shqiptarja.com

Page 1

Faqe 11

Projekti, bashkia do të përzërë SHISH-in dhe Shkollën e Bashkuar

Faqe 8

Borxhet, KESH e kërkon CEZ-it, 60 milionë euro

Faqe 10

Rritja e çmimit të biletës kontrollorët: Presion ndaj bashkisë

Faqe 12-13

Zbulohet Àamuri i Kongresit të Lushnjes, ruhej në Muzen Historik Faqe 9

Raporti i KLSH-së, Albpetrol dhe OST zhdukën 55 mln dollarë

Faqe 10

Protesta tremb qeverinë zhbllokohen pagat për 12 mijë mjekë

Tani jemi edhe online LEKË 20

VITI II - NR.15 E shtunë, 21-01-2012

www.shqiptarja.com

VRASJET/ Gati prangat për 3 anëtarë të Gardës dhe një punonjës të kryeministrisë

4 ARRESTIME PER 21 JANARIN

Akuza për vrasjet dhe fshirjen e ¿lmimeve Sot 1-vjetori i demonstratës së opozitës. Rrë¿met e Sali, Berishës, Edi Ramës dhe Besnik Bares. Policia blindon kryeministrinë, 2000 trupa dhe ujëhedhëse. Ambasada amerikane: Mos shkoni, do të ketë dhunë!

Lajmi Sipas burimeve pranë prokuririsë, pas kqyrjes së përfundimeve të ekspertizës së FBI, janë bërë gati katër fletë arresti që pr iten të çohen në Gjykatë dhe më pas të ekzekutohen. Bëhet fjalë për tre pjesëtarë të Gardës së Republikës, dhe një pjesëtar të administratës së Kryeministrisë.

TIRANE

P

Faqe 8

Protesta ndaj CEZ-it

NGA

ANILA BASHA

60- vjetori i Tefta Radit K

Në foto: Nga protesta e mbrëmshme e banorëve e Kombinatit

ritet që deri sot në mëngjes të ketë përfunduar përkthimi dhe krahasimi i ekspertizës së FBI, me atë shqiptare, të kryer më parë nga Policia e Shtetit. Sipas burimeve nga grupi hetues, është zbuluar se nga 2 pistoletat e ekspertuara mund të zbulohen edhe vrasësit e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt. Ndërkohë pritet arrestimi edhe i një punonjësi të Kryeministrisë, i cili ka ndërhyrë në server, ka klonuar ¿llimisht pamjet dhe më pas ka fshirë të gjitha ¿lmimet e ngjarjes, natën e 21 Janarit 2011. Gjithashtu sipas burimeve, hetim pritet të nisë edhe për ekspertët e Ministrisë

Ndërprerjet e energjisë, banorët përleshen me policinë në Kombinat

ARRESTIMI

Koment

NGA

GENC KONDI

së Brendshme, të cilët nxorën përfundimin se 7 predhat-plumba, gëzhojat dhe 2 pistoletat e gardistëve me të cilat u vranë Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, “nuk mund të ekspertohen, sepse kanë qenë të dëmtuara”. Ekspertiza e 2 pistoletave të cilat i përkasin

dy o¿cerëve të Gardës së Republikës, këtë radhë e kryer nga laboratori më i specializuar në botë, FBI, duket se do të zhbllokojë ngërçin e hetimeve duke bërë që prokuroria të kryejë arrestime të reja. Bëhet fjalë për krerë të Gardës vijon në faqen 6 së Republikës, të...

Detajet e kapjes së të shumëkërkuarit që ishte dënuar me 23 vite burg në mungesë

Dritan Hate tentoi të qëllojë policinë ADELA SHEHU toletën me qëllim për të gjuajtur drejt tyre. Dritan Hate 37 vjeç, anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi” ka tentuar të sulmojë efektivët e policisë për t’i qëlluar gjatë kohës që këta të fundit vijon në faqen 7 ishin...

Dritan Hate

Momentet e arrestimit të personit të shumë kërkuar Dritan Hates, si një ndër antarët e “Hakmarrjes për Drejtësi” ka qenë i rrezikshëm dhe për policinë. Burimet thanë se gjatë operacionit Hate nxorri pis-

ur hyri për herë të parë në zyrat e Radio Televizionit shqiptar dhe kapi me dorë mikrofonin e lajmeve, për të dhënë edicionet, Tefta Radi nuk do ta mendonte kurrë se 60 – vjetorin do e festonte mes miqsh, gazetarësh, artistësh në sallën e ish shtëpisë së ushtrisë në Tiranë. Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” organizoi konferencën për gruan gazetare, duke e konsideruar këtë Ndjeva po aq edhe si një organizim emocion, kur të rëndësishëm në vitin e 100 vjetorit të dëgjoja nga ato zonja në Pavarësisë së vendit. Tefta Radi, mes moshë, tek lulesh dhe emocionesh, ndodhej aty, jo për përgëzonin të ulur kokën, por e brezin e ri për vlerësuar si një ikonë kurajon...Por e televizionit publik shqiptar. Fatkeqësi, aty kuptova, në fakt, që në sallën e se jemi shumë mbushur me gazetarë larg tyre dhe artistë, nuk ishte prezent asnjë nga drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar, një institucion, në të cilin zonja Radi ka hyrë që në vitin 1979. Por, kishte shumë nga gazetarët e televizionit që kishin ardhur në këtë aktivitet, ashtu sikurse edhe shumë gazetarë të tjerë nga media të ndryshme në vend. Që prej atij viti, nuk i është ndarë asnjëherë, në ecejaket e saj nga Radio drejt Televizionit. Në këtë 60 vjetor, për zonjën Radi u thanë shumë e shumë gjëra: ikonë e televizionit publik shqiptar; një grua me një shqipe të pastër, që përcolli lajmin dhe jo aktrimin për teleshikuesit e ekranit të vogël; institucion më vete brenda televizionit publik shqiptar, e konsideroi kolegia Ilva Tare. Por më së shumti, një medalje mirënjohje nga fondacioni “Nermin Vlora”, medalje që iu dorëzua nga zëvendëspresidentja e fondacionit artistja Tinka Kurti. Aktiviteti Tefta Radi që nga... vijon në faqen 12


2

E shtunë, 21 janar 2012

POLITIKE

Nis gjyqi, Tahiri: Familja Berisha e zhytur në korrupsion

D

eputeti Saimir Tahiri po përballet në një gjyq me fëmijët e kryeministrit Berisha, të cilët e kanë paditur për shpifje. Gjyqi ka nisur dje dhe në siç e parashikon ligji, gjykata ka bërë kërkesë për pajtim të palëve, gjë që deputeti i PS-së e ka refuzuar. Ai ka pranuar jashtë dyerve të gjykatës se vazhdon të besojë, dhe këtë do tua thotë dhe gjykatësve, se familja Berisha është e zhytur në korrupsion. Ai tha se në seancën gjyqësore të radhës "do parashtroj argumentet e mia pse ende

sot vazhdoj mendoj që fëmijët e kryeministrit dhe kryeministri vetë janë të përfshirë në korrupsion". Ndërsa duke sqaruar pse ka refuzuar që ta mbyllë gjyqin që në nisje me pajtim, deputeti i Tiranës shtoi se "vazhdoj të besoj që kryeministri dhe familja e tij janë të përfshirë në korrupsion. Besoj e keni parë të gjithë që llumi korruptiv i qeverisë ka dalë në sipërfaqe dhe nuk ka më njeri që e dyshon këtë, përkundër faktit që gjykata, padashur të

paragjykoj askënd, ka qenë fatkeqësisht pjesë e sistemit që ka skalitur sistemin e pandëshkueshmërisë". Duke pasur eksperiencën e mëparshme të gjobitjes nga gjykata për shkak të padive të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, Tahiri tha se tashmë është një segment i pushtetit dhe gjyqësorit që po punojnë kundër opozitës. "Mos harrojmë këtu që u bënë thuajse katër vjet nga tragjedia e Gërdecit dhe nuk ka ende asnjë të dënuar".

Kryeministri Berisha rrëfen "puçin", vrasjet dhe autorët Lajmi Në 1-vjetorin e demonstratës së 21 janarit, ku u vranë 4 protestues dhe u plagosën dhjetra të tjerë, kryeministri Berisha nuk lëvizi nga qëndrimet e një viti më parë, duke e qutjaur atë një grusht shteti, duke mbrojtur gardistët e dyshuar për vrasjet dhe duke akuzuar krerët e opozitës dhe të institucioneve si puçistë.

Në 21 janar, ai që do hynte s’do dilte më Shefi i qeverisë pranon se nuk do t'i dorëzojë gardistët rresht as edhe një organizator i vetëm nuk është pyetur.

TIRANE Në foto: Kryeministri Sali Berisha në dritaren e zyrës së tij më 21 janar 2011

ALFRED PEZA

K

ryeministri Berisha, në një vjetorin e ngjarjes së rëndë të 21 janarit 2011, mbrojti vrasjen e katër demonstruesve dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve, si të vetmen rrugë për të mos lëshuar institucionet. Në një intervistë për "Vizion Plus", Berisha u shpreh se urdhëri i vetëm ishte dhënë që askush të mos futej brenda rrethimit të kryeministrisë. Çfarë përgjegjësie ndjeni sot pas një viti për 4 të vrarët? Absolutisht, ndiej një dhimbje dhe keqardhje të madhe, por në mënyrë absolute, dhe njëherë dhe 100 herë mund të theksoj se një institucion i një vendi të lirë nuk mund të pushtohet . Pse? Ai nen i kushtetutës që i jep të drejtë opozitës të protestojë kudo... shiko, janë të pakta vendet në Europë ku protestohet para dritares së Kryeministrit. Edhe ju keni protestuar në opozitë... Po, ky është një standard dhe do të protestojnë sa herë të duan dhe do të kenë garanci të plotë. Është një opozitë që nga 2005 e deri më sot ka organizuar 1753 protesta, ka pasur 3 të dhunshme; është një opozitë që është toleruar. Kur bllokuan në Londër, me gjyq i pastruan, nuk i lejova të shkojnë ne gjyq administrata dhe njerëzit. Po flisni për grevën e urisë? Me grevën e urisë këta kishin skenarin të futeshin, po ai skenar nuk u bashkërendua dot me ata të tjerët që u bashkërendua më 21 janar. Për 4 viktimat... Keqardhje e madhe. Kush ka dhënë urdhër, keni dhënë ju urdhër apo ndonjë vartësi juaj? Në mënyrë kategorike dhe absolute as edhe një urdhër. Urdhëri ishte ky, që ta dish ti, ai që do të hynte brenda ai nuk do të mund të dilte më, i vetmi urdhër. Rrethimi është atribut i gardës, ndërtesa do të mbrohej nga të gjithë punonjësit, ishim të gjithë në punë dhe këtu nuk mund të hynte njëri dhe ne ishim shumë të qetë. Cili

është ligji i gardës? Ligji i gardës është ky, po e gjuajte ushtarin me gur, me dru, me çdo gjë tjetër, nuk të gjuan me gur, nuk të gjuan me dru; nuk ka ushtar në botë që po ta gjuash nuk të drejton armën. Nuk ka ligje në botën demokratike që kur nje ushtar i gardës gjuhet me tulla, gjuhet me gur, nuk i thotë: 1 qëllo në ajër: 2 nëqoftëse vazhdon qëlloje tek këmbet: 3 qëlloje direkt. Këto janë të përcaktuara në ligjet e gardës të të gjitha vendeve demokratike. Në këtë kontekst nëse ndokush ata pesë apo dhjetë ushtarët rreth e rrotull i konsideronte derra apo viça lope që mund të lëshonin breshëri tullash dhe gurësh dhe ata do të bënin sehir, gabon. Nuk di, jo gardë, por nuk di ushtar në vendroje, i cili të mund të qëllohet me gurë dhe të mos reagojë.

do të jenë të tëra në hetim, nuk më takon mua; por unë them se ushtar në këtë vend që të qëllohet me objekte të forta që të sulmohet dhe agresohet nuk ka që të mos reagojë në përputhje me ligjin.

Po thoni se katër viktimat kanë ardhur nga garda për shkak të detyrës? Jo unë them këtë, garda ka qëlluar në zbatim të ligjit, sesi kanë ardhur viktimat kjo do jetë një proces hetimi. Këto

Pra ju i qëndroni deklaratës që keni thënë se ka patur njerëz me çadra-pistoletë? Unë i qëndroj informacionit që kam pasur. Unë kam pasur atë informacion dhe informacione të tjera, por këtu 1 vit

Keni deklaruar atë ditë se nga protestuesit ka pasur pistoleta armë, çadra armë. Të gjitha janë informacionet. Ka diçka që duhet të ridimensiononi pas një viti nga informacionet që keni thënë? Tani për tani hetimin në dorë e kanë ata të cilët ishin pjesë e këtij skenari, por unë kam përzgjedhur vete këtë si diçka më të afërt me kushtetutën. Natyrisht në mënyrën më të padiskutueshme kurrë ndonjëherë nuk do të pranoj që kjo çështje të mos zbardhet tërësisht.

Me sa di unë është pyetur zoti Saimir Tahiri? Në parlament nuk ka as edhe një kërkesë për heqje imuniteti, për marrje në ndjekje, asnjë zyrtar; çka do të thotë se nuk ka, se pse janë thirrur aty nuk di gjë. Ka pasur një problem në atë kohë pas firmosjes së urdhër-arresteve për zinxhirin drejtues të Gardës dhe nuk u lejua ekzekutimi i këtyre urdhër arresteve nga ana e policisë. Jo, nuk u lejuan nga kryeministri. Ju nuk i kini lejuar? Jo nuk u lejuan nga kryeministri, po sigurisht. Po të urdhëroja policinë unë ajo do të ndodhte; por a mund tua jepnim bandave ne kryeministrinë. Dhe jo vetëm unë ka pasur një ndërhyrje të gjithanshme dhe besoj se ajo u faktua se ishte tërësisht pjesë e skenarit. Cili ishte skenari? Skenari ishte, që personi i cili ishte ne zyrën e tij dhe kishte vetëm një detyrë, evakuimin e kryeministrisë, që unë nuk evakuohesha kurrë, por ata bëjnë planet e tyre; ai duhej arrestuar që nuk kishte qenë kurrë këtu dhe ishkomandanti i gardës. Këto janë çështje hetimi, por ka element të shumtë. E para kjo, e dyta nuk kemi qenë absolutisht kundër marrjes në ndjekje, jo. Por ndjekje të lirë, se nëse ti e merr nga komandati i gardës deri tek i fundit çfarë u thua; ti u thua kriminelëve

Në foto: Një prej ushtarëve të Gardës duke qëlluar drejtë demonstruesëve

sulmoni e merreni se nuk ka kush e mbron më. Kjo ishte një aventurë, sepse kjo do të mbrohej me çdo çmim, këtë se merrte dot kurrë. Pra nuk ka këtu asnjë lloj përpjekje për të penguar, por ka një përpjekje nga ata të cilët u dështoi, nuk dëgjuan dot fjalimin nga ballkoni i kryeministrisë dhe menduan se të nesërmen mund ta realizonin meqë pati viktima. Ju po thoni që urdhëri për arrestimin e 6 drejtuesve të gardës ishte vazhdim i planit? Absolutisht, kryekëput. Pse nuk u zbatua? Unë në bazë të ligjeve të vendit dhashë urdhër që të mbahej "on hold" (në pritje), ka ligje që përcaktojnë këtë për shkak të detyrës, pse nuk ndodhi kjo pas 3 muajsh, pas 5 muajsh, pse nuk ndodhi?! Ke dëgjuar ta kem penguar unë. Kush e pengoi? Ekspertët e huaj, jo përkundrazi. Po pse do të ndodhte vetëm 5 orë prapa pa pasur asnjë fakt asnjë provë dhe asgjë. Po pse Edi Rama do të dilte në konferencë shtypi dhe do të citonte Ina Ramën?! Më thuaj pak si mund të ndodhte kjo. Ai që ishte organizatori kryesor për të marrë pushtetin me

Plani i "Puçistëve"

Berisha: Donin të më bënin rreshtore B

erisha përsëriti qendrimet e tij të shprehura në 23 janar 2011 për Edi Ramën, kryeprokuroren Rama apo presidentin e Republikës. "Të gjithë ata që panë me qindra e mijera gurë, që panë të sulmohej dera kryesore e kryeministrisë dhe të hapej me makinë , që panë të fluturonin shishet molotov por edhe plumba; e kanë të qartë se ajo ishte një axhendë dhe në gjithë këto pesë orë, kryetari i opozitës u instalua në godinën përkarshi me një megafon me besimin e verber se do të vinte

Kryeprokuroria Ina Rama

dhe do të mbante fjalim nga ballkoni i zyrës sime". Dhe sipas tij gjithçka u bë me ndihmën e presidentit dhe të kryeprokurorit: "Absolutisht, me mbështetjen totale të prokurores, të presidentit,etj. dihen tashmë. Këto veprime u bënë në një koordinim makabër. Natyrisht kishte disa opsione, mund tjua ktheja reston në mënyrën më të vendosur. Gjatë intervistës me "Vizion Plus", z. Berisha tha se Ina Rama meritonte më shumë se shkarkimi: "Jo ajo nuk meritonte shkarkim, ata meritonin shumë më tepër se shkarkim, sepse ata të cilët u angazhuan në një

veprimtari antikushtetuese , për të rrëzuar me forcë një qeveri legjitime, për ata ligjet janë të qarta". Ai e çoi edhe më tej akuzën duke thënë se "puçistët' do t'i bënin rrjeshtore kryeministrit. "Ky kapitull mbyllet pasi të zbardhen të gjitha përgjegjësitë; të organizimit, të sponsorizimit, të vrasjeve, të dëmeve. Deri tani në hetim as edhe një organizator i vetem. Përkundrazi deri tani organizatorët kryesorë komandojnë prokurorinë e shtetit,komandojnë prokurorinë e shtetit, ta them unë"-u shpreh i sigurtë Berisha.


E shtunë, 21 janar 2012

3

POLITIKE

LSI: "21 janari", Rama të kërkojë ndjesë Reagon kreu i PS

L

ëvizja Socialiste për Integrim, përmes sekretarit të saj për çështjet zgjedhore, ish-socialistin Ylli Manjani ka akuzuar opozitën dhe kreun e saj, Edi Rama si shkaktar të tragjedisë së 21 janarit dhe përgjegjësin kryesor për katër viktimat e shkaktuara. "Këta zotërinj janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit, dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans t'i shpëtojnë drejtësisë", ka qënë deklarata e

Manjanit. Sipas tij, dhuna që buron nga paratë e fëlliqura që vijnë nga pushteti i pamerituar i përfaqësuesve publikë, sot limonë të shtrydhur, është e pa pranueshme dhe madje e dënueshme. "Si parti politike, kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht t'u kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top,

ndërkohë që vetë u fshehën paburrësisht dhe fërkuan duart kur numëruan viktimat,që ju interesuan paturpsisht", tha Manjani. Kreu i PS ka reaguar nëpërmjet Twitterit pas deklaratave të LSI se ai është organizatori politik i ngjarjeve të 21 janarit. "Hajdutët që po ulërijnë këto ditë 'kapni hajdutët' janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e më figurë", shkruan Rama në Twitter.

Dje në faqen zyrtare të ambasadës del njoftimi paralajmërues

Ambasada e SHBA: Të shmanget tubimi i PS Kujtesa: "Një vit më parë, u vranë 4 persona" Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët e vet por edhe personelin e ambasadës që të shmangin qarkullimin në Tiranë nga ora 10.30 deri në 14.00 kohë në të cilën do të zhvillohet tubimi i PS. Ambasada kujton se një vit më parë, një demonstratë e tillë përfundoi me vrasjen e 4 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve

POLICIA

Ambasada Amerikane, Tiranë

A

FRESSH, miting të paligjshëm

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Këto ditë në media është shfaqur një intervistë e të afërmit të njërit prej viktimave të 21 janarit sikur ju, pretendohet që keni dërguar persona pranë tyre për t'i takuar , për tu dërguar para , për të shkuar në varrim; a ka ndonjë të vërtetë këtu? Në mënyrë absolute as kam dërguar dhe as nuk dërgoj, as nuk e njoh. Kam shprehur ngushëllimet e mia dhe padiskutim keqardhjen më të sinqertë. Dhe nga ana tjetër kurrë ndonjëherë një institucion kushtetues nuk do të mund të pushtohet, do të mbrohet, do të mbrohet vetem do të mbrohet.

Ato ditë janë parë ushtarë të gardës të marrin mjekimin brenda territorit të kryeministrisë dhe nuk janë çuar në spital? Tani sesi e kanë rregullin ata, tani unë nuk mund të them se cila plagë shkon në spital dhe cila plagë, kjo është çështje e ekipit. E rëndësishme është se një ambulancë ka ardhur dhe i ka mjekuar. Ambulanca ka pasur nje mjek dhe një ndihmës mjek dhe ato kanë vepruar mbi gjykimin sepse në spital edhe kanë derguar.

Thuhet se pamjet që janë filmuar nga kamerat e kryeministrisë janë fshirë nga serveri qendror? Absolutisht nuk kam asnjë dijeni se janë fshirë qoftë edhe një gjë. Ajo që unë kam bërë që në orën 7 të darkës kam urdhëruar që gjithçka, ne nuk kemi një sistem kaq të përsosur por diçka kemi, për rrethimin unë them se duhet të jetë i gardës. Grupi im nuk ka sistem. Grupi im ka detyrat e veta. Unë kam një grup si çdo kryeministër dhe ai ka detyrat e veta. Kështu që gjithçka ka ndodhur para kamerave. Nuk kam dijeni që të jetë fshirë qoftë edhe një segment. Kam dijeni që nuk ka qenë i gjithë territori i survejuar dhe prapë mund të mos jetë i tërë territori, varet nga mjedisi, kjo është çështje ekspertësh dhe jo çështje të miat.

dhunë. Janë të gjitha të regjistruara.

Lajmi

T

ë rinjtë që morën inicia tivën për të vënë në lojë drejtësinë shqiptare vetëm një ditë pas gjyqit të Metës ku Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm, do të procedohen penalisht nga policia. Polica e Tiranës ka bërë me dije dje se ka nisur procedimi penal ndaj drejtueses së këtij tubimi, Braziliana Memushaj, e cila do të hetohet në gjendje të lirë, për organizim të protestave dhe tubimeve të paligjshme. Disa ditë më parë anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar dolën para Kryeministrisë me arkivol në duar ku shkruhej "drejtësia vdiq". Sipas policisë, organizatorët e tubimit nuk kishin marrë leje për aktivitetin. Pas njoftimit të policisë, ka reaguar edhe dega e FRESSHit të Tiranës. "Unë jam një ndër 300 organizatoret e FRESSH-Tiranë që morën pjesë në atë marshim homazh për drejtesinë që vrau Saliu. Policia e Sali Berishës nuk ma mbyll dot gojën as mua dhe as të rinjve të Fressh-Tirane", shkruan Braziliana Memushaj në reagimin e saj.

mbasada e SHBA ka parala jmëruar të gjithë qytetarët e vet që të shmangin rrugët kryesore në kryeqytet ditën e sotme, sidomos bulevardin "Dëshmorët e Kombit" apo sheshin afër selisë së Partisë Socialiste. Ky është një ndër njoftimet e zakonshme që qeveria e SHBA bën për qytetarët e vet, nëse në një vend ka protesta apo demonstrata. "Partia Socialiste e Shqipërisë ka aplikuar për një leje te policia e shtetit për të mbajtur një tubim publik në qytetin e Tiranës në 21 janar 2012. Mitingu parashikohet të nisë në 10.30 dhe të zgjasë deri në orën 14.00. Informacioni aktual tregon se tubimi do të nisë në zyrat qendrore të Partisë Socialiste në rrugën "Çamëria" më pas në anën lindore të sheshit Skënderbej dhe më pas të vazhdohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke përfshirë edhe zyrën e kryeministrit dhe ndoshta edhe vende të tjera që janë aty rrotull" thuhet në njoftimin e lëshuar dje në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë. Ambasada amerikane nuk harron t'ju kujtojë qytetarëve amerikanë se demostrata e vitit të kaluar e organizuar nga Partia Socialiste përfundoi në një aktivitet të dhunshëm, ku pati katër të vrarë dhe shumë të lënduar jo vetëm nga demonstruesit por edhe nga forcat e policisë. Edhe pse sipas tyre më vonë janë bërë demostrata të qeta pa asnjë akses, ambasada paralajmeron qytetarët e vet që ditën e nesërme të të mos dalin në zonat ku do të zhvillohet tubimi. Sipas stafit të ambasadës amerikane, e njëjta këshillë është dhënë edhe për personelin e vetë ambasadës. "Demostratat mund të prekin të

gjitha arteriert që të çojnë drejt hyrjes së qytetit. Veç kësaj rrjetet telefonike celulare mund të mos jenë të kapshme gjatë periudhës së trafikut të madh. Edhe pse janë zhvilluar demonstrata të mëdha e paqësore në Tiranë gjatë të kaluarës, një demostratë e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme dhe përfundoi me vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, duke përfshirë edhe zyrtarë të policisë së shtetit. Mitingjet e mëpasme në Tiranë kanë qenë paqësore dhe kanë pasur gati 10 mijë vetë, sipas shifrave të përafërta. U kujtojmë qytetarëve të SHBA që edhe pse demonstratat nisen paqësore, ato mund të kthehen në të dhunshme

dhe të paparashikueshme. Ju duhet ti shmangni ato me të gjitha mënyrat. Personeli i ambasadës së SHBA është udhëzuar të shmangë cdo zonë ku zhvillohen demonstrata dhe të limitojnë të gjitha udhëtimet e panevojshme gjatë protestave" thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Por jo vetëm kaq. Zyra udhëzon qytetarët amerikanë që të mos lëvizin edhe nga një qytet në tjetrin. Kjo sepse, sipas tyre, ka shumë raste kur mitingjet e filluara në një qytet, krijojnë efektin domino edhe për qytetet e tjera. Ndaj i kërkohet shtetasve amerikanë të mos lëvizin dhe të ndjekin në çdo moment median. "Demostratat në një qytet kanë mundësinë të drejtojnë edhe mitingje apo demonstrata publike në vende të tjera përgjatë vendit. Qëndroni të kujdeshshëm dhe të shqetësuar për cka ju rrethon dhe u kushtoni rëndësi raportimeve të mediave lokale për të gjitha mitingjet apo demostratat publike. Qytetarët amerikanë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse gjenden afër demostratave të tilla. Qytetarët e SHBA që udhëtojnë duhet të monitorojnë rregullisht ëebsite të ambasadës së SHBA dhe ëebsite të zyrës së marrëdhënieve konsullore të Departamentit të Shtetit" thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës, lëshuar ditën e djeshme në datën 20 janar.

Blindohet qeveria

Policia, 2000 trupa dhe ujëhedhëse

N

TIRANE

jë plan masash është marrë nga policia e shtetit lidhur me homazhet që do të kryen ditën e sotme përpara kryeministrisë për 1 vjetorin e vrasjes së katër demonstrusve. Duke filluar në orën 08:00 do të grumbullohen një numër i madh i efektivëve të policisë së kryeqytetit të cilët janë afro 800 trupa. Në terren do të jenë dhe persona civilë nga zyra e vrasjeve, zyra Kundër Krimit të Organizuar, Seksioni i Anti-Drogës, të cilët do të jenë në terren për ruajtjen e qetësisë publike. Burimet nga polica bëjnë me dije se janë marrë informacione se homazhet do të zhvil-

lohen në mënyrë paqësore, por për siguri efektivët do të jenë pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, përfshi këtu, jelekt anti-plumb si dhe armatosja e duhur. Përforcime do të ketë dhe nga efektivë policie nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Në rrjeshitin e parë në afërsi të derës së kryemistrisë do të rrjeshtohen Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ndërsa pas tyre do të vijojë rrjeshi me forcat RENEA. Të gjashtë komisariatet e qarkut të Tiranës përbëjnë në total 2000 efektivë, grupi që do të rrethojë zonën e institucionit të kryeministrisë me qëllim mbrojtjen e saj dhe shmangien e ndonjë incidenti nga ana e personave që janë nisur për homazhet e katër viktimave.


4

E shtunë, 21 janar 2012

POLITIKE

Rama: Vetëm Ramiz Alia e Fatos Nano bënë rotacion paqësor

K

reu socialist Rama ka vlerësuar vetëm zgjedhjet e organizuara nja ishpresidenti i fundit komunist Ramiz Alia dhe ish-kryetari i PS, Fatos Nano që bënë një rotacion paqësor. "Jo të gjithë kanë pritur fundin e botës për t'u larguar. Fatos Nano është larguar pasi ka humbur zgjedhjet dhe ka pranuar verdiktin e popullit si një kryeministër që kishte përgjegjësinë e

mbajtjes së zgjedhjeve, dhe nën atë qeveri u mbajtën zgjedhje që garantuan tranzicionin. Ramiz Alia ka pranuar rezultatin e zgjedheve që i administroi një strukturë e tërë që vinte nga regjimi i vjetër, dhe madje dhe humbjen e tij si deputet. Nuk jemi në të njëjtat kushte të të gjitha figurave", ka qënë deklarata e Ramës. Ndërsa sot sipas tij, jemi në kushtet kur pushteti s'pranon të garantojë zgjedhje

të lira sepse nuk do të largohet dhe vetëm vjedh por dhe i rivjedh. "E di se ka shumë njerëz që e kërkojnë te opozita shkakun pse vodhën votën, në koncept në fakt është qeveria që duhet të garantojë dhe jo të vjedhë votën. Jam i bindur se shqiptarët po vetëdijësohen se vota garamtohet duke ardhur në kuti dhe votuar masivisht kundër të keqes", tha kreu i PS.

Kryetari i PS për 21 janarin: Atë ditë komunikova me deputetët

Rama: Ja ku isha kur u vranë 4 demonstruesit "Urdhëruesit dhe vrasësit janë në krye të qeverisë"

TIRANE

K

ryetari i PS Edi Rama në një intervistë për emisionin "To night" të Ilva Tares ka deklaruar se shpreson shumë në hetimin e 11 janarit, tashmë që dhe SHBA ka dhënë ndihmesën përmes FBI. Ai kujton tragjedinë e vitit të kaluar dhe përpjekjet për qetësimin e situatës, duke akuzuar Berishën se vrau qytetarët. LSI dhe PD ju akuzojnë për protesta të dhunshme më 2 janar? Opozita në bulevard ishte e paarmatosur. Opozita u provokua rëndë dhe gjendja doli jashtë kontrollit edhe për përgjegjësinë ekskluzive të forcave të rendit të cilat ndërhynë mbi protestuesit ende pa filluar demonstrata kur protestuesit ishin duke ecur në bulevard. Që unë bashkë me të tjerë kemi organizuar demonstratën e 21 janarit kjo nuk ka pikë dyshimi por që dhuna ka qënë një produkt i keqadministrimit nga ana e policisë të demonstratës. Për më tepër, nuk ka asnjë shans që në demokraci të vësh një shenjë barazimi midis reagimit të dhunshëm të një proteste e vrasjes së protestuesve. Të vrarë nga plumbat e shtetit s'janë parë qysh pas luftës së dytë botërore. Z.Rama ku ndodheshit në momentin e vrasjeve të protestuesve? Ne kemi qënë të gjithë së bashku me krerët e koalicionit, me Pandeli Majkon e disa të tjerë. Kemi qënë duke ecur drejt kryeministrisë dhe aty kam parë me sytë e mi se si është provokuar turma. Kemi qënë duke kaluar urën e Lanës kur kemi parë blindat që dolën nga pas kryeministrisë dhe u lëshuan mbi turmën ushtroi dhunë drejt turmës me ujë dhe gaz lotsjellës. Aty ne bëmë një zmbrapsje dhe qëndruam për një kohë të gjatë tek ana tjetër e urës mu në dalje të parkut "Rinia". Të vrarët fatkeqësisht, gjë që e ngarkon me një përgjesi absolute qeverinë, kanë marrë plumbat kur protesta ishte në fund. Me kë komunikuat? Unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me deputetë të PS, duke u munduar të bëj sa të mundem të cilët ishin në pjesën e mëpërparme dhe fatmirësisht janë të gjitha deshmitë se si deputeët të PS kanë bërë çmos për të tërhequr turmën dhe për ta larguar nga vendi ku kërciti një masakër e vërtetë me forcat speciale. Pra është absolutisht barbare që sot e gjithë ditën ata që duhet të përgjigjën për urdhrat që dhanë dhe ata që hapën

Edi Rama mbrëmë në emisionin “Tonight" të Ilva Tares zjarr të jenë nën uniformën e shtetit dhe madje në krye të qeverisë. Të mos harrojmë se ka pasur dhjetra të plagosur që dora e zotit i mbrojti nga një fat më i keq dhe qindra njerëz të rrahur nëpër komisariate. Siç ka pasur dhe procese gjyqësore për disa ndër ta ndërkohë që s'ka ende asgjë për ata që duhet të përgjigjen para drejtësisë për vrasjen e 4 demonstruesve të pafajshëm, për plagosjen e shumë të tjerëve. Berishës në një intervistë për Bugajskin pranoi se ka pasur plumba rikoshetë të Gardës? Mendoj që i pari i qeverisë ka ndryshuar pozicion duke qënë i vetëdijshëm se rruga për ti ikur së

vertetës ka filluar të ngushtohet dhe broçkullat me stilolapsa pistoletë, e me puç për të përmbysur pushtetin e tij të korruptuar nuk i ha askush dhe nuk gjejnë asnjë përputhjë për provat që disponon sot i gjithë publiku falë punës së medias. Pasi ka mbaruar protesta s'ka pasur ndonjë gëzhojë në bulevard por ka qënë e mbushur më gëzhoja e gjitha hapësira matanë gardhit të Kryeministrisë që do të thotë se qeveria ka zgjedhur të konfrontohet me armë me të gjithë protestuesit të cilët s'kanë prekur teritorin. Brenda gardhit të kryeministrisë dhe që edhe po ta kishin prekur s'mund të merrnin përgjigje me zjarr. Kjo është barbari fashiste e patolerueshme për

Kryetari i PS

Rama: Vendi qeveriset me një kod mafioz R

ama ka komentuar dhe deklaratën e njërit prej famil jarëve të viktimave të 21 janarit, të cilit i janë ofruar para dhe emrin e fotoja e vrasësit nga njerëzit e Berishës, që të garantonin një vizitë të kryeministrit. "E kutoni në çfarë vendi jetojmë, në një vend ku qeveriset me një kod mafioz dhe ku ofrohet para për ti zënë rrugën gjithçkaje që pengon rrugën e instalimit të një qeverie të kthyer në një regjim. Një dëshmi e tillë do të kishte përmbysur botën demokratike në kuptimin e tronditjes shoqërore, dhe këtu ndodh rregullisht. Kjo është një dëshmi e bërë me krenari, dinjitet, me një revoltë të brendshme, nga një famije që ju siguroj mezi e mbërrin fundin e muaji, të cilës i ofron para për të shitur gjakun e familjes së vrarë, nga ata që duhet të mbrojnë njerëzit", ka qënë deklarata e Berishës në lidhje me këtë dëshmi. Ai ka garantuar se homazhi sot do të jetë i qetë, pavarësisht nëse provokohen apo jo sio vitin e kaluar.

botën demokratike. Blushi tha se vërtet Saliu i vrau, por ne do ti kishim shpëtuar…? Fakti që ata u vranë nuk ka të bëjë me ne. Ne bëmë gjithçka mundëm për të ruajtur njerëzit, për të tërhequr njërëzit, sepse dihet botërisht se një tumë e provokuar dhe e dalë jashtë kontrollit është vështirësisht e përmbajtshme. Deputetët tanë i përmbajtën, duke rrezikuar dhe vetë të ishin viktima të plumbave. Ekspertët e FBI sollën rezultatet. A ju duk e vonuar? Si mund të më duket e vonuar kur bëhet fjalë për ekspertizën më të lartë botërore dhe jam shumë i kenaqur që këtij procesi ju dha mbështetja e asaj eskpertize falë angazhimit të SHBA për të mbështetur një hetim të thellë të paanshëm dhe deri në fund të asaj që ndodhi në 21 Janar. Nga ana tjetër besoj se rezultatet e ekspertizes së FBI do të jetë e veshtirë që do t'ju dalin paloburrat e Shqipërisë dhe t'ju thonë që do marrim ekspertizë vendasa se ju nuk njihni realitetin. Berisha ju kujtoi mesazhin e 23 Janarit? Ai tha ndëshkim ekzemplar për Edi Ramën? Ky ishte rikonfirmimi i faktit që Shqipëria është në duar të papërgjeshme dhe në sundimin e një mendjeje të çoroditur sepse askund në botën demokratike ku shqiptarët duan të jenë pjesë, kryeministri nuk mund të flasë me këtë gjuhë që i takon shekujve të shkuar për botën demokratike. Jeni kërcënuar. Fakti që kërcënuesit janë të lirë ju frikson? S'kam asnjë frikë.Vrasjet nuk ishin për mbrojtjen e institucionit, por ishin vrasje që u bënë kur protesta kishte mbaruar por për të çuar mesazhin që me mua apo me ne uzurpatorët e ketij pushteti mos guxoni të përballeni sepse ky është fundi që ju pret. Keni ndonjë informacion mbi provat që kanë ardhur nga ekspertët e FBI? Jo nuk kam asnjë informacion, po përderisa kjo është konfirmuar zyrtarësisht jam jashtëzakonisht i lehtësuar. Siç e thashë është ekspertiza më e lartë botërore. Nuk mund të kishte fat më të mirë për çeshtjen e 21 Janarit. Qëndrimi ndaj hetimit të 21 janarit. Prokuroria, si ka vepruar? Unë e thashë dhe duhet ta shtjelloj pak që ka pasur shumë padi të ngritura për protestues ashtu siç ka pasur dënime. Sot nuk kemi njerëz të denu-

ar për vrasje apo për urdhërimin e vrasjeve por nga ana tjetër jam i vetdijshëm që ky mund të ketë qënë hetimi më i vështirë i prokurorise se ka patur që në ditën e parë përpjekje për të fshirë në mënyrë mafioze provat. Nga kush? Nga ata që kanë në dorë ti fshinë, jo nga opozita. Fshirja e serverit të kryeministrisë, në rast se në atë server do gjendeshin prova për çadrat pistolete, prova që implikonin opozitën të jeni e sigurtë që s'do ishin fshirë. U fshinë sepse aty ka pasur diçka tjetër! E dinë ata që i kanë fshirë seç ka pasur aty. Unë kam marrë thjesht dhe vetëm shpjegime nga ekspertë duke ju referuar shtypit por e verteta është që ky është hetimi me i veshtirë. Dhe pa dyshim pa mbështetjen e FBI ky hetim s'do arrinte në konkluzione bindëse. Në shtyp ka dalë lajmi se javën e ardhshme mund të ketë arrestime për shkak dhe të ardhjes se ekspertëve të FBI. Keni besim se qeveria do qëndrojë larg këtyre hetimeve dhe arrestimeve? Nuk dua të spekuloj, por dua të besoj që para vendimeve shkencore të FBI do të jetë shumë e veshtirë që ekspertiza folklorike e Saliut të mund të ketë vlerën e një rezistence zmbrapsëse. Berisha ju ka akuzuar se prokuroja Ina Rama dekonspironte hetimin tek ju ? Keni komunikuar me zonjën Rama? Unë me Prokuroren e Përgjithshme për të cilën kam respekt për faktin që është një grua në pozicion të vështirë kam kounikuar vetëm njëherë që nga koha që ajo është Prokurore e Përgjithshme. Ka qënë një komunikim publik. Kam shkuar në zyrën e saj dhe kam shprehur të gjitha shqetësimet si lideri i opozitës lidhur me punën e Prokurorisë. Të gjitha rastet e tjera kanë qenë thjesht kortezi. Pas 21 janarit s'kam komunikuar asnjëherë me të.


E shtunë, 21 janar 2012

5

POLITIKE DASSU: ZBARDHNI 21 JANARIN

BRAÇE: BERISHA, DORËZOHU

Zv.ministrja e jashtme e Italisë, Dassu tha se institucionet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit të vitit të shkuar. Ajo tha se ngjarje të tilla si ajo e 21 janarit të vitit të kaluar nuk duhet të ndodhin më. Gjendem në Tiranë në prag të një përkujtimoreje të trishtë të historisë së vendit tuaj, atë të 21 janarit. "Drejtësia të ndjekë rrugën e saj për zbardhjen e kësaj çështjeje" ka theksuar Dassu. Ajo është shprehur se është në të njejtën linjë me deklaratën e përbashkët të Trojkës, për mbështetje ndaj Prokurorisë.

"Berisha ka pranuar dje për herë të parë se protestuesit e 21 janarit mund të jenë vrarë nga plumbat rikoshetë të oficerëve të Gardës. Ti the që ne vramë njëri tjetrin me çadra pistoletë. Tani po thua që protestuesit i vranë plumba rikoshetë. Protestuesit janë vrarë me paramendim, nga afër nga drejtues të Gardës dhe njerëz pranë teje. Protestuesit janë vrarë pas urdhërit për të hapur zjarr me plumba vrasës! Bëhu burrë dhe pranojë krimin, merr përgjegjësi dhe dorëzohu, tani", deklaroi Braçe në facebook.

Ish-kryetari i PS Tiranë rrëfen si e mbajtën protestën nën kontroll

Baraj: Komunikimi me Edi Ramën më 21 janar “Turma u provokua, u qëllua me urdhër, u vranë 4 njerëz" Lajmi Ish-kryetari i PS për bashkinë e Tiranës, Besnik Baraj përmes një interviste për "Shqiptarja.com" tregon se si deputetët dhe kreu i PS, Rama mbajtën protestën nën kontroll pa prekur institucionet. Sipas tij, turma u provokua nga policia dhe u qëllua me urdhër ku mbetën të katër katër protestues, ndonëse s'pati agresion ndaj Kryeministrisë.

TIRANE

JAKIN MARENA

Presidenti

Topi bojkotohet nga qeveria: Rotacionet mirë për demokracinë

TIRANE

P

residenti Topi ka organi zuar një pritje për trupin e huaj diplomatik. Ndërkohë që me përjashtim të ministrit të Jashtëm Haxhinasto, asnjë përfaqësues i mazhorancës s'ka marrë pjesë duke shënuar bojkotin e radhës për kreun e shtetit. Sipas tij, sfida kryesore është nderimi i merituar i këtij viti jubilar përmes marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe forcimin e demokracisë funksionale, si një garanci për stabilitet demokratik afatgjatë. "Gjatë këtij viti, Shqipëria do të ketë zgjedhjet e reja presidenciale, dhe unë, konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam nxitur e mbështetur modelin e rrotacioneve demokratike në krye të institucioneve, çfarë i jep frymëmarrje demokracisë, rrit besimin publik tek institucionet dhe mbetet nevojë për vende si Shqipëria", tha Topi. Sipas tij, shoqëria shqiptare ka nevojë për një reflektim pozitiv ndaj problematikës së tranzicionit, forcimit të komponentit të dialogut konstruktiv e serioz politik, ecje

Presidenti Bamir Topi në drejtim të forcimit integral të institucioneve kushtetuese dhe plotësimit konsensual të të gjitha detyrimeve që klasa politike ka ndaj qytetarëve dhe ndaj kritereve të anëtarësimit në BE. Sipas ambasadores zviceriane, që foli edhe në emër të diplomatëve të tjerë, sfida e integrimit europian të Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve. "Ky objektiv sfidues ka nevojë për kohën e vet dhe për përpjekje të vazhdueshme që t'ia dilni mbanë. Mbi të gjitha ai kërkon konsensus kombëtar, përkushtim të fortë dhe një veprim të përbashkët të të gjithë klasës politike, si të qeverisë, edhe të opozitës, të të gjithë aktorëve ekonomikë dhe shoqërore, me një fjalë të të gjithë shoqërisë shqiptare", tha ambasadorja Enzler.

Si e shihni ngjarjen e 21 janarit të vitit të kaluar tashmë që po mbush një vit? Është një ngjarje që të shkakton vetëm tronditje për shumë arësye, ku pa dyshim përfundimi i saj me 4 viktima ishte tragjik. Kjo ngjarje precipitoi për shkak të dhunës shtetërore, duke sjellë katër viktima të pafajshme që po protestonin paqësisht larg godinës së Kryeministrisë. Media solli fakte të pakundërshtueshme se ata që humbën jetën nën breshërinë e armëve të Gardës ishin të pafajshëm, s'pati agresion ndaj institucionit të kryeministrisë, ishin larg godinës. Edhe sot, kur ka kaluar një vit nga kjo ngjarje tragjike, ende nuk janë vënë përpara përgjegjësisë nga prokuroria dhe gjykata shqiptare, nuk është marrë asnjë nga përgjegjegjësit nën gjykim, siç mund të kishte ndodhur në çdo vend të BE. Pasi protesta kanë ndodhur dhe në vende të BE, madje dhe te fqinjët tanë, ku në ndryshim nga rasti i 21 janarit, kanë sulmuar dhe institucionet, por nuk ka ndodhur asnjë vrasje në këto vende evropiane. Ndërsa në Shqipëri, pa prekur asnjë institucion, vriten katër njerëz të pafajshëm. Mendoni se mund të dilet nga kjo situatë...? Të gjithë këto elementë që përmenda tregojnë qartë se kemi një sistem pseudodemokratik. Vriten njerëzit dhe asnjë vrasës nuk vihet para përgjëgjësisë ligjore, pasi shteti është i kapur, krimi i organizuar është evident. Qeveria një rast nxjerr kallashnik-

ovët që qëllojnë protestues të pafajshëm, një rast kërcënon, ndërsa në rastin tjetër kërkon të blejë njerëzit me para, duke treguar qartë se shteti është i kapur. Ka ardhur koha që Shqipëria dhe shqiptarët t'i japin fund kësaj farse dhe të rikthehen institucionet demokratike në vend. Jeni ndër deputetët që keni ndikuar shumë në qetësimin e njerëzve, ndërkohë që gjendeshin përballë policisë. Mund të na i përshkruani ato momente të vështira? Kemi qënë disa deputetë që jemi përpjekur të qetësojnë njerëzit që protestonin dhe që ishin gjithnjë nën provokimin e policisë. Kur protestuesit u afruan te dy Kullat, përballë kryeministrisë, pa pasur asnjë lloj provokimi që policia të reagojë, u ndodhën përballë bombave tymuese. Protes-

Besnik Baraj tuesit u provokuan, pasi ai i cili monitoronte që nga kryeministria u tremb nga numri shumë i madh i njerëzve që kishin ardhur në këtë protestë. Provokimi i turmës kishte si qëllim ndarjen e saj pjesë pjesë. Por demonstrata e opozitës ishte paqësore, asnjë skenar prekjeje institucionesh nuk kishte, jo më grushti shteti. Ishin deputetët dhe drejtuesit e PS ata që po e kontrollonin turmën, dhe s'do lejonim, sikurse nuk u lejua asnjë cënim i institucionit të shtetit. Ju thoni se turma u provokua vazhdimisht...? Turma u provokua dhe bëri

që një dorë gjakatare të urdhëronte të qëllohej me armë në drejtim të saj. Pas këtij urdhëri u vranë fatkeqësisht 4 demonstrues të pafajshëm, që ishin shumë larg godinës së kryeministrisë, por mund të kishte kushtuar shumë jetë të tjera, pasi numri i fishekëve të qëlluar në drejtim të turmës ishte shumë më i madh. Keni komunikuar me kreun e PS? Kam komunikuar me kreun e PS, Edi Rama që të hyja në mes të njerëzve që protestonin paqësisht për t'i qetësuar. Gjithë shqetësimi ynë ka qënë qetësimi dhe largimi i tyre nga rrezja e goditjes së armëve, pavarësisht se ishin larg godinës së Kryeministrisë. Garda po qëllonte pa pushim dhe me urdhër. Kjo ngjarje nuk ishte një rastësi, pasi lajtmotivi i Berishës ka qënë që pushtetin ta mbajë me çdo mjet, madje dhe me dhunë. Kjo u konfirmua dhe në zgjedhjet e 8 majit, ku u vodhën votat ditën për diell, duke krijuar të njejtën situatë si në Rusi apo Iran. Një vit nga 21 janari, si do të kryhen homazhet? Do të kryejmë homazhe paqësisht, si më 28 janar 2011, duke demonstruar qytetari dhe duke garantuar se nuk do ndodhë asgjë.

Saimir Tahiri:

"Turp që ende vrasësit s'janë para drejtësisë"

K

TIRANE

ryetari i komanduar i Partisë Socialiste të bashkisë së Tiranës, deputeti Saimir Tahiri ka qënë tepër i prerë dje teksa ka deklaruar si të turpshëm faktin se deri më tani drejtësia dhe segmentet e specializuara të shtetit nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për zbardhjen e tragjedisë së 21 janarit të vitit të kaluar, ku u vranë katër protestues, teksa demonstronin paqësish në bule- Saimir Tahiri vardin qëndror të kryeqytetit. "Ajo çfarë mund të them në këto

momente, në këtë përvjetor të tragjedisë së 21 janarit ku humbën jetën 4 demonstrues të pafajshëm është: Turp që nuk është gjendur e vënë para drejtësisë asnjë nga vrasësit e 4 demonstruesve që po protestonin paqësisht para Kryeministrisë më 21 janar 2011", deklaroi Tahiri për gazetën tonë. Ndërkohë që sot, në orën 10.00 njerëzit do nisën nga selia e PS ku më 11.00 do bëjnë homazhe në vendin ku u vranë 4 protestuesit, dhe në 12.00 do ketë takim në Akademinë e Arteve, ku do jepen momente të protestës me videoprojektor.


6

E shtunë, 21 janar 2012

AKTUALITET

Nisin hetimet për nxjerrje D të sekretit hetimor për videon "Prifti-Beqiraj"

je avokati i ish-Zëvendësministrit të Ministrisë së Ekonomisë, Leonard Beqiraj, Vladimir Meçe, është paraqitur në dyert e prokurorisë së Tiranës, për të "kërkuar llogari", se përse është prishur hetimi mbi këtë videon, mbi të cilën po hetohet, duke u shfaqur në një tv. Sipas tij, prokurorët nuk kanë pasur kohë ta presin. Videoja "Prifti-Beqiraj" e publikuar nga nga ish-deputeti, Spartak

Braho, në emisionin "Opinion", ka shkaktuar një stuhi mediatike, por edhe probleme të mëdha për sa i përket hetimeve, për të cilat kjo video ishte provë materiale, në duar të prokurorisë prej një viti. Rrjedhja e informacionit nën hetim është pengesë ndaj drejtësisë dhe dënohet ashpër nga sistemi ynë gjyqësor, prandaj prokuroria ka nisur hetimet për të gjetur se si kjo video ka

përfunduar në duart e Brahos. Këshilltari mediatik I kryeprokurores Ina Rama, Plator Nesturi, është shprehur se, "po verifikohet në tre drejtime të mundshme të rrjedhjes së videos, e cila përbënte sekret hetimor: Prokuroria, Ekspertët dhe vetë personi që ka bërë inçizimin, Dritan Prifti". Pritet që të pyetet edhe vetë Spartak Braho për mënyrën sesi e ka poseduar.

Serveri, pritet edhe arrestimi i një punonjësi të Kryeministrisë

Katër fletë-arreste për vrasjet e 21 janarit Sot mbyllet përkthimi i ekspertizës së FBI

TIRANE

vijon nga faqja 1 ... cilëve, ju është kërkuar dje të japin dorëheqjen, edhe nga Kryeministria. Nuk konfirmohen emrat e vrasësve, por parmbrëmë kryeministri Berisha pranoi në një emision televiziv se, 4 të vrarët mund të jenë viktima të plumbave me rikoshetë të qëlluar nga Garda e Republikës dhe jo nga policia. Po ashtu burime ende të rezervuara thonë se ekspertiza e FBI, ka arritur të ndërtojë balistikën e gjuajtjes mbi Faik Myrtajt, duke shkuar dhe drejt identifikimit të të dyshuarit kryesor si vrasës, që është një zyrtar i lartë i Gardës së Republikës.

SEVERI

Deri tani nuk ka të dhëna të sigurta nëse FBI, ka rikuperuar memorien e serverit të kryeministrisë dhe ka rindërtuar gjithë memorien e tij, por është e sigurt që në të është ndërhyrë dhe ka fshirje të pamjeve, të pasdites së 21 Janarit, 2011. Pritet që java të fillojë me arrestimin e të paktën një punonjësi të administratës së Këshillit të Ministrave, që ka qenë përgjegjës për administrimin dhe prishjen e filmimeve nga të cilat shpresohet të zbardhet gjithshka.

ALFRED AHMETCENAJ

Rikthehet hetimi për komandantin e "Grupit të Zjarrit"

K

omandanti i njësisë speciale të Gardës së Republikës major Alfred Ahmetcenaj, pas mbërritjes së ekspertizës nga FBI, rikthehet si një nga të dyshuarit kryesor të akuzës për 3 vrasjet e pazbardhura të demostratës së 21 Janarit. Pas arrestimit në fillim të viti 2011, ai është marrë në pyetje nga zv/prokurorja e Tiranës, Marjeta Zaimi. Sipas burimeve majori Ahmetcenaj ka mohuar atëherë, se ka dhënë urdhër për të qëlluar me armë zjarri edhe pse, ishte drejtuesi i pesë efektivave që ishin caktuar si "Grupi i Zjarrit", për demonstratën e 21 Janarit.

GARDISTET

Sipas Prokurorisë ka qenë ora 14.20 minuta e datës 21 janar 2011 kur grupi i zjarrit është afruar në pjesën veriore të oborrit të kryeministrise nga urdhrat e Komandantit të Njësisë Speciale kolonel Alfred

Ushtarët e Gardës duke qëlluar drejt demonstruesve më 21 janar 2011 Ahmetcenaj që kishte si epror Komandantin e njësisë 2, Dashamir Shehi. Koloneli Ahmetcenaj ka urdhëruar që dy prej grupit të zjarrit shtetasit Spartak Zilja dhe Meleq Zaimi të vendosen në pjesën jugore të kryeministrisë dhe pjesa tjetër së bashku me vetë atë në pjesën veriore përballë hyrjes portës që po sulmohej nga demonstruesit në pozicione të ndryshme. Rreth orës 16.00 këta efektivë të Gardës së Republikës kanë filluar të qëllojnë me armë në drejtim të demonstruesve Agim Llupo i arrestuar, Mark Nikolli Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj, të cilët u liruan. Nga armet e tyre të llojit

MP-5 të kalibrit 9 mm sipas akt-ekspertimeve balistike e krahasuese ka rezultuar se kanë shkrepur 131 plumba gëzhojat e të cilave janë gjetur dhe sekuestruar. I dyshuari Ahmetaj ka shkrepur 46 herë armën e tij, Llupo 43 herë, Nikolli 18 herë dhe Çela 10 herë. Ata kanë qëlluar 117 plumba ndërsa 14 të tjera ende nuk janë zbuluar se nga cila armë janë nxjerrë. Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 të datës 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057394 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm që kishte në përdorim shtetasi Mark Nikolli ka shkrepur 18 plumba. Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 të datës 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057383 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm që kishte në përdorim shtetasi Sadik Çela ka shkrepur 10 plumba. Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 të datës 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 0057402 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm që kishte në përdorim shtetasi Gazmend Ahmetaj ka shkrepur 46 plumba. Nga akt-ekspertimi balistik e krahasues me nr.1022 te dates 8 shkurt 2011 rezulton se arma me nr. 244 e llojit MP-5 e kalibrit 9 mm qe kishte ne perdorim shtetasi Agim Llupo ka shkrepur 43 plumba.

Provat

Serveri, pamjet i fshiu kryeministria

P

TIRANE

rokuroria dyshoi fillimisht dhe tash më pas ekspertizës ka bindjen se fshirjet e filmimeve të 21 Janarit në serverin e kamerave të sigurisë së Kryeministrisë, janë realizuar nga katër persona. Hetimet disajavore nga njësia Task-Forcë në akuzën kryeqytetase, kanë zbuluar personat përgjegjës që merreshin me administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, gjatë demonstratës ku u vranë katër persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën me armë zjarri. Mësohet se të dyshuarit qëndronin në një dhomë në katin e parë të Kryeministrisë, në të cilën shfaqeshin të gjitha pamjet e marra nga

kamerat. Prokuroria thotë se të dhënat e marra nga dëshmitë dhe dokumentet faktojnë se pamjet janë regjistruar fillimisht në serverin e Kryeministrisë, por më pas janë kopjuar dhe fshirë nga disa persona. Prokuroria thotë se po verifikon rolin e gjithsecilit në këtë vepër penale dhe hetimet e mëvonshme mund të përcaktojnë edhe përgjegjësitë penale. Njësia Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës ka filluar procedimin penal ndaj disa punonjësve të Gardës së Republikës dhe të Kryeministrisë, pasi nga ekspertimi në SHBA i serverit të kamerave të sigurisë

është konstatuar se pamjet e regjistruara më 21 janar janë fshirë dhe zhdukur çdo gjurmë.. Burimet nga prokuroria pohojnë se kanë përcaktuar edhe kohën e ndërhyrjeve në serverin e kamerave të sigurisë, duke iu referuar raportit të FBI-së. Sipas tyre, është konstatuar se në orën 01.00 të datës 22 janar 2011, është ndërhyrë në këtë server, objekt prove. Ndërhyrja dyshohet se është bërë nga një person me njohuri shumë të mira informatike, ndërsa të dyshuarit kryesorë janë punonjës të IT-së të Kryeministrisë dhe Gardës së Republikës.

KOMENT NGA

FATOS MAHMUTAJ

Në ditën e fundit! N

jë jetë të qetë duke numëruar trumfalisht ato që ju ka bërë shqiptarëve për 20 vjet me radhë. Vetëm kaq do tashmë Sali Berisha. Në fakt, këtë nuk e kërkoi për herë të parë, këto ditët e fundit, kur u shfaq i zbehtë dhe i frikësuar para gazetarëve Janosh Bugajski apo Alfred Peza, por e ka kërkuar që më 15 mars 2008. Vetëm dje u detyrua të merrte iniciativën për ta thënë publikisht, madje hapur. …më qëlloi që mesditën e 15 marsit 2008 të shkoja në QSUT për të raportuar nga aty, në gazetën ku punoja atëherë, gjendjen e të plagosurve dhe numrin e të vdekurve në fabBrenda saj rikën e vdekjes në Gërdec. Pak sa ndodheshin një kishte kaluar mesdita, aty mbërriti me urgjencë edhe kreu i qeverisë tufë blloqesh Sali Berisha. Pasi vizitoi për pak minuta të plagosurit dhe u konsulshënimesh, ku me stafin mjekësor, kryeminisnjëri me kapakë tua tri doli jashtë dhe dha një prononcim të shkurtër për mediat. Në ato ngjyrë kafe të pak fjali që artikuloi, gjysma-gjyszënë i kushtohej ma dhe pa lidhje me njëra-tjetrën, Berisha duke u dridhur i tëri, pohoi i gjithi Vjollcës. se ai dhe qeveria e tij do të Kunatës së kujdeseshin për gjithçka në ndihmë të të dëmtuarve dhe familjet e të kryeministrit vrarëve. Në ato momente, ne gazetarët, e pyetëm për të na sqaruar diçka rreth ngjarjes, shkaqeve dhe pasojave që erdhën, por nga ai morëm një përgjigje të prerë: "Atje punonte një firmë amerikane e kontraktuar nga ne". Rreth një muaj qëndrova në Gërdec duke u bërë dëshmitar i mbledhjes së gjithë provave. Duke grumbulluar me profesionalizëm provat, grupi hetimor gjeti aty edhe "thesarin" e asaj dosjeje. Kasafortën e Dritan e Minxollit, drejtuesit të punës në Gërdec. E djegur nga zjarri ajo nuk kishte asnjë mundësi të hapej veçse duke u shqyer. Brenda saj ndodheshin një tufë blloqesh shënimesh, ku njëri me kapakë ngjyrë kafe të zënë i kushtohej i gjithi Vjollcës. Kunatës së kryeministrit Sali. Në çdo fletë kishte vetëm një shënim. Faqja e parë: Vjollcës, 130.000 dollarë; Faqja e dytë: Karburanti i Vjollcës, 700 dollarë; Faqja e tretë: Darka me Vjollcën, 500 dollarë. Nuk e di se edhe në sa faqe te tjera vazhdonin me tej shënimet, por aty nisa të kuptoj tronditjen e madhe të Saliut në Spital. Vetëm pak ditë pas Gërdecit ai faqe gjithë shqiptarëve e mohoi baxhanakun e vet. Berisha kishte frikë nga Gërdeci. Për thuajse tre vite rrodhën goxha ngjarje dhe pak nga pak Gërdeci u zvenit. Puna e gazetarit më futi në hullinë e saj dhe "gërdecë" të tjerë me përmasa më të vogla ndodhën njëri pas tjetrit, derisa erdhi 21 janari. Para syve pash atë ditë masakrën me breshëri plumbash që Gardistët Revolucionarë bënë mbi protestuesit, ku fatkeqësisht një e mora edhe unë. E harrova faktin që Berisha mohoi publikisht në një transmetim direkt televiziv plagosjen time. E harrova fare plumbin që kisha marrë. E harrova gjithçka nga 21 janari kur dëgjoja deklaratat delirante të kryeministrit. Tashmë arrita ta kuptoj fytyrën e Berishës të 15 marsit 2008. Tronditja e tij nuk ishte false. Ishte e vërtetë, por jo nga dhimbja për atë që u kishte shkaktuar të tjerëve, por nga frika për vete dhe familjen e tij. Në të njëjtën mënyrë sqarohet edhe kërkesa për shkarkimin e Kreshnik Spahiut. Shkaku i vërtetë është zëvendësimi i tij me ndonjë militant demokrat, i cili do garantojë mos dënimin e vetë Berishës dhe familjarëve të tij në proceset e pritshme penale. Berisha sot ka zgjedhur Lushnjën për t'u fshehur. E them këtë, pasi vetëm në këtë mënyrë ai mendon se do shmangë një sulm ndaj kryeministrisë si në 21 janarin e vitit të kaluar. Në fakt asnjë shqiptar nuk ka ndërmend të sulmojë një institucion të vendit të vet. Berishës gjithçka i shkaktohet nga gjendja haluçinante dhe skizofrenia disa vjeçare që e ka rraskapitur në përpjekje për të kontrolluar 100% gjithçka në Shqipëri. Bruksel, më 20 janar 2012. www.shqiptarja.com


E shtunë, 21 janar 2012

7

AKTUALITET

Plagosja, N kërcënohet familja e Bojken Spahiut

jë ditë pas arrestimit të 23 vjeçarit Griseldo Kusi,i dyshuari si autori që plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin Bojken Spahiun, kanë reaguar familjarët duke nisur nga presionet. Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, bëhët me dije se familjarët e Griseldo Kusit kanë shkuar dje në banesën e të dëmtuarit duke i bërë presion lidhur me arrestimin që i ishte bërë djalit të tyre. Sipas familjarëve

pretendohet se nuk ka qenë ai autori që e plagosi Spahiun në rrugën e Myslym Shyrit, dhe si pasojë e këtij fakti duhet të tërhiqet kallëzimi penal që i është depozituar zyrës së vrasjeve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Policia mori sinjalet e nevojshme lidhur me kërcënimet dhe ka ndërhyrë në kohën e duhur duke neutralizuar situatën që ishte familja e personit të plagosur. Bojken

Spahiu 26 vjeç ishte duke u kthyer më automjetin e tij nga 21 dhjetori për në drejtim të rrugës "Myslym Shyri", ku një person i armatosur me një pistoletë i është afruar dhe e ka qëlluar dy herë në shpatull. Në atë moment 26 vjeçari Spahiu i trembur nga të shtënat me armë, është përkulur dhe i ka dhënë gaz makinës së tij tip benx, por nuk ka mundur t'i shpëtojë dot dy plumbave.

Tre të arrestuarit, krahu i djathtë i Shullazit

Dritan Hate tentoi të qëllonte policët Bashkëautorët u kapën me armë dhe më një sasi tritoli

Lajmi

TIRANE

ADELA SHEHU

D

ritan Hate 37 vjeç, anëtar i grupit "Hak marrja për Drejtësi" ka tentuar të sulmojë efektivët e policisë për t'i qëlluar gjatë kohës që këta të fundit ishin duke kryer operacionin për kapjen e tij. Dritani ishte së bashku me dy miqtë e tij në një lokal duke pirë kafe në zonën e Medresësë. Të tre personat ishin të armatosur secili me nga një armë zjarri të llojit pistoletë si dhe me vete mbanin dhe një sasi eksplozive të llojit tritol. Dritan Hate ka qenë në shoqërinë e Gentjan Kaçit,32 vjeç, dhe të Ermal Mustafaraj, 34 vjeç, banues në Mëzez Tiranë, me detyrë punonjës police pranë Insitutit të Qenëve. Sipas policisë mësohet se të tre këta persona dyshohet të jenë krahu I djathtë i Emiljano Shullazit, i cili është arrstuar së fundmi për armëmbajtje pa leje. Mbrëmjën e së enjtës, strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Forcat Speciale Renea, në kuadër të një operacioni,kanë bërë të mundur kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Hate, 37 vjeç, banues në Radhimë Vlorë, i dënuar më pare për një sërë krimesh të rënda si, vrasje, vendosje të lëndëve eksplozive, krime të rënda.

OPERACIONI

Hate ishte person në kërkim, pasi akuzohet për vepën penale të "Vrasjes" dhe "Grabitjes". Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në datën 28 Prill të vitit 2009, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest Burg" duke e dënuar më 23 vjet burgim në mungesë. Mbrëmjën e së enjtes rreth orës 22:00, policia e kishte nën vëzhgim dhe prite momentin për ta arrestuar. Në operacion ishin të pranishëm Inspektorë te Hetimit dhe Parandalimit të Krimit, të cilët në bashkëpunim me forcat RENEA kanë bërë të mundur arresimin e tij, në një

Momentet e arrestimit të personit të shumë kërkuar Dritan Hates, si një ndër antarët e "Hakmarrjes për Drejtësi" ka qenë i rrezikshëm dhe për policinë. Burimet thanë se gjatë operacionit Hate nxorri pistoletën me qëllim për të gjuajtur drejt tyre.

e Durrësit me qëllim destabilitetin e vendit."Hakmarrja për Drejtësi" filloi në 24 dhjetor të vitit 1998 nën drejtimin e gjyqtarit Petrit Kaja. Dhjetë të pandehurit ikën jashtë shtetit që nga dita që ata janë arratisur nga burgjet në vitin 1997.

SEKUESTRIMET

lokal në zonën e Medresësë. Dritan Hate së bashku me dy miqtë e tij,janë gjendur me dy pistoleta në brez,si dhe më një sai tritoli. Ata janë arrestuar menjëhërë nga efektivët blu, por Hate ka tentuar të nxjerrë armën e zjarrit dhe të tentojë të qëllojë drejt efektivëve. Disa prej trupave të forcave Renea e kanë parë skenën dhe i janë afruar me kujdes duke ia hequr nga dora armën e

zjarrit. Nga hetimet e kryera Hate dyshohet të jetë personi organizator, i cili është dhe shoku i njërit prej elementëve kriminal të arrestuar së fundmi Emiljano Shullazit. Policia tha se ky person dyshohet të jetë i përfshirë dhe si autor i vjedhjes dhe grabitjes me dhunë të bankave në kryeqytet. Organizata "Hakmarrja për Drejtësi" ishte krijuar në vitin 1994 në qytetin

Në momentin e kapjes autorëve i'u gjendën dhe i'u sekuestruan tre armë zjarri pistoletë të tipeve TT dhe Zastava, gjithashtu ju gjend dhe një sasi lëndë eksplozive tritol. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës i'u gjetën dhe sekuestruan një automjet "BMV", një motorçikletë, maska, doreza lëkure si dhe një sasi e konsiderueshme parash e eurosh. Në ngarkim Gentjan Kacit dhe Ermal

Dritan Hate Mustafaraj, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të armëmbajtjes pa leje.

Goditja

Vodhën 100 navigatorët e makinave luksoze, arrestohen

TIRANE

D

y persona janë arrestuar, pasi janë autorë të vjedhjes së disa navigatorëve në makinat luksoze që qarkullojnë në kryeqytet. Policia ka dokumentuar implikimin e tyre në 100 vjedhje të automjeteve të ndryshme luksoze. Në pranga kanë rënë Aleksander Qarri i njohur ndryshme si Gim Lepuri, 38 vjeç, lindur në fshatin Novoselë Vlorë, i proçeduar më parë për veprën penale të vjedhjes, Shkëlqim Gonxhi, 26 vjeç, banues në Tiranë, dhe është shpallur në kërkim Bledar Gorani dhe Gazmend Canaj, të proceduar më parë për vjedhje. Autorët janë arrestuar nga forcat e komisariatit të policisë 1 dhe 2, të cilët kanë dokumentuar të gjitha vjedhjet që janë realizuar në bashkëpunim nga dy personat. Burimet thanë se në 20 gusht 2011, në afersi të kopshtit botanik kanë vjedhur navigatorin e automjetit tip MercedezBenz, në pronësi të një shtetaseje, në Rrugën "Lasgush Poradeci" kanë realizuar vjedhjen e navigatorit, pjesë së volantit të automjetit së bashku me airbag-un e mercedes -Benzit, me targë TR 7766 S. Po ashtu në afërsi Kopshtit

Sendet e sekuestruara Zoologjik në bashkëpunim me njëritjetrin kanë realizuar vjedhjen e navigatorit të automjetit Mercedes-Benz, dhe vjedhjes së navigatorit të automjetit M-Benz ML, me targë TR 7514 R. Është dokumentuar vjedhja e navigatorit të makinës ML M-benz me targë TR 7997 P, dhe mjetin me targë TR

6670 U. Të gjitha vjedhjet janë plot 100, ndërsa gjatë marrjes në pyetje autorët e arrestuar i kanë pranuar të gjitha manovrimet që kanë bërë për të realizuar vjedhjen e navigatorëve. Autorët thanë se fillimisht ata thyenin xhamin e pasagjerit të automjetin, ndërsa më pas hynin për të marrë pjesët e shtrenjta të makinës luksoze, duke i çuar më pas për shitje në pjesë këmbimi. Autorët e implikuar ishin bërë profesionist në realizimin e vjedhjes së automjeteve të kushtueshme. Ata lëviznin në këmbë në rrugë të ndryshme në kryeqytet dhe "gjuanin" rastet e lëvizjes së një makine. Për dy ditë ata e kishin studiuar zonën dhe kishin parë vendin e parkimit. Autorët ndërhynin kryesisht gjatë pasdites pikërisht në momentet që fillohej dhe të errësohej. Dyshimet sipas policisë janë dhe tek hyrja fshurazi në parkime, ku njëri prej autorëve shkonte për të marrë mjetin e tij, të lënë qëllimisht për këtë punë, ndërsa tjetri gjente mundësinë për të vjedhur ndonjë radiator. Dy të arrestuarit dyshohen të jenë dhe autorë të ngjarjeve të tjera kriminale të kësaj natyre të ndodhura në qytetin e Tiranës si dhe në rrethe të ndryshme të vendit.

LAJME SHKURT Arrestohet tursitët e drogës

Dy shqipëtarë janë arrestuar dje në Treni Itali pasi rezultuan si autorë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia arrestoi një kopshtar dhe dy të rinj nga shqipëria, të cilët hiqeshin si turisë ndërsa më vete posedonin 400 gram kokainë dhe 10 kg duhan, për ta shitur atë në zona të ndryshme. Arrestimi i tyre është realizuar nga disa karabinier, të cilët vunë re implikimin e të rinjëve në tregun e shitjes së lëndëve narkotike. Fillimisht u efektivët ndoqen automjetin që lëviznin dy të rinjtë ndërsa më pas arritën të gjenin dhe banesën ku ishte fshehur droga.

Dhunonte babain, arrestohet i biri

Dhuna e vazhdueshme që ka bërë një 22 vjeçar ndaj babait të tij i ka kushtuar të riut prangosjen. Dononcimi është bërë nga i dëmtuari, i cili ishte babai i Skënder Krajës, me banim në Sukth të Durrësit. 74 vjeçari D.Kraja ka deklaruar në polici se nuk ishte hera e parë që ai rrihej nga i biri, i cili e dhunonte dhe psikologjikisht. I moshuari ka treguar dhe shenjat e dhunës në trup. Pas kësaj i riu u dërgua në ambientet e paraburgimit, ndërsa ndaj të moshuarit u lëshua urdhri i mbrojtjes.


8

E shtunë, 21 janar 2012

EKONOMI ÇMIMI I NAFTËS

KRIZA E BORXHEVE

Çmimet e naftës patën rënie në hapjen e bursës dje në Nju Jork, duke kaluar përsëri nën pragun simbolik të 100 dollarëve për fuçi. Sipas specialistëve, duket se vëmendja e investitorëve po kthehet në krizën e borxhit në Evropë. Çmimi ra pasi Irani theksoi se nuk është përpjekur të mbyllë ngushticën e Hormuzit, nga e cila kalon një e treta e sasisë botërore të naftës

Kryetari i parlamentit gjerman Bernard Accoyer tha dje në Berlin se fondi i ndihmës së përhershme financiare për zonën euro do të ratifikohet nga deputetët në shkurt. Pas takimit me një grup pune parlamentar franko-gjerman, ai tha se mekanizmi evropian i stabilitetit do të zëvendësojë fondin evropian të ndihmës financiare (FES), me një shumë prej 80 miliardë eurosh

Zeqo: Duam borxhin, kemi lajmëruar Përmbarimin

Lajmi "KESH-i i ka dorëzuar Përmbarimit kërkesën për ekzekutimin e pagesës të faturave të energjisë, si titull ekzekutiv, me vlerë 60 milionë euro, që kompania CEZ i ka borxh", deklaroi dje drejtori i përgjithshëm Engjëll Zeqo

KESH i nis faturën 60 mln euro CEZ-it Koorporata kërkon sërish kredi nga qeveria Reagimi

CEZ: Kompanitë i kanë borxhe njera-tjetrës

TIRANE

GENC KONDI

K

ërkesa e Korporatës Ele ktroenergjetike Sh qiptare ndaj CEZ Shpërndarjes për likuidimin e faturave me vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh ka mbërritur tani në fazën e ekzekutimit. Drejtori i përgjithshmë Engjëll Zeqo deklaroi dje se KESH i ka kërkuar Përmbarimit të kryejë ekzekutimin e detyrimit që kompania private e shpërndarjes i ka asaj. "KESH ka një klient të vetëm, CEZ-in, që nuk është i rregullt me pagesa ndaj nesh. Sot, arrin në 60 milionë euro borxhi që CEZ ka ndaj nesh, ndërsa jemi të detyruar të përdorimin overdrafte nga banka të nivelit të dytë si dhe garancinë nga qeveria" për të blerë energji, tha ai. Duke shtuar se "ne kemi dërguar tek Përmbarimi faturat tona, që janë titull ekzekutiv, për të bërë ekzekutimin ndaj CEZit, pasi kjo faturë na krijon mundësi financiare për pagesat tona në importin e energjisë". Kompania CEZ nuk duhet të marrrë më energji nga KESH-i për të mbuluar humbjet në rrjet, tha Zeqo, duke vënë në dukje se "sot CEZ importon rreth 3.6 milionë kilovatorë në ditë dhe ne i kemi kërkuar zyrtarisht ERE-s që të ndërhyjë për të rritur këtë sasi importi, pasi realisht humbjet janë shumë herë më të mëdha". Nga fillimi i muajit janar, KESH po importon një sasi prej rreth 8 milionë kilovatorësh në ditë, kurse konsumi ka arritur në mbi 25 milionë kilovatorë. "Kjo do të thotë një faturë më të madhe financiare për KESH-in për të furnizuar me energji elektrike, si detyrim ligjor që ka ndaj kërkesës së CEZ-it", tha ai. Sipas kreut të Korporatës, "këto ditë i jemi drejtuar qeverisë që të na ndihmojë nga buxheti për të kredituar KESH-in, me qëllim, realizimin e importit dhe sigurimin e energjisë si

C

Drejtori i përgjithshmë Engjëll Zeqo mbështetje financiare apo dhe kredi me interesa të buta". Kjo, pasi në dhjetor qeveria garantoi me rreth 50 milionë dollarë një kredi për importin e energjisë nga ana e KESH-it. Nëse kjo thatësirë do të vijojë, këtë vit ne parashikojmë edhe rreth 1.5 miliardë kWh energji, me çmim mesatar rreth 60 euro për megavatorë për 2012-tën, që shkon në total në rreth 100 milionë euro në vit importe, sipas tij. Ai deklaron edhe se situata e pavfavorshme hidrike, e nisur nga 2011-ta, ndikon dhe në planin e investimeve që KESH-i

programon për tri HEC-et mbi Drin. "Vjet ne realizuam vetëm 30% të investimeve të programuara, për shkak të rritjes së sasisë së energjisë që duhej të importohej. Edhe në 2012-ën, duke njohur situatën, kemi miratur të njëjtin plan financiar, pra me më pak shpenzime dhe më pak investime. Ne, thjesht kemi planifikuar më të domosdoshmet për të mirëmbajtur agregatët e hidrocentraleve në punë dhe në gatishmëri, me qëllim që të jenë në çdo moment të aftë për të menaxhuar potencialin hidrik të instaluar në kaskadë", shprehet Engjëll Zeqo.

EZ është në dijeni të situatës dhe është në bisedime me Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH) për shtyrjen e pagesës së borxhit deri më shkurt të 2012-ës. Ka qenë ky, reagimi i zyrës së shtypit të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike CEZ, pasi u pyet lidhur me deklarimin e drejtorit të KESH-it nga "Shqiptarja.com". Gjithashtu, CEZ Shpërndarje deklaroi se është në negociata të vazhdueshme me KESH, Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) dhe ministrinë e Financës për zgjidhjen e çështjes së borxhit që të tri kompanitë i kanë njëratjetrës. CEZ Shpërndarje është e interesuar në zgjidhjen sa më të shpejtë të kësaj çështjeje dhe shlyerjen e borxhit nga të

gjitha palët, theksuan përfaqësues të kompanisë. Ndërkohë, CEZ bëri të ditur se ka nënshkruar dje një marrëveshje për bashkëpunim me kompaninë private "Certify Solution Corporate", e liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, për kolaudimin dhe çertifikimin e matësave elektrikë që u instalohen klientëve. Që nga dita e djeshme, të gjithë matësat e energjisë elektrike që u janë instaluar klientëve të CEZ Shpërndarje do të kolaudohen nga një palë e tretë.

DIFEKTET

Ndërprerjet, nga linjat e amortizuara

N

dërprerjet e shpeshta të ene rgjisë, që po vihen re në mënyrë të shpeshtuar ditët e fundit, që janë karakterizuar nga një konsum i jashtëzakonshëm i energjisë elektrike në gjithë territorin e vendit, si pasojë e temperaturave të ulta, si shkak kanë amortizimin e një pjese të linjave elektrike, deklarojnë burime zyrtare nga operatori shtetëror i transmetimit. Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) Arben Ibro tha për median dje se për shkak të temperaturave të ulëta, konsumi i energjisë ka qenë në nivele maksimale, duke shkaktuar probleme në linjat e amortizuara. Sipas tij, OST ka marrë të gjitha masat për shmangien e avarive në rrjet, duke alternuar stakimet e energjisë. Ibro thotë se po punohet për rehabilitimin e të gjithë rrjetit të transmetimit dhe se investimet në këtë sektor kanë qenë të shumta. Niveli maksimal i konsumit të energjisë gjatë këtij viti ka arritur në 25.5 milionë kilovatorë në ditë, ndërsa vitet e mëparshme niveli maksimal nuk e kishte kaluar kufirin e 24 milionë kilovatorëve në 24 orë.

Ndërprerjet e energjisë

Qytetarët, përleshje më policinë

P

TIRANE

rotestat për ndërprerjen e en ergjisë elektrike në lagjen e Kombinatit, në Tiranë, kanë degjeneruar dje në përplasje fizike ndërmjet protestuesve dhe forcave të policies së shtetit, të thirrura me urgjencë për të zhbllokuar rrugën e daljes nga Tirana. Protestat janë zhvilluar për shkak të problemeve të ditëve të fundit me furnizimin me energji elektrike në kryeqytet. Çdo ditë, në zona të caktuara të Tiranës, ka kufizime të energjisë, nga një deri në dy apo më tepër orë. Kufizimet kanë shkaktuar indinjimin e banorëve, të cilët kanë zhvilluar edhe protestën e ditës së sotme. Kjo situatë

është shumë e theksuar në Kombinat. Banorët thonë se prej muajsh janë të detyruar të rrinë për orë të tëra pa energji. Protesta është zhvilluar në qendër të Kombinatit. Banorët kanë dalë edhe në rrugën kryesore duke protestuar me parrullën "Duam drita". Protesta e banorëve të Kombinatit është mbështetur edhe nga deputeti i zonës Saimir Tahiri. Protesta nuk ka kaluar pa incidente me policinë, pasi kjo nuk lejoi zhvillimin e protestës së banorëve në rrugën kryesore. Deputeti i Kombinatit Saimir Tahiri u shpreh për mediat: "Unë dhe të gjithë kemi dalë këtu për të protestuar për mungesën e theksuar të energjisë elektrike në Kombinat. Është një situ-

atë skandaloze dhe e padurueshme. Me orë të tëra këta qytetarë vuajnë pa drita dhe nuk ka asnjë mundësi për të jetuar dhe për të zhvilluar një jetë normale, në kushte minimale. Kombinati, por edhe një pjesë e Tiranës, sot vuan mungesën e energjisë elektrike dhe kjo është një situatë e padurueshme. Ne do vazhdojmë të protestojmë deri kur qeveria t'i thërrasë mendjes se ndaj qytetarëve duhet të tregojë respekt, duke u ofruar kushte minimale jetese. Këtu hyn edhe energjia elektrike". Nga ana e saj, CEZ Shpërndarje është prononcuar po dje se kërkesa për ndërprerje ka ardhur nga operatori i Transmetimit, për të mbrojtur linjat dhe objektet e veta.


E shtunë, 21 janar 2012

9

EKONOMI

Borxhi grek, pritet një marrëveshje me kreditorët

B

isedimet për ristrukturimin e borxhit grek duket se po orientohen drejt një marrëveshjeje mes bankave dhe qeverisë greke, pas më tepër se një javë bisedimesh të vështira në Athinë, por nuk është bërë ende asnjë njoftim zyrtar. Përfaqësuesit e bankierëve, amerikani Charles Dallara dhe francezi Jean Lemierre, u takuan me kryeministrin grek dhe me ministrin e

Financave, ndërkohë që qeveria greke pritet të konsultohet edhe me partnerët e zonës euro, nëpërmjet një telekonference të "euroëorking group" ku marrin pjesë drejtorët e Thesarit ose sekretarët e Shtetit për Financat e vendeve anëtare të bashkimit monetar. Sipas shtypit grek, negociatorët e bankave pritet të mblidhen gjithashtu në një

telekonferencë të të njëjtit lloj, për të informuar shefat e tyre për ecurinë e bisedimeve. Këto bisedime, themelore për të ardhmen e Greqisë, janë unike në llojin e tyre. Ato synojnë fshirjen e të paktën 100 miliardë eurove nga borxhi publik grek, që bankierët pritet ta pranojnë vullnetarisht, në mënyrë që të shmanget një falimentim i çrregullt i vendit.

Kreu i ri i Kontrollit të Shtetit Bujar Leskaj bën bilancin

KLSH: Albpetrol e OST dëm ekonomik 55 mln USD Administrata shpërdoroi 7 miliardë lekë të reja Lajmi

DËMI EKONOMIK, I KONSTATUAR NGA KONTROLLET E KLSH, SIPAS SEKTORËVE

Një dëm shumë i madh ekonomik i është shkaktuar shtetit shqiptar nga dy ndërmarrje të saj, ende të paprivatizuara. Në analizën vjetore të KLSH, u zbulua se Albpetrol ka dëmtuar taksapaguesit në masën 4 miliardë lekë dhe OST në masën 2 miliardë lekë

TIRANE

GENC KONDI

D

y ndërmarrjet më të madha, ku ende është pronar shteti, kanë dëmtuar interesat e taksapaguesve shqiptarë në masën gjashtë miliardë lekë, ose 55 milionë dollarë amerikanë. Këtë e ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit në veprimtarinë e tij gjatë vitit të kaluar, ku janë konstatuar në total mbi 7 miliardë lekë shkelje, shpërdorime e abuzime me fondet e buxhetit. Në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dje, në praninë e medias, analiza e punës për vitin 2011 e strukturave të KLSH. Duke folur me cilësinë e kreut të këtij institucioni, kryetari i porsaemëruar nga Kuvendi, Bujar Leskaj, theksoi, veç të tjerash, se "pavarësia dhe integriteti i institucionit duhet të na bëjë të ndërgjegjshëm se korrupsioni nuk ka ngjyrë, nuk është as i kuq, as blu, por është i zi". Pjesa më e madhe e dëmit të

Nga analiza vjetor e KLSH për vitin 2011 evidentuar është kryer nga Operatori i Sistemit të Trasmetimit të Energjisë Sh.a. Tiranë, në vlerën 1.924.209.000 lekë, si moslikujdim i shërbimit të kryer për transmetimin e energjisë elektrike për periudhën nga privatizimi i OSSH deri më 15.12.2010 dhe në Albpetrol sh.a. Fier, në vlerën 3.936.800.000 lekë, shkaktuar nga moslikujdimi i detyrimeve prej 3.6 miliardë lekësh të rrjedhura nga furnizimi me naftë bruto, gaz natyror dhe hollues deri më datë 31.12.2010 nga kompania ARMO sha.a (ARMO Oil) dhe 358 mijë lekë nga moslikujdimi në afat i faturave të shitjes së naftës po nga kjo kompani, pra gjithsej 5.86 miliardë lekë. Leskaj theksoi me shqetësim faktin se niveli i realizimit të rekomandimeve të KLSH për shpërblimin e dëmit të konstatuar në organet tati-

more dhe doganore ka një përqindje mjaft të ulët (vetëm 9 për qind), ose, nga 183 milionë lekë rekomanduar për shpërblim të dëmit, janë nxjerrë urdhërat përkatës për vetëm 16 milionë lekë.

Shitje dhe dhënie me qira e pasurisë shtetërore

352 mln lekë

Prokurime publike

210 mln lekë

Doganat

184 mln lekë

Shpërblimet

150 mln lekë

Urbanistika

88 mln lekë

Tatim-taksat

49 mln lekë

Pagat

37 mln lekë

Shpenzimet operative

25 mln lekë

Të tjera

5.94 mld lekë

Totali

7.03 mld lekë

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë tregojnë shifrat e shkeljeve, që evidenton KLSH?

Bilanci i vitit të kaluar, sipas kontrolleve të kryera nga ekspertët e KLSH, tregon një rritje të mungesës së zbatimit të ligjit dhe rritje të korrupsionit. Shifra prej afro 70 milionë dollarësh të shpërdoruara nga buxheti i shtetit është tejet alarmante dhe institucionet do të duhej të përgjigjeshin shpejt dhe me masa konkrete, në rast se qeveria nuk dëshiron të marrë njollë edhe nga ndërkombëtarët, në këto hapa drejt integrimit evropian.

Çfarë vihet re në fjalën e kreut të ri të institucionit me rastin e analizës vjetore?

Kërkohet me ngulm një bashkëpunim më i madh me Prokurorinë dhe, nga ana tjetër, vihet theksi më me forcë se sa deri tani në kërkoesën e llogarisë se përsë është kaq i ulët raporti midis zbatimit të ndëshkimeve të propozuara dhe atyre të realizuara, qofshin këto gjoba financiare apo edhe dënimë të karakterit administrativ e penal

Ndëshkimet

Dëmshpërblimi realizohet 9 për qind S

ipas raportit të KLSH, adminis trate shtetërore nuk zbaton masat e marra për zhdëmtimin financiar nga ana e nëpunësve të administratës. Ndonëse në krahasim me vitin 2010, vlera për shpërblimin e dëmit është disa herë më madhe, përkatësisht në vlerë 5.4 miliardë lekë, niveli i realizimit të shpërblimit të dëmit rezulton disa herë më e vogël, nga rreth 49% të rezultuar në vitin 2010, në 9.5% në vitin 2011. Edhe nga kraha-

Njoftim për konkurs Di të përdorësh kamera? Mund të zbuloni një ngjarje dhe ta raportosh atë? Je i familjarizuar me internetin? Dëshiron të jesh një gazetar multimedial?

Jepi krahë pasionit tënd, bashkohu me sfidën tonë Dërgoni CV tuaj bashkë me foto në adresën e-mail: konkurs@shqiptarja.com

Free and Fair Media Group - Tiranë

simi i vlerave absolute të raportuara për shpërblimin e dëmit në vitin 2010, përkatësisht 787 milionë lekë, kundrejt 667 milionë lekëve në vitin 2011, rezulton se në vitin 2010 janë dëmshpërblyer 120 milionë lekë më tepër se vjet. Pra, zyrtarët nuk janë vënë përpara përgjegjësisë nga krerët e tyre, për shkaqe që vetëm mund të imagjinohen. Sipas KLSH, nga 720 masa administrative dhe disiplinore të rekomanduara gjithsej, janë zbat-

uar 536 prej tyre, ose 74.4%. Një vit më parë, më 2010, niveli i realizimit të masave ishte 80%. Për vitin 2011 janë përgatitur dhe dërguar në organin e Prokurorisë 6 kallëzime penale për 13 persona, për vlerën 354 milionë lekë. Në vitin 2009 ishin 9 kallëzime për 27 persona për një vlerë dëmi prej 1.9 miliardë lekë, kurse në vitin 2010 gjithsej 5 kallëzime për 13 persona për një vlerë dëmi prej 89 milionë lekë.

Njoftim për konkurs Kompania mediatike Free and Fair Media Group, shpall konkurs për agjentë marketingu, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan dhe Shkodër

Dërgoni CV tuaj bashkë me foto në adresën e-mail: konkurs@shqiptarja.com Free and Fair Media Group - Tiranë


10

E shtunë, 21 janar 2012

SOCIALE

Protesta e mjekëve tremb qeverinë zhbllokohen pagat

P

rotesta e paralajmëruar për ditën e hënë e të gjithë bluzave të bardha të vendit ka vënë në alarm qeverinë. Kjo ka bërë që në kohë rekord të mund të zhbllokohen pagat e 12 mijë mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin. Të parët që i kanë marrë kanë qenë mjekët e Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", të cilët i kanë pasur pagën e

dhjetorit në llogarinë e tyre bankare që në orën 16:00 të pasdites, më pas thesari ka bërë transfertat drejt llogarive bankare të spitaleve të Korçës dhe të Tropojës dhe më pas drejt spitaleve të tjera të vendit. Ndërkohë që puna ka vijuar nëpër banka edhe gjatë pasdites së djeshme, për të bërë kalimin e të gjithë pagesave të bluzave të bardha, që edhe nëse nuk u kalojnë gjatë

ditës së sotme, të hënën në orën 08:00 të mëngjesit i kanë të gjithë paratë në dorë. Gjatë paradites së djeshme, kreu i sindikatës së infermierëve të vendit, Sabri Skënderi, paralajmëroi se do të paralizonin të gjithë shërbimin shëndetësor, nëse deri ditën e hënë nuk u kalonte paga e dhjetorit. Kaq ka mjaftuar dhe në mesditë pagat janë zhbllokuar.

ZMK: Rritja e çmimit e pajustifikuar, xhiroja vjetore 40 mln dollarë

Rritja e çmimit të biletës kontrollorët: Është presion Qytetarët: Me 70 lekë as unë nuk hip më në autobus" Lajmi Loja e "kungulleshkës" me biletën e urbanit që e paguajnë qytetarët e thjeshtë është nisur nga vetë kryebashkiaku Lulzim Basha. Dispecët e disa prej linjave që ofrojnë transportin urban në Tiranës, na thonë se bashkia u ka bërë presion pronarëve që studentët dhe personat mbi 65 vjeç të udhëtojnë falas, ndërsa këta i bëjnë presion me çmimin e biletës.

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

jëri prej kontrollorëve me të cilin bisedojmë nëse ka ndonjë të vërtetë në gjithë këtë zhurmë për rritjen e çmimit të biletës dhe aboneve të transportit urban, na thotë se bashkia dhe pronarët po bëjnë lojën e "kungulleshkës". "Po 70 lekë nuk bëhet njëherë, se atëherë nuk të hipën këmbë njeriu në autobus. Edhe unë vetë po të jem, dhe të më duhet të marr një linjë tjetër të autobusit por të jetë bileta 70 lekë nuk e marr. Eci në këmbë e 70 lekë nuk i paguaj", - na thotë ai. Më tej ai na shpjegon se rritje të çmimit do të ketë, por jo në vlerën e 70 lekëve. "Bashkia para ca ditësh u bëri presion pronarëve të autobusëve që t'i marrin studentët dhe pensionistët pa lekë, po vetëm studentë janë 20 mijë veta, këta janë ndërmarrje privati. Duan të nxjerrin sa më shumë fitime. Dhe tani këta po i bëjnë presion bashkisë me çmimin e biletës. Këta po i kërkojnë 70 lekë, që bileta të bëhet 40 apo 50 lekë" na thotë më tej ai.

QYTETARËT

Sa u përket qytetarëve ata tmerrohen kur ua përmend biletën 70 lekë. Sipas tyre, kompanitë privatë që po sigurojnë transportin publik në Tiranë, kanë vënë dhjamë në kurriz të qytetarëve. Ata shprehen se në vend që të jenë qytetarët që kërkojnë më shumë shërbim, janë pronarët e tyre që kërkojnë ta rrisin biletën. "Po si nuk u vjen zor njëherë që kërkojnë me e rrit çmimin e biletës. Po ne sh-

Në foto: Njëri prej dispecëve duke folur për gazetën

Në foto: Në stacionin e linjës KombinatKinostudio

DY DITË MË PARË

Lulzim Basha: Nuk lejojmë të na bëjnë presion

D

y ditë më parë, kryebashkiaku Basha ka de klaruar se do të marrë ekspertë të huaj për të verifikuar kostot, por ka shtuar se nuk do të pranojë asnjë presion. "Duhet të kemi një rakordim, sepse në fund të fundit operatorët janë ndërmarrje private. Procesi ka filluar, i kemi garantuar për mirëbesimin tonë, në angazhimin në proces, as nuk i kemi bërë pritë dhe marrë peng, duke u thënë: "Brenda të dielës duam transport falas për studentët", as nuk pranojmë të na bëjnë pritë, apo të na marrin peng me propozime "kungulleshkash" për çmimet", - ka thënë Basha.

typemi si sardele nëpër autobusë. Thonë që kanë sjellë autobusë të rinj. Po me të vërtetë i kanë sjellë, por ata zënë 15 veta, dhe jo 100 sa hipin këto nëpër stacione. Le që nuk i pastrojnë asnjëherë dhe të zihet fryma, por faturinoja të bërtet po nuk i nxore lekët në kohë, sikur çfarë ke bërë. Ndërsa vetë nuk ta japin fare biletën. Ata pronarët në vend që të na kërkojnë ne 70 lekë për biletë, të kontrollojnë fatorinot që vjedhin lekët tonë. Madje unë vetë ia kam kërkuar nja dy herë faturinos biletën, më ka bërtitur në mes të njerëzve e më ka sharë që c'të të them dhe pastaj më dha kundra biletën,

që në fakt duhet ta mbajë ai vetë. Pse çfarë kujtojnë këta se ne nuk kuptojmë gjë? Por ne nuk kemi shtet që të na mbrojë. Shteti jonë punon vetëm për veten e vet", - na thonë dy zonja të cilat po presin të marrin urbanin e Unazës. Megjithëse shoqata e transportit qytetas ka deklaruar se kërkesa për rritjen e çmimit të biletës ka ardhur në bazë të kostove që ata kanë, dhe këtu rendisin shpenzimet për karburant dhe shpenzimet që kanë bërë të blerë urbanë të rinj, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, i ka bërë apel kryebashkiakut Basha, të mos e rrisë çmimin e biletës, pasi kompanitë kanë një xhiro vjetore me mbi 40 milionë dollarë, dhe çdo ditë e frekuentojnë urbanin mbi 200 mijë qytetarë. Fitimi vjetor llogaritet 7 mln dollarë.

Kontratat e ISKSH

P

TIRANE

ër herë të parë, të gjithë subjektet farmaceutike do të plotësojnë një formular "vetëdeklarimi". Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Elvana Hana, ky formular synon që të lehtësojë procedurën e lidhjes së kontratave me farmacitë dhe depot farmaceutike, ndërkohë që dokumentacioni i plotë do të kërkohet në rastet kur ka ndryshime të kritereve të lidhjes së kontratës si dhe për subjektet që lidhin kontratë me ISKSH-në për herë të parë. "Në kontratat me farmacitë për vitin 2012, për të bërë të mundur kontrollin sa më të mirë të barnave me

Rikonstruktohet urgjencës së Tiranës

Urgjenca e Tiranës ndërron pamje. Një investim serioz, prej 16.5 milionë lekë nga të cilat 12.3 milionë janë shpenzuar për rikonstruksionin e urgjencës dhe 4.1 milionë të tjera për pajisje si, aparate EKG, defibrilator, aparat EKO portabël, barrela mbajtëse spinale etj. Urgjenca e Tiranës funksionon 24 orë dhe shërben si për pacientët që paraqiten atje ashtu edhe përmes mbërritjes në vendndodhjen e pacientit. Ka një personel mjekësor prej 48 punonjës dhe kryen 28.000 vizita në vit, nga të cilat rreth 7.500 kërkojnë transport për në spital. Gjatë 2011 është kryer transporti i rreth 2.800 të aksidentuarve. Në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i pranishëm edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe drejtoresha e ASHRsë, Liljana Ramosaco.

Abetarja unike hapet konkursi

Hapet konkursi për Abetaren mbarëkombëtare që do të mund të përdoret kudo ku jetojnë shqiptarë. Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi, shpjegon se një tekst quhet i përbashkët vetëm kur ka marrëveshje mes shteteve. Abetarja që do të dalë fituese do të ketë minimum një autor shqiptar dhe një kosovar, dy shtëpi botuese kosovare dhe shqiptare, si dhe stemën e republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës. Njehsimi i një kombi nis nga simbolet kombëtare, abetarja dhe më pas gjithë tekstet shkollore.

Basha takon zv/ministren italiane

Farmacitë, çdo recetë on-line

LAJME SHKURT

rimbursim, është vendosur për herë të parë marrja e masave me gjobë për çdo vonesë në hedhjen e të dhënave on-line nga ana e farmacive brenda

Lajmi Të gjitha medikamentet me rimbursim që sheshin farmacitë, tashmë janë të detyruar që ta hedhin brenda 48 orëve on-line. Në të kundërt do të aplikohet masa e gjobës. ISKSH ka ndërmarrë këtë hap për të kontrolluar më mirë tregun e barnave në vend

48 orësh, afat ky i përcaktuar në kontratë", - tha drejtoresha e ISKSH-së. Shkeljet më të rënda kanë penalitetet si më poshtë: Për mos-hedhjen e të dhënave online brenda 15 ditësh nga farmacitë, kontrata parashikon masa më të forta, më konkretisht vendosjen e kushtit penal prej 20 000 lekë. Dhe në rast se, të dhënat online nuk hidhen nga farmacitë për 1 muaj, farmacisë i zgjidhet kontrata deri në fund të periudhës së kontraktuar. Edhe kontratat e reja me depot importuese dhe distributore 2012, parashikojnë marrjen e masave për të minimizuar mundësitë abuzive të depove distributore nga shitja e barnave.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me zëvendësministren e Jashtme të Italisë, Marta Dassu. Basha e njohu zëvendësministren e Jashtme italiane me projektet strategjike për kryeqytetin. Diplomatja italiane vlerësoi projektet e zotit Basha dhe u angazhua për të nxitur investitorët italianë ta shohin me prioritet Tiranën në planet e tyre të biznesit. Transporti publik, manaxhimi i mbetjeve, arti dhe kultura si dhe ekspertiza në fushën e urbanistikës ishin fushat ku mund të shtrihet bashkëpunimi mes Italisë dhe Bashkisë së Tiranës.


E shtunë, 21 janar 2012

11

SOCIALE ZGJEDHJET NË UNIVERSITETE

ITALIA, MBËSHTETJE NË ARSIM

Drejtuesit e rinj të universiteteve publike në vend do të përcaktohen me datë 20 shkurt. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur fushatën zgjedhore, e cila starton ligjërisht më 23 janar, ndërsa votimet për dekanët, rektorët, shefat e departamenteve e këshillat studentorë do mbahen më 20 shkurt.

Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, nënshkroi me ambasadorin italian Massimo Gaiani, marrëveshjen për Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik me Italinë për periudhën 2012 -2014. Programi i 4 ekzekutiv do të mbështesë 12 projekte kërkimore dhe do të jetë një shans tjetër për kërkuesit shqiptarë të universiteteve.

Zbulohen detajet e planit të ri urbanistik të Tiranës

Lajmi Kryebashkiaku Basha u ka kërkuar ekspertëve që po merren me hartimin e planit urbanistik, të kenë parasysh idenë e një Tiranë policentrike. Që do të thotë se Tirana do të ketë edhe 5 qendra të tjera. Njëra prej tyre do të jetë te Qendra Universitare Spitalore "Nënë Tereza", ndaj ekspertët kërkojnë spostimin e SHISH dhe të shkollës së bashkuar, për të marrë ambientet e tyre.

TIRANE

ESMERALDA KETA

T

akimi me ekspertët që po merren me hartimin e planit të ri urbanistik të Tiranës është zhvilluar dy ditë më parë. Kryebashkiaku Basha ka dëgjuar me vëmendje propozimet e ekspertëve, dhe ka deklaruar se Tirana nuk fillon dhe përfundon vetëm me qendrën e saj. Duke ecur në këtë linjë, e cila sipas ekspertëve është propozuar edhe gjatë fushatës zgjedhura, synohet të ngrihen edhe 5 qendra të tjera të Tiranës. Konceptin e policentrizmit e ka shpjeguar në fakt vetë këshilltari i kryeministrit për çështjet e urbanistikës, Flamur Kuçi. "Vetë qyteti në këto kufij që është sot, apo në ato kufij që ne po projektojmë, ndien të nevojshme krijimin e atyre qendrave që janë tipike për një qendër, shërbime administrative, institucionale administrative, shërbime komerciale, shërbime të biznesit, rekreacionale, shërbime pse jo edhe të gjelbërimit, shërbime social-kulturore. Shërbime që nuk po I përballon dot qendra ekzistuese e Tiranës". Më tej ai ka folur edhe për zonat se ku do të mund të ndërtohen këto qendra të reja të Tiranës. Ajo që të bie në sy është se për të krijuar një qendër të tillë shërbimesh që në planin urbanistik synohet të jetë te

Bashkia përzë SHISH-in dhe Shkollën e Bashkuar Basha: Tirana e së ardhmes do të jetë policentrike STUDIMI

Do të matet edhe densiteti i popullsisë

K

?

PYETJE PERGJIGJE

Kur ka nisur puna për diskutimin e planit të ri urbanistik? Puna ka nisur që në muajin nëntor. Grupi strategjik, në përbërje të të cilit janë arkitektë, urbanistë, profesorë, etj, është takuar disa herë.

Çfarë sugjeron plani i ri urbanistik? Ajo që është më interesantja është fakti, se plani i ri urbanistik, sugjeron një Tiranë policentrike. Pra ndërtimi edhe i disa qendrave të tjera të Tiranës që të ofrojnë një gamë të madhe shërbimesh për qytetarët, pasi qendra aktuale e Tiranës nuk po i përballon.

Po ku qëndron problemi?

Në fakt ajo që vihet re në diskutimet me ekspertët ka lidhje me njërën prej qendrave më të reja të Tiranës. Më konkretisht për atë që presupozohet të ngrihet te spitali "Nënë Tereza", por sipas ekspertëve aty nuk ka hapësirë të mjaftueshme.

Po çfarë propozojnë ata?

Ata propozojnë që të spostohet ish-shkolla e bashkuar dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, por ende nuk është menduar një zgjidhje përfundimtare për këto dy institucione të rëndësishme. Plani urbanistik pritet të jetë gati në muajin maj të këtij viti.

QSUT, për shkak se mbledh një fluks të madh njerëzish, ekspertët kërkojnë që të spostojnë Shërbimin Informativ Shqiptar (SHISH) dhe ish-shkollën e bashkuar, pasi ambienti i QSUT është i vogël. "Pjesa e spitalit "Nënë Tereza" që në sugjerimin tonë do të duhej edhe pak terren, pra nëse arrijmë të spostojmë shkollën e Bashkuar si dhe SHIK, fitojmë një terren shumë të mirë për të ofruar shtesë dhe për të krijuar një pol të ri zhvillimi që mbledh një pjesë të mirë të zonës lindore të qytetit", - ka thënë Flamur Kuçi. Ndërsa sa u përket qendrave të reja të Tiranës ata propozuar që të jenë njëra te fusha e Aviacionit, që do të mund të

Plani i ri Plani i ri Urbanistik i Tiranës pritet të jetë gati në muajin maj. Administrata e re e bashkisë së Tiranës, e hodhi poshtë planin urbanistik të

mbulojë pjesën perëndimore me shërbime të tipit qendër dhe Kombinati mund të shërbejë, nëse fusim shërbimet e duhura një lloj poli. Në pjesën jugperëndimore, është pjesa poshtë digës së Liqenit që ofron potenciale të mira për shërbime të qendrës rekreacionale, pjesa jugindore, prezenca e qytetit "Studenti" dhe një pellgu të mirë aty krijon mundësi për

ryebashkiaku Basha ka deklaruar se për herë të parë do të matet edhe përqendrimi i popullsisë në çdo zonë. "Nga pikëpamja e zhvillimit hapësinor dhe zonimit funksional plani po përvijon dendësitë tavan dhe intesitetit tavan për secilën nga zonat e Tiranës. Kufizimi i intesitetit të përqendrimit të popullsisë dhe ndërtimeve është instrumenti që na ndihmon të përllogarisim me realizëm nevojat infrastrukturore dhe të shërbimeve për çdo zonë. Merita tjetër e kësaj metode është që e nxjerr zonimin funksional dhe përcaktimin e masës ndërtimore jashtë kulisave të subjektivitetit dhe klientelizmit dhe e orienton shkencërisht drejt objektivitetit dhe zhvillimit hapësinor normal", ka deklaruar Basha. krijimin e një poli të tillë si dhe Kamza është në vetvete një lloj poli zhvillimi si edhe një lloj qendërzimi ku do të jetë e nevojshme edhe zona ekonomike, në pjesën e Laknasit. Koncepti i Tiranës policentrite është mirëpritur edhe nga kryebashkiaku Lulzim Basha. "Ky është momenti për t'iu rikthyer një koncepti, aspak të ri, shumë të përfolur, por jo të

aktualizuar, atij të Tiranës policentrike. Merita e këtij koncepti është hapja e mundësive, e hapësirave dhe zvogëlimi presionit të tmerrshëm në qendër të Tiranës, me gjithë pasojat që kjo ka pasur dhe do vazhdojë të ketë në qoftë se nuk do të hedhim me vendosmëri hapat e duhur drejt Tiranës policentrike", - ka deklaruar Basha gjatë këtij takimi me ekspertët.

Ligji i mbetjeve

Dorëzohet Mediu, më shumë kontroll

M

TIRANE

inistri i Mjedisit, Fatmir Mediu, për herë të parë është dorëzuar përballë presionit të gjithë aktorëve për ligjin e importit të mbeturinave. Gjatë një konference të zhvilluar dje, ku ai ka lancuar projektin më të fundit të kësaj ministrie të mbështetur nga BE, për përafrimin e legjislacionit me vendet e Bashkimit Evropian, ai ka deklaruar se kjo listë e gjelbërt mund të reduktohet, nëse jepen argumenta se ata janë të rrezikshme. "I kërkoj hapur të gjithë atyre që kanë shqetësim real për këtë çështje që të analizojmë së bashku të gjithë elementët e kësaj liste të importit.

Dhe nëse një, apo të gjithë elementët e kësaj liste të gjelbër paraqesin një risk të shtuar për mjedisin dhe shëndetin, ne duhet të abrogojmë, si një, edhe të

Lajmi Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka deklaruar se të gjithë bashkitë dhe komunat që nuk zbatojnë rregullat e vendosura për mirëmenaxhimin e mbetjeve, do të ndëshkohen. Inspektorët e mjedisit do të vazhdojnë monitorimet, për respektimin e ligjeve.

gjithë listën" - ka deklaruar Mediu. Më tej ai ka thënë se duhet të forcohen kontrollet në dogana dhe të kërkohet, që vetëm në disa prej tyre të lejohet importi i mbetjeve nga jashtë, të cilat duhet të jenë të pajisura me të gjitha pajisjet e kontrollit. "Ne mbase nuk i kemi kapacitetet në të gjitha doganat shqiptare, por mund të detyrojmë që të paktën importi për çështje të caktuara të bëhet nga dogana specifike dhe të mos lejojmë importin nga anë të tjera. Të mos vrasim mendjen për koston dhe të kërkojmë të kenë të gjitha kapacitetet e kontrollit", - ka thënë Mediu gjatë prezantimit të projektit me BE, i cili kap vlerën e 4 milionë eurove dhe do të përfundojnë më 2013.


12

E shtunë, 21 janar 2012

KULTURE

Zbulimi NIKO KOTHERJA

Z

bulohet flamuri që u mbajt në ditët e Kongresit të Lushnjes. Identitifikimi i tij ka ndodhur para pak ditëve, mes objekteve të shumta të fondit etnografik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, plot 92 vjet pas kësaj ngjarjeje të madhe. I dëmtuar së tepërmi nga koha, relikja e vyer, pret dorën restauruese të prof. Frederik Stamatit. Përgjegjësja e fondit etnografik, Ariola Prifti tregon se në këtë flamur gjendet një vulë, ku lexohet: "Lushnje 20.1.1920". Sipas saj, kemi të bëjmë me një model shqiponje të përngjashëm me atë të flamurit të Pavarësisë. Jemi në kohën kur nuk ishte sanksionuar me ligj forma e tij. Ky flamur do të ekspozohet sot në godinën ku u mbajt Kongresi historik. Studiuesja Ariola Prifti dhe restauratori Frederik Stamati thonë se flamuri është i vitit 1920, është realizuar në një pëlhurë mëndafshi apo taftaje (mëndafsh artificial prej ksantoceluloze), por që akoma nuk është analizuar. Ai është i kuq dhe ka në qendër shqiponjën me dy krerë, e stilizuar në formën e shqiponjës së përdorur në atë kohë, e ngjashme me imazhin e shqiponjës së flamurit të Pavarësisë. Shqiponja është qepur mbi pëlhurën e kuqe. Në njërën anë të flamurit ka tre unaza metalike, të cilat shërbenin për ta lidhur flamurin në shkop. Studiuesit Stamati dhe Prifti kanë publikuar edhe përmasat e këtij flamuri, sipas të cilëve, gjatësia është 121 cm dhe gjerësia 70 cm. Shenja identifikuese që i bën dy studiuesit të besojnë se i përket kësaj ngjarjeje historike, është një vulë, në përmbajtjen e së cilës shkruhet: "Lushnje - 20.1.1920". Nga forma dhe të dhënat që na përcjell vula, besohet se mund të jetë vula e përdorur në zyrën e postës së Lushnjes, pasi fjala "Lushnje" është shkruar sipër vulës, në formë gjysmërrethi dhe në qendër të saj lexohet data, një format ky që përdorej aso kohe në vulat e zyrave postare në Shqipëri. Kjo është lehtësisht e faktueshme, nëse marrim koleksione pullash ose zarfe të postuara, në të cilët është vendosur vula e zyrës së postës.

RRETHANAT HISTORIKE

Përderisa, flamuri tregon se është vulosur më datë 20 janar, jemi një ditë para mbledhjes së kuvendit historik dhe zyrtarizimi i këtij flamuri është bërë po në këtë datë. Ende sot nuk e dimë se kush e ideoi përdorimin e këtij flamuri dhe kush vulosi atë. Kjo duhet kërkuar në emrat e Komisionit Organizator të Mbledhjes Kombëtare. Mes emrave kryesore, ishin patriotët Sheh Ibrahim Karbunara (drejtuesi i komisonit), Eshref Frashëri, Ferid Vokopola dhe Nebi Sefa. Këto të dhëna janë bazuar në punimin e Izet Shehut, titulluar "Trajtesë për Kongresin Kombëtar të Lushnjes", 22 janar 2011. Sipas historianes Valentina Duka, në tekstin e përgatitur prej saj "Histori e Shqipërisë 1912-2000" Tiranë

FLAMURI Frederik Stamati dhe Arjola prifti publikojnë analizën studimore. Flamuri i rrallë u identifikua bashkë me flamurin tjetër befasues, me të cilin ishte mbulua arkivoli i Ismail Qemalit

Zbulohet flamuri i Kongresit të Lushnjes Nga viti 1946 ruhej në Muzeun Historik i paidentifikuar 2007, faqe 111, përmenden emrat e disa patriotëve të tjerë që u përpoqën për thirrjen e Kongresit të Lushnjes, si Aqif pashë Biçaku Elbasani, Iljaz bej Vrioni, Ahmet Zogu, Abdi Toptani, Ali bej Këlcyra, etj. Këto të dhëna, të cituara nga vëllime e trajtesa historike, i shtyjnë

studiuesit Prifti dhe Stamati që të nxisin historianët për të hulumtuar dokumentet dhe për të nxjerrë në dritë ndonjë fakt në lidhje me flamurin e zbuluar së fundmi.

FLAMUJ TË TJERË TË KONGRESIT

Ariola Prifti thotë se në Muzeun

Historik Kombëtar ndodhet i ekspozuar një flamur i vogël për nga dimensionet, i cili është përdorur si flamur tavoline gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit. Ndërsa, në ambientet e Muzeut të Kongresit të Lushnjes, në këtë qytet, ruhen dy flamuj, tepër të dëmtuar, që kanë të

shkruar me bojë dhe dorë të lirë "21.1.19120, Mbl. Komb. Lushnje" dhe tjetri "21.1.1920". "Këto dy shënime, të shkruara me kaligrafi të keqe dhe me gabime, të bëjnë të mendosh se nuk mund të jenë zyrtarë", thotë Ariola Prifti. "Gjithashtu, forma e shqiponjës nuk është ajo e përdorur

Ngjarja historike

Kongresi Kombëtar i Lushnjes si u zhvillua dhe kush mori pjesë K

ongresi Kombëtar i Lushnjes u mbajt nga 21 janari deri më 31 janar të vitit 1920, në shtëpinë e patriotit Kaso Fuga. Në këtë kongres morën pjesë të deleguar nga gjithë Shqipëria. Kongresi i Lushnjes kishte për qëllim njohjen e situatës së brendshme dhe faktorët që ndikonin së jashtmi në një shtet si Shqipëria, kur sapo kishe përfunduar Lufta I Botërore, kur pretendimet greke ishin evidente në jug si dhe Konferenca e Paqes në Paris po fillonte të dëgjonte zërin e shqiptarëve. Gjithë këto zhvillime politike do të përbënin axhendën e zhvillimi të punimeve në janarin e vitit 1920. Në orën 10 të paradites, Kongresi hapi punimet, ku Ferit Vokopolës, përfaqësuesit të Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, iu dha fjala të parit. Ai u uroi mirë se ardhjen delegatëve. Më pas u bë ndarja e delegatëve në komisione, të cilat filluan punën që atë

Personazhet Ende sot nuk e dimë se kush e ideoi përdorimin e këtij flamuri dhe kush e vulosi. Kjo duhet kërkuar në emrat e Komisionit Organizator të Mbledhjes Kombëtare. Ndërmejt emrave kryesore, ishin patriotët Sheh Ibrahim Karbunara (drejtuesi i komisonit), Eshref Frashëri, Ferid Vokopola dhe Nebi Sefa.

Drederik Stamati ditë. Më 22 janar, në mbledhjen e dytë të Kongresit, u zgjodh Kryetari që do të drejtonte punimet. Ai ishte Aqif pashë Elbasani, një veteran i lëvizjes për

Ariola Prifti çlirim kombëtar, ai që ngriti flamurin shqiptar më 25 nëntor të vitit 1912 në Elbasan. Mbledhja e tretë, e mbajtur më 23 janar, vendosi pas shumë dis-

kutimesh që të bëheshin protesta të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Mëdha, për zbatimin e "Traktatit të Fshehtë të Londrës", i mbajtur më 26 prill 1915. Ky akt parashikonte copëtimin e Shqipërisë mes Greqisë, Italisë e mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, e cila kishte marrë jetë që nga dh-

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

NGA

ANILA BASHA

vijon nga faqja 1 ...dita e djeshme nuk do të shfaqet më në televizion, edhe për shkak të ligjit të pensionit. Por sikurse deklaroi edhe vetë, do të vazhdojë aktivitetin e saj me disa dokumentarë të rëndësishëm, një prej të cilëve ai për Migjenin, i cili sikurse pranoi edhe vetë zonja Radi, ka pasur sukses në shumë vende të botës, në komunitete shqiptarësh. Konferenca e organizuar edhe si një nderim për të gjithë plejadën e gazetareve femra, në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë, solli shumë të

Koment

60- vjetori i Tefta Radit reja interesante. Gazetarja Zenepe Luka, njëkohësisht presidente e fondacionit që organizoi aktivitetin (e munguar dhe bojkotuar edhe nga TVSH që duhet ta merrte përsipër në fakt organizimin e kësaj ceremonie) përveçse foli për 450 gazetaret femra që numërohen sot nga motrat Qirjazi që janë të parat gazetare të fillimit të shekullit të kaluar, e deri tek gazetaret që punojnë në terren, vuri në pah dy probleme të rëndësishme. “Si ka mundësi që deri më sot, asnjë emër i shquar i gazetarisë femërore shqiptare nuk është nderuar me asnjë titull nga

organet më të larta të shtetit, kur në fakt, ka pasur shumë dekorata dhe tituj për shumë emra të tjerë që kanë kontributet e tyre në fusha të tjera?” ishte pyetja e ngritur nga Luka. E një tjetër propozim, i cili ndoshta duhet të dëgjohet nga organet ekzekutive, ishte ai i pensionit suplementar që duhet të jepet për gazetaret femra që kanë kontribuar gjatë gjithë këtyre viteve, duke u nisur edhe nga rasti i zonjës Radi. Ishte shumë prekësh, shumë emocionues, rrëfimi i gazetares së lënë në harrëse, gazetares së parë radiofonike

të Shkodrës, Adile Xhabija. Sot, ajo mban në kurriz 87 vite jetë, por emocionet e gazetares së parë të vitit 1945, kur nga Shkodra deklaronte “ju flet radio Shkodra”, ishin po njëlloj sikurse tha edhe në sallën e djeshme. Ajo ishte ndër të parat gazetare të pasluftës që mes emocionesh rrëfeu për të pranishmit, sesi në atë kohë gjimnaziste, ishte thirrur në redaksinë e parë në Shkodër, në një ambient me dy dhoma për të bërë gazetari. “Lajmet tona të para, ishin ato që të thyenim mentalitetet, e sidomos, ato të luftës kundër analfabetizmit dhe


E shtunë, 21 janar 2012

13

KULTURE

Përshkrimi Shqiponja është realizuar në pëlhurë të mëndafshtë dhe është qepur mbi copën e kuqe. Në njërën anë të flamurit ka tre unaza metalike, të cilat shërbenin për ta lidhur flamurin në shkop. Dimensionet e flamurit janë: gjatësia 121 cm. dhe gjerësia 70 cm.

Kritika

Kotësia e një "Onufri" në Galerinë Kombëtare NGA

Identifikimi Shenja identifikuese që i bën dy studiuesit të besojnë se i përket kësaj ngjarjeje historike, është një vulë, në përmbajtjen e së cilës shkruhet: "Lushnje - 20.1.1920". Mund të jetë vula e përdorur në zyrën e postës së Lushnjes.

në atë kohë, por e më vonshme. Si dhe në shiritin e bardhë ku kalonte litari, është stampuar me bojë të zezë "TORINO" si dhe disa germa të tjera. Pra, këta flamuj nuk i përkasin kësaj ngjarjeje historike, janë më të vonshëm"- përfundon analizën e saj Prifti.

NË MUZE

Ky flamur është bërë pjesë e fondit etnografik që në vitin 1946, kur objektet e Muzeut Historik iu dorëzuan Institutit të Shkencave. Me krijimin e Universitetit të Tiranës, gjatë vitit 1957 u krijua edhe Instituti i histori-gjuhësisë,

i cili përfshiu në strukturat e veta edhe fondin etnografik, ku pjesë e inventarit të tij ishte edhe flamuri i Kongresit të Lushnjes. Me ndryshimet organizative, sot flamuri ruhet në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në fondin etnografik të saj.

Tirana kryeqytet Nga vendimet e fundit të Kongresit ishte shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, si dhe u vendos që qeveria të hynte në kryeqytet me një ceremoni të veçantë. Momenti i hyrjes në Tiranë i qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjes është fiksuar në fotografi, pamje e cila mund të thuhet pa frikë se është i pari dokumentin pamor i Tiranës zyrtare.

Godina ku u mbajt Kongresi i Lushnjes jetori i vitit 1918, me kryetar Turhan pashë Përmetin. Delegatët në Lushnje konkluduan se ai kabinet e kishte futur vendin në anarki, duke krijuar një situate të acaruar politike. Njëkohësisht me këto zhvillime, qeveria e vendosur në Durrës tregoi interes për prishjen e Kongresit të Lushnjes dhe turbullirat politike të asaj kohe, u derdhën me plumb mbi patriotin Abdyl Ypi Kolonja. Kongresi i Lushnjes vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Turhan Pashës. Delegatët zgjodhën Dr. Mihal Turtullin, imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, për në delegacionin e Konferencës së Paqes. Në

mbledhjen e katërt, Kongresi zgjodhi anëtarë të Këshillit të Lartë nga një përfaqësues të katër feve kryesore në Shqipëri. Imzot Luigj Bumçi, Aqif pashë Elbasani, Abdi Toptani dhe Sotir Peci u quajtën në atë kohë si çerek-mbretët e vendit. Një zhvillim tjetër interesant, produkt i Kongresit të Lushnjes është edhe krijimi i kabinetit, të drejtuar nga kryeministri Sulejman bej Delvina. Qeveria kishte anëtare: Ahmet Zogun, si Ministër të Punëve të Brendshme, Mehmet Konicën, si Ministër të Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadri Prishtinën, si Ministër të Drejtësisë, Ndoc Çobën, si Ministër të Financave, Sotir Pecin, si Ministër

të Arsimit, Ali Riza Kolonjën, si Ministër të Luftës (i Mbrojtjes Kombëtare), Eshref Frashërin, si Drejtor të Përgjithshëm të Punëve Botore dhe Idhomene Kosturin, si Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, telegrafit dhe Telefonave. Në mbledhjen e pestë, Kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit si dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhjeje, Kongresi i dha fund punimeve të tij. Nga vendimet e fundit ishte shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, si dhe u vendos që qeveria të hynte në kryeqytet me një ceremoni të veçantë. Momenti i hyrjes në Tiranë i qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjes është fiksuar në fotografi, pamje e cila mund të thuhet pa frikë se është i pari dokumentim pamor i Tiranës zyrtare.

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Në foto: Ceremonia e 60-vjetorit të lindjes së Tefta Radit heqjes së ferexheve”. Zonja Xhabija, është e para gazetare shqiptare që foli nga seksioni shqip në Rusi: “Ju flet Moska”. Shumë prekëse, shumë emocionuese, me një barrë të vitesh eksperiencë mbi supe, tregoi sesi ia kishte kaluar të bijës gjithë eksperiencën e saj të punës. Gazetarja Ludmilla Xhabija, vajza e vetme e gazetares së

parë të pasluftës, u nda nga jeta në vitin 1995, por la pas, një trashëgimni të madhe shkrimesh, intervistash radiofonike, e shumë libra. Mes fjalësh të ngrohta dhe emocionuese në ceremoni, folën edhe koleget Briseida Mema e Ilva Tare, ndërsa profesorët e nderuar Hamit Boriçi e Kiço Fotjadhi, ndër të parët

gazetarë në vend, dhanë vlerësimet e tyre për Tefta Radin. Plot emocione dhe histori njerëzore dhe vuajtjesh, ishte edhe eksperienca e dy gazetareve që mënyra të ndryshme janë lënë po ashtu në harresë Elsa Xhaja dhe Kozeta Mamaqi. E si qershia mbi tortë, ishin përshëndetjet e dy artisteve “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa e Tinka Kurti. U ndjeva shumë e nderuar dhe e emocionuar që moderova këtë aktivitet në 60-vjetorin e ikonës së televizionit shqiptar Tefta Radi. Më vinte po aq turp, që unë, dhe shumë nga koleget e mia sot, nuk e njohim asfare historinë dhe ecejaket e gruas gazetare shqiptare. Ndjeva po aq emocion, kur dëgjoja nga ato zonja në moshë, tek përgëzonin brezin e ri për kurajon...Por aty kuptova, se jemi shumë larg tyre. Tefta Radi në 60 vjetor, na e mësoi këtë gjë.

A

ELJAN TANINI

rti fillon në atë pikë ku mbar on imitimi, të paktën kështu thotë Oscar Wilde! Shkova të shihja "Onufrin", edicionin XVIII, te cilin kisha kohë që e prisja! Për mua, Tirana duhet të ketë shumë festa të Artit, që nga TIFF e deri tek ekspozitat, në çdo cep Galerie në Tiranë, baleti, opera etj. Në atë padurimin tim për të parë "Onufrin" edhe këtë herë, pata një zhgënjim që nuk e kisha hasur kurrë më parë. Vura re një afishe të madhe në hyrje të GKA, një punë të dobët, të cilën e pashë edhe brenda në ekspozitë, por nuk e kuptova edhe aq mirë, sepse paralajmërimi për më të pa bukurën e kësaj ekspozite thuhej që në hyrje. Pastaj nisa të mendoj, pse kanë zgjedhur këtë punë me këto ngjyra për të paralajmëruar fillimin dhe afishen pamore (identifikuese) të "Onufrit"?! Prisja të shihja ndonjë foto moderne, të paktën një nudo artistike të ditëve tona, por në fakt kishte më shumë asgjë, ose më saktë pak më shumë lirshmëri! Sepse në të vërtetë kishte më shumë ndrydhje mendimesh, të cilat na jepen si moderne...! Këtu e vendosa edhe veten në dyshim, ku janë punët moderne? Shumë pak punë ishin më të mirat, rreth 3 autorë, por edhe këto si pa lidhje. Ka kaq shumë vepra moderne të artistëve të ndryshëm shqiptarë, sa është e vështirë të mendosh se edhe ne shqiptarët nuk bëjmë art modern. Pra për këtë, askush nuk duhet të marrë guximin as për ta menduar se bëjnë apo jo artistët shqiptarë vepra moderne si para dhe pas viteve 90-të. Nga gjithë kjo ngutje e ndrydhur, shprehur në një ekspozitë të tillë po filloja të mendoja se mos ndoshta këto janë hapa moderne, lidhur dhe mbështetur tek eseja e Charles Baudelaire: E bukura përbëhet nga një element i përjetshëm, i pandryshueshëm, sasia e të cilit është tepër e vështirë të përcaktohet, dhe nga një element relativ, rrethanor që do të jetë, si të dojë njeriu, herë tërë ansambli, herë epoka, herë moda, herë morali, herë pasioni. E nëse na qenka puna kështu, atëherë pse kjo ekspo mbart të kundërtat e asaj që shohim? Nga e tëra kjo mbarsje, pse lind një zhgënjim që më shumë është kotësi?! Si mund të quhet moderne pjesa dhe bashkimi i disa punëve, ose fotografive të cilat bashkohen me disa punë të reja pa pikë modernizmi? Po mirë, nëse fiton dikush nga pikturat ose fotot e vjetra të autorëve që kanë ikur nga kjo botë, kush do e marrë fitimin e çmimit? Unë nuk dua të përmend emra, por e gjitha kjo ekspozitë në fare pak punë kishte art. Një shëmti zgjedhjeje, ku e gjitha nuk shihet si konkurs, por vetëm si një

paraqitje e rëndomtë, që në të vërtetë nuk ka kuptim. Nëse kjo ekspozitë simbolizon një thirrje në përpjekje e sipër si për të ruajtur gjoja artin shqiptar nga veprat drejt klisheve, përshkrimi i kësaj faze të pikturave apo të fotografive vjen tej mase i dobët. Jo të gjitha ato punë të ekspozuara aty janë vepra arti, për më shumë siç vijnë të shfaqura të bëjnë të mendosh se kjo nuk është më një ekspozitë në GKA, por është një çorape që duhet arnuar më mirë nga thembrat! "Jeta e njeriut është e shkurtër, por arti është i gjatë", thotë Gëte. Kujt po i intereson se nga vjen e bukura e jetës moderne, kur unë shkoj të shoh "Onufrin" në të cilin nuk ekspozohet asgjë! Të shoh në hyrje të ekspozitës një qëllim se çfarë është e bukura, pse është marrë diçka e tillë, disa foto të ditëve tona tejet pa kuptim, të shkrepura si gjoja rasti, apo disa skulptura që imitojnë Pikason. Nuk ka rëndësi se çfarë është e bukura, por mua nuk më rastisi të shoh të bukurën që nuk di ta përkufizosh, por disa shëmtillëqe fare pa kuptim! "Onufri" në gjithë këto vite është përpjekur që të tregojë se çfarë ndodh me artin në përgjithësi, por në këtë sezon të tijin arritën qëllimin të qëmtojnë nivelin e artit pamor të atyre që duan të bëjnë kurime ekspozitash. A mund të quhen kurim, disa stilime mode, vendosura mbi një tavolinë xhami, Të cilat nuk i kupton pse janë aty? Apo disa punë që nuk tregojnë aspak dhe asgjë në lidhje me krijimtarinë, të cilat duket se janë mbledhur rishtazi kot! Po lidhja mes fotove më të vjetra me ato të ditëve tona, çfarë krahasimi ka? Ajo që hasa më shumë në një ekspo të tillë, është shkurajimi për ta parë artin shqiptar të ndrydhur, dhe pa pikë përkufizimi mbi të. Kjo ekspozitë është më shumë një aktivitet në hapërdarje e sipër apo ardhja e kohës në të cilën jetojmë. Është një ikje me dashje, me qëllim dhe ndrydhje për të mos treguar qoftë seksualitetin e artit tonë, feminilitetin apo njerëzoren. Nuk shoh dot këtu asnjë mënyrë të pari në artin shqiptar dhe një pa lirshmëri ekstreme! Pasi e pashë ekspozitën herën e pare, më e mira që mund të bëja pas këtij arti të "Onufrit" në GKA, ishte të shkoja të haja bukë me qofte dhe pak birrë tek ai i thënçin "Tregu i Krishtlindjes", pranë Teatrit Kombëtar. Po të paktën buka me qofte ishte shumë më mirë se kjo gjoja ekspozitë. Ndërsa kur vajta ta shoh edhe një herë tjetër këto ditë "Onufrin", ndenja jo më shumë se 15 minuta, sepse veprat nuk më thoshin më asgjë, ndërsa një pjesë e emrave të artistëve, po! Por në dalje, kësaj radhe preferova kokoshkat e kinemasë…! Arti ynë nuk ka vdekur, kanë vdekur mendimet e atyre që duan të bëjnë vepra ARTI.


14

E shtunë, 21 janar 2012

AKTUALITET

Marrëveshja për mbikëqyrjen elektronike ndaj të dënuarve

T

ashmë të dënuarit do të mbikëqyren me sistem elektronik, gjatë kohës që kanë marrë leje nga autoritet përkatëse. Prezenca e OSBE në Tiranë dhe Ministria e Drejtësisë kanë nënshkruar ditën e djeshme marrëveshjen për mbikëqyrjen elektronike të dënuarve. Projekti u nënshkrua nga kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Ëolfarth dhe ministri i Drejtësisë, Eduard

Halimi. Marrëveshja në fjalë ka si qëllim mbikëqyrjen e personave të dënuar nga drejtësia me anë të një mikro çipi, duke mundësuar kontrollin e tyre në bazë të standardeve të Bashkimit Europian. Halimi bëri me dije gjatë fjalës së mbajtur se "reforma për mbikëqyrjen elektronike është reforma më ambicioze. Kjo reformë, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, do të rrisë

sigurinë publike dhe garantojë ekzekutimin e vendimeve penale". Nga ana tjetër, ambasadori Ëollfarth vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Drejtësisë. Ai u shpreh se kjo reformë është më modernia për sistemin e drejtësisë dhe "do e bëjë Shqipërisë lidere në rajon". Kjo marrëveshje mes tyre pritet të vihet në zbatim së shpejti sapo të kenë raste lidhur me mbikëqyrjen elektronike.

Alarmi i ish-drejtorit të policisë së Tiranës

Ndreu: Trafiku i drogës, alarmant Ish-kryepolici mbështet antimafian italiane Lajmi

detyra e Prokurorit tuaj të përgjithshem dhe as e imja".

Pjerin Ndreu, ishdrejtor i Policisë së Tiranës në qeverinë e kryeministrit Nano, thotë në një intervistë për "Shqiptarja.com" se gjendja e trafikut të drogës përmes dhe në në Shqipëri është alarmante

TIRANE

SUELA GERA

I

sh-drejtori i Policisë së Ti ranës, Pjerin Ndreu mbësh teti qëndrimet kritike të shefit të Antimafias italiane, bërë pak ditë më parë në Tiranë, duke u shprehur se gjendja në të vërtetë është shumë alarmante dhe qeveria ka dështuar në luftën antitrafik. Pak ditë më parë Prokurori i Drejtorisë së Antimafias në Leçe, Cataldo Motta deklaroi në Tiranë se, 20 tonë mariuanë në vit trafikohen nga Shqipëria drejt Italisë. Çfarë do të thotë kjo shifër, A po luftohet vërtet trafiku i drogës? "Deklarata e Mottes është

një sinjal alarmi që shfryn si tullumbace deklarimet pompoze për uljen e trafikut të drogave nga vendi ynë. Nëse do i referohemi kësaj shifre, gjëndja është më shumë se alarmante. Në një shtet normal kjo do ishte shkak për një tërmet të fortë në strukturat që e kanë për detyrë luftën kundër drogës. Por si gjithmonë gjërat kalohen në heshtje dhe askush nuk flet më gjatë se një deklarimi një zyrtari të rëndësishëm të shtetit

fqinj. Mendoj se qeveritarët tanë duhet të heqin dorë më në fund nga mburrjet e shitjet e denglave në publik për suksese imagjinare, por të gjejnë rrugët e shërimit të plagëve të tilla, ku trafiku i drogës është me pasoja të pallogaritshme." Tjetër mesazh i prokurorit të antimafias Motta ishte "duhet një kotroll më i madh në prodhimin vendas të mariuanës Kontrolli i prodhimit të lëndës narkotike nuk është

Zoti Ndreu është e vështirë për policinë shqiptare të ndalohet prodhimi vendas i mariuanës, apo ka gjëra që nuk funksionojnë? Është mesazh i qartë që gjen terren për shkak të injorancës së institucioneve tona në luftën antidrogë. Policia ka kapacitete, por strategjitë bëhen në qeveri. Duhen mobilizuar shumë faktore, si pushteti lokal, komuniteti, shkollat, policia, organizmat jo qeveritare që asistojnë problemet antidrogë, doganat etj. Se e fragmentuar e pa plan apo strategji nuk behet. Dukshem ka mungesë ideshë, mosmobilizim partnerësh e neglizhencë në goditjen e fenomenit që në mbjellje. Gjithashtu duhet të ngrihet dhe sistemi i masave edukuese dhe paralajmëruese. Por kujt t'i thuash..! Nëse do të riktheheshit në postin e një zyrtari të lartë të policisë së shtetit, cilat do të ishin hapat për të ndaluar prodhimin dhe trafikun e lëndës narkotike? Është evidente që ka

Në foto: Ish-drejtorit të policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu ardhë koha që të përgatiten profilaksi efikase. Dhe përvoja pozitive ka. Nëse në 2003 u kufizua harta e mbjelljes vetëm në Lumin e Vlorës, tani kjo hartë është zgjeruar dhe mbjellja është një fenomen që përditë po merr karakter masiv. Ne duhet të analizojmë realisht problemin, të përcaktojmë ide e qëllime të qarta dhe të realizueshme, të bëjme planizimin e forcave dhe mjeteve si dhe mobilizimin e partnerëve që një ndërmarrje antidrogë të jetë e suksesshme. Mendoj se duhet vullnet politik mbi të gjitha, i cili ti hapë rrugë mendimit tekniko-profesional që të shprehet e të japë recetat për eliminimin e problemit.

Pazaret e drogës

Merret peng, u prishën për 50 mijë euro

N

TIRANE

jë shtetas nga Maqedonia është marrë peng nga dy Fierakë të cilët i kanë kërkuar 50 mijë euro në këmbim të lirisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur katër ditë më parë,ndërsa Arvid Lika, i njohur ndryshe si Lorenc Kallashi, 33 vjeç nga Fieri dhe Florant Baxhia, 36 vjeç po nga Fieri, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa ditë Maqedonasin me iniciale N.K duke i kërkuar 50 mijë euro. Shkak për këtë pengmarrje, sipas burimeve të policisë dyshohet të ketë qënë prishja e pazarit të drogës mes tyre. Burimet janë rezervuar disi për dhënien e informacionit, pasi ky detaj

është ende në proçes hetimor. Sipas të dhënave paraprake bëhët me dije se Maqedonasi ishte fillimisht pjestar i grupit të Fierakëve, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se merreshin më trafikimin e lëndëve narkotike. Për një prishje pazari dy të rinjtë shqiptar kanë vendosur që të mbajnë peng për disa ditë shtetasin e huaj duke i bërë presion për dhënien e 50 mijë eurove. Pas kësaj ngjarje janë njoftuar forcat e policisë, të cilët kanë arritur të gjejnë vendin e ngjarjes dhe të prangosin autorët e dyshuar. Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar "Rotondo" ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të dy personave të cilët kishin rrëmbyer një tjetër duke

kërkuar në këmbim të jetës së pengut para. Policia e shtetit në një komunikatë për shtyp tha se në sajë të informacioneve të marra nga e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u arrit lirimi i pengut, kapja e autorëve dhe sekuestrimi i shumës së të hollave që do të jepeshin në këmbim të lirisë së tij. Aktualisht do të bëhën të gjitha zbardhjet e tabulateve dhe në praninë e një përkthyesi do të merret në pyetje dhe Maqedonasi, i cili u rrëmbye. Pas dëshmisë së tij do të përpilohen të gjitha materialet hetimore. Pas kësaj ngjarje të rëndë materialet në ngarkim të dy fierakëve i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale të "Rrëmbimit të personit".

LAJME SHKURT 1 mln euro mall, sekuestrohen 75 kg marijuanë

Një sasi prej 75 kg marjuanë që mbante vlerën prej 1 milion eurosh është sekuestruar ditën e djeshme nga policia e Foggias në Itali. Forcat e policisë pohuan se droga vinte nga Shqipëria, madje sasia narkotike u bllokua një makinë tip Opel Frontera furositradë, i drejtuar nga një 61 vjeçar italian. Brenda në makinë u gjetën tre çanta të mëdha të cilat kishin brenda sasinë e drogës. Lënda narkotike ishte programuar të ndahej në 240 mijë doza dhe se nga të ardhurat në treg do të sillte rreth 1 milion euro fitim. Sipas policisë thuhet se sasia e drogës ishte e destinuar për tregun lokal të Foggias.

Qëllon gruan pa dashje me çifte

Një 48 vjeçar është arrestuar nga forcat e komisariatit nr 5, pasi ka qëlluar nga pakujdesia gruan e tij. Plagosja është kryer me një çifte të cilën autori e kishte me leje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 15: 20 minuta në Kamëz. Në pranga ka rënë Zenel Cenaj, 48 vjeç, banues në Babrru Tiranë, pasi ka plagosur nga pakujdesia gruan e tij Behare Cenaj,48 vjeçe, e cila ndodhet e shtruar në S.Q.U, nën kujdesin e mjekëve.


E shtunë, 21 janar 2012

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur shahu luhet me korrespondencë

Humanizmi i të dënuarit për vrasje

Grabitës humanë

D

V

S

ihet që një lojë shahu mund të zgjasë shumë kohë, por ka edhe raste që një loja mund të zgjasë me vite të tëra, kur zhvillohet mes dy shahistësh në distancë. Kështu, prej shumë vitesh fshatari irlandez Ray Knock, nga Kilkenny luante vazhdimisht shah me korrespondencë me Betty Ginsberg, një grua amerikane nga San Francisco, e cila ishte estetiste në qytetin e saj. Dhe pas shumë e shumë takimesh në distancë, ndodhi që me rastin e festës së Krishtlindjes, zonja Ginsberg mori një kartolinë të veçantë urimi nga kundërshtari i saj irlandez, i cili ndër të tjera i kishte shkruar edhe një post-scriptum, ku thuhej shprehimisht kështu: "vazhdoj të mbetem në pritje të përgjigjes së lëvizjes që jua a kam komunikuar që në majin e kaluar…".

ërtet që ishte dënuar me burg të përjetshëm për vrasje in diani Kalu Sheikh, por kjo nuk do të thoshte se ai ishte një killer i pamëshirshëm. Përkundrazi, i burgosuri për vrasje pati një rast për të treguar humanizmin e tij, kur në vend të lirisë, preferoi të ndihmonte vetë ata që e mbikqyrnin në burg. Kështu , tek po transferohej në një burg tjetër të Kalkutës, furgoni i policisë me të cilin po udhëtontet, u përmbys në rrethana të paqarta në një segment të rrugës. Mirëpo në vend që të përfitonte nga rasti për t'ia mbathur këmbëve, Kalu Sheikh preferoi të qëndronte e tu vinte në ndihmë policëve që e shoqëronin, të cilët kishin pësuar dëmtime serioze gjatë aksidentit. Me shumë qetësi e humanizëm, i burgosuri i hipi sërish në furgon dhe pasi i dërgoi në spital u kthye vetë në burgun nga ku ishte nisur…

ikur të mos mjaftonte tersllëku që i kishte ndjekur thuajse gjatë gjithë jetës së tij, Samuel Patterson, një i papunë nga ata të "përhershmit", i cili prej disa kohësh jetonte në Saint Louis të SHBA, u sulmua një mbrëmje tek ecte i menduar rrugës për t'u kthyer në shtëpi, nga tre grabitës, të cilët i kërkuan me ton të prerë të zbrazte xhepat. I gjori Patterson, bëri si i thanë duke nxjerrë xhepat që i kishte të boshatisura duke iu thënë hajdutëve ta linin të qetë sepse ishte një fatkeq që kishte kohë që kishte mbetur i papunë dhe nuk kishte se ç'tu çonte fëmijëve për të ngrënë. Me të dëgjuar fjalët e fundit të tij, të dy grabitësit u prekën aq shumë, saqë jo vetëm që nuk i bënë asgjë (në fakt nuk kishin ç'ti grabitnin), por nxorrën nga xhepi i tyre 20 dollarë duke ia dhuruar për t'u blerë diçka fëmijëve të tij.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

20

21

26

40

41

42

48

49

43

22

27

28

34

35

44

50

37

38

69

79

80

M O D E L

82

O

P A

M I

85

15. U quajt Toka e Van Diemen dikur. 16. Takohen në skaje. 17. Eshtë pusia. 18. Franz kompozitor. 19. Tregon cilësi. 21. Jep ndijesinë e urisë së pakontrolluar. 22. Timo aktor. 25. Një rapper i njohur. 27. Mund të jetë turistik dhe olimpik. 28. James që krijoi Peter Pan. 29. Një Albert këngëtar popollor. 31. Lulja e preferuar e Nero Wolfe. 33. I ka tek lloha. 36. Me të bëjnë botën. 37. Qyteti i Demokritit.

I

K

I

I M E T T E K T I

N O V A T O R E T

S

S

I N A

E

O

K

E P

E L

U N I

I

B O E R

S

E H

R H R A

I G O N E T

S T A R G R E P A T F O R M A T

A K A Z A N

T U T K U N

S Y

E R K

L A B O R A T O R E T E J C

P A A K E T O O

D E B U S

A D

E L G R E C O

P A S A R M A

T T

E D W I N D R O O D

I K E

O

H E K T O R

I

S T E R E T

H A R K E T A R E T

L A R A

S T E R

R O S

L O T I

Peshorja

Për të lindurit e kësaj shenje do të jenë Merkuri, Marsi dhe deri diku Saturni "yjet e mirë" që do t'ju tregojnë rrugën që duhet të ndiqni drejt suksesit. Për dashurinë do të mendojë Afërdita.

86

87

88

89

Akrepi

Përgjithësit fundjava pritet të jetë e mirë, për shkak të një kuadri yjor në pjesën më të madhe pozitiv. Një propozim në lidhje me punën duhet bërë një kohë më të përshtatshme.

Shigjetari

Vazhdoni të mbani ritmine këtyre ditëve, pasi gradualisht edhe yjet do të kthehen në anën tuaj dhe do t'ju mbështesin. Eshtë më irë që të mos ndërhyni në një çështje jo shumë të qartë. Interesante fundjava.

Bricjapi

Tensionet që sjellin Marsi dhe Merkuri në shenjë mund të 'amortizohen" deri diku Afërdita në një pozicion shumë të favorshëm së bashku me Jupiterin. Por jo pasionet e dashurisë që ju ndezin fundjavën.

Ujori

Nuk mjafton vetëm ndikimi pozitiv i shumë yjeve që ju mbështesin për të arritur suksesin e dëshiruar, por duhet të ndërmerrni iniciativën ju vetë. Nuk përjashtohet një udhëtim në fundjavë.

Peshqit

Duke apsur aletë të tillë si Marsi dhe Jupiteri në qiell do të keni shumë më tepër mundësi që t'ia dilni mbanë në shumë drejtime. Kujdes, kokëfortësia është aleati më i keq për të zgjidhur një çështje.

93

P O R G Y A N D B E S M I

59

77 84

1. Një fjalë pa arsye. 2. Hapin pa kufij. 3. Marko i Hasta la vista. 4. Ushtria Republikane irlandeze. 5. I paharruari Banushi i skenës tonë. 6. Lemper këngëtare. 7. Qe lulja e harresës. 8. Ekstreme në litar. 9. Fillojnë dobët. 10. në krye të armatës. 11. Një ishte edhe Enoku. 12. Tërheq anionet. 13. Kristaqi që qe skulptor. 14. Fatal pa ekstreme.

P E

58

72

83

VERTIKAL

V A L

H E R M E T

S L

Virgjëresha

Janë një seri yjesh që ju favorizojnë, por mbi të gjitha sot do të keni mbështetjen e marsit, që ju bën më aktivë. Por ama duhet të dini se kush nuk guxon nuk mund të fitojë. Interesante fundjava.

66

76

93. Janë ithtarë.

L U S

C A R

A

N E L

S

33

57

71

92

I. R A M B O

E

Luani

Edhe ju do të jeni në ndikimin pozitiv të Hëns, por kujdes, sepse raportet ndërpersonale mund të rrezikohen nga qëndrimi i ngurtë i juaji në momente kyçe. Probleme të vogla shëndeti.

19

47

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM

D T

Gaforrja

Sot kontrasti i Merkurit dhe Marsit nga njëra anë dhe Afërditës dhe Jupiterit nga ana tjetër do të reflektohet edhe tek ju, prandaj ka të ngjarë të jëni disi konfuzë. Sidoqoftë, fundjava pritet e qetë.

39

65

75

81

Wilander ish-tenist. Janë mrekullitë me… sarkofagë. Në mes të një kanali. Ventura i Jim Carrey-t. Ka kryeqtet Erevan. Një lloj papagalli. Rakia japoneze. Mund të jetë sekrete… me doreza. Mbyllin një raport. Kështu thirrej Marco Pantani. Mondrian që qe poet. Janë ushtarë… partie. Grimaldi aktore. Luarasi aktore. Martin, regjisor i Norma Rae. Qe perëndia me pamje skifteri.

I

Binjakët

Edhe për ju Hëna sot është më aktive se zakonshit në shenëj, prandaj parashikohet një ditë në të cilën do të keni atë që ju duhet më shumë. Kthjelltësinë në ide dhe qetësinë shpirtërore.

25

56 64

70

91

E L

18

Demi

Treshja-Afërditë-Mars dhe Saturn sot premton për një periudhë mjaft pozitive e ajo që ka më shumë rëndësi është se ka një rreze të gjërë veprimi. Kujdes nga joshjet apo premtimet false.

52

63

66. 67. 70. 71. 72. 73. 74. 75. 77. 79. 80. 82. 87. 90. 91. 92.

17

32

46

74

1. Eshtë pjesë e romanit. 9. Inicialet e Diderot. 10. Mund të jenë fotografikë 17. I ka të ndryshme plaka. 20. Një mund të jetë kameramani. 21. Derek aktore. 23. Eshtë si bombë. 24. Qetësonte detin. 26. U hodhën në Tartar nga Zeusi. 27. Fillojnë fuqishëm 28. Balet pa zë. 30. Emri i Albinoni-t. 32. Grameno patriot e shkrimtar, 34. Të parat në slalom. 35. Ishte armë e dikurshme. 38. Kufizojnë një metër. 39. Calvino shkrimtar. 40. Me pit në box. 43. Majtas në fund. 44. Eshtë tërbim. 46. Mund të jetë metalprerëse. 48. Qendër ditore. 49.Tase e volejbollit 51. Qe kryeqendra e Timurlengut. 52. Janë enë bakri 53. Tatum që qe pianist. 54. Një protestë me shumë firma. 55. Satie kompozitor 56. U kompozua nga Mozart. 60. Damon aktor. 62. Janë të fiksuarit. 63. Mbyllin një hark. 64. Me dies në liturgji.

16

31

55

90

15

24

36

68

HORIZONTAL

14

45

73 78

13

30

62

67

12

23 29

54

61

11

51

53 60

10

Dashi

Rritja e ndjeshme ndikimit të Afërditës në shenjë bën që jo vetëm në sektorin e punës, por edhe në planin sentimental dita të hetë interesante. Fundjava intensive në raportet ndërpersonale.

A L A R M

I

H A

A R

I

A

S K

T E S T E T

B A S K E

I

I

F A T A L

S T E T

40. 41. 42. 43. 45. 46. 47. 50. 51. 52. 53. 54. 57. 58. 59. 61. 62. 65. 68. 69. 70. 71. 74. 75. 76. 78. 80. 81. 83. 84. 85. 86. 88. 89.

Terence aktor britanik. Në hyrje të tokës. Eshtë dembel. Dy asa. Eshtë si shpullë. Fundi i një filmi. Fiton pa kufij. Kufizojnë lutjet. Eshtë dhomë e lartë. Jan vizatime… letrare. Qe një nga Moirat. Ngrihen me akuza. Nuk ka akoma një bebe. Qytet francez. SHBA në SHBA. Agjenci Informative Civile. Sorvino aktore. Një vrapo pele. Një fjalë që tregon shumë gjëra. Kush nuk ka… nuk i ecën. Kapiteni i Nautilus. Skuadër greke. Një lojë me games. Një periudhë picassiane. Edhe është në Angli. Ekstreme në ekstreme. Në hyrje të pistës. Italia në Internet. Inicialet e Reitman, regjisor. Tom Jones. Kufizojnë elemente. Janë tek në tokë. Në fillim të vitit. Mbyllin fushatat.


16

E shtunë, 21 janar 2012

LAJMET NGA BOTA • Vetëvendosje: Në 22 janar, bllokimi për Serbinë Vetëvendosja nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj politik për të bllokuar edhe njëherë mallrat servbe për të hyrë në territorin e Kosovës, nën argumentin “Serbia nuk kalon”. “Pas ngjarjeve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Kryesia e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje është vendosur se protesta e 22 janarit do të mbahet tek Dheu i Bardhë dhe në Merdar” thuhet në njoftimin e shpërndarë ditën e djeshme nga lëvizja Vetëvendosje. Por ndërkaq është parashikuar që ditën e sotme, dy zyrtarë të saj, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca do të mbajnë një konferencë për shtyp.

Abonohu! Abonohu!

Abonoh

• Greqia pranë zgjidhjes së krizës së borxheve Duket se negociatat për reduktimin e borxhit grek, me pjesëmarrjen e sektorit privat, po përfundojnë me një marrëveshje mes palëve. Pasdite do të zhvillohet një telekonferencë për PSI, procesi i shkëmbimit të bonove greke, ku përfshihen përfaqësues të bankave greke dhe të huaja. Mediat greke njoftuan se në këtë telekonferencë do të përshkruhen termat e marrëveshjes së bankave me qeverinë greke, e cila sipas të gjitha treguesve është afër përfundimit. Njerëz pranë procesit kon¿rmojnë se është ngushtuar edhe diferenca e vogël midis dy palëve që lidhet me normën e shkëmbimit të bonove të reja.

Abonoh Abonohu Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me:

• Kubë, vdes në burg një tjetër disident Një disident i burgosur kubanez ka ndërruar jetë pas 50 ditësh grevë urie, në shenjë kundërshtimi ndaj dënimit të tij. Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se 31-vjeçari Uilliam Villar Mendoza po vuante dënimin prej 4 vjetësh heqje lirie, për, siç thuhet, “shpër¿llje” të autoriteteve. Ai ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar. Autoritetet kubaneze nuk e kanë komentuar rastin. Komuniteti ndërkombëtar kishte dënuar ashpër Kubën kur një tjetër disident, Orlando Zapata, vdiq në shkurt të 2010-ës, pas 85 ditësh grevë urie.

To Subscribe please contact: POSTA SHQIPTARE Tel: +355 4 2375598 e-mail: abonimet@postashqiptare.al ADRION Ltd Tel: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

• Papunësia, vetëdigjen 5 të rinj marokenë Pesë të rinj marokenë i kanë vënë zjarrin vetes për të denoncuar hapur nivelin e lartë të papunësisë dhe varfërisë në vendin afrikanoverior. Sipas aktivistit të Shoqatës në mbrojtje të të drejtave të njeriut, të rinjtë kishin javë që plani¿konin të bënin një veprim të tillë, madje edhe ta filmonin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të tërhiqnin vëmendjen jo vetëm të shtetit por edhe të ndërkombëtarëve. Të 5-të të rinjtë janë shtruar në gjendje shumë të rëndë pas djegieve të shumta në trup, por 2 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. • Libi, gjenden armët kimike të Gadafit Ish-diktatori i Libisë, Muammar Gadda¿, mbante të fshehur në një magazinë ushtarake një stok të madh armësh kimike të ndaluara nga konventat ndërkombëtare. Lajmin u raportua sot nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, inspektorët e të cilës vizituan Libinë gjatë javës. Midis municioneve të ndaluara që u zbuluan ishte edhe “sulfuri mustadë”, i cili mund të shkaktojnë një vdekje tejet çnjerëzore, nëpërmjet hemorragjisë së përhapur dhe dhimbjeve të forta. Qeveria e përkohshme libiane u shpreh në një komunikatë se nuk ka pasur dijeni për këtë lloj të ndaluar armësh. Mbetet për të sqaruar se përse kjo armë vdekjeprurëse nuk është përdorur në konÀiktin civil disa mujor, që solli fundin e regjimit të Gadda¿t dhe eventualisht ekzekutimin e tij.

Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Tel: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com

origjina e lajmit... • Alba MALLTEZI Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BASHA Drejtore e Shqiptarja.com • Arben RROZHANI Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena

Sociale: Esmeralda Keta

Ekonomia: Genc Kondi

Kultura: Admirina Peçi

Investigimi: Poli Hoxha

Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Julia Dhame Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 maji, Tiranë - Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com- Mobile: +355696060421


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.