shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Kandidatura e presidentit, Blendi Klosi: Jo nga klani i Berishës

Faqe 10

Bashkia hoqi punëtorët, mbeturina pushtojnë varrezat e Sharrës

Faqe 5

Kryeministri i ri, Albert Brojka: PD-ja nuk i ¿ton më zgjedhjet

Faqe 13

Nasho Jorgaqi: Si e vendosëm bustin e Nolit në Ibrik Tepe

LEKË 20

BLOG/Periferi

NGA ALBA MALLTEZI

Sa luks restorantet në Tiranë, por... Faqe 7

VITI II - NR. 5 E martë, 10-01-2012

Lobimi pranë qeverisë amerikane prej vitit 2006. Fatura të kripura me paratë e buxhetit

KONTRATAT PER TE JOSHUR SHBA

Ja si PD, PS dhe LSI harxhuan milionat për konsulencat e zyrtarëve të Uashingtonit Lajmi Qeveria shqiptare ka paguar me qindra mijëra dollarë amerikanë mbështetjen nga qeveria amerikane në vitin 2009, por vijon ta bëjë edhe tani duke lëvruar nga buxheti i shtetit fonde të majme për kompanitë lobuese në SHBA. Nga kompania “BKSH & Associates” në 2009 deri te “Podesta” në 2012, qeveria që merr borxh për rrogat e administratës, jep fonde të majme për të blerë mbështetjen e Uashingtonit.

TIRANE

ARBEN RROZHANI

Q

Editorial

Në foto: Denion Meidani me këngëtaren Fjolla Morina

Djali i Meidanit, drejtor i SHKB Nga e majta nën urdhërat e PD vitet 1995-1997, qeveria dhe PD-ja kanë harxhuar qindra mijëra dollarë fonde buxhetore për të bërë lobing pranë administratës amerikane, duke paguar kompani lobuese që rekrutonin kongresmenë, zyrtarë të administratës dhe më

në fund vetë qeverinë amerikane, që ta shikonte ne sy të mirë qeverinë shqiptare. Janë të njohura shumat deri në 500 mijë dollarë amerikanë që qeveria Berisha dha prej vitit 2006 për ishsekretarin për... vijon në faqen 2

Në vitin 2014 hiqen televizionet analoge. KKRT: Dekoderat me ¿nancim të shtetit

Bushati: Si do jetë TV dixhital GENC KONDI

S

NGA

AFRIM KRASNIQI

Kriza e besimit dhe demokracia D

everia e Republikës së Shqipërisë e ka blerë shtrenjtë me paratë e taksapguesve shqiptarë, heshtjen dhe përkrahjen e qeverisë amerikane, përballë skandaleve të panumërta, që nisin nga krimi, korrupsioni, mashtrimi electoral dhe deformimi i standarteve demokratike në vend. Prej ardhjes në pushtet në shtator 2005 të kryeministrit Sali berisha, dikur armik i administratës Klinton në

PROJEKTI

Faqe 9

Emërimi surprizë

ot organizohet tryeza e rrumbullakët, organizuar në bashkëpunim me OSBEnë, për të diskutuar projektstrategjinë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike). Afati për përfundimin e procesit është viti 2015, si viti i fundit i mbylljes së të gjitha transmetimeve vijon në faqen 7 analoge...

emokracia nuk është procedurë, është diçka më shumë se kaq. Ligjet janë të rëndësishme, janë vijat e bardha në demokraci, por për një demokraci të shëndetshme kërkohet më shumë se kaq; - institucione funksionale, pjesëmarrje e mbështetje publike, trasparencë dhe inspirim në vlera e parime qytetare. Në krizën globale ekonomike është e pritshme që vetë demokracitë të përballen me zemërimin Efekti domino i apo rritjen e zhgën- revolucioneve jimit qytetar. S¿da e solli ndryshime demokracive mbetet aftësia për të reflek- radikale në tuar nga gabimet, për Afrikën Veriore, t’u korrigjuar dhe për për të krijuar të ringjallur shpresën. shpresa edhe Ndryshimet e qeverive legjitime në Greqi e në vende të Itali përmes dialogut Gjirit Persik dhe marrëveshjes politike janë tregues sesi në këto vende demokracia funksionon dhe zgjidhja racionale vjen nga institucionet, nga politikanë me integritet dhe me sensin e masës. Përpjekjet për rikthimin e besimit tek demokracia, për ta bërë atë funksionale dhe inspiruese çuan në ndryshime demokratike të qeverive edhe në Spanjë apo Kroaci, në Bosnje, apo Belgjikë. Efekti domino i revolucioneve solli ndryshime radikale në Afrikën Veriore, për të krijuar shpresa edhe në vende të Gjirit Persik. Një vend si Franca çoi përpara gjyqit dhe dënoi ish-presidentin Zhak Shirak, në Izrael u dënua ish Presidenti Moshe Katsav, në Kroaci ish kryeministri Ivo Sanader, etj. Lista e politikanëve perëndimorë të gjykuar e dënuar gjatë vitit 2011 shkon në 123, ku përfshihen drejtues të lartë të shtetit, ministra, kongresmenë, senatorë, gjyqtarë të lartë dhe ¿gura të tjera të larta politike. Në Gjermani kryetitull është një skandal ¿nanciar që lidhet me presidentin. Kudo, shumica e... vijon në faqen 4


2

E martë, 10 janar 2012

POLITIKE

Privatizimi i Albpetrol, 200 mln për "Patton Boggs"

P

nga Geri Kokalari se ka mbuluar vizitën e fundit të Sali Berishës në Nju Jork. Firma ka shërbyer si konsulente në privatizimin skandaloz të kompanisë ARMO. Ajo ka nënshkruar një kontratë me qeverinë shqiptare në vitin 2008 për këtë çështje, por më vonë ka nënshkruar një tjetër kontratë në vitin 2010. Wisner, një ishdiplomat, përfaqësues special i SHBA në

ak kohë më parë qeveria vendosi një pagesë prej 200 milionë lekësh të vjetra për kompaninë amerikane Patton Boggs, e njohur si firmë lobuese për qeverinë shqiptare. "Patton Boggs" do të përgatitisë privatizimin e kompanisë Albpetrol dhe do të marrë edhe përqindje për këtë. Firma amerikane, në përbërje të së cilës është edhe Frank Ëisner, u akuzua

bisedimet që u organizuan për Kosovën, kërkoi një vit më pare që ish- presidenti egjiptian, Mubarak të qëndronte në pushtet, edhe pse ai ishte në grahmat e fundit. Wisner ishte dërguar për të negociuar në Egjipt nga presidenti Obama, por i habiti të gjithë kur tejkaloi dhe deklaratat e Shtëpisë së Bardhë duke kërkuar që Mubarak të qëndrojë.

Kontratat e lobimit në emër të NATO-s për zgjedhjet 2009

Kontratat e Sali Berishës për të blerë SHBA Lobim me telefonata dhe darka me zyrtarët e Uashingtonit

TIRANE

Fkasimile e takimeve të realizuara në janar-qershor 2009 nga Berisha dhe Topalli në SHBA pas lobimit të firmës "BKSH & Associates" (djathtas) Frank Wisner, përfaqësues i kompanisë lobuese "Patton Boggs" me kryeministrin Berisha

ARBEN RROZHANI vijon nga faqja 1 ..Sigurinë Tom Ridge dhe skandalin që shpërtheu në Uashington, pasi ish-zrytari i lartë nuk i kishte treguar fondet e marra nga qeveria shqiptare. Skandali “Rixh” u mbyll, por jo “rubineti” e fondeve që qeveria e Berishës jepte për lobistët në SHBA. Pak muaj para zgjedhjeve të 28 qershorit 2009, kur Sali Berisha po luftonte me të gjitha fondet e vëna në dispozicion për të marrë një mandat tjetër kryeministror, nënshkruhet kontrata e lobimit, e justifikuar me përkrahjen për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Hyrja në aleancë ishte arsyejambulesë e financimit prej 240 mijë dollarësh ameri-

...kontrata lobuese e PD-së me kompaninë "BKSH & Associates" e ofruar për konsulencë politike, niste në shkurt dhe përfundonte në korrik 2009, pra pas mbarimit të zgjedhjeve kanë që lëvrohej nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Kjo për faktin se Shqipëria e kishte mbyllur çështjen e anëtarësimit, pas marrjes së ftesës në 4 prill 2008 në samitin e Bukureshtit dhe anëtarësimi një vit më vonë ishte procedurë burokratike. Por arsyeja e vërtetë ishte lobimi për zgjedhjet, sepse kontrata lobuese e PD-së me kompaninë "BKSH & Associates" e ofruar për konsulencë politike, niste në shkurt dhe përfundonte në korrik 2009, pra pas mbarimit të zgjedhjeve

parlamentare, ndërsa anëtarësimi në NATO ishte kryer në pranverë. Vlera e kësaj kontrate

zyrtarisht deklarohej në shumën 120 mijë dollarë. Por sipas agjencisë "prëeekus.com" që mbledh lajmet

nga shoqëritë ligjore, të raportuara pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë, botuar në 16 mars

2009, PD dhe kompania "BKSH & Associates" arritën një kontratë prej 240 mijë dollarësh, që prashikonte këshillime strategjike me qëllim hyrjen e vendit në NATO. Kontrata niste në 1 shkurt dhe përfundonte në 31 korrik 2009. Dokumenti që parashikon këtë shërbim konsulence është sa qesharak aq edhe i pasaktë, edhe pse bëhet fjalë për 240 mijë dollarë amerikanë. Siç mund të shihet edhe nga linku (http:/ /www.fara.gov/docs/5402Exhibit-AB-2009031013.pdf), aty rezulton se sekretar i përgjithshëm i PD-së nuk është Ridvan Bode, por ish-kryetari i PS-së, Fatos Nano. Koha e lobimit është e nënshkruar me shkrim dore, duke shkarravitur janarin 2009 për ta zëvendësuar me shkurt dhe duke hequr shumën e pagesës prej 480 mijë dollarë, për ta zëvendësuar me 240 mijë mijë dollarë

Kontratat e lobimit

Qeveria, asnjë detaj për milionët e paguar ndaj amerikanëve P

rej fillimvitit 2006 qeveria shqiptare ka bërës disa kontrata lobimi me kompani apo individë të huaj, shumica amerikanë. Por nuk ka bërë transparente asnjë kontrata, as detajet, as shumat e pagesave, as punën që është bërë, dhe as përfitimet që ka patur Shqipëria, në emër të të cilës bëhet edhe lobimi. Shumë ndryshe nga qeveria amerikane, prej të cilës kërkon mbështetje, e cila ka një model të përkryer transperence, duke publikuar gjithçka për qytetarët. Qeveria amerikane madje jep edhe leksionin për transparencë, duke theksuar se: "Çdo deklaratë e regjistruar, dek-

laratë regjistrimi e formës së shkurtër, deklaratë plotësuese, parashtrim, amendim, kopje e materialeve informuese apo çdo dokument apo informacion i paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme sipas Aktit (Ligjit) të Regjistrimit të Klientëve të Huaj i vitit 1938, e amenduar, 22 U.S.C.611, është publik dhe i hapur për shqyrtim nga publiku, inspektim nga publiku dhe mund të fotokopjohet gjatë orarit të punës në Njësinë e regjistrimit në Washington. Këto deklarata mund të gjehen gjithashtu online në faqen e internetit të kësaj zyre www.fara.gov"

Fkasimile e kontratës së PD me "BKSH & Associates" në 2009

amerikanë. Në fund firmoset nga Scott Pastrick si president i firmës konsulente dhe nga Flamur Noka si zyrtari I autorizuar nga PD-ja. Kontrata e lobimit parashikonte që gjatë kësaj kohe, pra nga janari deri në qershor 2009, kompania amerikane "BKSH & Associates" të mundësonte takimet e zyrtarëve shqiptarë me ata amerikanë. Për ta patur më të qartë se për çfarë i ka përdorur kompania amerikane paratë e marra nga partia në pushtet vlen deklarimi i vet "BKSH & Associates" që ka realizuar 18 kontakte për llogari të Partisë Demokratike. Janë 18 "lobime" në formë takimesh dhe ngrëniesh të Jozefina Topallit dhe Sali Berishës me zyrtarët amerikanë. Kështu, spikerja e Kuvendit Jozefina Topalli fikson 10 takime me kongresmenë si Eliot Engëll apo Dan Burton dhe me homologen amerikane Nensi Pelozi. Më pas janë katër darka që shtron kryeministri Sali berisha në Uashington si ish-zv.presidentin Xhon Mekkein e të tjerë. P.sh. "BKSH…" bënte çentralistin, në 14 janar 2009, duke telefonuar senatorin Riçard Lugar që të darkojë me kryeministrin Berisha. Pas dy javësh një darkë tjetër e Berishës me senatorin Lindsi Graham.


E martë, 10 janar 2012

3

POLITIKE SHËRBIMET

PAGESA E LSI-së

Kompania "BKSH & Associates" angazhohej t'i ofronte PD-së, planifikim strategjik për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, vizita të ministrave dhe politikanëve të tjerë, të organizonte një vizitë në Shqipëri pas anëtarësimit në NATO, konsulencë strategjike të Qeverisë për objektivat e saj në NATO, lobim në Senat, duke përfshirë dhe anëtarë të Senatit.

Më shumë takime ka fiksuar LSI. Në periudhën 13 prill-29 qershor 2009, LSI kërkon 37 takime me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë për çështjet e demokracisë dhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Kompania lobuese "Dutko Worldwide LLC", thotë se ka marra si pagesë nga dy këste prej 30 mijë dollarësh amerikanë, siç mund të shihet në linkun (http://foreignlobbying.org/client Socialist %20Movement%20for%20Integration%20%28LSI%29/).

Fatura e shtrenjtë e "blerjes" së qeverisë amerikane

Qeveria, 60 mijë dollarë në muaj për "Podesta" Kontrata mbaron në mars 2012, por do të përsëritet

TIRANE

ARBEN RROZHANI

D

Takimi

Berisha-Arvizu: Fokusi i SHBA drejt Azisë, me rëndësi K

ryeministri Berisha u takua dje me Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Ai vlerësoi rolin e Shqipërisë si një anëtar i denjë dhe aktiv i në NATO dhe operacionet që ka ndërmarrë dhe ndërmerr në Afganistan, Irak në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit global. Arvizu e njohu Berishën me Strategjinë e re të Mbrojtjes së SHBA, të prezantuar pak ditë më parë nga Presidenti Obama. Arvizu u ndal në drejtimet kryesore të strategjisë, në të cilat theksohet një angazhim më i madh i SHBA ne Azi, vazhdimi i angazhimit nëpërmjet partneritetit në Lindjen e Mesme dhe ritheksim i rëndësisë themelore që Evropa dhe NATO ka në strategjinë globale të SHBA. Kryeministri çmoi si më rëndësi për paqen dhe stabilitetin në botë, fokusimin më të madh të kësaj strategjie

drejt Azisë. Duke vlerësuar lart rolin e SHBA dhe NATO në Evropë, në zgjidhjen dhe stabilizimin e konflikteve në rajonin e Evropës Jug-Lindore, në dy dekadat e fundit, Kryeministri nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbajtjes në të ardhmen të pranisë së SHBA dhe të NATO-s në Rajon. Berisha ritheksoi angazhimin maksimal të qeverisë shqiptare për të përmbushur detyrimet e saj, në kuadrin e NATO-s.

y muaj më parë, pas vizitave në Nju Jork dhe takimeve të zhvilluara nga firmat lobuese amerikane, që paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, Berisha shprehej se mes të tjerëve kishte takuar edhe "mikun e shquar Tony Podesta". Ai është vëllai i Xhon Podesta, firmës me të njëjtin emër, që aktualisht ka një kontratë të majme lobimi me qeverinë shqiptare, por si për ironi të fatit më të majme e ka me Serbinë, që të lobojë kundër Kosovës, në Uashington, duke e paguar me 100 mijë dollarë në muaj. "Podesta Group", themeluar në 2003 nga John Podesta, ish- shef i stafit të administratës Klinton në vitet (1998-2001)dhe që ka lidhje të shumta me qeverinë e presidentit Obama asur e të njohur si liberalë në fushën e politikës së jashtme amerikane me lidhje të forta, krahas Kongresit amerikan, edhe në Partinë Demokratike në fuqi në SHBA. Sipas dokumentit të regjistruar pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve, Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA - Foreign Agents Registration Act), dokumentikontratë i lidhur mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë PODESTA, parashikon një këst mujor prej 60 mijë dollarë amerikanë. Kontrata është nënshkruar Gjergj Lezhjës, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe nga pala amerikane prej Toni Podestës. Sipas kontratës qeveria shqiptare do të paguajë "Podesta"-n një shumë prej 60 mijë USD çdo muaj, plus shpenzimet. Pagesa do të kryhet në çdo fillim tremujori", thuhet në kontratën që ka nisur në 4 prill 2011 dhe që mbaron 31 mars 2012. Sipas kontratës firma do të kryejë shërbime të hulumtimit mbi çështjet e

Faksimile e kontratës së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Podesta” avokimit që do të shërbejë në forcimin e lidhjeve midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Siguruesi do të ndihmojë në ngritjen e fondeve nga SHBA-ja dhe agjencitë ndërkombëtare, si dhe shërbime të tjera që palët nënshkruese mund të bien dakord". Por nuk mbaron këtu, sepse

qeveria shqiptare premton se do të marrë sërish fonde nga buxheti i shtetit shqiptar: "Përfituesi do të kryejë shërbimin gjatë periudhës që fillon në më 4 prill 2011, dhe duke vazhduar deri më 31 mars 2012, ose çdo periudhë tjetër siç mund të bihet dakord më pas nga palët nënshkruese. Këshilli i Ministrave

do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje në çdo 6 muaj, pasi ajo ka qenë nënshkruar", thuhet në nëndarjen 'Kushtet'. Sipas llogarive të bëra për 11 muajt e lobimit, vetëm nga këstet mujore firma "Pdesta' do të marrë 660 mijë dollarë, pa përfshirë shpenzimet e tjera që paguhen po nga qeveria shqiptare.

Kopjimi i opozitës

PS, 100 mijë USD për lobimin në SHBA E

dhe Partia Socialiste nuk ka mbetur jashtë lojës së lobimeve amerikane. Gati dy vite më parë, selia rozë vendosi të marrë konsulencë nga një kompani amerikane lobimi "Rosky Baerlein Strategic Communications, Inc", kundrejt një pagese prej 100 mijë dollarësh, pa përfshirë shpenzimet e tjera. Në kontratën e nënshkruar në 23 Mars 2010, thuhej se kompania amerikane do të ndihmonte me botime në shtypin amerikan dhe

Faksimile e kontratës lobuese të PS-së në SHBA do të siguronte mbështetje për ndryshimin e politikës së jashtme të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë.


4

E martë, 10 janar 2012

POLITIKE

Presidenti, Shehu: Pasardhës i Topit do të jetë një demokrat

Mazhoranca ka këmbëngur dhe dje që pasardhësi i Bamir Topit në karrigen e Presidentit, do jetë një demokrat. Ish-kreu i PD, deputeti Tritan Shehu ka deklaruar se mazhoranca i ka votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe s'do të pranojë asnjë kandidat të imponuar nga opozita. "PD do të paraqitet me kandidatin e saj dhe shpresojmë, por dhe jemi të bindur që presidenti i ardhshëm do

jetë kandidati i PD, pasi të tillë janë numrat e mekanizmat në Parlamentin shqiptar, të tilla janë dhe resurset që ka PD brenda saj", tha Shehu. Sipas tij, PD dhe PS nuk do t'i drejtohen Kushtetueses për interpretim. Kuorumi për prezencën në sallë në të pesë raundet, sipas Shehut është i parashikuar në Kushtetutë. "Për kuorum ka nevojë atë ditë zgjedhja e Komisionit të Votimit, i cili ka

nevojë për 71 veta prezantë, pastaj ai zgjidhet me 1 plus gjysmën e atyre që janë në sallë. Të gjithë këto histori bien ndesh me rregulloren e Parlamentit, pra nuk qendrojnë. Kjo është arsye pse ata zotërinj, që ngrejnë këtë zhurmë, nuk kanë ndërmend ta çojnë as në Gjyaktë Kushtetuese, se nuk fitojnë gjë atje, është thjesht një zhurmë politike që ata ngrenë", deklaroi Shehu.

Sekretari i Organizimit në PS flet për zgjedhjen e kreut e shtetit

Presidenti, Klosi: Jo nga klani i Berishës "Për presidentin duhet të kemi një rrugë konsensuale" Lajmi Sekretari i organizimit në PS Klosi tha dje se për zgjedhjen e presidentit të ri duhet që palët të arrijnë konsensusin për një figurë mbi palët dhe president të shqiptarëve jo të partive. Por ai është shprehur prerë se opozita nuk do të pranojë asnjë kandidaturë të dalë nga PD apo sipas tij nga "klani Berisha".

TIRANE

JAKIN MARENA

S

ocialistët janë të vendo sur për zgjedhjen e një presidenti konsensual, i cili të plotësojë kriteret e një presidenti mbi palët dhe të mirëmbështetur nga politika por dhe nga partnerët ndërkombëtare. Me sa duket është dashur deklarata e dy ambasadorëve, ajo e atij danez, Jensen, që kryeson dhe Presidencën e radhës së BE dhe atij të OSBE, Uollfarth që për herë të parë një funksionar i lartë i PS të flasë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit në mesin e këtij viti. Pasi deri më tani kanë folur vetëm mazhoranca, partitë e vogla dhe juristët e të gjithë krahëve. Sekretari i Organizimit në PS, Blendi Klosi, shprehu qendrimin e forcës më të madhe opozitare për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Sipas tij, Presidenti i Republikës në frymën e Kushtetutës, duhet të vijë përmes konsensusit e debatit konstruktiv të faktorit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, duke u shprehur kundër idesë që emri të vijë nga mazhoranca dhe kryeministri Berisha. "Duhet të kemi një rrugë konsensuale, një rrugë të debatuar dhe të miraprovuar nga faktorët e brendshëm dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, veprime dhe vendimarrje, të cilat i shërbejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mos t'i shërbejë ndarjes në kampet politike dhe mos t'i shërbejë uzurpimit

Në foto: Blendi Klosi, sekretar i organizimit në PS

të çdo institucioni nga Sali Berisha", është shprehur dje sekretari socialist Klosi. Për të, rëndësi ka që kreu i shtetit të mos jetë në shërbim të klanit aktual në qeverisje, por të interesit të shqiptarëve. "Presidenti i Shqipërisë apo Presidenti i një Republike Parlamentare duhet të jetë një burrë apo grua, ç'rëndësi ka, që duhet të përfaqësojë dhe të mbrojë interesat e të gjithëve, të mos jetë pjesë e familjes kryeministrore, mos të jetë pjesë e klaneve, të cilat mbajnë në këmbë jetën luksoze të

Kryeministrit", tha Klosi. I cili ka shprehur qëndrimin e PS në lidhje me zgjedhjen e kreut të shtetit, ndërkohë që Berisha më se njëherë ka këmbëngulur se ai do të zgjidhet sipas Kushtetutës, por që dhe përmes të besuarve të tij ka deklaruar se nuk ka as interpretim të Kushtetutës për çështjen e kuorumit prej 84 votash, për të hapur votimin në tre raundet e para. Njëherësh Klosi nuk ka munguar të shprehet dhe për seancën parlamentare që nis të hënën e ardhshme,

duke paralajmëruar se ligjet me shumicë të cilësuar nuk do të kalohen lehtë, pa shkrirë me ta dhe amendamentet e opozitës. "Për ligjet po punojmë për të afruar dhe kemi afruar propozime konkrete, që do të jenë pjesë e diskutimeve parlamentare, në komisione e pastaj në Parlament, për të miratuar jo vetëm ligje sepse duhet te miratohen me 3/5 por që do t'i shërbejnë forcimit të shtetit, pasi ligjet me 3/5 s'janë ligje për forcat politike por janë ligje për forcimin e shtetit në

EDITORIAL NGA

AFRIM KRASNIQI

Kriza e besimit dhe demokracia vijon nga faqja 1 ...këtyre politikanëve akuzohen për korrupsion ose abuzim me pushtetin. Dhe, siç u shpreh gjykata në rastin e dënimit të ish guvernatorit Rod Blagojevic, dënimi i lartë i dhënë nuk bëhet thjesht për dënimin financiar, por për dënimin e madh moral që akti korruptiv i ka bërë institucioneve dhe demokracisë në vend. Po Shqipëria? Vendi që renditet i fundit në kontinent në listën e ndershmërisë së qeverisjes, ku korrupsioni dhe abuzimi me postet publike zyrtarisht është pengesë për integrim në BE dhe ku sondazhet provojnë se 75% e qytetarëve paguajnë rryshfet për shërbimet jetike publike? Tek ne zyrtari më i lartë i dënuar është një drejtor stadiumi, kurse të tjerët mbi të, disa dhjetëra ministra, deputetë e politikanë të akuzuar dhjetra herë për skandale e abuzime financiare e zyrtare, (midis tyre gjysma e anëtarëve të qeverisë)- thjesht janë të paprekshëm. Dosjet e tyre mbyllen për procedurë, ose nuk hapen kurrë. Ata që duhet të dëshmojnë integritet dhe drejtësi (parlamenti, ekzekutivi, gjykata, prokuroria e policia) kryesojnë listën e profesioneve të korruptuara, dhe kështu, Shqipëria slloganin politik për tolerancë zero ndaj korrupsionit e ka shndërruar në tolerancë zero ndaj kujdo që beson në moral, drejtësi, integritet e demokraci funksionale. Dhe siç na mëson historia, demokracia kalbet kur vlerat e parimet e saj tregtohen, shkelen dhe injorohen, siç fatkeqësisht vijon të ndodhë përditë në Shqipëri! Vala e rikthimit të besimit tek demokracia vjen nga brenda (SHBA, Francë, Izrael) apo nga jashtë (Greqi, Kroaci, Mali i Zi). Në Shqipëri aktualisht nuk ka shans që ndryshimi të vijë nga brenda, shpresa mbetet të vijë nga jashtë, por kjo mund të ketë sukses vetëm kur vetë shoqëria të ketë aftësi e kulturë për ta lexuar dhe jetësuar ndryshimin, një cilësi ende e largët për një shoqëri të mbyllur, militante, orientale dhe lokaliste si kjo e jona. www.shqiptarja.com Shqipëri", tha Klosi. Për të cilin, PS do jetë prezente me propozime konkrete për çdo draft ligjor që qeveria do të sjellë në Kuvend. Ai shton, se, qendrimet në Kuvend dhe de-

tajimi i programit politik të PS do jetë pjesë e strategjisë së PS për 2012, për t'i treguar shqiptarëve që një vit përpara zgjedhjeve PS ka një alternativë politike.

Ambasadori Uollfarth

OSBE: Duhet një President konsensual

K

TIRANE

ur kanë mbetur dhe gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të presidentit, partnerët ndërkombëtarë kërkojnë konsensus për kandidaturën që do të pasojë në detyrë kreun aktual të shtetit, Bamir Topi. Ambasadori i OSBE në Tiranë, Eugen Uolfarth, ka rekomanduar që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjedhjen e presidentit siç ndodhi me Avokatin e Popullit. Këtë deklaratë shefi i OSBE i bëri gjatë takimit me Avokatin e sapozgjedhur të Popullit, Igli Totozani. Megjithatë, për Uolfarth ka ende kohë deri në muajin korrik, periudhë kur do të zgjidhet presidenti i ri. "Ajo që është shumë e rëndësishme

për të shtruar rrugën drejt integrimit evropian është konsensusi, të folurit me njëri-tjetrin, dhe ja tek jemi këtu tek institucioni i Avokatit të Popullit. Kjo tregon se konsensusi është jo vetëm i mundur, por edhe se me konsensus Shqipëria ecën përpara. Zgjedhja me 127 vota për ju, z.Totozani, është tejet e rëndësishme. Shpresoj që një konsensus i ngjashëm, mbase jo aq i lartë, por një konsensus i ngjashëm të mund të arrihet kur të gjendet kandidati apo kandidatët për president", ka qënë deklarata e djeshme e ambasadorit të OSBE, në përgjigjie të interesit të gazetarëve në lidhje me konsensualitetin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Njëherësh ai ka dhënë përgjigjie

dhe në lidhje me formulën e përzgjedhjes së presidentit, ku gazetarët kanë qënë më se të interesuar nëse do të jetë e njejta me atë të zgjedhjes së Totozanit në krye të Avokatit të Popullit. "Viti sapo ka filluar, zgjedhjet janë në korrik, Kushtetuta është aty, dhe ka kohë të mjaftueshme për të diskutuar. Prandaj le t'ia kushtojmë këtë ditë Avokatit të Popullit. Do të thosha që ky është vërtet një hap i madh për qytetarët shqiptarë dhe gjithashtu për integrimin evropian", tha ambasadori i OSBE. Kështu, krahas emrave të ndryshëm që tashmë kanë filluar të përfliten nga forcat politike, deri tani është e sigurt se kreu aktual i shtetit nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë.


E martë, 10 janar 2012

5

POLITIKE

Rama me Sekretarët: K Më 21 janar, homazhe Asambleja brenda muajit

ryetari socialist Edi Rama, në takimin me sekretarët e PS ka vendosur dje, rreth aktiviteteve që do të organizohen për të kujtuar 4 viktimat e demonstratës së 21 janarit 2011. Në këtë takim u vendos që për të përkujtuar 21 Janarin të kryhen homazhe tek familjarët e viktimave dhe në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', pikërisht në vendet ku u vranë 4 protestuesit, Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik

Myrtaj e Hekuran Deda. Kështu në Tiranë, pritet te zhvillohen homazhe dhe me praninë e shumë njerëzve të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit. Nga ana tjetër kjo mbledhje ka marrë në analizë dhe kalendarin e punës së sekretarëve, por edhe në lidhje me programin politik të socialistëve. Kështu është vendosur që mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS të mblidhet brenda muajit, mundësisht

përpara 21 janarit, sipas situatës që do të paraqitet, pasi ky muaj është mjaft i ngjeshur pasi më 15 janar festohet 20 vjetori i krijimit të FRESSH, përgatitjet për të cilin kanë filluar. Pritet që në mbledhjen e Asamblesë të vendoset për shpërndarjen e re të strukturave qëndrore, për krijimin e shtabeve të drejtimit të PS në të gjithë rrethet, për të qënë gati për zgjedhje.

Ish-kryetari i PD për Tiranën dhe ish-kryebashkiak i kryeqytetit flet për lëvizjet brenda PD dhe shanset e opozitës

Brojka: Berisha, vështirë të fitojë Ish-zyrtari demokrat vlerëson qeverisjen. Për të më 2013, PD do ta ketë shumë vështirë të kërkojë një mandat të tretë: Pushteti të konsumon, shqiptarët gjithnjë kanë tendencë të votojnë opozitën

Lajmi

programi të ri ka kjo forcë politike, cilën pjesë të elektoratit kërkon të thithë. Madje dhe zoti Topi nuk është shprehur qartë se cila është alternativa e tij, ku synon alternativa e tij. Mendoj se është ende herët për të folur për alternativën e re të zotit Topi, përpara se vetë zoti Topi të shprehet.

Ish-kryetari i PD për kryeqytetin, njëherësh ish-kryebashkiak i Tiranës, Albert Brojka shprehet se partia e Topit kur të krijohet nuk do të ketë ndonjë mbështetje të madhe, duke shkuar deri në stadin e një "LSI të së djathtës". Ai tha se PD e ka të vështirë një mandat të tretë, ndërsa opozita për të është e paaftë për të ardhur në pushtet.

TIRANE

JAKIN MARENA Vlerësimi juaj për qeverisjen e PD në këto vite? Unë kam një vlerësim pozitiv për qeverisjen e këtyre viteve. Kur them se kam një vlerësim pozitiv për qeverinë, mendoj që objektivat kryesore të saj janë realizuar. Kam parasysh disa investime themelore, siç është rruga Durrës-Kukës, Unaza e re e Tiranës apo Tuneli Tiranë-Elbasan, pra janë disa investime themelore që kjo qeveri i ka realizuar. Ndërkohë që ka pasur realizim dhe në objektivat e integrimit, siç është anëtarësimi në NATO, heqja e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë me vendet e BE si dhe ecja drejt integrimit në BE. Pra në vija të përgjithshme qeveria po përpiqet t'i realizojë objektivat kryesore për vendin. Por në procesin e integrimit çështja ka ngecur për dy vite...? Mund të mos ketë patur sukses për anëtarësimin në BE, mund të akuzojë opozitën se ka qënë penguese për këtë proces, por në përgjithësi përpjekjet e saj për t'u anëtarësuar, janë për t'u vlerësuar. Kur flas për një vlerësim pozitiv, mund të them që dhe opozita aktuale po të kishte qënë në pushtet, nuk mendoj se do të kishte bërë më shumë. Kështu që në mënyrë të përmbledhur, në përgjithësi vlerësimi im për qeverinë është pozitiv. Mendoni që mbi bazën e këtij vlerësimi polzitiv, mbi bazën e kësaj performance të ministrave, tashmë që ka mbetur vetëm pak më shumë se një vit para sfidës elektorale të radhës, ka se çfarë u thotë shqiptarëve dhe për një mandat të tretë kjo qeveri? Kjo është një përgjigjie e vështirë. Nuk mund të them se qeveria e drejtuar nga zoti Berisha ka bërë gjithçka që duhej të bënte dhe meriton të marrë një mandat të tretë. Sado mirë të punosh në ralitetin shqiptar, sado të përpiqesh, pushteti të konsumon. Puna në pushtet dhe qeverisje të konsumon, dhe është vështirë që t'u kërkosh një mandat të tretë shqiptarëve.

Në një kohë që shqiptarët gjithnjë pas mandatit të parë dhe akoma më tepër pas mandatit të dytë, përpiqen t'i japin frymë alternativës tjetër, asaj të opozitës. Kështu që kur vjen puna për të hyrë në një garë dhe për të thënë se kush do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, gjithnjë opozita është një hap përpara. Sepse ka tetë vite në opozitë dhe është e pakonsumuar në punën e saj, ndërkohë që qeveria është e konsumuar. Pavarësisht përpjekjeve të saj dhe vlerësimit pozitiv për të. Ju mendoni se shqiptarët mund të zgjedhin opozitën më 2013...? Pra sido që të vijë puna, shqiptarët kanë një tendencë të votojnë gjithnjë për opozitën, t'i japin një shans opozitës pas tetë vite qeverisje të PD dhe aleatëve të saj. S'është e kollajtë për qeverinë t'i kërkojë një mandat të tretë popullit, pavarësisht nga vlerësimi që kanë shqiptarët për të. Kështu që nuk do të jetë një fitore e lehtë për PD, do jetë një sfidë jashtëzakonisht e ashpër dhe e vështirë për të, pasi do të jetë mandati i tretë dhe tendenca është për të vlerësuar atë që ka qëndruar tetë vite në pritje, në opozitë. Kështu që dhe paraqitja që do të bëjë para elektoratit, fushata që PD do bëjë për elektoratin, do të jetë shumë e vështirë dhe një sfidë shumë e vështirë. Berisha ka deklaruar se do të jetë ai kandidati për kryeministër në vitin 2013. Mendoni se një kandidat tjetër nga PD, ndoshta dhe Basha mund të marrë më shumë mbështetje në këtë sfidë elektorale? Historia e PD në përgjithësi është histori e Sali Berishës. Nuk mendoj se paraqitja e një kandidati tjetër për kryeministër mund të ndryshonte ndonjë gjë. Në fund të fundit dhe sikur kjo të realizohej, pra të paraqitej një kandidaturë tjertër siç është Lulzim Basha, nuk do të bënte ndonjë diferencë të madhe në elektoratin shqiptar. Fizionomia e PD dhe qeverisë së saj është fizionomia e Berishës. Dhe ma merr mendja se Berisha është më mirë që të dalë vetë pasi është protagonist në këto tetë vite të qeverisjes së PD. Pra ai duhet të dalë vetë në rolin e kryeministrit për një man-

Në foto: Albert Brojka, ish-kryetari i PD për kryeqytetin dhe ish-kryebashkiak i Tiranës

BERISHA-TOTOZANI:

"Mbështetje të plotë nga qeveria"

Presidentit, është shpërdorim i postit. Kështu që nuk dua të lë shteg për të tjerët të mendonin se zoti Topi po përdor poostin e tij si president për të hapur një alternativë për krijimin e një partie të re. Unë kam dëgjuar nga media se është folur për krijimin e një partie të re në spektrin e djathtë.

Ju keni pasur ndonjë ftesë nga ana e grupit nismëtar, apo do t'i bashkoheshit partisë së Topit, në momentin kur të jetë formatuar dhe të bëhet e qartë synimi dhe programi i saj? Sërish qëndroj në mendimin që alternativa e djathtë ka nevojë dhe për alternativën e zotit Topi. Unë e kam marrë informacionin nga mediat në lidhje me këtë tendencë, dhe aq më tepër nuk kam pasur ftesë. Unë jam anëtar i PD, dhe vlerësoj të gjitha lëvizjet brenda politikës shqiptare. Por e thashë dhe më lart, se zakonisht alternativat e reja që kanë dalë si nga e djathta ashtu dhe nga e majta kanë dështuar. Ato kanë mundur të marrin nga 2 ose 3 deputetë, dhe pak më shumë siç është rasti i LSI. Kështu që dhe alternativa e zotit Topi nuk mendoj se do shkojë më lart, pra do të jetë një "LSI e së djathtës". Por të shohim ofertën që do të ofrojë.

Mendoni që ka vend...? Gjithnjë në spektrin politik shqiptar ka vend për akternativa të majta, të qendrës dhe të djathta. Natyrisht që ka vend dhe për zotin Topi për një alternativë të re. Aq më tepër që ka pretenduar se do të jetë një alternativë e djathtë. Edhe tek e djathta shqiptare ka vend për alternativa të reja. Por unë e kam akoma të paqartë, nga sa kam lexuar, se ku konsiston kjo alternativë e re. Pra është një alternativë e re brenda radhëve të PD apo është krijimi i një force të re politike. Çfarë synon, çfarë

Mendoni që opozita është e gatshme të qeverisë pas vitit 2013? Fatkeqësisht unë nuk shoh ndonjë program të qartë qeverisës, ndonjë ofertë konkrete të opozitës. Fatkeqësisht e them, pasi ka qëndruar për tetë vite në opozitë dhe është e drejta e saj që të pretendojë për të qeverisur vendin, opozita e majtë nuk është e përgatitur për të ardhur në pushtet, dhe më duket është e paaftë për të ardhur në pushtet. Por ka dhe një vit e ca kohë në dizpozicion dhe gjithçka mund të ndodhë. Të presim.

K

ryeministri Berisha i uroi Avokatit të Popullit, Totoza ni suksese në detyrën shumë të rëndësishme që Kuvendi i besoi. Berisha u shpreh se me zgjedhjen e tij u përmbyll një proces i rëndësishëm, për të cilin mazhoranca kishte treguar prej kohësh gadishmëri të plotë në pranimin e kandidaturave të propozuara nga opozita në emërimin e funksionit të Avokatit të Popullit. Kryeministri e siguroi Totozanin për mbështetjen e plotë, nga ana e qeverisë shqiptare, të punës së këtij institucioni dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar si në konsultimin për hartimin e legjislacionit të nevojshëm që ka lidhje me të drejtat e njeriut, ashtu edhe në zbatimin e rekomandimeve në lidhje me problemet e konstatuara në respektimin e këtyre të drejtave.

dat të tretë. Një kandidaturë e re nuk do të bënte asnjë diferencë. Po sikur Berisha të kandidojë për President...? Me sa di unë zoti Berisha ka deklaruar se nuk do të kandidojë për President, por do të kandidojë për një mandat të tretë për kryeministër. Kjo është shumë e qartë, ai do të kandidojë për postin e kryeministrit, jo të Presidentit. Flitet për një rikthim të Topit në politikë, pas përfundimit të mandatit si president, për më tepër në krye të një partie të re politike. Si e vlerësoni këtë ofertë të re të qendrës së djathtë? Dua të jem i kujdesshëm dhe të mos lëndoj autorët kryesorë të kësaj iniciative. Zoti Topi tani është President dhe të krijosh një alternativë të re të djathtë duke qënë në postin e

Pra mendimi juaj për një alternativë të re të djathtë...? Personalisht mund të them se tentativa për alternativa të reja të djathta ka pasur vazhdimisht në PD dhe kjo e zotit Topi është e fundit. Në përgjithësi ato kanë dështuar dhë në fund të fundit alternativa e djathtë ka ngelur PD. Dhe te kjo parti ka shumë për të korrigjuar dhe përmirësuar dhe kjo mund të ndodhë brenda radhëve të PD, por mund të ndodhë dhe përmes formimit të një force të re politike. Unë për vete do të isha i mendimit që nëse ka ndonjë gjë për t'u korrigjuar tek e djathta, të korigjohej brenda saj, ndoshta pa dalë ndonjë alternativë e re. Dhe Topi vetë nuk është shprehur për një gjë të tillë, për parti të re.


6

E martë, 10 janar 2012

EKONOMI EUROZONA

TREGTIA E JASHTME

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi dje se vazhdon të mbështesë idenë e një takse mbi shkëmbimet financiare në shkallë evropiane apo në zonën euro. Merkel, gjatë një takimi me presidentin francez Nikola Sarkozi, deklaroi se "objektivi i palës gjermane është të ketë një deklarim të ministrave të Financave të BE-së deri në fillim të marsit lidhur me një taksë"

Operatorët ekonomikë në Republikën e Shqipërisë duhet të pajisen me një numër EORI, përpara se të angazhohen në aktivitet import-eksporti në BE. Për t'u pajisur me të, subjektet shqiptare duhen t'i paraqesin një kërkesë autoritetit kompetent të shtetit anëtar ku operatori kryen aktivitet import-eksporti dhe në vijim ky numër njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian

?

Investimi italian 15 mln euro nuk ka filluar Lajmi Ministri i Transportit ka pranuar dje se në portin e Vlorës nuk po kryhet ende asnjë punim, ndonëse fondi është dhënë nga qeveria italiane dhe ka më se një vit që kanë filluar procedurat e tenderimit. Olldashi tha se po punohet në Durrës, Shëngjin e Sarandë, por investimi në Vlorë ende nuk ka filluar

Olldashi: Porti i Vlorës, i bllokuar

TIRANE

GENC KONDI

P

rocesi është bllokuar si pasojë e dyshimeve të forta nga investitorët e huaj se gjithshka është zhytur në pellgun e korrupsion-

BANKERS PETROLEUM ALBANIA LIMITED

JOB ANNOUNCEMENTS Bankers Petroleum Albania Ltd (Bankers) is a subsidiary of Bankers Petroleum Ltd, a Canadian oil & gas company headquartered in Calgary, Alberta. We are listed on the Toronto stock exchange and also on AIM London. Our web address is www.bankerspetroleum.com Bankers had its plans for the development of the Patos-Marinza and Kucova oilfields approved by the Government of Albania. We are also pursuing additional oilfield development opportunities in Albania. The Shareholders, Management and Employees of Bankers are extremely excited by the challenging prospects and opportunities which lie ahead. Having already experienced 5 successful years and established ourselves as the leading oil company in Albania, Bankers will continue to make significant investment in its oilfields in the years to come, with demanding targets for increases in reserves, production, and sales. To help us meet our objectives, we are continually looking to add suitably qualified people who can demonstrate qualities including enthusiasm, initiative, team-working, leadership and humility. Bankers’ offers competitive compensation and benefits and has a culture of rewarding good performance. We are committed to the principle of equal opportunity in employment and promote a fair and non-discriminatory work environment. We are currently looking for qualified candidates to fill the following vacant position. Whilst candidates may not have all the necessary experience, the Company is prepared to train and develop the right people to fulfil the requirements of this position. 1.

Community Relations Coordinator

Community Relations Coordinator is a full time position and under the direction of the company’s two Social Managers, will coordinate the Community Relations Team to: • Fulfill the company’s compliance obligations in relation to IFC/EBRD performance standards; and, • Accelerate Company’s community investment program and individual projects. Other Responsibilities: • Identification and mitigation of potential social risks to our company; • Stakeholder engagement to establish healthy relationships with communities; • Overseeing of social impact baseline and impact analyses; • Development and implementation of a Community Investment Program; • Strengthening of relationships with other divisions of the company to enable a sustainable development approach to our activities. Key Requirements: • Bachelor Degree in Social Sciences.

Kur lindën problemet me këtë tender?

Dyshime nga vendi fqinjë për korrupsion

• At least 8 years of experience in social impact assessment/social sciences, preferably related to extractive industries (oil experience is an advantage). • He/she should be a collaborative “team builder”. • International experience will be viewed favourably. • Demonstrated ability to manage staff is also an important skill. • Very good knowledge of English language (spoken and written). • Very good knowledge of Microsoft Office package. • Self motivated, energetic, good planning, reporting and organisation skills. • Excellent communication and interpersonal skills.

Applications including a C.V. and cover letter, preferably in English, should be sent in a sealed envelope to the Human Resources Department at the following address: Lagjja “Sheq i Madh”, Rruga “Leonardo Murialdo”, Fier Tel no: +355 (0) 34 220 845 / 6 / 7 / 8 Fax No. +355 (0) 34 220 850 or by E-mail to: humanresources@bankerspetroleum.com The deadline for submitting applications is January 15th, 2012. All applications will be considered, and responses sent out as soon as possible.

it. Investimi prej 15 milionë eurosh bëhet nga qeveria e vendit fqinj, nëpërmjet Kooperacionit Italian dhe ofertat nga subjektet e interesuar janë dorëzuar më 30 nëntor të vitit të kaluar. Por, nuk është burokracia e Romës ajo, që e ka penguar procesin. Në tenderin për zhvillimin e Portit kanë marrë pjesë disa subjekte, të gjitha të regjistruara në Itali. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ndoqi praktikën e kualifikimit paraprak, duke u nisur nga kushtet teknike që ofrojnë kompanitë e pranishme, madje duke i kushtuar 60 për qind të pikëve vlerësimit teknik, kundrejt vetëm 40 për qind të tyre për ofertat ekonomike. Në fazën e parë, vlerësoheshin pikët dhe ato kompani që plotësonin apo tejkalonin 48 pikë, hynin në fazën e dytë. Sipas Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, që është drejtuar nga vetë drejtori i Portit të Vlorës, Kasëm Mahmutaj, pikaverazhin më të lartë e ka merituar konsorciumi "FIT&Sigenco". Por ngjalli dy-

PYETJE PERGJIGJE

shim të veçantë një fakt. Kompania "Cidonio" është vlerësuar nga Mahmutaj me 47.78 për qind të pikëve, pra me 0.22 pikë më pak se sa i duheshin këtij subjekti që të vijonte konkurrimin e tij me hapjen e zarfit, ku ishte oferta ekonomike, duke u skualifikuar që në hapin e parë. Sipas ekspertëve të proceseve të prokurimit publik, duket si tepër e dyshimtë diferenca kaq e madhe e një kompanie, në aspektin teknik të vlerësimit të kapaciteteve të saj nga autoritetet shqiptare, që ka bërë të mundur shkëputjen me gjashtë pikë në garën për të fituar të drejtën që të kryejë punimet. Ata që njohin kompaninë "Cidonio" e quajnë të pamundur që ajo, e cila ndërton, mes të tjerash, struktura për mbrojtjen e Venecias nga deti, të quhet e paaftë të ndërtojë Portin e Vlorës, me këtë vlerësim kaq të ulët nga autoritetet përkatëse shqiptare, të mbikëqyrura nga Kooperacioni. Komisionit iu drejtuan edhe ankesa nga subjektet e tjera pjesëmarrës.

Kompania siçiliane SI.GEN.CO, që bllokoi procesin, ka një histori 13vjeçare, tepër të shkurtër për një biznes që synon të kthejë Portin e Vlorës në një nga më modernët e Mesdheut. Në fakt, ajo ka edhe çështje të pakëndshme në CV-në e saj, si psh anulimin, në vitin 2004, të kontratës për rikonstruksionin e një galerie në autostradën italiane A7 për vonesa të mëdha. Duket se problemet kanë lindur, sidomos, në fazën përzgjedhëse të fituesit të këtij tenderi nga pala shqiptare, ku fituesi ka dalë vetëm pas skualifikimit të kompanive të tjera, në kushte shumë të dyshimta

Pse kërkoi infomacion ambasada italiane?

Sipas ish-ambasadorit D'Elia, Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim në ministrinë italiane të Punëve të Jashtme ka kërkuar informacionin e mësipërm, në mënyrë që të shprehet mbi objektivitetin e procesit të tenderimit

Kush e bën investimin?

Investimi prej 15 milionë eurosh bëhet nga qeveria e vendit fqinj, nëpërmjet Kooperacionit Italian dhe ofertat nga subjektet e interesuar janë dorëzuar që më 30 nëntor të vitit 2010. Nuk është burokracia e Romës ajo, që e ka penguar procesin, por ndërhyrja e dukshme e autoriteteve përkatëse shqiptare në favor të një kompanie

Nafta

Shtyhet shfrytëzimi në zonën e detit Jon

F

TIRANE

aza e shfrytëzimit të naftës në ujërat e detit Jon pranë qytetit të Sarandës duket se është shtyrë. Kërkimet fizike për naftë në bllokun "Joni C" duhej të nisnin në tetor të vitit të kaluar, por ende nuk ka një afat të saktë se kur do të fillojnë. Qeveria shqiptare ka kontraktuar një kompani skoceze, e cila sipas një marrëveshjeje, që ka hyrë në fuqi në shtator të vitit 2007, kërkon për naftë afër kufirit me Greqinë. Burime nga METE nuk pranojnë lidhjen e kësaj ngjarjeje me problemet e lindura nga marrëveshja e kufirit detar me

Greqinë. Sipas tyre, gjithshka lidhet me ndryshimin e ligjit për koncensionet, që e detyron kompaninë e kërkimit të aplikojë për shfrytëzim e të mos fitojë automatikisht të drejtën e marrjes së naftës. Studimet e kryera nga kompania skoceze kanë provuar se në ujërat kufitare me Greqinë gjendet naftë. Por autoritetet thonë se zonat naftëmbajtëse nuk prekin pjesën e debatueshme të kufirit. Shqipëria ka qenë më përpara në procesin e kërkimit të rezervave të naftës në bllokun e detit Jon, por duket ndryshimi në ligjin për koncensionet po ia humbet asaj avatazhin e fituar ndaj fqinjëve grekë.


E martë, 10 janar 2012

7

EKONOMI

FMN ka humbur shpresat tek zgjidhja e krizës greke

E

përjavshmja gjermane "Der Spiegel" njofton se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka humbur besimin tek aftësia e Greqisë për të vendosur rregull në financat publike dhe për të reduktuar borxhin. Raporti i revistës gjermane është bazuar në një memo për përdorim të brendshëm të FMN-së. Sipas tij, kredituesi ndërkombëtar shprehet se programi aktual

për riformatimin e financave publike është i pamjaftueshëm. Në këtë memo shprehet opinioni se për të shpëtuar Greqinë duhet të merren parasysh 3 skenarë. Së pari duhet që qeveria të thellojë masat e shtrëngimit të ekonomisë, kreditorët privatë të pranojnë një masë më të madhe të humbjeve në investimet greke, ose së fundmi vendet anëtare të Eurozonës të

shtojnë masën e ndihmës financiare për Greqinë. Sipas "Der Spiegel", synimi për të ulur borxhin grek në 120% të PBB-së në vitin 2020 po vihet në diskutim. Raporti thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur kritika të forta për reformat e dobëta strukturore ekonomike dhe në veçanti në mbledhjen e taksave dhe në privatizimet e aseteve shtetërore.

Prezantohet strategjia e kalimit nga analogu

TV, pas 4 vitesh vetëm në dixhital Bushati: Shteti do të financonte dekoderat Lajmi

VALUTAT

Sot organizohet tryeza e rrumbullakët, organizuar në bashkëpunim me OSBE-në, për të diskutuar projektstrategjinë për kalimin e transmetimeve radiotelevizive nga analoge në dixhitale (numerike). Afati për përfundimin e procesit është viti 2015, si viti i fundit i mbylljes së të gjitha transmetimeve analoge

TIRANE

GENC KONDI

Q

ë prej vitit 2007, par lamenti ka miratuar një ligj, sipas të cilit viti 2012 do të ishte viti i fundit, gjatë të cilit do të ketë transmetime tradicionale analoge nga media televizive në vendin tonë. Pas kësaj, me detyrim, të gjithë subjektet duhet të transmetonin vetëm me teknologjinë dixhitale tokësore, apo "numerike". Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit ka hartuar tashmë "Strategjinë për Kalimin nga Transmetimet Analoge në ato Numerike", që parashikon zgjatjen e procesit. Por, çfarë kostoje ka një operacion i tillë për shtetin, për subjektet private dhe, në fund të fundit, për famil-

Dollari mund të zëvendësojë euron

Në vendin tonë ka dy TV private kombëtare, veç TV publik, një numër të madh televizionesh lokale, si dhe rrjete kabllore jet shqiptare? Sipas kryetares së KKRT, Endira Bushati, ky proces është kërkesë që rrjedh nga detyrimet tona si shtet-palë në dy konventa ndërkombëtare. Nuk është çështje dëshire, por detyrim. Megjithatë, deri tani kjo kërkesë ende nuk është e aplikueshme, thekson ajo. Sipas saj, ky është një proces kompleks dhe i kushtueshëm; edhe disa vende të BE-së nuk arrijnë ta kryejnë atë brenda afateve, që

janë zotuar t'i respektojnë. Edhe Greqia, psh ka deklaruar shtyrje deri në 2015-ën. Ajo sqaron se KKRT ka përgatitur një projektstrategji se si do të bëhet ky proces. I është dërguar Këshillit të Ministrave dhe është ngritur një grup me shumë aktorë të interesuar, kryesuar nga ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë. Pranë tij, një grup ekspertësh teknikë kanë studjuar mënyrat dhe kostot e procesit të kalimit në numerik. Në fakt, kalimi është shumë i kushtueshëm. Duhen rreth 11-12 milionë euro për ndërtimin e një rrjeti kombëtar, ndërkohë që kosto më vete, mjaft të lartë, ka përgatitja e programacionit. TV publik do të kishte programe të veçantë për fëmijë, kulturor, sportive, etj, të gjitha në numerik, ndërkohë që edhe blerja nga jashtë ka koston e vet. Sa u përket privatëve, aktualisht kemi tre subjekte numerikë tokësorë. Për këto, ka dy varjante: mund të bëhet një konkurrim i hapur i operatorëve të ndryshëm për të ndërtuar rrjete private ose do të vendoset rregull për të legalizuar

S

ipas ekspertëve të këmbimit valutor, dollari amerikan mund të bëhet përsëri monedha e preferuar për individët edhe në Shqipëri. Dollari ka kaluar vlerën e 108 lekëve dhe është rivlerësuar me 5.5% krahasuar me një muaj më parë. Ky forcim i dollarit është kryesisht reflektim i forcimit të monedhës së gjelbër ndaj euros. Euro ka rënë në vlerat e 1.27 dollarëve, vlera minimale në dy vitet e fundit. Pritet që eurozona këtë vit të hyjë në recesion dhe ekspertët besojnë se rimëkëmbja do të kërkojë një kohë të gjatë. E gjithë kjo situatë ka favorizuar forcimin e dollarit amerikan ndaj euros dhe shumë individë në Shqipëri do të preferonin dollarin për kursimet e tyre.

BLOG/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI alba.malltezi@shqiptarja.com

Sa luks restorantet në Tiranë, por... N

ë Tiranë janë hapur restorante të magjishme. Buku ria e arkitekturës dhe e mobilimit të lë me gojë hapur qysh në momentin e parë që vë këmbën. Ish-vilat, dikur shtëpi banimi të nomenklaturës komuniste, kanë hapur dyert me një trukim të rrallë. Si pas Piramidës, në ishBllok apo në krah të RTVSH, mund të gjesh disa dhjetëra të tilla që magjepsin të huaj e shqiptarë. Të mrekullueshëm dhe restorantet në katet e fundit të shumëkatëshave: pamje që të mbushin shpirtin. Tirana, që aty, duket një përrallë. Por nuk mund të them të njëjtën gjë për gatimin. Menytë, me çmime shumë të kripura, nuk ofrojnë ushqime të freskëta. Ajo që bie në sy, në shumicën e restoranteve luksoze, është tendenca e kuzhinierëve për të përzier shumë shije: tentativa tipike për të fshehur bazën jo të freskët. Psh: është e vështirë të gjesh një peshk të gatuar thjeshtë e të freskët... Edhe nëse e kërkon, nuk ta japin. E servirin me 20 specie apo me shije të ëmbël e të kripur bashkë. Po kështu dhe të ashtuquajturit "kafshë gjahu". Përdorimi i kuzhinës "agrodolce" kërkon një finesë të veçantë dhe kur kjo aplikohet në produkte jo të freskëta, rezultati është... për të qarë. Tjetër veçori e restoranteve luksoze të Tiranës janë frekuentuesit. Zakonisht ka pak njerëz dhe më së shumti janë politikanë apo diplomatë të huaj. Politikanët, mbeten pasanikët e rinj të këtyre 20 viteve zhvillim, ndryshojnë vetëm ngjyrat. Nëse më parë, hasje socialistët në pushtet, tani, e pashmangshme, do të shohësh vetëm ndjekësit e Berishës e ndonjë politikan-biznesmen të Ramës. www.shqiptarja.com

ekzistueset. Shteti do të vendosë se si do të bëhet subvencionimi i dekoderëve për qytetarët, pasi pa të nuk do të mund të shihet asgjë. Është pranuar nga të gjithë që ky është një detyrim i shtetit për të realizuar të drejtën e qytetarit për t'u informuar. Ideja e përgjithshme është që dekoderi të jetë universal. Ministria e Financave po llogarit kostot e procesit dhe do të shihet se ç'masa do të merrenm për të arritur këtë standard, thekson Bushati. Në vendin tonë ka dy TV private kombëtare, veç TV publik, një numër të madh

televizionesh lokale, si dhe rrjete kabllore. Tendenca më e re është mundësia e shikimit të TV në internet. Kjo ende nuk gjen pasqyrim në legjislacionin aktual. Sipas llogaritjeve të ekspertëve të KKRT-së, kostos 1112 milionë euroshe i duhet shtuar kosto për emisione të posaçme, të përshtatshme për kërkesat e reja të një teknologjie krejt të ndryshme nga ajo, e përdorur prej shumicës së operatorëve aktualisht. Në se ligji do të zbatohet me përpikmëri, qoftë edhe me vonesë, disa operatorë që punojnë sot në median vizive do të rrezikonin të dilnin nga tregu.

Bankat

Biznesi kërkon uljen e interesit bazë nga BSH

K

TIRANE

onfindustria i ka kërkuar dje Bankës së Shqipërisë të rivlerësojë politikën monetare duke ulur normat bazë të interesit për monedhën kombëtare. Ajo vlerëson se parashikimi për një ulje të shpejtë të përsëritur të normës së interesit për euron nga Banka Qëndrore Europiane, shtimi i prekshëm i depozitave të qytetarëve shqiptare në

sistemin bankar të vendit, qëndrueshmëria e lekut sidomos kundrejt monedhës europiane si dhe norma e inflacionit vjetor përgjithësisht brenda parashikimeve krijojnë kushtet e nevojshme për mundësinë e ndjekjes së një politike monetare kombëtare nxitëse me kahje drejt uljes së normës bazë të interesit të sotëm prej 4.75%. Nëse do të merret parasysh edhe niveli relativisht i ulët i shpenzimeve publike të parashikuara në buxhetin e vitit 2012,

nxitja e kreditimit nga sektori bankar kthehet në një nga mënyrat e pakta në dispozicion për të shpresuar në arritjen e parashikimeve buxhetore ose t paktën në mbajtjen në vlera pozitive të rritjes ekonomike të vendit në vitin e vështirë 2012, theksohet në një njoftim për shtyp të saj. Kërkesa e mësipërme vjen pas të dhënave nga grupet kryesore të industrive për rënie të përsëritur në tre tremujorët e parë të vitit 2011 të treguesit të

shitjeve të shoqëruar edhe me ulje të normës së fitimit të një pjese të madhe të tyre. Rënia e treguesit të konsumit në një vlerë prej mbi 2% të vërtetuar në pjesën e parë të vitit 2011 shpreh qartë mungesën e likuiditetit në ekonomi shoqëruar edhe rënien e besimit konsumator. Çdo rënie e mëtejshme do të prekte ndjeshëm industritë prodhuese vendore, duke rrezikuar hyrjen e ekonomisë në një cikël të mbyllur me pasoja të rënda, përfundon Konfindustria.


8

E martĂŤ, 10 janar 2012


E martë, 10 janar 2012

9

AKTUALITET

"Banda e Durrësit", mbrojtja e Dokles: Po dënohet politikisht

N

ë seancën e parafundit përpara dhënies së vendimit përfundimtar për të ashtuquajturën " Banda e Durrësit", avokatët mbrojtës të Endrit Dokles, kërkuan dje pafajësi dhe lirimin nga të gjitha akuzat e prokurorisë të klientit të tyre. Në seancën e djeshme të zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila startoi për këtë vit gjyqin për anëtarët e "Bandës së Durrësit" me dy të pandehurit Endrid

Doklen dhe Selman Hepin, trupi gjykues dëgjoi konkluzionet e mbrojtjes, sipas së cilës, pretenca e akuzës, është politike. Sipas tyre dënimi i Indrit Dokles, kërkohet për të balancuar akuzën ndaj Lulëzim Berishës, i njohur sipas tyre si përkrahës i Partisë Demokratike. Brenda kësaj strategjie mbrojtjeje, ai ka ka cituar përpara gjyqtarëve të gjitha deklarat që ka bërë Berisha, Jozefina Topalli dhe të tjerë

deputetë të maxhorancës për Indrit Doklen si nip i deputetit të Partisë Socialiste, Namik Dokle. Seanca e ardhshme, në të cilën pritet të jepet edhe vendimi, do të mbahet në datën 12 janar. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 4 anëtarë të bandës me 16 pjesëtarë gjithësej të akuzuar, mes të cilëve dhe për Endrit Doklen si dhe për kreun e bandës, Lulzim Berishën.

Denion Medani kthehet në administratën shtetërore, pas largimit nga KESH

Djali i Meidanit, drejtor i SHKB në Ministrinë e Drejtësisë Lajmi Denion Meidani, djali i ishpresidentit Rexhep Meidani është rikthyer ne administratën shtetërore. Prej 29 dhjetorit ai është drejtor i SHKB-së në Drejtorinë e Burgjeve pranë Ministrisë së Drejtësisë

TIRANE

D

jali i Rexhep Meidanit është rikthyer në ad ministratën shtetërore. Prej fundvitit të shkuar Denion Meidani, djali i ish-presidentit është bërë pjesë e administratës në një post të lartë. Megjithëse prezantimi zyrtar është bërë dje, Denioni është paraqitur në punë që në 29 dhjetor 2011. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, Denion Meidani, është emëruar drejtor i Shërbimit të Kontrollit të Brendëshëm (SHKB) në Drejtorinë e Burgjeve, organ që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Detyra e re e djalit të ish-presidentit është trajtimi i çështjeve të personelit që mbikqyr qendrat ku vuajnë dënimin të burgosurit dhe të dënuarit në Shqipëri. Denion Meidani, specializuar për informatikë

Në foto: Denion Meidani, djali i ish-presidentit, Rexhep Meidani me këngëtaren Fjolla Morina jashtë vendit, prej sot ka ndërruar shumë herë vend pune, gjithnjë në administratën shtetërore. Pas mbarimit të studimeve ai punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme për një kohë të gjatë. Më pas kaloi në rol drejtuesi te Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, deri më momentin që u largua, pak kohë më parë. SHKB është një sektor që ndjek problematikën dhe problemet e përhershme

të burgjeve në Shqipëri. Në shumë prej institucioneve ku mbahen të burgosurit, ka patur shpeshherë skandale të arratisjes së të dënuarve, lejeve të dhëna pa kriter ose kundrejt rryshfetit, futjes së gjërave të ndaluara, nga celularët deri te lëndët narkotike etj.

MEIDANI

Punësimi i djalit të ishpresidentit Meidani ishte i pritshëm, madje u duk i vonuar, duke parë dinamikën

e angazhimit të të atit në shumë raste në opozitë me opozitën. Prej vitit 2009 dhe këtej, publikisht dhe kundër vijës politike të PSsë, ku ende bën pjesë, ishpresidenti Rexhep Meidani ka akuzuar më ashpër se qeveria, drejtiminn e PS-së nga Edi Rama. Pas premtimit të kryesocialistit Edi Rama mbi hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune brenda man-

datit të parë të Partisë Socialiste, premtim i bërë në Asdamblenë Kombëtare të PS-së dy muaj më parë, Mediani e cilësoi atë, një mashtrim. Ish-Presidenti vërente se duheshin të paktën 3 deri në 4 miliardë Euro për të arritur një shifër të tillë punësimi, çka përfshin një buxhet të tërë vjetor të qeverisë. Më pas ish-presidenti, ka deklaruar, se zgjedhjet e 2013 do të jenë të vështira për t'u fituar nga opozita, përsa kohë në krye të kësaj partie do të jetë Edi Rama. Ai shprehej se Partia Socialiste duhet të rrisë bashkëpunimin me parti të tjera për të rritur mundësitë e fitores. "Kjo është paksa e vështirë, që të bësh prognozë që sot. Unë mund të them që me këtë sistem zgjedhor kërkohet bashkim jo vetëm brenda forcës politike, por kërkohet bashkim dhe i forcës kryesore politike me forca të tjera, me programe të ngjashme me aspirata të ngjashme. Në këtë kuptim unë do të thosha që këtë e kuptoi më mirë Partia Demokratike dhe Sali Berisha. Në 2009 me këtë lloj sistemi zgjedhor ai afroi të gjitha partitë që ishin të gatshme për të bashkëpunuar në atë Aleancë me Partinë Demokratike", shprehej Meidani.

AKSIDENTI

Përplasen tragetet, panik në Durrës

P

ër pak mund të ishte kthyer në një ngjarje tepër të rëndë, momenti kur 2 tragete janë fërkuar me njëri-tjetrin, por fatmirësisht nuk janë përplasur. Dje paradite dy tragete, njeri 'Samsun Instambul' me pasagjerë i linjes Durres-Bari dhe një grek 'Filipos' që transportonte automjete kanë evituar mrekullisht përplasjen mes tyre teksa po ankoroheshin në portin e Durrësit. Tragetet vetëm sa janë fërkuar me njëri-tjetrin, por nuk janë përplasur pasi kapitenët mundën t'a evitojnë në kohë këtë. Tek njeri prej trageteve jane shkaktuar vetem gervishtje, por jo deme te tjera. Shkak për këtë situatë dyshohet se është bërë ankorimi njëkohësisht i disa trageteve në terminalin e portit. Trageti me pasagjerë.

I kërkohet METE dokumentacioni

Task-Forcë nis hetimin skrapit të uzinave gjigande TIRANE

Lajmi

illimisht hetimet kanë nisura muaj më parë për skandalin e ankandit fiktiv për shitjen si skrap të Uzinës së Azotikut të Fierit. Por në këtë fillim vit, njësia Task-Forcë në Prokurorinë e kryeqytetit, nis hetimet edhe për procedurat e shitjes për skrap të TEC-it të Vlorës, Kuçovës dhe Cërrikut, si dhe për rafinerinë e naftës në qytetin e Cërrikut, e cila aktualisht është duke u çmontuar. Pak ditë më parë prokurorët Olsi Dado dhe Elidon Hysenaj, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Ekonomisë dhe Energji-

Menjëherë pas nisjes së procedimit penal që ka marrë indicie nga video-përgjimi midis Dritan Priftit dhe botuesit Fahri Balliut, TaskForvë në prokurorinë e Tiranës, ka nisur një hetim të gjerë për të gjitha tenderat e skrapit që ka zhvilluar Ministria e Ekonomisë por edhe ajo e Mbrojtjes.

F

tikës, me anë të së cilës kërkohen të dhëna për ankandet e kryera në fund të vitit 2011, për një seri tenderash për shitje skrapi, dhe konkretisht

për objektet e lartpërmendura. Prokurorët e çështjes deklarojnë për "Shqiptarja. com", se hetimi nga ana e njësisë Task-Forcë, kanë nisur

menjëherë pas disa kallëzimeve penale të bëra nga kompani, që kanë marrë pjesë në këto tendera dhe sipas tyre janë skualifikuar në mënyrë antiligjore. Hetimi është në fazën e parë, sepse fillimisht priten dosjet e plota për procedurat e zhvillimit të këtyre tenderave me përfitim kolosal për ata që i kanë fituar. Të njëjtat firma të interesuara dhe specializuara në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit në vend, kanë bërë kallëzim penal pranë organit të akuzës edhe për një tender të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, në fund të vitit që shkoi. Ashu si edhe për Ministrinë e Ekonomisë Energjitikës dhe Transporteve, prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes

të gjithë dokumentacioni e një ankandi, për pajisjet ushtarake të cilësuara si të nxjerra jashtë përdorimit dhe që janë shitur për skrap. Tenderi është zhvilluar për pajisje ushtarake të kategorizuara si të nxjerra jashtë përdorimit, që u përkasin Forcave Tokësore, Marinës Luftarake Detare, Brigadës Rajonale, Brigadës Logjistike dhe Shërbimit Informativ të Ushtrisë. Ndryshe nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës, kjo ministri në një kohë rekord, ka vënë në dispozicion të prokurorëve të çështjes, gjithë praktikën e tenderit në fjalë dhe akuza në bashkëpunim me juristë dhe specialistë, po i shqyrton këto materiale.


10

E martë, 10 janar 2012

SOCIALE STUDIMET NË ITALI

MUNGOJNË KOPSHTET E ÇERDHET

Të gjithë studentët e interesuar për t'u regjistruar në universitet italiane në vitin akademik 20122013 dhe që nuk e kanë certifikatën CELI 3, mund të paraqiten pranë Institutit Italian të Kulturës në Tiranë për t'u regjistruar nga data 9 deri 14 janar 2012. Ndërkohë që testi për Celi 1, 2, 3, certifikatë e domosdoshme për të studiuar në Itali, është më 10 mars 2012.

Njësia nr.5 në kryeqytet vuan mungesën e institucioneve të edukimit dhe arsimit. Sipas kryetares së kësaj minibashkisë, Jeta Seitaj, kjo zonë popullohet çdo ditë e më shumë dhe kjo shton nevojën për ndërtimin e më shumë çerdheve dhe kopshteve në këtë zonë. Sipas saj më problemtikja është zona e Komunës së Parisit ku famlijet janë të reja dhe ka rritje të kërkesave.

Ish-punonjësit: Do e japin me koncension, t'i pastrojnë vetë familjarët

Shkurtimet nga puna, varrezat e Sharrës "pushtohen" nga mbeturinat Lajmi Varrezat e Sharrës janë lënë në harresë. Pas pushimit nga puna të punonjësve të funeralit varrezat e Sharrës notojnë në qese plastike, qirinj të djegur vend e pa vend, lule të prishura që era i ka shpërndarë përreth dhe rrugicat janë përmbytur nga balta.

Ndryshimet Bashkia e Tiranës ia ka besuar mirëmbajtjen e varrezave publike, punëtorëve të ndërmarrjes së gjelbërimit. Shkrirjen e ndërmarrjes së funeralit bashkia e ka argumentuar me faktin se kishin funksione të mbivendosura

Në foto: Mbeturina të shpërndara në varrezat e Sharrës

TIRANE

ERGISA CËNUKA

D

uhet të ishte një vend i paqtë dhe që rrezaton së paku përkujdesje nga të gjallët. Por ajo që të ofron varreza publike e "Sharrës" është krejt ndryshe. Situata është bërë më e rëndë këto ditët e para të janarit, kur bashkia vendosi të heqë nga puna 70 punonjësit që merreshin me mirëmbajtjen e tyre. Tashmë kjo varrezë prej disa hektarësh, është nën pushtetin e mbeturinave. Gjithçka duket e braktisur! Nën pushtetin e shiut dhe të erës, që e kanë bërë edhe më të vështirë rrugëtimin për të afërmit për të shkuar deri tek vendi ku prehet njeriu i tyre i dashur. Gjatë një vëzhgimi që bëri "Shqiptarja.com", ku përveç shitësve të luleve që takojmë gjatë gjithë rrugës teksa ngjitesh, sytë na zënë vetëm një njeri të moshuar, që rri në hyrje të varrezave. Ai na tregon se është roja, mesa duket i vetmi që ka mbetur, i cili mundohej të rregullonte ndonjë gjë që ia zinte syri. Përballë hyrjes së varrezave, aty ku ndodhet zyra, ku rrinë përgjegjësit, derës i është vënë kyçi. Ndërkohë që brenda territorit të varrezës publike, të cilët që prej 9 ditësh nuk kujdeset më askush, mund të shikosh mbeturina të të gjitha llojeve. Ata kanë pushtuar edhe atë pak hapsirë që ka mbetur e lirë në këtë territor, dhe që janë rrugicat e kalimtarëve. Kudo ka qese plastmasi, shishe plastike, qirinj të djegur, paketa cigaresh bosh, lule artificiale që era i ka hedhur sa andej këndej dhe si

SHKURTIMET

70 punonjësit e larguar, si i mirëmbanin varrezat

B

ashkia e Tiranës vetëm pak ditë më parë ka pushuar nga puna rreth 70 punonjës të shërbimit funeral të varrezave të Sharrës dhe Tufinës. Punonjësit e shkarkuar kanë protestuar para bashkisë për ditë me radhe për këtë vendim të papritur për ta. Punonjësit e funeralit merreshin me pastrimet e mbeturinave të panevojshme përreth varreve, mbledhjen e gurëve, prisnin barin dhe që hiqnin çdo mbeturinë nga territori i varrezave publike.Ata kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen pa ditur se si do përcaktohet fati i tyre nëse do të transformohen në sektorë të tjerë apo do të mbeten të papunë përfundimisht.

të mos mjaftonte kjo, rrugicat e përmbytura nga mbeturinat, notojnë edhe në baltën që lanë pas shirat e këtyre ditëve të fundit. Kjo pamje e mjerë është jo vetëm anash varreve, por të shoqëron deri në dalje, në rrugën kryesore ku shihet një ambient tërësisht i ndotur. Në dalje të varrezave, aty ku mbaron dhe pjesa e dytë e tyre, shihet qartazi një kanal uji i mbuluar plot e përplot me mbeturina nga të gjitha llojet. Gjatë vëzhgimit tonë në këtë varrezë publike mund të shikoje me shumicë fëmijë të vegjël, lypës, të cilët afroheshin me vrap pranë varreve sa herë që shihnin ndonjë vizitor, për të marrë dhe ato pak lekë apo gjëra të vogla që njerëzit i lënë mbi varre.

Luleshitësit na thonë se gjatë gjithë kësaj jave nuk është parë askush të vijë dhe të pastrojë këtë territor ku prehen ata që kanë ndërruar jetë. Por gjatë bisedimit me ta, ata na tregojnë se punonjësit e mëparshmën u kanë thënë se bashkia ka gjetur tashmë një zgjidhje për këtë problem. Mirëmbajtja e varrezave publike do t'i besohet një kompania private. Ndërkohë që ata na thonë se punonjësit që merren me pastrimin e kësaj varreze u kanë thënë se bashkia ka menduar se deri sa të përfundojnë procedurat me kompaninë private, do të jenë familjarët ata që duhet të kujdesen vetë për mirëmbajtjen e varreve të të afërmëve të tyre.

Caktohen datat e testimit P

TIRANE

ërcaktohen datat se kur 3000 kan didatët do të futen në provimin e shtetit për të marrë licencën për ushtrimin e profesionit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka njoftuar dje kandidatët për provimet e shtetit, se sesioni i provimeve për profesionet e rregulluara, fillon me datë 16 janar deri me 7 shkurt 2012.Profesionet që do të japin provimin në këtë sesion do të jenë: stomatologji me datë 16-17 janar; farmacia me datë 18-25 janar; mjekësia e përgjithshme me datë 26 janar; mami me datë 27 janar; infermieri me datë 30 janar-6 shkurt dhe fizioterapia me datë 7 shkurt. Sipas ministrisë së Ar-

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur me varrezat publike?

Varrezat publike që prej 10 ditësh nuk ka ashkush që i mirëmban dhe si pasojë ata janë mbuluar nga mbeturinat dhe balta për shkak të reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit.

Po përse ka ndodhur kjo?

Bashkia e Tiranës ka shkrirë ndërmarrjen e shërbimit funeral, duke pushuar nga puna 70 punonjës, të cilët merreshin me mirëmbajtjen e varrezave publike dhe tashmë ia ka kaluar mirëmbajtjen e varrezave publike ndërmarrjes së gjelbërimit të Tiranës.

Përse i pushoi nga puna bashkia këta punonjës?

Provimi i shtetit

?

simit, provimi do të zhvillohet dy herë në ditë në godinën e Agjencisë Kombëtare të Provimeve.Gjitahstu ata u kanë kujtuar

Lajmi Provimit të shtetit iu nënshtrohen të gjithë ata që janë diplomuar në vitin akademik 2009-2010 dhe kanë bërë praktikën profesionale. Nëse edhe pas herës së pestë ata nuk rezultojnë kalues, ata nuk marrin licencë për ushtrimin e profesionit. Që do të thotë se do të mbeten vetëm në kuadrin e një ndihmësi dhe jo specialisti

edhe një herë kandidatëve të bëjnë kujdes që ditën e provimit të kenë me vete kartë identiteti, mandat arkëtimi të pagesës të shoqëruar me faturën e AKP, të publikuar në faqen zyrtare. Provimi i shtetit mund të jepet deri në 5 herë. Në rast se studentët e diplomuar nuk do t'i nënshtrohen provimit të shtetit edhe pse ata kanë një diplomë, nuk mund të ushtrojnë profesionin e tyre pasi nuk do të kenë të plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Për kandidatin që jep provimin për herë të parë, tarifa do te jetë 10 mijë lekë, herën e dytë, tarifa është 12.500 lekë, herën e tretë, 15.000 lekë, për kandidatin që jep provimin për herë të katërt, 17.500 lekë, dhe për kandidatin që jep provimin për herë të pestë, 20.000 lekë.

Sipas Bashkisë këta punonjës kishin funksione të mbivendosura me punonjësit e ndërmarrjes së gjelbërimit që kanë për detyrë pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndërkohë që vetë ishpunonjësit thonë se bashkia ka ndërmend t'ia besojë mirëmbajtjen e varrezave një kompanie private.

Po vetë punonjësit a janë dakord me këtë vendim?

70 punonjësit e funeralit të pushuar nga puna, po protestojnë prej disa ditësh përpara bashkisë së Tiranës, pasi sipas tyre është shkelur kodi i punës duke mos i vënë në dijeni.


E martë, 10 janar 2012

11

SOCIALE

Dy ditë pa internet, bllokohet aplikimi për pasaportat biometrike

Q

ë prej ditës së premte, qytetarët e Tiranës nuk mund të bëjnë aplikime për kartë identiteti apo pasaportë biometrike. Kjo pasi në zyrat e aplikimit ka ikur interneti. Mësohet se internet nuk ka pasur as në zyrat e gjendjes civile deri mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00 të mëngjesit, duke bërë të mundur bllokimin e të gjithë procesit. Burime pranë njësive

bashkiake shpjegojnë se zyrat e aplikimit për pasaporta e kartë identiteti nuk janë në varësi të tyre, por të kompanisë "Sazhem" ndaj edhe ata janë përgjegjësit për mungesën e internetit, pasi këto zyra kanë një linjë të dedikuar që ua siguron kjo kompani. Ndërkohë që po sipas drejtuesve të njësive bashkiake, atyre u është dashur që të përballen me

zemërimin e personave që vijnë për të aplikuar dhe kthehen mbrapsht sepse nuk ka internet. Ata na shpjegojnë se gjatë gjithë ditës së djeshme, specialistët e internetit kanë pasur komunikime të vazhdueshme, por defekti nuk është mundur të riparohet. Pritet që problemi të zgjidhet gjatë ditës së sotme dhe të nisin aplikimet për dokumentet e identifikimit.

Erion Koka: Jemi gati t'i kyçim njësitë

Lajmi Bashkia e madhe nuk ka marrë në konsideratë propozimet e bëra nga minibashkitë për projektet e 2012. Sipas kreut të minibashkisë nr.7 në Tiranë, Erion Koka, asgjë nga kërkesat e tyre nuk është pasqyruar në buxhetin prej 15 milionë lekësh që u është dhënë nga bashkia e madhe.

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

dryshe nga njësia bashkiake nr. 11 me të cilën edhe kufizohet, e cila ka marrë pjesën e luanit në buxhetin e Tiranës për 2012, minibashkisë nr.7, që drejtohet nga socialistët, jo vetëm që i është dhënë një buxhet tepër modest prej vetëm 15 milionë lekësh, por në të nuk janë parashikuar as proioritet e kërkuara nga kjo njësi bashkiake. Erion Koka, kreu i kësaj minibashkie, na shpjegon se sikur të mos mjaftonte kjo, bashkia e madhe u ka hequr atyre një pjesë taksash dhe tarifash, nga të cilat ata përfitonin të ardhura që shkonin për shpenzime operative. Sipas tij, në këtë mënyrë njësive bashkiake, po u merren edhe ata pak kompetenca që kishin më parë. Kështu vetëm nga heqja e disa tarifave të vogla për qytetarët dhe delegimi i taksës së pastrimit te Ujësellësi, minibashkitë humbasin një pjesë të mirë të ardhurave, të cilët më parë i përdornin për të plotësuar nevojat në punën e tyre të përditshme me mjete pune. "Hoqën taksën e regjistrimit në bibliotekë, e cila ishte 100 lekë të reja dhe qytetarët e paguanin vetëm një herë në jetën e tyre, kur regjistroheshin për herë të parë në bibliotekë. Hoqën edhe taksën e vërtetimin për banor lagjeje që ishte 100 lekë që edhe kjo paguhej vetëm kur u duhej banorëve një vërtetim i tillë, po ashtu hoqën edhe tasën që paguanin kur aplikonin për të pastrehë, që është një herë në tre vjet. Por nga këto taksa ne grumbullonim 1.2 milionë lekë të reja në vit, që është 1/3 e buxhetit aktual. Ndërkohë që nga delegi-

Buxheti 2012 harrohen njësitë që kanë socialistët Kreu i minibashkisë nr.7: Kërkuam 270 mln, na dhanë vetëm 15 mln BUXHETI I 2012, ÇFARË PROPOZOI MINIBASHKIA NR.7 Rikostruksioni i "Nikolla Lena" plus "Sulejman Pitarka" Hapja e një kryqzimi te parku i autobuzëve Rikostruksionin e "Ibrahim Rugova" dhe "Artan Lena"

48 milionë lekë

Pajisje për zyra Rikonstruksioni i tregut te "Artan Lenja" dhe ndërtimi i disa minitregjeve të vogla

1.680.000 lekë 220 milionë lekë

Cfarë miratoi bashkia Rikonstruksioni i rrugës "Mic Sokoli" Rikonstruksioni i rrugës "Preng Jakova" Rikonstruksioni i rrugës "Viktor Hygo"

mi i taksës së pastrimit të Ujësjellësi ne humbasin rreth 1.3 milionë lekë të reja në vit. Në total, njësia jonë bashkiake këtë vit nuk do të mund të arkëtojë 2.5 milionë lekë të reja, të cilat ne i përdornim për të blerë letër

6.360.000 lekë 4.920.000 lekë 3.800.000

A4 për fotokopje, kancelarira të ndryshme. Këto para që na ikin, nuk janë parashikuar si shtesë në buxhetin që na është dhënë. Unë në këto momente jam gati që për një material për

ta fotokopjuar t'ua jap me usb dhe ta fotokopjojnë vetë, pasi ne nuk kemi letër. Nuk di se çfarë do të bëjmë. Ne mund t'u japim vetëm përgjigje njerëzve që na trokasin në derë, por nuk mund t'ua zgjidhim prob-

Kreu i minibashkisë nr.7, Erion Koka lemet", - na thotë ai. Më tej kreu i minibashkisë nr.7 në Tiranë, që përfshin zonën e 21 dhjetorit, na shpjegon se ia kanë kërkuar bashkisë së madhe 48 milionë lekë për rikonstruksionin e rrugëve, 15 milionë lekë për gjelbërimin, 1.680 mijë lekë për pajisjen e zyrave me aparatura të reja dhe 220 milionë lekë për rikontruksionin e tregut te "Artan Lenja" që ka një sipërfaqe prej 4.000 m2 dhe ndërtimin e disa minitregjeve të tjera. "Propozimet tona nuk u morën në konsideratë dhe në buxhet parashikohet vetëm rikonstruksioni i tre rrugicave, që s'ishin kërkuar nga ne, dhe dy prej të cilave janë qorre", - ka shpjeguar më tej Koka.

Ministria

Çmimi i barnave s’do të rritet

D

TIRANE

y ditë pas deklarimit të "Urdhrit të Infermierit" se pulla e re që do të vendoset mbi çdo medikament do ta rrisë çmimin e tyre me 20% ka reaguar Qendra Kombëtare e Barnave. Besnik Jaka, kreu i QKKB-së, ka deklaruar se çmimi i barnave nuk do të pësojë rritje. "Bëhet fjalë për pullën dyfishe, e cila ka një kosto shumë të vogël, por pak më të madhe se pulla aktuale, e cila nuk ka asnjë lloj ndikimi në çmimin e barnave. Pulla e re që do të vendoset nuk do të sjellë asnjë lloj ndryshimi në çmimin e barnave", - ka deklaruar Jaka. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të farmacistëve, Asrjan Jaupllari i cili ka shpjeguar se si do të rritet çmimi i bar-

nave pas aplikimit të pullës fiskale. "Kostoja e prodhimit të pullës fiskale për barnat do të jetë 4.9 lekë për copë nga 0.7 lekë që është sot. Më pas shtohet, kostoja e transportit të pullave që bëhet me DHL që

Lajmi Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ka deklaruar se pulla e re do të rrisë sigurinë e medikamenteve, por nuk do të ketë ndikim në çmim. Ndërsa kreu i "urdhrit të Farmacistëve" sqaron me shembuj konkretë se si, sipas tij, kjo pullë e re fiskale do të ndikojë në rroitjen e çmimit të barnave.

është 40 euro për zarf plus peshën e tyre, çmimi shkon në 110 euro ose 15 mijë lekë. Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë pra 93% më e lartë se pulla e sotme, kosto që do shtohet në bar. P.sh. Atenoli, si alternativë e para e listës së rimbursimit, ka çmim deri në 300 lekë për kuti. Po t'i shtojmë dhe 10 lekë koston e pullës fiskale, çmimi i një kutie shkon 310 lekë, ose 3.5% me i lartë (Vlera e TVSH 14% + 3.5% pulla fiskale= 17.5%). Ndërkohë që kursi i këmbimit të euros, bazuar në vendimin e qeverisë për vitin 2012 do të jetë 140.1, nga 137.6 që është sot, pra 2.5 % më i lartë që do i shtohet çmimit të barit. Pra totali i rritjes së çmimit të barnave pas vendosjes së pullës fiskale do të jetë 20% më i larte se para aplikimit të TVSH", ka - deklaruar Jaupllari.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur me buxhetin e 2012?

Kryetarët e njësive bashkiake ankohen se nuk ka pasur një ndarje të drejtë të fondeve për njësitë bashkiake. Sipas tyre më të përkedhelurit janë njësitë bashkiake që drejtohen nga alenca PD+LSI, ndërkohë që ata që drejtohen nga socialistët janë lënë në harresë.

A ka ndonjë rast konkret të kësaj ndarjeje?

Erion Koka, kryetar i njësisë bashkiake nr.7 na thotë se kur i janë kërkuar prioritet mnga bashkia e madhe për t'u pasqyruar në buxhet, ai ka kërkuar rreth 250 milionë lekë investime.

Po në të vërtetë sa i janë dhënë në buxhetin e 2012?

Sipas tij, jo vetëm që u është akorduar një buxhet prej vetëm 15 milionë lekësh, por nuk janë marrë fare në konsideratë propozimet tyre.

Po të ardhurat e tjera të tyre a janë cënuar?

Po sipas Kokës, heqja e disa taksave dhe tarifave dhe delegimi i taksës së pastrimit te Ujësjellësi, ka cënuar rëndë arkën e minibashkive, nga të cilat siguronin një pjesë të mirë të ardhurash, para që ata i përdornin për nevojat e përditshme, letër për fotokopje, ndërrimin dritash, bojë printeri, etj.


12

E martë, 10 janar 2012

KULTURE

Relikja e rrallë

Një disk i rrallë me regjistrimin e himnit të flamurit

NIKO KOTHERJA

N

jë prej regjistrimeve më të hershme të këngës himn të shqiptarëve, e njohur që në botimin e parë të saj, me titullin "Betimi mbi flamur", është shkruar nga Asdreni. Në një pllakë të vjetër me ngjyrë të zezë e që mund të riprodhohet edhe sot me anë të gramafonit, me 78 xhirime në minutë, janë fiksuar zërat e korit të shkollës normale femërore të Korçës, nën drejtimin artistik të muzikologut Sotir Kozmo. Është ky një regjistrim prej rreth 3 minutash, i pashoqëruar nga asnjë vegël muzikore, por vetëm me zërat e korit të fëmijëve të shkollës, të cilët janë ndarë në tre vokale. Pak i dëmtuar nga koha, kjo antikë e rrallë përbën një tjetër informacion të veçantë në trajtimin e historisë së Himnit të Shqipërisë. Si dëshmi tjetër të ekzistencës së tyre dhe kontributit në muzikë e interpretim, grupi koral i vajzave të Korçës, la për trashëgim edhe një tjetër disk.

REGJISTRIMET Veprimtarinë e tij muzikore, kori i shkollës normale femërore të Korçës, e la të regjistruar në dy disqe gramafoni, të vetmet dëshmi zanore të mbërritura deri më sot prej tyre. Këto janë regjistruar në fillim të viteve `20 në kompaninë diskografike "Odeon" dhe janë prodhuar në Gjermani

Regjistrimi 3 minutësh me zërat e korit të shkollës normale femërore të Korçës

"SHKOLLA NORMALE FEMËRORE E KORÇËS"

Korça, ka qenë në pararojë të zhvillimit kulturor e arsimor të gjithë vendit e sidomos të jugut të Shqipërisë. Në zanafillën e përpjekjeve për arsim shqip në këtë zonë, përmendet shkolla shqipe e hapur në vitin 1854 në fshatin Trebickë, ku sipas të dhënave, lexohej e mësohej shqipja me alfabetin e botuar në abetaret e Naum Haxhi Llazar Bredhit, i njohur ndryshe si Naum Veqiharxhi, nga të parët iluministë e rilindas të vendit tonë. Pas një dekade të botimi të abetares së tij të parë, të vitit 1844, në Trebickë të Korçës u shkrua dhe u lexua shqipja, sipas modelit të alfabetit të ndërtuar nga Veqilharxhi. Një tjetër zhvillim në lëmin e arsimit ishte çelja e Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës, më 7 mars 1887. E cilësuar si nga arritjet më të mëdha të kohës, në luftën për çlirim kombëtar, kjo shkollë u bëri ballë rrebesheve të kohës, bastisjeve, burgimeve e internimeve të veteranëve kombëtarë, që i kushtuan jetën arsimit shqip. Në të njëjtën godinë, të dhuruar që më 1887 nga filantropi Diamand Tërpo dhe ku hapi dyert e para shkollë shqipe, në gjurmët e saj, vazhdoi edhe "Shkolla Normale Femërore e Korçës", e njohur ndryshe edhe me emrin "Shkolla Fillore Nr. 1" Por, këtë herë duke e ndryshuar destinacionin e saj e duke u kthyer në shkollën e vajzave. Aty kanë dhënë mësim emra të njohur të shqipes, si Persefoni Treni, Efigjeni Pendavinji, Eleni Trajani, etj. Shkolla nr. 1 u kthye në një çerdhe të emancipimit të gruas korçare në ato vite të largëta të dekadës së dytë të shekullit XX. Si program arsimor, kjo shkollë ruajti një fizionomi kombëtare, laike,

Në foto: (majtas) Shkolla normale femërore e Korçës (lart) Disku me rregjistrimin e himnit të flamurit

qytetin e Korçës. Grupi përbëhej nga nxënëset e shkollës, të përzgjedhura sipas vokalit të tyre, me kujdes nga maestro Sotir Kozmo. Veprimtarinë e tij muzikore, kori i shkollës normale femërore të Korçës, e la të regjistruar në dy disqe gramafoni, të vetmet dëshmi zanore të mbërritura deri më sot prej tyre. Këto janë regjistruar në fillim të viteve `20 në kompaninë diskografike "Odeon" dhe janë prodhuar në Gjermani. Regjistrimet e veta, kjo kompani i ka realizuar në Shqipëri në qytete të ndryshme. Dy disqet e regjistruara nga kori i shkollës së Korçës, kanë në mes të tyre një tabelë me ngjyrë të kuqe, ku lehtësisht mund të lexohen të dhënat me germa ngjyrë të verdhë. Disku i parë, në faqen "A", ka këto shënime: "Xhixha-xhixha Xhixhëllon/ Një pjes e korit shkollës Normale Femnore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos". Ndërsa, në faqen "B", shënohet: "I. Këndnona Bilbil/ II. Dhe le të vrapojmë/ Një pjesë e korit shkollës Normale Femnore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos". Disku i dytë, në të cilin është hedhur himni kombëtar shqiptar, ka këtë tekst: "Hymni i Flamurit/ Një pjesë e korit shkollës Normale Femnore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos". Fatkeqësisht, në ditët tona është ë vështirë gjetja e një materiali fotografik të këtij grupi muzikor, në ndonjë prej interpretimeve të tij në godinën e shkollës apo në ambientet e tjera të qytetit. Kori i Shkollës Normale Femërore të Korçës këndoi këngë shqipe dhe priti Fan Nolin kur ky vizitoi Korçën në vitin 1923.

REGJISTIMET E HERSHME TË HIMNIT TË FLAMURIT ku mësimet jepeshin falas.

KORI I SHKOLLËS NORMALE TË KORÇËS

I themeluar në fillim të viteve `20

të shekullit të kaluar, veçantia e këtij grupimi qëndron në faktin se në historinë e zhvillimit të arsimit në vendin tonë, njihet rasti i parë kur vihet

në funksion një grup koral i një shkolle të këtij niveli, si dhe njëkohësisht është përpjekja e parë e realizimit të një grupi koral me vajza në

Biografi

Kush është maestro Sotir Kozmo? I

lindur në Korçë, përfundoi studimet muzikore në Konservatorin e Bukureshtit. U angazhua në aktivitetet e organizuara nga kolonia e shqiptarëve të Bukureshtit. Gjithashtu, ishte pjesë edhe e grupeve muzikore të cilat ushtronin aktivitet kulturor në ambientin e kolosë shqiptare. Me t'u kthyer në Shqipëri, u angazhua në mëkëmbjen e kulturës muzikore të Korçës. Për një farë kohe, në ato vite kur artistët Tefta Tashko Koço, Lola Gjoka, Llambi Turtulli, Jorgjia Truja organizonin koncertet e tyre nëpër Shqipëri, Kozmo shërbeu si menaxheri artistik i tyre. Në vitin 1928 do të merrte drejtimin e korit karakteristik të Korçës "Lira" dhe ku detyra kryesore që i vuri vetes ishte rritja e cilësisë së tij. Sotir Kozmo bashkë me grupin muzikor të Korçës ka përfaqësuar këtë qytet në evenimentet e ndryshme kulturore të organizuara në Tiranën e viteve `30. Një nga meritat e tij ishte përshtatja me muzikë e liturgjive fetare të përkthyera nga Fan Noli në shqip, të cilat këndohen edhe sot nëpër faltoret dhe shërbesat e ortodoksve. Si profesor i muzikës edhe gjatë kohës së okupacionit fashist italian,

Sotir Kozmo

u përfol se ishte pjesë e Partisë Fashiste, akuza të cilat mbetën të pavërtetuara. Atmosfera politike e krijuar pas nëntorit 1944 nuk lejoi studimin e vlerave të figurës së Kozmos. Në shënimet e Arkivit të PPSH, në një listë të përgatitur me emrat e "tradhtarëve" që do të pushkatoheshin gjatë Luftës, radhitet edhe emri i Kozmos, i cilësuar si spiun i SIM-it. Fundi i tij ende sot mbetet enigmë, pasi të afërm pohojnë, sipas tregimeve të ndryshme, se ai, rreth përfundimit të Luftës, duke parë marshimin e komunistëve shqiptarë, u arratis nga Shqipëria dhe u mbyt në përpjekje për të kaluar me barkë lumin Tevere, në Itali. Ndërsa shkrimtari Petro Marko, mik i Kozmos, i pyetur rreth muzikantit korçar, ka pohuar jo qartësisht se duhet ta ketë parë në Itali rreth viteve `40, kohë kur Kozmo, sipas Petro Markos, vazhdonte të aktivizohej me grupe të ndryshme muzikore. "Do të vijë dita kur e gjithë kjo vepër do të inventarionet do të matet do të çmohet dhe krijuesi do të marrë kunorën e meritueshme dafinash"- kështu do të shkruante për Kozmon gazeta "Shqiptari" në vitin 1933.

Si të tillë përmenden disa, edhe pse në numër të pakët. Nga të parët regjistrime të tij, është ai i kryer nga patrioti muzikant korçar Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro në vitin 1918 në shoqërinë diskografike "Columbia", në Amerikë. Me të njëjtët protagonistë interpretues, Himni është regjistruar në vitin 1923 pranë shoqërisë së parë diskografike shqiptare "Albanian Phonograph Record". Në fillim të viteve `20 ka qenë kompozitori i dalluar dhe veprimtari i shoqërive patriotike të shqiptarëve të Amerikës, Thoma Nassi që ka kryer një regjistrim të tillë, me një partiturë të krijuar prej tij e të përshtatur për zë e piano. Sipas informacioneve të shkuara, thuhet se një regjistrim të Himnit të Flamurit e ka bërë edhe Neço Muko Marjoti me grupin e tij, pranë shoqërisë diskografike "Pathè" në Paris, në fillim të viteve `30, nën interpretimin e virtuozit Koço Çakalli. Një prej dëshmive më të rralla e të largëta në kohë është edhe gjurma e gjetur nga kori i shkollës Normale femërore të Korçës, në hyrje të viteve `20, pranë kompanisë "Odeon". Nga teksti i shkruar prej Asdrenit, në regjistrimin e grupit koral të Korçës, këndohen këto strofa: "Rreth flamurit të përbashkuar,/ Me një dëshir' e një qëllim,/ Të gjith' atij duke iu betuar,/ Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet,/ Që është lindur tradhëtor,/ Kush është burrë nuk frikohet,/ Por vdes, por vdes si një dëshmor!"


E martë, 10 janar 2012

13

KULTURE

Busti i Nolit

CEREMONIA Me rastin e 130 vjetorit të lindjes së Fan Nolit, në fshatin e tij të lindjes në Ibrik Tepe u vendos busti i tij, në të njëjtin shesh ku ndodhet edhe shtatorja e Ataturkut. Studiuesi Jorgaqi rrëfen surprizat e ceremonisë

ADMIRINA PEÇI

M

e 6 janar, Fan Noli, njeriu i madh i fesë, letrave dhe politikës shqiptare, mbushi 130 vjet nga lindja e tij. Ai lindi me 6 janar 1882. Nga ajo kohë e largët në Ibrik Tepe, fshati i tij i lindjes në Turqi, asnjëherë nuk ishte folur aq gjatë dhe nuk ishte nderuar figura e tij sa këtë 6 janar të 2011. Një ceremoni mbresëlënëse u zhvillua atë ditë të vrenjtur e me shi në Ibrik Tepe, kur busti i Fan Nolit gdhendur nga skulptori Andrea Demçe u ngrit në të njëjtin shesh ku ndodhet edhe shtatorja e Ataturkut. Biografi i Nolit, Nasho Jorgaqi, ishte një nga anëtarët e delegacionit shqiptar që mori pjesë në këtë ceremoni. Ai na tregon vlerësimet e tij, dhe një projekt të ri, për të zbuluar origjinën e këtyre fshatrave shqiptare në Turqi mes të cilave edhe Ibrik Tepeja, vendlindja e Fan Nolit... Profesor, si e vlerësoni këtë ceremoni të 130-vjetorit të lindjes së Nolit, mbajtur në Ibrik Tepe, me 6 janar 2011? Nuk besoj që të ketë një aktivitet më kuptimplotë se sa të hapet viti i 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me promovimin e bustit të Fan Nolit në vendlindjen e tij, aq më tepër kur ky vit koinçidon me ditëlindjen e Nolit 6 janar 1882, pra 130 vjet përpara. Kjo rrethanë e bënte akoma më të rëndësishme, ceremoninë e inaugurimit të bustit të Fan Nolit. Është interesant historiku i ngritjes së këtij busti. Përpjekjet e para apo ideja për të ngritur një bust të tij në Ibrik Tepe është e vjetër. Që 10 vjet më parë janë bërë përpjekje të ngrihej ky bust. Por kishte vështirësi pasi fshati i tij i lindjes, sot nuk është më fshat shqiptar, pasi në vitet '20 sipas traktatit të Lozanës popullsia shqiptare që ishte e besimit ortodoks u shpërngul dhe kaloi në Greqi. Por ky problem u zgjidh me mirëkuptim të plotë e dashamirësi të qeverisë dhe popullit turk. Jo vetëm u pranua ky fakt, por u treguan të gatshëm dhe u morën masa për t'i bërë nder figurës së Nolit. Në këto rrethana në Shqipëri u shpall konkursi për bustin e Nolit që e fitoi skulptori Andrea Demçe, dhe u morën masa që busti të vendosej në sheshin kryesor në Ibrik Tepe. Nderi në këtë rast

krijua një atmosferë e bukur dhe mjaft prekëse.

Në foto: Nasho Jorgaqi (majtas poshtë) Fan Noli

NASHO JORGAQI:

Do zbardh origjinën e shtatë fshatrave shqiptare në Turqi Biografi i Nolit: Si u vendos busti i Nolit në Ibrik Tepe, pas 10 vite përpjekjesh është vërtet i madh. Në atë sheh është nderuar me një shtatore edhe Ataturku. E po aty është edhe busti i Nolit. Si u zhvillua ceremonia dhe kush mori pjesë në

të? Nga Shqipëria u nis një delegacion i kryesuar nga ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, nga ana tjetër morën pjesë edhe autoritete të larta sh-

tetërore turke siç ishte zv-ministri turk i Kulturës, valiu i vilajetit të Edernesë, rektori i universitetit të Trakës, e shumë personalitete të kulturës e shkencës turke. Fshati prej 2000 banorësh

i bëri një pritje madhështore ardhjes së delegacionit për inaugurimin e bustit. Edhe pse kohë më shi ata ishin mbledhur të gjithë e ndiqnin me kërshëri ceremoninë e inagurimit të bustit të Nolit. U

Si biograf i Nolit keni në projektet tuaja diçka të re rreth figurës së Nolit, që mund tua shtonim veprave të shumta që keni realizuar gjithë këto vite mbi këtë personalitet? Duke u marrë me Fan Nolin për kaq e kaq vite, dhe pas botimit të gjithë këtyre veprave, kam vënë re se problemi i origjinës së këtyre fshatrave shqiptare në Turqi, ku bën pjesë edhe Ibrik Tepeja, vendlindja e Nolit, ende nuk është zgjidhur. Pra: kur kanë ardhur ata aty këta shqiptarë dhe në ç'rrethana? Noli ka hedhur disa hipoteza, por nuk janë të dokumentuara. Duke përfituar nga kjo rrethanë unë mora kontakt jo vetëm me autoritetet shtetërore atje, por edhe me rektorin dhe profesorë të universitetit të Trakës. Regjistrat kadastralë, që kanë të bëjnë me krijimin e fshatrave apo edhe qyteteve kanë qenë shumë të rregullta në administratën turke dhe dy arkivat më të rëndësishëm ai i Stambollit dhe i Edernesë, do të jenë synimi im për zbardhjen e kësaj enigme. Vendosa komunikim me ta për të bashkëpunuar me këto arkiva, dhe do të bëhen përpjekje për të gjetur dokumentet mbi ardhjen e shqiptarëve në ato shtatë fshatra, një prej të cilëve ishte fshati ku lindi Noli. Meqë Shqipëria feston këtë vit 100-vjetorin e Pavarësisë, në mirëkuptim të plotë me ministrin tonë u arrit në përfundimin që të zhvillohet një aktivitet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Ederne.

Ceremonia

Aldo Bumçi: Rikthimi i Nolit në Ibrik Tepe M

e rastin e festimeve në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, si dhe 130 vjetorin e lindjes së F.S.Nolit, në datën 6 Janar 2012, një delegacion I MTKRS i kryesuar nga Z.Aldo Bumçi, morrën pjesë në vendosjen e bustit të F.S.Nolit në qytezën e tij të lindjes në Ibrik Tepe të Turqisë. Gjatë kësaj vizite, Z.Bumçi u shoqërua nga Zv. Ministri Turk për Kulturën dhe Turizmin, Prefekti i Edirnesë, Kryetari i Bashkisë së Ibrik Tepe dhe Rektori i Universitetit të Trakës në Edirne. Në takimin dhe gjate aktivitetit që u zhvillua për përurimin e përvjetorit të 130 të lindjes së F.S.Nolit Bumçi tha se vendosja e bustit nuk është vetëm një simbolikë kulturore , por ai përfaqëson një monument të vyer të kujtesës, harmonisë dhe marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendevedhe popujve tanë. Bumçi theksoi gjithashtu se rikthimi i Nolit ka një rëndësi të veçantë, pasi ai rivjen sot nëpërm-

Nga ceremonia e përurimit të bustit të Fan Nolit në Ibrik Tepe jet artit, c'ka nënkupton se ai sot rikthehet në përjetësi. "Janë pikërisht emra të tillë si ai i Theofan Stilian Nolit që me talentin, përkushtimin

dhe vizionin e tyre, kanë përafruar shpirtërisht popujt dhe kulturat që ata përfaqësojnë,duke transmetuar vlerat më të qenësishme të traditës

dhe trashëgimisë kulturore e shpirtërore, të cilat sot vlerësohen si pasuri e përbashkët e njerëzimit. Sot, në këtë përvjetor, në këtë vend, ne nuk vendosim vetëm një simbol të kulturës sonë, por një monument të vyer të kujtesës, harmonisë dhe vëllazërimit që karakterizon sot, jo vetëm dy vendet tona por edhe vlerat që përcjell e kaluara me të përbashkëtat dhe të veçantat ndërmjet popujve dhe kulturave tona. Dhe për këtë arsye, ne i përulemi me nderim e respekt këtij humanisti dhe misionari të madh të kulturës dhe civilizimit njerëzor", përfundoi fjalën Ministri Aldo Bumçi. Gjatë vizitës në Turqi, Ministri Bumçi u prit në një takim nga prefekti i Stambollit si dhe u takua me Presidentin e Shoqatës së Agjensive Turistike të Turqisë. Gjatë kësaj vizite Bumçi shoqërohej nga shkrimtari i njohur Z. Nasho Jorgaqi, biograf i F.S Nolit si dhe skulptori i veprës Z. Andrea Demce.


14

E martë, 10 janar 2012

AKTUALITET

Mbërrin trupi i prokurorit Hana, sot homazhet

K

a mbërritur dje pasdite rreth orës 17.00 në aeroportin e Rinasit nga Italia, trupi i prokurorit të Krimeve të Rënda Xhavit Hana, i cili ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, pak ditë më parë në një spital të Bergamos. Prezent kanë qenë familjarë dhe prokurorë të shumtë, kolegë e miq të të ndjerit. Ndërkohë nëpërmjet një njoftimi, Prokuroria e Përgjithëshme bën me dije se,

homazhet në nder të prokurorit të njohur, do të zhvillohen nesër, nga ora 11:00 deri në orën 12:00, në ambientet e Qëndrës Kulturore të Ushtrisë, Tiranë. Më pas trupi i 58 vjeçarit do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Shish- Tufinës. Ka qenë pikërisht Prokuroria e Përgjithshme që ka marrë përsipër shpenzimet e ceremonisë mortore të kolegut të tyre, i cili vdiq nga një

sëmundje e rëndë e papritur. Xhevat Hana ka qenë një nga prokurorët më të njohur, me një karrierë të gjatë në drejtësi. Për disa kohë, ai ka punuar edhe si këshilltarë i presidentit Alfred Moisiu dhe pranë Avokatit të Popullit. Detyra e tij e fundit, ishte si prokuror i çështjes së zhdukjes së biznesmenit kosovar Remzi Hoxha, në vjeshtën e vitit 1995 nga SHIK.

RENEA arreston Adnand Gorin, vrau ndërtuesin në Vlorë

LAJME SHKURT

Vrau biznesmenin, 2 javë i fshehur në Tiranë Familjarët e viktimës thanë se Dervishi u vra për 30 m tokë Lajmi RENEA arreston vrasësin e ndërtuesit në Vlorë Ardian Dervishit. Autori i shpallur në kërkim jetonte i fshehur prej 2 javësh në një banesë private të marrë me qira, në afërsi të "Fushës së Aviacionit" në Tiranë.

TIRANE

ADELA SHEHU

P

asi kreu vrasjen në Vlorë, autori i shpallur në kërkim Adnand Gori u largua nga vendi i krimit dhe mendoi të fshihej për t'i shpëtuar forcave të policisë. Zgjidhja e parë që i shkoi ndërmend ishte të merrte një banesë më qira në Tiranë, për të humbur gjurmët. Adnand Gori 32 vjeç pronar i një trualli në Vlorë vrau në 25 dhjetor 2011 Ardian Dervishin 45 vjeç, ndërtues pallatesh. Konflikti mes tyre lindi për pronësinë, pasi sipas autorit pretendohet se i kishte marrë sipërfaqe toke dhe nuk i'a kishte paguar të gjitha përqindjet. Ditën e djeshme forcat RENEA mbi bazë të informacioneve të marra kanë arrestuar në flagrancë autorin e krimit, i cili gjendjej i fshehur në një shtëpi private,të cilën e kishte marrë me qira.

OPERACIONI

Në orët e para të mëngjesit

të djeshëm Adnand Gori e pa vetën të rrethuar nga forca të shumta të repartit RENEA. Ai nuk bëri rezistencë për të kundërshtuar apo për të tentuar të largohej, pasi dihej që synimi i efektivëve ishte arrestimi i tij për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim ndaj 32 vjeçarit Ardian Dervishit. Autori i vrasjes kishte rreth 2 javë që qëndronte i fshehur në një banesë private, në afërsi të zonës së Fushës së Aviacionit. Adnand Gori jetonte i vetëm, për shkak të ruajtjes dhe ndjekjes që kishte nga policia e Shtetit. Pas disa hetimeve të kryera nga Policia e Vlorës, e cila në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit arritën të siguronin informacione për të bërë të mundur vendodhjen ku qëndronte i fshehur autori që vrau me armë zjarri ndërtuesin në Vlorë. Pas grumbullimit të hetimeve u komunikua dhe me repartin special RENEA, ndërsa këta të fundit bënë të mundur kapjen e të kërkuarit. Burime nga policia bënë me dije se 32 vjeçari Adnand Gori i kaloi

Tragjedia e 9 Janarit "Berisha të mbajë premtimin"

Dje familjarët kanë kujtuar 28 viktimat e zhdukur në Gadishullin e Karaburunit mbrëmjen e 9 janarit, kur gomonia me të cilën po udhëtonin për të kaluar përtej detit u mbyt. Ndonëse kanë kaluar 8 vjet familjarët vazhdojnë të akuzojnë për mos hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Babai i një prej viktimave Nikoll Mëhillaj, deklaron për "Shqiptarja.com" se, "kryeministrit Berisha të mbajë fjalën kur ishte në opozitë, se do të gjente përgjejgësit".

SHBA, arrestohet një terrorist shqiptar, do bënte masakër

Viktima Ardian Dervishi

Trualli ku po ndërtohej pallati, pranë rrugës Transballkanike

më pas zyrës së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit.

palltin, dhe ende nuk i'a kishte shlyer të gjitha detyrimet e përqindjes. Ndëkaq familjarët e viktimës thanë se vrasja ndodhi vetëm për 30 metra tokë, dhe autori u hakmorr duke i marrë jetën. Pas vrasjes së ndodhur familjarët e Ardian Dervishit i kërkuan Policisë dhe Shtetit të bënin të mundur kapjen e personit që vrau të afërmin e tyre.

NGJARJA

Pas debateve të shumta mes Ardianit dhe Adnandit situata mori përmasa më të ashpëra, pasi përfundoi me një plumb në trup ku viktimë mbeti Ardian Dervishi 45 vjeç. Shkak për këtë vrasje dyshohet të këtë qenë një konflikt pronësie, lidhur me truallin ku ndërtonte Dervishi. Autori i kishte dhënë viktimës një sipërfaqe trualli për ndërtimin e një objekti, por kishin mosmarrëveshje për përqindjen e sipërfaqes së ndërtimit, çka çoi në vrasjen e 45 vjecarit Dervishi. Sipas burimeve të policisë thuhet se autori pretendonte se Dervishi i kishte marrë një sipërfaqe tokë ku po ndërtonte

KONFLIKTI

Vrasja e biznesmenit të ndërtimit ndodhi në sy të punëtorëve të firmës që menaxhonte viktima. Ata kanë deklaruar në polici konfliktin që kishte nisur mes të zotit të tokës dhe pronarit të tyre, Ardian Dervishi, për truallin ku do të ndërtonte një pallat. Sipas punëtorëve, autori Adnand Gori ka folur më parë

në telefon me viktimën dhe më pas ka ardhur në zonën ku do të ndërtohej pallati. Më pas ata kanë filluar të debatojnë me zë të lartë duke kaluar në sharje e fyerje të rënda me njëri-tjetrin. "Nëse nuk do të më japësh përqindjen që dua unë, do të të vras. Më tej ai ka vijuar: "Ti nuk e ha dot djersën time". Dervishi e ka parë të nxehur dhe i ka kërkuar të bisedonin qetësisht, duke e sqaruar se aq përqindje i takonte dhe se ai nuk mundej t'i jepte më shumë. "Autori vazhdonte të këmbëngulte se i takonte më tepër dhe se nuk ishte dakord me përqindjen e dhënë më parë. Ai e kërcënonte , e më pas nxori një armë zjarri pistoletë dhe qëlloi në drejtim të Ardianit.

Një akt terrorist i është arritur të zbulohet dhe të parandalohet nga FBI në Tampa, të SHBA-së. FBI arriti të zbulojë dhe të arrestojë, para se të kryente një masakër, emigrantin nga Kosova, 25 vjeçarin Sami Osmakac. Osmakac u zbulua nga një agjent nën koperturë. Ai kërkoi të blinte një kallashnikov nga agjenti, të cilit i zbuloi edhe planin e tij duke i thënë që dëshironte të vdiste në "mënyrën islamike" pasi të sulmonte disa vende në jug të Tampa.

Durrës sekuestrohen 300 kg kanabis

Një sasi e konsiderushme prej 300 kg kanabis sativa është sekuestruar dje nga polica e Durrësit. Droga u kap në Port dhe u gjet e fshehur në një kamion, i cili do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës. Në pranga ka rënë transportuesi i sasisë narkotike Dashamir Lleshi, 28-vjeç nga Fushë-Kruja. Droga është gjetur në tavanin e kamionit tip Benz me targa AA GL 7777.

Drejtori i Policisë

Ndryshimi i kodit rrugor, në zbatim pas 2 ditësh

TIRANE

A

ksidentet e shumta sidomos ato më pasojë vdekjen e drejtuesve apo të pasagjerëve ka mbledhur krerët e policisë rrugore, të cilët me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë kanë marrë vendim për ndryshimin e disa neneve të kodit rrugor. Implementimi i këtyre ndryshimeve do të vihet në zbatim në datë 11.01.2011. Ndryshimet në kodin Rrugor janë të

Hysni Burgaj

domosdoshme dhe do të ndikojnë në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, parandalimin e ngjarjeve aksidentale dhe uljen e viktimave në trafik. Përdorimi i pijeve alkolike, mos vendosja e rripit të sigurimit, mos vendosja e kaskës mbrojtëse, parakalimi i gabuar, drejtimi i mjetit pa leje drejtimi, shpejtësia tej normave të lejuara do të ndëshkohen. Në rast se zbatohen rregullat me përpikmëri do të ulet dhe numri i gjobave. Burgaj cilësoi se drejtuesi i mjetit duhet të jetë i pajisur me

leje drejtimi, dhe të mbajë rrip sigurimi dhe të paguaj gjobën brenda 5 ditëve, pasi do të ketë dhe zbritje me 20%. Po ashtu Burgaj bëri me dije se zbatimi i rregullave të sipërpërmendura do të çojë në uljen e efektivëvë të qarkullimit të cilët mund të abuzojnë me detyrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj nuk la pa përmendur dhe parkimet e rregullta, pasi policia mund të ndërhyjë që të marrë automjetin me karrotrec, gjë e cila ka shqetësuar mjaft qytetarë. Në fjalën e mbajtur Bur-

gaj dha një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët që të zbatonin me përpikmëri këto rregulla, pasi çdo veprim pozitiv është në radhë të parë në favor të tyre pastaj të policisë dhe të rendit. Ai u dha urdhër punonjësve të jenë të rregullt dhe të përpiktë me detyrën duke i bërë me dije qytetarit dhe arsyen e ndalimit. Po ashtu kryepolici i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha rastet ku mund të hasen me ndonjë rast abuzimi nga ana e efektivëve të qarkullimit rrugor.


E martë, 10 janar 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI … dhe zogjtë u bën shkak për divorc

Kur vjedh për të.. parë

Kërcimi në heshtje

P

J

M

as 31 vjetësh martese amerikania Anita Brown nuk hezitoi aspak ta pranonte ultimatumin e të shoqit, Ron dhe mes dy alternativave të zgjidhte atë që e ndante nga bashkëshorti. Kështu, kur Ron, i acaruar sa më s'bëhet dhe pasi, bashkë me durimin kishte humbur edhe shpresën se Anita do ta dëgjonte, atëherë i shkroi një letër me pak radhë, në të cilën, kështu : "O me ata o me mua". Me "Ata" Ron e kishte fjalën për më shumë se 200 zogjtë e ndryshëm që e shoqja mbante në kafaze nëpër të gjithë ambientet e shtëpisë dhe që ai i kishte marrë inat se ia kishin nxirë jetën prej kohësh me cicërimat e tyre. Pasi e shoqja zgjodhi të "bashkëjetonte" me zogjtë, atëherë çështja e zgjdh shumë shopejt në gjykatë, me divorcin...

oseph McShane është sigurisht një hajdut i zoti, jo thjesht për faktin se di të vjedhë, pasi ai u kap me "presh në dorë", por për arsye se megjithatë, di të fshehë. Kjo sepse u tregua vërtet inteligjent dhe arriti ti t'ia hidhte aq bukur gjykatësit saqë ai nuk e dënoi. Konkretisht McShane, u kap ndërkohë që po vidhte një palë gjyslykë mipoësh në një dyqan optike të Kanadasë, ku edhe jeton. Para gjykatësit, ku e çuan menjëherë për proces të përshpejtuar, McShane pranoi se i kishte marrë syzet, por këtë ai nuk quajti aspak vjedhje por marrj…duke e justifikuari me faktin se e bëri nga halli, pasi ai ishte miop dhe si i tillë, nuk po gjente dot derën e daljes për t'u larguar nga dyqani.

ë në fund, pas protestave të shumta të ban orëve të zonës, të cilët për pak sa nuk e denoncuan në gjyq, Neil Maguire, pronari i një diskoteke në Chesterfield të Anglisë e gjeti mënyrën për të mos i shqetësuar më me volumin e lartë të muzikësë së diskotekës. Kështu, duke ulur paksa çmimin e biletës, i bindi frekuentuesit e diskotekës, që ishin përgjithësisht të rinj, të merrnin impiantet e tyre nga shtëpia bashkë me kufjet dhe të dëgjonin muzikën e preferuar me volumin e dëshiruar pa shqetësuar të tjerët. Fillimisht të rinjtë hezituan, por tani duket se ka funksionuar, sepse diskoteka është plot me të rinj që kërcejnë e përdridhen në një heshtje të plotë...

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

20

8

21

22

27

49

50

57

58 64

51

52

71

72

1. Ishte titulli i Nehru 8. Fillojnë frazën 9. Inicialet e Penn, aktor 11. Përfshijnë edhe karotat 17. Ndërmarrje Autonome Sarandë. 20. Günther, filozof dhe shkrimtar gjerman 21. Një fjalëz për sipër 23. Mbyllin një krah 24. Janë pasuri nën tokë 26. Eshtë stinë e nxhetë 27. Qytet italian. 28. Janë krokodilë 31. Vërtiten rreth planetëve 33. Një shumë 34. Janë burim sherri 36. Ka kryeqytet Phoenix 37. Kufizojnë një hektar. 38. Ishin dymbëdhjetë ato të Herkulit 39. Një qerre pa qe 40. Eshtë pemë aromatike 41. Mbyllin një dyqan 42. Folje pa fe. 44. Janë punëtorë...marksistë 45. Kush është, është tapë 47. Fillojnë takimin 49. Schumacher regjisor. 50. Arturo i Brecht. 51. Kollet por jo kot 52. Inicialet e Pacino 53. Kështu bien ata që merren vesh 55. Hamsik te Napoli. 57. Fajet pa fe. 58. Qe magjistari të cilit i foli gomarica

88

73. 75. 76. 78. 80. 82. 83.

47 54

67

68 75

76

84

84

90

Një pjesë e energjive. Mund të jetë i rrallë Janë lokalet...sportive Një pjesë e marrëzive. Një anije e Kolombit. I bëjnë tendat me një ent Kërkojnë talent.

Janë të fiksuar si diktatorët Panik pa kufij Luhen në stadiume Një port si Durrësi Opera e mascagni-t Kufijtë e Tokës

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM H I

P O D R O M I

E M I

S

C A R

I

M R

I O N

I

S T E K H

E A K U U

P A L A D

M I

T A R

M E T A L

I K E

S T

N E P A L A L J

A R M E T

I

S E R E N A T A

L

R L K R

I

E A D

F E

S A T E L

R T

T E R

M E S

R E A I

E L

I M P

A

I

A I

T

T E T

I

S A P U N

I N

I M O R E

E

E D A

L T

I K E

H A P

N V E

N O R M A L

S T E

A R O L

M I R O

E R E

I N E T

K L O

E E E I

B A N E S A T

T E T E T

I

M A R J E T A

K A M E R

B

C O B O L

K O M I

A L F R E D A

P

T

I

T

A

A R Z I H T

I

T O R T U R U E S E V E T E R

T E L E G R A M E T

Peshorja

Parashikohet një ditë mjaft pozitive për të gjithë ata që studiojnë, pasi do të jenë nën efektet pozitive të një Merkur që stimulon pikërisht krijueshmërinë. Më të kursyer në energji.

I N E R E T

M A T E R

I

85

77

86

Akrepi

"U hoq dhembi u huq edhe dhëmbja" thotë një fakë e urtë popullore e kjo shprehje vlen shumë për ju sot. Mesazhi është i qartë, e keqja duhet shkulur sa më parë, me gjithë koston e lartë.

Shigjetari

Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të fituar, por kujdes sepse mund të bini pre e ndonjë mashtrimi, ngaqë shpesh në raste të tilla tregoheni naivë. Afërdita rindez pasionet në dashuri.

Bricjapi

Atmosferë pak e çuditshme kjo e sotmja për ju, pasi nga një moment zymtësie e apatie gati, mund të ktheheni menjëherë në një gjendje gazmore dhe shkujdesjeje. Evitoni të hiqeni mënjanë.

Ujori

Nuk do të mungojnë shanset për ju, por duhet të dini se nëse nuk e kapni momentin e përshtatshëm fluturimthi, zor që mundësi të tilla t'ju paraqiten herë tjetër. Mundohuni të ruani vetëkontrollin.

Peshqit

Afërdia është në një pozicion të favorshëm por është Marsi "provokatori" që ju bën të bëni një zgjedhje që do të rezultojë e gabuar. Edhe në momente më të mira ka diçka që nuk ju pëlqen.

91

7. Të fundit në takim 8. Qe vajza e Pandionit 9. Një këngëtare kolumbiane 10. Joan piktor 11. Ka humbur hijen 12. Inicialet e Rohmer. 13. Një këshilltar për negus 14. Vilat pa kufij 15. Me heavy në rock të fortë 16. Eshtë anestetik në hapësirë. 17. Një peshë e pastër. 18. Gëlonte nga gladiatorët. 19. Janë vargjet e Salman Rushdie. 22. Firmë e njohur makaronash 23. Sheshi i akejve

VERTIKAL 1. 2. 3. 4. 5. 6.

56

69

83

84. 85. 87. 88. 89. 90. 91.

Virgjëresha

48

55

F

A L E T

24. 25. 26. 29. 30. 32. 34. 35. 38. 40. 43. 44. 46. 48. 54. 55. 56. 60. 61. 64. 65. 66. 67. 69. 71. 72. 74. 76. 77. 79. 81. 86.

Janë vite Ishin nimfa deti Ajo e mjekut nuk është kortezie Ashtu si jeton asketi. Kush e merr, shkon poshtë Me të bëjnë një litër. Një votë në favor Mund të jenë leshi Dy vila të famshme në Versailles Russell, filozof i famshëm Mund të jetë ndeshje Janë lokalet si bar Rrotullohen në dinamo Eshtë lloj papagalli. Eshtë lule mishngrënëse Eshtë viti i fundit në gjimnaz. Ishte Porta e sulltanit. Një britmë në corrida Mund të jetë shpëtimi në anije. Në këtë vend Ishte ferri i paganëve Një sëmundje stine Hendrix, i Electric ladyland Fillojnë ngadalë. Një makinë ruse Ente kombëtare autonome Gjysmë alarmi. Raste pa re. Një mund të jetë fetar. Në kry të skuadrës. Mbyllin një tender. Fillojnë argumentin.

Shumë prej jush nuk ndjeheshit edhe aq në formë, por ja që tani, me 'kombinimin" Afërditë- Mars, si e magji do t'ju rikthehet humori. Aq më tepër që gjërat shkojnë mirë edhe në ekonomi. Priten rezultate pozitive në aktivitetin tuaj të përditshëm, por në planin sentimental ka diçka që nuk shkon. Nëse keni diçka për të fshehur në këtë aspekt, duhet ta shumëzoni për njëqind kujdesin.

62

89

Lorenzo Cherubini në cd Falet pa kufiij Fillojnë kalimin. Qytet gjerman Zgjohen të parët Qytet në Kanada. Kështu eshte gjendja shqetësuese e të sëmurit Një masë për të gjykuar Eshtë nivel... shoqëror Gjysmë arrest. Kufijtë e Talilandës. Janë të dhënat e aparaturës Dimër pa kufij Marubi i fotografisë.

19

Luani

61

82

Gaforrja

Keni shumë nevojë të përmirësoni raportet me të tjerët, por me Merkurin në "opozitë" sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Duhet të evitoni sa më shumë lojrat e rivalitetit.

41

46

74

81

59. 62. 63. 64. 66. 68. 70.

60

18

Binjakët

Mundohuni të mos lini pas dore impenjimet tuaja, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me profesionin tuaj. Eshtë momenti t'i tregoni "dhëmbët" atyre që mundohen t'ju nënvleftësojnë.

36 40

73

80

17

32

53 59

66

16

Demi

Sot do të jetë Merkuri ylli juaj i mirë, ai që do të nxisë jo vetëm ambicien tuaj në planin profesional, por edhe jetën në shoqëri, e nuk është çudi që sot të keni një njohje të re e të këndshme.

26

45

87

15

31

39

70

14

35

65

HORIZONTAL

13

25

44

63

12

30

38

43

79

24

29

11

34

37

78

10

23

28 33

42

9

Dashi

Sot mund të vihet re një lloj apatie dhe mefshtësie, ndërsa humori do të jetë i alternuar, për shkka të një hëne që duket më "tekanjoze". Por nuk duhet të shqetësoheni është vetëm çështjeje kohe.


16

E martë, 10 janar 2012

LAJMET NGA BOTA • Irani dënon me vdekje “spiunin amerikan” Në Teheran, gjyqi revolucionar ka dënuar me vdekje një qytetar amerikan me origjinë iraniane. Mirsai Hekmati akuzohet nga Irani se është spiun amerikan. Hekmati u arrestua në mesin e dhjetorit të shkuar. Para pak javësh televizioni shtetëror transmetoi pamje të një djaloshi që rrëfente se si ishte dërguar nga Shërbimi Sekret Amerikan për të marrë informacione në ndihmë të CIA-s. Prokuroria e shtetit në Iran ka përdorur këtë dëshmi për të kërkuar dënim me vdekje për 28 vjeçarin Hekmati. SHBA thonë se akuzat nuk janë të vërteta dhe Hekmati duhet të lirohet urgjent. • Poloni, tenton vetëvrasjen prokurori italian Prokurori ushtarak polak Mikollaj Pshibil u përpoq dje të vetëvritej pas një konference për shtyp ku mbrojti hetimin ushtarak lidhur me rrjedhjen e informacioneve për përplasjen e aeroplanit ku vdiq ish presidenti Leh Kaçinski. Ai u gjet i përgjakur në zyrë. Gjatë konferencës prokurori Pshibil tha se prokurorët kanë të drejtë të kërkojnë incizime të telefonave të gazetarëve që raportojnë për hetimet lidhur me rrëzimin e avionit. Prokurori ushtarak raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. • Gjermani, kërkohet burg përjetë për shqiptarin Në 19 janar gjykata në Gjermani do të japë dënimin për shqiptarin nga Mitrovica Arid Uka, i cili ka pranuar se ka vrarë dy ushtarët amerikanë në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani në 2 mars 2011. Prokurori federal kërkoi dje në gjykatën e Frankfurtit burgim të përjetshëm për 21 vjeçarin nga Kosova. Dy ushtarë të tjerë amerikanë ishin plagosur po ashtu. Uka hapi zjarr ndaj ushtarëve amerikanë ndërsa ata prisnin të merrnin avionin. Atëkohë, sulmi u konsiderua terrorist, por autoritetet vërtetuan se ai ka vepruar i vetëm dhe nuk i ka takuar asnjë grupi.

UDHËTONI ME “ADRIATICA Traghetti”

KUALITET KOMODITET SIGURI

• Abuzoi gruaja me kursin e këmbimit, ikën guvernatori Guvernatori i Bankës Kombëtare të Zvicrës Philipp Hildebrand dha dje dorëheqje të parevokueshme pasi u përfshi në një skandal abuzimi me detyrën. Bashkëshortja e tij këmbeu një shumë të madhe frangash në dollarë me një kurs këmbimi të mirë, tre javë para se monedha të zhvleftësohej me një vendim surprizë të Bankës. Pak ditë më vonë bashkëshortja e tij riktheu në franga shumën prej 504 mijë USD të investuara në blerjen e një prone. Më parë, guvernatori kishte refuzuar të dorëhiqej duke deklaruar se nuk kishte thyer asnjë ligj. • Sarkozi&Merkel: Duam një BE konkurruese Gjermania dhe Franca po synojnë ¿rmosjen e një traktati të ri për BE, që e bën këtë vend shumë konkurrues. Nikola Sarkozi dhe kancelarja Merkel deklaruan në një konferencë për shtyp në Berlin se marrëveshja për traktatin e ri të BE duhet të nënshkruhet brenda 1 marsit. Ata deklaruan gadishmërinë dhe bashkëpunimin për të shpëtuar Eurozonën nga kriza që e ka mbërthyer. Merkel tha se samiti i Këshillit Evropian, nga muaji mars është afruar në janar. “Duam një Evropë konkurruese, ndërsa s¿dë sot është rritja ekonomike dhe punësimi” deklaruan liderët.

ë bord

n Casinò

Kruje

Durres Tirane

Bari

Albania Berat Vlore

Cdo dite, gjithe vitin nga Bari per ne Durres dhe anasjelltas Kuzhina me e mire ne linjen Bari Durres • Restorant per 400 persona te ulur rehatshem dhe komoditet • E vetmja anije me kabina me krevat dopjo dhe suita per VIP Salle “casino” ne bord Sherbim BAR me muzike • Ne bord flitet gjuha shqipe • Salle VIP www.adriaticatraghetti.com

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.