shqiptarja.com

Page 1

Faqe 21

Hakmarrja pas 13 viteve, mbrëmë plumb në kokë policit në Tiranë

Sot FALAS bashkë me gazetën kalendari 2012

Faqe 4

Tritan Shehu: Bamir Topi nuk merr asnjë votë nga PD

VAZHDON SPECIALE

Faqe 22

Horoskopi 2012, çfarë parashikojnë yjet Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja vitin që vjen

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI + KALENDARI

NR. 44 E diel, 25-12-2011

EKSKLUZIVE Stërvitja e forcave speciale të policisë në qershor 2009 në “Veronica Line”

RENEA NE TRAGETIN E DROGES

Lirimi i Luigi Primicerit, shqiptarët: “Këtë punë do ta zgjidhim mes nesh” Lajmi Në numrin e djeshëm të shqiptarja.com, u zbardhën përgjimet dhe bisedat e regjistruara nga karabinierët italianë, për transprotin e 184 kilogramëve marijuanë, gjatë prillit të vitit 2009, nëpërmjet tragetit Veronica Lines dhe grupit të organizuar shqiptaro-italianë me vëllezërit Primiceri. Banda shqiptare, mori peng një nga vëllëzërit Primiceri, Luigin, i cili do të lirohej kur droga të shkonte në destinacion. Në përgjimet e numrit të sotëm, do të ndiqni se si u arrit deri në lirimin e Luigi Primicerit, dhe cila ishte lufta e brendshme e klaneve shqiptare që çonin drogën drejt Italisë.

TIRANE

K

INTERVISTA

Editorial

NGA

ARBEN RROZHANI

Pranvera europiane N Në foto: Ismail dhe Helena Kadare në vitet ‘80

Helena Kadare: Dosja sekrete që do ta fundoste Ismailin

uptohej pra që ajo pjesë e drogës që Kafilaj Nurce dhe Erjon Sadikaj po hakmerreshin ishte dorëzuar nga Gockaj tek Elton Ismaili (dhe në fakt karabinierët në datën 24 mars 2009 në Brindizi kishin proceduar me arrestimin e Elton Ismailit dhe dy bashkëqytetarëve të tij, duke u gjetur në

INTERVISTA

Faqe 13-20

NGA

ADMIRINA PEÇI

posedim 100 kile marijuanë). Nuro merr në telefon Nerin: Nuro i thotë se i kishte dhënë një kuti nga ato të ndeshjeve për ta cuar në destinacion dhe i kërkonte llogari se ku kishte përfunduar. Neri i thotë se ai i

kishte kërkuar që ta linte. Nuro i thotë që ai i ka dhënë paratë. Neri kërkon të dijë se kujt ia ka dhënë. Nuro i thotë: këtij këtu...Neri thotë se nëse i ka dhënë paratë duhet tia kthejë. Nuro vijon në faqen 2 i thotë se ka...

Flet Ilmiu, vëllai i Hekuran Dedës të vrarë në 21 janar para kryeministrisë

“Berisha, mos hajde në shtëpinë tonë” JAKIN MARENA

K

ryetari i PS Rama me bashkëshorten Linda kanë shkuar dje për vizitë në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar. Ndërkohë që vëllai i viktimës, Ilmi Deda tha se nuk do ta pranonte kurrë Berishën në shtëpi për ngushëllime, pasi i akuzoi vijon në faqen 5 si kriminelë..

jë javë më parë analistët e “Economics Intelligence Unit”, agjencisë së pavarur të grupit “The Economist”, pyesnin nëse e ashtuquajtura Pranvera Arabe, do të japë fryte të mëtejshme, duke frymëzuar lëvizje dhe përtëritje politike në rajone të tjera, siç është Europa e trazuar nga problemet ekonomike, por edhe nga eriozioni i demokratizimit në vitet e fundit, në shumë prej vendeve ish-komuniste. Agjencia, që prej vitit 2006 ekzaminon gjend- Pse shkuam jen e demokracisë në botë, është foku- aq poshtë? suar në pesë kat- E kemi egori kryesore: pro- merituar. cesin zgjedhor dhe pluralizmin, liritë Edhe këtë vit civile, funksion- që po lëmë imin e qeverisë, bëmë një pjesëmarrjen dhe kulturën politike. palë zgjedhje Dhe vëren se prej të tjera të vitit 2008 e deri shëmtuara më sot shumë prej vendeve të Europës lindore janë shumë më pak demokratike se më parë dhe po i afrohen Rusisë. Shqipëria nuk ishte te grupi i më të këqijve, pra te rregjimet autoritare, por u rendit në vendin e 87-të, por ishte pas Malavit, vendit bujqësor afrikan, duke qenë shumë poshtë vendeve fqinje. Pse shkuam aq poshtë? E kemi merituar. Edhe këtë vit që po lëmë bëmë një palë zgjedhje të tjera të shëmtuara, me deformim flagrant të vullnetit të zgjedhësve, me një trupë zgjedhore që shkeli në mënyrë të dhunshme Kodin Zgjedhor, me një shumicë qeverisëse, që arrin zgjedhje pas zgjedhjesh të rivendosë ¿toren në tavolinë, duke bërë humbësin ¿tues dhe ¿tuesin humbës. Rindërtimi... vijon në faqen 3


2

E diel, 25 dhjetor 2011

AKTUALITET

Krishtlindjet Urimi i presidentit Bamir Topi

P

residenti i Republikës,Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik u shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë, duke theksuar: "Kam kënaqësinë e veçantë që, me rastin e Festës së Krishtlindjes, të shpreh urimet e mia më të mira e të përzemërta për Ju dhe, përmes Jush, për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo

jetojnë e punojnë!" "Lindja e Krishtit, për besimtarët e krishterë anë e mbanë botës, është një ngjarje, e cila, për madhështinë e saj dhe mesazhin e shpresës dhe të përtëritjes, që për më shumë se dy mijë vjet u ka përcjellë popujve, përkujtohet solemnisht. Në këtë ditë feste ne urojmë që ato të mbizotërojnë jo vetëm në shtëpitë e besimtarëve, në tempujt e shenjtë, por edhe

tek të gjithë njerëzit me vullnet e shpirt të mirë në të gjithë botën", shton presidenti në. "Në kushtet e qytetërimit modern, shumë njerëz e humbasin drejtimin e tyre shpirtëror dhe moral, por, për ata që sinqerisht kërkojnë dritën e së vërtetës, besimi tek Zoti dhe tek vlerat më të larta humane do t'ua ndriçojë e lehtësojë udhën", përfundon mesazhi i presidentit Topi.

Si u lirua Luigi Primiceri, një ndër pronarët e tragetit

Përgjimet e drogës, pengu: E bëra në brekë nga frika

Në foto: Trageti “Veronica Line” (djathtas) Luigi Primiceri dhe faksimile të përgjimeve

Bandat shqiptare: Këtë punë do e zgjidhim mes nesh

TIRANE

TRANSFERTAT E DROGËS

vijon nga faqja 1 ...qenë ai (Neri) që i ka marrë. Nuro i thotë se pse ia ka dhënë Gëzimit duke qenë se ai (Nuro) i kishte thënë që të mos i conte atje. Neri i thotë se e ka marrë një person tjetër. Nuro i thotë se ai ishte në Shqipëri, dhe e di sesi janë gjërat. Neri i thotë se ai ia ka dhënë Elton Ismailit dhe janë muhabete që nuk bëhen nëpër telefona. Nuro thotë se ajo ishte e tija dhe Neri s’duhet tia jepte askujt tjetër. Neri i thotë se ai e ka blerë. Nuro i kërkon të dijë se nga kush e ka blerë. Neri i thotë se ishte ai (Nuro) që i ka kërkuar ta kthejë mbrapsh. Nuro i thotë se i kishte kërkuar që këtë që kishte marrë me duart e veta duhet ta conte atje dhe kur kjo të arrinte në vend, do të flisnin sërish bashkë dhe i thotë se do kilet që i ka dhënë dhe nuk do të dëgjojë më tepër për këtë çështje. Neri i thotë Ok. (Telefonata është përgjuar në 18 prill 2009) Më në fund, pas rreth katër orësh, Luigi Primiceri lirohet dhe merr në telefon Skënder Gockaj N: Hej L: Oh, më në fund u nisa N: je vetëm? L: Po, tani u nisa N: Nuk të dëgjoj mirë, flasim më vonë (Bisedë e përgjuar në 18.04.2009) Pak më vonë flasin prapë dhe Luigi Primiceri e fton Gockajn që të largojë familjen e tij nga Shqipëria nga frika për sigurinë e tyre L: Kam ngrënë me ta tani N: Po pse? L: eh asgjë...jepnin urdhëra ata N: ah urdhra ata eee, eh, mirë, do ta shohim, komandojnë ata L: eh, unë të them që të bie më mirë që të sjellësh.. N: e di unë, jo, jo L: familjen tënde këtu, është urgjente... N: Mos u merakos për mua L: më dëgjo mua N: mos u shqetëso, mos u shqetëso ti

49

L: Më dëgjo mua, sille gruan dhe djalin këtu për të fjetur te unë N: Mos u shqetëso, dëgjo L: e mirë, si të duash N: Ty nesër do të të marrë një mik, ai që duhet të hyj në vendin tim L: eh N: Ik ndadalë tani, ok? L: Po N: kam qenë me ta deri tani L: mirë, por Osvaldo do vij te ty për të sistemuar gjërat? N: Po po ishte, ishte me atë mikun këtu. Ai ka folur me ta. L: Po për nesër do të vijë Osvaldo N: po po do vij L: Eh, ti duhet ta vendosësh në rregull gjithë këtë situatë, sepse unë jam i vdekur tani, e kam bërë në brekë, pra, ti nuk e di se çfarë më kanë bërë ata. Pastaj të flas.

kg

marijuanë

-

5.2.2009

100 kg

marijuanë

-

24.3.2009

52

kg

marijuanë

-

27.3.2009

3.8

kg

heroinë

-

14.7.2009

Sasi e pallogaritur

-

27.5.2009

143 kg

marijuanë

-

23.10.2009

50

kg

marijuanë

-

25.2.2009

50

kg

marijuanë

-

11.3.2009

Sekuestrim personi

-

17.4.2009

184 kg

-

17.4.2009

marijuanë

N: e mirë, mos u shqetëso, por unë të lajmërova paradite L: Jo ti nuk e di se çfarë më kanë bërë, më pas ta shpjegoj. N: Ok, më keq për ta, po ok (Bisedë e regjistruar në 18.04.2009)

***

Faktet e treguara në këtë pjesë ngrenë frikën për personat që janë të përfshirë në hetimin aktual, ndërkohë që Luigi Primiceri i ofron Skënder Gockajt shtëpinë e tij në Itali për të vendosur në siguri familjen e tij. Rezulton qartazi se Roni, (Skënder Sadikaj) dhe miku i tij Nurce Katilaj kishin vendosur një shumë të madhe parash për të marrë 184 kilet e kokainës, por një pjesë e kësaj drogë nuk kishte arritur në destinacion. Bisedat janë krejtësisht të qarta: flasin për një substancë të llojit femëror, që do të shitet me kile apo me gramë, aq më tepër që në bisedën numër 756 të 18.4.2009 kafilaj, duke folur me Skënder Gockaj, i tregon se

kërkon të gjitha kilogramët, 184, dhe asnjë gramë më shumë. Ndër të tjera, në bisedën numër 759 të 18.4.2009, Neri i thotë se e ka cuar pjesën që mungon tek Elton Ismaili, të cilit në datën 24.03.2009, apo disa ditë më parë i ishin sekuestruar 100 kile marijuanë, që kuptohet se është pjesa e munguar në dorëzimin e mallit. Për të pasur dorëzimin

Më pas në përgjimet e tjera duket qartë që Osvaldo primiceri, Luigi Primiceri dhe Skënder Gockaj ishin duke parashikuar transpoortin urgjent të drogës së munguar për të mos pasur rrezikun që të ballafaqoheshin me hakmarrjen e dy blerësve romanë. Karabinerët dokumentuan me anë të një shërbimi vëzhgim për prezencën e Luigi Primicerit në Romë dhe për takimin e tij me tre

urgjent të mallimit që është sekuestruar, Nurçe Katilaj dhe Erjon Sadikaj, sekuestruan Luigi Primicerin dhe kërcënonin Skënder Gockajn duke i thënë se nuk do ta lironin nëse nuk do të kishin pjesën e munguar të drogës. Duket qartë se të dy të hetuarit kishin marrë 184 kilet e marijuanës që nuk i ishte dorëzuar atyre dhe që janë sigurisht përgjegjës për rrëmbim personi.

persona që e dërguan në një zonë të izoluar jashtë qytetit. Nuk duket nga të dhënat ndonjë gjë për përgjegjësi të Salvatore Primiceri por në ngarkim të Nurçe Karafilajt dhe Skënder Sadikajt që kishin marrë 184 kilet e marijuanës dhe që kishin marrë vetëm një pjesë dhe që ishin në kontakt me njëri tjetrin ditët e sekuestrimit, Gokaj, Luigi dhe Osvalto Primiceri, ka përgjegjësi.


E diel, 25 dhjetor 2011

3

AKTUALITET

Proceset gjyqësore Arvizu flet për "Metën" dhe 21 janarin

A

mbasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një intervistë për gazetën 'Shqip" duke u shprehur për proceset gjyqësore "Meta" dhe "21 Janari" deklaroi se: ""Ajo që mendoj se është frustruese për mua, është se kjo çështje është shënuar nga shumë vonesa. Ka pasur raste ku nuk kanë marrë pjesë gjyqtarët ose nuk ishte bërë gati pala

mbrojtëse. Kjo është shumë tipike brenda gjyqësorit. Përsa i përket ekspertizës, që ju përmendët, nuk ka pasur asnjë përfshirje zyrtare në këtë çështje. Gjithçka që mund të them është që kompanitë që ne kemi rekomanduar janë kompani që i kemi besuar mjaftueshëm, saqë kemi përdorur paratë e tatim-paguesve amerikanë, që ato të ofrojne trajnime. Përsa i përket 21

janarit, asistenca është e drejtpërdrejt, përfshin FBI-në, laboratorin special që ka ndihmuar prokurorët me hetimin e këtij rasti, duke filluar që nga logjistika e hetimit si dhe drejtimi i hetimit. Prokurorët shqiptarë po drejtojnë hetimin por mendojmë që ka qenë kaq domethënës fakti që SHBA duhet të përfshihen direkt".

Demonstrimi i policëve në qershor 2009

RENEA stërvitet në tragetin e drogës Renea u mbështet nga ministria e brendshme dhe oficerë francezë Lajmi Reparti RENEA, njësia më e specializuar kundër krimit në Shqipëri, pikërisht në vitin 2009, bënte stërvitjen e vet më të madhe në tragetin ‘Veronica Line’. Ky traget, i cili është në sekuestro, gjatë atij viti, ka dërguar drejt italisë me qindra tonë marijuanë dhe heroinë

EDITORIAL NGA

ARBEN RROZHANI

Pranvera europiane vijon nga faqja 1 ...çika-çika i partisë-shtet, që bën ligjin dhe vendos për gjithçka, deri edhe për rishkrimin e historisë, po kthen frikshëm monopartitizmin, duke i dhënë dërrmën e fundit arritjes më të madhe të 21 viteve të fundit, pluralizmit partiak dhe lirisë së veprimtarisë politike. Sot është herezi të jesh opozitar dhe kjo është shumë e trishtë për demokracinë. Sot, siç ndodhi 11 muaj më parë, është të luash me jetën, po kërkove të drejtat e tua politike, sepse vritesh si në 21 janar para selisë së qeverisë. Vritesh nga qeveria që akuzohet se është vënë në funksion të një rrethi të ngushtë për të ndarë të mirat e pushtetit, duke mohuar barazi për të gjithë. Dje në Rusi kampiones së autoritarizmit, ishin më shumë njerëz se kurrë dhe të gjithë donin ikjen e pushtetarëve autoritarë. 120 mijë rusët duan rikthimin e vota të vjedhura, siç kërkuan opozitarët shqiptarë në 21 janar në Tiranë. Këtu u vranë 4 njerëz, atje ka vetëm të ndaluar, që nuk duan të sulmojnë Kremlinin, por të presin reflektimin e Putinit, i cili edhe pse autoritar ka dhënë sinjale dobësie, duke paralajmëruar një praverë europiane atje dhe më tej. www.shqiptarja.com

gjithë vitit 2009, kanë qenë në përgjimpër shumë ngarkesa droge, kryesisht marijuanë dhe heroinë, që niseshin nga Vlora, drejt Brindizit dhe pjesë të tjera të Italisë. Të paktën e verifikuar nga karabinerët italianë, janë rreth 10 dërgesa të mëdha, që janë bërë brenda të njëjtit vit.

HISTORIA

Kuptohet qartë që thirrja e repartit RENEA, njësisë më të specializuar të policisë në Shqipëri, në luftën kundër krimit të organizuar, është bërë pikërisht nga banda, që bënte edhe krimin e organizuar në qytetin e Vlorës. Atë vit, kur trageti Veroni TIRANE ca Lines, bënte pothuajse dy herë rrugën Vlorë-Brindizi, duke faliANILA BASHA mentuar pothuajse të gjitha tragetet e tjera që bënin këto linja, ka dashur pikërisht në kulmin e që të mbulojë gjithë trafikun e trafikut të drogës që po lëndës narkotike, duke u vënë në ndodhte mes Shqipërisë dhe dispozicion të një operacioni të tillë Italisë, nëpërmjet tragetit Veroni- nga RENEA, me funksion mësimor. ca Lines, që administrohej nga Ajo që vlen të theksohet se në krerët e mafiez Bareze, vëllezërit këtë aksion, e ndjekur gjerësisht Primiceri, reparti më i specializuar nga drejtuesit më të lartë të minisnë Shqipëri, në luftën kundër krimit trisë së Brendshme dhe policisë së të organizuar, RENEA, bën stër- shtetit, prefektura, autoritet vendore vitjen e tij, më të madhen e atij viti, të qytetit por edhe drejtuesit e lartë në tragetin Veronika Lines. të portit, është bërë në bashkëpunim Pamjet e sjella nga kjo kro- me palën franceze, dhe çuditërisht, jo nike e Top Channel, e qershorit të me atë italiane. Çka të bën të dyshosh vitit 2009, tregojnë trupat e repar- se ambasada italiane, e cila mund të ketë pasur dijeni për aktivitetin kriminal e të organizuar që bëhej Sot në RENEA askush nuk të në këtë linjë, mund të mos jenë përfshirë në kthen përgjigje se pse u zgjodh kjo ndjekjen e këtyre operlinjë trageti në portin e Vlorës për të acioneve, aq më tepër që shteti fqinj, ka dhe bërë stërvitjen më të madhe të këtij një konsullatë në qytereparti, gjatë vitit 2009. tin e Vlorës. Dhe është ironike të shikosh gjithë tit Renea, me litarë, me helikopterë, drejtuesit më të lartë të policisë së me makina, të armatosur gjer në shtetit dhe të RENEA-s tek bëjnë dhëmbë, duke kryer operacionin e stërvitje në tragetin i cili ndoshta atë shpëtimit të pasagjerëve që ishin mbrëmje, apo edhe një muaj më brenda tragetit, i kërcënuar gjoja vonë, apo përgjatë gjithë vitit, do të "nga një sulm terrorist". (Ju mund ishte distributori më i madh i kalimtë shikoni videon në http://ww- it të drogës nga qyteti i Vlorës drejt w.youtube.com/watch?v=UyR2- Italisë. Të paktën në këtë moment, 27KOC4Q&feature=related). nisur edhe nga shkresat e firmosura Por nuk mbaron gjithçka dhe vulosura në repartin RENEA dhe këtu. Sot në RENEA askush nuk Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të kthen përgjigje se pse u zgjodh së Shtetit, dikush duhet të japë sqakjo linjë trageti në portin e Vlorës rime dhe të përgjigjet se çfarë ka për të bërë stërvitjen më të madhe ndodhur realisht në atë kohë, dhe të këtij reparti, gjatë vitit 2009. kush e ka dhënë urdhërin që stërvitja Siç zbulohet qartë nga e atij niveli të lartë të bëhej në tragetpërgjimet prej 200 faqe, që dis- in Veronica Lines. Ndërkohë, që për ponon shqiptarja.com, vëllezërit grupin kriminal të trafikut të drogës, Primiceri, në bashkëpunim me tetë kjo do të ishte kopertura më e mirë e shtetas shqiptarë nga Vlora gjatë aktivitetit të tyre.

E

RENEA gjatë stërvitjes në tragetin ‘Veronica Line’


4

E diel, 25 dhjetor 2011

POLITIKE

Aleatët e Ramës: Korigjim kombëtar me formulë 100 plus 40

T

ri partitë e majta, PSD, PDS e PSV i kanë dërguar Komisionit të Reformës Zgjedhore propozimet e tyre të përbashkëta për përmirësimin e sistemit zgjedhor dhe të Kodit Elektoral. "Në shkresën përkatëse këto tri parti propozojnë korrigjim kombëtar të proporcionalit rajonal nëpërmjet formulës 100 plus 40 si një formulë që risjell frymën pluraliste në

përfaqësimin parlamentar, limiton monopolet politike, sjell në parametra objektivë përfaqësimin e votës popullore në mandate parlamentare dhe garanton moderacion antikrizë në funksionimin e Parlamentit", shprehet kreu i PSV, Petro Koçi. Krahas propozimeve për sistemin tri partitë kanë kërkuar edhe reforma në procesin e identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet

teknologjisë biometrike, në numërimin e votave nëpërmjet skanimit elektronik, në përbërjen e administratës zgjedhore si edhe në çështje të tjera si financimi i subjekteve elektorale e pasqyrimi mediatik i fushatës zgjedhore të këtyre subjetkteve. Dokumenti i përbashkët ishte produkt i takimeve të shpeshta mes Kryetarëve Gjinushi, Milo e Koci në ditët e fundit..

Ish-kryetari i PD reagon një ditë pas deklarimit të Presidentit për parti të re

Shehu: Bamir Topi nuk merr asnjë votë nga PD

LSI: Vlerësim KLSH e Avokatit të Popullit

"Jemi parti e qendrës së djathtë, me aleatët fitojmë më 2013" Lajmi Vetëm një ditë pas deklaratës së presidentit Topi për rikthimin në politikë me një parti të re, ish-kryetari i PD, Shehu reagon duke deklaruar se asnjë votë nuk merr kjo parti nga Partia Demokratike, e cila do të fitojë bashkë me aleatët zgjedhjet e vitit 2013

I

Bamir Topi "Këtu është një çështje tjetër. Unë e kam thënë që opsionet janë të ndryshme, por opsioni më probabël që sa vjen dhe bëhet akoma më probabël, është se unë do të jem në politikë, pas largimit nga Presidenca".

TIRANE

JAKIN MARENA sh-kreu i Partisë Demokratike, njëherësh dhe deputet i kësaj partie, Tritan Shehu është shprehur i sigurtë se partia e re që mund të krijohet nga presidenti aktual Bamir Topi nuk merr asnjë votë nga PD. Një siguri të tillë, Shehu e mbështet në faktin se Partia Demokratike në tërë këto vite në qeverisje ka treguar se i mban premtimet e saj për të ndryshuar vendin dhe për ta përafruar atë me vendet më të zhvilluara evropiane. I pyetur për partinë e re të qendrës së djathtë, e cila do të startojë në fillim të vitit të ardhshëm në spektrin e politikës shqiptare, ish-kreu demokrat, ka deklaruar se çdo njeri ka të drejtën legjitime dhe kushtetuese për të bërë një parti, për të pretenduar të thithë sa më shumë vota dhe për të qënë prezente sipas peshës së përfituar në sfidat elektorale në spektrin politik shqiptar. Por për të, asnjë parti politike, e çfarëdo spektri politik qoftë nuk e pengon Partinë Demokratike të fitojë zgjedhjet parlamentare të radhës. "Partia Demokratike, me këto parti të fuqishme me të cilat është në aleancë dhe me të cilat ka fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 për një mandat të dytë qeverisës, zgjedhjet më të fundit vendore të 8 majit, do të fitojë

dhe zgjedhjet e vitit 2013, për të drejtuar vendin dhe për një mandat të tretë qeverisës", ka qënë deklarata e djeshme e Shehut. Një deklaratë e cila ka ardhur si reagim ndaj intervistës së Presidentit aktual Bamir Topi, në një media dy ditë më parë, teksa është shprehur se duke qënë një mesfushor në politikë, do të zotërojë qendrën e djathtë të spektrit politik shqiptar, vend të cilin që në vitin 1990 e pre-

tendon Partia Demokratike, aktualisht në pushtet. Njëherësh besimin e tij në një fitore të rëndësishme në sfidën elektorale të radhës më 2013, ku tashmë përballë përveç PS dhe aleatëve të sajk të majtë dhe të djathtë ka dhe partinë më të re të kryesuar nga presidenti aktual Topi, Shehu e mbështet në faktin se gjatë këtyre viteve të qeverisjes së mazhorancës së djathtë rezultatet kanë qënë të prekshme. "Për të qënë korrektë

Partia Demokratike është një parti e qendrës së djathtë dhe kjo shprehet jo vetëm në programin dhe grupet që e mbështesin atë, që janë tërësisht të qendrës së djathtë, por dhe reformat e djathta që ka aplikuar, reforma që kanë garantuar ecjen e vendit përpara në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit në strukturat euroatlantike dhe në Bashkimin Evropian", ka deklaruar Shehu. Për të cilin PD, si një

LAJME SHKURT

parti e qendrës së djathtë është një anëtare aktive në të gjitha organizmat e djathta evropiane, më kryesori në atë të Partive Popullore Evropiane, të cilat janë në mazhorancë në Evropë por dhe kanë dhënë një ndihmesë të madhe për Shqipërinë, shqiptarët dhe PDnë. Shehu ka këmbëngulur në qëndrimin e tij se PD-së, asnjë parti tjetër s'ia zë vendin në qendrën e djathtë të spektrit politik shqiptar.

Kreu i LSI i ka cilësuar zhvillime të rëndësishme zgjedhjet e kryeëtarit të KLSH dhe të Avokatit të Popullit, duke vlerësuar akordin e arritur në politikën shqiptare. "Mendoj se kemi disa zhvillime të rëndësishme dhe pozitive, sikurse është zgjedhja e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në respekt të Kushtetutës, apo sikurse është dhe zgjidhja e Avokatit të Popullit dhe kjo në respekt të Kushtetutës dhe të konsensusit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës", tha Meta. Sipas tij, në këtë drejtim duhet të vazhdohet përpara për të plotësuar të gjitha detyrimet e tjera dhe të gjitha reformat, mes tyre dhe reformën zgjedhore që kërkon procesi i integrimit europian.

Elbasan, AK pankarta nacionaliste në stadium

Anëtarë të Aleancës Kuq e Zi kanë shpalosur pankarta me tone nacionaliste gjatë ndeshjes së futbollit të kategorisë së parë luajtur në Elbasan, mes ekipit vendas dhe ekipit të Himarës. Ata kanë shfrytëzuar pikërisht këtë ndeshje, për të theksuar se Himara, që shpesh herë është vënë në qendër të tensioneve, pavarësisht se në të banon edhe minoriteti grek, i përket Shqipërisë.Ata s'kanë lejuar djegien e flamurit grek që ndodhej në duart e grupit të Aleancës Kuq e Zi, me gjithë përpjekjet e këtyre të fundit. Pas ndeshjes, para stadiumit të rinjtë shpalosën një pankartë të madhe ku shkruhej "Himara është shqiptare" e janë larguar qetësisht.

Elbasan

Meta: Presidenti, LSI pjesë e zgjidhjes

Q

TIRANE

ë nga qyteti i Elbasanit, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka dhënë sinjale të qarta se partia që ai drejton do të jetë pjesë e zgjidhjes së çështjes së presidentit vitin e ardhshëm, megjithëse është një proces që ka filluar shumë herët që të diskutohet. Duke folur gjatë një takimi me gratë e LSI në qytetin e Elbasanit, ai tha se forca politike që ai drejton nuk është pjesë e spekulimeve politike dhe nuk do të jetë pjesë e tyre. "Përsa i takon çështjes së Presidentit do të diskutohet në kohën e duhur pra mendoj se jemi tepër herët për të folur për këtë çështje kështu që unë nuk dua të bëhem pjesë e spe-

kulimeve. Por natyrisht ne do të punojmë si LSI për të qenë gjithnjë pjesë e zgjidhjes", ka qënë deklarata e kreut të LSI. Por sërish Meta nuk i ka shpëtuar komenteve për çrregjistrimin e deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS, duke deklaruar se në LSI janë dyer e hapura për të. "Rasti 'Islami' është vërtetë një precedent jashtëzakonisht negativ dhe i papranueshëm për standardet demokratike për gjithë shoqërinë shqiptare, aq më tepër që ka qenë një fenomen i panjohur dhe për vetë PS në të kaluarën", tha Meta. Kryetari i LSI e ka vlerësuar Islamin si një kontibutor të madh në transformimin e PPSH në PS, por dhe në qeverisjen e socialistëve, pasi ka mbajtur poste

tepër të larta në legjislativ por dhe në qeverisje. "Aderimet në çdo forcë politike bazohen në dëshirën dhe në vullnetin e çdo individi. Natyrisht që kjo nuk është pyetje e përshtatshme për mua por për z.Islami. Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike e cila pranon gjithkënd i cili është në harmoni të plotë me statutin e saj dhe me qëllimet e saj programore", ka deklaruar kryetari i LSI, Meta gjatë takimit me gratë në qytetin e Elbasanit, të cilave u ka uruar dhe festat e fundvitit. Lideri i LSI ka qënë tepër aktiv gjatë këtyre ditëve në lidhje me qëndrimet e tij për debatin që ka shpërthyer për zgjedhjen e Presidentit, ku Nano ka shpallur ambicijen e tij dhe Islamin.


E diel, 25 dhjetor 2011

5

POLITIKE

Berisha-Volonte, takim për pranverën arabe e bashkëpunimin

P

ranvera arave dhe kontributi i Këshillit të Evropës për këto vendeve ka qënë objekti i takimit të djeshëm mes kryeministrit Berisha dhe Luca Volontes, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Gjatë takimit, kryeministri Berisha e falenderoi Volonte për vizitën

dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndarë eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende. Kryeministri theksoi se, pranvera arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracie dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model

për progresin demokratik të këtyre vendeve. Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.

Vëllai i viktimës: Na akuzoi si kriminelë, në vend që të vinte për ngushëllim

Lajmi Kryetari i PS Rama me bashkëshorten Linda kanë shkuar dje për vizitë në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar. Ndërkohë që vëllai i viktimës, Ilmi Deda tha se nuk do ta pranonte kurrë Berishën në shtëpi për ngushëllime, pasi i akuzoi si kriminelë.

Ilmi Deda: Ne nuk e presim Sali Berishën Rama, vizitë te familja e Hekuran Dedës, vrarë më 21 janar

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari socialist Edi Rama me bashkëshort en e tij Linda kanë qënë dje për vizitë në familjen e Hekuran Dedës njërit prej katër viktimave të vrarë në demonstratën e 21 janarit të këtij viti përballë kryeministrisë. Vizita ishte tërësisht private në ditët e festave, ku çifti Rama ka zgjedhur këtë ditë për të kujtuar të ndjerin Deda dhe takuar me familjen dhe fëmijët e Hekuran Dedës. Gjatë bisedës në familjen Deda, Rama ka ritheksuar se viktimat e 21 janarit s'janë harruar dhe s'kanë për t'u harruar kurrë pasi ata e dhanë jetën për një Shqipëri më të mirë. Kreu opozitës ka postuar një mesazh në rrjetin social Twitter ku shkruan "Me Lindën, në familjen e Hekuran Dedës, ku s'ka qetësi pa drejtësi dhe ku femijët lexojnë shkrime të tyret për vrasjen që u mundon shpirtin". Ndërkohë që familja e Hekuran Dedës e ka vlerësuar maksimalisht këtë vizitë të kryetarit socialist, ku përmes Ilmi Dedës, vëllait të viktimës Hekuran Deda që u vra teksa po protestonte paqësisht përpara kryeministrisë më 21 janar, ka shprehur dhe vlerësimin për përpjekjet e Ramës dhe opozitës që kjo çështje të zbardhet dhe fajtorët të vihen para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar. "E vlerësoj maksimalisht vizitën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama në familjen e vëllait tonë që humbi jetën më 21 janar, i vrarë përballë kryeministrisë kur po protestonte paqësisht për një jetë më të mirë. Vlerësoj dhe përpjekjet e opozitës dhe të kryetarit Rama për të zbardhur këtë vrasje por dhe

LAJME SHKURT Braçe: Arvizu këtë herë ishte i drejtë

Ka reaguar menjëherë nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Erjon Braçe ndaj një deklarimi të ambasadorit amerikan në Tiranë, Avizu në lidhje me kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. "E ridëgjova në Top Channel intervistën e Ambasadorit të SHBA. Këtë herë Ambasadori i SHBA, zoti Arvizu ishte i hapur dhe i drejtë. Intervista e tij ishte e ndershme! Nuk ka lidhje me opozitën por me parimet që ka promovuar", ka qënë deklarata e Braçes në rrjetin social Facebook. Deklarata ka ardhur pas intervistës së Arvizu që flet dhe për situatën politike në vend. "Mendoj se po vijmë tek ai që për mua është një nga problemet më të ngutshme, që për mua është kultura e pandëshkueshmërisë", tha Arvizu.

Berisha, me Jahjagën pas kthimit nga Praga

Rama dje në familjen e Hekuran Dedës. (djathas) Hekuran Deda, i vrarë më 21 janar tre vrasjet tjera në këtë demonstratë paqësore", ka qënë deklarata e Ilmi Dedës, vëllait të njërit prej të vrarëve më 21 janar në protestën e opozitës përballë kryeministrisë, Hekuran Deda. Por nga ana tjetër ai ka kërkuar me insistim zbardhjen e vrasjes dhe vënien para drejtësisë të kriminelëve që morën jetën e vëllait të tij, duke lënë fëmijët jetimë. "Kriminelët duhet të vihen para drejtësisë dhe

të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllait tim dhe porotestuesve të tjerë. Këtë e kam kërkuar dhe e kërkoj me forcë nga drejtësia shqiptare", tha Ilmi Deda për gazetën "Shqiptarja.com". Po jo të njejtin vlerësim kanë për kryeministrin Sali Berisha, për të cilin shprehen se nuk ia falin deklaratat e tij tre ditë pas vrasjes së Hekuranit, që i akuzonte dhe të vdekur si kriminelë. Madje ai, edhe nëse do t'i kërkohej nga ana

e njerëzve të Berishës që ta priste në shtëpi, tashmë kurrë nuk do ta lejonte një gjë të tillë. "Tani asnjëherë në botë nuk e lejojmë që Sali Berisha të shkelë në shtëpinë tonë. Vetëm tre ditë pas vrasjes së vëllait tonë e ka quajtur atë dhe ne të gjithëve kriminelë. Sali Berishën nuk e ndaloi njeri që të vinte deri tre ditë pas vrasjes së vëllait tim për ngushëllime në shtëpinë tonë, por ai zgjodhi që

në vend të ngushëllimit të na akuzonte të gjithëve si kriminelë. Prandaj Sali Berisha asnjëherë nuk do të shkelë në shtëpinë tonë", tha vëllai i viktimës. Hekuran Deda u nda nga jeta duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. Pas vrasjes në bulevard përpara kryeministrisë u mësua se ai ishte kthyer nga emigracioni vetëm para dy muajsh nga 21 janari 2011 për shkak të papunësisë dhe ishte sërish i papunë në Shqipëri.

Kryeministri Berisha priti dje Presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga e cila bëri një ndalesë në Tiranë gjatë kthimit të saj nga Praga ku mori pjesë në funeralin në nderim të ish presidentit çek Vaclav Havel. Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t'i përcjellë presidentes, të gjithë krerëve të institucioneve shtetërore dhe qytetarëve të Kosovës përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për festat e fundvitit. Ndërsa Jahjaga i përcolli kryeministrit dhe nëpërmjet tij edhe popullit shqiptar urimet më të mira për Krishtëlindjen dhe Vitin e Ri 2012.

Përplasja "Xhuvani"

Halimi: Prokuroria, jo deklarata emocionale

T

TIRANE

hellohet më tej konflikti mes Min istrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme me rastin e dënimit të djalit të deputetes Xhuvani. Kështu, ministria e Drejtësisë reagoi dje me një tjetër deklaratë në lidhje me inspektimin e kryer nga ky institucion në Gjykatën e Tiranës, për rastin e dënimit të djalit të deputetes Luiza Xhuvani, me dy vite burg. Ministri Halimi e quajti këtë dënim të papranueshëm, ndërsa pas tij ka reaguar kryeprokurorja Ina Rama e cila është shprehur se deklarata e ministrit Halimi është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë

dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim. Por dje sërish Ministria e Drejtësisë me anë të një deklaratë i kujton organit të akuzës se inspektimi është kryer sipas Kushtetutës. "Është e drejtë por dhe detyrë e Ministrisë së Drejtësisë që në bazë të nenit 56 pika 2 gërma "e" e ligjit Nr.8737, datë 12.2.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar. " të inspektojë ecurinë e politikës penale dhe politikës së dënimit të ndjekur nga Prokuroria", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë. Ministria e Drejtësisë shpreh bindjen se Prokurori

i Përgjithshëm do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore dhe kushtetuese, pasi të lexoje me vemendje 30 faqet e raportit të inspektimit, faktet dhe gjithë përshkrimin ligjor të dispozitave dhe se do të qëndrojë larg çdo deklarimi emocional, që nuk ka lidhje me ushtrimin e një detyre kaq shumë të rëndësishme për gjithe sistemin e drejtesisë në vend si "Autoriteti më i lartë në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës në gjykim". Nga ana tjetër kjo ministri, sipas njoftimit, garanton opinionin publik se gjithë veprimtaria e saj është bazuar dhe do të bazohet në parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve i përcaktuar qartë në Kushtetutë.


6

E diel, 25 dhjetor 2011

EKONOMI SHKODËR-HANI HOTIT

ZHDOGANIMI I AUTOMJETEVE

Në territorin e rretheve Shkodër dhe Malësi e Madhe po punohet prej dy vitesh për ndërtimin e rrugës se re, që do të lidh Shqipërinë me Malin e Zi, rrugë kjo me gjatësi prej rreth 36 kilometrash. Punimet duhej të përfundonin 4 muaj më parë, në gusht të këtij viti, por, me ritmet e deritanishme, nuk pritet që ato të përfundojnë më parë se vera e vitit të ardhshëm.

Dogana e Kosovës njoftoi qytetarët se, duke filluar nga data 1 janar 2012, ndryshojnë rregullat për zhdoganimin te automjeteve, sipas vitit te prodhimit të automjeteve. Të gjitha automjetet e importuara, që janë të prodhuara apo që kanë dalë në qarkullim në vitin 1998, pas datës 1 janar 2012 nuk mund të zhdoganohen nga autoritetet doganore të Kosovës, theksohet në një njoftim.

Enti Rregullator ka përcaktuar detyrimin financiar të kompanisë

ERE: Gjoba të reja nga 1 janari Kompania detyrohet për herë të parë të paguajë klientët me nga 2 mijë lekë në rast mosrespektimi të nivelit të cilësisë së shërbimit apo parametrave të tensionit

Lajmi Duke filluar nga 1 janari 2012, kompania që furnizon klientët me energji elektrike do të paguajë këta të fundit me nga 2 mijë lekë në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit apo të parametrave të tensionit

TIRANE

GENC KONDI

timit të niveleve të cilësisë së shërbimit, shoqëria e shpërndarjes është e detyruar t'i japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit, në vlerën 2.000 lekë. E njejta gjobë do të paguhet edhe në rast të të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit.

TREGUESIT E CILËSISË SË FURNIZIMIT ME ENERGJI ELEKTRIKE, MIRATUAR NGA ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

PAGESA

Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, shoqëria e shpërndarjes i jep klientit kompensimin, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës nga ana e tij dhe vendoset në faturën më të afërt të konsumit të energjisë elektrike.

P

ërveç kontratës së re, që do të hyjë në fuqi nga dita e parë e vitit të ardhshëm, konsumatorët shqiptarë, familjarë dhe jofamiljarë, do të mund të përfitojnë edhe nga një rregullore e re, e cila parashikon penalizimin e kompanisë që i furnizon ata me energji elektrike për mosrespektim të furnizimit të rregullt.

TREGUESIT E CILËSISË SË TENSIONIT PËR KONSUMATORIN, MIRATUAR NGA ERE

KUSHTET

Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, përcaktohen këto nivele të lejuara për zgjatjen pa penalizim për ndërprerjet e shkaktuara në rrjetin e tensionit 20 kV e lart për 1 vit: për kryeqytetin - 2 orë/klient; për zonat urbane - 4 orë/ klient dhe për zonat rurale 24 orë/klient. Po kështu, nga kjo datë caktohen edhe norma maksimale për shpeshtësinë e ndërprerjeve të shkaktuara në rrjetin e tensionit 20 kV e lart për 1 vit: për kryeqytetin - 2 ndërprerje; për zonat urbane - 5 ndërprerje dhe për zonat rurale - 10 ndërprerje. Duke filluar nga viti 2015, sipas ERE-s, këto norma do të jenë të detyrueshme për të gjithë klientët, jo vetëm për ata që furnizohen me 20 kV. Niveli i tensionit nominal do të jetë 230 V dhe mund të variojë rreth vlerave të tij nominale për një kohë më të gjatë se 10 min në kryeqytet +5%/-5%; në zonat urbane+5%/-15% dhe në zonat rurale +5%/-20%.

SASIA

Duke filluar nga 1 janari 2012, në rast të mosrespek-

Në faturën e dërguar, vlera e kompensimit duhet

të jetë e përcaktuar nën emërtimin "Kompensim i kli-

entit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara nga ERE". Gjithashtu në po të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që "Përfitimi i

kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për të kërkuar në rrugë gjyqësore dëmshpërblimin e mundshëm për dëmin efektiv të shkaktuar".

Borxhi

Bankat frenojnë kreditimin

F

TIRANE

renimi i bankave në këtë peri udhë të krizës globale ka ardhur si pasojë e politikave të tyre të brendshme për riskun dhe ka kufizuar disi pjesëmarrjen, veçanërisht në ankandet e obligacioneve, pranon Ministria e Financave në dokumentin zyrtar të buxhetit 2012. Për vitin tjetër, qeveria shqiptare parashikon të marrë rreth 41 miliardë lekë borxh, por duke pasur parasysh faktin se në 2011-n bankat u treguan më të rezervuara, shqetësimi më i madh qëndron tek aftësia likuide e tyre, si përgjigje ndaj kërkesës së qeverisë për para. Drejtori i menaxhimit të borxhit public pranë ministrisë së Financave, Xhentil Demiraj, ka pran-

uar situatën e vështirë, për shkak të presioneve nga jashtë, por shton se qeveria i ka në dispozicion të gjitha burimet e mundshme financiare për të shlyer deficitin. "Besoj që plani ynë për

Lajmi Bankat e nivelit të dytë, të pranishme në vendin tonë kanë kufizuar sivjet pjesëmarrjen në ankandet e letrave me vlerë. Kjo është një tendencë e re, pasi ato gjithnjë kanë qenë të interesuara për blerje të bonove dhe obligacioneve të qeverisë.Kjo konfirmohet nga vetë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave.

të marrë 19 miliardë lekë te bankat tona nuk do të shkaktojë asnjë afekt në sistem apo reagim kundërshtues", thotë Demiraj. Po, nëse bankat rezistojnë, sikurse kanë vepruar gjatë vitit 2011, qeveria do t'u drejtohet bankave të zhvillimit, institucioneve financiare donatore. Te këto banka ajo ka planifikuar të marrë 22 miliardë lekë, ndërkohë që janë edhe të tjera hapësira në rast se do të lindë nevoja për më shumë se kaq, thekson ai. Për të siguruar likuiditet, qeveria ka përdorur të gjitha metodat e mundshme deri tani, duke përfshirë "në valle" edhe bankën qendrore, ndërkohë që ka drejtuar zytë edhe tek bankat arabe, duke luajtur kartën e vendit me popullsi me shumicë islamike.

LAJME SHKURT Hungaria, ligj i ri për bankën

Me gjithë kritikat ndërkombëtare, Parlamenti hungarez votoi me dy të tretat e partisë konservatore të djathtë një ligj të ri për Bankën Qendrore. Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kishin bërë kritika për faktin se me këtë ligj cenohet pavarësia e Bankës Qendrore hungareze.

Portugalia, qeveria optimiste

Ministri i Financave i Portugalisë, Vitor Gaspar deklaroi se Eurozona dhe Portugalia janë në një pozicion më të mirë, në krahasim me disa javë më parë, për të tejkaluar krizën që kërcënoi monedhën e përbashkët. Ai tha se ekzistojnë elementë që formojnë profilin e një zgjidhjeje afatgjatë krizës së borxheve.


E diel, 25 dhjetor 2011

7

EKONOMI

Banka Qendrore Evropiane, në ndihmë të eurozonës

B

anka Qendrore Evropiane hodhi gati 500 miliardë euro këtë javë në sektorin bankar të vendeve të eurozonës. Kanë qenë 523 banka, që përfituan nga oferta e BQE për të siguruar kredi trevjeçare me normë të ulët interesi. Ishin veçanërisht bankat italiane ato që u vunë në radhë për të përfituar nga linja e kredisë: më shumë se 12 institute kredie

italiane, ndër të cilat edhe banka të mëdha, morën rreth 116 miliardë euro kredi, ose rreth një të tretën e linjës së kredisë së BQE-së. Por shoqata e bankave italiane bëri pa vonesë të qartë se paratë nuk do të përdoren për blerjen e obligacioneve shtetërore. Sfondi i veprimit të Bankës Qendrore Evropiane është kriza e borxheve në Eurozonë. Bankat evropiane

i pret një valë gjigande rifinancimi, pasi përfundon afati i maturimit për rreth 725 miliardë euro borxhe, të cilat duhen kthyer ose u duhet zgjatur afati. Vetë shefi i BQE-së Mario Dragi paralajmëroi në fillim të javës për një vit tejet të vështirë për bankat. Veçanërisht në tremujorin e parë të vitit, ato parashikohet ta kenë të vështirë të sigurojnë likuiditet

?

Urdhri i Doganave: Të merret parasysh vetëm çmimi i faturës!

Përplasja me Kosovën, qeveria bëhet pishman

Çfarë pasojash ka patur vendosja e çmimeve referencë për mallrat ushqimore të prodhuara në Kosovë për tregun e brendshëm?

Ambasadori shqiptar Lauka kundërshtoi ministren Lajmi Nga dita e djeshme, Kosova ka fituar duelin me qeverinë shqiptare për çështjen e përdorimit të referencave në çmimet e mallrave të prodhuara në Kosovë që tregtohen në Shqipëri. Drejtoria e Doganave ka nisur një urdhër për degët e saj ku kërkon njohjen vetëm të çmimit të pasqyruar në faturën sho

TIRANE

GENC KONDI

V

endimi erdhi një ditë pasi zëvendëskryemi nistrja dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, iu ankua kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. "Sot kam marrë një përgjigje nga pala shqiptare se janë hequr çmimet e referencës dhe situata është kthyer si ka qenë. Doganat janë duke aplikuar tarifat siç kanë qenë deri më tani, pra produktet kosovare futen në territorin e Shqipërisë me çmimin e tregut", ka pohuar dje Kusari-Lila. Pas kësaj, ajo tha se nuk do të aplikohen nga pala kosovare masa reciproke, siç ishte paralajmëruar, ndaj Shqipërisë në tregtinë dypalëshe. Këtë e konfirmoi edhe kreu i doganës shqiptare të Morinës, Ali Tota. "Importi i mallrave Euro1 (prodhime vendore) do të funksionojë si më parë, pra nuk do të kenë çmim reference, por ato do të taksohen në bazë të faturave të çmimit të blerjes që paraqet importuesi. Kështu është vepruar pas një urdhri të dytë të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave", ka bërë të ditur kryetari Tota. Por, më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë kishte ur-

Në foto: (majtas) Pamje nga mbledhja e patates në zonën e Vushtrrisë në Kosovë (djathtas) Zëvendësministrja dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila

dhëruar të punohej me çmim reference për pataten e Kosovës në nivelin 18 centë/kg dhe kishte vendosur kuotë në sasi për eksportin e verës nga Kosova për në Shqipëri.

PARALAJMËRIMI

Ministrja Kusari kishte paralajmëruar ditë më parë se Kosova mund të vendosë çmime reference ndaj prodhimeve të Shqipërisë, nëse Tirana zyrtare nuk e hiqte taksën e referencës për produktet e Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në qershor 2011. Marrëveshja, sipas saj, për heqjen e çmimeve të referencës ishte arritur në qershor të këtij viti, pas disa takimeve në nivel ministror,

por Doganat e Shqipërisë aplikuan çmimin prej 18 centë për pataten e prodhuar në Kosovë si dhe kuotë për eksportin e verës. Kjo është kundërshtuar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, sipas të cilit "nuk ka marrëveshje. Ajo ka qenë një shprehje e vullnetit nga ana e kryeministrit Berisha. Kjo ka nevojë që të fiksohet me shkrim", ka thënë ai. Nga ana e saj, ministrja Kusari-Lila ka pranuar se nuk është nënshkruar me shkrim një marrëveshje e tillë, por si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate të ambasadorit ajo ka thënë se nuk është e informuar në

çfarë forme institucionet atje i kanë informuar doganat për pajtimin e arritur mes Kosovës dhe Shqipërisë, në qershor, për heqjen e çmimeve referente. Gjithashtu ajo vlerëson se nuk është ngutur me paralajmërimin për masa reciproke, duke mohuar që të jenë aplikuar çmime referente ndaj Shqipërisë pas muajit qershor.

SERBIA

Aplikimi i deritanishëm i çmimeve referente për patatet dhe verërat e Kosovës ka shqetësuar bizneset kosovare, të cilat tregun kryesor të këtyre produkteve e kanë Shqipërinë. Përfaqësues të bizne-

PYETJE PERGJIGJE

sit kanë kërkuar që të dyja vendet të eliminojnë barrierat dhe të krijojnë mundësi më të mira për afarizëm në të dyja anët, duke akuzuar qeverinë shqiptare se favorizon grupe të caktuara të biznesit në Serbi. Por, në tetor të vitit të kaluar, ka qenë një tjetër anëtar i kabinetit të Kosovës që ka ngritur zërin kundër veprimit nga pala shqiptare. "Jam i befasuar nga vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e çmimit të referencës për pataten. Ky vendim shkon në favor të prodhimeve serbe. Serbia po dërgon patate në Shqipëri përmes Greqisë, duke falsifikuar dokumentet e origjinës. Për këtë problem kam njoftuar homologun Bode, por edhe kryeministrin Sali Berisha", deklaroi atëhere publikisht në Vushtrri kreu i Financave të Kosovës, Ahmet Shala. Sipas tij, edhe prodhime të tjera serbe, duke u falsifikuar me ndihmën e Greqisë, po përfundojnë në tregjet shqiptare. Ministria shqiptare e Financave ka rritur 50% referencën për pataten e importit, çka e bën pataten e Kosovës jokonkurruese, shtoi ai.

Referencat pengojnë uljen e çmimit të ushqimeve ne treg. Deklarimet e politikanëve të të dy vendeve për forcim të bashkëpunimit ekonomik po mbeten thjesht retorikë. Pas vizitës në Panairin e Agrobiznesit pak muaj më parë, kryeministri Berisha, gjatë takimit me përfaqësues të fermerëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës, tha se do të shkohet drejt një sistemi pa dogana me Kosovën dhe më gjerë, por pa caktuar një afat për këtë. Ndërkohë, agrobiznesi kosovar e provon në kurrizin e tij se, me politikën e referencave, në fakt, po pengohet hyrja në tregun shqiptar e mallrave të prodhuara në Kosovë, në favor të grupeve të tjera të interesit, që e kanë kokën në Serbi

A kanë reaguar tregtarët shqiptarë?

Tregtarëve në Tiranë iu duket krejtësisht absurde që të rritet pa asnjë arsye çmimi i referencës, ndërkohë që niveli prej 18 deri 24 centësh për kilogram është jashtë çdo lloj logjike dhe duket se ka të bëjë me manipulime, për qëllime të tjera, thonë ata.

Pse e bën këtë Dogana shqiptare?

Referencat e larta sjellin më shumë të ardhura doganore.

Udhëzimi

Doganat, ndryshon burimi i referencës

M

TIRANE

inistri i Financave, Ridvan Bode, ka nxjerrë një akt nënligjor, sipas të cilit përcaktohen burimet se nga do të marrin Doganat shqiptare informacion lidhur me çmimet e tregut për mallrat ë ndryshme, që do të përdoren më pas si çmime reference, në bazë të të cilave do të caktohet edhe taksa që duhet të paguhet për importin. Ky Udhëzim bën ndryshime në Udhëzimin nr. 25 datë 30 nëntor 2007 "Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të dosjes me të dhëna të disponueshme, si dhe zh-

doganimin e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të tyre". Udhëzimi ka hyrë në fuqi që nga data 7 dhjetor e këtij viti. Miratimi i vlerave për artikujt që publikohen në bursën informative ekonomike ndërkombëtare "Reuters", si dhe në buletine të posaçme bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Të tillë artikuj cilësohen orizi, sheqeri e vaj ushqimor dhe bananet, çmimi për të cilat do të përcaktohet nga informacioni në këtë agjenci. Ndërkohë, për të caktuar çmimin e referencës për makinat, do të përdoret, për autoveturat, buletini i specializuar italian "Quattroroutte" dhe për automjetet e tjera buletini tjetër "Tuttotrasporti". Për

produktet e çelikut do të përdoren çmimet e publikuara në revistën "Metal-Buleti". Për karburantet dhe gazin e lëngshëm, Dogana nxjerr çdo ditë buletinin e çmimeve, që ua dërgon degëve doganore, ndërkohë që për artikujt grurë dhe misër afati i publikimit është çdo muaj. Nëse brenda kësaj periudhe ndryshimet janë ±10% e çmimit të publikuar, atëherë bëhet publikimi i ri i tij. Për artikujt oriz, sheqer, vaj ushqimor, miell dhe produktet e çelikut si hekur ndërtimi, llamarinë e zezë, profile çeliku, tel, prokate, skrape, llamarinë inoksi etj., afati i publikimit është, gjithashtu, çdo muaj. Artikujt e tjerë përditësohen sa herë që ka luhatje çmimesh.


8

E diel, 25 dhjetor 2011

AKTUALITET

Serbia dhe Shqipëria, përgatitje për një start të ri

P

ërmirësimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit në disa fusha, pavarësisht çështjes së Kosovës, në mënyrë të veçantë duke u nisur nga fakti se të dy vendet, si qëllim kryesor të tyrin kanë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportuan zyrtatët gjatë një prezantimi "Serbia dhe Shqipëria: Përgatitjet për një

start të ri". Zhvillimi ekonomik, tregtia, siguria rajonale dhe pozicionimi i minoriteteve etnike janë fushat në të cilat të dy vendet mund të përmirësojnë bashkëpunimin. Pjesmarrësit në këtë takim vlerësuan rolin e madh të mediave dhe NGOve për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet kulturës, universiteteve, sektorit civil dhe stereotipeve të tjera. Qendra Fondi

Ndërkombëtar i Çështjeve të Sigurisë dhe Fondacioni Friedrich Ebert organizuan ëorkshopin duke mbledhur së bashku ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë politikë nga Shqipëria dhe Serbia. Drejtori i kësaj organizate Zarko Petrovic vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk duhet të fokusohen vetëm te një drejtim, ajo e çështjes së Kosovës. (AnsaMed)

?

Klasifikimi i "Economist Intelligence Unit" për indeksin e demokracisë në 2011

Shqipëria me regjim hibrid Vendi ynë humbet tri shkallë, para nesh Serbia e Mali i Zi. Vjen pas Malavit. Ka përkeqësim të shifrave nga viti 2010 në vitin 2011, sidomos pas zgjedhjeve të 8 majit 2011

Lajmi Shqipëria renditet këtë vit në vendin e 87 për indeksin e saj të demokracisë, krahasuar me një vit më parë, në 2010, kur ishte klasifikuar në vendin e 84. Raporti i Economics Intelligence Unit ka marrë në vlerësim 165 shtete, dhe Shqipëria sërish mbetet një demokraci hibride

32 15

TIRANE

ANILA BASHA

S

hqipëria është klas ifikuar në një "regjim hibrid" nga "Economist Intelligence Unit", në klasifikimin e indeksit të demokracisë për vitin 2011. Edhe gjatë këtij viti që po lëmë pas, për këtë organizatë me bazë në Londër, nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket Shqipërisë. Këtë vit, vendi ynë është i vendosur në vendin e 87, sipas listimit të vendeve që ka bërë organizata. Ndërkaq, janë shumë vende të tjera të rajonit, të cilat e kanë kaluar indeksin e tyre të demokracisë, krahasuar me Shqipërinë. Kroacia, Serbia e Mali i Zi, renditen përpara Shqipërisë në analizat që ka bërë Economist Intelligence Unit. Vendet sipas këtij klasifikimi ndahen në vende me demokraci të plotë, demokraci me probleme, demokraci hibride dhe autoritariane. Shqipëria i përket grupit të tretë, ndërkohë që vende të tjera regjistrohen më mirë se vendi ynë. Sipas raportit të Economist Intelligence Unit, Shqipëria ka përkeqësim të shifrave nga viti 2010 në vitin 2011. Kështu, nëse vitin e kaluar, vendi ynë u klasifikua në të 84-tëtin, me 5.86 pikë të vlerësuara për Indeksin e Demokracisë, këtë vit Shqipëria zbret tre vende më poshtë, në të 87, me 5.81 pikë, e përkeqësuar në disa tregues të demokracisë. Këtu përfshihen par-

DEMOKRACIA NË 2012

Pranverë arabe në vende të tjera?

A

do të japë Pranvera Arabe fryte të mëte jshme apo të frymëzojë lëvizje dhe përtëritje politike në rajone të tjera? Pyesin analistët e Economics Intelligence Unit. Sipas raportit, një nga zhvillimet shqetësuese të pesë viteve të fundit ka qenë erozioni i demokratizimit. Dhe po sipas ekspertëve, në terma afatshkurtër perspektiva politike për Evrpën duket shqetësuese. Recensioni masat shtrënguese dhe tensioni në rritje për integritetin strukturor të BE, si rezultat i krizës së euros mund të paraqesë sfida për demokracinë vitin e ardhshëm, vlerësohet në raport.

regullsitë e vlerësuara për zgjedhjet e majit 2011, sidomos në procesin e numërimit të votave, dhe procesi tejet i zgjatur. Por në shkallën e demokracisë në vend, ka ndikuar edhe vrasja në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në datën 21 janar, nga Garda e Republikës, gjatë një demonstrate të organizuar nga PS. Nuk ka munguar edhe kultura politike dhe gjuha e përdorur, ndërkohë që sipas vlerësimit të ekspertëve, nëse nuk do të kishte një akord në fundvit mes forcave kryesore politike PDPS për shumë nga çështjet shqetësuese në vend, Shqipëria do të kishte të dhëna edhe më negative për këtë vit. Economist Intelligence Unit ka vlerësuar 165 shtete

të ndryshme në botë. Sipas sqarimit që bëhet në faqen e tyre online, vlerësimi për çdo vend bëhët duke u bazuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme, nëse respektohen të drejtat civile, dhe nëse kultura politike lejon përmbushjen e parimeve demokratike. "Evropa lindore gjithashtu ofron arsye të bollshme për shqetësim. Më shumë se një e treta e 28 vendeve të rajonit, kanë regjistrar më pak pikë për demokracinë në 2011 sesa vitin e kaluar duke regjistruar rënie të madhe mes 2008 dhe 2010. Shkelësi i profilit më të lartë për këtë vit është Rusia. Janë ulur pikët për demokracinë në Rusi" raporton Economist Intelligence Unit.

Mashtrimi

Censusi, jetojmë në qytet, punojmë në bujqësi!

K

TIRANE

ështu, Shqipëria për herë të parë quhet një vend urban, pasi shumica e popullatës sipas censusit jeton nominalisht në qytete. Por paradoksi është se shumica e shqiptarëve zyrtarisht janë të vetëpunësuar në bujqësi. Këto janë të dhënat e Institutit të Statistikave, që janë analizuar dje nga Top Channel. Kështu, nga censusi i zhvilluar në tetor, rezultoi se në Shqipëri jetojnë 2.83 milionë njerëz, nga të cilët, 1.52 milionë ose 54 për qind, jeton në qytete. Por për vitin 2010, të dhënat e INSTAT tregojnë se

në Shqipëri ka 916 mijë vetë të punësuar, nga të cilët, 506 mijë vetë ose 55 për qind, klasifikohen si të punësuar në sektorin privat bujqësor dhe 410 mijë vetë rezultojnë të punësuar në sektorin modern, pra janë të punësuar nga shteti ose në sektorin privat jobujqësor. Manovra e INSTAT për t'i quajtur shqiptarët të vetëpunësuar në bujqësi, është një hile e turpshme që synon të fshehë numrin real të të papunëve në vend. Duke i quajtur shqiptarët të vetëpunësuar në bujqësi, qeveria mbyll me fjalë një hendek të madh që është krijuar dhe po zgjerohet.


E diel, 25 dhjetor 2011

9

AKTUALITET DY VAJZA TENTOJNË VETËVRASJE

NDALOHET BANDA E VJEDHJEVE

Një vajzë që punonte si balerinë nëpër lokalet të natës në Sarandë dhe një gjimnaziste kanë tentuar vetëvrasjen duke u helmuar me barna mjeksore. B.Z, 17 vjeçe mbërriti në urgjencën e spitalit në gjendje të rënduar nga marrja e një sasie tabletash atenalol. Balerina kishte lindur në Tropojë e ishte banuese në Sarandë. Pak orë më pas mbërriti në urgjencë një tjetër adoleshente, nxënëse e shkollës së mesme E.R.

Policia vë në pranga 6 persona si dhe shpall në kërkim dy të tjerë, pasi akuzohen për 15 vjedhje si dhe tre shkatërrime të makinave të efektivëve policisë me eksploziv. Banda e të miturve janë Y.K 14 vjec, O.H 15 vjec, K.R 14 vjec, Fentjon Lame 25 vjec, Silvjon Sulejmani 23 vjeç. Të rinjtë dyshohet se kanë vendosur eksploziv në makinat e 2 oficerëve të policisë, autoveturës tip Mercedes-Benz C Clas.

Naim Hyskaj ishte në makinë me djalin e tij 12-vjeçar

LAJME SHKURT

Hakmarrja, plumb në kokë punojësit të policisë Efektivi është sulmuar me granatë në Vlorë në 1998 Lajmi Qëllohet me pistoletë në kokë efektivi i policisë së qarkullimit rrugor, gjatë kohës që ishte duke ecur me makinë së bashku me djalin e tij. Naim Hyskaj ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e Spitalit Ushatarak. Dyshohet se autori ka tentuar ta vrasë për hakmarrje.

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

N

jë efektiv i policisë së qarkullimit rrugor është sulmuar nga disa persona, të cilët e kanë qëlluar në kokë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta,në afërsi të "21 dhjetorit", konkretisht në rrugën "Kongresi i Lushnjes", pranë njësisë bashkiake nr 7. Efektivi Naim Hyskaj ishte në makinë së bashku me djalin e tij 12 vjeçar duke u kthyer për në shtëpi. Sapo është afruar tek pallati agresorët kanë zjarrë armën e zjarrit tip pistoletë duke qëlluar disa herë nga automjeti i tij. Pas marrjes së informacionit forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur kështu hetimet paraprake. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Ushtarak, të Tiranës për të marrë mjekimin përkatës, ndërsa mjekët thonë se gjendja e tij është kritike për jetën. Atentati sipas policisë është bërë për shkak se në vitin 1998 Hyskaj është përballur me bandat kriminale në Vlorë, ku gjatë një sulmi me ta ka lënë të pajetë njërin prej tyre.

NGJARJA

Efektivi i policisë së qarkullimit rrugor me gradën nënkomisar është sulmuar

Përplasja Burimet e policisë thanë se në vitin 1997 Naim Hyskaj është emëruar si komandant grupi i forcave të posaçme në Vlorë. Në vitin 1998 bandat e Vlorës kanë sulmuar me granatë Hyskaj, por ky i fundit për vetmbrojtje ka qëlluar me automatik duke vrarë njërin prej tyre.

Vendi ku ndodhi ngjarja ditën e djeshme duke e qëlluar me plumb në kokë. Autori në bashkëpunim me persona të tjerë dyshohen se i kanë zënë pritë gjatë kohës që efektivi Naim Hyskaj ishte duke u kthyer në shtëpi së bashku me të birin 12 vjeçar. Pasi kanë kryer këtë vepër penale autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia ka shpallur në kërkim tre persona. Fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur nga djali i tij, por mësohet se fëmija është në gjendje të rëndë psikologjike me skenën që pa. Disa prej banorëve të zonës së "Kongresit të Lushnjes" që dëgjuan të shtënat e

armës u tmerruan nga ngjarja dhe kanë njoftuar menjëhërë forcat e policisë së komisariatit nr 2. Për 30 sekonta mbërrti patrulla e kom 2, dhe në bashkëpunim me efektivë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë nisur hetimet paraprake lidhur me ngjarjen. Policia ka marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë, të cilët kanë treguar tiparet dalluese të autorëve që kryen këtë manovër. Po ashtu Specialistët e Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit kanë marrë në pyetje familjarët e efektivit të policies, të cilët kanë treguar dhe dyshimet e tyre lidhur me ngjar-

jen e rëndë. Naim Hyskaj nuk ka qenë në punë ditën e shtunë, pasi ishte pushim dhe kishte dalë së bashku me djalin e tij. Nga burimet e policisë bëhët me dije se sulmi ndaj oficerit të qarkullimit është bërë për hakmarrje për shkak të detyrës.

PISTAT E HETIMEVE

Pistat e mundëshme të atentatit të vrasjes janë hedhur për shkak të detyrës. Burime të sigurta të policisë thanë dje për shqiptarja.com se efektivi i policisë së qarkullimit rrugor Naim Hyskaj ka qenë emëruar në Vlorë në vitin 1997 si komandant grupi i forcave të posaçme. Në vitin 1998

Naimit i është bërë një atentat me granatë, nga një bandë kriminale. Për t'i shpëtuar sulmit efektivi Hyskaj ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar drejt tyre duke lënë një person të pajetë. Lidhur me këtë ngjarje policia ka ngritur pistat e dyshimit se tentativa për vrasje është bërë për hakmarrje. Në polici janë shoqëruar 5 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim S.Rama, J.Metushi dhe E.Ismaili, të cilët dyshohen të jenë përsona të implikuar në këtë atentat. Efektivët po punojnë për kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grabitet me armë parukierja

Një parukiere është grabitur me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, i cili ka arritur t'i marrë një sasi lekësh. E ndodhur nën kërcënimin e armës parukierja i ka dhënë të gjitha paratë që kishte në arkë, nga xhiroja e ditës, ndërsa më pas ka njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme, konkretisht në 21:30 në lagjen "5 Maji", në afërsi të tregut të Medresesë në Kryeqytet. Inspektorë Kundra Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë kanë shkuar në parukeri për të nisur hetime përkatëse. Policia tha se e dëmtuara ka deklaruar se autori pasi mori paratë, u largua me vrap në drejtim të Medresësë.

Vëllai vret motrën me çifte

Një djalosh 10 vjeçar ka vrarë nga pakujdesia me çifte motrën e tij 12 vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën periferike të kryeqyteit, në Babrru. Vëllai O.Gozhari ka shkuar për të marrë ciften në katin e dytë sepse i'a dha porosi gjyshi i tij. Pasi ka marrë armën e zjarrit, e cila ishte me leje, duke luajtur e ka drejtuar nga motra e tij G. Gozhari, të cilën e ka qëlluar në trup. Pas të shtënës disa prej familjarëve janë afruar dhe kanë parë në gjendje të rëndë vogëlushen 12 vjeçare. Të afërmit kanë dërguar në spital të plagosurën por në sajë të plagëve të marra ka ajo ndërruar jetë.

Emigranti

Gjendet i vrarë, i zhdukur prej 2 ditësh

N

TIRANE

jë emigrant shqiptar që punonte në shtetin fqinj të Greqisë është kthyer në vendin tonë me rastin e festive të fundvitit, por për fat të keq është vrarë nga disa persona. Viktima është Fatbardh Hysi 34 vjeç, i cili është gjetur në një kasolle të vjetër në lagjen 14 në Shkozet të Durrësit. Familjarët e viktimës kishin dy ditë që kishin bërë një kallëzim penal në polici duke deklaruar Fatbardhin të zhdukur, pasi nuk po i përgjigjej në telefon. Nga kontaktet me familjarët e tjerë nuk dihej ende se ku ishte. Gjatë orëve të pasditës së djeshme disa prej efektivëve të policisë së Durrësit kanë bërë

të mundur gjetjen e një personi të pajetë. Në sajë të akt-ekspertimit të specialistëve mjeko-ligjor është bërë me dije se viktima ishte Fatbardh Hysi, i cili rezultoi me shenja dhune në trup. Sipas ekspertëve të specialistëve të Hetimit dhe të Parandalimit të Krimit, dyshohet që viktima të jetë vrarë të paktën nga dy persona. Agresorët e kanë marrë dhe e kanë çuar në një kasolle të vjetër në një lagje në Shkozet dhe pasi e kanë rrahur mizorisht, më pas e kanë vrarë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por policia po punon për ndonjë konflikt të mundshëm të bërë në shtetin grek. Panvarësisht këtij detaji policia e Durrësit ka nisur proceduarat e para hetimore nga vendi i

ngjarjes. Në sajë të hetimeve u konstatua fakti se barakja ishte e pabanuar nga askush dhe autorët kanë gjetur si mundësi të vetme sulmin ndaj Hysit, duke i marrë jetën më pas. Grupi hetimor ka marrë në pyetje disa prej banorëve të zonës përreth për të mësuar diçka me tepër ndaj personave që janë futur në atë kasolle ku kanë kryer dhe ekzekutimin. Viktima rezulton që të këtë dy ditë që qëndron i pajetë në atë kasolle. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa shkopinj, me të cilët dyshohet të jetë rrahur mizorisht 34 vjeçari, si dhe po punohet për zbardhjet e tabulateve telefonike, për të verfifikuar thirrjet dhe telefonatat e fundit të viktimës.


10

E diel, 25 dhjetor

SOCIALE

Fishekzjarret, bashkia kontroll kushteve të tregtimit

B

bërë edhe sekuestrime të mjaft produkteve jashtë standartit apo sigurisë së kërkuar me ligj. Deri tani, janë 146 bombula gazi të sekuestruara nga Inspektoriati Teknik jashtë kushteve të duhura, rreth 147 kuti me kapsolla apo lëndë të tjera plasëse të cilat kanë rrezikshmëri në përdorimin e tyre gjatë sezonit të festave. Po kështu

ashkia e Tiranës po kalon në sitë të gjithë tregtarët që shesin fishekzjarre dhe lëndë të tjera plasëse. Sipas geron Ibrahimit, kreu i Agjensisë së Mbrotjes së Konsumatorëve, gjatë muajit dhjetor ka pasur një kontroll me ritëm të lartë në bashkëpunim me disa institucione të pushtetit qendror dhe me ndihmë të policisë Bashkiake, duke

janë gjobitur 15 subjekteve që tregtonin në kushte jo të përshtatshme këto lloj produktesh. Gjithashtu në këtë process, sipas Ibrahimit. u janë sekuestruar 15 shitësve ambulantë lëndë pesticide, të rrezikshme për jetën e qytetarëve të Tiranës dhe konsumatorin. Kontrollet janë shtrirë tek të gjitha subjektet dhe do të vijojnë deri në fund të vitit.

Do marrin 6900 lekë në muaj, duhet të kenë më pak se 3.200 lekë të ardhura për frymë në muaj

Bashkia, 179 bursa gjimnazistëve Zbardhen emrat e plotë të konviktorëve që do të përfitojnë pagesën nga bashkia Mbeten pa përdorur edhe 56 vende, nuk plotësonin kriterin ekonomik

Lajmi

Kriteri

Bursa e plotë për nxënësit e arsimit paraunivesitar varion nga 6.400-6.900 lekë, në varësi të llojit të shkollës dhe po ashtu edhe bursa për studentët varion nga 8.9009.400 lekë. Ndërkohë që këtë pagesë ata nuk e kanë përfituar gjatë dy viteve të kaluara, për shkak se bashkia nuk ka pasur buxhet të miratuar

Bursën e fitojnë të gjithë ata nxënës që jetojnë në konvikte dhe të ardhurat për frymë në familjen e tyre janë më pak se 3.200 lekë për frymë

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ga 207 bursa që i janë dhënë bashkisë së Ti ranës për të mbështetur nxënësit e arsimit parauniversitar që strehohen në konviktet e shkollave të mesme të Tiranës, ajo ka shpallur 171 fitues. Kjo pasi komisioni ekonomik i ngritur në çdo shkollë ka konstatuar se të tjerët nuk plotësojnë kriteret, duke bërë që 36 bursa ende të jenë të papërdorshme. Ndërsa sa i përket bursave të studentëve që bashkisë së Tiranës i janë lënë në dispozicion, ajo ka shpallur

vetëm 8 fitues, duke lënë të papërdorura për momentin 17 të tjera. Gjithashtu janë të paplotësuara edhe 14 bursa për arsimin e lartë pika 8, që janë bursa që i jepen Bashkisë së Tiranës për kategorinë e shtresave në nevojë si: Invalidë, para dhe tetraplegjikë, etj. Mësohet se emrat e nxënësve që nuk janë miratuar për bursa ose gjysmëbursa, nuk i plotësonin kriteret e shpaluara nga Vendimi i posaçëm i Këshillit të Ministrave. Ndërkohë që sipas vendimit të këshillit të Ministrave

bursa e plotë për nxënësit e arsimit paraunivesitar varion nga lloji i shkollës nga 6.400-6.900 lekë dhe po ashtu edhe bursa për studentët varion nga 8.900-9.400 lekë. Mjafton që ata të përmbushin kriterin ekonomik, i cili bazohet në të ardhurat minimale për frymë të anëtarëve të familjes, për ata që jetojnë në qytet. Kështu për një familje me 2 persona të ardhurat për frymë duhet të jenë deri 4.600 lekë për të përfituar gjysëmbursë, dhe nën 3.200 lekë për të fituar bursë të plotë Ndërsa

nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë, kur familja përfiton ndihmë ekonomike.

PËRFITUESIT

Përfituesit, janë nxënës nga rrethet, por që jetojnë në konviktin e Gjuhëve të Huaja, shkollës së mesme Ekonomike dhe Elektrike, Liceut Artistik, etj. Kriteret e përfitimit të bursës janë të ndara në disa kategori specifike, ku përfshihen pagesat që jepen sipas gjendjes ekonomike, jashtë kushtit ekonomik për disa fëmijë, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye apo për

shkak të detyrës, sipas rezultateve të arritura dhe degëve prioritare të ekonomisë. Bursa sipas kriterit ekonomik kanë përfituar nxënësit që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, e që vendosen në konvikt publik, nxënësit që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik, etj. E gjithë lista, e detajuar me të ardhurat familjare për çdo nxënës do të paraqitet në mbledhjen e datës 28 dhjetor për të marrë votat e këshilltarëve, në mënyrë që të fillojë edhe marrja e pagesës nga ana e tyre.

?

PYETJE PERGJIGJE

Kush e përfiton bursën?

E përfitojnë bursën nxënësit dhe studentët që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik.

Kriteret janë të njëjta si për qytetin ashtu edhe për fshatin?

Jo nuk janë të njëjta. Për qytetin përfitojnë bursë nxënësit dhe studentët që kanë të ardhura mujore për frymë në familje më pak se 3200 lekë, ndërsa nxënësit dhe studentët që vijnë nga fshati mund të përfitojnë bursë nëse familja e tyre trajtohet me ndihmë ekonomike.

Sa nxënës dhe studentë e përfitojnë në të gjithë vendin?

Për vitin 2011-2012 do të mund të përfitojnë bursë nga shteti plot 1900 studentë dhe 1650 nxënës të arsimit parauniversitar, të cilët do të qëndrojnë në konvikt. Bashkisë së Tiranës i janë miratuar 207 bursa për gjimnazistët dhe 25 për studentët.

LISTA EMËRORE E GJIMNAZISTËVE DHE STUDENTËVE QË DO TË PËRFITOJNË BURSË PËR VITIN 2011-2012

Nxënësit e Ekonomikut Xhenisa Skora Klevis Xheka Vilson Prenga 50 % bursë Mirlindaj Xhaferaj Saimir Celaj Edison Haklaj Ahmet Pula Marinela Rica Elena Gjegji Enea Dungu Blerim Duka Suzana Lala Arjon Muca Gerard Cara Besjan Zenelaj Orjana Agaj Ada Pjetri Erlinda Gjegji Florian Markaj Asllan Zeqiri Endrit Kernaja50 % bursë Gerald Ndreka Veaip Memishaj Valon Aliaj Miranda Lami Xhina Xhepa Aleks Gjinaj 50 % bursë Elvis Elezi Jetmir Osmani Andi Varrosi Blerim Balla

Bekimn Karaj Lavdrim Mazreku Qerim Hasmeta Matilda Bafti Ornela Hoxha Arif Hidri Jeta Hoxha Rafael Pjetri Erina Grica Eglantine Rica Helme Zhupa Ines Faruku Ilda Faruku

Nxënësit e Elektrikut Liridon Zekaj Klevis Ramaj Sabamir Metaliaj Fluturim Palaj Izmir Ndoj Dragot Qëndro Florian Frroku Alban Shuti Adrian Shpani Gazmend Hakballa Fatbardh Rexha Diorine; Lekaj Kapllan Koxhaj Met Gjikola Gentian Flora Aleks Prendi Visar Vidrica

Gentian Lleshi Fation Hoxha Albion Golaj Taulant Lami Anton Lleshi Roland Kalaj Hyqmet Cekani Gjet Laska

Nnxënësit e Hoteleri - Turizëm Admirim Deda Admirjon Rexhepi 50% bursë Erald Abdija Armando Bebja Donard Kurti Drilon Progni Endrit Dokle Erblend Hasa Flogert Gjoka Ozmir Roci Lorenc Jani Mariglen Malka Përparim Izvira 50% bursë Gerti Domazet Francesk Nika Kneton Stefanaj Klevis Jaurri Amareld Xhaferri Erlin Kolaverigjin Martinaj Hasan Rexhepi 50% bursë Ardenis Prendi Vionel Qejvani

Akil Duka Elvis Dega Alban Dega Ndricim Koci Emerli Qerimi Preng Margjokaj Amarild Qehajaja Halil Jahja Ermir Gjoklaj Indrit Muslika Shpëtim Spahiu 50% bursë Donald Beleshi Agron Vrapi Qazim Selimi Islam Alla Dorjan Mataj Brahim Demi Enea Prendi Ermal Marku Drilon Kadiu Ali Musallari Klodjan Krosi Hasim Përzhilla Hasan Brahilika Ardit Qehajaja Elton Hidri Fatbardh Veshi Abaz Skana

Liceu Artistik Blodinela Gjergji Droian Tafa

Leons Gjidiaj Fabiol Çezma Dinalda Kuka Admir Baruni Monika Simoni Ergys Koca Aldo Gjoci Bledar Baruni Marina Haci Oltion Geci Artur Demiri Endri Doce Shkelzen Murati Lida Çela Edmir Teodori 50% bursë Marile Deda Mariza Bozhuri

Gjuhët e huaja Ernest Qehaja Jonid Ferhati Gjergj Smakaj Malbora Imeraj Edona Boshnjaku Elsona Hasanpapaj Viron Paplekaj Aleks Sakaj Dituri Jazxhi Ilitjan Lleshi Kristela Leka Dhurata Isenlika Xhuliano Caka

Arkid Neziri Arjan Kola Enxhi Elsina Persiana Dema Bejre Kurra Donatela Kurra Adela Shota Pamela Lika

Mjeshtria Sportive Franc Spahiu Aldo Ibraj Albert Gjuta Denis Perlesi Mariol Pere Griseld Mengra Spartak Ajazi Gentian Gjoni Kristian Liçaj Eris Ibraj Studentët që përfitojnë bursë Ermira Lela Majlinda Sinani Marinela Ndoci Teuta Bardhi Miklovana Gjoka Jutbina Ulndreaj Shyqyrie Hyseni Eugzon Basha Bukuroshe Meta


E diel, 25 dhjetor

11

SOCIALE JETIMËT, FESTË NË SARANDË

EKSELENCA, HAPEN APLIKIMET

Shtëpia e jetimëve në Sarandë ka organizuar një festë me rastin e fundvitit. Në këtë drekë festive ka qenë edhe ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili apeloi për "më shumë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar jetën sociale, veçanërisht të fëmijëve". Ministri Ksera bashkë me urimet i mbushi duart e vogëlushëve të kësaj shtëpie edhe plot dhurata simbolike.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka hapur procedurat për të gjithë ata studentë, pedagogë apo kërkues shkencorë që duan të përfitojnë nga fondi i ekselencës. Aplikimet do të nisin më 9 janar 2012 deri më 30 mars 2012, ndërkohë që në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit janë të publikuar edhe kriteret e kushtet për të përfituar nga fondi i Ekselencës.

INSTAT deklaroi në gusht një rritje prej 2.9 për qind të çmimit Lajmi Çmimet e barnave në vendin tonë kanë pësuar një rritje prej 14 për qind. Sipas specialistëve të farmaceutikës, megjithëse janë ulur marzhet e tregtimit, sërish kjo nuk ka pasur ndikim në uljen e çmimit të medikamenteve. Ata na shpjegojnë se si pasojë e vendosjes së TVSH-së, 10 % për barnat, të sëmurët në 2011-ën, kanë paguar 25 milionë lekë më shumë.

Arjan Jaupllari: Çmimi i barnave është rritur me 14% "Të sëmurët, paguan 25 mln dollarë më shumë"

TIRANE

ESMERALDA KETA

D

uke filluar që nga sh kurti i vitit 2011, kur hyri në fuqi edhe taksa prej 10 për qind e barnave, pacientët shqiptarë paguajnë rreth 25 milionë lekë më shumë. Arjan Jaupllarri, kreu i "Urdhrit të Farmacistëve" në vendin tonë, shpjegon për "Shqiptarja.com" se çmimet e barnave janë rritur me plot 14 për qind, krahasuar me një vit më parë. Sipas tij deklaratat e pak ditëve më parë të ministrit të Financave, Ridvan Bode, se çmimi i barnave është rritur vetëm me 2.9 për qind, nuk është e vërtetë. Jaupllari tregon se çmimet e barnave në vendin tonë kanë pësuar shumë ndryshime në vitet e fundit, dhe kjo lidhet me një proces të gjatë që fillon që me deklarimin e tyre në ministrinë e Shëndetësisë e deri te çmimi që paguan pacienti në farmaci. "Në çmimin e barit përfshihen dhe marzhet e tregtimit të barnave. Ajo që është e çuditshme për barnat është tendenca gjithnjë e në rritje e tyre edhe pse marzhet e tregtimit janë ulur disa herë, - na shpjegon Jaupllari. - Një ndikim të madh ka pasur aplikimi i TVSH-së së barnave me 10% që ka çuar në një rritje prej 14% të çmimit të barit", - na thotë më tej ai. Jaupllari na tregon më tej edhe

DEKLARIMET

Bode dhe ISKSH deklaruan ulje të çmimit të barnave Gjatë seancës parlamentare të ditës së enjte, ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se sipas të dhënave të INSTAT, për gushtin e vitit 2011, çmimi i barnave, për shkak edhe të ulejes së marzhit të tregtimit pësoi një rritje vetëm prej 2.9 për qind. Në po të njëjtën ditë, drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana, deklaroi se ulja e çmimeve, si pasojë e aplikimit të marzheve më të ulëta të tregtimit, pati efekt në uljen e shpenzimeve totale të rimbursimit me 7 për qind.

skemën e plotë se si kanë ndryshuar taksimet mbi barnat dhe marzhet e tregtimit të tyre. "Po e ilustrojmë me një shembull. Kështu, para futjes së TVSH-së për një bar, me çmimin CIF Tirana 10 lekë, të cilit i shtoheshin edhe 12 për qind marzhi i depos, çmimi i barit shkonte në 11.2 lekë, pastaj kësaj vlere i shtohej edhe marzhi i farmacisë, 29 për qind, dhe çmimi i barit shkonte në 14.4 lekë. Ky ishte çmimi i shitjes me pakicë i vendosur në pullën e barit. Pas uljes së marzheve të tregtimit të barnave me vendimin e fundit të qeverisë, i njëjti bar do të ishte; 10 lekë që ishte çmimi i CIF + 10 për

qind që është bërë marzhi i depos, çmimi i barit do të ishte 11 lekë + 26 për qind që është bërë marzhi i farmacisë, çmimi i barit do të ishte 13.8 lekë. Pra, çmimi do të ulej me 0.6 lekë (14.4 lekë - 13.8 lekë = 0.6 lekë) ose 6 për qind më i ulët. Por me futjen e TVSHsë, dhe pse me marzhe më të ulura tregtimi, po i njëjti bar, me çmimin 10 lekë + 10% TVSH = 11 lekë, shtohet 10% marzhi i depos = 12.1 lekë, shtohet marzhi i farmacisë 26 % = 15.2 lekë. Pra 1.4 lekë më shumë( 15.2 lekë me TVSH 13.8 lekë pa TVSH = 1.4 lekë më shumë), ose 14 % më i lartë se sa nëse nuk do të aplikohej TVSH-ja", - na sqaron skemën e rritjevs së çmimeve të barnave Jaupllari. Sipas tij, aplikimi i TVSH-së, ka pasur një kosto të drejtpërdrejtë mbi pacietët. "Vetëm efekti i TVSHsë për të gjitha barnat që qarkullojnë brenda një viti do të jetë 25.2 milion dollarë. Kështu nga 180 milionë dollarë që janë shitjet vjetore të barnave - 14 % që është rritur çimi i medikamenteve (si pasoje e vendosjes së TVSH = 154.8 milion dollarë). Pra taksa vetëm për të sëmurët që marrin barna në një vit do të jetë 25 milionë lekë", - ka shpjeguar më tej Jaupllari.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur me çmimet e barnave këtë vit?

Duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2011, mbi të gjithë barnat u aplikua për herë të parë edhe TVSH-ja në masën 10 për qind. Kjo solli një rritje automatike të çmimit të mediakamentit që ndikonte direkt tek pacinetët.

Po më pas çfarë ndodhi?

Më pas qeveria ndërhyri duke ulur marzhet e tregtimit si për depot ashtu edhe për farmacitë, dhe çmimi i barnave pësoi sërish një ulje.

Po aktualisht si është çmimi i barnave?

Sipas ministrit të Financave, që i referohet statistikave të INSTAT për muajin gusht të këtij viti, pas aplikimit të marzheve të reja të tregtimit, çmimi i barnave është rritur vetëm me 2.9 për qind, por ndërkohë specialistët e farmaceutikës thoinë se në të vërtetë aktualisht shqiptarët i blejnë barnat 14 për qind më shtrenjtë se në muajin janar të këtij viti.

Investimi

Kavajë, rivitalizohet rruga e Kishës P

Foto nga përurimi i rrugës

rej 20 vitesh e harruar dhe e mbytur nga kioskat, rruga e kishës ortodokse në Kavajë, më në fund është rregulluar, duke e shtuar bukurinë e festës së Krishtlindjeve. Falë një investimi të bashkisë së Kavajës dje u përurua edhe rivitalizimi i rrugës së kishës ortodokse. Në fjalët e tyre përshëndetëse, kryetari i bashkisë, Elvis Roshi, zëvendësi e tij dhe prifti i kishës e vunë theksin te fakti se kjo rrugë ishte harruar prej dy dekadash, ndërsa sot është me ndricim, gjelbërim dhe me një lulishte të pastruar nga kioskat. Gjatë aktivitetit për përurimin e rrugës u shtrua edhe një katering, ku morën pjesë mbi 400 besimtarë ortodoksë së Kavajës, të cilët falënderuan kryetarin Roshi dhe bashkinë, për rizgjimin e kësaj rruge.


12

E diel, 25 dhjetor

AKTUALITET

Festat, fluks në Kakavijë Kapshticë, Durrës, Vlorë

M

ijëra emigrantë kanë hyrë orët e fundit në Shqipëri, duke u përballur me probleme të shumta në pikëëkalimet kufitare. Ndërsa vetëm dje erdhën 20 mijë emigrantë shqiptarë, dhjetra autobusë, të mbushur me emigrantë, u detyruan per të presin me orë të tëra në kufi, pasi pala greke kishte momente kur punonte vetëm me një sportel. Problemi raportohet dhe nga drejtoria e policisë së

Gjirokastrës. "Gjatë orëve të para të mëngjezit pala greke ka punuar me sportele të reduktura çka ka bërë që në tokën greke gjatë orëve të para të mëngjezit të krijoheshin radhë të gjata deri në dy kilometra si dhe rreth 35 autobuzë në pritje." - raporton policia. Situata u zgjidh paradite pas ndërhyrjes së palës shqiptare. Në Kapshticë, pala greke urdhëroi mbrëmë zhbllokimin e

pikës kufitare, pas masave që kishte marra për lirimin e rrugës në Kozanë, e cila ishte e bllokuar nga bora. Fluks emigrantësh nga Italia u raportuan edhe në portin e Durrësit. Gjatë ditës pritet të ankorojnë në port 8 tragete me 8 mijë pasagjerë. Edhe në portin e Vlorës vihet re për një shtim të fluksit të emigrantëve, ndërsa raportohet për vonesa në nisjen e trageteve nga portet italiane.

Ngricat, rrugët të kalueshme vetëm me zinxhir

Lajmi Shumë zona të vendit janë izoluar, pas reshjeve të mëdha të dëborës dhe ngricave, ndërsa pushteti vendor nuk ka në dispozicion asnjë mjet borëpastrues për të hapur rrugët.

R

eshjet e dëborës dhe ng ricat e ditëve të fundit kanë vështirësuar kalimin e automjeteve në një pjesë të madhe të rrugëve nacionale. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor, patrullat e shumta të policisë nuk lejojnë që automjetet të qarkollojnë pa zinxhirë, për shkak të ngricave që kanë mbërthyer rrugët. "Rruga nga Bulqiza për të dalë në Librazhd është e kalueshme vetëm me zinxhirë, rruga Korçë-Ersekë e kalueshme vetëm me zinxhirë,

Mungesa e mjeteve, izolohen shumë zona Nuk ka borëpastruese, autoritetet indiferente ndërsa rruga Himarë-Vlorë, është e kalueshme gjatë ditës, ndërsa për natën, pasi zbresin temperaturat, shërbimet e Policisë Rrugore rekomandojnë drejtuesit e mjeteve që të vendosin zinxhirët. Po kështu rrugët e Korçës që lidhin fshatrat e thella me qytetin janë të kalueshme me zinxhirë, ndërsa në zonën e Dibrës dhe të Kukësit, fshatrat që lidhen me qytetin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Në këto dy qarqe, në rrugët rurale, situata

është përsëri e kalueshme me zinxhirë, ndërsa rruga Shkodër-Dukagjin është e pakalueshme", -ka deklaruar drejtori i Përgjithshëm i Qarkullimit Rrugor, Vullnet Topalli. Në Krujë ka pasur vështirësi, pasi asnjë mjet borëpastrues nuk ka dalë të pastrojë rrugët, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmet disa komuna janë të bllokuara. Ndërkohë që metereologët parashikojnë mot me diell, por me temperatura që do të zbresin disa gradë nën zero.

PERSONALITETET

Krishtlindjet, urime për besimtarët

P

residenti i Republikës, Bam ir Topi, ka uruar dje besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve. "Shpreh urimet e mia më të mira, për të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë kudo jetojnë e punojnë!", - ka qenë ky mesazhi i urimit i presidentit Topi. Edhe kryepeshkopi Janullatos ka uruar dje besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri! Kapërcimi i së pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi që ai dha për besimtarët, ndërsa uroi që Viti Ri 2012 të jetë i mbushur me durim e paqe. Një mesazh urimi për festën e Krishtlindjes është përcjellë dje dhe nga Imzot Rrok Mirdita, që kërkoi nga njerëzit të kenë besim në Zot në një kohë kur shoqëria shfaqet e kërcënuar nga kriza ekonomike.


E diel, 25 dhjetor 2011

13

AKTUALITET POLITIKE

E "shantazhuara" mohoi se kishte lidhje intime me Gentianin

V

albona B. është kërcënuar nga ish- i dashuri i saj, si dhe nga kushërira se në rast se ajo s'do t'i jepte shumën prej 8 milon lekësh do t'i puublikoheshin videot porno që i kishte bërë Gentiani kur ishin në intimitet. Pas këtij lajmi e "shantazhuara" është nisur në polici duke bërë një kallëzim penal se kishte probleme të tilla. Realisht një pjesë e të vërtetës është fshehur nga Valbona.B, pasi

fillimisht ka deklaruar në polici se nuk kishte pasur lidhje me Gentian Krashin. Sipas burimeve të sigurta bëhet me dije se ata jo vetëm që kishin lidhje me njëri-tjetërin, por Gentiani në fshehtësi i kishte bërë tre video nga 30 sekonta, kur ata ishin nëpër motele. Ky fakt u vërtetua dhe nga policia e Tiranës, e cila ka sekuestruar videon si provë materiale. Në sajë të deklaratave të marra

nga kushurira e saj, Viola Merko, ku kjo e fundit ishte lidhur me ish të dashurin e Valbonës, mësohet se Gentiani e kishte ndihmuar disa herë me lekë kur ajo kishte nevojë. Valbona ka qënë e dashura e Gentianit dhe i'a ka marrë borxh shumën prej 8 milion lekësh me preteksin se do martonte motrën, do paguante shkollën, do bënte abortin e tj e tj- dëshmoi Viola Merko.

Flet kushërira, Viola Merko: Valbona.B na kishte 8 milionë lekë borxh

Ja e vërteta e shantazheve me videot U lidha me Gentianin pas ndarjes së Valbonës. Ne e kërcënonim me anë të videos porno se do t’ia nxirrnim në internet. Të gjithë të afërmit e saj kanë dijeni për paratë

Lajmi Viola Merko dhe Gentian Krashi dy ditë më parë janë arrestuar nga policia e Tiranës se kanë bërë kanosje për shtërngim pasurie ndaj 23 vjeçares Valbona.B. Shqiptarja.com ka siguruar dëshminë e Violës që ka bërë në polici para arrestimit. Viola Merko ka deklaruar se shantazhi për vidiot porno i është bërë kushërirës së saj, e cila i'a kishte marrë borxh ish të dashurit.

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

N

jë ditë pas publikimit të lajmit të shan tazheve të videove porno që i bëheshin 23 vjeçares Valbona.B për shtërngim pasurie me 8 milon lekë, shqiptarja.com arrin të zbardhë dëshminë e kushërirës dhe ish të dashurit të saj, të cilët janë arrestuar dy ditë më parë. Valbona.B është shtërnguar për dhënie pasurie për 8 milion lekë, pasi ndryshe do t'i publikoheshin disa video porno në internet. Personat që i bënin

?

shantazh ishin ish- i dashuri i saj Gentian Krashi dhe kushërira e saj Viola Merko. Viola Merko ishte vajza e tezes së Valbona.B, madje kjo e fundit ka qenë disa kohë e lidhur me Gentian Krashin. Pas ndarjes së Valbonës, u bë me dije se Gentiani ishte lidhur me kushërirën e saj Violën. Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se " e dëmtuara" Valbona B. është kanosur për 8 milion lekë për shkak të borxhit që kishte tek Gentiani gjatë kohës që ata të dy ishin të lidhur.

Si ishte njohur Valbona.B me Gentian Krashin?

Borxhi Valbona i mori paratë me pretekstin se kishte dasmën e motrës së saj, por i premtoi se do t'ia jepte me të drejtë kthimi deri në fund të vitit. Paratë janë dorëzuar në një lokal në afërsi të Zogut të Zi në kryeqytet

DËSHMIA E VIOLËS

Viola Merko 24 vjeçe, ka pritur momentin e ndarjes së kushërirës së saj dhe është lidhur me Gentian Krashin 33 vjeç, me status civil i martuar. Pas ndarjes Valbona është fejuar me një punonjës policie në burgun 313, ndërsa kushërira vazhdonte ndërkohë lidhjen me ish të dashurin e saj. Viola Merko punonte si shitëse në një kompani Greke në rrugën "Myslym Shyri". Viola ka pranuar se ishte e lidhur me Gentianin, madje gjatë kësaj kohe Valbona i ka kërkuar Gentianit shumën prej katër milon lekësh. Meqënëse Gentiani nuk i kishte në atë moment, i'a mori lekët Violës duke i dalë për zot se do ja shlyente shumë shpejt. Në maj të vitit 2011, Viola ka deklaruar se ka qenë dëshmitare kur Gentiani i ka dhënë kushërirës së saj Valbona B.

PYETJE PERGJIGJE

shumën prej 2300 eurosh dhe shumën prej 3.500 milon lekë të vjetra. Valbona i mori paratë me pretekstin se kishte dasmën e motrës së saj, por i premtoi se do t'ia jepte me të drejtë kthimi deri në fund të vitit. Paratë janë dorëzuar në një lokal në afërsi të Zogut të Zi në kryeqytet. Nga kjo shumë parash Gentiani i kishte marrë 4 milon lekë të vjetëra Violës duke mos i'a bërë të ditur këtë fakt Valbonës. Pasi kaloi një farë kohe Valbona nuk u kujtua më për paratë e marra borxh, duke mos shlyer as ish të dashurin dhe as kushërirën e saj. Nuk ka mjaftuar me kaq por Valbona i ka kërkuar Gentianit një shumë prej 1. 300 mijë lekë të vjetra, se i duheshin për të paguar shkollën

në Universitetin Bujësor të Kamzës. Më pas ata kanë shkuar në Durrës dhe Valbona i kishte thënë Gentit se ishte shtatëzanë dhe i duheshin 400 mijë lëkë për të bërë abort. Viola Merko deklaron se atë ditë ka qenë prezent dhe bashkëshorti i kushurirës, i cili erdhi më vonë në Martenitetin e Spitalit të Durrësit, duke mos u marrë fare me lekët. "Për çëshjen e borxhit unë kam folur dhe me tezen, nënën e Valbonës, e cila e di mirë që vajza e saj ka marrë aq para borxh. Unë jam përballuar dhe me bashkëshortin e Valbonës, i cili më ka ofenduar dhe më ka trajtuar keq, duke bërë presione dhe kërcënime, por për ta shmangur nuk i'a kam zgjatur shumë"-tha Viola Merko. Disa prej hetuesve kanë pyetyr Violën lidhur me

historinë e Valbonës dhe Gentianit, ndërsa ajo ka sqaruar se ata janë njohur me njëri-tjetrin nëpërmjet një shokut të tyre, madje sipas Violës, ai ka qenë i dashuri i Valbonës më parë se të lidhej me Gentin.

SHANTAZHI

Shantazhi i kanosjes për dhënie pasurie për shumën 8 milion lekësh ka nisur në sajë të vonesës së borxhit që i ka pasur Valbona kushërirës dhe ish të dashurit të saj. Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, mësohet se dy ditë më parë janë arrestuar Viola Merko 24 vjeçe dhe Gentian Krashi 33 vjeç pasi kanë shantazhuar Valbonën se në rast se ajo s'do ti jepte lekët ata do t'i publikonin në internet videon porno që i kishte bërë nëpër motele ish i dashuri i saj.

Gentian Krashi ishte i martuar dhe me fëmijë, dhe kishte dalë për kafe me një shok, i cili ishte i dashuri i Valbonës. Aty janë njohur dhe më tej kanë krijuar një lidhje.

Si pasoi historia?

Valbona.B u nda me Gentianin dhe u fejua me një efektiv policie në burgun 313. Ndërsa Gentiani takohej më shpesh me kushërirën e saj Violën, me të cilën pati me të lidhje.

Pse e shantazhuan Valbonën?

Sipas pretendimeve të Violës, kushërirës së Valbonës mësohet se ajo i kishte marrë 8 milion lekë borxh dhe nuk i'a kishte kthyer. Gentiani i bënte presion se në rast se s'do t'i jepte paratë, ai do t'i publikonte në internet një video porno, që i'a kishte bërë kur ata ishin së bashku.

Çfarë masash mori policia?

Sektori Kundra Vjedhjeve me dhunë kanë deklaruar se kanë arrestuar në flagrancë dy persona; Gentian Krashin 33 vjeç dhe Viola Merkon 24 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë kanosur për shtërngim pasurie Valbona.B duke i marrë 8 milion lekë.

Denoncimi

Nëna e Valbonës në polici: Më kërcënojnë familjen

TIRANE

Pas presioneve të shumta që i bëheshin vajzës së saj, nëna e Valbona.B ka shkuar në një komisariat të kryeqytetit dhe ka bërë një denoncim për Gentian Krashin duke pretenduar se ky i fundit e kërcënonte me jetë. Nëna e Valbonës, vajzës që i bënë shantazh se do t'i publikonin videot porno në rast se s'do ti jepnin paratë, ka dëshmuar në polici se Gentian Krashi së bashku me mbesën e saj po fusin në kurth Valbonën. Më pas ajo është shpreshur se ndihet e kërcënuar familjarisht, dhe nuk është mirë të ketë probleme të tilla, pasi vajza e saj është shtatëzën dhe e fejuar. Majlinda,

nëna e Valbonës është konfliktuar me parë dhe me mbesën e saj, vajzën e motrës Viola Merko duke i thënë se në këtë rast ajo s'duhet të mbajë anën e Gentiantit por të Valbonës se ajo është kushërira e saj. Viola i është kthyer duke i thënë se s'po bënte asgjë tjetër veçse po mbante anën e drejtë të ngjarjes. Viola i paraqiti detajet tezës së saj Majlindës, duke i përmendur se Valbona i'a ka marrë lekët Gentit për këto arsye, madje duhet që t'ia kthejë menjëhërë. Pas kësaj bisede tezja i kërkoi që të bënin një ballafaqim ku të ishte prezent bashkëshori i saj, si dhe bashkëshorti i Valbonës. "Mora Gentianin dhe shkova për të takuar personat e sipërpërmendur. Në të dy i

deklaruam lidhjen e Valbonës dhe të Gentit, ku ky i fundit i ka dhënë 8 milon lekë borxh, madje unë kam qenë vetë prezente- tha Viola Merko. Ndërsa Gentiani është ballafaquar me bashkëshortin e Valbonës, pasi nuk pranonte se e shoqja e tij të kishte një lidhje me të. Në atë kohë Gentiani i ka dëshmuar haptazi se kishte qenë i lidhur me parë me të fejuarën e tij, duke i nxjerrë kështu dhe videot që i kishte bërë kur ishte nëpër motele me të. Sapo ka parë këtë skenë ai ka kërcënuar Violën se do t'i fuste plumbin po t'i binte në dorë. Kjo bisedë nuk u mbyll me aq, pasi nëna e Valbonës, ka shkuar në komisariat duke bërë denoncim se po i kërcënohej familja.


14

E diel, 25 dhjetor 2011

Parashikimi i yjeve: Dashuria, puna, shëndeti dhe paraja për çdo shenjë Binjakët

20 Maj – 20 Qershor

Lulja Metali Numri

-

Karafili Merkuri 3 DASHURIA

Dashuritë e para Nuk do duhet të provosh gjatë fatin me "lule dele" për të kuptuar nëse të do apo jo; është e garantuar që do të duan. Ndoshta, personi që do të bëjë zemrën të plasë do rezistojë disi, më tepër për lojë, ose dikush në familje do fus hundët në "pilaf" dhe do kundërshtojë zgjedhjen tënde. Por bezdisja do zgjasë pak dhe vera do ju gjejë

PUNA Kërkohet punë Yjet janë më premtues së kurrë. Ky është një vit në të cilin mund ti thuash lamtumirë papunësisë, ose nëse je i sapo diplomuar do futesh në botën e punës si profesionist i vërtet. Urani, Saturni dhe Jupiteri bëjnë tifo për ty. Fat dhe oportunitete për tu kapur që në ajër pa asnjë pikë hezitimi. Do shohësh të vlerësuara aftësitë e tua dhe mbi të gjitha do bësh eksperienca pune që do pasurojnë pa masë kurrikulumin tënd profesional. Punë në zhvillim Influenca e Jupiterit, Venusit dhe Uranit do përkthehen në një lehtësim i projekteve të tua, të cfardolloj përmase. Do përmirësojnë kushtet në të cilat zhvillohet puna jote, do qartësojnë raportet me përgjegjësit dhe bashkëpunëtorëve, në rastet kur ka pasur tensione. Por edhe do të ofrojnë në një pjatë argjendi raste të reja për ndryshim, për të mbyllur situata që tashmë nuk mund të japin më asgjë të re apo të zgjerojnë aftësitë e tua. Sukseset, përparimet dhe ngritjet në detyrë do bëhen të mundur në pjesën e dytë të vitit. Saturni do bëjë cdo hap që do ndërmerrni afatgjatë dhe do lejojë të kryeni zgjedhje më të mira. Paraja dhe fati Evente të ndryshme do e bëjnë llogarinë tuaj bankare të luhatet shpesh. Nëse në pjesë e parë të viti Marsi parashikon shpenzime të paparashikuara, në pjesën e dytë të viti një rritje e të ardhurave do sistemojnë gjithçka. Me kusht që të mos e lini veten t'ju rrëmbejë entuziazmi, edhe pse për të moderuar ekseset do ndërhy Saturni. Limito shpenzimet e kota, të paktën një herë në jetë, investo në të ardhmen në projekte të rëndësishëm dhe afatgjatë.

TEST / E DI KUSH JE? Zgjidh në nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj. 1. 2. 3.

Më mirë një gënjeshtër e ëmbël se një e vërtet e hidhur Për asgjë në botë nuk do hiqja dorë nga liria ime Të mos marrësh asgjë shumë seriozisht është një art

Nëse zgjodhe 1 Është firma jote që konfirmon se je një Binjak doc dhe paralajmëron "konsumatorin" mbi rreziqet e përdorimit. Të shohësh në fytyrë realitetin të fut ende frikën. Të pëlqen të bësh rrëmujë, vetëm për kënaqësi, pak a shumë për një të mirë madhore. Jeta është e mërzitshme dhe ngjyroset, duke alternuar "lehtësisht" të vërtetën. Asgjë e keqe këtu, ndoshta, por mos ekzagjero me broçkullat nëse nuk do të humbësh reputacionin, edhe përballë miqve me besimtar. Nëse zgjodhe 2 Ndoshta independenca është e vetmja pikë statike në ekzistencën tënde të paqëndrueshme, një nga pak siguritë që ke. Gjithsesi, yjet premtojnë ndryshime dhe nuk përjashtohet që, për të shumëzuar fatin, në fund do duhet të ndërrosh mendim. Gjithsesi, ji gati. Nëse zgjodhe 3 Të dish të dramatizosh situatat është një dhuratë për të cilën je krenar, por shpesh pas asaj buzëqeshje krenare, fshihet një ankth dhe pasiguri. Reflekto, thellohu dhe shiko brenda teje, mund të jetë një ndihmë e mirë për të kaluar krizat e shpeshta të identitetit në të cilat bie.

2012-a duket se do jetë një "Komedi Hyjnore", duke konsideruar kalimin e Marsit dhe të Saturnit nga janari në Qershor, që premton dashuri të reja, miqësi të reja dhe lajme të mira në të gjitha drejtimet. Por prania e Saturnit kërcënon të bëjë të përjetosh një ferrin për së gjalli, në familje dhe në cift do të takojë të kalosh ca kohë purgatori, por me kalimin e Neptunit te peshqit ngjitja në parajsë do jetë e paevitueshme. Ngjitja do jetë e lodhshme, por hap pas hapi, në tetor, kur Saturni të marrë një pamje pozitive, do rikthehesh në majë të malit të lumturisë. Një vit me yjet Qielli është një kaleidoskop dritash që marrin drejtime të ndryshme dhe gjithmonë stimuluese. Skenari i këtij viti është dinamik, aspak i parashikueshëm dhe shumë interesant. Sigurisht që fjala "dinamik" ndez te ty instinktet e vetëmbrojtjes, stil mace e trembur që ngjitet në një pemë, por e di shumë mirë edhe ti që historia e Gaforres delikate dhe të pambrojtur është një gënjeshtër e madhe. I vënë në cep di të tregosh forcën, guximin dhe agresivitetin si asnjë tjetër dhe këtë vit do dish të japësh një provë të shkëlqyer të aftësive të tua. Nuk është një rastësi që ka qenë Gaforrja Jul Cezari që ka thënë "nuk duhet të kemi frikë nga frika". Ndjek objektivat e tua pa pengesa, parashikimet janë kokrriza rëre që era i frynë larg sa hap e mbyllë sytë. Sigurisht, që nuk je Supermen-i dhe ndonjëherë ndihesh i lodhur, me ndjesinë së po investon tepër burime dhe tepër energji për të konkretizuar atë që do. Mos ki frikë, cdo sforco do shpërblehet mirë; në punë do jesh aktiv dhe energjik, plot iniciativë dhe i aftë të vlerësosh me kujdes zgjedhjet e rëndësishme. Pushimet duhen bërë në relaks të plotë, prandaj kujdesu për veten, gjithashtu edhe për pamjen, aq sa për të bërë kolpo te personat që të interesojnë. 10 ditori i parë Në punë, ashtu si edhe në privat, fantazia dhe kreativiteti luftojnë kundra "arsyes dhe paragjykimit". Lufta duket e pabarabartë, por në fund të shtatorit vinë përforcimet. Meqenëse ata të "arsyes dhe paragjykimit" janë vendosmërisht antipatik, do bëhet drejtësi dhe trupat e fantazisë do mbulohen nga lulet e fitores. Komedi me fund të lumtur? Me fund të lumtur po, por jo komedi; është realiteti që të pret. Mos i humb shpresat nga prania e personave që nuk të kuptojnë, guxo dhe në fund të vitit do kurorëzohesh mbret i dashurisë dhe i financave. 10 ditori i dytë Larg bubullimave dhe shkreptimave do jetosh një stinë kënaqësie totale dhe do jetë një parajsë në tokë. Deri në gjysmën e parë të korrikut do kesh një vitalitet të jashtëzakonshëm që të lejon aventura, edhe dashurore, të denja të shkruhen në historinë tënde personale; mos harro aparatin fotografik! Do kesh një kapacitet të lartë për të shijuar gjithçka të mirë deri në fund. Për ta bërë këtë, nuk është e nevojshme të jesh milioner, mjafton sensibiliteti. 10 ditori i tretë Vjen nga një periudhë e gjatë, në të cilën dembelizmi yt natyral është favorizuar nga yjet dhe ti përfitove duke menduar se gjithmonë ka shkuar kështu. Ndërsa në 2012-a është një vit impenjimesh; do e ndjesh sikletin pas një farë kohë dhe do kuptosh se pushimet ishin të këndshme por nuk mund të zgjasin gjithë jetën. Është momenti të rinisesh nga e para. Maji është muaji ideal për të rifilluar të eksplorosh terrenin, por do jetë vjeshta që do qartësojë atë që dëshiron me të vërtet të bësh. Momente PO Nga 15 shkurti në 2 mars dhe nga 24 marsi në 6 prill. Periudhë shumë e mirë për punët dhe idetë brilante. Nga 6 deri në 29 tetor dhe nga 5 nëntori deri në 11 dhjetor, Marsi dhe Merkuri vlerësojnë impenjimin në punë. Momete JO Nga 3 deri në 23 mars dhe nga 7 deri në 9 maj Merkuri është në një pozicion që të rëndon dhe streson, duke ulur produktivitetin. Nga 4 qershori deri në 23 korrik tensione me shefat, kolegët deh bashkëpunëtorët komprometojnë ecurinë e mirë të punës.

Lulja - Zambaku i ujit Metali - Argjendi Numri - 4 DASHURIA

Dashuritë e para Të dashurohesh, cfarë emocioni! Por cfarë tronditje! Pa pritur ndihesh i humbur, me zemrën që të shpërthen! E ke pritur gjatë, duke ëndërruar dhe tani që ndodhi të ka kapur tmerri. Është natyrale; të mbytë një det pasigurish. Po të mos ishte personi i duhur,

po të zhgënjejë? Kurajë, lëshoje veten! Vetëm koha do jap përgjigjet që kërkon. Mos ki frikë të rrezikosh. Nëse e kërkon Aventura? Jo faleminderit. Atëherë rri gati për të takuar dashurinë, atë me D të madhe, të njohësh dikë që do të rrëmbejë zemrën në shikim të parë dhe të martohesh apo të fillosh bashkëjetesën. Qielli nuk gënjen, veçanërisht midis marsit dhe prillit, kur Venusi në bashkëveprim perfekt me Jupiterin do të vendos në rrugën tënde personin e ëndërruar. Ndoshta në fillim personi në fjalë do bëjë rezistencë, do zbavitet të sjelli vërdallë, por teknika jote të siguron një histori me fund të lumtur. Nëse kë lindur në ditët e para të shenjës, ki kujdes; persona pak të rekomandueshëm mund të vinë vërdallë teje. Nëse e ke Raporti në cift ka humbur disi ngjyrën e tij? Mos u dorëzo, lërë të drejtojë Saturni për të ndërruar rutinën, për të vënë në lojë projekte të reja dhe ambicioze, të programosh muaji mjalti të dytë apo të tretë. Për të konsoliduar më tej lidhjen, do veproj Marsi që është te Virgjëresha dhe promovon lindjen e interesave të reja. Nëse i përket 10 ditorit të tretë, prania e Saturnit deri në tetor rekomandon tolerancë ndaj personi të dashur, gjithmonë nëse dashuria nuk është fikur ende. Në këtë rast vendimi për të kthyer faqe është për tu marrë parasysh. PUNA Kërkohet punë Nga pikëpamja e punës do jetë një vit i rëndësishëm. Situata e yjeve, e favorshme në veçanti nga janari deri në qershor, duhet shfrytëzuar më së miri. Shpirti i iniciativës, ndonjë takim me fat dhe bujaria e njerëzve të rëndësishëm mund të japin një dorë në botën e punës. Natyrisht hyrja ndoshta nuk do jetë triumfale dhe do ketë nevojë të bësh pak gavetë, por e rëndësishme është të hysh në një ambient mikpritës. Punë në zhvillim Të pret një periudhë interesante, gjatë të cilës duhet të impenjohesh deri në fund për të cuar drejt suksesit atë që je duke bërë. Nëse zhvillon një aktivitet si nëpunës mund të shohësh të vlerësuar impenjimin dhe dedikimin duke parë rritjen e financave të tua. Nëse je një punëtor indipendent do shohësh nevojën për të rinovuar aktivitetin dhe do jesh i impenjuar në me vënien e rregullit në role dhe kompetenca. Saturni dinamik mund të bëjë të pasigurt dhe hezitues mbi zgjedhjet për të bërë, por qielli të fton të guxosh për ti dhënë imazhit të vetes një lustër më tepër profesionale. Paraja dhe fati Situata është në përmirësim. Shumë hyrje të reja nga investime të mira, spekulime në bursë, ndoshta edhe nga ndonjë fitore në lojrat e fatit, por edhe shumë shpenzime të tjera, duke konsideruar Uranin dhe Saturnin në disharmoni me njeri-tjetrin. Familja, shtëpia, makina, dhe profesioni do kërkojnë një impenjim ekonomik të konsiderueshëm. Gjithsesi, deri sa është Jupiteri në horizont, ka shpresa, prandaj mund ti lejosh vetes edhe ndonjë luks.

TEST / E DI KUSH JE? Zgjidh në nga këto tre fraza. Një lojë e thjeshtë për të marrë në dorë lumturinë tuaj. 1. 2. 3.

Familja është pika e referimit në momentet e krizës Nuk mund të jetohet me kujtimet Për të realizuar një ëndërr nuk duhet shkopi magjik por forca e vullnetit

Nëse zgjodhe 1 Ja pra, fëmija që nuk është rritur kurrë, që vrapon të strehohet te mami dhe babi. Duhet akoma, të mësosh të marrësh përgjegjësitë e tua dhe të bëhesh autonom. Sepse, nëse nga një anë familja është porti i sigurt në të cilin mund të ankorohesh, nga ana tjetër të burgos në skema që ndoshta nuk janë tuat. Erdhi momenti të presësh kërthizën dhe të veprosh me rregulla të reja. Nëse zgjodhe 2 Po e kupton që sirtari i kujtimeve është tejmbushur dhe për të ecur përpara duhet bërë pak pastrim. Ke kuptuar që nostalgjia nuk shërben më, të ndalon të ecësh përpara, të jetosh të ardhmen, e cila edhe pse plot me të panjohura është e pasur me oportunitete. Nëse zgjodhe 3 E thënë nga ty tingëllon e çuditshme, por me sa duket e paske mësuar leksionin. Gjatë vitit të ardhshëm do kesh mundësi të vësh në punë sa ke mësuar. Duke bërë levë në ambicien dhe në vendime krejt të reja, mund të realizosh me të vërtet më tepër se një dëshirë.

www.shqiptarja.com

të lumtur bashkë. Nëse e kërkon Në pjesën e parë, viti duket se nuk do të mbaj premtimet e tij, për faji të një Marsi që kërkon vëmendjen dhe përqendrimin në punë. Gjithcka të duket e mundur përvec gjetjes së kohës për dashurinë, por më pas, në pjesë e dytë, qielli do ndryshojë. Ciftëzimi i Venusit me Jupiterin, i parashikuar për ditët e para të qershorit, do ju dhurojë një sensualitet magnetik dhe një simpati të pamasë. Ndërkohë Saturni garanton histori dashurie afatgjata që do nisin nga një verë e "nxehtë". Pra, nëse jeni kundra vendosjes së unazës në gisht, duhet të merrni masat e duhura. Edhe pse është e sigurt që rezistenca juaj nuk do duroj përball një takimi që, sipas Uranit, mund t'ju ndryshojë jetën. Nëse e ke Një vit i sponsorizuar nga Venusi, që për katër muaj të gjatë do qëndrojë në shenjën tuaj. Nën krah me Jupiterin dhe Saturnin, do shkoni të sigurt drejt lumturisë. Nëse cifti, ka kalua momente kritike kohët e fundit dhe nëse, pavarësisht të gjithave, të dy keni duruar, tani do shpërbleheni më së miri. Shumë të reja të bukura në familje, pengesat i keni hequr të ndihmuar nga fati. Do keni një qëndrim më maturë, por jo për këtë të serioz. Dhe në fund, një zgjerim i mundshëm i familjes, një projekt apo një punë do ju vërë të punoni afër njeri-tjetrit dhe do ju bëjë më të lumtur se kurrë.

21 Qershor – 21 Korrik

VAZHDOJNE NESER SHENJAT E TJERA

2012-a ju dhuron një stuhi emocionesh. Duke konsideruar kalimin e Venusit në shenjën tuaj nga 4 prilli deri në 7 gusht dhe kalimin e Jupiterit në periudhën pasardhëse, nuk do e kuptosh cfarë është trishtimi. Do përballesh me një numër të jashtëzakonshëm rastesh fatlume, suksese, dashuri të reja, lindje, martesa, dhe përfundime të lumtura. Kalimi i Marsit, aktiv nga janari në qershor, nuk ju këshillon ti jepni makinës si të çmendur në mes të natës me drita të shuara...Por për të moderuar sjelljet e këqija, hynë në lojë Saturni, që do ju jap autokontroll dhe zgjedhje të drejtuara mirë. Do e gjeni veten duke fluturuar. Një vit me yjet Një shije e pazakontë për aventurën të shtynë të kalosh përtej limiteve të kontekstit, të kalosh kufijtë, mendorë edhe jo, për të realizuar atë që ke më shumë për zemër. Shumë mirë, të mendosh ndryshe të ka pëlqyer gjithmonë dhe bashkë me gardërobën është gjithmonë e dobishme të ndryshosh edhe idetë. Me mbështetjen me fat të yjeve, të shohësh realitetin nga pikëpamje të tjera do jetë një lojë fëmijësh për ju. I veshur me ekuipazhin e duhur, stil Indiana Jones, do jesh gati të përballesh me vitin e ardhshëm. Nuk ke nevojë as të mbash armën në brez, e di shumë mirë si të neutralizosh armikun falë strategjish inteligjente. Kamzhikun, atë do ta kesh, bën figurë dhe për këtë nuk do të kaloni pa u vënë re. Ke dëshirë të zbulosh, eksplorosh, të njohësh gjithçka që mban aromë risie. Një udhëtim i bukur, është ajo që do të duhet për të harruar bezditë dhe monotoninë e punës. Një fjalë e urtë kineze thotë që "një udhëtim i gjatë një mijë kilometra fillon me hapa të vegjël" dhe ti do arrish në finish me suksesin në xhep; një situatë pune do stabilizohet, një relacion i çmuar do konsolidohet, një kontratë e shpresuar shfaqet në horizont. Nuk të mjafton? Yjet të duan të parezistueshëm. Afashinant si mjalti, do tërheqësh shumë bletë dhe ndoshta kapja e ndonjërës do jetë një ide e shkëlqyer. Po bëhesh i "bukur përrallor" dhe në fund të fundit të pëlqen. 10 ditori i parë Dinamik dhe elastik ke qenë gjithmonë, konstant dhe i determinuar jo. Por gjithë kjo i përket të shkuarës, nga ky vit, si për mrekulli, do dish ti japësh vetes një objektiv dhe ta ndjekësh deri në fund, po e humbur në mes mijëra fluturash që mendja jote poliedrike gjeneron. "Sa bukur! - do thuash - por tani kam punë të tjera!" Në rrobat e një Uliksi të ri, që vulos veshët për të mos dëgjuar këngën e sirenave që duan të nxjerrin nga rruga e mirë, me mbështetjen e dashurisë do arrish në Itakën tënde. Është një finish historik; festoje ashtu si duhet. 10 ditori i dytë 2012-a paraqitet me një buzëqeshje vesh me vesh dhe me duar bosh nga impenjime stresuese. Kjo, për ty që të pëlqen të jesh padroni i kohës tënde, është një dhuratë e mahnitshme. Por nuk është e vetmja dhuratë; Babagjyshi i 2012-ës ka një thes të madh, nga i cili do nxjerrë për ty shumë zemra të kuqe flak. Dashuria dhe fati do jenë dy kulmet e trekëndëshit perfekt të lumturisë. I treti quhet bashkëveprim, sepse lumturia duhet ndarë me të tjerë, përndryshe merr një shije të hidhur. Mos ji egoist dhe nda me të tjerët dhuratat që fati do të sjellë. 10 ditori i Tretë Kohët e fundit ke marrë shumë goditje, por ndryshe nga Akili, që pas humbjes të të dashurit Patrokull u tërhoq nga lufta, morali yt është i paprekur dhe ke dëshirë të rifillosh betejën. Gjendja shpirtërore është ajo e duhura, por para se të kthehesh në fushën e betejës studio një strategji të mirë sulmi. Saturni, i zoti i "arsyes", është në anën tuaj dhe do të ndihmojë të përcaktosh rrugën që do ndërmarrësh, të kontrollosh impulset kundër produktivë dhe të vlerësosh aftësitë e tua. Një moment i mirë për tu deklaruar mund të jetë maji, ndërsa në gusht mund të vendosësh bazat për betejën. Momentet PO Nga 3 deri në 23 mars dhe nga 17 prilli deri në 9 maj raste të arta për të gjithë, me kontributin e miqve, të personit të dashur dhe të fatit. Nga 27 qershori në 7 shtator një punë e re në momentin e fundit do jetë rasti më i mirë për të përputhur pushimet me punën. Momentet JO Nga 15 shkurti deri në 2 mars bashkëpunimi i Marsit me Merkurin të ftojnë të mos marrësh vendime të nxituara dhe të kesh kujdes nga humbja e kohës. Nga 30 tetori deri në 14 nëntor, me një "replay" nga 1 deri në 31 dhjetor, mendjemprehtësia nuk do jetë pika jote e fortë.

Gaforrja


E diel, 25 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një hamburger... surprizë

Një protezë e rrallë për gjirafën

Kur breshëri ze në befasi

T

N

T

ë qëllojë që të shkosh të hash diçka në një fast food sa për të thtyer urinë dhe të kthehesh që andej me një shumë të madhe parash, kjo pa frikë mund të konsiderohet një mrekulli. Dhe mrekullia ka ndodhur në Australinë e largët. Kështu një kliente, që ishte në udhëtim, u fut në një fast food të qytetit Perth dhe porositi t'i paketonin nja dy hamburger. Dhe shërbimi ishte mëse perfekt, sepse ia paketuan menjëherë, por gabimisht, në vend të hamburgerit, i dorëzuan njëpako tjetër e cila përmbante të gjitha paratë e xhiros së lokalit. Më kot pritën drejtuesit e fast food-it që zonja "fatlume" të kthehej e të dorëzonte pakon me para...

ë Parkun Omoriyama, që ndodhet në Aki ta, qytet në Japoni, një ekipi mjekësor iu desh të bënte nëj ndërhyrje të pazakontë, kur iudesh t'i priste një këmbë një gjirafe të sëmurë të parkut në fjalë. Por ndërhyrja më intersante ishte ajo që vijoi pas kësaj. Kështu, duke menduar të ndërtonin një protezë në mënyrë që kafsha të kishte mundësi për qëndruar në këmbë, zgjodhën për këtë qëllim një kallam bambuje. Pas një ndërhyrjeje tjetër të kujdeshme, arritën t'ia aplikonin këtë protezë dhe gjirafa pasi iu nënshtrua një periudhe disa ditëshe riaftësimi, tani ka filluar të hedhë hapat e para me këmbën... bambu.

ë të zerë një rrebesh shiu a breshëri papritur është diçka mëse e zakonshme dhe shumë shumë, ai lloj rrebeshi mund të bëjë kërdinë në të mbjellat. Por ka pasur raste, ndonëse shumë të rralla, që breshëri ka bërë kërdinë edhe në njerëz. Kështu për shembull, jo shumë kohë më parë, në majin e vitit 1987, pas një periudhe relativisht të gjatë thatësire thatësire , kryeqyteti i Meksikës, Mexico papritur u ndodh nën një rrebesh shiu të paparë, i cili brenda pak minutash u kthye në një rrebesh breshëri me kokrra aq të mëdha, saqë duke qenë se i zyri në befasi qytetarët, shkaktoi shumë viktima. Të vdekurit e konstuar ishin 14. por 40 të tjerë u konsideruan të humbur, sepse nuk u gjetën më.

SUPER FJALEKRYQ 1 20

2 21

30

3

38

43

44

79

7

8

9

23

24

28

60

61

74

2. Thonë se ikën me gushtin. 6. Një thirrje me emra. 9. Kufizojnë një vend. 11. Besa këngëtare. 20. Inicialet e Plant, të Led Zeppelin. 22. Janë diktatorë shtypës. 25. Një Jusuf që qe përkthues i famshëm. 29. Kështu është ai që di t'i ruajë energjitë. 30. Tiriac, ish-as i tenisit. 32. Rumunë kur s'jam unë. 33. Ishte tempulli i…can can. 36. Janë marrëdhëniet shiumë të ngushta. 37. I vihen të arrestuarit. 39. Kështu janë njerëzit që hapin telashe. 41. Janë tek në llafe. 42. Në krye të titullarëve. 43. Të parat në atletikë. 44. Kështu janë librat që flasin për vetë… autorin. 47. Tri të parat në Arlington. 48. Nuk shihet në një të tillë. 50. Një Iago i… vërtetë. 51. Janë ikje masive. 58. Mali me katër presidentë amerikanë. 60. Në fund të fudit. 61. Nuk ka rrugëdalje. 64. Në fund të lutjes. 66. TBC e vjetër. 68. Një bëhet me ceremoni. 69. Mund të kthehen në mllef të tilla 71. Të fundit në stadium. 73. Një protestë e ulur. 74. Thurman aktore.

53

54

76 82

83

84

85

95

1. Janë edhe ato të sigurimit. 3. Në krye të atletëve. 4. Eshtë grumbull.. gurësh. 5. Përfshihen në një arsenal. 6. Fillojnë ankesat. 7. Gëlltitur, gllabëruar. 8. Duket në fund. 9. Eshtë i mirë me shokë shumë. 10. Tregohet një me… dredhi. 12. Një mund të jetë takimi. 13. Kaluar në krye. 14. Siiur ke thënë ajo që.... 15. Paratë e serbëve

E P

I R O T E

V A R E T E A T A L A N

I

T

K E

M U Z H I K T

K A S

I D

I O P E A

K O M I P E R

S

L

U T T

T O A M

A I

E L L A

C N N

J

I

T A K

V A

A L

A R E N A T I

D

T O L

I N O R

K O M E T A I M E T

I

E

I

E N

P S N K H

S A

C A M P B E L L I

I

L A U R A

S O R R A T R

T R S T

I

S K U T A T

A N A D O L L

M

C H A R L

A B A T

A

I O N E T

N A O M I

I O T E T

I

I

I M E T R A

I R A E

S E K T

O

F O T O G R A F

P E R E M R A T R

D B

M

E K M

L

S T O L

E P K

I

R A M

N U R E P A R T

O P E R A T K A P

I

8

89

Peshorja

100

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM R A P O R T E T

Virgjëresha

64

96

16. Ka dhoma me numër. 17. Pak iniciativë. 18. Një lloj kërcimi. 19. Një vegël. 21. Cole i Night and day. 23. Eshtë thuajse pavarësi. 24. Namatisen nga fakirët. 25. Kanë paratë. 26. Janë topa bore… fatalë. 27. Ne... italianët. 28. Institucione Urbane Korçë 31. Fillojnë nazet. 33."Big" Luciano i calciopolit. 34. Para Bator në Mongoli. 35. Ekstremet e një gare.

VERTIKAL

57

78 88

99

100. Mund të jenë autonome të tilla.

19

70

87 94

Në krye të artistëve. Janë krodhe buke. Një "P" në PSG. Praktikisht s'është e plotë. Kështu thirret skuadra e Barcelona-s. Të parat në Europë. I ka të ndryshme sinia. Gjysmë alarmi. Kufijtë e Tokës. Për fat… dinë të lexojnë letrat. Një Pasha i Gjermanisë. Një holandez në Transvaal. Mund të jenë kamikaze. Një është edhe cricket. Eshtë prift.

56

77

86

98

18

Luani

63

93

76. 77. 79. 81. 82. 88. 89. 90. 91. 93. 94. 96. 97. 98. 99.

17

I

T A L

B U R S A T

V E I

S T

A A

A

Këto Krishtlindje do ti kaloni pranë njerëzve më të afërt. Do të jetë një atmosferë e bukur ,e shoqëruar me shumë surpriza. Mbase dikush kërkon t'ju impresionojë .

Jeni në një periudhë ku kujtimet e bukura janë të pranishme . Do të jeni pak të trishtuar për mungesën e dikujt . Mundohuni të jeni të fortë dhe të pranoni realitetin.

Si gjithmonë gjatë festave jeni shumë melankolik . Kjo është një karakteristikë e juaja. Bëni mirë që të jeni optimist dhe në këtë ditë të jeni të gëzuar ashtu si gjithë të tjerët.

Do ta kaloni Krishtlindjen sa andej këndej . Do të jeni shumë të kërkuar dhe kjo madje do t'ju bezdisë pak. Duhe të jeni shumë të kujdesshem dhe të bëni kujdes me alkoolin .

42

55

69

75

97

HORIZONTAL

52

68

81 92

16

47

62

67 73

15

36

46

59

91

14

41

45

80

13

35

51

Binjakët

29

34

50

90

27

12

40

66 72

11 26

Demi

Gaforrja

10

25

33 39

49 58

71

6

32

37

65

5

22 31

48

4

Dashi

Hëna së bashku me Mërkurin ndodhen të pozicionuara në shenjën mike te Shigjetarit. Janë shumë të këshillueshme udhëtimet me miqtë dhe me njerëzit e dashur. Do të jetë një ditë e paharrueshme.

38. Mposhti Totilan. 40. Mbreti si Louis XIV. 45. Batare pa zë. 46. Perëndesha e Italisë. 49. Bëjnë katruve me kate. 52. Kim Rossi aktor. 53. Scarlet e Bashkë me erën. 54. Drejtori Urbanistike Lokale. 55. Një treshe në skenë. 56. Ralph Waldo filozof. 57. Janë vendet aderuese. 59. Stoiçkov ish Topi i artë. 62. Fillojnë rrezikshëm. 63. Mund të jetë parabolike. 64. Matet pa kufij. 65. Janë trofe skuadrash. 67. Asnjëherë. 70. Eshtë pemë. 72. Kanë maja për tu pushtuar të tilla. 75. Damon aktor. 77. Eshtë thikë. 78. Mund të jenë kuzhine. 80. Me të bëjnë trarë. 81. Metheny kitarist. 82. Bimësi pa zë. 83. Gjysma e lapsit. 84. Pak anormale. 85. Me to bëhet tutor. 86. Gjysma e getove. 87. Pak nervozizëm. 92. Kufizojnë një sektor. 93. Kufijtë e kujtesës. 95. Në fund të fundit. 96. Fillojnë betejën.

Akrepi

Shigjetari

Më në fund Hëna ju buzëqesh dhe ndërhyn pozitivisht në shenjën tuaj . Do të ndiheni mjaft energjik dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë për miqtë dhe familjen tuaj.

Sot do të ndihet lodhja e pregatitjeve të festave të fundvitit. Do të jetë shumë stresuese për ju ,saqë do të ndiheni sikur pushimet për ju skanë filluar. Do t'ju bënte mirë të frekuentonit ndonjë SPA. Do t'ju thuhet diçka që do të jetë e vështirë për tu kapërdirë. Mund të bëhet fjalë për ndonjë kritikë me qëllim të mirë por që nga ju do të keqkuptohet. Venusi jo në favorin tuaj do t'ju bëjë të mbani mëri .

Në pjesën më të madhe të ditës do të keni Hënën e cila do t'ju mbështesë në çdo veprim tuajin. Konsiderojeni si ditën ideale për të dalë me shoqërinë apo për të bërë shopping .

Bricjapi

Jo gjithmonë gjërat janë ashtu si duken . Sot do të arrini të futeni në mendimet e personit që ju dashuron dhe do të mundoheni ta mirëkuptoni. Kjo falë dhe pranisë së Hënës në shenjën tuaj.

Ujori

Ka ardhur moment për ti bërë ballë problemeve tuaja si në aspektin profesional ashtu dhe në atë shoqëror. Sinqeriteti juaj do të vlerësohet maksimalisht . Për këtë do ndiheni mjaft të çliruar.

Peshqit

Impenjimet tuaja profesionale sa fillojnë dhe pakësohen . Për këtë do të ndiheni shumë të lumtur. Do të shfrytëzoni në maksimu këtë ditë me miqtë tuaj duke dëfryer .


16

E diel, 25 dhjetor 2011

LAJMET NGA BOTA • Moskë, 120 mijë vetë protestë anti-Putin Në Moskë është zhvilluar dje protesta më e madhe që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Organizatorët e protestës kanë thënë se në shesh janë mbledhur më shumë se 120 mijë persona, ndërkohë që policia është përpjekur ta minimizojë numrin e protestuesve. Sipas saj, në shesh kanë qenë vetëm 29 mijë persona. “Votat tona janë vjedhur dhe ne jemi këtu për thënë: Na e ktheni atë që është e jona. Ne nuk do të heqim dorë nga ajo që na përket. Mos na thoni që të presim deri në vitin”, tha aktivisti i njohur kundër korrupsionit, Aleksei Navalni. • Gorbaçov: Putin të largohet menjëherë Vladimir Putin duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme përballë kontestimeve të paprecedenta kundër regjimit të tij. Kështu ka deklaruar ishpresidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov për një radio moskovite. “Do i këshilloja Vladimir Putinit të japë dorëheqjen menjëherë”, theksoi Gorbaçov. Bën mirë të largohet tani në mënyrë që të mbahet mend për gjërat e mira që ka bërë gjatë kohës kur ka pasur pushtetin”, tha 80-vjeçari, që tashmë ka shumë pak ndikim në Rusi. Protestuesit në Moskë mratuan rezolutën “për të mos i dhënë as edhe një votë të vetme kryeministrit Vladimir Putin”. • BE, të përshtaste praninë në Kosovë Bashkimi Evropian duhet të përshtaste praninë e tij në Kosovë, duke pasur parasysh angazhimin e qartë në shanset evropiane të Kosovës. Kështu ka deklaruar Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, në një prononcim për “SETimes”. Disa ditë më parë baronesha Ashton emëroi sllovenin Samuel Zbogar si shef të zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë. Zbogar kishte deklaruar më parë për mediat sllovene se kishte aplikuar për postin në fjalë muajin e kaluar, me shpresën se me eksperiencën e tij diplomatike në Ballkan do të zgjidhej. • Informacionet, akuza e KE për Beogradin Komisioni Europian akuzohet për fshehje të informacionit në përpilimin e raportit të progresit mbi Serbinë që u publikua në tetor. Të gjelbërit në Parlamentin Europian thonë se ky raport publik është tepër pozitiv mbi reformën gjyqësore, ndryshe nga çfarë kishte informuar Delegacioni i BE-së në Beograd. Dokumenti kon¿dencial i monitorimit ngrinte shqetësime serioze mbi proçesin e përzgjedhjes për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, dënonte mungesën e transparencës ndaj publikut, vërente se proçesi i ankimimit nuk ishte bërë në përputhje me rregulloren. • Nigeri, sulmet nga islamike 100 viktima Rëndohet bilanci i viktimave të sulmeve islamike të kryera kundër kazermave dhe rajoneve të policisë në disa qytete në veri të Nigerisë. Sipas burimeve policore, viktimat janë rreth 100 nga sulmet e islamikëve ndaj të krishterëve. Kjo shifër kon¿rmohet edhe nga përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut. “Rreth 100 persona kanë mbetur të vrarë në qytetin Damaturu”, u shpreh një burim i policisë për agjensinë AFP. Një raport i i Kongresit Amerikan e cilësonte grupin islamist nigerian të “Boko Haramit” si një “kërcënim për interesat e SHBA-së”.

• Alba Malltezi

Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha

Drejtore e Shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia: Investigimi: Kronika: Sociale:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi Poli Hoxha Besmira Muçaj Esmeralda Keta

Kultura: Admirina Peçi

Julia DHAME

Design:

Cel: +355696060419 julia.dhame@shqiptarja.com

Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Antuen Hoxha

Drejtore Marketingu: Shpërndarja:

Saimir ZENELAJ

Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë. e-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.