The Albanian March 2010 Issue 1

Page 1

NR.7/5 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

SHKOLLA E PARË SHQIPE ISHTE NË SHKODËR LONDON

1 MARS

Nga Mehmet Elezi

faqe 16

MËSONI FËMIJËT SHQIP, NË SHKOLLA APO NË SHTËPI Nga Dr.Muhamet Hamiti Ambasador i Kosoves në Britani

u drejtohem prindërve, kujdestarëve të fëmijëve tanë, por edhe mësuesve dhe vetë nxënësve, me thirrjen që të rinjtë tanë të mësojnë shqip në çfarëdo forme që të jetë e mundshme. Më së miri do të ishte që fëmijët tanë të të gjitha moshave të ndjekin mësime plotësuese nga gjuha e kultura shqiptare. Sa herë të jetë e mundur me mësues të kualifikuar. Kur nuk ka mundësi që fëmijët të ndjekin mësime me mësues të kualifikuar e programe të akredituara, si pjesë e shkollave më mësim plotësues, kjo mund të bëhet edhe në shtëpi. “Home schools” ekzistojnë dhe funksionojnë në këtë vend, për arsye të tjera, por janë forma legjitime të arsimimit, madje edhe për arsimimin e rregullt/formal, e lëre më për mësim plotësues. Mësimi dhe ruajtja e gjuhës amtare nuk bëhet vetëm duke bërë orë të gjuhës e të letërsisë, por edhe mësime kulture, historie e civilizimi në shqip. Mbi të gjitha duke komunikuar në vatër shtëpiake shqip, duke shikuar e dëgjuar media elektronike, ( >>>> vijon në faqe 5)

J

Publicitet i sponsorizuar nga A CLASS Motors

Qato serish ne ring

Speciale

7 MARSI NË BRITANI, THIRRJE

PËR NDËRGJEGJËSIM! PRONONCOHEN SHOQATAT SHQIPTARE

SI U FESTUA PAVARËSIA E KOSOVËS NË MBRETËRINË E BASHKUAR? Reportazhe nga festimet e shoqatave “Iliria” në Birmingham, “Klubi New Born Kosova” , “Shpresa Programe & Besa” etj.


Marketing

1 MARS

FAQE 2

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor! Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Website: www.kovanigroup.com

Knowledge of life in the UK

Transport makinash për në Shqipëri dhe Kosovë Are you or someone you know applying for British Citizenship or

A jeni ose a njihni dikëLeave qëtodo të aplikoje për British Indefinite Remain (ILR)? If the answer is YES, need demonstrate your knowledge Citizenship apoyou leje tëtoperhershme qendrimi? of life in the United Kingdom as well as proving that your

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuajawith për jetën speaking and listening skills are adequate to cope në Mbretërinë e Bashkuar, si dhelife. të provoni që aftësitë në të everyday folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa Training offers Intensive English Language Westa ofron kurse tëcombined kombinuara trajnimi për gjuhen (ESOL) with Citizenship Classes and Exams. angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams For further information, please call us on:

0207 272 1130

Mobile: 07944367779

Classes, Exams & Certificates Cost only

£180

Please come along to: London North Academy Westa Training FINSBURY PARK Andover Community Centre Finsbury Park Andover Estate 182 Seven Sisters Road London London N7 7PX N7 7RY (For Initial assessment come along with proof of ID, Proof of Address and 1 passport size photo)

Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

We are an accredited & registered Citizenship Examination Centre

Per lloje te tjera makinash mos hezitoni te na kontaktoni


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇAnA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

o vetëm që askush nuk e kundërshtoi faktin se më pak se 1% e fëmijëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar studiojnë gjuhën shqipe, por nuk u pa qoftë edhe një iniciativë për të ndryshuar diçka. E kemi cilësuar dhe e theksojmë si një problemet më serioze me të cilat përballet komuniteti ynë, një sfidë që kërkon përkushtim dhe angazhim, së pari të atyre që kanë marrë përgjegjësinë për të qenë përfaqësues, dhe deri tek qytetarët shqiptarë me ose pa nivelin e duhur të ndërgjegjshmërisë. Jemi përpjekur që nëpërmjet “The Albanian” të arrijmë të përcjellim këtë mesazh sensibilizimi, në mënyrë që kjo gjendje të ndryshojë, që falë sistemit britanik nuk ka as edhe një pengesë, madje e theksojmë se është vetë shteti britanik që sponsorizon (paguan) për të pasuruar kulturën britanike. (Imagjinoni për një moment që një mësuese shqiptare në Greqi dërgohet në gjyq pasi ka tentuar t’u më-

J

1 MARS

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda ndini, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Emanuel Bajra, Majlind Goge, naim Hasani, Flori Slatina,

Mesazhi i Marsit sojë fëmijëve shqip). Që në krye të herës kur publikuam këtë shifër morëm reagime të shumta, ku shumë prindër e justifikonin mos-çuarjen e fëmijëve të tyre në shkollat shqipe, si pasojë e abuzimit që behet ne emër të tyre si dhe me mos-nivelin e kërkuar të mësimdhënies. Është për t’u përshëndetur puna e gjithë atyre mësuesve që edhe me punë vullnetare po arrijnë të përmbushin misionin e tyre më fisnik, historik në llojin e tij, mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar. Por kurrsesi puna dhe përkushtimi i tyre nuk mund të ngatërrohet me “burokratët” që në emër të tyre kërkojnë me çdo kusht të përfitojnë jo vetëm monetarisht, por edhe një

foltore më shumë... Por gjuha shqipe duhet mësuar, në shkollë apo në shtëpi, theksoi në mesazhin e tij Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, shkëlqesia e tij Dr. Muhamet Hamiti. E kur më mirë se në mars do të mund të përcillnim mesazhin e madh të sensibilizimit për mësimin e gjuhës shqipe. Thuajse të gjitha shoqatat shqiptare, (kuptohet shoqatat aktive dhe jo ato të tipit lali ose gjenerali) kanë dhënë mesazhin e tyre sensibilizues për prindërit, për t ë realizuar misionin historik për trashëgimin e gjuhës shqipe tek brezat e rinj. Është shqetësuese dhe e pa-pranueshme që shkëlqesia e tij Ambasadori Mazi, nuk

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

gjeti kohë apo nuk e quajti të rëndësishme të jepte një mesazh sensibilizimi në emër të shtetit shqiptar. Kushedi mbase ka qenë i zënë me “Chateau Margaux” komunitetin. Gjithsesi urojmë që ky mesazh sensibilizimi të japë ndikimin e tij tek prindërit që të kryejnë misioni ne tyre fisnik dhe historik, që brezat e rinj të mësojnë shqip, të komunikojnë shqip, pasi kjo është vlerë. Në fund duam t’u urojmë të gjithë mësuesve, atyre misionarëve të paepur që janë në ballë të kësaj kauze; Gëzuar 7Marsin!

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI?

FAQE 3

I sigurojmë që “The Albanian” do të vazhdojë të jetë në çdo moment, në çdo kohë përkrah të tyre.


AKTUALITET e një ceremoni zyrtare, Dr. Muhamet Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës, ka dorëzuar , Letrat Kredenciale në Uellington (Wellington), kryeqytet i Zelandë së Re. Ceremonia tradicionale e paraqitjes së letrave kredenciale u zhvillua në Shtëpinë e Qeverisë, selinë e Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re, në periferi të kryeqytetit. Ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale në Zelandë të Re ka një karakter të veçantë të vendit dhe gërsheton tri elemente. Së pari, Ambasadori jorezident i Kosovës në Zelandë të Re, Muhamet Hamiti kaloi nëpër procedurën tradicionale të ballafaqimit me ‘sfidën Maori’, gjatë së cilës përfaqësues të trupave ushtarake qeveritare, të veshur me rroba të popullsisë vendore (indigjene) para-evropiane, të cilët në mënyrën e vet sfidojnë ardhësin para se të vërtetohen se ai vjen me qëllime miqësore. Kur vërtetohen për karaktetin miqësor të vizitës, pastaj e presin mysafirin me këngë e përshëndetje tradicionale. Së dyti, Ambasadori Hamiti u bëri rivistë trupave të Gardës së Nderit të ushtrisë së Zelandës së Re. Pjesa e tretë përkon me dorëzimin e Letrave Kredenciale. Muhamet Hamiti i dorëzoi Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand, Letrat Kredenciale të Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiut, përmes të cilave Muhamet Hamiti emërohet ambasador në Zelandën e Re.

M

Fjala e Ambasadorit Hamiti drejtuar Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re Ambasador Muhamet Hamiti, duke iu drejtuar Guvernatorit të Përgjithshëm Anan Satyanand, tha se një e kaluar e kohëve të fundit ka lidhur dy popujt e dy shteteve që janë shumë larg në pikëpamje gjeografike. “Ne tani po nisemi një rruge historike në të cilën do të marrim e japim nga vlerat dhe identitetet vetanake të njëri tjetrit- në rrafshe historike, gjeografike, kulturore dhe shoqërore”. Në orët e liga të spastrimit etnik që kishte ndërmarrë Serbia e Milloshevqit, rreth 400 kosovarë gjetën një vatër të re në Zelandë të Re në vitin 1999, tha Ambasadori Hamiti, për të shtuar se do të shkonte të vizitonte këtë komunitet ditën e premte në qytetin Okllend (Auckland). Ambasdori Hamiti vlerësoi lart kontributin e Zelandës së Re, si pjesë e misionit civil të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, për rimëkëmbien fizike dhe institucionale

1 MARS

FAQE 4

Ambasadori Muhamet Hamiti i dorëzoi Letrat Kredenciale në Zelandë të Re

të vendit tonë të dalë prej lufte. “Kosova ka bërë përparime të mëdha që nga pavarësimi para dy vjetësh”, tha ambasadori Hamiti, duke thënë së Kosova ka kushtetutë, është një shtet plotësisht funksional, një shoqëri shumetnike e shumëfetare, një demokarci e gjallë, që ka një ekonomi në zhvillim, e cila ka shënuar rritje prej rreth 5% në kohën e rëniës ekonomike globale në dy vitet e fundit. “Shtetësia e mvëtësishme e Kosovës ka sjellë paqe dhe stabilietet për vendin tonë së brendshmi dhe së jashtmi”, tha Ambasadori Muhamet Hamiti. “Ne mundemi tani t’i përdorim më së miri burimet e pasura natyrore dhe njerëzore me synimin që të kemi një të ardhme me prosperitet për gjithë popullin e Kosovs, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike”, shtoi ai. Duke folur për synimet e punës së tij si i dërguar i Kosovës në Zelandë të Re, Muhamet Hamiti tha se qëllimi i tij është të punojë që të përkthejë afeksionin në mes të dy shteteve tona në një marrëdhënie dobiprurëse për të dyja palët. “Unë ushqej shpresën për një marrëdhënie të frytshme në afat të gjatë në mes të dy vendeve dhe dy popujve tanë. Aftësia jonë për të zhvilluar marrëdhënie me botën, si pjesë e sistemit ndërkombëtar, për çështje të interesit të përbashkët për njerëzimin, duhet të jetë shtyllë e marrëdhënieve tona”, tha Ambasadori Hamiti, i cili në fund përshëndeti me fjalët”; “Zoti e bekoftë Mbretëreshën e Zelandës së Re. Zoti ju bekoftë, ju, Qeverinë dhe popullin e mirë të Zelandës së Re!”. Fjala e Guvernatorit të

Përgjithshëm të Zelandës së Re, SHTZ Anand Satyanand Guvernatori i Zelandës së Re, Anand Satyanand, nisi fjalën e vet duke përshëndetur Ambasadorin e Kosovës në gjuhën shqipe, me fjalët:”Mirëdita Shkëlqesia Juaj. Mirë se vini në Ze-

landë të Re”. Në fillim, mbasi shprehu kënaqësinë që po pranonte Letrat Kredenciale me të cilat Presidenti i Kosovës e ka akredituar Hamitin Ambasador në Zelandë të Re, Guvernatori i Përgjitshëm e luti që t’i përcillte Presidentit Sejdiu falënderimet dhe dëshirat më të mira. Zelanda e Re ka luajtur rol konstruktiv në rajonin e Ballkanit në dy dekadat e fundit, tha Guvernatoir Satyanand, duke përkujtuar edhe pjesëmarrjen e vendit të tij në misionet për mbështetje të paqes në ish-Jugosllavi, duke përfshirë edhe në Kosovë, si pjesë e UNMIK-ut, “në periudhën para shpalljes së pavarësisë suaj”. “Zelanda e Re ka përcjellë nga afër zhvillimet rreth tranzicionit të Kosovës në vitet e fundit. Ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova si një shtet i ri, i sapoformuar. Zelanda e Re njeh hapat që janë ndërmarrë në rrugën e

qeverisjes demokratike dhe kupton aspiratat tuaja për integrim më të plotë në Evropë”, tha Guvernatori i Përgjithshëm. Ne, tha ai më tej, “mbetemi të përkushtuar për të punuar me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare, duke përfshirë përmes OKB-së, për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjata për sfidat në Kosovë, duke përfshirë pozitën e pakicave etnike”. “Zelanda e Re e merr seriozisht përgjegjësinë e të qenit qytetar i mirë ndërkombëtar”, konstatoi Guvernatori, për të shtuar se qe në këtë kontekst që Zelanda e Re “i hapi dyert për qindra refugjatë kosovarë në vitin 1999”. Poashtu në këtë kontekst, Zelanda e Re mbështeti kërkesat e suksesshme për anëtarësim të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore gjatë vitit të kaluar, tha Satyanand. Duke folur për marrëdhëniet Kosovë-Zelandë e Re, Guvernatori tha: “Ndërsa ende jemi në fazë të her-

shme të kërkimit të potencialeve për zgjerim të marrëdhënieve bilaterale, prania juaj këtu sot është e mirëseardhur”. “Ndonëse komuniteti kosovar në Zelandë të Re është i vogël, pjesëtarët e tij i kanë dhënë në vitet e fundit një kontribut të mirëpritur dhe pasurues jetës qytetare dhe nacionale,

më hetueshëm në Okllend (Auckland), qytetin tonë më të madh. Ne shpresojmë se lidhjet bilaterale në mes të dy vendeve tona do të thellohen teksa të rinjtë në komunitetin tonë kosovar mbajnë kontakte të vazhdueshme me vendlindjen e tyre”, tha Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës së Re. Në mbarim të fjalës së vet, Sër Satyanand i shprehu mirëseardhjetë të ngrohtë Ambasadorit Hamiti “në emër të Naltmadhnisë së Saj Mbretëreshës së Zelandës së Re dhe të Qeverisë së këtij vendi. “Ndonëse ju jeni rezident në Londër, shpresoj që do të na vizitoni shpeshëherë për t’u njohur me tokën tonë dhe me njerëzit tanë. Ju uroj punë të mbarë në postin tuaj dhe ju ofroj me këtë rast gjithë ndihmën në kryerjen e detyrave tuaja të rëndësishme”, tha në përfundim të fjalës Guvernatori i Zelandë së Re. Krejt në fund, ai përshëndeti Ambasadorin në gjuhën Maori (No reira – nau mai, haere mai ki Aotearoa) dhe në anglisht: Welcome të New Zealand. Mirësevini në Zelandën e Re. Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës shtron drekë për nder të ambasadorëve që dorëzuan letrat kredenciale Guvernatori i Përgjithshëm i Zelandës së Re, Sir Anand Satyanand, ka shtruar drekë në Shtëpinë e Qeverisë për Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Muhamet Hamitin, dhe tre ambasadorë të tjerë, nga Polonia, Finlanda, dhe Pakistani , të cilët kanë dorëzuar letrat kredenciale në ditën e sotme. në drekë ishin të pranishëm edhe zyrtarë të lartë qeveritarë. Guvernatori i Përgjithshëm Satyanand në fund të drekës ngriti dolli për shëndetin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr Fatmir Sejdiut, dhe të presidentëve të Polonisë, Finlandës dhe Pakistanit.

Ambasadori Muhamet Hamiti takohet me zyrtarë të lartë të Qeverisë së Zelandës së Re Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zelandë të Re takoi dje (e mërkurë, 24 shkurt) në Uellington zyrtarë të lartë të Qeverisë së këtij vendi, zëvendëssekretarin në Ministrinë e Jashtme dhe të Tregtisë, z. Peter Hamilton, dhe drejtorin e divizionit për Evropë në këtë Ministri, z. George Troup, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dyja vende. Zyrtarët e Zelandës së Re shprehën kënaqësinë për përparimet që ka bërë Kosova si dhe mbështetjen për synimet e Kosovës për integrime evropiane edhe anëtarësim në organizmat e tjerë ndërkombëtarë. Ambasadori Hamiti u takua edhe zyrtarin e deskut për Kosovën në Ministrinë e Jashtme, z. Eamonn O’Shaughnessy. Po të mërkurën, Ambasadori i Kosovës është takuar në Uellington me ambasadorin e Argjentinës në Zelandë të Re, z. Pedro R. Herrera, që shtë dekan i korit diplomatik në këtë vend, dhe Komisionerin e Lartë të Tonga-s, z. Siaosi (George) T. ‘Aho-n. Në takim u bisedua për


AKTUALITET DR. MUHAMET HAMITI, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË KOSOVËS nË MBRETËRInË E BASHKUAR

SHOQATA EDITH DURHAM

Mësoni fëmijët shqip, në shkolla apo në shtëpi u drejtohem prindërve, kujdestarëve të fëmijëve tanë, por edhe mësuesve dhe vetë nxënësve, me thirrjen që të rinjtë tanë të mësojnë shqip në çfarëdo forme që të jetë e mundshme. Më së miri do të ishte që fëmijët tanë të të gjitha moshave të ndjekin mësime plotësuese nga gjuha e kultura shqiptare. Sa herë të jetë e mundur me mësues të kualifikuar. Kur nuk ka mundësi që fëmijët të ndjekin mësime me mësues të kualifikuar e programe të akredituara, si pjesë e shkollave më mësim plotësues, kjo mund të bëhet edhe në shtëpi. “Home schools” ekzistojnë dhe funksionojnë në këtë vend, për arsye të tjera, por janë forma legjitime të arsimimit, madje edhe për arsimimin e rregullt/formal, e lëre më për mësim plotësues. Mësimi dhe ruajtja e gjuhës amtare nuk bëhet vetëm duke bërë orë të gjuhës e të letërsisë, por edhe mësime kulture, historie e civilizimi në shqip. Mbi të gjitha duke komunikuar në vatër shtëpiake shqip, duke shikuar e dëgjuar media elektronike, duke lex-

J

ndjeheni të lodhur apo të bezdisur me problemet e mëdha që sjell dërgimi i parave tek të afërmit tuaj në Mëmëdhe? A keni menduar ndonjëherë për tarifat e kripura që paguani për transferim parash? Tashmë për shqiptarët në Britani ka një zgjidhje speciale. Kjo zgjidhje quhet Money Gram. Është një nga kompanitë më prestigjioze në botë dhe ofron shërbimin e kërkuar. Tashmë ju mund të dërgoni para në çdo cep të Shqipërisë dhe për 10 minuta paratë do të jenë në duart e të afërmve tuaj dhe e gjitha kjo do t’iu kushtojë më pak se 5%. Drejtuesit e Money Gram gjatë një evenimenti ku ishin të ftuara shumë media kryesisht ato të emigrantëve të këtushëm kanë lançuar një projekt të ri që përfshin më shumë se 170 shtete, pas një kontrate bashkëpunimi me Post Office. Sipas këtij projekti tashmë do të jetë e mundur që çdonjëri mund të nisë para në të gjitha Post Office këtu në Britani Ne kemi një rreze globale nëpërmjet

A

zhvillmet në Kosovë. >>> >>> Hamiti u përcolli këtyre diplomatëve kërkesën e autoriteteve të vendit tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Takime me komunitetin shqiptar në Auckland të Zelandës së Re Ambasadori Muhamet Hamiti ka arritur në qytetin më të madh të vendit, Auckland, paraditen e së premtes, më 26 shkurt 2010. Qëndroi në këtë qytet deri të dielën, më 28 shkurt 2010. Ai është pritur në mënyrë solemne në

uar gazeta e libra në shqip. Prindërit e të tjerët të flasin shqip me fëmijët. Anglishten e mësojnë fëmijët tanë më mirë me mësues të kualifikuar e në ambiente burimore anglishtfolëse sesa në komunikim me anglishten shpeshherë të mangët të prindërve a të kujdestarëve të tyre. Mësoni shqip. Mësoni kulturë e civilizim vetanak. Kështu ruani e kultivoni identitetin tuaj të veçantë në kohën që jetën e zhvilloni në gjirin e shoqërisë britanike, të gjuhës angleze, që është një lingua franca e ditëve të sotme.

azeta “The Albanian” nga sondazhet e saj të njëpasnjëshme ka nxjerr se më pak se 1% e fëmijëve shqiptarë e mësojnë Gjuhën Shqipe në Britaninë e Madhe. Në fakt sondazhi ka nxjerrë në pah dhe një aspekt tjetër negativ ; rënien e interesit për ta mësuar gjuhën shqipe nga fëmijët shqiptarë. E para sepse fëmijët nuk kanë pasur motivimin dhe shtysën e duhur prindërore . Së dyti mos efiçenca e stafeve pedagogjike në shkollat që operojnë në Britaninë e Madhe. Të dyja këto mangësi janë sa të dukshme aq dhe mëkatare ndaj fëmijëve dhe gjuhës shqipe. Letargjia intelektuale dhe obskurantizmi i përçudnuar mbas përfitimeve marramendëse të garantuara nga fondacione të ndryshme qeveritare ose jo ka bërë që të lënë mbas dore gjuhën shqipe dhe të shpalosin me përpikëri projektet e plotësuara në formularë të shumtë që ua kanë garantuar shuma të mëdha parash. Megjithatë mëkati i këtyre intelektualëve të vetëquajtur si elita e komunitetit nuk mbaron këtu.

G

MoneyGram gjithmonë pranë shqiptarëve rrjetit tonë prej 125.000 agjentëve nëpër 170 vende dhe territore – kjo ju jep lehtësi dhe fleksibilitet të vërtetë. Kështu me MoneyGram e keni gjithmonë pranë një transferim të shpejtë dhe të lehtë parash. Ku të na gjeni në Shqipëri? Mund t’i shfrytëzoni shërbimet MoneyGram® në Raiffeisen Bank, First

1MARS

Investment Bank, të gjitha degët “AK Invest Exchange Bureaus” dhe kudo që shihni simbolin MoneyGram. Për të gjetur adresën dhe orarin e punës së një agjenti MoneyGram, Paraja juaj, gjuha juaj Kudo që jeni në botë, mund të keni besim që MoneyGram do t’ju ndihmojë me nevojat tuaja të transferimit të parave. Dhe meqë kemi parasysh që mund të mos gjendeni në vendlindjen

Për ta bërë sa më të besueshme manipulojnë me numrin e e saktë , duke e përdorur si karrem për garantimin e fondeve. Po ashtu produktiviteti mësimdhënës nuk ka nivelin e duhur pedagogjik, ku nuk vihet uji në zjarr për t’u interesuar për ecurinë e atyre pak fëmijëve që kanë në bankat e klasave (jo shkollave siç pretendojnë ) të kenë. Madje këtu del edhe një fakt tjetër ku vet prindërit janë të zhgënjyer nga përgatitja dhe mos profesionalizmi pedagogjik duke mos qenë të aftë tu mësohet gjuha shqipe, fëmijëve në mënyrën dhe metodën e duhur. Asnjëherë këta kryetar, drejtor apo mësues pranë shoqatave shqiptare në Britani ,

FAQE 5

nuk kanë marrë mundimin t’i bashkërendisin punët me qëllimin e mirë që gjuha shqipe të bëhet tërheqëse dhe e qenësishme nga fëmijët shqiptar. Nga të gjitha debatet e bëra si mediatike ashtu edhe nëpër takime të ndryshme, është bërë thirrje për ndërgjegjësim që prindërit të japin kontributin e tyre prindërorë me qëllim edukimi dhe formimi të fëmijëve të tyre. Ndaj dhe barra kryesore u takon prindërve që të mos lënë fëmijët të tëhuajsohen dhe të dalin jashtë tabanit e traditës kombëtare. Shoqata “Edith Duruam” u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarë, prindërve dhe të gjithë atyre që e ndjejnë se gjuha e shqipe është ndër dejet e tyre, t’ua mësojnë fëmijëve gjuhën amtare shqipe. Të tjerët të vënë të vënë atë çmim që i vë vetvetes . Gjuha shqipe është përfitimi më i madh material , shpirtëror dhe atdhetar që një shqiptar duhet ta përvetësoj për fëmijën e tij.

Gëzuar festen e 7 Marsit! Bordi Drejtues

tuaj dhe mund të mos flisni rrjedhshëm gjuhën vendase, ne do të mundohemi gjithmonë t'ju flasim në një gjuhë të cilën mund të kuptoni. Pse të zgjidhni MoneyGram? • Është i shpejtë – paratë tuaja janë atje ku nevojiten brenda vetëm 10 minutash. • Është i rehatshëm – me 125.000 agjentë për transferimin e parave nëpër botë, nuk jeni kurrë larg MoneyGramit. • Është i disponueshëm për gjithësecilin – nuk ju duhet llogari bankare ose kartë kredie. • Është i lehtë – vetëm vizitoni një agjent MoneyGram dhe plotësoni një formular të thjeshtë. • Është personal – mund të shtoni një mesazh falas me 10 fjalë. Tarifat absolutisht konkuruese MoneyGram ka ndihmuar komunitetin shqiptar ne Britani ne aktivitete te ndryshme kulturore dhe artistike sic ishte festa e pavaresise se Kosoves, dita e flamurit, etj etj.

aeroport nga dhjetëra shqiptarë të Kosovës, por edhe të tjerë, me flamuj shqiptarë e të Kosovës. (Po kështu është përcjellë edhe në kthim, ditën e diel në mbrëmje.) Mbasditen e të premtes Muhamet Hamiti u është drejtuar rreth 200 shqiptarëve të mbledhur në një tubim të komunitetit, organizuar në kolexhin Selwyn College. Tubimin e moderoi veprimtari i komunitetit, Qemajl Murati, ndërsa fjalë rasti mbajtën edhe Ali Hoxha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Zelandës së Re, dhe Agim Fusha, një veprimtar i komunitetit. Të tretë shprehën gëzimin e komunitetit për përparimet që ka bërë

Kosova dhe për ardhjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës, Muhamet Hamiti. Ambasadori Hamiti foli gjerësisht për arritjet e Kosovës, për luftën e gjatë për liri, demokraci e pavarësi, sikurse edhe për synimet e vendit tonë për t’u bërë pjesë integrative e sistemit ndërkombëtar. Ai çmoi rolin e mërgatës në të kaluarën, por foli edhe për rolin që mund të luajë komuniteti ynë në të ardhmen. Komuniteti duhet të ridefinojë misionin e vet, tani që shtetësia e Kosovës është rrumbulakësuar, tha ai, duk kërkuar unitet të shqiptarëve rreth qëllimeve themelore, duke ruajtur

frymën demokratike, tolerante, por edhe disiplinën organizative. Ambasadori Hamiti pastaj bisedoi gjerësisht me të interesuarit për aspekte të ndryshme të jetës institucionale në Kosovë, për mundësitë e reja të kujdesit e të lidhjeve me Kosovën. Përfaqësues të komunitetin shprehën gëzimin që përfaqësuesi i shtetit të tyre amë ka ardhur në Zelandë të Re, por edhe shtruan kërkesa për kujdes më të madh të autoriteteve të Kosovës për ruajtje të gjuhës e të kulturës në gjirin e kësaj mërgate. U bisedua poashtu edhe për mënyrën se si mund të kryhen shërbime të domos-

doshme konsullore për shtetasit tanë. Në mbrëmje, në kolexhin Selwyn, u shtrua një koktej për nder të Ambasadorit Hamiti. Edhe ky rast i shërbeu mundësisë që pothuaj të gjithë anëtarët e komunitetit të bisedonin personalisht me Ambasadorin për shqetësimet e tyre, por edhe për sukseset, sidomos të një pjesë të të rinjve, që kanë mbaruar universitet, e do të donin të ktheheshin, të jetonin e të punonin në Kosovë. Ambasadori Muhamet Hamiti ka takuar përfaqësues të komunitetit në grupe më të vogla, si dhe biznesmenë me origjinë nga Kosovë, edhe gjatë ditëve e shtunë dhe e diel.


T-Bar

249 High Road Willesden Nw10 2RX

ORGANIZON

Grupi ALB

mbremje muzikore me kengetare te ftuar nga Shqiperia dhe Kosova

TBar, vendi ku festohet Edi Isaku & Nexhat Jaha Live Music Te enjte 8pm-01 am(me rezervim) Te premte8pm-3.00am Te Shtune 8pm-3.00am Te diele 8pm-01.00 am PER REZERVIME DHE INFORMACIONE NA KONTAKTONI

Elda Berisha

Manushaqe Vata

07908733131

A Class Motors Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime të tjera

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta Mos harroni! “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu? Dërgoni Lule në Shqipëri dhe Kosovë!

TELEFONO: 07788406825


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 2: Transporti ALBANYFURNITURE falas kudo UNIT 2 INWOOD BUSINESS PARK WHITON ROAD 24-30 Minerva Road që të jeni London NW10 6HJ në Londër HONSLOW TW3 2EB

Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre,

sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk www.eufurniture.co.uk


KOMUNITET

1 MARS

FAQE 8

ILIRIA Birmingham Feston 2-vjetorin e Pavarsisë së Kosovës

JAM KRENAR QË JAM SHQIPTAR! nGA BASHKIM METALIA hoqata Iliria e themeluar vetëm pak kohë më parë në Midlands , Birmingham, organizoi një mbrëmje festive me komunitetin shqiptar të zonës , me rastin e Dy vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me moton “Jam Krenar që jam Shqiptar”. Në koncert morën pjesë aktivistë , biznesmen dhe bashkatdhetar nga zona e Midlands, Londra etj. I emocionuar e mori fjalën e rastit përfaqësuesi i shoqatës “Iliria”, Z.Asllan Qerimi i cili uroj të pranishmëve festën e pavarësisë, duke folur mbi më tej për rrugën e gjatë që iu desh Kosovës për të ardhur në ditët e lirisë. Zonja Pranvera Smith si drejtuese e Shoqatës Iliria e mori fjalën duke i falënderuar pjesëmarrësit dhe uruar festën e pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e saj zonja Smith elaburoi punën e saj dhe përpjekjet që ajo ka bërë dhe bën që komuniteti shqiptar, të mund të jetë i plotësuar dhe përkrahur nga aktivistë dhe intelektualë shqiptarë nëpërmjet organizmave të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare dhe përkushtimit të gjithsecilit. “Shoqata Iliria – tha zonja Smith edhe pse është një shoqatë e re ,por aktivistët e saj kanë një përvojë të gjatë dhe do të bëjë të pamundurën që të punojë për komunitetin e shqiptar të Birminghamit dhe zonës përreth në Midlands. Iliria do të bëjë po ashtu të pamundurën që shqiptarët të ndihen mirë dhe të kënaqur me shërbimet që do tu ofroj. Po ashtu do të punoj që puna e shoqatës të mos jetë e pa bashkëpunime dhe pa ndihmën e shoqatave të tjera si motra shqiptare që operojnë në Britaninë e Madhe. Me këtë rast ajo falënderoi pjesëmarrjen e tyre në këtë festë; Drejtorin e Gazetës The Albanian Z.Petrit Kuçana dhe stafin e tij , Zonjën Lujeta Nuzi Drejtuese e Shpresa Programme, së bashku më përfaqësuesen e kësaj shoqate Flutura Shega, Z. Tauland Omin drejtues i “Skënderbeu”, Z.Artan Zeneli drejtues i Shoqatës Ambasadorët e Paqes dhe të gjithë të pranishmit”- tha në fjalën e saj zonja Smith. Zoti Kuçana uroi, Festën e Pavarësisë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin e “The Albanian” , jo

S

vetëm me Ilirinë por me të gjitha ato shoqata që japin kontribut genuin për komunitetin shqiptar. Me këtë rast shtoi edhe nevojën imediate që i duhet punuar më së shumti sidomos me brezin e ri në mësimin e gjuhës shqipe dhe rritjen e numrit të tyre nëpër ambiente e mësimdhënëse për këtë qellim. Ai i uroj punë të mbarë dhe suksese Ilirisë dhe drejtuesve të saj në punën e saj fisnike për komunitetin shqiptar në Midlands. Më tej Zonja Luljeta Nuzi, Drejtuese e Shpresa Program e mori fjalën dhe si fillim uroj të pranishmëve festen dhe falënderoj Ilirinë për ftesën .Edhe Shpresa Program është të bashkëpunoj dhe asistoj me Ilirinë për të pasur një aktivitet pune të suksesshëm në të ardhmen. Fëmijët e Shpresa Programme interpretuan me shume talent pjese koreografike, përgatitur me mjeshtëri nga koreografi Ermir Disha. Publiku mirëpriti veçanërisht pjesën e mrekullueshme poetike shkruar nga Mitrush Kuteli, dhe interpretuar nga 9 vjecarja Ana Bardhaj, “Jam shqiptar, paj Kosovar”, si dhe interpretime te tjera. Programi i festes u shoqërua nga interpretime të shkëlqyera këngësh ne shqip, nga këngëtarja e talentuar angleze zonjusha Claire Fletcher. Veçanërisht u mirëpritën këngët: “Per Ty Atdhe”, “Lemza”, “A Kane Uje Ato Burime” etj. Gjithashtu, larmishmërinë e programit e pasuruan edhe interpretime të muzikës ballkanike nga grupi Belly Dance në Birmingham, “Pedralta”, udhëhequr nga zonja Donna Gardner. Surprizë ishte edhe interpretimi i “Potpurisë patriotike” nga Zonja Pranvera Smith. Gjatë gjithë mbrëmjes grupi i valleve të Shpresa Programme hijeshuan atmosferën festive. Të pranishmit u kalua qaste të këndshme nën tingujt e muzikës shqiptare përreth gjashtë orë . Pas mbrëmjes së këndshme u mbajt një takim krejt informal, ku u diskutuan një numër problemesh me të cilat komuniteti shqiptar në UK përballet dhe se si këto mund të kalohen. Diskutimet ishin të sinqerta, të frytshme. U pa qartë se « Shpresa Programme » dhe Iliria do të shikojnë dhe eksplorojnë mënyra të ndryshme për të bashkëpunuar dhe ishte e qartë që bazat e

këtij partershipi duhet të ishin përfitim dhe përgjegjësi e dyanshme strategji të qartë, sinqeritet etj.

Dy fjalë për Ilirinë Iliria është Shoqata më e re shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar e regjistruar si Charity. Ashtu siç na e konfirmon edhe Zonja Smith Komuniteti shqiptarë përgjithësisht i Midlands nuk ka pasur asnjë mbështetje konkrete, me qellim integrimi ndaj ky ishte edhe një motiv më shumë për të krijuar këtë shoqatë. Gjithashtu Iliria u krijon mundësi të gjithë atyre që janë të interesuar për të qenë pjesë e kësaj shoqatë duke i pasur gjithmonë dyert të hapura. Iliria do të bëjë të pamundurën që të krijojë lehtësira dhe të ndërmjetësoj në zgjidhjen e statusit të emigrantëve shqiptarë. Gjithashtu në projektet e e veta Iliria synon që të realizoj me sukses shërbimet që do tu bëhen mosha ve të reja me të gjitha nevojat urgjente sidomos mësimi i gjuhës shqipe. në projektet e saj Iliria do të përfshije dhe gruan shqiptare. Siç e na e pohoj zonja Smith në fjalën e saj përshëndetëse Iliria do të bashkëpunoj me të gjithë dhe do të mundohet të jap kontributin e saj, pa qenë të ndikuar dhe të imponuar nga orekse apo qëllime personale; por vetëm ne interes të komunitetit shqiptar. I urojmë Zonjës Smith dhe aktivistë të Shoqatës Iliria suksese dhe punë të mbarë!


KOMUNITET 17 Shkurti 2008 është një nga momentet më të rëndësishme historike për mbarë kombin shqiptar, ndaj dhe ia vlen që njerëzit të mblidhen të gëzojnë dhe përkujtojnë Pavarësinë e Kosovës. Lajtmotivi i kësaj feste kombëtare është liria e shumëpritur në këtë tokë dhe për këtë popull të kapur ngërç nga perandoria e së keqes. Peripecitë nëpër të cilat kaloi kombi shqiptar i Kosovës më se një shekull më në fund u shpërblyen me rrezet e lirisë.

1 MARS

FAQE 9

Klubi Newborn Kosova feston 2-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

“Loti i fundit që pikon”, drama e kujteses ragjedia e Kosovës u bë jehonë në mbarë botën në vitet 199899. Kjo tragjedi do të pasqyrohet me nota të detajuara në dramën “Loti i fundit që pikon”, ku tragjedia e dramës Shqiptare në Kosovë së bashku me idenë për të ekzistuar dhe shpëtuar nga thundra e okupatorit – bën që ne sot të jemi më të vetëdijshëm se çka na ndodhi neve më shumë se një dekadë. Drejtuesja e Klubit Newborn Kosova Znj. Burbuqe Pacarada së bashku me stafin e saj kishin sjellur në skenën e shkollës Haverstock Hill, në Chalk Farm një program të pasur festiv dhe përkujtimor.

T

Pas antonimit të himnit shtetëror u vu në skenë Drama “Loti i fundit që Pikon “ luajtur nga nxënës pranë kësaj shkolle me ide dhe regji të realizuar nga Burbuqe Pacarada, Hysen dhe Dafina Kastrati janë te profesionalizuar ne drame dhe teatër te cilët kane ndihmuar me zërin, skenografinë, aktrimin, etj. koreografia dhe baleti u realizuan Monique Rohan. “Me këtë drame/shfaqje teatrale kemi pasur si qellim te japim mesazhin qe rinia e sotme të ketë parasysh se para 10 viteve Kosova ishte në luftë dhe shumë njerëz kanë flijuar jetën e tyre që ne sot te gëzojmë lirinë.”- tha në fjalën e saj për-

shëndetëse Znj Pacarada. Drama u prit dhe u përjetua me emocione të forta të përziera me lot dhimbje dhe gëzimi në të njëjtën kohë. Më këtë rast drejtuesja e Klubit Newborn Kosova uroj të pranishmëve dhe bashkatdhetarëve të shumtë që kishin ardhur në ambientet e kësaj shkolle, dy vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Më pas e mori fjalën edhe përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër Zoti Fran Sokoli , i cili pasi uroj festën e pavarësisë , përcolli edhe një mesazh urimi të Ambasadorit Hamiti , që për arsye pune nuk mundi të merrte pjese në këtë

eveniment. Më tej mbrëmja festive e drejtuar nga Moderatorët: Eleonora Selmani, Selman Lokaj, vazhdoi hareshëm me valle dhe recitime nga nxënës pranë shkollës Newborn. Koreografia e valleve u realizua nga e palodhura Sevime Gashi dhe shumë të tjerë aktivistë pranë Klubit Newborn Kosova, dhanë ndihmesën e tyre në këtë program festiv. Në mesin e spektatorëve ishin të pranishëm edhe mësuesit e fëmijëve nga shkollat angleze, si dhe anëtar të shoqatave te ndryshme. Koncerti vazhdoj me programin e përgatitur me mjeshtëri nga drejtuesit e Newborn.

“Gjuha shqipe nuk është veç e shkuara jonë – ajo është e ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë”

APEL “Vepro tani – më mire vonë se kurrë ” Bashkatdhetarë në Mbretërinë e Bashkuar  Tashmë ka kaluar më shumë se një epokë e tërë prej se gjuha shqipe njihet të jetë folur në trojet Shqiptare dhe në gjithë Ballkanin. ***  Janë bërë më shumë se njëzet vite prej se shqiptarët e parë kanë ardhur në masë të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe tani shumë prej tyre janë bërë prindër të përgjegjshëm dhe me obligime tjera familjare e individuale. ***  Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite prej se shoqatat e komunitetit tonë në MB kanë organizuar e themeluar shkolla të gjuhës dhe kulturës shqipe nëpër gjithë Britaninë e Madhe. ***  Janë bërë më shumë se pesëmbëdhjetë vite prej kur se një numër i gjeneratave të reja, fëmijë të komunitetit tonë kanë arritur moshën madhore. ***  Kanë kaluar më shumë se dhjetë vite prej kohës kur lufta në vendlindjeKosovë mbarojë dhe gjeneratat e reja nuk dinë edhe shumë për atë luftë. ***  Më shumë se shumica e fëmijëve tanë janë injorant ndaj vlerave, kulturës dhe gjuhës sonë ***  Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve po rriten në ambiente të konfiskuara nga vlerat e gjuhës e kulturës Shqipe. ***  Më shumë se gjysma e këtyre fëmijëve tanë nuk dinë të shkruajnë gjuhën shqipe. * * * 1. Bashkatdhetarë të nderuar për të parën – kanë meritë të parët tanë që mbajtën vlerat tona kombëtare të gjalla

*** 2. Për të dytën do ta fajësojmë historinë tonë që kishte qenë e tillë *** 3. Për të treten jemi ne përgjegjës dhe duhet ta kemi obligim tonin kombëtarë *** 4. Për të katërtën duhet ta falënderojmë zotin për mundësinë që na ka dhënë *** 5. Për të pestën – na mbetet neve të bëjmë punë sa më shumë *** 6. Për të gjashtën – është faji ynë – I prindërve që nuk u kalojmë vlerat tona dhe diturinë tonë në gjeneratat e reja. *** 7. Për të shtatën – jemi ne fajtorët se nuk kultivojmë vlerat tona së bashku me historinë e shumë përvuajtur kombëtare – që ata të dinë se kush jemi dhe nga kemi ardhur dhe çka na përbën ne. *** 8. Për këtë të fundit – është një fatkeqësi e jona e madhe. Këtë nuk po e dimë e ndjejmë tani por koha do të vjen.

Apelojmë te të gjithë bashkatdhetarët tanë se tani është koha që shumë shpejt dhe me shumë urgjencë të gjejnë rrugë e mënyra që të I shkollojnë fëmijët e tyre me vlerat tona kombëtare si : Gjuha, Kultura dhe Zakonet. Vepro tani – mos hezito , tregoju fëmijëve tuaj se kush je, kush janë prindërit tuaj dhe kush kanë qenë paraardhësit tanë. Që të mos mbetemi duke iu marrë lakmi Hebrenjve, Turqëve dhe të tjerëve në këtë vend që me aq krenari ata përfaqësojnë ato vlera që kanë nëpërmjet gjuhës së tyre. ne si komunitet kemi shkolla dhe institucione edukative që mund të ofrojnë shërbime edukative për të gjithë pjesëtarët e komunitetit tonë. Bashkohuni rrugës së integrimit të mbarë duke i përqafuar vlerat tona kombëtare. Koha është në dorën tuaj, Mundësitë janë të pa- shterrshme, Vepro e nxito – koha po ikën Më mire vonë se kurrë Apeli është inicuar nga Shoqata nEWBORn-KOSOVA, Camden .


KOMUNITET avarësia e Kosovës, kjo ëndërr e bërë realitet vetëm dy vjet më parë, mbush zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen me gëzim e hare. Kudo festohet ashtu edhe në Londrën lindore. Në Stratford Circus Shpresa Programme organizoi në bashkëpunim me grupin Besa një koncert të mrekullueshëm, që foli vetëm shqip, që këndoi dhe vallëzoi shqip, që recitoi me passion poezitë shqiptare. Një sallë e mbushur plot e përplot me prindër dhe fëmijë, të ftuar nderi ku mes tyre ishin Sekretari i parë i Ambasadës së Kosovës në Mbretërinë e bashkuar Arjan Krasniqi. Kryeredaktori i gazetës Albanian Mail,Fatmir Terziu, Sherif Bllaca nga forumi I shoqatave shqipëtare në Angli, Tallat Pllana nga forumi i shoqatave Faik Konica, Alketa nga Nënë Tereza Brent,Liljana Hoxha, Sadie Kryeziu dhe Abedin Bejdullahu nga Nënë Tereza Albanian Union si edhe Tefta Radovicka mësuese e njohur e gjuhës shqipe, Mary McCormack evaluator. Me dhjetra organizata të tjera dhe individe që nuk mundën të merrnin pjesë dërguan emaile urimi si Stephen Tim Mp, John Groagan , Mp dhe kryetar i All Albanian party for Albania dhe Kosova, Mp Lyn Brown, Zef Mazi Amasador I Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

P

Flamuri i kuq që dekoronte skenën me një emblemë shumë simbolike ku në mes të shqiponjës ishte futur flamuri I Kosovës, parulla e pikturuar me urimin “ Gëzuar festën e pavarësisë së Kosovës “ dhe salla e mbushur me flamuj kuq e zi dhe flamuj të Kosovës të vendosur me shumë kujdes në të gjithë sallën nga prindërit dhe të rinjtë që merrnin pjesë në këtë koncert dhe salla e dekoruar me shumë shije të bënte të ndjeheshe si në vendlindje, cdo gjë fliste për një festë speciale, për një përgatitje të madhe, në back stage dëgjoheshin zërat e fëmijëve që përgatiteshin për këtë koncert që premtonte shumë. Koncerti u hap me një video të shkurtër që i bëri zemrat e pjesëmarrësve të rrihnin fort dhe ndjenin emocionet e festës dhe mallëngjim. Ndërthurja e filmit Nëntori I Dytë dhe fotografitë e marra gjatë festimeve në ditën e shpalljes së pavarësisë dhe këngës Është Kosova është Shqipëria dhe Flamurit masiv të Kosovës përgatitur nga Aida Muca dhe Deni I cili valëvitej këndshëm në ritmin e muzikës dhe lëkundjeve të duarve të fëmijëve që e mbanin, bënë që duartrokitjet të ndiznin sallën . “Kjo është e mrekullueshme “dëgjoheshin përshpëritjet në sallë. Më pas Himni i flamurit i kënduar live nga Faton Bakolli bëri të gjithë pjesëmarrësit të ngriheshin dhe të këndonin fuqishëm. Ishte zëri i një këngëtari të talentuar dhe njëkohësisht i babait të shkëlqyer që i sjell rregullisht vajzat tek klasat e mësimit të gjuhës shqipe në Barking. Dhe më pas nxënësja e shkollës së Mayfield, Ana Bardhi recitoi në mënyrë të përkryer monologun “Jam Shqiptar paj kosovar”, një monolog prej 7 minutash të recituar me ndjenjë, pasion dhe forcë që edhe fëmijët që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë do t’ja kishin zili. Tefta Radovicka u shpreh “kjo është

1 MARS

FAQE10

“Shpresa programme” & “BESA” FESTOJNË PAVARËSINË E KOSOVËS

me të vërtetë e pabesueshme, e mrekullueshme , iu lumtë” Dhe më pas grupi I valleve të Shpresës solli vallen e flamurit ku u shpalosën flamujt kuq e zi dhe flamujt e Kosovës. Vitin e kaluar prezantimet u bënë në anglisht, por patëm shumë kritika “pse prezantimet nuk janë në shqip” Këtë vit u punua shumë që prezantimet të bëheshin në shqip. Për prezantuesit e këtij koncerti ishte pak e vështirë por jo e pamundur , dhe ato ia dolën me sukses . Rrjedhshmëri intonacioni dhe eleganca i karakterizoi të pestë prezantuesit. Elsa Hajdarmataj,Verona Sadiku,Adi Bardhaj ,Aida Marku, Emma Qerkezi dhe Jeta Ternava që në fund të koncertit të gjithë i përgëzonin për ato emocione dhe atë prezantim të mrekullueshëm.

Më pas z.Afrim Krasniqi Sekretar I Ambasadës së Kosoves mbajti fjalën e rastit dhe përshëndeti në emër të Ambasadorit të Kosovës Doktor Muhamet Hamiti I cili ndodhej me punë në Irlandë. Grupi valleve Besa dhe grupi i valleve të Shpresës i sollën valle të mrekullueshme , valltarët e të dy grupeve kërcenin me pasion , me dashuri , me ndjenjë. Ritmi i tyre ngriti peshë zemrat e të gjithë pjesëmarrësve , dhe duartrokitjet shoqëronin ato gjatë gjithë kohës. “Sa bukur në mes të Londrës këto femijë dhe të

rinj që shumica prej tyre janë lindur e rritur këtu e kërcejnë me kaq pasion dhe ndjenjë vallen tonë popullore” - u shpreh çifti I vjetër Hima , - “me të vërtetë ju lumtë”. “Ky është një bashkëpunim mes organizatash ,kolegësh por tashmë edhe mes miqsh shumë të mirë që ka filluar nga Dita e Verës dhe vazhdon për më shumë se 3 vjet me organizatën Besa thotë Luljeta – është një bashkëpunim i dyanshëm I cili besoj se do të vazhdojë gjatë. Dy organizata që punojnë sikur të ishte një :-me fëmijë dhe të rinj të edukuar, patriotë dhe të talentuar nuk mundej të ndodhte ndryshe – ky ishte një sukses. Skeçet e shkurtra me motive patriotike të drejtuar nga prindërit Aida Muca dhe Arta Reci u performuan me shumë mjeshtëri, konfidencë nga Ilda Kastrati ,Medina Reci,Ilda Krasniqi ,Egzon kabashi dhe Elsa si dhe monologu ‘’toka që nuk falet’’ i interpretuar nga Xhoni Braka do ti përlotë spektatorët. ‘’Eh sa bukur flasin shqip dhe sa me ndjenjë e recitojnë poezinë shqipe’’ do të dëgjoheshin komentet e prindërve në sallë. Vjershat e përgatitura nga mësueset e talentuara Saime Dushku, Evis Sukaj, dhe Vera Pulaj me ndihmën e prindërve të recituara me një gjuhë shqipe te pastër dhe rrjedhshëm , plot intonacion nga Ana, Aida, Ema, Jeta, Sonila, Leona, Besa, Mirsada, Elsa, Medina, Besarta, Besforta, Blina, Fjona,Franceska, Elisa, Emily, Sonila, Egzon ,Sadmir ,Eri, Adi dhe Albjon

Kadria sollën emocione , ndjenjë, dashuri, respekt për të rënët, dëshmorët, heronjtë , dashuri për mëmëdheun, dhe mallëngjyen të gjithë të pranishmit. Të ftuarit e nderit Eliza dhe nëna e saj Mirdita sollën ritmet e këngës popullore ‘’ gjuha shqipe ‘’ dhe u duartrokitën fuqishëm nga të pranishmit në sallë. Ato ishin të mrekullueshme dhe një shembull i mirë për të gjithë prindërit që të bëjnë sa më shumë aktivitete të përbashkëta me fëmijët e tyre. Çfarë e bën këtë event të veçantë është se ishin vetë të rinjtë dhe të rejat që e dëshironin këtë koncert , ishin ata që sponsorizuan atë nëpërmjet çmimeve që ata kishin fituar. Fituesit Jack Pethecy award të cilët janë Marsel Durgaj,Brixhilda Berisha ,Adi Bardhaj ,Elsa Hajdarmataj dhe Dajana Ajazi të cilët vendosën që lekët e tyre të shkojnë për organizimin këtij koncerti të cilën e quajtën ‘Our dream show 2’ ose ‘Koncerti i ëndërrave tona’ Pas këtij koncerti më tepër se 30 nga pjesëmarësit u nisën për në evaluation të këtij aktiviteti i cili u facitlitua nga Mary McCormack. ‘’Jam e shokuar tha ajo-këta fëmijë janë të mrekullueshëm, janë konfidentë dhe shprehin veten në mënyrë të përsosur, dhe e dinë qartë se cfarë ata kanë përfituar nga pjesmarrja në këto aktivitete që organizon Shpresa’’ Pyetëm Co-ordinatoren e projektit të fëmijëve Flutura Shega “ jam e mrekulluar, ishte një aktivitet për të


KOMUNITET

Komuniteti “Chateau Margaux” (vijon nga numri i kaluar)

ë fakt punët nuk po venin mbarë për Lalin. Gjithë ai entuziazmë dhe vullnet për të bërë dicka, në krijimin e Shoqatës së Bashkimit të të Gjitha Bashkimeve të Shoqatave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar , Gjenerali e kishte “këshilluar” që ideja e dhe mënyra më e mirë është të jetë pjesë përbërëse e forumit të tij. Por Lali nuk e mendon se ku do e çoj mushka, me këtë “këshillë” të gjeneralit në përkujdesjen e Shkëlqesisë së tij. Nga njëra anë Lali s’i bën dot gjërat vetëm, sepse nuk di se si nga mungesa e përvojës , pastaj gjenerali e ka ngatërruar ca si tepër me këtë gjithëpërfshirjen.

N

Lali: Po vallë Shkëlqesia e tij ç’hyn në këtë histori!?- përsiatet Lali në tërë këtë gjurulldi. Lali është zënë ngushtë dhe tani ka

rënë në dileme nëse të takohet me Shkëlqesinë e tij me apo pa praninë e Gjeneralit ....pastaj duhet ta shtroj tavolinën ... me çfarë?- me garniture ”mix grilled” apo vetëm me mish Gjeli Lali : Po sikur t’mos e haje as njërën as tjetrën ? ... Lali: po sikur të marrin përpara vetëm nga një gotë verë – nga ajo më e mira sepse ai i ka zët verërat ; xhanëm cilën nga ato ? E mendon dhe e stërmendon dhe vendosi që të bisedoj edhe njëherë me Gjeneralin . Lali: Alo Gjeneral Gjenerali: Kryetari i të gjithë kryetarëve së Bashkimit të të Gjitha Bashkimeve të Shoqatave shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, në telefon , si mund t’iu ndihmoj? Lali: E mora vesh që je ti sapo e ngrite receptorin e telefonit , dhe leri ato gjera

me mua se nuk është nevoja te harxhohesh me këto lloj etiketash se jemi dhe miq dreqi ta haj . Gjenerali : Pash Zotin me fal , se gjithë ditën jam ne telefon dhe me është bëre rutinore prezantimi ; pastaj kjo është e domosdoshme apo jo a te prezantohesh në këtë mënyrë , pastaj .... Lali :...në fakt ke të drejt sepse nuk është e lehte të shkosh në parlamentin britanik dhe të flasësh në anglisht përpara deputetëve të tjerë ....pastaj dhe dalja publike neper mediume televizive tregon akoma më shume mbi personin tënd ...të lumtë , ndaj kam besim tek ti se do ta zgjidhësh dilemën time. Gjenerali; po fol fol mos u kurse se nuk do të më gjesh më vone ...ku i dihet se ku do të jem nesër , ndoshta do të jem pjesë e parlamentit britanik...ku i dihet ! Lali: E vërtet me këtë hyxhym që ke marrë ndoshta ndodh që të shkosh edhe atje . Gjenerali: Ah mor Lal duhet të kuptosh një gjë : duhet të rrish pranë detit ose pranë Mbretit , dhe s’do të të bie keq. Lali: Jo jo jo nuk kam kundërshtime por në fakt s’di se cilit det a mbret t’i qëndroj më pranë Gjenerali: këtë duhet ta vendosësh ti ...dhe jo unë , po ç’kemi ndonjë të re nga ti? Lali: Ajo çka desha nga ti është se më duhet të bisedojmë pak më shtruar për disa gjëra që nuk i kam akoma të qarta . Gjenerali:Duhet të hymë në

1 MARS

FAQE 11

Rubrika e Satirës

Lali: O gjeneral! A do ta organizojmë këtë kodosh komuniteti apo jo? Gjenerali: Me kismet të Zotit dhe me ndihmën e Shkëlqesisë asgjë nuk është e pamundur... temë se nuk kam shumë kohë Lali: Atë desha dhe unë ...po ja desha të di diçka mbi Shkëlqesinë e tij , çfarë tipi është , çfarë i pëlqen dhe çfarë jo , duhet të flas i pari , duhet t’ia jap dorën unë i pari apo duhet të pres na ai... Gjenerali: Si si nuk po të kuptoj.. Lali:Po ja kur të takohemi me të sepse e kam vendosur të takohemi me të...në se do të vish edhe ti do të ishte aq më mirë. Gjenerali: Pse do ta takoje pa mua... Pse ç’u bëre ti, shfrytëzon miqësinë time dhe pastaj zhdukesh. Gjithsesi në fakt Ai ka një punë të rëndësishme për ta bërë, sepse e kam dërguar për të bërë diçka, kuptohet atij ia hapin dyert, sapo të kthehet e marr në telefon dhe vjen ku të duam ne. Lali: Ok Gjenerali: sidoqoftë çfarë do nga ai ? Lali : Shumë gjera Gjenerali : Se pari shoqata ime ka nevojë për ca fasilitet të domosdoshme si lustraxhinj, dhe eksperte që marrin vesh ne fushën e Foundraising dhe ... Gjenerali: Ok interesante kjo ...por le te presim derisa Ai te vije dje e bisedojmë Unë këtë dite jam shume i ngarkuar , sepse kam marre një shtëpi me mortgage dhe po mendoj ta kthej në zyra të shoqatës , me fondet e marra paguaj

shtëpinë në të njëjtën kohe shlyej morgage-in. Këtë ide e kam nga Ai- pastaj ku i dihet mund ta beje edhe ambasade duke e lëshuar me qera shtetit shqiptar... Këto ide janë për të ardhmen ...... Lali: Hajde Gjeneral hajde. Kam dëgjuar për punën e ambasadës. Nejse nuk më hyn në xhep mua. Kam dëgjuar edhe për abuzimet me abetare, etj etj. Po punë e madhe as që më bëhet vonë. Vetëm jam pak konfuz dhe desha të sqarohesha. E han apo jo shkëlqesia mishin e gjelit? Gjenerali: Jo jooooo. Sa herë duhet ta përsëris. Vetëm mishin e gjelit jo. E ka alergji ore burrë. Lali: Mos more. M’u prish plani. Unë mendoja se mund t’ia jepja Shkëlqesisë qafën e gjelit. Është shenjë bujarie, shenjë mikpritjeje. Po bëja muhabet njëherë, se ai është njeri me mend dhe e vlerëson shumë, më kupton. Dmth unë dua të të shpreh mikpritjen time, bujarinë time, Ai nuk mund t ë më përmbysë kupën. Gjenerali: Do ta bisedoj, mos u shqetëso. Po lekët për darkën i ke bërë gati. Lali. Pse o burrë çfarë më di mua?. Nuk jam leshko. Kaq po të them bisedo njëherë me shkëlqesinë për punën e qafës së gjelit dhe më lajmëro. (Vijon)

Gjeni diçituren cilët fëmijët të ndihmuar nga prindërit e tyre dhe mësueset kanë punuar me javë të tëra. Nga viti në vit ato përmirësohen, dhe përkushtimi i fëmijëve rritet, krenaria që ata kanë që janë shqiptarë shpaloset qartë , në mënyrën se si ata flasin , studiojnë, mësojnë , kritikojnë dhe japin ide se si mund të përmirësohet puna, ata punojnë shumë mirë kolektivisht dhe ndihmojnë njëri- tjetrin. Mos të harrojmë se vetëm pak vite më parë disa prej këtyre fëmijëve nuk donin madje edhe të vinin në klasat e mësimit të gjuhës shqipe apo të thonin që janë shqiptarë, kurse sot ata janë kofidentë, janë krenarë që janë shqiptarë , çojnë kulturën shqiptare nëpër shkolla, dhe komunitete lokale, ata kanë performuar në skenë profesionale dhe takuar policy makers, kanë filluar të ngrenë zërin edhe për ata që kanë probleme si psh për ata që janë në Detetion centre.

Unë jam krenare për këtë , për këtë ndërgjegjësim të përdoruesve tanë, për këtë marrëdhënie që ne si organizatë kemi ndërtuar me familjet shqiptare që përdorin shërbimet që ofron Shpresa Programme. Është e vërtetë që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe Shpresa Programme është e gatshme të dëgjojë vërejtjet apo kritikat e shëndosha dhe të bëjë të pamundurën për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne nuk jemi për fjalime pompoze, lëmë që puna të flasë vetë dhe të rinjtë të shprehen lirshëm. Menjëherë ka filluar puna për aktivitetin tjetër ‘Albanian summer day ‘ ose ‘Dita e Verës’, Refugee week etj ‘’ Luljeta Nuzi u shpreh pas këtij koncerti “ Ishte një bashkëpunim I frytshëm me organizatën Besa, ishte një program që na dha

shumë emocione, ishte e mrekullueshme. Jam e sigurtë që këta fëmijë dhe të rinj do të kenë një të ardhme të ndritur , Shpresa tashmë po punon për të rritur cilësinë, ajo është në gjendje të ndimojë organizata të tjera , modeli ynë i punës po përqafohet nga një numër organizatash lokale. Por për të arritur këtë na është dashur të punojmë shumë, të provojmë që ky model pune është i sukseshëm, kemi pasur një bord drejtues të mrekullueshëm, një staf të dedikuar dhe krijues , vullnetarë aktiv, femijë ,të rinj të reja , prindër të mrekullueshëm dhe dashamirës. Shumë veta thonë – ‘’ është e vështirë të punosh me shqiptarë’’ - por unë them është kënaqësi të punosh me komunitetin tënd, është kënaqësi t’iu ofrosh atyre shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, dhe shërbime cilësore. Ashtu siç thashë pak më sipër Shpresa

tashmë po punon të rrisë cilësinë e punës së saj, kjo është arsyeja që ne po punojmë në mënyrë që të marrim nivelin e dytë të PQASSO që është sistem i cili garanton që cilësia e shërbimeve të jetë maximale, menaxhim cilësor në 12 zona të ndryshme, në vitin 2005 ne kaluam nivelin 1. Gjithashtu pasi morëm nivelin BRONZE LEVEL për Supplementary school po punojmë të marrim këtë vit Distigushem level. Te dyja këto do të bëjnë të mundur dhe do të sigurojnë që Shpresa do të ketë një të ardhme akoma më të sukseshme . Siç tha dhe Adi në përfundim të koncertit po themi dhe ne në mbyllje të këtij shkrimi .

Mirë u takofshim në aktivitete të tjera.


Eu furniture kerkon te punesoje nje person qe ka aftesi shume te mira ne kompiuter, si web-designer per shitjet online. (preferohet te jete studente) Tel: 0208 961 8765, Per informacione te metejshme sales@albanyfurniture.co.uk ju lutem kontaktoni:

Sifas Hairdressing & Beauty Salon Bridal & and Evening Styles Extensions & Manicure's Shërbimet më fantastike për t’iu bërë të bukur. Motoja jonë është profesionalizmi.

Ejani dhe binduni!

Tel 07956457645 you can visit our web; sifahairandbeauty.webs.com Address Downham Bromley Road BR1 5NS Buses .136 &181

Free Eyebrow Shaping With Your First Appointment Expert in Relationship and love

Sheikh Salem International Hearler & Spiritualist order with many years experience in Europe, Asia, Usa & Africa. I can help you solve all your problems regarding relationship, love and back, curses, unexplained illnes, union or separation, black magic problems, exams, business flushing, Love matters etc. Your satisfaction is my concern Tel:02070550227 Mob 07950592908 3 days result 100% guaranteed Unë mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në lidhje me marrëdhëniet në çift, problem në dashuri, mallkime, sëmundje të pashpjegueshme, problemet e magjisë së zezë, provimet, problem biznesi, problem dashurie etj etj. Për tre ditë rezultati i garantuar 100% Me kontaktoni Tel:02070550227 Mob 07950592908


Ë N J I R R Ë B M HQIPËRI PËR S Ë N E S K A 9 P 9 . Ë 4 £ M R Ë P £100

TUAJ N Ë R O Ë NË D T H S Ë JA ZGJIDH

Thirrje e lirë: 00800 8971 8971 www.moneygram.com DËRGUAR NGA:

MARRË NGA:

Dhe kudo që shihni shenjën MoneyGram *Përveç tarifave *Përveç tarifave të të transfertës transfertës që që zbatohen zbatohen për për një një transaksion, transaksion, mund mund të të zbatohet zbatohet një një shumë shumë për për kursin kursin e shkëmbimit shkëmbimit të të valutës valutës e ccaktuar aktuar nnga ga M MoneyGram oneyGram oose se aagjenti gjenti i ssaj. aj. N Nga ga ZZyrat yrat P Postare, ostare, aagjensia gjensia TThomas homas C Cook ook ddhe he VVendet endet e ttjera jera ttëë ccaktuara aktuara kku u qqëndrojnë ëndrojnë aagjentët gjentët e M oneyGram IInternational nternational LLimited imited nnëë llidhje idhje m frimin e sshërbimeve hërbimeve ttëë ttransferimit ransferimit ttëë pparave arave nnëë M bretërinë e B ashkuar. M oneyGram IInternational nternational LLimited imited ëështë shtë i aautorizuar utorizuar ddhe he rrregulluar regulluar nnga ga FFinancial inancial SServices ervices AAuthority. uthority. © 2010 M oneyGram. TTëë ggjitha jitha ttëë ddrejtat rejtat ttëë rrezervuara. ezervuara. MoneyGram mee oofrimin Mbretërinë Bashkuar. MoneyGram ©2010 MoneyGram.


KOMUNITET

nGA TALAT PLLAnA “TË MËSOJMË TË SHKRUAJMË E TË LEXOJMË GJUHËn E nËnËS”

FAQE 14

TË NDIHMOJMË NË MBARËVAJTJEN E SHKOLLËS SHQIPE NË MB

”Deri të mundem me ligjërue dhe gjallë me frymë unë jam kurrë Shqypni s’kam me t’harrue edhe në vorr me t’përmend kam” Këto vargje frymëzuese janë të Fishtës. Çdo njeri ka një identitet burimor kombëtar, i cili duhet të jetë i shenjtë dhe të ruhet e zhvillohet. Ky identitet më së miri ruhet përmes mësimit të gjuhës amtare. Pra, më shumë investime e angazhime për mësimin shqip. Mësimi i gjuhës shqipe, gjuhës amtare, përveç që e ndihmon një zhvillim të mirëfilltë dygjuhësor e dykulturor të nxënësit, njëkohësisht hapë shteg edhe për një integrim të natyrshëm në shoqërinë ku jetojnë dhe lehtëson pengesat e riintegrimit në shoqërinë e vendit të origjinës, në rast të kthimit. Për më shumë, është konstatuar se mësimi i gjuhës dhe i kulturës së origjinës ndikon dukshëm në rritjen e suksesit të fëmijës në shkollën kryesore në gjuhën vendore. Në Kosovë për Shkollën Shqipe për Mësim Plotësues (SHSHMP) është ngriturë edhe infrastruktura juridike, udhëzimi përkatës administrativ, që i përcakton detyrat dhe përgjegjësitë. Kjo më së miri dëshmon se me krijimin e shtetit të Kosovës do të hapen perspektiva të reja edhe për SHSHMP në diasporë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës ka një planprogram të publikuar në ueb-faqen e tyre, që është emërtuar ‘Kurrikula e SHSHMP në diasporë’. Ky program është përpiluar në nëntor të vitit 2007, dhe ka filluar të zbatohet në shkollat shqipe të mësimit plotësues prej vitit shkollor 2008-2009. Roli i gjuhës në ruajtjen e identitetit Arsimi ka qënë e mbetet themeli i suksesit të spikatur, të prekshëm e të dukshëm të kombit Shqiptar. Kremtimi i 7 Marsit - Ditës së mësuesit, në bashkësinë shqiptare” Faik Konica” në Londër, festohet në mënyrë të organizuar më shumë se një dekadë e gjysmë. Kjo datë e shënuar, që lidhet me atë të 7 Marsit të ndritur të vitit 1887, është pikërishtë dita kur u hap Mësonjtorja e parë shqipe në Korçë, para 123 vjetëve. Mësonjtorja shqipe e Korçës shënoi fillimin e një hapi të madh përpara në zhvillimin e arsimit tonë Kombëtar. Ajo ishte e para shkollë fillore shqipe me fizionomi të plotë kombëtare, laike dhe demokratike. Rrallë gjen shembuj tek popujt tjerë si historia e alfabetit shqip dhe arsimimit tonë kombëtar. Gjuha jonë, me rrënjë të hershme iliro-pellazge, u sulmua nga pushtuesit shekullorë turq dhe greko- serbo orthodoksët, për të na lënë në errësirë dhe sundim. Mësuesit e parë, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, ishin edhe dëshmorët e parë të dritës së diturisë. Arsimtarët shqiptarë në çdo kohë e në çdo krahinë kanë qënë jo thjeshtë profesionistë të arsimit, por në rradhë të parë patriotë dhe njërëz të emacipuar, promovues të shqiptarizmës, idealistë, humanë dhe artistë të fushave të ndryshme. Secili nga ne , ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar, të cilit i falet me mirënjo-

1 MARS

hje. Mësuesin apo mësuesen që s'kursente kohën, frymën, pasionin, jetën, për të brumosur vogëlushët me dije, me kulturë dhe edukatë. Populli ynë halleshumë do të arrijë prosperitetin që aspiron atëherë kur mësuesit do të respektohen më tepër, aq sa e meritojnë. Roli dhe veprimtaria e shumë mësuesëve e arsimtarëve gjatë historisë ka qenë esenciale në ngjalljen e gjuhës dhe mësimit shqip në të dy anët e kufirit. Ata burra dhe ato gra ishin të dijes dhe të pushkës, ndaj krenohet, Shqipëria, Kosova e të gjithë ne. Në mes të kësaj plejade pishtarësh vend nderi zënë edhe mësuesit jashtë mëmëdheut, emigrantët e sotëm të cilët po e vazhdojnë misionen e rilindësve të mëhershëm. Ngritja kulturore e arsimore vazhdimisht është shtruar si nevojë e domosdoshme për t’i bërë ballë rrezikut të asimilimit. Dhe sot kemi me çfarë e të krenohemi sepse shkolla shqipe nuk gjallon më vetëm në trevat shqiptare etnike, por gjithandej në diasporë ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, si në Gjermani, Zvicër, Angli, Suedi, dhe në disa vende të tjera të Europës dhe të botës. Organizimi i SHSHMP-së në disa shtete të perëndimit ku jetojnë një numër i konsederueshëm shqiptarësh nga Kosova, ka një histori mbi 30 vjeqare. Përvoja dhe përkujdesja e ndërtuar në rrethana e kontekste të ndryshme shtrihet deri në vitet e 70-ta. Me 1995

MASHT-i i Kosovës ka hartuar një PLANPROGRAM KOMBËTAR dhe ka bërë tekste e mjete mësimore për SHSHMP. Shkolla Shqipe “Kosova” Në Mbretërinë e Bashkuar , ku jetojnë një numër i madhë i shqiptarëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare, me 3 tetor 1993 u hap shkolla e parë shqipe. Me inciativen time dhe me përkrahjen e disa bashkatdhetarëve, nisi punën shkolla shqipe “Kosova” në Londër e cila për gjashtmbëdhjetëvite pune hapi mbi 30 shkolla shqipe në zonat e ndryshme të Londrës dhe jashtë saj, në të cilat fëmijët shqiptarë, sado të gjendur nën një trysni të madhe të gjuhës dhe kulturës vendase, kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë mundësinë të mësojnë gjuhën shqipe. Shkolla shqipe “Kosova”, pra, shënon hapin e parë në organizimin e shkollës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ndërsa tani, shkollat shqipe të mësimit plotësues në Londër, dhe në disa qytete të Britanisë të Madhe, kanë shtuar numrin e tyre dhe të nxënësve. Ato organizohen në kuadër të shoqatave me emra të ndryshëm, të cilat kryesisht aktivitetin e tyre e kryejnë në kuadër të shkollave angleze dhe në lokalet e shoqatave. Megjithatë, mirënjohja më e madhe për këtë u takon arsimtarëve të parë: Drita Ibishit, Azemine Pllanës dhe Sanije Hazirit, të cilat për disa vjet

me radhë punuan në baza vullnetare dhe pa kurrëfarë kompensimi material. Shpërblimi i vetëm për këto arsimtare, për disa subjekte shqiptare dhe individë anglezë që ndihmuan në mbarëvatjen e punës së shkollës shqipe, ishte dashuria ndaj nxënësve dhe gjuhës së bukur shqipe. Më vonë në këtë shkollë kanë punuar, në intervale prej 1 deri në 2 vjet, këta arsimtarë e arsimtare: Zyrifa Kçiu, Vjollca Gjerqeku, Natasha Cerga, Arijeta Bajrami, Vitila Ujkaj, Agime Teshlica, Naim Haziri, Milikije Jahaj, Xhevat Ademi, Ajnishahe Shamolli, Sami Islami, Zarife dhe Faik Sogojeva, Bahri Nici, Myrvete Mripa, Mevlude Bejta, Nedime Berisha, Sebahate Abazi,Time Avdullahu, Shqipe Gollaku, Lumnije Islami, Laura Dermaku, Arbërie Pllana, Arta Tivari, Elhame Hasani, Elita Sahiti, Adem Hula, Rudina Zeqiri, Nadire Ademi Hashani dhe Minire Sherifi. Në vitin shkollor 96-97, prindërit dhe arsimtarët formuan Këshillin e Arsimtarëve Shqiptarë dhe Këshillin e Prindërve. Anëtarë të këtij këshilli ishin: Talat Pllana, Lumnije Islami, Azemine Pllana, Arta Tivari, Myrvete Mripa, Merita Efendiu, Mevlude Bejta, Rudina Zeqiri dhe Sadri Selimi. Mësuesit shqiptarë ishin mësues, artistë, prindër, pajtimtarë, shok edhe miq më të gjithë! Nuk mund të mos theksohet se roli dhe veprimtaria e shumë mësueseve e arsimtaërve ka qënë shumë e rëndësishme në ngjallejen e gjuhës dhe mësimit shqip. Hapja e paraleleve të reja për fëmijë të ardhur në Britani të Madhe (Leeds, Liverpool, Glasgow etj) gjatë luftës në Kosovë, ishte në vazhdën e këtyre veprimeve. Ndihma jonë përqëndrohej në ofrimin e përvojës në organizim, sigurimin e Planprogramit të Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Republikës së Kosovës, si dhe sigurimin e një numri të teksteve. Në shkollën “Kosova” përveq mësimit, nxënësit dhe arsimtarët organizojnë edhe programe dhe aktivitet tjera jashtëmësimore si: vizitat e shkollave jashtë Londrës, ekskursione, aktivitete kulturore etj. Vlenë të përmendet kampingu verorë në ‘The Haberdashers School’ në Elstree, me çrast falënderojmë drejtorinë e kësaj shkolle. Fëmijët ishin pjesëmarrës të programit kulturor në kampin e refugjatëve në Leeds dhe Glasgow. Gjatë këtyre viteve të mësimit të gjuhës shqipe, nxënësit shqiptarë nga Londra i kënduan atdheut, flamurit, gjuhës shqipe, heronjëve dhe dëshmorëve tonë. Ata patën nderin të prezentohen me recital edhe para Kryeministrit Tony Blair. Me këto organizime përpiqen që sadopak të zbusin peshën e gurbetit dhe mallin e atdheut. Pra shkolla shqipe në Londër është vatër edhe e aktivitetit kombëtar. Për sukseset në këtë shkollë duhet

posaqërisht të falënderojmë mësuesit, nxënësit, prindërit dhe drejtorinë e shkollës shqipe “Kosova”. Sukseset e deritanishme na obligojnë që në të ardhmën të arrijmë suksese edhe më të mira. Nxënësit e shkollës shqipe “Kosova” në Londër të udhëhequr nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit kanë marrë pjesë në çdo manifestim të organizuar, dhe gjithnjë janë dalluar si në aspektin e prezantimit të njohurive, ashtu edhe në aktivitetet e lira jashtë mësimit. Shkolla shqipe “Kosova” në Londër edhe në këtë vit zhvilloi një aktivitet të dendur mësimor-edukativ dhe kulturo-artistik. Moto e kësaj shkole është sa më shumë fëmijë në banka të shkollës shqipe. Me formimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Lidhjes se Prindërve Shqiptarë, dhe kultivimin e kontakteve me Ministrinë e Arsimit të Republikës së Kosovës është lehtësuar dukshëm puna jonë. Organizimi i punës është më efektiv, dhe si rrjedhim numri i nxënësve e paraleleve të reja dhe i arsimtarëve shtohet çdo vit. Duhet theksuar se, në këto shkolla, arsimtarët financohen vetëm simbolikisht nga institucionet perkatëse. Sa i përket teksteve shkollore kohëve të fundit situata është përmirësuar dukshëm me daljen e teksteve të veçanta për mësim plotësues të përpiluara nga ekspertët nga Kosova dhe Shqipëria. Mirëpo, edhepse numri i nxënësve është rritur, ne nuk jemi të kënaqur me përfshirjen e fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Si duket disa prindër ende nuk e kanë të qartë rëndësinë e shkollës shqipe në ruajtjen e gjuhës dhe indentitetit kombëtar të fëmijëve të tyre. Janë të sinqerta dhe shumë kuptim plote kërkesat e një fëmiu trembëdhjetëvjeçar, i cili me një rast në një program festiv iu drejtua prindërve dhe bashkatdhetarëve me këto fjalë: ” O prindër ju punoni, lodheni, mundoheni dhe angazhoheni shumë! Por ju lutem mos i shpenzoni tërë forcat në punë. Leni pak që të merreni edhe me ne! Na flisni më shumë e na mësoni gjuhën tuaj, gjuhën tonë, gjuhën amtare shqipe. Bëni çmos që të mos e harrojmë atë!” Andaj, ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve t’i bashkangjitemi dëshirave të fëmijëve tanë. Të bëjmë çmos secili nga ne, që fëmijëve tanë t’ua mësojmë gjuhën e bukur shqipe, ta ruajmë atë, ta flasim e ta shkruajmë, sepse gjuha jonë është më e bukura nga të gjitha gjuhët e tjera të botës. Këtë artikull e fillova me vargjet e Fishtës së madh, dhe po e përfundoj me vargjet e bukura të Papa Kristo Negovanit, me të cilat të gjithë mësuesëve iu urojë ditën e 7 marsit! “O djem, o vajza, vraponi, n’të bukurin mësim, Gjuhën e mëmës mësoni, Me dëshirë e mallëngjim” *Drejtor i Shkollës Shqipe “Kosova” Foto 1Tony Blair me Femijet shqiptare Foto 2 Me kryetarin e bashkise se Kensington and Chelsea


AKTUALITET

SHOQATA ILIRIA, BIRMInGHAM Te gjithe ne qe i perkasim nje brezi qe eshte lindur dhe rritur ne memedhe, jemi te ndergjegjshem qe gjuha shqipe e folur dhe e shkruar ka qene baza e jetes tone gjate jetes feminore dhe rinise tone. Ne cdo dite te zakonshme komunikimi, kemi patur fatin te komunikojme ne gjuhen e bukur te nenes – kur kemi qene te gezuar, apo kur jemi ndjere te trishtuar...Ajo cka ka luajtur nje rol rrenjesor ne formimin tone si individe eshte fakti qe gjuha e kulluar shqipe na ka mbajtur deri kur per arsye te ndryshme “ia kemi kthyer shpinen” memedheut, per te filluar nje jete ku gjuha shqipe as qe njihet nga te SHOQATA SKËnDERBEU shtë për të ardhur vërtet keq, kur në vend që të bëhet thirrje për , bie fjala , rritjen e nivelit mësimor , ndodh që të bëhet thirrje për ndërgjegjësim të prindërve të çojnë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën shqipe. Sa keq-ardhëse aq dhe për tu ndier përgjegjës ndaj fenomenit në fjalë. E them fenomenit për shumë arsye , por më kryesorja është injorimi total që

Ë

1 MARS

FAQE 15

7 marsi në Britani, thirrje për ndërgjegjësim! tjeret, dhe jemi perfshire ne jeten e zhurmshme Britanike. Ketu, ne Britanine e Madhe, edhe zogjte kendojne ne nje gjuhe te huaj, edhe qielli eshte i ndryshem nga qielli i kalter i vendit tim, edhe dielli ngroh ndryshe... “- Gjuha ime, sa e mire, sa e embel, sa e dlire...!” – Keto pjese poetike me ndjekin si fantazme gjate diteve te mia, te mbushura me stresin e nje jete joshqiptare... Gjuha ime eshte e mire, eshte e embel,

eshte e dlire – Por sa po bej une, ti, ai, ajo per ta percjellur kete thesar tek femijet tane ?!!! Perse kam verejtur qe shume nena shqiptare e kane me mbare te kalojne nje dite te Shtune “shopping” me femijet e tyre per te blere rroba qe jane me zbritje cmimi (50%), sesa ta bejne prioritet dhe domosdoshmeri qe t’i ushqejne femijet e tyre me dashurine per gjuhen e nenes, permes dergimit te femijeve ne kurset qe shume shoqata kane hapur ?!

Me mesimin e gjuhes shqipe, femijet e tyre do mesojne dhe edukohen edhe me virtytet dhe zakonet shqiptare !! Prinder, vellezer, motra, miq, kusherinj, etj., etj., - Nese keni dijeni per nje qender qe ka hapur dyert per mesimin e gjuhes se bukur shqipe, dergojini femijet tuaj atje !!! U lutemi te kini parasysh se brezar e rinj ne MB rriten shpejt, dhe nese femijet tuaj nuk i perfshini ne kete mision fisnik, ekziston edhe nje shans qe keta femije te pafaj mund te kerkojne dicka ne jete, nje

veprimtari interesante, dhe nese nuk behen te zene duke mesuar thesaret shqiptare, mundet edhe te bien viktime e alkoolit, droges e shume gjerave te tjera qe mund t’ua prishin ciltersine e moshes se tyre. U lutem – Mesouani femijeve gjuhen e nenes, ne jemi ketu per ju dhe femijet tuaj !

i bëhet përpjekjeve dhe interesimit për t’ua mësuar gjuhën shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë në emigracion së bashku me prindërit e tyre. Ky realitet i hidhur vërehet në numrin e papërfillshëm të fëmijëve që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe. Në fakt kjo tendence e prindërve për të mos inkurajuar që fëmijët e tyre flasin gjuhë shqipe – duke e trashëguar kështu at pa marrë parasysh se ku i ka përplasur jeta. Në Britaninë e Madhe shqiptarët janë ndoshta komuniteti i vetëm i ishullit që gjuhën e tyre amtare e kanë lënë mbas

dore .

qendër në Bedford, i bën thirrje të gjithë atyre prindërve që e ndjejnë se kanë një përgjegjësi jo vetëm prindërore por dhe atdhetare , të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla ku mësohet gjuha shqipe. Gjithashtu u bën thirrje edhe shoqatave shqiptare që misionin e tyre ia kanë dedikuar gjuhës shqipe, të punojnë shumë më tepër se sa kaq , të bashkëpunojnë dhe të japin maksimumin e duhur që e ardhmja jonë të mos ngelet gjysmake . Fëmijët tanë duhet ta mëso-

jnë gjuhën e bekuar shqipe. Shoqata Skënderbeu do të jap kontributin e saj sa të jetë e mundur që të ndërgjegjësoj , bashkëpunoj dhe ndihmoj që gjuha shqipe në Britani të mësohet nga fëmijët shqiptar. Ndaj 7 Marsi dita e Mësuesit le të shërbej si një nismë e gjithsecilit prej nesh për të ulur në altarin e dijës sa më shumë fëmijë shqiptarë për ta mësuar gjuhën Shqipe. Nëse nuk përpiqemi të bëjmë diçka sot, e nesërmja do të jetë tepër, tepër vonë. Gëzuar Festën e Mësuesit!

Shumë organizata dhe individë janë marrë me çështjen në fjalë por për fatin e keq deri tani nuk kanë arritur që puna dhe veprimtaria e tyre kombëtare të jetë e frytshme. Ndoshta kjo si rezultat i mos përkushtimit ashtu si duhet , ndoshta dhe mungesës të përvojës ; por mbi të gjitha faji rëndon pikë së pari tek prindërve që po rritësin fëmijët e tyre në ambiente jo shqipfolëse dhe hallkave shoqërore , ekonomike politike etj. Shoqata “Skënderbeu” dhe drejtuesit e saj me

SHPRESA PROGRAMME M

arsi eshte gjithmmone nje muaj i kendshme dhe i mbushur plot gezim per mua, Fillon me festat e 7-8 marsit, pranvera fillon e troket , dita zgjated.Ka qene i tille per mua qe kur kam qene femije , mimozat e para ishin per mesuesen dhe nenen time, dy njerez me te vertete te dashur. Dhe me pas kur une u bera mesuese nxenesit e mi me sillnin keto lule dhe me vone edhe femijet e mi. Me duket sikur une kam futur ne banken e kursimeve kartolina dhe buqeta me lule dhe tashme i marr ato perseri. Keto 10 vitet e fundit ishin me te vertete te veshtira, fillova to besoja se humba profesionin tim te mesueses, humba gjysmen e jetes time, humba enderren time. Por fatmiresisht takova miq , shoke, mbeshtetes, qe nuk i lane enderrat e mija te humbisnin, perkundrazi me ndihmuan qe ato jo vetem te realizoheshim por t’i kalonin te gjithe parashikimet. Tashme Shpresa programme punon ne 8 shkolla ku mesohet gjuha shqipe. Jane mbi 350 femije qe mesojne cdo jave gjuhen shqipe , pregatiten per shfaqe, shkruajne tregime ne gjuhen shqip, japin drama dhe skece,tashme ata e dashurojne gjuhen shqipe dhe cdo gje qe ka te beje me kulturen shqiptare. Ne fillim i inkurajonim shume qe femijet te dilnin ne skene, tanime bejme konkurse pasi ciesia eshte permiresuar aq shume sa edhe femijet qe banojne ne shqiperi apo kosove do ti kishin zili. Jane keta te rinj qe tashme po punojne qe te rregjistrojne gjuhen shqipe si GCSE, ata kane takuar ministra, MP, kane bere vizita tek Dhoma e Thesarit (Treasury Office), kane organizuar koncerte dhe biseda me te rinj te tjere, ata kane mbledhur 400 firma ne leter and 182 firma ne menyre elektronike. Qe te bejne kete levizje realitet ata jane Trajnuar nga Young Time Bank and TELCO se sit e jene Drejtues (Leardship) and Campaigning dhe vazhdojne te punojne shume afer me organizaten TELco. Jane keta te rinj qe e kane future kete levizjen edhe nen strategjine e London citizens e cila eshte nje levizje nacionale dhe supportohet nga shume shkolla dhe institucione. Jane keta te rinj qe kane mundur te bindin drejtoret e 8 shkollave te perkrahin kete levizje. Ata kane dhene shfaqje kudo, neper shkolla , evente lokale, perpara perfaqesuesve mbreteror,

madje edhe ne skenat me te medha si O2 ku performojne profesioniste, artiste te medhenj Dhe kjo me ben shume te lumtur, tashme keta femije jo vetem mesojne gjuhen shqipe por jane krenare qe jane shqiptare dhe perpiqen pa mase te ndergjegjesojne te gjithe bashkemoshataret e tyre qe te marrin pjese ne aktivitete te tilla ne meyre qe te bejne nje progress me te mire ne shkolle, dhe te mos perfshihen ne aktivitete jo te mira. Eshte tashme e qarte qe te gjithe femijet dhe te rinjte qe perfshihen ne keto aktivitete perparojne shume me mire ne shkolla, dhe behen qytetare te ndergjegjshem dhe aktive. Une se bashku me stafin , vullnetaret , prinderit ndjehemi te lumtur me arritjet e bera ne keta 7 vite. Tashme ata qe nuk marrin pjese e kane me te lehte te aktivizohen, ata e dine se cfare do te perfitojne duke pare dhe mesuar nga te tjeret, qe kane perfituar nga keto sherbime. Tashme ka shume organizata qe ofrojne sherbime te tilla. Shpresa programme ofron keto sherbine ne 8 shkolla qe jane : Bounds Green school ne Haringey, Cleveland Infant school ne Ilford, South Haringey Junior school, Gascoigne Primary school in Barking, Mayfield school in Redbridge, Gladesmore community school in Tottenham, Eastbury comprehensive school in Barking, Churchfield school in Edmonton Green. Aktivite sportive dhe drama zhvillohen edhe ne Durning Hall ne Forest Gate, Stratford Circus ne Stratford si dhe Mansfield House ne Plaistow. Ju lutem kontaktoni ne tel 0207 474 6829 nese desheroni te merrni informacion te metejshem per sherbimet qe shpresa ofron, , desheroni te kontribuoni nen levizjen regjistro gjuhen shqipe si GCSE, ose te perfshiheni ne aktivitete te tjera. Dhe se fundi dua t’iu dergoj nje mesazh urimi te gjithe mesuesve te Shpresa Programme qe kane dhene mesim dhe vazhdojne te japin si Tefta Radovicka, Saime Dushku, Evis Sukaj, Vera Pulaj, Besa Nura, Ermir Disha, si dhe te gjithe vullnetareve qe ndihmojne neper shkolla : Anduela Gjeci, Aida Muca, Mirela Gjoni, Ibadet Kadriaj, Hyrije Mustafa, Flora Vorfi, Lindita Islami, Florije Lamcja, Erjola Metalliu, Arnold Shega, Mereme Gjoka , Ervin Gjoni,

Flutura Shega

KOSOVAN ALBANIAN COMMUNITY IN DERBY Kerkese prinderve shqiptare: e nderuar prinder shqiptare ne MB – U lutem, ne emrin e Shoqates tone ne Derby, si dhe ne emrin tim personal, qe te merrni iniciativen e madhe per ruajtjen e gjuhes dhe kultures tone shqiptare duke u perfshire ne kerkesat e te gjithe komuniteteve dhe organizatave qe ekzistojne ne Mbreterine e Bashkuar per te mundesuar faktin qe femijet tane te mos tjetersohen, por te inkuadrohen me se miri ne historine e

T

Shoqata “Dituria” hoqata “Dituria” u bën thirrje të gjithë bashkatdhetarëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar që të realizojnë misionin e tyre për të përcjellë trashëgiminë gjuhësore tek brezat e rinj dhe fëmijët shqiptarë. Edhe Zoti do të na bekojë në realizimin e këtij misioni. Ndonëse është bërë një punë e lavdërueshme nga shoqata dhe organizma të ndryshëm shqiptarë në MB, përsëri nuk jemi në nivelin e duhur. Duhet të theksojmë se pa ndihmën e

S

MOTHER TERESA ALBANIAN UNION e dashur motra dhe vellezer, te dashur bashkatdhetare kudo qe jeni, ne Mbreterine e Bashkuar.

T

Me rastin e 7 Marsit, Dites dhe Festes se Mesuesit, ‘Mother Teresa’ Albanian Union ju ben thirrje te inkurajojme femijet tane, niper dhe mbesa per mesimin e Gjuhes Shqipe. Ne si shoqate kemi filluar ne shkollen tone gjithashtu edhe mesimin e ‘Historise se Poullit Tone’ shqip, gje te cilen edhe ne te rriturit kishim nevoje ti rikujtonim shume gjera nga kohet e meparshme duke filluar nga Iliret. Por mesimi i histories se popullit tone eshte akoma edhe me bukur kur emeson ne gjuhen shqipe, sepse si do te ndjeheshim po te dinim Historine e lavdishme te Popullit Shqip-

Pranvera Smith ILIRIA Themeluese dhe Drejtuese

parardhesve tane. Per te gjithe ata qe kane veshtiresi per t’u perfshire ne kete fushate, u lutem qe per nje moment te ndalojne dhe te kujtojne vargjet e pavdekshme te te madhit Gjergj Fishta: “..Edhe atij iu thafte pra goja Qe perbuz ket’ gjuhe hyjnore E n’gjuhe t’huaj flet kur s’esht’ nevoja E t’veten e len pas dore !...”

Asllan Qerimi Kosovar Albanian Community in Derby Kryetar prindërve do të bëhet e pamundur realizimi i këtij misioni, pasi sado shërbime të mira të kenë shkollat shqipe në MB, po nuk u angazhuan edhe prindërit nuk mund të jemi në nivelin e duhur. Duhen përshëndetur dhe lavdëruar përpjekjet për bërjen e gjuhës shqipe si GCSE, peticionet përpjekjet për në parlamentin britanik etj. Në këtë mision të shenjtë duhet të bashkëngjiten edhe intelektualë, mësues, organizma të ndryshëm shqiptarë, në mënyrë që të realizojmë këtë mision të shenjtë.

Gëzuar 7 Marsin! Ruzhdi Jahta Kryetar tar, pa ditur gjuhen e bukur Shqipe Nuk ka gje me te bukur kur nxenesit tane ne shkollen shqipe te gjithe lexuan dhe mesuan Hymnin Kombetar Shqiptar dhe tashti vazhdojne rregullisht mesimin e ‘Histories se Poullit Shqiptar’ me tekste shkollore ne gjuhen Shqipe.

Ju mirepresim te vini ne shkollen Shqipe cdo te shtune 11:00 deri ne 14:00 Tel : 07584728069 Me respekte Komiteti Drejtues I Shoqates Zamira Ruspi Agim Krasniqi Hanke Cecja Liljana Hoxha


FAKT nga Mehmet ELEZI hkollat e para shqipe janë hapur në Shkodër e rrethinë rreth 400 vjet më parë dhe shkolla e lartë të paktën 134 vjet më parë. Shkodra ka pasur observatorin e parë astronomik në Ballkan. Gjatë qindvjeçarëve Shkodra ka qenë një metropol i qytetërimit shqiptar e madje ballkanik. Për disa dhjetëvjeçarë shteti komunist e pati zyrtarizuar një tezë të çuditshme, sipas së cilës e para shkollë shqipe në trojet shqiptare është hapur vetëm në vitin 1887 në Korçë. Në kujtim të kësaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombëtare e mësuesit. Shkolla e Korçës bashkë me poezinë e Naim Frashërit që i thotë “ta paçim për jetë hua” ka atë rëndësi që ka, por të dhënat historike janë të tjera, krejt të tjera. Shkollat shqipe në viset veriore të Atdheut kanë gjalluar të paktën qysh prej katërqind vjetësh. At Donat Kurti në një studim të botuar te Hylli i Dritës më 1935 flet për të parën shkollë shqipe në vitin 1638. Si të parat shkolla “për sa dijm na” ai përmend “tri: shkolla e Pdhanës (lexo: Pllanës), e Blinishtit e e Shkodrës”. Për të parën thotë se është hapur më 1638. Ndërsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i çon shkollat e para shqipe pak më përpara në kohë, në vitin 1632. “Shkolla e parë, e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Autori përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut. Më pas u çelën shumë shkolla të tjera. Derisa më 1878, pra një dhjetëvjeçar para “shkollës së parë shqipe”(!) të propagandës së diktaturës, në qytetet veriore shqiptare e deri në Durrës, siç nënvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla të tjera fillore shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre”. Ai sqaron se secila prej këtyre shkollave kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit, e cila kishte tetëdhjetë”. Për arsye të njohura historike këto shkolla fillimisht u hapën në rrethinë: në Shkodër dhe në përgjithësi në qytete pushtuesi kishte kontroll të fortë, të përqëndruar, dhe kjo e vështirësonte deri në pamundësi hapjen e një shkolle shqipe. Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo përmasë ishte e kuptueshme për kohën, nuk mund të ishte ndryshe. Katolicizmi përfaqësonte fenë e parë të shqiptarëve. Në ato kushte sidomos, kur nëpërmjet trysnive me e ndërrue fenë pushtuesi synonte deri asimilimin, mund të thuhet se katolicizmi ishte pjesë qenësore e identitetit shqiptar. Katolicizmi përfaqësonte kulturën dhe qytetërimin perëndimor. E. Zhak citon një klerik françeskan shqiptar të quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e këtyre shkollave, pohon: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit se sa të fesë”. Në këtë hulli është edhe Kuvendi i Arbërit, i mbajtur më 14-15 janar 1703, të dielën e dytë të Epifanisë, në Kishën e Shën Kollit në Mërkinjë të Lezhës. Siç dihet ai u organizua me nismën e nën kujdesin e drejtpërdrejtë të një pape të madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanë vënë në dukje se nën veshjen fetare të këtij kuvendi të organizuar prej një pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtë gjallë shqiptarizmën, në kushtet e pushtimit osman. Edhe fakti që dokumentet e këtij Kuvendi historik u botuan njëherësh në latinisht edhe në shqip, treqind vjet më parë, dëshmon qartësisht këtë synim, ashtu siç dëshmon se

S

1 MARS

FAQE 16

SHKOLLA E PARË ISHTE NË SHKODËR

njerëzit që shkruanin shqip nuk ishin të pakët, pra as shkollat ku ata kishin mësuar e mësonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit të Arbërit dhe shteti në Tiranë bëri gjumin e madh, bashkë me institucionet e veta akademike, përfshi më të rëndësishmin institucion shkencor të vendit, Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Vijimësi e të njëjtit qëndrim shpërfillës që u mbajt edhe për Nënën Terezë, në vitin e Lumnimit të saj. Po të mos kish bërë zhurmë shtypi, edhe aq sa u bë me këtë rast për Shenjëtoren e madhe, e që ishte shumë shumë pak, edhe aq nuk do të ishte bërë. Por le të kthehemi prapë te shkollat. Asnjë botim zyrtar nuk i përmend ato. Tekstet mësimore në shumë vështrime vazhdojnë me tezat e vjetra. Ndodh për mungesë përgjegjësie të institucioneve shtetërore, për padije, për ateizëm, apo sepse janë gjurmët e frymës kundërkombëtare të diktaturës, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinë mbi interesat kombëtare? A të gjitha këto kanë gisht së bashku në këtë mbasdore? Përhapësimi i një mashtrimi të tillë historik e ligësisht të shëmtuar për qytetërimin e vendit tënd, duke e çuar hapjen e të parës shkollë shqipe gati treqind vjet më vonë se sa është e vërteta e dokumentuar prej studiuesve, për më tepër në mes të një Europe ku lulëzojnë universitete mijëvjeçare, është me të vërtetë diçka përbindshore. Eshtë një ndër shërbimet më të këqia që i bëhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim një investim për llogari të qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Të gjithë diktatorët e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetërimin e trashëguar, kulturën e gjuhën e tij. Ajo që ka ndodhur e pjesërisht po ndodh edhe sot Shqipëri, është e pakundshoqe në llojin e vet. Me sa duket ishte quajtur politikisht më

e dobishme që, për inat të Shkodrës e të Veriut kundërkomunist, për urrejtje ndaj katolicizmit e qytetërimin perëndimor, le të fundohej edhe trashëgimia kulturore e qytetërimi europian i kombit. Me fjalë të tjera, jo nusja që kruhej me mullixhinë, por plaka shtrigë klithi: për inat të sime ré tim bir e shtifsha në dhé! Historiani amerikan Edvin Zhak në veprën e naltpërmendur shton se më 1877 në qytetin e Shkodrës kishte edhe një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”. Shkodra kështu dëshmohet edhe një herë si një qendër me peshë e qytetërimit perëndimor jo vetëm në shkallë shqiptare, por edhe më gjërë, në shkallë rajonale. E vërteta duhet më në fund të thuhet: datat e themelimit të shkollës së parë të lartë në Shqipëri nuk lidhen me institutet që i shpalli me shumë zhurmë pushtetit komunist e që vazhdojnë edhe sot me u njohë si data zyrtare të fillimit të shkollës së lartë. Shkolla e parë e lartë shqipe daton të paktën vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shën Françesk Savierit, që pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentë. Dokumentohet kjo datë, por nuk dihet: mund të ketë qenë hapur edhe më parë. Në studimin që e përmenda më lart At Donat Kurti jep edhe një të dhënë të mrekul-

lueshme për marrëdhëniet e vendit tonë me atë revolucion teknologjik që e tronditi botën kulturore me fuqinë e jashtëzakonshme shtytëse që u dha botimeve dhe kulturës në tërësi: për lidhjet me shtypshkronjën. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrë në Obot “fill mbas të gjetunit”, domethënë fill pas shpikjes së saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet më 1493. Kjo do të thotë se ajo ishte futur në Shqipëri vetëm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit të vet dhe botës prodhimin më të famshëm të krijesës së tij: Biblën e shtypur në shtypshkronjën e vet. Tridhjetë e tetë vjet për atë kohë janë si tridhjetë e tetë ditë sot, ndoshta më pak. Ai përmend edhe shtypshkronjën tjetër të Shkodrës, që njihet më 1563, por nuk përjashtohet që edhe kjo të jetë më e hershme. Shtypshkronja, siç dihet, vlerësohet si një prej shpikjeve më të mëdha të gjithë kohëve. Studiues të ndryshëm e vendosin Gutenbergun, autorin e kësaj shpikjeje, ndër njëqind njerëzit më me ndikim në historinë e njerëzimit. Madje amerikani Majkëll Hart (Michael H. Hart), e rendit të tetin sipas këtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjëhershme, e kësaj teknologjie dëshmon se në Shkodër e rrethina lidhjet me Perëndimin ishin të drejtpërdrejta; dëshmon se aty kishte një jetë intelektuale të dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, përhapej kulturë. Cilët libra janë botuar në ato vite të mugëta? Mjerisht gjatë zhvillimeve të mëvonshme dramatike në trojet shqiptare ato janë zhdukur. Por gjithësesi mund të shpresohet se diçka do të ketë mbetur e herëdokur do të zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato të Stambollit kanë ende shumë galeri të paprekura prej nesh.


InTERVISTA omisioni Evropian është kritikuar se po vepron me ngadalësi në vlerësimin e kritereve për të lejuar Shqipërinë që të ketë regjim pa viza me vendet e Shengenit brenda këtij viti. Organizata studimore, Nisma Evropiane e Stabilitetit (ESI), thotë në një reagim të saj pasi misionet vlerësuese të Komisionit kanë përfunduar këto ditë vlerësimin e kritereve nga Shqipëria, se kalendari i Komisionit "sugjeron se kur është fjala për çështje 'urgjente' aplikohen standarde të dyfishta për vende të caktuara në Ballkan". "Nuk ka asjë arsye të qënësishme për vonesë, përveçse mungesë vullneti politik," thotë një njoftim i ESI-t. Drejtoresha e projektit të vizave Shengen në ESI, Alexandra Stiglmayer, thotë në një intervistë për BBC-në se, nëse Komisioni do ta përshpjetonte punën e tij, do të mundej që të bënte rekomandimin për Shqipërinë në kohë për t'u aprovuar nga Parlamenti Evropian para verës së ardhshme.

K

Misioni vlerësues i Komisionit Evropian përfundoi javën e shkuar shqyrtimin e plotësimit të kushteve nga Shqipëria për çështjen e regjimit pa viza në vendet e Shengenit. Alexandra Stiglmayer: Ata kanë shqyrtuar të gjitha çështjet që janë kushte për të ofruar udhëtim pa viza. Me sa dij unë javën e kaluar përfundoi i ashtuquajturi Bllok 2, që do të thotë çdo gjë që ka të bëjë me kontrollin e kufijve dhe migrimin e paligjshëm, por më parë një mision tjetër shqyrtoi çështjen e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në dhjetor ka pasur një tjetër mision që shqyrtoi sigurinë e dokumentave, nëse pasaportat biometrike plotësojnë të gjitha kushtet. Çfarë do të ndodhë tani? A është kjo mundësia e fundit që autoritetet shqitapre kanë për të plotësusar kushtet për të marrë regjimin pa visa? Alexandra Stiglmayer: Kjo nuk është mundësia e fundit, sepse, edhe në rastin më të pamundur, nëse Shqipëria nuk ka bërë një punë të mirë, Komisioni do të bënte një mision tjetër vlerësues pak kohë më vonë. Por kjo

1 MARS

ESI: BE e ngadaltë për vizat me Shqipërinë ka shumë pak mundësi të ndodhë. Komisioni, bazuar në raporte të mara nga qeveria shqiptare, e ka ditur afërsisht se cila ka qenë gjendja, dhe ky mision ka shkuar atje thjesht për të verifikuar në terren, se si është gjendja. Pra, bazuar në këtë, Komisioni do të bëjë tani një vlerësim të përgjithshëm dhe të rekomandojë udhëtim pa viza për Shqipërinë, ose, në rastin më të keq, të rekomandojë udhëtim pa viza me kushtin që të zgjidhet në muajt e ardhshëm ndonjë çështje që mund të ketë mbetur pa u zgjidhur. Pasi Komisioni bën rekomandimin, atëhere gjithë këtë procedurë duhet ta aprovojë Parlamenti Evropian? Alexandra Stiglmayer: Komisioni Evropian duhet të propozojë amendimin e ligjit që përcakton vendet qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza në zonën e Shengenit dhe ato vende qytetarët e të cilave kanë nevojë për vizë. Pra, Komisioni shkruan propozimin zyrtar dhe pastaj Parlamenti Evropian duhet ta miratojë, dhe pas tij duhet ta miratojë edhe Këshilli. në një raport të fundit nga organizata juaj, nisma Evropiane e Stabilitetit, ju sugjeroni se kur është puna "për çështje urgjente aplikohen standarde të dyfishta për vende të ndryshme të Ballkanit", dhe ju sugjeroni se mund të ketë vonesë në marrjen nga Shqipëria të regjimit pa visa në BE. Alexandra Stiglmayer: Po, sepse vitin e shkuar, kur Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia morën regjimin pa viza në nëntor, si Parlamenti Evropian ashtu edhe Këshilli thanë se ata shpresonin se Shqipëria dhe Bosnia do ta marrin këtë sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe ata thanë se kjo duhet trajtuar si një çështje urgjente dhe i bënë thirrje Komisionit që të paraqesë një propozim legjislativ për ta ndryshuar ligjin përkatës sa më shpejt. Por tani, sipas kalendarit të

tanishëm të Komisionit, është e pamundur që Shqipëria dhe Bosnia të marrin udhëtim pa visa para verës, sepse të gjitha këto procedura: shkruajtja e propozimit nga Komisioni, procedura e konsultimit dhe miratimit të brendshëm, kalimi në Parlamentin Evropian, komisionet e parlamentit, dhe pastaj në Këshill, e gjitha kjo do kohë dhe për momentin nuk duket se Komisioni do ta paraqesë propozimin aq herët që ky proces të zhvillohet para verës, dhe e gjitha kjo është në kontradiktë me atë që Parlamenti dhe Këshilli kërkuan vitin e shkuar. A mendoni ju se ka një mungesë vullneti politik nga ana e Bashkimit Evropian për këtë çështje? Alexandra Stiglmayer: Nuk mendoj se është domosdoshmërisht mungesë vullneti politik nga ana e të gjithë BE-së , por për momentin është Komisioni që po punon shumë ngadalë. Unë vetëm mundem të spekuloj për arsyen pse. Nuk mendoj se ka qëllim për të punuar ngadalë, por këta njerëz duan të kenë sa më

Mesazh Urimi Te nderuar mesues kudo qe jeni ne Mbreterine e bashkuar dhe vecanerisht mesues qe operoni ne organizaten shpresa, na lejoni qe me ane ketij shkrimi t'iu urojme nga zemra "gezuar festen e mesuesit". Faleminderit qe me punen tuaj na keni brymosur ne me dashurine per gjuhen shqipe, kulturen tone dhe na keni bere te ndjehemi krenare qe jemi shqiptar. Te rritesh ne Mbreterine e Bashkuar dhe te jesh shqiptar eshte pak e veshtire por me pune tuaj ju keni bere te qarte dhe na keni ndihmur ne te shikojme dhe marrim ate qe eshte pozitive nga te dyja kulturat. EDHE nJE HERE GEZUAR 7 MARSIn diten e mesuesve si edhe hapjen e shkolles se pare shqipe ne 7 Mars 1887 ne Korce. Me respekt Arnold , Deni, Emi, nafjola, Daniel, Eric, Xhoi, Ela , Andri, Alban, Aida, Ana, Elsa, Verona e shume e shume te tjere.

shumë kohë që të jetë e mundur në dispozicion për të bërë punën e tyre. Ata nuk duan të bëjnë premtime të shpejta. Ne besojmë, megjithatë, se n d ë r s a Këshilli dhe v e n d e t anëtare thonë se kjo është një çështje prioritare, atëhere ka vullnet politik për ta bërë këtë sa më shpejt. Dhe ne mendojmë se vitin e shkuar pati një vullnet politik për t'i dhënë disa vendeve të caktuara regjim pa viza, dhe si rrjedhim disa gjera u bënë shumë shpejt. A mendoni ju se gjendja në Shqipëri, bllokimi politik atje, mund të ndikojë në vendimin që do të marrë Komsioni? Alexandra Stiglmayer: Ne mendojmë se Komisioni do të përpiqet të jetë shumë objektiv dhe të mos konsiderojë ndonjë kusht, që nuk përfshihet në hartën e rrugës, si ato gjera që ne përmendëm: pasaporta biometrike, kon-

FAQE 17

troll rigoroz të kufijve, lufta kundër krimit të organizuar. Ne e dijmë se disa vende anëtare kanë filluar tashmë të thonë se ndoshta nuk është mirë që t'i jepet Shqipërisë udhëtim pa viza gjatë kësaj periudhe të një bllokimi politik. Kjo është e gabuar, sepse procesi ka qenë shumë teknik. Vendet anëtare kanë thënë: "Ja ku janë këto 50 a më shumë kushte, kur ato të jenë plotësuar atëhere vendi meriton udhëtim pa viza". Pra, futja tani në lojë e problemeve politike, nuk ka qenë ndonjëherë kriter, kështu që nuk duhet të ndodhë. Kur pritet që Komisioni të thotë nëse Shqipëria i ka plotësuar kriteret? Alexandra Stiglmayer: Ata kanë thënë se do ta japin vlerësimin e tyre në mesin e muajit prill, por kjo është tepër vonë. Sikurse e thashë, misioni i fundit vlerësues e përfundoi punën e tij javën e shkuar, dhe ne shpresojmë se ekspertët do ta paraqesin raportin e tyre para Komisionit sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhe është plotësisht e mundur që ta shkruash një raport të tillë brenda një jave apo dy. Pra, nëse Komisioni e merr këtë raport nga mesi i marsit, atëhere Komisioni duhet të përpiqet ta shkruajë raportin e tij të përgjithshëm deri nga fundi i marsit, që është gjithashtu e mundur që të shkruash një raport për dy vende brenda dy javësh. Dhe kjo do të lejonte që të gjitha hapat e tjera të merren pak më herët, që do të thoshte që Shqipëria, ashtu edhe Bosnia, të kishte regjim pa viza para verës nëse ato plotësojnë kushtet. Ilir nishku i BBC



JETA FOODS

Se shpejti mund te porositni on line www.jetafoods.com

ne te gjithe Mbreterine e Bashkuar Produktet e Jeta foods programi i turshive jane (100% natural and zero to low procent in cholesterol) Prej muajit prill mund te furnizoheni edhe me pakice me cmime shume te volitshme (depoja do te jete e hapur cdo te shtune dhe te diele prej ores 10-17) ne adresen e cila gjindet shume afer Supermarketit ASDA ne Park Royal: Hanama Storage Britannia Way (off Coronation Road) Park Royal NW10 7PR London Kontaktoni ne cdo moment 07852230043 07595776941


HISTORI nGA KASTRIOT DERVISHI ë historinë e tij gati 100 vjeçare, deri tani shteti shqiptar ka pasur 460 ministra. Të gjithë këta kanë historitë e tyre, herë të ngjashme e herë origjinale apo të pangjashme me të tjerët. E megjithatë, plot 57 prej tyre patën pasoja ekzekutimi, burgu, vdekje në hetuesi gjatë sundimit të regjimit komunist. Në këtë statistikë të hidhur të politikës shqiptar këta ministra i takojnë kohëve të ndryshme, i takojnë viteve 1912 – 1924, kohës së Zogut, kohës së luftës dhe kohës së regjimit komunist. Pra sikundër shihet, këto ministra vinë nga periudha të ndryshme, herë të përafërta e herë të kundërta nga pikëpamja shtetërore, ideologjike, etj. E megjithatë vendosja e regjimit komunist i zhveshi nga çdo cilësi ish-titullarët e shtetit, i degradoi dhe në fund i çoi në humbje jete. Këtu nuk shpëtuan as disa figura që kishin dhënë kontribut për “pushtetin popullor” që ndoshta e kanë kuptuar me vonesë së pjesë e produktit të masakruar që prodhonte makina e diktaturës do të ishin edhe ata vetë.

N

1 MARS

14 ministra të vdekur në burg dhe 3 në hetuesi 1959. -Një vit më pas, radha i vjen një tjetër ministri të Arsimit, Gjergj Kokoshit. Më 2 korrik 1946 ishte dënuar nga Gjykata e Lartë me 30 vjet burg të rëndë si “armik i popullit dhe sabotator i pushtetit”. Vdes në burgun e Burrelit më 20 gusht 1960. -Akile Tasi, ishte ministri i fundit i vdekur në burg. Edhe ai ishte njëri nga të dënuarit me 20 vjet burg të gjyqit special të 1945-s. Dënimin e vuajti në burgjet e Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe Burrelit. Më 1956 lirohet nga burgu. Vdiq më 30 janar 1961 në burgun e Tiranës.

TË VDEKURIT nË HETUESI

TË VDEKURIT nË BURGJE -Rifat Begolli i cili më 1944 ishte ministër i Ekonomisë Kombëtare zëvendësisht ministër i Punëve Botore, ishte i pari ish-ministër i vdekur më 1945. Më 13 prill 1945 ai dënohet në gjyqin special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë me akuzën e “kolaboracionistit”. Katër ditë më vonë ndërron jetë në burg. -Po atë vit arrestohet ministri disaditor i Arsimit në vitin 1943, Bedri Pejani. Pasi i dorëzohet jugosllavëve si “kriminel lufte”, më 1946 vdes para se të ekzekutohej vendimi i gjykatës së atjeshme. -Më 1947 vdes në burgun e Burrelit ish-kryeministri dhe kryetar i legjislativit, Kostaq Kotta. Ky ishte dënuar më 1945 nga gjyqi special me akuza që nuk i shkonin pasi ai për kohën që akuzohej nuk kishte qenë fare në Shqipëri. Kotta vdiq në burg pasi u çua drejt vdekjes graduale me pakësim ushqimi, aq e pëlqyer atëherë nga regjimi për ish-figurat. -I katërti i vdekur në burg, për ironi të fatit është një tjetër kosovar në origjinë. Ish ministri i Punëve Botore më 1928 – 1930 Sali Vuçiterni,

FAQE 20

njeriu që pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, ishte internuar në Itali për 2 vjet e gjysmë. Dënohet nga komunistët më 19 maj 1947 së bashku me Musa Gjylbegun me burg të përjetshëm. Akuzohej si zogist, se kishte marrë pension në vitet 1939 – 1943, si eksponent kryesor i Legalitetit, i lidhur me Mehdi Frashërin, etj. Vuçiterni vdiq në burgun e Burrelit më 4 tetor 1949. Në vitin 1950 janë dy vdekje të tjera në burg. Vdesin dy ministra që i takojnë administratës së viteve ’40. -Ministri Musa Gjylbegu më 1943 dhe më 1944 kishte qenë ministër i Punëve Botore, një ministri që kishte detyrë të merrej me rrugët, urat, kënetat, etj. E megjithatë kjo përbënte krim të rëndë. Duke besuar deri verbërisht se ishte njeri i pastër, ai dorëzohet më 21 tetor 1946 me rastin e amnistisë së asaj

kohe. Akuzohej se duke punuar në vitet 1930 – 1939 në zyrën e statistikën në Ministrinë e Ekonomisë Kombëtare kishte qenë “zogist i flaktë, se gjatë luftës kishte qenë në Itali për tregti, se kishte marrë pjesë në mbledhjet e qeverisë si ministër, se ka strehuar 15 ditë në shtëpi Mehdi Frashërin”, etj. Më 19 maj 1947 dënohet së bashku me Sali Vuçiternin me burg të përjetshëm. Vdes në burg më 10 dhjetor 1950. -Ministri i Drejtësisë dhe zëvendësish i Arsimit më 1943 – 1944, jurist me karrierë të gjatë në gjyqësor arrestohet më 1945 dhe dënohet më 15 vjet burg në gjyqin special. Por në burg sëmuret më TBC dhe lirohet më janar 1950. Vdes më 14 qershor 1950 në Tiranë, duke i humbur edhe varri. -Qemal Vrioni, personi që më 1940 – 1941 kishte qenë ministër i Financave, dënohet me gjyqin special

të 1945-s me 10 vjet burg. Pavarësisht se nuk kishte qenë kurrë figurë qendrore e politikës, ai vdes në burgun e Burrelit më 1952. -Po atë vit vdes edhe ish ministri i Tokave të Lirueme, ish prefekti Ismet Kryeziu. Ai vdiq në burgun e Tiranës më 15 maj 1952. -Viti pasues shënon vdekjen e ish-ministrit të Arsimit, Mirash Ivanaj. Pasi ishte larguar jashtë vendit për shkak të pushtimit fashist, ai kthehet në atdhe në vitin 1945. Fillimisht ai punoi në shkollën pedagogjike të Tiranës nga nëntori 1945 e deri më 15 maj 1946, kohë kur arrestua si “agjent i anglezëve”. Vdes gjatë operacionit më 22 shtator 1953, pak ditë para se t’i mbaronte “dënimi”. -Sokrat Dodbiba pason vdekjet tragjike. Ish ministri i Financave, në fund të vitit 1944 me ardhjen e komunistëve në pushtet arrestohet. Më 13 prill 1945 ai dënohet me 30 vjet burg e punë të detyruar. Vdes në burgun e Burrelit më 20 tetor 1956. -Pas tre vjetësh, vjen vdekja në burg e ministrit të parë të ardhura nga radhët e PPSH-së. Tuk Jakova, dikur anëtar i Byrosë Politike, sekretar i saj, zëvendëskryeministër dhe ministër, vdiq në rrethana të trishtueshme. Në vitin 1955, ai u përjashtua edhe nga partia dhe u internua në Berat ku ushtroi sërish zanatin e marangozit. Më 4 janar 1958 arrestohet së bashku me Bedri Spahiun dhe Hulusi Spahiun të akuzuar nga Gjykata e Lartë për agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut, duke u dënuar me 25 vjet burg më 18 prill 1958. Në gjendje të rënduar shëndetësore vdiq në spitalin e burgut të Tiranës më 26 gusht 1959. -Po atë vit vdes ish-ministri i Arsimit, Xhevat Korça. Ai ishte dënuar më 1945 me burg të përjetshëm në gjyqit special. Vdes në burgun e Burrelit pas një grevë urie më 27 korrik

Ishin vitet e para të regjimit kur arrestimet ishin të shumta. Ministrat në fjalë edhe për shkak të moshës së tyre nuk mund të duronin trysninë dhe torturat që i bëheshin. Ndoc Çoba vdiq më 1945 në Shkodër dhe Sami Vrioni në Berat më 1947. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Thoma Orollogai, pas lufte nuk u largua nga Shqipëria por qëndroi i fshehur në shtëpi. Më 1947 pas një gjurmimi paraprak, ai u arrestua dhe u çua në hetim. U përdorën torturat më çnjerëzore që çuan në vdekjen e tij. Ky person nuk kishte as akuzën më të vogël të besueshme për çka akuzohej.

Vdekur në burg

Rifat Begolli, 1945 Bedri Pejani, 1946 (Jugosllavi, pasi arrestohet në Shqipëri) Sali Vuçiterni, 1947 Kostaq Kotta, 19478 Musa Gjylbegu, 1950 Rrok Kolaj, 1950 Qemal Vrioni, 1952 Ismet Kryeziu, 1952 Mirash Ivanaj, 1953 Sokrat Dodbiba, 1956 Tuk Jakova, 1959 Xhevat Korça, 1959 Gjergj Kokoshi, 1960 Akile Tasi, 1961 Vdekur në hetuesi ndoc Çoba, 1945 Thoma Orollogai, 1947 Sami Vrioni, 1947

21 ministra të burgosur dhe 18 të ekzekutuar


HISTORI Nëse do vazhdonim më tej me listët e ministrave të dënuar me burg dhe të ekzekutuar kryesisht me vendim gjykate, do të vërenim një shifër vërtet të tmerrshme për çdo vend, por dinjitoze për të konkurruar (në raport me popullsinë) më Bashkimin Sovjetik. Komunistët shpërbënë në pak vite klasën e vjetër të pushtetit që kishin pasur funksione të larta (në shumë raste zhdukën edhe dëshmi të papërsëritshme që lidhen me pavarësinë e atdheut më 1912). Por sikurse dhe mund të shihet zhvilluan luftën e klasave edhe brenda llojit të tyre, në goditjen e të ashtuquajturave “grupe antiparti”.

Ministra që i takonin pushteteve para vitit 1944 -Ish ministri i Arsimit më 1943 Zef Benusi u dënua në gjyqin special të 1945-s me 5 vjet burg. Lirohet më 1947. Punoi si punëtor krahu. Më 1954 – 1959 u internua në Shtyllas të Fierit dhe në Kuç të Kurveleshit. -Ish ministri i Punëve të Jashtme, Fuat Asllani, në nëntor 1946 largohet nga Tirana në Elbasan. Më 3

1 MARS

FAQE 21

maj 1951 arrestohet dhe më 4 tetor 1951 Gjykata e Korçës e dënon me 15 vjet heqje lirie, me akuzën se i kishte shërbyer regjimeve të Zogut e fashizmit, kishte marrë në mbledhje kundër LANÇit dhe se kishte menduar rrëzimin e pushtetit popullor. Ky vendim rrëzohet nga Gjykata e Lartë duke u kthyer me 5 vjet burg e punë të detyruar. Del nga burgu më 3 maj 1956. -Ishkryeministri I b r a h i m

Ministrat e burgosur Fuat Asllani (1951 – 1956) Zef Benusi (1944 – 1947) Ibrahim Biçakçiu (1944 – 1962) Et’hem Cara, (1944 – 1962) Abdurrahman Dibra, (1959 – 1961) Rrok Gera, (1944 – 1948 dhe 1951 – 1958) Shuk Gurakuqi, (1944 – 1962) Anton Kosmaçi, (1944 – 1957) Jakov Milaj, (1945 – 1951) Loro Muzhani, (1945) ndoc naraçi, (1944 – 1958) Koço Tasi, (1945 – 1964) Sejfi Vllamasi, (1947 – 1957) Ferit Vokopola, (1945 – 1947) Mihal Zallari (1944 – 1962) Pandi Kristo, (1948 – 1962) Ymer Dishnica, (1955 – 1956) Maqo Çomo, (1962 – 1987) Vasil Kati, (1975 – 1989) Kiço ngjela, (1975 – 1991) Fadil Paçrami, (1975 – 1991) Ish-ministrat e ekzekutuar Zef Kadarja, 1945 Javer Hurshit, 1945 Kostandin Kotte, 1945 Hilmi Leka, 1945 Terenc Toçi, 1945 Bahri Omari, 1945 Kolë Tromara, 1945 Haki Tatzati, 1945 Lef nosi, 1946 Maliq Bushati, 1946 Koçi Xoxe, 1949 Beqir Balluku, 1975 Abdyl Këllezi, 1977 Koço Theodhosi, 1977 Mehmet Shehu, 1981 Llambi Ziçishti, 1983 Feçor Shehu, 1983 Kadri Hazbiu, 1983

Internimi i atyre që nuk u burgosën Vasil Avrami, Zef Benusi, Mustafa Aranitasi, Thoma Deliana, Sejfulla Malëshova, Jakov Milaj, Loro Muzhani, Pertef Pogoni, (shënim: në këtë listë nuk përfshihen ish-ministrat e burgosur)

Biçakçiu më 13 prill 1945 dënohet nga gjyqi special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Pjesën më të madhe të burgut e vuan në burgun e Burrelit. Pasi përfiton nga disa falje të ndryshme del nga burgu më 5 maj 1962. Pas një qëndrimi të shkurtë në Tiranë, kthehet në Elbasan ku pas disa viteve e “punësojnë” roje varrezash dhe më pas puntor në ndërmarrjen komunale. -Ish ministër i Financave Et’hem Cara, arrestohet më 1 nëntor 1944. Më 13 prill 1945 dënohet nga gjyqi special me 30 vjet burg e punë të detyruar. Del nga burgu i Burrelit më 8 prill 1962. -Ish ministri i shumë dikastereve, Abdurrahman Dibra, dëbohet nga Tirana në Elbasan, ku edhe arrestohet. Më 26 tetor 1951 dënohet nga Gjykata Ushtarake e Durrësit me 10 vjet burg e punë të detyruar, i akuzuar për aktivitet antipopullor gjatë regjimit të Zogut, se ka luftuar të çështjeve të përparimit, ka ngritur rrjetën e spiunazhit kundër elementit përparimtar dhe për agjitacion e propagandë. Më 1959 lirohet nga burgu. -Ish ministri i Financave Rrok Gera, më 13 prill 1945 dënohet me 10 vjet burg e punë të detyruar “bashkëpunim me pushtuesin”. Pas disa amnistive lirohet në dhjetor 1949. Për 3 muaj llogaritar në ndërmarrjen e lëndëve

djegëse Shkodër. Arrestohet më 24 prill 1951 dhe dënohet për të njëjtat akuza si herën e parë. Për këtë shkak më 8 maj 1958 Gjykata e Lartë i jep pafajësinë. -Ish ministri i Financave Shuk Gurakuqi, arrestohet më 22 janar 1945. Më 13 prill 1945 dënohet me burgim të përjetshëm në gjyqin special si “bashkëpunëtor me okupatorin gjatë luftës”. Më 27 nëntor 1949 PKP-ja ia kthen dënimin me 20 vjet burg. Lirohet më 20 maj 1962. Anton Kosmaçi, ministri i Drejtësisë dhe zëvendësisht ministër i Arsimit, më 1945 dënohet me 30 vjet burg në gjyqin special. -Ish ministrisë i Bujqësisë Jakov Milaj, më 1945 dënohet në gjyqin special me 15 vjet burg. Më 1951 lirohet nga burgu. -Ish ministër i Financave Loro Muzhani, Më 1945 arrestohet dhe lirohet për mungesë provash. Më 1954 – 1959 internohet në fshatrat e Fierit. -Ishte vetëm për tre javë ministër i Punëve Botore Ndoc Naraçi. Për këto arrestohet më 16 tetor 1944 dhe dënohet me 30 vjet burg më 1945 në gjyqin special si “armik i popullit”. Dënimin e vuan duke punuar në tharjen e kënetave. Pas disa amnistive del nga burgu më 14 korrik 1958. -Ish nënministër i Punëve të Brendshme, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Punëve Botore më 1921, Koço Tasi, arrestohet nga komunistët më 17 nëntor 1944. Më 13 prill 1945 dënohet në gjyqin special me burgim të përjetshëm dhe punë të rëndë. Në tetor 1964 del nga burgu dhe vendoset në Shkodër. -Ish ministri i Punëve Botore më 1923, Sejfi Vllamasi, më 16 maj 1947 arrestohet nga komunistët. Dëno-

het më 14 janar 1948 nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me 10 vjet burg për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, i lidhur me grupin e deputetëve, i lidhur me grupin anglo – amerikan”. Dënimin e vuan në Burrel. U lirua nga burgu më 1957 dhe u emërua veteriner në Gosë të Kavajës. -Ish ministri i Bujqësisë Ferit Vokopola, Më 11 gusht 1945 Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 2 vjet burg si “armik të popullit, kriminel lufte, tradhtar të interesave të larta të atdheut...”. Lirohet më 19 shtator 1947. -Ish anëtari i Komitetit Ekzekutiv të 1943 për Kulturën Popullore dhe më pas kryetar i Kuvendit Kombëtar, Mihal Zallari, me vendosjen e regjimit komunist u arrestua dhe u dënua me 30 vjet heqje lirie me akuza të pavërtetuara, në të ashtuquajturin gjyq special. Doli nga burgu nga viti më 28 prill 1962 pasi e kishte vuajtur pjesën më të madhe të dënimit në Burrel. Ministra që pushtetit të pas 1944-s

i

takonin

-Ish ministri Pandi Kristo, në qershor 1949 dënohet me 20 vjet burg në gjyqin e përbashkët me Koçi Xoxen, Vaskë Kolecin, Nuri Hutën. Del nga burgu më 1962 dhe i rikthehet zanatit të këpucarit në Lushnjë. -Ymer Dishnica, një prej themeluesve të së majtës, më 1944 – 1946 ministër i Shëndetësisë, më 1946 – 1950 deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i tij më 1946 – 1947, burgoset më 27 qershor 1955 deri më 12 qershor 1956 si element antiparti. -Ish ministri Vasil Kati, arrestohet më 10 tetor 1975. Më 17 maj 1977 deklarohet fajtor si “pjesëmarrës në një organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, sabotimit dhe

agjitimit e propagandës armiqësore” dhe për këtë dënohet më 15 vjet burg. -Ish ministri i Tregtisë, Kiço Ngjela, në vitin 1975 arrestohet së bashku me Vasil Katin, Koço Theodhosin dhe Abdyl Këllezin, me akuzën e sabotimeve në ekonomi. Lirohet burgu më 17 mars 1991. -Ish ministri i Kulturës, Fadil Paçrami, më 15 shtator 1973 Kuvendi Popullor e shkarkoi nga detyra e kryetarit të tij. Arrestohet më 20 tetor 1975 si “armik i partisë” dhe qëndron në burg deri më 17 mars 1991. -Ish ministër i Bujqësisë Maqo Çomo, në vitet 1962 – 1967 internohet në kampin e Zvërnecit. Duke qenë aty, arrestohet më 23 gusht 1967. Më 3 nëntor 1967 deklarohet fajtor nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me akuzën e agjitacionit e propagandës e minimin e pushtetit popullor, duke u dënuar me 10 vjet burg. Kur ishte në prag të lirimit, më 24 shtator 1976, arrestohet aty ku vuante dënimin, në burgun e Burrelit. Më 31 gusht 1977 dënohet nga Gjykata e Rrethit Burrel me 10 vjet të tjera burg. Pas daljes nga burgu më 1 gusht 1987 i bashkohet familjes duke u internuar më 1987 – 1991 në Cërrik. TË EKZEKUTUAR ME VEnDIM GJYKATE Në këtë grup pjesën më të madhe e përbëjnë të dënuarit e gjyqit special të 1945-s. Pjesa vijuese është ajo e të ekzekutuarve me vendim gjykate të formës së prerë. Bën përjashtim rasti i ishkryeministrit Mehmet Shehu, të cilin e kemi përfshirë në këtë listë si i ekzekutuar pa gjyq nga pushteti të cilit i shërbeu me aq devocion për shumë vjet. Në rastet e ekzekutimeve të komunizmit tipike është se ato vinë nga “grupet armiqësore”.


SPORT nGA AGIM HALILI e 21 Mars ne Bethnal Green, kampioni Qato do te ndeshet perseri duke premtuar nje spektakel te vertete sportive per shqiptaret ne Mbreterine e Bashkuar. Ai po vazhdon stervitjen intensive, prane palestres se boksit 'Trojan' nen perkujdesjen e trajnereve Michal Cholyen, Phil Pierson dhe Spencer Fearon. Ne nje interviste per “The Albanian” ai shprehet se nuk do t’I zhgenjeje tifozet e shumte shqiptar ne Britani. Ne lidhje me ndeshjen e radhes Qato u shpreh ; “Ndeshja ime e radhes eshte konfirmuar per daten 21-Mars ne sallen qe konsiderohet si shtepia e boksit Anglez 'York Hall, Bethnal Green' ne Londer. Per momentin manaxheret e mi jane ne bisedime per te vendosur perfundimisht mbi kundershtarin me te cilin une do te perballem per kete e ndeshje e cila do te konsiderohet si nje 'warm-up' ose parapregatitore per ndeshjen e madhe qe do te behet ne Tirane ne fillim te muait Maj.

M

1 MARS

Qato serish ne ring “THE EAGLE NUK DO T’U ZHGËNJEJË” ane eshte e rendesishme dhe sigurisht qe eshte ne objektivat e mia! Cfare mund te na thoni per promotorin tuaj Ylli ndroqin? Maredheniet tona jane te shkelqyera dhe kete e verteton me se miri riperteritja e kontratave qe ne kemi bere per kater vjet rradhasi dhe shpresoj qe kjo marredhenie te vazhdoj edhe pas perfundimit te karieres sime, gje kjo qe shpresoj do te jete pas shume viteve te tjera pune. Me kontributin e promotorit dhe sponsorit tim Ylli Ndroqi une kam mundur qe te ndeshem dy here ne Tirane, ne Washington DC, ne Gjermani dhe nuk mund te le pa permendur qe te ne te gjitha ndeshjet e organizuara ne Londer Z. Ndroqi eshte sponsori kryesor.

Pse nuk u realizua dueli me serbin? Anulimi i duelit me Serbin Knezeviq ishte nje lajm shum trondites per mua pasi une isha pregatitur me gjithe forcat e mia dhe jo vetem fizikisht por edhe moralisht i frymezuar nga miqte dhe tifozet e mi, te cilet gjej rastin per ti falenderuar pasi me kane ndjekur kudo me broherimat e tyre. Arsyeja zyrtare qe u paraqit nga manaxheret e Knezeviq ishte nje gjendje gripale e pesuar gjat pregatitjeve te tij ne kampin stervitor ne Serbi. A mund te presim kesaj radhe nje kundershtar te njohur i cili do ju sfidon juve? - Ndeshja e 21-Marsit eshte nje 'warmup', nxehmje ose pergatitore mund ta quaj per vet faktin qe do te jete me 6raunde dhe vetem pak me shume se 4jave perpara aktivitetit qe do te organizohet ne Tirane. A do te deshiroje te boksosh ne Kosove? Kete do ta mundesoj une, do te perpiqem ta bej nje duel ne Prishtine ... Kjo eshte ftesa me joshese qe mund te kem mare dhe sigurisht qe nuk do ti rezistoja! Sigurisht qe do te boksoja ne Prishtine madje jam krenar qe e permend qe shumica e tifozeve qe me kane ndjekur nga pas, si ne Washington ashtu edhe ne Gjermani kane qene bashkeatdhetare nga Kosova. Njeherit eshiroj te falenderoj edhe ty qe gjithmone gjindesh prane meje ne rig ku edhe me ben te ndihem mire. Faleminderit Qato . Cili eshte boksieri me i mire shqiptar sipas jush? Boksier Shqiptar ka shume dhe me behet shume qejfi kur sa here qe klikoj ne Boxrec gjithnje e me shume shikoj emra te ri qe shtohen ne renditje dhe kjo me te vertete tregon qe ne e pelqejme sportin e boksit. Per mua te gjithe do te mbeten me te miret per vete faktin se te besh boks ne vend te huaj eshte me te vertet e veshtire duke fil-

FAQE 22

Cili eshte trajneri juaj momentalisht dhe sa keni besim ne te?

QATO: “ZËRI I TIFOZËVE ËSHTË I PAZËVEnDËSUESHËM nË KARRIERËn TIME” luar qe nga marrja e licences e derin tek gjetja e ndeshjeve......

mjet Federates se Boksit Profesionist se Kosoves me ate te Shqiperise.

kampionin aktual Matthew MACKLIn ?

Cfare mund te na thuash per boksin shqiptar ?

ne ranglisten europiane akoma nuk keni arritur ne TOP 20. A mendoni se kjo do te ndryshoi shpejt dhe ju do merni nje shans per te luftuar me

- Pse jo! Kjo eshte nje pyetje qe kushdo boksier si i fundit ne renditje i mesit apo dhe i dyti do ti ishte pergjigjur me nje 'po'. Renditja europi-

Boksin Shqiptar une gjithmone e kam pare me prespektive dhe kete e verteton edhe vet fakti qe kudo neper Europe qe ne jemi perfaqesuar ne fushen e boksit kemi qene te suksesshem. Tashme qe ne Shqiperi eshte riformuar Federata e Boksit Profesionist Shqiptar e afirmuar edhe nga EBU si dhe me marrjen e postit te presidentit nga Z. Ylli Ndroqi them se boksi Shqiptar do te eci shume perpara. Gjithashtu une mendoj qe nje bashkepunim shume i rendesishem do te ishte edhe ai nder-

-Momentalisht nga mbeshtetesi im kryesor Z. Ylli Ndroqi me eshte bere e mundur qe gjat stervitjes sime te ndiqem nga dy trainere te cilet i vleresoj per punen e tyre Phil Pierson dhe Michal Collins gjithashtu kam dhe vemendjen e specialistit teknik Spencer Fearon. Keta jane traineret e mi pergjate kohes qe une stervitem ne Londer, nderkohe qe perpara ndeshjeve te rendesishme une stervitem ne kamp stervitor, e kesaj rradhe perpara ndeshjes ne Tirane do te stervitem ne Gjermani.

Kush ju ndihmon me se shumti kur gjindeni ne ring, zeri i trajnerit apo brohoritjet e tifozeve? - Ashtu sic edhe e kam thene ne te gjitha intervistat dhe deklaratat e mia zeri i tifozeve eshte i pa zevendesueshem ne karieren time! Ketu mund te them se pa tifozet Kuq e zi nuk mund ta paramendoj te futem ne ring keta ja mbeshtetja ime frymzimi im moralisht edhe fizikisht pa ta nuk mundem I falenderoj te gjithe nga zemra. Kudo ku gjenden tifozet kuq e zi ndryshojn atmosferen e bejne qe vendi te marre flake nese mund te shprehem keshtu, po a ka me tifozet shqiptar. Une gjithmone kam thene qe çdo fitore ne ringun e boksit ua dedikoj tifozeve te mi jo vetem qe me percjellin ne çdo ndeshje, por e dhe kam shume emaile, shum urime dhe pershendetje kudo ne web faqet e mija, une edhe kesaj radhe ju garantoj tifozve te mi qe THE EAGLE nuk do t’u zhgenjeje.


EnGLISH

1 MARS

FAQE 23

Welcome to Albania In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.