gradualisht'". Rexhaiu më pat lënë përshtypje të veçantë edhe si sportist, si portier. Tok me Skënder Gjinalin, Reshat Isën, Ramadan Vraniqin e shumë të tjerë, Rexhaiu luante futboll në skuadrat kosovare dhe ishin ndër më të mirët. Ne të gjithë ishim dashamirë dhe tifozë të tyre. Më kanë mbetur si kujtime të çmuara dy prej shumë rasteve që kam pasur me të. Ishte viti 1962. Në Kolegjiumin e Programit të Radios kryeredaktor ishte Velo Tadiq. Në njërën prej mbledhjeve të rëndomta të Kolegjiumit Programor, ky propozoi që për festat e Vitit të Ri të përgatisnim edhe emisione me muzikë të kombeve dhe kombësive, si thuhej atëherë. Unë dhe Petrit Dushi, por jo edhe antarët e tjerë të kolegjiumit, kundërshtuam, sepse nuk kishim leje nga Pleqësia e Radios për emisione të atilla. Programi muzikor njoftohej vetëm në gjuhën shqipe dhe përmbante kryesisht muzikë popullore dhe argëtuese shqiptare. Fill paskëtaj, kryeredaktori i Programit Muzikor, me një vendim të veçantë, që vetëm ai e di, më shkarkoi duke më caktuar në shkallën më të ulët të hierarkisë muzikore në Radio- Prishtinë, pra bashkëpunëtor të thjeshtë muzikor. Por, me t'u emëruar, pas ca kohe, drejtor Rexhaiu, më ktheu në vendin e mëparshëm, pra të kryeredaktorit të Programit Muzikor. Rasti i dytë: Rexhaiu ishte shumë komunikues dhe i dashur, bisedonte me çdo njeri të thjeshtë për punët e përditshme në Radio, por tregonte kujdes edhe për hallet që kishin në jetën private. Kështu një ditë e ndali personin, i cili çdo ditë merrte postën e Radios. Kur e pyeti se si po ia kalonte me punë, ky iu ankua se mezi i mbante në krahë dy çanta plot e përplot me letra e kartolina. U interesua të dinte se nga vinin në numër aq të madh. Punëtori-postier e bëri me dije se të gjitha ishin kërkesa për emisionin mëngjesor "Kangë e mahi për pleq e të rij", që e përgatisja dhe e drejtoja unë. Nuk kaluan veçse ca ditë dhe Rexhaiu më ftoi në bisedë dhe më pyeti hollësisht se çfarë përmbante ai emision, që transmetohej në orën pesë të mëngjesit. E vura në dijeni se tekstet për muzikën folklorike të interpretuar nga Mixha Ramë, alias Fitim Domi, i

LONDON JULY 2009

shkruante Rifat Kukaj. Pastaj shtova se ky ishte emisioni më i dëgjuar dhe çdo javë na vinin në redaksi mbi pesë mijë letra dhe kartolina nga dëgjuesit tanë me mahi. Kur i pa me sytë e veta, u habit dhe u ngazëllye. Kaq për Rexhaiun drejtor, i cili atëbotë tregoi se kishte edhe talentin për të luajtur në fis-harmonikë tok me muziktarët e Radio Prishtinës. E njoha edhe si shkrimtar, sepse, përveç botimeve të shpeshta publicistike në gazetat dhe revistat e pakta shqipe, tregime dhe fragmente nga romanet e tij dilnin vazhdimisht edhe në revistën "Jeta e re", e cila ishte "Bibla shqiptare" e letërsisë dhe e artit. Im atë, Marku, ishte simpatizues i madh i shkrimeve letrare në përgjithësi dhe i Rexhai Surroit në veçanti. Shkruante edhe poezi në vargje tetë dhe dymbëdhjetërrokëshe[1]. Njihte shtatë a tetë gjuhë. Pas lufte doli në pension dhe i lexonte rregullisht të gjitha gazetat e përditshme në gjuhën serbo-kroate e sidomos "Rilindjen", e cila pati filluar të dilte asokohe, së pari një herë e më pastaj dy herë në javë. Më vonë blinte edhe revistën "Jeta e re". Një gjë e tillë më kujtohet fare mirë, edhe pse nuk i kisha më shumë se trembëdhjetë vjeç. Rexhai filloi të botonte tregimet e para që kur ishte nxënës e më pas student, por në vitin 1949 i botonte pikërisht në "Jeta e re". më kujtohen krijimet që botoi duke nisur nga numri 2 i vitit 1954. kam parasysh tregimin "Friga", kurse në numrin 4 të korrikut dhe gushtit të po atij viti, i doli tregimi "Dy herë dhandërr". Pasuan krijime të tjera të tij në prozë: në vitin 1955 botoi tregimin "Poezia", më 1956 tregimin "gjak me grushta", më 1957 tregimet "lindja e padëshirueshme", "buka e re", "Rrethi ngushtohet" e shumë të tjera. në vitin 1958 vazhdoi me botimin e tregimit "kënga mbi varr", më 1959 - "Trimnesha", më 1960 "buzëqeshja" dhe "Rrëfimi" e plot të tjera e deri te romanet "besniku" (1959), "Dashuria dhe urrejtja", përmbledhje tregimesh (1961), "Pranvera e tretë", roman (1971), "Orteku i e ii", romane të botuara jo vetëm në Kosovë, por edhe në Tiranë. Sido që jetonim nën një regjim, i cili doktrinën marksiste dhe materializmin dialektik e historik e kishte si bazë filozofike të krijimtarisë, Rexhaiu nuk i përfillte interpretimet dogmatike të Marksit. Tregimet e romanet e Rexhaiut mbanin parasysh porositë e njohura të dy klasikëve grekë: "Paraqitjen e njeriut ashtu siç duhet të jetë" (Sofokliu) dhe "Ashtu siç është" (Euripidi). Nuk jam kritik letrar, sepse vokacioni im është muzika, por pas leximit të të gjitha romaneve të Rex-

haiut kam ardhur në përfundimin se parimet e tij krijuese janë mbështetur jo vetëm në vrojtime emocionale, por edhe morale, si kontrapunkt i groteskut, ironisë dhe moralit, në emër të përparimit e modernizimit të krijimtarisë dhe të mbarë jetës ekonomike dhe shoqërore-politike. Shpesh kam lexuar vështrime dhe kritika për veprat e tij nga studiuesit tanë, në të cilat thuhet se Rexhaiu "i vëren, i gjurmon dhe i pasqyron çështjet me syrin e gazetarit, të një përshkruesi". Por edhe sikur të jetë kështu, nuk ka asgjë të keqe, sepse e ka pasqyruar jetën ashtu si e ka parë dhe kuptuar. Madje, këta kritikë, duke u shprehur kësisoj, në një farë mënyre, i bëjnë nder, e lavdërojnë Rexhaiun, sepse nuk është aspak keq, përkundrazi s'ka më mirë se sa kur i këqyr dukuritë e i shtjellon situatat me vërtetësi. Këtë Rexhaiu e ka kryer jo përmes fotografimit të realitetit, por përmes veshjes së tij me petkun e ndritshëm të artit, duke vënë në përdorim fjalë e figura të zgjedhura nga "arsenali" i vet i pashtershëm, i ushqyer pareshtur nga horizonti dhe kultura e gjerë që zotëronte. Fabulën e romanit të dytë të tij, "Pranvera e tretë" - flas gjithmonë si lexues e jo si kritik i letërsisë - e kam kuptuar si konflikt në mes të rinjve dhe të moshuarve në familjet patriarkale shqiptare. Idetë në morinë e episodeve të qëlluara, Rexhaiu i potencon me doza estetike dhe filozofike të peshuara mirë. Fshatarësia jonë, e rraskapitur nga pesha e një jete të rëndë, në rrëfimet e babait të Faikut, Dines, pasqyron në të vërtetë ruajtjen e një botëkuptimi të vjetër, siç është, pos të tjerash, edhe "krenaria" tipike për fshatarin e katundeve tona, i cili nuk do dhe nuk mund të lirohet aq lehtë nga patriarkalizmi klasik. Tipik në këtë drejtim është djaloshi Sadik, vëllai i Faikut, i cili nuk është përfaqësues i thjeshtë i kësaj mendësie, por një "prijës" i përbetuar i mbrojtjes së paprekshme të parimeve patriarkale. Për të ilustruar idetë e Faikut, si njeri që, më në fund, përqafon të renë dhe përparimtaren, do të riprodhojmë ca pjesë nga fillimi i romanit. Aty shihet qartazi edukata patriarkale. Rexhai Surroi, përveç që ia ka dalë mbanë të portretizojë me mjeshtëri të lartë artistike dhe me vërtetësi historike këto personazhe tipike në mjedise tipike, ka krijuar botën e vet jo vetëm letrare, por edhe filozofike, që hetohet qartë jo vetëm në imagjinatën e begatshme dhe të gjerë, por edhe në sublimimin e diskursit estetik dhe artistik nga shumë aspekte. Me gjithë proceset e këtilla një zhvillimi paralel me prezantimin mjeshtëror të një galerie figurash e protagonistësh të jetës reale, duhet pohuar që, prapëseprapë, këto mesazhe domethënëse të Surroit kritikët, mjer-

isht, nuk i kanë kuptuar ose nuk kanë dashur t'i kuptojnë. Theksojmë se autori e ka shkruar romanin "Pranvera e tretë", me temë për atë kohë mjaft aktuale, duke u bazuar në instinktin, përjetimet dhe emocionet e veta. Mbresat e pashlyeshme i ka vjelë nga ngjarje të vërteta, që i ka parë dhe i ka "prekur", i ka ndjerë përmes kontakteve me njerëz kur shkruante reportazhe për emisionet e veta radiofonike të përjavshme. Këto dukuri kanë dramacitet të lartë, dhe kritiku, me një të lexuar, pa i përjetuar, e ka të vështirë, madje të pamundur, t'i përtypë, pa le pastaj t'i marrë vesh. Lënda e romanit "Pranvera e tretë", e potencuar në mënyrën që e cekëm më lart, por edhe në rastin e Burbuqes që i ndërron dashnorët, jo si lavire, përbën atë fakt që edhe liria e tepërt në një rreth aq patriarkal, është dështim, siç kemi raste edhe sot. Pra, për të gjitha arsyet që shpalosëm më sipër, ky roman ka mbetur në vazhdimësi aktual. "Besniku" pa dyshim ka qenë romani më i kërkuar në kohën time të rinisë. Duke pasur parasysh të ardhurat e pakta të shumë familjeve të atëhershme të Prizrenit, librin e blinte njëri dhe e lexonin grupe të tëra. Pastaj pyesnim: a e lexoi romanin Flamuri, Gjoni, Beqiri? Pra, kalonte dorë më dorë dhe linte mbresa tek secili, pavarësisht nga mosha, profesioni apo niveli kulturor i lexuesit përkatës. Shkaqet për këtë duhen kërkuar, jo vetëm në faktin që ky roman ishte shkruar me stil e gjuhë të rrjedhshme, por, para së gjithash, ngaqë kumtonte një mesazh për një problem, sa aktual aq edhe shqetësues për kohën dhe i cili, dikur, në njëfarë mënyre ose në një tjetër, duhej shtruar për zgjidhje. Kështu shpjegohet, pra, edhe ribotimi i kësaj vepre me subjekt shumë të prekshëm, që ngërthen konflikte të brendshme shpirtërore njerëzore dhe paraqet një realitet të vërtetë, ku sintezat janë reale. Kështu, bie fjala, në lagjen tonë kemi pasur një "shok", Besniku, në të vërtetë Besa, që tërë jetën ka luajtur rolin e djalit, sido që ne e kemi ditur se është vajzë. Ajo nuk dallohej aspak nga ne djemtë. Ka luajtur futboll bashkë me ne, ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e djemve dhe për asnjë çast nuk është ndarë prej nesh, djemve. E kemi trajtuar si mashkull e si shok tonin. Prandaj protagonisti i portretizuar me talent të rrallë nga Rexhai Surroi në romanin për të cilin po flasim, është i besueshëm, sepse është marrë pikërisht nga realiteti, duke i veshur petkun artistik me hijeshi dhe elegancë pa të dytë. Që të bindemi për këtë, mjafton të riprodhojmë një fragment të shkurtër nga romani: "Ka me ba djalë-përseritte me

27

vendosmëni tue dashtë me bindë ma tepër vetëvehten. -Rendi asht ma…S'mund ta bajë çikë". A habitet njeriu kur sheh t'untin që dëshiron me e ngi tepër vetëvehten. Ose t' etshmit në shkreti që nuk din me çue kryet prej burimit të ftohtë, gjetun rastësisht në ndonjë oazë? Ose Sahiti që po do dëshiron me u gëzue,me e çue kryet naltë,pse don me pas djal? Sahiti s 'donte me u shtie edhe nji herë se s' po e ndiente talljen e gjithë njerëzve të katundit në hesap të tij. Sidomos atë në darsmen e Agushit, kur mbas humbjes në lojën e kapuçave, u çuen te gjithë dhe filluen me ia këndue kangën tallse, si udhëheqsit të grupit që humbi lojën. Përjetonte përsëri çdo hollsi të saj: - Çka ka more ky Sahiti, - Që veq vajza po na qit? Në këta pak rreshta Surroi aq bukur e përshkruan tërë situatën dhe këtë lojë, e cila për Sahitin dhe gjendjen shpirtërore të tij ishte e rëndë. Me rëndësi për t'u nënvizuar këtu është njohja e realitetit tonë fshatarak përmes "lojës kapuçash", që mund ta hasim në çdo fshat tonin. Nuk kemi të bëjmë thjesht me lojën si të tillë, që zakonisht praktikohet në netët e gjata të dimrit, por si simbol të një morali të etabluar, si një parodi, si diçka apokaliptike, si art i analogjisë së pafajësisë. Tek e fundit, çfarë faj ka Sahiti që bashkëshortja e tij i lind vetëm çika? Përmes lojës në odat e burrave shfaqen mahitë, në një atmosferë sa të gëzuar, aq edhe problematike, sepse ka raste që cenohet dinjiteti i personit të pranishëm ose jo, me huqe të kultivuara dhe të kënduara si provincializma, që shpeshherë kanë përfunduar me përfolje dhe hidhërime. Një pjesë e familjes së madhe e ka ndier veten të fyer dhe i ka braktisur odat e burrave, ku zhvillohej loja. Ky përshkrim hyn në radhën e krijimeve antologjike, ngase, Surroi, me një retorikë të qartë, në trajtë rrëfimi tragjik e mimetik të epërm, me pesë moduset përkatëse, i shpjegon me mjeshtëri si katarsis, në përputhje me konceptin tradicional, ato që ndodhin në gji të popullit tonë. Qoftë edhe po të marrim parasysh vetëm këtë fakt, vepra e Surroit e ka peshën e vet, jo si sajesë apo stisje letrare fantastike, por bash si një sinonim "i gatimit" të kryetipave me "brumë" nga "drithi" vendës, jo i importuar. Veç të tjerash, kemi të bëjmë me një reagim emocional që e ka zanafillën në një "ndjenjë, që nuk është domosdo tragjike, por që e bën të mundshme tragjedinë". Shembuj të tillë në letërsinë botërore të të gjitha kohërave janë të shumtë, që nga eposi i Iliadës dhe i Odisesë e deri te romanet e dramat bashkëkohore. Vepra "Orteku I dhe II", me temë nga lufta dhe revolucioni, është pa dyshim romani më voluminoz në letërsinë tonë të kohës kur u shkrua dhe u botua. Edhe në këtë prozë të gjatë Surroi na paraqitet si shkrimtar që bën përpjekje të pasqyrojë qëndresën e popullit të këtij vendi ndaj pushtuesit fashist, me një retorikë të qartë plot konflikte, kurse protagonisti kryesor Fatos Gashi me Fluturën dhe bashkëluftëtarët e tjerë, i rezistojnë dhunës me përkushtim e organizim shembullor. Vijon


Historia e zgjedhjeve për legjislativin e shtetit shqiptar LONDON APRIL 2009

kAsTRiOT DERVisHi Shqiptarët kanë filluar të votojnë për herë të parë në prillin e vitit 1921. Të gjendur në një shtet të cunguar me shumë probleme, të mbarsur plot me paragjykime, në një shoqëri krejt konservatore dhe fare të mësuar me të tilla norma demokracie, një pjesë e shqiptarëve, të caktuar se të deleguarit e votës së parë, caktuan ndonëse jo të plotë, legjislativin e parë të zgjedhur. Nga ajo kohë e deri sot, institucioni i votës ka evoluar, është bërë formal dhe ka hyrë në rrugë normale përmes viteve të mundimshme të jetës së shtetit shqiptar. Zgjedhjet e sotme janë të 25-t në historinë e Shqipërisë, natyrisht të pangjashme me të parat apo me ato vijueset dhe mund të konsiderohen si më të arrirat e këtij historike. Por le të shohim këtë historik dhe le të përqendrohemi te zgjedhjet e periudhës së demokracisë të këtyre 19 vjetëve. 31 mars 1991 Pranimi i pluralizmit në vend, solli pas tre muajsh zgjedhjet e para pluraliste në vend. Fushata e zgjedhjeve të 31 marsit u zhvillua kryesisht midis dy grupeve kryesore politike si Partisë Punës (sot Partia Socialiste) dhe Partisë Demokratike. Veç tyre kandiduan edhe Partia Republikane, Parti Agrare e Partia Ekologjike si dhe organizatat e PP të cilat i kishte shpallur si subjekte elektorale Ramiz Alia qysh kur projektoi “pluralizmin e shoqatave”. Veç këtyre shoqatave kandidoi edhe “Omonia” e pakicës greke. U votua në 250 zona zgjedhore sipas modelit të vjetër të trashëguar. Partitë e tjera nuk patën ndonjë organizim të madh. Më shumë peshë pati Partia Republikane. Në përfundim të fushatës, PD pati sukses në qytetet e mëdha, ku humbi edhe Ramiz Alia dhe pësoi humbje në fshat, qytete të vogla dhe jugun e vendit. Një pjesë e mirë deputetëve fitues të Partisë së Punës ishin kryetarë kooperativash. Në zgjedhjet e para shumëpartiake, nga Kuvendi paraardhës u zgjodhën deputetë vetëm 19 vetë ose 7.6 % e numrin të përgjithshëm. Rezultatet e këtyre zgjedhjeve i dhanë Partisë së Punës 169 deputetë ose 67,6% të vendeve në Kuvendin Popullor, Partisë Demokratike 75 deputetë ose 30 % të vendeve, Organizatës “Omonia” 5 deputetë ose 2 % të vendeve, Komitetit të Veteranëve 1 deputet ose 0.4 % të vendeve në Kuvendin Popullor. U formuan dy grupe të mëdha kuvendore, të PP dhe PD, të cilat kishin si kryetarë respektivë, Ismail Lleshin dhe Neritan Cekën. Pas ikjes së Lleshit ambasador në Turqi vendin e tij e zuri Namik Dokle. Ndërsa pas largimit të Neritan Cekës, vendin e tij e zuri Arben Imami. Pas rënies së qeverisë së stabilitetit, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. 22 mars 1992 Në prag të mbylljes së tij, Kuvendi Popullor miratoi ligjin e ri të zgjedhjeve, sistemin si dhe hartën e re zgjedhore. Tanimë legjislativi do të përbëhej nga 140 deputetë, 100 nga të cilët zgjidheshin drejtpërdrejt dhe 40 nga përpjesëtimi i votave, duke pasur si barrierë fillestare kufirin e 4% të

votave si dhe pjesëmarrjen në 33 zona zgjedhore. Forcat opozitare kishin mjaft shanse për të fituar zgjedhjet e 22 marsit 1992. PD si forca më e organizuar opozitare në platformën e saj elektorale, shpalli synimet politike të saj si ruajtjen e pavarësisë së vendit, hartimin e një kushtetute e re, referonin rrënjësor juridik strukturor e institucional, departizimin e ushtrisë, forcave të rendit, drejtësisë, televizionit shtetëror, një politikë të jashtme në interes të vendit, etj. Si përparësi në marrëdhëniet e jashtme shiheshin marrëdhëniet e ngushta me SHBA dhe Europën perëndimore, ndërsa PD shpallte si synim të saj përfshirjen në Komunitetin Europian dhe anëtarësim në NATO. Në fushën ekonomike, programi i PD-së, shprehej për një reformë të shpejt në ekonominë e tregut, zgjidhjen e shpejtë të furnizimit të popullsisë, liberalizmin e çmimeve, privatizim të ekonomisë, zhbllokim të borxhit të jashtëm, bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar, etj. Partia Demokratike kishte fituar 62.08% të votave (98 vende), Partia Socialiste 25.70% (38 vende), Partia Social Demokrate 4.30% (7 vende). Republikanët nuk e kishin kaluar shifrën prej 3.11%, e PBDNJ atë të 2.90%. 26 maj 1996 Sistemi zgjedhor i kësaj radhe e ndante vendin në 115 zona zgjedhore njëemërore (mazhoritari) dhe 25 mandate nga përpjesëtimore. Për herë të parë u votua me dy fleta votimi, për zonën dhe për partinë. Vota e partisë ndante 25 vendet e përpjesëtimorit. Pak ditë para zgjedhjeve Tritan Shehu, Sabri Godo, Zef Bushati, Teodor Laço, Hysen Selfo u shprehën për krijimin e një koalicioni të quajtur “Bashkimi për Demokraci”, ndërsa lihej hapur aderimi i PBDNJ-së. Për këtë qëllim u or-

ganizuan edhe një takim i rrumbullakët për të parandaluar atë që ata e quanin “ardhje në pushtet të frontit të kuq”. Në prag të zgjedhjeve Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Social Demokrate formuan Polin e Qendrës, duke nxjerrë edhe gazetën me të njëjtin emër. Fushata për zgjedhjet e 26 majit u zhvillua në një atmosferë festive. PD u paraqit me një stil ndryshe sipas një modeli të quajtur “Vizion 2000”, ku ndërthureshin koncertet me fjalimet e oratorëve, ndërsa parullë e fushatës u bë “me ne fitojnë të gjithë”. E majta hyri në zgjedhje e dobët, dhe me një ngarkesë jo të vogël nga e kaluara e saj. Partia Socialiste në fillim të majit 1996, shpalli programin e saj shoqëruar me parullën “bashkë me ne për një demokraci të vërtetë”. Edhe koalicionet Poli i Qendrës (PAD + PSD) dhe Lidhja e Djathtë (LDSH) nuk u paraqitën me forcën e duhur. Sondazhet tregonin se PD ishte fituese e zgjedhjeve. Mirëpo një tërheqje e komisionerëve socialistë dy orë para votimit, solli një kolaps të vërtetë në numërimin e votave duke nxjerrë për pasojë një rezultat shumë herë më të madh nga ç’ishte realisht, në kushtet e mungesës së komisionerëve kundërshtarë, pasi ishin tërhequr edhe aleatët e PS. Si përfundim PD siguroi 122 deputetë, PS 10, PR 3, PBDNJ 3 dhe PBK 2.

bëtar Demokrat, formuan koalicion “Bashkimi për Demokraci”, por të gjitha këto parti kandiduan të vetme në zgjedhje. Më 22 maj 1997 u krijua e koalicioni e Djathta e Bashkuar Shqiptare (DBSH), me Partinë Republikane, Partia Lëvizja për Demokraci (fraksion i PD), Partia Balli Kombëtar dhe Partia e Djathtë Demokrate (Në vitin 2000 nga ky koalicion doli forca më e madhe e tij PR-ja, dhe pas pak kohësh koalicioni u shpërbë). Fushata e zgjedhjeve të 29 qershorit, u zhvillua në kushtet e një armatosjeje të përgjithshme të popullsisë, ku bënin ligjin komitetet e shpëtimit dhe bandat e rrugës. Qeveria nuk ushtronte autoritetin e duhur, ndërsa pushteti lokal ishte i pafuqishëm dhe pa ndikim të madh. Partia në pushtet PD, pothuajse nuk ekzistonte në jugun e Shqipërisë, përfaqësuesit e saj nuk u lejuan as të marrin pjesë në komisionet e votimit. Ndarja e përgjithshme e vendeve ishte: PS 101, PD 23, PBDNJ 3, PLL 2, DBSH 2, PBK 1, PR 1, PBL 1, PDK 1, PBD 1 deputet. Të pavarur 3. Në këto zgjedhje u votua në 115 zona zgjedhore njëemërore (mazhoritari) dhe në 40 përpjesëtimore. Kuvendi Popullor u përbë nga 155 deputetë.

29 qershor 1997

Para zgjidhjeve të 24 qershorit 2001 u formua koalicioni opozita “Bashkimi për Fitore” (PD, PLL, PR, PBK, PBL). Demokratët kërkuan edhe balancim të KQZ-së, ndërsa socialistët theksonin se ajo ishte e pavarur. Kthimi i ligjit zgjedhor të vitit 1992, hapi një tjetër problem të madh. PS kandidoi me kandidatë të pavarur në disa zona për të rritur marrjen e sa më shumë mandateve në përpjesëtimor, ndërsa “Bashkimi për Fitore” shpalli kan-

Në kushtet e gjendjes së krijuar në vend nga ngjarjet e janar – marsit 1997, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme. Në maj 1997, Partia Demokratike, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Demokristiane, Partia Bashkimi Social Demokrat (më vonë Partia Bashkimi Liberal), Partia Bashkimi Demokrat si dhe më 1998 edhe Partia Balli Kom-

24 qershor 2001

28

didimin e pavarur në 93 zona. KQZ ndërhyri dhe nuk i njohu asnjë pale një të drejtë të tillë, por opozita u dëmtua sërish sepse kandidatët e saj në fletën e votimin u shënuan në të gjitha rastet e votimit si të pavarur. Zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë më të mirë se ato të vitit 1997, por incidentet ishin gjithnjë e në rritje, ndërsa procesi u copëzua në 5 raunde. Gjykata Kushtetuese mori disa herë në shqyrtim ankesat e kandidatëve për deputetë. Një tjetër rast i rëndë mbeti zona nr.60 (e Dushkut) në Lushnje, e cila i dha koalicionit të pozitës 9 vende. Fillimisht në këtë zonë nuk u votua më 24 qershor, ndërsa dy javë më vonë u votua për llogari të partive që nuk merrnin dot votat e nevojshme mbi 2.5%. Forcat e majta kandiduan secila më vete, ndërsa parti pa koalicione parazgjedhore ishin PDK, PBD, PBKD, etj. Kuvendi u përbë këtë herë nga 140 deputetë. 100 u zgjodhën drejtpërdrejt nga zonat njëemërore dhe 40 nga përpjesëtimori. Në përfundim vendet për Kuvendin u ndanë në këtë mënyrë: PS 74, PD 31, PDR 6, PLL 5, PSD 4, PBK 3, PA 3, PAD 3, PBDNJ 3, PDK 1. 3 korrik 2005 Beteja politike kryesore u zhvillua midis PD-së dhe PS-së. Partia Demokratike u paraqit me sloganin “Koha për ndryshim”, ndërsa Partia Socialiste me atë “Mbro të ardhmen”. Demokratët bënë një fushatë me premtime për luftë kundër korrupsionit, për mirëqenie dhe për një qeverisje më të mirë. Përveç këtyre dy forcave, dy të tjerat më të rëndësishme ishin Lëvizja për Zhvillim Kombëtar - Leka I Zogu dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Në prag të zgjedhjeve Partia Demokratike arriti marrëveshje me këto parti: Partia Republikane, Partia Demokrate të Re, Partia Demokristiane, Partia Balli Kombëtar, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, Partia Bashkimi Liberal. Aleatët e PD-së duke shtuar këtu edhe Partinë Bashkimi Demokrat Shqiptar, formuan një koalicion të quajtur Aleanca për Liri, Drejtësi, dhe Mirëqenie me qëllim përfitimi nga përpjesëtimori. Por PBK u përjashtua nga kjo aleancë nga KQZ për mungesë dokumentacioni. Grupimi i tjetër përfaqësohej nga: Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Aleanca Demokratike, Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Midis partive të qendrës dhe të majtës u vu re një mungesë uniteti, madje që çoi edhe në prishje të koalicionit të tyre. Partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje ishin: Aleanca për Mirëqenie dhe Solidaritet, Partia Aleanca Socialiste, Partia Demokratike Demokracia e Re e Djathtë, Partia e Punës, Partia e Sigurisë Kombëtare, Partia Komuniste, Partia Lëvizja


Monarkiste Demokrate, Partia Lidhja e Blertë, Partia për Drejtësi dhe Integrim, Partitë Shqiptare Sociale dhe Partia e Unitetit Kombëtar. Koalicioni i djathtë siguroi fitoren, duke rikthyer të djathtën në pushtet pas 8 vjetësh në opozitë.

Zgjedhjet për legjislativin shqiptar 5 prill 1921 – për këshillin kombëtar 27 dhjetor 1923 – për kuvendin kushtetues 17 maj 1925 – për Dhomën e Deputetëve 17 gusht 1928 – për Asamblenë kushtetuese 11 nëntor 1932 – për Parlamentin 31 janar 1937 – për Parlamentin 1 tetor 1943 – për kuvendin kombëtar 2 dhjetor 1945 – për Asamblenë kushtetuese 28 maj 1950 – për kuvendin Popullor 30 maj 1954 – për kuvendin Popullor 1 qershor 1958 – për kuvendin Popullor 3 qershor 1962 – për kuvendin Popullor 10 korrik 1966 – për kuvendin Popullor 20 shtator 1970 – për kuvendin Popullor 6 tetor 1974 – për kuvendin Popullor 12 nëntor 1978 – për kuvendin Popullor 14 nëntor 1982 – për kuvendin Popullor 1 shkurt 1987 – për kuvendin Popullor 31 mars 1991 – për kuvendin Popullor 22 mars 1992 – për kuvendin Popullor 26 maj 1996 – për kuvendin Popullor 29 qershor 1997 – për kuvendin Popullor 24 qershor 2001 – për kuvendin 3 korrik 2005 – për kuvendin 28 qershor 2008 – për kuvendin legjislatura pa zgjedhje: -këshilli kombëtar i dalë nga kongresi i lushnjës, 27 mars – 24 nëntor 1920 -Asambleja kushtetuese e 12 prillit 1939

89 vjet nga jeta parlamentare e shqipërisë Pasi Kuvendi i Vlorës shpalli pavarësinë e Shqipërisë, ndër vendimet e para të tij ishte edhe ai për krijimin e trupit legjislativ të shtetit. Në ditën e dytë, Kuvendit i Vlorës i dha të drejtë kryeminisitrit Ismail Qemali të zgjedhë anëtarët e kabinetit të tij, dhe po këtë ditë Kuvendi zgjodhi edhe kryetarin e tij të ri Vehbi Agolli (Dibra) e Lef Nosin si nënkryetar. Gjithashtu u përcaktua

LONDON JULY 2009

edhe numuri 18-të i anëtarësisë së Pleqësisë, me kryetar Vehbi Agollin. Pleqësia nuk u mblodh kurrë dhe është për t'u shënuar se në fillim të "mandatit" të saj, kryetari i Agolli u largua duke ia lënë vendin Ekrem Vlorës.

29

legjislativi në kohën e mbreti Wied Me ardhjen e Wilhelm von Wied-it në krye të fronit shqiptar, nisën përpjekjet për ndërtimin e institucioneve shqiptare. Kushtetuta e parë e shtetit "Statuti Organik i Shqipërisë", përbëhej nga 17 kapituj kryesorë. Kapitulli i katërt "Legjislacioni", përcaktonte si organin më të lartë ligjvënës të vendit Asamblenë Kombëtare, e cila formohej nga anëtarët në bazë të ligjit, të zgjedhur nga populli, të emëruar nga Mbreti, përfaqësuesit e bashkësive fetare dhe komisari i lartë shqiptar pranë Bankës Kombëtare Shqiptare (neni 40, 41). Anëtarët e zgjedhur të Asamblesë ishin 3 për çdo sanxhak si dhe duhej të ishin mbi 30 vjeç. Zgjedhjet ishin të tërthorta dekretoheshin nga Mbreti. kongresi i Durrësit i 1918-s dhe moszgjedhja e Pleqësisë Kongresi i Durrësit, ndër të tjera shtroi edhe çështjen e organit legjislativ të shtetit. Ditën e fundit të tij më 27 dhjetor, u bisedua për krijimin e Pleqësisë të paktën një herë në dy muaj. Mirëpo mbledhja nuk arriti ndonjë përfundim përveçse pranoi propozimin e delegatit Dhimitër Kacimbra sipas së cilit qeveria mund të zgjidhte Pleqësinë. Kjo e fundit gjithsesi nuk u zgjodh. legjislativi i emëruar në kongresin e lushnjes Kongresi Lushnjës në vitin 1920 vendosi bazat e konstitucionit shqiptar. Pikërisht këtu nis edhe historia e vërtetë e legjislativit shqiptar. Ndër vendimet e tjera të marra atje, ishte edhe formimi i Këshillit Kombëtar i quajtur edhe Senat, i cili u emërua në Lushnje dhe shërbeu si trupi i parë legjislativ, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para në vend. Punimet e legjislativi të emëruar u hapën më 27 mars 1929, ora 9.45, në një ceremoni festive, të cilës i priu si fjala përshëndetëse e Këshillit të Naltë, në hyrje të të cilës thuhej: "Në Kongresin e Lushnjes qi u çel më 21 kallnuer 1920, ishte vendos që Këshilli kombëtar të çelej më 15 të këtij mujei. Jemi shumë fatbardhë qi sot ndodhemi në çeljen e të parit parlament kombëtar". Me tej thuhej se që në shpallje të vetqeverimit shqiptar nuk ishte bërë e mundur mbledhja e senatit as e vitit 1912 apo ajo e vitit 1918. Si qëllim kombëtar, këshilltarët e naltë rendisnin pavarësinë e plotë dhe mbrojtjen e atdheut, duke u shprehur për fqinjësi të mirë me fqinjët, por duke kërkuara prej tyre të drejtat etnike e jetike. Ata falënderuan presidentin amerikan Wilson, duke paraqitur para njerëzimit lutjen: "Drejtësi kërkojmë dhe e drejta do të na jepet". Përfaqësia e parë që u ngarkua për të përgatitur fjalën e fronit përbëhej nga depetetët Xhemal Shkodra, Spiro Koleka, Hilë Mosi, Llambi Goxhomani e Sejfi Vllamasi. Mbledhja filloi duke pasur si kryetar të parë të përkohshëm Mytesem Këlliçin e sekretar më të riun, Kostaq Kotta.

Zgjedhjet e para në shqipëri Më 5 prill 1921 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare për Këshillin Kombëtar. Pas këtyre zgjedhjeve, u konturuan edhe partitë politike brenda këshillit, duke qenë të parat Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Sistemi i votimin në vend ishte i tërthortë rajonal, i zhvilluar kështu në dy faza. Në fazën e parë zgjidheshin zgjedhësit e dytë, të cilët në ditën e caktuar në qendrat e prefekturave ose n/prefekturave votonin për listën e deputetëve që dëshironin. Kandidati votohej në të gjithë prefekturën dhe në fund shpalleshin fitues numri i caktuar për çdo prefekturë. Deputetët u betuan sipas kësaj formule: "Betohem se do të jem besnik i atdheut në ligjë, se kam për të përmbushur detyrat e mia me ndërgjegje të plotë dhe se do t'jem ruajtësi i indipendencës e tanësisë tokësore të Shqipnisë". Më 27 dhjetor 1923 u zhvilluan zgjedhjet e dyta legjislative, nga ku asnjëra palë nuk siguroi shumicën e duhur. Zgjedhjet kishin përmasën e një asambleje për të përcaktuar përfundimisht edhe formën e regjimit në vend. Pas ngjarjeve të njohura të vitit 1924, dhe pas shpalljes së republikës një vit më pas, po këtë vit u zhvilluan zgjedhjet e legjislaturës së parë të republikës. Zgjedhjet gjatë periudhës së monarkisë Në vitet 1928, 1932, 1937, u zhvilluan zgjedhjet për Parlamentin. Më 1928 këto zgjedhje u zhvilluan për Asamblenë Kostituente, e cila ndërroi formën e regjimit nga republikë në monarki, ndërsa më pas, u shndërrua vetë në Parlament. Zgjedhjet u zhvilluan me kandidatura rivale sipas sistemit të sipërpërmendur, duke i njohur të drejtën çdo shtetasi që mbushte moshën e caktuar të kandidonte për deputet. Parlamenti i kësaj kohe karakterizohet nga debate të zjarrta, ku nuk munguan as veprimet ekstreme brenda sallës së tij. Parlamenti në kohën e fashizmit Pas pushtimit fashist, më 12 prill 1939, u formua nga autoritetet e pushtimit, "asambleja" e 12 prillit 1939 që votoi vendimet e "bashkimit personal", dhe për një vit nuk pati organ legjislativ. Në vitet 1940 - 1943, organi legjislativ i shtetit u zëvendësua nga Këshilli i Epër Fashist që ishte organ i emëruar.

Në bazë të statutit të qershort 1939, Këshilli i Epërm Fashist Korporativ përbëhej nga Këshilli Qendror i PFKSH dhe nga pjesëtarët efektivë të Këshillit Qendror të Ekonomisë Kombëtare. Këshilltari epror duhej të ishte të paktën 25 vjeç. Në sesion, KEFK thirrej prej mbretit dhe kryesia emërohej po prej tij. Mirëpo asnjë çështje nuk mund të vihej në rendin e ditës pa miratimin e mbretit. KEFK kishte të drejtë të padiste ministrat, të cilat i gjykonte Gjyqi i Naltë i Shtetit. KEFK njohu vetëm një legjislaturë. Rikthimi i parlamentarizmit 1943 - 1944 Zgjedhjet e 1 tetorit 1943, rikthyen kushtetutën e 1928 dhe emërtesën e mëparshme të legjislativit. Pasi Kuvendi Kombëtar rrëzoi vendimet e "asamblesë" së 12 prillit 1939 dhe vendimet e tjra që buronin nga këto vendime, i delegoi kompetencat e tij Parlamentit, i cili i zhvilloi mbledhjet e tij deri në shtator 1944. kuvendi Popullor gjatë viteve të socializmit Me vendosjen e regjimit komunist, kemi zhvillimin e 11 zgjedhjeve parlamentare në vitet 1945, 1950, 1954, 1958, 1962, 1966, 1970, 1974, 1978, 1982, 1987. Në këto zgjedhje paraqitej vetëm një kandidat, që zgjidhej drejtpërdrejt. Ai propozohej nga Fronti Demokratik, sipas propozimeve të mëparshme të bëra nga Partia e Punës. Për herë të parë votuan edhe gratë. Nga këto zgjedhje, e para kishte vlerën e një Asambleje Kushtetuese, e cila ndërroi edhe formën e regjimit nga monarki në republikë. legjislativi në pluralizëm Me vendosjen e pluralizmit politik në vend, në vitin 1990, u zhvilluan zgjedhje parlamentare në vitet 1991, 1992, 1996, 2001 dhe janë në prag zgjedhjet e vitit 2005. godinat ku janë zhvilluar punimet Punimet e legjislativit shqiptar janë zhvilluar në godinën e sotme të Akademisë së Shkencave në vitet 1920 - 1926. Për fat të keq në pllakën përkujtimore të vendosur në këtë institucion shënohen vetëm "1920 - 1924". Më 15 shtator 1926, me rastin e hapjes së sesionit të ri parlamentar, Dhoma e Deputetëve i transferoi punimet e saj nga selia e mëparshme për tek ish-

shtëpia e oficerëve. Godina kishte filluar të ndërtohej në fund të vitit 1923 e kishte përfunduar në vitin 1924. Ajo shërbeu edhe si seli e Senatit në vitet e republikës, seli e Këshillit të Epërm Fashist Korporativ në vitet 1940 - 1943 dhe deri në vitin 1944 sërish së seli i Parlamentit. Këtu e mbylli funksionimin e saj si seli e legjislativit shqiptar dhe pas disa vitesh këtu u vendos teatri i kukullave. Kuvendi Popullor në vitet 1946 - 1956, i zhvilloi punimet në sallën e sotme të Akademisë së Arteve, e cila ishte ndërtuar në kohë të fashizmit. Më 14 nëntor 1956, Kuvendi Popullor i filloi punimet në sallën e re të tij, ku mbledhja e parë u hap me shqyrtimin e thirrjes së Sovjetit Suprem drejtuar parlamenteve të gjithë botës. Në disa raste, mbledhjet u zhvilluan edhe në teatrin popullor. Si objekte muze me vlerë historike mund të shpalleshin ajo e Akademisë së Shkencave, ku ka zhvilluar mbledhjet parlamenti i parë dhe ajo që sot shërben si teatër kukullash. Emërtesat e organit ligjvënës të Shqipërisë 1-këshilli kombëtar 1920 - 1923 2-kuvendi kushtetues 1923 - 1925 3-Dhoma e Deputetëve (1925 - 1928) 4-Parlamenti 1928 - 1939 5-këshilli i Epërm Fashist korporativ 6-kuvendi kombëtar 1943 7-Parlamenti 1943 - 1944 8-kuvendi Popullor 1946 - 1998 9-kuvendi 1998 Asambletë kushtetuese 1-kuvendi kushtetues 1923 - 1925 2-Asambleja kostituente (Dhoma e Deputetëve dhe senati) 1925 - 1928 3-Asambleja kostituente 1928 4-"Asambleja" e 12 prillit 1939 5-kuvendi kombëtar 1943 6-Asambleja kushtetuese 1946 Selitë e legjislativit shqiptar -Godina e sotme e Akademisë së Shkencave (1920 - 1926) -Godina e sotme e teatrit të kukullave (1926 - 1944) -Salla e sotme e akademisë së arteve (1946 - 1956) -Selia e sotme e Kuvendit (1956 vazhdon) Seli të përkohshme: -Pallati Mbretëror (1943) -Salla e Teatrit Kombëtar (disa mbledhje)


Albanian Yellow Pages in the UK 2009 *A keni ndonjë shërbim që mund të ofrosh për komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe? *A dëshironi që mesazhi juaj të shkojë në çdo familje shqiptare dhe shqiptaro-britanike? *A është e vështirë të neglizhosh rreth 100 000 konsumatorë?

KONTAKTONI SA MË PARË QË TË REZERVONI VENDIN TUAJ The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Mob:07947177160 Info@thealbanian.info

ËSHTË NJË MUNDËSI QË JEPET VETËM NJË HERË NË VIT.



KONGRESI I DIBRËS – REFLEKSION I KONGRESIT TË MANASTIRIT LONDON JUNE 2009

ngA PROF. DR. AVZi musTAFA

K

ongresi i Dibrës, siç dihet, u organizua nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” me një qëllim se gjoja shqiptarët e besimit mysliman nuk janë dakord me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Kërkesa e shqiptarëve për autonomi administrative të Shqipërisë me një qeveri shqiptare, me gjuhë, shkollë, kishë e xhami në gjuhën shqipe ishin kërkesat më të arsyeshme të orientuara në rrugën drejt realizimit të tyre. Lidhja e Prizrenit si dhe Kongresi i Manastirit ishin ngjarjet më vendimtare të popullit shqiptar, që i dhanë hov të madh lëvizjes sonë kombëtare në përgjithësi dhe përhapjes së arsimit në gjuhën amtare. Gjuha dhe arsimi, si një nga faktorët e vetëdijesimit dhe mbijetimit të shqiptarëve, u pritën dhe u miratuan nga gjithë populli ynë, pa marrë parasysh krahinën ose besimin fetar, gjë që shënonte një hap drejt unitetit dhe luftës për çlirim kombëtar. Kërkesa kryesore e shqiptarëve ishte që gjuha shqipe të mësohej lirisht dhe në këtë gjuhë të hapen shkolla e të shkruhen libra e gazeta. Xhonturqit, edhe pse në fillim u zotuan se disa të drejta do t’ua njohin shqiptarëve, ata megjithatë filluan ta përdorin dhe ta realizojnë thënien e vjetër latine “përçaj dhe sundo”. Ata kërkonin t’i vënë në shërbim fanatikët fetarë, merimangat dhe satrapët e ndryshëm shqiptarë që ashtu të pengonin çdo gjë që ishte shqiptare. Xhonturqit dëshironin që shqiptarët nëpërmjet fesë ta përçajnë kombin. Çdo gjë që ishte shqiptare dhe e ruajtur ndër shekuj ata mundoheshin ta zhduknin dhe ta zëvendësonin me të huajën. Këtë e shohim menjëherë pas 7 muajve kur filloi fushata e egër kundër alfabetit të përbashkët të aprovuar në Manastir. Siç e dimë, alfabeti e shpejtoi hapjen e shkollave shqipe që ditaditës po hapeshin si në qytete, ashtu edhe nëpër fshatra. Kur fushata e xhonturqve provokohej me mitingje të përkrahur edhe nga elementët fanatike të disave hoxhallarëve e njerëzve që mbanin poste të larta në pushtet, merrej vesh se qëllimi kryesor i tyre ishte të përçaheshin shqiptarët. Në këto kohë u angazhuan edhe disa misionarë, si dhe studentë dhe intelektualë të këtyre viseve, të cilët erdhën në viset shqiptare për të propaganduar në letrën e fesë islame, duke trumbetuar se shqiptarët duhej të shkruanin me alfabetin e Kuranit “se germat latine janë germa kaurësh dhe se me ato nuk shkohet në Qabe”. Qëndrimi armiqësor ishte përcaktuar aq mirë, saqë në shërbim të tyre ishin vënë edhe disa aleatë të xhonturqve, siç ishte kisha ortodokse, si vegël e patrikanës greke, që ta përdorin alfabetin grek si më i përshtatshmi për gjuhën shqipe. Siç mësojmë nga shtypi i kohës, nga gazeta “Rrufeja” që dilte në Egjipt, mund të shohim edhe mendime të çoroditura si: “se gjuha shqipe duhej të shkruhej me alfabetin grek, me pretekstin se me grekët jemi kushërinj”. Problemi i alfabetit nuk ishte thjesht problem grafie, por alfabeti ishte një problem politik, prapa të cilit fshihej diçka e madhe. Këtë “të madhe” e shohin në shpërthimin e reaksionit xhonturq dhe acarimit të marrëdhënieve shqiptaro-turke. Nga

100-vjet nga kongresi i Dibrës

lajmet që vinin ose, për ta kuptuar më mirë atë që dëshironin, këtë e shohim në mendimin e ministrit xhonturk të Punëve të Brendshme të Perandorisë, i cili deklaronte “Shqipëri nuk ka! Ka vetëm provincë turke”. Xhonturqit synonin ta imponojnë alfab e t i n turko-arab duke thënë se në Kongresin e Manastirit u bë një “jangllësh olldi” me shkronjat kaure, por kjo nuk u shkoi për dore, sepse çështja e shkronjave shqipe kishte marrë fund në manastire. Prandaj kjo filloi t’i thellojë edhe më tepër marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe turqve të rinj. Pushteti gati çdo ditë po jepte urdhëresa të ndryshme dhe bënte trysni të paparë mbi shqiptarët, bile edhe vrasje, burgime, internime e çka mos për të hequr dorë nga shkronjat latine dhe për t’i zëvendësuar ato me shkronjat turko-arabe. Në këtë punë ata e përdorën taktikën e ashtuquajtur “gjuaj e fshih dorën”. Problemin e grafisë ato e paraqitnin si çështje të shqiptarëve, si iniciativë të vetë shqiptarëve, e sidomos të shqiptarëve të besimit mysliman se gjoja ata vetë i kërkonin germat turke. Këtë e shohim shumë qartë kur Klubi i Korçës “Dituria” kërkoi nga Klubi i Manastirit si të veprojë në raste të këtilla. Përgjigja ishte kjo :”Askush nuk duhet të guxojë të na ndalojë të çelim shkolla e ta mësojmë gjuhën tonë..... Kundër tradhtarëve duhet të luftojmë me penë, por edhe me anë të armëve” Të bindur se nëpërmjet xhemijetit shqiptarët e besimit mysliman duan dhe do t’i mbrojnë shkronjat turke-arabe, në përvjetorin e parë të shpalljes së Kushtetutës Turke, përkatësisht më 23 korrik pikërisht më 23-29 korrik 1909, nën patronazhin e Klubit të Dibrës “Bashkimi” u organizua Kongresi i Dibrës. Kongresi i Dibrës, siç dihet, u organizua nga Komiteti Qendror “Bashkim e Përparim” me një qëllim se gjoja shqiptarët e besimit mysliman nuk janë dakord me vendimet e marra në Kongresin e Manastirit. Një nga veprimet për ta penguar përhapjen e shkollës shqipe pas Kongresit të abesë ishte propaganda e përdorimit të shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin turko-arab. Pas propagandës që e përdorën kudo si nëpër xhami e tubime, ashtu edhe me frikësime duke përdor lloj-lloj metodash, ata kërkonin të or-

32

ganizojnë një lëvizje të madhe që do ta luftonte shkrimin, shkollën shqipe dhe çlirimin kombëtar. Nga njëra anë kërkonte të thellohej përçarja ndërmjet shqiptarëve, kurse nga ana tjetër synonte që këtë ta paraqesin para opinion botëror si shprehje të pajtimit të shqiptarëve me Komitetin e Xhonturqve. Në Kongres morën pjesë 325 delegatë nga të gjitha qytetet e vilajeteve shqiptare dhe nga ta gjitha besimet fetare, si: të krishterë, ortodoksë e katolikë, hoxhallarë e shehlerë, por këtu morën pjesë edhe 15 serbë dhe maqedonas në krye me Glisha Elezoviqin, 15 grekë në krye me Todorçe Naumin, nga Bullgaria mori pjesë Ilo Dimashov, ndërsa në Kongres morën pjesë edhe Bellomaçe – vlleh (revizor i shkollave), Pop Apostolli – serb nga Kosova etj. Politika e çoroditur e xhonturqve ndaj shqiptarëve, përkatësisht ndaj Kongresit të Dibrës, u pa menjëherë me miratimin e rendit të ditës ku ishin paraparë 4 pika që duhej të pranoheshin pa asnjë diskutim. Kjo do të thoshte se nëse pranohej kjo, me këtë kuptohej se shqiptarët janë dakord me doktrinën e “osmanizmit”. Megjithatë kjo nuk ndodhi, sepse patriotët shqiptarë me këmbëngulje kërkonin që pikat e rendit të ditës jo vetëm të diskutoheshin e të bëheshin ndryshime, por edhe plotësohen me kërkesat që kishin karakter kombëtar. Shqiptarët me të parë dhe me të dëgjuar se ku ishte qëllimi i të gjithëve atyre që e përkrahnin Perandorinë, si dhe i fanatikëve dhe puthadorëve të pushtetit, ndërmjet delegatëve zhvilluan diskutime të ashpra rreth rendit të ditës dhe pikave të hartuara nga xhonturqit, që shpeshherë solli debate të ashpra dhe me ndërprerje, e herë-herë edhe me ngritje të gjakrave. Por, falë zgjuarsisë së kryetarit të Kongresit, Vehbi Dibra, arriti të qetësohet gjendja. Nga qëndresa e patriotëve, por edhe pritja bujare e vetë dibranëve, xhonturqit dhe ata që e mbështetin doktrinën e osmanizmit, e diktuan se punët nuk do të shkonin ashtu si i kishin planifikuar. Me rastin

e vdekjes nga një sulm në zemër të deputetit dibran Isamil Beut, kërkuan që Kongresi të anulohet. Ndonëse kjo nuk ndodhi, varrimi i këtij deputeti u bë në mënyrë madhështore. Kongresi zgjodhi një komision me nga 8 përfaqësues të përfshirë në pesë vilajete, që me disa shtesa u arrit në numrin 45 veta. Brenda vetë komisionit kishte gjithashtu mosmarrëveshje edhe ndaj programit. Patriotët shqiptarë, në një seancë të fshehtë në konakun e Teqesë së baba Shabanit e bënë listën e kërkesave që ishin të karakterit ekonomik, administrativ dhe arsimor-kulturor, të cilën xhonturqit ishin të detyruar ta pranonin, qoftë edhe për sy e faqe. Megjithatë manovrat e xhonturqve ishin përcaktuar shumë qartë dhe, duke e shfrytëzuar fanatizmin fetar dhe papambeturinë e shqiptarëve, ata orvateshin t’i përçajnë shqiptarët. Polemikat dhe diskutimet rreth përdorimit të alfabeteve shqiptarët i ndanë në dy taborë. Në njërin tabor rrinte Riza Beu, Shaqir be Jegjeni, Sybi Efendii, Bedri Efendi, Haxhi Ali Elbasani, Haxhi Muhamed Vlora etj., që kërkonin që gjuha shqipe të shkruhet me shkronja turke-arabe dhe këtë e justifikonin duke thënë se Gegnija shkronjat latinisht nuk i pranon, kurse Riza beu nga Shkodra pohonte: ”se nuk ka nevojë të mësohet shqipja, neve na mjafton turqishtja. Në shkolla vetëm turqisht lexohet.” Ose, siç u prononcua Shaqir be Jegjeni:” Në Dibër nuk është kush që do shkolla shqipe, edhe në pas ndonjë, edhe ai do me shkronja arabe”. Në taborin tjetër me plot krenari qëndronin: Qenan Manastiri, Gani Frashëri, Abdyl Ypi, Seid Aga, Murat Agë Gjakova, Isuf beu, Ibrahim Daci e tjerë..

ibrahim Daci tha: “Pleqtë që ndodheshin në mbledhje nuk përfaqësojnë dëshirën e popullit, vullnetin e Dibrës dhe shtoi se vegjëlia që kishte ardhur tufë-tufë, do të thotë se në Dibër nuk do të mësohet kurrë alfabet tjetër, përveç alfabetit kombëtar”. ndërkaq gani Frashëri tha: “me alfabetin arab shkruhet në Afganistan, sumatra etj. A e

di bedri Efendiu se në çfarë shkalle kulturore ndodhet popullsia e këtyre vendeve“.

Pas 5 ditëve diskutime Kongresi e miratoi programin prej 17 pikash, ku sa i përket alfabetit dhe shkollës mori vendim që “ky të lihej në pëlqimin e vetë popullatës së çdo krahine” – le të përdoren ata shkronja që i do populli, d.m.th. se mund të përdoret edhe alfabeti turko-arab. Pastaj xhonturqit filluan ta propagandonin vetëm atë pjesë të vendimeve që u interesonte atyre – që alfabeti sipas dëshirës donte të thoshte vetëm ai arab. Pas kësaj në territoret shqiptare ose, siç e quanin ata Arnautllëk, nga ana e xhonturqve do të fillojë një luftë e pakompromistë, sidomos pas mbajtjes së Kongresit të Dibrës, duke i shfrytëzuar të gjitha metodat, si ato: misionare, mediale, propaganduese, autoritative, intelektuale, represive etj. Në bazë të hulumtimeve që i ka bërë dr. Hasan Kaleshi, shohin qartë se si deputetët e disa qyteteve, si ai Elbasanit - Aliu, i Shkupit - Said Idrizi, i Manastirit - Mehmed Vasvi, i Dibrës Hasan Dosti, si dhe disa deputetë të krahinave të tjera, shihet se ata e kanë nënshkruar mesazhin ku ndalohet përdorimi i alfabetit perëndimor. Po kështu në gazetën “Tanin” nga i njëjti autor ishte botuar një Manifest i Ulemasë Shqiptare në Stamboll ku thuhet: ”T’u qenë se populli fisnik shqiptar është osmanli dhe mysliman. ekzistojnë obligime fetare dhe kombëtare që germat e arabishtes t’i skalisë në kokë. Ne e shpallim vendimin e marrë se e pranojmë alfabetin arab për ta shkruar gjuhën tonë....” Këtë deklaratë e kanë nënshkruar intelektualët dhe profesorët e Medresesë së Fatihut, ndër të cilët janë edhe emrat e profesorëve nga qytetet e Maqedonisë së sotme: Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi (Voka), profesori i Medresesë së Fatihut - Ismail Haki nga Tetova, Hafiz Rexhoi nga Prilepi, Musa Qazimi nga Dibra, Arif Hikmeti nga Kumanova, Inspektori i Përgjithshëm për Maqedoninë Hysen Hilmi Pasha, Abdylhakim Hikmeti nga Gostivari etj. Pasi ndodhën të gjithë këto, pasuan edhe burgosje dhe internime të shumta, por synimeve armiqësore të xhonturqve, krahas mintigjeve dhe bojkoteve të ndryshme, populli shqiptar do t’u japë përgjigje në një kongres tjetër me të vërtetë kombëtar – në Kongresin e Elbasanit, që i zhvilloi punimet me 2-9 shtator 1909, një muaj pas Kongresit të Dibrës. Autori është ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në Universitetin shtetëror të Skupit “Kirili dhe Metodi”


LONDON JULY 2009

FAQET E VERËS

33


P

ër të zvogëluar rrezikun dhe dëmin që mund të na shkaktojnë rrezet e diellit tashmë vijnë në ndihmë dhjetë rregulla të publikuara nga Ministria Italiane e Shëndetësisë... Këto rregulla ndihmojnë për ta patur diellin një aleat të shëndetit dhe të bukurisë. Duke qenë se stina e nxehte e verës po ndjehet afër, mjekët rekomandojnë dhjetë rregulla që duhen ndjekur për t’u mbrojtur nga rrezet ultra vjollcë të diellit që janë shumë të dëmshme për lëkurën. Ministria e Shëndetësisë ka vepruar në bashkëpunim me Shoqatën italiane të Produkteve Kozmetike, “Unipro”, duke marrë iniciativën për sensibilizimin e gjendjes dhe për të vendosur kudo udhëzues e postera informues rreth dëmeve që shkakton dielli në lëkurën dhe shëndetin e njeriut, si dhe rregullat që duhen zbatuar për të qenë sa më mbrojtur nga këto rreziqe. Këto rregulla u sugjeruan nga Livia Turco, udhëheqëse e dikasterit: Ekspozimi i menjëhershëm i lëkurës në diell është një rrezik i madh për shëndetin. . Është e rëndësishme që të njihen dhe të shmangen dëmet që mund të shkaktojë dielli. Asnjë produkt i bërë në kushte shtëpie nuk mund të filtrojë të gjitha rrezet ultravjollcë. Por solarët e përgatitur posaçërisht për të thithur këto rreze, të cilët përdoren edhe në varësi të tipit të lëkurës, mbrojnë nga rreziku i shfaqjes së kancerit të lëkurës, shmang acarimet dhe irritimet si dhe plakjen e shpejtë të lëkurës. . Është e rëndësishme që solari të zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës (fototipi), apo të shmangies së acarimeve që mund të vijnë nga deti, rëra, pishina etj. Gjithmonë duhet të përdoren produkte që mundësojnë një mbrojtje të mjaftueshme , dhe në rast dyshimesh duhet të kërkohen këshilla duke iu drejtuar mjekut ose farmacistit. Pra duhet pasur parasysh fakti që çdo produkt mund të shfaqë efekte anësore te disa persona që mund të kenë lëkurë shumë delikate. . Duhet të mos qëndroni për një kohë shumë të gjatë në diell edhe pasi të keni përdorur krem dielli për mbrojtjen nga rrezet ultra vjollcë alfa apo ultra vjollcë beta. Asnjë produkt nuk mund të mbrojë në mënyrë absolute. . Duhet të shmanget qëndrimi në diell, sidomos në orët ku dielli nxeh më tepër, pra nga ora 11.00 deri në 15.00. Çadrat e plazhit apo pemët nuk mund t’ju mbrojnë plotësisht nga dielli. Ndiqni rregullisht parashikimet e motit nëpër gazeta, revista apo televizione për të qenë në dijeni të treguesve të rrezeve ultravjollcë të diellit apo temperaturave të larta. Sa më të larta të jenë shifrat, aq më e rëndësishme është të merrni masa mbrojtëse. . Mundohuni të mos digjeni shumë nga dielli. Sidomos kur dielli është në pikun e nxehtësisë së tij është e këshillueshme të vishet ndonjë gjë e lehtë, të vendoset një kapele më rreth sa më të gjerë, në mënyrë që të bëjë sa më shumë hije, që dhe sytë të mbrohen nga dielli i fortë. . Mundohuni të tregoni një kujdes të veçantë për fëmijët. Të sapolindurit dhe fëmijët e vegjël duhet të mbahen larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit. Ata janë më të prekshëm dhe delikatë nga rrezet e brendshme të diellit. Fëmijët duhen mbrojtur gjithmonë duke përdorur

LONDON JULY 2009

KUJDES NGA DIELLI!

1 2 3 4 5 6

34

bluza të holla dhe kapele, si dhe duke i mbajtur nën hijen e çadrës në orët më të nxehta. . Produkti i mbrojtjes kundër diellit duhet të para çdo ekspozimi. Fakti që mund të keni marrë rreze dielli dhe të keni një lëkurë të nxirë s’do të thotë se ju tani jeni të mbrojtur dhe rrezet e dëmshme s’mund t’ju sjellin probleme. . Duhet të aplikoni një sasi të mjaftueshme kremi solar në lëkurë e në qoftë se kjo nuk arrin ta ushqejë plotësisht lëkurën të rifilloni aplikimin e solarit, sidomos pas banjës apo kur e ndjeni lëkurën tuaj shumë të thatë. Mos harroni të përhapni produktin solar nëpër të gjitha pjesët e trupit të ekspozuara në diell. Për të dhënë rezultatin e dëshiruar solarët duhet të aplikohen në masën dhe sasinë e duhur të rekomanduar në udhëzuesin e përdorimit (normalisht 35 gram solar për gjithë trupin ose rreth gjashtë lugë çaji produkt kremi). . Mbrojeni trupin tuaj edhe gjatë kohës që jeni duke u larë në ujin e detit apo të pishinës, sepse rrezet ultravjollcë veprojnë edhe kur jeni në ujë. 0. Përdorni produkte që sigurojnë një mbrojtje të vlefshme si për rrezet ultravjollcë alfa (UVA) ashtu dhe për ato ultravjollcë beta (UVB). I vlefshëm është edhe përdorimi i produkteve që mundësojnë një mbrojtje të mesme mes këtyre dy lloj rrezesh, qoftë dhe një SPF, faktor mbrojtës solar me shifrat 15, 20 ose 25.

7 8 9 1 1 2 3

këshilla

- Mbani syze dielli

- Kremin kundra diellit përdoreni 30 minuta para se të dilni nga shtëpia - Evitoni lëvizjet nga ora 11 deri në orën 16

4 5 6 7 8

- Vishuni lehtë, dhe tregoni kujdes për fëmijët deri në moshën 10- vjeçare - Fëmijët deri në 6 muaj, nuk duhet të lyhen me vajra plazhi - Mbani gjithë kohën ujë mineral me vete (ndihmon në qarkullimin e gjakut) - Shtojini menysë së përditshme sa më shumë sallata dhe lëngje

- Uji i detit b ë n mirë për gjëndrat tiroide - Nxehtësia e verës k u r o n veshkat Rrezet ultraviolet, më të dëmshme Rrezet ultraviolet mund të shkaktojnë dëmtime të syrit, që shfaqen me shenjat karakteristike, si kruarje dhe skuqje të syrit, lotim, por në disa raste edhe tharje të tij, ngacmim nga drita, si ndjenja e pranisë së trupave të huaj në të etj. Llojet e syzeve mbrojtëse janë të ndryshme. Këshillohen ato që kanë filtra mbrojtës ndaj rrezeve të diellit. Në raste të veçanta, kur ngacmimet ndaj rrezeve të diellit janë të shumta, këshillohet përdorimi i lotit natyral, që gjendet në çdo farmaci. Mosmbajtja e syzeve të diellit gjatë stinës së verës, kur sasia e pluhurit

është shumë e madhe në veçanti në qytete, rrit edhe mundësinë për të marrë infeksione të dëmshme. Infeksionet në sy mund të sjellin probleme deri në humbje të shikimit, prandaj kujdesi që tregohet sot bën të mundur parandalimin e shfaqjes së një problemi, që mund t ju kushtojë shumë më tepër më vonë. Syzet e diellit, përdorini duhet të nis që në fëmijëri Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit. Më të prekurit nga dëmtimi i syrit janë fëmijët, te të cilët retina e syrit është shumë e ndjeshme, sidomos në stinën e verës. Një në pesë është raporti i fëmijëve, që mund të kthehen në miopë pas 5 vjetësh, në rast se nuk përdorin syze dielli në stinën e pranverës dhe të verës. Rreth 20 për qind e fëmijëve, që janë në moshë shkollore, kanë vështirësi në të lexuar, specialistët tregojnë se pjesa më e madhe e tyre kanë treguar pakujdesi gjatë diellit. Një në tre fëmijë e dëmtojnë shikimin e tyre nga qëndrimi para kompjuterit dhe televizorit me orare të zgjatura. Dëmtimet më shumë nga rrezet ultravjollcë B Ekspozimi për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit mund të shkaktojë dëmtim të syve. Rrezatimi nga rrezet ultravjollcë B rrezikon pjesët e jashtme të syrit, si kornenë ose xhamin e syrit, konjunktivën dhe lenten kristaline, duke shkaktuar irritim, tharje, skuqje dhe plakje të

isht në një periudhë disavjeçare. Përdorimi i syzeve të diellit për mbrojtje duhet të fillojë gjatë fëmijërisë. Duke minimizuar ekspozimin nën rrezatimin diellor është e mundur që të parandalohet dëmtimi i indeve okulare dhe të vonohet zhvillimi i sëmundjeve të syrit, të shkaktuara nga rrezet ultravjollcë. Lëkura, nevojë për trajtim edhe në dimër Edhe pse temperaturat janë shumë herë më të ulëta dhe dielli mendohet se nuk të krijon probleme me lëkurën, në stinën e dimrit duhet të përdoren të njëjta kremra me stinën e verës. Ndryshon vetëm numri i filtrave dhe karotina që në verë është më e madhe. Nëse një person nuk kujdeset për lëkurën dhe fytyrën në dimër e ka të vështirë ta rigjenerojë atë vetëm në stinën e verës. Për t’u kujdesur për lëkurën e fytyrës duhet të konsumoni vitamine C dhe E çdo ditë, ose fruta që i kanë këto vitamina; si dhe të keni kujdes kur të zgjidhni kremrat që reklamohen nëpër dyqane. Shihni për kremra që bllokojnë rrezet e dëmshme të diellit, vitamina C dhe E si dhe acidet AlfaHidroksike.

Po afron stina e plazhit, zhytjet në ujë dhe banjat e diellit: më së fundi erdhën pushimet! Të gjithë pyesin se si duhet të zgjedhim dhe përdorim kremin e plazhit (solarin). Rregulli është që kremi i plazhit duhet përdorur nga të

parakohshme. Ndërsa rrezatimi nga rrezet ultravjollcë A është më i rrezikshëm për lëkurën dhe sytë, sepse rrezet janë më të shkurtra dhe kanë aftësinë të depërtojnë më thellë në sy, duke dëmtuar retinën e tij. Sëmundjet më të zakonshme, që shkaktohen nga rrezet e diellit, janë kataraktet dhe degjenerimi makular, të cilat ashtu si sëmundjet e lëkurës, të shkaktuara nga ekspozimi në dritën e diellit, zhvillohen gradual-

gjithë derisa lëkura të mos jetë e pigmentuar dhe melanina kërkon të paktën 3-4 ditë që të prodhohet nga organizmi. Më vonë faktori mbrojtës mund të zvogëlohet gradualisht sipas tipit të lëkurës. Përsa i përket formulimit të solarëve, që janë mbrojtës apo vetëm hidratantë, duhet të zgjidhen në varësi të lëkurës. Sa më e yndyrshme, aq më pak i këshillueshëm lloji vajor. E rëndësishme është se verifikohet nëse produkti i reziston ujit.

Rregullat dhe frutat që duhet të kihen parasysh gjatë pushimeve kremi i plazhit, si ta zgjedhim

9


Në rast të kundërt aplikimi i tij duhet bërë pas çudo larje ose shpesh edhe nëse djersitemi shumë.

punojnë në mjedise të mbyllura gjatë gjithë vitit, në verë, në mënyrë të parregullt dhe jograduale, marrin rrezet e forta të një dielli në temperatura të larta, pa u mbrojtur prej tij. Këta njerëz nuk i bind as fakti shkencor se nxirja është shfaqje e dukshme në lëkurë e një mbidoze rrezesh ultravioletë.

Solari duhet përhapur në të gjithë trupin uniform, duke u përqendruar në zona të vogla (nuk duhet harruar asnjë centimetër lëkure), sidomos ata klasikët, pas gjunjëve, këmbët dhe veshët. Gjëja më e rëndësishme është që ta aplikojmë 20 minuta para ekspozimit në diell. Vetëm kur produkti është përthithur plotësisht nga lëkura mund të vishemi e të shkojmë në plazh. Kur flitet për ngjyrën e këndshme të plazhit mendohet gjithmonë për karotat. Pra për të qenë me saktë, për betakarotinën. Në realitet të rrisësh sasinë e konsumit të betakarotinës nuk ngre nivelin e prodhimit të melanisë (pra të ngjyrës çokollatë), thjesht i jep lëkurës një ngjyrë portokall të mbyllur, paksa të ngjashme me ngjyrën e plazhit, por nuk është e njëjta.

Pasojat e plazhit Njolla, myk, quka, djegie të thella, dehidratim, por edhe skuqje, infektim janë disa nga "pasojat" e plazhit. Më të ndjeshëm ndaj këtyre janë fëmijët e vegjël, gratë dhe të rinjtë. Lëkura dhe organizmi në njëfarë mënyre janë të rrezikuar nga dielli. Pas plazhit shfaqet tharja e lëkurës dhe të tjera probleme që shkojnë deri në infeksione serioze, si të mykut mbi lëkurë etj. Problem serioz për plazhistët dhe njerëzit që ekspozohen ndaj rrezeve të diellit janë djegiet e lëkurës. Ato nuk mund të shmangen ndryshe, përveç se me anë të përdorimit të solarëve, me mbrojtës me filtër të lartë, si edhe duke mos u ekspozuar në diell pas orës 10.00.

si përdoret: Rregulli i më poshtëm vlen për të gjithë.

Dermatologët këshillojnë që nuk duhet të ekspozohemi në diell nga ora 11.00 e deri në orën 16.00, për shkak se në këtë orar rrezet e diellit janë më të dëmshme. Megjithatë, nga sondazhet e bluzave të bardha rezulton se janë shumë pak ata plazhistë që e kufizojnë ekspozimin në diell në këto orare. Po ashtu, gjatë gjithë kohës së banjës së diellit është i rekomandueshëm përdorimi i kremit sa herë që të futeni në det e të dilni që andej. Specialistët thonë se çdo një orë duhet përsëritur mbulimi me krem solar. Plazhi shihet si një mënyrë për të larguar stresin. Të gjithë, sapo

hyn stina e verës mendojmë pushimet në bregdet. Synojmë që nën rrezet e diellit të marrim ngjyrën çokollatë të dëshiruar, edhe pse e dimë që ajo

s'është gjë tjetër veçse teprim me qëndrimin në diell. Por ngjyra çokollatë e trupit është teprim edhe me një pigment kanceroz. Njerëzit që jetojnë dhe

1 2 3 1 2

andalet, zgjidhja e vetme për ditët e nxehta, ku zhiva e termometrit tregon 40 gradë Celsius, janë të vetmet “shpëtimtare” të stinës.Stilistët, shpeshherë të çuditshëm, kësaj radhe kanë ideuar silueta për të kënaqur çdo kërkesë dhe kapriçio të konsumatorëve dhe për më tepër ato kanë qenë në gjendje t‘i godasin, duke bërë për vete mirënjohjen e publikut femëror, që është i lodhur nga zgjidhjet e pavlefshme. Le të fillojmë nga ato më të ulëtat, që natyrisht është një nga takat më të pëlqyera dhe më e përdorshmja nga femrat. Disa prej këtyre modeleve janë të thjeshta, madje edhe në anën e prapme. Por shpesh, në fakt, ato që bëjnë modën janë të ashtuquajturat “merimanga” ose “të përziera”, si ato që bliheshin dikur me porosi në punishtet artizanale. Mite si Grace Kelly (Grejs Kelli) dhe Audrey Hepburn (Odri Hepbërn) i kishin sjellë në modë që në vitet ‘60. Këtë vit, moda e sandaleve është po ajo e viteve ‘60, por me një ndryshim disi të vogël, sandalet janë të zbukuruara me brilantë, gurë të çmuar, kristale dhe vija me ar e argjend. Është momenti i duhur për kandidatet femra, të cilat kohë më parë ishin të detyruara të mësoheshin me taka të larta, për shkak të mbrëmjeve elegante. Më në fund ky tabu është thyer, për shkak se gjithmonë kërkonte veshje dhe këpucë elegante, që detyrimisht ishin të lidhura me takat e larta. Le t‘i rikthehemi edhe një

herë asaj çka shkruam më lart. Në universin e larmishëm femëror ka edhe nga ato femra që jetojnë në mënyrë të pandarë me këpucët me taka të larta. Në rastin e grave të shkurtra, takat e larta janë zgjidhja e duhur. Por ka femra që nuk e konceptojnë dot idenë e daljes nga shtëpia pa taka. Për to imazhi i sandales së sheshtë është një ulje e prestigjit femëror. “Të shpejta si një veturë policie” ato lëvizin vazhdimisht mbi rrugët e prishura, që për pjesën tjetër të universit janë të papërdorshme, madje edhe si këpucë tenisi. Për maniaket e lartësisë, takat janë një çështje psikologjike. Ato mbeten një element i pazëvendësueshëm i magjisë. Kur u vjen sërish koha, femrave u shtohet edhe një “hall” më shumë, ai i përzgjedhjes së tyre. Përveç skeletit që nuk perëndon, ka kunja të holla, taka picigjate dhe prodhime të pambrojtura të dizajnit, që i transformojnë këpucët në skulptura. Ndonjëherë ato duken si objekte koleksioni të vërteta. Megjithatë, pas këtyre fjalëve, edhe takat kanë

avantazhet e tyre. Në kundërshtim me atë çka besohet, takat e larta ndihmojnë në mbajtjen e ekuilibrit. Në këtë mënyrë, ngritja mbi taka nuk është e fiksuar dhe pesha nuk bie e gjitha nën thembër, por mbi të gjithë shputën e këmbës, duke e bërë ecjen më të stabilizuar. Po femrat që nuk dinë të manovrojnë dhe nuk ecin dot me taka të larta, çfarë të bëjnë? Mos u frikësoni. Mbreti i të gjithë këpucëve, i nderuari Manolo Blahnik (Manol Blejnik), pohon se: “Një grua që nuk ka një ekuilibër perfekt të jeni të sigurt se duket më seksi”. Një tjetër alternativë për femrat mbetet edhe këpucësandalja. Ky version është më i përshtatshëm për femrat, madje i këshillueshëm edhe nga mjekët ortopedikë. Është një lloj take që ndihmon në ecje, nuk e lodh shtyllën kurrizore, nuk e vret këmbën. Por, çudia më e madhe është se asnjë nga

stilistët nuk e vë në përdorim, sepse thonë që është jashtë mode. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këpucët më në modë janë ato të markës “Taryn Rose”. Një stiliste kjo, e cila në të kaluarën e saj ka qenë një kirurge ortope-

Ekspozimi

S

keshilla per kremin

- Kremi i plazhit duhet të përdoret 20 minuta para se të shkojmë në det - Solari duhet të përdoret sa herë të dilni nga deti - Kremi dhe solari i plazhit duhet të jetë me karota

Sandalet

si ta ruajmë ngjyrën e plazhit - Evitoni të laheni me ujë të ngrohtë që e zbut shtresën sipërfaqësore të lëkurës duke e lagur atë - Mos përdorni për pak kohë pastrues shumë të fuqishëm. Më pas mund të kërkoni ta riformoni ngjyrën:

3 4

LONDON JULY 2009

35

- Aplikoni në fytyrë një maskë të realizuar me çaj të errët (dy paketa për gjysmë litri ujë). Aplikojeni me anë të një pambuku dhe mos e shpëlani. - Aplikoni në trup një maskë të përbërë nga 4 karota

Plazhi

krem hidratues pas plazhit Është e këshillueshme që pas plazhit të përdoren kremra hidratues "pas diellit" për lëkurën, pasi nga plazhi lëkura thahet jashtë mase. Në raste djegiesh të thella rekomandohen edhe preparate në formë xheli. As qëndrimi nën çadër nuk të mbron nga dielli, pasi edhe rëra, edhe gurët rrezatojnë.

nishanet, dëmtohen nga rrezet e diellit

Probleme shkakton rrezatimi diellor edhe te nishanet mbi lëkurë. Njëlloj ndodh me njollat dhe qukat, prej të cilave ankohen shumica e njerëzve që vuajnë nga shfaqja me tepri e pullave të bardha mbi lëkurë, pa pigment. Zakonisht për mykun dhe njollat rekomandohen preparate me ekstrakte bimore. këshillat pas ekspozimit në plazh Pas çdo banje në det ose në pishinë trupi duhet të shpëlahet me ujë të pastër. Pas shfaqjes së mykut mbi lëkurë duhet të ndërpritet plazhi dhe të niset kura. Në raste djegiesh jo të lehta duhen përdorur antibiotikë dhe xhel "pas diellit" Për njollat dhe qukat duhet të përdoret mbrojtësi me filtër maksimal.

die, që po revolucionon tregun e këpucëve femërore. Ideja e fitores së saj është e thjeshtë, banale: të propozojë këpucë të kohës, por sa më të lehta në përdorim.

PERgATiTi AnilA HOxHA


K

LONDON JULY 2009

anë kaluar nga një brez në tjetrin, me ndryshime të vazhdueshme deri tani që kanë arritur në ditëlindjen e tyre të 61-të. Duket e pabesueshme, por nëse sot gratë mund të veshin në plazh kostumin aq provokues është meritë e inxhinierit Louis Reard, i cili prezantoi për herë të parë më 5 korrik 1946, në Paris, revolucionin bikini. Pse “bikini”? Emri është marrë nga ishulli Bikini, i cili ka formën e një unaze, në arqipelagun e ishujve Marshall, në të cilin në atë kohë Shtetet e Bashkuara te Amerikës po bënin teste bërthamore. Inxhinieri mendoi se dhe gratë po të vishnin këtë kostum do të kishin “efekte shpërthyese” Historia e kostumit femëror zbërthehet pas dhjetëra vitesh morali dhe ndjeje frike. Ishte vetëm shembulli i dhënë nga artiste apo modele shumë të famshme të kohës faktori kryesor që bëri që hap pas hapi bikini të bëhej dhe pjesë e grave të zakonshme. Momenti i provës së rrobave të banjës Ose thënë ndryshe dhe momenti i të vërtetës. Një vit më shumë, ndoshta dhe ndonjë kile më shumë dhe pasqyra e cila nuk kursehet të tregojë cdo difekt të trupit tonë, ende të zbehtë. Një situatë aspak e këndshme që të bën t’ia mbathësh ose të fshihesh. Por mos u dëshpëroni, mjafton të zgjidhni kostumin e duhur dhe mund të shfaqeni me një pamje shumë tërheqëse dhe të ndjeheni mjaft mirë më veten. Hapi i parë që duhet bërë është të evidentoni zonat e ” rrezikshme”, ose problematike. Dilni para pasqyrës dhe vendosni vetë se cilat janë pjesët që ju duhet të ekspozoni apo të mbuloni më shumë. Pasi të keni bërë këtë test, zgjedhja do të jetë shumë më e lehte. gjoksi është shumë i vogël: - Recipeta në formë trekëndëshi, dhe sa më të distancuar trekëndëshat nga njëri- tjetri. Kjo bën që gjoksi juaj, dhe pse pak të bier më shumë në sy. -Recipeta me kupa me shumë mbushje, tashmë një mënyrë mjaft e mirë dhe mjaft e dashur për të rregulluar format. gjoksi i madh: - Recipëeta pa mbushje dhe që të mbulojnë pjesën më të madhe të gjoksit -Materiali i recipetave të jetë i qëndrueshëm në mënyrë që të mbledhë gjoksin shumë e dobët : -Vishni mbathje jo slip por në formë kilotash. - Reccipeta të përshtatshme me këto lloj mbathjesh, të kenë formën e një busti shumë e shëndoshë : -Materiale shumë të qëndrueshme që mbajnë trupin sa më të mbledhur -Zgjidhni një model që mbulon dhe mos u mundoni të zgjidhni një masë sa më të vogël. Cfarë sugjerojnë stilistët për verën 2009? Këtë verë, moda për detin ka si protagoniste të padiskutueshëm rrobat e banjos me trup, jo ato të ndara. Kjo është propozuar nga stilistët për një look më të sofistikuar dhe elegant. Rrobat e banjos me trup, të propozuara

36

Bikini në histori

për këtë vit, nuk janë sic mund ti imagjinonte ndonjë nga ne. Me prerje të rëndomta. Janë më prerje sensuale, të hapura anash dhe krejt ndryshe nga ato cfarë jemi mësuar të shohim. Rrobat e banjos me trup janë hequr për shumë kohë nga përdorimi, por këtë herë bëhet fjalë për kostume shumë elegante, me gurë dhe aksesorë shumë tërheqës. Modelet që kërkohen më shumë janë të hapura anash ose më një të hapur strategjike në bark. Këto modele, nxjerrin në pah format e trupit. E rëndësishme është të vishen bikini sa më të përshtatshme me modën e këtij viti dhe të lihën mënjanë rrobat e banjos që ekspozojnë shumë gjoksin dhe që janë jashtë mode. modelet më të këshillueshme nga stilistët Për bikinit këtë vit emëruesi i përbashkët është një rikthim në epokën e pin- up, ose vajzat e kopertinave të

viteve ‘60. Prerje elegante dhe sensuale, por jo të ekzagjeruara, plot ngjyra ose me motive floreale, të mbuluara me lara në një stil perfek hippie. Rikthehen stampimet me motive kafshësh bashkë me ato floreale, katrorët e bardhë apo të kuq, lejla, të gjelbra, bezhë. Ju kujtohen kostumet e Ester Ëilliams dhe nxënseve të saj të notimit? Pikërisht modele të tilla, të sofistikara, por shumë provokuese janë ato që janë më në modë këtë vit. Pamje perfekte në plazh? Mbi kostumin e plazhit, qoftë ky me trup apo i ndarë në dy pjesë shumë trendi janë dhe shallet e linosë apo të pambukut me ngjyra shumë të gjalla. Të cilat mund ti lidhim rreth belit duke dhuruar një pamje shumë sensuale dhe misterioze. Gjithashtu dhe aksesorët e

ndryshëm sic janë kapelet, të kombinuara me cantën apo me shapkat e plazhit. Byzylykët apo varset të kombinuara me ngjyrat e rrobave të banjos dhe me materiale sic janë , rruazat, guackat, fildishi, kaucuku etj. Ngjyrat më të kërkuara këtë vit janë… E zeza e kombinuar me të bardhën, e bardha absolute, rroba banjoje me dizenje etnike me tone të së kuqes, të verdhës dhe portokallisë. Të gjithë tonalitetet e të gjelbrës, nga ajo ushtarake deri tek ajo që quhet e gjelbra mollë. Evolucioni i bikinit Kohë më parë, termi monokini është përdorur duke iu referuar banjos së

plazhit topless; ndërsa bikini ka dy pjesë, monokini është ndërtuar vetëm nga një pjesë dhe pikërisht vetëm nga pjesa e mbathjeve. Termi monokini u përdor nga Rudi Gernreich. Një tankini është një kostum plazhi i cili mbulon gjoksin në një pjesë më të madhe nga bikini. Një string bikini është një version alternativ i cili mbulon gjoksin më pak se bikini. Pjesa e mbathjeve tek rrobat e banjos është zvogëluar vetëm në vitet ‘70 me daljen e tangave braziliane, tek të cilat pjesa e mbrapshme është aq e vogel sa mezi duket. Mania e zvogëlimit, filloi me pjesën e recipetave për të përfunduar me pjesën e mbathjeve.


I

Pierre Cardin - I vetmi stilist me famë botërore që ka hapur një dyqan ne Tiranë LONDON JULY 2009

lindur me 07 korrik 1922 ne Venecia Itali nga prindër franceze, shkollimin e parë e mbaroi ne Venecia ku prindërit punonin ne një restorant francez ku edhe vete ai ne moshën 13 vjeçare do punonte ne te njëjtin restorant. Ne vitin 1945 nis studimet për arkitekture ne Paris dhe njëkohësisht vizatonte dizajnë për fustane nusërie me shume për miqtë dhe shoqërinë e afërt, ne vitin 1950 hap kompaninë e tij te pare ne Paris duke përdorur forma te ndryshme gjeometrike për te sfiduar linjat e femrave. Shumë ndryshe nga ç’bënin stilistet e tjerë në atë kohë. Cardin është i pari stilist që në 1959 zbuloi se Japonia ishte vendi me i përshtatshëm për fitime kolosale të fushën e modës, ku cilësia më e

veçante nga japonezët ishte edhe stilimi nga brenda i automjeteve luksoze. Por Cardin nuk është i pari vetëm në Shqipëri dhe Japoni, nga shërbimet sekrete ruse (KGB) në fund te viteve '60 mendohet se Cardin punoi për muaj me radhw në familjet e udhëheqësve komuniste për ndryshimin e imazhit te tyre tek sa dilnin jashtë Rusisë dhe donin të ishin në një hap me vendet e tjera perëndimorë (këtë Cardin e ka mohuar gjithmonë). Me 1970 Pierre hap Escape Cardin Gallery në Paris me fonde nga ChampsElysees (pallati presidencial francez) këto fonde përdoreshin për te ndihmuar stilistet franceze te

zmadhonin fushën e tyre te biznesit. Ne mesin e viteve '70 Cardin ndalon punën për disa vite nga një sëmundje e gjate e cila u mund ne vitin 1981, po në këtë vit Cardin blen ne një oferte marramendëse rrjetin e restoranteve Maxim ne France dhe shume shpejt ato

si ti bëni buzët

duken më të plota

Në treg egzsitojnë lloje të ndryshme buzkuqësh: shkëlqyes, mat, kremoz dhe të ngrirë. Zgjidhni një që ju shkon më shumë në varësi të tipit të lëkurës së buzëve tuaja. Për ato që kanë buzë të holla është mirë të zgjidhni ngjyra të ndritshme buzkuqi. Ngjyrat më të errëta u shkojnë më shumë bukurosheve me buzë të trasha. Shkëlqyesi I bën buzët tuaja të duken më të mbushura, më me vëllim dhe shkëlqim. Kto lloj buzësh shkëlqejnë, dhe tërheqin vëmëndje. Buzët me shkëlqyes u shkojnë më shumë moshave të reja. Pra, shumë shkëlqyes nuk I këshillohet moshave më të mëdha.

këshilla për buzkuqin

Albania nga Zj.Vera Grabocka ku kryeson jurinë bashkë me shumë personalitete shqiptare, po ne këtë vit ne nëntor hap edhe butikun e pare dhe te vetëm ne Tirane nga një stilist me fame botërore. Tani që vitet kalojnë Cardin po mendon ti japë fund karrierës duke shitur të gjithë aksionet dhe licencat e tija të një kompani mode në Kinë për çmimin 900 milion Euro. (kjo nuk është zyrtare) Fakt: Cardin akoma firmos të gjithë llogaritë bankare personalisht dhe ka të punësuar 190000 persona në të gjithë botën.

Fakt: “unë dua të vdes njeriu me i pasur të botë”janë fjalët që Cardin dhënë në një të përditshme Angleze, kur u pyet se a mendon të falë pasurinë në vitet e fundit të jetës.

Përgjithmonë buzë të bukura

Foto: Cardin me dy modele, shtepia e Cardin ne france Përgatiti Enkeleid Omi

që të zgjasë më tepër

Nëse dëshironi të rrisni vëllimin e tërheqjes tuaj seksuale, kushtojini më shumë rëndësi buzëvë tuaja. Cdo grua ka përdorur të paktën njëherë buzëkuq. Cdo femër harxhon rreth 453 gram buzëkuq gjatë jetës së saj. Fatmirësisht buzëkuqi nuk është I dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Dhe cdo grua mund të eksperimentojë me buzëkuqin, në mënyrë që ti bëjë buzët e saja të ngjajnë më bukur. Këtu do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë, si përshembull si të bëni buzëkuqin të zgjasë më shumë, si të zgjidhni ngjyrën e duhur për buzkuqin tuaj, si të aplikoni lapsin e buzës, dhe ide të tjera rreth tualetit të buzës.

vijojnë te hapen në Londër, New York dhe ne Pekin. Nga fama e Cardin të fushën e modës ai ftohet në New York dhe pranon vendin e Ambasadorit të paqes në UNESCO të vitin 1991 për 3 vite. Ne vitin 1994 ftohet në jurinë e Miss

37

Sekreti që të mund të bëni buzkuqin të zgjasë më tepër është që para të gjithave të aplikoni një shtresë bazë, pluhur ose pak pudër dhe pastaj ngjyrën. Pas këtyrë manipulimeve buzkuqi juaj nuk do të ndryshojnë ngjyrën ose t’ju errësojë buzët. Gjithashtu është e nevojshme të aplikoni dy shtresa buzkuq për ngjyrë që zgjat. Buzkuqët mat normalisht zgjasin më tëpër se shkëlqyesit.

Aplikimi i lapsit

Pasi përgatisni buzët, merrni një laps buzësh dhe përcaktoni formën e buzëve. Nëse doni të parandaloni rrjedhjen e buzkuqit është shumë I mirë dhe konturimi. Ngjyra e lapsit të buzës duhet të jetë I ngjashëm me buzkuqin; varianti më I mirë do të ishtë e njëjta ngjyrë ose pak fare më I errët. Tani janë disa këshilla si të aplikoni

lapsin e buzëve. Filloni me qëndrën e buzëve, vizatoni një “V” në harkun e buzëve tuaja, pas ksaj vizatoni vijën tek cepat e jashtëm. Më pas vijëzoni buzën e poshtme. Nëse dëshironi ti bëni buzët tuaja të duken më të trasha, vizojeni pjesën e jashtme gati brënda vijës natyrale së buzës tuaj. Pasi bëhet forma, mbusheni me buzëkuq. Pasi të mbushni pjesët e brëndshme, aplikoni buzëkuqin në cepa, e cila bëhet më thjeshtë më gojë të hapur . Disa këshilla të tjera për përkujdesje ndaj buzëve dhe tualet të bukur buzësh • Pëdorni balsam buzësh përpara se të shkoni në shtrat. buzët tuaja janë të ndjeshme dhe kanë nevojë për përkujdesje dhe shplodhje. buzët shumë të thata ose të ngrëna mund ti ndihmoni duke aplikuar vaj luledielli mbi to. • mund t’a aplikoni

buzëkuqin me furcë • Përzjeni balsam me buzëkuq, nëse ju duken buzët të thata. shumë balsam mund t’a bëjë ngjyrën finale më të ndritshme në mes dhe pjesën tjetër të ngjyrës të përqëndruar vetem në periferi të buzëve. • shmangni lëpirjen e buzëve • shkëlqyesi mund të aplikohet vetëm ose mbi buzëkuq mat që ti bëj buzët tuaja më të shkëlqyeshme. Mund të eksperimentoni gjithmonë dhe të krijoni pamje të bukura me ngjyra të ndryshme buzëkuqësh dhe lapsash buzësh, dhe duke përzjerë buzëkuq dhe shkëlqyes. Teksa eksperimentoni mos harroni të kujdeseni rregullisht për buzët tuaja, sepse nëse buzët tuaja janë të shëndetshme ,ato ngjajnë më tërheqëse dhe mund të jenë vërtetë “ndezëse”


Welcome to Albania LONDON JULY 2009

In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer

38


Ruth Pennington

LONDON JULY 2009

mrs. Ruth Pennington died on January 21st, 1970, and we believe that members of our Association will like to be reminded of this remarkable lady’s services to the Albanian people.

Ruth Pennington (neé lee – Warner) was married during the first World War, but her husband was killed in the war shortly afterwards. in 1925 or 1926 she went to Albania in response to an appeal from Elizabeth lady Carnarvon, who was then attempting to organise a training unit of English nurses in the hospital at Vlorë (Valona). However, at that time a crisis arose over the flow into Albania of many homeless Albanian families from kosovë, the district which had been part of Al-

bania until the balkan War of 1912, but had been allotted to Yugoslavia as a result of the Conference of 1912-13 which recognized independent Albania. The Albanian government of the time found this problem nearly impossible to deal with. it arranged to provide the refugees with small tracts of land of less than five hectares per family at various points on the coastal plain; but building materials were not available.

mrs. Pennington had had the experience after the 1914-18 war of helping derelict, typhusinfested families in Eastern Europe, and she now found herself occupied in assisting the Albanian refugees. by importuning the government, she succeeded in obtaining rudimentary materials, and a village was created

on swampy ground near lushnjë. Another village was established in the forest of mamuras, on the Durrës – shkodër road, and later a third village near Fier, and a fourth between Tepelenë and gjirokastër. not only did these highland refugees have no means of sustenance, but they were attacked by malaria, which at that time was rife in the swampy plains. The most important of many problems was to lessen the effects of this malarial scourge, and it was mrs. Pennington’s task to allocate quinine, which she did from a small apartment provided for her in the Pasteur institute at Durres, where she was to remain until the fascist italian occupation of Albania in the spring of 1939. From these very modest

premises, with the backing of the Rockefeller institute and the support of her friends midhat bey Frasheri and mehmet bey konica, mrs Pennington accomplished miracles. The british minister, sir Robert Hodgson, also provided valuable assistance as did british officers serving in the Albanian gendarmerie, to whom mrs. Pennington was a familiar figure at her little house and clinic up the hill beside the old wall of Durres. Away from the clinic, mrs. Pennington would move about the country in her small car and meet heads of families who had walked miles to wait for her on the road. she would distribute to them not only medicines, but also implements for the cultivation of their small plots of land; and she encouraged the families to weave mats and other mate-

39

rials which could be sold in western Europe. in the fifteen years that she spent in Albania, Ruth Pennington did much to establish the highland refugees as small communities in their new surroundings, and to mitigate their sufferings. she herself was totally unpolitical in outlook, but she played an important part in the social development of independent Albania, and her name will long be remembered by Albanians with deep affection, coupled with those of two other remarkable friends of Albania, Edith Durham and margaret Hasluck. February 1970 The Executive Committee (written by Dayrell Reed Oakley-Hill)


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Hanslow Tw3 2EB Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

Transporti falas kudo që të jeni në Londër


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.