FUSHA TA KUNDER NOLIT AS AGIM VINCES. DY PERSONAZHE TE TJERA P AS SABRI HAMITIT FUSHAT NOLIT,, SIP SIPAS PAS
RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com
Viti II - Nr: Nr:24
E diel, 17 qershor 2012
E-mail: rilindasi@gmail.com
Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com
Kryeredaktore: Admirina PEÇI
RIVALI I NOLIT DHE KADARE
Shpifjet e Peter Minar dhe heshtja e “Princit të Asturias” Nga Agim V inca Vinca Xhokeri ideologjik! Një sinjal tjetër i qëndrimit disi keqdashës e denigrues të këtij kritiku (Sabri Hamiti) ndaj Nolit është edhe interpretimi i vjershës Anës lumenjve, që konsiderohet si kryevepër poetike e Nolit. Duke folur për poezitë artistikisht të përkryera të Nolit, ai i quan ato “hartime poetike”; një tog vjershash të Nolit, duke e keqinterpretuar vetë Nolin dhe duke mos e bërë dallimin mes unit poetik dhe subjektit lirik, i quan thjesht “autobiografike”, ndërsa kur analizon poezitë antologjike Rent, or Marathonomak dhe Anës lumenjve përdor shpesh me nëntekst fjalën ideologjike dhe, së fundi, dy vargjet e njohura të kësaj të fundit: Katundar’ e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë! i jep pa kurrfarë nevoje edhe në variantin e parë (të dorësh-
Në foto: (Majtas) Fan Noli (djathtas) Ismail Kadare gjate marrjes së cmimit letrar Princi i Asturias
krimit të pabotuar): Katundar’ e punëtorë, Që nga Moska gjer në Vlorë! duke i interpretuar po ashtu në mënyrë të pasaktë e tendencioze. Shtrohet pyetja: përse ky varg, i cili nuk haset në variantin e botuar të vjershës së Nolit, por vetëm në dorëshkrim, citohet edhe në një libër shkollor, madje jo vetëm një herë, por dy herë, edhe në tekstin bazë, analitik, edhe në komentin që e pason atë? Mos vallë autori i tekstit, në këtë mënyrë, me këtë veprim koniunktural, ka dashur t’ua tregojë nxënësve shqiptarë të fundshekullit XX dhe të mijëvjeçarit të ri, lidhjet e forta të poetit me “rusin”? A mos është kjo pjesë e fushatës (herë brutale e herë të sofistikuar) që zhvillojnë këto vitet e fundit disa qarqe në Tiranë e në Prishtinë kundër Nolit për ta paraqitur atë si “të kuq”, “bolshevik”, “marksist” etj.? Vargu: Që nga Shkodra gjer në Vlorë! nuk është... vijon në faqen 16-17 ○
○
○
○
○
○
○
Dom Nikolle Kaçorri, Letrat e panjohura në arkivin e Vjenës
Pano T açi Taçi engjëlli plak siç i thoshim ne...
Dy letrat, Kaçorri ia drejtonte personaliteteve ma të nalta të diplomacisë austriake për të protestue mbi veprimet e egra qi pushtuesit turq kishin ba kundër tij dhe bashkëpuntorve të tij...
Pani plak, i thoshim, pinte, dehej, jo nga vera, nga akti i të pirit si poet. Më pëlqenin orët pranë tij, optimist i trishtë, që gënjehej kollaj, por nuk zhgënjehej mbase kurrë, dinte të donte..
Pjeter Logoreci
S
ejcili prej nesh e ka për detyrë me punue e me djersitë për vendin e vet, por njato qi ja kushtojnë jeten, plot me sakrifica e mundime të njimbasnjishme vendit, janë heroj e i prijnë me shembujt qi japin, ndjenjës kombëtare e atdhedashtunisë. Nji shembull i pakrahasueshëm heroizmit e ksisoj atdhedashtunie asht personazhi shumëplanesh i Dom Nikollë Kaçorrit. Lindë e burrnue me pastertinë e karakterin kryenaltë të bjeshkve të Krejës, patrioti Kaçorri j´u kushtue i tani atdheut e fesë. Tue kenë se gjendja në kohën e fminise tij, në atë malci për
sa i perket besimeve dhe formimit shpirtnor ishte e shumë llojshme, Kaçorrit ju krijue rasti me vendosë kontakte shoqnore e me kenë i mirëpritun në çdo familje të katundit, e ma vonë, gjatë jetës baritore, në gjithë krahinën. Në karakter i drejtë, trim, i ndershëm, i papërkulun, e i mbushun me besim te vedja, ai filloj me kenë aktiv në perpjekjet për clirim kombëtar prej qindvjetve të errsinës aziatike të pushtimit turk. Megjithëse pushtuesit e huej, e ma vonë edhe fara e keqe antishqiptare e komunizmit, u mundue me krijue hije e portret të padishrueshëm për patriotin Kaçorri, vepra e perpjekjet e tij në të míre të atdheut ishin... faqe 20-21
○
○
○
○
Nga V isar Zhiti Visar
Ë
Vargjet e fundit të Panos... I ndarë nga jeta në vetmi, larg përkujdesjeve, i pas trehë, gjithnjë në përpjekje për të mbyllur ditët, por me një frymëzim të skajshëm poetik që e shoqëroi deri në frymën e fundit, poeti Pano T açi u nda nga Taçi jeta të martën mbrëma me 12 qershor 2012 ○
○
faqe 18 ○
○
shtë shuar Njeriu-Poet Pano Taçi, miku i mrekullueshëm, që luftoi për jetën, të ishte ajo sa më e bukur, me kuptim të shenjtë. Pano Taçi luftoi me armë në dorë, kur u desh dhe kur erdhi liria për të cilën doli malit kundër pushtuesit, e burgosën ata që mundin e një populli e shndërruan në tirani të përditëshme. Vuajti si një martir brenda telave me gjëmba e qelive dhe shkruante poezi dhe në ferr, për të cilën veç dënohej. Por duhej të binte diktatura që të njihnim Pano Taçin dhe poezinë e tij, kaq shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin, poezi e vërtetë si ai dhe ai aq poetik. I dashur, mirëbesues,
○
i qeshur deri në hokatar, i menduar deri në vetmi filozofike, me të gjithë dhe fillikat, familjar që i pëlqente rruga, udhétimet, i mundur, por jo i mposhtur, fitimtar së brendëshmi, por pa fyerjen e fitimtarëve, i natyrshëm, i vobektë, i përndritur. Pani plak, i thoshim, engjëlli i moçëm desha të shtoja, pinte, dehej, jo nga vera, nga akti i të pirit si poet.Më pëlqenin orët pranë tij, optimist i trishtë, që gënjehej kollaj, në kuptimin e mirë të fjalës, por nuk zhgënjehej mbase kurrë, dinte të donte dhe nuk përgjërohej. Më merrte malli dhe përlotej ai, e ftoja dhe nuk vinte, nuk e takoje dhe të kërkonte. Eja, i thosha, më ka thënë dhe im bir, fëmijët janë të sinqertë, dinë të duan. Prandaj nuk vij, më thoshte... ○
○
faqe 19 ○
○
16 DEBAT SH SH..com
www.shqiptarja.com
S ULMET
RILINDASI
E diel, 17 qershor 2012
SUPLEMENT JAVOR I
PËRKTHYESI
Nga Agim V inca Vinca
vijon nga faqja 15 ...“një rrudhje, një ngushtim etnik”, siç e interpreton arbitrarisht S. H., por një përkufizim poetik i hapësirës shqiptare. Në frymën e traditës së krijuar nga pararendësit e tij, Noli ka dashur të përfshijë dy polet e gjeografisë së Shqipërisë Veriun dhe Jugun, duke përmendur jo rastësisht emrat e dy qyteteve të rëndësishme shqiptare - me renome historike - të Shkodrës dhe të Vlorës. Vetë fakti që Noli, megjithatë, e ka bërë këtë ndryshim dëshmon se tek ai mbizotëronte ndërgjegjja kombëtare mbi atë klasore; kombëtarja mbi ideologjiken. Nga ana tjetër, nuk duhet harruar kurrsesi faktin se Noli në këtë rast nuk bën një studim gjeografik a traktat politik, në të cilat nuk lejohen “rrudhje” e “ngushtime” etnike e të tjera, por bën poezi; krijon një varg të bukur poetik. Është e qartë se emri Moskë këtu luan rolin e xhokerit ideologjik, që futet në lojë sa herë që dikush dëshiron ta “diskreditojë” Nolin duke e paraqitur si “bolshevik”. Në këtë funksion, sado jo në mënyrë eksplicite, përmendet në këtë tekst shkollor, madje dy herë, vargu: “Që nga Moska gjer në Vlorë”, i cili nga vetë autori do të ndryshohet, duke u zëvendësuar emri i kryeqytetit të botës komuniste, Moskës, me atë të një qyteti tipik shqiptar, Shkodrës: “Që nga Shkodra gjer në Vlorë”, sikur ta dinte se shumë vjet më vonë do ta akuzonin për “patos ideologjik” dhe për mungesë zelli “etnik”. Një akuzë e këtillë, e shndërruar gati në klishe, është përsëritur shpesh në këto vite kurdo që flitet për veprimtarinë politike të Nolit dhe, jo rrallë, edhe për krijimtarinë e tij letrare e publicistike. Mirëpo, është jashtë çdo logjike që njeriu i cili jetoi pothuajse gjatë tërë kohës në Amerikë (madje edhe në periudhën e makartizmit, të njohur si kohë e “gjuetisë së shtrigave”) dhe që e ngrysi jetën e tij të gjatë në këtë vend të madh demokratik; që kreu studimet në Harvard; që doktoroi në Boston (për histori) dhe në Nju-Ingland për muzikologji; që shërbeu pothuajse gjatë tërë jetës si peshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, të themeluar dhe të drejtuar me dashuri e kompetencë nga ai vetë; që e prisnin në audiencë me respekt presidentë nga më të shquarit të SHBA-ve; që
FUSHATA KUNDER NOLIT
Shpifjet e Minar dhe pse heshti Kadare në Spanjë Nga sulmet e Sabri Hamitit, te akuzat ndaj Nolit për plagjaturë nga Minar dhe pse nuk e përmendi Ismail Kadare rolin e tij si përkthyes i Servantesit në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Princi i Asturias”
Absurditeti i shpifjeve dhe akuzave të plakut të matufosur matufosur,, por edhe keqdashës, kundër Nolit është aq i madh sa ai e akuzon Nolin edhe për kopjim të përkthimit të Konicës të veprës fetare Shërbesat e javës së madhe
Në foto: Fan Noli përktheu shqip shkrimtarët më në zë të botës euroatlantike dhe përqafoi idetë e Revolucionit frëng dhe të demokracive perëndimore, në thelb liberale, etj. etj., të akuzohet si “prorus”, “i kuq”, “bolshevik” e dokrra të tjera të ngjashme, pavarësisht nga fakti që, në një rast, si shumë krijues dhe intelektualë të tjerë të shquar evropianë, kishte shprehur simpati për “vendin e parë proletar në botë”, Bashkimin Sovjetik. Në veprën e gjerë të Nolit mund të gjenden shpjegime për të gjitha (edhe për qëndrimin e tij ndaj socializmit si sistem shoqëror), me kusht që asaj të mos i qasemi me predispozita negative dhe me xhokerin famëkeq ideologjik në dorë. Shpifja monstruoze Një “rival” i vjetër i Nolit nga Amerika, njëfarë Peter Minar, plak 98 vjeçar, shkon aq larg sa e padit publikisht Nolin për “plagjiaturë”. Si-
pas këtij Salieri plak e të pacipë, i cili nuk e ka për turp të shpifë publikisht, dy nga veprat e tij kryesore: Historinë e Skënderbeut dhe Bethoveni dhe revolucioni frëng Noli i paskësh “vjedhur” nga Konica. Nuk është çudi që në hapësirën shqiptare ka njerëz që, për inate personale a motive të tjera të sëmura, ose edhe të nxitur e të porositur nga qendra të ndryshme agjenturore etj., janë në gjendje të lansojnë në opinion gjëra nga më absurdet, por është e çuditshme që ato, kinse në emër të “rivlerësimit të figurave” dhe të nxjerrjes në dritë të “së vërtetës”, gjejnë hapësirë në faqet e shtypit e të periodikut shqip e, madje, edhe reklamohen me bujë. Kështu, “zbulimin” sensacional mbi vjedhjen e veprave të Konicës nga Noli, të botuar për herë të parë, për arsye komerciale e të tjera, nga një e përjavshme jo pa ndikim e Tiranës,
“Klan”, do të shpejtojë ta marrë dhe ta distribuojë për lexuesit kosovarë një e përdyjavshme bulevardeske e Prishtinës me emrin “Gazeta shqiptare”. Të vetëdijshëm se pakkush nga njerëzit seriozë merr mundimin ta lexojë paçavuren e tyre me emër kumbues, drejtuesit e kësaj gazete i bëjnë një reklamë perverse në të përditshmen “Koha Ditore” (natyrisht me pagesë) numrit në të cilin botojnë paskuilin “sensacional” mbi “vjedhjen” e veprave të Konicës nga ana e Nolit, të marrë nga simotra e tyre e Tiranës. Një përgjigje të denjë, serioze e të ngjeshur me fakte, por të butë për nga toni, këtij paskuili shpifës, pjesë e fushatës monstruoze kundër Nolit, i dha studiuesi i tij, prof. Nasho Jorgaqi. Në shkrimin e tij me titull Të vërtetat e mia për Nolin, të botuar në revistën “Klan” të dt. 14 shkurt 1999, Jorgaqi hedh poshtë me argu-
mente insinuatat që venë në dyshim autorësinë e dy veprave kryesore të Nolit, sikurse edhe akuzën denigruese mbi kinse vënien e tij në shërbim të “konsullit italian në Boston”, duke e cilësuar këtë me të drejtë si “shpifjen më monstruoze të thurur ndonjëherë në historinë e kulturës shqiptare”. Duke iu përgjigjur “Dossier”-it të Klanit, përkatësisht shkrimit Noli, ky prift i çuditshëm të gazetarit Sokol Balla, N. Jorgaqi thekson se fjala është për një “kronikë thashethemesh e trillimesh”, që shqiptari nga Bostoni Piter Minar, sot 98 vjeç, përsërit nga koha në kohë kundër Fan S. Nolit. Pohimi se Noli “i vodhi” nga arkivi veprat Histori e Skënderbeut dhe Bethoveni dhe revolucioni frëng është krejt absurd dhe i paqëndrueshëm. Këto dy vepra janë shkruar dhe mbrojtur si teza të doktoratës (më 1921, e para dhe më 1939, e dyta), sa ishte gjallë Koni-
ca, i cili e përgëzoi mikun e tij, Nolin, për këto vepra. Për ta mbështetur “tezën” (lexo: shpifjen) e tij, përkatësisht për të përhapur mjegull, Minari manipulon, pos me emrin e Konicës, edhe me atë të një shqiptari tjetër të Amerikës, të Qerim Panaritit. Duke dashur t’u hedhë hi syve lexuesve, sidomos atyre të predisponuar keq ndaj Nolit, ai thotë se versionin e “vjedhjes” së veprave të Konicës prej Nolit e paskësh dëgjuar prej Panaritit, njeriut që kishte qenë njëri nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Nolit. Mirëpo, ja çfarë thotë e veja e tij amerikane, zonja Sarah Panariti, lidhur me këtë çështje, në reagimin e saj me shkrim të botuar te “Klani”. “Gjatë tridhjetë vjet martese nuk e kam dëgjuar kurrë burrin tim të dëshmojë diçka të tillë. Nuk e përmend as në ditar, të cilin e ka mbajtur me besnikëri për 40 vjet”. Absurditeti i shpifjeve dhe akuzave të plakut të matufosur, por edhe keqdashës, Minar dhe të gjithë atyre që i gëzohen në heshtje fushatës së tij kundër Nolit ose ia mbajnë ison atij, është aq i madh sa ai e akuzon Nolin edhe për kopjim të përkthimit të Konicës të veprës fetare Shërbesat e javës së madhe, të botuar në vitin 1908, pavarësisht nga fakti se vetë Konica, në revistën e tij “Albania”, lidhur me përkthimin e kësaj vepre nga Noli shkruan pikë për pikë sa vijon: “Po ç’përkthim! Ç’gjuhë e fortë, e lidhur, nervoze”. Shumë vjet më vonë, duke pasur parasysh kontributin e Nolit pikërisht në këtë fushë - në fushën e literaturës kishtare, Konica thoshte me zë plot se “Atë Noli do të mbetet në histori të Shqipërisë si burri që arriu i pari, me hir të vullnetit dhe të hirësisë së tij, të këllasi zyrtarisht gjuhën shqip në meshë”. Këtë veprim të mikut dhe, herë-herë, edhe kundërshtarit të tij politik, Konica, i njohur për qëndrimin e tij kritik, e quante hiç më pak se “një ogur i bardhë në udhë të përparimit tonë”. Po ja që ne “bijve të shqipes” s’na mungojnë as
DEBAT 17 SH SH..com
RILINDASI
E diel, 17 qershor 2012
SUPLEMENT JAVOR I
“ogurët e zinj”, të cilët dëshirojnë të nxijnë gjithçka mbi këtë dhe. Qëllimi i tyre s’është të nxjerrin në shesh farë të vërtete, gjë që po të ishte e vërtetë s’do të kishte farë të keqe. Jo. Qëllimi i Minarit dhe i minarëve të tjerë ngado që janë, por edhe i medias që u bën vend atyre, është ta përsëndyjnë Nolin e madh dhe ta errësojnë sadopak figurën e tij të ndritur në sy të lexuesve. Heshtja e pafalshme Matufi plak nga Amerika dhe sivëllezërit e tij nga Tirana e Prishtina ndoshta edhe nuk duhen marrë seriozisht (një i tillë, një ish-diplomat demagog, ambasador i Shqipërisë në OKB në kohën e regjimit komunist, mori guximin të deklaronte kohë më parë, edhe pse nuk është specialist i letërsisë, se poezitë e Nolit s’janë tjetër pos “bejte humoristike”!), por kur sinjale të ngjashme ndaj Nolit - shmangia e emrit të tij, edhe kur përmendja e tij është e domosdoshme - vijnë edhe nga personalitete si Kadareja, atëherë çështja është serioze. Ambasadori i letërsisë shqipe në botë, siç është quajtur shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare, i cili për Nolin ka folur dhe ka shkruar vazhdimisht me respekt, duke e quajtur që në start “Marathonomak të letrave shqipe”, do t’i hyjë në hak fort atij aty ku vendi e kuvendi e donte të thoshte ndonjë fjalë për të, në një paraqitje të rëndësishme ndërkombëtare. Përse është fjala? Në nëntor 2009 Kadareja mori çmimin e tij të dytë ndërkombëtar për nga rëndësia, pas atij me emrin “Man Booker Prize” (2005) në Edinburg të Skocisë, Çmimin “Princi i Asturias”, i cili jepet për çdo vit në Oviedo të Spanjës, që është qendra e Principatës së Asturiasit, për kontribut të shquar në fusha të ndryshme të jetës, përfshirë edhe atë të letërsisë. Në ceremoninë solemne të organizuar me rastin e dorëzimit të këtij Çmimi prestigjioz, Kadareja, sikurse edhe laureatët e tjerë, individë e institucione, mbajti një fjalë rasti, e cila u transmetua direkt në televizion, për t’u publikuar pastaj në faqet e shtypit shqiptar (besoj edhe të atij spanjoll) dhe në ëebsite-t e shumta në internet, që ndiqen nga miliona njerëz anembanë botës. Në fjalën e tij me titull Letërsia nuk njeh kufij Kadareja foli, natyrisht, për misionin e letërsisë si art për rolin e saj në afrimin e popujve dhe zhdukjen e kufijve që i ndajnë ata dhe, si zakonisht, edhe për misonin e vështirë, në mos edhe të pamundur, për të qenë shkrimtar (normal) në vendin e tij “të marrë”, siç e quajti më se një herë në tekstin e tij të shkurtër Shqipërinë, natyrisht atë të para njëzet
Në foto: Kadare gjate marrjes së cmimit letrar Princi i Asturias viteve, pra Shqipërinë komuniste, laureati shqiptar. “Nëse njëzet vjet më parë, ndokush do t‘i kishte përmendur dikujt tjetër se mund të ndodhte që një ditë, një shkrimtar shqiptar do të merrte një çmim në Spanjë e që për më tepër do t‘i dorëzohej nga princi trashëgimtar, do ta kishin quajtur menjëherë të çmendur e do ta kishin mbyllur në çmendinë” - e filloi fjalën e tij Kadareja, për të vazhduar me konstatimin se edhe në kohët kur mes vendit të tij dhe Spanjës nuk kishte kurrfarë lidhjesh, “një kalorës vetmitar, duke injoruar ligjet e botës, i ka kaluar disa herë kufijtë e pakapërcyeshëm. E imagjinoni se kujt po i referohem: Don Kishotit. Don Kishoti si libër, por edhe si personazh real, ishte aq popullor në Shqipëri, thuaj se e kishte prodhuar ajo vetë”. Ata që e kanë ndjekur fjalën e Kadaresë përmes televizionit, do të kenë pritur që pas këtyre fjalëve ai të shqiptonte emrin e Nolit, njeriut më të merituar për popullarizimin e kësaj vepre në Shqipëri dhe te shqiptarët në përgjithësi, pra emrin përkthyesit të Don Kishotit në gjuhën shqipe. Por më kot. Kadareja nuk e shqiptoi fare emrin e përkthyesit të kësaj vepre në gjuhën shqipe, Fan S. Nolit, në fjalën e tij solemne të mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit “Princi Asturias” në atdheun e Servantesit, në Spanjë. Si është e mundur të heshtet në një rast si ky emri i njeriut që heroin e famshëm të Servantesit, Don Kishotin, e solli në Shqipëri dhe e bëri të fliste shqip përpara se të vinte në këtë botë laureati shqiptar, rreth shtatëdhjetë e sa vjet më parë, në vitin e
largët 1932, kur këtë vepër mund të mos e kishin në gjuhët e tyre shumë popuj të Ballkanit e mbase edhe të Evropës?! Si është e mundur vërtet të heshtet një fakt kaq elokuent, me të cilin do të mburrej çdo letërsi e kulturë nacionale, ashtu siç mburret me të drejtë edhe letërsia dhe kultura shqiptare, që është fryt i një populli të vogël e me të kaluar të vështirë historike, siç është populli shqiptar? A s’do të ishte më mirë që auditorit të nderuar të “Prin-
si ai”?! Të jetë harresë mospërmendja e emrit të Nolit në ceremoninë në fjalë nga ana e Kadaresë; lëshim i rastit; mungesë vëmendjeje; moskujdes? Jo, fatkeqësisht. Fjala është për diçka tjetër. Princi i letrave shqipe, kandidat potencial për Çmimin Nobel dhe pretendent me të drejtë i tij, nuk u soll si princ para princit të Asturiasit në aktin e dorëzimit të diplomës (dhe çekut) nga ana e tij. Ishte rast ideal të thuhej një fjalë për sjellësin e Don
Si është e mundur të heshtet në një rast si ky emri i njeriut që, Don Kishotin,e solli në Shqipëri
cit Asturias” dhe opinionit të gjerë spanjoll e evropian në përgjithësi, por pse jo edhe atij shqiptar, t’i thuheshin dy fjalë për shqipëruesin e shquar të Don Kishotit, sikundër edhe të tragjedive të Shekspirit, të Korbit të Edgar Alan Posë, të Rubairave të Khajamit, të Armikut të popullit të Ibsenit dhe të sa e sa kryeveprave të tjera të letërsisë botërore, që është njëherësh edhe një interpretues kompetent i tyre, origjinal në shumë pikëpamje (kujto introduktat e famshme); për Nolin, pra, këtë “monstre sacré” të letrave shqipe, si e quajti dikur, sesa të shtjellohej gjerësisht, por disi ngathtë, ideja e “shtetit të marrë shqiptar”, “specialist për prishje marrëdhëniesh”, që Don Kishotit ia paskësh hapur dyert vetëm pse ishte “i çmendur
Kishotit te shqiptarët, Fan S. Nolin; për figurën e tij poliedrike dhe veprën e madhe noliane, e cila, po e përsërisim, i bën nder çdo letërsie dhe kulture kombëtare (Kadareja këtë e di më mirë se gjithkush tjetër), por ky rast nuk u shfrytëzua nga laureati shqiptar! Përse? Për shkak se Kadareja taktizoi dhe mbajti llogari në fjalën e tij si të ishte politikan e diplomat e jo shkrimtar, ashtu siç taktizon shpesh, për të mos thënë
vazhdimisht, shumë herë, madje, edhe më shumë se ç’duhet, siç edhe në këtë rast. Spanja është mbretëri (“mbretëri perëndimore”, nuk harroi të theksonte Kadareja); çmimi jepet nga princi trashëgimtar, i biri i mbretit Huan Karlos, në prani edhe të Nënës Mbretëreshë dhe të shpurës së oborrit, prandaj Kadareja nuk deshi të tregohet “bukëpërmbysës”, duke zënë në gojë emrin e një antimonarkisti të përbetuar si Noli, që, për më tepër, ishte edhe “mbretpërmbysës”, siç cilësohet te sprova Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, e përkthyer në frëngjisht dhe e botuar në Paris, si të gjitha veprat e Kadaresë. Për t’u treguar i sjellshëm me princin Filipe, gjentil tej mase, Kadareja e shkelmoi (fjalë e rëndë mbase) imzot Nolin. Nuk besoj se e vlejti barra qiranë, si thuhet, një, pse përfaqësuesit e kurorës mbretërore në Spanjë janë njerëz të emancipuar (ndryshe as që do të themelonin një Çmim si ky) dhe, e dyta, për shkak se fjala e tij e mbajtur me këtë rast, duke e anashkaluar Nolin, pësoi në pikëpamje përmbajtësore, humbi në peshë dhe doli mjaft e zbehtë. Me Nolin brenda, me rrëfimin për këtë kalorës të vetmuar, por të palodhur, të artit, dijes dhe shkencës, që vepronte në fusha të ndryshme dhe që zotëronte shumë gjuhë të
SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.
Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane
Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon
www.shqiptarja.com
huaja, përfshirë edhe spanjishten, gjë që ia bëri të mundur atij përkthimin e kryeveprës së letërsisë spanjolle dhe njërës nga kryeveprat e letërsisë botërore, Don Kishotit të Servantesit: “në mërgim kishte nisur përkthimin e Don Kishotit, dëshmi kjo e qartë se në fund të ndërgjegjes së tij gjente një ngjashmëri me kalorësin e vrerosur”, me këtë subjekt interesant, të rrëfyer nga Kadareja, ashtu siç di ai, fjala e Kadaresë, e transmetuar direkt në televizion në disa gjuhë të botës, do të dilte shumë më e fuqishme se ç’doli dhe do të zgjonte shumë më tepër interesim se ç’zgjoi te të pranishmit në sallë dhe te publiku i gjerë, në Spanjë dhe jashtë saj. Shtrohet pyetja: si do të kishin vepruar, a do të kishin bërë lëshime, qoftë edhe të vogla, në dëm të kulturave të tyre kombëtare, për mirësjellje ndaj Princit trashëgimtar dhe Nënës Mbretëreshë e Princeshës hirplotë, që qëndronin në krah të tij, a për çfarëdo arsyeje tjetër, fituesit e mëparshëm të këtij çmimi, shkrimtarë, filozofë, intelektualë e veprimtarë të shquar, si: Mandela, Haveli, Habermasi, Umberto Eko, Maria Vargas Llosa, Hans Magnus Enscensbergeri, Suzan Sontagu, Amos Ozi, Margaretë Atvudi e shumë të tjerë? Përgjigjja mund të merret me mend fare lehtë nga çdokush që e njeh sadopak profilin e tyre moral e intelektual: jo. Assesi jo. Por Kadareja nuk e ka hallin vetëm te familja ruajale, siç do të thoshte Noli. Flijimi i tij në “altar” duhet të jetë bërë edhe për arsye të tjera, më tokësore, që i kalojnë caqet e sallës luksoze ku zhvillohej ceremonia. Duke e djegur “peshkopin e kuq”, qetë e pa zhurmë, një udhë e dy punë, mund të fitohen pikë edhe te qeveritarët e Tiranës, që e mbajnë veten “të djathtë”, si dhe te struktura e institucione të tjera, vendore e ndërkombëtare, laike e fetare, të afërta me ta. Dikush mund të ma zërë për të madhe mua, mbase me të drejtë, që “po i bie në qafë” Kadaresë për diçka që s’e ka thënë dhe s’e ka bërë. Le të më falin kritikët e tillë hipokritë, por nuk është ashtu. Shkrimtari - dhe aq më shumë një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë - është përgjegjës jo vetëm për atë që flet, por edhe për atë që hesht. Sepse, siç do të thoshte “busulla morale e Francës”, atdheut të dytë të Kadaresë, heretiku i madh me emrin Zhan-Pol Sartër, çdo fjalë e tij ka jehonë. Çdo heshtje gjithashtu. (1998-2010) Shënim: incës viVincës Studimi i Agim V jon nga numri i kaluar i RILINDASIT INDASIT.. Studimi është marrë nga vepra e fundit e studiuesit “(Po)etika e Fjalës”
18 LAMTUMIRA SH SH..com
www.shqiptarja.com
RILINDASI
E diel, 17 qershor 2012
SUPLEMENT JAVOR I
Vargjet e fundit të Panos... I ndarë nga jeta në vetmi, larg përkujdesjeve, i pastrehë, gjithnjë në përpjekje për të mbyllur ditët, por me një frymëzim të skajshëm poetik që e shoqëroi deri në frymën e fundit, poeti Pano T açi u nda nga jeta të martën mbrëma me 12 qershor 2012. Në gusht të Taçi 2010, pas një bisedë mbresëlënëse me të, mundëm të marrim prej tij edhe vëllimin e fundit që kishte përgatitur për botim, nga ku janë përzgjedhur këto poezi, që po i sjellim për lexuesit e RILINDASIT në shenjë nderimi për poetin e pakrahasueshëm....
Mallkim Mallkoj veten që kot rroj, mallkoj jetën që më mban, mallkoj varrin ku do shkoj, lotin që ma bën haram. Mallkoj ditën që kam lindur, mallkoi çastin që do vdes, mallkoi shpresën për ç’jam grindur, se më doli e pa besë.
Thëllimi
-Jam vetvetja tënde, më tha ç’të dhëmb në shpirt, gjysmën ta mbaj, siç kemi bërë në gaz e vaj… Me hijen nga pas që s’mu nda, them hallin tim asaj t’ia qaj.
Pleqëria Pleqëri, të bëfsha kakën, mut e kakë më shkoi jeta. Unë e di si e shtyj darkën, zorrët m’i griu lëpjeta.
Nga palca e dimrit thëllimi kur del krejt toka mbërdhin. Me ç’shfryn një frymë mjerimi, gjithçka ku shkel e ngrin.
Pleqëri si nuk u lodhe, duke mbajtur barkun bosh?! Varfëria m’u bë rrodhe, me ç’bën të më hedh në kosh.
Nuk di, në dhomë thëllimi si hyri më tha: Kush je? I them: Unë jam trishtimi që mbërdhin, shtrirë për dhe.
Pleqëri, më marrsh të keqen, do mbahem kockë e lëkurë. Paçka se ma vë teneqen Në bisht, si qen i sëmurë.
Nga xhamat e thyer, thëllimi buzë akull më vjen pranë. Më tha: Ku të bredh mendimi?… I qahem për një jorgan. Tërë netët fryn thëllimi të bëj ca gjumë s’më lë. Në shtratin prej akullimi Të m’i ngroh, eshtrat m’i zë, Për mik ç’e bëra thëllimin, në shpirt ma kalit durimin.
Barra Me vdekjen që mbaj në krah, fati im ma vu për barrë. Udhën ç’e bëj ca nga ca gjersa të gejmë një varr. Me çduket larg është gropa Ku ma kallin pleqërinë, në udhën që bëj me copa një gomar me barrë mbi shpinë. Më thotë i thyer në kryq: -O njeri, të bëj rixha, me çliro barrën, ma hiq nga shpina e mbama ca… I them: -Gomar ku ta vë? S’më sheh si shpina s’ka vend? Dy barrë kurrizi s’mi nxë. Barra që mbaj po më çmend.
Rob i mallit Rob më mban një mall i vjetër, aq sa zemrën ma zhuriti. Bëra ta ndaj me një tjetër, por ja që nuk ma do shpirti. Edhe zemra ma pëlqen gjer në vdekje t’i jem skllav. Them se jeta nuk më vlen Në se shpirti s’më ka mall. Dhe në gjumë kur e thërras, vjen e nga gjumi më zgjon. Siç vjen e përcjell me gas, dhe pse zemrën ma sumbon.
Me hijen pas Një hije, zbathur më ndjek pas. Mbi gjurmën time hapin hedh. Kthej kokën, e shoh dhe i flas: -Kush je, - i them, - pas meje ç’bredh?
Ç’ma hedh kollën Them ti bëj fatit një kudhë, shpirtin ma kapiti ngrica. Më çdo hap, tek hedh mbi udhë, kollën ma hedh prapanica. Zemrën brenga krejt ma rrudhë, për ç’shoh fati majm ca gica… Në çdo hap që shtroj mbi udhë kollën, ma hedh prapanica. S’di pse Zoti m’u bë shurdh?! Mbi gjëmb ferrash fatin grica. Më çdo hap ku shkel mi udhë kollën, ma hedh prapanica. Me ç’ma bënë fatin urith sttrehën ma kishte nën dhe. Për ç’jam i ftohur në bythë Them pordhët s’mi vënë re.
Tek përhumb Tek rri vetar e përhumb për ç’më lanë pa shtëpi, them vetes t’ia heq me plumb, shpëtoj, ç’rroj zi e më zi… Tek rri vetar e përhumb me zemrën akull në gji, them vetes t’ia heq me plumb shpëtoj, c’dergjem me uri!… Tek rri e veten përhumb, si njeriu pa njeri, them vetes t’ia heq me plumb, shpëtoj, nga kjo jetë, gri. Tek rri e veten përhumb, me që s’di ç’është lumuturi, them vetes t’ia heq me plumb, ngaqë shpirti krejt mu nxi.
Ç’bëhesh erë Mike, mos më ik si erë, ndalu, jam unë q’u flas… Kujto ç’bëmë në bumbasherë? T’i shkoj vetëm nuk më qas. Ndalu moj, mos ik si erë, ç’ke që kokën s’ma kthen pas?! Ç’ma lë zemërën të mjerë! Fëmi bëhem, qesh një herë Më mjafton një buzëgas. Ndalu, ç’më lë në maraz.
Në Durrës Për ç’u bëra rob i dertit, thashë mallit t’ia kall vlagën. Teksa pi në buzë të detit, bëj shpirtit t’ia deh plagën.
Orakull Teksa rruhem në pasqyrë, veten time aty s’e kam. Më del një tjetër fytyrë, rrudhur, sy mekur mbi xham. I them: -Ç’më rri si akull, kush je, ç’pret, fol se më çmende!? -Je ti, më tha, si orakull bën të dish për jetën tënde…
Ëndërr -vjedhur Ëndërr-vjedhur Po ku je moj ëndrra ime? Kush të vodhi, flit, më thuaj. Ç’ma lë zemrën pa ëndërrime, shpirtin tim, ç’ma lë të vuaj. M’u zverdh shpresa si limua, më vjen pas qen duke lehur, Bëj t’iu gjej ku humb pa mua, moj ëndrra ime e vjedhur. Në ç’udhëkryqe përhumb vallë?! Ç’qan shpirti, t’i nxjerr dënesa, Kthehu, eja sa jam i gjallë, dëgjo ç’leh si qen pas shpresa. Në ç’hon këmbët i ke hedhur, me pezm e zemër vrerosur!? Kthehu, moj ëndërr e vjedhur tek unë grisur e gjakosur.
Soi i T agorës Tagorës
Ringjallja Tërë jetën ç’jam përpjekur, si t’ia zbus shpirtit hallin. Për ç’premtova duke vdekur, them se vargjet më ringjallën. Për ç’jap shpirtin zemërmekur, n’atë varr ku do më kallin, për ç’këndova duke vdekur them se këngët më ringjallin.
Zot i gurit Guri që kur e la malin edhe zbriti në qytet, kërkoi Odise Paskalin t’i bëhej si mik për jetë. Dalta për ç’i puthi gurin Me aq mall e dashuri, për Zot guri na ka burrin: Odise Paskal nurin q’i jep shpirt, e bën njeri.
Një vënd Me ç’shoh toka u bë limua, askund nektarin s’ia gjej. Thua, një vënd e ka për mua për varrin tim, ku them se flej?! Ç’jam kufomë e gjallë, s’dua që brenga shpirtin të ma brej. Më thuaj, Zot, a s’tu ankua kjo zemër me akuj në dej? Jeta si toka krejt mu thartua, tek bëra hallet t’i flak tej. O vdekja ime, a s’më thua që nuk më more, a s’të pëlqej?
Suta, Rabinand Tagorës Me trupin si çukullatë, i bëhet për shoqe orës tek hedh vallen si najadë.
Nga dhëmbjet vetja m’u rëndua, se vjen më merr veten gënjej. Para borxh s’më jep askush mua që varrit tim një vend t’i blej.
E shoh romen si harliset, në lum cullak trupin lan. Thonë se nga lulet ngjizet, ndaj aromë lulesh mban.
Me ç’jam i varfër aq shumë, me ç’shoh, pa varr do metem unë.
Buzëqeshur, bëj t’i flas për ç’ma ndez shpirtin tim, si sheleg i shkoj nga pas me ç’më deh me erëmim.
Penduli poetit Përmes dimrit të acartë, kur jeta marthte prej llohës, pendul i orës së artë Havzi Nela i rri kohës. Çu bë varkatar mes shqotës ku dallgët ia grisën velën. Për ç’ia qau brengat botës, na e varën Havzi Nelën. Ajo zemër, tallaz deti që lundroi mes vrotometit, porsi një zgalem na mbeti kënga e Havzi poetit. Veç kush rron për dy gisht ballë vdekjen ka kapak floriri, ai s’vdes, veç mbetet gjallë në çdo shpirt, si fflad zifiri.
Agjërimi Kokës së vogël, t’i heq tymin, pres ditën kur marr pensionin, një herë në muaj agjërimin ia prish që t’i ul tensionin. Dal në rrugë t’i gjej një vromë, mish thëllënze tregton në shalë. Duke qeshur e fus në dhomë, se sa kushton as bëhet fjalë. Koka e vogël, mish të gjallë të haj, të brej ç’e ka për shpirt. Them vroma se ja bën hallall thëllënzën për ç’e mban për flirt.
Rrjedhë lumi Poeti rrjedh, lum i thellë, vala valës nuk i ngjan. Brigjet puth tek i këndell plagët me lot ja u lan poeti si lumi i thellë E bën udhën si sovran. Poetuci, mburret ç’rrjedhë porsi prroi llafazan.
LAMTUMIRA 19 SH SH..com
RILINDASI
E diel, 17 qershor 2012
SUPLEMENT JAVOR I
P OETI
IN MEMORIAN
Nga V isar Zhiti Visar
Ë
shtë shuar Njeriu-Poet Pano Taçi, miku i mrekullueshëm, që luftoi për jetën, të ishte ajo sa më e bukur, me kuptim të shenjtë. Pano Taçi luftoi me armë në dorë, kur u desh dhe kur erdhi liria për të cilën doli malit kundër pushtuesit, e burgosën ata që mundin e një populli e shndërruan në tirani të përditëshme. Vuajti si një martir brenda telave me gjëmba e qelive dhe shkruante poezi dhe në ferr, për të cilën veç dënohej. Por duhej të binte diktatura që të njihnim Pano Taçin dhe poezinë e tij, kaq shumë të ngjashëm me njëritjetrin, poezi e vërtetë si ai dhe ai aq poetik. I dashur, mirëbesues, i qeshur deri në hokatar, i menduar deri në vetmi filozofike, me të gjithë dhe fillikat, familjar që i pëlqente rruga, udhétimet, i mundur, por jo i mposhtur, fitimtar së brendëshmi, por pa fyerjen e fitimtarëve, i natyrshëm, i vobektë, i përndritur. Pani plak, i thoshim, engjëlli i moçëm desha të shtoja, pinte, dehej, jo nga vera, nga akti i të pirit si poet.Më pëlqenin orët pranë tij, optimist i trishtë, që gënjehej kollaj, në kuptimin e mirë të fjalës, por nuk zhgënjehej mbase kurrë, dinte të donte dhe nuk përgjërohej. Më merrte malli dhe përlotej ai, e ftoja dhe nuk vinte, nuk e takoje dhe të kërkonte. Eja, i thosha, më ka thënë dhe im bir, fëmijët janë të sinqertë, dinë të duan. Prandaj nuk vij, më thoshte, se nuk kam t’i ble një dhuratë djalit. Je ti dhurata më e çmuar, i thosha. Qeshte si djall i së mirës. Po ti ke dhe pensionin e posaçëm, prej shkrimtari dhe luftëtari. Të ka vlerësur shteti, dikur me burg, sot me lavdi. Qeshte prapë... Sot ai s’është më. Ku është Panoja, - pyeta mbrëmë. Në spital, rëndë, më thanë në Kafe “Europa”. Dhe u shua menjëherë, që të mos mundonte miqtë e shumtë, ata që e donin, që t’i vinin në spital. Kisha qenë me të në takime poezie, në Durrës, Tetovë, Ulqin,
PANO TAÇI
Engjëlli plak siç i thoshim ne...
Në foto: Pano Taçi Përmet, etj, në tryeza pune vetëm me të, duke hartuar listën e shkrimtarëve të dënuar, dëgjo dhe këtë vjershë, thoshte, sapo e mbarova. Hë, do e marrim dëmshpërblimin? Besonte si fëmijë dhe donte t’ua jepte fëmijëve. Më mbysin kujtimet për të. Shfletoj librat e tij, autografet, një letër, seç do t’i botohej: “...kam lindur më 13. 10. 1928 në qytetin e Gjirokastrës... kam marrë pjesë me armë në dorë né luftën antifashiste... kam vuajtur në kampe pune të detyruar e burgje për 24 vjet...” Ja një foto me Lasgushin, edhe një tjetër, e nxora unë në fotografi së bashku me poetin e njohur italian Eduarto Sanguineti, kur mori Kurorën e Artë në Strugë. U magjeps ai me Panon tonë, kur i tregova për jetën e tij. Kthehesha nga Akademia, kishim festuar zyrtarisht datëlindjen e Dritëroit, 80 trëndafilë i erdhën nga Kryeministri mes duartrokitjeve. Atë ditë ishte dhe ditëlindja e
Migjenit, “por dhe imja është sot”, - qeshte Panoja pranë shishes së birrës. Ulu, mos lërë vetëm. I kishim harruar ditëlindjet e tij. Dhe mbërriti ditëvdekja. Nuk më besohet që s’është më Pano Taçi. U rikthehem librave ku kam shkruar për të. Pak fletë janë, por do të ketë më shumë patjetër. Engjëjt kthehen, gjithmonë e më të rinj. Për Pano Taçin nëpër libra (nga “Ferri i çarë”) VETVRASJA NË QELI: ... dhe të lindi dëshira të merrje një copë prej xhamave të asaj dritareje dyshe, të një qelqnaje hutuese, ta thyeje, të nxirrje një si kamë prej hëne ngricash dhe të çaje damarët, të vdisje! Si poeti Pano Taçi në birucë, që e gërreu krahun me bishtin e lugës; ajo s’priste, por ai vazhdonte si i çmendur, e theri krahun e vet. U shtri mbi gjak, oh, ç’gëzim, po mbushej dyshemeja si me verë të derdhur, si me dritë dielli në perëndim! Po perëndonte jeta
P OETI
Vendi i Pano T açit në poezinë shqipe Taçit Nga Agron T ufa Tufa
V
www.shqiptarja.com
endi i Pano Taçit në poezinë shqipe është i për caktuar nga vetë imazhi që e shpërndau edhe si njeri me prezencën e vet, edhe si poet. Pra, është Pani i poezisë shqipe. Pano Taçi ishte një poet më se origjinal, me një përvojë jashtëzakonisht të pikëlluar, që përvojat e tij i shihte të përgjithësuara sado të hidhura qofshin. Megjithatë, duke lexuar librat e tij të krijohet një ide autobiografike e poezisë së tij. Pano Taçi kishte karakteristikën e poetëve tashmë të harruar, para përvojës soc-realiste të brezit të Lasgushit e më pas. Muzikaliteti i tij është jashtëzakonisht impresionues. Kishte një varg konciz e të latuar, muzikal dhe plot shprehje dhe paradokse. Ishte një poet kontraversal thjesht rebel, shpeshherë kundër rrjedhës. Madje edhe ne kohët pas ideologjive, ai e shpërngul si të thuash ironinë e vet sokratike, dhe ka një mençuri fëminore edhe në rrafshet e së tashmes. I ka mjaft të mençura paradokset. Shquhet për një zgjuarsi prej një fëmije çamarrok. Besoj se poezitë e tij, që kanë tematika nga më të ndryshmet dhe të pasurat, që janë shpeshherë tematika mjaft të ndjeshme dhe sikletosëse, duke përfshirë këtu
poezitë erotike, pornografike, etj, tregojnë se ai ishte i lirë në art, ashtu siç ka qenë në jetë... Ishte i lirë dhe përtej lirisë së artit ai nuk duronte as gjë tjetër që t’ia kufizonte këtë liri. Ishte siç thamë një njeri që përshkroi 24 vjet burg dhe dënime dhe nuk arritën dot që t’ia kufizojnë lirinë të paktën me art. Dhe si i tillë ai e dëshmoi në të gjitha periudhat e jetës së tij. Kemi brenda rrethit të poezive të Panos, poezi të karnavalizmit social, politik, fenomenet e përjetshme të hipokrizisë, paradokse nga më të ndryshmet, por poeti të gjitha këto i realizonte me një ironi të tillë fëminore dhe me një habit ë pafundme. Për shembull, duke qenë i privuar nga vatra familjare dhe nga çdo gjë tjetër që kanë të vdekshmit, ai kërkonte dhe shpresonte që ta zëvendësonte këtë në jetën e tij të lirë. Poezitë e tij i drejtoheshin në radhë të parë Shqipërisë së tij, Shqipërisë së Panos, por nuk ishte asnjëherë i kënaqur. Prandaj shpeshherë i zhgënjyer kërkonte baba burgun të rikthehej, si mungesë totale të kuptimit në jetën e lirë, një liri të cilën e kishte pritur ndryshe dhe vinte përplot vese, prandaj I lutej burgut që të rikthehej në atë strehë dhe imazhi nga poezitë e tij përftohej si I një njeri që lëpin plagën e vet. Gjithmonë trishtimi, mërzia, dekurajimi e sillnin gjithmonë te qeli dhe te plagët e veta.
jote, po vdiste burgu. Gjaku rrodhi nga poshtë derës dhe doli tej, në korridor. Roja dha alarmin. Erdhën me ngut oficerë, mjeku. Poeti dergjej pa ndjenja mbi pellgun e gjakut të vet, kurse vena e çarë, e shkulur, pikonte ende pikë-pikë… kishte mbetur dhe ca robëri… Vdekje artistësh, përsëritet… derisa të mos ketë më… çfarë? Robëri, pra… Jo, mos vdis... ME PEGASIN E PANOS: Edhe buzëqeshja sfiduese e Halil Lazez befas u venit. Ra si një flutur e helmuar. Shkrimtari, sa shumë që prisnim! Në një nga tryezat në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve, teksa pinte diçka me një mik, i pushoi zemra. Kishte kaluar tri infarkte, por ndihej mirë tani, kështu thoshte. Dhe pinte, me shokët e burgut sidomos, me Jamarbrin, djalin e Petro Markos, me Lincin, me mua… Sapo i qe botuar libri “Në korridoret e paravarrit”. Po pimë para vdekjes, pas vdekjes… Ai
tallej me çdo porosi mjeku si me komandën atje. Ndërkohë asnjë lajmërim vdekjeje shtyllave a vendeve të caktura, një adresë mortore. As në shtëpi, as në Lidhjen e Shkrimtarëve. Ku të vemi? Nuk do të bëheshin homazhe? A s’ishte ai kryeredaktori i gazetës së tyre dhe një ndër gazetarët më të njohur? Vërtiteshim me motorin e Pano Taçit, me pegasin e tij, kërkonim funeralin rrugëve dhe s’e gjenim gjëkundi. Hë, mo Pano, i thosha unë, te cila varrezë të vemi? - teksa mbahesha pas shpatullave të tij të drobitura. Flokët e bardhë, të gjatë dhe të rrallë, ashtu të mëndafshtë, ia merrte era. Poeti plak, sa vjet burg kishte bërë 20, 24, gjithë jetën? - I përçmuan jetët tona dhe tani na nënvleftësojnë vdekjet, - po qahej ai, duke kthyer kokën paksa nga unë dhe e mbante timonin fort. - Më duhet të bëj një fotografi… të bukur, se s’kam asnjë… për vdekjen time”, - po më thoshte. Po ia ledhatoja supet. - Ç’ka qenë motori yt më parë, kalë varrezash dhe i dolën flatrat? e pyeta. - Ma fali një i huaj, një grek, kur mësoi për jetën time. Nga të ikim tani? - Ku të duash, hidhe motorin në ndonjë humnerë, bashkë me ne…
Pjesë nga një shkrim më i gjatë, homazh për poetin, përgatitur nag Taçi vizar Zhiti ditën që vdiq Pano T açi
Elegji për Pano T açin Taçin Nga Martin Cukalla Dita do të ketë tani një brengë më pak dhe unë do të kem përditë një mik të munguar: Pano Taçin. Sokakët e Gjirokastrës dhe vajzat e bukura të plakura tashmë psherëtijnë dhimbshëm për djaloshin e bukur: Pano Taçi. Burri arrakat i jetës, ushtari i kopsitur i dashurisë, copëz urie e mëngjezit: Pano Taçi! Kafe Europës do t’i mungojë Pano që pinte kafe falas dhe kryeministri do ketë një angari më pak për të burgosurit politikë: Pano Taçin. Nëpër rrugët e Tiranës nuk do të zvarritet më motorri që mbarte epshin e seksit Delliartin e Panin Plak: Pano Taçin. Burri arrakat i jetës, ushtari i kopsitur i dashurisë, copëz urie e mëngjezit: Pano Taçi! Ndrroi jetë bohemi i fundit i Lumit të Tiranës dhe miku i fundit i kurbatkave: Pano Taçi. Përherë në luftë për të shpëtuar jetën nga pushkatimi, u shua në luftë për të shpëtuar jetën nga pushkatimi: Pano Taçi. Burri arrakat i jetës, ushtari i kopsitur i dashurisë, copëz urie e mëngjezit: Pano Taçi! Dita do të ketë tani një brengë më pak dhe unë do të kem përditë një mik te munguar: Pano Tacin. T irane, 14 Qershor 2012 Tirane,
20 ARKIV SH SH..com
www.shqiptarja.com
100
E diel, 17 qershor 2012
VJETORI I
SUPLEMENT JAVOR I
P AVARSISË
Pjeter Logoreci
S
RILINDASI
ejcili prej nesh e ka për detyrë me punue e me djersitë për ven din e vet, por njato qi ja kushtojnë jeten, plot me sakrifica e mundime të njimbasnjishme vendit, janë heroj e i prijnë me shembujt qi japin, ndjenjës kombëtare e atdhedashtunisë. Nji shembull i pakrahasueshëm heroizmit e ksisoj atdhedashtunie asht personazhi shumëplanesh i Dom Nikollë Kaçorrit. Lindë e burrnue me pastertinë e karakterin kryenaltë të bjeshkve të Krejës, patrioti Kaçorri j´u kushtue i tani atdheut e fesë. Tue kenë se gjendja në kohën e fminise tij, në atë malci për sa i perket besimeve dhe formimit shpirtnor ishte e shumë llojshme, Kaçorrit ju krijue rasti me vendosë kontakte shoqnore e me kenë i mirëpritun në çdo familje të katundit, e ma vonë, gjatë jetës baritore, në gjithë krahinën. Në karakter i drejtë, trim, i ndershëm, i papërkulun, e i mbushun me besim te vedja, ai filloj me kenë aktiv në perpjekjet për clirim kombëtar prej qindvjetve të errsinës aziatike të pushtimit turk. Megjithëse pushtuesit e huej, e ma vonë edhe fara e keqe antishqiptare e komunizmit, u mundue me krijue hije e portret të padishrueshëm për patriotin Kaçorri, vepra e perpjekjet e tij në të míre të atdheut ishin kaq të mëdha, sa propaganda kundër tij u shue. Tue pasë parasysh eksperiencen historike të Europës, ku çdo komb personalizon e nalton demokracinë tuj vu në themel të tij herojtë e personazhet ma të spikatuna të historisë së vet, mendoj qi edhe na si shqyptarë, duhet të vendosim si gur themeli e të marrim për shembull, figura si patrioti Kaçorri, për të ndertue nji frymë atdhedashtunie e demokraci të shndetshme. Edhe pse doli në dritë libri shumë i vlefshem biografik “FEJA DHE FLAMURI, Dom Nikollë Kaçorri”, i zotni Hajredin Isufit, figura e Kaçorrit asht jo shumë e njoftun për shqyptarët. Kto ditë gjatë kërkimeve të mija nëpër arkivat e ndryshme (në ktë rast ÖSTA), ndesha në dy letra qi Kaçorri i drejtonte personaliteteve ma të nalta të diplomacisë austriake për të protestue mbi veprimet e egra qi pushtuesit turq kishin ba kundër tij dhe bashkëpuntorve të tij, e mendova ti baj të njoftuna për lexuesit. Letra e parë Letra e parë e shkrueme në gjuhën italiane mbanë datën: Durrazo, 20 giugno 1910 dhe i drejtohet titullarit të konsullatës austriake në Durrës, tue i pershkrue sulmin qi autoritetet turke, binbashët e gjendarmerisë, komisari i policisë Hamet Toska nën drejtimin e prokurorit Madey në Durrës, bane mbi famullinë e tij. Ktu po mundohem të baj disa pershtatje në gjuhen shqype të disa pasazheve të kësaj letre: “I perndritshmi Zotni, Sot rreth ores 9.00 alla turka u paraqiten te porta e oborrit të ksaj famullie Bimbashët e gjandarmerisë dhe Mydei (prokurori i shtetit) me perkthyesin Mikel Rama, e më thane qi kishin ardhë zyrtarisht me ba kontroll në famulli, unë kundershtova me force tuj i diftu qi nuk do ta lejojshe ktë pa
DOM NIKOLLE KAÇORRI
Letrat e panjohura në arkivin e Vjenës Dy letrat, Kaçorri ia drejtonte personaliteteve ma të nalta të diplomacisë austriake për të protestue mbi veprimet e egra qi pushtuesit turq kishin ba kundër tij dhe bashkëpuntorve të tij...
Letra 1 Letra e parë e shkrueme në gjuhën italiane mbanë datën: Durrazo, 20 giugno 1910 dhe i drejtohet titullarit të konsullatës austriake në Durrës, tue i pershkrue sulmin qi autoritetet turke, binbashët e gjendarmerisë, komisari i policisë Hamet Toska nën drejtimin e prokurorit Madey në Durrës, bane mbi famullinë e tij.
Letra 2 Letra e dytë, edhe ajo e shkrueme në gjuhën italiane i drejtohet Ministrisë së Jashtme të Austrisë e mban daten: Durazzo, 10 Aprile 1911. Imzot Kaçorri i cili në kte kohë ishte i denuem në arrest shpie, pershkruen keqtrajtimin, arrestimin e tij nga gjendarët turq dhe denimin e tij me katër vjet burg.
lejue hymjen, por për force madhore nuk muejta me i pangue................. jashtë ishte mbledhë nji turmë e madhe njerzish....deshta me u largue nga pamja dhe me shku te autoritetet lokale me u ankue për ktë dhunim, por gjandarët e policia jo vetëm me mbajtën me forcë, por më goditshin me shqelma e me kondakët e pushkve, nji nder të cilet më goditi në krye............ ndërsa kontrolli i famullisë vazhdoj për rreth 15-20 minuta.”
Në foto: Dom Nikollë Kaçorri
lejen e Arqipeshkvit tem. Ato ngulen kambë, e unë gjithashtu kundërshtova me të njejtin arsyetim (për mungesë urdhnit nga ana e autoritetit superior kishtar). Jashtë portës, në rrugë qindrojshin komisari i policisë me të gjithë trupat
e gjandarmerisë të Durrësit, të cilët kishin ardhë me ba kontrollin. Megjithë kundërshtimet e mija, komisari i policisë Hamet Toska, mendoj qi me urdhen të superiorve, tentoj me hy me force me nji komision qi e ndiqte atë, une i dola te dera për mos me i
Kjo letër të len mbresa për nga mënyra e të shkruemit e po ashtu edhe nga përmbajtja. Ajo asht e shkrueme në katër faqe dhe e firmosun prej tij. Megjithatë ankesat e Imzot Kaçorrit pranë autoriteteve turke në vend ranë në vesh të shurdhët e nuk pat asnji reagim për ktë. Për ktë arsye Kaçorri kërkon ti bajë me dije autoriteteve europiane, fuqive të mëdha, në ktë rast protektoratit austriak, situatën e trazueme politike nëpërmes diplomatëve mbrenda vendit. Mbas përshkrimit të ngjarjes në letrën protestë të Imzot Kaçorrit drejtue Konsullit austriak, ky i fundit i drejtohet ministrisë së jashtme të Austrisë me nji telegram sekret me datën 21 qershor 1910, tue i raportue mbi incidentin e tuj përshkrue ngjarjen në kandvështrimin e tij.
ARKIV
RILINDASI
E diel, 17 qershor 2012
SUPLEMENT JAVOR I
Konsulli Halla përshkruen kundërshtimin e famullitarit Kaçorri që të bahej kontrolli në famulli e tregon se si ai (Imzot Kaçorri) u mbajt me forcë dhe u godit me armë nga gjendarët. Simbas konsullit: kontrolli zgjati 15 minuta, ishte thjeshtë nji formalitet dhe bani nji përshtypje të keqe. Si Famullitari e po ashtu edhe Arqipeshkvi duhet të paraqiten pranë hetuesve sa herë të thirren, përndryshe do të merren me force. Ai kërkon mendim nga zyra qëndrore në Vjenë për mëndyren e reagimit e tij ndaj autoriteteve turke në të ardhmen. Lidhun me ktë ngjarje të shemtueme, që ishte e paramendueme prej autoriteteve turke, pat një reagim të ashpër edhe në shtypin vendas. Shumë gazeta shqyptare njoftuen për incidentin dhe bane komentet e tyne për situaten e ndezun të atyne ditëve që bashkë me revoltat e malsorve të Kurbinit shkaktuen carjen e pushtetit otoman dhe sollen pamvarsinë e dishrueme aq fort prej shqyptarve. Ma poshtë po sjell nji artikull të botuem në gazeten Korca, e cila i rreferohet nji njoftimit te gazetes “Zghimi i Shkipërisë” të Janinës me 15 korrik 1910, që të përkthyer në gjermanisht, konsullata austriake në Durrës, per ta informue për situaten e krijueme në Durrës, ja dergonte ministrisë së jashtme në Vjenë: Artikulli përshkruen dhunen qi ju ba institucionit fetar e po ashtu edhe famullitarit, Imzot Kaçorrit, i cili u godit me shqelma e kondakët e pushkve në koke e trup nga gjendarët turq. Ma poshtë autori tregon për kontrollin e famullisë i cili nuk solli asgja komprometuese qi autoritetet turke mendojshin se do të gjejnë. Letra dytë Letra e dytë, edhe ajo e shkrueme në gjuhën italiane i drejtohet Ministrisë së Jashtme të Austrisë e mban daten: Durazzo, 10 Aprile 1911. Imzot Kaçorri i cili në kte kohë ishte i denuem në arrest shpie, pershkruen keqtrajtimin, arrestimin e tij nga gjendarët turq dhe denimin e tij me katër vjet burg. Ai tregon për apelimin në gjykaten e kasacjonit në Konstantinopol e cila anulloj vendimin e gjykatës së Durrësit dhe e kthej atë për rigjykim. Kjo gjykatë pa zhvillue nji proces të rregullt gjyqsor e denoj Imzot Kaçorrin me dy vjet burg dhe nji gjobë prej 25 lirash turke. Letra asht e shkrueme në tri faqe dhe përfundon me kerkesen për anullimin e denimit me ndërhymjen e Austrisë te Porta e Naltë. Mbas shumë perpjekjesh diplomatike të Vjenës zyrtare, u arrit që Kaçorri të lirohet me amnesti. Interesant e për tu tregue asht edhe fakti që Imzot Kaçorri, i cili shquhej për aftësi administruese, devotshmeni e perkushtim, trimni dhe kambëngulje, u propuzue nga Ipeshkvi Lazer Mjeda për postin vakant (mbas largimit në pension të Mgr. Gurinit) të Arqipeshkvit të Shkodrës. Bashkë me kandidaturen e Kaçorrit figurojshin edhe emna të njoftun si Mgr. Mjedes, Mgr. Serreqit, Mgr Bumcit, Don Mark Shllakut. Ma vonë me emnimin e Mgr. Serreqit në Shkodër, Imzot Lazer Mjeda shpreh keqardhjen e tij qi kandidatura e Imzot Kaçorrit nuk pat miratimin e të huejve me arsyetimin si “gjaknxehtë e i ngutshem në karakter” (Das k.und k.Kulturprotektorat, faqe 434). Personalisht, qysh se fillova me kerkue e me bashkue dokumentacionin arkivor, pothuejse nji shekullor për riatdhesimin e eshtnave të tij nga Vjena, rasti e pruni që të lidhem shpirtnisht me figuren e ktij atdhetarit të pashoq, shembulli i të cilit më udhëheqë në jetën e përditshme.
Në foto: Katër faksimile të letrave të zbuluara në arkivin e Vjenës, letra që Kaçorri ua drejtonte personaliteteve te larta austriake ku protestonte për veprimet e egra që ushtroheshin ndaj tij e bashkëpunëtorëve të tij
SH SH..com
21
www.shqiptarja.com
Ditëve në vazhdim do perpiqem me sjellë për lexuesit, argumenta e dokumenta të tjerë të panjoftun për Imzot Kaçorrin. Shpresoj se 100 vjetori i pamvarsisë, do të jetë nji rast i mirë për shtetin e historianët, për të ba rishikimin e ktij momenti historik dhe ngritjen e shumë figurave të lanuna me qellim në harresë, në vendin qi i takon në altarin e atdheut. Figura e Imzot Nikollë Kaçorrit si e pandashme nga Ismail Qemali, i takon të jetë prezent kudo pranë tij, në cdo monument a statuje, në cdo stendë muzeumi apo poster propogande, në çdo kumtesë e jubileum....dhe në kujtesen shqyptarve. Shënim: Shkrimi i referohet dokumentave origjinal të cilët ndodhen në ÖST A, ÖSTA, PA. fondi P A. Wien, 26.05.2012