The Albanian November 2009 issue 2

Page 1

*Road traffic accident

*Slips and trips *Accident at work *24 Hours recovery *Courtesy Cars *Personal injury claims

NR.5/13 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDËR

You can get £100 for every client you refer to us with a successful claim

Cuma:07957993353 Okkes: 07766966209 Claim LinesTel: 0208 341 0399 637 Green lanes London N8 0RE

15 NËNTOR

Më pak se 1% E FËMIJËVE SHQIPTARË NË BRITANI MËSOJNË GJUHËN SHQIPE Mirela Bogdani, kandidate për Deputete në Britaninë e Madhe faqe 7

Britania u kërkon ndjesë fëmijëve emigrantë

faqe 5

Chris Bryant: Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për Kosovën faqe 7

“Jam krenar që jam shqiptar” 28 OF NOVEMBER FROM 13.00-17.00 AT WOOD GREEN LIBRARY HIGH ROAD WOOD GREEN LONDON N22 6XD FREE ENTRY

Sfidat e politikës së jashtme të Shqipërisë Nga Ilir Meta

PËRGATITJET E GREKËVE PËR OKUPIMIN E TERRITOREVE SHQIPTARE NË VITET 1877-78 Nga Daut Dauti


Marketing

15 NËNTOR

FAQE 2

Ndihmojmë të caktoni vetë fatin tuaj! Japim shërbimin më të mirë dhe më cilësor! Ofron mundesi Arsimimi ne Mbreteri e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Europe –France, Gjermani, Spanje, Malte, Svicer, etj, Australi dhe Zelande e Re > Kurse Profesionale dhe Akademike >Studime Gjuhe (Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Spanjisht, etj) >Vizita Studimore, Kurse Verore, aktivitete sportive etj ne MB etj. >Te gjithe moshat dhe nivelet arsimore Ne bashkepunim me Kolegjet dhe Universitetet me prestigjoze dhe me te njohur ne Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e tjere, ne u japim mundesine të ndërtoni nje te ardhme të ndritur. Arsimi është celësi, dhe ne ju mundësojme të merrni arsimin më cilësor! A dëshironi të realizoni ëndërrën tuaj për të studiuar Britanine e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndërrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjoze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mencur në drejtim të arsimimit? Korbi Education në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike dhe mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj

Tel +355 4 22 62 669, Cel: 067 20 77 888, 067 20 77 885 Londër: 0771 77 90 601 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Website: www.kovanigroup.com

Fairlane partnners A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme. Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams

FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY

Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni

Tel: 0207 2721130 Mob 07944367779

Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve përfshirë edhe air conditioner (klima) -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma, Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, si dhe të gjitha shërbimet e tjera

OFERTË SPECIALE SERVISIM + MOT PREJ £99

BEJMË KONTROLLIN

TEKNIK (MOT) Çertifikata është e liçensuar Ing Besim Sylaj 118-120 LONDON ROAD MITCHAM SURREY CR4 3LB

MOB:07985195104 ginobesim@hotmail.com


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA

THE ALBANIAN a mbetur i vetëm një takim që me urdhër nga Tirana u organizua nga ambasadori Mazi rreth dy vite më parë, me përfaqësuesit e disa shoqatave shqiptare të Britanisë. Duket se me përpilimin e një raporti formal informues, mori fund edhe angazhimi institucional në lidhje me problemin e mësimit të gjuhës shqipe në Britaninë e madhe. Këtu mori fund edhe dora e fuqishme e shtetit, duke dëshmuar se deri më tani përfaqësitë tona diplomatike kanë qenë shumë të kufizuara në misionin e tyre. Të paktën në Mbretërinë e Bashkuar, me gjithë numrin e dyfishuar të stafit, nuk kemi parë ndonjë angazhim konkret apo ndonjë ndryshim që nga koha kur kjo ambasadë numëronte vetëm 3 veta personel. Pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar edhe pse u prit që do të fillojë një stad i ri komunikimi dhe bashkëpunimi mes shtetit dhe diasporës, të munguara këto prej shumë e shumë kohësh dhe vazhdon të mbetet akoma i fuqishëm perceptimi i emigrantëve si jetimë të përjetshëm që vazhdojnë të ndjehen më tepër se jetimë, e ndonjëherë edhe të diskriminuar prej shtetit të tyre. Fatkeqësisht mërgimtarët vazhdojnë të kujtohen vetëm kur fillonte sezoni turistik apo kur publikoheshin të ardhurat nga emigracioni duke mos ndryshuar asgjë nga "marrëdhëniet e ngrira" shtetmërgimtarë që sollën si produkt prirjen për tëhuajsim të mërgimtarëve. Ka ekzistuar një platformë në Institutin Kombëtar të Diasporës por që askush nuk e di se cfarë po bëhet për realizimin e saj dhe fatkeqësisht nuk shohim të ketë ndonjë efekt të tyre në përditshmërinë e shumë emigrantëve, që e pakta që mund të thuhet, nuk ndiheshin edhe aq komodë të thoshin kombësinë e tyre. E në vend që të ishin vërtet limfa që do të transmetonte vlera dhe kulturë nëpër shtetet ku jetojnë, në vend që të kishin mbështetjen e shtetit amë dhe të implementonin platforma të studiuara mirë dhe tepër produktive, ata në shumë raste u sfumuan, duke mos qenë në gjendje të përfaqësojnë denjësisht veten e për rrjedhojë vendin e tyre. Rrjedhimisht deri tani as që mund të bëhet fjalë për ndonjë "të drejtë të të ikurve", pra mërgimtarëve, qoftë kjo edhe e sanksionuar me ligj në rregulloren themeltare të shtetit, në Kushtetutë, kujtojmë nenin numër tetë të kushtetutës së Shqipërisë. Nëse shikohen zhvillimet në Shqipëri, ku opozita vazhdon braktisjen e parlamentit, as që mund të bëhet fjalë se në një të ardhme të afërt mërgimtarët do të kenë të drejtën e tyre të votës.

K

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Brixhilda Ndini, Pranvera Smith, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani,

15 NËNTOR

FAQE 3

Brunilda Sejati, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

Tel/fax:02082169527

MË PAK SE 1% E FËMIJËVE SHQIPTARË NË BRITANI MËSOJNË GJUHËN SHQIPE Nuk mund të besohet nëse ndonjë deputet i mazhorancës apo i opozitës do të dinte se sa nga zgjedhësit e tij janë mërgimtarë dhe as që kemi dëgjuar ndonjë iniciativë sado e vogël qoftë ajo për të mbrojtur interesat e mërgimtarëve shqiptarë. A mund të pritet ndonjë ndryshim në marrëdhëniet shtet amë mërgimtarë? Gjithçka varet nga mërgimtarët të cilët përgjithësisht vazhdojnë të mbeten kaq të fragmentuar, saqë nuk janë në gjendje të ofrojnë një platformë apo qoftë edhe disa kërkesa të thjeshta, ndonëse kemi dëgjuar për ekzistencën e një kongresi të diasporës.

Në emisionin ZIGZAG në BBC patëm rastin të pyesim ministrin e Arsimit të Shqipërisë z. Myqerem Tafaj, nëse kjo ministri kishte një statistikë se sa është numri fëmijëve shqiptarë në diasporë që mëson gjyhën shqipe dhe nëse kjo ministri kishte një platformë për këtë problem. Përgjigja se po shikohet një strategji e re, që mbase mund të implementohet nga Turqia dhe që mund të jetë së paku afatmesme, nuk të bën shumë optimist për ndryshimin e gjendjes.

ndodhur me shqiptarët e këtushëm. Mbase kjo shifër dhe njoftimi se Të paktën këtë kryetarë duhet të kishin në një tufë shoqatash do ta projektin e tyre sensibilizimin e shqiptarëve, që së organizojnë fespaku nuk ka asgjë të keqe nëse fëmijët tën e madhe të Po çfarë ndodh me shqiptarë përveç anglishtes mësojnë edhe shqipen; flamurit me (takshqiptarët në Britaninë e që në vend të koncerteve me taksën kombëtare £20 sën kombëtare) Madhe? £20 për kokë të organizojnë takime për ndërgjegjësim e Nga të dhënat që dëshmon për disponojmë na rezulton shqiptarëve të këtushëm; që në fund të fundit të angazhinim hisse numri i fëmijëve torik, kombëtar, justifikojnë fondet që i marrin për këtë qëllim. shqiptarë që mësojnë atdhetar, patriotik gjuhën shqipe në Britë këtyre taninë e Madhe është më i vogël se të papërsëritshëm, burra të vërtetë ox- kryetarëve të këtyre shoqatave. (Nuk 1%. Pra në çdo 100 fëmijë shqiptarë haku, por jemi të sigurtë se do të jetë mund të konsiderohet e tepërt të thekthuajse vetëm njëri mëson shqip. (Do një kambanë për qytetarët e këtushëm sohet se shoqatat shqiptare në të ishim të lumtur nëse dikush (kush- shqiptarë, kambanë për një angazhim Mbretërinë e bashkuar marrin rreth 1 doqoftë; ambasadori Mazi, kryetarë së paku qytetar dhe intelektual, në milionë paund në vit) shoqatash apo aktivistë shoqatash do të mënyrë që të mos jetë shumë vonë. Ky fakt nulizon të gjithë atë “orgaËshtë kjo shifër që nulizon të gjithë kundërshtonin këtë shifër). nizim” që proklamohet nga kryetarë, Kemi pasqyruar shpeshherë në proklamimin e baballarëve të komu- shoqata, grumbullime shoqatash etj etj, gazetën tonë edhe përpjekjet e disa nitetit për një organizim të përkryer të suksese të Shkëlqesisë së tij apo të shoqatave dhe organizatave të kë- shqiptarëve të këtushëm, sidomos të ambasadës së Shqipërisë në Britani. tushme për zbutjen e këtij problemi atyre që me rastin e festës së flamurit (fatkeqësisht gjendet ndonjë vend tepër të ndjeshëm por i gjithë lajmi kanë porositur tashmë shkruesit e fjal- reklamimi për ta, qoftë profesionalisht mbaronte me hapjen e një shkolle të re. imeve të tyre, në mënyrë që të shkëlqe- ose jo... qoftë edhe CV të shkruara me Mbase kjo shifër ndoshta është bërë jnë nëpër tribuna si atdhetarët e e apo me ë) normale, për disa kryetarë legjendarë, papërsëritshëm, si flamurtarët pa të Dhe çfarë ndodh? cilët një zot e di çfarë do të kishte

Në vend të mbledhjeve dhe takimeve për hartimin e programeve, mjafton që disa kryetarë të reklamohen në krah të ambasadorit dhe ja ku u bë kruajtja e shpinës së njëri-tjetrit, (që përmbyllet me ndonjë gotë deri në orët e vona) A duhet që shqiptarët e këtushëm të presin që kjo gjendje e mjerueshme të përmirësohet nga grumbulli ose tufa e shoqatave? Gjithkush është i vetëdijshëm që së pari duhet një angazhim intelektual, duhet që realisht këto shoqata, (në krah të ambasadorit ose jo) të kthehen në misionin e tyre në shërbim të shqiptarëve të këtushëm. Askujt nuk u interesojnë as makinat e tyre të bukura dhe as numri i shtëpive që kanë blerë në mëmëdhe e as identiteti i tyre (shqiptar i Shqipërisë apo i Kosovës qoftë). Të paktën këtë kryetarë duhet të kishin në projektin e tyre sensibilizimin e shqiptarëve, që së paku nuk ka asgjë të keqe nëse fëmijët shqiptarë përveç anglishtes mësojnë edhe shqipen; që në vend të koncerteve me taksën kombëtare £20 të organizojnë takime për ndërgjegjësim e shqiptarëve të këtushëm; që në fund të fundit të justifikojnë fondet që i marrin për këtë qëllim.


AKTUALITET Më poshtë jepet edhe teksti i plotë i revistës, i cili bazohet në statistikat konservatore e me rezerva që ka lëshuar BERZH në një raport të vetin të posaçëm dhe pse në kulmin e boom-it të vitit 2006 të vendeve ish komuniste, pothuajse gjysma e qytetarëve të tyre jetonin më keq se në vitin 1989. Sidoqoftë verdikti mbi 17 vitet e liberalizimit, privatizimit dhe stabilizimit u zbut nga një tjetër gjetje. Shumica e të anketuarëve nga Banka Botërore dhe EBRD u shprehën optimist për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shqetësimi është se kriza ekonomike globale ka dëmtuar besimin në të ardhmen dhe ka intensifikuar zymtësinë për të tashmen. Rritja e shpejtë ka lehtësuar pakënaqësit ndaj politikanëve të korruptuar dhe burokratëve. Të paktën ajo ofroi një mudnësi për një sistem më të mirë shëndetësor dhe arsimi, të cilët janë shumë mbrapa standarteve perëndimore. Por, rënia mesatare në PDD këtë vit është një 6.2 % i madh; përtëritja pritet të jetë e ngadalëshme. Kështu europianët lindorë përballen me taksa më të larta, borxhe më të mëdhenj, më pak shpenzime publike, paga më të ulëta dhe më pak vende pune. Ata nuk kanë të njëjtët amortizues si në përëndim – që në sytë e shumicës, është edhe vendi ku filloi kriza. Kjo mund të jetë një përzierje toksike, por deri tani pasojat kanë qënë të kufizuara. Mbështetja nga Bashkimi Europian, IMF dhe huadhënës të tjerë, pas hezitimit fillestar, ka

E

15 NËNTOR

FAQE 4

The Economist ; Shqipëria do të jetë vendi me rritjen më të lartë ekonomike në Evropë për 2009 qënë në e një mase, qëllim dhe shpejtësi të paprecedent. Dhjetëra bilionë dollarë të të jashtëmve mënjanuan një katastrofe. Deri tani, asnjë monedhë nuk ka kolapsuar; bankat nuk kanë falimentuar, ose janë ndarë nga pronarët e huaj. Politikanët që predikojnë mbrojtjen, kontrollin e shtetit dhe sharlatizma të tjera kanë mbetur mënjanë. Për ata vende pjesë, apo afër EU, rritja ka ardhur nga eksportet e të mirave dhe shërbimeve dhe flukëse të mëdha hyrëse të kapitalit. Efekti neto ishtë pozitiv, por disavantazhet tashmë janë të dukshme: varësi e madhe në një industri të vetme dhe në kërkesën e Europës perëndimore. Flukset hyrëse të kapitalit të huaj mund të kenë qënë shumë të mëdhenj dhe shumë të shpejtë, duke cuar një rritje të madhe të konsumit dhe ndërtimeve, e shtyrë kjo nga huadhënie të nxituara firmave dhe individëve, shpesh në monedha të huaja. Flukset hyrëse te parasë nga jashtë kanë rënë në mënyrë dramatike, dhe në disa raste janë kthyer mbrapsh. Volumi i huave të sindikatave për ra-

jonin, për shembull, kanë rënë në një të gjastën e nivelit para krizës. Rifillimi i këtyre flukseve të kapitalit është një prioriteti të lartë me rregulla më të matura për tregun e kredive. Mbështetja e jashtme ka nisur një rreth vicioz të rënies së normave të shkëmbimit, besim të ulët të investitorëve dhe falimentimit të bankave. Por shumë shtete përballen me një tjetër pasojë: vite rritje të ulët të shkaktuar nga norma shkëmbimi jokonkurruese dhe produktivitet i ngadaltë. Ekonomitë e vendeve ish komuniste mund të jenë tkurrur, por akoma përbëjnë një aset të madh. Disa shpresojnë të gjejnë mundësi të reja, të bazuara në kreativitet dhe fuqinë intelektuale. Por ata gjithashtu duhet t’i bëjnë vendet e tyre të punojnë më mirë. Sipas EBRD dallohen katër fusha. Një është përmirësimi i sistemit të drejtësisë. Një sistem i ngadaltë dhe i paparashikueshëm ligjor largon investitorët e huaj, që shqetësohen për kontratat dhe të drejtat e pronësisë. Së dyti është një regullim më i mirë.

Të nderuar besimtar shqiptar, Ju informojmë se dita e parë e Kurban-Bajramit është ditën e premte, me 27.11.2009. Falja e namazit bëhet në Objektin e Xhamise se re Shqiptare ne: 88-90 Carlton Vale, Queens Park, London NW6 5DA Falja e kurban Bajramit do te behet ne tri turne:

Turni i Pare ne ora 8:30 paradite Turni i dyte ne ora 9:30 paradite Turni i trete ne ora 10:30 paradite Undergroundi me i aferte eshte Queens Park . Me nderime: Kosova Islamic Centre UK 88-90 Carlton Vale, Queens Park, London NW6 5DA Tel: 020 7625 5789 Mob: 07956379526 , 07984126034 E-mail: kosova@kicuk.freeserve.co.uk

Pavërësisht përmirësimeve nga anëtarësimi në BE, bizneset lufojnë akoma me burokracinë. Së treti është një sistem social më i sigurtë. Ndjenja që jeta është e padrejtë dhe e pasigurt thekson ndarjen që ekziston midis fituesëve dhe humbesve dhe rrezikon crregullime politike. E katërta është konkurrenca. Barierat joformale dhe rrjetet e vjetra komuniste nuk lënë aksesimin e ekonominsë nga të huajtë, që ka një kosta shumë të madhe për eficencën. Bërja e insitutiocneve shtetërore të punojnë më mirë është më e thjeshtë për t’u diskutuar sesa për tu arritur. Ka qënë e qartë prej kohësh që faktorë të paprekshëm kanë të bëjënë më kulturën kombëtare dhe nivelet e besueshmërisë sociale luajnë një rol më të madh se rregullat në ekonomitë ish komuniste.

EBRD thekson “vlerat, sjelljet dhe praktikat” në përcaktimin e asaj që përbenë “sjellje të pranueshme brënda firmës ose nga nënpunësit e qeverisë”.


AKTUALITET

Britania e Madhe u kërkon ndjesë fëmijëve emigrantë BBC-ja ka mësuar se kryeministri britanik, Gordon Brown do të kërkojë ndjesë për dërgimin nga Britania të disa mijë fëmijëve në Australi, gjatë shekullit të kaluar. Fëmijëve, nga familje të varfra ose pa prindër, iu ishte premtuar një jetë më e mirë, por shumë prej tyre janë ankuar për abuzime fizike e seksuale në shtëpitë e përkujdesjes dhe fermat ku qenë vendosur në Australi. Fëmijët, dikur emigrantë, prej kohësh bëjnë thirrje që t'u kërkohet zyrtarisht ndjesë për skemën e migrimit e cila u zbatua deri në vitin 1967. Në bazë të skemës së migrimit, fëmijë të bardhë të klasës punëtore largoheshin nga vendi për të ndihmuar në popullimin e ish-kolonive britanike. Të hënën qeveria australiane pritet t'u kërkojë ndjesë britanikëve të dërguar në Australi në bazë të programit për migrimin e fëmijëve, shtatë mijë prej të cilëve jetojnë. Disa prej emigrantëve thonë se është pikërisht ky vendim i autoriteteve australiane që e ka bërë me turp qeverinë britanike dhe e ka shtyrë të kërkojë ndjesë

CIC Accident Managment ofron

£100

për çdo person që sjell një klient për aplikim të suksessshëm Ka ndodhur që shumë njerëz e trajtojnë aksidentet si kalimtare dhe sidomos emigrantët për shkak të mos-informimit nuk arrijnë që të aplikojnë për zhdëmtim. Okkes Dari menaxher i CIC Accident managment na thotë që na ka rastisur që shumë shqiptarë të vijnë dhe të kërkojnë ndihmën tonë profesionale pasi ata nuk e dinin se duhet të aplikojnë për kompensim. Nëpërmjet “The Albanian” ai bën thirrje që çdokush që ka patur Aksidente në rrugë apo në punë mund të vijë tek neve dhe ne i garantojmë dëmshpërblimin. Madje edhe në aksidente rrugore jo vetëm shoferi por edhe pasagjerët mund të aplikojnë në rast dëmtimi. Madje CIC Accident managment ofron £100 për cdo person që sjell një klient për aplikim të suksessshëm

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni Cuma:07957993353 Okkes: 07766966209 Claim LinesTel: 0208 341 0399 637 Green Lanes London N8 0RE

15 NËNTOR

FAQE 5

NEWBORN KOSOVA CLUB IN THE UK Me rastin e 28 Nentorit Dites se Flamurit dhe Pavaresise se Shqiperise , Newborn Kosova Club ne Londer organizon nje aktivitet artistik dhe kulturor. Programi fillon ne ora 12.00 deri ne ora 2.00 pasdite, Adresa:

Quintin Kynaston School, Marlborough Hill, London, NW8 0NL Ardhja e juaj do na e ndriçojë ahengun.

Per informata te metutjeshme ju lutem kontaktoni ne keta numra: 0788 651 3040 dhe 07985248694.


JR JONES SOLICITORS Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

www.luleonline.com

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


AKTUALITET Mirela Bogdani eshte shpallur kandidate per deputete per zgjedhjet parlamentare qe do zhvillohen ne UK vitin e ardhshem. Bogdani kandidon nga Partia Konservatore Britanike, anetare e se ciles ajo eshte prej 6 vjetesh. Seleksionimi i kandidateve per deputete ne Britanine e Madhe nga te gjitha partite politike, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire qe fillon 3 vjet perpara zgjedhjeve dhe kalon neper shume faza. Pas aplikimit dhe kalimit te dy fazave te para Mirela Bogdani u seleksionua mes 5000 aplikanteve nga PAB (Parliamentary Assesment Board) ne nje testim me 5 provime, te cilat i kaloi me sukses. Aprovimi i kandidatures se saj u krye nga nje komision i perbere nga parlamentare dhe zyrtare te larte te partise konservatore, te cilet e vendosen ate ne listen kombetare te kandidateve per deputete te Britanise se

P

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, z. Muhamet Hamiti, u bisedua gjerësisht për bashkëpunimin në mes dy vendeve. Presidenti Sejdiu, me këtë rast, theksoi se Republika e Kosovës ka kapërcyer me sukses sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar gjatë viteve të fundit, ndonëse ende mbesin shumë punë për t’u bërë, ashtu si është konstatuar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Presidenti Sejdiu vlerësoi edhe të arriturat në fushë të sigurisë dhe punën e mirë të EULEX-it, duke theksuar po kështu se prioritet i institucioneve të Kosovës mbetet sundimi i rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës. “Republika e Kosovës deri më sot është njohur nga 62 vende të botës dhe në po bëjmë ç’është e mundur që ky proces të ecën përpara”, tha Presidenti Sejdiu, i cili kërkoi nga Ministri

FAQE 7

Mirela Bogdani - Kandidate per Deputete ne Britanine e Madhe Madhe. Ajo eshte caktuar te kandidoje ne Wales. Ky eshte kandidimi i dyte i Bogdanit ne Angli pas perfshirjes se saj ne garen per zgjedhjet e Parlamentit Europian te ketij viti, ku nuk mundi te arrije ne finish. Mirela Bogdani vitin e shkuar perfundoi studimet pas universitare ne Universitetin e Oxfordit per shkenca politike, e fokusuar ne politikat e BE. Ajo eshte autore e tre librave per poli-

Chris Bryant: Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për Kosovën residenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë vizitës së tij në Londër takoi nënsekretarin britanik të Shtetit, z. Chris Bryant, të cilin e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për vendit tonë.

15 NËNTOR

Bryant që Britania e Madhe të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në këtë proces, veçmas në vendet e Komonueelthit dhe në vendet e tjera në të cilat ky vend ka ndikim më të madh. Ndërkaq, Ministri Bryant ritheksoi se Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet shumë e përkushtuar për ta ndihmuar Republikën e Kosovë në të gjithë fushat e jetës. Ai e siguroi Presidentit Sejdiu se vendi i tij do të ofrojë gjithë ndihmën e nevojshëm për forcimin e institucioneve demokratike të vendit tonë, për qeverisjen e mirë, me theks të veçantë në luftimin e fenomeneve negative që kanë prekur vendet e rajonit, siç janë korrupsioni, krimi i organizuar etj. Në këtë takim, po ashtu, u diskutua edhe për procesin zgjedhor që po kalon vendi ynë. Si Presidenti Sejdiu, ashtu edhe Ministri Bryant, theksuan rëndësinë që kanë për imazhin e Republikës së Kosovës këto zgjedhje, duke u bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë që të jenë pjesë aktive dhe konstruktive e këtij procesi, në mënyrë që 15 nëntori të jetë një ditë solemne për të gjithë.

tikat e zgjerimit te BE-se dhe maredheniet e Shqiperise me Bashkimin Europian. Rasti i Mirela Bogdanit eshte i pari i nje shqiptareje, jo e lindur ne nje vend perendimor, qe arrin brenda pak vjetesh maja te larta ne politiken britanike, deri ne kandidim ne zgjedhje parlamentare te ketij vendi, dhe e perzgjedhur nga nje parti prestigjoze sic eshte Partia Konservatore Britanike. FLOART

Fundi i darkës Nga Albin Kurti Tradicionalisht, organet që e bëjnë dirigjimin e politikanëve kosovarë janë gryka, lukthi dhe gjenitalet, jo truri ose zemra. Në një konferencë rajonale, kah fundi i darkës së përbashkët të pjesëmarrësve (të cilat si zakonisht janë shumë më të sinqerta se punimet e konferencës), në pauzë të të qeshurave zhurmuese, njëri prej këshilltarëve të kryetarit të Serbisë, ka deklaruar se nuk është e vërtetë që Serbia dëshiron ta ndajë Kosovën e Bosnjen. Mandej, ai e kishte përsëritur disa herë këtë qëndrim, duke iu kundërvënë, kështu, akuzave thumbuese të diplomatëve e politikanëve të ndryshëm që po darkonin në po të njëjtën tryezë të zgjatur. Gjersa po mbaronin me desertin i cili nuk shihej nga shishet e zbrazura të verës, njëri prej pjesëmarrësve u pajtua me këshilltarin serb, duke i thënë që Serbia njëmend nuk e do ndarjen e Bosnjes dhe Kosovës, meqë dëshiron t’i marrë komplet ato (sic.). I lënduar nga ky cinizëm dhe i vetëdijshëm që s’kishte arritur t’i bindte aspak kolegët e tij nga rajoni, këshilltari i Boris Tadiqit nuk ishte përmbajtur dot më dhe kishte thënë që Serbia nuk dëshiron ta ndajë Bosnjen e Kosovën, sepse vendi i tij do të bëhet një Rusi e vogël në Ballkan që t’i kontrollojë vendet përreth nëpërmjet satelitëve të saj. Në Bosnje e ka Republikën Serbe, në Mal të Zi i ka serbët që janë 30 për qind të popullsisë dhe partitë e tyre, në Kosovë e ka veriun dhe enklavat e dirigjuara nga strukturat e Serbisë, kurse në Maqedoni ndikimi ushtrohet përmes Kishës Ortodokse Serbe. Nuk mund të bëjë Evropa asgjë pa Serbinë, kishte shtuar ai. Sa më i madh ndikimi politik, i tillë edhe ai ekonomik – suficitin më të madh tregtar Serbia e ka pikërisht me Bosnjen dhe Kosovën, kishte përfunduar ky këshilltar. Gjithë këtë bisedë e ka dëgjuar një i njohur imi nga Shqipëria, politikan që po merrte pjesë në këtë konferencë, e i cili duke mos e njohur edhe aq mirë politikën e Serbisë, ishte shastisur. Ai më tha që deri më tani ishte gëzuar që Serbia nuk po ia arrin që ta ndajë Bosnjen e Kosovës, porse asnjëherë nuk i kishte shkuar ndër mend që Serbia përfiton kaq shumë mu nga situata ekzistuese. Një fund i këtillë

i darkës kishte shënuar edhe darkën e fundit të përbashkët në këtë konferencë. Në ditën vijuese, nuk i kishin bashkuar tavolinat atëherë kur po i zinin karriget: pjesëmarrësit ishin ushqyer qetë dhe të ndarë në grupe më të vogla. Se BE’ja mendon që nuk mund të bëjë gjë në rajonin tonë pa Serbinë, po na e konfirmon sërish EULEX’i. Alberto Perduca, kreu i komponentës së drejtësisë në EULEX, të mërkurën i ka nisur negociatat me Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë për gjyqësorin në Kosovë. Sikurse me rastin e Protokollit për bashkëpunim policor, sërish bëhet fjalë për zbatimin e 6 Pikëshit në Kosovë, i cili e forcon rolin institucional dhe politik të Serbisë brenda Kosovës. Kësaj radhe, duket që marrëveshjen e tij me Serbinë në sferën e gjyqësisë EULEX’i nuk do ta quajë ‘Protokoll’, pasi që kjo fjalë tashmë ka marrur konotacion shumë negativ. Në mediat e Serbisë thuhet që Ministria e Drejtësisë së Serbisë i ka ngritur tri çështje për të cilat do të vazhdojnë negociatat: territori mbi të cilin shtrihen kompetencat e gjykatës në Mitrovicë; së dyti, çështja e gjykatës së shkallës së dytë dhe gjykatësve në të; dhe, së fundi, çështja se cili ligj do të zbatohet. Derisa po e shkruaj këtë artikull, në faqen e EULEX’it në internet ka njoftime edhe për gjëra krejt të parëndësishme, por jo edhe për këtë takimin e së mërkurës midis Perduca’s dhe zyrtarëve të Serbisë. Në njërën anë, mediat e Kosovës na tregojnë se si duhet t’i gëzohemi njohjes nga Zelanda e Re, të cilën e vendosin si kryelajm, ndërkaq të enjten vetëm njëra gazetë ditore në faqen e gjashtë e kishte shkurtimisht lajmin për Alberto Perduca’n në Beograd. Po politikanët kryesorë të Kosovës? Çfarë bëjnë apo thonë ata për këtë protokollin e ri të EULEX’it me Serbinë? Çka flasin politikanët e Kosovës në fund të darkave të tyre? Pasi që e hëngrën mirë e mirë buxhetin, tash si desert e kanë fushatën zgjedhore, në të cilën mendojnë për darkën e ardhshme. Tradicionalisht, organet që e bëjnë dirigjimin e politikanëve kosovarë janë gryka, lukthi dhe gjenitalet, jo truri ose zemra. Prandaj, shohim e dëgjojmë fushatë me pak debat e shumë reklamë. S’ka mundur të jetë ndryshe. Politikanët në Kosovë janë mall që shiten e blihen si mallrat. Në billboard-a ata figurojnë tamam si produkte. E synojnë identifikimin e qytetarëve me ta ashtu siç identifikohet konsumatori me produktin që e blen.

Nëpër vendet e zhvilluara në reklama i ke telefonat Nokia apo veturat Peugeot, sepse atje ka prodhim e zhvillim ekonomik, kurse te ne i kemi Thaçin, Haradinajn, Pacollat, etj., të cilët ashtu siç shiten e blihen vetë duan t’i blejnë edhe votat e qytetarëve. Megjithatë, duhet të votojmë? Megjithatë, jo. E keqja më e madhe nuk është e keqja më e madhe. E keqja më e madhe është kur vazhdimisht përfundon duke e zgjedhur të keqen më të vogël. Duke votuar për të zgjedhur të keqen më të vogël, e keqja kurrë nuk largohet. Cilido kandidat që votohet humbja është e njëjtë: territori i decentralizuar etnikisht, pasuritë të privatizuara neoliberalisht, buxheti i keqpërdorur masivisht. Dramatizimi i nuancave të kandidatëve të bën shërbëtor të tyre. Përgjatë këtyre dy dekadave të fundit, nëpër të gjitha vendet e Evropës Lindore, ka pasur së paku një javë apo muaj kur për çdo ditë janë mbushur rrugët e sheshet me qytetarë të cilët në protesta e demonstrata të vazhdueshme e kanë kontestuar komplet elitën politike dhe mënyrën e saj të qeverisjes. Vetëm pas atyre lëvizjeve të masave ka ndryshuar rrënjësisht politika, është ridefinuar ajo dhe kursi i saj. Vetëm më pas, votimet janë bërë zgjedhje përnjëmend. Ne ende s’e kemi bërë këtë gjë. Dhe, s’kemi çare pa e bërë herëdokur. Kosova duhet t’i tregojë vetes e botës se kjo elitë politike dhe lloji i saj i qeverisjes nuk e përfaqëson popullin e saj. Duke i votuar politikanët brenda kornizës së njëjtë, ata po bëhen faktorë para ndërkombëtarëve dhe po imponohen para tyre në emër të të gjithë qytetarëve si faktor stabiliteti, duke mundësuar, kësisoj, vazhdimin e pasurimit vetjak. Këto zgjedhje lokale janë veçse ventil amortizues që mirëmban koalicionin qendror qeveritar. Mosvotimi është mosvotim drejt krijimit të masës kritike të qytetarëve që do të ngrihen kundër elitës politike në tërësi dhe mënyrave të saj. E, ata që frikësohen dhe preokupohen se si mund të bëhet më keq, se si mund të humbasim shumë, ani se kemi fare pak dhe gjithnjë e më pak, ata që preferojnë që ne të vazhdojmë të vdesim nëpër lumenj të huaj e të mos protestojmë në rrugët tona - atyre nuk iu mbetet tjetër veçse të durojnë, apo jo? Dhe, mbase edhe të votojnë, e të shikojnë në fund se si zbriti (prapë) filani e hypi (prapë) fisteku.


AKTUALITET NGA BASHKIM METALIA (vijon nga numri i kaluar) “Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem, betohem.” (betimi i ushtarëve të UÇKsë).

FAQE 8

MOS MË THIRR KOSOVAR , UNË JAM SHQIPTAR Çdo t’i pengonte të thuhej një “shqiptar nga Prishtina, Gjakova, Prizreni, Drenica, Presheva ” në vend të “kosovar”! Pse të mos thuhet prishtinas, gjakovar, pejan, drenicak , preshevar etj?

am Shqiptar!

J

Ky do të ishte (është) prezantimi i gjithsecilit ,qoftë nga Prishtina, Presheva , Mitrovica, Ferizaj, Shkodra, Tirana , Vlora ...etj, sepse në shpirt dhe zemër e ka të mbrujtur qenësinë dhe prejardhjen . Të kërkosh të formosh , të transformosh , të bastardosh vetveten , kombësinë tende me idenë e sëmurë se kështu paraqitesh më i plotë , më i integruar ; absurditeti i afrohet shumë këtyre gjysmakëve të degjeneruar nga padija . Gjithsecili prej nesh ka një rol të rëndësishëm në përçimin ndjenjës , solidaritetit dhe njohjes mbi prejardhjen dhe trashëgiminë tonë kombëtare. Ndërgjegjësimi nuk është një peshë që mbartim mbi supe – nuk është një barrë e rëndë, por një akt moral, kulturor me bazë kombëtare dhe nuk i tejkalon asnjëherë kufijtë nëse punon në këtë drejtim. As po bëjmë ndonjë betejë donkishoteske kundër erërave imagjinare; thjesht si shqiptar , në mënyrën më profesionale të mundshme , pa qenë nevoja të jemi akademikë , politikanë , astrologë ...poetë ,etj, po kundërshtojmë fenomenin denigrues të dëmshëm për shoqërinë dhe tërë kombin shqiptar anekënd rruzullit.“Kur t’a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetëm atëherë do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do të arrish " Si politikisht , shkencërisht , moralisht dhe profesionalisht kemi të drejt ta ballafaqojmë mendimin tonë për të ushqyer vetëdijen e atyre që nuk e kanë të qartë se ku dallohet kombi nga shteti apo dhe regjimet totalitare(nazizmi , fashizmi , komunizmi) nga liria e mendimit , veprimit , fjalës , jetës dhe pronës etj. Megjithëse mund të ketë akoma dhe kësaj dite që nuk i pranojmë /dënojnë akoma masakrat e Aushvicit, Srebrenicës, Recakut etj, thjesht se mund të kenë një debulesë për ideatorët dhe harrojnë se nuk u morën thjeshtë jetë njerëzish por u cenua dinjiteti, e drejta themelore për të jetuar . Dhe ne si pjesë përbëre e kësaj shoqërie duhet të bëjmë çmos që sistemi i vlerave njerëzore të zbatohet me përpikëri, dhe çka është akoma më e rëndësishme këto vlera t’i trashëgojmë në brezat në vijim. Tema që po mundohemi të shtjellojmë ka të bëjë më tepër për sensibilizimin e njerëzve , politikanë, gazetarë, akademikë, shkrimtarë, studentë... që

15 NËNTOR

shqiptarët të mos etiketohen dhe pagëzohen me epitete të kushtëzuese nga dorëzanët dhe sekserët e politikave të mëdha. Sa herë që hap televizionin për të parë edicionin e lajmeve dhe folësja , krahas lajmit që ndoshta ka të bëj me ndonjë aksident tragjik , apo diçka tjetër tmerrohesh kur fillojnë me ;” një kosovar dhe disa të tjerë u plagosën , apo delegacioni kosovar , apo nxënësit kosovar po udhëtonin drejt Tiranës, apo politika kosovare etj etj. Nga e marrin këtë guxim redaktorët dhe folësit e këtyre lajmeve të dezinformojnë opinionin me emërtime jo të sakta ? Çdo ti pengonte të thuhej një “shqiptar nga Prishtina,Gjakova, Prizreni,Drenica, Presheva ” në vend të “kosovar”! Pse të mos thuhet Prishtinas, Gjakovar, Pejan, Drenicak , Preshevar etj ! Është e vërtetë që kushtet dhe rrethanat janë të atilla sa kanë ndikuar në jetën politike, shoqërore , ekonomike të qytetarëve shqiptarë të Kosovës. Është më se e vërtetë që forcat ndërkombëtare ia imponuan qeverisë shqiptare të Kosovë , çdo modul organizimi shtetërorë dhe kombëtar. Duke e dizajnuar një simbol (flamur)artificial , një himn po kaq artificial, një kushtetutë shtetërore pa konsensusin e sovranit ,gjithashtu artificiale, aq më tepër duke e konsideruar Kosovën si një vend multietnik, ku mbi 95% janë shqiptar dhe pjesa tjetër , serb, turq etj- absurditeti është akoma më tragjik.... Është më se e vërtetë që kjo sjellje e ndërkombëtarëve është ,për të mos thënë një diktaturë e mirëfilltë, një integrim burokratisht i imponuar , sepse me misionin dhe falë “përkujdesjes” së tyre, vetëvendosja popullore nuk ka asnjë kuptim në demokracinë e tyre në shtetin shqiptar të Kosovës. Ndërsa shqiptarët e Kosovës , flas elita

politike dhe vendimmarrëse as që e vë ujin në zjarr që të mos pajtohet me këtë regjim pasi po e nxjerr nga tabani kombëtar kulturën , gjuhën dhe traditën e shqiptarëve . Artificialiteti dhe hibridet e modifikuara të ndërkombëtarëve nuk duhet implementohen në Kosovë. Identiteti i Kosovar nuk është identiteti kombëtar . Megjithëse shqiptarët janë të vonuar në mjaft procese historike, kjo nuk do justifikonte dualizmin mendor të disa personave qofshin këta ndërkombëtarë apo dhe shqiptar . pra nuk mund të krijohet kombi me vendime , ligje administrative nga të ashtuquajturit miq tanë. Përkundrazi nëse këta miq e duan me të vërtetë prosperitetin e Kosovës duhet që të punojnë pa dorashka për forcimin e shtetit ligjorë dhe këtu mbaron misioni i tyre. Sa për kombin atë e ka formuar , historia , gjuha , kultura, letërsia , muzika dhe shumë aspekte të tjera shqiptare që nuk mund të konsiderohen si të huaja. Sot njihen dy tipe të formimit të kombeve në botë: kombet e tipit politik-qytetar dhe kombet e tipit etnik – kulturor. Rasti parë ka ndodhur kur shteti është krijuar përpara kombit ( rasti i krijimit të shtetit Francez) ndërsa rasti tjetër kur kombi është themeluar përpara shtetit. Në fakt nëse i japim një shtysë mendimit dhe idesë se cila nga këto tipe i shkojnë momentalisht Kosovës së pasluftës ; do të thoja së asnjëra as tjetra. Për vet faktin se identiteti i Kosovës ekziston dhe nuk ka nevojë t’i bëhen ndajshtesa të tjera. Propozimi i paketës së Marti Ahtisari, për Kosovën, parashihte një pavarësi të mbikëqyrur dhe formimin e shtetit “multietnik”. Qesharake apo jo të dashur bashkëkombës; shtet multietnik e

përsëris , ku mbi 95 % janë shqiptar dhe pjesa tjetër , serb, turq ... Identiteti kombëtar nuk mund të këmbehet dhe as zëvendësohet nga ai shtetëror dhe as që zë vend arsyetimi i ndërkombëtarëve për të asimiluar të drejtat e shumicës shqiptare në Kosovë. Kur folëm për përdorimin e termit “kosovar” nëpër mediume publike apo private kjo nuk e ndihmon aspiratën e atyre që ranë në luftë për çlirimin e tokave të etërve të tyre. Aspiratë kjo shekullore që nuk mund t’i vihet një nebulozë politike , sipas interesave dhe pazareve qoftë individuale, dhe letargjisë së akademikëve dhe intelektualëve tanë nw Kosovw , Shqipwri, qoftë dhe skrupulozitetit të “elitës” (gjoja) të reformuar Serbe, por të vjetër në mentalitet. Në fakt nëpër foltore të ndryshme diskutohet dhe debatohet mbi identitetin “kosovar” duke bërë polemika mbi çështjen si një format brenda shtetërorë , pra i Republikës së Kosovës . Dhe gjithë amullia krijohet në këtë tezë duke e “argumentuar” identitetin e Kosovës si një rast “sui generis” lidhur me konturet që shteti i Kosovës u krijua dhe pranua nga politika ndërkombëtare mbi propozimet e Ahtisarit. Deri në këtë moment nuk ishte folur dhe as menduar për të artificializuar identitetin real shqiptarë të Kosovës. Politika ndërkombëtare e cila po e mban akoma peng situatën , jo vetëm që po e manipulon këtë, por po mundohet të krijoj artifica të pabaza brenda për brenda shtetit më të ri shqiptar në Kosovë. Dikush e ka tmerr të dëgjoj kur thuhet - se identiteti shqiptar nuk mund të tjetërsohet , bile do të punohet akoma më shumë që kombi të aspiroj në një bashkim të mundshëm ; kjo ua

errëson akoma më shumë vizionin antishqiptar qarqeve të ndryshme, sidomos atyre sllave. Marrë shkas edhe nga deklarimi publik i Kryeministri i Shqipërisë Zoti Sali Berisha që në mënyrë të qartë futi në fjalorin politik, se kombi shqiptar duhet të jetë parësor dhe duhet të punohet për këtë çështje . Reagimet pas kësaj erdhën si nga vorbulla serbe ashtu dhe ruse – por që harrojnë se ideal i shqiptarëve po merr formë gjithnjë e më shumë dhe harrojnë se tashmë , kursi real i drejtimit po shkon në favor të shqiptarëve. “Shqipëria Natyrale nuk është një dëshirë, apo perspektiv. Ajo është një problem i shtruar për zgjidhje. Të mos kuptosh ketë do të thotë papjekuri politike, ta kuptosh dhe të shmangesh nga rruga e zgjidhjes, kjo është kundër shqiptarizëm” – thotë akademiku i shquar shqiptarë Zoti Koco Danaj. Deshën apo s’deshën sllavo-serbët, apo dhe ndonjë person i tipit Matoshi që ndoshta i pengon nostalgjia serbosllave të vrojtoj peizazhe shqiptare përreth tij, shqiptarët janë me identitet të përcaktuar(define) dhe tanimë, nuk ka përsiatje te tipit klasik për ta. Ndoshta filozofia komuniste që për fat të keq akoma ngulmon në idenë dhe mendjet e ca “intelektualeve” e përcaktojnë kombin(varianti Jugosllav i ka kushtuar rëndësi tipareve ideologjike nocionit komb,bile edhe botimi i Fjalorit të Gjuhës Shqipëri si ai i vitit 1980 dhe i 2002 mbajnë të njëjtin formulim pra Stalinist ) si një komunitet specifik popullor i lidhur në bazë të ndarjes shoqërore të punës të epokës së kapitalizmit, me territor kompakt dhe me kuadër të gjuhës së përbashkët dhe të një afërsie etnike dhe kulturore përgjithësisht.Në variantin marksist të Republikës Demokratike të Gjermanisë (ish DDR) dalloheshin dy lloj kombesh: kombi socialist dhe ai kapitalist. Fakti që kushtet e reja që u krijuan në këto vise nuk do të thot se u


AKTUALITET NGA KOPI KYÇYKU ur në fillimprillin e 2008-ës Shoqëria Kulturore Shqiptare Haemus me seli në Bukuresht dorëzoi në Presidencën e Republikës së Shqipërisë propozimin për dhënien profesor Akil Kocit të titullit „Nderi i Kombit”, ose „Mjeshtër i Madh”, rreshtoi të gjitha meritat në rrafsh profesional e atdhetar të këtij përfaqësuesi të denjë të kulturës sonëmbarëkombëtare. Pasi përfundova së lexuari këtë libër të përgatitur për shtyp me dashamirësi e kompetencë nga studiuesi i njohur Ndue Ukaj, m’u përforcua bindja se profesori Akil Koci e ka hak çdo nderim të mundshëm nga ana e dy shteteve shqiptarë dhe me gjerë. Më anë tjetër,e ndjej se pasthënien për këtë libër e kam të lehtë ta shkruaj përderisa para syve më shpaloset një portret i hijshëm, i plotë e gjithëpërfshirës, „i vizatuar” me saktësi dhe elegancë nga një kolektiv krijuesish që e njohin nga afër Akilin-njeri dhe Akilin-artist e sidomos veprën e tij madhore e poliedrike. „Peneli” i secilit artikullshkrues të përfshirë në libër ka dhënë me ngjyra të freskëta diçka domethënëse: „syrin” që sheh afër hallet e njerëzve dhebën çmos t’i zgjidhë, por edhe larg, tek ëndërron të ardhmen e ndritur të kombit; „veshin” e ndjeshëm që filtron tingujt e mënjanon zhurmat dhe i gjelbëron pentagramet me melodi plot jehona të fuqishme bjeshkësh e me butësi minuetesh; „hundën” që nuhat të mirën e të keqen, dashamirësinë dhe smirën; „gojën” që nxjerr veç mjaltë për miqtë e zjarr për armiqtë; „ballin” që qëndron veç lart, si krenaria e ndershmëria shqiptare; „zemrën” që rreh veç për njerëzit…Është fjala,pra, për një artist me forcë emocionale krejt të pazakontë. Në artin e tij talenti dhe mjeshtëria pleksen harmonishëm, ndaj qysh në fillim të karrierës i bëri për vete melomanët shqiptarë e të huaj. Arritjet e panumurta të tij janë dëshmi e zellit në veprimtarinë krijuese dhe e kulturës së gjerë, çka gjen pasqyrim të drejtpërdrejtë në vetëdijën e publikut. Dihet se çdo brez krijon një shije të vetën, ka një numur të caktuar pretendimesh lidhur me stilin, mënyrën e perceptimit të artit nëpërgjithësi e të muzikës në veçanti. Nga ky këndvështrim,personalitete si Akil Koci krijojnë breza melomanësh, gjë që përbën një fakt me domethënie të veçantë për kulturën muzikore të çdo kohe. Falë krijimeve të tyre, kompozitorë si Akil Koci bëhen pjesë organike e shkollës artis-

K

krijuan tribu të reja që u shartuan nga xhembat jugosllave. Shqiptarët u ringjallën si Feniks dhe rilindja e tyre ka rëndësinë e ekzistencës dhe dhe jo të transformimit . NEWBORN po keqkuptohet si një i tillw; momentalisht kemi një shtet të ri por jo një komb të sapolindur. Identiteti kombëtar tek shqiptarët në të gjitha viset e banuara me shqiptarë nuk paraqet problem serioz as teorik, as politik dhe as praktik. Kombi shqiptar i plotëson të gjitha tiparet themelore,gjuhën, kulturën, kompaktësinë territoriale, prejardhjen dhe të kaluarën historike si dhe ndjenjën e përbashkësisë, për të qenë komb i integruar dhe i definuar qartë. Ndaj për t’i dhënë jehonë idesë se kombi shqiptarë është një dhe jo i parcelizuar , gjithësecili duhet të jetë sa me racional qoftë në kritika apo dhe analiza. Media shqiptare si tejçuese e parë e informacionit , po jep dhe shembullin e parë të gabuar negativ,në

15 NËNTOR

FAQE 9

Nderi i kombit Akil Koci

tike kombëtare, e cila pasurohet e përkryhet parreshtur. Falë këtyre personaliteteve muzika mbetet burim i pashtershëm bukurie të pavyshkur dhe altar që rrezaton edukatë e kulturë. Mjaft të themi që një koncert me pjesë të zgjedhura muzikore,qofshin simfonike, operistike, korale, balete, bashkë me skenografinë, kostumet etj, është edhe histori, edhe letërsi, madje edhe filozofi. Këtë dëshmon me diapazonin e gjerë të veprave

etiketën që po i vihet shqiptarëve të Kosovës. Ajo nëpërmjet një përdorimi irracional të këtij epiteti , po ndjell një konfuzion brezash që dashje pa dashje luan një rol shumë të madh-natyrisht negativ.

të tij Akili-kompozitor. Por ai është edhe një studiues, hulumtues e kritik i apasionuar i krijimtarisë muzikore në përgjithësi. Në shkrimet e shumta në këtë lëmë, Akil Koci na shfaqet si një propagandist i vlerave kulturore të mirëfillta, i aftë të zgjojë tek artdashësit interesin për çdo element të muzikës e sidomos të informojë me profesionalizëm spektatorin e lexuesin, duke i ndihmuar të zgjerojnë horizontin e të krijojnë opinione të shëndosha e

Për shqiptarizëm dikur shkohej në burg, ekzekutoheshe , persekutoheshe, dhe kosovarizmi atëherë konsiderohej dhe paramendohej kryekëput shqiptarizëm. Atëherë Flamurit kombëtar kuq e zi nuk i zbehej ngjyra as në luftë

serioze, me dobi për jetën artistike. Akil Koci ka qënë përherë i vëmendshëm dhe ka dëgjuar me respekt e ndjenjë të lartë përgjegjësie edhe zërin e atyre që dëgjojnë muzikën e tij. Në reagimet e gjithësecilit ai sheh se sa ka ecur dhe ç’vend ze çdo krijim në jetën e shoqërisë. Duke qënë kultivues tingujsh, të cilët i kalon oreçast në sitën e imët të shpirtit, jehonat që përhap me to i japin Akil Kocit përmasat e një krijuesi evropian.

, dhe as në paqe. Idealizmi dhe materializmi i çështjes i paraprinë aspiratës kombëtare nëse jemi racional dhe të vetëdijshëm në ndërgjegje. Edhe qytetarët, politikanët dhe shoqëria, në tersi shqiptare, duhet të kafshoj buzët me dhëmbë për artikulimin e kosovarizmit si një etnitet më vete.. Sakaq dhe për shumë e shumë gjëra që janë dhe nuk janë thënë, pavarësisht kritikave të çfarëdo lloj qofshin ato, pavarësisht nuancave të flamurit të ri shtetërorë , nuk do të mund të çrrënjos në asnjë mënyrë ndjenja kombëtare shqiptare. Përkundrazi do të vazhdojmë misionin tonë fisnik në informim dhe sensibilizim për të ruajtur dhe trashëguar gjithë këtë pasuri në brezat që vijnë. Prapë se prapë forca e zakonit na shtyn të pyesim :

Cilat janë arsyet e përpjekjeve për krijimin e identitetit të ri kombëtar të quajtur identiteti Kosovar? Pse duhet të thirrem kosovar dhe jo shqiptar?


SPECIALE Nga Gjeneral Kudusi Lama Sinqerisht, më duket se nganjëherë edhe unë dyshoj tek ndarja, megjithëse gjithë jetën ia kam kushtuar bashkimit të kombit dhe sa të rroj do të punoi me gjithë fuqitë për bashkimin. Megjithate kam arsye t'ju them se nuk duhet të shqetësoheni. Ju duhet të kuptoni që për te ardhur deri këtu është dashur të luftohet pa ndërprerje plot 100 vjetë. Rruga e bërjes kombëtare ështe e vështirë. Idriz Seferi – që mendoj se është luftëtari që në gjithë historinë shqiptare ka luftuar me shumë se çdo burr tjetër për atdheun, në momentet e pleqërisë së thellë ka thënë: "Tan jetën luftova për me e ba Shqipëninë, po këka zor bre." Pra nuk është lehtë, vërtetë është zor, nuk mund të mendohet se arrihet në një kohë të shkurtër në një rrugë të gjatë, siç është ajo e bërjes së Shqipërisë. Por, as qe duhet te mendojme se vertete mos po ndahen rruget e pjeseve te ndryshme te kombit, sic eshte ne rastin konkret Republika e Shqiperise dhe ajo e Kosoves.Megjithate ne duhet te kemi parasysh se armiqte tane mendojne edhe per kete. Duhet ditur se jemi nje komb qe kemi prishur shume interesa superfuqishe e shume interesa te shteteve dhe kombeve ekspansioniste e revanshiste. Kur e shohim situaten me kete sy, duhet te mbajme ne konsiderate se ka mjafte te interesuar qe vertete kombin shqiptar te mos e lene te bashkohet, qofte edhe duke sajuar ndarje te tilla, si kjo e futjes se Republikes se Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe e lenjes se Republikes se Kosoves jashte tij. Ne e dime mire se kemi prishur interesat serbe, malazeze, sllavomaqedonase, bullgare dhe greke e per rrjedhoje nuk e kemi as dashamiresine e atyre qe si rrace, per interesa apo per ideologji mbeshtesin keto kombe, sic jane ruset, ukrahinasit, kinezet e te tjere ne Europe, pse jo edhe gjermanet, francezet, aneglezet etj. Pra, duke e marre ceshtjen ne kompleks, nuk mund te mendohet se ka mundesi qe te arrihet nje ndarje perfundimtare e shqiptareve. Ne sot jemi dy shtete shqiptare, nuk eshte e larget dita kur do te jemi edhe tri shtete shqiptare, duan apo nuk duan armiqte tane. E pas kesaj do te vije edhe bashkimi i ketij kombi te lashte per te arritur deri tek marrja e statusit qe i takon si kombi me i lashte i Europes e themelues i kultures boterore. BASHKIM KOMBETAR APO BASHKIM EVROPIAN? Ç’ka dua unë është tjetër e ç’ka po ndodhe eshte tjeter. Realisht detyra e cdo shqiptari eshte qe te punoi pa nderprerje per ceshtjen e bashkimit kombetar. Eshte obligim te ecet me intensitet ne kete rruge. Por nuk duket se njerezit sot kane deshire ne bllok, si nje moral, qe te marrin pergjegjesi te tilla te medha mbi supet e tyre per te ndryshuar fatin e kombit. Bashikimi Kombetar i perket periudhes se bashkimit te kombeve, sepse nuk mjafton te jesh i identifikuar dhe i evidentuar si komb. Duhet te jesh i bashkuar qe te mund te japish kontributin qe duhet ne shoqerine e kombeve. Ne i kemi te gjitha

mundesite te jemi te tille. Por ne kohen tone kjo ceshtje eshte marre lehte. Duket sikur jemi dhene shume pas interesit personal dhe kerkojme te kemi thjeshte mireqenje.Nuk eshte gjithecka te kesh pasuri. Mbi te gjitha eshte vlere te punosh per kombin. Shqiptaret vertete kane punuar dhe punojne per kombin, por duhet edhe shume pune. Te mendosh per integrimin europian nuk do te thote se duhet te lëshë jashtë vemendjes integrimin kombetar. Duke u integruar nderkombetarisht nuk do te thote se duhet te lihen nen pushtim pjese te kombit, sic jane ne fakt pjese te kombit tone nen Serbi, nen Malin e Zi e nen Greqi. Ne mjafte raste te japesh mendimin per keto ceshtje duhet te behet nje vleresim i hollesishem i situates dhe i ecurise se saj. Te shikosh me vemendje drejtimin e levizjes se zhvillimit te shoqerise, do te thote te mund te percaktosh se cila do te jete rrjedha ne te cilen do te perplasesh ne kete rruge. Por te mendosh se kjo rruge eshte e vetmja, perfundimtare dhe e pa ndryshueshme eshte miopi. Ne e njohim edhe Bashkimin Europian si nje fuqi qe ne rrjedhen historike, po paraqitet si nje perandori qe po merr gradualisht fuqi. Ky bashkim ka vlere per jeten shoqerore edhe per shqiptaret. Por ky bashkim nuk duhet konsideruar si nje vullnet i perendise. Ai duhet konsideruar si nje vullnet i interesave njerezore. Ku njerezit bashkohen qe te bejne fuqi. Europa po tenton qe ne kushtet e ndeshjes se fuqive per te vazhduar me tej sundimin e botes, te jete edhe ajo faktor qe te marre pjese ne vendimemarrjen per ecjen e metejshme te kesaj bote.Pra, duket se Europa po tenton te bashkohet ne kerkim te fuqise. Po ne si Komb? A nuk kemi te drejte te kerkojme fuqine tone? A nuk duhet edhe ne te jemi faktor? A nuk duhet edhe ne qe te marrim pjese ne vendimemarrjen per zhvillimin e rajonit tone dhe te Europes e me gjere? Si ne mund te jemi te tille kur nuk mund te jemi nje komb i bashkuar? Prandaj edhe ne, pa e mohuar intergimin dhe vlerat e tij per rritjen e fuqise europiane, duhet te kethejme syte edhe nga integrimi kombetar, sepse keshtu do te jemi me te fuqishem me zerin tone ne kete vellazeri evuropiane. Te mos harrojme se kemi qene 500 vjete te interguar ne nje fuqi qe e ka patur emerin Perandoria Osmane, por asnje dite nuk qeme faktor, vetem se na ishte mohuar e drejta e qenjes komb. 298 vjet shqiptaret kane udhehequr kete perandori, por askush nuk na e njeh per vlere, sepse nuk kemi udhehequr veteveten. Prandaj do te kerkoja, nga te gjithe ata qe kane mundesi te vene nje gur ne keshtjellen e bashkimit kombetar, te punojne, pa e zevendesuar bashkimin kombetar me bashkimin europian. Ata jane krejt larg njera tjetres. Por njekohesisht bashkimi kombetar nuk i ben asnje dem bashkimit europian. BASHKIMI KOMBËTARË VIZION I SË ARDHMES Nuk jane bere shume gjera e pritet te behen shume te tjera. Po kur dhe kush, si dhe me se? Ketu qendron problemi. Sot te ngresh zerin per ceshtjen e Bashkimit Kombetar te konsiderojne politike te vjeter, megjithese nuk e thone me ze te larte. Sot konsiderohet politike e re te besh si thone te tjeret, se ata jane me "modern". Sot kemi njerez ne politike qe kan merzi te flasin

15 NËNTOR

FAQE 10

APO NDAHEN SHQIPTARËT?

shqip, se u duket si nje rrobe e vjeter, pasi mendojne se qe te jesh bashkekohor dhe modern duhet te flasish ne gjuhte e huaja. Bile, jo vetem anglisht, qe tashme eshte bere norme, por ne cdo gjuhe te atij me te cilin takohesh. Mua me duket se mjafte politikane, kur kane takime me te huajte me shume shqetesohen te mesojne disa fjale ne gjuhen e atij qe vjene, per t’i folur ne gjuhen e tij, se sa te shqetesohen, se cilat do te jene qendrimet kombetare, qe do te mbahen e cilat do te jene ceshtjet qe do te trajtohen, si dhe ne cfare menyre do te organizohet nje takim sa me dinjitoz kombetarisht. Pra, Bashimi Kombetar, fillon sic duket tek respekti per gjuhen tende. Ky respekt po bje me te madhe. Shikoni te gjithe ata qe kane ikur si emigrant ne Itali e Greqi, pa folur per ata qe jane larguar me larg, asnje nuk u ka mesuar femijeve gjuhen shqipe, megjithese ne pergjithesi te gjithe emigrantet grate i mbajne ne shtepi pa pune. Sot edhe ne Republiken e Shqiperise, ne Republiken e Kosoves, te gjithe tentojne te jene njohes te gjuheve te huaja, por nese do te behej nje test per gjuhen shqipe per fat te keq te gjitha vleresimet do te ishin negative. Sot shqiptaret nuk dine te shkruane shqip. Ata qe na sollen deri ketu kishin nje dashuri te madhe per gjuhen shqipe. Po ne a e duam ate gjuhe perendie? Problemi tjeter qe duhet mbajtur ne konsiderate e vemendje, eshte njohja e trojeve shqiptare dhe moslejimi ne asnje menyre i tjetersimit te tyre. Sot, ne Tirane e ne gjithe trojet shqiptare, po flitet se shteti shqiptar i paska dhene nje sasi siperfaqeje detare Greqise. A mund te jete veprim normal i nje qeverie kombetare ky, neqoftese eshte i

vertete? Mendoj qe jo. Ne ne Greqi kemi shume e shume toke shqiptare e det shqiptar, ne duhet te jemi shume serioz, per te punuar per marrjen e asaj toke e deti qe eshte prone e jona. Ose edhe fakti qe ne konferencen per shtyp, qe beri kryeministri i Republikes se Shqiperise me kryeministrin e Greqise ne takimin e fundit ne Tirane, kryeministri yne deklaroi se "ne nuk kemi asnje problem pezull me Greqine". Dhe kjo thuhej kur çamet ishin ne proteste per tokat e tyre ne Greqi. Kjo thuhej kur dihet se ne Greqi askush nuk mund te thote se jam shqiptar. Kjo thuhej kur ne Greqi thuren te gjitha planet antishqiptare, duke identifikuar deri fene orthodokse me Greqine. Prandaj, duhet te kuptojme nje fakt, qe historikisht ne trojet shqiptare, idealizmi kombetar nuk ka arritur te depertoje ne politiken legale. Idealizmi kombetar ka ardhur gjithnje ne rruge ilegale. Dhe si per çudi sapo eshte ngjitur ky idealizem ne kolltukun e politikes legale eshte zbutur. Edhe ne nje periudhe kohe qe behej nje politike idealiste kombetare per nje pjese te trojeve tona, sic ishte Republika e Shqiperise ne periudhen 1944 – 1991, edhe ajo veshi nje kostum komunizmi, qe duke e kombinuar me internacionalizmin nderkombetar, nuk u duk sa e si duhet dhe per rrjedhoje arriti te ruaj nje statukuo, por jo ta zhvilloje ceshtjen kombetare me tej, sic vertete mund te bente, nese do te ishte fokusuar vetem tek ajo. Ndersa sot ne duhet te nderojme djemte e vajzat shqiptare qe u inkuadruan dhe luftuan ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves, te Ushtrise Çlirimtare te Presheves – Metvegjes e Bujanoves dhe te Ushtrise

Çlirimtare Kombetare, te cilet me vepren e tyre bene qe ceshtja kombetare shqiptare te vendoset ne llogoret e luftes e te kethehet edhe nje here ne dyerte e fuqive boterore. Por, edhe ne kete rast zgjidhja erdhi ne rruget e politikes ilegale, pasi politika legale ishte robe e modernizmit politik, rrobe pa te cilen sot nuk mund te konsiderohesh politikane. Une nuk kam deshire te akuzoj asnjeri per qendrimet qe mban. Por kur vjen puna tek ceshtja kombetare, mund te konsiderohet se ne momente te caktuara vihen interesat e te tjereve mbi interesat kombetare, vetem per t’u dukur interesant ne syt e botes, vetem per t’u dukur modern. Kjo nuk eshte mire dhe nuk mund te konsiderohet vlere kombetare. SHQIPËRIA NË NATO, KONTINUITET I ALEANCAVE SHQIPTARE Nuk eshte hera e pare qe ne jemi pjestare aleancash. Alenacat jane politika e forces. Ato ndertohen sipas interesave. Sot jemi te interesuar te jemi ne NATO, mire. Ne kemi qene shteti i madh i ilirise, para se te themelohej perandoria e Romes. Kur ajo u be force, ne ishim pjese e kesaj alenace. Kur u krijua perandoria e Bizantit, ne prap ishim pjese e kesaj alenace. Ne mesjete Skenderbeu, u be prijes i aleances europiane kunder osmaneve, anipse Europa dergoi ose forca modeste, ose pak para per t’u bere pjese e kesaj alenace per shpetimin e vete asaj. Ne perandorine Osmane ishim pjese e saj me gjithe forcat e mjetet. Ne Luften e Dyte Boterore ishim pjese e alenaces me te madhe qe ka pare historia njere-


SPECIALE zore, me alenacen antifashiste, aleance e cila ndryshoi rrjedhen e historise boterore dhe qe kombin shqiptar e rreshtoi me fitimtaret, me mbi 120 mije luftetare. Pas kesaj Republika e Shqiperise ka qene ne aleancen e Traktatit te Varshaves, nje aleance qe per nga kapaciteti dhe moderniteti nuk ka qene ne nivele me te uleta se ato te NATO-s. Dhe ne kete aleance Ministri i Mbrojtjes i Republikes se Shqiperise Beqir Balluku ka qene zevendes komandant i pergjithshem i aleances. Keshtu, pranimi na NATO, mua nuk me duket ndonje risi e re, dicka e pa njohur ne arenen e politikes se forces qe kane bere shqiptaret nder kohera. Sot ajo eshte nje fuqi. Ajo ka edhe vleren se u be bashke me shqiptaret ne fundin e shekullit te 20-te, duke i bere ndere vetes ne radhe te pare, por edhe neve, qe vertete kishim nevoje per ndihmen e saj. Keshtu qe une nuk e shoh me dyshim futjen e shtetit shqiptar ne NATO, por as nuk entusiazmohem se as nuk u perkas atyre shqiptareve qe kane frike, as nuk eshte dicka e pa njohur per mua si risi. Neser kur nje aleance tjeter te dale ne fushen e historise, pa tjeter shqiptaret do te jene pjese e saj, sepse i perkasin Europes dhe duan s’duan jane ne kryqezimin e rrugeve te zhvillimit boteror. Ajo qe mua me bene qe te mos me duket shume e embel kjo levizje ne interes te shtetit shqiptar, eshte fakti se me duket sikur kemi ardhur ne nje moment kur eshte tentuar te ringrihet ai kufiri ndershqiptar, qe luftetaret e fundshekullit te kaluar dhe te fillimshekullit te ri, kerkuan ta zhdukin. Me duket sikur behet nje politike europiane, per te bere nje ndarje duke vendosur Republiken e Shqiperise brenda NATO-s e Republiken e Kosoves jashte saj, mos qofte i sakte ky dyshim i imi.

SHQIPTARËT PËRBALLË GLOBALIZIMIT Une veten e mendoj dhe e shikoj tek globalizmi i rruges. Neqoftese e ndertojme mire rrugen tone kombetare, mund te jemi te sigurte ne ate globalizmin e pergjithshem. Ne Republiken e Shqiperise, para vitit 1990, kishim nje shtet shume te fuqishem. Vertete shume te fuqishem, qe bente karshillek si shtet ne mardhenjet me shtetet e tjera dhe ne ishim krenar per kete. Por kishim nje popull shume te varfer. Kjo sepse gjithe celsat e zhvillimit ekonomik te vendit ishin ne duarte e shtetit. Ai ishte nismetari dhe udheheqesi i cdo zhvillimi. Ai ishte institucioni qe caktonte ate qe do te hanin qytetaret. Globalizmi – cfare ndryshimi ka nga ky rregull, kur dihet se cdo levizjes behet vetem qe te centralizohet cdo gje per te rritur fuqine e institucionit qendror? A mund te mendohet se duke ndertuar nje shoqeri ekonomiko – financiare globaliste do te mund te zhvillojme veteveten? A duhet konsideruar normale sot te degjosh qe nuk mund te merresh me biznes neqoftese nuk i ke marre parate ne banka ose ne shoqerite shumekombeshe? A nuk eshte ky varjanti me i sofistikuar i pushtimit? Une mendoj se globalizmi eshte nje rruge pa krye, si nje elemente i atyre firmave piramidale qe kishim ne ne vitin 1996 - 1997. Pra asgje te mire nuk shikoj, ne kete ndermarrje, pervec faktit qe nje dite edhe une te jeme prone e dikujt qe ne kuader te global-

izmit te me kete shitur shteti shqiptar. Menyra si e shtroni pyetjen Ju me duket pak e veshtire per ta detajuar, pasi une kuptoj se globalizimi i paqes dhe globalizimi i rreziqeve, jane i njejti element, e njejta strukture dhe te dyja jane jashte mundesive te globalizmit. Nuk ka paqe globale. Askush nuk merr pergjegjesi per te siguruar paqe ne rrumbullaksine e tokes. Te gjithe mendojne sot per sot. Edhe ata shkencetare qe mendojne per neser, te jeni te sigurte, se nuk lihen te lire ne boten e tyre, por shfrytezohen dhe kethehen sipas interesave te atyre qe investojne, per t’i mbajtur ata ne aktivitet. Paqe eshte kur askund nuk ka rrezik per askend. Sot gjithkund ka rrezik per gjithkend. Askush nuk mund te konsiderohet i sigurte. Nese do te kishte siguri, do te dilnin drejtuesit shteterore pa roje, do te ishin burgjet bosh, do te ishin femijte e shkollave te sigurte, do te kishte kenaqesi per te gjithe. Ne Tirane nuk do te arrestohej nga shteti Rremzi Hoxha e te zhdukej pa gjurme, sikur t’a kishin rrembyer banditet, sikur te ishte marre nga mafia e te ishte mbytur ne ndonje pus, apo shpelle. Sot me shume duhet menduar per globalizimin e pasigurise. Levizja e madhe e njerezve, mosnjohja e gjendjes si rrjedhoje e zvogelimit te botes, rritja e shpejtesise se levizjes, informatizimi i proceseve te punes, informatizimi i komunikimit, rritja e deshires per pasuri, mungesa e deshires per te punuar, indiferentizmi si dukuri morale e shoqerise njerezore, prishja e familjes dhe ne pergjithesi renja e vleres se saj, vleresimi edhe i ndjenjes se dashurise si veprim interesi, rritja e urrejtjes ndernjerezore, etj etj, jane elemente qe duhen mbajtur ne konsiderate, para se te mendohet se globalizmi do te jete parajsa e botes tone. Ne ne Republiken e Shqiperise, por edhe ne pergjithesi shoqeria e ka provuar globalizmin ne frymen e internacionalizmit proletar, te instaluar nga i ashtuquajturi sistem komunist.Ne kemi nevoje te ndertojme portretin tone. Ky duhet te jete ne radhe te pare globalizmi yne. Jashte ketij portreti nuk mund te kete interes per asgje. Jashte ketij portreti nuk mund te kete zhvillim dhe vleresim. Sidoqofte, globalizimi i paqes dhe globalizimi i rreziqeve, mund te shikohen edhe ne nje kend tjeter veshtrimi. Pa marre pergjegjesine te beje analizen e kesaj ceshtje, se do te duhej te behej nje material i vecante, dua te theksoj: Une e dua paqen, por ate e shoh si nje proces midis te barabarteve, jo si nje proces te pushtimit, pavaresisht nga forma qe mund t’i jepet e nga kostumi qe mund t’i vishet. Une e dua paqen, por e dua si pergjegjesi te perbashket te te gjitheve per te gjithe. Cdo paqe e imponuar nuk eshte e sigurte dhe nuk eshte e perhereshme. Une e dua paqen, si vlere te shoqerise dhe si rruge te te ardhmes, por jo si kusht per te jetuar sipas standarteve te me te fuqishmeve.

Une e dua paqen, por kur e fitoi vete, jo kur ma bejne dhurate. Kush premton dhurata paqeje mashtron.Njekohesisht nuk mund te flitet per paqe kur shtohen cdo dite rreziqet dhe per te cilat nuk ka me kufije shtetesh. Sidoqofte le te jemi bashkudhetar serioz te ketij procesi, por gjithnje vigjilent dhe

15 NËNTOR jme ne tradite ne vend, nuk mund te pretendojme se kemi siguruar te ardhme per keta trupa dhe per sigurine e vendit. Po keshtu, duhet te mbajme ne konsiderate qe, neqoftese ne pretendojme se meqenese kemi trupa ne operacionet paqeruajtese ne bote, po te rrezikohet liria jone, do te vijne te tjeret te na mbrojne, do te mendonim krejt gabim. Askush nuk na mbron. Ne duhet te mbrohemi vete nese na rrezikohet liria. Per kete duhet te kete programe te posacme mbrojtese.

SFIDAT E SIGURISË KOMBËTARE

serioz. SHQIPTARËT NË LUFTË KUDO, KRAH PËR KRAH ME ALEATËT Bashke me te tjeret. Ne nuk jemi fshehur kurre kur ka qene puna per te marre mbi vete rrezikun, gjithnje kemi dale atje ku na kane pare. Gjithe historia jone eshte e mbushur me portrete e histori lavdie te shqiptareve neper bote. Ndermarrja e veprimeve te bashkepunimit ushtarak, nuk eshte dukuri e re per shqiptaret. Edhe ne kushtet aktuale ne ditem te jemi bashkepunues. A nuk ishim ne bashkepunues ne Luften e NATO-s ne vitin 1999 kunder Serbise? A nuk ishte Ushtria Çlirimtare e Kosoves ne fakt forca tokesore e NATO-s? A nuk ishte ajo ushtri qe me forcen e saj fitoi kete bashkepunim? Keshtu qe ne kemi dhene prova ne kohet e vjetra dhe te reja se dime te jemi bashkepunues dhe te bejme figure shume te mire ne mardhenjet ushtarake me te tjeret. Edhe forcat e ushtrise se Republikes se Shqiperise, qe po kryejne misionet neper bote ne bashkepunim me ushtrite me moderne te kohes, po bejne figure shume te mire, megjithese shperblimi i tyre eshte minimal krahasuar me ushtrite bashkepunuese. Ne prej vitit 1995, kemi bashkepunuar me ushtrine gjermane ne Bosnje, pastaj me ushtrine turke e italiane ne Afganistan, me ushtrine e SHBA-ve ne Irak, e aktualisht edhe ne Çad. Eshte vertete nje pervoje e spikatur, kur merr ne konsiderate qe ne te gjitha keto bashkepunime, efektivat tona jane respektuar e vleresuar maksimalisht per vlerat qe kane transmetuar, si ne fushen profesionale, te trimerise, te komunikimit, te respektit, te qytetarise, te unitetit, te seriozitetit etj. Megjithate nuk mund te pretendohet se mund te arrihet larg vetem me trupa misionesh. Eshte e domosdoshme qe te gjitha trupat qe i duhen vendit per tu mbrojtur te jene ne nivelin me te larte operacional, si ne pikepamje profesionale, ne pikepamje organizative, te lidershipit, te bashkepunimit, te plotesimit teknik, te vleresimit te punes dhe shperblimit te efektivave etj. Sepse mund te kemi trupa elite per misione, por nese kete lloje trupe nuk e kethe-

Sfidat i mendoj te shumta. Por edhe shqiptaret e di se do te jene te fuqishem. Se pari, do te theksoj se mendsia serbe dhe greke per shqiptaret e trojet e tyre, edhe per 50 vjete nuk ndryshon. Ai do te mbetet zhvleftesues dhe agresiv. Ai do te mbetet armiqesor dhe keqedashes. Keshtu qe shqiptaret e kane per detyre te punojne pa nderprerje te forcojne veten per te qene te gatshem t’i pergjigjen cdo lloje sulmi qe mund te ndermerret ndaj tyre prej ketyre dy fqinjeve qe aq sa duan gjembin ne sy, aq duan te shikojne shqiptare te gjalle. Per kete kane dhene prova dhe ne e kemi te provuar ne gjak. Edhe une e kam provuar deri tek familja ime e ngushte dhe e di qe ky lloje rreziku eshte ne cdo kohe prezent jo vetem per mua, por per cdo shqiptar. Se dyti, ne jemi ne rrugen drejte integrimit euroatllantik dhe europian, integrime te cilat mbeten te veshtira, sepse ne nuk mund dhe nuk duam te jemi skllevrit e Europes, as thjeshte ushtaret euroatllantik, por duam te jemi qytetaret e denje te Europes dhe ushtaraket kurajoz per aleancen euroatllantike. Kete e kemi te veshtire per ta arritur per faktin se nuk eshte deshira e mire per te vleresuar vleren e shqiptareve ne historine e kultures europiane. Pa kete vleresim, asnjehere nuk do te mund te marrim ate qe na takon dhe te jemi ne vendin qe meritojme. Se treti, shqiptaret duhet te mesohen ta shikojne atdheun e tyre me syte e ish luftetareve te ushtrive tona clirimtare, qe te mund ta shikojne se sa i vecante eshte atdheu yne, sa shume vlere ka dhe sa shume sakrifica e kemi per detyre te bejme per te. Qenja shqiptar eshte vlere. Qenja shqiptar eshte levizje drejte te ardhmes me dinjitet.Te mos harrojme se shqiptari eshte i zgjuar. Ai ka tru universal. Shqiptari nuk eshte tipi i kalit te karroces, sic duan ta trajtojne ne mjafte raste. Ketu qendron edhe kontradikta kryesore, pasi shqiptaret nuk durojne dot askend qe te mundohet t’i trajtoje si qytetare te rendomte. Ata kerkojne ate trajtim, sic thoshte Fan S. Noli "si flori 24 karatesh". Se katerti, nje gjeneral amerikan ne vitin 2004 me ka thene se ne ne amerike vetem nje keshtjelle te kishim, sic keni ju shqiptaret do te dinim si ti tregonim vlerat tona, ndersa ju qe keni

FAQE 11

me dhjetra e qindra tilla, duhet pa tjeter te jeni dy here krenar per historine tuaj, per kulturen tuaj, per thellesine tuaj kombetare, per transmetimin jetesor etj. Pra duket se kemi mjafte per te bere per te evidentuar, treguar dhe mbrojtur vlerat kulturore kombetare, vlerat historike dhe vlerat e jeteses dhe te mbijeteses, ndeshjeve e luftrave, perballjeve e fitoreve. Se pesti, duhet te mesohemi te ndeshemi me te gjitha te keqijat e kohes tone dhe ti mposhtim ato e te mbrojme te ardhmen tone perballe te keqes se madhe qe behet prezent ne boten e sotme. Se gjashti, te mbrojme familjen tone. Te mbrojme rinine nga degjenerimi. Te mbrojme jeten nga rreziqet e kohes, si droga, prostitucioni, krimi, semundjet, etj. Se shtati, te zhvillojme vendin tone, duke vene mbi token tone ekonomine e mundeshme moderne, qe ky vend me terrenin me te bukur ne bote, me klimen me te mire e me te shendeteshme ne bote, me miresine me madhore ne bote, me miqesine me te gjere ne bote, me dashurine me te paster ne bote, me vullnetin me te madh ne bote, te behet ai qe duhet te jete. "Shqiperia nje zonje e rende, qe burrat e dheut, t’i therrasin nene". A U BË KOSOVA SHTET ME PAKON E AHTISARIT ? Kosova eshte bere shtet pa pakon. Pakua eshte ushqim per konsum provizor. Askush nuk duhet te mendoje e aq me pak qytetaret e Kosoves, se jane pakot apo avionet qe i japin liri e shtetesi Kosoves. Kosova e ka fituar shtetin e saj me lufte. Ajo ka derdhur gjak per te arritur deri tek liria. Ajo ka dhene djemte dhe vajzat me te mira per t’i patur garant te lirise se saj, per t’i patur garant te shkeputjes perfundimtare nga kolonizimi serbosllav. Dhe ia ka arritur qellimit. Çdo mendim se Kosova e merr lirine si dhurate pakosh, as qe duhet marre ne konsiderate. Politika do te beje rrugen e saj. Politika detyre te pare te saj ka te thote: "ketu sundoj une". Pikerisht kete ka bere edhe Europa apo Bota ne angazhimin me Kosoven. Te jeni te sigurte qe ata kane qene ketu edhe para 100 vjetesh, edhe para 50 vjetesh, por nuk e moren mundimin te ngrene nje kashte nga toka per interes te shqiptareve. Vetem kur filloi lufta, ata e kuptuan se tashme nuk ka kethim prapa. Une seriozisht qeshi me deklaratat qe bejne politikane te ndryshem "pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pa kethyeshem". Une nuk di kush ka fuqi ta ketheje? Le te bejne nje prove ta kethejne. Le te bejne nje prove te sjellin nje polic apo ushtare serb ne Kosove, le te provojne te vendosin administraten serbe ne Kosove. C’jane keto shaka? Serbia e di edhe vete qe per Kosoven ka vdekur. As qe mund te mendohet pervec se nga ndonje i cmendur se mund te sundoje edhe me tej Serbia ne Kosove. Te jeni te sigurte, Serbia nuk do ti sundoje dot shqiptaret as ne trojet e tyre ne Kosoven Lindore, as ne vendet e tjera ku ata jetojne. Pa folur qe do te detyrohet te ketheje te gjitha pronat e grabitura gjate procesit te zhdukjes se shqiptareve.


34 Sterling Way London N18 2XZ Tel:0208 345 6660

Restoranti me i mire ku ju do te gjeni shijen e kuzhines shqiptare Te gjitha specialitetet e kuzhines shqiptare dhe mesdhetare. Ejani dhe binduni ne zgjidhjen tuaj

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Honslow Tw3 2EB sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk Transporti falas kudo që të jeni në Londër


Sifas Hairdressing & Beauty Salon Bridal & and Evening Styles Extensions & Manicure's

Shërbimet më fantastike për t’iu bërë të bukur. Motoja jonë është profesionalizmi.

Ejani dhe binduni! Free Eyebrow Shaping With Your First Appointment Tel 07956457645 you can visit our web; sifahairandbeauty.webs.com Address Downham Bromley Road BR1 5NS Buses .136 &181

A Class Motors Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime të tjera

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta Mos harroni! “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM


OPINION

15 NËNTOR

FAQE 14

ARABIZIMI I GAZETARISË SHQIPTARE Nga Kim Mehmeti uk guxoja ta gënjej vetveten se ndonjë nga Berati do ketë lexuar ndonjë libër timin. Salla ishte e stërmbushur me ata që nuk kishin ardhur vetëm sa të nderonin mysafirët, por që kishin çka të thoshin edhe për veprat e tyre letrare. Dhe në atë sallë kishte shumë aristokraci, një përkushtim dhe qytetari që të bën të ndihesh mirë, që t‘i arsyeton gjithë netët pa gjumë, që të çon të thuash: ndoshta i nderuari ndihet si lule, por ata që e nderojnë janë flutura të bukura që marrin polenin dhe vazhdojnë fluturimin tutje. Të nesërmen jemi në Tiranë në një sallë të Bibliotekës Kombëtare. Ka pak të ardhur që duan të takohen me ne, e shumë gazetarë. Si gjithmonë, Tirana është e zhurmshme, e ngutshme, ajo nuk ka edhe gjithaq kohë të merret me promovimin e të ardhurve nga "provinca". Pastaj, ato ditë Tirana merrej me rrahjen e një opinionisti të këtushëm. Andaj gazetarët nuk më pyesnin për librin që duhej përuruar, por ç‘mendoj për këtë "sulm mbi gazetarinë e lirë". U them se askush nuk guxon që fjalës publike t‘i përgjigjet me dhunë. Pastaj edhe unë harroj se duhet përuruar libri im dhe filloj të mendoj për ata që do donin të na imponojnë heshtjen, për të vërtetën se askush nuk i do ata që kritikojnë. Dhe gjatë këtyre viteve sa merrem me publicistikë, e kam kuptuar një gjë: "të mëdhenjtë" tanë më së shumti i urrejnë "shërbëtorët" që braktisin shpurën e tyre dhe kalojnë në oborrin e ndonjë "pashallëku" tjetër. Sa për vete, gjithmonë jam kujdesur që vlerësimi kritik të mos jetë qëndismë me fjalë "vrasëse" që kafshojnë, që depërtojnë në mishin e njeriut dhe prekin palcën e ashtit intim, por çdo gjë të mbetet në rrafshin e bindjes se ai me të cilin nuk pajtohem nuk është armiku im. Andaj edhe kam besuar dhe besoj se vetë fjala publike është ajo që e "vret" apo e madhëron autorin e vet. Më në fund, ne edhe kur shkruajmë për të tjerët, nuk bëjmë asgjë tjetër përpos që kompletojmë portretin tonë si njerëz që kanë (dis)fatin të thonë publikisht atë që të tjerët e flasin, por askush nuk i dëgjon. Pastaj, filloj të mendoj për nderin dhe përfitimin personal, për kurthin në të cilën biem ne që nuk e kuptojmë se është e pamundur të të takojnë që të dyja bashkë. Ai që do të stoliset me nderin e mendimtarit të drejtë dhe të njerëzishëm, duhet ta dijë se kurrë nuk do bëhet banor i lagjes ku banojnë të pasurit, kurrë nuk do jetë i ledhatuari i pushtetarëve dhe as që do e varrosin me harxhimet e shtetit. Kështu që në hapësirën publike ka dy lloje "analistësh": të guximshëm dhe të pëlqyer nga ndonjë "pashallëk". Por nuk ka të guximshëm që e do dhe e përkrah cilido krah politik. Gjatë promovimit në Tiranë, botuesit tim nga Shqipëria i bie në sy mungesa e kolegëve të mi "opinionistë". Unë i them: Mjafton që kanë ardhur Zija Çela, Flutura Açka dhe disa kolegë të mi të televizionit "Top-Channel"-it. Ndihem më mirë kur i kam pranë shkrimtarët dhe ata me të cilët

N

Është hera e parë që librat e mi promovohen në Shqipëri. Edhe atë në Berat. Ka më shumë se një dekadë që nuk e kam vizituar këtë qytet të lashtë e të bukur. Arrijmë në mbrëmje dhe i drejtohemi sallës së stërmbushur me ata që kanë ardhur të komunikojnë me dy autorët nga Shkupi të shtëpisë botuese "Toena". Se akademikun dhe studiuesin letrar, Ali Aliu, e njohin dhe e kanë lexuar, e dija ende pa arritur në vendin e ngjarjes. punojmë së bashku në një TV me të cilin mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë. Pastaj shtoj: Mbase nuk kanë ardhur sepse u mungon këpuca që e hodhën përpara godinës së Kryeministrisë në shenjë proteste kundër dhunës mbi gazetarët. Sikur të vija një ditë më parë, me siguri do t‘u bashkëngjitesha kolegëve që protestuan përpara qeverisë. Por nuk do e hidhja asnjë nga dy këpucët e mia. Edhe ato jo pse i kam të shtrenjta apo pse nuk do mundesha në Tiranë të blija një palë këpucë të reja, por nga frika se ndonjë nga rojtarët e vlerave perëndimore do më akuzonte se si i ardhur nga Maqedonia, e ku shqiptarët konsiderohen si fanatikë myslimanë, unë e kam nxitur atë mënyrë të manifestimit të revoltës të huazuar nga tradita arabe. Pra, do mund ndonjëri të më akuzonte se unë jam "mercenari" që do të "arabizojë" gazetarinë shqiptare. Pas përfundimit të promovimit në Tiranë më afrohet një i moshuar. Mendoja se do të më uronte botimin e librit. Por, jo. Ai ka halle të tjera. Më pyet sa e vërtetë është se ne shqiptarët e Maqedonisë jemi shumë religjiozë, se ende i mbulojmë gratë tona, se nuk e luftojmë sa duhet "fundamentalizmin islam". Ai pastaj më akuzon se nuk shkruaj sa duhet për këtë dukuri negative që rrezikon shqiptarinë. E unë i shpjegoj se ne shqiptarët e Maqedonisë, si gjithë bashkëkombësit tjerë, mburremi me trininë tonë religjioze, se nuk lejojmë askënd të njollosë ngjyrat e ylberit tonë të mahnitshëm shumëreligjioz, se ne e dimë që në mesin tonë ka edhe mercenarë të ngjyrave të ndryshme. Pastaj i them: neve na shqetëson çdo radikalizëm religjioz, siç na shqetëson edhe fati i pafat i mijëra shqiptareve të reja, kryesisht myslimane, që nga halli martohen me serbë, të cilët kurrë nuk do i merrte për burrë ndonjë serbe e shumica e të cilëve janë invalidë, në mesin e të cilëve mund të ketë edhe ndonjë vrasës të shqiptarëve apo boshnjakëve. Pastaj, i rrëfej se neve na shqetëson edhe "greqizmi" që u bëhet qindra mijë shqiptarëve në punë të përkohshme në Greqi, se na trishton shthurja e familjes shqiptare, se nuk ndihemi mirë kur lexojmë se prostitutat tona e kanë zbritur çmimin nëpër rrugicat me "drita të kuqe", se shtohet numri i narkomanëve në mesin e të rinjve shqiptarë...se...,se.... Ai më shikon dhe nuk më përgjigjet kur e pyes pse nuk debatohet për këto tema, pse jemi të prirë të

shohim lepurin në mes të pyllit e jo edhe buallin që kullot përpara këmbëve tona. Mbase i dëshpëruar nga shpjegimet e mia të ngutshme, ai largohet thuajse i kanoset rreziku ta infektojë nga gripi i derrave. Nuk priti t‘i tregojë se ne shqiptarët e Maqedonisë, prej moti nuk kemi hallin si t‘i zbulojmë gratë, por si t‘i bindim disa vasha të reja paksa ta mbulojnë barkun, të mos i nxjerrin gjinjtë aq shumë jashtë se ua lag shiu, të mos e shpalosin lugun e prapanicës se nga aty mund t‘u depërtojë i ftohti deri te thembrat e këmbëve. I moshuari nga Tirana nuk pret t‘i them se e di pse ne shqiptarët e kemi atë prirje që me lehtësi të padurueshme të marrim në shënjestër "armikun e dobët" e t‘i mbyllim sytë përpara atij që mund të na kundërvihet: sepse ne gjithmonë duam të jemi "trendy". Dhe duke qenë të tillë, ne gjithmonë bëhemi më "katolikë se papa", andaj sot jemi më amerikanë se amerikanët e deri dje ishim më stalinistë se rusët. Të nesërmen nisemi për në Shkup. Shiu që kishte filluar një natë më parë na shoqëron gjatë tërë rrugë-

timit tonë. Kalojmë rrugëve të Durrësit. Ato janë shndërruar në lumenj që kanë shtrat, por nuk rrjedhin dhe nuk derdhen askund. Ato lumenj mund t‘i thajë vetëm dielli dhe mund t‘i kalosh me anije e jo me makinë. Për fat, makina jonë bindet të luajë rolin e një barke me motor dhe nuk fundoset në ndonjë gropë të padukshme. Pastaj vazhdojmë tutje. Posa shkëputemi nga rruga Durrës-Vlorë dhe kthejmë majtas për në Rrogozhinë, përballemi me një pamje që nuk kishte mundur ta pjellë as imagjinata ime prej krijuesi: në mes të asfaltit, në shi, aty ku duhej të ishte e shënuar vija e bardhë që ndan pjesën e majtë nga ajo e djathta e rrugës, dikush e kishte ulur një lypës pa këmbë. E kisha shëtitur tërë botën, i njihja të gjitha strategjitë e lypsarëve që të detyrojnë ta hapësh kuletën e t‘u japësh ndonjë monedhë, por kurrë nuk kisha parë diçka të tillë, kurrë nuk kisha parë që dikush kaq mizorisht të keqpërdorë invaliditetin e tjetrit për të fituar para. Im bir dëshironte ta fotografojë. Jo, i them, ka gjëra që duhen

shënuar në mbamendje e jo në memorien e fotoaparatit. Dhe që të dyve na mbërthen heshtja. Ndërkaq, sa kishim filluar të bisedonim për atë se bujaria dhe burrëria nuk janë si xhami i dritares që e ndërron sa herë që ai thyhet, se lindja është rastësi, por mbi të ndërtohet tërë një jetë e cila përfundon me vdekjen, se njeriu jeton vetëm sa ta arsyetojë lindjen e ta meritojë vdekjen. Mundohem ta thyej heshtjen, ia rikujtoj sa bukur kaluam në Berat, promovimin në Tiranë, i flas për zhvillimin e bujshëm të mediave në Shqipëri. Por, ai thuajse as që më dëgjon. Nuk e kuptoj se vallë u hidhërua pse nuk e ndala makinën ta fotografonte lypsarin e pakëmbë të lënë në mes të rrugës, e të cilit maunat dhe makinat sa nuk ia shkelnin kokën, apo pse përnjëherë e kuptoi se të gjithë ne jemi të lënë në mes të rrugës së jetës ku kemi dy zgjidhje: o të stolisemi me nderin që na e dhurojnë dhe ua dhurojmë të tjerëve, o të pasurohemi e të vetëgënjehemi se nderi mund të blihet me para.


AKTUALITET NGA ILIR META hqipëria ka fituar një status dhe rol të ri në marrëdhëniet ndërkombëtare, rrjedhojë llogjike e partneritetit në rritje me të gjithë strukturat e sigurisë rajonale dhe globale pas anëtarësimit në NATO në prill të këtij viti. Jemi në një proçes të rëndësishëm dhe konstruktiv me Bashkimin Evropian pas hyrjes në fuqi më 1 Prill të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe aplikimit për statusin e vendit kandidat, si dhe në një periudhë intensive të plotësimit të kërkesave për liberalizimin e vizave me BE-në. Shqipëria është një vend strategjik për sigurinë, paqen dhe prosperitetin e Ballkanit, Mesdheut dhe Ëvropes. Politika jonë e jashtme është e vendosur të rrisë këtë rol dhë kontribut, si një faktor me peshë rajonale për rritjen e sigurisë për të garantuar stabilitet politik dhe ekonomik rajonal. Është fakt i njohur për të gjithë se gjeopolitika e Ballkanit është pasuruar gjatë dy dekadave të fundit me realitete të reja politike dhe shtetformuese. Më i fundit prej tyre, shteti i ri Kosovës, pavarësia e të cilit ishtë vendimi më i drejtë për t’i siguruar rajonit paqe dhe stabilitet afatgjatë. Në gjykimin tim, Kosova përballet sot me një sfidë të dyfishtë. Ë para, konsolidimin e mëtejshëm të institucioneve të saj të reja e të pavarura. Dhe e dyta, po aq e rëndësishme, institucionet e shtetit të ri të Kosovës duhet të ngrihen, zhvillohen dhe konsolidohen në përputhje të plotë me standartet që kërkon perspektiva e saj integruese evropiane, e cila në progres raportin e fundit të Komisionit Evropian është më ë qartë dhe konkrete. Shqipëria mbështet njohjën e mëtejshme të Republikës së Kosovës dhe përshëndet anëtarësimin e saj në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale me Serbinë është një prioritet shumë i rëndësishëm i politikës sonë rajonale. Këto marrëdhënie duhen parë dhe inkurajuar vetëm në frymën e perspektivës për të ardhmën. Ne do të punojmë në mënyrë intensive dhe konstruktive me Qeverinë e Serbisë, për të avancuar dhe thelluar dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes reciprok dhe rajonal. Shqipëria inkurajon dhe mbështet integrimin e Serbisë në të gjitha nismat dhe iniciativat rajonale, së fundmi Ministeriali i Mbrojtjes të Evropës Jug-Lindore, pasi beson se pa një pjesëmarrje, bashkëpunim dhe integrim të plotë të saj në këto organizata, vetë kuptimi dhe ëkzistënca e tyre do të ishtë e paplotë. Bashkëpunimi konstruktiv mes Shqipërisë dhe Serbisë, sjell një impakt pozitiv për të gjithë rajonin. Në raportet ndërshtetërore me Maqedoninë, Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë me konsekuencë politikën e saj të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ndërsjëlltë, të mbështetjes për integrimin e saj të shpejtë në NATO, ashtu sikurse mbështesim edhe proçesin e anëtarësimit të këtij vendi fqinj në Bashkimin Evropian. Njëkohësisht besoj se edhe Maqedonia fqinje do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, çka do të krijojë një klimë të re dhe më të përforcuar të bashkëjetesës ndëretnikë, ndarjen dhe bashkërendimin e

S

15 NËNTOR

FAQE 15

Sfidat e politikës së jashtme të Shqipërisë

përgjegjësive në administrimin e punëve të vendit dhe në proçesin e integrimit. Tensionet e fundit me karakter të referencave të gabuara historike, nuk i shërbejnë rajonit dhe as vetë Maqedonisë, pasi kjo retorikë mund të rrezikojë të akselerohet në nivele të padëshiruara, që do të na kthente të gjithëve vite pas. Reagimi i autoriteteve shtetërorë maqedonase për të tërhequr nga qarkullimi enciklopedinë që ngjalli aq debate është përshëndëtur prej nesh, ashtu sikurse kemi dënuar edhe deklaratat për ekstremizëm. Unë beoj se duhet të harxhojmë shumë më pak energji për historinë dhe më shumë energji për integrimin e përbashkët evropian. Mali i Zi, si një ndër elementët e tjerë shtetformues të dalë nga ish-Jugosllavia dhe fqinje e Shqipërisë, përbën një model të shkëlqyer të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Vetëm në një dekadë kemi kaluar nga marrëdhënie inekzistente në marrëdhënie dinamike shumëplanëshe. I përmenda jo pa shkak që në fillim marrëdhëniet e Shqipërisë me këto vende, pasi me to ndajmë dhe një problematikë të përbashkët: Ekzistencën e shqiptarëve etnikë në secilin prej tyre, çka unë besoj se është një faktor kyç që duhet të na bashkojë në përpjëkjet tona të përbashkëta, për të lënë pas krahëve të kaluarën dhe për të parë drejt së ardhmes, e cila nuk mund të jetë ndryshe veçse integrimi evropian i rajonit, çka do të thotë bashkëjetesë, tolerancë dhe bashkëpunim. Unë besoj së bashkëpunimi rajonal do të jetë më i plotë, më konstruktiv, më i qëndrueshëm dhe më i dobishëm në proçesin e integrimit, duke mos mbetur vetëm në rrafshin e dialogut politik dhe në frazat për fqinjësinë e mirë. Ky bashkëpunim duhet të jetë konkret dhe i shtrirë në të gjitha fushat që krijojnë një magnitudë të re rritjeje dhe fuqizimi ekonomik për rajonin. Duke filluar nga lëvizja e lirë e qytetarëve në vendet respektive, sepse e konsideroj si anomali dhe jashte kohe faktin se ndërsa kërkojmë që të shkojmë pa viza në Bashkimin Evropian, disa nga vendet tona ende mbajnë në fuqi regjim vizash ndaj njëri tjetrit. Rritja esenciale e shkëmbimeve

dhe flukseve që krijojnë një njohje më të mirë reciproke e që veçanërisht vjen nëpërmjet komunikimit mes elitave akademike, kulturore e sociale duhet nxitur dhe institucionalizuar. Rritja e shkëmbimeve tregtare nëpërmjet krijimit të një hapësire ekonomike rajonale që lehtëson dhe eleminon barrierat përmes implementimit real të marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe integrimit ekonomik të rajonit. Fuqizimin e një rrjeti infrastrukturor rajonal me akse që përshkojnë linjat kryesore të qarkullimit dhe fluksit të shkëmbimeve, si dhe lidhjen e tyre me rrjetet infrastrukturore evropiane e euro-aziatike, çka besoj se do t’a shndërrojë pozitivisht dhe përfundimisht rajonin jo vetëm nga pikëpamja gjeostrategjike, por do t’a bënte atë më të sigurtë duke rritur edhe dimensionin e tij gjeoekonomik, duke zgjeruar në përmasa të konsiderueshme tregun dhë rritur interesin për investime të huaja. Një Ballkan i ndërvarur dhe i ndërlidhur ekonomikisht me vende dhe rajone fqinjë dhe me interesa të përbashkëta dhe historike si Italia, Greqia, Turqia, me të cilat kemi marrëdhënie të natyrshme, tradicionale dhë strategjike, fuqitë tradicionale dhe anëtarët e rinj të Bashkimit Evropian, por edhe me qendrat aktuale të zhvillimit ekonomik botëror, do t’i jëpnin atij një dinamikë të re zhvillimi dhe prosperiteti, e nëvojshmë për integrimin e tij evropian, por edhe për garantimin e tregjeve rajonalë dhe ndër-rajonalë për Bashkimin Evropian. Forcimi i dimensionit të sigurisë në konceptin tradicional dhe atë të ri në rajon, nëpërmjet garantimit të paqes dhe stabilitetit, demokratizimit të shoqërive tona, luftës së përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, kontrollit të qarkullimit dhe konfiskimit të parave që disponojnë këto organizata, forcimit deri në përmbushjen e standarteve më të larta të sigurisë dhe menaxhimit të integruar të kufijve, mund të realizohen më shpëjtë nëpërmjet një bashkëpunimi më të koordinuar rajonal të agjencive të zbatimit të ligjit së bashku më asistencën e vetë Bashkimit Evropian. Siguria në sektorin e energjisë përmes ndërtimit dhe modern-

izimit të rrjeteve të interkonjeksionit rajonal, sigurimi i rrjeteve të naftës dhe gazit nga Lindja në Perëndim përmes Rrugëve Ballkanike do të rrisë rolin specifik të rajonit si një aktor me peshë dhe rëndësi për vetë të ardhmen e BËsë dhe garantimin e sigurisë së saj nga vartësia ndaj energjisë, por mbi të gjitha në aspektin e sigurisë, paqes dhe mirëqënies së vetë popujve të tij. Pozicioni gjeografik i rajonit, interesat strategjike të të cilit si një rrugë kryesore lidhëse mes Lindjes dhe Përëndimit, do të përforcoheshin me një dinamikë të re që do t’a bëntë integrimin e tij të shpejtë, të domosdoshëm për vetë Evropën, pasi pozicionimi i tij aktual si një rajon i rrethuar nga kufij të BE-së, por i paintegruar në këtë të fundit do të ishte i dëmshëm për të gjitha palët. Ndërkohë që përspektiva e Ballkanit si nje vatër e re zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të lehtësonte edhe vetë BE-në nga një sfidë që është sa politike, po aq edhe ekonomike. Vokacioni evropian i Shqipërisë mbetet i pandryshueshëm dhe politika jonë e jashtme ka si prioritet madhor integrimin në BE. Ne presim që vendimi për fillimin e negociatave për statusin e vendit kandidat të merret sa më shpejt dhe pa hezitim dhe po punojmë intensivisht në këtë drejtim për të përmbushur të gjitha standartet e kërkuara, duke bashkëpunuar ngushtë me gjeneratorët kryesorë të ekonomisë dhe politikës së saj, si Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Spanja, por edhe vende të anëtarësuara rishtaz, pasi dhe eksperienca e tyre është më e freskët dhe më pranë problematikës me të cilën ne ballafaqohemi. Po kaq i rëndësishëm është për Shqipërinë proçesi i Liberalizimit të Vizave, jo vetëm si një mundësi për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, por edhe si çlirim psikologjik për qytetarët e të gjithë rajonit. Unë shpreh bindjen time se brenda vitit të ardhshëm do të mërrët vendimi pozitiv për kapërcimin përfundimtar të kësaj barriere, çka do të çlironte energji pozitive dhe krijonte një perspektivë realisht të prekshme për cilindo prej vendeve tona. E theksoj këtë fakt sepse 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit që i hapi rrugë proçesit të krijimit të një Evrope unike, muret që na mbajnë ende të ndarë nga ky realitet duhet të shëmben në të mirë të sigurisë, paqes dhe prosperitetit tonë të përbashkët. Shqipëria e mëriton këtë bashkim pas anëtarësimit të saj në Aleancën Veri-Atlantike, në sfidat e së cilës ne jemi përfshirë dhe kemi kontribuar pa asnjë hezitim. Shqipëria është një vlerë e shtuar e NATO-s dhe kontribuese reale me mundësitë dhe kapacitetet e saj, në të gjitha çështjet e nxehta të politikës rajonale dhe globale, duke u mbështetur në eksperiencën dhe traditën pozitive të krijuar ndër vite, si një faktor i paqes dhe stabilitetit rajonal. Shqipëria do të vazhdojë të

jetë një aleat i besueshëm dhe i rëndësishëm i SHBA-ve dhe NATO-s në sfidën globale kundër terrorizmit ndërkombëtar. Këtij qëllimi i shërben edhe shtimi i trupave shqiptarë në Afganistan, kontribut i cili do të rritet edhe në të ardhmen. Niveli i ri i rolit ndërkombëtar të Shqipërisë reflektohët në cilësinë e marrëdhënieve dypalëshe më faktorët tradicionalë dhe ata të rinj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do vazhdojnë të jenë aleati ynë strategjik në çështjet e politikës dhe sigurisë rajonale dhe globale. Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe e investimeve amerikane në Shqipëri do të mbeten një prioritet kyç. Marrëdhëniet me Italinë janë në nivelin e tyre më të lartë dhe së shpejti ky bashkëpunim do të institucionalizohet me nënshkrimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik mes dy vendeve. Marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera dhe të një rëndësie strategjike. Unë vlerësoj avancimin pozitiv në drejtim të trajtimit të disa çështjeve të trashëguara dhe besoj se me vullnët të mirë dhe në frymën e integrimit ato do të gjejnë zgjidhjen e duhur. Shqipëria dhë Turqia kanë mes tyre marrëdhënie tradicionale dhe të shkëlqyera, të cilat po konkretizohën me një dinamikë të fuqishme në bashkëpunimin ekonomik e tregtar. Politika jonë e jashtme ka hyrë e sigurtë në një stad të ri të dinamikës dhe rolit të Shqipërisë në arenën rajonale dhë ndërkombëtare. Pjesëmarrja dhe kontributi në rritje në të gjitha organizatat ku bëjmë pjesë, nëpërmjet marrjes së angazhimeve të reja në institucionet dhe nismat e përbashkëta rajonale e më gjerë, janë tregues i fleksibilitetit tonë në ushtrimin e të drejtave dhe përgjegjësive, sikurse kërkesa për drejtimin në një kohë të përshtatshme të Kryesisë së Rradhës së OSBE-së, apo vendit të anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Emigracioni Nuk mund të lë pa përmendur në këtë rast, rolin shumë të rëndësishëm që ka për Shqipërinë diaspora e saj e vjetër dhe ajo e re. Përkujdesi ndaj këtij dimensioni esencial të shtetit shqiptar, nëpërmjet informimit aktiv mbi zhvillimet dhe mundësitë e tregut për investime, por edhe ruajtja dhe forcimi i identitetit të tyre në vendet ku banojnë përmes krijimit të mundësisë reale të një komunikimi permanent, ushtrimin e të drejtës së votës në vendet ku janë, paisja me dokumenta identifikimi dhe pasaporta si një detyrim ligjor i shtetit, si dhe ngritja e qendrave kulturore si vatra të ruajtjes dhe zhvillimit të kulturës dhe komunikimit me vendin amë, përbën një prioritet në funksion të së cilit shteti dhe diplomacia do të alokojnë fondet, kohën dhe komunikimin e nevojshëm.


HISTORI

15 NËNTOR

FAQE 16

(Pjesë nga libri në përgatitje: Marrëdhëniet Britanike-Shqiptare)

Përgatitjet e grekëve për okupimin e territoreve shqiptare në vitet 1877-78 komentuar atë që besonte kryeministri grek, mbreti kishte deklaruar se besonte që perandori austro-hungarez dhe ai rus kurrë nuk do të vepronin kundër qëllimeve dhe dëshirave të njëri tjetrit “pasi që të dy perandorët ishin të lidhur ngushtë në mes veti dhe që të dy posedonin karakter të sinqertë dhe kordial”

NGA DAUT DAUTI ë fillimi të vitit 1877 u bë me dije se Perandoria Otomane në Evropë po i numëronte ditët e fundit të ekzistencës së saj. Shtetet e sapo krijuara dhe gjysmë të pavarura, siç ishin Serbia dhe Mali i Zi, dhe Greqia si shtet tani më i pavarur, qëndronin të gatshme që të invadonin tokat shqiptare. Pas këtyre tri shteteve qëndronte përkrahja e pa rezervë e Rusisë. Në verën e atij viti, grekët vazhduan me përgatitjet e filluara për krijimin e kushteve për të okupuar territor shqiptar në jug të Shqipërisë, e cila gjë që do të bëhej me paraqitjen e momenteve të para të volitshme. Në fund të korrikut të atij viti, konsulli britanik Sër C. Sebright i shkruan sekretarit të jashtëm britanik, Earl-it të Derby-it, në lidhje me zhvillimin e këtyre ngjarjeve në këto anë. Konsulli ishte në njohuri për përpjekjet e Komitetit Ruso-Grek që kishin marrë hov në drejtim të nxitjes së elementit grek të cilët do të organizonin kryengritje në pjesët shqiptare të sunduara nga Perandoria Otomane. Përpjekjet për inicim të kryengritjes tashti ishin shfaqur në rajonin e Shqipërisë së jugut, apo në Epir siç thoshin grekët, dhe në Thesali. Këto lëvizje ishin vërejtur se organizoheshin nga Grivas, kolonel i ushtrisë greke dhe agjent i Komitetit Ruso-Grek. Koloneli Grivas ishte edhe anëtar i parlamentit grek por ishte larguar nga kjo detyrë duke dashur që të organizoj grekët në mënyrë që ata të jenë të gatshëm me rastin e paraqitjes së momentit të parë për kryengritje. Koloneli Grivas themeloi kontakt edhe me elementet kryengritëse në Korfuz siç ishte koloneli Becker, i cili ishte bërë i njohur gjatë kryengritjes në Serbi kur kishte shërbyer si aide-de-camps (këshilltarë apo ndihmës ushtarak) i gjeneralit rus Qernajev. Qëllimi tjetër, dhe më i rëndësishmi, i Komitetit Ruso-Grek, ishte rajoni i Artës dhe i Prevezës ku otomanët ende mbanin garnizone të fuqishme ushtarake për mbrojtjen eventuale të këtij territori të rëndësishëm. Informatat britanike bënin me dije se me datën 23 korrik në Athinë kishin mbërri 25 000 dollarë të Spanjës, të dedikuara për Komitetin Revolucionar në Athinë dhe të cilat para i ishin dhënë kolonelit Becker. Paratë ishin mbledhur për t’u shpenzuar në orvatjet greke për organizimin e revoltave në Himarë dhe në pjesët tjera të Shqipërisë jugore dhe asaj të mesme. Shënimet tjera britanike të kësaj natyre theksojnë se edhe paratë ruse gjendeshin më bollëk dhe shpenzoheshin në formë të donacioneve bamirëse dhe dhuratave të ndryshme

N

për të varfrit, por sidomos për grekët, e kësaj ane. Qëllimi, natyrisht, ishte që te kjo popullsi e Shqipërisë të rritej popullariteti i kauzës ruse. Lëvizje “miqësie” që kishin tërhequr vëmendjen ishin edhe ato të punonjësve të konsullatës ruse me ata të konsullatës italiane. Dihej edhe për lëvizjet greke për mobilizim të forcave rezervë. Kjo skemë nuk ishte e popullarizuar shumë në mesin e popullatës së kësaj ane. Nuk pëlqehej, sidomos, në Korfuz. Në Qefaloni, popullata përgatiti një manifest për të shpjeguar publikisht përparësitë që banorët e ishullit i do t’i gëzonin nën protektoratin britanik. Në fund të korrikut konsulli grek në Serbi kishte vizituar Kragujevcin ku ishte takuar me princ Millanin dhe me disa anëtarë të qeverisë serbe. Qeveria greke kishte pohuar se nuk është duke u zhvilluar asnjë lloj negociate e fshehtë në mes këtyre dy shteteve kurse qëllimi i takimeve të fundit të konsullit grek me zyrtarët serbë ishte që të dy palët të njoftoheshin me qëllimet e njëra tjetrës për të ardhmen. Në fillim të muajit gusht 1877, kryeministri i Greqisë, Karilaos

Trikoupis, në një takim me përfaqësuesin diplomatik britanik në Athinë, z. Stuart, deklaroi se kishte hetuar shenja të ekzistimit të një mirëkuptimi, nëse jo marrëveshjeje, në mes AustroHungarisë dhe Rusisë në lidhje me aneksimin e Epirit dhe Thesalisë nga Greqia. Këtë thënie të kryeministrit grek, z. Stuart, e mori si një befasi dhe deshi ta vërtetonte nga konti Dubsky, përfaqësuesi Austro-Hungarez në Athinë. Diplomati austro-hungarez e hodhi poshtë ekzistimin e një gjëje të këtillë duke thënë se Austro-Hungaria dhe Rusia nuk kanë mundur të pajtohen për gjëra të rëndësisë më kardinale e lërë më këtë aranzhman të dëshiruar nga Greqia. Kur Stuart takoi sërish Trikoupis-in, ia rrëfeu qëndrimin zyrtar austro-hungarez, por ai megjithatë, nuk hoqi dorë duke thënë se informatat e burimit të tij janë më korrekte se sa thëniet zyrtare të kontit Dubsky. Por, faktin të cilin nuk e kishte fshehur përfaqësuesi austro-hungarez ishte qëllimi pozitiv që shteti i tij kishte ndaj forcimit të qeverisë greke Po të njëjtën temë, diplomati britanik e kishte hapur edhe me mbretin e Greqisë, Charles-in. Duke e

Në fund të nëntorit diplomati britanik Wyndham raporton nga Athina se qeveria greke në aspektin financiar ka bërë përgatitjet për t’u ballafaquar me vështirësitë që do të paraqiteshin gjatë hyrjes së saj në luftë. Tani më nuk ishte sekrete aspirata e Greqisë që t’i zgjeronte territoret edhe në veriperëndim të kufirit të saj. Athina kishte vendosur që edhe këto territore shqiptare ti merrte ose me luftë ose me koncesione në ndonjë konferencë të ardhshme të paqes. Planet greke kishin gjasa të realizoheshin pasi që ky shtet në jug të Shqipërisë, sikur edhe dy shtetet tjera në verilindje (Serbia dhe Mali i Zi), gëzonin përkrahjen e plotë nga Rusia dhe atë të pjesërishme nga disa fuqi tjera evropiane. Përkrahja e jashtme e Greqisë ishte më e madhe pasi që edhe britanikët që moti kishin shpallur Greqinë si zonë të interesit të tyre. Në këtë kohë dhe këto rrethana Shqipëria, ende pjesë e territorit otoman, nuk gëzonte ndonjë përkrahje të veçantë nga asnjë fuqi. Fuqitë evropiane do të përkrahnin Shqipërinë në momentet kur paraqitej nevoja e rregullimit të balansit të forcave në mes tyre nga e cila Shqipëria përfitonte fare pak. Gjatë viteve që do të pasonin, Shqipëria mbeti edhe më shumë e vetmuar në rrugën e pavarësisë duke luftuar kundër një perandorie dhe tri shteteve fqinje, pas së cilave qëndronin Fuqitë e Mëdha. Rezultatet e individëve dhe grupeve greke luftënxitëse filluan të lajmërohen në fillim të vitit 1878. Grekët filluan të invadonin territorin shqiptarë në afërsi të Artës që në janar të atij vitit

por që zmbrapseshin nga otomanët. Kah java e fundit e muajit shkurt rajoni i Shqipërisë jugore filloi të vlonte nga ngjarjet e para planifikuara nga agjentët grek. Luftënxitësit filluan të arrinin edhe në Korfuz. Sipas konsullit sër C. Sebright, në natën e datës 18 shkurt një anije e postës greke zbarkoi në Korfuz dhe nga aty dolën diku rreth 100 shqiptarë dhe menjëherë themeluan kontakt me “Komitetin Revolucionar”. Më vonë, diplomati britanik mori vesh se këta shqiptarë nga Komiteti paguheshin nga 120 franga në muaj dhe të cilët kryesisht ishin himarjot nën udhëheqjen e “kapitenit”. Këta shqiptarë më parë kishin punuar si minatorë në Larium dhe si punëtorë krahu në Athinë. Gjatë të njëjtës natë në ujdhesë ishte ankoruar edhe një vapor italian që kishte ardhur nga Brindisi. Nga vapori kishin zbritur diku rreth 70 garibaldistë, disa në uniformë, dhe të cilët nuk e mbanin sekret qëllimin e zbarkimit të tyre. Për ata që nuk kishin mjaft njohuri për ngjarjet e fundit, garibaldistët lajmëruan se qëllimi i tyre ishte që të “promovojnë lëvizjen revolucionare në Epir” Garibaldistët iu bashkuan shqiptarëve, dhe gradualisht këtyre dy grupeve iu bashkuan edhe disa vendas. Brenda katër ditësh grupi u rrit në 300 veta të armatosur deri në dhëmbë. Gjatë natës së datës 23 shkurt grupi lundroi në bregdetin karshi dhe pati sukses të zbarkonte afër llambadarit që qëndronte në mes Sarandës dhe Delvinës. Po në këtë vend, një natë më vonë (24 shkurt), zbarkoi edhe një grup tjetër me 700 veta nga vapori grek i quajtur “Eptanisos”. Diplomatët britanik në Korfuz kishin informata se “Epistanos” një natë më parë ishte vërejtur në Itakë me po kaq njerëz në te dhe që ishte kthyer i zbrazur të nesërmen nga drejtimi i veriut. Këtu nuk duhet shumë hulumtim për të parë se kush qëndronte pas këtij organizimi. Sidoqoftë, këto dy grupe ishin bashkuar dhe duke numëruar rreth 1000 vetave menjëherë kishin sulmuar fortesën otomane në Delvinë. Fortesa kishte diku rreth 70 ushtarë otomanë të cilët kur panë se po sulmoheshin nga rreth 1000 veta, ikën pa bërë ndonjë rezistencë. Raporti i konsullit britanik bënë me dije që grupi i “revolucionarëve” menjëherë e vendosi flamurin grek në fortesë. Sipas shënimeve, fortesa kishte edhe topa. Invaduesit, shumica mercenarë, kishin për detyrë të bindnin himarjotët që t’ju bashkoheshin dhe të fillonin të sulmonin forcat otomane. Ky rajon binte nën përgjegjësinë e Abdi pashës i cili ato ditë ishte stacionuar në Artë dhe po të vendoste të sulmonte këtë grup me forcat e tija, do t’i duhej të udhëtonte së paku 3 ditë nga toka.


HISTORI

15 NËNTOR

FAQE 17

Ndau Berlinin në periudhën 13 gusht 1961 – 9 nëntor 1989

Ngritja dhe rënia e Murit të Berlinit refugjatët që kalonin në pjesën perëndimore të qytetit për të infiltruar spiunët e vet. Në ditët para se satelitët të mund të xhironin mbi territorin e armikut, spiunët në Berlin përdornin të gjitha mjetet për të arritur qëllimin që ishte më i vlefshmi: informatat nga agjentët në terren. Rrëzimi i murit të Berlinit erdhi në një kohë kur faktorët Bush e Gorbaçov kishin filluar çmontimin e sistemit të të keqes. Pas fjalimit të Gorbaçovit në Bruksel më 6 korrik 1989, ku përfshiheshin propozimet mbi çarmatosjen, nxitjen e idesë e një shtëpie të përbashkët europiane dhe për të diskutuar mbi të drejtat e njeriut më 9 nëntor 1980 ra muri i Berlinit.

NGA KASTRIOT DERVISHI ë 8 dhjetor 1945 Gjermania e Adolf Hitlerit kapitulloi pa kushte. Territori i këtij shteti u shpall zonë pushtimi e 4 aleatëve të mëdhenj: amerikanëve, sovjetikëve, anglezëve dhe francezëve. Për të administruar gjendjen, më 5 qershor 1945 aleatët formuan një komision i cili përbëhej me nga një përfaqësues të tyrin. Por sovjetikët të ndryshëm nga të tjerët krijojnë më 9 qershor 1945 Administratën Ushtarake Sovjetike në Berlin (Karlshorts), i njohur me emrin e shkurtuar SMAD. Pas kësaj në zonën e tyre, më 1 – 4 qershor 1945 edhe aleatët perëndimorë krijojnë komisionin qeverisës. Procesi merr një nxitje tjetër në kohën kur nën frymëzimin dhe organizimin sovjetik, krijohet Fronti i Bashkimit të Partive Demokratike. Në mes të aleatëve mbledhja e 17 korrikut deri në 2 gusht 1945 në Postan, krijoi për herë të parë mospjesëmarrjen e Francës. Sovjetikët nga ana e tyre duke dashur të unifikonin faktorin politik të majtë në zonën e tyre organizuan më 21 – 22 prill 1946 kongresin e bashkimit të Partisë Komuniste Gjermane (KPD) dhe të Partisë Socialdemokrate (SPD) me themelues përkatës Wilhelm Piek dhe Otto Grotewohl. U krijua Partia e Bashkuar Socialiste (SED). Duke avancuar në sovjetizimin e pjesës lindore të Gjermanisë, më 30 qershor 1946, ata formuan Administratën Gjermane për Punët e Brendshme duke vendosur në krye Erich Rechkhen, pranë së cilit qëndronte si zëvendës i tmerrshmi Erich Mielke. Rechkhe qëndroi në postin e tij deri më 12 qershor 1948 kur u zëvendësua nga Kurt Fischer. Sovjetikët u përpoqën të përdornin edhe mjetet “demokratike” duke organizuar një farsë zgjedhore më 20 tetor 1946, por SED nuk mori më shumë se 47.5% të votave, duke dëshmuar se e majta nuk kishte mbështetje në popull. Më 1 dhjetor 1946 SMAD urdhëroi krijimin e forcave të kufirit dhe më 11 qershor 1947 formoi Komitetin Ekonomik Gjerman (organizimi i parë qendror të administratën e re). Më 16 gusht 1947 SMAD urdhëroi procesin e “denazistifikimin” e administratës gjermane, si pasojë e cilës u hoqën për arsye politike 0.5 milion nëpunës. Duke thelluar masat e tyre, më 20 mars 1948 sovjetikët u larguan nga Komisioni i Kontrollit, duke bërë të pavlefshëm qenien e mëtejshme të tij. Kjo për shkakun e vetëm se perëndimorët kishin filluar reformat e tyre në pjesën ku ata qeverisnin. Si pasojë e këtyre reformave më 23 qershor 1948 hyri në përdorim edhe marka e re gjermane. Një ditë më vonë, sovjetikët kundërvepruan duke bllokuar Berlinin perëndimor, duke sjellë ndërhyrjen shpëtimtare të SHBA-së më 18 korrik 1948. Përfundimisht bllokada e Berlinit mbaroi më 12 maj 1949. Por sovjetikët të vendosur në sovjetizimin e pjesës që administronin,

M

Revolucioni gjerman dhe shembja e murit

nxitën Byronë Politike të SED-it të miratonte direktivat e ekonomike kombëtare. Më 25 – 28 janar 1949 kongresi i parë i SED-it, përcaktoi parimet e “centralizimit demokratik” si parimin organizativ të zonës sovjetike. Perëndimorët më 7 tetor 1949 nxorën ligjin themelor për krijimin e Republikës Federale të Gjermanisë, i konceptuar si shtet kapitalist i një rendi demokratik. Si kundërveprim ndaj saj, sovjetikët krijuan më 7 tetor 1949 Republikën Demokratike Gjermane, duke i kaluar pushtetin civil SED-it, që nuk ishte gjë tjetër veçse instrumenti i tyre politik. Pak ditë më vonë, më 11 tetor 1948 Wilhelm Piech u zgjodh president i RDGJ-së, port që do ta mbante deri në vdekje më 1960. NDËRTIMI I MURIT Më 13 gusht 1961 filloi të ndërtohet Muri i Berlinit. Bashkimi Sovjetik kishte mundur në vitin 1945, të zotëronte gjysmën e shteteve të Europës lindore duke vendosur në këto vende sistemin komunist, që bazohej në udhëheqjen e jetës politike nga një parti e vetme komuniste, privimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, etj. Shtetet e Europës lindore, Polonia, Çekosllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Jugosllavia, u vunë nën drejtimin e Moskës duke përshtatur sistemet e tyre politike sipas orientimeve të Moskës. Një perde kishte ndarë në këtë mënyrë kontinentin Europian. Edhe kapitullimi i Gjermanisë naziste më 8 dhe më 9 maj 1945, përveç mbylljes së një epoke, solli një ravijëzim të ri të Europë dhe në botë.

Aleatët fitues ndanë administrimin e territoreve të këtij shtetit. SHBA, Britania e Madhe dhe Franca krijuan Republikën Federale të Gjermanisë, ndërsa Bashkimi Sovjetik krijoi sipas modelit sovjetik Republikën Demokratike të Gjermanisë. E njëjta gjë ndodhi edhe me kryeqytetin e vendit, Berlinin, i cili i nda në 4 pjesë sipas shteteve aleate. Bashkimi Sovjetik tregoi në pjesën e vet ashpërsinë e një shteti tipik bolshevik, duke u orvatur të bllokojë pjesën tjetër të qytetit e cila nuk kishte komunikim me rrugë tokësore me Republikën Federale Gjermane. Për një kohë jo të vogël, i vetmi komunikim i Berlinin perëndimor me RFGJ-në ishte rruga ajrore. Marrëdhëniet midis dy blloqeve patën si përleshje të afërt midis tyre pikërisht Berlinin. Edhe pas vdekjes së Stalinit gjendja nuk pati përmirësim të madh. Në vitin 1955, Sovjeti Suprem i Bashkimi Sovjetik kishte shfuqizuar traktatet e bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke me Britaninë e Madhe dhe Francën, përkatësisht të datave 26 maj 1942 dhe 10 dhjetor 1944, pasi këto shtete kishin ratifikuar marrëveshjen e Parisit më 23 tetor 1954, në të cilën lejohej anëtarësimi i RFGJ-së në NATO. Ndërsa gjermanolindorët vërshonin në Berlinin Perëndimor mes kushteve të përkeqësuara dhe frikës se kufiri do të mbyllej një ditë, lideri komunist në Gjermaninë Lindore, Walter Ulbricht deklaroi ngritjen e murit të famshëm, ku për vite të tëra u shkrua eksodi i mijëra njerëzve të plagosur dhe të vrarë që ngelën viktima në muret e këtij monumenti. Me 15 gusht, 1961, duke krijuar një imazh që i qën-

dron kohës ushtari gjermanolindor, Conrad Schumann fotografohet duke kapërcyer mbi një sektor të rrethuar me tela ku kalonte rryma elektrike. Katër ditë më pas muri merr jetën e parë njerëzore, ndërsa një person rrëzohet dhe gjen vdekjen, ndërsa përpiqej të hidhej nga apartamenti i tij i katit të katërt në rrugën "Bernauerstrasse" në Berlinin Lindor, drejt e në trotuarin poshtë në Berlinin Perëndimor. Një nga ngjarjet që është fiksuar thellë në kujtesën e njerëzimit ka që data 17 gusht e 1962, ku 18 vjeçari, Peter Fechter gjen vdekjen nga rrjedhja e gjakut në një zonë asnjanëse, pasi qëllohet me armë zjarri teksa tentonte të arratisej. Kameramanët perëndimorë regjistruan skenën për rreth një orë, përpara se rojet të largonin kufomën e tij. Me 12 qershor 1987, presidenti amerikan, Ronald Reagan bëri thirrje "Zoti Gorbaçov, rrëzoni këtë Mur". Protestat popullore të 1989 kundër qeverisë gjermanolindore bëhen më të fuqishme duke deklaruar thyerjen e murit dhe hapjen e kufijve që ndanin Gjermaninë në dysh. Prej vitesh gërmadhat e murit që morri mbi vetë shumë sakrifica konsiderohen një monument mjaft domethënës, i cili pavarësisht ngjarjeve të hidhura koleksion emocione që tashmë janë pjesë. Një rol të madh në terrorizimin e popullsisë së atjeshme gjermane kishte edhe Markus Wolf shef i shërbimit sekret gjermanolindor në vitet 1952 – 1986. Nëpër rrugët e Berlinit, thuhej se vërtiteshin rreth 8 mijë spiunë. Baza legjendare e CIA-s për operacione në Berlin në atë kohë i trafikonte agjentët e vet në pjesën lindore të qytetit me një lehtësi relative, ndërsa KGB-ja dhe Stasi përdornin si mbulesë

Më 4 – 8 tetor 1989 në Dresden më shumë se 1.300 persona u arrestuan në grindje e sipër duke dashur të emigronin, të bënin protesta dhe forcat e sigurisë. Më 9 tetor 1989 në Liepzig 70.000 njerëz demonstruan kundër SED, duke bërtitur “Ne jemi populli!”. Regjimit po i vinte fundi. Më 6 nëntor 1989 Erich Mielke jep udhëzime për zyrat rajonale të MfS që të shkatërrojnë ose të zhvendosin materiale zyrtare të një natyre shpërthyese. Tri ditë më vonë, muri i Berlinit do të merrte fund duke dhënë një shpresë të madhe për rënien e komunizmit në mbarë lindjen. Në furrat e brendshme të zyrave të Stasit filluan të dërgohen thasë me materiale për djegie. Një pjesë e vogël u dogj. Po pjesa më e madhe shpëtoi. Kjo ishte edhe veçantia gjermane, sidomos në raport me Shqipërinë. Më 13 janar 1990: Këshilli i Ministrave i RDGJ-së vendosi që AfNs të shpërndahet pa u zëvendësuar dhe asnjë “zyrë konstitucionale e mbrojtjes” nuk do të ndërtohet para zgjedhjeve. Më 15 janar 1990 ndodhi pushtimi i ndërtesave komplekse nga një demonstratë përballë Zyrës Kryesore të Stasit në Berlin-Lichtenberg. Qytetarët morën në kontroll ato zyra që i kontrollonin deri dje. Vendosën me kujdes roje që asgjë të mos shkatërrohej. Kështu u sigurua edhe arkivi i Stasit aq i nevojshëm për historinë e për ditët që ne po flasim. Bashkimi i dy shteteve gjermane ndodhi më 3 tetor 1990. Politikanët e mëdhenj gjermanë si kancelari Helmut Kol si dhe zëvendëskancelari dhe ministri i Punëve të Jashtme Hans Ditrih Gensher kanë meritën e madhe të këtij transformimi historik. Ndërsa në planin ndërkombëtar padyshim presidenti amerikan Bush dhe ai sovjetik Gorbaçov ndryshuan historinë në të mirë të njerëzimit.


INTERVISTA

15 TETOR

FAQE 18

Kledi Kadiu: Mbetem shqiptar! Në një intervistë për Albania News, Kledi Kadiu, prej disa vitesh shqiptari më i famshëm në mediat italiane, tregon për veten. Pasioni i përhershëm mbetet kërcimi, por filmi "Passi a due" dhe libri "Meglio di una favola" (Më bukur se në përrallë) i kanë shërbyer edhe për ta afruar publikun italian me realitetin shqiptar dhe me shqiptarët, shpesh protagonistë të kronikës së zezë. Kledi, flet edhe për projektet e ardhshme, por ndalet shumë tek aspektet e integrimit dhe të klimës të jotolerancës, që po zhvillohet në Itali. Për Kledin, italian i "adoptuar", por shqiptar në shpirt, kriminelët nuk kanë pasaportë, të huajt nuk duhet të kriminalizohen, duhet të respektohet kultura e tjetrit.

Erdhët në Itali disa vite më parë, dhe sot keni një karrierë të shkëlqyer në botën e kërcimit. Në të njëjtën kohë, hodhët themele të forta dhe në një eksperiencë kinematografike me filmin "Passo a due", dhe së fundmi, keni shkruar edhe një libër. Në cilën nga këto zhanera artistike ndiheni më mirë? Sigurisht, që kam investuar gjithë jetën në kërcim. Nuk mund të identifikohem si aktor, dhe pse janë dy disiplina që kanë pika të përbashkëta. Ata që janë balerinë, janë më të favorizuar pasi ka një mimikë më të ve çantë se vetë aktori. Duke qenë se nuk flet dot me zë, e bën me trup, me mimikën e fytyrës, dhe sigurisht që nuk bën gjë tjetër, veçse reciton. Në eksperiencën e filmit "Passo a due" në vitin 2005, isha akoma më shumë i favorizuar, pasi luaja rolin e një balerini, pra, bëja pak a shumë personazhin tim real. Filmi, u bë historia e një djali balerin, shqiptar, dhe mënyra se si ka shkuar në Itali e afron shumë me gjithë bashkëkombasit e tij, më pas historia e tij shndërrohet në një histori dashurie. Përsa i përket librit, unë nuk jam shkrimtar dhe pse më pëlqen shumë të lexoj. I besova tërësisht një miku, që më shoqëroi gjatë gjithë "rrugës" së shkrimit, duke përmbledhur ngjarjet e mia në Romë, pra që kur nisi suksesi im në vitin 1997. Një falenderim të madh ia dedikoj Luca De Donno, i cili nuk është shkrimtar, por ka pasion të madh për të shkruar. Duke marrë parasysh faktin, që kohën më të madhe të punës e kalonim bashkë, dhe njeh mirë se si unë jam, m'u duk e drejtë që të ishte pikërisht ai, për të më dhënë një shtysë thelbësore në shkrimin e romanit. Kam treguar pjesë

nga jeta ime, sakrifica, dorëheqjet, jetën shqiptare të atyre kohëve. Përfitova që me anë të këtij libri të shihja shqipërinë nga një kënd 360 gradë, vend që, jo të gjithë e njohin, ose e njohin vetëm për ngjarje të kronikës së zezë. Pra që ti rikthehem pyetjes, unë mbetem tërësisht balerin, dhe pse gjithnjë më ka pëlqyer të bëj sfida të reja në botën e spektaklit. Jam i kënaqur, krenar dhe ndihem i realizuar për faktin që kam arritur të bëj hapa të mëdha dhe shumë fryt dhënës.

Opinioni publik shqiptar, është ndarë në dy r r y m a mendimesh, përsa i përket figurës së Kledit. Për disa, je një shembull i integrimit të suksesit, që ndihmon dhe shqiptarët e tjerë. Ndërsa për të tjerë, mediat italiane duke u përpjekur të mitizojnë shumë aspektet vuajtëse, rrezikojnë të bëjnë figurën tënde të rëndësishme vetëm në kontekste të këtij lloji. Kjo, vihet re shpesh kur vazhdohet të theksohen detajet e ardhjes tënde, gomonia etj. çfarë mendon? Ajo e gomones, është një batutë që ma bëjnë herë pas here edhe në rrugë. Nga ana tjetër eshtë e vërtetë dhe më bëjnë të ndihem mirë, kur degjoj të thonë gjithmonë, "balerini shqiptar Kledi", ose "balerina shqiptare Ambeta", pasi kronika e zezë, është e bombarduar me lajme negative, që kanë si protagonist një të huaj, zakonisht rumun, por disa vite më parë, në vend të rumunëve ishim ne. Edhe tani, shpesh ndodhin episode të pakëndshme. Mund të them vetëm që një njeri negativ, mbetet i tillë, përtej faktit që mund të ketë një pasaportë shqiptare, italiane, rumune etj. Duhet të dënohet kush bën krim, për të vënë në kontroll ata që janë sipas rregullave. Përsa i përket eksperiencës time, dhe se si erdha në Itali, është diçka, që sigurisht, jo të gjithë, do ishin të zotë ta përballonin, dhe kjo është një përgjigje dhe pak ironike, kur herë pas here thuhet për zili, apo xhelozi.

ret me pjesët që i takon filmimeve më të përshtatshme, ndërsa unë do të bëj pjesën e baletit.

Çfarë këshille, do u jepje bashkatdhetarë ve të tu, përsa i përket integrimit në Itali?

Në të vërtetë, keni mbërritur në itali në bordin e anijes "Vlora", e cila kishte në bord mbi 20 mijë vetë, apo jo? Po, kam ardhur me atë anije, por meqë të gjithë kanë ende të fiksuar në kokë gomonet dhe barkat, ata që e thonë, e bëjnë këtë në mënyrë përçmuese dhe sipërfaqësore. Nuk duhet të harrojmë, që ata që e thonë në këtë mënyrë, ndihen superiorë krahasuar me të tjerët, tregojnë një kulturë të ulët dhe injorancë. Meqë jemi tek kjo, pak kohë më parë doli lajmi se një prej fituesve (supernalotto) të mbi 100 milion eurosh, mund të ishte një prift shqiptar, miku yt, që kishte ardhur bashkë me ty, në Itali. Mua më bëhet qejfi. Me siguri kështu si ndodhi, dhe në përzgjedhjet e fundit të Grande Fratello, 4 apo 5 të rinjë shqiptarë kishin thënë se ishin të afërmit e mi. Mua më bëhet qejfi që mburren me mua, por sigurisht, që nuk mund të jetë gjithnjë e vërtetë që janë të afërm të mi. Unë jam i gëzuar, dhe i nderuar, që më marrin kaq shumë në konsideratë. Në rastin e këtij priftit,

nëse ai ka fituar vërtet, e ftoj të më japë dhe mua diçka. Ka shumë nga ata që pyesin, nëse ndihesh më shumë italian apo shqiptar? Përgjigjia është e thjeshtë. Do të mbetem gjithnjë një djalë shqiptar, dhe pse kam një shtetësi të dyfishtë. Atë italiane, e kam kërkuar vetëm për të pasur facilitete burokratike dhe mundësi për të udhëtuar lirisht kudo në botë. Jam një artist, e si të gjithë, kam nevojë për kufij të hapur, për të shprehur më së miri potencialitetin tim.

Të ardhmen tënde e sheh më shumë në Shqipëri, në Itali, apo ekziston mundësia e një të mesmeje? Prejdy javësh, kam nisur një projekt shumë të lezetshëm, në bashkëpunim me Top- Channel. Bëhet fjalë për një mini-spektakë l që quhet "Vetëm" (Solo), të cilin do e prezantoj si në Tiranë, ashtu dhe në Itali. Flet për shpresën në përgjithësi. Është një spektakël në të cilin kërcej vetëm dhe shoqërohet me shumë filmime. Pra, një gërshetim mes kërcimit dhe videoprojeksionit. Në fakt Top Channel po mer-

Është e kotë ti bie rreth e qark, Italia kohët e fundit është bërë një vend shumë racist, kundër të huajve, pasi gjithnjë, një të huaj e kanë etiketuar në mënyrë negative. Kronika e zezë është gjithnjë plot, dhe duket se vetëm të huajt bëjnë krime. Në të vërtetë, kemi parë shpesh që janë nga vende të ndryshme. Krimineli nuk ka pasaportë. Këtë ama nuk arrijnë ta kuptojnë të gjithë, kjo varet nga niveli kulturor i një vendi, që të kuptojë, që të huajt janë "burim". Nëse emigrohet në një vend tjetër për të jetuar dhe për të punuar, të gjithë duhet të respektojnë rregullat e atij vendi. Përplasja politike dhe sociale, që bëhet rreth figurës së emigrantit, e formësuar nga media, duket se rrezikon të sjellë një klimë intolerance. Unë jam me idenë, se duhen respektuar vlerat e Italisë, por në të njëjtën kohë duhet të respektosh dhe kulturën e vendeve të tjera, por që jetojnë në Itali, të cilët nuk i marrin asgjë kulturës Italiane, vetëm sa e pasurojnë atë. Kledi: Gati për të ndërtuar familjen time Qëllimet në karrierë tashmë i ka arritur, prandaj edhe në këto momente, Kledi Kadiu është duke kërkuar atë pjesë që i mungon... Gjatë një interviste për Mediaset, balerini i njohur shqiptar ka deklaruar se është në kërkim të vajzës ideale, e cila do të jetë dhe nëna e fëmijëve të tij. "Nuk mund ta përkufizoj se si duhet të jetë ajo, por mund të them që do të më pëlqente të kishte një trup sportiv. Përsa i takon karakterit, duhet të jetë e fortë",- ka thënë Kledi, ndërkohë që nuk e mohon faktin se dëshiron shumë të ketë fëmijë. Ai është shprehur se e ka marrë këtë vendim për të pasur një familje, pak pasi i është dhënë pasaporta italiane nga autoritetet vendase, pas 10 vjet pritjeje. Ndërkaq, mbrëmë Kledi ka qenë në kryeqytet, për të promovuar edhe këtu librin e tij, i cili po bën gati një vit që ka dalë në Itali, libri i cili mban titullin "Më mirë se një përrallë" (Meglio di una favola).


Në këtë aktivitet përfshihen Ekspozitë fotografie Photo exhibition Ekspozitë me botimet më të mira të shkrimtareve shqiptarë në Britani The best publications of Albanian Writers in Britain Prezantime të arritjeve shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar Presentation of Albanian achievements in The United Kingdom Valle tradicionale shqiptare nga grupet e fëmijëve Albanian traditional dancing of the children groups Interpretime poezish nga krijimet e shqiptarëve Interpretation of poetry from Albanian writers

28 OF NOVEMBER FROM 13.00-17.00 AT WOOD GREEN LIBRARY HIGH ROAD WOOD GREEN LONDON N22 6XD

Hyrja Falas -The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info

Suported by


TENDENCE akonisht, reagimi ynë i parë kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do të donim ne, është të qartësojmë gjendjen nëpërmjet diskutimit. Shpesh mendojmë se, edhe nëse meshkujt do t’i përballonin gjërat me të njëjtën mënyrë, do të ishte më e lehtë të shmangeshin disa kriza në lidhje. Por ja që e kemi gabim.

Z

Çfarë thonë specialistët? Disa studime të fundit kanë treguar se, diskutimet pa fund rreth lidhjes sonë është më shumë e mundshme të bëjnë keq sesa mirë. Ndërkohë që, femrat synojnë diskutimin, meshkujt ndihen në siklet të bëjnë të njëjtën gjë. Dhe jo vetëm; sepse zakonisht këto dialogje përfundojnë në ankesa dhe grindje për “dështimin” e lidhjes. Çështja është edhe fizike. Sipas studimeve, qarkullimi i gjakut në muskujt e meshkujve rritet kur ata bëjnë këto lloj bisedimesh, sepse përjetojnë tension më të madh. Dhe për këtë ndihen në siklet të flasin, sidomos kur ndiejnë turp. Dhe më e mundshme është të ndihen kështu sepse mënyra që t’ju afrohemi i bën të ndihen se na shkaktuan shqetësim (madje edhe nëse nuk ndodh diçka e tillë), duke i bërë të ndihen paksa edhe të dështuar. Por meqë ata mësojnë që të vegjël se, nuk duhet të tregohen të brishtë, zhvillojnë mbrojtjet (që ngjanë më shumë me sulmin), që të shmangin dhimbjen që mund t’ju shkaktojë ky turp. Dhe mënyra më e thjeshtë që ta arrijnë këtë, është të shmangin diskutimet.

Rrethi vicioz Femrat nga ana tjetër e kuptojnë këtë qëndrim të partnerit si indiferencë, ndërkohë që bëhet fjalë për një mënyrë të ndryshme reagimi. Kështu, sa herë

ë gjithë bëhemi pjesë herë pas herë e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Gjithkush mund të ketë biseduar rreth diferencës së moshës në një raport në çift. Por edhe pse kjo nuk është një pikë e rëndësishme që një lidhje të funksionojë, studimet e ndryshme japin disa konkluzione dhe statistika. Strategjia evolutive më efikase për burrat është të kenë gra më të reja. Dhe kur themi të reja, nuk kemi parasysh as 2 as 5 vjet diferencë, por plot 15 vjet. Këtë e pohon një studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas të cilit, diferenca ideale për një çift burrë grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë. Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. "Burrat kanë tendencë të dëshirojnë gratë më të reja, pasi i gjejnë ato më tërheqëse, ndërsa gratë kërkojnë një partner mashkull të stabilizuar dhe që të jetë plot me siguri në vetvete, të gjitha këto karakteristika i gjen më me lehtësi tek burrat më të mëdhenj në moshë",- shpjegon udhëheqësja e këtij studimi. Ka dhe studime të tjera që mbështesin këtë studim, i cili për shumë njerëz lë vend për diskutim. Të njëjtin përfundim ka

T

15 NËNTOR

FAQE 20

Shhhhhht ... shpëtoni lidhjen që gjejmë një shkak për diskutim, dhe me sa duket gjejmë më shpesh sesa duhet, fillojmë me një temë dhe në fund përfundojmë në diçka tjetër që na sjell që të dyve në një situatë shumë të vështirë. Për shembull, blejmë një fustan të ri që t’i pëlqejmë të dashurit dhe e pyesim me padurim nëse na shkon. Ai, duke menduar se e blemë që të shkaktojmë admirimin e meshkujve të tjerë, nuk tregohet aq i entuziazmuar sa prisnim. Si pasojë, të zhgënjyera fillojmë të grindemi me ta për gjënë më të vogël. Në fillim me naze, por dalëngadalë një gjë sjell tjetrën, dhe në fund gjendemi duke u zënë pa parë ndonjë fund të mirë në horizont. Ai nga njëra anë nxehet dhe nga ana tjetër mërzitet që na bëri të ndiheshim keq, por tashmë është vonë. Por, nëse që në fillim do t’i kishim thënë se e kishim zgjedhur atë fustan që t’i pëlqejmë vetëm atij, nuk do të ndihej i kërcënuar, përkundrazi do të ndihej i rëndësishëm. Dhe nëse ai në vend që të shfaqë pasigurinë e tij, na thotë se sa shumë na shkon fustani ynë i ri dhe sa shumë i bëhet qejfi që përpiqemi t’i pëlqejmë, do të ishim të gjithë të lum-

shkon dita dhe shkruajini se e doni. Thojini sa i bukur është, bëjini surpriza të mëdha ose të vogla njëri-tjetrit etj ... Preke Meshkujt kanë rreth 2-3 herë më shumë nevojë për prekje sesa femrat që të fillojnë “të lidhen”. Pra, nëse doni të flisni me partnerin tuaj për diçka që ju shqetëson, fillojeni bisedën me një prekje të butë që ta sillni më afër vetes.

Dilni jashtë

tur.

Fjalët e shumta janë fukarallëk

Përpiquni t’i shfaqni njëri-tjetrit me gjëra të thjeshta sa i rëndësishëm është për ju partneri. Dërgojini një mesazh kur është në punë, që ta pyesni si po i

Shumica e femrave thonë se, i bëjnë bisedat më të mira me partnerin e tyre kur ecin ose janë në makinë. Pra, transferojeni lidhjen tuaj jashtë shtëpisë, në vende më asnjanëse, që do të ndihmojnë në një ç’tensionim të mundshëm. Ndani rutinën Për meshkujt është shumë e rëndësishme të ndiejnë që jemi afër tyre dhe se mund të bëjmë çdo ditë gjëra bashkë. Për këtë arsye ndani rutinën tuaj. Pas kësaj, fjalët do të ishin të tepërta.

Diferenca e moshes ne mardheniet burre-grua i pari, kjo qoftë në rastin e burrave, ashtu dhe në atë të grave. Studimet e fundit

arritur dhe një studim i bërë në Universitetin e Finlandës. Në 2001, duke studiuar popullsinë e veriut të Finlandës, ata arritën në konkluzione të njëjta: Burrat me gra, që kanë një diferencë deri 15 vjeçare, kishin më shumë fëmijë të mbarë.

Diferenca e moshës Për fëmijët, diferenca ndikon mirë, po

për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t'u riprodhuar. Burrat preferojnë gratë, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri.

Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që, stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin. Kërkimi nxjerr në dritë pastaj se kur personat kanë një fëmijë me një partner, dhe një tjetër me një tjetër, ky partner i dytë ka gjithmonë tendencën për të qenë më i ri se

Edhe pse "rregulli" i zakonshëm është marrëdhënia kur partneri është më i madh në moshë se partnerja nuk janë të pakta edhe rastet e tjera. Pra ka dhe ndryshe, kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i vogël në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që zbulojnë një siguri të re, që në adoleshencë nuk mund të kihet, gra që në vite dhe në eksperiencë kanë gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra që ndjehen mirë me veten e tyre dhe për këtë arsye, pëlqehen shumë nga meshkujt. Gra që i "marrosin" ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak "mama".


15 NËNTOR

SOCIALE ëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde, që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar.

N

. Dil për t’u argëtuar-Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë, vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë, ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët, kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale. . Jeto vetëm-Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd, me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. . Besoju xhepave të tu-Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh, do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare...? . Ji spontane-Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë, nëse nuk i ke provuar kurrë. . Hiq dorë nga puna që s’të pëlqen-“Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t’i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera, duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse, as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh. . Gjej miq të rinj-

1

2 3

4

5

6

Por ama, të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil, zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu, dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende,

FAQE 21

Ke vendoosur të martohesh? D u h e t

Kujdes!

asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua. . Bëhu mikja e vetvetes-Mendon se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua. Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut, ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. . Mbrohu nga padrejtësitë-

7

8 T

ë mos kesh një burrë në jetën tënde, nuk do të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si për shembull të mos kesh të drejtë të

kërkosh një tavolinë të mirë në restorant, ose të kërkosh të zësh një vend të privilegjuar social. . Mëso të gatuashPo pate këtë aftësi, do të dish si t’ua fitosh z e m r ë n miqve të tu. Kjo është tepër pozitive edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të ardhshëm. Kjo nënkupton që duhet ta kalosh nivelin e omëletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra më të komplikuara, si te tavat me të mbushura dhe mishrat me garniturë. Mund të konsultohesh me një libër kuzhine se si të përgatisësh gjellërat për të përmirësuar teknikën tënde të gatimit. Kënaqësia jote kur të të vlerësojnë se je

bukuria e vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron një burrë dhe që pamja e jashtme mbase do të kalojë edhe në plan të dytë. Por është më e vështirë kur je vetëm dhe i vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh, ta ndryshosh atë pa kaluar në teprime që shpesh çojnë në degradim.

9

11. ‘As’ n ë kuzhinë, do të jetë tepër më e madhe se kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.

10

. Duaje trupin tënd-

Duhet të të mbushet mendja se

Po ata çfarë mendo-

jnë? -Për pjesën më të madhe të burrave, mosha ideale për t’u martuar është 32 vjeç. 72 për qind janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë propozimin për martesë duke i rënë në gjunjë të dashurës së tyre. 85 për qind e të martuarve mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje.


Avokati A vokati shqiptar shqiptar ne Britani, Britani,, N aim H asani Naim Hasani

Kosova K osova Islamic Isla amic C entre UK Centre

J R JONES SOLI SOLICITORS ICITORS T 020 8231 0440 F 020 8280 9029 9 Road, 58 Uxbridge Road d, Ealing, London W5 2ST www.jrjones.co.uk www .jrjones.co.u j j k nhasani@jrjones.co.uk nhasani@jrjones @j j .co.uk

88-90 Carlton V Vale, ale, a Queens Park, London NW6 5DA Tel: T el: e 020 7625 5789 Mob: 07956379526, 07984126034 kosova@kicuk.freeserve.co.uk E-mail: kosova@kic cuk.freeserve.co.uk

PAINT P AINT A AND L LADDERS A ADDERS

Korbi Ko orbi E Education ducation n

Builder / decorator * Plast Plasterer, terer, * Patios * T iling, * Bathroo oms Tiling, Bathrooms * Driveways, * Extensions s 5RR¿QJ /RIW &RQYHUVLRQV 5RR¿QJ /RIW &RQYHUVL LRQV &HUWL¿NDWs JD]L &HUWL¿NDWs HOHNWULNX 1,& Design & planning &DOO * 0DUNR 077932554054 02088841712, 077932554 4054

2IURQ PXQGHVL $UVLPLPL QH 0EUHWHULQH 2IURQ PXQGHVL $UVLPLPL QH 0EUHWHULQH H 0 H Bashkuar Bashkuar,, 5HDOL]RQL sQGsUUsQ WXDM SsU W s VWXGLXDU %ULWDQLQH 5HDOL]RQL sQGsUUsQ WXDM SsU Ws VWXGLXDU %ULWDQLQH H 0DGKH H 0DGKH 7 LUDQs 5UXJD 0LQH 3H]D SUDQs +RWHO 7DIDM D 7LUDQs 5UXJD 0LQH 3H]D SUDQs +RWHO 7DIDM T el +355 4 22 62 669, e Tel &HO &HO /RQGsU /RQGsU (PDLO student@kovanigroup p.com, (PDLO student@kovanigroup.com, : HEVLWH ZZZ NRYDQLJURXS F FRP :HEVLWH ZZZ NRYDQLJURXS FRP

Jeta J eta F Food ood LTD LTD T 1HVH GHVKLURQL SURGXNWHW XVKTLPRUH 1HVH GHVKLURQL SURGXNWHW XVKTLPRUH mrekullueshme me te mrekullueshm me shiptare 1D NRQWDNWRQL jetaltd@yahoo.co.uk jetaltd@yahoo.co.u uk T el/ e 07595776941 Tel/ T el/ e 07852230043 Tel/ -HWD )RRGV /WG +DQD -HWD )RRGV /WG +DQDPD 6WRUDJH OLPLWHG %ULWDQLD ZD\ PD 6WRUDJH OLPLWHG %ULWDQLD ZD\ &RURQDWLRQ 5RDG 3DUN 5R\DO /RQGRQ 1: &RURQDWLRQ 5RDG 3 3DUN 5R\DO /RQGRQ 1: 7PR

Thee albanian alban nian

EU Furniture Furnitu ure 1H NHPL JMLWKoND oIIDUs L GXKHW VKWsSLVs ]\UsV 1H NHPL JMLWKoND oIDUs L GXKHW VKWsSLVs ]\UsV apo lokalit tuaj; NDUULJH WDYROLQD GROODSs NUYDWH HWM HWM Ws JMLWKD NDUULJH WDYROLQD GR ROODSs NUYDWH HWM HWM Ws JMLWKD Ws FLOsVLVs Vs VKNsOT\HU Ws FLOsVLVs Vs VKNsOT T\HU $GUHVD ( 8 )85 51,785( / /7 7' $GUHVD ( 8 )851,785( /7' 8QLW 8QLW 7KH &URPZH 7KH &URP HOO &HQWUH 0LQHUYD HOO H &HQWUH 0LQHU D 8QLW 7KH &URPZHOO &HQWUH 0LQHUYD 5RDG /RQGRQ 1: +5RDG /RQGRQ 1: +- $GUHVD 8QLW ,QZRRG EXVLQHVV 3DUN :KLWRQ $GUHVD 8QLW ,QZ ZRRG EXVLQHVV 3DUN :KLWRQ 5RDG +RQVORZ 7Z Z (% 5RDG +RQVORZ 7Z (% VDOHV#DOEDQ\IXUQLW WXUH FR XN VDOHV#DOEDQ\IXUQLWXUH FR XN ZZZ DOEDQ\IXUQLWXUUH FR XN ZZZ DOEDQ\IXUQLWXUH FR XN 7 HO H )D[ 7HO )D[ ( 0DLO VDOHV#HXIXUQLWXUH FR XN ( 0DLO VDOHV#HXIX XUQLWXUH FR XN ZZZ HXIXUQLWXUH FR R XN ZZZ HXIXUQLWXUH FR XN 7 UDQVSRUWL IDODV NXG GR Ts Ws MHQL Qs /RQGsU 7UDQVSRUWL IDODV NXGR Ts Ws MHQL Qs /RQGsU

Këtu Kë ëtu rek klama reklama ju ua aj juaj

Këtu Kë ëtu rek klama reklama ju ua aj juaj

Këtu Këtu rekl lama reklama ju uaj a juaj

Këtu Kët tu rekla ama reklama ju uaj a juaj


Welcome to Albania In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.