shqiptarja.com

Page 1

Faqe 4

Brukseli detyron partitë për reformën zgjedhore

Faqe 5

Gjinushi: Jo koalicion me LSI ndërkombëtarët të kujdesshëm Faqe 8

Mjekët e ardhshëm protestë për stazhin: S’duam ligjin e ri

Faqe 10

Video përgjimi Meta-Prifti gjykata rrëzon rregjistrimin

Një kafe me...

NGA ANILA BASHA

Poezia e Kolit dhe Berisha Faqe 7

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

NR. 10 E martë, 15-11-2011

Lekë 20

Zbardhen detaje të raportit paraqitur te ERE. CEZ bleu OSSH për 102 milionë euro

CEZ- qeverisë:Duam 183 mln euro, çdo familje 300 euro Kompania çeke i llogarit me mosarkëtimet. Shqiptarja.com zbardh urdhërin e drejtorit të CEZ ku kërkohet hapja e kontratave provizore brenda një dite për konsumatorët, duke përfshirë dhe gjobat NGA AFRIM KRASNIQI Editorial Lajmi

Konsensusi që nuk mjafton

Rritet borxhi i keq i kompanisë CEZ shpërndarja, e cila ka kërkuar që Enti Rregullator ERE, t’i njohë një dëm ekonomik prej 183 milionë euro. Nëse kërkesa do të pranohet kjo shumë do të bjerë në kurrizin e konsumatorëve shqiptarë

Në foto:

27/06/2010Faksimile e urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të CEZ që ndalon përdorimin e kontratave të përkohshme

TIRANE

GENC KONDI

N

ë vitin 2009, kompania çeke CEZ bleu paketën kontrolluese të Operatorit shqiptar të Sistemit të Shpërndarjes për 102 milionë euro. Sivjet, ajo kërkon nga shqiptarët 183 milionë euro. Sipas studimit të paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kjo është shifra, me të cilën e kanë vlerësuar sasinë totale të borxhit të keq ekspertët e “Deloitte & Touch”, të pajtuar nga drejtuesit e CEZ Shpërndarjes. Studimin në fjalë, ERE e ka pranuar, por me një koe¿cient zbutës. Me pak fjalë, ndoshta jo në këto përmasa, por institucionet e shtetit shqiptar tashmë kanë thënë OK për pretendimet e investitorit të huaj. Në rast se llogaritim një familje mesatare shqiptare me pesë anëtarë dhe, më tej, marrim numrin e rezidentëve shqiptarë në vendin e tyre me llogaritjen e

Kritika

Faqe 15

Kuraja e Helena Kadaresë NGA

MIRANDA HAXHIA

fundit, që ka bërë INSTAT-i, para se të dalin shifrat e reja të censusit, në 3.1 milionë banorë, del se, afërsisht, çdo familje shqiptare duhet t’i detyrohet CEZ-it, 300 euro, në bazë të kësaj kërkese. Dhe kjo, vetëm nga momenti kur Sistemi i

VEPRA E MINISTRIT

Shpërndarjes është privatizuar, pasi borxhet e mëparshme, si kur shpëndarjen e mbulonte Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ashtu edhe ato, që i takojnë OSSH-së me pronar shtetin, i ka amnistuar shteti shqiptar... Vijon në faqen 2

TEK BULEVARDI

Flasin njerëzit e artit: S’e dinim që shkruante

Artan Shkreli: Skandaloze, ata nuk dinë ç’bëjnë

Poezia erotike e Olldashit Studiuesit: Qershia mbi tortë

Basha “shkul” ndriçuesit e ‘Kthimit në Identitet’ të Ramës

ADMIRINA PEÇI

P

as publikimit në Shqiptarja.com të poezisë pa titull të ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, filluan edhe reagimet e para të studiuesve, poetëve apo botuesve. Disa prej tyre nuk e dinin që Oll-

dashi shkruante poezi, ndërsa për të tjerë, Olldashi krahasohet edhe me vetë Lasgushin. Gjithsesi, poezitë e Olldashit botuar në revistën Mehr Licht kanë hapur debat në komunitetin e artistëve, dhe shumë më tepër tek forumet Në faqe 6 e ndryshme në web...

ESMERALDA KETA

D

itët e fundit, të gjithë ndriçuesit që ndodheshin në zonën e quajtur blloku i ministrive, po zëvendësohen nga ndriçues të rinj. Arkitektët japin alarmin se kjo është një tjetër masakër që po i bëhet arkitekturës së

Tiranës, pasi ndriçuesit ekzistues, të vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit “Kthim në identitet” respektonin arkitekturën e viteve 1930. Ndërsa ndriçuesit e rinj, janë të zakonshëm dhe nuk kanë asnjë domethënie të veçantë për zonën Në faqe 8 ku po vendosen...

D

y partitë kryesore politike më në fund kanë dëgjuar zërin e arsyes dhe ranë dakord për nisjën e dialogut politik. Një komision bipartiak do të trajtojë reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe atë të ligjeve të cilësuara. Nuk ka dilemë se vendimi është pozitiv, por gjithësesi nuk ka vend për shampanjë. Sepse palët janë një vit me vonëse, sepse në tetor 2011 Shqipëria u penalizua nga BE kryesisht për Konsensusit shkak të mungesës të ri i mungon së dialogut dhe diçka këtyre reformave thelbësore: dhe sepse ky është komisioni i 24-ët besimi bipartizan në 20 publik dhe vjet, nga të cilët transparenca. vetëm 2-3 kanë Kuotat e p a s u r v e r t e t ë klasës politike sukses afatgjatë. janë minimale, Konsensusi zhgënjimi i ri bazohet në vullnetin politik publik është midis dy palëve maksimal politike, PD e PS. Këtu qëndron forca dhe dobësia e tij. Tradicionalisht vendimet konsensuale kanë qënë lëshime reciproke midis palëve, shpeshherë në kurriz të palëve të tjera, përfshirë edhe institucioneve kushtetuese dhe Kushtetutës. Konsensusi i ri tenton të imponohet si zgjidhje ideale, edhe pse në thelbin e tij u projektua të jetë gjysmake. Tri reformat e premtuara janë tri çështje me interes primar midis PD-PS, por jo domosdoshmërisht tri prioritetet e shoqërisë shqiptare. Në 20 vjet kemi pasur 13 reforma zgjedhore, e përsëri vota vidhet, tregtohet e kontestohet. Miratimi i ndryshimeve në Kodin Rrugor apo Gjykata Administrative janë nevojë dhe duhen bërë, por në axhendën e re politike nuk... Vijon në faqen 4


2

E martë, 15 nëntor 2011

EKONOMI

Buxheti 2012 OK në parim nga komisioni i Ligjeve

K

omisioni i Ligjeve miratoi në parim dje, vetëm me votat e maxhorancës projektbuxhetin për vitin 2012. Diskutimi është shoqëruar me debate mes deputetëve të maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe shpërndarjes së tij, ndërsa e ka konsideruar si një buxhet që nuk merr parasysh krizën

dhe nuk ndalet në uljen e borxhit publik. Deputeti socialist Bashkim Fino akuzoi qeverinë për një mbështetje të vogël të pushtetit vendor. Sipas tij, të ardhurat për pushtetin vendor në buxhet janë më të ulëta se një vit më parë. Kurse Pandeli Majko vënë theksin në nivelin e lartë të borxhit publik. Mimi Kodheli ka deklaruar se debati për buxhetin duhet bërë në nivel politik

fillimisht e më pas në nivel teknik. Ajo e ka quajtur draftin "të dështuar". Drejtoresha e Përgjithshme e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, duke njohur anëtarët e komisionit me projektligjin, tha se p/buxheti synon ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, inflacionin në nivelet rreth 3 %, një borxh publik brenda kufirit prej 60% si dhe rritje ekonomike 4.3%.

Kompania çeke e bleu OSSH-në për 102 milionë euro

CEZ Shpërndarje kërkon nga shqiptarët 183 milionë euro Faturat e pa mbledhura kalojnë vlerën e privatizimit. Çdo qytetar rrezikon 300 euro

TIRANE

GENC KONDI

Fitimet

vijon nga faqja 1 Sipas vlerësuesve të CEZit, gjatë periudhës së viteve 2008-2010, ka patur një normë të lartë mosarkëtimesh, e cila retulton gjithnjë në rritje. Sipas studimit, nivelet aktuale të borxhit të keq janë 18.39 për qind gjatë vitit 2008, 20.71 për qind në vitin 2009 dhe rriten në 23.27 për qind në vitin 2010. Kjo llogaritet si përqindje mbi të ardhurat e kompanisë. Raporti, vëren ERE, nuk përmban asnjë analizë lidhur me atë se si ka ndodhur përkeqësimi i llogarive të arkëtueshme, i cili paraqitet si borxh i keq. Në shifra nominale, sipas këtij vlerësimi, për vitin 2008 borxhi i keq detyrime që, për tre vjet rresht nuk arrijnë të arkëtohen për arsye të ndryshme është 6 miliardë lekë të reja, kalon në 8 miliardë një vit më pas, me një "bum" të vërtetë, prej 12 miliardë lekësh vitin e kaluar. Në total, shifra, duke përfshirë borxhet e bartura në këto vite, është 26 miliardë lekë. Kjo shifër ështa fare pak më e vogël se sa fondet që ka parashikuar të shpenzojë shteti shqiptar për investime me financime të brendshme. Me fjalë të tjera, e barabartë me 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që mendohet të realizohet vitin e ardhshëm. ERE më 30 shtator të këtij viti e ka miratuar në parim studimin e CEZ-it, por duke bërë disa korrigjime. Sipas saj, shifrat e borxhit të keq, të shprehura në përqindje të të ardhurave të kompanisë çeke janë përkatë-

Xhiroja e CEZ Shpërndarjes vitin e kaluar - u rendit e para kompani në Shqipëri përsa i përket volumit të xhiros gjatë 2010-ës - ishte afro 283 milionë euro dhe fitimi i saj llogaritet diku tek 10-përqindëshi i kësaj shume

sisht 14%, 14% dhe 13 për qind. Pra, duke e ulur 10 për qind shifrën e vitit të fundit, gjë, për të cilën, mendojmë se do të ketë patur argument, derisa ka dalë kundër një vlerësimi të të mimrënjohurve ndërkombëtarisht "De-

loitte & Touch". Megjithatë, edhe një shifër e tillë është jashtëzakonisht e madhe. Xhiroja e CEZ Shpërndarjes vitin e kaluar - u rendit e para kompani në Shqipëri përsa i përket volumit të xhiros gjatë 2010-

ës - ishte afro 283 milionë euro dhe norma e fitimit të saj llogaritet diku tek 10-përqindëshi, nivel që drejtuesit e kompanisë përpiqen ta korrigjojnë pikërisht me humbjet nga borxhi i keq. Ky borxh, sipas kompanisë, është sa fitimi i gjashtë-shtatë viteve, megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të largohet nga vendi. Sipas ligjit, masa e borxhit të parikuperueshëm shërben si justifikim për rritjen tarifore dhe do ta paguajnë të gjithë konsumatorët. Për këtë ERE duhet të vendosë deri më 10 dhjetor.

Prodhimi

TARIFAT

Të gjithë subjektet çmime më të larta më 2012

P

ër vitin e ardhshëm, të gjitha kërkesat për rish ikim të tarifave të energjisë elektrike janë parashikuar në rritje. Kështu, CEZ Shpërndarje i ka kërkuar Entit Rregullator miratimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për vitin 2012 mesatarisht me 4.5 për qind. Të njëjtën kuotë kanë kërkuar dhe KESH-i dhe OST. Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 lekë për kilovatorë deri në kuotën e 300 kilovatorëve në muaj dhe 13.5 lekë për kilovatorë mbi këtë konsum. Tarifa e KESH-it është 0.63 lekë për kilovatorë dhe ajo e Operatorit të Sistemit të Transmetimit është aktualisht në nivelin e 0.6 lekëve për një kilovatorë.

KESH, një vit tjetër i vështirë

K

TIRANE

orporata Elektrike Shqiptare do të shpenzojë 55 milionë euro këtë vit, vetëm për të siguruar energji nga importi. Burime nga KESH-i bëjnë të ditur se situate e vitit 2010 nuk është përsëritur më dhe i2011-a është paraqitur me nëj thatësirë të tejzgjatur. Ndërkohë, TEC-i i Vlorës, që u ndërtuar pikërisht për të zbutur vartësinë e prodhimit të energjisë elektrike nga rreshjet, ende nuk ka filluar nga prodhimi, megjithëse janë kryer të gjitha procedurat e provave. Sipas disa ekspertëve të sektorit, kostoja e prodhimit të këtij termocentrali do të ishte ëm e lartë se e blerjes së energjisë ak-

tualisht në import, ndërkohë që mund të bëhej rentabël vetëm në rast se gazsjellësi Transadriatik do të kalonte nëpër Shqipër, që nuk parashikohet të bëhet efektive, të paktën e dhe për disa vjet. Nga ana tjetër, HEC-et e vegjël, që parashikonin të sillnin prodhim shtesë energjie, po hyjnë në një rrugë pa krye,

Lajmi KESH-i ka kërkuar nga kompania private e shpërndarjes së energjisë elektrike një borxh, i cili është gati i barabartë me nevojat e parashikuara të importit të sivjetshëm

me vetëm 10 minihidrocentrale, që kanë lidhur deri tani kontrtatë me KESH-in. Dje, komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar draftin i cili parashikon që faturat e energjisë, jo vetëm të CEZit, por edhe ato të KESH-it dhe OSTsë, të jenë tituj ekzekutivë. Në këtë mënyrë, palët mund t'i drejtohen gjykatës për detyrimet e papaguara. Në këtë seancë, drejtuesit e Korporatës Elektroenergjetike, të ndodhur në kushtet e burimeve të kufizuara financiare në prag të dimrit, me konsum maksimal, kanë deklaruar se CEZ Shpërndarja i ka Korporatës një borxh prej 7 miliardë lekësh, ose 50 milionë euro, gati aq sa i duhen KESH-it për të importuar energji nga jashtë vendit.


E martë, 15 nëntor 2011

3

EKONOMI TATIMET

SIGURIMET

Tetë tatimpagues të kallëzuar për tregtim të mallrave pa pullë fiskale, 578 paketa cigare dhe 91 qese duhan të hapur, të konfiskuara për mungesë të pullës, 3.552 paketa cigare të konfiskuara pa faturë tatimore, 4 gjoba me vlerë 1.165.000 lekë, janë rezultatet e një operacioni kontrolli mbi subjektet e tregtimit të mallrave me akcizë, zhvilluar nga strukturat tatimore në qytetin e Tiranës.

Anëtarësimi i Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër nuk pritet të ndodhë as gjatë këtij viti. Byroja Kosovare e Sigurimit është duke bërë përpjekje të vazhdueshme për anëtarësim, por ende pa sukses. Në fillim të këtij muaji një delegacion i kësaj Byroje ka qëndruar në Bruksel dhe së shpejti do të kenë një takim në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara.

Sipas ERE-s, kontrata s'ka afat në kohë Lajmi Edhe nëse ligji nuk e parashikon drejtuesit e CEZ, aplikojnë kohët e fundit formulën e kontratës së përkohëshme me konsumatorët, por duke rritur edhe borxhin e keq

TIRANE

GENC KONDI

K

ontrata e furnizimit me energji elektrike përcaktohet nga ERE si "një kontratë me afat të pacaktuar". Në Vendimin për këtë çështje nuk parashikohet - si psh në rastin e kontratave të punësimit që të aplikohen kontrata me afat. Por, koncepti i kontratave të përkohshme duket se është shpikur nga pronarët e rinj të CEZ duke sjellë si pasojë rritjen e borxhit të keq.

Zhduken dhe rishfaqen kontratat e përkohshme Drejtori i përgjithshëm i ndalon dhe pastaj i lejon

KONTRATA

Shifrat e buxhetit

10-mujori, të ardhura më të ulëta se inflacioni

TIRANE

S

ipas shifrave të realizim it të buxhetit të shtetit për periudhën janar-tetor të këtij viti, të ardhurat në arkën e shtetit rezulton se janë rritur në një masë minimale, +1.4 për qind. Po me këtë ritëm, +1.7 për qind është rritur sasia e parave, të vjela nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Me një inflacion prej më shumë se tre përqindësh, rritja ekonomike në këtë periudhë duket se ka qenë me shenjë negative, po të marrësh për bazë këto dy parametra themelorë të një buxheti. Tatimi mbi të ardhurat personale ka kaluar nga 22.2 miliardë lekë në periudhën dhjetëmujore të vitit 2010, në 22.7 miliardë këtë vit, ndërsa të ardhurat nga akciza kanë kaluar nga 31.9 miliardë në 32.6 miliardë lekë. Po kështu, të ardhurat e sektorit financiar të pushtetit vendor kanë shënuar rritje minimale, nga 9.9 miliardë, në 10.1 miliardë lekë. Nga ana

tjetër, shpenzimet në total kanë vazhduar të rriten, duke kaluar nga 287.3 miliardë, në 298.6 miliardë lekë, me një rritje në masën afro katër për qind. Në këtë kuadër, pavarësisht nga tentavita për ulje të shpenzimeve operative, pagat e sektorit buxhetor janë rritur, nga 46 miliardë lekë, në 47.6 miliardë, ndërkohë që investimet kanë një rritje shumë të vogël: nga 51.2 miliardë, në 51.9 miliardë lekë. Për ish-pronarët rezulton të jetë paguar një shumë më e vogël se vjet, 1.5 miliardë, nga 1.75 miliardë, ndërkohë që për ish-të persekutuarit janë dëhënë afro trei herë më shumë se më 2010, 1.4 miliardë, nga 400 milionë më 2011. Deficiti është 33 për qind më i lartë.

Sipas Vendimit nr.41 datë 31 gusht 2005 "Për miratimin e kontratës së furnizimit me energji elektrike për klientin e kategorisë jofamiljare", pika 3.1, "Kontrata e furnizimit me energji elektrike hyn në fuqi me nënshkrimin e saj nga palët. Furnizuesi duhet ta nënshkruajë kontratën brenda një muaji nga marrja e kërkesës së klientit për furnizimin me energji elektrike". Më tej, pika 3.2 "Kohëzgjatja e kontratës" përcakton se "Kjo kontratë është me afat të pacaktuar në kuptim të dispozitave të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë". Më poshtë, parashikohet heqja dorë nga kontrata vetëm në rastin kur dëshiron një gjë të tillë klienti: "Titullari i kontratës së furnizimit me energji elektrike (klienti) është përgjegjës për konsumin e energjisë elektrike deri në momentin e heqjes dorë nga kontrata. Nëse klienti kërkon të përfundojë kontratën e furnizimit me energji elektrike, ai duhet të njoftojë me shkrim furnizuesin 10 ditë kalendarike përpara heqjes dorë nga kontrata dhe të shlyejë të gjithë detyrimet ndaj furnizuesit". Rastin e ndërprerjes së marrëdhënieve kontraktore nga pala e kompanisë furnizuese e parashikon pika 6.3.2, sipas të cilës "Nëse klienti nuk e paguan detyrimin që ka ndaj furnizuesit brenda 3 muajve nga data e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike, atëherë furnizuesi ka të drejtë ta zgjidhë në mënyrë të njëanshme kontratën e furnizimit me

27/06/2010 27/06/2010- Faksimile e urdhërit të drejtorit të përgjithshëm të CEZ që ndalon përdorimin e kontratave të përkohshme

30/07/2010- Faksimile e urdhërit të dytë të drejtorit Nemeçek, që lejon një ditë kohë për hapjen sërish të kontratave të përkohshme për qytetarë e subjekte pa kontratë që konsumojnë energji energji elektrike".

DREJTORI

Në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur problemet e mosarkëtimeve dhe dëmeve të mirë-

fillta ekonomike, që parashikojnë ndërhyrjen në rrjet (vjedhjen) për të përvetësuar energji elektrike nga rrjeti i CEZit, drejtori i përgjithshëm Mar-

tin Nemeçek ka nxjerrë dy urdhëra të njëpasnjëshëm. Sipas urdhërit të parë, nr.9, të 27 qershorit të vitit 2010, kreu i CEZ-it urdhëron të ndërpriten menjëherë hapjet e kontratave provizore, si për abonentët familjarë, ashtu edhe për ata jofamiljarë. Pra, del se kompania ka përdorur praktikën e "kontratave të përkohshme". Kjo praktikë është përdorur për ata klientë, të cilët kishin kryer vetë lidhje në rrjet dhe CEZ-i i faturonte, edhe pa patur kontratë të rregullt, që bie ndesh me rregullat e ERE-s. Kontratat atipike mund të lenë shteg për abuzime, duke filluar nga mosraportimi i arkëtimit, pasi janë jashtë kushteve të një kontrate të rregullt. Po i njejti drejtues i kompanisë, më 30 korrik të 2010-s nxjerr një urdhër të dytë, që anulon të parin, sipas të cilit lejohet hapja e kontratave provizore, por vetëm për kategorinë e klientëve, të cilët kanë shkaktuar një dëm ekonomik, pra kanë vjedhur energji nga rrjeti. Kjo, sikurse theksohet në dokument, për arsye se gjatë muajit maj dhe qershor të atij viti janë konstatuar lista me faturim dëmi ekonomik për abonentë pa kontrata. Leja për hapjen e kontratave provizore ishte vetëm për 24 orë, pra procesi i pajisjes së këtyre subjekteve me kontrata provizore duhej të mbaronte më 31 korrik 2010. Ndërkohë, nuk parashikohet zgjatja e afatit të këtyre kontratave. Rezulton se procesi vazhdon. Sipas burimeve nga CEZ, nga shkurti deri në gusht të këtij viti, psh, janë nxjerrë 6.833 kontrata të tilla, për subjekte që kanë shkaktuar dëm ekonomik.


4

E martë, 15 nëntor 2011

POLITIKE OSBE, UOLLFARTH: MIRATIMI NË KUVEND

TOPLLI: KOMPROMISI, PËRGËZOJ PARTITE

Kreu i prezencës së OSBE/ODIHR, Ëollfarth e ka vlerësuar si një marrëveshje vendimtare arritjen e konsensusit dhe vendimin për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore. Sipas tij ky pakt do të ndihmojë për të çuar përpara axhendën e ligjeve të tjera reformuese, të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. "Tani kërkohet miratimi përfundimtar në Kuvend gjë të cilën pret që ta shikojë gjatë seancës e radhës që do të mbahet mbahet ditën e enjte", tha ai.

"Me miratimin unanim të Konferencës së Kryetarëve, sot është vendosur të nisë puna për zhbllokimin e asaj situate që ka penguar për më shumë se dy vjet procesin e integrimit. Unë, të paktën sot, dua të harroj debatet e dy viteve dhe të përgëzoj partitë politike parlamentare për vendimet që kanë marrë sot në Konferencën e Kryetarëve. Sot, të gjitha palët kanë marrë përsipër përgjegjësinë që u takon", tha Topalli, menjëherë pas mbledhjes.

Komisioneri Fyle, letër dy krerëve politikë: Urgjent konsensusin

Si detyroi Brukseli Berishën e Ramën për kompromisin Miratohet ngritja e komisionit për reformën zgjedhore grupit për rregulloren dhe kalendarin për ligjet me 3/5 Lajmi Dy partitë e mëdha politike kanë arritur kompromisin për ngritjen e Komisionit Ad hock për reformën zgjedhore, ngritjen e grupit të punës për reformën në rregulloren e Kuvendit dhe përcaktimin e kalendarit për miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar. Letra e Fylesë për Berishën dhe Ramën, presioni i BE për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

TIRANE

JAKIN MARENA

P

resioni i Brukselit ka bërë që dy partitë më të mëdha në vend, të arrijnë kompromisin e kërkuar për reformën zgjedhore, reformimin e rregullores së Kuvendit dhe diskutimin dhe miratimin sipas një kalendari të ligjeve me shumicë të cilësuar të bllokuar gjatë këtyre dy viteve në Kuvendin e Shqipërisë. Kështu, në arritjen e marrëveshjes, pavarësisht se palët kishin caktuar negociatorë që negociuan për ditë me radhë ka peshën kryesore ky presion i Brukselit, i materializuar nga një letër e komisionerit të KE për Zgjerimin Stefan Fyle dërguar kryeministrit Berisha dhe kryetarit të opozitës, Rama, por dhe ardhjes dy herë brenda një muaji të drejtorit të Përgjithshëm të Zgjerimit, Sannino. "Rinisja e një punë konkrete për 12 prioritetet kyçe, përfshirë këtu edhe përmes përfundimit dhe miratimit në Parlament të Planit të veprimit, krijimit të dy komi-

sioneve të posaçme parlamentare që do të punojnë për rregulloren e Parlamentit dhe legjislacionin zgjedhor, dakortësisë mbi një kalendar të diskutimeve dhe miratimit në Parlament të legjislacionit kyç, të gjitha këto mund të përfaqësojnë një pikë të vërtetë kthese për Shqipërinë", shkruan Fyle në letrën dërguar për Berishën dhe Ramën. Kështu ditën e djeshme u hodh hapi i parë i rëndësishëm, që ka të bëjë me miratimin në konferencën e kryetarëve të ngritjes së komisionit të reformës zgjedhore, të një grupi pune për ndryshimet në rregulloren e Parlamentit si dhe të një kalendari për miratimin e ligjeve me 3/5. Komisioni i reformës zgjedhore do të ketë një përbërje të barabartë mes palëve, nga 5 anëtarë secila, ku PD do të lerë 3 vende për aleatët e saj, përkatësisht LSI, PDIU dhe PR ndërsa socialistët i lënë një vend aleatit të vetëm që përfaqësohet në Kuvend, PBDNJ. Ndërsa grupi i punës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, bazuar në atë të Par-

EMRAT E MUNDSHEM PER KOMISIONIN

Damian Gjiknuri PS Arben Isaraj PS Armando Subashi PS Vasilika Hysi PS Vangjel Dule PBDNJ Ilir Rusmali PD Viktor Gumi PD Ylli Manjani LSI? Arjan Madhi PR? Përfaqësuesi i PDIU

lamentit Europian, do të përbëhet prej 4 personash, edhe këtu me përfaqësim të njejtë. Për ligjet me 3/5, e cila ishte çështja e mbetur pezull për dy vite me radhë, palët gjetën kompromis. Ligjet për të cilat ka më pak kundërshtime, do të kalojnë brenda tre javëve të ardhshme deri më 7 dhjetor, ndërsa të tjerat si Kodi Penal

apo Gjykata Administrative do të përfshihen rast pas rasti në kalendaret tre javore, me angazhimin që ky proces të përfundojë brenda marsit. Shtohen mundësitë që këto zhvillime të vlerësohen në dhjetor nga Këshilli i Ministrave te BE, i cili mund që edhe t'i kërkojë komisionit të hartojë një opinion të ri në mars, e jo më në vjeshte, siç ndodh zakonisht. Edhe në letërn e tij Fyle, ndërsa kërkon nga palët që të lëvizin me shpejtësi, lë të hapur një mundësi të re, ndonëse pa marrë asnjë angazhim konkret. "Ndonëse s'do ta konsideroja realiste mundësinë që Shqipërisë t'i jepet statusi i vendit kandidat në fund të këtij viti, unë jam po aq i bindur se një veprim i shpejtë e i vendosur nga ana e forcave politike shqiptare, në kontekstin e një dialogu konstruktiv e domethënës, mund të ketë një efekt pozitiv në mënyrën se si Këshilli do të vlerësoje mundësitë që Shqipëria të bëjë progres në ecjen përpara drejt BE", shprehet Fyle në letrën e tij.

EDITORIAL NGA AFRIM KRASNIQI

Konsensusi që nuk mjafton vijon nga faqja 1 ...përmenden reformat reale dhe jetike për vendin, psh, zgjidhja finale e reformës së pronësisë, reforma administrative, reforma në gjyqësor, zgjedhja direkte e Presidentit, heqja kushtetuese e imuniteteve politike, respektimi real i institucioneve të pavarura, transparenca financiare e partive dhe aplikimi i demokracisë direkte. Së fundi, konsensusit të ri i mungon diçka thelbësore: besimi publik dhe transparenca. Kuotat e klasës politike janë minimale, zhgënjimi publik është maksimal, kurse palët, në vend të debatit publik gjithëpërfshirës mbi reformat e verteta dhe axhendën e integrimit kanë zgjedhur bisedimet tetë a tetë në zyra hotelesh e salla të mbyllura parlamenti. Herën e fundit që vepruan kështu brenda pak orësh e ndryshuan kushtetutën (2008) duke dëmtuar themelet e sistemit politik. Sot janë penduar, të paktën njëra palë. A do të jetë ndryshe tani? A mund të bëhen “djajtë” edhe “ëngjej”, a mund të jenë simbolet e konfliktit edhe simbole të paqes? Më 1997 Franz Vranicki u përgjigj me një “jo” të pashpresë, por ne, si gjithnjë, edhe këtë herë nuk kemi zgjidhje tjetër përvec shpresës.

Reformimi i PS

Rama: Humbësit duhet të tërhiqen

I

TIRANE

ashpër, konkret dhe aspak tolerues ka qënë kreu socialist Edi Rama në lidhje me qëndrimin ndaj të gjithë atyre drejtuesve socialistë, sipas piraimdës drejtuese të PS, që kanë shënuar në zgjedhjet e fundit rezultate të dobta. Lideri i opozitës, gjatë takimit të Asamblesë së Zgjeruar të PS-së së kryeqytetit, duke folur për reformimin e partisë ka vënë theksin në nevojën e rifreskimit të strukturave të PS-së. Sipas kreut të PS, humbësit duhet të tërhiqen, për shmangien në këtë mënyrë të fikitivitetit në organizimin e PS-së dhe për t'u hapur

rrugë të gjithë atyre socialistëve që kanë mbështetje në komunitet dhe që mund të arrijnë të vënë vulën e tyre në ngritjen e këtyre strukturave në nivel fitues. Një thirrje e tillë ka ardhur, disa kohë pasi kryetari i PS të kryeqytetit, Besnik Baraj dha dorëheqjen nga posti duke marrë dhe përgjegjësinë e tij për manipulimin e votës në kryeqytet më 8 maj. Kreu socialist Rama përsa i takon emërimeve në parti tha se duhen struktura vertikale në përzgjedhjen e tyre. Lideri i opozitës gjatë këtij takimi foli edhe për programin e ri të PS-së, që sipas tij është fillimi i rrugës drejt fitores. Ai ka nënvizuar dhe njëherë me këmbëngulje

qëndrimin e tij për një parti të hapur dhe që flet me komunitetin. Sipas Ramës për këtë duhet një koordinator elektoral për çdo drejtues politik. Ndërkohë duke sulmuar kryeministrin Berisha ai bëri thirrje që të përllogariten vjedhjet e tij. Duke kërkuar nga socialistët e Tiranës që të bëjnë publike çdo element të manipulimit të votës në zgjedhjet e fundit, dhe të merren masat për të eliminuar të gjitha lëvizjet e pakontrolluara dhe fiktive të popullsisë, të cilat kanë sjellë dhe tjetërsimin e votës dhe të rezultatit në kryeqytet, jo vetëm në këto zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor të 8 majit.


E martë, 15 nëntor 2011

5

POLITIKE

Kreu i PSD: Të largohen shkaktarët e krizës

K

ryetari i PSD, Skënder Gjinushi ka nënviuzuar faktin se për të bërë reformat duhet të largohet fillimisht kjo qeveri që ka dështuar, pastaj të kalohet në elementë konkretë. Ai tha se ligjet kanë qënë të mira gjithnjë në Shqipëri, por s'janë zbatuar. "Drejtësia vuan nga korrupsioni, nga varësia dhe nga profesionalizmi dhe nuk vuan nga mungesa e ligjit. Politika s'mund ta

luftojë korrupsionin në drejtësi, pa luftuar korrupsionin e saj", tha Gjinushi për gazetën. Sipas tij, dhe në këto moment që flitet, Gjykata Kushtetuese është pa mandate kushtetuese thjeshtë dhe vetëm për efekt të manovrimit politik për të mbajtur kontrollin politik mbi këtë gjykatë, dhe bllokimi bëhet nga Kuvendi. Duke nënvizuar faktin se Shqipëria s'ka plotësuar asnjë nga 12 kushtet e vëna nga BE, kreu i PSD ka deklaruar se ato

ligje me 3/5 nuk kanë qënë problem asnjëherë. Problem ka qënë korrupsioni, drejtësia, shkelja e të drejtave të njeriut."Qeveria e dështuar largohet. Duhen larguar shkaktarët e gjendjes, pastaj rregullimet ligjore. Jemi i vetmi rast që edhe pasi ke parë se kush është hajduti, kërkon të bësh reformë me hajdutin, që të mos vjedhë hajduti. Madje dhe kushtet i vë ai që ka vjedhur votat", tha Gjinushi. Duke nënvizuar se nuk ka reformë zgjedhore se si të mos vjedhë qeveria.

Krytari i PSD flet për reformat, aleancat dhe zgjedhjet

Gjinushi: Reforma me Berishën, një tallje me ne nga ndërkombëtarët

TIRANE

JAKIN MARENA Cila mendoni se është skema fituese për opozitën? Problemi numër një në Shqipëri janë standardet zgjedhore. Pra, nëse zgjedhjet zhvillohen konform asaj që kërkojnë institucionet evropiane, 12 rekomandimet e BE. Në një sistem të deformuar, në zgjedhje të manipuluara, favorizohen dhe fitojnë vetëm manipulatorët. Por çfarë është bërë? Ne kemi përgatitur një platformë në emër të opozitës, e mbështetur në katër shtylla, reformë në institucionet që merren me zgjedhjet, te infrastruktura zgjedhore, përmirësimi i Kodit dhe të sistemit zgjedhor. Ato nuk kushtëzohen vetëm nga masa që merret për realizimin e tyre, por nga e gjithë klima politike. Këto kanë qenë dhe më parë…

"Kështu që, të krijosh një aleancë me LSI-në, do të thotë që të kesh një faktor brenda vetes që çdo moment mund të të shesë, të kesh një faktor që nuk të shton gjë si elektorat". Patjetër që cënohen standardet zgjedhore, kur ke një qeveri që është zhytur në korrupsion dhe në konflikt interesi me sistemin e drejtësisë. Patjetër që nuk kapen standardet kur gjyqësori në tërësi, vuan nga një varësi ekstreme ndaj politikës, gjë që e reflektoi dhe Kolegji Zgjedhor. Nuk mund te këtë standard kur administrate është super e politizuar, kur media gjendet nën një trysni dhe nuk është e lirë nga presioni politik apo shantazhet ekonomike që bëhen në forma të ndryshme. Pra zgjedhjet kushtëzohen nga gjithë atmosfera politike, çka do të thotë që dhe BE

Kreu i PSD: Kjo qeveri duhet të largohet pastaj reformat. Me LSI, jo koalicion

PLATFORMA E OPOZITËS

Reforma zgjedhore s'mund të kuptohet thjeshtë si një amendim, por do të thotë që të reformosh njëherë praktikën e gabuar. Kërkojmë reformim të institucioneve që merren me zgjedhjet. Kërkohet një reformim i infrastukturës zgjedhore. Futja e teknologjisë së re është një garanci për të sfumuar mundësitë e manipulimit.

Amendimet e ndryshme në Kod, sepse çdo praktikë apo ndryshim, apo futje teknologjie kërkon dhe bazën e vet ligjore. Përmirësimi i Kodit konform rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it

Përmirësimi i sistemit zgjedhor mbetet një problem, pasi ne ende nuk kemi gjetur karar me të. Pasi më 2009 u eksperimentua një sistem në mënyrë bruto, por pa u përshtatur plotësisht me specifikat shqiptare.

nuk e ka rastësore që reformën zgjedhore e kërkon në kuadrin e 12 rekomandimeve. Janë ulur tensionet mes PS e LSI. A duhet menduar ky bashkëpunim? Shqipëria është e njohur për sofizma, dhe po gjendet gjithnjë e më shumë në tregun mediatik teza se e majta mund të fitojë duke marrë në gjirin e vet atë të majtë që e shiti. E majta ka fituar zgjedhjet vazhdimisht edhe në kushtet e ma-

nipulimit, deformimit edhe në kushtet e vjedhjes. Ajo ka fituar më 2005, më 2009 dhe ashtu sikurse fitoi bindshëm dhe në mënyrë spektakolare më 2011. Por e majta është shitur, edhe në fushatë edhe pas fushate. Tashmë nuk i ka mjaftuar vetëm blerja e votës, tashmë është bërë blerja e mandateve, mandatet e majta të nesërmen e zgjedhjeve kanë kaluar me të djathtën, përmes pazareve politike dhe ekonomike. E keni fjalën për LSI apo jo…

E thënë shkurt, është LSI, shkaktarja e humbjes së zgjedhjeve me atë rezultat që ka dalë. Ndërsa faktorët e tjerë kanë ndikuar në rezultat të ngushtë, sepse mund të fitonte më gjërë, por dhe kjo fitore e ngushtë është shitur nga LSI më 2005 dhe më 2009. Njëherë u argumentua si inat ndaj Nanos, pastaj si një inat ndaj Ramës më 2009. Pra kemi një LSI qëe ka shumë inat kryetarët e PS, por nuk paska aq inat kryetarin e PD. Dhe qeveria e Saliut rri më

këmbë vetëm prej 4 mandateve të majta të LSI. Nuk e kuptoj se si Saliu mund të mundet duke marrë LSInë, kur s'ka asnjë siguri se ajo s'të shet prap nesër. Pra ta marrësh "sherrin" me duart e tua. Në dy vendet fqinjë, Itali dhe Greqi përgjegjësitë i mbajtën qeveritë. Mendoni se një gjë e tillë mund të ndodhë dhe në Shqipëri? Në Shqipëri vazhdon të eksperimentohet. Jemi i vetmi vend që pasi dështon qeveria dy vjet rresht në detyrën numër një që është integrimi, pra marrja e statusit të vendit kandidat për në BE, kërkohet të thuhet se bashkëfajtore është dhe opozita. Aq e vërtetë është kjo sa dy "miqtë" tanë, qeveria italiane dhe greke, që erdhën para dy tre muajsh për të shpëtuar Saliun, për të gjetur një shteg të fundit që të merrej një status kandidat formal, pikërisht këta që këshillonin dialog pozitë-opozitë si zgjidhjen e vetme, në vendet e tyre ndodhi e kundërta, për probleme shumë pak më të vogla. Protestat popullore dhe "dhuna" në Greqi nuk krahasohen me 21 janarin në Tiranë, pasi këtu ngjan 21 janari si lojra kalamajsh. E njëjta gjë dhe në Itali, qeveria vetëm për shkak një krize, kjo kishte faj dhe vetë, megjithëse i kishte votat u largua. Kurse ne na thonë që të bashkëpunojmë me Sali Berishën, për të zgjidhur krizën e shkaktuar nga Sali Berisha. Pra mbështesni qeverinë për të luftuar korrupsionin e qeverisë, mbështesni qeverinë që të mos vjedhë votat qeveria. Pra ju flisni për këshilla absurde? Kjo është një absurditet, është një këshillë që kuptohet nuk bëhet për të mirën e Shqipërisë, pasi korrupsioni, vjedhja dhe problemet e

"Opozita duhet të kërkojë garanci të plotë për zgjedhje të reja, duke bërë luftë të fortë për largimin e qeverisë, pasi s'shtë thjeshtë për të konstatuar, por për të dhënë rrugëzgjidhje". mëdha zgjidhen duke larguar shkaktarët. Zgjedhjet s'na i ka deformnuar ndonjë forcë jashtëtokësore, është qeveria. Pra këtu faktori ndërkombëtar apo ata që flasin në emër të tij, sepse këta nuk janë standardet e Evropës, absolutisht në Shqipëri po përdorin dopio standard në mënyrë të qëllimshme. Pasi nuk njoh standard në Evropë që të vrasësh qytetarët dhe të thuash hetim i gjithanshëm, por hetimin kudo e bën qeveria përmes policisë. Policia jo vetëm që nuk e bëri, po e akuzoi opozitën për skenar me puç, grushte shteti etj. Kjo është një tallje për opinionin ndërkombëtar, kjo është një tallje për opinionin publik shqiptar.


6

E martë, 15 nëntor 2011

KULTURE

debatet / poezia

RITA PETRO: "...është uria për dashuri në këtë botë kaq të pangopur me komercialitet, politikë të egër e teknologji të ftohtë"

Pas publikimit të poezisë erotike të Olldashit reagon kritika

“Vargjet e Olldashit, qershia mbi tortë” Behar Gjoka: Më befasoi me poezinë erotike. Rita Petro: Një poezi antologjike, është ndjenja e urisë. Gëzim Tafa: Po shfaqet ana e ndjeshme e shpirtit të politikanëve

Lajmi

Poezia erotike *** Mos u merakos, e dashur Nëse do të kemi uri, Gjoksin tënd do të hamë, Njërin unë, tjetrin ti

Pas publikimit në Shqiptarja.com të poezisë pa titull të ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, filluan edhe reagimet e para të studiuesve, poetëve apo botuesve. Disa prej tyre nuk e dinin që Olldashi shkruante poezi, ndërsa për të tjerë, Olldashi krahasohet edhe me vetë Lasgushin. Gjithsesi, poezitë e Olldashit botuar në revistën Mehr Licht kanë hapur debat në komunitetin e artistëve, dhe shumë më tepër tek forumet e ndryshme në web.

E nëse s'do të ngopemi, Kofshën tënde të bardhë Krahun tim të fortë. Më vonë, Testet e mia e mitrën tënde

Behar Gjoka: Vargjet e Olldashit më befasuan BEHAR GJOKA

M

ë kot kujtonim se kishte shpëtuar letërsia nga kthe trat e politikës, megjithëse kësaj here, ka patur në mbështetje të fortë median, e shkruar dhe vizive. Pra, mund të filtet më tepër për një fenomen të kordinuar, politiko-medatik ose mediatiko-politik, që e shtinë në dorë letërsinë, tashmë për ta kalëruar. Më befasoi fakti që S.Olldashi shkruan poezi, dhe jo shumë fakti tjetër, që shkruan poezi erotike, kaq të zjarrta. Politika, duke zënë fill me librin e Ngjelës, vazhdon pastaj me Kurbanin e Ramës, për të vijuar me romanin e Blushit, e tashmë na vijnë si qërshia mbi tortë vargjet e Olldashit, ndonëse jo shumë larg tyre qëndrojnë edhe librat e Fevziut dhe Ballës, ia kanë mësy letërsisë. Në këtë rrjedhë, sipas paraqitjes në media është edhe libri i zonjës Kadare. Nuk ka asnjë të keqe që shkruajnë, se me sa duket kanë nevojë për pak humanitet, por në këtë betejë dhe sprovë, kemi të shpallur qartësisht edhe lartsynimin e tyre për të shkëlqyer në shkrimin e librave, por po kaq edhe për ta determinuar skenën e librit dhe të shkrimit, çka u vu re edhe në pragpanairin e radhës, si dhe në zhurmën e krijuar në mjediset e Pallatit të Kongresit, gjatë panairit të radhës. Puna është se politika nuk ka gjasa që të kryhet me mjete letrare, si dhe anasjelltas, letërsia nuk ka se si të lëvrohet vetëm si një garë e hidhur {kinse betejë gladiatorësh}, humbësish dhe fitimtarësh, ndërtuesish dhe shkatërruesish, sepse ajo ka tjetër mënyrë komunikimi dhe adresim të mirëfilltë estetik. Fakti, që u shitën kaq e kaq libra, është tregues suksesi, por i një suksesi fiktiv, sepse u arrit, jo prej leximit të librave, por më tepër prej propagandimit mediatik, duke na paraqitur kështu vetëm se një prirje të prezantimit të librit, se si një libër që shpërndërrohet në tipin e bestseller, pra libri më i shitshëm, cka në fakt e shndërron librin në mall, dhe na largon shumë nga shenjimi si dritare dhe pasqyrë ku plasohet vetëdija kulturore dhe letrare. Rishtas jemi në një gërshetim të letrares dhe joletrares, të artit me mungesën e plotë të tij, të estetikes dhe joestetikes, domethënë të letrares

së pastër, por edhe të një rreziku ndaj letrares, për të cilën bënë fjalë T. Todorov në librin e tij Letërsia në rrezik, që ekziston vetëm si vlerë estetike, dhe të asaj që shpesh shihet si e tillë, edhe pse gati i mungojnë vlerat dhe shenjat letrare. Ky tip librash, të cilët e kanë vlerën sipas shijes dhe botëperceptimit të botuesit dhe të lex-

Faksimile e poezisë erotike të Sokol Olldashit uesit, që nuk lexon tekstin letrar por famën dhe "kopertinën", për një masë lexuesish, jo rrallë edhe studiuesish, edhe praninë joletrare, siç është fjala për letërsinë komerciale, ose bjerrja e saj në tipologjinë e shkrimit, enkas për librat bestseller, e emërtojnë shpesh si kulmim letrar, duke tentuar të habisin të tjerët kur për vete nuk

E nëse serish s'do të jemi ngopur, Kraharorët e njëri tjetrit do të çajmë Me dhëmbë E në grahmat e fundit Do të kafshojmë Zemrat.

janë çuditur aspak. Në këtë rast, librat e paraqitur më zhurmë, ia zënë frymën letrares, e mandej gatiten të zënë fronin e gjenive të letrave (sa shumë ka pjellur toka jonë) të çdo kohe, ndonëse nëpër rreshta fanitet pakëz shenja letrare, që të yshtesh për ta lexuar, sepse na ka pushtuar shkretërira e mungesave të vlerave.

Uria për dashuri...

Rita Petro: Olldashi si Lasgushi me nositin Cili është mendimi juaj për dy poezitë e Olldashit të botuara së pari në Mehr Licht e pastaj në Shqiptarja.com? Nëse poezia e parë është një poezi e këndshme për t'u lexuar dhe pak a shumë vërtitet rreth një figuracioni e ndjeshmërie të lexuar dhe më parë, do të thosha se ia vlen të qëndrojmë te poezia që unë po i vë titullin "Uria". Për mendimin tim kjo poezi nuk mund të cilësohet erotike; më tepër anon nga lirika refleksive personale me prirje filozofike. Është një uri ekzistenciale, uria që kanë dy sekset e kundërta për njëri-tjetrin, është uria për ta bërë të tërin për vete njeriun që duam, është uria për dashuri në këtë botë kaq të pangopur me komercialitet, politikë të egër e teknologji të ftohtë. Në thelb kjo poezi të asociacion me prirjen instinktive që shfaqet te fëmija, i cili gjithçka që sheh, dëshiron ta futë në gojë e ta hajë. A mungon ndjenja në këtë poezi? Poezia ka nota sensuale nëse ndalemi te detajet që lidhen me procesin seksual: gjoksi, kofsha e bardhë, organet seksuale të mashkullit e të femrës, por ky sensualitet rritet shkallë -shkallë dhe arrin deri në ekstrem në fund të poezisë. Vargjet e fundit janë ngjethëse, por të vërteta pasi

te të gjithë ne njerëzit fshihen instinktet e kanibalizmit, që në momente të caktuara dalin në sipërfaqe. Poezia i ka të gjitha; dhe ndjenja nuk mungon, por është çasti kur mbisundohet nga instinkti i pasionit të verbër; është çasti seksual, kur njeriu e humbet arsyen dhe i përkushtohet me të gjitha qelizat e trupit kërkimit të orgazmës. Ngopja nuk përmendet asnjëherë, pasi në aktin seksual njeriu ngopet duke "u zbrazur" dhe duke çliruar krejt energjinë negative brenda trupit të vet. A është makabre kjo poezi, siç mund të komentohet nga shumëkush? Makabriteti i poezisë mund komentohet nga shumëkush në mënyrë negative. Por do të thosha pse mos e përqasim me rastin e nositit të Lasgush Poradecit, ku flijimi i zogut amë për zogjtë e vet bëhet në mënyrë makabre me çarjen e kraharorit? E pra, dhe në këtë rast kemi vetëflijimin e çiftit të dashnorëve, që për të zgjatur çastet e mbijetesës, ushqehen me mishin dhe zemrat e njëri-tjetrit! Për mendimin tim poezia Uria është poezi antologjike. Si e shihni tendencën e botimeve dhe avitjen drejt letërsisë të disa politikanëve, sidomos këto-dy-tri vitet e fundit. A mund te shndërrohet edhe ministri Olldashi në një fenomen letrar, nisur

nga kureshtja që shkakton figura e tij si politikan? Letërsia nuk është pronë e askujt; kushdo mund të shkruajë një vepër letrare dhe ta botojë atë në një treg të lirë konkurrence. E përse duhen paragjykuar politikanët? Përse ata nuk paskan të drejtë të shkruajnë letërsi apo vepra të llojeve të tjera? Në të gjithë botën figurat e njohura publike në momentin që botojnë një libër, ngjallin interesin e lexuesit dhe të medies. Edhe nëse do të kërkonim ndihmën e studiuesve e të kritikëve, as ata vetë nuk mund të shpëtonin nga tymnaja e opinionit mediatik (kuptohet që këtu te ne ka raste kur tymi është aq i dendur sa nuk sheh dot as 1 cm larg teje). Por cili do të jetë kriteri më pranë të vërtetës? Gjykuesi më i mirë i vlerave të vërteta të veprave është koha; distancimi në kohë tregon se një libër i vërtetë të shërben gjithë jetën dhe i rikthehesh atij disa herë. Kjo do të thotë se dhe librat e shumëpërfolur të Panairit 2011: të Blushit, Ramës apo Fevziut janë po aq në provën e kohës, siç kanë qenë apo janë shumë vepra të autorëve të nderuar shqiptarë e botërorë nga fusha e letërsisë, eseistikës, publicistikës etj. Nuk kemi pse kalojmë në ekstrem: t'i lavdërojmë apo t'i shajmë para kohe. Të njëjtën gjë do të thosha dhe për poezitë e Olldashit.

BEFASIA

Gëzim Tafa: Interesante poezitë e Olldashit A keni një mendim kritik mbi dy poezitë e Sokol olldashit botuar në "Shqiptarja.com"? I lexova në gazetën tuaj dy poezitë e Olldashit. Më duken interesante edhe pse personalisht përjetoj sisteme të tjera poetike. Nuk mund të gjykoj deri në fund mbi vlerat stilistikore dhe perceptimet estetike të autorit, për faktin që dy poezitë e botuara janë pak, shumë pak që ta vendos si autor në hierarkitë e duhura letrare, aq më tepër në orientimet e poezisë së sotme shqipe. Opusi i poezisë së sotme shqipe "...është i përveçse interesant lejon gëzueshëm të dallosh edhe personalitete të rëndësishme të fakti që saj. Po të kthehem tek politikës po poezitë e botuara gjykoj se për të arritur në këtë stani zbulohet dart poetik ka një paraardhje konkrete. Dy ana e e botuara mendoj ndjeshme e poezitë se janë zgjedhje rastësore, sepse nuk e përfaqësojnë shpirtit" vokalin e plotë të poetit. Por, besoj në zgjedhjen e ciklit nga Mehr Licht, për faktin se në rrugëtimin pesëmbëdhjetë vjeçar në tregun kulturor është revistë e denjë dhe serioze dhe se në të gjitha herët nuk ka bërë kompromise letrare. Në rastin e Olldashit jam i befasuar nga botimi i ciklit poetik, por nuk jam i çuditur për kulturën poetike të tij, sepse… në koleksionin e librave që ai lexon janë vëllimet poetike të Cavalcantit, Quasimodos, Lorkës, Himenesit, Preverit, Eluarit, Kavafit apo Elitis. E them me siguri këtë sepse në panairet e librit në pavionin e Shtëpisë së Librit OMBRA GVG, e ka blerë të plotë këtë koleksion poetik. Si e vlerësoni tëndencën e emrave të politikës, që po i aviten gjithnjë e më tepër letërsisë, botimeve? E konsideroj emancipin dhe pozitivizëm faktin që klasa jonë politike po pasurohet nga aktorët e rëndësishëm të saj edhe me veprat e tyre letrare. Pavarësisht "modes" dhe konkurencës nëpërmjet mediatizimit ekstrem, rasti i Olldashit, Blushit apo Ramës, nuk është unik. Kërkon vëmendje si fenomenologji jashtë letërsisë. Ndërsa për vlerat dhe kontributet letrare të tyre është shumë shpejt për t'u shprehur. Me tipologjinë e krijimtarisë poetike të Olldashit duhet të merret klasa e studiuesve, kritika. Është ajo që duhet ta pranojë nëse qëndron denjësisht pranë vlerave dhe emrave të poezisë sonë bashkëkohore të shkrimtarëve politikanë si Shamata apo Mustafaj. …është i gëzueshëm fakti që politikës sonë gradualisht po i zhvishet manteli i egërsisë, duke nxjerrë në dukje sipërfaqet e ndjeshme të shpirtit.


E martë, 15 nëntor 2011

7

POLITIKE

Shëngjin, Presidenti merr "Mirënjohjen e Qytetit"

P

asi mori titullin "Mirënjohja e qytetit" nga banorët e Shëngjinit, dorëzuar nga kreu i Komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj, Presidenti i Republikës ka folur për aspekte të zhvillimeve ekonomiko sociale. Zhvillimi i Turizmit dhe infrastrukturës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të ofruara si për qytetarët shqiptarë por edhe të huaj, ka qenë në vëmendjen e kreut të

shtetit. Bashkëbiseduesit vunë theksin në nevojën e investimeve dhe të projekteve për ruajtjen e vijës bregdetare dhe plazhit të Shëngjinit për ta bërë sa më tërheqëse për turistët përmes ambienteve shlodhëse e argëtuese, shërbimeve cilësore dhe me çmime konkuruese, urbanistikës së zhvilluar, etj. Duke folur lidhur me rëndësinë jetike për portin e Shëngjinit si një pikë strategjike që ndihmon zhvillimin e kësaj zone, por edhe më gjerë, u vu në dukje dhe

domethënia e këtij porti dhe për Kosovën, si një ndër pikat më të afërta për daljen në det. Në këtë kontekst, u nënvizua domosdoshmëria e bashkëpunimit të autoriteteve vendore dhe atyre qendrore për të gjetur rrugët dhe mundësitë financiare për të kontribuar në hartimin dhe realizimin e projekteve madhore që do i ndryshonin fizionominë këtij porti duke i dhënë shërbimeve portale standardet bashkëkohore.

Ish-të përndjekurit kërkojnë përkujtimoren në sheshin "Skënderbej"

“Memorialin do ta bëjmë vetë, se kjo qeveri nuk do” Lajmi

Një kafe me...

Ish-të përndjekurit nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për ngritjen e një memoriali për viktimat e komunizmit, aty ku ka qenë busti iish-diktatorit Hoxha, edhe pse qeveria nuk ka ndonjë plan për ta financuar, siç premtoi kohë më parë

NGA ANILA BASHA

Poezia e Kolit dhe Berisha P

TIRANE

ARBEN RROZHANI

N

dërsa bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës, po i jep dorën e fundit rehabilitmit provizor të sheshit "Skënderbej", duke e rikthyer në gjendjen e mëparshme dhe jo si zonë pa trafik makinash, në pjesën qendrore të saj, përpara Bankës së Shqipërisë, gjithçka është sheshur për t'i lënë vendin një lulishteje. Aty ku ka qenë bazamenti i bustit të Enver Hoxhës, rrëzuar nga demonstruesit antikomunistë në 21 shkurt 1991, nuk ka mbetur asnjë shenjë. Në fakt në atë vend, ku nisi rrënimi përfundimtar i diktaturës, të përndjekurit politikë të Shqipërisë kishin menduar të ngrinin një përmendore ku të kujtonin viktimat e komunizmit. Por edhe pse duket punë e mbyllur, Besim Ndregjoni, sekretar i përgjithshëm i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, shprehet i sigurtë se ai do të ngrihet: "Aty ku ka qenë busti, ne i kemi ruajtur shenjat dhe do të vëmë memorialin për të kujtuar të përndjekurit të rregjimit komunist". I pyetur nëse qeveria është në krah të tyre për të kujtuar krimet e komunizmit, z.Ndregjoni u shpreh: "Do të presim ndihma dhe financime nga

SHESHI

Pllakata, Edi Rama u tërhoq nga prishja

N

ë 29 korrik 2010, kur bashkia e Tiranës vijonte punimet për të zbatuar planin për sheshin "Skënderbej", disa eskavatorë tentuan të shkatërronin pllakatën e krimit komunist, që ishte vendosur në vendin ku dikur qëndronte busti hijerëndë, vetëm një muaj më parë nga Shoqata e Ish të Përndjekurve Politikë. Ajo kishte deklaruar se "mbas një muaji që në këtë vend kemi vendosur pllakatën memoriale të bilancit të krimit komunist, babëzia e politikës dhe e urrejtjes kërkon të fshijë dhe këtë memorial", duke deklaruar se e kishin vënë atë memorial të thjeshtë në formë pllakate si nderim kushtuar mijëra shqiptarëve, që u masakruan nga diktatura komuniste, ashtu siç kanë bërë të gjitha vendet ish- komuniste. jashtë, sepse kjo qeveri nuk ka ndërmend ta bëjë memorialin. Aty do të ngrihet monumenti i përndjekjes shqiptare, ashtu siç është në Uashigton monumenti i krimeve të komunizmit. Monumenti do të bëhet aty ka ka qenë

busti i ish-diktatorit Enver Hoxha". I pyetur nëse ka bërë bisedime shoqata e ish-të përndhekurve politikë me drejtuesit e rinj të bashkisë së Tiranës për vendosjen e memorialit,

Ndregjoni u përgjigj, se kjo temë ishte konsumuar me stafin e vjetër të bashkisë: "Jo, ne nuk kemi folur me drejtuesit e tashishëm të bashkisë, sepse folëm me Edi Ramën që në kohën kur ai ishte në krye të bashkisë. Rama e pranoi me shumë kënaqësi vënien e bustit për krimet e komunizmit në Shqipëri. Ai ishte dakort me memorialin, sepse ai nuk prish asnjë lloj planifikimi të tij, as planin, francez, as atë belg". Një vit më parë, Besim Ndregjoni dhe përfaqësues të tjerë të Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë i kërkuan qeverisë "Berisha" që të hapte një fond të veçantë për ndërtimin e këtij obelisku, ndërsa kishin shprehur bindjen se kreu i Bashkisë Rama do ta merrte parasysh kërkesën e tyre për ngritjen e memorialit që nderon viktimat e diktaturës komuniste. Gati dy vite më parë parlamenti miratoi ligjin 'Për simbolet e viktimave të regjimit komunist', ku një prej simboleve përcaktohet ngritja e obeliskut në një nga sheshet qendrore të Tiranës.

Akuzat e të përndjekurve

Politika i fali krimet e komunizmit

I

TIRANE

sh-të përndjekurit politikë në Sh qipëri prej vitesh akuzojnë klasën politike në vend se nuk ka dënuar krimet e komunizmit dhe nuk ka rehabilituar shtresën e të përndjekurve. Sipas tyre veprimi i parë që duhet të bëjë klasa politike në Shqipëri është ngritja e një muzeu,

apo e një përmendoreje për të përjetësuar krimet e terrorizmit komunist. Përndjekja ndaj tyre, ilustrohet me faktin se afati i dëmshpërblimit është shkelur shumë herë. Në bazë të ligjit të aprovuar nga qeveria pak muaj më parë për dëmshpërblimin, ai është shtyrë në kohë dhe I bie që për 8 vite të dëmshprëblehet vetëm 1 për qind e tyre. Sipas të përnd-

jekurve në Shqipëri, jo vetëm që s'është dënuar krimi dhe krimineli, por të përndjekurit politikë vazhdojnë të vuajnë pa punë, pa strehë e pa përkrahje dhe mirënjohje, kur ata janë 40 për qind e shoqërisë shqiptare. Sipas shifrave diktatura komuniste shqiptare ka vrarë mbi 6000 kundërshtarë të regjimit dhe prej 20 vitesh, kërkohen ende eshtrat e 4500 qytetarëve të zhdukur.

risja furtunë ditën e sotme gjatë kafesë që do të pija me doktorin. Unë mendimin tim do tia thoja gjithësesi për poezinë e Sokol Olldashit, ashtu sikurse vetë doktori e kishte lexuar vetë. Unë – Doktor mirëmëngjes. Ai – Mirëmengjes Anila. Tani atë poezinë e Olldashit, keni hapur debate brenda PD. Sepse ato poezi Sokoli i ka nxjerrë vetë, nuk ka pasur asnjë “urdhër” partie. Unë – Zoti Berisha. Nuk bëhet fjalë për shkrimtarët e rinj politikanë. Bëhet fjalë për rëndësinë që sot i japim librit në Shqipëri. Në fillimet e Shqiptarja.com, evidentuam edhe njëherë problemin e madh që ju keni për shpërndarjen e librave në bibliotekat e rretheve. Dhe ashtu sikurse e kemi evidentuar vit pas viti, për nxënësit e klasave 9-vjeçare, apo edhe në gjimnaze, prej shumë vitesh jepen libra që shkaktojnë jo pak debat apo polemika. Kështu, pjesa më e madhe e librave vijnë nga shtëpi botuese që janë afër qeverisë apo edhe afër ministrisë së Arsimit. Pra, zoti Berisha, letërsia që u japim nxënësve të shkollave lë shumë për të dëshiruar. Edhe pse është një problem i përsëritur vit pas viti, nga strukturat nuk është marrë asnjë masë. Të urojmë dhe shpresojmë, që të mos fusim në këtë treg për nxënësit, poezinë e fundit erotike të ministrit tuaj të Transporteve Sokol Olldashi sepse edhe nxënësit do të bëheshin kurioz për letërsinë që u jepet. Ai – Anila, e drejtë. Poezia e Kolit nuk do të shpërndahet. Po as Kurbani i atij tjetrit. As libri i Blushit. Pra jo politikanët. Unë kam vlerësim për librin. Unë – Doktor, nëse politika do të hynte te libri, do të tronditeshin edhe korifejtë e letërsisë sonë. Sot libri është kthyer në mallin më të pavlerë në Shqipëri, dhe jo sepse shqiptarët s’duan të lexojnë, por sepse politikat e ministrisë së arsimit, po i largojnë nxënësit nga libri. Ai – S’është e vërtetë zonja Basha. Por mirë është që ta diskutojmë më gjatë këtë temë një herë tjetër.


8

E martë, 15 nëntor 2011

SOCIALE

Sheshi "Skënderbej" që dje i kalueshëm për automjetet

G

jatë ditës së djeshme sheshi "Skënderbej" është hapur për kalimtarët dhe automjetetet. Sipas skemës së re të qarkullimit, automjetet që vijnë nga "Stacioni i Trenit", Rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit do të hynë në unazën e vogël të qendrës nga një korsi, ndërkohë që dalja do të bëhet me dy korsi të rregulluara me semaforë. Në të

gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre, ndërsa urbanët kanë vendqëndrimet e tyre. Për kryqëzimin te Rruga e Dibrës me rrugën "Bardhok Biba", hyrja në shesh do të bëhet nga rruga "Urani Pani" me 2 korsi deri në bulevardin "Zogu i I" dhe do të menaxhohet me semaforë. Në të gjitha rrugët, brenda Unazës së Vogël, do të jetë

ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e tyre. Sipas bashkisë së Tiranës do të ndalohet qarkullimi i mjeteve përveç veturave dhe autobuzëve urban qytetës, në brendësi të unazës së vogël të qytetit, me kufizim 24 orë, me përjashtim të mjeteve të shërbimit të urgjencave, zjarrfikësit. Ndërkohë që në shesh do vazhdohet të punohet për sistemin ndriçues, pajisjen me semaforë.

Artan Shkreli: Masakër, ishin "Kthim në Identitet" , respektonin arkitekturën e viteve '30

Bashkia heq ndriçuesit 'antikë' të Tiranës, i zëvendëson me të thjeshtë Lajmi Bashkia e Tiranës ka hequr të gjithë ndriçuesit antikë që ishin përgjatë gjithë bllokut të ministrive, duke i zëvendësuar me ndriçues të thjeshtë. Fakti denoncohet nga arkitekti Artan Shkreli, i cili shprehet se ata ndriçues ishin vendosur në harmoni me arkitekturën e viteve 1930.

Shkeljet SA KAN Ë KUS HTU AR?

Në FOTO: Majtas ndriçuesit e Ramës, djathtas ndriçuesit e Bashës

DENONCIMI

TIRANE

ESMERALDA KETA

D

itët e fundit, të gjithë ndriçuesit që ndod heshin në zonën e quajtur blloku i ministrive, po zëvendësohen nga ndriçues të rinj. Arkitektët japin alarmin se kjo është një tjetër masakër që po i bëhet arkitekturës së Tiranës, pasi ndriçuesit ekzistues, të vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit "Kthim në identitet" respektonin arkitekturën e viteve 1930. Ndërsa ndriçuesit e rinj, janë të zakonshëm dhe nuk kanë asnjë domethënie të veçantë për zonën ku po vendosen. Arkitekti Artan Shkreli, firmën e të cilit mban edhe projekti i vitit 2000, ku janë vendosur këta ndriçues me dy llampa, nuk nguron ta quajë këtë veprim të bashkisë së Tiranës një masakër. "Ata ndriçues janë vendosur në vitin 2000 në kuadër të projektit "Kthim në identitet". Fillonin përpara bashkisë së Tiranës, vazhdonin deri te Galeria e Arteve dhe për t'u kthyer në trotuarin tjetër ku janë ministria e Mbrojtjes, e Bujqësisë dhe e Ekonomisë. Krijonin një ansambël të tërë dhe ishin vendosur në përputhje me arkitekturën e viteve 1930, kur edhe është ndërtuar kjo zonë, - ka shpjeguar Shkreli. - Unë kam vënë re që këto ditë punonjësit e bashkisë po kryejnë një masakër mbi këta ndriçues, të

Bashkia e Tiranës duhet të marrë leje edhe nga Instituti i Monumenteve kulturore për heqjen e ndriçuesve ‘antikë’, pasi e gjithë zona është shpallur monument kulture

Vidhen tubat e shkarkimit të Ministrive, shiten për skrap Një tjetër paradoks ndodh me institucionet tona. Tubat e shkarkimit të ujërave të shirave, të të gjithë bllokut të ministrive, janë vjedhur dhe janë shitur për skrap. Sipas arkitektit Shkreli edhe në godinat e ministrisë së Mbrojtjes që ruhen nga ushtarakë, 'të interesuarit' kanë mundur të gjejnë një mënyrë dhe t'i shkulin nga vendet e tyre, tubat që mbledhin ujrat e shirave nga taracat, pasi duke qenë se janë prej bakri i kanë dërguar në vendgrumbullimet e skrapit për shumë pak lekë. Ndërkohë që, si për ironi, asnjë prej tyre nuk është prekur te godina e bashkisë së Tiranës. cilët po hiqen, po priten dhe po zëvendësohen me ndriçues të zakonshëm. Dhe kjo është e pafalshme", - na shpjegon arkitekti Shkreli. Ai na sqaron

më tej se edhe nga ana teknike, ndriçuesit që po hiqen ishin të një cilësie shumë më të lartë dhe se ishin të kolauduar me ndriçimin natyral.

Po arkitekti Shkreli ngre edhe një tjetër akuzë ndaj bashkisë së Tiranës. Atë të shpërdorimit të këtyre ndriçuesve. "Dhe jo vetëm që po hiqen, por ata po prishen, po priten pa kriter dhe po shkatërrohen, - akuzon më tej Shkreli. - Në vend që ata të hiqen me kujdes dhe të ruhen diku, ata po i copëtojë dhe po i nxjerrin jashtë funksioni. Është vërtetë për të ardhur keq, pasi ndriçuesit e mëparshëm të vendosur në atë zonë, krijonin një ansambël të këndshëm të zgjidhur nga ana arkitekturore", - shpjegon më tej Artan Shkreli. Sipas tij fajtorët e vetëm janë drejtuesit aktualë të bashkisë të cilët nuk e kuptojnë se çfarë dëmi po i shkaktojnë arkitekturës së kësaj zone. "Administrata ak-

tuale se kupton se çfarë po bën dhe shumë shpejt dëmët që ata mund të shkaktojnë në arkitekturën e Tiranës mund të jenë shumë më të mëdha se sa këta ndriçues", - na thotë me tej arkitekti Shkreli. Qendra e Tiranës është shpallur në vitin 2000 nga Ministria e Kulturës, ansambël monomental. Ky ansambël ka filluar të ndërtohet në vitet 1929-1930-1931 e konceptuar nga arkitektektët italianë Armando Brasini dhe Florestano de Fausto. Qendra e kësaj zone Muzeale u pasurua edhe me vlera të mirëfillta kombëtare siç janë simbolet e Aleksandit të Madh dhe ato të Skënderbeut. Sheshi Skënderbej me ndërtimin e këtij ansambli u bë një shesh i mirfilltë për historinë e qytetit dhe të gjithë vendit. Vlera historike e këtij ansambli qëndron në faktin se unifikoi me harmoni vlerat ekzistuese të qytetit me vlerat e reja që po merrte Tirana si kryeqytet i vendit.

Për stazhin

Mjekët e ardhshëm në protestë

S

TIRANË

tudentët e fakultetit të Mjekësisë kanë paralajmëraur se ditën e enjte do të zhvillojnë një protestë për stazhin. Këshilli Studentor i fakultetit të Mjekësisë deklaron se gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar në ministri peticionin me 2234 firma të studentëve të cilët kundërshtojnë ndryshimet në ligjin nr.10171 "Për profesionet e rregulluara", dhe më konkretisht pjesën që përcakton se hiqet 50% e pagesës për studentët praktikantë, të cilët duhet të punojnë 9 muaj stazh pune. Të rinjtë kanë deklaruar se me anë të kësaj proteste ata synojnë që t'u shpjegojnë autoriteteve përkatëse se

përse është e nevojshme kjo pagesë prej 50% gjatë periudhës së stazhit të punës, pas mbarimit të fakultetit. Ata do të ngrenë edhe problemin e specializimeve

Lajmi Studentët e fakultetit të mjekësisë kanë hartuar një peticion me rreth 2300 firma dhe të enjten do të zhvillojnë një protestë, kundër ndryshimeve që ka pësuar ligji për profesionet e rregulluara.

se pse është e nevojshme një rregullore e standardizuar për to dhe jo të ndryshojë sipas qejfit me kalimin e kohës. Ndërkohë që të rinjtë e këshillit studentor të fakultetit të mjekësisë kanë deklaruar se me anë të kësaj proteste do të ngrenë edhe një tjetër shqetësim, që për ta ka filluar dhe bëhet madhor: Moda e transferimit të studentëve nga universitetet private në atë shtetëror. Por duket se jo gjithçka do të jetë e lehtë për këshillin studentor të këtij fakulteti, pasi një pjesë e të rinjve kanë deklaruar se duhen riformuluar kërkesat, pasi në këtë mënyrë më tepër si protestë, ngjan si bashkëbisedim.

SHIFRAT

Ndërmarrjet 211 fëmijë të punësuar Plot 211 fëmijë rezultojnë se janë të punësuar në ndërmarrje të ndryshme private, vetëm për 9-mujorin e parë të këtij viti. Raporti i Inspektoratit Shtetëror të Punës, zbulon fakte vërtet shqetësuese përsa i përket punësimit të fëmijëve nën moshën 17 vjeç. Sipas të dhënave nga ky institucion, për 9 mujorin e vitit 2011-të nga 211 fëmijë të punësuar në sektorë si ndërmarrjet prodhuese apo aktivitete të tjera numrin më të madh të fëmijëve të punësuar e zënë vajzat, ndërkohë që 90.5 % e tyre i përkasin arsimit 9vjeçar. Akoma më shqetësuese është situata për të miturat femra, të cilat janë plot 123 të punësuara. Ndërkohë që numri i të punësuarve nën moshën 14-vjeç ëhstë plot 104 të vegjël, ndërsa 125 fëmijë janë nën moshën 17 vjeç, që punojnë më shumë në njësi të tilla: si tregtia apo magazinimi. Inspektoriati Shtetëror i Punës i ka nxjerrë këto të dhëna gjatë kontrollit të 18242 subjekteve të ndryshme, ndërsa mendohet se shifra mund të jetë shumë më e madhe, pasi një pjesë e madhe nuk i deklarojnë fëmijët nën moshën 18 vjeç të punësuar. Specialistët e ISHP-së, thonë se problemi i punësimit të të miturve mbetet një ndër problemet më delikate për t'u zgjidhur.


E martë, 15 nëntor 2011

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

9


10

E martë, 15 nëntor 2011

Kukës, grushta e gjak mes prokurorëve Shkelzen Cena dhe Xhevahir Lita

N

jë ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëmm në një nga kafenetë e nje karburanti, buzë autostradës Durrës-Kukës, në afërsi të Lezhës. Ish kryeprokurori i rrethit të Kukësit Xhevahir Lita, aktualisht drejtues i një sektori në organin e akuzës, është qëlluar me grushta në mënyrë barbare në publik nga

prokurori tjetër Shkëlzen Cena, aktualisht me detyrë në Tropojë. Sipas dëshmimtarëve të shumtë Lita është mbuluar me gjak dhe ka qënë vetëm ndërhyrja e kolegëve të tjerë që ka shmangur degradimin e mëtejshëm të sherrit. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë policia dhe prokuroria e rrethit të Lezhës që ka nën juridiksion vendin ku ndodhi ngjarja, ka nisur procedim penal.

Prokuroria e Lezhës tha se sipas dëshmive të deritanishme, konflikti mes dy prokurorëve, ka nisur që në kohën kur Cena është trasferuar nga Kukësi në Tropojë, dhe se ai gjithmonë ka akuzuar për këtë lëvizje ish eprorin e tij, Lita. Ndërkohë nga Prokuroria e Përgjithshme, konfirmohet se deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, prokurori Cena është pezulluar nga detyra.

Videojja Meta-Prifti, gjykata pranon konkluzionet e specialistëve. Gjyqi drejt mbylljes Video

Prokurorët: Ja loja e ekspertëve "Në aktin e ekspertimit nuk thuhet në asnjë paragraf se ka tjetërsim, pra ndryshim të pamjeve apo të zërave të bashkëbiseduesve në videon objekt e ekspertimit"

Lajmi Pas 4 orësh seancë të shoqëruar me debate të shumta, dje Gjykata e Lartë rrëzoi përfundimisht të vetmen provë që mund të fajësonte ish kryeministrin Ilir Meta, të akuzuar për korrupsion. Trupi gjykues, pranoi përgjigjet e tre ekspertëve ndaj 38 pyetjeve të prokurorisë duke vendosur që video nuk është origjinale.

TIRANE

Seanca tjetër është caktuar në 21 nëntor, ku do të pyeten edhe 4 dëshmimtarët e parë ndër të cilët më kryesori, është realizuesi i përgjimit ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti. Prokurorët e çështjes pasi dëgjuan përgjigjet e specialisteve Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, ju drejtuan atyre edhe shumë pyetje të tjera, duke pretenduar se ata kanë dështuar në ekspertimin e videos shumë të pëfolur.

EKSPERTËT

Tre ekspertët ripërsë-ritën qëndrimin e tyre se, video nuk është origjinale. Duke folur në seancë edhe në emër të dy kolegëve, specialisti Ardian Pollo theksoi se, "nuk mund të

PËRFUNDIMET E PR OKUR ORËVE PROKUR OKURORËVE

Dëshmitrarët Seanca tjetër është caktuar në 21 nëntor, ku do të pyeten edhe 4 dëshmimtarët e parë ndër të cilët më kryesori, është realizuesi i përgjimit, ish ministri i ekonomisë Dritan Prifti

PËRGJIGJET

PROKURORËT

Përfundimet e ekspertëve: Mundësi ndërhyrje në video - Nuk mund të provohet që, regjistrimi i bisedës Meta- Prifti, të jetë bëre me orën kamera, objekt ekspertimi. - Egziston mundësia e ndërhyrjes në kompjuter, profesionistët mund të bëjnë ndërhyrje pa lënë gjurmë në këto aparatura. - Vihen re devijime në boshtin linear, gjë që tregon se probabiliteti për ndërhyrje është i madh. provohet që, regjistrimi i bisedës Meta- Prifti, të jetë bëre me orën kamera, objekt ekspertimi", ashtu sikurse pretendohet nga prokuroria. Gjithashtu një nga pyetjeve më thelbësore të prokurorisë se, "a ka ndërhyrje në video", ai ju përgjigj në mënyrë relative: "Egziston mundësia e ndërhyrjes në kompjuter, profesionistët mund të bëjnë ndërhyrje pa lënë gjurmë në këto aparatura".

Për sa i përket pyetjes se, "në çfarë mënyre është kryer ndërhyrja", ata konkluduan se, "vihen re devijime në boshtin linear, gjë që tregon se probabiliteti për ndërhyrje është i madh". Në të njëjtën linjë ishin edhe avokatët e ish zëvendëskryeministrit, të cilët me pyetjet e tyre retorike u përpoqën të vërtetonin se akti i ekspertimit, ishte konform të gjitha standarteve ndërkombëtare në këtë fushë.

Por pas dëgjimit të pretendimeve të tyre, prokurori Bujar Sheshi deklaroi në gjykatë, se organi i akuzës arriti në përfundimin se, ekspertimi nuk e ka arritur qëllimin dhe ekspertet, nuk e kanë realizuar detyrën që iu është ngarkuar nga gjykata. "Mosdhënia përgjigje, e pyjetjes kryesore që përben thelbin e këtij ekspertimi, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon-provë materiale dhe nëse po, ku konsistojnë këto ndërhyrje, sipas mendimit tonë është tregues i qartë i dështimit te këtij ekspertimi", u shpreh prokurori Sheshi. Gjithashtu ata theksuan se "Sipas enciklopedisë elektronike "WIKIPEDIA" (adresa e internetit për kërkimet e audio analysis) e cila ka listuar të gjitha programet shkencore për analizimin e videove, asnjë nga programet e përdorura nga grupi i ekspertëve nuk është në

Rrethanat e tjera që jepin në aktin e ekspertimit për hapje të lap-topit me datë 1.2.2011 apo futje të USB-ve në data të tjera dhe me emra të tjerë, nuk kanë asnjë lidhje me çështjen. Mosdhënia e përgjigjes për pyetjen kryesore, që përbën thelbin e këtij ekspertimi, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon dhe ku konsistojnë këto ndërhyrje, është tregues i qartë i dështimit të këtij ekspertimi. Gjithashtu analizimi i videos në mungesë të mjeteve, pajisjeve dhe më kryesorja në mungesë të programeve kompjuterike shkencorë e zyrtarisht të licencuara nga kompanitë prodhuese apo shpërndarëse, bën çdo përfundim të arritur nga grupi i eksertëve, të jetë i pasaktë. Sipas enciklopedisë elektronike "ËIKIPEDIA" (adresa e internetit për kërkimet e audio analysis) e cila ka listuar të gjitha programet shkencore për analizimin e videove asnjë nga programet e përdorura nga grupi i ekspertëve nuk është në këtë listë Edhe "loja" që bëhet me gjoja mungesën e videos origjinale, e vë në dyshim vërtetësinë e këtij akti ekspertimi. Origjinaliteti i një videoje apo fotografie nuk ka të bëjë me faktin nëse gjendet apo jo në kamerë që ka realizuar filmimin apo fotografimin, por me faktin që është apo jo e tjetërsuar, pra ka ndryshime në audio apo video. këtë listë. Përdorimi i programeve të tjera jo shkencore, nuk mund të çojë në përfundime me vërtetësi shkencore.

Dokumenti i plotë i pyetje dhe përgjigjeve të ekspertëve në www.shqiptarja.com

Pyetjet e gjyqtarit

Specialistët, argumente me Ajshtajnin dhe Da Vinçin T

re ekspertët e caktuar nga Gjyka ta e Lartë që punuan me videoregjistrimin Meta-Prifti, dje gjatë seancës së gjatë, kanë pohuar dje njëzëri se mundësia e gabimit në raportin që kanë paraqitur në gjykatë, është zero. Këtë e deklaruan pas pyetjes së relatorit të çështjes Ardian Dvorani, i cili kërkoi të dinte nga ata, se sa ishte mundësia e gabimit në këtë raport, duke qenë se edhe përgjigjet e tyre kanë qenë në dyshime. Në përgjigjet drejtuar rela-

Gabimi Gjykata e Lartë që punuan me videoregjistrimin MetaPrifti, dje gjatë seancës së gjatë, kanë pohuar dje njëzëri se mundësia e gabimit në raportin që kanë paraqitur në gjykatë, është zero.

torit, ata përmendën edhe teorinë e Ajnshtajnit. Madje gjatë përgigjeve, ata kanë përmendur edhe artistin e madh të Rilindje Europiane Leonardo Da Vinçin, të cilin e përdorën si shembull për pyetjen, nëse videoja mund të filtrohej. Në një situatë humori ata argumentuan se nuk mund të kryenin filtrimin e audios, pasi në këtë mënyrë do të humbnin zërin e "protagonistëve", pra Metës dhe Prifit. Si shembull, eksperti Pollo tha se "nëse

do ti hiqje krahët e këmbët pikturave të Da Vinçit atëherë ajo nuk do të isht më kryevepër". Gjyqtari Dvorani vijoi me pyetjet të tjera që kërkonin sqarim, në lidhje me programet që kanë përdorur 3 ekspertët. Ata janë përgjigjur nën përgjegjësi të plotë, se kanë përdorur programet e duhura. Sipas tyre, megjithëse të marra falas nga interneti, këto programe kanë të gjitha të dhënat për të kryer ekspertimin.


E martë, 15 nëntor 2011

11

AKTUALITET BABAI PLAGOS DJALIN ME THIKË

VETËVRITET NGA PAKUJDESIA

Babai ka qëlluar me thikë djalin e tij duke e lënë të plagosur, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një grindje banale mes tyre. Ngjarja ndodhi dy netë më parë në banesën e familjes Xhukellari në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Burimet e policisë thanë se i arrestuari, Guri Xhukellari 53 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec mbrëmë në mjediset e banesës së tij plagosi me thikë të birin 28 vjeçar, Olger Xhukellari, duke i shkaktuar plagë në pjesën e shpatullës.

Kryetari i Shoqatës së Gjuetarëve në Tiranë është vetëvrarë me çifte nga pakujdesia. Shpend Kruja, 48 vjeç ishte nisur së bashku me një grup gjuetarësh në Malësinë e madhe. Ngjarja e rëndë u shënua në orët e drekës në fshatin Zagorë, të Komunës Shkrel në rrethin Malësi e Madhe, në vendin e quajtur "Stol Zagor". Ghuetarët e tjerë u afruan Shpendit për ti dhënë ndihmën e parë, por ai ka ndërruar jetë menjëherë.

Ngjarja në orët e vona të natës, familjarët çojnë në spital të dëmtuarin

I ngacmonte gruan, godet fqinjin duke e lënë në koma LAJME SHKURT

Lajmi Godet me grushte fqinjin e tij duke e lënë në gjendje kome se i ngacmonte gruan. Lajmi është bërë i ditur nga forcat e policisë së Tiranës, ndërsa është shpallur në kërkim autori i ngjarjes.

Gjendja Fqinji i dëmtuar është dërguar menjëhërë drejt Spitalit Ushtarak, por nuk ka ende as një reagim nga ana e tij. Mjekët konfiromojnë se S.Biçkau ndodhet në gjendje kome.

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

N

jë person ndodhet në gjendje kome në Spi talin Ushtarak të Tiranës, pasi është gjuajtur me grushte nga nga fqinji i tij. Shkak për këtë grindje dyshohet të jenë berë disa ngacmime që i dëmtuari ka bërë ndaj gruas së autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme në afërsi të "Vilave Gjermane", sipër "Rrugës së Elbasanit" në kryeqytet. Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë kontroll në banesën e autorit, por ky i fundit ishte lagruar. Inspektorët e policisë së komisariatit nr 1, kanë kryer kontrolle të shumta nëpër banesat ngjitur me vendin e ngjarjes, por ende nuk kanë arritur që të arrestojnë autorin.

NGJARJA

Ngacmimet e shumta që 35 vjeçari ka bërë ndaj gruas së fqinjit të tij e kanë çuar në spital nga dhuna që ka ushtruar ky i fundit. I dëmtuari S. Biçaku është dërguar menjëhërë në Spitalin Ushtarak, pasi goditjet e shumta keqësuan gjendjen e tij duke përfunduar në koma. Mesa duket gruaja, e cila ngacmohej vazhdimisht nga fqinji i saj i'a ka bërë të ditur bashkëshortit, i cili pasi mori vesh lajmin ka qëlluar me grushte fqinjin e tij. Pa pritur të sqaroheshin dy personat janë ndeshur me njëri-tjetrin por situata është përkeqësuar më tepër kur fqinji i tij ra përtokë pandjen-

SHERRI

Dëshmitarët e ngjarjes rrëfejnë në polici

D

isa prej dëshmitarëve të vendit të ngjarjes si dhe fqinj të shumtë kanë rrëfyer në polici disa prej shkaqeve që e detyruan Skënder Bajramin që të qëllonte me grushte komshiun njokohësisht dhe bashkëfshatarin e tij. Burime të policsë thanë se i dëmtuari kishte kohë që i "vardisej" gruas së komshiut, ndaj dhe e ndier nën një presion të tillë ajo i ka treguar të shoqit. Situata është përkeqësuar në momentin që S. Biçaku ra pa ndjenja përtokë nga goditjet e forta që kishte marrë nga komshiu i tij. Aktualisht gjendja e tij është e rëndë, ndërsa blutë e kryeqytetit janë në punë kërkimore lidhur me kapjen e autorit të ngjarjes. ja. Disa nga familjarët e tij panë skenën e ndodhur dhe kanë marrrë të afërimin e tyre për ti dhënë ndihmën e parë. Pas përfundimit të sherrit autori është larguar nga banesa, kurse i dëmtuari

mësohet të jetë në gjendje koma. Mjekët e spitalit thanë se S. Biçaku erdhi në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj aktualisht pritet ndonjë reagim fizik nga ana

e tij. Ndërkohë Inspektorë të shumtë të Drejtortisë së Policisë së Qarkut të Tiranës kanë marrë në pyetje familjarët e të dëmtuarit si dhe dëshmitarë nga vëndi i ngjarjes. Këta të fundit kanë cilësuar se shkak ishin bërë ngacmimet seksuale që i dëmtuari i kishte bërë gruas së tij. Gjatë deklaratave të tyre dëshmitarët bënë të ditur se fqinjët kishin jetuar më parë në fshatin Qarrisht të Librazhdit, por vitet e fundit ishin përqëndruar në kryeqytet. Burimet kofidenciale të policisë së Tiranës pohuan se i dëmtuari vijonte në mënyrë të vazhdueshme ngacmimet ndaj gruas së fqinjit të tij. Mësohet se bashkëshortja e autorit kishte refuzuar të fliste me të, aq më tepër të kishte raporte të tjera. Pas bezdisjeve të shumta si dhe gjendjes së ngarkuar emocionale, ajo i ka tregusar historinë burrit

të saj, i cili sapo u njoh me ngjarjen ka reaguar menjëhërë duke e lënë personin në fjalë në gjendje kome.

POLICIA

Pas ngjarjes së ndodhur forca të shumta të komisariatit nr 1 si dhe Inspektorë të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit kanë shkuar në vendngjarjke dhe kanë nisur hetimet përkatëse. Policia tha se autori e kishte dëmtuar S. Biçakum vetëm me shpulla dhe me grushte. Goditjet që i dëmtuari kishte marrë në kokë dhe në gjoks i kanë shkaktuar menjëhërë gjendjen e të fiktit dhe më pas mbeti në gjendje kome. Sipas burimeve policore dyshimet lidhur me ngjarjen e rëndë bien mbi ngacmimet seksuale që i dëmtuari ka bërë ndaj gruas së autorit. Aktualisht autori i ngjarjes është larguar në drejtim të paditur dhe po punohet për kapjen e tij.

Depresioni

Ikën nga dasma, vetëvaret

N

TIRANE

jë 27 vjeçar është vetëvarur me litar sapo është kthyer nga dasma e djalit të tezes së tij. Alfred H., 27 vjeç me banim në Tiranë, në rrugën " Mihal Grameno" është larguar nga dasma rreth orës 12 të natës ndërsa më pas është gjendur disa metra afër shtëpisë së tezes së tij. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të ketë qenë depresioni, ose gjendja e dehur e viktimës. Forcat e policisë së komisariatit nr 4 kanë mbër-

ritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëhërë hetimet përkatëse. Viktima kishte varur veten me një litar. Alfred Hysa

është gjendur i pajetë në fshatin Vilëz të komunës së Zallvastarit . Të afërmit e tij nuk kishin vënë re largimin e tij, ndërsa pas disa orësh kur kishin mbërritur në shtëpi nisën që ti bënin një telefonatë por askush nuk përgjigjej. Pas kontrolleve të shumta janë lajmëruar dhe forcat e policies, të cilët nisën punën kërkimore. Viktima u gjend i pajetë në orët e para të mëngjesit ndërsa policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale litarin me të cilën 27 vjeçari u vetëvar.

Zjarr në pallat nga bombula e gazit

Një bombël gazi është bërë shkak i një shpërthimi të madh të ndodhur në një pallat në "Rrugën e Qelqit" në kryeqytet. Zjarri ka shpërthyer nga kati i katërt i pallatit rreth orës 14:32 minuta. Familjarët kanë evidentuar flakët ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar ose viktima. Aktualisht bëhët e ditur se ka vetëm dëme materiale në vendin ku kanë shpërthyer flakët. Vodhi makina, arrestohet autori Një 34 vjeçar me precedent penal të mëparshëm ka rënë në prangat e policisë së Lushjes, pasi ka rezultuar autori i vjedhjes së një automjeti. Bilbil Çobo, banues në fshatin Pllozhan të rrethit të Beratit është prangosur, pasi ka tentuar të vjedhë një benz me targa Lu 3382B, në Divjakë. Aksidenton 60 vjeçaren, largohet nga vendngjarja Një person është shpallur në kërkim, pasi ka aksidentuar rëndë një 60 vjeçare, e cila po lëvizte me motoçikletë së bashku me bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Fier në zonën e quajtur "Sheqi i Madh", ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin pas aksidentit të kryer. Polica vijon punën për kapjen e autorit. Kapet me 1.5 kg marjuanë, arrestohet 19 vjeçari Një sasi prej 1.5 kg marjuanë është sekuestruar ditën e djeshme nga policia e Korçës, ndërsa në pranga ka rënë 19 vjeçari Gugash Salla. Droga u kap ditën e djeshme në vendin e quajtur "Lugina e Madhe" në afërsi të rrugës nacionale BilishtKapshtice. Polica sekuestroi sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.


12

E martë, 15 nëntor 2011

SOCIALE DIABETIKËT NË RRITJE

TEKSTE TË PËRBASHKËTA

Numri i personave që vuajnë nga diabeti në Shqipëri po rritet çdo vit. Në ditën botërore të luftës ndaj diabetit, specialistët i kanë bërë apel ministrisë së Shëndetësisë, të lehtësojë nga ana financiare pacientët diabetikë duke i rimbursuar atyre fijet si në të gjithë botën. Florian Toti, mjek specialist në QSUT, ka shpjeguar se shumë prej të prekurve nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje pasi nuk kryejnë vizitat tek specialisti.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nisur punën për unifikimin e programeve që do të çojë në hartimin e një Abetareje të përbashkët për Shqipërinë dhe Kosovën. Në ministrinë e Arsimit është ngritur grupi i punës që do të unifikojë programin, mbi bazën e të cilit do të hartohet edhe Abetarja. Sipas përfaqësuesve të arsimit, kjo nuk do të thotë se në treg do të ketë vetëm një Abetare, por do të ketë disa alternativa.

Në maturën 2013 bëhet kusht për të marrë deftesën

Tafaj: Anglishtja provim me detyrim Gjuhëtarët kundër Jorgo Bulo: Prioritet në gjimnaze t'i jepet Gjuhës Shqipe, nxënësit s’mund të detyrohen Lajmi Anglishtja do të jetë lëndë me detyrim në provimet e maturës 2013, njësoj si Matematika dhe Letërsia. Por për gjuhëtarët ky është një veprim euforik i nxituar, pasi minimalisht të rinjtë duhet të ishin informuar që në vitin e parë. Jorgo Bulo shprehet se Gjuha Shqipe duhet të jetë prioriteti i institucioneve politkbërëse në vendin tonë.

TIRANE

ESMERALDA KETA

P

ërveç Matematikës dhe Letërsisë, në vitin 2013, si provim i detyruar i maturës shtetërore do të jetë dhe gjuha angleze. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka pranuar se njohuritë e anglishtes në shkollat e zonave rurale janë problematike, por sipas tij, vitet e fundit numri i maturantëve që kanë zgjedhur gjuhën angleze si lëndë me zgjedhje në provimet e maturës ka ardhur në rritje. "Në vitin 2013 krijohen plotësisht kushtet që gjuha e huaj e parë të jetë një provim i detyruar i maturës. Zotërimi i mirë i gjuhës së huaj në përfundim të arsimit të mesëm është premisë bazë për rritjen e cilësisë dhe në mënyrë të veçantë për internacionalizimin e studimeve universitare të nivelit master dhe doktoratë në universitetet tona", - ka deklaruar min-

A. ARVIZU

"E rëndësishme, të rinjtë t'ia dalin nga ana akademike"

N

ë ceremoninë e certifikimit të të rinjve nga TOE FL-i, te Liceu Artistik, ka qenë edhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu. "Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t'ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them këtë ja atribuoj punës, inteligjencës dhe frymë suaj luftarake, edhe pse Shqipëria e ka nisur shumë prapa në krahasim me vendet e tjera.Është e rëndësishme që ju të jeni më mirë se studentët e tjerë, kur vjen puna për gjuhën angleze", - ka deklaruar Arvizu.

istri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë një takimi me nxënës të liceut artistik "Jordan Misja", në Tiranë, të cilët u certifikuan për TOEFL-in, projekt i mbështetur nga Ambasada Amerikane.

GJUHËTARËT

Por gjuhëtarët mendojnë se është shumë herët për ta bërë anglishten provim të detyrueshëm. Jorgo Bulo, shprehet për "Shqiptarja.com" se sigurisht që anglishtja ësh-

të një gjuhë mjaft e rëndësishme, por nuk ka përse bëhet prioritet sa kohë që nxënësit tanë ka probleme me Gjuhën Shqipe. "Unë mendoj se këto janë euforizma të tepruar. Sigurisht që anglishtja po kthehet në një gjuhë ndërkombëtare dhe është mirë që ta zotërosh, por unë nuk jam dakord që ajo të bëhet prioritet, përpara Gjuhës Shqipe. Ajo nuk mund të bëhet provim i detyruar, duke zënë kështu më shumë vend se Gjuha Shqipe, pasi dihet se në shkollat e mesme Letërsia është e bashkuar me Gjuhën Shqipe. Pra realisht edhe si orë, një nxënësi i bie të bëjë më shumë orë mësimi anglishteje se sa Gjuhë Shqipe, gjë që për mua nuk është e drejtë", shprehet gjuhëtari Jorgo Bulo. Më tej, ai shprehet se anglishtja nuk mund të jetë provim i detyruar edhe për faktin se nxënësit minimalisht duhet të

Tafaj dhe Arvizu në takimin e djeshëm ishij njoftuar që në vit të parë. "Nxënësit duhet të ishin njoftuar që në 9-vjeçare që anglishtja do të jetë provim me detyrim, ose së paku, minimalisht, që në vitin e parë në mënyrë që të përgatiteshin", ka shpjeguar Jorgo Bulo. Por një mendim krejt tjetër ka dekani i fakultetit të HistoriFilologjisë, Shezai Rrokaj. Ai ka deklaruar se vendosja e anglishtes si provim me detyrim është një gjë shumë e mirë, sa kohë që testi do të jetë brenda programit që ata bëjnë në arsimin parauniversitar. "Unë jam dakord që anglishtja të jetë lëndë me detyrim, sa kohë që testi do të jetë brenda kurrikulës që ata kanë bërë gjatë viteve të gjimnazit, por jo të mbrohet nga TOEFL-i", - ka shpjeguar Rrokaj. Edhe rektori Dhori Kule është shprehur pro nismës së ministrit Tafaj, për ta bërë anglishten provim me detyrim në maturën 2013.

Komisioni

Debate për buxhetin shëndetësisë

D

TIRANE

ebate të forta në komisionin e Shëndetësisë, ku ministri Vasili ka prezantuar dje se si do të ndahet buxheti i 2012, prej 29 miliardë lekësh në të gjithë sektorët e bluzave të bardha. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, për vitin 2012 buxheti i sektorit që ai mbulon do të jetë 2.1 përqind i prodhimit të brendshëm bruto. Ministri pranoi se nevojat e spitaleve janë shumë të mëdha, por sipas tij, buxheti i ri 2012 është më i lartë se i këtij viti, dhe ky buxhet do të shkojë kryesisht për pajisjen e disave me aparatura moderne. Por de-

puteti socialist në komision, Eltar Deda, i është kundërpërgjigjur se buxheti i 2012 për shëndetësinë është ulur në krahasim me vitin 2011. Sipas tij, kjo tregon se qeveria nuk e ka prioritet

lajmi Prezantimi i buxhetit 2012 në komisionin e Shëndetësisë nga ministri Vasili është shoqëruar me debate të forta. Anëtarët socialistë të këtij komisioni kanë akuzuar se sipas kësaj ndarje, rrezikohet shpërdorimi i fondeve

shëndetësinë por investimet në rrugë. Në komentin e tij për planifikimin e buxhetit të ri nga ministria e Shëndetëëisë, deputeti i opozitës ka shpjeguar se sipas kësaj ndarje të buxhetit, rrezikohet shpërdorimi i fondeve. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit Vasili, i cili theksoi se thithja e investimeve vetëm në spitalet e mëdha do të favorizonte monopolet e korrupsionin. Buxheti i ri 2012 do të diskutohet në mbledhjen e radhës së komisionit të shëndetësië nen për nen. Një vit më parë buxheti i ministrisë së Shëndetësisë ishte 28.245 miliardë lekë, ndërsa këtë vit ai kap shifrën e 29.114 miliardë lekë.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë do ndodhë në maturën 2013? Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, ka deklaruar se në maturën 2013 të rinjtë do të japin 3 provime me detyrim: Matematikën, Letërsinë dhe gjuhën e huaj të parë, që në pjesën ndërrmuese të shkollave është anglishtja. Po nëse nuk merr notë kaluese në aglisht, çfarë ndodh? Nëse maturantët nuk marrin notë kaluese në njërin nga provimet, nuk mund të marrin diplomën e shkollës së mesme. Dhe duhet të presin sezonin tjetër për riprovim. Po deri më tani çfarë rëndësie ka pasur Anglishtja në procesin e Maturës Shtetërore? Anglishtja ka qenë lëndë me zgjedhje, por që i është dhënë shumë prioritet. Nëse një maturant merrte si lëndë me zgjedhje anglishten, atëherë ai kishte pikë maksimale nga të gjithë fakultetet, pavarësisht profilit që ai kishte. Pikërisht për këtë arsye ajo zgjidhej nga shumë maturantë. Po gjuhëtarët çfarë mendojnë? Gjuhëtarët janë shprehur se janë kundër idesë për vendosjen e anglishtes si provim i detyruar, pasi sipas tyre nxënësit shqiptarë kanë mangësi në mësimin e gjuhës shqipe. Dhe vetëm nëse rikuperohen këto mangësi mund të vendoset anglishtja prioritet


E martë, 15 nëntor 2011

13

DIGJEN 5 MAKINA NË RRUGËN "5 MAJI"

PLAGOSET ME ARMË ZJARRI

Pesë automjete janë djegur dje në kryeqytet në rrugën "5 Maji " afër Medresesë. Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit të flakëve të zjarrit. Situata u keqësua pasi zjarri filloi të depërtonte në pallatin 8 katësh duke u ngjitur deri në kat të 2-të. Ngjarja është shënuar rreth orës 12 të natës, madje ishin banorët ata që lajmëruar forcat zjarrëfikse. Në vendin e ngjarjes mbërritën 3 automjete zjarrëfikëse, të cilat për 45 minuta kanë mundur të neutralizojnë situatën.

Një 33 vjeçar është dërguar në spitalin e Fierit pasi rezultoi i plagosur me armë zjarri. I dëmtuari G.Idrizi 33 vjeç, banues në fshatin Trojkë të rrethit të Fierit dyshohet të jetë plagosur nga Agron Idrizi 66 vjeç. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:30, ndërsa burimet policore theksuan se shkak ka qenë një konflikt i çastit mes tyre. Policia nisi hetimet dhe shpalli në kërkim autorin e ngjarjes Agron Idrizin.

Arrest me burg për 8 doganierë, dy pezullohen nga detyra. Favorizuan firmën private

Ja si bënin kontrabandë nafte 10 doganierët e Porto Romanos Lajmi Sasia prej 52.000 litra naftë është lejuar të kalojë kontrabantë në portin Porto Romano të Durrësit. Sipas prokurorisë sasia e naftës së pazhdoganuar ka kaluar nëpërmejt dy autobotëve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë."

ARREST ME B UR G: BUR URG:

BESMIRA MUÇAJ

TIRANE

S

asia prej 52.000 litra naftë është lejuar të kalojë kontrabandë në portin Porto Romano të Durrësit duke u favorizuar kështu kompania Europetrol Durrës Albania sh.a. Kjo kompani është favorizuar pikërisht në mosdoganimin e një sasie të konsiderusheme të karburantit të naftës, e cila do të hidhej më pas në treg. Gjatë hetimeve të kryera prokuroria ka nisur hetimet duke nisur procedimet penale për 10 persona, punojës të portit, mes tyre dhe doganierë. Sipas prokurorisë është lejuar të kalohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pazhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë."

KONTRABANDA

Plot 10 punojës të Portit të Durrësit, të cilët janë përfshirë në kontrabandën e naftës kanë dhënë shpjegimet e duhura para prokurorëve, që po shqyrtojnë këtë rast.8 prej tyre kanë marrë masën arrest me burg, ndërsa dy të tjerë janë pezulluar nga detyra. Personeli i portit Porto Romano në Durrës akuzohen se kanë lejuar të kalojnë dy autobote plot me naftë, duke shmangur kështu mo-

e përfshirjes së personave të tjerë në kryerjen e kësaj vepre penale.

Kontrabanda

Mbeten në burg 8 doganierë ndërsa 2 prej tyre u dha masa për largim nga detyra. Doganierët e portit të Porto Romano, akuzohen se kanë favorizuar kompaninë Europetrol Durrës Albania sh.a. në zhdoganimin e një sasie të konsiderueshme karburanti dhe kalimin e saj kontrabandë.

Laurent Beg a Bega Afrim Mece Klodian Cullai Pëllumb Malollari Kadri Rrapaj Artur Mustafaj Selman Doci Ylli Troplini

magazinier shofer doganier doganier doganier doganier doganier, shef turni doganier

PEZULL OHEN NGA DETYRA PEZULLOHEN

Dashamir Kabaj Lavdi Rraklli

doganier doganier

spagimin e doganës si dhe detyrimet përkatëse që kishte kjo kompani. Sipas akuzës doganierët dhe kontrollorët në bashkëpunim, kanë bërë të mundur kalimin e autoboteve të ngarkuar me sasi karburanti të cilat e kishin tejkaluar sasinë e deklaruar nga subjekti, pa kryer asnjë procedurë zhdoganimi apo njoftim në autoritetet doganore, të cilat janë lejuar të drejtohen në treg". Në bazë të ligjit për akzicat, lëndët djegëse u nënshtrohen ndër të tjera detyrimeve doganore të: akcizës dhe të

TVSH, ndërkohë që sipas procesverbalit të dt. 03.11.2011, pas evadimit të një sasie të caktuar lënde djegëse të zhdoganuar, për llogari të subjektit Europetrol, është lejuar të evadohet sasia prej rreth 52.000 litra naftë e pazhdoganuar nëpërmjet dy autoboteve. Sipas fletës së përllogaritjeve në rastin konkret janë shmangur detyrimet doganore të importit në shumën 2.625.588 Lekë. Prokuroria Gjyqësore e Rrethit Durrës vijon hetimin edhe për mundësinë

HETIMET

Burime pranë Prokurorisë cilësuan se personat në hetim janë 8 doganierë të Porto Romanos, magazinierë, kontrollorë, punonjës i agjensisë doganore Ferries sh.p.k, shoferë të transportit, të cilët kanë konsumuar veprat penale të "Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë" e kryer në bashkëpunim, dhe "Kontrabandë nga punojnës që lidhen me veprimtarinë doganore". Gjithashtu bëhët me dije se ditën e djeshme është dhënë dhe masa e arrestit për 10 të pandehurit. Për Laurent Begën, magazinier, Afrim Mece, shofer, Klodian Cullain, punonjës i agjensisë doganore Ferries, Pëllumb Malollari, Kadri Rrapaj, doganier, Artur Mustafaj, doganier, Selman Doci, doganier, shef turni, Ylli Troplini, doganier, është dhënë masa e arrestit burg. Ndërsa për doganierët Dashamir Kabaj, dhe , Lavdi Rraklli me detyrë doganier, është dhënë pezullim nga funksioni apo detyra shteterore.

TRANSFERIMET

KLD, transferon dhe emëron 16 gjyqtarë 1. ARTAN GJERMËNI, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Elbasan, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 2. VESEL BAKO, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Mat, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Kurbin. 3. ENEIDA CIVICI, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 4. VJOSA ÇELA, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Korçë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 5. BRUNILDA KADI, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 6. MARINELA NUNI, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë, transferohet në

Lajmi Dje nën kryesinë presidentit Bamir Topi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, trajtoi një sërë çështjesh që lidhen me mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor dhe veçanërisht me zëvendësimin e shumë vendeve vakant nëpër gjykatat e faktit. Pas votimit, u shpallën 16 kandidatët fitues. U vendos që puna e inspektoratit të KLDsë, të fokusohet në vlerësimin me procedurë të përshpejtuar të kandidatëve për kryetarë, në vendet tashmë të shpallura vakante. Kështu Këshilli delegoi në detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Z. Alaudin Malaj, deri në përfundimin e procedurave për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate. gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 7. RILINDA SELIMI, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Fier, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 8. IRENA HOXHA, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

9. JULIAN HAXHIU, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Lezhë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 10. ARBEN MULLAJ, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Kavajë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë. 11. Astrit Shema, aktualisht

gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë. 12. ARBANA SELMANAJ, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Pukë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë. 13. ARQILE BASHO, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë. 14. ANASTASI SHEHU, aktualisht gjyqtare në gjykatën e rrethit gjyqësor Krujë, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë. 15. ERVIN TRASHI, aktualisht gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Gjirokastër, transferohet në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë. 16. SKËNDER HALUCA, i propozohet Presidentit të Republikës të emërohet gjyqtar në gjykatën e rrethit gjyqësor Vlorë.


14

E martë, 15 nëntor 2011

KULTURE

Rrëfim biografik Lajmi Në librin e tij botuar së fundmi nga Toena, "Legjenda e lindjes time", Besnik Mustafaj ka përfshirë 100 poezi të përzgjedhura nga krijimtaria e tij që i takon një periudhe mjaft të veçantë e të vështirë njëkohësisht, për të dhe për gjithë letërsinë shqipe. Janë vitet 1976-1986, është dekada që pasoi të quajturin Plenum të Katërt, kur letërsia dhe artet u goditën më rëndë se kurrë. Si e sheh këtë periudhë të krijimtarisë së tij Besnik Mustafaj, kaq dekada larg në kohë? Me këtë shkrim që i shërben librit si fjalë hyrëse ai rrëfen me nota biografike shumë ndjesi e perceptime që ngjallin mjaft kureshtje.

LIDHJA E SHKRIMTARËVE Nuk guxoj as ta përfytyroj sot se si do të kishte qenë evolucioni im në qoftë se në atë moshë të njomë do të kisha marrë pjesë në mbledhjet shndërruese të Lidhjes së Shkrimtarëve për të gjykuar shkrimtarët "e molepsur nga ideologjia borgjeze". Kjo padije del të ketë qenë fatlume për mua.

Besnik Mustafaj: Poezitë e dekadës së hekurt "Loja e mundimshme me censurën dhe autocensurën"

TIRANE

BESNIK MUSTAFAJ

K

jo është një përzgjedhje e krijim tarisë sime poetike, e shkruar në dh jetëvjeçarin 1976-1986 dhe e botuar në librat "Motive të gëzuara" (1978), "Pragu i verës" (1985), "Fytyrë burri" (1987), si dhe nëpër revista e gazeta letrare më parë e më pas. Kam përfshirë këtu dhe një numër të vogël poezish, që kishin mbetur nëpër fletoret e mia për arsye që lidhen me qëndrimin tim si autor ndaj tyre në një periudhë të caktuar ose me hapësirat e lirisë së botimit, që jepte koha kur janë shkruar. Me nxitjen e botuesit tim francez para më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh, përzgjedhjen e kam bërë vetë. Pra, është një punë që bart vetëm subjektivitetin tim si autor. Përfitoj nga rasti të pohoj sinqerisht se rileximi i kësaj pjese të veprës time, tek e cila nuk isha kthyer vërtet fare prej periudhës kur i shoshitja për t'i dorëzuar në Shtëpinë Botuese "Naim Frashëri", më dha kënaqësinë e një lloj takimi të veçantë me veten time në moshën kur po kaloja në etapën më të ndërlikuar e po ashtu më të rëndësishme, do të thosha, të rrugës së formimit tim si njeri e qytetar, si poet e si shkrimtar. Është me vend të përmendet se këto poezi janë shkruar në periudhën më të vështirë, jo posaçërisht për mua, por për kulturën tonë në përgjithësi. Është dekada që pasoi të quajturin Plenum të Katërt, kur letërsia dhe artet u goditën më rëndë se kurrë. Enver Hoxha formuloi prerazi detyrimin për shkrimtarët dhe artistët si "ndihmës të partisë në edukimin komunist të masave". Ishte një rol thellësisht poshtërues ky i "ndihmësit", sepse nënkupton qartë se shkrimtarët dhe artistët duhej të ishin çirakët, të cilëve u lejohej të mendonin vetëm me kokën e ustait. Rrjedhimisht, ky rol kishte për qëllim të fundit asgjësimin e racës së shkrimtarëve dhe artistëve, duke u hequr atyre të drejtën për të patur një vështrim individual për historinë e shkuar apo bashkëkohore, prej nga do të buronin veprat e tyre. Shkurt: synohej që nëpërmjet makinës së pushtetit politik, shkrimtarëve dhe artistëve t'u thahej metodikisht deri në rrënjë limfa e imagjinatës. Duke u kthyer te këto poezi pas kaq

Në foto: (lart) Besni Mustafaj (poshtë) Kopertina e librit

vitesh, kur jo vetëm unë vetë, autori i tyre, kam ndryshuar kaq shumë në kuptimin më të gjerë të fjalës, por edhe Shqipëria nuk ngjan më në asgjë me Shqipërinë e mëparshme, kam pyetur veten, pa dhënë dot një përgjigje të prerë, nëse kishte qenë ogur i mirë apo i keq për mua dhe moshatarët e mi poetë e shkrimtarë rastësia për t'u brumosur pikërisht në atë periudhë? Si do të kishim lulëzuar ne në vazhdim në qoftë se nuk do të ishim ndeshur me shterpësinë, pikërisht atëherë kur truri ynë ende i njomë kishte nevojë më shumë se kurrë për liri? Apo pikërisht kjo ndeshje herë instiktive e herë e vetëdijshme, por gjithmonë dhëmb për dhëmb me shterpësinë, ka kalitur te ne një rezistencë të veçantë ndaj trysnisë së pushtetit, të ngjashme me aftësinë që fitojnë bimët e rralla të shkretëtirës për të sfiduar përvëlimin e etjes? Gjithnjë më ka ngjethur mishtë e më ka shtyrë shpesh ta vë në pikëpyetje veten parabola e këlyshit të rrahur, i cili, kur u rrit, nuk ndeshej dot me ujkun, jo se i mungonin dhëmbët e mprehtë apo trupi i fuqishëm. Duke e rrahur qysh të vogël, këlyshit i kishin vrarë guximin për t'u përfshirë në beteja të mëdha dhe kjo do të ishte tragjedia e pashërueshme e jetës së tij të mëvonshme. Për sa më përket mua, unë isha një gjimnazist e më pas një student i ardhur në Tiranë për të studiuar nga krahina më e skajshme e veriut të Shqipërisë, Tropoja. Ambicia realiste e prindërve të mi, rrjedhimisht edhe e imja, ishte që unë të mësoja mirë për t'u kthyer si mësues në vendlindjen time e atje të shkoja një jetë të qetë siç ishte jeta e mësuesit të provincës asokohe. Banoja në konvikt midis të ngjashmëve të mi ardhur nga e gjithë Shqipëria me të njëjtin pikësynim, që do të thotë se jetoja krejtësisht jashtë rretheve të

shkrimtarëve dhe artistëve të kryeqytetit. Ky është një fakt për t'u vënë në dukje, pasi nuk e ndieja në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as nuk kisha pjekurinë që të kuptoja vërtet ç'po ndodhte e ta merrja sadopak kështu me mend terrorin mirëfilli policor që ushtrohej mbi njerëzit e penës. Nuk guxoj as ta përfytyroj sot se si do të kishte qenë evolucioni im në qoftë se në atë moshë të njomë do të kisha marrë pjesë në mbledhjet shndërruese të Lidhjes së Shkrimtarëve për të gjykuar shkrimtarët "e molepsur nga ideologjia borgjeze". Kjo padije del të ketë qenë fatlume për mua. Ajo më ka shërbyer shumë, pa dyshim, për t'u rritur pa u prekur në shpirt nga ndjenja mbytëse e frikës. Më vonë, kur fillova të jap mësim në universitet më 1982, e një vit më pas si gazetar i kulturës në "Zërin e Popullit", natyrisht që e zbulova këtë frikë në tërë lakuriqësinë e saj. Por tashmë kisha fituar njëfarë pjekurie tjetër, që do të thotë mbi të gjitha se kisha fituar njëfarë aftësie për t'i dredhuar rrezikut pa lëshuar shumë nga vetja, pra, pa u shtypur nën peshën e frikës. Një pjesë e mirë e vjershave të përfshira në këtë botim më duket se e pasqyrojnë këtë lojë të mundimshme, aspak argëtuese me censurën po aq sa edhe me autocensurën dhe shprehin, me aq sa kanë qenë vizionet dhe talenti im në atë periudhë, dëshirën time për të shndërruar në poezi jo gjithmonë parullat, me të cilat ishte i mbushur realiteti përreth, por kontradiktat, tronditjet, zhgënjimet dhe shpresat që zgjoheshin brenda vetë meje kur ballafaqohesha ditë pas dite me historinë shqiptare, kur zbuloja e rizbuloja femrën, kur trembesha apo ngazëllehesha në përditshmërinë time për shkak të sjelljes së njerëzve me njëri-tjetrin apo edhe me natyrën, me kafshët. Ky nivel antikonformizmi, në vështrimin e sotëm mund të ngjajë me të drejtë herë naiv, herë

belbëzues, herë konfuz. Megjithatë, duke e njohur veten si një njeri pa ndonjë dell të fortë heroi, ndihem krenar edhe me kaq. Edhe pse i tillë, domethënë i pamjaftueshëm sipas pritmërisë së sotme, ky antikonformizëm shoqërohej megjithatë me keqkuptimet e veta. Nuk do e harroj kurrë një bisedë me një shkrimtar francez në pranverën e vitit 1985 ose 1986, nuk e mbaj mend saktë. Shkrimtari në fjalë ishte një diplomat në pension, që kishte shërbyer kryesisht në Japoni dhe subjektet e romaneve të tij andej i kishte marrë. Në Tiranë kishte ardhur në kuadrin e gjoja shkëmbimeve kulturore me Francën për të zhvilluar një ligjëratë me studentët. Ishim në barin e Hotel Dajtit. Unë i tregova, jo pa krenari, se isha poet. - Çfarë lloj poezie shkruani? - më pyeti ai. - Poezi të angazhuar (engagée), - iu përgjigja unë me njëfarë ngurrimi nëse duhej t'ia pohoja apo jo kaq hapur. Unë e dija se tryezat e atij bari ishin të gjitha të dyndura me mikrofona përgjimi për bisedat e të huajve me njëri-tjetrin e sidomos me shqiptarët e pakët, kryesisht përkthyes, siç isha edhe unë në atë rast, të cilët arrinin ta pinim kafen aty. - Ëhë, - mërmëriti ai nëpër dhëmbë dhe ndërroi bisedë. Unë vura re që nuk i ngjalla asnjë lloj kureshtjeje dhe u ndjeva i lënduar si njeriu të cilit nuk i vlerësohet gjesti. Sipas meje, kisha marrë në sy një rrezik shumë të madh. Vite më vonë kam mësuar se unë dhe bashkëbiseduesi im kishim patur atë çast parasysh dy kuptime krejt të kundërta për "poezinë e angazhuar". Në Francë dhe në të gjithë Perëndimin, poezi e angazhuar ishte përgjithësisht ajo që shkruhej nga poetët e rreshtuar rreth partive komuniste. Ndërsa unë kisha dashur t'i jepja një shenjë për mospajtimet e mia me dogmën zyrtare. Sidoqoftë, sado belbëzuese mund të ngjajnë në vështrimin e sotëm këto orvatje, jam i sigurtë se pa to nuk do të mund të kisha ardhur në vazhdim te romanet, tregimet dhe esetë, që kam shkruar tashmë. Qoftë edhe vetëm kjo është një arsye e mjaftueshme për mua si autor, që ta kem të shtrenjtë këtë krijimtari. Ky është botimi i tretë për këtë antologji. I pari ka dalë nga Shtëpia Botuese "Onufri", në vitin 1998. I dyti nga "ORA botime", më 2005. Ky që po paraqes tani nuk është krejt i njëjtë me dy të parët. Gjatë rileximit vura re se te "Pragu i verës" kishte disa poezi, të cilat i kisha shmangur më parë. Nuk e di pse atëherë më ishin dukur "të padenja" për një përmbledhje të zgjedhur. Jo se kësaj here më ngjanë "kryevepra". Por pata përshtypjen se i shërbenin qëllimit për ta paraqitur sa më plotësisht para lexuesve të mi poetin, që kam qenë unë në atë periudhë tashmë të largët të rinisë time. Ky shqyrtim i ri më dha rastin edhe që krejt lëndën ta rendis ndryshe nga dy herët e para.


E martë, 15 nëntor 2011

15

KULTURE

Libri/ Kritika

TIRANE

MIRANDA HAXHIA

K

ohë e pamjaftueshme i Helena Ka daresë erdhi në libraritë tona e njëherësh u shoqërua me komente, fragmente të ndryshme të nxjerra nga vetë libri. I paragjykuar libri për shkakun se portreti i njeriut që, pa dyshim do zinte faqet kryesore të tij, e që është një shkrimtar që i ka ndarë shijet e lexuesve dhe inatet e njerëzve në dy skaje; i rrezikuar libri nga frika e një autocensure prej autores, e akoma më tepër, i rrezikuar për hamendësimet se do idealizohej me tepri personazhi Ismail Kadare - Kohë e pamjaftueshme na jep mundësinë ta lexojmë me qetësi, pa e hiperbolizuar dhe pa e përbuzur. Libri më erdhi pa përfunduar bisedën në telefon me një mike, personazhe e librit të H.Kadaresë, e cila ngulte këmbë që është një libër që duhet ta lexojnë më së shumti gratë. "Do doja ta lexoja, ia ktheja unë, por llogaria e muajit është mbyllur, energjia, interneti, shkollimi i vajzës...ufff! dhe njëzetë mijë për një libër janë shumë...". Im bir, doli si hije nga dera pa u ndjerë, e bleu librin në dyqankën pranë shtëpisë, u kthye dhe ma la pa fjalë. Libër i rëndë, shkruar nga një grua, me çmim të kripur. Librin "Kohë e pamjaftueshme" do ta kujtoj pikë së pari si një dhuratë "tinëzare" që më bëri im bir. S'pata më telefonata me askënd, as diskutime. Kohë e pamjaftueshme për të lexuar një libër, kohë e pamjaftueshme për të shkruar rreth një libri, por jo kohë e shpërdoruar dhe e çuar dëm. Derisa mbërrita në pjesën e fundit: "Duhej të ngelesha, pra, një farë kohe pas tij, për të kryer ca punë të fundit, ashtu siç qëllonte që pas një darke të gëzueshme, të vonohesha për të sistemuar enët dhe gotat e kristalit, ose për të fikur shandanët."-kështu e mbaron rrëfimin zonja Kadare, rrëfim qe nisi shumë vite më parë, i gjatë sa një jetë. Helena Kadare rrëfen, ashtu si do kishte dashur të shkruante çdo grua që e ka ëndërr shkrimtarinë, si nuk do kishte guxuar çdo grua që nuk dëshiron t'i mbysë zërat e brendshëm, ato zëra që fshihen si letra dashurie poshtë tre palë jastëkësh, si shpreson çdo grua, vajzë, motër, nënë, zonjë që nuk do donte pasqyrën bosh përpara saj, apo të shihte veç një rrugë të humbur në një kthim të vagullt koke pas një jete, midis jetësh. Pasi asnjë grua nuk besoj se jeton jetën e saj, pa jetuar jetën e njerëzve që mban dhe me të cilët mbahet në gurin e rëndë të fatit. Mirë apo keq, ëmbël, apo hidhur, jetët e shqiptareve janë aq shumë të ngjashme, sa pothuaj kanë histori të njëjtë. E veçanta e këtij rrëfimi është se kjo grua po vë në peshoren e lexuesit etikën e fjalës, respektin për vlerën dhe punën e bashkëshortit, kujtesën dhe mirënjohjen për të tjerë njerëz, gjykimin e saj, ashtu si e ndjen dhe si e shpreh. Me një shkrim të rrjedhshëm, tërheqës, të drejtpërdrejtë, çlodhës, me një shqipe të pastër, ku ndjehet këshilla e mjeshtërit të letrave me të cilin ndan jo vetëm jetën, por edhe letërsinë, Helena Kadare krijon me librin "Kohë e pamjaftueshme" një profil shkrimtareje, të cilin ndoshta e ka ëndërruar, e ka përjetuar të pasqyruar gjithë jetën, duke qenë aq pranë dashurisë, brengës, plagës, dhimbjes, ëndrrës, lumturisë, shqetësimeve, trandjeve, trilleve, mendimit serioz dhe njeriut Ismail Kadare që ka lënë gjurmë të thella në letërsinë dhe kulturën shqipe për çdo lexues, shqiptar apo të huaj. Ndoshta gabova, jo aq pranë Kadaresë, fati i saj qe shkruar të jetë brenda gjithë marramendjes Ismail Kadare. Ashtu si e përshkruan vetë Helena Kadarenë, ashtu vjen dhe lexohet ai dhe letërsia e tij, herë butë dhe herë ashpër, aty shpërfillëse e gjakftohtë, befas e papërballueshme e plot trille të rrezikshme për autorin, letërsi që e shtang gjithmonë lexuesin. Në libër ka kurajë dhe sinqeritet. Nuk është e lehtë të botosh një libër të tillë në një shoqëri maskiliste, ku burrat janë

NË PESHORE E veçanta e këtij rrëfimi është se kjo grua po vë në peshoren e lexuesit etikën e fjalës, respektin për vlerën dhe punën e bashkëshortit, kujtesën dhe mirënjohjen për të tjerë njerëz, gjykimin e saj, ashtu si e ndjen dhe si e shpreh

Kuraja dhe sinqeriteti i Helena Kadaresë Një rrugë për të zbuluar labirinthet e shkrimtarit

Helena Kadare dhe kopertina e librit të saj “Kujtime” gati të vdesin që të kenë tufën e gjithë çelësave në dorë. Vështirë në një vend të mbushur me mëri dhe hatërmbetje si ky yni, të shpaloset një shkrimtar si Kadare, i pahyjnizuar, më njerëzor, i brishtë dhe familjar i mirë, me të mira dhe të meta që i ka si çdo njeri. Ajo ka arritur të jetë një grua e mençur, shpirtgjerë dhe një shoqe besnike. Lëvizja feministe në Shqipëri nuk ka ekzistuar si një model i mirëfilltë. Ka patur dhe ka shfaqje të veçuara në fragmente kohe, por besoj se kujtimet e Helena Kadaresë janë një lloj testamenti për emancipimin e gruas shqiptare. Emancipimin me një etikë të ngjashme me atë që vetë H.Kadare e përcjell nëpërmjet rrëfimit të kujdesshëm, të thjeshtë, të përpiktë dhe njerëzor; nëpërmjet sinqeritetit me të cilin ajo përcjell situata që janë hera herës edhe në kufij të skajshëm në marrëdhëniet mes dy njerëzve që duhen. Ajo nuk rrëfen duke ngjyrosur situata, jetoi në Tiranë, ishte dhe është pranë njeriut që kapërceu kufijtë me letërsinë e tij, por ajo nuk harron të kujtojë miqtë, që janë të shumtë, sa të shumtë janë edhe kundërshtarët e shkrimtarit. Në librin Ana Karenina, të Tolstojit, është një çast, kur Vronski, i dashuri i Ana Kareninës, bie nga kali gjatë garës dhe Ana shqetësohet faqe të gjithëve. Ky gjest hyri në thashethemet e hipokrizinë e një shtrese të tërë aristokratësh. "Atë që ju e bëni fshehurazi, ajo e bën haptas"- thotë një personazh. Më erdhi në mendje kjo fjali, kur na vijnë në mënyrën më tinëzare, si pickime shushunjash, komente të qëllimta, keqdashëse për rrëfimet e Helena Kadaresë. Më gjeni një grua që të paktën një herë në jetë nuk ka mbetur pa gjumë, një grua që nuk ka derdhur lot për bashkëshort-

in e saj, që nuk është shqetësuar për humorin, buzëqeshjet, mënyrën si flet dhe si punon ai. Apo të thotë ndonjëra se nuk është gjendur përballë tundimesh. Ndaj, e kuptoj qartë dhe thellë ndjeshmërinë me të cilën libri është mbështjellë si nga një tis i hollë vese. Jam e bindur se libri ka qenë i vështirë për t'u shkruar, kujtoj se në jetën e çdonjërës prej nesh ka ngjarje që nuk do duam as të na dalin para syve si kujtime, ka personazhe, përbuzja për të cilët na errëson sytë dhe logjikën, ashtu si edhe ka njerëz që nuk na i zhbën dot as malli, as pengjet. Në librin Kohë e pamjaftueshme gjejmë një galeri të tërë personazhesh, njerëzish, edhe të njohur. Ajo që më bën të mendohem dhe të veçoj në rrëfimin e H.K është koherenca. Sepse do ishte hipokrite sikur të kishte shkruar sot, p.sh. se F. Gjata ishte atë kohë një shkrimtar mediokër, një njeri i fryrë nga regjimi i Hoxhës, etj,etj, gjë që një pjesë e mirë e njerëzve e mendon me të drejtë për F.Gj, apo ndonjë shkrimtar tjetër si ai. Përkundrazi, H.K. ka shkruar për njerëz të tillë, ashtu si i ka vlerësuar ajo dhe si i ka klasifikuar edhe koha, shkrimtarë aktivë, militantë të realizmit socialist. Nuk bën as kritiken, as gjykatësen, por thjesht, shkruan për një kohë që e ka jetuar ashtu si e ka jetuar ajo. Libri ka vend të bollshëm për patriotët e mirë, për miqtë e afërt dhe të largët të letërsisë që shkrimtari Ismail Kadare u ka dhuruar lexuesve dhe autorja nuk harron t'i përmendë të gjithë, një e nga një, episod për episod. Po ky lloj përshkrimi është edhe për familjarë e të afërt. Huqet dhe zakonet e tyre, të metat dhe e pashpjegueshmja i bën aq të veçantë, sa përfytyrimi e shpie lexuesin në skena të ngjashme me ato të mesjetës në një tryezë familjare, ku babai, përgjithësisht me pallto ve-

shur, kyçur në dhomë duke lexuar buletinët e verdhë, vjehërra me frikën se po i ngatërrohej nusja nëpër këmbë, prindërit e saj që ikën nga jeta me brengën se nuk "e zbutën" dot inatin e shkrimtarit, të cilit ia bënë të vështirë lidhjen me Helenën, vajzën e tyre. A do bënte ndonjë tjetër përshkrim më të sinqertë dhe më të butë për prindër në dy shtëpitë që lidhen? Është njerëzor rrëfimi i zonjës Kadare. Kaharet që ndokush ka me letërsinë e Kadaresë, do t'i zvetënohen pak e nga pak nëse do lexojnë Kohë e pamjaftueshme, pasi nëse u është dukur hera -herës shkrimtari një labirint i errët dhe i pakuptueshëm, po të lexojnë librin e Helena Kadaresë, do kuptojnë se shkrimtari ka dashur letërsinë po aq sa do Shqipërinë dhe shqiptarët, ka dashur e do Shqipërinë e shqiptarët po në atë formë që Shqipëria dhe njerëzit e kanë dashur atë. Herë e kanë ngritur lart, herë e kanë rrëzuar, herë e kanë ledhatuar, herë e kanë gërvishtur. Hera herës, gjatë leximit më është dukur se këta soje njerëzish që sot janë gati të qëllojnë këdo m e gurë, janë po ata njerëz që hidhëruan dhe helmuan letërsinë përgjatë pesëdhjetë vjetësh diktaturë. Nëse atë kohë, kishte ikje të detyruara nga Tirana në zbatim të orientimeve hipokrite për t'u shkrirë me masat, diskutime për dekadencë në letërsi dhe art, për ndikim imperialisto-revizionist, sot, më shumë se kurrë i veshin shkrimtarit Kadare petkun e të paftuarit, të të padëshiruarit, të kundërshtarit. Pa u thelluar në atë analizë të stërholluar për shkrimtarin, një vëzhgim i hollësishëm i librit të bën të kuptosh se sa e vështirë është të ecësh brenda vathës së Lidhjes së Shkrimtarëve pa u përplasur me të paaftët e dashakeqët që nuk lodhen duke derdhur logorretë e tyre si të jenë shtrënguar mes ankthit, e që në fund të fundit nuk qullosin gjë. Pikërisht, ne shqiptarët që nuk rrimë dot pa jetuar jetën e tjetrit, nuk duam të kuptojmë se po të vazhdojmë kështu, do mbetemi bosh, një gropë e zezë dhe e madhe, do na zgjatet hunda e mendjemadhësisë, e fodullëkut, e përçmimit, po aq sa rritet sqepi i shqiponjës derisa përcakton edhe fundin e jetës ai sqep i kthyer e ngulur në fytin e saj. Përse të rritim kryeneçësi dhe arrogancë ndaj librit të mirë, ndaj rrëfimit të mirë, aq më shumë të Helena Kadaresë; duket sikur mbysim vetveten, sikur shkelim vlerën dhe kulturën; po aq ngjashëm sa shqiponjat, ata shpendë fatkeq. Deri në fund të librit, pashë Shqipërinë, njoha copëza të kohëve kur nuk kam jetuar, ceka saga shkrimtarësh, lidhje shkrimtarësh, mbledhje tragji-komike, e m'u duk se po lexoja kush e di për të satën herë Laokontin, poezinë që Isi i Helena Kadaresë e shkroi dikur: U lodha. /Nga vërtitja juaj po më erren sytë, /nga rropama juaj veshët më gjëmojnë /në muze të Londrës në Luvër e Madrid/ Në pafshi ndonjë ditë te bëhem copëra,/nga marazi, siç thonë, të plas, t'ia bej "krak"/jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë mostra,/por indiferenca juaj do të bëhet shkak.


16

E martë, 15 nëntor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Oslo, Berisha: Energjia, thellojmë bashkëpunimin

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Berisha e homologu i Norvegjisë, Jens Stoltenberg ritheksuan angazhimin e dy qeverive të tyre për të rritur bashkëpunimin. “Shqyrtuam mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit, veçanërisht, në fushën e energjisë. Diskutuam potencialin e zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha format e energjisë, të energjisë se gjelbër, energjisë diellore, por, gjithashtu, edhe gazit, projektit Trans Adriatik Pipeline (TAP), i cili është në plan për të kaluar përmes Shqipërisë”, tha kryeministri norvegjez. Edhe kreu i qeverisë shqiptare, u shpreh se cështja më madhore e diskutuar mes tyre, ishte energjia.

• Meta: LRI,premtimet I kthen në realitet

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë një takimi me të rinjtë e LRI-së, duke i vlerësuar si degën më aktive të partisë theksoi se ajo ka bërë realitet premtimet e saj të bëra gjatë fushatës elektorale. “Është kënaqësi të shohin pretendimet tuaja reale, pasi ndihmojnë të gjithë të rinjtë e vendit. Hapja e shkollave të reja, krijimi i kurseve të formimit profesional si s¿da kryesore gjëtë fushatës së këshillit bashkiak, vëmë re se janë vënë në vijë. Sot u hap sheshi dhe do hapen të gjitha rrugët për banorët e Tiranës dhe të gjithë qytetarët e saj”, theksoi Meta.

• 103-vjetori i Kongresit të Manastirit Kongresi i Alfabetit në Manastir shënoi dje 103-vjetorin e mbajtjes së tij. Një grup studentësh kanë marshuar në mënyrë të organizuar drejt Manastirit dhe kanë rrëfyer qëllimin e këtij marshimi. “Së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptarë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet. Para tyre të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptarë, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse”, thanë organizatorët e marshit.

• Lamers: Shqipëria, progres domethënës

Mblidhet për herë të parë në Shqipëri Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Traktatit të Atlankitkut, ku bëjnë pjesë organizatat kombëtare të 40 vendeve anëtare e partnere të NATOs. Në sesionin e 57 të kësaj asambleje presidenti i saj Karl Lamers tha se ky takim i asamblesë do ndihmojë për të avancuar progresin që Shqipëria ka arritur pas anëtarësimit në NATO. Ndërsa ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto u ndal vecanërisht në rolin që duhet të luajë NATO për situatën e krijuar në veri të Kosovës. “Ne kemi parë progres domethënës gjatë 2 dekadave të fundit dhe shumë vendime të rëndësishme për të çuar vendin para. Uroj që kjo asamble do të japë kontribut në përpjekjet tuaja ndërsa ne mbështesim Shqipërinë për të vijuar punën e saj drejt të ardhmes,-tha Lamers.

Lista e Àtuesve të lojës më popullore në vend TeleBingo Shqiptare për sezonin e kaluar 2010-2011

T

ë bëhesh Milioner me 50 lekë është moto e kësaj kompanie që deri më tani numëron shumë ¿tues të tillë por dhe më të mëdhenj do të vijnë. Sezoni që shkoi pati një mori ¿tuesish të mëdhenj e të vegjël, duke ¿lluar nga 57 milionë lekë, apartament, makina, motorra etj. Telebingo transmetohet rregullisht çdo të dielë në orën 16.00 në TV Klan ku asnjë të dielë nuk mungojnë surprizat. Me rastin e festave të Nëntorit Telebingo ka menduar që të japë makinën që nuk po arrihet te gjendet në zarfe, kjo është vetëm njëra nga surprizat që zbulon kompania për gazetën tonë. Të tjera lajme dhe surpriza do vazhdojmë të tregojmë në numrat në vijim sepse kjo lojë tani ka prekur pjesën më të madhe të shoqërisë. Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame: Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Investigimi: Poli Hoxha Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi

Politika: Arben Rrozhani, Ekonomia: Genc Kondi

Design: Altin Aliaj, Tomka Nasi Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Celular:

Saimir Zenelaj +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.