The Albanian October 2009 issue 1

Page 1

TH E

NR.5/10 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

Miss Earth Albania

LONDON

1 TETOR

Porosisni një kopje falas të “Albanian Contacts 2009”

Suada Saliu “Jam krenare që përfaqësoj Shqipërinë”

faqe 13

Zbulohet linja e trafikut Itali-Greqi-Skoci

13 shqiptarë të kapur me pasaporta falso

faqe 4

Emigracion

Ju mund të martoheni në Mbretërinë e Bashkuar edhe nëse jeni ilegal ose nuk keni status te rregullt qëndrimi

faqe 5

Lermeni pak atdhe III “The Albania” & “Edit Durham”, kanë filluar përgatitjet për realizimin e antologjisë së tretë “Lërmëni pak atdhe”, antologji e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmërohen të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Mretërinë e Bashkuar që të paraqesin krijimet e tyre pranë redaksisë së “The Albanian”

211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


A dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj për të studiuar në Britaninë e Madhe?

MARKETING

1 TETOR

Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndrrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjioze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mençur në drejtim të arsimimit? “Korbi Education” në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Web: www.kovanigroup.com

Për të gjithë shqiptarët në Britani që dëshironi të sillni të afërmit tuaj të shkollohen në Britaninë e Madhe, ju lutem kontaktoni Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002

Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co A jeni ose a njihni dikë që do të Solicitors aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP eshte zgjidhja apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? me e mire. Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.

Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY

Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni

Tel: 0207 2721130

Mob 07944367779

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

MCLEE SOLICITORS 02075693085

FAQE 2


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU

Nga Muhamed Veliu Ministria e Brendshme Britanike Home Office së bashku me gjykatën e emigracionit e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend në të cilin homoseksualët nuk persekutohen. Duket se deklarata e kryeministrit Sali Berisha për lejimin e martesave mes personave të njëjtit sex, ka patur efektin e tij gjatë një procesi gjyqësor në Londër. Gjykata e emigracionit në Londër ka refuzuar kërkesën e azilit të një shtetaseje shqiptare e cila gjatë kërkesës për azil kishte deklaruar se ishte lesbike dhe persekutohej në Shqipëri. Shtetasja shqiptare që njihet si zonjusha K jeton nën në zonën Southend në jug të Anglisë, i tha gjykatës se nëse ajo kthehet në Shqipëri do të persekutohet pasi është lesbike.

1 TETOR

FAQE 3

Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,

Tel/fax:02082169527

Vendimi tre gjykatësve “Në Shqipëri homoseksualët nuk persekutohen”

Gjykata i refuzon azilin lesbikes shqiptare

Në vitin 2006 avokatët e zonjushës K, e cila është 20 vjeçe, mundën ti mbushnin mendjen një gjykatësi emigracioni se nëse ajo do të kthehej në Shqipëri, do të shkelej konventa e të drejtave të njeriut. Por 3 vjet më vonë Gjykata tribunale e azilit dhe emigracionit që rishikoi çështjen e shqiptares duke vendosur se ajo duhet të largohet nga Britania e Madhe. Sipas tre gjykatësve britanikë, që morën në shqyrtim apelin e shqiptares, ajo duhet të kthehet men-

jëherë në Shqipëri pasi homoseksualët nuk persekutohen. Gjykatësit në vendimin e tyre thonë se në Shqipëri femrat lesbike janë të lira të ndërtojnë marrëdhënie normale mes tyre, po ashtu shteti shqiptarë garanton mbrojtjen e nevojshme për to. Një zëdhënëse e ministrisë së brendshme Home Office i tha The Albanian se gjatë dhjetë viteve të fundit janë me qindra rastet kur shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil në Britani, si të persekutuar në Shqipëri pasi ata

ishin homoseksualë.

Vendimi ndryshe dy vjet më parë

Të qënurit lesbike, shpëtoi nga dëbimi dy vjet më parë një shqiptare me banim më qytetin Birmingham në Angli. Emine Krasniqi emigrante ilegale nga Kosova, u lejua të qëndrojnë në Angli,pasi i tregoi gjykatës së lartë

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar

SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

në Londër Royal Couut of Justice se ajo ishte lesbike dhe jetonte me një partnere shqiptare. Dëbimin e 54 vjeçare Krasniqi nga Anglia, tre gjykatës britanik e cilësuan si shkelje të drejtave të njeriut, pasi ajo nuk do të ketë mundësi të jetojë me partneren e saj Albana Lamaj. Sipas gjykatësve çdo dëbim i mundshëm, do të shkelte artikullin 8-të e të Drejtave të njeriut që merr në mbrojtje çështjet e familjes. >>>Vijon ne faqe 11


E

NgA MUHAMEd VElIU

migrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi janë duke u mashtruar nga trafikantë të qenie njerëzore të cilët u thonë se në Angli mund të futen lirisht përmes aeroporteve Skoceze. “The Albanian” ka mësuar se gjatë muajit të shkuar, janë arrestuar 13 shqiptarë të cilët përmes pasaportave të falsifikuara kanë tentuar hyrjen nga aeroporti Gllasgout. Personat e arrestuar me pasaporta të falsifikuara i kanë deklaruar policisë se kishin paguar nga 8 deri në 10 mijë euro për të udhëtuar me këto pasaporta drejt Skocisë. Ajo që atyre nuk u është treguar ka të bëjë me ndëshkimin nga gjykatat angleze nëse do të kapeshin me dokumente identifikimi të falsifikuara. Nga dëshmitë e shqiptarëve të kapur është zbuluar i gjithë mekanizmi i këtij trafiku. Ata janë shprehur se pasaportat u përkisnin qytetarëve Italian apo Grek të cilet ja kishin shitur trafikantëve shqiptarë. Këta të fundit veçse kryenin ndërrimin e fotografive të këtyre pasaportave. Burime pranë “UK Border Agency” në Skoci thanë për The Albanian se personat e kapur kanë dalë përpara gjykatës së krimeve dhe janë dënuar me nga një vit burg siç e parashikon ligji. Po të njëjtat burime kanë shprehur

P

Zbulohet linja e trafikut Itali-Greqi-Skoci AKTUALITET

1 TETOR

FAQE 4

13 shqiptarë të kapur me pasaporta falso

shqetësimin e tyre për numrin në rritje të shqiptarëve të cilët tentojnë hyrjen në Britani përmes dokumentave të falsifikuara. Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve kryesore për të emigruar nga shqiptarët. Masat shtrënguese në portet e Francës apo Belgjikës e ka ulur ndjeshëm numrin e personave që mbërrinin ilegalisht në Britani. Por, këto masa kanë krijuar një tjetër trafik. Atë të përdorimit të pasaportave të falsifikuara që është vepër penale e dënuar me burg. Edhe në ato raste kur shqiptarët mundet të hynë në Britani, ata nuk mund të jenë të suksesshëm në pranimin e azilit. Që prej disa vitesh Shqipëria dhe Kosova cilësohen si vende të sigurta, qytetarët e të cilëve mund të aplikojnë për azil por shanset e pranimit të aplikimit janë minimale.

Vazhdon racizmi ndaj shqiptarëve në Britani

ërsëri racizëm ndaj shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Pas goditjes së dy vëllezërve shqiptarë disa javë më parë në një sulm të pastër me motive raciste në zonën Winchester , kësaj radhe pre e sharjeve dhe provokimeve me karakter racist kanë qenë lojtarët e klubit shqiptarë Albo Fantasy. Një gazetë lokale në perëndim të Londrës shkruan se lojtarët shqiptarë kanë kërcënuar se do të dalin “Sportsman’s Senior Sunday Football League” pas sharjeve dhe provokimet raciste, që morën në ndeshjen e fundit. Sharjet dhe provokimet kanë vazhduar gjatë të gjithë ndeshjesh, duke u kthyer më pas në një incident të dhunshëm mes shqiptarëve dhe britanikeve racist. Te paktën 30 shqiptarë dhe britanikë u përleshën ne parkingun një stadiumi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Albo Fantasy kundra Southwood në të cilën shqiptarët humbën 2 me 1. Klubi shqiptarë Albo Fantasy ka disa vite që është krijuar dhe e ka qendrën në Fulham të Londrës, ku shumica e lojtarëve janë shqiptarë. Zëdhënësi i Albo Fantasy, Altin Loka, ka pohuar me mediat lokale se lojtarët e tij u provokuan duke u ofenduar gjatë të gjithë ndeshjesh nga një grup djemsh britanik. Ekipi shqiptarë ka kërkuar nga sekretari i ligës Ron Halfacre, të ndëshkohen fajtorët e këtij sulmi racist. Halfacre ka deklaruar se “Është në pritje të një raporti zyrtar për atë që ndodhi të dielën gjatë ndeshjes”.

Arrestohet në Rinas, teksa kthehej nga Londra 37-vjeçari

Një 37-vjeçar që sapo kthehej nga Londra ka përfunduar në prangat e oficerëve të policisë në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur gjatë vitit 1998. I prangosuri është Ardian Garupi, banues në Shkodër. "Ardian Garupi, 37 vjeç, lindur e banues në fshatin Kosmaç, komuna Bushat në Shkodër, është kapur nga forcat e policisë në Rinas, pak minuta ka hyrë në tokën shqiptare", - bëri të ditur policia. Garupi, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është deklaruar fajtor në vitin 2001 nga ana e Gjykatës së Shkodrës, për veprat penale të "Vrasjes me dashje" dhe "Armëmbajtjes pa leje". Sipas vendimit të gjykatës, 37-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, më 28 korrik të vitit 1998, në fshatin Barbullush të komunës Bushat, ka vrarë te magazinat e plehrave kimike shtetasin Bahri Xhani. Pas arrestimit në aeroportin e Rinasit, ai i është dorëzuar autoriteteve të burgjeve dhe tashmë do të vuajë dënimin e dhënë nga ana e Gjykatës së Shkodrës tetë vjet më parë.

Fairlane partnners Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve përfshirë edhe air conditioner (klima)

-Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma, Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, si dhe të gjitha shërbimet e tjera

OFERTË SPECIALE SERVISIM + MOT PREJ £99

BEJMË KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Çertifikata është e liçensuar

Ing Besim Sylaj 118-120 LONDON ROAD MITCHAM SURREY CR4 3LB

MOB:07985195104

ginobesim@hotmail.com


AKTUALITET

Nga Ahmet Engin Ll..B LL.M Ne vijim te vendimit të Dhomës së Lordëve në një numër çështjesh emigracioni siç ishte çështja “Baiai” rregullat e emigracionit ne lidhje me martesën kanë ndryshuar. Më përpara vetëm ata që ishin në MB me viza pse kishin të drejtë qëndrimi në MB për një periudhë për më shumë se gjashtë muaj, mund të ishin në gjendje të aplikonin për një certifikatë aprovimi për t’u martuar në MB. Çdo person me vizë më pak se gjashtë muaj nuk mund të aplikonin për këtë certifikatë martese ne MB. Për më tepër nëse një përson kishte një vizë për ose për më shumë se gjashtë muaj, por nëse kishte më pak se tre muaj të mbetur në vizë nuk ishte në gjendje të merrte një certifikatë aprovimi martese në MB. Kushtet e mësipërme detyruan njerëzit që s’mund t’i plotësonin këto kushte për t’u martuar në Britani që të shkonin mbrapsht në vendin e tyre të origjinës, të martoheshin dhe më pas të aplikonin për vizë martese për të ardhur përsëri në MB. Një pjesë e aplikantëve refuzonin të ktheheshin në vendin e tyre të origjinës dhe të martoheshin dhe të kryenin martesën atje pasi rrezikonin edhe të mos merrnin vizën për të ardhur përsëri në MB. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar. Tani është e mundur martesa në MB edhe nëse përsoni akoma nuk e ka të zgjidhur problemin e statusit, kjo bazuar në ndryshimin e rregullave të emigracionit dhe vendimit të Dhomës së Lordëve. Kështu ata që edhe emigrantët ilegalë, ata që kanë kaluar afatin e qëndrimit të vizës apo kohës së përcaktuar të qëndrimit, ata që janë të refuzuar në kërkesën për leje qëndrimi, njerëzit ilegalë prezentë në MB mund të martohen në Britani dhe nuk duhet të kthehen në shtetin e tyre për t’u martuar apo për të aplikuar për certifikatë martese. Vendimi thotë që pavarësisht stutusit njerëzit duhet të ndjehen të lirë të martohen në MB në të kundërtën do të shkeleshin të drejtat e njeriut. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se ju mund të martoheni si të doni dhe kur të doni. Ndryshimet e rregullave të emigracionit certifikata e martesës edhe mund të refuzohet në çështje të ndryshme. Ndryshimi mes të tashmes dhe të kaluarës është se njerëzit edhe pa status të rregullt qëndrimi mund të aplikojnë për certifikatë aprovimi për martesë në MB. Garantimi i certifikatës për martesë do të varet nga Home Office nëse ata mendojnë se lidhja mes çiftit është e vërtetë dhe e besueshme. Aplikimi për një certifikatë aprovimi martese duhet të përgatitet nga një avokat i specializuar në ligjet dhe praktikat e ligjit të emigracionit në MB. Ka shumë mënyra për të vërtetuar që marrëdhënia në çift është e vërtetë dhe e besueshme por ju duhet të kërkoni ndihmën e nevojshme në mënyrat sesi të provojë këtë në dritën e rrethanave personale. Është e mërzitshme dhe e vështirë që nuk ka të drejtë apeli kundër refuzimit të certifikatës së aprovimit për martesë në MB. Kështu nëse aplikimi juaj dështon për shkak të mungesës së informacionit dhe ose për shkak të mungesës së

1 TETOR FAQE 5

Ju mund të martoheni në Mbretërinë e Bashkuar edhe nëse jeni ilegal ose nuk keni status te rregullt qëndrimi dokumentacionit të kërkuar, atëherë nuk keni të drejtë apeli dhe gjykata e emigracionit nuk do të përfshihet në këtë çështje për ta rishikuar refuzimin. Kjo do të thotë se përgatitja e aplikimit tuaj ka rendësi jetike sepse ju nuk do të keni një shans të dytë për të aplikuar në Gjyqin e Emigracionit.

Nuk duhet të ktheheni në Shqipëri apo Kosovë për të marrë viza martese. Ndryshimi në ligjin britanik të emigracionit në lidhje me martesat nuk ishte vetëm përmbledhja e mësipërme. Në vazhdim të ndryshimeve të rregullave përsa i përket certifikatës së aprovimit për matesë për aplikantët në MB, të tjera ndryshime janë urdhëruar prej Dhomës së Lordëve. Që nga vendimi i gjykatës së Apelit në Mahmood në 2005, personat që ishin të martuar duhet të ktheheshin mbrapa në shtetin e tyre, përshembull në Kosovë apo në Shqipëri për të aplikuar për vizë martese. Ishte argumentuar që çdo përson i lejuar më parë, veçanërisht hyrësit e paligjshëm, ata që kishin dështuar në kërkesën për azil, ata që kanë qëndruar më tepër nga viza apo leja e qëndrimit, pra në përgjithësi njerëzit pa status të rregullt qëndrimi, pa të drejtë qëndrimi në MB në bazë të martesës duhet të vendoseshin ne disa pozicione më të ndërlikuara për shkak të hyrjes së paligjshme në UK, apo për shkak të dështimit të kërkesës për azil në krahasim me të tjerët kalojnë nëpër më shumë peripetci për tu pajisur me vizë martese. Gjithsesi që kur Dhoma e Lordëve dërgoi vendimin e saj për çështje të ngjashme rregullat e vendosura nuk janë shumë të justifikueshme. Shkurtimisht thuhet që nëse një përson përmbush

kërkesat për vizë martese, atyre nuk u kërkohet që të kthehen mbrapa në shtetin e tyre të origjinës për të marrë viza dhe insistojnë se që atyre duhet t’u garantohet e e drejta për të qëndruar në MB. Praktika e mëparshme për t’u kërkuar njerëzve të kthehen mbrapa në shtetin e tyre të origjinës për të aplikuar për vizë martesë vetëm sa rrit burokracitë e panevojshme dhe një ndër ato që thuhet është që “ është një lloj burokracie që Kafka nuk e ka pare” Kjo do të thotë që edhe përsonat pa status të rregullt qëndrimi nuk duhet të shkojnë në shtetin e tyre për të marrë

viza martese pasi te jenë martuar në MB. Ata mund të aplikojnë në Home officëë për të drejtën e qëndrimit në MB bazuar në martesë dhe lidhje familjare ndërkohë që janë present ne MB. Çdo praktikë kundërshtimi me këtë do të ishte në kundërshtim me ligjin thuhet në vendim. Në lidhje me aplikimet për leje për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar nga njerëzit të cilët dëshirojnë ta rregullojnë qëndrimit të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, duhet të kihet parasysh se familja dhe aspektet e jetës private të Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjithashtu

mund të angazhohen në raste të martesës Për implikimet e mundshme të të drejtave të Nenit 8 në rastin tuaj këshillohet fuqimisht që ju të kërkoni ndihmë profesionale nga specialistët ligjorë të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse doni të bëni ndonjë pyetje në lidhje me përmbajtjen e këtij neni, apo nëse ju dëshironi të diskutoni çështje të emigracionit tuaj me një avokat të imigracionit në CSS & Co Legal Services, ju gjithmonë mund të na kontaktoni në 0208 888 5808 dhe / ose 075 367 91 310/320.


DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157

A Class Motors

AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”

NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim

34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera

Mos harroni!

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM


Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co Solicitors eshte zgjidhja me e mire.

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

JR JONES SOLICITORS

MCLEE SOLICITORS 02075693085

Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

www.luleonline.com Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


M

NgA AgIM SHABANI

uaj madhërueshëm i Ramazanit, është muaj i sakrificës për besimtarët myslimanë, por është dhe muaj i mëshirës, ku prangosen djajtë dhe hapen dyert e Xhenetit. Agjërimi në muajn e ramazanit është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Të agjëruarit nuk është vetëm te ndenjurit pa ngrënë apo pa pirë, por është një shkëputje nga kënaqësitë e jetës së përditshme, si dhe një largim nga veset e këqija që e karakterizojnë njeriun. Agjëruesit kanë një pastrim shpirtëror dhe një lidhje më të fortë midis tyre dhe Krijuesit. Kjo bën që besimtarët pas mbarimit të muajt të madhërishëm të Ramazanit të ndjehen më mirë dhe më të fortë në tre drejtime ( shpirtërisht, mendërisht, dhe fizikisht) Me mbarimin e muajt të ramazanit besimtarët duhet të hidhërohen që ky muaj i madhërueshëm mbaroi dhe duhet të presin një vit deri në muajin tjetër të ramazanit, por njëkohësisht besimtarët duhen të gëzohen për ardhjen e Fiter bajramit ku në këtë ditë të gjithë festojnë. Kjo ditë nis me faljen e Fiter bajramit dhe më pas me vizita te njeri-tjetri. Komuniteti Mysliman Shqiptar Fiter Bajramin e fali në Xhaminë e re Shqiptare në 88-90 Carlton Vale London NW6 5DA. E cila u përfundua pikërisht në fillim të ramazanit. Gjatë tërë muajit të Ramazanit në Xhami ishin shtruar Iftare për çdo mbrëmje. Me datën 13 Shtator Komuniteti Shqiptarë në Xhami kishte Organizuar Iftar ku ishin të Ftuar : Lord Sheikh – Antar i House of Lords , Ambasadori i Kosoves Dr. Muhamet Hamiti, Prince Muhsin Ali Khan, Prifti i Kishës Baptist Church në Queens Park që gjindet pranë Xhamisë, dy përfaqësues të dërguar prej anëtarit të Parlamentit > Mr. Geoffrey Morris , dhe bashkatdhetarët tjere. Kjo xhami ishte një domosdoshmëri për Komunitetin Mysliman Shqiptarë të këtushëm, pasi ishim të detyruar që bajramet ti falnim sa një vend në një tjetër të marra me qira. Megjithëse kjo xhami u ndërtua, por ditën e Fiter Bajramit më 20. 09. 2009 numri i madh i besimtarëve që erdhën për të falur Fitër Bajramin, bëri të detyrueshme që falja të bëhet në katër turne. Tashmë është e nevojshme rinovimi i bodrumit dhe zgjerimi i Xhamisë. Për këtë gjë foli dhe Imami i kësaj xhami z, Mehmed Shtublla. Ai tha se kjo Xhami të mos shërbej vetëm për falje por do të jetë një qendër e Komunitetit tonë të këtushëm, ku së shpejti do të hapet shkolla për fëmijët, por dhe për të rriturit çdo të premte, tw shtunë dhe të diele pas faljes së akshamit do të jepet mësim besim. Në fjalën e tij Imam, Mehmed Stublla falënderoi në radhë të parë Allahun për mbarimin e kësaj xhamie, por dhe të gjithë ata që kontribuuan për këtë si në të holla por dhe me punë. Ai tha se ky vend deri para 3

SHQIPTARËT BRITANISË E FALIN FITER BAJRAMN NË XHAMINË E TYRE TË RE AKTUALITET

muajsh ishte një pub, sot është bërë një vend adhurimi për Krijuesin e vetëm. Para faljes së Fiter bajramit besimtarët bënë dhe pagesën e vitrave si dhe të anëtarësisë në Kosova Islamic Centre

U.K

Gjithashtu Kosova Islamic Centre në orën 3:00 të pas ditës shtroi një drekë ku ishin të ftuar banorët e lagjes ku ndodhet Xhamia pavarësisht

1 TETOR

nga përkatësia e tyre fetare apo etnike Ky është një shembull i tolerancës dhe respektit që besimtarët myslimanë duhet të kenë

www.thealbanian.co.uk

FAQE 8

Kjo i shërben dhe mirëkuptimin dhe shmang keqkuptimet e pa nevojshme midis komuniteteve të ndryshme.


Lermeni pak atdhe

AKTUALITET

“The Albania” & “Edit Durham”, kanë filluar përgatitjet Pak më shumë shqiptar* për realizimin e antologjisë A së tretë “Lërmëni pak atdhe”, antologji e krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmërohen të gjithë krijuesit shqiptarë që jetojnë në Mretërinë e bashkuar që të paraqesin krijimet e tyre pranë redaksisë së gazetës 1 TETOR

tdheut nuk i thuhet kurrë lamtumirë. Ky është kod i trashëguar prej kohësh dhe ruhet me një fanatizëm të madh prej mërgimtarëve shqiptarë. Ndoshta një “mirupafshim të mbështjellë në lot”. Askush më shumë se poetët e mërguar nuk e përjeton dhimbjen për tokënatdhe, për tokën që kurrë nuk mund të harrohet. Dhe ekziston një lidhje e veçantë mes shqiptarëve dhe Anglisë (Londrës në veçanti), por që poetët e këtushëm u mëshojnë më shumë përjetimeve, emocioneve, sesa historisë; që nga deklarimet për ndarjen e Shqipërisë, deri tek vendosmëria angleze për të ndaluar një masakër nga më të përgjakshmet dhe më të pashembulltat në një truall të atdheut tonë, në Kosovë. Por ky nuk ka qenë motiv i vetëm që i shtyu poetët shqiptarë që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar të shkruajnë diçka më shumë se një përjetim, të formulojnë ashtu siç e ndjejnë atë që quhet krijim, qoftë në poezi apo në prozë. Ishte ballafaqimi me kulturat e tjera, kur krejt të vetëdijshëm për vlerat e çmuara dhe të lakmueshme që trashëgojmë si komb, gjeten një arsye më shumë për të thënë fjalën e tyre, sidomos kur identiteti nëpërkëmbej, apo kur kalonin nga ndonjë muze në metropolin anglez dhe shihnin diçka nga Shqipëria. Një vend ku qëndroi mbreti shqiptar, apo ndonjë kostum kombëtar shqiptar të ekspozuar nga Bajroni dhe deri tek ndonjë shkrim i zonjës së madhe angleze, Edit Durham, që bëri aq shumë për shqiptarët dhe Shqipërinë. E pse jo një hotel të vogël, ku qëndruan kryeministri i parë shqiptar, së bashku me të gjithë delegacionin që përfaqësonin Shqipërinë. Të gjitha këto duken se kanë qenë shkëndijat që, të gërshetuara me realitetin shqiptar i cili vazhdon të mbetet i dhimbshëm dhe,duke u ndjerë krejt të pafuqishëm për të ndryshuar diçka, pasi ndihen më shumë se të braktisur, vendosën të mbrohen prej gjithçkaje dhe të hyjnë në kalanë e fuqishme dhe të vështirë të letërsisë (ndonëse disa prej tyre edhe për herë të parë) dhe të thoshin fjalën e tyre në mënyrën e tyre krejt origjinale. Kështu gjetën pallton që do t’i mbante ngrohtë, jo vetëm prej të ftohtit anglez, por edhe që do t’i mbronte edhe prej pluhurit, shpeshherë të padurueshëm që ngrihej rreth tyre. Dhe nëse piktorët për ATDHEUN e largët, kishin fiksuar një imazh, një vatër, një ngjyrë, krijuesit poetë e mbajnë ATDHEUN shumë afër, e mbajnë shumë ngrohtë dhe jo rrallë, fjala e tyre merr përmasat e një thirrje ndërgjegjshmërie, për të gjithë bashkatdhetarët, për t’u ndjerë pak më shumë krenar. Me fjalën e tyre këta autorë krijojnë rryma të fuqishme, të cilat, jo vetëm që largojnë pluhurin e përçudnimit, që vjen, jo rrallë herë, rreth tyre, e që dihen fort mirë sesi dhe pse krijohet, por tejçojnë vlera shqiptare, që janë të papërsëritshme dhe të lakmueshme, duke risjellë në mendjen e “të pluhurosurve”, pak më shumë dritë që rrezaton mbi thënien e rilindësve se jemi krenarë që jemi shqiptarë. “Lërmëni pak atdhe” është thirrja që i bashkon të gjithë këta krijues në këngën e madhe shqiptare, ku duket se në fund duhet të ketë një varg, një kërkesë për një copë tokë shqiptare, ku duan të prehen... Kjo antologji duket si një letër e gjatë, një letër e nisur drejt atdheut, ashtu si dhe drejt diasporës shqiptare që nuk ka ndonjë adresë, por duket se u drejtohet të gjithëve, që nga pushtetarët e politikanët dhe deri tek ata mërgimtarë që kanë harruar të jenë shqiptarë, apo atyre nënave që në mërgim i porosisin fëmijët, kur i nisin për në shkollë, që të mos thonë se janë shqiptarë. Është një këngë e gjatë që sfidon doganat, vizat, aeroportet apo kontrollet. Është këngë që shpërthen meridianët shpesh herë të hekurt për ne shqiptarët dhe shkon drejt njëdere që përfundon në ATDHE. U gjetën një mijë e një arsye për largesën dhe sidomos mungesën “Atdhe” dhe nëse dikur kishin shkruar ndonjë varg për mërgimtarët, tani ata vetë ishin subjekti. Sa e ëmbël është vatra ATDHE.... Dhe krijuesit kanë një gjuhë sa të vështirë aq edhe të thjeshtë të komunikimit. Nuk është e rëndësishme nëse u takuan në ndonjë bibliotekë, në ndonjë tavolinë të thjeshtë druri, apo në ndonjë sallon të aristokracisë angleze. Ata i bashkoi diçka më shumë se stili, më shumë se poezia, apo letërsia në tërësi. Ishte fjala shqip dhe dëshira për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë, në ballafaqimin e madh të kulturave dhe të vlerave. Tani bota është bërë e vogël, por duket se trenat e Evropës po na lanë akoma të presin nëpër stacione, apo bileta jonë është parashikuar për në kohë të vona. Autorët e kësaj antologjie kërkojnë pak më shumë atdhe dhe vetënxiten duke kërkuar edhe prej bashke komabasve për t’u ndjerë pak më shumë shqiptarë. *** Krijuesit në Mbretërinë e Bashkuar kanë një hapësirë të gjerë krijimi dhe një gjeografi mjaft të larmishme. Ata vijnë thuajse nga të gjitha trojet etnike shqiptare, duke pasqyruar në krijimet e tyre që nga ambientet e aristokracisë angleze dhe deri tek qytetet e gurta, apo tek zanat e bjeshkëve. Kjo antologji që përfshin krijues të ndryshëm, nga Rrahman Dedaj, shkrimtari me përmasa evropiane, deri tek 17-18 vjecarët apo dhe të tjerë që hedhin hapat e parë drejt letërsisë, të veshur me mantelin e poetit. Përsa i përket qëllimit mund të thuhet se është tejkaluar. Nëse në fillim u mendua se kjo antologji do të shërbejë si një tribunë ku do të bashkohet zëri i krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ky vend njihet si një nga vendet ku komuniteti shqiptar është më i riu (mosha e tij numërohet me gishtat e dorës) dhe do të jetë si një nxitje për të gjithë krijuesit sidomos ata të rinjtë, tani besojmë se kemi të drejtë të pretendojmë se nëpërmjet kësaj antologjie po tejçojmë edhe një vlerë të fuqishme letrare. Le të besojmë se ky do të jetë një hap që do të kthehet në traditë si mbrojtje e vlerave të çmueshme, dhe të lakmueshme që na karakterizojnë si komb. Petrit KUÇANA Londër 10 janar 2004 *Pararthënie e antologjisë së parë

The Albanian Newspaper 122 White Hart lane london N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info

FAQE 9


Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?! OPINION

Nga: Blendi Fevziu “Shqipni etnike, kurrgja tjetër”! “Një komb, një kombëtare”! Këto janë dy nga shumë parullat që zbukurojnë pjesën e tribunës ballore të stadiumit “Qemal Stafa” sa herë që ekipi kombëtar shqiptar zbret në fushën e tij. Mbajtësit e tyre, një grup tifozësh nga Prishtina, që i kanë dhënë hov tifozerisë shqiptare nuk janë më thjeshtë të tillë. grupi “Tifozat Kuq e Zi” është një miks mes shqiptarësh të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, që i bashkon një gjë, të qenit, shqiptar!

FAQE 10

mosbesuese. Në fakt, elita e vjetër kosovare, me formim titist dhe nostalgjike për Jugosllavinë e vjetër, e ka të vështirë ta kuptojë realitetin e ri, por elitat e reja që po krijohen nuk kanë dilemë. Për to orientimi drejt Shqipërisë thuajse është fakt dhe sot, gjithnjë e më shumë protagonistët e elitave të reja kosovare, janë edhe protagonistë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Unë jam i sigurt se sot, shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës dinë për njëri-tjetrin shumë më tepër se sa 10 vjet më parë, njihen shumë më mirë se dhjetë vjet më parë, kanë gjëra të përbashkëta shumë herë më tepër se 10 vjet më parë.

N

ë fakt, tifozët pasionantë që po drithërojnë edhe Tiranën e Prishtinën politike, duket se kanë të drejtë. 5 apo 6 nga lojtarët e ekipit kombëtar shqiptar të futbollit që zbret në fushë, janë të lindur dhe rritur në Kosovë. Shumë të tjerë, janë pjesë e emigracionit kosovar në Europë. Ky është vetëm një dimension, ai sportiv, por jo i vetmi. Nëse e zhveshim termin “Shqipëri Etnike” dhe e shndërrojmë atë në Shqipëri reale, dhe nëse parulla tjetër: Një komb një kombëtare shumëfishohet, atëherë përftojmë shumë gjëra të tjera që jo gjithnjë bien në sy: Shqiptarët kanë tashmë një kulturë të unifikuar dhe librat që botohen në Tiranë apo Prishtinë shiten në të gjitha libraritë e dy vendeve pa dallim; autorët botojnë në po ato shtëpi botuese dhe gjuha e shkruar është absolutisht e unifikuar. Muzika shqipe në Tiranë apo Prishtinë, është e njëjtë.

Ende sot më vjen të skuqem kur kujtoj se sa pak gjëra dhe se sa pak njohje kishim për Kosovën ne që ishim gazetarë dhe drejtues shtypi në fillim të viteve ’90–të. Thënë ndryshe, ideja e krijimit të një identiteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar në përgjithësi, dhe si rrjedhojë, ideja e një shteti kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar, ka dështuar, tashmë 10 vjet pas largimit të regjimit serb nga Kosova. Po, kemi një Republikë të Kosovës dhe një Republikë të Shqipërisë. Kjo është e vërtetë. Por edhe për sa kohë do t’i kemi kështu. Kemi një muzikë, një letërsi, një kombëtare, një media, thuajse një elitë të re dhe s’kemi asnjë shkak të mendojmë se kemi dhe duhet të kemi dy shtete.

Sot, e ke të pamundur të dallosh nëse një këngëtar apo këngëtare është nga Prishtina apo Tirana; përbën mision të pamundur dallimi i muzikës në një klub apo televizion të Kosovës apo Shqipërisë; me përjashtim të shtypit të shkruar, media elektronike është thuajse e unifikuar. Programet e Tiranës shihen në Prishtinë dhe anasjelltas; personazhet mediatike janë të përzierë dhe i gjen në studiot e të dy vendeve. Falë televizionit, shqipja e folur, nuk i ka dallimet e disa viteve më parë, ndërsa distanca fizike është reduktuar ndjeshëm. Tashmë, kufiri Shqipëri – Kosovë në Morinë, është i baraslarguar nga dy kryeqytetet, thuajse 2 orë prej secilit.

Nuk ka asnjë dyshim që problemi kryesor në këtë rast është insistimi i Komunitetit Ndërkombëtar që kjo të mos ndodhë dhe defaktorizimi i aktorëve politikë lokalë nëse kjo ndodh. I dyti është një problem i zgjidhshëm, që me emancipimin e mëtejshëm dhe me presionin e shoqërisë do të marrë rrugë. Aq më tepër që elita e re politike kosovare, që vjen nga lufta, pa ndikime titiste është shumë më e afërt me Shqipërinë se sa ajo e para vitit 1999.

Por nëse “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin çdo ndeshje sloganin e tyre: “Shqipni etnike, kurrgja tjetër”; nëse ideja e bashkimit flitet thuajse çdo herë dhe dy vendet po unifikohen gjithnjë e më shumë rreth gjuhës, kulturës e historisë, cili është problemi. A mund të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Mendimi im është padyshim, PO! Në një emision me temën Shqipëria e Madhe, pyetjes se nëse duhet bashkuar Shqipëria me Kosovën, mbi 5800 veta iu përgjigjën me sms, 93% PO dhe 7%, JO! Diferenca flet vetë. Por për fatin tonë të keq, shqiptimi, edhe vetëm shqiptimi i termit Shqipëri e Madhe i bën të tremben pothuaj të gjithë ata që e mendojnë apo e dëgjojnë. Katër ditë më parë në një emision televiziv, ndërsa Menduh Thaçi po trajtonte projektin e tij politik për Maqedoninë, ndërhyrja e Fatos Lubonjës, që kjo d.m.th. Shqipëri e Madhe, e bëri të ndalojë në çast dhe të shqiptojë frazën standard: ne nuk jemi për Shqipëri të madhe. Po ç’është Shqipëria e Madhe? Një projekt i supozuar i bashkimit të katër vilajeteve shqiptare të Perandorisë Otomane, ai i Manastirit, Janinës, Shkodrës dhe Shkupit. Bashkimi i tyre nuk mund të ndodhë më dhe kufijtë e atyre vilajeteve nuk përputhen me kufijtë e Shqipërisë natyrale. Atëherë, a duhet të kemi ne frikë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovën? Përgjigjja ime është sërish JO! Po kjo është vetëm njëra anë. Duke hequr defaktorizimin politik dhe presionin ndërkombëtar,

1 TETOR

gjithçka tjetër të shtyn të besosh të kundërtën.

ndikimin e parë.

Në fakt, që prej 28 nëntorit të vitit 1912, kur Shqipëria fitoi pavarësinë dhe Kosova mbeti jashtë kufijve zyrtarë të saj, ideja e bashkimit kombëtar ka qenë ëndrra e çdo patrioti. Për një kohë të gjatë Parlamenti shqiptar i viteve ’20–të zgjidhte edhe deputetë që përfaqësonin Kosovën; shtypi shqiptar i asaj kohe i kushtonte shumë vëmendje ngjarjeve atje, ndërsa shqiptarët e Kosovës në vetvete nuk reshtën së kontestuari regjimin serb apo jugosllav deri edhe me kryengritje të njëpasnjëshme. Instalimi i diktaturës komuniste në Shqipëri e Jugosllavi dhe teoria e internacionalizmit apo ajo Titiste e bashkim dhe vëllazërimit, sikur e zbehu disi

Në këtë terren të ri, duke nisur që nga viti 1990, Ibrahim Rugova dhe ndjekësit e tij e transformuan (me të drejtë për rrethanat), ëndrrën e bashkimit kombëtar në atë të një Kosove të pavarur. Për t’i shërbyer kësaj ideje që ngjante më e prekshme dhe më normale për Komunitetin Ndërkombëtar dhe nuk hapte serinë e rishikimit të kufijve në Ballkan, ata tentuan krijimin e një identiteti kosovar. Një identiteti që nuk duket se ka bazë dhe që sot, 10 vjet pas pavarësisë de fakto, ngjan më jo realist se kurrë. 10 vjet më pas, Shqipëria dhe Kosova janë thuajse dy vende të unifikuara, edhe pse me elita ende

Problemi i parë ngjan më problematik, por nuk është çudi që pikërisht për hir të tij, Shqipëria e Kosova të jenë një në të ardhmen. Si në atë parullën e famshme të tifozëve kuq e zi! Shumë shpejt, ideja e dy shteteve shqiptarë; ideja e dy përfaqësive shqiptare, e dy presidentëve dhe kryeministrave shqiptarë, do të jetë një absurditet në radhë të parë për komunitetin ndërkombëtar. Zhvillimi ekonomik i përbashkët që vjen nga rruga Durrës–Kukës, do ta imponojë edhe më shumë atë. Nuk është çudi, që ata faktorë që besojnë sot se ky përbën një problem, do ta shohin problemin tek e kundërta, tek dy Shqipëritë në Ballkan. Ndaj, për hir të të gjithë kësaj, ne nuk kemi pse trembemi nga fraza Tabu: Shqipëri e Bashkuar, e madhe apo etnike. Të gjitha ato, reduktohen në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën dhe krijimin e një shteti shqiptar të vërtetë, që pas dhjetë vitesh, ka kaluar shumë pengesa dhe ekziston thuajse si i tillë. Ndaj, nuk është çudi, që në një të ardhme jo të largët, parulla “Shqipëri etnike, kurrgja tjetër” e tifozëve “Kuq e Zi” të shndërrohet në: “Shqipëri etnike, këtë deshëm…”


P

NgA AlBAN ByTyQI

roverba të huaja dhe fjalë popullore përshkruajnë se një popull gjithmonë zgjedh atë udhëheqje që meriton. I ndjeri Zef Pllumi, në librin e tij, “Rrno për me Tregue”, i përshkruan shqiptarët si njerëz ambicioz për drejtim dhe udhëheqje – secili mbret. Ky mund të jetë shpjegimi qe shqiptarët kanë numrin më të madh të politikanëve për GDP, si dhe numrin më të madh të grupimeve politike që gjoja piksynimi kryesor i të cilave është e mira e shqiptarëve. Gjithsesi, shpesh thuhet, ose thuhej që biznesi më fitimprurës në shqiptari ishte formimi i grupimeve politike. Fitimprurja, normalisht nuk është për anëtarësinë edhe pse mund të jetë nga anëtarësia. Shumicën e kohës, ata që marrin lavdinë, dhe rrallë herë përgjegjësinë, gjithmonë sigurojnë që arat dhe brigjet ti kultivojnë me vila dhe hapësira të mëdha ku një klasë e tërë punëtore shërben për arritjen e shifrave maksimale fitimprurëse. Fatmirësisht, jo të gjitha këto grupime partiake ia arritën të marrin besim të mjaftueshëm për të përvetësuar pushtet përfaqësues brenda Parlamentit; por mjaft! Rezultati i zgjedhjeve të fundit dha një mesazh të qartë, që mbase nuk është nevoja për mbretëri të reja por për ushtarë për të shërbyer brenda pushteteve ekzistuese. Spastrimi i disa pushteteve klanore, është pamohueshmërisht meritë e një nga politikanëve më me përvojë në trevat shqiptare, Edi Ramës. Ky i fundit, i etur për pushtet absolut, politikan me përvojë, sajoi diskriminimin me ligj kundër kundërshtarëve të vegjël, dhe solli disa risi të vjetra. Risia më e fundit, e cila i përket lashtësisë së demokracisë shqiptare, ishte rezultati 93% me të cilin ai detyroi veten të jetë kryetarë i partisë më të madhe në vend; të paktën sipas shifrave të zgjedhjeve të fundit. Kjo risi, është normalisht e përngjashme me risitë që Sali Berisha ka sjellë në historinë politike shqiptare. Kopjimi nuk është vetë çështje identiteti por edhe çështje morali. Sigurisht që Edi Rama duhet ta ketë komentuar si një shfaqje politike zgjedhjen e fun-

Retorika dhe Risitë e Vjetra AKTUALITET

dit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike; pyetja lind si ndjehet Edi Rama për vetë-seleksionimin e tij me 93%? A mund të përshkruhet kjo si një qasje prej një politikani që mishëron politikën e “re”? Leximi i shifrave dhe historisë tregon se ai ka kopjuar shumëçka nga kundërshtari i tij, Sali Berisha. Për shembull, kur Berisha pat humbur, rrethanat janë çështje për historianët apolitik, ai pat ngritur popullin në demonstrata. A nuk duket kryekëput, e njëjta qasje kjo e Edi Ramës kur thotë, “është koha për protesta.” Ndoshta është gabim të mendohet kështu, por mendoj se Shqipëria ka nevojë për vazhdimësi dhe stabilitet me qëllim që shqiptarët të mos ndalin hovin kolektiv të ndërtimit për të dalë në turma si në kohët e lashta. Me apo pa Ramën, shqiptarët duhet të vazhdojnë ndërtimin e vendit të tyre. Në një nga prononcimet e tij të fundit, Rama citohet të ketë thënë, ndër të tjera, se gjoja ai kërkon të mbrojë votën e popullit shqiptarë. Prononcimet dhe raportet e publikuar deri tani nga organizata vëzhguese shqiptare dhe ndërkombëtare, lënë për të kuptuar se, zgjedhjet e qershorit ishin zgjedhjet më të mira. Të jenë më të mirat në krahasim me të kaluarat, ndofta nuk do të thotë shumë, por zgjedhjet u raportuan si të lira dhe të ndershme me përjashtim të disa ngjarjeve si akuza që G99ta nuk e ngriti kurrë ndaj Erion Braçes. Sidoqoftë, mungesa e një mos-reagimi njerëzor në shkallë republike, sigurisht fakton që elektorati shqiptarë, qofshin ata besimtarë të topave mediatikë, qofshin simpatizant personal të Edi Ramës, qofshin edhe 93%-shi i anëtarësisë së PS-së; tregon se tani është koha për punë dhe jo për protesta. Më tutje, mund të thuhet se fjalë të mëdha si “të ruaj votën e shqiptarëve” janë thjeshtë retorika të së kaluarës. Kumbojnë që nga koha kur Berisha ishte kryeopozitar. Mbase Rama nuk ka shumë përvojë në ruajtjen e interesave të shqiptarëve në Par-

lament, por Kuvendi dhe debatet ndërmjet përfaqësuesve të mandatuar, janë vendi i duhur dhe njerëzit e zgjedhur për të ruajtur interesat e shqiptarëve nëse diskutojmë përtej të Djathtës dhe së Majtës; dhe personale nëse flasim për Edi Ramën. Sigurisht shqiptarët kanë të drejtë të ndihen të zhgënjyer ngaqë kryeopozitari i tyre nuk i përfaqëson ata në Parlament; ka shumë arsye, shumicën e të cilave nuk mund t’i faktojmë dhe plot opinione të cilat nuk dua të bëj boze duke i përsëritur. Çfarëdo qofshin ato, Edi Rama i di më mirë se askush tjetër; nëse e kam gabim, atëherë ai nuk meriton të jetë as përfaqësues dhe as kryeminister. Deputeti laburist, John Grogan, mik i shqiptarëve, shpesh herë thotë se gjetja e balancës së pushtetit është arritja më e madhe e një politikani. Pra pranimi se kur ka patur

Vendimi tre gjykatësve “Në Shqipëri homoseksualët nuk persekutohen”

1 TETOR

mjaft, kuptimi se nuk mund të jesh i gjithmonshëm, i pazevëndësueshëm dhe i pa-mposhtur janë bekimi dhe çlirimi më i nevojshëm që mund të jenë rezultat i aplikimit të logjikës. Normalisht, që nuk pritet që Edi Rama i sapo ‘zgjedhur’ me 93% të anëtarësisë socialiste të japë dorëheqje – por të jetosh në dijeni se humbja e parë mund t’mos jetë e fundit është një tjetër çlirim që vjen si rezultat i përvojës. Ndoshta përvoja e humbjes si rrjedhojë e arrogancës, mund të ndihmojë me eliminim e kësaj të dytës; edhe nëse nuk sjell asgjë tjetër. Që të mos jetosh në një ishull, kjo është mjaft! Në një takim që Edi Rama pat pasur me grupin gjithë-partiak parlamentar të Parlamentit Britanik në nëntor të vitit 2008, në të cilin pata fatin të isha i pranishëm, Rama pat

Gjykata i refuzon azilin lesbikes shqiptare

>>>Vijon nga faqe 3 “Ka prova të mjaftueshme se nëse apelusja Kransiqi dëbohet që do të thotë ndarje nga partnerja e saj, ajo mund të shkojë në vetëvrasje” ka thënë gjykatësi Lord Justice Sedley gjatë dhënies së vendimit. E ndërsa Emine Krasniqi banuese në Birmingham i shpëtoi dëbimit nga Anglia, ajo tani po prêt zgjidhjen e çështjes së azilit për partneren e saj 20 vjeçe më të re në moshë Albana Lamaj. Historia rozë mes dy shqiptareve filloi kur ato u takuan në Angli. Krasniqi ndihmoi Lamajn në rritjen e një fëmije që kjo e fundit kishte me një partner të sajin. Një tjetër arsye e lejimit të dy shqiptareve lesbike në Angli nga gjykata ishte përdhunimi që atyre u kishin bërë ushtarët serb gjatë konfliktit. Largimi nga një burrë violent dhe ndarja me dy fëmijët e gjatë luftës nga Emine Krsniqi, fitoi simpatinë e gjykatësve britanikë, të cilët urdhëruan ministrinë e Brendshme britanike Home Office për anullimin e vendimit për ti dëbuar. E ndërsa dy shqiptaret lesbike, duket se i dhanë fund ankthit

të dëbimit nga Anglia,shumë meshkuj shqiptarë që kanë kërkuar azil si homoseksualë të janë në pritje të fitimin të lejeqëndrimit në Angli, pasi sipas tyre ata janë të persekutuar seksualialisht në Shqipëri. Krasniqi ish e martuar Gjykatës së lartë angleze i është thënë nga pala mbrojtëse e Emine Krasniqit, se ajo në Kosovë ishte e martuar me një burrë 15 vjet më të madh në moshë. Ai ishte një burrë violent. Ajo u mundua të krijonte një familje, por kur u ndanë ajo humbi edhe dy fëmijë një djalë dhe një vajzë të cilët i mori bashkëshorti. Gjatë konfliktit ajo së bashku me vajzën u përdhunuan, nga ushtarët serb. Krasniqi mbërrit në Angli si azilante në Maj të vitit 2000. Kërkesa për azil ju refuzua në vitin 2004, kohë në të cilën ajo bashkëjetonte me Albana Lamajn. Ndërsa aplikimi për azil i vetë Lamajt, dështoi gjatë një gjyqi në gjykatën e apelit, por aplikimi për një fitimin qëndrimi nën bazën e marrjes në mbrojtje të drejtave të njeriut, pritet të shqyrtohet.

FAQE 11

thënë; unë nuk ndjek rrugën e Ilir Metës për ta larguar Berishën me forcë. Berisha largohet me fletë votimi. Tani duket se Rama i ka harruar këto parime pasiqë Meta është në pushtet. Rama është në krye të një opozite që duket se po e përdor si dybek për të tundur interesat e tij, gjalpi i të cilës do të ishte pushtetimi i Edi Ramës. Siç është shtjelluar në këtë shkrim, në politikën shqiptare risitë nuk i sjell Edi Rama. Risia e vërtetë e politikës shqiptare ishte bashkëpunimi ndërmjet të djathtës dhe të majtës, Berisha – Meta; ska marrëveshje politike pa afekte dhe interesa anësore. Rama thjesht kopjoj të vjetrat, i ngjyrosi me fjalime fasadë dhe priti që ne t’i jemi mirënjohës për lart-madhninë e tij diktatoriale.

Bar Restorant "Valona" Kerkon te punesoje nje kuzhinier Kandidatet duhet te kene eksperience ne pune, te jete profesional/e Rroga shume e kenaqshme kontaktoni sa me pare Agronin:07823889577


DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157

Me rastin e martesës së Artanit me Vjollcën “Alba-Media” dhe të gjithë grupi i miqve dhe bashkëpunëtorëve iu urojnë trashëgime, dhe jetë të lumtur bashkëshortore. URIME! URIME! URIME!


MISS EARTH 2009 SPEKTAKEL

P

Nga Bashkim Metalia

ër të katërtën here Agjencia e Spektakleve AlbaMedia(Alba-Media Entertainment) , ka bërë të mundur që të marrë pjesë dhe të përfaqësoj Shqipërinë në një nga spektaklet me prestigjioze në llojin e vet , atë të Miss Earth International. Përkushtimi dhe puna e kësaj Agjencie ka rritur jo vetëm prestigjin e personal të punës së saj por , nëpërmjet bukurosheve që kanë marrë pjesë në Miss Earth ,kanë treguar një nivel të lartë përfaqësimi të Bukurisë dhe vlerave shqiptare. Tre përfaqësueset e tre viteve të para Blerta Halili, Shpresa Vitia dhe Rudina Suti,arritën të përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në këtë konkurs bukurie. Këtë vit Filipine si themeluese dhe organizatore e Miss Earth do të zhvilloj këtë spektakël në Ishullin Boracay. Dhe kush më mirë së bukuria dhe hirësia e vajzave nga të gjitha vendeve pjesëmarrëse do ta merrte përsipër këtë mision sensibilizues. Ishull i cili do të të japë mundësinë të shohësh dhe t’i kënaqesh rërës së bardhe dhe ujit të bruztë të Plazhit Puka, me një natyrë të pasur të florës dhe faunës. Fituesja e MISS EARTH do të shërbejë si Ambasadore në fushatat për mbrojtjen e mjedisit në mbarë botën. Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë Suada Saliu . Dhe sipas traditës tashmë , përpara se të niset për në Filipine për provat parapërgatitore , për në finale, morëm disa opinione nga Suada. “Aktualisht jetoj dhe studioj në Shqipëri. Studioj në "Fakultetin Ekonomik" të Tiranes, dega Administrim Biznes. Të ëndërrosh dhe te realizosh janë dy gjera që duhet të dish ti ndërthurësh mirë, duan shumë punë dhe përkushtim. Ekziston dhe rreziku që te mos mund të arrish ato që ëndërron por gjithsesi ëndrrat janë të bukura dhe të japin force dhe kurajë për të jetuar një jetë plot shprese. Unë që e vogël kam ëndërruar të bëhem modele ose të jem pjesë e botës së spektaklit, dhe shpresoj që ky eveniment të jetë një hap për realizimin e ëndrrave të mia.... Hobet e saj janë të shumta-“e adhuroj notin, kërcimin (që 8 vjeçe kam kërcyer me ansamblin e valleve te Lezhës ), me pëlqen te lexoj..., ” -shprehet bukuroshja 22 –vjeçare Më tej shton se –“ vet fakti që po përfaqësoj natyrën Shqiptare përballë 84 vende te tjera te botes është një emocion i veçante që besoj vjen shumë rrallë , mbase një herë në jetë. Ndihem shumë e vlerësuar dhe plot emocion për këtë fakt. Ndaj ajo shprehet e pa kursyer për krijimin e kësaj mundësie nga Agjencia e Alba – Media në një eveniment të tillë prestigjioz.

Pak histori për Miss Earth Innternational Për shkak se shumë femra e admirojnë dhe aspirojnë të jenë një mbretëreshë bukurie, Carousel Productions, Inc u bind dhe besoj se mbretëreshat e bukurisë do të jenë një avokat i mirë dhe efektiv të shkaqeve të ndryshme natyrore ose jo . Për t’i dhënë jetën këtij vizioni, Carousel Productions Inc organizoi d këtë spektakle për herë të parë në vitin 2001. Beauty Pageant MISS EARTH, një eveniment i bukurisë “ raison d'être”u krijua që të kishte kandidatët e saj dhe fitues dhe aktive që të promovojnë dhe të marrin pjesë në ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e Nënës Tokë. Ky spektral bukurie dhe njëkohësisht dhe sensibilizimi ,në mbrojtje të mjedisit që na rrethon, ka shtuar goxha shume dhe interesin mbarë botëror duke parë kështu dhe pjesëmarrjen masive të vajzave nga e gjitha e bota. “Me këtë eveniment u jepet mesazh njerëzve ne mbar boten të ruajnë dhe te mirëmbajnë bukurinë natyrore sepse natyra është oksigjeni ynë”- thotë Suada. Spektakli do të zhvilloj natën finale më 22 Nëntor . Urojmë që kësaj radhe Shqipëria dhe përfaqësuesja e saj Suada Saliu të jenë fituese e këtij spektakli. Suksese

Ne foto Miss Earth Albania Suada Saliu make-up "Moda Sallon Arjana"

1 TETOR

FAQE 13

SUADA SALIU; “KRENARE QË PËRFAQËSOJ SHQIPËRINË”


Mërgimi i gjuhës OPINION

MArTIN CAMAJ Shpresoj qi prej përmbajtjes ka me u kuptue çka don me shprehë titulli i kumtesës time, mâ e shkurta qi un kam lexue deritash përpara nji auditori kaq të meritueshëm. Shumë prej gjanave qi keni me ndigjue bâjnë pjesë në qëndrimin mâ të thellë qi un kam mundë me mbajtë ndaj ngjarjeve qi i kanë ra për hise gjuhës time. Prej kësaj rrjèdh, në nji farë mënyret, edhe shkaku mâ i thellë qi më ka shtye me u marrë si shkencëtar me gjuhën. Tue qenë se në rasën time bâhet fjalë edhe për ndjenjat e jo vetëm për nji studim të ftohtë shkencór, e ndiej veten në vendin e shkrimtarit francez Georges-Arthur Goldsmith, kur ky flet për gjuhën amtare: "Gjuha amtare âsht në fund të fundit kumbimi i formave qi fëmija zbulon për herë të parë. Gjuha amtare âsht frymëmarrja e veçantë e trupit njerëzor, âsht pragu për te elementat e hapsinës". Ky çansim nuk âsht në kundërshtim me at' çka ndërmerr puna hulumtuese shkencore, historike (diakronike e sinkronike), qi në fazen e tashme të shqipes zhvillohet në dy drejtime: A) si gjuhë natyrale e ndame në degzime dialektore e në kontakt me gjuhët tjera qi e rrethojnë. B) si gjuhë artificiale, në t'cilën përdoren mjete kufizuese të dhunshme, krejtsisht në kundërshtim me zhvillimin e natyrshëm të vetë gjuhës. Ka rreth njizet vjet qi në Shqipní po vazhdon proçesi i normalizimit të gjuhës, i cili nuk merr parasysh randësinë e dialekteve e të historisë, ase të dokumentave si: dorëshkrime, tekste letrare etj. Më lejoni, tashti, me ju prû disa të dhana historike të nevojshme. Për me kuptue mirë strukturat e këthella historike të gjuhës shqipe âsht e domosdoshme me njohtë marrdhânjet qi ajo ka pasë me latinishten e vonshme, gjuhë me të cilën ka pasë nji periudhë afrimitetit. Llogaritet qi kontakti me latinishten të ketë fillue gjatë shekullit II p. Kr. Tue punue në mënyrë paralele mbi shndërrimet qi kanë ndodhë në të dyja gjuhët mundemi me rindërtue historinë e shndërrimeve të tingujve (Lautverschiebung). Tue u nisë prej këtyne shndërrimeve mundemi me shestue rishtas trajtat qi kanë përplotsue mâ vonë sistemet gramatikore të gjuhës shqipe. Ndër këta rindërtime gramatikore duhet me marrë parasysh edhe tharmet e përmbrendshme të gjuhës shqipe, tue i lidhë gjithmonë edhe me zhvillimet qi i kanë rranjët te baza indoeuropiane. Periudha prej shekujve IX - X m. Kr. deri te shekulli XVI, përfaqson nji fazë shumë të randësishme, atë qi na sot e quejmë faza e "shqipes së vjetër". Ekziston edhe nji teorí me baza shkencore, simbas së cilës shumë pjesë të Ungjillit e të Dhjatës së Vjetër të përfshime në «Meshar» të Buzukut, i përkasin nji periudhe para 1555, vjetë në t'cilin u botue vepra. Këto pjesë, të mbajtuna prej nesh si mâ të përparshme janë përkthye prej liturgjisë greke. Janë tekste qi kanë nji gjuhë e nji stil të ndryshëm në krahasim me ata qi ka përkthye Buzuku vetë. Megjithatë shihet në ketë tekst nji gjuhë koherente. Në ketë kohë fillojnë me u dukë diferencimet ndërmjet gegnishtes, qi nuk e ka fenomenin e rotacizmit, dhe tosknishtes qi i nën-

1 TETOR

FAQE 14

Do të ishte e këshillueshme për çdo komb qi, përpara se me ia hî punës për krijimin e normës themelore të gjuhës së vet, të mbante parasysh zhvillimin gjuhsor. Âsht e domosdoshme puna parapërgatitëse: duhet mbajtë mend qi për secilen pjesë të gramatikës ekzistojnë monografí të plota qi s'duhen lanë mbas dore.

shtrohet këtij fenomen. Bile, kishe me thanë, qi këtu bâhet fjalë për nji fazë të shqipes qi studjuesat gjermanë, qysh prej shekullit të kaluem, e kanë quejt: Gemeinalbanisch (shqipja e përbashkët). Mbas pushtimit turk, qi nisë prej shekullit XVI, fillon edhe Zersplitterung (copëzimi:) i dy degëve gramatikore të shqipes. Kah ana tjetër edhe mbrenda për mbrenda secilit dialekt ky copëzim sjell krijimin e të folmeve të reja. Gegnishtja ka fatin me i pasë të dokumentueme të gjitha këto struktura gramatikore. Por, këto venome (privilegje), dialektologjia e sotshme shqipe nuk i ka shfrytzue aspak e aq mâ pak ata qi gjinden në krye të procesit të krijimit të normës së saj. Kështu, në njizet vjet (1952-1970), âsht krijue në Shqipní nji gjuhë letrare, të cilën Enver Hoxha, si nun i saj, e pagzoi tue e quejtë "gjuha kombëtare". Në zhvillimin e këtij procesi të krijimit të normës gjuhsore nuk u përfill historia, pra, tradita e gjuhës shqipe, e cila, si u pa mâ sipër, ka nji randësí të madhe. Rruga e mënyrës së krijimit të normës së "gjuhës kombëtare" âsht vendosë vetëm prej politikanëve, prej nji grupi të Byrosë Politike me prejardhje prej jugut të Shqipnís. Kundërshtimet e shkencatarëve, ndërmjet të

cilëve bâjnë pjesë dy lavrues të vjetër të kësaj gjuhe, shqiptari Aleksandër Xhuvani e gjermani Max Lambertz, nuk patën asnji efekt. Lambertz-it i gjegji Enver Hoxha vetë, tue i thanë: "Ky është një vendim politik!". Absurditeti i kësaj politike u kritikue për vjet me rradhë prej Arshi Pipës, ndër shkrime qi tash së fundi janë përmbledhë në nji vëllim prej rreth treqind faqesh prej Columbia University Press, me titull: "Politics of Language in Socialist Albania". Teoria themelore qi drejtoi procesin e ndjekun për zbatimin e normës, qi në të vërtetë âsht vû në jetë me dhunë, i përket Stalinit. Gjuha e fituesit përgjithsohet e bâhet gjuhë e shtetit. Hoxha, në vend të gjuhës, imponoi praktikisht dialektin e vet, ase mâ mirë, nji prej nëndialekteve të tosknishtes lindore. Gjuhëtarët shqiptarë duhet t'i bindeshin vetëm urdhnave qi vijshin prej nalt. Ecunija mbështetej në mënyren induktive, pa përfíllë traditen. A) çdo variant tjetër gjuhsor letrar u ndalue, në veçantí ai i veriut, qi si e pamë, âsht mâ i vjetri e mâ i pasuni me tekste e âsht mâ i përdoruni prej shumicës së popullit shqiptar. U pengue edhe zhvillimi i tosknishtes tradicionale letrare, në veçanti përbâsja e saj perëndimore, qi âsht zhvillue në hapsinën prej bregut shqiptar të Jonit

deri në Peloponez e prej aty bashkohet me zonat arbëreshe të Italís jugore. Këtu âsht trashigue nji traditë letrare e zgjedhun e tanë sqimtí, e ngjashme me klimen e butë mesdhetare. Gjithë kjo zonë ka karakteristika gjuhsore të përbashkëta qi e dallojnë ketë të folme prej tosknishtes perëndimore. B) për gati nji gjysë shekulli para ardhjes së stalinizmit, tre variantet letrare janë zhvillue lirshëm në nji simbiozë harmonike. Weigand-i, Nahtigali, Pekmezi, ky i fundit ishte nji shqiptar me nënshtetësí austriake, Xhuvani e deri edhe autorë veriorë si Fishta e Gurakuqi (Karl), këshilluen qi unjisimi i gjuhës zyrtare të mbërrihej nepërmjet "avitjes" së dy gjuhëve letrare kryesore, gegnishtes dhe tosknishtes. Kjo gja duhej me u krye jo në mënyrë të vrazhdë, por në nji kohë të gjatë. Në të vërtetë, deri në 1944 shoqnija shqiptare zhvillohej në nji rreth simbiozet familjare, kulturore e gjuhsore. Në veçantí në Tiranë qenë mâ të ndieshme kontaktet gjuhsore ndërmjet atyne qi përdorojshin dialekte të ndryshme. Ky afrim ishte dashtë me u ndjekë me kujdes për me gjetë rrugën mâ të drejtë me punue për unjisimin e gjuhës. Këta janë treguesit qi procesi i krijimit të nji norme të udhëhequn prej parimesh të drejta, ishte dashtë me ndjekë. Por, kjo gja nuk qe e mundun, mbasi gjuhësia

shqiptare, fatkeqsisht, nuk kishte bazat e veta të zhvillueme në mënyrë të mjaftueshme. C) A ka mundësí sot për me ndreqë gabimet e bâme? Kishe me thanë se po. Ne kemi sot shumë metoda dhe përvoja në fushën e gjuhësisë moderne. Do të ishte e këshillueshme për çdo komb qi, përpara se me ia hî punës për krijimin e normës themelore të gjuhës së vet, të mbante parasysh zhvillimin gjuhsor. Âsht e domosdoshme puna parapërgatitëse: duhet mbajtë mend qi për secilen pjesë të gramatikës ekzistojnë monografí të plota qi s'duhen lanë mbas dore. D) Âsht e domosdoshme qi sot në Shqipní të zhvillohet nji shkollë e re gjuhsore. Tue përfundue, uroj qi edhe në Shqipní të ketë ardhë koha në të cilën nuk kanë me qenë mâ politikanët ata qi do të vendosin për çashtjet gjuhsore dhe letrare. Qi çdo vendim, në veçantí ata qi i përkasin tanë Kombit, të merret në përputhje me vullnesën e shumicës së popullit: idealja kishte me qenë nji pëlqim i gjithanshëm, por kjo âsht e tepërt sot për sot. Kumtesë e mbajtun në Universitetin e Salerno-s me 2/12/1991


Azem Shkreli OPINION

T

Nga Akil Koci

ash e pesë vitet e fundit jam marrë në mënyrë intensive me shkrime për personalitetet e shquara dhe me veprat e tyre të botuara. Janë botuar këto shkrime në shumë revista dhe gazeta, jo vetëm në mbarë etnikumin shqiptar, por edhe më gjerë. Kam botuar katër libra për shumë krijues qofshin ato muzikore, letrare, të dramës, pikturës dhe të arteve, si dhe të shkencës shqiptare, duke i kujtuar me pietet këto personalitete që i kanë dhënë dimension modern universit tonë kulturor dhe civilizues. Veprat e tyre paraqesin jo vetëm përpjekje, por nder e dinjitet kombit shqiptar, sepse ata paraqesin personalitete që kanë bërë histori në artin dhe shkencën tonë. Në sferën e kërkimeve artistike kemi emra që paraqesin alfën dhe omegën me krijimet e tyre, duke na prezantuar mesazhet e tyre si vlera të larta profesionale e që paraqesin kode e simbole të vlerave, duke ia artikuluar në mënyrë sinkretike kulturën tonë moderne. Subjektet e tyre artistike, që i hasim në veprat e tyre janë “akte që provokojnë frymëzimin”, si thotë esteti i njohur Max Ernest. Lista do të ishte e gjatë, po të i përmendim të gjithë ata për të cilët ka shkruar autori i këtyre rreshtave, sipas njohjes sime. Thellim personal në veprimtaritë e tyre artistike, si shtresa semantike dhe estetike, si vlera sublime, si dimensione universale, është bazuar në parametrat artistike dhe estetike. Njëri ndër ta është edhe poeti i ynë i madh Azem Shkreli, i cili paraqet një personalitet të shquar, jo vetëm në procesin e komunikimit modern letrar, por ai është edhe shembull dhe model i shprehjes letrare me një art intravert për të bukurën dhe të madhërishmen artistike, ashtu sikundër nënvizojnë filozofët: “Arti e jep botën shpirtërore të njeriut me atë përzierje të ndjenjës dhe mendimit, siç ndodh në jetën e zakonshme të çdo njeriu”.

S

NgA NdUE UKAJ

a janë të afta partitë politike në Kosovë për të etabluar demokracinë e shëndoshë dhe a janë të gatshme ato të tejkalojnë politikat e ngërçeve të gjithfarshme që i karakterizojnë, në të mirë të interesave të përbashkëta, janë pyetje e dilema jo të lehta, që shtrohen në këtë vjeshtë të furishme që ka ndezur jetën politike në vend. Mirëpo, këto pyetje e dilemë prekin partitë politike dhe ekzistencën e tyre në jetën politike të Kosovës, mbase pse jo, këto çështje janë tejet kruciale për të tashmen e Kosovës dhe specifikisht për të ardhmen e saj. Këto janë zgjedhjet e para në Kosovën e pavarura, andaj rëndësia e tyre, përtej funksionit politikë, është e ndërlidhur me vetë filozofinë e ndërtimit të shtetit. Duke qenë të këtilla, shpërfaqin haptazi mentalitetin tonë për shtetin dhe vlerën e tij. Ndërsa, nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, ne tregojmë shumëçka nga botëkuptimet tona shtetërore, nga aftësitë për të zhvilluar zgjedhje në përkim me standardet e avancuara dhe për më tepër, tregojmë realisht nivelin e përgjegjësisë që kemi në raport me demokracinë dhe së këndejmi tregojmë qartësisht, sa është demokracia e jetësuar në jetën tonë

Si e njoha Azem Shkrelin?

Ishte viti shkollor 1957/58, kur më emëruan - sepse aso kohe nuk kishte konkurse pas kryerjes së Shkollës së Mesme të Muzikës në Prizren - si arsimtarë i muzikës në Normalen e Prishtinës. Isha më i ri se shumë nxënës të mi, sidomos nga ata të kursit pedagogjik që për dy vite merrnin kualifikimet e mësuesit dhe emëroheshin menjëherë në punë. Azem Shkreli ishte në vitin e dytë dhe po sa hyra me ditar në dorë, vërejtja shumë nxënës, dhe, për të u njohur me ta, fillova t’i lexoja emrat e tyre. Kur erdhi radha te Azem Shkreli, u ngrit në këmbë dhe tha: Unë! Mirëpo, ajo unë ishte disi si konsistim kumtues, si funksion pragmatik, me një zë piu-pianissimo që më la përshtypje. Bëra se nuk ia dëgjova atë unë, sepse kisha dëshirë që ta dëgjoja edhe njëherë. Prapë më tha: po unë, unë jam Azem Shkreli - me një zë më burrnor. E pyeta: - Pse nuk tha, unë, por e the edhe

emrin kur unë ta kërkova. Përpjekja e tij për ta barazuar unin me Azem Shkreli, mu duk shumë simpatike dhe e pyeta: nga je, nga Shtupeqi, apo Shkreli? - Po pse më pyete? -dhe vazhdoi: - a vërtet jeni arsimtar? - Pse, a nuk po ta mbushi syrin? - iu përgjigja. - S’di çka të them, po ti qenke më i ri se ne këtu. Mirë, mirë po ju besoj - dhe u ul. Ky pra ishte takimi im i parë

1 TETOR

me Azem Shkrelin, poet, për të cilin kisha lexuar përplasjet e para të tij në faqet e revistës Jeta e Re, kryeredaktor dhe formues i së cilës ishte poeti i ynë po ashtu i madh Esat Mekuli. Azemin e njoha edhe më mirë, pasi kreva Akademinë e Muzikës në vitin 1962, sepse kërkoja poezi për të kompozuar këngë në frymën e muzikës popullore dhe këngë argëtuese, si i quanim atëherë. Mirëpo, assesi nuk mund të gjeja tekste të përshtatshme jo për nga brendia, sepse konteksti modern i poezisë së tij përmbante dimensionet narrative dhe disi nuk shkonte me këngën tri pjesore klasike të këngës bazuar në poezi të rimuar. Por autori i kësaj poezie të mëvonshme, siç thonë kritikët e letërsisë, “zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik; e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive”. Kemi bashkëpunuar shumë me Azemin, sidomos kur ka qenë drejtor i Teatrit Popullor Krahinor, ku unë isha në fillim si profesor i muzikës, i seksionit të dramës në Teatër dhe më vonë

Sprova për demokracinë

politike. Dhe për më tepër, këto zgjedhje do të kenë rëndësi të posaçme, ngase do të krijojnë modelin politik të sjelljeve që partitë politike do të ndjekin e aplikojnë në këtë tranzicionin, nëpër të cilin po kalojmë si shoqëri e politikë. Prandaj, edhe pse janë zgjedhje lokale, rëndësia e tyre mbetet e jashtëzakonshme për proceset në Kosovë. Dhe nga këto, do të varet shumëçka për Kosovën e viteve të ardhshme. Sidomos, kur bëhet fjalë për rrugën e saj të integrimit në BE. Përveç rëndësisë së tyre në planin e përgjithshëm, këto zgjedhje gjithsesi kanë një rëndësi jetike për shumë parti politike në vend, të cilat, zaten, në këtë dekadë të jetës së lirë plurale në Kosovë, kanë demonstruar se nuk janë parti të mirëfillta, nuk ushqehen e priren nga ideologji të caktuara e programe të analizuara, por nga instinkte inercioni, nga reminishenca e evokime, që më tepër kanë karakter poetik, sesa politikë. Partitë politike në Kosovë, deri tani kanë bërë zgjedhje me mega ide politike, tema nacionale e im-

provizime të gjithfarshme. Ky soj i politikës tani nuk pi ujë. Andaj mbetet të shihet se si partitë politike do të sjellën në raport me votuesin dhe opinionin publik, kategori këto të cilat kanë krijuar një distancë të akullt me partitë politike në vend. Mbase, edhe votuesi është barikaduar në heshtje, duke refuzuar këto parti politike dhe programet e tyre shterpe. Kësaj here, nga funksionaliteti që do të tregojnë partitë politikë deri në datën e zgjedhjeve dhe nga performanca që do të paraqesin në raport me sferat delikate të jetës në Kosovë, do të varet shumë, nëse votuesi kosovar do të mposhtë indiferencën dhe me 15 nëntor do të drejtohet ka kutitë e votimeve. Nëse partitë politike në Kosovë, arrijnë të motivojnë votuesin, që ai të del në zgjedhje për të kërkuar alternativa, apo, për të dhënë besueshmëri ndaj këtyre të tashmeve, do të jetë një lajm i mirë për Kosovës, sikundër edhe një sinjal i fuqishëm për miqtë ndërkombëtar. Në variante tjera, zymtësia politike në Kosovë, vetëm sa

do të thellohet. E, bashkë me të edhe diskutabiliteti i legjitimitetit. Më e mira e punës që partitë politikë në këto zgjedhje duhet të bëjnë, është të reflektojnë një edukatë e kulturë politikë, ndërkaq, nënshtresën etike duhet ta kenë si premisë për çdo veprim e premtim. Kjo do të eliminonte mundësitë për tensione të panevojshme politike, por, gjithashtu do të ishte një sinjal i fuqishëm për votuesin kosovar, i cili shpeshherë di të befasoj. Partitë politikë në këto zgjedhje duhet të dinë përfundimisht të orientojnë votuesin nga ideologjitë e caktuara, duke bërë prerjen e nevojshme, sipas modeleve të njohura. Jo çdo parti mund të jetë e djathtë. Andaj, përcaktimi për ideologji politikë, do të determinoj formën dhe përmbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Dhe kjo është një domosdoshmëri e kohës. Mbajtja e zgjedhjeve lokale me sukses, do të kuptohet e lexohet, gjithsesi edhe si një premisë, për të kuptuar sa funksional është shteti i Kosovës. Në këtë kontekst, gjithsesi

FAQE 15

si udhëheqë artistik i baletit në Teatrin Krahinor. Me të kam mundur të punoj për mrekulli dhe mu atëherë e kam njohur edhe më mirë. Me gjithë atë, kam veçuar tri poezitë e tij, për të cilat mendoj se ajo çka bie në sy (flas si dashamir i poezisë e jo si kritik letrar), hasim në këto vargje jo vetëm në një frymë bashkëkohësie, me një sens mase në krijimin e imazheve poetike, por edhe fascinime me vlera artistike, estetike, pse jo edhe filozofike, si spiranca të hedhura për mrekulli në një tashme dhe në një të ardhme në kërkim të një prezantimi real dhe bashkëkohor, duke kërkuar fluksin e krijimtarisë së tij në një paraqitje sa më origjinale. Në poezinë e fundit të kësaj përzgjedhjeje time që titullohet “Katër këshilla vetes”, hasim në një kritikë të arsyes, të cilën ARSYE filozofi i madh Emmanuel Kanti, i ndan në tri kritika të njohura kantine, atë të arsyes së kulluar, arsyes praktike dhe kritikës së gjykimit. Po t’i lexojmë me kujdes këto tri elemente, i hasim në ato katër vargje me arsye kantine, për të cilën ai vetë thotë se ka bërë revolucionin kopernikian, ose si e titullon “Estetika transcendentale”, me të cilat tipare ai studion ndjeshmërinë që është pasive, por i përkasin shpirtit. Pra, në artin e tij poetik të Azem Shkrelit kemi si shërbim ndaj filozofisë poetike, të cilën ai e arrin me poezinë e tij - nuk paraqet simbolikë mistike, por një pikë referimi të mjeteve të reja shprehëse, si kërkime të imazheve të reja, pa e humbur natyrshmërinë e saj. Aty ndjehet ritmi tronditës, duke mos iu larguar poetikes së thellë të qenësisë poetike e që i paraqesin imazhet magjike lirike. mbajtja e tyre sipas parimeve e standardeve të kërkuara perëndimore, do të ndihmonte sforcimin e substancës së shtetit të Kosovës dhe do të ishte një sinjifikativ për gjithë ata që kanë pasur apo kanë dilema për këtë krijesë shtetërore. Duke lënë mënjanë parashikimet për forcat politike që do të fitojnë apo humbin këto zgjedhje, një gjë është e indentifikueshme, se koha për rikonfigurime esenciale politike po troket. Për këtë gjithë duhet të jenë të gatshëm. Më së shumti partitë politike dhe liderët e tyre. Në të kaluarën, Kosova nga komuniteti ndërkombëtar ka marr lavdërata për zgjedhje, madje duke u konsideruar, si model për Ballkan. Është momenti të sforcojmë këtë qëndrim. Partitë politikë duhet të shkëputen nga retorika e vjetër politike. Ato nuk duhet assesi të lejojnë të bëjnë veprime pa vlerë dhe të pakuptimta në këtë proces zgjedhor. Është koha, më tepër se kurrë për një realitet të ri, që do të demonstronte imazhin e një vendi demokratik. Përmes këtyre zgjedhjeve, në paraqesim para botës imazhin tonë, asnjë formë tjetër nuk mundet të na ndihmoj më shumë. Këto zgjedhje janë vetë imazhi ynë.


Si kundërshtoi udhëheqja komuniste ndihmën gjermane? HISTORI

Kastriot dervishi

Në kohën kur Kina komuniste kishte ndërprerë prej disa vitesh të gjitha marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë dhe kur kjo e fundit kishte hyrë në një krizë vërtetë të rëndë ekonomike, një rreze shprese u afrua në vendin më stalinist të Europës. Do të vinte në Shqipëri politikani i njohur gjerman Franz Jozef Shtraus. Udhëheqësi komunist Enver Hoxha ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa vendi drejtohej nga një dyshe vërtet dyshuese se Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia. Çfarë ishte në të vërtetë ofrimi i ndihmës nga Republika Federale Gjermane, pikërisht në kohën kur midis të dy vendeve nuk kishte as marrëdhënie diplomatike dhe kur në Shqipëri një jehonë të madhe kishin akoma (siç kanë ngelur ende edhe sot) ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore. Në prag të zhvillimeve të papritura në lidhje me vizitën e Shtrausit, Shqipëria komuniste tregonte kokëfortësinë e saj për lidhje me vende apo qeveri nga të cilat vendi nuk kishte asnjë përfitim. Kështu më 8 gusht 1983 u vendosen marrëdhënie diplomatike me Bahreinit në nivel ambasadorësh ndërsa pak muaj më vonë më 4 tetor 1983, Qeveria Shqiptare njohu Qeverinë e Kamboxhias. Në Shqipëri mbërriti më 22 nëntor 1983 një delegacion qeveritar i Voltës së Sipërme i kryesuar nga ministri i Informacionit, Adame Turs. Vendi shkoi drejt një mbylljeje gjithnjë e më të thellë, ndërsa u vu re një dëshirë hapjeje me fqinjin e jugut.

FAQE 16

Franz Jozef Shtrausi dhe misionet e tij në Shqipëri ramiz Alia kundër lidhjes me rFgJ-në

Pas vdekjes së Enver Hoxhës më 11 prill 1985, politika e Shqipërisë nuk do të kishte asnjë ndryshim nën drejtimin e ri. Kjo dukej qysh në hapat e parë të tij publikë. Ramiz Alia në gusht 1985 bëri vizitat e para si sekretar i parë i PPSH-së. Për Korçën ai tha ishte “qyteti i dytë” i Enver Hoxhës dhe për këtë qëllim atje ishte vendosur të ngrihej përmendorja e tij. Alia pasi përmendi palëvizshmërinë në rrugën e Enver Hoxhës dhe sulmoi superfuqitë, u ndal në marrëdhëniet e posaçme me Greqinë duke i kushtuar një rëndësi të posaçme librit të Enver Hoxhës “Dy popuj miq”, duke nënvizuar se politika e Shqipërisë ndaj Greqisë kishte qenë gjithnjë e fqinjësisë së mirë. Politika e jashtme e Shqipërisë e përpunuar sipas Alisë nga Enver Hoxha mbetej “e palëvizshme”.

Vizita “private” e Shtrausit

I njohur si politikan model në vendin e tij, por edhe si një nga negociatorët më brilantë e më të spikatur në çështje ndërkombëtare, me një nisëm gjysëm zyrtare, do të vinte në vitin 1984 në Shqipëri kryeministri i Bavarisë, Franz Josef Shtraus. Udhëheqja komuniste e Shqipërisë e ka pritur Shtrausin me dëshirën sabotuese dhe me një shpërfillje e cila i kalonte të gjitha normat diplotatike. Në takimin me zëvendëskryeministrin Manush Myftiu është shtruar fillimisht çështja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ndërsa pala shqiptare ka këmbëngulur në pagimin e reparacioneve (dëmshpërblimeve) të luftës, çështje e cila ishte mbyllur për të gjitha vendet më 1953 me marrëveshjen e Londrës. Pala shqiptare kërkonte që Republika Federale Gjermane (RFGJ), në kundërshtim me kushtetutën e saj, t’i paguante Shqipërisë një shumë të caktuar, që do të shkaktonte kundërveprimin e të gjitha vendeve që kishin qenë dikur në luftë me Gjer-

1 TETOR

maninë, për të kërkuar edhe ata para. RFGJ kishte kërkuar të vendoste marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë edhe pas vitit 1973, kohë kur kishte vendosur të tilla marrëdhënie me të gjitha vendet që kishte qenë në luftë. Qeveria Shqiptare kishte

kërkuar sërish pagimin e reparacioneve që në vitin 1975 kishin pasur sipas saj vlerën e rreth 4 miliardë dollarëve, ndërkohë që BS kishte mëtuar nga ana e tij kohë më parë, një shumë prej 420 milionë dollarësh.

Bisedimet e Vjenës midis delegacioneve gjermane dhe shqiptare

Në vijim të përpjekjeve për normalimin e marrëdhënieve midis dy shteteve, në mars 1986, në Vjenë u zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve të kryesuara nga drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të

RFGJ-së, Braunmyler, dhe drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkomëtare, Sofokli Lazri. Pala shqiptare ka mbajtur qëndrimin e parë në lidhje me reparacionet dhe takimi është mbyllur pa përfundim pasi sërish janë përmendur kushtetutat e të dy vendeve, ndërsa jepet përshtypja sikur pala gjermane lutet dhe ajo shqiptare ka interes të mos lidhë marrëdhënie me çdo mënyrë që t’i vijë.

Takimi i Tiranës. Komunistët refuzojnë çdo ndihmë

Dy muaj më vonë, më 19 maj 1986 vjen në Tiranë, sërish Franz Josef Shtraus, së bashku me Edmund Stoiberin. Këtë herë ata u pritën nga kryeministri Adil Çarçani. Gjermanët kanë propozuar kreditim në shuma të mëdha për Shqipërinë, duke e thënë hapur se ato nuk do të kërkoheshin më, pasi gjë gjë të tillë, RFGJ e kishte bërë edhe me vende të tjera. Kjo sepse forma e pagimit të reparacioneve e vinte në pozitë shtetin gjerman si me kushtetutën e tij, ashtu edhe me mëtimet që mund të vinin menjëherë nga shtete të tjera. Pala shqiptare e cila ishte në një krizë të vërtetë ekonomike, nxirrte vazhdimisht preteksion se e ndalonte kushtetuta marrjen e kredive, gjë e cila po të kishte vullnet politik, zgjidhej brenda dy javëve me anë të një sesioni të jashtëzakonshëm të Kuvendit Popullor, me një riformulim të përgjithshëm të nenit përkatës. Shtraus ka propozuar edhe projekte të vërteta ekonomike afatshkurtra e afatgjata, të


HISTORI

cilat do të sillnin një zhvillim të menjëhershëm ekonomik të Shqipërisë, disa vjet para ndryshimeve në lindje. Sërish udhëheqësit komunistë të vendit penguan afrimin e Shqipërisë me Gjermaninë Perëndimore. Në fund të vitit 1987, do të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike midis të dy vendeve, por tashmë do të ishte vonë

Pjesë nga mbledhje e sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH, 4 maj 1984 SHOKU RAMIZ ALIA: T’ju informoj një çikë, shoku Enver, për bisedimet që bëri shoku Sofo Lazri me funksionarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RF Gjermane në Bon, lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. SHOKU ENVER HOXHA: E si vajti

ai atje? SHOKU RAMIZ ALIA: Në përgjithësi mirë. E kishin pritur në mënyrë shumë korrekte, shumë mirë. Me Sofon kishte biseduar një nga zëvendësministrat e punëve të jashtme që mbulonte drejtoritë e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik e me vendet e tjera të Lindjes, si dhe me sigurimin evropian e Berlinin perëndimor. Në mbledhje kishin marrë pjesë edhe nja dy a tre drejtorë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe një referent për Shqipërinë. Pastaj e kishte takuar sekretari i shtetit, që duket është zëvendësi i Gensherit. Bisedimet ishin zhvilluar kështu: Në fillim kishte folur zëvendësministri gjerman me terma të përgjithshme dhe për të përshëndetur ardhjen e Sofos, nja tre faqe gjë me të shkruar. E kishte vlerësuar shumë faktin që qeveria jonë e kishte pranuar ftesën e tyre për t’u takuar dhe që dërguam një përfaqësuesin tonë në Bon. Kishte thënë gjithashtu se “ne i kemi ndjekur me in-

teres zhvillimet dhe politikën shqiptare”. Për sa i përket Gjermanisë, kishte shpjeguar, ajo ka nxjerrë mësime nga historia, nga e kaluara. “Gjermania, kishte deklaruar ai, ka qenë vatër lufte këto dekadat e fundit. Tashti ju sigurojmë se ajo ndjek një politikë të paqes” etj., etj. Ai kishte vlerësuar marrëdhëniet e miqësisë me Shqipërinë dhe kishte thënë se “mendojmë që janë krijuar kushtet për të ecur më tej në këtë fushë”. Me kaq e kishte lënë ai bisedën. Pasi mbaroi zëvendësministri gjerman, Sofoja kishte paraqitur pikëpamjen tonë. “E kam pak të gjatë”, tha Sofoja në fillim, në fakt kishte nja 10 faqe të shkruara, “prandaj ju lutem kini durim të më dëgjoni” dhe ia këndoi të tëra ç’kishte për të thënë. Fjala e Sofos ishte në planin politik, ashtu siç porositët ju shoku Enver, po në fund ua tha edhe atë që midis nesh ka edhe probleme, siç është ai i dëmshpërblimeve, që duhet të diskutohen. Pasi kishte mbaruar Sofoja, gjermani kishte

1 TETOR

reaguar, si të thuash, pozitivisht, veçanërisht për vlerësimet politike. Bile i kishte thënë “ne kemi konsideratë të madhe për qëndrimin tuaj shumë korrekt lidhur me problemin gjerman” etj. Pastaj Sofoja kishte vazhduar: “Ju shprehët qëndrimin tuaj dhe ne tonin, a nuk i hapim tani kartat, drejt? Siç e shikoni, nga konsiderata juaj e nga konsiderata jonë nuk del asnjë pengesë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, midis dy vendeve tona, por midis nesh, siç thashë, ekziston një problem, çështja e dëmshpërblimeve.. Ju këtë e quani ndryshe, ne e quajmë dëmshpërblim. Kjo s’ka rëndësi është thjesht problem emërtimi. Rëndësi ka të gjenden rrugët e zgjidhjes së tij. Për të tjerët rrugëzgjidhje ju keni gjetur, i tha Sofoja. Jugosllavisë, për shembull i keni dhënë, Izraelit, po ashtu. Pra përveç Shqipërisë, s’ka mbetur shtet pa marrë. Fakt është që të dy palët, ju dhe ata keni mbetur të kënaqur, shtypi i këtyre vendeve, revistat, botimet që bëjnë nuk ngrenë më çështjen e dëmshpërblimeve. Pse? Sepse problemi është zgjidhur. Se si e keni zgjidhur atë, është puna juaj”. Gjermanët kishin filluar të justifikohen jo nuk kemi dhënë dëmshpërblime, sepse nga pengon Traktati i Londrës etj. Sofoja u kishte thënë që Traktatin e Londrës kot e ngrini, sepse kush e ka nënshkruar atë? E keni nënshkruar ju, anglezët dhe francezët. Mirëpo qysh kur një traktat i nënshkruar nga tre-katër shtete merret normë ndërkombëtare? Një gjë e tillë nuk ekziston as në historinë e diplomacisë botërore dhe as gjëkundi tjetër. Ne nuk e njohim atë, me atë ju nuk mund të paraqiteni për diskutime me ne. Pas kësaj ndërhyrjeje gjermani e kishte mbyllur muhabetin. SHOKU ADIL ÇARÇANI: Organizata e Kombeve të Bashkuara merr vendime dhe askush nuk i zbaton. SHOKU RAMIZ ALIA: Po, po tamam ashtu i kishte thënë

FAQE 17

edhe Sofoja, marrin Kombet e Bashkuara vendime dhe s’u imponohen dot të tjerëve, jo më dy-tre vende. Prandaj ky Traktati është juaji, ç’kini bërë ju në mes tuaj, është punë për ju, me Shqipërinë nuk keni bërë gjë. Gjermanët nuk kishin folur më gjatë. Pas kësaj kishin filluar të tregojnë si e kanë zgjidhur këtë problem me të tjerët, Jugosllavisë, kishin thënë ata i kemi dhënë kredi. Sofoja u ishte përgjigjur, që kjo është e vërtetë, i dhatë kredi dhe pas kësaj Titoja erdhi këtu, në Bon, ku deklaroi se Jugosllavia heq dorë nga dëmshpërblimet. Prandaj le ta bisedojmë më shtruar edhe këtë, se për këtë punë kemi ardhur këtu. Pse Titoja, tha ashtu? Sepse mbeti i kënaqur nga ajo që i dhatë. Tani ju e quajtët atë kredi. Mirë quajeni si të doni, kjo është puna juaj, çështja është që Titoja nga ai çast hoqi dorë nga dëmshpërblimet dhe kjo dihet publikisht. Po ja, kishin thënë gjermanët, Jugosllavisë i dhamë kredi me afat shlyerje për 20 vjet se ajo ishte në situatë të vështirë, donim ta ndihmonim! “Po shpresoni vallë t’i merrni këto para pas 20 vjetëve”, i pyeti Sofoja? Ata të tërë ia kishin dhënë të qeshurit.

Franz Josef Shtrauss

U lind më 6 shtator 1915. Deputet i Bashkimit Kristian Social në Bundestag nga viti 1949. Ministër Federal i Punëve Speciale më 1953 - 1955. Ministër i Energjisë Nukleare më 1955. Minister Federal i Mbrojtjes më 1956 – 1962. Kryetar i Bashkimit Kristian Social nga viti 1961. Minister Federal i Thesarit në vitet 1966-1978. Kryeministër i Bavarisë në vitet 19781988. Vdiq më 3 tetor 1988, pasi një ataku në zemër të dy ditëve më parë. Në vitet 1956 - 1985 ai kishte marrë tituj në disa universitete si në Detroit (1956), Cleveland og Kalamazoo (1962), Chicago (1964), Santiago de Chile (1977), Maryland og Dallas (1980) Mynih (1985).




REFLEKSIONE MBI MESAZHIN E KADARESË OPINION

1 TETOR

FAQE 20

N

Nga Brixhilda Ndini

ëse do te mendonim se vepra e Kadaresë është ai prizëm i fuqishëm, që ka zbërthyer dritën e shpirtit ne boten e erret shqiptare, atëherë do te bënim një gabim te rende duke ngatërruar vlerat e një shkrimtari, i cili vërtitet ne territorin e gjenive si nga mesazhi filozofik etik apo moral në të cilin transmeton. Nëse tek “Gjenerali i Ushtrisë se Vdekur” plaka Nice personifikon hakmarrjen e verbër, krejt personale e pare ne rrafshin psikologjik,kjo s’ka te beje aspak me motivet qe atë e shtyjnë,te cilat duhet te jene aq te forta sa duhet ta detyrojnë një familje patriarkale qe te lejoje te prishet dasma. Kadareja vete, i ka meshuar me te madhe, ne pjesën dërrmuese te veprave te tij , kodit zakonor dhe ligjet me te cilat ky kod ka rregulluar marrëdhëniet ne boten shqiptare, e atëherë s’ka se si ky ekuilibër i lashte te prishet për hir te një plake te çmendur, e cila dhimbjen e saj , ne mënyrë krejt antinjerëzore , kërkon ta shtrije ne një dhimbje kolektive. Edhe mënyra teatrale është demonstrative , karakteristike kjo gjenetike e veprave te realizmit socialist, ku bie shpesh ndesh me të drejtat që ka një grua, aq me tepër kur është e huaj në (dasmë). Edhe ftohtësia e dasmorëve është një kordon armiqësor krejt i papranueshëm për mentalitetin e shqiptarit dhe në përgjithësi e mentalitetit njerëzor, kur dihet se në çfarëdo rrethane mysafiri është një dëshmitarë i pandreqshëm ndaj dobësive që ke; ndaj edhe mënyra më ideale për t’i fshehur ato është t’i respektosh. Dhe kjo nuk do t’i ndodhte kujtdo personazhi dhe çfarëdo kombësie qoftë . Kadareja shfaqet si një Bajron i sofistikuar, duke e parë në mënyrë të idealizuar realitetin e ashpër të zakoneve, duke i vlerësuar disa prej tyre në etikën dhe kulturën shqiptare. Kadare i mëshon me forcë idesë së ndarjes shpirtërore të popullit me pushtuesin, duke nxjerrë në pah si një çudi historike një komb gjysmë të egër pa shtet, duke lënë mënjanë qëllimisht praninë e hijes së shtetit, qoftë edhe me një administratë të huaj shtetërore. Kështu shqiptari na del një Robinson i vetmuar të mes te Evropës, me ligje kanunesh të shkruara përmes ankthit të kullat e ngujimit. Jo me syrin e romantikut, por thjesht me cinizmin e një te huaji, që zbret në fisin e këtyre indigjeneve ne mes te Evropës, Kadareja i mëshon me forcë përkufizimit që shqiptari është ndryshe nga te tjerët. Çdo vepër e Kadaresë, në veçanti, duket sikur rrok në një laborator të përsosur zhbirues fragmentesh nga ADN e shqiptarit, por kur i bashkon në fund këto fragmente, na del një embrion i tjetërsuar nga ajo që na paraqet

“Çdo vepër e Kadaresë, në veçanti, duket sikur rrok në një laborator të përsosur zhbirues fragmentesh nga ADN e shqiptarit, por kur i bashkon në fund këto fragmente, na del një embrion i tjetërsuar nga ajo që na paraqet pasqyra e historisë. Kështu , Kadare glorifikon në pjesën dërrmuese te veprave të tij (deri në rrafshin e një përgjithësimi absurd) karakterin hakmarrës dhe ndoshta agresiv që gjoja trazon ndërgjegjen e sëmurë te një individi , duke filluar qe nga plaka Nice e “Gjeneralit te Ushtrisë se vdekur” deri tek atmosfera e përgjakshme tek “Prilli i thyer”, ku psikoza e krimit te trashëguar kthehet në një interes kolektiv, të përgjithshëm duke e pasur një mënyrë te jetuari” pasqyra e historisë. Kështu , Kadare glorifikon në pjesën dërrmuese te veprave të tij (deri në rrafshin e një përgjithësimi absurd) karakterin hakmarrës dhe ndoshta agresiv që gjoja trazon ndërgjegjen e sëmurë te një individi , duke filluar qe nga plaka Nice e “Gjeneralit te Ushtrisë se vdekur” deri tek atmosfera e përgjakshme tek “Prilli i thyer”, ku psikoza e krimit te trashëguar kthehet në një interes kolektiv, të përgjithshëm duke e pasur një mënyrë te jetuari. Pra, shqiptarët qenkan bërë viktimë e ankthit të tyre , duke u shfaqur me filozofinë e barbarëve sipas fjalëve të priftit tek “Gjenerali i Ushtrisë se vdekur”. “Bashkëfajësia” e Kadaresë me personazhin e tij del ne procesin e identifikimit me të kur deduksionet e priftit nuk bëhen aspak si njëra ane e dialogut, duke shfaqur sadopak një alternative tjetër përpara kësaj akuze ndaj urrejtjes dhe ankthit total ( dhe jo

fatkeqësia, siç duhej ta argumentonte shkrimtari), por ajo del si një konkluzion i pakundërshtueshëm ( gjoja i dëmshëm duke vendosur ne buzët e një kleriku, pra, personazhi negativ, sipas metodës se realizmit socialist). Mirëpo , kjo nuk e justifikon Kadarenë, i cili jo njëherë e ka demonstruar ketë psikanalize edhe tek “ pacientet” mitologjike si p.sh tek “ Eskili ky humbës i madh”. Nëse hakmarrja ka qene një jehone dhimbjeje vetëm ne disa krahina te prapambetura te Shqipërisë e me popullsi te rralluar , ai e shtriu atë si një dukuri tipike te shqiptarit. Ne tërësinë e veprës se Kadaresë na del se raporti i armiqësisë qe ka shqiptari me vetveten është me i madh sesa instinkti i vetëmbrojtjes ne kushtet e mbijetesës ndaj invazionit te huaj. Ai është kaq kontradiktor ne zbulimet e tij “Njutoniane” ( sa e

tërhoqi shumë në mërgim graviteti i tokës arbërore) kur shpjegon se hakmarrja është një zakon i mbetur nga pushtimet osmane, kur dihet se epiqendra e këtyre lëkundjeve sizmike ne token e arbrit vjen nga Malësia e Madhe, zona veri dhe verilindore , e cila dallohet në përbërjen katolike te saj, ndërkohë që në Shqipërinë e mesme dhe atë të jugut, ku dendur ndeshet besimi mysliman , ky zakon mizor është më tepër inerci sesa një lëvizje reale, që rrotullohet në mekanizmin shpirtëror. Kadare na shfaqet si një prokuror i përgjithshëm ndaj veprimeve fatkeqe të shqiptarit, të cilin e paraqet si një mercenar të egoizmit – tek “ Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” – duke veçuar elemente karrieriste, Kadare, me të madhe i fryn ambicieve të shqiptarëve, të cilët paskan pushtuar pikat strategjike të ushtrisë osmane dhe, ndoshta harron që kjo mund të këtë ardhur krejt rastësisht në luftën bi-

ologjike të të njëjtit lloj që e zgjeroi Perandorinë Osmane . Kështu bie në grackën e arsyetimeve të dështuara, duke përmendur sipas statistikave ( Kadare mbetet thjesht një enciklopedist) se edhe grekët sundonin në sferën e diplomacisë ashtu si edhe vezirët shqiptarë në politike. Këta të fundit , si shqiponja me krahë të mëdha që ishin , nuk mund të fluturonin dot në grykat dhe gërxhet e ngushta të maleve të zymtë prej nga morën emrin e pastaj e ndërruan me mbiemër turk, por u duheshin hapësira të shkreta e të pafundme aziatike, ndoshta duhej të bënim një kapërcim në kohë të kujtojmë një poeme te Kadaresë, e cila , kur përmend mbretërinë e kalbur e të sëmurë te Zogut, lartëson intelektualet, te cilët kthehen në Shqipëri me valixhet e ëndrrave në vend të bagazheve, megjithëse e dinin se do te ishin vetëm


I madhi Ismail Kadare i përket mbarë njerëzimit OPINION

Nga Alfred Papuçiu

1 TETOR

Inteligjenca dhe pena e tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur ujë tek mulliri i serbomëdhenjve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat” tona mjerane! Akuzuesit pseudo-intelektualë të sotëm dhe të djeshëm, nuk kanë të drejtë morale ta gjykojnë Kadarenë dhe letërsinë shqipe që ai përfaqëson sot në botë, bashkë me pasardhës të tij të denjë që po shtohen në numër. Vepra e tij gjigande, siç është shprehur shkrimtari dhe miku i mirë Vasil Qezari, do të kishte humbur po të përfundonte Ismail Kadare në “gulaget” shqiptare, siç deshën ta linçonin nostalgjikët atë, pas botimit të “Dimrit të vetmisë së Madhe”, apo të poemës “Pashallarët e Kuq”. Pra ne duhet të krenohemi nga prania e një gjeniu si Kadare, talenti i të cilit është një thesar në serinë e veprave të tij, të cilat konsiderohen me të drejtë, jo vetëm “krenaria e kultures shqiptare, por edhe e kultures europiane dhe si pasojë e gjithë botës”. Për respekt të atyre që e vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po ju jap vetëm disa pasazhe të vlerësimeve që ju bënë atij, më 28 tetor 1996, kur ai u pranua si anëtar bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ismail Kadare zuri atëhere vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndër të tjera u shpreh atë ditë: “Zoti President i nderuar i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideron pranimin e shkrimtarit të madh Kadare në ASHMP, si një ngjarje të një rëndësie të veçantë për gjithë kulturën shqiptare dhe si një dëshmi e përpjekjeve fisnike që bën Franca për të bërë të njohur kulturën dhe historinë shqiptare. Shqipëria do t’i jetë atij gjithmonë mirënjohëse. Në rast se ju jeni në mënyrë të pakundërshtueshme një shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanë, në gjithë botën, një kuptim të fuqishëm… Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një europian të një soji të veçantë, një Ballkanik, që për më tepër është shqiptar, përfaqësues i shquar i një prej Kombeve dhe prej

kulturave më autentike ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qëndrore dhe Ballkanike, Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajon dhe talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh. Ndërsa Henri Amouroux, ndër të tjera theksoi: “Cilin

po pranojmë ne sot: romancierin Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhejtë të kohës sonë…Por në 1989, Ismail Kadare ka qënë zgjedhur anëtar korespondent i seksionit të histories dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tone të histories dhe gjeografisë? Më kujtohet atëhere, Ismail, se u thashë kolegëve të mij, i bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendo-

het se ai i referohej në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve, që zënë dy të tretat e territorit, që ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistencave ndaj të gjithë pushtuesve, por gjithashtu e muzikës, kostumeve, dhe ajo që është kryesorja e gjuhës shqipe”. Mariam M’Raihi, në studimin e vet “Ismail Kadare apo frymëzimi prometheian“, ndër të tjera shkruan: Ismail Kadare, shkrimtar humanist dhe progresist, ka zgjedhur për të ilustruar mendimin e tij, për të rilin-

një pjese e kurbanit të vjeshtës shqiptare pikërisht ata intelektuale ( shëmbëllimi i një kombi, që kishin braktisur Londrën, Berlinin, Vjene, dhe Parisin e dashur kadarean. Ne këtë fragment poeme, qe ka shkarë instinktivisht, dekonspiron gjithë atë helm aromatik te hedhur ne kafenë e zakoneve shqiptare, të konceptit tonë kolektiv për individin, marrëdhëniet e tij me të tashmen dhe me historinë. Një nga personazhet qe komprometon me shume përpjekjet për mbijetesë ë shqiptarit është Kameleoni i romanit “ Kronike ne gur” , i cili, në vend të ngjyrave të trupit ndërron emrat e tij. Kadareja i cili njihet si autor për spektrin tragjik që zbërthehet në veprat e tij, këtë rast e trajton në një humor jo keqdashës. Por demi me i madhe që Kadare mund t’i bëjë shqiptareve , duke i hiperbolizuar instinktin e hakmarrjes, i cili gjoja sundon në shpirtin

e nxehtë mesdhetar , është metamorfoza që pëson individi i kthyer në turmë tek “ Përbindëshi” , e para vepër serioze ( një uragan i ndërprerë) sipas pretendimit te Kadaresë. Marrja seriozisht me psikozën e hakmarrjes kolektive dhe e sadizmit të një shoqërie të sëmurë ( e parë këtu si një revansh i shtresave antikomuniste), kurrë nuk ka marrë përmasa të një epidemie në ndonjë roman apo vepër publicistike si në këtë vepër. Nëpërmjet nëntekstit se historia e dhunës përsërit vetveten brenda shqiptareve, duke përthyer me një prizëm monstruoz fashet e dritës mitologjike dhe spektrin e tyre në të tashmen , Kadare paraqet një reaksion alkimik ku lënda e artë e shpirtit të shqiptarit kthehet në bronz armaturash në luftë me vetveten. Kështu Kadare , duke përdorur për herë të parë thyerjen e kohës, duke përzier dy kohë të ndryshme

ashtu si rruazat e bardha dhe të kuqe të gjakut , duket sikur afrohet tek temat e përjetshme të Kafkës, për herë të parë letërsinë shqipe. Por ky afrim nuk erdhi nëpërmjet sintezës së humanizmit dhe vrarjes së ndërgjegjes , por nëpërmjet krimit dhe ankthit që përcakton ai. Në asnjë vepër të letërsisë botërore nuk del në skenë ndonjë pinjoll nga fisi i shkrimtarëve që të demoralizoje një lëvizje demokratike, të parashikoje njerëz të cilët zvarriten nëpër rrugë me barqe, nga bajonetat (nënkupto komunistët e thjeshtë ) , të kryqëzohen nëpër shtylla si rebelët e Spartakut. Një tmerr jakobin kundër jakobinëve që shpiken atë. Vajza qe tërhiqen prej flokësh dhe përdhunohen në rrugë ( veprime që kanë ushtruar serbët kundër shqiptareve dhe jo shqiptarët në vetvete). Pikërisht kjo duhej të ndodhte në të vetmin tempull të gruas të ngritur nga kanuni në mes të Evropës. Shkrimtari , se fundmi po

themi, nuk duhet vlerësuar nga veprimet instiktive të kushtëzuara nga qenia e tij në përshpejtimin e ngjarjeve të një kombi, mirëpo në kontekstin e asaj qe përmendëm më lart duhet përdorur edhe epilogu i Kadaresë në dramën “ Post-diktaturës” sepse çdo veprim i këtij mekanizmi ka lidhje të drejtpërdrejte me veprën atëherë kur studentet idealiste klithnin mes asaj mase oqeanike që s’dinin c’ të bënin , që të mos vriste duke përmbysur brigjet e vjetra , duke klithur: Kthehu, -kthehu – Kadare! Përveç se ai nuk mund ti përjetonte atë ankth qe polli “ Përbindëshi” . Ai s’kishte kurajën të rrinte pranë një Vezuvi , si një studiues i kujdesshëm që vrojton llavën e tij edhe pse ekziston rreziku i shpëtimit. Nuk e dimë a është hidhëruar Kasandra kur ranë muret qe ndanin Trojën nga bota dhe Troja nuk u dogj. Pati vetëm rrëshqitje dheu dhe ndryshoi relievi shqiptar. Kadare pati kohe por

FAQE 21

dur një zot më njerëzor se sa njerëzit: Prometheun“. Kadare, më tepër se kushdo, në çdo rast, ka mbrojtur çështjen e ligjshme të Kosovës dhe s’ka shumë kohë, në një intervistë në emisionin “Rubikon“, më 8 qershor 2009, kur vizitoi për herë të parë, Kosovën, shtetin më të ri në Europë, pas shpalljes së Pavarësisë e ka cilësuar atë “luani“ i Europës. “Shqipëria dhe Kosova, theksoi ai me forcë, duhet të ndjehen mirë në këtë kohë. Europa ka bërë luftë për ta, ata e merituan plotësisht, ata tërhoqën vëmendjen e këtij kontinenti dhe ata duhet ta ruajnë këtë simpati. Këtë simpati duhet ta ruajnë mbi të gjitha për veten e tyre, sepse jetojnë në këtë kontinent, në këtë familje dhe duhet të jemi mirë me ta“. Mjafton kaq për të respektuar Ismail Kadarenë, i cilësuar “fenonem“, një shqiptar bashkëbesëlidhës i yni, pasi duam as nuk duam, ai është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë, por edhe Presidentë të botës mbarë. Të heq Kapelen miku im i mirë, modest, por penë artë, Ismail dhe ty Helenë që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës. Ju keni qënë për të "një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes" por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare të marrë faktikisht çmimin "Nobël" që e ka merituar prej kohësh. nuk e denoncoi këtë “ Ëndërr mashtruese”, qe e komprometon atë si një orakull mediokër te historisë , dhe si një njeri te vogël , i cili s’mundi ta njohe, siç pretendon me të madhe , boten e trazuar shqiptare. Nëse ne bëmë një rebelizëm të çuditshëm që ngjan disi me lëvizjen ludite ne Angli, duke shkatërruar jo arkitektet e krimit , por arkitekturat e tyre. Makinat , uzinat, fabrikat, ndihmat humanitare, vreshtat , ullinjtë dhe çdo gjë qe ishte bërë me aq mund , ishte një kurban shumë i vogël sesa kapricot e gijotinës qe mbeti e ndryshkur . Ndërsa sheshi i Tiranës mbeti i shkretë në botën e Kadaresë i cili nuk u mblodh dot me atë turmë që ai e përbuzte , ata shpirtra të përjetshëm që sundonin artin dhe natyrën për të rrëzuar statujën e diktatorit nga “ Dimri i vetmisë se madhe “ që Kadare vazhdon ta përjetojë akoma me atë intensitet, të cilën vetëm ai e mbrojti në fatalitetin e shqiptarit.


N

NgA KIM MEHMETI

uk ka njerëz më shpirtkëqij se ata që keqpërdorin personin me të meta mentale, duke e lëshuar atë në rrugë dhe duke e nxitur t‘i shajë, të bëjë dëme e t‘i ofendojë kalimtarët. S‘ka më të këqij se ata njerëz, të cilët të sëmurin mental e nxisin të bëjë veprime destruktive, veprime që do donin t‘i bënin ata vetë. Andaj, nëse i sëmuri mental e ka kallur pompën e karburanteve, nuk duhet izoluar vetëm ai, por duhet arrestuar si të rrezikshëm edhe ata që e kanë nxitur dhe e kanë bindur se ai është vendi më i përshtatshëm për ta kallur cigaren. Dhe nga ky këndvështrim duhet vlerësuar roli i kryeredaktorit të "Enciklopedisë" maqedonase, Bllazhe Ristovksi: jo çka ka bërë ai, por cilët janë ata që qëndrojnë pas tij, që e propozuan dhe ia besuan këtë detyrë, që ia mundësuan të shfrytëzojë rastin jetësor të shfryjë urrejtjen e vet patologjike ndaj shqiptarëve. Dhe ky është relacioni që nuk e kuptojnë disa shqiptarë të këtushëm, e veçanërisht pushtetarët shqiptarë. Me çka nuk e kuptojnë edhe porosinë që shqiptarëve ua përcolli kjo "Enciklopedi". Pra, ata nuk e kuptojnë se Bllazhen e zgjodhën, e financuan dhe e përkrahën ata që e dinin se çfarë "Enciklopedie" ai mund të përpilojë. Bllazhen e përdori një Akademi e tërë dhe shumë qendra të tjera antishqiptare, të cilat e dinin se e vetmja vlerë e tij shkencore është urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve. Dhe m‘u pse e dinin këtë, ata e emëruan kryeredaktor të kësaj "Enciklopedie". Duke e ditur se cili është Bllazheja, ata e dinin edhe kush më së miri mundej t‘ua përcillte shqiptarëve porosinë e rëndësishme pas të cilit qëndron AMASH dhe një koncepti politik që gjallëron në Maqedoni: se janë okupues të shtëpive dhe tokave sllavomaqedonase dhe si të tillë, as që është gjithaq me rëndësi se kur kanë ardhur në Ballkan, por kur do zhduken nga këto treva. Andaj, kësaj radhe, shqiptarët e këtushëm nuk duhet të kënaqen as me dorëheqjen e Bllazhes, as me korrigjimin e "Enciklopedisë", por vetëm nëse i vihet dryni këtij institucioni shtetëror dhe nëse ajo godinë shndërrohet në atë që me të vërtetë është: Muze i Shpirtligësisë Njerëzore. Shqiptarët e Maqedonisë, kësaj radhe, duhet të kërkojnë përgjigje të qartë nga bashkëqytetarët e tyre maqedonas duan, apo jo, shtet të përbashkët me gjithë ata që jetojnë në Maqedoni. Kësaj radhe, shqiptarët e Maqedonisë duhet të tregojnë hapur se jo që nuk e dinë se Maqedonia nuk është as projekt maqedonas, as projekt shqiptar, por ata kanë flijuar shumëçka që të ndihmojnë realizimin e një projekti ndërkombëtar. Realizimin e një projekti të mbështetur mbi qëllimet e mira të qendrave të vendosjes ndërkombëtare, qendrave që duan në këtë "arë të askujt", të krijohen kushte të volitshme për mbjelljen e farës së konceptit "multi-kulti". Farës nga e cila do mbijë bima frytdhënëse e tolerancës dhe respektimit të dallimeve mes njerëzve, bimë e cila aq shumë do t‘i joshë ballkanasit tjerë, sa të gjithë do duan atë ta kultivojnë nëpër arat e tyre shtetërore. Pos kësaj, shqiptarët kësaj radhe duhet të thonë hapur se e dinë që Maqedonia është edhe "inkubator", ku lirshëm zhvillohet embrioni i një populli në

Akademisë maqedonase duhet vënë dryrin OPINION

formim, "inkubator" ku duhet një popull me prejardhje sllave ta tejkalojë krizën e identitetit, ta kompletojë portretin e vet etnik dhe me letërnjoftim të saktë, të vazhdojë tutje drejt integrimit në Ballkan e më gjerë në Europë. Edhe atë nën mbikëqyrjen e "mamive" të kujdesshme ndërkombëtare që bëjnë çmos "fëmija" të mos trembet nga gogoli i shpikur në laboratorët antishqiptare serbe - rreziku shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë, kësaj radhe, duhet të dëshmojnë se e shohin qartë se edhe pas dy dekadave, ky shtet i ngjan godinës shtetërore, e cila nuk mund të qëndrojë në këmbë pa shtyllat mbështetëse të faktorit ndërkombëtar. Se në Maqedoni edhe sot rritet një "fëmijë" që do të të bezdisë, e s‘do ta ndëshkosh, që ka shumë frustracione, e nuk do ato t‘i tejkalojë, që të gjithë të moshuarit e tjerë të Ballkanit i urren dhe i mban për të rrezikshëm. Pastaj, shqiptarët e këtushëm, duhet ta thonë hapur se ata nuk e duan këtë Maqedoni, e cila u ndërtua ashtu siç nuk e priste askush: nga jashtë, sadopak t‘i ngjajë projektit "multi-kulti", e në brendi të jetë e thurur me mure të ngritur mbi themelet e shovinizmit dhe antishqiptarizmit maqedonas. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë hapur se nuk e duan shtetin që ka akademikë që mbjellin urrejtje dhe pushtetarë që financojnë dhe përkrahin projekte antishqiptare. Por, që ta thonë këtë, shqiptarët e këtushëm paraprakisht do duhet t‘u dëshmojnë ndërkombëtarëve se një Maqedoni si kjo e sotmja, nuk është asgjë tjetër përpos se zhurmues, i cili e pengon komunikimin rajonal. Dhe deri sa do mbledhin argumente për këtë dëshmi, shqiptarët e këtushëm do duhet ngutazi të gjejnë ilaç kundër har-

resës së shpejtë. Kundër kësaj sëmundjeje, të cilën aq mjeshtërisht e keqpërdorin qarqet antishqiptare, si dhe pushtetarët shqiptarë. Sa i përket harresës së shqiptarëve të këtushëm, ja disa shembuj më të "lehtë", duke i lënë anash tragjeditë e përmasave të Brodecit. Para ndonjë viti, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, bëri reduktimin e përdorimit të flamurit shqiptar në Maqedoni. Iniciativa për rishikimin e ligjit për përdorimin e simboleve doli nga radhët e VMRO-DPMNE-së, e cila asokohe ishte në pushtet. Ky vendim, me të drejtë, i hidhëroi shqiptarët dhe ata reaguan ashpër. Ashpër reaguan edhe pushtetarët e atëhershëm shqiptarë që ishin në koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE-në, duke e vlerësuar këtë vendim me prapavijë politike. Dhe e gjitha përfundoi me dorëheqjen e gjyqtarëve shqiptarë nga kjo gjykatë. Dhe pastaj çdo gjë rrodhi ashtu siç e kishin planifikuar provokuesit: gjyqi mbeti pak kohë pa anëtarë shqiptarë, që më vonë të vijnë dy të tjerë. Kuptohet, vendimet e gjykatës mbetën të pandryshuar. E shqiptarët nuk i pyetën përfaqësuesit e vetë qeveritarë, se cili është roli i tyre në qeveri nëse ata nuk u kundërvihen projekteve politike antishqiptare. Shkojmë tutje! Para një viti, ministrja e Kulturës themeloi Këshillin e Ministrisë së vetë pa asnjë anëtar shqiptar në të. Ministrja shpjegoi se anëtarët i kishte zgjedhur sipas vlerave madhore të tyre me çka, në mënyrë indirekte, shqiptarëve të këtushëm u tregoi se ata nuk kanë individë të denjë që të jenë anëtarë të këtij Këshilli. Shqiptarët prapë u hidhëruan dhe reaguan ashpër. Reaguan edhe pushtetarët e BDI-së, thuajse ishin anëtarë me korrespondencë në kabinetin e Gruevskit dhe vendimet qeveritare i

1 TETOR

merrnin nëpërmjet postës, me çka nuk kishin mundësi të reagonin në mbledhjet qeveritare. E ndërkohë, treni vazhdoi tutje, ministrja e heshti punën, e pushtetarët shqiptarë u kënaqën me heshtjen e shqiptarëve. Shumë më herët se të themelohej Këshilli Nacional për Kulturë, Gruevski kishte vendosur të ndërtonte kishë mbi themelet e shtëpisë së Nënë Terezës. Shqiptarët reaguan si gjithmonë, duke u betuar se këtë nuk do ta lejojnë. Andaj Gruevski bëri të mundshmen që shqiptarët t‘i vë në gjumë e të veten ta realizojë: tokën e shtëpisë së dikurshme të Nënë Terezës ia dhuroi Kishës Ortodokse Maqedonase. E ndërkohë, që ninulla të jetë sa më gjumëndjellëse për shqiptarët e këtushëm, aty ku dikur qëndronte Kisha Katolike ku ishte lutur në rini Nënë Tereza, ai ngriti një godinë monstër që duhet të nderojë shenjtoren tonë. Me çka ai arriti rezultat të trefishtë: i zhduki përgjithmonë gjurmët e një Kishe Katolike të shqiptarëve të Shkupit, dëshmoi sa e "nderon" shenjtoren "shkupjane" dhe i hoqi qafe ata që kërkonin rindërtimin e Burmali Xhamisë, duke mos u përgjigjur pse pronën ku dikur ka qëndruar kjo xhami nuk ia dhuroi Bashkësisë së këtushme Islame. Para disa muajsh, në prezencë të policisë, huliganët maqedonas rrahën dhe dhunuan fëmijë dhe nëna shqiptare në lagjen "Nerez" të Shkupit. Shqiptarët e këtushëm rëndë i provokoi ky veprim. Të provokuar dukeshin edhe pushtetarët e BDI-së. Por, më në fund, çdo gjë doli ashtu që të plagosurit duhej t‘i shëronin plagët e marra, e dhunuesit të vazhdonin tutje të shkruanin nëpër muret e Shkupit "Smrt na shiptarite" ("Vdekje shqiptarëve").

FAQE 22

Dhe kështu, ka edhe plot shembuj të tjerë të harresës së shqiptarëve të këtushëm, e që i paraprijnë "Enciklopedisë" që e çoi në këmbë tërë shqiptarinë. Që i çoi në këmbë edhe pushtetarët shqiptarë në qeverinë, e cila ka financuar këtë projekt. Me çka, në mes të këtij vaji të tanishëm mbarëshqiptar, ndodhi edhe diçka zbavitëse: vajtimi i pushtetarëve të këtushëm shqiptarë. Vaji i tyre të çon të qeshësh edhe në mes të kësaj dënesje, sepse i ngjante lotderdhjes së politikanëve naivë që nuk e dinë se një anije, për shembull, nuk fundoset pse atë e ka drejtuar ministri për Transport, por nëse ka viktima, për arsye morale, ministri i Transportit është i pari që ofron dorëheqje. Dhe pas largimit të tij, vazhdon të kërkohet përgjegjësia nga përgjegjësit direkt. Duke mos e ditur këtë, pushtetarët shqiptarë nuk kërkuan dorëheqje të menjëhershme nga ministrja e Kulturës, nuk kërkuan që AMASH t‘i vihet dryni, por i kthyen sytë nga tre akademikët shqiptarë. Nga akademikët që qysh para shumë vitesh u paralajmëruan politikanëve shqiptarë se çka është duke financuar qeveria ku ata bashkëqeverisnin shtetin. Nuk ka dyshim se nuk ka njerëz më shpirtligë se ata që keqpërdorin njeriun mentalisht të sëmurë, duke e nxitur ai t‘i bëjë dëmet që ata i ëndërrojnë. Andaj, lirisht mund të thuhet se shqiptarëve të këtushëm nuk u vjen e keqja nga antishqiptarët e sëmurë, por nga ata që qëndrojnë pas tyre. Si edhe nga përfaqësuesit shqiptarë në pushtet dhe nëpër institucionet më të larta shtetërore, të cilët shtiren se këtë nuk e dinë. Dhe që kërkojnë nga populli i tyre që edhe ai të bëhet se nuk sheh asgjë.


Welcome to Albania ENGLISH

In the heart of the Mediterranean, on the Adriatic and Ionian Seas, Albania is fast becoming one of the world's most interesting getaways. Still relatively unspoiled by globalization, tourists will notice an inspiring mixture of civilizations and cultures - making this European country truly unique. Come - discover Albania for yourself!

Explore the heritage of a country influenced by the Greeks, Romans, Italians and Turks. (The Bradt Travel Guide) by Gillian Gloyer

1 TETOR

FAQE 23


MARKETING

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Honslow Tw3 2EB sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

Porosisni një kopje falas të “Albanian Contacts 2009” --

The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info

1 TETOR

FAQE 24


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.