The Albanian October 2008

Page 1

Albanian Contacts në dorën tuaj. Porositni një kopje falas www.albaniancontacts.com info@albaniancontacts.com

NR.10/5 www.thealbanian.co.uk Tel: 02082169527 info@thealbanian.info

Pranojeni Kosovën Nga David Miliband

LONDON

OCTOBER 2008

Karta identiteti të huajve

që vijnë në Britani

ZEF MAZI një jetë në "pultin" e diplomacisë

Haxhia, një portier shqiptar për Çelsin A PO VENITET GJUHA SHQIPE NË EMIGRACION? 211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T : 0 2 0 8 47 2 1110 F: 0 20 8 47 5 8869 M : 0 7 9 51 3 5 0 0 5 0

PAKTI I BE-SË PËR IMIGRACIONIN 1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

Faqe 5

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


LONDON OCTOBER 2008

NGA MUHAMED VELIU ë gjithë të huajte që do të hynë në Britaninë e Madhe, për qëllime studimi apo punësimi do të pajisen me një kartë identiteti të veçantë, paçka se ata kanë në posedim një pasaportë të vendit nga vinë sëbshku me vizat përkatëse. Ka që në vetë sekretarja e brendshme e shtetit zonja Jaque Smith ajo e cila për here të parë ka bërë publike kë të lloj karte identiteti.

T

"Këto karta do të nga mbrojnë nga vjedhja e identitetit, të punësuarit ilegal, do të ulë përdorimin e më shumë se një identiteti nga personat që janë të përfshitë në krimin e organizuar, dhe ata të cilët përdorin identitete të rreme" ka thënë Jaque Smith. Përmasa e saj është sa një kartë krediti, ku në një cip të veçantë regjistrohen të gjitha të dhënat biometrike përfshirë vendin e origjinë si dhe arsyen e qëndrimit në Britaninë e Madhe të personit që do të posedojë një të tillë . Pajisja me të tilla karta do të jetë e detyrueshme kundrejt një pagese prej 30 stërlinash që nga Nëntori i kë tij viti thuhet në anoncimin zyrtar të ministrisë së brendshme Home Office. Qeveria britanike synon që deri në vitin 2015 , 90% e të huajve në vend të pajisen me këtë lloj karte identiteti.

2

Të gjithë të Karta huajte që do identiteti të hynë në Britaninë e të huajve Madhe, për qëllime që hynë studimi apo në Britani punësimi do të pajisen me një kartë identiteti të veçantë Kjo nisë m e Home Office do të pasohet nga fillimi shpërndarjes së Kartave të Identitetit edhe për qytetarë t e thjeshtë . Çështja e kartave të identitetit vazhdon të mbetet një temë nxehtë , që ka prodhuar debat në Britaninë e Madhe pasi grupet e të drejtave të njeriut thonë se nuk është nevoja për të tilla karta dhe se e gjitha kjo është një imponim që i bëhet Britanikë ve nga Bashkimi Europian.

JR JONES SOLICITORS Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825

Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk


LONDON OCTOBER 2008

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kreyredaktor: MUHAMED VELIU

KUSHTETUTA E SHQIPËRISË NENI 8 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve te saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron te drejtat shtetasve shqiptare me banim të Përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet. 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihme shtetasve shqiptare që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

REDAKSIA Akil Koci, Bejtullah Destani, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Kastriot Berberi,

Nga Petrit Kuçana ë një nga prononcimet më të fundit për median, kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha, u shpreh se mbron të drejtën e emigrantëve për të votuar, duke shtuar se për këtë duhet biseduar edhe me opozitën. Por gjithkush që ndjek zhvillimet politike në Shqipëri mund të besojë se edhe për zgjedhjet e ardhshme shanset që emigrantët të votojnë në mos zero janë shumë afër zeros. Madje pritet që deri në fund të këtij muaji të miratohet në kuvend kodi zgjedhor, ku deri më tani pozita dhe opozita janë puqur në një pikë me qëndrimet e tyre, përfaqësim më të lartë të gruas në politikë. Por për të drejtën e votës së mërgimtarëve as që është marrë mundimi për të folur. Më fatlumët janë ata që në kohë zgjedhjesh janë në vendlindje për të vizitë apo që janë afër në Itali apo Greqi, dhe me shpresën se emri i tyre do të jetë në listën e zgjedhësve do të mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Madje edhe disa nga partitë politike shqiptare kanë krijuar degët e partive të tyre në “shtetet e afërta” dhe në kohën e zgjedhjeve autobusët me votues (të paguar ose jo) vërshojnë në vendlindje me misionin e përcaktuar. Për ata që janë larg kanë shansin të shikojnë rezultatet e votimeve nëpërmjet medias. Realisht duket që vazhdon të mbetet i venitur komunikimi dhe bashkëpunimi mes mërgimtarëve dhe shtetit. Pikësëpari ky është një detyrim kushtetues.

N

Çdo ërgimtar që lexon nenin numër tetë të kushtetutës së Shqipërisë, së paku ndjehet pse jo edhe në shumë raste i fyer. Nuk bëhet thjesht fjalë për një shërbim të rëndom nëpër përfaqësitë diplomatike, të cilat për fatin e keq vazhdojnë të jenë shumë larg nivelit të kërkuar, me stafe të kufizuara, me probleme të vazhdueshme etj etj.

3

Edvin Lamçe, Blerim Ciroka, Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Jeni Miftari,Nertila Qarri, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Agim Shabani, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Behar Nela, Webdesign Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com Tel/fax:02082169527

Shënomëni edhe mua Nëse i referohemi sërish kushtetutës së Shqipërisë neni 8 pika tre më e pakta që mund të thuhet është se emigrantët janë anashkaluar. Përjashtuar fondin e exelecës nuk dihet asnjë projekt tjetër të jetë bërë. Imagjinoni që kërkesa minimale për një abetare të unifikuar për fëmijët në diasporë akoma nuk është realizuar. (Emigrantët anë para mund të blejnë nja 7-8 abetare dhe pastaj mund të zgjedhin). Nëse marrim konkretisht Britaninë e Madhe absolutisht nuk duket as shenja më e vogël e ndihmës së shtetit shqiptar, madje shkohet deri aty saqë përfaqësuesi e shoqatave të ndryshme krekosen kur në ndonjë tubim të rëndomtë të tyre u shkon ambasadori, madje këtë e konsiderojnë si parametër të rëndësisë, apo si një sukses të evenimentit të tyre. Pra shkohet deri në mbështetjen morale. (dihet ambasada s’ka para). Së fundi u venit edhe shpresa për hapjen e një qendre kulturore këtu në Britani, “lajm” që u përhap duket më shumë se një vit më parë. Por kjo kurrsesi nuk do të thotë se mërgimtarët nuk po përmbushim misionin e tyre duke shërbyer si am-

basadorë të shkëlqyer të vlerave më të mira shqiptare. Nuk besohet se ka një fushë të jetës që shqiptarët të mos përfaqësohet nga të paktën një ambasador i shkëlqyer. Askush nuk mund të mohojë rolin e padiskutueshëm të diasporës shqiptare historikisht si dhe në kohën e fundit para gjatë apo pas luftës në Kosovë, si dhe në vazhdimësi ku të ardhurat nga mërgimtarët përbëjnë një tregues shumë të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Ndonëse njihet si emigracioni më i ri shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar shqiptarët janë integruar bindshëm në shoqërinë britanike duke mos harruar transmetimin e vlerave më të mira shqiptare. Vitaliteti shqiptar dhe aftësia e përshtatjes ka bërë që shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar të shkëlqejnë në fusha të ndryshme, jo vetëm në dije si studentë, por pse jo edhe si biznesmenë. Shumë anglezë dhe më gjerë britanikë çuditen kur një shqiptar që erdhi këtu vetëm para 7-8 vitesh, që erdhi me skaf apo me maune dhe mbase nuk dinte asnjë fjalë anglisht, që s’kishte idenë më

Shumë anglezë dhe më gjerë britanikë çuditen kur një shqiptar që erdhi këtu vetëm para 7-8 vitesh, që erdhi me skaf apo me maune dhe mbase nuk dinte asnjë fjalë anglisht, që s’kishte idenë më të vogël të funksionimit të jetës këtu dhe që ka arritur të jetë i suksesshëm saqë jo vetëm të punësohet pa ndihmën e jobcentre, por edhe të punësojë anglezë në kompaninë e tij. Por shqiptarë të tillë të suksesshëm janë vërtetë të shumtë. Atij nuk iu desh ndihma e shtetit shqiptar për të arritur deri këtu, por natyrisht i duhet ndihma e tij në momentin kur i nevojitet një shërbim në përfaqësinë e shtetit shqiptar këtu apo kur fton një mik britanik në Shqipëri dhe të mos i skuqet faqja.

të vogël të funksionimit të jetës këtu dhe që ka arritur të jetë i suksesshëm saqë jo vetëm të punësohet pa ndihmën e jobcentre, por edhe të punësojë anglezë në kompaninë e tij. Por shqiptarë të tillë të suksesshëm janë vërtetë të shumtë. Atij nuk iu desh ndihma e shtetit shqiptar për të arritur deri këtu, por natyrisht i duhet ndihma e tij në momentin kur i nevojitet një shërbim në përfaqësinë e shtetit shqiptar këtu apo kur fton një mik britanik në Shqipëri dhe të mos i skuqet faqja. Disa kohë më parë në Londër, një përfaqësues i lartë klasës politike shqiptare u shpreh se derisa klasa politike të mos ketë interes për mërgimtarët, pra për votën e tyre do të mbeteni të anashkaluar. Përgjithësisht patrit politike nuk kanë arritur deri në mohimin e kësaj të drejte, por partia Lëvizja e Legalitetit ka qenë e vetja që ka dalë hapur për të drejtën e emigrantëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, si dhe për fitimin automatik të shtetësisë shqiptare të të gjithë atyre fëmijëve që kanë lindur në emigracion dhe që kanë të paktën njërin prind shqiptar. Por ka së paku një pyetje që akoma nuk po merr përgjigje. Çfarë bënë mërgimtarët për lobim pranë parlamentit shqiptar për të fituar të drejtën e tyre për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur? Apo cila është rruga që ndoqën shoqatat e mërgimtarëve për këtë? Absolutisht asnjë. Kongresi i diasporës? Bah çfarë dështimi... A mos duhet të presim se mbase një ditë klasës politike shqiptare do t’i mbushet mendja, se edhe mërgimtarët duhet të votojnë, se duhet miratuar infrastruktura zgjedhore edhe për mërgimtarët që ata të votojnë në vendet ku jetojnë? Së paku a mund të bëhet diçka më tepër? Më e pakta që mund të thoshin mërgimtarët do të ishte;“ Shënomëni edhe mua”


LONDON OCTOBER 2008

4

Vrau gruan, burg përjetë shqiptarit NGA MUHAMED VELIU Një emigrant shqiptarë në Londër i cili vrau bashkëshorten është dënuar me burg përjetë . Sadik Duba 40 vjeç mesditën e 20 Qershorit 2007 goditi tetë herë me thikë bashkëshoten Elida Duba. Nga procesi gjyqësor u mësua se 37 vjeçarja nënë e katër fëmijëve në mënyrë sistematike rrihej nga

Krenar Lleshi përpara gjykatës. 5 akuza për terrorizëm. Ju gjetën në shtëpi 3 manual për ndërtim bombe dhe 4 kg nitrat. Mësohen detajet e përfshirjes të një shqiptari në konspiracionin për të eleminuar fizikisht kryeministrin Gordon Brown.Gjatë senacës së parë gjyqësore në gjykatën “City of Westminster Magistrate Court” në ngarkim të Krenar Lushës prokurori çështjes i ka treguar gjykatës të gjitha provat e siguruara nga policia, që çoi në ngritjen e pesë akuzave ndaj tij. Gjatë kontrollit të shtëpisë, ku banonte 29 vjecari shqiptarë, me origjinë nga Prizreni, janë gjetur një libër manual për prodhim bombe, ndërsa dy manualë të tjerë në formë video ju gjetën në kompjuterin personal, përfshi katër kilogram ni-

bashkëshorti për motive xhelozie, por në asnjë rast ajo nuk kishte denoncuar dhunën që ushtronte bashkëshorti. Incident i fundit mes tyre ka rezultuar fatal për Elidën. Sadik Duba ka rrëmbyer nga kuzhina një thikë dhe ka filluar ta godasë . Pasi ajo ka vdekur, ai ka telefonuar policinë duke i treguar se ka vrarë bashkëshorten në rrugën Pulford në veri të Londrës në zonën Totenham. Policia e ka prangosur atë menjë herë duke e akuzuar për vrasje. Gjatë pro-

cesit gjyqësor në gjykatën Croydon Crown Court, Duba nuk e ka pranuar kë të akuzë duke thënë se ai e kreu këtë krim për t’u vetëmbrojtur pasi është provokuar nga bashkëshortja. Por juria a ka gjetur atë fajtor për vrasje me dashje duke u dënuar kështu nga gjykata me burg pë rjetë . Hetusja e kë saj ngjarje Nicola Wall tha për “The Albanian” se kemi të bëjmë me një vrasje ku si shkak i sajë ishte dhuna e vazhdueshme ndaj viktimë s e cila u vra në duart e një

“Ja provat që implikojne shqiptarin në terrorizëm”

Kjo ngjarje ka gjetur jehonë në të gjitha mediat britanike dhe ato botërore, ndërkohë është pritur me

që nuk telefonojnë familjet e tyre në Shqipëri. Ndërkohë, dhuna që bashkëshortët ushtrojnë ndaj grave është një tjetër problem, me të cilin po përballen organizatat shqiptare që japin këshillime falas për to. Në disa raste është dashur ndërhyrja e policisë dhe më pas këshillimi burrave shqiptarë nga uniformat blu, që kjo dhunë të ndalojë. Shumë gra shqiptare në Angli po u drejtohen gjykatave, duke hapur procese divorci pafund ndaj bashkëshortëve.

Amosu Robinshaw Solicitors Firmë e specializuar në fushën e krimeve Stacion Policie Magistrates Court Crown Court

trat.“Posedimi kësaj sasie nitrati na bën të besojmë se qëllimi final është përdorimi për një akt të mundshëm terrorist” thuhet në pikën e pestë të akt akuzës, duke lënë të kuptohet se nitrati do të përdorej për ndërtimin e një bombe. Këto prova kanë qenë mëse të mjaftueshme, për prokuroret në ngritjen e akuzave. Zoti Lusha është marrë në pyetje për 15 ditë nga agjentët e anti-terrorit, ndërkohë që paralelisht është zhvilluar kontrolli i imtësishëm i banesës në qytetin Derbi në veri të Angli. Mbeten ende enigmë lidhjet e krijuara mes tij dhe katër të arrestuarve të tjerë të cilët janë akuzuar me akuza të ndryshme si pjesëtarë të një konspiracini në eleminimin e kryeministrit Gordon Broun.

bashëshorti të dhunshëm duke lënë katër fëmijë të rriten pa prindërit e tyre" Disa ditë përpara kësaj ngjarje, emigranti Vullnet Kastrati 33 vjeç, nga Shkodra, u gjet i varur në shtëpinë e tij, pasi nuk mundi të përballojë problemet e shumta familjare. Frekuentimi i lokaleve të basteve, apo të lojërave të tjera të fatit, po kthehet në një problem i mprehtë për shqiptarët e Anglisë. Shumë çifte po ndahen mes tyre, ndërsa shumë të tjerë, të zhytur në spiralen e basteve të pashpresë, kanë vite

Për çdo nevojë tuajën në fushën e veprave penale kontaktoni një ndër avokatet më të mirë në Londër Nick Robnshaw ose juristin shqiptar Nalton Shtembari

Kjo firme punon me fonde nga Ndihma Ligjore (Legal Aid) ose privatisht shumë indinjatë dhe zemërim nga komuniteti shqiptarë në Britaninë e Madhe. Megjithatë Krenar Lusha për momentin është vetëm i akuzuar ndërkohë do të jetë gjykata ajo që do të thotë fjalën e saj nëse akuzat e ngritura janë bindëse për ta gjetur atë fajtor. Nga “City of Westminster Magistrate Court” Muhamed Veliu

Tel: 020 7582 9645 Fax: 020 7820 1815 Nalton:

07801 437 460

Amosu Robinshaw Solicitors Bondway Commercial Centre

71 Bondway Vauxhall London SW8 1SQ


LONDON OCTOBER 2008 Ministrat e drejtësisë dhe ata të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për vendosjen e masave të reja të përbashkëta për imigracionin. Zyrtarët thonë se ata synojnë që të vendosin një balancë mes kontrollimit të imigracionit të jashtëligjshëm dhe përmirësimit të kushteve për migrantët e kualifikuar dhe azilkërkuesit. Pakti i Imigracionit dhe Azilit si njihet paketa e masave të reja, është një marrëveshje politike, por nuk ka fuqi ligjore. Pas miratimit nga udhëheqësit e BE-së muajin e ardhshëm, Pakti pritet që politikisht ta bëjë më të vështirë që qeveritë e vendeve anëtare, të ofrojnë amnisti masive për imigrantët e jashtëligjshëm. Pjesë e tij është dhe prezantimi i një skeme të re, një Karte Blu të Be-së për të tërhequr emigrantë të kualifikuar, por për këtë ka ende mosmarrëveshje mes vendeve anëtare. Pse e panë të domosdoshme pikërisht tani udhëheqësit e BE-së që të dilnin me nje paketë të re masash për imigracionin? Ky Pakt për Imigracionin dhe Azilin është një nga idetë e mëdha të presidencës franceze të BE-së. Franca e ka presidencën deri në fund të këtij viti dhe si shumë vende të tjera të BE-së, po përballet me probleme serioze, si në integrimin e imigrantëve legalë, ashtu dhe në përpjekjet për të gjetur punonjës të kualifikuar me një popullsi që po i mplaket me ritme të shpejta. Për këtë arsye, presidenti i Francës, Sarkozy, ka kërkuar që ky pakt i përbashkët për BE-në, të përfshijë masa më të shtrënguara për të kontrolluar imigracionin e jashtëligjshëm, duke ndihmuar vendet më të varfëra nga të cilat vijnë shumica e imigrantëve të jashtëligjshëm, për t'u ofruar kushte më të mira migrantëve të kualifikuar dhe për të vendosur rregulla më të qarta se kush është e kush nuk është azilkërkues në BE. Pakti, edhe pse nuk ka fuqi ligjore, ka fuqi politike dhe kjo për shembull, gjen aplikim për një prej shqetësimeve kryesore që ka Franca. Vendet e saj fqinjë, si Spanja, që në të shkuarën kanë ofruar amnisti masive për imigrantët ilegalë, disa prej të cilëve shkuan më tej në Francë. Me këtë pakt të ri, ka një angazhim, edhe pse nuk ka detyrim ligjor, që vendet anëtare të BE-së të mos ofrojnë amnisti të tilla masive, por në varësi të rasteve, të forcojnë kontrollet kufitare

5

PAKTI I BE-SË PËR IMIGRACIONIN dhe të ofrojnë burime për të organizuar fluturime për të rikthyer personat pa dokumentacion në vendet nga të cilat kanë ardhur. A duhet t'i frikësohen më shumë kthimit në vendet e tyre tani imigrantët ilegalë në BE? - Ky është një nga drejtimet që po ndjek prej shumë vitesh politika e BEsë dhe Evropa shpesh është akuzuar se është kështjellë (për imigrantët). Ministri francez për imigracionin, që drejtoi takimin e ministrave të brendshëm në Bruksel, tha se Evropa nuk do që të konsiderohet as si kështjellë, as si bunker, por as si sitë për imigrantët ilegalë. Me këtë Pakt, synohet që të balancohet qasja e rreptë ndaj imigrantëve ilegalë, me një qasje më mikpritëse për ata imigrantë të cilët Evropës i duhen. Dhe këta kryesisht janë migratë të kualifikuar, inxhinerë elektronikë nga India, apo infermierë nga Afrika, sepse me një popullatë që po mplaket shpejt, kjo kategori punonjësisht është shumë e nevosjhme. Problemi është se deri tani ka patur skema kombëtare, kuota kombëtare, projekte kombëtare për këtë, shumë të ndryshëm në të 27 vedne anëtare dhe me këtë pakt dhe me një direktivë të re që po diskutohet dhe që u mbështet në parim nga ministrat, ideja është që të krijohet një skemë më funksionale, më e shpejtë, një Blue Card e BE-së, për të tërhequr më shumë talente nga jashtë për në Evropë. Po a mundet Evropa që t'u ofrojë më shumë punonjësve të kualifikuar nga çfarë u ofron aktualisht SHBA me Green Card-n e saj psh? Kjo mbetet për t'u parë dhe ka shumë pikëpyetje për këtë të ashtuquajtur Blu Card të BE-së. Në parim, ideja është që ajo të rivalizojë Green Card-in amerikan dhe do ta bënte një gjë të tillë duke u ofruar qasje më të madhe punonjësve të kualifikuar në tregun e punës të të 27 vedneve anëtare dhe kushte më të mira dhe për

Ministrat e drejtësisë dhe ata të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për vendosjen e masave të reja të përbashkëta për imigracionin. familjarët e tyre nga ato që u ofrohen në SHBA. Deri tani, rreth 55 përqind e imigrantëve të kualifikuar në botë shkojnë në Amerikë, vetëm rreth 5 përiqnd e tyre shkojnë në Evropë. Problemi me skemën që është pranuar në parim nga ministrat e brendshëm, është se kushtet në bazë të cilëve kjo kategori imigrantësh mund të lëvizte nga një vend, në një tjetër brenda BE-

së, janë ende shumë të kufizuara. Pas 18 muajsh, një inxhiner elektronik indian apo shqiptar psh, mund të vendosë të largohet nga Franca për në Gjermani, por sërish duhet të aplikojë për një kartë të dytë dhe procedura nuk është aq e lehtë. Por ka dhe një problem tjetër: Republika Çeke ka thënë se pse duhet që të ftojë ajo të huaj në tregun e saj të punës, në një kohë kur vende si

Gjermania dhe Austria, nuk i lejojnë çekët e polakët që të punojnë në të gjithë sektorët e tregut të tyre të punës. Çekët thonë se deri në momentin kur gjermanët dhe austriakët do t'i hiqnin të gjitha kufizimet për të gjithë punëtorët nga vendet e reja anëtare të BEsë, Karta Blu nuk duhet të hyjë në fuqi, dhe kjo mund të ndodhë deri në 2011.

www.albaniancontacts.com

A.Hoxha


LONDON OCTOBER 2008

6

“Ardhmëria” nis vitin e ri shkollor ne 6 shkollat e saj NGA BASHKIM METALIA Më 13 Shtator Shoqata Ardhmëria e filloj vitin akademik 2008 – 2009 , në shkollat e saj . Vit ky, i katërti, që kjo shoqatë ka vazhduar më sukses të padiskutueshëm misionin kombëtarë; atë të mësimit të gjuhës Shqipe. Jo pa qellim them i padiskutueshëm, sepse janë shfaqur një sërë treguesish që vërtetojnë se me të vërtetë po bëhet një punë që ja vlen të flitet për të . Nisja e këtij projekti, nëse do të më lejohej ta quaj kështu, ka paravënë para së gjithash gjuhën shqipe si një nga hallkat më delikate të komunitetit tonë këtu në Britaninë e Madhe. Brezi i ri që po rritet dhe zhvillohet ka nevojën me imediate për një projekt të tillë kombëtar. Brezi i ri ka mundësinë më të mirë që të ketë në “ Curriculum Vitae” e tij pse jo dhe gjuhën Shqipe jo vetëm si gjuhë amtare , por një dritare diturie dhe një ndërlidhëse në kulturat shumetnikë të ishullit britanik. Në krahasim me vendet tjera ku shqiptarët janë vendosur për të jetuar dhe punuar , përmendim këtu Greqinë , Italinë etj, shqiptarët e Britanisë kanë ecur mjaft përpara për sa i përket Gjuhës shqipe. Kjo vjen dhe nga mundësitë lehtësuese dhe favorizuese që shteti dhe ligjet e tij krijojnë për komunitetet e huaja të emigruara në vend, ku bie fjala shtetet e sipërpërmendura, sidomos Greqia ka një hendek mjaft të madh dhe mospërfillës në përkrahjen e këtij aspekti. Megjithatë , edhe pse , shteti britanik ka krijuar, gjithë këtë hapësirë lehtësuese, komunitetit shqiptarë është gjetur disi jo i afruar dhe koherent me kërkesat dhe problemet e ditës. Kjo vjen edhe si shkak i mos koordinimit të punës në grup dhe hezitimin e prindërve që të nxisin fëmijët e tyre të mësojnë kulturën dhe vlerat kombëtare. Ardhmëria ka arritur të ndikoj dhe të hap një dritare shprese ,në krijimin e bazës dhe qendrës komunitare mbarëshqiptare. Këtë e tregon dhe insistimi dhe përpjekja e një krijimi të një stafi të kualifikuar pedagogjik dhe lëvrimin e projekteve të tjera që i ka në plan . Gjithashtu dhe krijimi i mundësive reale për fëmijët shqiptarë Ceremonia e hapjes së ditës së parë së shkollës u bë në njërën nga 6 shkollat, asaj të Queen’s Park. Mirëseardhjen dhë fjalët falënderuese fëmijët morën nga mësuesit dhe nga Zoti Vata , Kryetari i

“Ardhmërisë” ,i cili ndër të tjera shtjelloj dhe programin e ri mësimor të këtij viti akademik. Zoti Dastid Koreshi si përfaqësues i Ambasadës së Shqipërisë në Londër , falënderoj shoqatën Ardhmëria për punën e bërë deri tani, duke shprehur gatishmërinë e Ambasadës për të ndihmuar dhe inkurajuar komunitetin shqiptarë. Zoti Koreshi uroj një vit të mbarë dhe me suksese të mëdha fëmijëve shqiptarë të Shkollave shqipe të “Ardhmërisë”. Edhe Zonja Edlira Xhelili punonjëse e Ardhmërisë në Hamersmith , foli për mirëmbajtjen e kritereve mësimdhënëse dhe për zhvillimin e një procesi mësimorë sa më produktiv.

Më tej akoma, zoti Vata, bëri një bilanc të shoqatës Ardhmëria dhe vështirësitë që ka shoqata në menaxhimin e shkollave shqipe për shkak të mungesës së theksuar të fondeve. Një kapicitet në rritje i numrit te fëmijeve shqiptare dhe jo vetëm, që duan të regjistrohen në programin suplementarë të mësimit të Gjuhës Shqipe, ka bërë që të rrisë kerkesat për punësim që i duhen “Ardhmërisë” për staf mësimdhënësish. Gjë që tani ka një nevojë urgjente për punësim të mësuesve në disa shkolla. “Ardhmëria” ka arritur të krijoj një strukturë të mirëfilltë pedagogjike dhe një program mësimorë të përpiluar nga ministritë shqiptare të arsimit posaçërisht për emigrantët, i cili, edhe kështu nuk është ende i plotë deri

mbi 260 fëmijë të regjistruar , mirëpo për mungesë fondesh kjo nuk mund të realizohet për momentin. Më poshtë po japim japim Shkollat dhe Stafin Pedagogjik të

Flora Krasniqi , Mbikqyrëse Mësuesit: 1- Mexhite Doda 2- Elhame Hasani 3-Elvira Muca 4-Ariola Vishnja 5- Adem Hulaj 6- Nedime Berisha 7- Besa Visoka 8-Naim Berisha 9- Enkelejda Plaku plus 9 assistentë Shkolla Camberwell Elsa Lleshi, Mbikqyrëse Mësues: 1- Valbona Luta 2- Esmeralda Capja 3- Kozeta Malo 4- Anjeza Jashari 5- Albana Vata 6- Elhame Shahinaj Plus 6 assistentë Shkolla Lewisham

Ajo insistoi tek prindërit që të ketë një aktivizim më të madh në inkurajimin e fëmijëve të tyre për mësimin e gjuhës shqipe. Në këtë takim u fol nga të pranishmit , si nga shkrimtari, regjisori dhe gazetari Zoti Fatmir Terziu i cili tregoi eksperiencën e tij akademike duke i dhënë një mesazh kuptimplotë kësaj dite të shënuar për fëmijët shqiptarë. Po ashtu dhe Zoti Sherif Bllaca , Kryetar i Shoqatës “Peja”, uroj fillimin e vitit të ri shkollor dhe një interesim më të madh përsa i përket edukimit dhe mësimit të gjuhës shqipe nga brezi i ri shqiptarë në emigracion. Koreografi i njohur Zoti Shkëlzen Mustafa debatoi në fjalën e tij gjithçka ka të bëjë për komunitetin dhe problematikat e tij.

në një program të ri më të avancuar dhe të studiuar mirë nga ekspertët më të mirë të arsimit . Ky program mësimorë ka një rëndësi të veçantë për fëmijët në emigracion, për ta bërë sa më të lehtë dhe të kapshme mësimin e shqipes. Për ta illustruar pak më në detaje atë cka u tha pak më lart po japim një afishim të shkolla shqipe (dhe jo klasave ) që janë hapur nën inciativen dhe menagjimin e “Ardhmërisë”. Me një numër prej 6 Shkollash dhe një staf Pedagogjik prej 77 mësuesish dhe asistentesh dhe mbi 570 fëmijë të ulur në bankat e këtyre shkollave janë një tregues që nuk lë aspak dritë hije mbi aktivitetin e këtij misioni. Presin të vazhdojnë mësimin

Klarita Halili, Mbikqyrëse “Ardhmërisë”: 1- Shkolla Queen's Park nga ora 11-00 deri 14-00 çdo të Shtune 2- Shkolla Hammersmith 10-30 deri 1-30 çdo të Shtune 3- Shkolla Camberwell 14-30 deri 17-30 çdo të Shtune 4- Shkolla Lewisham 11-00 deri 14-00 çdo të Shtune 5- Shkolla Woolwich 11-00 deri 14-00 çdo të Diele 6- Luton 11-00 deri 14-00 çdo të Shtune Shkolla Queen's Park

Mësues: 1- Albana Vata 2- Esmeralda Shehu 3- Hazbije Isaku 4- Aida Tare 5- Shkelzen Mustafa Plus 5 asistentë Shkolla Woolwich Anjeza Bushiqi, Mbikqyrëse Mësues: 1- Anila Murseli 2- Valdete Matranxhi 3--Anila Murseli


LONDON OCTOBER 2008

ORNELA CACI Shpesh lexojmë, publikojmë apo ekzaltojmë arritjet dhe karrierat e diplomateve të huaj. Ata nuk ngurrojmë edhe t'i dekorojmë, si shenjë e mirënjohjes për çfarë kanë bërë ndaj nesh, madje edhe t'i venerojmë e adhurojmë shpesh më shumë sesa e meritojnë. Kjo na pengon të shohim sesi në shtëpinë tonë, këtu në Shqipëri, është rritur një brez diplomatësh, të cilët kanë krijuar profilin, formatin dhe përvojën e tyre shumëvjeçare në punët e diplomacisë. Ambasadori ynë në Londër Zef Mazi, është ndoshta shembulli perfekt për të pasqyruar nivelin profesional, integritetin dhe mprehtësinë në profesionin që ushtron prej më shumë se njëzet vjetësh tashmë, si përfaqësues dinjitoz i shtetit shqiptar. Rasti i Mazit është ai i një diplomati që ka njohur afirmimin personal në shërbimin e jashtëm shqiptar qysh herët. Ai ka një karrierë solide, tashmë 31vjeçare në shërbimin civil, dhe gati një çerek shekulli në marrëdhëniet ndërkombëtare e me jashtë në vijimësi.

Zef Mazi, një jetë në "pultin" e diplomacisë

FILLIMET E KARRIERËS Ashtu si për shumë diplomatë të tjerë në Shqipëri, karriera e Zef Mazit lidhet me një formim fillestar në fushën e gjuhës së huaj. Anglishtja perfekte e mësuar në bankat e shkollave shqipe do të habiste më vonë mjaft diplomatë të huaj. Ne vitin 1977 ai kreu studimet e larta për gjuhë të huaja dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Tiranës. Po atë vit, ai fillon punë në shtëpinë botuese "8 Nëntori". Ai punoi për 8 vjet radhazi si përkthyes në Redaksinë e Botimeve në Gjuhë të Huaja. Paralelisht me këtë, ai është përkthyesi dhe folësi shqiptar i Radio Tiranës në gjuhën angleze. Pas këtij aktiviteti intensiv, në vitin 1989 ai transferohet me detyrë të plotë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Drejtorinë e Marrëdhënieve Shumëpalëshe, i ngarkuar me dosjen e KSBE-së (sot OSBE). Ka qenë një detyrë e re jo vetëm për të, por edhe për vetë diplomacinë tonë, pasi kjo organizatë ishte ndër dritaret e para që vendi ynë hapte, në rrugën e ndrojtur drejt afrimit me bashkësinë e vendeve të tjera. Zef Mazi i ri e shfrytëzoi mjaft mirë këtë mundësi që iu dha. Ai u përfshi sidomos edhe në shoqërimin e delegacioneve të para të huaja që po shkelnin në vendin tonë, si ato të Kongresit Amerikan, njeri i kryesuar nga Kongresmeni Tom Lantos, dhe i dyti nga bashkëkryetari i Komisionit të Helsinkit të Kongresit, De Consini, i sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Perez de Quellar, i kryetarit të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, Guido de Marco, i përfaqësuesve të lartë të OKB, që u dërguan për të zgjidhur krizën e ambasadave në korrik 1990, kryesuar nga Stefan De Mistura, apo delegacioni i sekretarit të Shtetit Amerikan, Xhejms Bejker, e shumë të tjerë. Në shtator të vitit 1990, Z. Mazi caktohet anëtar i delegacionit qeveritar shqiptar ne Sesionin e 45 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork. NJË JETË NË OSBE Pas kurorëzimit me sukses të punës dhe rolit të tij direkt në këto aktivitete mjaft të rëndësishme për Shqipërinë, Z. Mazi emërohet në shtator 1991 si

7

Duke u nisur nga niveli i tij profesional dhe diplomatik, nga përvoja e gjatë dhe intensive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, nga njohja e madhe që ai ka për institucioneve ndërkombëtare, nga personaliteti dhe integriteti i tij, si dhe nga vlerësimet ndërkombëtare, në vitin 2004, ish-kryeministri Fatos Nano, me vendim të posaçëm të qeverisë të RSH, propozon Z. Mazi kandidat zyrtar të Shqipërisë për postin e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE ministër-këshilltar, i ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Austri dhe Zvicër. Zef Mazi caktohet paralelisht kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në KSBE në Vjenë, dhe i ngarkuar përfaqësues i përhershëm, kryetar i Misionit të RSH, në OKB, IAEA, UNIDO dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Vjenë. Z. Mazi e ushtron funksionin e ambasadorit, përfaqësues i përhershëm dhe kryetar i Misionit të RSH pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë deri në fund të vitit 1997. Në vitin 2000 Z. Mazi kalon në Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, në Departamentin e Bashkëpunimit Teknik, Divizioni i Evropës, Amerikës Latine dhe i Azisë Perëndimore (këshilltar në zyrën e drejtorit) dhe në sektorin e Evropës. Ai kryen një numër detyrash, më kryesorja e të cilave ka qenë përgatitja e dokumentacioneve për të negociuar dhe finalizuar politikat programin afatmesëm të bashkëpunimit dhe asistencës teknike në fushën e energjisë bërthamore midis qeverive të shteteve anëtare dhe asaj agjencie. Z. Mazi është dërguar në 25 misione në vende anëtare të Agjencisë Bërthamore, që nga Kaukazi deri në Amerikën Qendrore dhe Latine, për të zhvilluar bisedime me qeveritë e këtyre vendeve.

RIKTHIMI Pas kësaj eksperience 5-vjeçare në stafet e organizatave ndërkombëtare, në vitin 2002, Z. Mazi propozohet kandidat për President të Republikës. Në gazetat e kohës nuk është e vështirë të gjendet emri i tij, mes shumë kandidaturave që në atë moment u hodhën në tryezën e bisedimeve Nano-Berisha. Pas këtij momenti, duke iu përgjigjur kërkesës së ish-kryeministrit F. Nano, Z. Mazi rikthehet në shërbimin diplomatik të vendit të tij, si ambasador, përfaqësues i përhershëm i RSH pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, zyra e OKB-së, OSBE, IAEA, UNIDO, CTBTO, etj. Në vitin 2004 Z. Mazi zgjidhet anëtar i Grupit Drejtues të Qendrës të Gjenevës për Politikat e Sigurimit, qendër kjo mjaft prestigjioze në Zvicër. Për dy vjet radhazi, paralel me detyrat e ambasadorit në Vjenë, me miratimin e qeverisë shqiptare, Z. Mazi merr pjesë në të gjitha negociatat e mbyllura, pa publicitet, midis përfaqësuesve të lartë politike Kosovës dhe të Serbisë, në "shinën e dytë" (second track) për të ardhmen e statusit të Kosovës, që u organizua dhe u ndërmjetësua nga kjo qendër. Gjatë kësaj karriere të gjatë dhe mjaft intensive diplomatike, Z. Mazi ka përfaqësuar Shqipërinë, si anëtar ose kryetar delegacioni qeveri-

tar, në qindra mbledhje dhe konferenca ndërkombëtare të OSBE-së, në të gjitha nivelet, që nga mbledhja e parë e anëtarësimit e Shqipërisë deri tek ato të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ai ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në përgatitjen dhe paraqitjen e qëndrimeve, të zërit dhe të mendimit të Shqipërisë, duke u bërë konkretisht iniciator dhe protagonist, p.sh., në miratimin e 35 vendimeve politike vetëm për Kosovën në periudhën 1992-1997. Z. Mazi ka qenë i pari ambasador i Shqipërisë që ka pasur nderin të caktohet dekani i trupit diplomatik të OSBE në Vjenë. Vlen të shënohet se po gjatë viteve 2004-2007, Z. Mazi u zgjodh nga Grupi Lindor pranë OKB në Vjenë (një nga grupet rajonale që funksionojnë në sistemin e OKB, i përbërë nga 25 shtete) si koordinator i negociatave të grupit për të përcaktuar skemën e rotacionit të anëtarësisë në Bordin e Guvernatorëve të Agjencisë Bërthamore. NË STAFIN E EL BARADEIT Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e Z.Mazit edhe në organizata të tjera, drejtori i Përgjithshëm i UNIDO-s, Kandeh Yumkela, e dekoroi ambasadorin shqiptar me medaljen "Për kontributin e shquar që ka dhënë në punët e UNIDO-s". Po duke vlerësuar njohjen dhe eksperiencën e tij të

madhe në punët e Agjencisë Bërthamore, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Mohamed El Baradei, e ka përzgjedhur Z. Mazin të jetë një nga 15 anëtarët e Grupit të Përhershëm Këshillimor pranë drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Bërthamore, për periudhën 2008-2010. Duke u nisur nga niveli i tij profesional dhe diplomatik, nga përvoja e gjatë dhe intensive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, nga njohja e madhe që ai ka për institucioneve ndërkombëtare, nga personaliteti dhe integriteti i tij, si dhe nga vlerësimet ndërkombëtare, në vitin 2004, ishkryeministri Fatos Nano, me vendim të posaçëm të qeverisë të RSH, propozon Z. Mazin kandidat zyrtar të Shqipërisë për postin e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE. Në atë garë tepër të vështirë dhe të komplikuar, kandidatura shqiptare gëzoi respektin dhe vlerësimin e madh në nivelet më të larta të diplomacisë ndërkombëtare dhe qendrat e kryeqytetet kryesore, në të cilat ai bëri vizita lobingu, ku Mazi ka njohje dhe lidhje të gjëra. Postin e ambasadorit të RSH pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë Z. Mazi e mbajti me shumë sukses deri në shtator të vitit 2007, kur emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH pranë oborrit të Shen Xhejmsit në Britaninë e Madhe, dhe në Republikën e Irlandës, detyra që vazhdon t'i ushtrojë, përmes një aktiviteti mjaft të gjerë dhe dinamik në atë vend të madh. FAMILJA, NJË PASION I PASHTERSHËM Brixhilda Mazi, bashkëshortja e ambasadorit Zef Mazi, ka qenë për 25 vjet njeriu më i afërt, bashkëpunëtorja dhe "këshilltarja" e tij e veçantë. Asgjë e re, do të thotë dikush, por nuk është kështu. Kush e njeh Xhildën, do të kuptojë menjëherë cilësitë e saj të spikatura të mençurisë, inteligjencës dhe butësisë. Një mendje e hapur, thuhet zakonisht për këto natyra njerëzore. Vetëm pak muaj më parë çifti festoi 25-vjetorin e martesës bashkë me djalin e tyre të vetëm Gjergjin, 24 vjeç. Gjatë të gjatë në Vjenë, zonja Mazi ka punuar për një periudhë kohore në Sekretariatin e OSBE në Vjenë. Ajo sot shoqëron të shoqin në postin e tij të tretë ambasadorial në Londër, duke qenë një mbështetëse dhe përkrahëse gjithmonë fjalëbutë dhe e qeshur në detyrat e ambasadorit Mazi dhe në gjithë veprimtaritë tepër të ngjeshura protokollare që ai duhet të ndjeke, kësaj radhe si ambasador në Oborrin e Shen Xhejmist në Londër. Sa për djalin, Gjergjin shumëkush vazhdon të habitet me shqipen e këtij të riu të rritur praktikisht larg Shqipërisë që në moshë të vogël, por që ka ruajtur në mënyrë perfekte gjuhën dhe nostalgjinë për vendin. Gjergji vazhdon studimet e larta në Londër.


LONDON OCTOBER 2008 4- Albana Vata 5- Shkelzen Morina Plus 5 asistentë Shkolla Hammersmith Edlira Xhelili, Mbikqyrëse Mësues: 1-Juliana Bicaj 2-Diliana Dedgjonaj 3--Ymrije Tota 4- Lul Ajeti 5- Mirdita Dedgjonaj 6- Inesa Muca 7- Mimoza Beqiraj Plus 7 asistentë Luton Valbona Alushi , mbikqyrëse 4 mësues dhe 4 asistentë Ashtu sikurse edhe vjet, Grupi i punës dhe i bashkëpunëtorëve pranë Ardhmerisë, me ftesë të MASH të Republikës së Shqipërisë dhe MASHT të Republikës së Kosovës, u mbajt nseminari Kombëtar për Diasporën , i cili u zhvillua në Strugë Në këtë seminar ishin pjesmarrës aktivistë shqiptarë edhe nga Suedia , Norvegjia, Zvicra , Gjermania, Belgjika , Kanadaja etj. Ky seminar ishte një vazhdimësi e

atyre të mëparshëm,me casje dhe nderveprime profesionale. U riafirmua se Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në diasporë është unike dhe politikat shtetërore ndaj saj duhet të jenë unike apo se pakut të koordinuara në nivel kombetar. U vendos hartimi i Kurrikulës së SHSHMP në diasporë nga MASHT e Kosovës. Duke e bërë të qartë se ekziston një referencë institucionale kurrikulare e bërë enkas për SHSHMP në diasporë e cila edhe do të zhvillohet në vazhdimësi, dhe prej këtij viti duhet të zbatohet në praktikën mësimore-pedagogjike. Seminari ndër të tjera krijoi premisa të reja për ndërgjegjësimin dhe riorganizimin kulturor-arsimor të diasporave të reja si në Greqi, Itali dhe të forcimit e të thellimit të përkujdesjeve të institucioneve të Atdheut ndaj tyre. Në seminar u shkëmbyen përvoja të vyera dhe me mjaft inters

Ndërkohe stafi i Ardhmerisë i kryesuar nga Kryetari i saj Zoti Vata pati takime në Shqipëri dhe në Kosovë, me krerët e udhëheqjes të të dyja vendeve. Më

8

konkretisht, me zotin Berisha, znj Jozefina Topalli, zotin Genc Pollo. Në Kosovë zotin Jakup Krasniqi, zotin Muhamet Hamiti, zotin Enver Hoxhaj, Drejtorin e Diasporës zotin Naim Dedushaj dhe zotin Flamur Gashi. Sipas Zotit Vata në këto takime u konfirmua se ”Po diskutohet mes dy qeverive dhe janë gati në një përfundim të përbashkët për hartimin e një teksti të përbashkët dhe një program po të njëjtë për diasporën.Furnizimin me tekste mësimore nëpërmjet MPJ. Dërgimin e specialistëve të dy ministrive për trajnimin e mësuesve, mundësinë e shikimit të një diplome

për femijët që ndjekin rregullisht gjuhën shqipe, dhënien e GCSE-së në shqipe etj…” Gjithashtu ne Drenice Skenderaj jane derdhur 3500 euro per jetimët dhe per familje që ndodheshin në gjendje të vështirë. Kjo dhuratë e bërë nga Ardhmeria u bë jehonë edhe në median

vendase Shkollat shqipe të “Ardhmërisë” janë një tregues i mirë dhe do të ishte akoma më mirë sikurse ky reportazh I lartpërmendur, të bëhej edhe për shkolla të tjera nëse…ka të tilla. Sidoqoftë urime të gjithë fëmijëve shqiptarë në këtë vit të ri shkollorë!

A Class Motors Me eksperiencë 10 VJEÇARE NË ANGLI Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha LLOJEVE dhe MODELEVE të automjeteve

AUTO GARAZHE

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Mos harroni! Si dhe shërbime të tjera: Goma, Balancim, Rregjistrimin e gomave, skanimin e problemeve elektrike, të gjitha riparimet mekanike, saldime etj si dhe larjen e makinave

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE *LARJE FALAS te automjetit tuaj

PRONARI AGIM HALILI JU MIREPRET TEL: 020 8459 0077 MOB: 07932 024 665 A CLASS MOTORS 34C Park Royal Road Park Royal NW10 7LN


LONDON OCTOBER 2008

ORTENZ & CO Are you confused and uncertain as where to get help with your accounting issues? A po paguani më shume se sa duhet taksa? You don’t have to A keni gjoba për të paguar kundrejt Inland Revenue?

We can sort out the following with best solutions at a reasonable fee • • • • • • • • • • • • •

Self Assessment Tax Return New Business set up Accounts PAYE VAT Management Accounts, monthly or quarterly Company Formation Limited Company Accounts Inheritance Tax Planning Capital Gains Tax Business Plans Cash-Flow Forecast and Projected Profit Tax enquiries by H.M Revenue and Customs

Mendoni përpara se të paguani

ORTENZ & CO ju ndihmon

Plus, free Consultation

Contact: Gentiana Hakia (MAAT) Accountant Tel: 020 8220 1872 Fax: 020 8594 2233 Mob: 07792 610 020 Email: gentaomeri@hotmail.com 32-34 North Street Barking Essex IG11 8AW

9


LONDON OCTOBER 2008

10


LONDON OCTOBER 2008

11

Bar restorant “Tirana” Pas një konstruksioni rrënjësor u kthye në restorantin më të preferuar shqiptar Muzikë live në fundjavë nga grupi i mekullueshem “Tinguj Zemre”

TË PREMTEN VETËM PËR FAMILJARË Vendi më i mrekullueshëm për festat tuaja Party, ditëlindje, fejesa etj

Tel: 0208514697

MOS HARRONI! Kuzhina jonë përmban specialitetet më të përkryera tradicionale shqiptare. Meny e veçantë për festat tuaja Për të rezervuar festat tuaja kontaktoni Gonin në 07766568236 Adresa 3 york Road Ilford London 1GI 3AD Vetëm 1 minutë nga stacioni i trenit Ilford

Car wash për shitje I hapur prej 9 vitesh ne nje vend te shkelqyer Lavazh me hyrje dhe dalje me 4 makina brenda Te drejten e biznesit deri me 2014 dhe qe mund te rinovohet Me çmim te arsyeshem

Kontakto 07782555750


LONDON OCTOBER 2008

12

SHQIPTARËT E BRITANISË FESTOJNË FITER BAJRAMIN NGA AGIM SHABANI & BLERIM CIROKA uaji I Ramazanit, në të cilin bën pjesë edhe Nata Tejetëmadhërueshme e Kadrit, e vlerësuar në Kur`anin Falemarte (Surja 97, ajeti 3) më e mirë se njëmije muaj, është periudha kur djalli nuk ka forcë të ndikoje tek besimtarët, është periudha ku lutjet e adhurimet e mirësitë e ndryshme në emër të Krijuesit kanë më vlerë se në muajt e tjerë. Është pikërisht kjo mundësi kaq e çmueshme që nxit e shtyn besimtarët myslimanë për një përkushtim e përqendrim më të madh tek adhurimet. Pas një muaji të tillë përkushtimi dhe edukimi mjaft të thellë shpirtëror pason Bajrami I Fitrit. Terminoligjikisht fitr do të thotë “të ndërpresësh agjërimin” nga ku dhe merr emrin kjo festë e Bajramit. Kjo është një ndër dy festat më mëdha për muslimanet në rruzillin tokësor. Siç festohet në shtete të tjera, kjo festë festohet edhe këtu në Londër.

M

Një numër shumë i madh i shqiptarëve të cilët I përkasin fesë Islame falën Bajramin e Fitrit në Seven Sister, ku salla ishte mbushur plot e përplot sa u desh që shumë besimtarë të faleshin në salla tjera të Xhamisë. Ky numër i besimtarëve ka ardhur në rritje nga Bajrami në Bajram. Tashmë nuk është më thjeshtë një dëshirë për të patur një Xhami Shqiptare në Londër, por është një nevojë e patjetërsueshme për ne, është një domosdoshmëri, duke parë se edhe shumë shqiptarë të tjerë kanë falur fiter Bajramin në xhami të ndryshme, në mungesë të një xhamie Shqiptare, ku dhe ligjërata të mbahet në

1.H.R.BUILDING SERVICES Specialising in Plastering and Bricklaying Driveways Block Paving Extensions All Building work undertaken Domestic & Commercial Plastering Plumbing Ofrojmë të gjitha shërbimet që ju nevojiten në fushën e ndërtimit me çmimet më konkuruese dhe cilësi të garantuar

Ne vijmë kudo që ju jeni

40 Primrose Close Luton LU3 1EU ilirthaci@hotmail.co.uk ilirahmati@gmail.com Tel/Fax: 02088074878

Mob: 07886 091213

Shqip. Pas faljes së Bajramit këtë problem e ngriti edhe imami I faljeve te xhumave në mesin e Shqiptareve kryetari i Kosova Islamik Centre z. Mehmet Stublla. Ai së pari u ndal tek vlerat e Islamit si e vetmja rrugë e drejtë e ngritur mbi bazat e moralit. Ai theksoj se Muhamedi .A.S. kur kthehej nga një betejë thoshte se u ktheva nga një betejë e vogël e luftës së madhe, pasi i gjithë jeta është luftë. Ne duhet të jemi gjithmonë besimtarë të devotshëm dhe te mos e humbim besimin as në një moment. Islami është feja e drejtë të cilën predikuan të gjithë Profetët që nga Ademi .A.S. deri te i Dërguari i Fundit, ai që vuri vulën përfundimtare të të gjithë profetëve paraardhës të tij, Muhamedi.a.s. Ai i cili me sakrificën dhe drejtësinë e tij nxori njerëzimin nga errësira në dritë, nga injoranca në dituri, dhe nga paturpësia në moral e vlerë. Gjithashtu z. Stublla u ndal edhe në çështjen e Kosovës. Ai në radhë të parë falënderoi Allahun XH.SH. që ne sot me ndihmën e Tij po festojmë Bajramin e parë me Kosovën e pavarur. Gjithashtu ai tha se duhet të falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Ne duhet të jemi mirënjohës të gjithëve atyre që ndihmuan që Kosova të jetë e lirë. Ai që nuk di të falënderojë njerëzit nuk di të falënderojë as Allahun. Para dhe pas lufte deri në ditë kur Kosova u shpall e pavarur, dukej si shumë e largët kjo ditë. Në të vërtetë kjo ditë nuk do kishte ardhur, po të mos ishte angazhimi i të gjithë atyre që mundësuan që Kosova të dalë nga robërimi. Ndaj ne jemi dhe duhet të jemi përherë mirënjohës të gjithëve pa përjashtim. Gjithashtu ia i bëri thirrje besimtarëve që të mos bien preh e disa grupeve të

dyshimta (Radikale)që në këta vitet e fundit janë futur edhe në vendet tona si në Shqipëri,Kosovë,Maqedoni etj, gjithashtu edhe në komunitetin tonë të këtushëm. Duhet të keni kujdes sepse individë apo grupe të tilla mund të mos pëfaqësojnë vlerat e vërteta të Islamit. Të mos i besoni ata që nuk dihet kush janë dhe kush është qëllimi i tyre. Qëllimet e tyre mund të jenë në kundërshti me parimin e Islamit edhe pse ata ju thonë se rruga e tyre është e vetmja rrugë e drejtë. Ata mund të jua turbullojnë trurin aq sa ju mund të bëheni të rrezikshëm për shoqërinë por ju dëmin më të madh ua bëni vetes tuaj. Në fund ai bëri një apel për projektin e Xhamisë që të gjithë të kontribuojnë për këtë projekt madhor, që dhe ne të kemi një Xhami Shqiptare këtu. Ai tha se kemi kontaktuar shumë donatorë por ata duan qe ne te sigurojmë kontratën për këtë projekt. Për kontratën duhen £400 000-500 000. Deri më tani janë mbledhur mbi £200 000 tha ai.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë për projektin e xhamisë mund të kontaktojnë me Kosova Islamic Centre ADRESA E ZYRES: 120 Drummond Street, Euston, London NW1 2HN Tel & Fax: 0207 383 3393 Mob: 07956379526, 07984126034, 07957779741 Email: kosova@kicuk.freeserve.co.uk


LONDON OCTOBER 2008

13

Racizëm antishqiptar dhe fushatë kundër pavarësisë në Zvicër NGA DAUT DAUTI ara pak ditësh revista “Das Magazin“, e cila botohet si shtojcë e disa gazetave zvicerane, publikoi një portret mbi një oficer të ushtrisë së Zvicrës. Ai quhej Lorenc Kolaj, një djalosh shqiptar me origjinë nga Kosova, i cili është integruar mirë në shoqërinë zvicerane dhe tani priste të merrte gradën lejtënant. Nëtekst Lorenc Kolaj përshkruante një ditë të jetës së tij si oficer dhe rrugëtimin e tij profesional. Në numrin e fundit të revistës “Das Magazin“ kryeredaktori Finn Canonica shkruante me shqetësim tëmadh se pas botimit të tekstit për Lorenc Kolajn, në adresën elektronike të redaksisë kishin ardhur letra, të cilat “ne nuk duam t’i publikojmë“. Canonica ankohej me të drejtë se reagimet raciste të lexuesvezviceranë kundër një shqiptari të integruar mirë në Zvicër janë shembull i pikëlluar se me çfarë mosbesimi ballafaqohen shqiptarët nga zviceranët. Rasti i Lorenc Kolajt nuk është i vetmuar. Në mediat zvicerane prej vitesh zhvillohet një fushatë me tone raciste kundër shqiptarëve të Kosovës, tëcilët jetojnë në Zvicër. Jozyrtarisht ky numër llogaritet të jetë rreth 150 mijë veta. Interesat e tyre nuk i mbron pothuaj askush. Shpresat se kjo situatë do të ndryshojë në të ardhmen, janë të vogla, duke pasur parasysh se përfaqësimi I ardhshëm diplomatik i Kosovës në këtë vend është në nivel pothuajse anonim.

P

Polemikë pa argumente Përveç fushatave kundër kosovarëve që jetojnë në Zvicër, në media të caktuara zvicerane prej vitesh zhvillohet një propaganda e ashpër dhe pa argumente kundër pavarësisë së Kosovës. Niveli i shkrimeve është në stilin: “shqiptarët merren me drogë, prandaj s’e meritojnë shtetin“, “Kosova është vend i krimit të organizuar“, “udhëheqja politike e Kosovës është e kriminalizuar“, “shqiptarët janë të paaftë për të drejtuar shtetin“ dhe gjepura të tilla, të cilat njollosin një popull të tërë. Në këtë fushatë prin revista raciste “Weltwoche“, e cila është një fletushkë e qarqeve të djathtaekstreme, kurse në fushatën kundër pavarësisë së Kosovës më së shumti bën zhurmë gazeta e së dielës “NZZ am Sonntag“ (kjo gazetë është edicion i fundjavës e së përditshmes së famshme „Neue Zürcher Zeitung“, e cila raporton në mënyrë të pavarur, korrekte dhe të gjithanshme për Kosovën). Në numrin e fundit korrespondenti i “NZZ am Sonntag“ nga Beogradi, Andreas Ernst, ka shkruar një tekst, i cili i përngjan një polemike të egër kundër pavarësisë së Kosovës dhe një vajtimi për Serbinë dhe Rusinë. Ernst është i njohur për qëndrimet e tij në favour të politikës shtetërore serbe dhe maqedonase; kundër teksteve të tij tejet të diskutueshme para disa vjetësh në këtë gazetë ka shkruar edhe autori kosovar, Beqë Cufaj. Tani Ernst shkruan se përkundër deklaratave të politikanëve

DY TALEBANË ZVICERANË kundër pavarësisë së Kosovës Gazetarët zviceranë, Andreas Ernst dhe Roger Köppel, janë duke bërë një fushatë primitive kundër pavarësisë së Kosovës. Derisa Köppel nga Zürichu bën propagandë antishqiptare me revistën e tij raciste “Weltwoche“, Ernst nga Beogradi shkruan se në Kosovë nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut para bombardimeve të NATO-s. Për fat të keq, politikanët e Kosovës shpeshherë e kanë pritur në zyrat e tyre pseudogazetarin Andreas Ernst – në vend që ta injoronin tërësisht dhe të protestonin kundër teksteve të tij plot gënjeshtra perëndimorë (Sarkozy, Rupel etj.) se konfliktet secesioniste në Gjeorgji dhe në Serbi nuk mund të krahasohen, “e kundërta është e vërtetë”. Pra, sipas tij, paralelet mes Osetisë Jugore dhe Abkhazisë meKosovën “janë të qarta“. Në përpjekjen e tij për të tërhequr paralele, Andreas Ernst shkruan se të dy konfliktet kanë filluar pas kolapsit të perandorive komuniste (Jugosllavisë, 1989, dhe Bashkimit Sovjetik, 1991). Kjo është një gënjeshtër e rëndë: Jugosllavia është shkatërruar në vitin 1991, pasi dështuan të gjitha përpjekjet e republikave perëndimore (Sllovenisë dhe Kroacisë) për decentralizimin e shtetit dhe mposhtjen e dominimit serb me mjete politike. Në atë kohë lideri nacionalist serb, Slobodan Milosheviq, e kishte shkatërruar autonominë e Kosovës, të Vojvodinës dhe kishte hequr nga pushteti udhëheqjen legjitime në Republikën e Malit të Zi. Për të ndërtuar tezën e tij të rrejshme, Ernst përpiqet ta paraqesë konfliktin në Kosovë si konflikt mes nacionalizmave dhe jo si agresion të Serbisë kundër Kosovës, e cila ishte njësi e federatës jugosllave. Ernst dëshmon mosnjohjen e konflikteve në Jugosllavi, kur shqiptarët përherë i përmend në kontekstin e pakicës, një nocion që në raport me shqiptarët e Kosovës kushtetuta jugosllave nuk e ka njohur. Në këtë dokument shqiptarët e Kosovës janë trajtuar si kombësi, një eufemizëm i krijuar nga juristët e Josip Broz Titos për të bërë dallimin e qartë se nuk është fjala për pakicë kombëtare. Andreas Ernst e gënjen publikun zviceran, kur shkruan se heqja e autonomisë së Kosovës (1989) dhe e Osetisë Jugore (1990) u dhanë hov lëvizjeve guerile. Sa i përket Kosovës, e vërteta është kështu: Për gati një decenie në Kosovë politikën e

ka bërë një lëvizje politike, e cila është përpjekur që me mjete të padhunshme të realizojë të drejtat politike (mbi suksesin e kësaj lëvizjeje ka mendime të ndryshme). Kryengritja e armatosur në Kosovë shpërtheu kur bashkësia ndërkombëtare nuk e mori parasysh potencialin e rrezikshëm të konfliktit kosovar, derisa në Dayton po diskutonte për paqësimin e Bosnjës; diplomatët perëndimorë, të cilët kanë marrë pjesë në negociatat e Daytonit, kanë treguar se politikanët vendimmarrës perëndimorë nuk kishin kurajën të bënin presion kundër Milosheviqit sa i përket Kosovës, sepse lideri serb atyre u duhej si „engjëll i paqes“ për Bosnjën. Pra, nuk qëndron teza e Andreas Ernst se menjëherë pas heqjes së autonomisë shqiptarët rrokën armët për t’iu kundërvënë Serbisë – ndonëse për këtë me siguri kanë pasur arsye. Por në një shkrim për një gazetë që pretendon të jetë serioze, duhet të merren parasysh faktet. Ernst e bën të kundërtën, shpik dhe shpif pandërprerë.

NATO-ja fajtore për masakrat serbe në Kosovë! Pa përmendur shifra, Ernst thekson se numri i viktimave në Kaukauz duket të jetë më i madh se në Kosovë. Duke marrë rolin e një revizionisti të egër të historisë, Ernst shkruan se nuk qëndrojnëdeklarimet e politikanëve perëndimorë se me intervenimin e saj NATO-ja synonte të ndërpriste spastrimin etnik në Kosovë. Sepse, sipas Ernst, “të gjitha dëshmitë tregojnë se masakrat serbe dhe dëbimet masive përshkallëzuan tek me intervenimin e NATO-s“. Duhet të jesh vërtet keqdashës të shkruash një gënjeshtër të tillë, duhet të jesh vërtet një gazetar tepër idiot të shpifësh kështu para publikut zviceran. Sikur vetëm pak të ishte serioz, Andreas Ernst ka mundur të siguronte të dhëna

tëbollshme mbi terrorin serb në Kosovë para fillimit të bombardimeve. Ka mundur të lexonte diçka për aparteidin serb, për helmimin e nxënësve në fillim të viteve 90, për masakrat kundër civilëve nga vjeshta evitit 1997 deri në mars 1999, kur intervenoi NATO-ja, ka mundur të lexonte statistikat e OKB-së për numrin e të dëbuarve nga shtëpitë e tyre nga soldateska serbe, ka mundur të lexonte një deklaratë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, i cili para intervenimit të NATO-s kishte thënë se „mbi Kosovë po kalojnë retë e zeza të gjenocidit“. Para këtyre fakteve Ernst mbyll sytë dhe gati se nuk thotë se shqiptarët janë vetëmasakruar dhe e kanë mashtruar NATO-n të intervenonte. Teksti i Andreas Ernst në “NZZ am Sonntag“ është i ndërtuar edhe me shumë gënjeshtra të tjera, por këtu po veçojmë vetëm edhe një: ai thotë se vendet perëndimore e kanë përjashtuar Rusinë në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës, sepse, sipas tij, Perëndimi kishte vendosur tashmë që Kosovës t’i jepej pavarësia. Këtë gënjeshtër të radhës të Andreas Ernstit e demanton ky fakt: në përpilimin e marrëveshjes së propozuar nga Martti Ahtisaari kanë marrë pjesë edhe diplomatët rusë. Për fat të keq Ernst, një gazetar që dezinformon aq shumë opinionin, në Kosovë vazhdimisht arrin të marrë intervista nga politikanët vendorë, të cilëve u mungojnë jo vetëm njohuritë, por edhe interesi të mësojnë mbi motivet e disa gazetarëve perëndimorë që sillen here pas here nëpër Prishtinë. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë vetë kryeministri Hashim Thaçi i kishte dhënë intervistë Andreas Ernstit. Në vend që ta injorojnë, politikanët e Kosovës ia hapin dyert këtij talebani të gazetarisë joserioze.

Ndihmë nga komentatorja serbe Një taleban tjetër, i cili zhvillon fushatë të ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, madje pa pasur asnjë njohuri për Ballkanin, është Roger Köppel. Ky gazetar i njohur është pronar i revistës “Weltwoche“, një fletushke e qarqeve djathtiste, të cilën shumë zëra kritikë në Zvicër e krahasojnë me revistën “Völkischer Beobachter“, e cila ka qenë organ i NSDAP-së, partisë së Hitlerit. Menjëherë pas shpalljes së

pavarësisë së Kosovës Köppel, duke mos pasur askënd kompetent në redaksi për të komentuar, e ftoi Liljana Smajloviqin, kryeredaktoren nacionaliste të „Politikës“ së Beogradit, që të shfryhet kundër, ah, “padrejtësisë“ së madhe kundër Serbisë. Në numra të tjerë “Weltwoche“ ka botuar tekste denigruese për disa politikanë kosovarë, por, përveç Xhavit Halitit, i cili ka reaguar me një letër, të tjerët kanë heshtur. Agresioni rus kundër Gjeorgjisë ishte një rast që Köppel me stil prej diletanti të shkruajë se NATO-ja në Kosovë intervenoi për të penguar regjimin e Milosheviqit që të aneksojë “republikën autonome serbe“. Kështu e quan ai Kosovën. E vërteta është se Milosheviqi e ka aneksuar Kosovën në vitin 1989/90, por kundër këtij agresioni nuk ka intervenuar Perëndimi. NATO-ja ndërhyri në konflikt kur shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë mori përmasa të gjenocidit kundër një populli të tërë. Por, Roger Köppel thotë se nuk ka pasur dëshmi se para ndërhyrjes së NATO-s Serbia në Kosovë ka zhvilluar spastrime etnike. „Krimet e luftës dhe sulmet kanë ndodhur para së gjithash tek pas fillimit të bombardimeve“, shkruan Köppel. Sikur Kosova të kishte një administratë serioze shtetërore, si Köppel ashtu edhe Ernst do të duhej të ballafaqoheshin me drejtësinë për shpifjet e tyre makabre. Köppel po ashtu ka kritikuar ashpër ministren e Jashtme zvicerane, Micheline Calmy-Rey, e cila, sipas tij, qenka ngutur tepër në pranimin e pavarësisë së Kosovës. E vërteta është kjo: aktin e njohjes së pavarësisë së Kosovës e ka miratuar Qeveria e Zvicrës, pasi më parë komisionet për politikë të jashtme të të dy dhomave të Parlamentit zviceran ishin deklaruar në favor të pranimit të pavarësisë së shtetit të ri. Tezat revizioniste të Andreas Ernst dhe Roger Köppel dhe të ndonjë skribomani tjetër janë të rrezikshme, sepse dezinformojnë opinionin dhe fyejnë shumë viktima të agresionit serb në Kosovë. Te disa lexues dhe politikanë ata edhe mund të krijojnë bindjen e gabuar se në Kosovë nuk ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, as masakra dhe as dëbime të popullsisë, dhe se NATO-ja ka sulmuar Serbinë e „pafajshme“.


LONDON OCTOBER 2008

14

MEGAPROJEKTET: friksioni zero i shoqërisë NGA YLLI PËRMETI “Në disa kënde të largët të universit n’a ishte një yll në të cilin kafshë të zgjuara zbuluan njohuri”, fillon në një ndër esse-të e tij, Nietzsche. Një ndër këto kafshë, duket se është edhe kryeministri ynë. Në çdo vënd të botës, që të shkojmë, ne do të konfrontohemi me një kafshë të re politike dhe fizike: dollar-multi-billionerët dhe projektet e mega infrastrukturës. Kryeministri ynë, duket se këtë kafshë natyrale e ka tejkaluar, dhe përmasat e kësaj kafshe dominojnë mëndjet e disa kafshëve të tjera, qoftë të kabinetit të tij qoftë ato opozitare, dhe më tej, ato qytetare. Megaprojekti i radhës, që shpalli kryeministri këto ditë në Vlorë, duket se ka lajthitur shoqërinë shqiptare në të gjitha përmasat e saj. Bllofi që dekonspiron, kolegu ynë, me editorialin e rradhës, në gazetën Shekulli të Datës 05/09/2008 vërteton edhe një herë, se ‘defiçiti demokratikë’ kalon përmast e rracionalitetit shekullor shqiptar. Një qind vjetët e fundit, në Europë, janë ndërtuar megaprojekte, dhe gjithnjë, kanë nisur punë me një sasi valute të parallogaritur tejet të vogël, dhe në fund të këtyre megaprojekteve, kjo sasi është dyfishuar apo trefidhuar, duke rënduar në këtë mënyrë xhepin e taksapaguesve. Por jo vetëm kaq: këto megaprojekte kanë rezultur si dëmtuesit kryesorë të planetit tokë. [1]Në Europë, kemi tunelin e kanalit nëndetsor në ngushticën e Lamanshit, urën Øresund midis Danimarkës dhe Suedisë, Urën Vasco da Gama në Portugali, trenin MAGLEV në Gjermani midis Berlinit dhe Hamburgut, interkoneksioni i shpejtësisë se lartë në rrjetin hekurudhor për gjithë Europën, sistemet kryqëzore të autostradave kombëtare, tunelet e Alpeve, lidhzën fikse përballë Detit Baltik midis Gjermanisë dhe Danimarkës, plane për aeroporte për t’u kthyer hyrje-kalimi për Europën, investime të hatashme për fregata portmbajtëse, projekti i infrastrukturës për transport për ndërlidhjen e bashkimit Gjerman në veçanti, që kalon vlerën DM 200 bilion, lidhza që kalon përmes Gjiblartarit dhe Messinës, tuneli më i gjatë në botë, rrugor, në Norvegji, për mos të përmendur rrjetet e telekomunikaciont të cilët po përhapen me shpejtësinë e dritës, sisteme tubacionesh që depërtojnë kufijë shtetëror për transportin e naftës dhe të gazit, dhe rrjetet ndërkombëtar të energjisë elektrike për t’u përputhur me kërkesa të e një tregu energjitik emergjent Europian. Duket se çdo shtet, është në këtë treg për të promovuar këtë kafshë të re politike, këto megaprojekte, në skenën e politikës Europiane. Dhe Bashkimi Europian, me skemën e saj groteske për krijimin e të ashtu quajturës “Rrjeti TransEuropian”, i cili është një mbështetës i flaktë dhe inciator i një projekti të tillë, dhe e gjithë

“Ki kurajo të përdorësh arsyen tënde!” —kjo është motua e iluminizmit e këtij shekulli. Immanuel Kant

kjo, vetëm për arsye se forca udhëheqëse e tyre, është të krijoj rregullatorin, dhe derregullatorin, pra, regjimet e ekzistueshme të bëjnë projektet të zbatueshme. Situata është e njëjtë në vendet e industrializuara në pjesë të tjera të botës, që nga Azia deri në Amerikë. Në të njëjtën marrëzi mentale, është edhe aeroporti Hong Kong Chek Lap Kok, tuneli Kinez Quinling, Ura Japoneze Akashi Kaikyo, tunelporti në Sydney, rruga ekspres Jug-Veri në Malezi, rruga ekspres e Tajlandës dhe propozimet e rrjetit transportues për integrimin e EuroAzisë. Në Amerikë është “Big Dig” në Boston, rrugët ekspres dhe hekurudhat në Kaliforni, aeroporti i ri i Denverit, Ura e Konfedaratës Kanadeze, autostrada e São Paulo-Buenos Aires, superautostrada Bi-Oqeanike përball Amerikës Jugore nga Atlantiku drejtë Paqësorit, dhe superstrada VenezuelëBrazil. Edhe propozimi i projektit të 50 billion dollarëve për të lidhur Rusinë me Amerikën në ngushticën e Beringut

—projekti më i madh në historinë botërore —duket i mundshëm. Jashtë fushës së infrastrukturës, janë ‘Tre Gjergjët’ në Kinë, tubat Rus të gazit, diga Pergau në Malezi, kontrolli përmbytës në Baglandesh, tubacionet e gazit midis Bolivisë dhe Brazilit, linja energjitike Venezuel-Brazil, sërish në çdo vënd, megaprojekti i fundit, Interneti, i cili shoqërohet me projektin e infrastrukturës telekomunikative. Për më shumë, Megaprojektet e tjerë, janë digatë që sitemi komunist në Shqipëri, ndërtoi për dyzetë vjetë me rradhë, dhe këto megaprojekte rezultojnë dështake mbas kaq pak vjetësh. Një megaprojekt që të funksionojë, kërkon specalist të kualifikuar, dhe specializim të vazhdueshëm, nga një gjeneratë në një brez tjetër. Përfundimisht, populli shqiptar humbi dyzetë vjetë nga djersa e tij duke ndërtuar megaprojekte bunkierësh, metalurgjik, diga dhe puse nafte që çdo ditë vdes një punëtor, dhe e gjithë kjo, për arsye të haluçinacioneve që udhëhiqnin/heqin pushtetin. Friksioni-zero i shoqërisë

[2]Sociologët si Zygmunt Bauman në mënyrë percetive e quajnë këtë gjullurdi si “Lufta e Madhe për Pavarësi nga Hapësira”, dhe ai shikonte rezultatet e paqëndrueshmërisë si më të fuqishmet dhe më të lakmuara duke stratifikuar në këtë mënyrë faktorë të ndryshëm të shoqërisë civile. Paul Virilio flet për “fundin e gjeografisë” ndërsa të tjerë flasin për “vdekjen e distancës”. Bill Gates, themeluesi dhe kryesuesi i Koorporatës së Microsoft-it, e ka quajtur këtë fenomen si “kapitalizëm friksionist” dhe e sheh këtë rrjedhë si një skenë të re në evolucionin kapitalist. “Shoqëri friksioniste” mund të tingëlloj si një sllogan i përdorur nga këta reformistë të shoqërisë tokë. Por nuk është kështu. Ky term sinjalizon cilësisht një stad të ndryshëm të zhvillimit social dhe ekonomik. Me këtë zhvillim, “infrastruktura” është kthyer në “parullë”, e barazuar me “teknologjinë”. Infrastruktura ka lëvizur shumë shpejt, duke u bërë parakusht i thjeshtë për prodhim dhe konsumim, për t’u kthyer në zemër të këtij aktiviteti, me shpërndarjen e menjëhershme të produktit konsum dhe Internetin vetëtim. Infrastruktura është tkurrësi i madh i hapësirës, dhe natyrës tokë; bagatia dhe statusi i takon atyre që dinë të tkurrin hapësirën, ose dinë se si të përfitojnë nga hapësira duke u tkurrur. Sot, infrastruktura luan një rol kyç, në asgjë më tepër se krijimin e një rendi të ri botëror, ku njerëzit, të mirat materiale, energjia, informacioni dhe paratë lëvizin me një lehtësi të paprecedentë. Në këtë pikë, politika e distancës është eliminimi i distancës. Emri i utopisë është shoqëri me zerofërkim. Edhe nëse ndonjëherë, ne arrijmë friksion utopian, ne do të mbyllemi brenda katër mureve, sikurse ndodh tani me përhapjen e internetit. Megaprojektet janë qendror, në poli-

tikat e reja të distancës për arsye se infrastruktura është ndërtuar gjithnjë e në rritje si megaprojekt. Kështu, dakada e kaluar ka parë një rritje të mprehtë në magnitudën dhe frekuencën e projekteve madhore infrastrukturore, e mbështetur nga një qeveri e përzier sipër-nacionale, kapital privat dhe banka zhvillimore. Flyvbjerg figura qendrore e politikës së Danimarkës thotë: “ndryshimi efektiv nuk është të kapërcej inercinë e paraqitur nga burokracia — por është duke krijuar dhe duke përdorur një pushtet politikë efektiv”. Danimarka, duke filluar nga shembulli Aalborg, një qytet i përmasave të Durrësit të sotëm, ku në fillim të viteve 1970 filluan të xixëllojnë shkëndijat e para të demokracisë në praktikë, sot është eksperimenti më i suksesshëm në botë. Për herë të parë, aty, termi demokraci gjen vete-veten. [3] Kështu, demokraci do të thotë bashkipushtetoj dhe nëse u referohemi kodeve themeltar të Lordit Atkin dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Marshall, demokracia duhet të plotësoi elementët e mëposhtëm: që të funksionojë demokracia elementët qendror të kushtetutës federale janë pushteti i përpjesëtuar midis qeverive qendrore dhe ato rajonale dhe asnjë nga këto s’ka pushtet legjitim të cënoj mbi sferën politike të tjetrit, përveç procesit të pastër të amendamentit konstitucional. Kjo për sa i përket faderatës se Bashkimit Europianë. Në Shqipëri, Megaprojektet në rrafsh politikë duhet t’i ushtrohen një procesi bashkiak, komunal, rajonal dhe kombëtar me qëllim që të shmangen komplikacionet e mëvonshme te cilat do të jenë dërrmime fatale për të gjithë ne. Nga kjo polifoni duhet të burojë pushteti dhe që andej ky pushtet duhet të pozicionohet në qendër të vëmendjes dhe të fokusohet në vlera dhe më vonë në epistimologji teknologjike. Aristoteli theksonte, së pari duhet të marrim parasysh fronesis [phronesis], së dyti teknologjinë [techn] dhe se treti epistimologjinë [epistem]. Ndërsa Platon theksonte rëndësinë e logon didonai; pra të japësh llogari për aktet dhe vendimet e kryera. Por çdo gjë duke u bazuar në fronesis, e përkthyer si urtësi apo mënçuri praktike. Për më shumë, vazhdoni të mbani sharlatanë në pushtet të cilët luajnë me fatet e fëmijëve tuaj. Bekoftë Shqipërinë institucioni bazë: Familja. [1] Megaprojects and Risk By Bent Flyvbjerg, Nils Bruzelius, Werner Rothengatter [2] Rationality and Power By Bent Flyvbjerg, Steven Sampson [3] Towards an Inclusive Democracy by Ylli Përmeti


LONDON OCTOBER 2008

15

A PO VENITET GJUHA SHQIPE NË EMIGRACION? Mjaft shqipëtarë u flasin fëmijëve në anglisht Si pasojë shumë fëmijë shqiptarë në MB nuk flasin shqip, ose flasin shumë pak Çfarë na shtyn të braktisim gjuhën që na kanë lënë të parët? “The Albanian” sjell disa fakte që hedhin dritë mbi këtë dukuri NGA ELDA MEMIAJ jithmonë e më tepër, në çdo ambient ku hasim shqiptarë, vihet re një dukuri jo fort e kënaqshme. Sidomos tek familjarët,aty ku ka fëmijë shqiptarë,I dëgjon tek flasin në anglisht gjatë gjithë kohës. Kjo është më e përhapur sidomos në moshat më të reja por ka edhe shumë të rinj që e kanë harruar gjuhën e mëmës. Më ka ndodhur shpesh, sikurse edhe shumicës prej nesh jam e bindur,që të flas me një femijë në shqip dhe të më përgjigjet në anglisht. Sigurisht fakti që ndodhemi në MB është një shtysë për përvetësimin e gjuhës angleze, pasi ky është një faktor primar për integrimin në jetën e vendit ku jetojmë. Megjithatë kur për shkak të kësaj harrojmë dhe nuk komunikojmë gjuhën

G

tonë, lind një shqetësim vërtet me baza. Kur takoj Vlorën e cila është një vajzë rreth të tetëmbëdhjetave, që punon në një nga qendrat komerciale në Londër, më bie në sy hijeshija dhe çiltërsia e saj. Flet një anglishte mjaft fluente dhe është shumë e sjellshme. Nuk e kuptova që ishte shqiptare derisa më ra në sy emri dhe mbiemri i saj në fletë hyrje që s mund të ishin vecse shqiptarë. E pyes në shqip nëse është shqiptare, e më përgjigjet në anglisht që është nga Kosova, por ka ardhur në Britani në moshën 7 vjeçare. Kur e pyes nëse e flet shqipen më përgjigjet që megjithëse flet disa fjalë e kupton pak, nuk e zotëron ashtu siç duhet për të bërë një bisedë të plotë në shqip. Më vjen vërtet keq kur e dëgjoj të shprehet kështu, sidomos për faktin se kur ka ardhur këtu ka qenë 7 vjeçe dhe një

fëmijë i asaj moshe zakonisht flet rrjedhshëm dhe i ka marrë të gjitha bazat e gjuhës. "Prindërit më flisnin gjithmonë në anglisht" më thotë, "bile edhe kushërinjtë e shoqëria ime që kishin ardhur nga Kosova në të njëjtën kohë, të gjithë më flisnin në anglisht". Më vjen keq tek e dëgjoj sepse më bind që ky nuk është një rast unikal, por një dukuri mjaft e përhapur në familjet shqiptare në Britani. Sikundër Vlora edhe kushërinjtë dhe shokët e saj shqiptarë po e harrojnë gjuhën e kombit tonë, duke e bërë të zhduket dalëngadalë. Mungesa e edukimit në shqip si dhe faktorë të tjerë të tipit shoqëria me joshqiptarë janë deri në një farë pike shtytës për zbehjen e gjuhës. Megjithatë rol vendimtar ka familja e cila duhet tu flasë fëmijëve në shqip,

VEZHGIM sidomos ne moshën parashkollore kur merren bazat e gjuhës. Por mesa duket, jo shumë po bëhet për të ruajtur gjuhën shqipe pasi largohemi nga Shqipëria. U binda edhe më tepër për këtë në udhëtimin tim drejt Shqipërisë në muajin gusht të kësaj vere për pushime. Meqë është edhe një muaj në të cilin shumë shqiptarë fluturojnë drejt atdheut për të kaluar pushimet e tyre verore, më rastisi të përballesha me shumë emigrantë. Midis të tjerave më ra në sy që mjaft prej tyre u flisnin fëmijëve në gjuhën e vendit në të cilin jetonin. Edhe sikur ata tu flisnin në shqip, fëmijët përgjigjeshin në italisht, greqisht apo anglisht. Kishte edhe shumë shqiptarë të Britanisë së madhe që kishin ardhur ti kalonin pushimet e tyre në atdhe. Kur u kthyem nga Shqipëria, në avionin tonë shumica e pasagjerëve ishin shqiptarë. Por të binte në sy se fëmijët gati të gjithë komunikonin në anglisht me prindërit. Më ra në sy sidomos një familje që ishin ulur mbrapa meje, ku nëna që nga nisja në aeroportin " Nene Tereza" ne Rinas e derisa mbërritëm në Gatwick, nuk i foli as edhe një fjalë shqip të bijës, e cila qe një fëmijë i këndshëm rreth moshës 67 vjeçare. Në fillim mendova se mbase zonja dhe i shoqi nuk ishin shqiptarë, por mbasi i dëgjova të flisnin vetëm shqip midis tyre, u binda për të kundërtën. Mendoj që gjendemi përballë një situate mjaft kritike. Nëse kjo gjë do të vazhdojë, në një të ardhme jo edhe aq të largët do të rritet një brez, që megjithëse në vena u rrjedh gjak shqiptar, nuk do të dinë gjuhën e tyre për vete e lere më pas për tua mësuar pasardhësve të tyre. Gjithë këto fakte të bëjnë të reflektosh se çfarë i shtyn shqiptarët për të harruar apo mos folur gjuhën e tyre? Njëri nga faktorët kryesorë mendoj se është mos-frekuentimi i shkollave shqipe që ekzistojnë në Britani. Megjithëse ka informacion për to deri diku sidomos nëpër

gazetat lokale apo në internet nuk janë bërë edhe aq përpjekje nga familjet shqiptare për ti regjistruar fëmijët e tyre në këto shkolla. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga përafërsia me banesat e tyre e deri tek fatkeqësisht indiferenca ndaj mësimit të shqipes në rastet më ekstreme. Njëra nga shkollat shqipe në Londër është "Kosova" e cila ka disa filiale tani në kryeqytetin Britanik dhe funksionon prej shumë vjetësh, duke e rritur përvit numrin e nxënësve. Mund te përmenden edhe shkolla si”Ardhmeria” "Dituria", " Drenica" apo "Besa" që kanë funksionuar në Londër në shërbim të komunitetit shqiptar. Shumica e këtyre shkollave është hapur më së tepërmi nga shqiptarët e Kosovës të cilët sikur e marrin më seriozisht një problem aq të rëndësishëm si edukimi i brezit të ri me gjuhën dhe traditat tona që na i lanë të parët. Vështirësitë që kanë hasur këto shkolla kanë pasur të bëjnë më së shumti me pajisjen më tekste letrare si dhe me një abetare të mirëfilltë, të krijuar posaçërisht për shqiptarët jashtë vendit. Si dhe në raste të tjera mungesa e fondeve ka qenë njëri nga problemet me rëndësi. Pra siç u përmend edhe më sipër megjithë ekzistencën e këtyre shkollave, mjaft individë nuk janë inkurajuar ti çojnë fëmijët e tyre atje për shkaqe nga më të ndryshmet. Për më tepër kanë qenë ata vetë që i kanë inkurajuar ata të praktikojnë vetëm anglisht. Është një fatkeqësi e madhe për gjuhën dhe kombin tonë që gjëra kaq të rëndësishme të lihen në harresë. Shpresoj që ky artikull të ndikojë sadopak në zgjimin nga gjumi i indiferencës dhe në aktivizimin për mësimin e gjuhës që na lanë të parët nga fëmijët tanë.


LONDON OCTOBER 2008

NGA YLBER MEMIA Nuk e kemi fjalën për llumin e baltën e rrugëve që tani që vjen dimri nis e i shtohet peizazhit të mëmëdheut. Me ato shqiptarët janë mësuar. Vënë nga një shkorsë të trashë te dera e shtëpisë dhe madje i heqin dhe këpucët sapo hyjnë, kur dëgjojnë ulërimën e zonjave të shtëpisë se kanë sjellë baltën brenda. Me kusuret e tjera që sjell llumi e balta janë mësuar. Po ç’t’i bësh, kur llumi e balta përmbytin opinionet tona, fjalëzimin e artikuluar nëpërmjet medias së shkruar e audiovizive, internetit, foltoreve publike e kafeneve, ku lëviz kakofonia më e shthurur, më e pistë e më e palogjikshme që mund të prodhojë raca njerëzore mbi dhé? Këtë nuk ka shkorsë e amvisë ta pastrojë dhe e akumuluar ditë pas dite ajo kthehet në një murtajë të vërtetë për veprimin qytetar, për përparimin dhe qenien tonë normale si njerëz. Ky llum e baltë është llafazanëria e papërmbajtshme shqiptare, dhënia mend për çdo gjë të botës që nga kokrra e misrit e deri te problemet e kuarkeve bërthamore, hamendësimet groteske e të kotmëkota, nxirja e përbaltja e gjithkujt që ka patur fatin të lindë e të jetë shqiptar në këtë botë, bjerrja e logjikës, gjuha e degraduar në dialektalizma banale dhe zhargonet maçoiste që të kallin krupën. Kujt i duken si shumë këto që përmenda këtu, le të dalë e të rrijë ca ditë kafeneve të Tiranës, t’u hedhë një sy gazetave në mëngjes e të shohë stacionet televizive në darkë dhe pastaj të hyjë në internet e të shohë forumet e gazetave dhe blog-et e website-t shqiptare. Aktualisht, shprehja kësisoj e opinioneve, në mënyrën më të çorganizuar, kaotike e skandaloze që mund të bëhet, është një zeje moderne shqiptare që lë në hije të gjithë veprimtarinë tjetër jetësore të këtyre qenieve humane. Një i huaj, dashamir i Shqipërisë, që ka qenë atje disa herë, më pyeti një ditë: “A ka ndonjë njeri të shquar e të ndershëm në Shqipëri?” “Çfarë flet, - i thashë, - ka sa të duash.” “Mirë”, - qeshi miku, - më thuaj vetëm nja dy a tre.” Unë mblodha supet dhe po mendohesha, po ai nuk më la. “Ja, - tha, - ç’mendon ti për këtë... ja dhe ky tjetri?”, - dhe përmendi disa emra që njihen në jetën shqiptare. “Po, thashë, - ja këta për shembull.” “Po shiko se çfarë thuhet për ta”, - ma rrëmbeu fjalën miku dhe i paduruar më renditi pasazhe gazetash, forumesh e blog-esh, ku këta persona deklaroheshin hajdutë me çizme, tradhtarë të kombit, agjentë të huaj e ku di unë çfarë tjetër. Që të lëmë mënjanë se si u bënin biografitë një më një e i shanin edhe nga nënat. E pra, a ka vërtet ndonjë politikan, deputet, ministër, specialist, ndonjë shkencëtar, gazetar, aktivist qytetar që të jetë i ndershëm në këtë qerrata vend? Se po t’i besosh llumit e baltës shqiptare, të gjithë janë të përmjerrë si ato kumbullat e Nastradin Efendisë. Flitet për vjedhje, korrupsion, shpërdorim të pushtetit dhe të gjitha këto janë reale. Po dreqi ta hajë, jo të gjithë vjedhin, janë të korruptuar e shpërdorojnë. Por jo, të gjithë akuzojnë dhe akuzohen në Shqipëri, rrugë të mesme nuk ka. Teorira pa fund, hipoteza e dyshime, për të cilat vihet dora në zjarr (figurativ), po që nuk vërtetohen; përçartje logjike: ky është

16

Llumi e balta shqiptare...

i grekut, ky i serbit, ky i Bin Ladenit, ky ka vjedhur kaq, ai aq, ky merret me këtë e atë, se ma ka thënë kushëriri i një mikut të komshiut që kam në kat. (Për të hapur një parantezë, do të thoshim se përbaltja e gjithkujt dhe e çdo gjëje lë dukurinë negative pa goditur. E bën atë të majmet e të zërë kryet e vendit. Pa dyshim që në Shqipëri ka korrupsion. Por kur ti bën hajdut cilindo, i ke dhënë amnisti hajdutëve të vërtetë. Pa përmendur pastaj se sa energji e punëra të dobishme bjerren më kot, kur njerëz të ndershëm shohin se goditen, shahen, shpifen e mallkohen e kuturisin të mbyllen në guaskën e tyre.) Vija re ditë më parë reagimin ndaj një shkrimi të botuar nga Fatos Lubonja për një shkrimtar shqiptar zënë për transport droge në një kufi. Shkrimi ngrinte me mjaft mençuri probleme mjaft të mprehta për shoqërinë. Ndërsa kur lexoje komentet që i bëheshin shkrimit, hyje drejtpërdrejt në zonën e llumit e të baltës. Ca i binin gozhdëve e ca të tjerë patkonjve. Dhe sa të shumtë këta gozhdë e patkonj! Shumë nga ta të jepnin për-

shtypjen se nuk e kishin lexuar shkrimin, por nxitonin që të thoshin komentin e tyre. Njëri i turrej artikullshkruesit dhe i kujtonte ca histori të vjetra. Tjetri e këshillonte që të shkruante për atë e për këtë. Një tjetër hapte kotmësikoti temën, nëse duhet apo jo Lidhja e Shkrimtarëve dhe një tjetër jepte shembullin se në SHBA qenka një shkrimtar që jeton në pyjet e Virxhinias dhe ai nuk ka fare nevojë për Lidhje Shkrimtarësh. Hajde mendje, hajde! Hajde erudicion, hajde! Hajde fluturim me presh, hajde!

Pse ndodh kjo kakofoni amorfe në mendimin dhe opinionin shqiptar që nuk gjendet kund në botë? Ç’përfundim del nga bisedat e kafeneve dhe diskutimet në TV, forume e blog-e interneti? Shpeshherë nuk del asnjë përfundim ose del ai përfundimi që shfaqet rëndom si në llumin e trishtueshëm të kafesë: se ky vend nuk bëhet kurrë. Pjesëmarrësit në orgji të tilla diskutimesh lënë fushëbetejat e iu kthehen për pak çaste punëve të veta, të kënaqur se shfrynë dufet. Dhe kaq.

Pse vallë ndodh kjo? Vitet e para pas demokracisë, kur vija re këtë gjendje, thosha me vete se do të kalonte për pak kohë. Arsyetoja se, ngaqë dilnim nga një rend i egër diktatorial, ku futeshe në burg edhe po të thoshe se llambat e Vlorës digjen më shpejt se ato të jashtmet, qemë të etur të flisnim e të flisnim për të gjitha ç’na donte shpirti dhe kjo llafazanëri justifikohej pra me lirinë. A jemi të lirë? A është e lirë fjala, mendimi e shprehja? OK, atëherë jepi, o burra! Por tani që shoh se kjo u zgjat shumë dhe u shtua edhe më prapa përçartjeve të kafeneve, gazetave, radiove, TV, forumeve e blog-eve me skalionet e anonimatit që s’lënë kusur dhe nuk mbetet vlerë e jetës shqiptare pa u shndërruar e përdhosur, them se arsyeja është gjëkundi tjetër. Është te kultura që kemi ne si komb. Përgjithësisht ne na mungon njerëzillëku, kultura e të qenit njeri, qytetar. Probleme si tonat ka e gjithë bota. Po jo të gjithë prodhojnë kaq llum e baltë. Jo të gjithë, si ne, thonë të parën fjalën që duhet thënë e fundit apo nuk thuhet kurrë. Jo të gjithë, si ne, luftojnë personin e jo problemin (që e

harrojnë fare), jo të gjithë, si ne, hiqen se i dinë të gjitha e i bëjnë të gjitha, jo të gjithë si ne rrëmbehen e pasionohen në kulm edhe për biseda fare të thjeshta, sikur nga to të merret vendimi për jetë a vdekje i planetit, jo të gjithë si ne jepen pas fjalëve dhe harrojnë se veprimi është ai që e shpie përpara kombin e shoqërinë. E pra, duhet më shumë kulturë qytetare që të reshtë zhaurima e shëmtuar e llafazanërisë shqiptare. Ky llum e kjo baltë prodhohet në Shqipëri dhe në botë, kudo që jetojnë shqiptarët. Dhe ata që jetojnë sot jashtë janë një e treta e atyre që jetojnë në vend. Dhe po të marrim parasysh pjesën e popullsisë brenda vendit që nuk ndërhyn në këtë zhaurimë, madje ndoshta edhe nuk di gjë për të, ashtu të zhytur në hallet e përditshme të jetës, ndoshta kontributi nga jashtë është më i madh se nga brenda. Do të ishte e turpshme dhe e dhimbshme që shqiptarët jashtë Shqipërie të sillnin në mëmëdhe llum e baltë dhe jo kulturën e vendeve ku kanë shkuar e jetojnë. Për asgjë nuk ka nevojë ky vend më shumë se për kulturën.


LONDON OCTOBER 2008

17

Përshtatja NGA ALBIN KURTI anifestimet e ndryshme për dëshmorët e kombit dallojnë shumë nga njëra-tjetra. Disa manifestime janë më modeste, kurse disa të tjera më pompoze. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me heroizmat dhe kontributin e dëshmorëve. Nuk ka të bëjë aq as me ndjenjat lokaliste të komandantëve të shndërruar në politikanë, që duan të ngrenë veten përmes dëshmorëve të anës së tyre. Diçka tjetër e përcakton dallimin ndërmjet vëmendjeve që u kushtohen dëshmorëve përmes manifestimeve për ta. Në masën në të cilën familja apo shokët e gjallë të dëshmorit i nënshtrohen kursit të politikës zyrtare, në atë masë ngrihet rëndësia posteriori e dëshmorit të caktuar. Pra, nëse familja apo shokët e gjallë të dëshmorit të kombit janë dakord që në manifestim të intonohet himni i Kosovës "Evropa", të valojë flamuri i Kosovës, kori i fëmijëve t‘i ketë ngjyrat "kaltër e verdhë" e jo "kuq e zi", të thuhet që dëshmorët e kombit e dhanë jetën për këtë liri që po e gëzojmë sot, të thuhet se ëndrra e ideali i dëshmorëve u realizuan, t‘u jepet fjala eventualisht edhe atyre që kanë qenë kundër luftës çlirimtare (ose së paku që nuk e kanë ndihmuar atë), vetëm atëherë të vijnë në manifestim kryetari, kryeministri me ndonjë ministër dhe kuadrot e larta partiake. E, aty ku janë ata, vijnë edhe RTK-ja e mediat e tjera, të cilat më parë se manifestimet për dëshmorët i ndjekin paraqitjet publike të pushtetarëve. Aty ku merr pjesë kryetari a kryeministri, aty ku vjen edhe RTK-ja, dhe ai manifestim mandej s‘mund të jetë dosido, apo jo? Prandaj shtohen përgatitjet dhe investimet për manifestimin i cili del më madhështor, më impozant dhe të cilin e sheh gjithë Kosova e diaspora përmes televizorit. Për pasojë, ai dëshmor na shfaqet i rëndësisë së veçantë në krahasim me dëshmorët e tjerë. Qytetarëve të Kosovës u sajohet në kokat e tyre një hierarki e caktuar e dëshmorëve të kombit, e me këtë edhe një version i caktuar i historisë. Përderisa analistët po diskutojnë për nevojën e rishkrimit të historisë, shkrimi i saj i shtrembëruar tashmë po ngjan (sërish). Po qe se i vizitoni ose i takoni familjet e dëshmorëve, menjëherë do ta kuptoni se çfarë do të jetë manifestimi për të birin a vëllain e tyre dëshmor. Sa më shumë që ka familjarë të dëshmorit të kooptuar në sistemin aktual politik, aq më e pasur materialisht është familja e dëshmorit dhe aq më lart posteriori ngrihet dëshmori. Manifestimet më modeste për dëshmorët bëhen atëherë kur familja e dëshmorit është e varfër dhe nuk është e integruar në sistemin politik e në projektet e tij. Pra, kur familja e dëshmorit nuk ka anëtarë të punësuar nëpër ministri, PTK apo Aeroport. Nga manifestimet e dëshmorëve që i kanë edhe sot e kësaj dite familjet e varfra, ka fare pak apo aspak raportime të mediave. Rrjedhimisht, për ata dëshmorë nuk mësojmë shumë dhe mësojmë gjithnjë e më pak. Në anën tjetër, kjo mënyrë e manifestimeve për dëshmorët i përjashton automatikisht dëshmorët nga Kosova që dhanë jetën në Luginë të Preshevës apo në

M

Maqedoni si pjesëtarë të UÇPMB-së apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Shumica e qytetarëve të Kosovës sot nuk janë në gjendje ta thonë emrin e asnjë dëshmori nga Kosova, i cili u vra në Luginë të Preshevës apo në Maqedoni. Manifestimet për dëshmorët e kombit përkrahen nga qeveria për aq sa ato mund të funksionalizohen për nevojat e politikës zyrtare. Qeveria e Kosovës i mbështet vetëm dëshmorët e kombit, familjet e të cilëve lejojnë që ata dëshmorë të kosovarizohen post mortum. Qeveria sigurisht se nuk e ka lehtë. Sepse, Kosova nuk ka dëshmorë. Dëshmorët e UÇK-së janë, në fakt, dëshmorë të Shqipërisë. Lexojeni betimin e ushtarit të UÇK-së dhe binduni: "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre; do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm që në çdo kohë, pa kursyer as jetën, të luftoj për t‘i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im. Betohem!". Në asnjë vend nuk përmendet Kosova. Nëse Hashim Thaçi organizon ndonjë forcë të armatosur për t‘i kontrolluar kufijtë e Kosovës e për ta marrë veriun, atëherë Kosova do të mund t‘i ketë dëshmorët e parë të saj. Mirëpo, natyrisht se kjo gjë nuk do të ndodhë. Qeveria e Hashim Thaçit s‘e ka ndërmend t‘u bëjë gjë as strukturave të Serbisë në Graçanicë (përveçse t‘ua ruajë rrogat), e lëre më atyre në veriun e Kosovës. Kjo qeveri nuk e ka preokupim tokën e territorin e Kosovës, ajo s‘brengoset për hapësirën e Kosovës. Kjo qeveri e ka në thumb kohën e Kosovës, historinë e saj, të cilën dëshiron ta përdorë në shërbim të jetëgjatësisë së vetes. Politikanët e qeverisjes aktuale për të mbetur qeveritarë kanë dëshmuar se janë të gatshëm të qeverisin edhe me dëshmorët. Prandaj, nuk është e drejtë që çfarëdo trajtimi i historisë, sidomos ai me synim rishkrimin e saj, të bëhet thuajse shkrimi i politizuar i historisë i takon historisë, pra së kaluarës; dhe, thuajse e tashmja që deponohet si shumësi faktesh për historinë e ardhshme s‘do të ketë nevojë të rishkruhet përsëri në të ardhmen. Diskutimi për rishkrimin e historisë mund të bëhet vetëm prej atyre njerëzve që e kuptojnë se edhe pozita e tyre në të sotmen nuk është imune, se nuk është pozitë e një epoke postideologjike a postpolitike, prej nga do të ishin të sigurt që ta kenë komoditetin e analizës së pastër dhe absolutisht objektive. Nuk mund të ketë vështrim kritik për historinë e shkruar dhe as konstatim kredibël për nevojën për rishkrimin e cilësdo pjesë të saj, pa e pranuar se edhe kritikuesi edhe e sotmja e tij nuk janë përjashtim dhe s‘paraqesin kurrfarë veçantie. Pierre Bourdieu me të drejtë thoshte se i gjithë progresi në njohjen e objektit është progres në njohjen e subjektit që njeh, dhe anasjelltas. Diktaturat në të kaluarën dhe mundësitë për diktatura në të ardhmen nuk duhet të trajtohen thuajse, e sotmja është një kohë pa diktaturë. Madje, pikërisht ajo mënyrë do të bënte që diktaturat e shkuara të harrohen për shkak të atyre që do të na vijnë.

Pranojeni Kosovën Nga David Miliband - Sekretar i Jashtëm Britanik arlamenti i Malit të Zi nesër do të diskutojë mbi Kosovën. Shpresoj se pas këtij debati Mali i Zi do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Unë besoj se ky qëndrim i kryen punë jo vetëm Malit të Zi por edhe rajonit. Ballkani Perëndimor është ajo pjesë e Evropës Lindore dhe Qendrore i cili më së miri e pasqyron përparësinë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe NATO-s. Le të marrin shembull perspektivën e zgjerimit dhe agjendën e reformave të cilat në fakt janë pjesë e vetë procesit të zgjerimit – të dy këto elemente janë çelësi i përmirësimit të qeverisjes, ngritjen e standardit jetësor, që shërbejnë edhe si pengesë për rikthimin pasigurisë e cila në masë madhe i ka shënuar vitet e 90’ta. Ky kontribut ndaj demokracisë, prosperitetit dhe stabilitetit është arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar gjithnjë ka mbështetur, dhe do vazhdojë të mbështesë, zgjerimin e BE-së në rastin e Malit të Zi, por edhe me shtetet tjera të rajonit. Mali i Zi ka investuar një sasi të madhe të energjisë me qëllim të afrimit me Bashkimin Evropian, gjë e cila mund të shihet qartë në nënshkrimin malazez të Marrëveshjes mbi Stabilizim dhe Asociim të bërë tetorin e kaluar. Përparimi i mëtejshëm nënkupton implementimin e reformave me qëllim të arritjes së standardeve të larta institucionale, politike, ekonomike, përfshirë këtu fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën më energjike kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo po ashtu nënkupton edhe gatishmërinë e sinqertë të Malit të Zi që të ketë një rol rajonal, dhe në kontekst më të gjerë të aktiviteteve të BE-ë në sferën e jashtme.

P

Kjo pasqyron faktin se BE është e themeluar në vlerat dhe aktivitetet e përbashkëta, ku vendet anëtare bashkëpunojnë me qëllim të ndikimit në sfidat e sotme në një masë më të madhe sesa që secili anëtar i unionit do të mund të arrinte veçmas. Normalisht mendimet mbi Kosovën janë të ndara edhe në BE dhe në bashkësinë e gjerë ndërkombëtare, siç normalisht janë të ndara edhe në Mal të Zi. Mendimi është që njohja e Kosovës do të forconte stabilitetin rajonal. Deri tani rreth 50 vende në botë, përfshirë 21 vende anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Sa më shumë vende që ta bëjnë këtë do të jetë më e lehtë për rajonin që ta hedh pas krahëve të kaluarën dhe të kthehet drejt prioritetit të vërtetë – përparimit, stabilitetit dhe sigurisë brenda BE-së. E kuptoj dhe e pranoj faktin se Kosova do të mbesë një temë e rëndë për Serbinë. Por unë nuk mendoj se do e ndihmojmë Serbinë duke nxitur konfuzionin se Kosova një ditë do të kthehet nën kontrollin e Beogradit. Ne do të vazhdojmë që tërësisht të mbështesim Serbinë edhe pse kemi qëndrime të kundërta ndaj Kosovës. E di se edhe ju, duke ditur lidhjet e afërta historike, do të vazhdoni të mbështesin përparimin e Serbisë. Vetëm 2 vite kanë kaluar që kur Mali i Zi është bërë shtet i pavarur dhe ky proces nuk ka qenë i privuar nga kontradiktat të kohëpaskohshme. Ju keni arritur që të keni një përparim të dukshëm. Ju vetë këtë e dini më mirë se të tjerët se në çfarë mase ju ka ndihmuar njohja ndërkombëtare që të arrini qartësinë e vizionit i cili ju ka drejtuar. Mu ashtu si Mali i Zi edhe Kosova duhet të jetë në gjendje të jetojë karshi fqinjëve të saj dhe fqinjët e saj duhet të jenë në gjendje të jetojnë afër Kosovës. E di se që sot e kemi një bashkëpunim pragmatik dhe konstruktiv mes Podgoricës dhe Prishtinës. Shpresoj se duke filluar nga kjo bazë Mali i Zi do të luaj një rol pozitiv dhe unik në fazën e ardhshme të zhvillimit të rajonit duke filluar me njohjen e shpejtë të Kosovës.


LONDON OCTOBER 2008 Ka kohë që në Gjermani, boksieri me prejardhje kosovare, Luan Krasniqi, është "transformuar" në një ikonë mediale dhe shoqërore. Personaliteti i tij shumëdimensional, i shumë ekspozuar në mediat gjermane, ka nxjerrë në plan të parë dy faqet e tij. Të dyja, po aq të fuqishme dhe dominuese: njëra, ajo e mirënjohura e boksierit profesionist me karrierë të lakmueshme të pretendentit për majat më të larta të Olimpit dhe tjetra, imazhi intelektual i tij, ajo e formësimit të gjithanshëm e një personaliteti me ndikim, e një intelektuali gjerman. Nuk e kemi këtu fjalën se me Luan Krasniqin mburren kosovarët dhe shqiptarët përgjithësisht, diaspora etj., ngaqë kjo është e vetëkuptueshme; ai, me apo pa qëllim, është personaliteti i cili ka përmirësuar e rimëkëmbur imazhin e emigracionit shqiptar gjithandej në Evropë dhe veçanërisht në botën gjermanofolëse! Këtë herë, kur flasim për të, kryefjalë kemi shpalosjen e asaj se çfarë sheh e "gjen" tek ai shoqëria gjermane sot, "Zeitgeist"- i kontemporan gjerman. Çfarë percepton te Luan Krasniqi shoqëria dhe mediat gjermane, në një kohë që atdheu i tij i njeh vetëm njërin dimension, atë të boksit në Gjermani, atdheun e tij të dytë ai shpalos plot krenari pajën e begatshme intelektuale, e cila për ne ende mbetet e padukshme. E panjohur. E pakapshme. Asgjë e re, do të komentonin cinikët. Të paktën jo për historinë e as për aktualitetin, e aq më pak botëkuptimin shqiptar. Sa e sa djem shqiptarë, vasha, burra e gra, vazhdojnë të fisnikërojnë kulturat, sportet, filarmonitë, trupat e baletit e arkitekturën, si dhe të ndërtojnë infrastrukturën, jo vetëm materiale, por edhe të mendësisë, të shteteve që kishin fatin, nderin apo rastin, që të "shpalosin zemërgjerësinë e tyre mikpritëse" e të jenë sponsorë të qenies e "mendësisë sonë"? Por kështu pa dashje erdhëm edhe deri te vetë kuptimi i fjalës "intelektual", mbiemër i ri për Luan Krasniqin, te gjermanët! Po te shqiptarët, do t‘i "njihet" ky mbiemër? Sot, s‘dëshiroja të thellohesha e të sqaroja dallimet që ekzistojnë te shqiptarët dhe pjesa tjetër e botës, kur marrim nëpër gojë fjalën intelektual. Por edhe nuk mundem ta tejkaloj. Te ne, intelektual është pothuajse çdo njeri me fakultet, me një fjalë çdo akademik është intelektual. Në fillimin e viteve ‘90, nuk ekzistonte fshat në Kosovë, që mos të kishte Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur. Rast unikal në botë! Rast unikal, për nga shumësia e intelektualëve në çdo skutë të vendit me vetëm dy milionë banorë dhe rast po aq unikal në botë, ku vetë akademikët, me demek intelektualët, keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë misionin dhe "thirrjen" intelektual. Se me çfarë përmase keqkuptimi e botëkuptimi kemi të bëjmë, e ilustron fakti,se, në bazë të rregullave statkuore dhe të mendësisë së ish-shoqatës në fjalë, të cilën e udhëhiqte një kryeakademik ambicioz, as zëvendës kancelari gjerman dhe ish-ministri I Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Joshka Fischer, nuk do t‘i kishte plotësuar kriteret për pranim në Shoqatën e Intelektualëve, çoftë edhe vetëm si anëtar i, ta zëmë, nëndegës së Ferizajt! Pse? Thjesht ngase z. Fischer, kjo figure emblematike intelektuale e politikës gjermane dhe evropiane, të vetmen shkollë që ka përfunduar është ajo fillore. Ka mbaruar edhe për taksist! Kaq i diplomuar ishte vërtet i "shkreti" Fischer! Pra, shkurt, pa

dashur të kualifikoj m ë botëkuptimin dhe kriteret "tona" për "intelekt u a l " , mbetet e qartë se paskemi kritere të tjera nga gjermanët! Sqarimi u dha vetëm sa për rezervën e natyrshme, e cila mund t‘i "ngjajë" lexuesit shqiptar, kur I rastis, që, si këtu në shkrimin tim, të lexojë për një ishtaksist, i cili u bë zëvendës kancelari i Gjermanisë dhe intelektual emblematic evropian, apo, në rastin tonë, një boksier dhe njëkohësisht intelektual me ndikim në shoqërinë gjermane.

18

Krasniqi, një gladiator në ring, media dhe shoqëri

I nderuar, duke pasur parasysh interesimin e madh të opinionit tonë për figurën e personalitetin tuaj, na lejoni që kësaj radhe të zhvillojmë me ju një bisedë më të gjerë, ta themi shumëdimensionale, por më shumë për Luanin e më pak për boksin. L.Krasniqi:Ju faleminderit...(Qesh,plot disponim) Kemi dëshirë të dimë çfarë mbresash u kanë mbetur në kujtesë nga fëmijëria në Kosovë, çfarë e ka vrarë shpirtërisht Luanin në fëmijëri? Ndonjë kujtim atje në Junik, te kulla e gjyshit? L. Krasniqi: Fillimisht jam mirënjohës për interesin e treguar për anët e tjera të medaljes (qesh), por edhe për faktin se me këtë pyetje më kthyet shumë vite prapa, në fëmijërinë time, në Kosovë, të cilën e kam parasysh gjithmonë dhe më ndodh shpesh që t‘i kthehem e ta kujtoj si një kujtim të bukur. Në të vërtetë, kam pasur jetë të begatshme në familje dhe me shokët e fshatit. Por kam pasur, ndërkaq, edhe një fëmijëri të cilën e ka varfëruar shpirtërisht dhe e ka zbehur shumë, vërtet shumë, qenësisht mungesa e Bacës! Kështu e thërras babanë tim, Bacë. Pra, për mua, dhe nëmua, ka mbetur e balsamosur se babanë tim kurbeti e rrëmbeu herët. Më ka munguar shumë në fëmijërinë time. Cilat ishin ngritjet dhe rëniet, që e kalitën Luanin, mendoj gjërat që lanë gjurmë në personalitetin tuaj? L. Krasniqi: Jeta qenka interesante, veçanërisht me të gjitha ato ngritjet dhe rëniet. Por nga të dyja, edhe nga ngritjet edhe rëniet, sikur vetvetiu rridhte apo shembej (si edhe vetë jeta), një shkollë e veçantë, me shumë bagazhe e rëndësi jetësore. Nga secila kam nxjerrë ndonjë mësim. Kam qenë, apo të paktën jam përpjekur që të jem nxënës i zellshëm në këtë shkollën e quajtur jetë. Por t‘i lëmë detajet, si sukses dhe udhëkryq të veçantë e konsideroj vendosmërinë time për kyçjen në sportin e boksit, këtu në Gjermani. Mos ta harrojmë faktin se unë erdha shumë i ri në Gjermani dhe ishte një ballafaqim shumëdimensional. Familjar, shoqëror, kulturor, gjuhësor e mentaliteti. Por, sidoqoftë, si rezultat i vendosmërisë dhe vullnetit, disiplinës, talentit e përkushtimit, erdhën edhe sukseset stimuluese e motivuese, deri te pjesëmarrja në Olimpiadën në Atlanta dhe medalja e fituar atje (një krenari e veçantë) sukseset e titujt e shumtë të fituar në boksin amator, pastaj vijnë radhazi 34 meçet profesioniste, çdonjëri me përpjekje dhe emocionet unikale. Rëniet....ah! Janë tre meçe të hum-

bura(mendohet)! Po, humbja nga Saleta ishte si të thuash një thyerje që la gjurmë. Dhe ashtu sikurse la kjo rënie gjurmë edhe më impresionues ishte rikthimi i titullit të Kampionit Evropian, një nga kënaqësitë më të veçanta. Cila ka qenë lufta më e ashpër me vetveten? Padyshim se në nivelet në të cilat veproni, kërkohet nga çdo kampion (Champ), pra edhe nga ju, që të fisnikërojë veten, me virtyte gjithmonë e më të larta? Me reforma, revidime, korrigjime të pakuptueshme ndonjëherë, apo më drejtë - pasurime. L. Krasniqi: Lufta më e ashpër me veten ishte kur e humba duelin nga Browster! Atëherë, në fakt më shpëtoi nga duart titulli i Kampionit Botëror. Aty ku ngjau suksesi im më i madh, aty ku isha vërtet superior, deri në "parafundin e fundit", aty më shpëtoi nga duart ëndrra ime. Tek arsyet që mundësuan të "ngjajë" ajo që ngjau, kam punuar dhe vazhdoj të punoj me veten dhe botën që më rrethon. Z. Krasniqi, Ju e kuptoni se shumë të rinj mes lexuesve tanë janë sportistë boksierë, atletë, karateistë e xhudistë etj. Të rinj që po ashtu pretendojnë majat botërore. Dua të shfrytëzoj nga ky rast i shkëlqyeshëm, që t‘ju pyes diçka si informatë e këshillë për këta të rinj, të cilët natyrisht se kanë parë filma si Rocky me Silvester Stalone etj. por, si është në fakt përditshmëria e një boksierinë përgatitjet për të fituar titullin e Kampionit Botëror në kategorinë e rëndë. Një titull që kishte Muhamed Ali? Po aq të rëndësishme sa ato fizike, duket se janë edhe përgatitjet psikike, mentale etj., pra si duken ato si koordinohen, kush janë ndihmësit, asistentët. Analizat strategjike videot e kundërshtarit, dilemat, vendimet e fundit. Na përshkruani ju lutem, periudhën kur përgatiteshit për meçin me Broster deri te hyrja në ring? L. Krasniqi: Si çdo sportist, ushtrimeve trupore u kushtoj kujdes të veçantë dhe këto i aplikoj në mënyrë permanente e intensive, e jo vetëm kur paralajmërohet meçi. Ato i përcjell një program i organizuar, të cilin e zbatoj me disiplinë të lartë. Sakrifikoj edhe gjëra të rëndësishme, për të përmbushur obligimet sportive. Ndërkaq, posa të caktohet meçi, më pret një organizim i nivelit edhe më serioz. Natyrisht, fjalën kryesore e ka trajneri, kotrajneri (vëllai im Agimi), por aty janë edhe Firat Arsllan, shoku im i mirë dhe të tjerë, të cilët më shoqërojnë gjatë gjithë fazës së përgatitjeve. Natyrisht që gjithë kjo bëhet me koordinim dhe seriozitet e disiplinë maksimale. Të gjithë këta, por edhe shok e miq të shumtë, aderues të boksit, më motivojnë dhe më japin forcë përmes punës së përditshme, letrave, thirrjeve telefonike. U jam mirënjohës të gjithëve për mbështetjen që më japin. Natyrisht që fazës përgatitore i bashkëngjitet edhe vlerësimi i kundërshtarit, luftës së tij, taktikës etj. Çasti i ngjitjes në ring,

është, si të thuash, stuhi para rrëmujës, është sa solemn aq edhe nxitës për të ngadhënjyer, ose motivim i fundit para luftës. Kështu ishte edhe në meçin që e përmendët. Si duken çastet kur jeni në ring, para miliona spektatorëve. Çfarë sillni nëpër mend? A ndjeni ndonjë obligim se duhet të ngadhënjeni edhe për hir të fansave? L. Krasniqi: Unë boksoj para së gjithash ngaqë boksi më jep kënaqësi. Spektatorët, ndërkaq, më japin gjithnjë forcë të veçantë me mbështetjen e tyre. Synoj të ngadhënjej, edhe ngase dua që të falënderohem në këtë formë gjithë atyre tifozëve të mi, të cilët tradicionalisht mbushin sallat, kurdo e kah do që boksoj, por pa harruar edhe atë armatë milionëshe të fansave, që përmes ekraneve televizive i ndjekin meçet e mia. Por më lejoni ju lutem, që ta shfrytëzoj këtë rast të shkëlqyeshëm për të falënderuar nga zemra të gjithë përkrahësit, të gjithë spektatorët e mi shumë besnikë, të cilët nuk më kanë lënë asnjëherë. Më kanë ndjekur vërtet këmba këmbës. Nga salla në sallë. Nga meçi në meç. Nga fitorja në fitore – dhe nga humbja në rënie. Pse të mos e them me këtë rast se: unë dhe tifozët e mi kemi një bilanc të shkëlqyer. 30 fitore në përpjekje të arritjes së titullit të Kampionit Botëror, pra gjithherë në meçe që zhvilloheshin, në majat e majave të boksit internacional dhe vetëm tri humbje. Kur je rrugëtar në "Udhë të Madhe", siç e thotë një proverb i yni popullor, tënxen shiu dhe breshëri, dielli dhe hëna. Falë zotit ne kishim shumë, shumë më shumë diell se sa breshër dhe ishim e mbetemi pushtues të suksesshëm, të majave më të larta.

Dhe natyrisht që mbetemi pretendues të pushtimit të Olimpit. Majat janë adrenalinë 100%. Por po e bëjmë një intermexo që të ndërrojmë temën. Një "chill-out" me muzikë! Jeni i pasionuar pas muzikës soul! Si lidhet romanca me boksin,a do të thotw kjo që në shpirt ju fle butësia, sado që në boks-meç jeni Luan? L. Krasniqi: Edhe disiplina e boksit është art në vete. Rrallëherë zemërohem ngaqë parapëlqej butësinë. Thuhet se të gjithë njerëzit e mëdhenj i ka skalitur butësia, fisnikëria. Dhe kjo më frymëzon në sportin tim. Ai që është agresiv nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm. Unë në përballjen e boksierëve nuk jam agresiv, por kultivoj një formë të veçantë të taktikës luftarake, në këtë mjeshtri fisnike, siç jo rrallë ngjan të quhet me eufemizëm boksi. Prandaj edhe kam arritur këtu ku jam. Sportit i jam përkushtuar me shpirt, muzika më jep forcë dhe më motivon, më relakson. Kemi kaq shumë aspekte për të biseduar, që të plotësojmë kërshërinë e lexuesit. Të dalim pak tek angazhimet tuaja shoqërore, ato kombëtare rreth Kosovës, si dhe ato në Gjermani, ku keni një angazhim vërtet admirues: Ju kemi parë në aktivitetet për Kinderdorf në Kosovë e gjetiu? L. Krasniqi: Në aksione humanitare angazhohem gjithmonë kur më krijohet hapësirë efektive dhe me të njëjtin elan e energji sikur edhe në ring. E quaj për nder kur më krijohet rasti që të bëj aq sa mundem për mirëqenien so-


LONDON OCTOBER 2008 ciale të të përvuajturve, e kuptoj si të natyrshme dhe si detyrë njerëzore. SOS Kinderdorfi ka bërë dhe po bën shumë për fëmijët, është institucion tejet serioz dhe i rëndësishëm. SOS Kinderdorf u mundëson fëmijëve që ka marrë në përkujdesje, afërsisht atë jetë që do ta kishin në një familje normale. Prandaj jam krenar që kam mundësi që përmes SOS Kinderdorft, në formë proaktive, të jem në mbështetje të atyre fëmijëve. Po angazhimet intensive shoqërore në Gjermani: në shkolla e gjimnaze për rininë, te "Nike", "Mercedes"? L. Krasniqi: Gjithmonë kur kam kohë angazhohem edhe në jetën publike dhe ky angazhim ka për qëllim kontinuitetin, forcimin e kontaktit, thellimin e bashkëpunimit me asociacione dhe institucione të ndryshme, të cilat më ftojnë për ndërmarrjen e aktiviteteve në interes të përgjithshëm. Më flenë në zemër angazhimi për arritje më të mëdha të të rinjve në lëmin e arsimit, për çka propagandoj kudo dhe gjithherë. Po ashtu, me moton tashmë të afirmuar në Gjermani: "Mos u bë kundërshtar i vetvetes", angazhohem për një vetëdije më të lartë kundruall lojërave të fatit dhe tërheq vërejtjen për rrezikun nga varshmëria ndaj tyre etj. I pa harruar më mbetet takimi me punëtorët e "Mercedes"-it, të "Nike", pastaj me nxënësit në shumë shkolla të niveleve të ndryshme etj. A është Luani apolitik? Nëse jo, çfarë mendimesh ka për "rrjedhat politike në atdhe"? Cilat janë në të vërtetë meditimet politike të Luan Krasniqit kur përcjell lajmet e rrethanat politike në Kosovë, Shqipëri? L. Krasniqi: Apolitik!? Nuk dua të besoj se ka ndonjë njeri që është apolitik në këtë kohë të vrullshme politike?! Kosova po ecën me hapa të sigurt drejt integrimeve evropiane dhe veri-atlantike dhe kjo është natyrisht motivuese për të gjithë ne. Krahas ndihmës dhe mbështetjes së madhe ndërkombëtare, e cila vazhdon të jetë e nevojshme, tashti më shumë se kurrë më parë, është i nevojshëm vizioni ynë i qartë dhe natyrisht uniteti në veprim, uniteti rreth shtyllave kryesore të cakut tonë: zhvillimit ekonomik, thithjes së investimeve, punësimit të të rinjve, sistemit sa më cilësor të shkollimit, kujdesit ndaj familjeve të të rënëve në luftë, mësimdhënësve, mjekëve, policëve, pensionistëve etj. Një dhjetëvjeçar i plotë na ndan nga çlirimi. Dhe faza e tranzicionit ka kaluar, apo më drejt duhet ta kishim kaluar. Tashti e kemi shtetin tonë, prandaj të arsyetojmë edhe më tutje për problemet e dobësitë që vazhdojnë të jenë prezente në Kosovë e Shqipëri. Në

19

shoqërinë shqiptare e kemi shumë të vështirë sot, kam frikë se do ta kemi edhe më të vështirë nesër. Në këto rrethana të favorshme globale, nuk na amniston më asnjë njeri, aq më pak gjeneratat që vijnë. Z. Krasniqi, të paktën neve nuk na ka ngjarë asnjëherë që të lexojmë ndonjë prononcim tuaj, apo ndonjë pozicionim tuajin, rreth së majtës, SPD, Die Grene, Die Linke dhe të djathtës, CDU, CSU dheFDP - Liberalëve. Natyrisht se si përkthyes profesionist në gjykatat gjermane, si një intelektual dhe si një Schwabe me prejardhje kosovare, ju keni pasur reflektime e meditime mbi tema nga më të ndryshmet, pra keni formësuar opinionin tuaj rreth politikës dhe legjislativit gjerman. E para na intereson kah "ngreh" politikisht qerrja e Luan Krasniqit në Gjermani? L. Krasniqi: U gëzohem përparimeve që bën Gjermania në të gjitha sferat. Është shembull për klimë konstruktive (//// /joobstruksioniste mes pozitës dhe opozitës), shembull për tolerancë politike e partiake. Partitë politike këndej kanë një qëllim të vetëm, që përmes formave të veprimit në drejtime nga më të ndryshmet, të bëjnë jetën e qytetarit të Gjermanisë dhe njeriut gjithandej, më të lumtur e më të denjë. Kjo në Gjermani po arrihet për mrekulli dhe mua natyrisht që më gëzon ky fakt dhe ky inercion i tyre fisnik. Kur jemi te politika për Kosovën, a ekziston në fakt ndërlidhje mes dy arenave, asaj të boksit dhe arenës politike? Të jemi më të drejtpërdrejtë: Ju jeni një ndër ikonat mediale në Gjermani, gjatë emetimit të meçeve tuaja, televizioni ZDF ka arritur shifra të paimagjinueshme (disa milionëshe) të shikuesve (shikueshmërisë). Por ajo që u intereson lexuesve tanë është se si qëndron puna me shtetin më të ri në botë, Kosovën, i cili aq shumë ka nevojë për njohje, respektivisht për afirmimpozitiv. Njëherë tjetër, para ca vitesh, për afirmim të Kosovës karshi miliona teleshikuesve anekënd botës, patët shpalosur flamurin e Presidentit I. Rugova. Ndërkaq, kemi shpallur pavarësinë, kemi flamurin definitiv të Kosovës, prandaj shtrohet vetvetiu pyetja: Do ta shohim ndonjëherë Luanin në TV-të Gjermane me atë flamur (përveç atij gjerman natyrisht)? L. Krasniqi: Boksi ka ngjashmëri me politikën. Por, dallimi esencial është se ne boksierët biem e ngrihemi përsëri,

por ata që bien nga politika e kanë shumë më të vështirë ringritjen. Unë nuk i përkas asnjërës prej partive politike, por suksesit të secilës prej tyre, në ndërtimin e shtetit të fortë të Kosovës, i gëzohem gjithsesi. Mburrem që më është dhënë mundësia ta përfaqësoj sportin gjerman në arenën e boksit internacional. Ishte Gjermania që më dha mundësitë, predispozitat dhe ambientin, që të arrij në këtë nivel. Por, njëkohësisht, në këtë mënyrë e kam përfaqësuar edhe sportin e trevave nga unë vi, Kosovën e shqiptarët dhe kjo natyrisht që më bën tejet të lumtur. Jam përpjekur gjatë gjithë kohës, pra në vazhdimësi, që në rrethanat e dhëna dhe format për mua të realizueshme që të afirmoj kërkesat kosovare për shtet, liri dhe pavarësi. Në këtë funksion ka qenë dhe do të jetë edhe përdorimi i simboleve tona. Edhe aktualisht nuk po rri duarkryq, kudo që më jepet mundësia loboj për afirmimin pozitiv dhe për mbështetje të Kosovës. Në anën tjetër, në mënyrë aktive dhe krejt të natyrshme, përçoj gjithandej ku e kah arrij, edhe falënderimin tim personal, por edhe të të gjithë kosovarëve, ndaj shtetit ku jetoj, Gjermanisë. Jam shumë, shumë mirënjohës (dhe këtë e shpreh në të gjitha takimet), për gjithë atë që kanë bërë e po bëjnë për Kosovën qeveritë gjermane. Kjo vlen qoftë për qeverinë, Schreder, Fischer (1999 - rreth çlirimit të Kosovës), sikurse edhe për qeverinë aktuale të udhëhequr nga Kancelarja Merkel dhe Zevendës Kancelari Steinmeyer, veprimtarinë e tyre rreth procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Falënderoj edhe qasjen pozitive që kishin ndaj Kosovës, të gjitha partitë e Bundestagut Gjerman, natyrisht, pa harruar asnjëherë edhe shoqatat e shumta humanitare dhe përgjithësisht popullin gjerman, individ e filantropë të ndryshëm që kanë dhënë e vazhdojnë të japin për Kosovën! Prezenca juaj gjithandej në mediume, në forume e seminare të ndryshme Gjermane e ndërkombëtare, pastaj si bartës projektesh të ndryshme shoqërore për rininë në Gjermani dhe duke pas parasysh networkun tuaj, lidhjet si i quajmë ne, mund ta mendoni veten si një lobist ekonomik e diplomatik i Kosovës, si konsull etj.?

L. Krasniqi: Si e theksova edhe më lart, unë edhe pa poste e emërime zyrtare nga Kosova, kudo që kam rastin, loboj për Kosovën dhe zhvillimin e saj. Jam optimist se do të bëhet një përparim i dukshëm. Investimet e jashtme janë të domosdoshme, por për këtë duhen siguruar parakushtet përmes infrastrukturës jo vetëm rrugore, energjisë elektrike etj., por edhe asaj ligjore dhe të shtetit të ligjit e ligjshmërisë. Si e sheh Luani diasporën. A mund të jetë diaspora ynë fuqi lobuese ekonomike dhe politike? Pastaj çfarë mendoni, si e sa po trajtohet diaspora nga institucionet shtetërore ne vend? L. Krasniqi: Pa diasporën, Kosova nuk do të ishte kjo që është. Fuqia, potenciali dhe resurset e diasporës sonë kanë qenë dhe janë shumë të mëdha. Në diasporë ndodhet burimi i madh kreativ, punues, intelektual dhe gjithsesi ekonomik. Ka shumë sportistë në zë, njerëz të artit e të kulturës, të tjerë të shkencës, shumë afaristë të suksesshëm, krijues të të gjitha zhanreve. Me bashkëkombësit tanë mburren edhe vetë vendet ku ata ndodhen. Prandaj konsideroj se ky potencial duhet të shfrytëzohet gjithsesi shumë më shumë nga institucionet e shteteve tona, nga Kosova e Shqipëria! Me një fjalë, duhet kanalizuar i gjithë ky potencial për afirmim, zhvillim dhe mirëqenie kombëtare! A ka në të vërtetë sfidë identitare Luan Krasniqi? Më intereson në fakt se a përballen në personalitetin tuaj identitetet e të "qenit" njëkohësisht kosovar, shqiptar dhe gjerman, plus edhe Schwabe? L. Krasniqi: Unë jam në gjithë botën si në shtëpinë time. Pra ndihem më se i lumtur aty ku ndodhem, por dhe gjithandej ku ndodhet familja ime, farefisi, shokët e miqtë mi. Me rastin e dorëzimit të "Oskarit" të 14 të gazetës "Bild" në Leipzig, ju jeni takuar me Shkëlqesinë e Tij, Dalaj Lama. Dukeshit vërtet i impresionur, kur deklaruat për mediat gjermane mese: "Shkëlqesia e Tij, Dalai Lama, është një njeri i veçantë, një personalitet i madh. Ishte nder për mua ta takoj atë... Thuhet se besimi lëkund bjeshkët. Te një njeri aq karizmatik si Dalai Lama, njeriu fillon të besojë se vërtetë

mund të lëkundë bjeshkët...". Besoni në boten spirituale? A fshihet fuqia fizike edhe në fuqinë spirituale? L. Krasniqi: Personalitete të tilla unike, si Shkëlqesia e Tij Dalai Lama, janë burim frymëzimi. Të bisedojmë pak për karrierën tuaj: çfarë mund të na thoni për luftën tuaj të fundit, çfarë mendoni kur u bie ndërmend? L. Krasniqi: Njeriu në jetë gjithnjë mëson. Por, për luftën e fundit, as që mendoj, ndonëse mund të them se akoma nuk e di se çfarë ndodhi me mua atë natë. Jeta megjithatë vazhdon dhe të ardhmen e shoh me optimizëm. Shumë shpejt, më 15 nëntor në Dyseldorf ju do të keni edhe një përballje me boksierin me shumë perspektivë, Nr. 1 në Ranglistën e WBO, Alexander Dimitrenkon, që në rast të fitores suaj, ju krijon përsëri mundësinë për një meç për Kampion Bote? Sa jeni i përgatitur për luftën e ardhshme? L. Krasniqi: Për meçin e ardhshëm kam kohë që jam duke u përgatitur dhe në mënyrë intensive. Asnjë çast nuk i kam ndërprerë përgatitjet dhe ndihem në formë tejet të mirë, që më garanton suksesin të cilin synoj. Dueli do të jetë interesant, sepse unë dhe kundërshtari im preokupohemi me të njëjtin qëllim, që të ngadhënjejmë për të shkuar një hap më tej, drejt titullit të Kampionit Botëror. Dimitrenko është një boksier intensiv, i shpejtë dhe i përgatitur mirë. Në boksin profesionist ka arritur 28 fitore, nga 28 meçet e zhvilluara. Por, shkathtësitë e tij, megjithatë për mua nuk paraqesin problem serioz, sepse përvoja ime nga duelet me boksierët me renome botërore, më mundëson përballjen me sukses në luftën që më pret. Z. Krasniqi, ju falënderojmë përzemërsisht për kohën që na dhuruat dhe urojmë suksese e fitore të njëpasnjëshme, në të gjitha frontet. L. Krasniqi: Shëndet dhe gëzime lexuesve tuaj, si dhe simpatizuesve të mi kudo që ndodhen. Intervistoi: Flora Suldashi,


LONDON OCTOBER 2008

20

Bar Restorant Prizreni Ju ofrojmë mikpritjen shqiptare Vetëm tek Bar Restorant Prizreni do të gjeni kuzhinën e papërsëritshme shqiptare, kuzhinën mesdhetare si dhe atë të kombinuarën shqiptaro-turke. Nga Prizreni nuk do të mbeteni asnjëherë të zhgënjyer Ejani dhe binduni për këtë

Lumi ju mirepret Të gjitha kampionatet e futbollit LIVE

Ofertë Mish, sallatë Oriz £ 3.50

nëse vërtet dëshironi të pini një kafe të qetë, nëse dëshironi një ambient të këndshëm dhe komod nëse kërkoni cilësi të lartë shërbimi LUMI Ju mirëpret 2 minuta nga stacioni i trenit Seven Sisters

643 Seven Sisters Road London N15 5LE Tel: 07782559849

LUMI

LUMI HAND CAR WASH From

NDËRRIM GOMASH TË REJA DHE TË VJETRA PREJ £9.99 LARJA E MAKINËS SUAJ KUSHTON £3.99

£3.99

Adresa 678 Seven Sisters Road 65-67Stamford Hill London N15 5LE London N16 Tel: 07782559849

Ofertë


LONDON OCTOBER 2008

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj.

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

21


LONDON OCTOBER 2008

NGA AKIL KOCI (Ne foto kompozitori Tonin Harapi)

"KOMPOZITOR NUK ËSHTË AI QË SHKRUAN MUZIKË, POR AI QË NUK MUND TË QËNDROJË PA SHKRUAR MUZIKË". TONIN HARAPI

Në fushën e krijimtarisë muzikore shqiptare kemi ca emra, pa të cilët nuk mund të mendohet kjo fushë e artit, sepse me krijimtarinë e tyre të gjithanshme, për dekada me radhë, duke e pasuruar fondin e artë muzikor, kanë hyrë me nder e dinjitet në Panteonin e këtij arti. Bëhet fjalë për një opus me frymëmarrje të gjerë, me cilësi artistike majakapëse, që vezullon në qiellin e kthjelltë të kulturës së gjithëmbarshme shqiptare. Mesazhi i tyre në këtë art kaq të bukur, kaq tërheqës dhe njëherazi kaq të vështirë, na është përcjellë e na është kumtuar përmes derdhjes, si ujëvarë, e frymëzimit të mirëfilltë në gjini nga më të larmishmet. Cilat janë gjinitë që ka lëvruar Tonin Harapi? Më e saktë do të ishte pyetja: cilat janë ato gjini që nuk i ka lëvruar Tonin Harapi? Sepse, praktikisht, ky mjeshtër i madh i zhdërvjelltësisë së pentagramit, ky "zgjerues" i jashtëzakonshëm i katër "fushave" të ndrysura brenda pesë vijave, praktikisht është i pranishëm, me tërë forcën e talentit të vet, në të gjithë gamën e zhanreve të muzikës, duke filluar nga kënga në frymën e muzikës popullore, argëtuese, klasike e deri në ato më të sofistikuarat, në muzikën kamerale, simfonike dhe skenike… Artist i lindur, me një muzikalitet të pashoq e me një zgjuarsi të jashtëzakonshme, Tonin Harapi ka qenë i pajisur me aftësi të rralla për t'iu përgjigjur kërkesave të shumta stilistike. Duke qenë gjithmonë rigoroz në profesion, pedant në kuptimin pozitiv të termit, Tonin Harapit ia kish ënda të ndalej në zbërthimin e shkoqitjen e termave muzikorë, ndër ta edhe të termit "muzikalitet", duke u nisur nga fakti që shumëkush i vishte kësaj fjale lloj-lloj interpretimesh, jo rrallë diletanteske, të pathemelta, pra edhe të papërgjegjshme. "Po përpiqem - u thoshte me modesti të pranishmëve, kolegë, studentë, apo edhe thjesht amatorë të muzikës, - të shfaq ndonjë mendim se si e shoh unë muzikalitetin". Më tej vinte në dukje se edhe në ndonjë fjalor të vogël enciklopedik, termi i mësipërm përkufizohej mjaft zbehtë, ose, të paktën, pamjaftueshëm: me lokucionet "karakter muzikor", "veçoria për të qenë muzikor". "Më tej, - theksonte Tonini, - mund të hasësh edhe ndonjë shprehje me kuptim të figurshëm, si tingëllimë harmonike, çka nis t'i afrohet më shumë konceptit tim". Pastaj e hidhte fjalën tek një përkufizim, i cili, sipas tij, në vështrim të parë dukej sikur nuk kishte ndonjë lidhje me muzikën e, megjithatë, "ka diçka që bashkon mendimet dhe ndjenjat e mia: veçanti, sidomos e poezisë, rrjedhojë e përkëmbimeve (alternimeve), ritmit, kadencës dhe tingëllimës (intonacionit) të vargjeve". Këto saktësime, Tonini e ndjente të nevojshme t'i bënte, sepse,

22

Përmasat e personalitetit

të Tonin Harapit sikurse shprehej, "shpeshherë më zë veshi që nuk janë të pakët ata, të cilët e ngatërrojnë muzikalitetin me cilësinë e të qenit ritmik". Rëndësi të dorës së parë, Tonin Harapi i kushtonte edhe interpretuesit të muzikës që kompozonte: instrumentistit dhe këngëtarit. Lidhur me këtë të fundit, çmonte së tepërmi ata interpretues vokalë, të cilët, duke shfrytëzuar cilësitë e lindura, por edhe punën që bënin kryesisht me vokaliza, arrinin ta zgjeronin diapazonin timbrik, nga tenor në bariton apo bas, ose, të paktën të përftonin "ngjyra specifike". Lidhur me këtë "dualitet", mjeshtri Tonin Harapi tërhiqte vëmendjen se duhej treguar kujdes që të mos sforcohej zëri, përmes dozimit dhe intensitetit të tingujve. Gjatë shkëmbimit të mendimeve me këngëtarë e sidomos me solistë, Tonin Harapi i këshillonte që edhe në shtëpi e kudo, të mos e shkëputnin vëmendjen nga pjesët e repertorit të tyre; të ushtroheshin e të përsërisnin pa pushim fragmente e pasazhe, jo vetëm nga pjesët që u kërkoheshin për koncerte të ndryshme, por sidomos nga vepra muzikore të famshme. Më tej, u thoshte se nuk duhej që medoemos ta quanin veten "bel-cantist" në kuptimin që ky nocion kishte në shekullin XIX e deri në vitet '25 të shekullit të kaluar. P a lënë pas dore teknikën muzikore, domethënë nevojën e përmirësimit të cilësisë së disa tingujve, që mund t'i ndjenin si "deficitarë", pa shpërfillur as përkryerjen e ndonjë fraze deri në një elegancë të caktuar artistike, ata, sipas Tonin Harapit duhej të fitonin edhe tiparet e aftësitë e një aktori lirik, për të cilin mishërimi i personazhit gjithmonë i paraprinte bukurisë së këngës apo të aries. Lidhur me këtë të fundit, Tonin Harapi mendonte se i vetmi dallim midis aktorit dramatik dhe atij lirik është se i pari shprehet duke folur, ndërsa i dyti duke kënduar, por të dy e kanë për detyrë të

luajnë në skenë. Që muzika e interpretuar në skenë, të kurorëzohej me sukses, çka ishte në nderin, jo vetëm të kompozitorëve përkatës, por edhe të interpretuesve, këngëtarë e instrumentistë, - por edhe të dirigjentit të orkestrës, Tonin Harapi kishte bindjen se ishte e domosdoshme që artistët të formojnë njënë nevoja që ndonjëri të bëjë çmos t'ia kalojë tjetrit (sidomos me mënyra e mjete të padrejta). E vetmja gjë e lejuar në garë, mendonte Tonin Harapi, është ambicia për ta kapërcyer vetveten, duke qenë i vetëdijshëm se vendi yt është dhe mbetet vendi yt. Atë nuk ta zë dot kurrkush. Këtë të vërtetë e ka shprehur fort bukur edhe Zhan Kokto (Jean Cocteau): "Të gjithë besojnë se mund ta bëjnë shumë më mirë se ti. Jo më mirë. Por diçka tjetër". Tonin Harapi tregonte të njëjtin seriozitet, si në kompozimin e temave lirike, ashtu edhe të atyre epike; si në "skalitjen" e karaktereve për rolet "e lehta" (në një këngë me vijë melodike të thjeshtë, apo në një komedi muzikore), ashtu edhe për rolet "e vështira", me nuanca tragjike apo satirike (në oratoriot, kantatat, operat, operetat etj). Tonin Harapi ka qenë artist kompleks, në kuptimin gjithëpërfshirës të fjalës, për të cilin tingulli muzikor dhe veprimi skenik shkrihen në një unitet artistik të pashkëputshëm. Tonin Harapi duhet konsideruar si një model

për brezat e rinj të kompozitorëve, të cilët duhet ta kuptojnë që spektaklet bashkëkohore nuk mund të mbahen më këmbë dhe nuk mund të prosperojnë përveçse përmes një zhvillimi harmonik të shumanshëm të të gjithë përbërësve. Tonin Harapi ka pasur dhuntinë e jashtëzakonshme të ngulitjes në kujtesën e dëgjuesit e të shikuesit të mesazhit artistik të realizuar nëpërmjet tingujve të filtruar në sitën e imtë gjatë procesit krijues. Mesazhi i sapo përmendur nuk mund të harrohet lehtë, ngaqë ia del mbanë t'i mbivendoset vetëdijes sonë, me esencën e personazhit përkatës. Mbresa që na le muzika e Tonin Harapit nuk ka të bëjë vetëm me përmasat e gjinisë në të cilën kompozon, por ajo mund të përftojë, qoftë edhe brenda disa çasteve, një imazh aq të veçantë, "të vizatuar" me aq elegancë, - ku pleksen mendimi i thellë dhe emocioni i fuqishëm, - saqë të mos na ndahet për vite ma radhë paskëtaj. Natyrisht nuk jemi në gjendje dhe as i kemi vënë për detyrë vetes të përcaktojmë me saktësi e në mënyrë të plotë "burimin" e talentit madhor të Tonin Harapit. Gjithsesi, mund të pohojmë se sukseset e tij i detyrohen një dhuntie krejt të veçantë, njësimit pothuajse total të tij me veprën që krijon. Asaj ai i fal pa kursim copëza nga jeta dhe nga shpirti i vet, duke hyrë në rezonancë me bërthamën e çdo gjendjeje shpirtërore që u vesh personazheve, duke përjetuar rrjedhojat e natyrshme në rrafshin e shprehshmërisë muzikore, falë një intuite dhe nuhatjeje të posaçme e të pangatërrueshme. Versionet që na ofron Tonin Harapi, kanë një origjinalitet, i cili na e pasuron, përmes rrugës së artit, përvojën tonë jetësore. Ato janë të ngjizura me atë që mund ta quajmë "tharm" vetjak i kompozitorit, i cili kumton disa rrjedha ndijore me një efikasitet që mund të dëshmohet e të përjetohet nga çdo dëgjues apo spektator në koncertet me vepra të Tonin Harapit. Të bind fakti që kompozitori Harapi bëhet njësh me shpirtin e poezisë që do ta veshë me rrobat e notave, që do ta muzikojë, pra. Binjakëzimi që realizon midis vargut e notës,

ndërmjet fjalës dhe melodisë, ka një inkandeshencë të atillë emotive, me theksa vetjakë, që mbartin vulën e frymëzimit subjektiv, saqë arrin të bëhet klasik, pa u ndarë kurrsesi nga faqja përkatëse e kompozuar. Por, të gjitha këto atribute nuk lidhen vetëm me mrekullinë, pra me talentin e lindur. Ato janë rrjedhojë e një pune artistike të mundimshme, e një shqetësimi të paprerë për zgjerimin e horizontit kulturor, për përsosjen e mjeteve profesionale. Edhe pse Tonin Harapi ishte prej kohësh një erudit i mirëfilltë, jemi të bindur se ai, para se t'i përvishej punës për të shkruar një partiturë, mblidhte të dhëna gjithfarësh rreth ngjarjes apo protagonistit, kur, për shembull, ishte fjala për një eveniment apo personazh historik apo fryt i legjendave dhe i rrëfimeve popullore. E shfaqim këtë hamendje ngaqë Tonin Harapi përsiate dhe eksperimentonte në variante të ndryshme cilindo intonacion, analizonte domethënien e "linjave të forcës" të çdo fjale e note, "ngjyrën" e çdo rrokjeje, çka e çonte drejt shpërndarjes së intensitetit të theksave ekspresivë pas një dozimi të hollësishëm, të përftuar njëherazi nga logjika dhe nga mendimi. Emocioni i freskët dhe vibracioni i mishërimit të secilës situate apo personazhi, i përkasin një artisti që, sa herë krijon, secilin çast e përjeton ndryshe nga tjetri, pa u prekur nga sëmundja e rutinës dhe e mërzisë, njëlloj si në ditën e parë të daljes e të prezantimit me publikun artdashës e muzikofil. Por, që të kuptojmë sa më mirë ku buron arti i Tonin Harapit, na vjen në ndihmë portretizimi i tij si njeri, ashtu siç kemi pasur rastin fatlum ta njohim, sepse talenti nuk mund të ndahet nga shpirti i një artisti të vërtetë. Vepra e tij ngjason me një rrjedhë të vrullshme, të përkushtuar artit e atdheut. Rreshtimi mjeshtëror i tingujve në "foleza" të qëndrueshme dallëndyshesh të zellshme e të talentuara, në sytë e mosnjohësve paraqet hieroglifë të pakuptueshëm, të shumëllojshëm e të larmishëm, që, në të vërtetë përfaqësojnë shtjellimin e lëndës në shtrirje e në lartësi, për të përftuar melodi e harmoni - jehona kumbuese të shpirtit krijues në një hapësirë të gjerë, të papushtueshme, të perceptueshme vetëm nga njerëz me ndjenja e me zemër. Ky mund të jetë thjesht një hamendësim i imi, por që padyshim mbart diçka të besueshme dhe bindëse. Vetvetiu shtrohet pyetja: Ku gjenden ato emocione, ai ngacmim a shtysë shpirtërore, ajo dukuri artistike, që kërkon dhe e ndjen të domosdoshme të nxjerrë në dritë gjithë atë potencial të asaj linje poetike, të asaj rrjedhshmërie mendore dhe pse jo edhe të atyre qasjeve filozofike përmes të menduarit dhe të krijuarit të një muzike vetanake? Një nga përgjigjet e mbarëpranueshme mund të ishte: (Vijon ne faqe 24)


LONDON OCTOBER 2008

NGA ELDA MEMIAJ Për të gjithë ata të cilët se kanë vizituar akoma Shqipërinë, ajo përmban më shumë mister se një shpellë e pazbuluar. Imazhi i Shqipërisë është për ta i lidhur ngushtë me atë të së kaluarës së saj plot vuajtje, varfëri dhe bunkerë. Për të tjerët që e njohin Shqipërinë si vendin në të cilin kanë filluar zanafillën e jetës dhe ku kanë jetuar pjesën më të madhe të jetës, por që janë larguar për një jetë më të mirë, ky imazh është pak më i ndryshëm. Ose mbase më i larmishëm dhe kuptimplotë gjithashtu. Është i mbushur më mall, ëndrra dhe kujtime. Kështu që udhëtimi për në atdhe për pushime është një nga pikat më kulmore të vitit për ta. Pritet gjithmonë me entuziazëm dhe me një kënaqësi të veçantë. Por Shqipëria po vizitohet edhe nga shumë turistw të huaj, midis tyre edhe ata Britanikë e Amerikanë. Ka patur një rritje të konsiderueshme në numrin e turistëve të huaj në Shqipëri. Kjo mbase ka qenë e influencuar edhe nga artikujt e ndryshëm të botuar në shtypin botëror si ai i botuar në të famshmen The New York Times në fund të vitit 2006, ku Shqipëria quhej destinacioni më ekonomik i vitit për 2007ën. Ka patur edhe artikuj të shumtë që janë botur në disa prej gazetave të njohura Britanike si Metro, Thë Times si dhe Thë Indeppendent. Shumica e tyre e kanë quajtur Shqipërinë një vend me bukuri të mëdha natyrore dhe një destinacion që duhet të vizitohet me doemos. Megjithë problemet ekzistuese të udhëtimit dhe qëndrimit në Shqipëri, niveli i shërbimit ndaj turistëve dhe organizimi i turizmit Shqiptar dhe aspekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me të është përmirësuar dukshëm. Infrastruktura e qyteteve më të mëdha si dhe mjaft nga rrugët nacionale, të rëndësishme për udhëtimin nga një qytet në tjetrin janë rregulluar ose janë në rregullim e sipër. Ndryshimet i pashë në udhëtimin tim për në Shqipëri këtë verë. Shumica e rrugëve për në jug ishin mjaft komode dhe lehtësonin udhëtimin e shkurtonin kohen e udhëtimit. Në qytete si Saranda dhe Tirana ishin krijuar zyra të ndihmës ndaj turistave ku në gjuhë të ndryshme merrje informacion për gjëra nga më të ndryshmet si transporti, akomodimi dhe gjithçka që është e rëndësishme të dihet nga një vizitor. Ndryshe nga më parë shërbime si marrja e makinave me qera apo edhe organizimi i udhëtimeve turistike është tani i mundshëm. Një punë e konsiderueshme po bëhet nga agjenci të ndryshme si Albanian trip e drejtuar nga zoti Elton Caushi, për organizimin e udhëtimeve turistike. Kompania ka edhe një faqe interneti në të cilën mund të merret informacion për udhëtimet e organizuara si dhe ofrohet akomodimi me çmime konkuruese në disa nga apartamentet që lihen me qera afatshkurtër nga kompania për vizitorët shqiptarë e të huaj që duan një vend komod në qendër të Tiranës për qëndrimin e tyre në kryeqytet. Në shërbim të lexuesve që janë të interesuar për udhëtimin në Shqipëri e pyeta z. Caushi për shërbimet që ofrohen. E.M: Si ju lindi ideja për këtë biznes dhe si ka qenë ecuria e tij deri tani?

23

Pushimet në vendin e Shqiponjave

E.Ç: Në mesin e viteve 90të shumë nga hotelet në vend e sidomos në Tiranë filluan të mbylleshin nga kërkesat për privatizim e kështu që u rritën kërkesat për akomodim të vizitorëve apo turistave të mundshëm. Familja ime filloi të jepte dhoma me qera apo edhe studio apartamente më vonë me çmime mjaft konkuruese në treg. Meqe edhe unë kryeva disa diploma për Menaxhim Agjencish Turistike dhe Guidë turistike Profesionale, në të cilat zbulova edhe pasionin tim në këtë fushë, u aktivizova gjithmonë e më tepër me këtë biznes duke u bërë pjesë integrale e tij. Ideja për agjencinë më lindi sidomos pas viteve 2000 në të cilat filluan të vinin flukset e para të turistave të huaj si dhe atyre shqiptarë që jetonin jashtë vendit. Ecuria e këtij biznesi ka qenë mjaft e kënaqshme sidomos me rritjen e shërbimeve të ofruara, si udhëtime të ndryshme në jug dhe veri në të cilat përfshihen sporte mjaft aktive në natyrë si dhe vizita në vende të ndryshme historike apo në shumë nga plazhet tona të mrekullueshme. Kemi pasur një rritje rreth 20-25% në vit, kjo sidomos për shkak të ecurisë dhe progresit të turizmit Shqiptar si dhe në radhë të parë për shkak të shërbimit mjaft eficient. E.M: A keni patur klientë Britanikë, si shqiptarë edhe të huaj, dhe cilat kanë qenë përshtypjet e tyre nga udhëtimet dhe nga Shqipëria?

E.C: Mund të përmend se kemi patur shumë klientë nga Britania dhe Anglia, si shqipëtarë edhe të huaj gjithashtu. Sipas informacionit që disponojmë si dhe përshtypjeve në faqen e përshtypjeve të websitit tonë, kanë mbetur mjaft të kënaqur me çka ju është ofruar dhe shumë prej tyre kanë shprehur dëshirën për tu kthyer sërisht. Disa nga

mentet e ndryshme kulturore apo historike, si Butrinti mijëra vjeçar kalaja e Krujës apo Apollonia e bukur. Unë përpiqem të ofroj gjithmonë udhëtime të mbushura me kuriozitete e vizita interesante por përpiqem gjithmonë ti alternoj me një atmosferë të relaksuar e shoqërore. Kjo ka patur efikasitet tek të gjithë vizitorët nga UK. Përsa u përket turistave shqiptarë me banim në Britani, kanë qenë mjaft interesante udhëtimet në krahina të ndryshme si dhe rizbulimi i bukurive natyrore dhe historike të vendit të tyre në një prizëm të ri që e ka sjellë era e ndryshimeve politikoekonomike. Atyre u pëlqejnë shumë sidomos udhëtimet me varka kajak në lumenjtë tanë apo ecjet në mal. Për ata të cilët nuk janë nga Tirana, studioapartamentet tona janë shumë të vlefshme, sidomos për shkak të çmimeve të arsyeshme dhe pastërtisë së ambjentit. E.M: Çfarë mund ti ofrojnë Shqipëria si vend dhe ju si agjenci turistave që duan të vizitojnë, të cilën s mund ta marrin diku tjetër?

gjërat që i kanë tërhequr më tepër sidomos të huajt, kanë qenë historia e larmishme e kombit tonë, natyra e mrekullueshme si dhe paradokset e tranzicionit shqiptar. Shumë gjëra janë të ruajtura në kohë, si zakonet dhe traditat tona të cilat janë akoma pjesë e rëndësishme e jetesës në mjaft zona të Shqipërisë. Kjo i intrigon mjaft turistat e huaj siç i mahnisin edhe monu-

E.C: Disa nga shërbimet premium që ofrojmë ne si agjenci janë transferat e ndryshme që ofrojmë kohët e fundit për në vendet fqinjë si Mali i Zi dhe Maqedonia. Marrja e makinave me qera apo rent/a/car është një nga shërbimet që ne ofrojmë për turistat i cili e lehtëson udhëtimin e tyre nëpër Shqipëri dhe që është dicka relativisht

e re për Shqipërinë. Kjo është pëlqyer shumë sidomos nga turistat e shumtë që kemi patur këtë vit nga Kosova dhe Maqedonia. Përsa i përket sidomos të huajve, Shqipëria ju ofron një udhëtim në hapësirë, por sidomos në kohë. Ka një harmoni fetare dhe kulturore si rrallëkund në Evropë apo në botë. Ka një histori mijëra vjeçare si edhe një kuzhinë mjaft të shijshme ku spikat shumëllojshmëria dhe freskia e pjatave të ndryshme. Këtu ende mund të shihet se si jetonin stërgjyshërit e brezit të sotëm të perëndimorëve, duke punuar tokën me parmendë, duke kullotur dhitë, duke zier raki me kazan apo duke shtypur vaj ulliri me këmbë. Çmimet janë një tjetër element që mund të përmendet si një nga pikat më të volitshme të Shqipërisë në këtë moment. Me gjithë rritjen konstante të tyre, Shqipëria mbetet ende një vend interesant për sa i përket buxheteve te ulëta ose të mesme të udhëtarëve nga Perëndimi. Ne si kompani kërkojmë të rrisim shërbimet tona gjithmonë e më tepër për të plotësuar ashtu si duhet kërkesat e shumta që ka tregu në këto momente. Shumë turista, sidomos shqiptarë nga UK apo vende të tjera perëndimore duan dicka ndryshe nga udhëtimet e tyre në atdhe. Ne po mundohemi dhe besoj shpesh po ja arrijmë ti plotësojmë më së miri kërkesat e tyre. Rritja graduale e kompanisë është njëri nga golat e së ardhmes. Albaniantrip Travel Services Rr Bardhok Biba, 73/1, nr 7 Tel + 355 (0) 68 40 58 529 www.albaniantrip.com contact@albaniantrip.com eltoncaushi@hotmail.com


LONDON OCTOBER 2008 (Vijon nga faqe 22) Këto gjenden në shpirtin e në mendjen e kompozitorëve me devotshmëri të pashoqe, në mesin e të cilëve bën pjesë Tonin Harapi, i cili ka krijuar vepra me vlera të larta artistike dhe humane në rrethana kohore dhe historike të vështira. Ai është një krijues që mbart binomin e kompozitorit dhe të kritikut, njeriut gjithnjë të gëzuar e të hareshëm, çka përputhej plotësisht me karakterin e tij të pastër, me shpirtin e zemrën e gjerë, të artistit të pajisur me virtytet më të larta njerëzore. Pra, mjaft t'i hidhje një vështrim të shpejtë fytyrës së tij simpatike dhe të dëgjoje vetëm dy a tri fjalë me atë zë si cicërimë zogu, dhe do të bindeshe se kishe lexuar botën e brendshme e të thellë të tij. Këtë të vërtetë e pohon edhe muzikologu i mirënjohur Spiro Ll. Kalemi në librin e tij "Tonin Harapi": "Për Tonin Harapin përmasa njerëzore e artistit është po aq e rëndësishme sa ajo njerëzore". Tonin Harapi, përveçse njeri tejet i kulturuar, ka qenë edhe një personalitet aktiv që ka menduar oreçast për një të ardhme më të mirë për vendin e kombin e vet. Vepra e tij e gjerë dëshmon jo vetëm për talentin e zellin e madh për punë krijuese, por edhe për ndërgjegje të lartë qytetare. Sipas dëshmive të atyre që e kanë njohur nga afër, ose që kanë bashkëpunuar me të, Tonini ishte i bindur se në fushën e arteve në përgjithësi dhe në atë të muzikës në veçanti, gjithçka duhej bërë me një pikësynim të qartë e me një plan afatgjatë të menduar mirë, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e i gjithë mundi të përbëjnë hallka të një zinxhiri të fortë e të pashkëputshëm. Dikur Tonini pat thënë: "Ne duhet ta ngulim vështrimin në gurët e rëndë që nuk tunden nga vendi, jo në ujin që kalon. Dhe këta gurë kemi qenë, jemi dhe do të jemi ne". Mbizotërues në karakterin e tij ka qenë energjia pozitive, qenia në lëvizje të vazhdueshme, në kërkim të së mirës dhe të rrugëve të mbërritjes tek ajo. Mjafton të kesh sadopak njohuri për muzikën dhe do të befasohesh nga shpërthimi i jashtëzakonshëm i energjive që lëshon çdo partiturë e shkruar nga ky artist i shquar. Tonin Harapi tregohej i palodhur në veprimet për të zgjuar tek artistët e rinj ndjenjën e krenarisë e të besimit në forcën krijuese të pashtershme të shqiptarit, çka duhej përdorur për lartësimin e figurës së tij e të kombit mbarë në sytë e njerëzimit. Krahas shumë kompozitorëve të tjerë të shquar shqiptarë, kam pasur rastin që edhe Tonin Harapin ta njoh personalisht. Nga takimet e shpeshta me të, brenda caqeve të ngushta të lejuara në atë kohë të zymtë, kam mundur të shquaj tek ai vetitë e një njeriu të madh. Megjithëse nuk pata mundësi që veprat e Tonin Harapit t'i analizoja sipas kodeve të mirëfillta muzikologjike, kjo nuk më pengoi të bindesha se madhështia e Tonin Harapit qëndronte jo vetëm në cilësitë e rralla të karakterit të tij, por edhe në guximin që pat treguar për të kompozuar në një stil të ndryshëm nga ai i sivëllezërve, pra i shumicës së kompozitorëve, që jetonin e punonin në Shqipërinë komuniste. Madje stili i Harapit dallon edhe nga trendët e krijimtarisë muzikore aktuale. Më pati lënë mbresa të pashlyeshme

mjeshtëria e rrallë e Harapit në trajtimin jo vetëm të melodisë, por edhe të ritmit e të harmonisë. Nga ana tjetër, në sytë e mi ndehej një farë mjegulle sa herë që ndeshja në veprat e Tonin Harapit ca tituj makabër, si: Komisari, Vullnetarët, Maleve bie boria, Shqipëria e kuqe. Prapëseprapë, kur bija në mendime rreth talentit të pamohueshëm të Tonin Harapit, dyshoja se ato emërtime nuk gufonin nga indi i tij krijues, por nga mësimet e nga porositë e detyrueshme të partisë-shtet. Në këtë aspekt vlen të theksohet se, sipas Tonin Harapit, "tradita është lidhje e komunikim vlerash, mbi të cilat ndërtohet e reja". Këtë ai e ka mishëruar më së miri në praktikën e vet krijuese, duke u mbështetur fort në melosin shkodran. Aty përvijohen melodia, ritmi dhe harmonitë e këtij melosi, që simbolizojnë jo vetëm përkushtimin ndaj këtij arti, por edhe individualitetin krijues të bazuar në fizionominë dhe karakterin e artit kombëtar. Në librin "Tonin Harapi", që e zumë në gojë më lart, autori Spiro Ll. Kalemi, thekson: "Bindjet personale të tij (të Tonin Harapit, sh.y.) dhe qëndrimi i mbajtur nga ai, gjithnjë larg nga kori i apologjetëve të ideologjisë në ato vite kur militantizmi politik ishte parullë e ditës, më kanë ngjallur ndjenjën e respektin për të". Tonin Harapi ka ardhur shpeshherë në Prishtinë, bashkë me kompozitorin tjetër, Nikolla Zoraqin. Siç thashë edhe më lart, e kam shoqëruar, sidomos kur e ndjente vetën më të lirë. Atëherë, dhe veçanërisht kur pat ardhur i vetëm, si i dërguar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, pa "shoqërues", i thosha: "Fol shlirë!". Një here ia dolëm mbanë të kuvendonim gjerë e gjatë për të gjitha problemet që e mundonin, por vetëm si profesionistë, sepse nuk mund të dilte jashtë "kornizave" të lejuara, sido që e nuhatja se ishte i interesuar që gjendja e përgjithshme në Shqipëri të ndryshonte me themel. Pra, bisedat tona gjithmonë dhe gjithnjë ishin vetëm e vetëm për muzikën, ku ai shpaloste jo vetëm bagazh kulturor të gjerë, por edhe tiparet e një personaliteti krijues kombëtar, të përmasave evropiane. Pra, ky kompozitor shumështresor dhe shumë përmasor krijoi një muzikë, të cilën, sa herë e dëgjojmë, bindemi se është mbështetur në tabanin kombëtar, në motive popullore dhe aty për aty fitojmë mbresa relevante të pakontestueshme, edhe pse atë muzikë e krijoi në një kohë pa kohë, të cilën e jetoi dhe e përjetoi si një veprim jashtë kontekstit, në një sistem mosvlerash, të ngritur mbi një doktrinë makabre, që ngjallte

e ushqente mosbesim të përgjithshëm, marrëzi njerëzore, degradim të artit e të shkencës, brenda një realiteti absurd. Harapi ka qenë "trashëgimtar dhe pjesëtar i dramës popullore kombëtare…..". Ajo periudhë ende nuk është analizuar dhe trajtuar sa dhe si duhet, prandaj mbetet detyrë urgjente e muzikologëve tanë të rinj që veprat e krijuara nën regjimin komunist të studiohen e të vlerësohen me objektivitet e në mënyrë të paanshme, nën prizmin e realitetit historik. Duke lexuar librin e Spiro Ll. Kalemit, që përbën një studim shkencor e artistik të mirëfilltë, më tërhoqi vëmendjen jo vetëm portretiz-

shkruajë duke u mbështetur në tabanin e muzikës sonë popullore, i cili është i qartë, i kuptueshëm dhe i vlerësuar nga njerëzit e të gjitha kategorive shoqërore. Një qëndrim i tillë, siç e kemi vënë në dukje edhe më sipër, pasqyrohet në thënien e tij të mrekullueshme: "Tradita është lidhje e komunikim vlerash, mbi të cilat ndërtohet e reja". Duke e shtjelluar më tej për këtë problem, ai thotë me plotë bindje se "tradita muzikore kombëtare duhet njohur, duhet dashuruar, duhet studiuar e së fundi duhet të kthehet në pjesë organike të qenies artistike". Këto shkëndija në veprimtarinë e tij në fushën e muzikës ndriçojnë fabulat e krijimtarisë aq të mbarë duke ruajtur indin e folklorit tonë muzikor e sidomos të atij shkodran, jo vetëm në muzikën vokale, por edhe në atë instrumentale. Individualiteti krijues i Tonin Harapit bazohet në thënien e Mozartit: "Muzika është melodi", çka jo vetëm ndjehet e përjetohet, por edhe i "shkon për shtat veprës së Harapit" (Spiro Ll.Kalemi).

Nuk duhet anashkaluar fakti që Tonin Harapi, me gjuhën e pasur artistike, na sjell shpirtin melodioz duke krijuar imazhe të qarta e të kuptueshme, që frymëzojnë dhe, sipas rastit, shqetësojnë, por edhe e ngrenë lart moralin në atë kohë të zymtë, të cilën e konsideron jo si bindje, por si problem që nuk di si ta zgjidhë.

imi i gjithanshëm i kompozitorit, shtjellimi i saktë i problematikës që Tonin Harapi trajton në veprat e tij, por edhe përfshirja e krejt veprimtarisë së tij në kontekst të caktuar, duke u këqyrur " si rrjedhojë e dukurive politike të një periudhe të diktuar nga ideologjizimi i skajshëm që shpesh e me qëllim nënvleftësoi njeriun dhe veprën e tij". Duke u treguar tepër i kujdesshëm në zgjedhjen e fjalëve për krijuesin e shquar Tonin Harapi, muzikologu Spiro Ll. Kalemi përdor metafora për të zbërthyer sa më mirë dhe sa më bindshëm, jo vetëm aspektin sasior të veprimtarinë së frytshme të kompozitorit të madh shkodran, por edhe anën cilësore, duke nxjerrë në pah dhe duke depërtuar thellë në psikologjinë e tij, jo vetëm si krijues, por edhe si njeri. Krijimtaria artistike e Tonin Harapit veçorizohet nga një gjuhë e qartë, mbështetur në metoda të të krijuarit realist, pa u bazuar në arritjet e shekullit të kaluar, si në shprehje, ashtu edhe në teknikën kompozicionale. Lidhur me këtë çështje, mund të konstatojmë se nuk ka shkruar në atë stil dhe as nuk është përpjekur për t'iu qasur, jo vetëm ngaqë nuk e ka njohur, por, para së gjithash, sepse ka qenë i predispozuar të shohë dhe të

Gjithnjë i pat jehuar në kokë ajo thënia mjegullore, që i pat kushtuar jo pak gjatë tërë jetës, që i ka qenë pengesë dhe ia ka frenuar hovin krijues. Është fjala për faktin që pat qenë nxënës i një shkolle fetare, të cilën pushtetarët komunistë e quanin "çerdhe e reaksionit katolik". Kjo përsiatje e përditshme, madje e përminutshme, ia kish pushtuar kompozitorit Harapi jo vetëm trurin, por edhe shpirtin krijues si "heshtje mortore të gjata, rrjedhojë e frikës dhe e pasigurisë për të nesërmen që mund t'i kanosej familjes Harapi", sepse në vitet në vazhdim babai i tij, Lec Harapi, u arrestua dhe u dënua me pesë vjet heqje lirie. Ky ishte një nga treguesit e barbarisë së "çlirimtarëve", si kredo e diktaturës së proletariatit, që kishte për qëllim zhdukjen e intelektualëve shqiptarë, në veçanti të klerit katolik, pra të ajkës së inteligjencies shkodrane dhe mbarëshqiptare. Nëse i analizojmë kronologjikisht veprat e Tonin Harapit, do të shohim se ky krijues, siç e theksuam qysh në fillim, është i pranishëm gati në të gjitha format muzikore: këngë argëtuese, këngë për fëmijë, vepra skenike, muzikë instrumentale, vepra korale, romanca, këngë popullore të përpunuara "që kishin si referim idealet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare", Gjithashtu, edhe në veprat me tituj makabër, siç ishin "Sokoleshë ushtri popullore","Parti zemra jonë,"Traktori dhe zumarja", Do të jem ndihmë e Partisë", "Të marshojmë me partizanë,,, oratorio "Fletë lavdie,,, "Partisë"," Marshi i brigadës së parë sulmuese" dhe shumë të tjera, ndjehet përpjekja e autorit të tyre për të shkall-

24

muar kornizat e hekurta, brenda të cilave e ndrynte ideologjia komuniste. Në to ndihet fryma e melosit tonë. Nuk do të flasim për të gjitha veprat e tij, që, siç thamë, janë të shumta, por do të përqëndrohemi në ato të muzikës së shenjtë (sakrale). Para se t'i analizojmë a më saktë t'i prezantojmë, po bëj një kthim pas. Tonin Harapi ndodhej në Prishtinë dhe ato ditë dirigjenti i njohur Mark Kaçinari përgatiti "Requiem"-in e Mozartit me Korin Collegium Cantorum dhe me orkestrën e Radio Prishtinës, të kombinuar me instrumentistë nga Shkupi. Ishim bashkë në koncert. Tonini dukej mjaft i qetë, por plot emocione. Që në taktet e para të kësaj vepre madhore u trondit dhe tërë kohën po këndonte me vete, edhe pse ishte "Kyrie eleison", pastaj "Dies Irae". Kur i erdhi radha "Lacrymosa Dies Illa", zuri të këndonte me zë të lartë bashkë me korin, si në ekstazë. Në përfundim të koncertit e pyeta pse ishte aq i emocionuar. M'u përgjigj duke më thënë: "Këtë vepër e kam dëgjuar shumë herë, por asnjëherë gjallë, si do që e di përmendësh. Për mua kjo ishte mbrëmja më e bukur muzikore e jetës sime". Nuk e vazhduam më tej bisedën, sepse me ne ishin edhe ca "shokë" nga Shqipëria. Më pas, në opusin e vet krijues, Tonin Harapi kompozoi "Requiem"-in si jehonë të asaj çka pat dëgjuar me aq ëndje, krahas veprës "Deus in adiutorium intende", për alto soprano, tenor, bas dhe organo. Këtyre u shtohet edhe "Requiem"-i (Mesha) për solist, kor dhe orkestër. Meqenëse nuk e kam partiturën dhe as CD-në përkatëse, nuk jam në gjendje ta analizoj. Prandaj përsëri po citoj nga libri i Spiro Ll. Kalemit "Tonin Harapi": "Të mësuar me natyrën e gëzueshme dhe optimiste të tij (të Tonin Harapit, sh.y.), kjo kthesë drejt temës së trishtë të vdekjes iu duk atyre (pushtetarëve komunistë, sh.y.) një shenjë ogurzezë". Autori Kalemi thotë se Harapi pat pohuar se "shtysa për Requiem-in i vinte nga detyrimi moral që ndjente ndaj babait të tij dhe gjithë atyre që kishin vuajtur jo shumë, por tepër". Në realizimin e projektit të interpretimit të veprës së mësipërme, i pat ardhur në ndihmë dirigjenti i njohur Eno Koço, i cili edhe e realizoi dy herë në Britaninë e Madhe, ndërsa nga Orkeastra dhe Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, u interpretua më 3 qershor 1999. Këtë vepër e orkestroi kompozitori Gjon Simoni, ndërsa nga 24 pjesët e "Requiem"-it, dirigjenti përzgjodhi vetëm 14, ndër to: "Introitus"-i, "Dies irae" dhe "Rex tremendae", pastaj "Kyrie", "Sanctus", "Qui Marionabsouti", "Lacrimosa", "Tuba mirum", "Sanctus", më tej : "Benedictus","Agnus Di","Lux aeterna" dhe "Libera me". Me këtë vepër Tonin Harapi pasuroi krijimtarinë e shenjtë muzikore, e cila më tepër se pesëdhjetë vjet rresht ka qënë e ndaluar nga sistemi monist. Duke gjykuar nga sa thamë deri këtu, muzika e Tonin Harapit është muzikë realiste, jo abstrakte, e bazuar në kodet e estetikës si perceptime shqisore, sepse etnologjia e artit në përgjithësi e në veçanti muzika përkrah universalitetin si koncept jo vetëm estetik, por edhe artistik. AKIL KOCI


LONDON OCTOBER 2008 NGA KASTRIOT DERVISHI

Jeta e njeriut ishte gjëja më e pavlerë për regjimin komunist që u vendos në nëntor 1944 në Shqipëri përmes një procesi që po të mos ishin zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore do t’i ngjante pa asnjë dyshim një grushti shteti. Një regjim që e filloi duke vrarë e duke prerë gjatë luftës, nuk kishte as më të voglin dyshin se i tillë do vazhdonte edhe gjatë kohës së qeverisjes. Nuk u mjaftuan me vrasjet e inteligjencies së vendit, të personave të skeduar si “armiq” apo me burgosjen e internimin e mjaft prej tyreve, por edhe kur ishin në fundin e regjimit të tyre, e mbyllën padyshim me gjak. Gjatë vitit 1990 një mori vrasjesh ndodhën në kufijtë e Shqipërisë. Sidomos periudha më e frikshme është ajo e gjysmës së dytë të këtij viti. Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës njëherazi edhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia ishte përgjegjësi kryesor i asaj çka ndodhi në vend. Ligji nr.7380 datë 8 maj 1990 “Për disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSH-së”, ndër të tjera e përkufizoi kalimin e paligjshëm të kufirit jo krim ndaj atdheun po një vepër që mund të dënohej me riedukim nëpërmjet punës ose deri në 5 vjet. Mirëpo kjo ishte pabesia e radhës e regjimit. Ndryshe u premtuar, ndryshe u bë. Të rinj shqiptarë të zhgënjyer nga reformat e Alisë dhe nga gjendja e “socializmit ngadhënjimtar” u orvatën të largohen nëpërmjet kufirit tokësor. Por në malet e Shqipërisë, ata u vranë nga rojet kufitare, që kurrsesi nuk mund të vepronin të gjithë njëlloj nga Shkodra në Gjirokastër. Mbi 200 vetë përllogariten të vrarët në këtë kohë, të varrosur në shpejtësi aty ku vriteshin. Ishte e qartë se veprimi i Ramiz Alisë ishte ai i terrorit. Më 10 gusht 1990, Ramiz Alia zhvilloi një takim me inteligjencien e vendit. Në këtë takim ku ai kishte mendimin për të thyer qysh në fillim mendimin për pluralizëm politik, të drejtat e njeriut, vendosjen e tregut të lirë, etj, Ramiz Alia kërkoi të imponohej mbi të pranishmit dhe të dilte para opinionit se ai mbetej njeriu që vendoste gjithçka. Për të pasur gjendjen nën kontroll, Ramiz Alia vetëm një javë pas takimin organizoi një takim me organet e diktaturës. Takimi i 17 gushtit 1990 u zhvillua në një nga sallat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në prani të drejtuesve të dikasterit, kuadrot kryesore të organeve te punëve të brendshme në rrethe etj. Nuk është e vështirë të dallosh se Alia ishte orientuesi i gjithçkaje për gjithçka ndodhte në kufijtë e Shqipëri, që padyshim ishte një masakër që zhvillohej përditë, larg syrit të shoqërisë, por që kishte brenda brengën dhe vuajtjen e dhjetëra familjeve shqiptare teksa iu humbnin të afërmit në mënyrën më të pamerituar. Pjesë nga fjala e Ramiz Alisë para kuadrove të Ministrisë së Punëve të Brendshme më 17 gusht 1990 Detyra e parë që del përpara organeve të Sigurimit, të Policisë dhe të Kufirit, veçanërisht në këto momente, është t'i përvetësojnë direktivat e Partisë, t'i kuptojnë drejt e mirë ato dhe t'ua përshtatin punën situatave dhe kërkesave të reja.

25

E k ze k u t i m e t e v i t i t 1 9 9 0

Vrasjet në kufi, krim i pandëshkuar plotësisht

Partia dhe shteti duan që të ruhet kufiri. Për ai nuk ruhet tek kloni, në vijën kufitare. Ai ruhet në thellësi, me zbulim dhe kundërzbulim, me masa organizative. Kjo e bën të panevojshëm përdorimin e armës.

Po mos vallë në mënyrë kategorike nuk do përdoret arma në kufi? Arma është mjet i mbrojtjes dhe duhet të përdoret sipas ligjit dhe rregullave të vendosura. Në raste të veçanta, për një situatë të caktuar, mundet komanda të japë urdhër që mos të përdoret arma. Por, e para, kjo nuk do të thotë që ky urdhër të dekonspirohet, dhe, e dyta, të liberalizohet ruajtja e kufirit, të hapet kufiri.

Për përdorimin e armës, si nga forcat e rendit, ashtu edhe në kufi, kam dhënë porosi të bëhet ligj. Ka njerëz që thanë se në kufi nuk duhet të përdoret arma. Po si ta dijë ushtari se ai që po vjen drejt tij është kriminel apo kontrabandist droge, është diversant apo është thjesht një person që do të arratiset? Këtë specifike e ka kufiri, prandaj nuk mundet të jepet një urdhër kategorik as për përdorimin e as për mospërdorimin e armës. Si konkluzion i tërë kësaj që parashtrova desha të theksoj se nga Sigurimi i Shtetit, nga policia, nga kufiri, kërkohet punë e punë shumë, punë e kualifikuar e më e kualifikuar, vendosmëri e shkathtësi. Situatat janë të tilla që kërkojnë nga secili të punojë më me energji, më me mend, duke respektuar ligjet, rregulloret, të drejtat e qytetarit,

normat e Partisë, por, mbi të tëra, të mbrojë lirinë, pavarësinë e atdheut, socializmin. Në këtë kontekst t'i kuptojmë drejt edhe direktivat e Partisë e ligjet e shtetit dhe lidhur me këto të shikojmë ndryshimet që duhet të bëjmë në punën tonë. Ndryshimet të bëhen jo për të lehtësuar veten, por për ta rënduar, sepse të jeni të bindur që asgjë nuk e lehtëson punën tonë, përkundrazi e komplikon, e rëndon, e bën më të sofistikuar. Asnjë nga ligjet e shtetit, asnjë nga vendimet e Partisë, nuk i ka hequr atributet as Sigurimit të Shtetit, as policisë, as kufirit, përkundrazi, ia ka shtuar. Vendimet e Partisë kërkojnë që atributet që i kishin deri tani këto organe, t'i kenë, po t'i përmirësojnë në mënyrë më të përpunuar, më të kualifikuar. Këtu qëndron dhe vështirësia e punës suaj. Në qoftë se flasim për boshllëkun në të cilën u gjenden këto organe, ky konsistonte në atë që nuk u kuptuan situatat, nuk iu përshtat puna kushteve të krijuara. Kjo nuk mund të thuhet vetëm për Sigurimin, po edhe për Partinë se edhe Partia u gjet e papërgatitur në këtë fazë tranzicioni të ndërtimit të punës së vet mbi bazën e vendimeve të fundit të KQ. Këtë boshllëk duhet ta plotësojmë menjëherë. Sigurisht, armiku nuk shfrytëzoi vetëm këto dobësi në punën e Partisë ose të organeve të Sigurimit, vetëm këtë boshllëk që u krijua nga përvetësimi i një praktike pune, që t'u përshtatej ligjeve e vendimeve të reja që dolën por shfrytëzoi dhe disa mungesa të tjera tonat, siç janë: vështirësitë ekonomike që ekzistojnë; tejkalimet e kompetencave, ngathtësinë në informacion... Unë mendoj që informacioni duhet të jetë shumë më i gjerë. Çdo ndodhi që bën vaki tek ne duhet të bëhet e njohur sepse mbi të thuren legjenda. “40 veta janë vrarë e janë varrosur në Malin me Gropa”, qarkullon një parullë, që m'u tha dhe në takimin që bëra me inteligjencien krijuese. Intelektualët që e ngritën thanë se nuk e besonin, po e përdoren si shembull për të treguar që tek ne nuk jepet informacion për ndodhitë. Parulla që gjoja janë vrarë 40 veta dhe qenkan varrosur në Malin me Gropa, fsheh diçka tjetër më të madhe. Këtu bëhet analogji me varret masive që po zbulohen në Republikën Demokratike Gjermane e në vende të tjera. Me një fjalë, armiqtë duan të krijojnë idenë

sikur në Shqipëri është bërë kërdia, sikur ky pushtet i popullit ka bërë krime kaq të mëdha sa varret janë masive! Po cilët janë kriminelët që i kanë vrarë këta? Sigurimi i Shtetit, Partia, pushteti. Pra, duan të hedhin dyshim mbi tërë sistemin tonë. Këtu shkon ideja e këtyre armiqve. Të mos biem viktima të parullave, por t'i kundërshtojmë. Partia të jetë e zgjuar në këtë luftë. Unë fola për anët negative të punës, për mësimet që duhet të nxjerrim, sepse këto dhe na preokupojnë, por, në të keqen, ka dhe të mira. Dhe këtë të mos e harrojmë. Përvoja e 2 korrikut tregoi se kuadrot, punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve të punëve të brendshme, si dhe oficerët e ushtrisë, inteligjencia e të tjera, ishin të lidhur ngushte më Partinë, me pushtetin. Kjo tregon forcën tonë, që jo vetëm na gëzon, por edhe na inkurajon që të hidhemi në sulm. Në qofte se armiku na sulmoi, tani e kemi ne radhën të kundërsulmojmë, te ngremë peshë masat kundër armikut të huaj dhe atyre që duan të na rrëmbejnë fitoret e popullit, pushtetin, socializmin. Këto fitore do t'i mbrojmë me të tëra forcat tona dhe, po të jetë nevoja, do godasim fort mbi armiqtë. Pasivë nuk do qëndrojmë. Kjo kërkon të gjallërohet në mënyrë revolucionare puna e organeve të Sigurimit. Nuk ka arsye që njerëzit tanë të jenë nën peshën e ndonjë ngjarjeje që rëndon, përkundrazi, duhen ngritur shpirtrat, forcat e njerëzve, të hidheni në sulm, duke zbatuar gjithmonë ligjet dhe duke shikuar me kujdes interesat e popullit, te pushtetit e socializmit.

Organet e punëve të brendshme duhet ta marrin veten shpejt. Nuk ka kohe për analiza të mëdha. Të ndërtojmë punën zbuluese e informative me shpejtësi. Sigurimi i Shtetit, policia dhe kufiri të jenë në lëvizje. Të mos luajnë rolin e zjarrfikësit, por t'u dalin përpara te papriturave. (Vijon ne faqe 27)


LONDON OCTOBER 2008

26

NDUE UKAJ ijetari i mirënjohur francez Saint Beuvit shkruan: "Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen". Kjo referencë mund të tumiret si e qëlluar për të interpretuar sadopak rëndësinë e reflektimit pozitiv ndaj historisë. Në dimensionet shqiptare, mendoj se ka një semantik të sforcuar dhe kësisoj ndihmon diskursin lidhur me debatin për marrëdhëniet tona me historinë. Për pesë decenie, Shqipëria ishte pjesë e politikës më çnjerëzore të mundshme, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Piramida e një diktature e ndërtuar me pasione të tmerrshme dhune, gjaku e krimi ka rënë, por flukset e saj ende vërtiten pa fije turpi dhe ngrehin kokën nga mbeturinat e trishta, duke i mohuar krimet. Mosnjohja e krimit dhe mospendimi për krimet është dyfishim i krimeve. Këtë gjë e ka bërë e veja e diktatorit Hoxha me paraqitjen e saj në TCH. Ajo duke u çjerr si një qaramane, kërkoj, pos tjerash të rishkruhet historia dhe çmendurisë t'i jepet vend në historinë shqiptare, pra që krimet të mos quhen krime, të pushkatuarit dhe të dënuarit të shpallën edhe njëherë tradhtar dhe të vriten barbarisht. Një marrëzi e pakripë, që mund del vetëm nga goja e një njeriu të inkriminuar deri ne ekstrem. Në të vërtet, ky soj i diskursit, thënë shkurt është shpërfaqja e trajtave më tragjike te mbeturinave të zeza të një diktature që ka prodhuar dhunë, krime, urrejtje. Por paradoksi sa qëndron tek e inkriminuara aq për

D

FUQIA E SË KEQES mendimin tim qëndron tek dishepujt e saj, ata të cilën i krijojnë hapësirë për të plasuar ajo në opinion marrëzirat e saj. Askush s'do të priste të kundërtën e asaj që e thoshte Nexhmija, por është e pafalshme që asaj t'i lejohej të predikoj dhe së këndejmi të dëshmoj për historinë tragjike, kur ajo vet ishte shkaktarja e kësaj tragjike, në mos kupola e saj. Në realitet ajo duhej dënuar për mosnjohjen e krimeve, ashtu siç ndodh në gjithë botën e qytetëruar. Prandaj ka të drejt Agron Tufa, i cili këto ditë shkruante se: "Absurditeti për mua nuk qëndron në produktin oral të një krimineleje, e cila vendin duhej ta kishte, pa asnjë ekzagjerim, në Tribunalin e Hagës". S'do mend se ajo vendin nuk do të duhej ta kishte në Shqipërinë e liruar nga kthetrat e egra të pushtetit të saj, por duke vuajtur dënimet për bëmat e tmerrshme. Madje s'do mend se ajo s'do të duhej lejuar të predikoj për historinë, kur dihet botërisht se ka qenë pjesë e krimeve të panumërta që historia do t'i njeh si të tilla përgjithmonë. Në të vërtet, ajo duhej të ishte në vendin e merituar (në Hagë), për faktin se do ta çlironte Shqipërinë nga një barrë e rënd, tejet e rënd që vazhdon të

qëndroj si plagë e dhimbshme mbi supet e saj të molisura nga diktatura. Tanimë po bëhen afër dy decenie që kur perdja e hekurt e diktaturës ka rënë dhe demokracia ka përshkuar Shqipërinë, ashtu sikur gjithë vendet tjera të Europës. Por, në dimensionet shqiptare ndodh paradoksi më i pazakontë dhe çnjerëzorë synohet t'i jepet kuptim. Është e trishtueshme të shihet se si gjurmët e këtij regjimi çnjerëzor akoma nuk janë zhdukur në Shqipëri. Përkundrazi, pasionet e egra dhe ogurzezë predikojnë në mënyrën më tragjike. Madje duke pretenduar në mënyrën më të paskrupullt të masko-

New SWS Garage Mechanical Services General Servicing Engine repairs Braking Systems, Clutches, Exhaust Electronics, Electrical, Welding Tyres Fitted & Wheels Balanceda

348 Hermitage Road

London N15 5BR Tel:0208809 2221 Fax: 0208809 9111 Mobile: 07976 716 175

Ofrojme sherbime te garantuara Çmime konkuruese Per cdo problem te makines suaj mund te kontaktoni ne cdo kohe apo te vini tek servisi yne. Oferte speciale per shqiptaret Kenaqesia juaj eshte detyra jone

&

Car wash

hen krimet e panumërta dhe të ditura botërisht, sikundër vetë aparati i tërë kriminel që ka shkatërrua jetëra të tëra. Kjo tendencë e marrë bëhet me qëllime të menduara që diktatorit dhe sistemit të tij t'i rikthehet vendi në historinë shqiptare. Duke synuar të vë kuptime të reja në realitetet e sotme shqiptare, me një pikëqëndrim në ridimensionimin e periudhës së diktaturës së çmendur, e veja e Hoxhës jo që nuk kërkon falje para popullit të saj, por përkundrazi pohon të kundërtën e asaj që ka ndodh, që është një krim i rënd dhe i dënueshëm. Çdo kush që ka parë apo lexuar intervistën e njeriut që ka qëndruar në piramidën e aparatit kriminel në Shqipëri, të vesë së diktatorit Hoxha, do te jetë ndjerë i trishtuar, i pikëlluar dhe i revoltuar. T'i jepet mundësia diktatorit të rrëfej, kjo s'do koment. Gjëra të tilla ndodhin në realitetin shqiptar. Në botën e qytetëruar kjo as që mund të imagjinohej. "Zëri është tregues dhimbjeje e kënaqësie, porse atë e kanë edhe kafshët të tjera; ndërsa fjala ekziston për të shprehur çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, çfarë është e drejtë dhe çfarë është e padrejtë" shkruan dijetari

spanjoll Josep Ramoneda. Nexhmije Hoxha nëpërmjet fjalës edhe njëherë ka bërë krime të rënda mbi popullin shqiptar, duke u bërë pengesë për të kundruar historinë nga perspektiva e së ardhmes. Është momenti i rëndësishëm që kombi shqiptar të reflektoj drejt dhe të kuptoj se "pushteti lindi prej fjalës", prandaj s'duhet lejuar çdo kush që ta manipuloj më të, në të kundërtën duhet të ndëshkohet. Hiq më pak, atyre që kanë masakruar me fjalë nuk duhet lejuar në komoditet të predikojnë dhe të edukojnë tjerët. S'do mend se diktatura ka lënë gjurmë dhe nostaligjket e diktaturës nuk mund të çlirohen nga adhurimitaria për diktatorin. Të tillë ka kudo në hapësirat shqiptare, por ata duhet izoluar për hir të së ardhmes dhe perspektivës. Prandaj është e turpshme aq sa për mediat e Tiranës t'i jepet hapësirë për të rikuperuar krimet kriminelit, aq është e turpshme dhe skandaloze që lider të Kosovës, madje krerë të lartë të institucioneve që të varin në muret e tyre portretin e diktatorit. Një gjë të tillë kam para vetëm para disa ditësh në RTK. Kjo paralele flet shumë. Kush ka veshë le të dëgjoj.


LONDON OCTOBER 2008

27

(Vijon nga faqja 25) Gjykata dënonte ata që u kishte “lindur mendimi kriminal”

Dy të rinj nisen nga Korça një ditë maji 1990. Ndërsa në Tiranë dhe në Përmet ishte festuar për herë të fundit 46-vjetori i të ashtuquajturit kongres i Përmetit, që evokonte ardhjen në pushtet të komunistëve, të rinjtë ishin bashkuar për të ikur nga jeta e mërzitshme dhe e vështirë e vendit të tyre, të keqqeverisur nga Partia e Punës e Shqipërisë. Të rinjtë kishin dëgjuar aq sa kishin mundur se kishte dalë një ligj që nuk e cilësonte largimin nga atdheu si “tradhti”.

Ishte fjala për ligjin nr.7380 datë 8 maj 1990 “Për disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSH-së”, ndër të tjera e përkufizoi kalimin e paligjshëm të kufirit jo krim ndaj atdheun po një vepër që mund të dënohej me riedukim nëpërmjet punës ose deri në 5 vjet. Të rinjtë Nesimi dhe Sokoli ishin në vitin e tretë në shkollën gjeologji – miniera të atij qyteti. Nuk kishin pasur dëshirë të merrnin diplomën por kishin nxituar të shkonin jashtë vendit për një jetë më të mirë. Kanë blerë reçel, gogozhare dhe biskota e më pas janë nisur drejt kufirin për në postën kufitare të Starjes në Rrethin e Kolonjës. Pasi kanë përshkruar në këmbë gjithë rrugën i ka kapur nata. Duke ecur ashtu kanë shkuar afër një bunkeri teksa janë diktuar nga rojet kufitare. Menjëherë rojet kufitare kanë qëlluar në drejtim të dy personave. Plumbat kanë marrë

Vrasjet në kufi. Si dënoheshin ata që shpëtonin? Sokolin ndërsa Nesimi është detyruar të dorëzohet. “SHTETAS I ASGJËSUAR” Në skicën përkatëse nga vendi i ngjarjes, shihet qartë se dy të rinjtë kanë qenë shumë afër kufirit. Por ajo që të bën përshtypje janë shënimet “shtetas i asgjësuar” (për Sokolin) dhe “shtetas i kapur” (për Nesimin). Ky shtetasi i asgjësuar ishte një 18-vjeçar. EKSPERTI MJEKO - LIGJOR Më 24 maj 1990 ka ardhur në vendin e ngjarjes një eksperti mjeko-ligjor. Ai ka bërë të gjitha procedurat përkatëse dhe ka vërejtur se viktima është vrarë në kokë me armë zjarri të kufitarëve. MARRJA I PANDEHURI I NESIMIT

Dy ditë më vonë, një hetuesi i Kolonjës, ka nisur çështjen penale ndaj Nesimit për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 127 e 11/2 të Kodit Penal “për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërore”. PYETËSIA Nesimi është marrë në pyetje nga hetuesi i çështjes. Ai ishte nga Goskova e Korçës. Kishte njerëz në Brazil dhe Australi. Shoku i tij, Sokoli kishte njerëz në Stamboll. Ka shpjeguar gjithë rrugëtimin e dy të rinjve nga Korçë për në vendin ku do të ishte stacioni i fundit i të ndjerit Sokol. Siç del edhe nga pyetësia janë lodhur nga ky rrugëtim. Kanë pushuar disa herë, ndërsa fati nuk ka qenë me ta. VENDIMI NJË DITË PAS 2 KORRIKUT Një ditë pasi në Tiranë një masë e madhe njerëzish ishin futur në ambasadat e huaja, Gjykata Popullore e Korçës, ka marrë në ngarkim çështjen në ngarkim të Nesim Qoses, i vitlindjes 1972, origjina shoqërore kooperativist, me arsim 10 klasë, i pamartuar. “Mendimi kriminal” Është ndoshta rast për t’u mbajtur shënim, formulimi i Gjykatës së Kolonjës që ka vërejtur se dy të rinjve, Sokol dhe Nesim, më 23 maj 1990 “u kishte lindur mendimi kriminal për të kaluar kufirin shtetëror e për të vajtuar në Greqi. Gjykata vërente se dy të rinjtë kishin marrë adresat e të afërmve të tyre jashtë vendit dhe kishin fjetur në Korçë te i vëllai i Nesimit. Me një makinë kanë shkuar në drejtim të Kolonjës në rrugën që të çonte te miniera e Bezhanit. Në orën 20.30 kishin qenë rreth 200 metra larg kufirit kur ishin goditur nga rojat kufitare. Sokoli është vrarë menjëherë nën breshërinë e plumbave të kallashnikovit. Në orën 23.00 është dorëzuar edhe Nesimi. Në përfundim trupi gjykues duke marrë parasysh moshën, si dhe gjendjen shëndetësore të të pandehurit, e dënon atë me 8 muaj burg.

“Përvoja e 2 korrikut tregoi se kuadrot, punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të organeve të punëve të brendshme, si dhe oficerët e ushtrisë, inteligjencia e të tjera, ishin të lidhur ngushte më Partinë, me pushtetin. Kjo tregon forcën tonë, që jo vetëm na gëzon, por edhe na inkurajon që të hidhemi në sulm. Në qofte se armiku na sulmoi, tani e kemi ne radhën të kundërsulmojmë, te ngremë peshë masat kundër armikut të huaj dhe atyre që duan të na rrëmbejnë fitoret e popullit, pushtetin, socializmin” Ramiz Alia


LONDON OCTOBER 2008

28

Nju Jork Tajms: Kadareja, shkrimtari i madh shqiptar omani “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë, ka tërhequr vëmendjen e kritikëve të letërsisë në Shtetet e Bashkuara, pas ribotimit ditët e fundit në gjuhën angleze. Gazeta Neë York Times botonte sot artikullin “Një mision i errët në fushat me eshtra të Shqipërisë”, në të cilin vlerësohej lart jo vetëm ky roman, por edhe vepra e shkrimtarit të madh në përgjithësi. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese Arcade, e cila ka sjellë edhe më parë vepra të shkrimtarit Kadare për publikun amerikan. Botimi i “Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur” është një rikthim në libraritë amerikane. Dick Seaver, shtëpia botuese e të cilit Arcade, nxjerr librin, sqaron arsyset. “Ka dy arsye për ribotimin e ‘Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur’, së pari varianti i mëparshëm, kishte dalë jashtë qarkullimit prej shumë vjetësh dhe së dyti zoti Kadare nuk ishte plotësisht i kënaqur me përkthimin e atëhershëm. Edhe përkthimin e tanishëm ai e rishikoi dhe besoj se duhet të jetë i kënaqur me hedhjen në tregun amerikan të variantit të tanishëm”. Arcade ka botuar edhe më parë libra të Kadaresë, përfshirë “Pasuesin” dhe “Vajzën e Agamemnonit”. “Ne kemi botuar të paktën 12 libra të Kadaresë dhe i kemi botuar veprat e tij me shumë besnikëri sepse besojmë se ai është një shkrimtar i madh botëror”. Zoti Seaver thotë se vepra e Kadaresë nuk ka depërtuar akoma plotësisht në tregun amerikan, pasi siç shprehet ai lexuesit amerikanë kanë në përgjithësi paragjykime për shkrimtarët e huaj. Por ndërsa publiku amerikan në përgjithësi mund të dojë ende kohë për t’u njohur me shkrimtarin e madh, vepra e zotit Kadare është jo vetëm e njohur por e vlerësuar jashtëzakonisht nga kritikët letrarë. Njëri prej tyre është Richard Eder i gazetës Nevv York Times. “Bota e Ismail Kadaresë është një lloj anti-materie. Shkatërron tonën. Vetëm se ndryshe nga ç’ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme”, shkruan ai. Me këto fjalë e fillon shkrimi e tij për botimin në anglisht të romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”,

R

“Bota e Ismail Kadaresë është një lloj anti-materie. Shkatërron tonën. Vetëm se ndryshe nga ç’ndodh me grimcat elementare në fizikë, bota e tij plotëson tonën duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme” Richard Eder i gazetës Neë York Times. Më tej, autori që ka shkruar edhe më parë për librat e Ismail Kadaresë në faqet e Neë York Times-it, thotë se “të lexosh romanet e këtij shkrimtari të madh shqiptar, do të thotë të hysh në një makth ku ne nuk mund të banojmë, por që ne ndjejmë se e kemi brenda nesh”. I ndërgjegjshëm mesa duket se përkufizimi “shkrimtar i madh shqiptar” mund t’i bëjë lexuesit të humbin interesin, kritiku Eder i Nju Jork Times-it sqaron se

janë botët e vogla që përbëjnë atë të madhen si për shembull “Shoqëria e Fshatit e shkrimtares Jane Austen, Misisipi me Baltë i Mark Tueinit, Mança e Dremitur e Servantesit, madje edhe Ferri i Dantes është i populluar nga sherret e përgjakshme mes disa qyteteve-shtet të vogla”. Shqipëria ka jetuar e izoluar, e varfër, aty ku marshimet dhe kundërmarshimet e Lindjes dhe Perëndimit e kanë shkelur pothuajse aksidentalisht, kryeneçe, me një kod të lashtë dhune hakmarrëse dhe gjakmarrjeje, vazhdon më tej

kritika. “Zoti Kadare na tërheq në këtë botë të çuditshme dhe ne dalim prej saj duke parë me habi veten”. “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” e realizon këtë përmbysje më hapur sesa romanet e mëvonshme të Kadaresë. Duke vazhduar më tej, New York Times-i shkruan se në këtë vepër, hyrja e një perëndimi të përparuar në terrin shqiptar dhe shpërbërja e tij morale, është shprehur qartë në vetë rrëfimin e shkrimtarit. Pasi jep një përmbledhje të shkurtër të fabulës së njohur të ro-

manit, autori thotë se zoti Kadare nuk është nga ata që përcjellin mesazhe, por i sjell ato në jetë, në një jetë vdekjeprurëse. Duke përshkruar skenën e fuqishme pasi gjenerali vendos të marrë pjesë në dasëm, Eder thotë se “drama shpërthen si një britmë pas një heshtjeje të gjatë”. Me të njëjtat tone shkruan edhe gazeta Boston Globe që e quan Kadarenë një shkrimtar me peshë globale, ndërsa Los Anxheles Times e krahason prozën e tij me realizmin magjik të Gabriel Garsia Markesit.


LONDON OCTOBER 2008 ktori i njohur hollivudian me origjinë shqiptare, Xhim Belushi do të vijë sëshpejti për herë të dytë në Shqipëri. Lajmin e konfirmon vet Belushi i cili shprehet se “Do të vizitoj sërish vendin tim të origjinës, Shqipërinë dhe kjo jo për alibinë si autor i librit ‘Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal’, por në krye të një përfaqësie të Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë, e cila ka mbledhur fonde për fëmijët e lindur me të meta fizike e mendore.” Më tej, teksa e pyesim aktorin e njohur me origjinë shqiptare mbi planet e tij filmike, nëse ka ndonjë figurë historike të kombit shqiptar të cilën ai do ta interpretonte, na përgjigjet se ende nuk ekziston një projekt i tillë, por nuk përjashtohet si mundësi në të ardhmen. Ai në çdo vend gjen rastin të pohojë me krenari:

A

Jam shqiptar. Kam ardhur këtu për ta treguar këtë krenari dhe dëshiroj që edhe shqiptarët e tjerë ta shfaqin këtë krenari kudo që shkojnë në botë. Unë jam shqiptar.”

Në të njëjtën mënyrë aktori i madh është përgjigjur edhe herë të tjera kur e kanë pyetur mediet amerikane. Takimin me Xhim Belushin e bëmë me rastin e festës që organizonte para pak ditësh Kisha e Shën Gjergjit në Boston, e cila kremtonte 100- vjetorin e themelimit nga Fan Noli. Pikërisht me këtë rast, ishte ftuar edhe Belushi, të cilin Kisha e dekoroi me motivacionin “Për kontributin e lartë, që me emrin e tij si shqiptar ka bërë në prezantimin e vlerave kombëtare, teksa është prezantur, se është shqiptar.” Belushi ka rrëfyer se rrënjët i ka shqiptare, si nga nëna dhe nga babai. James (Jim) Belushi lindi më 15 qershor të 1954-s në Çikago. I ati emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte 16 vjeç, kurse e ëma Anjeza është shqiptare e lindur në Amerikë. Në prezantimin e tij në “Grand Gala” në “World Trade Center” në Boston, aktori i njohur foli me kënaqësi të madhe për vizitën e parë të tij me të atin në vendlindje.

“Kur isha në vendlindjen e babait, Shqipëri, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë figurën time, të gjithë më dukeshin të njëjtë si unë.” Gjatë vitit 1995 aktori i njohur, së bashku me djalin e tij dhe babanë (siç tregoi Xhimi gjatë marrjes së dekoratës, vizitoi për herë të parë Shqipërinë. “Babait tim i kishte hyrë në palcë frika nga regjimi i Enver Hoxhës. U nisëm në vendin e të parëve tanë me ftesë të presidentit z. Sali Berisha, ku na u rezervua një pritje e madhe, deri tek shtrimi i tapetëve të kuq.” Xhimi vijon të kujtojë më tej se “U surprizuam nga pritja që na u bë atëherë dhe presidenti nisi të na tregonte arritjet e Shqipërisë. Në fund të takimit, Berisha e pyeti babain të thoshte diçka, por ai ishte ende i frikësuar nga ato që kishte dëgjuar që ndodhnin në Shqipëri. Baba shtangu. Unë i dhashë kurajë duke i thënë: Folë baba se nuk ka më komunizëm këtu dhe nuk të fut njeri në burg.” Më tej, Xhimi që vazhdon të mos e braktisë humorin e tij, vijon të tregojë edhe disa episode të tjera por kësaj here më të ëmën;

Nëna ime, ‘Nani’ nuk dinte anglisht, por kishte mësuar nja dy fjalë sa për bela. Kur donte t’i mbyllte telefonin ndokujt i thoshte ‘Jim working’”.

Një e re e kësaj mbrëmjeje ka qenë edhe interpretimi i shkëlqyer i aktorit të njohur hollivudian, veçse kësaj here jo në aktrim, por në muzikë. Belushi është një talent edhe sa i përket muzikës “Rhythm & blues”, gjë të cilën e tregoi me pasion kur bëri të gjithë sallën të ngrihej në këmbë e elektrizuar para tij. Një performnancë madhështore dhe koncert unikal ky, që do të mbetet i paharrueshëm për komunitetin shqiptar që jeton në Amerikë.

29

James Belushi: “Së shpejti në Shqipëri për bamirësi”


LONDON OCTOBER 2008

30



MODA

LONDON OCTOBER 2008

32

Vjeshta ka filluar edhe për vitin 2008 dhe butikët përqark vendit kanë ndryshuar koleksionet e tyre nga ‘ulje çmimesh’ të ‘vjeshtë – dimër 2008’. Ndoshta e vërteta është se koleksionin e dimrit nuk mund ta gjejmë ende të terin, por të paktën atë të vjeshtës po. Nëse nuk jeni të sigurtë për veshjet e gjithë stinës por dëshironi të blini diçka të koleksioneve të reja, atëherë këshilla ime do të ishte një bluzë me volum dhe monokrom, të cilat duken të jenë në prezencë të shumë revistave të modës gjithandej si dhe një nga preferimet e shumë stilistëve. Pra, bluzat me volume si me mëngë të gjata apo të shkurta mund të përdoren në shumë raste. Duke i kombinuar me një fund dhe këpucë me taka të larta, mund te arrini një luk me të veshur kurse duke i kombinuar me xhinse dhe këpucë të sheshta mund të arrini një luk më të thjeshtë dhe të lirë. Nëse mendon se bluzat monokrome nuk përfaqësojnë stilin apo tipin tënd, atëherë dhe ato me volum dhe printe ose shumëngjyrëshe janë po ashtu njësoj të kohës sa dhe ato monokrome.

MAKIJAZHI I STINËS në një vijë dritën dhe hijet në makijazh si dhe ngjyrat bezhë me ato të rosta. Ky tip makijazhi është për të komplimentuar tiparet tuaja natyrale dhe jo për të krijuar një kontrast mes tyre.

Vjeshta është stina e vërtet e make up-it pasi klima ftohet por në dëshirojmë të përdorim sa të mundemi ngjyrat që kemi përdorur gjatë verës, plus që kur klima ftohet është e vërtetë se femrat përdorin më shumë make up sesa gjatë stinëve të ngrohta. 3 luket më të theksuara të stinës janë parashikuar të jenë: 1 boudoir, 2 vamp dhe 3 eco-centric. BOUDOIR- luku natyral por seductive në maksimum… Çelësi i sekretit të këtij luku është të mbash

Për të krijuar lukun BOUDOIR, përdorni një make up sa më natyral të ngjashëm me ngjyrën natyrale të lëkurës tuaj dhe ndriçojeni fytyrën me pak blusher të një ngjyre roze ose flori. Përfundoni makijazhin me maskara te zeze ose kafe dhe një buzëkuq rozë sa me te lehte.

VAMP- luku qe çdo femër dëshiron brenda saj… I erret, dinak dhe I kërkuar…makijazhi vamp do te ishte ai me I shkëlqyeri I mbrëmjes.. Me një fytyrë sa më të bardh dhe kockat e faqeve sa me bronz si dhe hijet e syve të errëta me rimel të theksuar apo qerpikë që

ECO-CENTRIC- luku që kthen vëmendjen tek arti I ngjyrave… Artistik, ekologjik dhe ngjyre toksike ky luk transformon pamjen në një përendeshe të gjelbër. Ky lloj makjazhi përdoret për të krijuar pamjet e natyrës, me make up sa me natyral dhe buzëkuq të çelur si ngjyrat e luleve. Ky luk kompletohet me ngjyrë të gjelbër në sy të toneve të ndryshëm, herë mat dhe herë ndriçues. Këshilla ime do të ishte të përdornit tone të gjelbërt me veshje monokrome, ku kontrasti i ngjyrave do te ishte i theksuar por dhe ndriçimi I fytyrës tuaj po ashtu. Si për shembull, me një veshje “all black” nuk ka dyshim se sytë tuaj do të tërhiqnin gjithë vëmendjen. Përgatiti Rudina S

të “vrasin” ju do arrini me sukses lukun vamp duke I shtuar atij një buzëkuq mat dhe klasik. Sekreti i lukut vamp bazohet te një përbërje sa më mat dhe një stil dinak ku produktet e lyerjes se makijazhit janë përdorur në maksimum. Ashtu siç shohim ne foto Miss Universe Albania 2008, Matilda Mcini e cila duket totalisht e transformuar me këtë lloj makijazhi si një star e vërtetë.


LONDON OCTOBER 2008

33

Këshilla për shëndetin

Si të luftojmë stresin & sëmundjet mendore? ruri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra, në një nivel të lartë, nëpërmjet organeve shqisore: syve, veshëve, etj. për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Dëmtimet e trurit mund të dobësojnë shëndetin mendor dhe të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Prandaj ekspertët japin një sërë këshillash për të shmangur sëmundjet nervore. 1- SHMANGNI MËRZITJEN Studimet e bëra tregojnë se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. 2- PËRPIQUNI TË JENI OPTIMISTË Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore. 3- BËNI NJË JETË AKTIVE Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

T

4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin 5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin 6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik 8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes 9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor KËSHILLA PËR NJË DIETË QË I BËN MIRË TRURIT

4- QESHNI DHE VETËM QESHNI E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese. 5- MARTESA E LUMTUR Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura. 6- SHMANGNI STRESIN Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. Stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër. Gjendjet e vazhdueshme nën

stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj. 7- MEDITONI Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë. KËSHILLAT E EKSPERTËVE PËR TË SHMANGUR PROBLEMET MENDORE 1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh 2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore 3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij

Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. NDIKIMI NEGATIV I STRESIT NË SHËNDETIN MENDOR Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni

më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj. Efekti i bashkëjetesës në shëndetin mendor Bashkëjetesa është më e mirë për shëndetin mendor të meshkujve, po martesa është më mirë për lumturinë e femrave, sugjeron një studim i ri. Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave në Angli nxjerr në pah që kush rri në marrëdhënien e parë të qëndrueshme gëzon shëndet të mirë mendor. Ndërsa meshkujt e marrin veten pas ndarjeve me radhë, femrat e kanë shumë më të vështirë. Në fakt mund të jetë më mirë për shëndetin mendor të femrës të rrijë e vetme, sesa ketë dashur e të ketë humbur dikë. Mungesa e mbrojtjes së të drejtave financiare dhe të drejtave të pronës, dhe si rrjedhojë mungesa e sigurisë kur ndahen çiftet që bashkëjetonin mund të shpjegojë pse femrat që bashkëjetojnë kanë më shumë probleme mendore se femrat që martohen. Këtë e tregojnë studimet më të fundit. DEPRESIONI DHE ANKTHI, KUSH I PËRJETON Martesa është shoqëruar prej kohësh me përfitime shëndetësore, sidomos për meshkujt. Studime të mëparshme tregojnë se njerëzit që martohen pritet të jetojnë më gjatë, të kenë përqindje më të vogël vdekjesh dhe mirëqenie më të lartë psikologjike se ata që rrinë pa martuar, thotë grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shëndet të dobët mendor në të dyja sekset, megjithëse formimi i marrëdhënieve të reja e zbeh disi këtë efekt. Gjithsesi, femrave u duhet më shumë kohë për të marrë veten sesa meshkujve. Shëndeti mendor i femrave merr të tatëpjetën më shpejt sa më shumë ndarje që përjetojnë. Për meshkujt nuk ndodh kështu. Shëndeti më i mirë i meshkujve vihet re tek ata që kanë kaluar dy ose më shumë se dy riformime partneriteti. PËRGATITI ANILA HOXHA


LONDON OCTOBER 2008

34

Kuzhina shqiptare TONY Bukë me hudhër dhe spec të djegës (Cajun spicid bread) Përbërësit e recetës 500 gr miell i situr me përqindje të lart gluteni 300 ml ujë i vaket 30 ml vaj luledielli 15 ml salcë e koncentruar domateje 1.5 lug kafeje spec i kuq(paprika) 1 lug kafeje cayenne spec 1 lug kafeje oregano ½ lug kafeje piper 3 thelpinj hudhre te shtypura ½ lug kafeje krip ½ lug kafeje sheqer për aktivizimin e majasë 1 ½ lug kafeje maja me kokrriza e thatë Mënyra e pregatitjeses se recetës Përziem majanë me sheqerin dhe ujin e vaket dhe e lemë në uji vend te ngrohet për 10 min deri sa majaja te fryhet dhe te aktivizohet. Gjithë përbërësit e tjerë te recetës i përziem mirë e mirë me miellin ne uji enë të thellë plastike dhe pasi tretësira e majasë është aktivizuar e bashkojmë me miellin mix dhe e përziem mirë me lug druri deri sa te njomet mirë me lëngun e majasë dhe pastaj e kalojmë në sipërfaqe të tavolinës së spërkatur me miell dhe e rrahim brumin për 10 min deri sa te krijohet një brumë i but pastaj e kalojmë ne enën qe ishte e mbulojmë me napë dhe e lamë te fermentohet në një cep te ngrohet te kuzhinës për 40 – 50 minuta ose me mirë deri sa masa e brumit te dyfishohet ne mas. Rrahim brumin pasi është fermentuar dhe e ndajmë ne 3 kulacka me madhësi të barabartë dhe duke i spërkatur me pak mill i rrotullojmë duke jua dhen formën e litarit me gjatësi të njëjtë dhe i mbërthejë njeri me tjetrin ne formë gërsheti pastaj e vendosim ne tavën katrore te lyer me vaj dhe e lyejmë sipër me vezë te rrahur dhe e lamë te fermentohet dhe për 10 minuta dhe ne fund e pjekim ne furrë ne temperature 190 Gradë Celsius për 18-22 minuta dhe ne shikim shumë i fryrë me ngjyrë te kuqërreme nga shkëlqimi i lyerjes se vezës Tavë me mish vici (Beef casserole) Përbërësit e recetës 1kg mish vici i prerë në kubike mesatare 2 lug çaji niseshte 2 lug gjelle vaj luledielli 25 gr margarine 1 qep e madhe e prerë në gjysme rrathë 125 gr proshutë e prerë ne shirita te imët 2 karrot te mëdha te prera ne rrathë te vegjël 1 presh i prerë ne rrathë 4 gjethe dafine 2 degë te vogla rozmari 4 thelpinj hudhër e shtypur 1 shishe verë e kuqe Mënyra e pregadities se recetës Ne fillim ngrohim furrën ne temperature 180 Gradë Celsius. Lyejmë kubiket e mishit me nise-

shte deri sa qe çdo kubike te veshët mir me puder te niseshtesë pastaj në një tigan te madh kaverdisim vajin dhe margarinën dhe pasi te kërcej vaji hedhim mishin dhe e kaverdisim ne zjarr me temperature maksimale deri në ngjyrën kafe zhvendosim mishin nga tigani dhe e lëmë menjëanë dhe në të njëjtin vaj hedhim qepët dhe proshutën dhe i kaverdisim për 6 minuta pastaj shtojmë karotat preshin dafinën rozmarin hudhrën ne fund krip piper pastaj shtojmë mishin e kaverdisur me par dhe i shuajmë me verë pastaj e mbulojmë me kapak dhe e ziejmë ne zjarr konstant për 10 minuta pastaj e transferojmë nga tigani ne tavë dhe I pjekim ne furrë për 1 or deri1or ½ .Shërbehet me oriz ose patate dhe me bukën e mësipërme

Fileto pule e mbushur me djathë dhie Perbersit e recetës

Ëmbëlsirë me banane dhe qumësht panda

4 fileto pule 200 gr djathë dhie 4 thelpinj hudhra te shtypur 1 tufë basil i gjelbër i freskët 100 ml vaj ulliri Krip piper

(Banoffee pie)

Ngrohim furrën ne temperature 180gradC ose gas markë 4 pastaj lyejmë tepsinë e thellë qe do te shtrojmë lazanjien. Ne uji tigan hedhim vajin dhe kaferdisim hudhrën deri sa ta lëshojnë erën karakteristike pastaj hedhim qepen dhe e kaferdisim për 5 minuta pastaj shtojmë mishin e grirë dhe kaferdisim per 10 -15 minuta dhe shtojmë salcën e domates salcën e koncentruar oreganon basilin ujin krip dhe piper e mbulojm me kapak dhe e ziejmë për 15 minuta. Në tepsinë e lyer ne fund te saj shtojmë 1/3 e mbushjes me mish te grirë dhe e mbulojm me petat e lazanjes that pastaj e shpërndajmë gjysmën e djathit rikota sipër petave dhe mocarellen te njëjtin proces e përsërisim për shtresën e dytë shtrojmë mbushjen me mish petat e lazanjes djathin dhe ne fund djathin parmizan pastaj e mbulojmë me letër metalike kulinare dhe e fusim ne furr dhe e pjekim për 50 minuta ne fund heqim letrën dhe e vendosim ne grill për 10 minuta për ti dhënë ngjyrë te kuqërreme në sipërfaqe. Serviret me sallat dhe bukë me hudhra

Baza 15 biskota të mëdha 100 gr gjalpë pa krip Mbushja 75 gr gjalpë 1 tas mesatar 300ml qumësht panda 100 gr sheqer I kuq 2 lug çaji mali 4 banane të prera ne rrathë 1 limon i shtrydhur Çokollata e grirë në rende për dekorim

Perbersit e recetës

Mënyra e pregadities se recetës

Përbërësit e recetës

Mënyra e pregadities se recetës

Lazanje me mish te grirë (Beef lasagna)

2 thelpinj hudhre te shtypur 1 qep e grirë imët 2 lug çaji vaj ulliri 500 gr mish i grirë 100 ml salcë domateje picash 250 gr peta lazanje te thata 1 lug çaji salcë domateje e koncentruar 175 ml ujë 1 lug kafeje oregano 1 tufë basil i prerë imët 250 gr djathë Italian rikota krem 125 gr djathë mocarella e grir 25 gr djathë i fort parmizan i grirë Piper krip sipas dëshirës

ne furrë apo sallat dhe me bukën e recetës par

Ne fillim ngrohim furrën ne temperaturën 200 Gradë Celsius. Filetove ua heqim lëkurën duke e ruajtur menjëanë për të mbuluar fileto në fund pastaj i presim në mes duke i ndarë në dy gjysme fileto dhe i rreshtojmë në tepsinë e pjekjes 4 gjysme fileto duke i marinuar me krip dhe piper presim djathin ne shirita te holl dhe e vendosim siper gjysem filetove ne mes dhe pastaj sipër djathit shtrojmë basilin e gjelbër duke e spërkatur me hudhra me vaj ulliri dhe pastaj i mbulojmë me kujdes me 4 gjysme fileto e mbetura dhe ne fund i mbulojmë me lekuren e vet shtojmë krip piper dhe pjesën e mbetur te vajit te ullirit dhe i pjekim ne furrë per 40 minuta deri sa lëkura te marr ngjyrë të kuqërreme .Shërbehet menjëherë pas pjekjes sipas dëshirës me oriz perime te pjekura

Mënyra e përgatitjes Ne fillim shkrijmë gjalpin dhe pastaj shtypim biskotat imët shumë imët dhe i njomim me gjalpin mirë pastaj këtë bazë e shtrojmë në një enë porcelani të thellë me diametër 20 cm të lyer me gjalpë dhe e futim në frigorifer dhe fillojmë përgatitjen e mbushjes në një tenxhere mesatare hedhim gjalpin qumështin panda mjaltin dhe i përziem ngadalë ne zjarr te ulet deri sa sheqeri te shkrihet plotësisht dhe gjalpi te tretet mirë dhe te na formohet një eng krem i trash me ngjyrë te kuqërreme te hapur. Presim 2 nga bananet ne rrathë me madhësi te njëjtë dhe i shtrojmë ne sipërfaqe të bazës se biskotave me shpërndajmë në të gjithë hapësirën e saj dhe ne fund ia hedhim mbushjen dhe e lëmë të mpikset mirë pastaj i presim dy bananet e tjera me forma të ndryshme dekorimi dhe i spërkatim me lëng limoni qe te mos nxihen dhe I vendosim sipër dhe i spërkatim me çokollata te grirë imët dhe e racionojmë ne 10 racione dhe dhe e lëmë në frigorifer.E sherbejmë me krem te rrahur me vanilje dhe sheqer pudër Ëmbëlsirë crumble me molla dhe mana ferre Përbërsit e recetës Mbushja 3 molla jeshile te qëruara dhe te prera ne kubike 30 gr gjalpë 150 gr sheqer 1 lug kafeje kanellë e bluar Mbulesa e siperme 50 gr gjalpë 120 gr miell i bardh plain 60 gr sheqer Sheqer pudër për dekorim Mënyra e përgatitjes se recetës Ngrohim furrën ne temperature 200 gradë Celsius pastaj përgatisim mbushjen duke vendosur ne zjarr gjalpin ne një tenxhere mesatare dhe pasi gjalpi ngrohet shtojmë mollët e qëruara dhe te prera ne kubike te vogla i gatuajmë ne gjalpë dhe zjarr te ngadaltë per 10 minuta deri sa mollët te zbuten jo te thermohen ne pure pastaj shtojmë manat dhe i heqim nga zjarri menjëherë atëherë përgatisim mbulesën duke e tharmuara gjalpin solid ne miell me majat e gishtrinjëve deri sa te behet një përshesh i njomur ia shtojmë sheqerin duke e përzier mirë. Ne një enë porcelani te lyer me gjalpë ne fillim shtrojm mbushjen me molla dhe mana pastaj siper shtrojmë mbulesën ne formë përsheshi duke e sheshuar mir dhe e pjekim ne furr per 20 – 30 minuta deri sa mbulesa te marr ngjyrë te lehtë te kuqërreme e shërbejmë me akullore apo krem te trash qumështi double cream JU BEFTE MIRË


LONDON OCTOBER 2008

Eposi i kreshnikëve Përgatiti: Jeni MYFTARI (Vijon nga numri i kaluar) kronj që skuqen kur nënat lajnë rrobat e djemve të kthyer nga lufta; varre të vetmuara e burgje të errëta; rënkime të vdekurish që s'mund të ngrihen të ndëshkojnë fyerjet; vajtime të madhërishme e mallkime me përmasa të përbindeshme. Me të drejtë studiuesit janë shprehur se ky është një aksion i ethshëm, që vazhdon qindra ditë apo qindra vjet, e që përbën materien poetike të eposit. Së fundi, lidhur me tematikën e eposit të kreshnikëve vlen të përmendet se në asnjë rast nuk kemi konflikte fetare. Ky element flet dhe një herë për harmoninë dhe tolerancën ndërfetare që ka ekzistuar në shekuj ndër shqiptarët. 4. BOTA DHE JETA E KRESHNIKËVE Jeta dhe veprimtaria e kreshnikëve zhvillohen rreth Jutbinës, qytet i vogël në Kroaci. Teatri kryesor i ngjarjeve shtrihet në viset veriperëndimore të Gadishullit Ballkanik (Zadër, Senjë, Kotorret e reja etj). Por në epos rrethi i veprimeve zgjerohet dhe shkon nga Shqipëria në Brigjet e Tunës (Danubit). Gjeografia e eposit përfshin, veç toponimeve të mësipërme, edhe të tilla si Vlora, Shkodra, Tetova, Budini (Budapesti), Bosnja, Rumelia, Maxharia, Toliri (Italia), Venediku, Turqia; madje, në raste të rralla, edhe Moskovi e Bagdati. Veç kësaj, përmenden dendur edhe toponime të paidentifikuara gjeografikisht si Bjeshkët e Nalta, Lugjet e Verdha, Klysyrat e Zeza, që më shumë tingëllojnë si legjendare. Siç mund të vihet re, toponimia e eposit nuk përkon plotësisht me territorin e përhapjes se tij, siç e njohim që në fillim të shekullit, që kur eposi nisi të mbidhej prej studiuesve. Një dukuri të tillë shkencat shqiptare e shpjegojnë me dy shkaqe, që ndërthuren midis tyre. Njëri është i natyres historike, tjetri i natyrës artistike. Dihet se Ilirët, të parët e shqiptarëve, dikur shtriheshin në veri deri në brigjet e Danubit. Dyndjet në masë të sllaveve dhe përpjekjet për t'u stabilizuar në Ballkan (intensiteti i tyre më i madh i hershëm u përket shekujve VI-VIII), bënë që elementi ilir e më vone iliro-arbëror, të tërhiqet gjithnjë e më shumë në drejtimet jug-jugperëndim, pjesërisht të asimilohet, diku-diku të mbetet edhe si ishull. Pra, kufiri i shtrirjes së elementit të shtyrë e në tërheqje, ishte gjithmonë në lëvizje. Atëherë nuk është krejt pa kuptim të supozohet, merret vesh, me një siguri mjaft relative, se bërthama e eposit shqiptar të kreshnikëve sjell jehonën e një stadi të hershëm të caktuar të kësaj lëvizjeje. Në të njejtën kohë, hapësira dhe koha e eposit, si zhanër që ka në themel legjendaritetin, janë hapësirë dhe kohë epike. Për më tepër, ky zhanër i lejon vetes që, si kohën dhe hapësirën e largët, t'i përdorë për të rritur legjendaritetin, prestigjin epik. Në këtë kuptim gjeografia e eposit, nga ana artistike, është plotësisht e përligjur. Shoqërisht kreshnikët dhe ajo shtresë e popullit që ata përfaqësojnë janë të

organizuar në bashkësi të lira fshatare: nuk i paguajnë detyrime askujt, kanë si preokupacion të përhershëm "mos me u ba raja", udhëhiqen nga prijës të zgjedhur midis më trimave e më të virtytshmëve sipas moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin bashkarisht në kuvendet e mbledhjet e gjera. Këto bashkësi të lira jetonin në vendbanime të ngulura, që thirreshin katunde. Ndonjëherë në epos përmenden edhe lagje të veçanta, p.sh. lagjia Potureshe. Ekonomia e tyre ishte kryesisht blegtorale. Në shumë poema përmenden grigjet me dhen e dhi ose gjedhe, përmenden kullota e tbanat e tyre (stanet verore). Në poema të tjera tregohet se edhe vetë kreshnikët shpesh merreshin me gjueti (një skenë madhore gjuetie kolektive e kemi të "Martesa e Mujit"). Në poema të tjera akoma ka mjaft të dhëna që dëshmojnë se bashkësitë e lira fshatare, ku bënin pjesë kreshnikët, merreshin edhe me bujqësi (figuracioni i marrë nga mjedise bujqësore, -"Po a të kanë plasun syte e ballit, / Kshtu me i shkrepë demat e kularit", - tregime si ai për Mujin që, kur është duke lëruar më qetë e mbrehur në parmendë dhe një kalimtar e pyet se ku i ka kullat Muji, i tregon drejtimin duke ngritur parmendën me gjithë qe, etj.). Pra kreshnikët nuk njohin vetëm zanatin e luftës. Ata dalin kështu si reparte të armatosura të bashkësive të lira fshatare që vigjëlojnë buzë kufirit, por edhe, sa herë kanë mundësi, e ndërrojnë shpatën me kërrabën a parmendën. Kreshnikët banojnë në kulla tipike shqiptare, kulla të ndërtuara jo vetëm për banim, por edhe për mbrojtje (me mure të trasha e frengji); ushqehen me produkte blegtorale-bujqësore të përpunuara në mënyrë etnikisht tradicionale (p.sh. hanë nga një dash të pjekur, pinë vere a raki); vishen e mbathen malësorçe (në epos kemi një rekuizitë të tërë veshmbathjeje dhe orendish shtepiake karakteristike: lëkurçet, tirqit, opingat dhe kapuçi i bardhë gjysmësferik, fustanella -"fistani"-, jakucja, shtretërit prej druri, çerepet për pjekjen e bukës, mjelcet prej druri, kungujt e verës); ata luftojnë me topuze, mizdrake, heshta, shigjeta, shpata, gurë (më vonë hyjnë në epos armët e zjarrit). Eposi e jep botën e kreshnikëve si një botë etnikisht të veçantë, të ndryshme nga ajo e të huajve, edhe në pikëpamje të veçorive kulturore ose traditave etnike, të gjithë konstitucionit etnopsikologjik. 5. MOSHA E EPOSIT Një varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikëve e nisi rrugën e vet artistike mjaft herët. Së pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore, mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmendën. Në këtë fond të lashtë do të duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të vetme që përsëritet e ndryshuar gjatë këngëve, modet e gjymtë dy -dhe- katër tingullore, karakteri i ndieshem recirativ), si dhe

disa fjalë e forma gjithashtu të herëshme gjuhësore që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg me kuptim vepror kalimtar -dërgoj, çoj, zbres diçka a dikë, forma foljore nderin në vend të nderojnë ose nderonjën, permbysja e gjymtyrëve të kohës se kryer -pshtue kam, dalë kanë -në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.). Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë studiuesit objektivë të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikëve. M. Lamberci thotë: "Elementet shqiptaro-ilirë, figurat e besimit popullor shqiptar, që janë të gjalla, si edhe armët e vjetra, janë dëshmi kujtimesh të një date fort të lashtë". Shkencat shqiptare marrin në konsideratë teorinë e përgjithshme të eposit, e cila ka pranuar tashmë se çdo epos me përmbajtje të tillë epiko-legjendare është fryt i periudhave historike, kur kapercehet faza e bashkësisë primitive, e shoqërisë thjesht fisnore dhe kur bashkësi të tjera popullsish me tipare të njejta etnike hyjnë në rrugën e kristalizimit të kombësisë. Për historinë shqiptare kjo fazë përkon me periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt formimit të kombësisë shqiptare (shek. X-XIV). Shekulli i XIV është kufiri kohor kur kapërcehet historikisht ai tip mendimi poetik që plazmonte eposin heroik legjendar, kur shter procesi i mirëfilltë i kësaj poezie dhe zhduket domosdoshmëria historike që lind këtë poezi. Në prag të pushtimit osman kishin ndodhur procese të tilla (zhvillimi ekonomiko-shoqëror e politik kalimi në fazën e zhvillimit të plotë të feudalizmit), të cilat po zëvendësonin brenda folklorit mendimin poetik legjendar me mendimin poetik historik, i cili nisi të krijojë epikën historike. Që eposi shqiptar i kreshnikëve e mbyllli qerthullin e vet krijues në shekullin XIV, dëshmon edhe vetë folklori shqiptar: sipas një legjende, kur Muji ndeshi një bari me pushkë dhe provoi në pëllëmbën e vet se plumbi i pushkës, i këtij "teshi" (sendi) të vogël, të shpoka, e kuptoi se mbaroi epoka që kishte nevojë për ta, për heroizimin e forcën e madhe fizike, prandaj, bashkë me kreshnikët e tjerë, u fut në një shpellë të thellë për të mos dalë kurrë më. Ky proces provohet edhe nga vetë tematika e eposit të kreshnikëve. U tha se tema e tij kryesore është rezistenca kundër trysnisë së të huajve, kryesisht të sllavëve. Historikisht dihet që kjo trysni e rezistencës filloi që në dyndjet e para të sllavëve në Ballkan në shek. VI-VII, për të vazhduar edhe më vonë, sidomos në shek. XII-XIV, në kohën e shtrirjes së sllavëve drejt jugut, perëndimit e juglindjes së Ballkanit. Sigurisht rezistenca kundër trysnisë së të huajve, në një fazë të caktuar, u gërshetua me rezistencën e fshatarësisë së lirë kundër depërtimit feudal. Por në rrethanat e Shqipërisë, feudalët ishin më tepër të huaj. Ndofta pikërisht për këtë arsye në epos nuk gjejmë asnjë rast rezistencë kundër feudalëve vendas. Si rrjedhim do të mund të thuhej se eposi shqiptar i kreshnikëve e nisi rrugën e vet artistike që me fillimin e rezistencës kundër dyndjeve sllave, per t'u maturuar në shek. XIIXIV e për t'ia lënë vendin pas kësaj

35

Edhe unë dua të mësoj shqip

eposit historik shqiptar. Më tej ai do të vazhdojë të jetojë, madje do ta theksojë karakterin e vet polistadial, por si një formë artistike me fytyrën e kryer kryesisht nga e kaluara, cilësinë e një zhanri folklorik paraosman. 6. SHËNIMI I FUNDIT Duke qenë një zhanër i veçantë eposi i kreshnikëve është pjesë e gjithë sistemit folklorik shqiptar. Prandaj, krahas veçanësive, ai ka afri e lidhje të ngushta me gjithë këtë folklor. E këto duken jo vetëm në fazën e tij të herëshme e të maturitetit të plotë, por edhe në atë të mbijetesës, të periudhës pas shek. XIV. Folkloristët shqiptarë kanë studiuar dhe gjetur lidhje të ngushta si më poezinë (baladat legjendare, epikën historike, lirikën), ashtu edhe me prozën, sidomos me përrallat fantastike dhe legjendat. Do të mund të përmendeshin si shembull një varg motivesh, situatash, personazhesh, mjetesh të mrekullishme, subjektesh, procedimesh artistike etj., të përbashkëta për eposin e kreshnikëve, baladat legjendare dhe prozën popullore të të gjithë arealit folklorik shqiptar (duke përfshirë edhe diasporën). Kështu mjaft motive të eposit i gjejmë edhe në përrallat shqiptare, shumicën edhe te baladat e mocme (motivi i ngurosjes, i rinjohjes me anë shenjash trupore, i fshehjes së fuqisë a të shpirtit diku jashtë trupit, të komandimit të kohës, të ëndrrës paralajmëruese, të ndërrimit të petkave për të mos u njohur etj.,etj.); në të tri format folklorike gjejmë situata të përbashkëta (dredhia e vonesës, zbulimi me dredhi i forcës së kundërshtarit); personazhe të tilla si dy vëllezërit, heroin që rritet në mënyrë të mrekullishme e shpëton babain e axhën nga burgu i kundërshtarit, heroin që merr forcën nga zanat; subjekte identike ose gati identike (folkloristët kanë numëruar me dhjetëra të tilla, si: "Rrëmbimi i gruas nga një qenie e mbinatyrshme dhe çlirimi pas zbulimit të forcës së kësaj qenieje", "Nëna tradhtare") e kështu me radhë. Eposi ka marrë nga lirika aftësinë e pikturimit të pejsazhit të ndritshëm, të portretizimit të vashës, të vajtimit për humbjen e një personi të dashur. Ai ka thithur nga kënga historike detaje me ngarkesë reale historike, por edhe i ka dhënë asaj diçka nga plasticiteti, solemniteti, fryma epiko-heroike, teknika poetike etj. Në fund të fundit, lidhjet e përmendura dhe shumë e shumë të tjera si këto, tregojnë se eposi, si edhe zhanret e tjera, ka lindur dhe është rritur mbi bazën e një tradite të gjerë e të fuqishme poetike vendase, në klimën e përgjithshme folklorike shqiptare, si pjesë përbërëse e tërë pasurisë, e tërë sistemit folklorik shqiptar; se lëndën epike bazë e ka patur brenda këtij sistemi, në vetë jetën shqiptare. Eposi shqiptar i kreshnikëve nuk përbën një dukuri artistike të

izoluar, por është pjesë e pandarë e arealit epik botëror. Duke qenë kështu ai paraqet afri e paralelizma me eposet e tjerë, sidomos atyre ballkanike. SHËNIME 1. Nga bregdeti veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshirë Krajën, Malësinë e Madhe, Dukagjinin, Nikaj-Merturin, Malësinë e Gjakovës etj. Këngë të këtij cikli këndohen edhe në jug të Drinit, sidomos në Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset edhe në Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanit e të Librazhdit. Nëpërmjet malësorëve, të zbritur që nga fillimi i këtij shekulli e këtej, si dhe të shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur, ato kanë ardhur deri në rrethet Elbasan, Durrës, Lushnje e Fier. 2. Fjala "kreshnik" në gjuhën shqipe ka kuptimin trim i madh, i lavdishëm. Disa gjuhëtarë e lidhin me sllavishten kraj -anë kufi (prej kreshnik -anës, kufitar, -ashtu si në eposin greko-bizantin të Digenis Akrikas, ku akritas-anës, kufitar, mbrojtës i kufirit); disa të tjerë me shqipen krep, shkrep, kreshpe (shkëmb i thepisur, kurriz i mprehtë mali) të brumit indoevropian (rrënja karp, që del, p.sh., te emërtimi Karpate) dhe atëherë kuptimi i fjalës kreshnik do të ishte njeri i maleve, i majëmaleve, ose i fortë shkëmb. 3 - Dy protagonistët e eposit. 4- Ngaqë gjatë ekzekutimit shoqërohen kryesisht me lahutë, një instrument i lashtë kordofon me një kordë. 5 - Përdorimi i këtij vargu të lashtë mesdhetar që haset edhe në forma të tjera poetike të foklorit shqiptar, në epos paraqitet si prirje, përbën, boshtin, shtyllën e tij kurrizore, se gjejmë dhe vargje më me pak ose më më shumë rrokje. Një vargëzim i tillë, në thelb disi i lirë, lejon shprehjen e mendimit në mënyrë sa më të natyrshme e të nuancuar, riprodhimin më të plotë të ritmeve të jetës. Kjo favorizohet e pajtohet edhe me melovargun gjithashtu disi të lirë, pa ritëm gjithmonë saktësisht të matshëm, por me një ritëm që është quajtur vargor. 6 – Zana, në origjinë përfaqëson hyjnitë e gjuetisë, të pyjeve të virgjëra e kafshëve të egra dhe i takon kohës se matriarkatit. Nga pikëpamja ajo i afrohet Artemisit ose Dianës klasike (emrin e saj disa gjuhtare e afrojnë me latinishten Diana, disa të tjerë me ilirishten Thana). Sipas mendësisë popullore shqiptare, zana bëhen vajzat e reja të fejuara, që vdesin të pamartuara. Zanat e kanë fuqinë në dhitë e egra. (VIJON)


LONDON OCTOBER 2008

36

EMIGRACIONI ME KA FORCUAR SI ARTIST & SI NJERI PERGATITI PRANVERA SMITH Të ka zënë shtatori në Tiranë. Si shkuan pushimet e sivjetshme? -Mirë, mirë. Quhen pushime, por kanë qenë shumë pak, vetëm një javë pas një vere shumë të lodhshme. Pas gjithë këtyre angazhimeve gjete pak kohë për të pushuar. Dhe zgjodhe bregdetin shqiptar? - Kanë qenë pushime për të marrë pak frymë dhe për të marrë pak veten. Duke pasur një shtëpi të vogël në Vlorë ishte dhe zgjidhja më e thjeshtë. Kam kaluar 3-4 ditë aty, dhe katër të tjera në Dhërmi dhe Himarë. Këto pushime i kalove vetëm, me shoqëri, të organizuara, apo…? -Jo... Kam qenë me shoqen time, Miriam Canin. Ajo vjen shumë rrallë në Shqipëri sepse është shumë e angazhuar në Gjermani. Është duke punuar në mënyrë shumë intensive me disa projektet të saja në televizione të ndryshme gjermane gjithashtu dhe duke bërë dy emisione të sajat. I lanë mbresa Miriamit vendet që i tregove? -I lanë mbresa të mira. I pëlqeu shumë, por ishte dhe një kontakt i ri për të. Një kontakt që një shqiptare e cila jeton jashtë duhet të mbajë me vendin e tij. Duke qenë shumë të njohur dhe të famshëm a u bezdisët nga njerëzit që ju njihnin, apo nga paparacët? - Mundohemi ta marrim lehtë dhe thjesht. Ka pak vjet që ekzistojnë këto gjëra edhe në Shqipëri, ka nisur të ketë interes edhe jeta e personazheve publik. Nuk e mohoj dot këtë fakt. Është pjesë e show biz. Por mundohemi që dhe në situata të tilla të jemi te stakuar dhe te lirë. Sa kemi mundësi mundohemi të gjejmë privacynë tone, por pa u stresuar sepse përndryshe është e pamundur të bësh pushim.

të fortë tek unë. Mund te them i vetmi person. Duke qenë se unë jam një person i mbyllur, ajo ka ndikuar edhe artistikisht edhe si njeri tek unë. A mund të flasim pak për mënyrën se si është realizuar albumi dhe për punën që të është dashur për të realizuar këtë album? -Për albumin është punuar shumë gjatë. Unë nuk kam qejf të bëj gjëra sot për nesër. Por të bëj gjëra që do qëndrojnë dhe pas shumë vjetësh. Kam dëshirë që këngët e mia të jenë pjesë e artit dhe e muzikës shqiptare. Ku është realizuar kryesisht ky album? -Albumi është bërë kryesisht në Itali dhe Gjermani. Sa këngë ka albumi? Ka 12 këngë. Dy prej tyre janë te publikuar me dy klipet e fundit qe kam lancuar. Mund të na flasësh pak për marrëdhëniet e tua me prindërit? -Familja ime ka qenë një shtysë në çdo gjë që unë kam arritur. Unë jam fëmija i tretë në një një familje me 4 vëllezër. Fama jote ka qenë shumë e shpejtë, shumë direkte. Si u gjende përballë kësaj fame të fituar menjëherë? -Fillimisht kam pasur vështirësi të mëdha për ta përballuar. Unë isha një djalë i vogël që vija në një rreth dhe një botë që nuk e njihja në brendësi në mënyrat e jetesës apo sistemin që kishte. Pak më parë fole për marrëdhënien me vëllezërit dhe babanë. Po me nënën si ka qenë marrëdhënia jote? -Me nënën kam një marrëdhënie më afektive. Si mes një biri dhe një nëne. Je dhe djalë i bukur. Si i ke raportet me veten? -Nuk jam dhe aq i bukur!

Mes jush gjërat kanë ardhur graduale dhe çdo gjë do i lihet kohës edhe për sa i përket lidhjes suaj?

Pse mendon se nuk je djalë i bukur?

- Ajo është një person që ka pasur një impakt

Si është ana jote financiare? Arrin të fi-

Ndjehet pak i zënë ngushtë. Me natyrën e tij prej xhentëllmeni, por dhe me dilemën e asaj çka duhet të mbajë të fshehtë e çfarë të rrëfejë duket se nuk është përgatitur për të nxjerrë detaje të lidhjes së tij me Miriam Camin, këngëtaren e famshme shqiptare e cila jeton në Gjermani... tosh të ardhura nga arti yt? -Për sa i përket albumeve është një krizë shumë e madhe. Nuk funksionojnë të drejtat e autorit, nuk monitorohet asgjë. Albumi është një biznes me humbje. Investon vite punë, x para dhe është sukses po të marrësh gjysmën apo çerekun e asaj që ke harxhuar. Tek këngëtarët ka një mënyrë primitive për të mbijetuar.

-Jam një ndër më të shumtit. Ke qenë i vogël kur keni shkuar në emigracion. Sa e fortë ka qenë pesha e tij?

-Një pjesë e mirë asaj që jam unë sot si njeri dhe si artist ia dedikoj asaj jete. Nuk ka qenë jetë e lehtë, ka qenë shumë e vështirë. Ka qenë e bukur, më ka zhvilluar shumë, horizonti më është zgjeruar më shumë. Kam pasur mundësi për të zgjedhur dhe për të gjetur njerëzit e duhur. Por në të njëjtën kohë ka qenë dhe jeta e emigrantit tipik me vështirësi, mospranime nga ana shoqërore. Më ka forcuar shumë si artist por dhe si karakter. Si mënyrë për të përballuar jetës.


LONDON OCTOBER 2008

NGA OGERTA PROKO endra e Studimeve Albanologjike, në kryeqytet është një institucion i mirëfilltë i kërkimit autentik shkencor në disa fusha, si në atë të historisë, letërsisë, gjuhës shqipe dhe kulturës sonë kombëtare. Të shumta janë projektet që synohen të realizohen në fushat e mësipërme, nga institutet përkatëse. Nëndrejtori i QSA, njëkohësisht edhe drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta tregon për Gazetën “55” disa nga projektet konkrete të dy qendrave në fjalë. “Një ndër projektet kryesore është ai për realizimin e një botimi për historinë e shqiptarëve në shekullin e 20. Kjo është një tentativë, e cila bëhet për herë të parë, për të kapërcyer atë vështirësi që ne kemi në studimet historiografike. Pra qëllimi është që të prodhohet një botim akademik sintetik, i cili të ndërtohet mbi parametra dhe metoda moderne shkencore”- shprehet Meta. Ai vazhdon më tej duke thënë se me përfundimin e këtij botimi, për herë të parë do të kemi një vepër shkencore dinjitoze që në problematikën kryesore të saj jep përgjigje serioze shkencore dhe të argumentuar. Bashkëpunimi me të huajt është një tjetër synim, jo më pak i rëndësishëm, i QSA. Ky do të jetë pjesë e çdo projekti dhe me anë të tij do të bëhet e mundur jo vetëm përftimi i metodave konteporane dhe perëndimore, por edhe prezantimi i vlerave më të mira shqiptare në botë.

Q

Albanologjia shqiptare drejt parametrave perëndimorë INTERVISTË ME NËNDREJTORIN E QSA, NJËKOHËSISHT DREJTOR I INSTITUTIT TË HISTORISË, BEQIR META prestigjioze dhe me shtëpi botuese jashtë shtetit,duke iu ofruar atyre produktin tonë më të mirë dhe më cilësor. Pra, ky proces sapo ka filluar dhe vëmendja jonë është përqendruar në këtë drejtim pasi vetëm në këtë mënyrë mund të prezantohet produkti ynë në institucione si biblioteka, universitete, institute të tjera kërkimore , në revista prestigjioze etj. Këtë vit ne kemi bërë disa konferenca shumë të rëndësishme, si ajo për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e Mukjes, ajo për marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n, që ishte risi dhe padyshim ajo e Monarkisë Shqiptare që ishte edhe më e madhja ndërkombëtare. Është një punë shumë e madhe për t`u bërë por elementi kryesor mbetet mbështetja nga shteti. - Cilat janë disa nga planet apo projektet e tjera, për të cilat po punohet dhe që synohen të realizohen së afërmi?

- Aktualisht ju jeni nëndrejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike si dhe Drejtor i Institutit të Historisë. Diçka më konkrete rreth synimeve dhe punës në këto dy qendra? Qendra e Studimeve Albanologjike është një qendër e mirëfilltë e studimeve dhe kërkimit shkencor. E them këtë, nisur nga pikëpamja se kërkimi shkencor në këtë institucion është autentik, pra është i vetmi që kryen kërkime të këtij lloji mbi historinë, gjuhën, letërsinë, dhe kulturën shqiptare. Organizimi i këtij institucioni në një qendër të përbashkët shkencore të instituteve albanologjike ka pasur qëllimin që ta bënte atë më efektiv, më dinamik dhe sigurisht më potent në prodhimin dhe veprimtaritë shkencore. Një nga synimet tona, gjithmonë ka qenë dhënia e një impulsi kërkimit shkencor në fushën e albanologjisë. Kuptohet që me bashkimin e instituteve ka pasur edhe një pakësim drastik të punonjësve, pra në këtë drejtim, detyra ka qenë më e madhe, pasi me një numër më të vogël punonjësish duhet që të prodhohej një vlerë shumë më e madhe shkencore në krahasim me atë që ishte prodhuar më parë, por fatmirësisht kjo po realizohet dhe do të vazhdojë të realizohet falë dinamizmit dhe mënyrës së menaxhimit dhe përkushtimit të studiuesve. Kështu që edhe problemi jonë gjatë këtij viti ka qenë kjo detyrë, pra krijimi i strukturave të tilla efiçente, në mënyrë që të ketë një prodhim vital shkencor dhe të shmanget maksimalisht rrjedhja apo inefiçenca e energjive shkencore. Deri tani kemi formatuar gjithë stafet e instituteve, ato drejtuese e kështu me radhë, duke rritur peshën e punës shkencore në raport me aktivitetet e tjera dhe shpenzimet e tjera që ka pasur qendra. - Një nga projektet kryesore të qendrës suaj është përgatitja dhe nxjer-

37

rja e një botimi mbi historinë e shqiptarëve në shekullin e 20-t. Diçka konkrete rreth kësaj pune? Ne kemi për detyrë që të realizojmë një seri projektesh në qendrën tonë. Një ndër ta, ashtu si e thatë edhe ju është ai për realizimin e një botimi për historinë e shqiptarëve në shekullin e 20. Kjo është një tentativë, e cila bëhet për herë të parë, për të kapërcyer atë vështirësi që ne kemi në studimet historiografike. Pra qëllimi është që të prodhohet një botim akademik sintetik, i cili të ndërtohet mbi parametra dhe metoda moderne shkencore. Konkretisht është thirrur një grup shkencëtarësh dhe studiuesish, nga më të mirët e trojeve shqiptare dhe të huaja. - Cila do të jetë rëndësia dhe e veçanta e këtij botimi? Një veçanti e përbën fakti që është hera e parë që bëhet një bashkëpunim midis albanologëve shqiptarë dhe të huaj për të prodhuar një tekst akademik, modern dhe me vlera shkencore. Nga ana tjetër dua të theksoj që, ky projekt i paraqitur është krejtësisht me metoda të përparuara shkencore që aplikohen edhe në vende të tjera perëndimore, metoda në të cilat i vihet theksi kryesisht në objektivitetit shkencor, metoda që u referohen përshkrimit të historisë dhe në fund të fundit do të kemi një histori të balancuar ku nuk do të shpërfillet asnjë lloj pikëpamjeje nga studiues apo autorë të ndryshëm, ku secili do të mbajë qëndrimin e tij. Ky botim do të ketë një element tjetër shumë të

rëndësishëm siç është hulumtimi shumë i gjerë në arkivat shkencore, janë rreth 21 të tilla të huaja dhe shqiptare, që do të jenë në fokusin e këtyre kërkimeve. Por në këtë drejtim nuk mund të lë pa përmendur edhe bibliotekat shqiptare dhe të huaja kryesore. Shpresojmë që këto do t`i shërbejnë jo vetëm këtij botimi por do të kemi mundësinë që të mbledhim një informacion të saktë burimor historiografik shumë të vlefshëm, që do t`u hapë rrugën edhe studimeve të tjera. - Ku konsiston konkretisht bashkëpunimi me të huajt dhe kur mendohet të përfundojë ky botim? Bashkëpunimi me studiuesit e huaj qëllimi është që të përftojmë metoda sa më konteporane dhe sa më të përparuara në hartimin e këtij studimi akademik dhe që të jemi sa më pranë standardeve shkencore të vendeve perëndimore në hartimin e kësaj historiografie. Me përfundimin e saj, gjë e cila mendohet të zgjasë rreth 4 vjet mund të themi që për herë të parë do të kemi një vepër shkencore dinjitoze që në problematikën kryesore të saj jep përgjigje serioze shkencore dhe të argumentuar. Kuptohet që botimet historike nuk do të përfundojnë këtu por kjo do të jetë një bazë e mirë për të ardhmen,në mënyrë që studiues të tjerë më vonë të bëjnë edhe botime më të arrira. Nga ana tjetër po bëhen përpjekje maksimale për të kapërcyer atë defekt që ka pasur albanologjia në punën e saj të mbyllur në raport me botën dhe duke vendosur kontakte me revista të huaja

Një projekt tjetër i rëndësishëm është edhe ai për studimet në gjuhësi, konkretisht për një reformë në gjuhësi. Ky është një projekt që pritet të bëhet vitin që vjen dhe do të ketë si synim që gjuha shqipe të progresojë më tej, të bëjë të vlefshme gjithë pasurinë e saa dhe të shërbejë me të vërtetë si një element unifikues i kombit dhe i gjithë pjesëve të tij. Një projekt i tretë po kaq i rëndësishëm është ai për historinë e letërsisë shqipe. Ju e dini që edhe letërsia ashtu si historia ka pasur ndërhyrje apo tendenca politizuese dhe sot nuk kemi tekst akademik në këtë fushë, që të jetë gjithëpërfshirës për të gjithë autorët, ku të jetë trajtuar veprimtaria e tyre me kompetencë shkencore. Pra autorët do të jenë të vendosur në raporte të drejta midis tyre, në kuadër të vlerave që kanë sjellë në krijimtarinë letrare në vendin tonë. Me këto projekte por edhe me një sërë projektesh të tjera ne synojmë që t`u japim përgjigje problemeve më emergjente dhe më të rëndësishme të albanologjisë, në situatën aktuale. - Cili ka qenë buxheti i këtij viti dhe a ka qenë ai i mjaftueshëm për realizimin e synimeve të qendrës? Buxheti i këtij viti ka qenë modest le të themi, sepse fatkeqësisht, vitin e kaluar është bërë një buxhet nga ministria e arsimit dhe nuk ka qenë i peshuar mirë në raport me nevojat që ka qendra dhe kjo ka qenë një pengesë goxha e madhe për punën tonë. Megjithatë jemi përpjekur ta kapërcejmë këtë problem duke e organizuar punën tonë dhe të gjejmë forma të tilla aktivitetesh që të kenë edhe shpenzime sa më të pakta. E rëndësishme është të thuhet se ne jemi përpjekur që niveli i zhvillimit të aktiviteteve në institucion të mos bjerë dhe nga ana tjetër synojmë që ta përdorim këtë fazë të riorganizimit me qëllim që të bëjmë një tjetër hap në vitin e ardhshëm.

- Projektet e mësipërme patjetër që kërkojnë edhe një staf specialistësh për qendrat përkatëse. Më sipër ju thatë se me bashkimin e qendrave u ul edhe numri i tyre. A krijon ky fakt probleme dhe a do të ketë hyrje të reja? Një drejtim tjetër i punës sonë sigurisht që do të jetë marrja e specialistëve të rinj, jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga jashtë kufijve të saj (kuptohet që janë studiues shqiptarë që janë doktoruar, kanë mbaruar studimet ose masterat jashtë). Synimi i kësaj pune është që të marrim ajkën e inteligjencës shqiptare pasi ky është një institucion elitë dhe si i tillë ka nevojë edhe për një staf të tillë, pasi puna shkencore këtu është më e thellë dhe shumë dimensionale. Për pranimin e këtij stafi të ri, le të themi, ne kemi përcaktuar kriteret e konkursit dhe mirëpresim intelektualë për të riformatuar QSA-në me kuadër, pasi kemi boshllëqe të mëdha me studiues në shumë fusha si në atë të historisë, gjuhësisë etj. Vetëm në këtë rrugë mund të themi që QSA do të marrë një fytyrë të re dhe do të bëjë një hap të madh përpara, një progres dhe në këtë mënyrë do të kthehet në një qendër kërkimore moderne shkencore me rëndësi kombëtare, në mënyrë që kultura, gjuha, dhe historia jonë të publikohet ashtu si e meriton. Këto janë disa nga projektet. Kemi gjithashtu edhe konferenca ta shumta shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare që parashikojmë të zhvillojmë vitin e ardhshëm dhe në vazhdimin e këtij viti. - Cilat janë disa nga problemet që ju shqetësojnë në realizimin e punës suaj? Një problem është edhe përmirësimi i infrastrukturës. QSA po bën përpjekje serioze për të krijuar një ndërtesë dhe një ambient të përshtatshëm ku të gjithë institutet të jenë bashkë dhe kjo në fakt është shumë e domosdoshme, pasi situata aktuale është e vështirë dhe shpresojmë që qeveria të akordojë fondet e kërkuara prej nesh. Ne tashmë e kemi bërë projektin dhe ia kemi paraqitur Ministrisë së Arsimit, prej së cilës kërkojmë që të lëvizë më shpejt në drejtim të realizmit të gjithë këtyre projekteve që ne sapo përmendëm më sipër si edhe projektin e ndërtesës. Mund të them se ky fakt përbën është pra një projekt tjetër shumë i rëndësishëm për të rritur peshën infrastrukturore, por dhe për të rritur edhe kapacitetet teknike dhe logjistike të institucionit, qoftë në kompjuterë,në mjetet e fotokopjimit etj, pra mjete moderne që punohet në fushat e shkencës ne kemi mangësi të shumta. Dhe për këtë sigurisht që është kërkuar një ndërhyrje sa më e shpejtë. Albanologjia ka nevojë për një investim, pasi ka vite që ajo është lënë në nivele të ulëta investimesh.


LONDON OCTOBER 2008 Aldi Haxhia, talenti 16-vjeçar që stërvitet te klubi i Çelsit është një tjetër portier shqiptar që i shtohet listës së pretendentëve për të zënë një vend në Kombëtaren shqiptare në të ardhmen. Shumë të rinj të talentuar po "fërkojnë duart" tani që gardiani i përfaqësueses kuqezi, Arjan Beqaj, është futur në moshën kur edhe mund të mendojë për tërheqjen. Por, zëvendësuesi i 33-vjeçarit Beqaj në portën shqiptare mund të vijë nga Anglia. Një nga gardianët që skuadra e madhe angleze, Çelsi, po stërvit për të ardhmen është edhe shqiptari Aldi Haxhia. Ai është vetëm 16 vjeç, por falë talentit dhe konstruktit të tij, bën pjesë në grupmoshën U-18 të skuadrës londineze, natyrisht si zëvendësportier. Megjithatë, jo rrallë i është dhënë rasti të tregojë vlerat e tij. Sezonin e kaluar ai zhvilloi dy ndeshje, një prej tyre si titullar. Talentin e shqiptarit e kanë zbuluar agjentët e skuadrës së Çelsit shumë herët, në fillim të viteve 2000. Ai është pjesë e klubit nga "Stamford Bridge", prej pesë vitesh. Ka nisur të stërvitet me grupmoshën U-12 dhe tani ka arritur në U18. Haxhia vlerësohet si një portier me të ardhme të madhe. Kështu të paktën shkruhet në faqen zyrtare të klubit Çelsit. "Aldi është një pritës shumë i mirë dhe me instinkte të shkëlqyera. Ai i ndal goditjet e kundërshtarëve mjaft mirë. Është një portier mjaft i talentuar. Haxhia është te Çelsi që nga U-12 dhe ka ecur nëpër kategori më shpejt se mosha e tij. Talenti shqiptar ka

LINDITA KODRA është shndërruar në simbolin aktual të qitjes shqiptare, por përpara saj atdheu i shqiponjave ka nxjerrë edhe dy kampione të tjera, Elisabeta Karabolli dhe Ermira Dingu. PAK HISTORI Federata Shqiptare Qitjes është krijuar në vitin 1948, ndërsa kampionati i parë kombëtar për meshkuj u zhvillua në vitin 1949, ndërsa ai për femra në vitin 1951. Kampionatet zhvilloheshin në nivelet e të rriturve, të rinjve dhe fëmijëve. Poligonet më të famshme dhe më moderne në Shqipëri ishin ato të ndërtuara në Tiranë, Berati e Laç, ndërsa në vendin tonë kishte 24 të tilla.

SADIK KUÇANA Një emër i madh është Sadik Kuçana, kampion Ballkani dhe nënkampione Europe, i cili në vitin 1979 me 396 pikë në Kampionati Ballkanik barazoi rekordin botërore në 40x3 në pozicionin në gjunjë me, ndërsa në vitin 1984 ai arriti 400 pikë, në pozicionin barkas, pra të 40 fishekët në 10, pra 40 dhjeta. Ky rekord akoma nuk është thyer nga askush në botë. Megjithatë Sadiku hyri në historinë botërore të qitjes edhe për një fakt tjetër. Ai është i vetmi sportist në botë që ka përdorur pushkë sportive, qitje me thep dhe shejëz, sepse të tjerët përdorin dioptrin, pra shënjestrën me rrath.

38

Haxhia, një portier shqiptar për Çelsin debutuar me skuadrën e të rinjve sezonin e kaluar dhe ka zhvilluar deri tani dy ndeshje. Është një portier me të ardhme", thuhet në uebsajtin zyrtare të Çelsit. Haxhia ka emigruar në Angli me familjen në moshë shumë të re. Ka lindur në Durrës. Ai i ka vazhduar studimet në shkollën e mesme "Barnhill Community High" në Londër. Haxhia është lojtari i tretë që aktivizohet në akademitë e skuadrave të Premier Ligës. Në Akademinë e Liverpulit aktivizohet mesfushori kosovar Astrit Ajdareviç, ndërsa në atë të Totenhemit kosovari tjetër, Ajet Shehu. Ajdareviç është ndër më të mirët në ekipin e të rinjve të Liverpulit. Madje, gjatë kësaj vere ai ishte në kërkim të një skuadre ku do të luante në ekipin e parë. Ishte shumë pranë kalimit në Shtutgarti. M.Veliu

Qitja dhe kampionët shqiptarë në Europë RAMA Gara e parë ndërkombëtare i përket Ismail Ramës, i cili morri pjesë në Xhakarta të Indonezisë (1963) dhe në Bukeresht të Rumanisë (1963). Gjithesi rezultati i parë i bujshëm për një qitës shqiptare i përket Ermira Dingut në vitin 1971, e cila atëherë vetëm 19-vjeçe, grumbulloi 589 pikë, vetëm një më pak se vendi i parë në botë për atë kohë për garën me precizion 1x60. Edhe të rinjtë janë në evidencë ndërkombëtare. Fatmir Dule u shpall kampion Europe në vitin 1972 më 1x60. Ermira Dingu, u rendit e 6ta, por në vitin 1974 për kategorinë e të rinjve. Në vitin 1975, Liri Beqja me 593 pikë fitoi vendin e parë në 1x60 në Turneun e Pekinit.

KARABOLLI Në vitin 1977 nis edhe “epoka Karabolli”. Në piostoletë 30x30, vetëm 19-vjeç ajo fiton medaljen e bronzit në Romë, një vit më pas argjentin në Finlandë dhe në vitin 1979 konfirmon dominimin e saj në Gjermani, kur me 587 pikë shpallet kampione Europës. Elisabeta Karabolli është kampionia e parë shqipare në Europë. 21-vjeçarja e atëherëshme e fitoi medaljen e artë në

Frankfurt am Main (Gjermani) në vitin 1979, me 587 pikë në pistoletë 30+30. Por, “uria” e Karabollit (sot jeton në Amerikë) nuk ndalet këtu. Në vitin 1980 në kampionatin shqiptar me 593 pikë ajo vendos një rekord kombëtar, duke kaluar dhe rekordin botëror. DINGU Një vit më pas, 1980, vendi i pushkës prodhoi edhe kampionen e dytë. Ermira Dingu, me 584 pikë në garën 1x60 precizion u shpall kampione e Europës në kampionatin e zhvilluar në Madrid të Spanjës. Pas 27 vitesh mungesë në shkallën më të lartë të podiumit, u ngjit edhe Lindita Kodra, e

cila u kampionia e tretë shqiptare e Europës për të rritura. Kodra arriti ta pronësojë medaljen e artë në pistoletë 30+30 në Granada të Spanjës në vitin 2007. Ajo arriti të grumbullojë 584 pikë në kualifikuese dhe 101.8 pikë në finale dhe në total 685.8 pikë. Edhe për të reja, Shqipëria ka kampionen e saj, Emanuela Kolën, që e fitoi atë në vitin 1982 në Bukuresht. Lindita Zeqo është një tjetër qitëse e madbe e shkollës shqiptare. SHTREPI Niko Shtrepi, kampion i parë shqiptar në Ballkan (1982). Karriera sportive e Niko Shtrepit do të fillonte në vitin 1969, asokohe në moshën 14 vjeçare, me ekipin e Flamurtarit. Në vitin 1981, Niko Shtrepi shpallet Kampion Evrope dhe sërish një vit më pas (1982) në Athinë, shpallet Kampion Ballkanik

me 598 pikë nga 600 të mundshmet. Niko Shterpi arriti të dilte Kampion Ballkani në këtë garë dhe arriti të kapte 599 nga 600 pikët e mundshme në disiplinën e precizonit 1x60. KUARTETI Beqir Kosova e Shefqet Mata janë emra të tjerë që pasurojnë “muzeun shqiptar” të qitjes. Beqir Kosova në garën me precizion 1x60 me 599 pikë arriti të barazojë Fratatanton, qitësin më të mirë në botë të kësaj fare. Kuarteti shqiptar i përbërë nga Niko Shtrepi (598 pikë), Beqir Kosova (595), Sadik Kuçana (595) e Shefqet Mata (591) me 2379 pikë e grumbulluara në total si skuadër ishte vetëm një pikë larg vendit të parë në botë. TE FAMSHMIT Në garat ballkanike shqiptarët kampionë janë një dyzinë. Kristo Robo është kampion i parë shqiptar në Lojërat Mesdhetare (1987) të zhvilluara në Latakia të Sirisë. Më të njohurit. Femra: A.Selmani, L.Beqja, L.Zeqo, D.Vjerdha, M. Cinga, E.Dingu, E.Karabolli, D. Mata, L.Pantazo, L.Kodra. Meshkujt: S.Kuçana, P.Kostaqi, B. Kosova, N. Fani, N. Shtrepi, A. Mustafaj, K. Robo, F. Pilkati. PERGATITI ALTIN LELA


LONDON OCTOBER 2008

DAVID AARONOVITCH

AN HOUR ACROSS THE WATER FROM CORFU LIES A COUNTRY THAT WILL SURPRISE, ENCHANT AND EDUCATE SAYS DAVID AARONOVITCH "ALBANIA" or "Albanian" is usually coupled to some unflattering word, such as "gangster", "pimp" or "people trafficker". The Italians are supposed to fear the Albanesi and the Greeks to hate them. So to allow oneself to be carried by hydrofoil from the safety of Corfu town the one hour it takes to reach the Albanian port of Saranda seems, in prospect, like an act of mild recklessness. In fact, it is one of the best things you could do. My main reason for wanting to make the journey was the existence, not far south of Saranda, of the archaeological site of Butrint. When Albanian communism collapsed in 1990, the state ironically and disastrously withered away and Albania's archaeology ceased to have any protector. Lord Rothschild, a long-term holidayer on nearby Corfu, and his friend Lord Sainsbury of Preston Candover came together to form the Butrint Foundation, aimed at preserving the site and the area around it. I was being met by Rupert Smith, the departing director of the foundation and being shown what the foundation had achieved. From Corfu, Albania is all bare-looking mountains and emptiness - the Communists, fearing invasion and sabotage, would not allow their citizens to live by the sea - save the shallow crescent of Saranda and a low-lying green area soon giving way to more mountains, behind which is Butrint. The ancient town is on a lumpy, testicle-shaped peninsula, surrounded on three sides by the waters of Lake Butrint and the Vivari River, not far from the sea. The foundation myth of the city involves another fleeing Trojan, this time Priam's son, Helenus, and the first major contributors were Greeks of the Hellenistic era (postAlexander), who built wonderfully cut stone walls and gates, a theatre, a sanctuary for Aesculapius, the medical god, and a few other bits and pieces. The town continued in a low-key way, until the fleets of Augustus destroyed the ships of Mark Antony and Cleopatra's navy, not far south. By way of marking the occasion, Augustus ordered the building of Buthrotum, and over the next four centuries the Romans put up baths, a huge aqueduct, a forum and a palace or two. When Rome fell, Butrint came under the Byzantine Empire and received churches, a cathedral and a baptistery. The Venetians bought the place in 1386, along with Corfu, building towers and, finally, under the Ottomans, Ali Pasha put up a castle not far away, to confront the British who were, by now, ensconced on Corfu. Sorry about all that history if it's not

39

Albania is heavenly for history buffs

your thing, but what is remarkable about Butrint as a site is that all these periods co-exist, alongside or on top of one another, in a way I had never seen before. You walk through the snow-gum eucalyptus trees, or along the river path, from ruin to ruin (some of them three storeys high), and can read the story of the city in the stones. The buildings are well labelled, the museum in the castle at the low summit is excellent and, at the site's entrance there is a large, shady café in which you can recover after a morning's wander. After Butrint we left the archaeology behind as Rupert drove north and then inland. Between Saranda and Butrint, on a hilly isthmus, is Ksamil, which looks like the first town ever built entirely by anarchists. Cows amble along unmade roads lined with the beginnings and middles of apartment blocks and houses. People are drawn here by the local beaches, unspoilt, and - sitting below the cliffs - very lovely. At a place called Pulbardha we had lunch on a rickety structure overlooking the bay. The food was basic, very fresh and

very good. Albanians make far better coffee than the Greeks, a strangely positive reminder of when Mussolini invaded and occupied Albania. Rupert took us over a beautiful hilly plain dotted with small ridge-top villages, along a good road through the low mountains, to a north-south valley. Right took you towards the Greek border, left to the hillside city of Gjirokaster. We went left. Gjirokaster is an impossibly steep city of stone roofs and old Ottoman houses. Its famous children include the novelist Ismail Kadare and the Stalin of Albania, the long-lived Communist dictator Enver Hoxha. Here the Packard Humanities Institute of California has been working hard to preserve and rebuild the extraordinary architecture of the town, and our guides were Elenita and Sadi, senior Albanian members of the Packard team. But on the rooftop of the Hotel Cayupi, over goat's cheese and watermelon, we talked about the Hoxha era. Sadi had worked for Radio Tirana; Elenita had been a schoolgirl and a student under Hoxha's eccentric brand of ultra-isolated Socialism. Their stories

were funny, sad and unique. As they told them I began to conceive a liking for Albanians, one which Rupert, after several years in the country, said he shared. Under the citadel we explored the network of tunnels from the Hoxha era, in it we walked through the Communistera museum of weaponry, and in town we climbed the impossible streets. When we were exhausted we slept in the Hotel Kalemi, an Ottoman-era marvel of ornate wooden panels and ceilings. The next day we returned to Saranda, which most visitors use simply as an entry and exit point from Albania. But that is a big mistake. In the evening the pleasant promenade becomes the scene for the Albanian passegiatta. Stalls open along the length of the prom, selling fresh popcorn, sunflower seeds, ice-cream, drinks, books and souvenirs. The families and couples drift along, meet friends, or stop to drink coffee and eat, and there are carousels for the children. The hotels (we stayed at the Porto Eda) are clean and air-conditioned. Rupert had told me that the Albanian language

includes a unique tense, the "admirative", for when you want to express pleasant surprise. That's how I would talk about Saranda. Many British people stay for two weeks on Corfu. If that's what you're planning then you should consider one or two nights in Albania, staying in Saranda and Gjirokaster, and travelling between them, or to Butrint, by taxi or bus. Who needs more than ten days sunbathing? No one. Not when surprise and beauty lie an hour away across the water. NEED TO KNOW CV Travel (020-7401 1026, www.cvtravel.co.uk) offers five nights' B&B at Hotel Cavalieri in Corfu Town from £600pp including flights from Gatwick. Hotel Porto Eda (00 355 852 23363, www.portoeda.com), Saranda, B&B £16pp; Hotel Kalemi (00 355 842 67260) Gjirokaster, B&B £20pp. Information www.butrint foundation.co.uk ; www.albaniantourism.com.

THE TIMES


LONDON OCTOBER 2008

Pas përfundimit me sukses të albanian contacts 2008...

2009 po afron A keni ndonjë mesazh? Albanian Yellow Pages në Britani në shërbimin tuaj www.albaniancontacts.com info@albaniancontacts.com Tel:0208 216 9527

Mob: 079 471 77 160

40


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.