Shqiptarja.com

Page 1

EKSPRES BINGO Rezultati i shorteut të datës 1 Maj 2012 luajtur në TV Klan Numrat Àtues i lexoni në faqen 24

Ekspres Bingo, lista e fituesve

Në shorte jepet makina, 1 ¿tues me “Shqiptarja.com”

Kërcënimi

Lunch.com

Mesila Doda: “Të var te palma” ishte batutë

ɽ Faqe 24

Zogaj: Nuk vetëvritem jeta jo vetëm e imja

ɽ Faqe 7

ɽ Faqe 12

Na ndiqni edhe online LEKË 30

VITI II - NR. 102 E mërkurë, 02-05-2012

www.shqiptarja.com

PROPOZIMI I OPOZITES/ Zgjedhja e kreut të shtetit, jo si me precedentin “Cefa” për KLD-në

PRESIDENTI, VOTIM ME ZARF

PS: Ruhet fshehtësia. PD: Votë me stilolaps Shumica mban peng rregulloren e re të Kuvendit, pas kërkesës së opozitës për nenin 109 për votimin e pasuesit të presidentit Topi. Kundërshtimi i PD-së: Ky lloj votimi nuk gjendet në rregulloren e parlamentit Europian Lajmi Koment ɽ Faqe 17 ABUZIMET Sportet udhëtime në Kinë, shpërdoruan 40 mln lekë dieta STUDENTËT

ɽ Faqe 16

Socialistët kanë kërkuar ndryshimin e rregullores së Kuvendit sipas modelit të PE, për të futur votimin me zarf për presidentin, duke garantuar fshehtësinë e votës. Demokratët kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk gjendet në rregulloren e PE.

NGA

“Partia e Tiranës” T

TIRANE

JAKIN MARENA

Protesta e 1 majit: Çiljeta është opium për popullin “FIKS-FARE”

ɽ Faqe 20-21

Zyrtari i PD dhe i PDIU, shesin lumin për 3 mijë euro

ENO CACAJ

R

regullorja e Parlamentit shqiptar ka mbetur peng i votimit për Presidentin. Socialistët të frikësuar nga precedenti “Cefa” i votimit, kanë tentuar të gjejnë mënyra të tjera për të arritur në një votim të fshehtë për kreun e shtetit, pa prekur fshehtësinë e votës së deputetëve... ɽ vijon në faqe 2-3

Në foto: Kryeministri Berisha duke votuar për Presidentin e Republikës

FOTOT E RRALLA TE 1944

Johana kërkon Bedriun Dashuria pas 68 vitesh ndarje Historia e një miqësi të rrallë shqiptaro-hebraike në vitin 1944 TIRANE

AGRON ALIBALI

N

ë shtator 2011 takoj Ambasadorin e Shqipërisë, Gilbert Galanxhi, i cili më tha se do të mbeteshim në kontakt për një veprimtari lidhur me rolin e shqiptarëve për... ɽ Faqe 18-19

Bedriu më 1944 dhe Johana Neumann kur ishte 15 vjeçe

ë gjithë jemi mëse të vetëdijshëm. Mëse të bindur. Tirana dominon. Rreth saj vërtiten të gjithë. Hallexhinjtë. Të sëmurët. Ata që duan të ¿tojnë para. Tregtarët. Grosistët. Distributorët. Tenderaxhinjtë. Të gjithë. Veç aty mbarojnë punë. I mëshojnë gazit. Fusin 1-2-3-4-5 marsha dhe në Tiranë. Zbresin si të jenë në avion nga mbikalimi i Kamzës, dhe shtriqen në rrugën e gjerë për të hyrë në Tiranë. Atje tej drejt këmbëve të një mali shtrihet Tirana. Aty ku kanë shtëpinë 140 deputetë. Ministrat. Ku e pinë kafen ata. Ku drekojnë. Ku bëjnë Àokët. Ku bëjnë jetën e natës. Edhe ndonjë poker apo ruletë. Ku janë mediat. TV-të. Gazetat. Bizneset. Spitalet. Kusuret thuaj më mirë. Po me kë parti është Tirana? Ç’ngjyrim ka elektorati? Plot 1 milionë banorë. Nuk janë pak. Pothuajse sa 10 qytete nga më të mëdhatë në Shqipëri. Po them sa Vlora, Shkodra, Korça, Elbasani, Fieri dhe Durrësi, (s’po më kujtohet më ndonjë qytet tjetër i hajrit). Nejse mos të dalë nga tema: kush parti pëlqehet sot nga tiranasit? Këtu po e fus veten dhe unë. I bëra nja 14 vjet të mira në Tiranë. Madje dhe vajza ime lindi këtu. Sa më pëlqen ky fakt! Sikur të kishte lindur në Milano, Paris apo Londër. Pse jo në Neë York. Dhe si e tillë nga të gjitha këto gjëra që përmenda më sipër, me grish ende kjo pyetje e gjatë: “A ka vërtet një parti Tirana? Me kë janë tiranasit? Për kë votojnë tiranasit?”. Tirana pas viteve ‘90 mblodhi në “gropën” e saj shumë të ardhur. Dhe si ɽ vijon në faqe 7 e tillë ndryshoi...


2

E mërkurë, 2 maj 2012

POLITIKE

Kadilli: Po ftesës së Ramës, është vetëm çështje modalitetesh

P

artia Demokratike nuk refuzon ftesën e kryesocialistit Edi Rama për mbajtjen e një tryeze të drejtuesve të partive parlamentare për çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli shprehu këtë qëndrim në emisionin "Prizëm" të Aleksandër Furxhi. Ai theksoi se pritet të ketë një qëndrim zyrtar për këtë, dhe për modalitetet e

konsultimeve "Çdo ftesë për dialog kur nuk shoqërohet me kushte është gjithmonë i mirëpritur. Besoj se do të ketë nevojë të diskutohet më tepër çështja e modaliteteve të mundshme në qoftë se do të shtrohemi në një dialog, konsultim. Por çështja e zgjedhjes së presidentit nuk do të mbetet peng e ftesave, konsultim për të mohuar më pas pjesëmarrjen në proces", tha Fatbardh

Kadilli. Deputeti socialist Taulant Balla konfirmoi qendrimin e tij për zgjedhjen e një presidenti konsensual, por në cdo rast ai përjashton që nënkryetarja e partisë demokratike të jetë një kandidaturë e tillë. "Në vlerësimin tim personal, dhe jo vetëm, Jozefina Topalli do ishte emri më i keq që mund të kishte Shqipëria për një kandidaturë për president", tha Taulant Balla, deputet i PS.

Rregullorja e Kuvendit mbetet peng i kërkesës së opozitës për nenin 109

Presidenti, votimi me zarf sjell ngërçin mes PD e PS PS: 'Zarfi' ruan fshehtësinë. PD: S'është tek rregullorja e PE

?

TIRANE

JAKIN MARENA vijon nga faqja 1 ...të cilët kërkojnë të kalojnë. mbështetjen e tyre për njërin apo tjetrin kandidat. Dhe mënyra më e mirë për socialistët është përdorimi i votimit me zarf, në mënyrë që përdorimi i stilolapsit nga ana e komisionit të votimit për Presidentin të jetë i përjashtuar në mënyrë kategorike dhe deputeti të votojë pa frikën se do të dekonspirohet vota e tij. Ndërkohë që mazhoranca është shprehur kundër një votimi të tillë, duke u shprehur se janë krijuar të gjitha kushtet përmes rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës për votimin e Presidentit në mënyrë të fshehtë dhe të pandikuar. Por çfarë kërkojnë realisht socialistët të ndryshojnë që është futur në një ngërç të tillë grupi i punës për reformën parlamentare. Partia Socialiste më konkretisht propozon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit në nenin 109, që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit. Duke marrë shkas nga votimi i fundit në Parlament për anëtarin e KLD, Elvis Cefën ku opozita kishte rezerva të mëdha për leximin e votës, PS ka dalë me propozimin më të ri të saj. Kështu në mbledhjen e fundit të grupit të punës për reformën parlamentare, përfaqësuesit e opozitës, sollën propozimin për të votuar me zarf. Më konkretisht, në ditën kur Kuvendi do të votojë për Presidentin e ri të vendit, sekretariati i votimit, i cili zgjidhet nga seanca e Kuvendit me konsensus, në tryezë nuk do të ketë përpara 140 fletë votimi, por 140 zarfe, të cilat do të jenë pa firma dhe pa vula. Disa metra më larg do jetë e ngritur dhoma e fshehtë ku deputetët do të shkojnë për të votuar për kreun e shtetit. Në dhomën e fshehtë do të jenë të printuara fletët e votimit me emrat e kandidatëve që janë në garë. E thënë më thjeshtë, nëse në garë do të jetë 4 kandidatë, në dhomën e fshehtë do të jenë të printuara nga 140 fletë votimi me emrat e secilit kandidat, ose gjithsej 560

PYETJE PERGJIGJE

Si realizohet votimi me zarf për Presidentin?

Rregullorja e Kuvendit

Koha e kreut të opozitës në Kuvend e votimi i dekreteve, debati i ri

N

fletë votimi. Pra çdo kandidat do ta ketë emrin të printuar në 140 fletë votimi, aq sa është numri i deputetëve. Deputeti do të shkojë në ambientin e mbyllur, do të tërheqë njërën prej fletëve të votimit me emrin përkatës, për

Përse kërkohet një votim i tillë?

Socialistët thonë se një mënyrë e tillë votimi është dhe në rregulloren e Parlamentit Evropian dhe realizohet për të shmangur kontaktin me stilolapsin. Sipas tyre ruhet fshehtësia e votës, dhe nuk ka asnjë mundësi reale që të dekonspirohet vota e deputetit, pasi s'mund të bëhet shenjë në të.

TIRANE

uk kanë të sosur marrëdhëniet e ac aruara mes mazhorancës dhe opozitës për reformën parlamentare e cila sipas kërkesës së Komisionit Evropian është marrë përsipër të realizohet përmes një grupi bipartizan pune të kryesuar nga bashkryetarët Jemin Gjana dhe Namik Dokle. Kështu socialistët, teksa kërkojnë realizimin në një afat sa më të shpejtë të reformës parlamentare si një kërkesë imediate të BE, njëherësh kanë kërkuar me insistim që kreu i opozitës të ketë mundësinë e fjalës në Kuvend sa herë që flet kryeministri. Këtë PS ka kërkuar ta fiksojë në rregullore, ndoshta e nxitur nga fakti se kryeministri Berisha e merr fjalën gjithnjë pas çdo diskutanti ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar Ruçi nuk ka mundësi të reagojë më tepër se njëherë. Pikërisht këtë element kërkon të fiksojë PS në rregullore, teksa kërkon vendosjen në mënyrë taksative që sa herë që kryeministrit flet në Kuvend, të komentojë dhe kryetari i opozitës pas tij. Socialistët thonë se kjo duhet të vlejë për kryeministrin dhe

Votimi me zarf për Presidentin realizohet përmes një procedure shumë të thjeshtë, e shpjeguar kjo nga socialistët. Në propozimin e tyre ata kërkojnë që nëse janë tre kandidatura të printohen nga 140 fletë me emrin e secilit kandidat dhe të vendosen te dhoma e fshehtë. Deputeti merr te komisioni i votimit zarfin dhe shkon te dhoma e fshehtë, tërheq fletën me kandidatin që preferon, e fut dhe e mbyll në zarf dhe e hedh në kutinë e votimit.

Pse e kundërshtojnë demokratët një propozim të tillë?

kreun e opozitës në të gjithë kohët, pavarësisht se cilave forca politike u përkasin. Mazhoranca e ka kundërshtuar një propozim të tillë, duke deklaruar se nuk mund të ketë kreu i opozitës kohë në Kuvend sa kryetari i mazhorancës. Opozita propozon gjithashtu ndryshimin e procedurës për dekretet e kreut të shtetit. "Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit në seancë plenare brenda dy javëve nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe nëse kërkohet nga të paktën një kryetar Grupi Parlamentar, zhvillohet debat për të". Propozim që u rrëzua nga maxhoranca.

të cilin ai ka vendosur që të votojë dhe do ta fusë në zarfin që ka marrë në komision, i cili nuk do të ketë asnjë lloj shënimi me stilolaps në të as vulë. Pas kësaj do ta hedhë në kutinë e votimit. Me këtë mënyrë socialistët

shpresojnë të kontrollojnë leximin e votave që mund t'u bëhet deputetëve të caktuar. Socialistët pretendojnë se një mënyrë e tillë votimi është e përcaktuar dhe në Rregulloren e Parlamentit Evropian, duke kërkuar të aplikohet

Pavarësisht se kryeministri Berisha është shprehur se do pranojë çdo propozim të PS për rregulloren që gjendet dhe në rregulloren e PE, përmes bashkryetarit Gjana, PD argumenton se s'mund të pranohet ky propozim, sepse s'gjendet në rregulloren e PE.

dhe në parlamentin shqiptar përmes fiksimit në rregulloren e re duke përjashtuar tërësisht "marrëdhëniet" me stilolapsin që mund të dekonspirojë votimin e deputetëve për kandidatët preferencialë. Duke folur

PS

Pa votë të fshehtë, s’ka president

D

y javë më parë kry etari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se votimi në Kuvend i Elvis Çefës për në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, rrënoi votën e fshehtë dhe se Kuvendi është kthyer në një institucion formal dhe privat. “Të enjten që shkoi këtu në Kuvend ju dhatë një provë tjetër të rrënimit të parimeve demokratike në funksionimin e tij. . Për pasojë, kryetari i grupit parlamentar i PSsë shtoi se votimi i të enjtes ishte prova kryesore për një tjetër garë të rëndësishme, ajo e zgjedhjes së Presidentit. për këtë çështje, Kryeministri ka thënë se atë marrëveshje e ka përcaktuar Rregullorja e Parlamentit Europian dhe se do pranojë gjithçka që gjendet në këtë rregullore. Por nuk është i këtij mendimi bashkëdrejtuesi i grupit të punës, Jemin Gjana. "Ka vetëm një model, modeli i Rregullores së Parlamentit Europian. Në parim, ne s'kemi gjë kundër, mjafton që mënyra, procedura të gjendet e shkruar, nga ajo çka ne kemi para në Rregulloren e Parlamentit Europian, gjë e cila nuk është e shkruar", ka thënë Gjana.


E mërkurë, 2 maj 2012

3

POLITIKE

SHBA, ministri Mediu e deputeti Tahiri me kreun e Kongresit

K

reu i Republikanëve Fatmir Mediu njëkohësisht ministër i Mjedisit, i shoqëruar nga deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri në vijim të vizitës së tyre në SHBA janë takuar me kryetarin e Kongresit, John Bohener, duke shkëmbyer mendime për kontributin Shqipërisë e faktorit shqiptar në Ballkan. Bohener ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO. Gjithashtu Mediu dhe Tahiri morën

pjesë në një mëngjes pune me senatorin John Kerry, kryetar i Komisionit të Jashtem e ish-kandidat për President i SHBA, liderin e senatit Hary Reid dhe disa senatorë të tjerë nga ku kanë falenderuar për mbështetjen e qeverisë Amerikane dhe Kongresit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Takimet e Mediut dhe Tahirit janë shfrytëzuar për të njohur bashkëbiseduesit rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri

duke e vendosur theksin në qëndrimet programore të partive të tyre, të cilat konsistojnë pikërisht në çështjen kombëtare shqiptare, respektimin e të drejtës së pronës private si një e drejtë themelore e përcaktuar si e tillë në Konvetën Europiane të Drejtave të Njeriut. Në SHBA, ditë më parë ishte për vizitë dhe kryeministri Berisha, që takoi dhe ai kreun e kongresit amerikan.

Rregullorja e Kuvendit, ja drafti konsensual i grupit të punës

PD dhe PS, konsensus për sekretaret e penalizimet Votim me kuti kur e kërkon 1/4 e deputetëve

TIRANE

JAKIN MARENA

R

regullorja e Kuvendit është miratuar me konsensusin e palëve për 28 nenet e përmirësuara të saj, duke shtuar dhe 8

nenet për statusin e deputetit të përmirësuar. Ajo që bie në sy në krye të herës ka qënë rënja dakort e të dyja palëve në Kuvend për vendosjen e zyrave në zonat elektorale me nga një sekratar por dhe për uljen e penalizimit nga 21 ditë që ka qënë në rregulloren e mëparshme në 10

ditë. Kështu, në rregullore është fiksuar që komisionet,

NDRYSHIMET NË RREGULLOREN E KUVENDIT KU RANË DAKORD PD-PS ...Neni 6 Në nenin 11, pas pikës 6, shtohet pika 6/1 me këtë përmbajtje: “6/1. Byroja e Kuvendit, me propozimin e Sekretariatit për Buxhetin e Kuvendit, autorizon publikimin e shpenzimeve financiare të kryera nga Kuvendi në faqen zyrtare të internetit çdo dy muaj.” Neni 10 Në nenin 17, të shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: “2. “Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar administrativ dhe një këshilltar, ndërsa grupit më të madh parlamentar të pozitës dhe opozitës edhe tre deri në katër këshilltarë për fusha të caktuara të veprimtarisë parlamentare.” ...Neni 13 Në nenin 36, pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1: Gjatë procesit legjislativ, komisioni mund të organizojë seanca dëgjimore publike, sipas përcaktimeve të bëra në pikën 1 të këtij neni. Komisioni nuk mund të përgatisë raportin për seancë plena-

re pa u realizuar seanca dëgjimore.” ...Neni 16 Në nenin 42, pika 1, në fund të shtohet fjalia me këtë pëmbajtje: “Fillimi i çdo sesioni të ri parlamentar bëhet me seancë plenare të Kuvendit”. Neni 17 Në nenin 47, pas pikës 1, shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje: “1/1. Për paraqitjen e projektligjeve, Kryeministri dhe ministri kundërfirmues kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohor. Gjatë diskutimeve të tjera ministrat kanë të drejtë të marrin fjalën dhe atyre iu jepet sa herë e kërkojnë, por jo më shumë se 10 minuta për çdo ndërhyrje.” Neni 19 Në nenin 60, bëhen këto ndryshime: 1. Në fund të pikës 3 shtohet një fjali me këtë përmbajtje: “Kur kërkohet me shkrim, nga të paktën ¼ e të gjithë deputetëve, votimi i fshehtë bëhet me fletë votimi”. 2. Pas pikës 3, shtohet pika 3/1 me këtë përmbajtje:

“3/1. Kur votimi i fshehtë zhvillohet me fletë votimi, ngrihet komisioni i votimit me përbërje sipas përfaqësimit politik në Kuvend, për aq sa është e mundur.” 3. Pas pikës 5, shtohet pika 6, me këtë përmbajtje: “6. Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet sipas procedurës së parashikuar në nenin 109 të Rregullores.” Neni 20 Në nenin 63, shkronja “ç” riformulohet si më poshtë: “ç) përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare deri në 10 ditë.” Neni 21 Në nenin 65, pika 2, bëhen këto ndryshime: 1. Në paragrafin e parë, fjalët “nga 7 deri në 21 ditë”, të zëvendësohen me fjalët “deri në 10 ditë.” 2. Në paragrafin e dytë, në fund, shtohet fjalia: “Mbledhja e Byrosë së Kuvendit zhvillohet brenda 48 orësh dhe deputeti ndaj të cilit kërkohet marrja e masës disiplinore ka të drejtë të marrë pjesë në të të për të

paraqitur qëndrimin e tij”. ...Neni 24 Në nenin 94, pika 1, në fund, shtohet fjalia “Kërkesa e deputetit i përcillet brenda 2 ditëve institucionit përkatës.” ...Neni 27 Në nenin 111, pika 7, riformulohet si më poshtë: Në të gjitha rastet, komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature. Komisioni organizon seanca dëgjimore publike me secilin kandidat. Në rastin kur ka mangësi në dokumentacion për kandidaturën, komisioni i kërkon Kryetarit të Kuvendit të njoftojë institucionin propozues për plotësimin e tyre. Neni 28 Në nenin 120, pika 2, pas shkronjës “c”, të shtohet shkronja “c/1” me këtë përmbajtje: “c/1) shërbimi i monitorimit të institucioneve të pavarura që raportojnë dhe informojnë Kuvendin, monitoron veprimtarinë e këtyre institucioneve, raportet vjetore, buxhetin e tyre, me qëllim dhënien e informacionit tekniko-ligjor organeve të Kuvendit.”

NDRYSHIMET NE STATUSIN E DEPUTETIT Neni 1 Neni 5 ndryshohet si më poshtë:

Neni 3 Neni 8 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 5 Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit ose kur e kërkojnë ata. Deputeti i përfaqëson ata duke iu marrë mendime apo duke iu dhënë shpjegime për projektligje, amendamente, vendime, rezoluta apo deklarata që shqyrtohen dhe miratohen në Kuvend”.

“Neni 8 1.Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.

Neni 2 Neni 6, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2.Organet e qeverisjes vendore dhe prefekturat, në fillim të çdo muaji njoftojnë deputetët e qarkut ku ata janë zgjedhur për kalendarin e mbledhjeve, duke përfshirë ndryshimet e mundshme që mund t'i bëhen atij”.

..Neni 4 Neni 9 ndryshohet si më poshtë: “Neni 9 Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, në Ministri ose në institucione të tjera qendrore dhe vendore, kur në to shqyrtohen probleme të ngritura prej tij dhe që

lidhen me qarkun ku është zgjedhur”.

sjell ndalesën e pagës ditore”.

Neni 5 Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

Neni 8 “Neni 18 ndryshohet si më poshtë: 1. Komisionet, grupet parlamentare dhe deputetët, kanë zyrat e tyre pranë selisë së Kuvendit me stafet e tyre ndihmëse. 2. Kuvendi në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e mazhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim. Në rrethet ku ka përfaqësim vetëm të njërës palë hapet vetëm një zyrë. 3. Kryetari i Kuvendit, me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, emëron në zyrat përkatëse një specialist, si rregull me arsim të lartë juridik. Kuvendi pajis zyrat me mjetet e nevojshme të punës. 4. Fondet për nevojat e mësipërme përballohen nga buxheti i Kuvendit”.

“Neni 10 1. Organet shtetërore dhe vendore janë të detyruara të marrin në shqyrtim kërkesat, ankesat dhe propozimet e bëra nga zgjedhësit, të cilat i paraqiten atyre nëpërmjet deputetit. 2. Këto organe, brenda 1 muaji, nga data e paraqitjes së tyre, detyrohen të njoftojnë deputetin për mënyrën e trajtimit apo zgjidhjes së tyre”. ...Neni 7 Neni 13, pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare

grupet parlamentare dhe deputetët, kanë zyrat e tyre pranë selisë së Kuvendit me stafet e tyre ndihmëse. Ndërkohë që Kuvendi në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, hap në çdo rreth zyra të veçanta për deputetët e mazhorancës dhe opozitës, për çdo rast që ato kanë përfaqësim. Në rrethet ku ka përfaqësim vetëm të njërës palë hapet vetëm një zyrë. Ndërsa kryetari i Kuvendit, me propozimin e kryetarëve të grupeve parlamentare, emëron në zyrat përkatëse një specialist, si rregull me arsim të lartë juridik. Kuvendi pajis zyrat me mjetet e nevojshme të punës, ku fondet për nevojat e zyrave përballohen nga buxheti i Kuvendit. Ndërsa në lidhje me thyerjet disiplinore të deputetëve është vendosur që fjalët "nga 7 deri në 21 ditë", të zëvendësohen me fjalët "deri në 10 ditë". Ndërsa mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, sjell ndalesën e pagës ditore. Përsa i takon votimit të fshehtë me propozim të PS në Rregullore është bërë një saktësim, sipas të cilit, nëse e kërkon ¼ e deputetëve, votimi bëhet me kuti, në të kundërt ai bëhet me elektronikë. "Kur kërkohet me shkrim, nga të paktën ¼ e të gjithë deputetëve, votimi i fshehtë bëhet me fletë votimi", thuhet në pikën 3 të nenit 60. Ndërsa për kohën që merr Kryeministri apo ministri propozues i ligjit në një seancë parlamentare thuhet se për paraqitjen e projektligjeve, Kryeministri dhe ministri kundërfirmues kanë të drejtë të flasin pa kufizim kohor. Gjatë diskutimeve të tjera ministrat kanë të drejtë të marrin fjalën dhe atyre iu jepet sa herë e kërkojnë, por jo më shumë se 10 minuta për çdo ndërhyrje.


4

E mërkurë, 2 maj 2012

POLITIKE

Ndoka: Jemi afër me programin e FRD mundësi për aleancë

Lajmi Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë kryesinë për të diskutuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit, si dhe me rezultatin e takimeve të realizuara me Nanon e axhendën e takimeve me liderët e partive parlamentare.

K

ryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, vetëm një ditë pas krijimit të partisë Fryma e Re Demokratike është shprehur se programi i saj i qendrës së djathtë është shumë afër atij të PDK. Në këtë mënyrë, Ndoka ka nënvizuar se "në kushtet kur kemi një program të përafërt, si dhe në kushtet e një hezitimi të PS për të plotësuar kërkesat e aleatëve të saj, nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni me FRP". Një

vendosjen e një drejtësie sociale e ka tërhequr drejt FRD. Ndërkohë qe studiuesja e shkencave politike Mirela Bogdani vlerëson se krijimi i FRD do të përfaqësoje interesat e një elektorati që ose është zhgënjyer ose s'ndjehet i përfaqësuar nga partitë tradicionale. Ndërkaq selia e FRD ka rënë në qetësi. Në zyrë kanë qëndruar vetëm Biberaj dhe stafi që merret me anëtarësimet e reja, që deri më tani kanë arritur shifrën 500.

Në mesditën e sotme do diskutohet procesi për kreun e shtetit

PRESIDENTI

Mblidhet kryesia e PS diskutohet Presidenti

Fatos Nano sot takim me Idrizin

Ftesa për Berishën dhe Metën, është objekti Nano Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PS, Fatos Nano në realizim të ambicies së tij për të qënë president i vendit, ka takuar në fillim kryetarin e LSI, Meta, më pas kreun e mazhorancës Berisha dhe në fund në selinë e PS kryetarin e PS, Rama. Deri më tani është diskutuar vetëm parimisht nga liderët politikë.

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i PS, Edi Rama pritet të mbledhë ditën e sotme rreth mesditës kryesinë e Partisë Socialiste. Ashtu sikurse kishte lajmëruar ditë më parë gazeta jonë, kreu socialist do ta përdorë këtë mbledhje kryesie për të informuar të gjithë anëtarët e saj në lidhje me bisedimet që janë bërë për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Njëherësh kreu socialist Rama do të informojë kryesinë në lidhje me hapat e ndjekur nga ai për procedurat e zgjedhjes së një presidenti që të plotësojë të gjitha kriteret kushtetuese, njëherësh që të jetë dhe konsensual mbi palët dhe përfaqësues i unitetit të kombit. Kreu socialist Rama do të bëjë me dije në kryesi dhe rezultatin e takimit me ish-kryeministrin dhe ishkryetarin e PS, Fatos Nano i cili ka vetëshpallur kandidaturën për president të Republikës. Një informim që do të vijë pas atij në grupin parlamentar të PS, ku Rama tha se është diskutuar vetëm në parim në lidhje me zgjedhjen e kreut të shtetit dhe nuk është folur në asnjë rast për emra. Ndërkohë që do të diskutohet dhe në lidhje me ftesën përmes një letre që Rama ka bërë për krerët e partive parlamentare shqiptare, ku spikat ftesa për një takim të drejtërdrejtë për Presidentin e ri me kreun e mazhorancës Sali Berisha dhe kryetarin e LSI, Ilir Meta. Me sa duket në kryesinë e PS Rama do të kërkojë mandatimin nga ky forum për të diskutuar për kreun e ri të shtetit me Berishën, Metën dhe krerët e partive të tjera parlamentare, Idrizi, Dule dhe Mediu, si dhe formatin e diskutimit për këtë qëllim. Pasi pritet që brenda kësaj jave të

deklaratë që rikonfirmon dhe njëherë qëndrimin e PDK për një koalicion jashtë dy partive të mëdha, nëse PD dhe PS nuk lejojnë korrektimin e sistemit zgjedhor, sipas kërkesës së partive të vogla. Ndërkohë që në mbështetje të FRD janë shprehur dje dhe dy eksponentë të botës akademike. Me eksperiencë të pasur në fushën e sociologjisë por edhe me një bagazh politik 20 vjeçar, Edmond Dragoti deklaron se premtimi për

startojë tryeza e përbashkët e kërkuar nga Rama, dhe për vetë faktin se në mënyrë indirekte dy partitë e mëdha, përmes përfaqësuesve të niveleve të dyta e kanë dhënë pëlqimin e tyre për një takim të tillë, pas kërkesës së kryetarit të PS, Rama. Kështu sekretari i përgjithshëm i LSI,

Luan Rama ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij për një takim mes krerëve të politikës që të arrihet një formulë konsensuale zgjidhjeje për kreun e shtetit, gjithnjë duke diskutuar procesin dhe në parim, pa përmendur emra konkretë. Ndërkohë që dhe një ndër deputetët e PD, Kadilli ka

folur për mundësinë e realizimit të një takimi të tillë mes liderëve politikë për Presidentin, duke kërkuar njëherësh modalitete strikte për këtë qëllim. Gjithë qëllimi i kreut të PS, Rama për këtë iniciativë është që të tentohet arritja e një formule konsensuale për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Kreu socialist Rama dhe pas takimit me ish-kryetarin e PS, njëherësh pretendentin për të qënë President i vendit, Fatos Nano, ka këmbëngulur se më shumë rëndësi ka procesi se sa emrat, duke u shprehur pro zgjedhjes së një presidenti me konsensusin e të gjitha palëve. Kjo do të jetë pjesa e parë e mbledhjes së kryesisë së PS, ndërkohë që vend të rëndësishëm në këtë forum ditën e sotme do të zënë dhe diskutimet për zgjedhjet në forumin e të rinjve FRESSH si dhe të grave socialiste. Kështu do të diskutohet për futjen e formulës së re të modelit amerikan të zgjedhjes me pikë sipas rretheve të kreut të FRESSH, pa vënë në diskutim dhe alternimin me statutin që e bën zgjedhjen nga kongresi. Mësohet se do të bëhet dhe bilanci i punës së deritanishme të deleguarve të kryesisë në rrethe, në takimet me bazën dhe përgatitjen e saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi sipas vendimit të Asamblesë Kombëtare të PS, ky vit quhet elektoral deri ditën kur të mbyllet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të verës së ardhshme. Njëherësh do të ndahen detyrat për ditët e ardhshme, ku një rëndësi primare zë dhe forcimi i aleancave në bazë.

I

sh-kryetari i PS, Fa tos Nano rifillon takimet e paralajmëruara me krerët e partive parlamentare. Sot ai pritet të takohet me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilin do të diskutojë në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe do të kërkojë nga ai mbështetjen për të qënë në garë dhe për t'u zgjedhur në postin e Presidentit. PDIU ka dy deputetë dhe nëse merr mbështetjen e kësaj partie, atëherë fillon e zgjerohet kuadri i mbështetjes për ish-kryetarin socialist në ambicien e tij për postin e Presidentit. Nga ana tjetër pritet që Nano të takohet ditët e ardhshme dhe me kreun e PBDNJ Vangjel Dule, pavarësisht se ai e ka deklaruar votën e tij të vetme pro kandidaturës së tij, si dhe me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe me një votë në Kuvend. Ndërsa deputeti i PS që Malaj ka deklaruar votën e tij pro Nanos.

Presidenti

Milo: LSI e ndërkombëtarët përcaktues

L

TIRANE

ëvizja Socialiste për Integrim dhe ndërkombëtarët do të jenë ata që do të përcaktojnë emrin e presidentit të ri të Republikës. Në prag të vizitës së komisionerit Fyle dhe tryezës konsultative të thirrur nga Rama për kreun e shtetit, kreu i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo sheh ndërthurjen e këtyre dy faktorëve si vendimtare për përzjedhjen e pasuesit të Bamir Topit në krye të shtetit shqiptar në korrik të këtij viti. "Do të varet shumë nga dy faktorë, e para nga faktori ndërkombëtar, presioni që ai do të ushtrojë, një presion pozitiv për të gjetur president konsensual. Faktori tjetër do të jetë ai LSI, faktori që mesa duket

do të jetë 'king maker' i procesit", deklaroi Milo. Kreu i Demokracisë Sociale, ndërkaq thekson se nëse të huajt nuk këmbëngulin për një zgjidhje konsensuale si në 2002 me Alfred Moisiun, presidenti i ri do të zgjidhet nga rradhët e të djathtëve. "Nëse do të nisemi nga standartet e deritanishme të politikës shqiptare, atëhere unë nuk shoh një zgjidhje konsensuale por një zgjidhje të njëanshme në raundin e katërt me një kandidat nga Partia Demokratike, pra do të kemi një president të Partisë Demokratike të zgjedhur me 71 vota", tha kreu i PDS, Paskal Milo. Deri tani janë lakuar për kreun e shtetit emrat e Fatos Nanos, Jozefina Topallit dhe Neritan Cekës dhe vizita e komision-

erit për Zgjerim Fyle në 3 maj pritet të jetë ndikuese në tërë procesin. Ndërsa ndërkombëtarët janë shprehur më se njëherë, përmes ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, të ambasadorit të bashkimit Evropian, Ettore Sequi por në mënyrë më të rezervuar dhe përmes kreut të OSBE në Tiranë, Uollfarth se një president i zgjedhur me konsensusin e të gjitha palëve do të ishte me të vërtetë një simbol i unitetit të popullit dhe do të kontribuonte fort në realizimin e aspiratës së shqiptarëve për integrimin në familjen evropiane. Njëherësh dhe Meta ka lënë për të kuptuar se do të jetë përcaktues me votën e tij në zgjedhjen e presidentit.


E mërkurë, 2 maj 2012

5

POLITIKE

Takimi, Berisha harron krahasimin me Gjermaninë

B

erisha u foli me superlativa për ekonominë shqiptare, dje gazetarëve gjermanë të pranishëm në takimin me të në selinë e qeverisë, por nuk e krahasoi atë me Gjermaninë siç pati bërë pak kohë më parë kur tha se Shqipëria e Gjermania janë dy ekonomitë më të forta në Europë. "20 vjet më parë, Shqipëria ka qenë vendi më unik në Europë, i cili nuk gëzonte thuajse as edhe një standard europian, edhe pse ekzistonte në

këtë kontinent. Në vitin '92, Shqipëria renditej vendi i tretë më i varfër në botë, së bashku me Ugandën e Angolën. Sot, ajo i përket grupit të vendeve me të ardhura të mesme të larta, sipas Bankës Botërore dhe institucioneve të tjera financiare. Por qeveria e konsideron këtë proces të bazuar në meritë dhe po punon me përparësi për realizimin me shpejtësi të standardeve e normave të kërkuara për anëtarësimin në BE. Në këtë kontekst, ajo që ne

synojmë është zhvillimi i qëndrueshëm i vendit. Shqipëria - vend i zhvilluar është projekti, me të cilin ne synojmë të bëhemi pjesë e BE-së dhe në realizim të kësaj, gjatë këtyre viteve janë ndërmarrë një sërë reformash kyç ekonomike, fiskale dhe strukturore. Falë edhe këtyre reformave, ekonomia shqiptare arriti t'i rezistojë krizës më të rëndë ekonomike dhe financiare që Europa e bota ka njohur," tha Berisha.

Publikohet raporti i "Freedom House", pesë vende poshtë

Përkeqësohet liria e medias në Shqipëri Të parafundit në rajon, media pjesërisht e lirë Lajmi Shqipëria ka zbritur pesë vende në renditjen botërore të lirisë së medias, duke u renditur e parafundit në rajon. Sipas raportit të "Freedom House", media në Shqipëri është pjesërisht e lirë dhe gjendet pranë vendeve si Libani, Tunizia apo Maldive.

Faksimile e raportit të "Freedom House" dhe rënditja e Shqipërisë për vitin 2012

MEDIA NE SHQIPERI DHE RAJON

Para nesh janë pothuajse të gjitha vendet e rajonit, sipas kësaj renditje:

Mali i Zi në vendin e 75, vlerësuar më notën

35

Serbia në vendin 75 vlerësuar më notën

35

Kroacia në vendin e 83 vlerësuar me notën

40

Bosnjë-Hercegovina në vendin e 95 vlerësuar më notën 48 Kosova në vendin e 97-të e vlerësuar më notën

49

Shqipëria në vendin e 107, e vlerësuar me notën

51

Maqedonia renditet e 115-ta e vlerësuar me notën

54

Njoftim punësimi Grupi Mediatik "Free and Fair Media Group"

kërkon: Menaxher shitjesh në fushën e reklamave Kërkesa të nevojshme për aplikuesin: √

Të jetë i pajisur me Diplomë Universitare. Përparësi do të kenë kandidatët të cilët janë të lidhur me fushën e marketingut.

Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në fushën e medias.

Të ketë aftësi shitëse dhe menaxheriale të larta

Të jetë i komunikueshëm, të dijë të punojë në grup dhe të menaxhojë me efikasitet rrjetin e klientëve të kompnanise.

Preferohet të kete njohuri në gjuhën angleze dhe italiane.

Të njohë programet bazë office dhe njohuri mbi internetin.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë kërkesën dhe C.V në adresën e e-mailit: marketing@shqiptarja.com

F

TIRANE

reedom House publikoi dje raportin për lirinë e medias ku Shqipëria renditet në listën e vendeve me media pjesërisht të lirë. Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur poshtë 5 vende, çka do të thotë se në vend është përkeqësuar liria e medias. Nga vendi i 102 që ishte pozicionuar vitin e kaluar, këtë vit Shqipëria është renditur në vendin e 107-të. Për Kosovën vërehet një përparim modest duke marrë notën 49 nga 51, që kishte në vitin e kaluar. Raporti i ri vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ku hyn edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit është shënuar një rënie në dallim nga viti i kaluar. Në renditjen e Freedom House Shqipëria gjendet në të njëjtën pozicion me vende si Libani, Tunizia, Maldive dhe pasohet nga Bangladeshi,Kenia dhe Mauritania qe pozicionohen vetëm një shkallë më poshtë se Shqipëria. Në rajon Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë. Organizata "Freedom House", ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Por, kësaj radhe ajo zë vendin e 97-të sa i përket lirisë së shtypit, e vlerësuar me notën 49, ndryshe nga një vit më parë, kur radhitej në vendin e 104. Këto vlerësime ndodhin në një periudhë kur përfaqësuesit e mediave në Kosovë janë vënë në përpjekje për të bindur

autoritetet në Kosovë, që të ndryshojnë Kodin Penal të miratuar më 20 prill, i cili i detyron gazetarët të zbulojnë burimet e tyre të informimit. Kosova gjendet në të njëjtin pozicion me Indonezinë, Nikaraguan, Nigerin, Sierra Leonen, Tanzaninë

MË TË LIRËT

Vendet me liri shtypi të plotë konsiderohen vendet skandinave, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia qe kryesojne renditjen në raportin e Freedom House të vlerësuara më notën 10. Kurse dhjetë

vendet e fundit janë Siria, Kuba, Guinea, Irani, Bjellorusia, Eritrea, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Korea Veriore. Në raportin e ri të grupit pro-demokracisë me seli në SHBA, thuhet se vetëm një në gjashtë njerëz në botë gëzon lirinë e shtypit - e llogaritur kjo si përqindja më e ulët në më shumë se një dekadë. Në bazë të kësaj analize vetëm 14. 5 % e banorëve në botë jetojnë në vendet me një media të lirë, ndërsa 45 për qind me një media pjesërisht të lirë dhe 40.5 për qind jetojnë me një media jo të lirë. Raporti vjetor vlerëson lirinë e mediave të shkruara, atyre elektronike dhe në internet në 197 vende, duke u bazuar në faktorët ligjorë, politikë dhe ekonomikë. Në raport thuhet gjithashtu se një nga zhvillimet më të mëdha të vitit të kaluar ishin ""fitoret potenciale me ndikim të gjerë" që erdhën me pranverën arabe. Kristofer Uoker, nënkryetar për strategji dhe analiza në Freedom House, tha se "hapa të mëdhenj" janë ndërmarrë në Libi dhe Tunizi, dhe në një farë mase edhe në Egjipt.

GAZETARËT:

“Liria e fjalës, në rënie të lire”

A

leksandër Çipa kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë deklaron se raporti i Freedom House është këmbanë alarmi për median në Shqipëri. Në një prononcim për Shqiptarja.com ai shprehet se, në vecanti ulja notës së vlerësimit dëshmon se liria e fjalës në Shqipëri është në rënie të lirë. "Dhe kjo rënie e lirë konsiston në faktin se Shqipëria renditet në vendet me vakum të madh ligjor. Procesi për përmirësimin e ligjeve që lidhen me rregullimin e tregut të medias është i ngadaltë dhe thuajse ka mbetur në vend. Vetëm diskutimi për ligjin e mediave audiovizive ka gati tre vjet që diskutohet dhe asnjë rezultat.

Biseda në News24

Lodhja e tepërt, Berisha anulon intervistën në TV K

ryeministri Sali Berisha anuloi dje një in tervistë të planifikuar televizive. Ndërsa ishte planifikuar që mbrëmë ai të ishte i ftuari i radhës në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në televizionin News 24, një figurë tjetër e profilit shumë të ulët ishte në vend të tij. Zyra e shtypit pranë kryeministrit pranoi mbrëmë për "Shqiptarja.com", anulimin e intervistën së mbrëmshme telezive, duke e motivuar me mbilodhjen e shefit të qeverisë në ditët e shkuara. "Kryeministri ka patur një axhendë të ngjeshur këto ditë-tha zyra e shtypit e qeverisë-Pas ardhjes nga SHBA, të hënën kryeministri ishte në Kuvend, ku raportoi para deputetëve për vizitën dhe festimet e 100 vjetorit të organizatës Vatra, ndërsa sot (dje) kishte në zyrë një grup gazetarësh të mediave gjermane. Kështu që u mendua më

mirë shtyrja e intervistës për një datë tjetër"-u shpreh zyra e shtypit e qeverisë. Dje në mesditë kryeministri Berisha priti n? kryeministri, një grup gazetarësh të mediave gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri. Ata do realizojnë një tur njohës në disa qytete e site arkeologjike si Kruja, Durrësi, Berati, Saranda, Butrinti, çka do t'i japë mundësinë të njihen edhe me historinë e kulturën shqiptare. Pas të fikëtit që i ra në 21 vjetorin e themelimit të PD-së, në 12 dhjetor 2011, kryeministri Berisha, 67-vjeç, është këshilluar të reduktojë lodhjen e tepërt fizike, por tërheqja është konsideruar si shenjë dobësie përballë opozitës dhe kritikëve që thonë se vitet në pushtet kanë lodhur jo vetmë partinë që ai drejton dhe qeverisjen, por edhe atë vetë.


6

E mërkurë, 2 maj 2012

POLITIKE

Balla: Basha rrethon "Qemal Stafën", Berisha nuk bën stadiumin

R

rethimi i stadiumit "Qemal Stafa" nuk e ka lënë të qetë deputetin e Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili shpreh shqetësimin për projektet e qeverisë. Më nota ironike, Balla ka komentuar rrethimin e "Qemal Srafës" që do të përdoret për parking, duke hedhur poshtë projektin e kryeministrit Berisha për të bërë një stadium të ri me rastin e 100 vjetorit të

Pavarësisë. "Stadiumi Qemal Stafa do të mbetet siç është. Fillojnë punimet për parkingun nëntokësor. Rrethimi i dytë i "Qemal Stafës". Fillimi i punimeve për ndërtimin e parkingut nëntokësor në sheshin Italia shuan çdo shpresë të zgjerimit dhe ndërtimit të një stadiumi të ri kombetar. Projekti i premtuar i stadiumit të ri kombëtar do mbetet vetëm në letër,

sepse Lulzim Basha ia vuri kufirin këtij stadiumi deri në shkallët hyrëse. Sipas specialisteve fillimi i ndërtimit të parkingut nëntokësor përpara fillimit të punimeve për zgjerimin e stadiumit e bën të pamundur çdo shtesë, apo zgjerim të tribunës qendrore të Stadiumit Qemal Stafa. Tashmë stadiumi do jetë i rrethuar plotësisht", është shprehur Balla në rrjetin social Facebook.

Projektligji për Shërbimin Civil kërkon 84 vota në Kuvend Lajmi Pas votimit të Gjykatës Administrative, partive politike ju lind e drejta, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian të kalojnë për shqyrtim në Parlament draftin për Shërbimin Civil. Ky ligj do të jetë një tjetër draft që do të kërkojë 84 vota në Parlament

Nëpunësit civilë, BE: Jo më me kontrata Drafti, kundër spastrimeve politike në administratë PROPOZIMET PËR REFORMIMIN E ADMINISTRATËS CIVILE

TIRANE

FERNADA CENKO

D

rafti i hartuar me asis tencën e ndërko mbëtarëve që në vitin 2010, parashikon një serë ndryshimesh ligjore, me qëllim, krijimin e një administrative civile të qëndrueshme e që nuk cënohet nga rotacionet politike në vend. Referuar propozimeve të ekspertëve të SIGMA-s, misionit që ka dhënë asistencën teknike, punësimi në administratën civile duhet të bëhet vetëm përmes konkurimit dhe të mos ketë më punësime me kontrata. Referuar kësaj të fundit, BE nuk ka sjellë asnjë propozim ku të jenë shprehur se çfarë do të ndodhë me personat, të cilët gëzojnë një kontratë në punë, ndërkohë që shifrat janë kokëfortë dhe na tregojnë se ata me kontratë janë më shumë se ata me status. Po ashtu, propozimet parashikojnë ndryshimin e mënyrës së rekrutimit, ku nuk duhet të ketë më konkurse individuale, por konkurse vjetore, ku të synohet plotësimi i njëkohshëm i të gjitha vendet vakante në administratë. Një ndryshim tjetër që propozohet është ai i mënyrës së vlerësimit të testimeve, ku peshën kryesore të pikëve duhet t'a marrë testimi me shkrim. Përsa i përket nënpunësve aktualë, në draft propozohet që ata të kthehen me statusin e nëpunësit civil, pa ju kërkuar të kalojnë në ndonjë testim apo provim shtesë. Në rast se ky ligj arrin të marrë miratimin në parlament, zbatueshmëria e tij parashikohet të nisë në fillim të vitit të ardhshëm. Lidhur me nëpunësit civilë, që deklarohen të tepërt për shkak të ristrukturimit ose shkrirjes së institucionit të tyre duhet të

Ministria e Brendshme

riemërohen në një tjetër pozicion të së njëjtës kategori në shërbimin civil, brenda 1 muaji. Kalimi në listën e pritjes, për një periudhe me të gjatë duhet të jetë një përjashtim. Procedura për vendimmarrjen për sistemimin në një pozicion tjetër apo kalimin në listën e pritjes duhet të detajohet në aktet nënligjore.

PROBLEMATIKAT

Përparimi në reformën e shërbimit civil dhe zbatimin

e legjislacionit të shërbimit civil rezultoi të ishte i vështirë, i paqëndrueshëm dhe që "mbeti problematik". Të paktën kështu konfirmohet në raportin e ndërkombëtarëve administrata publike. Problemet kryesore të identifikuara nga disa vlerësime janë: a) rekrutimi jo i mbështetur mbi meritën, b) politizimi dhe paqëndrueshmëria,c) menaxhimi dhe kontrolli i dobët mbi zbatimin e ligjit të shërbimit civil.

Punësimi në administratë vetëm përmes konkurimit, jo më me kontrata

Rekrutimi bëhet në grup, nëpërmjet një konkursi kombëtar vjetor

Testimi në konkurse bëhet me intervistë dhe me shkrim

Ata që punësohen për herë të parë, kalojnë një periudhë prove

Punësimi në shërbimin civil nuk ka afat të përcaktuar kohor

Forcimi i KShC. Ekzekutim të çdo vendimi

Punësimi në shërbimin civil duhet të bëhet në baza të përhershme dhe vetëm me nëpunës civil.

Ruajtjen e sistemit aktual të kategorizimit (katër kategoritë), por futjen e tyre në një sistem më të gjerë dhe të dyfishtë të kategorizimi

LAJME SHKURT

Zgjedhjet e 2013, 7 milionë euro për numërimin elektronik

Ndërsa do të kursenim lekë për komisionet e numërimit, duket se fatura financiare e numërimit elektronik do të jetë më e madhe. Fatura për aplikimin e numërimit elektronik në zgjedhjet e 2013-ës pritet të shkojë deri në 7 milionë euro. Sipas ekspertit të komunikimeve digitale, Pjerin Marku, kjo kosto është më e ulët sesa pagesa për komisionerët apo numëruesit, të cilët vonojnë procesin me javë. Ai thotë se blerja ose marrja me qera e skanerave optik, do të shmangë kontestimet, por edhe do të nxjerrë në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve. Iniciativa e qeverisë për të vendosur internet edhe në fshatin më të thellë do të ndihmojë procesin e numërimit në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Markut, janë 2000 shkolla në rang vendi, të cilat do të përdoren si qendra votimi dhe lidhja e tyre me internet do të bëjë të mundur transferimin e të dhënave drejt serverit qendror, i cili do të instalohet pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Reforma Zgjedhore, dora e fundit numërimit

Ngritja në detyrë. Lëvizja paralele duhet të kryhet nëpërmjet një procedure me konkurrim të brendshëm të bazuar në pozicionin me qëllim përzgjedhjen e kandidatit më të mirë të mundshëm brenda shërbimit civil

Të parashikohet rotacionin dhe transferimi si instrumente të mobilitetit dhe të pasurimit të karrierës

Disiplina. Fillimi i procedurës disiplinore duhet të jetë një detyrim zyrtar për eproret e drejtpërdrejtë

Kur largohesh nga puna për efekt strukture, institucioni brenda një muaji është i detyruar të të riemërojë në një tjetër pozicion.

Komisioni për Reformën Zgjedhore, do t'i japë sot dorën e fundit numërimit elektronik. Në ambientet e kryesisë së Kuvendit pritet që të zhvillohet takimi i arëdhës për të ndërhyrë në Kodin Elektoral. Pas kërkesës për të përfituar edhe dy javë kohë, PD dhe PS do të përmbushin të gjitha detyrimet e vendosura edhe nga aleatët siç është edhe ndërhyrja në sistemin zgjdhor. Gjithashtu një tjetër pikë kyçe për punën e këtij komisioni është edhe riformatimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Projektligji

Pronat me 7501, shtyhet votimi në Parlament

P

TIRANE

rojektligji për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore, duket se do të sjellë një tjetër debat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, përveç atij në Veprimtarinë Prodhuese. Edhe pse ishte parashikuar që të kalonte nesër në seancë plenare, referuar kryetarit Jemin Ngjana, ajo do të votohet të enjten e ardhshme pasi komisioni kompetent i Ligjeve do të marrë në shqyrtim edhe amendimet që ka bërë në cilësinë e deputetit të Partisë Republikane Fatmir Mediu, por edhe ligjin në tërësi. Edhe nëse nga komisioni përgjegjës jepet 'OK' ky projektligj nuk kalon dot në Parlament, pasi sipas rregullores,

duhet të kalojë 24 orë nga momenti që është votuar në komisionet parlamentare. Por mesa duket kjo shtyrje vjen edhe për shkak të numrit të votave në Parlament. Dalja kundër ligjeve të Këshillit të Ministrave, duke qenë brenda saj, të lë përshtypjen se mazhoranca nuk mund ti sigurojë 71 vota në Parlament. Ndaj zvarritja e tyre, mund t'i vijë në ndihmë mazhorancës qeverisëse. Edhe pse nuk dihet se çfarë do të bëhet sot në komisionin e Ligjeve, komisioni i Veprimtarisë Prodhuese u ka "mbyllur derën" amendamenteve të kreut të PRsë, duke i quajtur si në kundërshtim me thelbin e projektligjeve dhe si të tilla të papranueshme. Kryetari i Komisionit, Jemin Gjana, deklaroi se amendimet e

propozuara nga kryetari i republikanëve do t'i kalojnë për vendim përfundimtar Komisionit të Ligjeve, që është dhe komisioni përgjegjës. Por, për Gjanën, ndryshimet e kërkuara nga ministri Mediu ulin ndjeshëm numrin e familjeve që përfitojnë nga ligji, fakt që e bën miratimin e projektligjeve të pamundur. "Do të thosha që këto amendime të deputetit Fatmir Mediu janë në diskordancë të plotë me thelbin e ligjit dhe mbeten jashtë mundësisë që ne t'i konsiderojmë", theksoi ishministri i Bujqësisë, Jemin Gjana. Maxhoranca ka miratuar në Komision vetëm me votat e saj projektligjet "Për krijimin e titujve të pronësisë së tokës bujqësore" dhe "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore".


E mërkurë, 2 maj 2012

7

POLITIKE

Shkodër, komunat japin leje për azil ekonomik në Suedi

B

anorë nga zona e Nënshkodres po shfrytëzojnë regjimin e liberalizimit të vizave për të kërkuar strehim në vendet e Bashkimit Europian kryesisht drejt Suedisë. Ky problem është bërë aq shqetësues gjate diteve te fundit ku sipas burimeve nga agjensitë e udhëtimeve në qytetin e Shkodrës, vetëm gjatë 48 orëve të fundit janë prerë mbi 300 bileta avioni që kane si destinacion shtetin e Suedisë. Sipas informacioneve më të

fundit, banorët nga zona e Nënshkodrës pasi janë pajisur me vërtetime nga komunat përkatëse, ku shpjegohet se personat nuk trajtojhen me ndihmë ekonomike dhe nuk janë të punësuar si dhe nuk ushtrojnë aktivitet privat, marrin pasaportat biometrike me të cilat nuk kanë lëvizur asnjëherë drejt vendeve të zonës Shengen, pra nuk kanë asnjë vulë. Ata nisen drejt Suedisë ku atje aplikojnë për azil ekonomik. Sipas informacioneve më të fundit, i

gjithë ky fluks ka ndodhur pasi është përhapur lajmi se deri më datën 10 Maj do të pranohet azili ekonomik në Suedi, por në fakt sipas informacioneve zyrtare të ministrise së jashtme suedeze bëhet e ditur se azili politik dhe ekonomik për shtetasit shqiptare është i pamundur në tokën suedeze, vetëm në rastet kur shqiptarëve ju kërcënohet seriozisht jeta në vendin e tyre, ndërsa ky fakt aprovohet nga ministria e brendshme shqiptare.

Deputetja e PD-së Mesila Doda justifikon kërcënimin

“Varja te palma” ishte një batutë Kandidatura për Presidentit, absolutisht nga PD

TIRANE

D

eputetetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda e vlerësoi si batutë, shprehjen “Varesh te palma po iu afrove kryeministrisë”, me të cilën gjatë një debati të nxehur në një emision televiziv për “21 janarin” iu drejtua deputetit të PS, Sajmir Tahiri. Deputetja demokratike theksoi se ka marrëdhënie të mira me kolegët dhe dekarata ishtë pjesë e diskursit mes politi-

Lajmi Deputetja e PD-së, Mesila Doda tha mbrëmë për neës 24 se kërcënimi ndaj deputetit të PS-së, Saimir Tahiri se do të varej te palma po t’i afrohej kryeministrisë, ishte thjeshtë një batutë, me të cilën qeshi edhe vete deputeti i majtë.

kanëve. Ajo sqaroi se batuta ka kaluar duke qeshur mes saj dhe Tahirit. “Ligjeratat e politikanëve shumë herë është e rëndë. Unë jo gjithmonë kam iniciuar gjuhën e tillë. Doja të theksoja unë nuk besoj tek

dhuna si kategori. Ai është një lloj dialogu mes politikanëve, por nga ana njerëzore kam marrëdhënie të mira me deputetët. Varet nga momenti politik. Tonet janë shumë të ashpra. Batuta ishte në

kuadër të dickaje që u tha. Shprehja që kupton se nuk mund të prekni institucionet e shtetit”,- u shpreh Doda në “5 pyetje nga Babaramo”. Doda duke vënë në dukje se mes politikanëve ai që dominon është diskursi maskilist, nënvizoi se një femër duhet të dijë të reagojë. “Unë besoj se jam person i drejtëpërdrejtë. Ka dhe pemë të ndryshme, rëndësi ka të varet. Batutë kjo. Nuk më mungon respekti për Tahirin. Ka kaluar duke e qeshur”,- u përgjigj Doda me

Mesila Doda

humor. Lidhur me cështjen shumë të nxehtë, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, deputetja e PD, Mesila Doda theksoi se kandidati do të jetë nga radhët e mazhorancës, konkretisht nga instancat e larta të PD. “Mendoj se emri do dalë nga mazhoranca, do jetë një person nga instancat e larta të

Dialogjet në TV

EDITORIAL

Doda: Ti do të varesh te palmat atje

NGA

ENO CACAJ

"Partia e Tiranës" vijon nga faqja 1

BALKANS’ INTERNATIONAL EDUCATION FAIR Ne daten 5 Maj 2012, organizohet Panairi Nderkombetar i Edukimit per Ballkanin, (BIEF) ne Tirane, Shqiperi prane Hotel Rogner-Europapark ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’. Ky panair perqendrohet ne prezantimin e programeve per Edukimin jashte vendit ofruar talenteve te Shqiperise dhe gjithe Ballkanit. Jane te ftuar te gjithe nxenesit dhe studentet e cdo moshe nga Shqiperia, Kosova, Mal i Zi dhe Maqedonia. Aty ju presin dhe shume surpriza te tjera FALAS. Pjesemarres do te jene vetem shkollat dhe institucionet e huaja te cilat per nje dite do te ofrojne mundesi aplikimi te drejtperdrejt apo thjesht intervistim e takim me aplikante te interesuar per: Kolegje, Universitete, pre-Master, Master, PhD, Internships, Work Experience, Summer Schools, programe specifike dhe bursa studimi. Do te keni mundesi te kontaktoni me Rrjetet e Shkollave per aplikime ne: UK, USA, Canada, Australia, New Zealand, Singapore, Malaysia, Greece, Malta, Germany, Austria, France, Spain, Italy, Turkey etj. Te gjitha shkollat do te kene perfaqesuesin ekzekutiv per regjistrimin e aplikimeve te cilat fillojne me: 9:30 deri me 19:00. Ofrohen mbi 2000 profile akademike dhe rreth 15.000 programe te dedikuara, ne 21 gjuhe te ndryshme. Ju ftojme te shpenzoni nje te shtune ne shoqerine tone ne kete event unik, organizuar per here te pare ne Tirane, Shqiperi. Hyrja eshte falas, veshja ‘si per te Shtune gjuhen Shqipe.

(

Mesila Doda: Unë të jap një siguri, dy siguri sot zoti Tahiri: këtu do të ketë hetime të mëtejshme dhe ata njerëz që shkuan mish për top do të hetohen deri në fund ata dhe organizatorët. Siguria e dytë: ditën tjetër që do të të shkojë mendja të shkosh në kryeministri, ti do të varesh te ato palmat atje. Këtë po ta japë unë. Ti vetë së bashku me kryetarin tënd. Provo dhe shko e vër dor te institucionet. Ti do të varesh te palmat atje Saimir Tahiri: Ouuuu, me ca sigurie e thua ti këtë? Mesila Doda: Nuk duroj dot si qytetare këto mostra, mostra që kanë 50 vjet që degjenerojnë këtë shtet. Ti nuk e bën dot më. Ju që i çoni njerëzit mish për top, kjo kohë ka mbaruar. Nuk e bëni dot këtë mish- mash Saimir Tahiri: Po s’ke faj, ky është mentaliteti juaj… S’përballoj dot një deklaratë nga një përfaqësuese e mazhorancës që thotë do varesh në palma…por është tërësisht mentaliteti qeverisës që i mori jetën atyre njerëzve në 21 janar. Mesila Doda: Ditën që do vendosesh, ti harroje dhe njëherë që çunat e bllokut të bëjnë mish- mash këtë vend. Dëgjoje Sajmir Tahiri me presion nuk e bën dot këtë gjë.

PD”. Sipas Dodës, është kryeministri që do të iniciojë këtë debat në PD dhe më pas do konsultohet gjerësisht brenda strukturave të PD. Por, sic theksoi ajo, zgjedhja e presidentit do të jetë një proces kushtetues dhe se ‘kandidatura e vlefshme për Presidentit do të dalë absolutisht nga PD”.

e thjeshte. Do te asistoheni ne perkthim ne

Cdo koment mund t’a botoni ne: events@ande-lm.com.al JU PRESIM TE PANUMERT. JU FALENDEROJME PARAPRAKISHT!

... shumë gjëra. Edhe bindjet e saj politike. Tirana ku humbi edhe udhëheqësi i asaj kohe Ramiz Alia. Ku dominoi për pak vite e djathta. Dhe ku stërdominoi më pas e majta. Dhe për t’ju kthyer mes shumë polemikave sërish të djathtës. Nuk e kam vetem me Bashkinë e madhe. Por edhe me minibashkitë. Pse jo edhe me zonat elektorale, që tashmë njihen si bastione. Nga 250 mijë banorë. Sot në afërsisht 1 milionë. Dhe si e tillë është një “gjah” i mirë për çdo parti. Partia e re e të djathtes ka shumë gjasa t’i plotësojë shijet e tiranasve. Gërshetimi ideal mes shtëpive me caracë, ende të paprishura me pallatet e larta dhe me deri 8 hyrje në kat, sapo filloi të jetë pjesë e programit të një partie elektorale. Sot me inaugurimin e selisë së saj në një shtëpi ose saraj tipik tiranas, atë të “Kasimateve”, Partia Fryma e Re Demokratike duket se i joshi” shijet e tiranasve. Ato shije të cilat deri tani duken si shumë të destabilizuara. Për më tepër për vetë ndryshimet që ka njohur këto vite Tirana. Ato shije të cilat nuk kanë shërbyer kurrë si fasadë. As si numra mitingjesh elektorale. Jo më kot Stadiumi Dinamo është stacioni i autobuzave elektoral dhe targat e qyteteve janë dekor më i çuditshëm dhe më i dhimbshëm i një kryeqyteti. Por në Tiranë ka edhe një grup tjetër interesi për këtë parti elektorale. Mendoj që mund të jetë më e lehtë për programin e kësaj partie. Në krye të saj pritet të jetë presidenti Topi. I paprovuar si drejtues i një partie. E sigurt që ka në mendjen e tij se si ti bëj për vete “jabanxhinjtë e Tiranës”. Sepse autoktonët duket që i ka ne xhep. E dëshmoi sot “rezidenca” e tij ende e paprovuar në “sarajet” e Kasimatëve. Po ndoshta edhe “jabanxhinjtë” që kanë kaq vite në Tiranë, u mësuan me ajrin e Tiranës. Traditat. Zakonet. Pse jo edhe ndonjë krushqi. Ndryshe nuk thonë “sipas vendit bëhet dhe kuvendi”. Të tillë jemi bërë ne që Tirana na hapi zemren dhe na pranoi të mirë apo të këqinj. E tille ndoshta do te jetë vajza ime që lindi në Tiranë. Dhe që mos të më qortojë më vonë, unë do të sillem si ajo. Si tiranas. Nuk janë pak, plot 1 milionë banorë. www.shqiptarja.com


8

E mërkurë, 2 maj 2012

AKTUALITET

Bie makina në lumë, 19 vjeçari gjendet 3 km larg

G

jendet tre kilometra larg vendit të ngjarjes trupi i pajetë i 19 vjeçarit Mariglen Halili. I riu është mbytur dy ditë më parë në vendin e quajtur Ura e Topojanit në Dibër. Halili humbi jetën pasi makina me të cilën udhëtonte përfundoi në lumë. Trupi i tij nuk është gjetur gjatë mbrëmjes së e djeshme nga forcat e policisë. Ndërkohë që kërkimet

kanë vazhduar gjatë natës. Mësohet se trupi i pajetë i 19-vjeçarit Halili u gjet orët e para të mëngjesit, 3 km larg nga vendi ku aksidentua. Në kërkime kanë marrë pjesë forca të shumta policie si dhe banorë të zones por dhe të afërm të viktimës. Ndërkohë që policia e rrethit të Dibrës bëri me dije se shkak ni këtij aksidenti të rëndë ka qënë shpejtësia e

madhe dhe konsumimi i alkoolit nga drejtuesi i mjetit. Në makiën që u razua në lumë ndodheshin dhe tre persona të tjerë të cilën janë plagosur rëndë, por fatmirësisht rrjedha e ujit nuk ka arritur ti marë me vete. Gjatë ditës së djeshme është mundësuar dhe nxjerja nga ujërat e lumit, të automjetit që u përfshi në këtë aksident rrugor.

Flet ish-zv/komandanti i gardës që ka përjetuar ngjarjet e 14 shtatorit

21 janari, garda nuk mbrojti, por goditi “S’kishte arsye që armët të përdoreshin që në fillim” Lajmi

Monitorimi

Anesti Xhexhi, ish-zv/komandanti i gardës tregon arsyet pse në 21 janar u vranë 4 persona dhe në ngjarjen e shtatorit ’98 nuk u ekzekutua asjë person. Ai tregon se si u lëshua kryeministria dhe u arrit ruajtja e Ministrisë së Brendshme, ndërkoëh që sipas tij në 21 janar garda bëri rezistencë me forcë goditëse për të mos dorëzuar godinën.

Në foto: Ish-zv/ komanddant i Gardës së Republikës Anesti Xhexhi

TIRANE

ELTON QYNO

I

“Përpara se garda të përdorte forcën e saj nëpërmjet armës, duhet të mendonte se nuk jetojmë vetëm në këtë hapësirë, por kemi dhe të tjerë që na menaxhojnë dhe na shikojnë”

sh-zv/komandanti i Gardës së Republikës Anesti Xhexhi, shprehet se në 21 janar, efektivët e gardës bënë një sërë gabimesh të një pas njëshme, duke përkeqësuar më tepër situatën dhe jo përmirësimin e gjëndjes. Ushtaraku në karrierë, sot i dalë në lirim për shak të reformës, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” krahason dy ngjarjet e dhunshme të shtatorit 1998 dhe janarit 2011, ku të parën e ka përjetuar në terren, pasi ka qënë komandant i repartit të “Briskut” ndërsa të dytën e ka përjetuar me sy të ftohtë si një ish-drejtues garde. Në intervistën e tij Xhexhi shprehet se fajtorë për katër viktimat në 21 janar janë të gjithë, si shteti por dhe opozita shqiptare. Ndërsa për sa i përket masave të mara të gardës, Xhexhi sqaron se ishte menduar që në fillim përdorimi i armëve të zjarit dhe jo e mjeteve të tjera teknike që do të shpërndanin dhe largonin njerëzit. Ndërsa për sa i përket funksionimit të një serveri qëndror që regjistron të gjitha bisedat me radio të drejtuesve të gardës, ish-zv/komandanti tregon se garda ka aparaturat e nevojshme për një shërbim të tillë, duke nënëkuptuar se paisja kompjuterike që ruan urdhërat që gardistët japin me radio, rruhen në një server qëndror. Zoti Anesti, ju keni qënë një nga drejtuesit e repartit të “Briskut”. Gjatë periudhës së trazirave 1998 si ka qënë gjëndja në atë kohë.

Në vitin 98-të shteti sapo ngrihej, pasi kishte rënë që në trazirat 97-ës. Në gjithë aspektet intitucionet po ristrukturoheshin për ti vënë në funksion të ligjit dhe të shtetit. Në repartin ku unë shërbeja merreshin veprime në zbatim të detyrave që lëshonte sektori i Ministrisë së Brendshme. Në ngjarjet e shtatorit 98-të ishte një provë në zbatim të ligjit edhe për repartin tonë në mbrojtje të institucioneve, i cili u vu në dispozicion të ruajtjes së godinave të rëndësisë së veçantë si Ministria e Brendshme dhe të Kryeministrisë. Në atë kohë mbaj mend që dy fugona police kanë marë plumba, nga demostruesit e armato-

Në atë kohë mbaj mend që dy fugona police kanë marrë plumba, nga demostruesit që ishin të armatosur me automatik sur. Nga anarshia që u krijua, mbi situatën e 14 shtatorit, reparti jonë u vu në ndjekje dhe të kriminelëve të cilët dhunuan dyqanet duke grabitur në mënyrë barbare dhe cënuar rendin e sigurisë publike. Kryesisht grabitësit vidhnin më tepër dyqanet e floririt. Pas asaj ngjarje të dhunshme, me pas policia arriti të marë situatën në dorë duke vënë rendin dhe qetësinë publike. Në atë periudhë ju keni përballur një sulm të ngjashëm si ai në 21 janar të vitit 2011. Pse në

atë periudhë nuk pati viktima dhe në 21 janar vdiqën katër persona dhe u plagosën 7 të tjerë? Në 98-ën u bë vendosja e pushtetit, pra ndryshimi i qeverisë. Në atë periudhë u morën përsipër shumë detyra për të kthyer shtetit në funksionim. Nga viti 97-të vendi ishte shumë i ngarkuar me armatim luftarak, si i tillë ne u ndodhëm para një detyre dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përgjigjeshim me dhunë dhe duke përdorur armët. Në rast se do bëhej një gjë e tillë vendi do të hynte në një konflikt të ri luftarak. Në ato ngjarje të trazirave çdo gjë mendohej që ti lihej kohë politikës, për të zgjidhur situatën e shtatorit 1998. Sheti ishte i brishtë në mbrojte të institucioneve të tij, personat e armatosur të cilët sulmuan kryeministrinë, dhe institucione të tjera si TVSH dhe Ministrinë e Brendshme, Burgun, nuk patën rezistencë për tju kundërvënë. Si e tillë, udhëzimet ishte që të mos kishte viktima dhe një gjë e tillë u arrit. Unë sot e shikoj atë periudhë, si një zbatim të detyrës me korrektësi në mbrojtje të jetës së njerëzve. Ndërsa ngjarja e 21 janarit ka një tablo tjetër të zhvillimit në shërbimet tona. Strukturat e organeve të Ministrisë së Brendshme, kanë qënë më të sufistikuara të përgatitura, për të përballuar me sukeses çdo lloj proteste, e cila mund të dilte jashtë kontrollit. Fatkeqësisht nuk ndodhi kështu në 21 janar. Me masat e mara u pa qartë që do kishte përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit dhe Gardës së Republikës. Për mua këto masa duhet të anashkaloheshin duke

bërë një shërbim më të kualifikuar profesionalisht. Kjo do sillte shmangien e katër viktimave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, plus dhe koston financiare të gjithë biznesit. Në 98-të pse e latë turmën të arrinte deri aty sa të hynte dhe brenda godinës së kryeministrisë. Nuk sillte kjo një rrezik për punonjësit e administratës? Kjo është zgjidhja që ka bërë plani i masave, i hartuar nga Komanda e Gardës dhe Ministria e Brendshme, të cilat kanë koordinuar punën e tyre me repartet për mbrojtjen e institucioneve. Mendimi im, si profesionist, në atë kohë kishte të dhëna për përplasje të forta,pasi turma ishte e irrituar nga vrasja e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Nisur nga këto informacione, ne na është dhënë urdhër nga lart, që të tregoheshim të kujdesshëm për të mbrojtur jetë njerëzish e para, dhe se qëllimi i përdorimit të armëve të zjarit, të ishte brenda kufinjve të ligjit për mbrojtjen e institucioneve. Për sa i përket punonjësve të kryeministrisë

Përdorimi i armës për mendim tim është tejkaluar në rastin e 21 janarit. Kjo për shkak se, nuk u përdorën mjete të tjera për gjëndjen e jashtëzakonshme si situata e 21 janarit, nuk mund të jenë në marëdhënie pune se situata mund të dalë dhe jashtë kontrollit dhe një gjë e tillë mund të sjellë pasoja për jetën e tyre. Ju keni qënë dhe ish-zv/komandant i Gardës së Republikës si mund të menaxhohen trupat në raste të tilla? Unë kam qënë në vitin 2005 zv/ komandat në gardë dhe kam shërbyer në këtë detyrë tetë muaj. Me ligj Garda e Republikës, mbrojtjen e institucioneve të saja i ka objekte të

rëndësisë së veçantë. Ajo vepron kurdo herë në zbatim të ligjit dhe akteve të tjera nën ligjore të cilat bëjnë të mundur realizimin e detyrave fuksionale të çdo reparti të saj. Për menaxhimin e situatave si 21 janari, një veprim themelor duhet të jetë mbrojtja e jetëve të njerëzve, pavarësisht dhunës së tepruar që bëhet në të tilla raste ndaj efektivave të gardës. Në situatën e krijuar të 21 janarit në planin e masave, në ruajtjen e institucionit një vend të rëndësishëm duhet të zinin dhe mjetet teknike luftarake që do përdoreshin, ku arma e zjarit do të ishte moment më ekstrem në mbrojtje të institucionit dhe jo përdorimi i saj që në fillimin e trazirës. Po të përdoreshin me efikasitet edhe elementë të tjerë ndihmës, do të bënte të mundur shmangien e katër viktimave, të cilët na rëndojnë të gjithëve, pasi të gjithë ndihemi bashkëfajtorë si shteti, garda dhe opozita. Kur keni qënë ju tek reparti i policisë “Briskut” në 98, keni dijeni nëse ka patur një plan për të shpëtuar nga protestuasit kryeministrin e atëhershëm? Jo unë skam dijeni nëse ka pas një plan të mirëfilltë. Nrdyshimi tjetër midis shtator 98 dhe janarit 2011 ka qënë se në atë periudhë u lëshua institucioni. Ndërsa në 2011 ju bë rezistencë me forcë goditëse ndaj protestuesve, që të mbrohej me çdo kusht institucioni i kryeministrisë. Madje me çdo çmim vetëm godina të mos binte. Në gjykimin tuaj, a ka të drejtë komandanti i gardës të qëllojë me armë zjari në rastet kur institucioni sulmohet nga protestuesit? Komandandi i gardës është drejtuesi më i lartë i institucionit, si i tillë ai jep urdhëra dhe udhëzime në mbarëvajtje të situatës për çdo situatë të krijuar. Mban lidhje të ngushta me gjithë eprorët vartës dhe struk-


E mërkurë, 2 maj 2012

9

AKTUALITET

Belgët, kërkojnë sekuestrimin e 34 mijë eurove në Shqipëri

A

utoritet e drejtësisë Belge i kanë kërkuar palës shqiptare të sekuestrojë një shumë prej 34 mijë euro, që disponohet nga shtetasi shqiptar Mentor Lama ose siç njihet ndryshme me emrin tjetër Çlirim Bitri. Ky i fundit është dënuar nga drejtësia Belge për akuzën e “Mashtrimit me shumë të mëdha” dhe për pasojë drejtësia e këtij shteti kërkon bllokimin e parave që mendohet se

kanë orgjinën e tyrë veprimtarinë kriminale të shtetasit Mentor Lama. Kërkesa e ardhur nga belgjika është pranuar nga Gjykata e Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur si të ligjshme këtë kërkesë, duke urdhëruar më pas prokurorinë e kryeqytetit që të verifikojë në të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe zyrën e pasurive të paluajshme, pasurinë prej 34 mijë euro të kërkuar nga drejtësia

Belge. Momentalisht burime pranë akuzës së kryeqytetit thanë se kanë kryer dhjetëra verifikime, por në llogaritë bankare të të afërmve të sipërpërmendurit deri tani nuk është arritur të gjendet një shumë e tillë financiare. Aktualisht hetimet rreth kësaj çështje janë duke vijuar, ku pak ditë më parë është kryer dhe një kontroll në banesën e shtetasit Mentor Lama.

Akuza, do thërrasë në gjykatë Sekretarin e Kryeministrisë

Sekretari Gjergj Lezhja dëshmitar në gjykatë Të pandehurit në gjyq përballë 91 dëshmitarëve

TIRANE

LAJME SHKURT

ELTON QYNO Në foto: Demonstrata e organizuar nga opozita në 21 janar

turat e tjera ndihmëse që i vijnë në ndihmë nga Ministria e Brendshme, dhe mbi këtë bazë ai ndërton planin e tij operacional për zgjidhjen e çdo situate të krijuar. Duke i dhënë një ndihmesë, forcave që drejton por dhe zgjidhur në çdo kohë ecurinë e veprimeve operacionale, ku rëndësi i thekson rasteve të përdorimit të armëve të zjarit. Komandanti i jep, më tepër rëndësi mjeteve të tjera mbrojtësi si shkopp gome, lëndë kimike etj, dhe në fund përdorimit të armëve. Për sa i përket përdorimit të armës në 21 janar nga vetë komandati i gardës në nuk do ta besoja, por këtë gjë tia lemë ta zbardhë drejtësia. Në 21 janar, kishte vend për të hapur zjar nga ana e efektivave të gardës? Përdorimi i armës për mendim tim është tejkaluar në rastin e 21 janarit. Kjo për shkak se trupat nuk u drejtuan mirë, nuk u përdorën forcat goditëse me mjete të tjera që ka në dispozicion garda. Përpara se garda të përdorte forcën e saj nëpërmjet armës, duhet të mendonte se nuk jetojmë vetëm në këtë hapësirë, por kemi dhe të tjerë që na menaxhojnë dhe na shikojnë se si po ndërtojmë të ardhmen tonë. Për sa i përket rasteve të përdorimit të armëve kjo çështje i mbetet për tu gjykuar nga organi i akuzës. Në periudhën kur ju keni drejtuar Gardën e Republikës, ka pasur një aparaturë qëndrore që rregjistronte bisedat me radio, në rast kur kishte prostesta dhe jo vetëm? Institucione e rëndësisë së veçantë si garda dhe të tjerat janë të gjitha të programuara dhe si të tilla ato janë të paisura gjithmonë në kontroll të plotë me aparaturat bashkohore. Si e tillë ato janë paisje që përdoren për interes pune. Si i shikoni veprimet e drejtuesve të gardës për të fshirë provat në vendgjarje, pas katër

vrasjeve në 21 janar? Në qoftëse ka ndodhur një gjë e tillë, kjo përmban vepër penale pasi ato janë material në interes të zbardhjes së çdo promblemi të ndodhur. I takon prokurorisë së Tiranës për të zbardhur situatën e krijuar në 21 janar, në qoftë se ato nuk janë vënë në dizpozicion të saj. Ju si ushtarak i lartë keni besim tek drejtësia për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje? Për situatën që u krijua në 21 janar, ku demostrata degjeneroi në kaotizëm është e vështirë që të ruhet vendi i ngjarjes, pasi provat prishen dhe ato janë themeli ku ndërtohet puna e akuzës. Megjithatë për teknologjinë që kemi në dispozicion organi i akuzës ndërton vendin e ngjarjes dhe në rrethana të tjera duke bërë të mundur zbardhjen e saj, me qëllim dhënies e një drejtësie sa më të plotë. Në qoftëse do të punojnë të gjithë me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje unë besoj se drejtësia do të japë verdiktin e vet. A ka ndikuar politika në punën tuaj si ushatarak? Në këto dy dekada, ndërtimi i pluralizmit dhe shtetit ligjor mendoj se dhe politika në këto ngjarje ka përgjegjësinë e saj. Në qoftëse dëshirojmë të bëjmë shtet ligjor dhe të aderojmë për aty ku jeni nisur të shkojmë, mendoj se depolitizimi i forcave ushtarake të Ministrisë së Brendshme, të SHISH, Drejtësisë dhe Prokurorisë duhet të mendojmë dhe tu lemë hapësirë specialistëve të japin mendim dhe kontribut për forcimin dhe bërjen e shtetit ligjor. Në qoftëse do vashdojmë akoma me militantizëm dhe paaftësive në detyrë, do ndërtojmë gjithmonë skenare të tilla si 21 janari, të cilat sjellin përplasje dhe ngjarje të padëshirueshme. Le të forcojmë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis forcave politike, pasi ato janë vlera për të cilat ne i besojmë dhe i votojmë.

Tiranë, aksidentohet për vdekje i moshuari

P

lot 91 persona do thiren si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj katër të pandehurve të dosjes “21 janari”. Prokuroria e Tiranës mësohet se ka listuar mes dëshmitarëve dhe Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë Gjergj Lezhja, i cili do pyetet rreth korespodencave që ka patur me prokurorinë pas ngjarjes së 21 janarit dhe organizimin e punës brenda godinës së kryeministrisë, me qëllim administrimin e pamjeve filmike etj. Për veç emrit të sekretarit Lezhja, mes listës së dëshmitarëve është dhe ish-kreu i policisë Bashkiake në Tiranë Zyhdi Dajti, i cili sipas prokurorisë mësohet se do pyetet rreth vrasjes së demostruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi, vrasja për të cilën prokuroria akuzon direkt gardistin e njësisë nr.2 Agim Llupo. Gjithashtu në listën emërore të dëshmitarëve, prokuroria ka renditur dhe 60 demostrues të cilët mësohet se kanë qënë shumë afër vendit ku janë vrarë personat Faik Myrto, Zivër Veizi dhe Hekuran Deda. Mes dëshmitarëve është dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili nuk dihet nëse do jetë i gatshëm të paraqitet në sallën e gjyqit për të dëshmuar, për shkak se prej disa muaj ai ka arritur të marë azilin politik në shtetin belg.

MJEKËT DËSHMITARË

Dëshmitarë që konsiderohen të rëndësishëm nga prokuroria e Tiranës, janë dhe disa mjekë të Spitalit Ushtarak. Disa nga bluzat e bardha të këtij spitali do thiren të dëshmojnë në sallën e gjyqit për shkak se ata kanë dijeni lidhur me momentet e para kur katër të vrarët dhe 7 të plagosurit janë dërguar me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak. Sipas përfaqësuesve të akuzës, mjekët kanë bërë ekzaminimet e para mjekësore prej nga më pas është mësuar se viktimat e 21 janarit ishin qëlluar me armë zjari të kalibrit të vogël. Në fakt dëshmitë e mjekëve të Spitalit Ushtarak, shërbyen si indice që prokuroria të niste një orë pas përfundimit të demos-

Gjergj Lezhja

tratës së dhunshme hetimet lidhur me vrasjet dhe plagosjet e ndodhura përpara godinës së kryeministrisë.

PROVAT FILMIKE

Ato që konsiderohen nga prokuroria e Tiranës si prova të pakundërshtueshme janë provat filmike dhe ato shkresore. Mes provave të administruara në dosje janë disa kaseta me pamje fiklmike, fotografi si dhe një sërë

Në fakt dëshmitë e mjekëve të Spitalit Ushtarak, shërbyen si indice që prokuroria të niste një orë pas përfundimit të demostratës së dhunshme hetimet dokumentash të tjera prej nga faktohet implikimi i të akuzuarve Ndrea Prendi, Agim Llupo, Margarit Kume dhe Armando Kasaj në veprat penale për të cilat ata akuzohen. Ndaj ish-komandatit të Gardës së Republikës dhe efektivit Agim Llupo prokuroria ka ngritur akuzën e “Vrasjes së kryer në rrethana cilësuese” të parashikuar në pikën (ë) dhe (Dh) të Kodit Penal. Ndërkohë që dy të pandehurit e tjerë shoferi i Prendit, Margarit Kume dhe inxhinieri i IT-së në kryeministri Armando Kasaj akuzohen për veprën penale të “Veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Një i moshuar është përplasur për vdekje pasditen e të martës nga një makinë. Sipas policisë aksidenti ndodhi në zonën e Saukut, në të dalë të Tiranës, pranë Akademisë së Policisë. Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton aksidentin e rëndë. Uniformat blu bënë me dije se makina ishte duke ecur me shpejtësi të madhe, e me sa duket përplasja e këmbësorit ka qenë e pashmangshme. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme viktima ende ishte i paidentifikuar nga grupi hetimor që po heton mbi ngjarjen.

Pranga në Vlorë, tre të kërkuarve për drogë

Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Batica” ka bërë të mundur prangosjen e katër të rinjve të cilët kërkoheshin nga Interpoli si anëtarë të një organizate kriminale e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se të ndaluarit janë 42 vjeçari Skënder Gockaj, 31 vjeçari Julian Shabani, 42 vjeçari Adnand Xhelili dhe 29 vjeçari Erjon Sadikaj që të katër me banim në Vlorë. Mësohet se arrestimi i tyre erdhi pasi për 1 muaj rresht ishin mbajtur nën vëzhgim pasi në ngarkim të tyre Gjykata e Penale Leçes në Itali kishte lëshuar urdhërarreste ndërkombëtare për veprat penale “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grupe kriminale”.

Igumenicë, bllokohen 10.4 kg hashash

Efektivët e policisë së Igumenicës kanë sekuestruar një tjetër sasi droge. Sipas medias lokale janë sekuestruar 10.4 kg lëndë narkotike e llojit hashash. Droga është gjetur në një automjet, të drejtuar nga një 41-vjeçar shqiptar, i cili është arrestuar. Ai e kishte ndarë hashashin në 27 pako, dhe e kishte fshehur poshtë sediljes dhe kroskotit të mjetit.


10

E mërkurë, 2 maj 2012

AKTUALITET

Gërryerja e lumenjve

M

TIRANE

asakra që i bëhet mjedisit, denoncuar disa herë nga TCH, nuk ka gjetur re agimin e fortë të qeverisë, e cila duhej të ishte e interesuar për të mbrojtur dhe administruar këtë "pako" vend që na kanë lënë të parët tanë. Pyjet po rrallohen, aq san ë vende turistike malore, nuk gjen pemë për të bërë hije, për të mos folur për lulet dhe faunën. "Fiks Fare" ka bërë një vëzhgim interesant: marrja e zhavorrit nga lumenjtë bëhet nën bekimin e zyrtarëve të lartë, që janë ngarkuar për të "mbrojtur" mjedisin. Mjafton t'u paguash një kafe këtyre zyrtarëve dhe mund ta çosh ekskavatorin nën këmbët e urave, që mezi mbahen, për të gjetur fundin e lumit. Dhe kafja nuk është ndonjë gjë e madhe për atë që gërryen, vetëm 3 mijë euro. Me 3 mijë euro të venë lumin në dispozicion, po sikur të japësh më shumë, të venë gjithë lumennjtë në dispozicion "Fiks fare" solli dje pamje filmike nga masakra që po i bëhet shtratit të lumit Mat, në mes të ditës. Nëse krijon lidhjet e duhura dhe paguan nën dorë, mund të punosh i qetë në mes të ditës dhe nuk të ngacmon asnjë institucion shtetëror. Gazetarët e Fiks fare fillimisht kontaktuan me firmat që punojnë direkt në lumë. Prej andej mësuan rrugën që duhet të ndjekësh për të marrë një leje, jo zyrtare, për të marrë materiale inerte në lumë. Investigimi i gazetarëve të emisionit "Fiks fare" ka shkuar me tej këtë radhë, duke kërkuar që edhe ata të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, duke tentuar që të futen vetë në lumë, për të dërguar eskavatorë dhe makineri. Për të marre leje për shfrytëzimin e shtratit të këtij lumi, në këtë periudhë që është e ndaluar, gazetarët kanë kontaktuar drejtorin e Baseneve të Qarkut të Lezhës, njëkohësisht edhe kryetar i PD-së këtij qarku, zotin Pashk Ndoci. Ai i ka pritur gazetarët në zyrën e tij, të cilët janë prezantuar si përfaqësues të një kompanie që kërkon të marrë materiale inerte nga lumi për ndërtimin e një ndërtese. Gjatë bisedës, gazetarët e prezantuar si përfaqësues të një kompanie investuese, kërkuan që të merrnin 2000 - 3 000 metër kub zhavorr të pa larë në lumin Mat. Në bisedën e parë, drejtori i baseneve të Lezhës nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje, duke cituar vendimin e këshillit Kombëtar të Ujit, i cili ndalon shfrytëzimin e shtretërve të lumenjve deri në dt 31 maj. Por u jep nr e telefonit të një biznesmeni, i cili ka një firmë inerte që ka mbledhur rezerva gjatë periudhës që lejohet shfrytëzimi i lumenjve. Duke u prezantuar si persona të rekomanduar nga drejtori i baseneve të Lezhës, gazetarët e Fiks fare kanë mundur të takojnë pronarin e firmës që merr materiale inerte nga shtrati i lumit Mat. Pronari i kësaj pike tregon se edhe për shfrytëzimin e lumit nga ana e tij, në një zonë e cila ështe e ndaluar, midis urave, ai ka paguar. Ndërsa u ka treguar gazetarëve rrugën që ata duhet të ndjekin për të siguruar 2 mijë metër kub zhavorr pa shumë mundime, ai u ka rekomanduar që të rikthehen sërisht tek drejtori i Baseneve të Lezhës, zoti Pashk Ndoci, për t'i kërkuar atij që të t'u mundësojë marrjen e inerteve në mënyrë të jashtëligjëshme kundrejt një pagese. Gazearët e Fiks fare realizuan takimin e dytë me Drejtorin e Baseneve të Lezhës sërisht në zyrën e tij. Gajtë kësaj bisede, drejtori i baseneve të Lezhës, ju ka ofruar një tjetër ndihmë gazetareve. Sipas tij, ai (drejtoi i baseneve), do të bisedonte me kryeinspektorin e ndërtimit, z.Gazmend Osmanin, për të marrë leje dhe për të mos lejuar policinë të ndërhynte për të penguar shfytëzimin e këtij shtrati të lumit. Por për të marrë një leje të tillë, sipas zotit Ndoci, "duhet paguar". Ai i ka drejtuar gazetarët tek një person me emrin Leka, që ka një lokal në Linzë të Tiranës. Sipas drejtorit të baseneve të Lezhës, ky person mund t'ju siguronte lejen që kërkonin. Gazetarët e Fiks fare kanë kontaktuar me personin me emrin Leka që u ka rekomanduar drejtori I baseneve të Lezhës. Gjatë bisedës, Leka ka pranuar të ndërhyjë tek kreyinspektori i INUK-ut dhe garanton sigurimin e lejes së paligjshme, kun-

DENONCIMI i "Fiks Fare": Si shfrytëzohet për inerte shtrati i lumit Mat

Zyrtari i PD dhe PDIU, me 3000 euro mbyllin sytë Korrupsioni, si paguhen paratë me sekser

Në foto: (Majtas) Drejtori i Baseneve (lart) Eskavatori duke marrë inerte në lumin Mat

drejt një pagese prej 3 mijë eurosh. Ndërsa pamjet që kan sjellë gazeratër e "Fiks Fare" tregojnë qartësishtë se si tre firma vazhdon gërryerjen e shtratit të lumit Mat, i cili vazhdimishtë vitet e fundit ka qenë problematik përsa i përket përmbytjeve të shkatuar nga ana e tij, ku banorët e rretheve Kurbin dhe Lezhë edhe pse u janë dëmtuar të mbjellat dhe banesat e tyre në asnjë rast nuk janë shpërblyer.

TAKIMI I PARË ME DREJTORIN E BAZENEVE TË LEZHËS, ZOTIN PASHK NDOCI

Drejtori i Baseneve - Sa është sasia e zhavorrit që të duhet? Fiksi - Po nja 2000 metra. Drejtori i Baseneve - Po 2000 metra. Drejtori i Baseneve - Jo mendoj të bisedoj me një nga këto firmat që e kanë të depozitume. Po në lumë nuk guxoj. Fiksi - Të mos e marr të larë, se aty zhavorr ka sa të duash. Drejtori i Baseneve - Kanë marrë zhavorr nga lumi gjatë kohës së sezonit që i kanë lejuar shfrytëzimin dhe i kanë depozituar tek impjantet e tyre. Atëherë mbaron sezoni, ata bëjnë të njëjten ... Unë po shikoj mundësin për t'ju ndihmuar që ju të shkoni e të merrni në një nga këto firmat që kan depozituatr, por në lumë as nuk guxoj, jo, jo.. Fiksi - E di si është puna. Drejtori i Baseneve - Sikur të më thuash e ke të gjithë botën në një anë me më thën merre se është e jotja unë në mënyrë absolute nuk e bëj më. Është jashtë kopetnecave të mija. Drejtori i Baseneve - E vetmja ndimë që mund të bëj, nuk e di, besoi se mundet ta marrim tek .. Fiksi - Atë sasi e kanë ata mund ta gjejë? Drejtori i Baseneve - Po more e kanë. Unë po të jap një adresë Fiksi - Po, po të shkosh e ta takosh e të flasësh vetë me ta Drejtori i Baseneve - Eshtë në krahun e djathtë. Eshtë sipër urës. Fiksi - Nga vjen lumi? Drejtori i Baseneve - Nga vjen lumi. Fiksi - Ti flas në emrin tënd ? Drejtori i Baseneve - Pikërisht, patjetër mundet t'i flasësh në emrin tim. Mundet të shkosh edhe poshtë po aty bëje lidhje vete direkte, është

ish-deputet i PS-së, Ndue Kola

TE PRONARI I PIKËS INERTE, KU NA ADRESOI DREJTORI I BASENEVE TË LEZHËS

Fiksi - Vajta një ditë tek Pashku i thashë se dua pak zhavorr. Më tha ka plot, por një mik i imi kështu, kështu. Shikoje vetë, po që se na ndihmon Pronari i pikës inerte - Puna është me fitu mo jo me humb. Fiksi - Pashku me tha me të ndihmu edhe ty se unë mundet të futsha eskavatore e ta merrja vet. Pronari i firmës inerte - Po ashtu është mirë ajo punë. Fiksi - Po nuk ma dha lejen. Pronari i firmës inerte - Po pa leje Fiksi - Ska, nuk ka unë, unë e di që tani është e ndaluar. Pronari i firmës inerte - Me i dhan pesë lekë e me ba. Pronari i firmës inerte- I thuaj duhen dhjete dit do te marr pak nga pak, për atë sasi që don ti. Po 15 - 20 ditë shkojnë me marrë këshu pak nga pak thuaj hajt 1 milion lekë po ti jap, ndoshta mbaroj thuaj për një javë. Nuk ta jep kush ma lirë 3000 lekë morë burrë unë smundet ta jap më lirë nuk di me të rrejt.

TAKIMI I DYTË ME DREJTORIN E BASENEVE TË LEZHËS, PASHK NDOCI

Fiksi - Dy minuta tani nuk dua të ha kohë me thën të drejtën tani. Vajta atje më priti shumë mirë. Po e bukura është se se ka andej nga e dua unë ai e ka këtej lumit.Vetëm ku e nxjerr unë më tha shkon kaq lekë foli troç i shkreti. Unë nuk kisha çfarë i kërkoj më atij më kupton. Më tha ndonjë variant ti mendo se ato lekë është gjynah që ashtu.Punoj mbasdite, jo më shumë se një javë.Bëhet fjalë jo tek ura, se te ura as bëhet fjalë, më poshtë pashë se punojnë.Nuk pashë se nxirrnin tek lumi, normalisht e keni shtërnguar e këni shtërngu. Fiksi - Po të shkoj tek 2000 lekshi, 1700 të paktën, po jo te 3000 lekshi shumë gjynah shumë, do i jap nga e keqja.Eshtë gjynah që t'i jap lekët kot.Më kupton? Më foli hapur, kaq goma, kaq karburant. Shkonte merrte larg ai më kupton, 5 - 4 km Drejtori Baseneve - Sa metër kub doni ? Fiksi - Mos u vë në siklet ëë.Thashë 2000 -

2500 ndoshta edhe 2000 mundet të shkoj. Nuk dihet si terren sa metër kub do hajë. Drejtori Baseneve - Duhet të bëni një veprim me një fjalë.Do shkoj tek Drejtori i INUK i përgjithshëm. Fiksi - Po Drejtori Baseneve - Tek Gazmendi. Fiksi - Bisedojeni të dy bashkë. Drejtori Baseneve - Po të kesh lidhje me të. Fiksi - Jo, jo. Drejtori Baseneve - Atëherë duhet me shku e me bisedu me të, normalishtë kur i bën këto biseda duhet me pas edhe interesin e tyre brenda. Drejtori Baseneve - Eshtë puna të presim 31 Majin është, ta zgjidhi pa problem. Fiksi - E zgjidh me 31 maj. Drejtori Baseneve - Po është halli se ti e don tani shpejt. Para 31 majit duhet me u lidh me INUKUN atje në Tiranq është këtu komplet problemi.Me drejtorin e Përgjithshëm me Gazmend Osmani, unë kam muhabet me të, unë do shkoj t'i afroj normalisht do i afroj për të hapur rrugë këtej Fiski - Patjetër, me të filluar punë. Nuk dikutohet ditën e parë. Drejtori Baseneve - Se kështu janë bërë këtë punë ske çfarë i bën. Fiksi - Si e ka emrin ky ? Drejtori Baseneve -Gazmend Osmani. Fiksi - Osmani ëëë. Drejtori Baseneve - Po ta shkruaj që ta kesh. Drejtori Baseneve - Eshtë, do të jap ty adres ku ta gjesh... Lokal Jurgen, në Linz e ke parsysh? Leka. Ai është shkoku i ngushtë i tij, i bën lidhjen. Fiksi - Dhe pastaj mbyllet ëë? Mundet të shkoj që sot. Drejtori Baseneve - Që sot mundet të shkosh. Do bisedoj edhe nëpërmjet telefonit me to.

GAZETARËT E FIKS FARE TAKOHEN ME LEKËN, PERSONIN E ADRESUAR NGA DREJTORI I BASENEVE TË LEZHËS

Fiksi - Pashku më dërgoj këtu, më duhet një çikë zhavorr.Me dt. 1 ma rregullon vetë ai nuk është nevoja. Dhe më tha të bisedoja më ty. Leka - Kush ta ka dhën atë numër? Fiksi - Pashk Ndoci kryetari i PD -së Lezhës. Leka - E di, e di. Fiksi - Çfarë mundet të bëjm ndonjë gjë unë dua nja 2000 metër kub zhavorr ta marrë në këtë periudhë, me datën 1 e rregulloj vetë. Problemi jonë është vetëm, të ketë dijeni dhe të mos dërgoj ndonjë inspektorë të më kapë makinën. Leka - Ta bisedoj sot, tani. Fiksi - Me datë 1 është vonë. Më kupton? Nëse bëhet mirë, nëse nuk bëhet. Leka - Jo shkoj direkt tani nuk kam asnjë problem unë. Fiksi - Më thuaj drejtë sa duhen kaq dua unë. Leka - Iki direkt unë tani të kthej përgjigje për një orë. Në orën 12 e ke përgjigjen e mbarume. Fiksi - Të vij atje apo të pres në telefon unë? Leka - Në telefon s'ka problem të marrë unë. Merre numrin 0692061594. Fiksi - Lekë e ke Leka - Po. Unë po takoj i them dhjetë ditë punë Se une po i shkoj se tek Xhamlliku, i prishet njërit një tendë, po i shkoj. Do me ja shemb ky i Tiranës Ben Noka se i ka PDIU edhe të madhen edhe të voglën. Jan çu si qentë. Fiksi - Qent për lekë e di e di. Leka - Për lekë Leka - Ja të marrë drejtorin. Tregoi Pashkut. Fiksi - Po, tek Qesaraku dikun aty poshtë po të pres, mirë, Leka në telefon - O drejtor ku je?Kur do shihemi ne? Deri në 12 do kesh mundësi për me u taku?Më merr mua në telefon!Mirë? Kam një bisedë që dua ta mbaroj, mirë po pres telfon.Hajt.

TAKOHEMI ME LEKËN PAS NJË ORE

Fiksi - U mëzita ë u vonova një çikë? Leksa - Jo, mo jo. Unë fola nuk e di sa do të pëlqej, ty, ky është problemi juaj. Më thanë 3000 euro të punoj sa të dojë. Fiksi - 3000 euro të thanë të punojë sa të dojë. Leka - Si ta kesh ti, për mua s'ka problem fare. Fiksi - Me të filluar punë vëllai vij atje tek ti. Leka - Fola me Pashkun në Tiranë.


E mërkurë, 2 maj 2012

11

RAJON

Vrasjet në Shkup

AKSIONI "Monstrum" vijon. Në mesin e të arrestuarve janë edhe një grua e moshuar nga fshati Hotël i komunës së Likovës dhe një 60 vjeçar nga lagja e Shutkës.

Vrasja e pesëfishtë, 20 shqiptarë të arrestuar Ministria e Brendëshme: Janë "pjesëtarë të islamit radikal"

P

SHKUP

olicia e Maqedonisë përmes një operacioni të koduar "Monstrum" ka arrestuar 20 veta, për të cilët theksoi se janë pjesëtarë të një grupi ekstremist, të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smikolvc të Shkupit. Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi se në mesin e të arrestuarëve, shumicas prej tyre shtetas të Maqedonisë, janë autorët e kryerjes së aktit mizor, ndërsa një pjesë tjetër dyshohet për vepra terroriste. Sipas saj, motivi i këtij krimi ka qenë nxitja e pasigurisë dhe frikës tek popullata dhe se viktimat nuk kanë qenë drejtpërdrejt të lidhur me kryerësit e këtij akti monstruoz të vrasjes së pesëfishtë që ndodhi më 12 prill pranë liqenit të Hekuranës në Shkup. Në operacionin "Monstrum" të ndërmarrë në orët e para të mëngjesit kanë marrë pjesë mbi 800 pjesëtarë të njësive speciale të MPB-së, një nga operacionet më të gjëra deri tani. Janë bastisur 26 objekte në fshatra dhe lagje të Shkupit, ku është gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, dhe se pas ekspertizës së disa prej tyre, është vërtetuar se ato janë përdorur gjatë kryerjes së aktit të vrasjes së pesëfishtë. Grupi ekstremist u arrestua në bazë të informacioneve të grumbulluara nga ana e MPB-së. Ministrja Jankullovska ka kërkuar 24 orë për të ngritur kallëzimet penale kundër të ndaluarëve, me ç`rast më pas do të publikohen emrat e tyre. MPB nuk ka theksuar se ky grup është i lidhur me grupet islamike ekstremiste në botë. Jankullovska ka faleminderuar qytetarët që kanë dhënë informacione të rëndësishme përmes linjës së hapur policore. Viktimat e vrara më 12 prill janë katër të rinj të moshave prej 18 deri në 20 vjet dhe një 45 vjeçar, i gjetur disa metra larg trupave të viktimave të reja. Ata u gjetën nga ana e kalimtarëve të rastit. MPB nga rezultatet e para theksoi se ndaj viktimave ishte shtënë nga tri anë dhe me tre llojë të armëve të zjarrit. MPB ka bërë të ditur se

Lajmi Forcat speciale të Ministrisë së Brendëshme të Maqedonisë arrestuan dje në Shkup 20 shtetas shqiptarë të dyshuar si të implikuar me vrasjen e pesëfishtë që tronditi vendin, tre javë më parë. Shqiptarët e arrestuar akuzohen si terroristë dhe përkrahës të linjës së ashpër të islamit. aksioni "Monstrum" vijon dhe se gjatë 24 orëve të ardhshme do të jepen detaje të reja. Në mesin e të arrestuarëve janë edhe një grua e moshuar nga fshati Hotël i komunës së Likovës dhe një 60 vjeçar nga lagja e Shutkës. E moshuara jetonte e vetme dhe se ajo u arrestua pasi që në shtëpinë e saj u gjet një pistoletë.

PARTIA SHQIPTARE

BDI: S'pranojmë përgjegjësi kolektive

P

artia Shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, ka reaguar pas deklaratës së ministrisë së brendshme për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen pesëfishtë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka deklaruar se shqiptarët më shumë se kushdo kanë qenë të interesuar për zbardhjen e këtij krimi. "Shqiptarët nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasje fëmijësh, krim që nuk e mbajnë mend në historinë e tyre as në kohëra lufte".-ka theksuar në reagimin e tij zëdhënësi i BDI. "Përkushtimi ynë si subjekt politik mbetet dhënja e kontributit maksimal në identifikimin e vrasësve me emër dhe mbiemër, se pavarësisht se çfarë nacionaliteti janë, ata janë vetëm vrasës dhe asgjë më pak ose më shumë", ka deklaruar zëdhënësi Bujar Osmani.

Shkup

Prani e shtuar e forcave speciale F

orca të mëdha të njësiteve policore speciale gjatë këtyre festave të majit kanë shtuar masat e sigurisë edhe në rajonet periferike të Shkupit. Siç bën të ditur sot gazeta "Fokus" në Shkup, prania e forcave speciale është vërejtur në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe në fshatrat përreth në periferi, në afërsi të lokalitetit ku ndodhi tre javë me parë vrasja e pesëfishtë. Gazeta ka shpekuluar se javën e kaluar policia kufitare është ndaluar nga persona të

uniformuar në rajonin e fshatit Goshincë të Karadakut të Kumanovës, mirëpo nuk janë dhënë hollësi të tjera. Mediat serbe dhe ato ruse kanë propaganduar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Ndërsa nga ana tjetër, këto pohime janë hedhur poshtë duke u vlerësuar si spekulime që vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit.


12

E mërkurë, 2 maj 2012

RUBRIKA

NGA

MIRA KAZHANI

Ai është një burrë i butë, por i vetëdijshëm për dijet dhe talentin e tij, e ndoshta ky besim e bën e të ndihet kaq paqësor dhe kaq i rrjedhshëm tek më flet me emra konkretë dhe situata po konkrete

A

i ka disa kohë që ka lënë pas poli tikën dhe i është rikthyer sërish dashurisë së tij, letërsisë të cilës nuk i ka ikur kurrë për hir të së vërtetës, por këto kohë e gjej të shkruaj recensionet e tij më së shumti për letërsinë. Ashtu, edhe pse si një urith modest, ai është nga shkruesit më të mirë të letërsisë tonë. Vargje të shijshme dhe proza që vijnë si pallate ndjenjash dhe puse psikologjikë. Por si për shumë shkrimtar të tjerë ka do kohë, koha e atyre prej vërteti duket se nuk është më. Publiku bombardohet në media nga publicitetet e librave të gazetarëve dhe politikanëve (dhe mirë bëjnë që shkruajnë por shumë pompojnë botime që jo gjithmonë meritojnë të quhen letërsi). Pse botimet tuaja nuk marrin nga buja e medias? Kam marrë ndonjë mesazh nga vetë ju në celularin tim ku më keni ftuar në promovime të thjeshta e të urta të veprave tuaja. Pse nuk do dëgjojmë që të përbëjë lajm vepra e një shkrimtari? Është fyerje për letërsinë të dalësh e të tundësh veprën tënde para të gjithëve. Letërsia shkon vetë tek lexuesi që e do atë. Ajo vetftohet, vetfamiljarizohet, vetlexohet. I kam thënë Fevziut( pasi unë e kam ngacmuar disi duke i kujtuar emrin e tij, te Blushit dhe të Ramës) që me marketingun që i ka bërë botimeve të tij ka bërë të mundur që ata që s'kanë blerë një libër në jetën e tyre e kanë blerë më në fund. Është pak ironike kjo që thoni, por nëse dikush arrin të shesë veprën e tij kjo në një mënyrë a tjetër është sukses, i them unë. - Ke të drejtë kur thua se letërsia do edhe marketing. Para disa kohësh u botua një libër i mi i përkthyer në anglisht. Ishte ndoshta dhe jo ndoshta (thekson ai) një nga ngjarjet e letërsisë pasi më lejo të të them se përkthim në anglisht deri më sot për një përmbledhje poetike nuk ka patur. Ka patur përkthime poezish në antologji por jo përkthim i një vepre të tërë që në rastin tim ishte një botim nga universiteti i Dallasit ne SHBA. Ai i rikthehet sërish Fevziut, më saktë një emisioni kur ai ka qënë i ftuar. -Ishte një emision për poezinë dhe librin e mbante në dorë gjatë gjithë kohës Blendi, por nuk e tha në asnjë rast për publikun. Pse nuk ja kërkuat? E pyes unë. Ta thashë Mira, letërsia nuk është si zjarri që mund t'i frysh me nargjiletë. Në ADN-në e krijuesit është modestia dhe jo si një sforcim apo vetëdije se duhet ta kesh meqë je krijues. Ajo lind me krijuesin, është një shprehje edukate në fund të fundit. Nuk mundesh t'i të mërzitësh të tjerët duke u shfaqur kudo. Imagjino të ndeshesh me dikë ngado sepse ai do të jetë i sukseshëm. Mund edhe të jetë i suksesshëm, i them unë. Mundet si jo, por suksesin nuk e

shet. Alen Bosque ka thënë dicka që e shpjegon më së miri këtë dilemë: "Po të kisha më shumë kurajo, do të shkruaja si anonim" Ndërsa porosisim të dy nga një fileto me fiq në një nga restorantet e zonës së ish-Bllokut që më duket shpesh një menzë e kohëve moderne mendoj disi për të. Ai është një burrë i butë, por i vetëdijshëm për dijet dhe talentin e tij, e ndoshta ky besim e bën e të ndihet kaq paqësor dhe kaq i rrjedhshëm tek më flet me emra konkretë dhe situata po konkrete. Ngjan disi me ato romanet që të japin një finale të bukur, por që gjatë gjithë kohës të mbajnë të ngjitur pas batutës së hollë, hera herës djegëse dhe më duket njeriu tipik që i shkon shprehjes tonë :"të vret me bukë"! Ka dhe humor, por nuk mund ta shkruash humorin e tij për shkak se është aq i hollë dhe aq i befasishëm sa ndonjëherë duhet të jesh një gjeni për ta përshkruar. Ndoshta ai vetë do të mund ta bënte me penën e tij urtonjëse, por unë ende jo. Më kujtohet një spot televiziv për një orë shumë të shtrenjtë që është pak a shumë kështu: Ti nuk mund ta zotërosh kurrë një .....por atë mundesh vetëm t'ja trashëgosh brezave. Me këtë që mos t'ju hutoj edhe ju lexues te lunch.com e ka fjalën për modestinë që ky burrë e ka me pash. Preç, a ju pështjelloi vetëvrasja e Ardian Klosit? Mua më trembi madje thashë me vete kush e ka radhën tani? - Për Ardianin më ka ardhur keq, e thotë ai me një shprehje fytyre po aq të njëjtë sa e kishte edhe kur fliste për ngjarjet e tjera. Është konstant në qëndrim dhe zërin që e ka gjithmonë të ulët. Nuk kemi patur shumë miqësi - vijon e tregon ai. -Shpesh s'i kemi patur të përbashkët as miqtë dhe as armiqtë. Ndonjëherë edhe i kemi patur, por pikëtakimi ynë ka qënë një tjetër. Letërsia, angazhimi shoqëror. Nuk di pse ai bëri këtë zgjedhje, e cila duhet të kërkojë një forcë të madhe. Vdekjen e mendojnë të gjithë, por jo vetëvrasjen. Ju e keni menduar këtë të dytën? Në rini po, e kam menduar vetëvrasjen. Ishte një ndjenjë e hiçit që lidhej më Shqipërinë e cila nuk të motivonte për asgjë. Personalisht, sot s'e kam frikë vdekjen, madje s'e kam problem nëse vdes! Problemi është se vdekja ime mund të jetë edhe e të tjerëve. Sikundër jeta ime nuk është vetëm e imja. Kur isha i ri kam qënë i ndikuar edhe nga vetëvrasja e Eseninit, e Majakovskit, apo leximet për vetvrasjen e poetit italian Cezar Paveze. Cfarë mendon se i ndodh një burri pas të 50-ave? A ka një krizë të burrave? - Po ka, madje ajo fillon pak më herët. Disa burra nisin e pyesin shumë

PREÇ ZOGAJ:

Nuk mund të vras veten Jeta ime s'është vetëm e imja Problemi është se vdekja ime mund të jetë edhe e të tjerëve. Sikundër jeta ime nuk është vetëm e imja dhe të tjerë marrin të gjithë përgjigjet. Që të dyja këto janë rreshtuar nga psikologët dhe studjues të vetëvrasjes si arsye për të kapur vdekjen para se ajo të vijë vetë, pra të vetvritesh. Janë disa dhe mund t'i ndaj me ju. 1-Njeriu ndihet se ka dalë tepër, nuk e gjen veten të nevojshëm në shoqërinë që jeton. 2-Rrethohet nga pikëpyetje të mëdha 3-Rrethohet nga përgjigjet, pra i ka marr të gjitha përgjigjet e nuk ka më asnjë kureshti. Megjithatë besoj personalisht që tek vetvrasja ka dicka më shumë sesa rrethanat sociale. Ka të bëjë me kiminë e trurit. Askush s'ka arritur ta përkufizojë vetëvrasjen. Në përgjithësi ka një tendencë të shoqërisë dhe të medias që vetëvrasjet t'ja faturojë realitetit social. Këtu ka një pakuptimësi. Realiteti është kudo i ndryshëm, diku më mirë e diku më keq, por kudo ndodhin vetëvrasje. Zakonisht emrat e njohur botëror të cilët kanë kryer vetëvrasje kanë patur motiv dashurinë. Cezare Pavese disa ditë para vdekjes i shkruantë të dashurës së tij: " Vdekja po vjen nga sytë e tu". Ai ka vuajtur shumë nis e më tregon Zogaj, për poetin Italian duke shtuar se gratë italiane janë materialiste dhe shkatërruese për burrat. Mua më dhimbset cdo ditë me diell! E vetmja frikë që kam është të humbas dritën. Është një mundësi e artë jeta apo jo?! - Je diellore dhe kjo është dicka shumë pozitive. Sigurisht që studjues të shumtë kanë dalë në konkluzionin se koncepti i pakuptimësisë nuk është me vend. Pasi realiteti po të ishte kaq i fortë do i vriste të gjithë në botë, por kjo nuk ndodh. Ai i referohet një poeti suedez i cili thotë në një nga vargjet e tij : "Jemi thërrmija të një mase hyjnore". A bukur apo jo? - Kërkon konfirmimin tim. Besoj që pa e ditur ne jemi të gjithë pak hyjnor. S'ka sesi ta prodhojë hici këtë që jetojmë. Duhet të ketë dicka më shumë nga ajo që shohim. Biseda me Prec Zogajn në tavolinën me dy karrige përballë është një dia-

log që të shkëput nga njerëzit përreth të cilët porosisin sallatë, pasta, ëmbëlsira dhe kafe pa e ditur se janë të gjithë një masë hyjnore. Ndoshta të gjithë sot në këtë lokal kanë patur një çast ku janë mbytyr në kotësi apo jo Preç? Koncepti i pakuptimësisë është universal ashtu si dhe masa hyjnore. Vetëm helmet janë personale dhe konkret. Kemi vetëvrasje që janë vrasje në fakt. Dhe të tilla quhen ato për motive politike, ato për asrye ekonomike. Vetëvrasja e Cvajg erdhi prej mizorisë që pa nga regjimi i Hitlerit. Cvajg ishte vetë Hebre dhe nuk e duroi dot atë realitet. Në këtë rast është një vrasje që vjen si vetëvrasje. Por në shumicën e rasteve vetëvrasje e njeriut nuk duhet kërkuar në ambjentin social e politik. Shpesh ajo duhet kërkuar tek jeta e personit vetë, tek familja, tek dashuria, tek psikologjia e tij. Pyetjet për vdekjen janë të shumta gjer kur ajo mbërrin ose e ftojmë edhe vetë një ditë të bukur. Pa qënë i ndërgjegjshëm në librin tim " Pas erës së re" kam shkruar 70 herë fjalë vdekje. I ka numëruar një mik imi (Albert Nikolla) dhe erdhi e më tha se kisha shkruar kaq shpesh fjalën vdekje. Cfarë është vdekja? Intelektu-

alët kërkojnë përgjigje zakonisht për këtë. Një tjetër fenomen që shoqeron një burrë në moshë të mesme është edhe konturimin i fundit. Kur je i ri nuk e shikon dhe nuk kohë të mendosh, por me kalimin e kohës vizat dhe caku nis e duket. Nuk është e vërtetë që vetëvriten vetëm intelektualët, por edhe njerëzit e thjeshtë. Artistët, poetët intelektualët kanë famën që i bën të mbahen mend, po kushedi sa njerëz të thjeshtë janë humbur në dëshirën për të vdekur. Akili është një nga shembujt më interesant të historisë. Të vdesësh i ri në lavdi, ishte le të themi motoja e Akilit që vdiq në moshën 25 vjecare në Trojë. Kur ai u takua me Odisenë në Hades (botën e hijeve) i rrëfen Odisesë se të vdisje nuk ja vlente fare dhe se do të këmbente gjithë lavdinë e tij për një sekondë më shumë dritë. Me Akilin e Trojës i cili ka qënë i preferuari im i i adoleshencës bisedës me Prec Zogajn i vura një pikë. Ishte një drekë kundër vetëvrasjes dhe Emily Brontë apo Virginia Ëoolf poete dhe shkrimtare të cilat kanë zgjedhur vdekjen si një sfidë ndaj dritës që na ndodh jo rrallë të mos e shohim ishin një motiv për të kuptuar ikjet tona të vullnetshme që na pështjellojnë e na lënë të hutuar përballë pikëpyetjeve që na fusin në rreth. E takova Prec Zogajn (i cili s'më detyron t'i vë një Z për shkak të thjeshtësisë) sepse doja që këtë lunch t'ja dedikonim jetës sepse cdo dekik i saj është flori!


E mërkurë, 2 maj 2012

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

13

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Së shpejti...

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

origjina e lajmit...

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike

Maqedoni Maqedoni Maqedoni


14

E mërkurë, 2 maj 2012

EKONOMI

Vendet eksportuese të naftës, rritje rekord prodhimi

O

ferta për naftë e vendeve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) ka arritur në nivelin më të lartë të 4 viteve të fundit. Muajin e kaluar organizata prodhonte mesatarisht 31.3 milionë fuçi naftë në ditë, ndërsa këtë muaj prodhimi u rrit në 31.7 fuçi në ditë. Kjo shifër rezulton në 2 milionë fuçi më shumë se sa objektivi i ofertës për

naftë, vendosur nga vendet e OPEC-ut. Ndërkohë që oferta për naftë e Iranit në tregjet ndërkombëtare ka rënë për shkak të masave detyruese, Iraku, Arabia Saudite, Libia, Angola dhe Nigeria kanë shtuar prodhimin e tyre ditor. Autoritetet të kësaj organizate ndërkombëtare theksuan se gjatë dy muajve të fundit prodhimi i naftës në Iran është ulur në

nivelin e vitit 1990, kurse muajin e kaluar ka rënë në 3 milionë e 150 mijë fuçi në ditë. Kurse tregjet ndërkombëtare kaluan në rënie, pasi pritjet janë për rritje edhe më të madhe të prodhimit dhe ngadalësim të ekonomive. Në bursën e Nju-Jorkut një fuçi naftë e papërpunuar kushtonte 106 dollarë në fund të transaksioneve të ditës së djeshme.

Italia, në vend të parë për dërgesat e parave Lajmi Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, të ardhurat nga emigrantët vitin e kaluar shënuan rënie, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë e duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003. Por, nga vende të ndryshme, fluksi i valutës ka qenë i ndryshëm

Më pak valutë nga emigrantët në Greqi Nga turizmi, mbeten në vend 47 mln euro Deficiti Në vitin 2011, deficiti i llogarisë korente është zgjeruar me rreth 8%, 0.5 pikë përqindjeje të Prodhimit të Brendshëm Bruto më shumë, duke arritur në 12.2% të PBB-së. Tendenca rritëse është kthyer sërish pas dy vitesh përmirësimi

TIRANE

GENC KONDI

V

iti 2011 ka ndalur prir jen rënëse të prurjeve të emigrantëve, që kishte nisur që në 2007-n, pavarësisht nga përkeqësimi i situatës në Greqi. Megjithatë, sasia e tyre nuk po rritet më, si gjatë dy dekadave të kaluara. Sipas Elton Çollakut, drejtor i Unionit Financiar Tiranë, që është agjent ekskluziv për Shqipërinë i “Western Union”, kompanisë ndërkombëtare të transferimit të parave, ndërsa kanë rënë transfertat nga Greqia, janë rritur ato nga pothuajse të gjitha shtetet e tjera. Nga Greqia ka patur mjaft transferime të kapitalit apo kursimeve, por kjo shumë ka kaluar në pjesën më të madhe përmes bankave. Janë rreth 15, korridoret kryesore nga vijnë paratë në Shqipëri, që janë kryesisht vendet nga Evropa Perëndimore dhe Amerika e Kanadaja. Italia mbetet dërguesi kryesor dhe, deri në tetor, sipas Çollakut, transfertat valutore nga ky shtet drejt Shqipërisë kanë qenë në rritje. Në dy muajt e fundit të vitit është vënë re rënie e lehtë, por që lidhej më shumë me vendimin e qeverisë italiane për vendosjen e kufizimeve për daljen e parave jashtë vendit. Situata duket se është stabilizuar sërish në mars-prill të këtij viti. Anglia, Gjermania dhe Zvicra janë shtetet e tjera, nga të cilat emigrantët shqiptarë u dërgojnë një pjesë të kursimeve të tyre të afërmve që kanë në Shqipëri. Në vitin 2011, dërgesat që emigrantët nisën te të afërmit e tyre arritën në vlerë absolute në rreth 700 milionë

PUNËSIMI

Masat anti-krizë rritin papunësinë globale

S

ipas një raporti të Organizatës Ndërko mbëtare të Punës (ILO) papunësia globale këtë vit parashikohet të arrijë në 202 milionë vetë. Kurse në vitin 2013 norma e papunësisë globale do të rritet më shumë se 6 për qind. Shkaku kryesor janë masat e kursimit, të marra në shumë vende të zhvilluara, kryesisht ato evropiane. Sipas Raportit të Punësimit Global për vitin 2012, që nga kriza financiare e viteve 2008-2009 e këtej kanë humbur vendin e punës rreth 50 milionë njerëz.

euro, pothuajse në të njëjtin nivel me një vit më parë. Në raport me PBB-në, të ardhurat e emigrantëve shënuan rënie, duke zbritur në 7.4% të PBB-së, nga 7.8% një vit më parë, duke arritur në nivelin e tyre më të ulët që prej vitit 2000, në rreth 8% të PBB-së, nga 14.2% e PBB-së në vitin më të mbarë, 2003. Ndërkoh, pas heqjes së vizave me zonën Shengen, shpenzimet e shqiptarëve kanë shënuar një rritje me gati 9% me bazë vjetore në vitin 2011, teksa shqiptarët kanë nxituar të takojnë të

afërmit e tyre apo të kalojnë pushimet në BE. E kundërt ka qenë ecuria e të hyrave të valutës nga turistët që vijnë në Shqipëri. Ndonëse u deklarua se numri i vizitorëve arriti një nivel rekord vitin e kaluar, shpenzimet e tyre kanë qenë rreth 5% më të ulëta në raport me një vit më parë, duke zbritur në nivelin e 2008-s. Turizmi shqiptar mbështetet kryesisht te fqinjët kosovarë, ndërsa europianët preferojnë kryesisht udhëtimet ditore në Shqipëri, në kuadër të tureve ballkanike, duke shpenzuar pak para dhe ata. Në rezultante, valuta që mbeti në Shqipëri nga turizmi ishte minimale, vetëm 47 milionë euro, apo rreth 0.5% e PBB-së.

LAJME SHKURT Agjencia e Pronave, 6.500 dosje të mbetura për shqyrtim

Në rast se Kuvendi do të miratojë ndryshimet e fundit të propozuara në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, atëhere brenda një viti duhet të përfundojë shqyrtimi i 6.500 aplikimeve që janë bërë në zyrat e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Një nga pikat që u vlerësua njëkohësisht nga të dy krahët politikë në komision si e paqartë, ishte ajo për kompetencat që do të ketë struktura ndërinstitucionale, e parashikuar të koordinojë procesin mes institucioneve shtetërore që merren me pronat. Ndërkohë, opozita ka kundërshtuar me forcë faktin që nuk është marrë mendimi i grupeve të interesit, në këtë rast, i ish-pronarëve.

Mali i Zi, anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë

Mali i Zi është bërë zyrtarisht anëtar i Organizatës Botërore të Tregtisë. Përfitimet më të mëdha nga anëtarësimi në këtë organizatë përfshinë zgjidhje konstruktive të marrëveshjeve tregtare, eksporte më të mëdha, përmirësim të cilësisë së mallrave e shërbimeve dhe luftë më e madhe ndaj korrupsionit. Disa përfitime të cilat që tani po i përjeton Mali i Zi, sipas ekspertëve, janë sinjalet pozitive aktuale dhe të pritshme nga investitorët e huaj dhe një liberalizim më i madh i tregut.

Pagat

Shqiptarët fitojnë sa 10% e grekëve

M

TIRANE

e një pagë mesatare mujore zyr tare 37.682 lekë në muaj, shqiptarët janë shumë larg banorëve të vendeve të Evropës. E konvertuar në 270 euro, kjo është gati sa niveli i pagave në Kosovë, që ka pagat më të ulta në kontinent. Fqinjët marrin të gjithë më shumë se ne: në Maqedoni 380 euro, në Bullgari 390, në Bosnjë 450 euro, në Rumani 480 euro, në Mal të Zi 530 euro, në Kroaci 800 euro, ndërsa në Slloveni është paga më e lartë mesatare e ish-vendeve të Lindjes, rreth 1.000 euro. Eurostati ka publikuar këto ditë të dhënat më të fundit lidhur me pagat mesatare, ku një pjesë u refero-

heshin të dhënave për vitin 2010 dhe pjesa tjetër vitit të kaluar. Sipas këtyre të dhënave, vendet me kosto më të lartë të punës janë Belgjika, me 39.3 euro/orë, Suedia me 39.1 euro/orë, Danimarka me 38.6 euro/orë, Franca me 34.2 euro/orë, Luksemburgu me 33.7 euro/orë, Holanda me 31.1 euro/ orë dhe Gjermania me 30.1 euro për një orë pune. Në ekstremin tjetër ndodhen Bullgaria me 3.5 euro për një orë dhe Rumania me 4.2 euro. Në Shqipëri, me Kodin e Punës, java e punës është caktuar në 48 orë. Në rast se marrim mesatarisht një muaj me katër javë e gjysmë, atëhere në një muaj mesatarisht një shqiptar kryen 216 orë pune, për të cilat merr 270 euro. Po

t’u shtojmë këtyre edhe koston që paguan punëdhënësi për sigurimet, sipas ligjit, do të arrihej në një nivel prej rreth 1.7 eurosh, pikërisht sa gjysma e kostos së punës që paguhet nga punëdhënsi në vendin me kosto më të ulët, Bullgaria. Por, në Greqinë e përfshirë nga kriza, sipas Eurostatit, kjo shifër i kalon 17 eurot për një orë pune. Në Itali, ky nivel është edhe më i lartë se kaq, 26.8 euro. Më 22 mars 2012, në 20-vjetorin e fitores së parë të PDsë, kryeministri Sali Berisha deklaroi se rroga mesatare te ne është tashmë 520 dollarë. Në pritje të konfirmimit edhe nga INSTAT-i, duket se duhet shumë punë për t’u afruar edhe me minimalet e fqinjëve.


E mërkurë, 2 maj 2012

15

EKONOMI TREGU VALUTOR

RËNIA E EKSPORTIT

E vetmja valutë e huaj që ka humbur vlerë në këmbimet valutore këto ditë është dollari amerikan, ndërkohë që gjithë valutat e tjera kryesore janë rivlerësuar. Sipas njoftimeve zyrtare nga Banka e Shqipërisë, dollari është kuotuar me 106.04 lekë, 0.06 lekë më pak se një ditë më parë, euro 140.33 lekë, 0.04 lekë më shumë dhe paundi britanik 172.57 lekë, me rritje 0.43 lekë

Eksportet në vlerë kanë rënë me 20% në tre muajt e parë të vitit 2012, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë, sipas shifrave zyrtare, të raportuara nga Instituti i9 Statistikave. Rritja ekonomike dy vitet e fundit është bazuar kryesisht në eksportet dhe shifrat në rënie në këtë tremujor duket se do të rrezikojnë seriozisht ritmet e rritjes së ekonomisë së vendit

Sipas statistikave të bankave, kredia në valutë kushton 18% më shtrenjtë

Kërkesa për shtëpi, 20% më pak Shumë familje preferojnë shtëpi me qira ndaj blerjes, ndërkohë që në kërkesën e blerjes së banesave me tri dhoma e një kuzhinë përfshihen vetëm 10 për qind e blerësve

Lajmi

Konsumi

Bankat e nivelit të dytë raportojnë një ulje të ndjeshme të kreditimit për blerje banesash. Një gjë të tillë e kanë konstatuar edhe kompanitë e të patundshmeve, sipas të cilave, nga një vit më parë, shitblerja e apartamenteve dhe vilave ka një rënie në masën 20 për qind

BERZH: 60% e familjeve, të prekura nga kriza

TIRANE

GENC KONDI

S

ipas të dhënave të pub likuara nga Shoqata Sh qiptare e Bankave dhe kompanitë e shitblerjes së të patundshmeve, kërkesa për blerje banesash në gjithë vendin në muajin janar të këtij viti ka qenë 20% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, është vërejtur që klientët ishin më të prirur drejt kursimeve, se sa blerjes së një prone. Situata financiare e përkeqësuar e familjeve, kreditë e këqija dhe zhvillimet në tregun e real-estate kanë patur ndikimin kryesor për shtrëngimin e standardeve të kredive, të aplikuara nga bankat për kreditë hipotekore për familjarët. Bankat vlerësojnë se këta faktorë ishin në një nivel më të lartë në tremujorin e katërt të 2011-s, krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Në tremujorin e parë të vitit në vazhdim raportohet një ulje kërkese në zonën brenda vijës së verdhë të qyteteve dhe një kërkesë e qëndrueshme për komplekset e banimit jashtë vijës së verdhë. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të situatës ekonomike, pakësimit të të ardhurave të emigrantëve, shkallës së lartë të papunësisë në Shqipëri si dhe niveleve të ulëta të rrogave në vend, por edhe si pasojë e një ngopjeje të tregut, ku përgjithësisht ka shumë ofertë dhe pak kërkesë. Individët në këtë kohë krize duket se po presin, duke zgjedhur të blejnë banesat e tyre në një

TIRANE

N

Në foto: (Foto ilustruese), një bllok pallatesh në Tiranë

kohë më të vonë. Kjo ka sjellë edhe rritjen e kërkesave për qira, kryesisht në Tiranë. Por, ndërkohë, çmimet kanë mbetur të pandryshuara dhe sidomos brenda vijës së verdhë të Tiranës, as që mund të pritet ndonjë ulje nga ndërtuesit, për shkak të numrit të pakët të ndëtimeve. Përsa i përket llojit të apartamenteve, sipas të dhënave nga ndërtuesit, apartamentet 1+1 kërkohen nga 30% e klientëve, ato 2+1 kërkohen nga 60% e klientëve, ndërsa 3+1 kërko-

hen vetëm nga 10% e tyre. Bankat theksojnë se kanë ndërmarrë masa për të lehtësuar kreditimin, por këto kanë patur një efekt minimal. Këtu përfshihet, psh zgjatja e afatit të shlyerjes, e cila ka arritur një maksimum prej 30 vitesh në disa institucione bankare, sigurisht për ata klientë, që marrin edhe pagat pranë tyre. Kërkesa e Bankës së Shqipërisë për të përdorur më shumë kredinë në lek ndaj asaj në valutë ka sjellë gjithashtu pak rezul-

tate, pasi ndërtuesit preferojnë valutën. Dhe kjo rëndon mbi buxhetin familjar. Për një kredi me një vlerë 30 mijë euro, me një afat mesatar shlyerjeje 15 vjet, një individ përllogaritet se duhet të paguajë një këst prej rreth 290 eurosh ose 40 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, për të njëjtën vlerë kredie, konvertuar në lekë, dmth rreth 4.5 milionë lekë, kësti mujor për te njëjtin afat kohor është rreth 47 mijë lekë, gati 18 për qind më shumë.

ë Shqipëri 60 % e famil jeve shqiptare janë prekur nga kriza ekonomike në vitin 2011, ndërsa rritja e ekonomike për 2012-ën do të jetë vetëm 1.2%. Këto janë disa nga konkluzionet që përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Peter Sanfey bëri pak kohë më parë, gjatë prezantimit të raportit “Kriza dhe Tranzicioni” 2011 në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tiranë. Ndërkohë, një tjetër institucione financiar ndërkombëtar, FMN, e uli edhe më shumë këtë parashikim për 2012-ën, në 0.5 për qind rritje. Raporti i BERZH-it vëren se shqiptarët kanë reduktuar konsumin ushqimor, vizitat te mjeku apo

stomatologu. Eshtë rritur huamarrja në mënyrë informale, nuk kanë paguar fare ose kanë shtyrë pagesën e faturave. Sipas Bankës Evropiane, për 2012 rritja ekonomike do të jetë vetëm 1.2% dhe faktor kryesor është rritja e borxhit publik. Ndërkohë, Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike me 2%, shumë më poshtë nga parashikimi i ministrisë së Financave, që është 4.3%.

Strehimi

Ndryshojnë kushtet për përfitimin

TIRANE

Qeveria ka dërguar në Kuvend për diskutim disa ndryshime në ligjin për programet sociale për strehimin, duke zgjeruar numrin e kategorive përfituese, por edhe duke ndryshuar kriteret që duhen përmbushur për të përfituar. Referuar projektligjit të hartuar nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, qëllimi kryesor i ndryshimeve në projektligj është përfshirja, në programin social të strehimit, edhe e banorëve të zonave rurale, që nuk ka ekzistuar deri tani si praktikë. Referuar praktikës së deritanishme, ky program ka gjetur

zbatim në zonat urbane dhe me ndryshimet e reja, pritet që të përfitojnë edhe komunat, popullsia e të cilave është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Po ashtu, me ndryshimet e reja është parashikuar edhe zgjerimi i kategorive që përfitojnë prioritet nga program i strehimit. Përveç banorëve të komunitetit rom apo jetimëve, me prioritet do të trajtohen edhe emigrantët e rikthyer, gratë që janë viktima të dhunës në familje dhe familjet e policëve të rënë në krye të detyrës. Përveç këtyre ndryshimeve, në projektligj parashikohet ndryshimi i kritereve përfituese, ku vlerësimi do të bëhet

individual për çdo aplikim. Ndryshe nga sa ishte më parë, për çdo aplikim do të ketë një sistem pikëzimi ku do të vlerësohen të ardhurat, mundësia e shlyerjes së kredisë, numri i familjarëve në ngarkim etj. Për të shmangur subjektivizmin që lë hapësirë për abuzime, në projektligj përcaktohet referenca e nivelit të të ardhurave. Si matës do të shërbejë niveli mesatar i të ardhurave familjare në krahasim me zonën e banimit. Në rastet kur të ardhurat janë më të larta se mesatarja, atëhere qiraja që do të paguhet do të jetë rreth 30 për qind më e lartë dhe anasjelltas.


16

E mërkurë, 2 maj 2012

SOCIALE

Ministri Ksera: Do të rrisim pagën minimale me 1 mijë lekë

P

aga minimale për punonjësit në administratën shtetërore dhe private do të rritet. Ministria e Punës do të rishikojë nivelin e pagës minimale, duke e rritur atë me 1 mijë lekë të reja. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Punës, Spiro Ksera, i cili deklaroi se po plotësohet kërkesa e sindikatave për rritje të pagës minimale. “Nga gjithë kjo situata

e ndikimit të krizës së borxheve dhe të presionit te tregu i punës ne kemi arritur që niveli i papunësisë të zvogëlohet nga masa 13.7 për qind që ka qenë vitin e kaluar ne vazhdojmë ta kemi masën 13.26 për qind dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të kemi një ulje akoma me 0.4 për qind. Do të kemi një rritje këtë vit të pagës minimale. Kjo do të diskutohet në

Këshillin Kombëtar të Punës, një diskutim dhe një vendimmarrje duke marr parasysh të gjitha kërkesat e biznesit, por dhe të sindikatave. Është 20 mijë lekë aktualisht, ne themi të shkojë 21 mijë”, - ka deklaruar Spiro Kresa, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Rritja e pagës minimale ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga sindikatat e ndryshme të punëtorëve.

Invalidët protestë sensibilizuese para Fyles, më 3 maj Lajmi Shqiptarët ende nuk e kanë vendosur se çfarë duhet të bëjnë më 1 maj: të festojnë me familjarët e tyre apo të protestojnë për më shumë të drejta. Megjithatë dje në Tiranë i gjeje të dy anët e medaljes, sindikatat dhe studentët kanë dalë në shesh për të protestuar, por shumë familje kanë preferuar të festojnë.

1 maji, studentët në shesh kundër Çiljetës Përçahen sindikatat, protestojnë të ndara NGJARJA

Protestuesit i bie të fikët, me urgjencë në spital

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

T

ë rinjtë e lëvizjes “Uni versiteti në Rrezik” kanë gjetur një mënyrë ironike si të protestojnë në këtë ditë, ku në mbarë botën kërkohen më shumë të drejta. Krahas parullave “Sot student, nesër i papunë”, binte në sy një tjetër parullë e madhe “Çiljeta, është opium për popullin”. Dhe si për të sqaruar domethënien e kësaj pankarta që ata kanë mbajtur në dorë, të rinjtë e kësaj lëvizjeje studentore thonë se ajo kishte si qëllim “Ç’Çiljetizimin e politikës shqiptare”. Studentët kanë qenë të parët që i janë bashkuar sindikatave të ndryshme në vend për të kërkuar më shumë të drejta.

SINDIKATAT

Por protesta edhe dje në vendin tonë ka qenë e ndarë. Dy grupimet më të mëdha sindikale ajo e Konfederatës së Sindikatave dhe Sindikata e Minatorëve kanë protestuar të ndara në bulevardin kryesor të Tiranës, para kryeministrisë. Para kryeministrisë ka protestuar fillimisht Konfederata e Sindikatave dhe kur sheshi është liruar vendin e ka zënë sindikata e Minatorëve. Protesta e Konfederatës së Sindikatave para kryeministrisë nisi në orën 10.00 sikurse dhe ishte parashikuar, ndërsa minatorët e kanë nisur protestën para Ministrisë së Punës dhe më pas është zhvendosur përpara kryeministrisë. Kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla tha se gjatë vitit të kaluar të paktën 40 punëtorë humbën jetën gjatë punës dhe askush nuk është dënuar. Ndërsa kreu i minatorëve, Fiqiri Xibri kërkoi që qeveri të vendosë minimumin jetik. Në të kundërt, ata paralajmëruan përshkallë-

zim të protestave. 100 metra nga ne qeveria përpiqet që edhe sot paturpësisht të sfidojë punëtorët me panaire e pazare për të punësuar 100 vetë në 1 vit. Kur në një ditë largohen 2000 vetë vetëm nga ristrukturimi dhe privatizimi i Alb Petrolit. Janë 40 jetë punëtorësh të humbura në krye të detyrës dhe nuk ka asnjë përgjegjës, qoftë dhe me masa administrative, jo më që të flitet për çështje penale”, ka deklaruar Kol Nikolla, Kreu i Konfederatës së sindikatave. “Nuk mund të flasësh për asnjë lloj politike, sociale, apo zhvillim ekonomik në qoftë se

nuk ke pikën e pastër të fillimit, e cila është minimumi jetik. Me këtë lloj politike që kemi në përgjithësi asgjë nuk ka që mund të bëj dobi përveç agresivitetit tonë, përveç dinjitetit tonë qytetar”, - tha Fiqiri Xibri, kreu i sindikatës së minatorëve. Ndërkohë që invalidët kanë paralajmëruar protesta më 3 maj, me rastin e vizitës së Stefan Fyle. “Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuar me rastin e vizitës së Z.Stefan Fyle në Tiranë ka vendosur që të organizojë një prostestë me karakter sensibiluzues para Ministrisë së Integrimit me dt 3

jë 72 vjeçar ka rrezikuar jetën gjatë protestës së mbajtur paraditen e së martës përpara selisë së kryeministrisë për Ditën Botërore të punëtorëve. Gjatë fjalimeve zyrtare të mbajtura nga drejtuesit e protestës, i moshuari ka pësuar gjendje të fikti, ku si shkak mendohet të kenë qenë edhe temperaturat e larta që prej ditësh kanë pushtuar vendin. Ai është parë të shembet në tokë dhe menjëherë qytetarët u munduan t’i jepnin ndihmën e shpejtë. Të pranishmit në vendngjarje njoftuan menjëherë ndihmën e shpejtë .U deshën 20 minuta, që bluzat e bardha të vinin para kryeministrisë, për ta marrë të moshuarin dhe ta dërgojnë atë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Mësohet se gjendja shëndetësore e të moshuarit është e stabilizuar.

maj, ora 11. Është përgjegjësi e politikës edhe institucioneve që ajo ka prodhuar që të kuptojnë se integrimi ynë fillon në Shqipëri edhe jo në Bruksel”, - kanë shpjeguar personat me aftësi të kufizuar në njoftimin e tyre. Por një maji ka pasur edhe ngjyra feste dje. Mjaft njerëz, kanë përfituar nga dita

me diell, dhe kanë pushtuar jo vetëm kodrat e Liqenit Artificial, por edhe çdo hapësirë të gjelbërt të Tiranës. Disa kanë preferuar të pinë një kafe buzë liqenit, të tjerë kanë bërë një xhiro në këmbë, ka nga ata që kishin marrë edhe bukën me vete duke organizuar kështu një piknik me të afërmit e tyre.

1 Maji

Fieri, koncert festiv e flamuj

1

TIRANE

maji në Fier është festuar ndryshe nga vitet e tjera. Kjo u duk disa ditë më parë, pasi bashkia krahas një afishe të madhe në qendër të qytetit ku ftonte qytetarët se surpriza të shumta i prisnin në qytetin antik të Apolonisë, banderola dhe flamuj kombëtar i kishin dhënë qytetit një pamje festive dhe nuk janë zhgënjyer. Qytetin e Apolonisë e kanë vizituar dje me mijëra qytetarë, të cilët kanë festuar individualisht por njëkohësisht

shijuan edhe ritmet e një koncerti festiv të organizuar nga bashkia. Por jo vetëm kaq. 1 maji është zgjedhur edhe si dita kur është çelur zyrtarisht sezoni turistik në Fier. Aktivitetet e ndryshme nën petkun festiv “100 vjet Pavarësi” patën në përbërje të tyre zëra dhe grupe folklorike nga të gjitha zonat e qarkut Fier, ku dominoi padyshim tradita dhe kultura e trevës së Myzeqesë e më gjerë. Drejtori i Artit dhe Kulturës në Bashkinë Fier, Frederik Jorgaqi u shpreh se “ky aktivitet ka një gjithë përfshirje, si: promovimin e turizmit, grupimin rreth

sofrës myzeqare të të gjithë ngjyrave kulturore, si dhe argëtimin e qytetarëve vendas dhe të huaj që sot kishin pushtuar Apolloninë”. Ndërsa organizatori i projektit, Fran Ukcama shprehet se të tilla aktivitete të hapura janë bërë traditë në qytetin e Fierit, por 100 vjetori i pavarësisë është një arsye më shumë që fierakët të festojë. Ndërkohë drejtori i Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Marin Haxhimihali shprehet se dita e sotme është një dëshmi e rritjes së interesit publik mbi vende historike e atraktive, siç është Apollonia.

LAJME SHKURT

Panairi i punës, 1000 vende të lira

Plot 1000 vende të reja pune janë ofruar nga 100 bizneset që po marrin pjesë në panairin e punës të zhvilluar në pallatin e Kongreseve. Qytetarë të thjeshtë, emigrantë të kthyer por edhe studentë të universiteteve publike e private do të mund të aplikojnë për punë për tre ditë me radhë në panairin “Horizonte Punësimi dhe Formimi”. Ky panair organizohet për të pestin vit me radhë dhe gjatë viteve ët kaluara janë regjistruar plot 40 mijë vizitorë.

Durrësi pa buxhet, prefekti akuzon bashkinë

Bashkia e Durrësit nuk ka ende një buxhet, megjithëse kemi hyrë në muajin e pestë të vitit 2012. Vonesat për diskutimin e projektbuxhetit dhe më pas miratimin e tij në këshillin bashkiak kanë sjellë bllokimin e mjaft punëve në qytet. Prefekti i Durrësit, Genci Alizoti është shprehur se kjo vonesë është mjaft shqetësuese dhe përgjegjëse është bashkia, e cila deri në këtë kohë nuk e ka dorëzuar projektbuxhetin në këshillin bashkiak. Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako thotë se administrata e bashkisë është mjaft e aftë për të hartuar një buxhet duke shtuar se brenda një jave projektbuxheti do të jetë para këshilltarëve.

Vera, mbërrijnë alergjitë e stinës

Ngrohja e motit ditët e fundit ka aktivizuar alergjitë e stinës. Sipas mjekëve alergologë, në vendin tonë 17% e popullatës preken prej tyre, ndërsa vizitat janë rritur deri ne 50 persona në ditë. Këto alergji janë tipike të stinës se pranverës, por reshjet e gjata të shiut e shtynë shfaqjen e tyre. Mjekët këshillojnë që personat alergjike të ndjekin këshillat për të shmangur komplikacione të sëmundjes, që mund të çojnë deri në azëm. Ndërsa ditët me një të nxehtë të pazakonte për stinën e pranverës pritet të vijojnë edhe këtë jave. Sipas sinoptikaneve, nga e enjtja do te ketë një rënie te ndjeshme të temperaturave me 6 apo 7 gradë celsius.


E mërkurë, 2 maj 2012

17

SOCIALE ASNJË USHQIM ME QESE

KAMËZ, S’KA MË VEND PËR VARRE

Asnjë ushqim nuk do të lejohet më të tregtohet në ambalazhe qeske të pacertifikuara që nuk garantojnë kontaminimin e tij. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se kjo masë nuk është e vlefshme vetëm për furrat e bukës, por edhe për marketet e tjera. Inspektorët kanë nisur një valë kontrollesh në të gjithë dyqanet, ku sekuestrojnë të gjithë sasinë e qeseve që gjejnë pa certifikatën e sigurisë.

Varrezat e Kamzës do të kenë të njëjtin fat si ato të Sharrës e Tufinës sepse rrezikojnë të mbyllen. Kjo pasi edhe në këtë zonë hapësira e vënë në dispozicion nuk është e mjaftueshme për të përballuar kërkesën gjithnjë e më të madhe për të prehur ata që ndërrojnë jetë. Ashtu si në dy varrezat e mëdha të Tiranës, edhe në Kamëz, për shkak të mungesës së vende, të vdekurit varrosen edhe nëpër rrugica

Miliona lekë, për pagesa drekash e bileta ndeshjes

Sportet, udhëtimi në Kinë, 40 mln lekë dietë Auditi i Ministrisë: Ja të gjithë shkeljet Lajmi Grupi i auditit të Ministrisë së Arsimit, që ka monitoruar të gjithë aktivitetin e Universitetit të Sporteve për vitin 2011, ka zbuluar një sërë shkeljesh dhe abuzimesh të majme me dieta. Sipas këtij raporti të përgatitur nga dy specialistet Merita Tërshana dhe Vjollca Haxhiu shkeljet fillojnë që nga konkurset formale e deri tek pagesa pa dhënë asnjë orë mësimi.

TIRANE

ESMERALDA KETA

N

ë fakt rasti më flagrant i shkeljeve të konstat uara nga auditi, ka qenë ai i një udhëtimi prej 14 personash në Kinë, për të cilin janë harxhuar plot 4 milionë lekë të reja dhe janë paguar nga buxheti i shtetit megjithëse shkresa e Ministrisë përcaktonte se këto para duhet të dilnin nga të ardhurat e vetë Universitetit. “Për vitin 2011 Universiteti i Sporteve ka akorduar gjithsej dieta jashtë vendit me vlerë 6.939.357 lekë, ose 45 për qind më shumë se një vit më parë, pra ai 2010, - shkruajnë specialistët në projekt raportin e auditit të Universitetit të Sporteve. – Peshën më të lartë të shpenzimeve për dieta e zënë shpenzimet për pjesëmarrje në kongresin Evropian në Liverpul me vlerë 1.829.675 lekë për 17 punonjës si dhe shpenzimet e kryera në Universiadën e zhvilluar në Kinë, për të cilën janë harxhuar plot 4.166.272 lekë në përbërje të të cilit kanë qenë 6 studentë dhe 8 drejtues të universitetit ndërkohë që ftesa e ardhur nga organizuesit e aktivitetit ishte në emër të 11 studentëve. Dietat për këtë aktivitetet,

Rektori i ri Në këtë universitet nuk janë zhvilluar zgjedhjet për rektorin e ri, për shkak të një përplasje mes anëtarëve të senatit dhe rektorit aktual Vejsel Rizvanolli. MASH ka ndërhyrë duke pezulluar procesin zgjedhor derisa të shprehet gjykata

Palestra e Universitetit të Sporteve

SHKELJET NË U.SPORTEVE

Rektori ka shpërblyer veten me 117.000 lekë për

punë të mirë, kur ky shpërblim duhet të miratohej nga MASH

Konkurset për rekrutimin e stafit janë bërë formale, pasi fituesit kanë qenë marrë paraprakisht në punë me kontrata 3-mujore Në muajin maj janë shpenzuar 470.000 lekë për drekë zyrtare për emrin e universitetit Në muajin tetor janë shpenzuar 182.000 lekë për

mbylljen e Universiadës universitare

Në dhjetor 2010 janë paguar 109.235 lekë dieta për Jonida Haxhin për trajnim personal Në muajin nëntor 2011 ne vlerën 225.600 lekë janë financuar studimet e doktoraturës për Valbona Cakranin Në shtator 2011 është financuar me vlerë 226.230 lekë studimet e doktoraturës për Juel Jaranin U janë paguar 4 punonjësve të Universitetit të

Sporteve, 162.508 lekë për ndjekjen e ndeshjes së kombëtares së futbollit në Sarajevë, përfshi edhe biletat e ndeshjes.

Projekti i përgatitur nga rektori Rizvanolli ka përfituar nga fondet e Ekselencës 765.000 lekë, në Bruksel kanë shkuar 9 pedagogë ku shumica nuk kishte jo vetëm titujt e domosdoshëm por s’ishin fare pjesëmarrës në këtë projekt dhe askush nuk ka relatuar, ndërsa rektori që ishte edhe drejtues i projektit nuk ka shkuar. megjithëse shkresa e MASHit parashikonte që të paguheshin nga të ardhurat e vetë

universitetit në të vërtetë janë marrë nga buxheti i shtetit që i është akorduar këtij univer-

siteti. “Si rrjedhojë të gjitha shpenzimet për dieta jashtë vendit të kryera për periudhën korrik dhjetor 2011 janë bërë në kundërshtim me VKM nr.472, datë 02.07.2011 “Për disiplinimin e fondeve buxhetore për vitin 2011”, thonë dy specialistet që kanë audituar veprimtarinë e këtij universiteti. Gjithashtu ky audit ka zbuluar probleme edhe në punësimin e stafit të ri, ku konkursi është formal pasi ata që e kanë fituar kanë qenë marrë paraprakisht në punë me kontratë 3-mujore. Rasti më flagrant duket se është ai i Andis Bogdanit që është punësuar, me kontratë

Në foto: Faksimile e raportit të auditit nga Ministria e Arsimit

cesit mësimorë në sistemin part-time. Pagesa për këta është bërë në dy forma edhe si pedagogë të jashtëm me orë mësimi edhe si personel administrativ me orë jashtë kohës normale, ndërkohë që ata e kanë për detyrë të ndjekin këtë proces. Ndërkohë nga auditimi rezulton se disa aktivitete që janë klasifikuar të ardhura nga të tretët (ambiente me qira të US) kryhen nga personeli akademik me kohë të plotë në US, të cilët as nuk janë të pajisur me licencë për kryerjen e këtij aktiviteti duke mos paraqitur edhe në drejtorinë e tatimeve të ardhurat e krijuara. Ndërkohë që auditi ka zbuluar se për palestrat e atletikës dhe Një audit i ministrisë së Arsimit, të gjimnastikës rektorati ka lidhur kontrai zhvilluar nga 12 -31 dhjetor ta me shoqata dhe in2011, ka zbuluar një sërë shkeldividë nga ku rezuljesh në universitetin e Sporteve ton se palestrat mund të përdoren prej tyre nga ora 15:30-23:00, 3 mujore, me detyrë punon- ndërkohë që për studentët e jës mësimor shkencor dhe US orari i lejuar për stërvitje është paguar me ditë të plota individuale nga rektorati ëshpa dhënë asnjë orë mësimi të 14:00-15:30. Prea vetëm një me një dëm ekonomik prej orë e gjysmë studentët mund 148 965 lekë buxhetit të sh- të përdorin palestrën. Një tetit. Ndërkohë që për punon- tjetër shkelje që është konstatjës të veçantë të personelit ak- uar nga auditi i ministrisë së ademik në këtë universitet Arsimti, është fakti që Univerështë lejuar që të kryejnë dhe siteti i Sporteve ka paguar në janë paguar për orë mësimo- formë dietash, studimet dhe re në sistemin part-time duke kualifikimet pasuniversitare tejkaluar normën mësimore për tre pedagogë të saj, që janë për sistemin e ditës. Gjithash- Jonida Haxhi, Juel Jarani dhe tu janë paguar në kundërsh- Valbona Cakrani, ndërkohë që tim me udhëzimin nr.20 të ligji përcakton se universiteti datës 9 maj të MASH-it dhe ka të drejtë të mbështesë për personeli drejtues akademik kualifikime personale vetëm që nga rektori, zv.rektori dhe studentët, ndërsa stafin akadekanët për ndjekjen e pro- demik jo.

?

PYETJE PERGJIGJE

Çfarë ka ndodhur në universitetin e Sporteve?

Në fakt aktualisht ky universitet ka shumë problematika. Aktualisht gjithçka është bllokuar për shkak të përplasjes mes rektorit dhe senatit akademik për zgjedhjet e reja, që në këtë universitet nuk janë zhvilluar. Shto këtu që pedagogët janë ankuar edhe për shkelje të tjera.

Çfarë lloj shkeljesh?

Alketa Çaushi, Adriatike Mara dhe Elvira Baze me grada dhe tituj shkencorë janë ankuar në komisionin e Edukimit për konkurse formale. Në vend të tyre këto konkurse i kanë fituar të rinj që kanë vetëm një master shkencor, edhe atë të bërë në universitete private.

Po tjetër çfarë problemesh ka në këtë universitet?

Një grup auditi i dërguar nga Ministria e Arsimit ka zbuluar shkelje flagrante që nga shpenzimet për dreka e darka, e deri tek sponsorizimet për të parë ndeshjen e kombëtares jashtë vendit, apo financimi i studimeve vetjake të stafit të këtij universiteti. Gjithashtu shkelje janë kapur edhe për dietat e majme që janë paguar për udhëtimet e pajustifikuara të stafit.


18

E mërkurë, 2 maj 2012

DOSSIER

Fotot e rralla

AKTIVISTJA Johanna Gerechter Neumann, e nderuar pak ditë më parë si qytetare nderi e Tiranës kërkon të riun shqiptar që njohu në kohën e luftës

TIRANE

AGRON ALIBALI

N

ë shtator 2011 takoj Am basadorin e Shqipërisë, Gilbert Galanxhi, i cili më tha se do të mbeteshim në kontakt për një veprimtari lidhur me rolin e shqiptarëve për mbrojtjen e hebrenjve, të planifikuar në prill të vitit 2012. Lexuesit mund t'i kujtohet emri Johanna Gerechter Neumann. Disa ditë më parë ajo u nderua në kryeqytetin amerikan prej Kryeministrit të Shqipërisë me titullin qytetare nderi e kryeqytetit shqiptar. për kontributin e shquar në përhapjen e vlerave më të mira të popullit shqiptar, si ambasadore e vërtetë e tij nëpër botë.

SHQIPËRIA - VEND I SIGURTË

Johannën, ndryshe të quajtur Flutura, e kam njohur qysh para disa vitesh. Kisha dëgjuar shumë për të. Familja e saj, e përbërë prej tre vetash, ishte larguar përgjithnjë nga vendlindja në Hamburg, Gjermani, fill pas Kristallnachtit, me 10 nëntor 1938. I jati arrin të marrë një vizë transit në Konsullatën shqiptare në Berlin prej Thoma Luarasit, ndihmës Ministër. Ata mandej kalojnë në Itali dhe, në pritje të vizës amerikane në Konsullatën e Napolit, vendosën të kalojnë disa kohë në Shqipëri. Për hebrenjtë e Evropës në atë kohë Shqipëria e Mbretit Zog ishte vend i sigurtë, ndofta i vetmi ku ata mund t'i shpëtonin terrorit dhe furisë së nazistëve e të bashkëpunëtorëve të tyre. Familja Gerechter mbërriti në Shqipëri rreth marsit 1939 dhe u vendos në Durrës. Pa dashur, atje ata u bënë dëshmitarë të pushtimit fashist të vendit me 7 prill 1939. Vetëm dy ditë më parë, me 5 prill 1939, shpresat e tyre ishin shumëfishuar si pasojë e fjalës së përhapur se Mbreti Zog, nga gëzimi i lindjes së djalit, Princit Leka I, do t'u jepte të gjithë emigrantëve apo vizitorëve të huaj shtetësinë shqiptare. Saga e familjes Gerechter pas pushtimit italian dhe, më pas, atij gjerman të Shqipërisë, është e pafund. Nga viti 1939 e deri në vitin 1945 ata ndërruan disa qytete dhe dhjetra vendbanime për t'i shpëtuar rrezikut të identifikimit, përndjekjes e asgjësimit. Gjatë kësaj periudhe prindërit Gerechter u detyruan të bëjnë punë nga më të ndryshmet. I jati, Siegbert, kishte talent të veçantë pikturën dhe e nxirrte bukën e gojës duke ndihmuar tregtarë të ndryshëm tek dyqanet e tyre. Edhe e ëma, Alice, bënte gjithfarë punësh. Johanna, nga ana e saj, shkoi në shkollë katolike fillimisht në Durrës, dhe mandej, nëpër qytete të ndryshme ku u lidh në miqësi me moshatarët e saj. Njëra prej tyre ishte Erika Përmeti Toptani. Meqë emri shkurt në gjermanisht ishte Jutta,

Kartolina e Johanës për shqiptarin Bedri në 1944

Jutta kërkon Bedriun pas 68 vitesh ndarje Historia e një miqësi të rrallë shqiptaro-hebraike në vitin 1944 vërsnikët vendas parapëlqyen ta thërrasin Flutura.

Kartolina e Bedriut për Johanën

AMBASADORE VULLNETMIRË PËR SHQIPTARËT

Vetëm pasi u largua nga Shqipëria në vitin 1945 familja

Gerechter mësoi gjëmën që kishin pësuar bashkëkombasit e tyre hebrenj në mbarë Evropën, dhe njëkohësisht, vlerësuan fatin që i kish prurë midis shqiptarëve. Qysh nga ai çast, ata morën përsipër vullnetarisht misionin për

t'i treguar botës mbarë guximin dhe sakrificën e shqiptarëve për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë. E kisha hasur Johannën edhe në vitin 1999, gjatë viteve të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ndërkohë që opinion publik amerikan ishte i painformuar dhe deri diku pavendosur për të mbështetur bombardimet, Johanna Neumann doli publikisht

Johanna sot nuk e kujton mbiemrin e Bedriut. Me lejen e saj, të dyja fotot po i botojmë sot për herë të parë në mbështetje të popullit të Kosovës. Pas shumë bisedash telefonike e takova Johannën për herë të parë në selinë e OKB-së në Nju Jork në vitin 2006 kur u hap ekspozita fotografike BESA, e amerikanit Norman Gershman, ku paraqiteshin foto-portrete të shqiptarëve që kishin shpëtuar hebrenj. Natyrisht që miqësia u thellua, dhe më pas u takuam sërish dhe shumë shpesh bisedonim në telefon. Në vjeshtën e vitit 2007 Jo-

hanna u ftua në Shqipëri nga zv. Ministrja Edith Harxhi, ku iu dha çmimi "Qytetare nderi e Durrësit". Ajo atje vizitoi edhe Vlorën, dhe pikërisht vendin ku kanë zbarkuar hebrenjtë sefardikë në vitin 1492, çast që u fiksua në celuloid nga Desdemona Stefa. Kurse në prill 2011 organizuam bashkë një panel me ligjërata në Universitetin Millersville, të Pensilvanisë, ku mori pjesë edhe studiuesja nga Shqipëria Blerina Sadiku, që paraqiti librin e saj për çështjen çame. Ligjërata e Johanës, si përherë, ishte një paraqitje e rrallë dhe dëshmi e drejtpërdrejtë e periudhës së zezë të Holokaustit dhe fisnikërisë, guximit dhe vetmohimit të shqiptarëve. Vlerësim të veçantë ajo i kushtoi familjes së Njazi Pilkut, inxhinierit të talentuar, martuar me një gjermane, Lizalotte Boetge, dhe fëmijëve, Edip dhe Luan. Rreth shkurtit të këtij viti Johanna u ftua për të dhënë disa ligjërata në Gjermani. Ndër ftuesit e saj ishte edhe një shoqatë e miqësisë shqiptaro-gjermane.

BEDRIU - NJË SHOK I PAHARRUAR

Pikërisht në momentin kur avioni i saj po zbriste në Frankfurt, në kutinë e postës time elektronike më vjen një mesazh nga


E mërkurë, 2 maj 2012

19

DOSSIER

Vizita në SHBA

Berisha dekoroi Neumann si “qytetare nderi” G

jatë vizitës në SHBA, Berisha vizitoi edhe Ho locaust Memorial Museum, Washington DC, ku së bashku me bashkëshorten zonjën Liri Berisha ishte i ftuar në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar “Besa”, një eveniment që zhvillohet për herë të parë në Uashington dhe vjen si akt vlerësues për kombin dhe virtytet fisnike të shqiptarëve, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Zonja Johana Neumann është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, që u ndihmua nga një familje shqiptare për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht zonja Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon. Në këtë ceremoni merrnin pjesë mbi 500 të pranishëm, zyrtarë të lartë qeveritarë, senatorë, kongresmenë, pjesëtare të trupit diplomatik, të ftuar dhe miq, shqiptarë të diasporës. Midis të pranishmëve merrnin pjesë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, kongresmeni Eliot Engel, ambasadori amerikan në Shqipëri Alenxander Arvizu, Ambasadori i Izraelit në SHBA etj. Dokumentari sjell historinë e jashtëzakonshme të mikpritjes, strehimit dhe mbrojtjes së një familjeje hebreje në Shqipëri dhe përmes saj,

Bedriu me pushkë më 1944

miku i përbashkët, Petrit Zorba, kryetar i shoqatës miqësisë Shqipëri-Izrael. Mesazhi mban daten 30 janar 2012 dhe ka këtë përmbajtje: "Dikush para ca muajsh, një burrë i vjetër, dëshironte t'i dërgonte një mesazh zonjës Johanna. Ai na solli edhe një foto me një nënshkrim nga mbrapa, të cilën e skanova dhe po ju a dërgoj. Nëse e takon mund t'ia japësh. I bën shumë të fala. Me respekt, Petrit ZORBA". E shkarkova menjëherë foton dhe ç'të shikoj. Një vashë e njomë, rreth të pesëmbëdhjetave, e hijshme, me flokët me fjongo dhe me dy gërsheta varur supeve, veshur me një fustan ngjyrë të çelët me rryp të zi. Anash një shënim:

"A BEDRÍ IN RICORDO DEI BEI MESI TRASCORSI, JUTTA GERECHTER".

Nuk prisja që Johanna ta kontrollonte postën elektronike gjatë qëndrimit në Gjermani. Dhe ashtu ndodhi. Dhjetë ditë më pas, kur kthehet në Washington më telefonon plot mirënjohje dhe habi. "Sa pak dihet për

Shqipërinë dhe rolin e shqiptarëve gjatë Holokaustit", më tha ajo. Pyetja që prisja erdhi: "Po si e gjete këtë foto"? Dhe e qeshura e saj nuk pushonte. Natyrisht, fotoja e ndihmoi të freskonte kujtesën. Si kishin rrjedhur ngjarjet? Sipas saj, aty nga fundi i vitit 1943, kur vendi ishte nën pushtimin gjerman, familja Gerechter u zhvendos nga Durrësi për në Tiranë dhe zuri me qera një banesë, pranë një bordelloje, diku në një rrugë paralele me bulevardin që atëhere quhej Rruga Regina Elena. Ata kishin një dhomë dhe e ëma e Johannës gatuante për të zotët e shtëpisë. Nipi i të zotit të shtëpisë ishte një djalosh i ri, inteligjent dhe shumë i pashëm. Ai quhej Bedri dhe u miqësua shumë me Johannën, ose me Fluturën, siç e quanin atë në Shqipëri. Dy të rinjtë rrinin shpesh së bashku dhe bisedonin në italisht për tema nga më të ndryshmet. Mirëpo jeta, që dukej sikur kishte bashkuar në atë moment një djalë shqiptar me një vajzë me prejardhje gjermano-hebraike,

mori papritmas një kthesë krejt të papritur, me rrjedhime të paparashikuara - dhe të pakthyeshme - për të dy personazhet. Një ditë i jati i Johannës mësoi arësyet se pse Bedriu zhdukej për net të tëra nga shtëpia. Ai ishte i lidhur me lëvizjen nacional-çlirimtare… Kjo gjë e tronditi pa masë familjen Gerechter. Ç'do të ndodhte nëse Bedriu do të arrestohej? Po sikur gjermanët të kontrollin shtëpinë e tij? Ishte e qartë se qëndrimi i mëtejshëm në atë shtëpi mund të ngjallte dyshime për vetë bujtësit hebrenj. Prandaj, zoti Gerechter merr vendimin për t'u larguar menjëherë nga banesa e xhaxhait të Bedriut. Pa dyshim e tronditur nga ky largim i papritur, Johanna vendos t'i lërë kujtim shokut të saj foton bashkëngjitur. Sot ende nuk e dimë se cili është Bedriu, zotërues i kësaj fotoje historike. Dimë vetëm që ai, para disa muajsh, ka shkuar në zyrat e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael dhe ka dorëzuar një kopje të saj. Ai sot është pa dyshim i moshuar, me familje,

Në foto: Kryeminisri Sali Berisha me zonjën Johana Neumann

historinë e një kombi që hapi dyert e shpëtoi nga shfarosja qindra familjeje hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky dokumentar është një prodhim i bazuar në materiale, fakte dhe dokumente arkivorë dhe dëshmitë e të mbijetuarve të Holokaustit, të cilët kaluan përmes Shqipërisë ose jetojnin në Shqipëri dhe u morën në mbrojtje, u strehuan dhe u ruajtën nga familje të thjeshta shqiptare, emrat e të cilëve sot lartësohen në piedestalin e nderit në institucionin Yad Vashem në Jeruzalem ku ndodhen të gdhendur emrat e të gjithë “ Të drejtët mes kombeve” që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj ceremonie e mori fjalën edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker, i cili përshëndeti evenimentin në emër të Sekretares se Shtetit Hilary Clinton, si dhe u përcolli të gjithë familjeve shqiptare që shpëtuan hebrenjtë përshëndetjet më të përzemërta nga Sekretarja Clinton dhe vlerësimet më të larta për këtë akt sa human dhe unik në histori. Kryeministri Berisha i dorëzoi zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, zoti Lulzim Basha me motivacionin : “Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.

djem, vajza, nipa e mbesa. Mundet vetëm të parafytyrojmë përkushtimin shumëvjeçar të tij në ruajtjen e kësaj foto për vite me rradhë si ndër sendet më të vyera e të çmuara të jetës së tij.

NGJALLJA E NJË MIQËSIE

Mirëpo historia nuk mbaron këtu. Disa javë më pas, një ditë

"Dikush para ca muajsh, një burrë i vjetër, dëshironte t'i dërgonte një mesazh zonjës Johanna. Ai na solli një foto me një nënshkrim nga mbrapa më merr në telefon Johanna dhe më fton në zyrën e saj në Muzeumin Përkujtimor të Holokaustit në Washington. Pasi shkëmbejmë përshëndetjet e rastit, hap një dosje që kishte marrë me vete dhe më tregon një foto që ajo sapo e kishte gjetur në arkivën e saj private. Ishte një foto e Bedriut tonë ende të panjohur. Ai ia kishte dhënë foton Fluturës, ose Jo-

hanna-s si kujtim para ndarjes. Aty na shfaqet një i ri shqiptar, tejet i pashëm, i qeshur, i veshur mirë e me shije, që del nga një shkurre e dendur duke mbajtur një armë në dorë. Nuk dihet se pse personazhi ynë ende i panjohur vendosi, në ato vite të vështira të luftës, të dalë në foto duke mbajtur një armë në dorë, qoftë çifte. Ndofta edhe kjo foto, krejt e pafajshme, mund t'i ketë shtuar arësyet e familjes Gerechter për të prerë lidhjet me familjen tiranase ku ata, si bujtës, kishin gjetur strehim dhe mbrojtje. Johanna sot nuk e kujton mbiemrin e Bedriut. Me lejen e saj, të dyja fotot po i botojmë sot për herë të parë. Me besimin se ky shkrim do të lexohet nga ai vetë, ose anëtarë të familjes së Bedriut, dhe me shpresën se kjo miqësi e rrallë shqiptaro-hebraike do të rigjallërohet, po përcjellim adresën e postës elektronike se ku ai ose ata mund të më kontaktojnë nëse duan të lidhen me Johannën sot dhe 68 vjet më pas. iliralibali@gmail.com info@hotelbleart.com


20

E mërkurë, 2 maj 2012

KULTURE

Skrapomania

Projekti i Rijetëzimit

APELI "Një trakt i konsiderueshëm i murit antik prej afër 15 m gjatësi dhe 4m lartësi u rrëzua për shkak të presionit të dherave dhe reshjeve. Ku janë ata që jo shumë kohë më parë nuk i zinte gjumi, pasi një projekt "shkatërrues" po i afrohej këtij monumenti historik, arkeologjik e arkitektonik?"

TIRANE

RESHAT GEGA

Pazari i vjetër i Korçës

Grabitet dhe dëmtohet pazari 300-vjeçar i Korçës G rabiten qepenat e dyqaneve 300-vjeçare të pazarit të Korçës, i cili ruhet si Monument Kulture i kategorisë se parë. Ndërsa pazari është ne proces restaurimi, ditët e fundit janë zhveshur nga pjesët metalike te dyerve e dritareve, të paktën 15 dyqane, ku grabitësit kanë synuar shitjen e këtyre materialeve për skrap. Me nisjen e punimeve për kanalizimet dhe kalldrëmin, tregtarët janë vendosur në periferi te qytetit dhe kjo gjë ka krijuar kushtet e favorshme për hajdutët. Drejtorja e monumenteve ne qarkun e Korçës, Jorida Remaçka, tha se është vënë në dijeni Ministria e Turizmit, si dhe janë denoncuar rastet e vjedhjes. Por nga policia bëhet e ditur se nuk ka asnjë të ndaluar. Pazari i vjetër i Korçës është një nga objektet me vlera të hershme historike, kulturore dhe artistike. Ai k a r a k t e r i z o h e t Tregu me rreth nga ndërtesa në 1.000 dyqane përgjithësisht një dhe dykatëshe, arriti kulmin e tij rrugica të ngushta gjatë fundit të e një stil ndërtimi shekullit të XIX që tërheq vë- dhe fillimit të mendjen e vizitorëve. Në shek- shekullit të XX ujt e kaluar pazari ka qenë vendi i shkëmbimeve të tregtarëve që vinin nga Turqia, Greqia, Trieste dhe Venecia. Tregu me rreth 1.000 dyqane arriti kulmin e tij gjatë fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit të XX. Në strukturën urbanistike të qytetit, pazari krijonte një ansambël më vete. Të dy pjesët e pazarit që ndaheshin nga lumi lidheshin me ura të drunjta, ndërsa rruga kryesore që vinte nga qyteti, e kalonte lumen mbi një urë të gurtë me qemerë, sipër së cilës ngrihen dyqane. Pazari është djegur tri herë, por është ndërtuar sërish. Tani pazari vazhdon të funksionojë njëlloj si më parë dhe ka vlera historike dhe monumentale. Pas disa objekteve të rëndësisë së veçantë, gjatë kësaj periudhe kanë rënë preh e grabitjeve për skrap edhe disa objekte në rrethin e Fierit, siç është landfilli i mbetjeve te arsenikut, ku hajdutët kanë shkatërruar murin mbrojtës për të marrë telat, si dhe kanë dëmtuar edhe puse të ajrimit në landfill, duke lënë në mëshirë të fatit tonelata me mbetje të rrezikshme. Për ndërtimin e këtij landfilli në vitin 2010 u shpenzuan mbi 1.3 milionë euro fonde të komunitetit evropian.

E

shtë një habi e madhe sesi nuk pati ndonjë ulërimë apo klithmë për atë që ndodhi në datën 20 prill në Kalanë e Lezhës. Në faqen veriore, një trakt i konsiderueshëm i murit antik prej afër 15 m gjatësi dhe 4m lartësi u rrëzua për shkak të presionit të dherave dhe reshjeve. Ku janë ata që jo shumë kohë më parë nuk i zinte gjumi, pasi një projekt "shkatërrues" po i afrohej këtij monumenti historik, arkeologjik e arkitektonik? Pse nuk po ndihet grupi i "monumenteshpëtuesve" të cilët edhe me gjokset e tyre do të mbronin nga "përdhosja" që mund t'i bënte Kalasë projekti i rrjetëzimit? Çudi sesa të pavëmendshëm janë në këto momente! Ku dreqin janë futur ata të cilëve ju dhimbseshin të ashtuquajturat rrënoja të banesave me frëngji pushke të dukagjinasve? Nuk ju dhëmb shkatërrimi i murit antik i kësaj Kalaje apo akoma s'e kanë marrë vesh?! Me trishtim dhe keqardhje po përpiqem të ribëj një koment rreth kësaj situate groteske ku protagonistë janë personazhe po kaq groteskë, të cilët ka kohë që nuk kanë lënë gjë pa thënë për Projektin e Rijetëzimit dhe rivlerësimit të Kalasë së Lezhës. Nuk kanë lënë mekanizëm e levë pa lëvizur për ta sabotuar duke shpifur se gjoja nuk ka respektuar hallkat institucionale shkencore e shtetërore të aprovimit. Në mënyrë konstante kanë prezantuar të deformuar përmbajtjen e programit funksional e teknik të projektit,ashtu si iu vinte për oreks dhe gusto. Kanë bërë gallatë dhe janë përpjekur të sugjestionojnë opinionin duke përdorur terma dhe zhargon banal e mediokër me qëllimin që sa më shumë njerëzia të kuptonin se po dilte në skenë një projekt "përbindësh", pa cilësi, pa ndjeshmëri ndaj vlerave që ka monumenti dhe mbi të gjitha një shkatërrues i padiskutueshëm. Kjo masë individësh me "ndjeshmëri" të lartë ndaj monumenteve në përgjithësi e për atë të Kalasë së Lezhës në veçanti ia ka arritur deri diku qëllimit që i kishte vënë vetes. Në saje të zhurmës, tam-tameve, luftës nëpër kulisa, tymnajës propagandistike e shumë manovrave të tjera u krijua për fat të keq një situate hipnoze për instancat shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për të përmbyllur procedurat zyrtare e për t'i hapur rrugën realizimit të Projektit të Rijetëzimit të Kalasë së Lezhës. Zhurma dhe tymnaja dizinformuese krijojë hutim dhe turbullim dhe solli për pasojë një vonesë të tejzgjatur për fillimin e punimeve konservuese, restauruese e rivlerësuese të cilat janë pjesë e programit të këtij projekti. Trakti i murit që pati fatin e keq të rrëzohej ditën e premte, në datën 20 prill, ishte pa dyshim i përfshirë në ndërhyrjet që parashikohen në Projektin e Rijetëzimit. Ndaj tij ishte përcaktuar e gjithë ecuria e ndërhyrjeve, duke pasur në qendër të vëmendjes eliminimin e fenomenit të shkarjeve dhe daljeve nga drejtpeshimi apo vertikaliteti. (Shih figurat). Punimet janë të dhëna si në relacionin që është pjesë e projektit ashtu edhe në skicat përkatëse. Përmbledhtazi mund të jepnim etapat e ndërhyrjeve të parashikuara për konservim dhe riaftësimin e mureve perimetralë të Kalasë në përgjithësi dhe ato që i takojnë zonës ku ka ndodhur së fundmi shembja. E gjithë linja e murit rrethues është e përfshirë nga një fenomen degradues i njohur më së miri. Gjatë një kohe të gjatë dhe për shkak

Si dhe kush i rrëzoi të mungesës së vëmendjes e mirëmbajtjes permanente territori brenda kalasë e pranë murit rrethues ka pësuar mbushje me depozitime që vinë vazhdimisht nga pjesa e sipërme. Një pjesë e mirë e mbushjeve ka ardhur edhe për shkak të depozitimeve historike apo arkeologjike. Ky fenomen ka çuar deri aty sa të

bllokohen pikë shkarkimet e ujërave që vinë nga reshjet dhe për pasojë masa e mbushjeve në pjesën e brendshme pranë murit ka ardhur përherë duke u rritur. Duke u shtuar kjo masë dhe me bllokimin e largimit të ujërave shtohet edhe pesha e për pasojë rriten vazhdimisht presionet që ushtrohen ndaj murit rrethues.


E mërkurë, 2 maj 2012

21

KULTURE NDËRTIMET PIRATE Alarmi është dhënë disa ditë më parë nga shefi i inspektoratit Ndërtimor në Lezhë, Bilal Madi, për Shqiptarja.com se "Një firmë ndërtimi po shkatërron Kalanë". Pse qeveria nuk mori masa parandalimi?! Arkitekti Reshat Gega hedh dritë mbi faktet

Në foto: Skicat tregojnë një pjesë të projektit të rijetëzimit të kalasë së Lezhës, për restaurimin dhe konservimin e murit verior, pjesë e cila u rrëzua në fund të muajit prill

muret antike në Kalanë e Lezhës?! Dinamikën e shtytjeve nga brenda për jashtë të murit e tregojnë çarjet dhe deformimet që ai ka në disa pjesë të tij. Shtytjet e shkaktuara nga mbushja bëjnë që gjithnjë e më shumë muri të humbas vertikalitetin e për pasojë të shkoj drejt shembjes. Këtë fat pati një trakt muri i periudhës mesjetare në anën veriore përpara disa vjetësh dhe po të njëjtin problem pati edhe fragmenti i murit të periudhës antike, i cili u shemb në datën 20 të këtij muaji pikërisht në të njëjtin sektor.

JU TREGOJ PROJEKTIN QË DO TË NDALONTE RRËZIMIN E KALASË

Si e parashikonim ne në Projektin e Rijetëzimit të Kalasë Mesjetare të Lezhës? Së pari, do të bëhet ulja e kuotave të terrenit në të gjithë zonat ku muret vuajnë nga presioni i mbushjeve. Procesi i uljes së kuotave do të realizohet me gërmime të rregullta arkeologjike në mënyrë që të kemi në të njëjtën kohë jo vetëm përmirësimin e gjendjes statike të murit por edhe pasurimin me vlera arkeologjike. Këto të fundit do të shtojnë repertorin e inventarit arkeologjik si edhe do të krijojnë mundësinë e leximit të një historie më të pasuruar me elemente dhe materiale të dala nga gërmimi i këtij vendbanimi kaq të rëndësishëm për historinë tonë. Së dyti, do te eliminohet fenomeni i erozionit duke e disiplinuar largimin e ujerave në të gjithë territorin. Bashkëngjitur me këtë proces do të përdoren edhe tapete hidro-izolues në mënyrë që mos të ketë penetrim të ujërave nën kuotat sipërfaqësore. Në pjesën e sipërme të sipërfaqes do të kultivohet tapet jeshil apo bar i ngjeshur, i cili do të luaj një rol të mirë për eliminimin e gërryerjeve, por njëkohësisht do japë efekte shumë të mira estetike, pasi do të vër në dukje mjaft mirë të gjithë elementet përbërës të rrënojave. Procesi i konsolidimit dhe i konservimeve është një etapë shumë e rëndësishme, e cila do të zhvillohet paralel me atë të përshkruar më sipër. Në këtë kuadër do të merren në shqyrtim të gjitha problemet që mund të kenë pjesët përbërëse të Kalasë. Mureve do t'u bëhen shërbime

specifike kur në to vihen re situate të vështira statike,jashtë qendrës kritike apo degradime strukturore. Në projekt janë dhënë disa nga shembujt për këto raste duke demonstruar edhe parimin e ndërhyrjes. Ka rëndësi të madhe ky proces, pasi në njëfarë kuptimi i shërben mbylljes së plagëve që struktura e mureve ka marrë nga faktorët dëmtues të mësipërm. Për çdo rast ku ka deformime, çarje dhe spostime të drejtpeshimit të trupit të murit do të ketë edhe ndërhyrjen specifike nga pikëpamja teknike. Kjo do të thotë se do të kemi punë mjaft me shqyrtimin e dinamikës dhe sjelljes së çdo pjese të arkitekturës së Kalasë me qëllimin kryesor të mbylljes sa më mirë dhe me sa më shumë cilësi të problemeve strukturore që ka grumbulluar koha mbi kurrizin e

këtij monumenti të rëndësishëm, qoftë për historinë tonë kombëtare ashtu edhe për nga pikëpamja e vlerave arkitekturore. Së fundmi, më duhet të them se në përfundimin e realizimit të Projektit për Rijetëzimin e Kalasë Mesjetare të Lezhës do të kemi një pamje tjetër por jo të tjetërsuar. Kjo do të thotë që për shkak të ndërhyrjeve konservim, konsolidim, pastrime dhe përpunim i vegjetacionit të ulët,krijimit të shtigjeve për lëvizje,kufizimi i fluksit në pjesët me rrënoja arkeologjike,vendosja e tabelave shpjeguese etj, publiku do të perceptoj një hapësirë dhe arkitekturë të kësaj Kalaje shumë herë më të këndshëm nga pikëpamja estetike dhe informuese sesa tani. Do të rivlerësohen e vihen në dukje shumë më mire gjurmët e banesave dhe

objekte me funksione dhe periudhave të ndryshme e do të paraqitet e jepet shumë më mirë historia dhe karakteristikat e këtij monumenti të rëndësishëm. Idetë për të lënë të qetë këtë monument, duke e kundruar dhe i kënaqur përherë si të ishe përballë një qenie në ikje e sipër, me rrënojat të patrazuara e që të japin një ndjesi estetike idilike, plot romantizëm janë tërësisht të papërshtatshme qoftë për kohën ashtu edhe për interesat tona kombëtare. Janë të papërshtatshme dhe jo në harmoni me detyrën që ka shoqëria moderne për të bërë kujdesin maksimal në ruajtjen,konservimin dhe rivlerësimin e Trashëgimisë Kulturore duke e konceptuar këtë proces si një mision të shenjtë.

*Arkitekt,Restaurator

Festivali

Danimarka çel Festivalin e Filmit në Tiranë me fituesin e Oskar 2010 Më 5 maj vjen në Tiranë regjisori i njohur Italian Marco Bellocchio me filmin "Vincere"

S

ot në kinema Milenium çelet Festivali i Filmit Europian në Shqipëri, i cili do të vijojë deri më 8 maj. Organizatorët pohojnë se gjatë këtyre ditëve do të shfaqen 14 filma, nga 10 shtete anëtare të BE-së, çdo ditë në orët 18.00 dhe 20.30. Ndërsa në datën 5 maj do të jetë i pranishëm edhe regjisori i njohur Italian Marco Bellocchio, filmi i të cilit, "Vincere" do të projektohet në orën 20.30, siparin e festivalit e çel filmi danez, "In a Better World", fitues i Oskarit dhe Golden Globes 2010, si filmi më i mirë i huaj apo "Wintertochter ", fitues i disa çmi-

meve në Gjermani dhe në Feature Film Chicago 2011. Të tjerë filma, ndër prodhimet më të mira të viteve të fundit, që do të shfaqen gjatë këtij festivali janë "Der Ganz Grobe Traum", ("Leksione për një ëndërr"), "Welcome" dhe "25 kilates", "Tales from the golden age", "Tutta colpa della musica", "Mariage a trois", "Wintertochter " si dhe dokumentari "Armadillo". "In a better world" me regji të Susanne Bier dhe skenar të Anders Thomas Jensen dhe Susanne Bier do të shfaqet në orën 18.00 dhe zgjat 119 minuta. Pas tij

në orën 20.30 do të shfaqet "Der Ganz Grobe Traum" është një film gjerman me regji të Sebastian Grobler, i cili ka shkruar edhe skenarin së bashku me Philipp Roth. Të tjerë filma si "Welcome" i regjisori Philippe Lioret, "25 kilates": trilleri 86 minutësh spanjoll, filmi grek Guiness", filmi belg "The intruder", filmi anglez "Attack the Block", filmi holandez "Sonny Boy" dhe disa nga legjenda urbane të Rumanisë të dramatizuara në filmin "Tales from the golden age", etj, do të shfaqen në ditët në vijim në kinema Milenium në Tiranë


22

E mërkurë, 2 maj 2012

SPEKTAKEL

Big Brother 5

DEBATI: Graciano i thotë Ermalit se nëse Genta ikën nga grupi i tyre tek grupi i Liamit, do t'i prishen llogaritë. Ermali nuk e pranon këtë fakt e thotë se më e keqja që mund të ndodh është të dalë në nominim ai me Françeskën.

TIRANE

SUADA DACI

M

ë shumë se dy muaj qën drim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka bërë që banorët e Big Brother të ndahen në dy grupe. Liderët e dy grupeve brenda shtëpisë janë Ermali, që ka me mbështetjen e Françekës, Gentës, Gracianos, dhe Erionit. Ndërsa nga ana tjetër është grupi që kryesohet nga Liam, dhe që ka si aleat Gertën, Arbërin dhe Dritanin. Liami, Gerta dhe Tani diskutojnë me njëri-tjetrin për Ermalin dhe sjelljen e tij kundrejt Gentës. Liami mendon se ai bën rolin viktimës dhe ndërkohë është duke bërë lojë individuale. "Ai do të arrijë të thyejë betimin që dha gjatë spektaklit dhe kjo do të jetë arritje për në", shprehet Gerta. Ndërsa Liami thotë se do të merret personalisht me të dhe do ta demaskojë lidhur me lojën që po bën. Ndërsa Ermali në dhomën e gjumit u flet banorëve për lojën e grupit tjetër. Ai thotë se grupi me në krye Liamin mendon që të nxjerrë në nominim njërin prej banorëve të grupit të tyre, ndërsa Ermali propozon që ata të nxjerrin në nominim Tanin. Ermali thotë se e njeh shumë mirë strategjinë që po përdor Liami për lojën, pasi ata e kanë diskutuar djemtë po shtiren që po hiqen me kaq me njëri-tjetrin para shumë javësh. indiferentizëm. Së fundi në oborr Ndërkaq Graciano, Ermali e Eri- mblidhen të gjithë banorët e Liami oni qëndrojnë në oborr duke bisedu- me Tanin flasin për planet e jetës që ar për grupet në shtëpi dhe nomin- kanë për kur të mbarojë loja e BB. imet. Ermali thotë për grupin e Li- Françeska sapo afrohet në oborr, deamit se dhe kur hanë mëngjes, ulen baton me Gracianon për cigaret duke të katërt bashkë. Erioni shton se me i thënë se nuk e duron dot tymin që ta është ulur dhe Genta, e Ermali thotë se kjo nuk është problem. Graciano përgjigjet se Ermali duhet të tregohet i sinqertë e të Liami i thotë Arbërit se ai po del pohojë që e ka problem po nga grupi dhe po bashkohet më të ikë Genta nga grupi i tyre tek grupi i Liamit, shumë me Ermalin - Françeskën pasi do t'i prishen llog- dhe grupin e tyre aritë. Ermali nuk e pranon këtë fakt e thotë se më e keqja që mund të ndodh është të dalë në mëngjes, e i kërkon atij të largonë nominim ai me Françeskën. Gra- het. Graciano më pas largohet, e Ericiano thotë që ky do të ishte problem oni qesh, ndërsa Françeska thotë se për të, pasi mund të largohet shakatë e Gracianos, vetëm Erionin Françeska e Ermali thotë për veten e bëjnë për të qeshur. se dhe po të dalë në nominim me ERMALI - GENTËS : MOS I banorët e tjerë nuk e ka problem. Eri- JEP RËNDËSI LIAMIT" Genta hyn brenda dhe krijon një oni shton se nuk ka përse të bëhet problem kjo gjë e Graciano i thotë se debat të vogël me banorët që ndod-

dhe Genta duke i parë u shkon pranë. Arbër i thotë se dëshiron që të flasë me Liamin dhe i kërkon Gentës që të largohet, por Genta nuk e bën një gjë të tillë. Ajo u thotë djemve se do që të dijë se çfarë po bisedojnë ata dhe Liami fillon që t'i flasë keq për grupin ku ajo bën pjesë. Fakti që ajo doli në nominim prej katër votave të grupit kundërshtar dhe se Grupi i Gentës nuk nominuan të njëjtin person bëri që ata të interpretojnë si një përdorje nga ana e Ermalit këtë gjë. Liami i thotë Gentës se Liami po e përdor atë si dele sepse ata nuk mundën që të dominonin një banor nga grupi tjetër edhe pse kishin 5 vota. Genta u thotë se kjo nuk është e vërtetë, por ata nuk kanë bërë plane nominimi dhe rrinë bashkë sepse përshtaten më shumë. Më pas me kërkesën e djemve Genta Largohet dhe aty mbeten vetëm Liami e Arbri. Arbër i kërkon Liamit që të fillojë bisedën për të cilën e ka thirrur aty dhe Liami fillon të flasë për shqetësimin e tij se Arbër po del nga grupi dhe po bashkohet më shumë me grupin kundërshtar. Liami i thotë Arbrit se ai ka vënë re se ai është distancuar dhe për më tepër i vjen keq për një shprehje që Ermali i kishte thënë arbrit dhe që Liami e dëgjoi gjatë klipit të thashethemeve. "Ti mban në lojë tre vetë" i kishte thënë Ermali tregon se nuk i intereson mendimi i Arbrit dhe Liami i thotë "do të doja asnjërit prej tyre dhe vazhdon të thotë: që ti t'i jepje një përgjigje Ermalit për "Unë nuk jam qen, që të më mbajnë të këtë". Arbër i thotë "unë thjesht e lidhur me zinxhir". "Mos ia trego vlerë- mora si një këshillë". Liami i thotë simin tënd", e këshillon Ermali. Ai Arbrit se ai nuk mund të afrohet me thotë se Genta pa dashur i bën të kup- grupin kundërshtar sepse ata e kanë tojë atij se është më i zgjuar se ai. "Po quajtur për një kohë të gjatë e kanë të jetë për vlerësim, ka qenë Françes- quajtur "kopje e Liamit". Arbër i thotë se kjo për të është një gjë naive dhe atij nuk i intereson fare se çfarë thonë të tjerët sepse ai ka Pasi Genta shkon brenda, Ermali i qenë gjatë në nominim dhe publiku nuk do të thotë asaj se kishte shumë kohë që një kopje nëse nuk fliste me Liamin, por gjatë ditës e donte origjinali është brenda dhe ai do të kishte dalë. ka parë bashkë me të duke biseduar Liami i thotë Arbrit se Ermali ia ka thënë atë gjë me tendencë në mënyrë ka ajo që ia ka dhënë dorën e i ka thënë: që ai të lëkundej dhe të largohej nga Bravo, je konkurrent i fortë", shprehet grupi. Pas një bisede për disa minuGenta. "Mos e përmend fare emrin ta me radhë dy djemtë sqarohen. Artime, dëgjove?!", i thotë Françeska. bër i thotë Liamit se ai me Ermalin "Unë e kam vetë parim, që nuk i jap pëlqen që të bisedojë rreth temave rëndësi tjetrit", shprehet Ermali. të caktuara sepse e konsideron si një LIAMI- GENTËS: JE DELE E djalë të zgjuar dhe me një bagazh të ERMALIT mirë njohurish, por për lojën nuk i Arbër dhe Liami shkojnë brenda pëlqen të luajë si ai.

Ermali VS Liam

Banorët ndahen në grupe sulmojnë njëri-tjetrin hen në dhomën e gjumit: Erionin, Ermalin e Françeskën, lidhur me disa rroba të sajat. "Shko ankohu te shoku yt Liami", i thotë Erioni, mendimin të cilit e përkrah edhe Ermali. Pasi ajo ikën, të tre fillojnë të komentojnë sjelljen e saj, duke thënë se këtë javë nga ndryshuar për shkak të nominimit. Pasi Genta shkon brenda, Ermali i thotë asaj se kishte shumë kohë që nuk fliste me Liamin, por gjatë ditës e ka parë bashkë me Liamin duke biseduar. "Ju pashë gjithë afrimitet", i thotë Ermali, ndërsa Genta ia sqaron situatën. Ajo i tregon për bisedën që ka bërë me Liamin dhe për fjalët e Liamit për Ermalin, i cili i ka thënë se ka qenë strategjia e Ermalit që Gent doli në nominim, pasi grupi i tyre nuk bënë enkas plane për të nominuar një banor të grupit të tyre. "Do ta bëjmë këtë javë", shprehet Ermali. Ermali e Françeska e gjykojnë Gentën për faktin që ka ndenjur me Liamin për shumë kohë, ndërsa ajo i thotë Ermalit se edhe ai të njëjtën gjë bëri me Arbrin ditën e djeshme, por ajo nuk e gjykoi për këtë fakt. "Shko te Liami dhe lëri fjalët", i thotë Erioni, ndërsa Genta i

Liami dhe Dritani

Gerta

Qentë s'po ushqehen mjaftueshëm

Nuk kam punuar asnjëherë

K

B

atër qentë e banorëve, të cilët janë bërë që prej së shtunës ,pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i kanë shqetësuar shumë banorët për mënyrën e ushqimit. Liami del në kopsht e fillon të argëtohet me qentë e pas tij edhe Tani, i cli shijon rrezet e diellit. Ndërsa Ermali shkon në kuzhinë dhe merret me larjen e enëve dhe pastrimin e kuzhinës. Më vonë Ermali shkon në dhomën e gjumit e fillon të përkëdhelë e të puthë Françeskën, për ta zgjuar. Liami dhe Dritani fillojnë që të diskutojnë për qentë e tyre dhe thonë se janë të shqetësuar, pasi nuk hanë ushqimin brenda shtëpisë. "Vetëm pi ujë", thotë i shqetësuar Liami. Tani mendon se qeni i Liamit mund të jetë mërzitur brenda shtëpisë. "100 për qind", thotë i sigurt Liami.

Tani thotë se edhe qeni i tij nuk po ushqehet mjaftueshëm brenda shtëpisë se Big Brother. Genta rri afër djemëve, ndërsa merr rreze dielli dhe fillon të flasë me ta, për sa i përket shqetësimit që po ndiejnë për qentë. Ajo mendon se mund të ketë ndikuar ndërrimi i ushqimit, por Tani thotë se qeni i tij është mësuar që të ushqehet me të gjitha.

anorët qëndrojnë në oborr, ku urojnë njëzëri festën e 1 majit. Erioni uron të gjithë punëtorët që sot kanë festë, e Françeska uron Tanin e Erionin për këtë festë. Ai uron Gertën për festën e sotme e ajo përgjigjet se nuk ka punuar asnjëherë deri më tani, e Erioni e pyet sa vjeç është ajo. Gerta përgjigjet se është 23 vjeç e Erioni çuditet që ajo nuk ka punuar asnjëherë, e Graciano ndërhyn duke shprehur habi gjithashtu. Gerta tregon se në korrik është diplomuar e nuk ka pasur kur të punojë, ndërsa Françeska shprehet se ka punuar. Gerta thotë se dhe ajo ka ushtruar modelig, ndërsa Françeska thotë se ka punuar në parukeri së bashku me motrën e saj. Gerta i kundërpërgjigjet Gracianos për cilë-

simin që i ka bërë për faktin që nuk ka punuar asnjëherë e shprehet se ka qenë me studime gjatë gjithë kohës e nuk ka mundur të punojë. Graciano i thotë se në njëfarë mënyre ajo ka jetuar në kurriz të të tjerëve, por Gerta kundërshton. Françeska thotë se ka shumë vajza që janë në shkollë e gjithashtu punojnë.


E mërkurë, 2 maj 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Një autobus që himnizon dikatorin

Ndalon politikanët të hyjnë në restorant

Qebapi të shpëton jetën

A

E

N

tac, ndërmarrja italiane e transportit publik në Romë ditën e djeshme përfshi nga polemikat e shumta që kanë shpërthyer pas një incideti që ka ndodhur me një nga autobusët e linjës. Kështu, në një nga gjashtë autobusët, në vend që në vendin ku duhet të shkruhet destinacini apo se kujt linje i takon, siç duket edhe nga foto këtu pranë, është shkruar një frazë që himnizon Benito Mussolini-n, apo Ducen siç edhe thirrej diktatori fashist. Ky fakt është denuncuar nga një blogger i cili ka botuar edhe foton përkatëse për ta provuar akuzën e tij. Drejtuesit e ndërmarrjes në fjalë ka filluar menjëherë një hetim të brendshëm, ndërkohë që të gjithë dokumentacionin ia kanë kaluar autoritetit gjyqësor, i cili do të përcaktojë edhe nëse ky fakt përbën një vepër penale. Zëra nga brenda ndërmarrjes thonë se mund të behet fjalë ose për ndonjë nostalgjik, ose për ndonjë karagjoz që 1 majin e ka ngatërruar me 1 prillin.

dhe pse kohë krize fantazia e sipërmarrësve të ndryshëm bëhet edhe më pjellore. Më e fundit vjen nga Italia, pikërisht nga Fermignano, në provincën e Pesaros, ku pronari i një restoranti ka nxjerrë një njoftim tejet provokativ që ka shkaktuar një reaksion të madh në të gjithë Italinë. Njoftimi i tij, të cilin mund ta shihni edhe në foto, është një goxha tabelë e vendosur në xhamin e restorantit të tij, është as më shumë e as më pak por një ndalim për të hyrë në restorantit e tij për të gjithë politikanët, nga kryeministri e deri të këshilltari i fundit i komunës. Ky ndalim vjen për faktin, sipas tij, se politikanët nuk përfaqësojnë më shoqërinë civile dhe kriza ekonomike që po kalon vendi është faji i atyre që e kanë udhëhequr vendin në 20-30 vitet e fundit. Sigurisht që kjo ka ngjallur edhe reagimin e ashpër të politikanëve, por duket se pronari i restorantit as që do t’ia dijë për to.

doshta një qebap, ushqimi karakteristik oriental, mund të mos jetë ushqimi par excellence për ruajtjen e shëndetit, por James Hobbs ama ka plotësisht të drejtë të deklarojë se e ka jetën pikërisht prej qebapit. Kështu, pasi kishte blerë qebapin një brëmje në një dyqan në Highbridge, të Somerset (Angli) dhe po kthehej në shtëpi, kaloi para shtëpisë së Jamie Edney, i cili, sipas tij kishte një lidhje dashurie me të shoqen. Nga inati filloi t’i binte derës me shkelma dhe të shante me zë të lartë. Kur Edney hapi derën filloi menjëherë një perleshje, por i zoti i shtëpisë i kishte marrë masat. Me thikën që kishte marrë në kuzhinë e goditi fort në fyt duke i shkaktuar një çarje të thellë nga ku gjaku i rrodhi çurk. Për fatin e tij të mirë nuk e humbi toruan, por si e kishte qebapin e vuri në vendine plagës duke mëshuar fort e duke ndaluar hemorragjinë. Më pas një kushëri i tij mori një peshqir e ia lidhi dhe e çoi pa ndjenja në spital, ku pas një ndërhyrjeje kirurgjikale ia hodhi paq.

SUPER FJALEKRYQ 1 20 29

2

3

21

4

5

6

22

30

7

23

31

24

10

11

12

26 33

54

43 48

55

56

74

82

75 83

92

HORIZONTAL 1. Një grup vitaminash B… 7. Emri i Darwin. 13. Muzika q ëi parapriu jazz-it. 21. Inicialet e Redford. 22. Lumi i Bernës. 23. Një sigël maunesh. 26. Keanu aktor. 28. Janë sende. 29. Ishtet Katrina ai që shkatërroi New Orleans. 32. Gjuajnë duke endur. 35. Merren majtas ose djathtas. 37. Film i Alfred Hitchcock. 38. Janë fenomenet me telepati. 39. Në mes të një Gjin dhe Shpata. 40. Ku¿zojnë rastet. 41. Ishte kryeperëndi nordike. 42. Mund të formojnë banda. 43. Çahet me luftë. 46. Këshilli i Europës. 47. Eshtë lëvizja duke shfrytëzuar turmat, 48. Eshtë qielli i… tetë. 50. Jorge i Dona Flor dhe dy burrat e saj. 53. Fillojnë romanin. 54. Ajo më e famshme ishte Brunhilda. 56. Dinë të Àasin. 58. Kush është duket i zbehtë. 59. Hosni që u rrëzua nga pushteti Egjiptit. 60. Një hir… bukurie. 61. Hepburn aktore. 63. Svevo shkrimtar.

50

77

62 69

78 87

93

90

C C

92. Eshtë i shtatë me kinemanë. 93. Kërcimi i Fred Astaire. 94. Një ngasje. 95. Janë stade në videogame.

10. Ka sjellë një… pusullë. 11. Në kryr të evidencës. 12. Fillojnë sefte. 14. Agjenci Grumbullimi Has. 15. Ajo Lindore udhëhiqej nga Honecker. 16. Bëhen për prova. 17. Tiran pa ku¿j. 18. Damon aktor. 19. Mbetet në fund. 20. Bëhet duke qortuar… veten. 24. Jetojnë edhe në Tikrit. 25. Zona e aeroportit Nënë Tereza. 27. Një qoshe e errët. 30. Një garë mes cowboys. 31. Një pjesë e aziatikëve.

VERTIKAL 1. Eshtë peshk liqeni. 2. Një shtypi është gazeta. 3. Peter vë humbi hijen. 4. Një pjesë laikëve. 5. Mbyllin një tender. 6. Eshtë i pastër si… kirurg. 7. Një aeroplan me qira. 8. Ishin punëtorë krahu. 9. Skuadra merengues.

N D E R I

A A

F L L O K O I

L

A V A R

T E R

I

P P E R E N D I

A T

A R K E T A R E T I

D E

U R M

R

D

J N I

E N

I R E K T

A N A

I

I

S

A L K

K U L T U R M O R T A J

T A L E N T K

T O M M A S O

K A S K E T A S

K O R R E K T

I

I

I

S

A T I

I

U A L L E R

T E T U

A

H B

I I

F O B I

L L A

F R A

O T T O

S

T R

I

A R

I

G U R T E

S

I

S K L

I

Q E N E T N T

P E T L

A

R O K

A A M I

T A

I

N

I K A T

D R

I

L O N

I M E O N E N E T

S

I

M N R

L E E C U R T T O N V

I

D E T E

F D E

A V A T

L

M E V L A N

A S

V A

72

91

95

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM B A A R

Peshorja

Do të gjeni përgjegjet e disa pyetjeve, do të nxirrni një shumë parash dhe mund të përfundoni kështu një kontratë biznesi. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion.

52

81

89

94

64. Ku¿zojnë takimet. 66. Një copë nën astar. 68. Janë në masë. 69. Ruajnë… gjysmën. 70. Një pjesë e analogjisë. 72. Nderi kur nuk di. 73. Tiriac tenist. 75. Fillojnë terapinë. 76. Qe një mosketier. 79. Janë të dhënat e aparaturës. 81. Një mund të jetë gjenealogjike. 82. Më i i miri është i parë. 86. Prodani i paharruar i skenës. 89. Shkaktohet nga HIV. 90. Janë tre në sidecar.

51

71

80

88

Virgjëresha

Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e papritur do t’ju hapë rrugën për t’u futur në një ambient interesant kulturor.

63

70

79

86

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe mos kënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të arrijë të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme.

19

58

68

85

18

Gaforrja

Shkrihen si bora në diell tensione e këtyre ditëve të fundit, të vënë nën morsetën e Hënës dhe Marsit. Ndërsa ndjenja dhe marrveshja me personin që dashuroni është perfekte.

45

61

76 84

17

44

57

67

16

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, suidomos në raportet me paertnerin. Kujdes nga të papriturat që mund t’ju dalin.

40

49

60 66

15

36

39

59 65

14

Demi

Nga ana profesionale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju.. Aferdita pozitive në shenjë ”gudulis” jo pak erosin tuaj.

28

35

47

53

13 27

34

42

46

73

9

38

41

64

25

32

37

8

Dashi

Parashikohen zhvillime interesante në drejtim të punës. Mundësi të mira për të përmirësuar raporet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme në mbrëmje.

A N T

K A T E G O R

T O T A L E

I

I K

N O R A

32. Një vallëzim… polak. 33. U shkrua nga Maupassant. 34. Ndërmarrje Metalike Elbasan. 36. Eshtë edhe ai i thikës. 38. Regjisori I Shtëpia me dritare që qeshin. 39. Russell ¿lozof. 42. Eshtë gur mulliri. 44. Bëhet një në… burg. 45. Janë kapele dimri me veshë. 47. Një i kuq është Marsi. 49. Nnjë pjesë e moabitëve. 51. Janë porositë e fundit. 52. Të lenë në mëdyshje. 54. Tre në Vukovar. 55. Eshtë kapo më manastir. 57. Eshtë tokë… që punohet. 62. Një buall i Tibetit. 65. Xhiro e Francës. 67. Dy shkronja për disa. 71. Një është edhe shiatik. 74. King Cole i muzikës. 77. Hidhet një me… këmbë. 78. Një lojëme games. 80. Fleming i James Bond. 81. Pot, që qe diktator i Kamboxhias. 83. Fillojnë lirshëm. 84. Elizabeth Taylor. 85. Mbyllin një princip. 87. Në hyrje të ku¿rit. 88. Ndezur në aparaturë. 91. Mbarojne fare.

Akrepi

Nga ana profesionale një projekt që ju e keni shumë për zemër ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar ose për t’u shtyrë për një herë tjetër. Kujdesraportet ndërperosnale dhe ato me partnerin.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë Àeksibël në punë në ku¿j të pranueshëm, diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju kështu do të detyroheni të modi¿koni paksa planet tuaja.

Bricjapi

Hëna është në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse duke i bindur të tjerët për atë që doni.

Ujori

Mos kërkoni t’ua a hidhni të tjerëve sidomos njerëzve që ju qëndrojnë pranë, sepse edhe mashtrimet e vogla e ndoshta edhe me qëllim të mirë mund të zbulohen menjeherë dhe pa pandehur.

Peshqit

Dielli që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reÀekse të shpejta dhe komunikim. Do të jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni me ide të reja dhe brilante.


24

E mërkurë, 2 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Clinton: SHBA thellësisht e shqetësuar për Timoshenkon Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “thellë të shqetësuara” për trajtimin në burg të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko. Aktualisht, zonja Timoshenko është në vuajtje të dënimit kundërthënës prej shtatë vitesh burg, për keqpërdorim të detyrës. Ajo ka thënë se ishte rrahur nga rojtarët e burgut në Harkov. Mbështetësit e saj kanë publikuar fotogra¿ të vrragëve në barkun e Timoshenkos dhe kanë thënë se këto pamje i mbështesin pretendimet se është rrahur. Timoshenko e ka shpallur edhe një grevë të urisë. ɷ OKB: Në Siri janë vrarë 34 fëmijë Kombet e Bashkuara thonë se 34 fëmijë janë vrarë në Siri, prej se ka hyrë në fuqi armëpushimi ndërmjet forcave të presidentit, Bashar al-Asad, dhe grupeve opozitare. Armëpushimi kishte hyrë në fuqi më 12 prill. E dërguara speciale e OKB-së për fëmijë dhe konÀiktin e armatosur, Radhika Kumarasvami, nëpërmjet një kumtese, tha se vrasjet kanë ndodhur “përkundër vendosjes së monitoruesve të armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” dhe ka kërkuar që të gjitha palët në konÀikt “të përmbahen nga taktikat e pakontrolluara, që kanë rezultuar me vrasje dhe plagosje të fëmijëve”. ɷ Planet e Al Qaeda-s fshiheshin brenda videove pornografike Organizata Al Qaeda ji mbante të dokumentuara planet e saj terroriste brenda videove që përmbanin materiale pornogra¿ke. Lajmi u bë i ditur nga rrjeti CNN, në përvjetorin e vdekjes së kryeterroristit Osama Bin Laden. Sipas CNN, autoritetet amerikane zbuluan në materialet që iu kon¿skuan një 22-vjeçari pakistanez, i lidhur me Al Qaeda-n, një thesar të vërtetë. Brenda videove pornogra¿ke që ai dispononte kishte të dhëna për sulme terroriste të kryera, përfshirë atentatet në Londër në 2005-ën, si dhe për plane që prisnin të viheshin në zbatim. ɷ Mbytet trageti, 200 viktima në Indi Mbi 200 persona mendohet se kanë vdekur për shkak të mbytjes së një trageti në lumin Brahmaputra, në Indi. Trageti u përmbyt gjatë një stuhie dhe sipas autoritetetve, 150 persona arritën të shpëtojnë duke notuar. Trageti dykatësh kishte një kapacitet prej 250 personash, por në momentin e mbytjes në të gjendeshin të paktën 500 veta, transmeton Shekulli njoftimin. Mendohet se në bordin e tragetit ka pasur shumë gra dhe fëmijë. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë viktimat teksa merreshin nga rryma e fortë e ujit, pas ndarjes në dysh të tragetit. Kërkimet për të zhdukurit vijojnë. ɷ Turqia harton kushtetutë tërësisht civile Një komision parlamentar në Turqi pritet të nisë punën për kushtetutën e parë tërësisht civile për vendin. Qëllimi është hartimi i një kapitulli më demokratik dhe më të thjeshtë për të zëvendësuar kushtetutën aktuale, që është hartuar nën kontrollin ushtarak 30 vjet më parë. Kushtetuta në fjalë i jep pushtet ushtrisë, ku¿zon të drejtat individuale dhe ndërkohë injorohet nga minoritetet e vendit, përfshirë kurdët, transmeton Klani njoftimet. Drafti i ri pritet të kompletohet nga fundi i vitit. Komisioni multi-partiak deri tani ka vepruar me shkallë të ulët konsensusi, por ka premtuar hartimin e një kapitulli që do të përfaqësojë vullnetin e popullit. Për këtë qëllim anëtarët e komisionit kanë zhvilluar takime në mbarë Turqinë, duke inkurajuar shoqërinë civile që të kontribuojë me pikëpamjet e saj.

EKSPRES BINGO Nga shorteu i datës 1 Maj 2012 luajtur në TV Klan ora 18:50, numrat ¿tues janë:

Ekspresbingo, shorteu i ri sjell “një tren” me lekë

N

jë tren me lekë. Ky ishte konkluzioni i ditës së spektaklit më të ri Ekspres Bingo. Shumë ¿tues, shumë dhurata dhe çmime marramendëse në lojën e re që luhet për superkutinë, superunazën dhe ekspres bingon.Por supriza e këtij spektakli, me një kondrabiletë të kthyer për në zyrat e telebingos dhe që luhen me lojën telefonike, erdhën për një qytetar nga Tirana, Esat Cara, i cili ¿toi që në momentin e parë të hedhjes së shortit me anë të telefonit makinën Shevrolet Spark, një risi e sjellë në këtë spektakël nga Ekspres Bingo. U ndje shumë i surprizuar qytetari nga Tirana ndërsa u duk më qartë edhe në komunikimin telefonik të ditës së sotme. Ai duhet të paraqitet të premten, në orën 12.00 në zyrat e Nacional sh.a, prapa stadiumit “Selman Stërmasi” për të marrë vesh procedurat e marrjes së makinës së re të ¿tuar me një biletë prej 50 lekësh të Ekspres Bingo. Por ndërkohë, shumë çmime që u ranë qytetarëve nga Tirana, Durrësi, Fieri, Gjirokastra dhe Vlora ishin suprizat e spektaklit të djeshëm. Kështu, çmimet prej 50 mijë lekësh të reja, 70 mijë lekësh, 30 mijë lekësh dhe shumë cmime të tjera ishin pjesë e spektaklit. Ndërkohë, që cmimi i madh ekspres bingo u fitua nga katër qytetarë të rretheve të cilët për¿tojnë nga cmimi i madh mbi 400 mijë lekë të vjetra. PROCEDURA Sipas organizatorëve të lojës më të re që hidhet në shorteun në TV Klan çdo të martë në orën 16.00, kjo lojë është një atraksion i ri për të gjithë ata që marrin pjesë në të. Në çdo pikë shitje të gazetave por edhe në pikat ku shiten biletat e Telebingos, të gjithë qytetarët mund të gjejnë biletat e ekspres bingo. Madje, falë një bashkëpunimi me gazetën Shqiptarja.com, shumë prej

qytetarëve e kanë marrë atë edhe nëpërmjet biletës që u dha falas me gazetën. Shorteu hidhet me anë të goglave derisa ¿tohet superkutia, superunaza, për të arritur në çmimin e madh të Ekspres Bingos, i cili ¿ton 35 përqind të fondit të ¿timit. Loja, shumë e thjeshtë për tu luajtur, sjell ¿toren jo vetëm me goglat e hedhura gjatë spektaklit në sallë, por edhe nëpërmjet kondrabiletave që sillen në zyrat e Nacional Sh.a, në lojën telefonike. Gjatë spektaklit të djeshëm të lojës telefonike, në të katër telefonatat e bëra, u arrit të ¿tohej që në javën e dytë të këtij shorteu makina e re, me zero kilometrazh, Shevrolet. Ndërkohë që çmimet e tjera ishin një mal me para. SHQIPTARJA.COM Pjesë e këtij shorteu është bërë edhe gazeta Shqiptarja.com, e cila në bashkëpunim me Nacional sh.a, arriti të shpërndajë biletat falas bashkë me gazetën. Dhe gjatë spektaklit të sotëm, një prej ¿tuesve të shorteut të javës së parë, ishte një vajzë nga Gjirokastra, e cila kishte blerë biletën ekspresbingo që ishte vendosur në gazetën Shqiptarja. com, duke u bërë ¿tuese e 300 mijë lekëve të vjetra. Pra vetëm me 30 lekë, duke blerë gazetën, arriti të marrë një shumë të madhe parash. “Jam shumë e lumtur. E kam parë gazetën Shqiptarja. com dhe më është dukur shumë interesante. Por ditën që kishte biletën ekspres bingo, nuk mendova se fati do të trokiste në familjen tonë. Ndaj, tani që ndodhem në këtë sallë, më bëhet qej¿ që kam ¿tuar nga loja ekspresbingo por edhe nga gazeta Shqiptarja.com”. Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e kanë ndjekur spektaklin gjatë të martës, numrat ¿tues të shorteut të sotëm, do tii gjejnë emrat në gazetën Shqiptarja.com.

NUMRAT KANË DALË ME RENDITJEN VIJUESE: 01 - 11 12 - 22 23 - 33 34 - 44 24 - 33

34 72 73 49 20

59 61 1 69 41

6 24 56 43 60

21 67 35 9 57

27 32 53 17 28

19 62 51 37 5

14 15 52 23 65

75 71 63 70

68 7 42 36

48 13 45 50

74 31 40 38

1,002,950.00 501,475.00

PAGESA TOTALE e arkëtuar për xhiron e lojës (lekë): FONDI I FITUESVE për xhiron (50% e pagesës totale):

Zari i Arte 2 1. Kombinim Àtues i Ekspres Bingo per kete jave shitur ne Durres me date 25.04.2012 * 14 * 9 1

19 24 27 * 17

43 * 31 42 *

52 49 59 53 60

2. Kombinim Àtues i Ekspres Bingo per kete jave shitur ne Fier me date 27.04.2012 * * 14 6 9

71 73 74 65 70

* 17 27 21 24

32 40 * 43 35

56 59 53 * 52

68 74 61 65 72

Nr. serial 900041225665

Nr. serial 900026954776

3. Kombinim Àtues i Ekspres Bingo per kete jave shitur ne Durres me date 30.04.2012

4. Kombinim Àtues i Ekspres Bingo per kete jave shitur ne Vlore me date 30.04.2012

9 5 * 1 *

19 * 28 27 21

* * 40 42 45

51 60 59 53 48

65 62 68 69 67

* * 7 * 9

Nr. serial 900041217477

23 27 21 24 *

* 34 31 42 37

48 * 56 * 52

43 34 37 32 38

51 60 49 52 48

71 73 65 70 61

Nr. serial 900043500247

1. Kombinim Àtues i Super Kutia per kete jave shitur ne Vlore me date 25.04.2012 13 8 11 6 4

24 21 * * 17

1. Kombinim Àtues i Super Unaza per kete jave shitur ne Tirane me date 29.04.2012

63 61 67 * 72

7 13 6 14 *

Nr. serial 900043350409

24 19 * 26 27

42 43 36 40 31

51 59 * 56 *

* 67 63 72 69

Nr. serial 900000095811

RAPORTI PERFUNDIMTAR PER FITIMET BINGO Kategoria fituesve Ekspres Bingo Super Kutia Super Unaza Kutia Unaza Zari i Arte

Numri i fituesve 4 1 1 1,722 124 3,322

Vlera e fituar (leke) 43,875.00 25,070.00 25,070.00 50.00 240.00 50.00

Fituesit EkspresBingo me telefonata: 1. 2. 3. 4.

Shyqyri Muharrem Leni Esat

Sinani, Metai, Seiti, Cara,

Sukth Tiranë Gjirokastër Tiranë,

30.000 lekë 50.000 lekë 70.000 lekë Makinë Shevrolet

Të gjithë ¿tuesit e shorteut Ekspres Bingo, duhet të paraqiten ditën e premte në orën 12.00 në zyrat e Nacional sh.a, prapa stadiumit ‘Selman Sermasi”, për tu njohur me procedurën e marrjes së çmimeve

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.