The Albanian September 2009 issue 2

Page 1

TH E

NR.5/9.2 www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.info

Tel: 02082169527

Ekskluzivisht për “The Albanian” flet shqiptarja që kaloi fazën e parë në Xfactor

LONDON

15 SHTATOR 2009

Tashmë çdo dy javë nëpër të gjitha pikat shqiptare

Valbona Zhuleku: “Jam krenare për Shqipërinë”

Në pritje të Berishës...

faqe 22 faqe 3

Fëmijët shqiptarë në Britaninë e Madhe duhet të nxiten drejt gjuhës amtare faqe 5 Lule Elezi, pianistja shqiptare që habiti dëgjuesit e Vjenës

faqe 18

Sportistët, ambasadorët e shkëlqyer shqiptarë në Britaninë e Madhefaqe 6 Martesat e shqiptarëve me të huaja në Britaninë e Madhe, ose ky “burgim shpirteror” faqe 7 211 Boundary Road, P l a i s t o w L o n d o n E 1 3 9 Q F www.1stchoiceclaims.com info@1stchoiceclaims.com

T:0208 472 1110 F:0208 475 8869 M:079 5135 0050

1st Choice Accident Claims Nëse keni patur ndonje aksident tre vitet e fundit mos hezitoni te na kontaktoni ne çdo moment Had an accident?

Not your fault

OUR Services *Free Consultation *Loss Of Earnings *Recovery & Storage *Cost Of Repairs *Policy Excess *Hire Charges *Personal Injury *Legal Expenses


A dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj për të studiuar në Britaninë e Madhe?

MARKETING

15 SHTATOR 2009

Dëshironi të fitoni përvojë të papërsëritshme? A dëshironi të realizoni ëndrrën e fëmijëve tuaj për të patur një diplomë të universiteteve më prestigjioze Britanike? A dëshironi të bëni investimin më të mençur në drejtim të arsimimit? “Korbi Education” në bashkëpunim me universitetet më njohura Britanike mund të realizojmë ëndërrën tuaj. Ne ju ofrojmë mundësitë dhe u japim zgjidhjen. Ju bëni zgjedhjen! Suksesi ynë është i provuar!

Na kontaktoni në çdo moment. Tiranë: Rruga Mine Peza, 82, pranë Hotel Tafaj Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002 Email: student@kovanigroup.com, admin@kovanigroup.com Web: www.kovanigroup.com

Për të gjithë shqiptarët në Britani që dëshironi të sillni të afërmit tuaj të shkollohen në Britaninë e Madhe, ju lutem kontaktoni Tel +355 4 22 62 669, Cel: 069 28 57 689, 069 36 42 072, 0693200107 Londër: 0771 77 90 601, 0777 51 02 002

Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co A jeni ose a njihni dikë që do të Solicitors aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP eshte zgjidhja apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? me e mire. Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të provoni që aftësitë në të folur dhe dëgjim janë adekuate për jetën e përditshme.

Westa ofron kurse të kombinuara trajnimi për gjuhen angleze (ESOL) dhe Citizenship Clases & Exams FINSBURY PARK London North Acedemy Andover Community Centre Andover Estate London N7 7RY

Per me shume informacione ju lutem na kontaktoni

Tel: 0207 2721130

Mob 07944367779

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

MCLEE SOLICITORS 02075693085

2


AKTUALITET

DREJTOR: PETRIT KUÇANA Zv/Drejtor: BASHKIM METALIA Kryeredaktor: MUHAMED VELIU REdAkSIoNAlE “Qeveria e Integrimit Evropian e konsideron diasporën shqiptare si një vlerë të madhe kombëtare. Shqiptaret kudo në botë kanë të drejtën e përkujdesjes së shtetit shqiptar, mbrojtjen e drejtave të tyre kudo ku ata jetojnë si dhe detyrimin reciprok për prosperitetin e Atdheut. Qeveria e Integrimit Evropian angazhohet për të ngritur një sistem mbarëbotëror organizimi të diasporës shqiptare, me bazë përkatësinë dhe identitetin kulturor si dhe ruajtjen e tij përmes hapave konkretë si hapja e Qendrave te kulturës, ‘Shtëpisë se Shqiptareve’ apo përmes gjetjes

15 SHTATOR 2009

Elda Memiaj, Brunilda Sejati, Pranvera Smith, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Enkeleid Omi, Jeni Myftari, Naim Trezhnjeva, Anila Hoxha, Shefit Domi, Ilir Thaçi, Nikolin Nilaj, Web-design Marko www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com

REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra, Majlind Goge, Naim Hasani, Ylli Përmeti, Edvin Lamçe,

Tel/fax:02082169527

Në pritje të Berishës...

së mënyrave dhe formave të përshtatshme, ne marrëveshje me vendet pritëse dhe bazuar në ligjin ndërkombëtar, për ruajtjen e promovimin e gjuhës shqipe dhe mësimin e historisë se Shqipërisë. Emigrantët shqiptarë do të përfitojnë te gjitha llojeve te sigurimeve për te cilat emigracioni i ri shqiptar ka kontribuar përpara largimit jashtë vendit”

kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë z.Sali Berisha në prezantimin e programit të ri qeverisës për katër

vitet e ardhshme. ky deklarim përbën një lajm mjaft të rëndësishëm për mërgimtarët shqiptarë, të cilët pas miratimit të ligjit për të drejtën e blerjes së tokës në Shqipëri nga cilido me prejardhje shqiptare (qe mund të ketë njërin prind shqiptar), shpresojmë se do të përbëjë preludin e një fillimi të ri komunikimi dhe bashkërendimi me diasporën shqiptare anë e mbanë botës. Shpresojmë që këto iniciativa të qeverisë shqiptare do të jenë të efektshme dhe së paku mërgimtarët në të gjithë globin nuk do

të ndjehen më jetimët e përjetshëm, por do të ndjehen të dinjitetshëm, duke vazhduar të shërbejnë si ambasadorët më të shkëlqyer të vlerave shqiptare. Besojmë se ky mesazh do të jepet i qartë dhe do të lexohet i tillë edhe nga shërbimet diplomatike që vazhdojnë të mbeten problematike dhe shumë larg kërkesave dhe nevojave të mërgimtarëve shqiptarë.

A jeni ose a njihni dikë që do të aplikoje për BRITISH CITIZENSHIP apo LEJE TË PERHERSHME QENDRIMI? Nëse PO, u nevojitet të demonstroni njohuritë tuaja për jetën në Mbretërinë e Bashkuar

SETP ofron kurse intensive për 4 ditore. mesuesit me eksperience perdorin gjuhen qarte dhe thjeshte duke ju garanuar kalimin e testit

3


Ë

NgA MUHAMEd VElIU

shtë arrestuar në Londër një shumë i kërkuar shqiptarë i cili ishte arratisur nga burgu në vitin 1997. Skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard ka prangosur Hamit Musën i cili është dënuar me 17 vjet heqje lirie nga drejtësia shqiptare. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi Interpol Tirana kishte siguruar të dhënat se ku ai fshihej në Angli. Hamit Musa që prej vitit 1998 jetonte në Londër me identitete të rreme. Skuadra e ekstradimeve në Londër ka ekzekutuar një tjetër mandat arresti ndërkombëtar duke ka arrestuar një tjetër të kërkuar shqiptarë. Astrit Bulla është arrestuar për llogari të Interpol Tiranës pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar për grabitje me armë. Bulla është duke i ndjekur seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë pasi ka vendosur një garanci pasurore. Ndërkohë dy të kërkuarit e

Interpoli prangos dy shqiptarë në Londër AKTUALITET

tjerë nga drejtësia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bëncës dhe Ilir Kumbaro që të dy të arrestuar në Londër, kanë humbur betejën e bllokimit të ekstradimit në gjykatën londineze. Sekretari britanik i çështjeve të brendshme ka firmosur certifikatën e ekstradamit por ata kanë apeluar. Fati i mëtejshëm i ekstradimit për ata do të mësohet gjatë muajit Tetor kur çështjet e tyre do të shqyrtohen në

gjykatën e apelit “Royal Court of Justice”. Astrit Bulla është prangosur për llogari të Interpol Tiranës pasi akuzohet nga prokuroria shqiptare si i dyshuar për grabitje me armë. Vepra për të cilën akuzohet Bulla ka ndodhur në vitin 1998. Në vitin 2000 Gjykata e Kolonjës ka pushuar gjykimin, ndërsa Apeli Korçë e nuk ka pranuar ankimin

Vrau të dashurën pasi ndërroi statusin në Facebook

N

jë britanik ka vrarë të dashurën e tij, nënë e katër fëmive pasi ajo në faqen e saj personale në Facebook ndërroi statusin nga e martuar në beqare. Detajet e ngjarjes tragjike, nga ku mbeti e vrarë Hayley Jones janë bërë publike, te Marten 1 Shtator 2009 në gjykatën e krimeve të Kardifit. 26 vjecarja u gjet e vdekur nga fëmijët e saj pasi ishte goditur me thikë nga i dashuri Brian Lewis. Sipas prokurorisë 31 vjecari Lewis u kishte thënë miqve të tij se e vrau Hayley Jones pasi nuk mund ta suportone dot faktin që ajo kishte gjetur një të dashur të ri. “Më 2 Mars të vitit të shkuar viktima ndërroi statusin e saj në Facebook nga e martuar në beqare duke i treguar të dashurit se gjithcka në lidhjen e tyre kishte Një emigrant shqiptar në zonën Hampshire është goditur barbarisht gjatë një sulmi të paprovokuar me motive të pastra raciste. Ngjarja ka ndodhur në qytezën ËWinchester, në jug të Anglisë, kur emigranti shqiptar 31 vjeç, ndërsa po ecte me të vëllanë, është goditur në kokë nga dy qytetarë anglezë. Policia lokale nuk bën të ditur emrin e

marrë fund” ka thënë prokurori Mark Evans.

Duke vazhduar së treguari kronologjinë e v r a s j e s prokuri Evans i tha gjykatës se Lewis acarojeh nga fakti se e dashura, shpenzonte shumë kohë duke përdorur internetin dhe në vecanti rrjetin social Facebook. Zënkat për përdorimin e kompjutetit mes tyre arritën kulmin mëngjesin e datës 12 Mars 2008 kur Brian Lewis mori një thikë nga guzhina e gatimit, duke goditur të dashurën tek sa ajo po flinte.

Pasi ka kryer vrasjen ai ka telefonuar policinë duke u larguar nga shtëpia ndërsa viktima është gjetur pa jetë nga katër fëmijët e saj. Disa ditë më vonë ai është vetdorëzuar në polici duke mohuar vrasjen. Gjyqi vazhdon.

15 SHTATOR 2009

e prokurisë kundër Bullës. Pas kësaj çështja ka mbërritur në Gjykatën e Lartë, ky është vendosur rigjykimi i saj në Apelin e Korçës. Pikërisht për këto arsye, Gjykata Londineze e Ekstradimeve ka vendosur që kërkesën e prokurorisë shqiptare në ngarkim të emigrantit 33 vjeçar nga fshati Matogjin i Vlorës, ta gjykojë në gjendje të lirë, kundrejt një garancie pasurore. Vetëm pak ditë më

parë, dy të kërkuarit e tjerë nga drejtësia shqiptare, Afrim Sinani i arratisur nga burgu Bënçes, Tepelenë dhe Ilir Kumbaro, i akuzuar në dosjen “Remzi Hoxha”, që të dy të arrestuar në Londër, kanë humbur betejat e bllokimit të ekstradimit në Fakt dhe i janë drejtuar Apelit.

Afrim Gjunit dhe Sergio Veroneze i kapen 5,1 kg kokainë në portin e Doverit

Arrestohet korrieri shqiptarë i kokainës

Doganierët britanik kanë zbuluar 5,1 kilogram kokainë në makinën e një shqiptari i cili së bashku me një shtetas Italian tentonin ta kalonin në Angli. Afrim Gjuni 27 vjec dhe Sergio Veroneze janë arrestuar menjëherë pas kontrollit të makinës në portin e Doverit. Lajmin e arrestimit e ka konfirmuar për The Albanian një zëdhënëse e doganave britanike. Sipas saj Afrim Gjuni jetonte ne qytezën Luton. Ai kishte mundur të fitonte statusin e emigranit dhe një pasaportë udhëtimi lëshuar nga ministria e brendshme Home Office. Ndërsa për italianin Sergio Veroneze është zbuluar se ai kishte hyrë dhe dalë nga porti i Doverit edhe disa herë të tjera. Gjuni dhe Veroneze do të gjykohen ne gjykatën e krimeve Canterbury Crown court më 24 Nëntor 2009 si të akuzuar për tentativë të importit të 5,1 kg kokainë. “Nëse kokaina do të mund të kalonte portin e Doverit, atëherë vlera e shitjes do ti kalonte 700 mijë stërlina” ka deklaruar zëdhënësja e doganave britanike. Sipas policisë të zonës së Kentit e cila po kryen hetime të mëtejshme mësohet se Afrim Gjuni së bashku me Sergio Veroneze ishin korrierë të një grupi kriminal në Londër të përfshirë në tregtinë e Kokainës. Kapja e kësaj sasie kokaine në makinën ne Afrim Gjumit shënon një rekord për sasinë e nartokikëve kapur një shqiptari. Në të shkuarën sasia me e madhe kapur trafikantëve shqiptarë ne portin e Doverit, në jug të Anglisë, ka qene jo më shumë se 3 kg lëndë narkotike e tipit heroinë apo kokainë.

Britani, sulm racist ndaj dy shqiptareve

shqiptarit por thotë se sulmi ishte tërësisht i paprovokuar. Nga ky sulm i riu shqiptar ka përfunduar në spital me nofull të thyer. Një zëdhënës i policisë i deklaroi “The Albanian”, se dy vëllezërit shqiptarë ishin duke ecur pranë ven-

dit të quajtur “Theatre Royal”, kur një person ende i paidentifikuar rreth të 30-tave, nisi të bërtasë duke ofenduar shqiptarët. Atij i është bashkuar edhe një person i dytë i moshës 20 vjeç duke nisur një sulm ndaj shqiptarëve. Njëri

prej dy vëllezërve ka pësuar dy thyerje të nofullës, dëmtime në brendësi të veshit dhe të çara në kokë. “Ky ishte një sulm totalisht i pa provokuar i cili çoi në dëmtime serioze të viktimës” ka deklaruar Richard Mattheës nga policia e Winchester-it

4

që po heton ngjarjen. Sipas tij dy vëllezërit shqiptarë të sulmuar ishin viktima të një sulmi racist, kjo bazuar në komentet e agresorëve përpara goditjes. Richard Matthews thotë së një krim i tillë ndodh tepër rrallë në qytezën Wincherster.


F

NGA BASHKIM METALIA

ëmijët , brezi i ri që po rritet duhet ta ndjenje dhe ta flasin gjuhën shqipe si gjuhë e trupëzuar në deje e tyre ndaj do të ishte sa e ndershme aq dhe humane që të mos u mungojë kjo dhuratë e Zotit. Edhe këtë vit shqiptarët e Britanisë janë vënë nën letargjinë e klimës pseudo-intelektuale , duke u lakuar si qendra e vëmendjes, njëkohësisht burim potencialesh marramendëse ;gjithmonë në emër të tyre. Pa dashur të krijoj një kaos dhe skenar të paqenë , pasi vet dukuria që trajtojmë tani dhe më përpara, është e tille, jemi munduar ti trajtojmë ato probleme dhe nevoja emergjente , në lidhje me komunitetin shqiptarë , koherente dhe konkrete, të pa anshëm dhe të drejtpërdrejt dhe asnjëherë të tjetërsua. Fatkeqësisht na duhet ta përsërisim për të disatën herë pasi vet gjendja dhe situata në të cilën gjendet komuniteti shqiptar ,përveç atyre iniciativave private , kur bëhet fjala për iniciativa të organizuara , jo vetëm jemi shumë larg të qenit të suksesshëm , por sëkëlldia e të qenit i parë, i pasur, dhe aspak prijës dhe pasanikë të ndershëm , ka bërë që të infektoj dhe imunizoj dhe të tjerë që deri dje nuk dinin rrugët manovruese për tu futur në radhët e kësaj e “elite” intelektuale në mërgim. Ne si përçues të informacionit për asnjë çast nuk mund ta anashkalojmë lajmin e bujshëm , jo vetëm atë që vritet, kapet kontrabandë, izolohet në “Detention center”,apo dhe dëbohet nga ishulli,i refuzohet e drejta për të qëndruan në Britani, por dhe mos përkushtimin e shtresës që merret dhe presupozohet se përfaqëson një masë të gjerë. Duke rënë pre e kësaj retorike , i bie që të kërkohet falje , por do të ishte më se e domosdoshme që kjo ndjesë të ishte e thënë në mënyrën tonë. Duke e parashtruar fenomenin si detyre morale dhe qytetare , pastaj reagimet pozitive ose jo që do të kishim do të mund të na jepnin kurajë për tu ballafaquar me trajtesat tona si të drejta apo jo. Kjo do të thoja do të mund të ishte më se e domosdoshme të citohet pasi , kur një problem trajtohet, kritikohet apo lavdërohet, krijon një hapësirë diskutimi dhe transparence duke akumuluar rendimentin e nxjerrë si një të vërtetë që të gjithë Ne e përjetojmë dhe e prekim pa qene nevoja te hapen polemika që turbullojnë opinionin. Pra, kjo retorike që po biem ne, na bën që t’i sistemojmë dhe t’’i kristalizojmë gjithnjë e përditë se kush po punon dhe kush jo në ndihmë të brezit të ri , për mësimin e gjuhës amtare, dhe edukimin në historinë, kulturën dhe traditën shqiptare. Gjithsecili mund të flas me patosin më të madh për një iniciative të tillë , pra në krijimin e kushteve të edukimit të brezit më të ri të shqiptarëve në Britani, por askush nuk merr iniciativën të na thotë se një kointigjent i caktuar fëmijësh që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe , vallë vazhdojnë akoma ta ndjekin apo e kanë braktisur këtë edukim (shtesë)suplementar? Absurdi v Gogolian vazhdon akoma kur ky kointigjen edhe pse i reduktuar në masë ,me ose pa fajin e këtyre organizatorëve , krijojnë një paradoks

GJUHA SHQIPE DHE FËMIJËT SHQIPTARË NË BRITANI AKTUALITET

akoma më qesharak duke luajtur shume bukur Cicikovin- që thjesht egoja ua ka mësuar, në mënyre instiktive, këtë rol. Askush nuk vetëdeklarohet dhe nuk e bën publike pse janë kaq pak fëmijë në bankat e shkollës , duke ditur se për një numër prezent që kanë, nuk justifikon numrin e emigrantëve shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare. Ironikisht ia vlen të theksohet se në mëkate kanë rënë edhe Ministritë tona të Jashtme shqiptare, që nuk para dinë sesa bashkëkombës të tyre janë jashtë atdheut . Këtë e përforcon ardhja e ndonjë delegacioni të dikasterit përkatës të Ministrisë së Jashtme, që takohen kafeneve dhe diskutojnë, jo profesionalisht dhe jo zyrtarisht për qytetarët dhe hallet e tyre . E pra askush nuk na e thot të paktën x apo y nxënës doli me rezultate të shkëlqyera në gjuhën shqipe, sepse ...? Askush nuk thotë se ky vit shkollorë që po fillon do të jetë ndryshe nga ai që lamë pas ; si në aspektin mësimdhënës pra atë didaktik,ashtu dhe në shtimin e numrit të nxënësve shqiptarë?

Ishte folur dikur për një unitet të Shoqatave shqiptare në Britani; ide e shkëlqyer, pse jo dhe e përkrahur nga shumë , por ajo çka nuk shkonte më vonë ishte se në programin që kërkonin të përpilonin ishte lënë në harresë fëmija shqiptarë (fundja, individualisht, këto shoqata, këtë kishin prioritet; pra brezin e ri ) dhe diskutohej me të madhe gjetja e një moduli “bashkëpunimi” për garantimin e fondeve për nevoja emergjente, pa për ti shpenzuar do të mund të investonin energji dhe ide që ky unitet i kishte. Kjo emergjence konsistonte absolutisht jo e mirëqenë pasi jo vetëm që nuk u formësua kjo hallkë bashkëpunimi si e vërtetë, pasi publikisht deklamohet e rregullt, por as që u tregua transparente me vetveten , pra me “bashkë firmëtarët e saj”.. Prapë fëmijët u lanë në harresë pasi nuk ranë dakord mes njëri-tjetrit se kush duhet dhe për sa kohë të qeverisë unitetin.

kush na thotë se fëmijët shqiptar kanë një program mësimorë të detajuar sipas rregullave të miratuara mësimore , dhe jo sipas tekave personale të drejtorëve, apo dhe mësueseve?

Kush na e garanton se gjuha shqipe është dhe do të jetë prioritet i vazhdueshëm për fëmijët shqiptarë në Britani? Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk është e lehtë të bësh diçka në lidhje me mbarëvajtjen e jetës social të komunitetit shqiptarë në Britani, por aspak e pa mundur . Fëmijët , brezi i ri që po rritet duhet ta ndjenje dhe ta flasin gjuhën shqipe si gjuhë e trupëzuar në deje e tyre ndaj do të ishte sa e ndershme aq dhe humane që të mos u mungojë kjo dhuratë e Zotit.

Ata meritojnë më shumë vëmendje dhe dashuri prindërore pasi edhe prindërit janë bashkëpërgjegjës në këtë aspekt..

15 SHTATOR 2009

Urojmë dhe shpresojmë që këtë vit do të gumëzhijnë më shumë fëmijë në oborret e shkollave që mësojnë gjuhën

amtare. Misioni ynë vazhdon...

Fairlane partnners

Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve përfshirë edhe air conditioner (klima)

-Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma, Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, si dhe të gjitha shërbimet e tjera

OFERTË SPECIALE SERVISIM + MOT PREJ £99

BEJMË KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Çertifikata është e liçensuar

Ing Besim Sylaj 118-120 LONDON ROAD MITCHAM SURREY CR4 3LB

MOB:07985195104

ginobesim@hotmail.com

5


Sportistët, ambasadorët e shkëlqyer shqiptarë në Britani AKTUALITET

A

NgA AgIM HAlIlI

skush më mirë se sportistët nuk ka arritur të përfaqësojë denjësisht vlerat shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar. Ata mund të cilësohen si ambasadorë të shkëlqyer të mëmëdheut. Është vërtet një numër i madh sportistësh duke filluar që nga i fundit që erdhi në Britani, futbollisti i kombëtares Lorik Cana, i cili për pak kohë bëri që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht.

mundur që ne të gjithë të krenohemi me një sportist apo me mirë të themi një boksier “The Eagle” si Kreshnik Qato.

Kurrsesi nuk mund të harrojmë burrin më të fuqishëm të Britanisë së Madhe Xhimi Markun, i cili me suksesin e tij bëri që çdo shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë të ndjehet krenar.

Nuk mund ti lë pa i përmendur edhe fjalët e Kreshnik Qatos, që sa herë që i jepet mikrofoni në çdo ndeshje në çdo intervistë, Qato gjithmonë citon fjalët “këtë po e bëj për Flamurin, për shqiptarinë, për Tifozet e mi të Zjarrtë”. Qato edhe në jetën e përditshme di

Në radhët e boksit në MB kemi shumë të rinj të cilët korrin suksese të përditshme me fitoret e tyre, që asnjëherë nuk mungojnë si dhe me të arriturat e tyre, por që nuk janë edhe shumë të njohur për komunitetin e këtushëm shqiptar. Kështu mund të përmendim suksesin e Jorgen Qetaj, një djalë i ri shqiptar i cili erdhi në Britani si të gjithë ne, dhe me entuziazmin që ka për të qenë një sportist i dalluar ai zgjodhi boksin ku edhe po korrë suksese të njëpasnjëshme në boksin amator, ku arriti edhe te behet kampioni i Anglisë në peshat .75kg. Edhe Jorgenit i urojmë suksese dhe shpresojmë se një ditë do ta shohim të luftojë edhe ai nën flamurin kombëtar kuq e zi. Kur bëhet fjalë për Boksin nuk mundemi të mos përmendim të madhin, të fortin, guximtarin “the eagle”, të ringut në boksin profesionalist Kreshnik Qaton, i cili jo vetëm si një boksier i pamposhtur, por edhe si njeri shume i çmuar dhe i dëshiruar nga të gjithë njerëzit që e njohin, si dhe tifozët e tij në Londër , Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Mal te zi e gjithandej nga janë shqiptaret. Kreshnik Qato meriton që të jetë njeriu me i çmuar nga te gjithë ne dhe nëse ekziston ndonjë çmim për sportistin më të dalluar në komunitetin tonë shqiptar në Britani, duhej t’i jepet ketij djali shqiptar, që në çdo ndeshje te tij, po afron mes vete mese 2000 shqiptar

15 SHTATOR 2009

të boksit ku në atë kohë e kishte ënderr që të behej një boksier i talentuar dhe i dëshiruar nga të gjithë. Në fëmijëri i duhet ti lejë ëndrrat e tij dhe se bashku m e familje të emigrojë n ë

Londër, ku përveç shkollimit nuk iu nda ëndërrës së së tij që të bëhet një sportist i dalluar. Në Londër Muhameti është shum ëi lidhur me ushtrimet e tij të përditshme që i bën që të jetë sa me i përgatitur, ku edhe pretendon të jetë një ndër boksierët shumë të përgatitur për boksin amator e shumë shpejt edhe ne boksin profesionist. Meti në këto ditë në Londër do të ketë edhe ndeshjen e tij të parë në boksin amator ku edhe ai vetë citon: “Do të jem në ring për herë të parë për të boksuar si dhe për të treguar talentin tim e

nga të gjitha viset shqiptare . Kreshniku po ngre flamuj nga të gjitha anët e shqiptarisë. Ne duhet të mburremi që kemi një njeri të tillë si dhe duhet që të bëjmë të mundurën që ta ndihmojmë këtë sportist. Nuk mund ta harrojmë sponsorin e tij, të madhin Ylli Ndroq i cili është i vetmi njeri që po mbështet Kreshnik Qaton dhe po e bën të

që të të ofrojë të rinjtë afër vetes si dhe ti ndihmojë ata në hapat e parë të boksit në palestrat ku edhe ai vetë stërvitet . Në plejadën e sportistëve mund të përmendim edhe Muhamet Sekiraqen, një djalë i ri nga Kosova, i cili emigroi qysh i vogël. Në Prishtinën e tij dikur si fëmijë Meti filloi edhe hapat e parë

6

natyrisht edhe për të fituar”. Përveç boksit ne Britani kemi edhe djem të rinj që tregojnë të arritura edhe në basketboll si vëllezërit Agron e Adnan Haliti, dy djem te rinj nga Kosova të cilët luajnë në Clubin Westminstern Warriors në Londër ku edhe janë, mund të them dy shtyllat më të forta te këtij klubi. Agroni njihet edhe si ndihmës trajner në këtë klub për moshat 14-16 vjeçe. Adnani ka arritur që të shpallet edhe mbrojtësi ë i miri i vitit në clubin e tij. Duke i parë të gjitha këto rezultate që këta bashkatdhetarët po i korrin në Britaninë Madhe mendoj se ne jemi ata të cilët duhet t’i përkrahim.


O SHQIPTAR – EDHE SA KOHE DENIM TE KA MBETUR ?! AKTUALITET

NgA PRANVERA SMITH

Fenomeni i marteses me te huaj, dikur tabu dhe nje akt qe bota shqiptare e gjente te veshtire ta pranonte, tanime eshte bere nje realitet i pranuar dhe mirepritur jo vetem nga ata qe vendosin te bashkohen ne martesa te tilla, por edhe nga familjet e tyre….

P

erqindjen me te madhe ne kete aspekt e formojne djemte shqiptare, te cilet martohen me britanike/vajza te shteteve te tjera, nga nje sere kombesish si: angleze, polake, lituaneze, jamaikane, aziatike, kineze…, dhe lista vazhdon…. Ekziston edhe nje perqindje shume e vogel shqiptaresh, te cilat gjithashtu kane krijuar familje me te huaj dhe jetojne ne MB.

15 SHTATOR 2009

7

Martesa me te huaja ne Britanine e Madhe, ky “burgim shpirteror”

Periudha e tranzicioneve rrenjesore per jetet e ketyre shqiptareve, e pasuar nga nje sere veshtiresish per vendosjen e tyre ne MB, shoqeruar nga nje numer refuzimesh te aplikimit te tyre per azil nga Home Office, ka bere qe keta te pafat ne azil, per te kapercyer “lumin e turbullt” te refuzimeve, te perqendrohen ne sigurimn e vizes 6 mujore te fejeses apo te asaj 2 vjecare te martese me britanike. Nuk eshte dicka e re fenomeni i ketyre martesave, ku keta shqiptare (kryesisht djem), jetojne nje martese jo-reale, dhe dashur padashur, gradualsiht e gjejne veten ne nje “burgim shpirteror” per ate kohe qe u duhet te sigurojne qendrim te perhershem (ILR), apo dhe pashaporten ngjyre vishnje, per te cilen kane enderruar. Dikush mund te thote: “- Si guxojne keta mashtrues, te shfrytezojne vajzat e huaja etj…”. Njekohesisht, edhe grate e tyre “artificiale”, kur e kane kuptuar “lojen e “britishit”, kane vazhduar ta luajne ate loje, duke pretenduar qe s’kane kuptuar asgje, dhe si hakmarrje duke “harruar” te marrin tableten kunder shtatzanise, shpeshhere duke i shtuar edhe nje a dy femije “zinxhirit” te femijeve te tjere me ish-te dashurit e tyre paraardhes.

Fenomeni i ketyre martesave artificiale

tashme shihet si nje fenomen normal ne boten shqiptare te MBse. Djemte shqiptare, kur se pari shkelen ne token Britanike perdornin shprehjen :” – Si je ore mik ?!”, tanime, pa vetedije pershendesin njeri- tjetrin” - Edhe sa denim te ka mbetur, o mik?!” Eshte e vertet qe ky “burg” eshte me i “lire” sesa azilet neper te cilet mund te kene qendruar gjate fillimit te jetes se tyre ne MB, por shihet qe dalja nga ky “burg” nuk eshte pa deme te metejshme, pasi gjate 3-4 viteve burgim, eshte gjithashtu e mundur qe nje grua te linde 2-3 femije. Dalja e “babit” nga burgu do te thote qe ne shumicen e rasteve ai dashur pa

dashur do lere edhe “produktet e burgimit” nga pas, femijet e tij… U trondita tek bisedoja me nje mikun tim nga Tirana (A.G), i cili jeton ne Midlands, i cili me tregonte qe sapo kishte marre pasaporten Britanike permes postes ne mengjes, i kishte thene se shoqes Britaniuke “Bye”, dhe ne dreke ishte vendosur tek nje miku i tij, 10 min larg me makine. E qortova qe ishte sjelle keshtu, duke e lene gruan me kaq “urgjence”, dhe pashe lot ne syte e tij tek me thoshte “ – Te them si motres, ka qene torture per mua dhe s’mund te rrija as edhe nje dite ne ate lloj jete!”… Po, eshte e vertete qe histori te tilla nuk jane te pazakonshme, por s’do te thote qe nuk ekzistojne dhe romancat e dashurise se sinqerte me te huaja. Ka dhe shqiptare te cilet ende jetojne me ethet e pasigurise se jeteses ne MB, si djaloshi nga Birmingham-i, i cili ndonese jeton qe prej 6 vitesh me te dashuren angleze, pavaresisht insistimit te saj per te bere martesen, ai refuzon. “- Nese martohemi, do ta bej vetem se e dua ate, “ shprehet 28 vjecari “…- s’i dua dokumentat dhe

martesen me interes”. Dicka e bukur por dhe e vecante duke pasur parasysh faktin qe ajo eshte 50 vjecare. Mund te them qe per nje kohe mjaft te gjate, s’mund te kem takuar nje cift kaq te perkushtuar dhe te dashuruar ne njeritjetrin… Per momentin, lirshmeria e levizjes se shqiptareve, dita kur Shqiperia te futet ne Bashkimin Europian duket shume e larget. Nderkohe, ka ndjenja te perziera per ata qe vuajne “denimin shpirteror”, me shpresa per t’u cliruar nga bashkeshortet e huaja dhe per t’u rimartuar me vajzat shqiptare, duke plotesuar dhe deshirat e nenave dhe baballareve. Keta djem, sapo marrin divorcin, kalojne nga martes me te huaja, te ndertuar perkohesisht, ne martese me shqiptare, per ta ndertuar perjetesisht… Keshilla ime ?! Shpresoj dhe uroj qe keta djem te mbare te mos bien nga shiu ne bresher !!!…


N

Vocus Press Release, Zvicër

jë nga burimet më të mëdha të naftës, me mbi 2 miliard fuçi ndodhet në Patoz Marinëz në Shqipëri. Por duket se, rezervat potenciale të vendit mund të jenë shumë më të mëdha. Një nga fushat më të mëdha të rezervave të naftës në botë pritet të jetë pikërisht në zemër të Europës. Ky lajm i mrekullueshëm erdhi në vitin 2007, kur një studim nga një firmë inxhinierike ndërkombëtare Gustavson & Associates, u bë publik, pasi u vunë re struktura gjigante naftëmbajtëse në veri të Patoz Marinzës. Inxhinierët thonë se, kjo zonë mund të mbajë një rezervë spektakolare prej 2.9 milion fuçi nafte e papërpunuar, një lajm i mirë ky për kompaninë zvicerane të naftës Manas Petrolium, e cila është aktualisht e listuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo ishte shumë befasuese veçanërisht për investitorin, meqenëse kërkimet për naftë në Shqipëri ishin thuajse një çështje e mbyllur. Përmendi Shqipërinë një analist energjie dhe do të merrni një shikim qortues në këmbim, pavarësisht fushave naftëmbajtëse të vendit dhe një histori e gjatë nafte që shkon deri në kohën e Romës së lashtë. Mbi të gjitha Europës i duhet një burim i qëndrueshëm nafte, por nga ku? Rusia po bëhet e rrezikshme. Rebelët nigerianë kanë vënë në shënjestër eksportet. Prodhimi i saj në Detin e Veriut po bie dhe Lindja e Mesme zien nga konfliktet. Koha për Shqipërinë më në fund ka ardhur, meqenëse

N

ëse një i huaj që i ka rastisë ta vizitojë Kosovën, shikon televizionet tona, e ka të lehtë të vërej se programet e televizioneve tona, nuk kanë cilësi të mjaftueshme. Pa dyshim se “kontributin” më të madh në këtë drejtim e japin serialet e “famshme” amerikano-latine dhe së fundi edhe ato turke. Nuk do koment se televizionet tona ua kanë parë hairin këtyre serialeve, ngase përveç që e mbushin programin duke emituar e ri emituar këto seriale, ato e kanë rritur ndjeshëm shikueshmërinë e tyre. Kjo shihet edhe nga anketimet që kompanitë e ndryshme të sondazhesh i kanë bërë dhe i bëjnë në vazhdimësi. Falë programeve të këtillë “cilësore”, pronarët e televizioneve rrahin gjoks duke thënë se janë shumë të shikuara. Por, çfarë në fakt përmbajnë këta serialë? Sigurisht që gjithçka, përpos vlerave që kanë efekt edukues ose emancipues për shoqërinë kosovare. Dhe vërtetë, gjatë tërë serialit po thuaj se nuk ka as edhe një element të vetëm pozitiv. Në fillim të këtyre serialeve çdo fillon shumë zymtë. Personazhi kryesor është zakonisht njeri i parëndësishëm dhe në fillim ai paraqitet si shërbëtor, njeri i varfër e i margjinalizuar nga shoqëria. Ky personazh trajtohet shumë keq, përbuzet, rrihet, e në rastin më të keq tentohet të vritet, por që kjo asnjëherë nuk ndodhë, pasi që ai u “mbijeton heroikisht” këtyre tentativave. Dhe për të zgjuar kureshtjen e shikuesit, është përkujdesur regjisori, i cili në vazhdim

Shqipëria, një nga burimet më të mëdha të naftës në Evropë KOSOVA

tashmë ajo është një vend demokratik pas 40 vitesh diktaturë komuniste. Shell Oil dhe Corparex-i i Francës kanë mbërritur të parat në vend. Ata kanë shpenzuar 25 milion dollarë për kërkime në fillim të viteve 1990, duke zbuluar struktura të thella me një potencial rezervash rreth 820 milion fuçi

nafte. Lajme të mira, kohë të vështira Çmimi i naftës ra në 12 dollar për fuçi për shkak të shpërthimit të luftës në Kosovë dhe në Shqipëri nisi një rebelim i armatosur dhe të dy kompanitë u larguan nga vendi. Sot, të gjitha këto janë pjesë e historisë. Nafta e papër-

15 SHTATOR 2009

punuar sot është 70 dollarë për fuçi dhe Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, në të cilin ekonomia po lulëzon. Zhvillimi i fushave naftëmbajtëse në Shqipëri tani po lëviz në drejtimin e duhur. Fusha me rezerva deri në 820 milion fuçi nafte tani kontrollohet nga Manas Petrolium, e cila mori aprovimin për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhjetorin e kaluar. Manas, tani ka një hapësirë prej 3 000 km katrorë në Shqipëri, por e gjithë kjo është vetëm maja e ajzbergut. Një strukturë tjetër gjigante me rezerva potenciale nafte është zbuluar tashmë. Gustavson, që këshillon Big Oil të Departamentit të Shtetit për Energjinë dhe IRS-në, e

Edhe njëherë për serialet e huaja pa vlera në televizionet tona kombëtare

të serialit protagonistit kryesor fillon t’ia përmirësoj gjendjen. Kështu, personazhi që në fillim ishte i pavlerë, tani zakonisht bëhet punëtori më i mirë, më i zellshëm, më i bukur, më human. Nëse personazhi kryesor është mashkull, në të fillon të dashurohet femra e ndonjë të pasuri, misi i qytetit, pse jo edhe zonja e shtëpisë ku ai punon. Po kështu ndodh edhe në rastin e kundërt, kur personazhi kryesor është femër. Pas saj e ‘’lënë kokën’’ të gjithë, të pasur e të varfër, që nga kopshtari e deri tek më të famshmit e më të fuqishmit.

Në vazhdim të episodeve të pa fund të serialeve, personazhi kryesor pasurohet shumë, edhe atë brenda natës. Kjo ndodhë duke u martuar me ndonjë person nga elita e pasur, ose në rastet më të shpeshta del të jenë trashëgimtarë të ndonjërës prej familjeve më të pasura e të famshme në vendin e tij. Çfarë “rastësie”!?

Kjo është në shumicën e rasteve skenari i zakonshëm i të gjitha serialeve.

shumë prej tyre fëmijëve të posa lindur ua kanë vënë emrat e personazheve kryesor, të cilët ata i adhurojnë. Mirëpo, shtrohet pyetja: çfarë në të vërtetë përfiton shikuesi i pasionuar kosovar nga këta serialë? Përgjigja është e gatshme dhe e lehtë:asgjë, përveç se i kanoset rrezikut të indoktrinimit nga skenat e një pas njëshme erotike, konfliktet fizike, sharjet, tradhtia, plaçkitjet, fjalët e ndyta, divorcet etj.

Në fakt ata kanë skenarë identikë, përveç që “heronjtë e popullarizuar’’ dallojnë në varësi të serialit. Në disa raste ata quhen: Esmeralda, Ajmar, Zhade, Lukas, Huan e së fundi Mehmet Kosovari, Kryqori etj. Në kohën e emitimit të këtyre serialeve, shumica e familjeve kosovare janë të përqendruara 100% para ekraneve televizive, edhe atë prej moshës së fëmijërisë së hershme e deri në pleqërinë e vonë. Ndikimi i serialeve ne shikuesit tanë është aq i madh, saqë

Thënë ndryshe, këto skena nuk kanë asgjë të mirë dhe edukative për shoqërinë tonë. Në fakt, ato janë të dëmshme, dhe kontribuojnë në prishjen e raporteve ndër njerëzore, raporteve mes prindërve e fëmijëve, mes burrave e grave. Efekti negativ i përcjelljes së këtyre serialeve konsiston në atë se, duke parë skena të këtilla, tek shumë shikues krijohet opinioni se edhe ne në jetën e përditshme duhet të sillemi njëjtë, se nuk duhet punuar, se një ditë do të “pasurohemi” brenda natës, se duhet nonstop të përlahemi me prindër, të ikim nga shtëpitë, të plaçkitim, të divorcohemi e të bashkohemi prapë me partnerët e njëjtë. Këto janë serialet e “lira” që ne i shiko-

8

konsideron të ardhmen "mrekullisht të përcaktuar dhe virtualisht gati për shpime". Puna e Gustavson tregoi se, mund të bëhet fjalë për një potencial rezervash prej 2.9 milion fuçi nafte dhe 3 milion metër kub gaz natyral. Lindja e një gjiganti kërkimi? Manas Petrolium është një produkt i rënies së komunizmit dhe i shitjeve të mëdha që e pasuan atë. Mbi të gjitha studimet e pavarura amerikane dhe britanike vlerësojnë se, Manas tani ka rikuperuar ekuivalentin e rreth 4 miliard fuçive naftë në kategorinë e burimeve, duke marrë një total më shumë se 30 fuçi nga shpërndarja. Ndërsa ajo vazhdon të zhvillojë këtë gjigant, Manas ka potencialin të bëhet një nga kompanitë e naftës që rritet më shpejt në botë. Sigurisht, që kjo ndihmon kur je afër linjës frontale gjatë shitjeve më të lira në histori. Manas Petrolium po shfrytëzon dhe zhvillon fusha gjigante naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse në pesë vende të ndryshme me një hapërirë prej miliona hektarësh. jmë dhe që na “edukojnë”. Këto janë serialet që i emitojnë televizionet tona nga dy e tre herë gjatë ditës. Mendoj se televizionet tona, do të duhej të kujdesen më tepër që të ofrojnë vlera në programet e tyre, e jo emisione nga të cilat përfitojnë materialisht, pa e llogaritur dëmin që i shkaktohet shoqërisë. Jam i bindur se sot, më shumë se kurrë ne kemi nevojë për programe edukative, për serialë nga të cilët mund të mësojmë diçka që ka vlerë të mirëfilltë dhe që na edukon. Kosovarët janë të njohur si njerëz punëtorë, besnikë, mikpritës, të sinqertë, e me familje të shëndosha e të forta. Për këto vlera morale na e kanë lakmi shumë popuj të qytetëruar e të zhvilluar ekonomikisht e politikisht. E interesi ynë në tërë këtë është që ti ruajmë këto vlera të kultivuara me shekuj. Dhe për këtë duhet të përkujdesen televizionet tona, sepse dyshoj që serialet e këtilla kanë diçka të përbashkët me atë që ne jemi dhe pretendojmë të jemi. Andaj, zgjidhja më e mirë është t’i injorojmë serialet e pavlera. Në këtë fazë të shtet-formimit, më shumë se për çdo gjë, ne kemi nevojë që ta duam shtetin tonë, të punojmë e të angazhohemi për mirëqenien tonë. Prandaj është shumë më mirë që kohën e emitimit dhe ri emitimit të këtyre serialeve në televizionet tona, ta shfrytëzojmë për diçka më të mirë dhe më të dobishme për vete, familjen apo shoqërinë. E sigurisht, produkti do të jetë 100% më i dobishëm se sa “Ëndrrat me sy hapur”, të quajtura serialë latino-amerikanë.

Valon Preteni


Shtatorja e Klintonit vendoset në Prishtinë AKTUALITET

15 SHTATOR 2009

Pas një muaji në Prishtinë do të vendoset shtatorja e ish presidentit amerikan, Bill Clinton

S

htatorja e ish-presidentit amerikan Bill klinton së shejti vendoset në sheshin e kryeqytetit tonë, në sheshin i cili mbanë po të njëjtin emër. Në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë sot kanë filluar punimet në ndërtimin e bazamentit për vëndosjen e shtatores së ish presidentit të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Bill Clinton. Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës’, thotë se shtatorja do të vendoset pas një muaji. Ndërkaq qytetarët e vlerësojnë lartë këtë ngjarje në kryeqytet. Sot edhe zyrtarisht kanë nisë punimet në ndërtimin e bazamentit për vendosjen e shtatores së ishpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Shtatorja do të vendoset në sheshin që mban emrin e tij, në Prishtinë. Kryetari

i shoqatës ‘Miqtë e Amerikës” Agim Hoxha tha se i kanë bërë ftesë zyrtare ish presidentit Clinton që të jetë i pranishëm me rastin e inaugurimit të shtatores. Sipas tij, ardhja në Kosovë e ish presidentit Clinton do të ishte një nder shumë i madh për vendin tonë. "Përgjigjja e parë ka qenë se e ka agjendë e stërngarkuar. Ne kemi bërë edhe disa propozime të tjera, pasi që shtatorja vendoset për të, nëse ai është i gatshëm, Qeveria e Kosovës dhe populli i Kosovës do ta mirëpresë këtë deri në muajin e ardhshëm. Ne jemi në pritje të vendimit të tij dhe populli i Kosovës do të ishte dakord, nëse ai vjen në Kosovë, vjen si qytetarë i vullnetit të mirë me një bagazh të stërngarkuar politik dhe besoj që Kosova do të përfitonte shumë nga vizita e tij", ka deklaruar Hoxha.

Edhe qytetarët e vlerësojnë nismën për vendosjen e shtatores së presidentit Bill Clinton. Ai do të mbet përherë mik i Kosovës dhe i popullit të saj, thonë qytetarët, duke shtuar se ky gjest është shumë i qëlluar me që ai është një ndër njerëzit më të merituar për krejt këtë liri që e gëzojmë. Për kombin shqiptar është Amerika dhe Clinotn-i, kanë qenë gjithmonë për shqiptarë dhe kombi shqiptar i Kosovës, e pret shumë mirë vendosjen e kësaj shtatoreje, thonë qytetarët. Sipas kryetarit të Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, shtatorja e ish presidentit Clinton pritet të vendoset pas një muaji. Ajo është e lartë gjashtë metra tre metra shtatorja dhe tre bazamenti i saj. Vendosja e shtatores bëhet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë

AUTO LARJE PROFESIONALE SEKIRAQA -BEJMË LARJEN E AUTOMJETEVE -LARJE DHE THARJEN E SENDILEVE -BEJMË POLISH TE MAKINAVE NE MENYRË PROFESIONALE -LARJE TE MOTORIT EDHE SHUMË SHËRBIME TJERA. NESE JU BENI MOT TEK NE NE JU OFROJM LARJEN FALAS TEK NE GJENI EDHE GAZETEN FALAS “THE ALBANIAN”

NA KONTAKTONI Mus Sekiraqa Tel:07946863310 Ju Mirpresim

34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

A Class Motors

Me eksperiencë 11 vjeçare në Angli Bëjmë Servisimin, riparimin e të gjitha llojeve dhe modeleve të automjeteve si sherbime tjera -Skanimin e problemeve elekronike si dhe rregullimin e tyre, -Goma -Regjistrimin e gomave -Saldime, -Modifikime, -e shumë shërbime tjera

Mos harroni!

BEJMË GJITHASHTU EDHE KONTROLLIN TEKNIK (MOT) Garazhi ynë është i liçensuar për lëshimin e çertifikatës së emotisë

Nese thoni se keni shkuar nga Gazeta “The Albanian” përfitoni; *10% ZBRITJE

Na kontaktoni Agim Halili tel;02084530008 mob;07932024665 www.aclassmotors.co.uk info@aclassmotors.co.uk 34c Park Royal Road Park Royal London, NW107LN JU MIRËPRESIM

9


Q

Nga AlFREd PAPUÇIU itja e tij është “me helm” jo vetëm kundër të madhit tonë që i përket njerëzimit, Ismail Kadaresë, por edhe kundër gjithë letërsisë shqiptare, gjuhës sonë letrare, Rilindasve tanë, shkrimtarëve, që edhe atje në Diasporën e largët në Amerikë e kudo, kanë dhënë ndihmesën e tyre për zhvillimin e saj. Është e vërtetë se letërsia serbe ka kritizerë të fortë, të paguar mirë prej kohësh, nga lobi i fuqishëm serb në Europë dhe SHBA, që përpiqen të fusin hundët kudo në qarqet letrare europiane, edhe në Paris, e kudo në botë, por deri më sot ata nuk kanë mundur të ndalojnë që Ismail Kadare të botohet në 40 gjuhë, do apo s’do Qosja. Është e vërtetë se Ismaili ynë mbarëkombëtar nuk e ka marrë akoma çmimin Nobel që i takon më tepër se kujdo tjetër sot, por grupi nismëtar në mbështetje të shkrimtarit tonë të madh që lexohet dhe nderohet jo vetëm në Francë, por edhe në SHBA, Itali, Spanjë, Gjermani, Britani e Madhe me çmime me prestigj ndërkombëtar, do të bëjë që edhe Komisioni i çmimit Nobel të arsyetojë me maturi dhe të mos marrë parasysh letrat paçavure të ndonjë shqiptaruci që lëshon atje anatema kundër një gjeniu të letrave shqiptare. Është qesharake të paraqesësh si karshillëk apo për të spostuar Ismail Kadarenë për çmimin Nobel, kandidatura jo serioze, në vend të tij, siç është vepruar enkas. Turp që nuk ndodh me kombet e tjerë! E përshëndes Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi që pak më parë i dërgoi letër Komisionit të çmimit Nobel , duke mbështetur kandidaturën e shkrimtarit tonë mbarëkombëtar. Argumentat janë të shumta për ecurinë në rrugë të mbarë të letërsisë sonë dhe atyre do t’u kthehemi së shpejti. Mendoj miqësisht që Rexhep Qosja duhet t’i lërë ndjenjat dhe mendimet e tij të piqen akoma sa nuk është vonë, të shkëputet nga padurimi dhe mllefi personal dhe nga çdo rrethanë e përkohshme dhe të bëjë një autokritikë të thellë për shkarjet e tij. I kujtoj atij dhe atyre të tjerëve që po mundohen të hedhin baltë ndaj figurave tona kombëtare, ndër të tjerë edhe Skënderbeut, Nënë Terezës, se po mbajnë të njëjtin “fjalim” të përsëritur, si ai i një ambasadori të një vendi anëtar të OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. I nderuari ambasador të paktën u tregua i sinqertë që kur mbaroi fjalimin dhe e duartrokitën, edhe ata që flinin, kur ai fliste, tha me sarkazëm: “Faleminderit për vëmendjen, pasi ishte fjalimi që mbajta edhe vjet. Nuk i kam ndryshuar as edhe një presje”. Kështu dhe “postulatat” e Qoses” dhe disa të tjerëve, nuk do të “lëçiten” më, pasi janë bërë bajate. Mua më vjen shumë mirë kur marr pjesë në mbledhje e seminare ndërkombëtare dhe krenohem duke thënë se jam shqiptar. Bashkëfolësit, me respekt më thonë: “Jeni nga vendi i Ismail Kadaresë”. “Nënë Tereza, shenjtore ka qënë shqiptare”. Spinoza thoshte: “Më mirë t’u mësosh të tjerëve virtutet se sa të dënosh veset ; më mirë vlen gëzimi se sa trishtimi, më mirë vlen admirimi se sa përçmimi, më mirë vlen shembulli

T’i përmbahemi vlerave të Kombit tonë të lashtë OPINION

se sa turpi”. Me këto fjalë të tij, nuk dua t’i jap këtu dikujt mësime morali, por që çdonjëri nga bashkatdhetarët tanë të bëhet zot i vetvetes, ashtu siç duhet të bëhet dhe gjykatësi i vetvetes. Me çfarë synimi ? Për të qënë më njerëzor, më i fortë, më i dashur, i sjellshëm, i arsyeshëm. Cdo arsye dhe arsyetim është universal, çdo kurajo për të shprehur sidomos të vërtetën dhe jo të gënjeshtrën, është vetjake, e veçantë. Prandaj duhet kurajo për të menduar, siç duhet edhe për të luftuar apo argumentuar. Kruajua intelektuale, është refuzim, ndaj frikës, refuzim që t’i nënshtrohesh diçkaje tjetër që s’ka të bëjë me të vërtetën, edhe pse mund të të joshin dhe të paguajnë. Kjo është gjithashtu që cilësohet si mendjemprehtësi, kurajo për të jetuar me dinjitet, për të rezistuar, për të ngulmuar. Prandaj për t’u bërë ballë “qoftëlargëve” që vegjetojnë akoma në gjirin tonë dhe priren nga e keqja, nga fitimi personal, pa patur asnjë virtyt, ka ardhur koha që kritikët tanë letrarë, edhe ata me tituj profesorë që “kanë rënë në letargji” (jo të gjithë) të shprehin me forcë dhe të mbrojnë vlerat e letërsisë sonë, ashtu si edhe historianët dhe institucionet tona që merren me historinë e Kombit në Shqipëri dhe në Kosovë, apo edhe Fakultetet ku mësojnë studentët historinë, të thonë me forcën e tyre të vërtetat e historisë së Kombit tonë të lashtë. Por jo vetëm në shqip. Ashtu siç bën ushtria e madhe e historianëve serbë, grekë, apo edhe vendeve të tjera të Ballkanit dhe Europës, ato duhen përkthyer në gjuhë të huaj, për t’u rimarrë

nga historianët botërorë. Dikur më kujtohet se kur punoja në një organizëm ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, analizat për vendin tonë për ekonominë i bënte një ekonomist britanik, pasi megjithë kërkesat e përsëritura të Sekretariatit të atij organizmi për të ardhur ekspertë shqiptarë, edhe të paguar prej tij, nuk gjendeshin dot të tillë ( ?!). Dhe në to unë gjeja mangësi që i vija në dukje, natyrisht aq sa më lejohej dhe me takt. Nuk dua t’i bëj elozhe këtu ambasadorit shqiptar në Bernë, Mehmet Elezi, por me fjalorin e tij të gjuhës shqipe ai i jep një ndihmë të madhe gjuhësisë shqiptare. Të njëjtën gjë mendoj se duhet të bëjnë edhe ambasadat tona jashtë, jo të bëjnë fjalorë apo të shkruajnë letërsinë apo historinë tonë, por të paktën të përçojnë në gjuhën e vendeve ku punojnë, vlerat e letërsisë dhe historisë sonë kombëtare. Luan Topçiu e bën këtë në Rumani. Ka edhe të tjerë që nuk po i përmend për mungesë vendi. Shaban Murati ka shkruar tre libra për Kosovën që duhet të jenë në tavolinat e çdo diplomati shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë, për analizat dhe argumentat e bazuara që jep në mbrojtje të çështjes së drejtë të Kosovës dhe të domosdoshmërisë së njohjes së saj nga Bashkësia Ndërkombëtare, apo vendi që i takon në Kombet e Bashkuara dhe mbledhjet ndërkombëtare qofshin ato me karakter politik, edhe deri pjesëmarrje në veprimtari sportive ndërkombëtare. Por duhet bërë më tepër në këtë drejtim. Duhen popullarizuar edhe

15 SHTATOR 2009

analizat dhe kumtimet e albanologëve apo historianëve, kritikëve letrarë botërorë që kanë ngritur vlerat e shqiptarëve, virtutet e tyre të mira, si Georges Castellan me “Historinë e Ballkanit”, Robert d’Angely me shtatë librat e tij për gjuhën e lashtë shqipe, “Pellazgët”, “Sekretin e Epitafeve”, “Për Perandorinë Osmane ; shqiptarët e Epirit”, “Etruskët në Perandorinë Bizantine”, “Enigmën” ; “Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.s), natyralist romak i famshëm që botoi në vitin 77 e.s. serinë madhështore prej 37 vëllimesh për historinë natyrore, të titulluar “Naturalis Historia”. Në vëllimin VII, ai shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët” ; një gjë është e qartë dhe e padiskutueshme : gjuha shqipe është një nga 9 gjuhët indoeuropiane më të vjetra dhe që nuk e ka prejardhjen nga ndonjë gjiuhë tjetër, por ka mbetur e paprekur, megjithëse Shqipëria ka qënë e pushtuar nga shumë të huaj gjatë shekujsh. Nuk bëj ndonjë zbulim kur theksoj se emri “shqip” është gjetur në shënime qysh në kohën e Ptolemeut. Që shqipja është një gjuhë e veçantë dhe e lashtë indoeuropiane, kjo është dëshmuar nga gjuhëtari gjerman Frans Bopp, më 1854. Dihet botërisht se gjuhët më të vjetra Christine von Kohl me librin “Shqipëria”, si dhe librin që ajo ka shkruar me Wolfgang Libal “Ballkani faktor qëndrueshmërie apo pështjellimi në Europë”, që janë përkthyer me mjeshtri nga gjermanishtja, nga miku im, Pjetër Rodiqi, bashkëshort i

10

përkushtuar i Vaçe Zelës. Më lejoni, të nderuar lexues, t’u jap vetëm disa fjalë të shprehura prej saj në librin “Shqipëria” : “Nuk ka dyshim, ç’është e vërteta, se më vret ndërgjegja, kur kam parasysh që me këtë libër të vogël jam përpjekur të përshkruaj një vend dhe njerëzit e tij, pa zotëruar gjuhën e tyre, gjë që, gjithsesi, nuk është e këshillueshme…Kur Shqipëria “njolla e bardhë” në ndërgjegjen europiane deri në vitin 1985 kur vdiq Enver Hoxha, qe një vend i mbyllur, ajo u shëmbëllente thuajse si një parajsë e dëlirtë vizitorëve të pakët që lejoheshin të vinin nga Perëndimi. Shqipëria nuk është vetëm një vend me bukuri të mahnitshme. Duke pasur në sfond peizazhin dhe të kaluarën njerëzit e saj kanë shtjelluar një mendësi të tyre tejet origjinale e për shekuj me radhë këta dy faktorë kanë mrekulluar prore vizitorët e ardhur nga vendet e tjera. Shqiptarët shpeshherë janë admiruar, idealizuar dhe kundruar në një dritë romantike, por edhe janë mohuar apo nënvlerësuar. Ndaj tyre, ç’është e vërteta, është treguar vetëm në raste të rralla mirëkuptim, mirëpo edhe vetë ata nuk i kanë krijuar lehtësira mjedisit rrethues. Shqiptarët u përkasin popujve më të lashtë të kontinentit tonë, ata e ndiejnë veten si europianë dhe për shekuj me radhë kanë luftuar për të mbetur europianë. Fati dhe vetë mendësia vetjake kanë kërkuar prej tyre flijime tej mase të shumta. Ata kanë qenë të shtypur herë pas here e për një kohë të gjatë nga sundimtarët e huaj dhe tiranët e tyre”…Kur flitet për Shqipërinë e Shqiptarët, duhet folur edhe për Kosovën. Shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës janë pjesëtarë të të njëjtit popull, ndonëse me mbrujtje të ndryshme historike, nga njëra anë, qysh nga periudha e sundimit osman e, nga ana tjetër, nëpërmjet ndarjes shtetërore, si pasojë e Konferencës së Londrës të vitit 1913…” Arkivi ynë Kombëtar “për dreq” është hapur për shkencëtarët vetëm në vitin 1989, dhe ndodhitë dhe zhvillimet janë regjistruar së shumti prej historianëve dhe kronistëve të fqinjëve, disa që mbanin një qëndrim miqësor, por të tjerë duke i paraqitur “si burime të besueshme” por që në fakt krahas vërtetësisë të fakteve për diktaturën enveriane, shtrembëronin historinë tonë. Siç duket Enver Hoxha dhe bashkëshortja e tij nuk donin që historiografia shqiptare të dilte jashtë caqeve të veprave të tij, “të vërtetave” të shprehura vetëm prej tij, të cilat edhe sot e kësaj dite “nostalgjikët” e gjorë i shpërndajnë në shkallët e apartamenteve ku jetojnë. Siç shpërndahen stemat me orët me kokën e tij… Prandaj, ka ardhur koha, që si edhe vendet e tjera të qytetëruara, të bëjmë më tepër për zbulimin e vlerave tona kombëtare. Kryeministri Sali


N

Vitet e verbërisë AKTUALITET

kIM MEHMETI

ga viti i ardhshëm, filloristët shqiptarë, që nga klasa e parë do e mësojnë gjuhën e bashkështetasve të tyre të vetëquajtur maqedonas. E pasi të mësojnë gjuhën maqedonase, ata do bëjnë të njëjtën që kanë bërë dekada me radhë prindërit e tyre gjatë shkollimit: do i përvishen punës të përvetësojnë historinë, letërsinë dhe kulturën maqedonase. Me këtë, shqiptarët do bëhen qytetarë të vyeshëm, do dinë çdo gjë për popullin, i cili mbase shumë pakë dinë për vetveten. Pra, me këtë shqiptarët do jenë të gatshëm të jetojnë në një shtet shumetnik, shumëkulturorë e shumëgjuhësorë, e në të cilin edhe maqedonasit e Tetovës nuk dinë thuajse asnjë fjalë shqip dhe për kryetrimin shqiptar Skënderbe, dëgjuan atëherë kur i revoltoi ngritja e përmendores së tij në pjesën veriore të Shkupit. Nga ky vit, më në fund, u dha në përdorim godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku”, e ndërtuar në lagjen Veri të Shkupit. Godinë shkollore të cilës i është vënë gurthemeli aq herë sa ka pasur zgjedhje parlamentare në Maqedoni. Pra, e cila ndërtohet plotë dy dekada, aq vite për sa Perandoria Turke i ndërtoi të gjitha kalatë dhe xhamitë në Ballkan, edhe atë në kohë kur gurët janë bartur mbi shpinë e me gomarë. Dhe si e tillë, kjo ndërtesë e re e gjimnazit më të vjetër në gjuhën shqipe në Maqedoni, e që i ka shëtitur të gjitha lagjet e Shkupit si qiraxhi i shkollave maqedonase, do mbetet e largët për nxënësit e fshatrave perëndiBerisha dhe qeveria që ai po kryeson në mandatin e dytë, nuk kanë mundësi të japin udhëzime pas udhëzimesh për këto çështje të rëndësishme, pasi duhet të ndjekin edhe politikën globale shqiptare të brendshme dhe të jashtme, ekuilibrin me fqinjët tanë të dëshiruar dhe të padëshiruar (nuk i zgjedh dot fqinjët), marrëdhëniet me shtetet e tjera europiane dashamirëse dhe skeptike pasi luhaten nga problemet e tyre nacionaliste dhe të minoriteteve që i përbëjnë (e kam fjalën për mosnjohjen e Pavarësisë dhe qeverisë së ligjshme të Kosovës), me NATO-n, SHBA etj. U përket institucioneve tona, në radhë të parë Akademisë së Shkencave, por edhe Institutit të Diasporës, si në Kosovë dhe në Shqipëri, shkencëtarëve tanë, të japin ndihmesën e tyre në këtë drejtim. Profesorët tanë me tituj që jetojnë jashtë shtetit, në Francë, Austri, Britani e Madhe, Gjermani, vende të tjera europiane e deri në SHBA, krahas studimeve akademike për vendet ku jetojnë, duhet të marrin mundimin të gjejnë në arkivat e pasura të këtyre vendeve, apo biblioteka, argumenta që flasin për historinë, gjuhën, letërsinë, identitetin e vendit tonë. Çdonjëri duhet të mendojë që gjatë udhëtimeve jashtë , qofshin zyrtare apo edhe turistike që janë shtuar për ta, si dhe për parlamentarët shqiptarë, të “gërmojnë” në arkivat dhe bibliotekat e pasura të huaja ku shkojnë edhe për dy javë, apo më tepër. Çështjes shqiptare i shërbehet duke qenë i përkushtuar dhe jo duke braktisur Parlamentin shqiptar, siç vepron opozita tani. A mendojnë ata parlamentarë opozitarë se nuk i shërbejnë çështjes nga më madhoret tani, të futjes së Shqipërisë në Europën e Brukselit ?

15 SHTATOR 2009

11

morë të Shkupit – ku edhe dominon popullata shqiptare – aq sa është i largët edhe Universiteti i Tetovës. Andaj, nuk është e çuditshme nëse në të ardhmen, ata u drejtohen shkollave të mesme në Tetovë. Me çka ndoshta qeveritarët e BDI-së më në fund do e kuptojnë pse pushtetarët maqedonas donin që godina e re e këtij gjimnazi të ndërtohet sa më larg qendrës së Shkupit dhe pse ndërtesën e vjetër të këtij gjimnazi në lagjen Nerez të kryeqendrës - kryesisht e banuar me shqiptarë – ata ngutshëm duan ta mbushin me nxënës apo student të etnitetit maqedonas. Pra, shumëçka që është duke ndodhur këtë vit, e që paralajmërohet të ndodh që nga viti i ardhshëm shkollor, qartë shpjegon se edhe shumë vite më pas, shqiptarët e këtushëm do i vjelin frytet e verbërisë politike të përfaqësuesve të tyre nëpër institucionet më të larta shtetërore. Përfaqësues të cilët askush nuk i akuzon pse nuk dinë, por pse nuk i pyesin ata që dinë, me çka do e kuptonin se njerëz të gjithëdijshëm nuk ka në këtë botë, se botën e banojnë injorantë që vetëgënjehen se i dinë të gjitha dhe të mençur që dinë kë të pyesin për gjërat që nuk i dinë. Dhe sikur ata të pyesnin, dikush do u tregonte se godina e re e Gjimnazit “Zef Lush Marku” u ndërtua atje ku ndodhet sot, vetëm që shqiptarët e këtushëm të getoizohen e

të jenë sa më larg qendrës së Shkupit, se godina e vjetër e këtij gjimnazi nuk u jepet në përdorim shqiptarëve që të pengohet “shqiptarizimi” i lagjes Nerez, e mbetur si xhep shumetnik në pjesën “maqedonase” të Shkupit. Pra, dikush do u tregonte se koncepti multietnik nuk realizohet kur vetëm njëri e njeh gjuhën, historinë dhe kulturën e tjetrit, por kur të gjithë sa janë, e mësojnë gjuhën e mjedisit ku jetojnë dhe i njohin tiparet dalluese të bashkëqytetarëve të tyre me përkatësi tjetër etnike. Por, që ta kuptojnë këtë, do duhet dikush t’i bind drejtuesit e BDIsë se jo çdo gjë realizohet me durim e pritje, se pritja dhe durimi janë tipare e murgjve, e jo e politikanëve që e rrëmbejnë çdo ditë të sotme, e që me ato të murojnë të ardhmen, jo e politikanëve që e dinë se e sotmja është arë ku mbillet fare e të ardhmes, se çdo e sotme e humbur të nesërmen ta bënë të djeshme. Pra, që ta kuptojnë këtë, do duhet dikush t’u tregojë kryesuesve të BDI-së se populli një ditë do ngihet dhe do e kuptojë pse nuk “dështon” koncepti i tyre politikë: sepse i ngjanë veprimit të lypsarit, i cili ulet në një qoshe dhe me të drejtë beson se nëse jo sot, atëherë nesër, do kalojë ndonjë i pasur e shpirtbardhë që do ia lëshojë mbi shuplakën ndonjë monedhë. Apo thënë ndryshe, populli një ditë do e lexojë qartë se politika e BDI-së nuk mund të “dështojë” ngaqë ajo i ka aleat

vitet që kalojnë, e që vetvetiu çojnë rrugës që edhe në këtë Ballkan një ditë të mos kenë gjithaq rëndësi shtetet, me çka do humbin kuptim betejat e sotme ndëretnike që zhvillohen në Maqedoni. Me çka do shihet se edhe ai që nuk bënë gjë, është pjesëtarë i ndryshimeve. Apo, do shihet qartë se përparësia e sotme e BDI-së është vetëm një: kur i krahason ata me disa “atdhetarë” të PDSH-së opozitare, të dalin si politikanë të ardhur nga Kongresi amerikan. Por, edhe si të tillë, afati i tyre i përdorimit do jetë për aq kohë sa shqiptarë e këtushëm do kenë durim të presin, për aq kohë sa shqiptarët e Maqedonisë do mbeten këta që janë: të painteresuar të ndryshojnë vetveten dhe me shpresë se ndryshimet në shoqërinë e tyre do i bëjë dikush tjetër. Pra, për aq kohë sa duhet pritur që të shpaloset e vërteta se politikanëve të tillë nuk u bëjnë përshtypje vogëlushët shqiptarë që do jenë të detyruar të mësojnë edhe një gjuhë të huaj qysh në moshën gjashtëvjeçare, as gjimnazistët e fshatrave perëndimorë të Shkupit që do udhëtojnë me orë të tëra deri te godina e shkollës së tyre, deri te ndërtesë e vendosur në një lëndinë në cep të Shkupit, e me çka më shumë i ngjanë një kampi ku grumbullohen emigrantët e përkohshëm të ardhur në Maqedoni, se sa një objekti shkollor.

Nga viti i ardhshëm, vogëlushët shqiptarë të klasave të para të fillores, krahas shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe, do mësojnë të flasin edhe maqedonisht. Këtë ata e kanë dhuratë nga politikanët shqiptarë të cilët nuk e flasin mirë as gjuhën e tyre amtare dhe që nuk e njohin alfabetin politik, i cili alfabet është krejt ndryshe nga ai që e përdorim ne të vdekshmit e rëndomtë. Duke qenë të tillë, përfaqësuesit e BDI-së në qeveri, as që e dinë, për shembull, se ky shtet më shumë investon për Kopshtin Zoologjik të Shkupit, se sa për vlerat kulturore shqiptare. Pra, duke qenë politikanë që vetëgënjehen se i dinë të gjitha, të cilëve nga veshët u rrjedhë mençuria e nga hundët u kullon profesionalizëm, pushtetarët shqiptarë në qeveri nuk e kanë kuptuar as atë që për çdo ditë ua demonstron Gruesvki: mundohu të gjuash sa më shumë peshq në ujin e sotëm të lumit, jo vetëm pse i njëjti peshk nuk mund të kapet dy herë, por pse askush nuk e dinë si do jetë rrjedha e nesërme e lumit. E si mund ta kuptojnë këtë ata që veprojnë sipas parimit: mbaje durueshëm shkopin për peshkim në duar, sepse peshkun që nuk e ke zënë sot, do e kapësh kur të rritet e të bëhet më i majmë. Dhe duke qenë të tillë, ata edhe kanë mbetur vetëm me shkopin në dorë.

Ata vetë mund të shkojnë në Europë e gjetiu me viza Shengen apo pa viza me cilësinë e tyre si parlamentarë, si dhe marrin rroga të majme, të paguara nga taksapaguesit shqiptarë dhe nga bizneset që kanë bërë falë demokracisë. Por a mendojnë ata për atë popull që rri me orë të tëra në dyert e ambasadave për të marrë një vizë, për të shkuar sikur edhe disa ditë në “eldoradon” europiane ? Mendimet e kundërta duhet të rrihen në Parlamentin e popullit, ashtu siç veprohet edhe në vendet e tjera demokratike. Shembulli i Zvicrës është tepër domethënës : kur shtrohet problemi i mbrojtjes së çështjes kombëtare apo të popullit zviceran, parlamentarët e krahut të djathtë, të qendrës, apo të majtë vendosin bashkërisht në instancën më të lartë të Sovranit Popull. Dhe ata janë në unison, siç duhet të jemi ne të gjithë dhe të ndikojmë për hyrjen e Shqipërisë në Europë, për eliminimin e vizave për shqiptarët, siç u realizua “në mënyrë tinzare” për Beogradin, për Mlladiçin që mund të ikë me fytyrë tjetër, falë operacioneve estetike dhe pasaportës serbe. Natyrisht, këtu kanë dorë dhe qarqe të caktuara europiane që për interesa meskine të “qajnë ditën dhe të fusin thikën natën”.

punuar me organizatat ndërkombëtare. Ai ka angazhuar edhe këshilltarë të tjerë të krahut të majtë, për probleme që lidhen me interesat kombëtare, pasi ata mund t’i hapin dritën jeshile problemeve që shtrohen në marrëdhëniet e Francës me vendet e tjera. Në SHBA, Presidenti i nderuar Barak Obama ka rreth tij një staf të përbërë edhe nga republikanë që kanë dhënë dhe do japin akoma më tepër për Kombin e tyre. Idealja do të ishte siç është në Zvicër : një koalicion i partive të ndryshme, një qeveri prej shtatë ministrash që përfaqësojnë grupimet e ndryshme politike. Por Konfederata Helvetike (e përbën një rast pothuajse unikal në botë dhe është një demokraci e formuar prej dekadash. Dëgjojmë anatema nga më monstruozet, që rimerren me qejf nga shtypi europian i bulevardit, në një kohë që jo vetëm unë si shqiptar nga Shqipëria apo nga Kosova, por edhe miqtë tanë të huaj, shohin ndryshime të mëdha : autostrada, banka, shkolla, spitale të reja moderne, magazina si në Perëndim, dyqanet dhe restorantet plot me njerëz, të rinj të gëzuar. A ka probleme. Por cili vend është pa probleme. Edhe demokracitë më të vjetra në botë nuk mund t’i shuajnë dot problemet sociale që kanë që janë bërë të mprehta në këtë periudhë krize botërore… Pinjollët e E. Hoxhës dhe bashkëshortja e tij guxojnë akoma të na japin “mësimet” për të mirat në kohën e Enverit, duke përfituar nga “butësia” e demokracisë. A do të kishin guxim ta bënin një gjë të tillë, në kohën e merhumit ? Të mos ishte kjo demokraci, ata nuk do kishin bizneset e tyre “të frytshme“, por do të përfundonin si mijra shqiptarë të syrgjynosur nga diktatori. Apo si mijra

të tjerë intelektualë se ishin fotografuar në një shfaqje të “Lulja e Kujtimit” të Foqion Postolit, pranë një të riu të “Ballit”, pa bërë pjesë në këtë formacion politik dhe u dënuan për jetë shpirtërisht, apo ata që kishin shprehur pakënaqësi për prishjen e marrëdhënieve me sovjetikët, për mungesën e ushqimeve, për therjen makabre të bagëtive. A mendon ajo grua se një nga krimet më të mëdha që duhet ta brejë ndërgjegja ishte moslejimi i nënës, ish shoqe e saj e ngushtë, për të parë bijën e saj në shtratin e vdekjes (?!), etj etj.

qoftë ai nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi nuk do të pranonte me dëshirë heqjen e përkatësisë si shqiptar, shtetas i një kombi të lashtë, një komb që ka ruajtur të pastër gjuhën, zakonet dhe gjithçka të mirë për t’ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm, që një ditë do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit në Velipojë, Durrës, Vlorë, Seman, Sarandë, buzë Liqenit të Ohrit dhe të Ulqinit, në malet e lartë e të bukur në Valbonë, në Kosovë e gjetiu. Nuk dëshiroj si mijra bashkatdhetarë të mi në botë që brezat tanë të ardhshëm të mos dijnë se nga e kanë prejardhjen, duke humbur diçka shumë të shtrenjtë : identitetin e tyre kombëtar. Nuk dëshiroj që për shkak të “përkatësisë” së përkohëshme me pasaporta të ishJugosllavisë, disa bashkëatdhetarë tanë të tundohen për një çast, nga padrejtësia që ju bë shqiptarëve, dhe të përdorin më 1 janar 2010, “pasoshin” serb. Krenaria e përkatësisë si shqiptar, duhet të mposhtë kënaqësinë plot “helm” që ju jep Beogradi.

Pra grindjet e kota pa bukë çojnë ujë në mullirin e armikut. Po krijohet qeveria e re shqiptare, me një koalicion partish. Dëgjojmë anatema nga më të ndryshmet që fatkeqësisht i fryn edhe shtypi shqiptar “i pavarur”. Në Francë, Presidenti Nikola Sarkozi, ministrin e punëve të jashtme, Bernard de Kushner e mori nga krahu i socialistëve, duke vlerësuar punën e tij në shërbim të interesave të Francës kur ka

Ditët e fundit lexova me kënaqësi për zhvillimin e një kolokiumi në Shkup, lidhur me dyshtetësinë nga disa organizata joqeveritare shqiptare. Do t’i kthehem përsëri këtij problemi madhor për Kombin tonë, për të cilin kam shkruar fillimisht, në 26 mars 2002 në shtypin tonë. Fletorja zyrtare e Republikës së Shqipërisë në çdo numër ka me dhjetëra emra të qytetarëve tanë që lënë shtetësinë shqiptare, me dëshirë, apo të detyruar, pasi vendet ku janë vendosur nuk e pranojnë atë. Unë nuk mund të pranoj mendimin e një studenteje shqiptare që m’u shpreh në konfidencë gjatë një kolokiumi për Kushtetutën tonë, në Universitetin e Gjenevës, se kish qenë për disa vite në një shtet të huaj dhe atje vetë shqiptarët kishin pranuar shtetësinë e atij vendi. Ajo mund të pohonte më mirë se shqiptarët si popuj të vendeve të tjerë, për një arsye ose një tjetër, kishin qenë të detyruar të merrnin shtetësinë e vendit ku ishin vendosur. Nuk kishin zgjedhje tjetër, pasi ai vend nuk u jep mundësinë si Zvicra, e cila qysh më 1992, me ligj ka pranuar dyshtetësinë. Kurrë ndonjë shqiptar i ndershëm,

Gjithçka që shpreha më sipër janë vetëm mendime të mijat personale, nisur nga synimi që çdonjeri prej nesh, në Komb dhe jashtë tij, të japë ndihmesën sado edhe të vogël për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare. Të mësohemi të duam fqinjin, edhe opozitarin, mikun, shokun, dhe seicili nga ne të respektojë edhe figurat tona mbarëkombëtare, si shenjtoren tonë të mirë, të urtë, paqësore, Nënë Terezën, e cila ndër të tjera jepte këtë mesazh : “Ajo që bëj unë është një pikë uji në oqean. Por nëse kjo pikë uji nuk do të ishte atje, uji do të mungonte”.


Per çdo problem emigracioni qe mund te keni MC Lee&Co Solicitors eshte zgjidhja me e mire.

Bashkime familjare Aplikime per VISA te te gjitha kategorive Jemi te specializuar per ata qe kane vite ne Uk, por akoma nuk kane perfituar lejen e qendrimit. Na kontaktoni:

JR JONES SOLICITORS

MCLEE SOLICITORS 02075693085

Avokati Naim Hasani ne sherbim te komunitetit shqiptar ne Angli

Ne mund t’ju ndihmojme Per te gjitha ceshtjet e emigracionit 1-Bashkime familjare perfshire bashkeshortet, femijet dhe prinderit 2- Aplikime per VISA martesore dhe VISA per te fejuarit e personave me leje te perhershme qendrimi me Birtani apo me shtetesi Britanike. 3- Leje qendrimi apo hyrje si partner I pamartuar I personave me shtetesi Birtanike apo leje te perhershme qendrimi. Leje qendrimi si student, leje punesimi apo qendrim per experience pune apo si Migrant me Kualifikim te Larte etj. 4- Processe divorcimi dhe ndarja e pasurise per ciftet qe divorcohen. Perfaqesim ne procedurat per mbrijtjen e femijeve. 5- Nse jeni refuzuar nga Home Office si familje per tu perfshire ne Amnesti per arsye te ndryshme. 6- Nese keni pesuar aksidente ne pune dhe aksidente te trafikut rrugor dhe nuk ka qene faji juaj dhe kerkoni kompensim. 7- Kompania operon skemen e ndihmes ligjore falas per ata persona qe nuk jane ne mardhenje pune ose kane te ardhura te vogla.

Address: 58 Uxbridge Road, Ealing London W5 2ST Tel: 02082310440 e-mail nhasani@jrjones.co.uk

www.luleonline.com Dërgoni lule në të gjithë botën. Mundësia më fantastike për të kujtuar të dashurit tuaj në mëmëdhe apo në botë A ka dhuratë më të çmuar sesa një tufë me lule për të dashurën tuaj në Tiranë apo gjetiu?

TELEFONO: 07788406825


Gjalica

Dëshironi të pini një kafe në një ambient të mrekullueshëm?

Bar restorant “Gjallica“ iu ofron ambient të kendshem, shërbim të pakrahasueshëm dhe cilësi të padiskutueshme. Kuzhinë shqiptare dhe mesdhetare Free parking në çdo kohë.

Për çdo party, festë, fejesë apo dasmë, nuk mund të gjeni ambient më të përshtatshëm.

Ejani shikoni dhe binduni Adresa 714 Lea Bridge Road London E10 6AW Tel: 07737230118

DASMA FEJESA KONCERTE DITELINDJE AKTIVITETE VIDEOKLIPE MAKINA ME QERA ETJ

Studio per te gjitha gezimet, tani me sherbimin me te ri. Per te gjithe ata qe marrin sherbimet tona nga gazeta “The Albanian” ne japim nje urim me foto ne numrin e ardhshem te gazetes.

KONTAKTONI VELLEZERIT OMI TEL:07538792157


N

Nga Ylli Përmeti

ë një bisedë të pazakonshme që kishim me kolegët e mi të Gazetës «The Albanian» në një kafe të Londrës u shtrua përsëri pyetja e zakonshme që shumë prej nesh ndoshta n’a shqetëson: Perse ‘kodi zgjedhor’ në Shqipëri nuk merr për konsideratë mërgimtarët? E thënë ndryshe: A duhet të votoi mërgimtari në vëndin e vetë? Natyrisht që sot teknologjia ofron edhe votim në distancë: por për cilin, çfarë dhe sa e prekin vendimet e deputeteve apo përfaqësuesve në parlament mërgimtarin? Në të vërtet, qëndrimet janë të shumëllojshme: dikush parapëlqen të merret për konsideratë vota e mërgimtarit dhe dikush jo. Por le t’i bëjmë edhe një qasje tjetër ashtu siç i kanë bërë edhe kolegë të tjerë problemit. Së pari, le të përcaktojmë stasusin e të dy këtyre grupeve të interesit: Në njërën anë është parlamenti me kandidatët e tij të cilët kryejnë rolin e delegatit të zonës ku ata kandidojnë dhe në anën tjetër, mërgimtari i cili aktivizohet ekonomikisht në një vënd tjetër. Pra kemi dy grupe interesi të cilët operojnë në kuadër ekonomik të kundërt: Njëri për vendlindjen e mërgimtarit dhe mërgimtari për vendlindjen e botës gjoja mondane. Interesi i të dyve është ekonomik asgjë më tepër. Vendimet që merren në Parlamentin Shqiptar janë ekonomik, s’janë asgjë me tepër dhe kështu, të dy këto grupe siç u tha më lartë operojnë në kuadër të ndryshëm financiar. Psh, delegati jonë në vëndlindje si teknokrat s’bën asgjë më tepër sesa të pres ndonjë fond ekonomik të cilin t’a investoi në vëndin e tij ku ai kandidoi dhe keshtu të mbaj gjoja premtimet paraelektorale. Pra ai “shfrytëzon” parátë e taksa-paguesve në vëndin ku ai kandidon. Normalisht nëse fusnim në këtë kontekst nocionin e pastër demokraci, taksa-paguesit janë ata që duhet të marrin një vendim të tillë për mërgimtarët dhe jo parlamenti. Sepse imagjono për një moment, ti të paguash një teknik në shtëpinë tënde për një punë teknike dhe ai të të bëj punën —por më vonë të marrë edhe vendime që prekin interesat e tua familjare, psh, nëse ti morre vendim paraprakisht për ngritjen e një muri dhe më pas tekniku të të nxis të bësh edhe punë të tjera në shtëpi ose pa marrë mendimin tënd të bëj ç’t’i shkrepet në shtëpinë tënde! Pushteti këtë paradoks të botës mondane shfrytëzon: Ai edhe paguhet nga ty por edhe merr vendime për ty. A nuk luftuat për demokraci: E, për këtë domokraci luftuat. Kështu që i bie që ti jo vetëm të jesh “fallco” në botën e kësaj demokracie por edhe “skllav i pastër’ i takspronarëve. Kështu, interesi i vendimeve ekonomike që merren në vendlindje nga delegatët gjoja teknokrat i mërgimtarit nuk është në vëndin e vetë por është në vëndin ku ai operon. Dhe vëndi ku ai operon është një tjetër sistem skllavërues sepse ka po të njëjtën metodologji të zbatimit dhe marrjes së vendimeve në parktikë. Në të vërtetë, mërgimtari s’bën asgjë më tepër se sa ikën nga një sistem skllavërues dhe integrohet në një tjetër që është më shumë skllavëruses dhe këtë paradoks ai e

Vota e Mërgimtarëve OPINION

15 SHTATOR 2009

14

‘Ai që përfaqësohet në parlament është një lloj sikur të ketë shumëzuar veten me zero; përfaqësimi parlamentar këtë efekt ka —të shumëzoi qytetarinë me zero dhe ai ia ka arritur më së miri deri tani qëllimit’ quan mirëqënie. Por ai s’është gjë tjetër veçse një rrogëtar që pa të, nuk jeton dot. Kështu, problemi i votës së mërgimtarit përfshin një gamë të tërë interesash dhe lojrash pushtetare. Mërgimtari s’është gjë tjetër sesa një krijesë që luftoi një pushtet teknokrat në vëndin e vetë dhe shkoi në një pushtet tjetër teknokrat. Ai fle në dozën e tij paradoksale të demokracisë pa u menduar se aty më tej ka edhe zbatueshmeri tjetër të demokracisë. Por mërgimtari s’ka faj, sepse kështu ia thonë, kështu beson. Natyrisht, faji i mërgimtarit është që nuk hulumton në mënyrë të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e tij. Në anën tjetër, sado kundrues që të jetë dikush qoftë në sistemin parlamentar shqiptar që është shabllon i një sistemi tjetër britanik qoftë në sistemin britanik —nuk mund të nuhas intersat e tij sepse mëndja i është shpëlarë nga disa çarlatanë të medias mondane që gjoja s’kanë çensurë dhe kështu, kundrimi objektiv i realitetit bëhet shumë i vështirë. Këto doza të rënda shpëlarjeje kanë afektuar ç’do njërin nga ne: Gazetarë, publicistë, mësues, teknikë, qytetarë etj,. Dhe kështu, bën çdo qëndrim tonin rreth realitetit i cili është parafabrikuar nga teknokratët apoli-

tikë, irracional, subjektivë dhe përfundimisht të manipuluar kryekëput nga sisteme të kalbura gjoja demokratike. Kështu, vota e mërgimtarit është votë drejtë-për-drejtë ekonomike dhe jo morale. Vendimet ekonomike janë periodike nuk janë të përjetshme. Dmth, nëse delegati jot shtroi një rrugë në vëndlindje me taksat që njërëzit tanë paguajnë dhe jo taksat që paguan ti si mërgimtar (modë e gjithë delegatëve) ajo do shtrohet edhe nesër. Atë mund t’a shtrosh edhe ti, gjithnjë po të rivendikosh titullin e delegatit. Në fak, delegatë apo deputetë sot çdo njëri nga ne mund të bëhet. Psh, Klinton një qytetar nderi në Shqipëri apo në Kosovë s’ishte asgjë më tepër sesa një bujtinar i hoteleve të Nju Jorkut. Bush, një ‘“demokrat”i përmbaruar’ në Shqipëri i cili u prit si Mesia, s’ishte ashgjë më tepër sesa një shpues pusesh nafte. Berisha, një “demokrat” i betuar që i merr vendimet vetë s’është asgjë më tepër se sa një qënie për të ardhur keq dhe një kardiolog që zor se di se çfarë presion gjaku kërkon zemra dhe se si mund t’a kurojmë atë nga streset e politikës së tij. Asnjë këshillë për zemrën s’kemi dëgjuar nga ky docent mjekësor deri tani. Rama, një socialist i betuar, s’është asgjë më tepër se sa një borgjez

i pastër dhe botën e sheh me ngjyrat e paletës së ngjyrave. Nano, s’është asgjë me tepër, sesa një ekonomist i edukuar nga akademitë perëndimore që nuk mund të parashikojnë asnjë dukuri ekonomike dhe ai botën e sheh në bazë të hedonizmit së tij trunor dhe uiskit që të çon në një situatë fëmijërore. Dhe natyrisht ngrihet pyetja: Cila akademi perendimore përgatit sot teknokratë të pastër? Asnjëra! Dhe kështu, prozhmimi i shumë të tjerëve mund të vazhdoi dhe mos të mbaroi kurrë. Por ajo që mbetet është interesi i mërgimtarit: E, interesi i tij është në vëndin e vetë por ai duhet të operoj atje dhe jo t’i dhuroj taksat shtetit ku ai aderon ose të rivendikoi integrim të vazhdueshëm në shoqërinë ku ai ka “dëshirë” me mbështetje të pushtetit legjislativ shqiptar. Por nga që, kjo e fundit s’ka për të ndodhur kurrë, atëherë i bie që t’a qepim dhe mos t’a shtrojmë më këtë çështje për debat publik sepse parlamenti nuk është në funksion të qytetarëve por në fuknsion e vetë. Pra ata (parlamentarët) i shërbejnë vetes me parátë tuaja, dhe kurrë s’ka për të ndodhur e kundërta. Ky është paradoksi më madh dhe shpres-humbës së botës mondane. Ai që medon se duke punuar në Britani ka

zgjidhur problemin ekonomik që në relalitet është sikurse u tha më lart taksapunëtor i pseudo-legjislativit britanikë ai ka humbur moralin. Dhe morali është vlera më e vyer që kemi si njerëzim. Atë s’mund t’a gjesh as s’mund t’a konvertosh me asnjë vlerë tjetër brilante në këtë botë. Kush e ka humbur atë, s’është asgjë me tepër se sa një tradhëtar i qënies njerëzore dhe është rradhitur padashur në qënie jashtë-tokësore sepse edhe kafsha e tokës ka pak moral! Pra vota jote, kudo që t’a hedhësh, është jashtëqitje për delegatët që ti me ndërgjegjje zgjedh. Është një lloj si marrësh pjesë në nje bisedë dhe të mos flasësh ose të mos shprehësh mendim tënd: A nuk e shumëzon veten tënde me zero? Natyrisht që po! E, parlamenti këtë qëllim ka: të shumëzoi më zero qytetarinë, zërin e lirë, mendim e lirë, mendimin kontradiktor, mendimi praktikë dhe ia ka arritur më së miri qëllimit. Rroftë ‘demokracia e “dikta”turës parlamentare’ me batakçinjtë e saj! Për më shumë demokraci: http://phroneticanddemocracy.blogspot.com/


R

Shkruar nga Mark N. Katz usët, siç e dimë, kanë një listë të gjatë të qëndrimeve kundërshtuese ndaj Perëndimit në përgjithësi dhe SHBA-së në veçanti. Zgjerimi i NATO-s, intervenimi kundër Serbisë, njohja e Kosovës, plani amerikan për stacionimin e mburojës antiraketore në Europën Lindore dhe kritikat në adresë të Rusisë për shkak të hyrjes në luftë kundër Gjeorgjisë, janë vetëm disa prej tyre. Por, a e kanë kuptuar ndonjëherë rusët se perëndimorët - në veçanti ata të cilët kanë shpresuar në marrëdhëniet miqësore me Rusinë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë - mund të jenë të dëshpëruar me Rusinë? Mirë, jemi. Dhe ekzistojnë disa arsye për këtë. Së pari: ne kemi pritur që Rusia mund dhe do të bëhet demokraci perëndimore, e cila respekton të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Në vend të kësaj, është shndërruar në një regjim autoritar, i cili nuk respekton asnjërën prej këtyre vlerave. Ajo që habit edhe më tepër është fakti se pjesa më e madhe e rusëve duken të kënaqur me këtë situatë. Pse? Si ka mundur të ndodhë që ish-shtetet komuniste të Europës Lindore, e madje edhe disa ish-republika sovjetike, kanë shënuar përparim në fushën e demokracisë, por jo edhe Rusia? Pse njerëzit në këto shtete kanë kërkuar tranzicionin drejt demokracisë, ndërsa rusët jo? Është ky dëshpërimi më i madh me Rusinë dhe rusët. Me gjithë faktin se Perëndimi nuk beson që zgjerimi i NATO-s kërcënon Rusinë, unë kuptoj pse pjesa më e madhe e rusëve

Ç

Nga “Associated Press”

ekët e ndiejnë veten të tradhtuar, polakët të hidhëruar, rumunët të injoruar. Pyetni ata se kush është fajtor për këtë dhe përgjigjja mund të duket befasuese: Presidenti Barack Obama. George Bush arriti ta joshë Evropën Lindore dhe udhëheqësit e rajonit iu bashkuan me shpejtësi “koalicionit të të vullnetshmëve”, të krijuar nga ai pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Tani, shumë njerëz - si zyrtarë, ashtu edhe qytetarë të thjeshtë - ankohen për atë që e perceptojnë si neglizhencë nga ana e administratës së Obamës. Kjo është një zhvendosje e jashtëzakonshme në këtë rajon, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i mësuar me marrëdhëniet komode me SHBA. “Tani vërejmë fillimin e një indiference”, thotë historiani dhe hulumtuesi rumun Tudor Salajean. Madje, herëpashere dhe në disa pjesë, disponimi i ri është i afërt me armiqësi. Dy prej tre bullgarëve, çekëve, polakëve dhe rumunëve e mbështesin politikën e jashtme të Obamës, dëshmoi anketimi i realizuar nga Fondi Gjerman i Marshallit. Kjo përkrahje mund të cilësohet si mjaft e fuqishme, por ajo duket e mjerë, nëse krahasohet me përkrahjen e Obamës në Evropën Perëndimore, ku nëntë nga dhjetë të anketuar mbështetin Obamën. Është normale që marrëdhëniet të ndryshojnë me kalimin e kohës dhe aktualisht ekzistojnë shumë pak arsye urgjente, të cilat do ta shndërronin Evropën Lindore në prioritet të SHBA, thotë Janusz Bugajski, drejtor i projek-

Të dëshpëruar me Rusinë OPINION

e besojnë këtë. Por, ajo që nuk e kuptoj është pse Moska po e promovon më shumë se Uashingtoni zgjerimin e NATO-s. Madje, edhe nëse Rusia do të ishte shndërruar në demokraci perëndimore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sigurisht se do të kishte qenë e kuptueshme që përvoja e dominimit rus do të rezultonte me frikën nga Rusia në Europën Lindore, si edhe në ish-shtetet sovjetike. A d ministrata e SHBA-së nuk është forca motorike prapa zgjerimit të NATO-s; forca motorike prapa këtij zgjerimi është frika nga Rusia gjithnjë e më agresive. Nuk është vështirë për të kuptuar që sjelljet miqësore të Moskës ndaj fqinjëve do të reduktonin dëshirën e tyre për anëtarësim në Aleancë, por me sjelljet armiqësore ndaj tyre Moska vetëm sa e ka forcuar këtë dëshirë.

15 SHTATOR 2009

Rusët janë tejet të hidhëruar, për faktin se amerikanët dhe shumë shtete perëndimore e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për dallim nga këto shtete, Moska është e gatshme të injorojë dëshirën e popullatës shumicë në Kosovë për pavarësi apo faktin se sjelljet e serbëve ndaj kësaj popullate vetëm sa e kanë forcuar këtë dëshirë të

saj. Moska, na kanë thënë udhëheqësit rusë, kundërshton shkëputjen, nëse me këtë nuk pajtohet shteti nga i cili ndodh shkëputja (në këtë rast nga Serbia). Prandaj, pse Moska ka bërë një kthesë dhe ka njohur pavarësinë e Abhazisë dhe Osetisë së Jugut? A nuk po vëren Moska kundërthëniet në politikën e saj? Moska duket se nuk ka marrë parasysh as mundësinë që njohja e Ab-

suksesshëm që je, aq më poshtë do të rrëshqasësh në axhendën e politikës së jashtme të SHBA. Ata e kuptojnë se është kjo fytyra e re e Amerikës, se nuk është epërsi të jesh a n t i amerikan”, theksoi Bugajski. Marrë n ë përgjithësi, Obama ende adhurohet nga shumë qytetarë të Evropës Lindore. Në prill, gjatë fjalimit të tij në Pragë, Obama kujtoi dekadat e tëra të miqësisë transatlantike, të cilat ndihmuan në çlirimin e shteteve që kishin mbetur prapa Perdes së Hekurt. Tash, pas tetë viteve në qendër të vëmendjes së Bushit, ata thjesht nuk e ndiejnë dashurinë e

Obamës. Arsyet për këtë janë të ndryshme. Udhëheqësit çekë dhe polakë janë të hidhëruar, për shkak të qëndrimit të paqartë të Uashingtonit në lidhje me planin e Bushit për të vendosur elemente të mburojës antiraketore në territoret e këtyre dy shteteve ishkomuniste.

hazisë dhe Osetisë së Jugut mund të trimërojë myslimanët në Kaukazin Verior për të menduar se mund të shkëputen nga Rusia. Në kokat e nacionalistëve rusë ndoshta është e qartë se shkëputja nga Rusia është një gjë krejtësisht tjetër nga shkëputja prej Gjeorgjisë. Por, a është rastësi se njohja e pavarësisë së Abhazisë dhe Osetisë së Jugut është shoqëruar me shtimin e dhunës në Kaukazin Verior? Ajo që është tejet dëshpëruese për ne, të cilët kemi shpresuar për marrëdhënie të përmirësuara mes Rusisë dhe Perëndimit, është se Moska duket se nuk po kupton se si sjelljet e saj po dëmtojnë interesat e saj. Thirrja e administratës së Barak Obamës për përmirësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Rusisë ka qenë hapi i parë në përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale. Por, reagimi i Rusisë ishte tejet kontraproduktiv. Ajo që duket më e mundshme është se administrata e Obamës do të kuptojë që Moska nuk ka vullnet për të bashkëpunuar për përmirësimin e marrëdhënieve, duke e bërë të pavlefshme vazhdimin e këtyre përpjekjeve nga ana e Uashingtonit.

A po largohet Amerika nga Evropa Lindore?

tit për demokracitë e reja evropiane në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike në Uashington. “Me gjasë, këto shtete janë viktima të suksesit të tyre. Ato janë mjaft të qëndrueshme, nuk kanë trazira të mëdha sociale apo jo-stabilitet politik, nuk kanë kërcënime ndaj sigurisë. Sa më i

Por, së fundi, zyrtarë të departamentit amerikan të Mbrojtjes kanë theksuar se janë duke shqyrtuar edhe opsione të tjera. Plani i Bushit kishte tërbuar Rusinë, ndërsa administrata e obamës është angazhuar në përmirësimin e marrëdhënieve me kremlinin.

Por gjërat janë më të ndërlikuara: me gjithë faktin se qeveria e Çekisë dhe ajo e Polonisë janë pajtuar që mburoja të stacionohet në territoret e tyre, ky projekt nuk është aspak i popullarizuar në radhët e qytetarëve të thjeshtë, të cilët kanë organizuar edhe protesta. Aktualisht, disa udhëheqës kanë ndjenjën se i janë ekspozuar pa nevojë problemeve. “Do të konsideroja një gjë të ndyrë, nëse Çekia dhe Polonia në fund mbesin të pambrojtura”, - theksoi Alexandr Vondra, ish-zëvendëskryem-

15

inistër i Çekisë dhe ish-ambasador i këtij vendi në SHBA. Vondra ishte mes ish-udhëheqësve nga Evropa Lindore, të cilët në korrik i dërguan një letër Obamës, ku theksuan se rajoni është i shqetësuar se mund të injorohet si rezultatet i hapjes së Uashingtonit ndaj Rusisë. “Nëse nuk kujdesemi për marrëdhëniet mes SHBA dhe Evropës Lindore e Qendrore, kjo në të ardhmen mund të rezultojë me përkeqësim të marrëdhënieve”, - tha Vondra. Polakët kanë arsye të tjera për të qenë të pakënaqur. Më 1 shtator, në përkujtimin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, mori pjesë në ceremonitë që u organizuan në Poloni. SHBA dërgoi këshilltarin për Siguri Kombëtare, James Jones, hap ky i cili nga polakët u cilësua si injorim, pasi ata kishin pritur që në këtë ceremoni të merrte pjesë zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden apo sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. “Ata nuk na duan. Nuk brengosen për ne. Ne po paguajmë për dashurinë tonë të verbër ndaj SHBA”, - shkroi komentatori polak Lukasz Kwiecien.


PROFIL POLITIK I KRYEMINISTRIT TË 32-TË TË SHQIPËRISË HISTORI

D

NgA kASTRIoT dERVISHI

ekreti i 9 shtatorit 2009, i presidentit të Republikës, e konfirmoi për herë të dytë Sali Berishën si kryeministër i Republikës, në bazë të rezultatit që arriti Partia Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti. Zoti Berisha në historinë e politikës së Shqipërisë, është i dyti ish-kryetar shteti që ushtron edhe detyrën e kryeministrit, duke shoqëruar kësisoj Ahmet Zogun në këtë statistikë. Tani në mandatin e dytë si kryeministër, pasi i ka dhënë Shqipërisë ndryshimin e premtuar, do të çojë deri në fund ëndrrën për integrim në Bashkimin Europian. *** Në ngricën e dimrit politik të vitit 1990, Sali Berisha do të promovohej si njëri ndër politikanët më aktivë në krye të forcës së parë opozitare të vendit. Në mitingun e madh në qytetit Studenti Sali Berisha do të përmendte edhe çështjen e Kosovës dhe bashkimit kombëtar. Berisha do të shpallte se dy do të ishin objektivat kryesore të Partisë Demokratike: realizimi i zgjedhjeve të lira dhe mbrojtja e demokracisë. Më 14 shkurt 1991 aktivi i parë i PD-së zgjodhi komisionin drejtues dhe Sali Berishën kryetar të kësaj partie. Në kuvendin e parë të PDsë në shtator 1991, ai do të konfirmohej kryetar i kësaj partie. Zoti Berisha drejtoi PD-së në zgjedhjet e para shumëpartiake të 31 marsit 1991, duke i dhënë vendit për herë të parë opozitën kuvendore, në një rezultat përpjestimor që shkonte deri në 40% të elektoratit në kushte shumë të vështira, kur partia kishte vetëm 3 muaj që ishte krijuar. Gjatë kësaj kohe PD kishte përcaktuar ndryshimet e mëdha në vend. Ndryshimet kushtetuese të prillit 1991, kishin rolin vendimtar të Partisë Demokratike. Po në këtë kohë me ftesë të Sali Berishës erdhi në Shqipëri, sekretari i shtetit ,Xhejm Bejker. Një vit më vonë Partia Demokratike fitoi bindshëm zgjedhjet e 22 marsit 1992. Më 9 prill 1992, ligjvënësit pasi kishin votuar për shtimin e disa kompetencave të kryetarit të shtetit, zgjodhën Sali Berishën president të republikës. Gjatë fjalës së tij para deputetëve, presidenti i ri ndër të tjera tha se detyra e re ishte “sa me përgjegjësi aq dhe dinjitoze”. Ai bëri një përshkrim të asaj që kishte kaluar vendi gjatë regjimit komunist, gjendjen ku e kishin çuar Shqipërinë duke thënë se në rrethana të tilla, askush nuk do të mund të mëtonte pushtet. Presidenti i ri theksonte se e pranonte me optimizëm detyrën me ndjenjën e krenarisë së të qenit shqiptar, duke pasur “besim të pakufishëm tek njeriu”. Berisha shpalli përparësi në punën e tij vendosjen e rendit, funksionimin e shtetit juridik, rifillimin e prodhimit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Ai përmendi se vendet mike si SHBA dhe demokracitë e Europës do të ndihmonin Shqipërinë të ecte të rrugën e demokracisë dhe progresit, duke theksuar se “ëndra e madhe e çdo shqiptari është integrimi në Europë”. Berisha u shpreh se do të përkrahte kërkesat e bashkëkombësve tanë matanë kufirit për njohjen e vetëvendosjes.

15 SHTATOR 2009

16

Mandati i dytë i kryeministrit Sali Berisha

Ndër të parët presidentë që uruan Sali Berishën ishte edhe presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush, i cili ndër të tjera shkruante: “Populli amerikan ju uron paraprakisht të mirën që këto arritje të çohen më tej. Mezi pres të bashkëpunoj me ju për të mbështetur programet e reformave në Shqipëri, për të zhvilluar plotësisht marrëdhëniet tona dhe për të kontribuar në ndërtimin e një bote të re të mbështetuir mbi vlerat themelore të përbashkëta”. Ndryshimet e Shqipërisë PD trashëgoi nga socialistët një gjendje të vështirë ekonomike, një borxh të jashtëm prej rreth 500 milion dollarësh, njëekonomi që nuk prodhonte, ndërmarrjet ekonomike që paguanin me 80% punëtorët pa punuar fare, një bujqësi të kapur në kolaps, etj. Për këtë vendi i duhej nënshtruar reformave të thella e të gjithanshme. Sapo erdhi në pushtet, PD zëvendësoi të gjitha simbolet komuniste që trashëgonte nga e kaluara si yllin e kuq në flamur, stemën shtetërore komuniste, etj. Reforma legjislative përfshiu deri në mars 1995, miratimin e mëse 373 ligjeve e dekreteve, ku ndër më të rëndësishmit ishin ato për liritë dhe të drejtat e njeriut, për Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për pushtetin vendor, për Kontrollin e Shtetit, Kodin e Procedurës Penale, ligjet për organet e drejtësisë, avokatinë, noterinë, shoqëritë tregtare, privatizimin e banesave, kthimin dhe kompensimin e pronave. Një rëndësi themelore pati edhe reforma ekonomike. Më 1992, vendi kishte 730 mijë të papunë dhe një rënie 40% të prodhimit, ndërsa 60% e buxhetit mbulohej nga shitja e

ndihmave humanitare e ndihmat e tjera. U morën masa të shpejta për të siguruar ushqimin për popullatën. U hoq sistemi i 80%, si dhe u liberalizuam çmimet si buka e produktet e tjera, duke sjellë gradualisht edhe bollëkun në treg. U shkurtua administrata shtetërore, e cila në vitin 1992 ishte në 260 mijë nëpunës zbriti në 166 mijë, u hoqën subvencionet për ndërmarrjet jofitimprurëse, u vendosën taksat dhe u nxit nisma e lirë, u bë kontrolli rigoroz i të ardhurave dhe i prerjes së monedhës, u balancua buxheti, etj. Hallkë e rëndësishme ishte edhe privatizimi i shpejtë i ekonomisë përfshiu privatizimin e 220 mijë banesa shtetërore me çmime simbolike, tokës bujqësore sipas ligjit, transportin, mekanikën bujqësore, ndërmarrjet e vogla e të mesme, duke mëtuar në perspektivë privatizimin e burimeve natyrore, bankave e telekomit (“Kontrata e PD me Shqipërinë”, ekspozeja e presidentit Sali Berisha më 22 mars 1995,

Marrëdhëniet me Bashkimin Europian

Një vend të rëndësishëm zinin edhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, të cilat në aspektin diplomat u vendosën në vitin 1991. Më 11 maj 1992, u nënshkrua Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit përfshirë deklaratën e përbashkët mbi dialogun politik, e cila hyri në fuqi më 1 dhjetor 1992. Shqipëria u përfshi në Sistemin e Përgjithshëm të Preferencave (GSP), i cili përfaqësonte një regjim të

përgjithshëm pëlqimesh tregtare që BE-ja u ofronte një numri të gjerë vendesh me të cilat ajo kishte marrëdhënie kontraktuale. Marrëveshja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundësinë Shqipërisë që të përfitojë nga fondet e programit PHARE. Në vitin 1996, Shqipëria ishte fare pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në, e cila, do të hapte rrugën për një marrëveshje klasike asocimi. Por 1997 do ta shtynte larg këtë datë. Të drejtosh opozitën drejt suksesit Zgjedhja e Sali Berishës kryeministër i Shqipërisë, është edhe zhvleftësimi më i mirë i ngjarjeve të vitit 1997 dhe triumfin i drejtësisë dhe të vërtetës. Ishte pikërisht ky vit kur përfaqësuesit e të keqes anatemonin çdo ditë figurën e presidentit në të gjitha format që kishin mundësi, përfshi edhe atë të armëve. Gjatë gjithë këtyre viteve, përveçse një opozite të ndershme përballë një pushteti të pandershëm, Sali Berisha mbajti lart shpresën dhe besimin për rikthim të fitores të opozitës. Ndryshimi i pritur Gjatë viteve si kryeministër filozofia e qeverisë u pri drejt ndryshimit, qeverisjes dhe rritjes së mirëqenies së shqiptarëve. Më së shumti, qeveria e re e zotit Berisha i dha Shqipërisë qeverisjen e munguar.

Përkushtimi ndaj detyrës, shpejtimi i integrimit të vendit, krijimi i shanseve të barabarta për të gjithë shtetasit, etj, janë sfidat e pritshme të qeverisë “Berisha”. Katër vjet më parë, gjatë paraqitjes së programit të kabinetit të tij, Sali Berisha pohonte: “Synimet themelore të reformave të qeverisjes 4 katër vitet e ardhshme janë: zhvillimi e konsolidimi i shtetit demokratik në themel të të cilit qëndrojnë liritë dhe te drejtat themelore te individit; rikthimi i forcës se shtetit ligjor ku ligjet zbatohen plotësisht dhe ne mënyre te barabarte për te gjithë, çmontimi i sistemit te korrupsionit; zhvillimi i shpejte, i balancuar e i qëndrueshëm ekonomik e njerëzor; integrimi i Shqipërisë ne BE dhe NATO... Te gjitha reformat dhe programet qeveritare do te hartohen dhe zbatohen me synimin e përshtatjes me modelet dhe arritjes se standardeve europiane te demokracisë, shtetit ligjor, ekonomisë se tregut e te te drejtave te individit dhe minoriteteve qe mundësojnë anëtarësimin e Shqipërisë ne Bashkimin Europian e ne NATO. Progresi i sistemit demokratik ne Shqipëri ka ardhur si rezultat i veprimit te natyrshëm te forcave progresiste te shoqërisë si dhe i mbështetjes e presionit konstruktiv te partnereve ndërkombëtare mbi qeverisjet e viteve te fundit. Ndërkaq, vendosja e sistemit te korrupsionit, dhunimi i zgjedhjeve te lira dhe moszbatimi, zbatimi i dobët, i shtrembëruar ose vonesat ne kryerjen e reformave kane shkaktuar humbjen ne shkalle te gjere dhe ne nivele tepër te larta te besimit te shqiptareve ne institucionet shtetërore te cilat janë ine-

ficiente, te dobëta, jo-transparente dhe thellësisht te korruptuara. Mazhoranca e re dhe qeveria e saj u ofron shqiptareve një program të plotë reformash institucionale dhe ligjore te ndryshimit te gjitha te orientuara drejt modeleve e standardeve europiane dhe një motivim politik e vullnet te hekurt për kryerjen e tyre, si edhe arritjen e rezultateve te prekshme e te vlerësueshme për konsolidimin e sistemit demokratik dhe respektimin e lirive dhe te drejtave themelore te njeriut”.

KRYEMINISTRAT E SHQIPËRISË

NGA ISMAIL QEMALI TEK SALI BERISHA -Ismail Qemali 1912 – 1914 -Turhan Pasha 1914 -Esat Toptani 1914 – 1916 -Turhan Pasha 1918 – 1920 -Sulejman Delvina 1920 -Iljaz Vrioni 1920 – 1921 -Pandeli Evangjeli 1921 -Qazim Koculi 1921 -Hasan Prishtina 1921 -Idhomeno Kosturi 1921 -Xhaferr Ypi 1921 – 1922 -Ahmet Zogu 1922 – 1924 -Shefqet Vërlaci 1924 -Iljaz Vrioni 1924 -Fan Noli 1924 -Iljaz Vrioni 1924 – 1925 -Ahmet Zogu 1925 – 1928 -Kostaq Kotta 1928 – 1930 -Pandeli Evangjeli 1930 – 1935 -Mehdi Frashëri 1935 – 1936 -Kostaq Kotta 1936 – 1939 -Xhaferr Ypi 1939 -Shefqet Vërlaci 1939 – 1941 -Mustafa Kruja 1941 – 1943 -Ekrem Libohova 1943 -Maliq Bushati 1943 -Ekrem Libohova 1943 -Ibrahim Biçakçiu 1943 -Rexhep Mitrovica 1943 – 1944 -Fiqri Dine 1944 -Ibrahim Biçakçiu 1944 -Enver Hoxha 1944 – 1954 (3 mandate) -Mehmet Shehu 1954 – 1981 (7 mandate) -Adil Çarçani 1982 – 1991 (3 mandate) -Fatos Nano 1991 -Ylli Bufi 1991 -Vilson Ahmeti 1991 – 1992 -Aleksandër Meksi 1992 – 1997 (dy mandate) -Bashkim Fino 1997 -Fatos Nano 1997 – 1998 -Pandeli Majko 1998 – 1999 -Ilir Meta 1999 – 2002 -Pandeli Majko 2002 -Fatos Nano 2002 – 2005 -Sali Berisha 2005 - 2009


“Peza 1942”, pararendësja e Mukjes HISTORI

K

a qenë në fakt një mbledhje e thjeshtë me pjesëmarrjen e një grupi personash që përfaqësonin grupe të ndryshme politike në vend, si prologu i dështimeve të ndryshme që do të përfundonin në luftë civile me triumfin komunist në fund. Një tragjizëm i madh që pati si rezultante fitoren e pushtetit nga komunistët dhe drejtimin e zhvillimit të Shqipërisë në kahun e gabuar për 50 vjet. Në nëntorin 1941, jugosllavët kishin mundur të bashkonin grupet e dobëta komuniste shqiptare dhe të vendosnin vijën që u pëlqeu më shumë atyre. Si edhe kuptohet ndikimet e tyre nuk mund të ishin periferike në Pezë, pavarësisht se faktori nacionalist ose jokomunist besonte se mund të arrinte bashkim pa kushte kundër pushtuesit. Në gusht të vitit 1942 Kominterni kishte urdhëruar partitë komuniste të zëvendësonin frontet komuniste me fronte nacionalçlirimtare, për të thithur sa më shumë elementë brenda tyre, si dhe të krijonin këshillat nacionalçlirimtare. Kjo do të kishte ndikimin e vet edhe në Shqipëri, duke bërë që të përfshiheshin në të edhe elementë të tjerë që nuk kishin lidhje me idealet komuniste. Vendi i përshtatshëm u gjet në Pezë, pasi vëllai i Myslim Pezës, Shyqyriu që ishte agjent i klasit III të Ministrisë së Punëve të Brendshme (më vonë u gradua deri i klasit I, në shkurt 1942 kishte pranuar nga fashistët, të vepronte për ruajtjen e rendit në Pezë me një fuqi të vetme që do të ishte një grup i armatosur nën urdhrat e Shyqyriut. Pavarësisht se Myslimi nuk e kishte pranuar një gjë të tillë, në të vërtetë ai përfitoi mjaft.

Pjesëmarrësit

Në këtë mënyrë u krijuan kushte për mbajtjen me nismën e komunistëve të një mbledhjeje me përfaqësues komunistë dhe jokomunistë. Komunistëve mbledhja e Pezës u duhej për të identifikuar më mirë elementin jokomunist (i cili duhet thënë se nuk ishte i gjithi nacionalist) si dhe për ta përdorur për qëllime demagogjike. Enver Hoxha e quan mbledhjen në fjalë si “punë të improvizuar” ku më

15 SHTATOR 2009

17

Një mbledhje e dështuar që përfundoi pa rezultate

ishte i pranishëm), Mustafa Gjinishi (sekretar), Ndoc Çoba, Myslim Peza, Abaz Kupi, Enver Hoxha, Ymer Dishnica. Meqenëse mbledhjet e këshillit do të bëheshin në Tiranë, Abaz Kupi dhe Myslim Peza, autorizuan Mustafa Gjinishin t’i përfaqësonte dhe t’i lajmëronte për vendimet që do të merrte këshilli. Përfundimisht “Peza 1942”, nuk shërbeu asgjë përveçse përgatiti dështimin e radhës, ku më kryesori ishte ai i Mukjes në gusht 1942. Komunistët ishin të prerë për të marrë pushtetin me forcë. Të gjitha veprimet e tjera nuk duhej të kishin lidhje drejtpërdrejt me synimin e prerë të tyre.

Vrasja e Pandi dardhës

kryesorja shtrohej me nacionalistët. Data e hapjes së mbledhjes ishte caktuar më 14 shtator, por u shty dy ditë sepse pritej ardhja e Skënder Muços dhe e Azis Çamit si dhe përfaqësuesit të Mit’hat Frashërit. Në Pezë ndodheshin edhe dy të dërguarit jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Ymer Dishnica, me një liste emrash në dorë, ka thërritur emrat e pjesëmarrësve, të cilët ishin: Abaz Kupi, Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Ismail Petrela, Enver Hoxha, Ymer Dishnica Nako Spiru, Baba Mustafa Xhani, Nexhmije Xhuglini (Hoxha), Ramadan Çitaku Myslim Peza, Koço Tashko, Muharrem Butka, Mustafa Gjinishi, Naim Starova, Haxhi Lleshi, Skënder Muço, Aziz

Çami. Një partizan i çetës së Pezës.

Shërbimet sekrete në mbledhjen e Pezës

Sipas të dhënave të Arkivit të PPSHsë, në mbledhje ka qenë planifikuar edhe pjesëmarrja e Musa Pukës, atë çast prefekt i Elbasanit, por që do të vritej dy javë më parë me atentat në Elbasan. Puka së bashku me Harito Hariton kishte drejtuar pa cilësi titulluari, Seksionin Sekret dhe Zyrën Politike dhe të Personelit për aq kohë sa kryeministër kishte qenë Shefqet Vërlaci. Ardhja e Mustafa Krujës në vend të Vërlacit e kishte larguar atë me detyrën e prefektit të Elbasanit. I njohur si ishkryetari i Zyrës Sekrete gjatë qeveris-

jes së Fan Nolit, duket që Puka ka pasur dijeni shumë kohë më parë për zhvillimin e mbledhjes. Munguan në mbledhje, Mit’hat Frashëri, i cili dërgoi si përfaqësues të tij Halim Begenë, si dhe Musa Puka dhe Kamber Qamolla. Pa të drejtë vote morën pjesë Mustafa Kaçaçi, sekretari i çetës së Pezës, Pandi Dardha dhe një partizan nga kjo çetë.

Zhvillimi i mbledhjes

Kryetar i mbledhjes u zgjodh Ndoc Çoba dhe sekretar Mustafa Gjinishi. U diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër pushtuesit, organizim ky që mori emrin më vonë Fronti Nacional Çlirimtar. Të pranishmit hynë në debate në lidhje me simbolet komuniste si ylli i kuq i cili nuk pranohej nga jokomunistët. U miratua një rezolucion, në të cilin thuhej se përfaqësuesit e të gjitha prirjeve nacionaliste, PKSH-së, rinisë komuniste, rinisë nacionaliste dhe rinisë femërore popullore, miratonin deklaratën përkatëse, në të cilën përkrahej koalicioni kundër boshtit, përkrahej lufta e atyre çetave që kishin luftuar deri ato çaste, ngrihej çështja e këshillave nacionalçlirimtare, akuzohej rëndë Mustafa Kruja, etj. Megjithatë, mbledhja nuk pati miratime të plota, pasi mjaft nga pjesëmarrësit nuk pranuan të nënshkruanin vendimet e saj.

Zgjedhja e këshillit

Mbledhja zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të përbërë nga: Kamber Qafmolla (kryetar, i cili nuk

Në kujtimet e lëna në të Staraveckës “Para gjyqit të historisë”, bëhet fjalë edhe për këtë vrasje. Staravecka shkruan se një njeri me emrin Pandi Dardha ishte ngarkuar nga komunistët me vrasjen e tij. Xhelali e kap Pandin dhe paralajmëron të largohej nga Tirana nëse donte të jetonte. Pandi i kishte thënë se e kishte detyrë nga partia këtë punë. Por për fatin e keq të Pandit, Staravecka e kishte kapur edhe herën e dytë, duke qenë i bindur se ai tashmë meritonte vdekjen. Ai tregoi emrin e të bijës së bijës së Sulltan Hamitit, të quajturës Nezi, e cila kishte një raport sentimental me Myqerem Janinën. Pas tij u nxorr emri i Lefter Kosovës, i cili mbështetej nga kryetari i Parlamentit Mihal Zallari. Xhelali e ekzekutoi Pandi Dardhën të cilin e quante “terrorist”. Dardha kishte kujtuar se L. Kosova e kishte tradhtuar. Përveç tij Staravecka kishte arrestuar edhe 3 atentatorë të tjerë. Në këtë moment ai kishte filluar të ndjente hakmarrjen për Lefter Kosovën. Sipas tij ky ishte personi që do të bënte kompromisin midis partizanëve dhe gjermanëve në çastet kur përflitej qeveria e re. Kur kishte marrë vesh se Lefter Kosova ishte në listën e ministrave, në hotel “Dajti” në prani të Musa Kranjës dhe Islam Shehut, e kishte paralajmëruar të hiqte emrin nga lista, sepse në të kundërt do ta vriste. L. Kosova kishte premtuar, por nuk kishte hequr dorë nga marrja e postit. Edhe për qeverinë e re të Ibrahim Biçakçiut ai e quante si të përfshirë në këtë komplot. I urrente të gjithë, por hakmarrjen kishte bërë ndërmend ta kryente mbi 3 vetë: Ibrahim Biçakçiun, Mihal Zallarin dhe Lefter Kosovën. Përfundimisht kishte vendosur të vriste Lefter Kosovën. Përpara shtëpisë së vet ai e vret L. Kosovën. Në fund të kësaj pjese ai përmend proverbin shqiptar: “Sa të qajë nëna ime, le të qajë nëna jote”. Po edhe proverbin latin: “Vdekja jote është jeta ime”.

k.dervishi


K

Lule Elezi, pianistja shqiptare që habiti dëgjuesit e Vjenës PORTRET

Nga Akil Koci

jo pianiste e shquar edhe pse e re kori sukses të jashtëzakonshëm në festivalin e tradicional ndërkombëtar Fredeic Shopin në Viene që u mbajt nën patronatin e presidentit të Austrisë Dr.Heinze Fisc her Në njërin prej shkrimeve këto ditë kam pas thënë për artistët tanë se artistët shqiptarë dita më ditë po pushtojnë qendrat Evropiane me performancat e tyre,veprat, kompozimet, lojën aktoreske të dramës, baletit, ato të filmit dhe të lloj lloj krijimtarie artistike duke u vlerësuar si ambasador të kulturës dhe artit shqiptar,sepse subjekte e tyre artistike me polisemin dhe tendencat e tyre kuptohen shumë më mire si koordinata universale si krijime që në të shumtën e rasteve përcakton tek krijuesit dhe interpretuesit raportet jo vetëm emocionale,por edhe ndjesitë e brendshme të tyre sidomos qenësinë e botës ku jetojnë duke kërkuar origjinalitetin me fluksin e krijimtarisë së tyre dhe përformancat origjinale artistike. Po të shpalosim CV e saj do të shohim edhe pse e re ka një aktivitet të gjerë artistik,sepse ajo me formatin e saj interpretativ sikur paraqet një kod të veçantë që të fascinon me ndjeshmërinë interpretative dhe ajo muzikë që rrjedh nga uni i saj interpretues artistik sikur buron nga vatrat koloristike e sidomos në interpretimin e veprave të Shopenit siç kemi pasur rast ta dëgjojmë në koncertin e saj me rastin e hapjës së Konaqeve të Katedralës së Prizrenit ,,Nëna Tereze,, që këto ditë u inauguruan në Prishtinë. Pianistja Lule Elezi i mori mësimet e para të pianos, nga e ëma e saj, Nexhibe Elezi–pedagoge e pianos në Prizren. Shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës, drejtimi instrumentalpiano e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e Arteve , dega e muzikës, drejtimi instrumental-piano e mbaroi në Universitetin e Prishtinës dhe u nderua me çmimin „Studente e dalluar“. Në vitet 1993-1995 mbaroi specializimin dyvjeçar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, në klasën e profesoreshës së mirënjohur Anita Tartari. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në shumë koncerte të organizuara në Kosovë dhe jashtë vendit. Po ashtu, gjatë studimeve ka fituar çmime të para dhe të dyta në garat vendore, republikane dhe federative të ish-Jugosllavisë. Në vitin 1990 ishte përfaqësuese e vetme e Kosovës në takimet ndërkombëtare të studentëve në Rovinj. Aktiviteti i saj koncertal është i lidhur me prezantimet si soliste dhe shoqëruese në piano, në Kosovë, në ish-Jugosllavi (Sarajevë, Ljublanë, Dubrovnik, Pullë etj), po ashtu, edhe në Shqipëri, Turqi, Gjermani, SHBA, Zvicër, Austri, etj. Nga koncertet e mbajtura, duhet veçuar: Në vitin 1994 ka mbajtur koncert solistik me Orkestrën Simfonike të RTSH-së (koncert për piano dhe orkestër në a-mol të E. Grigut) në Tiranë me dirigjent Jetmir Barbullushi. Në vitet 1995-1998 ishte pjesëmarrëse si soliste dhe shoqëruese në piano „Skena verore e Ulqinit“ dhe në koncertet e organizuara në qytetet e Kosovës. Ishte pjesëmarrëse – soliste dhe shoqëruese në piano „Java e Kulturës së Kosovës“ në Shqipëri, Turqi dhe Gjermani.

Në vitin 2000 ka mbajtur koncert për eprorët më të lartë të Brigadës Shumëkombëshe të Jugut në Prizren. Po në të njëjtin vit (2000), ka mbajtur koncert solistik me Orkestrën Simfonike të RTSH-së (koncert për piano dhe orkestër nr. 5 të L. V.Bethoveen-it) në Tiranë, Prishtinë dhe Gjakovë, me

dirigjent Arbër Dhomi. Në vitin 2001 në koncertin e organizuar në Prishtinë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ishte shoqëruese në piano e solokëngëtarëve më eminentë të Shqipërisë. Po në të njëjtin vit (2001) në Ferizaj, në koncertin e organizuar nga UNMIK-u, ishte soliste dhe shoqëruese në piano. Në vitin 2002, në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Kulturës, mbajti koncert solistik (recital) me vepra të kompozitorëve të njohur botërorë. Në mars të vitit 2003 mbajti koncert solistik në Amerikë (New York) me vepra të kompozitorëve më të njohur botërorë dhe shqiptarë, me rastin e promovimit të librit „Shqiptarët në Amerikë“. Në maj të vitit 2003 ka mbajtur koncert solistik në Pullë (Kroaci) në Festivalin e organizuar nga „Skena muzikore e të rinjve kroatë“. Në qershor të viti 2003 ishte soliste dhe shoqëruese në piano në Akademinë solemne të mbajtur për nder të 125 vjetorit të „Lidhjes Shqiptare të Prizrenit“. Në tetor të vitit 2003 në Festivalin ndërkombëtar të organizuar në Prishtinë ishte shoqëruese në piano e këngëtarit të njohur Frani Lufi – bass (Itali). Në vitin 2004 në Gjilan mbajti koncert të muzikës kamertale. Në vitin 2005 mori pjesë si shoqëruese në piano me rastin e shënimit të 600vjetorit të lindjes së Skënderbeut.

Në dhjetor të vitit 2005 organizoi koncertin të mbështetur nga Ministria e Kulturës së Kosovës, ku mori pjesë si soliste dhe shoqëruese në piano e solokëngëtarëve më eminentë nga Shqipëria. Në prill të viteve 2006, 2007 dhe 2008 mbajti koncerte kamertale me rastin e manifestimit ndërkom-

bëtar „Java e Bibliotekës në Kosovë“ ,organizuar nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës dhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. Në qershor të vitit 2007 në Cyrih të Zvicrës mbajti koncert me rastin e hapjes së Bibliotekës së parë shqiptare ne Zvicër. Në tetor të vitit 2007 organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë mbajti koncert, ku ishte soliste dhe shoqëruese në piano e artistëve më eminentë nga Kosova. Në janar të vitit 2008 organizuar nga KFOR-i gjerman në Prizren mbajti koncert, ku ishte soliste dhe shoqëruese në piano. Në tetor të vitit 2008 në Festivalin Ndërkombëtar të muzikës kamertale të organizuar në Prishtinë ishte shoqëruese në piano e këngëtares së njohur Petya Ivanova – soprano (Bullgari). Në prill të vitit 2009 në Institutin e Bosnjës në Sarajevë mbajti koncert recital. Në maj të vitit 2009 mbajti koncert recital në Festivalin Ndërkombëtar të F. Shopenit në Tiranë. Në gusht të vitit 2009 mbajti koncert në festivalin tradicional ndërkombëtar, F. Chopin, i cili u organizua nen patronatin e presidentit te Austrise, Dr.Heinz Fischer, me rastin e 25 vjetorit te themelimit te shoqates „F.Chopin“ në Vjenë, si përfaqësuese e vetme nga Kosova. Lule Elezi angazhohet në disa fusha të veprimit si pianiste, duke përfshirë punën koncertale, angazhimin si korepetitore si dhe

15 SHTATOR 2009

18

kJo PIANISTE E SHQUAR EdHE PSE E RE koRRI SUkSES Të JASHTëZAkoNSHëM Në FESTIVAlIN E TRAdIcIoNAl NdëRkoMBëTAR FREdEIc SHoPIN Në VIEN Që U MBAJT NëN PATRoNATIN E PRESEdENTIT Të AUSTRISë dR.HEINZE FIScHER

punën pedagogjike. Gjithashtu, Lule Elezi është pjesëmarrëse në shumë manifestime kulturore të organizuara nga Presidenca e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera qeveritare. Lule Elezi është në përfundim të studimeve pasuniversitare për piano në Akademinë e Muzikës së Sarajevë, në klasën e pedagoges së mirënjohur Svetlana Claidze. Aktualisht jeton në Prishtinë dhe punon profesor asistente e pianos në

Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve – Dega e Muzikës. Poashtu,Lule Elezi është nënkryetare shoqatës “F.Chopin“ me seli në Vjenë –dega në Kosovë.Të gjitha këto që i cekëm më lart flasin qartazi për aktivitetin e një artisteje të dalluar që në shtigjet e poetikës muzikore është e vetme duke na prezentuara perfomanca si realizime të përjetshme, prandaj asaj i dëshirojmë suksese edhe më të mëdha në karrierën e mëtejme.


U

dhëtarë aventurierë, të cilët udhëtuan drejt vendeve që nuk e dinin se ekzistonin. Çfarë zbuluan, shenjat që fiksuan në vepra arti, ndikimi tek bashkëkohësit dhe pasardhësit. Rasti i Bajronit dhe ata që e zbuluan Shqipërinë nëpërmjet tij. Në 200-vjetorin e udhëtimit të poetit anglez në këto anë, studiuesi Ferid Hudhri komenton "të tjerët" që u ndikuan për të trajtuar temën e Lindjes dhe veçanërisht motivet shqiptareKur portreti "Bajroni me kostum shqiptar" i piktor Thomas Phillips bënte vitin e shkuar xhiron e botës falë një ekspozite mbi orientalizmin, të organizuar nga Tate Gallery, u pohua ndikimi i prerë që pati George Gordon Byron (1788-1824) në këtë formë paraqitjeje në pikturë dhe sigurisht më pas edhe nëpërmjet poemës "Çajld Harold", për trajtimin e temës së Lindjes.Duke iu referuar tablosë me kostumin që Bajroni bleu në vitin 1809 kur erdhi në Shqipëri, prej nga nisi endjet në vendet afër nesh të pushtuara nga Perandoria Otomane, po edhe përshkrimeve të Bajronit për brigjet e Shqipërisë së rreptë, të shkëmbit të Sulit, të përrenjve të bardhë si dëbora, të lindjes së agimit, të zogjve-bishanjerëz të egër etj., studiuesi Ferid Hudhri flet në këtë intervistë për piktorët që e zbuluan Shqipërinë nëpërmjet Bajronit. Sot, me rastin e 200-vjetorit të vizitës së tij në Shqipëri, shoqata shqiptare që mban emrin e Bajronit (e themeluar më 1991-shin), organizon në Universitetin UFO, një takim me studiues dhe njohës të veprës së poetit. Studiuesi i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr. Ferid Hudhri bën një ndarje të atyre që erdhën në këtë vend të nxitur prej Bajronit dhe të atyre piktorëve që nuk shkelën kurrë këtu, por fantazuan për të. Është periudha e romantizmit dhe piktorët ndryshe nga shkrimtarët udhëtarë, jo vetëm patën një vështrim tolerant ndaj prapambetjes dhe mjerimit të shqiptarëve, por ishin gati në kufijtë e krijimit të një miti romantik për këtë vend dhe njerëzit e tij. Përse Bajroni me kostum shqiptar nxiti trajtimin e temës së lindjes? Tabloja ku Bajroni paraqitet i veshur me kostum shqiptar është ndër veprat e para të rëndësishme prej së cilës janë nxitur shumë artistë europianë për të udhëtuar dhe pikturuar drejt vendeve të Lindjes. Në këtë përfundim kanë arritur dhe disa studime të fundit rreth orientalizmit në pikturën evropiane. Vetëkuptohet se për temën shqiptare, kjo pikturë është thuajse pikënisja kryesore nga u nxitën autorët e huaj në rizbulimin e Shqipërisë. Krahas vargjeve të njohura që poeti ka shkruar te "Çajld Harold", tabloja e Filipsit përjetëson edhe në mënyrë figurative admirimin e Bajronit për bukurinë e kostumeve tona kombëtare që ai i ka quajtur si "veshja më madhështore në botë". Portreti në fjalë mund të quhet gjithashtu edhe si një pikturë simbolike kushtuar poetit që nxiti artistët në trajtimin e temës shqiptare, pra është përjetësuar me veshje shqiptare pikërisht ai që ka nxitur shumë piktorë në trajtimin e motiveve nga Shqipëria. Thuajse gjithë tablotë me temë shqiptare të autorëve anglezë janë të frymëzuara nga vargjet e Bajronit.Në fakt, në fillim të shekullit 19të disa piktorë anglezë, francezë dhe

Të tjerët që i ranë pas Bajronit KULTURE

gjermanë ndërmorën udhëtime në vendet e Lindjes, për të përjetësuar në art pamje karakteristike të natyrës, larminë e kostumeve dhe ornamentikës popullore. Si dëshmohet ky ndikim, së pari tek artistët anglezë bashkëkohës të poetit? Pranë gravurave të shumta të artistit Udvil (Caton Woodville 1850-1927), ku paraqiten tipa malësorësh shqiptarë, shkruhet se "piktori është nxitur nga përshtypja e Bajronit për kostumin e mrekullueshëm shqiptar, me fustanellë e me rrobat e qëndisura me ar dhe armët e lara me flori". "Përshkrimi i Bajronit- shkruhet pranë një gravure tjetër- sjell të gjallë përpara mendjes së njeriut që nuk ka shëtitur këtu kostumin e mrekullueshëm shqiptar. I zbukuruar me këtë madhështi të bardhë, të kuqe dhe të artë, shqiptari të kënaq syrin, njëlloj si në fillim të shekullit kur Bajroni e pa në jug të vendit." Gravurat e piktorit Uiliams (Williams, H.W. 1773-1829), me motive nga bregdeti shqiptar, janë shoqëruar gjithashtu me vargje të shkëputura nga "Çajld Harold". Piktori ka zgjedhur këndvështrime piktorike sa më të përafërta me përshkrimet e Bajronit. Gravura e parë shoqërohet me vargjet: "O Shqipëri ku lindi Iskanderi/Këngë e rinisë, fanar i të urtëve... lejomë të kthej sytë e mi/ Mbi ty o nënë burrash të rreptë". Gravurat e tjera shoqërohen me strofat e mëpasme të poemës që përshkruajnë peizazhin e pikturuar. Shumë nga ato tablo u përmblodhën në albume të veçanta dhe u botuan gjatë shekullit të kaluar kryesisht në Angli. Në albumet "Kostume të zgjedhura nga Shqipëria dhe Greqia", "Pamje të zgjedhura në Greqi, Shqipëri", "Skena në Shqipërinë e Jugut", "Ishujt Jonianë, Greqia dhe Kostandinopoli", të botuar në Londër në vitet 1822, 1823, 1855, nga autorët Xh. Kartrait (Joseph Cartëright 1789-1829), H. Uiliams (Williams, H.W.1773-1829), H. Kuk (Henry Cook) dhe P. Beresford (Poer Beresford ), ku janë riprodhuar dhjetëra litografi dhe grafika me pamje nga vendi ynë, citohen vargje që Bajroni ka shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Emri apo vargjet e Bajronit përmenden gjithashtu edhe në disa libra ku janë botuar gravura, litografi, akuarele dhe vizatime të autorëve Ç. Kokrell (Charl

Cockerell 1788-1863), E. Lir (Edward Lear 1812-1888), E. Durham (Mary Edith Durham 1863-1944) dhe K. Gordon (Cora Gordon). Ekziston një grup tjetër artistësh të prekur nga rryma dhe moda që krijoi Bajroni. Për ta ju keni shkruar në disa nga studimet tuaja. Është fjala për ata që janë jashtë kufijve të Anglisë, që nuk erdhën kurrë në Shqipëri dhe fantazuan mbi të. Ndër të parët e këtij grupi është kreu i romantizmit të pikturës franceze E. Delakrua (Eugene Delacroix 17981863). Në ditarin e tij të datës 11 maj 1824, pikërisht në kohën kur krijonte tablotë me temë nga Shqipëria dhe Greqia, shkruante se gjatë pikturimit në studio "për t'u ndezur i tëri, kujtoj vargje të Bajronit". Dhe tablotë e Delakruasë për shqiptarët, sidomos ato kushtuar Marko Boçarit, kanë atë impuls dhe dinamizëm që ndjehet te vargjet e Bajronit kur flet për trimërinë e shqiptarëve. Edhe te romantikë të tjerë të njohur francezë si A. Deka (Alexandre Decamps 1803-1860), A. Shefer (Ary Scheffer 1799-1858), L. Zherom (Leone Gerome 1824-1904), ndonëse nuk gjejmë pohime direkt për ndikimin nga Bajroni, siç shkruan Delakrua, ndjejmë të njëjtin frymëzim. Tablotë "Valltarët shqiptarë" nga Deka, "Gratë suljote"nga Shefer, si dhe dhjetëra vepra nga Zherom, ku pikturohen me mjeshtëri figura shqiptarësh me kostume kombëtare, janë thuajse nën ndikimin e admirimit që ka shprehur më parë Bajroni. Një ilustrim që kemi zgjedhur për këtë intervistë, i francezit Alexandre Colin, paraqet Bajronin me veshje shqiptare në një çast rrëfimi pranë bijës së Ali Pashës. Ky piktor nuk kishte ardhur ndonjëherë në Shqipëri. cili është ndryshimi kryesor në veprat e atyre që e prekën realitetin dhe piktorëve fantaziozë? Sigurisht që janë më të saktë piktorët anglezë për ruajtjen e "raportit me të vërtetën". Këtu kemi parasysh paraqitjen e vendeve po edhe të kostumeve shqiptare, sidomos e tipareve të vendasve, trajtim që vjen prej njohjes reale që kanë pasur. Megjithatë, jemi në shekullin e XIX dhe ka në përgjithësi një qëndrim pozitiv ndaj shqiptarëve,

15 SHTATOR 2009

popullit të tyre që po luftonte për t'u shkëputur nga Perandoria Otomane. Ndërsa vepra që ju përmendët është nga më të njohurat e piktorit francez A.Kolë (Alexandre Colin 1789-1873). Pas ilustrimeve të shumta nga vepra e Bajronit, piktori francez ka krijuar këtë tablo me ngjyra vaji ku paraqet Bajronin të veshur me kostum shqiptar në takim me Haidenë, vajzën e imagjinuar të Ali

Pashë Tepelenës. Ka edhe piktorë-shkrimtarë si E. Leari, i cili udhëtoi këtu dyzet vjet pas Bajronit. Në ditarin e tij ai shkruan për prapambetjen dhe mjerimin e "një vendi islamik ku paraqitjet piktorike ishin të lidhura me frikën dhe mosbesimin." Nëse në shkrime ai është realist, lear-i piktor mbetet romantik, apo jo? Siç e thashë edhe më lart, e tillë fryma e kohës dhe epoka e romantizmit ku raporti i artit me jetën ndryshon në mediume të ndryshme. Piktura sidomos, ndryshe nga letërsia, ishte e prirur drejt së bukurës, pa e implikuar me çështje të kohës apo probleme të përditshmërisë. Ju folët për influencën e kësaj tabloje dhe të vetë poetit, po për imitimet e saj ç'mund të thoni? Veç veprave që përmendëm, figura e Bajronit me veshje shqiptare, është paraqitur edhe në suvenire të ndryshme. Njihen me dhjetëra lloj objektesh që nga kartolinat, kapakë lodrash, paketa cigaresh, kuti shkrepësesh, kopertina për fletore vizatimi etj., etj. Në vitet e mëpasmë, tabloja që nxiti veçanërisht trajtimin e motiveve shqiptare, është riprodhuar edhe nga shumë autorë të tjerë evropianë. Aq shumë riprodhime dhe imitime të saj qarkullojnë sot nëpër botë, sa disa prej tyre mbajnë edhe firmën e artistëve të njohur. Ndër të parat dhe më të njohurat është një gravurë e piktorit William Finden. Nëpërmjet teknikës së gravurës, tabloja e Bajronit me kostum shqiptar, realizuar nga Finden u përhap në shumë vende. Më pas u realizua edhe në litografi me ngjyra nga piktori George Sidney Hunt. Nga ky artist janë krijuar edhe disa tablo në akuarel me temë nga jeta dhe luftimet e Ali Pashë Tepelenës. Kohët e fundit është botuar në shumë kopje edhe një pikturë nga Jan Michel Hoeper, që mbështetet në tablotë e mëpasshme, por ndjehet edhe një interpretim vetjak. ka artistë shqiptarë që i janë referuar portretit? Edhe artistët shqiptarë Kel Kodheli, Qamil Prizreni, Rakip Shabani, Veap Kokalari, që kanë realizuar tablo me figurën e Bajronin gjatë udhëtimit në Shqipëri, janë mbështetur në veprën e

19

piktorit anglez. Me të njëjtin kostum shqiptar dhe nga i njëjti artist që realizoi tablonë e parë, pra nga Thomas Philips, është pikturuar në Londër edhe koloneli anglez George Vivian, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën studio që u pikturua edhe Bajroni. Atëherë Filipsi stampoi një ikonë? Mjafton të përmendim faktin që edhe në ditët tona, thuajse në të gjitha botimet enciklopedike, fytyra e Bajronit paraqitet sipas pikturimit të Filipsit (Thomas Philips 1770-1845). Numri i pikturave të frymëzuara nga poeti anglez është më i madh se ato që përmendëm deri tani. Po ashtu edhe tablotë që paraqesin Bajronin me veshje shqiptare nuk janë vetëm ato të Filipsit që përmendëm në fillim. Rreth vitit 1840, italiani Lutviko Liparini pikturoi tablonë "Betimi i Bajronit mbi varrin e Marko Boçarit". Midis grupit të madh të figurave, spikat figura e Bajronit që ndrit nga qëndisjet me ar të kostumit shqiptar.Në vepra të tjera, Bajroni me kostum shqiptar, është paraqitur në mjedise të ndryshme të Greqisë. Njëra prej tyre ndodhet në Muzeun Benaki të Athinës. Të tjerat gjithashtu pohojnë faktin e njohur se Bajroni e mbajti veshur kostumin shqiptar gjatë gjithë shtegtimeve të tij. Në tablonë e artistit Ç. Istlejk (Charles Eastkake 1813-1865), veç poetit anglez janë pikturuar edhe figura të tjera me kostum shqiptar. Istlejk ka bërë edhe gravura e vizatime me motive nga vendi ynë, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri dhe Greqi. Ka edhe tablo të tjera, të autorëve të huaj, ku ndikimi i Bajronit është më i dukshëm. Veprat e mësipërme janë disa nga më të njohurat dhe mjaftojnë për të na bindur se rrezatimi i figurës së poetit romantik ishte i fuqishëm edhe si frymëzues i artistëve të huaj për trajtimin e temës shqiptare. letër nënës Tabloja

Bajroni me kostum shqiptar e piktorit Thomas Philips, realizuar në vitin 1813, prej shumë vitesh qëndron vazhdimisht e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër. Pas tablosë së parë, në të njëjtën kohë piktori Filips bëri edhe dy variante të tjera; njëra ndodhet në selinë e Ambasadës Britanike në Athinë, ndërsa e dyta i përket koleksionit të Xhon Murrajt, botuesit të njohur të shekullit 19të. Në letrën që Bajroni i dërgon nënës së tij nga Preveza, më 12 nëntor 1809, shkruan: Shqiptarët, me veshjet e tyre nga më magjiket në botë, me fustanella të bardha të gjata, me xhybe të qëndisur me ar, me anteri e me pisqolla të veshura me argjend.... ...dhe në PS e kësaj letre Kam disa veshje shqiptare madhështore, e vetmja plaçkë e shtrenjtë në këtë vend. Kushtojnë pesëdhjetë guine secila, dhe kanë aq flori të qëndisur sa në Angli mund të kushtojnë dyqind guine... Elsa demo


SHPIRTI I VIBRIMEVE REFLEKTUESE NË FJALËN E SHKRUAR KULTURE

Prend BUZHAlA (Në vend të hyrjes) Ç’është ajo që, si shpirt me drithërima të brendshme, me vibrime intelektuale shqetësimesh krijuese e me fjalën thellësisht urtake, edhe njëherë na vjen në tryezën e leximit, me të njëjtin titull, si në vëllimin e parë? E pra, në dorë të lexuesit vjen vëllimi i dytë me titull “Vibracione të shpirtit shqiptar” i kompozitorit, muzikologut, publicistit, studiuesit të zellshëm të muzikologjisë shqiptare e, pse jo, edhe të asaj botërore, prof. Akil Mark Kocit. “Nëse duam të dimë se si paraqitet intelgjiencia në pamjen e saj të gjallë dhe në thelbin e efikasitetit të vet, ajo duhet t’ua bëjë të ditur të tjerëve kontrastin e vetvetes me marrëzinë, me absurdin. Nuk do të dimë se ç’është e vërteta, nëse nuk jepen vlerësime studioze për gabimet”, thoshte Etienne Souriau, një estet frëng bashkëkohor në një studim të tijin me titull “Sur le béotisme” (të botuar në revynë “Sur le béotisme, reve d’esthétique” nr. 1, 1970, Paris, f. 1-19). Lexuesi i vëmendshëm, shëmbëllyeshëm estetit frëng, do ta ketë vërejtur se për Akil Mark Kocin kategoria e etikës shkencore dhe e praktikës morale, presupozojnë dhe parakuptojnë domosdoshmërinë e kund rimit të të keqes në jetën shoqërore e artistike, ashtu sikundër manifestohen në këto fusha devijimet morale dhe mungesa etike në vlerat estetike të arteve. Nëse vibrimet e shqetësimeve të tilla intelektuale i ka paraqitur në sa e sa trajtesa e shkrime të tjera me karakter muzikologjik, publicistik e studimor, kësaj radhe autori përzgjedh diçka tjetër: “Jam munduar që shkrimet e mia mos të konfondojnë si objekt diskutimesh, as si ‘zbulimi i të metave’ të veprës, por të bëj prezantimin dhe promovimin e anëve më të mira të saj. Aty është angazhimi profesional i autorit, sepse çdo vepër e krijuar, pos kualiteteve artistike, estetike, ajo ka edhe një rol tjetër, paraqet përvojën e zhvillimit të autorit dhe të krijimtarisë së tij në tërësi. Ishte mundimi që deri në fund të respektohej puna e madhe e autorit, por duke u bazuar në kodet e vërteta artistike dhe estetike e të mbështetura në dijen muzikologjike, duke i vlerësuar realisht vlerat artistike sipas bindjeve profesionale, si realizime të suksesshme” thotë në parathënien librit vetë autori. I ndërgjegjshëm se ka edhe shumë gjëra për t’u ndriçuar dhe kështu të qiten në pah vlerat e tyre bazuar në kodet e vërteta artistike dhe estetike në hapësirën mbarëshqiptare, profesor Koci edhe me këtë vëllim, ashtu sikundër edhe me librat që i botoi viteve të fundit, na vjen në mesin tonë me rilevimet e pasura të përvojës krijuese, publicistike, studimore e krijuese të artit muzikor. Dhe po qe se i vështron këto të dhëna që përmbajnë vëllimet e fundit, do të vëresh se kjo përvojë i ka nivelet, gjerësitë, lartësitë dhe thellësitë e saj të pjekurisë së moshës artistike dhe të saj jetësore: tashmë paja e tij krijuese dhe intelektuale është jashtëzakonisht e pasur dhe ka se çka t’ua dëshmojë publikut të gjerë; dhe ka se çka t’u mësojë brezave të tashëm e të djeshëm, brezave të rinj e brezave në formim. Aksiologjia e vlerave artistike Gama e vibrimeve të intelektit trajtues,

shkoqitës, studimor e publicistik e profesor Akilit, edhe në këtë vëllim del mjaft e larmishme dhe e gjerë. Nuk është e habitshme, prandaj, pse në tryezën e këtyre vibrimeve estetike na vijnë personalitete shqiptare të traditës e të së sotmes, që kanë lënë vulë në ndërgjegjen e në identitetin modern shqiptar, sikundër janë Nëna Tereze, Martin Gjoka, krijues i parë i eposit të muzikës sakrale në gjuhën shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila quhet Diva e muzikës popullore shqipe , Prenkë Jakova si themeluesi i Operës Shqiptare, Ismet Peja, i cili quhet princ i këngës shqipe, përmasat e personalitetit të Tonin Harapit, bukuria e këngës shqipe në interpretimin e artistes Xhejlane Broqi, kompozitori dhe profesor Aleksandër Peçi apo kompozitori i magjisë muzikore, siç është Rauf Dhomi. Mirëpo, profesor Akili nuk do ta linte pa e thënë fjalën e tij edhe për krijues, shkrimtarë apo piktorë që e ka rastisur jeta t’i njohë dhe t’ua nderojë vlerën artistike të veprave të tyre, sikundër janë piktorët Visar Hyseni dhe Naim Maqedonci, apo figura shumëvlerëshe mbarëkombëtare e shkrimtarit Rexhai Surroi, shkrim që më parë ishte paraqitur si fjalë hyrëse për opusin krijues të tij, në botim të “Kohës” së Prishtinës. Vërtet, vibrimet e tilla, nuk do ta kishin vlerën e vet të plotë, po qe se nuk do të shtriheshin me ndërkomunikimet e tilla estetike në mes arteve, sikundër janë tre krijuesit e fundit. Të provosh penën në disa rrafshe, me një gamë gjerësie e thellësie problematikash, profilesh krijuese, jetëshkrimesh artistike dhe mbresash estetike, kjo do të thotë që t’ua japësh vlerën kuptimplotë kri-

jimeve të mirëfillta dhe krijuesve të mirëfilltë. Te e fundit, thelbi i krijimtarisë artistike ngërthehet në pikësynimin për t’i kërkuar e për ta bartur e përçuar këtë domethënie kuptimplote në vetë jetën e në ekzistencën e njeriut. Dhe këtë përmasë kaq të gjerë e kaq sublime, për të cilën këmbëngul profesori e studiuesi ynë Akil Mark Koci, nuk do ta kishim vërejtur, sikur të mos e shihnim edhe një përmasë tjetër të këtij angazhimi e përkushtimi, pikërisht atë të kritikës ndaj defekteve, të shkarjeve e gabimeve në fushat e krijimtarisë muzikore e të jetës kulturore përgjithësisht. Dhe ballafaqimi i tillë nuk ka se si të mos ketë karakter vlerësues, nuk ka se si të mos e strukturojë një aksiologji krijimtarie të veçantë. Kështu, bie fjala, kur flet për Nënën Tereze, për tekstet e saj që janë kompozuar nga krijues muzikorë, për veprat muzikore që i janë kushtuar “kësaj Hyjneshe të rrënjës sonë”, si shprehet autori; nuk lë pa përmendur edhe rëndësinë e jashtëzakonshme nacionale që ka kjo nënë shqiptare në përmasa planetare: si diell të shqiptarizmit, të krishterimit dhe të dashurisë; ajo është lulja më e bukur e trevave shqiptare. Dhe këto vlerësime jepen për t’u ndriçuar e përligjur përkushtimi i kompozitorëve e artistëve për këtë figurë, nga njëra anë, si dhe për t’u përligjur harmoni a e plotë mes tekstit dhe muzikës “që anon kah transformimi artistik”, sikundër vrojton autori. Dhe kështu përligjen edhe vlerësimet për personalitete të tjera krijuese. Me sa respekt e përkushtim paraqitet edhe figura e Atë Martin Gjokës: “Muzika e kompozitorit At Martin Gjoka, është muzikë me emocione hyjnore, muzikë kuptim-

15 SHTATOR 2009

plote, muzikë me një ndjesi për folklorin tonë muzikor të bazuar në gamën e eposit popullor si relikt i shprehjes gjithëkombëtare.” Autori me të drejtë bën një krahasim kundër harresës: “Se sa është historia e pa mëshirshme ndaj krijuesve të shumtë jo vetëm në krijimtarinë muzikore, por edhe në artet dhe shkencat e shumta na flasin shumë fakte. Kështu bie fjala gjenialiteti i Bahut është zbuluar pas plot njëqind viteve e sot paraqet kompozitorin më të dalluar në tërë krijimtarinë muzikore”, për të dalë te fati i tillë, i mënjanimit të veprës muzikore të fratit Atë Martin Gjoka nga diktatura komuniste për gjysmë shekulli rresht. Emblema estetike e profileve krijuese Prandaj, secili shkrim i “Vibracioneve...” të këtij vëllimi, përbën një kapitull të veçantë më vete, me vlera njohëse aq sa edhe studimore. Autori na e bën shumë më të qartë rëndësinë e veprimtarisë krijuese e jetësore të këtyre personaliteteve që i njeh publiku ynë. Pikërisht kundrimi i tillë na bën me dije, siç do të thoshte Lysien Goldman, se krijuesit e tillë a nuk janë edhe krijues strukturash të vlerave shoqërore e kolektive (të dëshirave, shpresave, qëllimeve të larta etj)? Nuk është e habitshme, prandaj, pse te shumica e figurave të trajtuara te ky vëllim i “Vibrimeve...” shquhet roli nacional, arsimor, emancipues, formues e krijues i ngritjes së vetëdijes krijuese e nacionale që kanë pasur ata në jetën e kombit tonë nga njëra anë, e në fushat e krijimtarisë muzikore, nga ana tjetër. Të mos harrojmë: a nuk ngërthehen te secili krijues i lartpër-

20

mendur edhe vlerat specifike kolektive? Pikërisht janë këto dy aspektevlera që e shquajnë këtë vëllim: aspekti individual i krijuesit dhe aspekti i mishërimit të vlerave të përbashkëta në veprimtarinë e tyre jetësore e krijuese. Shtoja kësaj edhe qëndrimin e sipërpërmendur kritik ndaj dukurive e shkarjeve në jetën muzikore e në studimet e muzikologjisë shqiptare. E pra, ky është ai “kyçi i artë” që e posedojnë këto vibrime; me kënaqësinë estetike e me tronditjet kreative-intelektuale që i shkaktojnë “Vibrimet...” e këtij vëllimi. Do të thotë, ky është ai kyçi që i çel shumë porta, që i shemb shumë mure absurdesh të së kaluarës e të së sotmes, që përpiqet të mënjanojë, pengesa e paqartësi; aty ku me këtë kyç të fjalës së shkruar depërton shkrimi publicistik e studimor i profesor Akilit. Thuhet, se idealet e mëdha të një kohe - shpresat e mëdha, rrethanat e mëdha dhe lëvizjet e mëdha, japin njerëz të mëdhenj, por, të mos harrohet ”secili krijues ecën rrugës së vet”, do të thoshte Frojdi, duke nënvizuar edhe rolin e individit në rrugën e zhvillimit të njerëzimit. Dhe secili nga figurativ e profilet krijuese të këtij vëllimi, e ka rrugën e vet, shenjën e vet krijuese, por, fatmirësisht, secili e ngërthen emblemën e vet krijuese e kredon personale, duke lënë vulë në këtë rrugëtim zhvillimor e krijues, duke lënë shenja të ndjeshme në kohë. Prandaj, që në tituj të shkrimeve jepet nga një karakterizim emblematik i tillë, duke qenë sinonime të krijimtarisë sonë, po edhe sinonime të një kohe e hapësire.


Cavalera shqiptar, apo shqiponja qe fluturon ne Brazil? KULTURE

N

je emer qe vjen nga Brazili dhe qe ne fillim duket se nuk ka lidhje me Shqiperine, por po te kerkosh me shume ne internet shikohet shqiponja e zeze dhe flamuri yne jane si logo zyrtare e kesaj shtepie mode me shume fame ne Ameriken latine. Cavalera ose shqiponja e zeze ne perdorimin popullor ne Brazil u krijua ne mars 1995 ne Sao Paulo nga Igor Cavalera vellai i Max Cavalera ish-pjestar i grupit te famshem metalist Sepultura dhe Alberto Hiar me synimin me te thjeshte per te krijuar nje bluze per perdorim te perditshem per rinine braziliane, por shqiponja e zeze shpejt hapi krahet ne te gjithe Ameriken latine. Sao Paulo nje nga qytet me te rendesishme te modes ne bote ne vitin 1997 do jete edhe qyteti i pare qe Cavalera merr pjese per here te pare ne nje Fashion show nderkombetar dhe qe do pasohej me hapjen e disa dyqaneve ne Sao Paulo dhe Rio de Janeiro. Duke u larguar pak nga Cavalera dhe perqendruar ne logon e tyre zyrtare, nuk jam une i vetmi shqiptar qe kam pyetur veten pse kjo shtepi mode ne Brazil perdor flamurin shqiptar? Ne vitin 2001 kur edhe veshjet e para nga Cavalera erdhen ne Europe shume shqiptare u cuditen dhe dergonin emaile per tu informuar rreth saj, nder mesazhet kishte edhe nga ato

me ofenduesit ne drejtim te kesaj kompanie, Cavalera vetem njehere mbas gati nje viti shkruan ne faqen zyrtare (Nuk e ka vetem Shqiperia flamurin me shqiponje) kaq dhe asgje me teper duke i bashkangjitur ketij shkrimi edhe disa flamuj te tjere me shqiponje por qe asnje nuk ngjajne aq shume me logon e Cavaleres dhe flamurit tone kombetar. Igor Cavalera eshte lindur ne Brazil nga prinder italian dhe posaqerisht i ati Graziano Calvalera ishte ambasador i Italise per 7 vite ne Brazil, po a mund te jete Cavalera me origjine shqiptare pra arbereshe te Italise? Motra e Igor Cavaleres eshte e martuar me nje arberesh nga Kroacia dhe e cila jeton ne Beograd, Max Cavalera ne vitin 1999 hap nje llogari bankare me 5 milion USD per femijet arbereshe na Kroaci, ku shume artiste nga e gjithe bota japin fonde per kete fondacion i cili u hap vetem nje muaj nbas vdekjes tragjike ne Beograd te nipit te Max dhe Igor Cavaleres. A mund te jene shqiptare perseri mendoj? Megjithate uroj qe Cavalera te kete sukses ne boten e modes vetem per te vetmen arsye, per ate KUQ e ZI qe simbolizon shtepine e tyre te modes. Sot Cavalera ka 800 dyqane ne te gjithe Amerike latine dhe ne Spanje www.cavalera.com.br Enkeleid omi

15 SHTATOR 2009

21


INTERVISTA

15 SHTATOR 2009

22

Ekskluzivisht për “The Albanian” flet shqiptarja që kaloi fazën e parë në Xfactor Intervistoi Muhamed Veliu

V

albona Zhuleku mes lotëve, duartrokitjeve të shumta nga audienca dhe komenteve pozitive nga juria, ka kaluar fazën e parë në konkursin Xfactor në Britaninë e Madhe. Miliona britanike kanë ndjekur përmes stacionit televiziv ITV2 interpretimin e shqiptares simpatike e cila ka mundur të kualifikohet për fazën tjetër të konkurimit, duke lënë pas mijëra konkurentë të tjerë. Ky stacion televiziv i ka kushtuar 7 minuta konkurentes shqiptare, ku përmes pamjeve filmike jepen të dhëna për vendlindjen e saj. “Unë dua të bëhem këngëtare. Prandaj kam ardhur në Angli për të bërë realitet këtë ëndërr timen” ka thënë 28vjeçarja shqiptare në prezantimin e saj. Pjesëmarrjen në audicionin e sivjetshëm të XFactor zonjusha Zhuleku e ka quajtur si gjënë më të rëndësishme për jetën dhe karrierën e saj. Valbona Zhuleku i ka treguar jurisë së XFactor se ajo këndon herë pas here në pabe dhe barët e zonës Yorkshire. Konkurentja shqiptare mes shumë emocionesh , ka interpretuar këngën “I want to break free” të kënduar shume vite me pare nga Fred Merkuri . “Jam e suprizuar nga interpretimi juaj. Gjithçka shkoi shumë mirë. Dua të vlerësoj vokalin tuaj” ka thënë Cheryl Cole njëra prej katër anëtarëve të jurisë. Tre nga katër anëtarët e jurisë kanë votuar pro kalimit të shqiptares në fazën tjetër të konkurimit ndërsa Simon Coeell ka votuar kundra. “Një ditë më parë unë ëndërroja të kualifikohesha për fazën tjetër . Është kënaqësi. Ndjesi e mrekullueshme” ka thënë shqiptarja menjëherë pas konkurimit. Për herë të parë ekskluzivisht për “The Albanian” ,Valbona Zhuleku zbulon detajet e pjesëmarrjes në Xfactor,emocionet dhe çfarë synon ajo përmes këtij konkurimi të fortë. Valbona urime. E prisnit kalimin në fazën tjetër të Xfactor? Absolutisht jo,sepse konkurrenca është shume e forte dhe pjesëmarrja është shume e madhe. Këtë vit konkuruan 200 mije veta dhe vetëm 200 kaluan në fazën tjetër. Çfarë do të thotë për një shqiptare kalimi në fazën tjetër të konkurimit dhe komentet pozitive nga tre anëtarët e jurisë që votuan pro jush? Para audicionit që u dha në tv unë kisha kaluar tre faza të tjera audicioni nga producentet e show-t. Kjo për shkak se pjesëmarrja është kaq e madhe në numër dhe juria nuk mund t’i dëgjojë dot të gjithë pjesëmarrësit për arsye kohe. Prandaj kalimi në fazën tjetër dhe aq me tepër komentet pozitive nga tre anëtarët e jurisë ishte një çast magjik, sepse ky ishte audicioni i katërt për mua. Për mua audicioni ishte më i vështirë se një konkurent anglez sepse konkurova në një gjuhe që s’është gjuha amtare dhe gjykimi është i barabartë ndërmjet konkurruesve ngado qofshin ata. Juria është shumë e rreptë.

Valbona Zhuleku “Jam krenare për Shqipërinë”

“Shqipëria është treguar në hartë dhe flamurët janë valëvitur, pra që në një farë mënyre unë përfaqësova Shqipërinë. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe me të vërtetë shpresoj që shqiptaret të jenë krenarë për mua” Mund të na i përshkruash emocionet që patet kur anëtaret e jurisë ishin të një mendje se ti vleje të kaloje në turin tjetër të konkurimit? Pavarësisht se jam një këngëtare profesioniste fjalët nuk mund t’i përshkruajnë emocionet që unë kam ndjerë. Ishin emocione aq të mëdha saqë unë nuk i kontrollova dot lotët dhe të them të drejtën unë nuk qaj lehte, nuk me pëlqen të qaj. Si e priten familja, miqtë tuaj këtë sukses tuajin? Familja ime ,miqtë dhe të gjithë ata që më njohin e dinë shumë mirë se sa e apasionuar kam qenë dhe jam pas muzikës dhe se sa do të thotë për mua ky moment. Ata ishin shumë të lumtur

Po shkojnë mirë. Unë jam duke u përgatitur me të gjitha mundësitë e mija më të mira për të sjellë në skenën e Xfactor në fazën tjetër një superperformancë. Këtë ja kam premtuar vetes dhe dua t’ia premtoj të gjithë mbështetësve të mi të shumtë të cilët me kanë përkrahur dhe inkurajuar. kur do të transmetohet faza tjetër e konkurimit? Nuk më lejohet ta them pasi të gjithë ne konkurentet kemi firmosur një kontrate me ITV për të mos treguar të dhëna të hollësishme rreth Xfactor. Ajo që mund të them është se vazhdoni ta ndiqni këtë konkurrim dhe keni për të më parë. Çfarë kënge jeni duke përgatitur për të interpretuar në fazën tjetër? sipër. Është një rrugë shumë e gjatë konkurimi, ka pritje të gjata dhe orë të gjata xhirimesh. Janë më shumë se pesë faza që një konkurent duhet të kaloje para se të shkojë në 12 finalistet,që do të skualifikohen më pas nga një çdo javë. Pas suksesit ne ITV, ku jeni ndjekur mijëra shqiptarë në Angli tashmë juve jeni temë bisedë për ta. Por, kush është Valbona Zhuleku?

dhe krenare për mua. Ishin shumë të gëzuar gjithashtu për faktin që për shkak të audicionit tim, Shqipëria është treguar në hartë dhe flamurët janë valëvitur, pra që në një farë mënyre unë përfaqësova Shqipërinë. Unë jam krenare që jam shqiptare dhe me të vërtetë shpresoj që shqiptaret të jenë krenarë për mua. Përse zgjodhët pikërisht këngën “I want to break free" të kënduar shume vite më parë nga Fred Merkuri për konkurrimin tuaj në Xfactor? Meqënëse konkurenca është shumë e larte unë doja të paraqitesha me diçka ndryshe nga konkurentët e tjera femra. Kjo është një këngë rrock shumë e fuqishme dhe e vështirë për ta kënduar e përformuar. Si po shkojnë përgatitjet për fazën tjetër të konkurimit?

Është herët për të thënë një përgjigje definitive, por megjithatë idea është që unë dua t’i tregoj jurisë që jam e gjithanshme si këngëtare, që unë mund të këndoj rryma të ndryshme muzikore përveç rrockut,si R&b, këngët e lehta e të tjerë, prandaj gjithçka që mund të them me siguri është që kënga tjetër do jetë ndryshe nga rroku. Do te ishte me interes për lexuesit e “The Albanian” të dinin se si lindi ideja për të marre pjesë në Xfactor? Kur erdha në Britani e pashë shown në tv dhe mendova se pjesëmarrja do të ishte një publicitet shume pozitiv për mua si artiste dhe një test shumë i madh. cilat janë hapat që ndërmerr një përson për të konkuruar në Xfactor? Konkurentet janë të përfshirë në këtë kategori:djemtë/16-24vjec,vajzat/1624vjec,grupet dhe së fundi 25 vjeç e

Unë vij nga një familje me origjinë korçare. Jam rritur në Elbasan. Pasioni për të kënduar ka lindur që në fëmijëri. Gjatë shkollës tetëvjeçare kam qenë aktive me grupin artistik të shkollës. Gjatë shkollës së mesme në moshën 17 vjeçare fillova të punoja si këngëtare në teatrin: SKAMPA me trupën profesioniste gjithashtu isha aktive në çdo eveniment kulturor që zhvillohej në qytet. Në vitin 2000 fillova studimet për biologji-kimi në universitetin:ALEKSANDER XHUVANI në Elbasan. Në këtë kohë konkurova në një konkurs që organizoi teatri:Skampa ndërmjet shkollave të mesme dhe universitetit me ne krye kompozitorin e njohur Edmond Rrapi, ku fitova çmimin e parë. Pas kësaj mora pjesë në këngën magjike 2000 me në krye Ardit Gjebrene, ku këndova këngën :”Mall” të kompozuar nga Edmond Rrapi,ku isha finaliste. Kënga u përformua së pari në shoën më të ndjekur në atë kohë në tv çdo të diele:”TELEBINGO” dhe pastaj në pallatin e kongreseve në Tiranë. Kjo ishte një arritje shumë për mua në atë

kohë dhe me pas në vitin 2002 mora pjesë në Festivalin e pranverës me këngën ”Nate” të kompozuar po nga Edmond Rrapi, ku sërish isha finaliste. Unë jam shumë ambicioze dhe mendoj se jeta pa një ambicie është e zbrazët. Pas përpjekjeve të shumta për të krijuar një repertor me këngë në gjuhën angleze, fillova të kendoja në clubet dhe pabet në Britani. Kudo që kam përformuar kam qenë shumë e mirepritur nga audienca angleze dhe kam krijuar një imazh shumë të mirë si artiste. Ambicia ime më e madhe është të nënshkruaj një kontrate me një nga shtepitë diskografike më të suksesshme në Angli dhe Amerikë. Gjithashtu do të më pëlqente të jepja një koncert recital live në pallatin e kongreseve në Tiranë. Nëse një ditë do të bëheshit e famshme falë Xfactor, a do ta shqetësonte fama Valbonën? Nuk jam e sigurtë për këtë. Fama ka pozitivitetet dhe negativitetet e veta. Edhe unë si gjithë të tjerët do mundohem t’i përballem asaj si çdo gjë tjetër në jete. Në kohën e lirë kam dëshirë të shikoj artistë të tjerë që përformojnë. Hobet që kam është shopping dhe të jem grimiere (make up artist) Me pjesëmarrjen tuaj në Xfactor besoni se do të kontribuoni sado pak që Shqipëria dhe imazhi i shqiptareve në Britanë e Madhe të përmirësohet duke i treguar britanikëve se komuniteti jonë nuk prodhon vetëm lajme negative, por ka edhe talente siç jeni ju? Mendoj se po dhe shpresoj që po. dhe së fundi cili është mesazhi Valbonës për lexuesit e “The Albanian”? Mos u dorëzoni. Vetëm shpresa vdes e fundit.


Albania tourism growth 36%, best increase worldwide in 2009 ENGLISH

The worldwide economic crisis has hit travel and turism hard. In Albania turism is blooming more than any country in the world in 2009. So far Albania has had a 36% increase and is estimated to reach 40% by the end of the year. Albania is indeed one of most beautiful lands on earth with amazing beaches, lakes and mountains. It is a totally blessed natural heaven. Also the prices of everything in Albania compared to other countries much cheaper. The Albanian Government has done an amazing job in creating a good environment for businesses by keeping taxes at 10%. This really helps business owners keep prices low for customers. Prime Minister Sali Berisha puts in impressive hourse--often working unil midnight-- to achieve his goal of building a good infrastructure, and ultimately getting Albania accepted in the European Union. Albania has made amazing progress fighting crime and tourists are very safe there. Albania has amazing places to visit and visitors are welcomed with the characteristic generosity and kindness of the Albanian people. The food in Albania is fantastic--a combination of Mediterranean cuisines including Italian, Greek, and Turkish influences. The food is so good in Albania that lots of farmers grow everything organic and Albania has strong sun light along the Mediterranean coast. If you prefer sea food Albania is the best place for it. It is fresh every day. What are you waiting for? Book your trip. You will undoubtedly be amazed. Albania is one of a handful of countries in the world with economic growth this year. According to the data released by the

Ministry of Tourism, the number of foreign tourists jumped by 36% compared with the same period last year. 89% of all foreigners who paid a visit

to Albania stated tourism as purpose of the visit. 3% entered the country for business purposes, whereas 2% made transit journeys through the country.

15 SHTATOR 2009

Over 90% of tourists are foreigners from all over the world. Albania is a "must go” destination for travelers seeking a unique experience. Source: NOA (News of Albania) Beautiful cities

Butrint

Butrint is one of the cultural highlights of Albania and on the UNESCO World Heritage List. It is located in the south of the country and can be visited from Sarandë as a day trip. It used to be a city throughout Greek, Roman, bishopric and Byzantine periods and was abandoned during the Middle Ages perhaps due to the marsh surrounding and subsequently malaria epidemic. It had been inhabited since prehistoric times. The present archaeological site is a repository of ruins representing each period in the city’s development. Butrint can even be visited as a day trip from the Greek Island of Corfu, meaning extra crowds during the summer months.

gjirokaster

Another UNESCO site, the Mu-

23

seum-City of Gjirokästerin is located the Drinos River valley in southern Albania. It is a fine, but rare example of a well-preserved Ottoman town, built by farmers of large estate. The 13thcentury citadel is the main feature in the town with its typical tower houses, which have a tall basement, a first floor for use in the cold season, and a second floor for the warm season. The castle has an exhibit of Enver Hoxha's army's cannons and other features include the Ethnographic Museum, the Old Bazaar and the nearby old city of Antigonea.

durrës

Durrës is one of the oldest cities in Albania and is the major port city of the country. The city has been flooded three times and the current one is built on top of the previous two. There are some fantastic sites as well including the largest amphitheater in the Balkans. Although there are some beaches and new hotels are being built all the time, hoping to see some tourists mainly from Italy, it is not a dream destination to spend your holiday. That said, it is a nice and convenient place to travel on your way from Italy to the Balkan region and vice versa. Boats leave for Bari daily. china daily


MARKETING

Ne kemi gjithçka çfarë i duhet shtëpisë, zyrës apo lokalit tuaj; karrige, tavolina, dollapë, krvate etj etj, të gjitha të cilësisë së shkëlqyer. Ju mund të zgjidhni sipas preferencës suaj. Adresa 1: E.U. FURNITURE LTD. Unit 2, The Cromwell Centre, 24-30 Minerva Road London NW10 6HJ Adresa 2: Unit 2 Inwood business Park Whiton Road Honslow Tw3 2EB sales@albanyfurniture.co.uk www.albanyfurniture.co.uk Tel: 0208 961 8765 Fax: 0208 965 9651 E-Mail: sales@eufurniture.co.uk

www.eufurniture.co.uk

Transporti falas kudo që të jeni në Londër

BAR RESTORANT TIRANA Bar restorant Tirana ka zgjeruar ambientet

duke ofruar një hapësirë të posaçme vetëm për festat tuaja Me pamje të re, me shërbim të ri Ambiente vetem per familjare Për të gjitha festat familjare Ditëlindje, Fejesa etj etj Muzikë live çdo fundjavë Shërbim i pakrahasueshëm Çmimet tepër konkuruese Ne ofrojmë kuzhinë tradicionale shqiptare & mesdhetare E pajisur me ajër të kondicionuar Kontaktoni Agronin Tel:02085141697 Mob: 07766568236 3 York Road Ilford IG1 3AD (një minutë nga stacioni i trenit Ilford) agronxhauri@aol.com

15 SHTATOR 2009

24


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.