Albanian news 87

Page 1

Nr. 87

MARS 2018

Editor in Chief: Dr. Fatmir Terziu (Tel. : 07854224291)

GAZETË E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË BRITANINË E MADHE Newspaper for Albanian Community in UK and Republic of Ireland Email: albaniannews@mail.com www.albaniannews.co.uk www.albaniannews.org.uk www.fjalaelire.com

Editorial

KOMUNITETI DHE NE

K

ur bëhet fjalë për “komunitet”, natyrisht gjëja e parë që të bie në sy është emri përkitës dhe pastaj janë vitet me të cilat ky term bëhet jetik në një qëndrim të tillë, sikurse ndodhet komuniteti i brishtë shqiptar në Mbretëri të Bashkuar. Që në krye të herës duam ta sqarojmë emrin përkitës, se “komunitet” do të thotë sipas Fjalorin Enciklopedik “një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend ose që kanë një karakteristikë të veçantë të përbashkët”. Pra me këtë sqarim duket se jemi në temë. Vitet tashmë i kalojnë diku dhe tre dekada për disa, por në një mesatare vitet shkojnë tek dy dekada jetë, punë, integrim në UK. Pra, tashmë brezi i dytë ka dalë në jetë, thuajse dhe brezi i tretë, po nis një jetë të re me identitet “dual”. Janë pra shqiptaro-britanikët dhe britanikoshqiptarët që konvergojnë në këtë pikë. E kështu shenjat e para janë pozitive. Fëmijët shqiptarë, nxënësit, studentët, dhe të gjithë ata që kanë pasur synimim edukimin në shkollat dhe institucionet britanike kanë bërë progres dhe janë në majat e vlerësimeve. Por fakti që raportohet nga mediat e ndryshme dhe nga burimet e emigracionit sjell ndërkohë një faktor tjetër që konfirmohet zyrtarisht se numri i fëmijëve që kanë mbërritur në Britani gjatë dy-tre viteve të fundit ka (Vijon në faqen 2)

RITA ORA FITON ‘BEST POP’ NË THE GLOBAL AWARDS 2018 NJË MUNDËSI E MODELI I NJË ARTË NGA BRITANIA TRESHEJE NË PËR TË GJITHË POLITIKË EMIGRANTËT LEXONI NE FAQET 20-22

LEXONI NE FAQEN 12

STUDENTJA SHQIPTARE EVA VRANIÇI MËSON TË PROGRAMOJË NJË ROBOT LEXONI NE FAQEN 19


2 Nr. 87 - MARS 2018

017

KOMUNITETI DHE NE i maj kushtuar ës së Bekuar (Vijon nga faqja 1)

shënuar një rritje prej 62 për qind. Sipas gazetës lokale të Croydon mësohet se janë shtuar familjet angleze që kujdesen për fëmijët e pashoqëruar. Në një aspekt tjetër shifrat që vijnë pos të dhënave të publikuara nga BBC, janë alarmante. Në bazë të këtyre të dhënave mësohet se grupi më i madh janë djem të moshës 16 dhe 17-vjeçare, që vijnë më së shumti nga Afganistani T’Falemi, Mrí! dhe Eritrea, ndërsa të tretët në listë janë fëmijët e pashoqëruar shqiptarë. Nëse nga Afganistani ës: kërkuan azil 876 Të fëmijë, nga Shqipëria kap shifrën falemi, o Mrí! numri Virgjina e dlir’,e 706 fëmijëve, krahahasuar me 148 nga Siria. te, ZotiPra meështë ty, dhe O bukur e K’shillit kjoNana pjesë ee sapoardhur, duke mos t’Mirë; shkuar tek arsyet, që bëhet pjesë e termit “komunitet”, po aq dhe ata që vijnë á Ty ndimë të kena nëmë ket’ me pasporta greke, italiane, bullgare apo dhe tej. shkretí: Pra shqiptarët tërsinë e tyre “komunitare” një shifëromëMrí të gjerë, ut t’ytnëJezus. T’ falemi, otashmë Mrí,kanë të falemi, më të madhe dhe problematikat janë akoma më të ndryshme. Për Tenzot, pasojë, “integrimi’ i shtresave të ndryshme “komunitare” kërkon shumë vëmendje. Vëmendja duhet dhe duket se ka një pikë orët, më falemi Virgjin’, Nana e Tenzot, tjetër, atë që seciliTë duhet ta ndjejë se kur bëhet fjala për “komunitet” të gjithë kanë një “detyrim”, apo obligim për të mos bërë pritësin dës s’onë. Ndihma e kshtenimit me hire plot; e problematikës. Kjo sepse, për T’biej ta bërë më qartë nëse e mirëkuptojmë termin në tëmend se Zoja e Shkodrës je: “komunitet”, një komunitet është një njësi shoqërore e vogël ose e madhe (një grup gjërash) kanë diçka të përbashkët, siç janë Lutu përqëne, lutu për ne! normat, besimi, vlerat ose identiteti. Duke ditur se komunitetet e: shpesh ndajnë një ndjenjë të vendit që ndodhet në një zonë të gjeografike (p.sh. një vend, fshat, qytet apo lagje) ose në plote, caktuar Zoti me e derdhitëhiret e m’dhaja hapësirën virtualeLutu, përmespo, platformave komunikimit, edhe në këtë mes gjërat që na bëjnë të ndjehemi se duhet të bëjmë Si n’kohët e moçme n’kishë te “detyrën” janë të lidhura dyfish me termin “komunitet”. Edhe jitha gratë marrëdhëniet e Kalaja, qëndrueshme që shtrihen përtej lidhjeve të menjëhershme gjenealogjike gjithashtu përcaktojnë një ndjenjë të i i barkut tënd, Ku tentojnë t’lutej Shkodra plot dobi; komunitetit. Njerëzit të përcaktojnë ato me lidhje shoqërore si të rëndësishme për identitetin, praktikën dhe rolet e tyre në Të falemi, o Mrí, tëpuna, falemi, Mrí! institucionet shoqërore, si familja, shtëpia, qeveria, shoqëria a e Hyjit, ose njerëzimi dhe ne nuk duhet të mbetemi më pas komuniteteve tjera. Megjithëse këto pjesë të komunitetit, e katëgorive të lartët, të cituara, zakonishtLutu, janë tëShqiptarët, vogla në lidhje me lidhjet shoqërore o Zojë, të tanë personale (mikro-nivel), “komuniteti” mund t’i referohet edhe jes sonë. Te(ose Ti enivelit çojnëmakro), zanin siç në janë Gjenacanë: grupeve të mëdha komunitetet kombëtare, komunitetet ndërkombëtare dhe komunitetet virtuale Mëshirë, t’kesh që kanë përcaktuar tashmë atëtë qëluten, thamë më lart. për Pra ashtu sikurse dhe rrënjët e fjalët, ku komunitetet njerëzore Shqypni! mund të ndajnë qëllimin, besimin, burimet, preferencat, nevojat Ave Maria’ dhe rreziqet e përbashkëta, dukeoprekur e pjesëmarrësve Të falemi, Mrí,identitetin të falemi, o Mrí! dhe shkallën e kohezivitetit të tyre dhe në të gjithë të bëjmë eshtritsadopak më tëmë shumë që të mirëpresim “ligjërisht’ dheduhet të ndihmojmë krijimet “ligjërisht’ këtë katëgori komunitare,Nga kur kërkohet dhepoetike kur duhet s, frymëzoi të bëhet palë me ligjet britanike dhe integrimin vendas. të Atë Pjetër Mëshkallës

mjet të cilëve, Po radhisim,

0208 93 06 873


3 NR. 87 - MARS 2018

Të dërgosh para me Post Office, tani është edhe më e lehtë e më e shpejtë.

Karta MoneyGramPlus*

Shpejt, lehtë dhe me siguri. Tani vetëm në Post Office. www.postoffice.co.uk/moneygram *Zbatohen Kushte përdorimi, ju lutem vizitoni moneygram.co.uk/postoffice për detaje të mëtejshme. MoneyGram International Limited autorizohet dhe kontrollohet në Britaninë e Madhe nga Autoriteti Drejtues Financiar. MoneyGram dhe Globi janë simbole të MoneyGram. Të gjitha simbolet e tjera janë në pronësi të zotëruesve përkatës. © 2017 MoneyGram. Post Office Limited është e regjistruar në Angli dhe Uells. Nr. i regjistrimit 2154540. Zyra e regjistruar: Finsbury Dials, 20 Finsbury Street, Londër EC2Y 9AQ.

N

dërsa festimet madhështore të organizuara në Londër nga Ambasadori i Kosovës Lirim Grejçevci paraprinë festimet e tjera të mëdha që shënuan 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është duke u pritur suksesi tjetër që në prill të dorëzohet Projektligji për Ushtrinë. Më 17 shkurt u bënë10 vjet prej se Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, mirëpo ende as pas një dekade nuk e ka formuar ushtrinë e saj. Pavarësisht kësaj, nga Ministria e Forcës dhe e Sigurisë së Kosovës (MFSK) kanë bërë të ditur për “Albanian News” se më së largu deri në fund të muajit prill të këtij viti Qeverisë do t’i përcillet Projektligji i ndryshimit dhe plotësimit të ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK). Me këtë rast MFSK-ja ka bërë të ditur se FSK-ja është plotësisht e gatshme që të shndërrohet në ushtri. Mirëpo ekspertët e çështjeve ushtarake konsiderojnë se një gjë e tillë nuk do të mundë të ndodhë shpejt, meqë tashmë është shndërruar në një proces të komplikuar. Ndërkohë, për t’i hapur rrugën ushtrisë pro ndryshimeve kushtetuese duhet të votojnë edhe 2/3 e deputetëve të komuniteteve joshumicë (duke përfshirë këtu edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët deri më tash kanë qëndrim “kundër”. Sakaq gjatë muajit prill pritet ta

MUAJI PRILL DHE KOSOVA

452212_MoneyGram_AlbanianNews_ALBANIAN_HalfPage_240x170.indd 1

vizitojë Kosovën edhe komisioneri i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopolous. Avramopolous e viziton Kosovën në prill, dhe mësohet se përveç prokurimit, në pikat e

18/10/2017 12:36

tjera Kosova ka shënuar progres për liberalizimin e vizave. Avramopolous pati paralajmëruar vizitë në Kosovë gjatë muajit shkurt, por pasi që institucionet vendore ishin vonuar me përmbushjen

e tetë kritereve, ai pritet të vijë në Kosovë kah mesi i muajit prill. Me disa vërejtje jo shumë serioze, shenjat e para se Kosova ka plotësuar edhe tetë rekomandimet për liberalizimin e vizave janë pozitive. Përveç ministrit të Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, janë edhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare që kanë pohuar një gjë të tillë. Megjithatë, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, puna për vizat nuk përfundon me përmbushjen e tetë kritereve të fundit. Kosova duhet që urgjentisht të orientojë të gjithë kapacitetin e saj politik në lobim te shtetet e Bashkimit Evropian për shkak se është Këshilli i BE-së, si organi kryesor që duhet ta miratojë raportin për liberalizimin e vizave, bashkërisht me Komisionin Evropian. E në këto dy institucione janë përfaqësuesit e pesë shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërkohë, analistët politikë kanë përsëritur faktin se tensionet politike në vend, nuk po i bëjnë nder këtij procesi.


4 Nr. 87 - MARS 2018

E

kipi i Programit ROMACTED u pajtua në një takim bashkërendues për fillimin e aktiviteteve lokale që do të mbahen në shtatë bashkitë shqiptare të Fierit, Roskovecit, Vlorës, Përmetit, Elbasanit, Pogradecit dhe Korçës gjatë pranverës 2018. Zyrtari i Programit Orsiola Kurti, Instituti i Kulturës Romake në Shqipëri (IRCA) dhe lehtësuesit e zgjedhur miratuan prezantimin e artit dhe kulturës rome në nivel lokal. Profesionistët e rinj romë do të kryejnë shfaqje drame që japin mesazhe të fuqizimit dhe integrimeve kryesore të romëve në secilën prej komunave shqiptare. Muzika rome do të luhet në shfaqjet publike, të pranuara tashmë nga autoritetet lokale. Këto aktivitete nisëse do të shënojnë përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve më 8 prill me qëllim të festimit të kulturës rome dhe ngritjes së vetëdijes për zgjidhjen e çështjeve me të cilat ballafaqohen romët në mbarë botën. Këto aktivitete do të organizohen nga “ROMACTED: Promovimi i Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Romëve në Nivel Lokal”, një program Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës i zbatuar në shtatë vende përfituese në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.

ROMACTED DHE ATDHEU


5 NR. 87 - MARS 2018


6 Nr. 87 - MARS 2018

Profesorë na falni, na lindi “një axhustim i nevojshëm” F

Dr. FATMIR TERZIU

jala shqipe “Axhustim” në “Oxford Albanian – English Dictionary” (Oxford University Press; 1999) u jepet të huajve si shpjegim në formën e një togfjalëshi “bench ëork” që do të thotë në një kuptim të drejtëpërdrejtë “punë në tryezë” dhe që në këtë kuptim të dhënë natyrisht do sqarimin se është “një punë që bën përshtatjen e metalit për madhësinë e domosdoshme e të duhur të tij”. Pra kjo është në kuptimin e parë të tij. Në atë kuptim që përherë të parë e kemi mësuar ne brezi ynë në orët e punëve me metal, ose me dru, në ditët e Praktikave të Detyrueshme Mësimire në shkollat e mesme të kohës së monizmit dhe në jetë, kur profesioni i mekanikut, tornitorit e më së shumti i Axhustatorit bëhej udhë jetike. Kam patur rastin ta dëgjoj nga Naim Tafani, specialisti i Punës Praktike në shkollë të mesme, por ta shtjelloj dhe ta mbaj të sqaruar në memorjen time nga një mësuese që punonte plot pasion me fjalët e Gjuhës Shqipe. Kam patur nderin të kisha mësuese një prej delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe që u mbajt në Tiranë më 25 Nëntor 1972. E thjeshtë, e saktë, e respektueshme, e dedikuar ndaj drejtshkrimit të gjuhës shqipe, e aftë të shpjegonte me detaje rregullat dhe domosdoshmëritë e saj dhe mbi të gjithë një mësuese që edhe kur nuk e kuptonin të tjerët, me “talentin” e saj i bënte që të ulnin kokën dhe të dëgjonin me vëmendjen e duhur. Lumnie Shehetila, mësuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe në disa shkolla të Elbasanit ishte në atë Kongres bashkë me figurën e shquar Akademike dhe Shkencore të Elbasanit, Profesor Dr. Mehmet Çelikun, që në atë kohë ishte gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë. Kështu Shehetila, krahas 87

figurave të tjera të mirënjohura të arsimit shqiptar që kryesoheshin nga Thoma Deliana, ministër i Arsimit dhe Kulturës të asaj kohe, Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Prof Mahir Domi, Prof Eqerem Çabej, Prof Bedri Dedja etj., kishte në ditarin e saj të punëve shkencore dhe fjalë të tilla që vinin dhe hynin në Elbasanin e asaj kohe falë Kombinatit Metalurgjik. “Axhustim” në thelbin e shpjegimit të mësueses Lumnie Shehetila, e cila kishte dhe një autoritet të lartë bindës gjuhësor, do të thoshte më shumë se punë, më shumë se sa përshtajtje për arsyen e përdorimit të tij të “ngurtë”. Në përdorimin e parë të kësaj fjale natyrisht materiali ishte metal, por në kuptimin e saj figurativ ishte nxënësi, që vetëkuptohej se duhej të punonte më shumë me veten, me arsyen, me talentin, për të qenë i denjë për shoqërinë. Pas tërë këtyre lidhjeve të hershme me memorjen time tek fjala “axhustim” kohët e fundit kjo fjalë ka zënë hapësirë dhe vend dhe në fjalorin politik. Ditët e fundit ajo u dëgjua edhe nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla kur u kërkoi ndjesë pedagogëve dhe stafit të Universiteteve për vonesën e pagave të tyre. Ajo e përdori këtë fjalë kur tha se gjithçka lidhet me ligjin e arsimit të lartë dhe autonominë financiare të universiteteve. Nikolla, në tërë ndjesën e saj, përdori më saktë këtë tekst: “Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve, por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak, por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo

buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor. E ndërkohë ishte dhe një ushtrim, pa larguar asnjë lloj përgjegjësie nga vetja, edhe një ushtrim në vëmendje të administratorëve që besoj që nuk ishin në lartësinë e detyrës në mënyrë që t’i përgjigjeshin me zhdërvjelltësi këtij momenti të rëndësishëm që lidhet me gjithë administrimin e financave dhe gjithë linjës administrative në institucionet tona të arsimit të lartë”. Nuk e di se si përkuar, por në një datë të përafërt kur në Tiranë në vitin 1973 do të dilte nga botimi “Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe” nga Akademia e Shkencave dhe Instituti i Gjuhëisë dhe i Letërsisë, përdorimi i fjalës “axhustim” i ndeshur edhe në një shpjegim shkencor të studiuesve Artan Haxhi dhe Tefë Topalli në esenë e tyre “Terminologjia si sistem” botuar në Buletinin Shkencor Nr. 67, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, zgjeron tërsinë e tij përdoruese me një togfjalësh të tillë “një axhustim i nevojshëm”, tashmë i dalë nga goja e ministres së Arsimit (Shkodër, 2017; Viti XLVII i botimit). Kështu, emri “axhustim” që sipas dy autorëve, tregon një emërzim (fjalë e prejardhur nga folja axhustoj); mbiemri i dëgjueshëm që tregon prejardhje mbiemërore, duke u nisur nga një folje me rrënjë dëgjo-j, në memorifikim e ri togfjalëshor të servirur nga Nikolla do të ketë zgjerim përdorimi dhe nënkuptimi, pra si “një axhustim i nevojshëm” (ibid). Dhe ju të nderuar Profesorë do të pyesni dhe do të mbeteni tek pyetja… “Po me axhstimin ç’patët?!’ Ndërsa “axhustimi” do të hyjë edhe tek rrogat…, e do të mbetet që të tretet tek rrogat… Sidoqoftë, Profesorë të nderuar, të djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, ju kushedi dhe sa herë do të dëgjoni e do të dëgjoni, na falni…, pra të nderuar na falni dhe gëzohuni se na (ri) lindi edhe “një axhustim i nevojshëm”.


7 NR. 87 - MARS 2018

Gruaja shqiptare në këtë 8 Mars J

anë dy citime të shkëputura nga i mirënjohuri Federiko G. Lorka, ideuar, formuluar dhe artikuluar posaçërisht për krijesën e shenjtë, femrën, e cila, si një përjashtim i vetëm, ngjiz dhe sjell në jetë po krijesa të shenjta. Prandaj edhe i veçova si dy thënie të mençura, në këtë 8 mars, për gjysmën e qënies njerëzore – femrën. Popujt, në gjithë hapësirën e rruzullit tokësor, kanë patur jo vetëm ndjesinë por edhe mençurinë, të shënjojnë eventet thelbësore të jetës së tyre. Në kalendarin e shumicës së tyre ka edhe ditë të përbashkëta, që edhe pse artikulohen në gjuhë të ndryshme, janë të njëjta në thelb. Njëra prej tyre është 8 Marsi, si dita e nderimit për qënien njerëzore, që riprodhon jetën, duke siguruar kështu vazhdimësinë e pakufi dhe të pafund të jetës njerëzore. Në kohë të ndryshme në Shqipëri është epitetuar me frazeologjizma të ndryshme si: “Dita e Nënave”, “Dita e Grave”, e të tjera si këto. Por, gjithësesi i pandryshuar ka mbetur thelbi i saj: cilësia e humanizmit që ajo ngërthen e mbart. Ndoshta mund të jetë frazeologjizmi më i gjetur, më i goditur, më i skalitur, më i ndjerë... Është frazeologjizmi, që i referohet gjysmës më të shenjtë të krijesës njerëzore: femrës. Është frazeologjizmi që i shkon aq mirë për shtat gjyshes, nënës, motrës, vajzës, mbesës të secilit apo secilës krijesë njerëzore. Është frazeologjizmi, që epiteton burimin e jetës, gurrën e vijimësisë së saj, ëmbëlsinë e ndjenjave e të shpirtit; më të mirën, më humanen krijesë, e cila krijon, lind dhe rrit jetën... Gjithkush, pavarësisht nga gjendja sociale, e ka provuar ngrohtësinë e dashurisë së nënës, ndjesinë e saj fisnike të shenjtë hyjnore, sakrificën e saj aqë humane... Vetëm ai që e humbet nënën herët sidomos, por edhe kushdo që nuk e ka shijuar sa duhet shenjtërinë e saj, ndjen mungesën e frymës së saj shenjtore... Prandaj, një krijesë e tillë krejt e veçantë, a nuk e meriton, që në një ditë të vitit nga 365 që ai ka, të jetë më e veçanta, më e privilegjuara, më e respektuara, më e dashura, më e dhembshura, më humania, më e lartësuar, më e përfaqësuara?!!... Gjithësesi një kontribut me vlerë që duhet çmuar!!! UDHËTIMI I GRUAS SHQIPTARE NË HISTORI Udhëtimi e ka zanafillën me një ngjarje që daton në vitin 1857, kur gratë me profesion rrobaqepëse në

“Gruaja është zemra e botës dhe zotëruesja e pavdekshme e “trëndafilit, lirës dhe harmonisë”, përmbush hapsirën e pakufishme të këngëve tona”.... “Gjithkush pat ndier se fëmia është e para shfaqje e natyrës, gjithkush pat besuar, si edhe ne, nuk ka lule, numur apo heshtje që të krahasohet me të, ai do të ketë rastin të shohë sesi ky fëmijë teksa e merr gjumi dhe askush nuk i tërheq vemendjen, kthen fytyrën nga gjiri i niseshtenjtë i mëndeshës, (ky mal i vogël vullkanik, me regëtima qumështi e venash të kaltra) dhe ia ngul sytë dhomëzës së qetë për gjumin e tij”. (Federico Garcia Lorca)

Nju Jork të SHBA-së, u tubuan në një protestë të organizuar kundër shtypjes e shfrytëzimit, që u bëhej atyre dhe fëmijëve gjatë procesit të punës. Ato kërkonin të sanksionohej ditë-puna 8 orë, të përmirësoheshin kushtet në punë, të trajtoheshin me pagë të barabartë për punë të njëjtë me meshkujt, etj. Në Evropë ky event merr jetë më 1910, kur në Kopenhagen u mblodhën mëse njëqind gra, që përfaqësonin disa shtete të Evropës dhe SHBA-në, ku u vendos që, në të ardhmen çdo 8 Mars të përkujtohej si Dita Ndërkombëtare e Grave, lëvizje që në Shqipëri gjeti jehonë të menjëherëshme, e konkretizuar me veprimtari të ndryshme. Kështu Parasqevi Kyrias, i dha jetë në Korçë një shoqërie grash, e cila në shtypin e kohës informohet si një ngjarje që kish lidhje organike midis legjendës së Rrapit në Mashkullorë dhe folesë patriotike në Korçë, si një vazhdim i përpjekjeve për t’i dhënë shpresë të ardhmes kombëtare. Lëvizja e grave shqiptare vijon. Pas vitit 1920, kur krijohet Shteti i Ri Shqiptar pas Kongresit Kombëtar të Lushnjës (janar 1920, S.R) pasojnë disa ngjarje lidhur me këtë problem: vetëm pas më pak se shtatë muajsh, konkretisht më 8 gusht 1920, në Gjirokastër, Kennedy e ardhur nga SHBA, mblodhi mjaft gra që i informoi për gjëndjen aktuale të femrës shqiptare dhe për nevojën e integrimit të tyre në vendin që i takon në shoqëri. Po këtë vit, në Vlorë, një grua shqiptare, që ka hyrë në histori me emrin simbol “Marigoja e Flamurit”, botonte një gazetë titulluar “Shpresa e Kombit”, ngjyra e trëndafilit e së cilës, për analistët, do të thoshte: “Shpresë Kombëtare.... që të bëhemi nesër: realitet Kombëtare”. Në korrik 1924, merr jetë Shoqëria “Përmirësimi”, organizatë tërësisht femërore, që në maj 1929 shkrihet në Shoqërinë “Gruaja Shqiptare”, e sapoformuar

Nga SAFET N.RAMOLLI

dhe me status të veçantë. Ndërkohë marrin jetë disa ligje që favorizojnë femrën shqiptare për të zënë vendin e duhur në shoqëri: e drejta e divorcit, trajtimi me të drejta të barabarta me bashkëshortin; paraqitja e jashtme me veshje të përshtatëshme, pjesëmarrja në jetën kulturore të vendit, por edhe në politikë, etj. etj... Në vijim të punës së nisur më 1910, P. Kyrias i përkushtohet sërish organizimit të gruas shqiptare në një Shoqatë të vetën, me synim veç të tjerash edhe “... që të formojmë ndërgjegjen e saj mbi rolin që është thirrur të lozij si faktor përparimi e qytetërimi”. Paskëtej, deri në pranverë 1939, kur Shqipëria pushtohet, Gruaja Shiptare rezulton të ketë qënë e organizuar në shoqatë me shtrirje në të gjithë territorin shqiptar. Misioni i saj, të paktën në aparencë, ka qënë i përcaktuar mjaft qartë, ajo “... është ftuar të dalë nga rrethi tepër i ngushtë familjar për t’u përpjekur ajo vetë, e lirë dhe e përkrahur nga Shteti, për një jetë më të denjë e njerëzore në shoqërinë shqiptare”. Megjithatë, specialistët e huaj pohojnë prerazi:“Para Luftës II Botërore Gruaja në Shqipëri kishte statusin e qytetarit të kategorisë së dytë dhe i nënështrohej dallimit shoqëror e ekonomik”. Por 8 Marsi është trajtuar edhe gjatë L.A.N.Çl. Më 8 Mars 1942, edhe pse në kushte të vështira, vetë gratë të tubuara në grupe të vogla, e përkujtuan këtë event. Në këtë kohë u krijua edhe Organizata e Gruas Antifashiste Shqiptare. Në formacionet partizane femra shqiptare përfaqësohet denjësisht me rreth 6.000 pjesëmarrëse aktive, duke vepruar përkrah meshkujve me të njëjtën trimëri, dinjitet dhe heroizëm. Ajo në këtë periudhë ka edhe heroinat apo dëshmoret e veta, të rëna në fushëbetejat kundër pushtuesve, me idealin dhe shpresën e mirë për një Shqipëri të lirë dhe

demokratike. Veteranët Mesarete Ymeri (Karagjozi) dhe Naxhi Zhupa, sjellin në vëmendjen e lexuesit, se vetëm në Brigadën VIII Sulmuese, gjatë L.A.N.Ç-it, ishin inkuadruar 73 partizane, mes të cilave Ilha Cami, Zyrha Zhuzhuni dhe Ylvije Canaj, që ishin fare të reja, prandaj edhe thirreshin partizane-pioniere. Shtatë shoqe partizane dhanë jetën e tyre rinore, duke luftuar në vijën e parë të luftimeve, midis të cilave ishin Inajete Karalliu, Trëndafile Denaj (Abazi), Sose Hysi, Male Xheladin Banaj, Nervo Selim Berdaj etj..Ishin 13 partizane që u plagosën, por po përmendim vetëm disa nga ato: Zonja Rushani, Kano Ҫarçani (Saliaj), Mesarete Ymeri (Karagjozi), Lajle Goxhi, Benda Xhelili, Selvije Jaho (Isaraj), etj., ndërkohë që Marie Brisku dhe Merushe Sadikaj u plagosën më 25 janar 1945 në Ulbi të Malit të Zi, duke mbetur invalide përjetë. Pas çlirimit gruaja shqiptare ka qenë e organizuar në organizatën “Bashkimi i Grave të Shqipërisë”, organizatë që ka dhënë kontribut të çmuar në forcimin e familjes shqiptare si dhe të mirërritjes e edukimit të fëmijëve. Janë po analistë kompetentë të huaj, që shprehen edhe sa vijon: “Pas Luftës së Dytë Botërore dallimet e hapura u zhdukën dhe të drejtat e gruas u shprehën me anën e ligjeve të veçanta, të cilat i garantonin asaj të drejtën e punës, të sigurimit shoqëror, të shërbimit shëndetsor dhe të arësimimit”. Pa shkuar më thellë në histori, në vitin 1990 gratë përbënin 47% të forcës punëtore; 30% të deputetëve të Kuvendit Popullor; 40,7% të anëtarëve të Këshillave Popullore dhe 30% të gjyqtarëve. Më 2010, në zbatim të kushteve që ka vënë Evropa, kur kanë kaluar disa vite në përpjekje për t’u integruar në komunitetin demokratik evropian, që gruaja të përfaqësohet në institucionet qendrore dhe të tjera në masën 30%, kemi një përfaqësim mjaft dinjitoz. Në këtë hark kohor të paktën dy gra kanë qenë kryetare të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy të tjera zv/ kryetare; një grua është kryetare partie politike, një tjetër ka qenë Prokurore e Përgjithëshme, një Kryetare e Gjykatës së Lartë; një në detyrën e Zv/kryeministrit, më tepër se tetë kanë qenë në pozicionin e ministres, disa të tjera kanë qenë deputete, Zv/ministre, drejtore drejtorish, dhe mjaft të tjera në detyra shtetërore me rëndësi. Por, (Vijon në faqen 10)


8 Nr. 87 - MARS 2018

Shenjat e kohës dhe procesi i socializimit - plan i Krijuesit

Nga MARJAN SEBAJ SOPI

N

ë këtë temë do të mirremi me karaktarin komunitar të njeriut. Sepse, siç kam cekur disa here edhe më parë në shkrimet e mia me (tema të karakterit) të njëjtë, pra; njeriu për kah natyra e tij është qenie shoqërore – ai ndërton bashkësinë. Kështu që, në vazhdim të këtij shkrimi do të mirremi pikërisht me komunitetin apo më mirë thënë me shoqërinë (apo bashkësinë njerëzore) e siç janë prezente në te, pra do të shtjellojmë në pika të shkurtëra më tepër si kujtesë ; shenjat e kohës, proçesin e socializimit ku përfshihen çështjet si migrimi, turizmi, tregtia, jeta publike, fusha shkencore – teknologjike, si dhe mbi rolin e bashkësive fetare rreth këtyre çështjeve e në veçanti do të mirremi me vëllazërinë gjithëpërfshirëse… Ne të gjithë po e shohim se koha në të cilën jetojmë, mbi të gjitha po karakterizohet me lidhjen e përgjithshme të botës. Pra, në këtë mënyrë edhe jemi dëshmitarë të një proçesi të madh të socializimit. Duket sikur po lindë një vetëdijësim e me këtë edhe një ndërgjegjësim i ri, ndërgjegjësim shoqërorë. Shohim se sot thuajse askush nuk dëshiron të jetë i vetmuar, po as bashkësitë e ndryshme, shtetet apo grupet e ndryshme të mëdha apo të vogëla, pikërisht të gjithë dëshirojnë të kanë lidhjen e përbashkët, d.m.th lidhje mes veti. Kështu që njëkohësisht lindë fuqishëm edhe ndërgjegjësimi apo edhe vetëdija e ndërvarësisë sepse gjithë e më tepër kuptohet se askush nuk është i pavarur tërësisht (apo plotësisht) dhe se të gjithve iu nevojitët njëri – tjetri, pra kemi nevoj për njëri tjetrin! Dhe pikërisht, për këtë edhe po ndodhë lidhëshmëria e përgjithëshme, githmbarëshme, në të gjitha nivelet e jetës dhe veprimtarisë njerëzore. Duke se kjo edhe është bërë disi edhe rregull e mënyrës bashkëkohore të jetesës. Nëse shiqojmë më gjerë, atëherë shohim se vet proçesi i socializimit, lidhëshmëria mes popujve edhe mbështetët në shumë rrethana. Si rezultat i përparimit apo të zhvillimit të madh shkencor, u zhvillua një sistem

i gjerë dhe pothuajse gjithëpërfshirës i komunikimit. Kemi cekur edhe më parë se shembull, po të njëjtë ditë apo minuata marrim vesh apo dëgjojmë, po edhe shohim drejtpërdrejt se çka ka ndosh shembull në qytete edhe më të largëta të botës. Komunikimet pothuajse në mënyrë të drejtpërdrejtë mbivendosen midis distancave ndërmjet vendeve të ndryshme dhe kontinenteve. Kështu që shembull, mbarë njerëzimi mund të jetë i brengosur shkaku i vdekjës së njerëzve nga uria në Etiopi, apo shkaku i luftërave në Lindje të mesme etj…mirëpo, njëkohësisht edhe mund të organizohet ndonjë ngjarje për t’iu ndihmuar atyre, si shembull ndonjë koncert humanitar, ndonjë takim i liderëve botërorë vendimmarrës që kanë lidhje me zbutjen e menjëhershme të problemeve më lartë të cekura. Jemi dëshmitarë të shumë koncerteve humanitare që në këtë mënyrë iu dolën në ndihmë shumë e njeriut i cili vuante nga uria apo sëmundje të ndryshme duke iu ofruar ndihmën aduekuate atyre për ti shpëtuar etj. Pikërisht, me fuqinë e madhe të mjeteve të komunikimit individët edhe janë të gatshëm të veprojnë në mbarë njerëzimin. Poashtu, procesi i socializimit edhe po nxitë dhe po e bënë të mundshëm migrimin e madh të njerëzëve. Dhe vërtetë e gjitha kjo duket sikur jemi dëshmitar të shpërnguljeve të mëdha të dikurshme të popujve. Por, pikërisht edhe në këtë mënyrë njerëzit njihen mes vete, afrohen, vie tek takimet e kulturave të ndryshme. Dhe sot të gjithë e dimë se migrimet e mëdha të tilla po ndodhin në njërën anë, apo pjesë, shkaku i kërkimit të punësimit në vendet apo shtetet më të zhvilluar dhe më përparimtare. Pikërisht, për këtë në mesin e popujve të ndryshëm, kulturave të caktuara, edhe takojmë me mijëra e qindramijëra njerëz të një populli apo kulture krejt të ndryshme me atë autoktone të vendit dhe mesit të caktuar, takojmë njerëz që vijnë krejt nga një botë tjetër, gjuhëve tjera, besimeve, kulturave dhe traditave tjera. Të marrim vetëm si shembull konkret; sa e sa njeriu ynë, pra sa shqiptarë gjendet në Gjermani, Zvicër, Austri, Kroaci, Amerikë, Australi e ku jo?! Pastaj, shembull vetëm në Gjermani sa njerëz ka nga Turkia, e kohëve të fundit shembull nga kontinentet tjera si Azi e Afrikë, pra të vendeve e shteteve të ndryshme të përfshira në kriza ekonomike po dhe luftëra si në Irak, Siri, Libi, Alzhir, Avganistan etj. Shembull, vetëm gjatë vitit 2016/17 sa e sa emigrantë arritën në shtete europiane, vetëm në Gjermani arritën mbi 800.000 emigrantë nga vende të përfshira në luftë pra si nga Siria, Iraku…, e nga disa vendet tjera fqinje të tyre. Kështu që, nga kjo shohim se sikur edhe nuk egziston

më largësia, distanca, apo më mirë të themi, sikur largësia mes kontinenteve edhe nuk prezanton më asgjë, kurrëfar problemi. Kurse, forma tjetër e migrimit të popujve është turizmi. TURIZMI hohim çdo verë, po edhe gjatë tërë vitit por me intenzitet më të vogël, kolona e kolona të gjata me qindra mija njerëz të nisur nga shtëpitë e tyre drejtuar në shteteve tjera, për disa ditë e javë qëndrimi apo pushimi si në detë, apo edhe vende kodrinoro – malore. Kështu që lirisht mund të themi se e tërë bota disi është në lëvizje të përhershme, në takime! Tanimë mjetet moderne të trafikut si aeroplan etj, mundësojnë që në një kohë të shkurtër njeriu të kaloj edhe largësitë më të mëdha mbrenda një dite, saqë shembull në të njejtën ditë mund të jemi në dy kontinente të ndryshëm, në një mënyrë „ta ndalim ditën“ kështu që në të njejtën ditë kemi mundësi të shiqojmë dy herë përendimin e diellit. Mirëpo, këtu vlen të cekim edhe tregtinë.

S

TREGTIA uhet të dimë se edhe Tregtia është një faktor i rëndësishëm i socializimit, meqë ajo nuk është vetëm ndërrim mallërash e parashë por se me vete gjithnjë sjellë udhëtime, takime, mbledhje, marrëveshje etj. Ne e dimë se tregtia edhe në kohërat më të lashta gjithmonë ka mundësua takime të njerëzëve. Dhe pasi cekëm kohën e mëparshme, atëherë e kujtojmë se pikërisht përmes tregtisë janë takuar Lindja e Perëndimi. Kështu që çka të themi sot për tregtinë kur e dimë se secili me secilin tregton ku nuk njohin as përqarje shtetesh të cilave shembull iu takojnë, as armiqësi, sepse jemi dëshmitarë se edhe gjatë kohëve të trazirave apo edhe luftërave të ndryshme mes shteteve tregtia prapë ka vazhduar po edhe pas luftës ka vazhduar pikërisht edhe në mes atyre shteteve cilat janë gjindur duke luftuar mes veti. Kështu që tregtia ka bërë shumë në afrimin e popujve mes veti, ka bartë mesazhe të kjarta se njeriu është qënie sociale dhe se nuk mund të jetoj i izoluar, i mbyllur. Sot lirisht mund të konstatojmë se e tërë bota, apo i tërë globi, në një mënyrë është siç themi një „treg i madh“ i përbashkët! Pasi pamë se Turizmi e Tregtia janë faktor të mëdhenjë në socializimin e njeriut, atëherë të themi diç edhe lidhje me jetën publike!

D

JETA PUBLIKE uke i parë gjitha lëvizjet e njerëzëve themi se edhe jeta publike sot është bërë shumë më e pasur se më parë, sepse e dimë se me zhvillimin e shkencës dhe literaturës së ndryshme

D

përgjatë shekujve janë zhvilluar edhe bindjet tona që i kanë ndihmuar shumë socializimit tonë. Kështu që sot e themi se jeta publike nuk është më privilegjion i caktuar vetëm i njerëzëve të zgjedhur siç janë politikaj e diplomat të ndryshëm, biznesmen, artist etj. por sot në jetën publike thuajse marrin pjesë (së paku kanë të drejtë) që të gjithë. Pra, të marrim shembull, në kohën e sotme; zgjedhjet politike, referendumet, format e ndryshme demokratike ia mundësojnë thuajse çdokujt të thot lirshëm e të shpreh lirshëm mendimin e vet, pra të kyqet në krijimin e opinionit publik. Kështu që thuajse tërë banorët marrin pjesë në jetën e shtetit, në një formë apo tjetër që të gjithë përcjellin ngjarjet, apo ndodhitë, në rrethin e shtetin ku jetojnë, siqë janë parlamenti, komuna (bashkia), këshillet e drejtoritë e ndryshme etj… përcjellin gjithësesi edhe ngjarjet në botë. Në këtë kontribuojnë shumë edhe mjetet pamoro – dëgjimore siç janë shtypi, radio e televizioni që sjellin informata më të përgjithshme. Patjetër se në këtë paraqitje nuk do harrojmë as një fushë tjetër që është: FUSHA SHKENCORE DHE TEKNIKE ëtu në rend të parë nuk guxojmë të harrojmë apo anashkalojmë shkëmbimin ndërkombëtar të ideve në fushën shkencore dhe teknike. Gati të gjithë jemi dëshmitarë ku shohim se thuajse nuk ka asnjë ditë e të mos mbahet ndonjë simpozium e ku marrin pjesë shumë ekspert nga mbarë bota. Disa të arritura bëhen gjëra të mira për të mirën e përgjithshme. Shkëmbehen idetë, përvojat, vie deri tek njohtimet, bisedimet, bashkëpunimi në një mënyrë mund të themi se kështu edhe pasurohet individi dhe bashkësia. Më kujtohet para disa viteve një mik i imi kirurg torokal, duke më treguar sallat në QKUK më tha; Ja ky ekran i madh na mundëson që të përcjellim drejtpërdrejt operime të ndryshme nga shtete të ndryshme si Anglia, Gjermani e mbarë bota dhe në këtë mënyrë edhe ne të marrim përvojë. D.m.th që ekipa e mjekëve të cilët bëjnë ndonjë operim të komplikuar, edhe gjatë operimit, pëveq pamjes ata mund tiu tregojnë me fjalë kolegëve të tyre mënyrën apo ecurinë e operimit krejt nga ndonjë shtet tjetër. Mund të themi lirisht se procesi i socializimit në mënyrë progresive po përparon dukshëm i ndihmuar edhe me zhvillimin shkencor e teknik, por kuptohet edhe me dëshirën dhe vullnetin e njeriut për tu lidhur bashkarishtë. Lëvizja e tillë gjithësesi se është e vulosur në natyrën e vet njeriut sipas të cilës njeriu, siç ka thënë edhe filozofi i famshëm Aristoteli; (Vijon në faqen 15)

K


9 NR. 87 - MARS 2018

K

Nga ANA KOVE

arma është kurvë e madhe, - më tha Julia atë ditë kur u ktheva nga takimi im i parë. Karma? Po po. Ajo i ka fajet të gjitha. Julias i pëlqente shumë të filozofonte. Unë nuk ia kishe ngenë dhe aq shumë. Ç’më duhej të dëgjoja filozofime dashurore, sidomos asokohe? E çdo takim të parë, përveç ditës, ka edhe shumë gjëra që e bëjnë pjesë të pashlyeshme të kujtesës. Ç’ditë e javës ishte nuk e mbaj mend. Duhet të pyes Julian. Vendin? Ah, vendin poooo. Vendi përbënte ngjarje më shumë se dita. Bari i njohur në qendër të kryeqytetit, me emrin që Julias i pëlqente fort; me siguri i kujtonte se edhe emri i saj ishte i lavdishëm, po aq sa i barit. Pse duhet të takohemi gjithmonë këtu, e pyesja sa herë ajo kapërcente shkallët dhe u rëndonte takave me forcë, aq sa të gjithë të kthenin kokën, thuaj se zhurma e këmbës së saj mbi mermer ishte zhurma e skeptrit mbi tokë, kur mbreti paralajmëronte vendimin e radhës dhe të gjithë duhet të ndalnin frymën. Ndaj vinim gjithmonë aty… shkallët ishin të shtruara me tapet të kuq e parmakë të artë. Për t’u ngjitur tek kati i dytë i barit, ku ishte edhe një dritare e madhe që të lejonte të tymosje, duhet të ngjisje gjithë ato shkallë, e ndjekur nga vështrimet kureshtare nga poshtë lart të klientëve të shumtë, që zinin tavolinat e katit të parë. Ky ishte akti i parë i shijimit të lavdisë, -thoshte Julia. Pastaj akti i dytë ishte ai i shijimit të kafesë më cigare. Dhe i treti? Ajo thoshte i bisedave tona. - Dhe pak e mbërrij tek ty, - dëgjova në telefon zërin e tij të plotë, ku ndihej edhe paksa tension në frymëmarrje. - Po të pres, i thashë unë me zë të dridhur. -Ku po më pret? –Ku? Si Ku? Te “Gloria”, pra, - i thashë në të qindtat e sekondës. Nuk di se si e pata ashtu atë ndjesi, se njerëzit nuk duhet të pyesin për gjëra që dihen. Ai, edhe pse nuk e kishte idenë se ku ish “Gloria”, - Mirë, më tha, do të të gjej edhe ty edhe “Glorian”. Dhe na gjeti. -Moj po ti pse je këtu tani?, më pyeti Julia. A nuk duhet të takoheshe me të sot? – Po, i thashë, u takova. Ajo shtangu. Gjuhën e saj, që s’din të futet në gojë thuajse kurrë, e zuri ngërçi.

Gloria in excelsis Deo

U krijua një situatë gati paniku mes nesh. Unë nga frika se atëherë e kuptova realisht ç’kisha katranosur. Dhe ajo ngase ende nuk po kuptonte asgjë. - Po ç’dreqin ndodhi? - Dëgjo, Julia, qetësohu. A nuk më ke thënë se asgjë nuk ndodh pa shkak? - Po, të kam thënë. - Po folë pra çfarë ka ndodhur? - Mirë, unë po të them se ç’më ndodhi, ndërsa ti mundohu të gjesh shkakun. Se ajo që ndodhi, iku, u bë. - Ja ta marrim me qetësi. Ikim pimë një kafe te “Gloria”, tha Julia, dhe atje m’i tregon të gjitha. Joooooo, ulërita unë me sa kisha fuqi zëri në fyt. Jo te “Gloria”, se atje e lashë atë vetëm dhe ika. - Si moj ike? - Po, ika. I lashë të kuptojë se po ulem në tualet. Dhe nuk u ngjita më lart. - Ç’dreq veprimi është ky? - Kështu m’u dha të veproj. Vetëm më ke thënë se karma është veprim, që i referohet një koncepti shpirtëror dhe të ndikon pavetëdijshëm në trup e mendje. Ja ashtu i tha mendja trupit të zhvendoset. – Moj, ose ti ose unë

jemi të çmendura tani në këto momente. - Të dyja jemi, Julia. Qysh se nuk dimë të shijojmë më asgjë, pa teorizuar pafund. - Atëherë eja e më trego..., se ketë punë e qan ti. Dhe më kapi për krahu. Unë nuk dija nga t’ia nisja. Rrezikoja të dukesha krejt qesharake jo vetëm në sytë e saj; por edhe vetes nuk po ia duroja atë ndjesi të çuditshme që më qe mbledhur në fyt e gati po më mbyste. - Kisha frikë të rrija, i thashë. Kisha shumë frikë. Asaj i dolën sytë nga vendi. Sytë e mi ishin tërë tmerr e panik po ashtu. - Pse, ç’kishte ai për t’u frikësuar? - Ishte pikërisht ai që kisha pritur. Nuk ndryshonte fare fare nga modeli, e kupton ti këtë? Ç’mbetej më pas kësaj, po të rrija? E kupton, Julia?! Edhe kur vinin e iknin të tjerë. Këtë prisja... - E kuptoj, zemër. Dhe mos ma hidh më poshtë kurrë teorinë e karmës e as mos u tall më me mua. - Ah, të lutem, Julia, mos sërish, se nuk kam nerva të dëgjoj teorizime tani. - Më dëgjo. Karma jote e solli atë njeri tek ty.

Dëshira për t’u dashur fort me një model, që e kishe zgjedhur përpara se ai të vinte. Modeli, me të cilin ti ke bërë dallimin, ekziston, dhe ti tani e di. E pe, e preke, e puthe. Ja ku e gjetëm edhe shkakun e veprimit tënd. Ai është atje, ku e ke lënë vetëm, te “Gloria”. - Po sytë si i kishte kur të shihte? - Vërtet, do ta dish, Julia? Iu ngjanin syve të ujkut. Po po. Sy si të ujkut. Dhe mua m’u kujtua një roman i porsalexuar i Schmidt-it, ku Anna e Bruggës u akuzua për herezi, sepse komunikonte çuditshëm me ujkun. Njësoj si ajo Anna e Mesjetës isha dhe unë para tij, ambivalente. E adhuroja kafshën e fortë e superiore para meje, dhe projektoja njëkohësisht frikëra të shumëllojshme me shpejtësi drite. - Kushedi s’i mund të ndihet një ujk i dashuruar nga një princeshë, kështu gjithë hire e ngjyra si ti? Më fol dhe pak, më nxiti Julia... - Po nuk ka reagime në sytë e ujkut ndaj ngjyrave, o zemër; as nuk i sheh e as i dallon dot bukuritë e tyre. Në këtë sens, unë nuk bëj asnjë dallim nga kopeja e gjahut. Aq më tepër aty, në prarimin e artë dhe tapetet e kuqe të “Glorias”. Është i ndjeshëm ndaj lëvizjes, ujku. Sytë i reagojnë nga lëvizja. Ndaj s’munda të rrija më gjatë pa lëvizur... E kupton tani pse ika??? - Pra ti nuk mendon se do ta humbësh, tani që gjete modelin? - Ç’dreqin ke që më shikon kështu!? Vetë ma ke ënjtur kokën me ato teoritë e rimishërimit. Do ta kem sërish kur të rimishërohem... Unë kuptova t’i lexoj psherëtimën dhe jo fjalën. Ia lexova atë që mbante brenda fare, dhe nuk e tha dot. - Prandaj shkove në atë takim? –Po. Prandaj shkova. Dhe pse e dija vazhdimin. Shkova të shihja se ç’isha gati të humbisja a fitoja, pikërisht në më të dashurin vend tonin, te “Gloria”. -Prit radhën tani, më tha Julia, dhe më propozoi gjithsesi të shkonim e ta festonim me ndonjë gotë verë, tani që edhe ai do të kishte ikur larg nga “Gloria”. Dhe ashtu bëmë, ngjitëm shkallët duke qeshur me zë e duke përjetuar aktin e parë të shijimit të lavdisë me përplasjen e takave fort pas shkallëve.


10 Nr. 87 - MARS 2018

HERONJTË E 7 MARSEVE

Nga LEONORA LAÇI

D

isa të kërrusur e të lodhur nga jeta, të zbardhur flokësh por jo nga mendja, pasi bardhësia e flokëve i bënë dhe më të mençur, vitet mbi supe i rëndojnë, e qeskat poshtë syve po ashtu, ecin, ecin në heshtje, thjeshtësisht. Disa ende aktiv në profesion, pasioni besoj se vazhdon si dje,

në një kohë tjetër tashmë, më me eksperiencë. Ndonjë punon edhe më me pasion se dje, rrezaton në auditor, me buzëqeshjen në cep të buzës..., do të doja që t‘i jepte mësim dhe fëmijëve të mijë... por vlerën a thua kush ja di? Askush, ndoshta. Unë po, ndjehem mirënjohëse pafundësisht. Këta heronj, janë disa mësues të mi, termi mësues ashtu si shoqëria jonë ka kaluar në tranzicion, por pasioni është po ai, do të shkruaj për ta..., kur maturohesh kupton se sa shumë kanë rëndësi, aq më tepër kur pretendon të jesh një mësues i ri. Mësuesi duket një term i vjetër përballë kohës, e deri diku i ka humbur shkëlqimi, apo ne jemi bërë avokat të djallit ?! 7 mars-e kanë kaluar pafundësisht, e shumë të tjerë do vijnë më pas, e ngjanë sikur nga atëherë kemi bërë regres... Por, do të flas për progresin, dhe mësuesit, profesorët që e kuptuan drejt poezinë e Naimit e Naimëve të tjerë pas tij, u mishëruan e vazhdojnë ta bëjnë, pa kërkuar asgjë në shkëmbim. Mësuesit, murgjërit tanë të përditshëm, misionarët e diturisë,

sakrifikuan vetën edhe pse rrudhat mbi ballë ia shtuam. Mësuesit edukonjësit e heshtur, nuk kërkojnë asgjë, vetëm japin, dijet e tyre, kulturën, etikën, informacionin, modelin që ne të ndjekim. Mësuesit, janë ata që reflektojnë buzëqeshje, zgjasin dorën për të të larguar nga rruga e gabuar, të përgatisin për padrejtësitë e botës. Modelet e mësuesve dhe profesorëve të mi janë disa si; Ardita e gjuhëletërsisë, Fahrija e gjeografisë në shkollën e mesme, deri tek profesorët si; Enriketa e Kujtesës historike dhe Majlinda e lëndës së Etikës, në auditorët e ftohta të universiteteve, Shkodër a Tiranë. Të gjithë bashkë kanë formuar si në një puzzle atë çfarë unë jam. Duke lënë gjurmë të thella, për të cilët ndjejë mirënjohje edhe pse kurrë nuk ia kam shprehur. Personaliteti im nuk do ishte i plotë pa këta modele që shkrihen me njëritjetrin, dhe plotësojnë njëri-tjetrin. Pas një studenti të suksesshëm fshihet një edukator i mirë. Mësuesi a profesori ka qenë psikologu, krijuesi, artisti, improvizuesi, avokati, toleruesi, shoku, prindi, këshilluesi për studentin e tij. Nuk ka, mësues të

mirë dhe të këqinj, mësim mund të jap çdo kush, por edukim jo. Mësuesi mund të shuaj shpresat e nxënësit, por dhe mund t’ia nxis ato, mësuesi mund të zbuloj talentin ashtu dhe ta ndrydh atë, kjo varet se çfarë misioni ka ky mësues, a do të jetë edukues apo ç’edukues. Mësuesi i jep gojë lëndës, përmes historisë e gjeografisë na mëson identitetin dhe se kush jemi e ku shkojmë, përmes gjuhës e letërsisë na mëson se si të luajmë me fjalët, të komunikojmë të jemi përfaqësues të denjë të këtij vendi, përmes shkencës, artit e muzikës na mëson të duam të vërtetën, të bukurën, të jemi human, e të gjitha sëbashku na përgatisin për një të ardhme të ndritur që ti shërbejmë vendit tonë si qoftë më mirë, një popull i mirë arsimuar i përgjigjet më mirë detyrave të shoqërisë. Andaj, gëzuar edhe këtë 7 Mars, durimi iu është kalitur, por mos keni droje jeni heronj të së tashmes që po përgatisni të ardhmen. Misionin tuaj nuk e bën dot askush më mirë. Misionarë mos u dëshpëroni, ata që hoqën dorë nuk ia ditën vlerën asaj çfarë bënë, por ju do ngeleni pjesë e memories sonë.

Gruaja shqiptare në këtë 8 Mars (Vijon nga faqja 7) gjithësesi, gjithëçka e pamjaftueshme për vendin që ze dhe rolin që luan femra shqiptare në veprimtarinë e përditëshme të vendit. Në kushtet e shoqërisë pluraliste gruaja shqiptare është e integruar në organizata të ndryshme. Por, sërish analistë të besueshëm pohojnë edhe sa vijon. Pas vitit 1990 dallimet midis burrit dhe gruas u bënë më të thella. Kështu, më shumë se gjysma e të papunëve të regjistruar zyrtarisht në 1996 ishin gra, por edhe rrogat e atyre që punonin, zakonisht në fusha të tilla si mjekësia, arsimi, ishin shumë të ulta, në disa raste edhe poshtë nivelit të minimumit jetik. Posë kësaj, përfaqësimi i gruas në parlament, në qeveri, në administratën vendore, në organizata joqeveritare dhe në parti e grupe politike, ishte larg rekomandimeve të Evropës. Përpara zgjedhjeve parlamentare në vitin 1996 kishte vetëm tetë gra në këtë institucion, vetëm një grua kishte nderin të ishte anëtare e qeverisë;

mes dymbëdhjetë anëtarëve të Gjykatës së Kasacionit vetëm dy ishin gra, ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese vetëm një ishte femër. Në vitin 2003 deputete janë nëntë femra, dy janë anëtare të qeverisë, dy zëvendësministre, dy të tjera janë në pozicionin e nënkryetares së Kuvendit, ndërsa dhjetra të tjera përfaqësohen në organet e pushtetit vendor. Është rritur numri dhe pesha e grave në sistemin arsimor dhe shëndetsor, por edhe në administrimbiznes. Edhe në të pastajmen, me gjithë rekomandimet e BE-së, që femra të përfaqësohet denjësisht në veprimtarinë e vendit, ajo në asnjë rast dhe hark kohor nuk ka arritur minimumin prej 30% të përfaqësimit në organet e zgjedhura dhe ato të emëruara. Ky rekomandim i Evropës, nga politika shqiptare artikulohet shpesh për efekte politike, por asnjëherë nuk është bërë realitet. Megjithatë, duhet pohuar se pas zgjedhjeve të përgjithëshme në vitin 2013, është hedhur një hap i dukshëm për realizimin e rekomandimit për

zbatimin e barazisë gjinore si në fushën politike ashtu edhe në atë administrative. Janë zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë dhjetra femra, shtatë femra janë pjesë e kabinetit qeveritar, (integrimi, marrëdhëniet me parlamentin, ekonomia, mbrojtja, arësimi, rregullimi i territorit dhe kultura, ndërkohë në muajin mars 2017 u shtuan edhe dy femra si ministre: njëra tek shëndetsia dhe tjetra tek mirëqënia sociale etj.), një është nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, katër të tjera janë zgjedhur kryetare të bashkisë (Shkodër, Gjirokastër, Gramsh dhe Përrenjas), dy kanë qenë drejtuese të doganave dhe tatimeve, dhjetra të tjera janë pjesë e sistemit të drejtësisë, me dhjetra janë në pozicionin e zëvendësministres apo drejtore të institucioneve të rëndësishme, ndërkohë disa dhjetra janë biznesmene të sukseshme, ashtu si është rritur dukshëm numri i femrave që kanë fituar me meritë tituj dhe grada shkencore. Ndonjë femër shqiptare i ka kaluar kufijtë e përfaqësimit

duke u bërë pjesë e institucioneve të BE-së dhe e diplomacisë shqiptare. Por në gjykimin tim personal, më ngjan se ka edhe një problem që nuk shkon në linjën e duhur: mjaft femra gjykohen dhe trajtohen politikisht dhe jo sipas nivelit profesional dhe kontributeve në shoqëri. Në Kuvendin e Shqipërisë ka studente, të tjera të sapodiplomuara, për rrjedhojë edhe pa përvojën e duhur për të kontribuar në përpilimin e një legjislacioni bashkëkohor dhe afatgjatë; ashtu si ka edhe ndonjë të tejkonsumuar në politikë, nga “fyelli” i së cilës dëgjojmë të njëjtën melodi përgjumjeje apo retorikë bajatosjeje. Krejt natyrshëm, perspektiva e femrës shqiptare është më e qartë dhe më bindëse në kahjen pozitive. Kjo më së shumti si rrjedhojë e ndërgjegjësimit dhe përpjekjeve të vetë atyre për të zënë vendin e duhur në shkallaren e shoqërisë shqiptare, por edhe të rritjes së përgjegjësimit të klasës politike, për t’i dhënë “gjysmës së shenjtë “ të popullsisë vendin krejt të merituar.


11 NR. 87 - MARS 2018


12 Nr. 87 - MARS 2018

Modeli i një tresheje në politikë

P

ërfshirja në politikë është jo vetëm passion, por dhe art më vete. Atëherë çfarë është pjesëmarrja politike? Më saktë çfarë është pjesëmarrja politike për këta tre poltikanë të rrinj, për këta aktivistë politikë të devotshëm, që kanë zgjedhur forcën e sotme opozitare Partinë Demokraike të Lulzim Bashës? Dy janë kryetarë të strukturave të PD-së në Atdhe, në Durrës dhe një në një zonë të Londrës, Barking and Dagenham. Të tre vijnë nga një fshat. Të tre kanë një angazhim të barabartë. Të tre janë politikanë të rrinj. Të tre janë demokratë. Atëherë ku qëndron lidhja e tyre me karakterizimin e pjesëmarrjes aktive që kanë demokracitë e gjalla? ZGJERIMI Demokracitë e gjalla karakterizohen nga një zgjerim i vazhdueshëm i formave të mundshme të pjesëmarrjes. Ky zgjerim është ballafaquar me shumë interes në formën e përdorimit të një konceptualizimi të pjesëmarrjes, duke përjashtuar shumë mënyra të reja të veprimit politik ose duke shtrirë konceptin e tyre për të mbuluar pothuajse gjithçka. Problemet e shtrirjes janë veçanërisht të dukshme për shumë mënyra të reja të pjesëmarrjes, siç janë konsumi politik, angazhimi vetiak, apo përfshirja jostrukturore, të cilat në thelb kanë të bëjnë me aktivitete jopolitike që përdoren për qëllime politike. Për këta djem, për këta poltikanë të rrinj njëra është më e rëndëishme se tjetra, pasi ata të tre kanë një bindje të plotë dhe besojnë në poltikën që drejton dhe prezanton sot lideri Luzim Basha. ANGAZHIMI Për më tepër, angazhimi i tyre dhe përdorimi i teknolog-

jive të bazuara në internet për këto aktivitete, që kanë një timbër të qartë poltik në udhëzimin e Bashës, së pari (“veprim lidhës”) e bën pothuajse të plotëmundur të njohë pjesëmarrjen politike që në shikim të parë. Për shkak se zhvillimet shoqërore dhe politike në shoqërinë demokratike shqiptare kanë prurë kërkimin për një përkufizim të vetëm përfshirës të pjesëmarrjes politike të vjetërsuar, një qasje alternative ku është integrimi i karakteristikave kryesore të pjesëmarrjes politike në një hartë konceptuale, tashëm duket qartë dhe në këtë model. Të tre këta poltikanë të rrinj, kanë qartësisnë e tek përkufizimi i politikës së sotme të Kryetarit të Pd-së, ku dallohen pesë mënyra e që mbulojnë të gjithë gamën e pjesëmarrjes

politike në mënyrë sistematike dhe efikase, duke u bazuar në lokacionin (politikë), në shënjestrimin (në problemet e komunitetit), dhe rrethana (konteksti ose motivimi) i këtyre aktiviteteve. RRITJA Ndërsa rritja e mënyrave ekspresive të pjesëmarrjes kërkon veçanërisht përfshirjen e informacionit kontekstual ose qëllimeve dhe qëllimeve të pjesëmarrësve, vëmendja që i kushtohet avantazheve të këtij modeli i qaset (disi) vetë përfshirjes së këtyre aspekteve si përcaktimi i kritereve për pjesëmarrjen politike. Në këtë mënyrë, harta ofron një përgjigje gjithëpërfshirëse në pyetjen “çfarë është pjesëmarrja politike” pa përjashtuar risitë e

ardhshme pjesëmarrëse që janë shenjë dalluese e një demokracie të gjallë. E gjitha është në përkushtimin, devocionin dhe mbështetjen e linjës aktuale të Bashës. E gjitha është një qasje e qartë e të gjithë mirëkuptimit politik të treshes në fjalë. TRESHJA E kështu të tre ata, Gazi, Shkëlqimi dhe Samiu, nuk janë thjesht nga një fshat, nuk janë thjesht drejtues të zgjedhur me votën e demokratëve, ata janë një model që shkon përtej besimit, përtej angazhimit, një model që duhet kuptuar qartë kur demokracia është e gjallë, është në linjën e mbarë. Pra, të tre vijnë nga një fshat. Të tre kanë një angazhim të barabartë. Të tre janë politikanë të rrinj. Të tre janë demokratë.


13 NR. 87 - MARS 2018

Pesë objekte të epokës osmane në Shqipëri

A

gjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka filluar restaurimin e pesë vendeve të epokës osmane në Shqipëri, njoftoi Agjencia Anadolu e shtetit, më 3 mars. Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e TİKA-s në kryeqytetin shqiptar Tiranë, agjencia “po vazhdon të japë ndihmë teknike dhe projekte për pasuritë e përbashkëta historike dhe kulturore me qëllim të mbrojtjes dhe transferimit të tyre në gjeneratat e ardhshme”. Projektet e reja përfshinë Xhaminë Ethem Bey, Xhaminë e Ergirit, Xhaminë Hunkar Berat, Tekkesin Halveti dhe xhaminë Berat Bekarlar, thuhet në deklaratë. Restaurimi pritet të përfundojë në dy vjet. Agjensia përfundoi më parë restaurimet e Xhamisë së Kështjellës së Prezës, Xhamisë Akrahisar Murad Bej, Xhamisë së Nazire Elbasanit, Xhamisë Imrahor Ilyas Bey dhe Xhamisë Berat Kursunlu. TİKA ka funksionuar në Shqipëri që nga viti 1996 dhe ka realizuar më shumë se 300 projekte të asistencës teknike dhe asociacioneve të biznesit për të mbështetur zhvillimin e vendit. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, Albani, Turqi, diplomaci publike, Osmane, Perandoria Osmane, historia, bashkëjetesa


14 Nr. 87 - MARS 2018

Qirko, roli i tij diplomatik, në marrëdhëniet me fqinjin Jugor të Shqipërisë

M

e fqinjin Jugor të Shqipërisë gjithnjë ka pasur mosmarrëveshje, por gjithnjë është gjetur gjuha vitet e fundit vetëm “brenda” politikës. Gjuha në më të shumtën e rasteve ka pasur emra të politikës së lartë shqiptare, por pak kush ka ditur se një rol në “zgjidhjen” dhe “shestimin” e mjaft problemeve ka luajtur një rol të rrëndësishëm diplomati shqiptar, Qirjako Qirko. Ishin vitet kur Qeveria e Greqisë kërkonte rregjistrin e popullsisë edhe me baza etnike-fetare. Në atë kohë Sabri Godo do të ngrente disa pyetje se “Përse e ka këtë ngut qeveria greke? Ç’i hyn në punë asaj në punë bëjmë apo nuk bëjmë ne regjistrimin?”. Këto pyetje në gjuhën e Godos do të sillnin përgigjen se “Ata duan të rrisin numrin e qytetarëve me kombësi greke në Shqipëri, në kuadër në planeve të tyre për ardhmen.” Ngdaj, “Kjo duhet të ndalet me çdo kusht dhe do kontributin e gjithësecili”, thoshte Sabri Godo. Në atë kohë Drejtori i Sektorit te Mbrojtjes se te Drejtave te Njeriut dhe Minoriteteve ne Ministrine e Jasthme, Qirjako Qirko, ishte ai që bëri të pamundërën dhe më në fund angazhimi i tij dha rezultat. Më tej, askush nuk mendoj se e ka harruar faktin që në 16 tetor të vitit 2014-të kur Qirjako Qirko ishte Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare, është takuar në ambientet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë me Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Rokanas, me kërkesë të këtij të fundit. Takimi i asaj kohe mes ambasadorit grek në Tiranë, Leonidas C. Rokanas dhe Ambasadorit Qirko ishte për heqjen e etiketimit të Himarës me emrin “Himara e Vorioepirit” nga faqja zyrtare e Presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. Diplomati Qirko kërkoi atëherë heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Republikës së Greqisë, mbasi sipas faktit ky term nuk është koncept politikoadministrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut. Në atë kohë Ambasadori grek u shpreh

në takim se “do të informojë menjëherë autoritetet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës”, u tha në një njoftim të MPJ-së. Më pas ky u quajt si një nga sukseset e Ambasadorit Qirko, që në atë kohë kishte shestuar dhe ulur në minimum edhe acarimin e palës greke për ngjarjen e ndodhur në fshatin Dervician, mbas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, ku një grup i vogël të rinjsh kishin lëshuar parulla dhe i kanë shkaktuar dëme materiale një automjeti. Në 16 shkurt të vitit 2016të diplomati Qirjako Qirko në rolin e sekretarit të përgjithshëm i ministrisë së Jashtme gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm e theksoi me të madhe se “Anulimi i ligjit të luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë do të çlironte energji pozitive mes dy vendeve dhe do të shkëputeshin nga paragjykimet e vjetra historike. Duke folur për marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, në të njëtën ditë Qirko veçoi se të gjitha

çështjet duhet të trajtohen sipas parimit të fqinjësisë së mirë dhe të gjenden zgjidhje për çështje të mbetura pezull mes vendeve tona. Po ashtu z. Qirko veçoi si praktikë pozitive të këtyre marrëdhënieve çështjen e toponimeve. Ndërkohë ditët e fundit në disa takime të nivelit ministrr të jashtëm, midis dy ministrave shqiptarë dhe grekë, është parë në krah të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, edhe z Qirko, ndërkohë që tashmë është Ambasador i Shqipërisë në Londër. nga mediat mësohet se “Ka shanse që të arrihet parimisht marrëveshja për heqjen e ligjit të luftës” që nënkupton, se nëse ndodh kjo atëherë një rezultat tjetër i lartëi përket dhe z Qirko, që në fakt do ta bënte atë një diplomat mjaft të suksesshëm shqiptar në këto nivele. Edhe pse sipas ish ministrit të Jashtëm, deputetit të PD-së, Tritan Shehu ka “Pak pritshmëri nga negociatat Shqipëri-Greqi.” Ai fajëson qeverinë se me retorikën politike

gjatë 4 viteve të fundit ka dëmtuar marrëdhëniet me Greqinë. “Bisedimet janë të domosdoshme dhe unë i inkurajoj bisedimet, por unë personalisht nuk kam ndonjë pritshmëri, ashtu si nuk kishte as për Kretën, sepse problem I dëmtimit të marrëdhënieve në këto 4 vite kërkon një përgjegjësi, kërkon një analizë dhe pastaj mund të futen në rrugën e normalitetit. Dhe unë jam I bindur në një gjë, që sot pozitat e Shqipërisë në bisedime me Greqinë janë shumë më të dobta se 8, 9 apo 10 vite më parë”, ka theksuar Prof Dr. Shehu. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë në një situatë paradoksale. Mes dy shteteve nuk ka kufijë të njohur zyrtarisht, ka në fuqi një ligj lufte nga ana e shtetit grek, por kemi edhe një traktat miqësie. Ndërkohë që të dy vendet janë anëtare të NATO-s. Atëherë çfarë roli të mëtejsëm do të ketë diplomati Qirjako Qirko në këtë situatë, ndërkohë që është Ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe?


15 NR. 87 - MARS 2018

Dr FATMIR TERZIU

R

ebelimi ka lindur herët në përditësi, si “faktor” i jetës së përditshme, por rebelimi si një motor i krijimit artistik u thellua vetëm në shekullin e tetëmbëdhjetë. I njohur si një akt i rezistencës së armatosur ndaj një qeverie apo udhëheqësi të pabindur në letrat dhe në artet e tjera përkon me zhbirime të tjera kulturore, që përthyhen tek kultura e rebelimit. Një kulturë e rebelimit është një kulturë në të cilën pothuajse çdo akt i rebelimit është i inkurajuar dhe nganjëherë edhe lionizuar, ndërkohë që sjellja që ndjek vlerat tradicionale që janë duke u rebeluar kundërshtohet. Gjatë gjithë historisë, kulturat e ndryshme kanë kaluar nëpër një fazë revolucionare, që përcaktohet nga filozofia politike. Në filozofinë politike, e drejta e rebelimit (ose e drejta e revolucionit) është e drejta apo detyra, e theksuar ndryshe përgjatë historisë, të njerëzve të një kombi për të përmbysur një qeveri që vepron kundër interesave të tyre të përbashkëta. Ishte pikërisht Ditari i një “burri të zakonshëm pune” i kapur në kaosin e shekullit të 18të që zbuloi “ndikimin shkatërrues ekonomik” që kryengritjet kanë në jetën e përditshme, por dhe injorimet që shkojnë përtej heshtjes së vetë ndikimeve rebeluese. Ikja e Blushit nuk qaset tek

Rebelimi

“rebelimi”, por rebelimi i shkon përshtat vetë ikjes së Blushit në dy kohë. Por kjo në politikë. Në aspektin e rebelimit si motor i krijimit artistik koha ende nuk pikëtakon saktë. Një aspekt i tillë, apo dhe një pikëtakim kërkon një akt. Akti është larg. Është vetëm në një politikë, pa politikë. Është dhe vjen vetëm nga … “larg”. Jo më kot proverbiali shqiptar e thotë qartë: “Pak shkopi, pak Zoti”. Dhe kjo është sa “Lart”, aq dhe “Larg”. Pikëtakon në disa kohë… Aq larg sa pikëtakon vetëm

letrën e shkruar e të nënshkruar nga Garibaldi dhe të njohur më 6 Tetor të 1875-ës, për të nënkuptuar pse termi “kryengritës” në Ballkan ka një kumt disi më “rebel”, që gjithnjë yshtet nga jashtë gjeografisë së tij, por që në letra ose është “fshirë” ose ka mbetur “memec”. Garibaldi nga Caprera, shkruante: “Për vëllezërit e mi dhe të shtypurit e Evropës Lindore. Uzurpuesi duhet të shkojë larg në Bursa. Ai zbriti si një ujk, duke kaluar Bosforin, me valën e tij shkatërruese, vrasjet, dhe shkeljen e popullatave Pelasge,

ndoshta civiluzueset e para në Evropë. Ai nuk duhet të shkelë më në atë pjesë të botës, për të mbajtur popujt në mjerim. Uzurpuesi duhet të kthehet me veset e tij, mizoritë, në Azinë e Vogël për të reflektuar me veten. Kjo është thirrje për bijtë heroikë të Shqipërisë, Malit të Zi, Hercegovinës, Bosnjës, Serbisë, Therapisë, Maqedonisë, Greqisë, Epirit, Bullgarisë, dhe Rumanisë! Të gjithë ju keni një histori më të mrekullueshme se sa ata që ju shkelën. Midis jush kanë lindur Leonidas, Akili, Aleksandri, Skënderbeu, dhe Spartaku. Dhe sot edhe, në mesin e popullatave tuaja të fuqishme ju mund të gjeni ende një Spartak dhe një Leonidas. Mos i besoni diplomacisë. Kjo grua e vjetër pa zemër me siguri ju mashtron. Por me ju janë të gjithë njerëzit e zemrës nëpër botë. Anglia vetë, deri më sot mbetet favorizuese për turqit... G. Garibaldi” (Firma dhe nënshkrimi i tij). Dhe kjo ndodhi vetëm në Gushtin e vitit 1875. U quajt rebelimi ballkanas! Por në art kur nuk u avancua. Arti ballkanas mbeti një rebelim kundër modelit të brutalitetit, mendjes së ngushtë, hipokrizisë dhe irracionalitetit të institucionalizuar. Ndoshta nga parcelizimi dhe mungesa e indikacioneve të tjera. Ndoshta nga mungesa e interesave të tjera. Ndoshta duhej ndonjë letër tjetër si ajo e Garibaldit. Ndoshta…

Shenjat e kohës dhe procesi i socializimit - plan i Krijuesit

(Vijon nga faqja 8) njeriu është “zoon politikon” që do të thot se njeriu është qenie e cila kërkon tjetërin, e cila dëshiron tjetërin, qenie e cila dëshiron të jetë dhe të jetoj me të tjerët. Dhe ky ligj themelor është shfaqur edhe në fjalën Hyjnore. Është e shprehur përmes paraqitjes biblike. Që në krijimin e tij, pra të njeriut, Hyji mendon për te si një qenie që ka nevoj të jetoj me të tjerë. Thot: “Njeriu nuk është mirë të jetoj i vetmuar” (Krh. Zan. 2, 18). Pra, njeriu është i krijuar të jetë me të tjerët, të ndërtoj bashkësi dhe që në te edhe vet të zhvillohet e përparoj. Nëse pra ky është fakt, e që është, atëherë me një siguri të plotë mund të konstatojmë se njeriu pa bashkësi (komunitet) nuk mund të arrij plotësinë e njerëzisë së vet, as ta realizoj deri në fund natyrën e tij njerëzore dhe dërgimin e tij. Dhe, pikërisht, këtu edhe qëndron arsyja më e thellë përse që nga fillimi njeriu ndërton bashkësinë edhe atë jo vetëm at familjiare, por edhe atë bashkësi më të gjerë, pamvarësisht se si quhet ajo fis apo popull, shtet e ngjajshëm. Pra, njeriu në një mënyrë gjithmonë është në ndonjë bashkësi sepse ka nevoj për të tjerët dhe

për jetën e vet, si kanë nevoj edhe të tjerët për te, sepse kështu është më i forte dhe se pikërisht përmes bashkësisë dhe me bashkësinë mund të realizoj jetë shumë më të pasur, begatshme në përgjithësi. Kur jemi tek bashkësia njerëzore e duke menduar mbi te asesi nuk guxojmë të harrojmë edhe mëkatin me të cilin njeriu është i “lënduar” shkaki i gabimit të tij. Dhe meqë bashkësinë e formojnë gjithmonë njerëzit konkret, me këtë ajo edhe shënjohet si e tyre. Kështu që kur kemi folë e shkruar më parë lidhje me individin njeri, në një mënyrë e gjithë ajo vlen edhe për tërë bashkësinë. Pikërisht shkaku i mëkatit (apo gabimeve) njeriu mund të bëjë apo krijoj edhe bashkësi të keqe, dhe sikur që individi mund të jetë endacak, poashtu mund të jetë e keqshënjuar edhe bashkësia. Lidhje me këtë që u tha na dëshmon edhe historia e jonë, historia e diktaturave dhe luftërave, historia e sistemeve totalitare, si dhe konfrontimet po edhe luftërat e shumta fetare, ideologjike, klasore etj etj… Po kështu janë të papranueshme edhe format e bashkësisë ku nuk nderohet dinjitetit personal i njeriut, ku

shembull, nuk janë të gjithë njerëzit të barabartë, apo shembull individi në një mënyrë është vetëm “në funksion” të sistemit apo ndonjë mekanizmi tjetër. Prandaj, kriteri bazë për çdo diskurs bashkimi është njeriu dhe dinjiteti i tij personal. Kjo nuk guxon të vie asnjëherë në pyetje. Vetëm ai bashkim është i mirë i cili afirmon personalitetin njerëzor dhe duke mos ia mohuar askurrë vlerat e dinjitetit të tij. Sepse, vetëm bashkësia e tillë ku vlerësohet dinjiteti i individit si person, bartë në veti garantimin e njerëzisë dhe me këtë mund ti pasuroj të gjithë, pra gjithë shoqërinë. Çka i përket anës fetare, me këtë rast bashkësisë Katolike, pra misioni apo dërgimi i Kishës lidhje me bashkësinë apo shoqërinë njerëzore është pikërisht të shpallë dhe dëshmoj se të gjithë njerëzit në këtë botë formojnë një bashkësi familiare njerëzore, sepse të gjithë rrjedhin nga i njëjti Krijues. Kjo tokë – botë iu është dhënë të gjithë njerëzëve, e jo vetëm disa individve të përzgjedhur (Krh. Zan 1, 28) Kisha sikur e vështron dhe përcjellë njeriun individualisht poashtu e vështron dhe përcjellë edhe bashkësinë (apo

shoqërinë) njerëzore. Kisha është e vetdijshme se njeriu duke u shoqërua në bashkësi edhe pranon qëllimin e Krijuesit. Mirëpo, njëkohësisht duhet dëshmuar se në bashkësi (apo shoqëri) që të gjithë janë të barabartë, pamëvarësisht dëtyrave (shërbimeve) cilat i kanë dhe kryejnë në te, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në “përgjasim” të Hyjit dhe se që të gjithë në bashkësinë njerëzore kanë të njëjtin kuptim dhe qëllim. Kështu që bashkësia e ka për obligim tia mundësoi çdo njeriu këtë të arrij. Hyji Krijues në Jezu Krishtin është shpallë (paraqitur) si Atë i të gjithëve. Të shën Mateu Ungjilltar lexojmë: “Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd Atë, sepse keni vetëm një Atë ‑ atë që është në qiell!”(Krh. Mt 23.9) Prandaj, ky fakt flet shumë qartë se të gjithë njerëzit mes veti janë motra e vëllezër, pamvarësisht ngjyrës së lëkurës, pamvarësisht kombësisë, fesë (besimit), pamvarësisht ideologjisë apo fardo kriterij tjetër që bënë ndasi. Po, të njejtën porosi bartë në veti edhe Bibla (Shkrimi Shenjt) kur e gjithë racën njerëzore që nga krijimit i saj, nxjerrë vetëm e vetëm nga një qiftë i vetëm që është Adami dhe Eva.


16 Nr. 87 - MARS 2018

Revolucioni Velvet, studentët, politika... “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”

Dr. FATMIR TERZIU

E

vetmja kujtesë më e freskët e një takimi me studentët është periudha e fillimnëntorit të vitit që lamë pas, kur Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 100 studentët e ekselencës. Tjetra që na freskon memorjen është se pas këtij takimi erdhi menjëherë reagimi i ish-ministres së Integrimit Klajda Gjosha, që takimin e Ramës me studentët e konsideroi “një show ekselent, ku Rama nuk la të dëgjohej zëri i tyre”. Larg nga ky takim në kohë, stili i Kryeministrit ishte shfaqur “ndryshe” tre vite më parë këtij takimi në qershorin e vitit 2014, kur Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të New Yorkut në Tiranë, ku u fokusua mbi aktualitetin e asaj kohe në Shqipëri. Zërave të fuqishëm të këtij aktiviteti se “Demokracia gjithnjë nis nga studentët” Kryeministri Edi Rama ia ktheu me batutat e tij të zakonshme, që në atë kohë peshuan më shumë në mediat shqiptare, se sa vetë fakti dhe thelbi i rëndësisë së zërave studentorë. Sakaq një protestë e madhe dhe e fuqishme, Protesta e Opozitës Shqiptare, që u zhvillua më 27 Janar në Tiranë, ndërsa pati protagonistë mjaft studentë, u pa se as Basha dhe as Kryemadhi nuk kishin takime të strukturuara me studentët. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para dhe pas kësaj proteste gjithnjë ka theksuar “Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria”, por nuk u pa se ka promovuar me takime konkrete dhe adekuate faktin se studentët janë ata që bëjnë nismën e madhe. Ky postulat, “Demokracia gjithnjë nis nga studentët” është parë dhe është ndjerë gjithnjë në të gjitha skenat politike botërore kur ngrihen çështje mjaft të rëndësishme dhe mjaft delikate për mbarë opinionin. Si shembull që përkon me faktet

shqiptare, të viteve të pas 90-tës, mund të konsiderohet 17 nëntori Çekosllovak i vitit 1989, kur një organizatë paqësore studentësh protestoi dhe u bë gjithnjë e më e guximshme dhe kritike ndaj regjimit. Ajo protestë u shtyp nga policia, por doli të jetë shkëndija që ndezi Revolucionin e Velvetit, që çoi në rrëzimin e regjimit komunist në Çekosllovaki. Si pasojë e kësaj vetëm në vitin 2000, 17 Nëntori u shpall një festë shtetërore. Ajo kujtohet përmes ritualeve dhe ceremonive publike, të cilat zakonisht përfshijnë presidentin duke hedhur lule në pllakën përkujtimore në Avenidën Kombëtare në Pragë dhe duke shtuar fjalët që përsëriten gjithnjë “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”. Kjo frazë mjaft domethënëse është parë dhe në vendet me demokraci më të pastër. U pa dhe dje në mjediset universitare britanike, kur deputeti konservator Jacob Rees-Mogg u përfshi në një kundërshti debati dhe proteste, pasi protestuesit në ambientet e një Universiteti ndërprenë një fjalim që ai po mbante në një mbledhje studentore. Disa video online tregojnë qartë se si deputeti gjendet i rrethuar nga një grup njerëzish, që e shoqërojnë me zhurmë e bujë të madhe në sfond. Gazetari i BBC James Craig, i cili ishte në ngjarjen e Universitetit Perëndimor të Anglisë (UWE), theksoi se punonjësit e sigurisë larguan protestuesit brenda pesë minutave. Deputeti ReesMogg, i cili rifilloi fjalimin e tij, tha se ata kishin plotësisht “të drejtë të protestonin”. Megjithatë, ai tha se ishte “i mërzitur”, pasi ata nuk do të kishin mundësi të angazhoheshin dhe diskutonin pikëpamjet për të cilat ata kundërshtonin dhe se “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”. Sipas mediave britanike, ReesMogg ishte duke folur në një aktivitet të organizuar nga Shoqëria e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit. Policia tha se kishin nisur një hetim në Kampus, por ende nuk ishin bërë arrestime. Universiteti,

nga ana e tij tha në Twitter se ishte “absolutisht i tronditur nga sjellja e një numri të vogël të pjesëmarrësve” në këtë ngjarje. Deputeti Rees-Mogg, në vend që ta ndalonte fjalën e tij u ngjit në pjesën e pasme të teatrit për të sqaruar se “Disa njerëz që nuk pajtohen me mua, donin ta bënin protestën e tyre, dhe unë nuk e kundërshtoj këtë. Unë mendoj se jetojmë në një shoqëri të lirë dhe liria e fjalës është shumë e rëndësishme. Dhe njerëzit si unë, të cilët përkrahin lirinë e fjalës, e mbështesin atë kur nuk është pikërisht ajo që duam, si dhe kur është ajo që duam”. Ministri Britanik i Universiteteve Sam Gyimah e cilësoi sjelljen e protestuesve “të gjallë”, duke shtuar: “Fjala e lirë sipas ligjit është thelbësore për demokracinë tonë”. Sekretarja e Arsimit e Qeverisë në Hije, Angela Rayner dënoi sjelljen e “atyre që u përpoqën të sulmonin” deputetin, duke i quajtur veprimet e tyre “jashtëzakonisht frikësuese”. Zëvendëslideri Liberal Demokrat, Jo Swinson, tha se ishte “thellësisht shqetësuese të shihen taktikat e dhunshme nga kundërshtarët politikë”. Zëra të shoqërisë Civile britanike pas këtij rasti theksuan në rrjetet sciale se “Demokracia fillon që në bankat e shkollës”, pasi mësimi i historisë së saj nuk është thjesht të thotë, se politika mbështetet në institucionet e së kaluarës, kur nuk përfshihet prej tyre. Është një proces i vazhdueshëm në të cilin njerëzit kudo kërkojnë mbështetje për mendimet e tyre mbi mënyrën se si shoqëria duhet të qeveriset, liritë që qytetarët duhet të gëzojnë dhe detyrat që duhet të kenë individët dhe organizatat. “The Guardian” thotë se “Partitë politike përfaqësojnë pikëpamjet e elektoratit”. Por, edhe nëse ata e bëjnë këtë me kujdes dhe shqetësim, a nuk do të ishte akoma përgjegjëse për ne të ndikojmë dhe të bindnim në përputhje me qëllimet që kërkojmë? Kjo është veçanërisht e vërtetë në nivel lokal, ku zërat e qytetarëve mund të kenë efekt të rëndësishëm. Çfarë

lloj shoqërie ne duam të jetojmë? Si dëshirojmë të qeverisim? Vetë fakti që mund t’i bëjmë këto pyetje dallon lirinë nga tirania dhe shtypja, që është thelbësore për jetën dhe demokracinë liberale. Në zemër, këto janë pyetje të filozofisë politike, vetë guri themeltar i edukimit të qytetarisë dhe na bëjnë thirrje për të vënë në dukje supozimet që kemi dhe konceptet që përdorim çdo ditë. Çfarë është demokracia? Dhe, nëse shihet si një gjë e mirë, pse kemi skandale që dalin në intervale të rregullta në versionin e saj? Çfarë do të thotë të jesh i lirë? A duhet dikush të pranojë një shkallë më të vogël të lirisë në këmbim për siguri më të madhe? Shkollat janë një mikrokozmos i autoritetit, fuqisë dhe politikës. Ata bëjnë një terren të shkëlqyer për të futur studentët në filozofinë politike pikërisht për shkak të këtij fakti. Merrni pyetjen e fundit nga paragrafi i mëparshëm: A duhet dikush të pranojë një shkallë më të vogël të lirisë në këmbim të një sigurie më të madhe? Një pedagog mund të besojë se studentët e tij duhet të heqin dorë nga liria e tyre në interes të standardizimit të mësimeve dhe, prandaj, në sytë e tyre, ai duhet të bashkëgjejë fjalët duke siguruar një nivel të caktuar të qëndrueshmërisë. Shumë pedagogë e kanë në thelb “pritjen dhe bindjen e takimeve studentore”, ku natyrshëm mendimet japin shtysë rinore. Megjithatë, mund të jetë rasti që edhe disa të tjerë, qoftë dhe nga ata që kanë dalë liderë nga auditoret studentore të marrin një pamje tjetër bindëse për frazën “Demokracia gjithnjë nis nga studentët”. A nuk do të arrihej sukses më i madh nëse mësimdhënësit do të mbështeteshin pikërisht këtu, duke pasur parasysh lirinë për të ushtruar gjykimin e tyre profesional? Duke vepruar kështu, shkon argumenti, ata mund t’i shpien studentët e tyre në lartësi më të mëdha dhe i bëjnë të jenë më inovativë në qasjen e tyre. Kjo qasje mbetet normative dhe e detyrueshme edhe për politikën dhe politikanët që të takohen dhe dëgjojnë zërat e tyre.


17 NR. 87 - MARS 2018

Tej qasjes së Sarros tek “Vdekja e kritikëve” Dr. FATMIR TERZIU

R

ónán McDonald, një lektor i letërsisë në Universitetin e Reading, të Mbretërsisë së Bashkuar, ka shkruar një libër, të angazhuar në mënyrë të plotë me këtë temë, pra tema e të cilit është e dukshme edhe nga titulli: “Vdekja e kritikëve”. Megjithëse ka shumë shkrime akademike dhe gazetareske rreth letërsisë dhe kritikës, gjithnjë e më pak përshkruhet mirë ajo që duhet në fakt të jetë mirëkuptim nga termi “kritika letrare”. Kritikët letrar të kohës së sotme, apo më saktë të krijimtarisë dhe përkushtimit vetiak pas viteve 90-të, ndjekin nga kohështrirja në largësinë e kohërave, tashmë termin “të vdekur”, duke përfshirë poetët dhe të tjerë krijues, që bënin emër atëherë në botën e letrave, ku shqip-kritika nuk e njihte dhe as që lejohej ta ndiqte kritkën e kritikëve të tillë si TS Eliot, gazetarë të atillë si Edmund Wilson dhe kritikët letrar akademikë, që dallohen nga dijetarët letrarë, si FR Leavis në Angli dhe Cleanth Brooks në Shtetet e Bashkuara. Në atdheun tonë fizik dhe të letrave, duket se ata kanë pasur dhe kanë aq pak trashëgimtarë në këtë tematikë, dhe se zhanri, nëse jo ende i vdekur, është i zymtë në tërësinë e kritikës sonë dhe po aq dhe në aspektin se si ajo konvertohet në mirëkuptim, në tërësinë e djeshme, dhe deri diku dhe të sotme, tërtej përdorimeve kuoteske është mjaft larg arsyes dhe domosdoshmërisë. Në këtë ekspoze të ndjeshme ashtu sikurse dhe ne e kemi cituar, po aq dhe mjaft të tjerë, Vangjush Sarro ngre pika të interesit dhe probleme mjaft domethënëse, ku në plan të parë i qas mendimet e tij për rënien e kritikës letrare dhe “lëshimet” e disa kritikëve, ku kërkon të shpjegojë disa nga shkaqet e saj. Në vend të kritikës letrare, Sarro (dhe shumë të tjerë) argumentojnë, kemi disa emra (përfishirë dhe autorin e këtij shkrimi) kemi teori letrare postmoderne, një qasje krejt të ndryshme nga kritika letrare e shkuar dhe kemi dhe spekullime apo lëshime “lavdërime” që ndodhin jo pak dhe ne i pranojmë të gjithë. Tekstet ..., ah tekstet, janë ato që interpretohen dhe analizohen me qëllim që të zhbllokohen normat dhe qëndrimet shoqërore të koduara aty, por ku ndodh dhe të mos vlerësohen ose të vlerësohen si krijime integrale dhe të pavarura, duke mbetur në heshtje. “Më e mira” [konsiderohet] si një kategori politikisht e dyshimtë, me zgjedhje të bëra në emër të saj, shpesh duke ushqyer hijeshimin dhe agjendat hierarkike, jo në pak raste me syrin e kohërave dhe ideologjive. Në një kohë relativisht të shkurtër, kritika letrare

akademike është transformuar (dhe sidomos ajo që ka bazën e edukimit akademik në Perëndim dhe jo ajo që ende bën “harrakirin” tematik dhe siglues në auditoret dhe shkallët e Pallatit të Kulturës). Shumë kritikë letrarë tani e konsiderojnë aktivizmin social si qëllimin kryesor të kritikës letrare. Dhe njerëzit që shkruajnë rreth letërsisë tani shkruajnë në një prozë të ndryshuar nga liritë, herë-herë me zhargon të padepërtueshëm, i cili ngre një pengesë midis teorisë letrare dhe letërsisë. Rënia në leximin e letërsisë ka shumë shkaqe, por mund të jetë një stil obskurantist dhe i politizuar i letërsisë mësimore që është në modë në shumë grupime, po dhe një metodë në mjaft orë leksionesh. Më thjesht po e sqaroj me një shembull. Para dy viteve mora pjesë në Panairin e Librit në Durrës, që organizon poeti Aqif Hysa, ku në një kohë kafeje pas një bisede me një “kritik” dhe “studiues” biseda ngeci që në fillim tek disa terma… Jo thjesht kaq. Por, kur e pyeta se cili ishte kuptimi i njërës prej tyre, ai si i zënë ngushtë më tha: “e mos më gërmo më thellë, ku dimë ne anglisht?!” Heshta. Fshiva sytë dhe nuk doja ta besoja. Jo thjesht tek ngecja me anglishten. Jo. Por tek terminologjia që ai përdorte, frynte të tjerët dhe s’kuptonte asnjërën prej atyre termave … E lashë me kaq! E lashë! Por habia është akoma më e thellë… Prandaj duket qartë se diçka më e thellë është e përfshirë. Në fund të fundit, shumica e mësuesve letrarë, apo pedagogëve, dihet se nuk janë postmodernë. Edhe në mjaft raste ajo që ka ndodhur është tek “profesionalizmi”, në një kuptim të mirë, ku duket se ka një kategori që është e interesuar rreth studimeve letrare, por që vetëm “imiton” në këtë dalje të lirë në tregun e rrjeteve sociale. Tjetra shkon përtej përkushtimit dhe tek studimet e gjata. Më lejoni të ilustroj. Më shumë se dhjetë vite më parë, botova atë që u bë “një libër i famshëm i kritikave letrare”, i përbërë nga

lexime të ngushta të poezive të mjaft autorëve dhe të tregimeve të mjaft shkrimtarvë. “Kritika Ndryshe: Një vëzhgim në brendësi të prozës dhe poezisë shqiptare” me të dy vëllimet e saj, pasi hyri nga rrjeti akademik dhe MASH në Kurrikulën e Librave Studimorë, hyri dhe në sitën e Profesorëve me emër në këtë fushë, Prof Dr Zyhdi Dervishi dhe Prof Dr Eshref Ymeri, dhe analizoi atë që kohë më parë kritikët merreshin shumë me poetët e “preferuar” dhe harronin ata metafizikë, ku leximi i ngushtë i “Kanonizimit”, në termat e tyre më të njohura ishte një fshikullim ideologjik i vijës së parë dhe frontit të përshkuar me këtë sitë. Vetëm pas botimit të librrave studimorë në fjalë mjaft profesorë të letërsisë patën një trajtim të gjerë të tekstit, megjithëse jo në një masë të madhe. Për sa mund të theksoj, pas kritikave të disa autorëve, studimi ndryshe u vërtetua se është një arritje shkencore, e shkruar mirë (dhe jo e dëmtuar nga zhargoni), i hulumtuar tërësisht, i zhytur në mendime, imagjinative dhe me trema të reja e metodologji të re. Profesionalizimi i studimeve letrare ndikohet në fakt dhe për ndikimin e tij ka shumë shkaqe, por një nga kuptimet e veçanta është ajo që i bëri atij një gjysmë shekulli dhe tashmë më shumë se e gjitha është alarmi që po bie në krijimtarinë letrare për mungesën e kritikës letrare. Ku janë atëherë majat në krijimtarinë artistike dhe ku mbetën luginat ku kalonte kjo fushë? Për literaturën, kjo ishte, është dhe mbeti një kulm i pabesueshëm dhe atë e krijoi dhe po e rikrijon pa e kuptuar edhe kritika emocionuese letrare. Pjesërisht kjo ndodhi sepse pjesa më e madhe e kësaj literature moderne ishte e vështirë dhe kërkohej interpretimi i ekspertëve (natyrisht ekspertët ishin ata që kopjonin të paktët që shpenzonin vite nga jeta e tyre në studime në auditoret më të avancuara Perëndimore). Por ky fakt është tepër i theksuar. Shumica e literaturës moderniste (Eliot, Yeats,

vonë Henry James, Proust, Joyce deri në Finnegans Ëake) janë mjaft larg në një krahasim të thjeshtë apo në një rrugë të ndjekur të afrimit të tyre në fushën e kritikës së sotme. Shumë letërsi që durojnë kohërat, pavarësisht nga epoka në të cilën janë shkruar, natyrisht në syrin kritik mbesin vetëm tek pyetja se çfarë do të thotë “Bukuria është e vërteta, tej nga bukuria e së vërtetës”? Ajo që ndodh në një periudhë të krijimtarisë letrare është se jo vetëm ka vepra emocionuese të reja që i nënshtrohen kritikave letrare, por, siç tha shkëlqyeshëm TS Eliot, veprat e vjetra shihen në një dritë të re. Le të sjellim fakt se si praktikat poetike të Eliot dhe kritikat e tij për Dante, Donne, dramaturgët elizabetianë dhe Jacobeanë, madje dhe për vetë Miltonin mund të shihen me syrin tonë. Ne jemi tani në një pikë të atillë të krijimtarisë letrare, që mjegulltazi shtjell rrjetën e krijuar të kohërave për kritikën dhe kjo është ndoshta ajo që na pengon ta kuptojmë edhe për shkak të rritjes së forcës konkurruese për shprehjen në fjalë, që pushton “lirinë” dhe absurdin e lirisë në rrjetet sociale, dhe ndaj themi se kështu ka më pak arsye emocionuese për vetë kritikët letrarë. Jo se nuk ka shkrimtarë; por ato nuk janë letrarë, dhe shumica janë shkrues, ku në ndihmë na vjen analogjia për nocionin e Thomas Kuhn për “shkencën normale”, shtrirjet dhe shtirjet e shurdhëra në mes të “ndryshimeve të paradigmës” me botime vit pas viti dhe me botime muaj pas muaji. Shkrimtari i mirënjohur i prozës së shkurtër, Lazër Stani e ka shprehur qartë dhe bukur me kohë. Por, më mirëkuptoni ka nevojë për mësues dhe universitarë të denjë dhe një nevojë të ndjeshme për t’i vlerësuar ato në bazë të botimeve të tyre, kështu që fokusi i shkrimit të tyre ndryshon nga kritikat në formën më konvencionale të bursave akademike që përfshijnë detyrimin për të shkruar për njëri-tjetrin. Rrjedhja që rezulton në kritikën letrare i pengon perspektivat për një ripërtëritje të krijimtarisë letrare duke reduktuar audiencën për literaturë serioze, kështu që për fat të keq ka një cikël vicioz, megjithëse po ta themi troç se duket e dyshimtë që kritika letrare ka qenë ndonjëherë një nxitje e krijimtarisë letrare. Tani më lejoni të them se gjithçka që kam thënë deri tani është thjesht prolog. Nuk është përgjigjja (ose domethënia shumë paraprake) që do t’i jepja mendimit të Vangjush Sarros për shkaqet e rënies së kritikës letrare, as dhe komentuesve që edhe pse më duhet të mendoj thellë, prapë

(Vijon në faqen 18)


18 Nr. 87 - MARS 2018

Sa është “cilësor” niveli i arsimit në Kosovë?! Vlerësimi i cilësisë në bazë të ekonomisë së tregut në arsimin superior në Kosovë

S

ë fundmi u panë disa lista vetëvlerësuese për bartësit e arsimit superior në Kosovë, ku renditeshin këto institucione si më të “mirat”! Në këto lista printe Universiteti Publik si i pari dhe Kolegji AAB si i dyti e kështu me rradhë. Në bazë të kësaj liste, secili nga këto institucione, mundohej të ”shiste” idenë kinse kanë cilësi dhe kualitet studimi! Pikësëpari, që në start gara është e pabarabart. Universiteti Publik funksionon me fonde të garantuara publike, me staf të mjaftueshëm akademik (ne si popull e kemi mentalitetin që të vrapojmë pas punës së shtetit), stafi i këtij institucioni të ardhurat i kanë të garantuara dhe kjo bënë që ata të jenë të vetëkënaqur dhe mos të vrapojnë për student, të tre niveleve. Nuk do të ketë garë për fonde, për inovacione, për botime shkencore, për studime të fenomeneve të ndryshme që do ti hynin në punë qytetarëve të Kosovës. Bartësit privat të arsimit superior kanë status të biznesit që për synim ka fitimin e jo dijen. Këta janë të diskriminuar në shumë aspekte: si në atë të financimit, stafit akademik dhe atë ligjor. Financimi i këtyre institucioneve dhe ekzistenca e tyre varet nga regjistrimi i studentëve “ konsumatorëve” kurse përballen me institucionet publike që punën më të madhe ua garanton shteti;e i cili menaxhon edhe me taksat e këtyre

Agron Sadiku: Ekonomist, Hulumtues për çështje ekonomisë së tregut në Kosovë, Veteran i UÇK-së, Aktivist i Shoqërisë Civile në Kosovë dhe Luginë të Preshëvës.

studentëve, të këtyre institucioneve private, që i bie këta të paguajnë edhe për studimet e veta, edhe për studentët e Universitetit Publik. Në formën ekzistuese, në të dy variantet gjithçka mund të ketë, por, vetëm cilësi jo! Mënyra më e mirë e funskionimit do t’ishte: • Shkollimi universitar nuk janë të obliguar me ligj, dhe në këtë mënyrë nuk është shteti i obliguar të financoj studimin në masë të gjërë, siç është tani! • Buxheti aktual i cili financon këto institucione të ndryshojë mënyrën e financimit, atë ta bëj Ministria e Arsimit! Ministria e Arsimit, të bëjë politikat komfor kërkesave të tregut dhe në përputhje me këto kërkesa të bëjë edhe financimin (bursa për

nxënësit) dhe studimeve shkencore nga institucione universitare. • Ky buxhet të ndahet në dy linja:një për nxënës dhe student,tjetra për institucionet universitare për projekte studimi. a.) Nxënësit që kanë notën mesatare 4.5-5 të financohen 100% nga fondi i Ministrisë së Arsimit, b.) Nxënësit që kanë Notën mesatare 3.5-4.5 të financohen me 50% nga fondi i ministrisë. Institucionet Universitare të aplikojnë me projekte studimi të cilët janë në të mirën e komunitetit dhe qytetarëve, të përfitojnë financimin e tyre nga fondi i Ministrisë së Arsimit. Statusi: Të ndryshojë forma e organizimit e universiteteve në dy sektorët, si në atë publik ,po ashtu edhe në atë privat. Të mirret forma e administrimit dhe regjistrimit si Universiteti Amerikan në Kosovë, i cili nuk është biznes, po as institucion publik, por, ka statusin e OJQ- ve, të cilat funksionojnë në këtë formë në shumë vende të botës. Vlerësimi: Për vlerësimin e cilësisë të ngrihet një institucion i pavarur i cili monitoron punën e këtyre institucioneve në mënyrë shkencore dhe periodike, e jo me hamendësim dhe përceptim, si bëhet aktualisht në këtë sferë, e në të cilën kemi shumë ngecje! Ky instrument mundë të jetë si OJQ, e cila krijon protokoll dhe kritere të vlerësimit të këtyre institucioneve. Vlerësimi të bëhet në këtë formë: Të themelohet një institucion i pavarur për vlerësimin

dhe monitorimin e këtyre institucioneve, kjo mundë të jetë edhe një organizatë qeveritare! Kjo organizatë ti fus në monitorim të vazhdueshëm të gjitha institucionet e arsimit superior në Kosovë; Të dalë me raporte periodike për vlerësimet e bëra. Në domenin e vlerësimit të përfshihen: Plan-programi, (kurrikulat e studimit) Stafi akademik Infrastruktura teknike e cila është në përputhje me programet e studimit që i ofron institucioni. Projektet studimore që i bëjnë institucionet, e që i hynë në shërbim qytetarëve apo Qeverisë! Të monitoroj aktivizimin e studentëve në projektet e tyre të studimeve dhe në punë praktike! Të monitoroj numrin e studentëve të punësuar pas diplomimit! Të monitoroj studentët e punësuar se sa puna e tyre ka qenë produktive në institucionin ku janë duke punuar! Kjo do t’ishte një mënyrë subjektive e vlerësimit dhe shumë e pa anëshme, ku çdo institucionit do t’i llogariten pikët vlerësuese në bazë të numrit të përgjithshëm të studentëve në programin përkatës, të nxirren përqindjet dhe të publikohen rezultatet në bazë të specifikave të lartshënuara! Në bazë të këtij vlerësimi do të orientoheshin edhe nxënësit për të vijuar studimet universitare, dhe do të orientoheshin fondet përkatëse për studime universitare! Kjo do të eliminonte politizimin e sistemit, nepotizmin, korrupsionin, arrogancën, etj!

Tej qasjes së Sarros tek “Vdekja e kritikëve”

(Vijon nga faqja 17)

mendimi im im më siglon të pajtohem dhe të paqtohem me ta. Ky arsyetim, si ai që vjen nga shkrimi i Sarros, ai që vjen nga komentuesit, dhe ai që kam në mendjen dhe përkushtimin tim, jo vetëm që jep një përgjigje të arsyeshme, por ka një koncept tjetër të kritikës letrare dhe më lejoni të theksoj se në mënyrë akademike unë jam për analizën e librit të autorit si në Filozofi dhe po aq në Letërsi. Për atë (jo për mua, siç do ta shpjegoj në kohën e duhur) thelbi i kritikës letrare është se është një detyrim dhe më së shumti në aspektin vlerësues dhe jo vetëm kritikues, ku tema e

qeverisjes së librit të shkrimtarit është fati i vlerësimit dhe baza mbi të cilën është ndërtuar. Për shkak se kritikat janë dyshuese, më pëlqen, siç e ilustron Sarro me arsyen e duhur të mbesim dhe tek “fajet” tona që kemi “nënshkruar” pasoja tek dilentantizmi në letërsinë e sotme. Do të shkëpusë këtë term dhe thënie nga Brendan Behan, që thotë se “Kritikët janë si eunukët në një harem; ata e dinë se si është bërë, ata e kanë parë atë që duket se është bërë çdo ditë, por ata nuk janë në gjendje ta bëjnë vetë” (fq. 9). Nga George Bernard Shaë më vjen në mendje kjo: “Një kritik libri është një njeri që nuk lë asnjë kthesë të pandikuar” (fq.

10). Nga Samuel Becket mësojmë se kritika letrare është “histerektomi me një mistri’ (fq. 10). Northrop Frye e ngacmonte kritikën vlerësuese se i përkiste historisë së shijes sesa kritikës letrare (fq. 100-101). Sigurisht, kritika letrare nuk është e gjitha negative. “Kritik” është etimologjikisht i lidhur me “kriteret”. Kritiku letrar është gjykatës, jo denoncues dhe Sarro na jep shembuj të kritikave letrare që kanë promovuar punën e një shkrimtari, duke e falenderuar personalisht. Megjithatë, “tregtia e kritikës letrare është hierarki vlerësuese”, por, siç e kemi parë, “ato janë të ulta në shtyllën totem të profesionit të shkrimit” (p.41),

kështu që kur ata “kritikojnë” puna është e lehtë dhe mjaft e lehtë madje për tu gjykuar e “sharrë” nga të tjerët. Kritikat e kritikave e bëjnë atë të brishtë, të pambrojtur, dhe po kështu shtohet edhe difekti që kritikët kanë duke e mbajtur kritikën e tyre të lirë nga kontaminimi nga besimet e tyre fetare, politike dhe të tjera ekstraliterale. Faleminderit Vangjush Sarro, faleminderit dhe komentuesve të tjerë, ku natyrisht pajtohem me zemër e me shpirt me emrat e Myrtaj, Vasilit, Stanit, Koçit, Bejkos, Markut e ndonjë tjetri, që ka në sy e në zemër udhën e duhur të fituar me mund e me talent nga rropi i varur i Tjetrit në qafën e trashë të kohës së trishtë.


19 NR. 87 - MARS 2018

Studentja Shqiptare Eva Vraniçi mëson të programojë një robot

P

ër studenten e shkëmbimit ndërkombëtar Eva Vraniçi, shteti Keene ka qenë një aventurë e hapjes së syve. Ajo ka udhëtuar rreth 4,500 milje nga shtëpia e saj në Shqipëri për të thithur traditën e arteve liberale në Shtetin Keene për semestrin e pranverës. “Gjëja e parë që vura re, kur mbërrita ishte një djalë me pantallona të shkurtra që ecte në dëborë dhe unë u trondita shumë”, tha Vraniçi. “Mendova ‘Ok, kjo do të jetë ndryshe.’” Një vizitore nga Universiteti i Nju Jorkut në Tiranë, Vraniçi është duke u diplomuar në shkencat kompjuterike. Rëndësia e edukimit u fut në të në një moshë të re, pasi të dy prindërit e saj dhe motra më e madhe kanë marrë gradën në arsimin e lartë. Ajo vuri në dukje se arsimi është i ndryshëm midis institucionit të saj në shtëpi dhe shtetit Keene. “Këtu, ka më shumë biseda mes studentëve dhe mësimdhënësve,” tha ajo. “Mësoni, bëni pyetje,

merrni reagime të menjëhershme. Është më shumë duarlëvizshëm dhe një mjedis i madh mësimi “. Vraniçi është më e ngazëllyer për klasën e Inteligjencës Artificiale dhe Robotikës, ku mëson të programojë një robot. Ajo gëzon të punojë në këtë projekt të ekipit, edhe pse është i habitur që është vajza e vetme. Në përputhje me traditën e një eksperience të arteve liberale, ajo po e grumbullon orarin e saj të klasës. GJËJA E SAJ E PREFERUAR? Takimi me studentët. “Nxënësit janë shumë të rëndësishëm në muzikën dhe instrumentet e tyre, në shkencat dhe ekonominë, ka një grup shumë të ndryshëm të interesave të përfaqësuara. Ju mësoni shumë. “ Kur nuk studion në bibliotekë ose noton në pishinë, Vraniçi u bashkua me studentët e tjerë të shkëmbimit ndërkombëtar në ekskursione me Zyrën e Edukimit Global. Deri më tani,

ata kanë udhëtuar në Maine dhe Vermont. Ajo gjithashtu pëlqen të eksplorojë në qendër të qytetit Keene me miqtë e saj dhe të shkojë në teatrin lokal të filmit. Vraniçi dëshiron që studentët e tjerë të dinë se ndërsa Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, ajo mburret me shumë liderë globalë me lidhje me vendin, si Nënë Tereza, prindërit e të cilëve ishin shqiptarë. Në përgjithësi, ka qenë një përvojë shumë pozitive për Vraniçin. Ndërsa ajo mungon

zhurmën dhe ngutjen e Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ajo është mirënjohëse për mundësinë për të eksploruar Shtetet e Bashkuara dhe për të mësuar në një mjedis krejtësisht të ndryshëm. “Studimi jashtë vendit është një përvojë fantastike”, përfundoi Vraniçi. “Ju dilni nga zona juaj e rehatisë dhe mësoni rreth kulturave, takoni njerëz dhe bëni miq, dhe jeni të ekspozuar ndaj komuniteteve të reja. Unë do t’i inkurajoj të gjithë studentët të studiojnë në një vend tjetër”.

Një shkollë e ndërtuar me paratë e BE

N

jë shkollë e ndërtuar me paratë e BE tani qëndron në vendin ku u prodhuan mijëra ton konkretë për të përmbushur ëndrrat e etheve të diktatorit komunist, Enver Hoxha, të obsesionuar nga bunkeri. Partnerët eFE-EPA të EURACTIV raportojnë nga Tirana. Një zonë e lënë mënjanë në brigjet e lumit që rrjedh nëpër kryeqytet strehon një shkollë moderne të financuar nga Bashkimi Europian, siç mund të shihet në imazhet e vëna në dispozicion nga EPA-ja partnere e EURACTIV të mërkurën. “Gjëja e veçantë për shkollën tonë është se objektet janë ndërtuar sipas standardeve evropiane”, tha drejtori i saj, Gjergi Vangjeli, për EFE. Inauguruar në shtator 2017, shkolla Ardian Klosi - e emëruar nga një shkrimtar, publicist dhe përkthyes i njohur shqiptar - u mëson fëmijëve në nivelin fillor dhe

të mesëm. Është pjesë e një kompleksi më të madh urbanistik që përfshin gjithashtu një çerdhe, një institucion parashkollor dhe një qendër shumëfunksionale socio-

kulturore, të gjitha ato të ndërtuara duke përdorur fondet e BE. Kompleksi ndodhet në zonën “Bregu i Lumit” të Tiranës, që dikur ishte burimi kryesor i betonit të përdorur gjatë programit të

bunkerizimit të Enver Hoxhës në vitet 1967-86, gjë që rezultoi në ndërtimin e më shumë se 170,000 bunkerëve, peizazh, edhe pse tani janë në një gjendje të përparuar braktisjeje.


20 Nr. 87 - MARS 2018

Britania e Madhe ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm përsa i përket emigrantëve

Q

everia britanike ka lajmëruar se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019-ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani. Ky vendim është një mundësi e mirë, për të gjithë shqiptarët që janë të pajisur me një pasaportë evropiane dhe që duan të jetojnë në Britaninë e Madhe. Britania ka rënë dakord që 3.2 milionë shtetasit e BE që jetojnë aktualisht në Britani, do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre atje. Gjithashtu, çdo shtetas që të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit. Këto ndryshime vijnë pas presioneve të BE, se do të pengonte arritjet e marrëveshjeve tregtare me Londrën nëse dëbonte shtetasit e BE pas BREXIT. NJË MUNDËSI E ARTË Një mundësi e artë e duket se ka ardhur nga Britania për të gjithë emigrantët, përfshirë edhe mijëra shqiptarët që e duan të pajisen me dokumenta. Londra njoftoi se çdo qytetar me shtetësi nga ndonjë vend i Bashkimit Europian, i cili mbërrin në Britani para se zyrtarisht ishulli të dalë nga BE, në mars të 2019ës, do të gëzojë të drejtën për të jetuar në mënyrë të përhershme në Britani. Vendimi i papritur vjen pasi Kryeministrja britanike është akuzuar për “kapitullim total” për çështjen e të ardhmes së qëndrimit në Britani të shtetasve të BE-së, pasi vendi të dalë nga Unioni në 2019ën. Britania kishte rënë dakord që të gjithë 3.2 milionë shtetasit e BEsë që jetojnë aktualisht në Britani, do të mund të jetojnë për tërë jetën e tyre në ishull dhe do gëzojnë të gjitha të drejtat si çdo shtetas britanik. Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh me pasaporta greke

apo italiane janë duke shkuar në Britani, pikërisht për të përfituar edhe nga kjo mundësi, por edhe nga mundësitë e punësimit që ofron ekonomia britanike. Nëse ata vërtetojnë se kanë jetuar ligjërisht prej pesë vjetësh do të marrin statusin e rezidentit duke pasur akses të plotë në shkollat angleze, spitalet, sistemin e pensioneve dhe përfitimet sociale që merr çdo britanik. Ndërkaq, ata shtetas të BE-së që kanë më pak se pesë vjet, do u lejohet qëndrimi deri sa të arrijnë kufirin prej pesë vjetësh për ta përfituar këtë drejtë. Ajo që ka vendosur së fundmi qeveria britanike është edhe për ata që do të mbërrijnë në Britani nga sot deri në mars të 2019, do kenë automatikisht të drejtën e qëndrimit të përhershëm në Britani edhe pas Brexit. Ndryshimi i qëndrimit britanik duket se vjen pas presionit të BE-së, se do të pengonte fillimin për arritjen e një marrëveshje tregtare me Londrën. Ky veprim ka shkaktuar zemërimin e deputetëve euroskeptik në radhët e konservatorëve britanik. KRYEMINISTRJA BRITANIKE THERESA MAY MJAFT OPTIMISTE Kryeministrja britanike Theresa May shprehu besimin se do të arrihet një marrëveshje për largimin nga Bashkimi Evropian, por paralajmëroi se askush nuk do

të marrë gjithçka që dëshiron. Gjatë një fjalimi dje, zonja May u bëri thirrje të dyja palëve të lëvizin më shpejt. Britania pritet të largohet nga BE-ja në marsin e vitit të ardhshëm, por dëshiron që të vijojë edhe një periudhë tranzicioni dyvjeçare. Siç njofton korespondenti Henry Ridgwell, po shtohen dyshimet nëse do të arrihet në kohë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Fjalimi i Kryeministres britanike pritej me vëmendje, ndërsa ajo gjendet nën presion për detajet e negociatave me BE-në. “Të gjithë duhet të përballemi me disa fakte të vështira. Po largohemi nga tregu i përbashkët. Do të ndryshojnë gjërat dhe do të kemi më pak qasje në tregjet e njëri-tjetrit”, tha May. Evropa ka deklaruar se nuk do ta lejojë Britaninë të përfitojë ç’të dëshirojë, ndërsa May u kundërpërgjigj se dëshiron marrëdhënien më të ngushtë të mundshme. “E vërteta është se çdo marrëveshje për tregtinë e lirë përcaktohet nga interesat reciproke të palëve. Pra, çdo marrëveshje synon përfitimin”, tha May. Kryeministrja May tha se Britania do të vazhdojë të jetë e ndërlidhur me Evropën në shumë fusha, si p.sh. duke vazhduar anëtarësimin në agjencitë e BE-së për mjekësinë, kiminë dhe aviacionin. Ndërsa bizneset përshëndetën bërjen të ditur të këtyre detajeve, analistët thonë se po thuhet shumë pak. “Ajo flet për ruajtjen e begatisë së vendit dhe respektimin e

rezultatit të referendumit, por nuk mendoj se ka thënë ndonjë gjë të re për objektivat”, thotë Peter Holmes, i Observatorit Britanik për Tregtinë, në Universitetin Sussex. Ndër çështjet më të debatueshme është kufiri mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut. Gjithashtu, Bashkimi Evropian duket më i gatshëm për negociata. Kryenegociatori i BE-së paralajmëroi se të ashtuquajturat vija të kuqe të përcaktuara nga Britania pengojnë arritjen e një marrëveshjeje. “Britania po ja mbyll dyert vetes, një nga një. I vetmi model që mbetet është ai i marrëveshjes së tregtisë së lirë, siç bëmë me Kanadanë, dhe siç po negociojmë me Japoninë dhe Korenë”, tha Barnier. Përveç negocimit me BE-në, Britanisë do t’i duhet të negociojë edhe me mbi 60 vende të tjera që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në. “Gjysma e tregtisë tonë është me BE-në dhe rreth 15% me vende të treta që kanë marrëveshje tregtie me BE-në. Do t’i humbasim automatikisht këto marrëveshje të tregtisë së lirë në momentin që largohemi. Qeveria mendon se mund të arrijmë marrëveshje të reja më të mira. Mendoj se kjo nuk është kaq e lehtë”, thotë Holmes. Theresa May tha se mesazhi i saj për Evropën është “të lëvizim përpara”. Ndërsa Britania ka një vit kohë për të arritur një marrëveshje, po rriten shanset për një dalje të ashpër të vendit nga Bashkimi Evropian.


21 NR. 87 - MARS 2018

Sistemi i imigracionit i bazuar në pikë

R

regullimi i migracionit për punë në MB menaxhohet brenda kuadrit të sistemit të migracionit të bazuar në pikë, përfshirë një sistem migracioni për shtetas jo të BE-së që duan të punojnë, studiojnë ose trajnohen në Britani, i prezantuar në 2008. Sistemi ndahet në pese nivele që përfshijnë migracion për tepër të kualifikuar, leje pune, studentë, punëtorë gjatë pushimeve dhe pothuajse të gjitha rrugët e tjera që lidhen me punësimin, studimin, biznesin, ose investimin. Sistemi i ri i imigracionit do të zëvendësojë 80 rrugë aktuale që ekzistojnë tani. Ç’do nivel do të ketë kushte të ndryshme, të drejta të ndryshme dhe kërkesa për hyrje për migrantët që dëshirojnë në MB. Sistemi prezantohet në faza. Mbretëria e Bashkuar së fundmi ka dhënë informacion për Nivelin 1, niveli i parë që do zbatohet në fillim të 2008. Niveli 1 për migrantët tepër të kualifikuar, do të ndahet në katër nënkategori, duke përfshirë migrantë tepër të kualifikuar, sipërmarrës, investitorë dhe studentë të huaj universitarë të institucioneve arsimore të MB. STRUKTURA E PIKËVE Çdo nivel i kërkon migrantit të arrijë një numër të mjaftueshëm pikësh për të fituar leje hyrjeje ose për t’u lejuar që të qëndrojë (qëndrim i përhershëm) në Mbretërinë e Bashkuar. Pikët do të jepen për kritere të ndryshme specifike për çdo nivel. Në nivelin 1 dhe 2, pikët do të jepen për kritere si mosha, paga e mëparshme ose paga e ardhshme dhe kualifikimet; një sistem i ngjashëm me Programin për Migrantë tepër të Kualifikuar (HSMP) që ka rezultuar shumë i suksesshëm. Tier 1 (I përgjithshëm)“punëtorë tepër të kualifikuar” është hartuar për të lejuar që persona tepër të kualifikuar të vijnë në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar punë ose mundësi vetëpunësimi. Ndryshme nga lejet e punës ose skemat për personat e biznesit, nuk ju nevojitet ofertë punësimi ose plan i detajuar biznesi për të aplikuar për Nivelin 1 (I përgjithshëm)- punëtor tepër i kualifikuar. Kur aplikoni ju

Sistemi i bazuar në pikë: Niveli 1 – Programi i Migrantëve Tepër të Kualifikuar (HSMP) jepen pikë sipas kualifikimeve, fitimeve të mëparshme, përvojës në Mbretërinë e Bashkuar, moshës, gjuhës angleze dhe mjeteve financiare në dispozicion (fondeve). MB do të fillojë të pranojë aplikime Niveli 1 (I përgjithshëm) në vende përveç Indisë në 2008. Deri atëherë, nëse jeni jashtë Mbretërisë së Bashkuar në një vend që nuk është India, mund të vazhdoni të aplikoni sipas Programit për Migrant tepër të kualifikuar: http:// wwwww.ukba.homeoffice.gov.uk/ workingintheuk/hsmp/ (3) Skema për të Diplomuarit Ndërkombëtarë Skema e të Diplomuarve Ndërkombëtarë filloi në 1 maj 2007 dhe zëvendësoi Skemën e të Diplomuarve në Shkenca dhe Inxhinieri. Skema ju lejon nëse jeni i diplomuar nga një vend jo anëtar në ZEE, që keni përfunduar studimet në Mbretërinë e Bashkuar, të keni akses punësimi ose vetëpunësimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ju lejohet deri në 12 muaj në Mbretërinë e Bashkuar për të fituar përvojë pune. Nëse doni të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar përtej kësaj periudhë, do të duhet të aplikoni sipas një kategorie të re imigracioni. http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/igs/ (4) Post Skema e lidhjeve Klinike ose vëzhguesit dentar http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/ clinicalattachments/ (5) Skema Skoceze e talenteve të rinj: Të punuarit e Skemën Skoceze është pjesë e iniciativës së qeverisë skoceze për talentet e reja. Iniciativa inkurajon persona nga jashtë

Mbretërisë së Bashkuar të vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Skoci dhe i inkurajon gjithashtu ata që kanë lindur në Skoci të qëndrojnë për të filluar ose vazhduar karrierën e tyre atje. Nuk ka kufizime për llojin e punës që mund të bëni nëse ju jepet leje për të qëndruar në Skoci sipas skemës. http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/ freshtalent/ (6) Infermiere dhe mami të kualifikuara nga jashtë Nëse vini në Mbretërinë e Bashkuar si infermiere e kualifikuar nga jashtë do t’ju jepet leje për të hyrë dhe qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar për një periudhë maksimumi 18 muaj. Në përfundim të 18 muajve do të pritet që ju të largoheni nga Mbretëria e Bashkuar. http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/ overseasqualifiednurses/ (7) Skema Au pair Skema au pair synon që t’ju sigurojë të rinjve nga disa vende mundësi për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar për kohë të shkurtër për të punuar për një familje anglishtfolëse. Pritet që të punoni deri në pesë orë në ditë për familjen anglishtfolëse. Ata do të sigurojnë për ju një dhomë dhe një pagë javore. Më shumë informacion: Shoqata Ndërkombëtare e Au Pair: www.iapa.org Shoqata Britanike e Agjencive të Au Pair: www.bapaa.org.uk Faqe Interneti i Agjencisë Kufitare: http://www.bia.homeoffice.gov. uk/workingintheuk/aupairs/ whattoexpect/ (8) Argëtuesit

http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/ entertainers/ (9) Doktorë dhe dentistë pasuniversitarë http://www.ukba.homeoffice. gov.uk/workingintheuk/ postgraduatedoctorsanddentist/ Për listën e plotë të të gjitha kategorive, kontrolloni: http:// www.ukba.homeoffice.gov.uk/ workingintheuk/ b. Sektorët e tregut të punës dhe mangësitë Ka mangësi për punëtorë të kualifikuar brenda tregut të punës së rezidentëve. Prandaj jë punëdhënës mund të aplikojë për leje pune pa patur nevojë të provojë së pari që nuk mund të plotësojnë vendet vakante nga tregu i punës me rezidentë. o Mangësi kualifikimi ka mundësi të ketë në Menaxherë me përvojë Mbetjesh, Menaxherë Logjistike/ Kontrollues Trafiku, staf shitjesh, përshtatës (për automjete dhe fabrika), shoferë (mbledhje dhe specialistë automjetesh), mbledhës (riciklim), shkencëtarë dhe inxhinierë, sektor ndërtimi, shkencë dhe profesionistë teknologjie (asociuar), profesionistë mësimdhënieje dhe kërkimi, profesionistë biznesi dhe shërbimesh publike, profesionistë shëndeti dhe mirëqenieje sociale; profesionistë shëndeti o Mangësi ka dhe në sektorë dhe profesione me më pak kualifikim si: sektori bujqësor, profesione shërbimi, sektori i ndërtimit dhe sektori i kujdesit shëndetësor; profesione që lidhen me zejtari elementare, prodhim dhe ruajtje c. Informacion dhe faqe interneti për të kërkuar punë


22 Nr. 87 - MARS 2018

Emigracion: Një numër ndryshimesh

N

jë numër ndryshimesh janë njoftuar për Rregullat e Emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar që hynë në fuqi nga 11 janari 2018. Ne japim një përmbledhje të shkurtër të disa prej përditësimeve. Për këshilla më të hollësishme ose pyetje specifike, ju lutemi na kontaktoni për të folur me një nga specialistët tanë të ligjit për emigracionin. NIVELI 1 SIPËRMARRËSI Kërkesat për një vizë Sipërmarrëse Tier 1 nuk janë ndryshuar në vetvete, megjithatë udhëzimi i ri sqaron dhe zgjeron formulimin e mëparshëm. Për shembull, formulimi i ri kërkon të parandalojë ‘riciklimin’ e fondeve, pra aplikantët nuk mund ta bazojnë aplikimin e tyre në fondet që tashmë ‘përdoren’ nga një aplikant tjetër ose anëtarët e familjes. Detaje të mëtutjeshme ofrohen edhe mbi dëshmi dokumentare dhe janë sqaruar rregullat në lidhje me krijimin e vendeve të punës për punëtorët vendas. Nëse po aplikoni për një vizë të re Sipërmarrëse Tier 1 ose për të zgjeruar një ekzistues, kërkoni këshilla për të siguruar që aplikacioni juaj të plotësojë kërkesat e sapo publikuara. LEXONI MË SHUMË RRETH VIZËS SË SIPËRMARRËSIT TIER 1. Niveli 1 (talent i jashtëzakonshëm) Në mbështetje të ndryshimeve të shpallura në Buxhetin Vjeshtor 2017, numri i vizave të Talenteve të Jashtëzakonshme të Shkallës 1 që ndahet çdo vit është dyfishuar në 2,000. Viza shtesë prej 1,000 do të mbahen ndaras, në një barazim të pabarabartë të pishinës në një bazë të parë të ardhur. Bartësit e vizave të jashtëzakonshme për talentin

(por jo edhe mbajtësit e vizave të TIER 4 KALON NË TIER 2 jashtëzakonshme të premtimit) tani lejohen të kualifikohen për Tier 4 mbajtësit e vizave në ILR pas tre vjetësh, kurset jo-PhD tani mund të aplikojnë për të kaluar në Tier 2 TREGU I PUNËS I kur ata përfundojnë kursin e tyre PËRHERSHËM: PROVONI dhe nuk do të duhet të presin PËRJASHTIME TË REJA derisa të kenë marrë rezultatet përfundimtare. Në një masë të mirëpritur nga sektori i arsimit të lartë, PBS VARTËSIT E VIZAVE janë paraqitur përjashtime të reja në testin e Tregut të Punës Emigrantët e PBS që aplikojnë të Përhershme në lidhje me për ILR nuk lejohen të jenë jashtë punonjësit e hulumtuesit dhe vendit për më shumë se 180 ditë lexuesit. Postet që do të mbahen në çdo 12 muaj gjatë periudhës nga anëtarët e ekipit hulumtues së kualifikimit. Dependentët e të sponsorizuar ose kërkuesit në migrantëve të PBS-së megjithatë marrjen e shpërblimeve për studime nuk i ishin nënshtruar këtij mbikombëtare dhe Bursave nuk rregulli. Ndryshimet e reja tani janë më subjekt i RLMT. sjellin vartësit sipas kërkesës prej 180 ditësh, dhe do të zbatohen LEJE TË PACAKTUAR për të gjitha aplikacionet e ILR PËR TË QËNDRUAR PËR të bëra pas 11 janarit 2018. MBAJTËSIT E NIVELIT TË Kjo mund të ndikojë TIER 2 në mbajtësit e vizave për Sipërmarrësit dhe Investitorët e Para ndryshimit të rregullave, Grupit 1, ku personi i biznesit një hendek 60 ditë midis roleve ka qenë në MB për një vizë të i pengoi mbajtësit e Grupit 2 varur që t’u mundësojë atyre të që të plotësonin kërkesat pesë përfitojnë nga kufizimet më të vjeçare dhe kështu të ishin në relaksuara të udhëtimit, deri në gjendje të kualifikoheshin për të kualifikimin e ILR. Ne mund lënë pa afat. Sipas rregullave të të këshillojmë nëse keni ndonjë reja, mbajtësit e vizave të Tier pyetje në lidhje me ndikimin 2 që kanë më shumë se 60 ditë e rregullave 180 ditore për në mes të punësimit të grupit 2 personat në varësi të Tier 1. nuk janë më të përjashtuar nga aplikimi për ILR kur ato arrijnë VIZITORËT shenjën kualifikuese të pesë viteve të punës në Mbretërinë e Nga 11 janari 2018, vizitorët Bashkuar. që mbajnë një vizë vizite për

partneritet standard ose martesë/ civil do të lejohen të kalojnë në MB pa nevojën për të marrë një vizë tranziti të veçantë. Ka gjithashtu sqarim se vizitorëve nuk u lejohet të studiojnë në një akademi ose në një shkollë të mbajtur nga një Autoritet Lokal. PRANIMI ELEKTRONIK I HYRJES Një sistem i ri elektronik i zhdoganimit të hyrjes është duke u nxjerrë nga viti 2018. Individët me leje elektronike do të duhet të paraqesin vetëm pasaportën ose dokumentet e tyre të identitetit në kufirin e Mbretërisë së Bashkuar për Zyrën e Emigracionit për të kontrolluar elektronikisht për pastrimin e hyrjes. Zbritja elektronike e hyrjes do të provohet fillimisht me një grup pilot, përpara zbatimit më të gjerë. NDRYSHIMET E EMIGRACIONIT NË MBRETËRINË E BASHKUAR JANAR 2018 A KENI NJË PYETJE? Nëse keni ndonjë pyetje rreth asaj se si ndryshimet ndikojnë tek ju ose organizata juaj, ju lutemi na kontaktoni. Ekipi ynë i ekspertëve të ligjit për imigracionin në Mbretërinë e Bashkuar është në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Deklarata e plotë e ndryshimeve në Rregullat e Emigracionit mund të gjendet në HC309


23 NR. 87 - MARS 2018

Edhe pse Spanja nuk e njeh Republikën e Kosovës….

Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare

L

ojërat e XVIII-ta Mesdhetare do të mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor 2018 – 1 korrik 2018. Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e këtyre Lojërave. Edhe pse Spanja nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pasaportat e saj, Komiteti Olimpik i Spanjës ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës. Krahas Kosovës, pjesëmarrëse do të jenë edhe 26 shtete tjera. Lojërat Mesdhetare të Tarragonas, të parashikuara për t’u zhvilluar verën e kaluar në qytetin spanjoll (30 qershor-9 korrik 2017), ishin shtyrë për vitin 2018 dhe ato do të zhvillohen nga 22 qershor 2018 – 1 korrik 2018. Vendimi është marrë nga komiteti ekzekutiv i Komitetit Olimpik Mesdhetar (ICMG), që pranoi kërkesën e organizatorëve për të shtyrë me një vit këtë aktivitet të rëndësishëm rajonal. Komiteti Olimpik Spanjoll kishte paraqitur një kërkesë zyrtare për të shtyrë me 365 ditë këtë eveniment, për shkak të krizës politike në vendin iberik, që nuk mundësonte financimin e nevojshëm për Mesdhetaret. Kërkesa u pranua nga ICMG, që vendosi ta zhvillojë këtë eveniment pas një viti, po në Tarragona të Spanjës (22 qershor-1 korrik 2018). Pra, Lojërat e XVIII-ta Mesdhetare do të mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor 2018 – 1 korrik 2018. Kosova për herë të parë do të jetë pjesë e këtyre Lojërave. Edhe pse Spanja nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe pasaportat e saj, Komiteti Olimpik i Spanjës ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës. Krahas Kosovës, pjesëmarrëse do të jenë edhe 26 shtete tjera. Natyrisht që ky nuk ka qenë

një vendim i lehtë për t’u marrë, duke parë axhendën e ngjeshur që kanë Federatat e ndryshme Ndërkombëtare dhe planet apo punën e bërë deri më tani nga komitetit e ndryshme olimpike. Në një deklaratë për mediat të dhënë nga presidenti i ICMG,

Ama Addafi, thuhet: “Komiteti organizator i Lojërave Mesdhetare të Tarragona po përballet me një situatë të komplikuar dhe të vështirë, që po ndikojnë edhe në zhvillimin normal të Lojërave Mesdhetare. Në këto rrethana, është e qartë

që Lojërat nuk do të mund të arrijnë standartin më të lartë të vendosur nga Karta e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare apo tradita spanjolle e ekselencës në organizimin e eventeve më të mëdha sportive”.


24 Nr. 87 - MARS 2018


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.