shqiptarja.com

Page 1

“Almedicus”/ Suplementi për mjekësinë “A Kandidati Bajram Hysa: Sëbashku ne mundemi. Ja vizioni që kam për fakultetin

Arta Dade

Berisha, si u dha shtetësi terroristëve

Faqe 13-20

Faqe 5

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi ALMEDICUS

www.shqiptarja.com

VITI II - NR. 31 E enjte, 09-02-2012

Pushohet dosja e 1.50 gramë drogë të kapur djailit të deputetit

“DROGEN E VURI POLICIA”

Avokati i Ledio Ruçit: Ja dokumenti që e provon

Pas ndalimit të makinës u gjet vetem një armë sportive pastaj Tuaregun e morën në komisariat O¿ceri i policisë gjyqësore nuk e nënshkroi proces verbalin. Çelsat e makinës i kishin o¿cerët e policisë POLEMIKAT

Debatet në gjykatë për lirimin e Ndrea Prendit PARKINGU

Faqe 10

Prefekti Keltis Kruja rrëzon projektin e Lulzim Bashës POSTET

Lajmi

Faqe 3

Faqe 4

Nard Ndoka: Oferat që më bënë Topi dhe PD për qeverinë

Denoncimi

‘Në komisariat vidhen dhe gomat e makinave’

Hije të forta dyshimi bien mbi efektivët e policisë së Durrësit për iskenimin e drogës brenda makinës së deputetit Gramoz Ruçi. Avokati i Ledio Ruçit, Arian Salati por dhe Prokuroria e Durrësit shprehen në një linjë për sa I përket procesverbalit të mbajtur nga oficeri Vladimir Ymeraj, duke e nxjerë si të pavleshëm kontrollin. E gjithë kjo të shton akoma dhe më tepër dyshimet se policia ka future brenda në makinë sasinë prej 1.50 gramë hashash.

Në faqen në internet të Shqiptarja. com erdhi denoncimi i një polici të një komisariati të policisë shqiptare. Polici, i cili kërkon të mbetet anonim, rendit një sërë abuzimesh të mundshme të rënda dhe korrupsion në komisariatin e tij. Ne po e publikojmë letrën duke hequr emrat e përmendur, por po i dorëzojmë tekstin e plotë të denoncimit (pa emrin e policit) ministrit Bujar Nishani. Presim të mësojmë prej tij, pas veri¿kimeve që i duhet të bëjë, nëse akuzat janë të bazuara apo jo. Një veri¿kim që ministri duhet ta bëjë jo vetëm për të ndëshkuar fajtorët e mundshëm, por mbi të gjitha, për të shpëtuar emrin e mirë të shumë policëve të tjerë të ndershëm.

TIRANE

Në foto: Ledio Ruçi dhe faksimile e materialeve të Prokurorisë okurorisë së Durrësitit

ELTON QYNO

FOTOT NË AZERBAJXHAN

D

el “nul” dosja penale dhe arrestimi i djalit të deputetit të PS Gramoz Ruçi, Ledio Ruçi, të cilit ju kap në makinën e babait të tij një sasi lënde narkotike prej 1.50 gramë hashash. Në konkluzjonet e dhëna para gjykatës së Durrësit avokati Arian Salati, veç argumentave ligjorë për... Vijon në faqe 2

Baxhanaku i Balliut para Berishës në Baku Altin Kodra ambasador i ri në Azerbajxhan, pritet nga presidenti Alijev. Sot kryeministri nis vizitën për gazin TIRANE

N

jë ditë para vizitës së kryeministrit Berisha në Azerbajxhan, presidenti i vendit, Aliev priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Baku, Altin Kodra, i cili është baxhanaku i botuesit Fahri Balliu, mikut të ngushtë të she¿t të qeverisë shqiptare... Faqe 6

Në foto: Ambasadori Kodra dhe presidenti Aliev, dje në Baku

J

am një punonjës policie në komisariatin e policisë (A), prej shumë vitesh, por jam i traumatizuar dhe shumë i dëshpëruar për situatën kriminale që po kalon jo vetëm territori që mbulon komisariati jonë por në përgjithësi i gjithë vendi dhe po ju radhis disa nga shkaqet ku më kryesori është politizimi, nepotizmi dhe korrupsioni që ka mbytur radhët e drejtuesve të policisë të cilët më pas për të vjedhur e zhvatur emërojnë në detyra kyçe njerëz të paaftë, partiakë dhe me moral të ulët të cilët të jenë ushtarë të bindur të tyre. Në komisariatin e (A) ka disa muaj që ka nisur hetimet SHKB për vjedhje të karburantit, gomave, pjesëve të këmbimit për mjete dhe për vjedhje të fondit sekret, por këto hetime pasi janë vërtetuar shkeljet nuk janë dërguar në prokurori sepse shef komisariati është shtetasi (B) i cili ka lidhje partiake dhe shoqërore shumë të forta në kupolën e policisë dhe Partisë Demokratike. Por që nga koha kur ky person ka ardhur në drejtim të komisariatit tonë makinat e policisë marrin vetëm pesë... Vijon në faqe 6


2

E enjte, 9 shkurt 2012

AKTUALITET

Agim Llupo, gjykata i shtyn hetimin deri në tetë maj

G

ardisti Agim Llupo, do të vashdojë të qëndrojë në qeli edhe për tre muaj të tjerë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë, duke bërë që afati përfundimtar i hetimit ndaj Llupos të mbarojë në 8 Maj të këtij viti. Sipas kërkesës së bërë nga prokuroria, momentalisht ndaj Llupos po zhvillohen hetime mbi dyshimin se ai është autor i vrasjes së protestuesve Hekuran Deda dhe

Aleks Nikaj. Për këtë, prokuroria tregoi dhe disa prova të reja që tashmë po verifikohen, ku sipas saj janë pamjet filmike të bëra nga dëshmitari Hysni Peposhi, disa ekspertiza balistike si dhe një eksperiment hetimor që pritet të kryhet rreth kësaj çështje. Ndërkohë avokatja Vjollca Pustina e caktuar kryesisht nga gjykata për mbrojtjen e Llupos, kërkoi lirimin e tij, pasi sipas saj prokuroria ska

respektuar procedurën penale dhe se prej një viti nuk ka marë asnjëherë në pyetje të ndaluarit. Mirëpo kërkesa e avokates mbrojtëse është hedhur poshtë nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa, i cili i ka dhënë "ok" kërkesës së prokurorisë për shtyrjen e afatit edhe me 3 muaj të tjerë. Ndërkohë që në 10 shkurt ora 11:00, gjykata do shprehet për shuarjen ose jo të masës së sigurimit ndaj Llupos.

Pushohet dosja e 1.50 gramë drogë të kapur Ledio Ruçit

Avokati: Policia futi drogën në makinën e Ledio Ruçit Prokuroria: Kontrolli i automjetit, i kundraligjshëm

TIRANE

ELTON QYNO vijon nga faqja 1 ...pavleshmërinë e proces-verbalit të hartuar nga Vladimir Ymeraj, ka shkuar edhe më tej duke thënë se droga është futur nga punonjësit e policisë. Sipas Salatit vetë rrethanat e faktit krijojnë dyshime të bazuara se lënda narkotike është future në automjet qëllimisht nga policia. Ky veprim është kryer gjatë kohës kur automjeti ndodhej në posedim nga policia dhe jashtë kontrollit të klientit të tij Ledio Ruçi. Më tej avokati shton se në vijim të kësaj logjike si dhe në përputhje me nenin 131 të Kodit të Procedurës Penale, process-verbali i sekuestrimit të datës 30 janar 2012 duhet të deklarohet i pavleshëm pasi është rezultat i një veprimi të paligjshëm. Pikërisht në këtë proces-verbal nuk përshkruhet ora e saktë e tij si dhe vendi i mbajtjes, pasi kontrolli nuk rezulton i qartë se në çfarë vendi është bërë, por rezulton se është bërë jashtë ambienteve të zyrës. Ndërkohë që process-verbali i sekuestrimit është hartuar në kompjuter që tregon se është përpiluar në kushtet e zyrës, dhe nuk mund të jetë bërë në të njëjta kushte ku është bërë dhe kontrolli i makinës.

Ledio Ruçi këtyre veprimeve, në përputhje me nenet 202, 203, 208,300 të K.pr.penale. Nga leximi i këtij procesverbali, në pjesën hyrëse të këtij ku përshkruhet personi që e përpilon këtë procesverbal, si dhe personat e pranishëm, vihet re prania e një oficeri të policisë gjyqësore, që ësh-

pavlefshmërinë e këtij procesverbali, kur ka dyshime rreth personave që kanë marrë pjesë gjatë hartimit dhe pasqyrimit të fakteve që ka në përmbajtjen e tij ky procesverbal. Avokati thekson se automjeti ka qëndruar në pikën e bllokimit në Shkozet të Durrësit, ku dhe çelësat

PARASHTRIMI I MBROJTES

Si provë materiale e krimit paraqitet sasia prej 1,50 gr cannabis sativa, e sekuestruar në automjetin VE Tuareg me targë TR 0141 Z, në pronesi të babait të të ndaluarit. Ky akt kryer nga policia gjyqësore është haptazi i paligjshern dhe prova që përligj dyshimin e arsyeshëm është e papërdorshme. Në procesverbalin e kapjes në flagrancë, pa datë, ora 16.30, mbajtur nga punonjës të policisë ndër të cilët edhe agjentë të antidrogës, përveç një arme sportive, nuk është gjetur asgjë tjetër e kundërligjshme. Në PV thuhet shprehimisht: "Nga kontrolli i mëtejshëm nuk u konstatua asgjë tjetër e kundërligjshme". Pra, konfirmohet që në këtë automjet nuk ka pasur asnje gram lëndë narkotike. Procesverbali i kontrollit të këtij automjeti është përpiluar në kundërshtim me ligjin dhe kopetencat e policisë gjyqësore, pasi nuk ishim në kushtet e flagrancës dhe në kushtet e gjëndjes së ngutshme për kryerjen e

Faksimile e materialeve të Prokurorisë së Durrësit për makinën e Ledio Ruçit

të dhe Nëndrejtori i policisë së qarkut Durrës, Z.Ilir Dedja, por që nuk e nënshkruan në fund këtë procesverbal, dhe ve në dyshim praninë e tij në këtë veprim si dhe vetë rregullshmërinë e përpilimit të këtij procesverbali. Në përputhje me këtë konstatim vizual të këtij procesverbali, vetë kodi i procedurës penale parashikon detyrimin për nënshkrimin e një procesverbali të tillë nga të gjithë të pranishmit si dhe

e makinës i kanë pasur oficerët e policisë. Për rjedhojë kjo të shton akoma dhe më tepër ndyshimet se lënda narkotike është future qëllimisht nga policia, pasi personi i ndaluar Ledio Ruçi vjen nga një familje që njihet publikisht si djali i deputetit Gramoz Ruçi.

VENDIMI I PROKURORISË

Pushohet dosja e 1.50 gramë drogë që ju kap në makinë Ledio Ruçit, djalit të deputetit të PS

Gramoz Ruçi. Vendimi është marë nga prokuroria e Durrësit, e cila mësohet se pas adminsitrimit të vendimit të gjykatës së rrethit dhe nxjerjes nga vetë prokuroria si të kundraligjshëm të kontrollit të automjetit me targë TR 0141 Z,ka arsyetuar se çështja penale e rregjistruar ndaj Ledio Ruçit nuk mund të vijohet më tej. Nxjerja si të kundraligjshëm të kontrollit të datës 30 janar 2012 të kryer nga Oficeri i Policisë Gjyqëosre Vladimir Ymeraj është bërë nga prokurorja Donika Prela. Nisur nga këto rrethana kjo e fundit, në kushtet e mos ekzistencës së provave materiale por dhe nxjerjes së kundraligjshme të tyre, duket se ka vendosur pushimin e dosjes në ngarkim të të riut Ledio Ruçi. Në proces verbalin e hartuar nga oficeri Ymeraj, nuk korrespondon data, ku në fillim të tij është shënuar data 25 janar ora 02:45 ndërsa më poshtë data 30 janar 2012. Gjithashtu një detaj tjetër që e nxjer të paligjshëm këtë proces verbal është se ai nuk është firmosur dhe nga oficerët e tjerë të antidrogës, por dhe nga nën drejtori i policisë Durrës Ilir Dedja, i cili ka qënë i pranishëm në momentin kur është bërë kontrolli i dytë i automjetit në pronësi të deputetit Gramoz Ruçi. Mos firmosja nga ana e tij, si dhe kryerja e një sërë gabimesh, mbulon akoma dhe më shumë me mister faktin se si arriti që policia të gjente sasinë e drogës, kur një lëndë të tillë nuk mundi ta gjente në kontrollin e pare të makinës. Kjo shton akoma dhe më tepër dyshimet për një futje të qëllimshme të lëndës narkotike brenda në makinë, veprim ky sot e kësaj dite nuk dihet se nga kush person mund të jetë kryer.

REAGIMI I AVOKATIT

I pyetur nga gazeta "Shqiptarja.com" rreth kësaj çështje avokati mbrojtës i Ledio Ruçit, Arian Salati tregon se nuk dihet personat që kanë futur lëndën narkotike në makinë. Ai thotë se dyshimet janë mbi punonjësit e policisë, por që në fakt s'ka prova që i implikon ata drejpërdrejt në këtë çështje. I pyetur, nëse ai si avokat ka bërë verifikime privatisht me qëllim zbulimin e personave që mund të kenë future 1.50 gramë hashash në makinë, Salati s'qaron se një gjë të tillë nuk e ka bërë. Ndërkohë që për sa i përket ndërmarjes së ndonjë nisme ligjor ndaj oficerit që ka përpiluar process-verbalin e kontrollit, avokati shprehet se nuk kanë marë asnjë nismë ligjore.

PROKURORIA

Video të reja për 21 janarin

P

rokuroria ka siguruar video të reja në lidhje me vrasjen e dy personave më 21 janar në proetstën e opozitës tek kryeministria. Prokurori i çështjes, A.Cami, deklaroi dje në seancën gjyqësore ndaj gardistit Agim Llupo, se organi i akuzës ka siguruar videoregjistrime amatore që hedhin dritë mbi vrasjen e Hekuran Dedës, viktima e parë e 21 janarit dhe Aleks Nikës, personi që është qëlluar i fundit me armë zjarri. Prokurori theksoi se imazhet filmike janë kryer nga shtetasi Hysni Peposhi, person i cili ka qenë së bashku me Hekuran Dedën në tavolinën e vendosur nga media në trotuar me qëllim filmimin e ngjarjeve. Prokurori tha se janë dërguar për tu pastruar videot amatore të filmuara nga Hysni Peposhi, mik i ngushtë i Hekuran Dedës, në të cilën tregohen momente kur është qëlluar për vdekje ndaj Hekuran Dedës. Filmimet e një televizioni privat prej të cilave prokuroria cmon se mund të ketë detaje të vlefshme për vrasjet si dhe disa video të sekuestruara nga prokuroria së fundmi.


E enjte, 9 shkurt 2012

3

AKTUALITET

Prifti-Beqiraj, kërkesë për shtyrjen me 1 muaj të hetimit

I

sh-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti si dhe ish-zëvendësi i tij Leonard Beqiraj, i kanë kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të shtyjë edhe me një muaj tjetër afatet e hetimit rreth çështjes së ndarjes së 70 mijë eurove. Kërkesa është depozituar në prokurori, ku bëhet me dije se deputeti Dritan Prifti kërkon që në dosjen hetimore të administrohet

vendimi i Gjykatës së Lartë që e nxjer të pafajshëm ish-ortakun e tij Ilir Meta, si dhe të pyetet dhe një person si dëshmitar. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" deputeti i Libofshës është shprehur se kërkesa është bërë me qëllim sqarimin e plotë të çështjes. "Unë kam kërkuar që prokuroria të pyesë një person që ka dijeni rreth kësaj çështje,

ndërsa Leonard Beqiri ka kërkuar tre ose katër persona që prokuroria ti pyesë"shprehet Dritan Prifti. Më tej ky i fundit sqaron se prokuroria kohët e fundit i ka bërë një ekspertim laptopit, duke shtuar se ai ka kërkuar që të njihet me konkluzionet, por që në fakt s'kanë marrë asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e akuzës.

Ndryshimi i masave

Gardistët, Gjykata e Apelit rrëzon sërish prokurorinë e Tiranës

TIRANE

G

jykata vazhdon serinë e rrëzimit të kërkesave të prokurorisë së Tiranës, lidhur me arrestimin dhe futjen në burg të ish-komandatit të gardës Ndrea Prendi dhe shoferit të tij Margarit Kume. Për gjeneralin Ndrea Prendi, treshja e gjykatësve të Apelit Artan Broci, Gjin Gjoni dhe Edmond Gogu ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, duke u shprehur për qëndrimin e tij në "arrest shtëpie". Masë më e lehtë është dhënë nga kjo gjykatë, për shoferin e Prendit, shtetasin Margarit Kume për të cilin është vendosur ndryshimi i "arrestit shtëpiak" dhe caktimin e masës së "detyrimit të paraqitjes" çdo të hënë në organin e prokurorisë. Seanca e djeshme që filloi në orën 11:20, u përfshi nga debate mes prokurorit Nezir Gjoka dhe avokatit mbrojtës të të pandehurit Ndrea Prendi, Genci Gjokutaj, të cilët patën mosmarrëveshje për sa i përket ligjit të

Margarit Kume përdorimit të armëve luftarake. Mes debatit juridik, kanë hyrë dhe tre gjyqtarët, ku Edmond Gogu, në momentin kur avokati Gjokutaj po shprehej se garda e ka me ligj të përdorë armën kur sulmohen personalitetet ose institucionet e rëndësisë së veçantë, i ka kërkuar mbrojtjes që ta shtjellonte më tej argumentin se me çfarë ishte sulmuar kryeministria me grushta apo diçka tjetër. Kësaj pyetje avokati

Gjokutaj, i është përgjigjur se: "ligji për përdorimin e armëve nuk duhet marrë në një rast të tillë, por në tërësi, dhe se në ligjin e gardës nuk shkruhet për një sulm të tillë që ju thoni". Më tej avokati i Ndrea Prendit ka theksuar se kërkesa e bërë nga prokuroria duhet të rrëzohet pasi sipas tij, klienti i tij nuk ka rezikshmëri në shoqëri por dhe s'përbën rrezik për arratisje. Sipas Gjukutaj, në muajin Dhjetor 2011, Prendi ka qënë në Turqi ku ka qëndruar rreth 1 muaj e gjysëm pasi ka kurruar bashkëshorten në një spital. Avokati shtoi se ai ka pasur mundësi ti fshihej drejtësisë, por që realisht një gjë të tillë nuk e ka bërë dhe se bën në vazhdim. Ndërkohë që në caktimin e masës së sigurisë ndaj gardistit Kume, ky i fundit është shprehur se është i pafajshëm dhe se dy pistoletat, të tijën dhe të Ndrea Prendit i ka dorëzuar në 22 Mars 2011 në depon e armatimit dhe se aty nuk dinte se çfarë ishte bërë me to. el. qy.

Gjokutaj: Unë me prokurorinë e kam, se në fund ju e ndani

TIRANE

ELTON QYNO Debatet në sallë Prokurori Nezir Gjoka fillon dhe lexon materialin për masën e sigurimit ndaj komandatit Ndrea Prendi Ndërhyn gjyqtari Gjin Gjoni. Gjin Gjoni:Prokuror ju lutem bjerini shkurt se këto që jeni duke lexuar dihen tashmë. Thoni atë çfarë kërkoni apo nëse keni prova paraqitjani gjykatës. Prokurori:Zoti gjyqtar më lejoni të paraqes të përmbledhur kërkesën time, nuk do ju ha shumë kohë. Materiali është vetëm 8 faqe. E përfundon leximin prokurori Genci Gjokutaj:Të nderuar Gjykatës, në ditën e demostratës Garda ka pasur të plagosur dhe asnjëri prej këtyre plagosjeve nuk është arritur të identifikohet nga prokuroria. Për sa i përket akuzës së vrasjes me dashje, që thotë policia kjo akuzë nuk qëndron të nderuar gjyqtarë pasi, vrasja me dashje ka dhe një motiv. Në këtë rast prokuroria ska thënë se kush është motive i këtyre vrasjeve. Fillon dhe lexon argumentimet e veta Edmond Gogu: Avokat, ju lutem Çfarë sulmi, zgjeroje termin, e sulmuan kryeministrine me grushta apo çfarë. Genc Gjokutaj: Gjyqtar ka pasur një sulm në 21 janar dhe se ligji nr. 8290 për për-

Zbardhen debatet mes tre palëve në gjykatë Prokurori: Mos më shtrebëroni atë që kam lexuar dorimin e armëve nga garda tregon se garda e përdor armën në çdo sulm ndaj personaliteteve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë.

Ekspertiza Komandanti i Gardës Ndrea Prendi akuzohet direkt nga prokuroria si autor i vrasjes së shtetasit Faik Myrtaj. Ekspertiza e FBI-së e ka nxjerë zbuluar gjeneralin, i cili në 21 janar ka qëlluar plot 11 herë me pistoletën e tij duke rezikuar jetën dhe të shumë personave të tjerë.

Kjo që po thoni ju, nuk është e shkruar në ligj. Se dhe prokuroria e mer ligjin për përdorimin e armëve nga garda ashtu siç i intereson asajt

dhe, jo si duhet, duke treguar se arma përdoret vetëm në rast kur agresore rezikon seriozisht jetën e funksionarit shtetëror.

Prokurori: Avokat, ju lutem mos me mesoni se si duhet ta shikoj ligjin. Mos përbysni thëniet që kam lexuar unë para pak minutash, pasi se

kam thënë ashtu siç ju po shpreheni. Genc Gjokutaj: Po po, ashtu jeni shprehur ta lexoj unë, e ke tek faqja numër katër e materialit tënd. Gjin Gjoni: Avokat, kush e ka marrë pistoletën e Ndrea Prendit nga magazina? Genc Gjokutaj:Kjo nuk është pyetje që më takon mua të përgjigjem. Hetimin e ka bërë prokuroria dhe prokurori le të përgjigjet rreth kësaj çështje. Gjin Gjoni:Mos u përfshi tani në debat me prokurorin. Genc Gjokutaj:Po tani unë me këtë e kam punën, prandaj jemi këtu. Pastaj në fund ju e ndani këtë punë. Gjin Gjoni: Avokat si e provoni ju që Ndrea Prendi ka qëndruar 1 muaj në Turqi, pasi këtu jemi para gjykatës. Genci Gjokutaj: Ka qëndruar dhe ka pasur mundësinë të arratiset dhe se ka bërë një gjë të tillë. Prandaj ne themi që kërkesa e prokurorisë të rrëzohet. Artan Broci: Tani të mos hymë në vlerësim provash, pasi këtu jemi në gjykatën e apelit, keni më gjë tjetër për të shtuar. Prokurori: Jo, jo. Genci Gjokutaj. Jo, jo. Artan Broci: Atëherë pas tërheqjen së trupit gjykues, u mor vendimi për lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë. Prokuroria t'i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë.


4

E enjte, 9 shkurt 2012

POLITIKE

Bashkia e Kavajës miraton buxhetin, një këshilltar i PR voton pro

D

uket se nuk e kanë pasur të vështirë të djathtët në Këshillin Bashkiak të Kavajës i cili dje miratoi buxhetin e vitit 2012. Pavarësisht se ishte menduar se vota e të djathtëve do ta rrëzonte buxhetin e kreut të Bashkisë Elvis Rroshi. Ka ndodhur ajo që edhe vetë këshilltarët e djathtë, të cilët janë në maxhorancë, nuk e

kanë pritur. Në fund të katër orëve debate dhe diskutime sesi do të ndahen paratë e qytetarëve të Kavajës, një nga këshilltarët e Partisë Republikane, e ka dhënë votën në favor të propozimeve që ka bërë kreu i bashkisë së kavajës. 12 këshilltarët e tjerë të djathtë kanë mbetur disi të habitur brenda në sallë kur pro

Kryetari i PD: Kam pasur oferta nga partia e Topit dhe PD

Ndoka: Unë mes Ramës Topit e Sali Berishës

buxhetit të bashkisë së kavajës janë ngritur 13 duar, ndërkohë ata kanë qëndruar në sallë duke parë skenën. Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 8 majit të vitit të kaluar, është e vërtetë që për herë të parë u zgjodh një kandidat që i përket të majtës, por, maxhorancën në këshillin bashkiak e kishte e djathta.

LAJME SHKURT

BASHKIMI

Lesi-Ndoka, gati shkrirja e PDK me LDK

"Qeveria s'do aleatë, por një opozitë të fortë"

TIRANE

JAKIN MARENA

K

reu i PDK, Nard Ndo ka për gazetën "Shqiptarja.com" sqaron pozicionin e tij ndaj aleancave. Ai tha se ka pasur oferta nga Berisha e nga partia e Topit, por preferon të jetë me Ramën.

në një koalicion me PS dhe mendoj se në programin e saj ka përfshirë dhe disa nga propozimet tona në disa elementë bazikë, që janë pronat dhe ish-të përndjekurit. Por kemi patur kontakte edhe me PD, në fillim për reformën zgjedhore. Ka patur ofertë për afrimin e PDK në qeveri. Por tashmë ne gjykojmë se qeveria më shumë se për një aleat në qeverisje, ka nevojë për një opozitë të fortë.

Zoti Ndoka,keni pasur ofertë nga grupi i punës i Më konkretisht, cila partisë së re të Topit, për të qënë pjesë e një grupi- ka qenë oferta e PD? Ka përpjekje për të përfmi të qendrës së djathtë? Pa diskutim që ka pasur shirë PDK në qeverisje. kontakte, të cilat kanë qënë Kontaktet s'kanë munguar, të natyrshme, pasi bëhet fjalë "Ka përpjekje për të përfpër formacione politike që janë shirë PDK në qeverisje. të qendrës së Kontaktet s’kanë munguar, djathtë, paçka se partia e re e herë herë janë diskutuar Topit s'është dhe elementë konkretë të deklaruar zyrtarisht. Bëhet nivelit të qeverisjes" fjalë për bashkëpunim parazgjedhor, ku mendohet një herë herë janë diskutuar koalicion ose i plotë në dhe elementë konkretë të varësi të marrëdhënieve me nivelit të qeverisjes, por opozitën, ose i pjesshëm. gjithnjë demokristianët Pra nëse PDK mund të ketë kanë pasur në qendër të këlistë të përbashkët priori- tyre kontakteve pikërisht tare në qarkun e Shkodrës, Kodin. Për PDK ligji zgjedpartia e re e Topit mund ta ketë në Tiranë. Ndërsa deklaroheni kështu, marrëdhëniet me PS janë në krizë? Deri më tani, pavarësisht ngurtësisë së lidershipit të PS, s'ka pasur probleme për bashkëpunimin për Kodin. Rama ka deklaruar mbështetjen ndaj një Kodi Zgjedhor të pranueshëm për të gjitha partitë dhe s'është pengesë për kërkesën tonë për korrektimin kombëtar të sistemit. Kjo është pozitive, në ndryshim nga 2009. Dy muaj më parë keni deklaruar për gazetën tonë se keni pasur kontakte me PD për koalicion me të. Vijojnë këto kontakte? Në radhë të parë ne jemi

E

shtë folur kohë më parë për nisjen e negociatave për shkrirjen e dy partive demokristiane në një parti të vetme, në mënyrë që të rritet pesha elektorale e këtyre dy partive në spektrin politik shqiptar. Dy liderët e këtyre partive, dikur në të njejtën parti, Nard Ndoka i PDK dhe Nikollë Lesi i LDK vijojnë kontaktet për të arritur bashkimin e dy partive në një parti të vetme, ndërkohë që tani për tani pengesë kanë qënë pozicionet e kundërta në lidhje me koalicionet ku janë integruar. Nëse Ndoka hyn në koalicion me PD në qeverisje, atëherë shkrirja e dy partive bëhet realitet. hor, barazia e votës dhe përgatitja e infrastrukturës zgjedhore në kohën e duhur, janë shumë e rëndësishme. Pra keni vendosur përfundimisht t'i qën-

droni koalicionit me PS? PDK është një parti e qendrës së djathtë por aktualisht ndjehemi mirë dhe japim kontributin tonë në koalicionin e Opozitës së Bashkuar. Nëse PS në këtë

periudhë gabon në qëndrimin ndaj nesh, nëse nuk ka një mënyrë reale dhe të sinqertë bashkëpunimi nga ana e PS, këto janë defekte që pengojnë mundësitë e një koalicioni me të.

Akademia PS, Rama: Të Rinjtë, në politikë

Kryetari i PS Rama vlerësoi takimin me aplikantët e interesuar për t'u bërë pjesë e Akademisë Politike të PS. Ai theksoi se njerëzit kanë humbur sot me të drejtë besimin tek politika, por të lejosh që politika të të përdorë tha, ky është gabimi më i madh. "Jam i mbresuar pozitivisht nga fakti se kaq shumë të reja dhe të rinj i janë përgjigjur ftesës për aplikim në Akademinë tonë politike. Kjo tregon se politika nuk e ka humbur rolin e saj pavarësisht shkurajimit. Me gjithë baltën e pisllikun që kanë mbuluar rolin e politikës e shkelësit e etikës që i paraqiten politikës si politikanë, më vjen mirë që politika s'ka mundur të japë shembullin e keq, mësimin e gabuar, modelin më të mbrapshtë të krijuar tek ju që pas rënies së dikaturës", tha Rama.

Malaj: Do punoj por s'kandidoj në Kukës

Deputeti i PS Malaj deklaroi se është i gatshëm të punojë me socialistët të Qarkut të Kukësit, por s'do të pranojë kandidimin si deputet në zgjedhjet e 2013 në këtë qark. Malaj shprehet se socialistë e Kukësit duhet të kenë përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Shqipërisë. "Më duhet të qartësoj që në fillim se, ndërsa e kam pritur me shumë dëshirë dhe do të punoj me shumë përkushtim në këtë zonë, në asnjë rast s'do të synoj dhe s'do të pranoj të jem përfaqësuesi i tyre në listën për deputet të Qarkut Kukës. Ky qëndrim ka të bëjë me vlerësimin maksimal që kam për socialistët, mbështetësit e tyre e qytetarët, të cilët meritojnë të inspirohen, meritojnë të dëgjohen dhe mbështeten, meritojnë të përfaqësojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe më të plotë zonën e tyre në Parlamentin e Shqipërisë", ka qënë deklarata e Malajt.

Takimi kokë më kokë

Arvizu: Edi Rama, gati vizita në SHBA

A

TIRANE

ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, pas një takimi kokë me kokë me kreun e PS, Rama që zgjati më shumë se 90 minuta në selinë rozë tregoi për përgatitjen e një vizite të ardhshme të kreut socialist në Uashington. "Biseduam për shumë gjëra, si për sesionet që po zhvillohen në Kuvend që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, shqetësimet për papunësinë dhe situatën ekonomike në vend, për vizitat e tij në Presheve, Maqedoni e Kosovë. Folëm edhe për një çështje që kemi biseduar edhe më parë, e cila ka të bëjë me një vizitë të zotit Rama në SHBA, për të cilën folëm parimisht. E pyeta atë në lidhje me këndvështrimin e tij që lid-

hen me zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Folëm edhe për kursin e hetimeve të 21 janarit", tha Arvizu. Ndërkohë që rëndësia që merr procesi i zgjedhjes së presidentit, i lidhur ngushtë edhe me emerimin e kryeprokurorit e kreut të SHISH ka qënë tema tjetër e bisedës së Arvizu me Ramën. "E kam thënë edhe në të shkuarën përpiqem t'i qëndroj larg termit president konsensual sepse ky term specifik nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Por më pëlqen të përdor atë term që unë e kam përdorur më herët që ka të bëjë me konsultime aktive mes palëve kryesore të interesuara", tha Arvizu. Për të roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për vendin, në arenën ndërkombëtare, për SHBA dhe anëtarët e tjerë të BE. "I rëndësishëm

për rolin presidenti luan në përgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavaruara siç janë Prokurori i Përgjithshëm apo kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar. Prandaj është shumë e rëndësishme që të vendosen në këto pozicione kyçe njerëz me integritet në këto institucione shumë të rëndësishme", tha Arvizu. "Për sa kohë që ne mund të flasim shumë gjatë për reformën në këto institucione, por kur s'ka persona me këtë integritet do ishte qesharake që ne të flisnim për këtë reformë. Është koha për t'u larguar larg farsave dhe mund të ecim në rrugën e vërtetë të reformave për këtë vend, prandaj është e një rëndësie të veçantë zgjedhja e këtyre njerëzve në këto pozicione", tha ai.


E enjte, 9 shkurt 2012

5

POLITIKE

Gjoni: Shtetësia ekonomike kërkon 84 vota, PS nuk e voton

N

dryshimi i ligjit për shtetësinë për t'u dhënë mundësinë shtetasve të huaj që të investojnë mbi 100 mijë euro në Shqipëri që t'a marrin atë, s'mund të ndryshohet pa 84 vota parlamentare. Ilir Gjoni, ish-ministër i Rendit në vitin 2002, aktualisht deputet i Partisë Socialiste dhe nënkryetar i komisionit parlamentar të Sigurisë është shprehur se për të bërë

ndryshimin e deklaruar, Kushtetuta parashikon vetëm konsensus parlamentar. Duke argumentuar kundërshtitë ndaj nismës për ndryshimin e ligjit, Gjoni thotë se "ky konsensus nuk do të ekzistojë për rastin në fjalë". Duke argumentuar më tej arsyet e kundërshtimit, Gjoni thotë se "miratimi i kësaj nisme do të ndikonte negativisht në imazhin e vendit dhe në

sigurinë që ofrohet". Ndryshimi i ligjit për shtetësinë u paralajmërua nga kryeministri Berisha, i cili e argumentoi nismën si një shtysë për nxitjen e investimeve të huaja në vend. Sipas kryeministrit, shtetësia ekonomike do t'u mundësojë të huajve që investojnë në një vlerë 100 mijë euro të zhvillojnë lirisht aktivitetin ekonomik në Shqipëri.

Ish-ministrja e Jashtme flet për propozimin e kryeministrit Lajmi Deputetja socialiste, ish-shefe e diplomacisë shqiptare është shprehur se kryeministri kërkon të mashtrojë investitorët me ftesën e tij për shtetësinë. Ndërkohë që s'ka asnjë kusht në vend, duke rrezikuar hyrjen e elementëve të paligjshëm në Shqipëri.

Dade: Berisha u dha shtetësi terroristëve "Ftesa 100 mijë euro për shtetësinë, një mashtrim" dhënë pasaportë shqiptare dhe atyre që kanë rezultuar mbështetës të terrorizmit. Gënjeshtrat dhe mashtrimet Sali Berishës për ritje ekonomike, për lehtësira fiskale për biznesin vendas dhe të huaj, që e kanë marrë përgjigjen nga përfaqësues të FMN-së nuk mund t'i hedhin hi syve shqiptarëve, të cilët ndjejnë rrënimin e ekonomisë dhe të familjeve të tyre çdo ditë.

TIRANE

JAKIN MARENA

I

sh-Ministrja e Jashtme snë qeverisjen socialiste, deputetja Arta Dade në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" tha se propozimi i kryeministrit Berisha për dhënien e shtetësisë përkundrejt investimit prej 100 mijë eurosh është një tullumbace që bëhet për të tërhequr vëmendjen. Por Dade nënvizon se prapa këtij propozimi fshihen qëllime të tjera, aq më tepër që sipas saj Berisha në kohën kur ka qënë President u ka dhënë shtetësinë dhe njerëzve të lidhur me terrorzimin. Kryeministri Berisha deklaroi se do ndryshohet ligji për shtetësinë dhe kush investon në Shqipëri 100 mijë euro mund të bëhet shtetas shqiptar? Unë jam në dijeni se në shumë vende të botës përdoren stimuj të tillë, por ato shtete janë të konsoliduara dhe kanë politika të tjera për këtë gjë. Ndërkohë që këtu në Shqipëri, kjo është një për-

pjekje tjetër e Sali Berishës një biznes për të investuar në për të kaluar situatat e pafa- këtë vend. vorshme të tij. Ai mendon se po u hedh hi syve investitorëve Çfarë duhet të bëjë Bertë huaj për të tërhequr inves- isha, pas këtij propozimi? timet e tyre në Shqipëri. Por ata nuk vijnë "Berisha, kur ka qënë me ftesën e Sali President i vendit u ka Berishës për nënshtetësinë dhënë pasaportë shqiptare me 100 mijë dhe atyre që kanë rezultuar euro investime, sepse vetë Sh- mbështetës të terrorizmit". qipëria dhe në 100 vjetorin e krijimit si shtet, me shpalljen Si kryeministër Berisha e pavarësisë, rezulton një sh- duhet të garatojë të gjitha tet pa demokraci, pa një kushtet e tjera për investitorët kuadër ligjor që e respekton, e huaj të cilat jo vetëm që nuk pa garancitë e tjera që kërkon janë shtuar siç deklaron

kryeministri, por ka gjithmonë një hezitim për të investuar në Shqipëri, sepse imazhi i vendit ka ardhur duke u përkeqësuar. Pikërisht përmirësimi i imazhit, ligjet e drejta, taksat favorizuese dhe mbi të gjitha siguria për jetën dhe biznesin, bën që investitorët e huaj të jenë të gatshëm për të ardhur në Shqipëri dhe investuar paratë e tyre. Pra mendoni se propozimi rrit rrezikshmërinë e hyrjes së elementëve të paligjshëm në Shqipëri? Kjo është një flluskë sapuni e radhës nga ana e kryeministrit Berisha sepse kur ka qënë President i vendit u ka

Sipas jush, pas këtij propozimi fshihen qëllime të tjera? Mendoj se këto qëllime të mbrapshta të Berishës, kërkojnë të kamuflojnë veprimtarinë e paligjshme të disa individëve, të cilët mund të përdorin hedhjen e këtyre shumave për të marrë shtetësinë shqiptare. Por ajo që mund të them është se Berisha me sa duket e ka tullumbacin e radhës këtë propozim në këtë situatë të vështirë për të. Nuk besoj që marrëzia e tij ka shkuar deri atje sa të përdorë këtë instrument për të ndërhyrë në listat e votimit dhe për t'i prishur këto lista për efekt të votimeve, siç ka bërë dhe në raste të tjera. Pasi cilido, kur merr pasaportën e shtetësinë është automatikisht dhe votues, pasi është nënshtetas shqiptar.

Ish-ministri i jashtëm

Shehu: Shtetësia me 100 mijë euro, gjetje

T

TIRANE

ritan Shehu, ish-ministër i Jashtëm, deputet i PD vlerëson propozimin për shtetësinë, në funksion të nxitjes së investimeve. Berisha propozoi të ndryshojë dhënia e shtetësisë. Komenti juaj? Po keqkuptohet kjo gjë, pasi s'do të thotë se ndërpritet procedura ligjore për dhënien e shtetësisë. Pra s'presupozon se do zbutet ligji dhe se s'do bëhet verifikimi për lidhje me terrozizmin, agjenturat, apo malavitën të atyre që kërkojnë të investojnë e të marrin shtetësinë shqiptare. Ligji ndryshohet për të thithur investimet, pasi janë baza e zhvillimit të ekonomisë së një vendi. S'mund të merret bardh e zi,

duke presupozuar se ai që kërkon të pajiset me shtetësinë shqiptare, shkon në sportel dhe merr pasaportën shqiptare, pa asnjë lloj verifikimi. Pra është thjeshtë një formë për tërheqjen e investimeve? Të gjitha këto janë forma për të tërhequr investimet. Pse sot që shtetësia jepet pa investuar 100 mijë euro s'ka depërtim të elementëve të paligjshëm në vend? Rreziku qëndron gjithnjë, prandaj do bëhen verifikimet sipas ligjit. Procedura të tilla ka në shumë vende, për tërheqjen e investitorëve, çka përbën një mënyrë për të realizuar qëllimin që është në tagrin e çdo vendi. Ndryshimi do diskutohet në komisionet e Kuvendit, ku do kërkohet bashkëpunimi dhe mbështetja

e opozitës, e cila sigurisht që do të sjellë në Kuvend dhe propozimet e saj. Mund të sjellë probleme të sigurisë ndryshimi i ligjit? Kur isha unë ministër përmirësuam kuadrin ligjor të shtetësisë. Atëherë ishin momente stimuese për kosovarët, kryesisht në 92-97. Në atë moment përsekutimi në Kosovë, kishte shumë rëndësi stimulimi përmes shtetësisë për arsimin dhe sistemin shëndetësor të kosovarëve. Mund të kenë depërtuar elementë kriminalë sepse sistemi i sigurisë ishte ultë dhe kishte vështirësi verifikimi, pasi Shqipëria sapo ishte hapur ndaj botës. Shumë shpejt u vu në vijë dhe Shqipëria ka qënë kontribuar kundër çdo formë terrorizmi që atëherë.

LAJME SHKURT

Alibeaj: Spahiu ka kryer vepër penale

Shkeljeve që maxhoranca pretendon se ka kryer nënkryetari i KLD, i shtohet dhe një vepër penale, ajo e mosbashkëpunimit me Kuvendin. Komsioni hetimor parlamentar, që po heton veprimtarinë e tij, deklaron se Kreshnik Spahiu, nuk i ka vënë në dispozicion faturat e shpenzimeve të tij, që nga koha e krijimit të Aleancës Kuqezi. Megjithatë sipas kryetarit Alibeaj, misterin e ka zbardhur thesari i shtetit dhe ministria e Brendshme. Sipas tij, Spahiu rezulton të ketë levizur 39 herë jashtë Shqipërisë brenda orarit zyrtar të punës. Komisioni e pret nënkryetarin e KLD të premten të mbrojë qëndrimin e tij, ndërsa deklaroi se ka caktuar 13 shkurtin si datën e miratimit të raportit përfundimtar.

Spahiu: Dokumentet janë marrë nga KLD

Nënkryetari i KLD reagon ndaj pretendimeve të kryetarit të komisionit hetimor, Enkelejd Alibeaj se s;ka ardhur asnjë informacion në lidhje me veprimtarinë e kërkuar. Spahiu tha se dokumentet ishin vënë në dispozicion të KLSH. Sipas tij, KLD është e hapur për të vënë në dispozicion çdo dokument zyrtar, veçse në këto momente ato janë vënë në dispozicion të KLSH, i vetmi organ që raporton në Kuvend për kontrollin. "AK nuk është krijuar 3.5 vjet më parë por 10 muaj më parë dhe pjesa më e madhe është në Prizren, Tetovë, Prishtinë", deklaroi Spahiu duke nënvizuar se këto kanë qënë të gjitha vizita publike dhe në funksion të institucionit, pra të KLD ku është nënkryetar i tij.

"Shpifja", debate opozitë-mazhorancë

Opozita rikonfirmon që është pro heqjes së burgut për shpifjen e fyerjen, por jo dekriminimin e këtyre veprave, pra heqjen e tyre nga Kodi Penal. "Jemi për depenalizimin e shpifjes e të fyerjes. Përmbajtjen në kodin penal të dispozitave të shpifjes dhe të fyrejes duke hequr dënimin me heqje lirie duke vendosur dënimin me gjobë, natyrisht duke përcaktuar një tavan të pranueshëm në kushtet shqiptare", tha Xhafaj. Ndërsa deputeti demokrat Rusmaili u shpreh se "media e liria e fjalës duhen çliruar nga vargojtë penalë e njerëzit, konfliktet që kanë me abuzimin, duhet ti zgjidhin nëpërmjet metodës civile. Çështjet botkuptimore ndajini përpara se të ndani pozicionet për nenet e këtyre ligjeve".


6

E enjte, 9 shkurt 2012

POLITIKE

Zyrtari gjerman: "Meta" dhe "21 janari" treguan mosbesim te gjykatat

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Ëelle-n, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë, Roderich Kieseëetter, vlerëson arritjet e Shqipërisë gjatë 20vjeçarit të fundit, por thekson se ajo ende ka shumë hapa për të bërë. Duke folur peër rastin e ish-zv.kryeministrit Ilir Meta dhe shpalljen të pafajshëm të tij nga Gjykata e Lartë, Kieseëetter tha: "Në

rastin e Ilir Metës gjykatat nuk morën një vendim të kuptueshëm. Njerëzit prisnin në fakt që ai të dënohej, e nuk kuptohet se përse gjykatat kanë marrë një vendim të tillë. Kjo është përshtypja ime. Pyetja që lind këtu është se a kemi të bëjmë me një proces që është bërë në përputhje me ligjet dhe drejtësinë? Për këtë ka dyshime dhe gjykatat nuk arritën që t'i hidhnin

poshtë ato. Kur ka dyshime, nuk ka besim dhe gjykatat duhet të gëzojnë më shumë besim në popull. Kjo vlen edhe për hetimet rreth 21 Janarit. Nuk është sqaruar ende se cilët janë dorasit e vërtetë. Këtu duhet punuar bashkarisht për të vënë drejtësinë në vend. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë më kurrë, por ajo nuk duhet mbuluar.

Altin Kodra ambasador i ri në Azerbajxhan, pritet nga presidenti Alijev Lajmi Një ditë para vizitës së kryeministrit Berisha në Azerbajxhan, presidenti i vendit, Aliev priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Baku, Altin Kodra, i cili është baxhanaku i botuesit Fahri Balliu, mikut të ngushtë të shefit të qeverisë shqiptare.

Baxhanaku i Balliut para Berishës në Baku Kodra, familjari i botuesit afër kryeministrit

TIRANE

N

jë ditë përpara se në Az erbajxhan të mbërrijë për vizitën e planifikuar, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, atje u prezantua ambasadori i ri i Shqipërisë. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Azerbajxhanit (Neës.Az), presidenti i vendit, Ilham Aliyev pranoi dje dorëzimin e letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Shqipërisë Altin Kodra. Sipas agjencisë së lajmeve presidenti azer Ilham Aliyev pati një bashkëbisedim me ambasadorin, duke nënvizuar perspektivën e mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve, në fusha të ndryshme, përfshirë ato politike, ekonomike dhe energjetike. "Presidenti Aliyev kujtoi në bisedën me ambasadorin shqiptar, takimet me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha në forume të ndryshme ndërkombëtare dhe i uroi diplomatit suksese në misionin e tij". Altin Kodra është baxhanaku i Fahri Balliut, një botuesi të njohur për mbështetjen e pakufishme ndaj kryeministrit Berisha. Prej shumë vitesh ai punoi në zyrën e auditit në Ministrinë e Jashtme dhe prej disa vitesh ishte ambasador i Shqipërisë në Turqi. Nuk është e rastësishme lëvizja e tij nga Ankaraja në Baku, ku sot do të nisë vizitën kryeministri Berisha, gjatë së cilës do të takojë Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetarin e Kuvendit Oktay Asadov dhe Kryeministrin Artur Rasi-zade, me të cilin do të ketë një takim tet a tet, i cili do të pasohet nga një takim mes dy delegacioneve. Në vijim, do të nënshkruhet marrëveshja për mbrojtjen dhe nxitjen reciproke të investimeve mes dy vendeve si dhe një Memorandum Mirëkuptimi midis Ministrive të Ekonomisë të dy vendeve, për bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe energjisë. Fokusi i vizitës do të jetë konsolidimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i tyre, në mënyrë të veçantë i atyre ekonomike, ku një vend të rëndësishëm do të zënë tem-

Në foto: Kodra dje me presidentin Aliev (djathtas) Berisha me Aliev një javë më parë at e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe nxitjes së investimeve.

GAZI

Vizita e kryeministrit Berisha në Azerbajxhan bëhet pak kohë para se të merret sinjali për një nga projektet më të mëdha të gazsjellësit, ai Trans-Adriatik me

vlerë investimi prej 1 miliard euro. Sipas kryeministrit, gazsjellësi Trans-Adriatik, që do të kalojë në territorin shqiptar dhe do i sjellë vendit një miliardë euro investime. "Korridori i rrymës së jugut është i një rëndësie shumë të madh për furnizimin dhe sigurinë energje-

tike të Europës, Korridori i quajtur; The Southern Corridor 'Korridori i Jugut', siç dihet ka disa variante, por varianti më fizibël, më i besueshëm, është varianti i gazsjellësit Trans-Adriatik, i cili kalon në territorin e Shqipërisë dhe realizon ndër të tjera, 1 miliard euro investime.

Kalimi nëpër territorin e Shqipërisë, i kursen këtij projekti disa miliard euro dhe e bënë këtë projektin më të shkurtër dhe më të shpejtë për tu realizuar. Kjo është një periudhë përcaktuese, sepse gjatë këtyre dy- tre muajve, merret vendimi përfundimtar nga Konsorsiumi i detit Kaspik i përbërë nga një grup kompanish, ku natyrisht ndër më kryesoret është fjala e kompanisë kombëtare të Azerbajxhanit, vend që ka fushën e Shah Denizit, fushë me sasi kolosale gazi. Ka shumë tregues që duke e krahasuar këtë projekt me të gjitha projektet e tjera nga Nabuco dhe tre - katër projekte të tjera, Trans-Adriatik është më i mundshmi", u shpreh Berisha të hënën para deputetëve të PD-së.

MEDIA TURKE

Altin Kodra, futbollisti që u bë diplomat

N

ë faqet online të shtypit turk, si në ankarascene.com, ambasadori i Shqipërisë në Turqi Altin Kodra shkruhet se ka qenë futbollist profesionist para se të hynte në diplomacy. Ndërsa, duke iu referuar formularëve të plotësuar në ILDKP, për pasurinë, ai është ndërsa ambasadorët më të pasur, sepse veç rrogës mbi 22 mijë euro si ambasador, thotë se bashkëshortja e tij në Tiranë, fiton mbi 100 mijë euro në vit si përfaqësuese biznesi. Ajo është emri përfaqësues I disa punëve publike që botuesi balliu bën në Shqipëri, me paratë e buxhetit të shtetit dhe të donatorëve të huaj.

Denoncimi

Krimet e shefit të komisariatit vijon nga faqja 1 ...litra benxinë në turn për tetë orë në një kohë që këto mjete nuk kanë limit, por karburanti vidhet nga shefi i komisariatit duke i marrë tollonat që në fillim të muajit. A e dini se makinat e policisë paskan nje goxha fond për lavazhet e për larje e pastrimin e tyre dhe asnjë polic nuk e di se këto lekë në (A) i merrka gjoja një lavazh? Por po të pyesni ju asnjëherë ndonjë polic nuk e ka larë makinën e policisë me lekë, por në çdo lavazh duke u lutur punonjësve të tyre. A e dini se shefi i komisariatit të (A) vjedh nga 500 deri në 800 litra karburant në muaj ndërsa policët nuk kanë benxinë për të ndjekur jo hajdutët por as për të ngrohur makinën se e merrni vete me mend sa bëjnë pesë litra. A e dini se makinat e policisë ecin me goma të ngjitura nga pesë apo gjashtë herë me pulla por në letra janë blerë shumë goma të reja. A e dini se pjesët e këmbimit për makinat e policisë vidhen tek pika e bllokimit ndërsa me letra një pompë benxine apo nafte shënohet dy milion lekë e blerë e re. A e dini se janë blerë mbulesa e sedilje të reja për furgonët e policisë ndërsa po të hipësh në to ato janë si mjete e Luftës së Dytë Botërore.

A e dini se në (A) është vjedhur fondi sekret nga shefi komisariatit në bashkëpunim me të tjerë. A e dini se në (A) vidhen disa miliona lekë nga fondo që është për ushqimin e personave të shoqëruar dhë të arrestuar por atyre nuk i jepet asnjëherë ushqim se atyre u sjell familja por në letra shënohet supermarket (C) vetëm për të xhiruar lekët. A e dini se sot aktualisht nga gjashtemujori i dytë i vitit 2011 e deri më sot jane blerë miliona lekë letra formati A4 dhe mjete kancelarie por në komisariat ka krizë për letra të bardha e jo më për gjë tjetër që nuk bëhet fjalë. A e dini se me dokumenta blehen miliona lekë letra higjenike, kova shtupa, fshesa e detergjentë, por në realitet nuk gjen asgjë. A e dini se për çdo praktikë pasaporte biometrike në këtë komisariat po deshe të mbarosh punë shpejt tako shefin e patrullës së përgjithshme Komisar (D) , bëj pagesën e vendosur nga ai dhe pa u verifikuar fare të dhënat e tua, shko dhe apliko për pasaportë se atributet për të zëvendësuar shefin e komisariatit kur nuk është ai gjoja për emergjence (B) ja ka lënë këtij personi për të firmosur në emër të tij në kundërshtim me çdo rregull e ligj, pasi

para tij ka disa shefa të tjerë më të rendësishëm por ata nuk bëjnë allishverishe e nuk i vënë taksa qytetarëve dhe shefi i komisariatit nuk përfiton asgjë por (D) është njeriu i deputetit (E), pra është i besuari i partisë dhe mund të bëjë ligjin e të vjedhë sa të dojë. A e dini se të gjitha konfliktet që ndodhin apo vjedhjet e ndryshme vendos shefi i komisariatit si do të zgjidhen dhe jo oficeri përgjegjës, apo nëse do të arrestohet ndonjë hajdut apo jo vendoset pas takimit të shefit të komisariatit me familjarët e hajdutit sipas pagesës që ata mubd ti bëjnë atij. A e dini që policët e terrenit, apo baza e policisë të plotëfuqishmit e zonave siç quheshin dikur janë zëvendësuar gjysma e tyre me njerëz partiakë dhe të paaftë. Shumë nga këto bëma ne ja kemi bërë me dije ShKB, Ministrit dhe drejtuesve të lartë të shtetit por pas hetimeve të tyre të përcipta ata kanë dalë në konkluzionin se do të nisin procedim disiplinor për shefin e prapavijës (E), i cili e meriton por a ka ai mundesi të vjedhë qindra miliona e të abuzojë çdo ditë pa Shefin e Komisariatit (B)? Jo në asnjë mënyrë pasi ata i ndajnë fitimet bashkë dhe po foli njëri

ata e transeferojnë dhe e lëvizin nga vendi i punës duke bërë që të heshtin të tjerët. Ju lutemi verifikojini më parë këto të dhena dhe më pas pyesni ShKB e famshme, Drejtuesit e lartë të policisë apo edhe ndonjë intervistë shefin e komisariatit e shikoni reagimin e tyre. A mund të botoni ndonjë artikull, në gazetë për këtë fakt këto ditë, por shikoni se qeverisë do ti bjeri si bumerang ky artikull sepse si në komisariatin tonë besoj se vidhet në çdo komisariat por nuk e dimë se në çfarë mase, ja pra këtë bëjnë emërimet e shefave partiakë dhe të korruptuar e të paaftë profesionalisht. Pas botimit të këtij lajmi do t’ju japim të tjera fakte nga korrupsioni në polici por pa më përmendur emrin mua, pasi do te kem pasoja dhe do të më largojnë nga puna. Ju lutemi investigoni këtë lajm, e si mund të motivohen policët e thjeshtë kur drejtuesit e tyre vjedhin haptasi e nuk u hyn asnjë gjemb në këmbë vetëm se jane me lidhje të forta me PD. Ja prandaj është rënduar situata kriminale në vend se pa u paguar, pa mjete në dispozicion dhe me njerëz të korruptuar nuk zbatohet ligji dhe nuk do të ketë rend e qetësi asnjherë. www.shqiptarja.com


E enjte, 9 shkurt 2012

7

POLITIKE

Sarandë, pranga mjekut, jepte "KEMP" për 25 mijë lekë

B

urimet e policisë së qytetit të Sarandës njoftuan dje arrestimin e Jani Qirjaqit, mjek në spitalin qytetit. 65-vjeçari, banor i lagjes nr. 4 në qytetin bregdetar, ushtronte profesionin e mjekut Remautolog prej vitesh dhe mesditën e së mërkurës, efektivë të Krimit Financiar, në bashkëpunim me Policinë e Sarandës i vunë prangat. Sipas policisë arrestimi i mjekut u bë sepse ai kishte

MASAT ADMINISTRATIVE

Lajmi Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo dhe tatimori Mehmet Guga janë paditur për ndjekje penale nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, sepse kanë mashtruar me të dhënat e hedhura në formularë, duke mos justifikuar burimin e të ardhurave dhe pasurive.

I

TIRANE

nspektorati i Lartë i Dek larimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka kërkuar ndjekje penale ndaj 14 zyrtarëve për fshehje e mosdeklarim të interesave private, si edhe për refuzim për deklarim. Gjithashtu, për 6 zyrtarë të tjerë janë vendosur masa administrative "gjobë" për shkelje të rregullave të deklarimit. Dy zyrtarë, një me funksion gjyqtar dhe një tjetër me funksion punonjës i administratës tatimore, janë kallëzuar penalisht në organin e prokurorisë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa 12 subjekte të tjerë për "refuzim për deklarim". Në përfundim të hetimit administrativ, ILDKP ka kërkuar nisjen e procedimit penal ndaj subjektit Shyqyri Çobo, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, pasi është konstatuar: Deklarim i rremë i vlerës së apartamentit me sip. 120 m2 në Lagj. Nr.4, Rr."Skënderbeu" Durrës, blerë në shumën 7.900.000 lekë, të cilin subjekti e ka deklaruar në shumën 6.000.000 lekë (me një diferencë prej 1.900.000 lekë); mosdeklarim i detyrimit dhe shlyerjeve të pagesave për blerjen e apartamentit në shumën 7.900.000 lekë; deklarim i rremë dhe mungesë e burimit financiar për krijimin e kësaj pasurie. Mosdeklarim të llogarisë, vlerave përkatëse dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes në Tirana Bank. Mosdeklarim të depozitës në BKT, në shumën 1.907.196 lekë dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes. Gjithashtu, ILDKP, pas shqyrtimit të të dhënave të vetëdeklaruara nga subjekti Mehmet Guga, me funksion Inspektor i Drejtorisë së Tatim-Paguesve të Mëdhenj, ka arritur në konkluzionin se zyr-

Inspektorati i Lartë, për shkelje të ndryshme të rregullave të deklarimit të interesave private, ka aplikuar masën administrativë "gjobë" ndaj 6 zyrtarëve të niveleve të ndryshme. Më konkretisht:

Qani Shema Agron Selimaj Nexhmi Torra Petrit Tare Mariglen Murataj Mustafa Turku

Kryetar, Përmbarimi Sarandë Inspektor, D. R. Tatime, Fier Inspektor, D.R. Tatime, Korçë Drejtor, Ujësjellës-Kanalizime, Korçë Përmbarues, Përmbarimi Gjirokastër Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan

kërkuar 25 mijë lekë shtetasit B.D në këmbim të raportit për KEMP invaliditeti për babain e tij, ku shuma e lartpërmendur thuhet se i është gjetur mjekut gjatë arrestimit. Arrestimi i mjekut Jani Qirjaqi ndodhi në momentin kur ai ishte duke ushtruar profesionin e tij. Nga hetimet e kryera të seksionit Kundër Krimit Financiar ai akuzohet për mitmarrje dhe kundër tij

ngrihet akuza për korrupsion pasiv dhe të dhënies së raportit mjekësor kundrejt një shume parash. Policia tha se ky nuk ishte rasti i vetëm që mjeku ofronte shërbime të këtij lloji, në këmbim të të cilave përfitonte edhe shuma të ndryshme parash. Burime zyrtare të qytetit pohojne se Jani Qirjaqi tashmë do të përballet me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

LAJME SHKURT

Përsëritja Tatimori Mehmet Guga nuk e ka për herë të parë ndëshkimin nga ILDKP-ja. Në prill 2008 ai ishte mes dhjetra tatimorëve të tjerë dhe në listën e mbi 200 zyrtarëve që nuk kishin deklaruar pasurinë Brenda afateve ligjore

Kallëzim penal për 14 zyrtarë që mashtruan apo refuzuan deklarimin

Si fshehën milionat gjyqtari dhe tatimori ILDKP padit Shyqyri Çobon dhe Mehmet Gugën PËR NDJEKJE PENALE ILDKP ka kallëzuar penalisht për "refuzim për deklarim" 12 zyrtarë të tjerë, nga të cilët 8 drejtues lokalë janë zgjedhur për herë të parë në muajin Maj 2011. Për zyrtarët në funksion është kërkuar njëkohësisht shkarkimi nga detyra i tyre. Më konkretisht, të kallëzuar penalisht janë:

Dule Koka Aleksandër Çela Bujar Ibrahimi Rrahman Demaj Hristo Duci Gjergji Doçi Martin Lazri Vuksan Çardaku Lekë Bibaj Jakup Sefolli Mark Ruçi Kastriot Begaj

Doganier, Kakavijë Kryetar i komunës Dardhas, Pogradec Kryetar i komunës Qendër-Piskovë, Përmet Kryetar i komunës Tërthore, Kukës Kryetar, komuna Dropull i Sipërm, Gjirokastër Kryetar i komunës Dajç, Lezhë Kryetar i komunës Guri i Zi, Shkodër Kryetar i komunës Llugaj, Tropojë Kryetar i Komunës Hajmel, Shkodër Ish-Kryetar i komunës Fajzë, Has Ish-Kryetar i Bashkisë Rubik Ish-Kryetar i Bashkisë, Librazhd

tari ka bërë deklarim të rremë dhe për këtë arsye, ka kërkuar nga organi i prokurorisë fillimin e procedimit penal. Në

përfundim të veprimeve verifikuese ka rezultuar se subjekti nuk ka burime të ligjshme për krijimin e pasurisë së tij, si

edhe ka fshehur: Transaksione bankare, që arrijnë në vlerën 188.500 dollarë Fshehje të aktivitetit privat (në

emër të djalit të tij), shiblerjes të pjesëve në kapital të shoqërisë "GURRA" shpk në vlerën 15.242.499 lekë dhe

Kapet korçari me automatik

Një shtetas 49-vjeçar Ilo Spiro Vangjeli është arrestuar dje nga forcat e policisë së komisariatit të Korçës, në një nga rrugët e qytetit, me një armë automatik dhe një krehër me 16 fishekë. Vangjeli ishte banues në lagjen 10 të këtij qyteti, ndërkohë që u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje. Organet e policisë dhe prokurorisë po hetojnë për veprimin kriminal që ky shtetas mund të kryente me këtë armë.

Flakë te ambasadat, digjen kabllot Pasditen e djeshme personeli diplomatik në Tiranë ka kaluar disa minuta frike, për shkak të një zjarri të rënë në zonën e bllokut të ambasadave. Duket se zjarri është shkaktuar nga kabllot elektrik që gjenden në tunelet e ambasadave. Menjëherë pas sinjalizimit dy zjarrëfikëse u dërguan urgjentisht për të përballur situatën. Flakët u lokalizuan menjëherë dhe arritën të shuheshin brenda pak minutave.

veprime fiktive në lidhje me marrëdheniet e subjektit deklarues me këtë shoqëri. Fshehje të aseteve, pasuri të paluajtshme: magazinë të bimëve, dy kate, me sip.ndërtimi 360m2 dhe sip,trualli 360m2; depo bimësh, 3 kate, me sip.ndërtimi 2.250 m2; tokë truall me sip.2 200m2; tokë truall me sip.560m2; tokë truall me sip.815m2; tokë truall me sip.840m2; mosdeklarim i një objekti dhe ndërtesë, me sip. sip.85m2 dhe sip.trualli 300m2, në Sarandë; si edhe dy automjete, me vlerë përkatësisht 13.000 euro dhe 330.000 lekë.

Emigrantët shqiptarë

Policia greke rikthen operacionin "Fshesa" P

olicia greke ka nisur një valë oper acionesh me emërtimin "Fshesa" duke riatdhesuar orët e fundit disa qindra shtetas shqiptarë që kapen rastësisht në rrugë dhe nëse nuk u gjendet mjete identifikimi apo leje qëndrimi, dërgohen drejt e në kufi. "Aksionet për kthimin e emigrantëve të huaj në vendin e tyre, po zhvillohen në kuadrin e një operacioni për periudhë pa afat, me qëllim për të luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit të tyre, mbulohet nga Fondi Evropian i Riatdhesimit", sqaroi Ministria e Rendit të Greqisë. Sakaq, ka dalë me deklaratë dhe policia e Sh-

tetit: "Në kuadrin e operacioneve të posaçme policore për riatdhesim të emigrante, në Athinë, Departamenti për Deportimin e Shtetasve të Huaj ka krye kontrolle të befasishme në zonën e Atikës", - bënë të ditur zyrtarisht burimet policore. Sipas tyre, vetëm gjatë ditës së Hënë janë riatdhesuar 68 shtetas të huaj, kryesisht shqiptarë. Ky operacion ka nisur të hënën e kaluar dhe deri tani numërohen mbi njëmijë shtetas të huaj që po riatdhesohen forcërisht nga Greqia. Rreth gjysma e tyrte janë emigrantë shqiptarë, kurse pjesa tjetër, me kombësi nga {Pakistani, Iraku, Ukraina,

Afganistani, etj. Policia e Athinës tha se "ndaj shtetasve të huaj që janë ndaluar, është përgatitur mandat dëbimi forcërisht nën akuzat e hyrjes së paligjshme në Greqi, apo qëndrimit pa leje të rregullt qëndrimi". Por shumë emigrantë po ankohen se po përballen me veprime arbitrare. Disa ankohen se janë kapur në rrugë dhe janë shoqëruar për në mikrobuzët direkt për në kufi në Kakavijë dhe Kapshticë, duke mos pritur asnjë shpjegim dhe duke mos dashur të presin që të paraqesin lejen e qëndrimit që mund të mos e kishin me vete për momentin.


8

E enjte, 9 shkurt 2012

POLITIKE

Prezantohet nga Raiffeisen Bank Fondi i Investimeve

M

ë 1 shkurt 2012 është hedhur për herë të parë në tregun shqiptar fondi i investimeve i quajtur Raiffeisen Prestigj, një fond i hapur publik, ku çdo qytetar mund të investojë edhe më një shumë fillestare prej vetëm 5.000 lekësh. Deri tani, në tregun e letrave me vlerë të qeverisë nuk mund të merrje direkt pjesë, me një shumë më pak se 3 milionë

lekë të vjetra. Fondi do të ofrohet/ shpërndahet nëpërmjet rrjetit të degëve të Raiffeisen Bank, i cili do të veprojë si agjent i Raiffeisen INVEST. Raiffeisen Prestigj do të investojë në letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Me 13 dhjetor 2011 filiali Raiffeisen Pensions sh.a u licensua për të kryer një aktivitet shtesë: administrimin e sipërmarrjeve të

investimeve kolektive. Për të pasqyruar më mirë aktivitetin e ri, u vendos që të ndryshohet emri nga Raiffeisen Pensions ne Raiffeisen INVEST. Raiffeisen Bank do të vazhdojë të zotërojë 100% të aksioneve te Raiffeisen INVEST, e cila do të vazhdojë të menaxhojë fondet private të pensionit, krahas aktivitetit te ri të fondeve të investimeve.

Qeveria do të sakrifikojë rezervat për import

Bode: Do të preket buxheti nga kriza Qeverisje 7 vjet, energjia pa zgjidhje Lajmi

IMPORTI DHE EKSPORTI I ENERGJISE ELEKTRIKE DERI NË MES TË 2011-ës

Qeveria shqiptare do të vejë dorë mbi rezervën e vet për të blerë energji nga importi, ka pohuar dje ministri i Financave Ridvan Bode, duke shtuar se një gjë e tillë do të çonte në rishikimin e buxhetit

?

TIRANE

GENC KONDI

M

ungesa e një zgjidhjeje afatgjatë të proble meve energjetike të vendit do të detyrojë qeverinë shqiptare të prekë rezervën e saj 20 milionë euro që në fillim të vitit. Këtë e ka pohuar ministri i Financave Bode, duke pohuar se Korporata Elektroenergjetike nuk ka mundësi të përballojë më, me mjetet e saj, blerjen e energjisë nga jashtë. "Kontingjenca është e mjaftueshme për furnizime një deri në dy muaj me energji elektrike, me kushtet që kemi aktualisht, kur situata hidrike është e pamjaftueshme. Nëse kjo nuk do të jetë e mundur, do të ketë ndërhyrje në buxhetin e shtetit. Çmimet e energjisë në tregun rajonal janë të rritura, që shënohen në fundin e vitit të kaluar", vijoi Bode. Bode ka përmendur angazhimin e kryeministrit Berisha që energjia të blihe me çdo çmim, por nuk ka thënë asgjë pse, edhe pas shtatë vitesh përpjekjesh nga ana e qeverisë, nuk është bërë aësgjë për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe Shqipëria vazhdon gjithnjë të jetë e varur nga reshjet. Prekja e buxhetit, në kohën kur po bien ndjeshëm të ardhurat, do të sillte rezultate edhe më të ulëta në Prodhimin e Brendshëm Bruto se ato, që kanë parashikuar së fundmi, me korrigjime, institucionet financiare ndërkombëtare, nga të cilat FMN mendon se PBBja këtë vit do të rritet vetëm 0.5%. KESH është në situatë tepër

KESH-i ka marrë 155 milionë euro kredi në formë overdraftesh dhe për muajin janar shpenzoi rreth 13 milionë euro për import kritike nga ana financiare. Tashmë janë lidhur kontratat e importit për muajin shkurt, duke siguruar rreth 2 milionë

kilovatorë energji në ditë, me kosto rreth 2.5 milionë euro, por e ardhmja mbetet e pasigurt. Kryeministri Berisha ka pranu-

ar se do ta mbështesë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare me çfarëdo çmimi, mjafton që vendi të mos përjetojë kufizime të dritave dhe kjo u jep shpresë drejtuesve të KESH-it. Por bankat nuk mund të japin më kredi, pasi është tejkaluar çdo limit. KESH-i rezulton të ketë marrë rreth 155 milionë euro kredi në formë overdraftesh dhe për muajin janar shpenzoi rreth 13 milionë euro për import energjie, në sasi prej 7.6 milionë kilovatorësh në ditë.

Kreditimi

Bode, sulm kundër bankave të huaja

M

TIRANE

inistri i Financave, Ridvan Bode, sulmoi dje në mënyrë të papritur dhe mjaft ashpër disa prej bankave të huaja që veprojnë në Shqipëri, për bllokimin që, sipas tij, i kanë bërë kreditimit të biznesit dhe qytetarëve. Ministri nuk përmendi emra, por referimi ishte qartësisht për bankat greke. Bode tha se kursimet e shqiptarëve nuk mund të përdoren për të mbuluar problemet që mund të kenë bankat e huaja. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, rritja e kredisë për ekonominë gjatë vitit 2011 erdhi kryesisht nga bankat me baza të

forta lokale. Sipas Shoqatës së Bankave, deri në fund të 9-mujorit 2011, bankat greke ose të lidhura me zhvillimet në tregun grek, shënuan të gjitha rënie vjetore të protofolit të kredisë. Prej kohësh specialistët e sektorit financiar kanë vënë në dukje se institucionet bankare me qendër në vendet më të prekura nga kriza globale kanë porosi nga bankat mëmë që të transferojnë sa më shumë kapital që të jetë e mundur në atdhe dhe, në rast se nuk munden, të shtojnë sa më tepër asetet e tyre. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk ka asnjë mjet ligjor për ta penguar këtë.

LAJME SHKURT

PYETJE PERGJIGJE

A nuk janë fondet e kontingjencës në buxhet pikërisht për situata emergjence?

Me situatën e krijuar, qeveria është e detyruar tashmë të përdorë rezervat financiare që në fillim të vitit për të zbutur krizën. Por ajo ka patur shumë vite kohë në dispozicion për të zgjidhur problemet energjetike afatgjata të vendit, duke krijuar më shumë burime të tjera të prodhimit të energjisë, e duke mos mbetur peng i energjisë hidrike. Licensa janë dhënë me dhjetëra e qindra por duket se procesi i koncensioneve në energjetikë ka dështuar. Fakt është që Shqipëria, jo vetëm që nuk po bëhet dot një "superfuqi energjetike", por po kthehet në situata shumë të vështira, që mendohej se ishin lënë pas.

Çfarë pasojash do të ketë kjo mbi ekonominë e vendit?

Bilanci import-eksport do të përkeqësohet shumë më tepër se më parë dhe qeveria do të ketë nevojë për borxhe të reja, duke mos mundur të rregullojë edhe deficitin buxhetor. Këto borxhe vështirë të gjenden në tregun e jashtëm aktualisht, kështu që do të shtohet shitja e letrave me vlerë të qeverisë, për të tërhequr fonde nga tregu i brendshëm.

Irani, gati të ndërpresë eksportin e naftës

Parlamenti iranian njoftoi se është gati të ndërpresë eksportin e naftës për disa vende të Evropës. Kurse në Izrael në kundërshtim me deklaratën e fundit që erdhi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, se zgjidhja diplomatike është ende e mundshme, flitet për mundësinë e luftës. Irani deklaroi se naftën që nuk do të arrijë t'ua shesë dot vendeve perëndimore do t'u shesë vendeve të tjera dhe është gati të ndërpresë eksportin e naftës.

Italia do prekë rezervat kombëtare të gazit

Mngesa e gazit në Itali paraqitet veçanërisht shqetësuese, ndërsa çmimi i tij është rritur në mënyrë drastike në pothuajse të gjitha vendet europiane, si rrjedhojë e kërkesës së shtuar prej dimrit të acartë që ka pushtuar kontinentin prej pothuajse dy javësh. Në kushtet e kërkesës së lartë, Rusia nuk është në gjendje të plotësojë të gjithë nevojën dhe kjo ka bërë që situata të jetë shumë e vështirë sidomos në Itali, ku autoritetet kanë racionuar shpërndarjen për përdoruesit jofamiliarë. Burimet zyrtare kanë pranuar se vendi kishte gaz të mjaftueshëm deri ditën e djeshme dhe pas kësaj do të fillojë të preken rezervat.


E enjte, 9 shkurt 2012

9

POLITIKE VARFËRIA NË BE

ASISTENCA FINANCIARE

Rreth një e katërta e popullsisë së BE kërcënohet nga varfëria apo përjashtimi social, kryesisht në Evropën Qëndrore, ku rreziku prek më tepër fëmijët sesa të rriturit, njoftoi dje agjencia e statistikave Eurostat. 23.4 për qind e popullsisë së 27 vendeve të BE-së janë përballur me këtë situatë në vitin 2010. Kjo shifër arrin 48.7% në Rumani dhe 44% në Bullgari

Financial Services Volunteer Corps (FSVC) është përzgjedhur nga USAID për të zbatuar një program të ri 4-vjeçar, me vlerë 3.4 milionë USD për forcimin e sektorit financiar shqiptar. Programi do të ofrojë asistencë teknike për Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për të forcuar kapacitetet e tyre për të manaxhuar rrezikun në sektorin financiar

Pagesa është bërë dje nga ministria e Financave

TIRANE

GENC KONDI

G

REFORMAT

Italia, më e mbrojtur nga kriza

K

ryeministri i Ital isë, Mario Monti, në një intervistë për televizionin publik në Shtetet e Bashkuara, ka shprehur bindjen se reformat e miratuara në kohët e fundit janë të mjaftueshme për të mbrojtur Italinë nga skenari i falimentit të pakontrolluar të Greqisë. "Jam i bindur se jemi më pak të ekspozuar karshi një falimenti të Greqisë, krahasuar me disa muaj më parë", ka thënë ai. Sipas Montit, Italia konsiderohet si një vend që "muajt e fundit ka kryer reforma, si në konsolidimin e buxhetit edhe në reformat e strukturës ekonomike". Reformat përfshijnë ndryshimin e sistemit shumë bujar të pensioneve. Në këto momente qeveria po përpiqet të bëjë mëelastiktregun shumë të shtrënguar të punës dhe paralelisht ka ndërmarrë masa modeste për liberalizimin e ekonomisë së këtij vendi. Profesori i ekonomisë Mario Monti mori drejtimin e qeverisë në nëntor kur kostoja e borxhit të ekonomisë së tretë të eurozonës arriti në një nivel gati të pamenaxhueshëm.

jatë ditës së djeshme, ministria e Financave ka paguar 818.7 milionë lekë të reja, shifër kjo, e barabartë me më shumë se 5.9 milionë euro, sipas kursit aktual të konvertimit, vetëm për interesat e obligacioneve 5-vjeçare të shitura nga qeveria në vitet 2007, 2008 dhe 2011. Fjala është për letra me vlerë, për të cilat banka apo qytetari për pesë vjet nuk ka të drejtë të tërheqë shumë e bllokuar në ankandin përkatës pranë Bankës së Shqipërisë, por vazhdon të marrë çdo gjashtë muaj interesin. Me shtatë fatura të ndryshme, Financat kanë vendosur likuidimin e detyrimeve për borxhin e brendshëm në fjalë, ku spikat shifra e vitit 2008, prej afro 390 milionë lekësh të reja. Ky është edhe viti kur qeveria mori më shumë, brenda dhe jashtë vendit, kredi apo hua në forma të ndryshme, kryesisht për të realizuar projektin ambicjoz të ndërtimit të rrugëve nacionale. Shifrat e interesit të paguar dje për dy vitet e tjera janë gati të përgjysmuara, përkatësisht 203.4 milionë lekë për vitin 2007 dhe 228.8 milionë lekë të reja për interesat e obligacioneve të vitit 2011. Ministria e Financave parashikon në buxhet që të marrë rreth 41 miliardë lekë hua neto, që i bie 3 për qind e

6 milionë euro në një ditë për borxhin Shërbimi i borxhit, zëri i dytë në buxhet deficitit buxhetor, ku gati 19 miliardë lekë ka planifikuar t'i marrë te bankat private të nivelit të dytë në vend, kurse pjesa tjetër te bankat e zhvillimit, ku futen BERZH, BEI,

apo dhe së fundmi BB-ja. Me dy institucionet e para, pala shqiptare ka siguruar paketa financimi për ndërtimin e rrugëve, me vlerë rreth 10 miliardë lekë. Por, në rast se

Në ankandet e fundit, është vënë re një tendencë rënëse e interesave të bonove të thesarit të tregtuara, pas disa muajve rresht me interesa në rritje

do të detyrohet të marrë borxhe edhe për energjinë elektrike, kjo rrezikon të "hedhë në erë" një kredi disa dhjetëra milionë dollarëshe nga Banka Botërore. Kjo e fundit ka vendosur kushte të rrepta lidhur me borxhin qeveritar, duke kërkuar nga Shqipëria që të ulë deficitin buxhetor në mënyrë progresive në vitet e ardhshme. E gjithë shuma do të shkonte për mbështetje buxhetore, por jo për ndërtim rrugësh, sektor që BB e ka vendosur në plan të dytë, duke konsideruar prioritet shëndetësinë dhe arsimin.

PAGESA TË INTERESAVE TË BORXHIT TË KRYERA MË DATË 8 SHKURT 2012

Letra me vlerë të vitit 2007 Obligacion 5-vjeçar emetuar më datë 08.08.2007 Obligacion 5-vjeçar emetuar më datë 08.08.2007 Totali

Letra me vlerë të vitit 2008 Obligacion 5-vjeçar emetuar Obligacion 5-vjeçar emetuar Obligacion 5-vjeçar emetuar Obligacion 5-vjeçar emetuar Totali

Letra me vlerë të vitit 2011 Obligacion 5-vjeçar emetuar më datë 08.02.2011 Obligacion 5-vjeçar emetuar më datë 08.02.2011 Totali Shuma total 818.687.094 lekë

më më më më

datë datë datë datë

08.02.2008 08.08.2008 08.02.2008 08.08.2008

121.250.000 lekë 82.129.250 lekë 203.379.250 lekë

98.370.000 lekë 85.262.000 lekë 135.000.000 lekë 67.875.000 lekë 386.507.000 lekë

181.450.844 lekë 47.350.000 lekë 228.800.844 lekë Burimi: Ministria e Financave

LAJME SHKURT

Gjermani, eksportet rekord negativ 3-vjeçar

Të dhënat zyrtare treguan se eksportet gjermane ranë me ritmin më të lartë në 3 vitet e fundit gjatë muajit dhjetor 2011. Koha përkon me periudhën e kulmit të krizës globale, në janarin e vitit 2009. Të dhënat nga zyra gjermane e statistikës tregojnë se edhe ekonomia e parë në eurozonë është prekur nga kriza e borxheve sovrane dhe rënia e forcës konsumatore. Rënie të papritur regjistruan edhe importet me 3.9 për qind, kundrejt parashikimit të analistëve për rritje me 0.6 për qind

Portugali, e ardhmja e paqartë prej krizës

Gjendja e paqartë në Portugali ka shqetësuar shumë ekspertë dhe tregje. Futja e thellë në borxhe, mungesa e balancit buxhetor, rritja e dobët ekonmike dhe produktiviteti i ulët kanë bërë që ky vend të kërkojë strehim nën ombrellën e BE-së për shpëtim. "Ka më shumë se një dekadë që në këtë vend ekziston një lloj disbalanci makroekonomik. Ndërkohë që janë rritur dobësitë strukturorore ekonomike", deklaroi dje ministri i Financave i vendit, Vitor Gaspar .

Borxhet

13 për qind e buxhetit shkon për interesa

P

TIRANE

ër të dytin vit rradhazi, qeveria do të shpenzojë një shifër të konsiderueshme nga buxheti i shtetit për të paguar interesin e borxhit të marrë, jashtë e brenda vendit. Buxheti i vitit 2012 flet për një shifër prej 49.6 miliardë lekësh, ose 460 milionë USD, të destinuara për të paguar këto interesa, që përbën 12.5 për qind të të gjitha shpenzimeve buxhetore. Me fjalë të tjera,

në çdo tetë lekë të shpenzuara nga buxheti, sivjet një lek do të shkojë për të paguar shërbimin e borxhit. Në një nga hulumtimet më të fundit të saj, Open Data Albania ve re se, në totalin e kostos vjetore të borxhit, në masën 49.6 miliardë lekë, 40 miliardë, ose 80.7 për qind e totalit, do të shkojnë për pagesat e interesit të borxhit të marrë brenda vendit, në formë bonosh të thesarit apo obligacionesh afatgjata. Ndërkohë, një shifër më e vogël,

prej 9.6 miliardë lekësh, do të paguhet për kreditorët e huaj, për shërbimin e borxhit të jashtëm. Çështja e borxhit të lartë mbetet kyç në bisedimet e Bankës Botërore me qeverinë shqiptare, që ajo të mund të marrë për tre vitet e ardhshme një kredi nga 100 deri në 200 milionë dollarë. Banka kërkon uljen e deficitit buxhetor në 2.5 për qind në raport me PBB-në dhe madje në 2 për qind më 2013 dhe 2014.


10

E enjte, 9 shkurt 2012

SOCIALE INFERMIERËT, PA NJOHURITË BAZË

RREGULLA TË REJA PËR ASISTENCËN

Petrit Bara, dekan i fakultetit të Infermierisë në UT, njëkohësisht edhe kryetar i komisionit të vlerësimit të provimit të shtetit të Infermierisë, ka deklaruar se mbetësit nuk kishin as njohuritë më minimale. "Ai do shkojë të punojë infermier nesër, por nuk dinë as nëse dhimbja e gjoksit qetësohet me petidinë apo solucion fiziologjik, nuk ka pse të kalojë", - thotë ai.

Të gjithë ata familje që duan të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike duhet që më parë të plotësojnë një formular me të ardhurat që kanë. Më pas ky formular do të verifikohet nëse është i saktë apo jo dhe vetëm pas kësaj do të merret vendimi për masën e përfitimit të ndihmës ekonomike. Ky është rregulli i ri që do të aplikohet këtë vit për t'u futur në skemë në Tiranë, Durrës e Elbasan.

"Këshilli bashkiak tejkaloi kompetencat, duhen 33 vota"

Prefekti Keltis Kruja rrëzon Bashën Kthen për rishikim parkingun nëntokësor Lajmi Prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka kthyer mbrapsht në këshillin bashkiak, projektin për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia". Prefekti Kruja e ka argumentuar këtë veprim të tij me faktin se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Sipas ligjit nëse nuk respektohet ligjshmëria prefekti i drejtohet gjykatës për pavlefshmëri të këtij vendimi

TIRANE

ESMERALDA KETA

G

jithçka e ka zanafillën te numri i votova që i du hen bashkisë së Tiranës për të miratuar një projekt të kësaj rëndësie. Në shkresën përcjellëse që prefekti i Tiranës Keltis Kruja, ka dërguar në bashkinë e Tiranës, së bashku me projektin e pafirmosur, thuhet se këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat për mënyrën e votimit të këtij projekti ambicioz. Më konkretisht në hyrje të projektvendimit, i cili ka kaluar në këshillin bashkiak të Tiranës të datës 28 dhjetor, është hequr neni i parë, që sanksionon se ky projektligj kalon në këshill bashkiak vetëm nëse merr 33 vota. Në të vërtetë, (pra ky nen është hequr) me datën 28 dhjetor projektvendimi për nisjen e punimeve për parkingun nëntokësor te sheshi "Italia", ka kaluar vetëm me 29 vota, aq sa ka PD-ja në këshillin bashkiak. Për të arritur 33 votat, do të duheshin edhe 4 vota nga këshilltarët socialistë, por kreu i bashkisë ka preferuar më mirë të heqë nenin se sa të rrezikojë miratimin e këtij projekti. Por duket se kjo nuk është toleruar nga prefekti Kruja, i cili e ka kthyer për rishikim këtë projekt në këshillin bashkiak të Tiranës. Që do të thotë që ky projektvendim do të kalojë sërish për miratim në mbledhjen e radhës së këshil-

Tarifat Projekti për parkimin nëntokësor parashikon që në orën 1 të natës do të jenë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lekë

Faksimile e projektvendimit për parkimin nëntokësor të miratuar në mbledhjen e datës 28 dhjetor 2011

Në foto: Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja

LIGJI

"Prefekti, verifikon ligjshmërinë e vendimeve"

L

igji nr.8947 "Për prefektin", i jep atij të drejtën të verifikojë ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e qeverisjes vendore. Sipas ligjit, brenda 7 ditëve, qeverisja vendore duhet të depozitojë pranë prefektit të gjitha vendimet me karakter normativ. "Në rastet kur vëren papajtueshmëri ligjore të aktit, prefektit i lind e drejta t'ia kthejë atë organit përkatës të qeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e vërejtura. Në këtë rast, organi i qeverisjes vendore rishqyrton aktin dhe pas rishikimit e depoziton sërish te prefekti. Nëse vërehen përsëri papajtueshmëri ligjore në aktin e rishqyrtuar, i drejtohet gjykatës, duke kërkuar deklarimin e pavlefshëm të këtij akti", - thuhet në ligjin "Për prefektin".

lit bashkiak të Tiranës, por që për t'u miratuar do të dojë edhe votat e socialistëve. Sipas ligjit, nëse një gjë e tillë nuk ndodh dhe tejkalohen të gjitha afatet kohore, prefekti i Tiranës ka të drejtë ta çojë çështjen në gjykatë. Vetë prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, i kontaktuar me telefon nga "Shqiptarja.com", shprehet se nuk ka asgjë më shumë për të thënë se sa argumenti që ka dhënë në letrën sqaruese që shoqëron vendimin e kthyer mbrapsht dhe që tashmë ndodhet në tryezën e kryebashkiakut Basha. "Argumentet e mia ia kam dërguar zyrtarisht bashkisë. S'kam asgjë më tepër për të thënë. Po pres që të respektohet procedura ligjore", - na thotë prefekti Kruja.

PARKINGU NËNTOKËSOR

I parashikuar të ndërtohet

te sheshi "Italia", sipas bashkisë së Tiranës, do të zgjidhë një pjesë të madhe të parkingjeve të kryeqytetit. Në fakt, ky projekt nuk është gjë tjetër veçse projekti i shpallur fitues nga ish-kryebashkiaku Edi Rama, por që nuk mundi ta kalojë në këshill, pasi ai u bllokua për dy vite me radhë. Parkimi që sipas projektit do të përfundojë më 2013-ën, do të ketë 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Ramës ka shpallur fitues "Gener 2", afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkimi nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet. Vlera totale e investimit parashikohet të jetë 1.638.020.000 lekë.

Mjekësia

Rregullore e re për stazhin

TIRANE

M

jekët e rinj do të bëjnë vetëm 3 muaj stazh përpara se të futen në provimin e shtetit. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili shpjegon se kjo ka qenë një 'luftë' e kahershme e tij, ndaj kjo nuk duhet ngatërruar me fushatën për postet drejtuese të fakultetit të Mjekësisë. "Kjo është një praktikë që aplikohet edhe në vendet e tjera të zhvilluara, nga ne kemi marrë modelin e provimit të shtetit. Është një vendim që nuk ka përse i jepen ngjyra të tilla, pasi ka vetëm një qëllim: t'ua bëjë sa më të lehtë daljen në tregun e punës të gjithë studentëve të mjekësisë. Ne kemi menduar që një stazh kaq i zg-

jatur, një vit, vetëm sa do të ishte pengesë për ta, pasi praktikën ata e kanë zhvilluar gjatë viteve të shkollimit, kur dihet që viti i fundit, ai i gjashti, është kryesisht i

fokusuar në praktikë. Ndaj një stazh tre mujor është më se i mjaftueshëm për t'u dhënë kohë atyre që të dalin sa më shpejt në tregun e punës. Asnjë nuk ka dëshirë të punojë një vit pa pagesë, pasi stazhi punë është, ndaj ne vendosëm ta hiqnim këtë informalitet. Sa u përket të rinjve që aktualisht duhet të bëjnë stazhin 9mujor, ne po punojmë që të gjejmë mundësinë që edhe ata t'i lehtësojmë nga ky detyrim dhe t'u japim mundësinë të dalin sa më shpejt në tregun e punës", ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Sipas rregullave të reja, kohëzgjatja e stazhit për mjekët, stomatologët, mami, fizioterapist dhe infermier do të jetë vetëm 3 muaj, ndërsa për farmacistët do të jetë 6 muaj.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë parashikon projekti i sheshit "Italia"?

Sipas projektit për parkimin nëntokësor të sheshit "Italia", parashikohet që në vitin 2013, tiranë të ketë një parkim nëntokësor me 1008 vendparkimeve. Ai do të jepet me koncesion për një periudhë 35 vjeçare.

A është miratuar ai në këshill bashkiak?

Ky projektvendim është miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 dhjetor, vetëm me votat e këshilltarëve demokratë.

Po më pas si veprohet?

Më pas ky vendim i është dërguar për miratim prefektit të Tiranë, i cili në bazë të ligjit verifikon edhe ligjshmërinë e vendimeve me karakter normativ që merren nga njësitë e qeverisjes vendore.

Dhe çfarë ka rezultuar?

Prefekti e ka kthyer mbrapsht këtë vendim, pasi sipas tij këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Që ka të bëjë me numrin e votave. Për ta miratuar në këshillin bashkiak, duheshin 33 vota, por bashkia e Tiranës e ka miratuar vetëm me 29 vota.

Çfarë do të ndodhë më tej?

Tashmë vendimi është kthyer në bashki dhe ai duhet të kalojë sërish në këshill bashkiak dhe vetëm pasi të rregullohet vërejtja e prefektit, ai do të depozitohet sërish te ky institucion, që nëse sërish shikon pavlefshmëri ligjore i drejtohet gjykatës për pavlefshmëri të tij.


E enjte, 9 shkurt 2012

11

SOCIALE

Matura 2012, del rregullorja, formularët më 15 shkurt

M

iratohet rregullat se si do të zhvillohen provimet e maturës për vitin 2012. Sipas kësaj rregulloreje, MASH miraton deri më datë 15 shkurt Formularin Al dhe AlZ si dhe udhëzuesin e plotësimit të formularit Al dhe AlZ. Sipas kësaj rregulloreje çdo maturant plotëson dhe dorëzon formularin Al apo A1Z në KShMSh-në e shkollës ku ai caktohet për të

dhënë provimet, brenda datës 10 mars. Ndërkohë që janë përcaktuar edhe afatet e miratimit, plotësimi dhe dorëzimit të formularit A2. Më konkretisht Deri më date 30 qershor MASH miraton formularin A2, të personalizuar me notën mesatare dhe preferencën e programeve të studimit, të shpallura nga IALP, udhëzuesin e plotësimit të formularit A2. Deri më 20

korrik, formulari A2 dërgohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve në drejtoritë arsimore. Nga periudha 22 korrik-28 korrik, maturantët e tërheqin dhe e dorëzojnë atë të plotësuar në Komisionin shkollor të maturës shtetërore bashkë me mandatpagesën përkatëse. Në formularin A2, maturantët do të shënojnë 10 degët kua duan të nisin shkollën e lartë.

Shëndetësia: Jemi në gatishmëri, por kujdes nga gripi dhe nga i ftohti

Endacaku vdes nga i ftohti 37-vjeçari, Alfred Talka gjendet i vdekur poshtë urës te ministria e Jashtme. Tre fëmijë nga Fierza e Tropojës me helikopter në spital, shkollat e Tiranës pa ngrohje

Lajmi Incidenti

E gjithë Shqipëria është nën pushtetin e të ftohtit. Një endacak është gjetur i vdekur dje poshtë një ure në Tiranë, ndërkohë që shkollat e kryeqytetit, kanë ngrohje vetëm për dy javë. Ministria e Shëndetësisë deklaron se është në gatishmëri për çdo gjë, por u bën thirrje, sidomos banorëve të zonave të izoluara, të ruhen nga gripi stinor dhe nga i ftohti.

Drejtori i Spitalit të Tropojës ka sqaruar se nuk ka pasur rënie të çatisë së këtij spitali, por vetëm ka pasur një shembje tjegullash. Sipas tij, personeli dhe baza materiale janë duke punuar me kapacitet të plotë

TIRANE

Në foto: Viktima e endacakut i gjetur dje në Tiranë

ESMERALDA KETA

B

ashkia e Tiranës i ka furnizuar kopshtet dhe shkollat e kryeqytetit me nga 1 mijë litra naftë në muaj për kaldajën. Por specialistët, të cilët kanë mbuluar këtë sektor gjatë kohës që bashkia e Tiranës drejtohej nga socialistët, na shpjegojnë se kjo është një sasi e pamjaftueshme në këtë situatë të ftohti të madh që ka mbërthyer të gjithë vendin. Kështu, sipas tyre, nëse kaldajat qëndrojnë të ndezura 3- 4 orë në ditë, atyre u duhen 70 litra naftë në ditë dhe nga një llogari e thjeshtë, po sipas tyre, 1 mijë litra naftë mjaftojnë për të siguruar ngrohje vetëm për dy javë. "Kryesisht kështu veprohet, pasi nuk dihet se kur janë periudhat e të ftohtit dhe sa do të zgjasin ata. Por në këtë situatë emergjence, kjo sasi me të cilët i ka furnizuar bashkia e Tiranës shkollat është e mjaftueshme vetëm për dy javë, dhe as 3-4 orë në ditë nuk mund të qëndrojnë ndezur kaldajat sidomos në kopshte. Ata duhet të qëndrojnë ndezur gjatë gjithë kohës, ndaj bashkia duhet ta menaxhojë më mirë këtë situatë", - na thonë specialistët e kësaj fushe.

VIKTIMA

Por i ftohti i madh ka shënuar edhe viktimën e tij të radhës, kësaj here në Tiranë. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar, me origjinë nga Korça, i cili është gjendur i vdekur poshtë urës së Lanës te Ministria e Jashtme, mëngjesin e djeshëm. Sipas policisë bëhet fjalë për një endacak, i cili

FËMIJËT NË RREZIK

KUKËS, -23 GRADË

Banorëve u mbarohen ushqimet, hanë misër

J

eta sa vjen e bëhet më e vështirë për ban orët e zonave të thella të vendit. Rrethinat e Kukësit janë zgjuar dhe në -23 gradë celsius dhe me stuhi dëbore. Por problem më i madh për banorët e izoluar në këtë situatë është mungesa e ushqimeve, energjisë elektrike si dhe shtimi i rasteve emergjente shëndetësore. Banorët e Zapodit thonë se tashmë kanë filluar që të konsumojnë misra pasi rezervat ushqimore kanë përfunduar. Po sipas tyre, edhe nëse do ketë ndërhyrje përmes ajrit është shumë e vështirë që banorët të dalin për të marrë ushqime nga helikopterët që mund të vijnë në zonë.

kishte pirë dhe e ka zënë gjumi jashtë. Trupi është dërguar në morgun e QSUT-së

dhe vetëm ekspertiza ligjore do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Gjatë pasdites së djeshme, Ministria e Shëndetësisë, është njoftuar për tre fëmijë që kishin nevojë për transport urgjent për në spital, pasi ata ishin të izoluar. Menjëherë janë nisur helikopterët drejt komunës Fierzë të Tropojës, nga ku dy fëmijë janë dërguar në spitalin e Bajram Currit dhe i treti ka mbërritur në Tiranë. Fëmijët kishin probleme të shkaktuara nga i ftohti, që u ka dhënë edhe temperaturë të lartë. Ndërkohë deputeti socialist, Taulant Balla, ka kërkuar ndihmën e ministrisë së Shëndetësisë për të ndërhyrë në zonën e Stërblevës në Elbasan, të izoluar prej ditësh nga dëbora, pasi tre

banorë kishin nevojë urgjnte për ndihmën mjekësore.

MINISTRIA

Pëllumb Pipero, drejtor i politikave në ministrinë e Shëndetësisë, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për mbulimin me mjekë dhe urgjencë të të gjitha zonave. Ai u ka bërë apel të gjithë banorëve që në këtë situatë të rënduar të bëjnë kujdes të madh nga i ftohti, pasi mund t'u japë komplikacione. "Do u kërkoja të gjithëve që të evitojnë në maksimum daljet në të ftohtë, pasi ai mund të ndikojë drejtë për së drejti në shëndetin e tyre dhe të preken nga gripi stinor", - ka deklaruar Pipero.

Shoqata

Urbanët, me biletë elektronike

S

TIRANE

hoqata e transportit urban qyetas deklaron se do t'i propozojë bashkisë së Tiranës, aplikimin e biletës elektronike. Sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që do të shmangte abuzimet, por ata shprehen se kjo duhet të shoqërohet edhe me aktet ligjore përkatëse. Hazbi Parllaku, kryetar i kësaj shoqate, na shpjegon se të hënën pritet të përfundojë studimi për kostot që ata kanë, të cilin do ia dorëzojnë bashkisë së Tiranës. "Pas kësaj do të nisë diskutimi mbi të dhëna konkrete. Ne do të kërkojmë që të fillojë të zbatohet ligji që ka dalë

që prej disa vitesh, që linjat që janë jashtë vijës së verdhë të Tiranës të mos futen në Tiranë. Pra "Fresku" të

Lajmi Shoqata e transportit urban shpjegon se ka kontraktuar një firmë private për të llogaritur shpenzimet dhe kostot që ata kanë në transportin urban. Sipas tyre, vetëm duke pasur mbi tavolinë këtë dokument, mund të bëhet një diskutim me terma konkretë për rritje të çmimit të biletës apo politika të tjera që do ndiqen

ndalojë te ISHP-ja, Selita te "Komuna e Parisit", e kështu me radhë dhe të mos futen në qytet, ku veprojnë linjat qytetase dhe ata marrin pasagjerët e këtyre linjave. Pasi sipas ligjit, ata nëse futen në qytet nuk duhet t'i hapin fare dyert për të marrë pasagjerë, përveçse në stacionin përfundimtar ku ndalojnë. Vetëm nëse zbatohen rregullat për të gjithë, atëherë do të ketë një mirëfunksionim të këtij shërbimi", - na shpjegon Parllaku. Ai thotë se këmbëngulin në kërkesën e tyre që së paku të kenë një indeksim të çmimit të karburanteve, duke kompensuar kështu në një farë mënyrë 25 mijë invalidët dhe 8 mijë veteranët që udhëtojnë falas, pavarësisht se janë biznes privat.

LAJME SHKURT

Korçë tërmet 4 ballë

Vazhdonjnë lëvizjet e tokës. Kështu rajoni i Korçës është lëkundur mëngjesin e djeshëm. Sipas Institutit të Sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me mangitudë 4 ballë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 15 kilometra në jug-perëndim të Pogradecit. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 04.28 të mëngjesit të së mërkurës. Sipas informacioneve paraprake nuk ka dëme materiale apo në njerëz. Ndërkaq, lëkundja është shoqëruar me 4 pasgoditje me një intensitet më të ulët. E gjithë Evropa që prej disa ditësh ka përjetuar disa lëkundje tërmeti, që vijnë si pasojë e lëvizjes së plakave tektonike.

Bashkia, asnjë masë për liqenin

Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar Bashkia e Tiranës nisi punën për rehabilitimin e Liqenit Artificial. Dhe u premtua për transformim të tij. Sot situata paraqitet e degraduar, pasi nuk është bërë më asnjë ndërhyrje tjetër për rehabilitimin e Liqenit. Pompat e lavazhit janë rivendosur, firma e ndërtimit që po kryen punime vazhdon të hedhë materiale inerte dhe niveli i ujit është në rënie. Me gjithë mangësitë që ka, kjo zonë mbetet alternativa e vetme e kryeqytetasve për një shëtitje në ajër të pastër. Të shpresojmë që të merren sa më shpejt masa për rehabilitimin e "oazit" të vetëm të Tiranës, në dobi të qytetarëve.

Toefl-i, studentët në grev urie

Studentët e universitetet "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan paralajmërojnë hyrjen në grevë urie. Ata kundërshtojnë ligjin për arsimin e lartë, që detyron të gjithë ata që kanë përfunduar studimet universitare për master në vitin akademik 2010-2011, nuk mund të marrim diplomën, pa iu nënshtruar më parë provimit të "TOEFL" për zotërimin e gjuhës angleze.


12

E enjte, 9 shkurt 2012

AKTUALITET

Rreh të atin në M lokal pse nuk i jepte të holla

asakron të atin brenda në lokal pse nuk i jepte të holla. Menjëherë pas kësaj bie në prangat e policisë 24 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në qytezën e Belshit në Elbasan. Policia ka arrestuar në flagrancë Anduel Pepën pasi ndaj tij rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje për shkak se rrahu barbarisht babain pse ai nuk i jepte lekë që të bënte qef. Skena ka ndodhur publikisht në mes të një lokali në afërsi të shkollës së mesme të qytezës

Belsh. Sipas të dhënave të grupit hetimor, i riu i kërkonte vazhdimisht të holla të atit për ti shpërdoruar për pa kriter, e për këtë arsye ishin grindur edhe më parë. Por kulmi arriti dje në mes të lokalit, kur 24 vjeçari, veç grushtave dhe shkelmave, nuk ka kursyer as mjetet e forta rrethanore për të goditur të atin. S. Pepa 56 vjeç ka përfunduar në spitalin e Elbasanit në gjendje serioze për jetën për shkak të politraumës së shkaktuar nga i biri. Raste të

kësaj natyre janë mjaft të shprehura në Elbasan. Shumë të rinj, kryesisht përdorues të drogave, u bëjnë presion prindërve për të holla, dhe kur hasin në kundërshtimin e tyre, ushtrojnë dhunë ekstreme. Ndodhur përballë kësaj situate, shpesh prindërit i denoncojnë vetë në polici fëmijët. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Gjykatën e Elbasanit u regjistruan 22 raste kur prindërit denoncuan fëmijët për shkak të dhunës që ushtronin në familje.

Shtetasit nga Leçe grabitën edhe 1.5 mln lekë në Lushnjë

Lajmi Dy shtetas italianë nga Leçe u arrestuan dje në Fier, të akuzuar se grabitën me dhunë dy argjendari në qytetet Fier e Ballsh dhe dy shtetas të tjerë në Lushnje, të cilëve u morën me dhunë 1.5 milionë lekë

FIER

D

y shtetas italianë u ar restuan nga policia e Fierit me akuzën se kanë kryer disa vjedhje e grabitje në Shqipëri. Të dyshuarit me banim ne Leçe akuzohen për grabitje me dhune ne disa qytete ne jug te Shqipërisë. Policia e Fierit tha dje se te arrestuarit janë Giuzeppe Margiotta 33 vjeç dhe Franco Galluçi 31 vjeç. Policia ka prova për te paktën grabitjen e disa parave nga dy qytetare te Lushnjes dhe një sasi bizhuterish konkretisht ne Fier dhe Ballsh. Te arrestuarve iu janë sekuestruar dy automjete, 4 xhupa 9 telefona celulare e dokumente false qe përdoreshin ne pika kufitare. Policia e qarkut Fier po ashtu ka beret e mundur edhe kapjen e 10 personave te tjerë te dyshuar për krime te ndryshme. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh me dhunë, në qarkun e Fierit. Dje, në qytetin e Ballshit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me dhunë një

Kapen italianët, grabitën argjendaritë në Fier Galluçi i kërkuar në Itali për vjedhje me dhunë sasi bizhuterish në një argjendari. Më datë 17 janar 2012, dyshohen se kanë vjedhur me dhunë në bashkëpunim, një tjetër argjendari në qytetin e Fierit. Ndërkohë më datë 26 janar 2012, në Lushnjë, dyshohen se i kanë vjedhur me dhunë dy shtetasve shumën prej 1,5 milionë lekë (të vjetra). Si rezultat i punës së bërë u bë e mundur gjithashtu, gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të cilat autorët dyshohet se i kanë përdorur në realizimin e vjedhjeve, përkatësisht: -Automjeti tip HYNDAI me targë TR 9739 P, të cilin gjatë ecurisë së hetimit rezultoi se shtetasit e lartpërmendur e kishin marre me qera para pak ditësh dhe automje-

Giuzeppe Margiotta 33 vjeç ti tip Mercedes Vito, me targë DE 742 FC, në pronësi të shtetasit Giuseppe Margiotta. Në vijim të veprimeve hetimore, u gjetën dhe u sekues-

Franco Galluçi 31 vjeç truan në cilësinë e provës materiale, një pjesë e sendeve të vjedhur prej tyre. Po ashtu u sekuestruan dhe: -katër xhupa të cilët autorët i kanë për-

dorur për realizimin e vjedhjeve, 9 telefona celularë dhe disa dokumente me gjeneralitete te falsifikuara, ku shtetasi Franco Galluçi i për-

dorte ne vend kalime kufitare. Gjatë verifikimeve të kryera në bashkëpunim dhe me Zyrën Ndërlidhëse Interforze të Policisë Italiane në Shqipëri, rezultoi se shtetasi Franco Galluçi, ishte i shpallur në kërkim për llogari të autoriteteve italiane të drejtësisë, për veprën penale të vjedhje me dhunë. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier, nën akuzën e kryerjes së veprës penale " Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal. Strukturat e Policisë vazhdojnë hetimet intensive për të dokumentuar të gjithë aktivitetin kriminal të këtyre dy shtetasve.

Operacioni në Itali

Kapet shqiptari, shiti 30 kg drogë në javë

TIRANE

N

jë operacion i policisë italiane i koduar "Shqiptar" ka vënë në pranga një 32 vjeçar shqiptar i ndjekur nga policia dhe i kapur në Maceatta. Mësohet se çdo javë ai shiste 25 kilogramë heroinë dhe 5 kilogramë kokainë të ardhura nga Shqipëria dhe Hollanda. 32-vjeçari mban inicialet H.E dhe është një nga

Njoftim për konkurs Di të përdorësh kamera? Mund të zbuloni një ngjarje dhe ta raportosh atë? Je i familjarizuar me internetin? Dëshiron të jesh një gazetar multimedial?

Jepi krahë pasionit tënd, bashkohu me sfidën tonë Dërgoni CV tuaj bashkë me foto në adresën e-mail: konkurs@shqiptarja.com

Free and Fair Media Group - Tiranë

anëtarët e bandës kriminale e cila merret me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndër më aktivet në shtetin fqinj. Arrestimi i shqiptarit vjen si rrjedhojë e një sërë hetimesh të policisë të nisura që nga muaji nëntor i vitit 2011, dhe që nga ai moment kishin nisur kërkimet në territore të ndryshme të Italisë për kapjen e tij. Ndaj trafikantit ishte lëshuar edhe një urdhër arresti pasi konsiderohej si super-trafikant, për shkak të ak-

tivitetit të tij të ngjeshur dhe sasisë së shumtë të lëndës narkotike që shiste brenda një kohe shumë të shkurtër. Edhe pas ndalimit nga ana e policisë shqiptari u mundua të mohojë identitetin e tij të vërtetë, nëpërmjet nxjerrjes së një pasaporte e cila mbante foton e tij dhe emër të rremë. Por policia arriti të vërtetojë identitetn e tij falë bashkëpunimit me një vajzë romune me të cilin 32 vjeçari kishte një lidhje sentimentale.

Njoftim për konkurs Kompania mediatike Free and Fair Media Group, shpall konkurs për agjentë marketingu, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan dhe Shkodër

Dërgoni CV tuaj bashkë me foto në adresën e-mail: konkurs@shqiptarja.com Free and Fair Media Group - Tiranë


Shkencë e re: Ushqyerja e personalizuar

I

ndividualitetin tonë e përcaktojnë gjenet! Sipas Jose Ordovas, biokimist në Universitetin e Tufts i cili është marrë me studimin e gjeneve përgjegjëse për ... Faqe 7

A

1/3 e meshkujve ejakulojnë parakohe

E

jakulacion i parakohshëm ndodh atëhere kur mashkulli, gjatë aktit seksual, ejakulon përpara seç do të dëshironte partnerja e tij. Për sa kohë ndodh ... Faqe 6

Drejtor: Taulant MUKA, Kryeredaktore: Jana NANO, Zv/Kryeredaktore: Fjorda KOROMANI. Adresa: Fakulteti i Mjekësisë, UT, Cel: 069 63 46688, E-mail: suplementi@almedicus.org

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Nr.1

LMEDICU BO TIM I PËRJ AVSHËM I GAZETËS SHQIPT ARJ A.COM BOTIM PËRJA SHQIPTARJ ARJA.COM

SIMPTOMAT, KUR DUHET T`I DREJTOHENI MJEKUT

Migrena gjithçka që duhet të dini

Mënyrat si të përballemi me dhimbjen migrenoze

D

himbja e kokes është simptoma më e shpeshtë shqetësuese që gati të gjithë e kanë përjetuar. 80-90% e popullsisë së përgjithshme pohon të ketë patur të paktën një herë dhimbje koke. Termi simptomë nuk nënkupton një sëmundje, por një ndryshim që ne vëmë re në organizëm dhe që mund të përbëjë shenjën e një sëmundjeje. Është provuar që pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës mund të jenë të padëmshme dhe mund të trajtohen me qetësues të zakonshëm, megjithatë ajo ngelet arsyeja më e shpeshtë kur i drejtohemi neurologut. Dhimbja akute e kokës Vetëm një pjesë ë vogël e njerëzve i drejtohen mjekut pas episodit të parë të dhimbjes së kokës, megjithëse me raste ky mund të jetë tregues i një ataku të parë të migrenës. Gjithsesi mund të shkaktohet edhe nga shkaqe më serioze...

Këshilli botues: Departamenti i Shëndetit Publik Enver ROSHI Shërbimi i Endrokrinologjisë, QSUT Agron YLLI Shërbimi i Urgjencës, QSUT Edmond ZAIMI

Këshilla

Faqe 5

Fëmija juaj ka nevojë për durim, siguri dhe dashuri

S

iç u përmend më sipër, nëse heqja e napave dështon si metodë në moshën tre vjeçare, është më mirë të hiqet dorë prej saj dhe të provohet më vonë. Nuk këshillohen mënyra trajtimi për fëmijët nën 5 vjeç. Provoni herë pas here, pas pak muajsh, deri sa të keni sukses. Edhë nëse fëmija lag në moshën shkollore, ka shumë mundësi që të pushojë së shpejti.

Shëndeti oral

Faqe 2

Redaksia: Besiana Balla Blerta Dollaku Dea Qirjaqi Erklida Sula Marinela Kumaraku

E ENJTE 09.02.2012

Shërbimi i Nefrologjisë, QSUT Arjana STRAKOSHA Shërbimi i Reumatologjisë, QSUT Argjend TAFAJ Shërbimi i Alergologjisë, QSUT Etleva QIRKO Shërbimi i Kardiologjisë, Spitali Ushtarak Gerta KOÇEKU Shërbimi i Neurologjisë, Spitali Ushtarak Fatos JAHO Shërbimi i Ortopedi-Traumatologjisë, Spitali Ushtarak Gjergj ÇAUSHI Shërbimi i Tokosikologjisë, Spitali Ushtarak Zyhni SULAJ

Biokimi Klinike, QSUT Ndok MARKU Farmaci Leonard DEDJA Drejtor eshë Mar ketingu: ejtoreshë Mark Eralda Asllanaj

Botimi zyrtar i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Nën kujdesin e veçantë të zv/ Rektores Prof. Dr. Elsa Kone

Faqe 7

Era e keqe e gojës: Nga se shkaktohet?

U

shqimet që ne marrim çdo ditë kontribuojnë në shëndetin e gojës dhe konsumimi i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa absorbohen nga sistemi i qarkullimit të gjakut në mushkëri dhe nxirren përmes frymëmarrjes . Për sa kohë ky ushqim nuk eliminohet nga trupi ynë, përben një potencial të erës së keqe të gojës.


2

E enjte, 9 shkurt 2012

A

Dhimbja e kokës

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

SHKAQET ekzakte të migrenës mbeten të panjohura. Ato lidhen jo vetëm me ndryshimet në tru, por edhe me ato gjenetike

Migrena, gjithçka që duhet të dini 80-90% e popullsisë vuan nga dhimbja e kokës

D

himbja e kokes ësh të simptoma më e shpeshtë shqetësuese që gati të gjithë e kanë përjetuar. 80-90% e popullsisë së përgjithshme pohon të ketë patur të paktën një herë dhimbje koke. Termi simptomë nuk nënkupton një sëmundje, por një ndryshim që ne vëmë re në organizëm dhe që mund të përbëjë shenjën e një sëmundjeje. Është provuar që pjesa më e madhe e dhimbjeve të kokës mund të jenë të padëmshme dhe mund të trajtohen me qetësues të zakonshëm, megjithatë ajo ngelet arsyeja më e shpeshtë kur i drejtohemi neurologut. CILAT JANË FORMAT E DHIMBJES SË KOKËS? Dhimbja akute e kokës Vetëm një pjesë ë vogël e njerëzve i drejtohen mjekut pas episodit të parë të dhimbjes së kokës, megjithëse me raste ky mund të jetë tregues i një ataku të parë të migrenës. Gjithsesi mund të shkaktohet edhe nga shkaqe më serioze . Ndodh shpesh që një dëmtim apo një traumë e kokës të shoqërohet me dhimbje që me kalimin e kohës qetësohet, por nga ana tjetër, mund të jetë shenja e parë e pranisë së një koagule gjaku brenda ose jashtë trurit. Gjithashtu mund të jetë shenjë e një inflamacioni të cipave të trurit (meningjiti) apo hemorragjie cerebrale ku dhimbja mund të fillojë papritur shoqëruar me humbje të ndjenjave. Dhimbja e kokës shoqëron sëmundjet infektive si gripi, infeksionet e sinuseve te kokes apo ato në kraharorit si pneumonitë, të cilat shoqërohen me sekrecione dhe temperaturë të lartë. DHIMBJA KRONIKE E KOKËS Shkaku kryesor i dhimbjes kronike është migrena. Dhimbja zgjat nga 4-48 orë. Dhimbja është shpesh pulsuese dhe prek gjysmën e kokës. Shoqërohet me nauze, të vjella dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zhurmave. Dhimbja e tensionuar

Pacientët Vetëm një pjesë ë vogël e njerëzve i drejtohen mjekut pas episodit të parë të dhimbjes së kokës, megjithëse me raste ky mund të jetë tregues i një ataku të parë të migrenës. Gjithsesi mund të shkaktohet edhe nga shkaqe më serioze

FAKTORËT SHPËRTHYES SË MIGRENËS Shkaqet ekzakte të migrenës mbeten të panjohura. Ato lidhen jo vetëm me ndryshimet në tru, por edhe me ato gjenetike. Ekspertët mendojnë që migrena lidhet me anomali të trashëguara në zona të caktuara të trurit. Kjo bën që pacientët të jenë më të ndjeshëm ndaj disa faktorëve që shpërthejnë dhimbjen e kokës.

Stresi emocioanl Ndjeshmëria ndaj disa përbërësve specifikë në ushqim. Kafeina e marrë në sasi të mëdha Ndryshimet e motit si stuhitë, erërat e fuqishme si dhe ndryshimet e lartësisë

Menstuacionet Lodhjet fizike Ndryshimet në oraret e zakonshme të të ngrënit dhe fjetjes

Prek të dyja anët e kokës për 1-6 orë dhe është e pashoqëruar me simptoma të tjera specifike. Irritmimi i nervave të fytyrës mund të japë dhimbje që lokalizohen më shpesh në nofullën e poshtme apo në dhëmbë me një kohëzgjatje të shkurtër. Mund të nxitet nga përtypja, të folurit, apo temperaturat e ulta. USHQIMET DHE PIJET Rreth 1/5 e migrenozëve raportojnë që djathi, çokollata dhe pijet alkoolike u provokojnë dhimbje të kokës. Megjithatë evitimi i tyre nuk ndalon krizat e saj. PËRDORIMI I SHPESHTË I BARNAVE Prej kohësh njihet që

ergotamina, përbërësi aktiv i medikamentit më të vjetër kundër migrenës mund të shkaktojë dhimbje koke nëse merret çdo ditë. Kohët e fundit është bërë e njohur se qetësuesit me përmbajtje kodeinë mund të japin dhimbje koke nëse merren me tepricë. Pilulat contracep-

tive vecanërisht ato të kombinuara që merren për 3 javë shpesh e rëndojnë dhimbjen e kokës. Mendohet se kjo e fundit shkaktohet nga ulja e nivelit të hormoneve. Dhimbja e kokës mund të jetë efekt anësor i medikamenteve të tjera si nifedipina dhe trinitrina.

Teoria evolucionare

Moti dhe lidhja e tij me dhimbjen e kokës TE DHENAT Stimujt e ambjentit Ndryshimet e presionit barometrik si dhe ndryshimet klimaterike

P

ërse moti ndikon si faktor stimulues për dhimbjet e kokës dhe migrenës? Nuk ka një përgjigjë definitive në lidhje me këtë temë. Një teori evolucionare thotë që dhimbja e kokës përbën një mekanizëm mbrojtës ndaj faktorëve stresant

Përqindja 73%

Aroma të rënda

64%

Drita

59%

Duhani

53%

Të ftohtët apo të ngrohtët ekstrem

38%

Ndryshimet në lartësi

31%

Stuhitë

të mjedisit. Kështu i sëmuri përpiqet të gjejë një ambient më të qëtë dhe të sigurtë. Nga ana tjetër mendohet që individët që vuajnë nga kjo gjendje kanë një prag më të ulët në përgjigjen e tyre ndaj dhimbjes.Mendohet që kjo ndjeshmëri të jetë e

18% trashëguar. Gjatë studimeve të ndryshme të bëra me pacientë që vuajnë nga migrena, është vënë re një lidhje mes kushteve klimaterike dhe shfaqjes së dhimbjes së kokës. Ndër këta faktorë përfshihen: ndryshimet në temperaturë, në lagështirë, stuhitë, am-

bjente me shumë pluhra dhe thatësirat ekstreme. Kjo bën që në varësi të faktorëve të mëposhtëm pacientët që vuajnë nga kjo gjendje të ndryshojnë dhe të përshtasin aktivitetet e tyre jetësore për të shmangur përkeqësimet e dhimbjeve.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Diagnostikë

3

INFORMONI mjekun tuaj për të gjitha medikamentet që keni marrë në të kaluarën apo që vazhdoni të merrni

Ju dhemb koka? Testet që duhet të kryeni 52 përqind e rasteve keqdiagnostikohen

P

ër të marrë një trajtim sa më të saktë, mjeku do t'ju drejtojë disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me historinë tuaja mjekësore, më specifikisht me historinë e dhimbjes suaj të kokës. Është e rëndësishmë që ju të jeni në gjendje të përshkruani simptomat dhe shenjat me saktësinë e duhur. Kini parasysh se përpara takimit me mjekun tuaj të jeni në gjendje të përgjigjeni këtyre pyetjeve:

Mjekimi

Si të përballemi me dhimbjen migrenoze? M

jekëst këshillojnë të mbani një ditar për dhimbjet tuaja për të evidentuar situatat para se të shfaqen, sa zgjasin, cilët janë faktorët rëndues etj. Kështu do ta keni më të lehtë për të kontolluar dhe kuptuar shenjat e para të saj. Disa individë kanë shenja paralajmëruese 48 orë më përpara se dhimbjet të instalohen. Këto shenja mund të përshijnë: -Gjendje e irrituar ose e eksituar -Depresion -Ndjesi shijesh apo te nuhaturit të çuditshme

SI TRAJTOHET MIGRENA? Personat që vuajnë nga migrena, në momentin e atakut mund të marrin këto masa: Aplikoni kompresa të ftohta në zonën e dhimbjes Përdorni jastëkë të rehatshëm duke stabilizuar qafën dhe kokën Pushoni në një ambjent të qetë pa stimuj drite dhe

Sa kohë ka që ju ka filluar dhimbja e kokës?Në çfarë moshe? Dhimbja juaj e kokës është e njëjtë gjithmonë apo ndryshon shpesh? Sa shpesh ju ndodh të keni dhimbje? Keni vërejtur ndonjë faktor që ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kokës (për shembull situata të caktuara, ushqime apo ilaçe që përkeqësojnë gjendjen? A vuan ndonjë familjar tjetër nga dhimbja e kokës? A ka ndryshuar per per-formanca juaj në shkollë apo në punë për shkak të tyre? A keni ndonjë simptomë tjetër shoqëruese gjatë episodeve të dhimbjes apo ndërmjet tyre? Përveç të tjerave duhet

TESTE DIAGNOSTIKE TË DHIMBJES SË KOKËS:

Analiza të urinës dhe gjakut për të përcaktuar sëmundje si diabeti, çrregullime të tiroides apo infeksione të ndryshme që mund të jenë shkaktarë të dhimbjes tuaj Skaneri- Ky është një test në të cilin rrezet X te kompjuterizuara arrijnë të na japin imazhe të tërthorta të trupit duke na mundësuar të evidentojmë shkaktarët e patologjive brenda tij.Nëse ju keni dhimbje të përditshme koke,mjeku mund t'ju indikojë të kryeni një ekzaminim të tillë. Rezonanca magnetike- kjo teknikë na lejon që të marrim imazhe shumë të mira trupit pa ndërmjetësinë e rrezeve X. Ajo përdor një magnet të madh, disa valë me radiokonferencë, të cilat të kompjuterizuara prodhojnë imazhet e brendësisë së trupit. Rekomandohet shpesh atëhere kur me skaner nuk evidentohen mirë disa struktura të trurit. Radiografi e sinuseve- bëhet kur indikoheni për probleme të sinuseve EEG (Ezhe-ja e kokës) Rekomandohet vetëm në ato raste kur përveç dhimbjeve të kokës pacienti ka të dridhura

Studimi

të jeni në gjendje të përshkruani lokalizimin e dhimbjes, si e ndjeni, sa e rëndë është ajo nga 1 deri në 10; dhimbja e kokës shfaqet papritmas apo me ndonje simptomë shoqëruese, në cilën pjesë të ditës shfaqet, sa shpesh i k e n i k ë t o dhimbje. Do të ishte mirë të informonit mjekun tuaj për të gjitha medikamentet që keni marrë në të kaluarën apo që vazhdoni të merrni duke i treguar kutitë e medikamenteve me emrat përkatës. Në një etapë të dytë mjeku do të kryejë ekzaminimin fizik dhe neurologjik për të gjetur dhe evidentuar shkakun e dhimbjes tuaj. Testet neurologjike shërbejnë për të përjashtuar një sëmundje malinje të trurit që mund të shkaktojë dhimbjen tuaj apo hemorragjitë, infeksione, trauma dhe dëmtime të tjera të mundshme.

Hormonet dhe roli i tyre zhurmash Tërhiquni nga situatat stresante Flini Nëse këto metoda nuk ju ndihmojnë, atëhere duhet të merrni medikamente të përshkruara nga mjeku juaj. Terapitë janë dy llojesh: abortive, që synojnë të parandalojnë shfaqjen e një ataku migrene ose ta ndalojnë atë kur është shfaqur si dhe preventive, në rastet kur dhimbjet e migrenës janë më shumë se një herë në javë.

Ë

shtë vënë re nga studime të shum ta që ekziston një lidhje midis nivelit të hormoneve femërore gjatë ciklit menstrual dhe dhimbjeve të kokës, veçanërisht migrenës. Janë shumë të zakonshme migrena në periudhën pre-menstruale ku nivelet e Estrogjenit dhe Progesteronit (hormone femërore) bien drastikisht. 64% e femrave të një studimi vërtetuan që dhimbja e tyre e kokës ishte zhdukur gjatë shtatzanisë. Kontraceptivët oralë dhe terapia zëvendësuese gjatë menopauzës janë vërtetuar si faktorë që stimulojnë shfaqjen e migrenës në disa gra. Kontraceptivët oralë me përmbajtje progesteronit nuk bëjnë pjesë në këtë listë.

Trajtimi efektiv në dhimbjet migrenoze menstruale është pikërisht përdorimi i antiinflamatorëve jo-steroid. Ata duhet të përdoren gjatë ciklit gjithmonë duke u konsultuar me mjekun tuaj. Cilat janë mundësitë e trajtimit gjatë shtatzanisë? Gjatë shtatzanisë nuk ka asnjë trajtim që rekomandohet për trajtimin e migrenës. Këto medikamente mund të prekin uterusin (mitrën e nënës) dhe të kalojnë placentën duke dhënë efekte negative në beben që do të vijë shpejt në jetë. Gjithmone konsultohuni me gjinekologun dhe neurologun tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament.


4

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Pacientët e vegjël

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

PERIUDHAT E STRESIT mund të jenë shkak për rishfaqjen e urinimit natën. Për shembull: fillimi i shkollës, ardhja e një vëllai ose motre në jetë

Urinimi i pavullnetshëm dhe shkaqet e tij Problematika kryesore e fëmijëve 3-5 vjeç DEA QIRJAQI

L

agia natën (eneuresis nocturna ) apo urini mi i pavullnetshëm konsiston në urinimin gjatë natës kur fëmija është në gjumë. Shumica e prindërve mendojnë që fëmijët në moshën 3 vjeçare nuk duhet të lagin më. Por ka fëmijë që kanë nevojë për napa deri në moshën shkollore. Gjithsesi, edhe pas kësaj moshe, ka raste të eneure-

faj të fëmijës, por për arsye të prodhimit me tepricë të urinës, më shume nga sa mund të grumbullojë fshikëza e urinës ( vesica urinare). Ndjenja e urinimit ndoshta nuk është aq e fortë sa të zgjojë fëmijën natën. Mendohet se ka disa faktorë që e përkeqësojnë urinimin natën. Ato përfshijnë: Periudhat e stresit. Mund të jenë shkak për rishfaqjen e urinimit natën. Për shembull: fillimi i sh-

Në shumicën e fëmijëve nuk ka një arsye specifike. Mbi të gjitha nuk ndodh për faj të fëmijës, por për arsye të prodhimit me tepricë të urinës sis nocturna. Rreth 1 në 7 fëmijë të moshës 5 vjeç, dhe 1 në 20 fëmijë të moshës 10 vjeç urinojnë akoma natën. Lagia konsiderohet normale deri në moshën 5 vjeç. Lagia prek djemtë dy herë më shumë sesa vajzat. ÇFARË E SHKAKTON URINIMIN E PAVULLNETSHËM? Në shumicën e fëmijëve nuk ka një arsye specifike. Mbi të gjitha nuk ndodh për

kollës, ardhja e një vëllai ose motre, sëmundje, abuzim etj. Pije dhe ushqime që përmbajnë kafeinë.. Këtu përfshihen çaji, kafja, koka-kola dhe çokollata. Kafeina rrit sasinë e urinës të prodhuar nga veshka. Ajo është diuretik. Konstipacion (Kaps). Mbetje të mëdhaja të feçeve në rektum mund të ushtrojnë presion dhe të irritojnë pjesën e prapme të fshikëzës. Në veçanti, fëm-

ijët me konstipacion kronik kanë më të ngjarë që të urinojnë natën. Fëmijët me çrregullim të vëmendjes me hiperaktivitet ( ADHD ) kanë risk të rritur për të lagur natën. Shkaqe të tjera specifike mjekësore janë të rralla. Për shembull: një infeksion urine, apnea e gjumit (pauza në frymëmarrje gjatë gjumit) nga një obstruksion në rrugët e frymëmarrjes, diabeti dhe çrregullime të rralla të fshikëzës mund të jenë shkaqe për urinimin natën.

Statistika Rreth 1 në 7 fëmijë të moshës 5 vjeç, dhe 1 në 20 fëmijë të moshës 10 vjeç urinojnë akoma natën. Lagia konsiderohet normale deri në moshën 5 vjeç. Lagia prek djemtë dy herë më shumë sesa vajzat.

FAKTE • Urinimi i pavullnetshëm te fëmijët quhet ndryshe enuresis nocturna- ose urinimi i pavullnetshëm gjatë natës. Ai është një proces i zakonshëm në shumë fëmijë

• Pjesa më e madhe e fëmijëve ndalojnë urinimin e pavullnetshëm deri në moshën tre vjeçare, ndërsa natën në moshën 5 vjeçare. Shumë të tjerë vazhdojnë të urinojnë në mënyrë të pavullnetshme edhe në moshën shkollore.

• Prindërit duhet të mbështesin fëmijët ë tyre duke i siguruar që urinimi i pavullnetshëm është një proces normal dhe mund t'i ndodhë kujtdo. Përforcojini fëmijëve tuaj idenë se nuk ka asgjë për të patur turp.

Taktika dhe medikamente

Si mund të trajtohet urinimi i pavullnetshëm? N

jë mundësi është të mos ndërmarrësh asnjë veprim, pasi fëmija do të ndalojë vetë urinimin natën. Sa më shumë rritet ai, aq më shumë mundësi ka që të përmirësojë kontrollin e fshikëzës. Gjithsesi trajtimi ndihmon që ky rezultat të arrihet më shpejtë: ORA ME ZILE Mund të përdorni një orë me zile për të zgjuar fëmijën disa herë gjatë natës dhe ta inkurajoni të shkojë në tualet. 8 nga 10 fëmijë të moshës 7 vjeç e lartë kanë patur përmirësim. Ora me zile zakonisht nevojitet për një periudhë 3-5 mujore deri sa fëmija të mësohet me zgjimin kur fshikëza mbushet. Me kalimin e kohës ai do të zgjohet përpara se të lagë. MEDIKAMENTE

Desmopresina është medikamenti më i përdorur plotë. Një qëllim që mund të caktoni bashkë në këtë rast. Vepron duke reduktuar sasinë e është që fëmija të shkojë në tualet para se të urinës që prodhohet nga veshka çdo ditë. Zakonflerë, të zgjohen dhe t’u tregojnë prindërve që isht funksionon kanë urinuar, mirë dhe ment’iu ndihjëherë (7 në 10 mojnë të raste). Nëse Ju mund të bini dakort që ta shpërbleni fëmijën r r e g u l l o n i funksionon, du- kur bën një përmirësim. Shpesh arritja më e krevatin, etj. het vazhduar Një shembull për 3 muaj dhe madhe është kontrolli i urinimit, por jo i plotë tipik i sistetë ndërpritet. mit të shpërKa shumë blimit është mundësi që urinimi të rikthehet. grafiku-yll. Nuk është gjë tjetër veçse një kalendar me kuadrata bosh për çdo ditë . Fëmija SISTEMI I SHPËRBLIMIT vendos nga një yll në çdo kuadrat për çdo natë Ju mund të bini dakort që ta shpërbleni fëmqë nuk urinon. Qëllimi është që fëmija të moijën kur bën një përmirësim. Shpesh arritja tivohet për të mos urinuar më. më e madhe është kontrolli i urinimit, por jo i


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Këshilla për nënat

5

MOS I NDËSHKONI fëmijët që urinojnë në mënyrë të pavullnetshme. Kur bëjnë përmirësim duhet që të inkurajohen dhe të lavdërohen.

Fëmija juaj ka nevojë për durim, siguri dhe dashuri Mbështetja juaj bën diferencën

S

iç u përmend më sipër, nëse heqja e napave dështon si metodë në moshën tre vjeçare, është më mirë të hiqet dorë prej saj dhe të provohet më vonë. Nuk këshillohen mënyra trajtimi për fëmijët nën 5 vjeç. Provoni herë pas here, pas pak muajsh, deri sa të keni sukses. Edhë nëse fëmija lag në moshën shkollore, ka shumë mundësi që të pushojë së shpejti. Mos i ndëshkoni fëmijët që urinojnë në mënyrë të pavullnetshme. Nuk është faji i tyre. Përkundrazi, kur bëjnë ndonjë përmirësim duhet që të inkurajohen dhe të lavdërohen. Përpiquni të kuptoni çdo stres sado të vogël të fëmijës si pasojë e shqetësimeve në shtëpi ose në shkollë. Nëse pas një periudhe pa urinim, ai fillon përsëri, kjo mund të lidhet me një stres të fshehur, si

Netët jashtë shtëpisë

Kampet verore të shkollës apo fjetjet tek miqtë

F

ëmijët zakonisht shqetësohen kur urinojnë në mënyrë të pavullnetshme dhe lagin krevatin kur ata ndodhen larg shtëpisë. Shpesh ata i shmangen këtyre aktiviteteve. Prindërit duhet të mbështesin fëmijët dhe t’i inkurajojnë që të mos i humbasin këto momente socializimi. Ndoshta do

ishte mirë të diskutonit paraprakisht më mësuesen kujdestare se si duhet të përballet me këtë situatë (kur fëmijët shkojnë në eskursione). Të njëjtën gjë duhet të bëni me prindërit e miqve të fëmijës tuaj kur ai shkon për të fjetur në shtëpinë e tyre. Një zgjidhje është përdorimi i pampersave apo napave të mëdha.

për shembull tallja në shkollë. T’I SHPJEGOSH FËMIJËS Nevojitet edhe bashkëpunimi i fëmijës për të mos lagur më. Sapo fëmija është i rritur mjaftueshëm sa për të kuptuar, një shpjegim për këtë çështje është i dobishëm. “Trupi prodhon lëngje gjatë gjithë kohës i cili grumbullohet në fshikëz. Fshikëza është si “tullumbace” që mbledh atë. E hapim tapën e fshikëzës kur ajo mbushet plotë. Fshikëza mbushet natën kur ne flemë gjumë. Kështu, tapa e fshikëzës nuk duhet të flejë kur ne flemë, dhe duhet të na zgjojë kur fshikëza mbushet plot.” PËRGJEGJËSIA E FËMIJËS Kur fëmija rritet pak (rreth moshës pesë-gjashtë vjeç), stimulojeni që t’iu ndihmojë të ndërroni çarçafët e lagur. Ju si prind mund ta bëni më shpejtë, por shumë fëmijë fillojnë të reagojnë kur u caktohet ndonjë përgjegjësi. Mund të motivohen që të çohen natën dhe të shkojnë në tualet për të urinuar në mënyrë që të shmangin detyrën për të ndërruar çarçafët. Përpiquni që këtë ta bëni rutinë të domosdoshme sa më pak të zhurmshme të mundur. NAPAT Nëse vendosni që “tani është koha” , atëherë hiqini napat. Ka fëmijë më të mëdhenj që akoma vendosin napa gjatë natës edhe pse përpiqen që të mos urinojnë. Kjo bëhet për të parandaluar lagien e kravatit. Gjithsesi, në fëmijë më të vegjël, nëse heqja e napave nuk funksionon, vendosini ato sërish dhe provoni t’i hiqni përsëri në një periudhë të mëvonshme. VETËZGJIMI Sigurohuni që fëmija nuk ka ndonjë frikë të fshehur për t’u ngritur natën nga gjumi. Për shembull, frikë nga errësira ose nga merimangat. Mund të lini dritën e banjës ndezur. PIJET Kufizimi i pijeve duket zgjidhja më normale, por nuk korrigjon lagien natën. Fshikëza urinare duhet ‘’të

mësohet’’ të grumbullojë dhe të mbajë urinën. Nëse kufizoni pijet gjatë gjithë ditës, fshikëza ‘’nuk do trajnohet’’ për të mbajtur sasi më të mëdha urine. E vetmja zgjidhje është që t’i jepni fëmijës për të pirë vetëm kur ka etje 2-3 orë para gjumit. Mos i limitoni pijet pjesën tjetër të ditës. Fëmijët duhet të pinë 6-8 gota lëngjë në ditë. Gjithashtu, siç u tha më sipër, kafeina në çaj, kafe, koka-kola dhe çokollatë mund të përkeqësojë lagien natën. Këto duhen shmangur plotësisht, sidomos pak para gjumit. ZGJIMI Vetë fëmija duhet të mësohet që të zgjohet kur ndjen fshikëzen të mbushur. Shpesh fëmijës nuk i kujtohet që e kanë zgjuar natën për të urinuar, duke mos ndihmuar kështu në kontrollin e fshikëzës së tyre. Gjithsesi, sigurohuni që fëmija të shkojë në tualet

para se të shtrihet për të fjetur. Nëse fëmija zgjohet natën, ju duhet ta inkurajoni për të urinuar. KONSTIPACIONI (KAPS) Nëse fëmija juaj vuan nga konstipacioni, këshillohuni nga mjeku juaj. Trajtimi për konstipacionin zakonisht mjekon edhe urinimin natën. NETËT JASHTË SHTËPISË Shqetësim është kur fëmija shkon të flejë në shtëpinë e një shoku apo shoqeje. Është vërtetë interesant fakti që në këto raste urinimi i pavullnetshëm nuk ndodh. Pra pak ditë larg shtëpisë me një kushëri ose një shok mund të rezultojë pozitivisht. Kjo mund të jetë një eksperiencë shumë inkurajuese për fëmijën. MASA PRAKTIKE Përdorni mbrojtëse që nuk fusin ujë në çarçafët dhe kuvertat. Gjithashtu lëkura duhet pastruar me kujdes pas urinimit në

RIKUJTESË

Çfarë duhet të bësh

R

isiguroni fëmijën tuaj që urinimi i pavullnetshëm është një proces normal prej të cilit nuk ka pse të ketë turp. Merrni konsultë mjekësore për të vërtetuar që arsyeja nuk ka të bëjë me një shkak fizik. Konsideroni të për për-dorni program trajnimi për muskujt e fshikëzës në mënyrë që fëmija të fillojë të kontrollojë në mënyrë të vullnetshme urinimin. Kjo taktikë përdoret në fëmijët mbi 7 vjeç dhe naksiozë Është e rëndësishme të përdorni një trajtim i cili nuk i shton ndjenjën e parehatisë dhe turpit turpit..


6

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Shëndeti seksual

1/3 e meshkujve ejakulojnë para kohe

A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

LMEDICU

MIT I THYER Faktorët që ndikojnë janë si psikologjikë ashtu dhe biologjikë, ejakulimi i parakohshëm është një gjendje e shpeshtë dhe plotësisht e trajtueshme

Mjekët: Kjo është ankesa seksuale më e zakonshme

E

jakulacion i parakohs hëm ndodh atëhere kur mashkulli, gjatë aktit seksual, ejakulon përpara seç do të dëshironte ai dhe partnerja e tij. Për sa kohë ndodh shumë rrallë, nuk duhet të përbëjë problem. Nëse ndodh rregullisht dhe përpara se të fillojë kontakti seksual apo direkt sa ka filluar, atëherë me të vërtetë përbën një problem! Gjithsesi ejakulimi i parakoshëm është një ankesë seksuale e zakonshme në meshkuj. Shifrat tregojnë se 1 në 3 meshkuj mund të ankojnë këtë gjendje në një periudhe të caktuar të jetës së tyre. Faktorët që ndikojnë janë si psikologjikë ashtu edhe biologjikë; megjithëse meshkujt ndihen në siklet të flasin për këtë, ejakulimi i parakohshëm është një gjendje e shpeshtë dhe plotësisht e trajtueshme. Kombinimi i trajtimit medikamentoz, psikologjik dhe teknikave seksuale që e vonojnë ejakulimin, funksionojnë më së miri! SIMPTOMAT Ejakulacioni i parakohshëm mund të ndodhë në të gjitha situatat seksuale, përfshirë këtu edhe masturbimin. Mjekët e klasifikojnë ejakuacionin e parakoshëm si primar dhe sekondar dhe në bazë të këtij klasifikimi variojnë dhe simptomat. EJAKULACIONI I PARAKOHSHËM PRIMAR KARAKTERIZOHET NGA: Ejakulim që ndodh gjithmonë ose pothuajse gjithmonë brenda 1 minute që kur ka filluar penetrimi vaginal Paaftësia për të shtyrë në kohë ejakulimin në të gjitha ose pothuajse të gjitha penetrimet vaginale Pasoja negative personale si stresi, frustrimi apo evitimi i intimitetit seksual. Ejakulacioni i parakohshëm sekondar, i përfshin të gjitha më sipër por me një ndryshim kryesor:

Ndodh pasi keni patur më parë mardhënie seksuale të kënaqshme pa probleme të ejakulacionit Kur duhet të këshilloheni me mjekun? Flisni me mjekun tuaj nëse mendoni se ejakuloni më shpejt sesa ju apo partnerja juaj dëshironi. Edhe pse mund tju duket sikur mund ta zgjidhni vetë problemin, mund të keni nevojë për trajtim në mënyrë që jeta juaj seksuale të përmbushë kënaqësitë tuaja. Në shumë raste, biseda me mjekun mund t'ju sqarojë që ejakulimi juaj i parakohshëm mund të jetë normal apo ndoshta nuk është aspak i parakohshëm. Koha mesatare normale që nga fillimi i penetrimit deri në ejakulim është 5 minuta, pavarsisht se për disa mund të duket pak! Përse disa meshkuj ejakulojnë para kohe? Është ende i panjohur sh-

kaku i saktë i ejakulimit të parakohshëm. Ndërkohë që më parë mendohej se shkaku ishte vetëm psikologjik, tani mjekët thonë se është pak më e komplikuar se kaq, pasi përfshihen dhe faktorët biologjikë. SHKAQET PSIKOLOGJIKE: Disa mjekë besojnë se eksperiencat seksuale në moshë të re, pra në fillesat e tyre, mund të vendosin modele që janë të vështira të ndryshohen më vonë, si p.sh: Situtatat në të cilat juve ju është dashur të arrini orgazmën 'shpejt e shpejt' nga frika se mos zbuloheshit Ndjenja të ndryshme faji të cilat në përgjithësi kanë tendencë t'ju bëjnë ta shpejtoni aktin seksual për të arritur orgazmën më shpejtë. FAKTORË TË TJERË QË NDIKOJNË : Disfunksioni erektil -

SHKAQET BIOLOGJIKE:

Nivele hormonale jo normale Nivele jo normale të neurotransmetuesve (lëndë kimike në tru). Aktivitet reflektor jo normal i sistemit të ejakulimit. Probleme të tiroides. Inflamacioni dhe infeksioni i prostatës ose uretrës etj Meshkujt që janë në ankth për ta mbajtur ereksionin e tyre gjatë mardhënies seksuale, kanë tendencë më të lartë për ejakulim të parakohshëm. Kjo

sjellje është e vështirë të ndryshohet më vonë. Probleme të marrdhënies në çift - Nëse me partneret që keni patur më parë, nuk keni

patur asnjëherë problem të ejakulacionit, ka shumë gjasa që shqetësimet në çift mund të ndikojnë keq në jetën tuaj seksuale.

Mjekimi

Si trajtohet Ejakulacioni i Parakohshëm? T

rajtimi më i mirë për ejakulimin e parakohshëm është një kombinim i terapisë seksuale, medikamentoze dhe psikoterapisë. TERAPIA SEKSUALE Në disa raste, terapia seksuale përfshin thjesht disa hapa si masturbimi një apo dy orë para marrdhënies seksuale, në mënyrë që të shtyhet koha e ejakulimit. Madje mjeku mund t'ju këshillojë të evitoni mardhëniet seksuale për një periudhë kohe dhe të fokusoheni në lojra seksuale të tjera në mënyrë që ta hiqni presionin e marrdhënieve seksuale. TEKNIKA E SHTRYDHJES Mjeku mund t'ju këshillojë teknikën e shtrydhjes e cila funksionon si më poshtë: Hapi i parë. Fillojeni marrdhënien seksuale si zakonisht duke përfshirë dhe stimulimin e penisit derisa të ndjeni që po ejakuloni. Hapi i dytë. Partnerja juaj e shtyp fundin e penisit tuaj, në zonën ku koka (glans) bashkohet me lafshën

EKZAMINIMET Përveç intervistës së detajuar mbi jetën tuaj seksuale, mjeku do t'ju pyesë për shëndetin tuaj në përgjithësi. Ai do t'ju bëjë një vizitë të përgjithshme fizike dhe mund t'ju këshillojë të konsultoheni me një mjek urolog ose specialist të shëndetit mendor në mënyrë që të ketë një tablo më të qartë për të bërë diagnozën. Nëse ju vuani edhe nga ejakulimi i parakohshëm edhe nga disfunksioni erektil, mjeku mund t'ju kërkojë të kryeni analiza gjaku për të kontrolluar nivelin e testosteronit.

dhe e mban ashtu të shtypur për disa sekonda derisa dëshira për të ejakuluar të ikë. Hapi i tretë. Pasi shtypja mbaron, prisni rreth 30 sekonda dhe rifilloni marrdhënien. Do të vini re që pas shtypjes, ereksioni bie pak, por pasi

të eksitoheni përsëri, ereksioni do jetë i plotë si më parë. Hapi i katërt. Nëse e ndjeni përsëri që do ejakuloni dhe nuk doni, kërkojini partneres të kryejë dhe një herë teknikën e shtypjes. Pas një praktike të vazhdueshme, ju mund

të arrini ta kontrolloni ejakulimin edhe pa nevojën e kësaj teknike. MEDIKAMENTET Përdoren lloje të caktuar antidepresantësh dhe kremëra anestetikë lokalë për masazhimin e penisit.. Megjithëse nuk janë të aprovuara nga organet kompetente për trajtimin e ejakulacionit, të parakohshëm, përdoren duke shfrytëzuar efektet anësore mbi të. Duhet të keni parasysh që duhet të këshilloheni me mjekun specialist para se të merrni çfarëdolloj medikamenti për trajtimin e ejakulacionit të parakohshëm. Përdorimi i anestetikëve lokalë është vënë re që ul ndjeshmërinë duke reduktuar kënaqësinë seksuale gjatë aktit. Gjithashtu edhe partnerja raporton një gjendje të tillë duke i bërë të papëlqyeshëm si trajtim. Psikoterapia përdoret për të ulur tensionin në marrdhënie dhe për tju mësuar juve dhe partneren tuaj si të menaxhoni stresin.


A

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

LMEDICU

Shëndeti oral

HALITOSIS është një gjendje e shëndetit të gojës që shoqërohet me një erë të keqe të vazhdueshme.

Era e keqe e gojës: Nga se shkaktohet?

ERKLIDA SULA (STOMATOLOGE ) Çfarë e shkakton erën e keqe të gojës ?

USHQIME TË CAKTUARA

Ushqimet që ne marrim çdo ditë kontribuojnë në shëndetin e gojës dhe konsumimi i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa absorbohen nga sistemi i qarkullimit të gjakut në mushkëri dhe nxirren përmes frymëmarrjes . Për sa kohë ky ushqim nuk eliminohet nga trupi ynë, përben një potencial të erës së keqe të gojës. HIGJENA JO E MIRË E GOJËS -Moslarja e dhëmbëve -Mospërdorimi i fillit dentar -Mungesa e vizitave të herëashershme te dentisti Të gjithë këta faktorë favorizojnë grumbullimin e ushqimeve në hapësirat midis dhëmbeve duke ndikuar negativisht dhe në mishrat e dhëmbëve duke i irrituar këta të fundit, duke shkaktuar gjakosje dhe duke favorizuar akoma më shume erën e keqe të gojës. KUJDESI I KEQ NDAJ NJË PUNIMI PROTETIK TË PRANISHËM NË GOJË Protezat ose punimet e tjera protetike nëse nuk pastrohen bëhen shkak për grumbullimin e ushqimeve dhe bakterieve duke shkaktuar erën e keqe të gojës.. SËMUNDJET PERIODONTALE Një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje ështe era e rënde dhe një shije jo e këndshme e gojës. Kjo gjendje kërkon kujdesin e menjëhershem pro-

7

90 përqind e rasteve nga shkaqe orale SHKAQET SISTEMIKE 1) Infeksion të rrugëve të frymëmarrjes 2) Infeksion të laringut, mushkërive dhe të hundës 3) Bronkiti kronik 4) Sinuzit kronik 5) Diabeti 6) Çrregullimet gastrointestinale 7) Sëmundje të veshkës ose mëlçisë

SI TRAJTOHET? Trajtimi do të përcaktohet nga mjeku specialist ose mjeku stomatolog duke u bazuar në :

Gjendjen e gojës Origjinën e kësaj gjendjeje Shkallën e përhapjes Tolerancën e pacientit ndaj medikamenteve të caktuara. Mendimin dhe preferencën e pacientit

DUHANI fesional tek dentisti.

XEROSTOMIA ( THARJA E

GOJËS ) Si rezultat i pakësimit të pësh-

tymës në gojë, vetë goja nuk arrin të pastrojë vetveten dhe të largojë mbeturinat e mbetura ushqimore. Ajo mund të shkak-

tohet nga medikamente të ndryshme, sëmundje të gjëndrave të pështymës, frymëmarrje e vazhdueshme nga goja.

Konsumimi i duhanit mund të jetë faktor risku për shfaqjen : Sëmundjeve periodontale Humbjen e shijes Irritimin e mishrave të Gjendja shëndetësore

E ardhmja

Shkencë e re mbi ushqyerjen e personalizuar ERALDA ASLLANAJ INDIVIDUALITETIN TONË E PËRCAKTOJNË GJENET! Sipas Jose Ordovas, biokimist në Universitetin e Tufts i cili është marrë me studimin e gjeneve përgjegjëse për sëmundjet e zemrës, ajo që quhet mënyrë e mirë të ushqyeri është në fakt shumë individuale dhe varet veçanërisht nga një grup gjenesh. ‘’Në disa njerëz, dietat që përmbajnë pak yndyrë mund të shtojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Kjo ndodh për shkak të një polimorfizmi që përbën një ndryshim shumë të vogël në një gjen i cili shkakton rritje të koleterolit ‘’të keq’’ në organizëm. Njerëzit kanë mesatarisht 150.000-300.000 ndryshime të tilla të vogla, të njohura si “polimorfizmi i një nukleotidi” në gjene të vecanta. Besohet se pikërisht këto ndryshime të vogla përcaktojnë edhe individualitetin midis njerëzve: ngjyrat e ndryshme të flokëve apo të syve, aktivitetin metabolik si dhe riskun e lartë ndaj sëmundjeve si diabeti apo osteoporo-

za. Shumë prej këtyre gjeneve aktivizohen nga shkaktarë kimikë. Konsumimi i brokolit dhe i vitaminës B6 do të nxisë prodhimin e një aminoacidi të dobishëm për sintezën e serotoninës, një neurotrasmetues që stabilizon humorin. SË SHPEJTI NJË SHKENCË E RE MBI USHQYERJEN “ Gjeni është arma, por mjedisi është gishti në këmbëz” thotë Ordovas. Këto mutacione na kanë shoqëruar për mijëra vjet ose në disa raste, për qindra mijëra vjet duke kaluar nga një brez në tjetrin. Deri më sot ushqimi që ne kemi konsumuar nuk na ka shkaktuar ende efekte negative”. Përcaktimi i efekteve të ushqimeve të ndryshme në çdo gjen është e ndërlikuar dhe revolucionare sepse u mundëson njerëzve të përshtasin dietën ushqimore me gjenet e tyre të veçanta. Në këtë mënyrë duket sikur i zgjidhim shumë thjesht disa nga problemet kryesore të shëndetit, por në fakt edhe njerëzit që kanë të njëjtin polimorfizëm mund të reagojnë ndryshe duke u varur nga pjesa

tjetër e strukturës gjenetike. Një sfidë tjetër në këtë aspekt është identifikimi i përbërësve ushqimorë dhe si ndërveprojnë ato me gjenet e caktuara.

Resveratroli, komponent që ndodhet te vera, rrushi, boronica dhe kikirikët është i lidhur me disa gjene të jetëgjatësisë, por kjo është parë vetëm në eksperimentet e bëra me maja buke. Boronicat mendohet se përmirësojnë gjithashtu shëndetin mendor dhe ngadalësojnë plakjen, ndoshta sepse përmbajnë antioksidantë të cilat e bëjnë më të qëndrueshme ADN-në. Megjithatë , deri tani përpjekjet për të nxjerrë vetëm një përbërës vendimtar kanë qënë të pasuksesshme. “Pasi të kemi kuptuar të gjitha kombinimet e përbërjeve të cilat sjellin benefite, cilat ushqime na stimulojnë gjenet e mira dhe cilat frenojnë gjenet e këqija, atëherë mund të jemi në gjendje të krijojmë një pilulë ideale. Ajo që na ngelet është praktikisht të vazhdojmë kërkimin” thotë Ordovas. Kur të jemi në gjendje t’i japim përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve atëherë do të krijohet një shkencë e re, ku ushqyerja do të jetë e personalizuar. Gjithsesi ajo çka është e rëndësishme për tani eshtë që të paktën secili nga ne duhet të marrë vitaminat dhe mineralet jetike për organizmin e tij!


8

E enjte, 9 shkurt 2012

WWW.SHQIPTARJA.COM

Profil

A

LMEDICU

ZGJEDHJET Në hapjen e fushatës për kandidaturën time u mallëngjeva nga entuziazmi dhe mbështetja që treguan ndaj meje

Fakultet elitar? Sëbashku, ne mundemi! Prof.Dr Bajram Hysa, kandidati për dekan të Fakultetit të Mjekësisë JANA NANO

N

ë 20 Shkurt në Uni versitetet e gjithë vendit, mbahen zgjedhjet të cilat do të vendosin drejtuesit e rinj të Universiteteve, Fakulteteve sidhe anëtaret e Këshillave dhe Senatit. Një nga kandidatët për dekan i Fakultetit të Mjekësisë është Prof.Dr Bajram Hysa i cili hyn në garë pas një karriere të gjatë si Kancelar i Fakultetit të Mjekësisë dhe Profesor i lëndës së ekonomisë së shëndetit pranë Departamentit të Shëndetit Publik. Përse vendosët të kandidonit për dekan të Fakultetit të Mjekësisë?Çfarë ju lidh me mjekësinë? Rreth 20 vjet të karrierës time profesionale ia kam përkushtuar këtij fakuteti si profesor në lëndët e menaxhimit mjekësor dhe në të njëjtën kohë si drejtues i administratës së tij. Kam qënë një vëzhgues aktiv i ngritjeve apo uljeve të zhvillimeve të tij gjatë këtyre viteve. Kandidatura ime vjen si një detyrim moral ndaj shumë brezave të studentëve e mjekëve të shkëlqyer për t’i rikthyer Fakultetit të Mjekësisë dinjitetin e munguar. Jo rrallë herë, ky i fundit është përfolur mediatikisht mbi skandalet e specializimeve apo protestat e vazhdueshme të studentëve. Mendoj se arsyet vijnë si pasojë e një keq-menaxhimi dhe mbi të gjitha nga mungesa e vizionit të drejtuesve të tij. Për këtë arsye kam bindjen se me përkushtim, entuziazëm dhe profesionalizëm mund të kontriboj për të sjellë ndryshimin e merituar në Fakultetin e Mjekësisë Jeni një nga kandidatët më preferencialë deri tani me një mbështetje të gjerë studentësh, të cilët shprehen shumë të interesuar për keto zgjedhje,ndryshe nga vitet e tjera. Si e shpjegoni këtë fakt? Mbizotëron një gjendje e zymtë pakënaqësie zgjidhjen e së cilës, studentët e shohin nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Në hapjen e fushatës për kandidaturën time u mallëngjeva nga entuziazmi dhe mbështetja që treguan ndaj meje. Kjo përbën për

Tituj Nderi “Medalja e Artë e Shqiponjës”, për kontribut të shquar neë leëvizjen demokratike neë Shqipëri, 1996 “QYTETAR NDERI” në SHBA për shtetet Arkansas dhe Nebraska, firmosur nga ishpresidenti amerikan Bill Klinton, 1992

CURRUCULUM VITAE

Eksperienca Profesionale 2012 – në vazhdim

Anëtar i Bordit të Organizatës AMCAWW (qendër amerikane kërkimi, edukimi dhe trajnimi neë fushën mjekësore)

2007 – në vazdhim

Anëtar i grupit të vlerësimit të jashtëm për akreditimin e programeve të ndryshme mjekësore, pranë APAAL

1999 – në vazhdim

Anëtar i senatit të Universitetit të Tiranës

1998 – në vazhdim

Anëtar i Institutit AGAFER (Qendra shqiptare e studimeve Social-ekonomike)

1996 – në vazhdim

Kancelar i Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin eTiranës dhe Profesor i lëndës së Ekonomisë së Shëndetit, pranë Departamentit të Shendetit Publik;

1992 – 1995

S

SUPLEMENTI MJEKESOR

Shef i politikave social-ekonomike në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.

mua një burim të pashtershëm force. Gjithmonë dera ime ka qënë e hapur për ta duke i ndihmuar në rrugëtimin e gjatë të profesionit të mjekut. Nuk dua t’i zhgënjej. I kam dhënë fjalën t’i kthej atë që kanë merituar kurdohera: një fakultet elitar, një tempull shkence. Cilat janë prioritet tuaja nëse do të jeni dekani i ardhshëm i Fakultetit të Mjekësisë?Përse duhet t’ju votojnë studentët dhe stafi pedagogjik? Një nga prioritet e mia është rifreskimi dhe ristrukturimi i kurrikulës mësimore si ajo e institucioneve analoge të BE-së. Bashkëpunimi me institucionet homologe në fushat e mësimdhënies e të kërkimit shkencor do të jetë një nga objektivat e para të

EDUKIMI & KUALIFIKIMET SHKENCORE Profesor Doktor, Fakulteti i Mjekësisë, UT, 2005 Profesor i Asociuar, Fakulteti i Mjekësisë, UT, 1999 Njohje e diplomës dhe kualifikimeve pasuniversitare nga WES (Instituti Amerikan i Shërbimit të Edukimit Botëror), SHBA, 1998 Doktor i Shkencave, Fakulteti Ekonomik, UT, 1996 Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, UT, 1978

VIZIONI Vizioni i tij është ndërtimi i një fakulteti elitar, ekselent në performancën akademike, inovator në fushën e teknologjisë dhe kërkimit shkencor, të shpalosura nën petkun e një integriteti profesional të gjithanshëm. Motivimi dhe edukimi cilësor i studentëve të këtij fakulteti në rrugën e realizimit të tyre përbën qëllim e tij kryesor.

mandatit tim. Fakulteti i Mjekësisë duhet të prodhojë shkencë. Nga ana tjetër, promovimi i lirisë akademike do të përbëjë një nga politikat e mia kryesore. Do të synoj në një decentralizim brendainstitucional me qëllim fuqiz-

imin e rolit dhe përgjegjësive të departamenteve dhe shërbimeve në fakultet. Stimulimi dhe mbështetja e aktiviteteve shkencore të organizuara nga studentët apo profesorati në bashkëpunim me Njësinë e Menaxhimit të Pro-

jekteve do të përbëjë një sfidë të re për fakultetin. Po specializantët dhe administrata e fakultetit përse duhet të votojë për ju? Specializantët e mjekësisë vazhdojnë ende të trajtohen si studentë edhe pas diplomimit të tyre. Ata paguajnë një tarifë vjetore duke e konceptuar ciklin e specializimit si master. Do të lobojë dhe advokojë për të ripërkufizuar statusin e tyre dhe heqjen totale të kësaj tarifeje. Përsa i përket personelit administrativ e konsideroj si një krah të fuqishëm në kontributin e tyre në mirë-funskionimin e fakultetit. Shpërblimet për punët suplementare si dhe trajnimet në funksion të detyrave që kryejnë përbëjnë qëllimet e mia kryesore.

PROGRAMI 1.Kurrikula bashkëkohore në përputhje me standartet e fakulteteve mjekësore kudo nëpër botë. Përgatitja e Kurrikulave Bashkëkohore në përputhje me tregun e punës dhe me standartet e fakulteteve mjekësore kudo nëpër botë. Kjo, në harmoni me “Deklaraten e Bolonjës”, do t’i shërbejë jo vetëm lëvizjes së lirë dhe shkëmbimit të eksperiencave me fakultete të tjera të huaja, por më thelbësorja, studentët do të kenë një dipllomë të vlefshme për të konkuruar denjësisht në tregun kombëtar dhe atë ndërkombëtar. 2.Specializimet ose cikli i tretë i studimeve Specializimi duhet të përbëjë dhe të jetë vazhdimësi e domosdoshme e të ashtëquajturit ciklit të tretë të studimit. Të gjithë duhet të specializohen, por përzgjedhja e fushës do të bëhet sipas një sistemi meritokrat të rezultateve. Kjo do të thotë që provimi do të bëhet sipas një procesi të mirë-monitoruar.Meqënëse ka një mbingarkesë të QSUT me specializantë duhet bërë riorganizimi i tyre me sistem qarkulimi edhe në qendra spitalore të tjera në vend. Do të shtohen kuotat e Mjekësisë së familjes (në kuadër edhe të reformës në shëndetësi) si dhe do të hapen degë të reja si Farmaci Prodhimi etj (për degën e farmacicë). 3.Informatizimi i sekretarisë dhe ristrukturimi i faqes së internetit Hedhja e të dhënave në format elektronik do të shmangë burokracitë e padëshiruara dhe abuzimet e mundshme. Ristrukturimi i faqes zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë do të lejojë krijimin e një strukture mjaft lehtësuese dhe praktike si për studentët ashtu edhe për trupën akademike. 4.Mundësi të reja për çdo student... Për herë të parë do të organizohen ato që quhen “Lëndët me Zgjedhje (lëndët preferenciale)’’Këto lëndë do të organizohen sipas katedrave me kohëzgjatje të shkurtër për të gjithë ata studentë që kanë dëshirë të zgjerojnë dhe thellojnë njohuritë e tyre në një fushë të caktuar të mjekësisë si psh: Kurs i shkurtër i EKG, Interpretimi i EKO-ve abdominale në Urgjencë, Komunikimi mjek-pacient, Kursi i qepjeve kirurgjikale etj. Ato nuk do të kenë vlerësim me notë, por thjesht me kredite, ndërkohë do t’i jepet çdo studenti mundësia e zbulimit të fushave të interesit teorik dhe praktik.


E enjte, 9 shkurt 2012

21

KULTURE

Replika

PËRGJIGJA Një reagim ndaj arkitektit Reshat Gega autor i projektit të Kalasë së Lezhës. Ku janë dëmtimet në ndërhyrjet që ai ka bërë këto 6 vjet me fondet e përfituara nga MTKRS

TIRANE

AURON TARE

D

itën e djeshme Z. Reshat Gega një arkitekt freelance botoi një shkrim të gjatë ku hidhte mjaft vrer mbi të gjithë ata që kanë kundërshtuar idenë e dhënies me koncesion afatgjatë të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore Shqiptare. Duke parë se Zoti Gega në shkrimin e tij e kishte humbur kontrollin duke kaluar në sulme personale duke ju shmangur qëllimisht debatit qartësisht duket se kundërshtimi ynë I ka dhembur pa masë atij, por jo vetëm. Në fakt në debatin tim publik unë nuk jam marrë fare me Zotin Gega pasi Arkitekti Gega ka qenë dhe është thjesht një përfitues i tenderave të Ministrisë së Kulturës dhe jo politik bërës në fushën e Trashëgimisë. Duke dashur të mos humbasim fokusin e debatit unë po vazhdoj të merrem me çështjen kryesore dhe jo me fletërrufenë e Z.Gega. Si ish-komunist i vendosur që denonconte kolegët e tij Z.Gega ka një përvojë të madhe në këtë fushë. Çështja që unë dhe kolegët e mij debatojmë është e qartë. A duhet apo jo t'i jepen Biznesit Kështjellat dhe Fortesat Historike të Trashëgimisë sonë? Bazuar në cilat kritere profesioniste mund të jepen këto Kështjella? Kush i bën Projektet e restaurimeve IMK si një institucion shtetëror apo Arkitektë freelence që paguhen nga Biznesi? A kanë Projektet e restaurimit profesionalizmin e kërkuar nga Konventat Ndërkombëtare? Më poshtë duke dhënë një shembull konkret po ilustroj qartë mendimin tim të shprehur publikisht kundër këtij Projekti të Qeverisë jo politikish si rreket të flasë Z. Gega & Co por nga zëra profesionale në fushën e restaurimeve. Prof. Gianclaudio Machiarela, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Studimeve Ballkanike në Universitetin Cha Foscari në Venecia ka disa vite që drejton një ekspeditë studimore në zonën e Delvinës. Personalitet i shquar i kulturës Italiane ekspert i studimeve Bizantine dhe Islamike Prof. Machiarela dhe ekipi i tij ndër të tjera ka studiuar me një profesionalizëm shkencor në veçanti Manastirin e Mesopotamit. Eksperti shqiptar, i cili me miratimin e Ministrisë së Kulturës punon në restaurimin e këtij Monumenti unikal në Shqipëri është Arkitekt Reshat Gega. Ministria e Kulturës për publikun shqiptar në debatin e fundit ka sjellë si shembull projektin e Zotit Gega për Kalanë e Lezhës duke treguar se sa profesionalisht mund të paraqiten këto Projekte restauruese. Për Ministrinë e Kulturës, Shefin e tij si dhe për lexuesit shqiptarë në këtë shkrim po sjellim një zë të pa politizuar, i cili ka dy vjet që informon Ministrinë e Kulturës se Kisha e Shën Nikollës në Mesopotam do të rrëzohet shumë shpejt për shkak të ndërhyrjeve jo profesionale dhe të gabuara që ka kryer i emëruari i Ministrisë së Kulturës Arkitekti Reshat Gega. Duke mos qenë as arkitekt dhe as i përfshirë në projekte restauruese me fondet e komunitetit ndërkombëtar them se nuk mund të më akuzojë kush se po shkruaj si rezultat i ndonjë xhelozie profesionale ndaj Arkitektit Gega. Me lejen e Profesor Machiareles po sjell për lexuesit shqiptar pjesë nga letra e gjatë që ai ka shkruar mbi problemet e shumta të punimeve restauruese në Mesopotam. I takon Ministrit të Kulturës për të verifikuar në se problemet që sjell Profesori i njohur ital-

ndihmuar atë edhe në punimet e Kalasë së Peqinit - një nga shembujt më të prekshëm se si një kullë e Mesjetës së vonë mund të kthehet në një qebaptore. Ndërhyrja brenda Kalasë së Elbasanit ku janë gërmuar male të tërë me material arkeologjik duke zbuluar një mur të lartë mbi sfond restorant-picerisë së mësipërme e cila nga ana e saj, kur u ndërtua, varrosi një tempull bizantin. Projektit të restaurimeve të disa Objekteve të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër me një fond diku prej 1.5 milion euro i lançuar me bujë nga Qeveria. E mbështetur fuqimisht nga ish-Ministri i famshëm Pango si një prej margaritarëve të punës se tij, restaurimet e Z.Gega & Pango mund të shikohen realisht nga qytetarët gjirokastritë, të cilët i ka zënë belaja me vrimat e shumta nëpër çati, drurin jashtë standartit që është përdorur apo punimet restauruese jashtë çdo kriteri ndërkombëtar. Megjithatë le të vazhdojmë me ato që përshkruan Prof. Machiarela në letrën e tij. Po të dergoj bashkangjitur Raportin Teknik i hartuar nga eksperti më i mirë në botë për strukturat inginierike në restaurimet e Monumenteve Prof. Luigia Binda nga Politekniku i Milanit. Do të gjesh në këtë Raport ilustrime mbi problemet e ndërtesës si dhe konkluzione mbi shqetësimet tona mbi metodologjinë (në se ka pasur ndonjë të të tillë?) e restaurimit të ndërmarrë nga Arkitekti Gega. Ky Raport është bërë në 2010 pas një inspektimi të përbashkët nga IMK dhe Universitetet e Milanit dhe Venecias të drejtuar nga unë dhe Drejtori i IMK. Dy muaj me vone Drejtori i IMK i ka shkruar Ministrise se Kultures për të paraqitur shqetësimet e tija mbi metodat e ndjekura në këto restaurime. Po kështu Ministrit të Kulturës ju kërkua krijimi i një komisioni ekspertësh, i cili do të bënte të mundur dhënien e një gjykimi të pa varur profesionist mbi të gjitha datat e mbledhura për të përcaktuar stabilitetin apo jo të Monumentit. ... Nga informacioni që kam më rezulton se edhe sot pas gati një viti përcaktimi i një Komisioni të tillë është akoma në proces diskutimi nga Drejtoria e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës. Me sa duket liteknik i Milanos me pajisje speciale nga punimet restauruese të ndërmarra nga 38 pika të ndryshme të Kishës gjatë një pe- Arkitekti Reshat Gega në Kishën e Shën riudhe mbikqyrje prej 18 muajsh (Dhjetor Nikollës por edhe në Rusan dhe në Sa2007- Qershor 2009) kemi të qartë se asn- randë në 2009 kanë qenë jashtë kontroljë survej paraprak nuk është bërë mbi Mon- lit të IMK. Me fjalë të tjera Arkitekti Gega umentin përpara se të fillonin aktivitetet përgjigjej direkt vetëm tek Ministri i Kulrestauruese. Me fjalë të tjera Arkitekti Gega turës, i cili jepte edhe fondet për këto punime dhe jo IMK-s. nuk paraqit dot asnjë Besoj i dashur Auron studim shkencor apo llogaritje për të mbësh- Punimet restauruese se ju do ti raportoni në mënyrë korrekte këto tëtur propozimin e ti fakte të cilat po ju shkrupër këtë ndërhyrje. Me të ndërmarra nga aj. Unë akoma po pres një sa duket punimet e kry- Arkitekti Reshat kompesim moral për atë era kanë qenë një çëshqë ne i kemi dhënë Shtje "intuite" apo ekspe- Gega në Kishën e qipërisë, për kohën që i rience "praktike". Shën Nikollës por kemi dedikuar, pasionin Faktet e Profesor dhe paratë për valorizMachiarelës që i janë edhe në Rusan dhe imin dhe shpëtimin e drejtuar prej kohësh në Sarandë në 2009 Trashëgimisë Kulture unMinistrisë së Kulturës ikale Tuajën. janë shumë shqetë- kanë qenë jashtë Sinqerisht Juaji suese për këdo që e kontrollit të IMK Gianclaudio njeh fushën dhe e kupLetra e Profesor Maton realisht rrezikun që chiareles është e qartë. Faki kanoset Monumentit Bizantin të Mesopotamit. Kuptohet qartë tet ai i ka depozituar pranë Institucioneve nga fjalët e Prof Machiareles se Arkitekti shqiptare, të cilat kanë detyrën ligjore për Gega nuk ka pasur asnjë studim shkencor t'i verifikuar. Megjithatë çdo lexues e kuppër të justifikuar ndërhyrjen e tij në këtë ton qartë se çfarë kriteresh restauruese Monument Kulture të Klasit të Parë. Po në përdor Arkitekti Gega, i vetmi arkitekt, i Projektin e Kalasë së Lezhës për të cilin Ar- cili ka 6 vite që përfiton tenderat kryekitekti Gega thotë se është ai autori i saj me sore të Ministrisë së Kulturës në restauçfarë kriteresh ka operuar? Duke pasur rime. Z.Gega mund të shkruajë fletërparasysh që Ministria e Kulturës ka emëru- rufetë që dëshiron. Si ish-komunist i venar Arkitektin Gega si specialist për një stu- dosur që denonconte kolegët e tij ai ka një dim të Kalasë së Gjirokastrës financuar me përvojë të madhe në këtë fushë. Por Z. fonde europiane në 2006 tashmë mund të Gega duhet ta ketë të qartë se shumë shpekuptojmë qartë se çfarë përfundimesh ka jt do të përballet me të vërtetën dhe do të arritur Arkitekti Gega për këtë Kala. Me sa japë llogari për të gjitha dëmtimet qe i ka duket kjo "intuite" apo "eksperience" e ka bërë Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.

AURON TARE:

Gega bën fletërrufe, ja dëmet e mëdha që i ka bërë trashëgimisë Letra e Prof. Gianclaudio Machiarela: Rreziku i rrëzimit të strukturës së Kishës është shumë i lartë veçanërisht duke njohur aktivitetin sizmik të zonës

Në foto: Auron tare (lart) Manastiri Mesopotamit

ian qëndrojnë apo jo. Nëse po atëherë shikohet qartë se Ministria e Kulturës po promovon si model të saj, një Projekt restaurimi të hartuar nga një arkitekt, i cili sipas ekipit italian ka ndërhyrë aq keq në Monumentin e rrallë Bizantin të Mesopotamit saqë shumë shpejt ky Monument mund të rrezohet. Kur përmenda fjalën rrëzim në shkrimin tim të mëparshëm sigurisht unë i referohesha një Raporti të përgatitur nga ekspertë ndërkombëtar mbi këtë çështje. Megjithëse Z.Gega shkruan se kjo është fantazia ime dashakeqëse le t'ia lëmë lexuesve që të nxjerrin vetë përfundimin e nevojshëm. Ja çfarë shkruan Profesor Machiarela: I Dashur Auron, shqetësimet tona për Mesopotamin nuk janë vetëm për 4 Kupolat por për të gjithë Monumentin në tërësi. Që nga Dhjetori i 2010 disa prej strukturave mbështetëse si p.sh. ato që mbanin Murin në Jug të Kishës, kolonat e mëdha që mban narteksin e brendshëm apo kolonat e tjera që mbanin kupolat e rënda, të gjitha janë të shkatërruara apo gati në heqje të plotë. Të gjitha këto struktura mbështetëse janë historike pasi janë pjesë e restaurimit të përgjithshëm që Kisha e Shën Nikolës pati pas tërmetit shkatërrimtar të 1743. Sipas studimit archeo-geologists të ekipit tonë ky tërmet ka pasur pasojat e një Tcunami që goditi Adriatikun Jugor. Me gjithë përdorimin e rripave oksidues prej çeliku përqark Kupolave që kanë zëvendësuar Pilastrat (të vendosura provizorisht sipas arktitektit Gega) rreziku i rrëzimit të struktures së Kishës është shumë i lartë veçanërisht duke njohur aktivitetin sizmik të zonës. Nga të dhënat e grumbulluara nga ekipi i ekspertëve të mij nga Universiteti Po-


22

E enjte, 9 shkurt 2012

KULTURE

Një ekspozite befasuese e Lucian Freud në Londër

N

ë kuadër të Olimpiadës Kulturore në National Portrait Gallery të Londrës, sot do të hapet ekspozita e madhe e Lucian Freud, ku do të ekspozohen veprat më të rëndësishme të Freud, njërit prej piktorëve më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit XX. Në shënjestër të ekspozitës janë portretet që Freud u ka bërë miqve të tij, dashnoreve, familjarëve e të afërmve. Ato do të ndahen në cikle tematike. Në mesin e gati 100 pikturave do të ekspozohet edhe vepra e fundit e Freudit: një akt i papërfunduar ku paraqitet asistenti dhe miku i tij David Dawson. Galeria e Londrës për këtë blockbusterekspozitë kishte bërë marrëveshje me vetë artistin deri në vdekjen e tij, në korrik të vitit të kaluar. Qëllimi nuk ka qenë të realizojmë një retrospektivë biografike por të paraqesim jetën e tij nëpërmjet pikturave. Kjo ekspozitë do të zbardhë skuta nga biografie befasuese e piktorit, kanë deklaruar organizatorët e ekspozitës që do të qëndrojë e hapur deri më 27 maj.

Lamtumira e skulptorit Antoni Tapies

P

iktori e skulptori spanjoll, Antoni Tapies, i cili ishte një nga figurat lider të artit bashkëkohor në botë, ka vdekur. Ai ishte 88 vjeç. Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga qeveria katalunase, rajon në verilindje të Spanjës. Artisti, i cili ka pasur probleme shëndetësore që nga viti 2007, ka qenë i njohur për veprat e tij që pasqyronin fragmente nga përditshmëria. Në vitin 2003 ai ka fituar çmimin më prestigjioz spanjoll për art, "Velazquez Prize". Veprat e tij të para kanë qenë të influencuara nga piktorët surrealistë si Miro dhe Klee. Por më vonë, ai zhvilloi stilin e tij, duke realizuar vepra që shpesh përziheshin edhe me shkronja, numra e sinjale. Instalacionet e tij artistike shpesh kanë përfshirë gjëra të jetës së përditshme, sikurse ishte skulptura "Matress" e realizuar në vitin 1971. Në moshën 17-vjeçare, Tapies ka pësuar një sulm në zemër që iu shkaktua nga sëmundja e tuberkulozit. Ai ka qenë bashkëthemelues i revistës së artit "Daul al Set", bashkë me poetin e dramaturgun Joan Brossa.

Artisti

N

ë shtëpinë muze të Ibra him kodrës në Piazzale Lagosta nr 2 Milano, adhuruesit e artit të tij patën fatin të shohin për herë të parë 5 vepra të panjohura të mjeshtrit tonë, i cili dy ditë më parë shënoi 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pikërisht për këtë përvjetor, fondacioni 'Ibrahim Kodra", që kujdeset prej vitesh për trashëgiminë artistike që la pas artisti i madh, kishte hapur dyert e shtëpisë muze dhe kishte përzgjedhur për të prezantuar për herë të parë pikërisht këto vepra krijuar në një periudhë mjaft të rëndësishme të krijimtarisë së Kodrës. Përfaqësues të fondacionit thanë për gazetën se këto 5 vepra, njëra prej të cilave po publikohet për lexuesit e Shqiptarja.com, janë krijime të mjeshtrit që i përkasin viteve '50-60 dhe nuk ishin publikuar kurrë më parë. Piktori i madh, Ibrahim Kodra, vdiq në moshën 88-vjeçare, në shtëpinë e tij në Milano të Italisë, në të cilën jetonte prej 30 vjetësh. Kodra lindi në Ishëm të Durrësit, në vitin 1918. Jeta e tij në Tiranë, në konviktin e shkollës "Naim Frashëri", ndërpritet kur ai 20 vjeç largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror, për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Por konservatorizmi i Akademisë së Romës nuk i pëlqen dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Nën drejtimin e Carra së, Carpi-it dhe Funi-t, Ibrahim Kodra merr prirje drejt pikturës. Ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, çka i krijoi më pas mundësinë të krijonte raporte me piktorë të mëdhenj si: Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta. Në vitin 2003 solli para publikut shqiptar, në Galerinë Kombëtare të Arteve, dimensionin real të një artisti. Kodra, për shkak të mbylljes së Shqipërisë, ishte shndërruar për artistët tanë si dhe në Kosovë, në një legjendë mbi një postkubist dhe një Uliks shqiptar në Milano që nuk njohu diktaturën, që mbijetoi me art dhe bëri një emër në vitet '50-'60-të. Veprat e tij gjenden në Muzeumin e Vatikanit, në Dhomën e Deputetëve në Romë, në Galeri dhe ne Muzeume të njohura të botës, si në Itali, Zvicër, Danimarkë, Gjermani, Japoni, Angli, Francë, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argjentinë, Greqi, Iran, Shqipëri dhe Kosovë. Shumë punime të tij janë sot pronë e koleksionistëve në mbarë botën. Mjeshtri i artit e pati ëndërr të pikturonte për popullin e tij. Vepra e tij është pasuri botërore, ku të mrekullojnë ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, të universalizuara në kubizmin e tij, si i fundit dishepull i këtij arti. ad. pe.

PUBLIKIMI Këto 5 vepra, njëra prej të cilave po publikohet për lexuesit e Shqiptarja.com, janë krijime të mjeshtrit që i përkasin viteve '50-60 dhe nuk ishin publikuar kurrë më parë.

Gjashtë vjet pa Ibrahim Kodrën

Publikohen 5 vepra të panjohura në Milano

Në foto: Ibrahiim Kodra dhe një nga tablotë e ekspozuara enkas për 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit

Arti islamik

Thesari i mahnitshëm saudit mbërrin në Berlin D

eri më 9 prill, Muzeu i Artit Is lamik në Berlin do të prezantojë trashëgiminë arkeologjike të Mbretërisë Saudite, të titulluar "Roads of Arabia". Koleksioni brenda vetes përmban disa sensacione të vërteta. Ekspozita me të cilën Mbretëria Saudite dëshiron të tërheq vëmendjen tashmë ka vizituar tre qytete - Parisin, Barcelonën dhe Shën Petersburgun. Vizitorë kishte aq shumë, saqë ekspertët e historisë islamike u shprehën të befasuar. Nga data 26 janar, ekspozita po qëndron e hapur edhe në Berlin, në Muzeun Pergamon. Mbi 400 eksponate nga Gadishulli Arabik shfaqin të arriturat historike dhe kulturore, që nga antika e deri te epoka e re islamike. Shumica e eksponateve janë huazuar nga muzetë e Arabisë Saudite, përderisa afro 80 të tjera nga burimet në Berlin. Edhe për muzeun prestigjioz të Artit Islamik, i cili vitin e kaluar u vizitua nga një numër rekord vizitorësh (732,000), Arabia Saudite mbetet relativisht enigmatike. Drejtori, Stefan Weber, konsi-

deron se detyrë e muzeut të tij është arsimimi i masave. "Jemi të përkushtuar që debatit për islamin t'i shtohet edhe dimensioni kulturoro-historik", pohon ai. Duket se

për dekada të tëra', thotë Weber. Ekspozita e re në fakt dokumenton ndryshimin paradigmatik të klishesë për një komb të varfër në shkretëtirë, në vendin që e shkroi his-

ekspozita "Roads of Arabia" erdhi në çastin e duhur në Berlin, ngase po e plotëson për mrekulli koleksionin ekzistues atje. "Për këtë rajon nuk dimë pothuajse asgjë. Kështu ishte

torinë e artit. Për shumë vjet Arabia Saudite sikur i neglizhoi thesaret e saj. Por, sipas Weber, viteve të fundit Mbretëria Saudite ka bërë shumë për ruajtjen e trashëgimisë së saj. DW


E enjte, 9 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Edhe majmunët boksierë

Fati ndihmon… hidraulikun

Një antivjedhës shumë efikas

T

K

D

honë se Amerika është vendi i çmendurive, por edhe vende të tjera nuk mbesin prapa në kët aspekt. Kështu për shembull, në kryeqytetin tailandez Bangkok ka disa kohë që funksionon një ring krejt i pazakontë, pasi protagonistë të tij janë vërtet boksierë, por jo njerëz. Eshtë fjala për një ring ku zhvillohen ndeshje ndërmjet majmunëve orangutangë, të improvizuar si boksierë. Ndoshta fjala "të improvizuar" nuk do të ishte shumë me vend, po të kihet parasysh fakti se majmunët që ndeshen në të, në një farë mënyre janë boksierë "profesionistë", pasi jetojnë në saj të këtij sporti. Sipas trainerëve, nuk është edhe aq e vështirë t'u mësosh sportin e boksit këtyre kafshëve, që sipas teorisë darwiniane, janë paraardhësit tanë. Elementët e parë të boksit ata i përvetësojnë shumë shpejt, por problem është se u pëlqen aq shumë sa nuk i ndalon dot as gongu.

ur hidrauliku që i ndreqi defektin në shtëpi i kërkoi hakun e punës, kanadezi John Ruffine, një zotëri nga Calgary i Kanadasë, i propozoi, meqë nuk i ndodheshin para në atë çast, që të hiqte dorë nga shpërblimi për punën e bërë dhe të pranonte gjysmën e lotarisë së tij, në rast se do të fitonte. Pasi u mendua pak, hidrauliku e pranoi këtë marrëveshje mjaft aburde për të. Mirëpo hidrauliku dukej se kishte qenë vërtet një njeri me fat, sepse fituese i lotarisë u shpall pikërisht bileta e John Ruffine, i cili në fakt e mbajti fjalën duke i dhënë atij gjysmën, që ishte jo pak por plot 500 mijë dollarë. Një shumë goxha e madhe, sidomos pot ë kihet parasysh fakti se për punën e bërë duhej t'i kishte marrë vetëm 290 dollarë.

uke parë se njerëzit nuk janë më edhe aq të sig urtë me dispozitivët antivjesdhës që montohen në makinë për t'i ruajtur nga hajdutët, një shoqëri skoceze ka gjetur një zgjidhje shumë origjinale në këtë drejtim. Kështu, për ata që për arsye të ndryshme duhet ta mbyllin makinën për një kohë relativisht të gjatë, për disa ditë, shoqëria në fjalë ofron një shërbim shumë më të sigurtë. Kështu, kundrejt një çmimi prej 65 eurosh në javë, me anë të pajisjeve si ato të policisë (me nofulla) që bllokojnë një rrotë të makinave të parkuara në vendin e gabuar, ata bllokojnë rrotën e makinës së klientit deri sa të vijë e ta marrë prapë. Ata që e kanë provuar thonë se është mjeti më i mirë dhe më efikas se çdo antivjedhës tjetër.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

20

21

29

30

36

37 43

44

50

51

56

10

11

22

23

31

24

25

46

79

54

85

1. Eshtë sistemi me një yll. 8. Eshtë rrjeshtor në parakalim. 11. Eshtë në blu ajo e Gershwin. 18. Kufizojnë matjet. 20. Mund të sjellin sherr të tilla. 22. Janë "çarje" në parti. 27. Eshtë mungesë gjaku. 29. Eshtë sistem… Windows. 30. Institucione Sportive Durrës. 32. Ka shumë një… as. 33. Janën lokale ... sportive. 35. Rruga e Ferenc Molnar. 36. Irene aktore. 37. Ushtrohet nga një... medium. 40. Eshtë disku fluturues. 41. Ente Ekonomike Rajonale. 43. Druhen pa dhe. 44. Kështu janë moihem e prera. 47. Qytet skocez. 50. Fillojnë drejt. 51. Qenë bujqësore… edhe të bashkuara. 53. Agjenci Humanitare Belge. 55. Janë pemë krishtlindjes. 56. Arturo i Brecht. 57. Kanë mbetur në… klasë. 58. Qeni i Charlie Brown. 60. Një pjesë e situatës. 61. Shkruhet me sms. 63. Skelton që qe aktor. 64. Georg Wilhelm Friedrich filozof. 66. Saarinen arkitekt. 69. Albrecht që qe piktor dhe matematikan. 70. Janë legjendat.

73

86

65

74

75

94

71. Mund të shfrytëzohet për të shkruar një monografi. 75. Mbyllin kongresin 77. Pak servilizëm. 78. Ndaheshin me sinor dikur. 80. Jetojnë në botën e re. 81. Vjen vonë pas të vjelave. 82. Kërkojnë talent të tilla. 85. Clapton ni muzikës. 88. Një oficer jo lartë. 89. Janë lloje njerëzish. 91. Agjenci Ekonomike Zyrtare. 92. Qe rivale e Athinës. 93. Eshtë si iluzion, fanitje. 94. Eshtë veshje indianesh.

90

P E R B O L A

O P

I N

R

I O N

95

A R

11. Fillojnë romanin. 12. Gjysmë ankese. 13. Piero, që këndon me Litfiba. 14. Eshtë si sobë. VERTIKAL 15. Një djalë pa çifte. 1. Gérard aktor. 16. Një përqindje bankare. 2. Eshtë kostumi i… përfunduar. 17. Kufizojnë ambiente. 3. Një i madh i kinemasë. 18. Farrow aktore. 4. Sepúlveda, shkrimtar klian. 19. Një që premton të bëhet as. 5. Lëvizje Patriotike Marokene. 20. Gjysmë koprac. 6. Botim pa kufij. 21. Të famshme edhe ato Eleuzine. 7. Fund janari. 23. Janë shumë të zellshëm për partinë. 8. Ruanin kopshtin me mollët e arta. 24. Janë qeveri… klanesh. 9. Shpifje pa shije. 25. Janë harmonika… popullore. 10. Inicialet e Reitman regjisor. 28. Tregohet me mendje vërtet të hollë.

I

I

Z O N A

I R A G

M A R

F

Q E V E R P

A S

M A U R E E N

T E

I

I

T A R E

I K E

T E R

I R E T

U R

O H S

N G A D A L E P K A R

I

L

I

T

D E L L

I

U S

B E L

I

L O R D C A R M E N

E D I

R R L

E P A R A

Z

I M I

R E B E L

V O T A T

G R E T E L

G O L A T

I

L

I R O M A N E T

S A T A N

T O U R

D E L L

P A N D A L P A R A D E

G A Z E T A R E T

I G O

O Z A E T

R A F P A

C E T A C E

76

67

T

L D

E T N

S U R

I

I K

A T

I

T O

S E B E P

L E A R

P

D U E R O

M E R

I M E E

D

M A T T

T A P A R

I

E T

R Y A N

Peshorja

Është koha që ju të përmblidhni një bilanc të gjendjes tuaj ekonomike për të parë se si mund t'i përmirësoni të ardhurat tuaja. Jeta afektive është disi e shuar, por gjithësesi është kalimtare.

68

77

96

95. Provinca e boerëve. 96. Dy anët e një elementi.

P O S H T E R S

I R

66

91

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM H I

Virgjëresha

Eshtë saturni ai që e ka bërë më komplekse situanë yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t'ia dalë mbanë.

49

60

89

93

Luani

Afërdita dhe Marsi nxisin shumë fillimin e projekteve të reja dhe iniciativave që do t'ju sjellin më vonë të ardhura për të cilat as nuk do t'ju shkonte mendja. Duhet të bëni kujdes me dietën.

55 59

88

Gaforrja

Një periudhë e këndshme dhe me shumë gjëra të reja, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ana sentimentale, më së fundi edhe ju do të ndjeni nevojën e një njeriu që t'ju mbrojë, por duhet të leni mënjanë krenarinë.

19

81

87

Binjakët

Është pikërisht Jupiteri planeti më pozitiv i i shenjës tuaj e që do t'ju mbështesë. Duhet të keni parasysh që pas çdo ngjarjeje që ju duket jo e frutshme duhet të verifikoni me kujdes çdo rast që ju jepet.

42

48

80

92

HORIZONTAL

72

18

35

64 71

17

Demi

Lumturia duket si e paarritshme por janë pikërisht momentet me miqtë me të afërmit dhe me të dashurit tuaj që mund të largojnë retë nga qielli juaj i "ngrysur" prej shumë kohësh. Shëndeti i shkëlqyer.

28

41 47

53

70

16

34 40

58

78

15

33

52

69

14

27

39

63

84

13

26

45

62

83

12

32 38

57

61

82

9

Dashi

Janë një grup planetesh pozitive që ju japin një mbështetje shumë të fortë e të gjithanshme, kështu mund të konsideroheni me fat në profesion ku mund të merrni edhe promovime të mundshme.

J M

31. Ngrihen për HEC. 34. Një polic londinez. 38. Mimmo, artist i décollage. 39. U kompozua nga Mascagni. 42. Murphy aktor. 44. Një qumsht i... zënë. 45. Një pije për të... ngrënë. 46. Qe një diktator ushtarak japonez. 48. Mbyllin një tender. 49. Difting teatral. 51. Janë brejtës pylli të tillë. 52. Pak origjinale. 53. Ka aderuar në parti. 54. Jetonin në Natal. 56. United për shkurt. 57. U shkrua nga Sterjo Spasse. 58. Një enë për coctail. 59. Një element me simbol Pt. 62. Ishull grek. 65. Duhen vënë përmbi i nganjëherë. 67. Zellweger aktore. 68. Mund të bëhet pilaf. 70. Një pjesë e marrëzisë. 72. Të fundit në studim. 73. Ramazzotti këngëtar. 74. Eshtë kryeqytet i Letonisë. 76. Mund të jetë proteste. 79. Chris këngëtar. 82. Janë në masë. 83. Të fundit në turp. 84. Inicialet e Rohmer. 86. Fillojnë ceremoninë. 87. Sikur janë në krye. 90. Paul Anka.

Akrepi

Rigjenerimi, engergjia dhe idetë tuaja brilante kanë bërë që ju të tërhiqni vëmendjen e kolegëve tuaj. Do t'ju happen shumë dyer dhe shumë shanse. Mos humbni asnjë mundësi.

Shigjetari

Ndjeheni të lodhur për shkak të Saturnit në kundërshtim me Afërditën, por kjo mund të jetë edhe fatndjellëse nga ana e ndjenajve, ndoshta së shpejti mund të njiheni me njeriun e duhur.

Bricjapi

Sot dita do të jetë plot me momente delikate dhe që kërkojnë kujdesin maksimal nga ju. Është mirë që të silleni në mënyrë sa më diplomatike për të mos lënduar personat që ju duan.

Ujori

Momenti më i shkëlqyer për ju, plot me surpriza të këndshme nga ana e kontratave të reja që presin vetëm nënshkrimin tuaj. Pozita juaj është gjithnjë drejt ngjitjes më të lartë profesionale.

Peshqit

Pas ditëve plot intesivitet e ndjeni nevojën për të pushuar e për relax, prandaj edhe rendimenti juaj në punë ka një rënie të ndjeshme. Duhet të jeni paksa më të duruar dhe gjërat do të sistemohen.


24

E enjte, 9 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA

Abonohu!

• Evropa në acar, rreth 450 viktima

I ftohti siberian ka vazhduar edhe ditën e djeshme në pothuajse mbarë evropën. Tashmë numri i të vdekurve nga temperaturat shumë të ulta dhe bora, i ka kaluar 450 pas më shumë se 10 ditësh. Në Ukrainë, numri i të vdekurve arriti në 136, ndërkohë që jugu i vendit është në mëshirën e stuhive të dëborës që ka bllokuar edhe qindra makina. Temperaturat do të jenë deri në fund të javës minus 30 gradë Celsius. Në Poloni, numri i të vdekurve nga hypotermia ka arritur në 74.

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

• Përleshje në parlamentin francez

Polemikat mbi qytetarinë kthehen në përballje të hapura në parlamentin francez. Deputetët e mazhorancës dhe qeverisë, me në krye kryeministrin Fillon, kanë braktisur sallën pas sulmit të deputetit socialist Serge Letchimy ndaj ministrit të punëve të brendshme Claude Gueant. Deputeti socialist i ka cilësuar fjalët e këtij të fundit si fjalë të dala nga goja e një nazisti. Pjesë e debatit është bërë edhe kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale të muajit prill, François Hollande.

POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

• OKB, Jeremiç: S’ka përmirësim në Kosovë

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nisi diksutimin dje për situatën në Kosovë. Në takim po shqyrtohet raporti tremujor i sekretarit ë Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Ministri i Jashtëm i Serbise Vuk Jeremic në fjalimin e tij gjatë punimeve të këtij sesioni theksoi se situata në Veri nuk është përmirësuar, por përkundrazi, tha ai, janë rritur rastet e dhunës dhe krimit. Sipas Jeremic, situata në veri rrezikon paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

• Greqi, asnjë zgjidhje për krizën

Dje në Greqi nën drejtimin e kryeministrit Papadhimos u mblodhën krerët e partive politike për të diskutuar kushtet e trojkës së BE. Në takim merrte pjesë edhe ministri i ¿nancave Evangelos Venizelos. Ndërkohë mbledhja e Eurogroup për Greqinë ka shumë mundësi të zhvillohet nesër në ora 19 00, gjë që dëshmon se liderët grekë do ta arrijnë sonte një marrëveshje. Në mbledhjen e Eurogrup njoftohet se do të marrë pjesë edhe drejtoresha e FMN Christine Lagarde. Ndërkohë që vijojnë bisedimet, presidenti i Eurogrup Jan Klod Juncker dërgoi një mesazh të rreptë. Ai i bëri thirrje Greqisë të respektojë angazhimet e veta.

• Alarm në aviacion, kontroll Airbus

Krenaria e ajrit e europianëve, avioni më i madh i pasagjerëve në botë Airbus 380, ka probleme teknike në krahët e avionit. Gjigandi i prodhimit të Avionëve, Airbus ka dhënë urdhër për të kontrolluar krahët e të gjithë avionëve superjumbo Airbus A380 aktualisht në shërbim. Agjencia Europiane e sigurisë së Aviacionit (AESA) ka urdhëruar 67 superjumbo Airbus A380 aktualisht në punë për t’iu nënshtruar kontrolleve.Airbus tha se të çarat nuk përbënin kërcënim të menjëhershëm për sigurinë.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.