shqiptarja.com

Page 1

Faqe 8

ERE nuk i jep të drejtë CEZ për të rritur tarifat e energjisë

Faqe 14

Merret peng biznesmeni Ervin Llozi, kishte 80 mijë euro borxh

Faqe 12-13

Sindikata e Artistëve: TOB koncert për mjekët, drejtori të përgjigjet

Replika mes Wolfart e Ramës

Faqe 10

Ushtaraku anulon operacionet Spitali nuk ka as ngrohje

21 Janari, Prokuroria: Qeveria ka fshirë ¿lmimet

Faqe 3

Tani jemi edhe online www.shqiptarja.com

LEKË 20

NR. 30 E enjte, 8-12-2011

TE KRIMET E RENDA/ I akuzuari për vrasjen e 4 policëve bën ironi me Prokurorin: Nesër do shesësh domate

Letra e plotë e Dritan Dajtit: Kush i zhduku tabulatet e mia

“Drejtori i krimit të Organizuar deklaroi se unë isha në përgjim, ku janë telefonatat?” Sipas kabllogramit të Wikileaks, SHBA dyshon për zv.drejtorin e Përgjithshëm Agron Kuliçajn A K * Faqe 11 Lajmi Editorial Surpiza e Vitit të Ri NGA

N

TIRANE

POLI HOXHA

D

DITA E 8 DHJETORIT

RASNIQI

Për brezin që jetoi “me zë të lartë”

Dje Dritan Dajti, një nga personazhet më të mitizuar të krimit shqiptar, në seancën e gjyqit që po zhvillohet ndaj tij, ka këmbëngulur në zbardhjen e përgjimeve që i janë bërë telefonit të tij. Nga ato telefonata sipas tij, mund të zbardhet roli i vërtetë i krerëve të policisë në ngjarjen, ku ngelën të vdekur 4 o¿cerë policie dhe Shqipëria do tronditej.

yzet vjeçari që akuzohet nga prokuroria si autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, jo vetëm që nuk ka pranuar ekzekutimin e katër policëve, por edhe ka deklaruar se policia në bashkëpunim me prokurorinë, ka zhdukur përgjimet që i janë bërë atij, duke hedhur kështu insinuata, se bashkë me ato janë shkatëruar edhe provat që vërtetojnë, se ai ka pasur lidhje dhe mbrojtje nga krerë të lartë të policisë dhe politikanë. Faktikisht prokuroria dhe policia nuk kanë paraqitur përgjimet dhe tabulantet e telefonave të Dritan Dajtit edhe pse shefi i Operacioneve Speciale në atë periudhë Arjan Muça, pranoi përpara gjykatës faktin se telefoni i tij, kishte qenë nën përgjim përpara ngjarjes. Përveç

FRIM

Dështon fshati me tym e qofte NGA

ESMERALDA KETA

përfoljes në media, përpara dhe pas arrestimit të Dajtit, se ky kishte lidhje të ngushta me krerë të policisë dhe politikantë të ndryshëm, edhe një kabllogram i ambasadës USA në Tiranë , publikuar nga siti WikiLeaks, shkruante se zëvendës drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Agron

Kuliçaj, ka patur kontakte me Dritan Dajtin dhe e ka informuar atë, për operacionet që përgatiteshin për arrestimin e tij. Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, kunatit tij, Erges Xhoxhit dhe ish-oficerit të Policisë e Durrësit, Mariglen Muça, ka nisur më 28 maj të këtij viti gati vijon në faqen 2 dy vjet pas ngjarjes së...

Kabllogrami i Mihail Gorbaçov në vitin 1986 për qeveritë komuniste

Alia: Kështu do ta mbajmë pushtetin ARBEN RROZHANI

N

ë Shqipëri dhe në vendet e tjera ishkomuniste, në dy dekadat e fundit gjithçka është bërë sipas orientimeve të bëra nga ish-udhëheqësi sovjetik, Mihail Gorbaçov në Katovicë të Polonisë në 1986, sipas të cilit komunistët e konvertuar demokratë do të kenë sërish vijon në faqen 5 pushtetin...

ë sytë dhe mendjen shqiptare sot, distanca e 20 viteve që na ndan nga dhjetori i vitit 1990 është thelluar shumë, duke marrë trajtat e një vlerë muzeale. Ata që në dhjetor 1990 erdhën në jetë për herë të parë, sot janë votues në zgjedhje dhe janë në moshën e diplomimit universitar. Ata që në dhjetor 1990 ishin në qytetin “Studenti” në kërkim të një iluzioni rinor, sot janë prindër në moshën që duhet tu lexojnë fëmijëve përralla ose të kujdesen për shkollimin e Dhjetori 90 tyre. Ata që në dhjetor 90 iu bashkuan nuk është mit, studentëve me zemër vetëm mitet ose ¿zikisht, sot janë nuk gjykohen. në shumicë duke Kemi të bëjmë numëruar muajt apo vitet e mbetura me një ngjarje deri në pension. Ata politike të që ishin në anën e veçantë kundërt, në sallonet e pushtetit dhe zyrat e organeve të dhunës janë larg debateve të ditës, në pension ose të ndarë nga kjo botë. 20 vjet më pas nuk jeton më as studenti që simbolizoi lëvizjen studentore, as lideri politik i regjimit që studentët rrëzuan. Kanë ndryshuar brezat, kanë ndryshuar njerëzit, ka ndryshuar koha dhe ritmi i jetës qytetare, dhe bashkë me to ka ndryshuar edhe sjellja e shoqërisë ndaj ngjarjeve të dhjetorit 1990. Disa i mbrojnë me nostalgji ato ditë, disa ndjenjë zhgënjim për rrjedhën e gjërave, disa e etiketojnë brezin e studentëve dhe të tjerë e ironizojnë ata dhe kujtimet e tyre, duke i krahasuar me sistemin grotest 50 vjeçar të kujtimeve partizane. Si çdo gjë e mirë në këtë vend edhe imazhi i dhjetorit u përball me vështirësitë e mëdha të tranzicionit, të cilat, gabimisht, i bëjnë njerëzit shpesh viktima të konformizmit dhe gjykimeve emocionale që lidhen me statutin e tyre aktual social apo pritshmërinë e tyre të paplotësuar si duhet nga sistemi demokratik. Dhjetori 90 nuk është mit, vetëm mitet nuk gjykohen... vijon në faqen 4


2

E enjte, 8 dhjetor 2011

AKTUALITET

Dëshmia, Dritan Dajti ka qenë nën përgjim nga policia

A

rjan Muça shef i Operacineve Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme në kohën e ngjarjes së rëndë kur Dritan Dajti vrau 4 vartës të tij një nga seancat e gjyqit ndaj tij, ka pranuar se një nga telefonat e shumë të kërkuarit, ka qenë prej tyre në përgjim. Sipas tij, pas një informacioni strukturat e Policisë kishin siguruar një numër

telefoni që përdorej nga i shumëkërkuari. “Atë numër e kemi vënë në përgjim, përgjim që nuk na solli rezultat, është shprehur Muça. Një natë para operacionit, shkuam dhe pamë perimetrin. Përgatitëm skicat. Do ishim tri grupe. U dhashë oficerëve që do të ndërhynin edhe një foto të Dajtit, ka pohuar dëshmitari Muça në atë seancë. Në lidhje me ditën e ngjarjes, Muça ka rrëfyer se kur kanë

mbërritur në Durrës kanë qenë tre makina dhe një motor. Unë isha me makinë. Komunikoja me personat që ishin aty me anë të celularëve. Kishim informacionin që Dajti lëvizte me një automjet Touareg me xhama të errët dhe që qëndronte gjithmonë mbrapa. E pashë në distancë automjetin Touareg në rrugicën pranë pistës Iliria. Mora në telefon agjentët dhe u thashë që po vinte”, ka deklaruar ai.

Sipas ambasadës USA i akuzuari, komunikonte me Kuliçaj Në foto: Dritan Dajti gjatë një seance gjyqësore

Dajti: Nxirrni përgjimet Shqipëria do tronditet "Shqiptarja.com" boton deklaratën e plotë që u ndalua të lexohej në gjykatë POLI HOXHA vijon nga faqja 1 ...rëndë dhe nuk dihet se kur do të mbarojë pasi janë thirrur dhjetra dëshmimtarë. Prokurori i çështjes Ardian Nezha për ngjarjen e 7 gushtit 2009, në zonën e plazhit në Durrës, ku gjatë operacionit për arrestimin e shumë të kërkuarit Dajti akuzohet se vrau efektivët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, shokun e tij Ledjon Mara, si dhe plagosi një kalimtar me inicialet F.SH, pritet të kërkojë burgim të përjetshëm.

***

Në seancën e djeshme deklarata e Dajtit që gazeta “Shqiptarja. com”, po e boton të plotë, nuk u lejua të lexohej në prani të medias. Gjithsesi ajo u administrua. E nderuara zj.Kryetare! Të nderuar anëtarë të këtij trupi gjykues! Në respektim të ligjit dhe të drejtës për deklarime që ju ma lejuat në seancën e datës 08.10.2010; me dëshirën për të bërë me dije të pranishmit, publikun dhe të interersuarit nëpërmjet medias; si dhe duke ju përmbajtur tërësisht objektit të akuzës deklaroj përpara jush se: Plani për mbylljen e dyerve të seancës gjyqësore prej mëse një viti me qëllimin e vetëm që punonjësit e policisë protagoniste të kësaj tragjedie, të dëshmonin fajësinë time me çdo kusht dhe jashtë çdo caku ligjor e njerëzor, dështoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Përkundrazi ai provoi qartë të gjitha synimet e shfajësimit tim, të deklaruara në parashtrimet hyrëse. Tashmë dihet botërisht që për ironi të fatit, presioni juaj i pashembullt ndaj nëntë dëshmitarëve për të mos thënë të vërtetën, j’u kthye në bumerang, pasi dëshmitë që ju administruat provuan qarte faktin se: Se pari, të nëntë punonjësit e policisë të pyetur në seancë me dyer të mbyllura për shkak se u rrezikohej jeta prej meje, deklaruan pa përjashtim se nuk e kanë parë fare personin që ka qëlluar ndaj shefit të njësisë së tyre Fatos Xhani, ndaj punonjesit të policisë Altin Dizdari dhe ndaj shtetasit Ledion Mara. E thënë ndryshe asnjë prej nëntë dëshmitarëve punonjës policie që ju i pyetët me dyer të mbyllura, nuk drejtoi gishtin tregues tek unë si vrasës i të ndjerëve F.Xhani, A.Dizdari dhe L.Mara. Madje mund

Altin Dizdari

Kastriot Feskaj

Sajmir Duçkollari

Fatos Xhani

HISTORIA

Si u shndërua në mit të krimit, studenti i drejtësisë

V

etëm 11 ditë më parë Dritan Dajti, ka festuar në qelinë e tij në burgun 313 të sigurisë së lartë, 40 vjetorin. I riu i shumpërfolur si një nga eksponentët më të mëdhenj dhe të rrezikshëm të krimit të organizuar, ka i lindur në Tiranë më 17 nëntor të vitit 1971. Fillimisht Dajti ka pasur punë me drejtësinë shqiptare pasi u dënua me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes së një biznesmeni. Por miti i tij u ngrit dhe u mediatizua kur Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Gjithçka kishte qenë e mirëorganizuar pasi ai mori një pistoletë në tualetin e gjykatës, ku ishin vendosur më parë nga miqtë e tij, me të cilën kërcënoi policët e togës dhe qëlloi disa herë në ajër. Ai nuk ngurroi që pistoletën t'ia drejtonte edhe prokurorit që ju shfaq përballë në korridor, në moment po bëhej gati për t'u futur në sallën e gjyqit ndaj tij. Dritan Dajti u arratis me pranga në duar, duke dalë nga dera kryesore e gjykatës. Më pas ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Dy vjet më vonë, më 20 mars 2005 mendohet që ai ti ketë shpëtuar përsëri nga duart policisë në një aksion ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit Emiliano Shullazi. Sipas dëshmive të të njohurve të tij, ai ka qenë person që lexonte shumë. Në kohën kur ai është arrestuar, më 21 prill 2001, studionte në Fakultetin e Drejtësisë.

t’ju kujtoj që dëshmitari Petrit Sulkaj deklaroi qartë përpara jush se L.Mara është vrarë pasi Dritan Dajti është rrëzuar në tokë. Së dyti, tetë nga nëntë punonjësit e policisë, dëshmuan përpara jush se nuk e kanë parë personin që ka qëlluar ndaj kolegut të tyre Saimir Duçkollari. I vetmi dëshmitar që më fajësoi për këtë vrasje qe Flamur Gashi, personi që sipas provave që ju administruat, rezultoi të ketë qenë pas

shpinës së të ndjerit Duçkollari në momentin e vrasjes. Pra dëshmitari Gashi më tregoi mua si vrasës në kushtet kur sipas aktit të ekspertimit plaga vdekjeprurëse e Dukçollarit është konstatuar në shpinë, pikërisht atje ku dhe ndodhej ky dëshmitar. Së treti, tetë nga nëntë punonjësit e policisë, dëshmuan qartë përpara jush se nuk e kanë parë personin që ka qëlluar ndaj kolegut të tyre Kastriot Feskaj. I vetmi dëshmi-

Ledion Mara

tar që më fajësoi për këtë vrasje qe Arjan Muça, organizatori drejtuesi dhe përgjegjesi kryesor për masakrën që po gjykoni sot. Së katërti, të gjithë punonjësit e policisë me në krye drejtorin e tyre, dëshmuan një zëri përpara jush që urdhëri për Dritan Dajtin ishte që ai të goditej dhe jo të arrestohej. Kjo ka qenë dhe arsyeja që në vendngjarje këta dëshmitarë kishin gjithçka me vete përveç prangave. Kjo u dëshmua gjyqësisht prej tyre kur deklaruan përpara jush, që në momentin e kapjes me lidhën me kabëll elektrik, të cilin e morën në lokalin e parë që gjetën. Së pesti, punonjësit e policisë dëshmuan përpara jush që kanë marrë nga vendi i ngjarjes armët e punonjësve të policisë që mbetën të vrarë, duke kryer kështu krimin “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i K.Penal. Kjo ka bërë që këto armë të mos sekuestrohen nga prokurorët në vendngjarje por nëpër koridoret e zyrat e tyre duke i hapur rrugën një manipulimi permanent të provave, veprime korruptive këto për të cilat “Byroja për Mbrojtjen e të Burgosurve” ka kallzuar penalisht prokurorët e çështjes, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor. Sigurisht që këtë manipulim tragjiko-komik ju e nderura Kryetare dhe ju të nderuar anëtarë të trupit gjykues e konstatuat vetë nga dëshmitë që dëgjuat për të ndjerin Kastriot Feskaj, ku sipas tyre rezultoi që ai në momentin e vrasjes mbante në duar dy automatik, një prej të cilëve e ka marrë dëshmitari Arjan Muça dhe tjetrin dëshmitari Altin Xhepa. Në këto kushte si mund të mos e quash manipulim tragji-komik, faktin që akuza edhe sot vazhdon të pretendojë se i ndjeri Kastriot Feskaj, në momentin që është qëlluar prej meje i ka pasur të dyja duart e zëna, në përpjekje

për të prangosur një person të paidentifikuar. Së gjashti, punonjësit e policisë dëshmuan përpara jush se përveç armëve personale të regjistruara kanë pasur edhe armë të tjera të tipit “makarove”, të cilat nuk i janë nënshtruar ekzaminimit. Mjafton t’ju kujtoj dëshminë e oficerit të policisë Petrit Hamzallari.Pikërisht gëzhoja dhe predha të këtyre armëve janë gjetur të qitura respektivisht në vendngjarje dhe në trupin tim, por për to nuk është kryer absolutisht asnjë veprim procedural nga organi i akuzës. Ky fakt tregon një aspekt tjetër manipulativ që do të zbulohet në vijim të këtij shqyrtimi gjyqësor. Së shtati, punonjësit e policisë dëshmuan përpara jush se ata të gjithë kanë qënë në vendin e ngjarjes të veshur civila, madje disa prej tyre edhe me kapuç në kokë, ndërsa disa të tjerë me rroba banjo apo pantallona të shkurtëra. Ashtu sikurse u dëshmua edhe për dy punonjësit e policisë të vrarë, F. Xhani dhe A. Dizdari. Së teti, punonjësit e policisë që dëshmuan përpara jush, provuan unanimisht se Ledion Mara deri ne momentin e vrasjes nuk kish pasur asnjë precedent penal apo problem me autoritetet gjyqësore, ashtu siç u përfol dhe u anatemua gjerësisht në media pas vrasjes, nga prokurorët dhe policia. Tashmë për atë që ka sy e veshë, është mjaft e lehtë të identifikojë vrasësit e tij. Së nënti, punonjësit e policisë që dëshmuan përpara jush, provuan botërisht që në ngarkim të Dritan Dajtit nuk ekzistonte absolutisht asnjë të dhënë për trafik narkotikesh apo për vënie gjobash, çka do të thotë që ra poshtë edhe alibia e fundit për sulmin kriminal dhe të paprecedentë që m’u bë. Së dhjeti, Drejtori i Drejtorisë


E enjte, 8 dhjetor 2011

3

AKTUALITET

Rama-Uollfarth replika të forta për 21 janarin

SEANCA

Dajti tallet me prokurorin: je për të shitur domate

N

ë seancën e djeshme Di tan Dajti nuk i ka kursyer talljet me prokurorin e çështjes Ardian Nezha. Gjatë seancës një prej dëshmitarëve që kishte qenë duke shitur domate pranë vendit ku ndodhi ngjarja më 7 korrik 2009, u pyet nga prokurori: "Çfarë pune bëni?": Dëshmimtari, ju përgjigj: "merrem me bujqësi". Prokurori vazhdon: "ditën e ngjarjes çfarë po bëje?". Deshmimtari: "Po tregtoja prodhimet e baçes, po shisja domate". Në këtë moment, Dajti ndërhyn dhe tallet hapur me prokurorin: "Po të ishte ky prokuror, ti do ishe duke shitur domate tani". Prokurori reagon i nervozuar: "Ashtu, ta tregoj unë çfarë do shes". Por Dajti vazhdon me talljen: "Aha, iku ky, kaq e pati, me një fjalë iku…" Kundër Krimit të Organizuar Arjan Muça dëshmoi përpara jush faktin që deri në momentin e tragjedisë, telefoni celular që përdorte Dritan Dajti ka qenë në përgjim, por rezultatet e përgjimit janë zhdukur. Kjo e bën edhe më kuptimplotë shkakun përse ju si trup gjykues mbyllet dyert e gjyqit dhe rrëzuat kërkesën time për marrjen me cilësinë e provës të tabulateve telefonike. E nderuar zonja Kryetare!

K

reu i OSBE Eugen Uollfarth dhe lideri i opozitës, Edi Rama kanë shkëmbyer replika për sa i përket ngjarjes së 21 janarit të këtij viti, ku përpara dyerve të kryeministrisë u vranë katër demonstrues të opozitës. Në një takim me studentët në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër Korrupsionit, ambasadori i OSBE nuk nuk ka munguar të shprehet dhe për 21 janarin. "Situata e pastabilizuar e 21 janarit tashmë ka kaluar, ne

Në vazhdim të deklarimit tim dëshiroj t’ju bëj me dije që kjo fitore e paralajmëruar dhe e mirëpritur prej meje, erdhi pas një beteje të vërtetë ndërmjet palës që kërkonte zbardhjen e së vërtetës dhe respektimin e së drejtës, e cila përfaqësohej nga unë dhe mbrojtja; dhe palës tjetër që kërkonte me çdo kusht mbulimin e saj nëpërmjet shkeljs së ligjit, e cila përfaqësohej nga ju dhe prokurorët. Bilanci i kësaj beteje vërtet rezultoi i frikshëm: Nga proces-verbalet e seancave gjyqësore rezulton e provuar që në kundërshtim me nenet 157/ 1 e 361 te K.Pr.Penale, ju pasi shkelët kufijtë e ligjit, nuk e patët problem të kaloni caqet e logjikës formale, duke më ndaluar pyetjet e mia ose përgjigjet e dëshmitarëve në 567 raste, shifër kjo vërtet e frikshme. Mjafton t’ju përmend këtu 146 raste vetëm për dëshmitarin Sulkaj, apo 119 raste për dëshmitarin Gashi. Gjithashtu në kundërshtim me nenin 340 te K.Pr.Penale, ju keni disponuar me dyer të mbyllura jo vetëm për pyetjen e dëshmitarëve oficerë të policisë ashtu siç keni deklaruar vetë në vendim, por si asnjëherë tjetër në 56 raste keni disponuar me dyer të mbullura edhe për kërkesat e palëve të cilat nuk lidheshin absolutisht me dëshmitarët apo deklarimet e tyre, duke dalë kështu hapur jo vetëm kundër ligjit por dhe kundër vetes suaj. Nuk besoj që sot të ketë ndonjë trup gjykues në planet, që pa filluar mirë shqyrtimi gjyqësor, t’i kërkohet me prova të pakontestueshme mbi 32 herë përjashtimi nga gjykimi i çështjes. E frikshme ka qenë edhe hakmarrja juaj personale që ju bëri të harronit ligjin dhe humanizmin që e karaterizon atë. Provë për sa sipër kanë qenë dhjetra seanca gjyqësore, kur ju për orë të tëra më mbanit të gozhduar në karrocën e invalidit, shpesh pa ndjenja apo me injeksione. Mbajtja në burg pa ligj dhe tej çdo kohëzgjatje paraburgimi e kunatit tim Ergest Xhoxhi, është një tjetër provë e asaj se deri ku shkon hakmarrja juaj fshehur pas mantelit të ligjit, të cilin as nuk e njihni dhe as doni ta njihni edhe kur atë ju a lexojnë. Sigurisht që pas kësaj masakre mesjetare në gji të këtij qytetërimi modern ku pretendoni se jetoni, do të shpikni pa tjetër ndonjë farsë si ajo e pak ditëve më parë kur duke dashur t’i jepnit publikut “profilin tim kriminal”, lejuat prokurorin Beci të shpifte në media trillime e spekullime se gjoja qe kërcënuar prej meje në seancë gjyqësore. Ndonëse e dinit më mirë se unë, që kjo nuk ishte aspak e vërtetë dhe që nuk kish ndodhur kurrë. Por ju siguroj që orvatja juaj për të mbuluar të vërtetën e pesë vrasjeve dhe të autorëve të saj, si dhe ajo për t’a zhvilluar gjyqin me gazeta e spekullime, përsëri do të dështojë, pasi jam i bindur që të gjitha provat që do të paraqesë akuza, rezultojnë pro shfajësimit tim. Tiranë më 05 Dhjetor 2011 Me konsiderate Dritan Dajti

ofruam kontribut për përmirësimin e saj, mbështetëm opozitën dhe maxhorancën. Bojkoti i kushtoi Shqipërisë 2 vjet, por situata tani është normale e Parlamenti po funksionon", tha Uollfarth. I cili ka nënvizuar se Parlamenti duhet të votojë ligjet me 3/5, të punojë për reformën zgjedhore dhe se është me rëndësi edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit. Por i menjëhershëm ka qënë reagimi i kreut të PS, Rama në Twitter. "21

janari s'mbyllet kurrë pa ndëshkimin e vrasësve dhe vendin e ka bllokuar vjedhja e zgjedhjeve e keqqeverisja i dashur ambasador i OSBE". Një deklaratë e fortë e kreut socialist Rama, përmes të cilës ka dhënë dhe njëherë qëndrimin e tij të fortë se kjo ngjarje duhet zbardhet me patjetër dhe se nuk pajtohet me mbylljen e saj kështu, qoftë dhe nëse e rekomandon një përfaqësues ndërkombëtar.

Për katër vrasjet në bulevard, FBI gjen vetëm prokurorët

21 janari, akuza: Fshirjet e kasetave nga qeveria, të qëllimshme E gjithë administrata e kryeministrisë nën hetim për prishje provash Lajmi Prokuroria ka dyshime të forta se administrata e Kryeministrisë, në mënyrë të vetëdijshme, kanë fshirë pamjet e 21 Janarit 2010, ku gjatë një proteste të opozitës, u vranë 4 qytetarë. FBI, ka njoftuar se në server ka gjetur vetëm pamjet e vetë prokurorëve duke mbledhur prova në kryeministri në datën 22 Janar.

TIRANE

POLI HOXHA

P

ikërisht për këtë arsye, kanë nisur një hetim të gjerë paralel me atë që po zhvillohet për punonjësit e Gardës së Republikës. Shpresa se në duart e gupit hetimor që është ngritur pranë Prokurorisë së Përgjithshme, do të binin pamje filmike nga ngjarjet e 21 janarit të ruajtura në memorjen e serverit, pas ekspertizës që u kërkua nga laboratorët e FBI në SHBA, duket se përfundimisht janë shuar.

PROCEDIMI

Menjëherë pas përgjigjes që erdhi nga specialistët amerikanë, se në server mungonin pikërisht filmimet e datës 21 janar 2010, grupi i prokurorëve, nisi procedim penal ndaj administratës së kryeministrisë "për dyshime se ka pasur manipulim të provave" për ngjarjen në fjalë. Në mënyrë urgjente, prokuroria, ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Gjergj Lezhja, të gjithë procedurën e brendshme që përdoret me filmimet dhe memorien e kompjuterit në këtë institucion. Përgjigjia zyrtare që është dhënë prej Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, ka qenë se "nuk ka ndonjë procedurë fikse dhe se pamjet paraardhëse fshihen automatikisht

Demonstrata e 21 janarit ku mbetën të vrarë tre vetë nga filmimet që kryhen 24 orë në kohën pasardhëse". Gjithsesi, akuza ka vendosur të marrë në pyetje gjithë personelin e administratës së këtij institucioni dhe veçanërisht atë të drejtorisë, që merret me sistemin komjuteristik dhe atë të vëzhgimit nëpërmjet kamerave. Duket se prokuroria në kërkesën që i ka bërë FBI, ka harruar të ngrejë pyetjen " Nëse ka fshirje, është bërë me ndërhyrja nga jashtë, apo në mënyrë automatike". Pikërisht për të kthjelluar këtë gjë, burime nga prokuroria thanë për "shqiptarja.com", se do të kërkojnë ndihmën e specialistëve vendas të pavarur. Nëse do të vërtetohet se fshirja nuk është bërë automatikisht, atëhere Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, dhe specialistët përgjegjës, do tu duhet të përballen me akuzën e prishjes së qëllimshme të provave për një ngjarje mjaft të rëndë siç është ajo e

vrasjes së qytetarëve Hekuran Deda, Faik Myrto, Aleks Nika dhe Ziver Veizi, përpara kryeministrisë në 21 Janar 2010.

FILMIMET

Specialistët e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), pas një ekspertize që zgjati më shumë se 2 muaj, kanë gjetur në serverin e Kryeministrisë si provë vetëm filmimet e datës 22 janar, një ditë pas demonstratës. Pamjet si për "ironi" nuk janë ato që shpresonte grupi i hetimit, pra autorët e vrasjeve, por aty duken vetë ata dhe të gjitha lëvizjet e hetuesve të çështjes brenda rrethimit të godinës kryeministrore. Gjithsesi aktin i ekspertimit të kryer në SHBA, në serverin objekt prove "ka ndërhyrje dhe fshirje", por nuk specifikohet, nëse ato janë bërë automatikisht apo nga persona të jashtëm. Gjithsesi akuza qëndrore, ka filluar procedimin penal për manipulimin e provave të 21 janarit.


4

E enjte, 8 dhjetor 2011

POLITIKE

Dëshmia e ishDhjetoristit: Lëvizja '90, vepër e Sigurimit

A

rben Meçe, njëri prej pedagogëve të Universitetit të Tiranës, që ishte në takimin me Ramiz Alinë në 11 dhjetor 1990 dhe që më pas u bë njëri prej themeluesve të PD-së, thotë sot, pas 21 vitesh se Lëvizja e Dhjetorit dhe gjithçka ndodhi më pas ishin vepër e Sigurimit të Shtetit, për të mbajtur nën kontroll "demokracinë" në Shqipëri. Meçe, ishpedagog i inxhinierisë, që në 11 dhjetor

1990, me kolegët dhe studentët ishte në takimin me ish-udhëheqësin e fundit komunist, Ramiz Alia, në Pallatin e Brigadave, ku u mor premtimi për lejimin e formimit të një force tjetër politike, ndryshe nga Partia e Punës, shprehet për "Shqiptarja.com" se: "Tani asgjë nuk ka më vlerë, edhe lëvizja e Dhjetorit është vjedhur". Ai kujton se Sigurimi i Shtetit u fut që në fillim në lojë, duke qenë pjesë e PD-së, duke

anashkaluar më pas dhjetoristët e vërtetë, të cilët më pas pas u vranë, ose u lanë të iknin jashtë vendit, ose janë sot pjesë e opozitës së pushtetit të Sali Berishës. Meçe shpreh dyshime për censurimin e shumë fakteve historike, siç është mungesa e pamjeve filmike të takimit të mbajtur në godinën numër 15 të Qytetit Studenti, sidomos kur nuk mungon një filmim, ku duken si protagonistë vetëm ata që sot janë pjesë e qeverisjes.

EDITORIAL NGA AFRIM KRASNIQI*

Për brezin që jetoi “me zë të lartë” vijon nga faqja 1 ...Kemi të bëjmë me një ngjarje politike të veçantë, dhe si ndaj çdo ngjarje tjetër historike cilido është i lirë të gjykojë dhe të sillet siç ai e mendon, e drejtë kjo e fituar pikërisht ato ditë të dhjetorit 90. Deri ato ditë ishte e pamundur të mendohej ndryshe, qytetarët nuk duhej të mendonin, partia mendonte për ata dhe vetë qytetarët duhej të ishin korrekt në zbatimin e çdo porosie politike të partisë-shtet. Sistemi komunist ishte një sistem brutal frike e dhune, i pashembullt në urrejtjen e tij ndaj ndjenjave dhe mendimeve të lira njerëzore, fyes dhe dhunues ndaj gjithçkaje të re, fortesë e hekurt ndaj gjithçka me burim perëndimor, - dhe kështu, mbahej në këmbë si një burg i madh qytetarësh të lindur, rritur dhe destinuar të jenë qytetarë të brezave të humbur. 20 vjet më parë ishim të rinj, shumë të rinj, ishim kandidatë potencialë për të qenë pjesë të brezit të humbur të radhës, pa shanse e hapësira ndryshimi, pa mundësi komunikimi ndryshe, të rrezuar nga një varfëri e skajshme, dhunë verbale dhe lodhje e pamasë nga vështirësitë e jetës. Me këto të dhëna shumica e atyre që patën fatin të ishin në dhjetor 90 në qytetin “Studenti” ishin kontigjent, siç i quan Hygoi, të luftonin për vdekje në duel me fatin e tyre. A ishin disidentë politikë? A ishin misionarë politikë? A ishin lajmëtarë politikë? A ishin çlirimtarë apo mjeti që sjell çlirimin? A patën një besim politik, një projekt politik, një vizion politik apo ishin pjesa e rebelosur e një shoqërie të lodhur nga izolimi e varfëria, propaganda dhe krimet? Shumëkush ndan mendime të ndryshme mbi këto pyetje. Unë e kam një mendim dhe më shumë se kaq, e kam një bindje të thellë të cilën jam i gatshëm ta mbroj. Dhjetori 90 ishte një revolucion studentor, plot idealizëm, plot virtyte, plot shpresë, plot energji, plot kurajo e guxim. Pa të nuk do të ishim sot duke kujtuar dy dekada pluralizëm. Pa të nuk mund të pranoj imponimin fiktiv të asnjë date tjetër se kur ky burg stalinist do të rrëzohej. A mund të kishim dhjetor 90 nëse aty nuk do të ishte ky brez por një brez tjetër? A mund të kishin studentë “të tjerë” të njëjtin bilanc si brezi ynë i atij dhjetori? Nuk mund të them “jo”, sic nuk mund të pranoj gjithashtu që këtij brezi ti imponohet ndjenja e “fajit” për shansin jetësor që i erdhi dhe që ata e përmbushën me më të mirën e mundshme të tyre. Në një vend e shoqëri vlerash “faje” të tilla janë merita dhe, për rrjedhojë, në ngjarje unike janë ato janë merita unike, të cilat nuk cënohen as nuk mund të vihen në dyshim nga asnjë zhvillim dytësor që mund të lidhet me sjelljet politike individuale apo vetzgjedhjen e drejtë apo të gabuar të statutit individual gjatë dy dekadave të tranzicionit. Bindja ime mbart në vetvete reflektimin mbi përjetimet gjatë 20 viteve, por edhe mbart gjykimin personal mbi atë se çfarë kam parë, dëgjuar, shikuar e përjetuar ato ditë historike

midis moshatarëve të mi studentë, shumica të panjohur atë kohë. Banorët e qytetit “Studenti” vinin nga rrethet, nuk i përkisnin pinjollëve dhe as familjeve fqinje të bllokut; shumë prej atyre që ishin aktivë vinin me të drejta studimi në degë të imponuara (dorës së dytë), mbartnin me vete sakfrifica e shpresa të mëdha të familjeve të tyre. Ai brez ishte ndryshe, kishte kurajo, kishte një shtytje të madhe të brendshme për të rrezikuar, ishte mosbesues e refuzues ndaj gjithçkaje që prodhohej nga politika zyrtare, dhe kështu, përfaqësonte një shoqëri e një Shqipëri të zemëruar, të gatshme për shpërthim. Nuk kanë rëndësi primare detajet teknike sesi lëvizja nisi, sesi protestat për dritën çuan në lëvizje politike, sesi dikush erdhi, dikush iku, dikush erdhi për të mos ikur apo sesi u zhvilluan dialogjet politike të 2-3 ditëve. Rëndësi ka që nenët e para të dhjetorit 90, aty në errësirë e në dritë, në dritare e në rrugë, pa drojë dhe frikë, 20-24 vjeçarët studentë kapërcyen ylberin duke brohoritur emra dhe parulla për të cilat gjatë 46

Dhjetori 90 ishte një revolucion studentor, plot idealizëm, plot virtyte, plot shpresë, plot energji, plot kurajo e guxim. Pa të nuk do të ishim sot duke kujtuar dy dekada pluralizëm. viteve mëse dy breza janë dënuar me burgim deri në pushkatim. Ka një thënie japoneze sipas të cilës “vizioni pa veprimin mbetet një fantazi dhe se veprimi pa vizion është një mankth”. Brezi i atij dhjetori dallon nga brezat e tjerë sepse e pati vizionin, pati aftësinë për të vepruar dhe pati kështu të gjithë elementët që lëvizja të mos mbetej as fantazi dhe as mankth. Thirrjet për Bush apo Fishtën, thirrjet për demokracinë e Shqipërinë si Europa, krahasimi i diktatroti Hoxha me Hitlerin, vargjet nacionaliste për bashkim “ja vdekje ja liri” dhe detaje të tjera që morën qytetarinë e simboleve të dhjetorit 90, ishin tërësisht të pastra, tërësisht politike, tërësisht kurajoze dhe antikomuniste. Peticioni i parë kishte 90% kërkesa politike, diskutimet dhe fjalimet e kujdo student ishin gjithashtu politike, arsyeja pse ndodheshim aty ishte politike dhe produkti, natyrisht që ka të bëjë vetëm me politikën. Një politikë minimale, por me vlerë maksimale për momentin kur ndodhi, formën sesi u imponua, shpresën, entuziazmin dhe ringjalljën e madhe që shkaktoi në gjithë shoqërinë. Natyrisht kur flitet për zhvillime të tilla historike ekziston rreziku gjithnjë i perseritjes dhe pergjithësimit. Përsëritjes po mundohem t‘i largohem duke iu larguar detajeve dhe ditarit të hollësishëm të cilin e kam botuar në një libër dhe është ribotuar disa dhjetra herë në media të shkruara e në faqe të ndryshme interneti. Me

Në foto: Takimi mes ishudhëheqësit të fundit komunist Ramiz Alia me studentët dhe pedagogët në 11 dhjetor 1990 siguri kujtimet e kolegëve të tjerë mund të sjellin më shumë risi në dhënien e detajeve personale. Sa herë më pyesin për detajet e mia personale, unë u them të njëjtën përgjigje. Po, isha aty, pata fatin të isha aty. Isha ndofta më i riu në moshë, i prirur me ndërgjegje të isha pjesë aktive dhe kjo më ndihmoi të isha dëshmitar në çdo ngjarje të atyre ditëve, dhe si një student letersie, pata fatin të mbaja ditar të hollësishëm të gjithë atyre ditëve. Prej 13 vitesh nuk është më ditar i im, është bërë publik në formën e librit, si pjesë e detyrimit tim moral ndaj gjithë kolegëve dhe brezit studentor të dhjetorit 90. Përgjithësimi i ngjarjeve është i pashmangshëm përderisa kemi të bëjmë me ngjarje politike, me gjykime sa subjektive (si ish pjesëmarrës) sa objektive (si studiues i politikës). Gjithësesi dua të evidentoj disa elementë me rëndësi: nuk ka argument që mund të vëjë në diskutim vlerën politike dhe kombëtare të lëvizjes së dhjetorit. Ajo përbënte një akt të lartë politik (rënia e diktaturës, pluralizëm politik, Shqipëria si Europa), një akt të madh kombëtar (rikthimi në Europë, rikthimi i lirisë, rikthimi i vlerave të mohuara kombëtare, rikthimi i çështjes së Kosovës) dhe një akt elitar (lëvizja e parë në historinë shqiptare e nisur dhe e kryer nga një qëndër universitare e akademike). Çdo përpjekje për ta cilësuar lëvizjen si diçka e improvizuar është gjithashtu fyese në sensin qytetar, spekulluese në aspektin politik, fallsifikim në aspektin historik. Nëse regjimi do improvizonte nuk ishin studentët të besurit e tij; vetë studentët nuk kërkuan kompromis politik por iu imponuan regjimit; dhuna e përdorur nuk ishte formale, ishte reagim kërcënues zyrtar; u promovuan teza e kërkesa që regjimi i ndalonte me kushtetutë, madje pak ditë më parë pasuesi i diktatorit i cilësoi „armiqësore“ për Shqipërinë. Çdo element formal dhe informal që krijon lidhje ose keqkuptime në raportet midis regjimit në ikje dhe levizjes studentore nuk lidhet me studentët, por me aktorët e tjerë civil e politikë që erdhën në qytetin „Studenti“ kur u bë e qartë se rruga e studentëve ishte pa kthim, se Shqipëria e kishte fituar pluralizmin politik. Mbi studentët u provuan të gjitha (dhuna me 8 dhe 9 dhjetor), kërcënimi ushtarak (me 9-10 dhjetor), arrestimet (8-9 dhjetor), përçarja e kundërvënia me qytetarët (ditëve të dhjetorit e sidomos në shkurt 1991), kërcënimet familjare (gjatë gjithë ditëve), presionet mediatike (në median zyrtare) për të vijuar muaj më pas edhe në „demokraci“ deri në mbylljen për herë të parë në histori të Universitetit të Tiranës. Teza se regjimi toleroi e kurseu dhunën është e stisur; ajo u përdor natën ndaj të rinjëve të pambrojtur, u përdor në mesin e Tiranës dhe në mesin e ditës me 9 dhjetor. Por

frika e regjimit, siç vertetohet edhe nga dokumentet arkivore të Byrosë Politike, përballë alternativës së zhdukjes ose arrestimit të 5 mijë studentëve, ishte frikë reale, pamundësi reale dhe makth real në 1 vjetorin e ekzekutimit të diktatorit Çaushesku. Natën e 8 dhjetorit kur thirrjet i lanë vendin veprimit konkret nuk pati hezitime, përkundrazi. Miqtë e mi më të mirë, shokët e dhomës dhe të kursit, fqinjët në godinën e arteve, minierave dhe letersisë, kolegët e mekanizës dhe elektrikes, patën fatin të ishin atë natë pjesë e një grupi gjithnjë e më të madh studentor, i cili siç thotë Emil Zola, kishin ardhur në këtë botë për të jetuar me zë të lartë, dhe që vertetë ia doli që brenda tre ditëve t’i imponojë regjimit pranimin e pluralizmit politik dhe ndryshimin e sistemit politik shqiptar. Natyra impulsive e moshës, lidhja e fortë me njëri tjetrin, besimi se vetëm së bashku dhe vetëm atë natë mund ti ndryshonim gjërat bëri që mesnatën e 8-9 dhjetorit të ishim viktimat e fundit të dhunës zyrtare komuniste në Shqipëri. Pas asaj nate ata nuk do të ishin kurrë më të lirë të ushtronin dhunë të organizuar, e nesërmja tentoi ta provojë dhunën, por në fakt të goditurit e vertetë ishin vetë themelet e atij sistemi antihuman. Kjo u provua nga solidariteti i jashtëzakonshëm i kolegëve studentë të qytetit të Tiranës, më pas të qëndrave të tjera studentore dhe njëherësh të qytetarisë së kryeqytetit, - dhe të gjithë së bashku krijuan brenda pak orësh në verilindje të Tiranës një mini-qytet, të çliruar nga PPSH dhe dogmat e saj, të lirë për tu organizuar dhe për të marrë përsipër rënien e perdes së fundit komuniste në Europën Lindore. Rasti ynë nuk do të ishte imun ndaj rrezikut historik të identifikimit të padrejtë të lëvizjeve dhe revolucioneve progresiste me individë të veçantë, gjithësesi në memorien e kultivuar qytetare përgjithësisht ato ngjarje kanë zënë vend si një arritje e brezit të papërsëritshëm studentor të dhjetorit 90. Emrat e ish dhjetoristëve studentë? Këdo që do të përmendja e meriton, por me siguri nuk e meritojnë të mos përmenden të tjerët që mund të harroja sepse atë natë dhe ato ditë nuk ishin 5 dhe as 10, 100 dhe as 500, por disa qindra dhe më pas ndofta mijëra studentë që krijuan levizjen ose iu bashkuan asaj, me shpresën e madhe se kishte ardhur ora e ndryshimit edhe në Shqipëri. Në bibliotekat shqiptare ka botime që listojnë emrat e shumicës së protagonistëve, në dokumentet arkivore (ende të mbyllura me ligj) ka me dhjetra të dhëna të tjera nominale dhe mbi ngjarjet e atyre ditëve, në memoriet personale të ish pjesëmarrësve ka ende mijëra detaje që ende nuk janë thënë as


E enjte, 8 dhjetor 2011

5

POLITIKE

S Gorbaçov, fjala në Katovica të Polonisë në 1986

istemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë, sidomos dy gjëra: respektimin e të drejtave të njeriut dhe krijimin e pluralizmit politik. Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet deri diku, por pluralizmin do ta lejojmë s'bën. Le të krijohen parti politike sa të duan, të majta, të qendrës e të djathta, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne. Në krye të

tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin në themel e çati. Në këtë mënyrë ne fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste. Të dënuarit dhe të përndjekurit do të thonë për ne që edhe këta e urrekan komunizmin! Ata do të afrohen e do të na përkrahin. Neve na intereson shumë karta morale e tyre. Do t'i a frojmë e do tu japim punë të parëndësishme, por kurrë nuk do t'i lëmë të marrin

pushtetin sepse ata, sapo të marrin fuqinë, do të fillojnë hakmarrjen. Nën një propagandë skajore kundër komunizmit e me disa dënime të vegjël të nomeklaturës së lartë komuniste, ne komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në vendet ish-socialiste të jenë njerëzit tanë. Nën këtë strategji, brenda dy a tri legjislaturave, do të kemi shndërruar ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste".

"Kabllogrami" i Mihail Gorbaçov në 1986

Ramiz Alia: Kështu do ta mbajmë pushtetin Orientimi: Të krijojmë partitë dhe të drejtojmë vendin

TIRANE

ARBEN RROZHANI

Z

shkruar. Të gjitha së bashku do të mund të krijonin një tabllo të plotë të „inventarit“ njerëzor të dhjetorit 90. Kjo duhet bërë, madje sa më parë. Sepse dhjetori 90 i ngjan një kujtimi në të cilin të gjithë duan të jenë, ata që kanë qenë, ata që kanë dashur të jetë po nuk kanë mundur, ata që kanë qenë aty për ta ndaluar, ata që kanë refuzuar të jenë, ata që nuk kanë qenë dhe as kanë dashur të jenë dhe madje edhe ata që ishin përballë studentëve, pjesë e nomeklaturës së lartë të regjimit. Kjo etje për çertifikatën e dhjetorit e bën këtë ngjarje sa madhështore, aq edhe të keqpërdorur në publik, në shoqëri dhe në përvjetore. Personalisht e çmoj shumë nevojën për të qenë të ndershëm me veten dhe të vertetën. Sot pas 20 vjetësh

Sot pas 20 vitesh dhe çdo vit që kalon, „dhjetori“ na bën të ndjehemi krenar për faktin që ishim aty jo vetëm fizikisht; që nuk iu shmangëm përgjegjësisë dhe fatit, por i përdorëm ato duke guxuar së bashku jam i trishtuar që shumë gjëra nuk shkuan ashtu siç donim e endërronim, se ideja e një Shqipërie utopike mbeti utopizëm, se vetë levizja e dhjetorit është injoruar dhe madje, është psë një lëvizje historike që ndryshoi sistemin politik e shoqëror, mbetet e vetmja ngjarje pa simbole nderimi publik. Njëherësh ndjehem mirë me veten e miqtë e mi të 20 viteve më parë që ato pak simbole ekzistuese në rrugicat e qytetit “Studenti”, në rrugën e Elbasanit, tek Kinoklubi, etj janë pjesë e punës së stafit tim të afërt gjatë vitete 93-95 në FRPD, dhe se jam njëri prej 2-3 autorëve që në mënyrë modeste rreth 13 vjet më parë kam shkruar një liber mbi gjithçka kam përjetuar në ngjarje e emra, për levizjen e dhjetorit 90. Së fundi, lëvizja e dhjetorit mbetet unike. Mund të ketë imitime, por në thelbin dhe integritetin e saj ajo mbetet unike. Kjo, jo vetëm sepse ngjarje të tilla rrallë përsëriten dy herë në jetë, por edhe se një bashkim aq energjik elitar për një çështje aq të madhe, si i tillë nuk mund të përsëritet. Në leximin historik lëvizja e dhjetorit përbën një revolucion demokratik, dhe si çdo herë të ngjashme, edhe në këtë rast koha i dha të drejtë tezës së problemi me revolucionet është se ata që i fillojnë rrallë i përfundojnë ato. Post-dhjetori ’90 u ndesh me

hvillimet "demokratike" në vendet e ish-bllokut komunist në fund të viteve '80, ishin zbatim i direktivave të ish-udhëheqësit sovjetik, Mihail Gorbaçov, që regjimet e Lindjes të bënin "retushime" për të mbajtur pushtetin, edhe pas të ashtuquajturit pluralizëm. Agron Sula, një nga pjesëmarrësit aktivë në Lëvizjen Studentore 90-të si dhe student i grevës së urisë së Shkurtit 91, si student i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Dega Fizikë, sjell për "Shqiptarja.com, materialin e Gorbaçovit, të mbajtur në Katovicë të Polonisë në 1986 dhe që u analizua në mbledhjen e Byrosë Politike të PPSH-së dhe Ramiz Alia në tetor 1989. "Kabllogrami nr.1-shkruan Sula, zbulon se qëllimi i vërtetë i ardhjes së udheheqësit sovjetik në Tiranë kishte të bënte me dekorimin nga ana e tij të padronëve sundues të tranzicionit shqiptar dhe në vecanti pasmortum për Alinë, për zbatimin me përpikmëri të porosive të tij, sipas letres sekrete të mëposhtme derguar atij dhe që u bë udhërrëfyes në mbledhjen e Byrosë Politike, në Tetor 1989, dhe të dy dekadave histori në Shqipëri.

LETRA

Letra sekrete e Gorbaçovit për Ramiz Alinë analizohet nga ai vetë dhe miratohet unanimisht në Mbledhjen e Byrosë Politike, tetor 1989) "Gorbaçovi më dërgoi disa dokumente e plane dhe po i studioj prej kohësh. Ata janë shumë më përpara se ne, por këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar afërsisht dhe jo me të gjithë anëtarët e Byrosë, pasi nuk di-

Lajmi

MOHIMI

Në Shqipëri dhe në vendet e tjera ish-komuniste, në dy dekadat e fundit gjithçka është bërë sipas orientimeve të bëra nga ishudhëheqësi sovjetik, Mihail Gorbaçov në Katovicë të Polonisë në 1986, sipas të cilit komunistët e konvertuar demokratë do të kenë sërish pushtetin. het se kush është miku dhe kush është armiku. Kjo është një mbledhje vetëm për ne më të besuarit, ndaj le të flasim hapur. Ne kemi kuadro sa për shtatë Komitete Qendrore, pra frika nuk duhet të ekzistojë. Shumë intelektualë do të na kundërshtojnë, por me ta do të rregullohemi duke u dhënë punë apo ngritur paksa rrogën. Problem mund të jenë intelektualët pensionistë. Këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, pastaj do t'u japim nga një minipension. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. është punë e tyre, ne e kemi programin dhe platformën tonë. Strategjia është e qartë dhe kemi përcaktuar rrugët për zbatimin e qëllimit dhe të misionit tonë. Nën një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla, sa për sy e faqe ndaj nomenklaturës së lartë komuniste.

"STRATEGJIA E RE"

Ne, komunistët reformatorë, do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, sipas së cilës kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne apo njerëzit tanë. Me strategjinë tonë të re, brenda dy-tre legjislaturash do të arrijmë që nga klasa komuniste të krijojmë klasën kapitaliste, e cila do të na përjetësojë në pushtetin politik të së ardhmes. Të jeni të sigurtë që e ardhmja do të jetë jona. Kurrë nuk do të lejojmë

dilemën e madhe se cila do të jetë e ardhmja, si do të ndërtohet / jetësohet ajo, sa e gjatë dhe e sigurtë do të jetë rruga për Shqipërinë e të nesërmes, Shqipërinë si e gjithë Europa. Dikush mendon se dilema është zgjidhur pozitivisht, disa ndjehen të zhgënjyer, të tjerë e quajnë një revolucion të pambaruar, - por me siguri, asnjë ish student i atyre ditëve nuk ka dilemën më të vogël në ndërgjegjen e bindjen e tij, se, nëse koha kthehej pas, nëse sot do të ishte dhjetori

Gorbaçov: Asnjë direktivë për Alinë

I

restaurimin e pushtetit politik të armiqve tanë. E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë e mrekullueshme, gjithnjë e sigurt, sepse për këtë kemi derdhur kaq gjak dhe do të derdhim përsëri po të jetë nevoja. Shqipërinë do ta gëzojmë Ne dhe pasardhësit tanë. Po rastisi që të na e përvetësojnë pushtetin apo të rrezikohemi, atëherë mos u gëzofshim asnjëherë, nëse nuk do të dimë t'i mbrojmë fitoret e arritura, qoftë edhe me grykën e pushkës, si në rininë tonë të hershme. Ndaj, për të mbrojtur mbajtjen e pushtetit duhet të jemi të përgatitur në të dyja anët; në rrugën paqësore dhe në atë të luftës së armatosur.

"KËRCËNIMI"

Ne jemi të përgatitur për të dyja rrugët; kemi njerëzit e vendosur dhe guximtarë, të cilët i kemi përgatitur me sakrifica e mund për vite me radhë, por kemi edhe organet tona të dhunës. Ndaj, mjerë ata që do të guxojnë të na kundërvihen. Jua them këtë që të mbani lart moralin dhe asnjëri prej jush të mos ketë frikë. Nëse do të jetë e nevojshme, do të kemi edhe mbështetjen e aleatëve të jashtëm ideologjikë në pushtet, që ju i dini mirë se sa na kanë ndihmuar. Pavarësisht konflikteve të fundit që kemi pasur me ta, duhet ta dini se na bashkon akuza e pushtetit të komunistëve, pavarësisht nga nuancat dhe përplasjet e përkohshme. Përveç aleatëve ideologjikë, do të kemi edhe

90, të gjithë do të ishin edhe njëherë aty, madje më të vendosur, më të qartë, më pak utopistë e më shumë realist për tu ndarë nga gjithçka brutale dhe negative që mbarti e përfaqësoi sistemit komunist në Shqipëri. Kjo është arsyeja që sot pas 20 vitesh dhe çdo vit që kalon, „dhjetori“ na bën të ndjehemi krenar për faktin që ishim aty jo vetëm fizikisht; që nuk iu shmangëm përgjegjësisë dhe fatit, por i përdorëm ato duke guxuar së bashku të vendo-

sh-presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, i pyetur nga një televizion shqiptar, pak ditë më parë, kur ndodhej në Tiranë, nëse në fund të viteve '80 Ramiz Alia ka marrë ai ndonjë direktivë nga Moska për ndryshimin e regjimit në Shqipëri, u përgjigj se: "Mendoj që kjo është diçka e re, nuk ka pasur kurrë asnjë lloj lidhjeje, ndoshta është keq, por nuk ka pasur…". mbështetjen e aleateve të Perëndimit, me të cilët kemi ruajtur fijet e lidhjeve të vjetra për hir të interesave të mëdha. Këta të fundit do t'i përdorim vetëm nëse do të jetë shumë e nevojshme. Shoku Enver dikur, dhe unë sot, i kemi ruajtur këto lidhje të që garantojnë pushtetin tani edhe në të ardhmen, përgjithmonë! Ju garantoj se pavarësisht nga rrethanat e vështira aktuale, sido që të shkojnë punët, uji do të rrjedhë në mullirin tonë. Për këtë jeni të garantuar sot e përgjithmonë. Kërkoj nga ju që të mos keni frikë, të mos shtrëngoni radhët dhe të mos dekurajoheni nga situatat e vështira që po kalojmë, sepse në fund të fundit rëndësi ka pushteti, që do të jetë plotësisht yni. Ju uroj punë të mbarë, mobilizim dhe mendje të kthjellët! Mbajeni mend: Fitorja dhe pushteti do të jenë përjetësisht tonat! Do të bisedojmë dhe do të vendosim përsëri në përputhje me evoluimin e situatave. Ju uroj punë të mbarë

sim një tullë sado modeste në ndërtimin e ardhmërisë së një Shqipërie tjetër, siç dëgjohej në ballkone e shesh, „një Shqipëri si e gjithë Europa“. * Ish student në vitin e parë, Fakulteti Histori Filologji, godina 23, qyteti “Studenti”. Nënshkrues në listën themeluese në PD në dhjetor 90 dhe pjesëmarrës në grevën e urisë së studentëve në shkurt 1991. Është autor i librit „Fundi i Siberisë shqiptare: lëvizja e dhjetorit 90 dhe e shkurtit 1991“, botim i vitit 1998.


6

E enjte, 8 dhjetor 2011

POLITIKE

Eroparlamentarët e PE, në Tiranë për takimin BE-Shqipëri

N

jë grup eurodeputetësh nga Parlamenti Europian i kryesuar nga Eduard Kukan, kryetar i delegacionit për Evropën Juglinore do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, në kuadër të takimit të BE-Shqipëri, të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociimin që zhvillohet ditën e premte. Grupi i eurodeputetëve përbëhet nga Eduard Kukan, kryetar EPP Sllovaki, Viktor Bostinaru nën,kryetar

PSD Rumani, Antonio Cancian EPP Itali, Tanja Fajon PSD Slloveni, Stanimir Ilchen Alde Bullgarii dhe Michail Tremopoulos Greens/EFA Greqi. Takimi e parë ky delegacion i Parlamentit Evropian do ta zhvillojë me zv.kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Haxhinasto. Kështu, përballë njëri tjetrit do të jenë deputetët shqiptarë dhe ata të BE, në funksion të statusit të vendit kandidat. Takimi do të përqëndrohet në dy çështje

kryesore që kanë të bëjmë me qëndrimin i Shqipërisë ndaj rekomandimeve të BE dhe reformat në parlamentin shqiptar. Në fund të takimit pritet miratimi një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës. Përfaqësues të BE do të këmbëngulin në miratimin e kësaj rezolute, pasi në tre takimet e fundit mes Shqipërisë e BE-së, nuk është arritur të miratohet një rezolutë e përbashkët mes palëve.

Nënkryetarja e Komisionit komenton rekomandimet e Komisionit të Venecias

Subashi: KQZ e Kolegji të ndryshojnë formulë "KQZ në detyrë të ndryshojë. Kolegji, me koncept antikushtetues" Lajmi

voi me opinionet e institucioneve ndërkombëtare të specializuara zgjedhore. Reagimi juaj kishte të bënte me vendimmarrjen e KQZ...? Ne bëmë një reagim ndaj faktit që, vendimarja e institucionit kolegjial e kishte humbur funksionin, qëllimin e ligjit elektoral. Kjo nuk ishte absolutisht sjellje politike, por një përgjegjshmëri e lartë e kryerjes së detyrës. Ngritëm zërin në kohën e duhur, por nuk u degjua sa duhet zëri ynë. Dhe nuk vonoi konkluzioni dhe dëmi i ardhur. Të ndryshojë përbërja e KQZ-së vjen si rekomandim nga ky institucion i

Nënkryetarja e KQZ, Dëshira Subashi shprehet se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor duhet të ndryshojnë përbërje dhe formulë, në mënyrë që të funksionojë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias për një proces të drejtë dhe të ndershëm zgjedhor.

TIRANE

JAKIN MARENA

N

ënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi në një intervistë për "Shqiptarja.com" është shprehur se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, si institucioni i mbramë ky i fundit për ankimimin e palëve në procesin zgjedhor, duhet jo vetëm të ndryshojnë formulë, por institucioni zgjedhor dhe përbërje. Madje e cilëson KQZ si një institucion në detyrë, duke u shprehur se nuk ka qënë kolegjial në vendime, e konstatuar dhe nga institucionet ndërkombëtare, OSBE/ODIHR-i në raportin e tyre por dhe nga Komisioni i Venecias në rekomandimet e ditëve të fundit për politikën dhe institucionet shqiptare. Nga ana tjetër duke parë dhe funksionimin e Kolegjit, Subashi është shprehur se është koncept antikushtetues pamundësia e ankimimit ndaj vendimeve të tij, duke kërkuar ndryshimin e formulës së ankimit pas procesit zgjed-

"Ashtu siç orienton raporti i Komisionit të Venecias, shumë e rëndësishme dhe thelbësore është fakti antikushtetues që vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk kanë të drejtë ankimi" hor. Njëherësh Subashi nuk ka munguar të shprehet dhe në lidhje me akuzat që ka bërë gjatë tërë fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor, ku konstatimet e saja janë "ratifikuar" të gjitha nga ana e vëshguesve ndërkombëtarë dhe të Komisionit të Venecias, të shprehura me raporte dhe me rekomandime.

"Të ndryshojë përbërja e KQZ, vjen si rekomandim nga ky institucion i lartë evropian. Në radhë të parë ky rekomandim është përgjegjësi për KQZ në detyrë, madje të ndryshojë"

Në foto: Dëshira Subashi

DEBATET NË KQZ

Reagimi i përfaqësuesve të PS sjell rishqyrtimin e gjobave

N

ë mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është diskutuar mbi projektvendimin e për gjobat për partitë politike që nuk kanë plotësuar kuotën e 30% të femrave në listat për zgjedhjet vendore të 8 majit. Opozita, të cilës i është vënë edhe gjoba më e madhe, 72 milionë lekë të vjetër, e ka konsideruar vendimin e KQZsë si të paligjshëm dhe në shkelje me afatet e përcaktuar në ligjin për kundravajtjet administartive për shqyrtimin e gjobave. Në këto kushte, KQZ-ja ka ndërprerë mbledhjen për të shqyrtuar edhe një herë projektvendimin për vendosjen e gjobave për partitë politike që nuk kanë plotësuar 30% e femrave në listat e kandidatëve. Reagimi i përfaqësuesve socialistë ka ardhur vetëm pak ditë pas publikimit të gjobave të vëna nga ana e KQZ ndaj PS për mosplotësimin e kuotave të femrave në zgjedhjet vendore të 8 majit, duke e penalizuar me një shumë me të vërtetë të madhe këtë subjekt politik opozitar. Konstatimet tuaja në vijimësi gjatë debateve në KQZ, janë "ratifikuar" dhe nga rekomandimet më të fundit të Komisionit të Venecias, i cili kërkoi nga politika shqiptare ndryshimin e KQZ, duke hedhur kritika të forta ndaj tij. Komenti juaj? Komisioni i Venecias, por edhe

raporti i misionit të OCBE/ODIHRit, kanë konstatuar, atë që në fakt u ka ndodhur që kohë më parë zgjedhjeve në institucionin më të lartë zgjedhor. Ndokush nxitoi ta trajtonte në atë kohë si një sjellje të njëanshme politike të tre anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga opozita. E vërteta ishte krejt ndryshe, ashtu siç koha e pro-

lartë evropian. Në rradhë të parë ky rekomandim është përgjegjësi për KQZ-në në detyrë, madje detyrë që kjo KQZ të ndryshojë. Komisioni i Venecias ka qenë shumë i ashpër dhe me Kolegjin Zgjedhor. Si e vlerësoni këtë konstatim të këtij institucioni të rëndësishëm të Parlamentit Evropian për institucionin që jep vendimin e fundëm për çdo ankimim nga palët për zgjedhjet në Shqipëri? Në të vërtetë edhe raportet e mëparshme të ODIHR-it, kanë rekomanduar papajtueshmeri me detyrën e gjyqtarit, disa elementë që permban Kodi Zgjedhor. E tillë është e drejta e partive politike për të përjashtuar gjyqtarë të kolegjit zgjedhor nga kryerja e detyrës, pa asnjë argument, vetëm me faktin e kërkesës nga partitë politikë. Në vetvete ky element i parashikuar në Kodin Zgjedhor bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Por jo vetëm kjo. Çfarë nuk shkon tjetër me Kolegjin Zgjedhor në Shqipëri? Ashtu siç orienton raporti i Komisionit të Venecias, shumë e rëndësishme dhe thelbësore është fakti antikushtetues që vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk kanë të drejtë ankimi. Këto, por dhe probleme të tjera që lidhen në tërësi me ankimimin e një procesi zgjedhor, janë elementë mjaft të

rendesishëm që duhet domosdoshmërisht t'i nënshtrohen diskutimit të reformës zgjedhore. E thenë në mënyrë të përmbledhur ajo që është konstatuar tashmë është se kjo gjykatë, pra Kolegji Zgjedhor nuk funksionon mbi pricipet e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe për këtë duhen bërë dhe përmirësimet e duhura për të garantuar një proces të pakontestueshëm zgjedhjesh në Shqipëri. Si anëtare me shumë përvojë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, cilat janë propozimet tuaja konkrete për zbatimin e këtyre rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe përmirësimin e punës së KQZsë dhe Kolegjit Zgjedhor? Besoj se askush nuk duhet të ketë asnjë medyshje për një reformë zgjedhore tërësore dhe në të gjithë elementët e konstatuar dhe të rekomanduar nga ana e Komisionit të Venecias, por dhe më herët në raportin e OSBE/ODIHR-it. Dhe me reformë zgjedhore nuk kuptoj vetëm disa ndryshime teknike në Kodin Zgjedhor. Fjala reformë zgjedhore kërkon një ndërhyrje më të gjerë, bazuar kryesisht në problemet thelbësore, për të kthyer besimin politik tek sistemi, rezultati dhe administrata zgjedhore. KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, që ju më pyesni janë dy hallka tepër të rëndësishme në një proces zgjedhor, madje determinate për rezultatin përfundimtar zgjedhor. Pra konkretish ju mendoni...? Përmirësimi i punës së KQZ-së kërkon një veprim kolegjial, kërkon një respekt në zbatim të ligjit për aktet që kërkojnë votim të cilësuar, një drejtim administrativ të institucionit nga kryetari dhe zëvendëskryetari njëherësh, siç e kërkon ligji dhe mbi të gjitha me një etikë të detyrueshme të një institucioni të lartë të shtetit. Ky është sistemi i administrimit të zgjedhjeve, bashkëjetesë e detyrueshme midis të propozuarve nga pozita e opozita, me qëllim që të rritet besimi zgjedhor, që bën të vuajë demokracia në vend. Ju mendoni se është e domosdoshme vetëm ndryshimi i formulës së KQZ dhe Kolegjit? Unë jam gjithnjë me mendimin që të zbatohet ligji me rigorozitet në të gjitha rastet, pasi për mua çdo përbërje apo formulë funksionon në këtë rast. Ndërsa po u shkel ligji, bëj çdo lloj formule dhe çdo lloj përbërjeje, asgjë nuk do të funksionojë siç duhet dhe do të kemi gjithnjë të njejtat probleme.


E enjte, 8 dhjetor 2011

7

POLITIKE

Berisha sulmon Ramën në PPE: Nuk zbaton statutin e partisë

K

reu i qeverisë shqiptare, ka shfrytëzuar kongresin e 20 të PPE-ve që mbahet në Marsejë të Francës për të sulmuar opozitën shqiptare dhe kreun e saj, Edi Rama se nuk zbaton statutin e partisë. Njëherësh ai ka akuzuar Ramën se ka bërë çmos për të penguar dhe integrimin e vendit në BE. "Në gjithë jetën politike si njeri i lirë mendoja se Europa përbëhej nga qendra e

djathtë, por edhe alternativa e saj ka qënë e rëndësishme, ndaj mendoj se socialistët europianë, kur respektojnë ligjin janë të nderuar. Lideri i opozitës nuk pranoi rezultatin dhe ndryshoi statusin e partisë së tij,duke mos respektuar atë të jepte dorëheqjen", ka qënë deklarata e Berishës. Sipas tij, opozia pasi humbi zgjedhjet lokale me diferencë të madhe ajo pranoi saktësisht atë që ai kishte ofruar për dy vjet rrjesht,

Komisioni i PS: Ja kandidatët për Avokatin e Popullit

Lajmi Komisioni pranë PS ka publikuar listën me emrat e 33 kandidatëve për Avokatin e Popullit, si fazë të parë përzgjedhëse. Aplikantët kanë qënë kundër publikimit të emrave, japin opinionet e tyre dy kandidatë

TIRANE

JAKIN MARENA

P

artia Socialiste ka pub likuar listën e 33 emrave të kandidaturave që kanë aplikuar për t'u zgjedhur si Avokat i Popullit. Aplikantët, të cilët do t'i nënshtrohen më pas procesve të tjera përzgjedhëse për të nxjerrë një kandidaturë të vetme që do të hidhet në Kuvend për t'u miratuar me votat e deputetëve, janë emra që kanë qënë prezentë në jetën publike shqiptare. Kështu, Komisioni Përzgjedhës kryesuar nga deputetja Eglantina Gjermeni do të shqyrtojë të gjitha aplikimet deri në mbrëmjen e datës 8 dhjetor, në orën 9.30 duke përzgjedhur një numër më të vogël kandidaturash të cilat do të ftohen në një dëgjesë publike, pranë UMT më 12 dhjetor, ora 10:00, të hapur për mediat dhe që do të transmetohet live në PS.TV pranë faqes online të PS. Gjatë kësaj dëgjese kandidatët do të prezantojnë vizionin e tyre për Avokatin e Popullit si dhe do t'u përgjigjen pyetjeve të Komisionit. Renditja e prezantimit të kandidatëve do të bëhet me short, para fillimit të dëgjesës. Burimet brenda komisionit bëjnë me dije se shumë prej aplikantëve që kanë dërguar dosjet për të garuar për kandidatin e Avokatit të Popullit, kanë qënë kundër publikimit të emrave të tyre në startyin fillestar, pasi duke qënë se pjesa më e madhe e tyre do të eliminohet në raundin e parë, nuk kanë pasur dëshirë që të kenë emrin e tyre në listën e kandidatëve në një komision të PS për Avokatin e Popullit. Një kërkesë e tillë me sa duket nuk është marrë parasysh, duke qënë se Komisioni është shprehur se do të ketë një transparencë të plotë për të gjithë

"Avokati", pse kundershtuan 33 aplikantët publikimin Hazizaj: Besoj në konkurrimin korrekt Ndregjoni: S'kam aplikuar, vetëm pyeta

emrat që do të kandidojnë, ndërkohë që aplikantët ditën e djeshmë kanë ngurruar të japin opinio-

net e tyre për nismën e marrë kohë më parë. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka reaguar Sekretari i Përgjiths-

hëm i integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni i cili ka deklaruar se nuk ka aplikuar për

por që ata nuk pranuan kurrë të votojnë asnjë reformë europiane, nuk pranuan të votonin në parlament. "Zgjedhjet e vitit 2009 u cilësuar se plotësuan më shumë standarte dhe nuk pati asnjë provë për manipulime ndërsa të 2011 u konsideruan të drejta dhe konkuruese. Shqipëria po punon për integrimin në BE dhe në të gjitha përpjekjet kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme nga partitë si motra", tha Berisha.

LISTA E APLIKANTËVE PËR AVOKATIN E POPULLIT Emër

Mbiemër

Ermir

Dobjani

Adrian

Kasapi

Ermir

Hajdini

Agron

Çaushi

Genci

Terpo

Agim

Shima

Gent

Ibrahimi

Anton

Lleshaj

Gjet

Kola

Arben

Spaho

Kastriot

Frasheri

Artur

Lazebeu

Ksenofon

Krisafi

Artur

Çobani

Igli

Totozani

Besim

Ndregjoni

Irvin

Faniko

Besnik

Dervishi

Mikel

Gega

Bilal

Kola

Nuredin

Salati

Blerta

Kraja

Perparim

Kabo

Darjel

Sina

Qirjako

Qirko

Dëshira

Subashi

Rovena

Voda

Elidon

Habilaj

Sokol

Hazizaj

Elisabeta

Imeraj

Sotiraq

Nushi

Eni

Çobani

Sherif

Hoxha

të qënë në këtë listë kandidatësh për Avokatin e Popullit, por vetëm ka biseduar me Gjermenin për kriteret dhe për më tepër ai ka nënvizuar se aplikon vetëm në rastin e lënies së Avokatit të Popullit për të përndjekurit politikë. "Nuk kam dërguar dosje në komision për Avokatin e Popullit. Kam biseduar me Gjermenin, por nuk kam aplikuar, vetëm jam interesuar dhe pyetur se cilat janë kushtet. I kam thënë që, nëse ju keni ndërmend të merrni në konsideratë të përndjekurit politikë, atëherë kandidoj, ndryshe jo", është shprehur Ndregjoni. Duke nënvizuar se nuk

kishte si të çonte aplikimin e tij për të qënë në një listë me ata që kanë bërë Kushtetutën e vitit 1976. "Janë treguar të pamoralshëm dhe jam i trishtuar dhe i shqetësuar pasi më përdorën emrin. Nuk mund të jem në një listë me ata që kanë në CV-në e tyre mosmirënjohjen për ish-të përndjekurit. Nëse është në moralin e tyre si forcë politike, atëherë po, le t'ua lënë ish-të përndjekurve Avokatin e Popullit", tha Ndregjoni. Nga ana tjetër, ish-zv.ministri i Drejtësisë, Sokol Hazizi, teksa ka nënvizuar se është i vetmi avokat në këtë listë, shpreh besimin se "do të jetë një konkurrim korrekt dhe i ndershëm".

OSBE-ILDKP

Uollfarth: Hetim pasurisë së zyrtarëve

K

TIRANE

reu i OSBE Eugen Uollfarth është shprehur se problem për luftimin e korrupsionit mbetet mungesa e transparencës dhe baza ligjore, pasi sipas tij, jo gjithmonë ligjet zbatohen. Njëherësh ai nënvizoi faktin se një tjetër problem është imuniteti i zyrtarëve të lartë, prandaj këshilloi një politikë më e ashpër dënimesh për korrupsionin. Kështu, në prag të Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, në një takim me studentë të Fakultetit Juridik në Tiranë kreu OSBE-së, Uollfarth e cilësoi korrupsionin në Shqipëri, si një plagë djallëzore me impakt shkatërrues për shoqërinë shqiptare. "Angazhimi i qartë i autoriteteve për të

luftuar korrupsionin nuk është pasuar gjithmonë nga një zbatim konsekuent i ligjeve ekzistuese. Imuniteti i plotë i zyrtarëve të lartë publikë duke përfshirë edhe gjyqtarët mbetet pengesë kryesore për hetim efikas dhe të sukseshëm", tha ai. Njëherësh shefi i OSBE në Tiranë ka nënvizuar rëndësinë e medias në luftën kunder korrupsionit, si një mjet vendimtar në arritjen e përgjegjshmërisë në procest publike vendimmarrëse. Ai ka nënvizuar se është e rëndësishme që të forcohet më tej një administratë etike, profesionale dhe e paanshme, një administratë që mbështetet tek procedurat dhe që garanton një punësim të drejtë, shpërblim të përshtatshëm dhe një zh-

villim karriere të bazuar tek merita dhe rezultatet në punë. Ndërkohë që kreu Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive, Llalla u tha studentëve se Institucioni që ai drejton ka një rol parandalues me abuzimin e pushtetit publik, nëpërmjet kontrollit të pasurive dhe se po kryhen hetime jashtë Shqipërisë për disa zyrtarë. "Inspektoriati ka në hetim disa raste të zyrtarëve, që janë në kontroll për pasuri të dyshuara jashtë vendit. jemi në pritje të informacioneve që kemi për këto raste. Po hetojme disa raste, kryesisht në shtetet e rajonit, në Evropë, po kryesisht vende rreth Shqipërisë. Në hetime përfshihet edhe Qipro", tha Llalla për të gjitha mediat, duke paralajmëruar lajme të reja në këtë drejtim.


8

E enjte, 8 dhjetor 2011

EKONOMI

Afishim publik për regjistrimin fillestar në Durrës

Z

yra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme njofton se ka filluar Afishimi Publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonën Kadastrale Nr. 8511, të qytetit Durrës. Ky afishim bëhet Lagjen 16, Unaza e Re, kryqëzimi me Rrugën "Niko Kazanxhi", Durrës për 45 ditë

kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8511, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në rast se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, atëherë pronari duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe

t'i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës. Pretendimet do të shqyrtohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas.

?

Mungojnë përfaqësuesit e kompanisë çeke, ndërpritet mbledhja

ERE nuk jep OK për tarifat e reja të CEZ-it

Si mund ta përballojë sektori i energjisë elektrike sivjet bllokimin e tarifave të shitjes, në kushtet e një krize të gjithanshme?

Rritje tarifore do të miratohet vetëm për KESH-in Lajmi Është zhvilluar dje mbledhja e fundvitit e Entit Rregullator të Energjisë. Sipas burimeve të brendshme, rritja e kërkuar nga CEZ-i, e çmimit prej 4.6 për qind nuk do të miratohet, kështu që familjarët do të paguajnë të njejtën tarifë si këtë vit

TIRANE

GENC KONDI

N

dërkohë, çmimi i shitjes së energjisë së prodhuar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të dyfishohet, por kjo nuk do të kishte efekt në klientët fundorë. KESH kishte kërkuar, në fakt, një rritje afro pesë herë të tarifave për produktin e saj. Mbledhja për shqyrtimin kërkesave nga ana e Entit është shtyrë për javën tjetër, më datë 14 dhjetor, ku pritet të merret dhe vendimi për ndryshimin e tarifave energjetike. Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, tha se kjo shtyrje u bë për shkak të paqartësive mbi investimet e kompanisë furnizuese të energjisë CEZ Shpërndarje. Kjo shtyrje e vendimit të Bordit erdhi edhe nga mungesa e përfaqësuesve të CEZ-it dhe për pasojë, anëtarët e Bordit nuk morën shpjegimet për kërkesat e kompanisë, si dhe nga vonesat në paraqitjet e planinvestimeve nga shoqëritë e reja aksionere të HEC-eve Ulëz, Shkopet, Bistrica. Vendimi që do të marrë ERE për çmimet e energjisë do të jetë i vlefshëm për një periudhë 3-vjeçare dhe këto çmime do të mund të rregullohen në çdo fundviti, bazuar në investimet që do të kryejnë operatorët energjetikë: KESH, OST dhe CEZ Shpërndarje. CEZ kërkoi mosndryshim të tarifës nëse

zgjidhen problemet financiare CEZ-Shtet-KESH, në të kundërt, një rritje e tarifës 4,6% më shumë se në vitin 2011. KESH-i kërkoi rritjen e çmimit të energjisë që shet në 5,2 lekë/këh për vitet 2012-2014, duke argumentuar se duhet të mbulojë shpenzimet për përballimin e kërkesës për energji që e im-

porton me çmime të shtrenjta dhe se parashikon rritje të kërkesës për energji 13% më shumë në vitin 2012 e në vijim, deri në 28 % deri në 2014. Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 lekë/kWh për një konsum deri në 300 kWh/muaj dhe 13.5 lekë/

kWh mbi këtë kuotë. Tarifa aktuale e KESH-it është 0.63 lekë/kWh dhe e OST-së 0.6 lekë/kWh. Duke nisur nga 1 janari 2012 konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje. Mbetet ende e paqartë se

PYETJE PERGJIGJE

çdo të bëhet me kërkesën e CEZ-it lidhur me njohjen e borxhit të keq, që, sipas kompanisë, është në vlerën 160 milionë euro. Në rast se ERE do ta njihte atë, këtë shifër nuk e paguan shteti, por ajo do të shërbente si bazë për rritjen e tarifave në vazhdimësi. Në rast se do të miratohej kërkesa e operatorit që furnizon direkt familjet dhe do të mbetej në fuqi faturimi me dy tarifa, për konsumin mujor deri në 300 kilovatorë dhe për atë mbi këtë nivel, atëhere, një familje që paguan deri tani 2.500 lekë në muaj për energjinë elektrike të konsumuar do të paguante 2.615 lekë, ndërkohë që një familje që arrin në 10.000 lekë do të paguante rreth 5 mijë lekë të vjetra më shumë. Por, faturat e biznesit do të ishin shumë më të rënda se kaq. Kështu, faturave një milion lekë të vjetra do t'u shtoheshin edhe 46 mijë lekë të vjetra shtesë, e kështu me rradhë. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovatorë.

KESH-i e ka të pamundur të përballojë njëherazi, edhe rritjen e çmimit të importit, edhe uljen e prodhimit, edhe pagesën e kredive që ka marrë më parë. Duke qenë kompani shtetërore, qeveria duket se do ta marrë parasysh kërkesën e saj për të rritur tarifën, megjithëse jo në atë shkallë sa kërkonte Korporata. Problemi këtu qendron se, në rast se CEZi do ta blejë më shtrenjtë energjinë nga KESH-i, atij do t'i rriten kostot, kështu që teorikisht kërkesa për rritje tarifore do t'i miratohej edhe Shpërndarjes

Po në ç'mënyrë mund të shmanget atëhere rritja e tarifave, të paktën për familjarët?

CEZ-i i ka dalë përpara situatës, duke propozuar, si alternativë për rritjen e çmimit, negocimin e borxheve. Ajo vetë ka 58 milionë euro detyrim ndaj KESH-it, ndërkohë që shumë institucione të shtetit nuk paguajnë faturat prej kohësh, pa folur për faturat e papaguara nga qytetarët. Deri tani nuk ka patur asnjë sinjal nga qeveria për negociata apo marrëveshje, por kompania këtë e ka vendosur si kusht.

Vdetëm situatën financiare merr parasysh ERE në caktimin e tarifave?

ERE vlerëson kryesisht shpenzimet për investime, koston që kanë kompanitë e sektorit për të zbatuar angazhimet, para se të vijnë te vlerësimi financiar

Energjetika

Bello: Sistemi trajtohet politikisht

S

TIRANE

ipas Pajtim Bellos, ish-zëv endesministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, nuk duhet "mbetet vetëm në letër" synimi dhe objektivi i autoriteteve për ta trajtuar si prioritet sektorin energjetik. Riciklimi i krizave kur, në një periudhë përmbyten HEC-et, dhe në një periudhë të tjetër uji ulet në kuotën kritike që bllokon prodhimin e energjisë, tregon mungesë vizioni nga qeveria, deklaroi ai për radion gjermane Dojçe Welle. "Në rradhë të pare, duhet zgjidhur përdorimi me eficencë i energjisë. Në Shqipëri ende një pjesë e mirë

e energjisë vidhet dhe nuk faturohet. Dhe këto quhen humbje në rrjet që shkojnë në nivelin 40 për qind. Kurse nga energjia e faturuar arkëtohet vetëm 70 për qind. Kur të zgjidhim

Lajmi Sipas Pajtim Bellos, në Shqipëri për probleme teknike, që lidhen me energjinë elektrike, vendoset në planin politik, ndërkohë që zgjidhjet i duhen lënë ekspertëve të fushës, thotë ai

këtë problem, ne do të zgjidhim dhe të tjerat që vijnë një pas një. Një çështje tjetër është respektimi i interkonjeksioneve në rrjet, pra kombinimi i eksportit dhe importit me

periudhat kur ka rreshje dhe ka eksport dhe kur ka thatësirë dhe duhet importuar. Kjo ka efekt kur sistemi menaxhohet teknikisht dhe jo politikisht", shtoi Bello Ai konsideron si një investim të sigurtë orientimin drejt tregjeve rajonale të energjisë, me anë të të cilit realizohen shkëmbime në interes reciprok dhe nuk shmangen lekundjet e provokuara nga kapriçiot të natyrës. Kjo, sipas tij, është dhe eleminim apo reduktim i shpenzimeve të larta që bien në kurriz të ekonomisë shqiptare. Një nga rrugëzgjidhjet e qarta afatgjatë është ndërtimi i linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt mes Shqipërisë e Kosovës, thotë Bello.


E enjte, 8 dhjetor 2011

9

EKONOMI TELEFONIA CELULARE

LETRAT ME VLERË

Të ardhurat e kompanive celulare të pranishme në tregun shqiptar kompanive po ulen, pas rritjeve të vazhdueshme të viteve të kaluara. Në 6-mujorin e parë të këtij viti, rënia llogaritet të ketë qenë dyshifrore. Për vitin 2010 të ardhurat e kompanive celulare shënuan rënie 11% krahasuar me vitin 2009. AMC dhe Vodafone Albania pësuan rënie të të ardhurave vjetore përkatësisht me 18% dhe 12%

Ka vijuar rënia e interesit të bonove të thesarit të shtetit. Dje, në dy ankande të zhvilluara në mjediset e Bankës së Shqipërisë për llogari të ministrisë së Financave, është pranuar një interes prej 7.16 përqindësh për bonot njëveçare, me ulje të ndjeshme ndaj ankandit të fundit, dhjetë ditë më parë, kur kjo shifër ishte 7.36%. Bonot me afat tremujor maturimi janë shitur me interes 5.48%, nga 5.49%

Konsorciumi kino-turk pa punë nga 2010-a Lajmi Një koncension tjetër, i dhënë nga METE për firma të huaja, bën gati "plaçkat" që të lerë Shqipërinë, si pasojë e pengesave të shumta, ku shteti nuk merr përsipër rolin e tij si garant i sigurisë së punës së investitorëve

TIRANE

GENC KONDI

F

jala është për vend burimin e kromit në zonën e Vlahnës, në Has, i cili është marrë me koncension nga një kompani kinezo-turke. Para një viti e gjysmë, ka qenë ish-ministri Dritan Prifti, që ka nënshkruar marrëveshjen, në emër të qeverisë shqiptare, me investitorët. Por, si rrjedhojë e përplasjes me banorët vendas, fillimi i punimeve shtyhet vazhdimisht në kohë, aq sa, nga kompania e huaj po mendohet braktisja e koncensionit. Sipas medias, banorët e fshatit po përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga kompania që ka marrë me koncension vendburimin. Numri i familjeve që duan të përfitojnë ka arritur në mbi 100, nga 4-5 familje, të cilave u dëmtohen shtëpitë nga shfrytëzimi i nëntokës. Është kjo arsyeja që kompania mendon braktisjen e koncension-

Vijon largimi i investitorëve të huaj të kromit Kromi, "mollë sherri" për shkak të fitimit nga eksporti it, pasi ende nuk po fillon punën edhe në sektorin e Kalimashit të rrethit të Kukësit, të cilin gjithashtu e ka marrë me koncension. Kompania

torë të tjerë për përgatitjen e fronteve të punës. Por, deri tani për shkak të konfliktit me banorët puna nuk ka mundur të nisë në mënyrë normale.

Bulqiza është kthyer prej kohësh në një "Far West", ku, për shkak të kërkesës së lartë dhe çmimit të rritur të kromit në tregjet e huaja, ka plasur një vazhdë skandalesh korruptive, ku janë përfshirë banditë ordinerë, por edhe ata që japin lejet prej afro një viti paguan 12 punëtorë për të ruajtur 16 automjete të tonazhit të rëndë të ngarkuara me bazë materiale të sjella prej saj dhe 10 punë-

Ky është një rast tjetër kur investitorët kërcënojnë me largim nga koncensioni në mënyrë të njëanshme. Një muaj më parë,

"Shqiptarja.com" publikoi rastin e një kompanie tjetër kanadeze, gjithnjë në sektorin e kromit, e cila kishte vendosur të ndërpriste punimet dhe të largohej nga vendi. Në këtë rast, ishte ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që kishte bërë një "hile" jo të vogël, e cila rrezikon të dëmtojë edhe më tej emrin - tashmë të komprometuar - të zonës më premtuese minerare të vendit, Bukqizës. Kanadezët e "Empire Mining Corporation" njoftuan zyrtarisht se ndërpresin çdo lloj punimi në Shqipëri, për shkak se, në lejen e rinovuar të kërkimit të mineralit të kromit, të dhënë nga qeveria shqiptare, janë pakësuar koordinatat e zonës, së

akorduar më parë për të, në sipërfaqe dhe në thellësi të nëntokës. Në nëntor, ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm dhe president i firmës kanadeze, David Cliff, i cili ka bërë të ditur se autoritetet shqiptare janë përpjekur ta minimizojnë problemin. Ata u kanë thënë se veprimi ndaj tyre ka qenë thjesht pasojë e gabimeve të bëra nga Agjencia e Burimeve Natyrore. Po të ishte vetëm kjo, shtoi presidenti Cliff për agjencinë REUTERS, çështja do të mund të zgjidhej menjëherë, por ai konstaton se kjo "rrudhje" e lejes është akti i fundit i një serie zvarritjesh burokratike, me të cilat është hasur vazhdimisht kompania në Shqipëri.

Korrupsioni

Fahri Balliu bllokoi kromin në Rehovë

K

TIRANE

ompania turke, me pronësi 100% të huaj, "Dedeman", shumë e njohur në vendin e vet në një serë sektorësh të ekonomisë së vendit, por edhe me një përvojë specifike pozitive në nxjerrjen e kromit, ka aplikuar sipas rregullave në Shqipëri për marrjen e një leje kërkimi mineralesh. Leja nr. 1327 i është akorduar më datë 17 mars të vitit 2009 dhe ka qenë me afat dyvjeçar. Sipas ligjit të ndryshuar, një kompani që ka leje për kërkim mineralesh, ka të drejtë të aplikojë për leje shfrytëzimi, në rast se konstaton se në zonën ku ka bërë gërmime apo shpime rezulton një sasi minerali që mund t'i sillte asaj fitim. Me sa duket,

kërkimet kanë sjellë rezultat pozitiv në minierën e Rehovës, por këto rezultate i kanë marrë vesh deri në Turqi, ku investitorë të tjerë kanë zbuluar, jo mineral, por faktin që në Ambasadën e Sh-

Lajmi Edhe një minierë tjetër kromi, në Rehovë të Korçës, është bllokuar si pasojë e ndërhyrjeve të botuesit Fahri Balliu për të ndryshuar koncensionin nga një subjekt i huaj te një tjetër, siç është dëshmuar në videon e paraqitur pak kohë më parë në këtë gazetë

qipërisë në Ankara ndodhet baxhanaku i një njeriu me shumë pushtet, nga ata që u ecën fjala në vesh të ministrave. Afrimi më të duket se ka sjellë si pasojë vajtjen e Fahri Balliut me propoz-

imin konkret për Priftin, që ky i fundit të mundësonte që "të ngrihej prifti e të ulej hoxha". Konkretisht, propozimi nga ana e botuesit të "55"-ës ishte që ministri, me një arsyetim çfarëdo, t'u hiqte mundësinë turqve të parë që të aplikonin për leje shfrytëzimi në minierën e Rehovës, duke e ndërprerë në mes punën e tyre gjeologo-kërkimore, për të dhënë menjëherë leje shfrytëzimi për një tjetër kompani: "North Star Mining shpk". Aktualisht, miniera ka mbetur fare pa punë. Sipas burimeve të afërta me kompaninë turke "North Star Mining", përfaqësuesit e saj kanë dalë në treg duke ofruar shitjen e licensës me 500 mijë euro.

?

PYETJE PERGJIGJE

A duhet të përgjigjet shteti për problemet, që i krijojnë një firme të huaj banorët vendas? Shteti duhet të sigurojë ecurinë normale të punës për një investitor të huaj, të cilit i ka akorduar koncensionin. Zonat, në të cilat ndodhen mineralet e kromit janë të varfëra dhe është e kuptueshme që banorët që kanë mbetur aty të kërkojnë me çdo mënyrë të sigurojnë të ardhura nga kompanitë që vinë aty. Por, ata duhet të synojnë të punësohen dhe jo të kërkojnë dëmshpërblime, që jepen vetëm një herë. Organet shtetërore kanë detyrime kontraktore për garantimin e jetës, kapitalit dhe procesit prodhues

Ka patur largime të firmave të huaja nga sektorë të tjerë? Në naftë, psh, kërkohen investime shumë të shtrenjta për ta nxjerrë atë, që nuk i ka kushdo. Në këtë sektor, nuk ka patur probleme. Kromi, pasi zbulohet, është relativisht lehtë të nxirret dhe këtu ka patur më shumë përplasje interesash


10

E enjte, 8 dhjetor 2011

SOCIALE

Gjimnazet dygjuhëshe, Gjermania njeh maturën shtetërore

T

ë rinjtë që mbarojnë një nga katër gjimnazet dygjuhësh, gjermanishtshqip, kanë mundësi më të mëdha studimi në Gjermani. Kjo pasi në bazë të marrëveshjes midis dy vendeve, shteti gjerman u njeh këtyre nxënësve diplomën e maturës shtetërore. Në bazë të marrëveshjes, në gjimnazet dygjuhësh, 50 % e mësimeve bëhen në shqip dhe 50%

në gjermanisht. Deklarata është bërë nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, dje gjatë një konference që është organizuar nga ZfA (Agjensia qendrore për shkollat jashtë vendit), konferencë në të cilën ishte e pranishme edhe ambasadorja gjermane, Holtkemper. Ministri i Arsimit ka deklaruar se pas suksesit me projektin dygjuhësh, shqipgjermanisht, i aplikuar në 4 shkolla në

kryeqytet, po shikohet mudësia e futjes së gjermanishtes si gjuhë e dytë në gjimnaze dhe në universitete. "Po punojmë që gjuha gjermane të shtrihet në gjimnaze si gjuhë e dytë, pra nxënësit të kenë mundësi ta zgjedhin, por edhe si gjuhë e parë. Do përpiqemi që në universitete të ofrohet gjuha gjermane për të gjithë studentët që duan ta mësojnë atë në kohën e lirë", - ka deklaruar Tafaj.

Reagojnë mjekët: Këtu nuk asgjë, ndaj sdo të ketë as një planifikim

Ushtaraku anulon operacionet Spitali nuk ka as ngrohje. Drejtoria njoftoi mjekët dje se duke filluar nga data 15 dhjetor e deri më 20 janar do të zhvillohen vetëm ndërhyrjet e urgjencës

Lajmi

URDHRI I RI

Spitali Ushtarak nuk do të zhvillojë për më shumë se një muaj operacione të planifikuara. Drejtoria e këtij spitali i ka vënë në dijeni mjekët se nga data 15 dhjetor deri më 20 janar do të futen në sallën e operacionit vetëm urgjencat, ndërkohë që ende nuk është vënë në punë as sistemi i ngrohjes.

"Blini vetë edhe garzat, spitali nuk ka më gjendje" Në mbledhjen e djeshme që drejtoria e spitalit Ushtarak ka zhvilluar me mjekët, u është thënë që t'i blejnë vetë edhe garzat e operacioneve, pasi spitali nuk ka më gjendje. "Nëse këto dy javë sikur kishim garza për operacionet, sot na thanë se edhe ata duhet t'i blejmë vetë. Filloi avazi i vjetër. Ne porosisim pacientët,

TIRANE

ESMERALDA KETA

S

ipas drejtorisë së spitalit dhomat e operacioneve duhet të qëndrojnë të lira, vetëm për rastet e urgjencës që mund t'iu vijnë dhe mjekët të mos planifikojnë operacione për një periudhë prej 5 javësh. Në një komunikim që iu është bërë dje mjekëve të këtij spitali, drejtoria e ka argumentuar vendimin për anullimin e të gjithë operacioneve të planifikuara, me faktin se gjatë festave të fundvitit, ka shumë raste urgjencash, ndaj stafi i spitalit ushtarak do të jetë në dispozicion të tyre. Mirëpo mjekët e spitalit ushtarak thonë se arsyeja e vërtetë e këtij urdhri është krejt tjetër. "Ne mendojmë se ky vendim është marrë pasi aktualisht në spital nuk ka pathuajse asgjë, - na thotë njëri prej mjekëve. - Unë u bënë shumë vite që punoj këtu si mjek kirurg dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë vendim për pezullimin e operacioneve të planifikuara, për festat e fundvitit. Sigurisht që gjatë kësaj periudhe ka një fluks më të madh, për shkak se kthehen edhe shumë emigrantë, apo me datë 31 dhjetor mund të ketë edhe plagosje me fishekzjarre, por ky fluks është vetëm për 3-4 ditë maksimumi. Ndaj kjo nuk është një arsye për të pezulluar operacionet e planifikuara për 5 javë. Arsyeja e vërtetë është se në spital nuk ka asgjë dhe ata pak gjëra që janë duan t'i ruajnë për rastet urgjente", na shpjegon më tej mjeku.

NGROHJA

Jo vetëm mungesë barnash, por në spitalin ushtar-

ak mungon edhe ngrohja. Në këto ditë të ftohta dhe gjithë lagështirë të dhjetorit, e vetmja alternativë ngrohjeje për pacientët e ushtarakut është të futen poshtë batanijes. Kjo pasi sistemi i ngrohjes së kaldajës ende nuk është vënë në punë.

Arsyeja është se nuk kanë përfunduar akoma procedurat e tenderit për blerjen e lëndës djegëse, dhe duket se edhe për disa kohë pacientët duhet të mendojnë vetë edhe për të siguruar një mënyrë për t'u ngohur.

Afatet

Shtyhet provimi i shtetit, kandidatët nuk u regjistruan

TIRANE

S

htyhet data e zhvillimit të provimit të shtetit. Megjithëse testi i parë i këtij lloji, të cilit do t'i nënshtroheshin fillimisht farmacistët, ishte parashikuar që të zhvillohej rreth datës 12 dhjetor, zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata, ka njoftuar dje se ai do të zhvillohet pas datës 15 janar. Sipas zëvendësministrit Shamata arsyeja e shtyrjes së datës për zhvillimin e provimit të shtetit, që do u japë licencën farmacistëve të rinj, është fakti se jo të gjithë kandidatët kanë mundur të regjistrohen në kohë dhe ky afat i ri do t'u japë më shumë mundësi për t'u regjistruar. Ndërkohë që ende nuk është zbardhur tarifa që do të paguajnë kandidatët që do të marrin pjesë

ata blejnë napa me shumicë, i presim dhe i fusim në sterilizues që të jenë gati për ditën e ensërme. Këtu gjithçka ka marrë fund, por e keqja është se vazhdojmë prej kohësh në këtë situatë dhe nuk po merren masa për të dalë nga kjo skamje në të cilin është zhytur spitali ynë", - na thonë më tej mjekët e ushtarakut.

TERRA MADRE DAY 10 DHJETOR 2011 DITA NDËRKOMBËTARE E TOKËS NËNË Me regjistrimin e CONVIVIUM SLOW FOOD FISHTA edhe vendi ynë bëhet zyrtarisht pjesë e familjes së madhe të lëvizjes Slow Food, e cila është e pranishme në më shumë se 125 vende të botës. Rrënjët mbi territorin dhe vlerësimi i prodhimeve tipike vendase janë karakteristikat më të vërteta të lëvizjes Slow Food, objektivat e së cilës janë rritja e ndërgjegjes së konsumatorit dhe aftësia e tij për të dalluar më të mirën, për të favorizuar një turizëm më të vëmendshëm dhe të respektueshëm ndaj mjedisit, për të promovuar një prodhim gastronomik me cilësi, për të ruajtur punimet artizanale dhe varietetet bimore dhe shtazore që rrezikojnë të zhduken, për të edukuar të shijuarin kundër njësimit, gjithnjë e më të përhapur, ushqimor dhe kulturor. Grupet e Elbasanit, Përmetit, Shkodrës që mirëpret manifestimin zyrtar të shtunën me 10 dhjetor 2011, dhe Convivium Slow Food Fishta, ftojnë të gjithë personat e interesuar për t'u bashkuar në krijimin e një rrjeti të madh të Convivium në Shqipëri, për të zbuluar prodhimet tona tradicionale dhe për të vlerësuar punën e jashtëzakonshme të gjithë atyre që, duke punuar tokën, ushqejnë çdo ditë miliona njerëz.

në këtë provim për profesionet e rregulluara. Agjencia Kombëtare e Provimeve ka nisur tashmë publikimin e pyetjeve së bashku me alternativat e përgjigjeve. Sipas tyre, kjo gjë nuk cënon aspak provimin e shtetit, sepse nga 3 mijë pyetje të publikuara, do të zgjidhen 50 prej tyre që do të bien në testin final. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe pyetjet janë të ndara sipas nivelit, pyetje të lehta, mesatare dhe të vështira.

Bashkohuni me ne më dt. 10 dhjetor 2011 Zona pedonale "Kolë Idromeno" - Shkodër VIS Albania Projekti i Zhvillimit Rural në komunat e Kelmendit dhe Shkrelit

SNV Projekti Forcimi i Qëndrueshëm i Pyjeve dhe Kullotave

Informacion: Vis Albania, Rr. Don Bosko, Pall. Grapshi, Sek. 1, K. 4, Ap. 1 - Tiranë tel. +355 4 2406114 - e-mail: vis.nordalb@gmail.com


E enjte, 8 dhjetor 2011

11

SOCIALE

Abuzimet me faturat e CEZ, 10 mijë persona figuronin si të verbër

S

hoqata e të Verbërve dhe Shoqata e Para dhe Tetra-Plegjikëve kanë bërë kallzim penal në prokurorinë e përgjithshme për të denoncuar abuzimet me listat e përfituesve të energjisë elektrike. Në një deklaratë për shtyp, ata kanë sqaruar se mbi 10 mijë persona e përfitojë pagesën e energjisë falas nga qeveria, në mënyrë abuzive, ndaj ata

kërkojnë hetim për këtë skandal. "Jemi informuar se lista që është dërguar institucioneve qeveritare përmban rreth 25 mijë përfitues. Ne deklarojmë me përgjegjësi të plotë, se sipas listave tona, të paktën 10 mijë prej tyre janë perfitues abuzivë. Në këto lista të stërfryra me mbi 250%, përfshihen në masë të konsiderueshme ish-përfitues të cilët kane vdekur ose kanë ndryshuar vendbanim. Ne i

kemi kërkuar organit të akuzës të verifikojë me përpikmëri të gjithë listat e kompanive të biznesit të cilët mund të mos rezultojnë si qiradhënës. Kërkojmë me forcë të evidentohen të gjithë përfituesit e paligjshëm të cilët në shkelje të ligjit kanë mundur të futen në lista si përfitues abuzive duke dëmtuar rëndë buxhetin që mbulon nevojat e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri", thuhet në deklaratën për shtyp të këtyre shoqatave.

Nga 28 kasolle, 21 janë marrë me qira Lajmi Fshati turistik që bashkia e Tiranës ka ngritur në rrugën pedonale "Murat Toptani", nuk ka asgjë të përbashkët me projektin ambicioz të paraqitur në letra. Në ditën e parë të hapjes së tij, e vetmja gjë që ka mbledhur klientë ka qenë një zgarë e madhe me qofte e tym.

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ë fakt ndryshe nga sa ishte parashikuar, re alisht është realizuar vetëm një gjysëm fshati turistik. Nga 40 kasolle prej druri që përmbante projekti ambicioz, në të vërtetë janë vendosur vetëm 28 të tilla. Dhe nga këto vetëm 21 janë dhënë me qira, ndërsa 7 prej tyre edhe gjatë ditës së djeshme kanë qenë ende pa pronarë. Por edhe ajo që është realizuar, ka qenë shumë më i zbehtë se sa shkëlqimi me të cilin është paraqitur nga "Orange Adverstig". Dekorimi i kioskave, të cilat sipas projektit përfshihej në tarifën prej 3 mijë eurove që ata do të paguajnë për një muaj, ka qenë vetëm një degë fallco bredhi dhe ca drita të varura përgjatë gjithë rrugës. Por dita e parë e hapjes së këtij fshati ka qenë një dështim i madh edhe sa i përket vizitorëve. Megjithë parashikohej një fluks prej 10 mijë vizitorësh në ditë, dje ata numëroheshin me gishtat e dorës, ndërkohë që edhe ata pak persona që kanë kaluar për të parë, nuk janë ndalur fare për të pyetur për produktet që shiteshin apo çmimet e ofruara. E vetmja kasolle e sukseshsme përgjatë gjithë kësaj gjatësie ku janë vendosur shtëpizat e drurit, ka qenë ajo ku është vendosur një zgarë e madhe qoftesh. Punonjësit e bllokut të ministrive, me sa duket nuk kanë duruar dot aromën e fortë që të çante hundën dhe kanë nxituar që të porosisin qofte dhe të pinë birra. Të shumtë kanë qenë edhe kalimtaërt e rastit që kanë ndaluar të porosisin qofte, ashtu siç kanë qenë të shumtë edhe ata që janë shprehur të pakënaqur nga rrëmuja e krijuar. "Në

Dështon fshati turistik, tym e qofte në mes të Tiranës E inauguron Basha: Asgjë me paratë e Bashkisë, kontribut i bizneseve Në foto: Fshati türistik i vendosur në rrugën “Murat Toptani”

vend që të bëhej një gjë e bukur, është bërë kjo gjë. Nuk kemi nevojë për qofte që piqen në mes të Tiranës për një muaj me radhë, kemi nevojë për më shumë qytetari", - na thonë disa prej vizitorëve të parë të fshatit turistik.

Ndërkohë që edhe bizneset që ushtrojnë aktivitetin në këtë rrugë, janë shprehur të pakënaqur për hapjen e lokaleve të reja që ata i shohin si rivale, qoftë edhe vetëm për një muaj.

CEREMONIA

Megjithëse ceremonia ishte parashikuar të bëhej me datë 6 dhjetor, kryebashkiaku Basha ka zgjedhur që ta bëjë mbrëmë inagurimin e fshatit turistik, një ditë më vonë se ç'ishte planifikuar.

Në foto: Kasollja ku piqeshin qofte dje te fshati turistik Ceremonia është hapur nga përfaqësuesja e "Iceberg communication', e cila ka theksuar se e ka paraqitur që prej tri vitesh këtë projekt në bashki, por që mundi të realizohej vetëm tani me firmën e zotit Basha. Ndërkohë që kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim basha, ka shfrytëzuar këtë rast për t'iu përgjigjur akuzave të shumta në media, se ai ia ka besuar këtë projekt familjarëve të tij. "Dua të bëj me dije qytetarët e Tiranës, se asgjë nuk është harxhuar nga paratë që vijnë nga taksapaguasit e Tiranës, por gjithçka është kontribut i bizneseve", - ka deklaruar kreu i bashkisë, në ceremonë e inagurimit të fshatit turistik.

Studentët e Shkëlqyer

Stazh me pagesë në Bashki

D

TIRANE

uke filluar që nga janari i vitit 2011, 84 studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët u vlerësuan dje me medalje ari, do të mund të fillojnë stazhin me pagesë pranë bashkisë së Tiranës. Ky premtim është bërë nga vetë kreu i bashkisë, Lulzim Basha, i cili ka qenë i pranishëm në ceremoninë e rastit të zhvilluar nga Universiteti i Tiranës dhe Rrjeti i Studentëve Ekselentë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i konsideroi 84 studentët me medalje ari si aset të vyer për botën akademike, por edhe për qytetin. Ai gjithashtu bëri të ditur se nga burimet e Bash-

kisë, të paktën 1 milionë euro, do të adresohen për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës. Në këtë kuadër

Lajmi Më mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak, do të miratohet edhe vendimi që 84 studentët e shkëlqyer të diplomuar dje të mund të nisin një stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat duke filluar nga java e parë e Janarit.

kreu i Bashkisë bëri të ditur vendimin për t'u mundësuar stazh me pagesë në Bashkinë e Tiranës, institucione të tjera publike, në sektorin privat, duke filluar nga java e parë e janarit për 84 studentët e diplomuar dje. "Përfitoj nga prania e dy profesorëve të nderuar, anëtarë të këshillit (Shezai Rrokaj dhe Dhori Kule), dhe shpreh besimin tim se pas dy javësh këshilli bashkiak do të miratojë propozimin tim, për buxhetin e vitit 2012, ku Bashkia e Tiranës do të ngrejë një fond për praktikën e studentëve pas mbarimit të shkollës. Praktika, siç kam premtuar, do të jetë stacion kalimi drejt punësimit të profesionistëve të rinj që dalin nga auditorët e universiteteve", ka deklaruar Basha.

AKSIONI

Largohet tregu te Treni Policia bashkiake ka ndërmarrë një aksion dje, duke larguar nga rruga tregtarët që shesin në zonën e njohur si Treni. Kreu i minibashkisë nr.9, Indrit Fortuzi, ka deklaruar se po bëjnë zhbllokimin e kësaj zone dhe të rrugës që shkon drejt "ALUIZN" - it. "Aksioni për lirimin e atij lloji tregu të sajuar mbase nga njerëzit, (tavolina, ambiente për të shitur) do të vijojë edhe në ditë në vazhdim", - ka thënë fortuzi. Sa i përket faktit se tregtarët pretendojnë se u kanë dhenë qira banorëve të shtëpive ku kanë operuar dhe përdorur si treg, ai ka deklaruar se kanë paguar shtëpitë dhe jo rrugën. "Banorët të cilët kanë marrë shtëpitë me qira, ata kanë marrë ambientet e shtëpive, por nuk kanë marrë vendin për të shitur, nuk mund të zaptojnë dot rrugën për të shitur e kaluar jashtë territorit të shtëpisë, pra kanë shfrytëzuar pjesën e përbashkët", - ka deklaruar Fortuzi.


12

E enjte, 8 dhjetor 2011

KULTURE

Opera debatet

INTERVISTA Flet presidenti i Sindikatës së pavarur të Artistëve të Shqipërisë, për ligjin e ri të artit, dhe statusin e artistit që po përgatit

RESHAT IBRAHIMI Nëse vërtetohen akuzat për koncertin, drejtori të përgjigjet

ADMIRINA PEÇI residenti i Sindikatës së pavar ur të artistëve të Shqipërisë, Reshat Ibrahimi flet për diskutimet e fundit rreth Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, si i mbron sindikata artistët, çfarë bën ajo për të siguruar të drejta për ta, si i duket ligji i ri për Artin, kaq i kontestuar prej një pjese të komunitetit artistik dhe një opinion mbi rolin që mund të marrë sindikata në rast se provohet që artistët janë vënë të këndojnë para tre mjekëve kardiologë... Ju jeni president i sindikatës së artistëve të pavarur të Shqipërisë. Çfarë ju lidh ju me artin dhe artistët, interesat e të cilëve duhet të mbroni? Ne këtë vit festuam 10 vjetorin e krijimit të Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, të cilët për herë të parë u mblodhën u organizuan dhe krijuan sindikatën e tyre.

nistrit u themelua Teatri Kombëtar i Komedisë. A e keni përgatitur ju projekt-draftin e statusit të artistit dhe a jeni konsultuar me artistët për këtë? Ne sapo kemi paraqitur edhe statusin e artistit. Kemi 2 vjet që përgatisim këtë projekt, kemi marrë kontakte me artistët për ta pasuruar sa më tepër këtë projekt-draft. Me 1 dhjetor 2011 ne ia paraqitëm këtë projekt draft ministrit Aldo Bumçi, si edhe kryeministrit dhe ministrit të punës. Çfarë synoni me këtë projekt-draft për statusin e artistit? Në këtë projekt që kemi për statusin e artistit shqiptar, edhe njëkohësisht ne kemi kërkuar të ndërhyhet në ligjin e sigurimeve shoqërore, duke u bazuar konkretisht në dy tre pika kryesore. Pikë e pare, ne kërkojmë që të

Një nga pikat e kontratës është që në fund të vitit edhe 2 herë në vit të bëhet transparenca e buxhetit, e fondeve dhe mesa di drejtori aktual i ka bërë këto takime

Sindikata e ka për detyrë të bëj transparencën me artistët dhe në rast që konstatohet nga ana ligjore që ka shkelje dhe abuzime, sindikata nuk qëndron indiferente

P

Reshat Ibrahimi , Presidenti i Sindikatës së pavarur të artistëve Krijimi i kësaj sindikate erdhi në një moment të vështirë në Pallatin e Kulturës pasi në atë periudhe ishte një ligj i bërë nga ministri i asaj kohe, i cili nuk u zbatua. Artistët e kundërshtuan këtë sepse nuk u morën mendimet e artistëve dhe ligji binte ndesh me interesat e artistëve në këtë kohë. Në këtë situatë artistët u mblodhën dhe krijuan këtë sindikatë të pavarur në Shqipëri, u organizuan dhe paraqitën kërkesat e para pranë Ministrisë së Kulturës dhe Qeverisë. Në këto kërkesa ishte rritja e pagës për artistët, nënshkrimi i kontratës së punës, bërja e ligjit të ri mbi artin. Në dhjetor të vitit 2005 sindikata e pavarur nënshkruajti kontratën e parë midis meje dhe ministrit Bujar Leskaj, kontratë e cila detyroi institucionet që të nënshkruanin kontratën e nivelit të dytë. Në 2007, Teatri Kombëtar, Ansambli Popu-

llor, Qendra Kulturore për Fëmijë, Teatri i Kukullave, nënshkruan pra këtë kontratë që siguron që sindikata me punëdhënësin të krijojë një marrëdhënie ligjore. Po ashtu në vitin 2006 u bë e mundur rritja e pagave për artistët ku paga mesatare deri tani ishte 240 mijë lekë të vjetra dhe aktualisht sot është 490 mijë lekë të vjetra, afërsisht mbi dyfishin e pagave. Fatmirësisht qeveria aktuale me kryeministër zoti Berishan bëri që të merren paga 500, 600 apo 700 mijë lekë mbi bazë aftësish. Në vitin 2010 u bë ligji mbi artin dhe kulturën pra u ndryshua nga ligji skenik i 2006 u bë për artin dhe kulturën këtu u përfshin të gjithë gjinitë e artit, që janë në Shqipëri pasi në ligjin e parë nuk përfshiheshin. Ky ligj po kundërshtohet nga disa artistë, duke argumentuar se ligji i

jep shumë kopetenca dhe fuqi titullarit dhe nuk siguron të drejtat e artistëve. Cilët kanë qenë hartuesit e këtij ligji. A kishte artistë në grupin e punës? Ka pasur marrëdhënie shumë të mira mes grupeve të punës. Çdo institucion kishte përfaqësues. Nga Opera kanë qënë mbi 15 artistë si Irini Qirjako, Manjola Konjari, Gramoz Ruba, Gerdi Vaso, Aurel Thëllimi, Genc Kastrati, Irini Nikolla etj…Të gjithë këta kanë kontribuar në propozimin që ka bërë sindikata për ligjin. Çfarë ndërhyrjesh u bënë dhe çfarë u arrit? Për herë të parë në këtë ligj u bë e mundur që Cirku i Tiranës të kthehej në Cirk kombëtar. Meqë në 2005 ishte shkrirë Estrada e Tiranës, ne kërkuam kthimin e saj dhe falë dashamirësisë së kryemi-

ulet mosha e daljes në pension për valltarët, balerinët dhe artistët e cirkut pasi ligji aktual parashikon që 54 vjeç del gruaja dhe 59 vjeç del burri në pension. Ndërsa pretendohet që më vonë të vihet mosha 60 vjeç për gratë dhe 65 për burrat si moshë pensioni. Imagjinoni një grua në moshën 60 vjeçare të bëj numër cirku, të bëjë balet apo valle popullore. Ne kemi kërkuar që të ulet mosha nga 60 për femrat të bëhet '50, dhe nga 65 për burrat të bëhet 55. Njëkohësisht edhe për koristët, solistët dhe muzikantët e frymës kemi kërkuar të ulet një 5 vjeçar. Po ashtu ne synojmë të arrijmë edhe pikën tjetër që kur të dalë artisti në pension të marrë si pension 70 përqind të pagës bruto që artisti merr aktualisht, mbasi ligji aktual parashikon që të marrë 226 mijë lekë të vjetra. Çfarë roli keni pasur në

hartimin e rregullores së brendshme të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit? A keni bashkëpunuar me titullarin për rregulloren e brendshme? Si në çdo institucion tjetër edhe në Teatrin e Operas dhe Baletit sindikata ka një kontratë të nënshkruar me drejtorin, i cili nëpërmjet neneve që ka kontrata është bërë e mundur që çdo problem çdo marrëdhënie punë dhe detyrë që ka punëdhënësi për të realizuar sindikata gjithmonë ka qenë partner serioz. Konstatoj me kënaqësi se deri tani falë këtij bashkëpunimi të mirë dhe kontratës së punës, në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor prej disa vitesh ka një performancë të mirë, shfaqje dhe aktivitete nga më të ndryshmet që si ka pasur Opera më parë. Për këtë problem që kërkoni ju, di që drejtori aktual i Operas dhe Baletit ka paraqitur te sindikata një projekt rregullore. Kush e hartoi projekt rregulloren? Unë nuk e di kush e ka hartuar. Di që drejtoria ka paraqitur në Sindikatë një projekt, i cili është shpërndarë në grupet permanente për të dhënë mendime në lidhje më këtë. Di që disa probleme janë përfshirë në këtë projekt rregullore. Në çfarë viti është bërë kjo rregullore? Di që para një viti është dhënë ky projekt nga drejtoria për të marrë mendime në lidhje me rregulloren. Sot në TOB funksionon rregullorja e miratuar së fundmi? Nuk jam në gjendje të flas për këtë, por di që kjo rregullore funksionon. Mund të ketë problemet e veta por funksionon rregullisht . A informoheni ju si sindikatë rregullisht nga drejtoria e TKOB për buxhetin financiar? Një nga pikat e kontratës është që në fund të vitit edhe 2 herë në vit të bëhet transparenca e buxhetit, e fondeve dhe mesa di drejtori aktual i ka bërë këto takime. Në Teatrin e Operas dhe Baletit ka ardhur shpesh kontrolli i shtetit, aty kanë konstatuar që këto nuk kanë shkelje, s'ka abuzime. Unë flas me letra. Mund të merren të shikohen këto letra. A janë të hapur,artistët e


E enjte, 8 dhjetor 2011

13

KULUTRE

Reagimi

TKOB që ti konsultojnë këto kontrolle? Në momentin që sindikata konstaton nga kontrolli shtetit që aty ka shkelje dhe abuzime, artistët kanë të drejtën të mos qëndrojnë indiferentë. Domethënë artistët lejohet të marrin informacion? Patjetër sindikata e ka për detyrë të bëj transparencën me artistët dhe në rast që konstatohet nga ana ligjore që ka shkelje dhe abuzime, sindikata nuk qëndron indiferente. Por unë di që nuk ka ndodhur kjo gjë. Për statutin e Operas a mendoni se ky statut mbron interesat e artistëve dhe a keni parë patur ju një përfaqësim tuajin kur është bërë statuti? Po vërejtje keni patur? Në lidhje me statutin edhe në bazë të ligjit mbi artin, e përcakton dhe përpilon drejtoria dhe miraton Ministri i MTKRS. A është e pranueshme kjo

Çdo kush ka të drejtë të paraqesë një ngjarje a një fakt, dhe pastaj nëse kjo vërtetohet, pra nëse është e vërtet patjetër që sindikata e merr parasysh

sipas jush? Statuti i institucionit nuk është kornizë ligjore, përcaktohet qartë administrimi, funksionimi, organizmi nga ana ligjore si funksionon ky institucion. Statuti i një institucioni është strikt për t'u bazuar ndaj ligji e parashikon se duhet të hartohet nga drejtoria dhe e vendos ministri. Në kërkuam që të përfshihej në ligj edhe e drejta që komuniteti i artistëve të japë mendimin e tyre në bordin artistik të institucionit. Por kjo nuk u arrit. Dhe bordi artistik është shumë i rëndësishëm, pasi është institucioni që miraton projektet, buxhetet, gjithë aktivitetin ekonomik- financiar dhe artistik. Ndaj ne kërkuam që ky bord artistik të merrte mendimin e artistëve. Meqë kjo kërkesë nuk na u miratua me ligj, sindikata arriti që me luftë të bëjë të mundur që p.sh. te opera

dhe baleti kur mblidhet bordi artistik të marrë pjesë edhe kryetari i sindikatës, i cili pavarësisht se nuk ka të drejtë vote, ka të drejtë të jetë prezentë në diskutimet dhe vendimet e bordit. A mendoni se interesat e artistëve janë plotësuar dhe mbrojtur nga ana ligjore dhe profesionale? Deri tani e kemi arritur artistët janë të mbrojtur qoftë nga ligji aktual, qoftë nga kodi punës , në marrëdhëniet e punës nuk cënohen artistët, kemi caktuar marrëdhëniet e punës për mbrojtje të dyfishta edhe te statusit të artistit. Po për të drejtën e autorit? A janë të mbrojtur artistët? Që në 2006 ka dalë ligji për mbrojtjen e të drejtës së autorit. Për mendimin tim ka probleme të shumta dhe e kuptoj sindikata duhet ishte marrë më tepër me këtë çështje. Kanë ardhur artistë të ankohen për shkeljen e drejtës së autorit? Jo nuk di, që të e kanë ardhur artistë që janë anëtarë të sindikatës për këtë çështje. Por është problem. Ata, në bazë të ligjit duhet të paraqesin te zyra përkatëse shqetësimet dhe të marrin atë që meritojnë Deklarata e baritonit Ylber Gjini sot në Shqiptarja.com ishte e rëndë për tu pranuar në opinionin publik. Nëse është e vërtetë që një trupë artistësh jep shfaqje para 3 mjekëve a ka diçka që nuk shkon sipas jush? Çfarë duhet të bëjë sindikata? A shkelen të drejtat e njeriut dhe artistit në këtë rast? Ne jemi në demokraci dhe çdo njeri ka të drejtë të paraqesë në të gjitha mënyrat që do një ngjarje a një fakt, dhe pastaj nëse kjo vërtetohet, pra nëse është e vërtet patjetër që sindikata e merr parasysh. Sigurisht sindikata merr pozicionin e saj. Çfarë bën sindikata në këtë rast? Në këtë rast sindikata i kërkon titullarit të marrë përgjegjësi për këtë punë, të japë shpjegime. Meqë kjo akuzë është bërë publike a mendoni të bëhet një hap për të bërë një bisedë? Unë do thoja që përpara se të bëhet kjo, duhet verifikuar kjo situatë, duhet të dalë e vërteta sheshit tamam, dhe nëse ka diçka patjetër që do të ndërmarrim këtë hap.

PERGJIGJJA Një pergjigje zyrtare nga zyra e TKOB, nuk e mohon mbajtjen e koncertit të trupës së TKOB për mjekët kardiologë dhe shpjegon arsyet e mbajtjes së këtij koncerti dhe kush e bëri kërkesën për të...

Faksimile e reagimit zyrtarë të Teatrit Kombëtarë të Operas dhe Baletit

TKOB: Po është dhënë koncert për kardiologët ja solistët që kënduan "Kërkesa u bë nga shoqata e kardiologëve përfaqësur nga prof.dr. Spiro Qirko" ADMIRINA PEÇI

A

kuzat për nëpërkëmbjen e artistëve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe baletit, marrin përgjigje nga TKOB. Koncert para tre mjekëve kardiologë? Po është e vërtetë! Ja edhe emrat e solistëve që kanë kënduar… Baritoni Ylber Gjini akuzoi drejtorin Zhani Ciko se i ka nxjerrë të japin koncert përpara tre mjekëve kardiologë, madje iu është dashur të presin një orë, derisa tre spektatorët e privilegjuar të vinin në hollin e TKOB dhe të shijonin koncertin me solistët më të njohur të TKOB. Kjo akuzë erdhi dje në replikën e tij me drejtorin Ciko në Shqiptarja .com. Si kundër reagim, nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka mbërritur dje në redaksi një përgjigje zyrtare për këtë akuzë të baritonit Gjini. Në këtë përgjigje, thuhet se koncerti pwr të cilin flet Gjini titullohej "Tinguj për zemrën". Koncerti sipas përgjigjes zyrtare të TKOB është organizuar në datën 6 nëntor 2009 në hollin Koncertor të TKOB. Koncerti është bërë për të përshëndetur Konferencën Ndërkombëtare të Kardiologjise që u zhvillua në Tirane, me pjesëmarrjen e mjekëve kardiologë nga gjithë Europa, ekspertë absolutë në

fushën e tyre. Po në këtë përgjigje bëhet e ditur edhe arsyeja e mbajtjes së këtij koncerti dhe se kush ishte i interesuar për këtë. "Kërkesa për këtë aktivitet ka ardhur nga Shoqata e Kardiologëve shqiptarë, përfaqësuar nga prof.dr. Spiro Qirko", thuhet në përgjigjen dhënë redaksisë tonë, duke shpjeguar edhe arsyet e vonesës së mjekëve në këtë koncert. "Vonesa në fillimin e koncertit ka qenë për arsye të zgjatjes në kohë të konferencës shkencore, vonesë për të cilën u kërkua dhe ndjesë, thuhet më tej, në prononcimin e ardhur nga TKOB. "Angazhimi i artistëve të T.K.O.B si Ylber Gjini, Etleva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Irini Qirjako, Sabahet Vishnja, etj, ka qenë i vullnetshëm dhe pa asnjë detyrim. Është në detyrat dhe qëllimet e institucionit që të promovojë vlerat më të mira të artit kombëtar dhe atij botëror nëpërmjet interpretimit të forcave më të mira artistike. Pjesëmarrësit, mjekë të nderuar nga gjithë Europa shprehën konsideratën më të lartë për performancën dhe për njohjen me traditën e kostumeve dhe krijimeve tona kombëtare", shkruhet më tej në këtë përgjigje, duke përfunduar me frazën se "Arti është gjuha ndërkombëtare më elitare për të përcjellë mesazhe të fuqishme humane, integruese, bashkëpunuese, paqeje dhe më gjerë".


14

E enjte, 8 dhjetor 2011

AKTUALITET KAPET FEMRA QË LËVIZTE ME PISTOLETË

ZHDUKJA E KUMBAROS BLLOKON GJYQIN

Një femër 36 vjeçare është arrestuar nga forcat e policisë së komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi është kapur me një pistoletë Parabel, me një krehër me 8 fishekë. Ajo nuk kishte frikë, por një pistoletë e mbante gjithnjë në çantë. Gjatë kontrollit që i'u ushtrua në makinë u bë e mundur vetëm gjetja e armës së zjarrtit. Në pranga ka rënë Margarita Zenelaj me origjinë nga Lushnja dhe me banim në Tiranë.

Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet po zvarrit seancat si pasojë e zhdukjes së Ilir Kumbaros, i cili pritej të ekstradohej nga Londra. Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-SHIKasve, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha ka dështuar, pasi Gjykata është në pritje të letërporosisë dërguar autoriteteve të drejtesisë në Londër për ekstradimin e Kumbaros.

Ervin Llozhi u mbajt peng për 5 orë, e ëma denoncon në polici

Merret peng biznesmeni, kishte 80 mijë euro borxh Kishte një vit që kishte marrë borxh,i premtoi se do t'ja kthente Lajmi

statua ky rast, ndërsa disa prej specialistëve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë negociuar duke bërë të mundur më pas lirimin e pengut.

Ervin Llozhi 35 vjeç është mbajtur peng për 5 orë nga dy persona për shkak të një borxhi prej 80 mijë euro. Llozhi kishte një dyqan atletesh të cilin e ka furnizuar me mall me paratë që kishte marrë nga personat që e morën peng.

PENGMARRJA

TIRANE

BESMIRA MUÇAJ

M

osmarrëveshjet për një borxh prej 80 mijë euro të marra prej 1 viti parë ka sjellë si pasojë rrëmbimin e një personi, i cili u fut me forcë në bagazhin e një makine duke u nisur më pas për në periferi të Tiranës. Burimet e policisë të komisariatit nr 4 kanë bërë me dije se u mor peng për disa orë 35 vjeçari Ervin Llozhi, me profesion jurist. Llozhi është marrë peng rreth orës 15:20 minuta dhe është lënë i lirë rrëth orës 19:02 minuta. Denoncimi në polici është bërë nga e ëma e Ervinit dhe nga familjarë të tjerë të tij, të cilët kanë denoncuar në polici rastin duke thënë se është marrë peng. Gjatë hetimeve të kryera u kon-

Foto ilustruese

BORXHI

I kishte premtuar se do t'ia kthente sapo të merrte mallin

E

rvin Llozhi, pronar i një dyqani atletesh i kish te marrë peng Lush Bibës shumën prej 80 mijë eurosh. Të dy shokët kishin rënë në konsensus që borxhi do të shlyhej sapo të merrte mallin për dyqanin. Kishte kaluar afro 1 vit dhe Ervini s'kishte mundur të plotësonte paratë e marra borxh. Pas shumë diskutimesh ata kanë thënë se kjo gjë do të likojdohet shpejt, ndërsa autori pa një neglizhencë nga pamundësia. Për të bërë një lloj presioni dy persona kanë përdorur metodën e vetëgjygjësisë duke e marrë peng për disa orë me radhë. Policia punoi me orë të tëra deri sa u bë i mundur lirimi i tij.

Në orët e pasdites kur Ervin LLozhi ishte duke u kthyer për në shtëpi është ndaluar nga dy të njohurit e tij, të cilët e kanë kërkuar për të sqaruar një muhabet. Ervini ka shkuar afër, ndërsa më pas është marrë me dhunë dhe është futur në bagazhin e makinës së tyre. Pasi kaluan më tepër se tre orë familjarët e tij janë shqetësuar dhe kanë tentuar të komunikojnë me telefon, i cili ka rezultuar i fikur. Te tmerruar ata kanë shkuar pranë komisariatit të policisë nr 4 dhe kanë bërë një kallëzim. Pas marrjes së informacionit forca të shumta të policisë janë nisur për të kërkuar pengun si dhe të negociojnë me autorët. Gjatë 5 orëve u krijua një situatë plot tension jo vetëm për familjarët e tij por dhe për forcat policore që u vunë në ndjekje të automjetit që lëvizi në drejtimin e zonës së quajtur "Kafja e Rremës" ku mbahej dhe pengu. Ervin Llozhi rezultonte pronar i një biznesi,konkretisht dyqan atletesh dhe këpucësh. Sipas informacioneve të para bëhët me dije se Llozhi i kishte marrë borxh shumën prej 80 mijë eurosh Lush Bibës. Të dy kishin rënë dakort se ky borxh do të shlyhej shumë shpejt, por mesa duket gjatë një viti borxhliu s'ka mundur dot që t'ja kthe-

jë. Ervini merrte telefonata të shpeshta që i kujtonin se duhet të kthente paratë e marra. I gjendur në një situatë të vështirë ai i'u përgjigjej se gjithçka do të zgjidhje vetëm se i duhej pak kohë deri sa të realizonte këtë shumë. Personi që i kishte dhënë paratë ka filluar të marrë masa të tjera duke e friksuar Ervinin që t'ja shlyejë borxhin. Vendimi final ishte dita e djeshme kur borxhliu u mor peng për 5 orë. Lirimi i tij nga një automjet tip volsvagen, është bërë i mundur rreth orës 19:02 minuta. Policia ka marrë në pyetje personin që u mor peng, i cili ka dhënë të detajuar të gjithë skenën e ndodhur duke mos pranuar kështu që të bëjë një kallëzim penal.

POLICIA

Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit janë vënë në lëvizje për të gjetur automjetin ku ishte pengu. Pas shumë negociatave është arritur lirimi i tij. Ervin Llozhi është shprehur para autoriteteve të policisë se nuk kishte ndërmend që të bënte denoncim për ta, pasi do ti zgjidhte privatisht këto probleme. Panvarësisht situatës së krijuar për familjarët, policinë, opinionin publik, pengu nuk pranon që të denoncojë personat që e mbajtën të izoluar për disa orë me radhë. Ai është shprehur se është marrë peng për shkak të një borxhi, por çdo gjë do të zgjidhet me mirkuptim mes dy palëve. Policia ka idenifikuar si autor të ngjarjes Lush Bibën dhe po punon për kapjen e tij.

LAJME SHKURT

Fushë- Krujë, aksident me 5 të plagosur Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar kështu bilancin me tre të plagosur. Ngjarja është shënuar në Fushë -Krujë, ndërsa të dëmtuarit janë çuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Policia rrugore tha se 2 prej makinave të aksidentuara janë tip benz me targa, TR 9926 H dhe TR 5600 T, ndërsa e treta është e llojit volksvagen dhe mban targat LA 7517 A.

Ekstradohet nga Gjermania për prostitucion Akuzohej se kishte shfrytëzuar femra për prostitucioin për katër vite me radhë. Aleksandër Tiko ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Fierit 1 vit më parë i kishte caktuar masën arrest me burg. Ndaj tij rëndon akuza se ka shfrytëzuar për prostitucion, në vende të ndryshme të Europës, për 4 vjet nga viti 2005 në vitin 2009 shtetasen moldave N.P, 29 vjeç. Autori u ekstradua nga Gjermania drejt vendit tonë.

Shfrytëzoi 17 vjeçaren për prostitutë Një djalosh 22 vjeçar në moshë kaq të re ka rezultuar tutori i një minoreneje duke e detyruar atë të prostituojë. Hetimet 6 mujore të policisë bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes si dhe arrestimin e autorit. Denis Dervishi 22 vjeç ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 17 vjeçaren me iniciale R.L, me banim në Tiranë. Ata u pikasën në rrugën "Gani Domi", në lokalin e shfrytëzuesit, ndërsa u sekuestruan dhe 30 copë fishekë.

Arrestime në disa qytete

Trafiku i drogës, në pranga 9 shqiptarë në Itali P

olicia italiane në Sasari (Itali), arrestoi një 33vjeçar vendas dhe 7 shtetas shqiptarë, për trafik nrkotikësh. Ndalimet u bënë në Algero, ndërsa të tjerët në Alesandria, Bolonja, Milano, Verçeli dhe Vareze. Hetimet kishin nisur nga marsi 2011, pas ndalimit të një furgoni, ku ishin gjetur 3 kg herionë, të fshehur poshtë karrocerisë së mjetit. Bashkë me sh-

TË NDALUARIT E DJESHËM

Ardian Skeja 33 vjeç Ajet Spahiu 41vjeç Pajtim Durraj 50 vjeç Bledar Abdullaj 26 vjeç Emilian Abdullaj 23 vjeç Lorenc Ahmetcenaj 27 vjeç Shkelzen Ahmetcenaj 20

tetasin italian të ndaluar, në Sardenja kishte ardhur, përmes aeroportit të Algeros, 33-vjeçari Ardian Skeja, me precedentë të shumtë penalë dhe i dëbuar nga Sasari që në 2009. Sipas hetimeve të policisë vendase, shtetasi italian u kishte kërkuar bashkëpunëtorëve të tij që të takoheshin në një qendër tregtare në periferi dhe nga përgjimi i

telefonit ishin zbuluar lidhjet me bashkëpunëtorin Skeja. Hetimet e policisë çuan më pas në identifikimin e dy bashkëpunëtorëve dhe shqiptarëvëe të tjerë në disa qytete italiane. Po dje në portin e Barit u ndalua një kamion që vinte nga Greqia me 217 kg marijuanë, që zbriste nga trageti "Venturis". Pas kontrollit mes mallrave të ngarkuar

në kamion, është zbukuar sasia e fshehur e marijuanës. Dy shoferët, me origjinë nga Shqipëria rreth 22 vjeç, u ndaluan dhe u dërguan në burgun e Barit me akuzën për trafik ndërkombëtar të substancave narkotike dhe kontrabandës në dogana. Sasia e sekuestruar e marijuanës, do të kishte në treg vlerën e 1.5 milionë eurove.


E enjte, 8 dhjetor 2011

15

ZBAVITJE

HOROSKOPI Me traktor për të vjedhur bankën

Një fitues i pafat

B

Një çmim kundër vetvetes

K

anorët e një lagjeje të Murcias, në Spanjë, të acaruar nga zhurma e një traktori që buçiste prapa godinave të një rruge kryesore, i telefononin stacionit të policisë, duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, për të ndaluar traktorin e mallkuar" që po i shurdhonte. Pas shumë telefonatave insistuese të banorëe, një skuadër policësh u nis në vendin e treguar prej tyre, ku dëgjuan qartaz rrapëllimën e shurdhuese të traktorit. Por kur u afruan gjend para një të papriture aspak të këndshme. Traktori në fakt ndodhej në atë vend për të…vjedhur. Ishte një bandë e specializuar që ishte duke vënë në jetë planin për vjedhjen e bankës së qytetit, duke çarë murin e pasëm të saj dhe që andej, nëpërmjet traktorit të fuqishëm të shkulnin nga vendi kasafortën e ta merrnin me vete gjithçka kishte brenda. I kishin parashikuar deri në detaje të gjitha hajdutët, por i tradhtoi zhurma e padurueshme e traktorit, që bëri që qytetarët të ankoheshin në polici…

D

ur dëgjoi radion ta shpallte fitues të një konkursi ku kishin marrë pjesë shumë njerëz, Heinrich Stahlman, një qytetari nga Dusselodorfi nuk u besoi veshëve. Nga konkursi i shpalluar nga radio në fjalë ai fitonte edhe një shumë të konsiderueshme të hollash. Menjëherë shkoi në redaksin e stacionit radiofonik të Dusseldorf-it dhe, pas tërhoqi çmimin, u pyet nga Rudi Rittel, që ishte edhe prezantuesi i konkursit në atë radio, se si do ta shpenzonte këtë shumë që kishte fituar. I zënë disi ngushtë, ngaqë ndoshta nuk e priste këtë pyetje, Stahlman deklaroi se me to do të kalonte disa ditë pushime në ishujt Kanarie. Disa ditë më vonë, prezantuesi Rittel e takoi rastësisht fituesin Stahlman, në një nga parqet e Dusseldorf-it, duke ushqyer zogjtë. "Po a do të shkonit për pushime në ishujt Kanarie? e pyeti. "Ahiu përgjigj-nuk ishte për mua ai udhëtim. Dërgova për pushime gruan, vajzën time, vjehrrën dhe dy vëllezërit e gruas. Ndërsa unë po kaloi disa ditë të qeta në shtëpinë time".

uke qenë se e kishte thuajse të pamundur për të re spektuar dietën e rreptë të imponuar nga mjekët, për shkak të mbipeshës, Nick Russo, një miliarder dyzetvjeçar amerikan nga Ridgewood, në shtetin e Washingtonit, po kërkon mënyra të tjera për të lufuar tulet e tepërta. E keqja e miliarderit trashaluq është se i mungon vullneti të ndjekë këshillat e ekspertëve që i sugjerojnë të kalojë disa orë në palestër. Dhe tani, pasi më në fund e ka kuptuar se ai vetë nuk është në gjendje të bëjë asgjë për të ulur peshën, ngaqë nuk i reziston dot tundimit të ushqimit, ka vendosur një çmim për veten, njëlloj si ato çmimet që vendosen për të kapur ndonjë bandit të pakapshëm. Plot 25 mijë dollarë për atë që do ta kapë në befasi, duke ngrënë "ushqimin e ndaluar" në restorant apo në fast-food. Dhe duket se po funksionin, pasi Nick Russo, i cili peshonte plot 145 kilogramë, brenda pak muajve ka humbur disa dhjetra kile.

Dashi

Demi

Me praninë e hënës dhe jupiterit në shenjën tuaj ,të rejat që do tju shfaqen ditën e sotme do të jenë mjfat premtuese. Objektivi juaj kryesor në këto moment duhet të jetë gjetja e momentit të duhur për të realizuar synimet tuaja . Mos u tundoni.

Binjakët

Prania e Diellit dhe Mërkurit në Shigjetar do tju bëjë disi dembelë . Ju mungojnë stimujt e madje as nuk përpiqeni që ti gjeni. Ajo që keni nevojë në këto momente ështe relaksi ...ndoshta është më mirë t'i merrni gjërat me filozofi

Gaforrja

Prania e hënës tek dashi do tju sjellë mjaft surpriza të këndshme. Në aspektin profesional do tju bëhen propozime mjaft interesante .Më në fund do t'ju evidencohen e vlerësohen aftësitë tuaja të cilat për një farë kohe kishin mbetur në hije .

Luani

Prania e hënës në shenjën e demit , do tju bëjë të jeni shumë të papërqëndruar e deri diku nervozëe. Me gjithë impenjimin tuaj historia juaj është drejt fundit,e sa më shpejt ta pranoni aq më mirë do të jetë . Por ndoshta është më mirë t'i merrni gjërat me filozofi

Virgjëresha

Prania e hënës dhe jupiterit në shenjën mike të demit do tju bëjë që të merrni shumë dashuri nga njerëzit më të dashur dhe që ju duan të mirën . Disa raporte, megjithëse janë ftohur pak si pasojë e largësisë, sërish do të njohin zhvillime të tjera pozitive.

Peshorja

Askush sot nuk mund t'ju vërë shpatullat pas muri sot . Megjithse keni bërë gabime , kjo nuk do të thotë që nuk do të ndryshoni. Tregouni njerëzve vendosmërinë tuaj për të arritur aty ku doni . Kjo dhe falë pranisë së mërkurit në Shigjetar.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

8

9

21

10

11

22

27 36

42

43

29

30

37

31

70

40 46

73 82

90

66

74

83

75

84

55 60

67

68

76

85

78 87

82. Armstrong që thirrej Satchmo (inic). 84. Fillojnë rubrikën. 86. Eshtë skuadër. 87. Dashi kur nuk di. 89. Inicialet e Anka 90. Joan piktor. 91. Fanny e Callas Forever. 92. Një qytet bask në Spanjë.

6. Një zbukurim në... skenë. 7. Eshtë nusja për antonomazi. 8. Temat pa zë. 9. Hiqen në parnverë. 10. Inicialet e Cassel aktor 12. Mbyllin fushatat. 13. Ka rëndë dëshmor. 14. Fillojnë efektin. 15. Janë marëdhënie. 16. Mund të jetë e lirë dhe... private. 17. Mbrojte Civile e Republikës. 18. Ente Kombëtare Autonome. 19. I famshëm edhe ai i Tantalit.

VERTIKAL 1. Janë sëmundjet që përhapen. 2. Sikur ke thënë krahas. 3. Merret me studimin e imazheve të shenjta. 4. Një enë... bakri. 5. Redon, pikor.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM D

I

79 88

92

Sanremo-s. 58. Tristan i dadaistëve. 59. Ishte lumi i harresës. 60. Gjysma e agimit. 62. Ente Autonome Fier. 64. Broën i Peanuts. 65. Institucione Ekonomike Ndërkombëtare. 66. Një film... publicitar. 68. Eshtë zbehja, vyshkja. 70. Shiroka i rilindasve. 72. Dy asa. 73. Fillojnë tatëpjetën. 75. Kufizojnë një truk. 76. Paguhet për shërbim. 78. Janë në qendër. 79. Qyteti iAbrahamit. 80. Një aktore që premton të bëhet yll.

K

61

69

77

86

91

P

S O L

A K E

A M

P O L

I D O R

S A M

R O T H I

R

S

I K

O R A

D E K A B R

T A

M A N

A N O

E R

E L E M E N T A R E

K A P K A P

I

N A U S

I

P R O U S T

T E

T

C

H E L L

L

K R

I

I

I K E T

I

I

I K O N A

T

F

T A D

R

I

V E R A

I

V E

I

T E T

P

I

N E G A T E P

D K E

L A G J E T

K E D I

A R T

I

C E R A G R A M

R R

I

S T

I G A M I

I N A

R R E Z E T

A

T

I

T E T

I K A A

S T E T

F E S T U E S

T E N

T A L

I

O R

H E L

D O N

I

S K E N A R

X H E P A T

I N

A

I

M

A L A D

U

41

47

59

65 72

I

20

34

54

58

81

1. Janë ngjarje në... serial. 9. Regjisori i Basic instinct (inic) 11. Eshtë forca e natyrës. 15. Kupa e botës e fituar përgjithmonë nga Brazili. 19. Krijoi Arsene Lupin, (inic) 21. Një lëkurëtrashë si elefanti. 22. Agjenci Civile Korçë. 24. Emri i Ribery. 26. Fillon ndryshe. 27. Janë tallës. 28. Krijoi maçokun Felix (inic). 30. Perëndia greke e luftës. 33. Janë pështjella. 35. Dashuron vejushën gazmore. 36. Shpiku dinamitin. 39. Qendër për goca. 40. Thyhet me dy kafshata. 42. Një koefiçient për shahistë. 43. Reed që qe aktor (inic). 44. Përfaqsohet nga opozita. 45. Ishin furie për romakët. 48. Fox aktore dhe top model. 49. Michelangelo, regjisor i Blow-Up. 50. Janë ata që kanë mall për kohët e shkuara. 51. Institucione Lokale Rumune. 52. Janë kolegë të Alvar Aalto. 54. Shteti pa shi. 55. Unioni Autonom Doganor. 56. Teatri i festivalit të

19 26

50

64

HORIZONTAL

18

39

53

71

80

17

45

57

63

16

33

38

52 56

15 25

32

49

51

89

14

44

48

62

13

24

28

35

12

23

I I

O R E K S

M A R T E S E E R

J E T

N A T A E K

T E T A M

I M

I D E

M I N A R E T

20. Kufijtë e lëvizjes. 23. Një i shtatë në vit. 25. Rastis në kufij. 26. Ishin kolege të Tetit. 29. Gian Carlo kompozitor italo-amerikan. 30. Janë armët si bazooka. 31. Ente Botuese Vlorë. 32. Bean aktor. 34. Mbyllet me amen. 36. Një mesfushor i yni. 37. Janë ndriçues. 38. Janë të shumtë në Kopenhagen. 41. Një studio edhe skulptori. 44. Hidhet nga anijet në port. 45. Merret me të bukurën. 46. Ndal në kufij. 47. Kështu thirret Iggy Pop. 49. Emër vajze. 52. Kështu flet ai që qorton. 53. Qëllon në një vend. 57. Ai që… është ndryshe 59. Maazel dirigjent. 61. Ajo e huaj mësohet. 63. Eshtë edhe ajo epizootike. 67. Thotë Urbi et orbi. 69. Kush ka… ka zët. 71. Larmi, kur s'është ai. 74. Eshtë lloj papagalli. 77. Gjysma e fletës. 80. Inicialet e Penn aktor. 81. Qendër ditore. 83. Fillojnë një argument. 85. Mbyllin krahun. 88. Sikur janë në krye.

Kush ka kohë të tepërt të mos presë shumë, sidomos kur yjet ju favorizojnë kaq shumë. Dielli dhe Mërkuri në shenjën mike të Shigjetarit , do tju bëjë që me ndihmën e tyre të përfundoni punët tuaja ,si dhe të arrini rezultatet që dëshironi.

Akrepi

Shigjetari

Bricjapi

Ujori

Peshqit

K a a r dh ur k o h a p ë r t ë marrë një vendim final . Mjaft më me pasigurinë që po ju mbyt . Prania e hënës tek Demi do t'ju bëjë nervozë dhe do ta keni të veshtirë të kthjelloni idetë tuaja . Duhet të jeni të aftë të përballoni këto situate të vështira Marsi në shenjën e virgjëreshës do tju bëjë të mos ndiheni të qetë . Do të ndiheni sikur dikush po ju qëndron mbi kokë dhe është gati për tju kundërvënë . Ruani gjakftohtësinë asgjë nuk ka për të ndodhur . Suksesi në karrierë nuk do t'ju mungojë . Prania e marsit te virgjëresha dhe jupiterit te demi do tju ndihmojë për këtë . Oferta për punë nuk do tju mungojë kështu që mos nguroni të pranoni atë që ju duket më e përshtatshmja . Duhet të keni durim në punë ,sepse dikush po mundohet tju ngatërrojë .Prania e hënës tek demi do tju bëjë të jeni shumë nervoz dhe te humbni kontrollin . Bëni cmos që kjo gjë mos të ndodh sepse pasojat mund të jenë të mëdha. Me marsin në disfavorin tuaj do ju duket sikur partneri nuk ndjen më për ju dhe dyshoni shumë në çdo veprim që ai bën . Në fakt bëni mirë se mbase do të zbuloni diçka që mund t'ju zhgënjejë shumë . Duhet të jeni të aftë të përballoni këto situate të vështira.


16

E enjte, 8 dhjetor 2011

LAJMET NE 5 RRESHTA • Vodafone merr çmimin e filantropisë Dje gjatë gjatë mbrëmjes Gala të dhënies së çmimeve vjetore të filantropisë, organizuar nga Partners Albania me mbështetjen e Fondacionit Rockefeller Brothers, Kompanisë Vodafone Albania iu akordua çmimi i Filantropisë së Biznesit nën kategorinë “Kontributi me i mire në nivel kombëtar”. Çmimi për Vodafone u dorëzua nga ambasadori i SHBA, Arvizu. Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Haris Broumidis vlerësoi organizatorët për nismën e tyre të identi¿kimit dhe nxitjes së përpjekjeve ¿lantropike dhe falënderoi partnerët me të cilët Vodafone bashkëpunon në realizimin e projekteve me ndikim social. Gjate fjales se tij, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania shpalli publikisht planet e Vodafone në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë për nisjen në Shqipëri të një projekti për Telemjekësinë. • Shkodër, arrestohet bashkëshorti, donte të vriste gruan Gjykata e Shkodrës ka dhënë masen “arrest me burg” për 51-vjeçarin Sami Bajraku, i cili pak ditë më parë plagosi bashkëshorten e tij pas një zenke të çastit.Tre ditë më parë 51 vjeçari qelloi me thikë për motive xhelozie, Vjollca Bajrakun duke e lënë më pas të braktisur pranë liqenit të Shkodrës. Menjëherë pas krimit autori është vetëdorëzuar në polici. Mesohet se bashkëshortja Vjollca tashmë gjendet jahste rrezikut për jetën. Ndërkohë sot prokuroria kërkoi që për 51-vjeçarin të merret masa e “arrestit me burg”, pasi sipas saj autori është vetëdorëzuar në polici me mendimin se e ka vrarë gruan e tij. • Fier, Hyka: Nuk e kam vrarë unë Spahon Agim Hyka i akuzuar nga policia për vrasjen e biznesmenit ¿erak Spartak Spaho me arsyen e hakmarrjes për ekzekutimin e babait në Greqi vite më parë por sot në gjykatë ka mohuar një hakmarrje të tillë. I dyshuari për ngjarjen është lënë nga gjykata 30 dite ne burg, me qellim qe prokuroria te mbledhë e paraqesë provat e fajësisë. Agim Hyka i përfaqësuar ne gjykate nga avokati mbrojtëse, ka kundërshtuar akuzën duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Sipas policisë Hyka e akuzonte biznesmenin si vrasës te te atit disa vite me pare ne Greqi. 40 vjeçari Spaho u ekzekutua në bulevardin e Fierit me breshëri automatiku. • Pavarësia, busti i Skënderbeut do vendoset në Budapest Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli u prit në takim nga Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, zoti Laszlo Kover.Duke i uruar zonjës Joze¿na Topalli mirëseardhjen, zoti Kover tha se “Ju jeni kryetarja e Parlamentit që keni bashkëpunuar me numrin më të madh të Kryetarëve të Parlamentit të Hungarisë dhe marrëdhëniet mes parlamenteve dhe vendeve tona janë mëse të shkëlqyera. Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 90 vjetorit të vendosjes së marrëdhëneve mes dy vendeve, në një nga sheshet kryesore të Budapestit do të vendoset statuja e Gjergj Kastriot Skëndërbeut”.

Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com

Julia Dhame:

Drejtore Marketingu julia.dhame@shqiptarja.com

Kryeredaktor: Politika: Ekonomia:

Arben Rrozhani Jakin Marena Genc Kondi

Investigimi: Poli Hoxha Kronikë: Besmira Muçaj Sociale: Esmeralda Keta Kulturë: Admirina Peçi Design: Altin Aliaj, Genti Manelli Website: Suela Gera, Antuen Hoxha

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Celular: +355696060418 Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë - Tiranë E-mail: redaksia@shqiptarja.com Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, rruga 5 maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.