shqiptarja.com

Page 1

Faqe 5

Ambasadori danez: Ndonjë palë e tretë komenton intervistën time

Faqe 14

Polici vret policin, Àet gruaja: Burri im vuante nga xhelozia

Faqe 4

Rama mbledh bashkiakët, Ruçi surprizon: Mund të ketë zgjedhje

Faqe 7

Banka Botërore, kushte qeverisë për kredinë 200 milionë USD

LEKË 20

Lunch.com

NGA

MIRA KAZHANI

Sakri¿cë si prift? Rrëfehet Dom Gjergji Faqe 9

VITI II - NR.8 E premte, 13-01-2012

INTERVISTE EKSKLUZIVE/ Ju rrëfej dëshmitë e opozitës për tragjedinë para kryeministrisë

21 JANARI, FLET PROKURORI

Sokol Malaj: Rama nuk ishte organizator i demonstratës, ndaj nuk e pyetëm Lajmi Kreu i prokurorisë së Tiranës, Sokol Malaj, thotë për “Shqiptarja. com”, se dëshmitë e deputetëve të Partisë Socialiste për ngjarjet e “21 Janarit”, janë formale dhe nuk përbëjnë lajm. Hetimi për ngjarjet e bujshme të fundvitit të shkuar, tashmë është fokusuar vetëm te vrasësit e 4 protestusve.

Incidenti me gazetarin pse fotografoi

Kryeministri Berisha, vizitë Ilir Metës në shtëpinë te ish-Blloku

dhe pse Komisioni Parlamentar për “Grusht Shteti”, nuk është mbyllur, vazhdon hetimi për organizatorët e tubimit. Në një prononcim telefonik për “Shqiptarja.com”, kryeprokurori i Rrethit të Tiranës, shpjegon se intervistimet e përfaqësuseve të opozitës që kanë ¿rmosur si organizator të tubimit, janë kryer me dëshiren e tyre dhe se nga dëshmitë e tyre, mësohet thjesht se, përpara tubimit, janë porositur të gjithë organizatorët në bazë, që të respektojnë ligjin. Janë tre deputet të Partise

NGA

ARBEN RROZHANI

Socialiste, si dhe kreu i PS për kryeqytetin, Pjerin Ndreu, që janë thirrur në Prokurorinë e Tiranës, vetëm pak ditë pas ngjarjes, për të dhënë shpjegimet e tyre, mbi ngjarjet e 21 janarit. Gjithashtu janë pyetur edhe aleatët,

Gjinushi dhe Ndoka. Të parët që janë pyetur, kanë qenë deputetet Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj, të cilët ¿llimisht nuk pranuan të paraqiten në prokurori, për arsye se do të merrnin vijon në faqen 3 pjesë në varrimin e...

Urdhri i drejtuesve për plotësimin e kartelave: Të përdoren gërma kapitale

Infermierët nuk dinë të shkruajnë ESMERALDA KETA

D

rejtoria e spitalit Ushtarak të Tiranës është detyruar të nxjerrë një urdhër të pazakontë për plotësimin e kartelës klinike të të sëmurit. E detyruar nga fakti se infermierët dhe kryeinfermierët, por në jo pak raste, nuk dinë të shkruajnë. E plotësojnë kartelën klinikë në mënyrë të atillë, saqë vijon në faqen 10 është e...

NGA

AFRIM KRASNIQI

Pa diplomaci

Në foto: Berisha duke dalë nga shtëpia e Metës mbërmë

TIRANE

SPITALI USHTARAK

Editorial

M

POLI HOXHA

E

Faqe 3

PJ ka paralajmëruar në fundin e muajit dhjetor se ka gjetur një zgjidhje origjinale për emërimet e ambasadorëve në vendet vakanat: do të aplikojë emërimet e të ngarkuave me punë. Këta të fundit nuk janë ambasadorë, nuk ka nevojë për ¿rmën e presidentit, as për seancë dëgjimore ...zgjidhja në parlament. Forma të tilla u aplikuan më 2004 jodiplomatike dhe 2007 kur qeveria e problemeve e asaj kohe pati mos- diplomatike marrëveshje me Presi- rrezikon ta dentin në emërimin e ambasadorëve. Në dy shndërrojë rastet problemi është politikën i njëjtë, “pengesa” e e jashtme njëjtë dhe “zgjidhja” e shtojcë njëjtë. Nuk më pranojnë një kandidat politik që negative të dua ambasador, OK, politikës së atëherë emëroj kudo brendshme... të ngarkuar me punë derisa Presidentit ti mbarojë mandati! Zgjidhja jodiplomatike e problemeve diplomatike rrezikon ta shndërrojë politikën e jashtme shtojcë negative të politikës së brendshme. Në tre rastet kreu I shtetit ka refuzuar kandidatë për ambasadorë me të njëjtin motiv: është shkelur ligji për shërbimin e jashtëm diplomat, sipas të cilit, lejohen vetëm 20% emërime politike në krye të ambasadave. Më 2004 ky raport ishte 45%, më 2007 ra në 40%, aktualisht është 42%. Në vend që MPJ dhe qeveria në çdo rast të respektojë ligjin, të korrigjojë emërimet dhe ta kthejë diplomacinë në një aset kushtetues dinjitoz për vendin, - kërkohen zgjidhje të tjera ekstra-ligjore, të cilat sjellin pasoja tre¿she negative për diplomacinë. E para, ulja e përfaqësimit nga ambasador në të ngarkuar me punë është një qëndrim politik dhe kur kjo aplikohet në shtete me peshë speci¿ke në BE atëherë mesazhi që i dërgojmë këtij vendi është negativ dhe me pasoja në marrëdhënie dypalëshe. E dyta rrezikojmë që stafet diplomatike të shndërrohen në shtojca të stafeve politike partiake... vijon në faqen 5


2

E premte, 13 janar 2012

POLITIKE

Veliaj: 20 vjetori i M FRESH, në skenë të rinjtë e suksesshëm

TIRANE

ARBEN RROZHANI

K

ryeministri Sali Berisha i bëri bëri një vizitë të paprecedentë aleatit kryesor në "qeverinë e Integrimit", siç quhet koalicioni PD-LSI prej shtatorit 2009. Rreth orës 19.00 të mbrëmjes, eskorta e makinave qeveritare ndaloi në fund të rrugicës që devijon përballë shumëkatëshit "Sky Toëer" në zonën e ish-bllokut, ndërsa Berisha u fut në godinën e verdhë, përkundruall ish-restorantit "Berlin". Ndonëse jo për herë të parë, rrugica u mbyll për qarkullimin e automjeteve, por kësaj radhe janë penguar edhe lëvizjet e kalimtarëve të shumtë që frekuentojnë atë zonë, kryesisht të rinj që mblidhen mbrëmjeve. Vizita e kryeministrit Berisha është e para që bëhet në shtëpinë e ish-zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, i cili të hënën duhet të paraqitet në Gjykatën e Lartë për tu njohur me vendimin e drejtësisë mbi akuzat e bëra ndaj tij nga ish-ministri i METE, Dritan Prifti. Nga ana e tij, në një komunkimin telefonik me "Shqiptarja.com", z.Meta nuk e mohoi takimin që pati në shtëpinë e tij me z.Berisha. Ai ka dalë nga shtëpia e Ilir Metës në orën 22 40 minuta dhe përshëndeti me dorë nga kamerat që ruanin në distancë hyrjen e portës së Ilir Metës i cili ka një hyrje speciale në pallatin që ka bërë tri kate shtesë. Të mërkurën në mbrëmje, Berisha, për herë të parë shprehu publikisht mbështetjen për aleatin në qeverisje, duke premtuar se do të ishte gati ta rikthente në qeveri, nëse këtë e propozonte LSI-ja. Por për shumëkënd deklarimi i Berishës duke mbrojtur publikisht Metën u konceptua si presion i hapur ndaj Gjykatë së Lartë, katër ditë para dhënies së vendimit për ish-zv.kryeministrin. Gjatë intervistës së tij të dhënë në ABC News, kryeministri Berisha u ndal gjatë te procesi gjyqësor për Ilir Metën dhe rikthimin e tij në qeveri. Berisha la të kuptohet se Meta do të rikthehet në qeveri, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pasi pafajësinë e Metës e ka cilësuar si një gjë të padiskutueshme. "Vendimi i drejtësisë është vendim drejtësie dhe pa diskutim që do të respektohet. Meta gjersa të jepet vendimi është i pafajshëm, ky është prezumimi i pafajësisë. Meta ka deklaruar

e slloganin Re-Fresh, Forumi Rinor Euro-Socialist është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për festimet e 20-vjetorit të kësaj organizate në gjirin e PS. Në një lançim të projektit të madh të datës 15 janar, Erion Veliaj, Sekretar për Rininë dhe Emigracionin ka falenderuar të rinjtë e grupit të punës të mbledhur dje në selinë rozë. "Ajo që do të bëjmë në datën 15 janar është një festim i 20 viteve të të

rinjve socialistë dhe progresistë, të të rinjve të Shqipërisë. Këto nuk kanë qenë 20 vite të lehta, ka pasur disa kohë kur disa kryeministra, si zoti Pandeli Majko, kanë qenë krenaria e FRESSH. Aktivisti, Zoti Ilir Zela, do jetë me ne për të treguar si ishte në fillim, kur FRESSH është lançuar", tha Veliaj. Sipas tij, ajo që do të jetë kryesore është se vendin kryesor edhe skenën do ta zënë të rinj nga e gjithë

Shqipëria, të cilët punuan në mënyrë fantastike fushatën e fundit dhe sollën një histori suksesi duke filluar ngaSaranda, nga Himara, në Laç, në Kavajë. Kjo nismë e FRESH ka marrë vlerësimet e kreut të opozitës, Rama, i cili në Tëitter thotë: "Projekti i FRESH-it shumë tërheqës. Re:Fresh! Organizatorët po bëjnë një punë të admirueshme. Rinia në rrugë e në rrjet, nisja 15 Janar".

Kryeministri viziton ish-zv.kryeministrin 4 ditë para gjyqit

I FSHIJNË FOTOT

Berisha, vizitë në shtëpinë e Ilir Metës

Garda ndalon gazetarin, fotografoi makinat

Një natë më parë shprehu rikthimin e tij në qeveri Lajmi Kryeministri Sali Berisha i bëri një vizitë publike në shtëpi ish-zv.kryeministrit Ilir Meta, i cili do të marrë vendimin e Gjykatës së Lartë pas katër ditësh, pas pretencës së prokurorisë që kërkoi dënimin e tij me dy vite burg për videon e korrupsionit në METE.

Në foto: Berisha duke dalë nga shtëpia e Metës mbërmë (majtas) Makina e Kryeministrit parkuar përpara shtëpisë

BRAÇE NË FB

Presion ndaj Gjykatës së Lartë

K

jo është bandë, nuk është qeveri! Kjo është familje mafioze, nuk është familje politike! Presioni kundeer Gjykatees see Lartee eeshtee krim shteteeror! Prej keetej buron kultura e pandeeshkueshmeerisee! Është e thjeshtë, I bashkon I njëjti krim: korrupsioni aktiv!

se do ta respektojë plotësisht vendimin dhe ka besim të plotë në gjykimin objektiv. A do të jetë Meta pas vendimit të Gjykatës në qeveri apo jo, kjo është çështje e LSI-së dhe jo

çështje e imja. Është çështje e asaj partie aleate që unë bashkëqeveris", deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha në intervistën e tij sulmoi ashpër edhe prokurorinë, duke

mbrojtur hapur Metën. "Mendoj se lideri i partisë së koalicionit ka dhënë një shembull të shkëlqyer. Iu nënshtrua një procesi mbi bazën e një dokumenti të prerë dhe ngjitur 28 herë. Dha dorëheqjen, shkoi para prokurorëve si qytetari Ilir Meta. Ekzistonin disa variante, por kërkoi më thelbësoren, që të gjykohej në thelb për këtë çështje. Paraqitja ishte ndryshe. Ishte Meta ai që i kërkoi Gjykatës që të ndryshojë spektrin ose lëndën e gjykimit. Ishte për çështje materie, Gjykata e pranoi dhe u tregua e përgjegjshme. Meta i është

përgjigjur në mënyrën më të civilizuar kërkesës së Gjykatës së Lartë, i ka shprehur besimin asaj dhe nuk ka pasur asnjë paragjykim. Ka pasur probleme të drejta me Prokurorinë, e cila ka mashtruar Parlamentin me dokument, por ky është kapitull tjetër. Pavarësisht nga kjo, nuk ka asnjë keqardhje nga heqja e imunitetit të Metës, sepse të dhënat e mëvonshme kanë faktuar katërcipërisht se Parlamenti është mashtruar, nuk iu tha e vërteta për ato çështje. Por kjo s'ka rëndësi. Është Drejtësia që e nxori këtë problem. Këtu mendoj se

V

izita e Berishës në shtëpinë e Metës është shoqëruar nga një mbulim i shumtë mediatik. Media të shkruara dhe vizive dërguan gazetarët në zonën e ishbllokut për të marrë detaje në venngjarje. Por gazetari i gazetës "Shekullit", Luis Tanushi është ndaluar nga pjesëtarët e gardës. Tanushi tha se ndodhej në kryqëzim të rrugëve poshtë pallatit ku banon Meta dhe po fotografonte makinat, kur garda e ka ndaluar për 5 minuta. "Nuk më lanë pa fshirë tre fotot që kisha bërë"-deklaroi gazetari për "Shqiptarja.com". I pyetur për incidentin me gazetarin, kreu i Gardës Ndrea Prendi, u shpreh se nuk kishte informacione të tilla. Por pas komunikimit me vartësit, Prendi tha për "Shqiptarja.com" se nuk kishte patur asnjë gazetar të ndaluar. Sipas tij, ka patur vetëm një incident në fillim të ardhjes së Berishës te shtëpia e Metës, me një person që po fotografonte. Punonjësit e Gardës, pasi kanë marrë vesh se ka qenë gazetar, e lanë të lirë. Ndalimin e gazetarit e kritikoi edhe vetë z.Meta, si një sjellje të papërshtatshme.

qëndrimi i Metës i bën nder atij si politikan. Pranimi i Gjykatës për ta shqyrtuar në materie çështjen, i bën nder shtetit ligjor, i bën nder integritetit të saj," tha Berisha.

Drekë pune

Rama-Arvizu, tre orë takim kokë më kokë

J

anë shpeshtuarv takimet e ndërkombëtarëve me udhëheqësit politikë shqiptarë, teksa debatetpër zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensusin e të gjitha palëve dhe si një president simbol të unitetit të popullit si dhe miratimit të ligjeve me shumicë të cilësuar janë ashpërsuar. Kështu dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, jashtë vëmendjes së

Kreu i PS, Edi Rama dhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu

mediave. Arvizu dhe Rama kanë drekuar bashkë për rreth tre orë, ku nuk janë shmangur bisedimet rreth situatës politike në vend, në këtë vit të ngarkuar fdort politikisht dhe me sfida të mëdha për t'u kapërcyer për politikën shqiptare. Por që zyrtarisht ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre. Në fund ata kanë refuzuar të japin prononcim për mediat, ndërkohë që Rama është mjaftuar duke deklaruar "se gazetarëve nuk i shpëton asgjë". Ky takim ka

ardhur pak minuta pasi mazhoranca dhe opozita dhanë shenjat e para të prishjes së mundshëm të konsensusit për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar votash. PD dhe PS gjatë konferencës së kryetarve në Kryesinë e Kuvendit nuk kanë arritur të gjejnë kompromisin për miratimin e kalendarit të punimeve. Përfaqësuesit e PS-së janë larguar nga mbledhje duke mos preferuar të votojnë për kalendarin e punimeve të Kuvendit.


E premte, 13 janar 2012

3

AKTUALITET

Dita e "tritolit" D dëme në Tiranë Vlorë dhe Tropojë

ita e djeshme është quajtur si dita e shpërthimeve të lëndës plasëse të tritolit, pasi duke nisur që nga orët e para të mëngjesit ka pasur shpërthime nëpër qytete të ndryshme si Tiranë, Vlorë dhe Tropojë. Një sasi lënde eksplozivi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Vlorës në katin e tretë të një pallati në lagjen "29 Nëntori". Burimet thanë se nuk ka të dëmtuar nga ngjarja ndërkohë që ka pasur dëme të

konsiderueshme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve. Më pas shpërthimi me tritol tronditi qytetin e Bajram Currit, ndërsa ngjarja ndodhi në lagjen "Dardania". Burimet thanë se sasia me eksploziv i është vënë banesës së Sadri Kërnajës, pranë derës së apartamentit dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe dyert e apartamenteve përreth dhe xhamat e banesave të tjera të pallatit.

Zjarri nuk është shuar në Shqipëri, pasi më tutje u dëgjua për një shpërthim në një banesë në Fushën e Aviacionit në Kryeqytet. Gjatë momentit të zjarrit në shtëpi kanë qenë dy pjesëtarë të familjes Buci, Azis Buci dhe bashkëshortja e tij, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa u lënduar. Sipas dëshmive, zjarri mësohet të ketë rënë në katin e dytë të banesës, dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

"Ja përse nuk u thirr asnjëherë shefi i opozitës Edi Rama"

Kryeprokurori: Dëshmitë e opozitës për 21 Janarin Sokol Malaj, rrëfen pjesën e hetimit për organizatorët këmbë për dy gjëra: që të hetohet katërpicërisht "21 Janari", duke përfshirë edhe rolin e atyre vetë, dhe se nga grupi organizator nuk është dhënë asnjë detyrë për të qëlluar ndaj policisë, përkundrazi, kryefjala, ka qenë, "qetësi, qetësi" .

POLI HOXHA vijon nga faqja 1 ...demonstruesit Aleks Nikaj në Lezhë, por më pas kanë dhënë dëshmitë e tyre. Zoti Malaj, keni pasur probleme me thirrjen dhe pyetjen e deputetëve të Partisë Socialiste pas ngjarjeve të 21 Janarit? - Jo. Ne menjëherë pas ngjarjes së rrëndë ne kemi thirrur përfaqësuesit e opozitës që kishin firmosur për kërkesën e tubimit. Janë treguar korrekt, kanë arrdhur dhe kanë rrëfyer procedurën e organizimit. E thirrët kreun e Partisë Socilaiste, Edi Ramën? - Jo nuk kishte se përse, ai nuk e kishte emrin në grupin organizator që kish-

Do ti thërrisni prapë? Nuk ka se përse. Deklaratat e tyre janë të qarta. Nuk përbëjnë asnjë element hetimi për atë që ka ndodhur në fund të tubimit. Të gjithë ata pjesëtarë në tubim që kanë tejkaluar protestimin, duke kaluar në dhumë, janë proceduar penalisht.

Sokol Malaj te kërkuar leje për tubimin në fjalë.

HETIMET

Aktualisht prokuroria po heton në tre drejtime për çështjen "21 Janari": Vrasjen e katër qytetarëve, pjesëtar në miting, organizatorët dhe për pjesëtarët e dhunshëm të tybimit për tejkalim të demostrimit. Nga këta të fundit janë proceduar 10 persona.

Çfarë kanë deklaruar deputetët e Partisë Socialiste në deponimet e tyre? Shiko, unë nuk jam marrë direkt me pyetjen e tyre. Por mund tu them se, jam në dijeni përgjithësisht për përgjigjet e tyre. Ata kanë ngulur

Vetëm Jetmir Prenga, personi që përplasi makinën e tij në derën e Kryeministrisë, ka marrë dënimin më të rëndë. Ai është gjetur fajtor për cënim të institucioneve dhe forcave të rendit, dhe është dënuar me 10 muaj burg, të cilin po e kryen në kushtet e shtëpisë, sepse për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij ju ul një e treta e dënimit. Për shkak se masa e dënimit, përkonte me kohën e paraburgimit, gjykata urdhëroi lirimin e tij. Por ndërkohë që drejtësia ka funksionuar për sa i përket akteve të dhunës nga demonstruesit ndaj të forcave të rendit, prokuroria ende nuk ka zbardhur tri prej vrasjeve të ndodhura në boulevard, jashtë mureve të Kryeministrisë. Bëhet fjalë për autorët që qëlluan për vdekje Aleks Nikajn, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn, sepse për vrasjen e Ziver Veizit ka një të arrestuar, dhe ai është Agim Llupo, officer i Gardës së Republikës.

Dëshmia në Kuvend

Sali Berisha: Ja deputetët puçistë K

ryeministri Sali Berisha duke raportuar ne Komisionin Hetimor Parlamentar mbi ngjarjet e 21 janarit në 1 shkurt 2011 do të deklaronte: Për 10 ditë resht deputetë dhe drejtues të PS-se në rrethet Has, Kukës, Pukë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Peshkopi, Burrel, Tiranë, Durrës, Krujë, Librazhd, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Përmet, Tepelenë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë rekrutuan mercenarët paguan sipas dokumenteve të pakundërshtueshme 200 deri në 300 dollarë vetëm për dhunen 50 deri në 100 dollarë për transportin dhe shpenzime të tjera. U mblodhën për tu shpërndarë nga baronët e krimit të organizuar në krye të PS-së Fidel Ylli, Tom Doshi, Sadri Abazi ,Artan Dulaku, Koço Kokëdhima e të tjerë rreth 2 milionë euro. Janë shpërndarë 1.3 milionë dhe të tjerat janë në rezervë apo kanë përfunduar në xhepat e tyre sepse bashibozukët atë ditë u kthyen e po vidhnin protestuesit në mënyrën më çnjerëzore. Me

këto para janë siguruar ngarkesat e tritolit, janë siguruar armët e veçanta kallashnikovët. Por sot disponojmë dokumente të pa-

kundërshtueshme se deputetët kryesorë të kësaj partie kërkonin me çdo kusht, urdhëronin me telefon nga lokalet e Fidelit përpara ecni

mos kini frikë të shtënat janë me fishekë manovre ju do fitoni dhe gjenerali tjetër që pyeste tu cojmë tani kallashet apo më vonë. Tek Tajvani

ÇFARË DEKLARUAN POLITIKANËT, PAS THIRRJES NË PROKUROR

Paulin Stërkaj "Dhamë para prokurorëve shpjegimet për ngjarjet e 21 janarit. Ju përgjigjëm thirrjes së prokurorëve për të mos penguar hetimet. Treguam se jemi pro hetimeve të 21 Janarit dhe se jemi të hapur për institucionet e drejtësisë në çdo moment".

Besnik Bare "U thirra në Prokurori në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Kam sqaruar para prokurorëve anën organizative të protestës. Jemi të gatshëm në çdo rast t'i përgjigjemi thirrjes së Prokurorisë".

Skënder Gjinushi "Nuk e kam nxitur turmën, pranoj se ka pasur tejkalime të ligjit nga protestues të veçantë dhe për këtë, le të shprehet prokuroria"

Nard Ndoka " Nuk ka pasur nxitje të turmës. Policia provokoi e para"

një makinë e veçantë ishte e mbushur me tritol në kallëpe 400 gramëshe të cilat u shpërndane dhe i hodhën në mënyre të përsëritur kundër

Gardës dhe Policisë së Shtetit. Makinat me kallashnikovë ishin afër. Edi Rama qëndronte në krye të komandës.

Përgjimet telefonike

Abuzimet e AKKP me pronat , priten arrestime të tjera A

rrestimet e bujshme të ish-zyr tarëve të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompesimit të Pronave vunë në lëvizje të grup të madh hetimor, të cilët zbuluan dhe persona të tjerë të përfshirë në abuzimet me pronat. Burime të sigurta nga Prokuroria thanë për Shqiptarja.com se janë nën hetim të zyrtarëve të lartë, madje presin që të bëjnë arrestime të tjera. Sipas tyre mësohet se janë bërë shkelje në dokumentacione duke e kthyer 97 dynym tokë buke në tokë rëre në gjirin e Spillesë. Po ashtu

bëhët e ditur se e para që ka pasur djeni për këtë abuzim ka qenë Drejtoria e Përgjithëshme e Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, madje ka pasur lëvizje shkresore. Shkelja është se ata nuk kanë vepruar me këtë rast, duke u treguar neglizhentë ndaj fenomentit të abuzimit me tokat, të cilat i janë dhënë familjes Jenisheri. Prokuroria deklaroi se zyrtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Agjensisë së Kthimit dhe të Kompesimist të Pronave kanë shkelur nenet 15 dhe 16, pasi më parë

DPAKKP ka pasur kopetenca për të vepruar mbi abuzimin. Më pas në Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin që u miratua nga parlamenti për proçesin e kthimit dhe kompesimit të pronave,duke i shfuqizuar kopetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të AKKP. Në këtë rast Taks-Forca e Prokurorisë nuk mund të vepronte për të marrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj drejtorie, që nuk kanë zbatuar shqyrtimin e kërkesave brenda afatit ligjor, kthimin e njohjen e së drejtës së kompensimit, përpuethshmërinë e tokës me kërkesat e caktuara, vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga subjektet e shpronësuara.

PËRGJIMET

Grupi hetimor që u morr me zbardhjen e fenomenit të korrupsionit dhe të ndryshimt dhe tjetër-

simit të dokumentave për këtë sipërfaqe toke thanë se janë bërë abuzime jo vetëm nga zyrtarë por dhe nga persona të tjerë. Abuzimet kanë qenë tek familjarët Jenisheri të cilët pasi kanë marrë kompesimin e tokave, i kanë shitur një pjesë të tyre tek persona të tjerë, me një çmim më të ulët nga vlera reale. Sipas burimeve nga prokuroria dhe nga policia e Tiranës mësohet se janë përgjuar dhe thirrjet telefonike të 6 ish-zyrtarëve të AKKP, por zbardhet telefonike kanë dështuar në zbulimin e shkeljes së domumentacionit. Hetuesit thanë se të gjithë ish zyrtarët janë treguar tepër të kujdesshëm duke biseduar me kode dhe fjalë normale, pa vënë në dukje se po bëhëj një abuzim me tokat në zonën e Spillesë.


4

E premte, 13 janar 2012

POLITIKE

Majko: Si mora leje te ish-presidenti Berisha për 5 majin

I

veçantë, pasi kur të gjithë largoheshin nga e majta drejt të djathtës, ne bëmë një zgjidhje të kontradiktës mes prindërve dhe fëmijëve", tha Majako. Kontradiktë që sipas tij u zbut dhe me festimin e ditës së dëshmorëve, pas shumë e shumë përpjekjesh. "Ngjarja që më ka prekur më shumë ka qënë festimi i festës sonë, por për herë të parë pas vitit 1990 dhe i 5 majit ditës së dëshmorëve. Thjeshtë PS s'i jepej

sh-kreu i FRESSH, njëherësh ishkryeministër i PS dhe kandidat për të qënë zv.sekretar i OKB për Evropën e Azinë, Pandeli Majko që nga Nju Jorku është shprehur në lidhje këtë lëvizje rinore që demokratizoi dhe freskoi PS-në. Por ai ka cilësuar si ngjarjen që e ka prekur më shumë festimin e 5 majit, pas disa vitesh shkëputjeje. "Bëhet fjalë për një brez që beri zgjedhje të veçantë në një kohë të

Mazhoranca akuzon opozitën për bllokim të ligjeve, debatet e plota

Ligjet, konflikti mes PD-PS rrezikon paktin Ruçi-Dokle: Vetëm kohë për ligjet, miratimi brenda marsit Lajmi Janë rikthyer debatet për ligjet me shumicë të cilësuar teksa mazhoranca ka futir në kalendarin tre javor pa konnsesus tre ligje, duke mos marrë parasysh kërkesën e opozitës që të shtyhej kjo kohë diskutimi, por që miratimi të bëhej brenda marsit.

TIRANE

JAKIN MARENA

A

kuza dhe kundërakuza mes mazhorancës e opozitës në konferencën e kryetarëve, teksa s'kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët për kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Kryeparlamentarja Topalli ka propozuar që më seancën e datës 2 shkurt të futen për miratim ligji për Gjykatën Adminstrative, ligji për Kodin Penal dhe ai për Kodin Civil. Por socialistët përmes kryetarit të grupit parlamentar, Ruçi dhe nënkryetarit të Kuvendit, Dokle kanë kërkuar shtyrjen e miratimit të këtyre ligjeve, për të qënë më të përgatitur, dhe për ti miratuar gjithsesi brenda marsit të këtij viti sipas marrëveshjes. Nga ana e tyre, Topalli dhe kreu i komisionit të Ligjeve Rusmali janë shprehur se opozita kërkon të bllokojë miratimin e ligjeve që janë jetike për integrimin dhe bazë e marrëveshjes së 14 nëntorit të vitit të kaluar mes partive politike, të përshëndetura dhe nga Brukseli. Ruçi ka këmbëngulur sërish se nuk bëhet fjalë për nxjerrjen e tyre jashtë kalendarit për t'i mos votuar. Njëherësh ka akuzuar mazhorancën se po përpiqen të luajnë me politikën e ngutjes dhe faktit të kryer për të paraqitur opzitën sikur është kundër miratimit të ligjeve. Madje kanë kërkuar që brenda kësaj logjike të ecet dhe me reformën zgjedhore dhe atë parlamentare, që kanë të njejtin afat me kodet dhe gjykatën administrative, për të cilat mazhoranca po i zvarrit. Kalendari ka kaluar vetëm me votat e përfaqë-

Jozefina Topalli Edi Paloka Ilir Rusmali Fatos Beja Genc Pollo Ardian Turku Jemin Gjana

PD PD PD PD PD PD PD

VOTUAN KUNDËR

Gramoz Ruçi PS Namik Dokle PS Valentina Leskaj PS Ditmir Bushati PS

suesve të mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka votuar fare. Menjëherë pas votimit, Kuvendi nxjerr njoftimin se konferenca përcolli me shqetësim kërkesën e Kryetarit të Grupit të PS, Ruçi për të hequr nga kalendari pr/ligjet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilë-

DEBATET MES TOPALLIT, RUÇIT, RUSMALIT E DOKLES Topalli: Kemi menduar që të fusim më kalendarin tre javor tre projektligje që kërkojnë shumicën e cilësuar, Projektligji "Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative", Projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995 "Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar dhe Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7850, datë 29.1.1994 "Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar. Në bazë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, them që t'i miratojmë me konsensus, duke i futur në kalendar për seancën e 2 shkurtit. Mendoj se diskutimi është bërë me të gjithë grupet e interesit dhe ka ardhur koha që të mos i lemë në momentet e fundit. Ruçi: Në marrëveshje nuk është saktësuar se kur do të miratohen këto projektligje që kërkojnë shumicën e cilësuar. Eshtë lënë si afat që të përfundojnë brenda muajit mars. Ne kërkojmë që të shtyhet miratimi brenda marsit i tyre për arësye se duhet të diskutohen me të gjithë grupet e interesit dhe për më tepër që dhe ne të jemi të përgatitur. Kemi nevojë që të konsultohemi, dhe kemi kohë deri në fund të marsit që të përgatitemi. Jemi brenda afateve të marrëveshjes. Kështu që të mos i fusim në kalendar dhe t'i lemë deri në mars, pasi të konsultohemi, pastaj i votojmë. Topalli: Ne kemi bërë një marrëveshje dhe duhet ti qëndrojmë asaj, që të fillojnë në fillim të shkurtit grupet e punës. Jo ta zgjasim afatin e miratimit të ligjeve, për t'i lënë në momentet e fundit, dhe pastaj për një arësye apo kur vjen fundi kalohen afatet dhe ligjet mbeten jashtë. Të futen në kalendar. Me sa duket ju doni t'i vononi, pasi nuk doni t'i votoni. Dokle: Nuk e tha askush këtu që të lëmë pa votuar projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ne kërkojmë vetëm kohë brenda afatit të përcaktuar në marrëveshje, brenda marsit, që të konsultohemi. S'ka asnjë vonesë, vetëm bëhet diçka e pjekur.

VOTUAN PRO

leje për të festuar. Pas takimit tim me Presidentin e asaj kohe, Berisha na u dha leja për këtë festim", tha Majko, për të cilin referendumi i Kushtetutës ka qënë manifestimi më gjigand, ku mori dimension të ri liria politike dhe opozita doli nga ngërçi. Majko nuk ka komentuar aleancën Meta-Nano për ta larguar nga qeveria, ndërsa cilëson brezit e tij me fat, pasi kontribuoi për vendin.

suar, si një kërkesë që rrezikon seriozisht implementimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011. Kuvendi bën me dije se me shumicë votash miratohet pa konsensus kalendari, dhe ligjet të shqyrtohen në seancë me 2 shkurt, me Kodin Civil. Por ka reaguar menjëherë PS, përmes sekretarit të grupit, Balla, i cili e cilëson deklaratën e Kuvendit të pazakontë. "Në Konferencën e Kryetarëve, Kryetari i ynë i Grupit nuk ka refuzuar fillimin e punës për projekt-ligjet që kërkojnë tre të pestat e votave të Kuvendit. Të gjitha këto projekt-ligje janë prej kohësh tashmë pjesë e punës së përditshme të përfaqësuesve socialistë në Komisionin e Ligjeve", tha Balla. Për të, puna e tyre bazohet në afate të përcaktuara

paraprakisht, që lidhen me domosdoshmërinë për të realizuar në afatin e paracaktuar bashkarisht me palën tjetër miratimin e projekt-ligjeve në fjalë. "Pikërisht këtë ka nënvizuar Ruçi, duke kërkuar kohën e nevojshme për fillimin e punës në komision nga ana e përfaqësuesve tanë. Ngutja e palës tjetër, arbitrariteti në vendimmarrje s'justifikojnë as qëllimin e përbashkët për ta mbyllur këtë proces në mars e as domosdoshmërinë që ky proces të jetë serioz, cilësor e transparent", tha Balla. Duke rikonfirmuar vullnetin e plotë të PS për të përmbushur angazhimin ndaj BE, por pa dëmtuar në asnjë rast e për asnjë arsye cilësinë e procesit ligjëvënës dhe duke ftuar mazhorancën të ruajë qetësinë.

Rusmali: Me sa duket ju e keni ndarë mendjen për të shtyrë në pafundësi miratimin, pra për të mos i votuar. Ka një marrëveshje, e cila duhet zbatuar dhe thotë për këto ligje me shumicë të cilësuar. Ç'të keqe ka që të futen për seancën e 2 shkurtit. Ruçi: Ju po diskutoni vetëm për këto ligje që kërkojnë shumicën e cilësuar, për të cilat ne nuk thamë se nuk i votojmë por se duam kohë brenda afatit të marrëveshjes. Por pse nuk na shpjegoni pse po zvarrisni punën e komisionit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, se dhe këto kanë këtë afat si ligjet me 3/5. Pse ka dy standarte këtu. Rusmali: Pse të mos i fusim ligjet me 3/5 në kalendar, ti miratojmë e të mbarojmë në kohë. Apo s'doni respektimin e marrëveshjes së 14 nëntorit 2011 mes partive. Dokle: Ne duam të bëjmë një punë serioze, ndaj kërkojmë kohë brenda afati të përcaktuar në marrëveshje. Nuk bëhet fjalë për mosrespektimin e marrëveshjes. Topalli: Ju nuk doni t'i miratoni atëherë. Ne ju kemi premtuar përfaqësuesve të Brukselit dhe axhenda jonë duhet të jetë pjesë e integrimit. Duhet të jemi korrektë me Brukselin dhe parnerët tanë ndërkombëtarë për zbatimin e marrëveshjes. Por ju doni të pengoni miratimin e këtyre ligjeve që janë jetike për integrimin në BE. Ruçi: Ne kërkojmë kohë nuk kërkojmë të pengojmë. Ju veproni kështu, duke na vënë përballë faktit të kryer për të na paraqitur sikur ne s'mbajmë fjalën për marrëveshjen e pengojmë integrimin.

Rama mbledh bashkiakët e PS

Ruçi: Nga kriza, mund të ketë zgjedhje

T

TIRANE

ë ruhemi nga befasia politike e Ber ishës. Për shkak të krizës mund të ketë zgjedhje". Ky ka qënë paralajmërimi i kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS, njëherësh kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi gjatë takimit me krerët e bashkive të majta në Durrës, të mbledhur dje pasdite nga kreu i PS, Rama. Mbledhje kjo për të detajuar edhe me ata planin e veprimit për të marrë gjatë këtij viti që sapo ka nisur kontributet më të mira të çdo strukture të zgjedhur të socialistëve. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë dhe sekretarët e rinj të zgjedhur nga Asambleja e PS. Duke u ndalur në riorganizimin e të gjithë burimeve njerëzore të forcës që drej-

ton Rama ka kërkuar, ashtu si edhe në takimin me kryetarët e rretheve, krijimin e një shtresëzimi të anëtarësisë së PS në anëtarë dhe anëtarë aktiv. E gjitha kjo, për liderin e PS për të mundësuar hartimin e një regjistri elektronik mjaft të domosdoshëm për aktivitetin politik të socialistëve në çdo qytet e fshat. Njëherësh është kërkuar një strukturë strukture vertikale të koordinatorëve, jashtë krerëve të organizatave, të cilët do kenë lidhje të drejtëpërdrejtë me qendrën. Një përgatitje në funksion të ndezjes së makinës elektorale, që starton më 15 janar, ditën e rinisë, për të vijuar deri në fitoren e zgjedhjeve, sipas Ramës, vitin e ardhshëm. Organizimi i strukturave të emigracionit, organizimi i FRESSH dhe

të gjithë strukturave mbështetëse kanë qënë një ndër elementët bazë të diskutimit të Ramës, sekretarëve të PS në takimin e zhvilluar në qytetin e Durrësit. Njëherësh është diskutuar dhe për aleancat që duhet të zhvillohen nga qendra në bazë, në funksion të fitores në zgjedhjet e vitit 2013. Në fund të këtij takimi Rama u shpreh se ky vit kërkon një fushatë gjithëpërfshirëse me energji pozitive, që fillimisht duhet të vijë në radhët e PS. Ndërkohë që në fund është kërkuar që të përfundojë fushata e zgjedhjeve në parti, ku brenda janarit të zgjidhen krerët e PS për 117 njësitë vendore të vendit. Në këtë linjë ka qënë sekretari i organizimit Klosi, i cili ka kërkuar shtimin e radhëve të anëtarësisë me 30 për qind.


E premte, 13 janar 2012

5

POLITIKE

Presidenti, Sequi: Të jetë bashkim i gjithë shqiptarëve

B

E i kërkon politikës shqiptare zgjedhjen me konsensus të presidentit të vendit. Kjo kërkesë është deklaruar sot nga ambasadori i Bashkimit Europian, Sequi, pas takimit që ka patur me Avokatin e Popullit, Totozani. Sequi madje ka zgjedhur të citojë për klasën politike nenin përkatës të Kushtetutës së Shqipërisë. "Duke lexuar Kushtetutën, e cila është shkruar nga vetë shqiptarët kam parë se

në nenin 86 të saj, presidenti i vendit shkruhet si bashkim i shqiptarëve. Përsa i përket mekanizmit si të arrihet ky synim, këtë ua lë juve", u shpreh ambasadori i BE, në Tiranë. Ndërkaq, duke theksuar mënyrën si u zgjodh Totozani në krye të Avokatit të Popullit, Sequi ofroi mbështetjen e tij personale , por edhe të BE-së për këtë institucion. Menjëherë pas deklaratës së ambasadorit të BE në Tiranë,

Sequi ka reaguar nënkryetari i grupit të PS, Braçe. I cili në rrjetin social "fcb" është shprehur se dhe ndërkombëtarët janë për një president përfaqësues të unitetit të popullit. "Furi ndërkombëtarësh në Tiranë, ambasadori i BE: President si përfaqësues i unitetit të popullit. Më herët dhe ambasadorja gjermane e kishte pohuar zgjedhjen e Presidentit konsensual", tha Braçe.

Ambasadori danez komenton deklarimet për "Shqiptarja.com" Lajmi Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Jensen në një deklarim për "Shqiptarja.com" mbrojti qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë shqiptare, duke i komentuar ato si këshilla miqësore që i bëhen asaj që Shqipëria të kthehet në rrugën e shpejtë drejt Europës.

“Shqipëria të kthehet në rrugën drejt Europës” Jensen pranon bisedat me qeverinë: Janë konfidenciale

TIRANE

ARBEN RROZHANI

A

mbasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Sh qipëri, i mbrojti qëndrimet e tij me kritika ndaj qeverisë shqiptare, të shprehura në media. Në një komunikim me "Shqiptarja.com", ambasadori Karsten Ankjaer Jensen u shpreh i kënaqur që deklarimet e tij janë kuptuar nga shumica si këshilla miqësore që ai si ambasador i bën qeverisë shqiptare me qëllim që Shqipëria të kthehet në rrugën e shpejtë drejt Europës. "Ju falenderoj shumë për interesimin në lidhje me intervistën time tek revista JAVA. Kam marrë përshtypje të shumta nga shqiptarë të të gjitha fushave të jetës, përfshirë të dy anët e spektrit politik dhe medias. M'u ngroh zemra kur pashë se pothuajse të gjithë e kanë kuptuar intervistën në atë frymë me të cilën u drejtua, përkatësisht si një këshillë miqësore mbi atë që Shqipëria ka nevojë të bëjë me qëllim që të kthehet në rrugën e shpejtë drejt Europës"-deklaroi ambasadori Jensen në një komunikim via mail, me "Shqiptarja.com". Pas intervistës së botuar fundjavën e shkuar, u përfol se qeveria e Tiranës, nëpërmjet Ministisë së Punëve të Jashtme, kishte kërkuar sqarime ndaj ambasadorit Jensen për deklarimet e bëra në media. "Unë nuk kam dijeni për ndonjë deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme rreth intervistës, dhe besoj se këto janë fjalë të përhapura nga ndonjë palë e tretë"- u shpreh ambasadori danez. Nga ana tjetër ai pranoi se kishte patur komukim me qeverinë shqiptare: "Në përgjithësi, bisedat e ndryshme që kam me Qeverinë Shqiptare, janë të një natyre konfidenciale dhe nuk do të ishte e përshtatshme për mua të kon-

Kryeministri Sali Berisha, dhe ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Karsten Ankjaer Jensen firmoja apo mohoja atë se çfarë mund ose mund të mos ketë ndodhur gjatë bisedave të tilla"- tha ambasadori për "Shqiptarja.com". Nga ana e saj Ministria e Jashtme e Shqipërisë mo-

ar programin e presidencës daneze të BE-së për 6 muajt në vijim, të marrë që në fillim të janarit 2012.

DEKLARIMET

Ambasadori i Danimarkës, vendit që më 1 janar ka marrë

M'u ngroh zemra kur pashë se pothuajse të gjithë e kanë kuptuar intervistën në atë frymë me të cilën u drejtua hoi të ketë kërkuar shpjegime nga ambasadori Jensen. Zyra e Shtypit pranë ministrisë tha se ambasadori danez do të jetë së afërmi në selinë e diplomacisë shqiptare për të prezantu-

kryesimin e BE-së, Karsten Jensen, në një intervistë botuar fundjavën e kaluar kritikoi politikën shqiptare dhe mënyrën se si qeveriset vendi. Sipas tij, sjellja e klasës

politike ka krijuar një situatë të mjegullt në arritjen e objektivave të vendosura nga BE dhe tashmë zgjedhja e Presidentit është një provë që duhet kaluar. "Duke pasur parasysh rolin e Presidencës në ndërtimin konstitucional të Shqipërisë dhe në sigurimin e pavarësisë së institucioneve të tjera, përfshirë gjyqësorin dhe SHISH-in, zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë. Prandaj, besoj fort se ka rëndësi shumë të madhe që Shqipëria të zgjedhë një president të pavarur, të fortë, të panjollosur nga e kaluara apo e tashmja, i pranuar nga të gjithë",- sugjeroi përfaqësuesi

i Danimarkës në vendin tonë. Jensen u sugjeroi shqiptarëve që të kërkonin nga politika me domosdoshmëri marrjen e statutit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Por ai nuk la pa fshikulluar edhe zgjedhjet në Shqipëri: "Ajo që është më e çuditshme është fakti se përse elektorati shqiptar, vazhdon të zgjedhë përfaqësues, të cilët nuk e kanë Shqipërinë dhe shqiptarët në qendër të vëmendjes së tyre?!". Ai komentoi edhe bojkotin e opozitës, duke thënë se ai nuk e bllokoi procesin e integrimit. "Bojkoti nuk ndikoi në mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë, por përkundrazi

EDITORIAL NGA

AFRIM KRASNIQI

Pa diplomaci vijon nga faqja 1 ...apo elektorale në Shqipëri. E treta, krijojmë modele ekstra ligjore që dëmtojnë besimin tek institucionet dhe serioziteti me të cilin sillen ndaj shtetit dhe interesave të tij ata që për arsye të ndryshme punojnë në të e flasin në emër të tij. Në çdo rast praktika e zgjedhur është e gabuar dhe nëse vijon të aplikohet rrezikon të sjellë probleme serioze për diplomacinë, marrëdhëniet dypalëshe me shtete të tjera, institucionet tona kushtetuese dhe aftësinë tonë për politikë të jashtme. Parlamenti dhe partitë tona parlamentare zihen e grinden për axhendë ditore dhe dietat mujore, por asnjë dhe askush nuk po shikon sesi në diplomacinë tonë ka gjithnjë e më pak diplomaci. www.shqiptarja.com ndikoi në shpluhurosjen e disa problemeve të mëdha e të fshehura prej kohësh", deklaroi ambasadori danez. Ai komentoi edhe problemet në drejtësinë shqiptare. "Katastrofa e Gërdecit, qetësia shurdhuese që pasoi zbulimet e Ëikileaks, dështimet "teknike" të atyre pak çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë që arritën të dalin përpara gjyqit dhe mospërfundimi i çështjes së vrasjeve të 21 janarit, edhe pse po i afrohemi përvjetorit të parë të këtyre ngjarjeve tragjike, por edhe të ngjarjeve dhe veprimeve që i pasuan, i hodhën benzinë dyshimeve rreth drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri", vlerësoi ambasadori i Danimarkës në Shqipëri.

Intervista në TV

Presidenti, ambasadori: Jo përfaqësues i PD-së

N

TIRANE

dërkohë në një intervistë për "Ora Neës", ambasadori Jensen, duke komentuar zgjedhjen e presidentit të ri, kërkoi që ai të jetë një emër që të përfaqësojë shqiptarët dhe jo Partinë Demokratike dhe se fryma e Kushtetutës imponon një emër konsensual dhe një zgjedhje e tillë do të ishte një tregues i demokracisë. "Do të ishte e mrekullueshme që partitë të binin dakord për një president me konsensus, që do të zgjidhej në një rrugë konsen-

suale, që do t'i bënte politikanët të tregonin se kanë kuptuar se çdo të thotë demokraci. Kjo mendoj se është edhe brenda frymës së Kushtetutës. Zgjedhja me 71 vota është varianti i fundit që parashikohet në Kushtetutë, ky s'duhet të jetë qëllim në vetvete". Ndërsa duke sqaruar nëse rruga e propozuar nga PS për një konkurs të hapur, ai thotë se kjo është teknikialitet. "Nuk është e rëndësishme si gjenden kandidatët por të jetë një president që të ketë kriteret që të jetë simbol i gjithë shqiptarëve dhe jo sim-

bol i partisë", tha Jensen duke aluduar direkt mbi deklaratat e Berishës se presidenti do të dalë nga PD-ja. Në prag të 1-vjetorit të 21 janarit Jensen e quan këtë ngjarje një hap prapa për vendin tonë. "E kam ndjekur nga fillimi deri në fund, isha dëshmitar okular, ishte një ditë shumë e trishtueshme për demokracinë shqiptare. Në pat një ngjarje që ngriti dyshime se për ku Shqipëria është drejtuar ishte 21 janari dhe ditët që erdhën më pas. Dhe këto dyshime akoma nuk janë zhdukur", deklaroi ambasadori danez.


6

E premte, 13 janar 2012

EKONOMI

Banka Evropiane nuk ndryshon normën e interesit

B

anka Qendrore Europiane, në mbledhjen e parë të bordit të politikës monetare për këtë vit, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 1%. BQE, që nga marrja e drejtimit nga italiani Mario Dragi, ka ulur me 0.5% normën bazë të interesit. Paralelisht, për të lehtësuar stresin e financimit për bankat tregtare

europiane, ajo realizoi pjesën e parë të programit të kreditimit 3-vjeçar me interes 1% për bankat tregtare. Kjo pjesë e parë e programit regjistroi kërkesë të lartë në totalin e 489 miliardë eurove. Ky likuiditet duket se ka qetësuar tregjet lidhur me aftësinë e bankave europiane për të përballuar goditjet që mund të vijnë nga falimentimi i një prej anëtarëve

të eurozonës. Ndërkohë, banka europiane pritet të realizojë ndryshime të politikës së saj në mbledhjen që do të mbajë në fillim të muajit shkurt. Banka Qendrore Evropiane aktualisht vlerësohet se mbetet fuqishëm nën presionin e madh të tregjeve të kontinentit, të cilët kërkojnë që ajo të luajë një rol më të madh në krizën aktuale.

Ministria e Jashtme sulmon ashpër "Vetëvendosjen" Lajmi Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme dënoi dje thirrjet e aktivistëve të lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë më 14 janar. Përmes një konference për shtyp, u deklarua zyrtarisht se "veprime të tilla nuk i shërbejnë procesit të njohjes së Kosovës"

Qeveria mbron importet nga Serbia IMPORTET SHQIPTARE NGA KOSOVA DHE SERBIA-MALI I ZI NË VITE (në miliona lekë)

TIRANE

GENC KONDI

Q

everia shqiptare është nxituar të kundërshtojë çdo veprim proteste nga ana e një pjese të politikës kosovare, por këtë herë nuk kemi të bëjmë me një akt thjesht politik. "Në Merdarë do t'u bllokojmë rrugën mallrave serbe për në Kosovë dhe jo lëvizjen e qytetarëve. Do të qëndrojmë deri sa të realizojmë qëllimin tonë dhe do të gjejmë forma që të jemi 24 orë në pikat kufitare. Ne do të angazhohemi që në Kosovë të fillojë një epokë e re, një fazë dhe një periudhë e re, ku qëllimi ynë është që t'ia marrim pushtetin Serbisë në Kosovë, e ky pushtet është politik e sidomos ekonomik e tregtar", tha dje kreu i kësaj lëvizjeje Albin Kurti për Radiotelevizionin e Kosovës. Një nxitim të tillë, qeveria shqiptare nuk e ka treguar në heqjen e çmimeve të referencës për mallrat e prodhuara në Serbi dhe ka qenë vetëm protesta publike dhe shumë e ashpër e qeverisë së Prishtinës ajo, që ka detyruar heqjen e këtyre barrierave, për të shmangur një incident diplomatik. Sipas statistikave të Doganave shqiptare, del se qeveria Berisha u ka lënë një vend të privilegjuar në vite marrëdhënieve ekonomike me Serbinë, ndërkohë që zyrtarisht dhe publikisht pretendohet se investimet në infrastrukturë me shpenzime shumë të mëdha favorizojnë lidhjet me Kosovën. Shifrat e Doganës, në fakt, janë të krahasueshme nga viti 2003, pasi më parë nuk ka të dhëna për tregtinë me Kosovën, ndërkohë që, megjithëse kanë kohë që janë ndarë në dy shtete, për administratën shqiptare vazh-

dojnë të konsiderohen si "Serbia-Mali i Zi", por shifra e importit ngë fqinji direkt verior është shumë e vogël. Bumi i eksporteve nga Kosova ka qenë në vitin 2004, kur mallrat e importuara shënuan në vlerë një rritje

prej 174 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Rritja më e vogël në vite është shënuar më 2009, kur nga Kosova kanë ardhur 13.6 për qind më shumë mallra se një vit më parë. Ndërkohë, bumi i importeve nga Serbia është

Viti 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 Total

Kosova 293 350 960 1.399 2.167 2.612 2.967 3.484 14.232

shënuar më 2007-ën, me një rritje në bazë vjetore në masën 4.23 herë, duke kaluar nga 2.7 miliardë lekë, në 11.3 miliardë lekë. Siç tregojnë statistikat, rruga e kombit nuk u ka shërbyer shumë prodhuesve kosovare e shqiptarë, por, ndërkohë, është rritur tregtia nga Serbia. Pak kohë më pare, ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e arritur me Kosovën për heqjen e çmimeve të referencës për produktet kosovare, siç janë patatja, qumështi, vera, etj. Doganat e Shqipërisë po aplikojnë

Dështon ligji i furnizimit

P

Albin Kurti: Bllokojmë mallrat, jo njerëzit

ENERGJIA

Serbia-Mali i Zi 1.033 1.354 1.634 2.662 11.264 18.644 12.239 17.433 66.263 çmimin prej 18 cent për kilogram për pataten e prodhuar në Kosovë, si dhe kuotë për eksportin e verës. "Të dy këto vendime nga ana e Shqipërisë janë në kundërshtim me marrëveshjen e arritur me kryeministrin Berisha në muajin qershor për unifikimin e procedurave fiskale, Kosovë-Shqipëri. Nëse Shqipëria nuk heq taksën e references, atëherë do të vendosim masën e reciprocitetit", deklaroi Mimoza Kusari-Lila. Më pas, ambasadori shqiptar Islam Lauka deklaroi se nuk ka asnjë marrëveshje me shkrim, por vetëm një prononcim gojor të kryeministrit.

ak ditë pas miratimit të ligjit, që lejon kompanitë e mëdha të biznesit të sigurojnë vetë burimet e energjisë elektrike, rreth 600 punonjës janë nxjerrë në rrugë të madhe, pas një vendimi të kompanisë Kurum, në pamundësi për të siguruar energji për kombinatin metalurgjik të Elbasanit. Prej një jave, puna është ndërprerë në dy uzina, të Çelikut dhe të Petëzimit, por për pasojë edhe në uzinën e Oksigjenit dhe të Gëlqeres. Në një njoftim për media thuhet se Kurum, me gjithë përpjekjet e bëra për sigurimin e energjisë brenda dhe jashtë vendit, detyrohet të pezullojë punën në të gjitha sektorët indusrtrialë për tre muaj. "Mungesa e energjisë elektrike sjell ndalimin e punës dhe për rrjedhojë ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së punonjësve. Në shoqërinë Kurum janë të punësuar mbi 700 punonjës dhe përballemi me këtë situatë, ku fillimisht është menduar të ndërpresin marrëdhënien e punës mbi 600 punonjës",- pohoi drejtori i burimeve njerëzore në këtë shoqëri, Gjergj Muça.

Bankat

Ku shkojnë kreditë e shqiptarëve

P

TIRANE

jesa më e madhe e kredisë ndaj in dividëve në vite është dhënë për blerjen e pasurive të paluajtshme (100.6 miliardë lekë), e ndjekur nga blerja e mallrave jo të qëndrueshme (16.2 miliardë lekë), kredia për ushtrimin e aktivitetit (11.6 miliardë lekë), blerja e mallrave të qëndrueshme (7.7 miliardë lekë) dhe overdrafti (6.1 miliardë lekë, Në vitin 2011, në totalin e kredidhënies të sistemit bankar, pasuria e paluajtshme zë rreth 70.7%, blerja e mallrave jo të qëndrueshme rreth 11.4%, ushtrimi i aktivitetit 8.1%, mallrat e qëndrueshme 5.4% dhe overdrafti 4.3%. Gjatë viteve të

fundit, vihet re një rritje e peshës së kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme e të mallrave jo të qëndrueshme dhe një ulje e peshë së kredive për ushtrim aktiviteti dhe blerjen e mallrave të qëndrueshme. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj individëve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave. Mallrat e qëndrueshme përfaqsojnë blerjen e mallrave afatgjatë si psh: autoveturat dhe mobiljet. Mallrat jo të qëndrueshme përfaqsojnë marrjen e kredive konsuma-

tore, psh: kredi për pushime, apo shkollim. Ushtrimi i aktivitetit përfaqson marrjen e kredisë për hapjen e bizneseve private. Ndërsa overdrafti është një kredi afatshkurtër mbi llogarinë rrjedhëse. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë një prirje drejt rënies së interesit të kredive të reja. Në muajin tetor të vitit të kaluar, interesat e kredive në lekë u ulën për maturitetet nga 6 muaj deri në 5 vjet, ndërsa rritje pësuan interesat për kreditë afatgjatë mbi 5 vjet. Edhe për euron tendenca mbizotëruese ishte ulja e normave të interesit, ku përjashtim bëri vetëm kredia afatshkurtër deri në 6 muaj.


E premte, 13 janar 2012

7

EKONOMI KE NDIHMA PËR KRIZËN

SIGURIA E KËMBIMEVE

Presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso u shpreh dje në favor të fondeve të ndihmës financiare më të fuqishme për eurozonën, për të siguruar tregjet, megjithë kundërshtimin e fortë të Gjermanisë. "Duhet të bëjmë më tepër në drejtim të mbrojtjes së eurozonës", deklaroi ai në një konferencë shtypi në Kopenhagë me rastin e marrjes së presidencës së BE nga Danimarka

Pas një numri në rritje të grabitjeve me armë të zyrave të këmbimit valutor, Banka e Shqipërisë detyron këto të fundit të japin informacion më të hollësishëm mbi kushtet e sigurisë së tyre. Kërkohet informacion për instalimin e sistemit të monitorimit dhe të telekamerave, mbi kasafortën për ruajtjen e vlerave monetare, si dhe për ndarjen e zonës së arkës, etj

Qeveria "ngriu" më parë marrëdhëniet me FMN-në

BB: Ulni borxhin të merrni kredi

Lajmi Banka Botërore njoftoi dje se do të ndihmojë Shqipërinë me kredi për të zbutur goditjet e krizës globale mbi ekonominë e saj, por vendi duhet të rregullojë kuadrin makroekonomik, duke filluar nga ulja e borxhit publik, që është më i larti në rajon, krahasuar me prodhimin e Brendshëm Bruto

Edi Rama: Shqetësim i përbashkët, borxhi OPOZITA

Banka Botërore, ne një mendje me ne

TIRANE

K

ryetari i PS, Edi Rama ka re aguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter lidhur me kritikat e Bankës Botërore për borxhin e lartë në Shqipëri. "Banka Botërore shfaq shqetësime gjithnjë me të ngjashme me tonat për rritjen drastike të borxhit. PS është e vetmja rrugë që kuron këtë plagë", shkruan kryesocialisti në rrjetin social. Edhe më herët socialistët kanë ngritur zërin se sipas tyre shifrat po tregojnë hapur që ekonomia shqiptare është në krizë të thellë për shkak të treguesve alarmues të borxhit publik, të rritur me shpejtësi këto vitet e fundit, si pasojë e kredive tregtare.

GENC KONDI

A

shtu sikurse pritej, Banka Botërore ka pranuar të japë një kredi për financat publike shqiptare, pas shenjave gjithnjë e më të forta për prekjen e ekonomisë së vendit nga kriza botërore. Por, për këtë, qeverisë i janë vendosur kushte. Ende nuk njoftohet asnjë lloj shume konkrete, pikërisht nga fakti se nuk kanë përfunduar negociatat midis ekipit të Bankës dhe ministrisë shqiptare të Financave. Por, flitet për një shifër nga 100 deri në 200 milionë dollarë amerikanë. Në kushtet aktuale, kur bankat perëndimore janë gjithnjë e më skeptike ndaj vendeve të huaja që kërkojnë kredi, sidomos, si në rastin e Shqipërisë, kur aftësitë e tyre paguese janë kompromentuar në kushtet e marrjes së kredive masivisht gjatë viteve të fundit. Rëndimi i pagesës së borxheve ka krijuar një mosbesim tek investitorët dhe qeveria shqiptare është drejtuar aktualisht në tregun e bankave arabe, në Izrael e në Kinë, por duket se, edhe këtu, ka hasur në probleme. Në këto kushte, marrja e një kredia me terma të buta nga Banka Botërore, ku vendi ynë është anëtar që prej vitit 1991, është një zgjidhje optimale, por ky institucion nuk jep asnjë lek pa marrë më parë garancinë nga partneri se do të zbatojë kushtet e saj. Për të siguruar një pavarësi nga kontrolli mbi politikat fiskale, qeveria Berisha, para krizës globale, refuzoi, në mënyrë të papritur, të rinovojë marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që i siguronte kredi të buta për zhvillimin e vendit, duke dalë në tregjet financiare me kredi tregtare, me nor-

ma të larta interesi. Aktualisht, kur investimet e kryera me këto borxhe nuk po sjellin rezultatet e pritura fiskale dhe

për ndihmë BB-së, por kjo e fundit i ka kujtuar se ndihma nuk jepet pa kushte. Së pari, duhet të ulet

ndihmojë në pikat tuaja më të dobëta, që janë qeverisja dhe konkurrueshmëria. Nga ana tjetër, është

...rritja e shpejtë e borxheve që nuk po shlyhen ka shqetësuar Bankën Botërore, e cila parashikon të zhvillojë me BSH dhe ministrinë e Financave negociata... janë pakësuar burimet alternative të financimit, Ekzekutivi sërish i ka shtrirë dorën

niveli i borxhit. Jeni të parët në rajon, theksuan dje ekspertët e BB-së, Banka do t'iu

problemi i mprehtë i borxheve të këqia. Sektori bankar shqiptar në përgjithësi ka

marrë edhe dje nota pozitive, por rritja e shpejtë e borxheve që nuk po shlyhen ka shqetësuar edhe Bankën Botërore, e cila parashikon të zhvillojë me BSH dhe ministrinë e Financave negociata lidhur me gjetjen e rrugëve për të përballuar këtë situatë të rrezikshme. Po kështu, reforma e pensioneve është përmendur si një përparësi për reformat ekonomike në periudhën kohore në vazhdim.

?

PYETJE PERGJIGJE

Si komentohen vlerësimet e Bankës Botërore lidhur me situatën në ekonominë shqiptare? Sipas ekspertëve të Bankës, ekonomia edhe këtë vit do të jetë në rritje, në nivelin 2 për qind, më poshtë se sa parashikimi qeveritar dhe më pak se sa mesatarja e rajonit. Megjithatë, shifrat duket se do të jenë pozitive. Atëhere, pse jepet kredi nga ndërkombëtarët? Kjo kredi nuk jepet vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë vendet e rajonit, në mënyrë që të mos krijohet një vatër tjetër tensioni krize në kuadër të problemeve globale ekonomike. Për çfarë do të përdoret kjo kredi? BB jep fonde që do të përdoren nën kontrollin e saj. Natyrisht, interesat do të jenë shumë të ulta dhe afati i shlyerjes, i gjatë. Publikisht, dje u pranua se paratë do të jepen në ato pika të dobëta që paraqet ekonomia shqiptare dhe, në mënyrë specifike, janë përmendur si pika të tilla konkurrueshmëria e mallrave shqiptare në tregjet e huaja, si dhe qeverisja Sa është vlera e kredisë që do të jepet? Shefja e zyrës së BB në Tiranë nuk pranoi të jepet një shifër konkrete, pasi kjo do të varet nga negociatat me zyrtarët shqiptarë. Pas kësaj, duket se shifra 100 milionë USD, që qarkullon prej disa ditësh në media, është kërkesë e qeverisë shqiptare. Zonja Lvovski pranoi mundësinë edhe për një shifër më të madhe se kaq. Por, kësaj here do të kërkohet një angazhim i qartë nga autoritetet tona për uljen e nivelit të borxhit publik, që, sikurse u tha shprehimisht dje nga ekspertët e BB, është më i larti në rajon

Vlerësimi

2012: Problem korrupsioni dhe pronat

TIRANE

Ë

shtë publikuar dje indeksi i ekonomive botërore në funksion të lirisë ekonomike. Vendi ynë është renditur pas Maqedonisë në rajon, duke mbajtur gjithnjë pozicionin në gjirin e vendeve me liri mesatare. Sipas vlerësimit të përvitshëm të Wall Street Journal dhe Heritage Foundation, Shqipëria është e pozicionuar në vendin e 57-të, me 65.1 pikë, me një rritje prej 1.1 pikësh krahasuar me vitin e shkuar. Shqipëria listohet e 26-a nga 43 vendet në rajonin europian. Sidoqoftë themelet e lirisë janë të minuara nga një respektim i keq i të drejtës së pronësisë

Raporti i Wall Street Journal për lirinë ekonomike 2012

dhe nga korrupsioni i përhapur gjerësisht. E drejta e pronës, me një shumë pikësh prej 35.0, na liston shumë nën mesataren, në kategorinë e fundit, atë të lirisë së shtypur. Liria nga korrupsioni listohet gjithashtu në vlerat minimale, me 33.0 pikë, duke na listuar në vendet me nivelin e korrupsionit më të lartë në botë. Liria e punës gjendet gjithashtu në nivelet minimale. Sipas këtij vlerëismi, qeveria ka arritur të sigurojë një klimë fiskale të mire, me një taksë të sheshtë prej 10 përqindësh, duke na bërë të listohemi mbi mesataren botërore për lirinë fiskale. Gjithsesi, vendi klasifikohet si një nga vendet më të varfra në Europë. Por, ka

lënë pas edhe shtete, anëtare të Bashkimit Europian, si Italia, Franca, Rumania, Sllovenia, etj. Në tërësi raporti vë në dukje se globi është në vështirësi dhe vendimet e ndërmarra deri më tani nga qeveritë e ndryshme, vetëm e kanë përkeqësuar situatën. Raporti vë në dukje se situata është përkeqësuar sidomos në vendet e zhvilluara, duke përfshirë këtu Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Por Wall Street Journal thekson edhe faktin se vendet europiane, jashtë Bashkimit Europian, ofrojnë një klimë të mirë për investime. Vendin e parë e mban Hong-Kongu dhe më pas vijnë Singapori me Australinë.


8

E premte, 13 janar 2012

AKTUALITET

G

jykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ti japë fund procesit maratonë të të akuzuarve si anëtarë të "Bandës së Durrësit". Mungesa në sallë e një prej avokatëve bëri që seanca ku pritej të shpallej vendimi për të akuzuarit të shtyhet. Ndërkohë, në ambientet e brendshme dhe të

"Banda e Durrësit", blindohet gjykata, shtyhet vendimi

jashtme të sallës ku zhvillohej gjyqi, ishin marre masa të forta sigurie. Procesi në ngarkim të të akuzuarve si anëtarë të bandës së Durrësit, ka rreth 5 vite që po gjykohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Banda kriminale, me drejtues te përbashkët Lulëzim Berishën dhe Klodian Saliun, ka

funksionuar prej vitit 1994, në qytetin bregdetar, nga i cili morri edhe emrin. Sipas prokurorisë, "ajo është autore e një sërë vrasjesh të bujshme të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit etj.

Edhe makinat e Kryeministrisë, janë furnizuar me naftë të Ballshit Lajmi "Euroil", kompania e vënë në qendër të skandalit të naftës Vergine, rezulton të ketë furnizuar me naftë të papërpunuar pjesën më të madhe të institucioneve shtetërore dhe qeveritare, duke filluar nga Këshilli i Ministrave, deri tek Shërbimi Informativ Kombëtar.

Institucionet e shtetit blenë me dijeni naftë skarco Task-Forcë mbyll hetimin për drejtorinë e Prokurorimeve HETIMI

TIRANE

Si u falsifikuan analizat e naftës për shtetin

POLI HOXHA

K

jo kompani përveç akuzave të tjera, në një dosje tjetër që pritet të çohet shumë shpejt në gjykatë, ka falsifikuar fletën e analizave të cilësisë, duke i shitur qeverisë dhe shtetit naftën bruto për karburant të përpunuar.

Z

HETIMI

Sipas hetimit, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur dijeni për falsifikimin e dokumentacionit për cilësinë e naftës që furnizohej gjithë shteti, dhe nuk kanë bërë asgjë për ta ndaluar këtë abuzim. Gjatë shpalljes si fitues të tenderit për furnizim me karburant nga subjekti "Euroil", shumë institucioneve shtetërore e qeveritare, se kjo shoqëri ka dorëzuar analiza false të naftës vergine. Nga hetimet të regjistruara nga njësia TaskForcë e prokurorisë së Tiranës, është përpiluar akuza e shpërdorimit të detyrës për gati gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë së Përgjithëshme të Zhvillimit të

Në foto: Puset e naftës në Ballsh Prokurorimeve, pranë Ministrisë së Brendshme. Grupi i hetimit përveç konstatimeve të mësipërme, pritet të thërrasë së shpejti zyrtarë të kësaj drejtorie në funksion të hetimeve që u veçuan nga superdosja e skandalit me naftën virgin, denoncuar nga deputeti Dritan Prifti. Ndërkohë skandali i naftës vergine, me 16 të pandehur për akuzën e mashtrimit, falsifikimit të dokumentave dhe pastrimit të parave, ndodhet në gjykatën penale ku pritet që së shpejti të nisë gjykimi i tyre. Prokuroria deklaron jo zyr-

tarisht se gjatë hetimeve për skandalin e naftës vergine, të denoncuar së pari nga ish- ministri i ekonomisë Dritan Prifti, u administrua një dosje nga Ministria e Brendshme, ku rezultoi se Drejtoria e Zhvillimit të Prokurimeve ka zhvilluar prokurime përgjatë vitit 2009 për furnizimin me karburante për Kryeministrinë, të gjitha ministritë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe të gjitha drejtoritë në varësi të këtyre institucioneve. Ankandi dhe procedurat e furnizimit, janë kry-

er gjatë muajve Maj, Korrik, Tetor dhe Nëntor të vitit 2009. Sipas prokurorisë, ka qenë kompania "Euroil" që është shpallur fituese e kësaj gare, për të shtatë lotet.

ANKESA

Fillimisht sipas prokurorisë hetimi ka nisur pasi për procedurën e tenderimit, janë ankuar disa firmat konkurruese humbëse, të cilat kanë zbuluar privatisht, se konkurenca nuk ka qenë e ndershme. Këto firma sipas dokumenteve që hetuesit disponojnë, pretendojnë se ka pa-

yrtarët të IQT, kanë pranuar përpara prokurorëve se firmat në fund të analizave të monstrave të karburanteve të kompanisë "Euroil", nuk janë të personave që janë të çertifikuar dhe punojnë në laboratorët e tyre. Këto raporte, janë të përpiluara, sikur karburanti i ofruar për të gjitha institucionet në vend, i përmbush standartet e kërkuara, në një kohë që kjo nuk është e vërtetë. Elementi kryesor është mungesa e treguesit kryesor të analizave tip në këto raste: përmbajtjen e squfurit. Prokurorët e çështjes, nuk kanë arritur të përcaktojnë se për çfarë sasie bëhet fjalë në bazë të kontratave të furnizimit që shoqëria "Euroil" ka lidhur më pas me të gjitha institucionet, por pohoet se bëhet fjalë për dhjetra mijë tonë.

sur probleme, veçanërisht në paraqitjen e një dokumenti shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për atë që vërteton specifikimin teknik të karburanitit dhe përmban raportin e anzlizës së plotë për gazoilin "s.sh.1997", të ofruar nga "Euroil". Ky gazoil është i prodhuar nga Armo, thonë hetuesit e prokurorisë. Gjithashti hetimet, kanë zbuluar se analizat e karburantit, shoqeria "Euroil", duhet ti merrte tek Inspe-

ktoriati Qëndror Teknik (IQT), pasi të kishte dorëzuar atje një mostër për analiza. Por në fakt, sipas dosjes, analizat janë dorëzuar gjatë prokurimit sikur ishin pikërisht të lëshuara nga IQT, pavarësisht se procecverbali i kqyrjes së fletë analizave në këtë institucion nuk e tregon një gjë të tillë. Gjithashtu zyrtarët e IQT, të pyetur nga hetuesit, kanë pohuar se, analizat nuk janë lëshuar nga laboratorët e tyre.

Analiza e Ministrisë së Drejtësisë

Halimi: 14 prokurorë dhe 10 gjyqtarë me shkelje të rëndë

S

TIRANE

ipas kreut të këtij dikasteri Eduard Halimi, " janë kontrolluar 45 prokurorë dhe po aq gjyqtarë. Pas verifikimeve janë 10 toga të zeza dhe 14 prokurorë, të cilët janë gjetur me shkelje gjatë vitit që kaloi pas inspektimeve të bëra nga Ministria e Drejtësisë". Duke analizuar punën e dikasterit për vitin 2011, ministri Halimi tha gjithashtu se, për gjyqtarët kanë nisur procedimet disiplinore, ndërsa për shkeljet e prokurorëve ka vënë në dijeni Prokuroren e Përgjithshme dhe Presidentin e Republikës. "Është

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ai, i cili do të japë verdiktin përfundimtar pasi të mësohet edhe mbrojtja e prokurorëve dhe gjyqtarëve të kapur në shkelje", tha ai. Duke marrë shkas nga fenomeni i shtyrjeve dhe zvarritjeve të proceseve për shkak të mungesës së avokatëve, nëpër procese të rëndësishme gjyqësore, kreu i ministrisë së Drejtësisë tha se, "prioritet për këtë vit, do të jenë ndryshimet në ligjin për avokatinë që synojnë të disiplinojnë sjelljen e avokatëve në seancat gjyqësore, si dhe të ndalojë zvarritjet". Ministri i Drejtësisë Halimi tha gjithashtu se, do të fillojë implementimi i digjitalizimit të siste-

mit gjyqësor, ku në çdo sallë gjykimi do të vendoset sistemi i regjistrimit audio si dhe video-kamera, për ta bërë procesin më transparent, lehtësisht të aksesueshëm për publikun, por edhe për të krijuar bazën dokumentative që të mos abuzohet më në salla të mbyllura. Por Halimi, ka vlerësuar gjyqësorin dhe prokurorinë, edhe pse këto institucione, janë akuzuar nga ndërkombëtarët si halllkat kryesore që nuk funksionojnë në sistemin e drejtësisë shqiptare. Sipas tij, mes 375 gjyqtarëve në vend, shumica e tyre punojnë me përkushtim ndaj ligjit dhe kushtetutës, ndërsa pjesa tjetër e të

korruptuarve është në pakicë. Është një pjesë e vogël, jashtëzakonisht e vogël e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët e fillojnë dhe e mbarojnë ditën e punës duke krijuar favore personale dhe financiare. Pikërisht misioni i të gjithë reformës në drejtësi, misioni i inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, i Ministrit të Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është që këtë pakicë të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët prishin sistemin, të përballen me ligjin, të përballen me drejtësinë, të përballen me përgjegjshmërinë e tyre ndaj ligjeve dhe Kushtetutës", deklaroi gjatë analizës vjetore, ministri Halimi.


E premte, 13 janar 2012

9

RUBRIKA

NGA MIRA KAZHANI

BESIMI Zoti na ka thirrur (nuk na ka hedhur) që të ekzistojmë, e gjithashtu ai na thërret edhe për një mision, një detyrë brenda bashkësisë ku jetojmë. E unë në jetën time kam ndjerë e dëgjuar këtë thirrje të brendshme për t'i shërbyer Zotit me një përkushtim të krejt jetës time dhe në Kishën Katolike të jesh prift është një nga mënyrat.

"Rrëfimi shumë i veçantë i Dom Gjergjit, njeriu i përkushtuar ndaj klerit

N

uk e kisha menduar që të bëja një profil për Dom Gjergjin vetëm në fundvit kur ai u shfaq në Rtv Ora News ku unë punoj, më erdhi një ide në kokë. Situata ishte pak e sikletshme, por edhe për të qeshur. Në Tonight Ilva Tare ishte i ftuar Imzot Rrok Mirdita dhe në transmetim me mua qëndronte për të ndjekur intervistën Dom Gjergji. Pas xhamit kalon një nga koleget çapkëne e cila pas një përshëndetje me mua kuriozohet për prezencën e një mashkulli me kostum shumë elegant (një gri e bukur, do të thoja.) Ai kthen pak kokën dhe çapkënja i jep një të puthur me dorë që e lëshon duke i fryrë në ajër. Nga ato puthjet që ne njerëzit kemi filluar t'i përdorim shpesh e më shpesh. Unë s'dija ku të futesha nga zori ndërsa ai shumë qetëisht i dha një buzëqeshje të ngrohtë. Brenda këtij çasti unë i lutem atij të kthehet plotëisht derisa vajza pas xhamit të dallonte që burri elegant ishte një prift. Pas këtij çasti të gjithë harruam intervistën dhe qeshëm pak a shumë si ajo thënia e vjetër shqiptare, - Qesh prifti nga belaja, por në rastin tonë në bela u dukëm ne dhe priftin e kishim prej vërteti dhe shumë karizmatik. Kolegia ime hyn brenda dhe i kërkon me përulje ndjesë për gjestin ndërsa supriza ime më e madhe ishte elasticiteti i Dom Gjergjit i cili gjithë batutë e kripë ju përgjigj :- Nuk je e para, mos u mërzit! Në këtë çast vendosa të shkruaja një profil për të, ndoshta për të ndarë dhe këtë moment interesant me lexuesit e Shqiptarja.com, sepse në fund të fundit gazetaria duhet të shuaj kuriozitet dhe të edukojë lexuesit dhe shikuesit me informacione dhe shembuj të mirë. Dhe ja ku jam tani duke pirë një çaj mali më Dom Gjergjin. Nuk ja kujtoj më episodin e asaj mbrëmje por nisur dhe ngai cast unë dua të zbuloj pse një djalë i ri bëhet prift dhe heq dorë nga kënaqësia e një të dashure, gruaje, fëmijët, por për këtë do flasim pak më poshtë. Fillimisht pse dikusht, diku në një çast vendos të bëhet prift? -Nëse besojmë që ka një Hyj, ky Hyj ka të bëjë me ekzistencën time konkrete dhe ai nuk më ka krijuar kot, apo rastësisht, apo thjesht më ka hedhur në ekzistencë, sikurse thotë një filozof gjerman me emrin Hajdeger. Pra me këtë Zot ne jemi në një marrdhënie të vazhdueshme dhe një nga aspektet e kësaj marrëdhënie është edhe vendi yt në këtë botë d.m.th. pse ke ardhur dhe çfarë duhet të bësh që jeta jote të jetë në përkim me vullnetin e Zotit. Zoti na ka thirrur (nuk na ka hedhur) që të ekzistojmë, e gjithashtu ai na thërret edhe për një mision, një detyrë brenda bashkësisë ku jetojmë. E unë në jetën time kam ndjerë e dëgjuar këtë thirrje të brendshme për t'i shërbyer Zotit me një përkushtim të krejt jetës time dhe në Kishën Katolike të jesh prift është një nga mënyrat. Unë në

Sakrificë si prift? E bëjnë edhe të martuarit "Nuk e kam refuzuar martesën, por kam bërë një zgjedhje ndryshe" lirinë time kam zgjedhur këtë lloj përkushtimi. Jam i bindur që është ajo që Zoti dëshiron për mua dhe jetën time. Ai është rritur në një fshat të Durrësit dhe shkollën e mesme e ka kryer në Shqipëri dhe më pas ka shkuar në Itali për të kryer studimet që duheshin për të qënë një prift. Më pas:- tregon ai, jam kthyer në Shqipëri (në vitin 2000) dhe jam shuguruar meshtar në vitin 2001. Kam kryer edhe një specializim shumë të mirë e interesant në shkencat juridike kishtare (e drejta kanonike quhet) në Romë ku kam kaluar një nga përvojat më të bukura të jetës time. Tani ai është me mision në Kamëz dhe mbulon dhe disa fshatra të Fushë-Krujës. Është gjithmonë duke takuar të rinj me besimin që rinia sidomos nuk duhet të largohet nga udha e Zotit. Gjithmonë më ka tërhequr filozia katolike, nuk kam lexuar në mënyrë sistematik dhe nuk kam lexuar as biblën por s'di ku e bazoj një besim se filozia katolike është një perlë e mendimit njerëzor. Është e vërtetë? - Nëse dua t'i përgjigjem drejtëpërdrejtë pyetjes tënde atëherë filozofia e krishterë është dashuria, sepse Hyji është dashuri, e cila është e lidhur ngushtë me sakrificën, sepse Hyji aq shumë e deshti botën saqë dha Birin e tij, një të vetmin. Pjesa e dytë e pyetjes fsheh një paragjykim, sikur besimi të ishte një gjë për njerëz të thjeshtë dhe kur atij i afrohen njerëz të ditur është diçka e veçantë. Besimi me dijen ka të bëjë deri diku (sepse nuke është një doktrinë e njohjes). Besimi dhe dija e kërkojnë njëra tjetrën pambarimisht edhe pse nuk shterrohen te njëra -tjetra. Baza e besimit nuk është një pranim logjik i ekzistencës së Zotit, por një pranim ekzistencial i tij që do të thotë se unë jo vetëm besoj që Zoti

ekziston, por edhe kam besim te ai. Ekzistënca e ime dhe e asaj çka më rrethon është fillimi i mendimit dhe i pyetjes mbi Zotin që në gjuhën filozofike quhet kërkimi i së vërtetës. Jeni një prift shumë modern, dikur ju kam parë edhe në lokale nate? Apo më kanë bërë sytë? Fjala prift modern nuk më pëlqen sepse mendoj që në substancën time mbetem një konservator. Kisha është një realitet gjithnjë në reformim që do të thotë se ajo nuk e

Dom Gjergji refuzon modernitetin, por e përdor atë për të përcuar mesazhin e saj e për t'u ardhur në ndihmë njerëzve. Në këtë këndvështirm unë mendoj se një prift duhet të dijë të jetojë me modernitetin pa e kthyer atë në një idhull pa të cilin nuk mundet. Moderniteti ka aspekte skllavëruese sikurse ka edhe të mirat e veta. Duhet të jemi kritikë. Sa për lokalet? Mënyra se si më pyesni duket sikur kam qenë një frekuentues fanatik i tyre. Unë kam shumë miq dhe me miqtë e mi dal edhe në bar thjesht për të bërë një bisedë e për të kaluar kohën e lirë bashkë. Kurse sa për lokale nate

mendoj që fjala ka një ngjyrim negativ që unë do ta shmangia. Në jetën time kam "shfrytëzuar" të gjitha ato hapësira të lejueshme brenda një kodi etik për t'u takuar me njerëzit. Mendoj se nuk do ishte një mëkat aq i madh. Papa ka falur edhe priftërinj pedofil dhe për këtë do doja të flisnim sinqerisht, pa u fshehur nën petkun e kodeve etikë. - Është një plagë shumë e rëndë e Kishës Katolike nga e cila ajo po mundohet të pastrohet dita ditës edhe me masat që ka marrë nga pikëpamja juridike dhe formative për kandidatët e ardhshëm në priftëri. Çfarë do të thotë se Kisha duhet të jetë shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e kandidatëve për priftërinj. Nuk ka priftërinj pedofilë, por ka pedofilë që janë bërë priftërinj. E kjo është e rëndë shumë. Papa e ka quajtur një plehnajë brenda Kishës. Dhe jam plotësisht dakord me të. Përveçse një mëkat është edhe një krim ndaj një personi të mitur që është i pambrojtur dhe që te prifti ka pasur besim. A falet pedofilia? E thashë që pedofilia është një mëkat dhe një krim. Por gjthmonë për cdo rast duhet të ketë një proces, sepse secili ka të drejtën e një procesi dhe prezumimin e pafajsisë. Nuk duhen përjashtuar rastet kur akuzat kanë qenë false dhe me qëllime përfitimi. Sigurisht si mëkat ai falet sepse dashurisë së Zotit ne nuk mund t'i vejmë kufij përballë cdolloj mëkati. Si krim duhet që organet kompetente civile apo kishtare të marrin masat e duhura që fajtori të mos dëmtojë më dhe të paguajë për çfarë ka bërë. Dom Gjergji është një natyrë e qetë. Në fakt kështu më duken të gjithë priftërinjtë. Sec kanë një distancë nga ne njerëzit e tjerë. Duket sikur ata nuk i zënë depresionet, nuk qajnë, nuk vuajnë. Kanë një përgjigjë brenda zemrës së tyre, ndoshta edhe

një iluzion por duken aq shumë paqësor. E megjithë këtë unë e di që për ne të tjerët sërish veshja e kostumit të priftit është dicka e vështirë, ndoshta edhe pak e çuditshme. Me gjysëm zëri e pyes:-A nuk keni ndonjëherë dyshime se një djalë i ri si ju do të kish qenë më i lumtur me një grua të bukur, fëmijët që e presin në shtëpi? Së pari po të isha femër do të akuzoja për diskrimimin. Një grua është e bukur, sepse syri i një burri që e dashuron e bën të papërsitshme, të mrekullueshme, dhe unike në univers. Prandaj do t'i hiqja pyetjes tënde mbiemrin e bukur dhe do thoja thjesht grua. Sigurisht e kam menduar këtë gjë dhe ndjej brenda vetes që kam edhe një instikt atëror të fortë. Jeta familjare është shumë e bukur, sikurse ka edhe vështirësitë e veta të cilat duhen përballuar me sens përgjegjësie dhe pjekurie. Duke u kthyer te unë do thoja se zgjedhja ime nuk është një refuzim i martesës, por një zgjedhje e ndryshme, e cila i jep atësisë time një shtrirje më të gjërë dhe më gjithpërfshirëse duke risjellë në jetën e botës edhe pse brenda një personi të brishtë Atësinë par excellence të Hyjit. Unë jam i përkushtuar në një familje më të madhe dhe e ndjej atë si të ishte e gjitha familja ime. Sa për sakrificën mendoj që ajo është e pranishme edhe te ato që martohen, sepse shumë prindër e bashkëshortë bëjnë saktifica cdo ditë për të cuar përpara projektin e tyre të familjes. A duhet ta mbajë fëmijën një gjashtëmbëdhjetë vjeçare që ngel shtatëzënë? Përgjigja është po absolutisht! Edhe pse rastësisht, edhe pse ndoshta pasojë e një përdhunimi, dhe e padëshiruar ajo shtatëzani është një person i cili ka ardhur në jetë dhe ka të drejtë të jetojë. Në kodin gjenetik të asaj qelize që formohet gjendet një njeri. Edhe unë e ti kemi qenë dikur ajo qelizë e vogël ku është programuar gjithcka. Ke të drejtë, i them. Dhe falë prindërve të mi jam këtu duke bërë gazetaren por si femër e kam menduar shpesh. Dhe pyetjet e mia janë të pafundme. -Po sikur te kishin mbajtur fëmijet të gjitha femrat e gratë e kësaj bote ndoshta do ishin fituar nëna dhe humbur baballarë. Nëse nuk je gati për familjen si mund ta bësh një zgjedhje të tillë. Nuk është shoqëria, apo perëndia ai që do të paguaj kopshtin, që do ti bëj dhuratë për ditëlindje, që do ta nxjerr në shëtitje ditën e diel me diell. Cdo anë e mirë ka një plagë që e shoqëron. Si mund të ndiqen parimet dhe rregullat pa patur mbështetjen e duhur, pa qënë në kohën e duhur dhe me njerëzit e duhur? -Është një temë shumë e gjatë por mbi gjithçka fiton e drejta e ardhjes në jetë. Si do të ishte bota pa idenë për zotin? Nuk është e mundur një shoqëri pa Zotin, sepse do të ishte një shoqëri kundër vetevetes. Duke u bërë vetërefereuese një shoqëri kthehet në vetëshkatërruese. Unë i lutem universit, natyrës, besoj që ai është Zoti, i tregoj unë në formën edhe të një pyetjeje! Mund të jetë një pikënisje e mirë, por e pamjaftueshme. Shpresoj të shkosh më tej.


10

E premte, 13 janar 2012

SOCIALE AMBASADA AMERIKANE JEP GJAK

PRITEN DITË MË TË FTOHTA

Ambasada amerikane vazhdon të ruajë traditën në dhurimin e gjakut çdo gjashtë muaj. "Është një privilegj për stafin e ambasadës të dhurojë gjak. Dhurimi i gjakut është i rëndësishëm pasi të dhurosh gjak do të thotë të dhurosh jetë", - ka thënë mjeku David Stallings dje gjatë kohës kur stafi i kësaj ambasade ka dhuruar gjak për pacientët shqiptarë.

Vendi ynë vazhdon të përfshihet nga një mot i ftohtë dhe me ngrica. Problematike vazhdojnë të jenë zonat malore, ku për shkak të dëborës dhe ngricave në rrugë, janë bllokuar akset rrugore të cilët bëjnë të pamundur lëvizjen e banorëve në këto zona. Sipas sinoptikanëve dimri i sivjetshëm do të karakterizohet nga një mot i thatë dhe tepër i ftohtë.

Importuesit e barnave, farmacistët dhe Ministria kundër njëri-tjetrit

Lajmi Aplikimi i pullës fiskale rrezikon ta fusë në kaos tregun e barnave në vendin tonë. Kjo pasi ministria e Shëndetësisë ka përcaktuar që kjo pullë të vendoset mbi ilaç që në fabrikën e prodhimit, ndërkohë që prodhuesit ndërkombëtar se aplikojnë një gjë të tillë. Përplasje ka pasur edhe për koston që do të ketë kjo pullë dhe kush do e paguajë atë.

Pulla fiskale, Shqipëria rrezikon të mbetet pa ilaçe Importuesit: Koston e saj do ta paguajë pacienti

Arjan Jaupllari

TIRANE

ESMERALDA KETA

T

ë gjithë kundër të gjithëve. Ministria kundër "Urdhrit të Farmacistëve", distributorët kundër Ministrisë, shpërndarësit farmaceutikë kundër "Urdhrit të Farmacistëve", por edhe kundër ministrisë... Kjo është situata pas vendimit për aplikimin e pullës fiskale. Gjatë ditës së djeshme kanë qenë prodhuesit, importuesit dhe shpërndarësit farmaceutikë, të cilët kanë paralajmëruar se tregu i barnave rrezikon të mbetet pa ilaçe, për shkak të mënyrës se si është parashikuar aplikimi i pullës fiskale. Armer Juka, sekretar i përgjithshëm i unionit të biznesit farmaceutik, ka deklaruar se ministria duhet të ndryshojë vendimin që kjo pullë t'u ngjitet barnave që në fabrikën e prodhimit në vendet e huaja, pasi ky është një proces i pamundur. "Ky operacion është teknikisht i parealizueshëm. Rreziku është serioz dhe në rast se nuk merren vendimet e duhura, mund të rrezikohet furnizimi i duhur me barnat e tregut të domosdoshme për të sëmurët", - ka deklaruar Juka. Në emër të unionit Farmaceutik ai ka deklaruar se ata janë dakord me vendosjen e kësaj pulle, dhe ka sqaruar se ajo nuk ka asnjë kosto mbi ilaçet, duke kundërshtuar deklaratat e "Urdhrit të Farmacistëve". "Distancohemi nga deklarimet e pasakta të "Urdhrit të Farmacistëve", sipas të cilit vendosja e kësaj pulle do të rrisë me 20%

çmimin e barnave. Ky është një deklarim spekulativ, pasi deri më sot nuk dihet se sa do të kushtojë një pullë", - ka sqaruar më tej Armer Juka. Por kreu i shoqatës së distributorëve, Kastriot Zotaj nuk ndan të njëjtin mendim me të. Sipas tij, nëse pulla fiskale do të prodhohet jashtë Shqipërisë, sigurisht që ajo ka një kosto, dhe këtë kosto do ta paguajë pacienti. "Do

të ketë kosto, por unë nuk mund të flas, pasi nuk e di se sa kosto ka pulla, plus do të bëhen pagesa të tjera gjatë importimit. Rritja e çmimit i kalon direkt qytetarëve. Kjo pullë dyfishe do të sjellë më shumë telashe për biznesin dhe do të çojë në boshatisjen e tregut. Nëse do të vazhdojë të bëhet në Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave, do të ketë lehtësi për biznesin.

Armer Juka

Kastriot Zotaj

Kjo është reforma në farmaceutikë që ka bërë Ministri Vasili duke rënduar xhepat e të sëmurëve me 20% më shumë, dhe që ata e quajnë me të drejtë "Taksa Vasili"

Pulla s'mund të vendoset në fabrikë. Nëse nuk merren vendimet e duhura, mund të rrezikohet furnizimi i tregut me barnat e domosdoshme për të sëmurët

Kjo pullë dyfishe do të sjellë më shumë telashe për biznesin dhe do të çojë në boshatisjen e tregut. Ne do të shkojmë t'i marrim, t'ia çojmë uzinës prodhuese në Evropë

Por nëse do e bëjë një kompani e huaj, jashtë Shqipërisë, ne do të shkojmë t'i marrim, t'ia çojmë uzinës prodhuese në Evropë, kjo do të jetë shumë e vështirë, sepse uzinat ne Evropë nuk vendosin pulla", , - ka sqaruar kreu i shoqatës së distributorëve, Kastriot Zotaj, i cili ka shtuar se ata nuk janë kundër kësaj pulle, por kërkojnë që ministria të konsultohet më parë me ta, kur merr vendime të tilla. Ndërkohë kreu i "Urdhrit të Farmacistëve", Arjan Jaupllari, deklaron se të gjitha çfarë ka thënë janë të vërteta.

Sipas tij sejmenët e ministrit Vasili nuk mund ta shpëtojnë atë nga kjo situatë që ai e ka krijuar vetë. "Kostoja e prodhimit të pullës fiskale për barnat do të jetë 4.9 lekë për copë nga 0.7 lekë që është sot. Më pas shtohet, kostoja e transportit të pullave që bëhet me DHL që është 40 euro për zarf plus peshën e tyre, çmimi shkon në 110 euro ose 15 mijë lekë. Kostoja totale e një pulle do të jetë mbi 10 lekë për copë pra 93% më e lartë se pulla e sotme, kosto që do shtohet në bar. P.sh. Atenololi, si alternativë e para e listës së

rimbursimit, ka çmim deri në 300 lekë për kuti. Po t'i shtojmë dhe 10 lekë koston e pullës fiskale, çmimi i një kutie shkon 310 lekë, ose 3.5% me i lartë (Vlera e TVSH 14% + 3.5% pulla fiskale= 17.5%). Ndërkohë që kursi i këmbimit të euros, bazuar në vendimin e qeverisë për vitin 2012 do të jetë 140.1, nga 137.6 që është sot, pra 2.5 % më i lartë që do i shtohet çmimit të barit. Pra totali i rritjes së çmimit të barnave pas vendosjes së pullës fiskale do të jetë 20% më i larte se para aplikimit të TVSH", ka deklaruar Jaupllari.

Spitali Ushtarak

Infermierët nuk dinë të shkruajnë

D

TIRANE

rejtoria e spitalit Ushtarak të Tiranës është detyruar të nxjerrë një urdhër të pazakontë për plotësimin e kartelës klinike të të sëmurit. E detyruar nga fakti se infermierët dhe kryeinfermierët, por në jo pak raste, nuk dinë të shkruajnë. E plotësojnë kartelën klinikë në mënyrë të atillë, saqë është e pamundur të deshifrosh se çfarë është shkruar në të. Problemi madje është ngritur edhe nga Mjekësia Ligjore, apo organet e drejtësisë kur u është dashur të marrin nën shqyrtim kartelat klinikë të të sëmurëve. Pikërisht për këtë arsye,

drejtoria e këtij spitali, ka afishuar një rregullore, që duke filluar që nga mesi i dhjetorit, kartelat klinike do të plotë-

sohen me shkronja kapitale. "Plotësimi i kartelës klinike të pacientëve që shtrohen në SUQU do të bëhet me

Lajmi Kartelat klinike të të sëmurëve janë të palexueshme. Madje as mjekësia ligjore nuk arrin të deshifrojë atë që shkruajë mjekët dhe infermierët, duke e bërë të vështirë zbardhjen e mjekimit të të sëmurit. Për këtë arsye drejtoria e spitalit Ushtarak ka nxjerrë një urdhër ku kërkon që të gjitha kartelat të plotësohen me germa kapitale.

Faksimile e urdhërit të drejtorisë së spitalit Ushtarak

germa të mëdha (kapitale). Me germa kapitale do të përfshihen tre faqet e para të kartelës (shërbimi, numri statistikor, gjeneralitet, diagnoza e pranimit, operacioni, din përfundimtare, anatomopatologjike, vendimi i KUM-it, përfundimi e gjendja e pacientit në ditën e daljes). Pas përfundimit të kurimit të pacientit, mbyllja e kartelës duhet të bëhet brenda 5 ditëve nga dalja dhe të dorëzohet në arkivin e SUQU. Më çdo datë 5 të muajit, kryeinfermieri i shërbimit të paraqitet në kartotekën e SUQU për të bërë akordimin e shtrimeve të muajt dhe dorëzimin e kartelave. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë", - thuhet në urdhrin e lëshuar nga drejtoria e këtij spitali, që mban datën 20 dhjetor 2011.


E premte, 13 janar 2012

11

SOCIALE

Remontet në fundjavë, OST: Kufizime dritash në Tiranën lindore

OST lajmëroi mbrëmë kufizime të thella të energjisë elektrike për një pjesë të madhe të Tiranës. Sipas njoftimit të saj, në kuadër të kthimit të një linje ajrore në tokësore, nga ana e bashkisë së Tiranës, është planifikuar ndërhyrja për spostimin e linjës 110 kV Tirana 1-Traktora. OST ka afruar ndihmën e saj duke vënë në gadishmëri grupet e veta të specialistëve me të gjithë bazën materiale dhe mjetet e nevojshme, për mbështjen e

firmës përkatëse, gjatë periudhës që do të realizohen këto punime, si dhe do të jetë në koordinim të ngushtë me kompaninë e shpërndarjes CEZ, për të ndryshuar skemën e funizimit me energji të kryeqytetit. Sipas OST kryerja e punimeve në një kohë sa më të shkurtër, nga 5 ditë që kishte kërkuar kompania, e cila është kontaktuar nga Bashkia për të kryer një punë të tillë, OST -ja u ka kërkuar këtyre të fundit që punimet

duhet të kryheshin në 2 ditë, gjë për të cilën edhe u ra dakort. Megjithë masat e marra nga OST, për realizimin në kohë të këtyre punimeve, është e domosdoshme që në ditët e shtune dhe të diel me dt.14, 15 /01/ 2012 nga ora 8:30 deri ne oren 17:00 do të bëhen kufizime të pjesshme (~30 MË) të cilat do te jene te shtrira në zonat si në vijim: Linzë, Farkë, Sauk, Sanatorium, K.Priftit, Rr.Ali Demi, si dhe Rr.Elbasanit.

Bashkia e Tiranës ka nisur riparimin e dëmeve, skuadrat në terren

Lajmi Pas largimit të fshatit turistik nga rruga pedonale "Murat Toptani", bashkia e Tiranës ka instaluar prej dy ditësh aty skuadrat e punëtorëve për riparuar dëmet që kioskat lanë pas.

Ikën fshati turistik, pedonalja e shkatërruar Pllaka dhe stola të thyer, ndriçimi jashtë funksioni Pasojat Pas largimit të fshatit turistik nga rruga pedonale "Murat Toptani" janë vënë re dëme në pllakat e kësaj rruge, sistemin e ndriçimit dhe stolat që janë vendosur për kalimtarët

TIRANE

ESMERALDA KETA

Në foto: Punëtorët e bashkisë dje duke riparuar dëmet në rrugën pedonale "Murat Toptani", pas largimit të kioskave

S

tola të thyer, pllaka që kanë lëvizur nga vendi, por më të dëmtuar rezulton të jetë sistemi i ndriçimit që vjen nga toka, i cili jo vetëm ka ndryshuar komplet ngjyrat për shkak të lëvizjeve të shumta, por edhe ka dalë thuajse jashtë përdorimi. Kjo është ajo çfarë ka lënë pas fshati turistik i Vitit të ri, që bashkia e Tiranës instaloi për një muaj me radhë në rrugën pedonale "Murat Toptani". Ndërkohë që u bënë dy ditë më radhë, që skuadrat e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës, por merren me riparimin e dëmeve. Së pari ata janë marrë me rregullimin e sistemit të ndriçimit, i cili është projektuar të vijë nga nëntoka, i cili është dëmtuar përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës pedonale. Punëtorët e mirëmbajtjes kanë nisur riparimin e tij pjesë - pjesë, jo vetëm duke ndërruar llampat e ndriçimit, por edhe duke lyer më bojë pllakat e tyre, në mënyrë që ata të kthehen në gjendjen fillestare. Një tjetër problem i cili ka dalë në pah pas largimit të fshatit turistik, kanë qenë edhe pllakat e shumta të thyera dhe të dëmtuara të kësaj rruge pedonale. Edhe për këtë pjesë, punëtorët e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranë kanë rrethuar me shirita të verdhë zona të tëra të kësaj shëtitorje dhe kanë nisur zëvendësimin e tyre me pllaka të reja, të të njëjtit stil. Që sigurisht kanë edhe një kosto në lekë, pasi ishin edhe prej mermeri. Një tjetër element që nuk i ka shpëtuar shkatërrimit nga instalimi i fshatit turistik dhe njerëzit e shumtë që e kanë vizatuar atë kanë

qenë edhe stolat e drurit, të cilët janë vendosur në trotuare për të krijuar mundësi pushimi për kalimtarët.

ABUZIMET

Fshati turistik, Basha financoi biznesin e kunatit

V

KTHIMI NË IDENTITET

endosja e fshatit turistik në qendër të Ti ranës u shoqërua edhe me debate të forta. E para, sepse ajo u pa si një rikthim te fenomeni famëkeq i kioskave, dhe së dyti sepse pas këtij biznesi të madh qëndronte kunati i kreut të bashkisë Lulzim Basha. Fakte këto të cilat u denoncuan më së pari në gazetën "Shqiptarja.com" e cila provoi me dokumente implikimin e kunatit të kryebashkiakut Erion Isufaj. Duket se bashkia do të paguajë tashmë edhe për dëmet që ai la pas largimit të fshatit turistik në këtë zonë.

Kthimi i rrugës pedonale "Murat Toptani" në gjendjen e mëparshme duket se nuk është edhe aq i lehtë. Megjithëse sipas projektit të bashkisë së Tiranës, kioskat duhet të ishin larguar menjëherë pas datës 6 janar, në të vërtetë ata janë hequr që andej vetëm mbrëmjen e 10 janarit. Ndërkohë që ata kanë lënë pas shumë shenja të dukshme. Një ndër to janë

edhe shtyllat e vogla me bazë betoni, të cilat ishin vënë për të mbajtur çadrat e shumta që populluan këtë rrugë përgjatë festave të ndërrimti të viteve. Ata janë të shpërndara përgjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge, duke e bërë të pamundur një shëtitje të qetë, për të cilin është edhe dedikuar projekti i saj. Më pas vijnë kosha mbeturinash të prishur, dhe si për të vijuar traditën që nisi vetë kryebashkiaku Basha, lokalet e zonës kanë zaptuar trotuaret me karriget dhe tavolinat e tyre. Ndërkohë që nuk mungojnë as stendat që shesin libra apo kremra kozmetikë.

Hipotekat

Basha miraton lejet e Ramës

P

TIRANE

lot 11 pallate janë pajisur me le jet e shfrytëzimit. Që do të thotë se tashmë ata mund të nisë puna për hipotekimin e 385 apartamenteve në të gjithë Tiranës, leje të cilat në fakt ishin miratuar edhe nga ish kryebashkiaku Edi Rama, por që kishin ngecur tek hipoteka. Kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dje gjatë një takimi me shoqatën e ndërtuesve dhe dhomën e tregtisë, ka deklaruar ky proces do të vijojë me dhënien e lejes së shfrytëzimit edhe 25 objekteve të tjera, duke e çuar në total numrin e apartamenteve që presin të hipotekon në 1400.

Sipas Bashës, nga ky proces Tiranës i rikthehen rreth 700 milionë euro, para që mbahen në formë të ngurtësuar për shkak të mungesës së dokumentacionit. "Po monitorojmë nga afër se si po menaxhohet procesi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Lajmi Kreu i bashkisë Lulzim Basha ka deklaruar se tashmë do të ketë edhe lehtësi në plotësimin e dokumentacionit për marrjen e lejes së shfrytëzimit pasi janë hequr rreth 18 të tilla. Kjo për të ndihmuar këtë proces.

dhe jam i inkurajuar nga fakte, se brenda një kohe relativisht të shkurtër afro 50 ditë pas dërgimit të 130 lejeve të shfrytëzimit pranë Hipotekës, 107 prej tyre kanë përfunduar dhe pjesa tjetër është në përfundim e sipër. Pajisja me këto dokumenta është fundi i një sage të gjatë, të padrejtë dhe me pasojë, jo vetëm për ndërtuesit por edhe për pronarët e këtyre banesave",ka deklaruar dje kreu i bashkisë Lulzim Basha. Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit ka evidentuar specifikat edhe për një kategori tjetër, prej rreth 40 dosjesh, nga të cilat, një pjesë e konsiderueshme e tyre rezultojnë se kanë thjesht probleme të plotësimit me dokumentacion.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur në rrugën pedonale?

Në rrugën pedonale "Murat toptan" që prej një muaji bashkia ka instaluar fshatin turistik të vitit të ri. Por tashmë pas largimit të tij kanë dalë në pah edhe dëmet që ai ka lënë pas.

Çfarë është dëmtuar më shumë? Tashmë që janë larguar kioskat është vënë re se përgjatë gjithë gjatësisë së kësaj rruge ka pllaka të thyera, sistemi i ndriçimit është prishur ndërkohë që edhe stolat që janë vënë në anë të kësaj rruge janë jashtë funksioni, pasi janë thyer plotësisht.

Po bashkia e Tiranës a ka marrë masa?

Po bashkia e Tiranës ka nxjerrë në rrugë ekipet e mirëmbajtjes për riparimet e dëmeve, por problemi qëndron në faktin se ata kanë një kosto financiare të cilën sërish do ta paguajë bashkia.

A ka pasur debate për vendosjen e këtij fshati turistik në një rrugë pedonale? Vendosja e këtij fshati turistik është shoqëruar me debate të forta, edhe për faktin se pas këtij biznesi rezultoi se qëndronte kunati i kryebashkiakut, Erion Isufaj.


12

E premte, 13 janar 2012

KULTURE

Pavarësia

Logoja e 100-vjetorit një shqiponjë si flakë jubilare

N

jë shqiponjë dyk renare e stilizuar në formën e flakës jubilare. Kjo është logoja për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të shoqëroje të gjithë shkresat zyrtare e do të shfaqet në të gjithë festimet që do të mbahen gjatë këtij viti. Logoja e 100-vjetorit të pavarësisë u realizua nga dizajneri kosovar Zeni Ballazhi dhe u publikua dje për herë të parë gjatë takimit në mbledhjen ndërministrore për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë mbledhje kryeministri Berisha u shpreh se "100 vjetori ti shërbejë shqiptarëve për t'u njohur me të vërtetat më të rëndësishme të vendit dhe kombit të tyre, ti shërbejë shqiptarëve, jo si një barut për të shkuarën, por si një shpresë e bashkim për të ardhmen". Më tej Berisha duke duke ftuar Ministrinë e brendshme që të përcjellë tek qeveritarët vendorë mesazhin e festimeve, tha se "është e domosdoshme që në të gjitha rrethet e vendit, në Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë, Gjirokastër, të ketë ngjarje, kremtime, ridimensionime, të gjithçkaje që është e lidhur për 100 vjetorin". Sipas Berishës, festimet do të kenë si qëllim të gëzojnë shqiptarët kudo si në Kosovë, Maqedoni e diasporë. "Një përballje kombëtare është jetike për këtë çështje, sepse pavarësia ka qenë përpjekje mbarëkombëtare, jemi në detyrim me të gjithë ata që ndihmuan për çështjen e pavarësisë".

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Investigimi NIKO KOTHERJA

P

remiera e baletit "Zhi zel" u shënua në ditët më të ftohta të dhjetorit. Me koreografinë e mjeshtrit Agron Aliaj dhe interpretimin e solistëve më të mirë të baletit, kjo shfaqje e mezipritur, sërish iu la spektatorëve shijen e hidhur të kushteve krejt të papërshtatshme të sallës dhe skenës. Korridore të ftohta ajri qarkullonin mes rreshtave të sallës, dhe spektatorët, sikurse çdo sezon dimri e ndoqën edhe këtë premierë baleti strukur poshtë palltove. Kjo pasi Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit nuk e ka zgjidhur ende si duhet problemin e ngrohjes së ambienteve në sallën e madhe dhe në skenë e prapaskenë. Për një shfaqje, Teatrit të Operas dhe Baletit i duhet të harxhojë më shumë se 240 litra naftë. Kësaj kostoje nëse i shtohet edhe ajo e sistemit të kondicionerimit, përllogaritet të shkojë në miliona lek, të dala nga fondi i qeverisë shqiptare. Përveç rikonstruksionit të sallës së TOB para më shumë se një dekade, në funksion të përmirësimit të akustikës, këtij institucioni i kanë munguar investimet që prej themelimit të tij. Të njëjtat karrige, ambiente e pajisje, të cilat sot duhet të ishin pjesë e ndonjë muzeu të artit shqiptar, si reliket e para të themelimit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Orkestrantët ankohen kur hyjnë në gropën e skenës, për të sjellë me veglat e tyre muzikën e krijuesve të mëdhenj botërorë dhe shqiptarë. Përpjekja e punonjësve për të ngrohur sallën disa orë para shfaqjes shkon dëm, pasi hapësira e madhe e skenës dhe sallës, me korrentet që nuk mund të shmangen, bëjnë të kthehet përsëri një ambient frigoriferik. Emnolina Prifti, përgjegjëse e shërbimeve shtesë në TOB flet për gazetën "Shqiptarja.com" në lidhje me problemet e sistemit të ngrohjes së këtij institucioni. Sa është kapaciteti i sallës në TOB? Kapaciteti është 860 vende. Është galeria, lozha qeveritare dhe salla poshtë. Kush është ndërtuar kaldaja? Kaldaja është ndërtuar para rreth 6 ose 7 viteve dhe

SALLAT Investigimi i sallave të ftohta të kryeqytetit sot ndalet pranë Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Teatrit të Kukullave. Nga kaldajat e vjetra që punojnë me naftë e radiatorë e deri te sistemet e reja të kondicionimit të ajrit...sa miliona harxhohen për t'i ngrohur këto salla, kur është ndërhyrë në sistemet e tyre të ngrohjes, pse spektatorët shohin teatër dhe opera me peliçe e xhupa të trashë, të mpirë prej të ftohtit...

TEATRI I OPERAS I akullt, edhe pse harxhohen

240 litra naftë për çdo shfaqje Emnolina Prifti: Ne paguajmë fatura të larta, por njerëzit s'duhet të pretendojnë të dalin me bluza të holla

Në foto: Dy fragmente nga baleti “Zhizel” vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në fund të dhjetorit 2011 punon me naftë. Ne përdorim një lloj nafte e cila është për ngrohje, sepse ka disa lloje naftash. Ne përdorim atë që është e përcaktuar për ngrohje. Ndërsa sistemi i kondicionerimit është përfunduar para 2 vitesh. Është me vlerë

goxha të lartë monetare. Kur ka shfaqje, vihen të dyja në punë? Po, vihen në punë të dyja sistemet e ngrohjes, në funksion të skenës dhe të sallës. Që do të thotë se kaldaja mbulon ngrohjen e

skenës, e cila është e lartë 4-5 kate, ndërsa sistemi i kondicionerimit mbulon ngrohjen e sallës. Të dy sistemet ngrohin gjithë ambientin. Kur ndizen këto sistemet e ngrohjes? Ndizen para shfaqjes. Kaldaja,

pafrikëethemqëndizetdyorëpara shfaqjes, sepse ngrohen radiatorët dhe gjithë sistemi. Po kështu edhe kondicionerët. Bile, ne mundohemi që t'i ndezim edhe më përpara. Në qoftë se shfaqja fillon në orën 19:00, ne domosdoshmërisht i ndezim ngrohjet

Zbulimi

Pllaka astrologjike më e vjetër e S

hkencëtari kroat, dr. Stasho Forenbaher, në lokalitetin arkeologjik të Splitit, në fshatin Nakovan në Peleshc, ka zbuluar copa të një pllake astrologjie që daton 100 vjet para erës sonë. Ky është zbulimi i tij i dytë i madh, pasi gati 13 vjet më parë aty zbuloi lokalitetin ilir. "Ky në fakt është një zbulim i papritur që ka dalë gjatë hulumtimeve në vendin e shenjtë ilir të Splitit. Po rikujtoj se në gusht të vitit 1999, bashkë me kolegun Timothy Kaiser, në shpellën e Splitit, në fshatin e vogël Nakovan, afër Orebiqit, kam

Në foto: Shkencëtari kroat Stasho Forenbaher me pllakën e zbuluar dhe shpella ku është zbuluar vendi i shenjtë ilir në fshatin Nakovan

zbuluar vendin e shenjtë ilir që daton nga shekulli IV dhe i para Krishtit", ka rikujtuar Forenbaher, arkeolog dhe antropolog nga Instituti i

Antropologjisë i Zagrebit. Zbulimi i vendit të shenjtë ilir të Splitit kishte tërhequr vëmendjen e shumë medieve të huaja, në mesin e të cilave

edhe "National Geographic" dhe "Discovery". Por, një befasi tjetër ka pasuar kur Forenbaher ka vërejtur se në mesin e mijëra copëzave të qeram-


E premte, 13 janar 2012

13

KULTURE ANKESAT "Aktorët ankohen në ndonjë rast, ngaqë vakuumi i skenës është i madh dhe nuk arrin të ngrohet. Këto probleme janë të përballueshme nga të rriturit. Fëmijët nuk kanë ftohtë në sallë."

S

alla e Teatrit të Kukullave ku fëmijët shohin shfaqjet e vëna në skena nga aktorët e trupës së Teatrit, ndihen di s i m ë ngrohtë. Salla mund të akomodojë 160 spektatorë, për të cilët është vënë në dispozicion një kaldajë. E ndërtuar para rreth 12 vitesh, kjo kaldajë harxhon 3000 litra naftë në vit për të bërë të mundur një ambient të përshtatshëm për fëmijët. Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Klaudia Hila tregon se kaldaja edhe në këtë institucion ndizet sipas rregullit të përcaktuar në ligj, nga 15 nëntori e deri më 15 mars.

Harxhimi "Kaldaja harxhon 35-40 litra në orë. Punojmë duke ruajtur naftë edhe për ndonjë rast të nevojshëm. Asnjëherë nuk e lemë depozitën pa rezervë."

Jo, nuk ka, sepse kjo është funksionale dhe e përmbush shumë mirë qëllimin e saj. Për parametrat që ka kjo sallë, kjo kaldajë që kemi është e përshtatshme.

Me çfarë punon kaldaja në Teatrin Kombëtar për Fëmijë? Kaldaja e Teatrit për Fëmijë punon me naftë. Si funksionin kaldaja gjatë shfaqjeve? Ndizet çdo javë dhe vihet në punë sa herë që ka shfaqje, të shtunave dhe të dielave. Harxhon rreth 35 deri 40 litra naftë në një orë. Sa herë në javë jepen shfaqje? Ka tre herë në javë. Të shtunë ka një dhe të dielën dy. Pastaj ka dhe organizime të tjera kur vijnë shkollat. Gjithnjë, sipas lajmërimeve që bëhen për shfaqje, kaldaja vihet në punë. Sa kohë para shfaqjes ndizet kaldaja? Varet sipas programit. Për shembull, të shtunën ndizet në orën 09:00, sepse në orën 11:00 fillon programi. Kjo bëhet me

Në foto: Klaudia Hila (majtas) Teatri i Kukullave, Tiranë

KLAUDIA HILA: Teatri i Kukullave harxhon 3 mijë litra naftë në vit

qëllim që të ngrohen ambientet në një kohë prej dy orësh. Edhe të dielën kjo procedurë ndiqet. Edhe për program tjetër, kur prenotohet nga një shkollë apo

grup tjetër, veprohet njësoj.

rreth 10 ose 12 vjetësh.

Kur është ndërtuar kjo kaldajë? Kaldaja është ndërtuar para

Ekziston ndonjë plan për të vendosur kaldajë të re, pra të zëvendësohet kjo që ekziston?

Ka pasur nga spektatorët ndonjë pakënaqësi të shprehur në lidhje me ngrohjen? Nuk besoj se ka pasur. Ne kemi harxhuar rreth 3000 litra naftë në vit për ngrohjen. Problem mund të ketë skena, sepse është e vështirë që të ngrohet për arsye të vakumit që ka. Këtë e ndiejnë pak aktorët. Mbase për ta mund të jetë pak problem, sepse nuk përballohet dot për t'u ngrohur. Është ndryshe spektatori dhe ndryshe skena. Cilët janë muajt kur vihet në përdorim kaldaja? Kjo është e përcaktuar me ligj. Nga data 15 nëntor e deri në datën 15 mars, është e vendosur për të gjithë sallat. Pastaj, në ndonjë rast kur duhet ndezur, për ndonjë arsye të temperaturave të ulëta, apo diçka tjetër, gjithnjë gjendet një rezervë që e kemi lënë mënjanë për t'i bërë ballë situatave. Kaldaja nuk rri asnjëherë pa rezervë. Sa kapacitet ka salla e teatrit? Salla mund të akomodojë deri në 160 veta, bashkë me platenë.

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

që në orën 16:00. Mos harro se kubatura e sallës është shumë e madhe. Korrentet që krijon skena me sallën janë jashtëzakonisht të forta dhe konsumi është jashtëzakonisht i madh. Sa është kostoja?

Një orë ngrohje me kaldajë kërkon 80 litra naftë. Duke i bashkuar të dyja, shtetit i duhet të paguajë shumë. Cilët janë muajt që ndizen kaldaja dhe sistemi i kondicionerimit?

Është e përcaktuar me ligj. Afati kohor fillon nga 15 nëntori e përfundon më 15 mars. Këto janë muajt që ne jemi të detyruar që t'i mbulojmë me kaldajë. Gjatë muajve të tjerë, kalojmë në kondicionerimin e ajrit. Bëhet ftohja e sallave,

sepse sigurisht që balerinët djersijnë dhe kërkojnë kushtet e tyre të punës. Sistemi i kondicionerimit kur ka filluar të jetë në funksion? Ka më shumë se dy vjet.

Është përfshirë në këtë sistem studiot e lirikëve, të sallës së korit, i dy sallave të baletit, i orkestrës, e cila ka sistem kondicionerimi qendror. Funksionon shumë mirë. Të paktën, balerinët që e ndiejnë më shumë, sepse kanë lodhje të veçantë, nuk di që të jenë ankuan ndonjëherë.

sallës nuk kanë ngrohje. Në momentin që hapet dera e jashtme, njerëzit futen njëherë në holl e pastaj në sallë. Hapet dera dhe gjithë i ftohti i jashtëm futet i gjithi në holl. Jemi munduar së fundmi dhe kemi bërë një

"Hollet hyrëse në sallë

botës, në një lokalitet ilir në Split ikës helene gjendeshin edhe fragmente të fildishit të përpunuar, shkruan "Jutarnji list". "Këto copëza të fildishit i kemi zbuluar në një baltë shpelle të ngjitshme, falë një hulumtimi tejet të kujdesshëm. E vetmja pjesë e dukshme ka qenë ajo ku shihet e gravuar gaforrja e përbërë nga tri pjesë. Edhe pse kemi qenë afër këtij zbulimi, ka pasur shumë material që kemi hulumtuar dhe kjo pjesë nga fildishi për disa vjet na ka mbetur mënjanë. Kur kam nisur të zbuloj, kam kuptuar që kemi të bëjmë me fragmente fildishi ku janë gravuar peshqit, e mandej kemi bashkuar dy fragmente me portrete

meshkujsh të mbështjellë me pëlhurë dhe duken sikur binjakë", ka rrëfyer Forenbaher për rrugën deri te zbulimi i fundit pas gjetjes se 30 frag-

menteve të fildishit për të cilat tashmë ka botuar një punim në revistën e njohur shkencore "Journal for the History of Astronomy".

Ai ka shtuar se pas këtij zbulimi ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për një artefakt zodiak dhe për ketë ka kërkuar ndihmë nga Alexander Jones, ligjërues në Universitetin e Neë Yorkut, ekspert për shkencat antike. Pas kësaj, në detaje ka studiuar vizatimet për të nxjerrë përfundimin se bëhet fjalë për një pllakë astrologjie. Në botë njihen vetëm katër pllaka të tilla. Për këtë zbulim sensacional të Forenbaherit do të informohet edhe portali i njohur shkencor "Live Science", përderisa punimi shkencor tashmë është botuar në "Journal for the History of Astronomy".

Po ankesa nga nuk kanë ngrohje. Jemi publiku ka pasur? munduar të bëjmë një E shpjegova dhe thashë që në sallë derë xhami që të mund të ndihen korrentet herë pas here, parandalojë të ftohtin. me thënë të vërtetën. Spektatorët i shohin Duke qenë se është kubaturë shumë e shfaqjet mes korrenteve lartë, është problemi i të erës së ftohtë." ngrohjes së skenës dhe sallës. Ata që ankohem më shumë janë derë xhami e cila parandalon orkestrantët kur hyjnë në pak këtë ndryshim. gropën e skenës, sepse aty ndodhin korrentet që vijnë Investime për rikonnga skena drejt sallës. Kondi- struktim? cionerimi e mbyt sallën, por Ka pasur para rreth 10 ose janë këto korrente që sjellin 12 vitesh, që ishte i pari rikonlëkundjen ngrohje-ftohje. struksion. Është bërë një lyerNëse shihni faturat tona janë je në funksion të akustikës. me shifra shumë të mëdha. Por janë të njëjtat karrige, paNe nuk kursejmë, por as nuk jisje, ambiente. Dhe ky rikonpretendojmë që njerëzit të struksion ishte vetëm për këto, dalin me bluza të holla. Prob- jo për ambientet e tjera, as për lem tjetër është se hollet e ngrohjen ose për diçka tjetër.


14

E premte, 13 janar 2012

AKTUALITET VETËVARET NË KASOLLE 16 VJEÇARI

KREDIA, PLAGOS 50 VJEÇARIN

Babai gjen të vetvarur me litar të birin e tij 16 vjeçar, i cili i kishte dhënë fund jetës për shkaqe depresioni. Djaloshi u gjend në kasollen e bagëtive disa minuta pasi kishte kryer këtë akt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Librazhdit, ndërsa viktima mban inicialet F.M. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e e çuan të riun të merrte një vendim të tillë.

Kredia e pashlyer ka çuar në plagosje të rëndë me thikë, duke dërguar njërin nga protagonistët e konfliktit në burg e tjetri Ardian Gjerga i shpallur në kërkim. I dëmtuari ka marrë një kredi duke vendosur si garanci banesën e autorit. Ardian Gjerga 41 vjeç pronari i shtëpisë, ka qëlluar me thikë 50 vjeçarin A.Goga, 50 vjeç, pasi ky nuk kishte mundur të shlyente dot kredinë e për rrjedhojë banka i kërkonte të zotit të banesës këstin ose shtëpinë.

Intervistë në gruan e autorit: "Burri im vuan nga xhelozia, s'kam lidhje me viktimën"

Vret kolegun se i ngacmoi gruan Genci Domi qëllon me armën e shërbimit policin e FNSH-së. Bashkim Memia u ekzekutua me 10 plumba pranë biznesit të tij. Humbi jetën në spital. Arrestohet autori

Lajmi

s'kishte asnjë lloj intersei të lidhej me meshkuj të tjerë. Ndër të tjera ajo ka thënë se burri i saj ishte xheloz i sëmurë, pasi i ishte fikuar në kokë se e gjitha lagja mund të ngacmonte të shoqen e tij. Shqiptraja.com ka siguruar dëshminë e gruas së autorit, përsa i përket ngjarjes së ndodhur.

Polici i objekteve ka qëlluar 10 herë me armë zjarri kolegun e tij të Fnsh-së për arsye xhelozie. Burimet e policisë thanë se Genci Domi dyshonte për një lidhje jashtë martesore ndaj gruas së tij dhe Bashkim Memisë. Gjatë deklaratës në polici e shoqja e autorit e ka mohuar këtë fakt duke thënë se burri i saj ishte xheloz i sëmurë.

TIRANE Në foto: Viktima, Bashkim Memia me ministrin e brendshëm, Bujar Nishani (majtas) Vendi ku u sulmua efektivi i FMSH-së

ADELA SHEHU

E

fektivi policisë së objek teve pranë komisariatit nr 3 Genci Domi ka qëlluar për vdekje kolegun e tij të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Bashkim Memian 40 vjeç, pasi ky i fundit kishte lidhje me gruan e tij. Në një moment depresioni autori Genci Domi, babai i dy fëmijëve ka marrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar disa herë drejt Bashkimit. Të dy kolëgët banonin në një kat të pallatit në lagjen "Ali Kelmendi" në afërsi të qendrës së Kombinatit. Sipas burimeve të policisë bëhët me dije se shkak i vrasjes ka qënë lidhja e fshehtë që kishte gruaja e Gencit me kolegun. Inspektorë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë. Në pranga ka rënë dhe autori Genci Domi, i cili ka pranuar autorësinë e krimit

për shkak të ngacmimeve që viktima i bënte gruas së tij.

NGJARJA

Genci Domi 40 vjeç me detyrë efektiv policie pranë objekteve të komisariatit nr 3

Autori Genc Domi ka thënë në polici se kishte biseduar më parë me viktimën që të hiqte dorë nga gruaja e tij, por ai nuk i është bindur kishte disa kohë që mbante nën vete të fshehtën e lidhjes së gruas së tij me komshiun, njkohësisht dhe kolegun e tij. Para disa kohësh Genci e kishte paralajmëruar Bashkimin

që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, pasi e shqetësonte shumë ky fakt. Në atë moment kanë rënë dakort të dyja palët, ndërsa më pas Genci ka debatuar më të lidhur me këtë çështje. Bashkim Memia kishte një biznes privat (byrektore), poshtë pallatit në të cilën punonte e shoqja e tij. Por qëllonte që herë pas here zbriste dhe gruaja e autorit, e cila blinte dhe përshendetej me ta. Pasi vuri re këtë fakt autori Genci Domi ka marrë armën e zjarrit të shërbimit dhe dy karikatorë, me qëlllim për të qëlluar drejt policit që ngacmonte gruan e tij. Në gjendje të rënduar Genci ka shkuar në byrektoren dhe ka qëlluar një hërë me pistoletë. Pasi dëgjoi krismën Bashkim Memia ka tentuar të largohet për t'i shpëtuar plumbit, por pikërisht në atë moment au-

tori e ka kapur duke e gjuajtur me grushte dhe e ka shtirë në tokë. I nxehur dhe në shenjë hakmarrje Genci ka qëlluar me dy plumba në kokë dhe 8 plumba në trup duke e lënë të pajetë. Inati i tij u lëshua në çastin që mbaruan dhe plumbat nga dy karikatorët e pistoletës. Të shtënat me armë tmerruan banorët e zonës, ndërsa trupi i Bashkim Memisë ishte mbuluar nga gjaku. Në vendin e ngjarjes mbërritën efektivë të shumtë të policisë të komisaritit nr 6 si dhe inspektorët e krimve nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Policia nisi procedurat paraprake duke kryer hetimet mbi ngjarjen e ndodhur. Në vendin e krimit janë gjendur 10 gëzhoja, ndërsa në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy karikatorë dhe pistoleta e shërbimit të Genc

Domit. Ky i fundit është arrestuar nga policia për veprën penale të vrasjes të kryer me paramandim. Gjatë marrjes në pyetje autori ka treguar se e ka bërë këtë veper penale, pasi viktima kishte disa kohë që ngacmonte bashkëshorten e tij.

INTERVISTA

Pas verifikimeve përkatëse inspektorë të policisë kanë marrë në pyetje çiftin Domi, të cilët kanë deklaruar rreth ngjarjes. Autori Genc Domi ka thënë se kishte biseduar më parë me viktimën që të hiqte dorë nga gruaja e tij, por ai nuk i është bindur, ndaj dhe mori një vendim të tillë. Ndërkaq krejt të kundërtën ka dëshmuar gruaja e Domit e cila nuk pranoi të kishte një lidhje me komshiun e saj. Bashkëshortja e autorit deklaroi në polici se ajo punonte në rrobaqepsi dhe kishte dy fëmijë, ndaj

Policia: Si është e vërteta e ngjarjes, çfarë e shtyu bashkëshortin tuaj të bëntë një vrasje? Bashkëshorti im kishte rreth 3 vite që ishte bërë tepër xheloz. Gjatë gjithë kohës ai mendonte se mua me ngacmonin komshinjtë. Unë s'kisha të bëja me askënd. Jam familjare e rregullt dhe e respektoj burrin dhe fëmijët e mi. Pse e vrau kolegun, është e vërtetë që ju kishit lidhje me të? Në jetojmë në një pallat me familjen e Bashkim Memisë, por kjo s'do të thotë se unë kam lidhje me të. Bashkimi është i martuar dhe ka familje të mirë. Në s'kemi pasur kontakte bashkë. Përshendeteshim thjeshtë si komshinj, asgjë më tepër. Është e vërtëtë që Genci e ka paralajmëruar më parë Bashkimin që të mos vazhdonte t'ju ngacmonte? Po. Ai është shumë xheloz. Kishte kohë që nuk ndihej mirë dhe mesa duket e ka pasur mendjen tek ai. Bashkimi s'ka lidhje me mua.

Kryetari i Omonias

Skandali i varreve, "zhduket" Naum Disho

TIRANE

D

y ditë pasi Gjykata e Apelit në Ko rçë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit të qytetit duke e dënuar me 1 vit burg, kreun e OMONIA-s Naum Disho, ky i fundit rezulton i zhdukur. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Naum Disho nuk u gjend në shtëpi kur policia shkoi për ti komunikuar urdhrin e arrestit. Gjithash-

Kreu i Omonias, Naum Disho

tu policia e Korçës duke iu referuar të dhënave të policisë kufitare bën me dije se nuk rezulton që Naum Disho të ketë kapërcyer kufirin, në ditët e fundit. Në këtë linjë policia rajonale shprehet se po vijojnë kërkimet e Dishos nëpër të afërmit e tij, ndërsa nuk dihet nëse Disho po përpiqet ti shpëtojë burgut duke u fshehur apo strehuar diku gjetkë. Kryetari i organizatës minoritare greke OMONIA, Naum Disho dy ditë më parë u shpall rishtas fajtor për skandalin e dhunimit

të varreve në fshatin Boboshticë të Korçës. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Korçës, që e dënoi në qershor të vitit 2011, me 1 vit burg kreun e OMONIA-s Naum Disho. Dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, që vunë në jetë synimin e Disho-s duke punuar për ndërtimin e memorialit për ushtarët grekë u dënuan me liri me kusht. Skandali i varreve në Boboshticë doli në pah në tetor të vitit 2010, kur dega e OMONIA-s në Korçë nisi të ndërtojë një memorial

në nderim të ushtarëve grekë të vrarë sipas OMONIA-s gjatë Luftës së dytë Botërore në këtë zonë. OMONIA e arsyetoi ndërtimin e memorialit me faktin se dy ushtarët grekë ishin varrosur në fshatin Boboshticë. Banorët e fshatit u ngritën menjëherë pas kësaj nisme, duke denoncuar skandalin që dhunonte varret e të parëve të tyre në këtë fshat. Tashmë kreut të OMONIA-s, Naum Disho-s i mbetet ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.


E premte, 13 janar 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Të kesh veshë për të vjedhur Thonë se të bëhesh muzikant duhet pa tjetë të kesh veshë. Por Kurt Fiel, një i ri zviceran ka dëshmuar e mund të kesh veshë edhe për të vjedhur. Dhe falë veshit ishte bërë prej disa kohësh tmerri i shtëpive të Lozanës, pasi brenda pak kohësh kishte plaçkitur të paktën nja tridhjetë shtëpi të këtij qyteti. Para se të vidhte, Fiel sigurohej që në shtëpinë që bëhej gati ta plaçkiste të mos kishte nejri dhe, ngaqë i kishte veshët "pipëz" mbështeste veshin në derë, për të dëgjuar nëse kishte apo jo njerëz brenda. Teknikë kjo që e ndihmoi për të vjedhur shumë shtëpi, por që më në fund edhe u bë shkak që të kapej. Sepse u zbulua pikërisht nga "gjurma e veshit" të lënë në derë, gjë që më pas i kushtoi plot tre vjet burg.

Që klientët të ndjehen si në bajnjën e vet

Shpëton nga vdekja, e ndan gruaja

N

S

jë nga mënyrat më të mira për të joshur klientët e për t'i bërë ata të shpenzojnë është padyshim krijimi i komoditeteve e lehtësirave nga më të ndryshmet. Mirëpo në këtë aspekt, drejtuesit e një supermarketi të madh në Los Angeles i kanë kaluar të gjitha parashikmet me idenë e tyre për t'i bërë klientet të ndjehen jo më si në shtëpinë e vet. por... si në banjën e vet. Kështu, drejtuesit e këtij supermarketi kanë instaluar në pika të reparteve të ndryshme kabina dushi, në mënyrë që klientët të kenë mundësi që të freskohen gjatë kohës që psonisin në supermarket. Drejtuesit në fjalë e kanë bërë këtë për t'u freskuar idetë. Kjo sepse, sipas psikologëve njerëzit kur ndjehen më të qetësuar janë të gatshëm për të bërë shpenzime të tilla, që në gjendje stressi zor se do të mund t'i bënin.

hipo Mdletshe, një emër vërtet i vështirë për t'u shqiptuar, është një djalë 24-vjeçar nga Afrika e Jugut, i cili mund ta konsiderojë veten vërtet njëri me fat, pasi shpëtoi për mrekulli në një aksident të frikshëm rrugor. Mirëpo sa fatlum është në këtë rast aq fatkeq është në dashuri, sepse fill pasi shpëtoi nga kthetrat e vdekjes, e braktisi e fejuara. Arsyeja? Që kur, pas tre ditësh që qëndroi në morg, pasi fillimisht e kishin konsideruar të të vdekur, u rikthye për fat në jetë, e fejuara e tij nuk e sheh dot me sy. Jo se e urrren por thjesht ngaqë është e llahtarisur. Sepse ka përshtypjen se ai që u rikthye në jetë, nuk është gjë tjetër veçse një lugat, fantazma e atij me të cilin kishte vendosur ta lidhte jetën...

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

20

11

21

26 34

39

40

48

41

55

75

83

57

76

77

70 79

88. 89. 90. 91. 92. 93.

O

88

9. Teocoli komik. 10. Fillojnë tatëpjetën. 12. Mbledh baakët separatistë. 13. Fushatat. 14. Qyteti i përjetshëm. 15. Luhen në teatër. 16. Litra pa kufij. 17. Eshtë kujdes ndaj të miturit. 18. Bana aktor. 19. Pishtarë pa pishë. 21. Bëhen me kontrolle. 22. Mund të jetë një pullë. 23. Dikur quhej Mediolanum. 24. Ishin disa bisedime ndërmjet dy superfuqive dikur. 27. Ka formulat magjike të indianëve.

V A S A L E T

O R R

A D

L E B O N E N A

T

M A N N I R

I

P O O H

P T

I

I G A M I

N

T H T A S M A N

I

I D E N T

T E T

M E K A N

K A P T S A L

O R

P E R E N D

O

I K

R A C A

I N A T

S U D

I

I

L

S C O T T

T E T L I

I M I M T

I O R E

E R

A J R O R

B M E

S E F A R D

S U P E R

B

R A N

I

T

I

A

I N E A R E L

I K O

P O P A R T A E R R

I R S K E L E S E R

E P D S

I

M I D R A S H

A M O S

I N A R

R O M B

M R E D R U T E A K L O R

E T

A M E R

I G O N E T

I K E A

73

89 93

Ai Fiorentin ishte Machiavelli. Eshtë klima e Amazonias. Barbara de aktore. France i Jean Christophe. Një pjesë e formacionit. Dimër pa kufij. Ndërmarrje Industriale Tiranë. Kazan regjisor (inic).

R

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e Saturnitt, megjithëse jo e plotë do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë për të arritur me çdo kushtë synimet tuaja. Mirë edhe sfera e dashurisë.

66

82

87

Të parat në stadium. Mbeten në bisht. Eshtë foshnja e gjirit. Ekberg e La dolce vita. Një krëhër.. fishekësh. Hetim pa kufij.

S T R O G O F F

S K U A D R A T

Virgjëresha

Vazhdoni të jeni nën ndikimin e peshës së rëndë të Marsit, që sot duket se "zhvleftëson" disi edhe ndikimin e Saturnit. Një Hënë e mirë bën që të keni gjykim të shëndoshë.

53

72

86

I

Luani 47

65

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM P A R A L E L

46

O L E T

I

T E

I K A N

E M O

T

A G J E N T E

I K H L A T A N T

28. Ai i Nemeut u vra nga Herkuli. 29. Eshtë torollaku. 30. Fillojnë mirë. 31. Një muzikë... tipike italiane. 34. Mbyllin porta. 35. Një mund të jetë edhe përurimi. 36. Një enë benzine. 40. Rruga e Ferenc Molnar. 41. Fis epa fe. 42. Sharon që qe aktore. 43. Një copë për... xhepa. 44. Një popull... vendas. 46. Rrethojnë ringun 47. Eshtë edhe ai i skuadrës. 50. Kanë të paktën një prind me ngjyrë. 53. Janë pesë ata olimpikë. 55. Lëviz i dyti në shah. 56. Fillojnë lejen 61. Eshtë bishë që qesh. 62. Eshtë anonime pa emër. 63. Bëhen për zakon të tilla. 64. E ardhmja më e afërt. 65. Tipi por jo ti. 68. Një i parë në manastir. 70. Immanuel filozof. 73. Arte pa re. 75. I ka tek Carla. 76. Pak sinqeritet. 77. I keni në dorë. 79. As unë, as ti. 80. Një pjesë e bojatisjes. 83. Në krye të masave. 87. Lind në kufij. 88. Të prata në stafetë.

Do të jetë Merkuri në shenjë ai që jo vetë do t'ju ndriçojë mendjen, por edhe do t'ju ripërtërijë forcat edhe energjitë. Nuk duhet t'i merrni lehtë gjërat që për ju kanë shumë rëndësi. Situata yjore është në përmirësim e sipër, ndonëse duket se edhe për pak kohë mund të jeni "peng" të një Marsi "agresiv", nga i cili i keni edhe ato shenja egoizmi që manifestoni në ndonjë rast.

19

59

64

81

VERTIKAL 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

18

38 45

92

Eshtë lëndë e organizmit. Kështu përfindon fukarai. Zanore pirati. As unë, as ti. Teket pa kufij. Bo... aktore. Hugo që krijoi Corto Maltese. Regjisori i Elementi i pestë. Eshtë si baba. Pak besnikëri. Lutet pa zë. Kush ka... digjet. Fillojnë metodën. Massimo këngëtar italian. I ka tek nervi. Dyshon për Cassio-n.

17

52

80

91

63. 66. 67. 68. 69. 71. 72. 74. 78. 80. 81. 82. 83. 84. 85. 86.

44

71

85

90

1. Janë engjëj të korit më të lartë. 10. Fillojnë titrat. 11. Janë hebrenj të Spanjës. 20. Janë fakultetet më të... lira. 22. Ffillojnë panikun. 23. Kufijtë e matjes. 25. Eshtë vërtet çnjerëzore. 26. Eshtë vjedhës. 27. Ishte gjiganti i bronztë që përqafonte për… vdekje. 29. Perëndesha që u vra nga Marduku. 32. Dëshmori i kishës. 33. Një mund të jetë i rrallë. 35. Qe shkak lufte për... Jul Qezarin. 37. Të parat në ambient. 38. Inicialet e Clapton. 39. Ka kryeqytet Addis Abeba. 42. Janë përpjekje, orëvatje. 43. Eshtë tokë e... punueshme. 45. Halle pa kufij. 48. Në hyrje të tokës. 49. Para Vegas në SHBA. 50. U shkrua nga Jack London. 51. U shit për një pjatë thjerza. 52. Kurora e papës. 54. Satelit i Uranit. 56. Eshtë artistike me romane një e tillë. 57. Organizma Qendrore Operative. 58. Një sigël... eksplozive. 59. Mbyllin një turp. 60. Ortolani kompozitor. 61. Përparim… te Chievo Verona. 62. Janë tek në lente.

63

78

16

58

62 69

15

32

51

84

HORIZONTAL

31

43

68 74

14

37

42

56

67

13

36

61

Binjakët

Edhe për të lindurit e kësaj shenje në kuadrin yjor duket një kthesë pozitive, nga e cila duhet të përfitojnë për të sistemuar gjërat që kanë ngelur disi pas dore. Erosi le pak për të dëshiruar

25 30

50

60

12

24

29

35

49

54

23

28

Demi

Kuadri yjor duket më i errët sot, çka do të thotë se edhe ju nuk do të jeni edhe aq brilantë në idetë apo zgjedhjet që do të bëni. Edhe në planin sentimental jeni disi të pezmatuar fat.

Gaforrja 11

22

27

33

10

Dashi

Sot përsëri qielli është "i juaji, prandaj edhe dita pritet një tjetër ditë e mirë në shumë aspekte të jetës së përditshme. Hëna pozitive këtë radhë stimulon raportet ndërpersonale.

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Fakti që ndikimi i Marsit ka filluar të jetë gjithnjë e më i zbehtë do të thotë se edhe ritmet frenetike të ditëve të shkuara janë në rënie. Një reagim i pamenduar mund t'ju prishë punë. Kuadri yjor është i "populluar" me shumë planetë pozitivë prandaj parashikohet një ditë mjaft e mirë në shumë drejtime. Fryma bashkëpunimit duhet stimuluar në raportet ndërpersonale. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë të asistuar nga një Hënë veçanërisht pozitive, e cila i bën ata romantikë po, por edhe shumë të ndjeshëm dhe humanë. Kujdes për anën financiare.

Ujori

Një kuadër yjor jo edhe aq i ngarkuar nuk do të thotë se do të jeni edhe ju të lirshëm e të qetë. Përkundrazi, mjafton "pesha e rëndë" e Marsit për ta ndjerë ngarkesën e një dite impenjative.

Peshqit

Ndjeheni të lodhur dhe kjo është e kuptueshme pas një periudhe të kaluar me shumë intensitet në planin profesional. Sidoqoftë, edhe pak durim sepse nuk është akoma momenti për të pushuar.


16

E premte, 13 janar 2012

LAJMET NGA BOTA • Video-skandali, Karzai “vjell vrer” ndaj amerikanëve Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, reagoi ashpër ndaj video-skandalit që ka tronditur ushtrinë amerikane, ku disa marinsa shfaqen duke urinuar mbi trupat e talibanëve të vrarë në Afganistan. Talebanët gjithashtu e kanë cilësuar imazhet si “turpëruese”, edhe pse një drejtues i tyre kon¿rmoi se bisedimet për një marrëveshje paqe po vazhdojnë. Video e publikuar ditën e enjte është dënuar ashpër edhe nga amerikanët, me Pentagonin që është distancuar nga veprimet e që ka pranuar se veprime të tilla bien ndesh me vlerat thelbësore të ushtrisë. “Qeveria e Afganistanit është thellësisht e trazuar nga video që tregon se si ushtarët amerikanë përdhosin trupat e vrarë të tre shtetasve afganë”, shkruante Karzai në një komunikatë zyrtare.

Abonohu! Abonoh

Abonoh

• Eksperti rus: Lufta SHBA-Iran është e afërt Një luftë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ka shumë gjasa që të ¿llojë shumë shpejt, vlerësoi ish-kreu i Shërbimeve Sekrete Ruse. Në një intervistë për Agjensinë e Lajmeve “Interfax”, Nikolai Patrushev, u shpreh se: “Uashingtoni është i vendosur që të ndërrojë me çdo kusht regjimin në Iran dhe pasi ka dështuar në të gjitha mënyrat e tjera, tashmë i mbetet përballë vetëm mundësia e një konÀikti të armatosur”. Sipas tij, “ka shumë gjasa që situata e tensionuar të përshkallëzohet në një ndërhyrje ushtarake që gjatë vitit 2012. Në favor të kësaj alternative ndikon edhe presioni i Izraelit ndaj ka shumë gjasa që situata e tensionuar të përshkallëzohet në një ndërhyrje ushtarake që gjatë vitit 2012. Në favor të kësaj alternative ndikon edhe presioni i Izraelit ndaj amerikanëve”, u shpreh Patrushev.

Abonohu Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

• Shenja pozitive për ekonominë europiane Banka Qëndrore Europiane dha shenja inkurajuese rikuperimi, ndërsa vendosi që të ruajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në mbledhjen mujore të drejtuesve të saj. Norma bazë e interesit mbetet prej 1.0%, normë që favorizon kreditë, në dëm të depozitave dhe që synon të rrisë qarkullimin e kapitaleve në tregjet europiane. Në dy muajt e fundit, BQE kishte shkurtuar vazhdimisht këtë tregues ¿nanciar, në mënyrë që të ndikonte në stimulimin e rritjes ekonomike të bllokut. Pavarësisht kësaj shenje pozitive, kreu i Bankës Qëndore Europiane, Mario Draghi, paralajmëroi se ekonomia e Eurozonës vazhdon të përjetojë rreziqe të mëdha. Putin: Jo debateve televizive për Kremlinin Kryeministri rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në debate televizive në kuadër të fushatës elektorale për Kremlinin. Lajmin e ka bërë të ditur të enjten zëdhënësi i tij, Dmitri Peskov, i cili ka saktësuar se kreu i qeverisë do të delegojë përfaqësuesit e tij për të marrë pjesë në programe televizive. I cituar nga agjencia “Interfax”, Peskov ka sqaruar se zgjedhja e Putin lidhet me faktin se për të marrë pjesë në debate televizive, kryeministri duhet të marrë zyrtarisht lejen e zakonshme. Putin pritet që më vonë gjatë vitit të marrë sërish në dorë frenat e Kremlinit, pas zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në mars. Por në fund të vitit të kaluar, pas zgjedhjeve legjislative, ai u përball me protestën më të madhe të qytetarëve rusë, që manifestuan pikërisht kundër tij. Protestuesit denoncuan nivelin e lartë të korrupsionit në shtetin rus, si dhe monopolizimin e politikës nga Putin dhe bashkëpunëtorët e tij të partisëRusia e Bashkuar.

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

origjina e lajmit... • Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Sociale: Kultura:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Esmeralda Keta Admirina Peçi

Design:

Altin Aliaj Genti Manelli

Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Julia DHAME

Drejtore Marketingu: Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.