Rilindasi

Page 1

SULMET PER SHQIPEN, PER HUMORIN, KRISHTIN DHE “NDJENJA T NEGA TIVE” “NDJENJAT NEGATIVE”

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:23

E diel, 10 qershor 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

FUSHATA KUNDER NOLIT

Agim V inca: Ja akuzat e pavend të Sabri Hamitit Vinca: Agim V inca Vinca Noli dhe shqipja Duke iu qasur me predispozita negative poezisë së Nolit, sikundër edhe veprës dhe personalitetit të tij në përgjithësi, Sabri Hamiti, në librin Letërsia moderne shqipe, tekst shkollor për shkollat e mesme, i miratuar nga “Ministria e Arsimit” (nuk thuhet cila?) dhe i botuar e ribotuar disa herë nga shtëpia botuese “Libri Shkollor” (në këtë rast në Prishtinë), “ngrit”, herë-herë, probleme të paqena dhe bën vlerësime të paqëndrueshme. Cilat janë ato? Duke mos dashur të zgjatemi shumë, po ndalemi te dy-tri çështje si më të rëndësishme dhe që bien më shumë në sy gjatë shfletimit të tekstit në fjalë. “Noli e mësoi shqipen nga “Albania” e Konicës” - thotë autori i Letërsisë moderne shqipe. Këtë pohim ai ia mvesh vetë Nolit, por pa e dhënë burimin se ku (në cilën vepër) Noli paskësh deklaruar se

Në foto: (Majtas) Sabri Hamiti (djathtas) Fan Noli

Polovina: Gjon Muzaka i Beratit përballë Skëndërbeut Jovan Jano

E

kaluara ka një rëndësi të madhe për ne. Më duket se jemi duke rrëmuar ca si shumë në histori, por ajo është e domosdoshme të njihet, që ta kemi të

qartë se nga vijmë e nga ç’gjë duhet të largohemi. Dhe më mirë se kush do tjetër këtë e bën një studiues, një historian apo dhe një shkrimtar. Duke shkruar për principatën e Muzakajve dhe për Myzeqenë, gjykojmë se edhe në

këtë rast jemi duke shkruar histori. Dhe, nëse kemi marrë përsipër të themi të vërtetat ashtu siç i kemi lexuar, studiuar, dëgjuar dhe përjetuar, do t’i lutesha lexuesit tim të mrekullueshëm që elegancën... faqe 18-19 ○

“shqipen e kishte mësuar nga kjo revistë e Konicës”. Sigurisht ka menduar te Autobiografia, por një rilexim i kësaj vepre të lezetshme na bind se këto nuk janë fjalët e Nolit, por të autorit të librit Letërsia moderne shqipe, me të cilin nxënësit tanë jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, e mësojnë Nolin dhe autorët e tjerë “modernë” të letërsisë shqipe, si: Fishta, Konica, Midhat Frashëri, Ali Asllani, Etëhem Haxhiademi e të tjerë. Është e vërtetë se te Autobiografia e tij, e shkruar, për modesti, në vetën e tretë, Noli pohon pa fije kompleksi: “Fan Noli mësoi mjaft nga Faik Konica, i cili ishte një burrë me kulturë të gjerë dhe ekspert i letërsisë frënge”, ndërsa revistën “Albania” e përmend vetëm në konstekst të përpjekjeve (të kota) të tij për ta siguruar këtë revistë dhe për t’u bërë korrespondent i saj nga Athina në vitin 1901 dhe asgjë më shumë. Nuk na shkon mendja ta mohojmë... vijon në faqen 14-15 ○

Naum Prifti: Si e kam njohur unë Sterio Spassen

Ja emrat e fshatrave shqiptare ortodokse në Maqedoni

Sterjo Spasse, shkrimtar dhe edukator edukator.. Kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti lexuar në nderimin që u organizuar për shkrimtarin Spase nga Biblioteka e Kongresit në W ashington me 8 Maj 2012 Washington

Shqiptarët ortodoks nuk kanë jetuar vetëm në Rekën e Epërme, por elementin shqiptar ortodoks e ndeshim edhe në Kavadarc në fillim të viteve 1900, ja faktet e reja nga gjurmimet e fundit...

Naum Prifti

S

i shkrimtar i jam mirënjohës Sterjo Spasses, nga i cili mësova se mund të bëhej letërsi me mjedise dhe personazhe shqiptare. Kur lexova romanin e tij “Afërdita,” dhe ndesha përshkrimin për Xha Koroveshin tek rrinte pranë oxhakut me katruven e ujit pranë e me çibukun në gojë, u mrekullova. Qe krejt ndryshe nga romanet franceze e italiane që kisha lexuar deri atëherë, si “Konti i Monte Kristos,” “Bija e mallkuar” “Ura e Psherëtimave,” “Maska e zezë,” e të tjera të këtij lloji, mbushur me kontër e kontesha, aristokratë e

dukesha. Romanet e huaja ishin tejet larg jetës sime, si nga konceptet, si nga komunikimi me etikë aristokrate. Pra Afërdita ishte romani me telashet e gëzimet e një vajze qytetare qe punonte arsimtare ne fshat. Më vonë pata rast të lexoja edhe romanin e tij “Pse?” me famë në atë kohë, ku spikasnin pikëpyetjet e një djali të ri, që jeton mes një mjedisi disi të huaj e të pakuptuar për të, prandaj i jep fund jetës me vetëvrasje. Leximi i këtyre veprave e ngriti Sterjo Spassen në sytë e mi në apogjeun e shkrimtareve shqiptarë, prandaj sapo vajta në Tiranë për të vazhduar shkollën e mesme, dëshira ime me e madhe ishte ta shihja Sterjon... ○

faqe 17 ○

Arben Llalla

P

Urtësia e të urtit Ky tregim i kushtohet patriotit të shquar që dha një kontribut të madh në çështjen kombëtare shqiptare, Aqif Pashë Elbasanit ○

faqe 16 ○

rej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fshatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së saj të vërtetë. Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për

kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas. Gjatë kërkimeve për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar, ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë... ○

faqe 20 ○


14 DEBAT SH SH..com

www.shqiptarja.com

S TUDIUESI

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

SULMET

Agim V inca Vinca

vijon nga faqja 13

...kurrsesi rolin që luajti revista “Albania” e Konicës në pasurimin e gjuhës shqipe dhe në kultivimin e shijes letrare të kohës, rol ky që në letërsinë dhe kulturën shqiptare të fundit të shek. XIX dhe të fillimit të shek. XX është pa dyshim i madh dhe i rëndësishëm, por përpara se të arrinte te “Albania” e Konicës, Noli ishte edukuar në rrethin familjar, në vendlindjen e tij, në Ibrik-Tepe, atje prej nga u nis në botën e madhe me porosinë e gjyshit që “të mos qëndronte shumë në Athinë”, por “të hidhej në Shqipëri”, sepse “atje ishte atdheu i tyre i vjetër”. Në qoftë se nxënësve tanë, por edhe lexuesve të tjerë, u duhet thënë patjetër se ku e si e mësoi shqipen Noli, përgjigjja do të ishte tjetër nga ajo që ofron teksti në fjalë. Noli e mësoi shqipen para së gjithash nga nëna e tij shqiptare, Maria, grua e thjeshtë fshatare, por inteligjente, që nuk dinte asnjë fjalë greqisht, e cila kur e dëgjoi meshën e parë shqip të të birit, në Sofje, në vitin 1908, e emocionuar pa masë, tha: “Tani e di se puna më e mirë që kam bërë në jetë është ajo kur të shpura në shkollë në thes”; Noli e mësoi shqipen, mbase edhe më shumë se nga nëna që e lindi, nga gjyshja e tij, Sumba, që u përkujdes për të me dashuri e dhembshuri të rrallë, e cila, siç dëshmon i nipi, s’e hoqi kurrë kostumin shqiptar, ndërsa vallet popullore shqiptare i lozte në sheshin e kishës së fshatit si të ishte çupë e re edhe në moshën shtatëdhjetëvjeçare; Noli e mësoi shqipen nga gjyshi i tij luftëtar, Gjergj Kapedani dhe bashkëluftëtari i tij, Gjerd Kapedani, i cili ishte një burim i vërtetë rrëfimesh nga më interesantet dhe nga njerëzit e tij të tjerë të familjes dhe të afërmit e tij të shumtë, që e donin aq shumë. Ndërkaq, libri i parë në shqip që lexoi, siç pohon vetë te Autobiografia, ishte një përkthim i Dhiatës së Re i bërë nga dora mjeshtërore e Kristoforidhit. Gjatë qëndrimit në Egjipt do të binte në kontakt me Thimi Mitkon, Spiro Dinen, Jani Vruhon dhe Thanas Tashkon, që të katër njerëz me kulturë dhe atdhetarë të kulluar; ky i fundit, siç dihet, duke parë tek djaloshi i Ibrik-Tepesë talentin dhe zgjuarsinë, por edhe lidhjen e fortë me kauzën shqiptare, e nisi Nolin e ri në misionin e tij në Amerikë për të shpëtuar komunitetin e atjeshëm ortodoks shqiptar nga asimilimi grek. Nga babai i tij, Stilian Noli, Theofani trashëgoi: adhurimin e heronjve, ambicien për të qenë i parë (në fshat e gjetkë) dhe pasionin për muzikën kishtare, e cila ndikoi doemos në edukimin e veshit të tij për muzikalitetin e rrallë që përshkon tërë poezinë e tij, nga vjersha e parë Fryn, moj erë… (1907) e gjer tek e fundit, që i bie të jetë Vdekja e Sulltanit, e botuar te gazeta “Dielli” me pseudonimin Namik Namazi më 1964, një vit para vdekjes së autorit më 13 mars 1965. Edhe pse lindi e jetoi jashtë Shqipërisë dhe u shkollua në gjuhë të huaja, Noli e përvetësoi dhe e shkroi shqipen si rrallë ndonjë njeri tjetër i penës ndër shqiptarë, me një fjalë si një usta i

FUSHATA KUNDER NOLIT Ja akuzat e pavend të Sabri Hamitit Fushata kundër Nolit është sulm ndaj vlerave kulmore të kulturës shqiptare. Për keqinterpretimin e disa aspekteve të jetës dhe të veprës së Nolit në një tekst shkollor…

Vjershat satirike të Nolit, sipas autorit të librit Letërsia moderne shqipe për klasën e tretë të shkollave të mesme, për nga vlera qenkan “më të vogla se vjershat autobiografike” (!) të këtij poeti, sepse në to Noli futka “kaq emocione negative” sa u tretka “sensibiliteti i matur i poezisë”

Në foto: (Sipër) Fan Noli (poshtë) Sabri Hamiti

vërtetë. Gjuha e Nolit është asht e jo tul - thoshte Kuteli, ndërsa Çabej, në deklaratën e dhënë me rastin e vdekjes së këtij “Demiurgu të shqipes”, nënvizonte se në poezinë e Nolit, sikurse edhe në tërë veprën e tij, origjinale e të përkthyer, “shihet se sa mund të jetë gjuha shqipe e ashpër e e vrazhdë dhe e fortë në ashpërsinë e saj”. Po përse në tekstin Letërsia moderne shqipe thuhet se Noli e mësoi shqipen

nga “Albania” e Konicës? Sado i pasherr që duket në shikim të parë ky pohim, pra pohimi se Noli e mësoi shqipen nga “Albania” e Konicës, siç paskësh deklaruar vetë (!), nuk është i rastit dhe pa funksion. Ai është vënë aty për t’u transmetuar nxënësve që u dedikohet teksti dhe lexuesve të tjerë eventualë të tij dy porosi: një, të tregojë se gjoja Nolit i mungonte formimi i mirëfilltë kombëtar e gjuhësor dhe, e dyta, ta “ngrisë”, siç do të thoshte autori i tekstit në fjalë (në vend se ta ngrejë), në frymën e aversionit të krijuar për të në periudhën “post”, Konicën përmbi Nolin, përkatësisht ta ulë paksa këtë të dytin! Më shumë se ç’thuhet kjo gjë, pra ideja mbi shqiptarësinë e mangët (?) të Nolit, që s’është veçse një paragjykim i thjeshtë dhe shqipen e tij të mësuar nga librat, në të vërtetë nga një revistë e vetme - “Albania” e Konicës, lihet të nënkuptohet, gjë që e konfirmojnë edhe dy pohimet e tjera të ngjashme të autorit: se Noli e kishte “hero so-

cial dhe moral” Krishtin dhe se në vjershën e tij të famshme Anës lumenjve përmend Moskën. Noli dhe “ndjenjat negative” Vjershat satirike të Nolit, sipas autorit të librit Letërsia moderne shqipe për klasën e tretë të shkollave të mesme, për nga vlera qenkan “më të vogla se vjershat autobiografike” (!) të këtij poeti, sepse në to Noli futka “kaq emocione negative” sa u tretka “sensibiliteti i matur i poezisë”. Ta vlerësosh një poet negativisht ose, së paku, të përpiqesh ta minimizosh atë, sepse në poezitë e tij ka shumë “emocione negative”, do të thotë: ose të jesh diletant në letërsi e estetikë ose keqdashës e tendencioz. Autori i këtij teksti nuk është i padijshëm e diletant, por duket se ai nuk i ka shpëtuar klimës negative politike, që është krijuar në këto vite rreth Nolit dhe disa personaliteteve të tjera të kulturës shqiptare. Vlera e një poezie nuk varet nga çfarësia e emocioneve, “pozitive” a “negative” (ç’kuptim ka, më në fund, kjo ndarje strikte e emocioneve, që ta kujton atë skemën tradicionale të ndarjes së personazheve në “pozitive” e “negative”?), por nga cilësia e intensiteti i ndjenjës e mendimit dhe sidomos nga sendërtimi artistik i tyre në tekstin e saj. Vepra letrare ofron kënaqësi estetike jo


DEBAT 15 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

pse merret me fenomenet e bukura të realitetit, por pse i transponon ato me forcë emocionale e artistike. Aristoteli pohonte se veprat artistike që i drejtohen së shëmtuarës, na kënaqin artistikisht kur e riprodhojnë atë me vërtetësi. Kjo do të thotë se e bukura në natyrë dhe në art nuk janë e njëjta gjë. Rrjedhimisht, na japin kënaqësi estetike dhe i quajmë të bukura shumë vepra artistike, që paraqesin fenomene të shëmtuara të realitetit. Kështu, për shembull, është lehtë të kuptosh përse na pëlqejnë elegjitë e Nolit kushtuar Bajram Currit dhe Luigj Gurakuqit, që flasin për dy figura të ndritshme të historisë sonë kombëtare, që ishin njëkohësisht edhe miq të poetit, por është më vështirë të kuptojmë pse na pëlqejnë po aq, në mos edhe më shumë, edhe poezitë satirike Marshi i Barabajt, Kirenari dhe Shën Pjetri në mangall, në të cilat stigmatizohen personazhe dhe dukuri negative të realitetit. E ulëta dhe e shëmtuara, sikurse edhe e bukura dhe e madhërishmja, janë kategori estetike dhe si të tilla ato kanë të drejta plotësisht të barabarta në Republikën e letrave. Të pohosh, prandaj, se emocionet negative e “tretkan” sensibilitetin e poezisë, do të thotë t’ia mohosh poetit të drejtën që ta shikojë botën me sy kritik, kurse poezinë ta privosh nga përmasa e së keqes si një dimension i rëndësishëm i artit në përgjithësi. Thuhet se askush nuk e ka përjetuar tmerrin e luftës më thellë se Homeri dhe Tolstoji, natyrisht secili në kohën e vet. Mirëpo, kur Homeri përshkruan ndeshjet te dyert e Trojës, kurse Tostoji betejën e Borodinit, ata krijojnë një pamje aq të gjallë e të bukur, e cila na ofron kënaqësi të rrallë estetike. A ka gjë më të bukur (si përjetim estetik e jo si situatë reale) sesa vargjet e Dantes, ku përshkruhen tmerret e ferrit; a ka gjë më të bukur (përsëri si përjetim estetik e jo si pamje konkrete) sesa skena ku konti Ugolin, thellë në rrethin e nëntë të ferrit, tek dergjen mashtruesit e atyre që besojnë, tradhtarët e të afërmve, të miqve dhe të atdheut, ia ngjet me dhëmbë “mes truve e qafës” kryepeshkopit Ruxher, shkaktarit të vuajtjeve të tmerrshme të tij dhe të të bijve e nipave të tij të pafajshëm? Askush deri më sot, askund në botë, nuk është ngritur të thotë për Danten dhe Ferrin e tij, ashtu siç thotë kolegu ynë për poezitë sarkastike të Nolit, se “emocionet negative tresin sensibilitetin e poezisë”! E kundërta ka ndodhur shekuj me radhë dhe vazhdon të ndodhë edhe sot e tutje: vlerësimi i lartë për këtë vepër madhore me “ndjenja negative”. Sepse, “emocionet negative”, kur janë të sendërtuara artistikisht, e rrisin sensibilitetin e poezisë, madje edhe më shumë sesa ato “pozitive”. Edhe i madhi De Sanktis e konsideronte episodin e kontit Ugolin si një ndër më të fuqishmit e Ferrit, kurse këngën e 33-të, pikërisht atë ku përshkruhet skena tronditëse e hakmarrjes së kontit Ugolin ndaj kryepeshkopit Ruxher - analoge me atë të mbretit Tidej ndaj tebanit Menalip dikur në Tebë - si një ndër më të bukurat e Ferrit dhe të gjithë Komedisë hyjnore. Ka shkrimtarë, por edhe rryma të tëra letrare, që e kanë në fokus të interesimit të tyre të keqen, të shëmtuarën, të ultën dhe grotesken, pra negativen, mirëpo kjo nuk i ul ata si shkrimtarë dhe artistë. Kryevepra të letërsisë botërore, si Ferri i Dantes, për të cilin sapo folëm, tragjeditë e Shekspirit, romanet e Balzakut, Krimi dhe dënimi e Dostojevskit etj., bartin në brendi të tyre shumë “emocione negative” (vrasje, krime, mallkime etj.), mirëpo askujt deri më sot nuk i ka shkuar ndër mend t’i akuzojë autorët e tyre për “tretje” të “sensibilitetit të matur të poezisë”, siç

vepron kritiku ynë “pozitivist” me Nolin. Prej romantizmit e këndej, posaçërisht prej realizmit kritik e sidomos natyralizmit, shkrimtarët e kanë vënë në qendër të veprave të tyre të keqen, të ultën dhe të shëmtuarën, kuptohet në emër të angazhimit për të mirën dhe humanizmin. Në shekullin XX flitet gjithnjë e më shumë për movizmin (nga frëngj. mauvais) dhe estetikën e së keqes. Kjo e ka shtyrë shkrimtarin dhe teoricienin bashkëkohor frëng Zhorzh Bataj të shkruajë librin Letërsia dhe e keqja, në të cilin merret me krijimtarinë e Bodlerit, të Lotreamonit, të Blejkut, të Sadit, të Prustit, të Kafkës dhe të Zhënesë, që ka emërues të përbashkët praninë e vuajtjes, të dhembjes, të vetmisë, të revoltës dhe të melankolisë e, madje, edhe të dhunës dhe seksit, në gjirin e saj. Ndër prijatarët e këtij procesi në letërsi mund të konsiderohen Bodleri në poezi (Les Fleurs du mal) dhe Zola në prozë (Tereza Raken, Nana, Zherminal etj.), i cili e pat shpallur devizë të vetën thënien paradoksale: “Të urresh do të thotë të dashurosh”. Noli si krijues dhe si njeri ka kritikuar gjatë tërë jetës dukuritë negative në jetën shqiptare dhe ka shprehur mllefin e përbuzjen e tij në vargje për “dallkaukët, kopukët dhe turmat pa tru”, por kjo nuk na jep të drejtë ta gjykojmë atë për teprim me ndjenjat negative. Jo poeti, por kritiku në këtë rast, ndonëse edhe vetë poet, ka manifestuar ndjenja negative e paragjykime! Noli, Krishti dhe të qeshurit S. Hamiti pohon se Krishti ishte “hero social dhe moral” i Nolit, konstatim ky, të cilin e përsërit dy-tri herë pa nevojë. Në të njëjtën kohë, po aty, citon Konicën, sipas të cilit, “Noli nuk plakej, sepse dinte të qeshej edhe në pleqëri”. Ç’të keqe ka këtu? - mund të pyesë dikush me të drejtë. Dhe, vërtet, në pohimet e mësipërme, në shikim të parë, s’ka asgjë të pazakonshme. Mirëpo, për ata që këto punë i gjykojnë pak më hollë dhe plaken pak më gjatë mbi letra, këtu ka një kontradiktë flagrante. Feja e krishterë, sikurse edhe fetë e tjera, nuk e rekomandon të qeshurit, sikundër as vajin e zemërimin, por vuajtjen dhe nënshtrimin. Zoti ynë, Jezu Krishti, nuk

qeshte kurrë - thuhet në librat e shenjtë. Për dishepujt fanatikë të martirit nga Nazareti, të qeshurit është njëfarë herezie. Inkuizicioni e zhduku pjesën e dytë të Poetikës së Aristotelit, sepse ajo i kushtohej të qeshurit dhe komikes. Rrjedhimisht, një dishepull besnik i Krishtit, çfarë paskësh qenë Noli, sipas S. Hamitit, nuk do të duhej të qeshte e përqeshte aq shumë, madje edhe në pleqërinë e vet të thellë. Noli, edhe pse prift e peshkop, ishte tepër njerëzor e tokësor për ta pasur ideal të vetëm figurën e përvujtë të Jezu Krishtit, të cilit ai ia vë pranë figurat aspak të devotshme të dy personaliteteve të mëdha historike; të dy

strategëve e luftëtarëve me nam: Napoleonit dhe Skënderbeut. Të pohosh se Noli e kishte, gjatë tërë jetës, “hero social e moral” Krishtin, kur dihet se ai i adhuronte po aq, në mos më shumë, edhe Napoleonin e Skënderbeun (më vonë edhe Luigj Gurakuqin e Bajram Currin) dhe sidomos “heronjtë e kulturës”: Shekspirin e Servantesin; Khajamin e Ibsenin; Bethovenin e Shtrausin; Bernard Shoin e Tomas Manin, por edhe shumë të tjerë; të pohosh, pra, se Noli e kishte,

Në foto: (Sipër) Agim Vinca (poshtë) kopertina e librit “Arti i Reagimit”

www.shqiptarja.com

gjatë tërë jetës, “hero social e moral” Krishtin, siç vepron kolegu S. H., do të thotë ta shikosh shtrembër e njëanshëm figurën e tij madhore dhe ta reduktosh në përmasën pothuaj fetare - veprën e tij të gjerë e komplekse. Krijimtaria letrare, sipas Nolit dhe sidomos ajo pjesë e saj që quhet satirë, ka aftësinë t’i bëjë njerëzit të qeshin, por edhe të qajnë. Në introduktën për Don Kishotin, pasi flet për popullaritetin e madh të romanit të Servantesit, përkthyesi dhe interpreti brilant i kësaj vepre në gjuhën shqipe, Fan S. Noli, thotë se vepra në fjalë dhe heroi i saj, me bëmat e tij qesharake e anakronike, na bën jo vetëm të qeshim, por “edhe të qajmë”, sepse “Don Kishoti është një idealist në tërë kuptimin e fjalës”, i cili përpiqet ta ndryshojë në mënyrën e vet donkishoteske - të huajtur nga romanet kalorësiake - këtë botë të padrejtë e mizore, sepse gjithë ç’bën e bën “për të mirën e njerëzisë dhe jo për ndonjë interes vetjak”. Noli dinte të bënte humor edhe në llogari të vet dhe kjo gjë shihet jo vetëm në ndonjë poezi të tij si Plak, topall dhe ashik dhe në disa shkrime publicistike si ai Kryeministri i binte fyellit, por akoma më shumë në fjalimet e tij brilante të mbajtura para shqiptarëve të Amerikës. Në raste të ndryshme, në takime private, por edhe në tubime publike, Noli tregonte shpeshherë anekdota dhe bënte shaka në adresë të klerikëve ortodoksë, rend ky të cilit i takonte edhe vetë. Kjo sjellje tij tregon fare mirë sesa zemërgjerë ishte Noli si njeri e krijues dhe sa të lira e, madje, edhe liberale ishin pikëpamjet e tij për artin, fenë, moralin dhe shoqërinë në përgjithësi. Humori, përkatësisht shpirtorësia, ishte një dhunti e trashëguar nga familja e vendlindja, por edhe e kultivuar nga kontakti me kolosët e artit botëror si Shekspiri, Servantesi, Tolstoji, Bernard Shoi etj. Noli e donte dhe e çmonte shumë karikaturistin frëng Domje, të njohur për karikaturat e tij politike kundër mbretërve e tiranëve. Në korrespondencën e tij të pasur ka shumë pasazhe të bukura humoristike, ashtu siç ka ironi e sarkazëm te tekstet e tij të shumta polemike. Një një ligjëratë të mbajtur para shkrimtarëve të rinj amerikanë në fillim të viteve ’60 në Boston, Noli i bënte të qeshnin me gjithë zemër dhe të duartrokisnin në skenë të hapur me batutat e tij plot kripë të pranishmit në sallë, shkrimtarët e rinj amerikanë. Të rrallë janë krijuesit dhe intelektualët shqiptarë që kanë ditur ta sintetizojnë aq natyrshëm dhe në mënyrë aq mjeshtërore shpirtin dhe filozofinë e popullit, sikundër edhe shijen e tij për të bukurën, me dijen, kulturën dhe erudicionin e librave e të bibliotekave. T’u thuash, prandaj, nxënësve të klasës së tretë gjimnaz, por edhe lexuesve të tjerë eventualë, se Noli e kishte “hero social dhe moral” Krishtin, aq më shumë që figura e Krishtit në këtë rast ka konotacione pak a shumë negative, është një rrudhje dhe një ngushtim i botës kompleske të Nolit, në mos dhe stërkeqje e botëkuptimit të tij humanist në kuptimin e plotë të fjalës. Një njeri që qesh e përqesh aq shumë, madje deri në pleqëri të thellë, a do të mund ta kishte idhull të vetin dhe të vetëm Krishtin? Krishti te Noli është simbol i njeriut idealist e martir, që nuk e kupton turma dhe asgjë më shumë. Diçka si Sokrati, Niçe, Spinoza etj. Shënim: Vincës Studimi i Agim V incës do të vijojë numrin e ardhshëm me të tjera argumente mbi fushatën paragjykuese gjatë të këtyre viteve të fundit ndaj Nolit. Studimi është marrë nga vepra e fundit e studiuesit “Arti i Reagimit”


16 TREGIM SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

Urtësia e të urtit Ky tregim i kushtohet patriotit të shquar që dha një kontribut të madh në çështjen kombëtare shqiptare, Aqif Pashë Elbasanit Bahri Myftai Serxhio Mazreku

P

ashai, si rrallë herë piu radhazi dy filxhan me çaj. Ishte çaj i ri, i sapom bledhur në malet e Polisit. Kjo e kënaqi! Ndërkohë jehuan tingujt e kambanës së kishës së Kalasë. Instinktivisht vështroi sahatin e madh përballë. Ishte koha kur linte kolltukun dhe i afrohej tavolinës së punës. Dy gazeta, një që dilte në qytetin e tij, në Elbasan, dhe një gazetë e Tiranës vazhdonin të njëjtën linjë, duke pasqyruar me besnikëri e pasion bëma dhe ngjarje nga Lufta e Vlorës. Në njërën prej tyre lexoi një poezi, të kthyer tashmë në këngë. “Bëjmë luftë me një mbret dyzet milion”. Vargu e stepi, po e mbylli me buzëqeshje. Nisi të lexojë shtypin dhe buletinet e huaja. Londra mbante qëndrimin e mirënjohur, madje me ç’vinte re ai, në rreshta e faqe, Londra pati bërë përpara, nga sovranitet të kufizuar, në sovranitet pa kufi, vendim i Kongresit të Lushnjës-, ku pashai i Elbasanit qe firmëtari i parë-. Në shtypin frëng sulmi Italian parodizohej si “dashuri”e kahershme e tyre ndaj Shqipërisë. Në atë të Stambollit sakrifica, qëndresa, lufta, ndaj një mbretërie të madhe, konsiderohej si “shpagim” ndaj “besëthyerjes”’ që i qenkësh bërë Perandorisë Osmane qysh në fillim të shekullit njëzetë. Te shqiptarët e Amerikës bëhej thirrje për qëndresë, guxim e trimëri, madje beteja heroike e Vlorës, krahasohej me atë të Termopileve. Ndërkohë hyri një djalë i gjate me flokë të verdhë, të rënë mbi supe, i shëndetshëm dhe i fuqishëm si pishat e krahinës prej nga vinte. Ishte besniku i tij, pinjolli fisit të Bonjakëve të famshëm për trimëri dhe besë. Ai la mbi tavolinë një zarf të madh, të bardhë. Pashai e hapi. Letra ishte nga kryeministri.. Kryeministri! Diçka i kujtoi ajo letër, prandaj i pëlqeu të ngrihej, e të lëvizë. Nisi të bëjë ecejake nga dritarja në dritare,. U përqendrua te selvitë që mbulonin me hijen të gjithë oborrin Foli nën zë.. Dikur pati marrë një letër prej kryeministrit të parë të historisë së këtij vend. Sakaq i buisën kujtimet dhe iu shfaq portreti i Ismail Qemalit. Kryetari nuk jetonte më. Jo, nuk jeton! Po kujtimi i letrës së tij dhe fytyra…. Ah, ajo fisnikëri e pashoqe!.. Historia, i pati shkruar kryetari, do të dijë të dallojë patriotin nga tradhtari dhe do t’i caktojë secilit vendin e vetë se ç’vend do të kem unë në histori, këtë nuk e di. !Sa për ju, emri juaj i shkëlqyer si patriot, do të mbetet i shkruar në faqet e ndritura të historisë sonë…Erdhi përsëri pranë tavolinës, erdhi aq lehtë dhe aq qetë, sikur kishte frikë se, si mendimet ashtu dhe portreti, mund t’i iknin, të largoheshin. Një dashuri e atillë, një konsideratë aq e madhe e shkruar në atë letër, do të ishte e vështirë të mbahej gjatë, megjithatë ajo tani qe kthyer në mish dhe gjak, mund të largohej prej tij, vetëm atëherë, kur të ikte edhe vetë nga kjo botë. U ndje mirë. Nisi të lexojë.. I dashur vëlla, niste ajo. dhe rresht pas rreshti, gati të dyja faqet e saj, përshkoheshin prej këtij respekti e ngrohtësie. Kryeministri lavdëronte qytetin dhe qytetarët për gatishmërinë, organizimin dhe trajtimin e ndihmave dhënë luftës. Veçanërisht ngrinte lart gratë e vajzat, zonjat dhe zonjushat, që si askund në qytet tjetër, kishin hequr zbukurimet e tyre, unaza, vath, gjerdanë, lule prej sermi, prej ari e argjendi, vetën e vetëm që edhe zbukurimet e bukurisë së tyre, të viheshin në shërbim të asaj çështje, që do të thoshte për atdheun: o jetë, o vdekje! Përshëndeste

Në foto: Aqif Pashë Elbasani

bandën muzikore, që së bashku me së motrën e saj ardhur nga Amerika, pati jehuar aq fort dhe shëndetshëm, sa pushkët dhe topat! Këto falje dhe përshëndetje, kryeministri, lutej që t’u përcilleshin tek e tek qytetarëve. Shumë mirë, tha i kënaqur. Do të hartonte me kujdes listën e dhuruesve, qofshin ato në para, ushqimi, në prodhimet bujqësore të stinës apo të rezervave, në veshje, të bëra enkas apo të ruajtura. Domosdo, një vëmendje të veçantë do t’i kushtonte aktit të pashembullt të zonjave dhe zonjushave, grave, moshuara e të reja. Ndihej krenar që qëlloi të ishte bashkëqytetar me ta!. Thirri besnikun e vet, flokëverdhin dhe i dha detyrën. Ai, gati i njihte të gjithë dhuruesit Përgjatë leximit, mbi një emër qëndroi. Çfarë ka? Ndërhyri pashai që vuri re pezmatimin e tjetrit!... Im, zot, tha djali. Ju e njihni fort mirë familjen Papadhimitri që jeton në lagjen pranë varrit të Kristoforidhit!? Atë ditë që gratë e vajzat, vajzat dhe nuset që dhuruan stolitë.. Njëra nga to, nuse e re, e sapo ardhur në derën e asaj familje, bëri siç bënë gjithë shoqet dhe mikeshat e saj, hoqi unazën e nusërisë nga gishti dhe e dhuroi, Mirëpo atë veprim, pas nja dy ditësh, në i paskësh pikasur e vjehrra.. Dje në shtëpi paska plasur sherri madh derisa

ajo ka urdhëruar të birin që ta ndaj nusen.!. Të ndajë nusen!Të ndaka nusen! E pse, pse.? Sepse shenjën e vogël në gisht, e rriti, e bëri, e bëri sa tërë atdheu! Na urdhëroka djalin të ndajë..... Budallaçka! Paska mbetur po ajo voskopojare budallaqe që kam njohur sot e njëzetë e ca vjet më parë. Pashai, për kohën që foli, solli në mend vitet e largëta, kur kryente detyrën e Guvernatorit të Përgjithshëm të Danubit, ku në drejtimin dhe komandën e tij ishin gjithë kombet në të dy anët e lumit... Atëherë, Guvernatori i përgjithshëm pati marrë shumë bashkatdhetarë rreth vetes, me të cilët, pa dyshim kryente punët më të rëndësishme, Një nder ta, me i afërti, ishte bashkëqytetari i tij Sotir Papadhimitri... Sotiri shërbente si komandant dogane te “Ura me harqe”. Aty jetonte një komunitet voskopojarësh, ngulitur nja pesëdhjetë vjet më parë, Sotiri hyri kollovar tek ta. Nusja ishe një bukuroshe e shkurtër e tekanjoze, megjithatë dy vitet e para shkonin mirë, deri sa Voskopojarja mori vesh se i shoqe bënte ca pyetje të rrezikshme. Ai dy herë në javë shkonte në Bukuresht. Takohesh me nje grup bashkatdhetarësh që kishin një shtypshkronjë dhe me të, bënin të mundur jo vetë daljen e një gazete po edhe shumë materiale plot me

thirrje, deklarata, botoheshin opinione nga njerëzit më të ditur të kohës drejtuar vendit të tyre, që të bënte po ato që po bënin fqinjët, të cilët po largoheshin sa më larg të “të sëmurit të Bosforit”. Po mikun tim, tha Pashai, nuk mund të kthente nga ajo rruga një perandori e tërë e aq më pak ajo voskopojarka e përkëdhelur. !. Veç të keqen ia ndolli, një ditë, ndërsa shkonte deri në kufi me Bullgarinë, ku dorëzonte gazetat dhe materialet që do të shkonin në atdhe ra në përpjekje me një çetë xhandarësh… Ndërkaq, Guvernatorin e transferuan në Epir në një detyrë ushtarake. Mori vetë përsipër kujdestarinë ndaj familjes të vëllamit se vëllamë ishte bërë ma Papadhimitrin qysh atëherë, kur erdhën së bashku brigjeve të Danubit. Nuk mund ta lija djalin e Sotir Papadhimitrit rrugëve të Ballkanit, nuk doja, t’i vihej llozi asaj dere fisnik. Djali ishte kërthi, jo më shumë se dy vjeç,. Për fat, edhe e ëma qe në një mendje me mua. Po tani, ç’dreqin e sajon këtë sherr?ftoi në bisedë besnikun, si thua, biri im, i është dhimbsur unaza si vlerë paraje apo si vlerë shenjtërie?Cdo të më thuash, bir?.. Mirë.. nuk ke ç’thua… Nëse voskopojarja është marrosur krejt dhe e ka hallin të parat, te parat e shumta që mund ta ketë blerë, e rregullojmë është gjë që rregullohet lehtë.. ndërsa po t ë ketë merakun e shenjës e shenjës që mbart unaza, atë prapë e ka, madje shumë më të bukur, shumë më me vlerë Nuk do ta shoh? Po djali?…shko, shko, biri im, gjema e sillma këtu djalin e Papadhimitrit!.. Të nesërmen, afër drekës e priti djaloshin në divanin e katit të dytë, që shërbente njëherazi dhe si një muze i vogël. Në të qenë vendosur me shije dhe radhë emblema të historisë së hershme. Gjithmonë ilire, portrete te kapedanëve të më vonshëm, sidomos ata të epokës së Skënderbeut, me vulat dhe shenjat e tyre. Në një stendë tjetër ishin plot relikte sipas shekujve dhe viteve përkatës, po aty gjeje stoli grash, si gjerdanë, veth, unaza të mbajtura prej princeshash të Ballkanit dhe Evropës, të shtrenjta, shumë. Të shtrenjta nga që shumica ishin në ar apo argjend. Në të djathtë ishin shumica e portreteve të Rilindësve, rrethuar prej dokumentesh që po atyre u përkisnin. Më tej kishte flamuj kombëtar të madhësive të ndryshme nga një pëllëmba deri në dy pash, të gjithë kishin të përbashkët në fushën e kuqe, ndërsa shqiponja kishte trajtim të ndryshëm. Megjithatë zinte vend kryesor modeli ngritur në Vlorë në dymbëdhjetën, Pashai e përshëndet djalin, e pyeti për të ëmën dhe nusen. I tregoi letrën që pati marrë nga kryeministri, mbushur me falënderime për dhuruesin e ndihmave, ndër të cilët ishte edhe vetë familja e djalit. Pasha i hodh krahun dhe duke u mbështetur miqësisht te i riu, i tha se dëshironte që edhe vetë tu bënte një dhuratë -gjithnjë duke u hequr sikur nuk dinte gjë për sherrin ndër ta, ndërmjet të ëmës dhe nuses- Djali e ndoqi pas. Zgjidh e merr, biri im, ti je djali i Sotir Papadhimitrit, dhe të takon më shumë se të tjerët!.. vër gishtin, vër gishtin, shëno ku të duash!…. E la vetëm... I riu humbi duke soditur gati për dy orë ato gjëra të pa para, të çuditshme, të befasishme!. Më në fund e bëri zgjedhjen!Po, po e bëri përzgjedhjen e vetë dhe u kënaq. Pashai u ngjit lart. Atë, atë!? Pyeti djalin. E pyeti përsëri po më me kureshtje.,.. Po, tha djali, po, përsëriti, duke shkuar me sy e vesh drejt një flamuri, model i njëjtë me atë kombëtarin!.. Pashai u ul te kolltuku aty pranë. Tundi kokën me ngadalë, seç tha urtë nëpër buzë, dhe urdhëroi besnikun e vet, të sillte një shishe verë.


KUJTIMET 17 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

S HKRIMT ARI HKRIMTARI

www.shqiptarja.com

TË PANJOHURA ANJOHURATT

B

iblioeka e Kon gresit Amerikan, nën përkujdesjen e Mr. Harris Grant në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Washington dhe me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë, organizuan një takim për të nderuar shkrimtarin Sterjo Spasse. Me atë rast u ekspozuan një pjesë e librave të tij botuar kohët e fundit, tetë vëllimet e Sterjo Spasses nga seria e Veprave të zgjedhura, si dhe libri me kujtime “Im Atë Sterjo Spasse,” nga djali i tij Ilinden Spasse. Në takim foli Arian Spasse, nipi i Sterjo Spasses, këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Washington dhe shkrimtari Naum Prifti. Pjesëmarrja e admirueshme e shqiptarëve tregoi interesimin e tyre për këtë aktivitet kulturor. Veprimtaria u filmua nga VOA seksioni shqiptar dhe VOA maqedonase.

NAUM PRIFTI Si e kam njohur unë Sterio Spasen Sterjo Spasse, shkrimtar dhe edukator edukator.. Kujtimet e shkrimtarit Naum Prifti lexuar në nderimin që u organizuar për shkrimtarin Spase nga Biblioteka e Kongresit në W ashington me 8 Maj 2012 Washington

Naum Prifti

S

i shkrimtar i jam mirënjohës Sterjo Spasses, nga i cili mësova se mund të bëhej letërsi me mjedise dhe personazhe shqiptare. Kur lexova romanin e tij “Afërdita,” dhe ndesha përshkrimin për Xha Koroveshin tek rrinte pranë oxhakut me katruven e ujit pranë e me çibukun në gojë, u mrekullova. Qe krejt ndryshe nga romanet franceze e italiane që kisha lexuar deri atëherë, si “Konti i Monte Kristos,” “Bija e mallkuar” “Ura e Psherëtimave,” “Maska e zezë,” e të tjera të këtij lloji, mbushur me kontër e kontesha, aristokratë e dukesha. Romanet e huaja ishin tejet larg jetës sime, si nga konceptet, si nga komunikimi me etikë aristokrate. Pra Afërdita ishte romani me telashet e gëzimet e një vajze qytetare qe punonte arsimtare ne fshat. Më vonë pata rast të lexoja edhe romanin e tij “Pse?” me famë në atë kohë, ku spikasnin pikëpyetjet e një djali të ri, që jeton mes një mjedisi disi të huaj e të pakuptuar për të, prandaj i jep fund jetës me vetëvrasje. Leximi i këtyre veprave e ngriti Sterjo Spassen në sytë e mi në apogjeun e shkrimtareve shqiptarë, prandaj sapo vajta në Tiranë për të vazhduar shkollën e mesme,

Në foto: (Majtas) Shkrimtari Sterio Spase (sipër) Naum Prifti

dëshira ime me e madhe ishte ta shihja Sterjon Spassen me mish e kocka, njeri të gjallë. Për fat gjithë shkrimtarët e librave të këndimit që nga Naim Frashëri, Migjeni, Çajupi, Mjeda, Asdreni, të gjithë kishin kaluar në amëshim. Dhe një ditë vjeshte e pashë në qendrën e Tiranës buzë trotuarit të kafe “Berlinit.” Qe viti 1950. Ma tregoi një shok qe e njihte.” Ja ku e ke Sterjo Spassen, ai me ata flokët e gjatë,” më tha. Sterjoja kishte tipare skulpturore, burrërore, por njëkohësisht të butë e mirëdashëse. Më lanë mbresë flokët e tij të dendur, të cilët prapa formonin një fole ku mund të shtrohej një fajkua, a shqiponjë. Në shkollë

kisha shok banke Kristo Pandofskin, maqedonas nga Verniku, i cili e quante Sterjon mik të familjes me qenë se edhe ai ishte nga zona e Pustecit. Të djelave kur kishim liridalje, ai shkonte për vizitë në shtëpinë e Sterjos. Prej tij mësova se në familjen e Sterjos flitej sa maqedonisht, sa shqip, sipas rastit. Një ditë ai më solli vëllimin me tregime “Nusja pa duvak” që ia kishte falur vetë Sterjoja. E lexova me një frymë duke e lutur të më sillte dhe ndonjë libër tjetër kur t’i jepej rasti. Nga letrat që këmbente me të atin e vet, mësova edhe unë disa fraza maqedonisht, sikurse “Milime Tate!’ dhe disa fjalë të tjera të letrave me formula tradicionale, sikurse vij e

pyes për shëndetin etj. Sterjo Spasse kthesën e tij drejt realizmit socialist e shënoi me romanin “Ata nuk ishin vetëm” (1952). Te kjo vepër ai vuri në dukje bashkëpunimin antifashist të popujve të Ballkanit, kryesisht mes lidhjeve shqiptaro-maqedonase. Të gjithë veprat e tij shquhet qartë origjina e tij prej fshatari, që sheh me neveri arrogancën,

dhunën e bejlerëve dhe të pushtuesve Italiane. Në mesin e viteve tetëdhjetë Sterjo Spasse pati mendimin e bukur ta festonte shtatëdhjetë-vjetorin në fshatin e tij të lindjes, në Golomboçin e largët. Kishte rrezik që pjesëmarrja të ishte e vogël, mirëpo Sterjon e donin dhe e nderonin anembanë Shqipërisë. Të ftuarit patën edhe një gëzim tjetër, të takonin kthimin e të vëllait të Sterjos nga Australia ku ai kishte shkuar që para lufte si emigrant. Shtëpia e Sterjos u mbush me miq e të ftuar dhe autoritete zyrtare. Kurrë ndonjëherë më parë dhe as më pas Gollomboçi s’kishte patur mysafirë më të nderuar, artistë, shkrimtarë, gazetarë, këngëtarë, radiokronistë. Veturat përbënin një varg të gjatë me ngjyrat e markat më të ndryshme. Të afërm

SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon

të familjes u dyndën nga ana e anës për të përshëndetur Sterjon me rastin e shtatëdhjetë vjetorit duke i uruar jetë të gjatë dhe krijimtari të pasur. Brenda një periudhe të shkurtër dhjetë vjeçare 1972-1983, Sterjo Spasse, botoi njërin pas tjetrit pesë romane mjaft voluminozë, “Zjarre”, “Zgjimi”, “Pishtarë”, “Ja vdekje – Ja liri” dhe “Kryengritësit,” ku shkriu kujtimet e fëmijërisë, rrëfimet e më të moshuarve, tok me ato që akumuloi nga studimet historike. Ky cikël, që do ta quaja cilkli i Rilindjes, fokuson përpjekjet e rilindasve tanë, njerëz të penës dhe të pushkës për zgjimin kombëtar dhe për të shkundur zgjedhën otomane me përkrahjen e fqinjëve maqedonas dhe grekë. Edhe djalin Sterjoja e pagëzoi me emrin Ilinden, në kujtim të lëvizjes për Rilindjen e Maqedonisë. Me punën dhe talentin e tij Sterjo Spasse ka vendin e tij të merituar në letërsinë shqipe të pavarësisë dhe të realizmit socialist dhe ndërkohë mbetet një nga farkëtuesit e lidhjeve tradicionale shqiptare-maqedonase.


18 BOTIMI SH SH..com

www.shqiptarja.com

L IBRI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

HISTORIA

Jovan Jano

E

RILINDASI

kaluara ka një rëndësi të madhe për ne. Më duket se jemi duke rrëmuar ca si shumë në histori, por ajo është e domosdoshme të njihet, që ta kemi të qartë se nga vijmë e nga ç’gjë duhet të largohemi. Dhe më mirë se kush do tjetër këtë e bën një studiues, një historian apo dhe një shkrimtar. Duke shkruar për principatën e Muzakajve dhe për Myzeqenë, gjykojmë se edhe në këtë rast jemi duke shkruar histori. Dhe, nëse kemi marrë përsipër të themi të vërtetat ashtu siç i kemi lexuar, studiuar, dëgjuar dhe përjetuar, do t’i lutesha lexuesit tim të mrekullueshëm që elegancën e kësaj të vërtete të na i lërë neve, “rrobaqepësve.” Kohët e fundit lexuesit shqiptar i është dhënë mundësia që të njihet me një libër letraro-historik të titulluar “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skendërbeut”. Ky libër përveçse një histori e madhe e përpjekjeve të kësaj familjeje për lulëzimin ekonomik e kulturor të principatës së tyre dhe rezistencës kundër pushtuesve osmanë, është edhe një shprehje e nivelit të lartë kulturor dhe artistik të autorit të librit, Ylli Polovina. Një nga meritat e autorit të librit është edhe fakti se ai në mënyrë të hollësishme dhe me sensin e një shkrimtari të palodhur na jep pasqyrën e peripecive të testamentit të Gjon Muzakës; interesimin që kanë shfaqur studiues të shquar evropianë për të dhe evidentimi i tij. Që këtu fillon rëndësia historike e këtij testamenti dhe vlera e principatës së Muzakajve. Libri i zotit Polovina është shumë interesant gjithashtu sepse ai është shkruar me dashuri nga një shkrimtar si Ylli, autor i shumë librave të kësaj lloji gjinie. Aleksandër Dyma thotë se historinë e bëjnë shkrimtarët dhe historia që bëhet prej tyre, është më e bukura nga të gjitha. Ah ç’historianë do të ishin shkrimtarët po të pranonin të bëheshin historianë! Në libër shkrimtari me shumë finesë përshkruan madhështinë dhe rolin e Muzakajve në drejtim të administrimit të principatës së vet; përshkruan shtrirjen e saj dhe lidhjet e krushqive me të gjitha familjet kryesore e të mëdha të Arbërisë. Është me rëndësi evidentimi i krushqive të tyre me Kastriotët, Arianitët, Balshajt, Dukagjinët, Topiajt etj. Në libër, gjithashtu spikat bukur dashuria dhe krenaria e autorit për kryeqytetin e principatës, Beratin (Beligradin), për qytetarët e tij fisnikë, të qytetëruar dhe tolerantë. Ai zbërthen testamentin – kronikë të Gjon Muzakës dhe ia bën të njohur lexuesit me interpretime historiko-kronologjike e me rifiniturë artistike. Libri, në pamjen e parë të krijon përshtypjen e një monografie. Duket sikur trajton vetëm prejardhjen, fuqizimin dhe rënien e principatës së Muzakajve. Por në fakt nuk është kështu. Aty, lexuesi njihet edhe me familjen feudale të Arianitëve, me Skendërbeun, me aleancat e tyre, me fitoret dhe dështimet. Aty lexuesi befasohet me stilin e veçantë të përshkrimit të betejës së Beratit të vitit 1455, ku turqit vranë e therën pesëmijë shqiptarë. Përshkruan vrasjen e Muzhaq Topisë dhe tradhtinë e Moisi Golemit. Autori me shumë kujdes, por qartë, nëpërmjet një psiko-analize të thellë, jep mesazhe të tilla se sa herë-herë krerët e principatave janë në mosmarrëveshje me njeri-tjetrin, harxhet i paguan populli dhe vendi. Jo pa qellim zoti Polovina jep në libër mosmarrëveshjen midis perandorit bizantin Paleologu me Kantakuzenin, gjë që shpuri në fuqi sulltan Muratin e Parë dhe rënien e Kostandinopojës. Më tej ai tregon se si Karl Topia u grind për prona me Balshën dhe nga kjo grindje përfituan turqit në betejën e Savrës. Po ashtu autori nëpërmjet psikoanalizës analizon dhe shtjellon humbjen e betejës së Beratit të vitit 1455, të cilën

Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut Një vështrim mbi librin më të ri të Ylli Polovinës, ku ai përshkruan rolin e Muzakajve në drejtim të administrimit të principatës së vet, shtrirjen e saj dhe lidhjet e krushqive me familjet kryesore të Arbërisë: Kastriotët, Arianitët, Balshajt, Dukagjinët, T opiajt etj.... Topiajt

Në foto: (Sipër) Gjergj Kastrioti Skenderbeu, gravure (djathtas) Gjon Muzaka e klasifikon si rezultat të grindjeve dhe qejfmbetjeve që pati familja e Muzakajve dhe Moisi Golemi me Skendërbeun për divorcin që shkaktoi Gjergj Kastrioti në marrëdhëniet e Muzhaq Topisë e Zanfinës, motër e Muzakajve, duke martuar të motrën, Mamicën me Muzhaq Topinë. Atëherë Muzakajt e martojnë të motrën me Moisi Golemin. Por kjo ngjarje krijoi një humnerë midis dy-tre familjeve të mëdha feudale shqiptare, dhe pse kjo çarje qe e përkohshme. Tradhtia e bëri punën e vet, pesëmijë të vrarë si rezultat i saj!!! (po grindjet e sotme për pushtet a janë reminishenca të së kaluarës?!) Dua të shpreh njëkohësisht edhe një tjetër opinion, timin. Gjykoj se libri i Ylli Polovinës është i vetmi material letraro-historik që i kushtohet familjes së Muzakajve. Populli ynë thotë: “Trimi mirë me shokë shumë”. Për Gjergj Kastriotin me të drejtë është shkruar shumë sepse qe një kryetrim. Por s’ka arsye të rrinë nën hije Muzakajt, Arianitët, Dukagjinët, Balshajt etj Myzeqeja Në historinë Shqipërisë dhe të toponomastikës shqiptare një vend të rëndësishëm zë edhe Myzeqeja. Myzeqeja, kjo metaforë pjellorie dhe mjerimi ka qenë dhe mbetet hambari i Shqipërisë. Por Myzeqeja dhe myzeqarët janë edhe bar-

tës të një tolerance dhe kulture qytetare të trashëguar edhe nga e kaluara e largët, mesjeta, sepse zotërit e tyre, Muzakajt, ishin të zhvilluar nga pikëpamja ekonomike e kulturore. Mos të harrojmë së në trevën e Myzeqesë para se të bëheshin Muzakajt, ishin princat Pal dhe Vlash Matrënga që kishin hyrë në marrëdhënie ekonomike me Anzhuinët, me Venetikun dhe me Raguzën. Dhe ishin pikërisht këta që sundonin në ato kohëra Fushën e Savrës, që më vonë u quajt Myzeqe. Edhe pas Matrëngasve, që u shkrinë si familje me Muzakajt, banorët e kësaj treve përsëri ranë në kontakt me zhvillimin sepse Muzakajt kishin prona e pasurira pafund që nga koha e perandorisë Bizantine. Në kohën e tyre u ndërtuan mjaft kështjella dhe fortifikime, mjaft qytete, kisha dhe manastire, shumë ura, tregje dhe rrugë. Vetë kryeqendra e tyre, Berati (Beligradi) ishte një qytet shumë i fortifikuar por kishte edhe një tregti mjaft të zhvilluar, nga lindja dhe nga perëndimi. Përveç rrugës Egnatia ekzistonte edhe një rrugë shumë e rëndësishme karvanësh që shërbente për tregtinë dhe që kalonte nga Berati në Tomorricë e që andej në qytetin e lulëzuar të Voskopojës deri në Selanik. Ky zhvillim rrugësh ishte i domosdoshëm sepse principata qe shumë e madhe dhe kishte shumë tregtarë që sillnin mallra të ndryshme nga brig-

jet italike apo nga Kostandinopoja e Selaniku dhe shpinin bagëti dhe lëndë drysore në këto vende. Mos të harrojmë edhe një fakt tjetër: princat Muzakaj kishin lidhje miqësore dhe krushqi me familjet më të mëdha arbërore si me Aranit Komnenin, Gjergj Kastriotin, me Lekë Dukagjinin, me Moisi Golemin, Balshajt etj. Këta nuk ishin vetëm zotër të pasur por edhe të ditur. Nuk është rastësi që Lekë Dukagjini na ka lënë Kanunin e famshëm i cili për kohën e vet ishte Kushtetutë për banorët e principatës së tij. Nuk është rastësi që Gjon Muzaka la të shkruar Testamentin-kronikë të tij të hollësishëm dhe gjyshërit e tij ngritën me dhjetëra kisha me të vetmin qellim: banorët që ishin nën juridiksionin e tyre të ruanin traditën fetare të të parëve por edhe të kultivonin tolerancën kristiane, pra mos kundërshtimi i së keqes me forcë. Kjo kulturë mirësjelljeje është e kultivuar tek myzeqarët deri në ditët tona. Myzeqarët janë shumë njerëz të përzemërt e fisnikë. Më kanë bërë shumë përshtypje të mira fjalët e ngrohta të Ismail Kadaresë për myzeqarët. “Myzeqarët në përgjithësi janë shumë realistë; e shikojnë jetën me sytë e tyre dhe jo me sytë e konvencializmave të vjetra. Për Myzeqarët janë të huaja arroganca, brutaliteti, vaniteti; etja për t’u dukur, për t’u kapardisur; mania për t’u mburrur, llafet e kota. Bisedojnë zakonisht me zë të ulët, pa shkaktuar zhurmë e pa bërë


BOTIMI

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

SUPLEMENT JAVOR I

qerasje plot bujë… Ka njerëz që mendojnë se këto tipare të karakterit të myzeqarëve i ka lindur shtypja e egër e së kaluarës. Madje disa mendojnë se këto cilësi kanë të bëjnë me përuljen dhe bindjen e tyre shekullore. Të mendosh kështu, do të thotë të arsyetosh në mënyrë tepër mendjelehtë dhe snobiste. Realizmin e tij, mungesën e paragjykimeve e të thashethemeve, disa e quajnë naivitet, duke mos kuptuar se këto cilësi janë cilësi të njeriut të së ardhmes…” I këtij mendimi është edhe Ylli Polovina kur shprehet në libër se “myzeqarët, beratasit, skrapallinjtë apo banorët e përreth luginës së lulëzuar të Devollit më mirë se sa të rrinë në krah tek i pari, tek më i forti, tek komanduesi, ndihen të nevojshëm te masa, tek veprimi kolektiv. Ata janë seriozë me jetën dhe pikërisht sepse asaj i japin shumë kuptim dhe po ashtu e kalojnë atë në mirëqenie, ajo u dhimbset…Më tepër se revolucionarë myzeqarët, beratasit, korçarët, madje dhe skraparllinjtë, përkrahin më shumë mënyrat evolucioniste të ndryshimit…Ata janë “Forca e Butë”. Myzeqarëve, për shembull, ky fjalor shpotitës u thotë “laluc”Sipas logjikës që e ka formuluar dhe e qarkullon gjithandej, nënkupton njeri të nënshtrueshëm, qenie pa kurajë për të kundërshtuar, individ që pretendon pak dhe nuk ndihet i shqetësuar kur rri në kufijtë e mbijetesës dhe të braktisjes nga vëmendja.”- përfundon zoti Polovina. Para epokës skendërbejane, pra në kohën e sundimit të Uroshit të Dytë Serb dhe të sundimit Anzhuin Myzeqeja, siç e përmenda më lart është quajtur Fusha e Savrës. Në mesjetë e kanë quajtur “grunar i madh”. Në mesjetën e hershme, pra, para se kjo trevë pjellore të sundohej nga Muzakajt, ra në sy lulëzimi i familjes princërore të Matrëngasve ose Matarangasve. Familja princërore e Matrëngasve kishte titullin “Grafi i Karavastasë e i Apollonisë, mbrojtësi i Bashtovës dhe Kryezot i Savrës dhe Slanicës (kripores). Kjo familje në shekujt e 13-të dhe 14-të zotëronte tokat që nga fusha e Savrës deri në Babunjë, Sulëzotaj, Kështjella e Bashtovës dhe deri në derdhjen e lumit Vjosë duke përfshirë edhe Apolloninë. Në vitin 1274 ndërmjet princërve të familjeve të mëdha, që i rezistuan ushtrive Anzhuine, ishin edhe anëtarët e kësaj familjeje, Pavli dhe Vlashi ose Paulus dhe sevast Blasius. Papa Xhovani i XXII-të në vitin 1319 i dërgoi një dekret Pal Matrëngës kundër mbretit serb, Uroshit të Dytë. Kjo familje arriti kulmin e lulëzimit dhe të fuqisë në kohën e princ Vlashit të II-të, në vitin 1358-1367. Pas vdekjes së këtij princi këtë trevë pjellore e pushtoi Karl Topia. Edhe në një dokument tjetër venedikas të 13 qershorit të vitit 1382 përmëndet për herë të parë “Kulla e Pirgut”, në jug të fshatit Ndërnënës dhe Karavasta. Ishte Andrea dhe Nikoll Muzaka ata, që e panë të nevojshme ndërtimin e një fortifikimi të tillë për të mbrojtur skelën lumore me të njëjtën emër, skela e Pirgut të Myzeqesë. Nëpërmjet kësaj skele lumore Vlash Matrënga, në ato kohë eksportonte drithë në drejtim të Raguzës nga anijet e huaja dhe ato të sundimtarëve të tjerë vendas. Kjo skelë është ndër më të vjetrat dhe me interes të madh studimi. Ajo përmendet për herë të parë në dy dokumente veneciane: pra, më 15 nëntor 1344 dhe 13 qershor 1389, nën emrin “Dievali”(Devolli i vjetër) Nëpërmjet skelës lumore të Pirgut hynin në këtë principatë mallrat nga tregtarët venecianë dhe të Raguzës. Fitimet që sillte skela e bënë atë objekt grindjeje midis feudalëve vendas. Pas Matrëngasve ajo ra në duart e Balshajve dhe më vonë të Muzakajve. Zotërimet e kësaj familjeje shtriheshin në fushën, që më vonë do të merrte emrin Myzeqe. Ky emër të kujton familjen princërore të Muzakajve, e cila ka qenë sundimtare e kësaj krahine gjatë shekujve të 14-të dhe 15-të. Mendojmë se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotëm i Fushës së madhe të Myzeqesë. Tek ky mendim të shpie edhe një dokument venedikas i 28 prillit të vitit 1412, në të cilin emri i kësaj fushe quhet “Muzakia”. Ky toponim, ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri arriti deri në ditët tona në saj të autoritetit dhe ndikimit që ka pasur familja princërore e Muzakajve, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm ekonomik

Në foto: Flamuri i Muzakajve

gjatë mesjetës. Në një relacion të ambasadorit të Napoleonit pranë Ali Pashë Tepelenës, Pukëvil, thuhet: “Në Karbunarë të Myzeqesë është duke u vdirur (degjeneruar) raca më e mirë e mëzave të Ballkanit, të cilët në ato kohë bliheshin nga frëngjëjt (anzhuinët) dhe transportoheshin nëpërmjet skelës lumore të Pirgut të Myzeqesë”. Pra, nëpërmjet saj hynin në Myzeqe, në këtë grunar të madh të principatës së muzakajve, mallrat e huaja. Po ashtu ekzistonin dogana me nëpunës të rregullt. Kësaj periudhe i përket ndërtimi dhe lulëzimi i një qëndre mjaft të rëndësishme për kohën siç ishte Manastiri i Ardënicës, vepër e perandorit bizantin, Androniku i Dytë Paleologu. Matrëngasit, Kështjella e Bashtovës dhe Karavastaja Gjithashtu, në zotërimet e Muzakajve në Tomonishte (Myzeqeja e vogël ose fusha e Kavajës) u ndërtua edhe kështjella madhështore e Bashtovës, e vetmja kështjellë fushore në Shqipëri, e ndërtuar nga Vlash e Pal Matrënga, në bashkëpunim me venecianët, Bashtova shumë e shumë vite më parë ka qenë në krahun e majtë të lumit Shkumbin e jo ku gjendet sot. Banorët e saj edhe sot e kësaj dite ruajnë tradita dhe zakone etnografike si ato të Myzeqesë së Madhe. Është kjo arsyeja që pesë fshatra që sot ndodhen në krahun e djathtë të lumit Shkumbin si: Vila, Bashtova, Rreth Grethi, Spilleja etj, janë të besimit ortodoks. Po ashtu mënyra e jetesës, traditat zakonore dhe marrëdhëniet e miqësive e krushqive i kanë të njëjta me zonën e Divjakës. Sipas studiuesit ushtarak austriak, Xhorxh Veith, para dy tri shekujsh lumi ndryshoi drejtimin dhe e kaloi në krah të djathtë Kështjellën e Bashtovës. Një qendër shumë e rëndësishme tregtare, ekonomike dhe seli feudalësh në mesjetë ka qenë Karavastaja. Në ato kohë ka qenë edhe një liman për ankorimin e anijeve tregtare, i cili me kalimin e kohës u mbath nga kapriçot e lumenjve dhe kësisoj u formua këneta. Në kohët e vjetra në Karavasta ka qenë e njohur lagja me emrin “Menegatis”, e cila edhe sot e kësaj dite quhet me emrin “Mënga”. Nën juridiksionin e principatës së Matrëngasve ka qenë edhe Porto Nuovo (Sulëzotaj i sotëm).

Me hyrjen e osmanëve në Shqipëri, familja e Matrëngasve shpërbëhet dhe filloi shtegtimi i banorëve drejt brigjeve italike. Turqit vunë në dorë skelën e Pirgut. Një pjesë e njerëzve u mbyllën në kështjellën e Bashtovës dhe u betuan që të mos iu nënshtroheshin turqve osmanë. Që këtej ka mbetur edhe shprehja proverbiale: “U betuan si kaurri në Bashtovë”. Këta njerëz të pamposhtur luftuan heroikisht, u torturuan, u masakruan dhe ranë në fushën e luftës me shpatë në duar. Ata para se të vdisnin u dhanë mundësi fëmijëve, grave dhe të moshuarve që të largoheshin e të hipnin nëpër anije për të udhëtuar drejt brigjeve të mbretërive të përtej detit. Edhe Lekë Matrënga, emër shumë i dëgjuar i mesjetës shqiptare, i përket familjes princërore të Matrëngasve. Është interesant fakti që këtë emër (Matrënga), në formën e një llagapi e hasim në fshatin Perondi të Beratit ashtu siç hasim emrin Muzaka në formën e një llagapi në Bubullimë të Lushnjes. Po ashtu llagapin “Myzeqari” e hasim në Lushnje, Berat dhe në Fiershegan, në të dyja besimet fetare. Në rrethinat e Tiranës dhe në rrethin e Skraparit gjenden fshatra me emrin Muzhak (Muzak). Janë pinjollë të hershëm!? Janë fshatra ku kanë jetuar princat e tyre apo e mbajnë këtë llagap (mbiemër) ose emër fshati për respekt të këtyre familjeve princërore!? Le t’ia lemë kohës!. Toponimet, omonimet, këngët, folklori, legjendat në tërësi ruajnë ende të dhëna të kësaj krahine në vitet që sundonte familja princërore e Muzakajve. Më i shquari ndër princat Muzakaj kanë qenë Andrea Muzaka dhe Teodor Lalë Korona Muzaka. Të gjithë banorët e principatës së tij u quajtën “Lalë”. Lalët e Myzeqesë Banorët e fushës së madhe e pjellore e kanë marrë këtë emër kur zotër të tyre ishin Muzakajt. Para se të bëheshin sundimtarë Muzakajt ata thirreshin arbër, lalë. Dhe zoti Polovina ka të drejtë kur thotë në libër se për të kuptuar se midis dy periudhave ka ndodhur një harresë e padrejtë i kuptimit të dikurshëm e mjaft dinjitoz, mjafton të kapërcesh detin e të shkosh te bashkëkombasit tanë të vjetër në

SH SH..com

19

www.shqiptarja.com

Itali, tek arbëreshët. Mes tyre janë 165 familje janë me këtë mbiemër (Lala), ku 66 gjenden në Sicili dhe 18 në Pulia., saktësisht në zonat arbërore. Në Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve) ka madje edhe një rrugë të emërtuar “Lala”…Në Itali mbiemri “Lala” tingëllon me origjinë fisnike, prej dere të shquar. Ka gjasa që ky imazh fillimisht të ketë mbërritur përtej detit prej ndonjë familjeje shqiptare të zonës së Myzeqesë. Në Peloponez të Greqisë është një krahinë që quhet “Lalia”. Arvanitologu i shquar Aristir Kola në librin e vet “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve” shkruan gjithashtu se “lalët muslimanë të Moresë, pasi u vendosën para Kryengritjes greke nëpër Eube, pas Kryengritjes u kthyen në krahinën e tyre Lalia të Moresë dhe u bënë të krishterë. Ata ndryshuan emrat, por mbiemrat shqipëtarë i ruajtën si Kurti, Vrioni, Alizoti, Kryezoti, Hundgjati… Pranë Avlonarit të Eubesë ekziston një fshat me emrin “Lala”. “Shumë lalë janë vendosur edhe në qytetin e Verias”shkruan P.Aravantinos (Kronografia e Epirit, vellimi 2, faqe 32.) Sa gabim dhe sa pa kuptim është t’u vësh nofkën “laluc’ atyreve që refuzuan të gjitha dallgët e osmanizimit dhe mbetën tradicionalë, të krishterë! Sa boshe është ndaj tyre çdo ironi apo shpërfillje, kur pas vdekjes së Skendërbeut, sepse me shpirt ishin me të, që të mos u lëndohej sovraniteti arbëror, zgjodhën masivisht rrugën e emigrimit në Itali dhe Greqi. Lalët si banorët më të hershëm të Myzeqesë dallohen nga banorët e tjerë, që kanë zbritur gjatë periudhave të ndryshme historike në Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra që i ruajnë ende si: veshja karakteristike dhe takia e bardhë konike prej liri, që është pothuajse unikale në Shqipëri, e folura e butë dhe nga mënyra liriko-epike e të kënduarit. Ata dallohen edhe si bujq të pasionuar. Janë popullsi tolerante, mjaft të sjellshëm e të zgjuar. Lalët janë një komunitet i madh në Myzeqe që dinë të falin dhe për ta janë të huaja hakmarrja dhe gjakmarrja. Fjala “lalë” ka edhe një kuptim të vetin leksikor, të cilin e shpjegon Vaso Pashë Shkodrani në studimin e vet interesant “E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqipëtarët”. Sipas tij në gjuhën shqipe fjala “lalë” do të thotë vëlla i madh. Në disa vende kjo fjalë nuk iu largua kuptimit të parë. Filloi të përdorej si emërtim për të treguar popullsinë, që nuk u islamizua. Përveç kësaj emri “lalë” ka arritur deri në kohët tona si shprehje e një mesazhi besnikërie, që përjetëson dhe nderon qëndrimin që mbajtën banorët e këtueshëm ndaj princit të mesjetës, Teodor Lalë Korona Muzaka. Ende këtë llagap e mbajnë shumë familje në Myzeqe. Lalët e Myzeqesë, që nuk mundën të largoheshin nga vendi ruajtën kulturën e vet autoktone. Ata nuk e njollosën poezinë e tyre gojore me këngë dylberësh dhe ashikësh, që impononte pushtuesi osman. Nuk e di se sa e vërtetë është, por më kanë pohuar se një histori për Skendërbeun tonë është shkruar nga një historian rus aty rreth vitit 1750, në të cilën shkruhet se kur sulltan Mehmeti i Dytë ishte 20 vjeç, kryeagai i jeniçerëve, Skendërbeu ishte 40 vjeç. Ky i fundit kujdesej shumë për të riun Mehmet, e stërviste me kuaj e shpata dhe Mehmeti e respektonte tej mase atë duke e thirrur me emrin ledhatues e plot respekt “Lalë”. Edhe ky duhet pranuar si argument për të sqaruar këtë emër. E gjithë Shqipëria e mesme, në të cilën dikur shtrihej principata e Kastriotëve e përdorin këtë emër në shenjë nderimi për njeriun e madh të shtëpisë apo të fisit. Po ashtu janë të njohura vargjet e poetit arbëresh, Gavril Dara, i cili tek poema “Kënga e sprasme e Balës” shkruan vargjet: “Mori bijë, bijë e Lalës, Moj e bukur dhe e trishtuar, Pse më çon në motnë e shkuar…” Libri i zotit Ylli Polovina është një dritare nga ku brezi i ri dhe gjithë lexuesit shikojnë dhe mësojnë një realitet të historisë së mesjetës shqiptare, historinë e principatës më të madhe të arbëreshëve, atë të Muzakajve dhe historinë e Myzeqesë si treva më e rëndësishme e kësaj principate. Ky libër përfaqëson edhe një jehonë të së kaluarës në kohët e sotme.


20 FAKTE SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 10 qershor 2012

V ENDBANIME

SUPLEMENT JAVOR I

HISTORIKE

Dëshmia Më poshtë po sjellim emrat e fshatrave që kanë banuar shqiptarët ortodoks të Rekës ashtu siç janë shkruar nga autorët bullgarë, serb dhe grek duke ruajtur origjinalitetin e tyre.

Arben Llalla

P

rej disa vitesh u mora me studimet rreth gjetjes së fs hatrave në Greqi që dikur kanë qenë të banuar nga shqiptarët ortodoks dhe mysliman. Me kalimin e viteve dhe shtypjes shtetërore shumë prej këtyre banorëve i braktisën këto fshatra dhe disa të tjerë u asimiluan duke u deklaruar grek. Sot në të vërtetë këta njerëz janë qytetar të denjë të shtet grek, por në venat e tyre kalon ADN e gjakut shqiptar që ndoshta një ditë do të ndërgjegjësohet dhe do rikthehet origjinës së saj të vërtetë. Kaq vite janë bërë që jetoj në Maqedoni dhe shumë pak lexova për kërkimet e studiuesve dhe historianëve shqiptar të Maqedonisë që të merren me shqiptarët ortodoks të cilët prej vitesh janë detyruar të braktisin identitetin shqiptar nga presionet ose privilegjeve që u janë ofruar nga shteti sllavo-maqedonas. Gjatë kërkimeve për të gjetur të dhëna për disa fshatra në Greqi që janë banuar me shqiptar, ndesha edhe të dhëna serioze nga burime bullgare, serbe, greke dhe franceze ku jepeshin emrat e fshatrave që janë banuar në fillim të shek.XX, nga shqiptar mysliman dhe ortodoks. Prandaj sot ne do të sjellim të dhënat të përgjithshme për disa fshatra në Maqedoninë e sotme që kanë qenë banuar nga shqiptar ortodoks. Studiuesit e huaj kanë qenë të njëanshëm në përgjithësi gjatë regjistrimit të popullsisë në fillim në viteve 1900, ku kanë bërë përpjekje që banorët shqiptar ti paraqisnin në bazë të fesë dhe jo kombësisë. Shumë herë ata i identifikonin shqiptarët mysliman si turq dhe shqiptarët ortodoks si grek, vlleh, bullgar apo sllavomaqedonas. Megjithatë sot ne do sjellim fakte të pamohueshme nga regjistrat e studiuesve bullgarë që kanë bërë regjistrimin në fillim të shek.XX, në Maqedoninë Gjeografike. Shqiptarët ortodoks të Rekës Shpeshherë kemi lexuar rreth shqiptarëve ortodoksë të Rekës në Maqedoni të cilët janë asimiluar dal ngadalë me dhunë dhe presione të tjera nga më të ndryshmet. Historikisht me përmasa të gjera si intelektual nga Reka njihet vetëm i madhi Josif Bageri i cili ka lindur në fshatin Nistrovë në vitin 1870, fshat ky që i takonte në atë periudhë Sanxhakut të Dibrës. Ka rreth dy vite që një tjetër shqiptar ortodoks po bënë përpjekje për ndërgjegjësimin e mijëra shqiptarëve ortodoks që deklarohen sllavo-maqedonas. Ky është Branko Manojlovski i cili ka lindur më 1941, në fshatin Kiçinicë të Rekës nga prindërit Zasfira dhe Manojl. Në vitin 1913 e deri më 1969, Branko Manojlovski e ka patur mbiemrin Tanasheviç, më tej pushteti sllavo-maqedonas ja

Në foto: Matej Danili (në rreth) me kostum kombëtar dhe pjestarë të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë rreth vitit 1960

Ja emrat e disa fshatrave shqiptarë ortodoks në Maqedoni Shqiptarët ortodoks nuk kanë jetuar vetëm në Rekën e Epërme, por elementin shqiptar ortodoks e ndeshim edhe në Kavadarc në fillim të viteve 1900, ja faktet e reja nga gjurmimet e fundit...

Branko Manojlovski ndryshuan nga Tanasheviç në Manojlovski. Ndërsa stërgjyshi i Brankos, Manojli dhe vëllai i tij Lazari e ka patur mbiemrin deri më 1913, Tanashi. Studiuesi dhe shkrimtari dr.Baki Ymeri në një shkrim të tij sjell fakte për Matej Danili(19091993) i cili ishte nga fshati Shtirovica e Rekës. Në vitin 1912, familja Danili emigroi në Bukuresht të Ruman-

isë. Derisa sa vdiq Matej Danili krenohej për origjinë e tij shqiptare ortodokse nga Reka dhe nëpër festat ai vishej me veshjen tradicionale shqiptare të vendlindje së tij, Shtirovicës.. Një tjetër figurë Akademikë shqiptarë ortodoks është edhe ishKryetari i Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, Mate Matevski, për të cilin të gjithë historianët dhe studiuesit shqiptar në Maqedoni e përfolin nëpër kafene se është shqiptar ortodoks, por askush nuk është marr seriozisht me studime shkencore për tia përplasur në fytyrë këtij Akademiku që heshtë për të vërtetën e familjes së tij që është me gjak e gjuhë shqiptar. Mendoj që ka ardhur koha që të merremi më seriozisht me studimet në drejtim të shqiptarëve ortodoks dhe katolik me qëllim që gjuha shqipe e tyre atërore mos të jetë një Atdhe i humbur. Emrat e fshatrave të Rekës dhe banorët në fillim të 1900 Siç do vërehet shqiptarët ortodoks kanë jetuar vetëm me shqiptar mysliman në të njëjtin fshat dhe nuk janë përzier me popullsitë e tjera joshqiptare ortodokse si: vllehët, bullgarët, grekët etj., siç ka ndodhur me sh-

Josif Bagaeri qiptarët në Greqi dhe në Shqipërinë e sotme. Në bazë të regjistrimi që është kryer nga përfaqësues të shtetit bullgar në fillim të viteve 1900, kemi 2861 shqiptar ortodoks dhe 2262 shqiptar të fesë myslimane në fshatrat e Rekës. Interesant është fakti se në Rekë kemi tre fshatra që banoheshin nga shqiptarët ortodoks si në Z’LVAJSKO, KIÈENICA, BELIÈI-

1- V’RBEN, ka patur 300 shqiptar ortodoks dhe 360 shqiptar mysliman 2- V’LKOVIJA, 150 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman 3- GREKANE, 25 shqiptar ortodoks dhe 14 shqiptar mysliman 4- Z’LVAJSKO, 35 shqiptar ortodoks 5- ŽUZNE, 150 shqiptar ortodoks dhe 160 shqiptar mysliman 6- KICENICA, 120 shqiptar ortodoks 7- BELICICA, 450 shqiptar ortodoks 8- BIBANE, 32 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman 9- BOGDEVO, 180 shqiptar ortodoks dhe 108 shqiptar mysliman 10- BRODEC, 360 shqiptar ortodoks dhe 150 shqiptar mysliman 11- NIVIŠTA, 170 shqiptar ortodoks dhe 180 shqiptar mysliman 12- NISTROVO, 150 shqiptar ortodoks dhe 230 shqiptar mysliman 13- NIÈPUR, 250 shqiptar ortodoks dhe 220 shqiptar mysliman 14- D’BOVO, 24 shqiptar ortodoks dhe 90 shqiptar mysliman 15- REÈ, 150 shqiptar ortodoks dhe 140 shqiptar mysliman 16- RIBNICA, 120 shqiptar ortodoks dhe 200 shqiptar mysliman 17- SENCE, 195 shqiptar ortodoks dhe 120 shqiptar mysliman

CA. Dhe tre fshatra të banuar vetëm nga shqiptar mysliman si: ŠTIROVICI, 400 shqiptar mysliman, STROJÈE, 300 shqiptar mysliman dhe TANUŠANE me 350 shqiptar mysliman. Për Shtirovicën kemi dëshmi nga Matej Danili(1909-1993) i cili kishte lindur në këtë fshat dhe i përkiste fesë ortodokse shqiptare, por sipas të dhënave bullgare janë shënuar vetëm shqiptarët mysliman. Përveç Rekës shqiptarë ortodoks të deklaruar kemi një fshat në Manastir, NIZO POLE (DZINDZO POLE), i banuar nga 250 shqiptar ortodoks, 1.590 vlleh ortodoks dhe 190 bullgarë ortodoks. Në rrethinë e Kavadarc kemi dy fshatra që janë deklaruar disa banorë me kombësi shqiptare si: KONOPISTA, 18 shqiptar ortodoks, 710 bullgar ortodoks dhe 14 rom, MREZICKO, 6 shqiptar ortodoks, 425 bullgar ortodoks. E rëndësishme është se në ato vite kur nuk ekzistonte shteti shqiptar dhe institucionet kombëtare, të huajt na kanë sjellë të dhëna për popullsinë shqiptare ortodokse dhe myslimane edhe pse këto të dhëna mund të jenë të cunguara duke tkurrur sa më shumë realitetin e popullsisë shqiptare në Maqedoninë Gjeografike.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.