The Albanian March 2010 issue 2

Page 1

NR.7/6 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDON

15 MARS

Komuniteti “Chateau Margaux” faqe 11

Ku po të çon mushka z.Mazi? hkëlqesia e Tij Zef Mazi edhe njëherë ka marrë guximin për të dëshmuar devotshmërinë për t’i shkuar deri në fund arrogancës së tij të paprincip. Duke u përpjekur të legjitimojë “Chateau Margaux” komunitetin, i ka ftuar të komanduarit e tij, në një takim me disa deputetë të parlamentit të Shqipërisë, që ishin për një vizitë në Londër. (Chateau Margaux sipas të tijve, është një verë shumë e preferuar për Shkëlqësinë) Duhet theksuar se prezantimi i komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bëhet vetëm sipas shijeve të Mazit. Nuk është bërë e qartë se cilat janë kriteret për t’u zgjedhur në klubin “Chateau Margaux” (ato i din vetëm Shkëlqesia), por flitet se së pari duhet ta kesh leqe-peqe me Shkëlqesinë, e largqoftë të mos bëjë vaki të kundërshtosh atë. Madje është mirë që gjithandej të përhapësh fjalë se është burrë i zgjuar, se nuk ka patur, nuk ka, as nuk do të ketë ambasador më të mirë se atë. (vijon ne faqe 3)

S

E vërteta e regjistrimit të gjuhës shqipe si GCSE

Për herë të tretë në Mbretërinë e Bashkuar ; Albanian Contacts Behu pjesë

“Duhet mbi 110 parlamentare ta firmosin këtë mocion. Do të duhet një punë e madhe ndoshta 3-5 vjeçare, një mobilizim i të gjithë shqiptarëve dhe aktivizim i të gjithe organizatave që punojnë në MB dhe individëve që të korret sukses” - thotë iniciatorja Luljeta Nuzi nga “Shpresa Programme”

Speciale

Faqe 5

GRATË QË DREJTOJË SHQIPTARËT NË BRITANI...

Znj.Luljeta Nuzi drejtuese e “Shpresa Programme”

Znj.Pranvera Smith drejtuese e “ILIRIA”

Znj. Zamira Ruspi drejtuese e “MOTHER TERESA ALBAnIAn UnIOn”


Marketing

15 MARS

FAQE 2

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor! Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Knowledge of life in the UK

Are you or someone you know applying for British Citizenship or

A jeni ose a njihni dikëLeave qëtodo të aplikoje për British Indefinite Remain (ILR)? If the answer is YES, need demonstrate your knowledge Citizenship apoyou leje tëtoperhershme qendrimi? of life in the United Kingdom as well as proving that your

Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuajawith për jetën speaking and listening skills are adequate to cope në Mbretërinë e Bashkuar, si dhelife. të provoni që aftësitë në të everyday folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa Training offers Intensive English Language Westa ofron kurse tëcombined kombinuara trajnimi për gjuhen (ESOL) with Citizenship Classes and Exams. angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams For further information, please call us on:

0207 272 1130

Mobile: 07944367779

Classes, Exams & Certificates Cost only

£180

Please come along to: London North Academy Westa Training FINSBURY PARK Andover Community Centre Finsbury Park Andover Estate 182 Seven Sisters Road London London N7 7PX N7 7RY (For Initial assessment come along with proof of ID, Proof of Address and 1 passport size photo)

Tel: 0207 2637804 Mob 07944367779

We are an accredited & registered Citizenship Examination Centre

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Website: www.kovanigroup.com


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇAnA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

nGA PETRIT KUÇAnA hkëlqesia e Tij Zef Mazi edhe njëherë ka marrë guximin për të dëshmuar devotshmërinë për t’i shkuar deri në fund arrogancës së tij të paprincip. Duke u përpjekur të legjitimojë “Chateau Margaux” komunitetin, i ka ftuar të komanduarit e tij, në një takim me disa deputetë të parlamentit të Shqipërisë, që ishin për një vizitë në Londër. (Chateau Margaux sipas të tijve, është një verë shumë e preferuar për Shkëlqësinë) Duhet theksuar se prezantimi i komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar duhet të bëhet vetëm sipas shijeve të Mazit. Nuk është bërë e qartë se cilat janë kriteret për t’u zgjedhur në klubin “Chateau Margaux” (ato i din vetëm Shkëlqesia), por flitet se së pari duhet ta kesh leqepeqe me Shkëlqesinë, e largqoftë të mos bëjë vaki të kundërshtosh atë. Madje është mirë që gjithandej të përhapësh fjalë se është burrë i zgjuar, se nuk ka patur, nuk ka, as nuk do të ketë ambasador më të mirë se atë. Nuk është e rëndësishme nëse je përfaqësues i ndonjë shoqate apo jo. Edhe mund të mos dish të shkruash apo të lexosh, shqip ose anglisht, edhe mund të mos jesh në gjendje të parashtrosh një shqetësim apo një ide, thjesht duhet ta kesh mirë me Ambasadorin dhe pasi ta rregullosh me Gjeneralin, do të jesh anëtar i plotfuqishëm, i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i “Chateau Margaux Community”. Për Shkëlqesinë nuk është i rëndësishëm prezantimi i komunitetit, aq më pak prezantimi i problematikës së emigrantëve shqiptarë në Britani, para deputetëve shqiptarë apo kushdo qofshin ata. E rëndësishme është që të realizojë misionin e tij për legjitimimin e “Chateau Margaux Community” si përfaqësues i shqiptarëve të Britanisë dhe nuk shqetësohet shumë që figura e tij është shndërruar në një dirigjent të një orkestre të sfilitur, një kori që di të këndojë vetëm këndën e Shkëlqesisë, ku nuk ka nevojë që askush nga kori të dijnë asnjë notë muzikore. Edhe sot e kësaj dite nuk dihet se sa është numri i shoqatave apo organizatave në këtë grumbullim. Madje as vetë Shkëlqesia nuk e di, por kjo nuk e pengon atë që të shkojë deri në ushtrim presioni sidomos tek shoqatat e reja, që të bëhen anëtarë të këtij grumbullimi. Dhe në rast se përgjigja e tyre është negative ai hakmerret duke i anashkaluar. “The Albanian” disponon korrespodenca të Shkëlqesisë së tij me këto shoqata si dhe disa drejtues shoqatash janë të gatshëm të dëshmojnë publikisht mbi “kërkesën” e Shkëlqesisë për rritjen e grumbullit të shoqatave.

S

15 MARS

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda ndini, Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Emanuel Bajra, Majlind Goge, naim Hasani, Flori Slatina,

FAQE 3

Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

Ku po të çon mushka z.Mazi? Ajo që shqetëson qytetarët e thjeshtë shqiptarë në Britaninë e Madhe është se pse Shkëlqesia duhet të ndërmarrë këtë qëndrim? Deri më sot nuk dihet as edhe një arsye, por nëse janë të vërteta ato që flitet, për muhabete darkash e shijime verërash, kjo është e turpshme, është e paprecedentë, është e e neveritshme. Por për të nuk është aq e rëndësishme kjo, madje as shija preferenciale për ndarjen e medieve (nuk mund të gjenim ndonjë lustraxhi për shkëlqesinë e tij, por pasqyruam realitetin ashtu siç është). Dëshirojmë të pyesim publikisht Shkëlqesinë e tij se pse mban një qëndrim të tillë.

tat?

MBI ÇFARË BAZE I BËn KËTO PËRZGJEDHJE ZOTI AMBASADOR?

Gaboheni rëndë Shkëlqesi kur mendoni se mund të bëni çfarë të dëshironi me komunitetin, pasi ju nuk jeni komisar që duhet të “edukoni” njeriun e ri të komunitetit. Gaboheni rëndë Shkëlqesi dhe po e gënjeni veten, nëse mendoni të komandoni një person shef apo komandant të komunitetit dhe t’i lani duart me këtë punë. Kurrë në historinë e komunitetit shqiptar në Britani nuk ka ndodhur një gjë e tillë Shkëlqesi. Bëni një kërkim të vogël dhe do ta vërtetoni këtë.

A është e vërtetë që në grumbullin e shoqatave që Ti dëshiron t’i legjitimosh si përfaqësuese të shqiptarëve të Britanisë, është vetëm një person dhe se të gjitha të tjerët janë thjesht fasada,apo qytetarë që i përputhen pikëpamjes tënde dhe se nuk kanë asnjë organizatë apo shoqatë që përfaqësojnë?

A mund të deklaroni publikisht shkëlqesi vetëm emrat e këtyre shoqatave dhe organizatave që qenkan në këtë forum gjithëpërfshirës, që sipas Jush qenkan 13 ose 14, siç shpreheni në kontaktet që keni patur me përfaqësues të tjerë të shoqatave? A mund t’i shpjegoni qytetarëve shqiptarë në Britani, se pse asnjëherë, në asnjë kohë, nuk bëhen publike këto shoqata? A mund t’u shpjegoni shqiptarëve të Britanisë se pse ky grumbull shoqatash (sipas jush) nuk ka asnjë ueb-site apo email adrese? Si është e mundur Shkëlqesi që ju guxoni të arrini të penalizoni mediat dhe shoqatat, që nuk ju vijnë përsh-

A jeni i vetëdijshëm Shkëlqesia juaj që po i bëni shërbimin më të keq të mundshëm këtij komuniteti, apo kjo nuk është fare e rëndësishme për JU... apo thjesht mjafton që gjithçka të shkojë mirë me gjeneralin, kryetarin të gjithë kryetarëve të kryetarëve...... Trup zoti Ambasador Turp.. A është e vërtetë se ky grumbull shoqatat që Ju Shkëlqesi kërkoni t’i legjitimoni, janë veçse një iluzion i një njeriu që i ka hipur në kokë se është përfaqësuesi i shqiptarëve, kryetari i të gjithë kryetarëve, burri i papërsëritshëm i oxhakut?

Për t’u kthyer tek takimi i fundit. A ishit i kënaqur Ju Shkëlqesi me pikat që “përfaqësuesi” i komunitetit shqiptar në Britani i komanduar nga ju, bëri përpara deputetëve të parlamentit të Shqipërisë? Apo kjo nuk është e rëndësishme. Apo Juve Shkëlqesi nuk të intereson, ti e bërë tënden apo jo, e vendose në një tavolinë me ta dhe çfarëdo që të broçkullisë nuk varet nga ty? Kështu? TRUP ZOTI AMBASADOR TURP.. Shkëlqesia juaj! Ajo që sot e kësaj dite nuk është e

qartë për përfaqësuesit e këtushëm shqiptar, për ata që për vite e vite punuan dhe me shërbimet e tyre iu gjendën aq pranë, që kanë bërë dhe po bëjnë edhe punën tuaj Shkëlqesi, apo edhe për qytetarët e thjeshtë është se përse kërkon që ta ndash dhe ta përçash komunitetin? Përse u dashka me çdo kusht që të legjitimosh një Chateau Margaux Commmunity? nëse është çështje shoqërie, çështje pije apo shijesh, kurrsesi nuk duhet ta ngatërroni me komunitetin Shkëlqesi. në fund të fundit ku dëshiron të dalësh Shkëlqesi? Çfarë kërkon që të arrish me këtë qëndrim që po mban Shkëlqesi? Ku po të çon mushka Zoti Mazi? Marrim aktin e fundit; Mocionin e paraqitur ne Parlament për gjuhën Shqipe. U njoftua që Ju Shkëlqësi së bashku me kryetarin e të gjithë kryetarëve ishit iniciatorë. Por kjo nuk është e vërtetë Shkëlqësi. Iniciatore ka qenë Shpresa Programme që po punon prej 2 vitesh në këtë pro-

jekt dhe u ka vënë në dijeni për të gjithë punën e saj dhe vjen një ditë e bukur dhe përpunohet lajmi që JU dhe Kryetari i komanduar prej jush dilni iniciatorë. A do të gjesh kurajon qytetare të përgënjeshtrosh këtë lajm? Kjo do të ishte më e pakta e mundshme Shkëlqesi, pasi kjo është e qartë për të gjithë. Është e qartë Shkëlqesi, pasi ka patur edhe nga ata njerëz që Ju i thërrisni në takime, që nuk e kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga Shhpresa Programme për këtë çështje. Hidhi një sy peticionit dhe do ta shikosh Shkëlqesi se nuk mund të manipuloni. në sajë të pozicionit Tuaj edhe mund të manipulosh, por kurrsesi nuk mund të fshehësh të vërtetën. ne presim se së paku Ju të përgënjeshtroni këtë lajm dhe të hiqni nga karriera juaj damkën si ambasadori i Lutfisë apo i Hasanit, por të përfaqësoni me dinjitet postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.


AKTUALITET

nGA BASHKIM METALIA ëse e vlerësojmë situatën në kontekstin e nevojës shoqërore, për të mos përshkallëzuar tëhuajsimin e shqiptarëve në vendet ku kanë emigruar , do të ishte mëse e domosdoshme të shpallej gjendje e jashtëzakonshme. Bashkësia shqiptare në emigracion është në sfidë të vazhdueshme asimilimi dhe një gjë e tillë po vërehet edhe në Britaninë e Madhe , fatkeqësisht. Ironikisht do të biem dakord se komuniteti shqiptar nuk përfaqësohet në mënyrë të organizuar si një i tërë , nëse shihet ndryshe, në sensin individual të organizimit ka tendenca përkushtimi dhe organizimi.Ilustrimi i kësaj që sapo thamë është një e vërtetë që shqiptarët e Britanisë po e përjetojnë më së miri. Nëse do të jepja një shifër se sa shoqata , individ dhe organizma jo fitimprurëse janë themeluar për të qenë në shërbim të komunitetit shqiptarë në Britani, do të gaboja. Sepse disa janë të paidentifikuar (pretendojnë se ekzistojnë) , disa të tjera ekzistojnë por nuk funksionojnë , ka dhe nga ata që janë dhe punojnë dhe të tjera, që janë dhe s’punojnë për komunitetin. Në tërësinë e tyre kanë themeluar një sistem individual (mos)funksionimi dhe nuk mund t’i identifikosh përveçse si një mozaik i ç’orientuar shoqërorë brenda komunitetit shqiptar në Britani. Por kontradikta qëndron edhe në imazhin që kanë këta grupacione të (ç)organizuara në biçim shoqatash bamirëse. Morali i tyre është i kompozuar në artificialitet dhe burokraci të çoroditur. Nuk prodhojnë përveçse një model të degjeneruar organizimi, duke mos koordinuar dhe zbatuar misionin e tyre në shërbim të bashkëkombësve të tyre. Mëkati i tyre i përbashkët është sepse nuk gjejnë këtë gjuhë bashkëpunimi . Ndërsa për sa i përket disa shoqatave konkrete , që e kanë marrë me seriozitet qëllimin dhe misionin e tyre vlen tu thuren elozhe , sepse kanë treguar se mund të japin diçka nga vetja e tyre, për bashkëkombësit e tyre. "The Albanian" në misionin e saj profesional dhe kombëtar ka marrë përsipër që të pasqyroj me paanshmëri sa të jetë e mundur gjithçka ka ndodhur ne Britani dhe në trojet shqiptare. Si gazetarë të kësaj gazete jemi munduar të përçojmë tek lexuesi ynë atë çka është me rëndësi për të. Ndër të tjera jemi përpjekur të ndjekim hap pas hapi dhe ecurinë e zhvillimeve integruese . Kohët e fundit jemi përpjekur që të kontaktojmë me të gjitha shoqatat që kemi mundur të identifikojmë si të tilla, për ti pyetur më konkretisht dhe për të përditësuar punën dhe aktivitetin e tyre.

N

ndër ato çka kërkuam ,përgjithësisht jemi përqendruar tek problemet dhe angazhimet e marra. A është i organizuar komuniteti shqiptar ne Britani? A duhet te organizohet me mire? Cila mendojnë se është rruga me e mire për organizimin e komunitetit, cili mund te ishte modeli me i mire? Ç’ka nuk shkon

15 MARS

FAQE 4

Një përditësim mbi shoqatat shqiptare në Britani

BASHKË+PUNIM

dhe i mungon komunitetit tonë ne Britaninë e Madhe , si mendojnë se mund të jenë sa më afër zgjidhjeve të problemeve të tij ? Në realitet duke qenë se edhe reagimi i këtyre shoqatave ka qenë i menjëhershëm, do të mundohemi që ti pasqyrojmë në çdo numër të gazetës sonë duke i dhënë kështu një panoramë më të saktë të punës dhe veprimtarisë së tyre. Pse jo do ti japim në mënyrë individuale ato se çfarë ofrojnë dhe punojnë .

“Komuniteti shqiptar eshte një ndër komunitetet që po organizohet me hapa të shpejta, janë ngritur nje numer iniciativash , jane arritur suksese të mëdha, është një mobilizm i madh që nuk ekzistonte në këtë nivel 7 – 10 vjet me parë,ka shkolla për mësimin e gjuhës shqipe, valles , sporteve, ka organizate qe kane projekte të vecanta për të rinjtë, gratë

, vullnetarët,mbahen seminare dhe konferenca....” na thotë drejtuesja e Shpresa Programe Znj Luljeta Nuzi. Në fakt organizimin e komunitetit, Zonja Pranvera Smith , nga Shoqata Iliria, e sheh me një sy tjetër duke thënë se:

“Për mendimin tim ne përgjithësi komuniteti shqiptar nuk është i organizuar në nivel të larte. Kjo mund të ndodhe si pasoj e shtytjeve që ai ka çdo ditë, si p.sh: puna dhe mënyra e jetesës që ka si gjithë komunitetet e tjera, shoqëruar nga koha shumë e kufizuar që ky komunitet ka për t’u përfshirë dhe bashkuar nga ana shoqërore”. Në përgjithësi mënyra e organizimit mund të jetë spontane dhe e izoluar nëse nuk ka infuzion intelektual ndaj dhe kërkohet që kjo qasje intelektuale të jetë më frytdhënëse. Disi kjo deficence shoqërore vjen e mangët dhe e përçarë:

“... neve na mungon organizimi,

e disa nga ne që jemi ne krye te ndonjë posti në Komunitet, harrojmë se jemi më shumë për të mbajtur gjallë Gjuhën e kulturën tonë, e jo të perfitojmë personalisht. Komuniteti Shqiptar po shtohet dita – ditës dhe bashkepunimi me njëri-tjetrin mungon ne masë te madhe. Per atë, unë besoj suksesi është i vogël sepse sikur i pengon nje loj konkurence dhe xhelozi ndaj njeri tjetrit.” – shprehet Zoti Asllan Qerimi Drejtues i “Derby Albanians Promoting Albanian Comunity integration”

“Për sa i përket organizimit të komunitetit Shqiptar ne Britani, mund te themi sepse gjithmonë e me shumë po konsolidohet dhe po forcohet komuniteti ynë ne Britani. Gjithashtu reputacioni

ynë në ambientet apo në komunitet vjen duke u rritur, pasi shumë shqiptarë janë integruar tashmë në jetën angleze...”thekson, me optimizëm Kryetarja e “Mother Teresa Albanian Union”, Zonja Zamira Ruspi. Në fakt informaliteti intelektual ,i atyre që denjojnë të informojnë dhe të deklarohen përpara opinionit publik në përgjithësi dhe komunitetit shqiptar ne Britani , në veçanti, u formësua bindshëm se nuk u intereson , fundja, nuk kanë se çfarë të japin për komunitetin. Harrojnë se nuk i bëjnë ndonjë favor apo nder mediave, për t’u prononcuar, për të vënë në dijeni dhe për të informuar publikun , bashkëkombësit e vet. Ti dalësh zot problemeve dhe të marrësh përsipër t’i zgjidhesh ato për komunitetin që përfaqëson nuk është vetëm një përgjegjësi kombëtare por edhe intelektuale. (Vijon ne faqe 7)


AKTUALITET

nGA DIAnA PEPA e 19 Mars 1911 grate ne gjithe Europen moren pjese ne demonstrata dhe mitingjet per nje jave te tere. Ky organizim u cilesua si sukses, jo vetem si pasoje e pjesmarrjes se madhe te grave, por edhe ndryshimet qe ndodhen, per shkak te demonstrative, duke shenuar nje hap te madh per emancipimin e shoqerise. Per her te par burrat ishin ne shtepi duke u kujdesur per femijet... Dy vjet me vone celibrimi u organizua me 8 Mars edhe ne vitin 1975 me mbrojten e Kombeve te Bashkuara, kjo dite u njoh thuajse ne te gjithe boten dhe u be nje feste nderkombetare. 8 Marsi feston jo vetem respekting edhe dashurine per grate, por ve ne vemendje vuajtjen e tyre per nje pozicion me te mire ne shoqeri e ne te njejten nivel si burrat. Ne Tirane organizimet per 8 Marsin nenkuptuan moton se “Progresi per gruan eshte një progres per Shqiperine”. Organizimet bene te mundur qe per here te pare do te ralizohej nje barmasi per te strehuar grate qe vuajn nga dhuna. Gjithashtu u ngrit kerkesa per ti dhene me shume hapesira dhe mundesi pune grave ne fshat, per punusemin jashte shtepise etj. Shkrimtaret e famshme si Vojsa Nelo, Flutura Acka, Rita Filips etj etj ishin ca nga grate qe moren pjese per te nxitur perparimin dhe te japin kurajo grave krijuse te artit.

M

Por grate shqipetare kane patur sukses edhe ne Britanin e Madhe. Ato kane arritur te integrohen ne nje vend te huaj edhe duke qene te sukseshme në Britani, po mundohen te ndihmojne ne integrimin e bashkekombasve te tyre. Ato tashme jane drejtuese te suksesshme te shoqatave shqiptare sic jane “Iliria”, “Shpresa Programme”, “Mother Teresa Albanian Union” etj. Me kete rast “The Albanian” duke qene ne mbeshtetje te punes se tyre, vendosem t’i kushtojme nje rubrike te vecante me grate shqiptare qe kane ndihmuar

15 MARS

FAQE 5

GRATË QË DREJTOJË SHQIPTARËT NË BRITANI...

Znj.Luljeta Nuzi drejtuese e “Shpresa Programme” ne integrimin e komunitetit shqiptare ne Britanine e Madhe. Pranvera Smith eshte nje grua shume e zene. Ajo zotron punen e vet full time me nje barmisi ne Birmingham “Freshwinds”, shkruan per “Frontline”, nje klub qe suporton gazetarine e pavarur, por tani ajo eshte edhe drejuese e shoqates “Iliria”. Perpara se ta ralizonte kete shoqat znj. Pranvera ka punuar me MEAF (Midlands Ethinc Albanian Foundation) si nëpunës (mbeshtetes) te zyres se integrimit. Znj. Smith thote se

“Per te marre vendimin nuk e kisha fare te veshtire, ndonese kam dhe ngarkesa te tjera, si p.sh punen time “full-time” me nje organizate tjeter ne Birmingham (Freshwinds), por per shkak te pasionit dhe deshires qe kam te punoj me komunitettin shqiptar ne Birmingham dhe njekohesisht deshires se madhe

Znj.Pranvera Smith drejtuese e “ILIRIA”

Znj. Zamira Ruspi drejtuese e “MOTHER TERESA ALBAnIAn UnIOn”

per te krijuar nje organizate qe ofron sherbime konkrete dhe realistike per kete komunitet, ishte mjaft e lehte per te krijuar shoqaten ILIRIA. Te isha ne Shqiperi, nuk do dija nga t’ia nisja ne krijimin e nje shoqate (qesh), por ketu ne MB, si une, ashtu edhe Bordi Drejtues kemi eksperiencen dhe ekspertizen per te ofruar sherbime vertet perfituese per shqiptaret ne Birmingham dhe Midlands, perms shoqates ILIRIA.”

munitet ” Por ajo thot se pune edhe veshtirsin qe hasi nuk krahasohet me ndihment edhe shancet qe I kane krijuar nje komunitetit te tere, “nuk ka gezim me te

Zamira Ruspi gjithashtu merret me punen e saj si Personel Mjeksore qe eshte te orarit te plot, por ajo drejton shoqaten ‘Mother Teresa’ Albanian Union. Per papjen e shoqates Znj. Ruspi thote se “ nuk ka qene

nuk ka rendesi nese je femer a mashkull per ne si shoqate.Kkryesorja eshte qe puna te behet ashtu sic eshte parashikuar dhe objektivat te tejkalohen. Ceshtjet e tjera jane anesore”

e veshtire pasi lindi si nevoje e vete grave ne zonen e northwest London dhe kryesisht ne Brent”. Por nje nga drejtueset me te sukseshme Luljeta Nuzi drejtuese e shoqates ‘Shpresa Programme’ ne lindje te Londres, shpreh veshtiresite qe kaloi me nje hapje te nje organisate te tille, “

Ka qene nje pune e madhe 3 vjecare e nje numri te madh individesh, per t’u arritur ne konkluzionin qe eshte e nevojshme qe Shpresa te krijohet. Qe nga vit 2000-2003 kjo organizate ka punuar pa fonde, mundi te ngjallte interes te madh tek njerezit dhe besim se ne mund te ndertojme dicka te bukur si ko-

madh kur shikojme se ne nje periudhe kaq te shkurter ne kemi bere keto rritje kaq te sukseshme si organizate, si individe dhe si komunitet.” Znj. Pranvera Smith shpreh kenaqsine e punes me Bordin e Drejtueseve si edhe me te gjithe vullnetaret sepse edhe si femer drejtuese ajo nuk ka hasur asnje problem, “

Znj. Zamira Ruspi gjithashtu ska hasur probleme thjesht sepse Bordi i Drejtues jane femra edhe tek ‘Mother Teresa’ “dominon feminizmi” . Kurse Znj. Luljeta Nuzi e shoqates ‘Shpresa Programme’ tha se experience e saj ka qen pak me ndryshe, “

Te jesh femer dhe nene ka avatazhet e veta dhe sjell njekohesit problematika. Fatekeqesisht une nuk mund te marr pjese shpesh ne te gjithe takimet sidomos ato te bera naten vone dhe larg nga zona ku une banoj. Megjithate une shpesh kam derguar emaile ne keto takime se cfare Shpresa mund te ofroje. Dhe shpeshhere nga grupe te ndryshme kjo eshte keqtrajtuar , nuk eshte perdorur ose eshte eshte keqperdorur.” “Jane shume shoqata te drejtuare nga femra intelektuale

shqiptare si 'Shprersa' Iliria, new Born, Mother Teresa Albanian Union, Sfida etj dhe e kane treguar me vepra suksesin e tyre.” shprehet Zamira Ruspi. Por keto gra te sukseshme edhe frymezuese nuk e humbin mendimin e tyre pozitiv dhe shpresojne ne emncipimin e metejshem te shoqerise shqiptare ne Britani .

MESAZHI I TYRE PER FEMRAT SHQIPETARE “nuk ka rendesi nga keni ardhur apo si keni ardhur, kryesorja eshte qe jeni ketu dhe lajmi i mire eshte qe keni mundesi te pafund drejt edukimit, punesimit, mireqenies fizike dhe mendore – mos lini asnje shans per t’u kaluar dhe do ia vleje te sakrifikoni sot, per t’i treguar vetes dhe te tjereve se jeni te zonjat dhe mos harroni se jeta juaj e suksesit eshte e gjate nese pikerisht SOT jeni kerkuese per te nesermen.”- Pranvera Smith. Zamira Ruspi shton se “grate Shqiptare duhen te perfshihen me shume ne komunitetin shqiptar dhe te thithim femren intelektuale per te dhene shembullin konkret.” Luljeta Nuzi thekson se grate shqiptare e Britani duhet te “Luftojne per te drejtat e tyre, te mos e lene asnje te marre vendimet per ato, te mos heshtin kundrejt padrejtsive dhe me e rendesishme eshte besimin tek vetja jote.” “The Albanian” u uron suksese ne misionin e tyre duke u shprehur mbeshtetje ne cdo projekt te tyre ne ndihmen per intergimin e shqiptareve ne Mbreterine e Bashkuar.


AKTUALITET nGA ALBAn CIPA ara disa javësh, një video e inçizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri bujë të madhe në mbarë botën Shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve, në cdo vend ku ka Shqiptarë. Pavarësisht se nga njëra anë shtypi në Shqipëri e Kosovë, një cështje kaq të rëndësishme dhe kaq të ndjeshme e kaloi me heshtje, masa e gjërë është acaruar jo pak. Kjo është ndjerë nga forumet intertenike në Shqip e nga bisedat e ndryshme. Tekstualisht fjalia e plotë përmes së cilës prifti Kçira ka shprehur mllefin e tij për shumicën e bashkëatdhetarëve të tij ka qenë kështu: "Ne jemi e zeza e vetvetes, ne s`kemi meritu lirinë nga Beogradi, ne është dashtë me na rjepë sikur se i ka rjep në Srebrenicë 260 000 qenë, edhe në Kosovë me i pa rjep 1 900 000 qenë kurgja s`kishte ba ma keq." (Don Anton Kçira, 13 Maj, 2007, St Paul`s Albanian Catholic Church, Rochster Hills, MI, (248) 844-8201) Kjo është deklarata e frikshme, fatkeqësisht e një përfaqësuesi të lartë fetar të Kishës Shqiptare në Amerikë, saktësisht e don Anton Kçirës. Kjo dekleratë e realizuar përafërsisht para tre vitesh në Amerikë la shumë Shqiptarë të habitur! Ishte tronditëse kur nga goja e një prifti i cili ka drejtpërsëdrejti cilësinë e liderit, cilësinë e mësuesit, cilësinë e edukatorit dhe cilësinë e predikuesit të fesë të dëgjoje fjalët "qenj" për 1 900 000 bashkëkombas të tij dhe parapëlqimin e tij që serbët t`i kishin vrarë këta "qenj". Fjalimi në fjalë është mbajtur para një audience të konsiderueshme ku pavarësisht se kishte patur reaksione ndaj deklaratës së priftit në fjalë ky i fundit me një ashpërsi komuniste i ka heshtur ato zëra Shqiptarë. Pasi që kjo video u bë e shikueshme për të gjithë përmes website-tit www.youtube.com dhe pati reagime të ndryshme nga fetarët dhe jofetarët e nga shtresat e ndryshme të shoqërisë para pak ditësh (ndoshta më në pak se një javë, sot me 17/03/2010) u shfaq një tjetër video ku paraqitej një fjalim tjetër, i shkurtër, i priftit Kçira fjalim i cili kosiderohej si "kërkim faljeje" për fjalimin e 2007-s pavarësisht se në këtë video nuk përmendet askund ky togfjalësh, në asnjë formë. Pra, prifti pavarësisht se ndjehet fajtor për gabimin e bërë nuk gjen forca në vetvete për të kërkuar të falur për racizmin e tij, ndoshta fetar, ndaj miliona bashkëkombasve të tij. Gjatë kësaj lloj "kërkimfaljeje" ai shprehet se ka qenë i nervozur ndaj një akt`terrori që kanë dashur të ndërmarrin tre-katër të rinj, me prejardhje Shqiptare, ndaj shtetit Amerikan. Këtu kemi një gjykim të bazuar në një plan kriminel të tre-katër të rinjve Shqiptar për gati dy millionë njerëz. Nuk zë asnjë vend të përshtatshëm nëncmimi deri në kafshë e pajtimi që serbia t`i vriste Shqiptarët për shkak se tre-katër përsona nga kjo shoqëri ka dashur të vrasë. Krahas kësaj prifti tregon se ShBA-të kanë ndihmuar shumë në cështjen e Kosovës.. Po pikërisht është gjithë ai popull, 2.5 millionësh që ka treguar mirënjohjen e tij më të thellë të mundshme ndaj shtetit Amerikan dhe të gjitha shteteve e popujve të tjerë të cilët kanë ndihmuar në pavarësinë e Kosovës. I kanë mikëpritur, thurur këngë e lavde, ngulur buste e shatore

P

15 MARS

FAQE 6

DEKLARATA E PRIFTIT KÇIRA DHE TRADITA JONË KOMBËTARE E TOLERANCËS DHE E MIRËKUPTIMIT NDËRFETAR!

mu në qendrat e kryeqyteteve. A mos vallë është ndonjë lloj shprehje mirënjohjeje deklerata e pritit Kçira?!!! A mos vallë ka lidhje racizmi fetar me mirënjohjen??? A mos vallë i shërben Amerikës, miqëve të Kosovës dhe miqëve të popullit Shqiptar vëllavrasja ndërshqiptare dhe racizmi fetar??!!! Gjatë fjalimit të tij, prifti Kçira ka shprehur ndjenjat e tij se "serbët duhet të kishin vrarë dhe 1 900 000 qenj në Kosovë (shifër kjo që përkon me numrin e Shqiptarëve në Kosovë të cilët fetarisht i përkasin Islamit) ashtu sic ka vrarë 250 000 "qenë" në Bosnje. Gjatë këtij fjalimi ai për Shqiptarët thotë se "Shqiptarët janë me bisht..!" Me fjalë të tjera Shqiptarët janë tradhëtarë. Një tezë të cilin historia e hedh poshtë pa asnjë ekuivok. Shqiptarët kanë qenë ata që kanë treguar se kanë mëshirë, kanë treguar se kanë burrëri, kanë treguar se për ta mbi të gjitha është njerëzorja dhe nuk dojnë t`ia dijnë për atë që mbetet jashtë saj. Ishte pikërisht ndjenjat njerëzore të Shqiptarëve, që në kohën më të egër anticifute, në kohën kur Europa po i vriste e digjte pa mëshirë cifutët, Shqiptarët i mbrojtën më të gjithë mënyrat e mundëshme. I ndërruan emrat, i mbështollen me rrobat e tyre dhe i ruajtën ndaj nazizmit. Për t`iu kthyer temës dhe një herë; Ky fjalim rrenqethës ka ngjalluar mjaft kundrazëra tek Shqiptarët. Populli Shqiptar gjithandej e ka pritur me

indinjatë dekleratën e priftit. 45 vjecari Agron M. nga Kosova që jeton në Londër shprehet kështu në lidhje me fjalimin e Kçirës: "Fyerje e madhe ndaj Shqiptarëve. Pavarësisht se ka reagime të shëndetshme ato nuk gjejnë shumë hapësirë në shtyp.. Shtypi nuk është në dorë të Shqiptarëve dhe si pasojë ka një censurim subjektiv. Sikur të ishte një musliman do të kishte patur reagime më shumë... Ky është një genocid teorik që do të thotë se sikur të kishte dicka në dorë do të na zhdukte..." Ndërsa A. Gj., 47, fjalëzon: "Prifti shprehet kështu në Amerikë kur dihet se Amerika po lufton vëllavrasjen dhe ka ndihmuar shumë në Kosovë. Prifti duhet të largohet nga detyra. Nuk mendoj se Bibla ushqen këtë frymë..." Ndërsa F. Z., 51, shprehet: "Fetë na mësojnë për tolerancë. Ky njeri i cili ka vepruar kundër obligimeve të detyrës verteton se nuk i zbaton ligjet fetare. Terrorizmi mund të jetë i llojllojshëm. Ky person i cili deklarohet në këtë mënyrë me shprehje fyese, luftënxitëse e përcarëse, sipas ligjeve të shtetit Amerikan nuk tolerohet... Cili është misioni i tij? Cila fjalë e tij në këtë rast duhet të merret si vlerë morale. Ky shprehet kështu duke qenë Shqiptar por Shqiptarët e vërtetë kanë vertetuar të kundërtën." Mbi të gjitha lind pyetja: Ku mbështetet don Anton Kçira për deklaratën e tij? në Librat Hyjnorë? Nuk ka libra Hyjnorë që nxisin

gjakderdhjen! Nuk ka libra që njeriun e zakonshëm e krahason me qenjtë! Nuk ka libra hyjnorë që nxisnin vëllavrësjen, që nxisin urrejtjen, që nxisin përçmimin e njeriut e të shoqërisë. Po a mundet që prifti Kçira të gjejë shembuj në histori të kombit tonë për të mbështetur qëndrimin e tij??!! Tashmë është bërë mjaft e njohur për botën se një ndër karakteristikat më të dallueshme për kombin Shqiptar është toleranca ndërfetare mes njëri-tjetrit. Sipas historisë, Shqiptarët në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë nuk kanë patur përplasje më njëri-tjetrin për arsye fetare. Edhe atëherë kur ngacmimet dhe nxitjet për një gjë të tillë të ardhura nga jashtë kanë qenë ne kulmin e tyre Shqiptarët kanë ditur t`i mënjanojnë ato plane keqdashëse e të dëshmojnë së janë mjaft kokëfort dhe fanatikë në ruajtjen, pikërisht, të kësaj tolerance. Toleranca dhe mirëkuptimi aq sa kanë shoqëruar popullin e thjeshtë po aq kanë shoqëruar edhe përfaqësuesit e fesë dhe të pushtetit. Kanë qenë pikërisht priftirinjtë dhe hoxhallarët që i kanë prirë popullit në luftë për të mbrojtur atdheun, për të mbrojtur gjuhën, për të mbrojtur dinjitetin dhe pavarësinë kombëtar. Ka qenë pikërisht hoxhallarët dhe priftirinjë të cilët u kanë mësuar popullit rëndësinë e kombit dhe vlerave kombëtare. Shembuj ka mjaft; kur në

Shkodër, në vitin 1997, në periudhën e trazirave është përhapur fjala se të krishterët do të djekin xhaminë dhe muslimanët do të djekin kishën kanë qenë pikërisht hoxhallarët dhe priftërinjtë të cilët janë bashkuar dhe kanë dalë rrugëve të qytetit për t`i kujtuar popullit traditën tonë të tolerancës ndërfetare, për të thirrurr popullin në harmonë e mirëkuptim. Kanë qenë hoxhallarët së bashku me bashkëpunëtorët e tyre që kanë shkuar tek kishat për t`i ruajtur ato dhe kanë qenë pikërisht priftërinjë me bashkëpunëtorët e tyre që kanë shkuar për të ruajtur xhamitë. Padyshim që është një shembull i pashoq në botë. Kjo gjë ka ndodhur para 13 vitesh, afër në kohë. Po sikur të shfletojmë historinë e kohës së otomanëve vëmë re se kanë qenë pikërisht hoxhallarët të cilët janë internuar nga vendilindja vetëm se kanë pasur ide atdhetare, ide për zhvillim kombëtar pa marrë pararsysh përkatësinë fetare. Pas 28 nëntorit 1912 për cdo 28 nëntor si Ditë e Flamurit katolikët dhe muslimanët e kanë festuar sëbashku nëpër kisha dhe xhamia këtë festë. Don Anton Kçira dhe të gjithë të tjerët nuk duhet të harrojnë se pikërisht 1 900 000 Shqiptarë janë shumicë në Kosovë dhe rrjedhimisht kanë të drejtë të vendosin për cdo gjë. Por është pikërisht toleranca dhe mirëkuptimi i të gjithë Shqiptarëve mes njëritjetrit që është bërë e pandashme në historinë tonë. Po sikur të shikojmë historinë e Kombit Shqiptarë në lidhje me tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetarë vëmë re se sot festat fetare të njërit komunitet festohen dhe nga komuniteti tjetër dhe anasjelltas. Shqiptarët sot vetqevërisen pa asnjë lloj dallimi fetar. Gjatë luftës së fytë botërore Shqiptarët e besimit Islam, përmes mbrojtes së cifutëve me cdo kusht, kanë vërtetuar se pavarësisht se cfare feje i përket mbi të gjitha është njeriu. Pavarësisht se shkoj në xhami e ti në kishë ne i përkasim një gjaku, një gjuhe, një kulture, një fati dhe jemi të bindur se do të trashëgojmë brez pas brezi tolerancën dhe mirëkuptimin ndërshqiptar. Në mbyllje po përcjellim fjalët e ndritshme të hoxhë Idris Gjilani, një fetari të nderuar që nuk pushoi asnjëherë për të mbrojtur kombin i cili shprehet kështu: "Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut...!.


AKTUALITET

P

as nje pune dy-vjecare te ndermarre nga « Shpresa prgramme » eshte arritur te kaloje ne parlamentin britanik hapi i pare i miratimit te gjuhes shqipe si GCSE. Por çdo te thote kjo per shqiptaret e Britanise ? Per te sqaruar lexuesit tane ne lidhje me kete çeshtje ne i moren nje interviste drejtueses se “Shpresa Programme” znj.Luljeta nuzi.

15 MARS

E verteta e rregjistrimit te gjuhes shqipe si GCSE

Si u filloi levizja per rregjistrimin e gjuhes shqipe si GCSE? hpresa Programme po kerkonte te ofronte nje trajnim per te rinjte ne shkollen “Mayfield school” ne Leadership dhe per kete kontaktoi ne shtator te vitit 2008 Lindsay Gowlett drejtuese e “Young Time Bank” nje charity qe punonte me te rinj per te rritur aftesite e tyre udheheqese si edhe per te rritur kontributin dhe punen vullnetare te te rinjve ne komunitet. Ne sesionin e pare i cili u facilitua nga vete Lindsay dhe dy vullnetare te Young Time Bank te rinjte pjesemarres me shumice votash zgjodhen te punonin ne levizjen “Rregjisro gjuhen shqipe si GCSE”. Ata mesuan gjate ketij projekti 8 javor se çfare duhet te benin ne menyre qe te arrinin kete synim. Fillimisht te rinjte vendosen te inspirojne me punen e tyre shume te rinj dhe femije shqiptare qe banojne ne UK, ta duan gjuhen shqipe dhe t’a mesojne ate ne menyre qe te keni mundesi te japin edhe provimet rezultatet e te cilave te njihen ne MB . Ata punuan dhe organizuan nje nder shfaqet me me cilesi ne Stratford Circus ‘’Our dreams show’’ ku edhe e in-

S

(Vijon nga faqe 5) Faktikisht ky hendek vihet re në komuniteti tonë . Kjo për shumë arsye. Qartazi po shohim fenomenin klientelist të të ashtuquajtura shoqata të bashkuara , me persona të veshur me politike që po përdorin si karrem njeritjetrin, duke i ndenjur afër njëri-tjetrit , edhe pse me bindje dhe prapavija te ndryshme ; paraja është zoti dhe bindja e tyre e përbashkët. Informaliteti intelektual i këtyre grupacioneve nuk i përmbush kërkesat e komunitetit;ata vetëm sa duan jenë në qendër të vëmendjes dhe karriera e tyre të ecë si një hallkë e pacenuar. Privilegjet dhe meritat e intelektualëve dhe aktivistëve të vërtete , këta individë dhe grupacione kërkojnë që t’i, përvetësojnë si të tyret , pa qenë të vetëdijshëm për mediokritetin dhe mosdijen e theksuar intelektuale qe posedojnë.

FAQE 7

aguruan, pra bene publike kete fushate dhe filluan firmosjen e peticioneve. Peticionet u bene ne dy version nje elektronik i drejutuar direkt tek Krye Minister Gordon Brown, per ata qe jane perdorues te kompjuterave dhe tjetri ne flete per te gjithe te tjeret qe nuk kishin mundesi. Ishin keta te rinj qe bene te mundur 386 firma ne leter duke iu mbushur mendjen mesuesve neper shkolla, prinderve te tjere te rinjve te tjere. Gjithashtu me teper se 180 veta e firmosen ate elektronikali. Me pas nepermjet TELCO nje organizate e madhe qe lufton per te drejtat e shtetasve ne UK keta te rinj munden qe ta conin kete levizje ne nje nivel me te larte, kombetar mes qindra femijeve te mbedhur per te zgjedhur fushatat e vitit nga shkolla te ndryshme te organizuar nga London Citizens. Keta te rinj arriten qe me vullnetin, energjine dhe perkushtimin e tyre te benin qe kjo fushate te zgjidhej si

Korrektësia dhe ndërgjegjja intelektuale nuk përkon me kërkesat dhe problemet komunitare. Falsiteti dhe mos-përkushtimi i përnjëmendtë i këtyre grupacioneve në vend që të mësojnë , bashkëpunojnë me individë intelektualë, aktivistë që më të vërtetë i kanë dhënë shtysë zhvillimi dhe integrimi komunitetit shqiptarë në zonat ku veprojnë, “hijeshojnë” rëndë auditoret mediale duke u krekosur për sukseset e tyre të rreme. Këta janë Çiçikovë dhe gogolë njëkohësisht duke mashtruar me sukseset, dhe mashtrojnë me shpirtrat e gjallë të emigrantëve , bashkëkombësve të tyre. Përfaqësuesit e shoqatave që kontaktuam na dhanë disa përgjigje të pyetjeve të mësipërme, që ne do të mundohemi t’i pasqyrojmë edhe në numrat e ardhshëm të gazetës . Zonja Nuzi na tha se “në MB ka një numër mënyrash

nje nga fushatat fituese. Ne prill te vitit 2009 ata performuan ne O 2 nje nder skenat me te medha profesionale dhe paraqiten kerkesen e tyre tek ministri i arsimin. Ai premtoi se do t’u shkruante « examination board » dhe do te diskutonte me ta se si ky problem mund te zgjidhej. Gjithashtu me vone nje grup te rinjsh vizitoi Ministrine e thesarit dhe takoi ministrin e thesarit ne ate kohe Stephen Timms ku diskutuan nje numer problemsh si edhe se si ai mund te ndihmonte ne levizjen e tyre ‘’regjistro gjuhe shqipe si GCSE’’ Stafi i Shpresa Programme ka pasur korrespondenca te rregullta me deputetet e zones si edhe kane shkembyer letra me nje numer institucionesh si « Edxcel », « National Resource Centre », « Refugee council » , » Sheila Mckenzie » ‘’carniegie’’ si edhe ka ndermare nje numer trajnimesh per te arritur nje strategji te sakte e cila mund te sjelle ne nje levizje gjithperfshirese dhe te arrinte sukses. Ndermjet te tjereve ne vjeshte te ketij viti Luljeta Nuzi takoi edhe Z.Ambasador te Shqiperise ne MB Z. Zef Mazi ku i dha informacion per aktivitetin e Shpreses dhe ne vecanti per levizjen per te rregjistruar gjuhen shqipe si GCSE dhe kerkoi ndihmen e tij ne kete drejtim. Ajo takoi edhe Ambasadorin e Kosoves Dr Muhamet Hamiti, me te njejtin motiv.

Ambasadori Mazi krijoi platformen qe organizatat shqiptare ne UK te

për të punuar në partnership, i cili mund te jete joformal dhe formal. Por për te dyja këto metoda është e rëndësishme qe te gjithë anëtarët te kenë te qarta dhe publike parimet baze (VALUES) , parime kundrejt te cilave puna e individëve apo organizatave pjesëmarrëse monitorohet dhe gjykohet. Sistemet e vlerësimit dhe monitorimit duhet te jene te qarta për pjesëmarrësit dhe për ata që përfitojnë nga shërbimet e ofruara. Deri tani ka pasur iniciativa për te ndihmuar komunitetin shqiptar qe te rehatohet, dhe stabilizohet ne Angli si edhe për ruajtjen e vlerave kulturore dhe gjuhës. Por ka ardhur koha që ne të shkojmë me tej. Në shoqërinë tonë ka disa probleme për të cilat nuk flitet hapur si dhuna ne familje, komunikimi me te rinjtë,përdorimi i drogës, ata qe përfundojnë ne burg,prostitucioni bixhozi, papunësia te cilat janë plage qe duan

flisnin per arritjet e deritanishme ku prezantimet nuk u ndane ne baze te punes se cdo organizate por ne baze te temave te zgjedhura. Lutfi Vata Foli per klasat e gjuhes shqipe si dhe foli per kete levizje duke lexuar materialet qe “Shpresa Programme” i dergoi. Qe ai te firmoste peticionin iu desh shume pune, madje e firmosi ate on line mbasi gazeta « The Albanian » beri publike se shume kryetare nuk kishin denjuar ta benin nje gje e tille. Por pas ketij leximi Z. Lutfi i pelqeu shume tingellimi i fjalive dhe filloi te besoje se kjo ishte ideja e tij , puna e tij, puna e ‘Forumit ‘ dhe harroi apo e ‘’deturoi dikush tjeter perseri’’ se kjo ishte nje pune gati 2 vjecare e shume te tjereve. Dhe vendosi te krijoje grupin e punes ne te cilet do te marrin pjese vetem ata qe Lutfiu pelqen… dhe vendosi qe te filloje ta beje te veten kete fushate. Sa keq qe ka edhe njerez te tille mes nesh… Te gjithe e dine se kush ka bere pune, e kujt eshte iniciativa por e keqja eshte se njerez te tille pengojne dhe hedhin hi mbi punen e te tjereve. Puna e Shpresa Programme ne kete drejtim do te vazhdoje dhe kjo levizje do te jete e te rinjve shqiptare, sepse jane ata qe do te ulen neper bankat e provimeve. Ata jane propozuar per te marre çmimin e shpallur nga UCL per gjuhen shqipe, ata do te hapin expoziten ne Oxford per te sensibilizuar kete ceshtje. Dita e veres po afron dhe ata po punojne, gjithashtu jane organizuar takime te tjera me « examination board ». Dhe keto nuk jane puna e Z.Lutfi po e te rinjve shqiptare. Duhet te kemi te qarte qe EDM ( Earlier Day motions) eshte vetem nje kerkese per t’u diskutuar ne parlamentin Britanik. Do te duhet nje pune e madhe ndoshta 3-5 vjecare, nje mobilizim i te gjithe shqiptareve dhe aktivizim i te gjithe organizatave qe punojne ne UK dhe individeve qe te korret sukses . (Foto Drejtuesja e Shpresa Programe znj.Luljeta nuzi me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe femijet e kesaj shoqate ne Our dream Show)

shume kujdes ne trajtimin e tyre dhe kërkojnë plane afatgjate dhe trajnime te caktuara te personelit si edhe policies te një standardi te lart. Kontributi që duhet të japin intelektualët shqiptarë për bashkëkombësit e tyre duhet të jetë efektiv dhe në mënyre të organiz uar.Brezat e rinj që po rriten do të mallkojnë mërishëm katrahurën dhe perversitetin intelektual të bashkësisë , forumit apo tufave jo produktive që infiltrojnë aftësi korruptive në fasadën patriotike. Ne si gazetë do të trumbetojmë me të madhe këtë nebulozë shoqërore dhe do të ngremë zërin për një të ardhme më të mirë dhe frytdhënëse për komunitetin tonë në Britani.

Çdo herë do të gjejnë hapësira në faqet e gazetës

sonë të gjitha ato përpjekje , individë , shoqata dhe intelektualë të vetëdijesuar , që me punën e tyre kanë lënë gjurme në komunitetin tonë. Në të njëjtën kohë, hapësirë do të kenë dhe abuzivizmi dhe klientelizmi , në mënyre që të denoncojmë në mënyrë të pandërprerë fenomenet negative. Ka ardhur koha që të bindemi se nuk mund të nëpërkëmbësh në emër të një komuniteti që mund të përfaqësosh. Meritat e e njerëzve të përkushtuar dhe intelektualëve që prodhojnë zhvillim dhe ide të qarta do të vlerësohen gjithnjë. Këtu nuk mbaron misioni ynë ...por do të vazhdojë beteja për të shpërhapur realitetin


AKTUALITET nGA EMAnUEL BAJRA ërse të kërkojmë mbështetje për zhvillimin tonë në ide të huaja, kur posedojmë mjaft klaut të brendshëm, ide që na iluminojnë prej rilindjes kombëtare e deri në lirinë gjysmake të shekullit XXI. Mbetet me të vërtetë një dilemë e qartë kur bie fjala për rrugën përpara dhe atë të së kaluarës. Nga shumë autorë të ndryshëm kemi lexuar e mbase edhe dëgjuar se diskursi social shqiptar po merr një kahje krejt tjetër, të çuditshëm dhe të pa shpjegueshme si fenomen. Ndoshta shumë prej nesh mund t’i kemi edhe përgjigjet e duhura për ta shpjeguar një diskurs të tillë, por të gjithë gjendemi të rezervuar dhe jo aq të përgatitur për të deklaruar diçka në lidhje me të vërtetën tonë. Ta marrim si rast konkret diskursin historik brenda një kohe të caktuar, duke filluar që nga koha e sundimit otoman në trevat shqiptare e deri në kohën moderne. Duke mos përjashtuar këtu valën e rëndë të komunizmit ( që për mendimin tim më tepër është diskurs politik-ideologjik ), kemi të bëjmë me ngjarje sociale që u përshkruan si imponim, shkapërderdhje e moralit, vetë-dorëzim, mungesë imuniteti politik, mos-organizim, regres e të tjera. Të gjitha këto për mendimin tim janë pjesë të aparatit mendor që është ngulitur ashpër në mentalitetin tonë të të menduarit për historinë tonë kombëtare. Në dritën e këtyre ngjarjeve që unë i përfshij brenda një diskursi të caktuar që e quajta historik, kapen të përfshihen edhe diskurset tjera që në shkencat sociale konsiderohen të jenë edhe diskurse emfatike empirike shkencore siç janë diskursi i mendimit logjik, lëvizjet rilindëse kombëtare,

P

15 MARS

FAQE 8

SOCIOLOGJIA E TË MENDUARIT POLITIK SHQIPTAR revolucionet, ndodhitë politike me pikë referimi ndryshimin e regjimeve ekonomike e politike, transformimet ekonomike e të tjera. Të gjitha këto kanë luajtur edhe një rrol të rëndësishëm në përbërjen e shoqërisë Shqiptare ndër shekuj e jo vetëm ndër vite. Në aspektin social – Shoqëria Shqiptare ka pësuar transformime të mëdha të cilat lidhen heshturazi hallkë mbi hallkë me fenomenet e ndikimeve ekonomike, si për shembull mungesa e një sistemi vlerash ekonomike unike kombëtare, pikërisht në shekujt XVI dhe XVII ( koha kur kapitalizmi morri tatëpjetën në kontinentin Evropian – si u bë e mundur që ne Shqiptarët të kemi lënë vehten anash? ). Pyetje me shumë vend është po ashtu edhe drejtimi politik kombëtarë që është bërë në mënyrën më të shpërndarë dhe çorientuar që ka ndodh

ndonjëherë në historinë e popujve dhe kombeve tjera në rajon e Evropë. Për shembull ndarja e kombit në principata të ndryshme përgjatë viteve XII, XIII, XIV e të tjera. Organizimi tejet i dobët i mbrojtjes së kauzës kombëtare deri në kohën kur Heroi Kombëtarë Skënderbeu u kthye në atdhe e të tjera. Sinoptika e ngjarjeve të tilla që kapin dimensionet e përgjithshme kombëtare, shpjegohet me faktin se pikërisht fryma e ndershme për tu ndjerë i lirë plotëisht i individit shqiptar, ka bërë të mundur që të zë huj ndjenja e pa sigurisë në organizimet shoqërore. Me të lexuar Skënderbeun e Marin Barletit , shumë shpejt të bien në sy se sa shumë karaktere janë të përfshira në plotin për “organizimin” e çlirimit kombëtar – por ama askush nuk kishte kapacitet dhe kurajo morale, intelektuale dhe profesionale

më shumë se vetë Gjergj Kastrioti – Skënderbeu të ndërmerrte platformën e tillë në duart e veta dhe ta drejtojë një pjesë territoriale të kombit drejt lirisë. Të njëjtin fenomen e vëren edhe në luftën e Oliver Cromwell-it për shuarjen e monarksië Angleze në një kohë të shkurtër, por ama karakteri i tolerancës individuale luajti një rrol shumë të rëndësishëm në determinimin e çfarëdo rezultati të suksesshëm për çlirim kombëtarë nga monarkia. Dhe kjo pikërisht u tregua të jetë një pjesë e rëndësishme historike e zhvillimeve sociale dhe politiko-ekonomike në Anglinë mesjetare. Por ama çka është më interesante dhe intriguese në të njëjtën kohë është se jo vetëm ngjarjet negative apo edhe ato të kthjelljes së vonshme kombëtare - luajnë rrol të drejtpërdrejt në rezultatet për prodhim të një historie koherente kom-

bëtare, edhe ngjarjet më të ndritshme të epopeve kombëtare si lufta për liri që nga Lidhja e Prizrenit I , Lidhja e Prizrenit II, Konferenca e Bujanit, Ndryshimet kushtetuese të vitit 1974 ( në ish-Jugosllavi ) , referendumet e viteve 1990-ta në Kosovë, Rrëzimi i Komunizmit në Shqipëri në vitin 1992, Çlirimi i Kosovës më 1999, Pavarësia e Kosovës më 2008, Hyrja e Shqipërisë në NATO më 2009 – të gjitha këto ngjarje sublime brenda për brenda posedojnë një farë lloji të skepticizmit social, njëfarë lloji të ndaljes së ngopjes me optimizëm deri në atë masë saqë kur koha vjen për ndryshime dhe optimizmi vjen e afrohet e bëhet mish e trup – njerëzit tanë ndalojnë dhe nuk kënaqin momentin sepse ata mendojnë për të nesërmen se cka do të ndodhë më tej. Më duhet të etiketojë tërë argumentin tim më tepër sikur një tezë filozofie për të shpjeguar fenomenin Shqiptar. Por ama kisha pasur dëshirë që kjo tezë më mirë të kuptohet si teori për shpjegimin e një “burgosjeje” të thellë që i është bërë kombit Shqiptar ndër shekuj duke filluar që nga fillimi i pushtimit Osman në Ballkan, ai sllav dhe ndjenjave greko-sllave për tjetërsimin e tokës Shqiptare. Mos ndoshta edhe njerëzit ndjehen të jenë ngopur pikërisht me sygjerimin se historia jonë ka qenë pjesë e së kalurës sonë dhe se duhet të jemi krenar me atë çka kemi trashëguar. Megjithatë shumë mbetet për tu mësuar në mënyrë që të gjejmë formulat e përbashkëta për të demonstruar së tashmes se duam të adaptojmë vlera tjera më humane, më sociale, më ekonomike dhe vizionare për të ardhmen. Larg paragrafeve të stërzgjatura për abuzimin e historisë në kontekste fjalësh, mund të them se kemi rrugë tjera për ta shpjeguar sociologjinë kombëtare nëse marrim parasysh një eksperiencë të madhe të bagazhit historik kombëtarë. Sikur të flisnim vetëm për një moment mbi aspekte të caktuara të një copëze të historisë sonë kombëtare – atëherë detyrimisht do të ishim limituar në trajtimin e çështjes me një diapazon më të gjerë. Kjo është jo dilemë por katrahurë e mendimit të lirë. Por çka është e rëndësishme se ne vazhdojmë të prodhojmë histori edhe po që se kjo histori nuk i përshtatet dikujt tjetër.


Expert in Relationship and love

Sheikh Salem International Hearler & Spiritualist order with many years experience in Europe, Asia, Usa & Africa. I can help you solve all your problems regarding relationship, love and back, curses, unexplained illnes, union or separation, black magic problems, exams, business flushing, Love matters etc. Your satisfaction is my concern Tel:02070550227 Mob 07950592908 3 days result 100% guaranteed Unë mund t’iu ndihmoj në zgjidhjen e problemeve në lidhje me marrëdhëniet në çift, problem në dashuri, mallkime, sëmundje të pashpjegueshme, problemet e magjisë së zezë, provimet, problem biznesi, problem dashurie etj etj. Për tre ditë rezultati i garantuar 100% Me kontaktoni Tel:02070550227 Mob 07950592908

Lavazh per shitje Kemi nje lavazh per shitje Lavazhi eshte i hapur prej me shume se 25 vjetesh. Ka ne pronese 3-4 ari toke te diponueshme Freehold

Taksa vjetore e biznesit eshte jashtezakonisht shume e leverdisshme vetem £1800 ne vit Lavazhi gjendet ne zonen e Ilfordit Per me teper ju lutem kontaktoni Dulin ne tel:

07956316376


KOMUNITET nGA FLUTURA SHEGA estat e 7-8 Marsit mblodhen ne nje festim te mrekullueshem perdorueset e sherbimeve te Programit Shpresa si edhe si edhe nje numer te ftuarish ne shkollen tashme te mirenjohur nga nje numer i madh shqiptaresh Mayfield school. Ndryshe nga heret e tjera ky evet ishte ideuar si nje paniar pune dhe informacioni ku nuk munguan edhe tingujt e ngrohte te muzikesh shqiptare te sjella nga DJ Koli.

F

Me teper se 220 gra shqiptare moren pjese ne kete event kishte edhe te ftuar te vecante si Lucjana Terziu. Moren pjese duke sjelle informacione ne lidhje me punesimin dhe bashkepunim te ardhshem Twist, Refugee Council, East Potential, Redbridge Council for Voluntary Service, Praxis, Accountancy project, Ne menyre vullnetare Photografi I mirenjohur Jani Jance beri fotografi ne kete event. Festimi u hap nga Luljeta Nuzi e cila uroi te gjithe grate pjesemarrese festat e 7 – 8 Marsit si edhe beri publike moton e re per projektet e ardshme ‘’ nga agresioni ne harmoni , paqe e unitet’’ nje iniciative e dale nga nje numer i madh konsultimesh te bera vitin e kaluar. Luljeta theksoi ‘’Shpresojme qe nepermjet aktiviteteve tona te ardheshme te rrisim komunikimin mes brezave, komunikimin ne familje, ne shoqeri, si edhe te ulim dhunen dhe agresionin qe momentalisht ekziston ne pjese te ndryshme te shoqerise tone. Me pas Evis Bodlli beri nje prezantim te arritjeve te grave qe perdorin sherbimet qe ofron Shpresa Programme, ajo theksoi mbarimin me sukses te nje numri trajnimesh ne NVQ level 2 te nje numri te madh grash qe kane punuar si vullnetare, si edhe ndihmen e madhe qe kane pasur per te gjetur rrugen e punesimit. Ajo permedi Hatixhe Demushi,Flora Vorfin, Entela Haderaj, Ibadete Kadriaj, Aida Muca, Mirela Gjoni, , Anduela Gjecaj, Hyjrie Mustafa, Luljeta Cecelija, Lindita Islami,Amazona Abazi, Silvana Ahmeti, Arbnore Miftari,Erjola Metalliu, Arta Rexhebi, Sheribiana Sula, Mereme Gjoka, Florije Lancaj per kontributin e afruar dhe progresin qe ato kane bere. Ajo nuk la pa permendur anetaret e Bordit Drejtues kryetaren Valdete Mustafa , Hatixhe

15 MARS

FAQE10

Shpresa Programme organizoi festen me rastin e 7-8 Marsit

NGA AGRESIONI NE HARMONI PAQE DHE UNITET

Demushi,Bedrije Heta, Luljeta Cecelija, Besa Krasniqi, Anid Coba, Suela Bejleri per punene e madhe qe bejne ne percaktimin e nje vizioni te qarte dhe largpames. Puna ne bashkepunim me Women’s Therapy Centre ka qene me te vertete e sukseshme ne dhenien e ndihmeses per permiresimin e shendetin mendor dhe te nje kuptimi me te plote ne kete fushe. Nje urim i vecante shkoi per mesueset e pasionuara Saime Dushku, Vera Pulaj, Evis Sukaj, Besa

Nura dhe Ermir Disha Carina Crawford-rolt nga London Citizen foli per rolin e gruas forcen e saj ne ndryshimin e shoqerise dhe sjelljen e dnryshimit te desheruar. Ajo beri thirrje grate shqiptare ta perdorin forcen e votes se tyre per te zgjedhur ate force politike qe ato mendojne se perfaqeson me mire te drejtat e tyre dhe te jene sa me aktive ne jeten shoqerore. Me pas grate qe kishin marre pjese ne programin e ofruar nga

Twist vitin e kaluar per pregatitjen drejt punesimit moren certifikatat per mabrimin me sukses te kursit. Nje numer i madh grash moren informacione per programet qe ofron East Potential ne Barking and Dagenham, si edhe shume mesuese u rregjistruan ne Refugee council per te marre informacine te metejshme drej punesimit ne shkollat angleze. Twist do te vazhdoje punoje ne bashkepunim me Shpresen. Vajzat e vogla here pas here

e nderprene programin ne menyre spontane me urimet per nenat e tyre nepermjet kengeve , recitimeve, luleve, dhuratave. Nje tufe me lule ishte dhe per Nenen e Lumes dhe gjyshen e Verones ne emer te te gjithe nenave qe i kemi ne Shqiperi dhe Kosove , (nena me e vjeter mes nesh qe vjen nga Kosova) Grate , nenat dhe vajzat e vogla kercyen se bashku ne tingujt e muzikes shqiptare te sollen nje atmosfere te ngrohte dhe entuziaste. Pas ketij eventi - thote Evis Bodlli - ne menjehere kemi vazhduar punen. Ne Mayfield school do te filloje kursi per te gjithe te interesuarit per te mesuar si ndihmesmesues( assistant teacher) qe do te zhvillohet ne bashkepunim me Twist dhe Empowering teachers. Per te gjithe ata qe banojne ne Barking and Dagenham do te jete nje program I vecante I zhvilluar nga East potential per te ndihmuar ata qe te kene CV, permiresojne skillet e tyre dhe do te kene 2 jave experience pune ne nje vend qe ata duan. Nje konsultim me komunitetin shqiptar ‘’ se si te permiresohet sherbimet e NHS’’ u organizua te enjte menjehere pas ketij eventin. Dhe te gjithe vullnetaret tek Shpresa qe duan training ne NVQ level 3 ne assistant teaching.


KOMUNITET

Komuniteti “Chateau Margaux” (vijon nga numri i kaluar) gjarjet rrodhën shpejt dhe Lali tepër i tensionuar nuk arriti të marrë ftesë në një takim që u bë me disa parlamentarë të Shqipërisë. U mendua gjatë dhe iu mbush mendja që pa e takuar Shkëlqesinë as që bëhet fjalë për të siguruar ndonjë ftesë. Gjenerali ia kishte punuar keq pasi dëshmoi edhe njëherë se Shkëlqësia bën çfarë i thotë Gjenerali dhe as që mund të bëhet fjalë për të marrë ndonjë ftesë. Mendoi se mos vallë qafa e gjelit kishte qenë pengesë. Ai po e bindte veten se siç është në zakonin e zonës prej nga ku ai vjen, qafa e gjelit i jepet mysafirit më të respektuar. Se mos e ka ngatërruar me qafën e patës ore dreqi e mori. Jo ore qafa e gjelit është tjetër. Është shenjë respekti dhe ai duhet t’a kuptojë këtë, po mendonte me vete. Madje shkoi deri aty sa besoi se gjenerali nuk i ka folur asnjë fjalë për Lalin dhe vendosi ta telefonojë përsëri.

n

Lali: Mirëmbrëma. Gjenerali: Mirëmbrëma, këtu kryetari i të gjithë kryetarëve të bashkimit të të gjitha bashkimeve shqiptare në Mbretërinë... Lali: Avash o Gjeneral se Lali jam. Gjenerali: Po ja më është bërë rutinë ky prezantimi dhe e kupton. Lali: Po prit njëherë se unë do të krijoj shoqatën atdhetare të bashkimit të të gjitha Bashkimeve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe unë do të jem kryetari dhe mos ma vjedh idenë se do të kesh probleme me mua. More vesh... Gjenerali: Nejse këtë punë e di Shkëlqesia dhe kurrsesi nuk mund t’ia prish atij. Lali: Pse Shkëlqesia të ka thënë kështu. Gjenerali: Pse ty do të tregoj se çfarë bisedoj me Shkëlqesinë?

Lali: Ore me kë po flet ti. Lali jam ej, e di ctë bëj apo jo? Gjenerali: Po prit avash o Lali. Se Shkëlqesia më ka thënë që të mos t’u tregoj të tjerëve se çfarë bisedoj më të. Lali: Dëgjo që të dalim drejt e në çështje. U bë një takim dhe nuk me ftove. A mund ta di si guxove ta bësh këtë. Gjenerali: A... Mos më bjer në qafë mua vetë i ke fajet. Të thashë se duhet të takohesh me Shkëlqesinë dhe ti më përmende qafën e gjelit, e han apo se han Shkëlqesia dhe të kam thënë qartë, ka alergji nga mishi i gjelit. Ai edhe mund ta dijë se kjo është shenjë mirësjelljeje, por nuk e han qafën e gjelit për shkakun tënd, të lutem shumë. Është e papranueshme, se unë i fola gjerë e gjatë e kupton por është Ambasador burri i botës nuk mund t’i kërkosh të hajë qafën e gjelit. Lali: O gjeneral, po nëse ai është burrë i mençur siç thua ti do ta kuptojë se po e hëngri qafën e gjelit do të jetë më mirë për të. Gjenerali: A e kupton se po t’ia përmendësh gjelin do t’i krijojë direkt alergji? LAli: Ca flet ore, po pse nuk më ke thënë. Gjenerali: Po si të ta them ndryshe se për zotin ty të kam shok kupton, dhe do të përpiqem por ti he sot hë nesër. Duhet të kuptosh se është paksa e vështirë të ndërhyj shumë. Më e mira do të ishte të hanim një darkë së bashku, por ti ke edhe një problem; Kërkon të krijosh një shoqatë dhe nuk do të vish me ne.

15 MARS

FAQE 11

Rubrika e Satirës

Lali: O gjeneral! A do ta organizojmë këtë kodosh komuniteti apo jo? Gjenerali: Me kismet të Zotit dhe me ndihmën e Shkëlqesisë asgjë nuk është e pamundur... o gjeneral dhe mos më nxej mua se e di ca ka thënë Nana Drane. Hë hë . Ja ku po ta them.... Gjenerali: Prit prit o Lal se do të krijosh incident diplomatik. Mos mendo ashtu joooooo joooooo nuk duhet të mendosh ashtu janë ndarë parcelat tani. A e pe se as shoqata të tjera nuk ftuam ne jemi komandantët këtu. Unë dhe shkëlqësia i masim mirë këto gjëra. Nuk pyesim për njeri, as që na cahet koka se ç’thonë tjerët, jemi njësha ore. Lali: Aman më trego si ja hodhe trutë e gomarit Shkëlqesisë. Pu pu pu. Të bëjë burri Mu pas teje këtë s’mund ta kuptoj. Gjenerali: Po janë shumë gjëra që nuk i di. Të kam than rruga më e mirë është të hash një darkë me të dhe mos harro siç të kam thënë shpenzimet duhet t’i paguash ti dhe mos harro se të tjerëve ua kam marrë paradhënie por ne njihemi. Ky është problemi i parë. Së dyti hiqe nga mendja që të krijosh shoqatë bashkimi apo si e ke quajtur ti. Ambasadori më ka vetëm mua dhe vetëm unë e kam atë. Akoma se ke kuptuar? Unë po çuditem se si është e mundur që bën kështu, që që... nuk e kupton se pa bekimin e tij nuk mund të shkosh gjëkundi, nuk mund të bësh asgjë. Ja edhe në lajme dalin, më morën nga Shqipëria për Zotin. Edhe për lajmet i ka rregulluar Shkëlqesia. Mjafton një telefonatë e tij dhe je ne TV. A ke dalë ndonjëherë në TV ti? Ja eja në forumin tonë dhe shikoje veten drejt e në TV. Ah që të jem i sinqertë duhet

të paguash për këtë, d.m.th jo vetëm për darkën tënde d.m.th për Shkëlqesinë. Nejse këtë e diskutojmë më pas. Lali: O Gjeneral lëmsh më bëre. Prit ta marrim më shtruar. Unë do të isha i gatshëm të organizoja komunitetin, të ndihmoja....

Gjenerali: Po çfarë komuniteti o trushkulur. Komuniteti është Shkëlqesia. Ai i di këto punë. Mos u ngatërro shumë, komunitet komunitet. Kujt i ... për komunitetin. Do të marrësh ftesa? Do të bësh foto me shkëlqesinë e tij? Do të dalësh në foto me burra shteti? Do të dalësh në TV? Ca do tjetër ti ë, ca do tjetër? Lali: Gjeneral, ti paske qenë i poshtër ore ore. Gjenerali: Edhe diçka tjetër, Lokali duhet të mbetet sekret. Se e kupton shumë e shumë njerëz kërkojnë të hanë darka me ambasadorin... dhe natyrisht Shkëlqesia i përzgjedh njerëzit. Lali: Mos më nxej mua Gjeneral se o unë o ti pastaj. Më njeh mua ti, ndërsa për atë e di ti një tex Atij burrit në Shqipëri dhe ua rregullon qejfin. Ti i di lidhjet që i kam në Shqipëri. E njeh Gimin ti? Mos më shti të hap letrat? Se kontrollet nuk ju nxjerrin të mirë hëëëë Kujdes kujdes, mos harro çfarë ka thënë Nana Drane. Vijon

Lali: Po është e drejta ime të hap shoqata dhe të bëj ctë dua

Gjeni diçituren

Sqarim Hapja e kësaj rubrike satire ka ardhur si pasojë e qëndrimeve që Ambasadori Mazi po mban ndaj komunitetit shqiptar në MB duke e përçarë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lajmet për shoqata apo grumbuj shoqatash janë vetëm pjesa komike e realitetit shqiptar në Britani. Shumë nga ata që merren me shoqata dhe organizata e kuptojnë fare qartë se ironia mbeti rruga e vetme për të përshkruar realitetin e organizimit të këtushëm shqiptar. Edhe qytetarët e thjeshtë e kuptojnë se e gjitha çfarë trupetohet si organizim është thjeshtë çështje perceptimi e personave që janë komanduar nga Shkëlqësia e tij dhe që fatkeqësisht vazhdon të luajë rolin e paprecedent në historinë e diplomacisë shqiptare. “The Albanian” do të përdorë të gjitha metodat demokratike, jo vetëm për sensibilizimin e opinionit publik në lidhje më këto çështje, por edhe ndërgjegjësimin e atyre që mendojnë se mund të jenë komandantë apo shefa që bëjnë çfarë të duan me komunitetin.


T-Bar

249 High Road Willesden Nw10 2RX

ORGANIZON

Grupi ALB

mbremje muzikore me kengetare te ftuar nga Shqiperia dhe Kosova

TBar, vendi ku festohet Edi Isaku & Nexhat Jaha Live Music Te enjte 8pm-01 am(me rezervim) Te premte8pm-3.00am Te Shtune 8pm-3.00am Te diele 8pm-01.00 am PER REZERVIME DHE INFORMACIONE NA KONTAKTONI

Elda Berisha

Manushaqe Vata

07908733131

www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu? Dërgoni Lule në Shqipëri dhe Kosovë!

TELEFONO: 07788406825


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 2: Transporti ALBANYFURNITURE falas kudo UNIT 2 INWOOD BUSINESS PARK WHITON ROAD 24-30 Minerva Road që të jeni London NW10 6HJ në Londër HONSLOW TW3 2EB

Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre,

sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk www.eufurniture.co.uk


AKTUALITET

nGA FITORE PACOLLI Marsi dita ndërkombetare e gruas e cila festohet në shumë vende të botës i kushtohet të gjitha grave të cilat luftuan me shekuj dhe vazhdonjë të luftojnë për të drejta të barabarta të inkuadrimit të plotë të saj në jetën shoqërore dhe politike. Lëvizjet e grave për barazi dhe drejtësi sollën ndryshime të rrënjësishme në mirëqenjen e gruas në botë. Gratë sot gëzojnë të drejtën e votës, shkollimit, punësimitdhe shumë të tjera por gruaja edhe sot vazhdon të jetë e papërfaqësuar në proceset politike. Përfaqësimi jo i barabartë i grave në proceset e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politikë ka qenë dhe vazhdon të jetë temë kryesore e kritikëve feminist dhe deri tani qindra kampanja janë organizuar në mbarë botën në mënyrë që ta ndryshojnë pozitën e gruas në politikë. Përfaqësimi i gruas në politikë ndryshon prej vendit në vend. Përshembull në Arabinë Saudite përqindja e grave në parlament është 0% ndërsa në Ruanda, e cila tani për tani ka përqindjen me të lartë në botë të grave në parlament, është 56%. Pas Ruandës vjen Suedia me 47.0%, Afrika Jugore 44.5% pastaj Kuba 43.2% dhe kështu me radhë. Por ka edhe shtete të cilat kurrë nuk kanë pasur gra në parlament si përshembull Arabia Saudite, Omani, Mikronezia apo Qatari. Por ku qëndron Kosova? Edhe pse pas luftës në Kosovë u bënë hapa të rëndësishëm dhe pozitivë si përshembull adaptimi i ligjeve si ligji për barazi gjinore, ligji kundër diskriminimit, ligji për familjen, dhe prezantimi i kuotave prapseprapë gruaja në Kosovë vazhdon të jetë e papërfaqësuar. Tani për tani në parlamentin e Kosovës 30% të deputetëve janë gra. Kjo përqindje nuk është e ulët përkundrazi ia tejkalon edhe vendeve më të zhvilluar në botë si përshembull Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku përqindja e grave është vetëm 16.8% ose Anglisë e cila ka vetëm 20%. Por ky 30 përqindësh duket i përkryer në letër por jo edhe në praktikë. Prej 30 komunave në Kosovë asnjë nuk udhëheqet nga një grua dhe prej 17 ministri sa ka gjithësesi Kosova vetëm dy prej tyre drejtohen nga gratë. Poashtu, nëse e shikojmë listën e të ngarkuarve me punë në vendet perëndimore deri më tani nuk figuron asnjë femër.

8

Pse është e rëndësishme të kemi përfaqësim të barabartë të dy gjinive në parlament? Përfaqësimi i barabartë i gruas në politikë është konsideruar të jetë shumë i rëndësishmë. Njëra ndër argumentet kryesore është se përderisa gratë përbëjnë 50% të popullsisë është e drejtë juridike elementare që gratë të përfaqësohen në institucionet politike në mënyrë të barabartë me burrat. Demokracia e kërkon një gjë të tillë sepse mos përfaqësimi i barabartë i grave në politikë bie në kundërshtim me konceptin e demokracisë. Sipas Luljeta Vuniqit, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, ‘gratë duhet të marrin pjesë në politikë sepse pa to koncepti i demokracisë është i gjymt dhe pa perspektivë për një vend’. Pra një për-

15 MARS

FAQE 14

Gratë vetëm numër apo zë i vërtetë në politikë? brendapartiake, ku gratë nuk janë shumë të përfaqësuara në organet vendimmarrëse brenda partive dhe në këtë mënyrë pa fuqi reale në partinë e tyre’.

Shoqëria civile

faqësim i barabartë i grave në politikë është parakusht për funksionimin e demokracisë, për ndryshime sociale dhe zhvillim economik.

tikë. Por përveç këtyre pengesave, ndër pengesat kryesore janë barrierat institucionale si përshembull sistemi i rekrutimit në partitë politike.

Argument tjetër për inkuadrim të barabartë të grave në politikë duke u bazuar në argumentin e shkenctares politikane Angleze Ann Philips është se gratë kanë interesa, nevoja dhe eksperienca të ndryshme nga burrat dhe se këto interesa mund të përfaqësohen vetëm nga gratë e jo nga burrat dhe për këtë arsye duhet të ketë përfaqësim të barabartë të dy gjinive në parlament. Sipas Ann Philips, në institucionet politike të dominuara nga meshkujt çështjet që kanë të bëjnë me gratë si dhuna në familje, dhunimi, abuzimi dhe diskriminimi seksual, varfëria te gratë, sëmundjet e gravë (si përshembull kanceri i gjirit) dhe shumë çështje tjera lihen të pa përfaqësuara. Kush mund të ndikoj në ndryshimin e gjendjes së pozitës së gruas në politikë? Partitë politike, shoqërit civile apo kuotat? Shumë mendojnë se mungesa e gruas në proceset politike është si rezultat i qualifikimit të ultë te gratë, mungesës së talentit, mungesës së ambicjeve politike dhe të vetëbesimit për të marrë vendime politike. Është e vërtetë se në shumë raste niveli i edukimit te gratë është më i ultë sesa te burrat por kjo nuk do të thotë se gratë janë më të paafta se burrat por se gratë gjithmonë kanë qenë të diskriminuara dhe vazhdojnë të diskriminohen në aspektet edukimit dhe të punësimit. Prandaj mungesa e mundësive materiale për tu promovua, kushtet e rënda ekonomike dhe sociale për shumë gra janë disa nga pengesat të cilat nuk i lejojnë gratë të inkuadrohet në poli-

Partitë Politike Problemi me partitë politike në Kosovë është se ato kanë inkuadruar gra në partitë e tyre por ato rrallë herë nominohen si kandidate për poste më të larta. Kjo mund të shihet shumë qartë nga zgjedhjet e fundit lokale të 15 Nëntorit ku vetëm 6 kanditate femra konkuruan për kryetare të komunave të ndryshme. Partitë më të mëdha politike në vend si Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës të cilat kanë premtuar dhe vazhdojnë të premtojnë përfshierje më të gjerë të grave në politikë nuk kandiduan as një femër për kryetare të ndonjë komune.

Çfarë duhet të bëjnë partitë politike? Përderisa mënyra më e zakonshme për të u inkuadruar në politikë është përmes partive politike, partitë politike luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm sa i përket inkuadrimit të gruas në proceset politike. Në mënyrë që partitë tona politike ta luajnë këtë rol të rëndësishëm duhet që pikësëpari të adaptojnë një strukturë të brendshme demokratike pra partitë politike në Kosovë duhet të demokratizohen. Sipas Arjeta Rexhaj, drejtoreshë e Qendrës për Trajnime dhe Studime Gjinore, në një intervistë të dhënë për Kosova Sot pat theksuar se partive politike në Kosovë ju mungonjë ‘’mekanizma për përfaqësim të drejtë’’ dhe për këtë arsye ‘’pa demokratizim

brenda partiak dhe fuqizim të gruas në vendimmarrje brenda partisë politike, është shumë e vështire që gruaja në Qeveri të jetë e përfaqësuar denjësisht’’. Partitë politike duhet ti sigurojnë përkrahje grave dhe financim në mënyrë që t’ju ndihmjnë në kandidimin dhe fitoren e tyre. Partitë politke duhet ti përfaqësojnë gratë në mënyrë të barabartë me burrat duke i inkuadruar ato edhe në nivele më të larta të partisë jo vetëm në nivele të ulta.

Kuotat Sa i përket kuotave, ato kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e përfaqësimit të gruas në politikë dhe kjo mund të shihet qartë nga zgjedhjet e para pas luftës kur kuotat nuk ishin prezantuar ende përqindja e grave në parlament ishte vetëm 8.6 ndërsa pas prezantimit të kuotave numri i grave në parlament arriti në 30%. Por kjo ngritje e përqindjes në parlament nuk solli ndonjë ndryshim të gjendjes së përgjithshme të pozitës së gruas në politikë . Kuotat një farë mënyrë kanë krijuar standarte mekanike të cilat i detyrojnë partitë politike të arrijnë 30 përqindshin e grave në parlament. Kuotat ngritën numrin e grave në parlament por jo edhe zërin e tyre. Pra, tani për tani gratë deputete nuk janë në parlament ti përfaqësojnë gratë por janë aty sepse kështu obligohen partitë politike nga ligji për barazi gjinore dhe në këtë rast gratë në parlament nuk i përfaqësojnë gratë dhe interesat e tyre por interesat e partisë. Sipas z. Vuniqit ‘gratë deputete pikësëpari përfaqësojnë interesat e partive e në raste të rralla edhe të grave ... sepse partive politike në Kosovë ... sidomos partive më të mëdha, u mungon demokracia

Në demokracitë moderne shoqëria civile luan një rolë të rëndësishëm dhe mund të kontribon në mënyra të ndryshme në avancimin dhe inkuadrimin e grave në proceset politike. Shoqërit civile mund ti ndihmonjë grave duke lobuar për të siguruar që qështjet e grave të adresohen në platformën e partisë dhe për ndryshime në legjislativ. Poashtu duke organizuar projekte të ndryshme për ti edukuar qytetarët për rëndësinë dhe arsyet se pse duhet të kemi një përfaqësim të barabartë të grave në politikë. Organizatat joqeveritare të grave në Kosovë pas luftës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përkrahje për barazi gjinore duke organizuar projekte dhe kampanja të ndryshme me çështjet që kanë të bëjnë më pozitën dhe përfaqësimin e gruas në institucionet politike. Por të gjitha iniciativa e marra nga OJQ-të e grave në Kosovë nuk mund të arrihen pa ndihmën e deputeteve femra të cilat janë prezente në parlament. Sipas Igballe Rugovës, drejtoreshë egzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, ‘gratë brenda partive politike nuk po luftojnë shumë për pozitën e tyre brenda partive’. Edhe pse 30 përqindëshi i femrave në parlament është arritur edhe sot gratë në Kosovë vazhdojnë të lihen jashtë proceseve politike si në postet udhëheqëse në pushtetin qëndror poashtu edhe në pushtetin lokal pra interesat e grave në Kosovë vazhdojnë të jenë të pa përfaqësuara. Poashtu ndryshimet më të fundit, sidomos shkrierja e Partisë Reformiste Ora në LDK dhe dorëzimi i liderës së fundit, Teuta Sahatqija, nënkupton se pozita e gruas në politikë nuk po shkon drejt emancipimit dhe integrimit të saj por drejt margjinalizimit të saj. Dhe e gjithë kjo po ndodh si rezultat i diskriminimit të grave në Kosovë pikësepari nga liderët politikë dhe po ashtu edhe nga vetë institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Nga kjo shihet se në Kosovë politika vazhdon të udhëhiqet nga burrat dhe gratë shërbejnë vetëm si numër për të plotësuar kuotat andaj hapa të menjëhershëm duhet të mirren nga partitë politike, nga institucionet vendore dhe ndërkobëtare dhe poashtu edhe nga vetë gratë në parlament për ndryshimin e kësaj gjendje. *Autorja është e diplomuar në Mardhënie ndërkombëtare dhe Politikë. (foto aktivitet i grave)


AKTUALITET

nGA JEnI MYFTARI

15 MARS

FAQE 15

FEMRA MYSLIMANE SHQIPTARE PËR ISLAMIN (SEMINAR NË LONDËR)

14 Marsi 2010, shënoi fillim e një faqe të re, në jetën dhe veprimtarinë e femrave myslimane në Londër. Pas gati 20 vitesh nga fillimi i lëvizjeve masive të shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, drejt Mbretërisë së Bashkuar, besimtaret myslimane shqiptare promovohen, për herë të parë me një seminar një ditor, vetëm për femra. Organizatore e kësaj nisme ka qenë Shoqata e Myslimanëve të Ballkanit-Drita, një shoqatë e re kjo, që sapo ka nisur veprimtarinë dhe ka në përbërje të saj myslimanë nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia, e Bosnja.

eminari me temë “Muhammedi (a.s) mëshirë për botën mbarë”, u mbajt në Swiss Cottage, një zonë kjo e populluar shumë nga shqiptarët. Interesimi dhe vëmendja ishte shumë e madhe, gjë që u vu re edhe nga numri mjaft i lartë i pjesëmarrëseve, të cilat kishin ardhur nga pjesë të ndryshme të Londrës, madje kishte prej atyre që, kishin ardhur nga jashtë Londrës. Në seminar kishte të pranishme edhe nga shoqata të tjera shqiptare, në Londër. Takimi filloi me një sure nga Kur’ani të lexuar nga 9 vjeçari Enes Hoxha, për të vazhduar më pas me fjalën e mirëseardhjes për të pranishmet, mbajtur nga Merita Memishi, Kryetare e Gruas, në Shoqatën “Drita”. Pas mirëseardhjes, Znj. Memishi ndër të tjera tha: “Myslimanët posedojnë

S

vlera të larta, respektin, krenarinë dhe para se gjithash, janë ithtarë të fjalës së shenjtë, të cilën Allahu ia publikoi njeriut më të zgjedhur Muhammedit s.a.v.s., e ajo fjalë është Kur’ani. Përmes Muhamedit a.s. Allahu i Lartëmadhëruar na solli ne dhe tërë botës, fenë e kuptueshme dhe të qartë, të mbështetur në dy themele të forta, shpalljen hyjnore dhe arsyen njerëzore; fenë islame, drita e së cilës përhapet në vazhdimësi, në të gjithë kontinentet dhe ndriçon shtigjet e rrugës së vërtetë, për ata që kanë sy dhe që mendojnë, që e ndjekin arsyen dhe mendjen, që e

përbuzin marrëzinë, që nuk durojnë padrejtësinë, dhe që janë njerëz me virtyte të larta, siç kërkon Allahu (xh.sh) që të jenë”. Katër lektoret në këtë seminar, paraqitën para të pranishmeve, në pika të shkurtra fragmente nga jeta dhe vepra e Profetit të fundit të historisë njerëzore, Muhammedit (s.a.a.s). “Allahu e ka lartësuar Profetin Muhammed (a.s) mbi të gjitha krijesat dhe i ka dhënë atij mrekullinë e Israsë dhe Miraxhit-tha lektorja e parë e këtij takimi, Sadete Boja. Namazi ishte dhurata që Zoti i gjithësisë i dha Profetit në këtë natë të madhe dhe që Muhammedi (s.a.a.s) ia la amanet besimtarëve, gjatë gjithë kohës madje edhe në minutat e fundit të jetës së tij”. Më pas, duke folur për rolin e Profetit si udhëheqës dhe burrë shteti-Blerina Batallitheksoi se strategjia politike dhe ushtarake e ndjekur nga Profeti Muhammed (s.a.a.s) ia kalon të gjitha shkollave më të specializuara sot, për përgatitjen e kuadrove drejtuese të shtetit. Për këtëtha ajo- praktika

e Profetit (a.s) duhet të merret shembull nga të gjithë politikanët dhe diplomatët e sotëm, që udhëheqin botën”. Në fund të fjalës së saj Z. Batalli citoi një thënie të dramaturgut të famshëm anglez ,Bernard Shaw-it: “Jam i bindur se një njeri i ngjashëm me të, po të merrej me problemet e kohës moderne do t’i kishte zgjidhur ato me sukses duke i sjellë njerëzimit paqen dhe lumturinë e nevojshme. Kam parashikuar se besimi i Muhammedit do të jetë i pranueshëm në Evropën e nesërme ashtu siç ka filluar të bëhet i pranishëm edhe në Evropën e sotme”. Znj. Hadije Gjegjizi foli për qëndrimin e Profetit (s.a.a.s) ndaj femrës. Pasi i bëri një përmbledhje të shkurtër gjendjes së femrës në botë, para ardhjes së Islamit, ajo tregoi në pika të shkurtëra, pozitën e lartë në të cilën e ka vendosur Zoti (xh.sh) femrën në Kur’an. Ndërmjet të tjerash ajo tha: “...Në personin e Muhammedit (s.a.a.s), çdonjëri prej nesh gjen figurën e bashkëshortit të mirë, prindit të dashur, shokut bujar e të sjellshëm, punëtorit të ndershëm, gjen figurën e udhëheqësit dhe drejtuesit tolerant e të kuptueshëm“. Lektorja e fundit, Afijete Hoxha, solli para të pranishmeve figurën e Profetit si prind i mirë dhe kujdestar i jetimëve.“Edukimi i fëmijëve –tha Znj.Hoxha- është një kapitull i rëndësishëm në legjislacionin islam. Edukimi i mirë dhe i drejtë i fëmijëve është trashëgimia më e çmuar e më e shtrenjtë që prindi i devotshëm le pas vetes së tij. Po ashtu islami na mëson që të kujdesemi edhe për ata fëmijë jetimë të cilët, nuk i shoqëron dashuria prindërore dhe kjo duhet të na zgjojë ndërgjegjen dhe mëshirën për ta“. Në fund, seminarin e për-

shëndetën një grup fëmijësh të cilët mbushën sallën me harmoninë e zërave rinorë. Vjershat dhe Ilahitë e cituara prej tyre, zgjuan tek të pranishmet mallin e vendlindjes. Takimi u mbyll me një koktel, që i shërbeu të ftuarave për t’u njohur më mirë me njëra-tjetrën. Të pyetura se çfarë përshtypjesh kishin nga ky simpozium, të gjitha të intervistuarat, shprehën konsideratën e tyre të lartë për organizimin e shkëlqyer, për temat e arrira dhe për vetë aktivitetin në tërësi. “Kishim nevojë për një veprimtari të tillë-thanë të ftuarat. Një hap i tillë duhet të ishte ndërmarë vite më parë. Ne femrat kemi shumë nevojë të tubohemi në grupime të tilla e të dëgjojmë apo të japim kontributin tonë-thanë ato”.

ndërsa Mehdi Hoxha, Kryetari i Shoqatës Drita, i pyetur lidhur me këtë aktivitet tha: “Kemi patur shumë ngarkesë emocionale dhe kemi mbajtur stres të madh për mbarëvajtjen e këtij simpoziumi. Kemi organizuar shumë aktivitete për burra, por asnjëherë nuk jemi ndier kaq në ankth. Kjo jo vetëm për faktin se ky është aktiviteti i parë i këtij lloji për femra në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe për faktin se asnjëra prej lektoreve nuk ka patur përvojën e duhur dhe, secilës prej tyre i është dashur të bëjë një punë shumë të madhe, për të arritur sukses në këtë eveniment. Falenderoj Allahun, i cili e kurorëzoi mundin dhe përpjekjen tonë me sukses dhe më pas falenderoj gjithë ekipin organizativ të seminarit-tha Z.Hoxha-për seriozitetin me të cilin kanë punuar dhe për ndihmën e paçmuar, që kanë dhënë me këtë rast”.


FAKT nga Prof. Dr. Avzi MUSTAFA ulumtimi dhe studimi i gjuhës, arsimit dhe shkollimit të shqiptarëve gjatë shekujve është një çështje kulturore-historike e pedagogjike më rëndësi të veçantë. Edhe pse sot disponojmë me disa botime, gjithë materiali ekzistues lidhur me ndriçimin e plotë të historikut të shkollës shqipe ende nuk është vjelë në tërësi. Kur bëhet fjalë për dëshmitë për përdorimin e gjuhës shqipe, gjithsesi duhet të ndalemi në dëshminë e klerikut francez Gulielm Ade, që në veprën e tij të botuar më 1332, përkatësisht në librin I, pjesa e 8-të, ai shkruan: “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja; megjithatë kanë alfabetin latin në përdorimin dhe në tërë librat e tyre”. Kjo e dhënë, si dhe shumë të tjera, flasin lidhur me qëndrueshmërinë e popullit tonë kundruall ndikimeve të huaja feudale. Mjedisi shqiptar në zonat e thella bëri përpjekje që t’i ruajë zakonet dhe traditat e kanuneve të maleve, mbi të gjitha gjuhën shqipe, gjë që flet se ndikimet e huaja nuk i pranonte me lehtësi. Si në Evropë, ashtu edhe në Ballkan, në komunitetin shoqëror feudal arsimi zhvillohej në gjuhën latine në perëndim të Ballkanit dhe në lindje në gjuhën greke, por pa ndonjë ndikim kulturor mbi shqiptarët nga gjuha kishtare sllave Ne shekullin e XVI i kemi përpjekjet e para që gjuha kombëtare t’ua zërë vendin gjuhëve kishtare. Edhe përkundër asaj se mësimi zhvillohej në gjuhë të huaj, gjuha shqipe mësohej si lëndë mësimore.

H

Gjuha shqipe në shkollën e Karadakut të Shkupit Në bazë të një raporti të shkruar nga Aleksandër Komulloviqi në vitin 1584, shihet se aty kërkohet hapja e një shkolleje shqipe në formën “in forma di colegio “ (në formë kolegji) në territorin e famullisë katolike të Karadakut të Shkupit (Montenegro di Skopia. Pak më vonë një shkollë në gjuhën shqipe kërkohej të hapet edhe në famullinë e Letnicës në fshatin Ceravajka në verilindje të Stubllës. Hapja e këtyre shkollave në Karadakun e Shkupit nga arsimdashësit arsyetohet nga fakti se “aty nuk banojnë dhe nuk vijnë turqit”. Edhe përkundër kushteve të vështira të mësimit të shqipes, ata kishin gjetur formën adekuate, të ashtuquajtur “modus vikendi”, që nënkuptonte mësimin e gjuhës amtare nën kulmin e tempujve fetarë, sepse pranë këtyre institucioneve qëndronte arsyetimi para pushtetit, me pretekst se këta u mësojnë fenë. Këtë e shohim nga raportet e argjipeshkvisë dhe meshtarëve dërguar Kongregacionit “De Propaganda Fide” në Romë. Këso shkollash ekzistonin edhe nëpër vendet e ndryshme shqiptare, por në mungesë të dëshmive ose të ndonjë raporti konkret, ato mbeten të harruara.

Mësimi i gjuhës shqipe në shkollën e Kurbinit (1632), Pëdhanës (1638), Troshanit (1639) dhe në Velje të Mirditës (1692) Në vazhdën e këtyre përpjekjeve nga

15 MARS

FAQE 16

GJUHA SHQIPE NE TRADITËN E HISTORISE SË SHKOLLAVE dhe arsimi në vendet e pushtuara ishte në drejtim të edukimit dhe arsimit fetar. Kjo shihej edhe nga mësimi i fesë, që kishte 4 orë në javë, po aq sa kishte edhe gjuha në të cilën zhvillohej mësimi (greqisht në Çamëri dhe serbisht ne Kosove, Maqedoni e Mal të Zi). Gjuhën shqipe pak e përdorin në mësim vetëm mësuesit e fesë vetëm për të dhënë shpjegime ose për të bërë krahasime

Shkolla shqipe më 1941 Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Kosovës jo pa arsye shkollën shqipe të vitit 1941 e quajtën “shkollë çliruese”, ngase për herë të parë edhe në këto troje u dëgjua gjuha shqipe që aq fort e deshën rilindashësit. Kështu për herë të parë u hapën shkolla me administratë shqipe. Në vitet e para 1941 në Prishtinë u hap shkolla për mësues dhe administratorë shqiptarë. Në këtë periudhë 200 mësues të dalë nga Normalja e Elbasanit i erdhën në ndihmë popullatës së këtyre trojeve për ta ringjallur gjuhën shqipe dhe për t’i arsimuar ato.

Shkolla shqipe pas vitit 1945 – me tri abetare

njëra anë, kurse nga ana tjetër duke qëndruar përballë cenimit të interesave fetare të të tria feve, që e zbatonin politikën e verbër të institucioneve prej të cilave vareshin, si rezultat vijoi hapja e shkollave shqipe. Kështu në vitin 1632 në Kurbin të Krujës, gjashtë vite më vonë në Pëdhanë (1638) afër lumit Mat dhe një vit më vonë, më 1639, në Blinisht, u hapën shkollat e rangut fillor të drejtuar nga klerikë shqiptarë, ku mësimet zhvilloheshin në gjuhën shqipe. Në bazë të raporteve që i dërgoheshin Propagandës Fide në Romë, arsyetimi i këtyre priftërinjve ishte se nxënësit shqiptarë nuk mund ta mësojnë gjuhën latine ose greke, sepse ata e flasin gjuhën e tyre shqipe. “Që të mund t’i përgatisim për studime të mëtejshme, jemi të detyruar që mësimin t’ua shpjegojmë në gjuhën amtare”. Shkolla e Troshanit afër Blinishtit mbijetoi deri në vitin 1648, kur organet arsimore turke në këtë vit e mbyllën, duke e akuzuar për propagandë antifetare islame.

Mësimi i gjuhës shqipe në “gymnasium” të Blinishtit (Zadrimës) më 1639 Krahas këtyre shkollave që i takonin rangut të shkollave fillore, banorët e Blinishit shtruan edhe kërkesën për hapjen e një shkolle të rangut të shkollës së mesme, të quajtur “gimnasium”, ku gjuha shqipe do të jetë në krye të lëndëve mësimore. Në këto shkolla si

tekste shkollore u përdorën tekstet e autorëve shqiptarë, si gramatikat, fjalorët, si dhe veprat e Pjetër Budit, Frano Bardhit, Pjetër Mazrekut, Andrea Bogdanit etj. Edhe himarjotët kah vitet 1630-1642 iu drejtuan mbretit të Napolit që t’u lejojë një shkollë në gjuhën e tyre amtare. Për këtë shkollë, sipas dëshmive të përfaqësuesit të Napolit, thuhet se shkolla u organizua me ndihmën e nxënësit të tij Dhimitri, i cili thotë se “se shqipen e dinte ne mënyrë elegante”. Përdorimin e gjuhës shqipe e shohim më vonë, aty kah shek. XVII, edhe në shkollat turke në “Kompleksin arsimor e kulturor të Bushatlinjve”.

Gjuha shqipe si kërkesë e tërë sistemit arsimor Për hapjen e shkollave në gjuhën amtare aty kah vitet 1840 mund ta përmendim Shqipërinë e Veriut, ku u krijuan disa qendra mësimore me mësues vendas, si Gegë Kodheli, Gjon Shkrumi, Jak Kraja e Filip Shkodrani. Ky i fundit e hapi shkollën në shtëpinë e Kolë Kamsit. Megjithatë s’duhet harruar edhe kontributin e madh në historinë e arsimit shqip që dhanë arbëreshët e Italisë. Në vitin 1732 u hap kolegji i Shën Benedhitit, ndërsa më vonë edhe i Shën Adrianit. Në vitin 1849, me kërkesën e të madhit De Radë, u lejua mësimi i gjuhës shqipe. Ai iu drejtua me një thirrje Evropës që të ketë mirës-

inë e ta ruajnë popullin shqiptar dhe gjuhën shqipe si një eksponat të lashtësisë evropiane. Kjo shkollë që udhëhiqej nga Jeronim De Rada u mbyll në vitin 1852 me dekret mbretëror. Gjithashtu duhet të përmendet edhe shkolla e Janjevës. Në Gjysmën e parë të shekullit XIX edhe te arbëreshët e Greqisë pati një lëvizje kulturore-arsimore. U shquan sidomos Anastas Kullurioti dhe Panjot Kupiotari, por edhe shumë të tjerë.

Gjuha shqipe e shkollës së parë në Korçë (1887) Ajo lindi si një shkollë me karakter popullor e përbashkët për fëmijët e të gjitha besimeve dhe shtresave shoqërore, për djem e vajza, pa dallim feje. I tërë mësimi në të zhvillohej në gjuhën shqipe, shkruhej me alfabet origjinal shqip dhe me tekste në gjuhën shqipe të përgatitura nga autorë shqiptarë, me mësues shqiptarë dhe me leje nga sulltanati. Kjo është ajo që e bën këtë shkollë të jetë mësonjëtorja e parë shqipe. Nga kjo shkollë gjuha shqipe fillon të jetë gjuhë arsimore.

Gjuha shqipe gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria gjatë Luftës së Parë Botërore u nda dhe u copëtua. Pjesa më e madhe ngeli jashtë kufijve politik të saj. Atëbotë gjuha shqipe mësohej vetëm në Shqipëri, kurse në tokat e pushtuara flitej vetëm në shtëpi. I tërë edukimi

Pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria etnike u nda në dysh. Te shqiptarët jashtë trojeve etnike, edhe pse mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, e tërë edukata ishte drejtuar në drejtim të edukimit të shqiptarëve në frymën e patriotizmit ortodoks sllav, për të qenë të dëgjueshëm dhe lojal ndaj shtetit. Sidoqoftë, shqiptarët në Serbosllavi patën batica dhe zbatica, ndërsa ato pak arritje arsimore e kulturore ishin halë në sy për sllavo-komunistët. Është ende e freskët dhuna politike e policore ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë që ky pushtet nisi ta përdorë pas vitit 1981. Dhuna u reflektua në mbylljen edhe të atyre pak paraleleve të mesme dhe në detyrimin e shqiptarëve të mësojnë në klasë të përziera, në gjuhën e shtetit dhe me administratë sllave. Mësuesit dhe nxënësit e tyre shqiptarë detyroheshin ta flasin në gjuhën e shtetit, u ndërruan emrat e shkollave, u bë diferencimi i shqiptarëve, u kurdisën gjykime të montuara, u helmuan nxënësit etj. Nuk e di a ka ndonjë histori të shkollave kombëtare aq të përgjakshme siç ka përjetuar shkolla shqipe. Edhe përkundër faktit se rrënjët e saj janë të vjetra më shumë se 4 shekuj. Ndërkaq e keqja e shkollës shqipe që vazhdon të ekzistojë edhe në këtë epokë globalizimi e integrimi është se shqiptarët akoma vazhdojnë ta mësojnë shqipe me tri abetare e tre plan-programe të ndara për mësimin e gjuhës shqipe. Pa e ditur fundin e kësaj dhe rifillimin e shkollës së njësuar shqipe. *(ligjërues në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës)


FAKT nGA METJU AREF ër sa i përket historisë ose gjuhës shqipe, sot, çfarë duhet të provojnë dijetarët si parahistorianët, historianët, arkeologët ose gjuhëtarët ? Së pari, duhet provuar shkencërisht me anë të studimeve dhe hulumtimeve të thelluara të bazuara me argumente provuese, akte dhe fakte të pakundërshtueshme dhe analiza të drejta se shqiptarët janë me të vërtet pasardhësit e pellazgëve. Këta pellazgë të famshëm janë keqtrajtuar prej shumicës së historianëve dhe gjuhëtarëve modernë me këtë fjali lapidare: «Pellazgët, popull parahelenik, janë tretur pa lënë gjurmë ». Ja gabimi fatal që ka penguar breza të tërë dijetarësh të mos shkojnë më larg në hulumtimet për këta pellazgë. Vetëm në shekullin XIX të erës sonë dhe në fillim të shekullit XX disa dijetarë filluan të studiojnë gjuhën shqipe, midis të cilëve një numër i madh gjuhëtarësh gjermanikë (gjermanë dhe austriakë si Jokli, Majeri, von Hahni, Kreçmeri dhe të tjerë jo më pak të njohur). Për fat të keq, ajatollahët e gjuhësisë moderne (dhe të asaj që pranohet prej të gjithëve) nuk i kanë marrë para sysh këto punime që dalin nga shtigjet e rrahura. Ata veç kanë pranuar (pa e studiuar me rrënjë dhe pa pasë përdorur dialektin gegë, të cilin e përfillën fare) se gjuha shqipe është gjuhë « indoeuropiane » (skaj që unë nuk e pranoj) që përbën një degë më vete në gjenealogjinë (çka nuk do të thotë patjetër « etnogjenezë ») e gjuhëve. Ja pse nuk është thelluar studimi i kësaj gjuhe (veçanërisht dialekti geg i veriut që mbetet « një fosil i gjallë »). Ky gabim i dyfishtë (Pellazgë të injoruar dhe gjuha shqipe e shtënë në dollap) bëri që gjuha shqipe të përjashtohet nga studime dhe hulumtime në kuadrin e këtij « akademizmi indoeuropian », kahja e shmangur e të cilit e ka zhytur këtë disiplinë në një qorrsokak të vërtetë. Ja pse, për këtë çështje, studime gjuhësore të ndryshme kanë lulëzuar në anarki. Ja pse, edhe sot e gjithë ditën, gjuhëtarët shqiptarë (të nënshtruar ndaj kësaj « ideologjie » indoueropianiste) nuk bëjnë be veçse për « ç’është e pranuar bashkarisht ». Për ata, të gjithë ata që dalin nga kjo vijë « zyrtare » janë « revizionistë, negacionistë ose sharlatanë», që i quajnë persona non grata në « klubin » e tyre. Kjo që sapo thashë nuk është veçse një parantezë, sepse thelbësorja nuk është të provosh që shqipja është gjuhë shumë e lashtë a universale a e vetmja në botë a prej së cilës kanë dalë gjithë të tjerat ! Jo, s’duhet vënë qerrja para qeve. Më e rëndësishmja është të provosh që shqiptarët rrjedhin prej pellazgëve dhe që grekët janë pushtuesit e vendit të pellazgëve dhe që kanë marrë kulturën e tyre. Vetëm duke u nisur nga ky pohim (me prova, sigurisht) do të mund të thuhet se “me të vërtetë” gjuha shqipe (“fosil i gjallë ») është vërtet trashëguesja e kesaj « pellazgjishteje të lashtë». Marr përsipër, pa turp të shtirë, atësinë e këtyre dy skajeve, si edhe atë « semito-egjiptian » që ka të bëjë me origjinën e grekëve : i duhet dhënë Cezarit ajo që i takon Cezarit ! Të shumtë janë sot ata që i përdorin këto emërtime pa zënë në gojë burimin e tyre. Si duhet provuar që pellazgët

P

15 MARS

FAQE 17

Përsiatje për praninë gjuhësore të "pellasgjishtes së lashtë"

janë stërgjyshërit e shqiptarëve ? Në fillim duhet provuar që ata bëjnë pjesë në një bashkësi etnolinguistike të pafund që shkonin nga Atlantiku në Detin e Zi dhe nga të dy brigjet e Danubit në Kretë dhe ishujt Egje, pa harruar se ata kanë kaluar nga Ballkani në Azi të Vogël. Po vë në dukje, kalimthi, se pellazgët (që unë i kam quajtur Homo Pelasgus, skaj tjetër ky imi) janë popull autokton dhe nuk vijnë nga Azia si mendojnë (pa asnjë provë), sot e gjithë ditën, disa mendje të informuara keq, dashakëqinj ose krejt të paaftë. Gjithashtu duhet sjellë prova se nuk bëhej fjalë për një popull laragan që përmblidhte etni të ndryshme por që bëhej fjalë me të vërtetë për një popull të vetëm të përbërë nga fise që kanë mbajtur emra të ndryshëm por që kanë pasur një kulturë të përbashkët dhe që kanë pasë folur një gjuhë të vetme (pellazgjishten e lashtë) me dialekte të ndryshme. Kjo është « etnogjeneza » e vërtetë e gjuhëve indoevropiane. Për ta mbështetur gjithë këtë argumentim, më është dashur « të shkoqit » pothuaj të gjitha shkrimet e antikitetit që nga Hekateu i Miletit dhe Helanikos i Mitilenës dhe duke vazhduar me Herodotin dhe Tukididin deri te kritikët aleksandrinë të shekullit III para erës sonë. Gjithashtu, duket shkoqitur dhe thelluar studimi i teksteve moderne për të nxjerrë andej argumentet e nevojshme për t’u provuar gjuhëtarëve se ata kanë hyrë në « rrugë të gabuar » duke përqafuar ideologjinë « indoeuropianiste ». Duhet provuar se « Mikenienët » (emër modern, i panjohur prej të lashtëve dhe i sajuar prej Shlimanit) nuk qenë grekë dhe se këta të fundit qenë me të vërtetë me origjinë semitoegjiptiane. Duhet provuar, gjithashtu, se « mitologjia » e quajtur greke nuk qe veçse një mitologji e dalë nga

qytetërimi i lashtë i pellazgëve dhe të cilën grekët e uzurpuan dhe e manipuluan (për t’i shërbyer çështjes së tyre) kur erdhën në rajonin balkano-egjejan rreth shekullit VIII para erës sonë (me egjiptianin Danaos, Fenikasin Kadmos dhe asirianin Pelops). Duhet, gjithashtu, provuar që shkrimi domethënë ligjërimi (dhe jo domosdo alfabeti) i « linearit B» (dalë prej linearit A i Kretasve, gjuha e të cilëve nuk është deshifruar kurrë) ishte ajo e pellazgëve sepse grekët nuk gjallonin ende në atë kohë. Duhet vënë në pah periudha e quajtur « Motet ë errëta » (1200 deri në 800 para erës sonë) ku nuk dihet gjë fare për mungesë dokumentesh të shkruara (të shkatërruara prej grekëve kur erdhën rreth viteve 800). Megjithatë pjesa më e madhe e shkencëtarëve të specializuar në historinë parahelenike është e bindur se pellazgët zotëronin një alfabet dhe një shkrim të tyrin : pa sjellë prova, kuptohet vetvetiu. Për këtë çështje nuk ka veçse hamendësime provash meqë alfabeti i tyre është zhdukur; po jo pellazgët që kanë lënë një trashëgimi të madhe « gojore » të transmetuar nga brezi në brez (Iliada, Odiseja, mitologjia, legjenda të ndryshme, substrat gjuhësor të lashtë). A i zhdukën grekët gjurmët e këtij qytetërimi prej të cilit u frymëzuan dhe i muarën kulturën ? Po, meqë nuk ka asnjë shkrim të kësaj periudhe të gjatë të quajtur « Motet e errëta ». Për fatin e tyre të keq krimi nuk qe i përsosur : ata nuk e kanë menduar se një ditë do të zbulohej se emrat e mitologjisë dhe fjalë të tjera të « greqishtes së lashtë » do të shpjegoheshin me dialektin gegë të Shqipërisë së Veriut. Dhe nuk e zhdukën dot gjuhën shqipe, që, sot, është mjeti

kryesor që ka bërë « t’i hiqen petët lakrorit » ! Megjithatë pellazgët dhe ilirët që humbën alfabetin e tyre ose që e braktisën për arsye që nuk dihen, vazhduan të shkruajnë gjuhën e tyre duke marrë alfabetin më në modë (në epokat e tyre përkatëse) : kret, grek, etrusk, latin … Keltët (Keltos ishte vlau i ilirosit na thotë legjenda) kanë vepruar njësoj duke përdorur, përgjithësisht, alfabetin latin. Dhe më në fund, shqiptarët kur deshën të shkruajnë gjuhën e tyre përdorën dora-dorës alfabetin grek ose latin, madje edhe arab (meqë otomanët përdornin alfabetin arab). Por, shkurt, katolikët shqiptarë muarën alfabetin latin, për të shkruar gjuhën e tyre liturgjike midis shekullit XII dhe XIV. Më së fundi rreth fundit të shekullit XIX u krijua alfabeti « i shqipes » (1878, Lidhja e Prizrenit). Sidoqoftë, ky alphabet u ripunua duke krijuar, me shkronja latine, shkronja speciale për t’ia përshtatur fonetikës shqipe (1908, Kongresi i Manastirit). Ai u institucionalizua vetëm më 1917. Ky alphabet që u bë zyrtar është ai i ditëve tona. Ataturku u frymëzua nga ky alphabet për të zëvendësuar alfabetin arab të turqve. Logjikisht, si do të kishin mundur të gjallonin gjatë kësaj periudhe të heshtur (1200-800) madje edhe asaj të mëparshme (>2000 para erës sonë)? Si mundeshin ata të dilnin nga ky ”hiç”, nga ky “no man’s land grek”? Duhet provuar, më së fundi, se s’ka pasur kurrë luftë të Trojësmidis grekëve dhe pellazgëve midis 1193 dhe 1183 (date kjo e shpikur prej matematikanit Erastoten në shekullin III para erës sonë!) por që ishte fjala për një epope shumë të lashtë (“Zemërimi i Akilit” të transformuar prej pushtuesve helenë në “Iliade”) që

tregon për disa përpleshje midis fiseve pellazgjike (në Iliadë ka pellazgë në të dy kampet!) dhe të kënduara nga qyteti në qytet prej rapsodëve të famshëm ose aedëve, poetëve epikë. Lufta e vërtetë e Trojës është ajo e pushtimit prej helenëve të vërtetë – rreth 680 para erës sonë – i pjesës veriperëndimore të Anadollit të sotëm, që dikur quhej “Ilion”. Pra, nuk është Troja e lashtë e treguar te “Odiseja” e famshme e Homerit (që ka shumë gjasa të ketë jetuar por që nuk ka shkruar asnjëherë asgjë!) por ajo e një lufte tjetër, të asaj të fillimit të “kolonizimit grek” në 680 para erës sonë. Ja pse epopeja e lashtë pellazgjike (“zemërimi i Akilit”) u quajt “Iliadë” (nga emir i qytetit Ilion). E gjithë kjo lexohet qartë ose “midis rreshtave” në të gjitha shkrimet antike, pra edhe në poemat epike të quajtura homerike, në teogonine e Hesiodit dhe në shumë tekste të autorëve antikë grekë. Pêr të provuar këto, kam shkruar vëllimin tim të dytë : “Greqia Mikeenët = Pellazgët ose zgjidhja e një enigme”. Për të kurorëzuar “të tërën”, pasi të sillen të gjitha provat, duhet të ndërhyjë “kriteri gjuhë”. Pra duhet filluar me historinë dhe jo meGjuhën. E pata gabim që botova, të parin, librin tim « Shqipëria…”. Duhet ta kisha filluar me të dytin (« Greqia… ». Dhe me të vërtetë, për të provuar që gjuha shqipe është më e lashtë se gjuha greke duhet më parë të provohet që etnia shqiptare ka gjalluar (përmes trako-ilirëvë të ndërfutur) para grekëve dhe se këta të fundit janë pushtues që zunë Ballkanin, Egjeun dhe Azinë e Vogël pas shekullit VIII para erës sonë. Nuk mund të thuhet kurrsesi (si po lexoj andej-këndej) që grekët janë flurim i një etnie moderne të kryqëzuar dhe që greqishtja kurrë nuk ka qenë folur para kohëve moderne ! Qysh nga mesi i shekullit VI para erës sonë, nga koha e Pisistratit, dalin tekste greke me shfaqjen e poemave epike, të dala nga tradita gojore pellazgjike (të ripunuara për t’i shërbyer çështjes së pushtuesve të rinj), të transkriptuara në këtë greqishte të vjetër që po lindte. Nuk duhet harruar se grekët në Ballkan, në Egje, në Azinë e Vogël dhe në Itali ishin një « pakicë » qeverisëse pra një elitë që shkruante në gjuhën e vet (edhe pse ishte bastarde, domethënë e dalë nga një përzierje e hollë dialektesh pellazgjike jonian/atike, eoliane, arkado-qipriote dhe doriane – dhe nga semito-egjiptiane). Grekët, me kohë, ndërtuan një etni të përzier dhe një gjuhë të përbërë. Por meqë nuk ishin shumë (pakicë etnike e tipit semitik në krahasim me pellazgët « bjondë me sy të kaltër », si na thotë Homeri te Iliada), kjo përzierje mbeti e çatmuar dhe pak e përhapur. Dhe me të vërtetë, si pohon Herodoti (shekulli V para erës sonë), jonianët ishin pellazgë të bërë helenë pasi mësuan greqishten. Pra greqishtja gjallonte në këtë epokë megjithëse e përzier. Drejtuesit dorianë (veçanërisht spartanët) qenë të vetmit helenë të vërtetë. (vijon )


LETERSI

nGA BRIXHILDA nDInI Robert Elsie : « Një fund një fillim » Me sa duket Robert Elsie ndjek parimin e Virgjilit, i cili vetëm sa shpjegon rrathët e skëterrës ku e torturuan që me lindjen e letërsisë shqipe shkrimtaret dhe me një arsyetim te ftohte prej udhërrëfyesi, që është edhe cicëron njëherësh (te bën për vete ky udhërrëfyes qe ecën i pari dhe i sigurte ne token ku je lindure je rritur vetë.) Me një saktësi matematike autori na dhuron një libër që letërsinë e sheh ne planin diakronik, ku te gjithë shkrimtaret përfaqësohen me nga nje kulm te barabarte nga këndvështrimi. Probleme te evolucionit letrar Me te njëjtin preokupacion autori merret ne evolucionin letrar qe nga mikroorganizmat e deri tek gjitarët e fuqishëm. Dashamirësia për Shqipërinë nuk shërben asnjëherë si një infeksion sentimental qe ti mjegulloje ndopak argumentet e tij te ashpra, por kurrë tendencioze. Ato janë si pjese te vete relievit tone , i cili ndoshta nuk krijon klime te përshtatshme entuziazmi ,por , gjithsesi, ai është relievi ynë ku ne duhet te jetojmë. Dëshira për te na dhuruar mozaikun është shkaku qe reçencat janë aq te ngjeshura , mbasi aty ka nevoje për te gjithë llojet e gurëve , e madhësia e njërit nuk duhet te rendoje mbi mungesën e tjetrit. Kjo behet për shkak te ligjeve qe drejtojnë spektrin e një shkence , e cila vetëm sozine e vet te rreme ka patur këtu, por gjithnjë ka qene e trembur nga shtetrrethimi i mediokritetit dhe atmosfera e rënde didaktike, patriotikisht e tolerueshme ndaj divergjencës nga vlerat e mirëfillta e me pas vonesa e ardhjes se saj u kushtëzua nga herezia qe do te mund te përhapet për institucionin e shenjte politik. Ky kronikan i përpiktë te kujton personazhin e Mevla Çelebiut tek “Kështjella”, i cili edhe ne mes te rrebeshit te luftës ku vihej ne rrezik jeta, ai shihte me dhembshuri e përkujdesje fletët e hapura te kronikes se tij. P.sh autori si një shkrues i kampit kundërshtar afrohet tani qe muret ranë me një ndjenje te pranueshme keqardhjeje , mbi gërmadhat e një letërsie politike, mbijetesa e se cilës është te beje katarsisin , proces qe arti e ka shpikur vete. Shkrimtaret tanë laike duhet te pagëzohen dhe Robert Elsie është një misionar i mrekullueshëm për te shkulur rrënjët e kuqe te një fryme pagane e cila mohoi perëndinë e vetme te artit: forcën e karakterit . Por do te binte ne kurthin e estetikes marksiste, nëse me te njëjtën lente përçmuese , qe pati përdorur ajo për te zvogëluar çuditërisht vlerat me te spikatura bashkëkohore edhe letërsia moderne ta përdorte për te deshifruar kodin e patjetërsueshëm te artit për art

15 SHKURT

PAMJE TE RELIVIT LETRAR TE SHQIPES mes germave te kuqe. Autori thotë: “për 45 vjet radhe Shqipëria ishte një planet krejt tjetër , i shkëputur nga bota qe ne njohim. Një ishullim i shkëlqyer? Kurrsesi , Robert Elsie asnjëherë nuk gabon te zbresë nga Pegazi për tu marre seriozisht me problemet politike qe, si një kope e egër kuajsh vazhdojnë ende te enden ne pyllin gjysme te rrënuar te letërsisë shqipe duke shkelur gjithçka me vlere. Nga lart autori është përpjekur qe relievit letrar t’i japë pamjen dhe saktësinë e një harte te vetme kështu brilika e tij elegante do mund te behej e dobishme si një orientues qe s’do e humbasë kurrë vlerën edhe pse mund te përsosen metodat e matjeve te kësaj natyre. Për këtë arsye autori i ka dhëne parathënies kuadratin e ne legjende ku justifikon përsëritjet e datave , ngjarjeve si shenja konvencionale te mjaftueshme , për te krijuar një vizion te vetëm mbi boten shqiptare. Objektivizmi, aftësia për tu përqendruar ne thelbin e gjerave ne hierarkinë e vlerave estetike dhe jo shpërndarje ne shfaqjen e një filozofie te vetme, bashke me te cilën letërsia shqipe zbulonte skllavërinë e vet te pashërueshme. Është karakteristike e shkencëtarit qe me dashuri te pashpallur brenda frazës lakonike , gati te zyrtarizuar brenda institucionit te kritikes gjithnjë te zbuluar tek çdo shkrimtar, edhe tek ai qe dyshohej për vlera mesatare . Anët me kulmore te krijimtarisë se këtyre shkrimtareve te përçmuar nga gijotina e një censure te pamëshirshme, kritike qe kurrë nuk ra ne pozita kritizerë dhe me një gjest xhentëlmeni i injoroi te gjitha fyerjet qe i qene bere kapriçiove letrare , nga pseudo kritika staliniste. R. Elsie i përmend tek-tuk këta inkuizitore te pashembullt dhe kurrë ( duhet veçuar kjo) asnjëherë nuk u fut ne debat e ne polemike me thëniet e tyre te shtrembëruara dhe kjo ndodhi jo pse ishte i huaj dhe s’mund te ftonte ne duel këtë race qe s’e meritonte gjestin fisnik te kalorësisë, por sepse s’mund te kuptohet te flasë me te njëjtën gjuhe ,mjeku qe tregon diagnozën e një pacienti, te cilin do me çdo kusht ta shëroj,me xhelatin qe i shkaktoi plagët me te dhimbshme. Si një filatelist i pakrahasueshëm ne koleksionin e vet te paçmuar R. Elsie vendos nga një kapitull (reçence) si një pullë te veçante, origjinale postare ku shkrimtaret shqiptare i dërgojnë te ndrojtur mesazhet e përjetësisë. Indeksi i autoreve dhe veprave si dhe bibliografia e pasur qe

përzgjodhi Robert Elsie ne fokusin e vet, tregojnë dëshirën e tij te pazakonte për ti shkëputur nga katastrofa e anonimatit dhe vlerave mesatare ku pseudo kritika marksiste përpiqej te mbyste magjinë e te veçantës e te papërsëritshmes. Me durimin Balzakian ne komedinë e vet njerëzore R. Elsie nga një kapitull (recente) ne tjetrin , rimerr ndonjë nga personazhet e tij me te dashur e me vlere, duke zbuluar me kënaqësi edhe ndryshimin me te vogël qe do mund te plotësonte manualin e vet letrar.

AnALITIKA E DUKURIVE LETRARE Duke qene edhe i pari qe shpërfill fushat ideologjike, tërheqëse ne hapësirë dhe zbret me guxim ne hënën e zverdhur, anemike te botes shqiptare, Robert Elsie kujdeset qe te jete me i miri ne përshkrimin e udhëtimit te vet, duke mos harruar asgjë ne Apollon “Një fund një fillim” është një ditar kritik ku nuk tregon se autori ka harxhuar dhe mënjanuar ngjarje me te rëndësishme te jetës se tij për te përfunduar atë, struktura perfektë e hollësive, identifikon unin e tij te flijuar ne urën e papërfunduar te një kombi. Autori duket i alarmuar ne frazën” Nevoja për një histori te besueshme e mbare përfshirëse e letërsisë shqiptare ka qene e ngutshme”. Mjafton vetëm ky mesazh i padëgjuar nga një i huaj për veshët e elefantit te një kombi, qe R. Elsie , edhe sikur mos ta kishte përgatitur këtë testament për pasurinë shpirtërore shqiptare, te merrte automatikisht dy nënshtetësinë ne kufirin e memorialit tone. Robert Elsie e do Shqipërinë siç është, me konfigurimin e te metave, te cilat nuk duhet te ndikojnë drejt rrëshqitjes për ne tone te errëta ne përshkrimin e saj. Ai pohon me vendosmëri :” Ne rastin e Shqipërisë zërat edukative e moraliste janë mjaft te dukshëm, por, sipas kritereve perëndimore, përmbajtja

është shpesh konformiste dhe përsërit vetvete. Me siguri ne nuk mund ta cilësonim letërsinë e sotme shqiptare si letërsi qe i ka me bollëk jo konformistet dhe ekstrentriket. Megjithatë, ajo ka gjetur hapësirë për krijimtari dhe origjinalitetet te individëve krijues”. Robert Elsie këtu shfaqet skrupuloz , ne ndarjen analitike te dukurive letrare nga proceset jashtë letrare, , mbasi këto te fundit mund te jene frenuese me konvencione dhe tabu neveritëse, por kurrsesi s’mund te përcaktojnë si shfaqja e megalomanisë ne strukturat e pakalueshme shtetërore dhe kurrë s’mund te zhdukin përfundimisht misionin e përveçëm te artit, thelbin e kompozicionit origjinal ne mes te intrigës konformiste qe mbush këtë skelet te përcaktuar nga grafia specifike e çdo krijuesi. Unikale është përpjekja e R. Elsie për ti afruar te dy kokat e shqiponjës ne kurrizin e dhimbshëm te kufirit dhe e bën kaq natyrshëm, jo me një iluzion optik te një dashamirësi ne kulmin e një trekëndëshi dy brinjshem , por duke iu afruar shpendit një psikologji te përbashkët konvergjimi me një dylbi te mrekullueshme gjermane me dy gryket pranë e pranë edhe pse shpendi i krenarisë sonë mund ta kish bere vete këtë gjë me pare, mbasi nuk mungon mprehtësia e vrojtimit. Robert Elsie është kaq i vetëdijshëm ne shkencën e vet sa e zbaton me një përpikëri te admirueshme parimin e enëve komunikuese, duke na paraqitur provëza nga dy laboratorë te ndryshëm krijues me te njëjtin grup gjaku. Here një shkrimtar shqiptare , here një shqiptare kosovare, ai na shfaqet si një mbles ne konakun e malësorëve , i cili është i sigurte për martesën qe ka përgatitur e megjithatë pyet me radhe nga një përfaqësues te secilës pale. Edhe me një skeme te tille, nëpërmjet zbulimit te dyanshëm te dukurive letrare , autori kryen gjestin fisnik te një lundërtari me përvojë, i cili edhe ne shtratin e një lumi te thare nga klima politike ecën ne këmbë me respekt, pa iu shmangur konfigurimit te brigjeve vëllezër.

nJE KULTURE DY REALITETE Robert Elsie rralle vendos pasazhe te gjate cituar nga vepra letrare , po e ka integruar mjaft profecia e bere qe përtej kufirit nga Anton Pashku, për degradimin e pariparueshëm te artit ne

FAQE 18

kohen e diktaturës, ne romanin “Oh”. Kaq here autorin e ka shqetësuar pyetja për ke bien kambanat , sa ne fund te udhëtimit te përzishëm, ky turist hap një sirtar te çuditshëm ne hotelin e uzurpuar dhe boshatisur nga murtaja serbe, duke hapur me duart e tyre qe i dridhen nga tronditja një tregim te mrekullueshëm politik, i cili është fshehur brenda një maske te reportazhit alegorik. S’mund te jete rrëshqitja ne terrenin e rrezikshëm te kritikes, ku fare lehte mund te biesh ne kurthin e subjektivizmit me vështrimin tendencioz , ky epilog kaq i rëndësishëm i dramës te cilës nuk i dihet fundi. Nga portofoli i rende gjerman ky ekspert qe nxjerr nga shtresat e harruara fosilet me te çmuara te njeriut, i bie një monedhe e veçante argjendi , me stemën e një shteti te padeklaruar, i cili ekziston si një shtresim amfiteatri me arenën e përgjakur nen këmbët e qytetërimit evropian.”Një dite ne Prishtine” nuk është rrëfim i një mysafiri, por një deklarate e një ambasadori kulturor ne rezidencën e vet. “Ndryshe nga ndërtesa e hotelit dhe rrethina e tij, restoranti i “Grandit”, sikur ka ruajtur diçka nga hijeshia e dikurshme. Mbi tavoline ka lule , ndriçimi është pothuaj romantik, pianisti i veshur me kostum te zi, i bie melodisë se “Strangers in the night” , çiftet dhe grupet e vogla te mysafireve te veshur mire, hane e pine dhe dëfrehen. E tille mund te ishte kudo kjo darke, qofte edhe ne Amerike. ....Siç jam kokëshkretë ia dola ne krye te porosisë ne shqip për te porositur darken dhe verën. Po dëgjoja melodinë ne piano dhe kundroja fytyrat e njerëzve, kur për njëherësh konstatova se te tere po flisnin serbisht. ..... Apo këta (shqiptare e bojkotuan hotelin? Nuk e dija ..... me siguri do te isha futur ne ndonjë restorant qe nuk i pranon zezaket apo çifutet dhe u ndjeva keq sa nuk mund ta gëlltitja kafshatën. Duke i pare mysafiret qe darkonin e qeshnin me njeri –tjetrin , pa ia vene veshin gjendjes qe po na ndizte kokën, m’u fanit fantazma e Gjermanisë naziste ..... Ky është viti 1991 dhe jo 1936; këta njerëz po hane thjesht darke dhe mund te jene thjesht njerëz te rëndomtë, te thjeshte, te mire. Do te doja te dija me mire serbisht e t’ua lexoja mendimet, ta kuptoja te pakuptueshmen... Ne ato çaste , sikur isha mbushur plot me mllef , urrejtje dhe hatim, m’i zuri syri disa kryqe te qëndisur ne jakat e kameriereve, kryqe te çuditshme, qe për here te pare i kisha shikuar ne afishet nacionaliste ne mes te Beogradit dhe me vone, te vizatuara ne ngjyre te zeze neper mure dhe ne ashensorin e hotelit. Skish si te mos ta kujtonin një kryq tjetër te zi. Me një lëvizje te dobishme tektonike, ky ndërtues i se ardhmes se kritikes serioze , mbare përfshirëse te letrave shqipe, shemb murin binjak me atë te Berlinit dhe mbi gërmadhë ve diçiturën ”Një kulture dy realitete”. Aq prekës është ky gjest prej humanisti te ndershëm, sa potencialin e retorikes te zotëron gjithnjë kjo teme përmes vlerat e ndërsjella artistike. Robert Elsie e shteron vetëm me një vërejtje te holle se letërsia e pjesës se robëruar te një kombi mbivendoset e mendja e eklipson çuditërisht aktin e krijimit ne pjesën tjetër te lire e cila flirton me te keqen qe e shkaktoi këtë ndarje. (vijon)


INTERVISTA etëm pak muaj në krye të Muzeut Historik Kombëtar, historiani i mirënjohur dr. Luan Malltezi është gjendur para domosdoshmërisë dhe kërkesave të vazhdueshme për ta rikonceptuar dhe organizuar Muzeun, pavionet, stendat dhe periudhat e historisë së kombit tonë. Me një jetë 29-vjeçare, ky muze i përuruar në vitin 1981, si një “dhuratë” për nder të 40-vjetorit të Partisë, Muzeu, edhe pse është nga të vetmet qendra të vizitueshme dhe nga të huajt, i ndërtuar me shije e, pse jo, me luks për atë periudhë të vështirë, por edhe nga forcat më të mira intelektuale të kohës, ai përsëri sot ka mangësi, keqinterpretime e politizime të theksuara, duke filluar nga pavionet e Lashtësisë, Mesjetës, Pavarësisë, ruajnë mjaft mangësi, politizime dhe mbi të gjitha mungesa të theksuara të ngjarjeve historike, personazheve dhe etapave. Duhen riorganizuar dhe ndërtuar nga fillimi pavione të tëra si ai i diasporës, i genocidit, apo edhe i kulturës popullore. Pas vitit 1991, me rënien e komunizmit, janë bërë herë pas here riorganizime, por asnjëherë nuk është bërë ajo që duhet. Për historian Malltezi kjo është një sfidë sepse kërkon jo vetëm një mendësi të reja, forca intelektuale e investime serioze në para dhe infrastrukturë.

V

Z. Malltezi, diçka për rikonceptimin dhe riorganizimin e Muzeut Historik Kombëtar? - Luan Malltezië - Muzeu është ndërtuar në vitin 1981 nga historianët më të mirë që ka pasur vendi por aktualisht, qysh prej asaj kohe e deri më sot mund të them se ai paraqitet i politizuar. Ndërsa përsa i takon pikëpamjes teknologjike ajo është mjaft e prapambetur. Është punuar vazhdimisht, sidomos pas viteve 90 për depolitizimin e këtij muzeu dhe kjo është një arritje e rëndësishme, por një detyrë e rëndësishme e muzeut mbetet në të njëjtën kohë edhe puna për pasurimin e vazhdueshëm shkencor të kësaj historie tonë kombëtare. Nga ana teknologjike ne mendojmë se një prej detyrave kryesore mbetet dixhitalizimi i Muzeut Kombëtar. Por kjo kërkon edhe ngritjen e ekipeve përkatëse të punës, për çdo pavion. Kjo gjithashtu varet më pas edhe nga ana financiare dhe nga investimi që kjo punë kërkon. Në kuadër të rikonstruktimit të Muzeut Historik Kombëtar, një pavijon interesant mund të ishte edhe historia e popullit shqiptar, konkretisht e Diasporës shqiptare, pra prania e shqiptarëve në vende të ndryshme. Edhe kjo kërkon një ekip të veçantë dhe një punë shkencore. Gjithashtu mendojmë të bëjmë edhe rishikimin e disa pavijoneve, të cilat i kemi aktualisht. Një prej tyre është edhe ndërtimi i pavionit të genocidit. Për këtë të fundit është punuar me një ekip specialistësh, ku është përfshirë edhe drejtori i muzeut të Arkivit në Ministrinë e Brendshme, specialistë të MHK dhe mund të them se jemi në përfundim të këtij projekti. Aktualisht po punojmë për ndërtimin e pavijonit të etnografisë, i cili do të jetë një muze më vete për kulturën popullore të kombit shqiptar, ku përfshihen qytetet e fshatrat me të gjithë komponentët që përbëjnë jetën e tyre kostumet, veshjet, banesat etj.

15 SHKURT

FAQE 19

Intervistë me Dr. Luan Malltezin, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar

Ja si do të ndryshojë Muzeu Historik Kombëtar muzeumet. Pra është si të thuash një rrjet i gjerë dhe në jemi në kontakt të vazhdueshëm ku herë pas here organizohen edhe takime për probleme apo çështje në fushën e muzeve, në të cilat ne dërgojmë specialistët tanë. Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe dëshira që ne kemi për të ngritur rrjetin arsimor në Shqipëri, në fushën e muzeve. Në këtë mënyrë do të kemi specialistë apo punonjës të specializuar në fushat përkatëse.

Puna për ndërtimin e këtij pavijoni ka filluar prej kohësh dhe po punohet nga etnografë të specializuar. Një projekt tjetër i rëndësishëm është edhe puna për realizimin e një rrjeti muzeor në Shqipëri dhe gjithashtu është duke u përgatitur edhe një reformë përkatëse, në mënyrë që veprimtaria në fushën e muzeve të jetë e përqendruar dhe nga pikëpamja shkencore të jetë e kontrolluar. - Çfarë bashkëpunimesh keni me institucionet e tjera shkencore brenda dhe jashtë vendit? - Sigurisht që ne kemi kontakte të vazhdueshme me institucione të tjera shkencore kryesisht brenda vendit. Kam parasysh këtu qendrat kryesore shkencore ne vendin tonë, si QSA, Biblioteka Kombëtare, Arkivi Qendror i Shtetit por edhe me historianë, specialistë të fushave të përkatëse etj. Gjithçka konsiston në rishikimin e pavioneve, pasurimin e muzeut dhe në paraqitjen sa më të plotë të historisë sonë kombëtare. Ky bashkëpunim është një proces i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i institucionit dhe punës në të. - Cilat janë disa nga aktivitet dhe programet e MKH? - Muzeu Kombëtar, me ekipet e veta organizon aktivitete të ndryshme, me tematika të veçanta kushtuar figurave apo ngjarjeve të mëdha historike. Në këtë drejtim ne mendojmë që këtë vit të organizojmë një ekspozitë kushtuar historianit të madh Aleks Buda, e cila sigurisht do të ndiqet nga të tjera veprimtari, të cilat si e përmenda edhe më sipër do të kenë në qendër të tyre figura të shquara të kombit dhe fusha të ndryshme si historinë, letërsinë, artin, kulturën popullore e kështu me radhë. Aktualisht muzeu po punon për të pasuruar edhe gjendjen arkivore të vet, ndaj figurave që janë ende gjallë dhe që duhet të dëshmojnë në këtë muze. Pra, ekipi vihet në kontakt me këta persona, u bën të ditur objektivat e veta dhe merr prej tyre objekte të veçanta. Aktivitete të veçanta do të ketë edhe për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, në gjashtëmujorin e dytë të vitit. - Po blerje a bën muzeu dhe në çfarë rastesh?

- Muzeu pasurohet nëpërmjet blerjeve dhe këto të fundit janë tepër të rëndësishme për të. Por mund të them se qysh prej vitit 1981 e deri më sot këto blerje nuk kanë qenë ato të duhurat ose janë të vogla. Nuk dua të përjashtoj këtu edhe raste kur ka pasur blerje me vlera të mëdha. Për ta konkretizuar mund të përmend këtu rastin e një qytetari që disponon një bandë muri e cila mendohet ti përkasë një familjeje për disa breza me radhë, e që vjen nga oborri i Ali Pashë Tepelenës, si pjesë e pajës së motrës së tij. Ishte konkretisht një bandë e ardhur nga Egjipti. E kishte çuar në Francë e në Venedik ku specialistë të atjeshëm ishin mahnitur me vlerën e saj dhe ai mendon që ta çojë edhe në Amerikë. Ky objekt ka një vlerë të madhe dhe dëshira ime jo vetëm si drejtor i muzeut por edhe si qytetar është që ajo të jetë në vendin tonë dhe në fondin e këtij institucioni. Kjo kërkon një angazhim por edhe shpenzime përkatëse. Por e rëndësishme është që Muzeu Kombëtar të ketë kontakte të vazhdueshme edhe me popullin. Kjo është një kulturë në fakt që ne jemi duke u përpjekur ta fusim së fundmi e cila konsiston në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullit shqiptar në mënyrë që objekte të ndryshme që ata disponojnë t`i bëjnë pjesë të arkivit tonë. - Gjithashtu ka disa objekte, vlera e të cilave është e përkohshme. Çfarë bëhet me këto objekte? - Kur thashë pak më sipër që muzeu është i politizuar kam parasysh faktin që kur ky institucion është ndërtuar ka pasur si objektiv të vetin përcaktimin që në fillim të vlerës së objekteve që ishin pjesë e arkivit të tij. Dhe kultura popullore është mjaft e pasur në këto koncepte. Në këtë linjë është e rëndësishme që kanë dalë gjithashtu edhe elementë privatë, të cilët mbledhin objekte të kulturës materiale. Dhe kjo është mjaft e rëndësishme pasi edhe atëherë kur muzeu nuk ka mundësi ta ketë këtë objekt përsëri ai ngelet në duart e shqiptarëve në këtë mënyrë. - Cili është bashkëpunimi me të huajt? Sigurisht që ne kemi edhe një bashkëpunim të tillë. Konkretisht është një qendër e cila lidh të gjithë

- Çfarë ka më emergjente e që shqetëson Muzeun Kombëtar aktualisht? - Ngritja e pavijoneve është një ndër punët më të rëndësishme të muzeut. Si e përmenda edhe më sipër ne jemi duke punuar për ngritjen e pavijonit të genocidit, atë të etnografisë por edhe për rishikimin e pavijoneve ekzistues. Dixhitalizimi i muzeut është hap tjetër tepër i rëndësishëm. Edhe pse nuk filluar ende ai konsiderohet si një prej objektivave kryesore të institucionit në fjalë. - Po me vizitat si operohet? Dhe sa është numri i vizitorëve? - Muzeu është i hapur për vizitorët gjatë gjithë ditëve të javës me përjashtim të së hënës, e cila është pushim. Përsa i takon numrit të vizitorëve mund të them se ata janë gjithmonë të përhershëm, sidomos gjatë periudhës së verës kur edhe vijnë më shumë turistë.

Intervistoi: Flori SLATInA Historiku i MHK Muzeu Historik Kombëtar (MHK) u përurua më 28 tetor 1981 dhe është institucioni muzeor më i madh në Shqipëri. E ndërtuar në pjesën perëndimore të sheshit ''Skënderbej'', godina e MHK është një nga veprat më të rëndësishme arkitektonike me rol të veçantë në formimin urbanistik të kryeqytetit shqiptar. Ajo zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 27.000 m2, ka sipërfaqe ekspozimi prej 18.000 m2 dhe një vëllim të përgjithshëm prej 81.000 m3. Muzeu është konceptuar që prezantimi i tij të bëhet nëpërmjet tetë pavioneve: Pavioni i Lashtësisë është pavioni më i rëndësishëm dhe nga më të pasurit me objekte në Muzeun Historik Kombëtar me afro 400 objekte. Objektet e paraqitura nisin që me Paleolitin e Vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona, duke vazhduar me lulëzimin neolitik , dhe me Periudhën e Bronzit dhe atë të Hekurit, periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Ky pavion mbyllet me objekte që i përkasin Mesjetës së Hershme. Pavioni i Mesjetës të cilit i janë kushtuar dy salla ku vizitorët kanë mundësi të njihen krahas zhvillimit ekonomik, social, politik e kulturor të shqiptarëve që kanë ruajtur karakteristikat e tyre të veçanta, edhe me dokumenta dhe fakte që flasin për përballimin dhe qën-

dresën ndaj pushtimeve të huaja si bizantine, anzhuine, serbe, osmane. Një vend të veçantë zë ekspozimi i një numri të madh veprash arti e arkitekturore si kalatë e Beratit, Shkodrës, Prizrenit, Durrësit apo edhe i shumë kishave dhe kapiteleve. Pavioni i Rilindjes Kombëtare jep një pasqyrë të plotë të zhvillimit ekonomik, politik e kulturor të Shqipërisë nga fillimi i shekullit XIX deri në prag të Shpalljes së Pavarësisë. Nëpërmjet objekteve të ekspozuara në stenda dhe vitrina, vizitori ka mundësi të njohë nga afër prodhimet e mjeshtrave artizanë shqiptarë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Shkodër, Prizren, Elbasan, Berat, Korçë etj. Pavioni i Pavarësisë çelet me veprimtarinë e Qeverisë Kombëtare të Vlorës dhe organizimi i shtetit të pavarur shqiptar. Më tej, vizitori nëpërmjet dokumenteve dhe hartave ka mundësi të njihet me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913 lidhur me kufijtë e Shqipërisë, me pazaret e Fuqive të Mëdha në dëm të tokave shqiptare, me qëndrimet e prera të përfaqësuesve të Qeverisë Kombëtare të Vlorës, si dhe me protestat popullore në mbarë vendin për të kundërshtuar këto vendime. Zënë vend në këtë pavion dhe Lufta e Vlorës, qershor - shtator 1920 si dhe veprimtaria e qeverisë së kryesuar nga Fan Noli, e cila zgjati vetem gjashtë muaj. Pavioni i Ikonografisë ka të ekspozuar një koleksion prej 65 ikonash të shekujve XIV - XIX. Këtu vizitori njihet me mjeshtrat e mëdhenj të ikonografisë shqiptare duke filluar me Onufrin, të birin Nikollën, Onufër Qipriotin, Kostandin Shpatarakun, David Selenicasin, Kostandin e Athanas Zografin, Mihal Anagnostin, vëllezërit Çetiri, Kostandin Jeremonaku e shumë autorë anonimë. Veçojmë këtu Onufrin, piktorin e shquar shqiptar, ikonografi i shekullit XVI, që ka realizuar vepra të një niveli të lartë cilësor dhe që ka ndikuar fuqishëm në zhvillimet e mëvonshme të artit pasbizantin në Shqipëri. Pavioni i Etnokulturës paraqet kostume tradicionale shqiptare të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ato i përkasin shekujve XIX- XX dhe prejardhja e tyre është nga e gjithë Shqipëria: kostume tradicionale të Tiranës (burra e gra), të Zadrimës, të Korçës, të Gjirokastrës , Kukësit, Labërisë, Malësisë së Madhe. Një grup më vete përbëjnë 32 kostumet arbëreshetë shqiptarëve të Italisë. Pavioni i Luftës Antifashiste në të cilin paraqiten ngjarjet që nga Lufta e Vlorës (1920 ), duke vazhduar më pas me ngjarjet në vitet `20 -`30 pas ardhjes në pushtet në Itali të diktaturës fashiste të Benitto Musolinit. Në pavion ka shumë relikte të dëshmorëve apo heronjve të popullit, rënë në luftë kundër nazifashizmit italo-gjerman. Pavioni i Genocidit Komunist është çelur për herë të parë në vitin 1996 dhe përfshin ngjarje nga viti 1943 - 1992. Në vitrinat e tij jepen fakte, foto e dokumenta që paraqesin spastrimet e forcave antikomuniste, gjyqi special ndaj kundërshtarëve politikë të kohës së luftës, si dhe likuidimi i opozitës antikomuniste. Në vitrina vizitori njihet gjithashtu me relikte të shumta të personave të dënuar apo të pushkatuar nga regjimi i kohës.


TENDENCE nuk do të donit që të kaloni më shumë ditë në jetën tuaj duke u ndjerë tërësisht të plotësuar? Ju ka ndodhur të pyesni veten pse nuk ndiheni të lumtur pavarësisht gjërave të mira që iu ka ofruar jeta? Nëse lejoni ofendimet dhe kritikat t'ju mërzisin, duke i përsëritur ato si një monolog i brendshëm negativ pasi momentet e këqija kanë kaluar, ju jeni në të vërtetë si të gjithë të tjerët, së paku si shumica e njerëzve. Por, ekzistojnë disa taktika të thjeshta që mund të jenë me të vërtetë të afta të vënë një buzëqeshje në fytyrën tuaj. Ju mund të rrisni ndjeshëm nivelin e lumturisë, jo detyrimisht duke zbuluar se keni fituar llotarinë apo një trashëgimi nga një i afërm i vjetër që nuk e dinit që ekzistonte, por thjesht duke adoptuar mënyra të reja të të menduarit. Ndërkohë që rreth 50 përqind e aftësive tona për të qenë të lumtur është e përcaktuar nga ajo që studiuesit e quajnë si "thirrje natyrore" për lumturi dhe 10 përqind varet nga rrethanat e jetës sonë, një pjesë e konsiderueshme prej 40 përqind është plotësisht në dorën tuaj, pra nga mënyra se si ju zgjidhni të reagoni ndaj ngjarjeve, si përballeni me stresin, si zgjidhni të kaloni kohën tuaj dhe më shumë. Fakti se ne mund të influencojmë gati gjysmën e kënaqësisë tonë është një zbulim mahnitës dhe ndërgjegjësimi mbi rolin që njeriu mund të luajë në nxitjen e lumturisë dhe gëzimit, e ka bërë eksperten e Shëndetit Vetjak Mendor, Catherine Birndorf, që të shkruajë librin e saj të ri "Nëntë Dhomat e Lumturisë". Ajo që ka analizuar me kujdes situata të ndryshme që ndikojnë në përkeqësimin e humorit dhe mënyrën se si njerëz të ndryshëm reagojnë në situata të njëjta dhe ka gjetur metoda të ndryshme që mund të konsiderohen secila si sekreti i fshehtë i lumturisë:

A

15 MARS

FAQE 20

4 sekrete të thjeshta për të qenë më të lumtur

duke ndryshuar qasjen tuaj ndaj situatave të ndryshme, mund ta bëni zërin tuaj të brendshëm më pozitiv, duke iu gëzuar pasionit tuaj (qoftë ai pasioni për lulet, sportin apo udhëtimin) apo duke gjetur një sens të qëllimit që iu ndihmon të jeni më të lumtur në secilën nga "dhomat" e shtëpisë tuaj emocionale. (Metafora që përdoret për jetën duke e krahasuar atë me një

shtëpi bëhet për efekt që t'ju lejojë t'i shihni fushat e ndryshme të jetës tuaj si dhoma: dhoma e gjumit për romanca, zyra për punë dhe çështje financiare, dhoma e ndenjes për shoqërinë, etj). Ashtu si çdo gjë tjetër e vlefshme për shëndetin tuaj apo sigurinë tuaj financiare, përmirësimi i lumturisë tuaj është një çështje për të bërë alternime të vogla në vendimmarrjen tuaj, por që kanë shpërblime të mëdha dhe afatgjata. Kthejini këto katër zakone në një pjesë të rregullt të ditës suaj, në mënyrë që të ndiheni më të plotësuar, të vetëkënaqur dhe të lumtur sot dhe çdo ditë të jetës tuaj.

1. Gjërat e tepërta, edhe kur janë të mira bëhen të këqija Kompanitë ajrore kanë plotësisht të drejtë kur iu këshillojnë që në raste emergjence të vendosni në fillim maskën tuaj të oksigjenit përpara se të ndihmoni personin e ulur pranë jush. Kjo këshillë nuk është aspak egoiste, është thjesht të kesh kujdes për veten. E njëjta gjë vlen edhe në jetën e përditshme kur na duhet të ndihmojmë njerëzit përreth nesh. Sigurisht, është e mrekullueshme të jesh person bujar dhe dashamirës sidomos kur bëhet fjalë për t'i kushtuar pak kojë të tjerëve, por në një moment të caktuar mund të ndodhë të japësh nga vetja më tepër se sa duhet. Kjo është rraskapitëse dhe nuk i bën mirë askujt. Kur arrin në një pikë të tillë të ngjashme kur të duket se po vetësakrifikohesh, të duhet të mësosh t'i thuash jo personit

tjetër që të kërkon ndihmë shpirtërore, financiare apo fizike. Ndonjëherë është legjitime që edhe t'i vetë të kërkosh ndihmë nga njerëzit e afërm, miqtë apo kolegët. Në këtë mënyrë, do të kesh më shumë mundësi të kujdesesh për interesat e tua personale dhe të ushqesh anët pozitive të karakterit tënd që të bëjnë të ndihesh më i lumtur. Duke u ndjerë më mirë dhe më në paqe me veten dhe duke rifituar energjinë e nevojshme, do të jeni të aftë të tregoheni edhe më tepër bujarë dhe dashamirës me të tjerët. Në këtë mëryrë, duke ndjekur një pjesë teatrale që ju pëlqen, duke dalë pas darke për një shëtitje, duke notuar në mëngjes, duke lexuar në kolltukun tuaj të rehatshëm ose duke bërë çfarëdolloj gjëje që iu pëlqen dhe entuziazmon, do të shikoni se si dita juaj e lodhshme dhe e mërzitshme do të mbushet me dëshira në vend të detyrimeve. Mundohuni ta shihni në këtë mënyrë: të duhet të jesh i fortë për t'i ndihmuar të tjerët. Të kujdesesh për pamjen tënde të brendshme është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për atë të jashtme. Mësohu të njohësh limitet e tua dhe qëndro i lumtur për të qenë i shëndetshëm.

2. Tani është momenti! Shijoje atë! Kur je fëmijë, kënaqesh me pasditet e gjata dhe argëtuese me shokët dhe shoqet në parkun e lojërave, ndërkohë që nëna jotë të ruan nga larg. Ke në dispozicionin tënd orë të tëra të gjata për të eksploruar çdo metër katror të vendit dhe ndihesh tërësisht i lirë. Kur i rikujton këto momente të fëmijërisë me nostalgji, nuk është çudi të të duken perfekte. Por, kur tashmë ka ardhur koha që të shoqërosh fëmijët e tu për tek parku i lojërave, gjithnjë i nxiton ato për t'u kthyer sa më parë në shtëpi. Ndonjëherë nuk të bën keq të ndalesh dhe të mendosh: Çfarë do të mbajnë mend ato? Ty që u bërtet‚ "nxitoni

është shumë vonë", duke u kthyer për në shtëpi? Fëmijët zakonisht i gëzohen shumë shëtitjeve. Ata kënaqen më shumë duke u endur rrugëve, duke ndaluar para çdo vitrine dhe duke parë shatërvanin që nxjerr ujë pa pushim se sa duke luajtur në shtëpi me vidiolojëra. Të duhet të ndalosh bashkë me ta dhe të mendosh: kujtimet e tua janë të mbushura me parqet e lojërave dhe të kthehen shpeshherë në mendje si një film, por ndoshta filmi i tyre nuk do të jetë aq interesant sa i yti. Ndoshta mendimet e tua duhet të ndryshojnë nga "do t'ju çoj në park që të luani" në "le të luajmë tani, këtu ose kudo që të jetë e mundur". Kjo është e gjitha. Mjafton të kalosh kohë me fëmijët e tu dhe ndihesh më i lumtur. Mos kërko një shkak, një kohë apo një vend të caktuar për të luajtur. Ky është momenti! Shijoje! Ky mund të jetë një moment perfekt për fëmijët e tu, që do ta kujtojnë gjatë gjithë jetës së tyre, sigurohu që edhe ti të jesh pjesë e këtij momenti.

3. Gjej "strofullën" tënde! Sado njeri i shoqërueshëm dhe social të jesh, çdokush ka nevojë të kalojë disa momente vetëm çdo ditë për t'u rikarikuar. (Po ta mendoni, edhe telefoni juaj ka nevojë të karikohet). Koha është dhurata më e çmuar që mund t'i bëni vetes çdo ditë për të qenë më i lumtur, për të shkarkuar energjinë negative dhe për të ndryshuar humorin e keq dhe që nuk të kushton asgjë (as nuk iu detyron të shkoni asgjëkundi). Megjithatë, kur jetoni me një shok në dhomë, kur keni fëmijë të vegjël ose jeni të zhytur në një mal me punë dhe një afat të shkurtër për ta përfunduar atë, të kërkosh pak kohë të lirë për veten mund të duket si një mision i pamundur. Fatmirësisht, nuk të duhet të fluturosh drejt një ishulli të shkretë të mbushur me palma dhe ujvara gjigante (edhe pse kjo do të ishte ideale) ose të flesh jashtë shtëpisë (gjë që të tundon gjithashtu), në mënyrë që të fitosh atë pak kohë të çmuar për ta kaluar me veten. Kur vajza ime ishte 3 vjeçe, kishte zakon që të fshihej në "strofullën" e saj, një hapësirë e vogël midis dollapit dhe krevatit në dhomën e saj, të cilës i kishte vënë sipër një mbulesë dhe merrte me vete albume fotografish apo kafshë të ndryshme për të luajtur në vetmi. Kur e kërkoja më thoshte: "Nuk mund të futesh këtu brenda, kjo është strofulla ime dhe vetëm mua më nxë". Urtësia e saj fëminore ishte shumë e qartë: edhe një fëmijë ka nevojë për kohë dhe hapësirë personale ku të mbyllet, duke lënë të gjithë botën jashtë dhe të mendojë në qetësi. Unë zakonisht e gjej kohën dhe hapësirën time kur notoj ose kur vrapoj, larg gjithçkaje. Kujtohu se ku ndihesh më i relaksuar, qoftë duke pirë kafe në një lokal në periferi të qytetit,


TENDENCE bulohet zgjidhja përfundimtare për të eliminuar celulitin, një problem shumë shqetësues, sidomos për trupin e fermave. Lajmi i mirë për botën e kozmetikës vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një teknikë minipushtuese që mund të eliminojë jo vetëm celulitin dhe dhjamin e tepërt rreth trupit (përfshirë dhe fytyrën), por edhe për të ngurtësuar, ngritur lëkurën e varur. Pajisja quhet Açusculpt (për fytyrën Açulift) dhe tashmë 2 mijë pacientë në SHBA kanë testuar efektshmërinë e saj.

Z

TEKnIKA E RE Teknika e re ka marrë kohët e fundit dhe certifikimin e sigurisë evropiane. Ajo tashmë është përdorur suksesshëm edhe në Itali nga 86 persona. Sipas zbuluesve të kësaj teknike, ajo është shumë më e saktë dhe më e fuqishme se aparatet e tjera homologe dhe mbi të gjitha ajo është më pak invazive dhe nuk ka efekte anësore, që e bën të përshtatshme edhe për zona të ndjeshme të tilla: si fytyra, ana e brendshme e kofshës, krahu ose gjuri. Açusculpt shkrin yndyrën përmes tubave të vogla (rreth 1 ose 2 milimetra) që lëshojnë nxehtësi shumë pak në dallim nga laserët tradicionale të përdorura deri tani.

15 MARS

ZBULOHET TEKNIKA PËRFUNDIMTARE PËR TA ELIMINUAR CELULITIN

KAJSIA Kajsia përdoret në dietat për dobësim, sepse ka një efekt laksativ, duke ndihmuar transitin intestinal që shpesh është më i ulur në personat mbipeshe. Grupet kërkimore në Universitetin e Okayames prej vitesh kanë fokusuar vëmendjen e tyre te kajsia, duke analizuar në fillim gjethet ku kanë gjetur luteolinen si komponent të rëndësishëm me aktivitet inibitor mbi lipazën pankreatike, substancë kjo në gjendje të ndihmojë në ruajtjen e nivelit fiziologjik të triglicerideve.

Është një bimë që rritet në Azinë orientale dhe që përdoret kryesisht si hipoglicemizante dhe kundër obezitetit. Principi aktiv të cilit i detyrohen vetitë ipoglicemizante është acidi corosolic që ka një mekanizëm veprimi insulinlike edhe kur merret nga goja, favorizon përdorimin e glukozës nga qelizat dhe prandaj e quajnë fito-insulinë. Kjo veti e saj e ka bërë që të shihet si trajtim me interes dhe në personat që vuajnë nga diabeti (që janë insulin-vartës), por shumë më pak në diabetin juvenil. Pa diskutim që të shikohet efikasiteti duhet të ndiqet nga një stil jetese korrekt dhe i ekuilibruar.

Përveç trajtimeve kozmetike për trajtimin e celulitit, Që kryhen në qendra të specializuara dhe kanë një kosto jo të vogël, ekzitojnë një sërë ilaçesh bimore që vijnë në ndihmë të kësaj patologjie. Këto produkte, që nuk kanë asnjë efekt anësor për organizmin kanë dhënë efekte pozitive jo vetëm për evitimin e celulitit, por edhe për të rënë nga pesha, pa dëmtuar lëkurën.

ACIDI COROSOLIC

TARASAKO

madje edhe duke palosur rrobat me qetësi në dollapin tënd. Gjej ato momente që të bëjnë të ndihesh në paqe, ato endje të shkujdesura nëpër qytet pa patur asnjë destinacion dhe shkarkoji aty të gjitha shqetësimet. Mendo thjesht për atë që të bën të jesh e lumtur. E rëndësishmja është që të kuptosh se çfarë është dhe më pas të sigurosh kohën për ta bërë atë më shpesh. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një shëtitje në natyrë, për shkëmbim eksperiencash me miqtë apo për të ndihmuar të tjerët të gjejnë kënaqësi shpirtërore, çfarëdo qoftë do të ndihesh më mirë, madje edhe kur mendon për të. Pas këtij pushimi të vogël është e

sasia e dhjamit, por edhe ajo e kolesterolit në gjak. Kromi i kombinuar me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime fizike mundëson uljen e peshës. Në prani të një sasie të caktuar, kromi i “dërgon” organizmit kaloritë në vendin e duhur dhe ndihmon trupin të djegë yndyrat. Kromi ndihmon gjithashtu edhe për të mbajtur nën kontroll oreksin.

BAnABA

ILAÇET BIMORE

Tarasako (Taraxacum officinale) është një bimë që njihet për karakteristikat e saj si favorizuese në funksionin tretës dhe depurativ (pastrues) të organizmit, veti këto që rrisin rëndësinë e saj si ndihmëse në dietat për uljen e peshës dhe përmirësimin e funksioneve osteoartikulare. Po ashtu, tarasako ka dhe shumë përdorime të tjera tradicionale. Për shembull, kjo bimë përdoret si laksativ i lehtë, tonik i mëlçisë, diuretik dhe depurativ dhe antiedematoz. Rrënja, që përbën dhe pjesën e bimës që ka vetitë e mësipërme përmban fruktozë, tarasakoside, laktone të hidhura, triterpeni, laktoni sesquiterpenike, sterole etj.

FAQE 21

COLEUS Coleus përmban një substancë të quajtur forskolin, që duke stimuluar gjëndrën tiroide bën të mundur humbjen e yndyrave. Por në ndryshim nga efedrina që është përdorur shpesh për këtë qëllim, forskolina nuk ka efekte anësore si rritje e tensionit, takikardi, nervozizëm dhe shqetësime të sistemit nervor. Me kalimin e viteve është gjithnjë e më e vështirë të humbet pesha nën ndikimin e substancave si kafeina, ose duke stimuluar gjëndrën tiroide ose insulinën.

Forskolina është parë që anulon këtë humbje sensibiliteti duke ripristinuar një nivel metabolik të djegies së yndyrave si në një organizëm të ri. Kjo është një avantazh plus për moshat mbi 40-vjeç, te të cilët pilulat dhe sistemet e dobësimit të tipave të tjera nuk janë shumë efektive. Dhe së fundmi, është parë që forskolina ruan muskujt gjatë dietave për dobësim.

Kromi është një mineral esencial që

ndihmon organizmin të djegë kaloritë, të humbë yndyrat dhe peshën duke ruajtur muskujt. Kromi e ndihmon organizmin të normalizohet nga pikëpamja metabolike dhe stabilizon fazën për një dobësim të sigurt dhe afatgjatë. Pjesa më e madhe e amerikanëve që hanë shumë karbohidrate dhe yndyra zhvillojnë një gjendje në të cilën trupi dërgon kalori në qelizat dhjamore, për ta konservuar aty në vend që ta dërgojë në muskuj për ta transformuar në energji. Kjo bën që jo vetëm të rritet

garantuar që do të ndiheni më mirë dhe më mirënjohës kur të riktheheni në "shtëpinë" tuaj të çmendur emocionale dhe në jetën e ngarkuar që iu pret atje .

bën, gjithmonë ndihesh më mirë. Shanset më të shumta janë që mund të keni kontradikta për gjëra të vogla dhe keni më shumë gjëra të përbashkëta se sa të ndryshme me njëri-tjetrin, por të duhet ta diskutosh situatën në mënyrë që të zbulosh se ku mund të bini dakort dhe ku jo. Në rastet më të shumta gjëja e duhur është t'i telefonosh mikut tënd dhe të organizosh një takim për t'u sqaruar. Nuk është edhe aq e vështirë t'i tregosh të tjerëve se sa të rëndësishëm janë për ju dhe se doni që ta kapërceni murin që është krijuar mes jush dhe më pas t'i shpjegoni këndvështrimin tuaj të gjërave. Në vend që

të merreni me ngarkimin e fajit, tregojini të tjerëve që iu vjen keq për shqetësimin që mund t'u keni shkaktuar ose në rast të kundërt të shpjegoni pse ndiheni i lënduar. Studimet tregojnë se ruajtja e lidhjeve, veçanërisht me miqtë është një nga gjërat më të rëndësishme për lumturinë tuaj afatgjatë. Ndërkohë që nuk është aspak e nevojshme që të jeni tërësisht të njëjtë për të patur gjëra të përbashkëta apo thjesht për të kaluar momente të bukura së bashku, e nevojshme është që të komunikoni dhe të anashkaloni mosmarrëveshjet e vogla. Mundohuni të gjeni edhe anët e ndryshme të karakterit tuaj dhe të më-

4. Edhe konfliktet të ndihmojnë! Ka diçka që të gjithë ne duhet të mësojmë. Kur një mik është i xhindosur me ty ose ti me të (ose nuk gjeni dot një gjuhë të përbashkët me kolegët dhe rrezikoni mbarëvajtjen e projektit), gjëja më e vështirë ndonjëherë është t'i telefonosh këtij personi për të diskutuar problemin. Por, në momentin që e

KROMI

Përveç gluicemisë, acidi corosolic ndihmon diferencimin e adipociteve (qelizat në citoplazmën e të cilave depozitohen yndyrat dhe që formojnë indin dhjamor), duke ndihmuar edhe një herë në rënien në peshë. Përveç uljes së glikemisë, nga studime të ndryshme është parë edhe një ulje e yndyrave në mëlçi si rrjedhojë e uljes së akumulimit të triglicerideve, duke ekuilibruar kështu situatën totale të yndyrave. Përdorimi i dozave nga 848mg të acidit corosolic nuk ka dhënë probleme toksiciteti, prandaj mund të quhet një bimë e sigurt për dobësim. Megjithatë, për mungesë të studimeve klinike është më mirë të mos përdoret në shtatzëni. Kjo bimë gjen përdorim në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, në mbipeshë, për të luftuar urinë nervore që vjen si rrjedhojë e fluktuacioneve të nivelit të glicemisë dhe për të përmirësuar yndyrat në përgjithësi.

soni sa më shumë nga njëri-tjetri, nxirrini në pah ndryshimet tuaja dhe ndonjëherë qeshni me to. Mund t'i thoni vetes: edhe pse jemi të ndryshëm dhe nuk biem dakord në çdo detaj, nuk do të thotë që nuk mund të jemi miq. Mund të jemi miq dhe të kemi mosmarrëveshje në aspekte të caktuara gjithashtu. Mund të kemi konflikt për një kategori të caktuar gjërash, por megjithatë të jemi miq të përjetshëm. Konflikti është i shëndetshëm. Në fakt është një pjesë e pandashme e jetës. Pergatiti Anila Hoxha


KOHA E LIRË

15 MARS

FAQE 22

Horizontalisht 1 Aktori i ndjere, Begolli. 7 Lloj fruti si manaferra. 13 Aktori, Armond. 14 Lloj gjelle me oriz. 15 Porosi. 16 Kengetar, actor apo shkrimtar. 17 Llloj marke e vjeter kamionesh. 18 Ish-gjenerali i NATO-s, Klark. 20 Shenja nderkombetare per mjetet e Medha transportuese. 21 ... Bator. 23 Filozofi romak, Lukreci. 24 Nje nga vellezerit Frasheri. 25 Rosaqk. 27 Futje e anetareve te rinj ne nje organ, per te plotesuar vendet e lira. 29 University General Education. 31 Regional Educational Laboratory. 32 Kengetari, Pallaska. 36 Banor i nje shteti te madh ne bote. 40 Emer mashkulli shqiptar (shq.). 41 Viti i ri kinez. 43 Qytet ne Ekuador. 44 Lume ne Spanje. 45 Sakoja. 47 Khabarovsk Novy Airport. 48 Paresor. 50 Kam nevoje per te ngrene. 52 Lloj minerali. 53 Bareshe patash.54 Paraardheset e italianeve. 55 Helm lufte. Vertikalisht 1 I kujdesshem. 2 Shtet afrikan. 3 Kercell i bimes se misrit. 4 Riperterin. 5 Personazh iVirgjilit. 6 Nafakat. 7 Mjaltes. 8 Filli i pambukut, i

qendisur me fije ari. 9 European Poker Tour. 10 Fanaret. 11 Deshmori, Kiçina (shq.). 12 Interpretim ne film. 19 Titull i shiiteve. 22 Shkrimtari, Prifti(shq.). 24 Qytet kroat.

26 Kohe e lire. 28 Oda ekoninomike e Kosoves. 30 Pezmatim i zorreve. 32 Deshmori, Karaçi(shq.). 33 Maja me e lart ne Turqi. 34 Ula, lirova. 35 Hapesire e madhe ujore. 37 Lengu i luleve qethithin bletet.

A e dini se...

Shkencëtarët britanez kanë llogaritur se macat , të cilat ata imbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minjë dhe 20 milion zogj të vegjël. Fëllënza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim. Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg. Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohë fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll. Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg. Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

38 Ishlideri shqiptar, Hoxha (shq.). 39 Mundim. 42 Shtati. 45 Peremer pronor. 46 I zi, zezak. 49 Milion. 51 Institute of Transportation Engineers.

Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. në1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola. Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja. Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz. Eskymo, një komb që jeton në veri të Europës në mes të borës e të akullit, përvec peshkut ushqehen dhe me mjaft vezë me të cilat plotësojnë shumë mirë nevojat ushqimore të trupit. Clemenceau, burri më i fortë i Francës dhe Tigri i luftës së Përgjithshme, hante 8 vezë në mëngjes dhe 5 vezë në mbrëmje. Pergatiti A.Hoxha


EnGLISH

15 MARS

FAQE 23

Welcome to Albania In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer


"$ % ( & % !%!( $ ! ' &) $ ) "! "' ! " $ & $ % # "& $ ( & & &$! & & # " $ !%!( # ! & % !# $ $ & $ # & !$ * & % %! !$ ' % ! !% $ * & & $ "$! !( ( $ ( ' &'$ !$! $& %& ! & $ &

% $ $) & $

$ ! !$ ! ' '& % $' # $ & !

MundĂŤsia qĂŤ ju jepet vetem njĂŤ herĂŤ nĂŤ vit 30 000 kopje falas nĂŤ tĂŤ gjithĂŤ BritaninĂŤ Rezervo vendin tend duke kontaktuar sa mĂŤ parĂŤ : The Albanian Newspaper www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Mob:07947177160 Info@thealbanian.info

PĂŤr herĂŤ tĂŤ tretĂŤ nĂŤ MbretĂŤrinĂŤ e Bashkuar Albanian Contacts 2010. Behu pjesĂŤ

!%!( $ ! ' &) $ )


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.