shqiptarja.com

Page 1

Kriza

Intervista

Energjia elektrike, KESH ka siguruar vetëm shkurtin

Fjalori

Vangjel Dule: Vendi nuk ka opozitë

Faqe 10

Hysen Sinani: Greqishten ma mësuan femrat në shtrat Faqe 6

Faqe 17

Na ndiqni edhe online LEKË 30

VITI II - NR. 36 E mërkurë, 15-02-2012

www.shqiptarja.com

Degjeneron zgjedhja e kreut të socialistëve në kryeqytet për 20 shkurtin

KOMPLOT NE PS TIRANE

Mbledhje e fshehtë e njerëzve të Ramës Mbrëmë në 21.30 Blendi Klosi dhe Saimir Tahiri mblodhën krerët e njësive për kandidatët Kundërshtarët: Procedurat e ndjekura shkelin statutin dhe nuk janë demokratike IZOLIMI

Dëbora, vdes dhe nuk varroset 85-vjeçari DOKUMENTET

Faqe 14-17

Imami: Po shitëm armë në Burundi, Libi dhe Jemen VIZITAT

Lajmi

Faqe 2-5

Faqe 5

Jozefina Topalli, 11 ditë “turizëm” nëpër botë

Editorial

Zgjedhjet për kreun e ri të PS të kryeqytetit kanë shkaktuar “fraktura” të forta në radhët e drejtuesve qëndrorë socialistë, ku nuk kanë munguar akuzat se po shkelen të gjitha rregullat statutore për zgjedhjet brenda PS. Ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për ta përfunduar zgjedhjen e pasuesit të Barajt më 20 shkurt.

L

JAKIN MARENA

K

ARBEN RROZHANI

Kollare kryeministër

TIRANE

a marrë përmasat e një “komploti” të vërtetë zgjedhja e kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, proces që pritet të zhvillohet më 20 shkurt, pikërisht ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Strukturat e PS në Tiranë, në vend që të rrezatonin imazhin e partisë në të gjithë Shqipërinë, për sa i përket respektimit të statutit në zgjedhjen e strukturave dhe të forumeve të saj, sipas burimeve brenda strukturave më të... Vijon në faqe 7

NGA

Në foto: Kreu i PS-së Edi Rama dhe deputeti i Saimir Tahiri

MEDIAT AMERIKANE

Universitetet, loja me filialet në Shqipëri “New York Times” dhe “Inside” japin alarmin. Renditja botërore, për shkollat e larta. Universitetet shqiptare në fund. TIRANE

ESMERALDA KETA

C

ilësia e diplomave që lëshojnë universitetet private shqiptare po vihet në dyshim. Pas një shkrimi të publikuar dy ditë më parë nga “New York Times”, vjen sërish një analizë e detajuar nga “Inside” ku... Faqe 8-9

e ta lëmë Jozefinën në hallin e saj. Le të shkojë nga të dojë. Le t’i bjerë kryqetërthor botës, me paratë tona. Se këtë di të bëjë më mirë, pa bërë sherre si spikere e kuvendit, pa shfryrë mbi burrat e opozitës, pa iu hakërryer atyre se do t’i nxjerrë për zhelesh e përjashta. Le të puthet me sheikë, emirë dhe princër, veç kujdes se mos bën xing me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, se edhe ai ka hyrë në stinën e dashuriçkave me milionat e sheikëve. Hallin dhe shpresën e kemi te kryeministri, ai që në shtator 2005, që kur erdhi për të mos ikur nga kryet e shqiptarëve, Me 13 shkoi për të dytën herë, na me helikopter premtoi publikisht: në Kukës “këto do jenë ditët dhe foli në më intensive të jetës sime”. Dhe i ka patur mbledhjen vërtet. Shikojmë javën e Shtabit të e fundit, kur njerëzit po Emergjencës. vdesin njëri pas tjetrit Kollaren nga uria dhe dimri. Me e hoqi 9 shkurt në takim me presidentin azer, Aliev veshi këpucë të zeza me qafa, kollare të zezë. Me 11 mori pjesë në konferencën me temë “Tirana në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë”. Kishte nje kollare blu. Me 13 shkoi me helikopter në Kukës dhe foli në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës. Kollaren e hoqi. Në 13, në mbledhjen e përjavshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike foli për Azerbajxhanin. Kishte kollare çiklamin. Pasdite drejtoi Komitetin shtetëror për organizimin e veprimtarive për kremtimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Vuri kollare vishnje. Po atë kollare kishte edhe dje kur priti në takim ambasadorin e ri të shtetit të Katarit, Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai. Ka jetë më intensive se kaq, për një 67-vjeçar?


2

E mërkurë, 15 shkurt 2012

AKTAULITET FIERZË, NGRIN LIQENI

KORÇË, FOND PËR RRUGËT

Pas më shumë se një jave, ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës kanë mbetur të ngrira, gjë që tregon se ky dimër është i ashpër për banorët e zonës verilindore. Mbi ujërat e liqenit vazhdon të zbardhë bora e rënë prej ditësh, një fenomen i parë rrallë nga banorët e kësaj zone. Duke qenë se reshjet e dëborës kanë pushuar janë me dhjetra të rinj që nga kodra e ish-Turizmit të ri vështrojnë akullin e zbardhur nga dëbora të liqenit të Fierzës. Kjo pasi jo çdo dimër ujërat e liqenit ngrijnë duke krijuar një peisazh të bukur dhe të çuditshëm.

Kreu i Komitetit shtetëror të Emergjencës dhe njëkohësisht Ministër i Brendshëm Bujar Nishani ka udhëtuar sot drejt qytetin juglindor të Korçës. Gjatë një takimi në shtabin lokal të emergjencave ai deklaroi se këtij qarku i janë akorduar një sasi prej 3.7 milion lëkësh për hapjen e rrugëve. Nishani kërkoi bashkëpunim me pushtetin vendor, ndërsa shtoi se ministritë janë të gatshme të ofrojnë ndihmë. Prioritet në vlerësimin e ministrit Nishani është hapja e rrugëve ndërsa nuk harroi të rikërkojë solidaritet mes qytetarëve.

3 metra dëborë pengojnë varrimin nga familjarët Lajmi Një i moshuar ka mbetur pa u varrosur në komunën Tropojë e Vogël. Elez Dema humbi jetën tre ditë më parë, por ende nuk është varrimi i tij, sepse në fshat lartësia e dëborës është mbi 3 metra.

TIRANE

ALBANA QEHAJAJ

Tropojë, i vdekuri prej ditësh pa varr Kryetari i komunës: As traktorët s'e hapën rrugën NGJARJA

N

jë 85-vjeçar prej dy ditësh po qëndron i pajetë në shtëpinë e tij, për shkak të motit të keq në komunën Tropojë e Vogël. Elez Dema ka humbur jetën për shkaqe natyrore ditën e hënë, por lartësia e borës prej 3 metrash e ka bërë të pamundur varrimin e tij nga ana e familjarëve. Kryetari i komunës Ram Kortoçi në një intervistë telefonike për Shqiptarja.com tha se as traktorët nuk mundin dot të hapin rrugën, çka ka bërë që i ndjeri të mos përcillet dot për në banesën e fundit. Z.Kortoçi, si paraqitet gjendja në komunën tuaj? Janë të gjitha rrugët e bllokuara dhe situatën e përkeqësojnë orteqet, të cilat rrezikojnë banesat. Ata kanë shkaktuar dëme në disa shtëpi dhe 4 familjen në lagjen Gegaj janë evakuar deri më tani. Cilat janë nevojat e momentit? Një familjeje në fshat i është shembur tërësisht shtëpia nga dëbora dhe unë kam lajmëruar helikopterin që t'i evakuojë, mes tyre ka edhe fëmijë. Ka një informacion për një person të vdekur, i cili ka humbur jetën? Po, ai është edhe kushëri i imi. Është 85 vjeç dhe quhet Elez Dema. Ne kemi që mbrëmë që mundohemi ta transportojmë për në varreza, por është e pamundur. Lëvizin vetëm traktorët e mëdhenj por lartësia e borës shkon deri në 3 metra dhe transporti është deri më tani i pamundur. Ku po e mbani tani? Në shtëpi është akoma. Si është furnizimi me ilaçe dhe ushqime?

Vdes 85 vjecari gjatë transportit me helikopter

D

je pasdite një i moshuar nga Puka ka humbur jetën gjatë transportit me helikopter, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 85 vjeçarit Zyber Furriku nga fshati Mece i komunës Rrapë. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore është kërkuar ndihma e helikopterëve për të ndërhyrë, të cilët pavarësisht vështirësive arritën të mbërrinin menjëherë në vendngjarje. Fatkeqësishtë ndërhyrja urgjente e helikopterëve nuk ndihmoi në shpëtimin e jetës së 85-vjeçarit.

Ndihmat ushqimore kanë arritur deri në Bajram Curr por nuk janë shpërndarë dot për shkak të bllokimit të rrugëve. Vetëm 300 pako kanë mundur të mbërrijnë por janë të pamjaftueshme. Sa për ilaçet, disa prej familjeve që kanë nevojë urgjente po mundohemi tua cojmë dorazi, por e kemi shumë të vështirë.

Në foto: Banorët duke pritur ndihma nga helikopterë të regjimentit të Farkes, në Pukë

Gjeografia e krizës

Kukësi i izoluar, e hapur vetëm autostrada

T

ë gjitha komunat e qarkut janë të izoluara. Akset nacionale janë të bllokuara, përveç aksit Morinë- Kalimash. Ai është kalueshëm me zinxhirë, falë ndërhyrjeve të borëpastruesve, të cilat nuk kanë ndërprerë punën për asnjë moment. Brenda në qytet trashësia e borës arrin mbi 1.5 metër, ndërsa raportohet se ka dhe prani të akullit. Temperaturat më të ulëta kanë arritur deri në -8 gradë celcius, dhe reshjet e borës janë ndërprerë. Edhe në Kukës pritet të bëhet ndërhyrja për raste të emergjencës shëndetësore. Gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit të sotëm në zonën verilindore nuk ka reshje dëbore, ndonëse temperaturat janë mjaft të ulëta. Kjo ka shtuar përpjekjet për rihapjen e akseve kryesore rrugore. "Vemendja eshte perqendruar ne autostradë, ku natën e kaluar u punua për rreth 2 orë nga 16 mjete borëpastruese në segmentin e vështirë

Fushë Dugagjin - tunel, çka solli përmirësimin e ndjeshëm të lëvizjes së mjeteve në këtë segment të autostradës", tha drejtori i ndërmarrjes së mirëmbajtjes së rrugëve, Arben Basha për atsh. Në zonat rurale trashësia e borës arrin mbi 3 metër. Vec autostradës, e cila është mbajtur hapur thuajse gjatë gjithë këtyre ditëve të vështira, të hapura janë edhe akset rrugore Krumë - Qafë

Prush, Bajram Curri - Qafë Morinë. Të pakalueshme janë akset rrugore Kukës Shishtavec, Kukës - Peshkopi, Kukës - Qafë Mali si dhe akset e tjera të rrugëve në rrethin e Hasit e të Tropojës Duke shfrytëzuar mungesën e reshjeve gjatë ditës së sotme janë shtuar ritmet e punës nga mjetet borëpastruese me synim për rihapjen e akseve kryesore rrugore. Edhe Tropoja është e izoluar dhe rrugët janë total-

Në rrezik jete

12-vjeçarja dërgohet në Maqedoni N

jë vajzë 12-vjeçare rrezikon jetën nga temper atura e lartë. Mësohet se vajza nga fshati Llogomericë i komunës Trebishtë ka qenë e izoluar nga dëbora dhe me temperaturë të lartë. Kreu i komunës Razi Rama bëri të ditur se vajza Adelina Manaj ka temperaturë tepër të lartë dhe është në gjendje kritike për jetën. Policia Kufitare e ka ndihmuar vajzën që të largohet drejt Maqedonisë ndërsa trashësia e dëborës në komunën Trebishtë ka arritur deri në 3.5 metra.

isht të pakalueshme. Pas shumë ditësh, mbrëmjen e kaluar reshjet e dëborës kanë pushuar në zonën e Valbonës. "Gjithsesi, shumë problem presin zgjidhje të shpejtë", thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj. Sipas tij, problem kryesor është mbrojtja e popullsisë nga rënia e orteqeve që vazhdojnë të jenë rreziku kryesor për banorët e kësaj ane, vecanërisht për zonën e Dragobisë. "Dy ditët e fundit kemi larguar nga banesat e tyre 6 familje për shkak të rrezikut të orteqeve pranë banesave të tyre që janë braktisur tashme", thotë Biberaj. Ndërkohë, fshatra të thella prej ditësh kanë ndërprerë cdo lloj informacioni. "Kështu, nga fshati Bidosh nuk kemi prej ditësh asnjë informacion", thotë Biberaj. Izolimi i plotë ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shumta të dëborës që tashmë në këtë zonë ka arritur një trashësi rreth 4 metrash.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

3

AKTAULITET

Ndihmat, autokolona ushtarake niset drejt Kukësit

M

inistria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA, deklarojnë se trupa ushtarake janë nisur me një autokolonë në drejtim të Kukësit për ti shkuar në ndihmë banorëve dhe shtabit të emergjencës në situatën e krijuar nga bora. Forcat ushtarake kanë rritur më tej angazhimin dhe përfshirjen e forcave dhe mjeteve të strukturave ushtarake për

përballimin e vështirësive të krijuar nga dëbora, dhe për t'iu ardhur në ndihmë komunitetit të zonave të bllokuara, sidomos në veri të vendit. Sot paradite, një autokolonë ushtarake është nisur drejt qarkut të Kukësit. Në këtë autokolonë përfshihen forca dhe mjete nga disa struktura të Forcave të Armatosura. Dje kanë vijuar fluturimet dy helikopterë në zonën e Pukës dhe kanë

transportuar 1200 kg ndihma ushqimore, ndërsa një helikopter tjetër ka kryer fluturime në Gegaj, Tropojë dhe ka transportuar 400 kg ndihma ushqimore për banorët në nevojë. Njëri nga helikopterët që ka fluturuar në Pukë, në kthim, po evakuon 4 persona për ndihmë mjekësore dhe po i sjell në Spitalin Ushtarak dhe në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë.

Apeli i kryefamiljarit nga fshati Mgull në Kukës

"Na ndihmoni!. Bani çmos, ju lutem!" Bora shemb banesën, shpëtojnë 5 fëmijët në gjumë në kat të parë, sepse po të kishim qenë në kat të dytë do ishim mbytur.

SUELA GERA BEKIM LEKICA

N Vizita në Kukës

Avokati i Popullit, ndihma për për banorët N

ga pagat e tyre punonjësit e institucionit të Avokatit të Popullit shpërndajnë pako me ushqime në familjet e bllokuara në Kukës. Avokati i Popullit Igli Totozan dje ka udhëtuar me stafin e tij në drejtim të qytetit të Kukësit ku është takuar me prefektin Elez Maçi. Qëllimi i udhëtimit të Avokatit të Popullit ka qenë këtë here krejt human dhe jo për inspektim se si po ndërhyjnë institucionet për menaxhimin e situatës në zonat e bllokuara që mëse 2 javë. Sic pohon edhe vetë zoti Totozani në prononcimin për mediat. "Sot në Kukës ardhja ime është një sensibilizim ndaj familjeve që vijojnë të jenë të bllokuara prej ditësh. Stafi i institucionit, që përfaqësoj ndonëse është i vogël me vetëm 45 veta,së bashku me mua kemi kontribuar nga rrogat tona para për të blerë ushqime,të cilat do ti shpërndajmë në bashkëpunim me institucionet vendore tek familjet më në nevojë".Më tej Totozani shtoi se - "Në takimin që pata me prefektin Maçi e pyeta a ka persona të pa strehë në Kukës, por prefekti më informoi se nuk kemi persona të tillë. Gjithsesi ne kemi organizmat tanë dhe do të bëjmë vete inspektimet në terren. Sipas Totozanit "kemi grumbulluar kryesisht ushqime për banorët si vaj, makarona, sheqer, oriz etj, si dhe kemi sjellë edhe cizme për banorët. Avokati Popullit u bëri apel të gjithë qytetarëve në mbarë Shqipërinë të kon-

tribuojnë për zonat e bllokuara nga dëbora. Ai kërkojë që të sensibilizohemi në këtë ditë me të vërtet të vështira që po kalojnë mira banorë nën mëshirën ë dimrit të ftohte dhe trashësisë së madhe të borës. I pyetur nga Shqiptarja.com se si vlerësohet nga ana e institucionit të Avokatit të popullit menaxhimi i situatës nga institucionet, Totozani u shpreh se: "Nne kemi inspektorë të kësaj fushë dhe do të ndjekim hap pas hapi këtë proces,por është ende herët të flitet për mënyrën e menaxhimit pasi banorët janë të bllokuar dhe do të përbënte një luks më vete nëse do të dalim në këto momente me një qëndrim të tillë. I shoqëruar nga punonjësit e tij si dhe prefektin Maçi Avokati Totozani ka shkuar familje më familje për të dhuruar pakot me ndihma ushqimore dhe veshmbathje. Është hera e dytë që shpërndahen ndihma ushqimore në familjet e bllokuara nga bora në Kukës,ku një dy ditë më parë ishte Kryqi i Kuq Shqiptarë që ka bërë një gjë të tillë,ndërsa ndihmat nga institucionet shtetërore akoma nuk kanë nisur me pretekstin e Shtabit të Emergjencave në Kukës se nuk kemi familje që kanë nevojë për ushqime por vetëm problem është hapja e akseve rrugore,ndërsa burimet e mara nga kontaktet me banorët dhe kryetarët e komunave,vetëm në rrethin e Kukësit që para 5 ditësh kanë lëshuar alarmin për ndihma ushqimorë 600 familje të ngujuara nga bora.

jë banesë është shem bur nga dëbora në fs hatin Mgull, të komunës Malzi, 45 km larg Kukësit, duke rrezikuar jetën e 7 anëtarëve të familjes, 5 prej tyre fëmijë. Kryefamiljari Fatmir Qiraku tregon se shembja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa ai me gruan dhe 5 fëmijët e tij flinin gjumë. "Kati i dytë i banesës së ndërtuar me blloqe, është shembur tërësisht nga pesha e borës. Desh zoti që ishim duke fjetur në katin e parë se do kishim vdekur" tregon Fatmiri. "Un jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë. Ju lutem na ndihmoni. Bani çmos "- bën apel Fatmir Qereti, duke folur në dialektin e tij, në një bisedë telefonike që shqiptarja.com bëri sot në mëngjes me të. Zoti Fatmir më thoni cka ndodhur? Unë jam Fatmir Qerezi, kryeplaku i fshatit Mgull, komuna Malzi e Kukësit. Banesa më është shembur tërësisht nga dëbora, në orën 04.30 të së hënës (13 shkurt). Më ka zënë Brenda me të gjithë familjen. Desh zoti shpëtuam. Unë vetë jam dëmtuar se më ra një dru, por shyqyr më shpëtuan fëmijët. Keni kërkuar ndihmë? Këtu te ne ka 2.5 metra borë. Ka ardhur një fadromë dhe po punon për të hapur rrugën por ështe e pamundur për shkak të trashësisë së borës. Unë jam në mëshirë të Allahut me gjashtë vetë. Po ju e shikoni fadromën? Unë se shoh fadromën. Fadroma që prej tre ditësh po mundohet të hapë rrugën e vjetër të Bajram Currit. Por është e pamundur. Nga se përbëhet familja juaj? Jam vetë i shtati. Unë gruaja, 5 fëmijët e mi. Fëmija i vogël në klasë të 2 , i madhi në vit të katërt.

Keni ushqime? Nuk kemi asisend, dhe asht tu ra gjithë kjo borë. Prej tre ditësh po punon fadroma për të hapur rrugën por nuk mund të hapet se asht borë shumë e madhe. A keni kërkuar ndihmë nga kryetari i komunës? Kam folur, por ska ça ban. S'kam ca me ba ma, më thotë. Sot më ka marrë prapë në telefon por nuk di ctë bëjë.

Shtëpi e mbuluara nga dëbora, në fshatin Kelmend të Vermoshit

Po vëllai i ka kushtet? Vëllai është vetë i gjashti, me një shtëpi të vogël dhe të vjetër, i papunë.

Ku ndodheshit kur u shemb banesa? Ndodhi parmbrëmë, po flinim gjumë. Fëmijë mu frikësuan. Dola jashtë dhe më erdhën komshijtë. I dërgova fëmijët te shtëpia e vëllait, pasi e kam afër, dhe me komshijtë filluam të nxirrnim

Po për banorët e tjerë të fshatit Mgull si është gjëndja? Në këtë fshat jetojnë rreth 100 banorë. Tërësisht u kanë mbaru ushqimet. Çdo 20 minuta janë tu më marrë në telefon. Do zoti hapet rruga se ndryshe kanë maru.

plackat. Shtëpia juaj ishte e re? Unë e kam shtëpinë të re. Kati i dytë, i cili është shembur, ka qenë me bllok. Kati ka qenë i mbuluar me tjegull dhe është shembur tërësisht. Shyqyr që kemi qenë

Çorganizimi

Operacionet, asnjë koordinim R

rumpallë me operacionet e dërgimit të ndihmave nga ajri. Helikopterët shkojnë për të dorëzuar ndihmat, por askush nuk i pret. Në një kohë me diell, pas një jave të tërë gri, helikopterët ishin gati të nisnin menjëherë operacionet për dërgimin e ndihmave ushqimore në zonat e izoluara. Por pilotët e Regjimentit të Farkës që kishin bërë gati helikopterët që në mëngjes pritën mbi tre orë mbërritjen e kamionëve me pakot me ushqime nga rezervat e shtetit. Destinacioni i një prej helikopterëve është stadiumi i qytetit të Pukës, një zonë kjo që ka nevoja emergjente për ushqime. Pas fluturimit mbi dhjetëra fshatra të izoluar, helikopteri mbërriti në Pukë, por në vendin ku duhej të kryhej shkarkimi nuk ishte askush. As zyrtarë lokalë e as qytetarë. Pilotet i shkarkuan pakot me ushqime, ndër-

Një helikopter duke vajt në ndihmë banorëve

sa helikopteri duhet të qëndronte pezull pasi rrezikonte të mbetej në dëborë. Pasi u shkarkuan, pilotët u detyruan t'i ringarkonin serish pakot me ushqime, duke u ngritur edhe njëherë në fluturim. Por pas pesë minutave në qiell, pilotët u urdhëruan të rikthehen sërish në stadium. Dhe ishin sërish pilotet që i shkarkuan ndihmat ushqimore. Të njëjtin fat kishte patur edhe një tjetër ekuipazh, i cili priti edhe mbi 20 minuta në ajër që dikush të merrte pakot me ushqime që u shkarkuan. Madje piloti kryesor i helikopterit, pasi shkarkimit të ndihmave zbriti vetë për të lajmëruar autoritetet lokale apo çdokënd që mund te shikonte, se ne Puke mbërritën dërgesat e ushqimeve. Pilotet u larguan nga stadiumi duke i lënë pakot me ushqime në fushën e bardhë, me shpresën se autoritetet lokale do t'i marrin para se t'i mbulojë dëbora.


4

E mërkurë, 15 shkurt 2012

POLITIKË

Emergjenca, Topi: Larg politikës bashkë për jetën

P

më në vështirësi përfshirë kryetarët e komunave Lekbibaj, Shalë, Kelmend, Margegaj, etj. Presidenti pati biseda informuese edhe me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA, drejtorin e Emergjencave Civile, si dhe drejtues të tjerë të lartë të përfshirë në përpjekjet për përballimin e kësaj situate. "Presidenti vlerësoi punën e admirueshme të drejtuesve të pushtetit vendor

residenti i Republikës, Z. Bamir Topi, duke ndjekur me shqetësim dhe vemendje maksimale situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, për shkak të reshjeve të dëborës, mori sot kontakte direkte me drejtuesit e pushtetit vendor në Tropojë, Krumë, Kukës, Mirditë, Mat, Bulqizë, Shkodër, Malsi e Madhe, Pukë, Dibër, Korcë, Librazhd dhe Elbasan. Sipas deklaratës zyrtare të presidencës, Topi kontaktoi edhe me drejtues të njësive vendore

për tiu ndodhur pranë qytetarëve, punën e ushtrisë, policisë, njësive të emergjencës, të shërbimit spitalor dhe arsimor, të njësive të furnizimit me energji, të medias elektronike, si dhe të të gjithë punonjësve të tjerë, të cilët, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e jashtëzakonshme, kanë bërë gjithcka në mbrojtje të jetës së banorëve të rrezikuar dhe përballimit të situatës me sa më pak humbje", thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.

Vendimi i grupit kuvendor për zonat e bllokuara

PS, kamionë me ndihma për banorët e izoluar Opozita plan për katastrofat nesër në Kuvend Lajmi

përpara për t'i dalë ballë situatës. Ky problem duhet trajtuar edhe në parlament", tha Minxhozi.

Grupi parlamentar i opozitës ka vendosur dje që çdo kryetar bashkie që drejtohet nga PS do të nisë një kamion me ndihma humanitare për banorët e zonave të izoluara nga dëbora.

KUKES

Në foto: Banorë të fshatit Kelmend të Vermoshit, duke pritur ndihma nga helikopterë

TIRANE

N

ë mbledhjen e grupit kuvendor socialistët kanë diskutuar lidhur me situatën emergjente në vend. Kryesocialisti Rama përsëriti se qeveria po bën shurdhin dhe në këtë moment nevojitet ndërhyrja urgjente e Kuvendit. Sipas orientimeve të dhëna në mbledhje, çdo kryetar bashkie i PS-së do të bëjë gati nga një kamion me ndihma humanitare që do të dërgohen për banorët e zonave të izoluara nga dëbora. "Vendi përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë: izolim nga dëbora të dhjetra

Ai shprehur mirënjohje për deputetët e majtë por edhe ata të mazhorancës që kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar njerëzit familjeve, krizës energitike në cdo shtëpi dhe përmbytjetet e rradhës që me këtë borë massive është e pashmangshme. Duhet të ndërhyjë urgjentisht parlamenti e të imponojë masa financiare nga qeveria. Situata nuk kapërcehet më 400 mijë dollarë. Nesër do të bëjmë publik një plan për 3 krizat që prekën e do prekin Shqipërinë. Këtë plan do ta mbrojmë të enjten në parlament, si një plan që duhet adaptuar menjëherë", tha kryesocialisti.

Ai shprehur mirënjohje për deputetët e majtë por edhe ata të mazhorancës që kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar njerëzit. "Kjo nuk është orë për politizime të panevojshme. Ligji i emergjencës civile përcakton qartë detyrën e qeverisë. Por, ekzekutivi nuk ka bërë asgjë sipas ligjit. E kotë të kërkosh përgjegjësinë të prefektet që kanë ngritur duart lart. Kriza nuk do mbarojë as me borën dhe as me përmbytjete. Plagët që janë hapur duan një plan kurimi të posacëm. Ky cikël që pësëritet çdo vit duhet të ndërpritet",

tha Rama përpara deputetëve. Deputetët raportuan më pas për zonat të cilat ata mbulojnë, duke e cilësuar situatën problematike për shkak, sipas tyre, të myngesës së fondeve për përballimin e gjendjeve.

DIBËR

Deputeti i qakur të Dibrës, Qemal Minxhozi ka deklaruar se gjendja është e rëndë. "Sot janë të bllokuar 160 fshatra, ku pjesa më e madhe është në rrethin e Dibrës me 150 fshatra. Është situatë e vështirë, sepse komunat janë gjetur të papërgatitura me

fonde e burime njerëzore. Është folur që kanë ardhur ndihma që kanë qenë simbolike, në rrethin e Bulqizës, ka pasur dy herë ndihma, njëherë nga ajri njëherë nga toka. Këto pako përmbajnë një kg oriz, sheqer, fasule, ilaç për rroba, sapun e vaj. Për këtë situatë kjo është simbolikë tepër e vogël. Kërkohet emergjencë e jashtëzakonshme reale, strukturat e Ps në qarkun e Dibrës, janë thirrur në mbledhje urgjente për të qenë pjesë e shtabeve që janë krijuar. Ky proce të mos politizohet, por të gjithë së bashku të ecim

Ndërsa për qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani, deputeti i zonës deklaroi se banorët e këtij qarku janë në kushte të vështira për shkak të mosndërhyrjes së shtetit. "Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat. Kanë ardhur 300 pako për gjithë rrethin në Tropojë, por është e pamundur të bëhet shpërndarja nëpër komuna dhe banorët po kërkojnë ndihma, sepse dhe në qytet është e pamundur për të mbijetuar", u shpreh Dogjani.

KORÇË

Deputeti i Korçës, Alfred Dalipi tha se në Devoll dëbora kalon mbi 1 metër. "Në këto rrethe nuk ka pasur asnjë fluturim, pavarësisht se ka patur situatë emergjente. Në Panarit ka disa nëna shtatzënë që presin të lindin. Në Pogradec 7 fshatra të bllokuara dhe në total 231 familje të izoluara, nuk është paraqitur asnjë mjet për hapjen e rrugëve. Komuna Velçan, 7 fshatra të bllokuar

totalisht, kryesisht fshatra që janë në kufij me Gramshin të bllokuara rreth 3 mijë banorë, nuk ka ndihmë me medikamente. Në rrethin Kolonjë, situata tepër e rënduar në dy komuna të cilat prej 30 ditësh nuk kanë energji elektrike. Mbi 85 mijë krerë gjenden nën presionin që nga dita në ditë mund të ngordhin"- tha Dalipi.

MALËSI E MADHE

Deputeti Paulin Sterkaj, i cili raportoi për Malësinë e Madhe tha se në këtë zonë nuk ka mbërritur asnjë ndihmë. "Është e pamundur që fshatarët të kenë cdo mjet jetesa për rezerva 6 mujore. Qeveria duhet të kishte marrë masa për rezerva. Deri më sot në Malësinë e Madhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë për zonat me probleme", tha Sterkaj.

Loja me të vdekurit

Berisha mbledh emergjencat, sulm opozitës K

ryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mblodhi mbrëmë komitetin e emergjencave për një përditësim mbi situatën në vend. Berisha në fjalën e tij është shprehur se ka ndjekur me një vëmendje të vecantë situatën në vend dhe puna e komitetit ka qenë intensive, me të gjithë drejtuesit të shpërndarë në zonat më kritike të vendit. Për sa i përket mungesës së medikamenteve Berisha tha se "Ministria Shëndetësisë po

Foto nga mbledhja e qeverisë

punon intensivisht dhe brenda ditës së nesërme do të dërgohen të gjitha paketat me medikamente në zonat e bllokuara". Berisha deklaroi se objektivi kryesor është ai i shpëtimit të jetëve të njerëzve që janë bllokuar nga borë. Ndërkohë që i dërgoi ngushëllimet e tij familje të së moshuarit që humbi jetën pak orë më parë në Pukë."Objektivi jonë kryesor dhe më i rëndësishëm është shpëtimi i jetëve të personave në rrezik. Puna intensive

e komitetit të emergjencave në bashkëpunim me ushtrinë dhe të gjitha institucionet e përfshira ka bërë të mundur shpëtimin e mbi 10 jetëve, vetëm ditën e sotme. E vetmja viktimë, për fat të keq, ka qenë një 85 vjecar, i cili vuante nga një insuficiencë kardiake kronike. Ndihma e dhënë ishte e rrufeshme, por nuk shërbeu për të shmangur vdekjen e të moshuarit. I dërgojë familjes së tij ngushëllimet e mia më të ndiera" u shpreh Berisha.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

5

POLITIKË

Kryeministri Berisha: Mbështesim çdo vendim të Ligës Arabe

K

ryeministri Sali Berisha, në takimin me ambasadorin e ri të shtetit të Katarit, Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai theksoi se Shqipëria do të mbështesë plotësisht të gjitha nismat e ligës Arabe, Kombeve të Bashkuara dhe të çdo organizmi tjetër ndërkombëtar në ndihmë të popullit sirian, për shpëtimin e jetëve të

qytetarëve civilë të pafajshëm, nga diktatura brutale al-Assad-it. "Regjimi i presidentit Bashar al-Assad po përdor pushtetin si liçencë për të vrarë qytetarët e pafajshëm dhe popullin sirian", u shpreh kryeministri Berisha gjatë takimit me rastin e marrjes së detyrës diplomatike, në Tiranë, të ambasadorit të Katarit.

Prej tre javësh, kryeparlamentarja vetëm 4 ditë në atdhe

Topalli, 11 ditë turizëm nëpër botë Itinerari i Topallit nëpër botë për dhjetë ditë

TIRANE

sovës nga ana e qeverive të këtyre vendeve.

8-10 SHKURT 2012, VIZITË NË BERLIN

JAKIN MARENA

Në foto: Banorët, duke pritur ndihma nga helikopterët

Reagimi i Ramës

Qeveria e Berishës hedh vetëm blozë mbi opozitën

Foto nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së

K

TIRANE

reu i PS, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Berishës gjatë mbledhjes së komitetit të emergjencave, i cili tha se Rama është bërë korbi i vendit me ciu ciut e tij që dizinformojnë dhe kërkonë të përfitojë nga fatekësia natyrore. Rama foli menjëherë në rrjetin social Tëitter se Berisha në vend që të jap ndihmën qytetarëve të bllokuar merret me opozitën. "KM u kreh përsëri në televizor duke sharë opozitën teksa Shqipëria vazhdon digjet nën dëborë e braktisur nga shteti i shthurrur prej tij!

Asnjë transparencë asnjë informacion asnjë plan për krizën vetëm blozë dëshpërimi mbi opozitën për të mbuluar dëborën që mban peng vendin. PS ka informacion nga cdo zonë, ka njerëzit në ndihmë të cdo zonë, ka plan konkret për krizën që thellohet teksa KM jeton në arrati logjike. Për KM kështu është gjithë Europa, po në fakt askund si në Shqipëri nuk vuajnë me dhjetëra mijëra familje të braktisura në mëshirën e fatit. Duhet një plan që ne e kemi, duhet një vullnet për bashkëpunim qe ne e kemi, por duhet dhe një qeveri normale që vendi nuk e ka! Do bëjmë tonën" shprehet Rama në Twitter.

K

ryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, numri dy i mazhorancës aktuale pas Berishës, edhe pse vendi është në një emergjencë të plotë, është zhdukur prej 11 ditësh nga Shqipëria. Duket si një tur turistik, nëse do të shohësh itenerarin e saj të këtyre ditëve. Kështu, këto 11 ditë, Jozefina Topalli ka pasur për itinerar këtë linjë ajrore: Tiranë-Athinë-Abu DabiXhakarta-Stamboll-TiranëBerlin-Tiranë-Stamboll-Bejrut. Aktualisht ajo vazhdon që të jetë në Bejrut dhe pritet të mbërrijë në atdhe ditën e sotme. Turi i kryetares së Kuvendit ka nisur që më 1 shkurt, me vizitën katër ditore në Indonezi, për të vijuar më 8 shkurt me një vizitë tre ditore në Gjermani dhe aktualisht më 12 shkurt me një vizitë katërditore më Liban. Për muajin shkurt, Jozefina Topalli ka bërë vetëm një "vizitë" katër ditore në Shqipëri. Më poshtë po japim të plota lëvizjet dhe takimet e kryetares së Kuvendit, Topalli më këto dy javë, ndërkohë që 2/3 e Shqipërisë pikërisht në tre javët e fundit janë zhytur në borë dhe vuajnë për bukën e gojës, ilaçe dhe ngrohje.

1-4 SHKURT VIZITË NË XHAKARTA-INDONEZI

Me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Indonezisë, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli bëri një vizitë katër ditore në Indonezi. Ajo u prit nga Kryetari i Parlamentit, Dr. Marzuki Alie me të cilin njihet prej vitesh. Kryetarja e Kuvendit, Topalli shfrytëzoi vizitën e saj në Indonezi për t'u takuar me Kryetarin e Parlamentit të Arabisë Saudite, i cili pak kohë më parë bëri një vizitë në Shqipëri, si dhe Kryetarin e Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo zhvilloi një takim me Kryetaren e Parlamentit të Pakistanit, një mike e kahershme e saj. Takime të veçanta, Topalli bëri dhe me Kryetarin e Asamblesë

Në foto: Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli gjatë vizitës së saj në Indonezi

BRAÇE

Papërgjegjshmëria e ka emrin Jozefina Topalli

K

y fakt është denoncuar edhe nga ana e de putetit socialist, Erion Braçe, që e ka cilësuar Topallin si të papërgjegjshme, duke parë situatën tragjike në të cilën ndodhen qytetarët pas reshjeve të borës. "A doni të dini se ç'është papërgjegjshmëria? Të quhesh Jozefina Topalli, të jesh Kryetare e Kuvendit-numri 2 i shtetit, të bësh në 8 ditë këtë itinerar: Tiranë-AthinëAbu Dabi-Xhakarta-Stamboll-Tiranë-Berlin-Tiranë-Stamboll-Bejrut, atje është akoma. Sot mbase vjen. I gjithë turi turistikoopolitik i kryer në kohën kur populli i saj është në gjendje tragjike", deklaron Braçe në faqen e tij facebook. së Turqisë, Xhemil Çiçek, i cili i tha zonjës Topalli se e pret atë si një mike e Turqisë. Po ashtu, Kryetarja e Kuvendit pati një takim me kryetarin e Parlamentit të Katarit, i cili pranoi me kënaqësi ftesën për të ardhur në Tiranë, jo vetëm në interes të shkëmbimeve parlamentare, por edhe me synimin për të eksploruar

mundësitë për të pasur një prezencë më të madhe të biznesit dhe investitorëve te Fondit Financiar të Katarit në Shqipëri. Të gjitha takimet janë zhvilluar në kuadër të takimit të vendeve anëtare të Konferencës Islamike që mbahej në Xhakarta. Ku u kërkua bashkëpunim mes vendeve anëtare dhe njohja e shtetit të ri të Ko-

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli zhvilloi një vizitë tre ditore në Gjermani, ku u prit në takim nga Kryetari i Bundestagut gjerman, Norbert Lamert. I cili tha se "Është inkurajuese që Shqipëria ecën me rritje ekonomike të qëndrueshme dhe bën përpjekje për të rritur prezencën e investitorëve të huaj". Kryetarja e Kuvendit zhvilloi dhe një takim me Kryetarin e Parlamentit të Landit te Berlinit, Ralf Uieland. Topalli takoi dhe Ministren e shtetit të Gjermanisë, Cornelia Pieper. Për një orë e gjysëm, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, e ftuar në Fondacionin Konrad Adenauer, promovon Shqipërinë dhe fton biznesin gjerman të rrisë investimet e tij në Shqipëri. Ndërkohë është folur për bashkëpunimin mes dy vendeve.

12-15 SHKURT, VIZITË NË BEJRUT

Në vizitën katër ditore në Liban, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli pati një takim me kryetarin e Kuvendit libanez, Nabih Berri, Presidentin Michel Sleiman dhe kryeministrin e Libanit Najib Mikati. Ishte hera e parë që Kryetarja Jozefina Topalli takonte kryeministrin e këtij vendi. Shqipëria dhe Libani janë vende që bëjnë pjesë në shumë organizata ndërkombëtare mes të cilave edhe në Unionin mesdhetar. Të dyja janë vende mesdhetare, të dyja janë vende të vogla, të dyja janë vende që kerkojnë të rrisin bashkëpunimin politik, ekonomik, kultoror dhe finnaciar me interes reciprok. Në takimin me shoqatat e industrialistëve dhe investitorëve libanezë, kryesuar nga Presidenti Nehme Frem, si dhe me shoqatat e hoteleri-turizmit e mjeksisë, kryetarja e Kuvendit foli për domosdoshmërinë e marrëdhënieve ekonomike më të ngushta me Libanin. Ndërkohë Topalli në takim me liderët e Libanit ka kërkuar dhe mbështetjen për Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj.


6

E mërkurë, 15 shkurt 2012

POLITIKE

Partia e re e Topit, ja koordinatorët në të gjithë vendin

P

artia e re e Topit pritet të formatohet në të gjitha pikat kyçe të vendit, ku më kryesore mendohet të jenë qytetet të tilla si Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Dibra pse jo dhe qytetet e tjera. Deri më tani është bërë e ditur se janë ngritur në përgjithësi strukturat në të gjithë qytetet e Shqipërisë, duke filluar që nga ato të partisë, dhe vijuar me rininë dhe gruan. Por tashmë janë përcaktuar dhe

koordinatorët në të gjitha rrethet, ku do të startojë dhe krijimi i degëve më të mëdha në vend. Kështu në qytetin e dyrë metropol në vend, në Durrës është deputeti Gazmend Oketa ai që po merret me organizimin e kësaj dege, për të qënë gati në mars kur të startojë zyrtarisht kjo parti. Ndërkohë që qytetin e Elbasanit e ka marrë përsipër Omer Stringa, ndërsa atë të Dibrës e ka marrë përsipër Sali Shehu.

Por jashtë vëmendjes nuk ka mbetur qarku i Fierit, ku ish-deputeti Blerim Çela ka arritur të organizojë degën e këtij qarku, me një mbështetje relativisht të madhe. Ndërsa Biberaj po merret me veriun e vendit, duke filluar me Lezhën dhe Shkodrën. Kurse vetë Topi po organizon degën e Tiranës, i ndihmuar dhe nga Meksi. I cili jo pak herë është parë dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Kryetari i PBDNJ: Qeveria s'ndjen presionin e opozitës, inaktive

Lajmi Koalicioni opozitar me sa duket ka nisur të "fusë ujë", teksa një nga një aleatët e PS janë vënë në kërkim të iniciativave të tjera politike, madhe dhe në kërkim të aleatëve të rinj. Kreu i PDBNJ Dule akuzon kreun e opozitës se po frenon aksionin opozitar në vend.

Dule: Vendi pa opozitë qeveria bën ç'dëshiron "Mungesa e aksionit politik rrezikon koalicionin" Dule Më se njëherë kreu i PBDNJ Vangjel Dule nuk ka marrë pjesë në tryeza e opozitës të organizuara nga kreu i PS Edi rama, me argumentin se tashmë ato janë kthyer në formale. Madje ka vënë dhe kushte në lidhje me pranimin e propozimeve për përmirësimin e Kodit Zgjedhor.

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i PBDNJ, Vangjel Dule tha për gazetën "Shqiptarja.com" se vendit i mungon aksioni opozitar, dhe se opozita është në inaktivitet, duke e lënë qeverinë të lirë të bëjë ç'të dojë. Sipas tij, qeveria s'ka frikë nga pakica, duke bërë që opozita të jetë pjesërish përgjegjëse për dëmin që i shkaktohet vendit. Si e vlerësoni aksionin opozitar në këtë situatë të vështirë në të cilën gjendet vendi? Një koalicion partiak, krahas arësyeve të tjera rrezikohet prej mungesës së aksionit politik. Pikërisht aksioni politik i mungon prej shumë kohësh opozitës së sotme shqiptare. E cila deri më tani është në inaktivitet dhe ka lëshuar shumë terren, sidomos në këtë situatë tepër të vështirë në të cilën ndodhet sot vendi. Ju po fajsoni opozitën për sjelljen e qeverisë...? Kemi një qeveri që po i shkakton një dëm shumë të madh përpjekjeve të shqiptarëve drejt rrugës së integrimit dhe kjo i detyrohet pjesërisht dhe inaktivitetit të opozitës. E cila nuk ndërmerr asnjë iniciativë politike, duke vepruar në apati dhe gjithnjë me vonesë. Pra opozita ka lëshuar terren ndaj qeverisë...? Vendi po qeveriset nga një qeveri e cila sikur nuk e ndjen fare presionin e opozitës. Madje nuk ndjen asnjë lloj frike nga opozita dhe reagimi i saj teksa ndërmerr iniciativa që janë katërcipërisht në kundërshtim me të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke i shkaktuar një dëm të pallog-

LAJME SHKURT IFIMES: Berisha prej Topit humbet shumicën

Instituti ndërkombëtare për lindjen e mesme dhe studimet e Ballkanit me qendër në Ljubjanë ka kryer një studim për situatën në Shqipëri. Duke ju referuar përspektivës, IFIMES thotë se Topi është duke formuar një parti të qendrës së djathtë që mund të bëhet konkurruese me PD e kësaj Berisha i frikësohet shumë. IFIMES thotë se qeveria Berisha e cila ka mazhorancën mund ta humbasë atë në momentin kur Topi të krijojë partinë dhe kur disa deputetë të zhvendosen tek ai. Në këtë situatë zgjedhjet e reja parlamentare mund të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Kjo do të nënkuptonte një fund për Sali Berishën dhe karrierën e tij e cila nisi që në kohën e Enver Hoxhës si mjek e më pas u zgjodh President në vitet '90.

Çamët: Kërkojnë të na marrin simbolet

dhe s'është i specifikuar thjeshtë në pjesmarrje në tryezat njëjavore që organizohen.

Vangjel Dule aritshëm kësaj të ardhmjeje. Do vijoni të qëndroni më në këtë koalicion të drejtuar nga PS? Nuk jemi ne ata që përcaktojmë kornizën e një koalicioni dhe më konkretisht kornizën e një koalicioni opozitar. Ne në vijimësi po bëjmë detyrën tonë si një

parti opozitare, madje më tepër se gjithësecili. Ndaj çdo pjestar i një koalicioni ndërmerr iniciativat e veta politike, në përputhje me programin dhe synimet politike të partisë së tij. Keni munguar disa herë në tryezat e përjavshme të opozitës, të orga-

nizuara nga kreu i PS Rama. Keni ndryshuar qëndrim? Në lidhje me pjesmarrjen ose jo në tryezat e opozitës, mendoj se kjo është formale dhe nuk përcakton qëndrimin ose jo në një koalicion me parti të tjera, në rastin konkret në koalicionin opozitar. Koalicioni është tjetër gjë

Pra koalicioni...? Koalicioni ngrihet dhe funksionon mbi baza programore dhe sëbashku krijojnë një program i përbashkët për zgjidhjen e problemeve që ka sot vendi. Koalicioni funksionon mbi bazën e iniciativave politike të përbashkëta për arritjen e një qëllimi të përbashkët, që është integrimi i Shqipërisë në familjen evropiane dhe dhënia fund e tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri. Pikërisht këtu ka fillesën dhe vijimin një koalicion partish, jo tek fakti nëse merr pjesë ose jo në një tryezë të përjavshme dhe formale të opozitës.

Shoqata Kombëtare Çamëria paralajmëron rrezikun e shfaqjes së sharlatanëve që luajnë me identitete të rreme. "Në shumë raste historia jonë e afërt dhe e re është e mbushur me sharlatanëri bajate, apo të sofistikuar. Në emër të fabrikimeve të identiteteve, të komercializimit të politikës, të grumbullimit të fondeve të qytetarëve idealistë, shpesh kemi patur iniciativa individuale të dikujt që vetëm apo në grup ka shpallur këtë ose atë identitet", thuhet në një njoftim të nxjerrë nga kryetari i kësaj shoqate, Ardian Tana. Sipas tij, ditët e fundit kjo ka ndodhur me individë që vetëshpallen si Shoqata Mbarëkombëtare "Çamëria", që përpiqen për të mashtruar vëllezërit kosovarë.

Takimi

Ndoka-Lesi, gati bashkimi në një PDK

D

TIRANE

emokristianët me sa duket do të hyjnë në zgjedhje si një parti e bahskuar më vete, për të qënë një forcë potencuese në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentgare të qershorit të vitit të ardhshëm. Kështu, Nard Ndoka dhe Nikolle Lesi, përkatësisht kryetarët e PDK dhe LDK, janë takuar dje për të biseduar për gjetjen e një formule bashkëpunimi e bashkimi në një parti të vetme politike kristiane. "Të dyja partitë bashkarisht kanë mbi 80 mijë vota kombëtare dhe nisur nga ky fakt si dhe nga mospërfaqësimi dinjitoz i këtyre forcave politike në qeverisjen e vendit dhe në Parlament, kryetari i PDK dhe kryetari i LDK, si dy

formacione të të njëjtit spektër, ndonëse për momentin në dy kampe të ndryshme politike, u takuan dhe biseduan për gjetjen e një formule bashkimi", thuhet në deklaratën për mediat të nxjerrë zyrtarisht nga zyra e shtypit e LDK të Nikollë Lesit. I cili aktualisht është një koalicionin qeverisës me Berishën dhe mban postin e zv.ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Njëherësh ky takim, sipas zyrës së shtypit të Lesit ka shërbyer dhe për të biseduar në lidhje me "përcaktimin e kampit politik ku do të qëndrojnë përfundimisht, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokristianët të përfaqësohen denjësisht në Parlament dhe mundësisht me një grup

parlamentar". Një hap i tillë i ndërmarrë nga ana e demokristinëve të të dyja krahëve kanë vënë në pikëpytje dhe aleancat në të cilat ndodhen aktualisht. Pasi Lesi është në qeverisje dhe një bashkim me Ndokën do të sillte ose tërheqjen e liderit të PDK në qeverisjen e Berishës, ose kalimin e vetë Lesit në koalicionin opozitar, ndoshta jo me Ramën por me një bashkim politik të qendrës, në përbërje të të cilit do të ishin dhe partia e Topit dhe e Spahiut. Ndërsa Ndoka vetë ka dhënë sinjalet përmes deklaratave se ka pasur oferta nga Berisha për në qeverisje, por nuk mohon as mundësinë që krahas koalicionit me PS dhe të majtët të pretendojnë dhe për një koalicion me Topin dhe Spahiun.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

7

POLITIKE

Dhuna në familje hyn në Kodin Penal, dënim me 5 vjet burg

D

eputetët ashpërsojnë penalizimet për dhunën në familje. Rrahja, qoftë ndaj bashkëshortit aktual, ish bashkshortit apo bashkjetuesit, tashmë futet në kodin penal, si një vepër e veçantë krimi e dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burg. "Përjashtohen nga e drejta për të kërkuar liri me kusht apo dënime alternative, dhunuesit e fëmijëve, grave shtatëzëna apo personave, që s'mund të mbrohen. Në

këtë kategori përfshihen dhe ata që dhunojnë për arsye raciste, fetare, gjuhësore dhe politike. "Së pari është rrezikshmëria e lartë shoqërore e veprës penale dhe ka të bëjë në gjykim tim, për një masë dënimi mbi 5 vjet e sipër. Periudha e sigurisë do thotë në vetvete, vendosjen e një afati minimal dhe një afati maksimal, që unë propozoj të jetë nga 2/3 e vendimit të dhënë nga gjykata

deri në ekzekutimin e plotë të dënimit penal, brenda së cilës, gjykata me vendim gjyqësor s'lejohet që të kryhet lirimi parakohe me kusht ose falja", tha Gumi. Ndërhyrje në ligj do t'i bëhet dhe nenit për Presidentin. Shpifja e fyerja ndaj Presidenti, me konsensusin e të dy palëve, pritet të mos përbëjnë më vepër penale ndonëse aktualisht dënohen me gjobë ose burgim deri në tre vjet.

Mbrëmë më 21.30, Klosi e Tahiri mbledhin krerët e njësive për kandidatët

"Komplot" në PS për kryetarin e ri të Tiranës

Vlora dhe Tirana, me dy standarde

D

Akuza: Procedurat për zgjedhjet e 20 shkurtit, jostatutore

TIRANE

JAKIN MARENA

Debatet

vijon nga faqja 1 ... larta të socialiste, po jep një shembull për të mos u pasur zili në të gjithë vendin. Ose sëpaku në ato 117 njësitë vendore në të cilat nuk janë zgjedhur ende krerët e organizatave, asambletë drejtuese dhe në fund të krerët të PS për të gjitha këto njësi vendore. Madje jo vetëm referuar statutit por dhe logjikës së zgjedhjeve në një parti politike, gjithçka me sa duket në degën më të madhe të PS në Shqipëri, pra në qytetin e Tiranës, shtojnë këto burime zyrtare, është nisur së prapthi duke përvijuar në këtë rast një serë veprimesh antistatutore që mund të çojnë në një çarje serioze në PS e kryeqytetit. Teksa kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar pak ditë më parë që të përfundojnë urgjent zgjedhjet në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar, në kryeqytet tashmë përplasjet janë të hapura. Mësohet se mbrëmë rreth orës 21.30, sipas këtyre burimeve, janë thirrur në selinë e PS drejtuesi i komanduar i PS të Tiranës, Sajmir Tahiri, drejtuesit e njësive bashkiake që janë aktualisht, të zgjedhur dhe të komanduar, dhe nën prezencën dhe të sekretarit të Organizimit në PS, Klosi është zhvilluar një mbledhje e shkurtër ku është kërkuar që të sillen në parti të gjitha kandidaturat për kreun e PS për qytetin e Tiranës, mes të cilëve do të përzgjidhet më 20 shkurt kryetari i ri. Pikërisht këtu, shprehen burimet brenda forumit të lartë të socialistëve, ka nisur shkelja e statutit të PS. Pasi nuk mund të zgjidhet kryetari i PS për qytetin e Tiranës, pa u zgjedhur më parë kryetarët e PS për 11 njësitë bashkiake, nga të cilat katër prej tyre aktualisht janë pa kryetarë. Sipas këtyre burimeve, logjika e zgjedhjeve në parti, por dhe

Socialistët që me mbledhjen e kryesisë dhe pastaj të Asamblesë së PS për rishpërndarjen e të deleguarve në të gjitha qarqet e vendit, kanë intensifikuar debatet, të cilat kanë pasuar pakënaqësitë dhe të kongresit për delegatët, ashtu dhe për garën për anëtarë kryesie. Me sa duket, vetëm një vit para zgjedhjeve, socialistët nuk po gjejnë "paqe" që të bashkojë forcat për të maksimalizuar rezultatin në qershor të vitit 2013.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri sipas statutit të PS, është që zgjedhjet fillojnë që nga kryetarët e organizatave, që bashkë me delegatët e kongresit, si dhe ata që dalin nga votimi në njësinë bashkiake përbëjnë asamblenë, ku votimi bëhet në të njejtën kohë si për këtë trupë drejtuese e PS, ashtu dhe për kryetarin e PS për njësinë bashkiake në kryeqytet. Pastaj kalohet te zgjedhja e kryetarit të qytetit, ku sërish votimi bëhet në të njejtën kohë me anëtarët e

asamblesë së madhe të qytetit, e cila përbëhet dhe nga kryetari, por dhe nga delegatët dhe nga 11 kryetarët socialistë të njësive bashkiake të kryeqytetit. Burimet saktësojnë se të gjitha këto lëvizje janë jashtëstatutore, madje nuk ndjekin as rrjedhën e zgjedhjeve brenda në PS, të cilat duhej të kishin përfunduar në të gjithë vendin përpara kongresit të PS, duke i cilësuar të gjitha këto veprime pas kongresit si jas-

htëstatutore. "Ne nuk duhet të interesohemi për zgjedhjen thjeshtë të kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, por duhet të mendojmë se si duhet të rigjenerohet partia në kryeqytet. Dega e Tiranës rrezaton në gjithë Shqipërinë, është më e ndriçuar, ka më shumë intelektualë dhe zgjedhja duhet t'i shërbejë imazhit të partisë. Pra jo caktimit të një kryetari partie, pasi gjithnjë ndër vite dega e PS Tiranë ka reflektu-

PËRPLASJA

ar kulturë, konkurrencë dhe inteligjencë. Kanë lënë një mbledhje në 9.30 e darkës te PS. Sekretari i organizimit dhe kryetari i komanduar i PS Tiranë, që është dhe kandidat, therrasin ata që ata janë ngarkuar për njësitë, të cilëve një pjese u ka mbaruar mandati, për të dhënë emrat e kandidatëve për kryetarin e PS të qytetit të Tiranës. Çfarë mesazhi përcjell te njerëzit kjo mbledhje e natës", ka nënvizuar zyrtari i lartë u PS. I cili ka nënvizuar se po përdoret emergjenca në të cilën ndodhet vendi për shkak të borës për të bërë këto veprime dhe zgjedhur drejtuesin e PS të qytetit të Tiranës.

isa ditë më parë, kreu i PS, Edi Rama në takimet veçmas me të gjithë drejtuesit e qarqeve, u ka komunikuar vendimet e fundit të Asamblesë për papajtueshmërinë e postit të deputetit me postin e kryetarit të partisë në rreth apo qytet. Por "përplasja" më e madhe i ka ndodhur me qytetin e Vlorës, ku kërkon një mandat të ri për kryetar partie, deputeti Eltar Deda. Mësohet se gjatë takimit me Edi Ramën, ky i fundit, i ka kërkuar kreut të PS të Vlorës që të heqë dorë nga mandati për postin e kryetarit të Partisë. Deda nuk e ka pranuar këtë variant të dhënë nga Edi Rama. Madje ka kërkuar të dijë se pse në PS po përdoren standarde të dyfishta, duke pasur informacionin se kreu i PS mbështet kandidaturën e Sajmir Tahirit për PS e Tiranës, i cili njëkohësisht mban edhe postin e deputetit. Vetë Deda tha se vendimin e strukturave më të larta drejtuese të partisë do t'ia komunikojë elektoratit të majtë socialist gjatë mbledhjes që do të zhvillohet në këtë fundjavë në qytetin bregdetar.

Katër kandidatët

Garuesit për kreun e PS Tiranë: S'dimë gjë

TIRANE

A

shtu sikurse ishte paralajmëruar në media, tashmë janë bërë prezente kandidaturat që mendohet se do të garojnë përballë njëri tjetrit për të zgjedhur kryetarin e PS për bashkinë e kryeqytetit. Me sa duket ditën e djeshme janë hedhur në "treg" katër emra, të cilët thuhet se do të votohen pikërisht në ditën përkujtimore të shembjes së bustit të Enver Hoxhës. Ilir Zela, Andis Harasani, Sajmir Tahiri dhe Ilir Gjoni janë emrat nga të cilët, më datë 20 shkurt, do të dalë dhe fituesi për postin e kryetarit të PS Tiranë, i cili është lënë va-

Ilir Zela

kant, për shkak të dorëheqjes së Besnik Barajt, vetëm pak kohë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, duke marrë përgjegjësdinë personale për pamundësinë e ruajtjes së votës nga vjedhja e mazhorancës. Për këtë periudhë, drejtimin e PS të Tiranës e ka marrë deputeti Sajmir Tahiri, i cili u komandua në këtë post deri në zgjedhje, por që dhe vetë është pjesë e garës për këtë post. Ndërkohë që kandidatët Tahiri e Harasani një ditë më parë s'kanë pranuar të bëjnë asnjë koment në lidhje me kandidimin për këtë post, kurse Gjoni nënvizoi se as në ëndërr nuk e kishte parë

idenë për kandidim, tashmë në media hamendësohet se pikërisht këta do të jenë kandidatët. Ndërsa Zela tha se s'dinte asgjë zyrtarisht, pasi janë strukturat që vendosin, duke u shprehur se gjithsesi është i gatshëm për të kontribuar nëse i kërkohet. Por që nga PS ende nuk ka një vendim zyrtar si për datën ashtu dhe kandidaturat që do garojnë për drejtimin e PS të kryeqytetit. Gjithsesi burimet brenda PS bëjnë me dije se kandidatët për postin e kryetarit të PS për qytetin e Tiranës, pikërisht nga kjo katërshe mendohet se do të dalin, për të zgjedhur më pas dhe kreun e ri të PS për kryeqytetin.


8

E mërkurë, 15 shkurt 2012

SOCIALE

Kapllani: Gazetari i New York Times deformoi bisedën

A

rmand Kapllani ka dërguar një email ku shprehet se deklaratat e tij të cituara nga "New York Time", janë keqpërdorur duke krijuar një keqkuptim të madh për universitetin ku ai është diplomuar më 2007. Kapllani thotë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me gazetarin, por fjalët e tij nuk janë pasqyruar drejt në këtë shkrim. "U

përpoqi t'i jap një pamje të qartë të universitetit të New Yorkut në Tiranë, përfshi ehde progesin e madh që ka bërë UNYT gjatë 10 viteve të fundit. U përpoqa t;i krahasoja gjërat dhe t'i tregoja se kurrikula ka ndryshuar shumë që nga themelimi i këtij universiteti. I shpjegova në detaje gazetari shumë prej kurseve se si kanë evoluuar dhe i dhashë si shembull konkret se si ka ndryshuar kursi i

financës që kur unë isha student. Shëmbulli im konsistonte te kalkulatori financiar, që mund të duket i parëndësishëm, dhe unë i thashë atij se ne nuk dinim si ta përdornim, ndërsa studentët aktualë të UNYT e përdorin kalkulatorin financiar dhe exelin për detyrat e tyre të shtëpisë", - thuthet në e-mailin e dërguar nga Armand Kapllani që citohet në shkrimin e "New York Times".

"New York Times" dhe "Inside" japin alarmin

Diplomat shqiptare në shënjestër privatët Amerikanët: Askush nuk kontrollon se ç’bëhet me filialet Lajmi Cilësia e diplomave që lëshojnë universitetet private shqiptare po vihet në dyshim. Pas një shkrimi të publikuar dy ditë më parë nga "New York Times", vjen sërish një analizë e detajuar nga "Inside" ku vihet në pikëpyetje se kush i kontrollon këto filiale që hapen mijëra kilometra larg universiteteve prestigjioze, mëmë.

A

TIRANE

mund të merret një diplomë amerikane në Shqipëri? Ka qenë ky titulli, që prestigjiozja amerikane i ka rezervuar një shkrimi të botuar me datë 12 shkurt 2012, shkrim i bërë nga i dërguari i saj në Tiranë, D.D. GUTTENPLAN. Ai ka hedhur hije dyshimi mbi cilësinë e diplomave që lëshon universiteti i New Yorkut në Tiranë, megjithëse studentëve shqiptarë u duhet të paguajnë 32 mijë dollarë. Sipas autorit të shkrimit (mund ta gjeni në linkun: http://www.nytimes.com/ 2012/02/13/ëorld/europe/13iht-educlede13.html?_r=2&pagewanted=1), gjërat janë shumë më ndryshe nga sa reklamohen në sitin e zyrtar të U.N.Y.T. "Edhe pse brenda kufijve njihet si "New York University-Tirana" - emri me të cilën është regjistruar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare, - shkolla nuk ka lidhje me kampusin në Greenwich Village. Nuk ka as një sallë ngrënieje, fjetore, palestër apo stadium faqja e sitit që duhet të paraqesë sportet është "në punim e sipër" prej më shumë se një viti. Fotoja e librarisë që shfaqet në kopertinën e vizatuar bukur të broshurës së shkollës, në fakt është bërë diku tjetër, pranojnë zyrtarët e shkollës". Ndërsa gjatë ditës së djeshme, një tjetër shkrim i publikuar në "Inside" dhe që është realizuar nga Kevin Kiley (mund ta gjeni në linkun: http://www.insidehighered.com/News/2012/02/14/ north-dakota-and-New-yorkstories-raise-questions-aboutensuring-international) merr shkas nga një audit që i është

bërë Dickinson State University në Dakotën e Veriut, ku ka rezultuar se për shkak të mungesës së mbikëqyrjes, qindra studentë të huaj, shumica kinezë, kanë marrë një diplomë amerikane, pa mbaruar ende të gjitha kurset e nevojshme. Kevin Kiley e ka lidhur këtë rast me shkrimin e raportuar nga "New York Time" për universitetin e New Yorkut në Tiranë, për të dhënë alarmin se çfarë po ndodh me të vërtetë me filialet e e hapura nën ombrellën e universiteteve të njohura në mbarë botën. "Ndërsa të dy rastet ndryshojnë - rasti i Shtetit Dickinson përfshin një auditim formal nga ana e shtetit dhe që gjenden shkelje, ndërsa në historinë e raportuar nga "New York Times" nuk u gjet asnjë shkelje ligjore - ekspertët që studiojnë ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë thonë se të dy rastet ngrenë të njëjtën pyetje: Në kohën kur gjithnjë e më shumë kolegjet dhe universitetet po hapin e ndërkombëtarizojnë aktivitetin e tyre, si është e mundur të sigurohet

cilësia mijëra kilometra larg nga kampusi kryesor? Detyra e kujt është të kujdeset për të siguruar cilësinë e programeve ndërkombëtare? Janë vetë shtetet, agjencitë e akreditimit, qeveria federale, apo vetë institucionet që kujdesen për sigurimin e cilësisë?", - shkruan Kevin Kisley. Ndërkohë gazetari i "New York Times", i cili ka investiguar çështjen e Tiranës, shkon edhe më tej kur zbulon se çfarë ndodh me të vërtetë me kurrikulën e këtij universiteti dhe profesorët që i japin ata. "Ndër 15 kurset e Empire State të pasqyruara në katalogun e vjeshtës 2011-të, duket se vetëm tre prej tyre jepen nga instruktorë me doktoratura", thotë në shkrimin e tij Gutten-

plan. Duke hetuar lidhjet e varësisë që ka një filial i hapur në një vend tjetër me universitetin mëmë, Guttenplan zbulon se në të vërtetë universitetet mëmë, nuk ushtrojnë thuajse fare kontroll në filialet e tyre që kanë në vende të tjera. "Në letër, Memorandumi i Mirëkuptimit prej 13 faqesh mes "SUNY"-t dhe Universitetit të Nju Jorkut në Tiranë, duket se cilëson standarde të larta. Edhe pse studentët mund të marrin deri 96 kredite, apo 3 vite, kurse në U.N.Y.T. duke pasur nevojë vetëm për 32 kredite nga SUNY për t'u diplomuar, të gjithë studentët "duhet të përmbushin kërkesat specifike të përcaktuara në rregulloren e E.S.C. për gradën shkencore dhe udhëheqësin specifik". Kjo

përfshin kërkesat e përgjithshme të shkollimit të "SUNY"-t dhe të gjitha kurset e paracaktuara për udhëheqësin e zgjedhur të studentit. Pedagogët e fakultetit shqiptar që japin kurse e E.S.C. duhet të marrin miratimin e të dyja institucioneve. Progresi i studentëve gjithashtu monitorohet nga të dy institucionet dhe Drejtori i Programit Akademik i Empire State është i "autorizuar të shqyrtojë shpërndarjen e gradave në të gjitha kurset për tërë fakultetin". Në Tiranë, kuadri është më pak sigurues. Edhe pse memorandumi i përshkruan të dyja shkollat si "partnere", natyra e saktë e marrëdhënieve mes SUNY-t dhe U.N.Y.T. është e vështirë të vizatohet me saktësi. Vetë U.N.Y.T. është pjesë e New York College Group - logo: Statuja e Lirisë në siluetë blu, mbi inicialet NYC - një kompani greke e vendosur kryesisht në Athinë dhe Selanik, me degë në Pragë dhe Beograd. William Lawton, drejtor i Observatorit të Shkollimit pa Kufij, një institut kërkimor me qendër në Londër që monitoron shkëmbimet akademike, thotë se "ka nivele të ndryshme kontrolli, "të njohura", "të mbështetura", "programe të mbështetura" apo degë universitare. Në thelb, në rastin e 'të njohura' institucioni mëmë përcakton kurrikulën; në 'të mbështetura', kjo gjë nuk ndodh", - thuhet në shkirmin

e Gutternplan "Asnjë agjenci e mbykqyerjes së kolegjeve apo organizëm akreditues në SHBA nuk është përgatitur me të vërtetë për të vlerësuar këto lloje të marrëveshjeve", - thotë Alan Contreras, ish-administratori i Zyrës së Oregonit të Autorizimit të Diplomave, një njësi e Komisionit të Ndihmës së Studentëve në Oregon. "Dhe kjo nuk do të thotë që të fajësojmë akreditorët, por shteti nuk mund ta mbajë më kët gjë", thuhet në shkrimin e Kiley. Më tej ai sqaron se "ekspertët si Contreras sugjerojnë se struktura aktuale e mbikëqyrjes të arsimit të lartë të SHBA, një kombinim i mbikëqyrjes shtetërore dhe organeve akredituese rajonale, nuk është e motivua për të siguruar cilësinë e programeve të universiteteve që ofrohen jashtë vendit ose për të rekrutuar studentë ndërkombëtarë, duke e lënë atë në dorë të institucioneve - të cilët shpesh, porjo gjithmonë, mund të mos kenë synimet më të mira - për të siguruar cilësinë e programeve të tyre".

Reagimi i zv/rektorit

"Karrierat e studentëve flasin qartë"

Z

TIRANE

ëvendësrektori i universitetit të New Yorkut në Tiranë, dr. Kosta Giakoumis, i kontaktuar nga "Shqiptarja.com", na thotë se treguesi i vetëm i këëtij universiteti janë karrierat profesionale të studentëve të tyre. "Në lidhje me artikullin e botuar në International Herald Tribune nuk kam shumë për të thënë. Karierat profesionale dhe akademike e të diplomuarve tonë përbëjnë dëshmi shumë të forta të cilësisë së arsimimit pranë UNYT. Për shembull,

z. Armando Kapllani, që përmendet në artikullin, është i diplomuar pranë UNYT në vitin 2007 dhe më pas përfundoi studimet në nivel Master në University of Dallas, Teksas, punoi si negociator në JP Morgan Chase, si menaxher shitjesh në NCH Corporation dhe aktualisht vazhdon programin e doktoraturës në Southern Methodist University. Po ashtu, edhe shumë të tjerë si një e diplomuar nga Kosova, e cila kryen doktoraturën në Ghent, Belgjike ashtu edhe Ilir Kalemaj i cili po përfundon doktoraturën në CEU,

Budapest, apo të diplomuar me pozicione shumë të lakmueshme punësimi. Ecuria e tyre pranë këtyre universiteteve dhe kompanive prestigjioze nuk mundet që të bazohet në "imazhin" dhe "formën" por në substancën dhe realitetin e një diplome amerikane. Për sa i përket objektivitetit të artikullshkruesit, mjafton që t'ju vë në dijeni më poshtë sqarimin e të diplomuarit tonë, z. Armand Kapllani", na sqaron zëvendësrektori Giakoumis, i cili na ka dërguar edhe e-mailin e Armand Kapllanit.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

9

SOCIALE

Matura, kurse speciale për gjimnazistët e izoluar

M

inistria e arsimit dhe Shkencës do të ndjekë kurse intensive brenda shkollës për t'ju ardhur në ndihmë, maturantëve që janë të izoluar nga dëbora dhe kanë ndërprerë procesin mësimor. Kjo bëhet që ata të ecin me një hap me gjimnazistët e tjerë. "Po bëjmë përpjekje për të riparë dhe njëherë të gjithë planin mësimor dhe për të bërë një mësim intensiv

në kuptimin e mirë, për të qëndruar pranë këtyre maturantëve, nëpërmjet urdhrit që ne kemi të ministrit të Arsimit për konsultime. Në datën 15 ne e kemi me rregulloren e maturës shtetërore që miratojmë formularin A1, A1/Z. Nga data 20 deri në datën 10 mars ata kanë kohë. E rëndësishme për ta është të dinë njëherë koeficientët, sepse nuk presupozohet që në

datën 20 i gjithë fluksi të shkojë dhe t'i plotësojë. Prandaj ne kemi lënë një kohë të gjatë", - ka shpjeguar Ndriçim Mehmeti, specialist në MASH. Sipas tij formulari A1 do të fillojë të plotësohet nga maturantët në datën 20 shkurt, ndërkohë që të rinjtë kanë afat deri në 10 mars, ndërsa gjatë ditës së djeshme janë shpallur edhe programet orientuese për shkollat profesionale.

Publikohet klasifikimi për 20 mijë shkolla të larta në mbarë botën

Renditja botërore shqiptaret në fund Ja në cilat vende renditen 36 universitetet tona

TIRANE

ESMERALDA KETA

K KLASIFIKIMI BOTEROR

jo agjenci e njohur në mbarë botën bën klas ifikimin e të gjithë universiteteve të botës dy herë në vit. I pari në janar dhe i dyti në muajin korrik. Sipas të dhënave më të fundit, të publikuar për muajin janar 2012, duket qartë se universitetet shqiptare jo vetëm që nuk renditen në vende të pëlqyera, por madje kanë një rënie të ndjeshme krahasuar me klasifikimin e vitit 2010. Kështu i pari në listë është universiteti "Epoka" që e gjen në vendin e 8012, universitet që në klasifikimin botëror të vitit 2010 e gjeje në vendin e 11533. I dyti në këtë klasifikim botëror është universiteti i Vlorës, i cili gjendet në vendin e 9085, por shumë vende më poshtë se sa viti 2010, kur ky universitet renditej në vendin e 5016. Siç shikohet ky universitet ka një rënie të ndjeshme në klasifikimin botëror, megjithëse në vitin 2010 të dhënat ishin për 12 mijë universitete në mbarë botën. Universitetin e Tiranës e gjejmë në vendin e 9892, ndërsa në klasifikimin e vitit 2010 Universiteti i Tiranës renditej në vendin e 9048. Në vendin e 10365 klasifikohet "University of New York Tirana", ndërkohë që në vitin 2010 ky universitet renditej në vendin e 9102. Universiteti Politeknik i Tiranës, renditet në vendin e 11541, ndërsa në vitin 2010 ky universitet renditej në vendin e 11996. Lista e klasifikimit të universiteteve shqiptare, ku janë përfshirë 36 institucione të arsimit të lartë vijon deri në vendin e 19792, ku klasifikohet "Aldent". Ndërkohë që në vend të fun-

dit, në vendin e 20369, klasifikohet "University of Medical Sciences & Technology", një shkollë e lartë në Sudan.

KLASIFIKIMI

Web ranking, është një organizatë e licencuar dhe që merret me matjen e parametrave të cilësisë së shkollave

të larta në mbarë botën duke bërë një klasifikim botëror që në vitin 2004. Kjo agjenci i merr të dhënat nga faqet zyrtare të ueb-it të çdo universiteti që lidhen me kërkimet shkencore, botimet në revista prestigjioze, ekselencën dhe prestigjin e

fituar ndër vite. Ata sugjerojnë se nëse këto të dhëna janë poshtë standardeve të kërkuara, atëherë universitetet duhet të korrigjojnë punën e tyre dhe t'i pasurojnë faqet e ueb-it, të cilat janë një pasqyrë e vetë universiteteve.

QSUT

Drejtoria: Në verë ndërhyjnë te onkologjiku

D Provimi i shtetit

Ngelin, studentët e privatit, nuk marrin licencën

TIRANE

R

reth 27 për qind e stu dentëve të diplomuar në degën e mjekësisë që u testuan gjatë muajit janar për provimin e shtetit nuk kanë mundur të kalojnë provën. Dine Abazaj, president i "Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë", ka deklaruar se numri më i madh i studentëve mbetës janë nga universitetet private. Por edhe ata që kaluan testimin, kanë rezultuar me një notë mesatare të ulët, 6.2 në degën e stomatologjisë dhe 7.3 në degën e mjekësisë s së përgjithshme. Por numri më i madh i mbetësve ka rezultuar mes studentëve të farmacisë. Arjan Jaupllari, kryetar i "Urdhrit të Farmacistëve" të Shqipërisë, deklaroi se në fazën e parë të provimit të shtetit, numri i mbetësve nga

universitet private ishte mbi 50 për qind. Kjo sipas tij, vërtetoi hendekun e madh cilësor mes dy sektorëve të arsimit në Shqipëri. "U testua 152 studentë nga shtetërori, nga të cilët ngelën 24, nga universiteti "Ufo" janë testuar 169 studentë, nga të cilët 76 janë vlerësuar me notën 4 dhe nga 214 studentë të "Kristalit" 142 kanë mbetur në klasë. Kjo tregon cilësinë e diplomave që lëshojnë", - ka deklaruar Jaupllari.

rejtoria e qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza" ka reaguar pas shkrimit ët botuar një ditë më parë te "Shqiptarja.com" për gjendjen e mjerueshme të Onkologjikut. Sipas zyrës së shtypit të kësaj drejtorie, ata janë në dijeni për gjendjen e këtij shërbimi dhe janë bërë edhe projekte konkrete për ndërhyrje që do të zgjidhin përfundimisht problemin. "Specialistët tanë e kanë verifikuar problemin, i cili vjen si pasojë i mungesës së tubave të shkarkimit të tarracës, që nuk janë vendosur që në vitin 2006, kur edhe u bë rikonstruksioni. Si pasojë, tarraca e këtij objekti ka nevojë për ndërhyrje urgjente, të cilën ne do ta realizojmë gjatë muajve të verës, kur edhe nuk priten shira. Kjo ndërhyrje është parashikuar edhe në buxhetin e vitit 2012 dhe specialistët kanë bërë gati edhe projektin. Pra shumë shpejt, ky problem nga i cili vuan ky spital do të marrë një zgjidhje përfundimtare", - thotë QSUT në sqarimin e saj zyrtar.


10

E mërkurë, 15 shkurt 2012

EKONOMI MBIKËQYRJA FINANCIARE

TREGU I VALUTAVE

Komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi me konsensus kandidaturën e Enkelejda Shehit për postin e kryetares së Autoritetit Mbikëqyrës Financiar. Shehi ka mbajtur më parë postin e nënkryetares së AMF-së. Më pas, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës kandidatura e Mati Pepës për postin e nënkryetarit të Autoritetit Mbikëqyrës Financiar. Opozita abstenoi në votim.

Është dobësuar sërish dje vlera e monedhës kombëtare, në shkembimet valutore. Në kryeaytet, gjatë ditës së martë, një dollar u shkëmbye mesatarisht me 105.49 lekë, 0.55 lekë më shumë se ditën e hënë, ndërkohë që një euro u këmbye me 139.27 lekë, 0.06 lekë më shumë. Paundi britanik u vlerësua me 166.21 lekë ose 0.36 më shumë dhe franga zvicerane me 115.34 lekë, 0.20 më shumë.

Drejtori Zeqo: CEZ do të na paguajë 140 mln euro

Lajmi Drejtori i përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare Engjëll Zeqo ka deklaruar dje se importet deri tani janë siguruar vetëm deri në fund të këtij muaji, por nuk ka asnjë kontratë për marsin

KESH ka siguruar vetëm shkurtin Importi, faturë e rëndë financiare Situata

TIRANE

Këtë vit nuk pritet rrezik për përmbytje, pasi niveli në liqenin e Fierzës është shumë më i ulët nga ai në vitet e kaluara dhe do të duhet mjaft kohë që të mbushet nga prurjet

GENC KONDI

N

donëse mbeten vetëm dy javë nga fundi i këtij muaji, KESH ka të siguruar furnizimin nga importi vetëm për shkurtin. Këtë deklaratë e ka bërë dje kreu i Korporatës, Engjëll Zeqo, duke shtuar se për marsin ende nuk ka asnjë kontratë, pasi çmimi është rritur shumë.

IMPORTI

Energjia për muajin shkurt është e siguruar, ndërkohë që për marsin ende nuk ka asnjë kontratë përfundimtare. Në intervistën e dhënë për median, kreu i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare deklaroi se moti i keq ka ulur prodhimin jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit nga ku importohet energji. Sipas tij, KESH është duke punuar që të sigurojë energjinë në vijim, por nga ana tjetër, edhe çmimi i saj është i lartë. Për momentin Shqipëria është duke blerë energji me çmimin 70-75 euro për megavatorë. Disa muaj më parë, ky çmim ishte dy herë më i lirë. Aktualisht, sipas shifrave të Energy Financing Team Ltd, shoqëri e njohur për tregtimin e energjisë elektrike me bazë në Londër, çmimet janë në nivele rekord. Ato ishin 109 euro për megavatorë në fund të nëntorit, por ranë në 70 euro si pasojë e rritjes së prodhimit nga shirat. Ballkani në tërësi varet në afro 40 për qind nga energjia hidrike. Por kjo shifër ka tendencë të rritet sërish drejt niveleve 90 apo 100 euro. Mali i Zi po prodhion energji me 5% të kapacitetit të vet të zakonshëm, Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia kanë bllokuar me vendim qeverie eksportin e tyre, Bosnja po punon me

35% të kapacitetit dhe Serbia me 50%.

FINANCIMI

Nga ana tjetër, Engjëll Zeqo shpjegon se problemi financiar mund të konsiderohet i zgjidhur, përderisa qeveria është e gatshme të rishikojë buxhetin për te siguruar energjinë. Sipas tij, nga ana tjetër, edhe kompania e shpërndarjes CEZ duhet të shlyejë rreth 19 miliardë lekë të borxhit që i ka KESH-it, pra duke disbursuar një shifër prej afro 140 milionë eurosh. Nga bankat nuk mund të pritet më që të japin kredi për KESH-in, pasi është tejkaluar çdo limit. Korporata rezu-

lton të ketë marrë rreth 155 milionë euro kredi në formë overdraftesh dhe ka ende për të shlyer garanci qeveritare e kredi bankare. 50 milionë kërkohen për mbyllur faturat e deritanishme.

MOTI

Pritet që situata hidrike të përmirësohet në muajin mars pas shkrirjes së borës, pasi tani prurjet në hidrocentrale janë shumë të ulëta, tha ai. Sipas drejtorit të KESHit, sidoqoftë, kjo ka edhe një anë të mirë: këtë vit nuk do të ketë rrezik për përmbytjet, pasi niveli në liqenin e Fierzës është shumë më i ulët nga ai në vitet e kaluara.

REAGIMI

CEZ: Për borxhet jemi ende në negociata

T

ë pyetur dje nga Shqiptarja.com, zyrtarë të op eratorit privat të shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ Shpërndarje, janë shprehur se, lidhur me problemin e borxheve, kompania është në negociata me Entin Rregullator dhe me Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, por ende nuk ka asnjë lloj pagese. Pak kohë më parë, kreu i KESHit deklaroi se tashmë dosja e faturave të papaguara të CEZ-it i ishte dërguar shërbimit të përmbarimit për likuidim, por deri tani nuk ka asnjë njoftim që të jetë kryer ndonjë veprim, pasi edhe CEZ ka pretendimet e veta.

Energjia

Pasiguria rrit interesin e bonove

TIRANE

N

orma e interesit për bonot e the sarit me maturim 12-mujor njohu një rritje të ndjeshme dhe të papritur në ankandin e ditës së djeshme në Bankën e Shqipërisë. Pamundësia për të parashikuar plotësisht peshën që do të ketë blerja e energjisë nga importi, në kushtet e krizës aktuale, mund të ketë shtuar tek investitorët shqetësimin se këto shpenzime do të përkeqësonin më tej treguesit fiskalë dhe të rrisnin nivelin e borxhit. Javën e kaluar u njoftua se kriza energjetike mund të harxhojë të gjithë fondin qeveritar të kontingjencës, madje mund të detyrojë qeevrinë ta rishikojë buxhetin gjatë

muajve në vijim. Norma mesatare e interesit për bonot me afat 12-mujor arriti në 7.21%, nga 7% që kishte qënë në ankandin paraardhës. Në ankand u emetu-

an bono në vlerën e 11.8 miliardë lekëve. Ndonëse oferta për financim ishte më e lartë se kërkesa e qeverisë për borxh, interesat sërish njohën rritje. Tendencë e kundërt u vërejt për bonot me afat maturimi 6-mujor. Interesi mesatar ra në 6.09%, nga 6.23% që ishte në ankandin paraardhës. Borxhi i emetuar me bono 6-mujore kishte një vlerën e 4.5 miliardë lekëve, nga të cilat 3.2 miliardë u blerë nga Banka e Shqipërisë me ofertë jokonkurruese. Në kushtet kur gjendja e ekonomisë dhe tregjeve globale paraqitet mjaft e pasigurt, investitorët i vlerësojnë më të rrezikshme ekspozimet afatgjata me shuma të mëdha dhe një gjë e tillë ndikon në rritjen e kostos së borxhit publik.

LAJME SHKURT

Marrëveshje midis KLSH e Auditorit të Kosovës

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj dhe kreu i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Lars Lage Olofsson nënshkruan dje në Tiranë një memorandum bashkëpunimi. Në fjalën e tij, kryetari i KLSH-së, Leskaj theksoi se marrëveshja ndërmjet dy institucioneve vjen dhe në kuadër të një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi që institucionet e larta të Shqipërisë dhe Kosovës kanë nënshkruar në këto vite. "Kjo do të jetë marrëveshje pune, e ndjekur nga një plan veprimi vjetor", vuri në dukje ai.

Nënshkruhet marrëveshja e kreditimit me OPEC

Ministri i Financave Ridvan Bode ka nënshkruar në selinë e OFID (Fondi i OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar) në Vjenë një kredi prej 20.4 milionë dollarësh me drejtorin e përgjithshëm të këtij institucioni financiar ndërkombetar, Suleiman J. Al-Herbish. Kjo kredi plotëson paketën e financimit për të tre komponentët e rrugës Tiranë-Elbasan. Deri tani, punimet po kryheshin nga kompania greke Actor vetëm në një nga tre segmentet, në tunel, por dy ditë më parë u nënshkrua marrëveshja kontraktore me subjektet ndërtuese për të gjithë gjatësinë e kësaj rruge, që përfshihet në boshtin e Jugut.

Anulohet takimi i eurozonës për Greqinë

Është anuluar dje në minutën e fundit një takim i ministrave të Financave të 17 vendeve anëtare të zonës euro, që do të diskutonte dhënien e borxhit të ri për Greqinë. Sipas njoftimeve zyrtare, eurozona ende nuk është e bindur se Athina ka bërë gjithshka që i është kërkuar për të rregulluar disi parametrat buxhetore, si kusht i domosdoshëm për të marrë kredinë e re. Mbledhja e ministrave është shtyrë për të hënën.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

11

EKONOMI

Bllokohet lidhja detare e Brindizit me Vlorën

D

y tragetet që lidhin portin e Brindizit me Shqipërinë, "Ionian Spirit" dhe "Red Star One", janë ndalur pas vendimit të armatorëve për të ndërprerë trafikun me Vlorën. Në bazë të problemit që çoi në ndërprerjen e linjës është diskutimi me autoritetet portuale, fajtore, sipas armatorëve, për moslehtësimin e aktivitetit. Në veçanti, me spostimin e

anijeve nga "Seno di Levante" në "Costa Morena", vendim ky që vitin e shkuar ishte vlerësuar nga të gjithë, kostot për ankorimin janë bërë tepër të rënda. Për të përdorur bankinën e "Costa Morena" janë të nevojshme operacione sigurie që detyrojnë ankorimin sipas rregullash të paracaktuara. Pasi të ketë zbarkuar pasagjerët, anija duhet të ankorohet

përgjatë bankinës, operacion ky, që kryhet gjatë natës dhe që imponon praninë e një piloti. Kostot rriten në mënyrë të paevitueshme pa një përmirësim të vërtetë të shërbimeve për pasagjerët. Pavarësisht propozimeve të paraqitura autoriteteve, trageteve nuk u është bërë asnjë ulje kostoje dhe për këtë arsye, është marrë vendimi i ndalimit të aktivitetit

Gati në të gjithë sektorët e ekonomisë shënohet rënie e të punësuarve

Kriza ul prodhimin industrial Për 9 muaj rresht shënohet tendencë negative e shifrës së afarizmit në industri, ku mbizotëron problematika e industrisë përpunuese, ndërtimet njësoj si vite më parë

Lajmi

ECURIA E PRODHIMIT INDUSTRIAL NË VITE

INSTAT ka publikuar shifrat e statistikave afatshkurtra për tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Karakteristika të përgjithshme të sektorëve të ndryshëm, pavarësisht nga luhatjet, janë ulja e punësimit dhe e pagave të punonjësve, si dhe rënie e prodhimit në degë kyç

TIRANE

PRODHIMI VENDAS I ENERGJISË ELEKTRIKE

GENC KONDI

S

ipas Institutit të Statis tikave, volumi i pro dhimit industrial në tremujorin e tretë të vitit 2011 është 1.9 për qind më i ulët se në të njejtën periudhë të një viti më parë. Kjo është hera ë tretë rresht që sektori industrial i vendit ka shënuar rënie tremujore. Nga ana tjetër, edhe numri i të punësuarve në industri është ulur me 1.3 për qind në tremujorin e tretë 2011 krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Ndërsa krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të mëparshëm numri i punonjësve ka rënie 11.5 për qind. Te nënsektorët me performancë negative renditen industria ushqimore, ajo e përpunimit të mineraleve dhe metaleve apo ajo e moblijeve. Për sa i takon industrisë fasone, ecuri pozitive ka regjistruar pjesa e veshjeve me një rritje vjetore 21%, ndërsa industria e lëkurës dhe këpucëve ka pësuar rënie me afro 4%. Në industrinë nxjerrëse volumi i prodhimit është rritur 68.6 për qind krahasuar me të njejtëm periudhë të 2010-ës, por mesatarja e prodhimit industrial është ndikuar shumë negativisht nga rënia e produktit të përpunuar, që ka peshën më të madhe të afarizmit. Ndërkohë, volumi i prodhimit të energjisë në tremujorin e tretë 2011 rritet 4.4 për qind krahasuar me tremujorin pararadhës dhe 45.7 për qind me një vit më parë, para se të vijë periudha e thatë. Por, edhe në këtë sektor krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të mëparshëm numri i

të punësuarve është ulur 6.7 për qind ndërsa pagat e tyre janë ulur 16.0 për qind. Volumi i ndërtimit është rritur 0.6 përqind krahasuar me tremujorin e tretë 2010, por numri i të punësuarve në ndërtim është ulur me 8.9 për qind në tremujorin e tretë 2011 krahasuar me tremujorin e tretë 2010, ndërsa pagat janë ulur me 9.2 për qind gjatë të njëjtës periudhë. Shifra e afarizmit në transportin detar është ulur 19.4 për qind krahasuar me 2010ën dhe është ulur 18.5 për qind ndaj një tremujori më parë. Kurse në transportin ajror ka rritje 67.5 për qind në tremujorin e tretë 2011 ndaj tremujorit të tretë 2010, ndër-

sa krahasuar me tremujorin paraardhës ky tregues është rritur 2.4 për qind. Shifra e afarizmit vlerësuarme çmime korente në aktivitetin postar rritet me 7.8 për qind në tremujorin e tretë 2011 në krahasim me tremujorin e tretë 2010, ndërsa në telekomunikacion ky tregues është ulur 9.9 përqind për të njejtën periudhë. Krahasuar me tremujorin parardhës, ky tregues në aktivitetin postar paraqitet me rritje 0.6 për qind, ndërsa në komunikacion paraqitet me rritje 10.1 për qind. Hotelet raportojnë ulje të konsiderueshme të të punësuarve me 9 për qind dhe ulje të pagave me 6.9 për qind në terma vjetorë.

PRODUKTI I SEKTORIT TË NDËRTIMIT SIPAS TREMUJORËVE

Privatizimi

Ligji i Albpetrolit vjen në Kuvend

K

TIRANE

ompania që do të rezultojë fituese në garën për privatiz imin e kompanisë së naftës Albpetrol, nuk do të mund të shfrytëzojë rezervat natyrore dhe të drejtat e kërkimit të naftës me një afat të papërcaktuar, por vetëm për 25 vite. Përmes një projektligji, të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe të sjellë këto ditë për shqyrtim në komisionet parlamentare, qeveria ka propozuar disa ndryshime në ligjin për privatizimin e Albeptrolit, duke e zhveshur atë nga disa privilegje që gëzonte si kompani shtetërore dhe shmangur atë që mund të cilësohej si shitje e

burimeve natyrore. Ligji i mëparshëm parashikonte një status të veçantë për ndërmarrjen shtetërore të naftës dhe gazit, sipas të cilit Albpetroli gëzonte të drejtën e kërkimit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore të naftës dhe gazit për një afat të papërcaktuar. Kjo gjë solli debate në parlament, ku opozita ka kundërshtuar me argumentin se privatizimi pa ndryshuar këtë nen, do të ishte paraprakisht një shitje e burimeve shumë të rëndësishme, madje strategjike, natyrore të vendit. Një pikë tjetër që parashikon projektligji i hartuar nga METE dhe qeveria është edhe ai që e kushtëzon

kompaninë, e cila do të blejë Albpetrolin të respektojë marrëveshjet hidrokarbure me palët e treta, të cilat përpunojnë naftën dhe gazin natyror që prodhon Albpetrol. Po ashtu, ndryshimet ligjore të propozuara i lejojnë Ekzekutivit që të ruajë kontrollin e tij mbi këtë kompani, e cila pas ndryshimit të statusit, nuk do të mund të nënshkruajë në mënyrë të njëanshme marrëveshje me palë të treta për të kryer operacione hidrokarbure. Referuar relacionit të projektligjit, me këto ndryshime bëhet i mundur barazimi i Albpetrolit me shoqëritë e tjera private të kërkimit dhe prodhimit të naftës.


12

E mërkurë, 15 shkurt 2012

Abonohu! Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

To Subscribe please contact: POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

origjina e lajmit...


E mërkurë, 15 shkurt 2012

13

RUBRIKA

NGA MIRA KAZHANI

Genta është kthyer për të provuar Shqipërinë e saj. Ka lënë Napolin e dashur dhe disa projekte të rëndësishme për planetin e Marsit nga pas për të dhënë mësim në një nga universitetet private në Tiranë

N

Shkencëtare në Tiranë, duke besuar për jetën në Mars

jë shkencëtare në Tiranë ësh të si të thuash një habi në qy tetin tonë, i cili rend në garën e më të fortit, më të pushtetshmit, më të pasurit. Nuk kemi kureshtje intelektuale, ndoshta se kjo nuk është më vetëm shqiptare, është si një krimb që ka hyrë në trupin e botës sonë e cila mbase po rrjedh pak nga përjetësia e pafundësisë. Një mik më tregoi se Genta është një gjysëm shkencëtare, e cila është kthyer për të provuar Shqipërinë e saj. Ka lënë Napolin e dashur dhe disa projekte të rëndësishme për planetin e Marsit nga pas për të dhënë mësim në një nga universitetet private në Tiranë. Takohemi tek bar "Whisky" në Tiranë. Është gati mbrëmje dhe Genta Rexha sapo ka mbyllur axhendën e ditës në universitet. Përplasemi me telefonin në vesh të dyja. Në pamje të parë është një vajzë krejt normale, e veshur me një lëkurë dhe xhinse të lirshme e këpucë atlete. - Kështu vishem gjithmonë. Ditën e parë që shkova për të dhënë intervistën e punës, mami më këshilloi që të hiqja xhinset e grisura se ndoshta nuk do t'ju dukesha serioze. Shkova me xhinse të grisura, sepse unë besoj që nëse dikush të merr në punë nuk të shikon nga këmbët e as nga veshja, aq më tepër kur nuk je një topmodele. Unë kam studiuar inxhinieri aerospaciale dhe ajo që më intereson është të dëgjoj dhe të mësoj gjëra të reja. Jam kureshtare për botën këtu dhe atë që mund të jetë diku në galaktikë. - Ti beson se në mars ka jetë? - Shpresoj që atje të paktën të ketë ujë. Janë gjetur gjurmë uji, por asgjë nuk është e sigurt. Do të doja shumë të shkoja vetë atje, por e di që s'do të më jepet kjo mundësi, më thotë me një trishtim proNë foto: Genta Rexha fesional. - Pse mendon kështu, jetës nuk i dihet, përpiqem t'i them unë, por ajo është modeste. naive, madje kam frikë se duhet të Thellë brenda vetes së saj më duket kem bërë edhe pyetje që në anglisht se e di mirë që një ditë do të shkoj fjala e duhur do të ishte "bullshit". atje. Shkencëtarja jonë është e -Nuk ka asnjë tipar që të thuash, kujdesshme të mos sillet sikur është 'uau, sa vajzë e bukur', por ndërkohë normale që ajo di ca gjëra dhe anorqë flet të thith si me magnet. Klasi i male që ne si dimë. Ajo e di që është inteligjencës i zbret ne fytyrë dhe ndryshe. edhe pse dyshoj që jemi moshatare -Porosisim 'ginsen' dhe kamerieri nuk di pse më bën të ndihem nja 10 na e sjell me mik, sepse në mbrëmje vite më e vogël se ajo. Duket si një në Tiranë s'mund të pish asgjë të thesar informacioni. ngrohtë, - i shpjegoj unë Gentës. Ajo Biseda jonë shoqërohet nga pyetje qesh dhe më thotë se shumë gjëra e

Në Iphohe-i e saj aktual ka planetë, yjësi, diellin, hënën, satelitët. Është një telefon që nuk ngjan me të vajzave të tjera të cilat e kanë të mbushur me romanticizma lënë gojëhapur këtu. - Njerëzit janë shumë mendjemëdhenj. Gjatë gjithë kohës flasin për veten e tyre dhe nuk duken kurioz. Duken të gjithë të uritur ose të velur nga jeta. - Kapitalizëm Gentë, i drejtohem unë me shpresën se diçka për krizën e botës do të ketë për të më thënë. - Po po, - thotë ajo. Kapitalizmit i ka ardhur fundi. Ai po ikën, por po lë një trashëgimi të helmatisur në mendjet dhe mentalitetin njerëzor. -I shikon yjet? - më tregon ajo më gisht nga qielli i Tiranës i cili sonte ka më shumë yje se kurrë. - Po,- i them. I dua shumë yjet. - Unë jo dhe aq, thotë ajo. Jam e lidhur me planetin e Marsit. Yjësia s'më ngacmon. Por nejse, doja të thoja diçka tjetër. Drita që ne shohim sonte ka vite që është nisur për këtu. Ato yje që ne kujtojmë se shohim mund të mos jenë më aty, mund edhe të jenë shuar para vitesh. Sonte është drita e shume viteve më parë. - Ky fakt më mrekullon, por dhe më ëartis mendimet. - Dalim tek kapitalizmi, - më thotë ajo. Si puna e kësaj dritës do të jetë dhe sëmundja e njerëzve. Do të duhen vite për të shëruar mentalitetin tonë njerëzor. - I pëlqen teknologjia dhe pas një

jave do të mbërrijë Iphone 4S. Prodhimi i fundit i "Apple"-it. Ajo e adhuron teknologjinë. Në Iphohe-i e saj aktual ka planetë, yjësi, diellin, hënën, satelitët. Është një telefon që nuk ngjan me të vajzave të tjera të cilat e kanë të mbushur me romanticizma. Dikur në ndonjë cep duhet të ketë dhe ajo të sajat, por të dukshme ka vetëm adhurimin për qiellin. Ajo duket sikur e do aq shumë tokën sa kërkon ta shohë nga lart. - Është e vërtetë, - më tha. Një astronaut i njohur ka thënë se nuk ka asgjë më të bukur se toka kur e sheh nga qielli. Planeti i tokës është më i bukuri. - Edhe unë kështu mendoj, - i them. Qiellin e dua për sfond, por toka është e bukur. Pse kërkojmë në Mars ne njerëzim kur shumë mirë mund të shpëtojmë Tokën. - Është pak vonë. Tsunamet janë shenje e keqe. E di ti, që ka dyshime se tsunamet që ndodhën në Indonezi para 5 vjetësh mendohet të jenë shkaktuar nga shpërthimet nukleare të një grupi francez që po kryenin në oqeanin paqësor ose dhe indian s'jam e sigurt për vendndodhjen, por kjo thuhet nën zë. - Njeriu ka gabuar shumë mbi tokë dhe nuk dihet kurrë. - Mendon se do të ketë edhe një fund? - Se di. Nëse do të jetë i largët apo i afërt, sigurisht jo në vitin 2012. Por nëse fundi ekziston, do të lutesha të vdisja unë dhe jo fëmijët e mi. Këtu Genta m'u duk shumë tokësore dhe pikërisht në këtë çast më kërkoi me delikatesë që biseda të bëhej më tokësore.

-Ke të drejtë i thashë. Por me të gjithë të intervistuarit bisedën e kam tokësore dhe hera e parë që po flisja për disa gjëra të rralla. - Flasim për Italinë e cila është dashuria që i ka mbetur si bojë në kaçurrelat e saj. E merr malli për Napolin, për picën Margerita e cila është shpikur nga napolitanët për nder të një mbretëreshe dhe në të është ideuar flamuri italian. Rrethi i bardhë i picës, salca e kuqe. "Mocarela di Buffalo" është një tjetër shije tokësore që në Mars me siguri nuk është. Ajo më tregon dhe sekretin e mbajtjes së çantës në Napoli në mënyrë që të mos të ta vjedhin. Duhet të jetë një çantë me rrip të gjatë që vihet nga njëra krah dhe kalon në anën tjetër të trupit. Ajo është shumë e lirë. Nuk është as e martuar e as e dashuruar, por pa sforco më tregon se është dhe se ka qenë gjithmonë mirë me veten e saj. -Jam aq mirë me veten sa ndonjëherë edhe kur them ndonjë budallallëk të tjerët më besojnë. Ky autoritet më ka ndihmuar gjithmonë që unë së pari të kem besim në vete. Ajo e njeh veten dhe ndaj nuk është e frikësuar për asgjë. Pas pak kohësh ka ndërmend të blejë një motor "Ducati moster". I pëlqen shumë të dalë me motor dhe pse në Tiranë nuk sheh kurrë vajza me motor. Por nuk e vret shumë mendjen. -Kam rregullat e mia dhe s'më interesojnë ato të të tjerëve. Nuk merrem me njerëzit dhe ky është në një farë forme egoizëm, sepse nuk dua që ata të merren me mua. Kam zgjedhur një profesion që më mban zgjuar dhe me pasion. Ndonjëherë kur nuk kam zgjidhur ndonjë detyrë papritur në gjumë më vjen një ide. Zgjohem dhe mbaj shënim. Të nesërmen punoj për ta shtjelluar. Kjo është jeta ime. Marsi, Italia, pica Margerita, qielli, Nasa dhe kurioziteti për të zbuluar një gjë më shumë nga bota që na rrethon. Genta nuk thotë që është ateiste, por sinqerisht tregon se për të Darvini është i pazëvendësueshëm. -Kush jam unë të them që Zoti ekziston apo nuk ekziston. Unë di vetëm që bota u krijua nga një 'bing bang" dhe kaq gjithçka tjetër mbetet për t'u zbuluar. Sot më shumë sesa për Zotin njerëzit kanë nevojë për një psikolog. Sesi janë bërë si më histerik. Të duhet të merresh me qetësimin e nervave të njerëzve më shumë sesa me zbulimin e Marsit. Qeshim dhe bisedojmë në vazhdimësi për gjëra që unë s'do t'i shkruaj, sepse nëse doni që ta njihni botën dhe sekrete që si keni dëgjuar kurrë, kërkoni Gentën.


14

E mërkurë, 15 shkurt 2012

DOSSIER

biznesi i vdekjes

TRANSAKSIONET e armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë për vitet 2008, 2009 dhe 2010

Po, shitëm armë në Libi, Jemen, Burundi… Akuzat në komisionin parlamentar të Sigurisë

N

ë fund të vitit 2011, duke bërë analizën e punës së Ministrisë së Mbrojtjes, veëanërisht tregtisë së armëve dhe demontintimit, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaronte se Shqipëria nuk i kishte shitur armë Libisë së drejtuar nga Gedafi, por vetëm në tregjet e lejuara dhe jashtë embargos ndërkombëtare. “Ne gjithçka që kemi shitur e kemi pasqyruar në mënyrë transparente në Agjencinë e Kontrollit që është për këtë çështje (AKSHE), raport i cili botohet nga OKBja. Në fakt zhurma e bërë këtu brenda për këtë çështje ndikoi negativisht në shitje. Në qoftë se gjatë vitit të kaluar ne kemi shitur rreth 4 mijë ton municione, këtë vit jemi më pak se 2500 ton”-shprehej Imami. Por duke kundërshtuar veten. Gati 11 muaj më parë, në mars 2011, në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Ministria u akuzua se rreth 150 mijë predha u rimbushën në Malin e Zi me barut iranian dhe iu shitën rregjimit të ishdikatorit libian, Gedaf, duke përdorur sekserin serbo-boshnjak Damir Fazlliç, i implikuar edhe në tragjedinë e Gërdecit. “Libia nuk ka qenë nën embargo dhe nuk ka pasur as një arsye për të bërë tregti të paligjshme dhe këtu nuk flas vetëm për periudhën time. Kontratat që ne kemi janë të gjitha këtu, të cilat raportohen dhe për çdo end-user dhe për çdo kompani ndërmjetëse SHIU, SHISH dhe AKSHE-ja dhe shërbimet tona të tjera konsultohen edhe me shërbimet partnere. Ministria e Mbrojtjes nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi nën embargo, nuk i ka shitur armë dhe municione një vendi terrorist apo që e mbështet”përgjigjej Imami. Shteti shqiptar bëri transaksione me disa shtete në konflikt si Libia, Jemeni apo Burundi. Sië duket edhe nga diskutimet në Kuvend, përmasat e tregtisë janë të qarta dhe Shqipëria, me plot gojë mund të thotë: Po shitëm armë…atje ku vriten njerëz. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Sigurinë Kombëtare Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 21.03.2011, ora 10:00 Drejton mbledhjen: Leonard Demi - kryetar komisioni Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit. 2. Seancë dëgjimore me ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami për këto çështje: a- tregtinë e armëve dhe municioneve, sasia e armëve dhe municioneve të eksportuara për çdo muaj në vitet 2008, 2009 dhe 2010; b- blerësin e parë pranë ndërmarrjes MEICO, si edhe destinacionin përfundimtar, end user-in e çdo sasie armatimi për vitet 2008, 2008 dhe 2010; c- transaksionet e importit ose të tranzitit të armëve dhe municioneve përmes Shqipërisë për vitet 2008, 2009 dhe 2010.

Në foto: Një raketa hedhëse supi MANPAD, e përdorur gjatë luftës në Libi, e dyshuar se ka ardhur nga Shqipëria

Në foto: Të dhënat për importet dfhe eksportet e armëve në vitet 20072008, sipas Ministrisë së Mbrojtjes 3. Çështje të ndryshme. Miratohet procesverbali. Leonard Demi - Fillojmë mbledhjen. Sot kemi të ftuar në një seancë dëgjimore ministrin e Mbrojtjes, zotin Arben Imami, për çështje të tregtisë së armëve. Fjalën e ka zot Imami. Arben Imami – Siç është përcaktuar në rendin e ditës, mbështetur në kërkesën e një grupi deputetësh do të zhvillojmë këtë seancë dëgjimore për çështjet e lartpërmendura. Për këtë gjë unë kam paraqitur në komision një dosje të plotë me të dhënat për të gjitha importet dhe eksportet, transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake, si dhe të teknologjive të licencuara për vitet 2008, 2009 dhe 2010, sipas tabelave bashkëngjitur. Viti 2009 është ndarë në dy pjesë, sepse nga ky vit fillon dhe vepron AKSHE-ja. Këtu janë të gjitha të dhënat që kërkohen. Nëse ka pyetje, unë jam i gatshëm për t’u përgjigjur. Leonard Demi – Faleminderit, zoti ministër! Ne jemi njohur me materialin që javën e kaluar. Kush ka pyetje? Fjalën e ka zoti Gjoni. Ilir Gjoni – Në emër të Grupit të Partisë Socialiste, kam kërkuar një informacion mbi të dhënat publike e zyrtare për sa i përket transfertës së armëve, duke marrë shkas nga

një sërë artikujsh të publikuar në mediat e vendit, si edhe ato të huaja. Jam i ndërgjegjshëm se kjo është një çështje sensitive për sa i përket imazhit të vendit tonë, por edhe të funksionimit brenda një kuadri të caktuar ligjor vendas dhe ndërkombëtar, lidhur me çështjen e transferimit të armëve dhe të municioneve. Aksesi ndaj këtyre të dhënave publike dhe zyrtare në gjykimin tonë është një element i rëndësishëm për të vlerësuar politikat shtetërore mbi importet, si edhe eksportet e armëve. Jemi të ndërgjegjshëm se këto të dhëna

Mali i Zi ka importuar 150 mijë predha e mortaja. Cila është kompania që i ka blerë ato, si edhe destinacioni përfundimtar i tyre? janë sensitive, por gjykojmë se transparenca në këto transferta ndërkombëtare të armëve, sidomos transparenca dhe kontrolli i ushtruar nga ana e Parlamentit dhe e opinionit publik, na jep mundësinë për të mbikëqyrur dhe monitoruar përputhshmërinë e veprimeve të Qeverisë me detyrimet ligjore vendase, si edhe ligjeve ndërkombëtare për parandalimin e konflikteve, shkeljen e të drejtave të

njeriut, si edhe parandalimin e transfertave ilegale të armëve. Nga shqyrtimi që i kemi bërë materialit të paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes, ne e vlerësojmë si një përgjigje në kohë, por në kuadër të transparencës dhe të qartësimit, qoftë atij si parlamentarë, por edhe të opinionit publik, do të doja që të parashtroja disa pyetje, të cilat do të hedhin më shumë dritë në atë që kërkojmë sot. Në material, ne vëmë re që, siç dihet ndërmarrja MEICO është institucion, i cili kryen transfertat në emër të Qeverisë, të Ministrisë së Mbrojtjes, për blerjet dhe shitjet e armatimeve. Një nga problemet që ne kërkojmë më tepër sqarim është ajo që ka të bëjë me ndërmjetësit. Pyetja jonë konsiston në atë se përse MEICO operon me ndërmjetës në përmbushjen e kontratave në eksportet e tyre? Pse ka ndërmjetës edhe kur end user-i është Ministria e Mbrojtjes së një shteti tjetër? Këtu mund të përmend dy raste, siç është ai i Gjeorgjisë dhe ai i Jemenit, për të cilat ne kemi informacion. Cilat janë këto kompani ndërmjetëse? A ka ndërmjetës të cilët kanë operuar me ndërmarrjen MEICO dhe janë përfshirë në listën e zezë të trafikut ndërkombëtar të armëve? Një çështje tjetër për të cilën ne kërkojmë sqarime të mëtejshme është edhe çështja që lidhet me importin. Ne kemi importuar materiale ushtarake, por duam të dimë se nga cilat vende dhe për çfarë nevojash janë bërë ato. Konkretisht, a është importuar nga Serbia? Cili ka qenë qëllimi i importit për këtë material ushtarak? A është importuar nga


E mërkurë, 15 shkurt 2012

15

DOSSIER JEMENI është një vend aleat jo i yni, siç ka dashur që ta interpretojë ndokush, por aleat në luftën kundër terrorizmit

Irani? Çfarë është importuar dhe për çfarë qëllimi? Në kërkesën tonë kishim kërkuar informacion mbi eksportet në Jemen. Ministria e Mbrojtjes na ka dhënë një përgjigje shteruese. Unë dëshiroja që për sqarime të mëtejshme të dija se përse është rinovuar licenca në dhjetor të vitit 2010 me Jemenin? Në një kohë kur të gjithë e dimë se ky i fundit ka qenë i përfshirë nga një valë revoltash dhe trazirash të brendshme. Në favor të cilës kompani është rinovuar licenca e Jemenit? Është Ministria e Mbrojtjes së Jemenit apo ndonjë kompani tjetër? Pasi me aq sa kam konstatuar unë, kjo gjë nuk na është dhënë në informacion. Rezulton se në eksportet me Malin e Zi ndërmjetësi është një kompani, në mos gaboj “MALVEL”. Unë desha të di nëse ndërmjetësi dhe përfaqësuesi i kompanisë që ka ndërmjetësuar me MEICO-n është person i cili është i përfshirë në listat e zeza apo jo? A ka pasur importe nga Serbia dhe Irani të materialeve ushtarake? Për çfarë qëllimesh janë bërë ato? Ju thoni me të drejtë në informacion se Mali i Zi ka importuar 150 mijë predha e mortaja. Cila është kompania që i ka blerë ato, si edhe destinacioni përfundimtar i tyre? Kjo ngarkesë e cila është bërë nga porti i Durrësit ka pasur destinacion përfundimtar portet e Malit të Zi apo diku tjetër? Leonard Demi – Fjalën e ka zoti Imami. Arben Imami - Unë jam plotësisht dakord se duhet transparencë. Sensitiviteti nuk qëndron tek të dhënat më tepër se sa te dis-

kutimi. Unë do të isha i gatshëm që t’i përgjigjesha në çdo moment këtij komisioni për një veprimtari të ligjshme që kryen kjo pjesë e ekzekutivit, por krijimi i ngjarjeve false nëpërmjet shtypit, apo aq më tepër nëpërmjet asaj që quhet karteli i citimeve: unë shkruaj diçka, Leonardi më citon, pastaj unë citoj Leonardin, e kështu më radhë. Kjo është jashtë një praktike normale mediatike, por është edhe e papranueshme politikisht. Pyetja më problematike, i nderuar zoti deputet, është lidhur me importet nga Irani. Ka vetëm një princip: vendosja e embargos. Ku ka embargo, nuk ka tregti të ligjshme. Ku nuk ka embargo, tregtia është e ligjshme. Në të gjitha këto tabela që ju kam paraqitur, ka vende nga më të ndryshmet, qoftë të Europës, apo qoftë të Lindjes. Aty nuk rezultojnë as Serbia, për shkak se nuk ka pasur me sa duket interes, as Irani. Kjo çështje është jashtë diskutimit. Ju bëni fjalë për prodhime dhe anije të cilat janë larguar nga porti i Durrësit nga një drejtim në një drejtim tjetër. Ministria e Mbrojtjes për fat të mirë ka një legjislacion të plotë, i cili ka 3 nyje: një nyje që licencon me ligj, që është AKSHE-ja, e cila bën të gjithë investigimet e nevojshme që ia kërkon ligji. Ajo bën të gjitha raportimet e nevojshme për të krijuar transparencë. Raporton në OKB, si edhe në organizma të tjerë evropianë për sa i përket të gjitha blerjeve dhe shitjeve. Të gjitha të dhënat që kemi këtu janë të dhëna të njohura, që mund të klikohen në internet. Me ato të dhëna mund të njihet cilido. Ministria e Mbrojtjes është nyja e dytë dhe poseduesi i këtij malli. Pastaj është MEICO që i tregton, por nuk ka nxjerrë mall, përveçse në këto drejtime të cilat janë paraqitur në tabelë. A janë në listën e zezë, apo jo, këto janë çështje që i mbulon qartësisht AKSHE-ja. Për to angazhohet edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, si edhe Shërbimi Informativ Ushtarak. Për sa i përket transfertave që dalin nga porti i Durrësit, Ministria e Mbrojtjes këtë gjë nuk e ka objekt të punës së saj. Ato që lexoj në shtyp, më duken fantazira e përralla. Janë njerëz që jetojnë akoma me kohën e diversantëve. Lidhur me pyetjen tuaj për Jemenin, unë do të thosha se nënshkruhen kontrata që licencohen nga AKSHE-ja. Një kontratë e caktuar mund të realizohet ose jo. Kontrata që është bërë me Jemenin si and user nga ministria përkatëse, është një kontratë e cila nuk ka arritur që të zbatohet për shkaqe të ndryshme: nuk kanë qenë të gatshëm, në u ka pëlqyer ose jo malli. Në vitin 2010 nga pala blerëse është kërkuar rinovimi i kontratës. Nuk ka pasur asnjë arsye për të mos u rinovuar kjo e fundit. Jemeni është një vend i cili nuk është nën embargo. E kam thënë edhe në Parlament se Jemeni është një vend aleat jo i yni, siç ka dashur që ta interpretojë ndokush, por aleat në luftën kundër terrorizmit. Nuk më duket e arsyeshme që të nisemi gjithmonë nga shtypi, me gjithë vlerën që ka ky i fundit, sidomos për çështje të veçanta, aq më tepër kur ky shtyp është i një partie të caktuar dhe akuzon ministrin për lidhje të caktuara. Kur ka një të vërtetë, nëse bëhet fjalë për një tregti ilegale, sigurisht që është një gjë kriminale dhe mbaj përgjegjësi unë i pari dhe çdokush tjetër, por është akoma më kriminale që të shpifësh dhe të imagjinosh veprimtari ilegale. Po flas edhe për Libinë, ju nuk e përmendët, por është përmendur kaq shpesh në disa media. Libia nuk ka qenë nën embargo deri para pak ditësh dhe nuk ka pasur asnjë arsye që të bëhet tregti e paligjshme. Me Libinë mund të bëhej tregti e ligjshme, siç ka bërë vitin e shkuar Bashkimi Europian, për 870 milionë euro, por nuk ka pasur kërkesë. Nuk ka pasur tregti me Libinë. Kjo është e thjeshtë dhe nuk ka përgjigje tjetër. Kur nuk ka pasur, nuk ka çfarë të kërkosh. Ju pyesni se pse operohet me ndërmjetës. Unë nuk jam profesionist, në kuptimin e këtij

tregu, por pa dyshim detyra ime themelore, e kam prezantuar edhe në këtë komision të nderuar, është, për aq sa është e mundur në kushtet e ligjshmërisë dhe transparencës së plotë, në përputhje me interesat e vendit dhe të aleancës ku bëjmë pjesë, të bëjmë shitje normale armësh. Në këtë treg operohet me ndërmjetës. Çështjen e Jemenit e mbaj mend dhe e kam parë personalisht. Qeveria e Jemenit dhe ambasada kërkojnë një lehtësim nëpërmjet një kompanie e cila ka kapacitetet për ta bërë këtë punë, siç është MEIKO. Këtu nuk ka absolutisht asgjë të papranueshme dhe ilegale, të gjitha janë të raportuara. (Flet dikush pa mikrofon.) Ashtu siç blen po nëpërmjet atyre kompanive. Ky është tregu. Nuk ka asgjë të fshehtë dhe misterioze e që do të na duhet ta zbulojmë. Sigurisht, ka një treg ku palët kanë interes për të shitur ose për të blerë. Ne po përpiqemi që të realizojmë interesat tona, në mënyrë të posaçme për të mbështetur procesin e demontimit. Të kuptohemi, për çdo predhë që ne nuk arrijmë ta falim, ne edhe po falim, ose ta shesim do të na duhet ta demontojmë dhe për këtë do të harxhojmë paratë e taksapaguesve. Ministria e Mbrojtjes është përpjekur që të bëjë balancën më të mirë të mundshme gjatë këtyre viteve. Unë e kam kuptuar këtë si detyrë. Ilir Gjoni – Ajo është dëshira juaj për t’u shprehur. Famëkeqe apo famëmirë atë e dinë

Me Libinë mund të bëhej tregti e ligjshme, siç ka bërë vitin e shkuar Bashkimi Europian, për 870 milionë euro, por nuk ka pasur kërkesë ata që e lexojnë, nuk ka rëndësi këtu. Në qoftë se do që ta kthejmë politikisht, e kthejmë edhe politikisht. Në qoftë se keni ardhur me seriozitetin për të raportuar në këtë komision për një problem i cili është shqetësues, atëherë të vazhdojmë raportimin brenda të gjitha normave të etikës. Më konkretisht, ne ju kërkuam sqarime për sa i përket end user-it, pasi jo më larg se katër ditë më parë përsëri një media, kësaj radhe ndërkombëtare, aspak letër higjenike siç e ka quajtur Kryeministri, ka deklaruar që armatime shqiptare janë gjetur në portet e Libisë dhe po përdoren për të shtypur protestat që zhvillohen në këtë vend. Fakti që ju kërkuam sqarime për end user-in ka të bëjë me atë që ne kemi dyshime të forta që baruti i importuar nga Serbia dhe nga Irani është përdorur për të rimbushur predhat, të cilat janë eksportuar në Malin e Zi, por që, në fakt, nuk kanë shkuar në Malin e Zi, por kanë përfunduar në portet e Libisë. Këtë gjë, në qoftë se jeni në gjendje për ta sqaruar, na e sqaroni. Në rast se jo, kërkoni më shumë informacion. Ne do të mbledhim informacionet tona. Ju keni një agjenci në Durrës që kontrollon të gjitha lëvizjet e anijeve, jo vetëm brenda territorit tonë, por në të gjithë Mesdheun. Sqaroheni me to se në çfarë destinacioni ka përfunduar anija që ka pasur 150 mijë predhat e mortajave të destinuara dhe të ndërmjetësuara përmes TESIÇ-it, kompanisë Malvelt. Në qoftë se kjo nuk rezulton e saktë, atëherë nuk ka absolutisht asnjë gjë. Opinioni publik është i sqaruar, ne si parlamentarë jemi të sqaruar, Qeveria ka vepruar brenda normave, rregullave, ligjeve dhe historia mbaron. Në këtë rast edhe Ministria e Mbrojtjes nuk ka pse t’i druhet asnjë lloj debati apo momenti transparence që kërkohet nga opinioni publik dhe nga ne si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Arben Imami – Falemnderit! Ajo që ju thashë, zoti Gjoni, është e lidhur

me faktin që jo gjithçka që thuhet në media është fakt. Komisioni nuk duhet ta marrë çdo informacion që jep media si fakt dhe, për më tepër, të bëjë përpjekje apo t’i shkojë pas medias që është e interesuar të bëjë komente, të cilat e kalojnë cakun e këtij komisioni. Po e sqaroj edhe një herë çështjen e Libisë. Libia nuk ka qenë nën embargo dhe nuk ka pasur asnjë arsye për të bërë tregti të paligjshme. Nuk po flas vetëm për kohën që jam unë ministër, por po flas në total. Në qoftë se shiten domatet dhe kastravecët në pazar, në këto 20 vjet demokraci, nuk ka nevojë që të shiten nën dorë, siç shiteshin kur u ndërpre tregu privat në Shqipëri. Nuk ka asnjë arsye dhe nuk më çon arsyeja e shëndoshë në një tregti të kësaj natyre. Për vitin e kaluar vendet e Bashkimit Europian kanë dërguar 870 milionë euro armatim, përfshi Italinë, Britaninë dhe nuk ka qenë një aktivitet ilegal. Nuk ka asnjë arsye që Shqipëria, MEIKO apo ministria të bëjë tregti dhe ta fshehë. Kjo nuk qëndron, nuk kishte arsye për ta bërë. E dyta, kontratat që kemi janë të gjitha këtu dhe ato raportohen, zoti Gjoni. Për çdo end user dhe kompani ndërmjetëse SHIU, SHISH-i, AKSHE-ja dhe shërbimet tona konsultohen edhe me shërbime partnere, në mënyrë që të mos bëhen gabime, të cilat mund të kushtojnë. Po ju them edhe një herë atë që ju thashë më parë: në qoftë se unë, ndonjë ministër tjetër apo dikush tjetër ka bërë një veprimtari të paligjshme, kjo është kriminale. Por po ju them edhe këtë: në qoftë se kjo nuk është e vërtetë dhe e shpikin, ata që e shpikin po bëjnë një punë kriminale. O njëra, o tjetra. Ilir Gjoni – Ju keni për detyrë të sqaroni opinionin publik, sepse ju përfaqësoni një nga institucionet më të rëndësishme të shtetit dhe funksioni pozitiv apo negativ i tij ndikon për reputacionin e këtij vendi dhe të këtij komisioni, por ju nuk mund të thoni dot që tregtia është e ligjshme dhe këtu mbyllet historia. Jo, historia nuk mbyllet. Ne jemi dëshmitarë të një fakti shumë tronditës që e dinë të gjithë, gjithë opinioni. Edhe në Gërdec çmontimi, transporti, eksporti, importi i ligjshëm bëhej, ama ka mekanizma të tjerë që dalin jashtë kuadrit ligjor, qoftë për përfitime personale të disa elementeve, qoftë për përfitime të një grupi të caktuar elementesh. Fakti që ju thoni janë ose jo në embargo nuk e përjashton mundësinë e abuzimit me këtë mall, i cili është shumë sensitiv. Arben Imami – Gërdeci është nën gjykim dhe drejtësia do të thotë fjalën e saj. Çdo ministri dhe çdo institucion shtetëror duhet të zbatojë detyrimisht ligjin, nuk ka rrugë tjetër. Unë besoj që e kemi kryer detyrën tonë ndaj ligjit dhe ndaj vendit. Në qoftë se ka aktivitete të paligjshme nga persona apo seksione të caktuara, kjo nuk është një çështje që mund të diskutohet nga unë. Thërrisni këtu ministrin e Brendshëm, thërrisni shefin e SHISH-it dhe le t’i eksplorojnë...

vijon në faqen 16


16

E mërkurë, 15 shkurt 2012

DOSSIER

biznesi i vdekjes

IRANI është një nga vendet me të cilin e gjithë bota e qytetëruar ka probleme të mëdha

Dyshime për kontratat me Iranin dhe Serbinë Tregtinë që bëri Shqipëria me vendet problematike vijon nga faqja 15 ...t’i zbulojnë dhe t’i investigojnë ata. Sigurisht, edhe unë do të isha i lumtur që, në qoftë se ka pasur një shkelje të ligjit, drejtësia të vihet në vend. Unë, zoti Gjoni, punoj në një punë e cila është tërësisht transparente. Këtu nuk ka asgjë të fshehtë. Tregtia e armëve është njësoj si tregtia e çdo malli tjetër, sigurisht nën kushte të caktuara. Ne kemi një legjislacion jashtëzakonisht të mirë, kemi një drejtori, kemi edhe një autoritet autonom, i cili zbaton ligjin dhe raporton rregullisht. Kemi një ndërmarrje, e cila rregullisht çdo tre muaj raporton për të gjitha shitjet te Presidenti, te Kryeministri dhe te ministri i Mbrojtjes. Të gjitha shitjet vjetore janë të publikuara. Të gjitha licencat vjetore janë të publikuara. Kështu duhet të jetë dhe është shumë mirë që është kështu. Unë nuk mund të përgjigjem për gjëra të cilat nuk i di dhe që nuk m’i rrok mendja. Unë nuk besoj kurrë që në Shqipëri sot, në kushtet e ruajtjes, mbrojtjes, doganave, policisë e të tjera, të hyjë dhe të dalë një anije kontrabandë. E dyta, jam i sigurt që nuk ka mall i cili të ketë shkuar në mënyrë ligjore në një anije të tillë. Mandej, në qoftë se mund të ndodhin filma të këtillë fantastikë në Shqipëri, nuk është çështja ime për t’i investiguar. Unë nuk kam mjete investigimi për këtë çështje. Gazmir Bizhga – Falemnderit, zoti kryetar! U përpoqa të dëgjoja me vëmendje zotin ministër, po kështu edhe kolegët parafolës. Më tërhoqi vëmendjen një citim që bëri zoti ministër lidhur me kufijtë e sotëm të Shqipërisë. Ai tha se Shqipëria është një vend që monitoron mjaft mirë kufijtë dhe doganat dhe që nuk mund të ndodhë që të dalë një anije apo diçka e paligjshme kontrabandë nga ky vend. Unë do të thosha se ky absolutizim që bëri zoti ministër duket se nuk do të jetë i vërtetë, sepse deri tani rezultojnë pothuajse 100 mijë tonë naftë e humbur (në dy vjet) në doganat shqiptare, e cila është vërtitur brenda Shqipërisë për t’u shitur si naftë e pastër. Por kjo është një çështje tjetër, kështu që të mos merret e mirëqenë në mënyrë absolute ajo që ndodh sot me doganat apo me kufijtë tanë. Është e vërtetë që tregtia e armëve zhvillohet në bazë të një dokumentacioni ligjor, i cili është i përqasur me vendet e tjera anëtare të NATO-s, por edhe me vendet që aspirojnë NATO-n. Unë prita nga zoti ministër të merrja një përgjigje lidhur me ata që quhen ndërmjetës, sepse ndërmjetësit mund të jenë të të gjitha llojeve. Ne shqiptarët kemi një eksperiencë absolutisht jo të mirë për sa u përket ndërmjetësve të shit-blerjes së armëve në Shqipëri, sepse ndonjëri prej tyre ka rezultuar në listat e zeza të OKB-së, por edhe të Bashkimit Europian. Prandaj unë do të doja të dija sesi vërtetohet personaliteti i këtyre ndërmjetësve, të cilët marrin përsipër për të bërë

atë që quhet tregtia e ligjshme e armëve. Është e vërtetë që ne kemi ligje në bazë të cilave flasim, por duhet të kuptojmë diçka, jua thashë edhe më parë, që eksperienca jonë nuk është shumë e mirë me tregtinë e armëve. Ne duhet të kemi parasysh se, përveç pjesës ligjore, ka edhe një pjesë morale të tregtisë së armëve. Është e vërtetë, neve nuk na shqetëson fakti nëse 150 mijë predha 82 milimetërshe dalin nga Shqipëria, përfundojnë në Mal të Zi ose në Libi, por duhet të kemi

që të ishin favorizuese, siç mund të ishin në rastin e Italisë ose me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Edhe për sa i përket çështjes së Jemenit, është e vërtetë që kontrata nuk është realizuar në vitin 2009, dhe sipas informacionit zyrtar që kemi, ka përfunduar në fund të vitit 2010, por zoti ministër na konfirmoi se kjo kontratë është rinovuar në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011. Pra, po flasim sikur nuk po kuptojmë se çfarë po ndodh në Af-

flasim për taksat e shqiptarëve dhe që duhet të kursejmë qoftë edhe për demontimin e një predhe)? Falemnderit! Arben Imami – Po e nis nga fundi. Ne nuk kemi ndonjë rregull të tillë, zoti deputet. Nuk e kam parë këtë në media dhe e kam të vështirë të jap një përgjigje. Lidhur me çështjen e ndërmjetësve, kompanitë të cilat blejnë dhe shesin për end users të caktuar i nënshtrohen edhe ato një procesi screening njësoj si end users-at. Kjo kryhet... Arben Çuko – Falemnderit, zoti kryetar! Zoti Ministër, ju ngulmuat shumë në tregtinë e ligjshme të armatimit dhe të municioneve. Nuk ka asgjë të keqe që municionet e tepërta, përveç atyre që nuk janë llogaritur, të demontohen dhe të shiten. Kjo është një tregti midis shteteve. Nuk jemi as të parët dhe as të fundit që do ta bëjmë këtë. Por kjo lloj tregtie ka disa specifika dhe është sensitive, sepse, nëse

Ne e kemi armatosur shumë Malin e Zi. Me sa di unë, ai nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të krijojë rezerva me këto predha mortazhi dhe me këta 300 mitraloza të rëndë

Në foto: Import-eksportet e Ministrisë së mbrojtjes në vitin 2009 parasysh faktin se imazhi që transmetohet jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj, nga shumë media serioze ndërkombëtare, si: Euronews dhe New York Times, është një çështje që realisht dhe moralisht duhet të na shqetësojë. Është e vërtetë që Serbia dhe Irani nuk janë nën embargo, por të importosh sasi baruti ose lënde eksplozive C4, të paktën ky është informacioni që ne kemi marrë nga mediat, prandaj edhe kemi bërë kërkesë për informacion në këtë komision (këtë informacion sapo na e paraqiti zoti ministër), kjo ka të bëjë edhe me aspektin moral. Po flasim për dy vende që kanë probleme. Irani është një nga vendet me të cilin e gjithë bota e qytetëruar ka probleme të mëdha. Serbia është një vend fqinj me të cilin në të gjithë historinë tonë nuk kemi ndarë marrëdhënie

rikën e Veriut ose në të gjitha vendet arabe, të cilat po aspirojnë për demokraci. Nëse sot verifikohet ose jepet që në vitin 2011 Shqipëria përgatitet për t’i shitur armë Jemenit, ndërkohë që situata shoqërore atje është tepër e trazuar dhe vendi po shkon drejt një lufte civile, duhet të kuptojmë se kjo gjë ka një kosto morale. E fundit, a vërtetohet personaliteti i ndërmjetësve, apo jo? Për sportivitet (nuk do të doja ta bëja pyetjen në seancë plenare) dhe meqenëse këtu është edhe zoti ministër do të doja të bëja një pyetje. Në një media kam parë një anëtar të kabinetit duke bërë qitje ose duke pozuar për të bërë qitje në repartin komando të Zall-Herr-it. Do të doja të dija nëse qitja në këtë komando është objektiv i Qeverisë apo është hoby personal, (meqenëse këtu po

domatet apo kastravecët që u përmendën pak më parë këtu, dihet se ku do të përfundojnë, çështja e tregtisë së armëve është se kush do t’i përdorë i fundit, pra dora e fundit e përdorimit. Në raport më bën përshtypje se përdoruesi i fundit i gati 174 mijë predhave mortazhi është Mali i Zi. Akoma më shumë, përdoruesi i fundit i gati 300 copë mitralozave të rëndë 12,7 milimetër është Mali i Zi. Ne e kemi armatosur shumë Malin e Zi. Me sa di unë, ai nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të krijojë rezerva me këto predha mortazhi dhe me këta 300 mitraloza të rëndë. Nisur nga kjo, unë kam një pyetje: a keni qenë ju i interesuar të dini nëse kanë hyrë realisht në depot e Malit të Zi këta 300 mitraloza apo këto 174 mijë predha mortazhi? A keni bërë ju një analizë, sepse ne po armatosim një vend fqinj me kaq shumë armë? Falemnderit! Arben Imami - Mali i Zi vërtet nuk i ka ato kapacitete dhe vlerësimi juaj është shumë i drejtë. Megjithatë, ai është një vend që ka hyrë në Partneritetin për Paqe. Është një nga vendet që lufton terrorizmin dhe ka prezencë edhe në Afganistan dhe është gjithashtu në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO. Po kështu, Mali i Zi u bindet të gjitha rregullave të tregtisë së këtyre mallrave të përdorimit ushtarak, si një vend që


E mërkurë, 15 shkurt 2012

17

DOSSIER

Ambasada Amerikane

MEICO dhe tregtia e armëve në Shqipëri Sekret Kabllogrami 09TIRANA480

PËRMBLEDHJE

Në foto: Armë shqiptare në Libi të maskuara si pjesë traktori zbaton direktivat dhe standardet e BE-së. E dyta, Mali i Zi ka një industri ushtarake, që e ka ruajtur, për përmirësimin dhe abgreidimin e municioneve dhe të armëve, të cilat i demonton, rregullon apo plotëson, gjë për të cilën ne nuk kemi kapacitet, dhe i rishet. Për çfarë ndodh në Malin e Zi ne nuk përgjigjemi dhe nuk mundemi, në fakt, për më tepër kur ai është vend kandidat për në BE dhe NATO. Ne e konsiderojmë Malin e Zi njësoj si Çekia, e cila i ka këto kapacitete, madje është edhe një hap më përpara, pasi është vend anëtar prej disa vitesh si në BE, ashtu edhe në NATO. Megjithatë, në këtë drejtim, çdo sugjerim mund të ishte i vlefshëm. Arben Imami – Sigurisht që në vendet që janë në luftë është e këshillueshme të mos dërgohen armët, por ekziston një princip, që është ai i embargos, nëpërmjet të cilit nuk përjashtohet që edhe vendet që janë në luftë t’i furnizojmë me armë sipas interesave për të mbështetur njërin apo tjetrin vend të caktuar. Unë besoj që Shqipëria, në shitjet që ka bërë, të paktën gjatë këtyre 5-6 vjetëve të fundit, i ka parë këto standarde morale, pasi nuk kemi dërguar në zonat ku ka pasur luftë. Të them të drejtën, sigurisht që si çdo shqiptar nuk më pëlqen kur dalin raportime të tilla, që gjenden armët tona edhe në Libi, për shembull, por ato mund të kenë shkuar atje edhe para 20 vjetësh, 30 vjetësh apo 3 vjetësh. Kjo gjë bëhet për të bërë zhurmë dhe dashakeqe do të thosha, kur lidhet me një qeveri të caktuar. Unë nuk e përjashtoj që armë shqiptare apo kineze mund të ketë në të gjitha vendet, sepse e dimë të gjithë që ekziston një tregti e paligjshme në vende të caktuara, por në Libi, për të cilën po flitet, ne nuk kemi dërguar kurrë armë. Me këtë vend ne kemi rënë dakord në vitin 1980, por jo në 2011-n. Këto janë realitete. Ne e kemi mbështetur Gadafin kundër imperializmit amerikan në ’80-n, por nuk jemi dhe nuk mund të jemi me të në 2011-n. Sigurisht që edhe në Bruksel u bashkuam me qëndrimin e vendeve të Aleancës për “no fly zone” e kështu me radhë. Por, më bën përshtypje shtypi, që shkruan shumë lehtësisht për ne, ndërkohë që Europa e Bashkuar gjatë vitit të kaluar ka dërguar 870 milionë euro armatim në Libi. Ne, pa dërguar asnjë euro, jemi të gatshëm të bëjmë harakiri. Ky është problem dhe kjo ndikon negativisht në vlerësimin dhe imazhin e Shqipërisë, në imazhin e Qeverisë dhe të shtetit brenda vendit, por edhe jashtë tij. Prandaj, në përfundim, përveç kritereve ligjore, që është embargoja, kritereve politike për të mos furnizuar me armë vendet që nuk janë mike ose që janë armiqësore ndaj Shqipërisë apo ndaj NATO-s, besoj se është zbatuar edhe një kriter, se kjo duket, lexohet në të gjithë këtë tabelë, moral për të mos çuar armatim atje ku ka konflikte të ndezura midis shteteve, pra ku ka luftëra.

Për shkak të angazhimit të saj në tragjedinë e Gërdecit dhe skandaleve të armatimeve që u publikuan pas kësaj, imazhi i kompanisë shqiptare të import-eksporteve ushtarake MEICO ka pësuar një goditje të rëndë. Për pasojë, drejtori i MEICO, Granit Leka, deklaron se eksportet e armatimeve nga Shqipëria praktikisht janë ndërprerë, megjithëse Leka po punon për të rimëkëmbur aktivitetin dhe imazhin e MEICO. Për këtë qëllim, Leka ka kërkuar ndihmë nga SHBA për të fituar shitje të ligjshme armatimesh në Afganistan. Ambasada mendon se ndihma amerikane në këtë rast nuk duhet të jepet. Leka i tha gjithashtu oficerit politik se MEICO nuk është angazhuar në përpjekjet e kohëve të fundit për të shitur RDX të magazinuar në Mjekës, por se Ardian Shashaj, drejtori i Buxhetit të Mbrojtjes në Ministri ka udhëhequr këtë përpjekje. Një pasqyrë e MEICO-s dhe historisë së saj do t’i vendosë këto probleme në perspektivë.

ka shitur RDX Iranit. Në fakt, një kontejner me 150 tonët e mbetur të RDX, që ende gjenden të magazinuara në Mjekës, ka një tabelë raporti për Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Iranit. Pas një kërkese, Ministria e Mbrojtjes kreu një hetim informal dhe konfirmoi se nuk janë kryer kurrë eksporte të RDX drejt Iranit. Burimet e SHBA-ve e patën gjithashtu të pamundur të gjejnë ndonjë provë për shitjen e RDX-së në Iran nga Shqipëria.

HISTORIA, SHITJA E TRASHËGIMISË KOMUNISTE

1997 - RËNIA DHE RIKTHIMI I PINARIT

MEICO u krijua në tetor 1991, menjëherë pas rënies së komunizmit. Në letra, qëllimi i saj qe “menaxhimi” i sasisë së stërmadhe të pajisjeve dhe municioneve që Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë trashëguar nga regjimi paranojak dhe izolacionist i komunizmit. Në praktikë, qëllimi i MEICO-s ishte që të punonte për të shitur armatimet dhe pajisjet e tepërta si një burim të ardhurash për qeverinë. Në të vërtetë, drejtori aktual i MEICO, Granit Leka, pranon se gjatë periudhës së parë, asnjë praktikë importimi nuk qe kryer dhe të gjitha aktivitetet ishin përqendruar te eksporti. Stafi i MEICO qe elementar, përbëhej fillimisht nga vetëm një drejtor dhe një sekretar. Rrjedhimisht, ndërsa në teori MEICO menaxhonte të gjitha eksportet ushtarake, në praktikë ente të tjera individuale menaxhonin shitjet e veta e thjesht përdornin MEICOn si një kanal zyrtar. Për të zbatuar këtë, ministrat e mbrojtjes duhej të kërkonin ndërmjetësimin e MEICO për ente të tjera për të përfituar licencë eksporti.

PINARI DHE LEKA; PËRFSHIRJE NË LUFTËN E BOSNJËS

Më 1991, qeveria jetëshkurtër socialiste postkomuniste emëroi Ylli Pinarin si drejtori i parë i MEICO-s. Pinari vijoi të luante një rol me ndërprerje në MEICO deri në arrestimin e tij më 2008, për përfshirje në skandalin e Gërdecit. Gjithsesi, ai e mbajti postin e MEICO fillimisht për vetëm një vit, pasi qeveria e udhëhequr nga Partia Demokratike e hoqi atë në vitin 1992. Së bashku me një drejtor të ri, demokratët sollën aty Granit Lekën. Leka ka shërbyer për dekada si drejtor i fabrikës së eksplozivëve në Mjekës. Në vitet 1980, ai zhvilloi marrëdhënie të ngushta me qeverinë suedeze, e cila investoi shumë për modernizimin e Mjekësit, një sukses i rrallë për Shqipërinë komuniste. Me dëshirën për të përfituar nga kontaktet e huaja të Lekës, qeveria e vendosi atë përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë të MEICO. Në vitin 1994, Leka përfundoi shitjen e parë të rëndësishme ndërkombëtare të MEICO. Kroacia, e përfshirë në luftën e Jugosllavisë dhe atë të Bosnjës, bleu ndezës municionesh me vlerë 2 milionë dollarë. Si shpërblim, shpejt pas kësaj Leka u emërua drejtor i MEICO-s. Më vonë, më 1995-n, Bosnja bleu gjithashtu ndezës nga MEICO për t’i shkëmbyer me forcat kroate gjatë luftës që po vijonte. Një ekspert perëndimor armatimesh ka ngritur dyshimin se gjatë viteve 1990, (ndoshta deri më 1999-n), Shqipëria i

Në foto: Ish-ambasadori amerikan, Withers

Kolapsi i vitit 1997 diskreditoi të gjithë zyrtarët publikë të kohës së demokratëve. Leka i tha oficerit politik se në 1998-n ndërkombëtarët u sollën për të kryer një audit të MEICO-s. Megjithëse auditi e nxori MEICOn pa faj, Leka u hoq dhe u zëvendësua nga një vëlla i një deputeteje të fuqishme socialiste Ermelinda Meksi (Leka nuk e dha emrin e vëllait). MEICO qëndroi tërësisht inaktive gjatë kohës së vëllait të Meksit dhe rreth vitit 2000, Pinari u rikthye për ta zëvendësuar atë. Kthimi i Pinarit u shoqërua me dyshime në rritje të medias shqiptare mbi përzierjen e Shqipërisë në marrëveshje të dyshimta armësh. Një gazetar shqiptar përpiloi listën e mëposhtme (shumica e pakonfirmuar nga burimet zyrtare): - Në vitin 2003, “Amnesty International” raportoi se Shqipëria po transportonte armë në Ruanda përmes një kompanie ruandeze me emrin “Silverback Cargo”. - Në 2005, media akuzoi Shqipërinë për shkeljen e embargos së armëve ndaj Kongos. - Media pretendon se nga viti 2004 deri më 2006, Shqipëria shiti aeroplanë dhe helikopterë në Sudan. - Media pretendon se në shkurt 2008, MEICO shiti 3200 raketa Katjushka të prodhimit kinez me diametër 107 MM te një kompani private amerikano-izraelite.

GËRDECI DHE AEY

Disa kohë pasi demokratët u kthyen në pushtet më 2005, Leka u rikthye te MEICO si këshilltar, megjithëse Pinari qëndroi si drejtor. Sipas Lekës, marrëdhëniet mes tij dhe Pinarit ishin të varfra dhe komunikimi qe inekzistent. Leka pretendon se nuk ka ditur pothuajse asgjë mbi Gërdecin. Pas shpërthimit më 15 mars 2008 në Gërdec, media raportoi gjithashtu përfshirjen e MEICO-s në shitje ilegale të municioneve kineze në Afganistan përmes kompanisë amerikane AEY. Pinari u arrestua për përfshirje në Gërdec dhe tani është në pritje të gjyqit së bashku me 27 të tjerë për shpërdorim detyre. Pas arrestimit të Pinarit, Leka u rivendos si drejtor i MEICO-s. (Shënim: Kompania amerikane AEY është gjithashtu nën akuza kriminale në Florida. Gjyqi i tyre pritet të fillojë në shtator. Fundi i Shënimit.)

MEICO SOT

Leka ankohet gjithashtu se skandalet e Gërdecit dhe AEY e kanë bërë të pamundur për të, të përfundojë shitje jashtë vendit. E para, skandalet e kanë dëmtuar rëndë imazhin e MEICO-s. E dyta, Pinari ka shitur

municione tek AEY për çmime qesharake (p.sh. 4 USD për 1000 fishekë të kalibrit 7.2 mm), dhe kompanitë e huaja po kërkojnë të njëjtat çmime (Leka ndjen se nuk mund të shesë për një fitim më të ulët se 12 dollarë për mijë fishekë). Ai pretendon gjithashtu se e vetmja shitje armësh këtë vit ka qenë e përbërë nga disa trekëmbësha mitralozash në Maqedoni dhe disa kallashnikovë trofe. Një burim i brendshëm nga Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar më 28 prill se një urdhër i ministrit të Mbrojtjes ekziston për transferimin e këtyre llojeve të materialeve për te MEICO për shitje në Malin e Zi: 420 trekëmbësha mitralozash, 86 pjesë mitralozash 12.7 mm dhe afërsisht 800 tonë Amatol (niveli civil) eksplozivë. Një kamion raportohet se ka mbërritur në 8 qershor për të tërhequr 35 nga pjesët dhe 225 trekëmbëshat për transportim. Në mënyrë që të rimëkëmbë imazhin dhe aktivitetin e MEICO, Leka e ka rritur stafin te 12 vetë dhe gjithashtu ka zhvilluar rolin e MEICO për import. Sipas Lekës, Ministria e Brendshme e ka të ndaluar të kryejë blerje nga agjentët e huaj dhe për këtë arsye, MEICO e ka marrë këto rol, duke blerë xhaketa antiplumb, pistoleta etj., dhe duke i shitur ato te Ministria e Brendshme për një komision. MEICO është një hibrid i çuditshëm – një ent shtetëror autonom. Ajo kontrollon buxhetin e vet të brendshëm dhe vendimmarrjen, por është në varësi të Ministrisë së Shtetit. Në thelb ajo vepron si agjent shitjeje për Ministritë e Mbrojtjes dhe të Brendshme. MEICO nuk i kontrollon paratë e fituara nga shitjet, por përfiton një komision në përqindje për çdo shitje. MEICO ka akses te i gjithë inventari i Ministrisë së Mbrojtjes për qëllime shitjeje. Për më tepër, siti në internet i MEICO deklaron “ne mund të ofrojmë pajisje ushtarake (funksionale ose jo) pjesë këmbimi për MIG 17, 19 dhe 21, helikopterë, tanke dhe nëndetëse”. Një shitje kryhet sipas mënyrës së mëposhtme: Kur një kompani e huaj i afrohet MEICO me interes për një mall të caktuar, MEICO kërkon që ministri i Mbrojtjes të japë lejen për shitje. Ministri i Mbrojtjes mbledh një komitet, i cili deklaron nëse një mall mund të shitet (ky hap zakonisht është proforma), dhe pastaj mbledh komisionin e çmimeve për të caktuar çmimin. Malli i kalon pas kësaj MEICO-s për shitje. (Shënim. Shumë nga anëtatët e komisionit të vlerësimit janë akuzuar në skandalin e Gërdecit, gjë që ka paralizuar punën e këtij komiteti. Fundi i shënimit.)

RDX

Ky model, gjithsesi nuk është ndjekur në rastin aktual që përfshin 150 tonë RDX (hexogen) të magazinuar në zonën C në Mjekës. Gjatë vitit të fundit, ekspertët e SHBA-ve kanë ngritur vazhdimisht shqetësimin mbi praninë e RDX kaq pranë linjës së demilitarizimit në Mjekës dhe kanë kërkuar që të hiqet. Ministria e Mbrojtjes ka qëndruar pezull, për shkak se disa mendojnë që ta shesin këtë material. Kur u pyet, Leka tha se as ai dhe as MEICO nuk është përfshirë në përpjekjet për të shitur RDX dhe akuzoi Ardian Shashaj në drejtorinë e buxhetit. Raportohet se vitin e kaluar, një kompani çeke ka dërguar një hungarez dhe një kosovar veçmas në Shqipëri për të pyetur në lidhje me RDX. Kur Leka u takua me ta, ai e konsideroi ofertën e tyre joserioze dhe i refuzoi. Që nga kjo kohë, ata janë takuar vazhdimisht me Shashaj për ta çuar këtë çështje përpara. Shashaj aludohet se synon ta anashkalojë MEICO për të arritur një marrëveshje. Deri më sot, një marrëveshje e tillë nuk është realizuar, por ministri i Mbrojtjes nuk e ka firmosur ende urdhrin për shkatërrimin e RDX siç është kërkuar nga këshilltarët e SHBA-së.


18

E mërkurë, 15 shkurt 2012

KRONIKË

Atentati i Gocaj kamera kryesore nuk regjistroi pamjet

V

ashdojnë të mbeten mister autorët e dy atentateve mafioze ndaj 37 vjeçarit Aleksandër Gocaj. Shpresat e policisë dhe prokurorisë, për identifikimin e tyre nëpërmjet tre kamerave të sekuestruara janë zbehur, për shkak se dy prej tyre nuk kanë arritur ta fiksojnë personin që ka qëlluar, ndërsa e tretë ajo që kishte fushëpamjen më të gjërë, ka qënë në

gjëndje pune por realisht s’ka rregjistruar. Burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se nga pamjet filmike të dy kamerave, një të qëndrës „Kristal” dhe një të bankës „Raiffaizen”, tregohen vetëm njerës që ikin me vrap si dhe disa persona të tjerë që janë duke parë në drejtim të vendit të ngjarjes. Ndërkohë për sa i përket ngjarjes tjetër të vënies së tritolit

në makinë, prokuroria shprehet se nga verifikimi i sasisë është konstatuar se në automjet nuk është vendosur 400 gram por plot 800 gram tritol, që në rast shpëthimi do të kishte shkaktuar dëme dhe në pallatet për rreth. Hetuesit s’qaruan se makina s’kishte lëvizuar prej një jave nga vendi për shkak se e dashura e aleksandrit kishte thyer dorën.

Nurçe, kryetarja e OJF-së Për Integrimin e Gruas Shqiptare

LAJME SHKURT

Mashtroi 12 persona, 5 vjet burg Merita Nurçes

Ministri

Pollo padit Ballën

Mori 21 mijë e 800 euro, duke premtuar punë në Itali Lajmi

tin se nuk janë pajisur kurrë me vizë pune për në Itali dhe se nuk i kanë marrë të hollat kurrë nga e pandehura.

Merita Nurçe, kryetarja e shoqatës për “Për Integrimin e Gruas Shqiptare” është dënuar me 5 vjet burg, pasi prokuroria e Tiranës ka provuar se ajo ka mashtruar 12 persona duke i marë ature shumën prej 21 mijë e 800 euro. Nurçe s’ka pranuar akuzën e prokurorisë duke deklaruar se shumën e parave, ua kishte borxh qitetarëve, por nga ana tjetër këta të fundit kanë dëshmuar se Nurçe ua ka marë lekët për ti çuar në Itali.

TIRANE

ELTON QYNO

E

fshehur nën petkun e një shoqatë të krijuar me qëllim integrimin e gruas në shoqërinë shqiptare, Merita Nurçe, ka arritur të mashtrojë rreth 12 persona duke u marë atyre plot 21 mijë e 800 euro. Kryetarja e shoqatës Kombëtare “Për Integrimin e Gruas Shqiptare” mashtronte qytetarët duke i premtuar atyre punësim në Itali. Këtë nder ajo do ja kryente çdo personi kundrejt shumave financiare që varionin nga 800 deri në 1000 euro. Pjesa më e madhe e personave të mashtruar janë nga qyteti i Lushnjës, ndërkohë që ka dhe persona nga qytete të tjera. Sipas prokurorisë së Tiranës e pandehura Merita Nurçe ka hapur një zyrë ku aty priste personat. Nurçe, i bënte të ditur qytetarëve se kundrejt lekëve të dorëzuara, djali i saj që ndodhej në Itali do arrinte të siguronte kontrata pune me kompani Italiane, me qëllim që të interesuarit të udhëtonin në drejtim të Italisë për të punuar. Mirëpo sapo merte lekët, Nurçe humbte gjurmët duke mos i dalë më në takim personave të arrestuars. Nisur nga këto kushte, ata e kanë denoncuar në prokurori, ku kjo e fundit pas hetimit të çështjes dërgoi dosjen në gjykatën e Tiranës, dhe togat e zeza vendosën dënimin e saj me 5 vjet burg për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë”.

500 EURO NË ITALI

Në foto: Prokuroria e Tiranës. Faksimile e konkluzioneve ARGUMENTI I PROKURORISË

Në datën 25 qershor 2010 ka filluar procedimi penal nr.2529 i vitit 2010 bazuar në një grup kallëzimesh nga disa shtetas. Këta shtetas kanë shprehur faktin se e pandehura Merita Nurçe ka ngritur dhe aplikuar një skemë për të përfituar shuma parash. Kjo e pandehur ka ngritur një shoqatë jofitimprurëse me qëllim formal integrimin e gruas në sho-

qërinë shqiptare. Nëpërmjet kësaj shoqate ajo ka arritur të ngrejë kontakte me shumë njerëz duke pretenduar faktin se mund të kryente punësime në Itali kundrejt pagesës prej rreth 800 euro për çdo njeri. Në këtë skemë janë dëmtuar shtetasit Isuf Citaku, Robert Hazizi,Edmond Gjata. Në shqyrtim gjyqësor janë administruar dëshmitë e këtyre shtetasve të cilët konfirmuan skemën dhe pasojën e sipër-

cituar të organizuara nga Merita Nurce. Dëshmitari Edmond Gjata ka shprehur faktin se nëpërmjet ndërmjetësimit të tij janë dëmtuar 12 veta shumica me origjinë nga Lushnja. Ai shprehu faktin se kur ishte rasti për të dërguar në Itali një çift personash Merita Nurçe merrte shumën prej 1000 euro. Ai ka dëshmuar se ka demshpërblyer personalisht personat e dëmtuar. Të gjithë personat e dëmtuar kanë parashtruar fak-

Në shqyrtim gjyqesor janë administruar dëshmitë e shtetasve Mirela Kulla dhe Anesti Prifti. Këto dy dëshmi konfirmuan tërthorazi veprimtarinë e jashtligjshme të Merita Nurçes, me qëllim mashtrimin e shtetasve. Në shqyrtim gjyqësor është administruar përgjigjia e Wester Union ku rezultoi se gjatë gjithë vitit 2008,kur kanë ndodhur këto ngjarje, e pandehura ka dërguar vetëm 500 euro në Itali ndërkohë që nga shtetasit e dëmtuar ka përfituar rreth 21.800 euro. Ky informacion është me vlerë të lartë provuese për të parashtruar realitetin mashtrues që krijonte Merita Nurçe tek të demtuarit. Ajo iu thoshte atyre se paratë ia dërgonte me Wester Union të birit në Itali që ai te kryente procedurat për punësim për këta shtetas. Ajo madje i merrte me vehte të dëmtuarit pranë pikave Ëester Union për të krijuar besim që paratë i dërgonte në Itali,ndërkohë që ka dërguar veçse 500 euro.

Ministri i Inovacionit Genc Pollo, ka paditur dy ditë më parë në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla. Padia ka si objekt, dëmshbërblimin e dëmit financiar të shkaktuar, ku ministri Pollo i kërkon gjykatës që ta dënojë deputetin e PS me 10 milion lekë të vjetra. Dosja civile me nr.8495 i ka rënë për gjykim gjyqtares Fatime Dacollit, e cila pritet që shumë shpejt të hapë shqyrtimin gjyqësor të çështjes. Padia e Genc Pollos, i shtohet listës së zyrtarëve të PD të cilët përgjatë një viti kanë paditur për shpifje deputetët e PS në gjykatën e Tiranës.

Kapet

shpërndarësi i heroinë

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Kryeqytetit ka bërë të mundur finalizimin e opetracionit antidrogë, të koduar “Pritja”, ku si rezultat i tij, u arrestua në flagrancë shtetasi Besnik Manka, 31 vjec, banues në Tiranë. Bazuar në informacionet policore dhe pas shërbimeve të organizuara nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, është kapur në flagrancë në rrugën “Dhimitër Kamada”, me një sasi prej 150 gram lëndë narkotikë e llojit heroinë, të cilën e shiste kundrejt vlerës prej 3.000 lekë gr, në klientë të ndryshëm. Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetasit Osman Mcini, 25 vjeç pasi dje rreth orës 17:00, në rrugën Dhimitër Kamada, është kapur në flagrancë me një sasi prej 0.4 gram e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Rama në analizë

Diskutohet ekzistenca e Prokurorisë

P

TIRANE

rokurorja e Përgjithshme ka lëshuar deklarata të forta, në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke pohuar se rënia e punës hetimore të kësaj prokurorie, mund të sjellë dhe ekzistencën ose jo të saj. Numri një i akuzës shqiptare, pasi ka vërejtur shifrën e vogël të dosjeve të referuara nga Policia e Shtetit, ka pohuar se vashdimi me ritmet aktuale, mund të sjellë diskutim rreth ekzistencës së Krimeve të Rënda ose reduktimin e stafit të prokurorëve që punojnë në këtë institucion. Këto deklarata, marin

shkas nga mungesa e theksuar e referimit të dosjeve nga ana e Policisë së Shtetit. Mësohet se vetëm

për vitin 2011 nga ana e strukturave të policisë janë referuar në prokurori gjithsej 14 çështje, ku

Lajmi Kryeprokurorja Ina Rama, duke marë shkas nga mungesa e çështjeve të referuara nga policia në prokurori, është shprehur se vashdimi me këto ritme, në të ardhmen mund të diskutohet dhe ekzistenca e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Rama, kërkoi më shumë bashkëpunim me Policinë e Shtetit, me qëllim ritjen e nivelit të punës.

Në foto: Ina Rama

nga këto vetëm 4 kanë përfunduar me kapjen e autorëve. Ndërsa për sa i përket 10 të tjerava ato kanë dështuar. Numri i çështjeve që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka punuar gjatë vitit 2011 sipas burimeve kanë qënë ngjarje të flagrancës kur droga është kapur aksidentalisht në pikat doganore si dhe çështje që kanë rrjedhur si rezultat i bashkëpunimit me prokuroritë e vendeve të hauja. Si asnjëherë tjetër në analizën vjetore të Krimeve të Rënda nuk kishte rënë në sy mungesa e drejtuesve të Policisë së Shtetit, ku ata këtë herë nuk ndodheshin për të diskutuar rreth sukseseve dhe problemve të hasura përgjatë vitit 2011.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

19

KRONIKË

Grabitësi i Spiro Kserës gjykata e le në burg

A

rbër Shiqerukaj, 24 vjeçari që akuzohet si autor i grabitjes së apartamentit të Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale Pirro Ksera është lënë nga gjykata e Tiranës në masën e “arrestit të burg”. Në seancën gjyqësores, prokuroria Alma Muça i tha gjykatës se të riut i janë sekuestruar disa sende personale të familjarëve të ministrit, që për rjedhojë

të krijojnë dyshime se ai është autor i grabitjes. Kësaj prove, i shtohen dhe disa pamje filmike të sekuestruara në pallatin e Kserës, në të cilat 24 vjeçari shfaqet duke hyrë dhe dalë nga pallati. Ndërkohë që prokuroria në sallën e gjyqit ka bërë me dije dhe një rast tjetër, ku i riu ka grabitur në rrugë çantën e një gruaje. I pyetur nga gjykata rreth këtyre dy rasteve, 24 vjeçari

Arbër Shiqerukaj ndryshe nga ç’kishte deklaruar në polici ku pranonte autorësinë e grabitjes së ministrit Ksera, ka hedhur poshtë akuzën për këtë rast duke pranuar vetëm atë të grabitjes së çantës së gruas në rrugë. Pavarësisht kësaj, gjykata e Tiranës pasi çmoi faktet e prokurorisë vendosi lënin në burg të 24 vjecarit Arbër Shiqerukaj.

Ledion Bako tregon para hetuesve karakteristikat e dy autorëve

Djali i policit: Peng nga Fieri në Dajt të Tiranës

Lajmi Dy persona të paidentifikuar, kanë tentuar të vrasin me pistoletë djalin e efektivit të policisë së Fierit Sami Bako, Ledjon Bako, teksa ky i fundit ishte duke ju arratisur. 19 vjeçari tregon se nga Fieri e kanë marë peng, ku e kanë çuar në hidrovorin e Semanit, më pas në Durrës dhe së fundmi në një banesë të braktisur në Dajt, nga e cila ai u ka ikur autorëve.

Babai: Unë s`i besoj dëshmisë së djalit, s’kam konflikte LEDION BAKO

Hetuesit dje në Dajt për të gjetur banesën

ELTON QYNO

L

edion Bako, djali i policit të Fierit që u mor peng disa ditë më parë nga dy persona ende të paidentifikuar, ka treguar para Prokurorëve të Krimeve të Rënda të gjithë dinamikën e pengmarjes, nga Fieri deri në një banesë të braktisur në Tiranë. 19 vjeçari, në një rrëfim dramatik, ka pohuar se kanë qënë dy persona të cilët në momentin kur ai u ka ikur nga banesa që ndodhej në Dajt e kanë qëlluar tre herë me pistoletë por fatmirësisht plumbat nuk e kanë prekur. Mes ferave dhe përrenjëve që ndodhen rrëzë malit të Dajtit, 19 vjeçari Ledion Bako ka dalë në rrugën automobilistike, ku ka qëndruar një nga makinat e rastit, e cila më e ka sjellë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” Tiranë. Në urgjencën e spitalit ai ka marë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas mjekët kanë lajmëruar efektivët e komisariatit nr.4 të cilët kanë marë në mbrojte Ledion Bakon, djalin e efektivit të policisë Sami Bako, i cili është inspektor në zonën e Cakranit në Fier. Kjo zonë njihet nga policia si zonë me kontigjentë kriminalë, kryesisht të imlikuar në prodhimin dhe shitjen e drogës si dhe në trafikimin e saj.

RËFIMI PARA OFICERËVE

Mbrëmjen e 10 shkurtit teksa ishte duke ecur i vetëm në rrugë, dy persona të paidentifikuar me një automjet tip “Rover” i janë afruar duke i thënë:… eja me ne…. Me forcë e kanë futur në automjet dhe menjëherë janë larguar me shpejtësi. 19 vjeçari ka treguar se në momentin kur ishte rëm-

N

jë oficer i Krimeve të Rënda si dhe efektiva të komisariatit nr.4 në prani edhe të 19 vjeçarit Ledion Bako, kanë shkuar dje në zonën e Dajtit, për të bërë lokalizimin e banesës ku u mbajt i strehuar i riu. Dëshmitari, ka arritur ti orientojë deri në një vend të rrugës, por s’ka qënë në gjëndje ti tregojë grupit të hetimit se ku ndodhej banesa. Hetuesit kanë insistuar, por sërisht i riu s’ka qënë në gjëndje të tregojë drejtimin se nga është larguar, duke pohuar se nuk i kujtohej asnjë gjë. Nisur nga këto kushte, mësohet se në ditët në vijim prokuroria do i bëjë një ekspertim psiqik të riut për të parë gjëndjen mendore të tij.

27 17

TIRANE

Në foto: Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë byer, po afrohej afër një lokali që ndodhet në qytetin e Fierit, pasi aty po festohej ditëlindja e një shokut të tij. Dy personat që sipas tij njëri ishte tullac dhe tjetri me flokë të zinj, si dhe me trupa të shëndoshë, e kanë çuar në ambjentet e hidrovorit në Seman. Pasi e kanë mbajtur disa minuta aty, pengmarësit e kanë marë dhe brenda natës e kanë transportuar me makinën e tyre në një banesë në zonën e Plepave në Durrës. Ledion Bako, u ka treguar grupit hetimor se gjatë kësaj kohe i ka kërkuar dy pengmarësve arsy-

et pse e kishin rëmbyer, por sipas 19 vjeçarit ata i janë përgjigjur se kishin marë urdhëra që ta vrisnin. Pas qëndrimit disa orë në zonën e Plepave në Durrës, në mesnatë i riu është transportuar në një banesë të braktisur në zonën e malit të Dajtit. Në rëfimin e tij i riu thotë se gjatë rrugës për në Tiranë, ai u ka dërguar disa mesazhe telefonike familjes, pasi celularin dy penngamarësit nuk ja kishin marë. Në kryeqytet e kanë izoluar në zonën e malit të Dajtit, ku brenda një shtëpie të vjetër i kanë

dhënë medikamente farmaceutike duke e vënë në gjumë. Në rëfimin e tij 19 vjeçari tregon se atij i ka dalë gjumi në orët e para të mëngjesit, ku nëpërmjet dritares së banesës është larguar. Teksa, po largohej dy personat i kanë qëlluar tre herë me pistoletë, por s’kanë mundur ta qëllojnë. Mes terenit të panjohur, 19 vjeçari ka arritur në rrugën automobilistike, ku ka gjetur një makinë të rastit e cila e ka sjellë në spital, prej nga u njoftua më pas dhe komisariati nr. 4 që mori në ruajtje Ledion Bakon.

EKZAMINIMI FIZIK

Nga kontrolli fizik që prokuroria i bëri 19 vjeçarit për të parë nëse kishte shënja dhune ose jo, është konstatuar se i ria ka pasur gërvishtje vetëm tek këmbët, në pjesën e kaviljeve. Ndërkohë që asnjë shenjë dhune me sende të forta apo diçka tjetër ska pasur në trup. Momentalisht prokuroria e Krimeve të Rënda, po heton për identifikimin e autorëve, por nga ana tjetër efktivi i policisë Sami Bako shprehet se nuk i beson dëshmisë së të birit.

Arrestimi në Itali

Kapet me drogë “007” shqiptar

P

TIRANE

ër të dalë nga telashet çfarë nuk sa jon, por gjetja e 42 vjeçarit Lulzim Cyrlja (e mbiemri ka pak gjasa të jetë i saktë por ky është ai që jep agjencia e shtypit Agi) është e pazakontë. Dje pasdite, policia ka ndaluar për kontroll dokumentesh në Milano, në rrugën Inganno, një makinë Alfa 166 brenda të cilës ishin dy persona. Rezultoi që të dy ishin shqiptarë, njëri me qëndrim të rregullt në Itali e pa precedentë. Tjetri, Lulzimi, u tregoi policëve një dokument duke u thënë edhe që ishte një agjent i shërbimeve sekrete shqiptare. Por mjafton pak për të kuptuar që dokumenti ishte i rremë e që nuk kishin të bënin

me një “James Bond” shqiptar. Kështu vendosin t’i kontrollojnë shtëpinë ku gjejnë gruan dhe të birin e Lulzimit. Teksa

mban me muhabet policët, Lulzimi urdhëron shqip të birin të heqë diçka nga dollapi. Por agjentët e policisë nuk e lënë fëmijën të lëvizë dhe gjejnë në dollap 24 gramë kokainë si dhe 20 gramë substancë për përzierjen, metadone, peshore dhe thikë, me një fjalë të gjitha mjetet e punës së një shpërndarësi të drogës. Kështu Lulzim C. është arrestuar për mbajtje lëndësh narkotike me qëllim shitjen e tyre. Momentalisht karabinierët janë duke verifikuar dhe disa persona të tjerë pasi dyshohet se shqiptari bën pjesë në një grup kriminal që ka si specialitet shpërndarjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të qytetit të Milanos. Vetë i arrestuari gjatë marjen në pyetje s’ka treguar asnjë nga bashkëpuntorët.

LAJME SHKURT Kapet Fieraku i dënuar me 15 vjet

Policia e Fierit njoftoi dje se ka vënë në pranga një të shumëkërkuar nga drejtësia italiane, person i dënuar me 15 vjet burg. Sipas njoftimeve nga policia, shtetasi Arjan Kokvelaj, 47 vjeç, është arrestuar mëngjesin e djeshëm. Ai është i dënuar nga gjykata italiane me 15 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa mbi të rëndon dhe akuza e emigracionit të paligjshëm. Pritet që tashmë, Arjan Kokvelaj ti nënshtrohet procedurave ligjore në gjykatën e Fierit, me qëllim njohjen e vendimit prej 15 vitesh të dhënë nga gjykata Italiane.

Vjedhjet në Vlorë tre në pranga

Në Vlorë është arrestuar në flagrancë shtetasi Dashamir Ramaj, 39 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, I dënuar më parë për “Vjedhje”. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi rreth orës 11:00 është kapur duke vjedhur brenda një banese në lagjen “Osmën Haxhiu”. Ndërkohë që dy persona të tjerë janë arrestuar në Vlorë. Ata quhet Ervin Belaj, 23 vjeç banues në lagjen “Pavarsia” si dhe Frensi Rrapaj, 20 vjeç.


20

E mërkurë, 15 shkurt 2012

POLITIKE

Intervista

E VEÇANTA Për pasurinë e tij leksikore dhe frazeologjike për bashkëkohësinë dhe çdo cilësi tjetër të tij, ky krijim nuk ka të krahasuar me asnjë botim tjetër të mëparshëm.

HYSEN SINANI: Ju sjell fjalorin e greqishtes së re me mbi 40 mijë fjalë "Greqishten, ma mësuan femrat greke. E ku mësohet gjuha më mirë se sa në shtrat!!!"

TIRANE

ADMIRINA PEÇI

K

y fjalor i gjuhës së sotme greke, me mbi 40 mijë fjalë, i pari i shpjeguar me frazeologji, me sinonime e antonime, u drejtohet të gjithë shqipfolësve që përdorin gjuhën greke në të gjitha nivelet, nga studentët deri tek përkthyesit. Autori i këtij fjalori, Hysen Sinani, e kishte provuar edhe më parë aftësinë në fushën e leksikografisë me një vepër tjetër të përmasave më të vogla. Por vepra e re, mjaft voluminoze, një punë që i ka kushtuar plot 10 vite angazhim vjen me një sërë risish në fushën e leksikografisë. Fjalori është mbështetur tërësisht në botimet e fundit greke, duke shfrytëzuar drejtpërsëdrejti arritjet më të mira të gjuhëtarëve grekë në krijimin e fjalorëve ortografik dhe shpjegues së gjuhës së tyre. Në fjalën e botuesit shënohet se "ky fjalor, i përftuar si një përkthim pa shmangie të dyta apo të treta nga gjuha greke, nuk lejon keqkuptimet e zakonshme në botimet e fjalorëve dygjuhësh, të cilat vijnë edhe si rezultat i një përkthimi nga një gjuhë e tretë. Përfshirja në të e artikujve të shumtë gjuhësorë, bashkëkohorë që nuk figurojnë në fjalorin e gjuhës shqipe të hartuar këtu e 20 vjet më parë, e ka detyruar autorin që të krahasojë shqipërimin e tyre me variantet e gjuhëve evropiane burimore si anglishtja, frëngjishtja apo italishtja, si më pranë natyrës së shqipes dhe më të shfrytëzuara nga leksikologjia shqiptare në hartimin e fjalorëve terminologjikë. Për punën e tij me këtë vepër të rëndësishme, por edhe problemet e përkthimeve, marrëdhëniet e tij me letërsinë greke e franceze por edhe pasionin për gjuhët e huaja Hysen Sinani, na tregon këtë intervistë për "Shqiptarja.com". Botimi i këtij fjalori ka kërkuar një punë shumëvjeçare. Si ka qenë procesi i punës me të, metodat kërkimore që përdorët? Në tërësi kam 10 vite që punoj. Sepse bëra fillimisht një fjalor të vogël praktik që doli në vitin 2003 dhe tani këtë që doli në vitin 2012. Me këtë kam punuar çdo ditë nga 8 orë për 4 vjet rresht. Pra është një punë voluminoze për një njeri që

Në foto: Fjalori greqisht-shqip (djathtas) Hysen Sinani

punon përditë. Sa i takon metodologjisë, kisha disa fjalorë të greqishtes, ndër më të mirët të botuar në Selanik dhe Athinë, por dy kryesorët që mora për bazë ishin një i vitit 2002 dhe një i vitit 2008. Sa u shërben ky fjalor njerëzve që kanë marrëdhënie me Greqinë, që punojnë apo jetojnë atje? Ky mund të quhet fjalor i përgjithshëm ose i përdorimit të nivelit të lartë zyrtar, pra nuk është një fjalor elementar. Si e keni mësuar greqishten dhe sa vjet keni që e zotëroni si gjuhë? Kam 15 vjet që e flas mirë greqishten. Unë kam bashkëjetuar dhe me një greke për 3 vjet. Më mirë se sa duke fjetur për çdo natë me një

njeri, nuk besoj se mund të mësohet greqishtja apo çdo gjuhë tjetër. Si shkuat në Greqi dhe si ka qenë jeta juaj atje? Unë shkova ndër të parët atje por në të vërtetë shkova për të kaluar nga Greqia në Francë. Pasi Franca ishte ëndrra ime e rinisë. Mirëpo në fillim të vitit 1991 mbeta në Greqi në pritje të një përgjigjeje nga Franca. Prita gjatë, dhe kur përgjigjja erdhi ishte vertet vonë dhe unë mbeta në Greqi derisa u ktheva këtu dhe hapa shtëpinë botuese, që kam pasur para disa viteve, e cilas nuk më eci aq mirë për shkak të një kontrate që m'u prish. Kështu që u ktheva sërish në Greqi, ku qëndrova 7-8 vjet pa u kthyer fare… Si ka qenë jeta në Greqi në atë kohë?

Greqia atëhere ishte në lulëzim. Kur shkova në 1991-shin ata kishin marrë paketën "Delor", nj paketë për zhvillimin e infrastukturës greke por me paratë e Bashkimit Europian. Grekët nisën të ndërtonin shtëpi të dyta me krahun e punës që i vinte nga Shqipëria dhe ky krah pune ishte i lirë e i kualifikuar. Me plot gojën ishte nj zhvillim i vrullshëm. Si i përjetoni sot ngjarjet e Greqisë, qoftë edhe ato konfliktet nac ionaliste mes dy popujve? Këto konfliktet nacionaliste janë vërtet sipërfaqësore dhe janë të grupeve të caktuara që i përdorin për motive të ndryshme politike. Në të vërtetë konstitucioni kulturor, tradicional e shpirtëror i popujve grekë e shqiptarë janë thuajse të njëjtë. Rracën më të mirë greke mund ta gjejmë pa hezitim te arvanitasit. Ajo është nga pikëpamja rraciste më e forta, më e bardha, më e bukura, më mbijetuese… Por Arvanitasit janë origjinë e pastër shqiptare, me të cilën krenohemi edhe ne. Ndaj mua kjo s'më bën përshtypje. Janë dy popuj që kurrë s'kanë bërë luftë. Mund të kujtojmë figurën e Ali Pashë Tepelenës që është një kontribut kryesor i pavarsisë greke. Popujt janë dashur me njëri-tjetrin. Grekët këtu janë pritur njësoj si dibranët apo kosovarët.

Sa vend ka zënë letërsia greke në botimet shqiptare dhe ç'mendoni për këtë? Ka zënë pak vend për një arsye formale. Ne kemi përkthyer më shumë nga ç'kanë përkthyer ata. Në Greqi me përjashtim të Ismail Kadaresë, ende nuk ka nj autor tjetër shqiptar të njohur. Po përsa i përket përkthimeve tuaja nga kjo gjuhë? Edhe unë kam përkthyer pak, sepse nuk ka kërkesa për letërsinë greke, s'ka treg. Ndoshta edhe për injorancë te botuesve. Që ta marrësh dhe ta përkthesh vetë një vepër, qëllon që mund të të ngelë në dorë... Si është raporti juaj me gjuhët e huaja? Frëngjishten e kam të parën, gati si shqipen pastaj greqishten që e zotëroj mirë dhe pastaj vjen gjuha italiane. Keni ndonjë vepër të re nëpër duar? Po kam në dorë një roman. Është një histori universale dashurie dhe politike, ku dashuria është e bukur siç është në të vërtetë dhe politika e shëmtuar. Pastaj kam edhe një libër tjetër me të cilin po punoj dhe jam te një e katërta e punës. Do jetë një fjalor gati dyfish më i madh se ky përsa i përket numrit të fjalëve.


E mërkurë, 15 shkurt 2012

21

KULTURE

Debatet

TEMA Një nga temat fokusohet në atë që quhet 'Nata e errët e shpirtit' si dhe në kërkimin e Nënë Terezës për ta gjetur Zotin, në të cilën Alpion vlerëson se as kreacionistët as evolucionistët nuk e kanë monopolin e së vërtetës.

PRISHTINE

ALFRED BEKA

S

ociologu i njohur shqiptar Gë zim Alpion do të mbajë një seri ligjëratash në Finlandë. I njohur si studiues i jetës së Nënë Terezës, Alpion edhe në këto ligjërata do të përqendrohet në jetën e nobelistes shqiptare nënë tereza. Ligjëratat do të mbahen nga data 18 deri më 21 prill në Universitetin e Turku-t, në Abo Academy (universitet suedishtfolës) dhe në Universitetin e Helsinki-t. Dy ligjëratat e para do të jenë të përqendruara në personalitetin e nobelistes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e njohur më shumë si Nënë Tereza. E para ka të bëjë me qasjen e shkrimtares, gazetares dhe feministes australiane Germaine Greer ndaj Nënë Terezës. "A 'religious imperialist' or a 'feminist extraordinaire' - why did Germaine Greer get it wrong about Mother Teresa?" ( Një 'imperialiste religjioze' apo një 'feministe e jashtëzakonshme' - Pse ka gabuar Germaine Greer rreth Nënë Terezës?) titullohet ligjërata e parë, në të cilën Alpion trajton kritikën e Greer ndaj Nënë Terezës dhe mungesën e vlerësimit objektiv ndaj mjedisit patriarkal në të cilin ka vepruar Nënë Tereza. "Në këtë ligjëratë unë argumentoj se, sikurse feministët e tjerë që janë kritikë ndaj Nënë Terezës, Germaine Greer dështon të vlerësojë në mënyrë objektive mjedisin pengues patriarkal në të cilin murgeshat 'revolucionare' sikurse Nënë Tereza kanë operuar që nga shfaqja e kongregacioneve religjioze të femrave", shprehet Alpion. Ligjërata e dytë, që po ashtu si subjekt e ka Nënë Terezën, fokusohet në atë që quhet 'Nata e errët e shpirtit' si dhe në kërkimin e Nënë

Në foto: (poshtë) Gëzim Alpion (djathtas) Nënë Tereza

GEZIM ALPION: Dy konferenca me tema

fshikulluese rreth Nënë Terezës Terezës për ta gjetur Zotin. "Mother Teresa's spiritual darkness and the re-evaluation of the creationist-evolutionist dichotomy" (Errësira shpirtërore e Nënë Terezës dhe rivlerësimi i dikotomisë kreacioniste-evolucioniste) titullohet ligjërata tjetër e Alpion-it, në të cilën ai vlerëson se as kreacionistët as evolucionistët nuk e kanë monopolin e së vërtetës. "Në këtë ligjëratë

pretendoj se nata e errët e shpirtit tw Nënë Terezës vë në dukje më shumë se asnjëherë më parë në postmodernitet se as kreacionistët as evolucionistët nuk kanë monopol mbi të vërtetën dhe se kërkimi jetësor i pasuksesshëm i Nënë Terezës për të gjetur Zotin nuk është as dështim i kreacionistëve e as shkarkim i 'arrogancës intelektuale' të ndërmarrë nganjëherë nga evolucionistët

dhe ateistët sikurse janë Richard Dawkins dhe i ndjeri Christopher Hitchens", shprehet Alpion. Ndryshe prej dy ligjëratave të lartpërmendura, në ligjëratën e tretë Alpion nuk merret më me Nënë Terezën, për të cilën ka shkruar disa libra. Në këtë ligjëratë ai përqendrohet në të vetmin laureat të çmimit Nobel për letërsi të Indisë, shkrimtarin Rabindranath Tagore

dhe mësimet që mund të merren nga ai sa i përket raportit të së vërtetës dhe atdheut. "Right versus Country: What social scientists and creative ëriters can learn from Tagore?" (E vërteta kundër atdheut: Çfarë mund të mësojnë nga Tagore shkencëtarët socialë dhe shkrimtarët kreativë?) titullohet ligjërata e tretë, e cila vë në pah dilemat me të cilat Alpion ballafaqohet si akademik dhe dramaturg në adresimin e çështjeve të ndjeshme që kanë të bëjnë me vendlindjen e tij, Shqipërinë dhe atdheun e dytë, Anglinë. "Laureati indian i çmimit Nobel për letërsi Rabindranath Tagore njëherë pat thënë: 'Jam i vullnetshëm t'i shërbej atdheut tim; por admirimin tim e rezervoj për të vërtetën, që është shumë më e madhe sesa atdheu. Ta admiroj atdheun tim si hyjni është sikurse ta mallkosh atë". Duke u përqendruar në shkrimet e mia akademike dhe veprat dramatike mbi refugjatët dhe kërkuesit e azilit, në këtë ligjëratë unë identifikoj dhe hulumtoj dilemat dhe sfidat me të cilat ballafaqohem si akademik dhe dramaturg në adresimin e çështjeve të ndjeshme që kanë të bëjnë me vendin tim të lindjes, Shqipërinë dhe me atdheun tim të dytë, Anglinë", thekson Alpion. Gëzim Alpion është ligjërues në Sociologji dhe Studimet e Mediave dhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti e Birmingham-it, në Mbretërinë e Bashkuar. Ai është autor i librit të njohur 'Mother Teresa: Saint or Celebrity?' ('Nënë Tereza: shenjtore apo e famshme?'). Botimet e tjera përfshijnë 'Vouchers' ('Kuponat'); 'Foreigner Complex: Essay and Fiction about Egypt' ('Kompleksi ndaj të huajve: Ese dhe tregime për Egjiptin'); 'If Only the Dead Could Listen' ('Sikur të vdekurit të dëgjonin'); dhe 'Encounters ëith Civilizations: from Alexander the Great to Mother Teresa' (Takimet e civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh te Nënë Tereza).

Kinematografi

"Artisti" një lumë vlerësimesh edhe në çmimet BAFTA F

ilmi pa zë "Artisti"(The Artist) e domi noi plotësisht ceremoninë e ndarjes së 65' të çmimeve filmike të Britanisë së Madhe - BAFTA Awards. Veç tij, u shpërblyen edhe aktorja amerikane, Meryl Streep, regjisori Martin Scorsese, aktorja Octavia Spencer, aktori Christopher Plummer, etj. Filmi "Artisti" fitoi shtatë çmime BAFTA, përfshirë këtu atë për filmin më të mirë dhe për regjisorin më të mirë, ndërkohë që edhe çmimi për aktorin më të mirë mashkull iu nda yllit të filmit, Jean Dujardin. Përveç për regjinë më të mirë, krijuesi i filmit "Artisti", Michel Hazanavicius mori edhe çmimin për skenarin më të mirë origjinal. "Disa njerëz menduan se filmi nuk kishte fare skenar, sepse në të nuk ka asnjë dialog, por ja që britanikët janë shumë më të mençur", theksoi Hazanavicius derisa po merrte çmimin. Ndërsa derisa po e merret çmimin për aktorin më të mirë, aktori kryesor i filmit "Artisti", Jean Dujardin pohoi të jetë "i tronditur", për shkak se

tashmë është pjesë e aktorëve aq të shquar e të talentuar, si Brad Pitt, Gary Oldman, George Clooney dhe Michael Fassbender, të cilët po ashtu ishin të nominuar për këtë çmim. "Marrja e këtij çmimi nga shteti prej nga vijnë Laurence Oliver, William Webb Ellis dhe Benny Hill është vërtet një nder", shtoi tutje francezi. "Artisti" në fakt është një film pa zë që flet për aktorin e këtij zhanri të filmave, George Valentin, karriera e të cilit mbulohet nga e dashura e tij Peppy Miller - që luhet nga gruaja e Hazanavicius, Berenice Bejo - e cila pastaj bëhet një i filmave me zë. Nga ana tjetër, aktorja Meryl Streep u nderua me çmimin e aktores më të mirë, për portretizimin që ia bëri ishkryeministres britanike, Margaret Thatcher, në filmin "Zonja e Hekurt" (The Iron Lady). Qëllimi ishte që "të lokalizohej diçka reale, ndodhte e fshehur, por e sinqertë, në jetën e dikujt për të cilën ne të gjithë ka

kohë që vendosëm se i dimë të gjitha", theksoi, mes tjerash, Streep, derisa po e merrte çmimin. Filmi "Hugo" i regjisorit Martin Scorsese, u nderua me çmimiet për produksion, dizajn dhe zë. Aktorja Octavia Spencer u shpall aktorja më e mirë dytësore, për rolin në dramën "The Help", ndërsa aktori Christopher Plummer, si aktori më i mirë dytësor, për rolin në filmin "Beginners". Filmi më i mirë britanik u shpall trileri "Tinker Tailor Soldier Spy", i cili pati 11 nominime, vetëm një më pak se "Artisti". Derisa po merrte çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar, regjisori i filmit, suedezi Peter Straughan, pohoi se ishte i lumtur që "Artisti" nuk bazohej në ndonjë libër. Ai përkujtoi edhe bashkë-shkruesen e skenarit dhe gruan e tij, Bridget O'Connor, e cila vdiq pak para bërjes së filmit. "Ajo i shkroi të gjitha pjesët e mira, derisa unë bëja kafe. Prandaj, Bridget, të dua, më mungon, dhe kjo çyshtë për ty", pohoi ai.


22

E mërkurë, 15 shkurt 2012

AKTUALITET

Itali, nënë e bijë shqiptare zaptojnë shtëpinë e të moshuarës

P

olicia e Viterbos në Itali vuri në pranga dy gra shqiptare, një nënë 42 vjeçare dhe vajzën e saj 20 vjeçare, që të dyja me precedent penalë dhe aktualisht të pastreha, për dëme dhe pushtim me dhunë të ndërtesave publike. Policia ndërhyri në një lagje në Santa Barbara në një banesë në pronësi të institucionit për Çështje Territoriale dhe Strehim pas një denoncimi

të bërë nga dëshmitarët. Ndërhyrja e menjëhershme e patrullës së Viterbos bëri që të gjenden dy gratë në brendësi të një apartamenti, në të cilin kishin hyrë me dhunë duke përdorur mjete të forta për të shpërthyer derën kryesore. Dy shqiptaret u justifikuan praninë e tyre në banesë para policisë, banesë popullore duke thënë se e mendonin të pabanuar. Mësohet se shtëpia

realisht është e zënë nga një grua e moshës 90 vjeçare, e cila aktualisht është e shtruar në spital dhe këtë dy shqiptaret e dinin mirë madje e kishin studiuar rastin, aq sa përfituan nga mungesa e saj për ta zënë në mënyrë që më pas tu jepej. Nga ana e policisë thuhet se dy gratë duhet të përgjigjen tani para drejtësisë për pushtim të banesave publike.

Morën me dhunë 30 mijë euro e 10 milionë lekë

Grabitet biznesmeni plagoset 60-vjeçarja Ngjarja e rëndë 10 ditë më parë në Korçë

Lajmi

TIRANE

N

jë person është arres tuar dhe një tjetër ësh të shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka grabitur 30 mijë euro e 10 milionë lekë në banesën e një biznesmeni ku ka plagosur edhe nje shtetase 60-vjeçare. Policia e Korçës, sqaroi se shtëpia e një biznesmeni është grabitur natën mes të hënës dhe të martës në qytetin e Korçës ndërsa autorët janë larguar pasi kanë dhunuar një të moshuar dhe kanë marrë shuma të konsiderueshme parash. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave grabitësit kanë arritur të marrin 30 mijë euro dhe 10 milionë lekë, nën kërcënimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur ne dt 13.02.2012 pas nje pune te mireorganizuar nga Sektori Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korce,u be i mundur ndalimi i shtetasit Aleko Sholla 31 vjeç banues ne lagjen nr 10 Korce, i padenuar me pare. Arrestimi i ketij shtetasi u be pasi rezulton te jete njeri prej autoreve te dyshuar te vjedhjes me dhune ne bash-

Policia e Korrcës arriti dje të kapë njërin prej dy grabitësve që bastisën shtëpinë e një biznesmeni në qytetin e Korçës, ku morën 30 mijë dhe 10 milionë lekë si dhe plagosën një grua 60-vjeçare gjatë aksionit kepunim, te baneses ne lagjen nr 10 Korce ne pronesi te shtetases me iniciale Lirie Beqiraj, 60 vjece, ngjarje kjo e ndodhur ne dt 04.02.2012.

Policia sqaroi se autoret kane qene te pajisur me mjete maskimi ne momentin e hyrjes ne banese, dhe pasi kane goditur shtetasen e sip-

ise se Rrethit Gjyqesor Korce per vepren penale te “Vjedhjes me dhune te kryer

ne bashkepunim” parashikuar nga nenet 139 dhe 25 te Kodit Penal.

GJOBVËNIA

Kapen gjatë dorëzimit të parave

P

as dy muaj hetimesh kanë rënë në prangat e pol icisë së kryeqytetit dy persona të dyshuar për shtrëngim me dhunë e armë në dhënien e pasurisë. Falë operacionit të koduar “START 2012”, u arrestuan në flagrancë 22-vjeçari Martin Kol Kshtejari, banues në Tiranë, dhe 23-vjeçari Besmir Qemal Pepmarku, banues në Kamëz të Tiranës. Martin Kshtejari ishte i dënuar më parë për shpërndarje droge në Serbi, vjedhje me dhunë në Itali, fallsifikim dokumentash në Greqi. Kshtejari dhe Pepmarku u arrestuar nën dyshimet se kanë shtrënguar 19-vjeçarin Skerdian Gjata, me anë të kanosjes për dhënie pasurie, në një shumë të konsiderueshme parash. Kapja e tyre u bë në momentin e dorëzimit të shumës së kërkuar. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Besmir Pepmarku u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pushkë si dhe 9 fishekë luftarakë.

Vlorë

Aksionet, prangosen vjedhësit N

erpermendur me mjete te forta ne pjesen e kokes, kane pervetesuar gjate kontrollit te baneses shumen prej 30.000 Euro si dhe 10.000.000 lek te vjetra shqiptare, e me pas jane larguar. Nga ana e policise po vazhdon puna per kapjen e bashkepuntorit te dyte te implikuar ne kete ngjarje dhe dokumentimin e plote ligjor te saj. Nderkohe materialet hetimore i kaluan Prokuror-

ë Vlorë është arrestuar në fla grancë shtetasi: Dashamir Sabri Ramaj, vjeç 39,banues në lagjen “Kushtrimi”,i dënuar më parë për “Vjedhje”. Arrestimi i këtij shtetasi ëhstë kryer pasi rreth orës 11:00 është kapur duke vjedhur brenda një banese në lagjen “Osmën Haxhiu”. Po në Vlorë janë arrestuar në flagracë shtetasit: Ervin Shpëtim Belaj, vjeç 23, banues në lagjen “Pavarsia”; Frensi Spartak Rrapaj, vjeç 20, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”. Arrestimi i këtyre 2 shtetasve u krye sepse janë kapur nga shërbimet e patrullës së përgjithshme të policisë duke vjedhur automjetin tip FIAT me targa AA 366 BM i cili ishte i

parkuar poshtë banesës së pronarit shtetases L. K., vjec 45. Është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Adriatik Ismet Sulo, vjec 24, banues në lagjen “10 Korriku” Vlorë, i dënuar më parë për “Vjedhje”. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë pasi dyshohet se në datë 30.11.2011 në Triport ka vjedhur lokalin e shtetasit me iniciale A. Gj. Për të gjitha këto raste materialet procedurale do ti referohen organit të Prokurorisë për kompetencë të mëtejshme për vepren penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

REPUBLIKA E SHQIPERISE

BASHKIA DURRES

Sheshi "Liria" , tel & fax +355 52 2/223 10, e-mail:info@Durres.gov.al

NJOFTIM Bashkia Durres mbeshtetur ne Udhezimin Nr. 15 date 24.07.2007 "Per kriteret dhe procedurat e leshimit te licensave, autorizimeve dhe certifikatave per ushtrimin e veprimtarise ne transportin rrugor me ndryshimet perkatese dhe ne Urdherin nr. 22 Prot. 518 dt. .06.02.2012 te Kryetarit te Bashkise shpall konkursin e hapur per: "Perzgjedhjen me konkurs te hapur te kandidatit per operim ne linjen Durres-FusheArrez-Durres. Te gjithe te interesuarit jane te lutur te terheqin dokumentacionin e konkurimit duke filluar nga data 13.02.2012 ne Sektorin e Transportit ne Drejtorine e Sherbimeve prane Bashkise Durres ne adr. Lagjia Nr.3, Sheshi "Liria" Durres. Afati i fundit i dorezimit te dokumentacionit eshte data 27.02.2012. Dorezimi do te behet prane Komisionit te Vleresimit me date 27.02.2012, ora 10.00 prane Bashkise Durres ne adresen e mesiperme. Per cdo hollesi e sqarime te metejshme kontaktoni me Drejtorine e Sherbimeve (Sektori i Transportit) ne Bashkine Durres".


E mërkurë, 15 shkurt 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një garë për të thyer kasafortën

Për një dokument djeg makinën

Kur zogjtë të frymëzojnë për muzikë

T

M

H

ë vjedhësh dhe jo vetëm të mos ndiqesh penalisht por edhe të fitosh, s'kishte bërë vaki. Por në Amerikë ç'nuk ndodh! Kështu, Abe Alper është pikërisht "hajduti" fatlum që jo vetëm theu kasafortën e një banke në Manhattan, por edhe u largua i lumtur e me xhepat plot, madje i përcjellë edhe nga policia. Në fakt "vjedhja" e Alper, nëse mund të quhet tamam ashtu, është e veçantë, pasi ishte e organizuar në formë spektakli. Ishte një radio lokale newyorkeze që kishte organizuar një lojë me çmime të tillë, ku konkurentët duhej shpërthenin kasafortën e bankës në fjalë, duke shmangur të gjitha masat e rrepta të sigurisë, përfshi edhe sistemin e sofistikuar të alarmit. Dhe Alper, pasi i mposhti me lehtësi të gjithë rivalët e tij, e theu kasafortën me aq delikatesë, sa juria e mori vesh vetëm atëherë kur u dorëzoi të 100 mijë dollarët e marrë prej andej, si provë e shkathtësisë së tij. Shumë nga e cila, sipas marrëveshjes, 25 përqind iu dha Abe Alper-it si çmim.

arti Baranguer, një gjashtëdhjetëedyvjeçar nga qyteti i vogël Balaguer në Katalonja, po udhëtonte si zakonisht i qetë me autoveturën e tij nëpër rrugët e qytetit, kur papritur u ndalua nga një patrullë e policisë rrugore e qytetit për një kontroll, siç i thanë edhe vetë policët, routine. Mirëpo kur i kërkuan dokumentet për verifikim, rezultoi se disa prej tyre nuk ishin të rregullta dhe policët vendosën t'i bllokonin makinën, deri sa të sqarohej gjithçka në polici. Por Marti Berenguer, befas u bë bishë nga inati. Një të dalë bëri nga makina dhe pasi hapi kapukun e serbatorit, pa u lënë kohë agjentëve tëv policisë të vepronin, i vuri flakën. Dhe ndërsa makina shkrumbohej, Marti Berenguer turfullonte duke përsëritur herë pas here se " që kur kishte dalë në pension, gjithçka i shkonte ters, dhe nuk e duronte më as persekutimin që i bënte policia....

olandezi Piet de Jongh, një kompozitor i muz ikës së lehtë, ndodhej në një moment të vështirë të karrierës së tij, pasi kishte kohë që nuk kishte më asnjë lloj frymëzimi për të kompozuar. Më kot po mundohej për ditë me radhë të kompozonte një motiv të vogël kënge e nuk po arrinte të gjente frymëzimin e duhur. Dhe pikërisht kur po e braktiste këtë pjesë, befas frymëzimi i erdhi në rrethana vërtet të pazakaonta. Dhe sebep u bënë zogjtë. Kështu, duke parë i mërzitur jashtë dritares, vuri re shumë zogj që qëndronin në telat e telefonit. Vendosja e zogjve në mbi tela i kujtoi notat në pentagram dhe ai, pa vonesë e "kopjoi" pozicionin e zogjve në pentagram dhe nga kjo i doli një motiv i shkëlqyer për muzikën që dëshironte.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

21

9

22

27

28

10

23

24

29

34

30

44

52

46 54

72 80

88

17

18

47

73

81

82

49

50

74

75

83

69 76

84

85

77

86

78

90 64. Institute Ekonomike Sociale.

87. Papas aktore.

10. Mund të jetë dëshmori.

65. Në mes të Cogito dhe sum thënë

88. Kush nuk di mbytet.

11. Një pjesë e bimësisë.

33. Organizma Operative Ndërkombëtare.

ngë Descartes.

89. Eshtë vrasja pa.. dashje.

12. Operacione Kërkimore Internacionale.

35. Gould që krijoi Dick Tracy.

11. Pasternak që shkroi Doktor Zhivago.

67. Fluturues ai me UFO.

90. Rrethi i... Edgar Wallace.

13. Mund të jetë i rrallë.

36. Gloria aktore e famshme.

16. Alpha...në Aldebaran.

69. Fillojnë nateën.

91. Maria Rilke shkrimtar.

14. Fise pa fe.

38. Film i Alan Parker.

21. Janë filmat me drita të kuqe.

70. Vetëm pak centimetra.

VERTIKAL

15. Shkaktohen me scoop.

40. Archibald shkrimtar.

22. Nivel pa ekstreme.

71. Eshtë zogi i... zi.

1. Gadishulli përtej Korintit.

16. Janë fusha sportive.

41. Një shtyllë me vela.

24. Kështu janë ilaçet që bëjnë derman.

72. Një numër i shkurtër.

26. Fkynn që qe aktor.

2. Ka marrë fjalën.

17. Ndërtohet për të betonuar.

42. Inicialet e Einstein.

73. Harris aktor.

3. Dikur ishte shok një i tillë.

18. Mund të jenë me harqe.

44. Eshtë gjimnastikë më muzikë.

74. Mbyllin një dyqan.

4. Si i gjithë.

19. Një pjesë për skenë.

45. Gjysma e dritës.

28. Kufizojnë një sektor.

75. Organizma Kombëtare Informative

5. Citohen të parat.

20. Një sëmundje e vjetër.

46. Një mund të jetë edhe ombelikal.

29. I katërti në... vit.

76. Manet piktor.

6. Eshtë fikse pa fe.

23. Kështu mund të jenë hepatitet.

47. Mund të jetë një arkë.

31. Qe mosketieri gaga.

80. Armstrong që zbriti në Hënë.

7. Organizma Ekonomike Rajonale.

25. Eshtë shpejtësia e... dritës.

50. Sikur janë në krye.

32. Ishte shkolla më e rregullt.

82. Një grackë që... punohet.

8. Ka skuadrën bardheblu.

29. Barnum i të famshmit Jumbo.

51. Eshtë thoi i kalit.

34. Bukuroshja e... belle epoque.

84. Nuk kanë shumë gjak.

9. Përcjellë në... stomak.

30. Sergio i Për një grush dollarë.

53. Një Eshtë një groshë që... s'sheh.

35. Kërcimi i... Karolinës së Jugut.

58. Një mund të jetë lufte.

40. Film i Roman Polanskit.

61. Jules i Ishulli misterioz

A L B A T R O S B

I O L O G U

A N T E N A D E T

48. Kështu përfundon një polic. 49. Janë të reja me vello.

D O R E

52. Nisen nga kreu.

I R O

I

E

58. I shpenzojnë hungarezët.

T E R A N

61. Vulosen të parat. 62. Nënshkruhej me "Z".

P

P

M A T E R M I

I

I

I

I

I

S T E T A P E M E T

A L

A

I K A T

T E T T

I

I

E D E N O R R I

A M I

D A

S E R

I

K A T

I N E

T A A

T

E T A

I O Z E T E

T R

A L D O

T T

Peshqit

68. Hëngri Kësulëkuqen. 73. Eshtë era pas Krishtit. 77. Zanore për pozita. 78. Kuhs ka do të hajë. 79. Mbyllin krahun.

T A R E O L

66. Lady e Paparazzi. 70. Qytet francez.

I D R

M I

65. Parajsa e humbur.

I

D H O M A T O

63. Inicialet e Kokoschka piktor.

S

A R R A T

R E T E

K A R A M B O L E T P A T

T

I D R E J T E

P L A G E T

R A P O R T

N A Z E T M I

I

V E N

I K E C P R A

M I N A R E T

I

L A

N E V E R T A K T

N

I

T E

P E R T A C E

I O R E F O R M A

L R

T O L O G J

K A L O R

L E R E R

A N

G J U H A

H E T E R O G J E N E

56. Qe perandor romak.

60. Eshtë enë gjaku.

Hëna në shenjë mund të ndërlikojë pak punën tuaj. Ankthe të ndryshme të t'ju shoqërojnë në vendimet dhe objektivat që keni caktuar. Kujdes në raportet tuaja me familjen. Evitoni grindjet.

57. Pitt aktor.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

39. Janë vrimëzat e lëkurës.

59. Jean-Paul i Neveria.

Ujori

55. Fillojnë daljen.

37. Janë dokumente partie.

54. E tërheque si e... nderë.

Sot pikpamjet tuaja profesionale do të kenë shumë vlerë dhe do të sjellin edhe vantazhe në takimet tuaja. Problemi juaj i vetëm është sfera sentimentale e cila lë për të dëshiruar.

31. I ka tek antena.

27. Ishte një kupon... drush dikur.

53. Janë pa flokë të tillë.

Bricjapi

Ndikimi negativ i Marsit në shenjë do t'ju dekurajojë në çështjet tuaja financiare dhe private. Në mbrëmje do të bëheni tepër melankolik por miqtë tuaj më të mirë do t'ju ndryshojnë humorin.

91

9. Një radhë hunjsh që rrethojnë ngastrën.

46. Eshtë ngjyra e... hurmës.

Shigjetari

Duke patur shumë aleatë planetar, puna dhe jeta juaj private do të sjellin vantazhe që deri sot nuk i shpresonit. Ju që jeni single përgatituni për një "boom" të vërtetë në jetën tuaj sentimentale.

87

1. Zihen për luftë.

44. Eshtë hormon për... kardiopatikët.

Akrepi

Afërdita do të jetë protagoniste në qiellin tuaj sot. Çështjet në dashuri dhe në punë shkojnë më se mirë edhe pse Jupiteri ju këshillon të bëni kujdes në problemet financiare dhe të mbroni interesat tuaja.

70

HORIZONTAL

43. Pak origjinalitet.

Peshorja

Disa nga projektet tuaja mund të jenë drejt realizimit.Gjithashtu nuk do mungojnë as lajmet pozitive që i prisnit prej kohësh. Një mbrëmje mes miqsh do të konkludojë një ditë pozitive për ju.

61

68

89

41. Janë si mindere.

Virgjëresha

Impenjimet e mëdha si në punë ashtu edhe në familje do t'ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe jo në një formë fizike të mirë. Megjithatë dashuria do t'ju shpërblejë me mbrëmje pasionale.

51

57

60 67

Luani

Dita e sotme karakterizohet nga një pozitivitet i dukshëm, falë Marsit dhe Jupiterit. Në punë, transferime, ndryshime dhe kontakte fatsjellëse. Ekonomia ju favorizon në udhëtimet tuaja. Jeta sociale është më se e kënaqshme.

20

33

56

66

Gaforrja

Marsi dhe Mërkuri në "kontrast" me shenjën tuaj,ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur në punë. Mos u dekurajoni pasi frytet e punës do të duken vetëm në fund të muajit. Kujdes shëndetin.

38

48

55

65

19

Binjakët

Kuadri yjor sot pritet të jetë shumë pozitiv sidomos për ata që merren me veprimtari biznesi apo edhe me krijmitari pasi do të stimulohen xshumë nga Merkuri aktiv në shenjë. Mirë dashuria.

42

59

71

16

32 37

45

64

15

41

53

63

14

Demi

Kuadri i përgjithshëm yjor paraqitet pa a shumë njëlloj me ditën e djeshme. Disonancat planetare në këtë periudhë mund t'ju krijojnë shqetësime të vogëla në punë. Mirë dashuria.

26

36

58

79

13

25

40

43

62

12

31

35

39

11

Dashi

Marsi dhe Saturni sot kanë një ndikim negativ, sidomos në pjesën e parë të ditës, prandaj ju këshillohet të bëni shumë kujdes, sidmos në marrdhëniet me të tjerët. Mbrëmja më e qetë.

I

I K

A A A

81. Laik kur s'është ai. 82. Inicialet e Duvall, aktor. 83. Inicialet e Tesla-s. 84. Kufizojnë ambiente. 85. Inicialet e Kant. 86. Tërheq në fund.


24

E mërkurë, 15 shkurt 2012

LAJME NGA BOTA • Dhuna në Athinë, 79 të arrestuar, 9 shqiptarë Plot 93 ndërtesa të Athinës u shkatëruan apo pësuan dëme serioze nga incidentet e së dielës në qendër të saj, sipas bilancit të shërbimeve të Bashkisë së Athinës. Ndërtesat gjenden në qëndrën e qytetit dhe kryesisht në rrugët Stadhiu, Panepistimiu, Akadhimias, Ermu, Eolu dhe Athinas. Midis tyre, dëme serioze pësuan 9 ndërtesa historike. 29 banka u dëmtuan nga zjarrvënia, dëmtim bankomatesh, fasadash, vitrinash, 71 njësi tregtare pësuan dëme nga zjarri dhe thyerjet, ndërsa në 30 prej njësive tregtare u kryen vandalizma dhe plaçkitje. 79 persona janë arrestuar dhe do të cohen para drejtësisë. 53 janë grekë dhe 26 të huaj, 9 prej të cilëve janë shtetas shqiptarë. Ata akuzohen për tentativë vrasjeje, tentativë për lëndime të rënda ¿zike etj. • Kina premton se do të ndihmojë Eurozonën Kina ka premtuar që të ndihmojë Eurozonën lidhur me krizën e borxheve të saj pas bisedimve që patën krerët europian me ata kinezë në Pekin. Kryeministri Kinez Uen Xhabao ofroi bashkëpunim për të ndihmuar stabilizmin e Europës së zhytur në borxhe, por nuk dha ndonjë premtim speci¿k për mënyrën e investimeve. Krerët e Bashkimit Europian kanë kërkuar që Kina të kontribuojë në Fondin Europian të Shpëtimit për të nxjerrë ekonomine e kontinentit të vjetër nga kriza. Në një konferencë të përbashkët shtypi mes presidentit të Bashkimi Europian, Herman Van Rompuy, presidentit të Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo dhe kryeministrit Kinez, Xhabao, u theksuar gatishmëria e Peknit për të mbështetur vendet e Eurozonës. • SHBA, Obama: 770 mln USD për Pranverën Arabe Administrata Obama propozoi dje në projektbuxhetin 2013 një fond prej 770 milionë dollarësh destinuar mbështetjes së reformave të lindura nga Pranvera Arabe në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Ky fond i ri inkurajues për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut bën pjesë në rreth 51,6 miliardë dollarë të buxhetit 2013 nga departamenti i Shtetit dhe USAID, theksoi departamenti i Shtetit. Fondi është i destinuar për dhënien e një përgjigje strategjike ndryshimeve historike që kanë ndodhur në rajon. Ky fond do të do të inkurajojë reformat afatgjata në planin politik, ekonomik dhe tregtar, për të mbështetur qeveritë të tregojnë angazhimin për të ndërmarrë ndryshime domethënëse. • SHBA-Kore e Veriut për çarmatimin bërthamor Një takim tjetër mes zyrtarëve amerikanë dhe koreano-veriorë është caktuar më 23 shkurt në Pekin si pjesë e bisedimeve për ¿llimin e negociatave për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, njoftoi sot Departamenti amerikan i Shtetit.“Ky është raundi i tretë i bisedimeve të drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut për të ¿lluar procesin e negociatave, tani për tani jokonkrete”, theksoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Victoria Nuland.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060419

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.