shqiptarja.com

Page 1

Fotot

Grabitja

Ksera dhe Dule nderojnë anti-shqiptarin Ikonomu

Avokatja Kastrati: Lanë lekët, më vodhën dosjet

Faqe 6-7

Vrasja

Eleni Basho, hetim parave të dhëna dorazi

Faqe 12

Faqe 17

Na ndiqni edhe online LEKË 30

www.shqiptarja.com

VITI II - NR. 35 E martë, 14-02-2012

Thellohen konÀiktet mes degëve lokale dhe qendrës për kandidatët për kryetarë të PS

PS, SHERRI VLORE-TIRANE

‘Rama standart të dyfishtë organizimi’ Kreu i PS nuk lejon deputetin Eltar Deda në Vlorë të konkurrojë për kryetar. “Deputeti Saimir Tahiri si kryetar i Tiranës? Rama na tha se ka speci¿kë tjetër”. Kandidati për Tiranën: Nuk kam asnjë koment RRENIMI

Spitali Onkologjik: Shiu në dhomat e pacientëve DOKUMENTI

Faqe 13-16

1992-2005 Shqipëria armë për Ruandën Zairenë e Kongon TRASHEGIMIA

Lajmi

Faqe 22

Faqe 20-21

Gega thellon akuzat ndaj Tares: Meriton padi

Editorial i një qytetari

Vendimi i kreut të PS që të mos rikandidojë deputeti Eltar Deda për kryetar i PS të qytetit të Vlorës, ndërkohë që një gjë e tillë do të realizohet Tiranë nga deputeti Tahiri, është cilësuar si sjellje me standarde të dy¿shta nga ana e socialistëve vlonjatë. Të cilët kanë vendosur t’i nënshtrohen vendimit të forumeve.

NGA

Kush po e vret përditë Bulqizën

TIRANE

JAKIN MARENA

S

trukturat e Partisë Socialiste përfshihen në sherre e konÀikte. Përplasjen më të madhe e kanë PS e rretheve Vlorë dhe Tiranë ku sipas zyrtarëve të lartë socialistë, duket se nga Edi Rama po punohet me standarde të dy¿shta. Vetëm pak ditë më parë, Edi Rama një e nga një ka mbledhur gjithë drejtuesit e qarqeve të cilëve u ka komunikuar vendimet e fundit të Asamblesë për të deleguarit në rrethe, por edhe për papajtueshmërinë e postit të deputetit... Vijon në faqe 8

BUJAR CANI*

Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika

SITUATE E RENDUAR NE VERI

22-vjeçarja humb fëmijën 4 muajshe Rrë¿mi i 33-vjeçares që erdhi nga Lekbibaj në Tiranë me helikopter: Kam hallin e dy djemve, më ndihmuan burrat e fshatit TIRANE

ESMERALDA KETA

V

albona, ende i ka sytë e skuqur nga të qarat. I vjen keq për dy djemtë e saj, 6 dhe një vjeç që ka lënë në Lekbibaj dhe mezi pret ditën kur të shkojë sërish tek ta. Madje nuk e fsheh gëzimin kur i thanë se helikopteri nuk... Faqe 2-5

Në foto: Valbona Imeraj, në maternitetin e Tiranës (djathtas) Banorët duke marrë ndihma

Në faqen në internet të gazetës Shqiptarja.com, në rubrikën Raportoni Ju, e hapur për qytetarët e thjeshtë që bëhen dëshmitarë të ngjarjeve në gjithë Shqipërinë, por dhe kudo në botë, përzgjodhëm këtë letër të Bujar Canit, një qytetar i lindur dhe i rritur në Bulqizë, i cili ka vendosur të mos qëndrojë indiferent teksa sheh rrënimin e qytetit të tij të lindjes. Ai na ka nisur këtë shkrim, të cilin po e publikojmë, bashkë me foton të bërë gjithashtu prej tij. Pak ditë më parë publikuam letrën e një polici të thjeshtë të një komisariati të Shqipërisë, i cili denonconte vjedhje skandaloze që titullarët bëjnë nëpër komisariate përmes bazes materiale. Vjedhje të konstatuara edhe nga SHKB, por të mbajtura fshehur për shkak të favorizimeve politike. Letra e policit arriti numrin më të lartë të klikimeve në web. Redaksia e Shqiptarja. com atë letër të plotë ia dërgoi ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, nga i cili po presim akoma një përgjigje.

P

o shkruaj për Bulqizën qytetin tim të lindjes, qytetin që dikur kishte një emër, kishte një famë, kishte një minierë kromi nga më të mëdhatë në botë si nga madhësia e nga prodhimi i kromit, pra pa qenë nostalgjik i sëmurë, një qytet që ishte dikush. Më kujtohen vitet e mia të fëmijërisë, rreth viteve 1961-1976, kur qyteti kishte rreth 3 mijë banorë, një qytet ku jeta gumëzhinte megjithë problemet e saj, ishte plot gjallëri, një qytet i mbushur me femijë e të rinj, me shkolla 8 vjeçare e me një të mesme me tre pro¿le: gjimnaz, minieragjeologji- bujqesore, me kopshte,çerdhe me puntorë. Një qytet edhe intelektual, me inxhinierë, gjeologë, ndërtues, mjekë, mesues, agronomë,o¿cerë, me fusha e terrene sportive, me ekip futbolli e mundje, me aktivitete kulturore e sportive, një qytet që punonte i gjithi dhe jo vetëm qyteti i Bulqizes, por edhe... Vijon në faqe 4


2

E martë, 14 shkurt 2012

AKTAULITET

Komuna Shalë, bora i kalon 2 m, familjet nevojë për ndihma

N

ë komunën Shalë të Dukagjinit situate vijon të jetë e rënduar. Pal Shytani, nënkryetari i komunës, thotë në një bisedë telefonike për "shqiptarja.com" se familjet kanë nevojë për ndihma ushqimore, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të borës, të cilat kanë izoluar komunën prej më shumë se 3 javësh. "Vetë jam në

mes të borës, e cila ka arritur 2 metër. Nuk kemi komunikim me banorët, vetëm nëpërmjet telefonit. Kanë nevojë për shumë për ndihma ushqimore por të gjitha rrugët janë të izoluara." thotë Pal Shytani, i cili shton se ditet e fundit nuk ka pasur raportime për emergjenca. Ai tregon se është e pamundur ndërhyrja për shkak të

trashësisë së borës, ndërsa e vetmja mundësi është hapja e rrugës së Malit të Shoshit. Ndërhyrja e fundit që është bërë në këtë zonë ka qenë nga ajri një javë më parë, kur nëpërmjet helikopterit është bërë i mundur transportimi i 4 të sëmurëve dhe një të vdekuri drejt spitalit të Shkodrës.

INTER VIST A/ 33-vjeçarja shtatzanë, dy muaj më parë bëri një operacion në kokë INTERVIST VISTA

Nga Lekbibaj me helikopter: Kam hallin e fëmijëve Valbona Imeraj: Burrat e dy fshatrave hapën rrugën Lajmi

ENERGJIA

Valbona Imeraj, në muajin e 9të të shtatzënisë është sjellë me helikopter pasditen e djeshme nga Lekbibaj i Tropojës drejt maternitetit "Koço Gliozheni". Ajo pret të sjellë në jetë fëmijën e tretë, të tre me operacion, ndërkohë që vetëm dy muaj më parë ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në kokë dhe ka hequr një masë tumorale.

Alarmi në Kukës, ngrin burimi i ujit

P

TIRANE

ESMERALDA KETA

V

albona, ende i ka sytë e skuqur nga të qarat. I vjen keq për dy djemtë e saj, 6 dhe një vjeç që ka lënë në Lekbibaj dhe mezi pret ditën kur të shkojë sërish tek ta. Madje nuk e fsheh gëzimin kur i thanë se helikopteri nuk mund të vinte se ishte moti i keq. "Shyqyr thashë, do rri edhe një ditë më shumë me fëmijët e mi", na tregon Valbona. Në një intervistë të dhënë mbrëmë për "Shqiptarja.com", ajo na rrëfen se janë mbledhur burrat e dy fshatrave për të hapur dëborën, ku do të ulej helikopteri. Valbona, ju kishit shqetësime? Lajmëruat mjekun? Jo, në të vërtetë jo! Por mjeku i zonës, së bashku me kryetarin e komunës, duke e ditur se unë e kam për të lindur në fund të shkurtit morën në telefon dhe pyetën se si isha me shëndet. Pastaj ata na thanë se do të ishte më mirë që të vija në Tiranë dhe të prisja lindjen e fëmijës, se sa të rrija në shtëpi, pasi moti sa vinte e përkeqësohej. Duke qenë se edhe dy fëmijët e parë i kam lindur me operacion, edhe të tretin kështu do e lind. Si u bë transporti yt? T'u desh shumë rrugë për të dalë deri te helikopteri? Jo, sepse helikopteri u ul para oborrit të shtëpisë sime. Po a nuk kishte shumë dëborë? Si u realizua ulja? Ka shumë dëborë, po shumë.

Valbona Imeraj, 33-vjeçarja nga Lekbibaj e Tropojës që u transportua dje me helikopter te materniteti "Koço Gliozheni"

Dritaret e katit të parë të shtëpisë janë mbuluar nga dëbora, i kalon 2 metrat. Por u mblodhën burrat e dy fsha-

trave për të hapur një fushë ku do të ulej helikopteri. Këta të Ministrisë na thanë se duhej hapur një zonë 25 me 25

as ndërprerjes së energjisë elektrike që prej mbrëmjes së djeshme qyteti i Kukësit dhe dy komunat pranë tij po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike. Korrespodenti i Shqiptarja.com në këtë qytet raporton se për shkak të dëborës dhe temperaturave të ulta ka ngrirë burimi kryesor i ujit në Kolesian. Për pasojë, uji në qytet e komuna po mungon dhe ujësjellësi po bën përpjekje për të siguruar ujin e pijshëm për të paktën 2 orë në ditë. Sipas të dhënave zyrtare deri më tani qyteti furnizohet me 27 litra ujë në sekondë nga 120 litra që është sasia e përditshme. Problem më vete, sipas banorëve është ngrirja e tubacioneve të furnizimit me ujë, çka bën të pamundur që uji të ngjitet në katet e 3 ose të 4 të pallateve.

metra dhe u mblodhën dy fshatrat. E pati të lehtë helikop-

Kontrolli te “Koço Gliozheni”

Mjekja: Gjendja e stabilizuar, po e mbajmë nën vëzhgim A

fërdita Kruja, është mjekja që ka pritur 33vjeçaren, e cila ka mbërritur dje pasdite me urgjencë te "Koço Gliozheni". Ajo na tregon se Valbona Imeraj aktualisht nuk është për të lindur, por ajo do të mbahet nën vëzhgim edhe për shkak të historikut shëndetësor që ka. "Pacientja është 36-37 javë shtatzënë. Dy fëmijët e parë i ka bërë me operacion, dhe edhe këtë shtatzëni do ta sjellë në jetë me anë të ndërhyrjes kirurgjikale. Mjekët që e shoqëronin na thanë se para dy muajve, ajo i është nënshtruar një ndërhyrje në kokë në neurokirurgji, ku ka hequr një masë tumorale. Ndaj për të qenë më të sigurtë, duke qenë se

Mjekja Afërdita Kruja që po ndjek 33-vjeçaren

pacientja tashmë është futur në muajin e nëntë, është sjellë në spitalin tonë. Ne i kemi bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, i kemi bërë edhe eko, dhe që të dy, nëna dhe foshnja e saj, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo do të mbahet nën vëzhgim edhe gjatë ditëve në vazhdim dhe kartela e saj mjekësore do të pasurohet edhe me ekzaminime të tjera. Ajo që ka rëndësi është fakti se analizat kanë dalë të gjitha mirë, dhe nëna do të presë e qetë, nën mbikqyrjen e mjekëve, momentin e lindjes së bebit të saj", - na shpjegon gjinekologia Kruja

teri të ulej? Jo! Në mëngjes, aty nga ora 10, na thanë se helikopteri nuk mund të nisej se ishte kohë e keqe. U gëzova: Thashë, ani, një ditë më shumë me fëmijët e mi. U nis sërish nga dreka, por prapë nuk mundi të ulej. Por pastaj pasdite, aty nga ora 5 doli dielli, u hap koha dhe helikopteri erdhi e më mori. Po fëmijët? Më dhemb zemra për ta. I kam lënë duke qarë e duke bërtitur: Mos ik, mos ik, më thoshin.... Kur u nisët me helikopter patët ndonjë problem? Jo, kur u nisëm jo. Por në momentin që do të hipja në helikopter po. Kur helikopteri po ulej, helikat e ngritën gjithë dëborën që ishte grumbulluar rreth e rrotull dhe ne u mbuluam nga dëbora. Mua më morën burrat e fshatit në krahë, më kanë kaluar dorë më dorë dhe më hipën në helikopter. Veç se i kam lënë fëmijët duke brit nga pas (qan). Çfarë të thanë mjekët? Mjekët do më mbajnë në spital deri sa të vijë koha për të lindur. Jemi të dy mirë. Dhimbje nuk kam. E ke parë se çfarë është? Djalë, si dy të parët.

DIBRA E IZOLUAR

Shemben disa çati, por s'ka viktima

N

ë Dibër raportohet për situatë kritike. Të gjitha komunat janë të izoluar. Ka fshatra ku lartësia e borës kalon mbi 3. 5 metra. Janë shembur disa cati, por për fat të mirë nuk ka pasur viktima. Banorët bëjnë apel për ndihma ushqimore dhe medikamente. Aksi Peshkopi-Qafë Buall kalohet me shumë vështirësi, pavarësisht se borëpastrueset janë të pranishme. Stuhia e borës e bën shumë të vështirë mbajtjen hapur të rrugës. Në komunën Trebisht mungon energjia elektrike ndërsa nga fshati Luzni një grua bën apel për ndihmë pasi fëmija i saj 8 muajsh ka temperaturë të lartë dhe kërkon ndihmë për ta transportuar në spital.


E martë, 14 shkurt 2012

3

AKTAULITET

Urgjencat, udhëtim me mushkë drejt spitalit të Kukësit

G

jatë ditës së djeshme janë shënuar edhe dy emergjenca të tjera shëndetësore. Ajo më problematikja ka qenë në fshatin Trektan të komunës Fajza, në rrethin e Hasit, ku një 47vjecar ka udhëtuar për afro katër orë me mushkë për tu transportuar më pas nga mjetet e ushtrisë në Spitalin Rajonal të Kukësit. Bëhet fjalë për

banorin Naim Tobli, i cili vuante nga apendiciti, ku falë ndihmës së banorëve dhe ushtrisë ka mbërritur në Kukës në orën 12:00. Ai ishte nisur që në orën 80:00 të mëngjesit. Ky fshat ka një distancë prej 22 km nga rrethi i Kukësit dhe në qytetin e Krumës mungon stafi mjekësor për ndërhyrje kirurgjikale për operacione të tilla. Një

tjetër situatë emergjence shëndetësore është shfaqur në fshatin Krenxë të komunës Shtiqën, vetëm 7 km larg qytetit, por banorët kanë nxjerr të sëmurin për afro 4 km në këmbë dhe më pas një mjet i ushtrisë i ka ardhur në ndihmë. Sipas informacioneve spitalore të dy pacientët janë jashtë rrezikut për jetën.

Tragjedi në familjen në zonën e Sllovës në Dibër, shpëton një në Gjirokastër

Humb fëmijën 4 muajshe 22-vjeçarja, 5 orë në dëborë Vasili: Të gjitha shtatzënat nëpër spitale

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ISKSH, skema e re

Të sëmurët kronikë, ilaçet nga ushtria

TIRANE

T

ë sëmurët kronikë, të cilët janë izoluar nga dëbora, nuk kanë se ku i blejnë ilaçet e tyre. Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor(ISKSH) ka njoftuar se tashmë ka ngritur grupe pune në qarqet më problematike, për evidentimin e të gjithë personave që vuajnë nga sëmundje kronike dhe do të përgatisë për to, paketa të personalizuara, që do t'ua dërgojë me anë të ushtrisë. "Një nga problematikat më të mëdha të vërejtura nga grupet e ISKSH-së në zonat e bllokuara nga dëbora, kryesisht në veri dhe verilindje të vendit lidhet me medikamentet me rimbursim për të sëmurët kronikë të këtyre zonave. Nisur nga kjo situatë, për të zgjidhur një prej problemeve me akute të momentit (përjashto emergjencat shëndetësore), kemi urdhëruar nisjen e një procedure të veçantë për mbulimin e shërbimit për këta të sëmurë", ka deklaruar drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Më tej ajo shpjegon se, janë ngritur komisione të posaçme për të verifikuar nëpërmjet të

jë nënë e re nga zona e Sllovës në Dibër, ka humbur fëmijën e saj të parë pasi nuk ka mundur të mbërrijë në kohë në spital. Rreth 70 burra të fshatit Kall e kanë transportuar atë me barelë, duke çarë për të paktën pesë orë dëborën qe shkon ne 2 metra. Por pavarësisht ndihmës se tyre, 22vjeçarja në muajin e katërt të shtatzënisë, e ka humbur në rrugë fëmijën e saj. Të njëjtin fat të keq rrezikon edhe një grua shtatzënë në prag të lindjes në fshatin Pistë të komunës Malzi në Kukës. Ndërkohë një e moshuar ne Zagori te Gjirokastrës ka mundur të shpëtojë nga kthetrat e vdekjes, falë ndihmës së banorëve e një grupi mjekësh. Vitori Caca banore e fshatit Nivan kishte probleme të rënda kardiake dhe ambulanca nuk mund të mbërrinte atje për shkak te dëborës. Një ekip mjekesh ka mbërritur në këmbë dhe pas ndihmës së parë, së bashku me banorë të zonës, e kanë transportuar deri në zonën ku mund të kalonte ambulanca.

URDHËRI

dhënave tona në sistem, duke përfshirë këtu edhe mjekun e familjes, komisione të cilat do të identifikojnë çdo të sëmurë kronik që merr recetë me rimbursim në këto zona. "Marrja e këtyre medikamenteve nuk do të ndjekë rrugën e zakonshme të rimbursimit, por komisionet tona të posaçme do të mundësojnë përpilimin e pakove të sakta me medikamentet mujore të pacientëve kronikë, të cilat më pas do të dërgohen për çdo person nominalisht, nëpërmjet shtabit të emergjencës dhe mjeteve të ushtrisë", - ka shpjeguar më tej Hana. Sipas saj, aktualisht grupet e ISKSH-së janë të vendosura në Dibër, Kukës, Shkodër, Korçë dhe Librazhd dhe do të funksionojë deri në fund të emergjencës së shkaktuar si pasoje e motit të keq në këto zona.

Moti i keq që ka mbërthyer të gjithë vendin, ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë të marrë masa shtesë për të përballuar çdo emergjencë shëndetësore. Urdhri i ri i firmosur një ditë më parë nga ministri Vasili, parashikon edhe evakuimin e të gjitha grave shtatzënë, të cilat në këtë situatë izolimi, mund të jetë e pamundur ndërhyrja në kohën e duhur. Ata do të shtrohen pranë materniteteve të rretheve, në mënyrë që të kenë pranë mjekun për çdo situatë shëndetësore. "Kemi urdhëruar evidentimin e të gjitha grave shtatzëna në një moshë barre 7 muaj dhe lart dhe u kemi sugjeruar drejtuesve tanë të emergjencës dhe drejtuesve të pushtetit lokal, transportimin e tyre në spitalet që janë qendra rrethi dhe maternitete, për të qëndruar dhe për të qenë në

vëzhgim mjekësor të trajtuar atje, deri në kalimin e kësaj situate", - ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dje gjatë një dalje publike. Ai gjithashtu ka deklaruar se do të ketë shërbime shëndetësore

shtesë për zonat e bllokuara nga dëbora, përforcim të shërbimeve shëndetësore, shërbim shëndetësor në banesë në ato zona ku është e mundur, verifikim të rezervave me medikamente. "Jemi në një situatë të

vështirë me një evoluim të kushteve klimaterike aspak të favorshëm. Sigurisht që një situatë e tillë kërkon dhe qëndrime dhe evoluime të reja që ndryshojnë ditë pas dite. Ndaj dhe kemi vendosur të marrim disa masa të tjera shtesë. Praktikisht në të gjitha shërbimet tona është kërkuar që personeli shëndetësor dhe kujdesi parësor të jetë në shërbim 24 orë në zonat e prekura nga rreshjet e dëborës", - është shprehur Vasili. Ndërkohë që ministri Vasili ka deklaruar se të gjithë drejtorët e qendrave shëndetësore mund të marrin mami me kontratë shërbimi për qendrat shëndetësore, ku ato nuk janë. Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë me pushtetin lokal dhe të vendosë shërbimin shëndetësor në banesa private, që mund të arrihen sa më lehtë nga banorët e zonës, ndërsa nuk ka mangësi në furnizimin me medikamentet bazë të listës së rimbursueshme.

Ministria e Arsimit

Moti i keq, shkollat do hapen pas një jave N

jë pjesë e madhe e shkollave në vendin tonë, janë mbyllur si pasojë e motit të keq. Ata duket se do të qëndrojnë të mbyllura përgjatë gjithë kësaj jave dhe pritet që të rihapin dyert pas ndryshimit të kushteve meteorologjike. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se nga komunikimet që ka pasur me drejtoritë arsimore të zonave problematike, nuk ka pasur dëme në objektet shkollore, por situata po rëndohet gjithnjë e më shumë. "Sipas deklarimeve të drejtuesve në këto rrethe, situata po rëndohet për shkak të reshjeve të dendura të ditës së sotme. Nga DAR-të konfirmohet se hapja dhe vijimi i procesit mësimor do të jetë në varësi të Komitetit të Emergjencës. Drejtuesit e këtyre DAR/ZA-ve janë duke e ndjekur situatën, pasi janë anëtarë të Komitetit të Emergjencës në rrethet e tyre", - thuhet në njoftimin për shtyp të MASH-it. Më tej ministria e Arsimit bën të ditur se nga drejtuesit e DAR/ZA-ve

Dibër, Kukës, Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Pukë, Bulqizë, konfirmohet se vijon e njëjta situatë atmosferike. "Nga ana tyre është komunikuar me drejtuesit e shkollave, që banojnë pranë shkollave, nga ku rezulton se nuk ka dëmtime në infrastrukturën shkollore. Drejtuesi e ZA -së Tropojë konfirmoi se po punon me të gjithë drejtuesit e shkollave dhe anëtarët e shtabit të emergjencës për heqjen e borës nga çatitë e objekteve shkollore. Në ZA Librazhd nuk zhvillohet mësim në komunat Orenj, Lunik, Rajcë dhe komuna Qendër. Në ZA Mat, nuk zhvillohet mësim në komunat Xibër (Xibër, Suç, Kurdari), Komsi (Frang) dhe Rukaj (1 shkollë). Në DAR Korçë dhe ZA-të Kolonjë, Pogradec, Devoll mësimi ka filluar në shkollat dhe qendrat që nuk kanë probleme me transportin. ZA Devoll mësimi nuk zhvillohet vetëm në Arzë dhe Vidohovë. Ndërsa, në ZA Pogradec nuk zhvillohet mësim në komunat Trebinj dhe Proptisht", - njofton ministria e Arsimit.


4

E martë, 14 shkurt 2012

AKTUALITET EDITORIALI I NJË QYTETARI NGA

BUJAR CANI*

Kush po e vret përditë Bulqizën vijon nga faqja 1 ...fshatrat e saj përreth. Për hir të së vërtetës edhe niveli i jetesës ishte i kenaqshëm, sepse punonin të gjithë, nuk ekzistonte papunësia dhe të ardhurat ishin të larta për familjet bulqizake. Por me këto nuk dua të them se Bulqiza ishte parajsa e vërtetë, sepse edhe Bulqiza si e gjithë Shqipëria kishte hallet e problemet që i shkaktonte vetë sistemi, bile, edhe më të vështira për shkak të pozicionit gjeografik si rreth kufitar dhe lufta e kasave ishte më e ashpër dhe e egër plus edhe kushteve klimaterike. Hallet shtoheshin se Bulqiza ishte dhe vend internimi për shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria, por duhet thënë e vërteta se këto të internuar nuk kishin probleme me banorët e tjerë të Bulqizës, por vetëm me strukturat shtetërore. Pra, jeta vazhdonte, analfabetizmi nuk ekzistonte fare, rreth 90% e nxënësve që mbaronin shkollën 8-vjeçare vazhdonin të mesmen dhe 30-40% e tyre vazhdonin të lartën. Megjithë luftën e ashpër të klasave populli dhe qytetarët e saj kishin harmoni dhe shkonin shumë mirë me njëri-tjetrin. Në çdo familje kur kishte gëzime ose hidhërime ne bëheshim një familje e madhe dhe e kalonim të gjithë bashkë. E në këto halle e probleme e derte e gjeti edhe demokracia Bulqizën minatore, por duhet thënë e cilësuar se populli i saj, e në veçanti minatorët qenë avangardët e lëvizjeve për liri e demokraci. Përse u ngritën minatorët? U ngritën për një jetë më të mirë, për më shumë të drejta e liri, për më shumë të ardhura, për të ardhme më të sigurtë për familjen e fëmijët e tyre, për kushte më të mira pune e jetese. Por, po të shohësh tashti Bulqizën, qytetin e minatorëve, mbas 20 viteve demokraci, të vjen megjithmend keq, shumë keq, në këtë gjendje që është katandisur ky qytet, dikur i lavdishëm, e sot të duket vetja sikur je në ndonjë qytet të humbur të Afganistanit. Një qytet i rrënuar plotësisht, me një infrastruktur të shkatërruar totalisht, me një papunësi totale, me varfëri ekstreme si në baladat e Migjenit dhe kjo varfëri merr jete njerzish, minatorësh e femijësh. E perse, për çfarë? Vetëm për arritur të sigurojnë bukën e gojës, sepse ky shtet i ka braktisur fare. Analfabetizmi është në shifra alarmante, jeta e qytetit që dikur ishte e zhurmshme sot është e vdekur fare. Bulqiza po braktiset jo vetëm për të emigruar jashtë shtetit, por edhe migrim brenda vendit, drejt qendrave të mëdha urbane, sepse aty nuk ka asnjë shpresë, asnjë dritë jeshile për të ardhmen e tyre. Pra, për ato që besuan dhe ëndërruan, jo vetëm minatorët, por i gjithë qyteti i Bulqizës, derisa sot nxjerrin krom me “pistoleta ne brez “ , dhe ne vend te dinamitit për malin , “gjuajnë” me dinamit njëri-tjetrin! Ishte një zhgënjim i plotë i tyre, një rrënim i thellë i jetës në këtë qytet. E ashtuquajtura “demokraci” ishte fryt për ata që ndenjën nëpër ballkone dhe u bënë ministra dhe “helm” për atë që dolën në sheshe dhe mbledhin krom me kanistra. Bulqiza, dikur qytet simbol i minatorëve me një minierë nga më të mëdhatë në botë, kur prodhimi i saj arrinte deri në 500 mijë ton krom në 5 vjet dhe me fitim neto 40 milionë dollarë në vit, minierë që kishtë peshën kryesore të prodhimit industrial të vendit, është kthyer në një gërmadhë, në një plagë të madhe, ku doktori Berisha ka kontributin kryesor për këtë sëmundje, ku pikon çdo ditë varferi e skamje, vdekjen ...Një qytet që po i largohen njerëzit çdo ditë sepse nuk garanton kushtet më minimale për jetesë! Për çfarë janë ngritur sot minatorët në grevë urie? Për gjërat minimamale që kërkon njeriu për të jetuar, janë ngritur për të pasur gjëra që i kanë pasur në kohën e monizmit që sot jo vetëm nuk i ka, por i është hequr gjithshka. Minatorët kërkojnë kushte pune në vendet ku punojnë, sepse ato kushte nuk sigurojnë jetën e tyre dhe çdo ditë ka aksidente dhe vdekje në pune, kërkojnë një pagë që të ushqejnë familjen me bukë sepse me pagën qe marrin jetojnë në mjerim të plotë, kërkojnë që fëmijët t’i cojnë në shkollë, t’i arsimojnë t’u krijojnë kushte si të gjithë moshatarëve të tyre. Kërkojnë t’u ulet mosha e pensionit, sepse në kohën e monizmit dilnin 50 vjeç, kërkojnë të ketë investime në minierë, të ketë investime në qyetin ku ata punojnë, të kenë më shumë të drejta, të kenë siguri për jetën dhe shteti t’i mbrojë përballë këtyre firmave grabiqare, pra ,ja çfarë kërkojnë minatorët e Bulqizës: ato gjëraë që i kanë pasur, por që tashti nuk i kanë më. Le t’i përkrahim, mos i harrojmë, le të ngrihet e gjithë Shqipëria në mbrotje të këtyre minatorëve. Ata po vdesinë për një jetë më të mirë. *Lindur dhe rritur në Bulqizë www.shqiptarja.com

AMC NË NDIHMË

CEZ: ORTEQET NA DËMTUAN Kompania CEZ deklaroi se disa prej linjave të shpërndarjes së energjisë elektrike në vend janë dëmtuar për shkak të orteqeve dhe motit të keq. Në një deklaratë për median, Admirin Lakra, drejtor i shpërndarjes në CEZ tha se është ngritur shtabi i emergjencës pranë kompanisë dhe janë marrë masa për furnizimin me pajisje të grupeve në terren. "Orteqet kryesisht në Bulqizë kanë shkatuar dëmtim të linjave dhe ne kemi nisur grupe emergjence në të gjithë zonat problematike për riparimine avarive.

AMC, në përgjigje të situatës emergjente të krijuar në vend, ka ofruar ndihmë për zonat e prekura nga moti i keq në Shqipëri. 600 karta telefonike SIM, dhjetëra telefona celularë dhe mijëra minuta kohë bisede janë vënë në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile, e cila do t’ua dorëzojë pushtetit vendor dhe ekipeve të shpëtimit në zonë. AMC ka siguruar edhe sasi të konsiderueshme ushqimesh dhe veshjesh për banorët e zonave veriore dhe jug-lindore.

Ironia e Braçes

Bëje mirë, bëje vetë! Po qeveria?

D

eputeti i PS, Erion Brace, pas deklaratave në mbledhjen e qeverisë ditën e djeshme për emergjencën e borës, të Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, i ka konsideruar të këto deklarata skandaloze dhe të denja për një qeveri të paaftë për të siguruar jetën e qytetare të saj. "Skandaloze! Dëgjova Sali Berishën-Kryeministër, Bujar Nishanin-Ministër i Punëve të Brendshme, thirrje popullit: Bëje mirë, Bëje vetë! Duke abuzuar me solidaritetin, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i bënë thirrje shqiptareve të izoluar: Catitë e shtëpive pastrojini vetë, rrugët pastrojini vetë, ushqimet blijini vetë, ilacet blijini vete, gas e dru për ngrohje gjejeni vetë....Qeveria paska vetëm akset kombëtare detyrë për të hapur! Por edhe ato nuk po i hap dot!!!" shprehet Brace në Facebook.

Kryeministri jep këshilla praktike Lajmi Kryeministri Sali Berisha, duke folur dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, dha një sërë këshillash praktike për banorët e zonave të izoluara se si të shmangin katastrofën natyrore

K

TIRANE

ryeministri Berisha de klaroi angazhimin e të gjithë qeverisë për të përballuar situatën në zonat ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vuri theksin te solidariteti njerëzor mes banorëve. "Kjo gjeneratë nuk ka parë dimra të tillë, është shumë e rëndësishme të shmangim viktimat në jetë, dhe cdo lloj ekspozimi apo rrugëtimi të panevojshëm në borë" - tha Berisha në mbledhjen e grupit PD, të cilën e hapi duke mbajtur një minutë heshtje për viktimat e ortekut në Kosovë, dhe vdekjen nga bora të Isa Qarrit në Has. "Qeveria po e ndjek situatën, miqtë tanë kanë ofruar mbështetje dhe po ndjekin situatën. Deputetët bashkë me qeveritë vendore janë në gadishmëri. Do bëjmë gjithcka që kjo situatë të kapërcehet me sa më pak pasoja, por ka rëndësi që cdo qytetar të bëjë cdo gjë që ti shmanget rreziqeve që krijon ky dimër i pazakontë"- tha kryeministri duke vënë theksin te pastrimi i çative nga bora, si dhe kujdesi nga orteqet e borës si mjaft kërcënuese për jetën e banorëve. Berisha deklaroi se me një situatë të dimrit të tillë po

Berisha: Dimri si në 1985, pastroni çatitë kujdes orteqet "Deputetët bashkë me qeveritë vendore janë në gadishmëri" metra. Dimër si ky në 37 vitet e fundit nuk është regjistruar"- tha Berisha duke shtuar se ka një angazhim të plotë të qytetarëve, institucioneve, dikastereve të kësaj qeverie për të bërë gjithcka për të minimizuar pasojat e këtij dimri së pari mbi jetën e qytetarëve dhe më pas mbi pasuritë e tyre.

PASTRIMI I ÇATIVE

përballohet komplet Europa dhe Ballkani, duke shkaktuar qindra viktima nga të ftohti dhe ortekët dhe mijëra të dëmtuar nga efektet e tyre. "Në Shqipëri, dimri i fundit është regjistruar në 1985. Sot në veri, verilindje e juglindje të vendit fshatra e zona të tëra janë të mbulura nga dëbora që arrin trashësinë dhe mbi 2

Berisha u ndal në dy probleme me rrezikshmëri të lartë dhe kërcënim për jetën e banorëve në zonat e mbuluara me borë, pastrimi i cative nga bora dhe orteqet me borë. Kryeministri kërkoi të trajtohej si përparësi absolute pastrimi i cative, duke marrë shkas dhe nga rënia e dy çative shtëpie, dhe e një shkolle në komunën Shalë të Dukagjinit. Duke treguar një bisedë që kishte bërë me një mikun e tij Berisha kërkoi

angazhimin e autoriteteve vendore për pastrimin e cative në ato banesa, ku jetojnë të moshuar, njerëz me aftësi të kufizuar, ndërsa qytetarë të tjerë të solidarizohen vetë për pastrimin e cative të tyre. "Zotërinj deputetë, mbrëmë një mik i imi që kishte udhëtuar nga Prishtina në Tiranë më tha: Nga Prishtina gjer në Morinë nuk gjen një shtëpi të vetme, nga catia e të cilës nuk është hequr bora, nga Morina në Tiranë nuk shihje një cati që i ishte hequr bora". Berisha e cilësoi problem dhe orteqet. Rreziku i tyre është paksa më i largët, pasi tendencën e kanë kur kanë filluar shkrirja e borës. "Thirrja për kryetarët e komunave është të bëjnë gjithcka për të nxjerrë jashtë rreziku ato lagje e ato shtëpi të cilat mund të kërcënohen nga orteqet e borës."


E martë, 14 shkurt 2012

5

AKTUALITET

Nishani: 40 mln lekë për zonat e izoluara

Q

everia shqiptar lëvron një fond emergjence për hapjen e rrugëve në të gjitha bashkitë e komunat ku nuk mund të lëvizet. Ministri i brendshëm Bujar Nishani gjatë një konference për shtyp deklaroi se urgjente është hapja e akseve si edhe pastrimi i çarive të shtëpive nga dëbora e madhe, si një rrezik i madh. "Çelet fondi 400 mln lekë të vjetra nga fondi i MB për tu përdoruar nga administrate e qarqeve

Shkodër, Kukës, Dibër, Korçë si edhe nga të paktën 30 komuna. Do të kontraktohen mjete private për hapjen e rrugëve si edhe për përdorimin e karburantit në mjetet shtetërore që asistojnë në këtë process", tha Nishani. Ministri tha se vendimi u mora pas kërkesë së vazhdueshme të krerëve të komunave. Ministri i brendshëm tha se urgjente është solidariteti i të gjithë banorëve për të punuar në grup për pastrimin e çative

të shtëpive nga dëbora e dendur. Për këtë ai kërkuar sensibilizim së pari nga drejtuesit vendorë. "I adresohem banorëve të zonave se na nevojitet solidaritet dhe anagazhim i të gjithëve për të përballuar situatë. Të pastrohen çatitë e banesave nga bora pasi është rrezik evident, I bëj apel administartës së komunave të oprganizojnë me solidaritet grupet e banorëve për të pastruar çatitë nga bora", tha ministri.

Kreu i bashkisë së Pukës flet për situatën në qytetin e Pukës

TIRANE

SUELA GERA

K EDI RAMA

“Shqipëria digjet, Saliu krihet”

K

reu i PS, Edi Rama, flet në rrjetin social Twitter për situatën e emergjencës që është krijuar në vend për shkak të reshjeve të rënda të borës. Rama sulmon drejtpërdrejt kryeministrin e vendit, që sipas tij në vend që të merret me problemet e zonave të bllokuara, kalon kohnë në ekranet e televizioneve, duke u marrë me organizimet e festivaliteteve të 100 vjetorit të pavarsisë. "E paturpshme: Shqipëria digjet nën dëborë Saliu krihet para tv duke molloisur për Azerbajxhanin paradite e për Zogun e Hoxhën paradarke! Cili kryeministër në botë me vendin ne këtë hall nuk do rrinte sot 24orë në krye të operacioneve të emergjencës po do merrej me mufka si Saliu sot? Ky kryeministër po e turpëron përditë shoqërinë tonë me nivelin e ndërgjegjes, logjikës dhe politikes se tij qorre e shurdhe ndaj halleve të vendit!" shprehet Rama.

reu i bashkisë së Pukës flet për situatën në qy tetin e Pukës. Ai thotë se problemi më i madh në këtë qytet janë çatitë me borë, dhe uji i pijshëm, pasi tubacionet kanë ngrirë dhe furnizimi me ujë të pijshëm është tepër i vështirë. Zoti Beqir Arifaj kërkon dhe angazhimin e banorëve për pastrimin e cative, pasi është i pamundur të bëhet e gjitha nga punonjësit e bashkisë. Nga një qytetare kemi informacion se rrezikon të shembet catia e një banese? Bëhet fjalë për një familje në periferi të qytetit për të cilën bashkia ka bërë evakuimin e familjarëve dhe ka dërguar njerëzit për të bërë pastrimin e catisë. Trashësia e borës është shumë e madhe. Trashësia ka kaluar në 2-3 metër. Po kërkojmë sensibilizimin e njerëzve të angazhohen vetë për pastrimin e cative. Kemi ngritur shtabin e emergjencave dhe po bëjmë verifikimet, për familjet që kanë invalidë për t'i ndihmuar, ndërsa familjet që kanë forcat e veta duhet të pastrojnë vetë borën. Nuk përballohet dot. A kanë nevojë banorët për ilaçe? "Banorët e qytetit nuk kanë problem me furnizimin me ilaçe, ndërsa aksi PukëShkodër, kalohet me shumë vështirësi. Mezi ka arritur të kalojë një makinë. Kanë filluar të hapen akset kryesore por është shumë e vështirë, sepse trashësia e borë është 2 metër dhe mjetet borëpastruese nuk e përballojnë dot. " A keni kontaktuar me organet e qeverisjes qëndrore? "Kontaktojmë përditë me qeverinë, marrim informacione direkt me ta. Po punojmë për të hapur rrugën për tek rezervat e shtetit , por është një ndihmë e vogël. Cila është ndihma kryesore për të cilën banorët kanë nevojë urgjente? Gjëja më e madhe është hapja e rrugëve. Shpresojmë që qeveria të na japë fonde dhe me këto firmat private të

Arifaj: Problem çatitë dhe dëmtimi i ujësjellësit Qeveria të na japë fonde për hapjen e rrugëve përballojmë lirimin e akseve, sepse financat e bashkisë, 5 milionë lekë të reja nuk dalin për hapjen e rrugëve. Cfarë përbën tjetër problem? Problem është ujësjellësi se është dëmtuar shumë për shkak të ngricave. 4 mln lekë të reja është vlera e dëmeve që I janë bërë ujësjellësit nga

ngricat e akulli. Aktualisht banorët furnizohen me ujë të pijshëm? Momentalisht kanë ujë, por në shumicën e pallateteve kemi vënë një çezme me ujë, në kat të parë, dhe banorët e kateve më lart furnizohen nga këto cezma, sepse janë carë tubat.

FLUTURIMET

Komandanti i Forcave Ajrore: E pamundur për helikopterët

S

ot (Dje) është e pamundur të fluturohet. Retë janë shumë të ulëta, megjithatë pilotët janë gati dhe në rast se krijohet qoftë edhe një mundësi e vetme, ne do ta realizojmë misionin. Pilotët tanë kryen gati 8 misione, por kushtet e motit nuk po lejojnë që ne të ndërhyjmë. Ne kemi programuar të gjitha masat për të vepruar, për të ndihmuar menjeherë sapo të përmirësohen kushtet e motit”, tha dje Dhori Spirollari, komandant i Forcave Ajrore. Edhe pse në disa zona ka pasur kohë me diell, helikopterët kanë shfrytëzuar rastin për të bërë ulje në terrenet e mbuluara nga bora. Gjithsesi, situata sipas parashikimeve, edhe për disa ditë, nuk do të ketë përmirësime.

Kukësi i izoluar Të gjitha komunat janë të izoluara dhe mungon energji elektrike. Aksi Morinë-Kalimash po mbahet hapur me vështirësi. Lëvizja me zinxhirë kryhet vetëm në një krah. Bora vazhdon me intensitet të lartë, trashësia e borës në lartësinë mbi 700 metër ka arritur në 2.5 metër, ndërsa brenda në qytet trashësia e borës është 1. 5 metër. Probleme ka pasur dhe përsa i përket shëndetit të banorëve.

Komisioni i emergjencave

Rama: Pranë banorëve në zonat e bllokuara K

reu i PS-së, Edi Rama, ka mbledhur dje pasdite komisionin e emergjencave në Partinë Socialiste. Duke e cilësuar një mbledhje e jashtëzakonshme, Rama tha se kjo bëhet për shkak të situatës së rëndë në veri dhe juglindje të vendit. Deputetët e zonave veriore dhe juglindore, si dhe deputetë të cilët kanë marrë pjesë direkt në situata emergjente gjatë qeverisjes socialiste, diskutuan në lidhje me orët dramatike që po përjeton veriu i Shqipërisë. Kreu i opozitës, Edi Rama, përsëriti se kryetarët socialistë të komunave në zonat veriore, janë të angazhuar bashkë me deputetët për të bërë gjithçka është e mundur, pavarësisht mundësive të tyre të kufizuara. Komisioni ra dakord për hartimin e një plani solidariteti si dhe për një riorganizim transparent dhe një informim në kohë reale për operacionet e ndihmës. U ndanë grupet e punës dhe u hartuan disa masa paraprake në ndihmë të ban-

orëve. Sipas Ramës për këtë duhet një bashkëpunim real me të gjitha strukturat e pushtetit vendor pa dallime partiake. Mungesa e planit nga ana e qeverisë për të përballuar krizën energjetike ishte një tjetër pikë e rëndësishme, e cila u diskutua gjatë takimit të komisionit

të emergjencave. Opozita shqiptare është e gatshme të japë kontributin e saj në lidhje me këtë, tha Rama duke shtuar se Partia Socialiste ka mobilizuar forcat dhe mbështetur përfaqësuesit e saj vendorë në ato zona, së bashku me deputetët e Kukësit, të Dibrës, të Shkodrës, të Librazhdit. Varfëria, mungesa e ndihmës ekonomike, vonesat e pensioneve dhe pagave vonesat e ndihmës sociale, invalidët,gratë dhe fëmijët e pambrojtur e të lënë nën mëshirën e fatit, të tëra këto nuk kërkojnë një angazhim propagandistik, por një por një vullnet për të bashkëpunuar. "Ja pse duhet një solidarizim pa dallim partiak", u shpreh Rama. Siç njofton zyra e shtypit pranë PS-së nesër do të detajohen edhe për publikun vendimet që ky komision mori me qëllimin e vetëm për t'i ardhur në ndihmë banorëve të izoluar në veri dhe në juglindje të vendit, që sot po jetojnë orët me dramatike të jetës së tyre.


6

E martë, 14 shkurt 2012

AKTUALITET

Këshilltarët bashkiakë A të Korçës dolën kundër konsullit

nëtarët e këshillit bashkiak të Korcës kërkuan një vit më parë përmes një deklarate largimin e konsullit grek Theodhoros Ikonomu dhe zëvendësimin e tij me një tjetër diplomat, duke shpallur dhe bojkotin ndaj cdo aktiviteti të ndërmarrë prej tij. Pas diskutimeve të gjata mes anëtarëve lidhur me këtë kërkesë, është përpiluar deklarata, e cila më pas nuk është lexuar publikisht por është miratuar me

shumicë votash si kërkesë me pjesëmarrje të të dyja palëve politike. Në këtë deklaratë kërkohet nga qeveria shqiptare dhe ajo greke zëvendësimi i konsullit Ikonomu për shkak të deklaratave të tij të papërgjegjshme.Si reagim ndaj deklaratave të konsullit, anëtarët e këshillit bashkiak kanë deklaruar se duan t'i kujtojne atij se Korca dhe jugu i Shqipërisë s'kanë asnjë lidhje me Vori Epirin. Deklarata është

shpërndarë për mediat. "Konsullata greke është ngritur për të forcuar marrëdhëniet. Lidhjet historike mes dy vendeve janë forcuar nga prania masive e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe nuk do lejojmë që këto marrëdhënie të cënohen nga konsulli Ikonomu, që bën deklarata nacionaliste. Kërkojmë zëvendësimin e tij me një konsull që t'i shërbejë marrëdhënieve dypalëshe", thuhet në deklaratë.

Ish-konsulli në Korçë vlerësim për greqizmin e Jugut të Shqipërisë

Ksera dhe Dule vlerësojnë ish-konsullin Ikonomus Ish-diplomati grek u përzu në heshtje nga Shqipëria Lajmi Ish-konsulli grek në Korçë, Ikonomus, i njohur për deklaratat e tij në shkurt 2011, kur tha se Korça është greke, ka marrë në 11 shkurt 2012 medaljen e mirënjohjes. Në ceremoninë e zhvilluar në Greqi ishin të pranishëm edhe ministri i Punës, Spiro Ksera dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

TIRANE

ARBEN LLALLA

S

hoqata "Rinia e Vorio Epirit,, ditën e shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites të vitit 2012 në Athinë. Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në

Eleni Dhimu nga Saranda i dhuroi pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklaroi se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës "Rinia Vorio Epiriote, Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi siç njihet në Shqipëri për kon-

Në foto: (majtas) Spiro Ksera, 2008, duke festuar 94 vjetorin e autonomise (lart) Vangjel Dule ne aktivitetin e 11 shkurtit tributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit. Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli

Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare tju plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë. Politikani grek i Demokracisë së Re foli edhe për dënimin pa të drejtë nga

gjykata shqiptare të grekut Naum Disho si dhe përpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos për çështjen e Vorio Epirit. Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiço, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos, i cili në

fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj. Gjatë muajt shkurt-mars shoqatat greke që punojnë për Autonominë e Vorio Epirit do të organizojnë një sërë aktivitetesh si më 19 shkurt do mbahet një Simpozium për Protokollin e Korfuz-

it. Ish-kampioni Olimbik në peshëngritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do të udhëtojë në Amerikë në mars-prill, me qëllim për mbledhjen e fondeve për financimet e aktiviteteve për greqëzimin e Jugut të Shqipërisë. (Kriza ekonomike që po kalon Greqia ka bërë që pak ditë më parë Pirro Dhima të dorëzojë në polici targat e makinës xhip për ti shpëtuar tatim taksave. Baba i katër fëmijëve familja e tij tashmë do mund të përdori vetëm një makinë). Të gjitha këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.

Deklaratat

Ikonomu: Bëra vetëm detyrën

TIRANE

N

jë vit më parë në shkurt 2011, diplomati grek i cili kryente detyrën e tij si Konsull i Përgjithshëm në konsullaten e Korcës, Theodhoros Ikonomu, mbronte deklaratat e tij bërë pak ditë më parë dhe sqaronte se ishin pikërisht këto deklarata, që u bënë shkak për tërheqjen e tij nga konsullata e Korcës. Në një intervistë për mediat greke, Ikonomu shprehej: "Nuk tërheq asgjë nga ato që kam thenë për grekët dhe për Vorio Epirin. Unë s"bëra më shumë sesa detyrën time dhe ishte pikërisht kjo arsyeja pse unë u tërhoqa në

Në foto: Theothoros Ikonomu duke marë Mirënjohjen

Athinë, por jam i lumtur se deklaratat e mia ia arritën qëllimit. Kam qenë gjithmonë i vetëdijshëm për misionin tim. Unë punova në Epirin e Veriut - është shprehur diplomati grek, duke iu referuar me këtë term, Korcës, qytetit ku ka punuar në krye të konsullatës. Duke vijuar, diplomati vazhdoi të përsërisë deklaratat e tij, sipas të cilave, regjistrimi që pritej të bëhej në Shqipëri, ishte shansi i fundit që ata që quajnë veten grekë, të deklarojnë kombësinë e tyre dhe të kërkojnë të drejtat për Vorio Epirin. "Ne nuk pretendojnë tokë, por kërkojmë të respektohen njerëzit dhe të drejtat - është

shprehur Ikonomu. I pyetur për deklaratat e ambasadorit grek në Tiranë Nikolas Pazios, që i cilësoi personale qëndrimet e tij, Ikonomu u përgjigj: se të gjithë të mbrojmë cështjen kombëtare dhe duhet të jemi të bashkuar përballë çdo sfide. Ikonomu madje kritikoi ambasadorin grek në Tiranë, që sipas tij ka heshtur përballë atyre që ai i cilëson provokime ndaj shtetit grek. Kjo intervistë erdhi një ditë pas lajmit se diplomati grek u tërhoq nga konsullata e Korcës, për shkak të deklaratave të tij nacionaliste dhe antishqiptare që shkaktuan reagime të shumta në Shqipëri.


E martë, 14 shkurt 2012

7

AKTUALITET

Fondacioni Grek për Amerikën nderoi konsullin antishqiptar

Korrikun e shkuar Fondacioni grek për Amerikën ka vlerësuar me Mirënjohje të lartë Konsullin e përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos me motivacionin Për shërbime të shquara për përhapjen e greqizmit në Vorio Epirit( Jugun e Shqipërisë). Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Oketa, (tashmë i përjashtuar nga organet e larta

të PD) kërkoi nga qeveria shqiptare shpalljen "non grata" të konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus. Deputeti Oketa e bëri këtë apel në mbledhjen e komisionit të Kuvendit për Politikën e Jashtme, ku u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me deklaratat e konsullit Ikonomu. Nga ana e

tij Sekretari i Përgjithshëm i MPJ-së, Gazmend Turdiu informoi deputetët për takimin e zhvilluar me ambasadorin grek në Tiranë, Nikolas Pazios. Turdiu bëri të qartë se për palën shqiptare deklaratat e konsullit janë "të papranueshme" dhe "kundër rrymës së marrëdhënieve dhe frymës së miqësisë që ekziston mes dy vendeve".

U dënua 1 vit

Kreu i "Omonia"-s Disho, në arrati K

Në foto: Diplomati Ikonomu me Spiro Kserën

Dorëheqja e Spahiut

KLD, debate Topi-Halimi K

ëshilli i Lartë i Drejtësisë votoi dje mes debatesh dorëheqjen e paraqitur nga zëvendëskryetari, Kreshnik Spahiu. 8 prej anëtarëve kanë votuar pro dorëheqjes, mes të cilëve edhe presidenti Topi, kryetari i KLD, ndërsa 6 të tjerë kundër. Burimet pranë mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura thanë për Shqiptarja.com se votimi është shoqëruar me debate mes ministrit të drejtësisë Eduard Halimi dhe presidentit Bamir Topi. Ministri nuk ka pranuar dorëheqjen e Spahiut dhe nuk ka dashur të votojë për të, duke këmbëngulur se është Kuvendi ai, i cili ka nisur tashmë procedurën e shkarkimit për ish numrit dy të KLD. Por, sipas kreut të shtetit, dorëheqja është vendim individual i çdo titullari institucioni. Por, anëtarët e KLDsë me shumicë votash kanë hedhur poshtë kërkesën e ministrit Halimi duke mbështetur aktin e ish-zëvendëskryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu. Në vendimin e zbardhur nga KLD, pak orë pas mbledhjes thuhet: "Këshilli, vendosi deklarimin e mbarimit të mandatit para afatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Z. Kreshnik Spahiu, me shkak dorëheqjen prej tij, si dhe referimi në Ku-

ryetari i organizatës OMONIA në Korçë, Naum Disho, është shpallur në kërkim nga policia e Korçës. Ai dyshohet se mund të jetë larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Greqi. Policia e Korçës njoftoi se i kishte dërguar një grup efektivësh për të kryer arrestimin në zbatim të urdhrit të gjykatës, por në adresat e dhëna nuk u gjet asnjë gjurmë e Naum Dishos, i dënuar me një vit burg për dhunimin e varreve shqiptare në Boboshticë. Dy ditë më parë, Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës, Naum Disho, për shtyrjen e arrestimin e tij me argumentin se ishte sëmurë. Organizata progreke, "Omonia", dega në Korçë me anë të një deklarate ka reaguar pas dënimit të kreut të saj, Naum Disho, i cili u shpall fajtor dhe ndaj të cilit u vendos dje dënimi me një vit burg për akuzë të dhunimit të varreve shqiptare në Boboshticë. Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e OMONIA, Elenica Kotelli akuzoi drejtësinë

për sulm të hapur dhe paragjykues ndaj minoritetit grek. "Qëllimi i këtij vendimi gjyqësor nuk është çështje personale kundrejt Naum Dishos, por kundër elementit vllahofon që ngritën kokën dhe kujtuan rrënjët e tyre greke", thuhet në deklaratën e lexuar nga Kotelli. Ajo akuzoi drejtësinë për njëanshmëri duke argumentuar me mosmarrjen e asnjë të pandehuri deri tashmë për djegien e kurorave në memorialin grek në fshatin Boboshticë. "Drejtësia në këtë vend është duke vepruar me njëanshmëri, nga njëra anë dënon,kryetarin e Omonias, për gjoja

dhunim të varreve të fshatit Boboshticë, por nga ana tjetër nuk merr si të pandehur askënd për zjarr vënie të qëllimshme", thuhet në reagimin e Omonias. Naum Disho akuzohet se ka kryer veprën penale të dhunimit të varreve shqiptare në zonën e Boboshticës, gjatë punimeve të kryera për ndërtimin e një memoriali me simbole greke. Gjatë shqyrtimit gjyqësor, prokuroria me të paktën 13 dëshmitarë faktoi para gjykatës se kreu i Omonia, Naum Disho kishte organizuar kryerjen e punimeve në zonën ku ndodhi edhe gërmimi e hapja çnjerëzore e varreve shqiptare. Dëshmitarët thanë në proces se kishin punuar për llogari të Omonias dhe ishin paguar nga kryetari i kësaj organizate në Korçë. Prokuroria kërkoi që Naum Disho të dënohej me dy vjet burg për veprën penale të dhunimit të varreve. Kjo ngjarje ndodhi ne muajt e fundit te vitit te kaluar ndersa prokuroria hapi hetimet pas denoncimit te banoreve se po dhunoheshin varret e te pareve te tyre.

Kryetari Naum Disho, i akuzuar për varret në Boboshticë

Omonia shtroi drekë lamtumire në tetor "Konsulli ringjalli ndjenjat greke në Korçë"

vendin e Republikës së Shqipërisë të nevojës së plotësimit të vendit vakant." Bëhet e ditur se për çështje administrative të institucionit Presidenti ka ngarkuar si person përgjegjës kryeinspektoren e këtij këshilli, Valbona Vata. Ish-Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i tij të premten e shkuar më 10 shkurt, për t'i hapur rrugë shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese të konfliktit të hapur mes tij dhe Kuvendit. Spahiu i dorëzoi dorëheqjen e tij të parevokueshme Presidentit të Republikës, Bamir Topi, duke nënvizuar se do t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjen mes pushtetit legjislativ dhe pushtetit gjyqësor, të iniciuar me kërkesën për shkarkimin e tij nga Kuvendi. Sipas Spahiut, Kuvendi me ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e tij ka shkelur kompetencat ligjore të vet Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

TIRANE

ARBEN LLALLA

O

rganizata "OMONIA", dega e Prefekturës së Korçës, në tetor 2011 shtroi një drekë lamtumire për nder të Konsullit të Përgjithshëm grek, Theodhoros Ikonomu Kamarinos, i cili njihet për deklaratat e tija jo diplomatike në lidhje për përfshirjen e Korçës si qytet i banuar nga një shumicë minoritare greke. Dreka u shtrua në një nga restorantet e fshatit Boboshticë. Gjatë fjalimit të tij, kryetari i "OMONIA"s të Korçës falënderoi konsullit grek, 'i cili në një kohë të shkurtër që shërbeu në Korçë ringjalli ndjenjat greke tek qytetarët e Korçës, të cilët hapët kanë deklaruar gjatë regjistrimit se janë minoritar grek dhe numri i tyre i ka kaluar tashmë 30 mijë' sipas Naum Dishos. Më tej ai i dha një dhuratë simbolike në shenjë miqësie dhe falënder-

imi për suksesin e misionit diplomatik. Konsulli i Përgjithshëm Ikonomu falënderoi të pranishmit dhe tha se ishte shumë i prekur nga kjo përshëndetje lamtumire. "Besoj se gjatë mandatit arrita të ndryshoj hartën e zonës së Korçës, e cila tashmë do njihet si zonë e minoritetit grek…". Konsulli i Përgjiths-

hëm grek Theodhoros Ikonomu njihet për opinion e gjerë për deklaratën se: "Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them

një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir ekzistojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë". Deklarata provokoi një situatë të pakëndshme diplomatike midis Greqisë dhe Shqipërisë. Por kjo deklaratë u mirëprit me entuziazëm nga organizatat ekstremiste greke që luftojnë për autonominë e Vorio Epirit. Shumë organizata të tilla e nderuan me mirënjohje diplomatin grek Theodhoros Ikonomu. Pas përfundimit të mandatit të Ikonomut në Korçë, kryetari i OMONIA-s, Naum Disho, i dërgoi një letër ministrit të Jashtëm të Greqisë z.Lambrinidhis, duke e vlerësuar lart aktivitetin diplomatik të Theodhor Ikonomut.


8

E martë, 14 shkurt 2012

POLITIKE

Debatet në Komision: Ligji i medias, pas strategjisë dixhitale

M

pavlefshëm. Zv.kryetari i Komisionit të Medias, Mark Marku kërkoi një garë të hapur për të gjithë operatorët për marrjen e liçensës kombëtare. Komisioni dhe grupi i eksperteve do të përcaktojnë edhe formulën, që do ndiqet për kalimin nga transmetimet analoge në atë dixhitale. "Praktikisht akoma nuk e kemi vendosur se çfarë zgjidhje do japim. Unë personalisht jam që të gjithë

e gjithë ndryshimet e realizuara pas kritikave te forta te OSBE dhe BE, projekti për të rregulluar kuadrin ligjor të medias është shoqëruar me vërejtje nga grupet e interesit dhe televizionet kryesore në vend. Aktorët e medias kanë këmbëngulur që miratimi i ligjit të vijë pas miratimit të strategjisë për transmetimet dixhitale, në të kundërt i gjithë procesi do të ishte i

aktorët të kenë të drejtë të garojnë, t'u krijohet mundësia e konkurencës në tregun dixhital, natyrisht pa penalizuar aktorët aktualë", tha Marku. Ndërsa kryetarja e KKRT-së, Endira Bushati kërkoi që strategjia për kalimin nga transmetimet analoge në atë dixhitale të bashkohet me projektligjin aktual që po diskutohet në komisionin e Medias, duke qënë dakord me përfaqësuesit e medias.

"Deputeti jo kryetar"- rregulli i ri zbatohet ndryshe në qytete të ndryshme

TIRANE

JAKIN MARENA vijon nga faqja 1 ...me postin e kryetarit të partisë në rreth apo qytet. Por “përplasja” më e madhe i ka ndodhur me qytetin e Vlorës, ku kërkon një mandat të ri për kryetar partie, deputeti Eltar Deda. Mësohet se gjatë takimit me Edi Ramën, ky i fundit, i ka kërkuar kreut të PS të Vlorës që të heqë dorë nga mandati për postin e kryetarit të Partisë. Zoti Deda nuk e ka pranuar këtë variant të dhënë nga Edi Rama. Madje ka kërkuar të dijë se pse në PS po përdoren standarde të dyfishta, duke pasur informacionin se kreu i PS mbështet kandidaturën e Sajmir Tahirit për PS e Tiranës, i cili njëkohësisht mban edhe postin e deputetit. Vetë Eltar Deda në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com", sqaron edhe vendimin dhe si e ka pritur atë, ndërkohë që pritet tua komunikojë këtë vendim të strukturave më të larta drejtuese të partisë, edhe elektoratit të majtë socialist gjatë mbledhjes që do të zhvillohet në këtë fundjavë në qytetin bregdetar. Do të jeni sërish kandidat për kryetar i PS në bashkinë e Vlorës? Do zbatoj vendimin e kryesisë dhe asamblesë Kombëtare të PS, të cilin do ta bëj prezent në mbledhjen e asamblesë së PS të bashkisë së qytetit të Vlorës, që do të mblidhet këtë fundjavë. Aty do të diskutojmë në rang partie për vendimet e qendrës, madje edhe në prezencë të të deleguarve, por, unë nuk do të jem më kandidat për postin e kryetarit të PS, sipas rregullit të ri të vendosur në parti. Eshtë thënë se deputetët nuk do kandidojnë më për kryetar PS në zonat përkatëse. Është i njëjti standard dhe për Tiranën? Na është thënë se Partia Socialiste e kryeqytetit ka një status të veçantë, por në statutin e PS nuk është i përcaktuar një përjashtim i tillë. Nuk dimë se nga vjen kjo logjikë, por ne si PS e Vlorës, do të zbatojmë vendimet e forumeve drejtuese. Se çfarë do të ndodhë me rrethet e tjera dhe kriteret se si do të bëhet përzgjedhja e kandidatëve, kjo i përket të deleguarve të rrethit të Tiranës, por edhe analizës që do të bëjë në fund të zgjedhjeve që do të mbahen në rrethe të tjera.

PS, fillon "sherri" mes Vlorës e Tiranës PS e Vlorës akuzon qendrën për dy standarde Deda "Do zbatoj vendimin e kryesisë dhe asamblesë Kombëtare të PS, të cilin do ta bëj prezent në mbledhjen e asamblesë së PS të bashkisë së qytetit të Vlorës, që do të mblidhet këtë fundjavë".

votues të majtë, të mos kemi të rinj që të mund të duan shumë kohë për t'u marrë me problematikën e kësaj zone. Megjithatë, këto janë vendime të Asamblesë së Partisë Socialiste dhe ne si gjithë strukturat do ti zbatojmë ato.

NDARJA

Edi Rama dhe Shpëtim Gjika A ka shkaktuar gjithë kjo lëvizje turbullira në elektorat? Vlora ka qenë ndër të parat që ka kundërshtuar edhe delegatët... Të gjithë janë njerëz që kanë kontributet e tyre në

Partinë Socialiste dhe punojnë për fuqizimin e strukturave. Në PS e Vlorës kemi kërkuar që disa prej të deleguarve nisur edhe nga fakti që njohin specifikat e zonës sonë të mos largohen, ndërkohë që duke qenë një rreth i madh, dhe me

E ndërkohë që për Vlorën është bërë mëse e qartë se nuk do të lejohet kandidimi i Eltar Dedës sepse ai është deputet i këtij qarku, nuk ka ndodhur e njëjta gjë sa i përket qytetit të Tiranës. Në garë për postin e kryetarit të Partisë për qytetin e Tiranës vazhdon të jetë edhe Saimir Tahiri. Tahiri, u emërua në këtë post nga kryetari i PS Edi Rama vetëm një ditë pasi Besnik Baraj dha dorëheqjen nga ky post, duke marrë përsipër edhe përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve lokale në këtë qytet.

Edhe gara për Tiranën nuk do të jetë e thjeshtë. Pavarësisht punës që po bën Tahiri në gjithë strukturat e PS për qytetin, duket se edhe kandidatë të tjerë kanë shpallur kandidimin e tyre për të qenë në krye të PS. Një ndër emrat më interesantë paraqitet ai i Andis Harasanit, i cili dukshëm është pozicionuar kundër kryetarit të PS, Edi Rama. Madje hyrja e tij në garë dhe dalja si një kandidaturë nga organizatat, më së shumti është "karshillik" që i bën kryetarit socialist. "Nuk dua të komentoj kandidimin" ka thënë për "shqiptarja.com" vetë Andis Harasani. Të njëjtën përgjigje për zgjedhjet në Tiranë, "shqiptarja.com: mori edhe nga kandidati zyrtar i shpallur Saimir Tahiri. "Asnjë koment", tha prerazi ai, pa dashur të komentojë edhe faktin se ai është deputet. Ashtu sikurse, do të skualifikohet sipas rregullave të reja në parti, edhe kandidatura e Andis Harasanit që mban postin e deputetit. Në garë, sikurse e ka deklaruar edhe më parë, do të jetë Ilir Zela, i cili vjen më shumë si një propozim i të vetmit oponent që shfaqet zyrtarisht në PS, Arben Malajt.

SALI BERISHA

"Rama përpiqet të përfitojë nga fatkeqësia"

K

ryeministri Berisha, sapo media është larguar dhe mbledhja e grupit parlamentar të PD është zhvilluar me dyer të mbyllura, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kreut socialist Rama. Të cilin e ka akuzuar sëbashku dhe me median se po përpiqet të përfitojë politikisht nga situata e vështirë në të cilën gjendet vendi, pas reshjeve të shumta të dëborës që kanë rënë këto ditët e fundit. "Po hedhin tymnajë për qytetarët, si kryetari i PS Edi Rama ashtu dhe mediat, duke kërkuar të përfitojnë nga kjo situatë e nga fatkeqësia e banorëve të këtyre zonave, të cilët janë në vështirësi për shkak të bllokimit nga bora", mësohet të ketë deklaruar dje në mbledhjen e grupit të PD, kryeministri Berisha. Teksa nuk ka munguar të vlerësojë dhe njëherë punën e deputetëve në këto zona të bllokuara dhe të përpilojë një strategji më efikase për përballimin e situatës. Ndërkohë ka folur dhe për përgatitjet për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Komisioni i Ligjeve

PD-PS, debate e batuta për Kodin Civil

N

TIRANE

dryshimi në Kodin Civil ditën e djeshme nuk ka kaluar pa debate dhe replika, për të gjitha kanë qënë në sensin teknik, përjashtuar batutave të Rusmali e Palokës për dimensionin anglo-sakson apo gjermanik të Komisionit të Ligjeve. Rusmali i është drejtuar ekspertit Pavli duke i thënë se "mjafton një fjalë e jotja për të bërë për vete gjithë shtabin anglasakson që kemi këtu". Ndërkohë që ka hasur batutën e Palokës, sipas të cilit "nuk jam lobi anglo-sakson, jam lob i gjerman, jam i shoqatës së miqësisë ShqipëriGjermani". Ndërkohë që për rreth tre orë u kaluan me konsensus tre ndryshime, ndërsa 2 nene të tjera, për sh-

kak të kompleksitetit të tyre që lidhet me detaje teknike të shpifjes e fyerjes nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, përfshirë edhe ato në internet, do diskutohen nesër. Gjatë diskutimeve ata kanë mundur të zgjerojnë gamën e rasteve kur një viktimë e këtyre veprave mund të dëmshpërblehet në para për to. "Nga komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale janë kërkuar mes të tjerave disa amendime që kërkojnë mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, ku bëhet fjalë për dokumentet, fotot dhe imazhet", tha relatorja Hysi. Pas debateve janë bërë dhe ndryshimet, "Pas shkronjës "dh", të nenit 115, shtohet shkronja "e", me këtë përmbajtje" e) një viti paditë për shpërblimin e dëmit jopasuror ndaj

reputacionit (ka qenë tre vjet)", thuhet në ndryshimin e parë. Ndërkohë që në ndryshimin e dytë, "neni 625 ndryshohet "Personi që pëson një dëm jopasuror ka të drejtë të shpërblehet kur: a) ka pësuar një dëmtim të shëndetit (shtohet integritetit fizik dhe psikik). b) është cenuar në reputacionin e tij, nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme (hiqet me mënyrë faktike). c) është fyer kujtimi i një të vdekuri nëpërmjet përhapjes së thënieve të rreme(hiqet "me naturë faktike". në këtë rast, bashkëshorti/ ja i/e personit të vdekur ose të afërmit të tij, deri në shkallën e dytë, mund të kërkojnë shpërblimin e dëmit jopasuror, në rast se është cenuar reputacioni i vdekurit". Ja.Ma


E martë, 14 shkurt 2012

9

POLITIKE

"Spahiu", Alibeaj: Të shtyhet 10 ditë afati nga Kuvendi

K

omisioni hetimor për veprimtarinë e Kreshnik Spahiut, si numri 2 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do ti kërkojë Parlamentit shtyrjen e afateve të hetimit, të paktën edhe me 10 ditë. Shkak për një kërkesë të tillë u bë dokumentacioni i dorëzuar nga KLD, për veprimtarinë e këtij institucioni ditë më parë. Në cilësinë e kryetarit të komisionit

Alibeaj falenderoi kryetarin e KLD Bamir Topi për bashkëpunimin e ofruar, duke kërkuar prej tij edhe dokumentacionin për menaxhimin e buxhetit. Ndërkaq, Alibeaj tha se dorëheqja e nënkryetarit të KLD nuk e pengon punën e komisionit hetimor pasi shkresa për dorëheqjen e tij nuk ka mbërritur ende në Kuvend. Kreu i komisionit hetimor shprehu

vendosmërinë e komisionit për të cuar deri në fund misionin e nisur. "Do të vazhdojmë hetimin për ta çuar deri në fund këtë çështje. Kreshnik Spahiu nuk ka dorëzuar një akt përfundimtar të dorëheqjes së tij. Ndaj ne i drejtohemi Presidentit të na dërgojë material për administrimin financiar të KLD", deklaroi Alibeaj.

LAJME SHKURT

Dade

Lajmi

"Eshtë kërkuar gjetja e një mënyre për të fiksuar në Kodin Zgjedhor një nen që do të ndalonte trafikimin e këshilltarëve nga njëri spektër politik në tjetrin. Kjo ka qënë kërkesa e socialistëve në takimet e zhvilluara këto ditë në këtë qark", tha Dade.

Në mbledhjet e asambleve socialiste të qarkut të Gjirokastrës është kërkuar që të bëhen ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor për të gjetur mënyrën se si të ndalet trafikimi i këshilltarëve. Kërkohet me insistim dhe ruajtja e koaliciont me PBDNJ në qark.

TIRANE

JAKIN MARENA

S

ocialistët janë shprehur shumë të shqetësuar në lidhje me fenomenin e lëvizjes së këshilltarëve socialistë nga një krah në tjetrin duke trafikuar në këtë mënyrë dhe votat e qytetarëve dhe votuesve shqiptare që janë dhënë për forcën e tyre politike. Një problem i tillë ka qënë më evident në qarqet e jugut të vendit, ndërkohë që socialistët e qarkut të Gjirokastrës e kanë ngritur këtë shqetësim në një nivel akoma më të lartë, duke kërkuar me insistim fiksimin në Kodin Zgjedhor të mostrafikimit të këshilltarëve. Në takimet me Asambletë e PS të qarkut të Gjirokastrës këto dy ditët e fundit, është kërkuar me insistim ndryshimi i Kodit Zgjedhor, duke patur parasysh se nuk kanë qënë të pakta rastet kur këshilltarë socialistë por dhe të aleatëve të majtë kanë bashkuar votën me të djathtët duke sjellë dhe përmbysjen e drejtimit nëpër këshillat vendore, por dhe janë prishur ekuilibrat e vendosura me votë në Këshillin e Qarkut, aq sa janë dashur dhe ndërhyrjet e gjykatës për të vënë në balancë votat dhe për të vendosur për

Socialistët e Gjirokastrës, shqetësim për lëvizjen e këshilltarëve

PS: Ndryshim Kodi jo trafik këshilltarësh Kërkohet që të ruhet fort koalicioni me PBDNJ

PS, ndërkohë që socialistët dhe aleatët e tyre në qarkun e Gjirokastrës nuk kishin pse ta vinin në diskutim konstituimin, pasi ishin shumë vota përpara. "Shqetësimi kryesor i socialistëve në qarkun e Gjirokastrës ka qënë në lidhje me lëvizjen e këshilltarëve dhe

bashkimi i votave prej tyre me ata të mazhorancës. Eshtë kërkuar me insistim gjetja e një mënyre për të fiksuar në Kodin Zgjedhor një nen që do të ndalonte trafikimin e këshilltarëve nga njëri spektër politik në spektrin tjetër. Kjo ka qënë kërkesa e socialistëve në takimet e zhvilluara këto ditë në këtë qark", ka qënë deklarata e deputetës së këtij qarku, Arta Dade, e cila pavarësisht se është e deleguar e kryesisë në qarkun e Tiranës, pra në Tirana-Rreth, ka qënë ditët e fundjavës në takimet e zhvilluara në qarkun e Gjirokastrës ku është deputete dhe ku janë prezantuar dhe të deleguarit e rinj të kryesisë. Në mbledhjet e Asambleve të këtij qarku të zhvillu-

ara dy ditët e fundit dhe ku kanë qënë prezentë sekretari i organizimit, Blendi Klosi, sekretari për programin Ilir Beqja, sekretari zgjedhor Armando Subashi, të deleguarit e kryesisë Isaraj dhe Ahmetaj si dhe deputetja dhe anëtarja e kryesisë, Dade, është vënë theksi në rëndësinë e prezantimit të programit politik të PS në të gjithë vendin, të organizimit të strukturave të bazës në formën e një piramide të tillë, që të jenë shtabe elektorale të gatshme, verifikimin e listave të zgjedhësve por dhe marrëdhëniet me aleatët. Në veçanti është diskutuar në lidhje me vështirësitë që kanë hasur strukturat drejtuese në bazë, në lidhje me konstituimin e këshil-

lave bashkiakë, komunalë dhe të qarkut, ku rrjedhja e votave ka qënë evidente. Dhe në këtë kontekst, shqetësim tjetër ka qënë dhe marrëdhëniet me aleatët. Pasi në qarkun e Gjirokastrës janë shumë delikate, dhe se marrëdhëniet me PBDNJ marrin një rëndësi të dorës së parë, sepse me këshilltarët e kësaj partie në shumicën e komunave dhe bashkive por dhe ne qark është arritur shumica masive. Ndaj kërkohet me insistim që të gjenden mënyra më efikase për të mbajtur marrëdhëniet me aletët, ku ekuilibret janë shumë të brishta dhe se një lëvizje e PBDNJ jashtë koaliucionit, bien këshillat dhe merret drejtimi nga mazhoranca e djathtë.

Reforma zgjedhore, Rama takim me aleatët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur në një takim, në ambientet e selisë rozë, aleatët e opozitës së bashkuar. Tema e diskutimeve që zgjatën rreth 2 orë, ka qenë reforma zgjedhore në veçanti, ku aleatët kërkojnë që socialistët të ndikojnë më shumë në ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke futur korrektimin kombëtar. Në mënyrë që sipas tyre të mos ketë një humbje të votave që shkojnë për partitë e vogla. Por gjithashtu është folur edhe për situatën më të fundit në vend si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës. Të pranishëm ishin pjesa më e madhe e partive që janë aleate të opozitës.

Topalli në Liban, takime për investimet

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Nabih Berri. Ajo zhvilloi një takim me presidentin Michel Sleiman Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këto 20 vite. Në axhendën e Kryetares së Kuvendit janë parashikuar takime me krerët më të lartë të vendit dhe me shoqatat e industrialistëve, investitorëve, me shoqatat e turizmit e mjeksisë. Kryetarja e Kuvendit u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit, Nabih Berri, me të cilin u biseduar për nxitjen e investimeve në Shqipëri.

Ambasadorja britanike

"Keqpërdorimi i pushtetit, antidemokratik"

TIRANE

N

dërkombëtarët janë shumë të shqetë suar në lidhje me luftën kundër korrupsionit, duke cilësuar si antidemokratike keqpërdorimin e pushtetit në vend. Në këtë këndvështrim, është kërkuar dhe heqja e imunitetit për të gjithë ata të cilët janë të lidhur drejtëpërdrejt për luftën kundër korrupsionit. Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Transparency International për projektin e tyre "Sistemi i Kontrollit mbi alokimet e buxhetit, si pjesë e Strategjisë Anti-korrupsion", të financuar nga Keshilli Britanik dhe Banka Boterore, Ambasadorja Britanike Fiona McIluham theksoi se pro-

Ambasadorja Britanike Fiona McIluham

gresi në luftën kundër korrupsionit nuk është jetik vetëm për progresin e Shqipërisë drejt BE, por edhe për fuqizimin e demokracisë. Ajo nënvizoi se keqpërdorimi i pushtetit, i fondeve publike apo postit, për përfitime personale, tjetërson sistemet demokratike. Ambasadorja nënvizoi se ky projekt është një shembull i qartë i punës ndërgjegjësuese dhe monitoriuese kundër korrupsionit, e cila kërkohet edhe nga Raporti i Progresit të vitit 2011. Ambasadorja nënvizoi se pas planit të veprimit, ngritjes së institucioneve dhe mjeteve kundër korrupsionit, vëmendja tani është e përqëndruar tek zbatimi dhe veprimi konkret është "zbatimi i strategjisë anti-korrupsion të

qeverisë dhe veprimi për të hequr pengesat për hetimet, duke përfshirë imunitetin e gjyqtarëve, deputetëve dhe zyrtarëve". Ambasadorja britanike ka qënë konkrete në kërkesën e saj për thirrjen e grupeve në interesit në diskutimin dhe përmirësimin e të gjitha reformave. Ajo theksoi se "reforma e besueshme dhe e qëndrueshme kërkon angazhimin dhe mbikqyrjen e medias dhe shoqërisë civile". Ajo shtoi se jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar po edhe kudo në botë "fuqia popullore e angazhimit civil për të livruar dhe mbështetur ndryshimin po bëhet gjithmonë e më e dukshme". Duke nënvizuar njëherësh se është shumë e rëndësishme që këto fonde të përdoren për këtë qëllim.


10

E martë, 14 shkurt 2012

EKONOMI

Konkurrenca hetim aktivitetit të “Belle Air”-it

B

urime nga Autoriteti i Konkurrencës nuk kanë mohuar dje zërat se ky institucion po përgatitet të hetojë lidhur me situatën e mundshme të pozitës dominuese në treg të kompanisë ajrore “Belle Air”. Kjo e fundit ka vënë nën kontroll pjesën dërmuese të fluturimeve nga Shqipëria, pas largimit nga skena të kompanisë rivale “Albatros” më parë dhe

“Albanian Airlines” vitin e kaluar. Përgjigja zyrtare ndaj interesimit të Shqiptarja.com ka qenë “no comment”. Që nga nëntori 2011, “Belle Air” është e vetmja kompani e licencuar në Shqipëri që ofron shërbimet e transportit. Në rast se fillon hetimi, ky do të ishte rasti i dytë që analizohet nga Konkurrenca pozicioni iu kësaj kompanie, të lidhur me qarqe

qevritare me fije të ndryshme. Është hera e dytë që kjo kompani bëhet objekt akuzash të tilla. Deri në fund të 9-mujorit 2011 “Belle Air” zinte 46% të tregut të fluturimeve, sipas numrit të udhëtarëve. Pas pezullimit të aktivitetetit të “Albanian Airlines”, mendohet se kompania e ka shfrytëzuar mungesën e konkurrencës me veprime nga pozita dominuese në treg.

Presidenti i grosistëve, intervistë Dojçe Vele-s

Lajmi Në një intervistë për radion gjermane “Dojçe Vele”, presidenti i shoqatës gjermane të grosistëve dhe tregtisë së jashtme thekson se politikanët shqiptarë nuk dinë të joshin partnerët

Gjermanët: Nuk na bindi Topalli! Transparenca Shqipëria duhet të përpiqet të nxjerrë në pah se cili është atraksioni i saj, ku dallon ajo nga vendet e tjera, thotë presidenti i grosistëve gjermanë. “Ne nuk e shohim veten të detyruar të investojmë në ndonjë vend”

GENC KONDI

S

Zoti Boerner, çfarë efekti pati vizita e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në kryesinë e shoqatës suaj? Siç mund ta përfytyroni ju, Shqipëria për ne është një fletë e pashkruar. Ne dimë shumë pak për Shqipërinë dhe ajo u përpoq që ta prezantonte vendin e saj pozitivisht dhe ta bënte tërheqës. Shumë e rëndësishme është që Shqipëria të prezantohet. Ajo duhet të bëjë më shumë reklamë e punë me median, e kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet informacioneve, të cilat duhet t’i kemi mbi tryezë. Për çfarë informacionesh keni nevojë ju? Ne duam të dimë si janë kushtet juridike, çfarë e pret një investitor, cilat janë pengesat burokratike me të cilat ka të bëjë ai, sa të vështira janë procedurat, si është korrupsioni, çfarë roli luan krimi i organizuar në këtë vend, si është niveli profesional i të punësuarve, a ka Shqipëria prodhime, të cilat mund të eksportohen, ose çfarë mund të zhvillohet në vend. Për ne është interesante të flasim me

Kosovë, inflacioni në nivelin e 2.9 përqindëve

“Caktoni projekte të vogla, por të realizueshme”

TIRANE

hqipëria të mos fokuso het aq shumë në projekte të mëdha. Një vend mund të ndërtohet vetëm duke bërë shumë hapa të vogla përpara”, ka deklaruar dje për radion gjermane “Dojçe Vele”, në një intervistë ekskluzive pas vizitës së kryeparlamentares shqiptare Jozefina Topalli në Gjermani, kreu i shoqatës së grosistëve të këtij vendi, Anton Boerner. Sipas tij, vendi ynë nuk di të japë informacionin e duhur se pse duhet të investohet pikërisht aty. “Unë nuk do të investoja në Shqipëri”, theksoi ai

LAJME SHKURT

Në Foto: Presidenti i shoqatës së grosistëve gjermanë Anton Boerner politikën, me burokracinë, por edhe me sipërmarrës, mësues, universitete. Sa më i madh kontakti, sa më shumë që ne dimë për vendin, aq më inter-

Ne duam të dimë çfarë e pret një investitor, cilat janë pengesat burokratike, sa të vështira janë procedurat, si është korrupsioni, çfarë roli luan krimi i organizuar esant është ai për ne. Përveç politikës së informimit, çfarë mund të përmirësojë Shqipëria, për të tërhequr investitorë nga Gjermania? E dyta është që ajo të mos fokusohet aq shumë në projekte të mëdha. Një vend mund të ndërtohet vetëm duke bërë shumë hapa të vogla përpara, e përparimi nuk është aq i shpejtë. Gjithashtu, Shqipëria duhet të përpiqet të nxjerrë në pah se cili është atraksioni i saj, ku dallon ajo nga vendet e tjera. Ekonomia gjermane është e përfaqësuar në të gjithë botën. Përse duhet të investojmë në Shqipëri? Për këtë duhet të gjejnë një përgjigje. Më pas, do të merren reagime pozitive dhe investime.

paraqesë vendin e vet nga ana atraktive dhe të hyjë në rolin e dikujt që bën reklamë.

A nuk e morët këtë përgjigje nga takimi që sapo patët? Jo, sepse politikanët kanë një qasje ndaj ekonomisë që ndryshon nga ajo e sipërmarrësve. Sipërmarrësit dhe investitorët kanë një mentalitet tjetër. Nëse ju doni të bëni biznes me dikë, së pari duhet të njihni mendësinë e tij. Ne na ndodh shumë shpesh në vende të ndryshme, që elitat politike janë të mendimit se ne duhet të investojmë atje. Por ne nuk e shohim veten të detyruar të investojmë në ndonjë vend. Përse duhet të shkojmë pikërisht në atë vend? Ka edhe vende të tjera. Kjo kërkon ndryshim paradigme. Politika duhet ta kuptojë se ajo e ka për detyrë ta

A mund të jepni ndonjë shembull nga ndonjë vend i vogël sa Shqipëria që ka arritur të bëjë një reklamë të suksesshme për të tërhequr investitorët? Unë mund t’ju numëroj shumë vende, njëri që është shumë i madh, si për shembull Kina. Shqipëria nuk i ka përmasat e Kinës... Kjo nuk ka të bëjë me përmasat. Kjo ka të bëjë me dëshirën për ta njohur dhe kuptuar tjetrin. Kushti i nevojshëm për mua është që vendimmarrësit në një vend ta njohin psikologjinë dhe mentalitetin e investitorit, se çfarë e shtyn një investitor, çfarë dëshiron ai, çfarë është e rëndë-

sishme për të. Vetëm kështu mund të funksionojë. Cilat janë veçoritë e mendësisë së një investitori gjerman? Investitori gjerman nuk bën dallim nga të tjerët. Dallimi është se ne ndoshta e mbajmë frymën pak më gjatë, mendojmë në hapësira kohore më të gjata, ndoshta jemi pak më të vështirë për t’u nxitur, sepse ndoshta i druhemi riskut më shumë se të tjerët. Të tjerët, si për shembull amerikanët, duan të nxjerrin fitim të shpejtë, për ne kjo nuk ka rëndësi. Ne shohim më shumë perspektivën afatgjatë. Por në thelb është gjithmonë e njëjta gjë. Dhe kjo është... Transparenca. Mundësia për ta pikasur dhe vlerësuar siç duhet riskun, se çfarë na kushton po të hyjmë në një strukturë të caktuar, deri ku mund ta realizojmë projektin, ku janë pengesat, ku na venë gurë rrugës, sa e qëndrueshme është e ardhmja e këtij zhvillimi? A do të investonit ju në Shqipëri? Unë vetë vij nga një degë që nuk do të kishte kuptim. Unë merrem me teknologjinë e lartë dhe për sipërmarrjen time nuk ka leverdi.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janari i vitit 2012 krahasuar me muajin dhjetor 2011 ishte me çmime më të larta 1.4 për qind. Shkalla e inflacionit e matur në muajin janar 2012 me muajin janar 2011 ishte 2.9 për qind. Ngritje e çmimeve vërehet te perimet (6.4 për qind), duhani (4,6 për qind), furnizimi me ujë dhe shërbimet në banesa (9.5 për qind), nafta dhe benzina (1.2 për qind), etj.

Biznesi, i shqetësuar nga karteli i sigurimeve

Konfindustria ka shprehur shqetësimin se është në kundërshtim të plotë me rregullat bazë të funksionimit të ekonomisë së tregut të lirë si dhe shfaqje e qartë e “kapjes së shtetit” me pasoja të rënda në interesin publik dhe ekonominë kombëtare, mënyra se si është ndërtuar dhe funksionon tregu shqiptar i sigurimeve. Eshtë krejtësisht e papranueshme që vendosja e çmimeve të sigurimeve lihet në dëshirën e operatorëve, theksohet në një komunikatë

Protesta në Orikum për pronësinë e tokës

Mëngjesin e djeshëm shumë qytetarë janë mbledhur para dyerve të Bashkisë së Orikumit, duke kërkuar certifikatën e pronësisë, që sipas tyre u takon në bazë të ligjit 7501. Protesta vjen pas njoftimit nga firmat e ndërtimit në këtë zonë, për të rinisur punimet e ndërprera kohë më parë. Ish-punonjësit e ndërmarrjes bujqësore kanë protestuar edhe më parë, ndërsa nuk kanë munguar dhe konfrontimet fizike me policinë.

Kontrolli

Auditori i Kosovës viziton KLSH

TIRANE

M

e ftesë të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë një delegacion i nivelit të lartë të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Lars Lage OLofsson, auditor i përgjithshëm i Kosovës. Gjatë takimit dypalësh, dje, dy titullarët u shprehën se kjo vizitë do të sjellë konkretiziminin më nga afër të bashkëpunimit reciprok ndërmjet dy institucioneve në hartimin e strategjive

të bashkëpunimit rajonal, duke patur si prioritar zhvillimin e dialogut në shprehjen e nevojave institucionale, si dhe

shkëmbimin e eksperiencave nëpërmjet institucioneve fqinje.Leskaj e njohu Olofssonin me një ekspoze të detajuar të hapave historikë e zhvillimeve institucionale, ku një vend të veçantë zë dhe strategjia e mbështetur në projekt-idenë, në të cilën përfshihet vizioni koherent mbi modernizimin e institucionit të KLSH-së, si dhe me punën voluminoze që kontrollorët ushtrojnë në performimin e detyrimeve të tyre kushtetuese. Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i kryesuar nga Olofsson do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet të dy institucioneve


E martë, 14 shkurt 2012

11

EKONOMI LIGJI PËR TË PAAFTËT

INVESTIMET ARABE

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi dje ndryshimet në ligjin “Për statusin invalidit paraplegjik dhe tetraplegji dhe për të verbërit. Të sëmurët paraplegjikë dhe tetraplegjikë si dhe të verbërit e shoqëruesit e tyre përfitojnë kompensim për shërbimin e transportit. Të parët përfitojnë edhe kompensim të energjisë elektrike dhe telefonisë fikse

Zv.kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, u shpreh dje se pas pak ditësh do të shpallen disa projekte që do të investohen nga qeveria e Katarit. Këto përfshijnë kryesisht investime nga vendi arab në fushat kryesore të identifikuara për bashkëpunim si energjetika, turizmi, infrastruktura dhe agrobiznesi

Një megavatorë shitet në Ballkan me 90 euro

Lajmi Me çmimet aktuale të energjisë elektrike në Ballkan, e gjithë rezerva e qeverisë shqiptare prej 20 milionë eurosh do të zbrazej në rreth një muaj

Energjia, rezervat zbrazen në një muaj Bllokohet prodhimi e eksporti rajonal

G

P

fund të nëntorit, por ranë në 70 euro si pasojë e rritjes së prodhimit nga shirat. Ballkani në tërësi varet në afro 40 për qind nga energjia hidrike. Por kjo shifër ka tendencë të rritet sërish drejt niveleve 90 apo 100 euro. Mali i Zi po prodhion energji me 5% të kapacitetit të vet të zakonshëm, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia kanë bllokuar me vendim qeverie eksportin e tyre, Bosnja po punon me

35% të kapacitetit dhe Serbia me 50%. Në këto kushte, në rast se mbahet një import prej 11 milionë kilovatorësh në ditë, me çmime rreth 80 apo 90 eurosh për një megavatorë (1.000 kilovatorë), e gjithë rezerva e qeverisë në formën e kontingjencës do të zbrazej në një muaj. Po më pas? Duket e çuditshme që, në këto kushte, TEC-i i Vlorës ende të mos vihet në funksionim.

Kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, tha se, duke e konsideruar gazifikimin i vendit një prioritet kryesor, ka ftuar kompaninë azere “SOCAR” të ndihmojë vendin tonë për një masterplan. Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka zero sistem gazifikimi, që është privuar nga ky sistem themelor për një vend të zhvilluar, tha ai

Serbia kundër privatizimeve në Kosovë

Obama: Do të taksoj 30% më shumë të pasurit

GENC KONDI

Berisha: Ndihmë nga Azerbajxhani për gazin

TATIMI PROGRESIV

TIRANE

jatë muajit janar, janë importuar rreth 7.5 milionë kilovatorë në ditë, por gjatë shkurtit kjo shifër ka arritur në 11 milionë, sipas drejtorit të KESH-it, Engjëll Zeqo. Ndërkohë që konsumi ka arritur një rekord prej mbi 27 milionë kilovatorësh në ditë, problemi më i madh për vendin, veç rënies së kapaciteteve prodhuese të HEC-eve, ngaqë bora nuk ndikon në rritjen e nivelit të liqeneve aktualisht, mbetet fatura shumë e rëndë financiare për importin. Mungesa e një zgjidhjeje afatgjatë të problemeve energjetike të vendit do të detyrojë qeverinë shqiptare të prekë rezervën e saj prej 20 milionë eurosh (kontingjencën) që në fillim të vitit. Këtë e ka pohuar ministri i Financave Bode, duke pranuar se Korporata Elektroenergjetike nuk ka mundësi të përballojë më, me mjetet e saj, blerjen e energjisë nga jashtë. Në fakt, bankat nuk mund të japin më kredi për KESH-in, pasi është tejkaluar çdo limit. Korporata rezulton të ketë marrë rreth 155 milionë euro kredi në formë overdraftesh dhe ka ende për të shlyer garanci qeveritare e kredi bankare. 50 milionë kërkohen për mbyllur faturat e deritanishme. Por, problemi është se sa mund të vazhdojë mbështetja financiare nga qeveria, në kushtet kur të ardhurat janë gjithnjë e më shumë nën parashikimet më pesimiste? Aktualisht, sipas shifrave të Energy Financing Team Ltd, shoqëëri e njohur për tregtimin e energjisë elektrike me bazë në Londër, çmimet janë në nivele rekord. Ato ishin 109 euro për megavatorë në

LAJME SHKURT

residenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, shpalli planin e tij të rritjes së taksave për më të pasurit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa prezantoi projektin e financiar e tatimor për mandatin e ardhshëm. Sipas ekspertëve, Obama synon të fitojë nëpërmjet kësaj lëvizjeje një përkrahje më të gjerë nga klasat e mesme dhe të varfëra, duke iu kundërvënë kandidatëve republikanë, që kanë kritikuar presidentin për mbështetjen e miliarderëve në një periudhë krize. Në total, presidenti synon të grumbullojë 1.500 miliardë dollarë më shumë nga taksat gjatë mandatit të tij të dytë, kryesisht duke mos zgjatur subvencionet dhe uljet e përkohshme të taksave në fuqi që nga administrata Bush. Plani i Obamës do të rrisë taksat për të pasurit deri në 30% të fitimit të tyre, ndërsa përfshin edhe disa nisma të qartë për të stimuluar punësimin. Megjithatë, projekti është vetëm teorik, pasi më parë ai duhet të miratohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi. Nga ana e tyre, republikanët kanë kritikuar vizionin e Obamës, duke e konsideruar atë si të parealizueshëm. Ndonëse ata gjithashtu kanë premtuar investime për të stimuluar punësimin, rritja e tatimfitimit për ata që fitojnë një milion USD, nuk shihet si mënyra e duhur.

Serbia ka kërkuar bllokimin e 400 milionë eurove të privatizimit të ndërmarrjeve në Kosovë, ka bërë të ditur gazeta beogradase, Politika. Kjo çështje është ngritur nga ministri i Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç, në kuadër të bisedimeve me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, pas seancës së Këshillit të Sigurimit.

PS: Skema e pensioneve, e dështuar

Partia Socialiste deklaron se skema aktuale e pensioneve është e dështuar andaj ajo thekson se me ardhjen në pushtet do të reformojë sistemin e pensioneve. Kosta Bajraba evidenton se problemet kryesore të sistemit aktual të pensioneve janë masa e ulët e përfitimit dhe raporti problematik gati falimentues mes kontribuesve dhe përfituesve. Sot një kontribuues mban një pensionist, në një kohë që raporti më minimal më i pranueshëm edhe nga Banka Botërore duhet të jetë 2 me 1”, thotë Kosta Bajraba.

Investimi

Nënshkruhet kontrata për rrugën

D

TIRANE

je është zhvilluar ceremonia e nën shkrimit të kontratës për ndërtimin e rrugës së re Tiranë-Elbasan. Ministri Olldashi bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan parashikohet të mbyllen në pranverë të vitit 2013, para zgjedhjeve parlamentare, ndërsa vuri në dukje se në tunel është kryer 50% e punimeve. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan me grupin Actor dhe Copri, Olldashi theksoi se pas dy ditësh pritet që punimet të nisin në terren. Fondet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan janë siguru-

ar nga Banka Islamike për Zhvillim, shteti i Abu Dhabit dhe OPEC. Me sa duket, kontraktorët nuk kanë pranu-

Lajmi Ndonëse ka shumë kohë që kanë filluar punimet për ndërtimin e tunelit në segmentin Tiranë-Elbasan, vetëm dje është nënshkruar marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe ndërtuesve të autostradës Tiranë-Elbasan, grupin e subjekteve greke Actor dhe Copri që në sektorin e ndërtimeve

ar të fillojnë punë jashtë tunelit, pa u siguruar për ardhjen e findeve nga vendet arabe dhe miratimin, që ka

dhënë Kuvendi i Shqipërisë për to. Autostrada e re mendohet të shkurtojë në rreth 20 minuta rrugën drejt Elbasanit. Ministria e Financave dhe Banka Islamike për Zhvillim (IDB) nënshkruan në fillim të muajit prill të vitit 2011 marrëveshjen e kredisë prej 222.7 milionë dollarësh për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por bashkë me këtë segment, qeveria ka deklaruar se ka në plan të mbyllë brenda 4 vitesh gjithë Boshtin rrugor të Jugut. Në total e gjithë rruga parashikohet të kushtojë 290 milionë dollarë.


12

E martë, 14 shkurt 2012

AKTUALITET

Hashash në lokal tre persona arrestohen në Korçë

T

re persona u arrestuan dje nga policia e Korçës me akuzën se kanë mbajtur lëndë narkotike në një lokal që besohet se është përdorur për përdorimin e drogës. Burimet zyrtare thanë se në 13 shkurt 2012 nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar "Unaza", ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i

shtetasve Edi Kroj, 32 vjeç, Gezim Kroj, 47 vjeç dhe Qazim Kotka, 45 vjeç, të tre këta shtetas banues në fshatin Dishnicë të rrethit Korçë. Policia tha se arrestimi i shtetasve të mësipërm, u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së bimëve narkotike, kryesisht të llojit Cannabis Sattiva, aktivitet kriminal të cilin e kryenin në ambjentet e

njësisë tregtare "Bar Kafe" në ish ambjentin e quajtur "Taverna Peshku" në rrugën nacionale Korçë-Dishinicë, ambjent ky i marrë me qëra nga shtetasi Qazim Kotka. Gjatë kapjes në flagrancë dhe arrestimit të shtetasve të mësipërm në ambjentin e këtij lokali është bërë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të provave të mëposhtme 0.5 kg bimë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Jalldyz Kastrati avokatia e "Stresit" tregon grabitjen e dosjes nga makina

Lanë lekët, vodhën vetëm dosjen Kastrati: Hajduti mund të jetë palë e dytë në konfliktin që ka dhe klienti i im. Në kroskotin e makinës kishte dhe lekë, por ato s'kanë lëvizur. Nga çanta hoqi kodet penale morri dosjen

Lajmi Avokatia Jalldyz Kastrati, hedh dyshime se persona që mund të kenë lidhje me klientin e saj, kanë grabitur dosjen penale që ndodhej në makinë. Ajo tregon se në automjet nuk është vjedhur asnjë send tjetër, veç dokumentave. Kastrati shton se nuk janë marë nga kroskoti dhe katër mijë lekët që dukeshin, të cilat sipas saj i mbante për lavazhin e makinës.

TIRANE

ELTON QYNO

J

alldyz Kastrati, avokatia e një sërë çështjesh penale që ra preh e grabitësve dy ditë më parë tregon në një intervistë, pasojat e vjedhjes së dokumentave dhe mos prekjes së asnjë sendi me vlerë në automjetin e saj. Avokatia, ngre dyshime të forta se persona të palës së dytë që mund të jenë në konflikt me klientin e saj, dokumentat e të cilit janë vjedhur, mund të kenë gisht në aktin kriminal të shënuar në orët e para të mëngjesit të së Dielës. Vetë e dëmtuara, tregon se pasi është njohur mbi ngjarjen nga oficerët e komisariatit nr.3, ka mbetur e befasuar për shkak se sipas saj gjatë karrierës së saj si avokate ska krijuar asnjë konflikt me klientët që ka mbrojtur në gjykatë. Gjatë intervistës Jalldyz Kastrati, s'pranon të tregojë se çfarë përmpajtje kishin dokumentat e grabitura dhe se kujt të pandehuri i përkisnin ato, duke shtuar se smund të flasë me emra konkretë për shkak se i prish qetësinë klientit të saj. Kastrati, shton se në kroskotin e makinës ndodheshin 4 mijë lekë, të cilat ajo i mbante për lavazhin e makinës, para këto që s'janë prekur nga grabitësit. Sipas saj mes sendeve me vlerë nuk është prekur dhe kasetafoni. Kohët e fundit avokatia Jalldyz Kastrati, ka përfaqësuar mbrojtjen e saj ndaj këngëtarit Arkimed Lushaj ose siç njihet ndryshe me emrin e artit "Stresi". Po kështu në mbrojtjen e saj kanë qënë disa anëtarë të bandës së Durrësit dhe asajt të Cërrikut, si Indrit

Në foto: (Majtas) Jalldyz Kastrati (Djathtas) makina ku u grabit dosja Taullai dhe Llazar Bicja. Zonja, avokate si e mësuat lajmin për grabitjen e automjetit? Në fakt mua me ka lëjmëruar policia e Tiranës, herët në mëngjes, duke me thënë se makinës që e kisha parkuar poshtë pallatit, i kishin thyer xhamin. Jam çuar me shpejtësi, pasi u tremba se çfarë mund të kenë marë. Kur shkova, makina po kontrollohej nga punonjësit e komisariatit nr.3. Unë kam parë vetë, sendet që mungonin brenda në automjet. Nga ato që pashë, mnësova se vetëm çanta ime e punës mungonte. Po çfarë kishte në çantë, për veç disa dokumentave që policia ka bërë të ditur? Është e vërtetë që në çantë ka pasur vetëm dokumenta dhe as-

një gjë tjetër me vlerë financiare që do i hynte në punë autorëve. Çanta ndodhej në sediljen e pasme të makinës time. Autorët pasi kanë thyer xhamin, kanë marë çantën të cilën e kanë hapur. Brenda në të ndodheshin dhe dy

Po mbase kur është larguar e ka hedhur dhe çantën në rrugë, pasi ka parë që s'kishte para apo euro? Këtë nuk e di të sigurt se çfarë ka bërë autori me çantën dhe me dokumentat. Ato i përkisnin një

Realisht unë nuk me di se kujt mund ti hyjnë në punë dokumentat. Atë mund ta dijë vetëm ai që i ka grabitur, pasi dhe policia deri tani ska asnjë informacion kodet penale, të cilat autori i ka nxjerë nga çanta dhe i ka lënë në sedilje. Me sa duket atij i janë dashur dokumentat që ndodheshin brenda në çantë, të cilën e ka marë së bashku me letrat.

klientit tim që akuzohet për një çështje penale, emrin e të cilit unë s'mund tjua them për shkak se i prish qetësinë. Për çantën unë dhe policia kemi bërë kontroll rreth lagjes, si dhe në kaza-

nat e plehrave që ndodhen afër vendit të ngjarjes, pos s'kemi gjendur asnjë gjurmë të saj. Po kujt mund ti hynin në punë ato dokumenta, dhe se çfarë dëmi mund tju sjellin ju, pasi një kopje e dosjes ndodhet në prokurori dhe mund të meret sërisht dosja nga ana juaj? Realisht unë nuk me di se kujt mund ti hyjnë në punë dokumentat. Atë mund ta dijë vetëm ai që i ka grabitur, pasi dhe policia deri tani ska asnjë informacion. Nga eksperienca ime si avokatë unë skam pasur ansjë konflikt me klientët e mi. Mund të them se vjedhja duhet të jetë kryer nga persona të dytë, që kanë lidhje me klientin që unë mbroj ligjërisht. Nuk mund ta kuptoj se pse duhet të grabiste

Dy të dyshuar

Tritol kryekomunarit Qefalia

N

TIRANE

jë sasi e kunsiderushme tritoli, i ësh të vënë banesës së kryetarit të Komunës Dajt, Kujtim Qefalia i cili është dhe vëllai i deputetit të PS Xhemal Qefalia. Dyshimet e para, bien rreth detyrës së tij si kryetar komune, ku tashmë në skanerin e prokurorisë janë vënë konfoliktet me pronat si dhe lejet e ndërtimit që kryetari i komunës ka firmosur. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se lënda e eksplozivit është vendosur në derën e banesës së Qefalisë, ku nga shpërthi-

mi i fuqishëm fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar me shpejtësi efektivë të komisariatit nr.4 në Tiranës, si dhe ekspertë të xhenios për të hetuar rreth mekanizmit të ngjarjes. Për të hedhur dritë mbi aktin kriminal, policia ka shoqëruar duke marë në pyetje rreth 15 persona, mes të cilëve dhe kryetarin e komunës Dajt Kujtim Qefalia. Ky i fundit ka treguar se në momentin e shpërthimit ai dhe familja e tij, kanë qënë në banesë duke fjetur. Për momentin, policia ka ngritur dyshime mbi dy persona të cilët mendohet se janë

të implikuar në vendosjen e tritolit tek banesa e kryetarit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia. Dy personat e dyshuar, mësohet të jenë marë në pyetje nga policia si persona që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, por që në fakt gjatë dëshmisë së tyre ata s'kanë treguar asgjë për sa i përket ngjarjes së rëndë. Grupi hetimor që është ngritur tashmë rreth kësaj çështje, po verifikon me imtësi të gjithë dinamikën e punës së kryekomunarit Qefalia, për të mësuar rreth konflikteve të tij me banorët e komunës si dhe ndonjë prej personave që është i interesuar të ndërtojë pallate apo banesa në zonën e komunës Dajt. Kjo komunë, vitet e fundit është përfolur në abuzimet e shumta me trojet dhe dhënien e lejeve të ndërtimeve.

çantën me dokumenta, kur në makinë mund të merte dhe materiale të tjera. Pse në automjet sipas jush ndodheshin dhe sende me vlerë. Në automjet jo se kishte sende me vlerë të shtrenjtë, por në kroskotin e makinës ndodheshin 4 mijë lekë që unë i mbaja për lavazhin e makinës, të cilat nuk janë prekur fare nga grabitësi. Hajduti po të kishte hyrë për të vjedhur lek, ato para mund ti kishte marë menjëherë ose do të kishte marë kasetafonin e makinës, i cili s'kishte lëvizur fare nga vendi. Po në polici keni dhënë dëshmi, në çdrejtim e keni orientuar policinë? Jam pyetur në polici dhe kam dhënë shpjegime për aq sa di. Unë si kam orientuar në asnjë drejtim punonjësit e policisë, pasi dhe vetë nuk di se për çfarë të ketë ndodhur kjo grabitje. Gjatë kësaj kohe kam menduar se kush mund ta ketë kryer një veprim të tillë, por nuk kam arritur të nxjerr një përfundim dhe të dyshoj mbi ndonjë person konkret, pasi marëdhëniet me klientët e mi i kam pasur dhe i kam shumë të mira. Çfarë do të thotë kjo, që ju apo klienti që ju mbroni nuk dyshoni në asnjë person? Deri në këto momente unë s'kam asnjë dijeni se kush mund ta ketë bërë. E thashë më lart që mund të jetë ndonjë person i palës së dytë që mund të ketë konflikt me klientin tim, por për të thënë emra konkretë unë s'mund të them pasi nuk di kush e ka bërë këtë veprim. Unë personalisht jam ndier shumë e tronditur, pasi kam mbrojtur në gjykatë çështje shumë të rëndësishme në gjykatën penale të Tiranës dhe atë të Krimeve të Rënda dhe se s'më ka ndodhur asnjë gjë e kësaj natyre. Por nga ana e policisë, keni mësuar se si po shkojnë hetimet rreth grabitjes tuaj? Policia ka bërë veprimet e saj hetimore. Deri tani dosja është pa autor dhe se kam përshtypjen se dosja do vashdojë të qëndrojë në polici. Nga kontatktet që unë kam marë me oficerët më kanë garantuar se po punojnë për z'bardhjen e autorëve. Tani të shpresojmë për identifikimin dhe arrestimin e tyre.


E martë, 14 shkurt 2012

13

DOSSIER

ARMËT QË SHITI SHQIPËRIA A janë shqiptare ato armë që vrasin në Siri sot, në Libi dje dhe në shumë vende të tjera, ku thuhet dhe provohet se Shqipëria eksportoi armë? ARBEN RROZHANI

A

janë shqiptare ato armë që vrasin në Siri sot, në Libi dje dhe në shumë vende të tjera, ku thuhet dhe provohet se Shqipëria eksportoi armë? Biznesi i armëve është multimiliarder dhe Shqipëria, vetëm në 1996, sipas qendrës norvegjeze për kontrollin e armëve të lehta, Shqipëri ishte në vendin e 46 ndër 50 vende të botës, si eksportuese e armëve të lehta. Christopher John Chivers, gazetari amerikan i Nju Jork Times që raportoi për Gërdecin në 2008, dy ditë më parë shkroi: “Duke ndjekur armët e Bashar al Asad” dhe thotë se pse të mos kemi dyshime se ato armë janë ai stoku që kishte ish-Republi-

ka Popullore Socialiste e Shqipërisë. Duke ndjekur të dhënat e hedhura nga agjencia britanike “Saferworld”, që të çojnë deri në 2005 dhe të dhënat e agjencisë norvegjeze “Nisat” (agjencia norvegjeze për transferimin e armëve të lehta), Shqipëria edhe pse vend me eksport të vogël në renditjen botërore, ka zënë vendin e vet, sepse eksportoi, drejtpërdrejt ose përmes vendeve të treta, armë të lehta në vendet në konflikt, duke thyer embargot, e vëna nga OKB. Dhe sipas të dhënave të agjencive, këtë “luks” e ka patur ndërmarrja shtetërore MEICO, që së fundi ishte bashkëpronare dhe bashkëfajtore në tragjedinë e Gërdecit. Shitjet e të cilës zyrtarisht, arritën kulmin në vitet ’90, kur president ishte Sali Berisha. Më poshtë është një pjesë e raportit të agjencisë britanike “Saferworld”, e cila është mbështetur te të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në foto: Viktima nga popullsia e pafajshme në Siri, të cilat janë vrarë javët e fundit nga forcat ushtarake të presidentit Asad

vijon në faqen 14

Christopher John Chivers, gazetari amerikan i Nju Jork Times që raportoi për Gërdecin në 2008, dy ditë më parë shkroi: “Duke ndjekur armët e Bashar al Asad” dhe thotë se pse të mos kemi dyshime se ato armë janë ai stoku që kishte ish-Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë Në foto: Predha dhe municione të tjera raketave të supit, të cilat dyshohen se janë dërguar në Siri nga Shqipëria, siç raporton New York Times


14

E martë, 14 shkurt 2012

DOSSIER

biznesi i vdekjes

TRANSAKSIONI i eksportit ka një vlerë prej 16,312,407$

Shqipëria, armë për Kongon Zairenë dhe Ruandën Eksportet e armëve nga Shqipëria në vitet 1992-2004 MEICO DHE SISTEMI I KONTROLLIT TË TRANSFERTAVE Vetëm një ndërmarrje shqiptare lejohet aktualisht në mënyrë të ligjshme të tregtojë armë,municione dhe pajisje ushtarake.Kompania shtetërore ushtarake e importeksportit (MEICO) u krijua në vitin 1991 dhe është e atashuar brenda Ministrië së Mbrojtjes. Është përgjejgëse për marketingun dhe shitjet e armëve dhe pajisjeve ushtarake të tepërta shqiptare dhe importimin e pajisjeve ushtarake dhe armëve të zjarrit për të gjtiha institucionet shtetërore shqitare. Detyra e saj kryesore është të pakësojë armët dhe municionet e tepërta të forcave të armatosura shqiptare nëpërmjet trasnfertave ndërkombëtare, duke rritur kështu të ardhurat për modernizmin e Ministrisë së Mbrojtjes. Kur u krijua MEICO, Ministria e Mbrojtjes mori leje nga qeveria për ditën e shitjes, shkatërrimit ose çmontimit dhe shitjes si skrap të stoqeve shtetërore të armëve dhe municioneve të tepërta. Në vitin 2003, u prezantua një rregullore që kërkonte që të gjitha aplikimet për license për të importuar ose eksportuar pajisje ushtarake dhe armë për të përfshirë një certifikatë të përdoruesit të fundit (end-user në gjuhën angleze) detaje për kompaninë dhe/ose shtetin e eksportit ose importit dhe një kopje të kontratës. Certifikatat për verifikimin e dërgesës përdoren tashmë në shumë raste dhe megjithëse nuk është ende një kërkesë ligjore,është krijuar për t’u bërë e tillë sipas ligjit të propozuar mbi kontrollet e eksportit. Këto licensa lëshohen rast pas rasti dhe kanë tendencën të jenë të kufizuara për tregti me një vend të specifikuar për një periudhë të specifikuar kohe. Sipas drejtuesit të MEICOs, pamundësia për të siguruar një certifikatë të kënaqshme end-useri është arsyeja më e shpeshtë për mohimet e kohëve të fundit të licensave. Ministria e Mbrojtjes kontrollon cdo aplikim me MPJ-në, e cila zakonisht informon Ministrinë e Mbrojtjes brënda dhjetë ditësh nëse marrësi po bën një embargo ose transferta paraqet rrezik të lartë diversioni ose kërcënim ndaj sigurisë kombëtare ose ndërkombëtare. Megjithatë, ka shqetësime se Shqipëria nuk ka kapacitetet e kërkuara për të kontrolluar përputhshmërinë me end-userat dhe certifikatat e verifikimit të dërgesës për shkak të përfaqësimit të saj të kufizuar përtej detit.Kështu, autoritetet shqiptare kanë kërkuar asistencë nga përfaqësitë diplomatike angleze ose amerikane në vëndet e destinacionit. Sipas drejtuesit të MEICO-s janë bërë kontrolle mbi ndërmejtësit dhe kompanitë e tjera të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë në transfertë. Nëse është përfshirë një ndërmjetës, ata do të duhet të paraqesin dokumentacioni që tregon se ata janë regjistruar në shtetin e tyre amtar si një entitet tregtar dhe i licensuar për të vepruar si një broker i palës së tretë. Nëse ka probleme me aplikimin, atëherë licensa e trasnfertës do të mohohet nga Ministria e Mbrojtjes. Drejtuesi i MEICOs informoi ekipin studimor se ata tashmë përpiqen të shmangin marëveshjet me brokerat dhe agjentët si palë të treta, duke preferuar të lidhin marrëveshje sipas mundësisë mbi

Mund të vërehet nga të dhënat e NISAT-it se katër nga marrësit e listuar (Italia, Islanda, Rumania, Austria) nuk ishin përdorur si marrës në të dhënat e MEICO-s të përpiluara nga ekipi kërkimor për këtë periudhë.Dukshëm, me të dhënat për disa vite që mungojnë nga të dyja burimet dhe një numër pyetjesh të ngritura rreth trasnfertave shqetësuese gjatë viteve të fundit (diskutuar më poshtë,mbeten boshllëqe të konsiderueshme në atë se cfarë dihet rreth eksportit të armëve shqiptare që prej rënies së

Nga raportimet, në vitin 2002, Shqipëria dërgoi armë dhe municione për të rifurnizuar ushtarakët afganë

një bazë shtet me shtet. Megjithatë, kompanitë dërguese, siguruesit, financierët dhe palët e tjera të përfshira në tregtinë e armëve nuk kanë nevojë të regjistrohen ose licensohen për të marrë pjesë në transferta. Nuk ka kompani

Armë e municione u eksportuan nga Shqipëria në Zaire, me marrëveshje ndërmjetësimi në 1994, të shkonin në Ruanda shqiptare të regjistruara të njohura si moderatorë logjistikë dhe të transportit të pajisjeve ushtarake. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një sistem regjistrimi për brokerat. Megjithatë,me hyrjen në fuqi të ligjit të propozuar mbi kontrollet e eksportit, kjo do të ndryshojë. Ligji i ri do të krijojë mundësinë për firmat private shqiptare të regjistruara të operojnë në tregun e armëve si importues, eksportues ose broker dhe të lejojë transferimin e mallrave në vënd. Nga zhvillimet vëzhguese përgjatë kufirit në Greqi, drejtuesi i MEICO-s është shprehur se ndërsa ai e mirëpret hyrjen e kompanive private që operojnë në tregun e armëve nga Shqipëria, ai është i preokupuar se brokerat paraqesin mundësi më të mëdha për praktika korruptive dhe ngarkesa të paligjshme. Ai do preferonte që aktivitetet e brokerimit në Shqipëri të ndaloheshin. Kjo padyshim lidhet me faktin se njihet që kontrollet e zbatimit në këtë sferë mund të ishin shumë të vështira për autoritetet shqiptare. Siç deklaroi një parlamentar, në Shqipëri gjendet legjislacioni i mirë, por ka pikëpyetje nëse Shqipëria ka kapacitetin e duhur për ta zbatuar atë.

TRANSFERTAT

Të dhënat mbi transaksionet e MEICO-s të cilat ekipi studimor ishte në gjëndje t’i përpilonte janë larg nga ajo çka do përbënin një vlerësim gjithëpërfshirës të aktiviteteve të agjencisë gjatë viteve të fundit. Transaksioni i

eksportit i listuar aty për periudhën 1992– 2004 ka një vlerë të kombinuar prej 16,312,407$.Nuk kemi asnjë të dhënë për periudhën 1996–1999. Një i intervistuar nga MEICO sugjeroi se Gjermania dhe SHBA kanë qënë destinacionet kryesore për armët dhe municionet e tepërta shqiptare me shumë nga këto shitje të lidhura me armët trofe ose municionet për armët trofe. Për shëmbull, midis vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2005, rreth tridhjet milion fishekë për gjueti dhe armë trofeje u eksportuan në SHBA. Sipas zyrtarëve në ambasadën amerikane, MEICO tani kontakton me ambasadën para eksporteve ose importeve autorizuese që përfshijnë kompanitë amerikane ose që kanë SHBA si destinacion. Në vitin 2004, 200 armë trofe u eksportuan në Gjermani. Ndërsa të dhënat nga MEICO konfirmojnë SHBA/Kanadanë si marrësin kryesor të mallrave gjatë viteve të fundit, ajo thekson gjithashtu marrës të tjerë për materiale shqiptare si Sudanin, Turqinë dhe Ajzerbaxhanin. Nga raportimet, në vitin 2002, Shqipëria dërgoi armë dhe municione për të rifurnizuar ushtarakët afganë. Sipas një raporti lajmesh, transfertat në Afganistan përfshinë 10,000 të copë municion, 600 Kalashnikovë dhe një numër të pazbuluar automatikësh dhe mortajash. Ka tashmë plane për tepricat ushtarake shqiptare që të dërgohen për të ndihmuar rifurnizimin e forcave të sigurisë së Irakut, me një kontratë të rregulluar në vitin 2004 për të dërguar një milion fishekë në 2005, me disa miliona më shumë që do të dërgohen në vitet e mëvonshme. Të dhëna nga NISAT nuk e kundërshtojnë domosdoshmërisht të dhënat e MEICOs në lidhje me vlerën e përgjithshme të eksporteve të armëve të vogla dhe armatimeve të lehta në ndonjë vit të caktuar, sic e demonstron grafiku i mëposhtëm. Edhe për vitin 2001, ku vlera e eksporteve e regjistruar nga NISAT i tejkalon shifrat e MEICO-s, vetëm $1,194 nga $449,931 të eksporteve njihen të kenë përbërë tërësisht armët e vogla dhe armatimet e lehta.

komunizmit). Shqipëria nxjerr një numër shumë të vogël licensash importi dhe/ose eksporti në vit. Për shëmbull, në vitin 2004 janë nxjerrë tre licensa për eksport dhe njëra është refuzuar, ndërsa dy licensa për import janë pranuar. Refuzimi është bërë pasi në kompani bullgare që dëshironte të blente eksploziv TNT shqiptar nuk paraqiti të gjtha dokumentat e kërkuara dhe nuk mund të shpjegonte përse eksplozivët që po bliheshin dhe kishin si destinacion Malin e Zi duhet të kalonin nëpër Bullgari. Në vitin 2005 deri në 20 prill vetëm një leje është dhënë për eksportin e 4 milion rounds municioni në Irak. Eksportet e njohura gjatë viteve të fundit përfshijnë si më poshtë: Në 2004 10 milion copë municion u eksportuan në Irak; Në 2004 10 tonë eksploziv TNT u eksportuan në Bullgari në shkëmbim të eksplozivëve industrialë; Në 2004 200 armë trofe u eksportuan në Gjermani; Në 2003 10 milionë copë municion u eksportuan në SHBA.Për sa i përket importeve, një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni gjahu dhe sportive duken të kenë qënë importuar nga shtete të ndryshme, nga të cilat partnerët më të mëdhenj tregtarë në këtë fushë nga periudha 1996–2002 duken të jenë: Kina, Qipro, Gjermania,Greqia, Italia,Rusia dhe Turqia (shih tabelën). Sipas drejtorit të policisë në aeroportin e Rinasit, shumica e armëve të importuara ligjërisht që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit janë pushkë gjahu nga Turqia. Ai raportoi se 1,683 pushkë gjahu janë importuar ligjërisht në Shqipëri në vitin 2005, megjithëse ai nuk ishte në gjëndje të jepte të dhëna për vitet e mëparshme.

TRANSFERTA ME PROBLEME

Midis 1992 dhe 1997 MEICO mbikqyri eksportet e shumë destinacioneve që ndodheshin në vëndet e listave të zeza, ashtu siç para vitit 1997 kur në fakt çdo eksport e merrte autorizimin në kontekstin ku për këtë çështje kërkohej vetëm një firmë, dhe dokumentat e nevojshme ishin në dispozicion,”nëse çmimi ishte i arsyeshëm” (ose citoj atë duke thënë këtë shprehje ose perifrazoj). Rasti më i turpshëm i një dërgese nga Shqipëria me armë dhe municione ndaj një shteti, që u zbulua në kohën që ky shtet ishte nën embargon e OKB-së, ka të bëjë me çështjen e kompanisë


E martë, 14 shkurt 2012

15

DOSSIER AEROPLANËT u ngarkuan në kuadër të masave të një sigurie të lartë në një zone ushtarake të Aeroportit të Tiranës

Në foto: Faqja e parë e agjencisë britanike

nga Mbretëria e Bashkuar me emrin Mil-Tec Mil-Tec ishte inkorporuar në Douglas, në Isle of Man, i cili është një territor në vartësi të Kurorës së Mbretërisë së Bashkuar që furnizoi pajisje ushtarake nga Shqipëria për forcat Qeveritare në Ruanda, shtet i cili ishte i dyshuar se ishte përfshirë në masakrën e fiseve Tutsis në 1994. Në vitin 1996, Ministria e Mbrojtjes shqiptare lëshoi një deklaratë ku theksonte: “Shqipëria nuk ka thyer asnjëherë ndonjë embargo të OKB-së. Ajo gjithmonë ka respektuar dhe do të vazhdojë të respektojë të gjitha organizmat ndërkombëtarë dhe vendimet e tyre. Shqipëria nuk është pëfshirë asnjëherë në raste të kontrabandës apo të trafiqeve të paligjshme”. Megjithatë, ka qenë e rekomanduar që të gjashtë dërgesat me armë e municione që u eksportuan nga Shqipëria në Zaire, me marrëveshje ndërmjetësimi nga ana e Mil-Tec në 1994, të shkonin në Ruanda. Në kohën e këtyre dërgesave, Zaire nuk ishte nën embargon e OKB-së, por “kërkimet nga ana e organizmave të ndihmës humanitare, nga OKB-ja, dhe nga gazetarët e ndryshëm nuk kanë rezultuar që ndonjë firmë tjetër përveç asaj me emrin Mil-Tec të ketë kryer furnizime me armë nga Albania në Ruanda në vitin 1994”. Niveli i njohjes nga ana e autoriteteve të larta Shqiptare mbi këto diversione për këtë kohë është ende i paqartë. Situata ka ndryshuar ndjeshëm që prej asaj kohe: nga disa të intervistuar është shprehur mendimi që prezenca ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes dhe angazhimi i sinqertë i Qeverisë Shqiptare për të paraqitur një imazh të mirëndërkombëtar në fushën e kontrollit të transfertave të tilla, rekomandon që transferta të tilla ndaj vendeve përdorues të fundit (end-users) të papërgjegjshëm nuk ka gjasa që të ndodhin me mbështetjen e Qeverisë. Megjithatë, përbën një shqetësim të konsiderueshëm fakti që armët Shqiptare kanë vazhduar të dërgohen apo të trasferohen fshehurazi gjatë kohëve të fundit në rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës.Ky shqetësim bëhet më i madh edhe për faktin që interesi publik për këtë çështje është i vogël, dhe mbështetja dhe mbrojtja për gazetarë e tipit investigues mungon, gjë që rekomandon se përmasat e transfertave të tilla ka pak të ngjarë që të jenë eksploruar në detaje apo të jetë raportuar mbi gjëndjen reale e tyre. Në korrik 2005, shtypi Britanik raportoi mbi diversione të pajisjeve ushtarake nga Shqipëria në konfliktin e Republikës Demokratike të Kongos (RDK) nëpërmjet Ruandës, të cilat kishin ndodhur në vitin 2002 dhe në 2003. Sipas Jon Sëain dhe Brian Johnson-Thomas, MEICO i shiti municione një kompanie izraelite, e cila e rregulloi transportimin e më shumë se 250 tonë armë dhe municione të dërgohen duke përdorur African International Airëays (AIA) nga Tirana në kryeqytetin e Ruandës, Kigali. Sipas raportit, shoqëria e fluturimeve AIA bëri gjashtë fluturime nga Tirana në Kigali gjatë fundit të vitit 2002 dhe fillimit të vitit 2003, me armët dhe municionet që atëherë iu dorëzuan grupeve rebele që luftonin në Kongon Lindore. Pohohet se aeroplanët u ngarkuan në kuadër të masave të një sigurie të lartë në një zone ushtarake të Aeroportit të Tiranës. Përsëri, zyrtarët Sh-

qiptarë përgënjeshtruan që ata kishin njohuri që dërgesat do të devijoheshin në ndonjë vend tjetër, duke besuar se kishin të bënin me një kontratë të tipit qeveri me qeveri.Një deklaratë e ngjashme shfaqet edhe në raportin e Amnesty International të botuar në Korrik 2005: Sipas studimit më të fundit, nga Prilli 2004, konflikti në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ka shkaktuar jetën e afërsisht katër million njerëzve.[…] Në këtë kontekst, Amnesty International është veçanërisht e shqetësuar për sa i përket dërgesave në

shkallë të gjerë të armëve në këtë rajon. Ruanda importoi miliona copë municione të armëve të vogla, të granata hedhësve nga stoqet e tepërta në Shqipëri […] Në vijim të nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në DRC në gjysmën e dytë të vitit 2002, një seri fluturimesh me armë u kryen nga Tirana, Shqipëri për në Kigali. Fluturimet kanë vazhduar të paktën deri në Qershor 2003. Qeveria e Ruandës ka përgënjeshtruar marrjen e furnizimeve me armë nga ana e këtyre fluturimeve,

dy dërgesat me ngarkesa ‘sekrete’ me destinacion Ruandën dhe pohoi se për këtë dërgesë të fshehtë kishin pasur ndihmesën e një ishzyrtari të MEICO-s që punonte në seksionin e ngarkesave në Aeroportin e Rinasit. Investigimi i kësaj çështjeje u mbyll pasi gazetarit nuk iu sigurua asnjë mbështetje apo mbrojtje nga punëdhënësi i tij.Në një tjetër investigim, që edhe ky nuk u çua deri në fund, gazetari pohoi se zyrtarë të nivelit të lartë në Forcat Detare të Shqipërisë kishin kryer një marrëveshje në 2001 me një ndërmjetës armësh me kombësi Greke për shitjen e silurave detare shqiptare. Sipas të intervistuarit, ndërmjetësi Grek ishte një ortak i njohur i ish-Kryeministrit Peruan, Vladimiro Montesinos, i cili doli para gjyqit në vitin 2004 për rolin e tij që shiste armë guerrilasve Kolombianë. Eshtë interesante të evidentosh faktin që i intervistuari deklaroi se kur këto deklarata ishin publikuar, Ministria e Mbrojtjes nuk i përgënjeshtroi ato menjëherë, por njoftoi që do të kryhej një investigim i brendshëm për këtë çështje. Nga ana tjetër, asnjë rezultat i investigimit të këtyre deklaratave nuk është njoftuar ndonjëherë. Ka pasur gjithashtu deklarata të gazetave të bëra ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë në Tiranë dhe në Forcat e Armatosura të Shqipërisë në lidhje me marrëveshje të fshehta të shitjes së armëve. Për shembull, ka pasur akuza që autoritetet shqiptare kanë lejuar eksporte të

por bazuar në faktet e para nga Amnesty International dhe të raporteve nga zyrtarë të qeverive në Europe, këto dërgesa ndër-kontinentale kanë pasur ngarkesë me deri në 400 tonë municione, dhe kanë përfshirë kompani nga Shqipëria, Izraeli, Ruanda,Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar (UK). Gjatë vitit 2005, Shqipëria ka qenë fokusi i akuzave për trasferimin e paligjshëm apo të padëshirueshëm të armëve. Një gazetar investigues Shqiptar informoi gjithashtu ekipin e kërkimit mbi këtë çështje për trasferta të fshehta të pajisjeve ushtarake për në Ruandë gjatë vitit 2002 dhe 2004. I intervistuari ishte në zotërim të dokumentave që jepnin detajet e planeve të fluturimit për

pajisjeve ushtarake për Libanin. Ish-Ministria e Rendit Publik ka qenë gjithashtu një target i deklarimeve për trafik të armëve. Sipas një raporti, Zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe/ ose të Ministrisë së Rendit Publik kanë përdorur Repartin Nr. 100, një repart i vartësisë së kësaj Ministrie i vendosur pak larg Tiranës për të trafikuar me një vlerë disa milionë dollarësh amerikanë pistoleta, automatikë Kallashnikov, pushkë snajpere me precision të lartë, dhe pajisje të tjera jashtë Shqipërisë nga fundi i viteve 90. Në vitin 1999, rojet e kufirit në pikën e kalimit të kufirit të njohur me emrin Han i Hotit, zbuluan pistoleta që po trafikoheshin jashtë Shqipërisë, numri i serial i të cilave deklarohej se i përkis-

Ruanda importoi miliona copë municione të armëve të vogla, të granata hedhësve nga stoqet e tepërta në Shqipëri

nin Repartit Nr. 100.Komandanti i këtij reparti spjegoi se këto pistoleta ishin ‘grabitur’ gjatë ngjarjeve të vitit 1997, një spjegim që kënaqi investiguesit shqiptarë.Megjithatë, një investigim i kryer nga një ekip Amerikan konkludoi se në depot dhe magazinat Repartit Ushtarak ka një mungesë AVL-sh që vlerësohet me rreth nëntë milionë dollarë Amerikanë.Në korrik 2001, është raportua se 14 kolonelë dhe majorë të Repartit 100 u thirrën nga zyra e prokurorit ushtarak për tu përgjigjur akuzave për trafik armësh. Duhet të bëhet e qartë se akuzat e mësipërme nuk janë shoqëruar gjithmonë me konfirmime të tyre me fakte thelbësore. Përgënjeshtrimet e këtyre deklaratave nga ana e Qeverisë Shqiptare janë, nga ana e tyre, të karakterizuara nga deklarime të përgjithshme dhe nga mungesë të informacionit faktik.

TRANSPARENCA DHE RAPORTIMI

Përveç raportit të detajuar dhe konfidencial të veprimtarive të saj që ndërmarrja MEICO duhet t’i dërgojë Presidentit, Kryeministrit, Zyrës së Kontrollit të Shtetit, dhe Ministrit të Mbrojtjes në date 15 të çdo muaji, MEICO duhet të dërgojë gjithashtu një raport të detajuar mbi dërgesat e importeve dhe eksporteve çdo tre muaj për Presidentin, Kryeministrin, Shërbimet Informative, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe Zyrës së Kontrollit të Shtetit. Megjithëse Komisionit të Sigurisë së Parlamentit nuk i dërgohet një kopje e këtij raporti tremuajor,Komisioni i mëparshëm të Mbrojtjes- jo më ekzistues, merrte raporte dy here në vit nga MEICO mbi trasferimet që ishin kryer gjkatë gjashtë muajve të fundit. Sidoqoftë, një numër personash komentues kanë vlerësuar që Komisionet Parlamentare të Shqipërisë nuk janë vënë në dijeni të plotë për të shqyrtuar Politikën e Qeverisë.465 Sipas David Greenëood, ata duhet të veprojnë pak më shumë se ‘pulla gome’ për politikën e Qeverisë. Po ashtu, shumë komentues Shqiptarë kanë deklaruar se ka pak interes nga shoqëria civile për çështjet e mbrojtjes në përgjithësi. Një gazetar investigues na ka informuar se nuk ja vlen të eksplorosh rastet e dyshuara të diversionit apo të dërgesave të fshehta nga Qeveria Shqiptare, sepse nuk ka ndonjë interes publik të ndjeshëm si dhe ka një mungesë të mbështetjes publike nga media për qartësimin e lajmeve të tilla. Shqipëria nuk prodhon një raport vjetor mbi transfertat e armëve dhe asnjë nga të intervistuarit nuk foli për plane për fillimin e prodhimit të një dokumenti të tillë. Sidoqoftë,Drejtori i MEICO-s deklaroi se MEICO është e aftë dhe do të dëshironte të prodhonte një raport të tillë bazuar në formatin e raportit vjetor të Mbretërisë së Bashkuar mbi transfertat e armëve – nëse kjo gjë do ti kërkohej. Për momentin, nuk ka kërkesa ligjore në ligjin Shqiptar për trasfertat e armëve që ato të publikohen me synim për të tërhequr vëmëndjen e publikut. Po ashtu, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë ka lëshuar një Urdhër për MEICO-n për të përpiluar dhe publikuar një raport mbi të gjitha transfertat e armëve të Shqipërisë që janë bërë në vitet nga 1992 deri në 2004. Raporti përmban kontratat e plota tregëtare për importet dhe eksportet gjatë kësaj periudhe, dhe iu dërgua në vitin 2004 Presidentit, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit, Shërbimit Informativ të Shtetit, disa ministrive, një numri deputetësh të Kuvendit, dhe disa ambasadave në Tiranë. Ky publikim nuk kishte synim për t’ju shpërndarë publikut të gjerë, dhe si i tillë, nuk duhet të konsiderohet si një dokument i rëndësishëm për përmirësimin e mbikqyrjes publike mbi transfertat mbi Armët e Vogla dhe të Lehta. Sidoqoftë,megjithë shpërndarjen e kufizuar të tij, një nga shqetësimet kryesore për Drejtorin e MEICO-s është se ky dokument ka shkelur klauzolat e konfidencialitetit të një numri të kontratave të bëra...

vijon në faqen 16


16

E martë, 14 shkurt 2012

DOSSIER

biznesi i vdekjes

SHQIPËRIA që prej vitit 1962 ka prodhuar municione, eksplozivë dhe armë të vogla e të lehta të ndryshme

OKB: Shqipëria nuk prodhon më armë të lehta Shitjet nga stoku i trashëguar vijon nga faqja 15 Megjithatë, publikimi i tij dhe shpërndarja e kufizuar demonstrojnë që autoritetet shqiptare e kanë kanë kapacitetin që të prodhojnë një raport i cili detajon tippet dhe sasitë e eksporteve të armëve dhe destinacionet e tyre.

KAPACITETI PËR KONTROLLIN

MINISTRIA SHQIPTARE E MBROJTJES ka një sërë përgjegjësish në lidhje me kontrollet e armëve të vogla dhe të lehta.Ky seksion fokusohet në katër fusha në të cilat Ministria e Mbrojtjes konsiderohet të luajë rol kryesor: Që prej vitit 1962 Shqipëria ka prodhuar municione, eksplozivë dhe armë të vogla e të lehta të ndryshme (psh,AK-47 kineze të modifikuara) në uzinat e prodhimit ushtarak të Gramshit, Mjekesit dhe Poliçanit. Uzina e Gramshit filloi të prodhojë një model kinez të pushkës së tipit ‘Smirnov’ të kalibrit 7.62 mm me licence në vitin 1966 dhe modele AK-47 në 1974.Mjekesi përbëhet nga gjashtë uzina me venndodhje në qytetin e Elbasanit, të cilat prodhojnë eksplozivë me licence nga Bofors që prej vitit 1982. Poliçani i specializuar në prodhimin e municioneve, prodhon municione të kalibrit 7.62 x 39 mm,shtimje mortaje 82 mm,granada dhe mina antipersonel dhe midis viteve 1970–2 filluan të prezantohen minat antitank dhe shtimjet 180 mm.Në periudhën midis viteve 1977–1985 nga Zvicra dhe Austria erdhën makineri të reja që mundësonin prodhimin e municionit të kalibrit 12.7 x 99 mm dhe 14.5 x 51 mm dhe shtimjeve të mortajave 60 mm,107 mm dhe 120 mm.Për më tepër, Poliçani ishte pajisur për të prodhuar municion 19 mm për pistoletat e tipit Makarov dhe Parabellum. Është debatuar se uzinat shqiptare të prodhimit ushtarak kishin kapacitet të konsiderueshëm prodhues të armëve të vogla dhe të lehta. Për shëmbull, zyrtarë të Mnistrisë së Mbrojtjes deklaruan se Gramshi kishte kapacitet për të prodhuar 26,000 pushkë automatike në vit duke përdorur katër ose pesë modele të ndryshme. Megjithatë, nga mesi i viteve 90, shumë nga pajisjet e prodhimit u prishën, ishin grabitur ose kishin dalë jashtë përdorimit për sa i përket prodhimit të armëve të vogla dhe të lehta që të mund të konkurronin në tregun345 ndërkombëtar të armëve. Për shëmbull, sipas një artikulli gazete të marsit të vitit 2005, uzina e prodhimit ushtarak në Poliçan, që kish të ngjarë të punësonte 4,000 njerëz për prodhimin e municionit dhe armëve të vogla dhe të lehta gjatë kulmit të saj në fund të viteve 60 dhe në fillim të viteve 70, u braktis në masë në vitin 1999.346 Sipas drejtorit të uzinës, në vitin 1990 u punësuan 3,200 punëtorë, por në 1994, u punësuan vetëm më shumë se gjysma e këtij numri (1,700).347 Nga viti 2004, ky numër kishte rënë në 900 dhe sot sipas raporteve ka vetëm 264 punonjës duke përfshirë sektorin e menaxhimit.Ata

që ishin në gjëndje të dilnin në pension të parakohshëm, tashmë gëzojnë një pension mujor prej 10,000 lekësh (rreth •80). Sipas raporteve 140 njerëz të angazhuar në kryerjen e punimeve xhenio dhe projekteve të çmilitarizimit mbi pajisjet ushtarake të tepërta – kryesisht shtimje 85 mm dhe 100 mm. Më tepër se prodhimin e AVL dhe municionit për shitje në tregun ndërkombëtar të armëve, këto uzina ndihmojnë në ngritjen e fondeve për të forcuar buxhetin për modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes duke transformuar AVL dhe municionet në produkte për shitje në tregun ndërkombëtar të hekurishteve të skrapit. Duhet vërejtur se uzina e Mjekesit bën prodhimin

gjatë këtyre pesë viteve të fundit. Ai deklaroi se ka patur kërkesa nga kompani amerikane që municione dhe armë trofe e ndoshta dhe pushkë të prodhohen në Gramsh. Këto kërkesa përfshinin oferta për intalimin e pajisjeve dhe sigurimin e lëndës së parë për të rifilluar prodhimin. Megjithatë, ai dyshoi nëse ka personel të trajnuar të aftë për të përmbushur këto udhra dhe nëse ato do të jenë fitimprurëse. Sipas tij, do nevojitej investim kapitali të konsiderueshëm për këto uzina që të konkurronin në tregun ndërkombëtar. Ai beson gjithashtu se nuk ka fare të ngjarë që do ketë një uzinë ushtarake shtetërore në shkallë të gjerë në Shqipëri në një

studimor që ata vazhdojnë të prodhojnë pajisje 7.62 mm për përdorim ushtarak, shtimje 9 mm për Ministrinë e Brendshme dhe shtimje 85 mm për përdorim ceremonial. Duket se Turqia po tregon interes të veçantë për shikimin e mundësive në lidhje me prodhimin e municionit me licensë në Shqipëri. Për shëmbull, gjatë 40 vjetorit të përkujtimit të ndërtesës në mars 2005, Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Pandeli Majko deklaroi se qeveritë shqiptare dhe turke po punojnë drejt hapjes së një linje të re prodhimi në uzinë për prodhimin në Poliçan. Gjithashtu, të pranishëm në ceremoni ishin atasheu ushtarak i Turqisë, Kolonel Ali Ozgun dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Pellumb Qazimi.Në intervistat e kryera në korrik të vitit 2005 u konfirmua se makineria e re e sjellë në Poliçan ngaTurqia, si linja e vetme e prodhimit po funksiononte në një tunel të nëndheshëm në Poliçan. Nuk ishte e qartë nëse Poliçani do të operojë me licensë,megjithëse kjo duket të jetë e mundur, pasi zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë konfirmuar se municioni do të prodhohet eksluzivisht për ushtarakët turq. Nëse ndodh kështu, atëherë do të ishte e përshtatshme për qeverinë shqiptare të konsideronte punën mbi hartimin e legjislacionit të përshtatshëm për prodhimin ushtarak në Shqipëri, si dhe për transfertën e armëve dhe materialeve të ngjashme të prodhuara sipas marrëveshjeve të prodhimit të licensuar, duke i kushtuar vëmëndje të vecantë shmangies së zonave gri në lidhje me prodhimin e materialeve ushtarake me licensë në Shqipëri.

MENAXHIMI I REZERVAVE

Në foto: Harta e agjensisë norvegjeze NISAT për shitjen e armëve nga Shqipëria

në shkallë të vogël të eksplozivëve komercialë. Sipas një raporti të dorëzuar UNDDA (Departamentit të Kombeve të Bashkuara për Çështjet e Çmilitarizimit) in 2004, Shqipëria nuk ka një ligj për prodhimin e AVL sepse nuk ka një politikë aktuale për prodhimin e AVL (armë të vogla luftarake) në Shqipëri ose fabrikim të tyre. Raporti deklaron se AVL nuk janë fabrikuar në uzinat ushtarake shqiptare që prej vitit 1990 dhe kreu aktual i kompanisë ushtarake të import- eksportit MEICO informoi se Shqipëria nuk ka prodhuar municion

të ardhme të afërt. Megjithatë, që prej vitit 1990 në uzinat e prodhimit ushtarak është bërë prodhimi dhe riparimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve. Bazat e të dhënave në faqen e Internetit të NISAT tregojnë se Shqipëria prodhonte pushkë dhe karabina në Gramsh në vitin 2001, dhe një numër të intervistuarish deklaruan se kishte raste të kufizuara dhe të rralla të prodhimit të municioneve në uzinën e Poliçanit për eksport në Turqi dhe SHBA. Për shëmbull, drejtori i Uzinës Ushtarake të Poliçanit, Memli Kasapi, informoi ekipin

Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për menaxhimin e rezervave të armëve të vogla dhe të lehta dhe të municioneve.Ajo vendos për vendndodhjet e rezervave, bazuar në misionin dhe operacionet e detyrës dhe distancën e depos së rezervave nga zonat e banuara dhe rrjeti kombëtar i rrugëve.Drejtoria e Projektimeve të Mbrojtjes parashikohet të projektojë mjediset e magazinimit, duke marrë parasysh sigurinë e publikut dhe cështje të sigurisë. Numri i depove të armëve dhe municioneve në Shqipëri aktualisht po ulet, me stoqe që po centralizohen progresivisht për sa i përket vendndodhjes së tyre. Për shëmbull, në vitin 1998 Shqipëria kishte 167 depo që përmbanin 917 magazina për armë të vogla dhe armatime të lehta,municion dhe eksplozivë. Në vitin 2005, Shqipëria kishte 57 depo,me 474 magazina (195 prej të cilave janë tunele të nëndheshme). Numri përfundimtar i grupdepove pritet të jetë pesë ose gjashtë.Në vitin 2002, këto depo mbanin 151,039 njësi të tepricave të armëve të vogla dhe të lehta. (Nesër do të lëxoni: Tregtia që bëri Shqipëria në vitet 2007-2009, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes. Akuzat për trafikim armësh përmes vendeve të tjera, kabllogramet shqetësues të ambasadës amerikane në Tiranë dhe mohimet e përsëritura nga qeveria e Tiranës).


E martë, 14 shkurt 2012

AKTUALITET

Krimet e Rënda në 1 vit bllokojnë 2 milion euro

B

renda një viti punë hetimore, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ulur numrin e procedimeve për hetimin e grupeve kriminale dhe shtuan ato të sekuestrimit të konfiskimit të pasurive. Në analizën vjetore ku merte pjesë dhe kryeprokurorja Ina Rama, drejtuesi i prokurorisë Olsion Çela ka pohuar se gjatë vitit 2011 institucioni që ai drejton ka konfiskuar 2.815.656 euro si dhe 81.968.992.61 lekë. Këto

shuma financiare janë bllokuar në dhjetëra llogari bankare, ndërkohë që dy apartamente, 5 hotele si dhe troje dhe mjete luksoze janë konfiskuar. Për sa i përket rregjistrimit të procedimeve penale, prokuroria për gjatë një viti ka një rënie të tyre, në 109 procedime. Ndërsa për sa i përket zgjidhjes përfundimtare të çështjeve penale, del një shifër prej 131 procedime, që sipas prokurorëve është një

numër i njëjtë me vitin e kaluar. Ndërkohë që për sa i përket dosjeve të mbartura nga 2011 në 2012 numri i tyre shkon në pot 94 procedime penale. Ajo që ra në sy të analizës ishte mungesa e drejtuesve të Policisë së Shtetit. I kontaktuar në telefon, drejtori Agron Kuliçi, tha se s'kishte marë ftesë për analizën. Unë skam marë asnjë ftesë, drejtuesit e prokurorisë ashtu e menduan ashtu e bënë analizën"-tha drejtori Kuliçi.

Kësti prej 25 mijë euro u dha dorazi dhe jo nga banka

Lajmi Transaksionet bankare të kryera mes viktimës Eleni Bashos dhe ortakut të saj në biznes Ilirjan Bituni, janë në vëmëndjen e prokurorëve dhe policis së Tiranës. Një nga këto transaksione prej 25 mijë euro, është bërë dorazi dhe jo nëpërmjet bankës, çka ngre një pikëpyetje për hetuesit rreth kësaj marëdhënie. Ndërkohë që kësti i fundit pritet të kryhet në muajin Prill.

Dosja "Eleni", hetim këstit të dhënë dorazi Prokuroria, kërkon informacion në bankat e vendit Pyetet djali Për të mësuar më shumë rreth marëdhënieve mes Eleni dhe Ilia Bashos, grupi i hetimit ka pyetur djalin e viktimës. 13 vjeçari ka treguar se e jëma dhe babai i tij skanë pasur asnjëherë konflikte.

TIRANE

ELTON QYNO

T

ë gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri, pritet të venë në shërbim të hetimit për laburanten e vrarë Eleni Basho, informacione rreth mënyrës së transaksioneve bankare. Këto veprime janë kryer nga "falja" e 50 për qind të aksioneve të kompanisë "Nova Dental Albania" ortakut tjetër të kompanisë Ilirjan Bituni. Nëpërmjet një shkresë të hartuar nga drejtuesi i grupit hetimor të kësaj çështjes, prokuroria dhe policia e Tiranës u kërkojnë informacione bankave për të mësuar rreth të vërtetës së transaksioneve bankare. Nga hetimet e kryera rreth vrasjes misterioze të laburantes Eleni Basho, është zbuluar se mes emrit të viktimës dhe ortakut tjetër të kompanisë Ilirjan Bituni, ka pasur disa transaksione bankare. Njëri prej këtyre transaksioneve që kap shifrën prej 25 mijë euro, është zbuluar se është kryer dorazi mes dy ortakëve duke shmangur rrugët bankare. Ndërkohë që për sa i përket kësteve të tjera ato janë bërë nëpërmjet bankave. Prokuroria thotë se momentalisht është duke verifikuar të gjitha veprimet bankare që kanë bërë ortakët e kompanisë dentare "Nova Dendal Albania". Në vijushmëri të këtij hetimi si pasojë e informacioneve të kërkuara nga bankat, dje në prokurorinë e Tiranës ka mbëritur një përgjigje e cila tregonte se shtetasja Eleni Basho, Ilia Basho dhe ortaku tjetër Ilirjan Bituni nuk janë klientë të saj. Ndërkohë që vëmëndje maksimale tashmë po i kush-

Eleni Basho

KËSTI 25 MIJË EURO

Kjo shumë e konsiderushme eurosh, është dhënë fillimisht në këstin e parë nga Ilirjan Bituni. Lekët nuk janë xhiruar nëpërmjet bankave por dorazi, çka ngre dyshime të forta për prokuror-

inë lidhur me një konflikt të mundshëm mes viktimës dhe ortakut tjetër të kompanisë "Nova Dental Albania". Të pyetur rreth këtij fakti të dyja palët kanë pranuar, se një pjesë e lekëve janë dhënë dorazi dhe jo nëpërmjet bankave. Por kjo mënyrë është zgjedhur si nga para dhënësi ashtu dhe para marësi. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera është konstatuar se ka pasur dhe disa këste të tjera, që janë dhënë nëpërmjet transaksioneve bankare, ku

i fundit pritet të jepet në muajin Prill të këtij viti. Pikërisht këto qarkullime parash, tashmë janë vënë në fokusin kryesor të prokurorisë dhe policisë, të cilat prej dy javësh janë duke kryer dhjetëra veprime hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve që ekzekutuan me tre plumba pas shpine nënën e dy fëmijëve Eleni Basho.

"FALJA" E KOMPANISË

LAJME SHKURT

Asfiksohet nga tymi 85 vjeçari në Korçë

Një 86-vjeçar është asfiksuar nga dioksidi i karbonit ne banesën e tij ne Korçe. Dhimiter Zavalani jetonte i vetëm pas vdekjes se bashkëshortes, ne qytetin e Korçës. Mësohet se ai kishte ndërtuar një dhome te vogël për drutë e zjarrit ngjitur me murin ku kalonte oxhaku i tymrave te pallatit shtate katesh. Sipas policisë, drutë janë ndezur pjesërisht gjate natës, duke çliruar gazin qe i mori jetën te moshuarit. Megjithatë, trupi i 86vjeçarit, ish-ushtarak i larte, është dërguar ne morgun e qytetit për t'iu nënshtruar ekspertizës, pas te cilës do të jepet edhe konkluzioni përfundimtar për shkakun e vdekjes.

Vendosnin gjoba dy të arrestuar

Ilirjan Bituni

tohet dhe këstit prej 25 mijë euro të dhënë dorazi, pasi ka dyshime që palët mund të kenë rënë më pas në konflikt njëri me tjetrin, gjë e cila mund të ketë sjellë dhe vrasjen e 35 vjeçares Eleni Bashos.

17

Hetimet kanë nxjerë në

dritë se për tju shmnagur detyrimeve fiskale të caktuara nga shteti, viktima Eleni Bashko ka firmosur një akt-falje, sipas të cilit ajo i falte 50 për qind të aksioneve ortakut tjetër Ilirjan Bituni. Sipas prokurorisë, shitja në këtë formë, është bërë me qëllim për tju shmangur detyrimeve tatimore, por nga verifikimet e bërë ka rezultuar se ska pasur asnjë problem rreth përzgjedhjes së kësaj metodikë shitjeje.

Pas dy muaj hetimesh kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit dy persona të dyshuar për shtrëngim me dhunë e armë në dhënien e pasurisë. Falë operacionit të koduar "START 2012", u arrestuan në flagrancë 22vjeçari Martin Kol Kshtejari, banues në Tiranë, dhe 23vjeçari Besmir Qemal Pepmarku, banues në Kamëz të Tiranës. Martin Kshtejari ishte i dënuar më parë për shpërndarje droge në Serbi, vjedhje me dhunë në Itali, fallsifikim dokumentash në Greqi. Kshtejari dhe Pepmarku u arrestuar nën dyshimet se kanë shtrënguar 19-vjeçarin Skerdian Gjata, me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në një shumë të konsiderueshme parash. Kapja e tyre u bë në momentin e dorëzimit të shumës së kërkuar.

Shoferi në gjumë

Aksidenti, dy të vdekur në autostradë

R

TIRANE

oland Sakja dhe e fejuara e tij ru mune Nikoleta Pudaniç, kanë mbetur të vdekur në autostradën TiranëDurrës si pasojë e një aksidenti automobilistik. Në aksidentin fatal ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi i mjetit 19 vjeçari Elisidio Hasani, i cili ka marë plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të djeshëm, në afërsi të Sukthit, në kryqëzimin e fshatit Koxhas. Burime nga policia bënë të ditur se makina tip Peugot me targë KJ 2590 A ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat metalike të autostradës. Për pasojë kanë humbur

jetën shtetasit Roland Sakja, 21 vjeç, nga qyteti i Kavajës dhe 19-vjeçarja rumune, Nikolet Pudaniç, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Elisidio Hasani. Mësohet se të rinjtë po ktheheshin në Kavajë pasi kishin kaluar mbrëmjen në një prej lokaleve të natës në kryeqytet. Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se drejtuesi i mjetit Elisidio Hasani ka humbur kontrollin, për shkak të shpejtësisë së madhe dhe përgjumjes në timon. Ndërkohë që është konfirmuar se i riu kishte konsumuar edhe alkool. Makina e aksidentuar u konstatua rreth 2 orë pas ngjarjes nga udhëtarë të tjerë të cilët lajmëruan menjëherë

policinë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar me shpejtësi një njësi patrulluese e policisë rrugore, e cila ka mundësuar dhe nxjerjen nga makina të tre të rrinjve duke i transportuar ata më pas në spitalin rajonal të Durrësit. Uniformat e policisë rrugore të ndihmuar dhe nga ekspertët e aksidenteve, kanë bërë në orët e para të mëngjesit ekspertizën në vendin ku ndodhi ngjarja, ku si rezultat i të cilës specialistët dolën në përfundimin se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit pasi ishte në gjëndje gjumi. Faktor tjetër që ka ndikuar në aksident ka qënë dhe lagështira e rënduar në rrugë, e cila ka nxjerrë jashtë korsisë automjetin ku udhëtonin tre të rinjtë.


18

E martë, 14 shkurt 2012

AKTUALITET

BE: E detyrueshme marrja e masave për Greqinë para të mërkurës

G

reqia duhet të shmangë çrregullimin e borxhit ose do të përballet me pasoja "shkatërruese" deklaroi dje zyrtari i lartë i BE, duke sinjalizuar se ministrat e financës së eurozonës janë të gatshëm të pranojnë një paketë të dytë shpëtimi për Athinën këtë javë. "Një çrregullim i madh para zgjedhjeve në Greqi do të kishte një rezultat shumë të keq me

pasoja shkatërruese për ekonominë greke" dhe Olli Rehn komisioneri i BE për çështjet ekonomike dhe monetare, gjatë një konference shtypi duke paralajmëruar se kjo do të kishte pasoja edhe për Evropën nëse nuk do të merreshin masat. Rehn tha se pritet që qeveria e kryeministrit Lucas Papademos të dalë një kursim prej 325 milionë

eurosh për të kënaqur ministrat e tjerë të eurozonës të cilët do të takohen të mërkurën. Ai ndërkohë do të presë udhëheqësit politikë të Greqisë për të mbështetur marrëveshjen e tyre. "Unë jam i bindur se shumë gjëra do të përfundojnë deri në takimin e radhës në eurogrup e cila do të vendosë më pas për miratimin e programit" tha Rehn.

Protesta përpara Kuvendit ndërsa miratohej paketa antikrizë

Athina nën flakë të dielën, digjen ndërtesat historike Zjarr e bomba molotov, 102 të plagosur në rrugë Lajmi Me dhjetëra godina, madje edhe historike, u dogjën ditën e diel në qendër të Athinës ndërkohë që 106 policë u lënduan nga protestat e konsideruara nga më të dhunshmet në Athinë. Rreth 200 mijë protestues u përleshën me policinë në kohën që parlamenti grek po miratonte paketën e re të shkurtimeve, një kusht i vendosur nga trojka evropiane, për dhënien e ndihmës për shpëtimin e Greqisë nga kriza

Faksimile e memorandumit që e nxjerr Greqinë nga kriza e borxhit

ATHINË

G

reqi - Një zemërim mbi masat e kursimit të Greqisë shpërtheu në rrugët e Athinës herët të hënën kur dhjetëra mijëra protestues u përplasën me policinë në trazirat që shkaktuan 106 të lënduar nga policia dhe protestuesit, sipas policisë. Demonstrata, e përshkruar gjerësisht si një nga më të këqiat në Athinë që kur Greqia filloi të negovionte me krizën e saj të madhe financiare në 2010, shpërtheu pasi parlamenti grek miratoi një paketë të re masash të kursimit, në këmbim të një votimi të ri të eurozonës për vendin e goditur keqas nga borxhet. Protestuesit, të cilët sipas policisë u vlerësuan si gati 80 mijë në numër, hodhën gurë dhe bomba zjarri ndaj policisë. Këta të fundit u

përgjigjën me bomba me gaz lotsjellës. Të paktën 74 vetë u arrestuan, tha policia. Policia thotë se ka ende investigues që po bëjnë bilancin e prishjes së pronës private,

NUK NDRYSHON AFATI

Greqi, zgjedhjet në prill

Q

everia thotë se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në prill, duke i dhënë fund spekulimeve për një zgjatje të mandatit të kryeministrit Lucas Papademos. "Së pari, qeveria do të përmbushë punën e saj në mars, dhe më pas zgjedhjet do të mbahen në prill. Nuk mund të jap një datë specifike" tha zëdhënësi i qeverisë Pantelis Kapsis. Lideri i PASOK George Papandreu ka bërë thirrje që Papademos të qëndrojë kryeministër deri në përfundim të punës së parlamentit në tetor të këtij viti. Por partneri në koalicion Antonis Samaras ka kërkuar zgjedhje dhe partia e tij Demokracia e re ka një avantazh fare të lehtë ndaj PASOK. por Agjencia e Lajmeve të Athinës tha se më shumë se 45 ndërtesa janë dëmtuar nga zjarret dhe shumë të tjera janë plaçkitur. Ndërmjet ndërtesave të dëmtuara ishte një bankë, kafene të ndryshme, një kinema, sipas agjencisë së lajmeve në Athinë. Protestues të dhunshëm refktojnë një zemërim në rritje në Greqi, për shkak të problemeve ekonomike, thotë reporteri i CNN Thanasis Trompoukis. "Ata protestojnë sepse e ndjejnë se nuk do të ketë fund dhimbja e tyre financiare. Akoma dhe më shumë njerëz cdo ditë, janë duke u bërë të

varfër, dhe po kthehen në njerëz pa shtëpi, veçanërisht në Athinë" thotë ai. Paketa, e cila përfshin shkurtime të thella në shpenzimet qeveritare, rrogat dhe pensionet, do të ndihmojë për të shtruar rrugën që ministrat e financës së vendeve të eurozonës të firmosin marrëveshjen e re prej 130 miliardë eurosh. Kjo marrëveshje kaloi në parlament me 199 vota pro, 74 kundër. Greqia ka nevojë për këto fonde në mënyrë që të bëjë pagesën e 14.5 miliardë eurove borxh gjatë muajit të ardhshëm. Duke folur përpara votimit, kryeministri Lucas Papademos bëri thirrje për qetësi. "Ky vandalizëm, kjo dhunë, nuk kanë vend në demokraci

dhe nuk mund të tolerohen" tha ai para ligjvënësve, duke u kërkuar atyre që të miratojnë marrëveshjen. Duke pasur parasysh komentet që bëri në një fjalim të mbajtur gjatë të shtunës në kabinetin qeveritar në mbrëmje, Papademos iu bëri të qartë ligjvënësve se qeveria nuk do të ishte e aftë që të paguante rrogat, duke mbuluar shërbimet apo të mirat bazike më të rëndësishme, nëse plani nuk do të aprovohej. Ai foli rreth mundësisë së një "falimentimi katastrofal". "Eshtë një program i vështirë, një program i ashpër, i cili gjithashtu parashikon disa sakrifica të dhimbshme" tha ai duke shtuar se ky plan do ta vërë Greqinë sërish në "baza të qëndrueshme". Protestuesit që kritikojnë programin kanë shumë ditë që dalin në demonstratë. Të shtunën, pati disa përleshje të izoluara pasi protestuesit u mblodhën në sheshin Sintagma, përpara ndërtesës së parlamentit, por turma ishte më e qetë sesa një ditë më parë. Protestat e të premtes u shpërndanë gjithandej, pasi të rinjtë shkulën pllakat dhe hodhën gurë dhe pjesë mermeri, ashtu sikurse edhe bomba molotov, drejt policisë, e cila u përgjigj me granada dore dhe gaz lotsjellës. Protestat e të hënës janë përshkruar gjerësisht si më të këqiat qëkurse filloi kriza greke në 2010.

Në maj të atij viti, tre persona vdiqën pasi një bombë u hodh në një bankë në qendër të Athinës, gjatë protestave për shkak të masave kufizuese. Edhe pse për këtë reformë gjithëpërfshirëse është rënë dakord mes Greqisë dhe Trojkës - ku përfshihet Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar - u aprovua nga Parlamenti, ligjvënësit grekë duhet të bënin më shumë. Jan Claude Juncker, kryeministri i Luksenburgut dhe kreu i Eurogrupit, që mblodhi së bashku ministrat e financës së vendeve të eurozonës, tha gjatë të martës se të tjera siguri janë të nevojshme nga Athina, para se të paguhet gjithë ndihma. Liderët politikë në Greqi duhet të zotohen se ata do të vazhdojnë të iplementojnë masat edhe pas zgjedhjeve të ardshme tha ai. Athina gjithashtu duhet të gjejë edhe 325 milionë euro në "shpërndarjen strukturore" duke bërë shkurtime për 2012, shtoi Juncker. Marrëveshja për ndihmën, që do të rezultojë me humbje për njerëzit e bonove, parashikohet që të ndihmojë në reduktimin e borxhit të Greqisë tek 120% e Prodhimit të Brendshëm deri në 2020, nga 160% që është aktualisht. Greqia e cila detyrohet më shumë se 330 miliardë euro, ka ardhur afër kësaj zgjidhjeje. Kombi është detyruar që të kalojë këto masa shtrënguese dhe reformat ekonomike që ishin një kusht i paketës së kreditimit në 2010. Në të njëjtën kohë, ekonomia greke ka qenë në rënie për vite me radhë dhe shumë analistë parashikojnë se situata mund të bëhet më keq. Stoqet amerikane dhe evropiane ishin më të larta paraditen e të hënës, pas kalimit të paketës antikrizë. Tregjet e aksioneve ishin të shqetësuara rreth ndikimit të madh të një rënie të Greqisë në ekonominë evropiane dhe botërore. Marrë nga CNN

SAMARAS

Bastardëve do t'u heq kapuçët

L

ideri i Demokracisë së Re Antonis Samaras u zotua për të goditur protestuesit nëse ai drejton qeverinë e ardhshme, pas protestave të paligjshme të dielën në mbrëmje në qendër të Athinës. "Ata vunë në shënjestër qëllimisht ndërtesat historike të Athinës" tha Samaras. "Ata bastardë duhet të dinë një gjë: Unë do tua heq kapuçët". Qindra protestues dogjën dhe plackitën dyqanet në qendër të Athinës, pasi parlamenti votoi masa më të forta shtrënguese të nevojshme për të marrë kredinë e re.


E martë, 14 shkurt 2012

19

AKTUALITET

Kryebashkiaku i Athinës: Kemi dëme të jashtëzakonshme në qytet

P

ërplasjet e dhunshme, më të këqiat që Greqia ka parë prej dekadash, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në Athinë, pasi demonstruesit dogjën ndërtesa dhe e drejtuan vëmendjen tek dhjetëra dyqane gjatë fundvitit, tha të hënën kreu i bashkisë së Athinës. "Kemi dëme të jashtëzakonshme" tha Giorgos Kaminis, ndërkohë që qëndronte jashtë

një ndërtese historike që është teatër që përpara Luftës së Dytë Botërore dhe që nuk ishte shkatërruar as nga lufta. Ndërtesa u dogj dhe u vodh nga anarkistët në protestat e të dielës në mbrëmje. Gjithçka po pastrohej mëngjezin e djeshëm, në rrugën kryesore të Panepistimious, Stadioi dhe zona e dyqaneve të Ermou, afër sheshit Sintagma

të cilat patën edhe dëmin më të madh. "Biznesi im i këpucëve, që i përket familjes sime që nga viti 1978 u dogj i gjithi sepse protestuesit kishin si target një bankë e cila është ngjitur me dyqanin", thotë një burrë i mërzitur ndërkohë që shikon dyqanin e tij në rrugën Athinas në seksionin historik të qytetit. "Ata kanë marrë shumicën e mallit" shton ai.

Multimiliarderi: Angela Merkel nuk po e kupton situatën

Soros: Po falimentoi Greqia, vjen radha për Italinë e Spanjën G

Në foto: Nga protesta e zhvilluar ditën e dielë përpara parlamenit grek

eorge Soros, investitori amerikan ka deklaruar se është shumë e nevojshme marrja e masave antikrizë nga ana e Greqisë, për të shpëtuar jo vetëm këtë vend, por edhe gjithë Evropën nga kolapsi. Ai në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel ka kritikuar edhe vendimin e Bashkimit Evropian për dhënien e kredisë për Greqinë gjatë vitit të kaluar me interesa të larta, një gjë që ka ndodhur që në fillim të krizës. "Kreditë me interesa të larta, e pengojnë sot Greqinë të rimëkëmbët. Nëse do të vazhdohet kështu, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Italinë, nëse i drejtohet i njëjti kostum i ngushtë" ka deklaruar sipërmarrësi amerikan George Soros. Por ai thotë se edhe vetë BE nuk do të mund të lejojë falimentimin e Greqisë. Kjo do të kishte kosto të mëdha dhe të rënda për ekonomitë dhe qeveritë e Spanjës dhe të Italisë. "Nëse greqia do të falimentonte, një gjë e tillë do të sillte

qytetarët e Italisë dhe Spanjës në sportelet e bankave dhe më pas do të shkatërronte të gjithë Evropën. Evropa do ta shpëtojë përsëri Greqinë" apelon sipërmarrësi amerikan. Multimiliarderi amerikan vë më tej në dukje që ndonëse e admiron kancelaren gjermane Angela Merkel si lidere, konsideron se tani po e shpie Europën në drejtim të gabuar dhe i referohet konkretisht nevojës që vendet të cilat përballen me krizën ekonomike, në vend se të shtyhen vetëm në masa shtrëngese ekonomike të ripërtërihen me injeksione zhvillimi. "Në të kundërt, përsëritim gabimin që i çoi SHBA-të në recesionin e viti 1929. Mirëpo Angela Merkel nuk e kupton", thotë shprehimisht Soros dhe ia dedikon krizën gabimeve të Bashkimit Europian, ndërsa shton se "Europa duhet të jetë në gjendje t'i zgjidhë vetë problemet e saj", pa implikim të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Loja e pisët e Berlinit dhe Parisit me shitjen e armëve Greqisë

ATHINË

MARCO NESE*

G

rekët po vuajnë urinë, po i kanë arsenalët e luftës plot. Dhe vazhdojnë të blejnë armë. Këtë vit do të djegin 3 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në shpenzime ushtarake. Vetëm Shtetet e Bashkuara, krahasuar, mund t'ja lejojnë vetes një gjë të tillë. Po çfarë e shtyn Athinën të shpërdorojë një mal me parà? Frika nga turqit? Jo, është babëzia e Merkelit dhe Sarkozisë. Dy liderët europianë, prej muajsh, po vënë qeverinë greke me shpatulla pas muri: nëse doni ndihma, nëse doni të mbeteni në euro, duhet të bleni tanket tona dhe anijet tona të bukura të luftës. Presionet e Berlinit ndaj qeverisë së Athinës për të shitur armë, u denoncuan ditë më parë nga shtypi gjerman i skandalizuar nga cinizmi i Merkelit, që detyron të bëjnë shkurtime dhe sakrifica qytetarët grekë dhe pastaj pretendon të favorizohet industria e luftës e Gjermanisë. Deri në 2009 marrëdhëniet mes Athinës dhe Berlinit ishin nga më të mirat, qeveria greke drejtohej nga Kostas Karamanlis (qëndra e djathtë), mik i ngushtë i Merkelit. Vitet e Karamanlisit ishin shumë të majme për Gjerman-

Merkel dhe cinizmi i saj përballë Athinës së përulur Deri në 2009, marrëdhëniet Greqi-Gjermani, shumë të mira inë. "Në atë periudhë - ka llogaritur një revistë e specializuar - prodhuesit gjermanë të armëve fituan një pasuri të tërë". Një nga blerjet e Athinës ishte për 170 tanke Leopard, që kushtuan 1,7 miliardë euro dhe 223 topa të hequr nga Ministria e Mbrojtjes gjermane. Në vitin 2008 krerët e NATO-s shihnin të habitur shpenzimet e çmendura në armatime që e çonin Greqinë në vendin e pestë në botë si vend importues i armëve. Para se të mbyllte mandatin e tij si kryeministër Karamanlis i bërëi një tjetër dhuratë gjermanëve, urdhëroi blerjen e 4 nëndetëseve nga ThyssenKrupp. Pasuesi, George Papandreu, socialist, refuzoi t'i merrte në dorëzim. Donte të kursente një shpenzim monstruoz. Po Berlini ngulte këmbë. Lideri grek gjeti një arsye për të thonë "jo". Porositi një ekspertizë nga oficerët grekë të Marinës, të cilët dolën në për-

Kancelarja gjermane, Angela Merkel fundimin që ato nëndetëse nuk mund ta përballonin detin. Por e vërteta, deklaron i irrituar zëvendësi i Papandreut Teodor Pangalos, është se "duan të na detyrojnë të blejmë armë të tjera, që ne nuk kemi nevojë". I ka dhënë të drejtë dhe ministri turk Egemen Bagis, i cili në një intervistë për Herald Tribunë tha

hapur: "Nëndetëset e Gjermanisë dhe Francës nuk i duhen as Athinës dhe as Ankarasë". Megjithatë Papanderu në kërkim të dëshpëruar të fondeve ndërkombëtare, nuk mundi t'i thotë "jo" të gjithave. Verën e kaluar Wall Street Journal zbuloi se Berlini dhe Parisi pretendonin blerjen e armatimeve si kusht për të

aprovuar planin e shpëtimit të Greqisë. Dhe kështu lideri grek u detyrua të përulet. Marsin e kaluar në vend të 4 nëndetëseve bleu 2 me çmim 1,3 miliardë euro. Iu desh të blejë dhe 223 tanke Leopard II për 403 milionë euro, duke pasuruar industrinë gjermane në kurriz të grekëve të varfër. Një fitim imoral sipas liderit të Gjelbërve gjermanë Daniel CohnBendit. Papandreut iu desh të paguajë edhe për Sarkozinë. Gjatë një vizite në Paris në majin e kaluar, firmosi një marrëveshje për furnizim me fregata dhe 15 helikopterë. Kosto: 4 miliardë euro. Plus motovedeta me vlerë 400 milionë euro. Në fund Merkel arriti ta heqë qafe Papandreun, që u zëvendësua nga Papademos, më i butë. E kështu programet ushtarake rinisin: projektohet blerja e 60 avionëve gjuajtës përgjues. Buxhetet u frynë menjëherë. Për 2012 Greqia parashikon një shpenzim ush-

tarak më të lartë se 7 miliardë euro, 18,2 përqind më shumë në krahasim me vitin 2011, tre përqind e GDP. Psh. Italia e ka 0,9 përqind të GDP. Meqë pagesat shtrihen në vite, nëse Greqia falimenton, lamtumirë parà. Por një zëdhënës i Merkelit është i sigurtë se "qeveria e Papademos do të respektojë impenjimet e marra". Kush e di nëse do t'i respektojë dhe Portugalia, tjetër vend me ujin në fyt, të cilit Gjermania dhe Franca po i imponojnë të njëtën recetë: blerje armësh në këmbim të ndihmave. Prodhuesit e armëve kanë nevojë për mbështetje të fortë të qeverive të vendeve të tyre për shitjen e mallrave. Dhe kështu qeveritë bëjnë presione mbi blerësit e mundshëm. Në botë shpenzimet ushtarake rriten në mënyrë të frikshme: Në 2011 arritën shifrat 1800 miliardë dollarë, 50 përqind më shumë krahasuar me 2001. (Marrë nga "Corriere della Sera", 13 shkurt 2012)


20

E martë, 14 shkurt 2012

POLITIKE

Debati

PADI Ti meriton një hapje padi penale, subjekti i të cilës do jetë "Realizim gërmimesh në zonë arkeologjike pa leje, zhdukje të materialeve arkeologjike (më saktë vjedhje) dhe ajo që është më e rënda shkatërrim i një sipërfaqeje të konsiderueshme mozaiku paleokristian". Në raport me ligjin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare ti ke shkelur nenet 33( pika 1,2),nenet 41,43,44,45.

TRASHEGIMIA

Gega thellon akuzat ndaj Tares: Meriton padi

Zyrës që administron këtë Park I cili sikundër të gjithë e dinë, është I futur në listën botërore të pasurive kulturore dhe natyrore nga UNESCO. ërkoj ndjesë që të bëra të prisje pak në Cila ishte kjo pikë që asnjëherë nuk u respërgjigje të përgjigjes rrufe që bëre ndaj pektua sa kohë u kapardise ti "studiuesi" Tare "fletërrufesë" time. Kam qenë në terren, si drejtor? Pika 1 e rregullores detyronte që me punë për të realizuar sa më shumë "sh- Zyra e Administrimit të Parkut të kishte në katërrim" ndaj monumenteve. Zoti Tare, je me krye një drejtor me shkollë të lartë. Sa kohë ti të vërtetë për tu admiruar. Paske talent të pa- ke qenë në krye të këtij parku nuk ke patur parë për t'i rrëshqitur arguasnjëherë këtë nivel shkollimenteve kur ato të thuhen në mi. Ky fakt ka qenë përherë sy të të gjithë botës. Paske objekt diskutimi dhe habie kurajo të shkëlqyer të qënnë nivelet e specialistëve të drosh i qetë e të bësh sikur institucioneve që kishin obnuk ekzistojnë akuza apo dejekt pune vlerat kulturore të noncimi publik që unë të drejParkut të Butrintit. tova në lidhje me shkatërNë pamundësi të qënrimin që i ke bërë mozaikut të drosh në faktet dhe argubazilikës paleokristiane në mentet që unë ti përplas në Melan duke gërmuar si hajdut artikullin tim apo, siç e perdhe duke zhdukur të gjitha cepton ti "fletërrufenë", ti objektet dhe thesaret që ka përveç se shmangesh nga patur në varrezën mesjetare. ballafaqimi me to, deformon Fakti që ti e neglizhove këtë pikësynimin kryesor që unë temë në gjoja përgjigje që jep paraqes në të. Nuk kam papër "fletërrufenë" time bind Auron Tare tur në vëmendjen time kryeçdo kënd se je i zhytur deri në sore të filloj diskutime në grykë dhe për këtë ti meriton lidhje me debatin për temën një hapje padi penale, subjekti i të cilës do jetë e qiradhënieve apo koncesioneve në fushën e "Realizim gërmimesh në zonë arkeologjike pa Trashëgimisë Kulturore pasi as në ide nuk më leje, zhdukje të materialeve arkeologjike (më shkon që të diskutoj me ty të tilla tema. Do e saktë vjedhje) dhe ajo që është më e rënda sh- kisha ulur shumë nivelin tim profesional. Këto katërrim i një sipërfaqeje të konsiderueshme diskutime bëhen dhe duhet të jenë objekti i mozaiku paleokristian". shkëmbimit të mendimeve midis specialistëve Në raport me ligjin e Trashëgimisë Kultur- të fushës dhe instancave shtetërore të kësaj ore Shqiptare ti ke shkelur nenet 33( pika linje. Në këtë kategori ti as ke bërë dhe as ke 1,2),nenet 41,43,44,45. Në raport me Kodin për të bërë pjesë ndonjëherë, pa çka se i ke Penal ti me veprimet dhe dëmet që ke shkak- mbushur mendjen vetes dhe ke marrë pozat e tuar ndaj Trashëgimisë Kulturore Shqiptare një "studiuesi". Për mua e rëndësishme ishte përfshihesh nga nenet 138 dhe 160 të cilat t'i bëja të qartë publikut se sa karagjozllëqe shkojnë deri në 8 vjet burgim. Si ka mundësi thua ti, sa pisllëqe dhe mllef ti hedh në punën që më fton ti të diskutojmë për temat që lid- time duke fantazuar në gjoja jo autorësi prohen me politikëbërjen dhe atë se si na u dash- jekti në rijetëzimin e Kalasë mesjetare Lezhë ka të veprohet për ruajtjen dhe paaftësi profesionale etj. dhe promovimin e TrashëgiPikësynimi yt në këtë rast Si mund të ftosh ti misë Kulturore të vendit është të vraposh me nxitim e tonë? Po kush na qenke ti të diskutojmë për të bësh spektakël në mënyrë more zotëri që merr pozat e snobiste si pjesë e debateve, të diturit e të atij që mund të temat që lidhen me duke bërë më të zellshmin gjykoj e të japi zgjidhje për politikëbërjen dhe si dhe mbi të gjitha më të çdo gjë që ka të bëjë me këto mençurin. Në çdo gjë që thua fusha? Je i jashtëzakonshëm! na u dashka të ti nuk është tjetër veç dërdëlMë kujtohet një episod te- veprohet për ruajtjen litje me përpjekje për t'i jet domethënës për atë se si shprehur "bukur". Këto sjelldhe se kush je ti në raport me dhe promovimin e je janë tipike të tipave karakdijet dhe kulturën që i takon Trashëgimisë teropat. S'ke ç'ti bësh je i Trashëgimisë Kulturore. Kam përfshirë jo vetëm nga koqenë dëshmitar në një nga mpleksi i dhelprës por edhe mbledhjet e përvitshme të Bordit drejtues të nga ai i "studiuesit". Parkut të Butrintit, me drejtues të institucionNë pamundësi të ballafaqohesh me të eve dhe pjesëtar të këtij bordi, ku para se të vërtetat që t'i them në sy dhe publikisht, me fillonte puna dhe diskutimet u shtrua pyetja përgjigjen tënde fillon e hap repertorin më të në drejtim të kryesisë; "Kur do të vihet në zba- diskredituar dhe paçavure të akuzave ndaj tim dhe të respektohet pika 1 e rregullores së dikujt që se ke për qejf, repertor ky, të cilit i funksionimit të Parkut të Butrintit (rregullore ka dalë boja që pesë vitet e para të demokrakjo e sugjeruar nga UNESCO dhe aprovuar cisë. Përrallat me "komunistë" kriminelë, "spinga qeveria shqiptare).Kjo rregullore disipli- unë" të kolegëve etj, si këto janë përpjekje e non dhe formaton mënyrën e funksionimit të dëshpëruar jotja dhe njëkohësisht treguesi më NGA

K

RESHAT GEGA

Restaurime Qendra Historike Gjirokastër. Para dhe pas ndërhyrjeve. viti 2009

Projekti për restaurim dhe rijetëzim në Kalanë e Lezhës

i mirë i nivelit mjeran intelektual që ke. Për shkak të dalldisë që të ka kapur dhe hutimit fillon e i bën bisedat çorape dhe pështyn lart e poshtë, majtas e djathtas çfarë të dali përpara. Më bëre mua favoritin e Ministrisë dhe të instituteve. Ja ngop ministrave duke i bërë ata si palë me mua në "shkatërrimin" e monumenteve. Në mënyrë tinzare përdor emrin e Z. Pango si ish ministër duke e vënë në një kompani me mua (.. restaurimet e Z.Gega &

Pango..) me nëntekstin si abuzues e zhvatës. Ore, po sa pa skrupull je dhe sa pa dinjitet? Mjerë Trashëgimia Kulturore Shqiptare për sa kohë ndaj saj kërkojnë dhe ngulin këmbë të bëjnë protagonizëm tipa të kallëpit tënd. Ti në këtë mesele je plotësisht i krahasueshëm me ata që hiqen për mjek dhe bëjnë "shëronjësin" duke marrë në qafë shumë të gjorë të kandisur nga llafollogjia dhe sharlatanizmi që ju serviret. Mjerë ata njerëz që


E martë, 14 shkurt 2012

21

KULTURE KONTRIBUTE Kur unë fillova të realizoj punimet për restaurimin dhe rijetëzimin në Manastirin dhe Kishën e Shën Mërisë në Ardenicë, vitet 1983-1995 ti ke qenë në shkollën e mesme ushtarake. Kur unë përfundova kualifikimin në fushën e restaurimeve dhe trajtimin e monumenteve të arkitekturës në Firence të Italisë ti vije vërdallë nëpër Tiranë si Kadet bien në kurthe të tilla. Dihet mirë se si për- dia, me cilësinë e brumit të thartuar. Ti kërkon fundojnë. Mjerë gjithashtu Trashëgimia Kul- të bësh sofistin por e bën aq shëmtuar sa kush turore kur në të futesh ti. A nuk duhet ta lexon me vëmendje të merr për karagjoz. shprehim kështu dëshpërimin për atë vlerë Më duket se po e teproj duke u marrë me kulturore të mrekullueshme që t'i shkatër- ty kaq gjatë. Në fakt po ta marrësh hollë-hollë rove në Melan? Po dëmet dhe abuzimet, të nuk e kam merakun me ty por me fenomenin regjistruara në aktet e kontrollit të MTKRS që ti përfaqëson, sharlatanizmin në fushën e në vitin 2005 dhe të paraqitura në Prokurori Trashëgimisë Kulturore. Fenomen ky që ëshkundër teje kur drejtoje Parkun e Butrintit? të shndërruar në një rrezik serioz për fushën Nuk besoj se e ke harruar që kam qenë autor e restaurimit dhe trajtimit të monumenteve dhe drejtues teknik i punimeve të Muzeut të duke krijuar situatë absurde në opinionin pubButrintit, atëherë kur ti si drejtor Parku bëje lik me çorientime dhe dezinformime për shkelje të rënda e abuzime me procedimin e mënyrën se si analizohen problemet, idetë dhe këtyre punimeve, të cilat më pas u shndërru- vizionin për përmirësime apo edhe zgjidhjen an në njërin nga materialet e dosjes që vajti e gjërave etj. Në këtë atmosferë me debate e në Prokurori? Kam diskutime futen këllic bindjen se një nga artipa si puna jote të syet, përveç komplecilët, jo vetëm që kanë ksit që të kam vënë në defiçenca në kulturën dukje disa herë është përkatëse por dhe nuk edhe fakti se nuk praka bërë vaki deri më nova të bëhesha pjesë sot t'u ketë thënë e abuzimeve tua. ndokush puna e Megjithatë edhe mbarë. Të të pyes zoti atëherë si "komunist" "specialist" çfarë pune nuk e bëra detyrën për ke bërë deri më sot në të të spiunuar. Kjo qe fushën që po diskuton detyrë e shërbimit të me aq energji e paKishë pasbizantine në Kolkondas. kontrollit të MTKRS thos? Cilin objekt Restaurim, rivlerësim. 1998-99 të cilën ata e mbyllën monument apo sit me padi ndaj teje. arkeologjik ti e ke traPër të bërë diverjtuar në projekt apo resion dhe njëkohësisht alizim? Për ti bërë trullosje të opinionit bisht këtij arsyetimi ti publik ti sjell në tavshpesh në përgjigjen olinë biografinë e Z. tënde thua se nuk je Machiarella dhe këtë e arkitekt por në të servir si argument për njëjtën kohë nuk të thënë se unë ngopesh duke dhënë paskam shkatërruar e mend për këtë fushë do vazhdoj të shkatërdhe duke prerë me sëroj monumentet. Nuk patë të madhe gjërat, kam ndërmend të sikur të ishe superarpërsëris historinë e kitekti dhe restauraMuzeu Arkeollogjik Butrint.Viti 2005 bashkëpunimit me tori më i kualifikuar. zotërinë në fjalë, Sa në vështirësi na Prof.G.Machiarella pasi e shpjegova radhën ke venë të gjithë profesionistëve të fushës! Me e kaluar. Unë isha ai që e ftova për të bash- tendencën këmbëngulëse tënde për të "diskëpunuar në realizimin e ndërhyrjeve restau- kredituar "punët dhe kontributin tim në resruese për Kishën e Shën Kollit Mesopotam, taurimin dhe kurimin e vlerave monumentale, që në 2003, por për fat të keq, sikundër e ti nuk më "trëmb" vetëm mua por po i kall sqarova artikullin e kaluar, objektivat që ai datën edhe një pjesë të mirë të kolegëve, të donte të realizonte ishin të kundërta me cilët kujtojnë se kanë dhënë kontribute. Sa kërkesat urgjente që buronin nga gjendja para bënë, le të kemi punuar ne me vite dhe dhe qëndrueshmëria e monumentit. Me këtë në një numër të madh monumentesh, por sa dua të të them se respektin ndaj special- kohë nuk e njeh ti çdo gjë u ktheka në nul! istëve të huaj, ngado qofshin përherë e kam Kur unë fillova të realizoj punimet për respatur por duke mbajtur si konstante të pan- taurimin dhe rijetëzimin në Manastirin dhe dryshuar dobiprurjen për ruajtjen dhe Kishën e Shën Mërisë në Ardenicë, vitet 1983riaftësimin e monumenteve si dhe respek- 1995 ti ke qenë në shkollën e mesme ushtartin ndaj kapaciteteve intelektuale e profe- ake. Kur unë përfundova kualifikimin në fushsionale tonat. ën e restaurimeve dhe trajtimin e monumentPër mënyrën se si përdor emra profe- eve të arkitekturës në Firence të Italisë ti vije sorësh e specialistësh të huaj, në ndihmë të vërdallë nëpër Tiranë si Kadet. Kur realizoja sulmeve absurde bërë ndaj meje, si special- projektin dhe drejtova punimet për restaurimin ist jo I huaj por shqiptar, kuptohet qartë se e rijetëzimin e komleksit të Manastirit të Apolje në qorollepsje. Shumëkush kupton mirë onisë, vitet 1985-87 ti përsëri më duket ishe po pse ti ke hyrë në këtë lloj situate .E para, për aty. Po aty ti ngele edhe kur unë realizova shumë shkak të nivelit mediokër që ke, je I përf- punë të tjera si psh. restaurimi i Kapelës së Shën shirë nga një tjetër kompleks, ai i inferiori- Triadhës Ardenicë, Kisha e Shën Kozmait tetit duke menduar se kualitetet janë vetëm Kolkondas, Kompleksin turistik -kulturorë të tek të huajt. Për ty në këtë vend nuk ka patur "Real Skampis" në Kalanë e Elbasanit, Kisha në dhe s'ka kapacitete profesionale të afta në Balldren të Lezhës, Shën Kolli Kala Berat, Muzeu fushën e restaurimit dhe trajtimit të Arkeologjik Durrës, Muzeu Arkeologjik i ButrinTrashëgimisë Kulturore (përveç ndonjë të tit, Qendra historike Gjirokastër etj etj. huaji, pse jo edhe "studiuesit" Tare). Në fakt Të admiroj për kurajon dhe këmbëngulje ti i paafti për të parë realitetin. E dyta, në jen që ke për të mbajtur fort fasadën e një mllefet primitive që ke ndaj meje dhe kujtdo "studiuesi" të thekur. Je me të vërtet i jasqë punon në këtë fushë duke mos qenë në htëzakonshëm. Të kam "zili" veçanërisht gjendje të gjykosh për punët e bëra, sjell si për faktin se nuk të dridhet syri edhe pse argumente gjithë ca supozohet dhe ha- ke mbi kurriz bëmat që të kam përmendur mendësohet duke I shndërruar në të vërteta. në fillim, Mozaiku i Melanit. Mbledh tërë llafet që dëgjon kafeneve ku ri Z. Tare "studiuesi" mos harro nenet 33, kapardisur si mondan (snob province) dhe i 41,43,44,45 të Ligjit të Trashëgimisë Kulturpërpunon sipas takatit intelektual që ke duke ore. Nenet 138 dhe 160 të Kodit Penal. Arkitekt-Restaurator i servirur në funksion të interesit tënd në me-

Teatër

Në foto: Neritan Liçaj në shfaqjen “Letra Dashurie”

Një histori e pazakontë në "Letra dashurie" Shfaqja e sotme në Teatrin kombëtar të komedisë nuk duhet humbur

D

y vjet më parë, kjo shfaqje frymë zoi qindra shikues që e ndoqën plot kërshëri, shënoi edhe një kujtim të bukur dashuror, një mënyrë mbresëlënëse për të festuar Shën Valentinin. "Letra dashurie" rikthehet sërish. Sërish në Shën Valentin. Sonte artdashësit do të mund ta ndjekin sërish në Teatrin Kombëtar të Komedisë këtë shfaqje të regjisorit Kastriot Çipi me lojën e aktorëve Neritan Liçaj dhe Eni Jani. Pjesa fokusohet mbi dy personazhe, Melisa Gardner dhe Endrju Mejkpijs Lad III. Personazhet rrëfejnë përmes leximit të letrave që I dërgojnë njëri-tjetrit historinë e tyre të dashurisë në 50 vite, ata flasin për shpresat, ambiciet, ëndrrat dhe zhgënjimet, fitoret dhe dështimet që kanë pasur në jetët e tyre të ndara… Për këtë shfaqje dhe rikthimin e saj për Shën Valentin Kastriot çipi na tregon si më poshtë… Si mbërriti ky tekst i Albert Ramsdell Gurney në skenën shqiptare? Gurney është autor bashkëkohor amerikan. Këtë tekst e kemi punuar edhe para dy vjetësh me një çift tjetër aktorësh Neritan Liçajn, dhe Julja Iliriani, e cila në këtë rast po zvendësohet nga aktorja Eni Jani. Në këtë rast shfaqja po vihet në kuadër të Teatrit Kombëtar të Komedisë. Është autor jashtëzakonisht i njohur dhe i respektuar në Amerikë. Në shqipëri njihet nga këto dy tekste: "Letra dashurie" dhe "Kujdes kafshon" ose në titullin origjinal "Silvia." Gjetja është interesnate, ngjan më shumë si një lexim public se sa lojë aktoriale? Mund të quhet pa frikë "lexim publik". Në perëndim është një praktikë rutinë, sidomos për drama që nuk janë testuar ende në publik. Pra është një përvojë me të cilën publiku perëndimor është mjaft i njohur ndërsa në Shqipëri shënoi herën e parë. Eshtë historia e një marrdhënieje të një çifti që fillon dhe mbaron në korrenspodencë. Korrespodenca fillon kur janë në fillore, nxënës të një klase dhe mbaron me vdekjen e njërit nga personazhet. Pra letra të shkruara për 50 vjet rresht, historia e dashurisë së tyre dhe e jetëve paralele përgjatë 50 viteve.

Diçka për subjektin e saj? Endrju Mejkpijs Lad III dhe Melisa Gardner janë shokë fëmijërie, korrespondenca e të cilëve fillon me një pusullë falënderimi për një ftesë ditëlindjeje dhe kartolinat nga kampet verore. Lidhja romantike që kanë, i bën të vazhdojnë t'i shkruajnë letra njëri-tjetrit deri në vitet e kolegjit, kur Endi shkon në Yeil dhe diplomohet në drejtësi, ndërsa Melisa kalon sa në një "shkollë të mirë" në tjetrën. Në këtë kohë ndodh edhe takimi i tyre i vetëm si të dashur, i cili, për fat të keq nuk është i mbarë. Ndërsa Endi është në shërbimin ushtarak në marinë, në

Korrespodenca fillon kur janë në fillore, nxënës të një klase dhe mbaron me vdekjen e njërit nga personazhet. Azi dhe bashkëjeton me një japoneze, Melisa pranon të martohet me dikë tjetër. Endi kthehet nga ushtria, pa "nusen e tij japoneze" dhe fillon punën si avokat, por ndërkohë Melisa është e martuar dhe kështu edhe ai vendos të martohet me dikë tjetër. Por tërheqja e tyre ndaj njëri-tjetrit mbetet e fortë edhe pas kësaj dhe ata vazhdojnë t'i ruajnë lidhjet përmes korrespondencës. Endi bëhet avokat i suksesshëm, i futet politikës dhe zgjidhet senator. Ndërkohë martesa e Melisës shkatërrohet dhe ajo përpëlitet mes përpjekjeve për t'u bërë piktore, vesit të alkoolit, aventurave erotike dhe bëhet e huaj për fëmijët e saj. Më në fund, ajo dhe Endi përfshihen në një marrëdhënie të shkurtër dashurie, por është shumë vonë për të dy… Në vëniet e para rezultoi nëj shfaqje mjaft e ndjekur nga publiku shqiptar… Po për nesër cila do të jetë pritshmëria ? Pritshmëria do të jetë po njësoj… Salla pritet të jetë e mbushur plot dhe besoj se do jetë një dhuratë e bukur për Shën Valentin për publikun e Tiranës. ad. pe.


22

E martë, 14 shkurt 2012

SOCIALE INVALIDËT, 6 MIJË ABUZIME

ROMËT STREHOHEN NË KINOSTUDIO

Nga 4 mijë persona që kanë statusin e personit me aftësi të kufizuar dhe që u mundëson lehtësira ekonomike, përfitues janë pothuajse 10 mijë. Sipas Ministrisë së punës ata përfitojnë padrejtësisht rimbursimin e energjisë, shërbimit telefonik dhe të shërbimit të. Për të shmangur këto abuzime Ministria e Punës ka ndërmarrë ndryshimet ligjore që po shqyrtohen në komisionin parlamentar

Tetë familjet rome që qëndruan për 12 ditë me radhë te “Avokati i Popullit”, kanë gjetur strehë të përkohshme në Kinostudio. Ata janë transferuar në ambientet e vëna në dispozicion nga shoqata “Romani Baxt Albania”. Romët do të qëndrojnë në ambientet e reja për rreth një muaj, derisa të përfundojnë punimet në ambientin e paracaktuar nga Ministria e Punës që është një repart ushtarak në Sharrë.

?

Kyçet një dhomë në katin e pestë, noton e gjitha në ujë

Onkologjiku, shiu futet në dhomat e pacientëve

Çfarë ka ndodhur me spitalin Onkologjik?

Në spitalin onkologjik, dhomat e katit të katërt dhe të pestë që janë në anësore të tij, janë pushtuar nga lagështira. Ndërsa disa të tjera thuajse janë jashtë funksioni. Kështu në katin e 4 të këtij spitali, dhoma pikon e tëra, ndërsa e njëjta dhomë në katin e pestë është kyçur pasi ka dalë jashtë funksioni.

.

Nga lagëshira bie suvaja, rrezikon të sëmurën Lajmi Në katin e katërt të onkologjikut, në dhomën që mban numrin 5, gjithçka që bie jashtë këto ditë të acarta, futet brenda. Madje vetëm pak ditë më parë, për shkak të lagështirës së madhe, është shkëputur një copë suvaje, që për pak sa nuk i ka rënë në kokë, zonjës që e ka krevatin në atë cep.

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ë fakt kjo dhomë sh trimi është në gjend je të mjerueshme. Lagështira është aq e madhe dhe si pasojë edhe era e mykut, sa pacientët, pavarësisht motit të keq, e lënë dritaren shumicën e kohës hapur. Madje edhe në kohën kur në këtë spital nuk ka fare ngrohje. Në këtë kat janë të shtruar pacientët të cilët marrin kimioterapi dhe në këtë dhomë janë katër gra. Ndërsa e njëjta dhomë e katit të pestë, është kyçur pasi ka dalë jashtë funksioni. Dila, shkodrania 46vjeçare, nuk kursehet fare të denoncojë këtë situatë të rëndë ku i duhet të qëndrojë. “Po shyqyr që erdhët dhe do zoti e bëjnë ndonjë gjë këta. Kjo është e tmerrshme. I gjithë shiu na bie brenda”, na thotë ajo e acaruar, ndërsa poshtë n dysheme ka një leckë dhe një fshesë me të cilën largon ujin. “Nuk bëhet kështu, - vazhdon më tej ajo. – unë me këtë zonjën këtu, dhe tregon shoqen e saj të dhomës, e kemi ndryshuar tre herë vendin e krevatit, që të mos na kapë uji që pikon. Por është e pamundur. Madje dy ditë më parë, ra edhe një copë suvaje. Shyqyr që e kisha lëvizur krevatin se do më kishte rënë përsipër”, - na tregon më tej Dila,

PYETJE PERGJIGJE

Në këto dhoma a ka pacientë?

Në katin e pestë jo, por në katin e katërt po. Ata jo vetëm janë të detyruar të ndërrojnë herë pa here vendin e krevatit që të mos i kapë lagështira, por madje e kanë mbushur dhomën me lecka e fshesa për të hequr ujin.

Në Foto: Dhoma e katit të katërt të onkologjikut e cila pikon

A janë ankuar ato?

Në Foto: Pacientja duke treguar vendin ku ka rënë suvaja e dhomës

DENONCIMI

Pacientët: Këtu nuk as edhe një paracetamol

N

dërkohë që pacientët denoncojnë edhe mu ngesën e ilaçeve. “Po çfarë ilaçesh thua ti, - na përgjigjet Dila, - këtu nuk ka asgjë. Madje qëparë mezi arrita t’i marr një paracetamol asaj infermieres, se kisha dhimbje koke. Ia kam kërkuar tre herë dhe më në fund mezi e gjeti që të ma sillte. Kur nuk ka as paracetamol, lëri ilaçet e tjera. Edhe ndonjëherë kur ka, na japin vetëm një ilaç, kur unë kam nevojë për tre të tillë. Këtu vetëm leku ecën”, na tregon më tej Dila, si një paciente e cila ka katër vjet që e viziton dy herë në muaj, Onkologjikun.

pa pritur fare pyetjen tonë. Ndërsa na sqaron se dy ditë më parë, ka ardhur një komision nga spitali për të verifikuar kushtet, por nuk u ka dhënë asnjë shpresë. “Ne jemi ankuar disa herë për këtë gjë. Këtu nuk rrihet, - na thotë më tej ajo. – para nja dy ditësh erdhi një grup kontrolli, e panë si ishte situata, por na thanë se nuk kanë se çfarë të bëjnë pasi nuk kanë lekë. Po ne çfarë të bëjmë, të rrimë këtu? Kemi ardhur për t’u kuruar, por këtu sëmuresh më keq”, - thotë me tej Dila, e cila na sqaron se prej katër vitesh është pa-

ciente e rregullt e Onkologjikut. Sipas drejtorisë së Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, fajtorë për këtë situatë është mungesa e një tubi kullimi që duhej vendosur në anësore, por që nuk është bërë, kur Onkologjiku u rikonstruktua më 2006. Si pasojë, të gjitha ujërat e tarracës kullojnë lirisht nëpër mure, duke u futur edhe në dhoma, pasi nuk kanë tub shkarkimi. Po sipas drejtorisë së QSUT-së ata kanë bërë gati një projekt për të ndërhyrë shumë shpejt, gjë e cila do të zgjidhë përfundimisht edhe këtë situatë.

Pacientet thonë se janë ankuar disa herë për këtë problem, madje ka ardhur edhe një grup kontrolli për të parë situatën.

E çfarë u kanë thënë?

Ata u kanë thënë se duhet ndërhyrje, por që për momentin nuk kanë lekë për këtë gjë.

Përse ka kaq shumë lagështirë në këtë spital?

Kjo pasi, kur u bë rikonstruksioni në vitin 2006, nuk u vendosën tubat e shkarkimit. Si pasojë, sa herë që bie shi, i gjithë uji që mblidhet në tarracë, përhapet i lirë gjatë faqeve anësore, duke u futur nëpër dhomat e pacientëve.

Bashkia

Aksion për prishjen e kioskave

TIRANE

Bashkia e Tiranës ka nisur së fundmi një aksion për prishjen e disa kioskave të vogla që kishin mbetur cepave të kryeqytetit. Kështu, pak ditë më parë, është prishur një kioskë e vogël që ishte te pallati përballë me Partinë Demokratike, ku shiteshin libra të ndryshëm artistikë dhe shkollorë. Dhe pak ditë më pas, është prishur një tjetër konstruksion metalik që ishte në hyrje të rrugës që të çon te shkolla e mesme Ekonomike dhe që shiteshin këpucë. Por megjithëse janë prishur këto ndërtime, pamje që të ofrohet nuk është aspak më e mirë. Kioskat

vetëm sa janë shembur dhe janë lënë aty për tokë, duke u kthyer në një pirg të madh mbeturinash. Sipas ligjit të urban-

Lajmi Inspektoriati ndërtimor i Tiranës ka nisur aksionin për pastrimin e kryeqytetit nga kioskat që i gjen në çdo cep të saj. Aktualisht aksioni ka prekur kioskat që ishin në qendër të Tiranës, por pas prishjes së tyre, pamja nuk është aspak më e bukur, pasi vetëm sa janë prishur konstruksionet metalike, por mbeturinat janë lënë pirg.

istikës, mbeturinat duhet t’i largojnë ata që i shkaktojnë, pra pronarët që i përdornin për të zhvilluar aktivitetin privat,

por në të vërtetë kjo nuk ndodh. Nëse nuk ndërhyn vetë bashkia këto mbeturina të ish-biznese të Tiranës, do të vazhdojnë të jenë një dekor për kryeqytetin. Ndërkohë që aksioni ka përfshirë vetëm qendrën e Tiranës, pasi sa i përket zonëve, jo vetëm periferike, por edhe vetëm pak km larg qendrës, kioskat vazhdojnë të jenë në këmbë gjithandej. Sigurisht që ata janë biznese të regjistruara, që paguajnë taksat dhe tatimet, dhe që bashkisë aktuale i janë lënë trashëgim nga ish-kryebashkiaku Rama,por kjo nuk e zbeh detyrimin e bashkisë që këto sipërfaqe t’u rikthehen qytetarëve. Ashtu siç edhe pat premtuar vetë kreu aktual i bashkisë, Lulzim Basha.


E martë, 14 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur qeni i bie borisë

Ndalohet kasapi i... kasapëve

N

Kur fitoren e merr pa dashje humbësi

M

ë Toledo të Spanjës, një hutaq, parkoi makinën dhe ut fut në një lokal për të pirë një kafe. Por meqë në lokal ishte kategorikisht e ndaluar hyrja e qenve, i bëri një shenjë të qartë qenit të tij dhe e mbylli në makinë. Mirëpo në lokal kishte dhe biliardo, lojë të cilën e preferonte shumë dhe ai nuk i rezistoi dot tundimit për të luajtur një lojë. Por loja solli lojën dhe ai e harroi fare se kishte lënë qenin në makinë. Vetëm kur pas nja dy orësh, dëgjoi borinë e tij të binte pa pashim doli me vrap jashtë dhe pa një grumbull njerëzish që kishin rrethuar makinën e tij dhe mes tyre një polic. U afrua me shpejtësi dhe pa qenini cili, nga vapa e madhe brenda në kabinë nuk kishte duruar më, por kishte shtypur borinë duke dhënë alarmin. Kjo i kushtoi të zotit dy gjoba. Një për shkak të qenit, që i binte borisëj dhe një tjetër për faj të tij që e kishte keqtrajuar kafshën duke e lënë në makinë për më shumë se dy orë në pikë të diellit.

G

ë në fund, pas shumë përpjekjesh, policia berlin eze mundi të shtjerë në dorë autorin misterioz të shkatërrimit sistematik të dyqaneve të kryeqytetit gjerman. Ajo që policia vendëse nuk arrinte të shpjegonte, kishte të bënte me faktin se në shënjestrën e keqbërësit, çuditërisht ishin vetëm dyqanet e kasapaëve dhe ato që në përgjithësi tregtonin prodhime mishi, përfshirë këtu edhe sallameritë. Vetëm kur u kap autori, një mesoburrë që e pranoi menjëherë se ishte ai që shkatërronte dyqanet, u mësua edhe shkaku se përse e kishte me vetëm me dyqanet e mishit. Ai deklaroi, madje pa e fshehur fare krenarinë, se netët më të bukura të tij ishin ato kur shkatërronte vetrinat e kasapëve berlinezë. Arsyeja? Thjesht ishte vegjetarian i thekur.

jatë një ndeshjeje boksi të zhvilluar në Miami, ar bitri i takimit, kur vuri re se boskieri Rocky Scarfone kishte buzën të çarë dhe të gjakosur, ndërsa hunda dukej qartë si i ishte bërë copë, i kërkoi mjekut që të kontrollonte gjendjen e tij. Mjeku si duket ishte një hutaq i klasit të parë sepse, gabimisht, në vend që të shkonte e të kontrollonte Scarfone-n, siç i kërkoi arbitri, u drejtua nga kundërshtari i tij dhe pasi i pa gojën, konstatoi se kishte dy dhëmbë të thyer dhe se për mendimin e tij nuk mund të vazhdonte më takimin. Juria pa e zgjatur fare, mori për bazë sugjerimin e mjekut dhe ia dha fitoren Scarfones, me knock out teknik, që në fakt ishte katandisur shumë më keq se kundërshtari, protestat e të cilit nuk u morën parasysh.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

19

20

27

28 33

21

22

29

11

12

23

30

44

49

50

67

68

75

81

76 83

88

1. Një shpend oqeanesh. 8. Ajo e huaj mësohet. 13. Eshtë agrare me tokën. 19. Studion organizmat e gjalla. 22. Ekstreme në litar. 23. David që qe aktor. 25. Medet pa kufij. 26. Qorre pa qe. 27. Mund të jetë parabolike. 28. Janë kundërshtarë të idealistëve. 32. I kanë rrënjët në tokë. 33. Ai i Kuq u hap për hebrejtë. 34. Janë qeniet si Meduza dhe Minotauri. 35. Qe mbreti i fundit i Trojës. 37. Një numër femrash. 38. Gustave që qe piktor. 39. Këshu është popullsia e përzjerë. 41. Eshtë këndi në skuarër. 43. Gjysmë ironik. 44. Merren me ushqime. 45. Duhen mjekuar. 47. Mund të jenë kokosi. 49. Me të bëjnë letër. 50. Fund janari. 51. Nuk mungojnë në xhami. 54. Fillojën daljen. 55. Mund të sjellin shi. 56. Institucione Doganore Rumune. 57. Eshtë dembelja. 58. Tregon marrëdhënie. 61. Mbledh baskët separatistë.

61

62

71

72 78

84

91

9. Eshtë e vetmja. 10. Një racion. 11. Agjenci Vendore Turistike. 12. Thuret një me makinacion. 13. Mund të jenë ushtarake. 14. Një enjtje. VERTIKAL 15. Eshtë kalama. 1. Tabak pa ekstreme. 16. Qyteti i Erasmit. 2. Ishte Gjermania e Honecker-it. 17. Mister në ekstreme. 3. Eshtë kampionati më i madh. 18. Një mund të jetë piktori. 4. Janë veglat. 20. Janë në sqetull të sakatit. 5. Luca bomber Italian. 21. Një lojë baskësh. 6. Droga kur nuk do. 22. Nuk duhet shkelur një i tillë. 7. Qendër në tour. 24. Ente Ekonomike Përmet. 8. Janë alpet e malit të Bardhë. 28. Gënjen për t'u bërë i famshëm.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM K E N D E Z I A R P

I

I

E L

P A K

M L L

I D E T E T A

E

I

A R

M A R T

C I

R S

I

S

I O N

I N E R

L M L L

I

M E R

I

A N

S T E F A M A T T H A U

S

I

E

I

A P

M A R

I

D

H E L

T

M A T E R

I

W E E K E N D

I R O N S

I

T E R E

N E R E U

F R A N K I

E

I

A R T E M I O

E R

A

A

A T A L A

S T R O F A T

R R E M U J A

T

I N A R E N A L

E N A K G

A N O R M A L E

L A R A

M A C E T

T E N D E R

S T E T

T E Z A

I

I R E N A T

P U N E T

I N A

S T O T E L

T A T E T

T B A H I D

T A A I

D R A I

I M P R E S

A N L

M H Z

Peshorja

Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket so po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe... tolerancë.

Akrepi

Ndoshta momenti në të cilën ndodheni nuk ëeshtë nga më të mirët, por kur duken aqrtë shenja përmirësimi kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

Shigjetari

Ka momente në të cilt disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Merkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

Bricjapi

Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt ajën vogëlsira.

Ujori

Ndoshta është momenti të kërkoni atë që pretyendoni prej kohësh, pasi Afërdita dhe Jupiteri sot jo vetëm qën ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Një dashuri e re në horizont?

T

Peshqit

Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët mund t'ju duket një ndërrmarrje e vështirë, është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës.

A

E N T P E N E L E D E

I R R E M E

64

73 80 87 92

88. I zgjedhin traimerët. 89. Një i fundit mbi të gjithë. 90. I ka tek thana. 91. Komiku me Giovanni e Giacomo. 92. Tre asa

63. Igli te Lazio. 65. Fillojnë temën. 67. Janë në qendër. 68. I bëjnë tekanjozët. 70. Kështu është gjendja kritike e të sëmurit. 72. Janë të larta ato të senatorëve. 74. Bisha aktore. 76. Janë legjenda. 77. Janë përplasje… me steka. 79. Të parat në olimpiadë. 80. Fillojnë titrat. 81. U shkrua nga Sartre. 83. Janë lloje njerëzish. 85. Një… gjermane. 86. Si legjendar.

63

86

90

Virgjëresha

Eshtë Saturni ai që e ka bërë më komplekse situanë yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Eshtë një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t'ia dalë mbanë.

48

79

85

89

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të ditës së sotme mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

18

56

77

82

HORIZONTAL

47

70

Gaforrja

Edhe pse përpiqen t'ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund tju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

42

55 60

Binjakët

Sot duhet të mundoheni të ruani qetëssinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stressue-s për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju "jep një dorë" në raportet ndërpersonale".

37

46

54 59

69

17

Demi

Me Merkurin në mbështetje tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t'ju zhgënjejë.

26

41

45 53

58

16

36

40

52

15

32 35

51

14

25

31

57 66

13

24

39

43

74

10

34

38

65

9

Dashi

Parashikohet një ditë mirë me Marsin ju sjell emergji të reja dhe me Hënën që ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale të realizuar synime të tjera.

E A T

A N D R E

29. Janë piemontezë të kryeqendrës. 30. Federer tenist. 31. Sastri aktore. 34. Gibson aktor. 36. Lindin në kokë. 38. Eshtë amatori. 39. Film i Milos Forman. 40. Fillojnë ilustrimet. 42. Shkruhet shirt TNT. 44. Nuk e ul kokën. 45. Janë principe. 46…. Dream në një film të Kusturica-s. 48. Merret duke ikur. 52. Inicialet e Rohmer. 53. Janë enë. 54. D'Istria alias Elena Gjika. 57. Janë kundërshtarë në gjyq. 59. Një pjesë e perëndimit. 60. Udhëtoi për dhjetë talente. 62. Inicialet Delon. 64. Eshtë filozofi e moralit. 66. Thirrej Ankiziadi. 69. Si moral. 71. Një pjesë e elementeve. 73. Njeriu…apiens. 75. Institut Veterinarie Komëbëtar. 76. Tre në Maastricht. 77. Pak kategorike. 78. Një pjesë e tolerancës. 82. Diku në qendër. 84. Fillojnë pastaj. 87. Mbyllin porta.


24

E martë, 14 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA • Rusi, 215 viktima nga i ftohti

Ministria e shëndetësisë e Rusisë tha dje se 215 njerëz kanë vdekur nga moti ekstremisht i ftohtë, i cili e ka përfshirë gjithë Evropën Lindore, ndërsa më se 5500 vetë kanë pësuar nga temperaturat e ulëta. Mot i ftohtë është veçanërisht në rajonet Dagestan, Krasnodar dhe Vollgograd. Temperatura më e ulët, në 24 orët e kaluara në Rusi, ishte në Sakha, në veri të Rusisë, që arriti në -52 shkallë Celsius. Në Moskë mbrëmë temperatura ishte -28 shkallë Celsius.

• Erdogan del nga spitali pas operacionit

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka dalë dje nga spitali pas një operacioni që ka kryer. Zyra e Erdoganit tha se 57 vjeçari u largua nga spitali në Stamboll pas operacionit të suksesshëm 30 minutësh. Erdogan pritet të pushojë disa ditë në rezidencën e tij në Stamboll para se t’i kthehet detyrës zyrtare. Erdogan ka pasur një operacion edhe në muajin nëntor. Ai është lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që ka rrënjë islamike dhe është në qeveri që nga vitit 2002.

Liga arabe, OKB: Ndërhyni në Siri

Bota arabe thyhet duke i kërkuar Kombeve të bashkuara që të dërgojnë paqeruajtës në Siri për të ndalur masakrën 11 mujore. Ministrat e ligës arabe u takuan në Kajro dhe i kanë dhënë mbështetje opozitës që kërkon rrëzimin nga pushteti të presidentit Bashar al Assad. Ministrat po ashtu hoqën dorë nga misioni monitorues i Ligës Arabe. Siria e ka quajtur veprimin e Ligës Arabe “akt armiqësor që ka në shënjestër sigurinë dhe stabilitetin e Sirisë.”

UDHËTONI ME “ADRIATICA Traghetti”

Izraeli ka rritur shkallën e sigurisë në të gjitha ambasadat e tij dhe konsullatat rreth botës, nisur nga nbjë sulm i mirëkordinuar kundër personelit të ambasadës në Gjeorgji dhe Indi. Sulmet ndodhën ditën kur ishte përvjetori i katërt i vrasjes së komandatit ushtarak të Hezbollahëve, Imad Mughniyeh i cili u vra në një sulm me bombë në Damask në vitin 2008. Hezbollahët janë përpjekjur disa herë gjatë këtyre viteve që të hakmerren ndaj Izraelit, i cili mban edhe përgjegjësinë për vrasjen.

Aeroporti Schiphol në Amsterdam kaloi dje disa orë tmerri për shkak të një kërcënimi për bombë. Disa Àuturime u shtynë për më vonë ndërkohë që njerëzit janë nxjerrë në mënyrë të menjëhershme jashtë ndërtesës, duke zbrazur dy terminale, thanë zyrtarët. Sipas policisë një burrë nga tualeti i aeroportit ka dhënë alarmin për bombë. Ai u mbajt në mbikqyrje pasi foli me negociatorët e policisë, dhe më pas doli në dritë se ai nuk kishte eksploziv. Por në aeroportin më të populluar të Evropës, pati për një kohë të gjatë një situatë paniku.

bord

KUALITET KOMODITET SIGURI

• Izraeli rrit sigurinë në ambasada

• Amsterdam, aeroporti kërcënohet me bombë

në Casinò

Kruje

Durres Tirane

Bari

Albania Berat Vlore

Cdo dite, gjithe vitin nga Bari per ne Durres dhe anasjelltas Kuzhina me e mire ne linjen Bari Durres • Restorant per 400 persona te ulur rehatshem dhe komoditet • E vetmja anije me kabina me krevat dopjo dhe suita per VIP Salle “casino” ne bord Sherbim BAR me muzike • Ne bord flitet gjuha shqipe • Salle VIP www.adriaticatraghetti.com

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.