fundjava

Page 1

Durrësi

Faqe 14

Midis detit dhe gjurmëve antike

Kryeqendra e intimitetit e sevdasë ARIAN LEKA

K

ëto radhë janë shkëputur nga shënimet që mbajta në qershor të vitit 2011, kur me bursën e Europian Writers and Translators in Residence, ofruar nga “Traduki” dhe SOC, qëndrova për një muaj në Sarajevë apo Sarajevo, siç e dëgjon në të gjitha këngët aq vendasit i këndojnë me aq

Një qytet i lashtë në për tu zbuluar dhe admiruar në çdo stinë Nr: 8

Sarajeva

E premte, 30 mars 2012

sevda qytetit: “Sarajevo grade moj”; “Sarajevo ljubavi moja…” Por nuk isha krejt vetëm kur mbërrita. Katër pika orientime ishin të mjaftueshme për t’u ndjerë si në shtëpi. Në viset e këtij qyteti kishin lindur, jetuar apo lënë gjurmë krijimtarie At Gjergj Fishta, Robert Shvartz, aktorja Tinka Kurti... Faqe 15

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

KENGETARJA MES NICES DHE TIRANES, PASIONIT DHE DASHURISE FAMILJARE

MARIZA: “NJE FAMILJE SI E IMJA!” Ka arritur shumë gjëra në jetë, por përsëri ka nevojë mbështetjen e prindërve të saj 

Kuzhinë

Faqe 18

TIRANË

ROVENA RROZHANI

J

anë ditët e pakta të qëndrimit të saj në Tiranë sepse që kur ka filluar masterin për xhaz në Nisë të Francës, Mariza Ikonomi është bërë mysafire. Tashmë ajo ndan jetën mes vendlindjes dhe vendbanimit të ri, mes familjes dhe studimeve, një stili jete akoma të lirë, dhe angazhimeve muzikore. E nëse muzika është atdheu i Marizës, familja është vendi ku ajo "falet". Kur vjen nga larg e kthehesh në familje çfarë mendon? Kur jam në avion, gjithmonë mendoj për jashtëzakonisht shumë gjëra, për plane të ndryshme, shpesh krijoj ndonjë lajtmotiv që mezi pres të ulem dhe ta shkruaj. Ndërsa po kthehesha këtë herë dhe shikoja atë qiell të mrekullueshëm, mendoja ekzistencën e zotit, se sa bukur eshtë natyra, sa misterioze

Dhurata Thanasi: Ja kryefjala e gatimit! është dhe sa afër e kemi. Dhe sa bukur është që të jetosh me natyrën. Pastaj mendoja atë pjesën e aeroportit që mami më thoshte: "Do të të pres, do të të pres!" dhe përqafimet…. Pastaj mendoja për dhomën time, për gjërat që kam lënë këtu, për pianon dhe në fund men-

doja se doja të flija gjumë sepse isha e lodhur dhe kur je afër familjes çdo gjë është e qetë, si parajsë. Është vërtet gjithmonë bukur të kthehesh në familje dhe ndihem vërtet me fat që kam një familje të tillë edhe që nuk jam shumë larg në fakt. E vetmja që më mungon në këtë kthim ësh-

“Wrath of the Titans” premierë botërore Faqe 16

të motra ime, Ledia, e cila jeton në Amerikë. Keni familje me disa breza, të tregojnë për rininë e tyre. Çfarë mendon për ta? Dikur unë gjithmonë mendoja që gjyshërit…..janë nganjëherë të vjetër … thosha :"po hë mo gjyshi se e di!",

"Po boll o gjyshi…". Por me të vërtetë që është shumë bukur të flasësh me ta, të dëgjosh historitë e tyre, dhe është një kënaqësi e veçantë të rrish me ta, të kalosh kohë me ta. Të provosh gatimet e gjyshes, të dëgjosh historitë e tyre kur ishin partizanë. (qesh).. Të duket... Vijon në faqen 19

“Gjergji….” pa mjeshtrin në skenë Faqe 17


14

E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni? ROVENA RROZHANI

N

ëse pyet kryeqytetasit se ku preferojnë ta kalojnë më së shumti fundjavën e tyre gjatë pranverës, shumica do të tregojnë Durrësin, si një destinacion të shpejtë, por edhe si një vend ku mund të kalosh ditët e pushimit në ajrin e pastër të detit. Pranvera dhe vjeshta janë dy stinët ku banorët e Durrësit dhe Tiranës shijojnë më shumë se në çdo stinë tjetër të dimrit, natyrën dhe klimën bregdetare të Adriatikut. Vera dhe plazhi i largojnë pushuesit e fundjavave duke u lënë vend turistëve nga Kosova për të cilët Durrësi është një nga plazhet më të parapëlqyer. Por mes verës dhe dimrit, bregdeti i Durrësit i përket vetëm banorëve vendas. Nga Currilat e deri përtej shkëmbit të Kavajës bregdeti mbushet plot me vizitorë kryesisht gjatë ditëve të pushimit. Njerëz që vrapojnë, shijojnë kafetë apo dreka me gatime deti, të tjerë që bëjnë shëtitje të gjata në breg, apo familjarë e të rinj që kërkojnë të shkrydhin muskujt duke u përfshirë në lojëra të ndryshme me top. Lëvizjet në këtë pjesë fillojnë që të premten paradite dhe fluksi i njerëzve shtohet gjatë orëve të mesditës. Një rrjet i tërë hotelesh e restorantesh u japin mundësi pushimi gjatë fundjavës edhe atyre

DURRËSI Mes detit dhe antikitetit

Relaks dhe turizëm kulturor

Akomodimi

Muzetë Muzeu i Kulturës Popullore Hapur në vitin 1982 në ambientet e Shtepisë karakteristike durrsake, e gjysmës së dytë te shek.XIX. Janë ekspozuar objekte origjinale të mjeshtrisë artizanale të banorëve të Durrësit e të rrethinave të tij. Përmban koleksion të pasur të veshjeve popullore si dhe punime artizanale në material lesh, mëndafsh, pambuk, bri, bakër e gur. Adresa: L.Nr.1, RR. "Koloneli Tomson", Tel.052 23150. Orari 08-13; 17.00-19.00 Pushim e Hënë Shtëpia Muze "Aleksandër Moisiu" Eshtë inaguruar në shtator 1982. Këtu ka kaluar fëmijërinë e tij aktori me origjinë shqiptare Aleksandër Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Në dy dhoma shpalosen në stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar në dokumenta autentike; kurse në dhomën tjetër paraqiten vepra arti të krijuesve vendas për figurën e aktorit të madh. Adresa: L.Nr.1, Rr. "Koloneli Tomson", tel.05223150. Orari: 08-13; 17.00-19.00 Pushim e hene. Muzeu Arkeologjik Muzeu i vjetër është inaguruar në mars 1951 ndërsa i riu më 13 prill 2002. Muzeu ka pavionin e prehistorisë dhe të antikitetit, e postbizantit, ku janë ekspozuar rreth 2000 objekte arkeologjike.Adresa: L.Nr.1, Rr. "Taulantia", Tel.052 2253. Orari 08-13 dhe 17.00-19.00 Pushim të Hënën.

Ata që preferojnë plazhet piktoreske do të zbulojnë se bregdeti nuk është edhe aq pa surpriza që nuk kanë blerë apartamente në këto zonë pranë bregut të detit, apo përtej autostradës. Pranvera ka rizgjuar tashmë shërbimet në bregdetin e Adriatikut ku duken gjurmët e përgatitjeve të para për sezonin e plazhit. Shezlonët e hapur në rërë, mund të shfrytëzohen kur temperaturat çmenden në pranverë dhe nuk janë të paktë ata pushues që tundohen dhe bëjnë banjo dielli apo uji. Megjithë pishat e rralluara diku mund të gjendet një vend për të bërë piknik si dikur, edhe pse restorantet i joshin pushuesit drejt komoditeteteve. Vija bregdetare e Durrësit është 61.6 kilometra e gjatë. Nëse ju pëlqen të eksploroni vijën bregdetare, nga Gjiri i Durrësit deri në atë të Lalzit në veri, mund të gjeni monumente historike, siç është Kalaja e Skënderbeut, Kalaja e Ishmit, si dhe kisha mesjetare. Natyrisht ata që preferojnë plazhet piktoreske do të zbulojnë se bregdeti nuk është edhe aq pa surpriza.

FUNDJAVË mes pushimit të paqtë dhe turizmit të pasur me histori. Një qytet i lashtë në për tu zbuluar dhe admiruar në çdo stinë

NGA DETI TEK ANTIKITETI Ditët janë mrekullueshme në bregun e detit, por sapo mbaron spektakli i perëndimit të diellit, ku mund të sprovosh veten me aparatin fotografik, nata vjen thuajse e shkretë në bregdet. Aktivitetet e zhurmshme ose jo, thuajse mungojnë. Për të shmangur mbylljen e një dite pushimi me pasivitet, fare mirë mund të lini për disa orë bregun e detit për të udhëtuar drejt Durrësit, kur përveç lëvizjeve mund

Në foto: Pamje nga amfiteatri i Durrësit

të shijoni një shëtitje në zonën e kalasë. Më herët gjatë ditës mund të shfrytëzoni të gjithë zonën antike të qytetit përfshirë një shëtitje në amfiteatrin antik, ndërtim i fundit të shek. I fillimi i shek.II pas.Krishtit. në kohën e perandorisë romake në amfiteatër shijoni ndeshjet e gladiatorëve 15 mijë spektatorë. Aty mund të shikoni edhe mozaikun në kapelën e vogël të këtij monumenti . Mozaiku shumëngjyrësh paraqet

shenjtorët Stefan, Sofi e Irene, si dhe figurën laike të perandorit Aleksandër. Duke mbetur tek mozaikët mund të vizitoni edhe një tjetër në lagjen nr.3 të qytetit, në një godinë luksoze, të periudhës romake. Pamja urbanistike e arkitekturore e tij ruan gjurmët e kohës. Gjatë një shëtitjeje, mund të shijoni arkitekturën italiane të ndërtesave në “Rrugën Tregtare” të hapur fillimisht, në vitin 1927, pas rënies së tërmetit të vitit 1926. Ndër monumentet më të famshme që gjeni në këtë qytet janë Torra Veneciane, Kulla e Karl Topisë, Rrethoja Bizantine apo Bazilika e Arapajt. Në Teatrin “Aleksandër Moisiu”, jo vetëm mund të shijoni shfaqjet e fundjavës, por mund të shikoni edhe forumin bizantin Bashkë me termat e periudhës romake, poshtë themeleve të pallatit të Kulturës, krijon një “ishull arkeologjik”, në qendër të qytetit. Mos lini pa vizituar edhe Murin Turk të ndërtuar nga pushtuesit turq, që e kthyen qytetin, pas vitit 1501, në garnizon ushtarak. Përgjatë këtij muri ndërtohet dhe Kulla me Sahat, dhe në brendësi të “Lagjes Kala”, gjendet Hamami Mesjetar dhe jashtë tij, në “Lagjen Varosh”, Pusi i Tophanes.

Hotel Adria tik Adriatik

Kuzhinë e zgjedhur, mjedis komod I vendosur në zemër të plazhit të Durrësit, Hotel Adriatik qëndron gjatë gjithë vitit i hapur. Dhomat kanë ajër i kondicionuar, Minibar, Te l e f o n , Kasafortë, Te l e v i z o r me satelit, vaskë me hidromasazh. Restoranti “Bukuroshja e Durrësit”ofron një mjedis komod dhe elegant me kuzhinë të zgjedhur ku mund të shijoni bufe të ndryshme me gatime të freskëta. Çmimet e dhomave fillojnë nga 55 euro nata për sezonin nga 2 janari deri ne 31 maj.

Tel: 052 260 851

Hotel Ar agosta Ara

Komoditet në Currila Aragosta ndodhet 2 kilometra larg qendrës në zonën e Currilave. Eshte i vendosur ne bregdet, dhe ofron një pamje panoramike nga të gjitha dhomat e tij. Te gjitha dhomat jane të mobiluara në mënyrë moderne, janë të pajisuara me ajër të kondicionuar, kanë një banjë me shumë hapësirë dhe pothuajse të gjitha kanë pamje direkte nga deti. Çmimet e dhomave fillojnë nga 55 euro

Tel: +355 68 2058070

Hotel Lido

Një pikë referimi në qytet Gjendet në qendër të qytetit te Durrësit. Pranë tij ndodhen shumë monumente si: Amfiteatri, Kështjella, bazilike dhe mozaikë të mrekullueshëm. Hotel Lido ofron mikpritjen tradicionale shqiptare dhe atmosferen e tij të veçantë gjatë qëndrimit tuaj ne Durres, per turizëm ose biznes. Hoteli ndodhet në qendër të qytetit, 200 m nga porti dhe bregdeti. Është një nga vendet ku mund të shijoni me delikatesë kuzhinën Italiane. Dhomat fillojnë nga 35 euro.

Tel: 355 52 227941


E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

15

QYTETI ku lindën, jetuan dhe krijuan At Gjergj Fishta, Robert Shvartz, aktorët Tinka Kurti dhe Bekim Fehmiu

Akomodimi ARIAN LEKA

Italia Hotel Sar aje vo Saraje ajev

K

ëto radhë janë shkëpu tur nga shënimet që mbajta në qershor të vitit 2011, kur me bursën e Europian Writers and Translators in Residence, ofruar nga “Traduki” dhe SOC, qëndrova për një muaj në Sarajevë apo Sarajevo, siç e dëgjon në të gjitha këngët aq vendasit i këndojnë me aq sevda qytetit: “Sarajevo grade moj”; “Sarajevo ljubavi moja…” Por nuk isha krejt vetëm kur mbërrita. Katër pika orientime ishin të mjaftueshme për t’u ndjerë si në shtëpi. Në viset e këtij qyteti kishin lindur, jetuar apo lënë gjurmë krijimtarie At Gjergj Fishta, Robert Shvartz, aktorja Tinka Kurti dhe Bekim Fehmiu, fakt ky, që pata kënaqësinë ta mësoj nga Flamur Gashi, ambasadori pasionant i Shqipërisë në BiH, i cili pati mirësinë të përkthente edhe disa fragmente të ditarit në gjuhën e vendit. Nga nata e parë mbaj mend edhe lumin: Miljacka, që e përshkon dhe e ndan Sarajevon në dy pjesë. Nuk mund të them se folja e duhur për një lumë që shkon përmes një qytet, është folja “ndan”. Kjo pasi sapo dolëm nga Bašèaršija - ku së bashku me miqtë e mi të dashur, Hana Stojiæ dhe Saša Gavriæ, kryem ritin pagëzues të mbërritjes në qytet - na u shfaq përpara një urë prej gurësh të bardhë. Latinski Most - e njohur për shkak të arkidukës së Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand-it, vrasja e të cilit mbi atë urë më 1914, e ndau botën në aleatë dhe armiq. Vështirë të jesh korrekt me simbolet në këtë qytet ku ç’është krijuar për të të ndarë, në të vërtetë të bashkon. Miljacka rrjedh qetë dhe pa zhurmë nën katër harqet e kësaj ure. Të vjen të besosh se nuk është një lum, por është një kafshëzë e zbutur shtëpiake, së cilës një zonjë me duar të padukshme, i ka hedhur në qafë jo një, por dhjetëra ura në formë qaforesh të gurta e të hekurta dhe e nxjerr çdo mbrëmje të shëtisë nëpër qytet, pikërisht kur në rrugët e tij kishte pak njerëz… Humori në Sarajevo nuk është thjesht provokim i së qeshurës, është shenjë dinjiteti, profilaksi, një lloj i mjekësisë popullore parandaluese, të cilin banorët e ofrojnë që nga përshëndetjet nëpër rrugë, në mejhanet e vogla ku gatuhen haje të traditës orientale e gjer tek grafitet mbi fasada, tek emrat e bareve dhe të restoranteve dhe fjalimet hapëse nëpër ceremonitë përuruese, siç pata rast ta

I rekomanduar nga turistët

SARAJEVA

Kryeqendra e intimitetit Në një guidë me shkrimtarin Arian Leka

Humori në Sarajevo nuk është provokim i së qeshurës, është shenjë dinjitetiovokim i së qeshurës, është shenjë dinjiteti vërej në përurimin e kinemasë së re “Kriterion”. Qesëndia si duket nuk është mall për vendasit. Përdoret për eksport dhe ua japin kryesisht turistëve, koka e të cilëve matet me spango teksa i sheh të shëtisnin pvrmes kalldrëmeve të Sarajevos të veshur me T-shirt ku shkruhet: “Rakija correcting people!” apo “Fuck Coca-Cola, Fuck Pizza, All ëe need is šlivovica”. E rastësishmja nuk duket se ngulmon të bëhet e qëllimshme nëpër rrugët e Sarajevos. Ajo thjesht është aty. Rruga për në shtëpinë ku do të banoj për një muaj, përshembull, duket rrugë krejt eklektike në pamje të parë. Ajo merr përpjetë mes pemëve aromatikë të blirit dhe hijeve të disa pemëve të tjera që nuk i njoh, teksa bashkon në një, tri gjëra që nuk lidhen natyrshëm mes njëra-tjetrës. Dy prej tyre janë të shenjta. E treta, jo. E para është “Careva džamija”Xhamia Mbret, një nga xhamitë më të hershme të ndërtuara në Bosnjë, mjaft e

Në Sarajevo nuk duhet të blesh hartë apo guidë turistike. Qyteti është aq intim sa duhet zbuluar vetë. Qyteti i vjetër Bašèaršija në Sarajevë

bukur, me paqe, treme të brendshme, me lule të varura, mbishrkrime e zbukurime, me shatërvanë, me një minare tetëkëndëshe e me varre të hershëm ku prehen më të devotshmit në besim. E dyta është Katedralja françeskane, me kupola, kryqe e kambanore, brenda së cilës janë disa vepra arti të bukura në mozaikë dhe gru të gdhendur, tema fetare, por në stilistikë moderne. E treta është fabrika e birrës, në muret e së cilës, me një kaligrafi gati gotike shkruhet “Sarajevska pivara.” Në fakt edhe ajo, me arkitekturën, kupolat e stilizuara, me ballkonet, simbolet e gotës, me kangjellat, dritaret e larta, me reklamën

rrotulluese dhe me një kullë sahati të ndriçuar netëve, i ngjan gjithashtu një tempulli rreth së cilës mblidhen besimtarët që me sa duket i falen ende Dionizit. Në Sarajevo nuk duhet të blesh hartë apo guidë turistike. Qyteti është aq intim sa duhet zbuluar vetë. Por nëse ta falin një të tillë, shfletoje dhe fale apo bëj sikur e harron diku atë libërth ku shënohen vendet që duhen vizituar, Arjan Leka restorantet, kafenetë ku mund të gjesh dëfrim. Duhet falur pikërisht se është turistike, domethënë se është jo intime, por publike, jo enkas për ty, siç ofrohen shumë gjëra në këtë qytet. Në Sarajevo besohet se vjen as për të marrë as për të dhënë, por

për të hyrë në marrëdhënie me shpirtin që ky qytet e dhuron falas, haptas dhe fshehurazi, nëpër sheshe të vogla, të mbyllura dhe nëpër rrugë. Kjo botë shumëkulturëshe, që zgjohet herët dhe fle vonë, ruan diçka më të mirë se liturgjia e guidave turistike që fillon me pyetjen: “Where to stay?”, “What to visit?” Në Sarajevo të vjen thuajse përherë rasti t’ia kujtosh vetes foljen “Kthehu!” Duke pirë “ujin e mos-harrimit”, që rrjedh nga dy lëfytet prej tunxhi të zbutur nga prekjet, të cilat dalin prej murit të jashtëm të xhamisë së Gazi Husrev Begut, është si të rezervosh një biletë kthimi. Është e kundërta e ujit mitologjik të lumit të Lethes, i cili nxit jo kujtesën dhe kthimet, por harrimin. Ndoshta këtë kuptim duhet të ketë edhe pirja e këshilluar e ujit në xhaminë e Gazi Husrev Beut. Të kthehesh në këtë vend të shenjtë, ndërtuar sipas kompozimit të Arkitekt (Mimar) Sinanit, do të thotë të kthehesh edhe në kujtesë. Të pish ujë aty do të thotë mos harro të kthehesh në Sarajevë!

I vendosur vetëm pak minuta larg aeroportit, Hotel Italia, është një hotel luksoz që ofron dhoma të mira me çmime të lira 24 orë në 24. Ai konsiderohet si një ndër katër hotelet më ekononikë. Ka dhoma të pajisura me të gjitha komoditetet. Hoteli ka gjithashtu pishinë. Çmimet e dhomave fillojnë nga 41 euro

Tel (0)33 65 04 50

Holida y Inn Sar aje vo Holiday Saraje ajev

Akomodim në zemër të qytetit të vjetër I ndërtuar në 1984 për Lojërat Olimpike Dimërore. Holiday Inn gjendet pranë muzeut Land, zyrave shtëterore dhe qendrës së biznesit UNITI. Vetëm pesë minuta larg qytetit të vjetër të Bascarsija dhe 20 minuta larg aeroportit. Ai ka 206 dhoma te pajisura me kushte optimal. Çmimi i tyre fillon nga 73 euro.

Tel (0)73 328 8000

Belv eder e Hotel Belveder edere

Stil europian, menu e larmishme Belvedere Hotel gjendet në qendër të Sarajevës, në lagjen Biscarsija. Turistët do të gjejnë këtu Jacuzzi, palestër, dy sauna, bar për aperitivë, sallë mëngjesi ku serviren ushqime të larmishme. Dhomat e këtij hoteli janë të arreduara sipas standatit europian. Çmimi i tyre fillon nga 59 euro

Tel (0)33 262 140

Hotel Ha yat Hay

Më lirë pranë historisë

Ky hotel me katër yje është i vendosur shumë pranë qendrës historike të Sarajevës. Këtu ofrohen dhoma me arredim e pajisje moderne. Restoranti tipik ofron kuzhinë lokale dhe ndërkombëtare, duke filluar nga antipastat e ftohta, peshku, barbeku etj. Dhomat teke fillojnë nga 11 euro për natë ndërsa dhomat dyshe nga 25 euro.

Tel (0)33 570370


16

E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

PREMIERË BOTËRORE Një film epik me protagonistë Sam Worthington, Liam Neeson, Ralph Fiennes dhe Bill Nighy

I xhiruar në tridimensional “Wrath of the Titans” rri mes dy botëve

“Zemërimi i Titanëve” prek edhe Tiranën Beteja e fundit e njeriut –perëndi për të shpëtuar familjen hyjnore dhe njerëzimin PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “Wrath of the Titans” (Në të gjitha oraret) “Project X” (Në orën 18:00) Orari dhe Çmimet Filmi 2D ora 10:30 – 300 lekë ora 13:00 – 300 lekë ora 15:30 – 500 lekë ora 18:00 – 500 lekë ora 20:30 – 500 lekë ora 23:00 – 500 lekë ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla Contraband (Ora: 11:00,13:00) “Wrath of the Titans” (Në të gjitha oraret e tjerë) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

Z

emërimi I Titanëve” prek botën më 30 mars. Mes vendeve ku do të fillojnë projeksionet e filmit “Wrath of the Titans” është edhe Tirana. Projeksionet premierë fillojnë prej ditës së premte në kinema Millennium, ku pak kohë më parë është shfaqur edhe filmi tjetër “Clash of the Titans”. Këtë herë hyjmë në universet e perëndive dhe njerëzve, me një film të xhiruar në 3D! Dhjetë vjet pasi ka sfiduar heroikisht përbindëshin Kraken, Perseu përpiqet të bëjë një jetë më të qetë si peshkatar në një fshat, ku po rrit i vetëm djalin e tij dhjetëvjeçar Helius. Ndërkohë mes perëndive dhe titanëve ka filluar një luftë e

Perseu merr një udhëtim të rrezikshëm në botën e nëndheshme, për të shpëtuar Zeusin ashpër për supremaci. Për shkak se njerëzit nuk u besojnë më si dikur, perënditë janë duke humbur kontrollin mbi titanët dhe udhëheqësin e tyre, të rrezikshëm Kronos, babai i vëllezërve Zeus, Had e Poseidon. Kronos kishte spostuar prej kohësh babain e fuqishëm duke e lënë në humnerat e Tartarit, nje burg në botën e nëndheshme. Forca e Titanëve

rritet gjithnjë e më shumë ndërsa fuqitë e perëndive dobësohen dhe ferri vjen mbi tokë. Për të shpëtuar familjen e tij, Perseu ndërmerr një udhëtim të rrezikshëm në botën e nëndheshme, për të shpëtuar Zeusin, për të mundur titanët dhe për të shpëtuar njerëzimin. Filmi epik premton një sukses kinematografik jo vetëm për nga skenat dhe realizimi I tyre por mbi të gjitha nga një kast i përzgjedhur aktorësh ku përmendim Sam Worthington, Liam Neeson, Danny Huston, Ralph Fiennes, Bill Nighy, Rosamund Pike, Edgar Ramirez e Toby Kebbell. Regjia e këtij filmi të dytë mbi Titanët i takon njohurit Jonathan Liebesman.

Festa çmendet me “Project X”! T

homas (Thomas Mann) do të mbushë shtatëmbëdhjetë vjeç dhe miqtë e tij, Costa (Oliver Cooper) dhe JB (Jonathan Daniel Brown) janë duke menduar për të organizuar ditëlindjen të më bujshme në shtëpinë e Thomas, për të rritur kështu popullaritetin e tyre në shkollë. Meqë prindërit e Thomas po largohen për një fundjavë me rastin e përvjetorit të tyre, tre shokët përpiqen të shfrytëzojnë këtë rast, megjithë rregullat e ashpra të prindërve të tij. Lejohen maksimumi 5 të ftuar, askush nuk duhet të prekë Mercedesin e tij të sh-

trenjtë dhe askujt nuk I lejohet hyrja në studion e të zotit të shtëpisë. Fillimisht ai nuk

pranon të bëjë festën por miqtë e tij e bindin dhe kështu fillon një aventurë me për-

gatitje. Ndërsa festa fillon në shtëpi gjenden vetëm Thomas dhe miqtë e tij. Ata shqetësohen sepse askush nuk po vjen, por papritmas një varg I madh me makina pushton lagjen. Dalëngadalë festa fillon të dalë jashtë kontrollit megjithë përpjekjet e Thomas dhe miqve të tij, për të mbajtur të ftuarit vetëm në zonat e lejuara të shtëpisë. Këtu fillon festa të çmendet plotësisht dhe çdo gjë të bëhet më keq për tre shokët. Producenti Todd Phillips e përshkruan konceptimin e filmit si një eksperiment. Pasi producenti ekzekutiv Alex Heineman gjeti idenë bazë atë të një

adoleshenti australian që kishte organizuar një mbrëmje e cila kishte sjellë plot 20 mijë dollarë dëme në shtëpinë e tij. Corey Worthington kishte postuar adresën e shtëpisë të tij në MySpace, duke tërhequr rreth 500 të ftuar Përse duhet parë “Project X”? Sepse është e frymëzuar nga një histori që ka ndodhur me të vërtetë dhe sepse është një komedi që rrëfen të gjitha pasojat e situatave katastrofike të rrethanave të ngjashme. Për më tepër mes producentëve është Todd Phillips, autor i “The Hangover”, regjisor qe ia di kuptimin “festimeve”.

“Contraband” nuk ndalet T

rilleri frenetik i bazuar në historinë e një njeriu që përpiqet të qëndrojë larg botës së krimit nga e cila ka dalë me shumë mundim, sakrificë dhe rrezik, sidomos për të shpëtuar familjen e tij të shtrenjtë. Filmi i vendos ngjarjet në Neë Orleans, dhe eksploron botën e egër dhe të fshehtë të kontrabandës ndërkombëtare, të mbushur plot kriminelë të dëshpëruar e zyrtarë të korruptuar – me rreziqe te mëdha dhe fitime të hatashme – ku

SKEDA E FILMIT Titulli: Contraband Regjia: Baltasar Kormákur Skenari: Aaron Guzikowski , Arnaldur Indriðason Aktorë: Mark Wahlberg, Giovanni Ribisi dhe Kate Beckinsale Kohëzgjatja: 109 min Gjinia: Aksion, Dramë ndershmëria është e rrallë dhe vdekja bën roje pas derës. Chris Farraday (interpretuar nga Mark Whalberg) e kishte braktisur me kohë jetën prej

krimineli por pasi kunati i tij, Andy (interpretuar nga Caleb Landry Jones), hedh në erë një punë droge për shefin e tij të pamëshirshëm Tim Briggs

( intepretuar nga Giovanni Ribisi), Chris detyrohet që të rihyjë në botën e krimit, madje të organizojë një kontrabandë, për të gjetur paratë për borxhin e kunatit. Chris është një narkotrafikant legjendar ndaj ia del mbanë për bukuri që të formojë një bandë, me mikun e tij më të mirë, Sebastian ( interpretuar nga Ben Foster), për një dërgesë vajtjeardhje në Panama, duke shpresuar që të gjejë milionat e parave të humbura në det.


E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

SHTATË vjet pas rivënies së fundit, baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” ngjitet në skenë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë

“Gjergji….” pa mjeshtrin në skenë

JETA ARTISTIKE 30 MARS 1-2 PRILL Teatri Kombëtar “Doktor Shuster”

Një shfaqje për koreografin Agron Aliaj ROVENA RROZHANI

Jo vetëm patriotizëm

T

eksa baletmaestri Agron Aliaj gjendet në spital, heroi i baletit të tij, Gjergj Elez Alia ngjitet në skenë të shtunën në mbrëmje në Teatrin e Operas dhe të Baletit. Mes një atmosfere provash ku ndihet nguti dhe ankthi i orëve të fundit para shfaqjes zhvillohen provat gjenerale të “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë” baleti me dy akte, me muzikë të Feim Ibrahimit dhe libret të Ismail Kadaresë. Por mungesa e koreografit të aksidentuar i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë, ndihet në ajër. Drejtori i Teatrit, Zhani Ciko preferon të krahasojë baletmaestrin me heroin e veprës së tij, duke shpresuar në përmirësimin e shëndetit të mjeshtrit. Mbrëmja e shfaqjes së parë që vjen në skenë pas gati 7 vjetësh do të jetë një kushtim për Agron Aliaj i cili nuk udhëheq prej dy javësh provat e nuk do të jetë i pranishëm as në shfaqje. Më tepër se kaq nuk zbulohet mbi mbrëmjen e së shtunës. Të gjithë urojnë një rikthim të shpejtë dhe aktiv të baletmaestrit për të realizuar ato projekte të cilat Ciko i përmend, por nuk i zbulon. Por nuk harron të apelojë: “I them publikut tani që të vijnë në sallë për ta parë Agron Aliajn aty pasi kjo shfaqje në çdo detaj ka frymën e tij, ka krijimtarinë e tij” thotë Ciko gjatë provave gjenerale. “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” ngjit në skenë balerinët e njohur Enada Hoxha, Gerd Vaso si dhe Joli Eleni, Greta Hushi, Dion Gjinika, Sokol Zhugri apo Ledia Sulaj. Vënia e këtij viti synon të sjellë një koreografi të ripunuar, me lëvizje të reja, më të gjalla dhe të vështira, por edhe me një shpluhurosje nga konceptimi tradicional i personazheve. Enada Hoxha dhe Gerd Vaso rrëfejnë se i kanë qëndruar besnikë koreografisë së Aliaj. “Ne po punojmë pa të por me këshillat e tij” thotw Gerd Vaso, ndwrsa Enada mbwshtet:”Ne e dimë se

L

injat e forta të patriotizmit nuk e kanë zbehur lirizmin e baletit. Ndër risitë e shfaqjes së 31 marsit është vënia më në në pah e dramës personale të cdo personazhi qoftë edhe negative. Gruaja e Bajlozit ndryshe nga herët e tjera mbart lëvizje të reja më të vështira teknikisht por edhe me më shumë finesë. Ledia sulaj që interpreton këtë rol, shprehet se ka lëvizje më të bukura, më të gjetura : “Ka më tepër finesë sidomos tek skena e haremit dhe ka më shumë teknikë sidomos tek trio, mes saj, Dardinën dhe bajlozit”. Sa i përket interpretimit duket se gruaja e bajlozit është trajtuar si një femër që vuan nga xhelozia dhe jo thjesht si gruaja e një personazhi negativ. “Ajo është edhe lozonjare edhe e egër, por në fund merr vetëm urrejtjen dhe vdekjen nga i shoqi” thotë balerina.

Ciko : “I them publikut të vijnë të shtunën për ta parë Agron Aliajn aty pasi kjo shfaqje në çdo detaj ka frymën e tij” çfarë deshi ai, dhe aq sa kemi në dorë do e reflektojmë në skenë. Baleti është trajtuar më shumti si një legjendë, duke ndarë performancën mes epizmit lirizmit dhe heroikes. Skenografia dhe konstumet e shfaqjes mbajnë autorësinë e Naxhi Bakallit ndërsa orkestra e Teatrit të Operas dhe të Baletit do të

drejtohet nga Petrika Afezolli. Përveç balerinëve kryesorë, në shfaqje janë përfshirë edhe nxënës së shkollës së baletit si dhe artistë të cirkut. Baleti sjell një nga legjendat më të njohura të folklorit tonë. Në trajtën e vet origjinale, legjenda përmban vetëm tre personazhe, por për të zgjeruar konfliktin dramaturgjik, i cili është aq i nevojshëm në një vepër të këtyre përmasave, Feim Ibrahimi iu drejtua penës së Ismail Kadaresë. Siç shprehet dhe vetë autori “Unë iu drejtova Ismail Kadaresë, i cili me vështirësi, doemos, sepse për shkrimtarët është punë jo shumë e këndshme bërja e libreteve, por unë doja që ai të zbërthente atë embrion të origji-

nalit popullor për t’i dhënë hapësira. Dhe vërtet, ai me forcën e madhe të penës së tij na krijoi disa shtigje, të cilat na dhanë mundësi për të krijuar një libret të bindshëm për skenën”. Muzika e baletit u shkrua që më 1983, por vetëm në 23 Mars të vitit Koreografi Agron Aliaj 1986 arriti të vihej në skenë nga trupa dhe orkestra sinfonike e Teatrit të mjaft të njohur si Ilir Kerni, Operas dhe Baletit. Gjatë Llaqi Nako dhe Arben Kuçaj, vonesave për realizimin sken- të cilët sollën figurnë e Gjergj ik, autori shkëputi disa num- Elez Alisë, ndërsa personazhi ra prej baletit dhe me to ndër- tjetër kryesor Dardina është toi një suitë me disa kohë, e mishëruar në vëniet e mëcila u ekzekutua fillimisht në parshme nga Albana Suljekoncertet e Majit të vitit 1984. mani dhe Julika Islami, vëllaNë historinë skenike, baleti ka mi nga Pëllumb Agalliu, Lepasur si protagonistë balerinë onard Xhokaxhi.

Për fëmijët

“Petriti dhe ujku” kërcejnë në Metropol P

as dy shfaqjesh të cilat kishin push tuar skenën Teatrit Metropol është radha e një premiere. Këtë herë një shfaqje e konceptuar si një përrallë balet nën drejtimin e koreografit Llaqi Nako dhe intepretimin e fëmijëve të grupit “Spektër”. Vepra bën fjalë për marrëdhënien e një gjyshi, nipit të tij, shpendëve dhe kafshëve… Gjyshi , është një plak steriotip, që jeton në një kasolle në pyll, i veshur me një kapele republike, me mustaqe, me pak mjekër e një çibuk në gojë. Ai mban njëkohësisht një rrjet përpara kasolles së tij për peshkim dhe një çifte, të dyja sende që vihen në funksion. Ndërsa Petriti është në djalë çapkën, dhjetëvjeçar, i pakujdesshëm që merrë

vërejtje herë pas here nga gjyshi por që gjithsesi i do kafshët. “Është një vepër vepër që u tregon fëmijëve ta duan natyrën, kafshët, shpendët”-

17

thotë korografi.Shfaqja “Petriti dhe ujku” përvec balerinëve të vegjël ka edhe narrator, i cili do të bëjë shpjegimin më fjalë të gjithë shfaqjes, lëvizjeve koreografike. “Kjo e bën baletin më të prekshëm, më të kuptueshëm, më të afërt, për spektatorin e vogël”- tregon koreografi Llaqi Nako. Çdo personazh është i shoqëruar nga muzikë orkestrale e simfonike, përshtatur karakteristikave fizike dhe biologjike të çdo shpendi apo kafshe që është pjesë e shfaqjes. Skenografia dhe kostumografia është punuar nga Taulant Pustina. Shfaqja është e gjatë 35 minuta dhe do të jetë në skenën në datat 31 mars dhe 1 prill në orën 10.30 në Teatrin e Metropolit.

Autori: Dushan Kovaçeviç Regjia: Spiro Duni Aktorë: Robert Ndrenika, Olta Gixhari, Artan Imami Ora: 20.00 Cmimi: 400 lekë të reja Historia e një vëllai e motre sklerotikë, në Ballkanin postkomunist ku sistemi i vlera është përmbysur dhe korrupsioni mbetëron kudo. Një jetëme stë shkruarës dhe të tashmes, ngjyrimet e një komedie të trishtë

30 MARS 1-2 PRILL Teatri i Metropolit “Karnavalet e Korcës” Autor: Spiro Comora Regjia: Elma Doresi, Aktorë: Devis Muka, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Ora:19.00 Çmimi: 500 lekë Familja e Jorganxhive përpiqet të gjejë një dhëndër për së mbari për vajzën e tyre Afroviti që ka mbetur pa martuar. Dhëndurët shkojnë e vijnë, por asnjëri prej tyre nuk ia mbush mendjen Nikollaq Jorganxhiut.

1-2 PRILL Teatri Kombëtar i Komedisë “Familja në shi” Regjia: Ilir Bezhani Aktore: Xhevahir Zeneli, Xhemil Tagani, Andon Qesari, Genc Fuga Ora: 19.00 Çmimi: 400 lekë Ngjarja vërtitet rreth një shkrimtari e familjes së tij, i cili i gjendur përpara domosdoshmërisë së një operacioni, zhytet në borxhe. Për të dalë nga halli mendon të inskenojë rrëmbimin e fëmijës së doktorit.

30 MARS Teatri Kombëtar i Komedisë “Letra Dashurie” Autor: A.R.Gurney Regjia: Kastriot Çipi Aktore: Eni Jani, Neritan Liçaj Ora: 19.00 Çmimi: 300 lekë Historia sjell letra që dy njerëz kanë shkëmbyer gjatë gjithë jetës, nuk kanë jetuar bashkë por janë ndier gjithnjë pranë, edhe pse jeta I ke hedhur në drejtime të ndryshme


18

E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Receta speciale

NJË MENAXHERE që adhuron kuzhinën ndan përvojën e saj unike me lexuesit e Shqiptarja.com

Lind rubrika ”Luga e Argjendtë”. Këshilla dhe receta speciale për amvisat

Dashuria, kryefjala e gatimit!

ROVENA RROZHANI

P

ër mua gatimi është kënaqësi, një antistres që më largon nga çdo lodhje a mendim i trishtë. Ka të bëjë dhe me të qenit pozitiv dhe optimist”. Kjo është filozofia në kuzhinën e Dhurata Thanasit, menaxheres së një fondacioni shqiptar në Tiranë. Gruaja që në karrierën e saj ka punuar në UNDP, ËHO, UNOPS dhe për shkak të punës ka udhëtuar në shumë vende, ia del mbanë të flakë rutinën që zakonisht pushton kuzhinat e njerëzve të impenjuar fort në punë. Jo vetëm kaq, por energjia e saj pozitive tashmë do t’u takojë edhe lexuesve të shqiptarja.com, pasi Dhurata, do të jetë autorja e rubrikës “Luga e Argjendtë”. Në çdo Fundjavë ju do të keni një recete për tryezat tuaja si dhe këshilla teknike e informacione të dobishme. Mbi të gjitha një këndvështrim të ri, plot pasion dhe dashuri për ushqimin. Por më parë le të zbulojmë pasionin e autores së “Luga e argjendtë”. Kur dhe si lindi pasioni yt për gatimin? Pasioni im për gatimin lindi herët, që në vogëli. Më thonë prindërit se që e vogël, ngatërroja duart në brumin e byrekut që përgatitej apo i qepesha gjyshes sime për të parë me kureshtje çdo gatesë që ajo përgatiste. E mbi të gjitha, ishte pasioni dhe dëshira që ajo kishte në të gatuar apo risitë që sillte me recetat që shpikte nga mendja e saj, në një kohë kur nuk ekzistonte as informacioni dhe as kushtet ishin shumë të kufizuara. Çfarë “kontributi” ka dhënë martesa juaj me një qytetar Italian ne fushen e gatimit? Besoj se unë jam martuar me italianin më “jo të përshtatshëm” përsa i përket artit të gatimit. Im shoq nuk di fare të gatuajë. Fati im në këtë rast, është që familja e tij, zotëron një restorant tipik të kuzhinës Ligure dhe Piemonteze. Ime vjehrrë më ka njohur dhe mësuar shumë kuzhinën italiane në përgjithësi dhe ate Ligure në veçanti. Me të, rrugëtimi dhe kërkimi im për të njohur me në thellësi artin kulinar, ka qenë më tërheqës dhe i frytshëm. Po udhëtimet si dhe sa kanë ndikuar? Për arsye pune, më është dashur të jetoj dhe të punoj shumë dhe në mënyrë intensive jashtë Shqipërisë në 10 vjeçarin e fundit. Sëbashku me familjen time kemi jetuar nga Sudan, Aman, Maqedoni, Serbi, Kosovë,Belgjikë, Itali, Dubai, Bosnie dhe Herzegovinë dhe Amerikë. Kjo mënyrë të jetuari më ka bërë të njoh nga afër kultura dhe popuj të ndryshëm. Impakti i parë që merr nga një

vend apo popull, të cilin sapo e viziton janë fytyrat e njerëzve dhe ushqimi. Kjo formë e mrekul-

lueshme dhe mikpritëse e të njohurit më ka bërë menjëherë të krijoj një ide se sa afër apo larg ndihesha

me vendin ku po jetoja në atë periudhë kohe. Kjo ka qenë eksperienca ime. Kurioziteti, ky mjet i fuqishëm që vë gjithnjë në lëvizje qënien time, më ka bërë të njoh më mirë popujt dhe vendet nëpërmjet dy elementëve fondamentalë të jetës sime, ushqimit dhe muzikës. Keni pasur dhe keni vazhdimisht nje ditë të ngarkuar pune. Si ia dilni të ruani këtë pasion për gatimin? Për mua procesi i të gatuarit është antistresi më i fortë dhe më largon nga çdo lodhje a mendim i trishtë. Ka të bëjë dhe me të parit e jetës në mënyrë pozitive dhe optimiste. Mendoj se buka, ushqimi, gjella, gatimi etj. janë thirrës, bashkues, mbledhës të njerëzve tok, për të ndarë diçka sublime, të madhërishme. Çdo ushqim ka në bazë të tij bashkimin e disa përbërësve. Kjo është shumë domethënëse! E si e tillë ka një mision të veçantë e të shenjtë, bashkimin dhe paqen.

LUGA E ARGJENDTË nga Dhurata Thanasi

Një tortë Pashkësh e Kripur

I

nderuar lexues! Receta e parë e “Lugës së Argjendtë” do të sjellë tek ju shijen e Pashkëve, meqë kjo është java e vigjiljes së tyre. Kam zgjedhur për menunë tuaj “Tortën e Kripur të Pashkëve”. Kjo recetë italiane e ka zanafillën që në lashtësi dhe përgatitej për të festuar ringjalljen e Krishtit. Ajo gatuhet në mënyra të ndryshme në shumë krahina të Italisë. Receta që do të lexoni është njëra prej tyre, trashëguar brez pas brezi, nga njëra kuzhinë në tjetrën. Deri tek unë erdhi nëpërmjet gjyshes së mikes sime italiane. E gatuaj prej shumë vitesh dhe çdo herë është një kënaqësi e veçantë në shije. Tortë Pashkësh e Kripur PËRGATITJA Vendoseni miellin, e peshuar më parë, në një tavë të madhe dhe hapni në mes një gropë ku do të hidhni pak kripë dhe margarinë. Filloni ta përzieni dhe amalgamoni me duar duke i shtuar pak ujë me temperaturë ambjenti derisa të krijoni një masë brumi jo shumë të fortë. Më pas mbështilleni me një qese transparente dhe vendoseni të pushojë në frigorifer për 1 orë. Më pas, ndajeni brumin në dy pjesë, njërën pak më shumë se

Përbërësit Për përgatitjen e petës: 300 gr miell me fortësi 00, 100 gr margarine, kripë, 1 të kuqe veze Për mbushjen: 300 gr rikota ose gjizë pa kripë, 2 lugë gjelle djath pekorino i grirë/ ose kaçkavall i stazhionuar, 3-4 vezë, 150 gr di sallam prerë në formë kubike, piper i zi sipas dëshirës

tjetrën. Me një petës, filloni të hapni petën e parë me një trashësi rreth 3 milimetra dhe vendoseni në një tavë me diametër jo më të madh se 22-24 cm, të cilën paraprakisht mund ta lyeni me pak vaj. Në një tas porcelani hidhni rikotën ose gjizën pa kripë, pekorinon, sallamin ne formë kubike, vezët dhe piperin, të cilat pasi të jenë përzier mirë dhe të kenë krijuar një masë homogjene rregullohen mire mbi petën e shtrirë në tavë. Masa sistemohet mirë me anë të një luge të madhe, në mënyrë që të jetë e shtrirë kudo njëlloj. Më pas mbulohet me petën tjetër, përgatitur me masën e brumit të mbetur. Mundohuni të mbyllni mirë anët e petës së poshtme më të sipërmen. Krijoni disa shpime me piru mbi petën e sipërme, për ti dhënë mundësi ajrimi tortës. Me anë të një furçë gatimi lyeni sipërfaqen e petës së tortës me të kuqen e vezës. Para se të vendosni tortën në furrë, ngroheni atë paraprakisht për 10 minuta. Piqeni tortën për afërsisht 30-35 minuta në temperaturë 200°. Nxirreni nga furra dhe shërbejeni tortën të vaket ose dhe në temperaturë ambjenti.

Një kuzhinier i zoti lind apo bëhet? Unë mendoj dhe besoj që gjithkush nga ne lind me njëfarë prirjeje, dhe ky është kurioziteti. Është ky element që na shtyn fuqishëm në hapat e parë të jetës të tërhiqemi nga gjithësia apo habitati që na ofrohet në rritje e sipër. Familja, shokët me të cilët rritemi, mënyrat e jetesës, vendi ku ndodhemi e shumë e shumë elementë të tjerë janë “përbërësit” e asaj ç’ka jemi. Unë mendoj që përveçse kuriozitetit dhe pasionit është dhe puna një element i fuqishëm. Askush nuk lind i ditur apo me një dhunti pa punë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Cila është filozofia juaj e gatimit? Parimi im bazë është ai që ime gjyshe Afërdita më ka mësuar pa fjalë. Përdorimi i përbërësve natyralë në një gatesë. Dua t’ju citoj flakët e saj:”Gjella, bio, është si fëmija, po iu largove një metër nuk e gjen më”. Mundohem, edhe pse jam me impenjime të shumta të familjes dhe punës, të bëj gjithçka vetë, pa blerë prodhime të gatshme apo gjysëm të gatshme dhe mbi të gjitha mendoj se kryefjala e të gatuarit është Dashuria dhe Pasioni. Prej kësaj jave ju do të ndani pasionin tuaj me lexuesit tanë si autore e një rubrike për gatimin. Përse e moret këtë vendim? Siç e përmenda më lart “të gatuarit’ është rit bashkues, ndarës i një momenti sublim, bashkim emocionesh. Shpesh herë më ndodh të ndaj mendime, këshilla apo opinione me miq, të afërm apo shoqe. E nxitur jo vetëm nga ata, por dhe nga pasioni im për të ndarë me shumëkush eksperiencat e mia e për tu ardhur në ndihmë atyre grave dhe burrave që si unë punojnë në fronte të tjera pune, mendova të jap ndihmesën time.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651


E premte, 30 mars 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? TOPCHANNEL 20:08 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Bob Roberts” Film

KLAN 20:10 “Bingo show” 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.59 21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Tom & Viv” Autor 21:00 “Silverado” Aksion

E SHTUNË TOPCHANNEL 20:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Big Brother 5” reality show

KLAN 20:10 “Skuadra e re” pj.34 serial 20:55 “Ezel” pj.45-46

VIZION+ 19:40 “Bar kafe” serial 20:00 Emisioni “Mos e beso po deshe”

DIGITALB 21:10 “Ortaku” Triller 21:00 “Matematika e dashurisë” Hits

E DIEL TOPCHANNEL 20:17 “Exclusive” dokumentar 21:00 Show Portokalli

KLAN 20:10 “Gjumë divorci” 21:00 “X Factor” Show

VIZION+ 19:45 “FBI files” serial pj.38 20:45 “Apartament 2XL” show

DIGITALB 21:00 “Bukuroshja” Komedi 21:15 “Mari Antuaneta” Drame

RRËFIM i Mariza Ikonomit. Jeta e saj mes Nisës dhe Tiranës. Pasioni për muzikën, ëndrrat dhe albumi I ri dhe malli larg shtëpisë

Ditët e lumtura mes ngrohtësisë familjare dhe karrierës

PROGRAMACIONE E FILM TV SOT

19

ROVENA RROZHANI vijon nga faqja 13 ...vetja si protagoniste në një filmi, kur fillojnë të tregojnë për vështirësitë që kanë pasur. Kur i dëgjoj, mendoj: "O Zot, faleminderit edhe me kaq", sepse vërtet që kanë hasur shumë vështirësi në krahasim me ne, por kur shikon sakrificat e tyre dhe sesi ia kanë dalë mbanë është bukur. Shtëpia çfarë është për ty? Shtëpia është vendi për tu çlodhur, por në parim sërish shtëpia për mua është familja. Jo që çlodhesh duke fjetur gjumë, por të ndash me familjen tënde kohë, të bësh ca punë që përsëri të çlodhin edhe kur duket sikur të lodhin… Është një vend ku unë vërtet kam paqe. Në fakt këto kohë kam paqe sepse sigurisht kur kam qenë adoleshente gjithmonë kam pasur ato momentet e mia që nuk merresha vesh me mamin. Kurse këtë kohë vërtet që më mungojnë prindërit. Më pëlqen kur rri me ta në shtëpi, edhe kur nuk flasim fare dhe rrimë shikojmë një film. Thjesht më pëlqen idea që i kam pranë, më bën të ndihem vërtet në shtëpi. Si arritët t'i kalonit problemet e adoleshencës? Ja… kanë qenë disa kontradikta përshembull që nuk merresha vesh me mamin me babin, shpesh herë mendoja që kisha vetëm unë të drejtë, e të tjera si këto. Por tani jam e lumtur që ka kaluar sepse është shumë mirë. Atëherë nuk ishte keq, por idea që të duket sikur i di të gjitha, sikur di t'i bësh të gjitha dhe pastaj sado që mundohesha që t'i bëja prapë përplasesha ose te mami, ose te babi, (qesh) dhe sesi ndihesha. Kurse tani e ndiej që shumë gjëra I kam bërë, por përsëri e dua mbështetjen e tyre, përsëri do të kem nevojë për ta. Çdo fazë ka bukurinë e vet, por mua më pëlqen më tepër kjo fazë që po kaloj. Ndihet largësia në familjen tuaj? Familja ime ëshë mësuar me këtë pjesë pasi unë që 15 vjeç kam udhëtuar gjatë gjithë kohës jo vetëm me koncertet, por kam pasur momente që jam larguar jo vetëm për një apo dy javë, por me muaj, Sigurisht që malli bën të vetën, por gjithmonë më kanë përkrahur, artistikisht, moralisht dhe më ka pëlqyer kjo pjesë tek ata. Edhe pse kam qenë shumë larg prej tyre gjithmonë kanë pasur besim tek unë, ashtu sikundër edhe unë tek ata. Ka qenë një marrëdhënie që më ka lënë të lirë

Mariza Ikonomi: “Një familje si e imja!” Paqja, pas problemeve te adoleshencës C'est la vie!

K

am bërë disa këngë dhe jam duke punuar për të tjera"thotë ajo-" Janë këngë që kanë dalë nga jeta e përditshme. Eshtë një stil ndryshe nga ato që kam bërë deri tani dhe shpresoj se do t'i pëlqejë publikut sepse sjellin natyrën time. Sot u mora me këngën e parë të albumit, dje bëra përsëri një këngë të re. Shqipëria të frymëzon për shumë gjëra si të këqija dhe të mira. Jam frymëzuar nga dashuria, e përditshmja si edhe nga ato gjëra që nuk ecin mirë. C'est la vie!"

dhe kjo më pëlqen. Si kalojnë ditët e studimeve në Francë? Është një ditë e ngarkuar. Unë jam tip që këtu çohesha nga ora 12 ose një e drekës (qesh) kurse atje duhet patjetër të çohesha që në orën 7, pastaj në 8 të bëja mëngjesin dhe në orën 9 të dilja patjetër nga sh-

Tiranë. Është një vend që të jep shumë. Është deti të cilin shpesh herë unë e harroj që ekziston sepse rutina e përditshme të rrëmben dhe shpesh lodhesh, por kur gjej kohën për të shkuar atje, çdo stres, çdo lodhje, largohet vetvetiu. Është një jetë e thjeshtë, dhe kjo thjeshtësi e gjërat e vogla bëjnë

tirëson pak gjërat, në një moment më dukej vetja sikur isha memece sepse gjatë gjithë kohës aty flitej dhe nuk shpreshesha dot për shumë gjëra si në gjuhën time. Fundjavat e tua si kalojnë? Më pëlqen gjithmonë të marr makinën e të dal nga qy-

diferencën. Ndihem e kënaqur sepse bëj ato gjëra që dua dhe merrem me ato që dua. Sigurisht asgjë nuk është e thjeshtë, ka edhe momente shumë të vështira që kalojnë, por që gjithmonë ia vlen. Kur e ke ndier veten në moment të vështirë? Sigurisht që gjuha i vësh-

teti. Edhe në Nisë e bëj këtë. Sado që ajo është shumë e bukur, por më pëlqejnë ndryshimet. Mërzitem shpejt po të rri në të njëjtin vend, kam qejf të ndryshoj, dhe sidomos gjatë fundjavës dua të jem diku jashtë rutinës së përditshme. Kur kam mundësi sigurisht, pasi ka raste kur duhet të punoj.

Mariza Ikonomi me motrën e saj, Ledia

tëpia. Kështu edhe kur nuk kisha shkollë, sepse ndihesha shumë mirë. E filloja ditën me muzikë dhe e mbaroja ditën me muzikë. Fakti që je gjithmonë e rrethuar nga muzikantë të talentuar të bën të ndihesh vërtet shumë mirë dhe kërkon akoma më tepër. Ditët në Nisë janë shumë më ndryshe se në

Çfarë të pëlqen më shumë nga udhëtimet? Natyra më pëlqen shumë , kultura, muzeumet, historia e qytetit, gatimi, muzika,. Në fakt muzikën dua ta kem gjatë gjithë kohës, nga mëngjesi deri në darkë, dhe gjithmonë shkoj atje ku ka tinguj. Por natyra është kryesoja që të bën për vete. Kur rri në shtëpi në fundjavë çfarë bën? Ka raste sorollatem kot. Shoh ndonjë film dhe pastaj edhe lexoj, por varet sa e lodhur jam. Kur qetësohem vetëm sorollatem, thjesht merrem me veten time. Të pëlqen të ftosh miq? Ftoj edhe miq, jo gjithmonë, por kam disa miq që janë shumë qejflinj të këtyre mbrëmjeve. U kam premtuar që këtë herë do të bëjmë fërgesë party (qesh). Unë do ta gatuaj për ta, sepse e kam lavdëruar shumë kuzhinën shqiptare dhe ata mezi presin që ta shijojnë. Çfarë bën kur gjërat nuk ecin mirë? Lutem, dëgjoj shumë muzikë të qetë, shëtis, vrapoj, kaloj kohën me familjen dhe punoj shumë. Si është një familje ideale për ty? Është një familje që mbështet njëri- tjetrin, që fal dashuri, që jep më të mirën… (mendohet) …. një familje si kjo që kam.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.