The Albanian September 2009 issue 1

Page 1

TH E

Tashmë çdo dy javë nëpër të gjitha pikat shqiptare

BRITANIA E MADHE VIZA ME PIKATORE PËR SHQIPTARËT NR.5/9.1 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

LONDON

1 SHTATOR 2009

REFUZOHEN GJYSMA E KËRKESAVE PËR BASHKIME FAMILJARE Mërgimtarët, këta SPEKTATORË TË MËDHENJ... faqe 5 Riatdhesimi i emigrantëve të Kosovës në 2010-ën faqe 8

Botohet në anglisht “Beteja e Kosovës”

Serbët kërcënojnë autoren italiane

Speciale faqe 11

Kosova ka nevojë PËR MINISTRINË E DIASPORËS faqe 8

ELIZABETH GOWING: “KOSOVA KA NEVOJË PËR AMBASADORË”

faqe 14

BRITANIA MBI 10 MILIONË TË PAPUNË

211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


A dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj për të studiuar në Britaninë e Madhe?

MARKETING

1 SHTATOR 2009

Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndrrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjioze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mençur në drejtim të arsimimit? “Korbi Education” në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Web: www.kovanigroup.com

Për të gjithë shqiptarët në Britani që dëshironi të sillni të afërmit tuaj të shkollohen në Britaninë e Madhe, ju lutem kontaktoni Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002

Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co A jeni ose a njihni dikë që do të Solicitors aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP eshte zgjidhja apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? me e mire. Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.

Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY

Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni

Tel: 0207 2721130

Mob 07944367779

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

MCLEE SOLICITORS 02075693085

2


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU

A

Nga Muhamed Veliu

gjencia britanike e kufirit (UK Border Agency) e cila përfshin edhe departamentin e shërbimit të vizave ka bërë publik raportin vjetor për periudhën 1 Prill 2008- 31 Mars 2009. Në këtë raport të detajuar pasqyrohen të gjitha të dhënat që i përkasin lëshimit të vizave nga shërbimet konsullore britanike në të gjithë botën. 7,800 ishte numri shtetasve shqiptarë që aplikuan për kategori të ndryshme vizash në Ambasadën Britanike në Tiranë nga të cilët u pajisën me vizë 4,4495 ndërsa 3,305 gati sa gjysma e totalit të aplikime janë refuzuar. Sikurse edhe vitin e shkuar numrin më të madh të aplikantëve e zënë ata të cilët kanë aplikuar për vizë vizitorësh. Nga 3,440 aplikime janë

1 SHTATOR 2009

Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,

3

Tel/fax:02082169527

BRITANIA VIZA ME PIKATORE PËR SHQIPTARËT

Publikohet raporti vjetor: Ja sa viza dha ambasada britanike në Tiranë në 2008-2009

lëshuar 2,335 viza ndërsa 1,065 janë refuzuar. Shifrat e aplikimeve për bashkim familje që mbetet një temë e nxehtë për komunitetin shqiptarë në Britani tregojnë se kjo kategori vizash ka numrin më të lartë të refuzimeve. Totali aplikimeve për vizën e bashkimit familjar, ku hynë martesat e shtetasve shqiptarë që jetojnë në Angli me partnerë shqiptarë, ose atyre shqiptarë me partnere britanike që njihet si “Settlement” ishte 730 apikime

nga të cilat 335 u aprovuan ndërsa 380 u refuzuan. Numër të lartë refuzimesh për vizë ka patur edhe kategoria e aplikantëve si studentë ku janë dhënë viza për vetëm 160 aplikantë nga 390. Ndërsa nga 90 aplikime për leje punë në Britani janë aprovuar 70 e refuzuar 20. Apelet

e refuzimit të vizave në gjykatat tribunal të emigracionit në Angli nuk kanë rezultuar aspak të sukseshme për

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar

SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

shqiptarët. N g a 1,165 apele kanë mundur të fitojnë 420. Në të gjithë botën nga shërbimi konsullor Qeveria Britanike siguroi 112 milion paund. Kjo shifër është tre herë më e lartë krahasuar me tre vite më parë. Detajet e plota të raportit mund ti lexoni në linkun e mëposhtëm http://www.ukvisas.gov.uk/resources/en/docs/2958881/visastats2008-09


Britania e zhytur në reçencion AKTUALITET

Nga Muhamed Veliu

J

avën e shkuar qeveria britanike anonçoi shifrat zyrtare të papunësisë duke deklaruar shifrën e 2,4 milion njerëzve, që kishin humbur vendet e punës. Në fakt shifra prej 2,4 milion është vetëm maja e aisbgergut. Raporti i Zyrës Nacionale të Statistikave zbulon se në realitet si të papunë janë edhe 7,9 milion britanik të tjerë duke e çuar totalin në 10,3 milion. Këto shifra tregojnë se papunësia në Britaninë e Madhe ndodhet në një situatë disa herë më të rëndë, krahasuar me krizën e vitit 1980.

Britania mbi 10 milion të papunë

Ekspertët parashikojnë se papunësia do të vazhdojë të rritet madje vitin e ardhshëm do të jenë akoma më e lartë. Si të mos mjaftonin këto shifra alarmante rreth papunësisë, Britania mbetet ende shumë larg daljes nga recesioni. E ndërsa Gjermania, Franca dhe Japonia anonçuan daljen nga recesioni shifrat tregojnë se Britanisë do ti duhet akoma më shumë kohë, pasi edhe gjatë muajve të fundit ekonomia vendase pësoi tkurrje. Po ashtu

borxhi nacional po pëson rritje. FMN-ja në parashikimet e saj thotë se ekonomia britanike pritet të pësojë një tkurrje tjetër prej 4,2 përqind deri në

NJOFTIM AMBASADA SHQIPTARE NE MBRETERINE E BASHKUAR ESHTE TRANSFERUAR NE ZYRA TE REJA. QE NGA DATA 17.08.2009. ADRESA E RE E AMBASADES SHQIPTARE ESHTE; 33 ST GEORGES DRIVE, LONDON, SW1V 4DG. Tel: 0044 2078288897; Fax:0044 2078288869; E-mail: embassy.london@mfa.gov.al

1 SHTATOR 2009

fund të vitit, që është dy herë më madhe se në Amerikë. Kjo situatë ekonomike në Britaninë e Madhe ka çuar në uljen e vlerës së shtëpive me 25%, një ulje më e larta krahasuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian. George Osborne ministri i ekonomisë në kabinetin hije të partisë konservatore në opozitë, duke komentuar këto shifra tha se ato janë akoma më të larta nga çfarë mendohej.

olicia britanike ka përdorur mesazhet e shkruara në rrjetin social Facebook për të dënuar një vajzë minorene. Keli Hougston bëhet e para britanike e cila dënohet në Britaninë e Madhe pasi dërgonte mesazhe kërcënuese përmes Facebook. Mesazhet e 18 vjeçares i drejtoheshin një shoqes së klasës të cilën e kërcënonte në mënyrë sistematike. Hougston pranoi akuzat se kishte kërcënuar përmes Facebook dhe tani do të vuaj 3 muaj burg në institutin e të miturve.

Gjykatësi Bruce Morgan duke lexuar masën e dënimit ndaj Keli Hougston tha se ajo kishte nisur fushatën e kërcënimit ndaj Emily Morre që kur ajo ishte 14

vjeçe.

Dënimi i kërcënueses përmes Facebook, Keli Hougston ka zënë faqen e parë e tabloidit The Sun. Gjithashtu këtë ngjarje e pasqyrojnë të gjitha gazetat britanike duke ngritur edhe njëherë shqetësimin se Facebook po përdoret edhe për qëllime kriminale.

Disa muaj më parë gazetarët e News Of The World përmes Facebook u lidhën me disa shpërndarës droge duke u blerë atyre kokainë dhe heroinë. Ky rrjet social i krijuar nga Mark Zukerberg në 2004 ka 131 milion përdorues në të gjithë botën dhe vlen 10 miljard dollar. Muhamed Veliu

Zbulohet numri i vërtetë i të papunëve në Britaninë e Madhe. Janë 10 milion britanikë të cilët janë të papunë. Ky është përfundimi një raporti tronditës të bërë publik sot nga Zyra Nacionale e Statistikave.

Rupert Murdoch mbyll një gazetë në Londër

Facebook burgos minorenen britanike K P

4

riza ekonomike detyron manjatin e medias botërore, Rupert Murdoch të mbyllë një gazetë në Londër e cila ipet falas gjatë mbrëmjes.“Thelondonpaper” quhet gazeta e cila pas tre vjet ekzistence nuk mundi t’i shpëtojë mbylljes pasi vitin e shkuar shënoi një humbje prej 12,9 milion paund. “News International” dega londineze e kompanisë “News Corporation” pronë e Murdoch anoncoi mbylljen, pasi kjo gazetë për të tretin vit radhazi dilte me humbje. Me stafin prej 60 vetësh të kësaj gazete kanë nisur konsultimet për ndërprerjen e kontratave. Disa muaj më parë 65 pesë gazetarëve nga gazetat The Sun, Times, Sunday Times dhe News of the World, pjesë e grupit mediatit të Mudock në Londër, lanë vendet e tyre të, punës pas një reforme me shkurtime. Këto shkurtime përfshi mbylljen e “Thelondonpaper” vinë pas një deklarate të Murdoch disa kohë më parë, në të cilën ai thoshte se gazetat e tij në Angli duhet të përqendrohen në faqet online të cilat në një të ardhme të afërt do të jenë me pagesë. Analistët e medias parashikojnë mbylljen edhe të disa gazetave të tjera në Britani pasi nuk po mund ta përballojnë recesionin në vend, i cili ka shkaktuar rënien drastike të reklamave. Keqardhje për mbylljen e “Thelondonpaper” ka shprehur edhe kryebashkiaku i Londrës Boris Xhonson i cili tha se “Thelondonpaper” u shndërrua në pjesë të jetës së përditësime të shumë njerëz gjatë këtyre tre vjetëve. Ai ka uruar të gjithë stafin që punuan në këtë gazetë duke theksuar se ata dhanë një kontribut për Londrën.


Lorik Cana “Messia” i shqiptarëve të Britanisë së Madhe Për shqiptarët ai tashmë është një ambasador

Q

Nga Muhamed Veliu

ë në debutimin me Sanderlendin në Premier League, Lorik Cana ka fituar zemrat e shumë anglezëve, për më tepër të tifozëve të “Maceve te Zeza”. Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, nuk i ka kursyer përgëzimet në adresë të mesfushorit shqiptar. Ai e cilësoi atë si lojtarin ideal për t’i dhënë dinamizëm skuadrës së tij. “Cana i dha shumë dinamizëm lojës sonë dhe tregoi se është një luftëtar i mirë në mesfushë”, u shpreh tekniku i Sanderlendit. Sipas “Sunderland Echo.com”, Lorik Cana ka bërë vërtet një debutim mbresëlënës, duke konfirmuar që në ndeshjen e parë se është i prerë për të luajtur në kampionatin anglez. “Blerja e re e Sanderlendit, Lorik Cana, arriti të neutralizonte në shumë raste suedezin Elmander të Boltonit, duke fituar edhe admirimin e tifozëve të shumtë të Sanderlendit, të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e tyre. Cana fizikisht ishte lojtari me në forme i ekipit”, shkruhej në artikullin analizues të ndeshjes. Ndërkaq, në komentin e ndeshjes së faqes zyrtare te Sanderlendit, vlerësimi për Canën ishte ky: “Boltoni ushtroi presion për të barazuar ndeshjen, por falë ‘punës së madhe mbuluese’ të Lorik Canës, që bllokoi Dejvisin, ky i fundit krosoi dobët topin e përfunduar direkt në duart e portierit të Sanderlendit, Fulop”. Caka ka edhe shkëlqyer gjatë katër ndeshjeve të deritanishme me fanellën e Maceve të Zeza. Ndërsa një e përditshme sportive angleze i ka kushtuar Canës një reportazh, ku mesfushori ka theksuar se, perveçse të demonstroje vlerat si lojtar, ka si synim edhe ndryshimin e mendimit të anglezëve e më gjerë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Mendoj se Shqipëria është një vend shumë i vogël, por me njerëz të mirë. Shumë histori që thuhen për ne nuk janë të vërteta. Por do të bëj të pamundurën që të prezantoj vendin tim dhe t’i tregoj britanikëve se nuk kanë përse të mendojnë keq kur përmendet Shqipëria. Futbolli të ndihmon që të ndryshosh mendimet e njerëzve”, përfundon Cana. Kjo deklaratë e Canës vjen në një moment kur komuniteti shqiptarë në Britani ka një reputacion aspak të mirë tek britanikët. Arsyet janë nga më të shumta. Duke filluar nga ngjarje kriminale me protagonist antwarë të komunitetit tonë e deri tek organizimi skandaloz i shqiptarëve mes veti. Ardhjen e Canës tek Sunderlandi duhet ta shikojmë si një shpresë të madhe, për ta ngritur kokën lart dhe thënë pa frikë se jemi shqiptarë. Suksesin e Lorikut në futboll dhe ardhjen e tij në Premier League,padyshim që hap një kapitull të ri për shqiptarët në Britani. Deri tani na kanë munguar njerëz me të cilët duhet të krenohemi. Tani erdhi moment. Deklarata e Lorik Canës se do ti prezantojë britanikëve një Shqipëri tjetër duhet konsideruar si ardhja e një “Messie” për ne Shqiptarët. Po tentoj të gjej në memorien time një deklaratë të tillë të ngjashme bërë nga ndonjë shqiptarë në mediat angleze por e kam të pamundur të gjej një të tillë. Prandaj thëniet e Canës marrin një rëndësi të veçantë për të gjithë shqipfolësit e Britanisë së Madhe që nuk janë pak. Por si mund Lorik Cana të kthehet në një ambasador të vërtetë të vlerave tona mbi të gjitha në një përmirësues të imazhit të shqiptarëve në vendin ishullor. Shembujt si Italia nuk mungojnë. Kur atje në vitin 1992 emigruan me mijëra shqiptarë përmes një eksodi masiv, me anije të mbushura plot mediat italiane dhe vetë qytetarët e këtij vendi nisën shumë shpejt ta identifikonin fjalën Albanezi me çfarë do lloj të keqeje të mundshme që ndodhte në gadishullin apenin. Një situatë e tillë ku çdo krim u faturohej bashkëkombësve tanë zgjati me vite të tëra. Fatmirësisht do të merrte fund kur një grup të rinjsh të njohur si “Bravi Albanesi” pushtuan emisionin e Maria De Filipt duke u kthyer në idhuj. Klejdi Kadiu, Ambreta Toromani, Leon Cino përmes televizionit Italian dhe shumë intervistave në media ndryshuan opinionin publik të italianëve për shqiptarët. Po të njëjtën gjë mund të bëj Lorik Cana. Intervista e tij e fundit ku flet për Shqipërinë dhe Shqiptarët na bën optimist se ai me mbështetjen tonë mund të kthehet një shpëtimtarë i vërtetë i një komuniteti të fragmetuar në klane, ku shumica kryetarëve të shoqatave duan të luajnë rol gjeneralësh, ku intelektualët e kanë harruar origjinën, ndërsa shqiptarët e krimit po na e nxinë imazhin akoma më shumë.

Mërgimtarët, këta spektatorë të mëdhenj... AKTUALITET

E

THE AlBANIAN

1 SHTATOR 2009

5

Imagjinoni për një moment që shteti shqiptar paguan për një diplomat në Londër rreth £1000 në javë vetëm për shtëpinë e tij, pa përfshirë rrogën, apo shpenzimet e tjera udhëtimet, dietat etj etj. Dhe si këmbim në shumë vende të botës këta diplomatë hiqen si butaforikë të vendosur dhe kurrsesi nuk e perceptojnë të qenurit shërbyes të mërgimtarëve, saqë edhe komisarët e Partisë së Punës do ua kishin lakmi qëndrimit të tyre.

dhe gjatë kësaj vere emigrantët u kthyen shpeshherë në lajmet e para të mediaeve, që nga lajmet e thjeshta për shtimin e trafikut, për aksidentet e shumta si pasojë e ardhjes së emigrantëve, tek rritja e numrit të turistëve, zhvlerësimi i monedhave të hauja, dhe deri tek sjellja e gripit të derrave. Por tharmi i këtyre lajmeve fillon të shterohet me largimin e mërgimtarëve, në mbarimin e muajve të verës dhe deri në sezonin e ardhshëm, ndonjë eksperiencë apo ndonjë CV. Mund statistika zyrtare. pothuajse emigrantët harrohen fare, vetëm Në numrin e kaluar botuam një të kenë qenë edhe marangozë apo elektrinë rastet e ndonjë lajmi skrop, për ndonjë shkrim mbi braktisjen e shqiptarëve në cistë, (biznesmenë është profesion i këkrim apo ndonjë ngjarje që mund të për- Mbretërinë e Bashkuar dhe duam të ri- naqshëm) dhe mjaftojnë të plotësojnë bëjë lajm interesant. theksojmë faktin se që nga festat e Nën- kushtin e parë për pasjen e brinjëve ngroThuajse në të gjitha rastet, në të torit të vitit të kaluar nuk kemi marrë htë dhe këtu mbaron gjithçka. Fatkeqëgjitha zhvillimet politike, ekonomike apo ndonjë festë zyrtare nga kjo ambasadë për sisht edhe pas kaq vitesh shërbimet sociale emigrantët janë thjeshtë spektatorë ndonjë aktivitet, ndërkohë që kurrë ndon- diplomatike mbesin në nivele që të lënë të devotshëm dhe gjithçka mbaron këtu, jëherë kjo ambasadë nuk ka patur saf më të shumë për të dëshiruar, ku stafet e amkur askush nuk mund ta mohojë që të pak- madh. Mjafton të shikojmë ueb-sitin e basadave nuk dinë as çfarë të bëjnë, nuk tën një në katër shqiptarë është emigrant. Ambasadës shqiptare në Londër që përveç kanë platformë dhe aq më pak ide, për orKaq spektatorë të devotshëm janë mërgim- ndërrimit të ambienteve, nuk na sërvir ganizimin e punës së tyre. Edhe pas kaq tarët, saqë e shumta që mund të ndodhë ndonjë lajm tjetër. vitesh diplomatët (term që humbet tërëështë të dëgjojnë lajmet në media, të Nëse i rikthehemi nenit numër sisht kuptimin në shumë raste nëse shikodëgjojë raportet e bankës së Shqipërisë tetë të kushtetutës së Shqipërisë shohim që het përgatitja profesionale e stafeve mbi rolin e fuqishëm të mërgimtarëve dhe ky nen vetëm sjell në kujtesë të mërgim- diplomatike) në të shumtën dërrmuese të natyrisht nuk mjaftohen kurrsesi me këtë tarëve, detyrimin shtetëror ndaj tyre dhe rasteve marrin këtë post për shkollimin e leçim që u bëhet në të drejtën e tyre gjithçka mbaron këtu. Për rrjedhojë fëmijëve jashtë. kushtetuese, për të zgjedhur apo për t’u zg- mërgimtarët vazhdojnë të mbesin thjesht Sikur të imagjinojmë për një jedhur. spektatorë. moment nëse elektricistat apo miqtë e Konfigurimi i parlamentit të ri të Deri më sot fatkeqësisht imazhi miqve, të zëvendësoheshin me të diploShqipërisë megjithë të rejat që solli, dallo- i diplomatit vazhdon të personifikohet me muarit jashtë, që jo vetëm e kanë profesion het qartë vetëm për një element; nuk ka imazhin e njeriut që i ka brinjtë e nxehta por dhe pasion diplomacinë, por që kurrsasnjë përfaqësues të emigrantëve, apo që në Shqipëri, pra që njeh ndonjë zyrtar apo esi nuk do të pranonin të ishin nëpunës apo nuk ka asnjë shpresë për ndonjë lobim për pushtetar dhe që në të shumtën e rasteve zyrtarë që ngrohin karriget luksoze nëpër çështjen e mërgimtarëve. Për rrjedhojë janë farefis ose partnerë në biznese të ambasada dhe të presin mos vjen ndonjë mërgimtarët do të vazhdojnë të mbeten ndryshme. Për rrjedhojë diplomatët nuk peshk që të investojë në Shqipëri, për të thjesht spektatorë të zhvillimeve në duhet të kenë ndonjë gradë shkencore, apo marrë përqindjen e fitimit. Imagjinoni për Shqipëri, madje tentativa për mos-njohjes mund edhe të mos dinë gjuhën e vendit ku një moment që shteti shqiptar paguan për së zgjedhjeve në Shqipëri nga (ish) shkojnë. Nuk është aspak e nevojshme një diplomat në Londër rreth £1000 në kryetari socialist Edi javë vetëm për shtëpinë e Rama, shuan edhe shtij, pa përfshirë rrogën, pa Neni 8 i kushtetutës presën më të vogël për përfshirë shpenzimet e tjera mërgimtarët, që pas katër 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të udhëtimet, djetat etj etj. vitesh do të mund kenë të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. Dhe si këmbim në drejtën e tyre themelore, të 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shumë vende të botës këta drejtën për të zgjedhur apo diplomatë hiqen si shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm për t’u zgjedhur. butaforikë të vendosur dhe jashtë kufijve të vet. Pas kaq shumë kurrsesi nuk e perceptojnë 3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve vitesh tranzicion të të qenurit shërbyes të shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetitpër Shqipërisë akoma nuk ka mërgimtarëve, saqë edhe një statistikë zyrtare mbi të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë komisarët e Partisë së numrin e saktë të emikulturore kombëtare. Punës do ua kishin lakmi grantëve shqiptarë që qëndrimit të tyre. Për ta nuk ndodhen në botë, nuk ka është e rëndësishme se janë thuajse asnjë përkujdesje taksapaguesit shqiptarë që qoftë më të voglën për empaguajnë shtëpitë luksoze igrantët, duke vazhduar që të tyre (në shumë raste edhe nga shqiptarët në Britaninë me pishinë brenda), në e Madhe. Në këto kushte, zonat më të mira të kryeduket gati qesharake edhe qyteteve botërore, por më e pyetja e dy zyrtarëve të rëndësishmja është mbajtja Ministrisë së Punëve të e lidhjeve me shefin, me atë Jashtme që erdhën në në zyrtarin e lartë, me atë që e Britani me sponsorizim të bën të ndjehet me brinjë të IOM, se sa shqiptarë ka në ngrohta. Britaninë e Madhe, ku më Në këto kushte reformimi i e shumta që mund të arrisistemit diplomatik mbetet hej do të ishte një shifër e një domosdoshmëri e kohës përafërt e bazuar në sondhe kurrsesi nuk duhet të dazh me të pyetur (maksianashkalohet. mumi 10 veta) dhe jo mbi


Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Honslow Tw3 2EB sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

A dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj për të studiuar në Britaninë e Madhe? Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndrrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjioze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mençur në drejtim të arsimimit? “Korbi Education” në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Web: www.kovanigroup.com

Për të gjithë shqiptarët në Britani që dëshironi të sillni të afërmit tuaj të shkollohen në Britaninë e Madhe, ju lutem kontaktoni Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002


Gjalica

Dëshironi të pini një kafe në një ambient të mrekullueshëm?

Bar restorant “Gjallica“ iu ofron ambient të kendshem, shërbim të pakrahasueshëm dhe cilësi të padiskutueshme. Kuzhinë shqiptare dhe mesdhetare Free parking në çdo kohë.

Për çdo party, festë, fejesë apo dasmë, nuk mund të gjeni ambient më të përshtatshëm.

Ejani shikoni dhe binduni Adresa 714 Lea Bridge Road London E10 6AW Tel: 007737230118

DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157


N

NgA AVNI DERVISHI

ë çdo vend ka të arritura dhe dështime. Por të injorohen më shumë se 600.000 kosovarë që jetojnë jashtë, që kanë lindur në Kosovë, apo që prindërit i kanë nga Kosova, kjo është një kafshatë që nuk përbihet. Fjalët e premtimet vijnë e shkojnë, faktet qëndrojnë e flasin për vete. Shumica e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë territorit të vendit nuk e kanë të drejtën e votës - Më shumë se 600.000 banorë të Kosovës që kanë lindur në Kosovë apo prindërit i kanë nga Kosova jetojnë në vende të ndryshme të botës. - 3 % e të ardhurave tona shkonte përpara në buxhetin e qeverisë në ekzil, - “Vendlindja thrret” - ishte fondi që poashtu u mblodh nga diaspora. - Ndasitë e ashpërsitë e partive në Kosovë, kanë ndikuar negativisht në ndasitë e përçarjet në diasporë, - Afër 500 milionë sipas analistëve ekonomikë hyjnë në Kosovë çdo vit nga diaspora (kuptohet se tash më pak për shkak të krizës globale financiare), - Shumica e kosovarëve që jetojnë jashtë territorit të vendit, nuk janë të regjistruar si banorë të Kosovës që dmth. se nuk kanë të drejtë ta ushtrojne njerën nga të drejtat themelore në çdo demokraci - të drejtën e votës kur mbahen zgjedhjet. Nuk besoj se ka nevojë të madhe që të ceken edhe fakte tjera rreth kontributit të pandërprerë që ka dhënë e po jep diaspora. Këto i dimë të gjithë. Apo jo? Para më shumë se 1 viti e ka shpallur Kosova pavarësinë dhe se sot nuk është duke funksionuar si shtet sovran këtë e dimë të gjithë. Poashtu të gjithë e dimë se diaspora ka qenë dhe është ajo që e mban Kosovën gjallë me shumëçka. Gjatë një vizite pune në Kosovë më kontaktuan disa ekspertë amerikanë nga një bankë zhvillimore e një shteti evropian perëndimor. Qëllimi ishte që ata dëshironin ta formonin një fondacion të diasporës për zhvillimin e Kosovës dhe e kërkonin mendimin tim. Iniciativa ishte shumë e mirë, por sigurisht se dihet se nga kush është dashur të vijë kjo nismë e qëlluar. Në Kosovë përpara ka ekzis-

F

inalizimi i marrëveshjeve për riatdhesimin e kosovarëve me disa nga shtetet perëndimore pritet të bëhet gjatë këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkaq riatdhesimi përfundimisht do të bëhet në fund të 2010-ës, pohojnë autoritetet kosovare. Procesi i riatdhesimit të kosovarëve pa leje qëndrimi në shtetet perëndimore, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të përshpejtohet, për shkak të përmbushjes së kritereve të procesit të liberalizmit të vizave dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Këshilltari Fisnik Rexhepi thotë se fillimisht do të arrihet marrëveshje për riatdhesimin e kosovarëve me Norvegjinë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën. “Tashmë vetëm pritet nënshkrimi mes autoriteteve të Kosovës dhe të këtyre vendeve veç e veç. Marrëveshjet kanë të bëjnë me kthimin e shtetaseve të Republikës së Kosovës, të cilët jetojnë në këto vende dhe nuk kanë të definuar qëndrimin e statusit të

Kosova ka nevojë për Ministrinë e diasporës KOSOVA

tuar një departament për diasporën në Ministrinë e Kulturës dhe çështjeve jo rezidente, që më vonë në kohën e qeverisë Çeku është transformuar në një zyrë në kryeministri, ku është edhe sot. - Mësim nga vendet fqinje? Sigurisht se po. Nëse Kosova e kupton dhe e pranon se ka nevojë të mësojë nga përvojat e shteteve të tjera të zhvilluara që janë duke e jetuar endrrën që ndegjohet shpesh në Kosovë që është: Integrimi në strukurat evroatlantike, atëherë duhet të mësojme nga Letonia, Estonia, Hungaria, se shpejti edhe nga Kroacia etj. Poste kyqe kur bëhet fjalë për integrime evropiane e emancipime ndërkombëtare këto shtete i kanë dhënë e i japin disaporës se vet. Sepse ia di vlerën. Kosova çka iu bën? I kushtëzon në shumë raste me libreza partiake. Ky gabim po kushton. DUKE KRIJUAR MINISTRINë E DIASPoRëS ARRIHET

1

Më lEHTë :

. Zhvillimi më i shpejtë ekonomik, që ka efekte - ndërlidhjet e absorbimet direkte ndërkombëtare të biznesit investues përmes rrjeteve ekonomike financiare që i kanë individë me ndikim në diasporë, ulja e papunësisë, përmirësimi i gjendjes sociale të kosovarëve, sigurimi e rritja e pensioneve, ulja e numrit të vetëvrasjeve, forcimi i gjendjes negociuese kundrejt fqinjëve por edhe jo miqëve të afert e të largët etj. etj. . Integrimi më i shpejtë me botën EU-Atlantike, përmes ndikimeve të përgjithshme dhe bashkërenditjeve të punëve si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Luftimi transparent dhe struktural i korrupsionit administrativ ku respektimi i rregullave të përbashkëta duhet të hyjë para familjarizmit e dhënies me të njohshëm të provimeve apo përkujdesit, si dhe para neglizhimit të vendit

2

1 SHTATOR 2009

publik të punës e tejrespektimit të punës “anësore” private. Ndërlidhja më e fortë në mes të shkollave, fakulteteve dhe vëllazërimit të mëtejmë të qyteteve. Duke pasur parasysh se Kosova ka nevojë për forcim e rritje të bashkëpunimit të të gjitha sferave, por edhe t´u ofrojë kosovarëve që jetojnë jashtë përkohësisht apo përherë shërbime që kanë nevojë e i meritojnë, koha është për formimin e Ministrisë për Diasporën.

-ÇKA MUND Të JENë PENgESAT? Mirëqenia e popullit dhe forcimi i Kosovës duhet të jetë prioriteti nr.1 Pengesë të mundshme për formimi e saj sigurisht se dikush mund ta përmend pakon e Ahtisarit, Kushtetutën, buxhetin e konsoliduar të Kosovës etj, etj. Jo, kjo nuk bën të shihet ashtu, sepse asnjë dokument që është nënshkruar nga ndonjë kosovar nuk dmth se insitucionet e Kosovës nuk kanë të drejtë për vetiniciativë dhe sigurisht se dihet se nevoat e Kosovës janë të mëdha, por edhe intersimi është i madh. Ndërsa përgjigjet tjera pasojnë. As nuk ka nevojë që krijimi i një ministrie të ndërlidhet vetëm me zgjedhje të reja, ndryshime në qeveri etj.

Riatdhesimi i emigrantëve të Kosovës në 2010-ën

tyre legal në këto vende. Në kemi siguruar marrëveshje që shkojnë përtej atyre të riatdhesimit”, thotë Rexhepi. Sipas tij, këto marrëveshje në konceptin e ri edhe të Bashkimit Evropian quhen marrëveshje të partnerit në fushën e migrimit dhe nënkuptojnë që vendet, përveç që do të riatdhesojnë shtetasit e tyre, do të përfitojnë edhe në fushën e migrimit legal, qoftë përmes punësimit sezonal, ofrimit të shkollimit dhe bursave për profesionistët e rinj. Riatdhesimin e kosovarëve,

eksperti për çështje të migrimit, R i f a t Blaku, e sheh si një proces të domosdoshëm. Ai thotë se ky proces duhet të fillojë në bazë të parimeve dhe normave evropiane për kategori të caktuara të qytetarëve, të cilëve tashmë u përfundon e drejta e qëndrimit në shtetet përkatëse. “Ato arsye politike, kombëtare, racore dhe fetare, të cilat kanë qenë, tani në Republikën e Kosovës nuk ekzistojnë. Kosova është një shtet

i demokracisë së lartë, i të drejtave universale, kampione për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe si e tillë Kosova duhet të jetë e aftë që këtë kontingjent ta pranojë, edhe përkundër vështirësive ekonomike që janë aktualisht”, shprehet Blaku. Sa i përket numrit të kosovarëve, të cilët do të riatdhesohen, këshilltari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rexhepi, ndonëse nuk jep ndonjë shifër, thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë numër të madh. “Kosova është e vetëdijshme për situatën, gjendjen e vështirë ekonomike dhe sociale, por po ashtu jemi të vetëdijshëm për faktin se si shtet i pavarur duhet të marrim përgjegjësi për qytetarët tanë, në mënyrë që të përshpejtohen proceset

8

E njëjta vlen edhe në raste kur një apo disa ministra nuk e kryejnë punën e tyre ashtu si duhet d.m.th. ata duhet të ndërrohen me të tjerë, nëse nuk i kanë kryer detyrat e tyre konform interesave të kombit. Kjo është vetëm pozitive për çdo qeveri e vend e sigurisht edhe për qeverinë me seli në Prishtinë. Se çdo qeveri në pushtet shprehet se është e kënaqur me punën e vet nuk është për t´u çuditur. Qeveria e Kosovës nuk dallon nga të tjerat në këtë aspekt. Sigurisht se ka elemente ku gjërat janë zhvilluar shumë përpara p.sh. Ministria e Arsimit, deri dikund edhe e transportit dhe të tjera ku gjërat kanë stepur p.sh. Ministria e Energjetikës, ajo e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Jashtme etj. Poashtu edhe për sa i përket degëve të partive që janë në perëndim nuk ka nevojë të mendoni se iu humb një damar financiar nëse formohet Ministria e Diasporës. Ju që mendoni se janë të rëndësishme, ka vend edhe për to. William Walker - ambasadori shumë i respektuar nga të gjithë shqiptarët e të tjerët që e çmojnë demokracinë, me rastin e festimit të 1-vjetorit të shpalljes se pavarësisë, konkretisht në Washington, SHBA, tha: “Prishtina zyrtare nuk ka bërë sa duhet për të vendosur lidhje me diasporën” si dhe “fondet për këtë mjaftojnë, por varet se si administrohen ato”. Kur të gjithë e çmoni Walkerin aq shumë, pse nuk po ia çmoni edhe mendimet e tij konstruktiv? Ju që merrni vendime politike e ekonomike në Kosovë, harroni prestigjin personal, fitimet apo humbjet afatshkurtëra partiake, mirëqenia e popullit dhe forcimi i Kosovës duhet të jetë prioriteti nr.1: Mos prisni me, por bëni çdo gjë që të formohet sa me shpejt: Ministria e Diasporës tjera që janë edhe më të rëndësishme për vendin, siç është procesi i liberalizmit të vizave dhe integrimit evropian në përgjithësi”, thotë Rexhepi. Ne anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, përkundër, siç thonë ata, ngritjes së papunësisë në Kosovë, riatdhesimin e shohin edhe si një proces pozitiv. Analisti për çështje ekonomike, Mejdi Bektashi, shpjegon: “Shumë bashkatdhetarë tanë që kanë jetuar si azilantë ekonomikë, do të kthehen në Kosovë. Ky aspekt i ka dy kahe: në njërën anë, do ta rrisë shkallën e papunësisë dhe, në anën tjetër, disa të tjerë që mund të kthehen, mund të kenë kapital të investojnë në sektorë të ndryshëm ekonomikë”, shpreh bindjen Bektashi. Marrëveshjet e riatdhesimit janë ndër kushtet kryesore në procesin e liberalizmit të vizave. Ndërkaq, Republika e Kosovës, pas pavarësimit, ka marrë të gjitha përgjegjësitë për shtetasit e saj, të cilët gjenden përkohësisht jashtë vendit dhe që nuk e kanë të rregulluar statusin e tyre legal. luljeta Krasniqi


Emigrantët rritin popullsinë në Britaninë e Madhe Tashmë popullsia në shtetin ishullor i ka kaluar 61 milion banorë. Këtë e tregojnë shifrat e publikuara nga zyra kombëtare e statistikave. Një raport i kësaj zyre, vëren se numri rekord i emigrantëve, është faktori kryesor në rritjen e numrit të popullsisë. Në katër fëmijë të lindur në Britani njëri ka ardhur në jetë nga një nënë jo britanike. Vitin e shkuar në Britani lindën 791 mijë fëmijë ose 33 mijë më shumë krahasuar me vitin 2007. Në vijim të raportit thuhet se për herë të parë në dekadën e fundit, emigrantët kanë luajtur një rol parësor ne rritjen e popullsisë e cila është dy herë më e madhe se në vitin 1990. Megjithatë po tu referohesh statistikave popullsia në Britani po shkon drejt plakjes. Janë 1,3 milion britanik të moshës 85 vjeç e sipër, të cilët përbëjnë 2% të popullsisë. Britania e Madhe mbetet një prej destinacioneve më të pëlqyera për të emigruar. Raporti i fundit rreth emigracionit dhe azilit, i ministrisë së brendshme Home Office, tregon se për periudhën Prill, Maj, Qershor 2009, numri i aplikantëve për azil, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është rritur me 4%. Ndërsa numri emigrantëve ekonomik që shkon në 1 milion, nga vendet si Polonia, Hungaria,Rebuplika Ceke,Letonia, Lituania, Estonia, Sllovakia dhe Sllovenia sa vjen dhe po ulet pasi ata po përballen me mos-gjetjen e punës. Në Britani jetojnë dhe punojnë më shume se 150 mijë shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

A

AKTUALITET

Vrasësi i deportuar nga Anglia prangoset në Rinas

rrestohet në Aeroportin e Rinasit i kërkuari për vrasje Romeo Koci. Oficerët e antikrimit në Rinas kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e të kërkuarit për vrasje në vitin 2003. Mësohet se Romeo Koci lëvizte me identitet të rremë

, i maskuar nën emrin Rasim Dervishaj. 39 vjecari ishte dënuar nga gjykata e Vlorës me 15 vjet heqje lirie nën akuzën e vrasjes. Sipas agjencisë së lajmeve “Ballkanwëeb” i

1 SHTATOR 2009

9

kërkuari kthehej nga Anglia, nën identitetin e rremë, ndërsa gjatë kontrollit është arritur të zbulohet se personi në fjalë ishte pikërisht i kërkuari për vrasje. Ai është identifikuar mes 60 shqiptarëve të deportuar nga Anglia.

Arrestohen katër shqiptarë me 22 kg heroinë

K

atër shqiptarë të arrestuar, 22 kile heroinë, 210 mijë euro dhe 31 mijë paund të sekuestruara janë rezultati një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia londineze. Një zëdhënëse e Scotlad Yard tha se operacini u ndërmor në Veri të Londrës, ku zhvillonte aktivitetin ky grup kriminal

N

shqiptarë. Në krye të tij qëndronte Elton Negro mbi të cilin janë ngritur akuzat e posedimit të lëndës narkotike kategoria A, dhe pastrim parash të përfituara në rrugë kriminale. Po të njëjtat akuza janë ngritur edhe për Milena Negron e cila ishte pjesë aktive e këtij grupi, i

Prangosen shpërndarësit e drogës dhe prodhuesi dokumenteve fals jë operacion disa mujor i Scotland Yard ka çuar në arrestimin e tre shqiptarëve të përfshirë në shpërndarjen e drogës dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara. Ftohtësinë e prangave të policisë lokale në Hendon e kanë provuar Albet Toska,Alfred Krasniqi dhe Astrit Merkaj. Një zëdhënëse e policisë lokale tha se, në shtëpinë e Krasniqit dhe Merkajt policia gjeti drogë të tipit kokainë dhe disa mijëra paund të cilat ishin përfituar nga shitja drogës. Krasnqiqi dhe Merkaj kanë dalë përpara gjykatës Southwark Crown Court ti të akuzuar për posedimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike kategoria A. Ndërsa Toska akuzohet për prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të falsifikuara.

AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”

NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim

34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

cili u mbajt nën survejim për një periudhë kohore dy vjeçare. Të dy të arrestuarit e tjerë janë Visar Ahmeti që luante rrolin e korrierit të parave ndërsa Dhimitër Lundraxhiu merrej me magazinimin dhe transportit e lëndës narkotike. Sipas policisë 22 kilet e heroinës së kapur kapin vlerën e 1,8 milion

paund. Zyrtatë të antidrogës në Scotland Yard besojnë se me arrestimin e bandës kriminale të Elton Negros, kanë shkatërruar një prej grupeve kriminale shqiptare më të fuqishme në Londër të përfshira në tregtinë e heroinës. Sipas hetimeve të deritanishme rezulton se heroina vinte nga Shqipëria.

Ekstradohet nga Italia shqiptari i akuzuar për vrasje në Mancester

P

olicia e Mancesterit ka mundur të ekstradojë nga Italia një shqiptarë i cili akuzohet për vrasje. Në bazë të një fletë arresti ndërkombëtar Emirjan Hysenaj është ekstraduar për t’u përballur me drejtësinë britanike si i akuzuar për vrasjen e Bob Singh. Hysenaj kishte kërkuar azil në Britaninë e Madhe por menjëherë pas vrasjes ai ishte larguar në Itali për tu fshehur. Hysenaj do të gjykohet në gjykatën Manchester Crown Court më 5 Nëntor 2009. Vrasja e

Bob Singh ndodhi në qytetin e Manchesterit më 10 Prill 2004 pasi ai u rrah për vdekje nga një grup shqiptarësh pranë një dyqani takeaway në zonën Cheetham Hill. Bob Singh humbi jetën

16 ditë më vonë në spital. Një vit më pas për këtë krim është dënuar me burg përjetë Marjan Semaj. Në lidhje me këtë vrasje policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër shqiptarë i cili ishte bashkëautor në vrasje. Ai është Alfred Kurti dhe besohet të fshihet në Shqipëri. Një zëdhënëse e policisë së Manchesterit tha se në bashkëpunim me Interpolin dhe policinë shqiptare, po bëhet të gjitha përpjekjet që Kurti të kapet dhe përballet me drejtësinë. Përgatiti M.Veliu

A Class Motors

Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera

Mos harroni!

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM


Djajtë e kanë gjumin e lehtë

NgA ISMAIl KADARE Historia na tregon se urrejtja racore dhe persekutimi fetar janë djaj që nuk mund të zhduken aq kollaj dhe që u rikthehen shpesh kombeve. Edhe kur mbarojnë punë duke shkatërruar, ata nuk zhduken, por bien në një gjumë të qetë, nga i cili zgjohen me provokimin më të lehtë e rifillojnë punën e tyre rrënuese. Përpjekjet për anëtarësimin në BE të Islandës kanë shkaktuar trazim te shtetet e Ballkanit mijëra kilometra më larg. Ballkani ia ka dalë gjithmonë që t’ia transmetojë problemet dhe vuajtjet pjesës tjetër të kontinentit evropian, kështu ka ndodhur dhe kësaj here. Në momentin kur Bashkimi Evropian do të vendosë se cili nga vendet e Ballkanit, të cilët ndodhen nën vëzhgimin të pandërprerë dhe dashamir të tij, do të pranohet në familjen evropiane, është e kuptueshme që do shpërthejnë rivalitetet e vjetra. E gjitha kjo nuk ka sjellë xhelozi për Islandën e vogël nordike, por ka çuar në më shumë xhelozi mes vendeve ballkanike. Vendimi i BE për të hequr vizat me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi është një shenjë se këto vende po afrohen më shumë me Evropën. E meqë me Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën nuk ka ndodhur e njëjta gjë, këto vende ndjehen të diskriminuara dhe kjo ka zgjuar armiqësitë e vjetra. Vendimi i BE nuk u kritikua vetëm në Ballkan, por nuk u prit mirë në të gjithë Evropën. Ky favor nuk u pa si një hap drejt stabilizimit të rajonit, por më shumë u vlerësua në të kundërt si një vendim që do sjellë pakënaqësi. Dy gjëra mund të sjellin shqetësim: Në radhë të parë një nga vendet që përfitoi është Serbia, e cila jo para shumë kohësh druhej nga sanksionet e BE dhe NATO-s për shkak të të kërkuarve për krime lufte gjatë viteve të fundit. Nga ana tjetër, vendet e diskriminuara nga vendimi, Bosnja dhe Kosova, janë viktima të këtyre krimeve të luftës. Kështu, të krijohet përshtypja se Evropa po kërkon ndjesë dhe po rimendon pozicionin e saj politik e moral ndaj sulmeve ushtarake në Ballkan, të cilat u dhanë fund vrasjeve. Sipas mendimit të shumë ekspertëve, ky do të ishte një hap i madh prapa në historinë moderne të Evropës. Një tjetër çështje shumë e ndjeshme është fakti se tri nga vendet e lëna jashtë kanë shumicën e popullsisë myslimane, çka rizgjon një tjetër keqkuptim që supozohej se ishte zgjidhur prej kohësh në Evropë. Në Bosnjë Sllobodan Millosheviç përdori një argument mashtrues përpara komunitetit ndërkombëtar që hezitonte për të sulmuar. Në vitin 1999, kur ngrihej sërish e njëjta pyetje, tirani serb ishte i bindur se serbët “kristianë” në Kosovë do të masakroheshin. Por Evropa dhe NATO kësaj radhe nuk do mashtroheshin nga paragjykimet e vjetra. Në vend që t’ia linin tiranit të Ballkanit çështjen në dorë, ata luajtën një rol qendror në çlirimin e rajonit, që do të hyjë në histori. Ky vendim i palumtur i BE ndoshta nuk përbën një rrezik për konflikt potencial, që do të rrezikonte ekuilibrat aktualë, dëmi mbetet i kufizuar, por kërkohet më shumë kujdes. Konfliktet e fundit në Ballkan me masakrat, gjenocidin dhe përdhunimet e tmerrshme nuk duhen harruar kurrë. Marrë nga “Frankfurter Rundschau”

Maqedonia dhunon shqiptarët, Tirana e Prishtina heshtin OPINION

1 SHTATOR 2009

10

E shqiptarëve u mbetet pritja, u mbetet të durojnë dajakun e “Komitëve” që të arrijë dita, kur do shohin se kush vuan nga verbëria: ata që thonë se është keq e më keq, apo ata që vlerësojnë se kësaj rruge arrihet deri tek e mira Ajo që është e qartë që tani, ka të bëjë me atë se shqiptarët e këtushëm nuk u besojnë kryesuesve të PDSH as atëherë kur ata thonë se namazi i xhumasë falet të premten. E lidhur me deklaratat e Ali Ahmetit se çdo gjë është në rregull, shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më shpesh e pyesin veten: Vallë ai sheh diçka që është e padukshme për ne apo di diçka që e fsheh nga ne?

K

NgA KIM MEHMETI

a një të keqe që është më e madhe se gjitha të këqijat që mund të të ndodhin: e ajo është kur mësohesh të jetosh me të keqen pranë vetes, kur e ke fqinj atë që mezi pret të ta kallë shtëpinë dhe të ta shkatërrojë familjen, kur vetëm pse nuk mund të përballesh me shkaktarin e të keqes tënde, bën kinse sikur nuk e sheh. Dhe nga ky këndvështrim duhen vlerësuar ngjarjet e para disa ditëve, kur qindra huliganë maqedonas hynë nëpër oborret dhe shtëpitë e shqiptarëve të lagjes Nerez të Shkupit dhe rrahën fëmijë dhe gra të pambrojtura shqiptare. Edhe kjo para syve të policisë dhe duke i paralajmëruar maqedonasit e kësaj lagjeje t’i largonin veturat e tyre nga rrugët, duke u thënë se aty do ketë tollovi. Pra, duke mos e fshehur se ngjarja ka qenë mirë e organizuar dhe ka pas qëllim të caktuar. Qëllim që edhe nuk është gjithaq i vështirë të zbulohet: që banorët e kësaj lagjeje të vetme multietnike në komunën Karposh të Shkupit t’i braktisin vatrat e tyre. E që do të thotë se kjo ngjarje mbase është pjesë e një projekti më të madh: që “xhepat” shumetnikë të Shkupit të pastrohen nga shqiptarët. Gjë që mund të përfundojë shumë tragjikisht për tërë Maqedoninë dhe që dëshmon se ky shtet i ka xhepat e shkoqur për të ruajtur në to baraspeshën e përbërjes së saj shumetnike. Dhe përderisa shqiptarët e Nerezit shëronin plagët e marra dhe pyesnin publikisht se pse policia nuk i mbrojti nga huliganët maqedonas, deputetët e kësaj zone – i zgjedhuri i PDSH e tani “aktivist” i Gruevskit, Imer Selmani dhe ai i BD – bënin çmos që ta qetësonin situatën dhe ajo të mos dilte nga kontrolli. Ndërkohë, atyre nuk u erdhi në ndihmë asnjë nga politikanët maqedonas. Me çka deputetët shqiptarë të krijonin përshtypjen se janë shumë naivë, se nuk e kishin kuptuar se situata është nën kontrollin e atyre që hartojnë koncepte si duhet pastruar “pjesa maqedonase” e Shkupit nga shqiptarët. Pra, ata të linin

përshtypjen se nuk e kanë kuptuar se “Komitët” e përkëdhelur nga VMRO-DPMNE në pushtet, hyjnë lirshëm nëpër vendbanimet shqiptare, jo pse janë trima, por pse janë të mbrojtur nga disa struktura shtetërore të Maqedonisë. Pra, politikanët shqiptarë i qetësonin bashkëkombësit e tyre nga Nerezi duke i bindur të ruanin gjakftohtësinë, edhe në çastet kur ata shihnin se si nënave të tyre u rridhte gjak nëpër trup. Por, ndërkohë, po ata politikanë nuk u treguan nerezalinjve pse nuk i mbrojti policia që është e paguar të mbrojë jetën dhe pasurinë e tyre. Nuk u shpjeguan si është e mundur të mbetesh gjakftohtë dhe i qetë, kur sheh qartë se dikush pandërprerë të provokon, kur e sheh ashiqare se dikush ndjehet i qetë, vetëm atëherë kur nuk ka fqinj shqiptarë. Andaj, jo vetëm për nerezalinjtë, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë, mbeti e paqartë pse politikanët e tyre kërkojnë përmbajtje nga populli i vet, e nuk i sigurojnë mbrojtje nga ata që, sa herë u kujtohet, të vijnë te pragu i shtëpisë e të tregojnë sa të urrejnë, sa i pengon prezenca jote fizike. Nga ata që edhe kur përcjellin ndeshje të futbollit, e ku nuk merr pjesë asnjë ekip shqiptar, brohorisin “Smërt na shiptarite!” (“Vdekje shqiptarëve!”) Nuk ka dyshim se në këtë shtet dikush luan rolin e të verbrit, se dikush bën sikur nuk e sheh as atë që shihet po aq qartë sa edhe kryqi i madh mbi majën e malit Vodno, nga ana jugore e Shkupit. Njësoj siç nuk ka dyshim se shqiptarët e Maqedonisë paguajnë çmim edhe për shkak se partitë e tyre ndryshe e vlerësojnë situatën ndëretnike në Maqedoni. Kështu që, përderisa për PDSH pozita e shqiptarëve të këtushëm është tragjike, BDI atë e vlerëson si të mirë. Pra, përderisa kryesuesit e PDSH kërkojnë ndihmë nga Tirana e Prishtina, Ali Ahmeti thotë se çdo gjë është duke shkuar mirë dhe se Tirana zyrtare duhet të vazhdojë ta përkrahë Maqedoninë në ecjen e saj drejt NATO-s dhe Brukselit. E shqiptarëve u mbetet pritja, u mbetet të durojnë dajakun

e “Komitëve” që të arrijë dita, kur do shohin se kush vuan nga verbëria: ata që thonë se është keq e më keq, apo ata që vlerësojnë se kësaj rruge arrihet deri tek e mira Ajo që është e qartë që tani, ka të bëjë me atë se shqiptarët e këtushëm nuk u besojnë kryesuesve të PDSH as atëherë kur ata thonë se namazi i xhumasë falet të premten. E lidhur me deklaratat e Ali Ahmetit se çdo gjë është në rregull, shqiptarët e Maqedonisë gjithnjë e më shpesh e pyesin veten: Vallë ai sheh diçka që është e padukshme për ne apo di diçka që e fsheh nga ne? Kur jemi te PDSH, deputetët e kësaj partie këto ditë e braktisën parlamentin republikan. Dhe kjo parti – si edhe gjithë të tjerat – këtë veprim demokratik e ka përdorur sa herë që ka qenë në opozitë. Mbase për shkak se ajo ka koncept veprimi vetëm për të qeverisur apo ngaqë larg grazhdit të pushtetit asaj i ringjallet nervi kombëtar. Sido që të jetë, mbetet e çuditshme pse kryesuesve të saj nuk u është kujtuar edhe veprimi i vetëm që u ka mbetur i paprovuar për të dëshmuar se janë partia më shqiptare në Maqedoni: në shenjë revolte për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve të këtushëm, ta braktisin shtetin dhe të veprojnë ilegalisht nga Tirana e Prishtina. Me çka do e kishin më pranë kryetarin e tyre shpirtëror, e shqiptarët e këtushëm ndoshta do i merrte malli për këtë parti, e cila, si të gjitha partitë e tjera shqiptare, kur është në pushtet, Maqedoninë e sheh si parajsë për shqiptarët, e posa mbetet në opozitë, shtetin e përjeton si ferr e kryeministrin Gruevski – dikur të ngritur në qiell nga Arbër Xhaferi – e ndjen njësoj siç e ndjejnë çeçenët Putinin. Sa u përket thirrjeve të shqiptarëve të këtushëm drejtuar Tiranës zyrtare, që ajo të bëjë të mundshmen që ta lehtësojë betejën e tyre me institucionet shtetërore, të cilat në pjesë të

madhe janë edhe antishqiptare, kjo thirrje i ngjanë trokitjes në derën e të shurdhrit. Më në fund, krerët e Shqipërisë nuk janë si ata të Bullgarisë, të cilët për një shtetase të tyre të burgosur e çuan në këmbë tërë Maqedoninë. Mbase presidenti Topi me flokët e lyera me xhel, as që e di sa të burgosur politikë shqiptarë ka në Maqedoni e Serbi, e jo më të reagojë si kolegu i tij bullgar, i cili e detyroi presidentin e maqedonasve, Ivanov, që ngutshëm të mendojë për lirimin e bullgares së burgosur. Apo thënë ndryshe, politikanët e Tiranës janë aq “properëndimorë e aq paqedashës”, sa nuk duan që topi i tyre të njolloset nga lojërat politike ballkanase. Ata kanë drejtuar shikimin drejt së ardhmes së ndritshme, andaj ai u është mjegulluar nga shkëlqimi i saj dhe i pengon të shohin se çka është duke ndodhur sot me shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës e Shqipërisë. Kështu që kot e ke të thërrasësh Tiranën zyrtare në ndihmë: ajo ende jeton shurdhërinë e shkaktuar nga inferioriteti politik përballë fqinjëve të vet. Kështu që nuk është e çuditshme pse huliganët maqedonas hyjnë aq lirshëm nëpër shtëpitë dhe oborret e shqiptarëve për t’i rrahur fëmijët e gratë e tyre. Ata mbase e kanë kuptuar se, sado që ata t’i rrahësh, do vijë ndonjëri që do i qetësojë e do i bindë se duhet ruajtur gjakftohtësia, të kërkojë nga ata të ofrojnë dëshmi se janë popull paqedashës, se deri në vdekje do kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të Maqedonisë. T’i bindë se e ardhmja do jetë shumë më e mirë, duke mos u shpjeguar si ta mbijetojnë të sotmen, si t’ia dalin sot, kur përballen me ata që hapur të dëshmojnë se mezi presin çast të volitshëm të ta djegin shtëpinë dhe të ta shfarosin familjen.


Botohet në Anglisht “Beteja e Kosovës” AKTUALITET

1 SHTATOR 2009

11

SERBËT KËRCËNOJNË AUTOREN ITALIANE B

S

hefi i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, pohoi në një intervistë për mediat e Kosovës se shqiptarët duhet të jetojnë të lirë në trojet e veta etnike. Berisha, gjithashtu ka folur për lidhjet tradicionale(etnike) mes dy vendeve, Kosovë-Shqipëri, duke prekur edhe jeësimin e bashkimit fizik të shqiptarëve. Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha këmbëngul se asgjë nuk mund ta prishë këtë projekt madhor të të dyja vendeve. “Kurrë rotacionet e pushtetit nuk mund të rrezikojnë këtë projekt në të cilin shqiptarët kanë shumë punë për të bërë. Mendoj se janë fare primitive interpretimet jashtë këtij konteksti”, thekson Berisha. Ruajtja e partneritetit Kryeministri shqiptar duke folur për raportet e tij me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka theksuar se marrëdhëniet e mia me z.Thaçi janë të shkëlqyera.“Unë kam përuruar tunelin me Kryeministrin e Kosovës dhe gëzimi ynë atë ditë ka qenë i papërshkrueshëm, pasi ajo ditë përbënte një simbolikë të jashtëzakonshme për kombin”, - ka sjellë ndër mend Berisha, ditën e para pak muajve kur u shemb tuneli që ndante dy vendet. Berisha foli edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore dhe projektet mes dy vendeve: “Pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve dhe lehtësimit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve”, -theksoi Berisha. Kurse vijoi: “Ne do të punojmë, sapo të krijohet Qeveria e re, që t’i zhdukim të gjitha dallimet që i mundojnë qytetarët shqiptarë kur vijnë në Shqipëri apo kur të shkojnë në Kosovë. Në këtë kontekst, me Thaçi ne kemi një projekt dhe ky projekt është që t’i bëjmë shqiptarët të ndjejnë bashkimin në çdo gjë”, citon Berisha. Ndërkaq, pas replikave të fundit,

otohet në Londër një libër rreth Betejës së Kosovës, që ka ngjallur reagime, kërcënime për autoren italiane madje edhe oferta për tu botuar në Serbi. “Beteja e Kosovës 1389” është shkruar nga Anna Dilellio një gazetare italiane e cila për shumë vite ka jetuar dhe

“Që në ditën e parë të daljes nëpër librari të librit mora mesazhe kërcënuese nga disa serbë përmes adresës time në Facebook” thotë Dilellio.

punuar në Kosovë. Libri ka ngjalluar pakënaqësi politike dhe historike pasi e cilëson Milosh Obiliqin heroin serb të kësaj bêteje si shqiptarë nga Kosova. “Që në ditën e parë të daljes nëpër librari të librit mora mesazhe kërcënuese nga disa serbë përmes adresës time në Facebook” thotë Dilellio. Autorja është akuzuar se është një armike e Serbisë me origjinë arbëreshe. Për këtë Dillelio thotë se ajo ishte shumë e suprizuar rreth komenteve të medias serbe duke shtuar, se ajo asnjëherë nuk ka dashur të hedhë poshtë version serb të legjendës së kësaj lufte. Sipas saj ky libër i shton diçka të re debatit dhe diskutimeve të deritanishme për këtë betejë. “Botimi në gjuhën angleze merr një rëndësi të veçantë, pasi lexuesit anglisht folës do të kenë mundësi të lexojnë për herë të parë këngët që i kushtohen kësaj beteje.” sqaron Dilelio.

Bejtullah Destani themelues i Qendrës për studime shqiptare në Londër thotë se ky libër tregon historinë e betejës së Kosovës ndryshe, nga historiografia serbe. Megjithë rreaginet negative që ka ngjallur botimi këtij libri në Londër, një shtëpi botuese në Serbi ka kërkuar të drejtat e botimit të këtij libri.

Berisha: Bashkim të kombit, zhdukje kufijsh Shqipëri-Kosovë “Pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATo, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve dhe lehtësimit të bashkëpunimit mes bizneseve të të dyja vendeve”

Berisha ka deklaruar se ka por edhe dëshiron të ketë raporte të mira me të gjitha partitë kryesore në shtetin më të ri në botë-shtetin e Kosovës. Kryeministri Berisha edhe njëherë theksoi se ka raporte tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Kam raporte të shkëlqyera me Partinë Demokratike dhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por edhe me parti të tjera”.Nga ana tjetër, nuk ka fshehur dhe preferencën për kreun e PDK, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin theksoi se kanë një projekt të veçantë, që shqiptarët ta ndjejnë bashkimin në çdo gjë. “Unë mbaj kontakte të mira me çdo forcë politike dhe çmoj rolin e secilës prej tyre, në arritjen e madhe, pavarësinë e Kosovës”, tha Berisha. Ai thotë se Partia Demokratike ka pasur marrëdhënie tradicionale me Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse ato ishin dy forcat kryesore. Por kjo, shton Berisha, nuk përbën asnjë lloj pengese për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera me Partinë Demokratike të Kosovës, me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe me të gjitha forcat tjera, duke shtuar se vlerëson rolin e secilit për të evidentuar se të gjitha kanë kontribute të mëdha. Sipas Berishës, këto forca politike, kanë kon-

tribute në lartësimin e çështjes së Kosovës, kanë kontribute të mëdha në Ekipin e Unitetit, kanë kontribute të jashtëzakonshme në procesin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ka vetëm një komb shqiptar

Bashkimin e kombit, kryeministri Berisha e sheh ne kuadrin e perputhjes me idealin e evropian te te gjithe shqiptareve qe aspirojne kete integrim. Duke iu rikthyer edhe njehere tezes se hedhur disa dite me pare, kreu i qeverise shqiptare nuk ka munguar te shprehet se do te beje perpjekje me qeverine e Kosoves, por dhe te Maqedonise, qe te vendosen standardet qe gezohen ne hapesiren e BE, ne menyre qe shqiptaret te ndihen nje dhe vetem nje. "Problemi i bashkimit te shqiptareve mbi bazen e idealit te tyre evropian, duhet te kuptojme eshte nje fat i madh, qe ideali kombetar shqiptar perputhet teresisht dhe eshte i njejte me idealin evropian te kombit shqiptar. Ky eshte nje proces i pandalshem. Ky eshte nje proces me te cilin shqiptaret do te tejkalojne pasojen

tmerresisht te dhimbshme, te njeres prej padrejtesive me te medha qe Evropa ka njohur ne tere historine e vet, copetimin e kombit shqiptar. Pra, ketu nuk mund te kete asnje ekuivok", ka qene deklarata e kryeministrit Berisha, dje para mediave. Ai eshte shprehur se "do te bej cdo perpjekje me qeverine e Kosoves, por per hir te se vertetes edhe me qeverine e Maqedonise, qe te vendosin sa me shpejt ato standarde qe gezohen ne hapesiren e Bashkimit Evropian, ne menyre qe shqiptaret te ndihen nje dhe vetem nje. E kam theksuar dhe e theksoj se kjo nuk ka te beje me sovranitetin, sikunder te harroje kush se mund te mendohet per dy, tre apo kater kombe shqiptare. Ka nje dhe vetem nje komb shqiptar". Sipas tij, ata qe udhehiqen nga fobia ata duhet te clirohen, nuk ka komb me paqesor dhe me te perkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit se kombi shqiptar. Duke deklaruar se radhet e gjata te levizjes me Greqine, ndoshta jane te justifikueshme, sepse ajo zbaton standardet e BE, radhet me keto te tjerat jane te pajustifikueshme, pavaresisht se eshte kunder cenimit te sovranitetit. "Kam kundershtuar, te gjitha platformat e ndarjeve, nuk eshte interesi kombetar i shqiptareve, kam kundershtuar. Se dyti, kam mbeshtetur

dhe mbeshtes fuqishem pavaresine e Kosoves, si arritjen me te madhe historike kombetare, por keto jane njera ane. Qe shqiptaret te ndihen nje, eshte absolutisht nje qellim madhor dhe i pandryshueshem si dhe i mbeshtetur me bindjen me te madhe nga te gjithe miqte e shqiptareve", deklaroi Berisha. Njeheresh ai eshte shprehur dhe per levizjen e sistemit te raketave te SHBA nga Polonia per ne Ballkan. "Nuk ka pasur asnje kerkese te vetme nga Uashingtoni per nje vendosje te tille. Ka nje qendrim konstant te kryeministrit shqiptar, se Shqiperia eshte e vendosur per bashkepunimin me te ngushte me SHBA ne fushen e sigurise, ky eshte qendrim i qeverise shqiptare",-tha Anila Hoxha Berisha.

The Albanian uron të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen Gëzuar Muajin e Madhëruar te Ramazanit. Qoftë ky muaji i përkushtimit, mëshirës dhe begatisë, muaji i pastrimit të zemrave, pranimit të devotshmërisë dhe shtimit te mirësisë!




V

NgA BASHKIM METAlIA

izatim me drite ky do të ishte shqipërimi më i përafërt i fotografisë. T.S.Eliot thotë se “me artin komunikon përpara se të kuptohet”- në fakt kjo ndodh edhe me vizatimin me drite; fotografinë. Në fakt fotografia ngjiz po ato vlera që arti në përgjithësi komunikon dhe transmeton mesazhe tek njeriu; gjithmonë në varësi të perceptimit . Këtë kënaqësi na dha Elizabeth Gowing dhe fotografia e saj në një ekspozitë të organizuar në Greenwich të Londrës. Fotografia është titulluar “Sanctuary” (Vend i shenjte, katedrale...) Në plan të parë një foto e thjesht por ngacmuese, e pafjalë por më se domethënëse. Një punëtor duke punuar në Katedralen e re të Prishtinës , gjendet i rrethuar nga struktura skeleti të hekurta. Një stërmundim dhe një kënaqësi në të njëjtën kohë, rrëfen jeta dhe ngjyra e kësaj fotoje. Në muret e kësaj ekspozite kanë të shfaqur punën e tyre mbi 60 fotografë; midis tyre edhe Elizabeth Gowin e cila kishte kënaqësinë dhe dëshirën e madhe të përfaqësohej me këtë fotografi të bërë në Kosovë. Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kishin shkuar në Kosovë dhe janë marrë më punë intensive në fushat e tyre përkatëse. Robert Wilton ishte zgjedhur si Këshilltar i Kryeministrit Agim Ceku ndërsa Elizabeth kishte vazhduar punën e saj në projekte të ndryshme si vullnetare . Gjatë gjithë kësaj kohe qëndrimi në Kosovë dhe udhëtimet e shumta në rajon , si në Shqipëri, ka shkrepur me objektivin e saj duke ruajtur kujtimet me të bukura të jetës së saj. Të gjitha këto kujtime janë të përshkruara edhe në artikujt e saj në gazetat lokale si : Making business dreams a reality - at school and beyond, When books sell better than macchiatos, Shining examples: aid for Kosovo in a time of global recession, What is it about Janjevo?, Kosovo's future - a view from Pristina's ten-year-olds, Tourism in Kosovo. Ha ha ha?, dhe dy libra që tashmë i ka në përfundim e sipër dhe gati për botim. Jo vetëm pasioni për fotografinë por dhe bukuria njerëzore dhe natyrore e trojeve shqiptare e ka tërhequr Znj Gowing të mbaj në ditarin e saj kujtime të paharrueshme me objektivin e saj fotografik. Fotografia e Znj Elizabeth Gowing duket qartë se ka të ndërthurur një sërë elementësh artistik , padyshim që do ti shkonte për shtat edhe metafora poetike e shprehur tashmë me një gjuhë vizuale (pamore) Për znj Gowing do të duhet të flitet më shumë pasi ajo gjithashtu si mësuese thotë se e ardhmja e shoqërisë varet në edukimin që marrin fëmijët , ndaj ajo në projektet e saj që pat i kushtoj një rëndësi edhe fëmijëve. Megjithëse nuk do të ishte e mjaftueshme as dhe kjo intervistë , pasi në të ardhmen pritet të kemi akoma më tepër surpriza të këndshme prej saj në lidhje me viset shqiptare dhe shqiptaret. Ne iu drejtuam me disa pyetje të gjitha në Anglisht dhe përgjigjet janë të përvijuara më poshtë prej saj – jo të përkthyera por në gjuhën shqipe nga znj Elizabeth. Në një periudhe shume të shkurtër 2-3

ELIZABETH GOWING: “KOSOVA KA NEVOJË PËR AMBASADORË” PORTRET

1 SHTATOR 2009

Këtë kënaqësi na dha Elizabeth gowing dhe fotografia e saj në një ekspozitë të organizuar në greenwich të londrës....Në muret e kësaj ekspozite kanë të shfaqur punën e tyre mbi 60 fotografë; midis tyre edhe Elizabeth gowing e cila kishte kënaqësinë dhe dëshirën e madhe të përfaqësohej me këtë fotografi të bërë në Kosovë”

shumë është nga një bashkë-ekspozuese që më ka thënë: 'Elizabeth, unë kam mësuar shumë për Kosovën nga fotografia jote'. Të tjerë thanë se “djemtë e Kosovës qenkan të pashëm”. Më ka ardhur shumë mirë që fotografia shitet gjatë hapjes solemne - dhe te ardhurat të shkojnë për OJQ -në tonë në Kosovë “The Ideas Partnership” që zhvillon aktivitete kulturore, arsimore dhe për trashëgiminë.

Një familje shumë e këndshme, shumë punëtore, dhe vajza e kësaj familje që ka ardhur në shkollën tonë pa ditur asnjë fjalë anglisht në vitin 1999 tani është studente e shkëlqyer në universitetin UCL. Nëpërmjet tregimeve të kësaj familje për Kosovën,kam mësuar dhe është diçka që kam marrë me vete si udhërrëfyes në vendin e ri të Kosovës. Çfarë do të ishte më e rëndësishme ,kuptimplote ta theksoje më shumë mbi Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi? Kosova ka nevojë për ambasadorë.

vitesh së bashku me Robertin, bashkëshortin e saj, e flasin gjuhën shqipe mjaft mire. Një surprize akoma më e bukur e saj. Zonja Elizabeth:Kur ke shkuar për herë të parë në Kosovë dhe sa kohë ke qëndruar atje? Kam shkuar në Kosovë fillimisht me burrin (Robert Wilton) kur ka marrë pozitën e këshilltarit të Kryeministrit Ceku. Mbas emërimit të tij si Këshilltar, kemi patur vetëm 20 ditë për tu përgatitur! Pra unë kam shkuar me shumë pak ide; sesi mund të punoj por kam gjetur shumë projekte të ndryshme - si mësuese, si këshilltare në “ Save the Children”, dhe disa projekte humanitare dhe që merren me kulturën, me arsimin apo me turizmin e vazhdueshëm. Kemi shkuar në Kosovë në Qershor të 2006-ës dhe kemi qëndruar atje deri në Gusht 2008-ës. Por ende kemi një dhomë me qira në një banesë, ende kemi një OJQ (organizatë jo qeveritare)atje, ende kemi shumë shoqëri atje dhe kthehem çdo gjashtë javë - pra në një farë mënyre ende jemi ne Kosove! Ndërsa në Shqipëri, kam qenë 3 herë. Ajo e fundit ishte para një muaji kur kam qëndruar në Theth për 3 janë si pjesë të një projekti të ”Balkans Peace Park Project”. Unë kam qenë Drejtoreshë në një shkollë verore për fëmijët e Thethit ku mundën të mësojnë anglisht nga mësueset vullnetar anglez, dhe studime mjedisore nga mësueset shqiptar. Përshtypjet e para që pate për Kosovën dhe njerëzit ?

Përshtypjet e paranë Kosovë kanë qenë , mikpritja e popullit, dhe ndërtimet pa leje! Këto dy gjëra janë menjëherë të dukshme për një të huaj ne Kosovë. Për mua dhe për dikë , që shkon për herë të parë, në një vend të panjohur ishte një kënaqësi . Sidomos kur njerëzit më përshëndesnin , me ftonin për kafe, duke më mirëprit në vendin e tyre – kjo ishte diçka krejt ndryshe nga Londra! Por, në të njëjtën kohë, kam qenë e befasuar për ndërtesat që kam parë; si për mirë edhe për keq. Në rrugë, nga aeroporti, kur kam ateruar në vitin 2006 kam pritur të shoh shtëpi të shkatërruara nga lufta, por s'kam vërejtur asnjë dëmtim të luftës, por vetëm shumë ndërtime të reja. Dhe në kryeqytet kjo është edhe më e dukshme – krahas dhe shumë problemeve. A ishe e përgatitur për një eksperiencë të tillë , për sa i përket traditës kulturës , gjuhës apo dhe natyrës së Kosovës? Jo – hiç fare! Fatkeqësisht unë kam ditur më shumë për luftën e Kosovës sesa për kulturën, gjuhën dhe traditat e saj. Besoj që është një problem që ende ballafaqohet Kosova - nuk është mirë (dhe nuk është përshtatshme) për një vend të njihet si vend i luftës. Sidomos kur vendi ka kaq pasuri natyrore, kulturore, njerëzore që mund të tregohen. E vetmja që kam ditur unë për Kosovën përveç luftës, para se kam shkuar në Prishtinë është, për një familje shqiptare që kanë ardhur në shkollë në Hackney ku isha zëvendës/drejtoreshë e shkollës atje.

Ajo është tani shtet, ajo ka ambasadorë zyrtarë nëpër botës, por ende ka shumë moskuptim për vete. Në punën që kam bërë në Kosovë - p.sh në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, në Kullën e Mazrekajve në Dranoc, me projektin mikro-financim 'Kosovakards' që përdoret për filigranin e Prizrenit për kartolinat e bukura, me ekspozitën e fotografive '30 shikime te Kosoves' ( h t t p : / / w w w. f l i c k r. c o m / p h o tos/8125088@N03/), në OJQ-në tonë “'The Ideas Partnership” – gjithmonë kam pasur parasysh të paraqes Kosovën si një vend të pasur në kulturë, popullin shqiptarë të Kosovës si njerëz me tradita të lashta, dhe të ardhmen e Kosovës plot me mundësi. Pse zgjodhe pikërisht këtë fotografi në ekspozitën e “Greenwich Annual” Unë e kam zgjedhur se për mua është një fotografi plot domethënie për një Kosovë të pavarur. Një njeri i fortë është duke ndërtuar katedralen e re në kryeqytetin e Kosovës. Me pozitën e tij mund të shihet që ai është i fuqishëm por edhe është duke bërë punë të rrezikshme. Si u prit nga vizitorët dhe dashamirësit e fotografisë? Komplimenti që më ka pëlqyer më

14

A ke diçka,, tani në dorë duke punuar? Përveç punës me OJQ-në, po punoj edhe në dy libra. Njëri është përfunduar para një viti por tani po e rishikoj dhe redaktoj. Ka titullin “The Land of Blood and Honey: my journey to become a bookkeeper in Kosovo”. Tregon si kam marrë kosheren e bleteve si dhuratë për ditëlindje, dhe si kam mësuar zanatin e bletarisë nga një bujk në Prapashticë, bashkë me kuturisjen që kam bërë anembanë Kosovës për tu takuar me bletarë të tjerë - vajza të trafikuara që mësojnë bletarinë si një mënyrë e jetesës së re, ishushtar të UCK-së që tani merren me bletë, gratë që më kanë treguar receta për ushqim kosovar me mjaltë (me fli, me llokuma, baklava, shendetli etj). Libri i dytë është i papërfunduar por kam titulluar “Edith and I”. Tregon historinë e Edith Durham-it dhe përpjekjet e mia me ndjek gjurmët e saj - edhe në Kosovë, në Shqipëri, dhe Londër. Unë kam lexuar dhe letrat e saj që janë në Royal Anthropological Institut bashkë me librat e saj. Ajo ishte një grua e fortë, e mençur,e guximshme një ambasadore vërtetë të mirë për shqiptarët. Më vjen keq që nuk është njohur në Angli siç është e njohur në Kosovë dhe Shqipëri. Mesazhi për shqiptarët në Britani? Ndoshta diçka që lidhet me turizëm. Kosova ka shume vend te bukur me vizitue - liqene, kulla ku munden me bujte (si eshte Kulla e Mazrekajve ne Dranoc ku kam punuar), qytete lashtë, bjeshkë me natyre fenomenale. Këtyre u mungojnë turistë. Besoj që turistë të parë mund të jenë shqiptarët vetë - nga diaspora; një vizite në atdheun e tyre me familjen ne vend se një qëndrimi në Greqi është një mënyrë e mirë me përkrahë Kosovën, për të investuar në Kosovë, për të zbuluar Kosovën dhe për tu ju treguar brezave të rinj. Një mesazh tjetër është se dua të falënderoj të gjithë shqiptarët në Kosovë, në Shqipëri, në Londër - që më kanë mbajtur afër kaq shumë, nga të cilët kam mësuar po kaq shumë. Përvojat e mia në Shqipëri vërtetë kanë ndryshuar jetën time dhe jam mirënjohëse për lumturinë që kam marrë nga këto vende dhe ky populli i mirë. (foto1;Elizabeth me bashkeshortin Robertin. foto 2; pamje nga ekspozita në greenwich)


Nga Akil Koci

A

rtistët shqiptarë kanë pushtuar qendra Evropiane me punimet, veprat, kompozimet, lojën aktoreske të dramës, baletit, ato të filmit dhe të lloj,lloj krijimtarie artistike duke u vlerësuar nga kritikët si ambasadorë të kulturës dhe artit shqiptar,sepse subjektet e tyre artistike me poliseminë dhe tendencat e tyre kuptohen shumë më mirë si kordinata universale si krijime që në të shumtën e rasteve përcakton tek krijuesit raportet jo vetëm emocionale, por edhe ndjesitë e brendshme të tyre, sidomos qenësinë e botës ku jetojnë duke kërkuar origjinalitetin me fluksin e krijimtarisë së tyre. Pa dyshim se kjo na gëzon për faktin se ata depërtojnë jo falë Ministrisë së Kulturës, shoqatave profesionale, por angazhimeve vetanake, sepse sjellin vlera të reja si interferime artistike që krijojnë vlerat e mirëfillta estetike për të cilat pushtetarët kompetentë as që çajnë kokën e sidomos ai që është më i thirrur për këto gjëra. Një ndër këto artiste është pa dyshim edhe piktorja e jonë e njohur Zake Prelvukaj e cila me individualitetin krijues,imazhet e saja ndaj ngjarjeve aktuale sikur na paraqiten si të rastësishme, por mbajnë në vete në kontekstin e tyre veprimet diabolike si faktor shpirtëror që komunikon në heshtje si kontemplacion dhe nga ky kënd vështrimi ajo e materializon në artin e sotëm kontemporan-postmodernizmin dhe vlerat e saj shpirtërore dhe artistike. Nuk jam kritik arti,por jam pasionant si kishin me thënë vëllezërit tanë matanë kufirit shqiptaro-shqiptar, por jo pasionant pasiv por shumë aktiv, sepse historinë e artit në Akademinë muzikore të Sarajevës e kam dëgjuar plot katër semestra - dhe le të më lejohet ta bëj një vështrim për këtë autore të shquar - dhe për ne të degës së muzikës ka qenë lënda më e vështirë dhe dashtë e pa dashtë kemi qenë të detyruar të mësojmë me orë, ditë dhe muaj të tëra dhe me siguri se më ka ngelur diç prej saj edhe në kokën dhe shpirtin tim. Me rastin e Zakës,kam një njohuri më të madhe, sepse veprat e kësaj artiste plotë jetë dhe gjallëri krijuese tash e plotë tri dekada e kam përcjell rrugën artistike dhe e njoh mirë artin e saj si dhe tendencat e reja të cilat ajo i kultivon. Sipas mendimit tim ajo vazhdon me konsekuencë krijimtarinë

PORTRET

Suksesi i piktores sonë Zake Prelvukaj në Tivar 1 SHTATOR 2009

15

Ngjyrat e Ballkanit Ekspozita e saj në Galerinë Velimir A.Lekoviq tërhoqi vëmendjen e publikut të gjerë ku mbizotëroj fantazia,racionaliteti dhe madhështia

e mirëfilltë në ketë art dhe superon me shkathtësi me imazhet të cilat nuk janë larg nesh, por kontakton direkt me to siç është rasti me ekspozitën që e ka hapur muajin e kaluar në Tivar me titull “Ngjyrat e Ballkanit”,me të cilën promovohet për të parën herë me krijimtarinë e saj të artit pamor në një ambient që është më afër atmosferës krijuese, sepse ka lindur në atë shtet para plot katër dekadave në fshatin e bukur Martinaj që shquhet për trimërinë dhe njerëzit bujarë. Ajo tani e realizoj performansën si ëndërr të saj të kahmotshme edhe pse larg vendlindjes, por jo edhe larg shtetit . Më kujtohet kur patë ardhur për të studiuar, kam qenë prodekan në Fakultetin e Arteve në vitet e largëta 1986 duke e dhënë provimin me sukses në atë konkurrencë të madhe pa intervenime të zakonta që ndodhnin në atë sektor të artit. Si krijese e talentuar, të cilën më vonë edhe e dëshmoi me vlerat shpirtërore, duke qenë njëra ndër studentet më të mira të klasës të piktorit të njohur Nysret Salihamixhiqiqit ku edhe u diplomua në vitin 1990, kurse më vonë i kryen edhe studimet pasuniverzitare te piktori Muslim Mulliqi në vitin 1997. Tani është profesoreshë në Akademinë e Arteve e cila me ekspozitat e shumta personale dhe kolektive është fituese e shumë shpërblimeve, mirënjohjeve siç janëato në Bienalen e Prishtinës të vizatimit në Prishtinë 2004, në Lugano-Zvicër shpërblimin në Bienalen Internacionale të vizatimit 2005,Galerinë internacionale të Portretit në Tuzla, Bosnje e Hercegovinë 2006 dhe të tjerat.

Ajo në fakt paraqet imazhet që lëvron në pikturë me vizione të veçanta figurative me dimensione të mëdha, ku arti i saj konsiston dhe që shfaqet si vlerë, por jo si monokromi, por plotë pastërti supreme individuale. Në biseda me kolegët e mi dhe profesorët e saj, mësova se gjithnjë e kanë vlerësuar si artiste që ka aftësi të “prek”në thelbin e zonave të komunikimit që me sens i përjeton si përzgjedhje te imazheve ekzistente, si një lloj shkarkimi jo vetëm emocional por edhe estetik dhe artistik. Ekspozita e saj në Tivar karakterizohet me determinizmin e thelbit të artit të saj të kondensuara si tregime sublime për njerëzit, hapësirën, pjesëmarrësit e globalizmit “të ecurisë së civilizimit”. Siç thotë autorja e shkrimit në Katalogun e saj për këtë artiste dhe penelatët e saja, Anastazija Miranoviq, për sa i përket strukturës paterne mes tjerash thotë: “Është artiste e cila nuk hamendet për të studiuar “zbulimet” e veta duke i demonstruar përmes koncepteve të qarta që e eksploaton edhe fizikumin e vet. Cikli i punimeve të emërtuara “ Trupi i im si furçë” në mënyrë impulsive sugjeron nevojën e artistes që në mënyrë eksplicite dhe të drejt përdrejtë shfaqë nevojën e procesit krijues dhe idenë e transformon në materie. Dekomponimi i trupit restaurohet për ta konstruktuar një trup të ri,që në fakt nuk është qëllimi parësorë, nuk është as dominant si materie e kategorisë estetike,por trupi është furçë e cila ngjyros bazën,pëlhurën, tokën -

Ngjyrat e Ballkanit. Regjenerimi i trupit përmes reinkarnimit të ri artistik është kureshtje që artistja nuk mund të mos i përgjigjet, aq më tepër kur ajo me kamerën e saj performon dhe kështu realizon dy veprime mediatikë, body art, performans, video art me mundësit e shumta multiplikative, e që i shtojnë jetën e trupit. Kështu trupi shtrydh atributet stereotipe fizike duke u transformuar në furçë të lindurit e artit, kurse fëmijët e saj janë vepra të lindura me trupin e saj. Kështu artistja krijon qenien me frytin e saj. Të theksuarit e ekstremiteve trupore, dorën e vet, dhe elementet e tjera gjatë një vargu punimesh me të cilën artistja “hedh faculetën në fytyrën e

turpit”. Punimet nga cikli “Ikset flasin” dhe “Shigjetat”, sikur e përpunojnë ato thënie paraprake si simbole të rrugës jetësore,në dinamikën e përhershme lart-poshtë,djathtas-majtas, ndoshta janë kthesat markante në kuptimin e të qëndruarit të artit”.

Zakë Prelvukaj, siç konstaton kritikja e artit, “në mënyrë permanente ndjek dhe njëkohësisht zgjedh me shigjetë epiqendrën e emocioneve të egos së saj”.

Mënyra e shtrimit të këtyre opsioneve në veprat e Zake Prelvukaj si subjekte artistike në trajtimin e saj koincidon me qartësinë e imazheve të kultivuara të kësaj piktoreje si kredo i kreacioneve abstrakte dhe metafizike si vlera artistike, bazuar në ontologjinë e saj duke përkrahur tezën e universalitetit të artit në tërësinë e saj si kohezion poetik. Dhe këtë shkrim timin që është një përpjekje modeste për ta sqaruar kredon e saj krijuese e kisha përfunduar për artisten tonë të madhe me sentencën shumë të njohur filozofike “Ju heshtni në artin tuaj aq thellë sa ne pa mundime e ndjejmë tërësisht”.


“Mukja”, marrëveshja që nisi me dështim HISTORI

NgA KASTRIoT DERVISHI 66 vjet nga marrëveshja e Mukjes, midis komunistëve dhe ballistëve. Shumë vite kanë kaluar nga një marrëveshje që nuk zgjati vetëm disa ditë dhe që mbase më tepër pati jehonë të madhe për t’u kujtuar në forma të ndryshme sesa kishte bazë reale të zbatohej. E parë dhe analizuar me gjakftohtësi, gjatë viteve të luftës, nuk kishte asnjë mundësi për të ndarë pushtetin midis komunistëve (të maskuar pas siglës Fronti Nacionalçlirimtar, ku bënte pjesë edhe ndonjë jokomunist) dhe ballistëve. Mukja nuk mund të kishte sukses për një shkak të vetëm: komunistët në asnjë rrethanë nuk do të pranonin të ndanin pushtet pas lufte, por ishin të vendosur të qeverisnin të vetëm dhe të vendosnin në vend diktaturën komuniste.

16

(Mos) marrëveshja e Mukjes

MBlEDHJA E 2 gUSHTIT 1943

d h e “shoviniste” të Ballit Kombëtar. Xhelal Staravecka në njërin prej trakteve të tij, thoshte se kur ia kishin lexuar shpalljen e Mukjes, Miladinit, g j y s m ë shqip e gjysmë serbisht, ai ishte irrituar e kishte thënë do organizoheshin dhe “ p i z e vengëve nacionalistë” do t’u vinin shpatën sepse ishin për Shqipëri etnike. Në të vërtetë Mukja nuk mund ta parandalonte luftën civile që do niste në vend. Kjo sepse komunistët ishin të vendosur në rrugën e tyre, dmth të shkonin drejt pushtetit duke kaluar në një lumë tragjik gjaku.

Në mbledhjen e datës 2 gusht, u përfshinë ndryshimet e pikës 2 e cila kishte të bënte me formimin e komitetit të përhershëm brenda datës 8 gusht 1943. Më 3 gusht 1943 u mblodh për herë të parë Komiteti i Përkohshëm i Shpëtimit të Shqipërisë, i përbërë nga Hasan Dosti, Hysni Lepenica, Skënder Muço, Vasil Andoni, Emin Haxhiademi, Xhemal Herri nga Balli Kombëtar dhe Abaz Kupi, Mustafa Gjinishi, Spiro Koleka, Vasil Nathanaili, Malo Frashëri, Haki Stërmilli. Shtabi përbëhej nga Hasan Dosti kryetar dhe Mustafa Gjinishi sekretar. Komiteti lëshoi edhe një shpallje me thirrjen “Ja vdekje, ja liri”, në të cilën theksohej lufta e përbashkët me aleatët, lufta për një Shqipëri etnike, etj. Më 6 gusht 1943, Enver Hoxha i shkruan Ymer Dishnicës në lidhje me dy çështjet kryesore, atë të Shqipërisë etnike dhe rrëzimin e vendimeve të 12 prillit 1939, duke mos i pranuar ato. Dy emisarët jugosllavë që ndodheshin në Shqipëri në mbledhjen e Vithkuqit, e denoncuan marrëveshjen dhe shpallën dënimin me vdekje të Ymer Dishnicës dhe të Mustafa Gjinishit. Më 8 gusht 1943, Hoxha udhëzonte që të mos shpërndahej trakti i Mukjes, ose në të kundërtën, të grisej. Ai në Plenumin e Beratit tha se në Mukje kishte fituar platforma e Ballit dhe kishte humbur ajo e tyre dhe, më pas, ishin hedhur në luftë me Ballin. Pesë vjet më vonë, në Kongresin e 1-rë të PKSH-së, Enver Hoxha do të shprehej se Ymer Dishnica kishte rënë “në pozitat nacionaliste”, “reaksionare”

Pjesë nga kujtimet e Hasan Dostit për mbledhjen e Mukjes Me kalimin e Misionit Britanik ne Shqipenine e Mesme dhe qëndrimin e tyre me çetat e përbashkëta te Abaz Kupit dhe Nac.Clirimtares u krijue mundesia e takimit. Javen e pare te korrikut, Shefi i ML N/Kolonel MacLean, ne emen te Komandes se Larte Aleate te Mesdheut, dergoi nji leter per BK me anen e Mustafa Gjinishit. Me kete leter, N/Koloneli MacLean keshillonte BK te bashkohej me Nac..Clirimtaren, ose te pakten te merrej vesht me Nac.Clirimtaren per nje organizim me te mire te luftes kunder pushtuesit italian. Pergjegjja e BK ka qene pozitive. Komiteti Qendror mori vendim te propozoje bashkimin me forcat e Abaz Kupit me pare, dhe me vone te eksploroje mundesine per nje marreveshje me Nac.Clirimtaren. Apeli i ardhur nga N/Koloneli Maclean ka qene nxitja e vetme dhe e vertete me binde Komitetin Qendror te BK te perpiqet me gjete menyrat per nje fare marreveshje me Nac.Clirimtaren. BK nuk ka marre ne konsideracion asnje here mundesine e bashkimit me Nac.Clirimtaren, nje bashkim qe mund te siellte fuzionin (shkrimjen) e tij me Nac.Clirimtaren ne cfaredo kombinimi qofte, ose organizate tjeter politike. Korrik l943. Behet takimi i pare i Mithat Frasherit, dhe Halil Macit me Abaz Kupin, ne katundin Valias te Tiranes. BK beri propozim per bashkepunim te forcave. Propozimin e BK per bashkepunim, Abaz Kupi e

MUKJA Në VAZHDëN E MARRëVESHJEVE Të MëPARSHME

Midis grupeve nacionaliste, qofshin këta edhe balliste dhe komunistëve ishin arritur edhe më parë marrëveshje më të vogla bashkëpunimi. Të gjitha kishin dështuar duke provuar se asnjë lloj bashkëpunimi nuk mund të kishte në Shqipëri midis komunistëve dhe jokomunistëve. Njëra palë duhej të merrte pushtetin me çfarëdo mjeti, ndërsa pjesa tjetër do të ishte e destinuar të largohej nga vendi ose të ishte inferiore brenda vendit. Në këtë kuptim teorizimet sikur nga Mukja do të vinin mrekullitë e shumta, janë iluzione naive që nuk ushqehen me argumente të qëndrueshme. Imagjinoni për një çast sikur Mukja të ishte zbatuar dhe sa vend do të kishin në qeverinë e Enver Hoxhës, emrat e Ali Këlcyrës, Abaz Ermenjit, etj. Praktikisht do të ishte veprim i paefektshëm e i pazbatueshëm. Nismëtari i mbledhjes së ardhshme të Mukjes do të bëhej Abaz Kupi i cili, duke pasur synim të forconte pozitat e krahut jokomunist, do të propozonte më 25 qershor 1943 bashkimin e Frontit me Ballin Kombëtar. Në mbledhje morën pjesë Omer Nishani për Frontin dhe Mit’hat Frashëri për Ballin Kombëtar. Pas rënies së Musolinit, shin rritur shpresat për një rënie të shpejtë të Italisë fashiste. Nga ky shkak në këtë kohë në Valias u bë një mbledhje me pjesëmarrjen e Abaz Kupit ku u ra dakord të bëhej një mbledhje në Mukje. Në këtë frymë, më 21 korrik 1943 në Tiranë është zhvilluar një demonstratë e përbashkët, ndërsa po atë ditë ishte rrëmbyer nga komunistët një pjesë e arkivit të Zyrës Politike të MPB-së. Ymer Dishnica i shkruante Enver Hoxhës se BK ishte tashmë në ilegalitet. Më 26 korrik 1943 u mblodhën në Tapizë të Tiranës delegacioni i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar i përbërë prej Abaz Kupit, Myslim Pezës, Ymer Dishnicës, Mustafa Gjinishit, Kamber Qafmollës dhe delegacioni i Ballit Kombëtar i përbërë prej Mit’hat Frashërit, Hasan Dostit e Faik Qukut. Kryetar i mbledhjes u zgjodh Mit’hat Frashëri dhe sekretar Mustafa Gjinishi. Pas bisedimeve u

1 SHTATOR 2009

arrit në përfundimin për të kryer një luftë të përbashkët kundër pushtuesit si dhe për miratimin e një shpalljeje të përbërë prej 5 pikash, sipas së cilës formohej Komiteti për Shpëtimin e Shqipnisë (i cili të pushonte së ekzistuari deri në formimin e qeverisë së përkohshme) që do të kryente luftën kundër pushtuesit e sigurimin e pavarësisë në kufijtë e 1913-s, me qëllim të mëtejshëm bashkimin kombëtar me trojet e mbetura jashtë vendit, “nji Shqipni të lirë indipendente e demokratike të vërtetë”. Forma e regjimit i lihej popullit të vendoste me anën e një asambleje kushtetuese, të zgjedhur nga populli. Ymer Dishnica ka njoftuar Enver Hoxhën për takimin që do zhvillohej me delegacionin i BK më 1 – 2 gusht 1943.

MBlEDHJA E MUKJES Në Mukje ka mbërritur i pari Hysni Lepenica me çetën e tij. Balli Kombëtar kërkoi përfaqësim 12 me 6 në dobi të tij duke thënë se kishte më tepër popullaritet se Fronti. Por kjo gjë nuk është pranuar dhe përfaqësimi ka qenë i barabartë. Nga Balli Kombëtar morën pjesë: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Thoma Orollogaj, Isuf Luzaj, Rauf Fratari, Kadri Cakrani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni. Si dëgjues ishin: Ali Këlcyra, Nuredin Vlora, Aziz Çami, Et’hem Haxhiademi, Xhemal Herri, Halil Maçi, Is’han Toptani. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar morën pjesë Omer Nishani, Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Stefan Plumbi, Haki Stërmilli, Gogo Nushi. Si dëgjues ishin Spiro Koleka, Gogo Nushi, Vasil Nathanaili. Më 1 gusht 1943 mbledhjen e kryesoi

Thoma Orollogaj ndërsa sekretar vazhdoi të ishte Mustafa Gjinishi. U redaktuan 5 pikat e marrëveshjes së parë pa ndonjë dallim të madh në lidhje me mbledhjen paraardhëse.

pranoi ne parim. Por ai ishte i lidhun me aktin e nenshkrimit te Konferences se Pezes mbi krijimin e Frontit Nac.Clirimtar. Kjo gjendje e bante te veshtire largimin nga Nac.Clirimtarja dhe bashkimin me BK. Qe nga java e pare e nentorit l942 dhe deri ne korrik l943, raportet ne mes te BK dhe Abaz Kupit kane qene te mira, dhe jane mbajte te vazhdueshme me anen e njerezve te besimit tij (kryesisht Ihsan Toptani). Megjithese Abaz Kupi nuk kishte bere ende nji aksion te armatosur, ceta e tij kishte rendesi per faktin se ishte e vetmja cete nacionaliste ne Shqiperine e Mesme. Influenca e BK ne Shqiperine e Mesme ishte pothuejse zero. Fakti qe Abaz Kupi dhe njerezit e tij ne Tirane gjykojshin elementin e BK si te dyshimte ne deshiren e tij p er te rikethyer Mbretin Zog, ka mundesi te kete influencuar ne mos-gatishmerine e bashkepunimit efektiv ne mes te A.Kupit dhe BK. Kethimi i Mbretit Zog ne Shqiperi ka qene pika e pare e njerezve te Legalitetit, dhe si rrjedhim, kusht themeltar, vendimtar per cdo verpimtari te Abaz Kupit. Ne fillim te korrikut l943 , Nac.Clirimtaria boton nji trakt qe permban disa pika –progarm shoqenorne mes te cilave ishte edhe referenca per perkufizimin e se drejtes se prones private. BK kerkon atehere nji tjeter takim me Abaz Kupin. Takimi caktohet te bahet ne katundin Tapize (ciflik i Ihsan Toptanit) me daten 25 korrik l943, mbasi qe Abaz Kupi te kethehej nga Martaneshi, ne shoqerim te cetave te Nac.Clirimtares 25 korrik l943. Nisen nga Tirana per takim: Mithat Frasheri, Hasan Dosti, Faik Quku. Ne mengjez, Radio-Roma njoftoi renjen e B.Mussolinit, dhe emrimin e Mareshal Badoglio si kryeminister i Italise. Renja e Mussolinit dhe emrimi i Badoglio-s me programin e tij per te vazhduar luften nuk u moren si ngjarje te natyrshme dhe logjike nga Koniteti Qendror i BK. Mbarimi i luftes ne frontin italian (qe udheheqja e BK e parashikoi se do te jete i aferm) mund te siellte nje zhvillim shum te shpejte e te paparapare te gjendjes dhe veprimeve ushtarake. BK shqyrtoi mundesine qe Komanda Aleate e Mesdheut mund te zbarkonte ne bregdetin shqiptar. Gjenerali Mihailovic dhe Masrshali Tito do t’i mireprisnin dhe do te ndihmojshin trupat aleate te avancojne. Boshllekun e lene ne Shqipeni dhe Tokat e Cliruara te Kosoves e Maqedonise mbas mbarimit te pushtimit italian, do ta zejshin, simbas shum mundesirave, cetat e armatosura te Gjenralit Mihajlovic dhe ato te Titos. Gjermanet atehere do te nderhyjshin me mbrojte Kontinentin, dhe toket tona do te beheshin shesh lufte. Me shume se cdo gja, BK shqetesohej per fatin e Kosoves. Gjate bisedimeve te baera ne shtepine e Hasan Dostit, me 15 korrik l943, udheheqja e BK vendosi t’i propozoje Abaz Kupit, po ate dite qe me forcat qe


HISTORI

Robëruara të Europës (ACEN), ku bënte pjesë bashkë me Komitetet e Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Çekosllovakisë, Polonisë, Lituanisë dhe Estonisë edhe Komiteti Shqipëria e Lirë, qëllimi kryesor i së cilës qe çlirimi i popujve të shtypur të Europës lindore nga sundimi sovjetik dhe regjimet komuniste. Vdiq më 8 shkurt 1970.

RAUF FRATARI

Në fundin e nëntorit të vitit 1944 u largua nga Shqipëria së bashku me shumë eksponentë të tjerë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit. Pasi qëndroi për 5 vjet në kampin e Rexhio –Emilias u largua për në SHBA, ku u vendos me banim në shtetin e Nju – Xhersit. Vdiq më 1973. ai dispononte te shkohej ne Kruje, dhe te proklamohej solemnisht rithemelimi i Shtetit Shqiptar Independent ne tokat shqiptare, me Kosoven e Maqedonine perendimore te integruara. Hasan Dosti u ngarkue te gjej formulen e pershtatshme te ketij veprimi juridik me rendesi jetesore. Formula do te përmbante rrezimin e Dinastise Savoia te Italise, shpalljen e pavaresise kombetare te Shqiperise Shpalljen e Shqiperise si shtet i lire, shpalljen per integrimin e krahinave te banuara nga shqiptaret e Kosoves, Maqedonise, dhe Malit te Zi, si pjese perberese te Shtetit te Lire Shqiptar. Shpejtesia e veprimit ishte esenciale, sepse do te vinte Aleatet para nje fakti te kryer. Akti i Shpalljes do t’i komunikohej botes se jashteme me anen e Greqise dhe te Gjermanise. Do te dergohej ne Rome me aeroplan Xhelal P.Vlora, i cili do te njoftonte te gjitha Ambasadat e akredituara ne ate kryeqytet. Si nyje e rëndësishme e ngjarjeve të luftës, edhe “Mukja” ka pasur protagonistët e saj. Pas mbarimit të takimit ata patën fate të ndryshme. Disa i ndoqi vrasja e përnjëhershme, të tjerëve iu desh të largohen nga vendi, të tjerëve nuk iu nda Mukja deri ditën që u larguan nga kjo botë. Por le të shohim sesi vijoi jeta e tyre, duke kujtuar së pari pjesëmarrësit. Nga Balli Kombëtar merrnin pjesë: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Thoma Orollogaj, Isuf Luzaj, Rauf Fratari, Kadri Cakrani, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku, Ismail Petrela, Vasil Andoni. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar merrnin pjesë: Omer Nishani, Jahja Çaçi, Myslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Sulo Bogdo, Shefqet Beja, Medar Shtylla, Stefan Plumbi, Haki Stërmilli, Gogo Nushi.

NgA BAllI KoMBëTAR

MIT’HAT FRASHëRI Drejtuesi i Ballit Kombëtar pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, u përpoq sa mundi të shmangte të pashmangshmen, luftën civile. U largua nga Shqipëria. Themeloi Komitetin “Shqipëria e Lirë” në mërgim, kryetar i të cilit ishte deri sa vdiq në New – York në tetor

1949.

HASAN DoSTI

Më 1944 e shohim kryetar të Gjykatës së Diktimit. Pasues i Mit’hat Frashërit në krye të Ballit dhe të Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq në 29 janar 1991, në Los Anxhelos të SHBA-së. SKëNDER MUÇo U vra nga gjermanët si njeri i anglezëve. Më 7 gusht 1944, ai së bashku me Yzeir Ismailin dhe Zako Mezinin po ktheheshin për në Vlorë pas një takimi me britanikët arrestohet nga gjermanët. Të tre të arrestuarit u ekzekutuan në Bubullimë të Lushnjës më 10 gusht 1944.

HYSNI lEPINIcA

Kryekomandanti i Ballit Kombëtar Hysni Lepenica u vra nga italianët në Grehot të Gjirokastrës, më 14 shtator 1943, bashkë me 36 komandantë e luftëtarë nacionalistë. Edhe këtu nuk mungoi pabesia komuniste

KADRI cAKRANI

U bë komandant i forcave të Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut pas vrasjes së Hysni Lepenicës. U largua nga Shqipëria në nëntor të vitit 1944 dhe jetoi deri sa vdiq në emigracion.

ISUF lUZAJ

Largohet nga Shqipëria më 1944. Mbërrin në Itali ku ndalohet si antiitalian. Pas daljes nga burgu, shkon në Argjentinë, në një universitet të atjeshëm ku punoi plot 18 vjet. Në vitin 1965 ftohet nga ballistët e Amerikës të zinte vendin e Ali Këlcyrës. Dhe ashtu bën. Vdiq në vitin 2000 në Chicago dhe sipas amanetit që la, u varros në fshatin e lindjes në Shqipëri.

THoMA oRollogAI

Nuk pranoi të largohet nga Shqipëria, por qëndroi i fshehur. Pas një kombinacioni të Sigurimit, arrestohet më 1947. Pas torturave të rënda vdes në hetuesinë komuniste të Tiranës.

ISMAIl PETRElA

Komunistët e arrestuan natën e 12 nëntorit 1944 dhe e pushkatuan pa gjyq pranë hotel Bristolit në Tiranë dy ditë më pas.

NEXHAT PESHKëPIA

Në vitin 1953 u bë anëtar i Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë. Ushtroi veprimtarinë politike edhe me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të

HAlIl MëNIKU

Ishte kryetar i bashkisë së Tiranës në vitet 1943 – 1944. U largua nga Shqipëria në emigracion, ku edhe vdiq.

VASIl ANDoNI

U largua nga Shqipëria. Jetoi në emigrim duke qenë një ndër figurat drejtuese të Ballit Kombëtar. Vdiq më 1993, por la amanet të varrosej në vendlindje e kështu u bë, u varros në Elbasan. Nga Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar

YMER DISHNIcA

Ishte ministër i Shëndetësisë në vitet 1944 – 1946. Deputet i Kuvendit Popullor më 1946 – 1950 dhe kryetar i tij më 1946 – 1947. Më 1944 – 1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1944 – 1946 ministër i Shëndetësisë. Më 1946 – 1950 deputet i Kuvendit Popullor dhe kryetar i tij më 1946 – 1947. Burgoset më 27 qershor 1955 deri më 12 qershor 1956. Jetoi për shumë vite në Berat ku ushtroi detyrën e mjekut. Arrestohet më 27 qershor 1955. Vdiq në Tiranë më 22 shtator 1998.

ABAZ KUPI

Pas largimit nga Fronti Nacionalçlirimtar themeloi Partinë Nacional - Zogiste si edhe Organizatën Lëvizja e Legalitetit. Në shtator 1944 në aleancë të vonuar me Ballin Kombëtar, u caktua komandant i shtabit të forcave të bashkuara nacionaliste, në krye të të cilave zhvilloi disa luftime kundër gjermanëve në Borizanë – Mamurras. U largua nga Shqipëria dhe jetoi në emigracion politik. Në vitin 1949 u zgjodh anëtar i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Vdiq më 9 janar 1979 në SHBA.

MUSTAFA gJINISHI

Pas shkeljes së Marrëveshjes së Mukjes, ai u akuzua për tradhti nga krerët e PKSH dhe emisarët jugosllavë, sidomos nga Miladin Popoviçi e konsideronte mik të britanikëve. Për këto arsye u dënua me vdekje nga Miladini dhe Enveri në Kongresin e Përmetit (24 – 28 maj 1944) dhe u vra më 23 gusht 1944 në pritën e organizuar në qafën e Qinokut nga Liri Gega dhe Hysni Kapo, kur Mustafa Gjinishi dhe majori britanik Smith po kalonin nga Peshkopia për në fshatin Grevë. Në një telegram urgjent “Muzhiku” (Liri Gega), lajmëronte Enver Hoxhën: “Puna doli me sukses” . Megjithatë në atë kohë u tha se ishte vrarë në pritë

1 SHTATOR 2009

nga gjermanët. U shpall dëshmor, për të përfunduar “tradhtar”.

17

oMER NISHANI

Më 1943 do të zgjidhet në Labinot anëtar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Më 1944 – 1946 kryetar i Kryesisë së KANÇ-it dhe ministër i Punëve të Jashtme. Më 1946 – 1954 deputet. Më 1946 – 1953 president i PKP-së. Vdiq më 26 maj 1954 në Tiranë, pas 2 plagëve të shkaktuar me armë zjarri.

MYSlIM PEZA

Do të ishte ikonë e përjetshme e regjimit komunist. Më 1944 – 1946 zëvendëskryetar i qeverisë së parë komuniste. Më 1946 – 1982 deputet dhe zëvendëskryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Vdiq në Tiranë më 7 shkurt 1984.

JAHJA ÇAÇI

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, nacionalist me prirje zogiste, anëtar i shtabit të forcave të Abaz Kupit, ndaj tij u ndoq rruga e harresës.

MEDAR SHTYllA

Ministër i Ekonomisë në qeverinë e parë komuniste të Përmetit. Në vitet 1946 – 1955 ishte ministër i Shëndetësisë, kur u shkarkua për “paaftësi drejtimi”. Ishte për disa kohë drejtor i Institutit të Lartë të Mjekësisë dhe me krijimin e Universitetit të Tiranës, u bë dekan i këtij fakulteti. Anëtar i PPSH-së prej vitit 1949. Deputet në vitet 1946 – 1963 dhe kryetar i Kuvendit Popullor në 1958 – 1963. Vdiq në Tiranë më 20 dhjetor 1963.

HAKI STëRMIllI

Ish shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar do të kishte pak vjet jetë pas Mukjes. Në biografinë e tij shënohej se më 31 korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej edhe në organet paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit e shtatorit 1943 e deri në kongresin komunist të Përmetit. Për këtë shkak, ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 dhe 28 majit 1950. Pas vitit 1945 ishte kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Dibrës. Ai do të vdiste më 17 janar 1953, duke qenë edhe deputet i Kuvendit Popullor.

gogo NUSHI

Më 1944 – 1970 anëtar i Byrosë Politike të KQ të PPSH-së. Më 1946 nënkryetar i Asamblesë Kushtetuese. Më 1946 – 1970 deputet. Më 1954 – 1956 kryetar i Kuvendit Popullor. Më 1948 – 1949 ministër i Industrisë dhe përkohësisht i Tregtisë. Më 1951 – 1953 dhe 1956 – 1958 zëvendëskryeministër. Më 1953 – 1954 ministër i Tregtisë dhe Komunikacioneve. Më 1954 – 1956 sekretar i PPSH-së. Më 1958 – 1970 anëtar i PKP-së dhe më 1962 – 1970 nënkryetar i tij. Më 1958 – 1970 president i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimeve Profesionale. Vdiq në Tiranë më 9 prill 1970. STEFAN PlUMBI Duke qenë anëtar i KANÇ-it, fillimisht iu hoq imuniteti, më 1945. Pastaj kaloi më tej ku u dënua nëpërmjet një procesi politik, duke vuajtur në burg.

D

y emisarët jugosllavë që ndodheshin në Shqipëri në mbledhjen e Vithkuqit, e denoncuan marrëveshjen dhe shpallën dënimin me vdekje të Ymer Dishnicës dhe të Mustafa gjinishit. Më 8 gusht 1943, Hoxha udhëzonte që të mos shpërndahej trakti i Mukjes, ose në të kundërtën, të grisej. Ai në Plenumin e Beratit tha se në Mukje kishte fituar platforma e Ballit dhe kishte humbur ajo e tyre dhe, më pas, ishin hedhur në luftë me Ballin. Pesë vjet më vonë, në Kongresin e 1-rë të PKSH-së, Enver Hoxha do të shprehej se Ymer Dishnica kishte rënë “në pozitat nacionaliste”, “reaksionare” dhe “shoviniste” të Ballit Kombëtar. Xhelal Staravecka në njërin prej trakteve të tij, thoshte se kur ia kishin lexuar shpalljen e Mukjes, Miladinit, gjysmë shqip e gjysmë serbisht, ai ishte irrituar e kishte thënë do organizoheshin dhe “pizevengëve nacionalistë” do t’u vinin shpatën sepse ishin për Shqipëri etnike. Në të vërtetë Mukja nuk mund ta parandalonte luftën civile që do niste në vend. Kjo sepse komunistët ishin të vendosur në rrugën e tyre, dmth të shkonin drejt pushtetit duke kaluar në një lumë tragjik gjaku.


DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157


Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co Solicitors eshte zgjidhja me e mire.

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

JR JONES SOLICITORS

MCLEE SOLICITORS 02075693085

Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


S

hqipëria dhe trojet shqiptare në përgjithësi janë një pasuri e paçmueshme ! Marrë kjo si në aspektin ekonomik atë të trashëgimisë kulturore, historike dhe pasuri e burime të tjera kombëtare; padyshim janë një tregues i vërtetë i këtyre vlerave. Dhe kur flasim për vlera kemi parasysh jo vetëm identifikimin por dhe shfrytëzimin cilësore në dobi të zhvillimit dhe njohjes së mëtejshme të tyre. Turizmi është një nga hallkat e këtij zhvillimi dhe njohjeje që ndikon në kapërcimin e atyre pengesave që i kishim deri dje. Dhe padyshim që të ketë një prurje pushuesish dhe vizitorësh për të parë dhe shijuar viset shqiptare duhet te krijohen dhe kushtet dhe infrastruktura e nevojshme dhe me standarde te kohës. Sistemi komunist dhe së fundi luftërat e mbrapshta të viteve 97-të ia ulën ritmin si zhvillimit strukturore të vendit, si dhe ndikuan në rritjen e një fobie shqiptare,nga të huajt. Çka u vërejt se reputacioni i këtyre vlerave të patjetërsueshme të bie në mënyrë drastike. Megjithatë iniciativat private , ndërhyrja e shtetit dhe rritja e ndërgjegjes së pastër qytetare mbizotëroj mbi atë kaos të paparë dhe u vunë në lëvizje të shpejt të gjitha potencialet njerëzore për krijimin e kushteve. Duke qenë se turizmi, sidomos i viseve tona shqiptare, është një nga industritë më të dobishme dhe më të suksesshme për zhvillim ; edhe vëmendja po përqendrohet më tepër në këtë fushë. Sepse për fatin e madh , tonin, ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe vendet për të pasur një shumëllojshmëri ambientesh turistike: si ai bregdetarë ,malor,kulturorë. shëndetësorë,i gjuetisë , kulturore-historik etj. Vetëm turizmi detare i cili përbën gjithë pjesën perëndimore të të gjithë territorit të Shqipërisë sidomos ai i Velipojës, Shën Gjin , Durrës, Vlorë, Riviera,Sarandë dhe Ksamili janë një ndër vendet më të frekuentuar të pushuesve vendas dhe tashmë dhe të huaj. Duke u konsideruar si një e perle e vërtetë, kjo pjesë e bregdetit shqiptar, ajo çka duhet më se shumti është mirëmbajtja , krijimi i kushteve të domosdoshme që një turist duhet të ketë dhe reklamimi i saj në arenën botërore. Për këtë arsye në u interesuam në Bashkinë e Sarandës dhe biseduam me Shefin e Kabinetit të Bashkisë së Sarandës Zotin Edi Hadjini . dhe e pyetëm mbi rëndësinë dhe çështje të tjera që i ka kushtuar shteti dhe në rastin konkret Bashkia e Sarandës, zhvillimit të infrastrukturës turistike. Zoti Hajdini: Pse një turist duhet të vijë në Sarandë për të kaluar pushimet verore? Se pari Saranda,këtë vit,pati një fluks te jashtëzakonshëm vizitoresh dhe turistësh. Duke qene se ky vit ishte edhe viti i krizës globale,parashikohej te kishte një ulje te numrit te turistëve. por ne fakt , ndodhi e kundërta. Numri i vizitoreve pati një rritje te ndjeshme, jashtë çdo lloj parashikim. Dhe kjo,jo rastësisht. Saranda ofron një larmi veprimtarish ,te cilat,e bëjnë që çdo turist te ndihet komod në këtë qytet,i cili quhet edhe perla e Jonit. Këtu,tur-

MIRËSEVINI NË SARANDË INTERVISTA

1 SHTATOR 2009

20

...Saranda ,ka një veçori:njerëzit mikpritës dhe bujare, te cilët, me dashamirësinë e tyre, bëjnë qe çdo turist ta ndieje veten si ne shtëpinë e tij....

Per “The Albanian” prononcohet Shefi i Kabinetit të Bashkisë së Sarandës Zoti Edi Hadini rrugët e brendshme te qytetit. Bashkia, po tregon kujdes te veçante për gjelbërimin dhe shtimin e sipërfaqeve te gjelbëruara brenda ne qytet. Gjithashtu , bashkia ka te gatshme një numër te konsiderueshëm projektesh madhore,te cilat,shume shpejt do financohen dhe do ta bëjnë Sarandën një destinacion te frekuentuar turistik jo vetëm për shqiptaret. cila ka qenë strategjia juaj për të tërhequr turistët vendorë apo të huaj?

isti,mund te shkoje te vizitoje qendrat e ndryshme arkeologjike,duke filluar nga Butrinti i lashte,sinagoga,muzeu arkeologjik i hapur se fundmi ne Sarande,Foiniken etj. Ne qytet operojnë tre zyra te informacionit turistik,te cilat japin informacion për të gjithë vizitoret dhe pushuesit. Plazhet e mrekullueshme te qytetit,te cilat,se fundmi,si pasoje e punës se Bashkisë, janë shtuar edhe me 30 000m katror. Ne këto plazhe gjen qetësi dhe pastërti. Uji gjithashtu,është një perlë e vërtetë. I pastër dhe i kulluar si ne asnjë vend. Turisti,mund te beje plazh si ne plazhet e qytetit,ashtu edhe ne ato të periferisë. Janë te njohura plazhet e Bunecit, te Krorezit, Pasqyrat,plazhi i Manastirit etj. Jeta e natës,është mjaft e veçante në Sarande. Diskotekat verore,lokalet e shërbimit si baret apo restorantet,ofrojnë shërbim te kulturuar. Aktivitetet kulturore te zhvilluara këtë vit te organizuara dhe te mbështetur nga Bashkia Sarande si: Festivali ndërkombëtar i teatrove zhvilluar ne qytetin antik te Butrintit,Festivali ndërkombëtar i Bandave frymore,Festivali i këngës dhe valles për Camerine, Kampionati kombëtar i Bilardos, Kampionati kombëtar i Beach Volley e plot e plot aktivitete te tjera. Tashme ne Sarande,nuk diskutohet me për probleme të energjisë elektrike apo ujit,pasi këto probleme janë superuar me kohë. I vetmi problem i Sarandës,ka qene distanca e madhe me kryeqytetin. Rrugët janë drejt për-

fundimit dhe tashme,vizitori mund te vije nga Tirana per vetëm 4 ore. Te gjitha këto, bëjnë qe qyteti i Sarandës të jetë një destinacion i preferueshem për të gjithë, por, përveç atyre qe përmenda, Saranda ,ka një veçori:njerëzit mikpritës dhe bujare,te cilët,me dashamirësinë e tyre, bëjnë qe çdo turist ta ndieje veten si ne shtëpinë e tij. Ç’mund të na thoni për veçantitë e këtij viti në krahasim me vitet paraardhëse? Nga viti ne vit,Saranda ka fituar një përvoje te vyer porsa i përket turizmit. Se fundi,korrelacioni i shkëlqyer: Biznes vendas-pushtet vendor-pushtet qendror,ka bere qe te këtë përmirësime të ndjeshme si ne infrastrukture ashtu edhe në shërbime. Është drejt përfundimit rruga hyrëse për ne qytet,rruge e cila rrit ndjeshëm performancen e qytetit,pasi është e standardeve evropiane. Kane filluar punimet për rrugën Sarande-Butrint,e cila vitin e ardhshëm përfundon. Gjithashtu,ka përfunduar rruga e bregdetit ,e cila lidh Sarandën me tere bregun e detit. Po sistemohen dhe janë drejt përfundimit

Kuptohet qe institucioni i Bashkisë bën një pune voluminoze për sa i përket promovimit te këtyre vlerave qe Saranda zotëron. Në Bashkinë e Sarandës,drejtoria e Turizmit,përveç te tjerave,ka ne dispozicion rreth 60 000 euro,vetëm për promovimin. E veçanta për këtë vit, është se kemi hedhur ne qarkullim një material ne D.V D, për vlerat e turizmit ne Sarande. Kjo D V D është përgatitur nga i mirënjohuri Virgjil Kule. Është e një cilësie të lartë dhe e përgatitur ne H D. Kohëzgjatja e saj është 53 minuta dhe pasqyron tere bukuritë natyrore dhe njerëzore të këtij qyteti. Gjithashtu,qytetit i behet promovim nëpërmjet revistave, fletëpalosjeve, guidave etj. Gjithashtu, siç e theksova pak me lart,ne Sarande funksionojnë tre zyra te informacionit turistik te cilat janë ndihmese e madhe edhe për turistët. A keni një statistikë për këtë vit në lidhje me numrin e turistëve në Sarandë? Sigurisht qe kemi statika te ardhjes se vizitoreve dhe pushuesve,te cilët vizitojnë çdo vit qytetin tone. Nga viti ne vit,Saranda po vizitohet nga një numër ne rritje i turisteve vendas dhe te huaj.

Vitin e kaluar,qyteti u vizitua nga 300 000 vizitore,vendas dhe të huaj. U mendua se ai ishte maksimumi dhe se do te ishte e vështirë qe ky numër te kapej serish,duke pasur parasysh se ky vit u quajt si viti i krizës. Por,ne fakt deri ne 15 ditshin e parë te gushtit,Saranda u vizitua nga i njëjti numër qe vizitoi vitin e kaluar qytetin përgjatë tere vitit 2008. Pra,duke pare dhe fluksin e pjese tjetër te gushtit,kemi një rritje prej 25-30% vizitoresh vendas me vitin e kaluar dhe një rritje surprize prej 50% turistesh te huaj. Këta, jene tregues te zhvillimit të një turizmi elitar qe po zhvillon Saranda. E veçanta e këtij viti ishte edhe fluksi i turisteve nga rajoni. Duke qene se ne jemi vend fqinj me Greqinë, kemi mundur qe ta bëjmë të vizitueshem qytetin edhe nga këta shtetas. Kuptohet qe gjeografia e shtrirjes se turisteve është mjaft e gjere. Ka turiste angleze,amerikane,italiane,daneze ,maqedonas etj. Pra, qyteti vizitohet nga një numër i madh turistesh dhe statistika me e mire janë rrugët e tejmbushura,lokalet te frekuentuara me turiste,plazhet qe gumëzhijnë etj. cili është mesazhi juaj për shqiptarët e Britanisë? Sigurisht qe shqiptaret e Britanisë janë te mirëpritur ne qytetin e Sarandës,pasi këtu do te gjejnë atë qetësi dhe relaks qe e ofron vetëm një vend si Saranda. Do të gjejnë mikpritjen dhe bujarinë e këtyre banoreve me zemër të madhe, ne i ftojmë te gjithë shqiptaret ,kudo ku ndodhen,te vijnë dhe te pushojnë ne Sarande,jo vetëm për motiv atdhetar,por sepse tashme konkurrojmë denjësisht ne tregun e turizmit dhe se bashku do te kemi mundësi ta përmirësojmë sa më shumë. Faleminderit edhe juve qe me dhatë mundësinë të pasqyroj në faqet e gazetës suaj realitetin e një qyteti me një turizëm elitar! BISEDoI: BASHKIM METAlIA


Prej Guantanamos në magjen e picave në Tiranë REPORTAZH

G

ENVER RoBEllI

jatë verës vapa e madhe i detyron shumë njerëz në Tiranë të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat e tyre. Në qendër të kryeqytetit shqiptar, gjatë pasditeve, rrugët janë pothuaj të zbrazëta. Vetëm në rrugicën „Islam Alla“ pulson jeta. Këtu bien në sy grumbuj burrash me mjekëra të gjata si tufa misri dhe me pantallona deri te zogu i këmbës. Abu Bakr Qasim kishte propozuar si pikëtakim një piceri në rrugën „Islam Alla“, afër rrugës së Kavajës, afër xhamisë, në oborrin e së cilës, pas namazit, pushojnë besimtarët, kryesisht të rinj me pamje dhe me veshje të beduinëve arabë. Sapo futet në restorant Abu Qasimin e mirëpriesin kolegët e tij të punës dhe, pasi lan duart, ai menjëherë i përvishet punës. Abu Qasim këtu gatuan pica, dhe jo pica shkel e shko, por pica për myslimanë, pica hallall, pa mish të derrit. Së pari duhet të gatuajë picat që tashmë janë porositur, pastaj Abu Qasim ka vakt të flasë për jetën e tij të bujshme. RRUgA E NJë lëKURëREgJëSI Derisa Abu Qasim ngjesh brumin në magjen e picave, në ekranin e televizorit mund të shikohet Al-Jazeera, televizioni global nga bota arabe. Një reporter me helmetë raporton mbi shpërthimet në krahinën afgane Kunar. Pastaj emitohen lajmet e fundit nga Urumqi në krahinën e trazuar Xinjiang në Kinën veriperëndimore. Edhe Abu Bakr Qasim rrjedh nga ky rajon, të cilin ky mysliman e ka braktisur në vitin 2000, „i frikësuar nga represioni kinez“. Atëbotë Qasim kishte një cak: Turqinë. Atje dëshironte të punonte si lëkurëregjës. Për të arritur në Turqi Abu Qasim duhej të kalonte shumë pengesa. Bashkë me një grup uigurësh ai shkoi në Afganistan dhe vazhdoi tutje në Pakistan. Në këtë shtet ata shpresonin të merrnin viza për Iran, sepse në rrugë për në Turqi uigurët duhej të kalonin nëpër Iran. Disa nga shokët e Abu Bakr Qasimit ëndërronin madje të shkonin në Amerikë për të studiuar, për të punuar, për të pasur një jetë më të mirë, larg regjimit komunist-kapitalist kinez. Në Pakistan Abu Bakr Qasim dhe shokët e tij i rrëmbeu vorbulli i politikës botërore. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 ata u arrestuan nga shërbimi sekret pakistanez. Abu Bakr është i bindur se ai dhe katër bashkëkombës të tij u shitën për 10 mijë dollarë për kokë te ushtria amerikane si të dyshuar për terrorizëm. Nën këtë dyshim ata përfunduan në një burg të ushtrisë amerikane në Kandahar, pastaj u transferuan në kampin e Guantanamos, në të cilin ushtria e SHBA-ve mbante të ngujuar qindra të dyshuar për terrorizëm. Abu Bark Qasim dhe shokët e tij u fajësuan se kanë qëndruar në një kamp të rrjetit terrorist Al-Kaida në Afganistan, ku gjoja kishin ushtruar për Luftën e Shenjtë, për Xhihadin global kundër të pafeve, të krishterëve, hebrenjve etj. Abu Bakr thotë se ai dhe shokët e tij kanë shkuar në Afganistan pas këshillave të ndërmjetësuesve të vizave, të cilin kishin thënë se nëse presin në Pakistan, atëherë mund të arrestohen dhe të deportohen në Kinë. Kështu ata në vjeshtë të vitit 2001 kaluan disa javë në një xhami të një fshati afër Xhalalabadit në Afganistan,

1 SHTATOR 2009

21

Abu Bakr Qasim ka kaluar mbi 4 vjet në burgun famëkeq të guantanamos, ku është keqtrajtuar nga ushtria amerikane. Qasim i përket pakicës uigure të Kinës. Ai jeton në Tiranë – dhe punon në një piceri. ëndrrën për t’u kthyer një ditë në vendlindje dhe për të takuar gruan dhe fëmijët Abu Bakr e ka varrosur ngaherë.

në pritje të vizave për Iran. Kjo xhami, sipas Abu Bakr Qasimit, nuk ka qenë kamp trajnimi për luftëtarët e Al-Kaidës, siç kishte pretenduar ushtria amerikane. Sidoqoftë, pas katër vjet qëndrimi në Guantanamo, pas maltretimeve psikike dhe fizike, drejtësia e ushtrisë amerikane hoqi dorë nga akuzat dhe mori vendim për lirimin e Abu Bakr Qasimit dhe katër shokëve të tij. STREHë NE VENDIN E SHQIPEVE

Tani duhej gjetur një vend, i cili do t’i pranonte pesë uigurët e liruar. Në Kinë ata nuk mund të ktheheshin, sepse ky vend i akuzon ata si terroristë myslimanë, të cilët angazhohen për pavarësinë e krahinës së tyre Xinjiang. Abu Bark thotë se me dëshirë do të kishte shkuar në Mynih; në këtë qytet gjerman jeton diaspora më e madhe uigure në Evropë. Por, as Gjermania dhe as ndonjë shtet tjetër i Evropës Perëndimore nuk qenë të gatshme t’i pranonin uigurët. Politikanët dhe opinioni gjerman ende mendojnë se SHBA-të vetë duhet të gjejnë zgjidhje për fatin e të burgosurve në Guantanamo, pjesa më e madhe e të cilëve atje janë mbajtur dhe vazhdojnë të mbahen të ngujuar pa dëshmi për involvimin e tyre në aktivitete terroriste. Në pranverë të vitit 2006 Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën një vend, i cili shprehu gatishmëri t’u ofrojë strehim uigurëve. Shqipëria, e njohur si strehë vorfnore e Evropës, njoftoi se për arsye humanitare mund t‘i pranonte pesë uigurët e Guantanamos. Një ditë maji të vitit 2006 pesë uigurët u ngarkuan në një avion dhe pas një fluturimi të gjatë aterruan në aeroportin „Nënë Tereza“ në Tiranë. Ata kurrë s’kishin dëgjuar për Shqipërinë. Nuk dinin asnjë fjalë të vetme në gjuhën shqipe. Nuk dinin asgjë për këtë vend që po u ofronte mikpritje. Pesë uigurët u strehuan në qendrën për azilkërkues në Babrru, në periferi të Tiranës. Gjatë një takimi në dhjetor të vitit 2006 Abu Bakr dhe shokët e tij thoshin se janë të lumtur që kanë fituar lirinë, ndonëse të kufizuar, por më me dëshirë do të emigronin në ndonjë vend tjetër më të zhvilluar, ku mund të punonin. Që nga takimi i parë kanë kaluar mbi tre vjet. Abu Bakr tani thotë se kurrsesi nuk dëshiron të largohet nga Shqipëria. „Ky vend është bërë atdheu im i dytë“. Abu Bakr tani flet shqip pa ndonjë vështirësi të madhe dhe vazhdon të angazhohet për lirimin e 17

bashkëkombësve të tij, të cilët ende gjenden në Guantanamo. Së fundi ai i ka dërguar një letër presidentit Barack Obama, të cilin e ka lutur të urdhërojë lirimin e uigurëve të mbetur në Guantanamo. Tani Abu Bakr synon që me mbështetjen e avokatit të tij amerikan të shtojë presionin kundër qeverisë në Washington. Pas shpërthimit të trazirave të përgjakshme në Xinjinag në fillim të korrikut regjimi kinez ndërpreu lidhjet telefonike dhe që nga atëherë Abu Bakr Qasim nuk ka kontaktuar fare familjen e tij. Ajo jeton në një fshat rreth 700 kilometra larg Urumqit, „kryeqytetit“ të Xingjiang-ut. Në krahinën e Xingjangut jetojnë rreth dhjetë milionë uigurë. Këtë rajon uigurët e quajnë Turkestani lindor, i cili kishte shpallur pavarësinë pas Luftës së Dytë Botërore, por në vitin 1949 ishte gllabëruar nga Kina. Kur Abu Bakr e kishte braktisur vendlindjen në vitin 2000, në një kohë kur gruaja e tij ishte shtatzënë, në muajin e shtatë. Dy muaj më vonë ajo kishte lindur binjakë, dy djemë, të cilët Abu Bakr nuk i ka parë kurrë. Vetëm pas ardhjes në Shqipëri ai kishte pasur mundësinë të flasë përmes telefonit me familjen e tij, e cila fillimisht nuk kishte besuar që Abu Bakr

është gjallë. Gjatë katër vjet qëndrimi në Guantanamo autoritetet amerikane nuk e kishin lejuar atë të flasë asnjëherë me familjen. Abu Bakr, i cili është 40-vjeçar, ngaherë i ka varrosur shpresat se mund të takohet me familjen e tij, e cila nuk mund të largohet nga Kina pa pëlqimin e pushtetit. Arratisja nga Kina do të ishte tepër e rrezikshme për bashkëshorten, tre fëmijët dhe nënën e Abu Bakrit. Ky ish i burgosur në Guantanamo është pajtuar me fatkeqësinë e tij. Ai vazhdon të jetojë rreth pesë mijë kilometra larg familjes, duke lexuar për çdo ditë Kuranin, duke falur namazin në xhaminë që gjendet në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe duke pjekur pica hallall për myslimanët shqiptarë. Në restorantin ku punon Abu Bakr, jo larg sheshit Skënderbej në Tiranë, nuk janë vetëm picat hallall, por edhe birrat, të cilat janë pa alkool. MISH ME KoPëR Qiranë për banesën e vogël të Abu Bakr Qasamit deri në fund të vitit do ta paguajë shteti shqiptar, pastaj ai duhet të gjejë vetë një zgjidhje. „Unë jam integruar mirë në Shqipëri dhe nuk dua të largohem nga këtu. Sikur të largo-

hesha, atëherë në çdo vend tjetër do të duhej të filloja nga zeroja“, thotë Abu Bakr. Në vendin e shqipeve Abu Bakr është duke farkëtuar plane fluturuese, të mëdha. Bashkë me dy uigurë, me të cilët ka qenë në Guantanamo dhe të cilët po ashtu jetojnë në Tiranë, Abu Bakr planifikon të hapë një restorant, i cili përveç picave do të ofrojë edhe specialitete uigure. Mes tyre më të njohurat janë specialitetet e mishit, të cilat përgatiten me kopër, një lloj mëlmese, me kripë dhe me speca. Të gjitha këto së bashku pastaj piqen në furrë. Një specialitet tjetër është byreku uigur me spinaq dhe me djathë delesh. “Ushimi i mirë”, thotë Abu Bakr, “është ilaçi më i shëndetshëm”. Ndonëse është torturuar nga ushtria amerikane ai nuk ka ndjenja urrejtëse kundër demokracisë më të madhe perëndimore. “Vetëm nëse SHBA-të përkrahin luftën tonë për të drejta të njeriut dhe për autonomi, atëherë ne do të kemi shans të sfidojmë regjimin kinez”, mendon Abu Bakr. Ai në hollësi e ka përcjellur procesin e pavarësimit të Kosovës, e cila nuk do të ishte shtet më vete pa ndihmën e Washingtonit. Abu Bakr e ka të qartë se Shqipëria pas pranimit të uigurëve ka siguruar një përkrahje edhe më të fuqishme nga SHBA-të. Shqipëria tashmë është anëtarësuar në NATO dhe presidenti George W. Bush në vitin 2007 ka vizituar këtë vend, duke premtuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër qeveria në Tiranë ka nënshkruar me firmën amerikane Bechtel kontratën për ndërtimin e autostradës, e cila do të lidhë Durrësin me Kosovën. Ka gjasa që firma çeke CEZ bashkë me firmën amerikane AES do të fitojnë edhe tenderin për ndërtimin e një termocentrali afër Prishtinës. Abu Bakr është realist dhe e ka të qartë se vendlindja e tij, Turkestani lindor (ose Xinjiangu, siç e quajnë kinezët), nuk mund të pavarësohet aq lehtë sikur Kosova. Në krahasim me Serbinë Kina është një superfuqi në fushën e shahut të politikës botërore. Asnjë shtet perëndimor nuk dëshiron të acarojë raportet me Kinën për shkak të potencës ekonomike të këtij vendi. I vetmi shtet që protestoi kundër shtypjes së uigurëve në fillim të korrikut ka qenë Turqia, ngase turqit e konsiderojnë veten kushërinj të uigurëve. Njëherë për njëherë Abu Bakr punon vetëm për të fituar para, me të cilat mbështet familjen e tij në Xinjiang, në vendin ku “lind dielli”. Për këtë qëllim ai vazhdoj të gatuajë dhe të pjekë pica në Tiranë. robelli@bluewin.ch


K

ur zgjodhëm që rrëfimin e radhës ta merrnim nga Blendi Fevziu menduam se do të na sillte shumë të reja dhe detaje të panjohura nga jeta e tij. Një gazetar i fortë që i ka rezistuar kaq gjatë kohërave, bashkëshort modern, baba model por edhe një personazh me shumë miq e të njohur nga bota e politikës mund të kishte gjëra interesante për të ndarë me ne. Si ishte për ju sezoni që lamë pas? -Me shumë punë, me tension dhe jo pak probleme. Por i bukur gjithsesi. Kur një vit ikën, njeriu zakonisht do t’i harrojë momentet e këqija. Ndoshta vetë jeta është kryesisht një koleksion i kujtimeve të bukura. E rëndësishme është mënyra se si ti e ndërton jetën tënde dhe sa i organizuar je për të arritur gjërat që do. Ju jeni natyrë e organizuar? -Të gjithë miqtë që më njohin ma përmendin shpesh me humor këtë duke dashur të dinë se si është axhenda ime. Në përgjithësi punoj i organizuar dhe nuk lë që gjërat të dalin papritur. Kështu është e gjithë jeta juaj, nën kontroll? -Aq sa mundem. Asgjë s’është krejt nën kontroll. Sidomos në Shqipëri... Nga se varet? Çdo të thotë aq sa mundem? -Aq sa mundem do të thotë se duhet marrë parasysh fakti që jetojmë në Shqipëri (qesh). Sepse ka modele të ndryshme njerëzish. Psh ti mund të jesh një njeri shumë korrekt dhe strikt me oraret ndërkohë që dikush tjetër nuk është. Madje mund të ndodhë qe edhe të duket e çuditshme korrektësia jote sepse për dikë nuk quhet ndonjë hata e madhe të vonohesh 20 minuta apo gjysmë ore. Po në rastet kur jeni të ftuar në një festë me bashkëshorten. Ndodh që ta prisni gjatë derisa ajo të bëhet gati? -Në të gjitha rastet (qesh). Nuk qëllon kurrë të jetë gati në kohë. Por kam filluar të mësohem me këtë. Nuk ngrihem të dal pa e parë që është gati. Dhe si sillet Blendi në raste si këto? cili është reagimi ndaj vonesës? -Në fillim me thënë të drejtën nervozohesha më shumë, shpesh bërtisja ose i bëja leksione mbi korrektesën. Kur e pashë që asnjë zakon nuk ia ndryshoi këtë stil dhe asnjëherë nuk është gati në kohë u mësova. Kjo do të thotë se me kalimin e kohës jeni bërë më tolerantë në marrëdhënie? -Sigurisht qe mbas dhjetë vitesh në mënyrë absolute që të dy jemi më shumë tolerantë. Po besoj se kjo ndodh me të gjithë, nuk ka rrugë tjetër. Sa ka ndryshuar marrëdhënia juaj gjatë këtyre viteve? -Zakonisht nëse do që një marrëdhënie në çift të funksionojë duhet të përshtatesh. Përshtatja është e dyanshme dhe kërkon tolerancë. Të dy i jemi përshtatur njëri-tjetrit, por Inesi pak më shumë. Është mësuar të ecë me ritmin e impenjimeve të punës dhe axhendës sime: të lëvizë, të udhëtojë shpesh, të ndryshojë planet në momentin e fundit, t’i bëjë gjërat me ngut, të niset për një drekë, pastaj të bëhet gati për një aktivitet tjetër. Jeta ime është e ndërtuar në atë mënyrë që dita më nis vonë dhe kulmon në pikun e mbrëmjes. Duket sikur gjithë bota dje jeta juaj sillet rreth punës që keni ndërtuar. është kështu? -Tani është kthyer vërtetë në një impenjim absolut. Por, në përgjithësi nata ka qenë dhe është më produktive për

Blendi Fevziu “Bashkëjetesa ime me Inesin” INTERVISTA

mua, edhe kur shkruaj edhe kur lexoj. Edhe kur isha në shkollë, mësoja gjithnjë natën. Student, kur kisha sezon, qëndroja deri në të gdhirë sepse dita më shpërqendronte. Sidomos në pranverë dhe në ditët e bukura. Duket se kjo ritmikë më ka ndjekur gjithnjë, por sidomos tani. Dukeni shumë i fokusuar te puna. Ka diçka tjetër që e mbush jetën tuaj? -Sigurisht. Plot gjëra të tjera. Një nga kryesoret janë udhëtimet. Udhëtoj shumë gjatë gjithë vitit. Kjo do të thotë se ju keni mundësinë edhe nga ana financiare që të udhëtoni? -Po, po. Nga ana financiare nuk kam pasur probleme emergjente. Dy ose tre herë në muaj patjetër që jam gjithnjë udhës për diku. Dhe kjo është një kënaqësi që nuk ia mohoj vetes. Ditën që marr valixhen në dorë dhe nisem për diku ndihem tepër mirë. Udhëtimet të dimensionojnë. Të bëjnë të kuptosh se bota është shumë më e madhe dhe me më shumë interesa se sa shoqëria e vogël dhe ende e izoluar shqiptare. I shkëputur nga realiteti i përditshëm shijoj kënaqësinë e të ecurit, shëtitjet e gjata nëpër vende të reja. Ka qenë ndonjë moment në jetën tuaj që jeni ndjerë i pasigurt financiarisht? -Sigurisht që ka pasur edhe momente të tilla. Nuk kam qenë kurrë keq por ka pasur edhe nga ato raste që më është dashur të kursej për të blerë diçka që kisha përzemër. Psh mbaj mend vite më parë, më 1992 në Francë doja të bleja një statujë të vogël bronzi të Napoleon Bonapartit. Ai është personazhi historik që më ka impresionuar më shumë. Kisha shumë pak franga në xhep dhe m’u desh të rrija një vakt pa ngrënë që ta bëja këtë. Në fakt, kisha qenë në një udhëtim në Straburg dhe nga dëshira e madhe, shkova 3 ditë në Paris. Kisha aq franga sa të haja vetëm dy vakte të lehtë dhe të flija në një vend shumë modest. Por ka qenë udhëtimi më mbresëlënës. Shumë më interesant se gjithë udhëtimet e më pastajme. Një herë tjetër, më 1991 kam shpenzuar gjithë kursimet e mia për të blerë një libër të Kadaresë në Itali, një libër me intervista. Ky profesion ju ka ndihmuar të bëni shumë miq? Po armiq? -Nuk është një pozicion që të ndihmon të bësh miq. Të kesh fuqi dhe të të kenë interesin po. Jo, nuk bëhet fjalë për miq. Thjesht krijohen aleanca ose raporte të përkohshme. Intensive apo jo. Miqësitë janë shumë më solide se sa ato që krijohen në marrëdhënie pune dhe bërthama e miqve të mi ka mbetur po ajo që është nisur në vitet e shkollës, e pasuruar me pak miq të vërtetë më vonë, gjatë punës. A e ndieni herë pas here nevojën e shkëputjes nga përditshmëria për t’u çliruar nga stresi i

punës dhe ngarkuar me energji të reja? -Stresi më shumë vjen nga pakohësia, kur nuk ke kohë të lirë për të pushuar pak. Edhe kur ke një orë kohë për shkak se ke tre-katër takime më pas nuk shkëputesh dot për t’u qetësuar. Ndaj mezi pres të vij në darkë dhe të ulem para televizionit ose të marr një libër në dorë. Keni ndërtuar jetën që keni dashur? E quani veten me fat? -Absolutisht po. Dhe e konsideroj veten me fat. Po fati ynë ka qenë i ndryshëm, ka qenë fati i një brezi të tërë. Unë kam mbaruar studimet në vitin 1991. Po atë vit që në Shqipëri ndodhën ndryshimet demokratike, pjesë aktive e të cilave qemë të gjithë ne. Mbaj mend që më 1991 na emëruan si mësues në Iballë të Pukës mua bashkë me Ben Blushin. Ta mendojmë pak më ndryshe: Nëse nuk do të kishin ardhur këto ndryshime unë detyrimisht do të kisha përfunduar një mësues i thjeshtë në Iballë të Pukës. Ndoshta fati do të më ndihmonte më vonë por gjithsesi jeta prapë do të merrte një rrjedhë tjetër. Sepse nëse do të kisha nisur sot sërish rruga e karrierës do të ishte shumë më e vështirë. Po kur u njohët me Inesin sa vjeç ishit? -Shumë i ri. Vetëm 18 vjeç. Ajo ishte shoqe me një shoqen time në atë kohë dhe shiheshim tek Bordura përballë Hotel Dajtit. Por më pas nuk u takova më dhe jemi ritakuar mbas 10 vitesh sërish dhe më pas u lidhëm. Çfarë ju tërhoqi tek ajo? -Sytë jeshil (qesh). Po njohja me Inesin mendoni se ka qenë rastësi, fat, apo çfarë? -S’e di. Është një zgjedhje që e kam bërë vetë dhe nuk mund të themi se ndodhi apo erdhi si fat. Ndoshta ritakimi mbas dhjetë vitesh mund të quhet fat, sepse ne u shkëputem fare gjatë kësaj kohe por kur u ritakuam u kujtova se kjo ishte vajza që unë e kisha njohur dikur... (qesh). Ka ndikuar ndopak ky vit në lidhjen tuaj? Duket sikur një dashuri në kohë të vështira të jep më shumë siguri? -Jo s’besoj. Ne u lidhëm sepse erdhi natyrshëm jo sepse u nxitëm nga kohët e vështira. Nuk u ndjetë paksa i cenuar nga liria juaj prej djaloshari duke krijuar një lidhje të tillë? -Jo jo, si shumë po e ndërlikon me këto pyetje... (qesh). Është kaq e thjeshtë lidhja jonë sa s’kisha pse të trembesha për këtë. Në fakt, në realitet, gjërat janë më të thjeshta se sa kur i analizon ato. Por, shpesh herë ndodh që djemtë friken të ndërmarrin angazhime serioze siç është ndërtimi i familjes për shkak të lirisë që janë mësuar ta shijojnë gjithnjë. -Unë s’e kam menduar asnjëherë në këtë prizëm dhe as kaq thellë. Kështu e kemi ndjerë dhe nuk jemi munduar ta ndërlikojmë më kot lidhjen mes nesh.

1 SHTATOR 2009

Ndaj po ta gërmosh martesën tonë nuk e gjen as të dokumentuar sepse ne ende bashkëjetojmë pa qenë të detyruar të celebrohemi në bashki. Pra, ju nuk jeni të martuar zyrtarisht, thjesht bashkëjetoni? -Po, sepse nuk e kemi menduar kaq seriozisht (qesh). Ka ndonjëherë ndonjë zënkë mes jush apo çdo gjë shkon perfekt? -Ka sa të duash (qesh). Psh për çfarë? -Psh sa herë vonohet (qesh). Po këtë na e thatë. Ka ndonjë gjë tjetër? -Po ka plot gjëra të vogla (qesh). Kush ngre më shumë zërin në shtëpi? -Unë. Kush zemërohet më shumë? -Inesi, kuptohet (qesh) Kush pajtohet i pari? -Unë... (qesh). Por edhe Inesi e mban inatin sa e mban pastaj dorëzohet. Po vajza luan ndonjë rol në lidhjen tuaj? -Sigurisht. Madje ndonjëherë kur ngremë zërin na thotë – pushoni tani. Për më tepër unë kam ton të lartë zëri edhe nga natyra dhe duket sikur bërtas edhe në raste të zakonshme. Po për shkak të vajzës jeni zënë ndonjëherë? -Jo, jo. Aq pak kohë që kalojmë ne njëri me tjetrin na del vetëm për t’u puthur dhe jo për t’u zënë (qesh). Zgjohemi në ora 10.00. Inesi shkon të bëjë kafet dhe unë filloj të shoh lajmet në Euronjuz ose BBC. Hap kompjuterin të shoh gazetat dhe rreth orës11 ose 11 e 30 dal nga shtëpia. Iki dhe kthehem në shtëpi rreth orës 5 pasdite. Rri pak me vajzën e më pas bëhem gati për emisionin. Problemet e punës i ndani me Inesin? -Rrallë, shumë rrallë. Por e pyes rreth emisioneve dhe gjithnjë për veshjen e radhës.

22

*** Telefoni im nuk fiket kurrë dhe telefonatat vijojnë deri vonë. Shumë herë darka ose dreka lihet përgjysëm. Mbaj mend psh që në 12 shtator 1998 ishim të ftuar për një barbeky në Linzë tek një miku ynë amerikan dhe befas u njoftuam se ishte vrarë Azem Hajdari. U ngritëm të gjithë me ngut me gjithë trishtimin e amerikanit që nuk e kuptonte pse qemë tronditur aq shumë nga vrasja e dikujt në një kohë që në Shqipëri vriteshin përditë njerëz. Një herë tjetër isha duke ngrënë darkë në Piazza kur më njoftuan se Majko kishte dhënë dorëheqjen. Ishte vonë, lamë darkën përgjysëm dhe shkova në punë me gjithë Inesin që ishte për darkë me mua. *** Fëmijëria ime me stërgjyshet Si e mbani mend marrëdhënien me nënën? -Të mrekullueshme, por jo shumë intensive. Në fëmijëri më shumë kam konsumuar kohë e vëmendje me stërgjyshet sesa me prindërit. Të paktën në atë kohë që unë sjell ndërmend. Ato kanë qenë më të vëmendshme në fëmijërinë time, shpenzonin shumë kohë me mua. Po thoni se fëmijëria juaj ka kaluar më së shumti me gjyshet? -Po sepse kam jetuar një pjesë të mirë kohe me to. larg familjes? Ka një arsye? -Ashtu erdhën rrethanat. Prindërit e mi u transferuan, ndërsa unë ndjenja me stërgjyshet. Vetëm më gjyshet? Kaq ishte familja? -Kryesisht me to. Prindërit vinin çdo javë. Stërgjyshet e mia ishin personazhe të jashtëzakonshme. Stërgjyshja ime bashkë me dy motrat e saj. Kanë qenë gra që kanë ndikuar shumë në rritjen time. Ishin plaka të forta, që kishin studiuar në Vienë në fillim të shekullit, që flisnin gjermanisht,


N

By Matt gross

ot long ago, to suggest Albania as a destination of any kind, even a frugal one, would have been the height of chutzpah. Within five years of Albania's abandoning communism in 1992, a Ponzi scheme destroyed the nascent market economy and widespread rioting turned Albania into a byword for rampant lawlessness. It was not, except for aid workers and smugglers, on anyone's map. In the last several years, however, Albania has made enormous strides in democracy and development — and revealed itself to be not only ripe for tourists, but affordable to boot. The capital, Tirana, with its brightly painted apartment buildings and Italian café culture, is a fantastic starting point, especially since it's hard to spend more than $15, or about €11, a person at the city's nicest restaurants. But it's the southern part of this Balkan country that holds the most intriguing sights and bargains. Start in Gjirokaster, a beautifully warped city that produced two of Albania's most important 20th-century figures: Enver Hoxha, the country's dictator for 40 years after World War II, and Ismail Kadare, the novelist perennially mentioned as a Nobel Prize candidate. Gjirokaster is built on slippery, cobblestoned hills so steep they seem to defy human habitation, yet the town of stately slate-roofed Ottoman houses bustles. One house, now the Ethnographic Museum, happens to be Hoxha's birthplace. Another is the Hotel Kalemi (355-84- 63-724; hotelkalemi.tripod.com), where for $40 a night you can sleep under a carved wood ceiling that is 200 years old. During the day, your legs will get a workout wandering the streets and exploring the massive fortress overlooking the city. At night, recuperate with roast tongue of veal and yogurt soup at the friendly Festivali restaurant. And don't leave Gjirokaster without a handmade carpet from Ruha's shop (35569-254-2122); they start at $40. Your reward for enduring Gjirokaster's hills is Sarande, a busy port on the Strait of Otranto. At the Hotel Kaonia (355-85-22-600), right on the boardwalk, a simple but modern double room with great water views runs at about $40. The pebbly beach in the center of Sarande may not be too exciting, but there are white sand stretches nearby, including the popular beach at Ksamili, 16 kilometers, or about 10 miles, to the south. And if you're hankering for a taste of classical Europe, the Greek island of Corfu is a quick hydrofoil ride away. Southern Albania's greatest treasure, however, is Butrint, a 2,500year-old city that was inhabited by successive generations of Illyrians, Greeks, Epireans, Romans, Byzantines and Venetians before dwindling to a tiny fishing village in the late 19th century. It's the kind of place where his-

Albania, a land of beauty and bargains ENGLISH

Prandaj politika shihej si një mallkim prej tyre, por ato merreshin gjithnjë dhe vetëm me politikë. Kryesisht atë botërore. Prej tyre kam vetëm një amanet, të mos merrem kurrë me politikë! Pra, jeni rritur në një familje ku figurat e modelet tuaja kanë qenë tri gra?

23

rience and knows where to find Cleopatra's name in a string of Greek letters on a huge stone block outside the amphitheater. In the basilica, where the frescoed floor is covered in sand to protect the tiles from the elements, Barka knows just where to brush aside the grains to reveal a spectacular red-and-blue bird. And at the Venetian fortturned-museum, he can tell you which statues have just been dug up and which recovered from looters. Afterward, head to the nearby Livia Hotel (355-891- 2040) for a feast of mussels, shrimp, eel and squid. Like Albania itself, this lost city harbors untold treasures and at a price that just about anyone can afford.

tory is still waiting to be discovered. Situated on a hilly, forest-shrouded promontory south of Sarande, near the Greek border, Butrint (a Unesco World Heritage Site) was first excavated by Italians in the 1920s, who unearthed an amphitheater and Greek-built walls. Archaeologists later discovered early Christian basilicas, a baptistery and as many as eight bathhouses. Butrint is large — about 11 square miles or 28 square kilometers — and still shrouded in mystery, so you'll want a guide. Vasil Barka (355-69-2276460) has 25 years of expe-

frëngjisht dhe italisht; që kishin udhëtuar nëpër Evropë; që lexonin shumë dhe mbanin mend shumë evenimente të historisë së Shqipërisë. Kishin qenë të martuara me burra që qenë marrë aktivisht me politikë në vitet 1912 – 1925 dhe dy prej tyre ishin vrarë për hir të këtij angazhimi.

1 SHTATOR 2009

-Po, tri stërgjyshet e mia. Tri plaka të thinjura me shumë dinjitet e sqimë. Që pinin çaj mbasdite, që e shtronin tavolinën me gjithë serviset edhe për një drekë të thjeshtë e të varfër si gjithë drekat shqiptare të atyre viteve dhe që nuk donin t’ia dinin dhe e refuzonin me heshtje komunizmin.

Por s’mund të lë pa përmendur edhe ndikimin e prindërve. Ka qenë shumë i fortë, sidomos më vonë.fillova të mësoj t’i marr vendimet vetë, dhe të vendos vetë për gjërat e mia edhe pse në një moshë të vogël. Në një moshë kur njeriu mund të gabojë lehtë.


BAR RESTORANT TIRANA

MARKETING

1 SHTATOR 2009

Bar restorant Tirana ka zgjeruar ambientet

duke ofruar një hapësirë të posaçme vetëm për festat tuaja Me pamje të re, me shërbim të ri Për të gjitha festat familjare Ditëlindje, Fejesa etj etj Muzikë live çdo fundjavë Shërbim i pakrahasueshëm Çmimet tepër konkuruese Ne ofrojmë kuzhinë tradicionale shqiptare & mesdhetare E pajisur me ajër të kondicionuar Kontaktoni Agronin Tel:02085141697 Mob: 07766568236 3 York Road Ilford IG1 3AD (një minutë nga stacioni i trenit Ilford) agronxhauri@aol.com

Nëse dëshironi që shërbimet tuaja të bëhën të ditura tek mbi 20 000 lexues, mund të kontaktoni me departamentin e marketingut të “The Albanian” www.thealbanian.co.uk Tel/fax:02082169527 Info@thealbanian.info

24


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.