shqiptarja.com

Page 1

“Rilindasi” Suplementi për kulturën

Dilema e madhe e Esad Pasha. Ua shiti Shkodrën malazezëve? Financimet italiane

Vasilika Hysi

Sistem zgjedhor, pa e prekur Kushtetutën

Faqe 13-20

Faqe 4

Na ndiqni edhe online LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI

VITI II - NR. 34 E diel, 12-02-2012

www.shqiptarja.com

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dëshmia e hajdutit që grabiti shtëpinë e ministrit të Punës

“KSERA, EUROT NE SIRTAR”

24-vjeçari nga Tropoja rrëfen planin e vjedhjes Arbër Shyqerukaj zbërthehet para policëve: E dinim që ishte shtëpia e ministrit. E ruajtëm disa ditë kush hynte dhe kush dilte. Derën e hapa me kartë dhe eurot i prisha në klube nate. Ministri: Pyesni policinë ZGJEDHJET

Studentët: Pedagogët, po na japin lekë dhe nota për votat SERVERI

Faqe 7

21 janari, ja 5 gardistët që morën pamjet filmike KUKES

Lajmi

Faqe 21

Faqe 8-9

Vdes i bllokuari në dëborë, mijëra banorë të izoluar në vend

Editorial

I riu Arbër Shyqerukaj, i ka treguar policisë të gjithë mekanizmin e hyrjen në banesën e ministrit Spiro Ksera. 24 vjeçari ka pohuar se nëpërmjet një karte ka aritur të hapë derën e blindur të banesës së ministrit, nga ku ka grabitur një kompjutër, një orë si dhe disa mijëra euro. Pas grabitjes, eurot i kanë harxhuar me shoqërinë në klubet e natës të kryeqytetit.

TIRANE

ELTON QYNO

Z

bardhet dëshmia e 24 vjeçarit Arbër Shyqerukaj, i cili disa ditë më parë arriti të hyjë në banesën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, duke grabitur prej andej një “IPAD”, një orë dore si dhe një shumë të konsiderueshme që mendohet se kap shifrën e disa mijëra eurove. Shyqerukaj i ndihmuar edhe nga dy... Vijon në faqe 6

NGA

ARBEN RROZHANI

Kur edhe humanizmi bëhet qeveritar D

Në foto: Ministri Spiro Ksera

ZËVENDËSMINISTRAT E RINJ

Ndryshon Qeveria ja emrat e PDIU Nesër Shpëtim Idrizi dorëzon emrat te kryeministri Berisha Abazi, Tana, Nurellari dhe Osmani më të kuotuarit TIRANE

JAKIN MARENA

K

abineti qeveritar tashmë merr formën e tij të plotë me përfshirjen reale të PDIU në qeverisje përmes katër posteve të zv.ministrave. Të cilët do praqiten ditën e hënë në tavolinën e Berishës për t’u miratuar të... Faqe 5

y apele drithëruese për ndihmë të bëra dje në redaksinë e “Shqiptarja.com”, ta bëjënë zemrën copë. Një 64-vjeçar nga një fshat i thellë i Pukës thotë se nuk ka më as miell për foshnjen 9 muajshe. Një tjetër, kryetar komune në Shishtavec, thotë se rezervat ushqimore po mbarojnë. Me dhjetra kronika televizive, Àasin për mijëra banorë të kërcënuar nga izolimi, mungesa e rezervave ushqimore, ndërprerja e energjisë elektrike dhe asnjë ndihme nga organet shtetërore. Qeveria është si gjithnjë e pandjeshme ndaj fatkeqësive të tilla natyrore. Vjet kur përmbyti Shkodrën, për të shitur energji Sali Berisha bëri astronomin, duke folur për lëvizje hëne një herë në 100 vjet. Tani Àet për dimra të paparë. Kaq thotë dhe ikën në Azerbajxhan, nën shoqërinë tra¿kantëve shqiptarë dhe të huaj, në vendin me të cilin kemi vetëm 98 mijë dollarë, ndoshta eksporte të armëve, që janë shitur për të vrarë njerëz. Si ai bëjnë edhe biznesmenët që kanë bërë milionat falë qeverisjes së korruptuar. Bie fjala Rezart Taçi, që pasi ka bërë rrush e kumbulla milionat për ekipe futbolli, duke mos paguar paratë për Albpetrolin, tani premton paratë për viktimat e konÀiktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë. Dakort, mund të jetë taktikë, pse pas janë paratë e naftës që ai sjell në Shqipëri, për të na e shitur ne, 10 lekë më lirë se rivalët. Por njoftime të tilla si ai që vetë Taçi shpërndan me median e vet se është në vizitë pune në rajonin e trazuar të Nagorni-Karabakh, t’i sjellin zorrët në grykë. Ç’ne azerë dhe armenë të vuajtur! Ku i gjetëm? Dhe pse i gjetëm pikërisht ne, kur këtu disa qindra kilomentra larg kemi popullin që bën apel se po vdes urie, atje mes maleve dhe mes borës, braktisur prej qeverisë, por edhe prej biznesmenëve që janë bërë njësh me qeverinë dhe sillen si ajo.


2

E diel, 12 shkurt 2012

EKONOMI KRIZA GREKE

BORXHI I BRENDSHËM

Kryeministri grek Lukas Papademos ka siguruar miratimin nga kabineti i tij qeveritar për më shumë ulje të shpenzimeve buxhetore, me qëllim përfitimin e paketës së dytë të ndihmës nga ndërkombëtarët. Parlamenti duhet të votojë sot mbi shkurtimet e propozuara në buxhet, që janë sa 7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit përgjatë tre viteve të ardhshme

Tregu i borxhit të brendshëm do të testohet të martën, kur ministria e Financave shpreson të shesë rreth 14 miliardë lekë bono me afat maturimi 6 dhe 12-mujor. Në ankandet e fundit të tyre është shënuar një tendencë në rënie e interesave të bonove, por, ndërkohë, pati rritje interesi në letrat me vlerë me afat pesëvjeçar, si rezultat i kërkesës më të lartë nga qeveria

Qeveria rrit shpërblimet mujore për qeveritarët

Titujt shkencorë, ja sa përfitojnë zyrtarët Vendimi nuk ishte bërë publik më parë Lajmi

NDRYSHIMET NË PAGË PËR ZYRTARËT E LARTË NGA KUALIFIKIMI

Këshilli i Ministrave ka vendosur të bëjë ndryshime në pagën e zyrtarëve të lartë qeveritarë, në rastet kur ata zotërojnë tituj shkencorë, duke filluar nga master, doktor apo asistent-profesor e profesor

TIRANE

GENC KONDI

N

ga dita e djeshme, zyr tarët në pozicionet sekretar i përgjithshëm, anëtar i organeve kolegjiale drejtuese me kohë të plotë të institucioneve të pavarura, drejtor departamenti, drejtor i përgjithshëm, drejtor drejtorie dhe pozicione pune të cilësuara në kategorinë II-b ose më të lart, si dhe titullar e zëvendëstitullar i institucioneve qendrore, në varësi të kryeministrit apo ministrave të linjës, prefekt, nënprefekt e funksionarët politikë zëvendësministër , e anëtarë të kabineteve politike mund të përfitojnë shtesë për kualifikimin, gradën apo titullin shkencor. Zëvendësministrat, drejtorat e kabineteve të presidentit, kryeministrit, ndihmësat, këshilltarët e tyre, etj, në rast

se mbajnë titullin profesor apo profesor i asociuar, do të marrin rritje page përkatësisht 30.00 dhe 25.000 lekë të reja, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, që publikohet në

Fletoren Zyrtare. Kur fjala është për studime post-master, kjo shtesë page për kategori të caktuara arrin në 20.000 deri në 25.000 lekë në muaj. Kjo shtesë do të jepet

kur kualifikimi, grada apo titulli shkencor përputhen me përshkrimin e punës së nëpunësit, por për çdo rast duhet të miratohet nga Departamenti i Administratës Pub-

like për Kryeministrinë, aparatet e ministrive të linjës, institucionet qendrore në varësi të kryeministrit, institucionet qendrore në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit, si dhe nga njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore për institucionet e pavarura. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të lartë se ai i përcaktuar për pozicionin e tij, ai përfiton vetëm shtesën e përcaktuar për pozicionin. Kur nëpunësi ka kualifikim, gradë apo titull shkencor më të ulët, përfiton shtesën në përputhje me titullin që ka. Në çdo rast, pavarësisht nga kualifikimet, gradat apo titujt e ndryshëm shkencorë që mund të ketë dikush, ai përfiton shtesën vetëm për gradën apo titullin shkencor më të lartë që ka. Sipas Vendimit, ministria e Arsimit dhe Shkencës, Departamenti i Administratës Publike dhe ministria e Financave duhet të nxjerrin një udhëzim përkatës në zbatim të kësaj rritjeje të pagës për zyrtarët e lartë.

Kriza

Harasani: Energjia, qeveria nuk na dëgjoi

A

TIRANE

ndis Harasani, deputet i Partisë So cialiste, ish-drejtor i përgjithshëm i KESH-it tha dje se Korporata ndodhet në vështirësi fianciare sepse qeveria nuk ka parashikuar fonde ne buxhetin e shtetit për blerjen e energjisë nga importi, propozim ky i bërë nga opozita që vitin e kaluar. Sipas Harasanit, blerja e energjisë nga importi me afate të shkurtra në situatë emergjente po rrit kostot. Zoti Harasani parashikon, se kjo situatë e

keqe financiare do të zgjasë. "Kërkohen fonde për të blerë 3.2 miliardë kilovatorë. Korporata nuk i ka këto fonde. Rreth 50 milionë euro duhen paguar për energjinë e blerë, ndërkohë situata në rajon nuk është aspak e favorshme", tha ai. Sipas Harasanit, qeveria duhet të thërrasë në tryezë opozitën për të gjetur një zgjidhje. "Ka nevojë urgjente të mblidhet Komisioni Ndërshtetëror për Energjinë. Mendoj që do të ishte e detyrueshme që të kishte ekspertë të opozitës dhe të pozitës, të cilët të diskutonin pa ngjyra

politike se si mund të zgjidhet kjo situatë", sipas tij. Ai ka shtuar se, nëse KESH nuk del nga kriza financiare, efektet negative do të infektojnë ekonominë me reaksion zinxhir. "Kjo do të sillte një bllokim të pagesave për kontraktorët që kanë punuar me kontrata shtetërore dhe kjo mund të sjellë një efekt negativ për bankat, për gjithë kredimarrësit në banka", tha Harasani. Pak ditë më parë ministri i Financave Bode tha se qeveria do të përdorë rezervën për të blerë energji nga importi.

LAJME SHKURT

Rriten qiratë, bien shitjet e banesave

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë 3-mujorit të fundit të vitit 2011-të indeksi i çmimit të banesave për Tiranën shënoi një rënie me 1.4%, ndërkohë që indeksi i qirave për të njejtën periudhë u rrit me 17.3%. "Këkresa për strehim është akoma e lartë, ka një tendencë në rritje në drejtim të qirasë. Por ka rënë kërkesa në drejtim të blerjes së banesave. Edhe nëse do të marrin kredi, në rastin më të mirë, për qytetarin është e pasigurtë pjesa e shlyerjes së kreditimit dhe e pasigurtë edhe pjesa e qendrueshmërisë së vetë familjeve në drejtim të punësimit", tha dje nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija.

Librazhd, 40 shtëpi shkojnë drejt shembjes Koha e keqe dhe reshjet e shiut kanë rrezikuar rrëshqitjen e shtëpive të 40 familjeve në fshatin Polis të Librazhdit. Çarja edhe e një shkëmbi që ndodhet pranë banesave ka vështirësuar me tepër jetesën e banorëve të zonës. Një prej tyre, Dilaver Tanusha, pohon se çdo natë flenë me frikën se mos mbeten nën rrënojat e shtëpisë. U bë një vit që banorët kërkojnë ndërhyrjen e pushtetit vendor, pasi nuk kanë mundësi për t'u shpërngulur. Prefekti i Qarkut të Elbasanit pohon se ka ngritur një grup pune për të vlerësuar rrezikun që u kanoset. Ata i janë drejtuar për ndihmë edhe zyrës së Avokatit të Popullit.


E diel, 12 shkurt 2012

3

EKONOMI

15.000 familje në vend kërkojnë strehim nga shteti

R

reth 15 mijë kryefamiljarë kanë aplikuar për strehim në të gjithë vendin pranë njësive të qeverisjes vendore. Drejtoresha e Politikave të Strehimit në ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, Doris Andoni, tha dje se deri tani janë trajtuar me banesa sociale ose kredi të lehtësuar vetëm 1.784 familje. Nga projekti i kreditimit të lehtësuar, për

vitin 2011 kanë përfituar 646 familje të kategorive të ndryshme, përkatësisht qiramarrës (ku interesin e kredisë e kanë 0%) 93 familje, përfituesit sipas ligjit për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane (3%) - 489 familje, nga të cilët 13% i përkasin qytetit të Tiranës dhe pjesa tjetër është e shpërndarë në 41 bashki të tjera, si dhe

nënpunës civilë dhe funksionarë (4%) 64 familje. Sipas të dhënave paraprake të censusit 2011 të popullsisë dhe banesave, në vitin 2011 u numëruan 1.075.881 banesa në të gjithë vendin. Nga këto rezulton se vetëm 722.481 janë banesa të banuara. Referuar të dhënave të censusit, 195.641 banesa të banuara numërohen në Tiranë.

Zbardhen vendimet e qeverisë në Fletoren Zyrtare

TIRANE

GENC KONDI

P

Ja institucionet që do kontrollojë Berisha

avarësisht nga kundër shtimi publik që është bërë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, kryeministri gradualisht po merr në vartësi direkte të tij, një nga një, institucione të rëndësishme të shtetit shqiptar. Dje u publikua në Fletoren Zyrtare se Këshilli i MinisINSTITUCIONE QË KONTROLLOHEN trave ka vendosur të bëjë disa NGA KRYEMINISTRI SHQIPTAR ndryshime në vendimin nr. 545, datë 11 gusht 2011, që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit cakton pozicionet dhe pagat e Agjencia e Prokurimit Publik nëpunësve të shtetit shqiptar në të gjitha nivelet dhe kate Instituti i Statistikës goritë. Aty të bie në sy një Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ndryshim, që ka lidhje me kompetencat e kryetarit të Komiteti Shtetëror i Minoriteteve Këshillit të Ministrave. Agjencia Telegrafike Shqiptare Konkretisht, në VKM thuhet Instituti i Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë se "në vendimin nr.545, datë 11.8.2011 të Këshillit të Min Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit istrave, të ndryshuar, kudo ku Administrata e Akademisë së Shkencave përmendet togfjalëshi "…institucionet në varësi të Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Informacionit Këshillit të Ministrave/ Kryeministria Agjencia Kombëtare Bërthamore Kryeministrit…", emërtimi Komisioni i Prokurimit Publik "…Këshilli i Ministrave…" janë institucione që varen shfuqizohet. Në këtë mënyrë, Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile drejtpërdrejt nga parlamentBerisha fiton një kontroll et, tha ajo. Inspektorati Qendror direkt edhe mbi instutione të Një tjetër institucion që ka tilla si Agjencia Telegrafike Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike kaluar nën urdhërat direkte të Shqiptare, administrata e Akkryeministrit është edhe ademisë së ShkenDrejtoria e Informacionit të cave të Republikës, INSTAT nuk del as të nesër- Klasifikuar. Në reagimin e tij Drejtoria e përgjiths- Në shumicën e rasteve men për të konfirmuar, por lidhur me këtë lëvizje, ishhme të Arkivave të del pas tre muajsh, sepse ka shefi i Shërbimit Informativ Shtetit apo Agjencia në Evropë e në botë, këto vështirësi të përafrojë shifrën Shtetëror Fatos Klosi ka deKombëtare Bërtha- institucione s'varen as që nxjerr kryeministri apo klaruar se Berisha e kërkon more. Më parë, me ministri i Financave me shi- këtë kompetencë për të cennjë akt të posaçëm, nga qeveria, por nga frën reale të asaj çfarë ndodh tralizuar kontrollin mbi inqeveria kishte ven- parlamentet kombëtare me ekonominë shqiptare sot. formatat sekrete shtetërore dosur të kalonte në Në shumicën e rasteve, këto në nivel qeveritar. vartësi direkte të kryeministrit Sali Berisha Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, nga vartësia ndaj Këshillit të Ministrave, që ishte deri tani. Kjo pasoi një vendim më të hershëm, të vitit të kaluar, kur nisën këto ndryshime kompetencash, për të marrë nën kontroll edhe INSTAT-in dhe Agjencinë e Prokurimeve. Për këto dy të fundit duheshin bërë TIRANE stacionit, pajisjeve elektrike dhe ndryshime në ligj dhe ka palidhja me rrjetin 110 kV. Punimet tur jo pak debate në Kuvend. idrocentrali i Ashtës, ob e nisura në kanalin e bjefit të Deputetja Mimi Kodheli, në jekti më i ri energjetik në poshtëm të stacionit elektrik emër të së majtës deklaroi se, vend, do të nisë plotësisht nga Ashta 2 do të përfundojnë këtë kur socialistët të vijnë në puna në fund të vitit 2012. verë, kur do të nisë dhe prova e pushtet, ligji për statistikat Burime zyrtare të ndërtuesve të vënies të tij në punë. Gjithashtu dhe prokurimin do të ndrykëtij HEC-i, kompanitë austrikëtë vit punimet do të synojnë shojë sërish. "Ne do ta ake "EVN" dhe "VERBUND", edhe zhvendosjen e lumit Drin kalojmë INSTAT-in në varësi njoftuan se në muajin prill në nga shtati i vet aktual, thanë butë Kuvendit", tha ajo. INSTAT hidrocentralin e Ashtës do të rimet zyrtare të ndërtuesve. ka vërtetuar në më shumë se nisin provat e komisionimit të HEC-i i Ashtës me një kapacnjë herë, që nuk është prej makinerive në stacionin elektrik itet total prej 50 megatavësh po kohësh një institucion i paAshta 1 dhe pas 5 muajsh, edhe ndërtohet me teknologjinë e re varur. "Shifrat e rëndësishme, në centralin e dytë, Ashta 2. Viti "Hydromatrix", nga kompanitë me të cilat INSTAT duhet të 2011 u mbyll me avancimin e austriake, të cilat kanë krijuar merret, së pari dalin nga goja punimeve dhe përfundimin e përvojën e tyre në zbatimin e e kryeministrit në mbledhjen ndërtimit dhe instalimit të nënkësaj teknologjie. e radhës së qeverisë. Më pas,

Me VKM caktohen kompetencat e reja

DURRËS

Në maj, gati terminali

T

erminali i ri i udhët arëve në portin e Durrësit do të jetë gati në fund të muajit maj. Burime zyrtare nga drejtoria e Autoritetit portual thanë dje se puna tashmë është përqëndruar në pjesën lindore të sheshit me një sipërfaqe të përgjithshme prej më shumë se 43 mijë metra katrorë. Godina e terminalit të udhëtarëve me një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrore ka përfunduar thuajse tërësisht. Një urë e mbyllur metalike me gjatësi 200 metra linear do të jetë në dispozicion të udhëtarëve që lëvizin në këmbë nga godina e terminalit në sheshin "26 nëntori" pranë stacionit hekurudhor të Durrësit. Punimet në terminalin e trageteve në vitin 2011 u ndërprenë për disa muaj, pas problemeve financiare të firmës sllovene që mori përsipër ndërtimin e tij tre vjet më parë me investimin e BERZH prej 15.4 milion euro. Gjatë vitit 2011 me tragetet e linjave udhëtuan afro 850 mijë udhëtarë.

Energjetika

"Ashta" s’përfundon para fundit të vitit

H

LAJME SHKURT

Investitorët blejnë më shumë bono italiane

Grupi bankar britanik Barclays gjatë vitit 2011 ka rritur pjesëmarrjen në borxhin publik italian, ndërsa ka shitur letrat me vlerë të qeverisë spanjole. Sipas një njoftimi publik të bankës, aktualisht, Barclays ka blerë 5.5 miliardë dollarë letra me vlerë të borxhit italian gjatë vitit të kaluar, me një rritje prej 57 përqindësh. Në të njëjtën kohë banka londineze ka ulur me 45%, ose 2.5 miliardë euro, pjesëmarrjen në borxhin e shtetit spanjol, duke i shitur bonot.

Turqia, prodhim rekord në kohë krize globale

Prodhimi industrial për vitin 2011 në Turqi ka regjistruar një rritje prej 8.9% kundrejt vitit paraardhës. Instituti i Statistikave ka nënvizuar se, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ky prodhim u zgjerua me 3.7% në krahasim me dhjetorin e vitit 2010. Prodhimi i Brendshëm Bruto i Turqisë u rrit me 9.6% gjatë tre 3-mujorëve të parë të vitit të kaluar.

SHBA,

ringjallet përsëri tregu i shtëpive

Pesë prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur një marrëveshje me vlerë 25 miliardë dollarë, të cilën presidenti Barak Obama e përshkroi si hap gjigand përpara drejt ringjalljes së tregut të shtëpive. Ky pakt, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, do t'i japë fund atyre që i përshkroi si praktikat më abuzive të hipotekimit.

Zhvlerësohen 34

banka të njohura italiane

Agjencia e vlerësimit Standard & Poor's ka zhvlerësuar 34 banka italiane. Midis instituteve kanë qenë, Intesa Sanpaolo, BNL dhe Banco Popolare. Standard & Poor's ka ulur vlerësimin për Unicredit, Intesa Sanpaolo dhe Mediobanca, nga "A", në "BBB+", ndërkohë, UBI ka kaluar, nga "A-", në "BBB+".


4

E diel, 12 shkurt 2012

POLITIKE

Presidenti i ri, PS: Duhet të dalë nga dialogu mes palëve

P

ër Presidentin e ri, PS këmbëngul për një proçes kushtetues, që do çojë drejt një kandidature që të jetë simbol i unitetit kombëtar. Deputeti Ditmir Bushati, që është pjesë e grupit të punës në PS që pritet të paraqesë një staturë të presidentit të ri, tha se në kushtet kur Shqipëria pret një përgjigje për statusin e kandidatit në BE, qëndrimet e njëanshme për Presidentin do

ishin luks për politikën. "Në kushtet që ndodhet Shqipëria do ishte luks të flasim për qëndrime të njëanshme e kandidatura që do e kthenin Presidentin në shtojcë të qeverisë. PS ka shprehur qëndrimin e saj për një proces kushtetues e gjithpërfshirës në zgjedhjen e Presidentit, që të shkohet drejt një emri që të jetë simbol i unitetit kombëtar, një figurë e gjithëpranuar nga

spektri politik. Nga ky proces do vijë edhe identikiti i Presidentit të ri", tha ai. I pyetur nëse PS do ti drejtohet Kushtetueses për interpretimin e nenit 87 për kuorumin 84 vota, Bushati tha se "do ishte luks i madh që në këto momente ti përgjigjeshim mazhorancës me të njëjtën monedhë, në mënyrë regresive, çfarë do ta çonte Shqipërinë nga një krizë në tjetrën".

Anëtarja e Komisionit për reformën zgjedhore: Kreu i KQZ do të reformohet i pari

Hysi: Sistemi ndryshohet pa e prekur Kushtetutën Deputetja e PS: PD kërkon "drejtorët" e fëmijët në fushatë Lajmi

interes publik pritet të diskutohen në ditët në vazhdim.

Anëtarja e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, deputetja socialiste Vasilika Hysi ka shpjeguar ecurinë e këtij komisioni si dhe ku ka ngecur puna për miratimin e përmirësimeve në ligjin zgjedhor, por dhe mundësinë e realizimit të objektivit në afatin e kërkuar nga Kuvendi deri në fund të muajit mars.

Mendoni se mund të arrihet konsensusi për korrektimin e sistemit proporcional rajonal pa prekur Kushtetutën? Lidhur me sistemin ka patur një diskutim të mbledhjen e komisionit. Diskutimi synon të bëhen ndryshime në sistemin zgjedhor, por pa cenuar Kushtetutën. Mazhoranca nuk i pranon ndryshimet kushtetuese.

TIRANE

JAKIN MARENA

A

nëtarja e Komisionit par lamentar Ad Hock për Re formën Zgjedhore, deputetja Vasilika Hysi socialiste Vasilika Hysi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" ka deklaruar se ndryshimet dhe përm- moral e profesional. irësimet në sistemin zgjedhor, përfKur ka mbetur shumë pak shirë dhe korrektimin kombëtar të sistemit proporcional rajonal mund kohë nga përfundimi i afatit për të bëhen dhe pa ndryshuar Kush- reformën zgjedhore, pse ecet tetutën, gjë të cilën mazhoranca e kaq ngadalë duke rrezikuar kundërshton fort. Njëherësh de- kapjen e afateve? Konstatimi juaj është i vërtetë. putetja socialiste sqaron dhe pozicionin pro të opozitës në lidhje me disa Deri më sot janë trajtuar dy krerë të ndryshime në Kod të kërkuara dhe Kodit zgjedhor, konkretisht: Regjnga raportet e ndërkombëtarëve që istrimi i kandidatëve dhe financimi i janë mospërdorimi i fëmijëve në fus- fushatave zgjedhore dhe subjekteve hatë, si dhe një propozim tjetër për politike. Ndërkohë grupi i ekspertëve moskandidimin e drejtorëve të administratës shtetërore pa dhënë më parë dorëheqjen, për të Pa vullnetin politik të drejtuesve cilat mazhoranca është të mazhorancës, komisioni i nuk shprehur kundër, duke e rikthyer këtë çështje mund të përfundojë në afatin e dhe njëherë tek ek- duhur reformën... spertët. Nga ana tjetër, Hysi është deklaruar dhe për mbështetjen dhënë propozi- teknikë po punon për disa çështje për meve të partive të vogla për reformën të cilat nuk është gjetur ende konsenzgjedhore, si dhe diskutimet për pro- sus dhe për disa çështje të tjera të pozimet e grupeve të interesit. Ajo cilat do të diskutohen në mbledhjen nuk ka munguar të flasë dhe për re- e ardhshme. Ekspertët dhe anëtarët e opozitës formën në KQZ dhe ndryshimin e drejtimit të këtij institucioni zgjedhor në Komision kanë angazhimin dhe për të dhënë zgjedhje të lira dhe të vullnetin maksimal për të përfundudrejta dhe fshirë kujtimet e këqia të ar reformën në kohë dhe me cilësi. dy zgjedhjeve të fundit. Ajo ka folur Mazhoranca po i mbështet dhe për reformën në drejtësi. Për të cilën është kërkuar me insistim që të këto propozime...? Një gjë të tillë nuk e shoh tek marrë fund kultura e pandëshkueshmërisë, të respektohet ligji, të ketë mazhoranca dhe aleatët e saj në Kopavarësi të institucioneve kush- mision. Pa vullnetin politik të drejtetuese, pastrim të sistemit nga të tuesve të mazhorancës, komisioni i korruptuarit e personat pa integritet Reformës Zgjedhore nuk mund të

përfundojë në afatin e duhur reformën. Kur e them këtë kam parasysh disa rekomandime të ODIHR për çështje mjaft të ndjeshme dhe trajtimi i kërkesave të partive të vogla të paraqitura deri më tani, kërkojnë kohën dhe angazhimin më të madh nga ana e komisionit. Më konkretisht ku kanë ngecur negociatat për reformën zgjedhore? Probleme të tilla si dorëheqja ose pezullimi nga detyra e disa zyrtarëve të lartë kur ata kandidojnë, aspekte të veçanta lidhur me pjesëmarrjen në fushatë të administratës publike ose përdorimi/detyrimi i nxënësve të marrin pjesë në takime elektorale, janë çështje të diskutuara për të cilat është shpenzuar kohë dhe për të cilat nuk është gjetur ende konsensus i plotë, në mënyrë të tillë që me fiksimin e tyre në ligjin zgjedhor t'u jepet fund përvojave shumë negative në zgjedhjet e realizuara në Shqipëri, sidomos në zgjedhjet e vitit 2009 e 2011. Po për kërkesat e grupeve të interesit...? Jemi duke e shqyrtuar tërë këtë proces. Pas dëgjimit të grupeve të interesit për respektimin e barazisë gjinore dhe diskutimeve në komision, ku diskutimi ende nuk ka përfunduar, mendojmë të arrijmë një përfundim. I përmenda këto çështje, pasi diskutimi i tyre për të gjetur konsensus ka marrë kohë, ndërkohë që shumë çështje të tjera me rëndësi dhe

Keni kërkuar ndryshimin e përbërjes së KQZ, si mendoni ta arrini dhe deri ku mund të lëshojë PS? Zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe zgjedhjet vendore të 8 majit të vitit 2011 treguan qartë se si funksionoi KQZ. Në të dy raportet e OSBE/ ODIHR, ka rekomandime për formatimin e KQZ. Deri tani janë duke u studiuar format e ndryshme të riorganizimit të KQZ-së. Një gjë është e qartë që kreu i administratës zgjedhore do të reformohet. Por, sikurse thuhet qartë edhe në opinionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it, të miratuar në dhjetor i vitit të kaluar, rëndësi të veçantë ka jo vetëm organizimi i KQZ-së, por zbatimi i ligjit dhe jo sjellja politike e gjithë administratës zgjedhore. Nëse nuk arrihet konsensusi mes palëve në Komision mendoni se mund të hyhet në zgjedhje me këtë Kod Zgjedhor? Duke qenë anëtare e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk dua të paragjykoj angazhimin intesiv, serioz dhe profesional të kolegëve të mi të opozitës në këtë komision. Në kushtet kur jemi duke punuar, nuk mund të flas për gjëra që i përkasin të ardhmes. Në lidhje me reformën në drejtësi, mendoni se vendimet më të fundit në lidhje me 21 janarin dhe procese të tjera e bëjnë të domosdoshme një reforme të tillë? Absolutisht po. Jo vetëm zhvillimet që pasuan proceset penale pas ngjarjes tragjike të 21 janarin, por edhe më parë, qytetarët shqiptarë përballen me një drejtësi me probleme serioze. Kur flasim për reformën në drejtësi, kam parasysh reformimin e këtij sistemi në tërësi, si atë penal, civil, administrativ, pavarësinë, efiçensën dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë penale, barazinë

LAJME SHKURT

Spahiu: Topalli, si Nexhmije Hoxha

Në prani të 1500 delegatëve të Aleancës KuqeZi të Tiranës, është themeluar Këshilli i AK për qarkun e Tiranës. Kreshnik Spahiu premtoi se deri në muajin maj kur hapet Kuvendi mbarëkombëtar Tirana do të regjistrojë 100 mijë aktivistë. Ai deklaroi se pas muajit maj Aleanca KuqeZi do shihet si alternative e vetme nga qytetarët shqiptarë për të drejtuar vendin. "Disa e quajnë Nexhmija e fundit, por ajo nuk e meriton këtë kompliment, pasi Nexhmija dilte njëherë në 5 muaj në ekranin e TVSH, ndërsa ajo ka hipotekuar TVSH i cili mbahet me taksat e shqiptarëve duke kërcënuar dhe shantazhuar publikun e gjerë", tha Spahiu, duke akuzuar kryetaren e Kuvendit, Topalli.

Tahiri: Shpresë nga SHBA për "çamët"

Njëri ndër drejtuesit kryesore të PDIU që përfaqëson popullsinë çame, deputeti Dashamir Tahiri në një intervistë për VOA ka deklaruar se shpreson shumë te SHBA për zgjidhjen e çështjes. Ai ka mohuar akuzat se përfshirja në qeveri e ka lënë në harresë këtë çështje. "Në mënyrë absolute ne kauzën e kemi primare. Asnjëherë s'na joshin postet, s'kemi bërë xhambazin, kemi votuar në Kuvend e s'kemi vënë asnjë kusht, s'kemi kërkuar gjë. I vetmi kusht është çështja çame. Presim zbatimin e traktatit të miqësisë të firmosur nga qeveritë, presim që Parlamenti të bëjë më shumë. Besoj se do zgjidhet duke bërë shumë punë ne, duke patur mbështetje në Uashington, kjo është e vetmja dritare që e shikojmë me shumë besim.

Batalioni "Çamëria" përkujtohet në Markat

Ditën e sotme në Markat të Sarandës bëhet përkujtimi i batalionit "Çameria", që me në krye Rexho Plakun e Muharrem Ryshitin bënë një rezistencë të fortë ndaj grekëve dhe bënë që të realizohej dhe shpëtimi i njerëzve nga vdekja e sigurtë për shkak të reprezaljeve të organizuara nga grekët në atë kohë. Sipas deputetit të PDIU, Tahiri, "fati i keq i anëtarëve të këtij batalioni ishte që me çlirimin e Shqipërisë, Koçi Xoxe e grupi i mbështetësve të tij, do diskriminonin e do t'i ndëshkonin sipas strategjisë shfarosëse të fqinjit tonë jugor. Koçi Xoxe filloi reprezaljet deri në Kostur, ku filloi shpërbërja e batalionit Çamëria". Sot në këtë përkujtim do jenë drejtuesit e PDIU, Idrizi e Tahiri si dhe mbështetës nga komuniteti çam e banorë të zonës.

e qytetarëve para ligjit, dhënien fund njëherë e përgjithmonë të parimit të pa ndëshkueshmërisë së cilido funksionari të lartë publikë, të zgjedhur ose emëruar, në pushtet ose jo. Që do të thotë...? Reforma në drejtësi nuk nënkupton vetëm ndryshime të ligjeve dhe miratim të tyre, por forcim të kulturës të respektimit të ligjit, pavarësi të institucioneve kushtetuese, profesionalizëm, pastrim të sistemit nga të korruptuarit dhe personat që nuk kanë integritet moral dhe profesional.


E diel, 12 shkurt 2012

5

POLITIKE

Shalsi: Ndarje nga kasta e politikanëve të këtyre 20 viteve

E

duart Shalsi që mban edhe postin e nënkryetarit të grupit parlamentar socialist ka folur për rishpërndarjen e kryesisë së PS dhe delegimet sipas qarqeve. Sipas Shalsit ky është një proces normal, transformues për t'i dhënë më shumë energji punës në bazë. Ndërkohë që ai nënvizon se debatet brenda PS duhen parë në funksion të zhvillimit. "PS

ku unë bëj pjesë, është një forcë energjike, është një forcë progresive, një forcë që edhe debatin e brendshëm e ka në funksion të zhvillimit. Sot ne duhet të ndahemi përfundimisht nga një kastë politikanësh që e kanë mbizotëruar Shqipërinë e këtyre 20 viteve", deklaroi deputeti socialist. Për të cilin është shumë e rëndësishme që gjithë socialistët

të jenë të bashkuar për të punuar dhe realizuar në sfidën elektorale të radhës fitoren e pritshme të opozitës. Shalsi nuk i ka shpëtuar komentit dhe për zgjedhjen e presidentit të vendit, i cili sipas tij duhet të jetë një figurë mbi palët dhe të mos përfaqësojë asnjë parti politike. Ftesë kjo e përsëritur nga PS dhe e mbështetur dhe faktori ndërkombëtar.

ZV.MINISTRAT QË JANË DHE QË PROPOZOHEN

Janë aktualisht Ermal Dobi(PAD)

Brikena Kasmi(PD)

Propozohet Gazmir Osmani(PDIU)

Të hënën Idrizi dërgon emrat e zv.ministrave tek Berisha

Qeveria ndryshon të mërkurën, hyn PDIU Abazi, Tana, Nurellari e Osmani të "kuotuarit"

JAKIN MARENA

D

Lajmi

TIRANE

itën e mërkurë qever ia e drejtuar nga kryeministri Berisha do të ketë ndryshime. Pasi në në mbledhjen e kabinetit qeveritar për javën e ardhshme në këtë ditë, pritet të miratohen dhe katër emrat e propozuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi për postet e zv.ministrave. Ndërkohë që ditën e hënë në dorën e kryeministrit Berisha pritet të mbërrijnë dhe emrat e propozuar nga ana e PDIU, për këto poste, që do të çojnë në një riformatim të ri të qeverisë në nivelet e dyta të bashkëqeverisjes, duke shtuar dhe një aleat më shumë dhe me peshë në elektoratin shqiptar, në koalicioninn qeveritar të drejtuar nga PD, kur ka mbetur pak më shumë se një vit qeverisje. Ka qënë njëri ndër drejtuesit kryesorë të PDIU, deputeti i kësaj partie Dashamir Tahiri ai që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke deklaruar se "ditën e hënë do të dërgohen tek kryeministri Sali Berisha emrat e propozuar nga PDIU për postin e zv.ministrave, për t'u miratuar në mbledhjen e radhës të qeverisë". Në këtë përfshirje në koalicion është arritur përmes negociatave gati 4 mujore mes

Kabineti qeveritar tashmë merr formën e tij të plotë me përfshirjen reale të PDIU në qeverisje përmes katër posteve të zv.ministrave. Të cilët do praqiten ditën e hënë në tavolinën e Berishës për t'u miratuar të mërkurën në mbledhjen e qeverisë.

PDIU e PD, ku kreu i mazhorancës Berisha e ka vlerësuar maksimalisht këtë parti për peshën e saj në elektorat por dhe për filozifinë që përfaqëson dhe sidomos për faktin se asnjëherë në tërë këtë kohë kur është deklaruar si pjesë e

mazhorancës nuk ka vënë kushte për të marrë poste. Por ka qënë gjithnjë konsekuente në përpjekjen e saj për maksimilizimin e çështjes çame dhe zgjidhjen e saj. Bëhet fjalë për postin e zv.ministrit të Drejtësisë, zv.ministrit të Arsimit të

Turizmit e Kulturës, zv.ministrit të Arsimit, zv.ministrit të Drejtësisë dhe të zv.ministrit të METE-s. Ndërsa për nivelet e tjera të qeverisjes, bëhet fjalë për drejtimin e drejtorive që janë në këto dikastere. Burimet saktësojnë se emrat e zv.ministrave janë Abaz Hado që do propozohet për zv.ministër i Turizmit e Kulturës, Gazmir Osmani, përfaqësuesi i PDIU në KQZ për zgjedhjet, i propozuar për numrin dy të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Tana, drejtues i shoqatës "Çamëria" ose Halim Halimaj, për zv.ministër i Arsimit. Ndërkohë që Adri Nurellari do

Ä

Zëvendësministër i Drejtësisë

Ä

Zëvendësministër i Drejtësisë

Ä Zëvendësministër i Drejtësisë

Janë aktualisht Ä Nora Malaj(LSI) Zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës Halit Shamata(PD) Ä Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Propozohet Ä Ardian Tana (Halim Halimaj) (PDIU) Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Janë aktualisht Ä Dashnor Bajaziti(PD) Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Nikollë Lesi(LDK) Ä Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Suzana Turku(PD) Ä Zëvendësministre e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Propozohet Ä Abaz Hado(PDIU) Zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Janë aktualish Ä Sokol Dervishaj (LSI) Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë e Energjitikës Ä Neritan Alibali (PR) Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Ä Eno Bozdo (PD) Zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Propozohen Adri Nurellari(Halim Dariu) (PDIU)

të jetë në konkurrencë me Halim Dariun për postin e zv.ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Ende s'është specifikuar nëse do të lëvizin zv.ministrat ekzistues, apo do ketë shtesë dhe katër zv.ministra të tjerë. Ajo që thuhet nga burimet e brendshme të mazhorancës është se nuk do të ketë lëvizje të përfaqësuesve aleatë, por nëse pritet lëvizje, do "sakrifikohen" ata të PD. Dhe ku më e "kuotuara" në këtë rast për të lëvizur është

zv.ministrja e Turizmit e Kulturës, Suzana Turku e cila mund të kalojë në krye të TKOB, për të zëvendësuar në këtë post Cikon, tashmë në moshën e pensionit. Nga ana tjetër në nivelet e dyta, PDIU ka marrë kreun e Institutit të Sigurimeve ku është prezantuar drejtoresha e re Vjollca Braho dhe mësohet se PDIU do t'i lihet edhe posti i nëndrejtorit të Hipotekave. Ndërsa ka postin e drejtorit të patentave, dhe dhe poste të tjera drejtorësh.

Takimet në bazë

PS, nis verfikimi i listave të zgjedhësve

S

TIRANE

ocialistët janë në një fushatë të fortë or ganizimi dhe të deleguarit në të gjitha qarqet kanë nisur punën me bazën e partisë. Dy ditë më parë në Vaqarr të Tiranës, të ftuar dhe nga kreu i komunës, është zhvilluar asambleja e PS për Tirana-Rreth ku kanë marrë pjesë e deleguara e kryesisë Arta Dade, sekretari i Organizimit Blendi Klosi, sekretari për zgjedhjet, Armando Subashi, kreu i PS për Tiranën-Rreth, Pjerin Ndreu, drejtues të partisë në Kamzë, Vorë dhe të gjitha komunat e tjera përrreth. Një mbledhje e tillë e asamblesë së PS ka ardhur vetëm një ditë pasi kryetari socialist Rama i ka mbledhur të gjithë drejtuesit në Tirana-Rreth, si dhe të deleguarit e krye-

sisë dhe të Asamblesë së kësaj partie, për të diskutuar dhe formatuar tërë punën që do të kryejnë në këto takime intensive me bazën. Tema kryesore që është diskutuar ka qënë verifikimi i listave të zgjedhësve në Kamëz, Vorë dhe në të gjitha komunat përreth, pasi në zgjedhjet vendore të 8 majit ka pasur lëvizje të jashtëzakonshme të popullsisë dhe votime fiktive duke shënuar dhe një humbje të pamerituar në këto zgjedhje në disa njësi vendore të rëndësishme. E deleguara e kryesisë, Arta Dade ka nënvizuar se "menjëherë pas takimit me Ramën, dhe në zbatim të vendimit të Asamblesë kemi nisur mbledhjen e asamblesë në Tirana-Rreth ku kryesore ka qënë verifikimi i listave

të zgjedhësve, prezantimi i programit të PS, shtimi i radhëve me 30 përqind, puna me rininë dhe organizatat e tjera. Kam mbetur e befasuar me aktivizimin, përqëndrimin në punën me partinë, sidomos të të rinjve". Dade ka vijuar takimet në mënyrë intensive në zonën ku është e deleguar e kryesisë, ku ka "shkelur" pothuajse të gjitha bashkitë dhe komunat në Tirana-Rreth në njohjen dhe organizimin e punës, ndërkohë që ditën e djeshme ka qënë në Përmet për të kryer detyrën e saj si deputete e kësaj zone. Në qarkun e Gjirokastrës kanë zbarkuar dhe Klosi e Subashi, që sëbashku me të deleguarit e kryesisë dhe të Asamblesë do të marrin pjesë në mbledhjen e Asambleve në këtë qark.


6

E diel, 12 shkurt 2012

AKTUALITET

Ngricat, bie nga shtylla elektricisti gjen vdekjen

N

ngricave të akullit, duke humbur jetën. Reshjet e dendura të dëborës në veri të vendit përveç izolimit nga dëbora të banorëve kanë sjellë edhe ndërprerje të furnizimit të tyre me energji elektrike. Në përpjekje për të rregulluar difektin elektrik, elektricisti Pal Treska është rëzuar nga një lartësi prej rreth 7 metra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se si

jë elektriçist nga Laçi ka gjetur vdekjen pasditen e të shtunës pasi rrëshqiti nga shtylla e tensionit, ku ishte ngjitur për të riparuar një defekt të furnizimit me energji elektrike në zonën e Laçit. Policia rajonale informon se 48vjeçari me emrin Pal Treska ishte ngjitur në shtyllën e tensionit nga ku rrëshqiti për shkak të temperaturave të ulëta dhe

pasjë e goditjes së pjesës së kokës me tokën, Treska ka pësuar dëmtime në tru dhe shembje në trup, plagë këto që i kanë shkaktuar vdekjen e tij. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë të cilët pas kryerjes së veprimeve hetimore, kanë arritur të konkluzjonin se ngjarja është aksidental edhe s'ka asnjë dyshim për një vrasje të mundshme të 48 vjeçarit Pal Treska.

Dëshmia e 24-vjeçarit nga Tropoja që grabiti shtëpinë e ministrit

TIRANE

ELTON QYNO vijon nga faqja 1 ...persona të tjerë të cilët momentalisht janë shpallur në kërkim policor, ka arritur të hyjë në banesën e ministrit Ksera që ndodhet në rrugën “Him Kolli”, mes rrugës së "Kavajës" dhe asajt të "Myslym Shyrit", duke arritur ta hapë derën e blinduar të apartamentit në një formë spektakolare. Përpara oficerëve të policisë gjyqësore pranë komisariatit nr. 3, 24 vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar me detaje rreth mekanizmit se si kanë hyrë në banesën e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale. Ndërkohë që për sa i përket lekëve të mara nga banesa, 24 vjeçari Arbër Shyqerukaj ka pohuar në polici se ato i ka harxhuar me shoqërinë e tij në klubet e natës të Tiranës. Kamerat e vendosura në hyrje ta pallatit ku banon ministri Ksera kanë zbuluar 24-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërkohë që nga kqyrja e telefonit ka rezultuar se ai ka pasur komunikime të vazhdueshme me dy persona të tjerë që për momentin janë shpallur në kërkim. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon një pjesë të rrëfimit të Arbër Shyqerukaj, të dhënë para policëve ku dhe ka treguar mënyrën e grabitjes së banesës së ministrit. Ku keni qënë në datën 31 janar të këtij viti dhe nën shoqërinë e kujt personi keni qëndruar? Atë ditë kam qenë në Tiranë. Jam zgjuar vonë dhe pasi kam dalë nga shtëpia kam shkuar në një lokal të lagjes dhe aty jam ulur për të pirë kafe. Gjatë qëndrimit në kafe, jam takuar me disa çuna të lagjes. Kemi bërë muhabete të përgjithshme. Po më pas ku keni shkuar, pas kafes? Jam takuar me dy shokë të mi.(Emrat nuk bëhet të ditur nga policia). Me ta kam pirë kafe dhe më pas jemi larguar. Kafen e kemi pirë në një lokal në rrugën "Myslym Shyri". S'më kujtohet emri i lokalit. Në çfarë ore jeni takuar dhe pas kafes ku keni shkuar me dy shokët e tuaj? Nuk e mbaj mënd orën, por ka qënë pasdite. Kemi dalë nga kafja dhe jemi drejtuar në drejtim të rrugës "Him Kolli". Çfarë keni biseduar me shokët gjatë qëndrimit në kafe?

Hajduti: Spiro Ksera i mbante eurot në sirtar Paratë e marra i harxhoi me shokët në klube nate REAGIMI I MINISTRIT

Ksera: Lidhuni me Drejtorinë e Policisë

I

kontaktuar rreth kësaj çështje Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale Spiro Ksera, nuk ka pranuar të japë asnjë koment lidhur me grabitjen e banesës së tij. Ministri Ksera, është shprehur se për çdo gjë duhet të flasim me Drejtorinë e Policisë, duke mos pranuar kështë të japë asnjë koment mbi ngjarjen. Që prej vitit 2009, Spiro Ksera mban postin e Ministrit të Punëve dhe Çështjeve Sociale. Ksera ka qënë anëtar i PBDNJ-së, por pas shkëputjes nga kjo parti ai kaloi në koalicion me maxhorancën.

Filmimet Kamerat e instaluara në hyrje të pallatit ku banon ministri Ksera, kanë zbuluar 24 vjeçarin, i cili është fiksuar gjatë momentit të hyrjes dhe daljes nga pallati.

Spiro Ksera Kemi bërë biseda të përgjithshme si dhe kemi diskutuar se si do hynim në një apartament që ndodhet në një bllok pallatesh në rrugën "Him Kolli". E dinit ju se i kujt ishte

apartamenti që do hynit për të grabitur? E dimin pasi, disa ditë kemi qëndruar në atë zonë për të parë se kush person hynte dhe dilte. Kemi shkuar deri tek dera e apartamentit. E pamë dhe menduam që do hapej me kar-

ta elektronike. Vetë ju keni hyrë në banesën, kush tjetër ju shoqëronte? Unë kam hyrë në shtëpi. Derën e blinduar e kam hapur me kartë. Dera hapet pasi ma-

teriali i çelësit ka një fushë magnetike e cila pasi i fut kartën, çelësi tërhiqet menjëherë duke u hapur. Pasi hytë çfarë morët nga shtëpia? Kam marrë një kompjuter që ndodhej në tavolinë, një orë dhe disa euro që i gjeta në një sirtar. Sa euro kanë qënë dhe ku i keni fshehur ato? Nuk e di sa euro, pasi s'i kam parë. Jam larguar me shpejtësi se kisha frikë mos zbulohesha. Lekët i kemi harxhuar në klube nate me shoqërinë.

LAJME SHKURT

Grabitje me dhunë, plagoset 27 vjeçari

Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë orëve e vona të natës në Elbasan ku si rrjedhojë e saj ka ngelur i plagosur një 27 vjeçar. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se i plagosur me thikë gjatë grabitjes ka mbetur Saimir Kikia, teksa një 17 vjeçar e ka sulmuar atë për ti marrë 200 mijë lekë. Mësohet se menjëherë pas kësaj i lënduari u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërsa përfundoi në pranga agresori që mban inicialet D.P. Lidhur me ketë ngjarje materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqëesor të Elbasanit.

Shqiptari i lëshon qentë policisë italiane

Për të garantuar arratinë e tre punëtorëve të cilët i mbante pa sigurime dhe në mënyrë të paligjshme në punë, burri shqiptar i pronares italiane, lëshoi 2 qentë që mbante në objekt kundër policëve italianë për ti shpëtuar kontrollit në punë. Ndonëse për momentin evitoi deklarimin e punonjësve, vetë shqiptari 40 vjeçari Berti Marku përfundoi në pranga. Menjëherë pas kësaj policia bllokoi gjithë aktivitetin, si rrjedhojë e kushteve skandaloze të punës dhe pajisjeve të rrezikshme dhe jashtë kontrollit në kompani që merrej me prodhimin e materialeve qeramike. Tre punonjësit ilegal, dy romen dhe një italian u identifikuan në dyret e policisë, ndërsa shqiptarit, pronar prej gruas i duhet të qëndrojë për ca kohë në burg.

Vlerësim "Shumë mirë"

Gjyqtari Musta, padit KLD në gjykatë

G

TIRANE

jyqtari i Elbasanit Bujar Musta ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Këshillin e Lartë të Drejtësisë (KLD). Padia e gjyqtarit Musta, është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 3 shkurt 2012, ku ai i kërkon gjykatës që të detyrojë KLD, që ta vlerësojë atë me nivelin "Shumë mirë" dhe jo siç e ka vlerësuar "Mirë" nga analiza e bërë për punën si gjyqtar gjatë vitit 20052006. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" gjyqtari i Elbasanit s'ka pranuar të japë shumë komente rreth kësaj çështje, por ka shtuar se padia ka si bazë për vlerësimin e tij me nivelin "Shumë mirë". Në fakt çështja

me nr.8124 ka si objekt ligjor ndryshimin e pikës 18 të vendimit nr.282, të datës 16 dhjetor 2011 të marë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Më tij objekti ligjor vashdon duke kërkuar të vendoset vlerësimi me "Shumë mirë" për punën e gjyqtarit gjatë vitit 2005 deri në atë 2006. Momentalisht çështja është në fazën fillestare të gjykimit, ndërkohë që gjyqtari që do shqyrtojë padinë e kolegut të tij Bujar Musta, është Artur Gaxhi. Gjyqtari Musta, ka qënë kryetar i gjykatës së Elbasanit. Ai shpesh herë është permendur nga politika dhe kryeministri Sali Berisha si i imlikuar në afera korruptive. Gjatë një vizite në vitin 2008 në qytetin e Gramshit Berisha ka pohuar se: "Unë

ju garantoj se do të vazhdoj betejën time derisa të shoh gjykatës dhe prokurorë, mjekë apo kushdo qoftë të përballet me ligjin. Në qytetin tuaj, tre muaj më parë, një faqezi, si Bujar Musta, kryetar i gjykatës së Elbasanit, një kriminel si ai, liroi në sallën e gjyqit vrasësin e njeriut të pafajshëm. Motra e viktimës, emigrante në Itali, intelektuale, tre muaj para gjyqit, më bën një letër tronditëse, ku më thotë se dora e zezë e vrasësit i mori jetën vellait tim në derën e shtëpisë. Unë të garantoj se vrasësin do ta lirojnë. Dhe në fakt, vrasësin e liruan. Bujar Musta u largua, por ju jap fjalën se do ta ndjekim kudo që të shkoje", është shprehur Kryeministri Sali Berisha.


E diel, 12 shkurt 2012

7

AKTUALITET

Hajdutë banesash, gjurmët në dëborë fusin 2 shqiptarë në burg

D

zotët e shtëpisë, deri sa në ndjekje të hapave të tyre mbërritën në një shtëpi tjetër ku ndodheshin dy shqiptarët të cilët po silleshin rreth portës hyrëse. Por sapo pikasën policinë ata morën arratinë, por të ndjekur nga forcat e rendit. Dy hajdutët arritën ti shpëtonin policisë duke u fshehur në një kthinë, por edhe këtë herë ara u tradhtuan nga gjurmët mbi

y të rinj shqiptar të vënë në shënjestrën e policisë u arrestuan gjatë natës në Bergamo të Italisë pas një tentative vjedhje në një banesë. Menduan se shpëtuan, por ishin gjurmët e tyre në dëborë, ato që vunë në ndjekje policinë e cila pikasi gjurmë të freskëta në dëborë, në afërsi të një vile. Policia u vu në ndjekje të gjurmëve pas denoncimit të marrë nga të

dëborë. Nga ana e policisë pas kapjes së tyre u vërtetua se ata kishin vjedhur celularë dhe një shumë të konsiderueshme eurosh në një shtëpi aty pranë, kur u pikasën nga policia teksa po thyenin bravën e shtëpisë së dytë të vënë në shënjestër. Mësohet se atyre iu gjetën në dorë, çelësa, trapano e kaçavida të cilat dy shqiptarët i përdornin për të kryer grabitjet e tyre.

Në 21 janar kanë qenë në dhomën ku ndodhej serveri Lajmi Efektiva të Gardës së Republikës që kanë pasur në administrim serverin e kryeministrisë në 21 janar, dyshohet se kanë marë pjesë në fshirjen e filmimeve. Pesë të dyshuarit sipas prokurorisë janë duke u hetuar si të dyshuar në implikimin e akuzës së "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës".

Akuza, pesë gardistët po hetohen për fshirje Kasa: Kam ikur, serveri ruhej nga punonjësit e gardës

TIRANE

ELTON QYNO

Në foto: (majtas) Inxhineri i IT-së Armand Kasaj (djahtas) Ervina Osmani

P

esë punonjësit e Gardës së Republikës, që në 21 janar kanë pasur si detyrë të ruajnë dhe administrojnë serverin që rregjistronte pamjet filmike të kamareva të kryeministrisë mësohet se janë vënë nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Ervina Osmani, Bledar Lika, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj si dhe drejtori Arben Shkoza, dyshohen se kanë marë pjesë në fshirjen e pamjeve filmike të datës 21 janar 2011, ditë kjo kur ndodhi dhe demostrata e dhunshme. Dyshimet se për veç Armando Kasa, në formatimin dhe fshirjen e pamjeve filmike kanë marë pjesë dhe persona të tjerë, kanë rënë direkt mbi personat e sipërcituar të cilët në orët e vona të 21 janarit si dhe në orët e mesnatës së 22 janarit kanë qëndruar në kryeministri, pikërisht në zyrën ku ndodhej serveri. Sipas burime pranë njësisë hetimore Task-Forcë në prokurorinë e Tiranës, praninë e tyrë në zyrën ku ndodhet serveri e ka dëshmuar dhe i arrestuari Armando Kasa, i cili në dëshminë e tij tregon se personat e përmendur kanë marë në ruajtje dhe administrim serverin. Nisur nga kjo, thanë burimet të krijohen dyshime të arsyeshme se pesë gardistët janë të imlikuar në fshirjen e pamjeve filmike, të cilat sot e kësaj dite ende nuk i janë dorëzuar organit të prokurorisë së Tiranës.

DËSHMIA E KASA

Në deklarimet e tij dhënë para hetuesve të prokurorisë Tiranë, i dyshuari kryesor Kasa, s'ka pranuar të ketë fshirë asnjë pamje filmike nga serveri i kryeministrisë. Kasa,

ka pohuar se serveri atë ditë ka qënë në ruajtje nga Garda e Republikës, dhe se në mbrëmje gardistja Ervina Osmani i ka kërkuar ndihmë që të kopjonin disa pamje filmike. "Nëpërmjet një USB kam thithur nga serveri pamjet filmike të disa kamerave. Këtë gjë e kam bërë me urdhër të Ervina Osmanit, e cila ishte në dhomën ku ndodhej serveri me Bledar Likën, Aurora Allkanjarin, Ervin Lelaj dhe Arben Shkozën"-tregon në dëshminë e tij shtetasi Armand Kasa. Më tej ky i fund shton se është larguar nga kryeministria dhe se serverin

e kanë marë në administrim personat e përmendur, pasi çelësin e zyrës e kanë pasur dhe tre njerës të tjerë. Prokuroria shprehet se për momentin nuk është në gjëndje të përcaktojë me prova konkrete se cili nga këtë persona ka bërë fshirjen pamjeve filmike, por shprehet se të pestë punonjësit e gardës janë të dyshuar për akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës". Ndërkohë që i dyshuar për dhënien e urdhërit me qëllim fshirjen e filmimeve është sekretari i përgjithshëm i

kryeministrisë Gjergj Lezhja.

VIJIMI I HETIMEVE

Rreth kësaj çështje prokuroria e Tiranës momentalisht është duke vijuar hetimet, me qëllim zbardhjen e autorëve të tjerë që kanë bërë formatimin e serverit të kryeministrisë. Dyshime e krijuara, kanë sjellë verifikimin e personave si dhe dërgimin për ekspertim të disa paisjeve elektronike të sekuestruara në banesën e të arrestuarit të vetëm të kësajt çështje Armando Kasa. Për momentin, një sërë veprime hetimore janë duke u kryer, ku mësohet se në ditët në vijim në rast se do jetë

e nevojhsme prokuroria do thërasë dhe pesë personat që dyshohen se kanë ndërhyrë në paisjen elektronike. Të pestë të dyshuarit disa kohë më parë janë pyetur në prokurori rreth misterit të fshirjes së pamjeve filmike, por gjatë deklarimeve ata s'kanë pranuar faktin se ata të kenë dhënë urdhër apo të kenë ndërhyrë për të fshirë filmimet. Pavarësisht kësaj prokuroria hedh dyshime të forta se Kasa nuk mund ti ketë fshirë i vetëm filmimet, por duhet të ketë pasur si bashkëpuntor edhe personat e gardës që kanë marë në ruajtje serverin në 21 janar 2011.

ILIR MURATI

Pretendimet e avokatit në gjykatë

S

ipas avokatit Mura ti provohet që nga kryeministria i është vënë në dispozicion të prokurorisë një CD me materiale të rregjistruara si dhe një raport vlerësimi të gjëndjes së sistemit të kompanisë "TIS Sh.P.K". Fakti i mësipërm trajtohet dhe në vendimin e gjykatës ku citohet se në datn 4 mars 2011 me shkresën nr.870 të protokollit, Këshilli i Ministrave ka dërguar edhe një informacion shtesë, në lidhje me vëzhgimit të kryeministrisë duke përcjellë dhe rregjistrimet e një kamere tjetër. Sa më sipër provohet që i dyshuari Armando Kasa nuk ka kryer asnjë veprim për fshehje të të dhënave apo për fshirje të rregjistrimeve. Në raste e ngjarje të tilla sistemi i kamerave të sigurisë nuk është më në mbikqyrje, administrim apo në ruajtje të specialistit të IT-së apo kryeministrisë, por në kopetencat e Gardës së Republikës. I dyshuari Armando Kasa ka deklaruar në prokurori që në Prill 2011 se ka bërë kopjimin e pamjeve filmike dhe ja ka dhënë në dorë DVD, punonjësve të gardës, konkretish shtetases Ervina Osmani.

Udhëzimi Rama-Nishani

Grup hetimor për kallëzimet direkte

P

TIRANE

rokuroria e Përgjithshme Ina Rama dhe Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, kanë nënshkruar një udhëzim të përbashkët lidhur me procedurat që do të ndiqen për hetimin e kallëzimeve të drejpërdreja. Udhëzimi është firmosur nga dy krerët e institucioneve në datën 7 nëntor 2011, dhe ka si qëllim dhënien përparësi të denoncimeve që bëhen nga qytetarët direkt në prokurori dhe jo në komisariate. Udhëzimi përfshin dhe

çështjen hetimore të nisura kryesisht nga prokuroria, dhe për këtë duhet të ngrihen grupe të veçanta ne seksionet përkatëse të policisë, me qëllim vënien në dispozicion të prokurorëve. Sipas udhëzimit, prokurori që udhëheq hetimin, nxjer urdhërin për krijimin e grupit të përbashkët hetimor, duka caktuar dhe oficerin përgjegjës të këtij grupi. Oicerët dhe agjentët e shërbimeve të policisë gjyqësore të përfshirë në grupet e përbashkëta hetimore, nuk mund të transferohen në detyra pa miratimin

me shkrim të drejtuesit të prokurorisë që është duke ndjekur hetimin. Në rast të urgjencave, prokurori komunikon me gojë apo me mjete të shpejta të komunikimit me drejtuesin e shërbimit të policisë gjyqësore dhe urdhëron kryerjen e veprimeve të caktuara proceduriale. Drejtuesi i shërbimit është i detyruar ty kryejë kërkesat e prokurorit në kohë dhe cilësi. Ndërkohë që ngritja në gradë dhe ecuria në karrierë nuk mund të pengohet nga pjesëmarja në një grup të përbashkët hetimor.


8

E diel, 12 shkurt 2012

AKTUALITET ORTEKU MBULON BORËPASTRUESEN

AKSIDENTOHET AUTOBUSI ATHINË-TIRANË

Një prej borëpastrueset e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve, të bllokuara prej reshjeve të dendura të borës që kanë mbukuar vendin, është mbuluar nga një ortek bore gjatë punimeve. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të shpëtojë, por vetëm pas pesë orësh i bllokuar në të. Drejtuesi i borëpastrueses, Sherif Mula nga fshati i Lajthizës, u shpëtua dhe strehua nga banorët e zonës.

Autobuzi i linjës Athinë-Tiranë ka pësuar dje një aksident në afërsi të zonës së Janinës. Raportohet paraprakisht se janë tetë personat e plagosur që janë dërguar menjëherë në spitalin e Janinës e gjithsesi nuk kanë probleme me rrezik për jetën. Autobusi sipas policisë me rreth 50 pasagjerë brenda doli nga rruga dhe u përmbys. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe shkak mendohet se ka qenë akulli dhe kushtet e vështira të motit.

Kryetari i komunës së izoluar në Kukës tregon jetën e vështirë të 1600 familjeve

Shishtavecit po i mbarojnë ushqimet, të hapet rruga Dyleman Nela jep alarmin ne bisedë me "Shqiptarja.com" Lajmi Kryetari i komunës së Shishtavecit në Kukës, Dyleman Nela në një intervistë telefonike me "Shqiptarja.com" dha alarmin për mbarimin e rezervave ushqimore dhe jetën e vështirë të 1700 familjeve të zonës së izoluar, që ndodhet 27 kilometra larg Kukësit

Orteku Në Kukës dy furgona me 20 pasagjerë janë bllokuar në austradën nacionale KukësShishtavec për shkak të një orteku që ka rënë në Luginën e Vanave. Furgonët të cilët ishin nisur nga Kukësi drejt Topojanit. Me të njoftuar policinë, kjo e fundit ka ndërhyrë me mjetet e saj duke bërë të mundur transportimin e pasagjerëve me mjetet e tyre drejt qytetit të Kukësit.

KUKËS

SUELA GERA

K

omuna Shishtavec, 27 km larg qytetit të Kukësit ndodhet e izoluar. Prej një muaji banorët vazhdojnë të përballen me reshje të dendura bore, të cilat jo vetëm po u vështirësojnë jetesën por po prishin dhe prodhimin e patateve, i vetmi mjet jetese, më të cilën këto banorë sigurojnë të ardhurat. Kryetari i komunës Shishtavec, Dyleman Nela në një bisedë telefonike për shqiptarja.com tregon për situatën mjaft të vështirë ku po jetojnë këto 1700 famileje, 600 prej të cilave trajtohen me ndihmë ekonomike. "Situata është mjaft, mjaft e vështirë. Një dimër i tillë ka vite që nuk është parë. Shyqyr zoti nuk kemi pasur raste vdekjeje" tregon zoti Nela ndërsa bën apel për hapjen e rrugës Kukës- Shishtavec, mënyra më e mirë pë ti ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone." Si është situata në komunën Shishtavec? "Situata në Shishtavec është mjaft, mjaft e vështirë. Reshjet e borës kanë një muaj që bien të pandërprera. Trashësia e borës arrin deri në 2.5 metër dhe bora vazhdon të bjerë. Dje bëmë të mundur hapjen e rrugës deri në qendër të komunës, por fatkeqësisht ajo është bllokuar sërish nga reshjet e borës që kanë rënë gjatë gjithë

natës. Nuk mund të komunikojmë as me qytetin e Kukësit as fshatrat me njëri tjetrin. Fatimirësisht nuk kemi pasur emergjenca mjekësore. U bë një kohë shumë e gjatë që

rrugët janë bllokuar dhe vihet re mungesa e produkteve bazë ushqimore në këtë komunë. Banorët janë mësuar të marrin masat, por rruga e bllokuar kaq gjatë nuk ka

qëndruar asnjëherë. Bllokimi i rrugës sjell pasojë negative sepse banorët e komunës time merren me prodhimin e patates dhe në sajë të saj nuk është shitur

asnjë kv patate, dhe sot janë 6 kv patate stok, çka e bën më të vështirë jetesën e banorëve pasi të ardhurat financiare të tyre varen nga shitja e patateve. Jemi në komunikim me fshatrat dhe Shtabin e Emergjencave në Kukës për të ndjekur situatën, por është në vitet e radha që dimri është kaq i vështirë. Ka pasur emergjenca? Para një jave kemi pasur dy urgjenca, dy raste me apandesit. Fatmirësisht i kemi trasnportuar nëpërmjet rrugëve të Kosovës. Komuna jonë është në kufi me Kosovën. Transportin e kemi bërë nga Kosovë, pasi rrugët drejt Kukësit janë të bllokuara dhe koha me mjegull me erë dhe me reshje bore ka bërë të pamundur lëvizjen e helikopterëve. Po për ndihmat ushqi-

Vasili në Kukës

Rrugët e bllokuara, nuk ka ndihma M

inistri i Shëndetësisë udhëtoi dje drejt Kukësit për të parë vetë situatën nga afër, dhe për t'i përcjellë urdhrin strukturave të shëndetësisë për të qëndruar në gadishmëri 24 orë dhe për ti ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, pasi "jemi në situatë emergjence, të jashtëzakonshme". Mes ministrit Vasili dhe drejtorit të Spitalit rajonal të Kukësit, Emin Ferati dhe drejtorit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, në Kukës, Qemal Elezi është diskutuar për situatën ku ky i fundit ka vënë theksin te hapja e rrugëve pasi përndryshe nuk kishin çfarë të bënin. Gjatë bisedës ministri Vasili ka kërkuar që çdo punonjës i shëndetësisë të jetë në punë 24 orë dhe "të ndërhyhet me çdo mjet qoftë dhe në këmbë dhe me ski në zonat e bllokuara për të dërguar medikamente". Drejtori i Spitalit të Kukësit, Ferati ka thënë se problem kryesor janë rrugët e bllokuara pasi nuk mund të lëvizin as ambulancat. Edhe drejtori i ISKSHsë Qemal Elezi ka përforcuar qëndrimin e drejtorit të spitalit rajonal të Kukësit duke thënë se të gjitha komunat janë të bllokuara. "E kemi të pa-

Në foto: Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë vizitës së tij dje në Kukës mundur të ndërhyjmë për të dhënë ndihmë" Madje Elezi ka shprehur rezerva në drejtim të Shtabit të Emergjencave Civile në Kukës, pasi, sipas tij, "po e nënvlerësojnë situatën dhe nuk po mobilizohen ashtu sic duhet" . "Parësore është hapja e rrugëve pasi po nuk u hapën rrugët skemi cfarë të bëjmë" - ka nënvizuar drejtori i ISKSH në Kukës. Vetë ministri Vasili ka provuar sesa e vështirë është lëvizja me automjet

në këto zona. Nga tuneli I Thirrës deri në Kukës, mësohet se ministrit i janë dashur 1 orë e 30 minuta, për shkak të borës dhe akullit nëpër rrugë, pavarësisht se drejt Kukësit kishte udhëtuar me makinë tip fuoristradë. Në ditë pa borë ky aks mund të bëhet normalisht për 25 minuta. Nga ministri është informuar se deri sot nuk ka pasur mungesa në barna në rezervat e spitalit. Vasili do të ketë takim dhe në prefekturën e Kukësit.

Në foto: Një burrë duke pritur për makinë pranë fshatit Kolsh në aksin rrugor, Durrës-Kukës more, A janë furnizuar familjet e komunës me ndihma ushqimore? Nuk jemi furnizuar. Skemi bërë kërkesë. Kërkesa jonë primare është të hapet rruga nacionale Kukës- Shishtavec. Ajo është hapur dy tre herë dhe është zënë prapë nga bora. Kamionët e ndihmave e kanë të pamundur të vijnë në Shishtavec. Transporti mund të bëhet vetëm me rrugë ajrore, por nëse bëjmë një llogari të shkurtër, do të ishte kosto më e mirë nëse do të hapet rruga sesa shpenzimet që do të duheshin për fluturimin me helicopter I cili mund të sjellë rreth 600 kg miell. A kanë nevojë banorët për furnizimin me ushqime, apo kishin marrë masat? Duke pasur parasysh që furnizimi me ushqime ka qenë çdo ditë edhe më i vështirë vërehet një mungesë e theksuar e produkteve ushqimore në dyqanet e vogla të fshatrave. Shtabi i emergjencave mblidhet sot në Kukës. Gjëndja është shumë e vështirë. Gjëndja cdo ditë e po keqësohet dhe parashikimi i kohës nuk është optimist, fshatrat nuk funksionojmë me njëri tjetrin. Shyqur zoti nuk kemi pasur raste vdekje. Në komunën time janë 5800 banorë, gati 1700 familje, 600 prej tyre trajtohen me ndihma ushqimore. Bëni llogaritë ju vetë sa kanë pasur mundësi këto familje të përgatiten për këtë dimër kaq të arshpër.


E diel, 12 shkurt 2012

9

AKTUALITET

Tropojë, 2 metra borë, ortekët shembin shtyllat e tensionit

Z

ona e Tropojës në verilindje të Shqipërisë po përballet me vështirësi të shumta nga moti i keq i ditëve të fundit. Si pasojë e reshjeve të borës, në qytet trashësia ka arritur 1.8 metra ndërsa në rrethina, lartësia e borës i kaloi 2 metrat. Burimet nga qyteti tashmë i izoluar thanë se qendra e zonës, Bajram Curri është izoluar nga pjesa tjetër e vendit dhe nga Gjakova. Banorët tashmë nuk mund të lëvizin as nëpër qytet, ndërsa

mjekët shpresojnë të mos ketë urgjenca shëndetësore, pasi edhe transportimi me helikopter do të ishte tejet i vështirë për shkak të mjegullës së dendur. Natën e kaluar disa prej zonave në këto anë, janë ndeshur edhe me ndërprerrjen e energjisë elektrike për shkak se orteqet kanë qenë të fuqishme dhe kanë shembur shtyllat e linjës elektrike. Zonat e thella të luginës së Valbonës, në fshatin turistik janë numëruar të paktën 20

të sëmurë kronikë, të cilët kanë mbetur pa medikamentet e nevojshme për shkak të pamundësisë për t'u furnizuar prej mëse dy javësh. Në Pukë, të gjitha akset që lidhin qytetin me zonat e tjera janë bllokuar, ndërsa bora vijon të bjerë me intensitet. Trashësia e madhe e borës ka reduktuar edhe lëvizjet brenda qytetit. Ndërsa në Kukës, trashësia e borës ka arritur në qytet deri në 90 cm, kurse në zonat e thella ajo i kalon 2.5 metër.

Ndihmat

Asnjë pako ushqimi në zonë B

anorët e zonave të bllokuara nga bora nuk kanë marrë dje asnjë ndihmë ushqimore. Helikopterët që shpërndajnë pakot e Rezervave të Shtetit nuk kanë arritur të ngrihen, për shkak të kushteve të këqia atmosferike. Kërkesave të shumta për ushqime, u janë shtuar edhe disa ko-

muna të tjera në Kukës dhe Shkodër."Jemi përgatitur për të çuar dhe në disa komuna të tjera të qarqeve të Kukësit dhe Shkodrës, por ka qenë moti shumë i keq dhe nuk mund të ngrihen helikopterët. Janë bllokuar 55 komuna, nga të cilat 15 në qarkun e Shkodrës, 24 në

qarkun e Kukësit, 13 komuna në Korçë, tre në qarkun e Lezhës, dhe 10 komuna në qarkun e Dibrës", deklaroi Xhaferr Seiti,drejtoria e emergjencave civile. Sipas Drejtorisë së Emergjencave, 23 fshatra janë të bllokuar tërësisht dhe nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me

11 TË BLLOKUARIT

Zbresin malin, vdes njëri prej kushërinjëve

A

rrihet të nxirren nga bunkeri, në maj të malit Oplas, ku ishin bllokuar që dje dy kushërinjtë Qarri. Kushërinjtë u shpëtuan nga 9 burra të fshatit Krumë, të cilët fillimisht u bllokuan bashkë me dy kushërinjtë për shkak të borës së madhe. Myrteza Qarri ka mbërritur në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Isa Qarri humbi jetën menjëherë pasi mbërriti në spital.Vendndodhja e dy kushërinjve, Isa dhe Myrteza Qarri nga fshati Qarr i Komunës Golaj, u zbulua dje. Ata humbën ditën e

djeshme në malin Oplas, ku gjendeshin për të rregulluar një antenë të një kompanie celulare. Për shqiptarja.com bëhet e ditur se dy të humburit u gjendën në një bunker në maj të malit. Gjendja e të bllokuarave në bunker ishte kritike për shkak të asfiksimit, nga zjarri i ndezur gjatë natës. Asnjë prej të bllokuarve nuk ka arritur të ngrihet dhe të zbresë në këmbë. 9 burra kanë shkuar nga Kruma në maj të malit për të ndihmuar të bllokuarit, por prej lodhjes nuk arritën të jepnin ndihmën e menjëherëshme.

pjesën tjetër të botës, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës. Ndërsa që prej mbrëmjes së të premtes 65 komuna në mbarë vendin konsiderohen zyrtarisht të izoluara. "Komunat e bllokuara, rreth 23 komuna, që ne e kemi thënë dhe në ditët e mëparshme, siç është Shoshë, Shllak, Pult, Temal, apo të tjera Topojan, Bushtricë, Grykë Çajë, Arras, Kalaja e Dodës, Zall Reç, Zall Dardhë, Trebisht, Ostren. Fshatrat e këtyre komunave në përgjithësi janë të bllokuara", vijoi Seiti. Deri me tani drejt banorëve të bllokuar nga dëbora, Rezervat e Shtetit kanë dërguar mbi 500 pako me ushqime. Kërkesa vazhdojnë të vijnë, ndërsa për medikamente dhe ilaçe deri tani nuk është paraqitur ndonjë nevojë. Situata pritet të vështirësohet në orët në vijim për shkak se meterologët parashikojnë reshje të pandërprera dëbore.

64-vjeçari flet nga vendi ku u xhirua filmi "Rrugë të bardha"

Ndihmë! Fëmijët po vdesin urie Historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për 10 familjarë, më i vogli nipi 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell

KUKËS

Situata

SUELA GERA

Bllokimi i rrugëve ndërhyn ushtria

A

jo çka realisht ndodh në komunat e izoluara prej gati 2 javësh në veri të vendit e tregojnë vetëm banorët. Ato të cilët, prej ditësh, bora u ka bllokuar banesat, rrugët dhe i vetmi ushqim është misri i zier; edhe ky drejt përfundimit. Me lot në sy, me zë që i dridhen nëpër telefona, dhe me shpresën te zoti, presin që dikush t'i afrojë ndihmë. Kjo është edhe historia e Hysni Haxhi Pajës, kryefamiljarit 64 vjeçar, i cili mban mbi supe përgjegjësinë për mirëqënien e 10 familjarëve të tij, më i vogli fëmija, i djalit, 9 muajsh, të cilin deri tani e ka ushqyer me atë pak miell, që e ka ruajtur vetëm për të. Por tani edhe ai është drejt fundit. Ja biseda telefonike që "Shqiptarja.com" bëri me Hysni Haxhi Pajën, i cili jeton në fshatin Trun, të komunës Blerim, 63 km larg Pukës, pikërisht aty ku vite më parë, u xhirua filmi "Rrugë të bardha" dhe personazhi kryesor Deda ngrin në shtyllën

N

telefonike. Si quheni ? Quhem Hysni Haxhi Paja. Jetoj në fshatin Trun. Jam vetë i dhjeti në shtëpi, pa bukë. Shtëpia ime është 1 orë larg qendrës së fshatit. Nuk kam asnjë shtëpi afër. Jam shtëpia e vetme në mal Sa vetë jeni në shtëpi? Kam grunë, djalin vetë i katërti, dhe tre vajza. Kam fëmijën e djalit, që është 9 muajsh. Nuk kam çfarë ti jap për të ngrënë, vetë po ha misër. Prej sa ditësh jeni të izoluar? Prej 2 javësh. Shtëpia ime është komplet e izoluar. Në

oborrin e shtëpisë time bora shkon në 1.5 metër borë. Jam komplet i izoluar A keni kërkuar ndihmë? Kam lajmëruar prefektin, kryetarin e komunës. Cfarë të kanë thënë? Do bëjmë çtë mundemi, por nuk mund të vijmë atje, pasi makinat nuk kalojmë dot Qafën e Malit, është 3. 5 metër bore atje. Jam shumë i lodhur. Më vjen gjynah prej fmijve, po më vdesin unit, pa pasur asnjë lloj sëmundje. (në këto momente zëri i dridhet në telefon) Po fëmijën 9 muajsh

me se e ushqeni? I kisha ndarë pak miell për t'i bërë qull. Por dhe ai po më mbaron. Vetë ha misër. Keni parë ndonjëherë një situatë të tillë? Unë jam le e rrit në këtë shtëpi, dhe stërgjyshi e gjyshi im. Por si kjo borë s'kam parë asnjë herë. As në 1985 nuk e kam parë kaq keq. Tregon Hysni Haxhi Paja, i cili kur përfundon bisedën me të nuk harron pa të ururar "Zoti të rujt". (Për t'i ofruar ndihme familjes Paja mund te kontaktoni ne numrin 0686266272, Hysni Haxhi Paja)

ë qarkun e Shkodërs të pranishëm në mbledhjen e shtabit të emergjencave ishte Prefektja e qarkut, Voltana Ademi, deputetë të PD-së, Astrit Bushati, Arenca Trashani dhe Ramiz Cobaj, si dhe kryetarë të komunave. Shtabi i emergjencave vlerësoi se në Pukë situate është më e rëndë. Janë të bllokuara të gjitha rrugët e këtij rrethi, qoftë në qytet dhe akset rurale. Të gjitha forcat e ushtrisë të Shkodrës kanë shkuar në Pukë për të hapur rrugën. Aksi Shkodër- Pukë i kalueshëm por me shumë vështirësi. Problematike dhe situate në Dukagjin ku janë të izoluar 11 fshatra. Të gjithë rrugët e bllokuar, edhe aksi Shkodër- Dukagjin. Shumë problem mbetet fshat Vermosh, në komunën Kelmend

të Malësisë së Madhe. Në disa zona bora arrin në tre metër. Jaën ndaluar fluturimet e helikopterëve për shkak të stuhisë së borës. Në Peshkopi, në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Peshkopi ishin të pranishëm. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe deputetë të PD-së. Nga ana e tij Tafaj tha se situate është nën kontroll. Në qarkun e Dibrës të gjitha komunat janë të izoluara dhe disa mjete ushtrie janë nisur drejt qarkut të Dibrës për ti ardhur ndihmë për të hapur rrugën.Një grua nga fshati Dushaj e komunës Fushë Bulqizë, ka bërë 4 orë rrugë në këmbë për të dalë në rrugën kryesore dhe për tu dërguar më pas në spitalin e Bulqizës.


10

E diel, 12 shkurt 2012

SPECIALE

Investigimi

DREJT EUROPËS Të lodhur nga konfliktet e vazhdueshme, emigrantë ilegalë nga Afganistani dhe vendet tjera të Lindjes së Largët po "vërshojnë" Evropën, ku shpresojnë të gjejnë një jetë më te rehatshme.

Nga Afganistani në Evropë rruga e gjatë e imigrimit ilegal

Afgani Ibrahim "Nuk mund të qëndroj këtu. Kam miq që tani më kanë arritur në Angli, Gjermani, Francë…Atje kanë gjetur punë, kanë marrë azil. Do ia dal edhe unë"

Ja itinerari që kalon nga Shqipëria, Maqedonia e Greqia kontrabandojnë drogën kishin parë mundësinë që këtë rrugë të provuar ilegale ta shfrytëzojnë edhe për trafikim të njerëzve. Këto rrjete, që kryesisht drejtohen nga shtetas të ara se të niste rrugën e tij të gjatë për në Iranit, tani kanë hapur agjenci turistike nëpër Europë, 26-vjeçari Ibrahim nga qyteti disa qytete të Afgnistanit, duke ofruar "ekHarat i Afganistanit ishte përgatitur të skursione" në kryeqendrat evropiane. Për përballonte gjithçka për të arritur në një vend klientët e tyre nuk nevojitet as vizë e as pasatë zhvilluar të Evropës. Ai ka kaluar vitet e portë, por vetëm 7-10 mijë dollar amerikanë. fëmijërisë dhe të rinisë në periudhe të Të ardhurat e një pjese të konsiderueshme tmerrshme luftërash. Thotë se lufta i ka mar- të popullatës afgane lidhen drejtpërdrejtë me rë jetën tre anëtarëve të familjes së tij. Me kultivimin e hashashit, andaj nuk paraqet një valixhe të vogël dhe me 7 mijë dollarët që ndonjë problem për të kursyer këtë shumë kishte arritur të kursejë, në mars të vitit 2010 të parave. Ibrahimi, i cili nuk dëshiron të pubIbrahimi ishte nisur rrugës për në kryeqend- likojë identitetin e plotë e as të fotografohet, thotë se nuk dëshiron të trerat evropiane, me shpresë të gojë detaje për rrjetin e trafigjejë një punë të mirë për t'i kantëve. Vetëm thotë se ky ndihmuar vetes dhe familrrjet ndërkombëtar, që përjarëve që i kishin mbetur të Miliona euro bëhet nga shtetas të Serbisë, gjallë. Por, si duket ende ëshnë duart e Maqedonisë, Shqipërisë, të në mes të rrugës. Ai gati një Greqisë, Bullgarisë si dhe të muaj është strehuar ilegalisht trafikantëve, Iranit dhe të Turqisë, është në Llojan të Maqedonisë, një fshat me 6 mijë banorë që pasaporta false aq i organizuar dhe i fuqishëm saqë do të rrezikonështë vetëm një kilometër larg dhe viktima te edhe atë personalisht, por kufirit me Serbinë. Aty e kanë edhe familjen e tij në Afganlënë të presë njerëzit, të cilëve istan. Më së paku, do të rrezu ka paguar për ta çuar në një ikonte të mos vazhdojë vend anëtar të Bashkimit Evropian (BE). I kanë thënë të presë derisa udhëtimin ilegal. Ky rrjet, që operon agjent'i japin shenjë se mund të vazhdojë rrugën, citë "turistike" në Afganistan, u merr nga 7 por pritja gjithnjë e më tepër bëhet e padu- mijë dollarë klientëve, duke u premtuar se do rueshme për të. Bashkë me afër 300 imi- t'i dërgojë deri te vendi i parë i BE-së. Duke grantë tjerë ilegal kryesisht nga shteti amë i shfrytëzuar mjete të ndryshme transporti, tij, Ibrahimi tani më është bindur se është trafikantët ilegalisht kalojnë kufirin Afganingujuar në një shtet ku nuk mund të gjejë stan-Iran, apo i sjellin në shtetin Iranian punë e as të arrijë qëllimin për të ndihmuar nëpërmjet Pakistanit. Po ashtu ilegalisht familjen. Maqedonia është ndër shtetet e kalojnë edhe kufirin Iran-Turqi, duke u drejpara në Evropë me shkallën më të lartë të tuar kah pjesa e Turqisë në kontinentin Evropapunësisë me afër 35 për qind, derisa çdo i pian. Në Greqi janë futur nëpërmjet rajonit treti banor jeton në varfëri të thellë. Ibra- të quajtur Evros. "Grupet na dorëzonin nga njëra te tjetra, himi thotë se shumë dekurajuese për të gjithë ka qenë momenti kur kanë mësuar varësisht prej shteteve. Secilës i paguanim se pikërisht nga fshati Llojan shumë të rinj nga 2 mijë dollarë. Ajo që më habiti ishte fakti kanë ikur në vendet e BE-së për të kërkuar se e dinin shumë mirë momentin se kur duazil, e më pastaj janë kthyer mbrapsht nga het të kalojmë kufirin", thotë Ibrahimi. Siautoritetet evropiane pasi u është refu- pas tij, të gjitha grupet që përbëjnë rrjetin e zuar kërkesa. "Nuk mund të qëndroj këtu. kanë ditur se kur në roje apo turn janë Kam miq që tani më kanë arritur në An- "njerëzit e tyre". "Me siguri i kanë blerë me gli, Gjermani, Francë…Atje kanë gjetur para. Thjeshtë shtireshin kinse nuk na shopunë, kanë marrë azil. Do ia dal edhe unë", thotë ai, duke e shtrënguar grushtin për të dëshmuar vendosmërinë e tij në REPUBLIKA E arritjen e qëllimit.

XHELAL NEZIRI ADMIRINA PEÇI

P

hin". Rrjeti i trafikantëve në Evropë përbëhet që nga transportuesit e mallrave e deri te fermerët. Emigrantët që kanë poseduar shuma të mëdha parash nuk janë ndalur në Greqi por kanë vazhduar drejt destinacionit të fundit - Angli apo Francë. Të tjerët kanë përfunduar në duart e fermerëve grekë, ku janë strehuar dhe kanë punuar. Trafikantët nuk u kanë treguar se Greqia gjeografikisht është e ndarë nga pjesa tjetër e BE-së dhe e Zonës

rrugë ilegale të trafikimit. Burime diplomatike në Shkup thanë se vendet që kanë qenë të "vërshuara" nga emigrantët e Afganistanit disa herë kanë kërkuar nga autoritetet e Shkupit që të ndërpresin kanalet e trafikimit. Sipas tyre, Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka ndërprerë këto kanale por paralelisht janë ngritur kanale tjera nga njerëz të njëjtë. Pas dështimeve në luftën me kontrabandistët, diplomatët kanë filluar të dyshojnë

Shengen. I kanë gënjyer se po u fute në Greqi pa asnjë problem mund të lëvizësh në çdo shtet të Evropës.

se në këtë biznes fitimprurës janë të përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë të Maqedonisë. Gjendja është bërë alarmante kur në vitin 2008 Greqia fillon të ndjejë seriozisht pasojat e krizës ekonomike. Pjesa më e madhe e afganëve ngelin pa punë kështu që sytë i drejtojnë kah pjesa tjetër më e zhvilluar e Evropës. Ndërkohë, presionet e shtuara të Brukselit ndaj Bullgarisë dhe Serbisë japin rezultatet e para në prerjen e kanaleve kontrabanduese, kështu që mbi 500 afganë ngelin në Maqedoni, prej të cilëve 300 vetëm në fshatin Llojan. "Numri nuk është i njëjtë dhe ndryshon dita-ditës. Disa shkojnë për në Serbi e disa tjerë vijnë nga Greqia e stacionohen këtu. Janë mbi 300 këtu në Llojan. Nuk e di saktë prej nga janë, mbase nga Afganistani apo nga shtetet arabe andej", thotë Selami Mehmeti, kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Llojan. Një banorë tjetër i këtij fshati, Bunjamin Ramadani, thotë se numri shtohet nga dita në ditë dhe kjo varet nga fakti se sa prej tyre arrijnë të depërtojnë në Serbi dhe vazhdojnë rrugën drejt vendevetë BE-së dhe sa prej tyre kthehen përsëri në këtë fshat. Një bashkëbisedues tjetër nga ky fshat, Iljasa Saliu, i cili njëherit është dhe publicist, thotë se ky karvan i përvuajtur paraqet pikërisht fytyrën e vërtet të Maqedonisë, duke aluduar në institucionet shtetërore të cilat me mosreagimin adekuat kanë irrituar edhe popullatën vendase. "Në bazë të disa informatave prej vetë banorëve të fshatit, numri i tyre supozohet të jetë 300 të ardhur, me ndryshime të herë pas hershme, ku para një viti numri dukej të ishte

KRIZA GREKE DHE FLUKSI I IMIGRANTËVE

Deri ne vitin 2008 emigrantët nga Afganistani lëviznin thuajse pa hetuar nëpër rajonin e Maqedonisë, për të vazhduar drejt Serbisë e për t'u future në Hungari, si vend i BEsë. Përveç kësaj rruge ilegale, trafikantët shfrytëzonin edhe linjën Bulgari-RumaniHungari dhe atë Greqi-Shqipëri-Itali. Autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe të vendeve tjera të rajonit, nuk kanë bërë përpjektjet e nevojshme për të ndaluar këto

SHQIPËRISË AVOKATI I POPULLIT

RRJETI I FUQISHËM

Asnjë institucion kompetent në Maqedoni, Greqi apo Shqipëri nuk ka ndonjë evidencë se sa është numri i imigrantëve nga Afganistani dhe vendet tjera konfliktuoze të Lindjes së Largët që janë futur në kontinentin e Evropës. Nga intervistat me emigrantët ilegalë të stacionuar në Llojan të Maqedonisë, mësohet se dyndja më masive ka filluar nga viti 2005. Ata nga Afganistani kalojnë në Iran, pastaj në Turqi që më në fund të arrijnë në Greqi apo edhe Bullgari. Është po e njëjta rrugë që përshkon droga e kultivuar në Afanistan e që gjen treg në Evropë. Pikërisht para gati shtatë viteve, rrjeti i trafikantëve që

NJOFTIM PER SHTYP Për të lehtësuar fluksin në rritje të komunikimit me qytetarët, Avokati i Popullit, përveç kontakteve të përhershme që mund t'i konsultoni online në www.avokatipopullit.gov.al, ve në dispozicion të publikut numrin celular 0689034648. Ky numër do të jetë i hapur 24 orë, çdo ditë të javës. Dërgoni në mënyrë të përmbledhur me SMS problemin si dhe adresën e plotë të ankuesit. Zyra e Avokatit të Popullit do t'ju kontaktojë më pas. Për personat që ndodhen në Institucionet e Vuajtjes së Dënimit, komunikimi do të realizohet përmes telefonatave të drejtpërdrejta. Adresa: Bulv: "Zhan D'Ark". Nr. 2 1001, Tirana - ALBANIA

Tel: + 355 4 2380 300 + 355 4 2380 333 Faks: + 355 4 2379 826

E-mail: ap@avokatipopullit.gov.al Web-site: www.avokatipopullit.gov.al


E diel, 12 shkurt 2012

11

SPECIALE ITINERARI Rrugën e gjatë, që kalon nëpër Iran, Turqi, Greqi, Shqipëri, Maqedoni e deri në pragun e Bashkimit Evropian Hungari apo Itali, këta emigrantë e paguajnë me shumë para apo edhe me jetë. Gjatë këtij intinerari të tmerrshëm ato u dorëzohen trafikantëve të qenieve njerëzore.

Në foto: Emigrantë afganë fotografuar në fshatin Llojan në Maqedoni. Poshtë emigrantë në këtë fshat, një lagje e Llojanit dhe pika kufitare me Serbinë dyfish më i lartë", thotë Saliu. Ai thotë se në mesin e këtyre emigrantëve ka të atillë, që paraqiten si udhërrëfyes - bartës për në vendet e Evropës Perëndimore, që e njohin mirë terrenin dhe gjuhët që fliten nëpër këto treva. "Këtë kemi mundur ta kuptojmë, ku për tri vjetë radhazi i kemi parë të njëjtit persona, mbase të integruar shkëlqyeshëm në mesin e banorëve të Llojanit dhe nuk ishte ndonjë vështirësi të vëreje se kush është inkuadruar në këtë tregëti", thotë Sa-

liu. Autoritetet përgjegjëse, konkretisht Ministria e Punëve të Brendshme në sytë e banorëve të fshatit Llojan shihet si e dështuar, ndërsa shumë prej tyre edhe dyshojnë se në mesin e uniformave blu ka dhe nga ata që përfitojnë. "Disa hereë e kemi lajmëriar policinë në Mateç edhe në Kumanovë, por asgjë. Vijnë sa për sy e faqe, i marrin nga 10-15 prej imigrantëve, i çojnë në Kumanovë, pas 4-5 orëvë i kthejnë përsëri në Llojan", thotë Mehmeti, udhëheqësi i banorëve të Llojanit. Banorët thonë se ia kanë dhënë të gjitha informatat policisë së një taksi kompani nga Gjevgjelia dhe një tjetër nga Kumanova janë ata që sjellin emigrantët në hyrje të fshatit, por se ende asgjë s'është ndërmarrë. Institucionet kompetente deklarojnë se do të ndërmarrin masa për deportimin e të gjithë atyre që ilegalisht janë futur në territorin e Maqedonisë. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski, ka deklaruar për mediat lokale se policia do të reagojë nëse bëhet fjalë për persona që kanë hyrë ilegalisht në Maqedoni. Ai ka sqaruar se çdo person që qëndron ilegalisht në Maqedoni, në momentin kur kapet nga policia, ai vendoset në qendrën transitore për të huajt. "Nëse kërkojnë azil atëherë ata përkujdesen në qendrën e azilantëve". Ndërkohë, në Qendrën e azilantëve në Shkup, sipas të dhënave zyrtare, aktualisht qëndrojnë vetëm 63 persona. Pjesa më e madhe e tyre janë nisur për në vendet e BE-së, por kanë përfunduar në Maqedoni. Edhe pse kjo qendër funksionon që nga viti 2008, vetëm gjatë 2011ës kanë qëndruar 670 persona, pjesa më e

madhe të ikur nga Afganistani. Kompetentët e Qendrës thonë se për pesë here është rritur numri i atyre që kërkojnë azil në Maqedoni. Por, statistikat tregojnë se që nga viti 2005 e deri më tani vetëm 12 persona kanë marrë përgjigje pozitive.

GREQIA, QENDRA E TRAFIKANTËVE

Përqendrimi i një numri të madh të imi-

grantëve në Greqi ka bërë që ky shtet evropian të shndërrohet në një qendër ku operojnë trafikantët. Rrjeti i tyre evropian përbëhet nga agjenci turistike, kompani të transportit të mallrave, falsifikatorë dokumentesh të udhëtimeve, taksistë, fermerë si dhe zyrtarë shtetërorë. Sipas të dhënave nga Departamenti grek për Mbrojtjen e Qytetarëve, vetëm gjatë muajit shtator të vitit 2011 në pikën kufitare Evros me Turqinë janë arrestuar 7052 imigrantë illegal, në gusht 6339, në korrik 5941 dhe në qershor 3689. Një numër më i vogël është arrestuar nga janari deri në maj të vitit 2011. Shpesh ka ndodhur që trafikantët t'i kenë lënë në ujë emigrantët dhe t'ia kenë mbathur pasi kanë hetuar se mund të kapen nga policia. Kjo ka rezultuar me disa imigrantë të vdekur nga të ftohtit ose nga mbytja në ujë. Hulumtimi tregoi se mënyra më e shpeshtë që përdoret nga trafikantët për të bartur emigrantët në vendet e BE-së është nëpërmjet dorëzimit të tyre në duart e rrjeteve kriminele të çdo shteti. Emigrantët që vijnë në Maqedoni kalojnë ilegalisht kufirin në afërsi të qyteteve Gjevgjelija apo Dojran, prej nga merren në 'përkujdesje" nga rrjeti i trafikantëve të këtij vendi. Të njëjtit, për një shumë prej afër 500 eurosh marrin obligim t'i kalojnë ilegalisht në kufirin me Serbinë, ku ua dorëzojnë trafikantëve serbe, të cilët i kalojnë ilegalisht në Hungari. Por, shpesh ndodh që tërë rrugën ta marrin përsipër trafikantët grek. Agjenci turistike të involvuara në rrjetin kriminel i fshehin emigrantët në autobusët e tyre, përderisa

Emigrantët afganë e iranianë në Shqipëri me pasaporta false D

erisa Maqedonia mbetet ende vend le htë i kalueshëm për emigrantët dhe parajsë për trafikantët me njerëz, Shqipëria duket se ka shtuar masat në pengimin e kësaj tregëtie ilegale. Por, jo mjaftueshëm. Përfaqësues të policisë shqiptare mundohen të na bindin se emigrantët e huaj nuk mund të kalojnë për në shtetet evropiane duke përdorur brigjet shqiptare si vend kalim. Sipas tyre, brigjet shqiptare monitorohen rreptësisht dhe janë shkatërruar të gjithë rrjetet e trafikimit parmes mjeteve lundruese. Por kjo përgjigje e dhënë me shkrim nga një burim zyrtar i Policisë së Shtetit shqiptar pas kërkesës tone, është ndjekur nga një varg ngjarjesh në fund të muajit nëntor dhe fillim të dhjetorit, ku grupe klandestinësh afganë, pakistanezë apo iranianë janë kapur në brigjet italiane, pasi ishin nisur me gomone nga Shqipëria. Po ashtu në Kapshticë në kufirin e Shqipërisë me Greqinë u kapën këto ditë 4 klandestinë afganë të fshehur në një kamion, si dhe një shtetas iranian i pajisur me dokumente false që i kishte siguruar në Athinë. Më 9 dhjetor 2011 në brigjet italiane në Salento, kishin mbërritur dy varka me 57 klandestinë afganë e iranianë, të cilat ishin nisur nga Shqipëria. Agjencia e lajmeve citoi policinë italiane, e cila kishte njoftuar se dy varkat ne bord kishin 4 gra dhe 26 fëmijë, mes të cilëve 4 ishin vajza të mitura, ndërsa pjesa tjetër 27 klandestinë, ishin meshkuj. Nga ana tjetër policia e shtetit shqiptar ka nxituar ta përgënjeshtrojë këtë lajm. "Nuk është e vërtetë se 57 klandestinët afganë dhe iranianë të kapur në brigjet e Salentos në Itali, erdhën nga Shqipëria. Brigjet shqiptare monitorohen në mënyrë të vazhdueshme nga aparatura të teknologjisë më të fundit bashkëkohore, si dhe nga mjete lundruese të fuqishme, të cilat bëjnë të mundur kontrollin e hapësirës ujore dhe ndërhyrjen në mënyrë të menjëhershme në rast tentative trafikimi", u shpreh përmes deklaratës publike zyra e medias në Policinë e Shtetit. Sipas investigimti tonë, prej dy vitesh, kundrejt pagesës 1000 - 1500 euro për person, nga brigjet e Vlorës dhe Sarandës janë nisur drejt Italisë disa mjete lundrimi që kanë transportuar klandestinë afganë, pakistanezë dhe iranianë. Skema e lëvizjes është kjo. Pasi mbërrijnë në Greqi nga Turqia, përmesa ndërmjetësve, dhe të pajisur me dokumente false, dhjetra klandëstinë kalojnë kufirin grekoshqiptar, kryesisht në Kapshticë, por edhe në Kakavijë, dhe pasi lidhen me skafistë në jug të vendit, mësyjnë brigjet e Italise me gomone. Këtë skemë, që na e tregon jo zyrtarisht një punonjës i policisë së Vlorës, e

një pjesë e trafikantëve maskohen si turistë të nisur në ekskursion në vendet e BE-së. Ka të atillë që udhëtojnë me avionë privat deri në destinacionin e dëshiruar, pasi paraprakisht të jenë pajisur me pasaporta false. Në këtë drejtim, më 7 janar të 2011 policia

KY INVESTIGIM ËSHTË MBËSHTETUR NGA PROJEKTI SCOOP DHE SHOQATA DANEZE E GAZETARËVE HULUMTUES

vërtetojmë në rrugë zyrtare përmes ngjarjeve të fundit. I referohemi këtu ngjarjeve të 27 dhe 28 nëntorit të këtij viti, kur nga policia e Korçës u njoftua se një valë klandestinësh afganë, pakistanezë e iranianë po vijnë drejt Shqipërisë nga Greqia. Vendkalimi kufitar i Kapshticës duket se është kthyer në një portë të hyrjes së klandestinëve nga Afganistani, Pakistani dhe Irani. Këtë gjë e dëshmojnë arrestimet e fundit në këtë pikë kufitare të shtetasve të huaj. Me 27 nëntor u njoftua se në këtë pikë kufitare u zbuluan katër shtetas të huaj, tre prej të cilëve afganë dhe një pakistanez. Katër emigrantët klandestinë u gjetën brenda një kamioni, ndërsa shoferi që e drejtonte, po i transportonte me destinacion përfundimtar Italinë. Shtetasit afganë ishin të moshave nga 20 deri 25 vjeç, ndërsa shtetasi pakistanez në moshë 18-vjeçare. Kamioni i përkiste një firme të importit të fruta-perimeve me Greqinë. Shoferi i mjetit, Slavko

Nga brigjet shqiptare Duke paguar 1000-1500 euro për person, nga brigjet e Vlorës dhe Sarandës janë nisur drejt Italisë disa mjete lundrimi me klandestinë afganë, pakistanezë dhe iranianë

Sekuliç, nga Podgorica e Malit të Zi, 55 vjeç, u arrestuar në këtë rast me akuzën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime të policisë kufitare në doganën e Kapshticës, bënë të ditur se kanë përforcuar kontrollet kundër emigracionit klandestin të shtetasve që vijnë nga Lindja e Mesme. Po ashtu në këtë pikë doganore u arrestua edhe një shtetas iranian. Drejtoria rajonale e policisë së kufirit në Korçë, deklaroi zyrtarisht se i arrestuari ishte 28-vjeçari Yaghob Asgari, nga Teherani, i cili ka tentuar të hyjë në territorin shqiptar me një pasaportë të falsifikuar bullgare. 28-vjeçari nga Teherani, por me kombësi turke, është dyshuar për një hyrje të paligjshme në Shqipëri nëpërmjet doganës së Kapshticës, nga pajisja e tij me pasaportë bullgare. Vetë 28-vjeçari iranian i ka deklaruar policisë së kufirit në Kapshticë se këtë pasaportë bullgare e kishte përfituar në Athinë, kundrejt një pagese prej 400 eurosh.

greke kapi një grup të imigrantëve ilegal nga Afganistani që kishin siguruar pasaporta false daneze për të fluturuar në Romë dhe Xhenova. Për udhëtimin e tyre ishte siguruar edhe një avion privat, kurse vetëm fluturimi kushtonte 11 mijë euro. Grupi u arrestua në aeroportin e Kavalas dhe të Janinës dhe përbëhej nga dy gra marokiene me pasaportë italiane, dy pilotë nga Italia dhe një agjent turistik nga Greqia, i cili kishte paguar për avionin privat. Rruga tjetër është nëpërmjet kompanive transportuese, duke fshehur emigrantët ilegal prapa mallit të ngarkuar nëpër maune.


12

E diel, 12 shkurt 2012

AKTUALITET

Kërcënim për borxhin N e drogës, kapet anëtari i bandës në kërkim

ë dhjetor të vitit 2011, policia e Chietit në Itali nisi një operacion antidroge të koduar "Stello" dhe nëpërmjet përgjimeve telefonike, arriti të lëshojë 7 urdhra arresti, për një organizatë kriminale të përbërë nga italianë e shqiptarë që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonat e Francavilla, Mare dhe Ortona, krime të kryera nga nëntori i vitit 2010 deri në maj 2011. Në atë periudhë gjatë kontrollit në

shtëpitë e disa shqiptarëve të lidhur me këtë organizatë kriminale u kap njëri prej personazheve Renato Veliu, lindur në Shqipëri por banues në Grottammare, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet drogë e llojit kokainë. Hetimet vijuan deri mbrëmjen e djeshme kur Milvan Mina 31 vjeç nga Shqipëria u vu në pranga. Mësohet se shqiptari Mina furnizonte me kokainë një 42 vjeçar italian i identifikuar si Fabio

Palermo dhe për kapjen e tij u bë shkak ky i fundit, pasi e denoncoi. Duke qenë se italiani kishte vonuar pagesën e mallit, shqiptari u detyrua që herë pas here ti kujtonte borxhin, duke e kërcënuar, pasi klienti i kishte borxh 3 mijë euro. Mësohet se shqiptarët ishin të lidhur edhe me një person tjetër po nga Shqipëria, i identifikuar si Shpëtim Çerpja ndaj të cilit është lëshuar gjithashtu një masë arresti.

Vasilis Paleokostas, "Fantomasi" grek kërkohet në Shqipëri

Lajmi Krimineli grek, Vasilis Paleokostas i arratisur nga burgjet greke disa herë bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai, dyshohet se fshihet në zonën afër kufirit me Shqipërinë. Policia greke po kërkon në disa zona afër Janinës, ku kohët e fundit kanë ndodhur disa vjedhje bankash.

Kërkime në kufi për mikun e Alket Rizait Greku 3 vjet më parë iku nga burgu i Koridalosit

LAJME SHKURT

Pogradec 27 vjeçari i jep fund jetës

Një 27 vjeçar nga fshati Golik i Pogradecit është gjetur i vetëvarur mëngjesin e sotëm në banesën e tij. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se viktima është Vilson Kreka dhe se trupi i pajetë i tij është gjetur nga familjarët. Nga ana e policisë nuk flitet ende për arsyet që kanë çuar në vetëflijimin e të riut pogradecar, i cili ka vendosur ti marrë me vete gjithë brengat e tij. Gjithsesi lidhur me këtë rast uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po mbledhin dëshmitë e familjarëve të të ndjerit.

Shkodrani, drogë në Librazhd

TIRANE

F

orca të shumta policie janë stacionuar tri ditët e fundit në kufirin jugor me Shqipërinë në përpjekje për të lokalizuar të shumërkuarin Vasilis Paleokostas. Policia greke duket se ka rënë në gjurmët e tij, tre vjet pas arratisjes së bujshme nga burgu i Koridalosit bashkë me shqiptarin Alket Rizai. Vendndodhja e të shumëkërkuarit Paleokostas është lokalizuar në fshatrat në brendësi të kufirit shqiptar, ku dhe me mendohet se strehohet. Sipas informacioneve të policisë greke, Paleokostas e ka shfrytëzuar qëndrimin e tij në fshatrat në afërsi të kufirit për të hyrë dhe dalë shpesh në territorin grek përmes rrugëve klandestine. Burime të rezervuara janë shprehur për mediat greke se autoritetet policore të shtetit fqinj kanë informuar edhe palën shqiptare për lëvizjet e Paleokostas. Në zonën e Janinës dhe kufirit me Shqipërinë kryhen prej disa javësh patrullime të shpeshta nga forcat e policisë

Në foto: (Majtas) Vasilis Paleokostas gjatë momentit të arrestimit. (Lart) Alket Rizai greke, të pajisura me armatim special. Sipas të njëjtave burime, autoritetet greke janë duke përpunuar të gjithë informacionin e marrë në rrugë operative dhe më pas do të kërkojnë nga pala shqiptare të ndërhyjë për të arrestuar të shumëkërkuarin që fshihet në një prej fshatrave shqiptarë në kufirin me Greqinë.

PALEOKOSTAS DHE MIQTË E TIJ SHQIPTARË

Strehimi i Vasilis Palekostas në fshatrat në jug të Sh-

qipërisë mendohet se është mundësuar nga një miku i tij shqiptar, me të cilin ka vuajtur dënimin në burgun e Koridalosit. Ky i fundit ka qenë pjesëmarrës në tri grabitje bankash, që janë kryer muajt e fundit në Janinë. Autoritetet besojnë pas këtyre grabitjeve fshihet vetë Paleokostas, i cili dyshohet pa ashtu se ka pastruar në Shqipëri shumën prej 6 milion eurosh, që përfitoi nga pengmarrja e një biznesmeni të njohur grek pak kohë më parë. Ai u arrestua nga policia, por arriti që

të arratiset me helikopter nga burgu i Koridalosit në 22 shkurt të vitit 2009, bashkë me mikun e tij shqiptar, Alket Rizai. Por, kjo nuk ishte hera e parë, që dy të shumëkërkuarit arratiseshin nga burgu. Me një skenar të ngjashëm ata i shpëtuan qelive të burgut edhe në vitin 2006 në një tjetër arratisje spektakolare.

VËLLEZËRIT PALEOKOSTAS

Bëhet fjalë për dy njerëzit më të kërkuar në Greqi, vëllezërit Nikos dhe Vasilis

Paleokostas. Të dy të lindur në qytetin e Trikalës, i pari në vitin 1960 dhe i dyti në vitin 1966. Deri në vitin 1988 mbi ta rëndonin 27 vepra penale, kryesisht grabitje bankash dhe vjedhje me armë. Vëllezërit Paleokostas kanë arritur t'i shpëtojnë disa herë policisë, duke kryer 6 arratisje nga burgu, me ndihmën edhe të drejtuesve të policisë greke. Po ashtu dy vëllezërit Paleokostas kanë kryer dy pengmarrje të bujshme, nga të cilat mendohet se kanë përfituar miliona euro.

Fier, 21-vjeçari vdes me fotoksinë

Një i ri nga qyteti i Fierit i ka dhënë fund jetës mbasditën e sotme pasi ka pirë fotoksinë.I riu është dërguar nga familjarët në gjendje të rëndë por pa rezultat, pasi ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha. Nga ana e policisë nuk bëhen ende të ditura arsyet që kanë çuar të riun në vetëflijim, ndërsa mësohet se mban inicialet A.Xh.

Gjendet një trup i pajetë në Cërrik

Hakmarrja

Zbardhet vrasja e policit privat Ylli Kalemaj N

ëntë muaj nga vrasja e efektiv it të Policisë private Ylli Kalemaj në Fier, uniformat blu të antikrimit në Policinë e Fierit zbardhën vrasjen duke deklaruar se polici u vra për hakmarrje. Polici privat 46vjeçari Ylli Kalemaj u gjet i vrarë në muajin maj të vitit të shkuar në anë të autostradës në ndërtim LevanTepelenë, në afërsi të fshatit Gorishovë të rrethit të Fierit. Pas nëntë muajsh hetim përmes operacionit

Një 22-vjeçar nga Librazhdi është kapur në Shkodër me dhjetë kg drogë të llojit Canabis Sativa. Efektivët e antidrogës e kapën 22vjeçarin Besmir Halim Bozha lindur dhe banues në fshatin Rrajcë të Librazhdit në mbrëmje në një nga rrugët e qytetit të Shkodrës. Gjatë kontrollit Besmir Bozhës iu gjetën me vete në një çantë rreth 10 kg e 14 gr lëndë narkotike e llojit Canabis Sativa. Pas arrestimit Besmir Bozha do të procedohet penalisht për prodhim dhe shitje droge.

Vendi ku u gjet i vrarë polici privat, Ylli Kamberi në autostradën Levan-Fier

policor të koduar "Kobra", blutë e Fierit kanë prangosur si autor, 36vjeçarin Gentjan Liçaj, nga fshati Buzëmadh në Fier, ndërkohë që është shpallur në kërkim bashkautori tjetër i vrasjes, 50-vjeçari Xhezmi Hyka, nga fshati Gorishovë i Fierit. Policia e rrethit bën me dije se ka grumbulluar prova të mjaftueshme që lidhin të prangosurin Gentjan Liçaj dhe Xhezmi Hykën me vrasjen e policit Ylli

Kalemaj. Ylli Kalemaj punonte si roje private në kantierin e ndërtimit në autostradën LevanTepelenë. Trupi i tij u gjet nga një emigrant, që po kthehej nga Greqia, në orët e para të mëngjesit të 15 majit të vitit të shkuar. Policia e Fierit sqarot se 46-vjeçari Ylli Kalemaj është vrarë për motive hakmarrjeje, pasi ai ishte përfshirë në një vrasje të ndodhur disa vite më parë.

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në një rrugë Cërrik. Sipas të dhënave paraprake thuhet se viktima është përplasur nag një makinë e cila pasi e ka hedhur tej e ka lënë në vend, duke mos kthyer kokën pas. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë gjetur trupin e aksidentuar të pajetë, pa mundur dot ti japin ndihmë. Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e kufomës dhe gjetjen e autorit të aksidentit.


E diel, 12 shkurt 2012

13

SOCIALE VENDI NË EPIDEMI GRIPI

STUDENTËT, REGJISTËR ELEKTRONIK

Shqipëria është prekur nga epidemia e gripit. Mbi 22 mijë të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes janë shënuar vetëm javën, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta numri i rasteve është shtuar me rreth 40% krahasuar me një vit më parë. Specialistët e shëndetësisë deklarojnë se epidemia e gripit pritet të arrijë kulmin në fund të shkurtit.

Në fillim të vitit të ardhshëm akademik, të gjithë të rinjtë që nisin studimet e larta apo ata që janë aktualisht studentët do të kenë emrin në një regjistër elektronik. Secili prej tyre do të ketë një kod të veçantë dhe me anë të tij do të futet në rrjetin e fakultetit dhe do të shikojë notat e provimeve apo kreditet që i duhen për të kaluar në vitin tjetër.

U anketuan 1.000 të rinj, s’i njohin fare kandidatët

Lajmi Gara për dekan dhe rektor duket se po i ngjan gjithnjë e më shumë garës për zgjedhjet politike. Në një anketë të publikuar nga vetë Këshilli Kombëtar Studentor, 23 për qind e të rinjve thonë se u janë bërë presione në këmbim të votës, 56 % e tyre shprehen se ky presion ka lidhje me notën, ndërsa 18 % u janë ofruar para.

Studentët: Nota dhe lekë në këmbim të votave Këshilli Studentor denoncon zgjedhjet në universitete REZULTATET E ANKETËS Gjatë fushatës në fakultetin universitetin tuaj, ju është ofruar nota si favor në shkëmbim të votës? Po 5% Jo 58 % Kam dëgjuar 37 %

TIRANE

ESMERALDA KETA

A ju kanë bërë presione të formave të tjera në kërkim të votës? Po 23 % Jo 64 % Nuk kam dëgjuar 10 % Vetëm në pak raste 3%

K

ëshilli Kombëtar Stu dentor (KKS) ka anket uar plot 1.000 të rinj në të gjitha universitete publike për zgjedhjet në universitete. Pyetjet e anketës kishin si qëllim të zbulonin nëse të rinjtë i njihnin sa duhet kandidatët për rektor, dekan, shefa departamentesh apo edhe vetë strukturat drejtuesve studentore dhe nëse pedagogët po ushtrojnë presione mbi ta në këmbim të votës. Të dhënat e marra nga kjo anketë kanë vërtetuar jo vetëm që të rinjtë s'i njohin thuajse fare kandidaturat për drejtues të ardhshëm dhe e japin votën vetëm nga daljet mediatike të tyre, por ata pohojnë se po ushtrohet presion mbi ta me notën dhe madje nuk kanë munguar as ofertat monetare, në këmbim të votës. Kështu pyetjes nëse "Gjatë fushatës në fakultetin universitetin tuaj, ju është ofruar nota si favor në shkëmbim të votës?", 5 % e studentëve i kanë dhënë përgjigjen "jo", ndërsa 37% e të anketuarve i kanë dhënë përgjigjen "kam dëgjuar'. Por pyetjes "A ju kanë bërë presione të formave të tjera në kërkim të votës?", plot 23 % i kanë dhënë përgjigjen "Po". Anketa vijon më poshtë me pyetjen se "Çfarë presioni ju kanë bërë?" dhe 56% e të anketuarve janë përgjigjur se presioni iu është bërë për notën, për përjashtim nga strukturat drejtuese të të rinjve ka qenë forma e presionit për 21% të të anketuarve, ndërsa 5% e studentëve kanë thënë se presioni ka pas të bëjë me anëtarët e tyre të familjes, ndërsa plot 18 për qind e të anketuarve kanë deklaruar se u janë bërë oferta monetare

Çfarë presioni ju kanë bërë? Për notën Për përjashtim nga strukturat Për anëtarë të familjes Oferta monetare

Në foto: Esiona Konomi në këmbim të votës.

STUDENTËT

Të dhënat e kësaj ankete për njohuritë e studentëve për zgjedhjet e 20 shkurtit dhe tensionet e fushatës janë bërë publike nga përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Studentor, Esiona Konomi. "Vetëm 7% e studentëve të anketuar njohin programet e kandidatëve, ndërsa 24 % e të py-

eturve do të përzgjedhin një kandidat prej programit, shumica prej tyre do ta bëjnë zgjedhjen bazuar në daljet mediatike të kandidatit. Gjatë intervistave studentët janë shprehur se kandidatët thuajse nuk kanë programe, ose në rastin më të keq, janë kopje e programeve të katër viteve më parë," - u shpreh përfaqësuesja e KKS, Esiona Konomi.

Njëkohësisht, shumica e studentëve mendojnë se vota e tyre është e parëndësishme, pasi në disa raste ka vetëm një kandidat, dhe procesit i dihet që në fillim fituesi. Por studentët nuk njohin as funksionet e organeve kolegjiale si këshilli i fakultetit dhe senati i universitetit. "Vetëm 28 % e studentëve besojnë se vota e tyre bën diferencën, ndërsa

56 % 21 % 5% 18 %

37% janë shprehur se vota e tyre nuk ka asnjë rëndësi pasi ka vetëm një kandidat për shumicën e posteve drejtuese. gjatë anketës studentët janë shprehur se nuk e dinë se do të votojnë për senatin e universiteti dhe këshillin e fakultetit. 63 % e të pyeturve nuk i njohin farë funksionin e këtyre organeve vendimmarrëse", - përfundon Konomi.

Infermieria

Pedagogët, edhe mjekë në QSUT

J

TIRANE

o vetëm pedagogë, por ata do të kenë mundësi që të punojnë edhe si mjekë në Qendrën universitare Spitalore "Nënë Tereza". Ky është premtimi që dekani i fakultetit të Infermierisë, Petrit Bare, i bën stafit të tij të pedagogëve. Sipas tij, kontrata do të jetë fillimisht vetëm për disa muaj dhe për një numër të kufizuar ët stafit, por me ambicien për t'u zgjeruar sa më shumë. Ai ka shpjeguar se aktualisht janë në negociata me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe ministrinë e Shëndetësisë. "Që mjekët tonë të punojnë nëpër pavijone dhe spitale, ata të kenë kon-

tratë me pavijonet, mjekë të cilët i kanë kërkuar shefat e shërbimeve, që janë të nevojshme dhe japin kontribut mjaft të madh. Flitet për një numër jo shumë

Lajmi Të gjithë pedagogët e infermierisë së këtij fakulteti në UT, që kanë mbi 5 vite punë dhe plotësojnë kriteret, do të mund të futen në garën për të fituar titullin docent. Dekani i Infermierisë thotë se cilësia do të jetë objektivi kryesor i tyre dhe se nuk do të lihet asnjë moment jashtë vëmendjes.

më të madh pedagogësh si fillim. Pastaj do të vijnë duke u inseruar me shefat e shërbimeve, dhe ato do ti shtojnë numrat e tyre. Ne kemi një numër prej afro 100 pedagogësh, kryesisht të brendshëm në fakultetin tonë. Si fillim mund të jetë një numër prej 1718 pedagogësh dhe do të shkojë drejt 30. Pra, të jenë të punësuar këtu dhe të drejtojnë praktikat në spital, të japin dhe një kontribut në shërbime të ndryshme, si në kardiologji, etj", -thotë Petrit Bara, dekan i fakultetit të Infermierisë. Këta pedagogë do të ofrojnë ndihmën e tyre në praktikat mësimore por edhe në shërbime të veçanta të QSUT si neurokirurgjia, sëmundjet e brendshme apo kardiologjia.

LAJME SHKURT Dentisti i shkollës, miratohet kartela

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një kartelë tip për të gjithë stomatologët që ofrojnë këtë shërbim nëpër shkollat publike. Kartela e ndjek nxënësin që nga klasa e parë dhe derisa përfundon ciklin e plotë. Nëse ai transferohet nga shkolla, atëherë edhe kartela e tij dentare udhëton drejt shkollës së re. Sipas ministrisë së Shëndetësisë kjo do të shërbejë që nxënësit shqiptar t'i kushtojnë gjithnjë e më shumë shëndetit oral.

Librat shkollorë, në garë për 4 klasa

Ministria e Arsimit ka hapur konkursin për tekstet e klasës së 6, 7, 8 dhe të 9 si dhe për disa tituj në shkollat e mesme. Në këtë konkurs lejohet të marrin pjesë të gjitha shtëpitë botuese me përjashtim të atyre që vitin e kaluar kanë shkelur kontratat duke mos i dorëzuar tekstet në kohë në fillim të vitit të ri shkollor. Pas dorëzimit të tyre, tekstet do të miratohen nga komisionet e vlerësimit. Tekstet e hartuara nga botuesit duhet të mbështeten në programet mësimore.

Shkencat e natyrës, protestë për reformën

Kësaj radhe do të jenë studentët e shkencave të Natyrës të cilët do të protestojnë për reformën në arsimin e lartë në vendin tonë. Ata janë kundër mënyrës së re të financimit, sipas të cilës, do të mund të përfitojnë mbështetje nga fondet publike edhe studentët e universiteteve private. Ata e kundërshtojnë këtë mënyrë të shpërndarjes së parave të buxhetit të shtetit, me pretendimin se kjo do të shkatërrojë shtetërorin.


14

E diel, 12 shkurt 2012

SOCIALE QYTETI STUDENTI PA NGROHJE

11 SHKURTI, FESTË ZYRTARE

Qyteti i të rinjve, i njohur nga të gjithë si Qyteti Studenti, është mbërthyer nga i ftohti. Të rinjtë që banojnë në të ankohen se nuk kanë fare ngrohje. Sipas tyre kaldajat ndizen shumë rrallë, në ndonjë bujtinë të veçantë, ndërsa në shumicën e ambienteve i vetmi mjet ngrohës për ta mbeten batanijet. Kjo pasi nuk u lejohet të vënë asgjë në prizë.

Dje Tirana festoi 92-vjetorin e shpalljes kryeqytet i Shqipërisë. Në një simpozium të organizuar në këtë ditë, merrnin pjesë kryebashkiaku Basha, kryeministri Berisha dhe mjaft personalitete të tjera të njohur të kulturës dhe politikës. Basha ka deklaruar se do t’i propozojë këshillit bashkiak që të shpallë 11 shkurtin si festë zyrtare të qytetit.

Vlerësohen nga dy komisione, s'ka vend për pakënaqësi

Lajmi Maturantët nuk mund të ankohen për notën e provimeve finale. Ata kanë të drejtë të marrin një kopje të testit të korrigjuar, madje edhe nëse vërtetojnë se ajo është vlerësuar gabim, sërish as nuk mund të ankohen dhe as nuk mund ta ndryshojnë rezultatin.

Matura, nuk mund të ankohesh për notën S'ndryshon, edhe nëse korrigjohet gabim

S

htetasit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë, me kusht që të zotërojnë gjuhën shqipe në një nivel të pranueshëm për të vijuar studimet universitare. Zotërimi i gjuhës shqipe vërtetohet nëpërmjet dëshmisë së provimit që zhvillohet mbi bazën e programit për të huajt pranë Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Kjo kategori, nëse nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore, për t'u pranuar në shkollat e larta, duhet të japin provim Matematikën dhe Letërsinë e Gjuhën Shqipe, ose një nga gjuhët e huaja të listës së lëndëve me zgjedhje.

T

ë gjithë maturantët, të cilët do t'u nënshtro hen provimeve këtë qershor, nuk mund të ankohen, nëse janë të pakënaqur me notën. Rregullorja e re e zhvillimit të Maturës Shtetërore 2012, është mjaftuar me gjetjen e vlerësuesve shumë të mirë, duke u hequr kështu të drejtën maturantëve që të rishikohet testi, nëse vërejnë parregullsi gjatë korrigjimit të tij.

ANKIMI

Ndryshe nga eksperienca e viteve të kaluara, kur të rinjtë kundrejt një tarife prej 1200 lekësh, kishin të drejtë që të ankoheshin nëse ishin të pakënaqur me notën dhe nëse vërtetohej se ai kishte të drejtë, ndryshohej edhe rezultati, këtë vit ata nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo do të thotë se nëse maturantët janë të pakënaqur nga nota e testit dhe pretendojnë që ajo të rivlerësohet, kjo s'mund të bëhet, pasi rregullorja e Maturës 2012 nuk parashikon procedura rishikimi të testeve dhe as më pak të rivlerësimit të tyre, në mënyrë që të pasqyrohet edhe nota e re me ndryshime. Një procedurë kjo që është ndjekur që në fillimet e zbatimit të Maturës Shtetërore, ku maturantët kishin të drejtë e apelimit të notës, por u hoq në maturën 2011. Ndërkohë specialistë të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se një nen i tillë nuk është parë i nevojshëm, pasi rregullorja e sivjetshme ka procedura shumë të forta për vlerësimin e testeve. Dhe, për këtë arsye, nuk është e nevojshme që të parashikohet procedura e ankimimit,

pasi testet do të vlerësohen nga dy komisione të ndara.

VLERËSIMI

Këtë herë matura parashikon që testet të kalojnë nëpër dy komisione vlerësimi, të pavarura nga njëri-

tjetri. "Çdo pyetje e testit i nënshtrohet një vlerësimi të dyfishtë, të pavarur nga njëri-tjetri", - thuhet në nenin 50, pika 11 të rregullores së Maturës Shtetërore. I njëjti kapitull i rregullores për-

cakton se edhe procedurat që duhet të ndjekin vlerësuesit në korrigjimin e testeve. "Vlerësuesit, pasi marrin në dorëzim testet, konfirmojnë saktësinë e tyre dhe bëjnë kodifikimin me numra arabë, pavarësisht nga barkodi dhe pa e dëmtuar atë", - thuhet në këtë kapitull, ku më tej saktësohet se vlerësuesit mund të bëjnë shënime në test, por vlerësimet për çdo pyetje i pasqyrojnë në formularët

Çfarë ka ndodhur me maturën shtetërore?

Të rinjtë, të cilët mund të jenë të pakënaqur me notën e marrë në një nga provimet e maturës shtetërore, nuk mund të ankohen për këtë gjë. Ata mund të marrin një fotokopje të testi, por edhe nëse vërtetohet se ajo është korrigjuar gabim, sërish rezultati nuk mund të ndryshojë.

Po përse është vendosur një gjë e tillë?

Ata që kanë mbaruar jashtë test për gjuhën shqipe

ESMERALDA KETA

PYETJE PERGJIGJE

RREGULLAT

TIRANE

?

përkatës. "Rakordimi i vlerësimeve bëhet pas korrigjimit në fund të çdo dite vlerësimi. Në rastet kur ka mospërputhje midis dy vlerësuesve, përgjegjësi i vlerësimit, aktivizon një vlerësues të tretë për të bërë vlerësimin përfundimtar. Përgjegjësi i vlerësimit firmos në tabelën e vlerësimit të testit së bashku me vlerësuesin e tretë", - përcaktohet në këtë rregullore.

Specialistë të Ministrisë së Arsimit shpjegojnë se testet korrigjohen nga dy vlerësues të ndryshëm, dhe kur ata nuk japin të njëjtën sasi pikësh, atëherë bëhet edhe një vlerësim nga një person i tretë. Për këtë arsye, ata thonë se nuk është e nevojshme që të parashikohet procedura e animimit.

Po të rinjtë si mendojnë?

Në fakt kjo procedurë është hequr edhe një vit më parë dhe në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kanë mbërritur një mori ankesash për vlerësimin e provimeve të maturës, por ata kanë mbetur aty. Të rinjtë thonë se kjo nuk është e drejtë.

Po vlerësimi si bëhet?

Për të shmangur gabimet që mund të bëhen gjatë korrigjimit të testeve, specialistët e MASH kanë përgatitur edhe skemën e vlerësimit për çdo provim. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo maturant.

Situata alarmante

"Pazari i Ri" noton në mbeturina

N

TIRANE

jë ndër tregjet e fruta-perimeve që ndodhet në qendër të kryeqytetit lundron në mbeturina. Bëhet fjalë për tregun te Pazari i Ri, i cili jo vetëm që është në kushte jashtë çdo standardi, por edhe i mbytur nga mbeturinat që shkaktojnë bizneset që operojnë në këtë pazar. Siç shihet qartë edhe nga fotot, jo vetëm, kazanët e caktuar për të mbledhur mbetjet që krijohen, por edhe e gjithë sipërfaqja rreth e rrotull tyre është e mbushur plot me kuti kartoni, produkte të kalbura, shishe, kavanoza, etj, duke u kthyer në një burim infeksioni për të gjithë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, në

të shkojnë e ushqehen qentë e rrugës dhe macet. Ndërkohë që vetë tregtarët, që ushtrojnë aktivitetin në këtë

zonë, në vend që të kujdesen që ambienti përreth tyre të jetë sa më i pastër, ndihmojnë pa u kursyer që ta

ndotin sa më shumë atë. U mjafton të mbajnë pastër vetëm atë metrin katror ku ekspozojnë produktet e tyre. Tregu te "Avni Rustemi", i njohur ndryshe si pazari i ri, njihet si në ndër tregjet më të mëdha dhe të rëndësishme të kryeqytetit, ku e gjejnë veten duke shitur produktet e tyre edhe fshatarët e zonave përreth kryeqytetit. Megjithëse është premtuar disa herë nga bashkia e Tiranës, kur ajo drejtohej nga socialistët, por edhe nga drejtuesi aktual Lulzim Basha, se do të ndërhyhet në të duke e transformuar ai vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Madje shpeshherë, ai ka tërhequr ehe objektivët fotografikë të turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.


E diel, 12 shkurt 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Alarmi vjen nga shtëpia e zjarrfikësit

Dënohet toreadori burracak

M

Kur çmenden bankomatët

N

ister Pickell, i cili punon si portier në një nga ndër marrjet prodhuese në Dawlish të Anglisë, për të fituar ca më shumë, ka gjetur edhe një punë të dytë dhe punon edhe si zjarrfikës. Një natë, ndërsa po flinte në shtëpi me të dëgjuar sirenën e alarmit, zjarrfikësi i zellshëm pa e u menduar fare, brofi në këmbë u vesh me shpejtësi dhe me sa hap e mbyll sytë u gjend në repartin e tij të zjarrfikësit për të marrë detyrën. Menjëherë i hipi makinës së tij, së bashku me të gjithë skuadrën dhe u nis për të shuar zjarrin. Mirëpo për habinë e tij makina po përshkonte të njëjtën rrugë që kishte bërë edhe ai kur kishte dalë nga shtëpia. Habi që shumë shpejt iu kthye në tronditje, sepse makina e zjarrfikses ndali pikërisht para pallatit ku banone ai vetë, tashmë i përfshirë nga flakët.

J

ë Spanjë, atheun e corrida-vet të jesh toreador kërkon vërtet një përgatitje të gjithanshme në shumë drejtime dhe sa më i përgatiur të jetë një torero aq më e bukur e spaktakolare është një corrida. Por ama toreadori duhet të jetë mbi të gjitja një njeri i guxmishëm, pasi corridat janë sa të bukura aq edhe të rrezikshme për toreadorin. Në historinë e këtij spektakli nuk janë të pakta rastet kur toreadorë të famshëm kanë mbettur viktima të brirëve të demave. Një nga toreadoërët e njohur, Rafael de Paula, gjatë një korriga në Barcelonë, e pa vërtet pisk nga një dem që e vuri përpara dhe bëri një veprim prej burracaku që i irritoi shumë spektatorët. Veprim ky që i kushtoi një dënim prej 6 muajsh larg nga corridat.

o shumë kohë më parë, një bankomat të Manchester it, në Angli, "u çmend", pasi të gjithë atyre që kërkonin të tërhinin shumën e kërkuar, për shkak të një defekti në programim u jepte dyfishin. Brenda një periudhe të shkurtër, radha për të tërhequr paratë në këtë bankomat u bë vërtet e gjatë, derisa më në fund dikush njoftoi në bankën përkatëse dhe bankomati u mbyll. Më të pafat ishin qytetatërt në një bankomati të një banke të madhe kanadeze, i cili pas kërkesës që bënin për të tërhequr paratë, jo vetëm që nuk nxirrte asnjë kartemonedhë, por , edhe në këtë rast për shkak të një gabimi të ngjashëm, në vend të tyre u nxirrrte fletëapolsje me përmbajtje publicitare.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

20

7

21

27

22

28

23

9

24

29

35

8

42

48

30

54 61

32

44

77

56 63

HORIZONTAL 1. Këdon i pari. 7. Megahertz për shkurt. 9. I dëgjoi vetëm Odiseu. 15. Janë felinë shtëpie. 20. Një satelit i Uranit. 21. Një fjalë e pamjaftusheme. 24. I ka tek thana. 25. Ato të shtëpisë bëhen nga amvisat. 26. Janë detarët. 27. Mbyllin një shtëpi. 28. Malli kur s'është... ai. 29. Ishte biçikleta e parë. 32. Një garë mes shumë firmash. 34. Ndalet pad et. 35. Lindin në... kokë. 36. U mbiquajt Stagiriti. 38. Mund të jetë kuzhine. 39. U shkrua nga Chateaubriand. 41. Fillojnë tatëpjetën. 42. Janë piktorë si Monet. 45. Ekstreme për king. 46. Formohen nga vargje. 48. Të fundit në stan. 49. Ishin sonda hapësinore anerikane. 50. Eshtë konfuzion. 52. Gjysma e helmit. 53. Një pjesë e literaturës. 55. Janë thënie të famshme. 57. Eshtë situata e çrregullt, jo e zakontë. 58. Eshtë gri ajoe trurit. 61. Rastis në kufij.

39 46

59

75

81

89

86

VERTIKAL 1. Janë shkronjat pasuri. 2. Lumi ku ra Fetonti. 3. Nisin nga kreu. 4. Një traumë. 5. Pherson top model dhe aktore. 6. Të fundit në princip.

I O N E T

I N T E R N

I M I

P A R K E T

A

A

I R

E L

R O G E R

E

7. Janë anëtarët e një lozhe sekrete. 8. Ka kryeqytet Port-Au Prince. 9. Në krye të subjekteve. 10. Pak interesante. 11. Carol, i Njeriu i tretë. 12. Gjysmë etnike. 13. Ashtu qoftë në meshë. 14. Bulba i Gogol. 15. Janë kulla në xhami. 16. France shkrimtar. 17. Këndon Nessun dorma. 18. Inicilet e Rohmer, regjisor. 19. Janë katër në kitarën bas. 22. Eshtë hormon kardiostimulues. 23. Kështu bëhet raporti që është gati të thyhet

T O P O N

A

K A N T

I

I

E R E

A R

I

E L

M A R T

I R

E R G

O T

S I

T T

K K

T U N D U E S I

G C

E R O S S

O M I

P E A R L H A R B O R B O R O D

T A S H A

E K R A N E

I N D E K A N D

H A

A

K O N T R A S T E T

P R E P O T E N T

I M E T

P A R E T E T

I R S T L A D Y

S

J A T A G A N E P

L E E J O N E S

M I N O T A U R

E S A T T E

B

K R E N D R P

F

U

76

87

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

T E N S

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tjaja do të vinë në rritje. Merkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

91

86. Eshtë emri i sajuar. 87. Mbyllin fushatat. 88. Walter, që qe aktor i famshëm. 89. Cardin i modës. 90. Franchi në stadiumin e Fiorentinës. 91. Gide që shkroi Imoralisti.

I

60

82

90

B A L L

Virgjëresha

Edhe pe nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk "ju shohin me sy të mirë", duhet të bëni durim sepse situata do të nfryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohëshëm.

68 74

85

M S

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë "të privilegjuar" pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë "vickël" në planin sentimental.

19

52

73

84

H I

18

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka njën klimë të përgjitshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është tamama momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

40

67

80

63. Lëvizje Majtiste Lokale. 64. Mund të jetë provimi. 66. Një fundjavë në Londër. 68. Një mund të jetë autonom. 69. Me të nxjerrin bathë. 70. Pesëdhjetedy... romake. 71. Croft në videogame. 73. Si i gjithë. 75. Ngjyhet në në tavaolocë. 77. Eshtë edhe ai i Greenwich. 79. Jeremy aktor. 81. Qetësonte detin. 82. Medet pa kufij. 83. Mihal që qe aktor. 84. …. Goes to Hollywood, grup pop britanik.

17

Binjakët

Merkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Sigurisht që Marsi ju pertërin energjitë, por sjell edhe pasion.

47

51

72

79

88

34

38

66

71

83

16

58

65

78

15

33

57

64

70

14

45

50 55

69

13

37

43

62

12

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të keni një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

26

31

49

53

11

25

36

41

10

Dashi

Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonoë mik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

T R B

U K

E E E

E L

A R R E S T

K A R O T A T

I D A T U R A

I N E R D A

S O L

A I K I

E

D E T

K A L E M A I

T A R E T

24. Schipa tenor. 25. Gwineth aktore e njohur. 30. Kishin mbret Asurbanipal. 31. Ndërmarrje Ekonomike Sarandë. 33. Ku ka… ka degradim moral 36. Eshtë problem kardiak. 37. Eshtë vendi pa dritë. 40. Eshtë amerika në Brazil 43. I thyer ai i... Kadaresë. 44. Një mund të jetë edhe hartimi. 45. Eshtë portofoli. 47. Take… grupi i Robbie Williams. 51. Qarkullojnë me targa. 54. Janë binarë. 56. Janë ata që nuk janë zënë. 57. Copland kompozitor. 59. Magritte piktor. 60. Mund të kërcejnë së larti të tillë. 62. Një komandë në computer. 65. Një dëm. 67. Ka brirë të bukur. 69. Ndjek një alfa. 72. Paul që këndon "Diana". 74. Monedha e Kosovës. 75. Eshtë edhe ajoi gjenealogjike. 76. Parajsa e humbur. 77. Mësim pa zë. 78. Ndahen me një nen. 80. Sikur janë në krye. 84. Kështu fillon filmi. 85. Diftong teatral. 87. Në krye të armatës.

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndersa ju veetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirsi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shka të Hënës në shjenjë.

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t'jun impnojnë të ndryshoni herëpas herë objektivat tuaja. Vëtm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

Bricjapi

Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lenë gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore. Momente magjike në dashuri.

Ujori

Edhe pse në përghjihësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpiertërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

Peshqit

Në kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë pklanetëve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t'ju pengojë të vazhdoni të jeni optimsitë.


16

E diel, 12 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA • Kompanitë e Murdoch, arrestohen 8 gazetarë

Abonohu!

Tetë persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve mbi përgjimet e paligjshme brenda News Corp, grupit mediatik të Rupert Murdoch. Pesë punonjësit e The Sun, tabloidit më popullor britanik, janë arrestuar në banesat e tyre në Londër, Essex dhe Kent. Tre të tjerët u arrestuan nga një o¿cer policie në Surrey. Gazetarët akuzohen për korrupsion të zyrtarëve publikë dhe për pagesa të paligjshme për të marrë informacion. Arrestimet janë rezultat i informacionit të dhënë për hetuesit nga një komision i brendshëm i Corp News.

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact:

• Libia i kërkon Nigerisë djalin e Gadafit Libia i ka kërkuar Nigerisë që ta dorëzojë njërin nga djemtë e Muamer Gada¿t, që gjendet nën arrest shtëpiak në shtetin fqinj afrikan, pasi që ka paralajmëruar se atdheu i tij po përballet me një kryengritje të re. Zëdhënësi i Këshillit Tranzitor Kombëtar, Muhamed Hareizi, tha se Nigeri duhet të përmbushë kërkesën për ekstradimin e Al-Sadi Gada¿t dhe zyrtarëve tjerë, për të “ruajtur marrëdhëniet dhe interesat “me Libinë.

POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

• Greqi, miratohet ligji kundër falimentit

Greqia miraton të premten vonë një ligj që shtrëngon masat e kursimit, i cili nevojitej për të siguruar marrëveshjen për pakon e shpëtimit në vlerë prej 130 miliardë eurosh. Qeveria greke mbajti një takim të jashtëzakonshëm për të çuar përpara projektligjin dhe për të ndihmuar parlamentin që të përmbushë afatin e 12 shkurtit, të caktuar nga kreditorët e BE-së, si pjesë e marrëveshjes për marrjen e pakos së shpëtimit.

• Napoletano: Italia nuk është Greqi

“Situata në Itali është e ndryshme nga ajo në Greqi. Ne i kemi përmbushur kërkesat e institucioneve evropiane. Italia është duke iu përgjigjur krizës ¿nanciare”, deklaroi Presidenti italian Giorgio Napolitano gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen. Komentin në fjalë presidenti italian e bëri pas një pyetjeje të gazetarëve mbi protestat e mundshme në Itali. Duke vijuar fjalën e tij, presidenti italian theksoi se përballë sakri¿cave të qytetarëve italianë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç masave kundër krizës.

• Iran, Ahmadinexhad: S’dorëzohemi me forcë

Presidenti i Iranit, Ahmadinexhad me rastin e 33 vjetorit të Revolucionit islamik deklaroi se “Irani nuk do të dorëzohet kurrë përballë gjuhës së forcës në negociatat për programin bërthamor me fuqitë e mëdha”. “Nëse përdorni gjuhën e forcës, iu bëj me dije se kombi iranian nuk do të dorëzohet kurrë”, deklaroi presidenti drejtuar Perëndimorëve. “E vetmja rrugë për ju është të njihni të drejtat e kombit iranian, përsa i përket programit bërthamor dhe të riktheheni në tryezën e negociatave”, shtoi ai.

origjina e lajmit... • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.