Faqe 9
Gjyqi i Metës, gjunjëzohet Prokuroria: Si votuan gjyqtarët
Faqe 4-5
Zbulohet kontrata e re me kushtet për Rrugën e Kombit
Faqe 8
Vëllezërit Sheqeri: Ja pse e dhunuam deputetin Tahiri
Faqe 6
Topi replikon me Berishën: Jam mesfushor në politikë
Faqe 10
Urdhëri i Mjekut: Arrestimi i doktorëve i gabuar, pa fakte
Faqe 12
Panairi, akuza organizatorëve: Paguam qira 40% më shtrenjtë
Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com
LEKË 20
NR. 38 E shtunë, 17-12-2011
EKSKLUZIVE/ Olldashi ia kishte dhënë tenderin ATU, e krijuar në shkurt 2010, por që u ble e gjitha nga Ulaj
BIZNESMENI I BERISHES
Bashkim Ulaj me Tirana Datacom ¿ton tenderin 40 milionë euro për ¿brat optikë Lajmi
Editorial
Bashkim Ulaj, biznesmeni i njohur si mik i kryeministrit Sali Berisha, për herë të parë del edhe me dokumente si njeriu që ka ¿tuar tenderin prej 40 milionë eurosh për ¿brat optike. Tenderi iu dha kompanisë ATU. Bashkëshortja e Ulajt merret me kompaninë ATU. Vetëm këtë vit, ATU ia shet aksionet kompanisë Tirana Datacom, e cila tërësisht është pronë e Bashkim Ulajt. Për herë të parë vërtetohet se tenderi 40 milionë euro për fibrat optikë është fituar nga biznesmeni i afërt me kryeministrin
TIRANE
S
ARBEN RROZHANI
Të (mos) gënjesh veten “S Në foto:
Kryeministri Sali Berisha me Bashkim Ulaj (djathtas) Faksimile e kontratës së transferimit të kapitaleve të ATU nga biznesmeni Ahmetaj tek biznesmeni Bashkim Ulaj
Koment
hqiptarja.com zbardh dokumentet e të vërtetës së tenderit për ¿brat optike në Shqipëri, një skandal që ka nisur vitin e kaluar, dhe çoi në sherr dy ministri dhe dy ministra (Olldashi dhe Pollo), një tender me vlerën e 40 milionë eurove. Në 23 gusht të vitit 2009, ministri Olldashi me lejen administrative nr.120 “Për dhënien me kundërshpërblim të të drejtës së përdorimit të aksit rrugor kombëtar” autorizon
KRYESIA ROZE
NGA
Faqe 6
KUSHTETUTA “PART TIME” NGA
AFRIM KRASNIQI
kompaninë ATU (Albanian Telecommunication Unit) për shtrimin e ¿brave optike. Pavarësisht sherreve që kanë pasur me njëri tjetrin Pollo dhe Olldashi se kush do të bënte tenderin prej 40 milionë eurosh, dhe pavarësisht
faktit se prokuroria e Përgjithshme, me kërkesë të ministrit Olldashi, mbylli në 17 tetor të këtij viti hetimet për situatën monopol në dhënien e kësaj lejeje administrative, duket se pas 40 milionë eurove, nuk është... vijon në faqen 2
Penalizohen deputetët që munguan në seancë. Kadeli e Ylli u kthyen edhe pse sëmurë
PS Àak Islamin e Seserin. Majko ikën në OKB JAKIN MARENA
I
sh-kryeministri Majko pritet të jetë ndihmësekretar i OKB për Evropën dhe vendet e ish-bashkimit Sovjetik. Kryesia e PS ka vendosur t’i propozojë grupit përjashtimin e Islamit, dhe Seserit t’i kërkohet dorëzimi i mandatit të deputetit, për thyerje të vendimit politik. vijon në faqen 7
hqiptarja.com” botoi dje një material, për të cilin, është e rëndësishme të thuhet, se e kanë patur disa redaksi gazetash prej kohësh dhe që të gjitha pa përjashtim kanë refuzuar ta botojnë. Edhe pse bëhet fjalë për një implikim të rëndë, që bëhet pas një masakre të pashembëllt ndaj Policisë së Shtetit, ndaj katër heronjve të saj, për të cilët, që në momentet e para pas vrasjes, u tha se ishin shitur nga “lart”. “Shqiptarja.com” nuk iu kthye akuzave, që deri tani janë thjesht “fjalë në erë”, por solli një material, për të faktuar që procesi ndaj vrasësit të atyre 4 policëve, sipas policisë duhet të bëhej jashtë syrit të publikut. Policia dje merrej me lojëra fjalësh, se nuk ishte urdhër, por një sugjerim, pa arritur të mohojë se një sugjerim i tillë është bërë vërtetë nga Policia. Nëse do donte të ishte transparente duhet të ishte e interesuara e parë që gjyqi të bëhej i hapur, siç u bë hapur dhe live, në sytë e qindra pushuesve në plazhin e Durrësit, vrasja e shumë¿shtë. Me këtë rast ajo hiqte edhe merakun e “fjalëve në erë” që u thanë për dekonspirimin e aksionit të policëve të vrarë. Policia e Shtetit duhet të tregohet e sinqertë dhe të mos bëjë lojë të dy¿shtë: nga njëra anë të tregojë se kërkon të respektojë drejtësinë dhe nga ana tjetër duke kërkuar kompetencat hetimore të prokurorisë, pushtete të ndara me kushtetutë. Asaj duhet t’i vijë turp që ishte vegla e qeverisë në pengimin e hetimeve të masakrës së 21 janarit, apo në disa vrasje me sfond politik dhe pse po zhbën milionat e asistencës së huaj, të dhënë pa kursim për një polici jopartiake. Nëse vërtet ministër i Brendëshëm është Bujar Nishani dhe jo ndonjë zv/drejtor, siç Àitet lart e poshtë, le të respektohet linja e ministrit që e shprehu hapur dy ditë më parë dëshirën që policia e shtetit të ketë kompetencat e prokurorisë për hetimet. Pra Policia e qeverisë, të jetë edhe prokurori, ose “vetë ali, vetë kadi”. Duke (mos) gënjyer veten.
2
E shtunë, 17 dhjetor 2011
AKTUALITET
Artila Ulaj, që në fillim bashkëthemeluese e Tirana Datacom
A
rtila Ulaj, qartazi, sikurse dallohet edhe nga ky dokument, është aksionere kryesore në kompaninë Tirana Datacom. Artila Ulaj është bashkëshortja e biznesmenit Bashkim Ulaj, i cili njihet për lidhjet e tij me kryeministrin Berisha. Edhe pse ka qenë e parapërgatitur ngritja e të gjithë këtyre firmave me efekt
përfitimet nga tenderi për shtrimin e fibrave optike, duket se askush nuk ka dashur të shohë përtej asaj që është bërë publike, përveç fatit se mes dy ministrave, ministrit Olldashi dhe ministrit Pollo, ka pasur sherr për mënyrën sesi do të menaxhohej tenderi i fibrave optike.
Si ka ndryshuar pronësia e firmës ATU që fitoi tenderin tek Tirana Datacom
Dokumentet, 40 mln euro i fiton miku i Berishës Bashkim Ulaj, njeriu i afërt i kryeministrit, tani pronari i fibrave
TIRANE
vijon nga faqja 1 ...se fshihet dot më një biznesmen i fuqishëm, i lidhur drejtpërsëdrejti me kryeministrin Sali Berisha, Bashkim Ulaj.
ÇFARË KA NDODHUR
Albanian Telecommunication Union (ATU) është kompania fituese ekskluzive e ankandit publik për tenderat optikë të rrugëve kombëtare, e cila sic e përmendëm, jepet në shkresën 120 të datës 23 gusht 2010 të ministrit Sokol Olldashi. Ndërsa TIRANA DATACOM (e cila del për herë të parë në media si kompani që po merret drejtpërsëdrejti me fibrat optikë) është një kompani private e themeluar në Tiranë dhe që lidhet me ATU nëpërmjet marrëdhënieve aksionere që kanë të dyja kompanitë me kompaninë qipriote Tispole ltd. ATU është kompania e themeluar në 24 shkurt 2010 me aksioner themelues Isuf Ahmetaj, një shtetas shqiptaroamerikan. Ndërsa TIRANA DATACOM është një kompani e themeluar në 7 maj 2010 me aksionerë fillestarë ATU me 70 përqind të aksioneve dhe Tispole ltd me qendër në Qipro me 30 përqind të aksioneve. Pasi kompania ATU ka fituar tenderin më 23 gusht 2010, pas fitimit të tenderit kanë ndodhur këto ndryshime në dy kompanitë: Në kompaninë ATU: më 14 dhjetor 2010, ka hyrë aksionere kompania Tispole ltd me 20 përqind të aksioneve, shtetasi Foto Zbogo me 20 përqind të aksioneve, ndërsa shtetasi Isuf Ahmetaj ka ngelur me 60 përqind të aksioneve. Më 9 gusht të 2011,
REGJISTRUAR NE QIPRO
Në foto: Kryeministri Sali Berisha me Bashkim Ulaj (majtas) Urdhër i ministrit të transporteve Sokol Olldashi që i jep të drejtën firmës ATU për të shtruar fibrat optike në gjithë vendin
Kush është kompania Tispole ltd P
raktikisht kompania TISPOLE ltd është e regjistruar në shtetin e Qipros, shtet i cili nuk bën transparencë mbi pronarët e kompanive që regjistrohen aty. Me gjithë këtë fakt veprimet e shitblerjes të bëra nëpërmjet kompanisë qipriote, tregojnë se TISPOLE ltd në Qipro kontrollohet në një pjesë të saj nga vetë Bashkim Ulaj dhe Isuf Ahmetaj të cilët nëpërmjet Qipros kanë shitur ak-
sione në Tiranë për veten e tyre. Kompania TISPOLE ltd ka siguruar anonimatin e emrit të Ulajt gjatë tenderit por edhe kontrollin e tërthortë të tij mbi kompaninë ATU e cila ishte duke pretenduar koncesionin e fibrave optike, ndonëse shtetasi Isuf Ahmetaj është i afërt me Ulaj, duket se nëpërmjet kombinacionit të kompanive, vetë Ulaj ka patur çdo gjë nën kontroll me dorën e tij nëpërmjet kompanisë qipriote TISPOLE ltd.
Faksimile e QKR për firmën Tirana Datacom, që është në pronësi të biznesmenit Ulaj dhe që ka blerë firmën ATU që ka fituar tenderin e fibrave optike Faksimile e QKR për firmën "Albanian Telecommunication Unit" që ka fituar tenderin e shtrimit të fibrave optike kompania qipriote Tispole Ltd tërhiqet dhe shtetasi Ahmetaj kalon aksioner me 80 përqind të aksioneve, ndërsa Foto Zbogo vazhdon të mbajë 20 përqind të aksioneve. Në kompaninë TIRANA DATACOM: Në datën 21 shtator 2010, (një muaj pas tenderit), nga kompania Tirana
Datacom është tërhequr kompania ATU dhe aksionet e saj, 70 përqind, i shiten shtetasve Bashkim Ulaj dhe Foto Zbogo. Konfigurimi i ri i kompanisë bëhet: Bashkim Ulaj 40 përqind të aksioneve, Foto Zbogo 20 përqind dhe kompania qipriote Tispole ltd me 30 përqind. Në datën 8 nëntor
2011 kompania qipriote Tispole Ltd tërhiqet nga kompania Tirana Datacom dhe aksionerët e mbetur janë, Bashkim Ulaj me 70 përqind të aksioneve dhe Foto Zbogo me 30 përqind të aksioneve.
SHQYRTIMI I DOKUMENTEVE
Dy kompanitë i lidh prezenca para tenderit e kompanisë qipriote Tispole ltd dhe "zhdukja" e kompanisë qipriote pas tenderit, sikurse duket qartë nga ndryshimet që ato
Faksimile e kontratës së transferimit të kapitaleve të ATU nga biznesmeni Ahmetaj tek biznesmeni Bashkim Ulaj
kanë pësuar në QKR. Dy kompanitë i lidh gjithashtu shtetasi Foto Zbogo, i cili ngelet prezent te të dyja, ndërsa operimi mes aksionerëve të dy kompanive dhe kombinimi i tyre në shitblerjen e aksioneverespektive para dhe pas tenderit, qartazi duket se është i njëjti person. Në të dyja rastet kur kompania Tispole ltd është tërhequr nga aksionet e saj, aksionet i janë shitur shtetasit Bashkim Ulaj (për Tirana
DATACOM) si dhe Isuf Ahmetajt (në kompaninë ATU) ndërkohë që dihet se Ulaj dhe Ahmetaj kanë lidhje familjare mes tyre. Praktika tregtare e të dyja kompanive në QKR tregon se të afërm të tjerë të zotit Ulaj dhe Ahmetajt kanë bërë dorëzimin e dokumenteve për të dyja kompanitë në fjalë, siç është rasti i zonjës Artila Ulaj, e cila rezulton si përfaqësuese ekskluzive e kompanisë ATU gjatë themelimit të kompanisë Tirana Datacom. an.ba
E shtunë, 17 dhjetor 2011
3
AKTUALITET
Dosja e kabllove prokuroria mbylli hetimet
P
rokuroria vendosi në 18 tetor 2011 që të mbyllë të ashtuquajturën dosje për monopolin me linjat e internetit në Shqipëri, denoncuar nga një klan brenda qeverisë, verën e shkuar. Hetimi kishte nisur pas denoncimit në një medie afër qeverisë të aferës që monopolizon për 40 vite tregun e internetit në vend, dhe që ishte urdhëruar dhe firmosur nga ministri Sokol Olldashi, me shkresën nr. 120, të datës 23.08.2010. Sipas palës akuzuese, pa asnjë njoftim
publik, pa asnjë konkurrencë, Olldashi i kishte dhënë të drejtën shoqërisë "Albanian Telecommunications Union" ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv. Firma "ATU" do të zotëronte të gjitha lidhjet e internetit të vend dhe do të jetë ajo që do të shesë me çmimin të cilin do ta përcaktojë ajo e vetme në treg, të gjithë shërbimin në vend. Pas këtij urdhri, situata në treg bëhet monopol dhe kuptohet që edhe çmimi i internetit bëhet
monopol. Në vitin 2009, 4 kompani kishin lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për përdorimin e rrugëve kombëtare, hapjen anësore të tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare të vendit. Por në gusht 2010 i jepet e drejta shoqërisë "Albanian Telecommunications Union" të përdorë të gjitha rrugët kombëtare për ndërtimin e rrjeteve me fibra optike për lidhjen e internetit, me afat 20 vjeçar dhe të drejtë rinovimi edhe aq.
Të dhënat e QKR: Emri i tij në tetë shoqëri
TIRANE
ARBEN RROZHANI
K
?
PYETJE PERGJIGJE
Kush është Bashkim Ulaj?
Bashkim Ulaj është bashkëfshatar me Liri Berishën dhe Lulzim Bashën. Ai ëhte me origjinë nga fshati Vuthaj, në Mal të Zi, fshat nga i cili ështe edhe, Liri Berisha, gruaja e kryeministrit Berisha, apo gjyshja e kryebashkiakut Lulzim Basha. Familja e tij u vendos në Laç në vitet '60.
Si e nisi biznesin?
Biznesin e nisi fillimisht në Laç dhe në Mamurras me aktivitete të vogla ndërtimi, por kulmin e pati në Tiranë, prej vitit 1997, gjatë kohës kur bashkia drejtohej nga Albert Brojka.
Çfarë mbështetje politike ka patur?
Ulaj, ka patur mbështetje të fortë politike, nga të dy krahët e politikës. Nuk është çudi që ndërtimet më të mëdha, sidomos në Tiranë ai i bëri gjatë mandateve të Edi Ramës në krye të bashkisë, veçanërisht pas ardhjes së Berishës në krye të qeverisë. Me lejen e Ramës ai bëri ndërtime masive në zonat më të shtrenjta të Tiranës, siç është ajo afër RTVSH-së, ku ka ndërtuar "ABA Center" apo zona ku ka ndërtuar pallatin, në të cili familja Berisha ka marrë tre apartamente, në rrugën "Mustafa Matohiti".
Çfarë biznesesh ka tani?
Ulaj i ka zgjeruar bizneset e tij me licenca fabrika çimentoje, miliona euro tendera në KESH dhe prej vitit 2007, nga një kompani anonime, është bërë kompani lider në ndërtimin e rrugëve, duke fituar shumë gara. Ka edhe shumë aktivitete të tjera, në fushën e transporteve, tregtisë dhe shërbimeve.
ur gati tre vite më parë, u zbulua skandali për beton izimin e zonës së Liqenit Artificial të Tiranës, me disa ndërtime shumëkatëshe, emri më surprizë ishte ai i Bashkim Ulajt, i cili, sipas hetimeve të prokurorisë, kishte pjesën më të madhe të kontratave të ndërtimeve te Liqeni, ndërsa pjesën më të vogël e kishin biznesmenë të tjerë afër qeverisë. Sipas prokurorisë, Ulaj edhe pse shumë afër Berishës, ishte investitori më i madh me rreth 90 mijë metra katrorë, i ndjekur nga Besnik Sulaj (pronar i kompleksit "Tajvan), dhe që njihej gjerësisht si mik dhe mbështetës I ish-kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Po në këtë kohë, KKRTRSHja me kryetar Sali Berishën firmoste ndërtimin e një fabrike çimentoje në Fushë-Krujë dhe Nikël, nga firma "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulajt. Fabrika me shesh ndërtimi 432.000 metër katrorë, tashmë e mbaruar është vetëm 1.5 km nga qendra arkeologjike e Albanopolisit (Zgërdhesh) dhe shfrytëzon karrierën e argjilës në një vend, që sipas ambientalistëve, është në një ndër vendet më piktoreske dhe më arkelogjike të zonës.
BIZNESET
Sipas të dhënave të depozituara në QKR, Bashkim Ulaj, ka të regjistruar 8 biznese, që të gjitha me status aktiv. Shoqëria "Gener 2", është rregjistruar që në vitin 2003, me pronar të vetëm atë dhe me veprimtari në fushën e ndërtimit, të rrugëve, urave, tuneleve, ndërtesave, në fushën e minierave, në fushën e turizmit, në shërbime dhe tregti etj. Tabelat e saj i gjen në shumë segmente rrugore, si p.sh. në zgjerimin e rrugës Milot-Lezhës. Më pas vjen shoqëria ABA TRADE, në Tiranë rregjistruar në 2009, ku Ulaj ka të gjitha aksionet dhe që ka për objekt tregtimin me shumicë e pakicë të artikujve industrialë, produkteve ushqimorë, aktiviteteve bar-restorant si dhe përdorimin e burimeve vendase të çdo lloji (hidrike, era, qymyret) për prodhimin e energjisë si dhe ndërtimin dhe shfrytëzimin e hidrocentraleve, termocentraleve etj. Ulaj është bashkaksioner me 22,6 për qind të aksioneve edhe
Të gjitha bizneset e Bashkim Ulajt Aktiviteti-minierat, transporti, ndërtimi bankat. I dha tre shtëpi familjes Berisha DENONCIMI
Firma e Ulajt, fitoi rrugën e "Arbrit"
F
irma të skualifikuara, si pas tyre, padrejtësisht nga gara, vetëm pak muaj më parë denoncuan një skandal ku përfshihej firma e Bashkim Ulajt. Denoncimi vinte pas tenderave të hapur për rrugën e Arbrit dhe sipas firmave të parjashtuara, aty ishte vënë një kriter teknik diskriminues të cilin e përfitonin vetëm dy firma, njëra në pronësi të Ulajt. Dhe tenderin në vlerë rreth 2 miliardë lekë të reja fitues u shpall edhe "Gener 2" në pronësi të Ulajt.
Në foto: Aba Center në pronësi të Bashkim Ulajt (lart) Pallati i Ulajt në rrugën “Mustafa Matohiti ku jeton familja Berisha
PUNËT QË FITOI BASHKIM ULAJ
Ka përfituar çarjen e rrugëve për shtrirjen e fibrave optike. Përveç monopolit në linjat e internetit, çarja e rrugës çon në prishjen e shpejtë të saj.
Ka marrjë tenderat për ndërtimin e rrugëve gjatë viteve të fundit, në vlerën mbi 80 milionë euro në segmente si: pjesë të Rrugës së Arbrit, rrugën në Porto Romano, rruga në Milot, rruga e Gosës (Vila Boshtova), rruga në Qeparo të Sarandës, rruga në Tropojë dhe së fundmi një pjesë e rrugës Durrës-Rrogozhinë.
Ka marrë tendera prej 10 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësave në Kukës, Shkodër, etj.
Ka marrë tenderin për ndërtimin e kullës së re të Qendrës së Kontrollit të Trafikut Ajror me një vlerë prej 10 milionë euro.
Ka marrë ndërtimin me koncesion të katër hidrocentraleve, dy fabrika të çimentos; koncesionin e ndërtimit të parkingjeve nëntokësore në Tiranë. në shoqërinë ADRIATICA TRAGHETTI, rregjistruar në dhjetor 2010, që ka si objekt operimin si shoqëri lundrimi, administrimi të mjeteve puplike të çdo lloji në pronësi të saj apo të të tretëve, realizimin e strukturave detare për
turistët, anije argëtuese si dhe administrimin e tyre, transport detar,ajror dhe tokësor dhe ku partnerë të tij, veç një biznesmeni Italian janë edhe biznesmenë shqiptarë, që kanë aksione në një shoqeëri sigurimesh.
Në emër dhe në pronësi të plotë të Ulajt janë edhe tre shoqëri me emrin "Leskova", të themeluara në vite të ndryshme, dhe që kanë për objekt studimin, zbulimin, projektimin,konsulencen, sipermarjen zbatuese dhe investimin në miniera, si dhe operime në fushën e transportit, ndertimit,turizmit, mjedisit, prodhimit, tregtise, telekomunikacionit apo energjise. Ulaj është bashkaksioner me 40 për qind edhe në shoqërinë PLATINIUM INVESTMENT që merret me veprimtari financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë, si kredidhënie, faktoring, qira financiare, shërbime pagesash dhe transferim të parave, deri te këmbimi valutor. Dhe në fund TIRANA DATACOM, rregjistruar në maj 2010, ku Ulaj ka 70 për qind të aksioneve dhe që ka si objekt të punës, ndërtimin, zhvillimin dhe operimim e qendrave ndërkombëtare të të dhënave, ndërtimin, zhvillimin dhe operimim e infrastrukturës së telekomunikacionit në Shqipëri dhe jashtë saj, pronësinë dhe shfrytëzimin e infrastrukturës së telekomunikacionit dhe të stacioneve deri te sigurimi i shërbimeve elektronike dhe të telekomunikacionit.
4
E shtunë, 17 dhjetor 2011
EKONOMI
Biznesi, shtohen kërkesat për shtyrje të amnistisë
K
ëshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Konfindustria Shqiptare, duke e vlerësuar procesin e amnistisë fiskale si nevojë për të formalizuar aktivitetet e bizneseve, gjykon se ekzistojnë ende mundësi që amnistia të japë kontributin e dëshiruar në ekonomi, duke i dhënë shansin zbatimit të këtij procesi edhe
për 6 muaj të tjerë. Kreu i KASH-it, Enver Ferizaj dhe ai i Konfindustrisë Shqiptare, Hajredin Fratari, në një deklaratë për shtyp, kanë shprehur qëndrimin e përbashkët të bizneseve që përfaqësojnë, duke kërkuar shtyrjen me 6 muaj të afatit të zbatimit të amnistisë fiskale dhe legalizimit të aseteve. Ferizaj tha se
një nga shkaqet e mungesës së suksesit të fushatës ishte mungesa e informacionit. Ndërsa Fratari e motivoi kërkesën për shtyrje me ecurinë e legalizimit të aseteve pranë zyrave të regjistrimit, ku vërehet një rekord kërkesash, nga qytetarët dhe nga biznesi, por duket se Hipoteka e ka të pamundur t'i plotësojë deri në fund të këtij viti
Përveç mirëmbajtjes, do dublohen 26 km Lajmi "Shqiptarja.com" zbulon detajet e kontratës, që ministria e Transportit kërkon të lidhë me konçensionaren e "Rrugës së Kombit". Ndryshe nga sa është thënë deri tani, asaj i kërkohet të përfundojë edhe punime inxhinierike të lëna përgjysëm, por me fondet e veta
TIRANE
GENC KONDI
D
itën e hënë do të publikohen para kushtet për garën mbi marrëveshjen konçensionare për rrugën nacionale MilotMorinë, njëkohësisht më buletinin e prokurimeve publike, në gazetën "International Herald Tribune" dhe në dy gazeta shqiptare të përditshme. Qeveria, nëpërmjet ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, njofton se do të japë me konçension me afat të gjatë rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës MilotMorinë, e cila lidh qytetet e Durrësit dhe Tiranës me Republikën e Kosovës. Por, nga ana tjetër, konçesionari do të jetë pergjegjës jo vetëm për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë e operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, por edhe ndërtimin e dy korsive të tjera në segmentin e parë të autostradës, atë nga Fushë Miloti deri në Rrëshen, që ka mbetur pa u mbaruar, si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë. Pra, marrëveshja do të përfshijë edhe ndërtim, krahas mirëmbajtjes.
Zbulohet kontrata e re për "Rrugën e Kombit" Kompania duhet të ketë 50 mln euro xhiro tre vitet e fundit
Faksimile e dokumentit të kushteve të parakualifikimit, të përgatitur nga MPPT Procesi i përzgjedhjes do të kryhet me dy faza, parakualifikimi dhe kualifikimi. Aplikimi i parakualifikimit duhet të dorëzohet në ministri jo më vonë se ora 15:00 e datës
15 shkurt 2012, ndërkohë që më 24 shkurt të vitit të ardhshëm do të njoftohet se kush kalon në fazën e fundit.
DETYRAT
Konçensionari, sipas doku-
mentit të ministrisë, duhet të jetë i gatshëm të kryejë deturat e mëposhtme: të sigurojë mbarëvajtjen dhe të mirëmbajë gjithë autostradën, duke përfshirë këtu tunelin e Thirrës. Po kështu, duhet të ndërtojë dhe të vejë në funksionim një sistem pagese, për të mbledhur të ardhura nga automjetet. Nga ana tjetër, kompania duhet të ndërtojë të gjithë sistemin e "gardhit" metalik gjatë gjithë autostradës, sistemin e ndriçimit në të gjitha mbikalimet, përmirësimin e tri lidhjeve në segmentin e rrugës nga Kukësi në kufi, ndërtimin nga e para të mbikalimit në Kalimash, dublimin e gjithë segmentit të rrugës nga Miloti deri në Rrëshen dhe ndërtimin e një ure apo një tuneli në Kukës, sipas zgjidhjes që do t'i japë ministria.
KOSTOJA
Kompanisë konçensionare do t'i kërkohet, në këtë mënyrë, të kryejë investime në
masën nga 80 deri në 100 milionë euro për të kryer punimet, për të cilat është folur sa më sipër, gjatë kohëzgjatjes së konçensionit.
PËRZGJEDHJA
Kompanitë mund të paraqiten në garë veç e veç, ose në formën e konsorciumit. Në rastin e parë, ato duhet të dëshmojnë se kanë përvojë në fushën konkrete të marrjes së rrugëve me konçension, por edhe në atë të ndërtimeve infrastrukturore, duke sjellë prova se tre vitet e fundit kanë patur një xhiro jo më të vogël se nga 50 milionë euro. Në rastin e konsorciumit, secila nga firmat pjesëmarrëse në të duhet të ketë zhvilluar aktivitet biznesi, me një xhiro vjetore prej të paktën 30 milionë euro në vit, gjithnjë të paktën tri vitet e fundit kalendarike.
Kostoja
S
TIRANE
ipas ligjit për Buxhetin e Shtetit të vitit 2009, një kilometër rrugë automobilistike e tipit A2, me katër korsi, duhej të ndërtohej, me fonde publike në Shqipëri, me një kosto limit prej 826 milionë lekësh të reja. Në fakt, deri para zgjedhjeve të atij viti, administrata jonë shtetërore ka lejuar që kjo kosto vetëm për njëmijë metra rrugë të arrijë në 1.5 miliardë lekë të reja, ose mbi 16 milionë dollarë amerikanë, sipas kursit të atij viti. Ministria e Transporteve dhe
PYETJE PERGJIGJE
Çfarë është e re në marrëveshjen konçensionare që po ofrohet për rrugën Milot-Morinë?
Deri tani asnjëherë nuk është thënë se firma konçensionare do të merrte përsipër edhe punime të pakryera ndërtimore, të tilla si vendosja e gardheve metalike në të gjithë gjatësinë e rrugës, si dhe përfundimin e urave të padubluara në segmentin nga Kukësi në kufi me Kosovën dhe ndërtimin e 26 kilometrave rrugë e re e dubluar nga Miloti në Rrëshen. Pra, nuk është thjesht kontratë mirëmbajtjeje, por edhe ndërtimore
Çfarë impakti do të ketë kjo mbi qytetarët?
Financat: Rruga, me shpenzim dyfish
?
Drejtoria e Rrugëve kanë realizuar, në këtë mënyrë, jo ligjin buxhetor, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por angazhimin e kryeministrit Berisha dhe ish-ministrit Lulzim Basha, që "rruga patriotike" duhet të bëhej me çdo kusht. Që, nënkupton, me sa duket, "me çdo kosto". Kostoja e rrugëve A2, të ndërtuara në vend gjatë gjashtëmujorit të parë të atij viti, pra, në periudhë para-elektorale, është llogaritur nga ekpertët e Ministrisë së Financave në monitorimet, që ata u kanë bërë dikastereve lidhur me shpenzimet
buxhetore, të vëna atyre në dispozicion. Në këtë kategori pjesën më të madhe të realizimit të fondit dhe të sasisë së këtij grup-produkti e ze rruga KukësMorinë dhe ajo Kalimash-Kukës. Pra, të gjithë segmentin e "rrugës patriotike", pa pjesën nga Miloti në Rrëshen. Ky fakt është ngritur edhe në Kuvendin e Shqipërisë nga deputetë të opozitës, që u janë referuar shifrave të vetë ministrisë së Financave, por konstatimet dhe kritikat e tyre nuk kanë patur efekt.
Duke qenë se kompanisë konçensionare i kërkohet t'i kryejë punimet me paratë e veta dhe jo me fonde nga buxheti i shtetit, subjekti privat do të vendosë më shumë se një "tra" për të mbledhur taksën e kalimit dhe kostoja do të jetë më e lartë se sa mendohej. Ndërkohë, rruga është ndërtuar me paratë e taksapaguesve, të cilët për shumë vite do të vazhdojnë të paguajnë edhe për kreditë e marra me kushte të rënda pagese, veç tarifës që paguajnë kur të kalojnë në rrugë
E shtunë, 17 dhjetor 2011
5
EKONOMI BERISHA: KUFIJ TË RI, IKIN TERITORE
BRAÇE: BERISHA FOLI SI BORIS TADIÇ
"Në rast se shqiptarët, të supozojmë për një moment se do të kërkonin ndryshimin e kufijve, në një rivizatim tjetër, unë ju garantoj se do shënonte humbje të pamerituar të territoreve shqiptare". Kjo ka qënë deklarata e kryeministrit Berisha, përmes të cilës në takim me studentët e Prishtinës është shprehur kundër idesë së bashkimit Kosovë-Shqipëri. Teksa thotë se këto teritore janë shtrirë nga kufiri me Bullgarinë deri në Novi Pazar, ka bërë thirrje për durim. "Jemi të lirë, por ne nuk duhet të marrim asnjë lloj veprimi, i cili kërcënon humbje territoresh", tha ai.
Ka reaguar menjëherë nënkryetari i grupit të PS, Erjon Braçe teksa ka komentuar takimin e Berishës me studentët e UT të Prishtinës. "Unë nuk e di në janë ngatërruar apo jo prishtinalitë për dy arsye. E para, në sallën ku u zhvillua pritja, stema e Këshillit të Ministrave ku Berisha është Kryetar, është thuajse identike me stemën e Serbisë, veçanërisht shqiponja e "artë". E dyta, ju foli me tezën serbe që 'nëse bashkohemi do humbim Mitrovicën e Veriut'. Kështu mund t'i kishte pritur dhe Tadiç e mund t'ju kishte folur me të njëjtat argumente po Tadiç", thotë Braçe.
Kryeministri: Lobe antishqiptare ishin kundër ndërtimit
Berisha-Rama, sherr për Durrës-Kukës Kreu i PS: Shpifje, Berisha bëri biznes me rrugën
TIRANE
JAKIN MARENA
R
Shembjet
Nuk u përfillën kushtet teknike të rrugës
TIRANE
R
ruga Rrëshen-Kalimash nisi në fillim të vitit 2007, ndërsa studimi gjeologjik dhe ai i mjedisit përfunduan rreth 9 muaj më vonë, në vjeshtë të vitit 2007. Argumentimi se kjo gjë nuk sjell pasoja është përdorur deri para shembjes së parë në brendësi të tunelit. Pasi tuneli u shemb, ministri i Transportit Sokol Olldashi doli para medias dhe shpjegoi se arsyeja përse tuneli është shembur është se ka dalë një "formacion i paparashikuar nga ana gjeologjik"e. Por, ka qenë vetë inxhinieri i kompanisë "Bechtel&ENKA" që ka pranuar para deputeteve socialistë se kompania zbatuese nuk ka pasur një studim të plotë gjeologjik, duke ecur me parimin e studimit hap pas hapi, duke avancuar tuneli. Mungesa e studimit gjeologjik, i cili është një detyrim ligjor edhe për një vepër shumë më të vogël se kjo, ka sjellë si pasojë dëm
financiar, por mund të kishte sjellë pasojë dhe viktima në rradhët e punëtorëve. Ndërkohë, grupi i ekspertëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka përllogaritur se, në vlerë totale, dëmi ekonomik që i është shkaktuar nga ndërtimi i segmentit Rrëshen-Kalimash buxhetit të shtetit është 232.009.583 euro (pa TVSH). Skema e vjedhjes ka qenë rritja artificiale e çmimeve për njësi rruge dhe ure. Për të njëjtën njësi, çmimet në segmentin Rrëshen-Kalimash rezultuan disa herë më të larta krahasuar me ato të segmentit rrugor Kalimash-Morinë.
ruga Durrës-Morinë, e cilësuar si Rruga e Ko mbit ka shërvyer sërish si element bazë për një përplasje të re mes Berishës dhe Ramës në këtë fund viti. Pasi kanë kaluar njëfarë pauze në debatet e rënda mes njëri tjetrit, ka shërbyer një takim i kryeministrit Berisha me një grup studentësh të përzgjedhur të Universitetit të Prishtinës dhe deklarata e tij që akuzon sërish Ramën se ka qënë kundër kësaj rruge duke bashkuar zërin me qarqe antishqiptare, që të provokohet zemërimi i kreut socialist Rama. I cili jo vetëm që mohon të ketë qënë kundër kesaj rruge, por akuzon Berishën se ka bërë dhe bën biznes me këtë rrugë. "Lidhur me Rrugën e Kombit, zoti Rama, të paktën, me qindra herën është ngritur kundër saj dhe unë dua t'ju them se rruga e kombit është kundërshtuar në mënyrën më të egër nga lobe antishqiptare dhe së pari, nga jashtë Shqipërisë, të huaj, së dyti, ka pasur mbështetje edhe brenda vendit", ka qënë akuza e fortë e Berishës në drejtim të kreut të PS, përpara studentëve prishtinas. Sipas tij, kjo rrugë u kundërshtua sepse kishte shumë armiqësi ndaj saj dhe se eksponentë me një formim politik arkaik e konsideronin rrugën e kombit, si një rrugë që do bashkonte shqiptarët dhe sipas tyre, shqiptarët nuk duhet të bashkoheshin. Ndërsa në rrafshin gjeopolitik, sipas Berishës, në një vështrim historik të së shkuarës së largët e jo fort të largët, ka ekzistuar gjithnjë një rivalitet midis portit të Durrësit dhe atij të Selanikut, kur është zhvilluar njëri, ka rënë tjetri. "Këto individë e grupe mendonin se Rruga e Kombit do të dëmtonte thellësisht portet e rajonit. Pikëpamja jonë dhe e vërteta është se këto grupe bënë gjithçka për ta penguar ndërtimin e saj", është shprehur Berisha. Sipas tij, këtë rrugë nuk mund ta pengonin, sepse ajo
REAGIMI
Berisha: Bashkimi me Kosovën, humbje
B
erisha u deklarua kundër bashkimit të Sh qipërisë dhe Kosovës, sepse, sipas tij, nga ndryshimi i kufijve dy vendet do të dilnin të humbura. "Interesi jetik i shqiptarëve për të ruajtur këta kufij është sepse shqiptarët nuk duhet të pranojnë, në asnjë rast e në asnjë rrethanë tjetër, të humbasin qoftë dhe një metër katror tokë të tyre. Në një rivizatim tjetër, unë ju garantoj se do te shënonte humbje të pamerituar të territoreve shqiptare". Por Aleanca Kuq e Zi, reagoi duke thënë se: "Bashkimi i Shqipërisë me Kosoven nuk varet nga kryeministrat, por nga vetë popujt".
ishte një vepër publike që ndërtohej në territorin e Shqipërisë e Shqipëria është një vend sov-
ran dhe vendimet e mëdha i merr vetë, më mënyrën më të qartë. "Kështu që, pas një beteje
shumë të vendosur me këto grupe, të cilët ishin të vendosur në institucione të ndryshme ndërkombëtare e jo ndërkombëtare, por që kishin arritur ta bllokonin, filluan sapo u kontraktua, grupe në Shqipëri, me një egërsi të paimagjinueshme ta sulmonin", është shprehur Berisha. Por ka qënë i menjëhershëm reagimi i kreut socialist Rama. Menjëherë pas daljes nga mbledhja e kryesisë ai ka akuzuar fort Berishën në lidhje me spekulimet me rrugën e kombit. "U informova për çka Saliu ka shprehur sot në prani të studentëve nga Kosova. E kam sfiduar dhe e risfidoj të provojë me një dokument të vetëm që unë apo cilido nga përfaqësuesit e PS të jetë shprehur kundër Rrugës së Kombit si projekt. Ndërkohë, që i rithem turp, turp, turp që me Rrugën e Kombit keni bërë një biznes fitimprurës duke grabitur fondet e atyre taksapaguesve shqiptarë që kanë kontribuar të gjithë sëbashku për ndërtimin e asaj rruge", ka qënë reagimi i fortë i Ramës në lidhje me akuzat e Berishës dje me studentët e Universitetit të Prishtinës. Por nuk ka munguar sërish Berisha të replikojë me Ramën, teksa ka deklaruar se kreu i PS ka të drejtë ta rishqyrtojë vendimin e tij kundër rrugës.
Punimet
Nxitimi solli probleme financiare
P
TIRANE
unimet për ndërtimin e segmenteve të rrugës Durrës-Kukës filluan në vitin 2006. Ka qenë vullneti personal i kryeministrit ai, që ka dyfishuar volumin e punëve në këtë vepër, kur kompanive, që vazhdonin punën, ju kërkua të ndërtonin një rrugë, jo më me dy korsi, por me katër korsi. Zakonisht, edhe në superstradat fushore të vendit është ndjekur praktika e përgatitjes së tabanit për një rrugë me katër korsi, por fillimi i punëve është bërë vetëm në dy prej tyre. Ky vendim do të shkaktonte një serë problemesh, të të gjitha dimensioneve e llojeve. Së
pari, vetë rruga sipas projektit fillestar do të ishte shumë e vështirë dhe shumë e kushtueshme. Dyfishimi i volumit të punës do të sillte dyfishimin e problemeve. Por, kompanive nuk ju akordua dyfishi i kohës për realizimin e punimeve. Madje, objektivi u përqendrua në përurimin me çdo kusht para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të paktën, i njerës nga të dy galeritë e tunelit të Thirrës, veprës më të rëndësishme në segmentin kryesor. Tashmë janë të njohura për publikun letërkëmbimet midis Drejtorisë së Rrugëve dhe subjekteve mbikëqyrëse, të cilat e konsideronin të ekzagjeruar afatin e kërkuar. Megjithatë, puna u bë në një farë mënyre dhe përurimi u krye sipas parashikimit.
6
E shtunë, 17 dhjetor 2011
POLITIKE
Meta: T`i japim fund sherreve, bashkëpunim për reformat në BE
Q
ë nga qyteti verior Shkodra kreu i LSI nuk ka munguar të apelojë për politikën shqiptare që të punojnë në funksion të integrimit. Kështu kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u ka bërë thirrje forcave politike në vend t`i japin fund konflikteve egoiste dhe të bashkëpunojnë për reformat e rëndësishme për vendin. Duke folur në konferencën e LSI në në qytetin verior, lideri i LSI ka akuzuar
kreun e PS-së Edi Rama se pengoi për dy vjet integrimin e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. "LSI ka mision qytetar për integrimin europian. Prej dy vjetësh u bllokua integrimi i vendit në BE. Bllokimi i integrimit u bë nga ngërçi politik i sforcuar nga një person i cili vendosi interesat personale mbi interesat kombëtare", tha Meta. Ai gjithashtu vlerësoi rezultatet që LSI mori në zgjedhjet lokale të 8 Majit
duke shtuar se në zgjedhjet e 2013-ës kjo forcë politike do të ketë rezultate akoma më të mëdha, duke qënë një forcë përcaktuese në Kuvend. "Rezultati i zgjedhjeve të 8 majit nuk ishte rastësi. Vështrimi i LSI është për arritje shumë herë më të mëdha në 2013", tha Meta, teksa ka shtuar se kjo forcë politike do të zgjerojë bazën e saj në qarkun e Shkodrës.
Kreu i shtetit replikon me kryeministrin pas akuzave
Topi, Berishës: Jam mesfushor në politikë "Në futboll luaj në qendër, kështu edhe në politikë" Lajmi Kreu i shtetit ka zgjedhur qytetin e Pogradecit për të replikuar me Berishën në lidhje me deklaratat që kreu i qeverisë ka bërë në drejtim të tij, duke e akuzuar se ka politizuar institucionin dhe se nuk do ta kandidojë një mandat të dytë. Topi i kujton se do të luajë në qendër të politikës shqiptare
TIRANE
JAKIN MARENA
Q
yteti liqenor i Po gradecit, vendlindja e Lasgushit të madh me sa duket është bërë dhe qyteti ku kreu i shtetit Bamir Topi ka zgjedhur në mënyrë periodike për të replikuar me ish-shefin e tij në PD, kreun e mazhorancës, Sali Berisha. Kështu, vetëm një ditë pasi kryeministri Berisha në një emision televiziv kishte sulmuar presidentin duke e akuzuar se e ka kthyer institucionin e lartë kushtetues në një zyrë partie, madje duke kërkuar dorëheqjen e tij nga ky post, pasi i ka hequr "vizën" për të mos e kandiduar më, ka qënë Topi ai që i ka kthyer reston kreut të qeverisë. Kreu i shtetit ka shkëmbyer replika dhe ironi në distancë me kryeministrin e vendit Berisha, ndaj deklaratave të këtij të fundit në adresë të tij, paçka se dukej sikur ujrat ishin qetësuar mes tyre, pas votimit të dekretit të Leskajt për kreun e KLSH, disa shtrëngime duarsh dhe dekretimin e disa ligjeve të rëndësishme nga Presidenti. Kreu i shtetit në reagimin e tij thekson se gjatë mandatit të tij në krye të Presidencës ka përmbushur gjithnjë detyrimet Kushtetuese, ndërkohë që është shprehur me ironi ndaj deklaratave të
liderit të PD-së se "Ju e dini se unë kam qenë lojtar i mesit të fushës gjithmonë në futboll. Besoj edhe në politikë. Presidenti që nga momenti që ka filluar detyrën deri në përfundim do të jetë në përputhje të plotë me të gjithë detyrimet Kushtetuese. Trajneri e mëson ekipin duke i thënë hape lojën mos e ngushto. Kështu ju them edhe unë juve miqësisht, hapeni lojën". Një qëndrim i qartë për të treguar se pas përfundimit të mandatit të tij në krye të shtetit dhe moskandidimit nga ana e kësaj mazhorance për një mandat të dytë, partia që
pritet të krijohet do të zërë një vend në qendër të politikës shqiptare. E thënë në dykuptimësi, në qendër të spektrit politik për nga shkalla e pozicionit, dhe në qendër të politikës për nga pesha dhe rëndësia politike e saj. Topi në këtë rast ka përcaktuar qartë se do të jetë një faktor i rëndësishëm dhe aspak për t'u neglizhuar në zgjedhjet e ardhshme politike të vitit 2013 dhe më tej në politikën shqiptare të pas këtyre viteve. Përplasja e re mes kreut të qeverisë Berisha dhe Presidentit të vendit Bamir Topi ka rifilluar pasi shefi i
qeverisë në një intervistë të dhënë në një media, deklaroi se Bamir Topi nuk do të propozohet nga Partia Demokratike si kandidaturë për postin e kreut të shtetit. Kryeministri Berisha vijoi edhe më tej duke nënvizuar se presidenti Topi duhet të jepte dorëheqjen më pas të krijonte parti të re, duke e pozicionuar jo pa ironi këtë parti përkrah socialistëve të Ramës. Madje ka theksuar se Topi ka votuar më 8 maj Edi Ramën dhe të majtën, ndaj atje i ka votat për partinë e re. Por përtej kësaj deklarate të Topit se do të luajë në qendër të politikës shqiptare, kreu aktual i shtetit nuk po resht përgatitjet për krijimin e partisë së re të deklaruar prej tij, duke e bërë të qartë por dhe duke e mbajtur nën presion Berishën se do të marrë vota në qendër dhe djathtas. Madje dhe vetë kreu i qeverisë e ka shfaqur shqetësimin e tij në intervistën e dhënë se ishte një presion i Topit krijimi i kësaj partie, por ai nuk do të tërhiqej. Në këtë këndvështrim tashmë me sa duket përplasja do të jetë trepolare, mes Berishës dhe Topit por dhe mes Berishës dhe Ramës, pasi deri në këto momente kreu i LSI Meta po luan butë dhe në qendër të politikës shqiptare.
EDITORIAL NGA AFRIM KRASNIQI
Kushtetuta “part time” Q
ë nga 1998 Shqipëria ka kushtetutën e saj. Ajo u vo tua nga 1/3 e qytetarëve, 1/3 tjeter e bojkotoi politikisht votimin, dhe pjesa e tretë e votuesve nuk morën pjesë në votim. Gjithësesi Kushtetuta mbetet dokumenti themelor i shtetit, dhe duhet të jetë pikë referimi dhe standardi për funksionimin e institucioneve. Në realitet ndodh ndryshe. Politikanë dhe institucione e interpretojnë atë sipas vullnetit dhe dëshirës së vet, duke e keqpërdorur kushtetutën si alibi për qëndrimet politike të ditës. Kështu ndodhi edhe me votimet e fundit për kreun e KLSH dhe Guvernatorin e Bankës. Dy muaj më parë mazhoranca votoi kundër kandidatit presidencial dhe tha se nuk do të votojë kurrë një kandidat që nuk është konsultuar paraprakisht nga Presidenti, duke përdorur si alibi leximin e gabuar të fjalës "bashkëpunim institucional" si "konsultim paraprak". Një turmë deputetësh dhe gazetarësh të mësuar të mbrojnë gjithcka thotë udhëheqësi i tyre mbushën ekranet dhe median me akuza se pa konsultim Presidenti ka shkelur e po shkel kushtetutën. Asnjë nuk citoi një germë apo nen konkret kushtetues, një vendim apo parim të vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Thjesht ashtu foli i pari, ashtu imitojnë ndjekësit besnikë. Javë më parë parlamenti e zgjodhi kreun e Bankës, këtë javë edhe atë të KLSH. Të dy sipas kushtetutës: Presidenti dekreton propozimin, parlamenti voton. E njëjta kushtetutë, të njëjtat institucione, të njëjtit individë protagonistë, të njëjtit deputetë që brenda një muaji, në emër të kushtetutës, votojnë dy standarde të ndryshme. Alibia e radhës: nuk duam vakuum në institucion; kur ky parlament ka lënë Avokatin e Popullit 1 vit pa mandat, RTV disa muaj pa këshill drejtues, 3 gjyqtarë në Gjykatë Kushtetuese dy vjet me mandat të skaduar, etj, etj. E verteta është ndryshe. Kushtetuta dhe ligji përdoren si alibi, deformohet thelbi e parimet e saj, atakohen institucione e individë vetëm e vetëm se interesi i ngushtë partiak nuk përputhet me emrat, institucionet dhe aktivitetin e tyre kushtetues. Prej 13 vitesh Shqipëria ka kushtetutë, por cdo qeveri e parti sheh e lexon tek ky dokument kushtetutën e saj, dicka të ndryshme, të deformuar dhe abuzive me pushtetin. Dhe kur kjo ndodh me kushtetutën, sa garanci ka për zbatimin korrekt të ligjeve, akteve nënligjore, rregullave dhe standardeve të tjera plotësuese? www.shqiptarja.com
Skënder Gjinushi
“PD-PS, skemë për të vjedhur mandatet"
T
TIRANE
ë vegjlit të pakënaqur ndaj Komision it për Reformën Zgjedhore dhe akuzat për një marrëveshje të heshtur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, me qëllimin final dobësimin e partive të vogla në zgjedhjet e ardhshme të 2013ës. Kreu kësaj partie Skënder Gjinushi deklaroi se reforma zgjedhore po dështon, pasi sipas tij, është e komanduar dhe e parafabrikuar, duke u përsëritur i njëjti skenar si në 2009-ën. "Pra nga një anë bëjmë reformë, për të mos të vjedhur votën dhe nga ana tjetër mbajmë sisteme që vjedhin mandate. Ata që gjoja bër-
tasin se të vegjëlit jetojnë në kurriz të të mëdhenjve, shpikën 'Dushkun e parë' kundër të vegjëlve, pastaj shpikën 'Dushkun e dytë' për të komanduar votat midis të vegjëlve dhe së fundi mbajnë një sistem të ashtuquajtur spanjoll, për eliminimin e partive të tjera", ka qënë akuza e Gjinushit. Për të, ajo që deformohet është vota e shqiptarëve pasi më 2009 janë 160-170 mijë vota që nuk përfaqësohen në Kuvendin sipas vullnetit të dhënë prej zgjedhësve. "Pra janë deformuar jo pak, por 15 deri 16 mandate, ndërkohë që Berisha qeveris vetëm me katër mandate të blera", tha Gjinushi. Ai ka kërkuar që PS të mos sillet, si një
mbështetëse e PD në hapat që do të ndërmerren në reformën zgjedhore. "Në rast se PS do të pranojë të bëjë reformë sipas tekave të PD, atëherë ajo është e dështuar dhe kjo shkon absolutisht në dëm te demokracisë dhe në dëm të opozitës", tha Gjinushi. Sipas tij, PS nuk duhet të jetë në tavolinën e reformës për të shërbyer si alibi, për reformat e rreme të PD. Më tej Gjinushi i bën thirrje PS që të mbrojë votat e partive të vogla që janë pjesë e opozitës së bashkuar. Ndërsa kreu i PSV, Koçi është shprehur se aleanca e këtyre partive opozitare është në funksion të maksimizimit të votave dhe aspak si kundërpeshë ndaj Partisë Socialiste.
E shtunë, 17 dhjetor 2011
7
POLITIKE KADELI, FAMILJAR TË SËMURË, NË VOTIM
YLLI ME "HERNIE DISKALE", NË VOTIM
Kryetari socialist Rama në argumentin e tij në lidhje me propozimin për penalizim të deputetëve që munguan në votën kundër në seancë ndaj kandidatit për postin e kreut të KLSH, Bujar Leskaj ka përmendur faktin se kishte deputetë, siç është rasti i Gjovalin Kadelit, i cili kishte bashkëshortën të sëmurë dhe ka ardhur nga Lezha për të marrë pjesë në këtë seancë për të zbatuar vendimin politik të grupit parlamentar, pavarësisht se mund të ishte i justifikuar. Ndërsa deputetë pa arësye mungojnë.
Kreu i PS Rama, teksa ka sqaruar propozimin për heqjen e mandatit për deputeten socialiste Rudina Seseri, të cilën e kishte telefonuar për të ardhur në këtë seancë dhe nuk kishte ardhur, ka përmendur rastin e deputetit Fidel Ylli. I cili pavarësisht se ka qënë i operuar, ishte i sëmurë me "hernie diskale", është ngritur nga krevati i spitalit e ka mbërritur direkt në sallën e Kuvendit për të zbatuar vendimin politik të grupit parlamentar. Ndërkohë që deputetja në fjalë por dhe Islami, s'marrin pjesë në votim.
Kryesia e PS penalizon deputetët që munguan në seancën për Leskajn në KLSH
Majko në OKB, përjashtim Islamit, Seseri pa mandat Ish-kryeministri pranon kandidimin. Islami: S'kam njoftim Lajmi
TIRANE
JAKIN MARENA
T
ërmet" më Partinë So cialiste. Kryesia ka ven dosur për përjashtimin e Kastriot Islamit nga grupi parlamentar socialist si dhe është kërkuar dorëzimi i mandatit të deputetit nga ana e Rudina Seserit për shkak se s'ka marrë pjesë në asnjë nga seancat parlamentare. Dhe më "bomba" ka qënë deklarimi i Pandeli Majkos, ish-kryeministër i vendit se është kandidat për ndihmës sekretar i përgjithshëm i OKB për Evropën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Gjithçka ka filluar teksa Rama ka mbledhur këtë forum për të prezantuar kandidatin për kreun e Avokatit të Popullit Igli Totozani dhe probleme organizative të partisë, por që më pas është kthyer në një "gijontinë" për deputetët e PS që kanë thyer vendimin e partisë. Rama i ka kërkuar llogari Majkos se përse nuk ka qënë prezent në seancën plenare të ditës së enjte për të hedhur votën kundër dekretit të Presidentit për emërimin e Bujar Leskajt si kryetar i KLSH, duke thyer vendimin politik. Majko, që deri në ato momente nuk kishte preferuar të ndante me askënd nga bashkëpartiakët e tij lajmin, ka shpjeguar se në momentin kur ishte votimi për Bujar Leskajn ka qënë në intervistë si kandidat për postin e zv.sekretarit të përgjithshëm të
Edi Rama riprezanton "Kurban"-in
K
Ish-kryeministri Majko pritet të jetë ndihmësekretar i OKB për Evropën dhe vendet e ishbashkimit Sovjetik. Kryesia e PS ka vendosur t'i propozojë grupit përjashtimin e Islamit, dhe Seserit t'i kërkohet dorëzimi i mandatit të deputetit, për thyerje të vendimit politik.
TANI NE GREQI
Majko OKB, për Evropën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Pasi ka dhënë këtë shpjegim, kryesia dhe Rama janë njohur me arësyen e mungesës së Majkos në votimin kundër për Bujar Leskajn në Kuvend. "Unë jam vënë në dijeni që emri im, si shqiptar, është duke u konsideruar për një kandidaturë të mundshme pranë Kombeve të Bashkuara, në pozicionin e ndihmës sekretarit të pergjithshëm të Europës dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit", thotë Majko në njoftimin për mediat. Ai ka nënvizuar se për një politikan karrierë si ai, pavarësisht moshës së re, është gjithmonë i mirëpritur rasti për të dhënë
Pandeli Majko nga viti 1992 është deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Më 1999, kur ishte kryeministër, ai menaxhoi situatën gjatë luftës në Kosovë. Më 2003 ka qëndruar gjashtë muaj sërish kryeministër, më pas ka qenë ministër i Mbrojtjes, ndërsa ka qënë në vite një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste
kontributin individual përtej kufijve kombëtarë. "Marrja në konsideratë për të qenë pjesë e mundshme e një qeverisje globale do të ishte një nder për cil-
indo politikan karriere. E theksoj, kandidimi i emrit tim është thjesht në stadin e kandidaturave jo të pakta që arrijnë pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, dhe që në fund është Shkëlqesia e tij Zt.Ban Ki-moon ai i cili do të përzgjedh kandidaturën më të përshtatshme", sqaron më tej Majko. Duke nënvizuar se vazhdon të jetë deputet i PS dhe të japë kontributin tim gjithashtu brenda Kryesisë së PS. Ndërkohë që për Islamin nuk ka pasur asnjë lloj justifikimi, duke qënë se sipas kryesisë rasti është i përsëritur dhe përjashtimi i tij nga grupi i PS do të bëhet ditën e martë në mbledhjen e radhës.
Në media mësohet se pas këtij vendimi, Islami të ketë thënë se "më përjashtuan nga partia 30 vjet pas eliminimit të Mehmet Shehut. Byroja e para 30 viteve i kërkoi Mehmetit autokritikë". Por i kontaktuar nga gazeta ai ka mohuar gjithçka. "Nuk kam asnjë njoftim zyrtar prandaj nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk di çfarë është komentuar në emerin tim në media", tha Islami për "Shqiptarja.com". Ndërsa deputetja Seseri, do dorëzojë mandatin, për arësye se ka qënë në seancë vetëm në momentet kur është vënë në rrezik djegia e mandatit, madje duke plotësuar dhe kuorumin e mazhorancës.
Kryesia, debatet
Shtab elektoral i PS për zgjedhjet
K
TIRANE
ryesia e Partisë Socialiste nuk është marrë vetëm me penalizimin e deputetëve që kanë munguar në seancën e votimit të Leskajt në krye të KLSH, por ka ndërmarrë dhe udhëzime organizative, teksa në këtë mbledhje të parë janë ndarë detyrat për anëtarët e rinj të forumit dhe sekretariatit. Kështu kreu socialist Rama ka kërkuar ngritjen e një shtabi të ri për organizimin e partisë, me funksionet e një shtabi elektoral me detyra të mirëpërcaktuar. Në këtë këndvështrim do të bëhet dhe shpërndarja e re e anëtarëve të Asamblesë, kryesisë dhe të Sekretariatit, sipas zonave të përcaktuara, në funksion të përgatitjes për çdo moment të zgjedhjeve, qofshin
këto dhe të parakohëshme. Rama me sa duket përgatitet për çdo të papritur që mund të ndodhë vitin e ardhshëm duke kërkuar nga kryesia e PS dhe sekretariatit që të jenë në gatishmëri të plotë. Qoftë dhe për të implementuar dhe përshtatur kodin e ri zgjedhor me strategjinë politike të PS dhe të opozitës për të marrë pushtetin. "U informova lidhur me prononcimet e partive të vogla për reformën zgjedhore. Dua të përsëris vullnetin e plotë të Partisë Socialiste për të dëgjuar dhe për t'u dakordësuar me të gjitha partitë e vogla të interesuara për ndryshimin e sistemit zgjedhor", ka deklaruar Rama pas kryesisë. Ndërkohë që po dje është prezantuar dhe kandidati për Avokatin e Popullit, Totozani që do miratohet në Grup dhe në Kuvend.
ryetari socialist Edi Rama menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PS është nisur për të prezantimin e librit të tij "Kurban" në shtetin fqinj, në Greqi. Fillimisht ka mbërritur në Selanik ku në prezencë të qytetarëve shqiptarë, emigrantë në këtë qytet por dhe degës së PS për këtë qytet grek, ka folur për librin e tij duke e cilësuar si një vështrim për të ardhmen e vendit. Ndërkohë që ka firmosur dhe autografe për pjesmarrësit e shumtë në këtë prezantim të librit. Më pas Rama pritet të mbërrijë në Athinë, për të prezantuar librin. S'përjashtohet takimi me Papandreun.
ZËVENDËSIMET
Në Kuvend hyjnë Ikonomi dhe Kallço
N
ë rastin e mund shëm të pranimit të kandidaturës së ishkryeministrit Majko për të qënë zv.sekretar i përgjithshëm i OKB për Evropën dhe vendet e Ish-Bashkimit Sovjetik, atëherë sipas listës rajonale emërore të Korçës vendin e tij në Kuvend do ta zinte kandidatja Irena Kallço që vjen në radhë pas deputetes Xhaçka. Ndërkohë që vendin e deputetes Rudina Seseri do ta zërë kandidati Edison Konomi, që është në listën rajonale të Durrësit. Konomi përfiton për vetë faktin se kandidati që kishte radhën përpara tij, Gjon Bardhi në zgjedhjet e 8 majit është zgjedhur kryetar i bashkisë së Fushë-Krujës.
8
E shtunë, 17 dhjetor
AKTUALITET
Shkodër, vrau me 6 plumba për hakmarrje, plagoset kalimtari
N
jë person i identifikuar nga policia ka varë me armë zjarri Nush Gjergaj 60 vjeç, pronar autoshkolle nga Bajza e Malësisë së Madhe si dhe ka plagosur një kalimtar të rastit Shaban P, 55 vjeç. Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen "Manush Alimani" pranë Shkollës së Ndërtimit në qytetin e Shkodrës. Autori mësohet se ka ndjekur Nush Gjergjaj, ku ky i fundit ishte në një lokal. Polica ngre
dyshimet se viktima dhe i plagosuri kanë qenë të shoqëruar së bashku. Sapo ka dalë nga lokali, mbi trupin e Gjergjaj erdhën 6 plumba, që e rrëzuan të pajetë në tokë. Aksidentalisht plumbi i drejtuar për viktimën ka kaluar dhe në trupin e shokut të tij. Personat që ishin në vendin e ngjarjes kanë dërguar të plagosurin në spitalin e Shkodrës, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.Inspektorë të
Krimit si dhe drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës mbërritën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet paraprake. U gjendën 6 gëzhoja automatiku, të cilat janë sekuestruar, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur. Pistat sipas polcisë bien lidhur me hakmarrjen pasi babai i viktimës është person që ka kryer një vrasje më parë. Policia ka shoqëruar në komisariat rreth 10 persona të dyshuar.
Flasin protagonistët e sherrit me deputetin e PS: "Na shkatërruan mallin"
Vëllezërit Sheqeri: Ja pse e ‘dhunuam’ deputetin Tahiri “E ofendova se nuk e dija që ishte deputet,u nevrikosa” Lajmi
lëkë investime aty,s'mund të luajnë ata me djersën tonë.
Sajmir Tahiri
Vëllezërit Mustafa dhe Shemsi Sheqeri, që u konfliktuan me deputetin socialist Sajmir Tahirin, në një intervistë për shqiptarja.com kanë deklaruar të gjitha momentet e konfliktit. Vëllezërit thanë se nuk kishin djeni që ai ishte deputet, por ishin të nervozuar nga shkatërrimi i mallit ndaj dhe kanë ofenduar.
Deputeti socialist thotë se policia ka shoqëruar dy vëllezërit në komisariat, ndërsa vetë Tahiri do të ndjekë me kujdes të gjitha procedurat ligjore për të bërë një kallëzim penal ndaj policisë, e cila ka sipas tij është treguar neglizhente ndaj konfliktit të ndodhur.
Në foto: Mustafa Shqeri, Shemsi Sheqeri dhe deputeti Sajmir Tahiri
TIRANE
BESMIRA MUÇAJ
P
as incidentit të ndodhur mes deputetit Sajmir Ta hirit dhe dy vëllezërve Shemsi dhe Mustafa Sheqeri kanë reaguar këta të fundit, të cilët janë shprehur se konflikti ka vijuar për shkak të shkatërrimit të mallit të dyqanit, që kishin në zonën e quajtur "fshati turistik". Nga intervista e Mustafa Sheqerit mësohet se ai nuk kishte lidhje politike,siç ishte cituar nëpër media. Vëllezërit Mustafa dhe Shemsi Sheqeri kanë deklaruar për shqiptarja.com se incidenti nuk ka ndodhur për fajin e tyre, por se dy persona kanë shkatërruar një pjesë të
mallit me zbukurime të pemës që ishin në dyqan. 28 vjeçari Mustafa Sheqeri ka pohuar se është telefonuar nga i vëllai i tij Shemsiu, i cili i ka thënë që të vinte urgjentisht se po shkatërrohej dyqani. Fillimisht Sajmit Tahiri i është prezantuar 28 vjeçarit Sheqeri se ai ishte deputet ndërsa përgjigja ishte, "e kujt i ha.. se ti je deputet".I ofenduar nga ky reagmin deputeti i opozitës ka deklaruar për shqiptaraja.com se do të padisë policinë, e cila është treguar neglizhente ndaj këtij akti të shëmtuar. Policia ka deklaruar se protesta nuk ishte paralajmëruar.
Mustafa si ndodhi incidenti me deputetin Tahiri? Të them të drejtën, unë isha në shtëpi gjatë kohës që po zhvilloheshin protestat nga të rinjtë e FRESH-it. Më mori vëllai në telefon dhe më tha se dy persona po i bien mallit me shkelma. U nevrikosa dhe u nisa menjëhërë në drejt dyqanit. Me kë patët kontaktin e parë? Takova vëllain dhe më tregoi personat që kishin ndërhyrë për të gjuajtur me mallin e dyqanit. Kapa njërin dhe i thashë: "Ç'farë i bën mallit ore? Ai u largua menjëhërë
dhe aty na u afrua dhe një çun me syze. Mu prezantu dhe më tha jam deputet. As që e dija se çfarë ishte ai. Unë s'merrem me politikë, kam punët e mia dhe biznesin tim. Ata mund të jenë deputeta e ministra, por s'kanë të drejtë t'më dëmtojnë dyqanin. Si vijoi ngjarja? Unë bëra llafe me deputetin Tahiri, isha i nevrikosur, por incidenti nuk ndodhi për fajin tonë. Unë s'kisha lidhje fare as me protesta dhe as me ngjarje. Erdha me një frymë kur mora vesh që po më prishnin dyqanin. Kam 5 milion
Si reagoi policia? Policia, mesa mora vesh unë, i paralajmëroi dhe i tha që s'keni për të qëndruar para dyqaneve dhe Ministrisë së Brendëshme. Ata s'dëgjuan por u përqëndruan aty. Polica ndërhyri dhe na shoqëroi në komisariat. Jemi pyetur dhe kemi qëndruar aty për rreth 7 orë. A jeni ju militant i PD-së? Absolutisht jo. Ne s'kemi lidhje me politikën. Unë jam marrë në vitin 2009 dhe i kam mbështetur antarët e partisë socialiste. Tani kemi dyqanet tona dhe punojmë së bashku me vëllain. Kur u inagurua "Fshati Turistik" ne menduam të merrnim një dyqan me qira, për të bërë xhiro dhe për të rritur të ardhurat tona. Ju fyet deputetin, a ishte e drejtë kjo? Jo.Unë e pranoj që kam bërë gabim, pasi nuk duhet t'i isha përgjigjur ashtu. Nuk e dija që ishte deputet. Gabimi im është se s'kisha djeni që në fillim për ngjarjen dhe erdha nxitimthi, nga nervat i bëra kur pashë dyqanin me mall për tokë. Unë kam dalë të fitoj dhe të nxjerr të ardhura, s'doja të konfliktohesha me deputetet.
Parandalimi
Tentuan të grabisin me armë taksistin
N
TIRANE
jë grabitje me armë ndaj një tak sisti është parandaluar ditën e djeshme nga forcat e policisë së Tiranës, ndërsa në pranga kanë përfunduar organizotori i grupit si dhe dy pjestarët e tjerë. Arlind Dani, 56 vjeç, lindur në Burrel, në bashkëpunim me dy të mitur Roland Shyti 17 vjeç, lindur në Krujë dhe E.H, 16 vjeç, lindur dhe banues në Kamëz, janë arrestuar në flagrancë gjatë kohës që do kryenin grabitjen. Inspektorë të Hetimit
të Krimit, në bashkëpunim me Sektorin e Vjedhjeve dhe Grabitjeve me Dhunë kanë pritur momentin që ata
do të fillonin misionin për të grabitur me armë taksistin. Lajmi për këtë akt kriminal është mundësuar falë zbardhjes së tabulateve telefonike, pasi ky grup kishte muaj që ishte në ndjekje dhe në hetim nga policia e Tiranës. Burimet e policisë bënë me dije se gjatë ndalimit, kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automatik Model 56, një krehër me 7 fishekë, një kapuç, tre palë doreza farmacie, një thikë, si dhe 7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Plani i grabitësve ishte në zonën e "Rrugës së Durrësit", pikër-
isht ku ishin dhe disa taksi. Pas marrjes në pyetje dhe gjatë hetimeve të kryera policia konfirmoi se dy prej të arrestuarve janë autorë të një vepre tjetër penale. Arlind Dani dhe Roland Shehi dyshohet të jenë autor të vjedhjes me armë, kryer në bashkëpunim të karburant "Elda", ngjarje e ndodhur me datë 03 tetor 2011, në Kamëz Tiranë. Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimit e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta persona. Sendet e sekuestruara si provë materiale do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.
LAJME SHKURT Aksidenton 5 vjeçaren dhe hallen e saj
Një 5 vjeçare që ishte duke kaluar rrugën së bashku me hallën e saj është aksidentiar nga drejtues automjetit. Ngjarja ka ndodhur në Lagjen Nr. 7 në Korçë gjatë pasdites së djeshme. Sipas burimeve të policisë autori është Vasjan Tona, 24 vjeç, banues në Lagjen Nr. 2 Korçë. Shoferi kishte një makinë tip MBenz me targë KO 0396 B. Ai ka aksidentuar kalimtaren me inicialet Q. Ahmeti, 56 vjeçe dhe mbesën e saj G. A, 5 vjeçe, të dyja banuese në Lagjen Nr. 4 Korçë. Pas dhënies së ndihmës së parë, dy të dëmtuarat janë në spitalin e Korçës. Mësohet se aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj autorit ka nisur procedimi penal për "Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor".
Vret veten 24 vjeçari, arrestohet vëllai dhe gruaja
Një kushtet e depresionit ka vrarë vetën dje një 24 vjeçar i quajtur Gentian Zhuri, nga fshati Çermë i Lushnjes. Ai është gjetur i plagosur nga familjarët por si pasojë e plagëve të rënda është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku rreth orës 18:30 ka ndërruar jetë. Në sajë të hetimeve të policisë është verifikuar se arma me të cilën është kryer vetëvrasja nuk ka qenë më leje. Për këtë qëllim është arrestuar vëllai Shaban Zhuri 35 vjeç dhe kunata të viktimës Lumturi Zhuri, për mos kallëzim krimi. Kunata është akuzuar për mos denoncimin në polici të mbajtjes së armës nga burri i saj dhe për fshehje të armës. Policia ka sekuestruar dhe automatikun me të cilën u krye vrasja.
Kapet i kërkuari për vrasje
Një person i kërkuar për vrasje është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Shkodrës. Dedë Hasanaj 26 vjeç ka varë në Dukagjin një vit më parë dy antëarë të një familje. Fillimisht autori ka vrarë djalin ndërsa më pas ka plagosur babain. Viktima është Zek Ndue Tonaj dhe ka i plagosur rëndë ka mbetur babai i viktimës Ndue Tonaj. Si pasojë e kësaj ngjarje Gjykata e ka dënuar Hasanajt me 23 vite burg. Ndërkohë që prej muajit prill, kohë në të cilën ndodhi ngjarja, ai i fshihej policisë. Forca e rendit kanë organizuar disa operacione për kapjen e tij, por të gjitha kishin dështuar. Kapja e 26 vjeçarit, u bë e mundur,ditën e djeshme në afërsi të banesë së tij, në fshatin Nicaj.
E shtunë, 17 dhjetor
9
AKTUALITET
"Dajti me dyer të D mbyllura", Gjykata përgënjeshtron policinë
y shkresa kontadriktore, kanë mbërritur dje në redaksinë e "Shqiptarja.com" nga dy institucione tejet të rëndësishme të shtetin, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Bëhet fjalë për një shkrim të botuar dje, referuar një kërkese (faksimile e saj) të nëndrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Agron Kuliçaj, për gjyqin ndaj Dritan Dajtit, nëpërmjet së cilës, ai i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda, që gjyqi të bëhet me dyer të mbyllura, pa
media dhe pa familjarët e 4 oficerëve të vrarë. E para që është shqetësuar, është Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila në njoftimin e saj thotë tekstualisht, se i ka kërkuar:"…konkretisht Gjykatës dhe Prokurorisë për Krime të Rënda që të krijohet mundësia që punonjësit e strukturës së forcës së posaçme operacionale, të dëshmojnë në seancë me dyer të mbyllura". Por pasditen e djeshme, në redaksi mbërrin një tjetër shkresë, për të njëjtën
çështje, këtë herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila pretendon se kërkesa i ka ardhur jo nga policia por vetëm nga prokuroria."Gjykata për Krime të Rënda, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda, ashtu siç është vepruar në raste të tjera në këtë gjykatë për pyetjen e dëshmiatrëve, oficerë apo efektiva të forcave speciale të policisë...", thuhet në këtë njoftim zyrtar që hedh poshtë për të njëjtën çështje, atë të policisë.
Ja si u votua, 4 pro vetëm Dvorani kundër
Gjyqi i Metës gjunjëzohet prokuroria, i bien provat
Lajmi Gjyqi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta në Gjykatën e Lartë, ka mbyllur dje shqyrtimin gjyqësor në disfavor të prokurorisë. Ka qenë pikërisht relatori i çështjes Adrian Dvorani, i cili ka votuar më parë edhe kundër pranimit të ekspertizës shqiptare për hedhjen poshtë të videopërgjimit, që edhe dje ka kundërshtuar me votën e tij, mospranimin e 3 provave të rëndësishme të akuzës.
TIRANE
POLI HOXHA
G
jykata e Lartë dje mund të konsiderohet se i ka dhënë fund gjyqit penal për korrupsion, ndaj Ilir Metës. Kjo pasi ka pranuar të gjitha provat shkresore të mbrojtjes dhe ka hedhur poshtë prokurorinë për disa nga provat që prej saj, konsideroheshin të rëndësishme. Goditja më e rëndë, ka qenë rrëzimi i "asit nën mëngë", siç ishte pretenduar nga prokurori Bujar Shehi, kur Kolegji Penal, nuk pranoi hapjen në sallë të dokumentit orgjinal të pahapur ndonjëherë të video-përgjimit në laptopin e sekuestruar nga ish ministri i ekonomisë. Madje as kërkesa e akuzës për 30 ditë kohë për të përgatitur pretencën, nuk u pranua. Seanca e rradhës, u caktuar për datën 6 janar të vitit 2012, kur prokuroria do të paraqesë arsyet, se pse Meta duhet dënuar për veprën penale të korrupsionit, dhe mbrojtja do të sjellë argumetat e saj kundër.
VENDIMET
Kështu dje me një vendim të ndërmjetëm, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për dëgjimin në seancë të një dokumenti orgjinal që gjendet në laptopin e sekuestruar nga Prifti dhe transkriptimin e videos Meta -Prifti, në emisionin "Top Story" të drejtuar nga Sokol Balla. Kërkesa u bë nga prokurori i çështjes Bujar Sheshi, gjatë paraqitjes së provave materiale dhe shkresore, por më pas u hodh poshtë nga Kolegji Penal. Trupi gjykues pranoi të merrte në cilësinë e provës nga ana e akuzës, vetëm laptopin , USBnë dhe orën që ka shërbyer si kamera gjatë video-përgjimit të
Pranohet mbrojtja, hidhet poshtë dëgjimi në sallë i bisedës orgjinale VOTAT E KOLEGJIT PENAL QË HODHËN POSHTË 3 PROVA TË PROKURORISË DHE PRANUAN TË GJITHA PROVAT E MBROJTJES
Ardian Dvorani- Kundër Arjana Fullani- Pro Gani Dizdari- Pro Guxim Zenelaj- Pro Majlinda Andrea- Pro
PROVAT E PRANUARA TË MBROJTJES
1-Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme në vitin 2002 për heqjen e imunitetit Dritan Priftit. 2-Shkresën e Ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, ku thuhet se dikasteri i tij nuk ka marrëveshje me asnjë vend për të kryer ekspertiza si ajo e video-përgjimit. 3- Dokumenti që vërteton se Dritan Prifti, e ka anuluar tenderin e naftës bruto në Albpetrol, për tja dhënë më pas drejtpërdrejtë, kompanisë "Tea Konstruksion", ku është aksionere edhe bashkëshortja e tij. PROVAT QË JU HODHËN POSHTË PROKURORISË
1-Përjashtimi i shikimit dhe dëgjimit të videos, direkt nga file (dokumenti) përkatës i laptopit, në sallën e gjyqit. 2- DVD-të, e emisionit "Top Story", ku është transmetuar i plotë video-përgjimi dhe transkiptimi nga oficerët e policisë gjyqësore, të intervistës aty të Dritan Priftit. 3- Nuk pranohet asnjë e dhënë e paraqitur nga prokuroria marrë nga mediat online, në internet. famshëm. Gjithashtu do të administrohen disa dokumente shkresore që lidhen me tenderin e naftës bruto dhe koncesionin e HEC-it të Shushicës, për të cilat diskutohet në video
dhe janë paraqitur si prova nga të dyja palët. Gjykata e Lartë, ka pranuar të gjitha provat e mbrojtjes mes të cilave kërkesën e Prokurorisë në vitit 2002 për heqjen e imunitetit
MBROJTJA E METËS
Dokument që rrezikon Dritan Priftin
G
jykata e Lartë, pranoi të merret parasysh si provë edhe një dokument i ri, i paraqitur për herë të parë nga mbrojtja e Ilir Metës, siguruar vetëm 4 ditë më parë. Aty vërtetohet sipas tyre, se për ankandin e naftës bruto të zhvilluar dhe më pas të anuluar nga "Albpetrol", ku përfshihej edhe e shumë përfolura kompani "Halili Hollding", Prifti e ka paracaktuar që të fitohet nga ortaku i të shoqes dhe dajos së vet, Ardian Xhillari, pronar i firmës "Tea Konstruksion". Menjëherë pas seancës, optimist, avokatët e Ilir Metës janë shprehur se, tashmë çështja, është e fituar prej tyre, ndërsa i kanë bërë thirrje Prokurorisë që të reflektojë në pretencën e 6 janarit, 2012. deputetit Dritan Priftit, për korrupsion gjatë kohës që ka drejtuar KESH. Por edhe argumentin e këtij të fundit në atë kohë nëpërmjet një letre drejtuar kryesisë së Kuvendit dhe Presidencës, se "kishte dëmtime në tru, pas një operacini dhe se nuk dëgjonte mirë në një përqindje tejet të lartë", fakt ky që synon ta nxjerrë të pabesueshëm dëshmimtarin
kryesor të akuzës.
PROVAT
Seanca e cila u zhvillua mes debatesh të shumta, u hap me paraqitjen e provave të akuzës, përfaqësuar nga prokurori Bujar Shehu. Prokurori: Sot ne kemi sjellë ashtu siç na kërkuat në seancën e parë si provë, laptopin e sekuestruar nga Dritan Prifti, ku është hedhu video-përgjimi, USB-në dhe orën-kamera. Gjithashtu pavarsisht nga ekspertiza, në laptop ekziston një dokument, i pa hapur asnjëherë, ku gjendet bruto videopërgjimi. Gjykata: Ju pretendoni që të dëgjohet dhe shihet këtu video? Prokurori: Po. Avokati: Ne jemi kundër kësaj, sepse video-ja, i është nështruar njëherë një akt ekspertimit. Po pretendohet që ka dokument. Që një material të quhet dokument, duhet të plotësojë kriterët që jep ligji, dhe ky nuk i plotëson. Prokurori: Akti i ekspertimit nuk ka lidhje. Ne kërkojmë të dëgjohet direkt nga laptopi që ju kemi sjellë. Në laptop, nuk ka ndërhyrje, biseda është bruto. Ky file, nuk është hapur asnjëherë. Avokati: Prokurori, duhet ta kishte kërkuar këtë gjë që ditën e parë, sipas ligjit tani kjo nuk mund të kërkohet, vetëm nëse paraqitet si provë e re. Nëse duhet dëgjuar, le të dëgjojmë orën-kamera, nga e cila është kryer përgjimi. Prokuroria me këtë kërkesë, do të na fusë në kurth. Ekspertët, janë shprehur njëherë. Prokuroria, nuk mund të ndikojë. Prokuroria: Të përfshihen si prova edhe CD-ja e emisionit
"Top Story", në Top Channel, ku video është dhënë e plotë dhe transkiptimi i intervistës së Dritan Priftit kryer nga oficerët e policisë gjyqësore. Avokati: Kundërshtoj. Ky material, nuk është kërkuar ditën e parë. Por nuk kanë vlerë, sepse nuk ka pse merret parasysh intervista e Priftit në një televizion, kur ai ka dëshmuar vetë këtu përpara jush. Prokurori: Prova tjetër që paraqesim, është DVD, e emisionit "Fix Fare". Avokati: Jemi dakord. Prokurori: Tjetër provë, janë tabulatet e numrave të telefonit të Dritan Priftit, Pajtim Sulës, Bekim Halilajt, Agim Rrapajt dhe Fatmir Merkajt. Avokati: Raportin dhe analizën e tabulateve, e ka kryer një person jo kopetent në fushën e telekomunikacionit. Prokurori: Kërkojmë si provë tjetër, procesverbalin e regjistrimeve të sistemit TIMS, për largimin e Ilir Metës jashtë vendit më datë 2.5.2011. Gjithashtu procesvebalin për sms-të e telefonit të Dritan Priftit. Kërkojmë si provë edhe publikimet në mediat online për këtë çështje. Avokati: Nuk jemi dakord. Në internet mund të hidhen cfarëdolloj gjërash. Prokuroria: Procesverbalet për konfliktin e kompanisë " Vëllezërit Tola" me APP, i paraqesim si provë tjetër. Gjithashtu edhe memon e kësaj kompanie drejtuar ministrit Prifti. Korespodencën e shoqërisë "Halilaj Hollding" me ALBPETROL,. Dokumentacionin e ankandit të ALBPETROL për naftën bruto, të anulluar.
10
E shtunë, 17 dhjetor
EKONOMI SHTIMI I RRESHJEVE
KOMPENSIMI I ENERGJISË
Rreshjet e këtyre ditëve kanë rritur nivelin e ujërave në liqenet e hidrocentraleve të Drinit. Niveli në liqenin e Fierzës ka arritur në 264.30 metra dhe prurjet janë 200 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është 171.92 metra me prurje 300 metër kub në sekondë, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli i ujit ka arritur në 73.21 metra dhe prurjet 20 metër kub në sekondë
Familjet në nevojë do të vazhdojnë që të marrin ndihmë ekonomike për energjinë elektrike. Edhe pse nuk pati rritje të çmimit të energjisë elektrike, ministri i Punës Spiro Ksera deklaroi se disa grupe të veçanta do të përfitojnë kompesimin e energjisë elektrike deri në 640 lekë në muaj. Ksera përshëndeti vendimin e Entit Rregullator të Energjisë lidhur me tarifat, të marrë pardje
Rritje e pandalshme e kredive me probleme, tani 18.6 për qind
Tetor, kredia e keqe arrin në 1 miliard USD Megjithatë, bankat fitojnë 26 milionë dollarë Lajmi Kredia e keqe ka vijuar të rritet, nga 18.4% që ishte në shtator, në 18.6 për qind të portofolit total të kredisë së dhënë nga sektori bankar në fund të muajit tetor të këtij viti
TIRANE
GENC KONDI
S
ituata e kredive të kë qija duket se po del to talisht nga kontrolli, pavarësisht nga masat që përpiqen të marrin bankat. Kreditë e këqia llogariteshin në 11.6 për qind në fund të muajit janar një vit më parë. Gjatë kësaj kohe, niveli dhe raporti i tyre me totalin e portofolit të kredisë ka njohur veç rritje, për të kaluar te shifra më e fundit, kur, niveli i tyre po barazohet me afro një të gjashtën e gjithë sasisë. Sipas ekspertëve, kjo situatë ze fill, si edhe në vende të tjera, me agresivitetin e viteve të fundit nga sektori banker shqiptar për të dhënë masivisht kredi. Por, kjo situatë hasi në një problematikë të theksuar, me fillimin e krizës së borxheve në vendet e zhvilluara dhe ato fqinje, duke gjetur pasqyrim në ekonomminë shqiptare me rënie të remitancave, si dhe bllokim të shitjeve në industrinë e ndërtimit, si dhe me vonesa të theksuara të pagesave shtetërore për punët publike të kryera, që llogariten në dhjetëra miliona euro dhe që po zgjatin prej vitesh. Llogaritur në raport me shifrët totale të kredisë së dhënë nga institucionet bankare në vend, del se është në masën 101.5 miliardë lekë të reja sasia e
parave që nuk po kthehen në banka, pra 976 milionë dollarë. Çështja është në se do të vazhdojë të rëndohet apo kjo situatë. Aktualisht, nuk shihet në horizont asnjë shenjë përmirësimi, megjithë hyrjen më në fund në veprim të përmbaruesve
privatë, që mund të japin një dorë për zgjidhjen e disa borxheve "kokëforta". Pesha e kredive me probleme mbi volumin total të kredisë bankare nuk pritet të bjerë nga niveli aktual prej 18 përqindësh, edhe pse faktorë të ndryshëm nuk bëjnë të mendosh për një rritje të
shpejtë të volumeve të kredidhënies, theksojnë ekspertët e sektorit. Sipas tyre, pavarësisht nga parashikimet për rritjen ekonomike, problemet e pronësisë të përjetuara nga bankat në fazën e ekzekutimeve, si dhe vështirësitë e hasura nga klientët për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm mbi kolateralet e ofruara për kreditë e reja, mosregjistrimi në hipotekë i shumë pronave etj., sjellin një ngadalësim të ndjeshëm në procesin e kredidhënies. Bizneset janë ato që përbëjnë pjesën dërmuese të volumit të portofolit të kredisë, ndaj edhe efekti është ndjerë më tepër në to. Në numër janë shumë më tepër kreditë individuale ato që nuk ripaguhen dhe për të cilat ka më pak mundësi ristrukturimi. Megjithatë, për 10mujorin sistemi bankar arriti një rezultat financiar pozitiv në vlerën e 2.8 miliardë lekëve, ndërkohë që në fund të muajit shtator fitimi vjetor kishte qënë vetëm 1.3 miliard lekë.
KRIZA
Bankat greke shesin asetet
B
anka më e madhe e Greqisë "NBG" njoftoi se ka nxjerrë në shitje filialen e saj në Turqinë fqinje, ndërkohë që edhe simotra e saj ATE do të kryejë shitje të aseteve të saj në Rumani. NBG planifikon të shesë 49 për qind të bankës turke "Finansbank", por duket e gatshme të shesë një pjesë edhe më të madhe se kaq. Ndërkohë, banka ATE lajmëroi se do të shpallë shitjen e 93.3 për qind të aksioneve të filialeve të saj në Rumani. Të dy këto institucione bankare po hasin vështirësi nga kriza që ka pllakosur Greqinë. Deri tani, nuk ka ka njoftime për cenim të aseteve të NBG-së në Shqipëri
Tarifat
CEZ: ERE na dëmtoi kredinë
Ë
TIRANE
shtë shprehur me nota kritike kompania private e shpërndarjes së energjisë elektrike lidhur me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, i cili vendosi bllokimin për të paktën tre vitet e ardshshme të çmimit të shitjes me pakicë të energjisë eltkrtike për konsumatorët. Sipas një reagimi nga zyra e shtypit e CEZ-it, kompania ka pësuar një ulje prej 19% të tarifës së shpërndarjes dhe shitjes së energjisë elektrike nga ky vendim. Tarifa fundore është mbajtur në të njëjtin nivel edhe pas rritjes prej 91% të tarifës të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) dhe rritjes prej 8.3% të tarifës së
Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST). Ky vendim nuk është në linjë me parakushtet e caktuara nga
BERZH dhe IFC për lëvrimin e huasë 65 milion eurosh, që CEZ Shpërndarje ka marrë, në mënyrë që të përmbushë planin e investimeve. Në këtë kontekst, ky vendim do të ketë ndikim të madh në situatën financiare të kompanisë dhe në sasinë e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Pas vendimit të ERE-së, shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin prej 7.7 lekë për çdo kilovatorë për konsumatorët që konsumojnë deri në 300 kilovatorë në muaj, ndërkohë që për klientët që konsumojnë mbi këtë masë, çmimi i energjisë elektrike mbetet 13.5 lekë kilovatorë. Nga drejtuesit e ERE-s u bë me dije se rritje të çmimit do të ketë vetëm për biznesin gjatë periudhës pik.
LAJME SHKURT Kriza prek festat e fundvitit
Kriza ekonomike ka ulur ndjeshëm konsumin e shqiptarëve. Prenotimet në restorante për festat e fundit të vitit janë më të ultat në këto 10 vitet e fundit. Restorantet e ish-bllokut e ndjejnë uljen e fuqisë blerëse. "Na kanë rënë xhiroja ditore gjysmë për gjysmë këtë vit", shprehen ata. Ata thonë se e kanë të pamundur të mendojnë për një menu të veçantë për Krishtlindje apo për Vitin e Ri, pasi nuk kanë ende një numër të konsiderueshëm prenotimesh. Vitet e tjera kanë menduar dhe për një orkestër, apo dixhej, këtë vit nuk e bëjnë dot këtë harxhim, pasi dhe klientët nuk pritet të shpenzojnë kaq shumë. Pronarët e lokaleve thonë se, po mundohen të thithin prenotimet nga kolektivat e punës, pasi për familjarë as që bëhet fjalë
Agjencia Fitch ul vlerësimin për bankat
Agjencia e Vlerësimit të Kreditit Fitch ka zhvlerësuar Goldman Sachs, Deutsche Bank dhe 5 nga bankat më të mëdha të investimeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Europian. Fitch uli me 2 pikë nivelin afatgjatë të bankës britanike, Barclays dhe asaj zvicerane Credit Suisse në A, nga nota 2A minus që kishin më herët. Fitch tha se sfidat në tregjet e financimit për këto banka kanë të bëjnë me zhvillimet e ekonomisë dhe me reformën rregullatore që përkeqëson kushtet e biznesit dhe ul masën e fitimeve
Spanja kalon ndjeshëm nivelin e borxhit
Gjatë tremujorit të tretë, borxhi publik në Spanjë përfaqësonte, 66 për qind të PBB-s ose 7,3 pikë më shumë se për një vit (58,7 për qind), sqarojnë shifrat e publikuara dje nga Banka qendrore spanjole. Kështu që niveli i borxhit spanjoll është gjashtë pikë mbi limitin e caktuar nga Pakti i Stabilizimit dhe Zhvillimit të BE-së (60 për qind), por mbetet rreth 20 pikë nën mesataren evropiane (85,1 për qind në 2010)
E shtunë, 17 dhjetor
11
SOCIALE
Drejtori i QSUT, Ivziku: Urdhri i Financave? I kemi marrë masat
T
ë gjitha institucionet shtetërore e kanë të ndaluar të bëjnë shpenzime të tjera, përveç pagave të punonjësve, deri më datë 31 shjetor. Urdhri i dalë nga ministria e Financave u ka shkuar të gjithë institucioneve publike në vend. Saimir Ivziku, drejtor i Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza" na shpjegon se ky urdhër nuk ka asnjë ndikim negativ për ta,
edhe nëse bëhet fjalë për ndonjë emergjencë. "Ky është një urdhër që u ka shkuar të gjithë institucioneve. Sa për spitalin që unë drejtor, ne i kemi marrë të gjithë masat që të mos kemi probleme. Tenderat janë mbyllur të gjithë me datë 10 dhjetor, ndërsa nëse do të na ndodhë që të na mungojë një medikament ne sërish i kemi marrë masat, pasi kemi alternativat e
tyre", - na thotë ivziku. Më tej ai na sqaron se nëse në QSUT do të ndodhë ndonjë urgjencë akute, ministria e Financave nuk do të hezitonte të jepte ndihmën. "Edhe nëse marrim rastin ekstrem që na ndodh një emergjencë dhe na duhen patjetër para, unë nuk mendoj se ministria e Financave apo qeveria do të ishin pengesë', - na ka shpjeguar më tej Ivziku.
Pëllumb Pipero: Në shumë raste u mungon etika profesionale në raport me pacientin
Infermierët braktisin punën Sabri Skënderi, kreu i “Urdhrit të Infermierëve”: Në zonat e thella malore mungojnë për javë të tëra, Task-Forcë për kontrollin e tyre, pushim nga puna kush nuk gjendet në krye të detyrës
Lajmi Mangësitë
Në zonat e thella të vendit infermierët lënë për javë të tëra pa shërbim shëndetësor banorët. Megjithëse kanë paga edhe më të mëdha se kolegët e tyre në zonat urbane, ata e kanë braktisur fare punën. "Urdhri i Infermierit" dhe Ministria e Shëndetësisë kanë ngritur një taskforcë për verifikimet e të gjithë shkeljeve.
TIRANE
ESMERALDA KETA
N
ë zonat e thella të ven dit mungon thuajse plotësisht shërbimi shëndetësor. Jo vetëm mjekët, por as infermierët nuk paraqiten, madje ata mungojnë edhe me javë të tëra në punë. Denoncimi është bërë nga vetë "Urdhri i Infermierit" në një takim me kryeinfermirët e vendit, ku është vënë në dukje se ata kanë një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës së një institucioni shëndetësor. "Nga testimet tona dalin në pah sjelljet e tilla që dallojnë që nga paraqitja e jashtme, mbajtja e uniformës së punës, nga lëvizjet me uniformë jashtë vendit të punës e deri te komunikimi, i cili është edhe më i rëndësishmi, apo braktisja e shërbimit me ditë të tëra, dukuri kjo kryesisht për ambulancat e fshatrave. UISH, së bashku me ministrinë e Shëndetësisë, ka ngritur një task-forcë dhe nga një inspektim i tyre kanë dalë disa problematika, janë ngritur komisionet e gjykimit profesional dhe po punojmë për ta ndëshkuar çdo rast sipas ligjit. Unë mendoj se kudo ku ky shërbim nuk është në nivelin e duhur, kudo ku manifestohen sjellje etiko-profesionale në kundërshtim me kodin etik-deontologjik, është përgjegjësi direkte e kryeinfermierëve, sepse janë ata përgjegësit e kujdesit infermieror, 24 orë më 24", - ka deklaruar kreu i "Urdhrit të Infermierit", Sabri Skënderi.
Lëvizjet me uniformë jashtë vendit të punës e deri te komunikimi, i cili është edhe më i rëndësishmi, apo braktisja e shërbimit me ditë të tëra, dukuri kjo kryesisht për ambulancat e fshatrave.
TAKIMI
REGJISTRI
E ushtrojnë profesionin 13 mijë infermierë
U
rdhri i Infermierëve" të Shqipërisë ka në institucionin e vet një arkiv prej 13 mijë dosjesh, me të gjitha të dhënat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, por aq sa është edhe nurmi i përgjithshëm i infermierëve të punësuar në vendin tonë. Gjithashtu UISH ka ndërtuar edhe regjistrin elektronik me këto të dhëna si ka shpërndarë 15 mijë kopje në formën e një libri xhepi me dokumentet kryesore të UISH-së. Edhe pak kohë më parë UISH ka marrë masa penalizuese ndaj 31 infermierëve që rezultuan se kanë kruyer shkelje në punën e tyre.
Sjelljet jo të mira etiko-profesionale të infermirëve me pacientët janë pranuar edhe nga drejtuesit e ministrisë së Shëndetësisë, të pranishëm në këtë konferencë. "Ky ka qenë një problem që çalon në sistemin shëndetësor, pasi në shumë raste infermirëve u mungon etika profesionale në raport me pacientin. Pikërisht kjo problematikë është në vëmëndje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe reformës në sistemin shëndetësor", - ka deklaruar Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrisë së Shëndetësisë. Kreu i Infermierëve të vendit, u ka bërë të ditur atyre se ata duhet t'i përsh-
taten kërkesave të tregut, në të kundërt, rrezikojnë të skualifikohen nga procesi i akreditimit, që do të nisë së shpejti. "Pa ndryshuar, nuk mund t'u rezistoni kërkesave të kohës, nuk mund t'i rezistoni konkurrencës së tregut mes institucioneve, akreditimi i të cilëve po troket, por pjesë e këtij procesi do të jeni edhe ju, do të vlerësohen burimet njerëzore, do të vlerësohet puna, cilësia dhe profesionalizmi juaj, kënaqësia e pacientit në radhë të parë, sepse braktisja nga ai do të thotë faliment për të gjithë", - ka thënë Skënderi. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Gajo, i pranishëm në këtë konferencë, ka deklaruar se reforma në shëndetësi, ku sigurisht infermierët janë një pjesë shumë e rëndësishme, ka nevojë jo vetëm për mbështetje politike, por edhe financiare.
Trajtimi
Leucemia, prek edhe të rinjtë
S
TIRANE
hqipëria numëron rreth 90 raste me leukozë mieloide kronike, një sëmundje e rëndë e gjakut, por mjekët ngrenë alarmin se gjithnjë e më shumë kjo sëmundje po prek edhe mosha të reja. "Leukoza mieloide kronike (CML) është një kancer i rrallë i gjakut. Në mbare botën CML, ka një incidencë 1-2 raste për 100.000 njerëz në vit. Ajo zakonisht prek moshën e mesme dhe njerëzit në moshë të vjetër, me një moshë mesatare të diagnozës 55-60 vjeç, por nuk mungojnë as rastet te moshat e reja. Kështu rreth 2% e rasteve të diagnostikuara janë fëmijë. Në Shqipëri janë rreth 80-90 raste me
leukoze mieloide kronike, të cilët marrin edhe trajtimin spitalor", - ka deklaruar Pal Xhumari, shef i hema-
Lajmi Leukoza mieloide kronike është një kancer i gjakut në të cilën qelizat e bardha të gjakut rriten shumë në numër dhe janë të papjekura. Kromozomi 22 prodhon një enzimë jonormale të njohur si Bcr-Abl tyrosinë kinase, e cila vazhdimisht aktivizon sinjale që i tregojnë trupit se duhet të prodhojë qeliza të bardha. Qëllimi i terapive është të zhdukë Bcr/Abl dhe në këtë mënyrë të bëjë të
tologjisë në QSUT, gjatë një aktiviteti të zhvilluar dje, kushtuar pikërisht luftës ndaj kësaj sëmundje. "CML shumë hërshëm ka qenë trajtuar me kimioterapi, interferon dhe transplant të palcës së kockave. Në 2001 hyrja e frenuesit selektiv të tyrosin kinazes, Glivec, terapia e parë e targetuar për Ph+CML, ndryshoi rrënjësisht menaxhimin e sëmundjes. Por sërish u vu re se një pjesë e konsiderueshme e pacientëve humbnin përgjigjen nga trajtimi ose nuk e arrinin atë. Ndaj aktualisht në disa vende të botës po aplikohet, tasigna, një terapi e re, me aftësi më të mira, me specifik për Bcr/Abl (shkaktari i leucemisë), medikament ky i regjistruar edhe në vendin tonë", - ka deklaruar shefi i hematologjisë Xhumari.
?
PYETJE PERGJIGJE
Kush i akuzon infermierët për sjellje jo të mirë me pacientët dhe për braktisje të vendeve të punës?
Në fakt, ka qenë vetë drejtuesi i "Urdhrit të Infermierit" të Shqipërisë, Sabri Skënderi, që gjatë një konference të zhvilluar dje me kryeinfermierët ka deklaruar se ata jo vetëm nuk sillen mirë me pacientët, por çfarë është më e keqja, në zonat e thella të vendit, infermierët nuk shkojnë në punë për ditë të tëra, duke lënë banorët e këtyre zonave pa shërbim shëndetësor.
Ku i kanë marrë këto të dhëna?
"Urdhri i Infermierit" ka deklaruar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, është ngritur një task-forcë, e cila ka bërë kontrolle në të gjithë vendin dhe ka zbuluar shkeljet. Sipas tij, për çdo rast ata do të kalojnë në gjykim profesional dhe ndaj tyre do të merren edhe masa ndëshkuese.
Përse nuk paraqiten në punë në zonat e thella, janë të pakënaqur me pagat?
Në të vërtetë të gjithë bluzat e bardha që shërbejnë në zonat e thella, i kanë pagat disa herë më të larta se kolegët e tyre që punojnë në zonat urbane, por duke qenë se ata janë shumë larg dhe nuk ushtrohen shumë shepsh kontrolle, bluzat e bardha abuzojnë duke mos u paraqitur për ditë të tëra në punë. Megjithatë rrogën e marrin rregullisht.
Po ministria e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fenomeni? Edhe ministria e Shëndetësisë është në dijeni, por masat e marra ndaj tyre nuk kanë mjaftuar që të zhdukin fenomenin dhe qytetarët të marrin kështu shërbimin e duhur.
12
E shtunë, 17 dhjetor 2011
KULTURE
Përplasja e botuesve
PANAIR I RI Do të jetë krejt i kundërt nga ai që pamë në Nëntor, duke filluar që nga çmimi e duke përfunduar tek ajo që asnjë nga botuesit e interesuar për të qenë pjesë e tij, nuk do të lihet jashtë apo anashkalohet. Qëllimi kryesor i këtij panairi do të jetë vetëm libri dhe afrimi i lexuesit te letërsia dhe gjithçka ka të bëjë me të
ARDIAN KLOSI
Ishte ulur qiraja te Kongreset? Botuesit paguan 40% më shumë! Arsyeja e vërtetë e përplasjes me shoqatave ishte rritja e çmimit të stendave dhe mungesa e transparencës. Ymeri i mblodhi eurot pa fatura tatimore ADMIRINA PEÇI
Q
everia e uli qiranë e ambi enteve me 25 përqind këtë vit. Kjo besoj ka dhënë ndikimin e vet në Panairin e fundit të Librit. Kështu deklaroi drejtori i drejtorisë së librit në Ministrinë e Kulturës, Ermir Nika, në një takim me gazetarët e kulturës, para pak ditëve. Interesit të gazetarëve se pse atëherë u ankuan botuesit për rritje çmimesh të metrave katror në panair, dhe pse nuk u ulen disi çmimet e librave këtë vit, Nika nuk i dha dot një përgjigje. Pyesni botuesit, na tha. Shqiptarja.com, realizoi një listë pyetjesh dhe kërkoi përgjigje nga disa botues. Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri, organizator i panairit nuk pranoi t'i përgjigjej interesit tonë, duke e quajtur diçka të kaluar. "Ne po përgatitemi për panairin e 2012", tha. Ndërsa botuesit e tjetër janë përgjigjur. Sot po sjellim reagimet e botuesve Ardian Klosi dhe Arlinda Dudaj. Z.Klosi, a jeni në dijeni se këtë vit me vendim qeverie ishte ulur 25 përqind qiraja e ambienteve të Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Panairi i Librit? Që diçka e tillë mund të realizohej, na është thënë si Shoqatë e Librit Shqip në një takim që kemi bërë në Ministrinë e Kulturës diku nga fundi i tetorit të kaluar. Sikurse ndodh shpesh te ne, vendimi real është vulosur mbasi është mbyllur aktiviteti. A ndikoi kjo në njëfarë mënyre që lexuesit ta gjenin librin me çmim disi më të lirë? Nuk kishte se si. Librat e marrin çmimin në kopertinë para se të fillojë një panair. Madje ka ndikuar patjetër negativisht në botimin e librave të rinj prej korrikut deri në nëntor kur filloi panairi, fakti që Petrit Ymeri e ngriti në mënyrë arbitrare çmimin e metrit katror për stendë me 70 euro, kur deri vjet kishte qenë 7000 lekë, pra një ngritje prej 40%. Ai, edhe pse nuk ka patur vendim nga shteti në korrik që qiraja do të ulet 25%, patjetër, me praktikën dhe nuhatjen që ka, e dinte se ky vendim do të vinte qoftë edhe mbas panairit. Sa ka paguar një botues këtë vit, dhe sa ka paguar një vit më parë? Pse botuesit u ankuan para se të hapej panairi për rritje çmimi të stendave këtë vit? Bie në kundërshtim me uljen e qerasë 25%...
Mendoj se përgjigja e mësipërme vlen edhe për këtë pyetje. Duhet shtuar se z. Ymeri asnjëherë nuk pranoi të bëjë transparencë, qysh kur nisën kërkesat tona të përsëritura nga fillimi i korrikut, disa e-maile, pikërisht për të mësuar arsyet e kësaj ngritjeje. Asnjë përgjigje, asnjë ardhje në takim, disponojmë vetëm dy e-maile, tek i fundit ai shkruan "në këtë vapë kur nuk lëviz gjethi në pemë, nuk mund të takohemi". Me një fjalë cinizëm i shpëlarë alla-Berisha, përpjekje për të fshehur abuzimet dhe asgjë më shumë. Pavarësisht kundërshtimeve
të gjithë botuesit morën pjesë në Panair. U shuajtën mëritë mes dy shoqatave? Në panair nuk morën pjesë të gjithë botuesit, ka botues të vegjël ndoshta, por me cilësi në librat e tyre që nuk u përfaqësuan, mendoj jo dhe aq pse s'mund t'i bënin bashkë eurot që kërkoi z. Ymeri, por pse u ndjenë të fyer përballë gjithë këtij organizimi obskur, prej një personi që padit kolegët në Zyrën e Tatimeve dhe nga ekranet televizive, që dërgon avoketër lart e poshtë etj., ndërkohë që eurot e tij i mblodhi pa fatura tatimore - dmth. nuk i dha asgjë shtetit nga ato që
grumbulloi - siç e vërtetojnë disa raste, daç me anëtarë të shoqatës sonë, daç me të tjerë jashtë saj. Nuk ka mëri mes shoqatash siç thoni, të paktën nga ana e shoqatës sonë ka kërkesë për drejtësi dhe transparencë, ka kërkesë për barazi shansesh ndër gjithë botuesit - përderisa përdoren para publike dhe emri i madh Shoqatë Botuesish, kur dihet se me z. Ymeri bashkëpunon vetëm
Reagimi
Dudaj: Panairi pa transparencë u abuzua me fondet e shtetit A jeni në dijeni se këtë vit me vendim qeverie ishte ulur 25 përqind qeraja e ambienteve të Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Panairi i Librit? Jo, e kam marrë vesh se fundmi. Sigurisht u kuptua që ministria do të ndihmonte, pasi qe shkruar në radhën e sponsorëve dhe është krejtësisht normale qe një Ministri Kulture të ndihmojë një panair libri, ndodh kudo në botë, po do të qe dhe shumë normale gjithashtu që ajo të kontrollonte edhe se ku dhe si përdoren këto para, ka gjithë të drejtën e vet si donatore që është...
Nuk bëhet fjalë për mëri mes dy shoqatash. Unë mendoj se ne na ndan ideja se si duhet bërë një panair, ndjekim dy rrugë të ndryshme. Panairi i librit nuk duhet të behet mjet fitimi për organizatorët, por ai duhet t'i shërbejë vetë librit, lexuesit dhe kulturës. Sa për faktin që ne morëm pjese të gjithë, me duhet ta saktësoj: askush nga ne nuk tha se do ta bojkotonte panairin, këtu është spekuluar nga organizatorët për të tërhequr vëmendjen nga shkaku i vërtetë i përplasjes që ishte thjesht për transparencën që kërkuam për rritjen e çmimit 40%?!
A ndikoi kjo në një farë mënyre që lexuesit ta gjenin librin me ?mim disi më të lirë? Jo aspak, sepse te gjithë botuesit ishin të detyruar të paguanin shumën 70 euro për metër katror, madje 40 për qind më shumë se vitin e kaluar, kjo qe arsyeja kryesore pse nisi debati mes dy shoqatave tona. Shoqëria për Librin Shqip kërkoi arsyet e ngritjes së çmimit për këtë vit me 40 për qind, teksa çmimi i ofruar nga shteti kish mbetur i pandryshuar (ndërkaq nuk dihej se ai do të ulej edhe 25 për qind më shumë akoma). Nuk u mor asnjë përgjigje nga organizatorët, përveçse asaj që dihet tashmë, u lamë jashtë si kundërpërgjigje e kërkesës sonë, kryetari i SHLSH Ardian Klosi dhe unë, Arlinda Dudaj. Pra si rrjedhojë botuesit u ngarkuan edhe më shumë se vjet me pagesën për stendat.
Çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq në Panairin e këtij viti? Çfarë shkoi mirë? Panairi kishte shumë vizitore, ky është një ogur i mirë për librin dhe një arsye më shumë për të zgjuar dëshirën dhe përkushtimin për të punuar sa më shumë për këtë qëllim. Çfarë shkoi keq? Nisi keq, pa transparencë, një luftë e ulët e meskine në dëm të konkurrencës së lirë, një pabarazi mes stendave dhe botuesve (kjo që në pikënisje, sepse kishte nisur që me arkitekturimin e stendave në një mënyrë të tille që mesi të lihej me superstenda gjigande e të kushtueshme për të thithur sa më shumë para, a thua se këtu ishte halli kryesor, mesa duket po) dhe stendave anësore t'u merrej fryma nga ngushtësia e tmerrshme, jam e bindur se lexuesi e ka vënë re këtë dukuri. Shkurt sikur u vështirësua takimi me librin, u krijuan radhë mbytëse që ta zbehnin dëshirën per t'u afruar. Personalisht stenda ime ishte tepër e ngushtë për shkak të pamundësive dhe luftës së paskrupullt që m'u bë deri në çastet e fundit.
Pavarësisht kundërshtimeve të gjithë botuesit morën pjesë në Panair. U shuajtën mëritë mes dy shoqatave?
një botues tjetër, ja të themi dy, dy e gjysëm e shumta, kur asnjë nga anëtarët nuk paguan kuota, ku s'ka mbledhje anëtarësie e gjithë ç'e bëjnë normale një shoqatë. Çfarë shkoi mirë dhe çfarë shkoi keq në Panairin e këtij viti? Mirë ishte ndoshta fluksi i jashtëzakonshëm i njerëzve, gjithë ata qytetarë që erdhën në panair, një pjesë jo e vogël me fëmijët për dore. I prekën librat, morën me vete edhe libra të mirë. Keq është parimi i tezgës për një panair që duhet të jetë panair kulture. Kuptohet që librat janë shitur dhe do të shiten gjithmonë, por në radhë të parë ka rëndësi që lexuesit të shkojnë te stendat, t'i prekin librat aty ku ata e kanë vendin, vertikalisht, në rafte. Pra duhet kërkuar një kombinim i rafteve ku librat shihen, me tryezën a "banakun" përpara, ku librat shiten. Keq është parimi i ngatërrimit të librit shkollor me librin e zakonshëm, siç quajmë librin artistik dhe atë dokumentar apo shkencor. Librat shkollorë prindët i blejnë në shtator, s'mund të ngatërrohen ata me librin që është libër. Në tërësi panairi është konfuz, kur mund të kishte ndarje më vete si për librin shkollor ashtu dhe për atë për fëmijë etj. Në tërësi panairi ka parimin: vështirë për botuesin e vogël dhe të mesëm, shumë lehtë për botuesin me para të madhe (dhe për vetë organizatorin). Këta janë disa pronarë që ngrihen me kështjella ngjyrë blu ose të kuqe mu në qendër të sipërfaqes. Një panair normal duhet të ketë të paktën një lartësi standarde stendash, psh. 2,5 m, që të ketë ajrisje, që vizitori ta ndjejë veten në një vend të hapur dhe të mos ia pengojnë vështrimin kullat me ngjyra. E fundit, s'mund të quhet pozitiv bombardimi i publikut nga mediat dhe reklama për javë e ditë me radhë për katër libra të caktuar, çka solli veç të tjerash pengimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Këto i them pa hyrë në vlerat konkrete të secilit prej të katërve. Ç'është kjo ideja e një panairi të ri në pranverë? Si është menduar? Panairi i pranverës dëshiron të mos përsëriten të gjitha sa rendita më sipër. Për hollësi konkrete mund të flasim në një herë të ardhme.
E shtunë, 17 dhjetor 2011
13
KULUTRE
Debatet e Artistëve
PA KONSULË Xhuvani: Kur ligji ka ardhur në komision, personalisht kam pyetur drejtorin e institucionit nëse ishte konsultuar për ligjin e ri të artit dhe të kulturës dhe ai më tha: "Jo"
LIGJI I ARTIT
Raimonda Bulku Do t'i dëgjoj me shumë kuriozitet përfaqësuesit e ministrisë, sepse e kuptoj se ata janë njerëz që kanë një jetë të tërë që punojnë në një dikaster shtetëror, i cili bën politikat e artit dhe kulturës në Shqipëri, dhe nuk ma merr mendja të kenë pyetur ndonjëherë njerëz të pazotë për artin dhe kulturën. Nuk duhet të fyejmë asnjëherë ata që janë jashtë kësaj salle. Këtu kuptuam që drejtorët kryesorë të të dy qendrave më të mëdha, janë konsultuar dhe pyetur dhe kjo është një gjë shumë e mirë në vazhdën e sqarimeve që na dha ministri i Kulturës. Nuk duhet bërë absolutisht politike, sepse do të ishte shumë e shëmtuar. Përderisa ka 20 vjet që kjo nuk shkon deri në fund, i bie që, po ta hedhin në kosh, do të kemi bërë punën më të keqe gjatë këtyre viteve. Duhet ta shohim, sepse kjo është puna jonë, që t'i dëgjojmë përfaqësuesit e ministrisë, Si u mbyllën diskutimet në seancën dëgjimore për ligjin e Artit dhe Kulturës? Nga pastaj se si rregullohet kjo ngelet në procesverbali i këtij diskutimi kemi shkëputur pjesën e fundit. Mbrojta e përfaqëduart tona. Duke mos qenë një çështje sueses së Ministrisë, Mimoza Sofroni, replika e Luiza Xhuvanit me Kristaq Skpolitike dhe shumë prioritare, ne duhet ramin, çfarë tha Raimonda Bulku dhe pse Mark Marku e mbylli me një replikë me të përpiqemi që të bëjmë një gjë shumë Ndriçim Xhepën, duke thënë se: "Xhepa tha që Ligji nuk bëhet nga burokratët, por të bukur për këtë art, i cili është a-ja e nganjëherë ligjet e mira i bëjnë burokratët...". Shqiptarja.com sjell këtu gjithë këto kulturës së një vendi. Kështu që nuk ka diskutime që u bënë në fund të mbledhjes, me 26 tetor 2011, para se të miratohej arsye pse të mos diskutojmë për nene Ligji i Artit, i cili është sot në fuqi dhe që kundërshtohet ende nga artistët. të veçanta, të cilat kanë nevojë për rregullime. Unë i falënderoj përfaqësuesit që erdhën, sepse sa më shumë që të dëgjojmë, aq më mirë është. Nuk ka asgjë jemi konsultuar për ligjin. Ministria e të zgjedhur anëtarët e bordit, sepse dy tendencioze apo politike. Ky ligj duhet Kulturës nuk ka pasur ligj për artin dhe shoqatat kishin konflikt dhe nuk binin të preket nen për nen dhe do të shohim kulturën, është ajo që tha zoti Londo, dakord. Ndërsa arti ka 100 e ca shoqase çfarë mund të rregullojmë me të dhe ne po punojmë me VKM-në 150 dhe ta, të paktën ato që aplikojnë për progjitha grupet e interesit. 309-të. Duke ditur se arti dhe kultura jektet artistike. Nëse do t'i marrësh këto .... janë shumë të gjera në fushat e tyre, u 100 shoqata, është e vështirë të gjesh Valentina Leskaj detyruam ta rishikojmë ligjin, por në anëtarë bordi që të mos jenë me konfDiskutimi me ministrinë për projekthelb kemi mbajtur ligjin anglosakson likt interesi. Ne kemi pasur borde dhe tligjin që kemi në të teatrit. Ne kemi bërë jemi përfolur nëpër shqyrtim nuk mbyllet, ndryshime për ta sjell gazeta pikërisht për por hapet këtu. Domakoma më tepër në kohë këtë gjë. Prandaj them ethënë, do të ketë disdhe ndryshimet kanë se ministria nuk e ka kutim në parim, nen për qëndruar tek... neglizhuar. Është më nen dhe të gjitha propo(Debat pa mikrofon.) mirë kur je artist dhe zimet, sugjerimet dhe Është ngritur grupi i ke një farë interesi, komentet që u bënë sot punës dhe pasi ka punu- sepse ne si ministri do të zbardhen një për ar ky grup me pjesë të jemi administrator. një dhe kur të diskutoadministratës së minis- Unë sot jam, nesër larhet në parim e nen për trisë është konsultuar tri gohem, ndërsa kjo ëshnen, do t'u referohet të herë. Është konsultuar të një pjesë që i mbetet dyja varianteve, asaj që me sindikatat dhe me artit dhe kulturës. vjen nga ministria dhe (Ndërhyrje artistët të thirrur nga atij që vjen nga komunipa mikrofon.) sindikata që janë të inkteti i artistëve. Kjo është Ato kanë qenë, por luduar; është konsultuRaimonda Bulku Arben Kumbaro praktika parlamentare. ar në Galerinë e Arteve rregullohen me ligjin për Pa dyshim që do të disme shoqatat e muzikës pushtetin vendor. Pushkutohet edhe propozimi të Fatmir Hysit, Pjetër teti vendor ka grante të që u hodh këtu, sepse Guralumit, Nesto Kra- kulturës që jepen vetëm pasi ta diskutojmë do ta jës, ku kanë qenë Xhev- për kulturën dhe nga hedhin në votim nëse ka det Ferri, Bujar Kapex- këto grande, për t'i ndinevojë për një grup hiu e të tjerë. Pra është hmuar këto institucione pune, siç u propozua nga një listë prej 40 vetash, që të mbijetojnë, ne kemi zoti Xhepa. Kjo do të që mund t'jua vë në dis- menduar që të kalojmë... diskutohet në vijim. (Ndërhyrje pa pozicion, dhe ju mund t'i Unë ju kërkoj ndjesë, pyesni nëse u është mar- mikrofon.) por më duhet të largorë apo jo mendimi. Nor- Arben Kumbaro hem, sepse kam diçka Dua të them se jam malisht, komuniteti i shumë të rëndësishme! artistëve është i pafund. konsultuar në rrugë, Ju falënderoj që ju Ndoshta ka momente të apriori, duke pyetur përgjigjët thirrjes, e koncaktuara që njerëz të me idenë se si është Kristaq Skrami Luiza Xhuvani sideroj si një gjë shumë caktuar harrohen, por konceptuar ligji dhe e të rëndësishme, shumë jam e qetë edhe për një kam hedhur poshtë konstruktive dhe shumë dobiprurëse fakt, se në mënyrë shoqërore kam bërë në rrugë. Për sa i përket asaj që thatë ju, për artin dhe kulturën shqiptare! konsultë edhe me zotin Arben Kumba- që ne jemi ndikuar nga ligji anglosakson Mbledhjen do ta vazhdojë zoti ro, me të cilin shpeshherë kemi pasur i teatrit, po ju bëj të qartë se Anglia nuk Marku! ka ligj për teatrin, por sistem anglosakkonfliktin e faktit. (Largohet zonja Leskaj. Drejtimin Jemi takuar 2-3 herë për projektin son të menaxhimit të fondeve të iniciae mbledhjes e merr zoti Marku) tënd, kemi diskutuar, të kam kërkuar tivës së lirë. Është i vetmi vend që e atasMimoza Sofroni ndihmë dhe më ke thënë: "Shoqatat do hon teatrin pranë sistemeve të tjera të Në vazhdimësi të fjalës së djeshme të të jenë ato që do të propozojnë bordet". menaxhimit të ndërmarrjeve gjysmë ministrit, ne jemi të hapur për të gjitha Ndërsa unë të kam thënë: "Shoqatat nuk publike e të tjera, por nuk ka ligj për tevërejtjet që mund t'i bëhen ligjit. Nga janë të organizuara shumë mirë dhe ësh- atrin. Luiza Xhuvani çfarë dëgjova nga kolegët e mi, ka pjesë Zonja Mimoza, ju thatë që në grupet të shumë e vështirë". Edhe për Qendrën që i vlerësoj, por, gjithashtu më vjen e Kinematografisë, pavarësisht se sot e interesit një nga grupet që ka interesa shumë keq që kalohet deri në fyerje. Ne merret si model, u deshën dy muaj për të madha është Teatri Kombëtar, dua të
Përballja e Bulkut, Xhuvanit Skramit, Kumbaros... Mark Marku i përgjigjet Xhepës 'Ligjet e mira i bëjnë burokratët'
Lajmi
di: kur dhe me kë jeni konsultuar? Mimoza Sofroni Interesa nuk ka vetëm Teatri Kombëtar, por kanë ardhur përfaqësues edhe aktorë. Ka qenë drejtori i institucionit që ka të drejtën të marrë vendime dhe Alfred Bualioti, që është në shoqatë. Luiza Xhuvani Kur ligji ka ardhur në komision, personalisht kam pyetur drejtorin e institucionit nëse ishte konsultuar për ligjin e ri të artit dhe të kulturës dhe ai më tha: "Jo". A është e vërtetë? Më thoni se me kë nga komuniteti i artistëve në teatër jeni konsultuar që keni dhënë mendimet tuaja në Ministrinë e Kulturës? (Debat në sallë.) Gent Strazimiri Për procedurë, ju lutem të mos ta kalojmë këtë mbledhje, që duhet ishte një seancë dëgjimore, në debat midis palëve. Ju lutem shumë, disiplinoni ndërhyrjet e kolegëve apo edhe të ftuarve, sepse nuk dalim gjëkund. Ne nxorëm çështjet, morëm sqarimet nga ministria, debatin, në rrafshin politik dhe teknik, do ta zhvillojmë në seancat e tjera. Luiza Xhuvani Unë po nge një pretendim, sepse këtu u tha se është marrë mendim nga të gjitha grupet e interesit dhe në raport me këtë pretendimi im mendoj se është i drejtë. Në Teatrin Kombëtar nuk ka pasur ndonjë mbledhje të komunitetit për të marrë mendim në raport me ligjin. Kristaq Skrami Jemi takuar disa herë. Unë nuk mbaj mend t'ju kemi thënë që nuk jemi pyetur për këtë gjë, sepse është absurde. Mark Marku Kam një propozim, sepse nuk shoh që ne mund të arrijmë në një rezultat tjetër, përveç këtij që arritëm, duke e vazhduar debatin, sepse nuk kemi si synim t'i mbushim mendjen njëritjetrit, kur mendojmë të kundërtën. Mendoj se ne kemi një mundësi për ta përmirësuar ligjin në fazën e fundit dhe ato gjëra që nuk i ka marrë parasysh ministria, sepse ato që nuk kanë qenë të logjikshme për ministrinë, mund të jenë të logjikshme për ne, ne kemi mundësi t'i përmirësojmë, por duam versionin e shkruar të vërejtjeve dhe të propozimeve. Mendoj se kjo është zgjidhja më e mirë dhe ne jemi të prirur për ta bërë këtë gjë, sepse kemi përgjegjësi po aq sa ministria për të nxjerrë një ligj të mirë. Ne jemi një komision pa interesa. Ne kemi aktorë dhe njerëz të artit këtu, por me të hyrë në Parlament ata i kanë lënë anash specifikat në fushën e artit. Besoj se do të përqendrohemi për të bërë një ligj të mirë, i cili, të paktën në mendimin tim, nuk bëhet vetëm duke marrë mendimin e artistëve. Artistët kanë pjesën e tyre, sepse janë ata që e ndiejë më mirë se kushdo tjetër, por duhen edhe specialistët. Zoti Xhepa tha: "Ligji nuk bëhet nga burokratët", por nganjëherë ligjet e mira i bëjnë burokratët. (Ndërhyrje pa mikrofon.) Sindikatat kanë qenë pjesë e konsultimeve, megjithatë seancën dëgjimore e mbyllim këtu, duke mbyllur kështu dhe mbledhjen e sotshme.
14
E shtunë, 17 dhjetor
SOCIALE PROVIMI I SHTETIT
ÇMIMET E PRODUKTEVE
Agjencia Kombëtare e Provimeve do të zhvillojë gjatë ditës së sotme një takim informues për provimin e shtetit. Takimi do të zhvillohet në ambientet e fakultetit të Infermierisë, ku kreu i AKP-së, Niko Terezi, do informojë të rinjtë e regjistruar për të gjithë mënyrën e funksionomit të këtij provimi që u u jep licencën për ushtrimin e profesionit
Bashkia e Tiranës ka bërë publike dje çmimet e produkteve me shumicë e pakicë, në tregjet kryesore të Tiranës. Ndërkohë që Task-forcë ka vijuar kontrollet në tregje edhe gjatë ditës së djeshme. Sipas Bashkisë së Tiranës, nëse konstatohen raste abuzimesh nga tregtarët me çmimet në festat e fundvitit, emrat e subjekteve do të bëhen publikë.
Reagimi pas 3 prangosjeve në Durrës e Lezhë Lajmi Arrestimi i dy mjekëve të spitalit të Durrësit, për mjekim të pakujdesshëm të volejbollistit Juxhin Guza, i cili vdiq më pas në spital dhe i një tjetër mjeku në Lezhë, janë konsideruar të pajustifikuara nga "Urdhri i mjekut". Dine Abazi, ka deklaruar se këtu nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe as akuza të vërtetuara.
TIRANE
ESMERALDA KETA
P
ër "Urdhrin e Mjekut" të Shqipërisë, arrestimi dhe prangosja e tre mjekëve në Durrës e Lezhë, nuk është i drejtë. Dine Abazaj, president i "Urdhrit të Mjekut" të Shqipërisë, në një dalje publike gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se në këto raste nuk bëhet fjalë për vepër penale dhe as për mjekim të pakujdesshëm, por gabim mjekësor. "Jo rrallë janë përballuar me dhunë verbale dhe akuza duke i deklaruar fajtorë ende pa u hetuar dhe vërtetuar se janë të tillë. Përpara faktesh të tilla, të cilat i kemi ndjekur me vëmendje dhe shqetësim duke bërë hetimet dhe verifikemt e mundshme, "Urdhri i Mjekëve" mëse njeherë ka shprehur dhe shpreh edhe njëherë shqetësimin e tij duke i konsideruar të nxituara dhe të pajustifikuara veçanërisht prangosjet e mjekëve kaq flagrante e demostrative përderisa ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore dhe ende nuk është konfirmuar akuza e ngritur ndaj tyre", - ka deklaruar Abazi. Sipas tij, veprime të tilla nuk i bëjnë aspak mirë sistemit shëndetësor, përkundrazi, stimulojnë dhe rrisin korrupsionin në shëndetësi, dhe madje herë pas here nxisin edhe dhunën fizike ndaj mjekëve. Sipas Dine Abazaj ata kanë verifikuar të gjithë të dhënat dhe nuk u rezulton të ketë mjekim të pakujdesshëm, por gabim mjekësor, ndaj janë të gatshëm që këtë raport t'ua paraqesin organeve të drejtë-
"Arrestimi i mjekëve, i nxituar nuk ka fakte" "Urdhri i Mjekut": Grupi i Mjekësisë ligjore, pa mjekë klinicistë NËN SHENJESTËR
Ja pse u arrestuan tre mjekët e Durrësit dhe Lezhës
N
jë muaj më parë, gjykata e Faktit në Durrës dha masën e sigurisë "burg pa afat" për dy mjekët e arrestuar, Nuri Qyra dhe Dalip Çela. Të dy mjekët u akuzuan për mjekim të pakujdesshëm ndaj volejbollistit të Teutës, Juxhin Guza, i cili vdiq në spital pas goditjes me thikë që mori nga një person në hyrje të pallatit ku banonte. Ndërkohë që në fund të nëntorit, Ndue Çupi, 55 vjeç kirurg në spitalin e Lezhës, është arrestuar nga policia për mjekim të pakujdesshëm. Disa javë më parë Çupi kishte operuar një të moshuar, e cila ka gjetur vdekjen një ditë më pas.
sisë nëse ua kërkojnë. Presidenti i "Urdhrit të Mjekëve" të Shqipërisë shprehu rezerva dhe për ekspertizën e mjekësisë ligjore. Sipas tij, në përbërjen e ekipit të ekspertëve nuk ka mjekë klinicistë, të cilët do të gjykonin më mirë në lidhje me rastet për të përcaktuar qartë nëse mjeku nuk ka vepruar me kujdes, çka përbën vepër penale. "Unë nuk synoj dhe as kam për qëllim në këtë rast të trajtoj, cili është gabimi dhe aksidenti në mjekësi dhe çfarë i dallon këto nga vepra penale e mjekimit të pakujdesshëm, por dua të theksoj diçka për të cilën jam i sigurt që, pavarësisht kujdesit dhe orvajtjeve
Dine Abazaj, president i "Urdhrit të Mjekëve" maksimale në shërbimin të të sëmurit, mjekët nuk mund të jenë kurdoherë 100% të suksesshëm në punën e tyre. Arsyet dhe rrethanat e kësaj duhen kërkuar tej punës së mjekut si individ, në vet sistemin, organizimin dhe funksionimin e tij. Cilido që afrohet t'i vërë prangat një mjeku, ta godasi apo ta akuzojë atë, të jetë i sigurt se në shumicën e rasteve ka përpara personin që ka shpëtuar dhjetra jetë njerëzish, ka kaluar netë pa gjumë, ka prishur me dhjetra herë jo vetëm qetësinë e tij, por edhe të fëmijëve dhe të familjes së vet, për hir të detyrës së shenjtë në shërbim të jetës së njeriut", ka përfunduar Abazaj.
Takimi
Basha, ndihmë klubit "Tirana"
P
TIRANE
roblemet e klubit sportiv të "Ti ranës" do të marrin shumë shpejt fund. Premtimi është bërë nga vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë një takimi që ka zhvilluar një ditë më parë me futbollistët, trajnerin dhe këshillin mbikqyrës të SHA "Tirana". Në këtë takim u analizua edhe gjendja financiare e klubit "Tirana" ku zoti Basha premtoi zgjidhje të shpejtë të ngërçit të krijuar. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, shprehu angazhimin dhe vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të
mbështetur me të gjitha mjetet dhe mënyrat në dispozicion klubin "Tirana", sikundër garantoi se fondet dhe
Lajmi Këshilli Mbikqyrës i klubit sportiv "Tirana" ka emëruar në postin e administratorit të kësaj shoqërie aksionere Salih Taganin. Ndërsa karrigia e drejtorit teknik të kësaj skuadre sportive i është besuar Alban Tafajt. Kryebashkiaku Basha që ka udhëhequr këtë mbledhje, ka deklaruar se shumë shpejt do të marrin fund edhe problemet për klubin e "Tiranës".
donacionet do të rriten për klubin, për të krijuar kushte më të mira për futbollistët në ambjentet e tyre sportive, por edhe në ndeshjet jashtë Tiranës. Gjithashtu gjatë takimit të djeshëm të këshillit mbikqyrës të SHA "Tirana" është vendsour edhe ndryshimi i strukturës aktuale të këtij klubi sportiv, ndikuar kjo nga shndërrimi i Tiranës në Shoqëri Aksionere. Në mbledhjen e djeshme të këshillit administrativ, të drejtuar nga kryebashkiaku Basha, është vendosur që sipas strukturës së re, drejtimi i Tiranës ndahet në administrativ dhe teknik, gjë që ka sjellë edhe emërimin në krye të këtyre dy strukturave, respektivisht, të Salih Taganit dhe Alban Tafajt.
?
PYETJE PERGJIGJE
Përse "Urdhri i Mjekut" është pozicionuar përkrah bluzave të bardha?
Sipas kreut të "Urdhrit të Mjekut" të Shqipërisë, kjo për faktin se këta mjekë nuk kanë bërë ndonjë vepër penale. Sipas tij, nëse do të vërtetohej akuza për mjekim të pakujdeshsëm, atëherë do të kishte vend për vepër penale, por sipas materialeve që ka mbledhur "Urdhri i Mjekut" rezulton të jetë gabim në mjekim.
Po ku ndryshojnë këto të dyja?
Sipas Dine Abazajt, nuk mund të ketë mjek në botë që, gjatë karrierës së tij profesionale në luftë mes jetës dhe vdekjes të mos mund të gabojë në punën e tij, ashtu siç mund t'i ndodhi kujtdo në një profesion tjetër, por këto gabime, që sigurisht janë më më të dhimbshmet, shpesh të pakorrigueshme, dhe të paevitueshme, nuk mund të klasifikohen si vepër penale.
A ka përgatitur ndonjë raport "Urdhri i Mjekut" mbi të dy rastet, për të cilat janë bërë arrestimet?
Po "Urdhri i Mjekut" ka përgatitur një raport dhe ata shprehen se janë të gatshëm t'ua vënë në dispozicion organeve të drejtësisë, nësua ua kërkojnë.
E shtunë, 17 dhjetor 2011
15
ZBAVITJE
HOROSKOPI Bashkëjetesë në të njëjtën qeli
Nëna... huligane
Kur qeni trajtohet si fëmijë
M
N
G
ë në fund, pas një "beteje" të gjatë me institucionet evendit të tyre, Diana dhe Henry Albrechsten, dy bashkëshortë nga Danimarka arritën të fitonin të drejtën për të bashkëjetuar. Në fakt, e vërteta është se ata nuk kanë qenë të privuar nga e drejta për të bashkëjetuar, por janë të privuar burrë e grua nga liria, për shkak të krimeve që kanë bërë dhe për të cilat janë dënuar me disa vjet burg përv secilin. Dhe vetëm pas shumë e shumë kërkesash nga ana e tyre, Ministria e Drejtësisë e këtij vendi ua njohu të drejtën që të paktën ato vite që u kanë mbetur pë t'i bëre në burg t'i kalojnë në të njëjtën qeli.
dërsa po luhej një ndeshje hockey mbi akull në Helsinki, Finlandë, Matti Järvenpää, një nga lojtarët e një skuadre bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj kundërshtarit të tij, Timo Kousmanen. Menjëherë pas kësaj, nëna e këtij të fundit, një grua rreth të shtatëdhjetave, nuk duroi dot më por, e xhindosur siç ishte, u lëshua nga shkallët e tribunës me një shpejtësi të mahnitshme duke pasur parasysh moshën e saj, mbi Matti-t dhe filloi ta godiste pa pushim me një shishe ku të mundte. E gjithë kjo ndodhi aq shpejt, saqë edhe gjyqtarët e zunë në befasi dhe ndërhynë vonë , atëherë kur Matti i gjorë dergjej mbi pistën e akullt i larë në gjak.
jatë procesit gjyqësor për t'u ndarë përfun dimisht nga i shoqi, amerikania Deborah Anderson, në bazë të provave që paraqiti, nuk e pati të vështirë për të fituar divorcin. Por vështirësinë më të madhe e pati për të marrë nën kujdesin e saj Janie, qenin e vogël të familjes. Vetëm për shkak të këmbënguljes së madhe të saj, nderson arriti t'i bindë gjyqtarët për t'ia besuar asaj rritjen e qenit. Dhe kështu, ata jo vetëm që ia lanë asaj në ngarkim, por e detyruan burrin që të derdhte çdo muaj 150 dollarë për llogari të ish gruas e që do të ishin për shpenzimet e qenit. Ishte vërtet një rast i pazakontë, pasi qeni nga ana juridike u trajtua si të ishte një fëmijë.
SUPER FJALEKRYQ 1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
23 29 32
25
13
14
26
15
48
38
50
64
58
65
79
59
66
70
71
72
86
HORIZONTAL 1. Një operacion me lifting 8. Janë bisha të Bengalës 13. Ka shkruar Tonio Kröger 23. Eshtë edhe ajo ekonomike 24. Norman, psikopati i Anthony Perkins 27. Kështu thirrej Afërdita 28. Tregohet nga babai 29. Janë linjat me binarë 31. Giorgio i modës. 32. U kompozua nga Mascagni 33. Janë me para në bankë 34. Bel i Maupassant. 36. Nino, kompozitor 37. Mund të jenë edhe shtypi 39. Mund të bëjnë zbritje të lirë 43. Profeti që u gëlltit nga balena 44. Janë pamje për t'u soditur 45. Më shumë se shumë 47. Jones këngëtare. 48. Një... gjermane 50. Do të bëhen ustallarë 51. Janë grekë 53. Një ishte Francis Drake 55. Ekstreme në ndikim. 57. Mbyllin krahun 58. Institucione rajonale Tiranë 59. Një gotë raki 61. Fitohen nga çiklisti 62. Fillojnë pohimin 63. Eshtë mjeku. 66. Ente qëndrore autonome
67. 69. 70. 71. 74. 77. 79. 81. 84. 86. 87. 88. 89.
39
40
46
82
87
88
Paguhen për shërbim Fillimet e utopisë. Lumi nën Frankfurt Abatantuono, aktor Bëhet duke folur vetë Qe vajza e Minosit dhe Pasifaes Pavarotti që qe tenor. Shkon me njërin Qenë nimfat si Teti Eshtë yll i ksuadrës Ekstremet e një elementi Ishte zogu që ri ngjallej nga hiri i vet Një fjalë si kastile.
75
76
77
89
90. Një pjesë e mbeturinave 14. 15. 16. 17. 18. 19. 20. 21. 22. 25. 26. 29. 30. 33.
VERTIKAL 1. Një pjesë e platformës 2. Lumi i Elizit 3. Shkroi traktatin mjekësor Colligeto 4. Mund të jetë shkencor 5. Bernard që qe komediograf 6. Rubinstein që qe balerinë 7. Kalimi në ekstreme 9. Këputen me dokrra 10. Janë shpërdorime 11. Janë sekte myslimane 12. Kokona i famshëm
P A R
M A S K A T A R N
I
I
D
A N P
I M
D E V I
T A M A N A R
I
L
I
T A N T E T I
T O
S T E T A
A R R E S T I M I
E L
U R
I R S E T
T
T R A T
I
A N G R A Y
D O K U M E N T A R E
M I
O F E N D
I
A
T
L R
T R A
K L E E
I
S T
P R E M T
I M E
T E T E T R U
S
R E K O R D E T A P E R
S
I N O N
I
P A R E T
B R U N P
I T
P R O U S T
M A O R E
Peshorja
Mund të ndiheni mjaft të realizuar në aspektin profesional. Falë pranisë së Mërkurit në shenjën e shigjetari karriera juaj është në kulmin e saj . Mjafton dhe pak punë dhe vëmendje nga ju dhe gjithçka do të shkojë ashtu si e keni planifikuar.
Akrepi
Raportet e mira në aspektin profesional janë shumë vështira për tu mbajtur. Në ditën e sotme ju do të karakterizoheni nga shpirti I sakrificës . Do të jeni shumë pozitiv dhe do të ndihmoni kolegët tuaj . Kjo nuk do t'ju harrohet.
Shigjetari
Do të keni disa mendime të fiksuar në trurin tuaj çka do t'ju bëjë të mos mendoni shumë për të punuar. Lëreni që kjo ditë të jetë e udhëhequr nga dëshira dhe instinkti juaj ,I cili rrallë gabon .
Bricjapi
Shumë lajme të mira janë të rezervuara për ju në aspektin profesional ,kjo falë dhe pranisë së Marsit dhe Hënës në shenjën e virgjëreshës. Mundet që të realizoni dëshirën tuaj më të madhe në këtë aspekt .
Ujori
Në fillim dita mund të jetë disi e ngarkuar dhe emërzitshme . Kjo do të zgjasë shume pak, pasi pjesa tjetër do të jetë e mbushur plot me surpriza të këndshme . Nuk do të mungojnë dhe takimet interesante.
Peshqit
Do të ndiheni shumë të entuziazmuar, por nik duhet të harroni që jo gjithçka që mendoni është realitet . Duhet të jeni më me këmbë në tokë ,në të kundërt mund të zhgënjeheni .
90
i përkthimeve Mata spiune Një... dollar. Në krye të masave Qe burri i parë. Një i lindur në Damask. Një pjesë e momenteve. Janë videot e diletantëve. Një pikë në ligj. Ndërmarrje Ndërtimi Tiranë. Janë veshje sportive Shkojnë nga frika Eshtë humbje gjaku Një shtëpi U shkrua nga Shollohov
A U T O R
M O N U M E N T A L E
S E P A R A T
A S
D O R
I
T
I
V E T
I M I I K O N A T
S K E N A R
T A T
E
I R A T E T O S
78
85
PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM
O R A
54
69
84
F F
Virgjëresha
Keni në dorë shumë instrumenta për tu përballur me këdo. Jeni në një gjëndje të shkëlqyer .Në aspektin profesional kjo do të jetë një nga ato ditët që do të mbahet mend gjatë .
42
62
74
K
Luani
Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën e shigjetarit ju bën të jeni të lumtur dhe solar . Nuk do të mungojnë të qeshurat në këtë ditë . Po kështu njohje të reja janë në horizont .
22
53
61
83
K P
41
68
73
81
K O S H
21
Gaforrja
Prania e Hënës dhe Marsit në shenjën e Virgjëreshës do t'ju bëjë të keni një ditë të bukur dhe plot energji. Do të jeni shumë I gatshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja në jetën tuaj profesionale .
47 52
60 67
80
20
Binjakët
Vazhdoni të jeni të tensionuar . Duhet të gjeni një mënyrë që të kontrolloni nervozizmin e tepruar që ju karakterizon gjatë kësaj periudhe . Kreativiteti nuk ju mungon mjafton të vini mendjen në punë .
35
51
57
19
34
45
49
18
31
44
56
17
Demi
Me Hënën dhe Marsin në shenjën e Virgjëreshës jeni gati të përballeni me çdo problem apo detyrë që mund t'ju ngarkohet. Do të jetë një ditë e mrekullueshme dhe shume e gëzuar .
27
37
43
16
30
33 36
63
12
24
28
55
11
Dashi
Prania e Afërditës ne shenjën e bricjapit ju bën që të keni mjaft dyshime përsa i përket mardhënies në çift. Kjo gjë do të ndikojë dhe tek partneri juaj . Mundohuni të kthjelloni këto raporte.
S H I
I
A R T A N N
I
U
S T
I
L
I
S T E T
B
I
A G I O T T
I
E
C A T E I
I R
34. Një araknid në orë 35. Mbyllin fushatat. 37. Pak kaçkavall 38. U shpik nga Meucci 39. Janë të zgjedhurit në dhomën e lartë 40. Një sferë për model. 41. Me të nxjerrin trarë. 42. Eshtë letra që botohet. 43. Eshtë taksi në Canal Grande 46. Janë fletët e trëndafilit 49. Një pjesë e europianëve 51. Eshtë akti i dëshmorit 52. Mbyllin porta 54. Eshtë shuma e përgjithshme. 56. Para vivendi në një shprehje latine 60. Një djalë i Noe 64. Do të bëhet cjap 65. Një pjesë e trillimeve 66. Dy anët e një elementi 68. Mbyllin komentin. 71. Perignon i Champagne 72. Diftong poetik 73. Gjysma e arenës 75. Oak gentamicinë 76. Prodhonte instrumenta precizioni dikur në Korçë (sigla) 77. Gjysmë fasule 78. Gjysmë domate 80. Dy asa. 82. Janë tek në tufë. 83. Fillojnë interesat. 85. Inicialet e Argento regjisor.
16
E shtunë, 17 dhjetor 2011
LAJMET NGA BOTA • Egjipt, rinisin protestat, 30 të vrarë Rinisin protestat në Egjipt. Mediat raportojnë se në Kajro dje ka pasur manifestime të dhunshme, ndërsa kanë humbur jetën 30 persona dhe mbi 10o të tjerë janë plagosur. Gjithçka nisi përpara godinës së qeverisë, ku protestuesit hodhën gurë e bomba Molotov kundër ushtrisë ndërsa këta të fundit qëlluan në ajër në përpjekje të për të shpërndarë turmën. Protestuesit janë zemëruar për shkak të dhunës së policia ushtarake ushtroi mbi një activist të burgosur, Aboudi Ibrahim, i cili u arrestua në qendër të Kajros. • Ministri francez akuzon britanikët Ministri francez i Financave, Francois Baroin shkaktoi tërmet në Britani me deklaratën se situata ekonomike atje është shumë shqetësuese. “Në terma ekonomikë më mirë të jesh francez se britanik,” deklaroi ai për radion Europe 1. Menjëherë ka mbërritur reagimi i zv/kryeministrit britanik, Nick Clegg, që i ka kërkuar kryeministrit francez Francois Fillon që të ndërmarrë hapa për të qetësuar retorikën. Clegg tha se deklaratat e ministrit francez janë ‘thjesht të papranueshme’. Përplasja franko- britanike ka nisur shumë përpara natës kur u arrit marrëveshja për euron. • Berluskoni citon Musolinin, revolton italianët Ish kryeministri Italian Silvio Berluskoni deklaroi gjatë prezantimit të librit të gazetarit Bruno Vespa se ai nuk ka arsye pse tu kërkojë falje italianëve. Berluskoni ka bërë që në Itali të shpërthejnë polemikat, pasi ka pohuar se është duke lexuar disa prej letrave të diktatorit fashist, Benito Musolini. “Këto ditë jam duke lexuar letrat e Musolinit. Ai kishte të drejtë, nuk është e vështirë që të qeverisësh italianët, por kjo është e kotë. Jam plotësisht dakord me Musolinin, që Italia nuk ka fuqi përballë shteteve të tjera, maksimumi ajo mund të kërkojë një akt mirësjellje, por nuk mund të japë urdhra”. • FMN: Bota po shkon drejt depresionit Dje, FMN deklaroi se bota po shkon drejt një Depresioni të Madh. Drejtuesja Christine Lagarde tha se katastrofa në eurozonë po përshkallëzohet, pavarësisht marrëveshjes së javëve të fundit. Duke bërë paralajmërimin se Evropa nuk ka bërë akoma aq sa duhet për të ndaluar kolapsin e euros, ajo insistoi se çdo vend në botë duhet të ndihmohet për të nxitur rritjen ekonomike. Dështimi në zgjidhjen e krizës do të sjellë proteksionizëm dhe izolim. “Kjo është tamam ajo që ndodhi në atë periudhë dhe çfarë pasoi është ajo që ne nuk duam ta shohim sërish,” tha Lagarde. • Kosova, dialogu për vizat me BE në janar Dialogu për vizat me autoritete kosovare do nisë më 19 janar të vitit 2012. Këtë e kanë kon¿rmuar burimet nga Komisioni Evropian sipas të cilave Komisarja evropiane për çështje të brendshme Cecilia Malmstrom i propozon homologut te saj kosovar Bajram Rexhepi këtë datë të janarit si ditë kur ajo do te qëndronte në Prishtinë dhe gjatë vizitës dy-ditore formalisht do niste dialogun. Burimet nga Komisioni Evropian pohojnë se Malmstrom kon¿rmon se autoritetet e Prishtinës kanë bërë përparim të kënaqshëm në procesin e riatdhesimit dhe reintegrimit gjë që lejon nisjen e dialogut për vizat.
• Alba Malltezi
Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group
• Anila Basha
Drejtore e Shqiptarja.com
Drejtore Marketingu:
Julia Dhame
julia.dhame@shqiptarja.com
Kryeredaktor: Politika: Ekonomia:
Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi
Investigimi: Poli Hoxha Kronikë: Besmira Muçaj Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha
Shpërndarja: Saimir Zenelaj Celular: +355696060418 Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë