shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Intervista e Arvizu: Fitorja e opozitës, e mirë për vendin

Faqe 6

Koncesioni, kompania e falimentuar merr HEC-in e Shalës Faqe 4

Sekretet e qeverisë, Lutaj: Berisha nuk ka besim te ministrat

Faqe 9

Raporti për zgjedhjet vendore nëpër komuna: PD, parti fshatare

Faqe 7

Ekonomia në 2012-ën biznesi kundër Berishës: Ka krizë

LEKË 20

Faqe 11

Analiza e “Limes”: Ballkan, Censuset 2011, llogaritë nuk dalin

VITI II - NR. 2 E premte, 6-01-2012

Akuza e familjarëve: Qeveria refuzoi ndihmën ekonomike për kurimin jashtë shtetit

VDES PROKURORI

Shuhet Xhevat Hana, po hetonte Remzi Hoxhën Djali: Shteti nuk do të zbardhë të vërtetën e vrasjes Editorial

Lajmi Prokurori Xhevat Hana ndërroi jetë mbrëmë në moshën 58-vjeçare në një spital në Itali, i pandihmuar nga qeveria shqiptare. Familjarët akuzojnë shtetin dhe Ministrinë e Shëndetësisë për pëshpejtimin e vdekjes së tij.

N

TIRANE

Në foto:

jali i prokurorit Hana, Rezarti, student në vit të tretë, dega Juridik në univeristetin shtetëror, i cili ka vendosur të ndjek në profesion të atin, në një intervistë eksluzive për “Shqiptarja.com”, vetëm 3 orë përpara vdekjes së babait, rrëfen sëmundjen e papritur dhe dyshimet e para të familjes, se mos babait i është injektuar sëmundja e rëndë nga faktorë të jashtëm për hir të procesit që po ndiqte, atë ndaj ish funksionarëve të SHIK, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ky dyshim i fortë, ju është paraqitur ¿llimisht

Rezart Hana (djathtas) Prokurori Xhevat Hana

Pas denoncimit të PS

Faqe 10

Hetim Bashës për sheshin ‘Skënderbej’

KORRUPSIONI

ARBEN RROZHANI

Hana, ikja e të mirit

POLI HOXHA

D

NGA

NGA

ESMERALDA KETA

mjekëve shqiptarë por ata nuk kanë mundur dot, të japin përgjigje. Ndërkohë mjekët italianë pas vizitave të para dhe intervistave me prokurorin Hana, kanë njoftuar urgjentisht Antima¿en italiane, e cila ka nisur monitorimin

e analizave dhe hetimin e dyshimeve. Njëzetenjë vjeçari Hana, i cili sapo është kthyer nga Italia, ku ka qenë pranë të atit, tregon gjithashtu me revoltë kalvarin që familja ka kaluar me Ministrinë e Shëndetësisë,... vijon në faqen 2

Ish-ministri i Ekonomisë thotë se ish-zv.kryeministri nuk i shpëton drejtësisë

Prifti: Video të re për Ilirin dhe Monikën JAKIN MARENA

I

sh-deputeti i LSI, Dritan Prifti, aktualisht i pavarur ka akuzuar Metën për korrupsion, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të bëjë publike një ideo tjetër për të. Nga ana e tij, kreu i LSI ka mohuar të ketë pasur mbledhje kryesie, duke deklaruar se do të rikanvijon në faqen 5 didojë dhe...

jëri prej përfaqësuesve më të njohur të Akuzës shqiptare dha dje shpirt në një klinikë të Bergamos në Itali, pas një muaji lëngate. Xhevat Hana nga mbrëmë është një “armik” më pak në listën e tyre që nuk e donin nëpër këmbë dhe që në të gjallë të tij e kishin shtyrë deri në zgrip traumash morale, profesionale dhe shpirtërore. Por për shumë është një mik me M të madhe, që tregon se i miri prandaj qëllohet, sepse nuk mund të jetë kurrë i keq. Rasti i ish-prokurorit Xhevat Hana është një ilustrim i pastër i asaj se çfarë nëpunësi kërkon shteti aktual. Ai ishte prokurori i Rasti i ishduhur, nëse kjo që prokurorit është në pushtet Xhevat Hana do të ishte vërtet, “qeveria e duarve është një të pastra” siç kishte ilustrim i premtuar në 2005, kur erdhi në krye pastër i asaj se të qeverisjes së sh- çfarë nëpunësi qiptarëve. Sepse kërkon ai u mor me ato dosje të mëdha dhe shteti aktual përvëluese, hetimi dhe zbardhja e të cilave, do të kishin nderuar dhe bërë dinjitoze, çdo qeveri, nëse ajo do të ishte e duhura. Por jo. Para se të transferohej nga Prokuroria e përgjithshme në fund të vitit 2007, i ndjeri Hana ishte përfaqësuesi i akuzës shqiptare për dosjen korruptive të rrugës Durrës-Kukës, për një korrupsion që mendohet të shkojë në të paktën 220 milionë euro. Tranferimi i tij dhe më pas mbyllja e dosjes nga Prokuroria e përgjithshme, tregoi vullnetin e munguar të organit të Akuzës për të bërë shembull zyrtarët e lartë që përÀiteshin në korrupsion, atë që sot të huajt e ngrejnë me shqetësim dhe që është kthyer në modën e... vijon në faqen 3


2

E premte, 6 janar 2012

AKTUALITET

Gjyqtari i " Remzi Hoxha" Xhelal Elezi, vdiq pas një hemoragjie në seancë

G

jyqtari i çështjes " Remzi Hoxha", në një nga seancat e rradhës në fillim të muajit Shkurt 2010, Xhelal Elezi, pësoi një goditje të rëndë cerebrale, duke e kaluar në gjendje koma në sallën e gjyqit. Gjyqtari 50 vjeçar qëndroi 5 ditë në reanimacion në spitalin Nën Tereza. Edhe pse mjekët bënë përpjekje maksimale në datën 6

shkurt, Elezi ndërroi jetë në spitalin neurologjik në Tiranë. Sipas mjekëve shkaku ishte një hemorragji e rëndë celebrale momentale që mund të jetë shkaktuar nga stresi i tejmadh. Vdekja e tij kaloi në heshtje, fakt që u denoncua ashpër nga shoqata e avokatëve në atë kohë. "Kjo heshtje duket sikur nënkupton faktin se ata që komandojnë

drejtësinë në vend e kishin dashur vdekjen e tij, ndërsa ai drejtonte trupën gjykuese ndaj një ish- zyrtari të lartë të SHISH, të akuzuar per rrëmbim personi, apo si anëtar i trupave gjykuese për disa organizata që prokuroria i ka radhitur në bankën e të akuzuarve për krime të rënda", deklaroi atëhere kryetari i kësaj shoqate Simir Visha.

Flet Rezart Hana djali i prokurorit të çështjes "Remzi Hoxha" dhe "Durrës Kukës"

Vdekja e Xhevat Hanës familjarët akuzojnë shtetin "Rrezikoi jetën, Ministria e Shëndetësisë nuk e çoi jashtë vendit POLI HOXHA vijon nga faqja 1 ...për çuarjen jashtë vendit të babait, pas rekomandimit të ekipit të mjekëve shqiptarë që e ekzaminuan. Ai akuzon krerët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe vetë ministrin Petrit Vasili, se edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht nga mjekët për urgjencën që paraqiste rasti, për 16 ditë rresht nxorën gjithfarë lloj justifikimesh, duke I rrezikuar seriozisht jetën. Ndërkohë që mjekët italian si shkak të sëmundjes familjarëve deri tani, u paraqesin stresin e madh që prokurori mund të ketë kaluar kohët e fundit, Rezarti rrëfen se babai i tij ka kaluar ditë të vështira që në kohën e hetimit të investimit të dyshimtë, në autostradën Durrës- panë gjendjen e tij, u alarmuan. Kukës. Ndërkohë stresi i është sh- Pas ndihmës së parë i bënë të tuar edhe më shumë gjatë hetimit gjitha analizat. Ne të shqetësuar, dhe procesit gjyqësor, ndaj ish kërkonim të dinim se nga se punonjësve të SHIK për çështjen vuante, por ata nuk na jepnin dot "Remzi Hoxha". Xhavit Hana, përgjigje. As ata, nuk e kuptonin tashmë 58 vjeç, ka 35 vjet që dot shkakun e kësaj sëmundje të punon për drejtësinë e shtetit sh- papritur. Kjo ishte edhe arësyeja qiptar, gjithmonë në organin e akuzës. Ai është Gjendja e tij rëndohej, ndërkohë që baba i tre fëmijëve, dy vajza dhe një përveç premtimeve dhe fjalëve të bukura, djal, Rezartin. dukej hapur se nuk kishte asnjë shans që Familja Hana jeton në një zonë ministria ta çonte jashtë vendit periferike të kryeqytetit, në një banesë modeste, në një pallat që atë natë, ata na thanë se babai parafabrikat të ndërtuar që për- duhej dërguar urgjentisht jashtë para vitit 1990. Pikërisht në këtë vendit, mundësisht të nesërmen... b a n e s ë t ë t h j e s h t ë q ë s h u m ë Këtë sygjerim, siç janë edhe proçeprokurorë shqiptar koleg të Xhe- durat, ja përcollën zyrtarisht edhe vatit, "e kanë harruar", i morëm Ministrisë së Shëndetësisë. intervistën e mëposhtme djalit të Çfarë ndodhi më pas? tij, studentit të vitit të tretë në Asgjë. Zvarritje pa kuptim, vetëm Juridik, Rezart Hanës. vërdallisje dhe llafe: Jo po proceRezart, kur ju shfaq sëm- durat, jo duhet kohë të gjejmë një undja për herë të parë ba- klinikë të mirë…ndërkohë gjendja e babait keqësohej përditë. bait? Babai, është sëmurë papritur Si e përjetonte ai këtë situatë në fillim të muajit Dhjetor. Kishte disa ditë që ankohej për dhim- duke pasur parasysh, se është bje të forta të këmbëve. Fillimisht një nga prokurorët më të njoai dhe ne menduam se dhimbjet i hur në Shqipëri? Babai, nuk u ankua në asnjë çast. vinin nga rishfaqja e një reumatizme të vjetër. Por në datën 12 Kur e kuptoi se çfarë po ndodhte me Dhjetor, pati edhe një hemoragji Ministrinë e Shëndetësisë, pashë që të papritur të brendshme. Sh- u trishtua më shumë, sesa u mërzit. kuam urgjentisht në Spitalin Nuk bëhet fjalë se ai është prokuror Nënë Tereza. Kujdesi i mjekëve, i njohur, por siç thanë edhe mjekët faktikisht ka qenë maksimal. Kur në gjendjen që ishte ai, shteti duhet

Në foto: Rezart Hana (lart) Petrit Vasili (djathtas) Prokurori Xhevat Hana të ndihmojë çdo qytetar. Çfarë menduat fillimisht për këtë sëmundje të papritur dhe misterioze të babait? Të them të drejtën, kur mjekët nuk dinin çfarë diagnoze të jepnin, jo vetëm unë por edhe familjarët e tjerë dhe miq të babait, dyshuam se kjo sëmundje e papritur, kishte të bënte me procesin e "Remzi Hoxhës". Të gjithë e dinë se ai hetim dhe gjyq i gjatë, është shumë i komplikuar dhe me interesa njerëzish të pushtetshëm. Madje doja të njoftoja edhe median fillimisht, por u tërhoqa, derisa të thoshte fjalën e saj mjekësia. Çfarë u thanë mjekët shqiptarë, në lidhje me mundësinë e ndonjë ndërhyrje dhe faktori të jashtëm që mund të ketë stimuluar sëmundjen? Ata na thanë se sipas analizave të tyre, nuk u rrezulton një gjë e tillë. Gjithsesi nuk jepnin garanci, sepse me mundësitë që kishin nuk gjenin dot diagnozën e saktë dhe jo më shkakun real të sëmundjes. Sa kohë pritët përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për kurimin e babait jashtë vendit?. Plot 16 ditë. Gjendja e tij rëndohej, ndërkohë që përveç premtimeve dhe fjalëve të bukura, dukej hapur se nuk kishte asnjë shans që ajo gjë të ndodhte shpejt. Ndërkohë që sipas mjekëve, jeta e tij ishte në rrezik çdo ditë, çdo orë madje. Atëhere vendosëm familjarisht së

bashku me miqtë e babait, që ta nisnim privatisht në ndonjë klinikë të specializuar jashtë vendit, sepse bëhej fjalë për jetë a vdekje. Kështu në datë 28 Dhjetor, e çuam në Itali, në një klinikë në Bergamo. Ju sapo jeni kthyer që andej, si është babai, çfarë thonë mjekët italian për sëmundjen e tij? Njësoj është. Kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm, i kanë bërë të gjitha analizat e mundshme dhe vazhdojnë të tjera dhe ta mbajnë sëmundjen nën monitorim. Por ne ende Nuk na kanë thënë gjë konkrete akoma. Jua ngritët mjekëve italianë dyshimin që kishit se sëmundja e babait mund të jetë shkaktuar artificialisht nga faktorë të jashtëm? Po që në fillim. Kur mësuan se çfarë pune bën babai në Shqipëri, edhe ata u shqetësuan dhe u njoftua edhe Antimafia italiane, të cilët erdhën në spital dhe kontaktuan me babain, bënë intervista të gjata. Folën edhe me ne dhe natyrisht me mjekët. Ata nisën hetim për rastin dhe vazhdojnë ta mbajnë në monitorim procesin e kurimit dhe analizave të babait. Ju kanë thënë mjekët italianë, nëse arësyeja e kësaj sëmundje të papritur, ka si shkak faktorë të jashtëm të stimuluar qëllimisht? Faktikisht, ata na kanë thënë deri tani, se nuk kanë gjetur elementë të jashtëm gjatë analizave të plota të gjakut etj. që mund të jenë futur në mënyra të ndryshme në trupin e babait. Kjo na qetësoi disi por të presim. Por çfarë shkaku ju kanë dhënë? Tani për tani, ata dyshojnë se sëmundja e papritur, i ka ardhur nga stresi i madh. Të paktën ne kështu

na kanë thënë zyrtarisht. Ka pasur stres babai juaj kohët e fundit? Po shumë. Ai është një njeri shumë i përkushtuar pas punës dhe familjes, nuk di si të ta shpjegojë, është i drejtë dhe kur sheh që të tjerët nuk janë ashtu, e vuan. Ishte i stresuar për procesin ku ai përfaqëson akuzën në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj ish funksionarëve të lartë të SHIK për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës? Ai nuk fliste në shtëpi për punën. Por unë di që u stresua shumë, sidomos pasi dështoi ekstradimi i Ilir Kumbaros nga Anglia. Ndihej i zhgënjyer, i trishtuar dhe dërmuar për faktin që këtë proces e pengonin dhe sabotonin pikërisht institucionet që duhet të bëjnë të kundërtën. E kanë kërcënuar? Me sa di unë jo. Por di që kishte kuptuar se institucionet e drejtësisë pa përjashtim, nuk ishin të predispozuar që procesi të ecte siç duhet. Babai juaj ka qenë edhe prokuror i hetimit të skandalit me financat e autostradës "Durrës-Kukës". Si e përjetoj mbylljen pa gjykim të asaj çështje?. -Edhe në këtë rast është stresuar dhe mërzitur shumë. Sidomos pas mbylljes së procesit, kur e hoqën nga Prokuroria e Përgjithshme. U zhgënjye shumë, ju duk si "dënim" për punën voluminoze dhe plot andralla politike që kishte bërë.


E premte, 6 janar 2012

3

AKTUALITET

Sëmundja e rëndë P qeveri refuzoi pagimin e kurimit jashtë

rokurori i ndjerë, ndenji i shtruar për një kohë të gjatë në një spital publik të Tiranës, pa asnjë diagnozë, derisa familja dhe miqtë e tij u detyruan ta çojnë në Turqi me shpenzimet e tyre, sepse qeveria nuk pranoi të paguante nga fondi i qeverisë shpenzimet për sëmundjen e tij. Edhe pse ai ndenji nje kohë të gjatë në këtë gjendje, mjekët nuk i dhanë ndonjë përfundim për arsyen e sëmundjes së tij. Situata u bë tepër

shqetësuese për familjarët, të cilët me fondet e tyre e nisën për krim në një spital të Bergamos në Itali. Refuzimi i qeverisë për të financuar kurimin e tij në një klinikë të specializuar jashtë, u bë, megjithëse në një vit janë me qindra financime nga buxheti i shtetit edhe për raste më të lehta, porn ë të gjitha këto raste ata ishin ose funksionarë të qeverisë, ose rrethi i tyre familjar. Hana ishte një nga prokurorët më

të njohur të Shqipërisë, me një karrierë të gjatë në drejtësi, për disa kohë dhe si këshilltar i presidentit Alfred Moisiu. Prokurori Xhevat Hana ishte nga zyrtarët e paktë të drejtësisë shqiptare që i qëndroi deri në fund kësaj çështjeje dhe kërkoi ekstradimin e Kumbaros në Shqipëri, I cili tashmë është arratisur nga Britania. Sëmundja e tij e pashpjegushme nga mjekët shtoi dyshimet dhe tek profesioni i tij.

Jeta e vështirë profesionale e prokurorit 58-vjeçar

Dosjet nga "Rruga e Kombit", te "Hoxha" Xhevat Hana u largua dy herë nga Prokuroria

TIRANE

ARBEN RROZHANI

X

Mandati

Reforma në polici, Agron Kuliçaj edhe 3 vite"ministër"

D

TIRANE

rejtoria e përgjithshme e Poli cisë së Shtetit është përfshirë në disa ndryshime emrash në kupolën e saj. Por ndryshimet në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit nuk kanë prekur Agron Kuliçajn, tashmë të deklaruarin "i paprekshmi" për shkak të "imunitetit" që ai ka si ish-badigard i Berishës dhe njeri i besuar i tij. Emri i Agron Kuliçajt, zv/ drejtor i policisë së shtetit, përmendet disa herë në kabllogramet e ambasadës amerikane të publikuara së fundmi nga Ëikileaks, si një person i korruptuar, për të cilin dyshohet madje se ka ndihmuar dhe kriminelin Dritan Dajti të fshihet nga policia. Ambasada amerikane madje citonte vetë drejtorin aktual të policisë Hysni Burgaj të thoshte se Kuliçaj ishte i besuari i Berishës dhe askush s'mund ta largonte atë nga detyra apo t'i jepte urdhra pasi ai i merrte urdhrat direkt nga lart. Në këtë kuadër Kuliçaj ka marrë dhe një mandat 3-vjeçar në detyrën që mban, ndërkohë që kolegët e tij kanë ndërruar detyrë. Siç bëhet e ditur nga burime zyrtare,

ndryshimet ndodhën në ditët e para të këtij viti me urdhër të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani. Kështu Rasim Boriçi, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie. Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerëzore zëvendëson në detyrë Rasim Boriçin. Po kështu dhe zv/drejtori tjetër, Ahmet Haxhia, lë këtë detyrë për t'u emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës. Anila Hoxha ish-këshilltare, zëvendëson Haxhinë dhe emërohet zv/drejtoreshë për trajnimin policor. Emri Vata, drejtor i policisë së Gjirokastrës, merr detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. Jashar Vreka, drejtor i policisë së Elbasanit kalon në drejtorinë e përgjithshme të policisë si drejtor i burimeve njerëzore. Ajet Ibro emërohet këshilltar pranë drejtorisë së përgjithshme. Ndërkohë burimet e policisë bëjnë të qartë se i rinovohet mandati dy zv/drejtorëve të tjerë Agron Kuliçaj dhe drejtorit të kufirit Pëllumb Nako. Rinovimi i mandatit të tyre bëhet edhe për tre vjet të tjera.

hevat Hana, prokurori që u nda dje nga jeta në një spital të Italisë, ishte njëri prej emrave më të njohur të Akuzës shqiptare. Në korrik 2005 ai do të rikthehej në prokurori, pasi ishte shkarkuar nga ishprokurori i përgjithshëm Arben Rakipi në vitin 2000. Pas kësaj Hana iu drejtua gjykatës për shkarkimin e tij, duke e quajtur të padrejtë dhe, ndonëse fitoi në Gjykatën e Lartë të drejtën për t'u rikthyer në detyrë, ai u emërua sërish aty vetëm disa më vonë, sërish për tu lëvizur, sipas lojërave të politikës. Në vitin 2005, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, urdhëroi lëvizjet e disa zyrtarëve të organit të akuzës dhe duke rikthyer në organin e Prokurorisë Hanën, që i cili kishte shërbyer si këshilltar juridik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu. Me largimin e Sollakut në fund të vitit 2007, Hana do të lëvizte sërish. Nga Prokuroria e Përgjithshme ai do të lëvizte te Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në janar 2008, megjithatë Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, duke përmendur lëvizjen në detyrë të Hanës do të shprehej se "Xhevat Hana, prokurori, i cili sipas dekretit të Presidentit është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të jetë sërish pjesë e grupit hetimor të Durrës-Kukës, si dhe të dosjes së rrëmbimit të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha". Vetëm një ditë pas dekretimit të transferimeve, organi qendror i akuzës bënte të ditur se dosja Durres-Kukës do të vazhdonte të hetohej nga dy prokurorët, Xhevat Hana dhe Arben Kraja. Hana ishte njëri nga 5 prokuroret, të cilët po hetonin mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas në vitin 1995, Remzi Hoxha. Në fund të janarit 2010, në seancën gjyqësore në ngarkim të rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Hana kërkoi të merrej një masë e re ndalimi për të pandehurin Arben Sefgjini, por trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda e hodhi poshtë këtë kërkesë të të prokurorisë duke e arsyetuar atë me korrektësinë e Sefgjinit. Remzi Hox-

Në foto: Remzi Hoxha ha u rrëmbye rreth 17 vjet më parë dhe mendohet se u torturua në bazën e SHIK-ut në Vain të Lezhës. Që prej asaj kohe nuk dihet asgjë për të. Katër ish- punonjës të Shërbimi Informativ Shtetëror, (SHISH) Arben

Sefgjini, Avni Koldashi, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe, akuzohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si autorë të rrëmbimit me pasojë zhdukjen e shtetasit Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë.

EDITORIAL NGA ARBEN RROZHANI

Hana, ikja e të mirit vijon nga faqja 1 ... qeveritarëve, “kultura e mosndëshkimit”. Hana ishte përfaqësuesi edhe i dosjes tjetër përvëluese, që djeg ende falangat e vjetra të rregjimit të shkuar të Berishës, atëherë president. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja pa gjurmë e Remzi Hoxhës, implikon direkt shërbimin sekret të viteve ‘90, që asokohe kishte lidhje të shkurtër me kreun e shtetit, sot kryeministër. Se çfarë u bë më këta të akuzuar e tregon historia: dikush ka vdekur me sëmundje të rëndë, njëri është arratisur për në Kinë, tjetri është në një post të lartë të administratës shtetërore shqiptare, ndërsa mbrojtësi i paepur i apelit të familjarëve të Hoxhës, prej dje nuk është më midis nesh. Ata që nuk donin Xhevat Hanën si njerin e ligjit dhe të drejtësisë prej mbrëmë janë të qetë në krimet e tyre. Ata që e donin do të vijojnë ta duan, edhe pse në mungesë fizike. Dhe duhet ta duan më shumë, sepse ikja e këtyre njerëzve e bën edhe më të trishtueshme shoqërinë shqiptare, ku hë për hë duket se fiton…më i keqi. www.shqiptarja.com


4

E premte, 6 janar 2012

POLITIKE KLOSI: PSE PO NDRYSHOHET LIGJI

ÇFARË ËSHTË DSIK, SI U NGRIT

Ish drejtuesi i SHISH Fatos Klosi i pyetur për këtë ndryshim në ligj që do të miratohet në seancën parlamentare pasi të ketë kaluar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ka dhënë komentin e tij. "Ndryshimi nuk është formal siç mund të duket në pamje të parë por ecencial. Ndoshta kjo është bërë në kuadër të rritjes së operativitetit të Drejtorisë së Informacionit të Klasifikuar por duket qartë se ashtu siç dihet, bëhet në kuadër të dëshirës së papërmbajtur të Sali Berishës për të koncentruar çdo lloj kopetencë të mundshme në duart e tij", është shprehur Klosi.

Njëherësh me ligjin e ri për SHISH, në shkurt të vitit 1999, ka dalë edhe ligji për informacionin e Klasifikuar. Në funksion të këtij ligji u ngrit pranë kryeministrisë edhe drejtoria përkatëse me qëllim monitorimin e institucioneve shtetërore në lidhje me monitorimin e sekreteve shtetërore. Të paktën një herë në 6 muaj drejtori i këtij institucioni që emërohet direkt nga kryeministri, ka raportuar përpara Këshillit të Ministrave për problemet që hasen me ruajtjen e sekreteve shtetërore, gjë që tani e tutje do ta bëjë vetëm në zyrën e kryeministrit.

Anëtari i komisionit të Sigurisë, deputet i PS: Kërkon përqëndrim të fortë pushteti

"Sekretet", Lutaj: Berisha nuk ka besim tek ministrat "Mentalitet bolshevik, për të mos ndarë sekretet me ministrat" Lajmi

DEMI-OKETA

Deputeti socialist Pirro Lutaj, vetëm një ditë pas miratimit të ligjit që kalon në varësi të kryeministrit informacionin e klasifikuar, është shprehur se ky është mentaliteti i Berishës, i cili nuk ka besim te ministrat e tij për të ndarë sekretet. Madje e cilëson një sëmundje të vjetër të tij për përvetësim pushteti

"Do të njihemi me ligjin në Kuvend"

K

anë reaguar edhe deputetët e PD, një ditë pas miratimit të ndryshimit të ligjit për kalimin e drejtorisë së informacionit të klasifikuar nga Këshilli i Ministrave tek kryeministri. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Leonard Demi është shprehur se "duhet të njihem me ndryshimet në ligj, kur të vijë në Kuvend do ta shohim dhe ta diskutojmë". Nga ana tjetër, nuk ka munguar të flasë në lidhje me qëndrimin ndaj këtij ligji dhe anëtari tjetër i këtij komisioni, deputeti i PD, Gazmend Oketa. "Nuk jam njohur ende me këtë ndryshim në ligj. Do të shprehem kur të vijë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë", është shprehur Oketa.

TIRANE

JAKIN MARENA

P

ërpjekje e Berishës për të futur në dorë të gjitha sekretet dhe informacionet e klasifikuara e ka cilësuar ligjin e ri të miratuar nga qeveria, anëtari i komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i PS Pirro Lutaj. Madje ka shkuar më tej, teksa ngurrimin e Berishës të ngritur në ligj për të mos ndarë informacionet sekrete me Këshillin e Ministrave e ka cilësuar një mosbesim të theksuar ndaj ministrave të kabinetit të tij qeveritar. "Kjo që ka ndodhur dje është një nga sëmundjet e vjetra të kryeministrit aktual Berisha për të pasur nën kontroll të gjithë institucionet në vend", ka qënë deklarata e deputetit socialist Lutaj për gazetën "Shqiptarja.com", në lidhje me vendimin më të fundit të qeverisë për të kaluar informacionin e klasifiukuar nga varësia e Këshillit të Ministrave, në varësi të kryeministrit. Sipas tij, në një shtet normal, kalimi nga varësia e Këshillit të Ministrave në varësi të kryeministrit i informacionit të klasifikuar është diçka normale. "Gjithsesi, duke qënë se kryeministri Berisha vijon ta ketë sëmundjen e vjetër, ne kemi rezerva pasi kemi një personifikim dhe personalizim të gjërave nga ana e tij, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për sekretin shtetëror, por dhe për prokurimet publike dhe INSTAT", ka deklaruar deputeti social-

ist. I cili nuk ka ngurruar të shprehet se kryeministri Berisha në këtë fund mandati të tij të dytë, duket se beson vetëm tek vetja, pa preferuar që të shpërndajë përgjegjësi as për informacionin e klasifikuar, madje as për prokurimet publike dhe statistikat, dhe këto të vëna nën varësinë e tij. "Vënja nën varësi nga ana e tij e sekretit shtetëror, e prokurimeve publike dhe e Insitutit të Statistikës tregon

se kryeministri Berisha nuk ka besim tek ministrat e kabinetit të tij, pra e ka humbur besimin ndaj ministrave të tij. Kjo ndodh për shkak të mentalitetit të tij bolshevik, për të mos ndarë këto sekrete me ministrat e kabinetit të tij qeveritar", ka deklaruar deputeti i PS, Lutaj. Por nga ana tjetër, deputeti socialist ka preferuar të mos deklarojë qëndrimin zyrtar të Partisë Socialiste, duke e argumentu-

ar këtë qëndrim me faktin se duke qënë se Parlamenti është pushim, ai nuk ka në dorë relacionin shqoërues të këtij ligj, për ta shqyrtuar atë në detaje dhe për të dhënë një qëndrim zyrtar. "Ne kemi ndryshimin për ligjin e informacionit të klasifikuar, por nuk kemi relacionin përkatës për këtë ligj, të cilit t'i referohemi për të parë dhe kuptuar synimet e Berishës në lidhje me këtë

ndryshim. Pasi të njihemi me to, ne si forcë politike do të shprehim dhe qëndrimin zyrtar të PS", tha deputeti Lutaj. Ndërkohë që kreu i komisionit të Sigurisë, deputeti i PD, Demi dhe anëtari i këtij komisioni, deputeti tjetër i PD, Oketa janë shprehur se presin që ligji të vijë në Kuvend për të dhënë qëndrimin e tyre për këtë ndryshim të bërë nga qeveria dy ditë më parë.

LAJME SHKURT Berisha: Reforma për krizën ekonomike

Kryeministri Berisha bëri një prezantim të modelit liberal ekonomik të ndjekur nga qeveria shqiptare dhe reformat strukturore të bëra prej saj. Sipas tij kriza përballohet me reforma të thella. Ai u shpreh më tej se në kohë krize është i nevojshëm solidariteti mes qeverive. "Unë besoj që duhet forcuar fibra kombëtare e reformave të çdo vendi dhe duhet proceduar me reforma të thelluara. Kjo është rruga e vetme e përballimit të krizës dhe e zhvillimit", tha Berisha. Kryeministri u vlerësua për përkrahjen që i ka bërë një sërë reformave të rëndësishme, që nga viti 2005 e në vazhdim, si reforma në fushën ekonomike, në sektorin financiar, sistemin ligjor, në fushën e mbrojtjes, të rendit publik, sistemin shëndetësor dhe në fushën e arsimit, etj.

Franca mbështet Avokatin e Popullit

Franca i jep mbështetje misionit të Avokatit të Popullit në Shqipëri. Ambasadorja franceze Kristin Moro në një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani duke e vlerësuar rolin e Avokatit të Popullit ka shprehur mbështetjen maksimale në kryerjen e detyrës së avokatit të porsazgjedhur në këtë detyrë. "Erdha të takoj zotin Totozani për ta uruar atë për zgjedhjen dhe t'i uroj më të mirën për misionin e tij sepse institucioni i Avokatit të Popullit është një institucion i rëndësishëm në Shqipëri dhe ka një rol të rëndësishëm për të ruajtur funksionimin e demokracisë në Shqipëri" ka theksuar Moro. Nga ana e tij, kreu i Avokatit të Popullit, Igli Totozani e ka cilësuar këtë takim si mundësi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

Ambasadori Arvizu

SHBA: Fitorja e opozitës, mirë për vendin

A

TIRANE

mbasadori i SHBA në Tiranë, Ale ksandër Arvizu, në një intervistë të dhënë për Ora News para pak ditësh flet për akuzat që i bëhen si mbështetës i PD. Ai thotë se do që vendi të ketë një opozitë të fortë, dhe nëse ajo fiton zgjedhjet, kjo gjë do ishte shumë e mirë për vendin. "Mund të përfitoj nga kjo intervistë e drejtpërdrejtë për të thënë se unë dua që opozita e këtij vendi të jetë e fortë. Dua që opozita në këtë vend të jetë konkurruese, kështu që kur të jenë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të planifikuara për 2013, platforma e opozitës t'i prezantohet popullit shqiptar, dhe nëse është bindëse, dhe

ne punojmë me partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të forcuar kodin në mënyrë që votat të përllogariten saktësisht, nëse është vullneti i popullit shqiptar dhe opozita fiton, mendoj se kjo do të ishte shumë mirë për vendin", ka qenë deklarata e ambasadorit Arvizu. Sipas tij, opozita duhet ta fitojë këtë dhe duhet të jenë të mençur mbi atë se si do ta bëjnë këtë. "Ideja ime është 'mos prisni nga unë që të jem lehtësuesi'. E dini, mund të shihni gjetkë për ta bërë këtë. Unë nuk do ta bëj këtë. Ndoshta, nëse kjo është ajo që ju doni, duhet të prisni për ambasadorin e ardhshëm", ka deklaruar ambasadori i SHBA. Sipas tij, kjo nuk do të ndodhë me të, por do të punojnë së bashku me

opozitën "për t'u siguruar që ju të jeni të fortë, që platforma juaj të dëgjohet, si dhe do të përpiqem shumë për të forcuar kodin zgjedhor dhe mjetet e tjera për t'u siguruar se ka transparencë në procesin e votimit dhe procesin e fushatës". Njëherësh ai ka sqaruar dhe akuzat që i janë bërë për mbështetjen për PD. Ai ka nënvizuar se është një thënie qesharake, pasi detyra e tij është që të ketë një marrëdhënie të mirë dhe konstruktive me qeverinë dhe mendon se kjo është ajo që ai kam bërë. "Kemi pasur disa mosmarrëveshje, përfshirë procesin e numërimit të votave më 8 maj. Mendoj se kam një marrëdhënie të mirë me opozitën, gjithashtu", tha Arvizu.


E premte, 6 janar 2012

5

POLITIKE

PS nis përgatitjet S për 21 janarin, do kujtohen 4 viktimat

ocialistët duket se nuk e kanë lënë në harresë ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar, kur përballë kryeministrisë u vranë katër protestues dhe u plagosën disa të tjerë. Në përkujtim të kësaj ngjarjeje, PS pritet të nisë dhe vitin politik, përmes disa aktiviteteve të rëndësishme dhe me një shtrirje të madhe. Deri më tani janë në diskutim disa mundësi për të përkujtuar 21

janarin, por ende nuk ka marrë dorën përfundimtare mënyra se si do të emërtohet ky aktivitet, nëse do të jetë një protestë në heshtje apo një aktivitet i mbyllur. Mendime ka që të jenë disa të tillë, ndërkohë që më 15 janar viti politik do të hapet me një Konventë Rinore, pasi në këtë datë Forumi Eurosocialist mbush fiks 20 vite e për këtë nuk do të ketë thjeshtë një festë. Sekretari për rininë në

bashkëpunim me të rinjtë e FRESSH dhe drejtuesja aktuale Elisa Spiropali kanë hedhur idenë e organizimit të një konvente të gjerë rinore, ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtuesit e PS, si dhe ishdrejtuesit e hershëm të këtij forumi, që tashmë brenda PS kanë mbetur Pandeli Majko e Ilir Zela, pa përjashtuar ftesën për Gjergji Kojën, duke përjashtuar Metën dhe Kryemadhin.

Kreu i LSI, Meta: Do të rikandidoj për një mandat tjetër Lajmi Ish-deputeti i LSI, Dritan Prifti, aktualisht i pavarur ka akuzuar Metën për korrupsion, ndërkohë që ka paralajmëruar se do të bëjë publike një ideo tjetër për të. Nga ana e tij, kreu i LSI ka mohuar të ketë pasur mbledhje kryesie, duke deklaruar se do të rikandidojë dhe një mandat tjetër në krye të partisë.

Prifti: Video të re për Metën e Monikën “Meta s'ka shpëtim. S'më bën njeri shantazh mua" DEKLARATA

Meta: LSI do ripërtërijë vetëveten këtë vit

K

TIRANE

JAKIN MARENA

V

etëm pak minuta pas deklaratës së kreut të LSI, Ilir Meta se do të rikandidojë dhe një mandat tjetër në krye të partisë që drejton që në themelim, ka reaguar menjëherë deputeti Dritan Prifti. Teksa ka komentuar konferencën e Metës, i cili para mediave tregoi se cilat do të jenë prioritetet e kësaj partie për këtë vit, Prifti ka akuzuar se "në shkelje të statutit të LSI, Meta tha se do kandidojë për herë të tretë radhazi për kryetar. Mësohet se Meta ka shfaqur disa copa nga video Prifti-Beqiri". Deputeti Dritan Prifti ka thënë se Meta po bën shantazhe përpara se të jepet pretenca, pasi më 6 janar ajo jepet për çështjen MetaPrifti. Deputeti i larguar nga LSI ka paralajmëruar se sapo të mbyllet kjo çështje, Metës do t'i hapet një tjetër. "Sot(dje) Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI dhe se ky do jetë vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë para pretencës që do të jepet nesër(sot) nga prokuroria në gjyqin ndaj tij", ka qënë akuza e fortë e Priftit në drejtim të Metës. Duke paralajmëruar njëherësh se nuk do të qëndrojë në heshtje por do të publikojë video tjetër për të hapur një çështje tjetër. "Sa të mbyllen hetimet shqiptarëve do ia tregoj unë këtë video. Do t'i tregoj pjesët me zë dhe figurë që censuron

Prokuroria e Përgjithshme

Meta dhe si ai trajton marrëdhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët. Meta s'ka shpëtim. Pasi t'ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t'i hapet tjetra menjëherë", është shprehur ishdeputeti i LSI. Prifti ka bërë të ditur dhe përmbajtjen e videos të cilën paralajmëron se do ta bëjë publike menjëherë pas përfundimit të kësaj çështje që pritet sot të marrë udhë përmes pretencës së organit të akuzës. "Do t'ju tregoj me zë dhe figurë vjedhje të reja dhe të vjetra të çiftit Meta-

Kryemadhi. S'ka burrë kurve që më bën mua shantazh. Do ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre. Unë angazhohem që viti 2012 të jetë viti i transparencës dhe të vërtetës për çdokënd që pretendon të qeverisë këtë vend", thuhet në deklaratën e Priftit. Nga ana e tij, kreu i LSI Meta ka pranuar se do të rikandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë, duke u shprehur se këtë e bën për shkak të performancës së mirë të LSI në zgjedhje, duke

nënvizuar se do ketë dhe kandidatura të tjera. Por ai ka mohuar faktin se ka pasur një mbledhje kryesie, dhe për më tepër të jenë marrë vendime apo të jenë shfaqur video si ajo e Prifti-Beqiraj. "Nuk ka ndonjë mbledhje kryesie të LSI-së që të jetë zhvilluar dhe jam i habitur me imagjinatën tuaj por ndoshta nuk kemi burime të sakta të informacionit dhe mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me ju ngushtësisht për të ardhmen", është shprehur Meta në lidhje me interesimin e gazetarëve për lajmin

y do të jetë një vit kur LSI do të ripërtërijë vetvet en përmes një procesi zgjedhor të brendshëm që tashmë ka nisur që do të finalizohet në pranverën që po vjen". Kjo ka qënë deklarata e Metës, teksa ka komentuar zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen këtë vit. Sipas tij, ky është një vit kur LSI do të rrisë dhe përmirësojë akoma më tej performancën e saj si një forcë politike qeverisëse me qëllim realizimin e objektivave të mazhorancës por njëkohësisht edhe realizimin e objektivave të LSI-së si një forcë qeverisëse sa më shumë të jetë e mundur. "Identifikimi i të gjitha problematikave e sfidave të zhvillimit të mëtejshëm të vendit, sidomos zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, për më tepër në kushte të reja të një situate krize ekonomike dhe financiare globale, evropiane dhe rajonale që ende vazhdon është shumë i rëndësishëm për të përballuar me sukses sa më të madh jo vetëm kostot e reformave por edhe impaktet sociale të këtyre fenomeneve të reja", është shprehur Meta para mediave.

e shfaqjes së një videoje tjetër të regjistruar nga Prifti. Nga ana tjetër Meta nuk ka preferuar të komentojë pretencën e organit të akuzës ditën e sotme, por dhe nje kthim të mundshëm të tij në qeverisje pas vendimit të Gjykatës së Lartë. "Nuk jam i gatshëm të merrem me

çështje tashmë ordinere që i takojnë vitit të kaluar. Jemi këtu për t'u marrë më çështje të mëdha dhe tepër serioze që i takojnë të ardhmes dhe ju siguroj se angazhimi dhe performanca e LSI-së në të gjitha nivelet e qeverisjes do të jetë vërtet tepër premtuese", është shprehur Meta.

Kundërshtimi

Braçe: Presidenti, jo zgjedhja nga Berisha

N

TIRANE

ënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe është shprehur kundër zgjedhjes së Presidentit të Republikës nga ana e kryeministrit Berisha dhe mazhoranca që ai përfaqëson. Sipas tij, jo vetëm që ai mbetet në konflikt të hapur me ta, por tashmë ka vendosur të gjejë dikë nga radhët e ushtarëve të tij të bindur, përderisa numri prej 71 votash me të cilin zgjidhet presidenti në raundin e katërt dhe të pestë ia mundëson këtë. "Dy herë rresht, më 2002 dhe më 2007, Presidentin e Republikës e ka zgjedhur Sali Berisha. Por kjo nuk është arsye përse tani nuk duhet të jetë Sali Berisha ai që duhet të

zgjedhë Presidentin e Republikës. Dy herë zgjodhi, dy herë në konflikt të hapur me presidentin mbeti. Me presidentin Moisiu u konfliktua sepse Presidenti e kundërshtoi në cënimin e parimeve kushtetuese të ndarjes e pavarësisë së pushteteve, veçanërisht atij të drejtësisë", ka qënë deklarata e djeshme e Braçes në rrjetin social facebook. Sipas Braçes të gjitha konfliktet e Berishës me krerët e shtetit kanë lindur për shkak të oreksit për të dominuar institucionet kushtetuese. "Me Presidentin Topi u konfliktua për të njejtin shkak, Presidenti kundërshtoi cënimin e pavarësisë së pushteteve, veçanërisht të drejtësisë dhe prokurorisë, gjykatës, agjencisë ligjëzbatuese dhe Shërbimit

Informativ të Shtetit", ka nënvizuar nënkryetari i grupit të PS. Për të cilin Kushtetuta e tregon qartë frymën e konsensusit. "Nëse presidenti zgjidhet siç do Berisha nga rreshti i ushtarëve të tij që i binden parimeve të PD, shteti do njësohet me partinë dhe partia do të jetë shteti. Fryma e Kushtetutës është e qartë, Presidenti përfaqëson unitetin e popullit. Tre raunde votimi që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve e materializojnë këtë frymë të Kushtetutës. President të Republikës jo president të partisë, president që përfaqëson unitetin e popullit jo unitetin e partisë", tha Braçe. I cili nuk ka munguar që të kundërshtojë publikisht zgjedhjen e Presidentit nga Berisha.


6

E premte, 6 janar 2012

EKONOMI

Kriza e euros kritika për politikat e zgjidhjes

E

urodeputeti i grupit të të gjelbërve Daniel Cohn-Bendit ka deklaruar dje se kursi që po ndjek BE për zgjidhjen e krizës së euros nuk është i efektshëm. Vetëm kursimet nuk janë të mjaftueshme, sipas tij. "Njerëzit janë frikësuar, por frika njerëzore nuk është një këshilltar i mirë. Unë do të thosha se ne na duhet një politikë e cila të forcojë

ato që kemi arritur dhe krijuar deri tani. Kjo do të thotë që ne kemi nevojë për një Evropë politike, në gjendje të marrë vendime të tilla si stabiliteti i buxhetit dhe zbatimi i masave për këtë gjë, apo si të veprojmë për rindërtimin e përbashkët evropian". Sipas Daniel Cohn-Bendit, të nevojshme nuk janë vetëm programet e investimeve, por

masa të përziera nga kulturat e ndryshme ekonomike të vendeve të ndryshme. Sipas tij, qeveritë evropiane duhet t'u shpjegojë qytetarëve të tyre se interesat evropiane janë sinonime me interesat kombëtare. Ne nuk vuajmë nga shumë Evropë, por, përkundrazi, nga shumë pak Evropë," tha Cohn-Bendit në një intervistë radiofonike.

Transaksione të dyshimta pas koncensioneve

Kompania anonime merr 75% të HEC-eve Rishiten lejet qeveritare për firma fantazëm

M

Lajmi

TIRANE

GENC KONDI arrëveshja ka ardhur pas një viti pune nga kompania në projektimin e pozicionimit të hidrocentraleve. Vlera e tregut e koncensionit është 20 milionë dollarë dhe projekti vlerësohet të kushtojë rreth 180 milionë dollarë, për të përfunduar në vitin 2015. Ky është një rast i përsëritur i nënkontraktimit nga koncensionarët e lejuar nga qeveria shqiptare për të shfrytëzuar burimet ujore për energji elektrike. Marrëveshja e parë është nënshkruar në kohën kur ministër ishte Genc Ruli, më 2009 dhe garën e ka fituar një grup, i përbërë nga kompani sllovene e biznesmeni kosovar Ekrem Lluka. Ideja është shfrytëzimi i ujrave të lumit të Shalës nëpërmjet një kaskade me 6 HEC-e vendorë. Që atëhere, nuk është mësuar më tej për punime konkrete, deri në mbërritjen e një drejtuesi i kompanisë Rudana në Tiranë. Në prill të vitit të kaluar u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi midis Rudana Group dhe ish-ministrit Dritan Prifti, me premtimin për investime në masën 4 miliardë dollarë në Shqipëri. Rudana është aksioneri më i madh i kompanisë 3Power Energy Group Inc. Sipas të dhënave nga REUTERS, kompania nuk ka kryer asnjë operacion dhe nuk ka regjistruar asnjë të ardhur dhe asnjë klient gjatë viteve 2009 dhe 2010. Sipas Yahoo Finance, gjatë vitit 2010 kompania pësoi një humbje neto prej 799.758 dollarësh, ndërkohë që gjatë vitit 2009 humbja neto ka qenë 1.992.470 dollarë. Humbjet neto të kompanisë që prej krijimit deri në 31 dhjetor 2010 kanë qenë 3.640.661 dollarë. Bilanci i arkës në 31

Kompania 3Power Energy Group Inc. ka arritur një marrëveshje me një grup investimi shqiptar, për të marrë 75% të të drejtave të koncensionit për projektin e hidrocentraleve mbi lumin e Shalës, me një fuqi prej 127.6 megavatësh. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja "Business Journal Huston" dhjetor 2010 ishte 142 dollarë. Në 10 mars të vitit 2011 kompania arriti një marrëveshje me institutin financiar italian SR&P Hold-

ing S.p.a për një hua prej 50 milion dollarë. Motivi i borxhit ishte për investime në fushën e hidroenergjisë në Shqipëri, Itali, Francë, Turqi dhe Kili.

Borxhi garantohet nga asetet e projekteve të marra në koncension nga kompania. Vlera e aksioneve të kompanisë në bursë nuk e kalon gjysmën e dollarit për aksion.

Taksat

Nga 1 janari nafta 2 lekë/litër më shumë

TIRANE

JOB ANNOUNCEMENTS Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania. We are also pursuing additional oilfield development opportunities in Albania. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced 5 successful years and established ourselves as the leading oil company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales.

J

ava e parë e janarit ka nisur me një rritje të ndjeshme të çmimit të hidrokarbureve në vend. Ashtu sikurse pritej, pas vendimit të miratuar disa muaj më parë nga qeveria, kjo rritje është vënë re në shumicën e karburanteve. Përfaqësuesi i Shoqatës së Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi, në një intervistë për median, tha se, edhe nëse kanë rezervë, shoqëritë tregtare të karburanteve sërish do ta rrisnin çmimin, pasi vendimi i qeverisë i detyron ata që të derdhin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 8.4 lekë për çdo litër karburant që nga dita e parë e këtij viti. Sipas tij, çmimet e rritura kanë ndikuar ndjeshëm në rënien e konsumit të karburanteve. Për çdo litër karburant tashmë do të duhet të paguhen 7 lekë akcizë plus dhe jo 5 lekë, sikurse ishte deri në fund të vitit të kaluar, si taksë qarkullimi. Përfshirë TVSH-në, taksa e re e qarkullimit për mjetet mbi karburantin shkon 8.4

BANKERS PETROLEUM ALBANIA LIMITED

To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill the following vacant position. Whilst candidates may not have all the necessary experience, the Company is prepared to train and develop the right people to fulfil the requirements of this position. 1.

lekë për çdo litër karburant të harxhuar. Rritja e çmimit të karburanteve në tabelat e pikave të shpërndarjes korrespondon me kohën kur dollari ka fituar pikë karshi lekut, çka i detyron importuesit të blejnë më shtrenjtë jashtë. Çmimet janë rritur më tej këto ditë edhe për shkak të acarimit më të fundit të marrëdhënieve mes SHBA dhe Iranit. Qytetarët janë shprehur se mundohen të minimizojnë lëvizjet me automjetin e tyre për të kursyer, ndërsa taksistët thonë se ndryshimi i çmimeve do të sjellë edhe një rritje të çmimit për shërbimin e tyre, ashtu sikurse një gjë e tillë pritet edhe në shërbimet ndërqytetëse.

Community Relations Coordinator

Community Relations Coordinator is a full time position and under the direction of the company’s two Social Managers, will coordinate the Community Relations Team to: • Fulfill the company’s compliance obligations in relation to IFC/EBRD performance standards; and, • Accelerate Company’s community investment program and individual projects. Other Responsibilities: • Identification and mitigation of potential social risks to our company; • Stakeholder engagement to establish healthy relationships with communities; • Overseeing of social impact baseline and impact analyses; • Development and implementation of a Community Investment Program; • Strengthening of relationships with other divisions of the company to enable a sustainable development approach to our activities. Key Requirements: • Bachelor Degree in Social Sciences.

• At least 8 years of experience in social impact assessment/social sciences, preferably related to extractive industries (oil experience is an advantage). • He/she should be a collaborative “team builder”. • International experience will be viewed favourably. • Demonstrated ability to manage staff is also an important skill. • Very good knowledge of English language (spoken and written). • Very good knowledge of Microsoft Office package. • Self motivated, energetic, good planning, reporting and organisation skills. • Excellent communication and interpersonal skills.

Applications including a C.V. and cover letter, preferably in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagjja “Sheq i Madh”, Rruga “Leonardo Murialdo”, Fier Tel no: +355 (0) 34 220 845 / 6 / 7 / 8 Fax No. +355 (0) 34 220 850 or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is January 15th, 2012. All applications will be considered, and responses sent out as soon as possible.


E premte, 6 janar 2012

7

EKONOMI LIGJI I SIGURIMEVE

KONCENSIONET

Vetëm pak ditë pas shpalljes nga kryetarja e AMF të projektligjit për sigurimet, drejtuesit e kompanive siguruese shprehen se janë informuar për këtë nismë të re vetëm nëpërmjet mediave dhe nuk janë konsultuar gjatë hartimit të draftit. Siguruesit kanë krijuar rezervat e para, që lidhen me ndërhyrjen e Autoritetit në funksionimin e Shoqatës së kompanive të sigurimit

Ministria e Ekonomisë ka shpallur paraprakisht se do të nxjerrë tre HEC-e të rinj vendorë në garë konkurruese. Më 6 shkurt do të tenderohet ndërtimi me koncension i tre hidrocentraleve vendorë, "Lefter 1, 2, 3" në pellgun ujëmbledhës të Radatit. Në garën e hapur duhet të marrin pjesë subjekte që kanë kryer më parë sigurimin e ofertës në masën 2% të vlerës së projektit

Ikonomi: E palejueshme vonesa e INSTAT-it për PBB-në

Bota

Ekonomia në 2012-ën biznesi kundër Berishës

"Economist", kush janë në 2012 "lokomotivat"

Dhoma e Tregtisë do dialog për krizën Lajmi Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jakaj, deklaroi dje se ky vit pritet të jetë një vit mjaft i vështirë për sipërmarrjen shqiptare. Ai propozoi një tryezë dialogu me të gjithë aktorët përballë krizës

TIRANE

GENC KONDI

D

mendëse të rritjes së eksporteve nga ana e kryeministrit. Sa u takon shifrave të dhëna pak ditë më parë nga Instituti i Statistikave lidhur me ndryshimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ish-drejtoresha e INSTAT-it Milva

eklaratat e kreut të bi znesit të kryeqytetit bien ndesh me qendrimet tepër optimiste të kryeministrit Berisha, sipas të cilit Shqipëria është e imunizuar nga kriza glo- ...për t'u bërë ballë bale, në sajë të reformave dhe modelit ekonomik vështirësive të krizës që ka ndërmarrë qeveria ekonomike së shpejti do të shqiptare. Sipas Jakajt, e rëndësishme mbetet që mblidhet një tryezë me të të ketë një mbështetje gjithë aktorët për të hartuar prej sistemit bankar dhe një përmirësim të mar- një platformë orientuese... rëdhënies bankë-biznes. Këshilla që jep kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Ikonomi komenton se është e pasi të dhënat nga Tatimet ka Industrisë në ditët e para të pashpjegueshme vonesa e tyre patur mundësi t'i merrte njëkokëtij viti për biznesin është të gati tre muaj, me preteksin e hësisht edhe INSTAT-i, thekjetë i kujdesshëm, por edhe vonesës së të dhënave nga Ta- son ajo për "Shqiptarja.com". guximtar në ndërmarrjen e timet. Në një kohë kur minisTremujori i dytë është iniciativave të reja. tria e Financave çdo muaj ka shpallur me ulje, krahasuar Jaka gjithashtu deklaroi publikuar të dhënat për të me periudhën janar-mars, në se për t'u bërë ballë vështirësive ardhurat, është e pajusti- masën 1.7 për qind. Në rast se të krizës ekonomike së shpejti do fikueshme një vonesë e tillë, edhe tremujori pasardhës do të mblidhet një tryezë me të gjithë aktorët për të hartuar një platformë, e cila do të shërbejë si një orientim për t'iu shpëtuar efekteve të krizës për këtë vit. Qendrimet e biznesit janë shprehur shpesh herë, kryesisht në deklarimet publike TIRANE të Shoqatës së Ndërtuesve. Në fakt, ky sektor i ekonomisë, edhe sipas shifrave zyrtare, është më i ë datë 21 dhe 22 janar të këtij prekuri nga të gjithë nga pasojat viti në Ballkan do të vijnë përe krizës botërore. Përveç uljes së faqësues të "Holding Company Siva ndjeshme të kërkesës së Partners" me seli në Nju Jork, e cila brendshme dhe rënies së aftëoperon në tregun e financave dhe sisë paguese të shqiptarëve, pronave të patundshme. SIVA është ndërtuesit prej vitesh tashmë po një kompani investimesh që ka inveshasin edhe në vonesa pagesash titorë/partnerë nga Shqipëria, Mali i nga qeveria për punë të kryera Zi, Kosova, Izraeli, SHBA, Arabia publike, që llogariten në disa Saudite, Koreja, Kina, Japonia, Sllodhjetëra miliona euro. Por, edhe venia, Greqia, Italia, Franca dhe Braindustria, sipas publikimit më zili. Kjo kompani aktualisht po intë fundit të INSTAT-it, ka haveston në rajon, në banka/financa, sur në një ulje të ndjeshme të sigurime, energji, miniera etj. Lajmi shifrës së afarizmit, megjithë është bërë i ditur dje nga agjencia e shpalljen e ritmeve marralajmeve "Kosova Info".

TIRANE

D

të jetë në këto parametra, zyrtarisht ekonomia shqiptare shpallet në krizë. Një gjë e tillë vështirë se do të ndodhë pas ndryshimit të ligjit për INSTAT-in në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku ky i fundit shpallet subjekt në vartësi të kryeministrit.

o të jetë ekonomia e Libisë ajo, që do të shënojë rritjen më të madhe vjetore gjatë 2012-ës, me afro 23 për qind. Në këtë konkluzion ka arritur ekipi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të grupit prestigjioz mediatik "The Economist". Sipas raportit, kjo do të vijë si pasojë e rindërtimit të vendit të dëmtuar gjatë luftës civile që çoi në rënien e regjimit të kolonel Muamar Kadafit. Po kështu, edhe një vend tjetër në konflikt, Iraku, parashikohet të ketë një zhvillim në masën afro 10 për qind në bazë vjetore, ndonëse ritmet më parë ishin parashikuar edhe më të shpejta. Mongolia do të shënojë një rritje të shpejtë, prej afro 15 për-

qindësh, si pasojë e bumit të industrisë minerare të vendit, ku vitet e fundit janë dhënë koncensione të shumta dhe janë kryer investime gjigande të huaja, ndërkohë që Kina do të vazhdojë edhe sivjet të ecë me ritme të larta. Nga ana tjetër, edhe Nigeri dhe Angola do të shënojnë rezultate të mira, pranë 10 përqindëshit, për shkak të rritjes së çmimit të lëndëve të para që prodhojnë ato. Ndër "lokomotivat" e botës nuk përmendet Shqipëria, e cila gëzohet se nuk po preket ende nga kriza, sipas deklarimeve qeveritare. Në kahun tjetër, ndër 10 ekonomitë më të prekura nga kriza, tetë janë vende anëtare të BE-së, ku spikat ekonomia greke, me rreth 8 për qind minus. Po kështu, në listën e zezë janë Portugalia, Italia, Spanja, por edhe Gjermania.

Investimet

Donald Tramp, interes për turizmin M

Kompania "Siva", sipas këtij burimi, fillimisht parashikohet të investojë në Shqipëri bashkë me Donald Tramp në një objekt të madh për turizmin, i cili do të ketë vlerën e rreth 2 miliardë dollarëve. Përfaqësues të kompanisë nga data 15 deri 21 janar do të vizitojnë Shqipërinë, ku do të takohen me zyrtarë të lartë qeveritarë. Më pas, ata do të shkojnë në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në Kosovë, "Siva Global" ka premtuar se do të investojë mbi 3 miliardë dollarë në fusha të ndryshme, si banka/financa, sigurime, energji, miniera etj. Lajmin e bëri të ditur për "Kosova Info", njëri nga partnerët e "Siva

Global", Blerim Grainca, i cili ka deklaruar se është "shkesi" i investimeve në fjalë. Kompania rezulton të jetë krijuar vetëm një vit më parë dhe administratorët e saj janë Valentino Gurraj dhe Simon Eljakim. Në vendin tonë interesi i saj është investimi në zonën e Kavajës, ku përfshihet një resort turistik, fusha golfi, port jahtesh, etj, në kompleksin e quajtur Porto Vista, që mendohet si një rezidencë me pesë yje. Nga zyra e Trampit nuk ka patur konfirmim lidhur me një projekt të tillë. Leja për këtë objekt është dhënë para dy vjetësh nga Këshilli Rregullues i Territorit të Republikës.


8

E premte, 6 janar 2012

Abonohu!

PĂŤr t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

Agjensia e Abonimeve tĂŤ Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com


E premte, 6 janar 2012

9

AKTUALITET

Bastionet PD dhe N PS, 94 komuna nuk ndryshojnë ngjyrë

ë total komuna që mund të konsiderohen të prekura nga fenomeni “bastion” apo rikonfirmim katër here radhazi i një kahu politik janë 94 komuna në rang vendi. Konkretisht 50 kryetar komunash të kandiduar nga subjekte zgjedhore të djathta, 39 kryetar komunash te kandiduar nga subjekte zgjedhore majtas dhe 5 kryetar komunash si kandidatë të pavarur dhe kandidatët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e

Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme. Kandidatë të subjekteve zgjedhore të kahut të majtë politik kanë fituar katër herë radhazi 39 komuna ose 12,66% të mandateve në rang vendi. Kandidatë të subjekteve zgjedhore të kahut të djathtë politik kanë fituar katër herë radhazi 50 komuna ose 16,23% të mandateve në rang vendi. Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandidatët e Partisë Bashkimi

për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e vetme pa koalicion me forca të tjera politike. Interesant është edhe fenomeni i thyerjes së “bastioneve” politike në procesin zgjedhor për pushtet lokal 2011. Kështu në këtë proces zgjedhor shënohen 41 rotacione të kahut politik pas tre mandateve radhazi, përkatësisht 30 rotacione rotacione janë nga e majta tek e djathta dhe 11 rotacione janë nga e djathta tek e majta.

Rënia e të majtës në komuna dhe fitorja në bashki

Raporti për zgjedhjet: PD, parti fshatare Në 308 komuna PD ka rreth 60 për qind të pushtetit Lajmi PD dhe aleatët e saj për më tepër se një dekadë kanë fituar gjithnjë e më shumë përkrahje në fshatra, duke marrë shumicën e votive gjatë zgjedhjeve vendore, por nga ana tjetër janë tkurrur nëpër bashkitë e mëdha, duke ua lënë të majtës.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

P

artia Demokratike ka pse të krenohet me një shifër elektorale. Prej zgjedhjeve vendore të vitit 2000 deri më sot, ajo ka rritur përkrahjen në zonat rurale, duke ia kaluar Partisë Socialiste. Sipas përballjes së shifrave të hartuar nga Open Data Albania, Brenda 11 viteve të fundit, PD vërtet merr gjithnjë e më pak vota në qytete të mëdha, por nga tjetër ka fituar më shumë se e majta, vota në fshatra. Sipas analizës hulumtuese të Open Data Albania, të kryer në 308 komunat e vendit, për fituesit si kryetar komune në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të, kandidatët e partive politike të kahut të majtë apo koalicione të drejtuara nga Partia Socialiste kanë fituar në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 212 mandate ose 68,83% të komunave në Republikën e Shqipërisë; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 168 mandate ose 54,55%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 94 mandate ose 30,52%; në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2011 kanë fituar 106 mandate ose 34,42%. Kandidatë të partive politike të kahut të djathtë apo koalicione të drejtuara

NDARJA E MANDATEVE NË KOMUNA

Mandate Mandate te Majta Mandate te Majta Mandate te Majta MAndate te Majta Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate Mandate Kandidate

nga Partia Demokratike kanë fituar përkatësisht: në zgjedhjet për pushtet lokal 2000 86 mandate ose 27,92%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2003 kanë fituar 125 mandate ose 40,58%; në zgjedhjet për pushtet lokal 2007 kanë fituar 189 komuna ose 61,36%: dhe në zgjedhjet për pushtet lokal 2011 kanë fituar 183 komuna ose 59,42%. Nuk janë klasifikuar sipas një kahu politik kandidatët e pavarur ose kandi-

te te te te te te te te

Djathte Djathte Djathte Djathte Pavarur Pavarur Pavarur Pavarur

Viti 2000 2003 2007 2011 2000 2003 2007 2011 2000 2003 2007 2011

datët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ kur kjo parti ka kandiduar e

MANDATET

Numri Mandateve 212 168 94 106 86 125 189 183 10 15 25 19

vetme pa koalicion me forma të tjera politike. Proceset zgjedhore për

Kryetar komune edhe për 15 vjet!

S

ipas hulumtimit, rezulton se në drejtimin e ko munave në vend ka kryetar që kanë fituar dhe qeverisin për një mandat të tretë apo të katërt. Në katër proceset e fundit elektorale janë rikonfirmuar në një mandat të dytë qeverisës 210 kandidatë ose 51 për qind e listës së kryetarëve të komunave në vend. Në mandatin e tretë qeverisës kanë drejtuar komunat 78 kandidatë ose 25,32 për qind e listës së kryetarëve të komunave në vend. Por 41 kandidatë ose 13,31 për qind e listës së kryetarëve të komunave në vend kanë fituar 4 mandate si kryetar komune në katër proceset e fundit elektorale.

pushtet lokal 2000 dhe 2011 karakterizohen nga dy element të veçantë. Në vitin 2000 Partia Demokratike dhe aleatët u tërhoqën nga kandidimi në raundin e dytë sipas balotazhit duke e cilësuar të parregullt procesin e vlerësimit të rezultatit për balotazh. Në zgjedhjet për pushtet vendor 2011 partitë politike u organizuan në koalicione të miksuara përsa i takon kahut politik. Kështu

Lëvizja Socialiste për Integrim, Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste u renditën në Koalicionin Aleanca për Qytetarin AQ ndërsa në zgjedhjet për pushtet lokal të mëparshme kishin kandiduar si parti të majta. I njëjti fenomen u shënua në Koalicionin tjetër atë Aleanca për të Ardhmen AA ku u rreshtua edhe Partia Demokristiane e vendosur më parë në zgjedhjet për pushtet lokal në koalicion me të djathtët.

Diskriminimi gjinor

Vendoret 2011, asnjë kandidate grua

N

TIRANE

ga viti 2000 deri sot konstato het se numri i grave të përzgjedhura për të drejtuar një komunë është në nivel tepër të ulët. Në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000 kemi 3 komuna që drejtohen nga gratë. Konkretisht në zgjedhjet për pushtetin lokal 2000 u zgjodhën; znj. Elida Avdul Deliu kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Deshnicë; znj. Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht. Në procesin zgjedhor të vitit 2003

patëm katër gra të përzgjedhura si fituese në garat për komuna: znj. Lule Ramazan Cakoni kandidate e koalicionit të djathtë në komunën Baz ; znj. Hene Bajram Dura kandidate e Partisë Socialiste për Komunën Luftinje, znj. Fatime Sulejman Goga kandidate

e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht. Në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2007 numërohen pesë zonja fituese duke shënuar rezultatin më të mirë të arritur në përfaqësimin

gjinor duke filluar nga mandati i vitit 2000: znj. Sabrie Yzedin Hoxhaj i Partisë Demokratike për Komën Fratar; znj. Lavdie Syrja Hadëri kandidate e Partisë Demokratike për Komunën Fshat Memaliaj; Fatime Sulejman Goga kandidate e Partisë Socialiste për komunën Ndroq; znj. Fatbardha Riza Kapaj Kadidate e Partisë Socialiste për komunën Hore Vranisht dhe znj. Adila Kacandon Kojdheli kandidate e Partisë Socialistë për Komunën ShushicëVlorë. Në procesin zgjedhor të vitit 2011 nuk patëm asnjë grua të përzgjedhur si fituese në garat për kryetare komune. Të 308 komunat në vend në mandatin 20011– 2015 drejtohen nga kryetar meshkuj. Karakteristikë është se dy kryetare komunash kanë fituar tre mandate rradhazi.


10

E premte, 6 janar 2012

SOCIALE

Projekti i 51N4E, sheshi "Skënderbej" vetëm për këmbësorët

N

ë prill të 2008-ës fitues për transformimin e sheshit "Skënderbej" u shpallën belgët e 51N4E. Projekti parashikonte që punimet të kushtonin 10 milionë euro, që do të ndaheshin në dy faza, me nga 5 milionë euro secila, financim i cili është dhënë nga qeveria e Kuvajtit. Faza e parë, që parashikonte të gjitha punimet nëntokësore, ngritjen e një

kulle komandimi për trafikuin dhe të një depozite të madhe uji, kanë përfunduar. Ky projekt parashikonte rigjenerim të sheshit "Skënderbej", i cili do vinte duke u ngritur me rreth 3% dhe në mes të arrinte deri në 1.5 m më lart se te qoshja. Parashikohej të ngrihej një ndërtesë 5-katëshe me dhoma të ngushta, në formë piramide, e cila do të vinte duke u ngushtuar dhe në majë të saj

do të kishte vend vetëm për një person, nga mund të shijoje pamjen e plotë të sheshit. Xhamia mendohej të kornizohej nga një dysheme e re, pak më e ngritur, për t'i dhënë asaj vetë më shumë hapësirë. Teatri i Kukullave e gjente veten në shesh dhe lidhej me një hapësire të re të ndërtuar përpara tij duke ripërdorur pemët ekzistuese.

Socialistët: Dëmi ekonomik 6 milionë euro Lajmi Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ndryshimin e projektit të sheshit "Skënderbej" nga administrata e Lulzim Bashës. Njësia task-forcë që po heton pas kallëzimit penal të këshilltarëve socialistë do të vërtetojë edhe nëse këto ndërhyrje në projektin fitues janë me leje dhe a kanë shkaktuar dëm ekonomik apo jo.

TIRANE

ESMERALDA KETA

K

ëshilltarët socialistë, me anë të një kallëzi mi penal të bërë në prokurorinë e Tiranës, i kërkojnë këtij institucioni të nisë procedimin ndaj kreut aktual të bashkisë, Lulzim Basha për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Kjo pasi sipas tyre, duke shkelur të gjitha ligjet e urbanistikës dhe planifikimit të territorit, ai ka ndryshuar krejtësisht projektin e shpallur fitues në prill të vitit 2008 për transformimin e sheshit "Skënderbej", projekt i cili kishte mbyllur fazën e parë që kushtoi 5 milionë euro, duke tjetërsuar krejtësisht destinacionin, nga pedonal që parashikohej, ai tashmë është hapur për automjetet. Sipas këshilltarëve socialistë, duke ndryshuar projektin e sheshit "Skënderbej" administrata e Lulzim Bashës ka shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën e 6 milionë eurove, ku 5 milionë euro ishin pjesë e fazës së parë që u ndryshua dhe 1 milionë euro llogaritet të kenë kushtuar punimet e reja. "Është e panjohur kostoja e deritanishme e punimeve, e cila gjithsesi duke pasur parasysh volumin e madh të tyre duhet të llogaritet mbi 1 milion euro, vlen të theksohet se këto punime në qënder të një kryeqyteti europian, po kryhen pa pasur një projekt të miratuar sipas ligjit. Gjithashtu, këto punime janë duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik publik, pasi praktikisht janë duke e shndërruar në "zero" vlerën prej rreth 5 milionë eurosh të

Sheshi "Skënderbej" ja shkeljet e Bashës Prokuroria, kërkesë kryebashkiakut pse ndryshoi projektin e Ramës REAGIMI

Erjon Braçe: Prokuroria i hap çështjet për t'i mbyllur Deputeti Socialist Erion Braçe ka shprehur dyshimet e tij, mbi hetimin e prokurorisë për sheshin "Skënderbej". "Prokuroria e Tiranës më në fund tha sot se po heton për tjetërsimin e projektit të sheshit qendror të Tiranës. Zyrtarisht thuthet se po verifikohet në ka dëm ekonimik apo jo! Në fakt gjërat janë aq hapur në shkelje të ligjit dhe në dëm të parave publike të qytetarëve të Tiranës sa ska më. Por unë them se prokuroria i hap çështjet për t'i mbyllur! Më tregoni dot një që se ka mbyllur?", - shkruan Erion Braçe në faqen e tij personale në rrjetin social "Facebook"

investuar deri tani" - thuhet në kallëzimin penal të socialistëve. Bazuar në këtë kallëzim penal, njësia e taskforcë në prokurorinë e Tiranës, që po ndjek këtë çështje, i kanë dërguar një shkresë bashkisë së Tiranës, ku i kërkojnë se mbi ç'vendim janë bazuar punimet e reja në këtë shesh dhe përse është ndryshuar destinacioni i këtij sheshi, kur në të njëjtën kohë po zbatohej një tjetër projekt. Ndërkohë që sipas grupit hetimor të kësaj çështje, me anë të këtyre verifikimeve ata synojnë të vërtetojnë nëse ndryshimi i

këtij projekti ka shkaktuar dëm ekonomik. Por, gjithashtu ata sqarojnë se dokumente shtesë u janë kërkuar edhe palës që ka bërë kallëzimin penal.

KALLËZIMI PENAL

Këshilltarët socialistë i kanë kërkuar nisjen e procedimit penal prokurorisë së Tiranës ndaj Lulzim Bashës dhe drejtuesve të tjerë të bashkisë së Tiranës, që mund të kenë urdhëruar ndryshimin e projektit të sheshit "Skënderbej", projekt i cili kishte përmbyllur fazën e parë të punimeve, duke shpërdoruar kështu detyrën. Pasi kanë renditur në mënyrë kronologjike të

Socialistët

Kallzim penal Bashës

S

TIRANE

ipas këshilltarëve socialistë punimet në shesh janë kryer pa leje pasi Bashkia e Tiranës nuk ka marrë as një vendim për ndryshimin e projektit dhe lejes së ndërtimit në këtë shesh, si dhe mënyrës se si po financohen punimet e reja në këtë shesh. "Duke filluar nga faza e projektimit dhe në vijim të zbatimit të punimeve të fazës së parë të projektit, janë investuar rreth 5 milion euro. Aktualisht nuk ka asnjë vendimarje ligjore për të ndryshuar projektin dhe lejen e ndërtimit të sipërcituar dhe kallzuesi nuk është në dijeni të mekanizmit faktik vendimarrës si dhe mënyrës se si po kryhen dhe financohen punimet për asfaltimin e sheshit "Skënderbej", - thuhet në kallëzimin penal të socialistëve, të cilët sqarojnë se administrata e Bashës

ka shkelur ligjin "Për urbanistikën" dhe atë të "Planifikimit të Territorit". "Lulzim Basha në cilësinë e drejtuesit të Bashkisë Tiranë publikisht ka deklaruar vullnetin dhe vendimarjen e tij personale për të ndryshuar një projekt publik, i cili është miratuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe ka qënë në fazën e zbatimit. Punimet që po

kryen në mënyrë tërësisht të kundraligjshme në qendër të Tiranës, në mungesë të një projekti dhe lejeve përkatëse, preventivave dhe financimit trasparent e të ligjshëm, qartësisht dëmtojnë në përmasa të mëdha pasurinë publike dhe interesat e ligjshme të shtetit dhe të shtetasve. Në këto rrethana provohet se i kallzuari Lulzim Basha me veprime aktive ka synuar dhe realizuar ardhjen e pasojës së kundraligjshme, ndryshimin në kundërshtim me ligjin të projektit dhe kryerjen e punimeve ndërtimore pa projekt dhe financim publik duke sjellë në këtë mënyre shkaktimin e dëmit ekonomimik ndaj pasurisë publike si dhe duke dëmtuar njëkohësisht edhe interesat e ligjshme të shtetit që lidhen me zbatimin e detyruar të kuadrit ligjor në fuqi", - thonë këshilltarët socialistë.

gjithë procedurën ligjore që administrata e Ramës ka ndjekur që nga shpallja projektit fitues në prill 2008 dhe deri tek përfundimi i punimeve të fazës së parë me datë 8 maj 2011, ata kanë sqaruar se gjithçka ka ndodhur më pas, është në kundërshtim të plotë me ligjet dhe përfaqësojnë vetëm bindje politike. "Më 28.03.2010 kanë filluar punimet në sheshin "Skënderbej" të cilat kanë ecuar konform projektit dhe lejes së ndërtimit, duke përfunduar fazën e parë të tyre në periudhën që përkonte më zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Me marrjen e drejtimin të Bashkisë Tiranë nga subjekti politik PD, u konstatua një bllokim i procesit të ndërtimit në sheshin "Skënderbej". Në të njëjtën kohë, në disa dalje publike kryetari i Bashkisë Lulzim Basha gjatë muajve shtator dhe tetor, deklaroi se projekti do të ndryshonte dhe se sheshi do të hapej për trafikun e automjeteve (duke ndryshuar destinacinin e tij pedonal). Deklarime mediatike të cilat përfaqësojnë vullnetin politik të kryetarit të Bashkisë, janë "shëndruar" me urgjencë në vendimmarje dhe veprime konkrete të kundraligjshme", - thonë socialistët në kallëzimin e tyre penal. Ndërkohë që vetë kreu i bashkisë Lulzim Basha ka deklaruar se kjo pamje që ka sheshi aktualisht është vetëm provizore, pasi pas tre vitesh do të hartohet një projekt përfundimtar për këtë sheshin kryesor të Tiranës.


E premte, 6 janar 2012

11

SOCIALE

Të dhënat demografike NGA ADRIANO REMIDDI

R

egjistrimi është një argument delikat në gadishullin ballkanik: këtu ndar jet etniko-fetare ishin në bazë të konflikteve të viteve nëntëdhjetë, kur miliona vetë u detyruan të linin tokën e tyre. Me insistimin e fortë të Brukselit, në koncidencën e anëtarësimit të 27 anëtarëve të Bashkimit Europian, regjistrimet në ish- Jugosllavi dhe në Shqipëri, konsiderohen çelësi i leximit për të vlerësuar hapat përpara drejt integrimit europian të rajonit, por, ekziston rreziku që mund të kenë të papritura të rënda politike, duke zgjuar tensione etnike të mbetura gjithmonë të pazgjidhura. Dhe në fakt, përditësimi i të dhënave demografike ka (dhe vazhdon të ketë) pasoja të forta në marrëdhëniet mes Shteteve, duke hapur plagë të vjetra dhe komplekse të reja që shpesh kanë çuar në bojkotimin dhe spostimin e operacioneve statistikore. Kjo ndodh sepse regjistrimet furnizojnë jo vetëm një numërim të njerëzve, por fotografojnë dhe një situatë etnike dhe sociale të vendeve të interesuara, duke zbuluar përbërjen reale demografike dhe tendencat e migrimit, duke favorizuar legjitimimin e politikave rajonale dhe duke ndihmuar analiza të sakta të investitorëve të huaj. Ja rezultatet në gjashtë Shtetet e rajonit. Kroacia, prej 2013 anëtare e Bashkimit Europian, bëri regjistrimin në prill. Rezultatet paraprake janë bërë publike dhe kanë ngjallur një debat të ndezur në Zagreb. Në fakt llogaritë nuk dalin mirë, sepse numri i banorëve të rregjistruar është 4.290.612, duket sikur në Kroaci ka më shumë votues sesa banorë në disa bashki. Ky problem rrjedh nga dy karakteristika të demografisë së Kroacisë së këtyre viteve. E para është përfshirja e qytatarëve me origjinë serbe që kanë lënë Kroacinë gjatë luftës, por që vazhdojnë të jenë të regjistruar aty, duke fituar të drejtën e elektoratit pasiv. E dyta, është prania e qytetarëve me origjinë boshnjake, të cilët edhe pse jetojnë në Bosnjë Hercegovinë, nuk heqin dorë nga rezidenca në Kroaci për të përfituar privilegje sociale, si ndihmë për shtatzaninë apo papunësinë. Edhe në Mal të Zi, kandidat zyrtar për pranimin në BE, regjistrimi i popullsisë u krye nëprill.TëdhënatupritënmetensionnëPodgoricë, sepse u panë si destabilizues potencialë të procesit të State Building që është në veprim. Muajt para rregjistrimit u trasformuan në përplasje politike mes fraksioneve pro dhe antiserbe, gjë që konfirmoi faktin se çarja e krijuar nga referendumi për pavarësinë në 2006 është akoma shumë e gjallë. Partitë u mobilizuan sikur të ishin zgjedhjet politike, duke e konsideruar rezultatin statistikor si një test mbi legjitimitetin e Malit të Zi dhe të gjuhës "së re". Rezultatet e rregjistrimit nxorrën një popullsi prej 625.266 banorësh, të ndarë në 45% malazezë dhe 29% serbë, rezultat inkurajues për Shtetin e ri ish-Jugosllav duke konsideruar që regjistrimi paraprak i 2003 i jepte përfaqësuesve malazezë një shumicë relative prej 43,16% Lajme të këqija për Podgoricën vijnë nga fronti i gjuhës malazeze, e njohur vetëm nga 37% e banorëve, kundër 44% të atyre që njohin gjuhën serbe. Rregjistrimi nxorri në pah se qëllimet e inxhinierisë sociale të vëna në punë nga qeveria nuk kanë dhënë akoma frytet e shpresuara dhe se qytetarët nuk pranojnë etiketat etnike dhe gjuhësore të dëshiruara. Në Shqipëri, e cila ka statusin e kandidatit potencial të BE, rregjistrimi u shty nga prilli në tetor, zyrtarisht për të mos u mbivendo-

VITI 2011 ishte viti i rregjistrimit të popullsisë në gjithë vendet e Ballkanit. Procedura që në vende të tjera do të ishte një rutine statistikore, këtu u shndërrua në çështjen politike më të nxehtë të vitit.

Ballkan, Cenuset 2011 llogaritë nuk dalin NUMERIMI

Censusi në Shqipëri 7.7% më pak banorë

N

umërimi i popullsisë në Sh qipëri, i njohur si Censusi nisi më 1 tetor dhe u bë publik me 21 dhjetor. Ky rezultat nuk përfshihet në shkrimin e Limes. Sipas Censusit jemi 2 milionë e 831 mijë e 741 shqiptarë. Popullsia rezidente është e përbërë nga 1 milionë 421 mijë e 810 meshkuj ose 50.2 % dhe 1 milionë e 409 mijë e 931 femra ose 49.8 %. Në 10 vite popullsia në Shqipëri është zvogëluar 7.7 %. Në 2001 kemi qenë 3 milione 69 mijë 275 shqiptarë, ndërsa sot ne jemi 2 milionë 831 mijë e 741 banorë. Rënia i dedikohet emigrimit në shkallë të gjerë dhe rënies së lindshmërisë sipas INSTAT. Edhe në Shqipëri këto të dhëna ngjallën shumë debat, pasi censusi nxjerr më shumë votues se banorë. Ndërsa Alenaca Kuq e Zi akuzoi direkt Qeverinë se po zvogëlon popullsinë për interesa të Greqisë.

Në foto: Harta e Ballkanit, botuar në revistën “Limes”

sur me fushatën zgjedhore vendore të majit. Por në të vërtetë, spostimi i veprimeve statistikore u bë mbi të gjitha për çështjet etnike dhe fetare që shpërthyen me afrimin e numërimit. Që kur qeveria shqiptare në 2010 deklaroi se rregjistrimi do të përfshinte dhe pyetje mbi përkatësinë etnike dhe mbi rrëfimin, panorama politike u nxeh dhe 52 intelektualë, mes të cilëve dy ish-Presidentë, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, firmosën një peticion që e kundërshtonin. Sipas tyre e drejta e rrëfimit dhe e përkatësisë etnike garantohet nga kushtetuta, që nuk detyron të deklarohen. Në të vërtetë ndroja vinte sidomos nga frika se Tirana kishte pranuar të fuste çështjen fetare dhe etnike në regjistrimin e ri nën presionin e qeverisë greke. Një pjesë e opinionit publik shqiptar është shumë i ndjeshëm ndaj nacionalizmit esktrem grek në Shqipëri dhe në veri të Epirit dhe ka frikë se të dhënat demografike të mbledhura mund të rindezin qëllimet revizioniste helenike, sidomos për faktin se Athina i lejon shumë shqiptarëve të kërkojnë kombësinë greke dhe të përfitojnë në këtë mënyrë pensione të larta që Greqia jep për pakicat e saj. Pavarësisht bojkotimeve dhe polemikave të nxehta, drejtoresha e përgjithshme e Institutit kombatar të statistikave (INSTAT) Ines Nurja, është shprehur e kënaqur për procedurat dhe deklaroi se rezultatet do të publikohen në fund të dhjetorit (shih shkrimin në krye të faqes) Edhe në Maqedoni, kandidat zyrtar në Bruksel, rregjistrimi kaloi përmes muaj negociatash shumë të ndezura. Shkupi në fillim u detyrua të shtyjë veprimet demografike nga prilli në tetor për shkak të zgjedhjeve politike të qershorit, por protestat ishin ndërkohë në ajër. Çështja kryesore përfaqësohet përsëri nga regjistrimi i qytetarëve maqedonas rezidentë jashtë vendit dhe përfshin ko-

munitetin e madh shqiptar. Në kundërshtim me standardet Eurostat të vendosura në rregjistrimet e 2011, përfaqësuesit shqiptarë ngulmonin për të përfshirë dhe numërimin e banorëve rezidentë jashtë vendit prej më shumë se 12 muaj, duke akuzuar qeverinë maqedonase se kërkon të zvogëlojë numrin e shqiptarëve në territor. Edhe në Serbi, tjetër kandidat potencial, pati vonesa në krahasim me afatet dhe numërimi, I parashikuar në fillim në prill, u shty në tetor për shkak të mungesës së fondeve në arkën e Shtetit. U desh ndërhyrja e Bashkimit Europian për të ndihmuar financiarisht Beogradin. Operacionet statistikore, të parat që nga viti 2002, hasën kundërshtime të forta dhe fushata të vazhdueshme për bojkotim nga ana e minoriteteve shqiptare, boshnjake ( myslimanët e Bosnjës) dhe kosovare. Protestat kanë dy arsye kryesore: imazhin e rregjistrimit shumë të kritikuar të vitit 2002, kur Serbia kishte manipuluar të dhënat për të zvogëluar numrin e boshnjakëve myslimanë dhe komponenti gjuhësor, pasi minorancat këmbëngulnin që të mos merrnin formularë ekskluzivisht në alfabetin cirilik, por edhe në gjuhët përkatëse në mënyrë për të siguruar transparencë (në 2002 përkthenin nga serbishtja nëpunësit e zyrës statistikore) Më në fund u arrit një marrëveshje dhe modularët u printuan edhe në alfabetin latin duke dobësuar presionet për bojkotim të boshnjakëve të Sanxhakut dhe të shqiptarëve në jug të vendit. Rezultatet paraprake e nxjerrin Serbinë me një popullsi prej 7.524.164 banorë, që konfirmon frikën fillestare për "diasporë" në rrugë e sipër. Në dhjetë vjet nga vendi janë larguar më shumë se 300 mijë persona, shumë prej të cilave shumë të kualifikuar, duke konfirmuar trendin se numri i serbëve jashtë ven-

dit është afërsisht sa ai i serbëve të mbetur në atdhe. Në Kosovë rregjistrimi u krye rregullisht nga 1 deri me 15 prill dhe për herë të parë që nga pavarësia e vendit, si rezultat i një përgatitje të gjatë të nisur që bë 2003 nën asistencën e Eurostatit dhe Istatit italian. Rezultatet u publikuan në nëntor dhe ngjallën shumë debate. Popollsia rezultoi 1.733.872 banorë, por nuk është futur në numërim shumica serbe në veri, të cilët e bojkotuan rregjistrimin nga frika e manipulimit të të dhënave. Në fakt komponenti serb gëzon privilegje sociale të lejuara nga Prishtina për të fituar njohjen perëndimore, por që tani përplaset me qytetarët kosovarë që nuk pranojnë më t'i lejojnë privilegje një komuniteti prej vetëm 115 mijë vetësh. Përfundimet e censusit i bën akoma më të dyshimta raporti mes banorëve dhe votuesve, pasi numri i votuesve (1.630.636) është i afërt me atë të rezidentëve të numëruar, e dhënë jo koherente me numërimet e mëparshme që jepnin 30 % të popullsisë kosovare nën 18 vjeç. Kufiri i gabimit duket se është më e gjërë se ai i deklaruar dhe legjitimiteti i rezultateve të censusit është i ulët në sy të përfaqësuesve ndërkombëtarë. Gjendja më kritike mbetet ajo e Bosnjë Hercegovinës, kandidat potencial i Bashkimit Europian, që kundër gjithë pritshmërisë së Brukselit mbetet i vetmi vend që as nuk ka nisur rregjistrimin e popullsisë. Në Bosnjë demografia është një high politic e vërtetë që nxjerr në sipërfaqe të gjitha vështirësitë e republikës së re federale. Në bazë të ngërçit qëndron bojkotimi i deputetëve të Aleancës së Social Demokratëve të pavarur, parti e Republika Serbska, të cilët i referohen kushtetutës për bllokimin e rregjistrimit. Artikulli 48 i kartës thotë se rezultatet e numerimit të 1991 duhet të konsiderohen si të vlefshme deri kur të gjithë refugjatët e përiudhës së luftës të kthehen në shtëpitë e tyre. Qeveritarët boshnjakë, në tre përfaqësitë serbe, kroate dhe muslimane, nuk kanë mundur akoma të gjejnë një kompromis. Nyja kryesore mbetet përkatësia etnike, fetare dhe gjuhësore, të cilave muslimanët i druhen me frikën se mos të dhënat mund të deligjitimojnë përfaqësinë e tyre në Republikën Serbske, duke hapur çështje mbi ekzistencën legjitime të vetë federatës boshnjake. Vendimi për të bojkotuar votimin e ligjit mbi rregjistrimin nga ana e Alenacës së Social Demokratëve, bëri që të mos arrihej kuorumi në Dhomën e lartë, duke dekretuar në këtë mënyrë fillimin e ngërçit. Ambasadori i BE në Bosnjë e përkufizoi vonesën e numërimit statistikor si " një rrezik drejt izolimit më të madh të Bosnjë Hercegovinës" që sot mendohet të ketë një popullsi nga 3.800.000 deri në 4.300.000 banorë. Siç shihet demografia luan një rol të dorës së parë në Ballkan dhe mbetet një sfidë më e hapur se kurrë për këto vende të reja në tranzicion. Kur të gjithë regjistrimet të mbyllen dhe të gjithë të dhënat të publikohen, informacionet e marra do të paraqesin bazën për të analizuar shkallën reale të modernizimit dhe të zhvillimit të rajonit, duke lejuar krijimin e politikave ekonomike dhe reforma të reja sociale që të mund të stabilizojnë gadishullin dhe ta afrojnë gjithnjë e më shumë me kërkesat e Brukselit. Gjithmonë, nëse Brukseli, do të vazhdojë të mbetet një objektiv i besueshëm. Marrë nga “Limes”


12

E premte, 6 janar 2012

KULTURE

Analiza

TIRANE

ANDIS GJONI

D

isa vjet më parë në dy shkrime problematike u përpoqa të sensi bilizoja opinionin kryeqytetas për shpëtimin e qendrës historike të Tiranës nga transformimi delirant dhe i shëmtuar që e kërcënonte pas disa konkurseve të trukuara. Në to shpreha shqetësimin tim si qytetar i Tiranës dhe u mundova të analizoja mënyrën se si ishte konceptuar konkursi i atëhershëm për rregullimin e Sheshit "Skenderbej" por edhe rezultatin e dështuar që doli prej tij. U përpoqa të tërhiqja vëmendjen ndaj këtyre projekteve të cilat nuk e kishin marrë në konsideratë këtë hapësirë si një masë të tërë të panAndis Gjoni dashme në të cilin të gjithë elementët janë të ndërlidhur pazgjidhshmërisht me njeri-tjetrin, influencojnë, barazpeshojnë dhe në rastet kur nuk zgjidhen drejt edhe shkatërrojnë volumet arkitekturore të njëri-tjetrit. Rezultati i betonizimit që pasoi është ende i dukshëm. Qiellndërtesat 25 katëshe i shkatërruan të gjitha balancat arkitektonike në këtë shesh duke e kthyer në një laborator eksperimental që nuk kishte asnjë qëllim tjetër përpos të përmbushte kërkesat e biznesmenëve të paskrupullt që fitimin e kanë zotin e tyre të përjetshëm dhe s'e kanë për gjë të shkelin mbi gjithçka të bukur që ka Tirana duke e kthyer në një qytet për "zombi" dhe jo për njerëzit. Tashti pyes veten, "përse shkruaj përsëri?". Përse lodhem kur gjithçka do të bjerë në vesh të shurdhër dhe taborret e injorancës të veshur me parà do ta shkatërrojnë Tiranën sido që të vijë puna. E pra përgjigjja është e thjeshtë, dashuria për qytetin tim më bën që të hedh këto mendime, me shpresën se bashkëqytetarët e mi do ndërgjegjësohen dhe do reagojnë duke kërkuar transparencë jo vetëm në projektet dhe konkurset që do organizohen, por të jenë të gatshëm të thonë fjalën e tyre për çdo ndërtesë apo bordurë që do ndërtohet ose ndryshohet në Sheshin "Skënderbej", në këtë shesh që siç e kam thënë edhe herë tjetër është sheshi i gjithë Shqipërisë. Është detyra jonë ndaj brezave që do vijnë që t'u lemë një trashëgimi të denjë për një kryeqytet europian. E them që në fillim se nuk pajtohem me disa nga opinionet që trumbetojnë gazetarë e analistë të ndryshëm sipas të cilëve sheshi "Skënderbej" na paska qenë një mrekulli e arkitekturës në të kaluarën (nënkupto para Luftës II Botërore) dhe me kalimin e viteve vetëm qenka shkatërruar. Veçanërisht habitem kur përmendet pazari i vjetër i Tiranës, një katrahurë e vërtetë anadollake me qerpiç e pisllëk që nuk do ja vlente të ruhej edhe sikur të ishte i tëri prej guri e jo më siç ishte prej llamarinash. As kafe "Kursali", apo Bashkia e vjetër dhe rruga e Barrikadave, të cilat brezi im i ka arritur dhe mban mend mirë, nuk mendoj se kanë patur ndonjë arkitekturë dinjitoze për një kryeqytet europian e shumta mund të thuhet që jepnin pamjen e një sheshi të një qyteti provincial e asgjë më tepër. Kushdo që i idealizon ato ndërtime mendoj se shfaq mangësi analitike dhe ndoshta është i verbuar nga urrejtja dhe i yshtur vetëm për të hedhur poshtë çdo gjë që është re-

IDE Një ndërtesë e re si muze arti bashkëkohor, shfrytëzimi i nëntokës si Pazar i Tiranës, ngjyrat, ndërhyrjet në Muzeun historik... alizuar në Shqipëri pas vitit 1945. Unë mendoj se duhet ti shohim me paanësi ndryshimet që kanë ndodhur gjatë viteve në sheshin "Skënderbej". Nuk duhen parë me syzet pesimiste dhe politikoideologjike sepse atëherë nuk do arrinim kurë të ishim objektivë në gjykimet tona. Sipas meje ndryshimet që ka pësuar qendra historike e Tiranës kanë qenë përgjithësisht pozitive. Ato ndryshime, fryt i punës së shumë arkitektëve, e kanë kthyer sheshin "Skënderbej" në një hapësirë dinjitoze për një kryeqytet, i kanë dhënë rëndësi, hapësirë, madhështi. Megjithatë në disa raste nuk duhet mohuar se ka dhe ndërtesa që janë jo shumë të arritura nga ana arkitektonike si Muzeu Historik Kombëtar që është pika më e dobët e sheshit nga ana e harmonizimit me pjesët e tjera. Muzeu është fryt tërësor i arkitekturës së soc-realizmit dhe si rrjedhojë nuk arrin të krijojë asnjë emocion nga ana arkitektonike. Ndërsa në rastin e Pallatit të Kulturës më duket i tepruar denigrimi që i bëhet kësaj ndërtese e cila nuk mund të thuhet se ka ndonjë arkitekturë të jashtëzakonshme por nga ana tjetër mund të pohoj pa frikë se ka shumë ndërtesa të të njëjtit stil në kryeqytetet e botës që përkufizohen si të "mrekullueshme", sjell këtu rastin e Qendrës Linkoln në Nju Jork, e cila ka pothuaj të njëjtën pamje arkitektonike me kolonat e bardha dhe me xhama nga pas, njëlloj si Pallati i Kulturës në Tiranë (Fig 1). Gjatë gjithë viteve të mia në SHBA kurrë nuk kam dëgjuar njeri që ta quajë Qendrën Linkoln "kompleks arkitektonik i shëmtuar" përkundrazi lëvdohet e mbahet si diçka shumë e arritur. E pra po të shikosh Pallatin tonë të kulturës nuk ka ndonjë ndryshim të madh, megjithatë ky i fundit denigrohet në të gjitha shkrimet që kam lexuar. Mendoj se ka ardhur koha të pushojmë së denigruari punën e brezave të tërë dhe të përqendrohemi në freskimin dhe prurjen në shekullin e XXI të sheshit në fjalë duke e bërë koherent me ndryshime e rregullime që pasi të jenë propozuar nga arkitektë, artistë, intelektualë dhe specialistë në mënyrë transparente, të aprovohen pastaj nga të gjithë qytetarët me referendum. Megjithatë duke parë mungesën e vizionit dhe duke ndjerë rrezikun e tjetërsimit të Sheshit të kombit, duke parë që reagimi ka qenë shumë i vakët dhe pa ide, mendova të hedh këto mendime që sadopak shpresoj të ndezin debatin profesional për të arritur më të mirën për sheshin e qytetit dhe kombit tonë. Kam kaluar vite të tëra në Sheshin "Skënderbej" pasi kam patur fatin të banoj vetëm 50 metra larg tij. E njoh me pëllëmbë dhe kam fiksuar të gjitha ndjesitë që kam marrë në qëndrimin në të në orë të ndryshme të ditës, në stinë të ndryshme të vitit, në kohë me diell, me re, me shi e me stuhi, në mëngjes herët e në mes të zhegut të ditës, në mbrëmjet me perëndimet e bukura pranë shatërvanëve dhe në netët e ftohta të dimrit, gjatë koncerteve apo shfaqjeve artistike dhe gjatë mitingjeve politike, mitingjeve historike, ose paradave festive. Të gjitha i kam analizuar dhe jam munduar të gjej zgjidhjet më efikase që ky shesh i mrekullueshëm të transformohet në një vend tërheqës dhe komod, të bukur dhe funksional duke u bërë qendra e vërtetë e

Në foto: Projekt për një muze të Artit Ndërkombëtar, që mund të ngrihet midis Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar

SHESHI Tri propozime

Tiranës dhe e Shqipërisë. Kjo arrihet duke patur parasysh tre pika të qarta referimi dhe ndryshimi të cilat janë 1- Volumi dhe Estetika, 2- Funksionaliteti, 3- Identiteti. Po si t'i implementojmë këto?

VOLUMI DHE ESTETIKA

1 -Mangësia më e madhe e Sheshit "Skënderbej" është fakti që ky shesh ka mbetur për vite të tëra i pambyllur nga ana perëndimore, me fjalë të tjera ka qenë

Ndërtesë e re Unë propozoj që në hapësirën midis Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar të ngrihet Muzeu i Artit Modern me një strukturë të veçantë që do përbëhej nga katër elementët thelbësorë arkitektonikë, cilindri, kubi, sfera dhe koni.

si një shtëpi me tre mure, të cilit i ka munguar gjithmonë muri i katërt, kjo ka bërë që të gjithë të kenë iluzionin se është një shesh shumë i madh, jo funksional dhe i papërshtatshëm. E kam thënë edhe më parë se nuk ka asgjë të keqe tek madhësia e sheshit, e keqja qëndron tek fakti që mungon ndërtesa përmbyllëse nga ana perëndimore që do ta kufizonte dhe do ta balanconte të gjithë sheshin duke e prurë në një hapësirë të pranueshme nga ana volumore dhe pamore. Por arritja e këtij pikësynimi ka një vështirësi themelore; nëse kjo ndërtesë nuk do ishte e harmonizuar nga ana arkitektonike, nga ana volumore dhe pamore me pjesët e tjera të patjetërsueshme, atëherë ajo shumë lehtë

mund të bëhej delja e zezë që do shkatërronte gjithçka. Unë propozoj që në hapësirën midis Bankës së Shqipërisë dhe Muzeut Historik Kombëtar të ngrihet Muzeu i Artit Modern me një strukturë të veçantë që do përbëhej nga katër elementët thelbësorë arkitektonikë, cilindri, kubi, sfera dhe koni. Të gjitha këto forma të ndërthurura me njëra-tjetrën do simbolizojnë ngjyrën, volumin, hapësirën. Të gjithë strukturën e imagjinoj të vendosur mbi një sipërfaqe uji e cila me reflektimin e saj do të krijojë idenë e një tempulli të arteve, do t'i përngjajë një kështjelle antike të rrethuar nga uji. Hyrja në këtë kompleks që do të përfshijë salla për ekspozita të artit modern, kinema dhe teatër do të jetë poshtë sipërfaqes së ujit, (në pamjen bashkangjitur mund të shikoni shkallët që futen poshtë nën ujë në pjesën e përparme) që do lidhen edhe me sistemin e qarkullimit të këmbësorëve nën shesh. Sigurisht ky është vetëm një propozim dhe më pas mund të përshtatet me gjetje edhe më të veçanta. Ndërkohë godina mbrapa këtij Muzeu të Artit Modern mund të jetë një qendër e madhe biznesi, vetëm në këtë rast kjo zgjidhej justifikohet pasi sheshi në vetvete do ketë marrë formë përfundimtare si qendër e arteve dhe trashëgimisë historike. Kjo qendër biznesi do jetë një strukturë ndihmëse dhe mbështetëse që i jep një përmbyllje sheshit pa u bërë shumë okupuese në volum siç do ishte një qiellgërvishtës. E gjithë kjo ndërtesë e dytë e veshur me xhama blu që do reflektojnë qiellin edhe në ditët e vrenjtura përsëri do t'i japin një ngjyrë sheshit në tërësi. Kjo ndërtesë me xhama në ngjyrë blu që do të theksojnë kontras-


E premte, 6 janar 2012

13

KULTURE HIQNI MOZAIKUN Ky mozaik është pjesë sipërfaqësore e Muzeut. Nëse shtrojmë pyetjen se çfarë plusi estetik ky mozaik ka në kontekstin e ballinës unë mendoj që nuk i shton asgjë asaj balline, nuk ka asnjë të mirë. Ai thjeshtë thekson stilin e realizmin socialist që ka vetë arkitektura e kësaj godine dhe na fut në një frymë të revolucionit kulturor kinez. Mendoj se është më mirë që të çmontohet dhe të vendoset në ambientet e brendshme të Muzeut

Pallati i Kulturës, pamje ballore nga sheshi

Qendra Linkoln, Nju Jork, SHBA

vendeve të tjera të botës mund të ishte tek pallati i parë i Rrugës së Kavajës me një diagonale lëvizjeje të natyrshme deri tek Hotel Tirana. E gjithë lëvizja do kryhej nën tokë me ajër të kondicionuar duke kaluar përmes dyqaneve duke u ndihmuar edhe nga konvejerët e sheshtë që transportojnë këmbësorët pa mundimin e ecjes deri në anën e dëshiruar. Dhe në dalje të shoqëruar me shkallë elektrike që lehtësojnë shumë lëvizjen lart e poshtë.

IDENTITETI

Mungesa Mungon ndërtesa përmbyllëse nga ana perëndimore e sheshit që do ta kufizonte dhe do ta balanconte të gjithë sheshin duke e prurë në një hapësirë të pranueshme nga ana volumore dhe pamore

SKENDERBEJ për një shndërrim modern tin mes figurave cilindrike të bardha dhe sferës e cila do të jetë me ngjyrë të artë, e vetmja që simbolizon ngjyrën, në vetvete do të japë kombinimin e mrekullueshëm të qiellit, me ujin, me blunë dhe me zjarrin që është sfera e artë. Ndërtesa blu nuk do jetë më e lartë se 25 metra dhe do ketë ndarje të çrregullta të xhamave me vija që e përshkojnë gjithë fasadën e saj të xhamtë në mënyrë jo simetrike. Funksioni i saj si qendër biznesi nuk do ndryshojë por vetëm disa parametra si në rastin e lartësisë unë do t'i quaja të domosdoshëm të ishin të ulura pasi një ndërtesë e lartë do të shkatërronte gjithë ekuilibrin e ndërtesave që tashmë janë në sheshin Skënderbej, siç është Muzeu Kombëtar, Banka e Shqipërisë (me të cilën cilindri do krijonte një përsëritje dhe shkrirje natyrale), Teatri i Operës dhe kompleksi i Ministrive. Me këtë i jepet zgjidhje problemit të parë që shtrova më sipër anës estetike dhe volumore.

FUNKSIONALITETI

Tani të vijmë tek problemi i dytë, funksionaliteti. 2 - E pres me ëndje ditën kur sheshi "Skënderbej" do të kthehet në shesh këmbësorësh, por kjo mund të arrihet vetëm atëherë kur të jenë implementuar të gjitha akset rrugore të kryeqytetit duke i krijuar një rrjedhshmëri trafikut të automjetve dhe kjo mund të arrihet me hapjen e akseve prej Muzeut Kombëtar deri në fund tek sheshi i Tiranës së re, aksi i dytë Sheshi para "Partizanit të panjohur" e deri tek stadiumi "Qemal Stafa" dhe aksi më kryesor që do ta lironte përfundimisht trafikun e kryeqytetit do ishte lidhja e akseve të mësipërme me një tunel nga stadiumi "QS" deri tek ish-Ko-

pshti Botanik duke kaluar nëpërmjet Parkut Kombëtar të Liqenit pas Universitetit të Tiranës. Megjithatë jam i ndërgjegjshëm që të gjitha këto propozime janë objekt i një studimi tjetër. Le të kthehemi tek sheshi ynë, që ai të kthehet vërtetë në funksionalitet unë propozoj që të shfrytëzohet hapësira nëntokësore e tij. Meqenëse Tirana e ka të domosdoshme një linjë metroje unë mendoj se do ishte

Pika e dobët Në këtë shesh ka dhe ndërtesa që janë jo shumë të arritura nga ana arkitektonike si Muzeu Historik Kombëtar që është pika më e dobët e sheshit nga ana e harmonizimit me pjesët e tjera. Muzeu është fryt tërësor i arkitekturës së soc-realizmit dhe si rrjedhojë nuk arrin të krijojë asnjë emocion nga ana arkitektonike

ideale që të ndërtohej që tani stacioni qendror i metrosë poshtë sheshit "Skënderbej" duke e kthyer në një pikë kalimi nëntokësor për të gjithë këmbësorët. Propozoj që të ndërtohet një labirint nëntokësor me rrugëkalime dhe dyqane e shatërvanë nën sheshin aktual duke i dhënë mundësi qytetarëve që të kalojnë nga njëra pikë e sheshit tek tjetra pa qenë nevoja që të ekspozohen ndaj efekteve të motit, shiut në dimër dhe temperaturave e larta gjatë verës. Përse e bëj këtë propozim? Sepse mendoj që çfarëdo zgjidhje tjetër me pemë të mbjella në shesh ose edhe me tenda do ta shëmtonte qendrën nga ana estetike, do bënte që ajo të humbte gjithë

bukurinë dhe madhështinë e një sheshi të hapur me ajër dhe jetë. Zgjidhja që unë propozoj është rindërtimi i pazarit karakteristik të Tiranës pikërisht nën sheshin "Skënderbej", me dyqane e restorante si dhe më kryesorja, me rrugët e kalimit që do ta përshkojnë sheshin nga njëri cep në tjetrin duke i dhënë mundësi këmbësorëve të ecin lirshëm. Kjo do eleminojë problemin artificial të hijeve në shesh sepse gjithçka do jetë nën tokë me ajër të kondicionuar dhe me konvejerë të sheshtë si në aeroporte. E kemi të gjithë të qartë se një ditë do duhet të ndërtojmë metronë dhe qendra e takimit të të gjitha linjave të metrosë patjetër që do jetë në këtë shesh. Përse atëherë të mos e integrojmë stacionin qendror të metrosë së Tiranës me një Pazar nëntokësor që do t'i japë zgjidhje përfundimtare rigjallërimit? Vizioni im për këtë projekt përputhet më së miri me kahjen e lëvizjes së njerëzve në qendrën e Tiranës dhe vjen si rezultat i studimit dhe reflektimit për vite me radhë të problemeve, duke i parë me sy kritik mangësitë duke kërkuar gjithmonë mundësi të zgjidhjeve sa më optimale. Pra, duke krijuar një "pazar" nën sheshin aktual i çlirojmë përfundimisht këmbësorët nga tortura e ecjes herë në mes të diellit dhe vapës e herë mes shiut dhe të ftohtit. Ky vizion ndjek edhe lëvizjen organike të njerëzve dhe pa pengesa në mënyrë diagonale nga njëri cep në tjetrin gjë që mund të arrihet me disa hyrje në pikat strategjike të sheshit si psh. një hyrje mund të jetë tek fillimi i rrugës së Durrësit me diagonalen nën shesh deri tek lulishtja përpara Sahatit të Madh. Hyrja tjetër nën tokë si në metrotë e gjithë

Tashmë, le të thellohemi tek pika e fundit e planit tonë, ajo e identitetit. 3 - Eshtë mëse e qartë për të gjithë që sheshi "Skënderbej" ka një balancë të përcaktuar qartë ngjyrore që është e bardha e Pallatit të Kulturës, e bardha e Muzeut Kombëtar me xhamat e zi, e bardha e xhamisë, e bardha e Hotel Tiranës, e kuqërremta e Bankës së Shqipërisë dhe ngjyra e verdhë dhe kuqërremtë e kompleksit të Ministrive. Unë mendoj se identiteti i sheshit duhet te përqendrohet në këto ngjyra dhe në vijimësi duke u bazuar në sa thashë më sipër mendoj që fasada e Pallatit te Kulturës me një ndërhyje të thjeshtë dhe jo shumë të kushtueshme në pjesën e brendshme të vishet me një vetratë me xham të zi, gjë që do eliminonte me një të rënë të gjitha mangësitë që shfaq mermeri i kuq i dalë boje, dritaret alumin të dala mode dhe gjithçka do sillej në kohë duke bërë që të dalë në pah kollonata e mermerit të bardhë. Duhen riparuar dhe krijuar një vazhdimësi të shkallëve në gjithë gjatësinë e tyre përpara Pallatit të Kulturës. Gjithashtu edhe ambientet e Pallatit të Kulturës të mos jenë më agjenci turistike dhe shërbimesh të tjera por një Muze i Etnografisë që do tërheqë me qindra vizitorë vendas dhe të huaj duke e kthyer qendrën historike të Tiranës në një qendër të vërtetë të historisë dhe kulturës me kompleksin e Operës, Bibliotekën Kombëtare, Muzeun Historik dhe Muzeun e Artit Modern, me kinema, me qendër nëntokësore dhe me Muzeun e Etnografisë. Pra arrihet edhe kthimi përfundimtar në identitet duke e gjallëruar qendrën e kryeqytetit. Edhe për mozaikun në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar ashtu si shumë artistë të tjerë unë mendoj se nuk ka ndonjë vlerë artistike. Jam në dijeni të debatit që pati disa vjet më parë për këtë vepër, ku disa mbronin idenë e ruajtjes dhe disa heqjen e tij. Në gjykimin tim mbështetem në dy momente themelore. Ky mozaik është pjesë sipërfaqësore e Muzeut. Nëse shtrojmë pyetjen se çfarë plusi estetik ky mozaik ka në kontekstin e ballinës unë mendoj që nuk i shton asgjë asaj balline, nuk ka asnjë të mirë. Ai thjeshtë thekson stilin e realizmin socialist që ka vetë arkitektura e kësaj godine dhe na fut në një frymë të revolucionit kulturor kinez. Mendoj se është më mirë që të çmontohet dhe të vendoset në ambientet e brendshme të Muzeut dhe në vend të këtij mozaiku të vihet një basoreliev mermeri që do zgjidhet me konkurs se kush do ta realizojë, i cili me ngjyrën e bardhë mund të shkrihet shumë më mirë me ngjyrat e gjithë sheshit. Nuk kam asnjë kundërshtim që basorelievi të jetë tërësisht në stilin realist, mjafton që të shpëtojmë nga kinezëria e mozaikut që i jep një vulë shumë të keqe gjithë sheshit "Skënderbej". Jam i ndërgjegjshëm që gjithë këto propozime do kërkojnë kohë të thellohen, aprovohen e më pas të implementohen në skenën e madhe të kryeqytetit. Megjithatë dëshira ime e vetme është që Tirana të ketë një qendër historike dinjitoze për të na nderuar të gjithëve, të shpresojmë që kjo dëshirë të bëhet realitet. *) Titulli origjinal "Tirana - siç e ëndërrova"


14

E premte, 6 janar 2012

SOCIALE

Shkurtimet në Bashki, Sindikata: S'është respektuar Kodi i Punës

S

hkarkimi nga puna i 70 punonjësve të shërbimit funeral është bërë për shkak të ristrukturimit të të gjithë drejtorive. Kështu është shprehur dje nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku. "Punonjësit janë njoftuar menjëherë pas marrjes së vendimit të këshillit bashkiak për shkurtimet pasi fondi i pagave do të reduktohet me 4% këtë vit", - tha Jorida Tabaku. Ndërkohë që 70

punonjësit e shërbimit funeral të pushuar nga puna kanë protestuar edhe dje për të dytën ditë radhazi para Bashkisë së kryeqytetit. Kreu i konfederatës së sindikatave Kol Nikolla, i cili ka përfaqësuar në këtë ditë 70 punonjësit e shërbimit funeral ka hedhur poshtë deklarimet e nënkryetares Tabaku, duke pohuar se këta persona nuk kanë marrë asnjë shkresë

zyrtare për arsyet e largimit nga puna dhe se në këtë rast bëhet fjalë për shkelje të Kodit të Punës. "Punonjësit e funeraleve nuk janë pranuar në punë. Është thyer kodi i punës për punonjësit. Tabaku sapo bëri një deklaratë qesharake, pasi nuk është respektuar asnjë procedurë ligjore. Punonjësit do t'i fitojnë të drejtat e tyre", është shprehur Nikolla në fjalën e tij.

Edhe elektrikja pa tekste. Nxënësit: I marim njohuritë e cunguara

Shkolla ekonomike mësim me shënime, s’kanë libra profesionalë Lajmi

LAJME SHKURT

Gjimnazistët e shkollës së mesme Ekonomike dhe asaj Elektrike në Tiranë, mësojnë ende me leksione. Kjo pasi për këtë kategori nxënës nuk ka libra, ndaj zgjidhja mbeten ende shënimet me dorë. Ndërsa nuk mund të bëjnë as praktikën profesionale, pasi mungojnë ambientet ku ata mund të ushtrohen.

Nxënësit Çdo javë na duhet të fotokopjojmë librin e "Njohuri Tregtare", për temat që do të zhvillojmë. Ndërkohë që as vetë mësuesit nuk kanë tekste por ose i marrin nga librat e vjetër ose i nxjerrin nga interneti

Në foto: Shkolla e mesme Ekonomike në Tiranë

TIRANE

ERGISA CËNUKA

M

egjithëse jemi në muajin dhjetor dhe për pak ditë, shkollat mbyllin semestrin e parë, nxënësit e shkollës se mesme ekonomike dhe asaj elektrike profesionale në Tiranë vuajnë ende mungesën e librave shkollore. Nuk bëhet fjalë për librat e formimit të përgjithshëm, por për librat profesionalë që janë unikë dhe që mendohet se do të përgatisin ekonimistët e ardhshëm. Nxënësit na thonë se pjesa më e madhe e lëndëve mësimore meret me shënime apo me fotokopje të materialeve të dhëna nga mësuesit përkatës. Kjo sjell vështirësi në të kuptuarin e mësimit siç duhet, pasi ndodh shpesh që shënimet mos t'i marrësh në mënyrë të saktë dhe kjo j'ua vështirëson më tej studimin. Ndërkohë, sipas tyre formulat e lëndëve ekonomike, janë të vështira për t'u kuptuar vetëm nga shpjegimi, ndaj lind nevoja e këtyre teksteve për lehtësimin e punës së tyre gjatë studimit. Më problematikë situata paraqitet për nxënësit e sapoardhur, ata të vitit të parë, të cilët na tregojnë se është shumë vështirë të merren vetëm më shënime dhe fotokopje, dhe kjo vjen nga tradita e tyre e deritanishme, ku librat në 9 vjeçare blihen në fillim të vitit. "Çdo javë na duhet të fotokopjojmë librin e "Njohuri Tregtare", për temat që do të zhvillojmë, - na thotë Elona, nxënëse e vitit të parë në shkollën ekonomike. - Askush nuk e mer mundimin të shqetësohet për ne. Nuk shtyhet me këtë situate, kemi ardhur për më mirë

PROBLEMI

Shtëpitë botuese nuk bëjnë libra, s'kanë interes

P

roblemi i mungesës së teksteve mësimore për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, nuk është i panjohur për Ministrinë e Arsimit. Sipas drejtuesve të këtij dikasteri, problemi qëndron në faktin se shtëpitë botuese nuk janë të interesuar të bëjnë libra për këtë kategori nxënësish, pasi ata janë shumë të paktë në numër. Për këtë arsye, ata thonë se i kanë kërkuar shtëpisë botuese të librit shkollor që të bëjë gati disa tekste në mënyrë që shtatorin e ardhshëm të mos ketë më probleme të kësaj natyre.

këtu", - na thotë më tej ajo. E ndërsa ata të viteve më të larta tregojnë se kjo gjendje i ka ndjekur prej kaq vitesh dhe

deri më tani nuk është bërë asgjë për të përmirësuar situatën. "Zysha na jep materialet, ne i marrim me fotokopje, pasi nuk

ka libra. Na thonë që nuk ka libra në treg për lëndët tonë profesionale, kryesisht ekonomike", - na thotë një tjetër nxënës i vitit të tretë të ekonomikes. Ndërkohë një tjetër nxënëse e kësaj shkolle na tregon se duhet të mbajnë gjithmonë radhë në fotokopje për të marrë temat që u duhen. "Jemi të detyruar t'i marim gjithmonë kështu, sapo mbaron mësimi mbajmë radhë për të fotokopjuar materialin", - na sqaron ajo. Fotokopjimi i materialeve mësimore, por dhe marja me shënime është mënyra zakonshme se si nxënësit e kësaj shkolle pajisen me materialet shkollore të domosdoshme për mësim. E njëjta situatë edhe në shkollën përbri me shkollën e

mesme teknike-elektrike ku edhe ata na tregojnë se pothuajse të gjitha lëndët në këtë mënyrë. "Ndonëse kemi një pjesë të librave, sërish kemi mungesa. Mungesa të librave kemi në lëndët elektrike apo teknike të zanatit tonë", - thotë Danieli nxënës në këtë shkollë. Por mungesa e teksteve mësimore nuk është i vetmi problem, për nxënësit e këtyre dy shkollave profesioneale në Tiranë. Një tjetër faktor penalizues për ta dhe për të ardhmen pasi të dalin në tregun e punës, është edhe fakti se ata nuk bëjnë fare praktikë profesionale. "Po vetëm marrim shënime, ndërsa për të bërë një praktikë profesionale, të asaj që do të bëjmë kur të dalim nga shkolla, as që bëhet fjalë", - na thonë ata.

Gripi

Pipero: Kujdes, prag epidemie

N

TIRANE

uk keni arsye për të përhapur panik, në Shqipëri nuk ka epidemi gripi, por duhet të bëjmë kujdes sepse epidemi është në prag". Të paktën kështu është shprehur dje në një konferencë për shtyp drejtori i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero. Në këtë mënyrë ai ka rrëzuar hipotezat për një epidemi në qytetin e Librazhdit, qytet i cili u trondit brenda dy javëve nga vdekja e dy vajzave, 12 dhe 21 vjeç, si dhe shtrimi në spital i dy të tjerëve. Pipero, duke folur si mjek infeksionist është shprehur se në Librazhd ka patur një infeksion bakterial që ka shkaktuar

vdekjen e 21 vjeçares, Blerina Balla, por gjithsesi janë në pritje të analizave të ekspertëve për të përcaktuar edhe sh-

Lajmi Vendi ynë nuk ka ende një epidemi gripi, megjithëse vetëm javën e fundit janë shënuar 14 mijë raste. Ky numër i madh të prekurish konsiderohet në fakt nga drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë si prag epidemie. Ndaj ata bëjnë thirrje që qytetarët të jenë shumë më të kujdesshëm dhe të konsultohen me mjekët në kohë.

kakun kryesor. Ndërkohë ai u ka bërë thirrje qytetarëve të kujdesen nga virozat gripale pasi tashmë kemi hyrë në sezonin e gripit. "Situata është jo vetëm e qetë, por edhe nën kontroll. Nuk ka vend për panik dhe për hamendësime, por jemi në situatë të virozave dhe qytetarët duhet të marrin masa për t`u mbrojtur nga gripi. Aktualisht kemi 14 mijë persona të prekur në javë, kemi hyrë kështu në situatë prag epidemike", - ka përfunduar Pipero. Sipas tij kujdesi duhet të jetë në maksimum dhe çdo person duhet të shkojë menjëherë tek mjeku, nësë ndjen shqeqëtësimet e para. Nëse numri i të prekurve në një javë nga virusi i kalon të 16 mijë personat, atëherë konsiderohet situatë epidemike.

Matura, dalin programet orientuese Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar programet orientuese për provimet me zgjedhje dhe me detyrim që do t'i nënshtrohen në muajin qershor të gjithë ata që përfundojnë shkollën e mesme. Në faqen e internetit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve janë publikuar temat ku do të përqendrohen të gjithë të rinjtë për 21 lëndët e kurrikulës bërthame dhe 18 lëndët e kurrikulës zgjedhje.

Romët 6 muaj pa ujë të pijshëm

Romët që jetojnë në zonën e Shkozës ka 6 muaj që janë pa ujin e pijshëm. Pikërisht për këtë arsye ka ndërhyrë "Avokati i Popullit", i cili i ka kërkuar drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt. "Unë i kam vizituar këta banorë dhe ankesa kryesore e tyre ishte pikërisht mungesa e ujit. Unë ftova drejtorin e Ujësjellësit, Sahit Dollapi, i cili më dha shpjegime për situatën konkrete dhe gjithashtu premtimin që kjo çështje do të zgjidhet brenda disa ditësh", - u shpreh Igli Totozani, "Avokati i Popullit".

Shtëpitë botuese, nis gara për librat

Shtëpitë botuese kanë nisur punën për hartimin e teksteve të reja shkollore. Librat e rinj duhet të dorëzohen në fillim të muajit prill. Ndërsa aktualisht po ngrihen komisionet e vlerësimit, jo vetëm për gabimet drejtshkrimore, por edhe për ato të përmasave më të mëdha, si ka ndodhur në vitet e kaluara me tema të caktuara në tekstin e historisë, por edhe me shmangien e termave diskriminues për grupe të caktuara të popullatës. "Aktualisht po mendojmë për komisionet e vlerësimit, të shmangen mangësitë e viteve të kaluara në krijimin e teksteve që mund të kenë pasur mungesa në anën profesionale.",- ka deklaruar Jovan Kristiqi, këshilltar i ministrit të Arsimit.


E premte, 6 janar 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur lepuri të "liron" nga burgu

Në fluturim të lirë në La Mansh

N

ë vitin 2022, në burgun e Kotidos, të Ugandës, ku vuanin dënimin shumë autorë krimesh nga më të ndryshmet, ndodhi diçka e pazakontë që i la drejtuesit e burgut gojëhapur. Kështu, ndrësa të burgosurit po kryenin ritualin e tyre të përditshëm, atë të të ashtuquajturës "xhiro e ajrit", ku kanë të drejtë të shëtisin për një orë në oborrin e burgut, se nga doli një lepur nga shkurret aty parnë dhe u fut në oborr. Të pesë rojet e burgut, i harruan të burgosurit dhe u vërsulën për të kapur lepurin. Kaq deshën të 31 të burgosurit që ndodheshin në oborr. Menjëherë ia mbathën duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme. Që nga ajo kohë, kanë kaluar shum vite por as nga hajdutët e arratiusur e as nga lepuri nuk ka asnjë gjurmë...

Me topa bore kundër lojtarëve

G

Austriaku Felix Baumgartner është një emër i njohur ndërmjet të atyre që kanë pasion sportet ekstreme, sidomos fluturimet dhe hedhjet me parashutë nga vende të ndryshme. Pak vite më parë ai dha një provë tjetër të këmbënguljes dhe guximit të tij duke fluturuar në rënie të lirë nëpër La Mansh. Kështu ai u hodh nga një aeroplan në Dover i pajisur vetëm me një krah karboni të gjatë 1,8 m, të vendsour mbi shpinën e tij, një serbator me aparat oksigjeni për frymëmarrjen dhe një parashutë. Pasi u lëshua nga aeroplani në një fluturimi të lirë, Baumgartner u gjend në bregun tjetër, pranë Calais duke përshkuar klështu distancën prej 35 km në vetëm 14 minuta...

jatë një takimi në në ndeshje të kampionatit të futbollit amerikan, të zhvilluar në Neë York në vitin 1995, për shkak të kushteve të vështira të motit, sepse binte shumë dëborë, tifozët kishin filluar të acaroheshin pasi po vërenin se lojtarët nuk po impenjoheshin sa deh si duhej. Fillimsht, siç ndodh shpesh në raste të tilla, filluan të lëshonin sharje e fyerje në kor kundrejt lojtarve. Më pas, vendin e sharjeve e zunë topat e borës. Brenda pak minutash, nga shkallët e stadiumit vërshuan qindra topa dëbore në drejtim të lojtarëve, arbitrave e trainerëve derisa policia u detyrua të ndërhynte duke ndërprerë lojën. Vetëm pasi u dëbuan 175 tifozë nga stadiumi u bë e mundur të rifillonte loja...

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

22

7

8

9

23

30

24

31

38 46

25

12

16

17

18

41

42

43

44

52

71

72

73

77

74

54

55

60

61

91. Eshtë… 5 në një grup muzikor. 92. Ente Sportive Ndërkombëtare

13. 14. 15. 16. 17. 19. 20. 21. 24. 25.

VERTIKAL 1. Copland, kompozitor 2. Mund të jetë ushtarak 3. Janë produktet si pesticide 4. Gjysma e inatit 5. Hidhen për shesh 6. Një pjesë e arumunëve 7. Teket e një dhome 8. Në krye të idealistëve 10. Inicialet e Moravias 11. Emri i Barletit 12. Carl i Emerson Lake an Palmer.

H A B E R

I M I

O S A K A

A B

E R A

L

87

88

27. 28. 31. 33.

K E I

O R

P A L E S T

C I G

R

M

L E A

I

36. 37. 40. 41. 42. 43.

I

R A B E L A I E Z T

I

L

I

N A T H A L S E R

F R A N C E S

I

I

H A K

A L

D T R I

A

R E T E

E A I

S A A V E D R A R

S

I O W A D O R F

E K R

I M A T U R

T A I G E T

A M A N D A

M J E K E S O R E

E M I

I N A

I

P E R K A T E S

E T H E N A R

P A L A M E D

I D E R M A X I M O

D A M A S T I

Akrepi

Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë impenjime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t'i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.

Shigjetari

Marsi përsëri dominues në shenjën tuaj mund t'ju sjellë ndonjë prapësi" të vogël, por nga ana e tjetër stimulon shumë edhe ambicjen tuaj për të realizuar diçka apo për të arritur objektivat.

Bricjapi

Sot pritet një ditë mjaft e lodhshme dhe ritmet e larta të punës mund të jenë sfilitëse, por nuk do të mungojnë edhe sodisfaksionet. Gjendja juaj psikofizike duke se është në lartësinë e duhur.

Ujori

Një kuadër yjor kaq pozitiv keni shumë shanse sidomos në planin profesional dhe në biznes (për ata që kanë). Nga ana tjetër, duket shumë interesante edhe fusha sentimentale.

Peshqit

Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë edhe për të lindurit e kësaj shenje dhe priten ndryshme të ndjeshme në fushën profesionale. Mund t'ju takojë sërish të shpenzoni shumë.

92

Kufijtë e lutjes Fundi i Turandot Numër i shkurtër U kompozua nga Verdi Janë drejtuesit e makinave. Kush ka duket i zbehtë. Eshtë akti i dëshmorit. Luarasi aktore. Janë garat me skuadra Janë fjalët e theksuara në rrokjen e fundit Kishte rivale KGB. Eshtë binar Qendër Kërkimore Autnome. Një gaz për kuzhinë.

M U D E J A R

T A L E N T E T

B A S H O M U J A N

M

P A C O

M E N U N A S A Z E

U S

64

82

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

M

Peshorja

Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.

56

68

91

Qyteti ku u vra John Kennedy Një enjtje Ibraimoviç shkurt Eshtë ekzorcisti ynë. Janë të gjithë fëmijë Janë të palëvizshëm Pak dramatike. Një pjesë e iniciativës. Inicialet e Signoret Këndohen në opera të tilla Mund të jenë edhe diellore të tilla Emri i Vivaldi-t Princesha e Shrek. Lewis që shkroi Liza në botën e çudirave

L L

63

81

86

90

A

Virgjëresha

Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e e Afërditës në orbitë.

76 80

85

89

62

75 79

84

I

Luani

Keni një mori planetesh ju favorizojnë por hapni sytë, nuk duhet të nvleftësoni kundërshtarët, që nuk i keni të paktë . Jeni paksa të irritueshëm? Ndoshta është ndikimi i Hënës agresive.

21

37

67

78

T R

Gaforrja

Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papqërqëndruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.

45

53 59

71. 72. 75. 76. 77. 78. 80. 82. 83. 84. 85. 87. 89. 90.

Binjakët

Pritet një ditë mjaft e mirë me Merkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.

29 36

66

1. Kështu thirrej Enea 9. Qyteti me Corrida në rrugë 18. Janë pesë të tillë ilimpikë. 22. Dashurohet nga Nemorino 23. Një garë me coëboys 26. Qytet holandez I njohur për një traktat. 29. McBain shkrimtar. 30. Shkroi Tre shokë 32. Komision kombëtar i mbrojtjes 34. Role pa zë 35. Christian i modës 36. Thonë se do plumb 38. Pak origjinale. 39. Në krye të ekstremistëve 40. Mund të jenë bilaterale 44. Makinë italiane. 46. Film i Luc Besson 48. Eshtë autoritet portual 49. Matematikani i famshëm për Elementë 50. Një është edhe Dajti. 51. Janë pallto edhe ushtarake 52. Pak retorikë 53. Ente botuese lokale 55. Kufizojnë një kamp 57. Janë legjendat. 58. Janë kolltukë stomatologësh 59. Këndonte Ne me quitte pas 65. Madame që thirrej Notre-Dame te Thermidor. 66. Eshtë I fiksuari. 67. Eshtë kryelarta. 69. Dy shkronja për tani

20

Demi

Duket se do të jetë një ditë e mirë për të aktivitetin tuaj dhe për fushën profesionale në përgjithësi, por i kujdes me shpenzimet, sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë por i sigurtë progresi.

49

58

HORIZONTAL

19

28

35

65

83

15

34

51

57

70

14

48

50

69

13

27

33

40

47

11

26

32

39

10

Dashi

Kuadri yjor, me Merkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhet të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

E

S K A M

O K T E T

I

M I R

I R

L O R E D A N A

E

A T L E T

N R

I H E

I K A

G U R E T

Ibarruri që thirrej La Pasionaria. I kuq në Londër. Një emër i Moliere Rrjeshtohen në kuvertë Nuk pranohet nga konservatori Kështu janë përpjekjet e mëdha 45. Mbyllin një hark. 47. Hilet pa kufij. 48. Vesh enët e bakrit 51. Eshtë kravata 53. Kështu është ajo që duket sheshit 54. Mund të jetë edhe misri 56. Ushtrohet një me trysni. 57. Shahu i fundit 58. Jepet e artë në në Festivalin e Cannes 60. Perëndesha që dashurohej nga Aktis. 61. Në krye të skuadrës. 62. Kobe në NBA. 63. Ente Ndërtiumi Has 64. Janë shprehjet si Dulcis in fundo 65. I ka tek thana. 66. Një me ngjyra si tunxhi. 68. Tony që këndon Quando, quando quando. 70. Eshtë bosht 71. Ekstreme në duel 73. Donna Summer. 74. Një qendër tregtare e dikurshme. 79. Institucione Ndërkombëtare Lokale. 81. Ka rivale Mediaset. 83. Fillojnë sfidën 86. Fillojnë teorinë. 88. Mbyllin porta.


16

E premte, 6 janar 2012

LAJMET NGA BOTA • SHBA, Obama: Ushtria po kthen faqe “Ushtria amerikane po kthen faqen pas një dekade luftë”. Ka qënë kjo deklarata e presidentit të SHBA, Barak Obama, i cili pranoi se ushtria amerikane po përballet me një moment tranzicioni. Duke folur në një konferencë për mediat she¿ i Shtëpisë së Bardhë tha se ushtria amerikane do të pakësohet dhe do të ndryshojë fokusin drejt rajonit të Azisë së Paqësorit, megjithëse do të vazhdojë të ruajë superioritetin e saj. Në një paraqitje të rrallë në Pentagon, bashkë me sekretarin amerikan Leon Panetta, Obama paraqiti një rishikim të strategjisë së mbrojtjes që parashikon shkurtimin e mijëra trupave. Presidenti amerikan tha se SHBAtë kanë nevojë që të rinovojnë fuqinë e tyre ekonomike, ndërsa Pentagoni përballet me shkurtime prej 450 miliardë dollarësh. • Slloveni, milioneri Jankoviç kryeministër Presidenti slloven Danilo Turk kërkoi dje nga Parlamenti të emërojë Zoran Jankoviç, bashkiakun popullor të Lubjanës, në postin e kryeministrit pas ¿tores së partisë së tij të qendrës së majtë “Sllovenia Pozitive” në zgjedhjet legjislative në ¿llim të dhjetorit. “Qytetarët kanë shprehur qartë vullnetin e tyre gjatë zgjedhjeve, dhe si zakonisht, ia besoj kreut të partisë, që ka marrë më shumë vota, detyrën e formimit të një qeverie koalicioni”, deklaroi Turk gjatë një konference shtypi. Milioneri Zoran Jankovic ¿toi krejt papritur më 4 dhjetor zgjedhjet parlamentare me 28.5 për qind të votave të mëparshme, kundrejt 26.2 për qind për ish-kryeministrin e qendrës së djathtë, Janez Jansa, të cilin sondazhet e kanë nxjerrë më parë kandidatin më të favorshëm. • Afganistan, talebanët bisedime me SHBA-të Lideri i talebanëve në Afganistan, Mullah Omar ka kon¿rmuar bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është hera e parë që talebanët deklarojnë publikisht perspektivën e një marrëveshje paqeje pas më shumë se 10 vjet luftime. Por udhëheqësi shpirtëror i talebanëve ka vendosur dy kushte, së pari lirimin e të gjithë të burgosurve që ndodhen në Guantanamo dhe së dyti tërheqjen e plotë të trupave nga Afganistani. Sipas mediave pakistaneze, nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga Ëashingtoni ndaj këtyre kërkesave. Kjo është hera e parë që bëhet një kon¿rmim i tillë, duke sjellë në këtë mënyrë dhe sinjalet e para për një ulje në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në këtë zonë të nxehtë të globit dhe për të kthyer qetësinë për afganët. • Nuklearët, BE presion Iranit për arin e zi Vendet e BE kanë rënë dakord në parim që të ndalojnë importin e naftës së papërpunuar të Iranit me qëllim që t’i bëhet presion këtij vendi lidhur me programin e tij bërthamor. Një hap i tillë pritet të zyrtarizohet gjate takimit te ministrave te Jashtëm të BE që do të zhvillohet në fund te ketij muaji. Shtetet e Bashkuara të Amërikës që vendosen kohët e fundit sanksione të reja ndaj regjimit të Ahmadinexhad e mirëpritën një lajm të tillë. Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare pësoi rritje të menjëhershme me tu përhapur lajmi për këto sanksione te BE. “Me 30 Janar do të zhvillojmë takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së dhe me këtë rast shpresojmë se do të marrin zyrtarisht vendimin për embargo të naftës së Iranit”, tha ministri Juppe.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.