Rilindasi

Page 1

DOKUMENTET ZBULOJNE KUNDERSHTITE NE KOMISINE LETRARE SHQIPE ME 1917

RILINDASI Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

Viti II - Nr: Nr:27

E diel, 8 korrik 2012

E-mail: rilindasi@gmail.com

Na ndiqni edhe online www.shqiptarja.com

Kryeredaktore: Admirina PEÇI

DOSJA PEKMEZI NE VJENE Përplasjet me Gurakuqin, Konicën, dhe kryekonsullin Kral Nga Pjeter Logoreci

T

uj lexue librin Komisia Letrare Shqipe në Shkodër me autor Tomor Osmanin, në faqen 35 lexova: Kryetar i Komisisë Letrare Shqipe u caktua nga Komanda ushtarake austriake Dr. Gjergj Pekmezi, i cili e kreu këtë detyrë nga data 24 shtator 1916 deri më 17 shtator 1917. Për largimin e Gjergj Pekmezit nga KLSH-ja ka dy njoftime të kunderta, të dyja të botuara në gazetën “Posta e Shqypniës”. Në nr. 89, të dat. 13 tetor 1917 shkruhej: “Marrim vesh se i ndritshmi z. Dr. Gjergj Pekmezi, të cilin kryekomanda e ushtrisë e ka pasë emnue kryetar në Komisinë Letrare, ka hjekë dorë prej ksaj zyreje…….”. Katër ditë ma vonë, më 17 tetor 1917 pas këtij njoftimi gazeta “Posta e Shqypniës” jep një njoftim tjetër, që e kundërshton të parin, bërë nga vetë Gj. Pekmezi, ku thu-

Në foto: Gjergj Pekmezi dhe faksimile të tri dokumentave nga dosja e zbuluar ne Vjenë

Shqiptarët e dëbuar dëbuar,, Çamëria plagët e një shekulli

N

ë vitin 1994, Krye tari i Republikës së Shqipërisë i atëhershëm Prof.Sali Berisha ka shpallur 27 qershorin si ditën e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptarë të Çamërisë, (Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinizmi Grek). Gjenocidi i tmerrshëm i filluar më 27 qershor 1944, ka rezultuar me 10,000 mijë të vrarë (8.000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3.000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50,000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos

“T oka jonë” e Perikli “Toka Çulit, mos e hiqni monumentin

Nga 1913 e deri më sot, fakte, histori, dëshmi, dokumente, foto, deklarime e personazhe të përfshira në këtë tragjedi, roli i politikës dhe politikanëve... Nga Arben Llalla

hej: “Dorëheqjen time e dhashë se s´kam qenë aspak i marrun vesh me vendimet e dhanuna përmbi ortografinë e gjuhës shqipe prej Komisisë Letrare, tue ndodhë për pushime në Vjenë…..” Mospërputhja në mes dy lajmeve për nji periudhë kaq të shkurtë, e sidomos njoftimi i dytë nga vetë Pekmezi, më bani kurioz dhe më motivoj për me kërkue burimin e ktij lajmi dhe arsyen e dorëheqjes. Në dokumentat arkivorë diplomatik (Diplomatie und Außenpolitik 1848-1918) të asaj periudhe gjindet nji dosje, që sipër saj mban shkrimin: Affäre Pekmezi. Kisha ndigjue që ma përpara që në mes Pekmezit dhe disa pjestarve të Komisise Letrare kishte mospërputhje mendimesh persa i përket çështjeve teknike të gjuhës shqipe. Mënyra e vendosjes së tij në krye të Komisisë Letrare me komandim nga pala austriake, nuk ishte e dishrueshme për themeluesit e saj... vijon në faqen 14-15

Po mëtojnë ta zhvendosin nga qendra e qytetit diku gjetkë duke dashur të plotësojnë dëshirën e ndonjë individi. Por ai është emblema, është karta e identitetit të Qytetit...

u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufinjt e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet. Çdo vit organizohen aktivitete përkujtimore si dhe ndërmerret një marshim masiv deri në kufi me Greqinë në Qafë Botë për të përkujtuar viktimat e terrorizmit grek. Por ende çështja çame... faqe 16-17

Nga Faslli Haliti

E

Tri histori arbëreshe nga Barile dhe Shën Pali shqiptar Aventurë, histori, dhe rite... kjo është hapësira e kësaj jave, mjaft interesante nga bota e arbëreshëve të Bazilikatës ○

faqe 16-17 ○

kam dashur qytetin tim siç ka qenë në fëmijërinë, në rininë time, por unë e dua edhe tani atë, kur unë jam thinjur dhe ai edhe pse i moshuar më shumë se unë, sepse është edhe më i lashtë se gjyshi dhe stërgjyshërit e mi, qyteti im prapë mbetet rinor e përtërihet çdo vit e më shumë. E kam parë në fëmijëri qytetin tim të rrethuar me mullarë, me gardhe të thurura e ferra, me Hotelin e Taq Spiros si një perlë në qendër të tij, me vargun e harkuar të ndërtesave me arkitekturë të përkryer: ndërtesa me ballkon të bukur, ku mbaheshin fjalime gjatë

pushtimit e në vitet e para të Çlirimit, pas kësaj godine vazhdonin me radhë, klubi Dinamo, siç quhej atëherë, posta dhe vazhdonin dyqane më të ulët deri në fund të sheshit, ku ka qenë pastiçeria dikur; varg ndërtesash të cilat u prishën në mënyrë kriminale dhe injorante në fillim e në vazhdim të vitet’5060-të nga pushtetarë axhami. E kam parë qytetin tim edhe me Teqen e Lekës në qoshen e Mapos, ku shiteshin çerturina, me pazarin e gjësë së trashë që bëhej ditëve të hëna gjatë Luftës e pas Çlirimit, deri në fillim të viteve pesëdhjetë, pikërisht aty ku është sot Pallati i Kulturës Vaçe Zela; me pazarin e drithërave në sheshin prapa Teqes së... ○

faqe 20 ○


14 ARKIV SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

K UNDËRSHT ARËT UNDËRSHTARËT

SUPLEMENT JAVOR I

E GJUHËS

DOSJA PEKMEZI NE VJENE Nga Pjeter Logoreci

vijon nga faqja 13 ...kjo ra në sy dhe të vetë Kryekonsullit Austriak në Shkodër Kral, i cili ishte ndër nxitësit kryesor për krijimin e Komisisë nga Fishta e Gurakuqi. Konsulli Kral në korespondecën e tij, njoftonte Vjenen për kontraditat në mes anëtarëve të kryesisë me Pekmezin dhe i kërkonte Ministrisë rishikimin e emnimit të tij. Kjo solli dhe një farë distancimi konfliktual në mes të dërguemit nga Vjena në krye të Komisisë Pekmezit dhe Konsullit të përgjithëshem Kral. Në një takim në mes bashkëatdhetarësh në Vjenë, Pekmezi ankohet për Konsullin Kral si i njëanshëm dhe i mvarun ekonomikisht nga disa anëtare të komisionit. Ma poshtë po sjell nji letër e cila mban datën Shkodër 18 tetor 1917, që Konsulli Kral ja drejton Ministrit të jashtëm Graf Czernin në Vjenë, ku shkruhet për pakënaqsitë që ai ka nga puna e Pekmezit dhe thashëthemet që ai perhapë në mes të shqiptarve. Graf Czernin/ Ëien Nr. 199. Skutari, me 18.Okt. 1917 Akuzat e Dr. Pekmezit Njoftohet që Korpskomandoja me një mbishkrim që i bashkangjitet kësaj letre ka lejue që, me një fare Omer Hamid Gynokastra nga Berati të mbahet nji precesverbal pyetjesh për të sqaru, nëse Dr. Pekmezi në të vërtetë, përballë disa personave në Vjenë, ka vu në dyshim pastertinë e karakterit tim. Nga ky mbishkrim ishin prekë thellë (mësa kuptova unë) Inspektrori i arsimit Matias Logoreci dhe sekretari i Drejtorisë kombëtare të arsimit Anton Paluca të cileve mjeku kshilltar i ma sipërm ja kishte tregue, dhe që u ndien të fyer gjithashtu nga fjalët e Pekmezit.... Motivi i shpifjes së Pekmezit është mendimi i tij i gabuem, që ishte në doren time ta ndihmoja që këndveshtrimet e tij në Komisinë Letrare Shqiptare në çdo mënyrë të ishin fituese. Edhe pse unë gjithmonë pikëpamjet e tij i kam miratue objektivisht, përkundër një opozite të fuqishme në Komision, të cilën ai e ashpërsoj nëpërmes veprimesh të papërshtatëshme dhe aftësive të tij dukshëm të kufizume, por që, me keqardhje, vetëm në pak raste nuk mujta ta mbështes. Ai besonte at´herë padyshim se, në një ndryshim në personin e Kommisaritcivil, do mujte me realizu dëshirat e tij, e shpresonte ta anashkalonte atë me mjete të ulta. Megjithatë unë, siq kam sqarue edhe në pergjigjen e drejtuar Korpkomandos, nuk kam asnjë ndjenjë armiqësore, apo fyerjeje kundër tij. Si privatperson do ta kisha mosperfillë çdo atakim te tij sa qesharak aq dhe të çmendur për këdo që e ndigjon. Por nga pozicioni më i lartë ushtarak që unë mbaj dhe si funksionar civil në Shqipni, nuk më mbetë zgjidhje tjetër veçse të sjell në dritë të vertetë të gjitha anët e problemit....... *** Mbas këtij dokumenti informativ të Konsullit Kral që u protokollue me 19 Okt. 1917 në Ministrinë e jashtme në Vjenë, vjen një tjetër dokument, por kësaj radhe nga Pekmezi i cili me kërkesën e Konsullit

Përplasjet me Gurakuqin, Konicën, dhe kryekonsullin Kral Motivi i shpifjes së Pekmezit është mendimi i tij i gabuem, që ishte në doren time ta ndihmoja që këndveshtrimet e tij në Komisinë Letrare Shqiptare në çdo mënyrë të ishin fituese. Edhe pse unë gjithmonë pikëpamjet e tij i kam miratue objektivisht, përkundër një opozite të fuqishme në Komision, të cilën ai e ashpërsoj nëpërmes veprimesh të papërshtatëshme dhe aftësive të tij dukshëm të kufizume, por që, me keqardhje, vetëm në pak raste nuk mujta ta mbështes

Në foto: Gjergj Pekmezi

Kral është pyetur nga dy ushtarakë të naltë të autorizuem nga shteti austriak, Majori Spindler dhe Hauptmann Marcic. Ky procesverbal mban adresën e Konsullit të përgjithshëm August von Kral dhe ka datën: Shkodër me 20 Oktober 1917. Ktu po sjell në shqip tekstin e letrës: Sqarim Sot më është ba e dijtun nëpërmjet Ma-

jorit Spindler dhe Hauptmannit Marcic, të dy të autorizuar nga Konsulli i përgjithshëm Kral, që gjatë një bisede në Vjenë në një Kafene, para disa dëshmitarëve, kam fajsuar Konsullin e pergjithshëm Kral, që është komprometue duke marrë një sasi argjëndi si rushfet, me vleren e të cilit ka shku në një kamp pushimi. Unë sqaroj këtu se kjo akuzë është e pa vertetë. Një gjë të tillë nuk e kam thënë kurrë. E vërteta është si vijon: meqë unë

në verë isha për pushime në Vjenë, takova atje zotni Azis Pashë Vrionin me të birin, të cilët kishin ardhur për të ba operacion. Me që Azis Pasha nuk fliste gjermanisht kishte marrë me vehte Dr. Omerin nga Berati si shoqnues. Në Vjenë Azis Pasha u bashkue me Faik Bey Konicën një i njohtun i tij i vjetër, i cili njihet kudo për Excentritetin (sjellje të çuditëshme) e tij, që i shoqeruem edhe me Dr. Omerin të dy së bashku me


ARKIV 15 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

www.shqiptarja.com

Komisia Letrare Shqipe dhe dorëheqja e Gjergj Pekmezit Në foto: Faksimile e letrës që Konsulli Kral ja drejton Ministrit të jashtëm Graf Czernin në Vjenë, ku shkruhet për pakënaqësitë që ai ka nga puna e Pekmezit.

takuan mua disa herë për arsye të ndryshme, ku përherë ngacmojshin Azis Pashën. Dr. Omeri duhej me shoqnue të birin e Azis Pashës në Karlsbad, e mbasi Azis Pashës nuk i pëlqente më Dr. Omeri, kërkoj prej mejet një shoqënues tjetër për të birin. Kjo bani që Dr. Omer dhe Faik Bey Konica u kthyen kundër mejet. Nga kjo mendoj unë, me siguri që të dy zotnijtë e fyer vendosën që të hakmerren kundër mejet duke më akuzu për gjana qi unë kurr nuk i kam thanë. Në këto rrethana ju lutem që të pyetni Azis Pashën, djalin e tij dhe studentin e mjekësisë që i sherbej, Johann Bascho, e po ashtu edhe zotni Feizi Bey Alizotin i cili u informue nga Azis Pasha sapo ky u kthy në Berat. Unë deklaroj edhe një herë që kurr nuk kam ba të tilla deklarata që prekun nderin e Konsullit të përgjithshëm Kral, gjë për të cilën mund të betohem. *** Për të plotësue të gjithë panoramen e ngjarjes me objektivitet dhe që të jetë sa ma e qartë për lexuesin, për të nxjerrë vetë konkluzionin e këtij konflikti, po vendos në këtë shkrim edhe procesverbalin e pyetjes së një prej dëshmitarëve kryesorë, Dr. Omer Hamid Gjinokastra nga Berati.

Në foto: (Lart) Faksimile të sqarimit të Pekmezit, i cili me kërkesën e Konsullit Kral është pyetur nga dy ushtarakë të autorizuar nga shteti austriak, Majori Spindler dhe Hauptmann Marcic. (poshtë) Faksimile e procesverbalit të pyetjeve të një prej dëshmitarëve kryesorë, Dr. Omer Hamid Gjinokastra nga Berati

Protokoll, datë 18 shtator1917 i mbajtun me Dr. Omer Hamid Gjinokastra në Berat. Personat e autorizuar për hetim: Gjeneralmajor Franz Ritter Ëiess – Tihany, komandant i rrethit Berat, si dhe Dr. Guido Mück, Referentjuridik dhe mbajtës i protokollit. I pyeturi flet vetë gjermanisht (nuk ka nevojë për përkthyes) Dr. Omer Hamid Gjinokstra, lindë dhe rritë në Gjirokastër, mjek i përgjithshëm në Berat, 30 vjeç. Në verën e 1917, në qershor ose korrik isha i ulun në një kafe në Alserhof në Vjenë. Me mue ishte edhe Faik Bey Konica, shkrimtar që banon në Vjenë.....për ma tepër ishte aty edhe Dr. Pekmezi dhe disa burra të tjerë prej Shqypnie që nuk më kujtohen ma se kush ishin. Ndoshta ishte edhe Fazdi Bey Frashëri me ne. Ky është student në Vjenë e Faik Bey Konica e njeh. Këtu në kafe përpara të gjithëve, Dr. Pekmezi ka folë gjana të cilat unë më vonë, ja kam tregue Drejtorit kombëtar të arsimit Luigj Gurakuqit. Këto deklarata ishin që Komisari civil von Kral përpiqet të përfitojë për nevoja personale monedha argjëndit e këto lëvizje të gjitha me ndërmjetësinë e Drejtorit Kombëtar të Finanzave Fejzi Bey Alizoti. Rreth kësaj, tha ai (Pekmezi) në kto pisllëqe i përziem asht edhe Drejtori i përgjithshëm i arsimit Gurakuqi. A janë përmend këtu edhe emna të tjerë si Logoreci e Paluca nuk mundem me kujtue. Dr. Pekmezi shtoj më mbrapa që zotnia von Kral jeton me kto monedha të pista në Badgastein në një lendinë luksoze......

dëshmi e gjithë dosja prej shumë faqesh (procesverbalet e pyetjeve edhe të dëshmitarëve të tjerë me po të njëjtat deklarata), njihet në arkivin e ministrisë së jashtme si: AFFÄRE PEKMEZI. Në dosje janë dhe disa raporte dhe informacione për problemet personale e familjare të Pekmezit, të cilat e shqetsonin atë personalisht, por edhe dëshirën e tij për punë e të gjithë klimen në Komisinë Letrare. Si rrjedhoje mendoj se këto konflikte ishin shkaku që ai të largohej nga Komisija Letrare e nga Shkodra ku situata për te u ba e padurueshme. Momente të tjera nga jeta e tij në Vjene nuk janë të pasqyrume në këtë dosje. Dihet që ai pat një rol të madh në krijimin e katedrës së gjuhës shqipe në Vjenë, shkroj libra mbi studime gramatikore që sipas specialistëve janë kulmore për nga trajtimi dhe zhvillimi i gjuhës shqipe, si dhe perfaqësoj denjësisht vendin në karrieren e tij si diplomat. Duhet permendë se gjatë periudhës së protektoratit austriak në Ballkan, Pekmezi u mbeshtet fuqishëm financiarisht me fonde për të mbajtur në kambë aktivitetet e tij letrare, gjuhësore, gazetat, shoqatën, për botimin e librave që dërgoheshin në atdhe. Në botën e shqiptarëve të Austrisë ai ishte një nga figurat kryesore që i dha tonin jetës patriotike të emigrantëve jashtë atdheut.

Duke u nisur nga këto dokumenta dhe

Wien, me 27 qeshor 2012

Shënim: Materialet e paraqituna në këtë shkrim gjenden ne AT-OESTA/HHStA, Diplomatie und Außenpolitik 1848-1918


16 SPECIALE SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

T RADIT A V LERA RADITA

TRI HISTORI ARBERESHE Pagëzimi i kukullave, fisnikët e Garibaldit dhe fluturimi i shqiponjave Aventurë, histori, dhe rite...kjo është hapësira e kësaj jave, mjaft interesante nga bota e arbëreshëve të Bazilikatës

D

y histori nga Barile dhe një nga Shën Pali Sh qiptar. Në Barile një ceremoni laike e pagëzimit të kukullave sjell një traditë të lashtë të arbëreshëve të këtij fshati ruajtur deri në ditët e sotme, ndërsa nga viti 1896 vjen historia e arbëreshëve që përkrahën Garibaldin dhe vendosën gur themeli në atë që u quajt Rilindja italiane. Historia e tretë tregon një sport të ditëve të sotme, një projekt modern që lidhet ngushtë me një simbol të arbëreshëve, shqiponjat... Aventurë, histori, dhe rite...kjo është hapësira e kësaj jave, mjaft interesante nga bota e arbëreshëve të Bazilikatës Redaksia

Barile: Pagëzimi i kukullave, traditë e lashtë në ditën e Shën Jovanit

Në Shën Kostandinin Shqiptar fluturohet me shqiponjat

N

jë impiant sportiv që është edhe pikë turistike që lejon vizituesit të provojnë ndjenjën e një fluturimi me një deltaplan. Dhe kjo duke fluturuar mbi shtëpitë e Shën Kostandinit Shqiptar, në zemër të Parkut Pollino. Ky është Sky Glider, projekti i njohur me emrin “Fluturimi i Shqiponjës”, një nga interesat turistike financuar nga Programi Special Senisese. Punimet duhet të përfundojnë brenda tetorit 2012. Projekti (që kushton rreth një milion e 600 mijë Euro) është pjesë e fondeve të Programit Special Senisese të destinuara për zhvillimin turistik të territorit të PollinoSenisese. I pari në llojin e tij në të gjithë Italinë (ekzistojnë shembuj në Austri, Gjermani dhe në Irak), “Fluturimi i Shqiponjës” do të shtrihet në një gjatësi prej 1080 metrash dhe ka një diagonale prej 1125 metra. Fluturimi kryhet në një lartësi maksimale prej 850 metrash dhe do të lejojë përdorimin njëkohësisht të katër pozicioneve. Impianti do të jetë i hapur gjatë të gjithë vitit. Operacioni i fluturimit do të udhëhiqet nga një mekanizëm i ngjashëm me atë të teleferikut: përdoruesit do të përshkojnë një ngjitje me shpejtësi 14 metra në sekond dhe, pas një ndalese të shkurtër, një ulje me shpejtësi prej 23 metrash në sekond. Stacioni është i ndërtuar kryesisht nga një zonë mbërritjeje dhe një zonë nisjeje, nga kontejneri në të cilin ndodhen dhomat e veshjes dhe ajo e komandës, si dhe pedana e imbarkimit dhe zbarkimit. Me qëllim garantimin e një fluksi të rregullt përdoruesish, mbërritja dhe nisja janë të ndara mes tyre. Kontejneri është ndarë në zonën hyrëse, përmes së cilës shkohet në dhomën e veshjes, në dhomën e zhveshjes dhe në sallën e komandës. Dhoma e veshjes dhe e zhveshjes ndahen nga një mur ku ndodhen deri 20 paisje sigurie. Mariapaola V ergallito Vergallito

Barile: pagëzimi i kukullave, traditë e lashtë në ditën e Shën Jovanit

N

ë Barile është rikthyer, sipas një tradite antike, ceremonia laike e “pagëzimit të kukullave” ditën e festës së Shën Jovan Baptistit. është një iniciativë e Shoqatës Ndërkulturore të kryesuar nga mësuesja Giovina Paternoster në bashkëpunim me koreografin Robert Lani (shqiptar i trapiantuar dhe i integruar mirë në Barile prej 20 vjetësh) dhe me shumë familje e vajza të reja të veshura me rroba tipike arbëreshe. Fëmijë e të mëdhenj kanë marrë pjesë në këtë ceremoni laike. është një traditë antike arbëreshe që festohet

ditën e Shën Jovanit. Vajzat e vogla nga shtatë deri njëmbëdhjetë vjeç, të shoqëruara nga nënat e tyre, mblidhen tek sheshi i stacionit të trenit. Vajzat formojnë disa çifte, pranë disa shkallësh prej guri. Secili çift mban një kukull të përgatitur enkas për këtë ceremoni. Janë kukulla të krijuara duke rrotulluar disa fasho dhe panolina për fëmijë rreth bishtit të një garuzhdeje të madhe hekuri ose alumini. Koka është pjesa sferike e garuzhdes që vishet me lecka dhe rrethohet me një copë të bardhë mbi të cilën, në

pjesën konvekse, vizatohet fytyra. Kufja e leshtë, këmishëza, bluza dhe gushorja kompletojnë veshjen e kukullës. Me rradhë, vajzat në rolin e nënave vendosin në tokë, me shumë kujdes, sikur të ishin foshnje të vërteta, kukullat, duke i vendosur menjëherë nën shkallën e parë nga tre herë ndërsa shqiptojnë, duke kën-

duar, formulën sekrete: Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann so’ battezzate Tutte cummari sime chiamate. Ceremonia mbaron kështu: vajza merr kukullën dhe e puth, më pas kumbarja puth vajzën-mëmë duke i dorëzuar të bijën. Pas ceremonisë, të gjithë festojnë duke ngrënëë biskota. Lorenzo Zolfo

Baril: Pakzimi i bambullavet: Tradhitë e ljashtë e shën njanjit N

ë Baril bëhet nj’ater herë, sipas një zakon i ljasht, çerimonja laike e “ pakzimit i bambullavet” i Shën Njanj Batistës. Është një inicjativë e “Associazione Interculturale” e mësuesës Xhovina Paternostrit bashkë me koreografin Robert Lanin( një shqiptar që ka 20 vjet që është i integruar në Baril) edhe bashkë me shumë fëmilja e me vasha të veshura aljbëresht. Të vigjeljë e të mëdhenj dualtin përpara publikut me këtë çerimonje laike. shtë një tradhitë aljbëreshe që festohet ditën e Shën Njanj

Batistës. Vajzat që kanë 7 vjeçe njera 11 vjeçe venë, me i ëmat e tyre e me ljigri tek sheshi stacjunës. Kriaturet benjën kopja afër disa skalune guri. Nga kopje ka një bambullë e bërë për këtë festë. Janë bambulla të bëra me fasha e skutina për djaljët porsaljerë të rrethuara rrorro një kopi (qepshe).Kryet është një kësuljë rrutullupe pljotë me sukulj e e mbuljuar me një pëljhurë e bardhë me faqën e ljierë ka ana e grumbulluarë (myset). Kësuljazë ljeshi, ljinjazë, maljazë (triko të vegjelë), e cakuljazë për djalj pljotsonjën të veshurit e

bambullavet. Njera pas të jetrës vajzatë-nënë ljëshonjën për trolli, dhja si djalj gati i ljer më vërtet, këto bambulla-djalj; pëstajna i vënë mbi të parin skallun guri e këcenjenë tri herë, tue kënduar këto fjaljë: Pupa de San Giuanni Battizzami sti pann Sti pann so’ battezzate Tutte cummari sime chiamate. Riti rritet kështu: vajza e merr bambullën e puthën e ashtu edhe ndrikulla e puthën vajzën- mëmë, tue dhënë biljën e saj. Pas çerimonjës të gjithë bënjën festë e hanë biskotezë. Lorenzo Zolfo

Në Sh’ Kostantin fluturohet me akuilat

N

jë impiant sportiv. që është edhe një forcë turistike për të ndienjesh sikur je mbi një deltaplan. Gjithë këtë tue fljuturuar mbi Sh’Kostantin, mbrënda Parkun e Puljinit. Ky është Sky Glideri, një proxhet i çiljit i vunë ëmërin “Fljuturimi i Akuilës”, një force e madhe që heljq turistet , financjuar ka “Programma Speciale Senisese” Shërbesi kish të rritej më pare se fundin e Shën Mitrit 2012. Proxheti (një million e 600 eura, atje drejt) hyn në të hollat të fondit e këtij programi turistik i territorit Pollino-Senisese. Është e para herë që bëhet në të gjithë Italjnë (janë edhe disa ezembje ndë Austrjen, në Gjermanjen e në Irakun),” Fljuturimi i Akuilës”është 1.080m i gljat e ka, një pjerrësi i 1.125m. Fljuturimi bëhet njera 850m (jo më shumë) me katër postacjona e anendanë vitin. Fljuturimet janë të rregulluarë me një maknizëm, dhja si i një tekeferike: ngjitet 14 metra nga sekond e 23 metra kur kalaret. Stacjuna ka një anë për të arrivosh e një tjetërë për të nisesh; një konteiner tek i çilji gjëndet vendi ku mënd vishet e salla komandi; edhe ka pedhana ku hipet e ku arrivohet. Për të rregulluarshë aflusin: të arrivuarit e të misuri janë të ndarë. Kontaineri ka tri pjesë: pjesa për të vishesh, ajo për të gjeshesh e sallën e komandit, të ndara ka një mur dërrasje ku janë 20 “imbragatura” (për sigurim). Mariapaola V ergallito Vergallito


BIBLIOTEKE 17 SH SH..com

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

www.shqiptarja.com

Konstelacioni poetik i Enkelejdës Mbi vëllimin me poezi të Enkelejda Kondi-Masseboeuf “Loti është grua”

I

Shënpaliotët: Fisnikët e Garibaldit

S

iç rrëfen fisniku Alessando Smilari nga Shën Pali Shqiptar, në shkrimet e tij, në vitin 1896 arbëreshët, ndonëse kishin kaluar tashmë katër shekuj, kanë nderuar gjithmonë aspektin luftarak të paraardhësve të tyre. Nuk kanë munguar asnjëherë të marrin pjesë në çdo luftë kundër armiqve të Italisë që i kishte mikpritur. Në të vërtetë, arbëreshët e kishin luftën në gjak dhe e kërkonin duke kënduar e kërcyer. Në vitin 1860 arbëreshët e Bazilikatës ishin të parët që u hodhën kundër trupave burbone dhe, madje edhe prifti, arbëresh edhe ai, duke bekuar ushtarët, nguli flamurin e revoltës. Trupat e Garibaldit në 1860 ishin plot me ushtarë arbëresh sepse ishin shumë të fortë dhe sidomos më të besës se italianët vendas: nuk kishin frikë as nga armiku, as nga vdekja. Nëse do të mund të numëroheshin të gjithë gjestet luftëtare që arbëreshët kanë bërë me Garibaldin, mund të thuhet se Rilindjen e kanë bërë edhe ata. Familjet e Shën Palit që kanë dhënë një kontribut të madh për Rilindjen Italiane janë Smilarët (Smilari) dhe, sidomos, Kamodhekët (Camodeca), fisnikë të parët, trima të dytët. Kamodhekët ishin fis shumë i madh. Ata, kur erdhën nga Moreja, ndihmuan në themelimin e tre fshatrave: dy në Kalabri (Farneta e Castroregio) dhe një në Bazilikatë, Shën Pal Shqiptarin. Siç shkruan Pino Basile në “La storia di Oriolo” këta Kamodhekët ishin aq të dhunshëm saqë të gjithë fshatrat autoktone përreth i kishin frikë dhe nga kjo lindi anekdoda e famshme: “kur shikon një arbëresh dhe një ujk, qëllo më parë arbëreshin pastaj ujkun” (që nënkupton se ujku kap vetëm një dele ndërsa arbëreshi i merr të gjitha). Kjo anekdodë tregon sa i rëndësishëm ka qenë roli i tyre kudo ku kanë shkelur. Kroqi

Shëmpaljotë: Buljartë e Garibaldit

S

i na e rrëfien buljari Alesandër Smilari në 1896, aljbëreshët, megjithë se kishin shkuar katër sekulj, e mbain ngamot nderin “ guerrier” e prindërit” e tyre: s’manguan asnjë herë të mirrin pjesë në çdo guerrë kundër armiqvet të Italisë që i priti me miqësi Aljbëreshët, guerrën, e kishin tëk gjaku, e kërkoin me valle e me kënga. Në 1860 aljbëreshët e Basilikatës kljenë të paret që u nistin kundër trupat e Borbonvet dhe aljbëresh ish prifti që, tue bekuar ata suljdet, e qandoi flamurin e revoltës. Trupat e Garibaldit, në 1860, ishin të pljota me suljdet aljbëreshë,pse ata ishin më të fortë e të drejtë se ljëtinjt: ata s’i trëmbëshin as armikut e as vdeqes. Ndë mënd të niumërohej gjithë atë që aljbëreshët bënë për Garibaldin, mënd të thuhej se Risorxhimentin e kanë bërë dhe aljbëreshët .Familjat e Shën Paljit që dhanë një contribut shumë i ljart për Risorxhimentin italian janë Smilarët e sidomos kamodhekratë, buljarë të paret e patrëmbësi të dytet. Kamodhekrat ishin një stirpë shumë e madhe. Këta, kur erdhëtin ka Morea (Greqi) muartin vend ndër tre katunde: dy në Kalabri ( Farneta e Kastërnexhi) e një në Basilikatë, Shën Palji. Si shkruan Pina Basile në “ La storia di Oriolo” këta Kamodhekra ishin aq të egër sa gjithë katundet ljëtinj që janë rrorro i trëmbëshin e i nxuartin një ditat që thot kështu: “kur sheh aljbëreshin e uljkun shkrehja përpara albëreshit e pëstajna i a shkëreh uljkut!” Do me thënë se uljku ha vetëm një kurse albëreshi i merr të gjitha. Me gjithë atë, mirret vesh se aljbëreshët e Basilikatës panë një rroll i rënd kudo vunë këmbë. Kroqi

ndodhur në detin e madh të poezisë, natyr isht, sot e shpesh e ke të vështirë të dallosh ato dallgë që shkojnë drejt bregut për të lënë gjurmë duke u përplasur në shkëmb, nga ato që lenë vetëm hieroglifë të çastit duke u lëpirë në rërë. Shkruhet shumë sot dhe, falë mjeteve të komunikimit , edhe publikohet po aq. Përveç, shfaqjes tradicionale të poezisë tek botimi në faqet e gazetave, apo edhe në vëllime poetike, sot poezia haset në forume, deri edhe në facebook, me shumicë. Pikërisht për këtë arsye, nga njëra anë, lexuesi e ka më vështirë të zgjedhë atë që do të lexojë se sa të kërkojë e të mbledhë për të lexuar dhe, nga ana tjetër, krijuesi i vërtetë matet shumë, para se krijimin e nxjerrë prej brendësisë së tij, t’a bëjë urë komunikimi te të tjerët. Enkelejda Kondi-Masseboeuf, hyn tek këta poetë, që pasi është matur mirë, ka vendosur t’a ndërtojë e sigurtë këtë udhë dhe t’a nisë e vendosur këtë rrugëtim drejt lexuesit. Duke besuar te vetja dhe duke mos e humbur sensin e vetëkontrollit, në të vërtetë, ajo i ka dhënë provat e dinjitetit të këtij komunikimi ndjenjësor poetik me dy vëllimet e saj të mëparshëm, kështu që te kjo përmbledhje e tretë ajo vjen me mëtimin e një poezie, që i ka lënë pas tashmë edhe naivitetin e moshës dhe të “letrarit të ri”, edhe letrarizmat dhe prirjet libreske, edhe ndrojtjen për të folur me zërin e plotë. Libri që kemi në dorë, sjell një poezi të kohës, një vjershërim modern, i cili e ka burimin te formimi i Enkelejdës nëpërmjet traditës së poezisë shqipe. Vargu i bardhë mbahet, fiton ritëm, peshë mendimi dhe ndjenje nëpërmjet detajeve jetësore dhe regjistrit të admirueshëm të ligjërimit poetik. Bie shi në qiellin tënd Dhe dallëndyshet kanë lënë folenë, braktisur Kthehem pas disa hapa në kujtimet tona Dhe kërkoj aty gjurmën e kohës Aty e etur piu ujë ekzistenca e jonë U shpërfill e kaluara e tjetërsuar… Kështu shkruan Enkelejda në njërën prej poezive të këtij libri. Siç shihet, përveç asaj që thamë më lart, një pikë e fortë rëndese e krijimtarisë së saj është metafora, finesa e organizimit

të saj në atmosferën poetike. Një tjetër armë e fortë e Enkelejdës poete,është përzgjedhja e motiveve poetike. Të paktën, në këtë përmbledhje, shumica e poezive i kushtohen dashurisë, brengave dhe pasioneve të saj. Kjo dashuri e humbur apo e gjetur, e shuar apo e ndezur, vendoset në një sfond natyre, në një klimë të përgjithshme, që në poezitë më të mira duket si sinkron i emocioneve që përftohen nëpërmjet fjalës. Enkelejda shkruan së brendshmi. Ose thënë ndryshe: më shumë e shkruan poezia atë, se sa ajo poezinë. Ndjenjat e thella që burojnë së brendshmi, prej një shpirti të trazuar apo të entuziazmuar sepse ndërtohen në vargje plot finesë dhe muzikë. Vjeshta, era, bora, dashuria, rruga, qielli,toka, shtëpia, dashuria, duart, sytë, buzët, puthjet, flokët, lotët, dashuria, dhimbja, malli, vetmia, trishtimi, urrejtja, dashuria. Këto janë konstelacionet e poezisë së Enkelejdës. Dhe kjo yjësi poetike,është e vetvetishme në frymëzimin e saj, sepse rrethanat e jetës ia kanë dhënë këtë shans; Korça e bukur, Shqipëria e dashur, largimi prej saj, linjat ajrore, Franca, ndjenjat e thella të një femre të dashuruar, janë përjetime, të cilat ajo ka ditur t’i kthejë në mjaltë poezie… Në fund të këtyre radhëve, mund të themi me bindje, se, në detin e madh të poezisë së sotme shqipe, poezia e Enkelejdës është një dallgë që vjen prej thellësive të shpirtit të saj për të lënë gjurmë në gur e jo për të fjetur e për të humbur në rërë.

L IBRI I RI

Historia e arkitekturës moderne

S

htëpia Botuese DITURIA ka botuar së fundmi librin në dy vëllime “Historia e arkitekturës moderne” me autor Bruno Zevin, një personalitet e studiues me famë ndërkombëtare i arkitekturës dhe i historisë së artit. Libri, i përkthyer nga specialistë të fushës (arkitektët Artan Shkreli, Arta Marku, Albana Tollkuçi dhe Dorina Papa), është shumë i vlefshëm në radhë të parë për pedagogët dhe studentët e arkitekturës, por është me interes edhe për një publik më të gjerë, i cili kërkon të mësojë diçka më tepër rreth arkitekturës, gjenive dhe gjenialiteteve të kësaj fushe. Në vëllimin e parë të kësaj Historie të arkitekturës moderne shkruhet për origjinën e lëvizjes moderne, periudhën e parë pioniere me Arts and Crafts dhe Art Nou-

veau, periudhën racionaliste të shënjuar nga Le Corbusier, Gropius e Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, me protagonist Alvar Aalto. Në vëllimin e dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 vjetëve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietilä, Utzon, Gehry. Për pafundësinë e materialeve ilustruese, dy vëllimet mund të konsideroheshin edhe si “Enciklopedia e arkitekturës moderne”, sepse përfshijnë edhe të gjithë industrinë urbane, punimet e mëdha të shekullit XIX në Paris, Vjenë, Madrid në “New Towns” britanikë e skandinavë dhe projektet e qytetit të viteve 2000.


18 HISTORIA SH SH..com

www.shqiptarja.com

E diel, 8 korrik 2012

S HQIPT ARËT HQIPTARËT

SUPLEMENT JAVOR I

E DËBUAR

Arben Llalla

N

RILINDASI

ë vitin 1994, Kryetari i Repub likës së Shqipërisë i atëhershëm Prof.Sali Berisha ka shpallur 27 qershorin si ditën e gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptarë të Çamërisë, (Dita e Gjenocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinizmi Grek). Gjenocidi i tmerrshëm i filluar më 27 qershor 1944, ka rezultuar me 10,000 mijë të vrarë (8.000 mijë të masakruar në vend dhe rreth 3.000 të vdekur maleve e luginave nga vështirësitë e rrugës për në shtetin shqiptar) si dhe rreth 50,000 mijë të dëbuar të cilët u larguan nga vatrat e veta për të mos u kthyer kurrë më atje. Përfundimi i operacioneve të ushtrisë greke ndaj elementit etnik shqiptar në Çamëri e spastroi përfundimisht zonën veriperëndimore të Greqisë nga shqiptarët autoktonë. Kështu u çuan në vend porositë e etërve themelues të shtetit grek për të siguruar kufinjt e veriut me Shqipërinë dhe për të pasur dorë të lirë për të depërtuar më lehtë në vetë Shqipërinë e vogël të 1912, në një fazë të re të marrëdhënieve kuptohet. Çdo vit organizohen aktivitete përkujtimore si dhe ndërmerret një marshim masiv deri në kufi me Greqinë në Qafë Botë për të përkujtuar viktimat e terrorizmit grek. Por ende çështja çame vajton dhe është në rrugën e Tunelit pa dritë. Por si janë zhvilluar ngjarjet rreth problemit të shqiptarëve nga Çamëria. Më 16 tetorin e vitit 2008 ish-Kryeministri i Greqisë Kosta Karamalis vendosi afatin e fundit për hipotekimet nga e para të gjitha pronat në Greqi. Kjo çështje prekte në mënyrë direkt titujt e pronësisë të shqiptarëve. Bëhet fjalë për pasuritë e popullsisë çame, të cilëve shteti grek ua mban peng pasuritë e patundshme me të ashtuquajturën “sekuestro konservative”. Udhëzimi i miratuar me shpejtësi nga qeveria greke me afat deri më 16 tetor 2008, për të dorëzuar dokumentet për hipotekimin e pronave nga e para më shumë duket si thikë pas shpine për pengimin e dy vendeve fqinje me Greqinë, Shqipërisë vetëm pak kohë që Shqipëria të anëtarësohej në NATO. Vendimi i qeverisë greke duket tendencioz, duke u nisur nga fakti që shteti grek u ndalon çamëve për të hyrë në Greqi dhe kështu nuk do të mund të hipotekojnë pasuritë e tyre. Një shqiptar, të afërmit e të cilit janë dëbuar me dhunë nga trojet e tyre prej qeverisë greke pas Luftës së Dytë Botërore, për të nisë procedurat për kthimin e pronës në Greqi, për të cilën ai pretendon se është pronar i saj, në radhë të parë duhet të hapë një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë të qytetit ku kjo pronë ndodhet e regjistruar. Në mënyrë absurde dhe qesharake, kërkohet që pretenduesi të përfaqësohet nga një avokat, i cili të jetë grek. Në rast se e drejta nuk zgjidhet në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështja kalon në Shkallën e Dytë dhe në Gjykatën e Lartë. Duke ditur pengesat e shumta si burokracitë e ambasadës greke që pengojnë lëshimin e vizave për këtë kategori qytetarësh, zgjatja e proceseve gjyqësore atëherë pasuritë dhe shqiptarëve dhe maqedonasve u përvetësuan përgjithmonë nga shteti grek pasi nuk u mundën të regjistroheshin në afatin e 16 tetorit

Çamëria, plagët e një shekulli Nga 1913 e deri më sot, fakte, histori, dëshmi, dokumente, foto, deklarime e personazhe të përfshira në këtë tragjedi, roli i politikës dhe politikanëve....Cila është e ardhmja?

Më 18 janar janar,, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit

Në foto: 1924, Gumenice, çamët duke hypur në anije për në Turqi të përzënë nga qeveria greke në bazë të marrëveshjes së Lozanës 19221923

2008. Pra, edhe njëherë Greqia anëtare e Bashkimin Evropian, NATO-s dhe e shumë organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut tregoji se është një shtet që shkel këto të drejtat. Historia e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Greqi është e dhimbshme dhe i ka fillimet që në vitet e para të pavarësisë së saj në shekullin e XIX. Dhuna ndaj minoritetit shqiptar 1913-1945 Me një mjeshtëri raciste shteti grek që nga fundi i vitit 1912 dhe fillimi i vitit 19913 ka ditur të përzërë sistematikisht shqiptarët e Greqisë. Bëhet fjalë në përgjithësi për shqiptarët e fesë islame. Por edhe ata shqiptar ortodoks që nuk pranuan të deklaroheshin me kombësi

Në foto: Paramithia 1915

greke u masakruan ose u përzunë nga shtëpitë e tyre për të jetuar në qytetet në thellësi të Greqisë për tu asimiluar më shpejtë. Shqiptarët që u përzunë nga shtëpitë e tyre dhe ishin shtetas grek në fillim ju hoq shtetësia greke dhe i deklaruan të humbur, njerëz pa adresë. Më tej ju përvetësuan pasuritë dhe ua ndanë të tjerëve. Një pjesë e mirë e kësaj pasurie u vendosën emigrantët ortodoksë të ardhur nga Azia e vogël. Shqiptarëve që ju janë përvetësuar pasuritë nga shteti grek ndahen në dy kategori: a). Shqiptarët që ju përvetësuar pasuria me marrëveshjen e Lozanës si popullsi e shkëmbyeshme islame me ortodoksit. b). Popullsia shqiptare nga Çamëria që u quajt nga grekët bashkëpunëtore e pushtuesve gjermanë. Me dekret ligji të viteve 1923-1932, Greqia përvetësoi të tërë pasuritë e shqiptarëve islamik me pretekstin e Marrëveshjes së Lozanës si popullsi shkëmbyese midis turqve islamik dhe ortodoksëve grekë. Kjo ide gjente mbështetje në qarkoren e Ministrisë së Bujqësisë Greke, të 1 tetor 1922, e cila urdhëronte administratën e përgjithshme të Epirit, që”… familjet e refugjatëve të stabilizoheshin në pronat e myslimanëve shqiptarë”, (AYE/A/5 (9). (Guvernatori i Përgjithshëm i Epirit, MPJ Greke, Janinë 2 mars 1923). Në qendrat kryesore të Çamërisë, si në Filat, Paramithis e Margelliç u krijuan enkas zyra për të shtetëzuar pronat e myslimanëve shqiptarë, (Conference de Lausanne sur les Affaires du Prache Orient, 1922-1923). Në fillim të vitit 1926 në Gjenevë Kryetari i Greqisë Teodoros Pangallos bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve me të cilën Greqia njihte minoritetin shqiptar dhe nuk i quante më

shqiptarët muhamedanë që jetonin në territorin e saj si popullsi turke. Ai ndër të tjera deklaroi: “Pavarësia dhe statukuoja e Shqipërisë përbëjnë interes të madh për Greqinë, sepse politika e saj është bazë për ruajtjen e paqes në Ballkan... Teza që është mbajtur nga ne deri sot se ortodoksit shqiptar janë grekë është e gabuar dhe e shkelmuar nga të gjithë. Me që ajo ka marrë të tatëpjetën dhe arriti pikën e rraskapitjes, mora masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë vorioepiriote që mëshironin skaje më ekstreme të këtij mendimi të sëmurë”. Më 18 janar, ambasadori shqiptar në Athinë, Mit’hat Frashëri mori premtimin nga ministri grek i Jashtëm se do të merrej ai personalisht me çështjen e shkëmbimit të çamëve, ndërkohe që vetë z.Pangallos i deklaroi se çamët myslimanë do të përjashtoheshin nga procesi i shkëmbimit. Një muaj më vonë, në shkurt të të njëjtit vit, u shpall dhe zyrtarisht vendimi për përjashtimin e të gjithë shqiptarëve të Epirit nga masa e shkëmbimit të detyruar dhe amnistinë e çamëve që akuzoheshin për kryerjen e propagandës politike, duke i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje përfundimtare çështjes, zgjidhje e cila sigurisht kënaqte në mënyrë absolute palën shqiptare. Deklarimi i Kryetarit të Republikës Greke gjenerali Teodor Pangallos për të përjashtuar shqiptarët çamë të Epirit nga masa e shkëmbimit midis popullsisë turke myslimane me popullsinë kristiane greke ishte vendimtar për ecurinë e të gjithë çështjeve. Përmbajtja e çështjes u zhvendos nga përcaktimi i prejardhjes dhe identiteti kombëtar të popullsisë myslimane të Epirit dhe nga përfshirja ose jo në masën e shkëmbimit të detyruar, në procesin e përfshirjes së saj në shtetin grek dhe respektin ose jo të të


HISTORIA

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

SH SH..com

19

www.shqiptarja.com

Në foto: (Lart) Parga, 1913 (poshtë) Janina, 1913

drejtave të saj nga autoritetet greke. Por çështja e shqiptarëve në Çamëri nuk do të zgjidhej edhe pse diplomatët dhe politikanët grek premtonin. Vitet në vazhdim shteti grek në emër të reformës agrare 1925-1927 u ndaloji të gjithë atyre njerëzve që nuk kishin kombësi greke të drejtën e tokës bujqësore. Italianët, francezët, gjermanët, turqit që kishin prona në Greqi u dëmshpërblyen, vetëm shqiptarët nuk u dëmshpërblyen. Pas pak vitesh do të fillonte lufta e dytë botërore. Me kapitullimin e Gjermanisë grekët rinisën masakrat mbi popullsinë shqiptare në Çamëri. Shqiptarët çam që u përzunë në vitet 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi shtetësinë greke, u përvetësojë dhe pasuritë. Me disa ligje primitive Greqia u mohoji çdo të drejtë njerëzore të gjithë atyre shtetasve grekë që nuk kishin pranuar kombësinë greke të rikthehen ndonjëherë edhe si vizitor në Greqi. Gjatë luftës qytetare greke për pushtet 1946-1949 midis forcave të djathta dhe komuniste përmenden edhe shqiptarët e Greqisë që ishin përzënë me dhuna në vitin 1945 nga forcat e djathta që udhëhiqeshin nga Napolon Zerva. Nga dokumentat historike veçojmë kërkesat e kryetarit të Qeverisë së Përkohshme Greke, Marko Vafiadhis i cili i parashtroji midis shumë kërkesave Enver Hoxhës për të mundësuar çamët e përzënë të rreshtohen në ushtrinë Demokratike Greke që udhëhiqeshin nga komunistët. Në 24.09.194, Marko Vafiadhis vjen në Tiranë me nxitim për mes Korçës si Kryetar i Qeverisë së Përkohshme Demokratike për të kërkuar ndihmë. Markoja kërkon nga Enver Hoxha që të dërgoje çamë të dëbuar prej Greqisë në malin Gramoz, që të luftojnë përkrah kryengritësve greke... Për sa u përket çamëve, pala shqiptare e konsideronte që tani nuk mund të përbëjnë faktor ndihmë. Shqiptarët nga Çamëria nuk donin të shkonin në luftë. Sipas të dhënave politikanët grekë të kohës e pranonin që çamët ishin përzënë

Në foto: (Lart) Konica, femije nga veshja duken shqiptare, 1913 (poshtë) Filati 1913

nga shtëpitë e tyre në Greqi nga forcat e Napolon Zervës. Në kërkesën e qeverisë demokratike greke pranohet se janë përzënë rreth 18 mijë çamë, por në fakt ky numër ka qenë më i madh. Me rëndësi është se pranohen dëbimet masive. Marko Vafiadhis ishte një politikan me emër i cili pasi jetoj rreth 23 vite në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Greqi në vitin 1983. Më 1989-1990 ishte deputet në Kuvendin e Greqisë i partisë së PASOK-ut. Në vitet 1972- 1982, qeveritë greke nxorën ligje që u lejohej çdo shtetasi grek i përzënë të rikthehej dhe të merrte pasurinë ose kompensim. Nga këto ligje për tu rikthyer u përjashtuan shqiptarët çam edhe maqedonasit e Egjeut pasi ligji përcaktonte se i faluri duhej të kishte kombësinë greke dhe në mërgim të kishte mbajtur qëndrim kombëtar grek. A ka ende në Çamëri shqiptar shqiptar,, shtetas të Greqisë? Mendoj që nuk duhet të lind pyetja a

ka çamë në Çamëri sepse pas masakrave të vitit 19945, shumë familje shqiptare nga Çamëria depërtuan thellë në Greqi për ti shpëtuat njëherë e përgjithmonë persekutimit shtetëror. Shqiptar autok-

takuar grekë me origjinë shqiptare. Mbaj mend se kishte edhe të fesë islame dhe quhej Ibrahim. Ai kishte një kafene në qendër të qytezës dhe gruan e kishte nga Leskoviku i Shqipërisë. Këta grek me origjinë shqiptare nuk shiheshin mirë me sy nga pushteti Shqiptarët çam që u përzunë në vitet vendor. Në krahinën e Çamërisë 1944-1945 shteti grek i quajti bashkëpunëtor ka shumë grekë të gjermanëve dhe në mënyrë kolektive u hoqi që kanë krijuar familje me vajza shtetësinë greke, u përvetësojë dhe pasuritë nga Shqipëria. Shumë prej këtyre grekëve me origjinë shqiptare ton që kanë shtetësi greke jo vetëm ka për ta ruajtur origjinën janë martuar me në Çamëri por edhe në të tërë Greqinë. shqiptare. Fshati Aidonta dikur quhej Gjatë kërkimeve të mia kam takuar Ftini dhe ndodhet në Prefekturën e Predisa shtetas grekë që ishin me origjinë vezës së Çamërisë. Nga ky fshat është shqiptare në Epir. Në qytezën e Konicës studiuesi i njohur Nikos Stylos i cili jetë cilën e kam vizituar disa herë kam ton prej shumë vitesh në Gjermani. Ai e pohon origjinën e tij shqiptare dhe e flet shumë mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Niko Stylos ka shkruar për racizmin grek ndaj fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare në vitet 19501960 dhe ndiqnin shkollën greke. Ai është shprehur për një gazetë shqiptare: “Mësuesi na godiste me shkop, sa herë që flisnim arvanitisht (shqip, shën.A.Llalla), një shkop për një fjalë”. Gjithnjë prindërit e fëmijëve që vinin nga familjet shqiptare thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre. Ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Edhe pse nën një presion të tillë çamët që u shpëtuan masakrave të ushtrisë së Zervës e ruajtën gjuhën shqipe. Shumica e shqiptarëve nga Çamëria që i përkisnin besimit fetar ortodoks pas përzënies në çamëve të fesë islame u larguan për në qytetet larg krahinës së Çamërisë. Këto janë vetëm disa dëshmi që tregojnë se ende në Çamëri ka shqiptar që u kanë mbijetuar rrebeshëve të kohës me sakrifica të mëdha duke frymuar shqip.


20 ESE SH SH..com

www.shqiptarja.com

RILINDASI

E diel, 8 korrik 2012

SUPLEMENT JAVOR I

M ONUMENTI Z HVENDOSJA Faslli Haliti

E

kam dashur qytetin tim siç ka qenë në fëmijërinë, në rininë time, por unë e dua edhe tani atë, kur unë jam thinjur dhe ai edhe pse i moshuar më shumë se unë, sepse është edhe më i lashtë se gjyshi dhe stërgjyshërit e mi, qyteti im prapë mbetet rinor e përtërihet çdo vit e më shumë. E kam parë në fëmijëri qytetin tim të rrethuar me mullarë, me gardhe të thurura e ferra, me Hotelin e Taq Spiros si një perlë në qendër të tij, me vargun e harkuar të ndërtesave me arkitekturë të përkryer: ndërtesa me ballkon të bukur, ku mbaheshin fjalime gjatë pushtimit e në vitet e para të Çlirimit, pas kësaj godine vazhdonin me radhë, klubi Dinamo, siç quhej atëherë, posta dhe vazhdonin dyqane më të ulët deri në fund të sheshit, ku ka qenë pastiçeria dikur; varg ndërtesash të cilat u prishën në mënyrë kriminale dhe injorante në fillim e në vazhdim të vitet’50- 60-të nga pushtetarë axhami. E kam parë qytetin tim edhe me Teqen e Lekës në qoshen e Mapos, ku shiteshin çerturina, me pazarin e gjësë së trashë që bëhej ditëve të hëna gjatë Luftës e pas Çlirimit, deri në fillim të viteve pesëdhjetë, pikërisht aty ku është sot Pallati i Kulturës Vaçe Zela; me pazarin e drithërave në sheshin prapa Teqes së Lekës, rrethuar me mana, përballë hotelit të Taq Spiros, ndërtesës më të bukur të qytetit të atyre viteve, por që pas vitit 1990, e deri vonë u shndërrua në mënyrë të shëmtuar e të pabesueshme në shurrëtore.Prapa Bashkisë sotme, mbaj mend pazarin e perimeve, kinkalerive, rrethuar me dy vargje dyqanesh tepër të bukur e modernë, për kohën, ku shiteshin stofra gjatë Luftës e më pas deri në vitet ’70-80-të dhe me Çezmën proverbiale, me tre lëfyte, që mbeti në kujtesën e qytetit si Çezma e Sherrit, ku njerëzit përlesheshin për të mbushur ujë e i thyenin katruvet në kokë njeritjetri... Ky Pazar, i vjetër i qytetit me kalldrëmin konveks, me Çezmën e famshme të sherrit me tre lëfyte dhe me kafenenë Moska, ku piu kafe, Sekretari i Parë i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, kur bëri vizitën e tij në Shqipëri, në vitin 1959, me siguri u prish duke imituar prishjen e Pazarit të vjetër të Tiranës, me urdhër të pushtetarëve dhe partiakëve infantilë duke pasur parasysh parullën e famshme: të shembim të vjetrën dhe të ndërtojmë të renë, pa e kuptuar fare domethënien e kësaj parulle..., pa e kuptuar se zhdukej kështu identiteti i qytetit, pa e kuptuar se e vjetra që duhej shembur së pari, ishte në kokat e tyre të mykur. Qyteti që mbaj mend unë që gjatë Luftës ishte me dy kisha: një të vjetër dhe një të re. Si për ekuilibër midis feve, qyteti kishte gjithashtu dy xhami: një të vjetër dhe një të re. Pas prishjes çmendurake të kishave dhe xhamive në viti ’67-të, gjoja nga rinia revolucionare, ateiste dhe kisha dhe xhamia u tjetërsuan. Kisha u kthye në ambulancë, kurse xhamia u kthye në shtëpi Pionieri. Vetëm pas viti 1990 ato u kthyen në identitet: Kisha në kishë dhe xhamia në xhami, aty ku ishin e ku janë sot Njëherësh me Kishat dhe xhamitë u shemën dhe teqetë: Teqeja e Lekës në mes të qytetit, Teqeja e Zbuluar, që ndodhej te lulishtja e madhe dhe teqeja e Çelës, në të dalë të qytetit, ku është dhe sot. Nga të te tre teqetë, vetëm njëra, Teqeja e Çelës u kthye në identitet. Por shembja më tronditëse ka qenë ndërtesa e ish Bashkisë së para Çlirimit; Komitetit ekzekutiv në vitet ’50- 60, Gjykatës, Shtëpi Kulturës dhe Bibliotekës, pak më lart ish Komitetit të Partisë së Punës, Bashkisë së sotme, një ndërtesë kjo me një arkitekturë që dhe sot do të qëndronte dinjitoze për krah ndërtesave të reja. Po pse u shemb? Sepse zbatohej parulla e famshme: të shembim të vjetrën e të ndërtojmë të renë. O tempra! ô mores! «Të shembim të shembim të vjetrën...! » dhe qyteti humbi një pjesë të rëndësishme të identitetit të tij,

“TOKA JONE” E PERIKLI ÇULIT Unë e dua qytetin tim, por jo pa monumentin

Këtë monument suveren po mëtojnë ta zhvendosin nga qendra e qytetit diku gjetkë duke dashur të plotësojnë dëshirën e ndonjë individi. Por ai është emblema, është karta e identitetit të Qytetit...

Në foto: Momumenti “Toka jone” në lushje pjesën më të bukur të arkitekturës së tij, aq të bronz, dy skulptura të hareshme këto, gjithë dëshirueshme për të këdo sot. E kam dashur elegancë, të skulptorit lushnjar, Maksim Bushi; dhe e dua qytetin tim, sepse këtu linda, këtu u Vajzat që vallëzojnë gëzueshëm e me estetikë rrita, këtu kam shokët e fëmijërisë: Hysen të skulptores Zana Varvarica, portreti i Qerimin, Kadri Fishtën, Xhevit Gjylën, Haxhi këngëtares Vaçe Zela, gjeneshës së këngës, e Shefën, Shaip Trashin e Qerim Sefën... Në për- skulptorit lushnjar, Edmond Papathimiu, të fytyrimin tim qyteti mbetet frymëzues, nos- tria këto vepra skulpturore të vendosura në talgjik, ndonëse me trup unë nuk jam aty, por lulishten para Pallatit të Kulturës Vaçe Zela. jam me zemër e me shpirt dhe gëzohem për Qyteti është pasuruar me buste patriotësh, çdo peme që mbillet dhe pikëllohem qoftë edhe partizanësh. Bri Pallatit të Kulturës, ngrihet për një pemë që thybusti i komandantit het buzë rrugës apo Rrahman Uruçi, një në lulishte, park. Në prej legjendave të kujtesën time mbeMyzeqesë gjatë tet e gjallë, e parLuftës Nacionalçlirrënuara, e pashemimtare. Në qytet bur gjithçka që u është krijuar, prish e u shemb idpothuaj, një ekip me iotësisht gjatë viteve buste luftëtarësh e të mbrapshta të dikpatriotesh, midis të taturës duke mocilëve shquhen, sidospërfillur zërin e mos, për vlera të larpopullit, zërin e ta artistike, busti i masave siç e quanin patriotit Nebi Sefa ata vetë atëherë, dhe busti i Taullah shprehja kjo që parSinanit. i realizua tiakët e pushtetarët magjistralisht nga Qendra e qytetit ku ndodhet momumenti monistë e kishin në skulptori Maksim majë të gjuhës. Por, Bushi. Por më suvnuk e fsheh, sot e dua më shumë qytetin tim, eren nga të gjithë, është monumenti Toka jonë, pasi në vite ai është rritur, plotësuar, gati në krye të sheshit të qytetit, vepër e skulptorit kudo.Por mua, si njeri i artit dhe letërsisë, më erruptif, por dhe elegant, Perikli Çuli, nëpërmbien në sy veprat e artit, arkitektura, konfigu- jet të cilit, skulptori, lartëson artistikisht, racioni e ri dhe tradicional i qytetit, sidomos nëpërmjet një arti të madh njeriun e tokës, të monumentet: monumenti i Varrezave të dësh- punës, djersës; ai jep mrekullisht me realizëm morëve, Buallica që «leroset» te shatërvani, e fantazi ezuberante njeriun e bukës, njeriun simbol, emblemë e gjithë Myzeqesë dhe jo e kokrrës së grurit dhe jo të kashtës, siç thotë vetëm e qytetit, Vallja dyshe myzeqare, në dikush. Ky monument është emblematik. Ësh-

të monumenti, ku njeriu i baltës shekullore, ngrihet mbi tokë, por duke qëndruar kurdoherë me këmbët në tokë; i bindur e i vetëdijshëm se sot ai është përfundimisht zot i saj. Është zot i tokës që ia dha Reforma Agrare dje, si reforma e vetme me karakter thellësisht demokratik, në morinë e reformave të tjera të çmendurake të diktaturës. Skulptori i shquar Perikli Çuli, është treguar profetik: sepse zot të kësaj toke fshatarin e bëri njëkohësisht edhe Demokracia e cila ia mori tokën çifligares dembele kooperativë dhe latifondistes fermë dhe ia dha fermerit si pronë të patjetërsueshme. Demokracia bëri që fshatari, njeriu i tokës të ndihej, më krenar, më në lartësi e më i motivuar në këtë ansambël skulpturor të autorit furore Perikli Çuli të cilit nuk ia bën syri terr nga fjalët e lëshuara për zhvendosjen e monumentit nga qendra e qytetit, për ta degdisur gjetkë, mbase buzë plehrave. Por kjo nuk do të ndodhë. Nuk do të pranojnë e nuk do ta lejojnë qytetarët lushnjarë zhvendosjen e monumentit Toka jonë nga qendra e qyteti me të cilin ata lidhen me shumë kujtime. Në demokraci nuk ka ngrihu prift të ulet hoxha, nuk ka plotësim dëshire të një individi qoftë ky edhe madhor. Secili në demokraci zë vendin e vetë. Monumenti i ri i Kongresit të Lushnjës, do të ngrihet në vendin e vet, në vendin që i takon, pa qenë nevoja të zhvendosë monumentin Toka jonë, këtë ansambël që vazhdon të emocionojë gjithnjë e më shumë qytetarët lushnjarë e kalimtarët e qyteteve të gjithë vendit. Unë e dua qytetin tim jo vetëm se është plotësuar me infrastrukturë të admirueshme; me rrugë të mbytura me pemë e blerim; e dua, jo vetëm se është pasuruar me ndërtime të bukura, lokale, fast foode, banka agjensi autobusësh, avionësh, tragetesh, me Luna parke, për të luajtur fëmijët, por sepse është pasuruar edhe me veprimtari kulturore, ka disa vite që këtu organizohet Festivali tipologjik i këngës dhe valleve popullore, Festivali Ballkanik i poezisë. Pas disa viteve, me kthimin e regjisorit Llukan Kola nga emigracioni, filloi të japë shfaqje dinjitoze, Teatri i kukullave. Regjisori Llukan Kola nuk rri dot sallë, por i ngarkuar si mushka me problemet e Teatrit të kukullave dhe me krijimin e tipave të kukullave gjithë humor gazmor e qytetar. Sigurisht stafi i ri i Bashkisë do të bëjë që veprimtari të tilla të ecin me ritëm qytetar, të rriten, t’u flasin më bukur qytetarëve të etur për veprimtari e performanca të tilla të kulturuara që e ngrenë më lart emrin e qytetit, edhe nëse ai është më i madh i apo më i vogël se të tjerët.Qyteti është pasuruar edhe me tre kanale televizive që ndikojnë ndjeshëm në popull, për informimin, kulturimin dhe argëtimin e tij. I gëzueshëm është sidomos pasurimi me vepra skulpturore, midis të cilave, spikat madhërishëm monumenti i epërm skulpturor, Toka jonë, kushtuar një ngjarjeje kulmore, siç ishte Reforma Agrare që i dha tokë fshatarit. Por këtë monument suveren po mëtojnë ta zhvendosin nga qendra e qytetit diku gjetkë duke dashur të plotësojnë dëshirën e ndonjë individi. Por monumenti Toka jonë është emblema, është karta e identitetit të Qytetit. Demokracia sado e brishtë, ka vetinë substanciale që të pajisë me kartë identiteti dhe jo të ta heq atë. Demokracia ka vetinë që të të ngrejë dhe jo të të zbresë nga piedestali... Korrik, 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.