Shqiptarja.com

Page 1

Lobimi/ Shpenzimet nga partitë Fondet për të blerë përkrahjen në SHBA, ja të gjitha faturat e Shqipërisë ɽ Faqe 10-11

INTERVISTAT

ɽ Faqe 4-9

Presidenti, Meta: Përpara Fatos Nanos mbështes Zaganjorin

VRANE NE ‘97

ɽ Faqe 18

Masakra e Cërrikut lirohen të akuzuarit për vrasjen e gardistëve

KRITIKAT

ɽ Faqe 22

Ermira Babaliu apel për Top Fest: Mos zgjidhni këngë vulgare së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI

LEKË 30

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 131 E martë, 05-06-2012

Kleves Muja, kryetari i komunës Rrethina të Shkodrës qëllohet me kaçavidë pas koke

KRYEKOMUNARIT-TRAFIKANT ATENTAT MAFIOZ NE BURG Krimi pas takimit me familjarët. Atentatori një 33-vjeçar nga Shkodra e goditi në korridor. Muja u akuzua për tra¿k droge në Itali. Drejtësia e Barit: Bashkëpunoi me njerëzit e Arkanit Koment Lajmi Është plagosur dje në burgun e Lezhës Kleves Muja, kryetar i komunës Rrethine të Shkodrës i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge për llogari të shtetit italian. Agresori i tij është i burgosuri Xheladin Kruja. Avokati i Mujës Ardian Visha e konsideroi aktin një atentat mafioz të porositur. Muja është dënuar në Itali si pjesë e një grupi të drejtuar nga antarë serbë dhe malazezë të ish paramilitarëve “Tigrat e Arkanit”.

Ka një zgjidhje, tërheqja e Zaganjorit E

dinë përgjigjen e Ramës. Kur Nano i kërkoi kandidimin në selinë e PS, Rama u përgjigj për herë të parë: PS nuk mund të propozojë kandidat se nuk i ka votat për ta zgjedhur. Deri në ɽ vijon në faqe 8 mbremjen e...

Në foto: (majtas) Kleves Muja, kryetar i Komunës Rrethina në Shkodër (djathtas) Burgu i Shën Kollit në Lezhë

TIRANE

Analizë NGA

HABJON HASANI

T

ri ditë pas arrestimit të bujshëm, kryetari i komunës Rrethine të Shkodrës, Kleves Muja është plagosur rëndë në ambientet e paraburgimit të burgut të Lezhës, nga një tjetër i burgosur i...

ENTON ABILEKAJ

NGA

LUNCH.com

ɽ Faqe 13

Olen Çezari për violinën e dashurinë NGA

MIRA KAZHANI

ɽ vijon në faqe 2-3

DESHMIA NE GJYQ

ɽ Faqe 16-17

Ndrea Prendi: Pse qëlloi Garda më 21 janar 2011

PEDAGOGET KUNDER MATURES

Si gaboi ministria me letërsinë

ANILA BASHA

Gjashtë politikanët e rinj të PS-së G

ara e gjashtë të rinjve eurosocialistë tani që vjen drejt fundit duket shumë interesante. Ndoshta edhe pse janë të së njëjtës forcë politike e kanë më të ekuilibruar debatin, por jo... ɽ vijon në faqe 8

Blog NGA

ARDIANA ÇAPI

Analizohet gafa me poezinë “Albatros” të Bodlerit. Ministria e kopjoi testin në internet TIRANE

ESMERALDA KETA

M

inistria e Arsimit dhe Shkencës rrezikon të përfshihet në një tjetër skandal. Bëhet fjalë për testin e Letërsisë të maturës shtetërore, ku maturantët jo vetëm pretendojnë se MASH nuk ka ditur ta komentojë si ɽ Faqe 14-15 duhet, por....

Kod numrash apo llafe pazari? P

rovoni të blini një çakmak apo nje paketë cigare! Nuk jam për pirjen e duhanit, të kuptohemi! Dua vetëm t’ju them që do të gjeni po të kërkoni mbi to, ɽ vijon në faqe 9 një kod me viza...


2

E martë, 5 qershor 2012

AKTUALITET

K

ryekomunari i Baldushkut është plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal në qendër të kësaj komune. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 kur Elmi Allmuça është qëlluar me armë zjarri nga persona që janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka bërë të

Plagoset me 5 plumba kryekomunari i Baldushkut

ditur se 5 plumba kanë qëlluar kryekomunarin dhe dyshohet se shkak mund të jetë bërë detyra që ushtron Allmuça. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Ushtarak në kryeqytet teska policia ka arrestuar autorin e krimit.

Dyshohet se autori ësht 32 vjeçari Altin Shabani, një ish- efektiv i policisë së komunës. Ndërkohë që kreu i komunës Baldushk është vendosur po në spitalin ushtarak, ku në këtë moment është duke luftuar për jetën edhe kreu i komunës Rrethina, i plagosur dje në mbrëmje.

Komunari i Rrethina në gjendje koma, ende në rrezik për jetën

Atentat në burg kryetarit të komunës, Kleves Muja Tri ditë më parë u arrestua për trafik droge për llogari të Italisë

?

TIRANE

HABJON HASANI vijon nga faqja 1 ...quajtur Xheladin Kruja në rrethana ende të pasqaruara plotësisht. Mësohet se I plagosuri Muja ka qenë duke u shkëmbyer në korridoret e burgut të Lezhës me të burgosurin tjetër ndërsa të dy shoqëroheshin secili me nga një gardian. Gjatë shkëmbimit në korridor në mënyrë të befasishme i burgosuri 33 vjeçar Xheladin Kruja ka goditur Mujën me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar një plagë të vetme poshtë veshit të djathtë. Pas goditjes Muja mësohet se ka rënë menjëherë përtokë dhe ka patur hemoragji. Ai fillimisht është transportuar në spitalin e Burgut të Lezhës dhe më pas është nisur me një ambulancë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mësohet se kur ka mbërritur në Tiranë pranë qendrës tregtare "Casa Italia" ambulanca është prishur dhe ka qenë një makinë policie që e ka rimorkiuar ambulancën deri në Spitalin Ushtarak. Një vonesë e tepërt kjo që sipas mjekëve ka patur ndikimin e vetë në efektshmërinë e ndërhyrjes kirurgjikale. Burime nga policia e Lezhës thanë dje për "Shqiptarja.com" se Muja dhe agresori i tij në pak çaste kanë replikuar në korridor me njëri tjetrin. Por pasditen e djeshme zyrtarë të Burgut të Lezhës thanë për gazetën se gjithçka ka ndodhur në

PYETJE PERGJIGJE

Kush është Kleves Muja?

Kryetar i Komunës Rrethine të Shkodrës që prej vitit 2011, përfaqësues i PS-së, 38 vjeç

Në foto: Burgu i Burgu Shënkollit, Lezhë

Kur u arrestua Kleves Muja?

U arrestua më 1 Qershor 2012 në Shkodër.

Pse u arrestua Kleves Muja?

U arrestua në zbatim të një vendimi të Gjykatës Italiane të Barit.

Për çfarë është dënuar Kleves Muja?

Konfliktet Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë konfirmuar dje se i plagosuri Kleves Muja nuk ka sinjalizuar dhe as ka raportuar ndonjë problem të trashguar me ndonjë prej të burgosurve të tjerë që gjenden në burgun e Lezhës.

Xheladin Kruja

mënyrë të rrufeshme dhe se agresori 33 vjeçar Xheladin Kruja ka goditur Mujën në një befasi të plotë. Mësohet se përpara se të binte pre e atentatit Muja ka qenë në një takim me të afërm të vetë dhe kjo është dhe ar-

syeja që ai ka dalë nga qelia dhe gjendej në korridoret e burgut pasi kishte konsumuar takimin me të afërmit e tij. Pasi është transportuar në spitalin Ushtarak në Tiranë Muja i është nënshtruar një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në kokë ndërsa me urdhër të drejtorit të spitalit mësohet se në operacionin kirurgjikal kanë ndërhyrë pesë mjekë ndër të cilët dy kirurgë ndër më të mirët e këtij spitali. Ndërhyrja ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta ndërsa Muja ka shkuar në spital në një gjendje të pavetëdijshme dhe në rrezik për

Është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar kokaine në vitin 2010.

Si u plagos Kleves Muja?

U plagos në mjediset e e burgut të Lezhës nga i burgosuri tjetër Xheladin Kruja.

jetën dhe po në pikëpyetje mbetet gjendja e tij dhe pas operacionit për shkak të dëmtimeve të brendshme në kokë. Deri mbrëmjen e djeshme ai ndodhej në gjendje "koma" ndërsa mjekët që e kanë patur nën vëzhgim të pandërprerë u shprehën se ende nuk kishte garanci të plota për një përgjigje pozitive lidhur me rikuperimin e tij. Përgjatë gjithë ditës

së djeshme në korridorin e reanimacionit të Spitalit Ushtarak kanë qëndruar familjarë dhe të afërm të Mujës por edhe dhjetra forca policore të angazhuara për të shmangur çdo të papritur tjetër. Agresori i Mujës 33 vjeçari Xheladin Kruja ishte një emër i panjohur për të afërmit e kryekomuniarit të plagosur. Të pyetur dje pasdite nga Shqiptarja .com dy prej të afërmve të Mujës u shprehën se "Neve nuk na thotë gjë ky emër. Nuk kemi çtë themi tjetër". Nga ana tjetër burime policore nga grupi hetimor thanë dje se nuk ka patur ndonjë konflikt hasmërie mes Mujës dhe agresorit të tij, por të dhëna paraprake hetimore sugjeronin se ata mund të kenë patur kontradikta mes tyre më përpara në Shkodër. Sipas policisë këto të dhëna janë duke u verifikuar ndërsa është marrë në pyetje për më shumë se pesë orë rresht dhe agresori Kruja.

Drejtori i Burgjeve

Gazmend Dibra: Muja nuk na njoftoi për probleme N

Gazmend Dibra

ë një prononcim për Shqip tarja.com Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve Gazmend Dibra është shprehur se i plagosuri Kleves Muja nuk ka sinjalizuar autoritetet për asnjë problem në lidhje me të dënuarit e tjerë që ndodheshin në burgun e Lezhës. Dibra ka përshkruar dje dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Zoti Dibra çfarë ka ndodhur në Burgun e Lezhës, në ç'rrethana është plagosur kryetari i komunës Rrethine? Sot (dje) i paraburgosuri Kleves Muja ka realizuar një takim me familjarët e tij konform rregullave ligjore për

të paraburgosurit. Pasi ka zhvilluar takimin në mjediset përkatëse ai duke qenë i shoqëruar nga një gardian është kthyer për të hyrë në dhomën e tij të paraburgimit. Gjatë rrugës për rikthimin në dhomë në një nga korridoret e institucionit të burgut Lezhë ai është këmbyer me një tjetër të burgosur që quhet Xheladin Kruja dhe që vuan dënimin me 15 vite burg për vrasje, e që në ato momente po lëvizte i shoqëruar për arsye të tij. Të dy janë Shkodranë. Gjatë këmbimit në korridor në një moment i burgosuri Xheladin Kruja ka goditur me një send të mprehtë në pjesën e poshtme të kokës të paraburgosurin Kleves Muja, pra e ka godi-

tur pas koke fill pas janë këmbyer. Ka patur debate mes tyre dhe më pas ka ardhur goditja apo ka ndodhur në befasi? Nga informacioni që unë kam deri më tani di që nuk ka patur konfrontim dhe debate por i burgosuri Xheladin Kruja ka goditur në befasi të plotë shtetasin Kleves Muja. Pasi është goditur një herë të vetme shtetasi Muja është rrëzuar përtokë dhe gardianët kanë bërë menjëherë neutralizimin e agresorit Kruja ndërsa kanë transportuar për t'i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit që kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë përtokë. Ju keni patur informacione

mbi ndonjë konflikt të Kleves Mujës me dikë tjetër aty në burgun e Lezhës? Burgjet kanë një praktikë. Çdo të paraburgosuri por edhe çdo të burgosuri që transferohet, i jepet një listë me të dënuarit e tjerë. Nëse në listë ai vëren ndonjë armik apo rival e hasëm të tij njofton autoritetet dhe kaq mjafton që stafi të marrë masa speciale. Autoritetet e burgut të Lezhës më kanë konfirmuar se Kleves Mujës i është dhënë lista e të paraburgosurve dhe të burgosurve që ditën e pare, ai e ka parë me shumë vëmendje atë listë dhe ka thënë se asnjë prej individëve që ndodheshin në listë nuk përbënte problem për të.


E martë, 5 qershor 2012

3

AKTUALITET

Mjekët: Muja në koma, ka dëmtuar trurin

F

ill pas operacionit të kryer pasditen e djeshme në Spitalin Ushtarak, mjekët të cilët morën pjesë në operacion thanë për Shqiptarja.com se Muja ishte në koma dhe gjendja e tij ishte ende në rrezik për jetën. "Ne bëmë ndërhyrjen dhe përfunduam operacionin. Pacienti është ende në gjendje koma në reanimacion.

Shpresojmë shumë në një përmirësim të tij por gjendja e tij mbetet e rëndë", u shprehën mjekët. Ata kanë shpjeguar edhe dëmtimet e pësuara nga Muja duke u shprehur se bëhej fjalë për një plagë të vetme, por me shumë pasoja. "Është vetëm një hematomë, një plagë pas koke. Por thellësia e plagës ka dëmtuar pjesë të trurit dhe këtu është

krijuar komplikacioni dhe vështirësia. Për të mos llogaritur dhe hemoragjinë e madhe që ka pësuar gjatë rrugës dhe vonesat tona në ndërhyrje si pasojë e rrugëtimit nga Lezha drejt Tiranës. Janë plagë që kërkojnë një ndërhyrje sa më të shpejtë, sekondat shpëtojnë jetë", thanë dje mjekë të Spitalit Ushtarak për Shqiptarja.com

Reagimi

Avokati Ardian Visha: Atentati, akt mafioz i porositur, Muja i pafajshëm

TIRANE

A

vokati i Kleves Mujës, Ardian Visha ndodhej dje në Bari të Italisë për të tërhequr dosjen hetimore mbi të cilën Muja u arrestua në Shkodër tri ditë më parë. Ai është njoftuar në Itali për atentatin që Muja pësoi në burg ditën e djeshme, madje ka qenë vetë Visha që me anë të sms-ve ka njoftuar i pari mediet mbi atë që kishte ndodhur. Në një sms dërguar gazetarëve Visha shkruante: " Tentativë vrasje mafioze e kryetarit të komunës Rrethina, Kleves Muja në burgun e Shën Kollit , Lezhë. Goditet me mjet mprehës në sy dhe në kokë nga një vrasës vetëm një ditë pas transferimit në këtë burg. Gjendja shumë e rëndë në spitalin ushtarak",- shkruhej në sms-në fillestare të avokatit Visha. Më pas i kontaktuar me telefon Visha është shprehur se atentati është shumë serioz dhe se ekzistojnë dy-

Ardian Visha

shime të arsyeshme që atentatori të ketë qenë i porositur për një veprim të tillë. Nga ana tjetër Visha ka shpjeguar se hetimet në Itali që prej vitit 2010 kanë evoluar duke shtuar se shumë prej akuzave të ngritura nga prokuroria e Barit janë rrëzuar deri në Gjykatën e Apelit në Itali. "Arrestimi për ekstradim i bërë pas dy vitesh bëhet në kushtet kur gjykata ka çliruar Mujën nga akuzat. Është tërësisht i paligjshëm dhe i pajustifikuar", u shpreh avokati Ardian

Visha dje në telefon. I njëjti avokat më datën 2 Qershor kërkoi në Gjykatën e Shkodrës që masa e arrestit të Mujës të ishte "Arrest në Shtëpi", por gjykata e hodhi poshtë kërkesën e Vishës. Gjatë kësaj séance, Visha kundërshtoi kërkesën e prokurorit për masën e sigurisë arrest me burg. Sipas tij, Kleves Muja është shtetas shqiptar jo vetëm i mirëlokalizuar nga autoritetet në Shkodër, por dhe i përzgjedhur, prandaj arresti i tij nuk duhej të ishte i ngutshëm. Ai kërkoi arrest shtëpie për Mujën, pasi sipas tij, konventat e zbatueshme në këtë rast nuk urdhërojnë arrestin në burg, dhe vendimi i palës italiane i përket vitit 2010. Kështu, duke qenë një vendim i hershëm, nuk ka arsye për të vendosur burgun si masë arresti. Ndërsa i arrestuari Muja, i cili ishte prezent në sallën e gjyqit, u shpreh se "respektoj Gjykatën si institucion dhe kërkoj një vlerësim të saktë nga ana e saj. Jam dakord me deklaratat e avokatit tim".

DOSJA ITALIANE/ Operacioni "Shah Mat" u shtri në pesë shtete të Evropës

Muja, trafik me ortakët e Arkanit Italianët hetuan më 2010 organizatën e drejtuar nga Dusko Micunovic, ish-ortak i bosit të mafias serbe, organizata importoi direkt nga Kolumbia qindra kg kokainë të pastër

TIRANE

HABJON HASANI

Micunovic

K

leves Muja kryetar i komunës Rrethine të Shkodrës është shpallur person në kërkim nga autoritetet italiane në fillim të vitit 2010, kohë kur nisi operacioni ndërkombëtar "Shah Mat" i iniciuar nga prokuroria e Barit në Itali. Operacioni u shtri në pesë shtete, Itali, Serbi, Malin e Zi, Zvicër dhe Shqipëri. Hetuesit mundën të sekuestronin plot 84 kilogramë kokainë të pastër të sapombërritur nga Kolumbia. Plot 30 persona u arrestuan ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine. Mes të arrestuarve ishin disa shtetas italianë të stacionuar infrastrukturë në Bari, serbë, malazezë, shqiptarë dhe një shtetas kolumbian. Mes personave të shpallur në kërkim ishte dhe Kleves Muja, të cilit autoritetet italiane i referoheshin me emrin Klevis. Përveç Mujës ishin dhe dy shqiptarë të tjerë të hetuar Gazmend Iljazi dhe Enver Karaj. Në një shkrim të gazetës

Dusko Micunovic konsiderohej prej italianëve si arkitekti i organizatës së trafikimit të kokainës nga kolumbia në Evropë. Micunovic njihet si një ish bashkëpuntor i Arkanit në kontrabandën e cigareve dhe një prej krerëve më aktivë të nëntokës serbe të krimit.

Duka Micunoviç

italiane "La Republica" të botuar më 29 janar 2010 me titullin "Serbi-Bari, korridori i drogës" organizata përshkruhej si një ndër më të fuqishmet, madje gazeta citonte prokurorin e antimafias italiane Piero Graso i cili shprehej se shtetasit serbë dhe malazezë të implikuar ishin në fakt ish antarë të paramilitarëve serbë "Tigrat e Arkanit" të drejtuara dikur nga Zhelko Raznatovic ( pseudonimi Arkani) një prej figurave më të implikuara të krimit në ballkan, i vrarë në vitin 2000 në Beograd. Për këtë operacion

të zhvilluar në vitin 2010 nuk kanë qëndruar indiferente as mediet serbe dhe ato malazeze. Mes shtetasve serbë të arrestuar në këtë operacion spikat emri i Dusko Micunovic (I njohur me pseudonimin "Duka i Beogradit"). Ai u arrestua në Malin e Zi në janar të 2010 në kuadër të hetimeve të nisura në Itali, asokohe policia malazeze deklaroi se kishte bërë identifikimin e tij me shumë vështirësi për shkak të të dhënave të pakta. Duka Micunovic rezulton nga hetimet e kryera prej prokuror-

isë së Barit si kreu i organizatës ndërkombëtare. Ai është përshkruar nga prokurorët italianë dhe mediet serbe si një ish bashkëpuntor i Arkanit në korridoret e kontrabandës së cigareve ndërsa që prej fundit të vitit 2008 kishte nisur të ndërtonte një rrjet të ri për trafikimin të kokainës direkt nga Kolumbia. Nëpërmjet bashkëpunimit me një shtetas kolumbian të quajtur Patino

Faksimile e lajmit të botuar në gazetën italiane “La Repubblica” për kapjen e anëtarëve të bandës pas operacionit “Shah Mat”

Trochez i njohur si kontakti i Micunovicit me bosët kolumbianë, miku i Arkanit nisi në vitin 2008 importin e kokainës direkt nga Kolumbia në sasi të mëdha drejt Evropës. Hetimet italiane

përfshinë fashikuj voluminozë, mbi 300 persona të përgjuar dhe 120 mijë minuta biseda telefonike, e pikërisht në këto biseda hetuesit kanë interceptuar dhe Klevis Mujën dhe dy shqiptarët e tjerë të dyshuar si antarë të kësaj organizate. I pyetur në lidhje me këtë operacion, avokati i Mujës Ardian Visha i tha dje gazetës se : "Të gjitha pretendimet e prokurorisë italiane janë rrëzuar me vendim të Gjykatës së Apelit" dhe sipas tij kërkesa për ekstradim e Mujës është tërësisht e pambështetur në ligj.


4

E martë, 5 qershor 2012

POLITIKE

Arvizu takon Ramën dhe Berishën: Palët duhet t'i inkurajojmë

A

mbasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar takime intensive me dy krerët më të lartë të politikës shqiptare, Rama dhe Berisha. Ai ka folur për mediat pas një takimi që pati dje me kryetarin e PS, Rama dhe ku me sa duket nuk i kanë pëlqyer komentet e medias se Berisha e Rama janë të ndarë sa i përket presidentit e se takimi ka qënë një dështim. Arvizu tha se palët po përpiqen të nxjerrin një

kandidat e duhen inkurajuar. "Mendoj se zoti Rama meriton vlerësim sepse ata nuk insistojnë që kandidati të jetë i së majtës. Po ashtu mendoj se PD dhe Berisha meriton vlerësim që e ka bërë të qartë se duan të prezantojnë një kandidat, me të cilin ai ndjehet komod për të punuar, por që nuk përfaqëson interesat e ngushta të partisë së tij. Për mua kjo do të thotë që dy palët po përpiqen të nxjerrin një kandidat.

Prandaj duhet të inkurajojmë ata" tha Arvizu. Pasi mbylli takimin tek selia rozë me Ramën me një prononcim për mediat në orën 12:00 ambasadori u gjend në zyrën e kryeministrit Berisha. Takimi në kryeministri zgjati për rreth 45 minuta. Takimet e Arvizu kryhen pak minuta pasi Kuvendi konsumoi brenda një minute dhe raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Kryeministri në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PD: U tërhoqa mjaft

Presidenti, Berisha: S'bëj më asnjë lëshim për Ramën "Ramën s'e kuptoj. S'pranon Zaganjorin, vetë s'ka kandidat" Lajmi Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD Berisha tha se tashmë për presidentin s'ka asnjë mundësi të lëshojë më, sepse është tërhequr mjaft. Ai e cilëson heqjen dorë nga kandidati politik si një tërheqje të madhe. Ndërsa qëndron në kandidaturën e Zaganjorit i bën thirrje Ramës të propozojë kandidatin e opozitës.

TIRANE

JAKIN MARENA

B

erisha paralajmëron se nuk do të bëjë më asnjë lëshim për opozitën, duke mbetur në tërheqjen e parë që ka bërë në lidhje me moskandidimin e njërit prej figurave potenciale drejtuese të lidershpit të Partisë Demokratike. "Nuk tërhiqem më, kam bërë shumë lëshime duke kaluar nga një kandidat politik në një kandidat jashtë interesave partike të PD. Mbetem tek kandidati për Presidendt Xhezair Zaganjori", ka qënë deklarata e kreut të mazhorancës Sali Berisha në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit parlamentar të PD. I cili nuk ka munguar të shprehet se si kryetar i qeverisë dhe në respekt dhe të kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë ai i kishte bërë lëshimet e tija, duke hequr dorë nga kandidati politik, por kërkon të njejtin reflektim dhe nga pala tjetër, opozita. Para deputetëve demokratë, Berisha nuk ka munguar të shpjegojë në mënyrë të detajuar negociatat me kreun socialist Edi Rama, sjellja e të cilit për të është më se e pakuptueshme. Pasi sipas tij "Rama nuk ka asnjë kundërshtim konkret për kandidatin e mazhorancës për President, Xhezair

Pollo:

Kandidat nga PS, ne kemi Zaganjorin

Sali Berisha dhe Astrit Patozi

Kryetari i PS

Rama: S'mbështesim Zaganjorin duam mundësi për konsensusin

TIRANE

Kreu i PS Edi Rama deklaroi se opozita s'do propozojë kandidat të sajin ndërsa mazhoranca, duhet të propozojë disa kandidatura që të ketë alternativa për të vendosur se kë do mbështesin e jo të këmbëngulë duke kerkuar konsensus vetëm për Zaganjorin, për të cilin Rama rikonfirmoi qëndrimin kundër. "Ne i themi palës tjetër: na jepni mundësinë t'ju japim konsensus, duke na krijuar kushtet për një zgjedhje më të gjerë, pra përtej një emri të vetëm. Presim që pala tjetër të hapet përtej Zaganjorit dhe të një modaliteti, që e shmang atë historinë 'ngri emra e ul emra', të kontribuojmë konkretisht qoftë për të dhënë konsensus, për një emër të përshtatshem që propozohet nga pala tjetër, apo palët e tjera, qoftë për të kontribuar dhe ne, në kushtet kur kemi rënë paraprakisht dakord, se do zgjedhim presidentin me konsensus dhe për këtë arsye po hapemi përtej këtij kandidati", tha dje Rama për mediat. Sipas tij, s'bëhet fjalë që të përzgjedhë mes listës që sjell PD, këtu bëhet fjalë që në radhë të parë që të bihet dakort për një koZaganjori, ndërkohë që thotë se duhet një kandidat tjetër më gjithëpërfshirës. Dhe për më tepër nuk ka asnjë kandidat të opozitës për President që të diskutohet. Unë i thashë që të sjellë një emër dhe ta

Edi Rama

rnizë brenda së cilës ndërtohet pastaj edhe një ofertë me një numër të caktuar emrash. "Kjo kornizë është shumë e rëndësishme, çfarë presidenti duam e cili është presidenti potencial që plotëson ato kushte për të cilat të dy palët kanë nevojë në një konsensus, por më shumë se kaq që plotëson kushtin për të qenë një garant i palëve, i institucioneve e i unitetit kombëtar. S'mund të vihemi në pozitë të vështirë e të pamundur praktikisht, për të na u imponuar një kandidat i njëanshëm, por s'mund të vëmë në pozitë të vështirë palën tjetër, duke i thene: jo kandidati yt, apo kandidati im", tha Rama.

diskutojmë, ai shprehet se nuk ka asnjë emër". Teksa nënvizon me forcë sjelljen e pakuptueshme të kreut të opozitës Edi Rama, ai gjen momentin të garantojë dhe njëherë deputetët e grupit

parlamentar të PD, se marrëveshja me LSI mbetet solide dhe po respektohet nga të dyja palët. "Me Metën i qëndrojmë marrëveshjes bashkëqeverisëse dhe jemi në të njejtën linjë përsa i përket

M

inistri Pollo, i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë në mënyrë që në raundin e tretë të ketë një kandidat konkret për presidentin e ri. "Shpresoj që në raundin e tretë të ketë reflektim për emra konkretë. Deri tani, duke marrë parasysh dhe takimin mes kryeministrit Berisha e kreut të PS Rama, në përgjithësi duket se jemi dakord për procesin dhe për profilin që duhet të ketë kandidati. Është përgjegjësia e opozitës të reflektojë që të thotë fjalën e fundit e jo fjalën e radhës. Nëse PS ka emra, duhet t'i bëjë publike", tha Pollo. "Mendoj se mazhoranca i ka gjitha arsyet për të mbështetur kandidaturën e Zaganjorit", deklaroi ai mostërheqjen nga kandidati Zaganjori.

kandidatit për president. Kandidati ynë është Zaganjori dhe i qëndrojmë deri në fund kësaj kandidature", mësohet të ketë thënë Berisha në mbledhjen e grupit të PD. Ndërkohë që në deklarimin

me dyer të hapura për mediat Berisha kërkoi që opozita të vlerësojë e shqyrtojë kandidaturën e Zaganjorit si dhe të paraqesë kandidatin e vet, por dhe të angazhohet në një pjesë konsultimesh civile të përgjegjshme në interes të procesit dhe të vendit. "Prokupimi ynë duhet të jetë që procesi të jetë Kushtetues. Uroj të votojmë në raundin e tretë kandidaturën më të mirë. Ftoj opozitën të shqyrtojë kandidatin si e të paraqesë kandidatin e vet e të angazhohemi në një proces konsultimesh civile të përgjegjshëm në interes të procesit e të vendit", tha Berisha. Kryeministri duke iu referuar takimit me kreun e PS deklaroi se ai u bë me qëllimin për të rënë në ujdi për kreun e ri të shtetit. "Në këtë frymë duhet t'iu them se konsultimet janë të pandërprera, qoftë me aleatët në mazhorancë, por dhe me opozitën, dhe në këtë kuadër u zhvillua takimi në kryesinë e Kuvendit me zotin Rama e Ruçi, ku mendoj se u shprehën gjerësisht pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve. Në këtë takim ne argumentuam vendosmërinë tonë për të ecur, me një ujdi më të gjërë të mundshme, dhe në këtë kontekst ne dolëm jashtë fushës politike, e cila në meritë duhet të ishte e para, por në problemin që krijon për konsensusin ajo nuk mund të jetë e para, sepse tani duhet të jemi realist", deklaroi Berisha. I cili ka nënvizuar se s'mund të ftosh opozitën e ajo s'mund të të ftojë, që të konsiderojë të votojë kandidatura të fushës e background-it politik.


E martë, 5 qershor 2012

5

POLITIKE

Grupi i PS, Rama e Ruçi informim për takimin me Berishën

G

një president konsensual dhe të gjithëpranuar. Ruçi nuk ka munguar të shprehet dhe njëherë para grupit në lidhje me qëndrimin kundër kandidaturës së mazhorancës, Xhezair Zaganjori, që sipas tij mënyra se si ishte përzgjedhur e tregonte shumë si një kandidat i njëanshëm. Njëherësh, u la për t'u diskutuar më në detaje në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, që do përgatisë dhe axhendën e seancës së ditës së enjte ku do të vendoset për

rupi socialist është mbledhur para seancës parlamentare për të diskutuar në lidhje me qëndrimin që duhet të mbahet në raundin e dytë të zgjedhjes së Presidentit. Në këtë mbledhje, ku ka qënë prezent dhe kreu socialist Rama, ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi ai që ka dhënë për deputetët të gjitha detajet e takimit mes Ramës e Berishës, duke nënvizuar se kreu i opozitës qëndroi fort në vendimin për

datën e raundit të tretë. Burime kontradiktore pohojnë se ka pasur zëra që kanë thënë se ka një kontradiksion mes kërkesës ndaj deputetëve të PS për propozimin e kandidatëve për president dhe deklaratave publike se PS s'do ketë asnjë kandidat. Gjithsesi deputetët kanë vlerësuar qëndrimin e Ramës në takim me Berishën, ku suksesin sipas tyre e panë në fytyrën e prishur të Berishës pas takimit.

Kreu i LSI: Mazhoranca do të shkojë deri në fund me këtë kandidat

Meta: Përpara Nanos mbështes Zaganjorin “President të ri dhe me 71 vota në raundin e katërt”

TIRANE

JAKIN MARENA Në foto: Takimi i së dielës mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama

Vangjel Dule:

"Fatos Nano President ose situatë e re politike"

TIRANE

K

reu i PBDNJ ka qënë shumë i ashpër në drejtim të dy drejtuesve të partive kryesore në vend, Rama dhe Berisha, të cilët i ka cilësuar si të paparashikuashëm dhe për pasojë ata bëjnë gjëra të paparashikueshme. "Moskandidimi i Fatos Nanos për president e fut vendin në një situatë politike krejt të re", ka tha Dule, për të cilin me këtë rast prishen balancat politike. "Secila palë kërkon jo të gjejë dyer për të hapur perspektivat e vendit por dritare nga të cilat mund të përfitojë për interesat e vogla partiake. Të dyja palët kërkojnë një president që do ta nxërë kostumi që i kanë prerë ata sipas interesave të tyre partiake. Një president i tillë nuk mund ti shërbejë vendit. Shqipëria

Adresa: Tel/fax: Mob: E-mail:

Vangjel Dule

s'është lojë e Berishës dhe Ramës. Kërkon një president që mund të lëvizë me dinjitet nëpër sallonet evropiane", tha Dule. Për të "Nano është kandidati që plotëson shumicën e kritereve që janë të domosdoshme për një personalitet në kreun e shtetit. I vetmi kryeministër që ka kryer rotacion politik pa probleme ka qenë Fatos Nano. Ai është zgjedhja e vetme, Zaganjori, kandidaturë taktike".

Unaza e Re, pranë Alpha Bank Tiranë;

+355 4 8320162; +355 69 400 95 87 erjon@crystal-blue.gr

Gr up Zjar rf ik seje Grup Zjarrf rfik ikseje Pompa Gjener ator e Gjenera tore Pishina Për punim uji Përpunim

K

reu i LSI është shpre hur se në fund të herës, nëse përballë njëri tjetrit për postin e Presidentit do jenë Xhezair Zaganjori e Fatos Nano atëherë ai do të mbështeste kandidatin e mazhorancës në vend të ishkryeministrit socialist. Interesimit të gazetarit të ‘TV Planet’ se nëse LSI do ketë përballë njëri tjetrit në garë Nanon e Zaganjorin, për kë do shkonte vota e deputetëve të saj, Meta ka deklaruar se “në rast se do të ketë iniciativa për të kaluar në figura politike, natyrisht që nuk mund të bëhet fjalë më pas për konsensus në këtë rast dhe ne jemi të bindur se zoti Zaganjori përfaqëson të paktën në raport me opinionin e gjërë politik një konsensus më të gjërë se sa mazhoranca qeverisëse”. Ai nuk ka preferuar të paragjykojë kandidatët që mundf të hedhë në tavolinë PS. Njëherësh kreu i LSI është shprehur i vendosur që të mbështesë deri në fund kandidatin e mazhorancës për president të ri, Xhezair Zaganjori. Në një konferencë për mediat, por dhe në të gjitha daljet publike aleati më i madh i Berishës në qeverisje, s’ka munguar që përpos shpresës për zgjedhjen e një presidenti konsensual, të garantojë se vendi do të bëhet me president dhe me shumicën e thjeshtë të votave. Meta ka vlerësuar shumë lëshimin që ka bërë mazhoranca duke hequr dorë nga një figurë politike dhe duke u bërë publik një figurë jo politike. “Dua të theksoj faktin që mazhoranca ka bërë një kapërcim

PELOD

STUHRLING ORIGINAL

Kreu i LSI, Ilir Meta

Mimi Kodheli

"S'jemi kundër Zaganjorit, por mënyrës si u përzgjodh" Pak minuta pas dështimit të raundit të dytë, Mimi Kodheli deputete dhe anëtare e kryesisë së PS tha se PS s'është kundër emrit të Zaganjorit. "Opozita nuk është kundër Zaganjorit, por mënyrës se si është nxjerrë ky emër nga mazhoranca. E rëndësishme është t'i japim vendit një president gjithëpërfshirës. BE ka bllokuar procesin e integrimit, pasi me të drejtë kërkojnë një procedurë transparente", tha Kodheli. Sipas saj, politika i ka të gjitha mundësitë që në raundin e tretë të ketë rezultat konkret. të madh që duhet vlerësuar duke dalë nga kandidaturat politike, të cilat mazhorancës natyrisht nuk i mungojnë dhe duke përzgjedhur, pas dis-

Marke Amerikane (New York), garancia 2 vjet Adresat:

Dyqani Kleopatra perballe kompleksit Taiwan Flagship Center Durres cel: +355 696235070 albaniatime@gmail.com

kutimit të emrave të tjerë gjithashtu, një figurë tepër bindëse si kjo e z.Xhezair Zaganjori, me bindjen se përfaqëson standarde të larta për

postin e Presidentit por dhe njëkohësisht me bindjen që është një figurë që s’ka asnjë arsye të rëndësishme për të mos u pranuar apo për t’u kontestuar”, tha Meta. Teksa ka nënvizuar se procesi është i dyanshëm, ai është shprehur se s’ka qenë perfekt deri më tani por kjo s’do të thotë se duhet të qëndrohet tek paragjykime të cilat mund të ktheheshin në pengesë për gjetjen e konsensusit. “Është e rëndësishme që opozita të jetë interaktive që dhe ajo të bëjë propozimet e saj, sepse mazhoranca nuk është refraktare”, tha Meta. Ai ka shprehur bindjen se kandidatura e Zaganjorit gëzon një konsensus më të gjerë se sa ai i mazhorancës parlamentare, pra në mënyrë të veçantë me opinionin publik apo qoftë dhe me partnerët ndërkombëtarë. “Zaganjori është një figurë tepër dinjitoze”, shprehet kreu i LSI, duke ftuar sërish opozitën që të dalë dhe ajo me kandidatin e saj. Meta ka këmbëngulur që deri në fund do të qëndrohet me Zaganjorin kandidat. “S’do ishte serioze për mazhorancën për të kaluar në propozime të tjera. Sepse propozimi që ka bërë ka qenë i diskutuar gjerësisht dhe i mirëmenduar dhe nuk ka asnjë arsye serioze për të kontestuar këtë kandidat të propozuar nga ana e saj. Kjo s’do thotë që mazhoranca është refraktare për të diskutuar dhe për të vlerësuar propozimet konkrete që mund dhe që duhet të vinë nga ana e e opozitës”, tha Meta. Për të cilin LSI do të ishte shumë e lumtur që dhe nëse nuk merrej mendimi i saj për President, mjafton të arrihej konsensusi mes PD e PS.

Higjenë e garan tuar nga

ALPEN PULITO

Dezinfektim Deratizim Dezinsektim

Firme Pastrimi, Sherbime speciale pastrami,Pastrim dyshemeje te çdo lloj siperfaqeje, Produkte pastrimi, Sherbime DDD Makineri pa pastrimi, Au isje-aksesore to vinc me Cel 0682009101 ose 0683055364 qera info@alpenpulito.al - www.alpenpulito.al


6

E martë, 5 qershor 2012

POLITIKE

Spahiu: Rama dhe Berisha takohen si armiq vendesh

A

në Shqipëri takohen sikur të ishin përfaqësues të dy shteteve armike dhe në luftë dhe jo si përfaqësues të një kombi të vetëm. Është kjo fryme e politikës shqiptare që nuk mundëson bashkimin e shqiptarëve ndaj bashkimi me Aleancën KuqeZi është e vetmja mundësi për realizimin e endrrës shekullore të shqiptarëve. Largimi i klasës politike me sjellje armike është e vetmja

leanca Kuq e Zi në një tryezë të organizuar për "Roli i Shqiptarëve në Ballkan dhe çështja kombëtare" ka komentuar takimet politike për zgedhjen e Presidentit. Kreshnik Spahiu gjatë fjalës së tij për situatën politike u shpreh se "Kemi parë e dëgjuar tërë këto javë dhe ditë për takimet e liderëve politike. Lajme pafund për takimin Rama-Berisha. Liderët politik

rrugë për bashkimin e dy shteteve tona". Në tryezë merrnin pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, eskpertë, historianë, diplomatë në karrierë dhe përfaqësi të trupave diplomatik të akredituar në Tiranë. Në këtë takim u diskutua për situatën e shqiptarëve në rajon, kryqëzimin historik dhe nëvojën për të nisur një kapitull të ri në trajtimin e çështjes kombëtare.

Kreu i Partisë Ligj për Drejtësi: Ambicia e Nanos, mëse normale

Spartak Ngjela: Berisha do ta vjedhë presidentin Kushtet që duhen plotësuar, president për të gjithë Lajmi

ale, apo për interesat e shqiptarëve. Por dua të theksoj edhe një herë se Berisha ka humbur në dekandancat orientale.

Spartak Ngjela i ka 'vënë' dy kushte kryeministrit Sali Berisha për të zgjedhur Presidentin. E para është që ai të heqë dorë nga një President politik, që të mos marrë frenat në dorë të të gjithë institucioneve, dhe së dyti të jetë një Presindet i pëlqyeshëm nga Uashingtoni.

TIRANE

FERNADA CENKO

K

reu i Partisë Ligj për Drejtësi, Spartak Ngje la ka komentuar situatën politike në vend në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ngjela ka komentuar dialogun e përfundur (deri tani) mes Ramës dhe Berishës, duke e cilësuar atë si një takim të varfër dhe jashtë sensit modern politik. Sipas tij, Presidenti që do të zgjidhet duhet të gëzojë dy kushte, për të qenë një President i gjithë shqiptarëve. Si e vlerësoni takimin e së dielës midis kryesocialistit Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha? Ky në konceptin tim ka qenë një takim i vakët, jashtë sensit modern dhe një përshtatje të degraduar primitive të Saliut. Kryeministri i vendit nuk do t'a zgjedhë presidentin e vendit, por ai do ta vjedhë. E vetmja zgjidhje që duhet të respektojë politika shqiptare janë dy pikat: 1. Që ai të garantojë institucionet, duke mos i lënë në dorë të Berishës për t'i përdorur si të dojë dhe 2. Të zgjedhë një President që të jetë i pëlqyeshëm nga Uashingtoni. A do të ecet në këtë hap që ju po thoni? Kështu duhet të ndodhë për të zgjedhur një President

Spartak Ngjela

Kuvendi

Ligji për pastrimin e parave: Nuk ka më lekë tek mikesha

TIRANE

P

arandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit do të jetë nesër ligji më i rëndësishëm që do të diskutohet në katër komisionet parlamentare. Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pastrimit të parave si dhe financimin e terrorizmit. Ky ndryshim ligji, i sjellë në Kuvendin e Shqipërisë nga qeveria shtrin fushën e veprimit për të hetuar mbi pasurinë e zyrtarëve. Qeveria ka ndryshuar ligjin, duke bërë pjesë të hetimit edhe pasuritë e të ardhurat e miqve të politikanëve. "Në këtë kategori përfshihen anëtarët e familjes dhe lidhjet e ngushta shoqërore të personave të ekspozuar politikisht", thuhet në nenin e shtuar në ligj. Shtimi i kategorisë së personave që duhet t'i nënshtrohet kontrollit të pasurisë ka qenë një ndër problematikat e konstatuara në raportet e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit. Pyetja që lind është se si do të hetohen, dhe nga nis problemi? Duke qenë të ekspozuar nga hetimi i pasurisë, politikanët e lartë shpesh i kalojnë përfitimet

për të gjithë shqiptarët. I rikthehem sërish takimit të së dielës...

Komisioni i Ligjeve

abuzive në emrat e miqve apo mikeshave në ngushta. Pas miratimit të ndryshimit, edhe pasuritë e këtyre të fundit do të duhet të qartësojnë burimin e financimit. Kështu, në rast se një mik apo mikeshë e një politikani do të blejë prona, apo do të shtojë llogaritë bankare pa e argumentuar fitimin, atëherë pjesë e hetimit do të jetë edhe politikani apo drejtuesi i lartë që ka lidhje me të. Në disa raste politikanët nuk kanë lidhje direkte martesore apo familjare me ata që përdorin paratë e tyre. Me ndryshimin e ri, hetimi i pastrimit të parave ka mundësinë ligjore ta shtrijë kontrollin edhe te politikani mik apo mikeshë.

Unë dua të shtroj në pyetje për këtë pyetje që ju po më drejtoni. Në tryezën që u mblodh, ku ishin katër politi-

kanët (Sali Berisha, Edi Rama, Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi) u mblodhën për të folur mbi interesat person-

Si i vlerësoni deklaratat e ish-kryeministrit Fatos Nano, njëherësh kandidat i vetëshpallur për President? Për sa i përket deklaratave të kandidatit Nano se do të vazhdojë politikën në forma të tjera, nëse nuk do të zyrtarizohet nga Rama si kandidat për President, unë mendoj se është normale. Jemi demokraci dhe është e drejta e tij për të shfaqur inciativat e tij. Ai mund të kishte lëvizur edhe këto dy vjet, por mesa duket ka pritur të demonstrojë veten si President. Po këtë të ditës së sotme (djeshme), janë vendosur sugjerime... Ai në këtë deklaratë thotë një gjë reale. Ngre pyetjen pse janë të trembur? Sipas tij konsensusi gjendet në Parlament, dhe jo në tryeza ashtu siç ndodh në Shqipëri. Në të gjithë deklaratën e tij është shprehur si një politikan modern, kaq do thosha. Po kandidatura e Zaganjorit, a është e drejtë? Nuk është në nivelin e Presidentit. Berisha po vazhdon të tallet me shtetin dhe me shoqërinë shqiptare. Një President duhet të jetë një person i njohur në publik, ndërkohë që ky nuk është. Nuk ka marrë asnjë vendim të rëndësishëm, nuk ka pasur ndonjëherë betejë elektorale. Për mua nuk është kandidaturë e përshtashme. Po kandidatura e Nanos? Duhet ta shohim në kohë! Si? Ta shohim! A duhet të jetë nga PS si kandidaturë? Duhet të gjejë mënyrën siç e gjeti para 5 vitesh.

Presidenti

Dështon raundi i II, asnjë kandidat

K

a dështuar edhe raundi i dytë për të prodhuar një emër legjitim për President. Ditën e djeshme është mbledhur komisioni i Ligjeve për të pranuar nga ana juridike, se ende nuk është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë një kandidaturë për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë. Seanca plenare është thirrur dje rreth orë 10:30 nën drejtimin e Jozefina e Topallit, dhe në mungesë të kryeministrit Sali Berisha. Vetëm brenda 2 minutave, Topalli ka përfunduar fjalën e saj duke thënë se :”Nuk ka asnjë kandidaturë të sjellë në Kkuvedn, ndërkohë që raundi quhet i ezuaurur”. Edhe ditën e djeshme kjo seancë është ndjekur nga vëzhgimi i ndërkombëtarëve dhe mediave të huaja.


E martë, 5 qershor 2012

7

POLITIKE

Haxhinasto në Bruksel, nënshkruan protokollin e bashkëpunimit

Z

Jan Van Esbroeck, deputet, kryetar i grupit të Bashkëpunimit dhe Miqësisë ndërmjet parlamentit të Belgjikës dhe Kuvendit të Shqipërisë. Më pas, ai do të marr pjesë në seancën e parë të punimeve të Business Forum Albanie Uallonie, ku do të mbajë dhe një fjalim. Vizita e tij përfundon me një takim me Martin Shulz, presidentin e Parlamentit Europian. Mendohet se në këtë vizitë do të jepen

ëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto është nisur ditën e djeshme për një vizitë dyditore në Bruksel. Siç bëhet e ditur nga njoftimmi, ai do të pritet nga homologu i tij belg, Didier Reynders, ku edhe do të nënshkruajnë një protokoll bashkëpunimi midis dy ministrive. Më pas Haxhinasto do të takohet me Sabine de Bethune, presidente e Senatit të Belgjikës dhe me

edhe rekomandime në lidhje me zgjedhjen e Presidentit, por edhe të situatës politike në përgjithësi. Pjesë e diskutimeve pretendohet që të jetë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. 12 rekomandimet dhe përmbushja e tyre, mund të jetë edhe kryefjala e takimit mes tyre. Megjithëse kjo nuk konfirmohet zyrtarisht, Shqipëria nuk mundet ti përjashtohet procesit.

Mungesë konsensusi, vendos seanca për raundin e tretë

Raundi III, PD-PS asnjë datë për votimin Digjet raundi i dytë, asnjë kandidaturë

TIRANE

FERNADA CENKO

A

nëtarët e Konferencës së Kryetarëve nuk kanë arri tur të gjejnë gjuhën e konsensusit, për të vendosur datën kur do të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit. Partia Demokratike dhe ajo

Socialiste kanë hedhur në tryezë data të ndryshme, ndërsa në përfundim vendosën t'ia kalojnë seancës plenare të ditës së enjte për të vendosur nëse do të jetë dita e premte apo dita e dielë zhvillimi i raundit të III. Anëtarët e PD-së ka kërkuar që raundi i tretë të zhvillohet ditën e premte në orën 10:00, ndërsa Partia Socialiste ka propozuar dy datat të tjera kushtetuese, atë

Kërkesa

Nano-Berishës: Më shih si një shtetar që i kam shërbyer vendit për shumë vite

TIRANE

K

andidati i vetshpallur për President, Fatos Nano pas 'presionit' të bërë ndaj kryesocialistit Edi Rama, ditën e djeshme ka bërë publike 7 këshilla për kryesocialistin Rama dhe për kryeministrin Berisha, referuar situatës për zgjedhjen e Presidentit. Nano i ka kërkuar Berishës që të mos intepretojë tek Fatos Nano një instrument politik aktiv, por një politikan të sprovuar e parësor. Mes rreshtave Nano i kërkon Berishës që ta votojë si President të shqiptarëve për shkak të përvojës së tij, në drejtimin e institucionit. "Fatos Nano shpreh mirëbesimin dhe fton Kryeministrin Berisha që të mos shohë e as interpretojë tek Fatos Nano një instrument politik aktiv, por një politikan parësor e të sprovuar, një shtetar që ka shërbyer për shumë herë e vite në krye të qeverisë, një protagonist për shkak të rolit dhe modelit politik që ka përfaqësuar, duke i'u dedikuar të për-

Propozimi Partia Demokratike ka propozuar që raundi i III-të të mbahet ditën e premte, ora 10:00, ndërsa PS ka propozuar të dielën dhe të hënën.

Fatos Nano

bashktës. Fatos Nano prej vitesh nuk konkuron e as bën pjesë më në jetën aktive dhe të politikës së ditës nën ndonjë sigël partie. Fatos Nano është i vetëofruar për të shërbyer bazuar në të gjitha dijenitë, përvojën, dijet, kapacitetet e tij si politikan paresor, por mbi të gjitha si shërbëtor publik e shtetar. Fatos Nano është gjithashtu i ndërgjegjësuar dhe ndjen përgjegjshmërinë se një klasë politike që nuk jep dot produkte apo jep

produkte të këqija për popullin e saj, meriton të konkurohet", është shpreh Nano përmes deklaratës së mbërritur nga zyra e shtypit. Përveç sugjerimeve të bëra për kryetarët e partive në lidhje me veprimet e tyre, për të përfituar personalisht, Nano ka kërkuar që të flitet me emra konkret, duke hequr nga fjalori politik fjalën konsensus, si fjalë që nuk kuptohet nga gjithë shqiptarët. "President Republike do të zgjidhet emri

dhe personi konkret. Konsensusi nuk duhet të jetë një fjalë e pakuptueshme për shqiptarët, të cilën e dine vetëm Kryetarët. Konsensusi nuk duhet të bëhet lojë e Kryetarëve për të fshehur apo ushqyer axhendat meskine e lojërave për pushtet. Konsensusi kërkohet të bëhet një fjalë e thjeshtë, e lexuar dhe kuptuar lehtë e parimisht nga të gjithë shqiptarët. Konsensusi për shqiptarët duhet të jetë: një proces mirëbesimi dhe mirëkuptimi për bashkërendim e bashkëvendosje nga të gjitha palët politike të përfaqësuara në Kuvend", është shprehur Nano.

të të ditës së dielë dhe të hënë. "Shumica e anëtarëve në Konferencë mbështetën propozimin që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të zhvillohet ditën e premte, dt 08.06.2012, ora 10:00. Ky propozim nuk u mbështet nga anëtarët e opozitës, të cilët propozuan dy data për zhvillimin e raundit të tretë, ditën e hënë dt, 11.06.2012, ora 10:00 ose ditën e djelë, dt, 10.06.2012, ora 10:00", thuhet në faqen zyrtare të Kuvendit. Takimi ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta, edhe pse nuk pati konsensus. Më herët se të hapej seanca plenare për të përfunduar procedurat për raundin e dytë, i cili u ezaurua pa kandidaturë, është mbledhur komisioni i Ligjeve. Sekretar i komisionit, Viktor Gumi ka lexuar raportin, ku ka theksuar se nuk ka asnjë kandidat për President.

DEBATE NË KONFERENCËN E KRYETARËVE

Jozefina Topalli: Hapim Konferencën e Kryetarëve! Do të vendosim se në çfarë date do të zhvillohet raundi i III për zgjedhjen e Presidentit.

Gramoz Ruçi: Zonja Topalli faleminderit. Mendojmë se brenda afatit kushtetues është mirë që të vendosim një datë sa më të largët. Ne si opozitë mendojmë që të vendosim ditën e hënë, ose ditën e dielë. Astrit Patozi: Është larg e hëna dhe e diela. Gramoz Ruçi: Po mirë atëherë vendosim si opsion ditën e dielë, është më afër të hënës! Jozefina Topalli: Unë propozoj ditën e premte! Por meqë nuk ka konsensus, atëherë ja lëmë seancës plenare të ditës së enjte për të hedhur në votë datat! Faleminderit!

NJOFTIM PUNESIMI Pozicioni;

Menaxher aktiviteti dhe tregu

Pershkrimi i punes:

• Te kete aftesi per te zhvilluar projekte te mesme dhe te medha qe nga faza e hartimit deri ne zbatimin e plote te tyre. • Te kete njohuri ne fushen e zhvillimit te tregut ne Shqiperi • Paga dhe perftimet e tjera do te jene ne perputhje me aftesite dhe eksperiencen ne pune Aftesite;

• Te jete diplomuar ne nje nga deget, inxhinjeri elektrike, mekanike, ose te perafert me keto dege • Te kete minimumi, 2 vjet experience ne fushen e paisjeve te kondicionimit, elektricitetit apo te ndricimit, • Te kete njohuri te programeve baze kompjuterike si AutoCAD, Adobe dhe MS Office, • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze ose Greke • Te kete mundesi dhe deshire per te udhetuar dhe te jete i pajisur me leje-drejtimi per automjete,

FISIOMED OFRON SHERBIME FIZIOTERAPIE PROFESIONALE NE NJE AMBIENT KOMOD DHE MODERN. EKSPERIENCA PERENDIMORE DHE APARATURAT E GJENERATES SE FUNDIT JANE TASHME PRANE JUSH. BESOJANI SHENDETIN TUAJ FIZIOTERAPISE PROFESIONALE

Adresa: Rruga e Barrikadave 18/2; Galeria e Tiranes Ish Kinema 17 Nentori, Kat 3 Tel. +355 42 400 418 / Cel. +355 69 20 533 30; E-mail: info@fisiomedal.com / Web: www.fisiomedal.com

 Hernie diskale

 Bursitin

 Skoliozen

 Paralizat e ndryshme

 Enjtjen e krahut

 Celulitin

 Spondiloartrozat

 Tendinitin

 Traumat e gjurit

 Marrje mendsh

 Dhimbjen e nofulles

 Para dhe mbas lindjes

Procedura e aplikimit;

• Ju lutemi personave te interesuar te dergojne aplikimet e tyre perfshire dhe CV dhe leter motivimi te Z. Theodoros Nikou, nikou@hol.gr • Te gjitha aplikimet duhet te pergatiten ne gjuhen greke ose angleze

Kompania qe kerkon keto aplikime eshte nje kompani greke me aktivitet tregtare dhe teknike dhe eshte duke zgjeruar aktivitetin e saj ne tregun shqiptar


8

E martë, 5 qershor 2012

OPINION

Koment

Ka një zgjidhje, tërheqja e Zaganjorit NGA

ENTON ABILEKAJ

vijon nga faqja 1 ...së dielës, kryetari i opozitës e ka përsëritur disa herë këtë fjalë. E dinë përgjigjen e Ramës edhe për Xhezair Zaganjorin. Në këto pak ditë që nga mbrëmja e 29 majit, ai e ka refuzuar kandidaturën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në parim. PS kërkon një kandidat të përbashkët jo një kandidat të njëanshëm. Por megjithëse i dinë përgjigjet e Ramës, krerët e maxhorancës kanë vendosur unanimisht t’i japin opozitës vetëm 2 mundësi, të pranojë kandidatin e shpallur, ose të propozojë një kandidat tjetër. Për më tepër, duke lënë vetëm këto dy mundësi maxhoranca e quan të përfunduar përpjekjen për konsensus dhe pret reflektimin e opozitës. Nëse përpjekja për konsesus do të ishte një pikë më e madhe, atëherë do të dukej më e sinqertë. Kaq sa është nuk mjafton. E quajnë hap të madh të Berishës, që tejkaloi vetveten duke propozuar një kandidat që nuk është Jozefina Topalli apo një tjetër drejtues i Partisë Demokratike. Por çfarë alternativash kishte Berisha përveç “tejkalimit të vetvetes”? Më 66 deputetë të PD-së plus Fatmir Mediun dhe ndoshta dy deputetët e PDIU, kryeministri, jo vetëm nuk mund të zgjidhte presidentin, por rrezikonte të konfirmonte zërat për mungesën e maxhorancës pas lëvizjeve të Metes në fillim të majit. Aq më tepër nëse Fryma e re Demokratike e Oketës do të aktivizonte ata deputetë që predenton se ka në radhën e grupit parlamentar të PD-së. Ndaj kryeministri u nis në aksionin për “tejkalimin e vetvetes”, jo për presidentin, por për qeverinë. Pas disa takimeve me Metën dhe me 2 aleatët e tjerë, Berisha u shfaq mbrëmjen e 29 majit, i relaksuar. Të gjithë qeshnin të kënaqur nga bisedimet. Lista e kandidatëve u shpërnda përpara mbylljes së takimit me emrin e Zaganjorit. LSI e mohoi ta kishte shpërndavë vetë listën që nuk doli e pasaktë. Një nga emrat ishte Zaganjori. Meta e takoi i pari. Ai e mbështeti dhe vazhdon ta mbështesë më shumë se të tjerët. Takimi i të martës kishte gjetur një kandidat për president, që garantonte konsensusin brenda maxhorancës, që do të thoshte garantonte vazhdimësinë e qeverisë dhe rrëzonte idenë e Ramës për një maxhorancë të re në parlament. Ishte i njëjti

“tejkalim i vetvetes” që Berisha kishte firmosur në 2009 për të gjetur numrat e mandatit të dytë si kryeministër. Me maxhorancën e garantuar, me Ramën e vetëdalë nga proçesi dhe me një kandidat ata e quajtën të kryer misionin. Në raport me opozitën ndoshta po, por në raportin me Kushtetutën nuk mjaftonte. Në 3 raundet e para Kushtetuta kërkon 84 vota, ndërsa Berisha kërkoi 73 vota. Nëse Berisha do të kërkonte president, do të duhet të insistonte në negociatat me Ramën që i ka votat, jo me aleatët e tij. Deri në raundin e tretë zgjedhja e presidentit u takon dy partive të mëdha. Këtë thotë Kushtetuta, të cilës vetë kryeministri i referohet si trofeut të fituar në vitin 2008.

Nëse Berisha do të kërkonte President, të dielën do të ishte më i hapur me Ramën. Ndërsa Berisha u fut në proçes për të garantuar qeverinë, kryetari i opozitës u fut me paramendimin për të përjas-

htuar Nanon. Paramendimet dhe prapamendimet u bënë lëmsh pas takimit me Metën. Rama filloi të shikonte një tjetër maxhorancë presidenciale, një tjetër maxhorancë qeverisëse dhe një tjetër

kryeministër. Këto nuk duroi as t’i mbante për vete. Por, ndërsa shkruante për një maxhorancë të re me Ilir Metën, asnjëherë nuk e futi Fatos Nanon që mund të ishte presidenti i këtyre ëndrrave. Ndaj sot, kur ka vetëm 2 mundësi nga maxhoranca dhe presionin e hapur të Nanos për ta kandiduar, Rama gjendet i pafuqishëm për të reaguar. Ai e ka lënë presidentin në dorë të maxhorancës. Të dielën deklaroi se maxhoranca ka të drejtën e propozimeve dhe opozita të drejtën e zgjedhjes. Ky është një dorëzim jo i plotë, maxhoranca nuk është e kënaqur. Dy raundet e para u mendua për përfitimet nga zgjedhja e presidentit, jo për presidentin. Këto qëllime sollën në

skenë këtë kandidat dhe këtë proces të dështuar deri tani. Të premten ose të hënën do të jetë votimi i fundit ku opozita është e domosdoshme. Në raundet pasardhëse formalisht janë votat për të zgjedhur Zaganjorin apo një tjetër kandidat të maxhorancës. Emri i Zaganjorit u bë shumë shpejt simboli i prishjes së proçesit. Nëse maxhoranca nuk e hap mundësinë e bisedimeve pa kandidat të paravendosur, vetëm tërheqja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese mund të shpëtonte proçesin. Ndoshta me tërheqjen Zaganjori mund t’i shërbente shumë më mirë vendit dhe mund të tregonte se ishte kandidati i duhur për President.

Editorial

6 politikanët e rinj të PS-së NGA

ANILA BASHA

vijon nga faqja 1 ...pa kunja dhe romuze. Erion Veliaj është aty, duke i ndjekur hap pas hapi, për të sjellë në Shqipëri modelin amerikan të primareve, të cilat, rezultuan të suksesshme dhe me plot surpriza dhe debat, pavarësisht se disa prej eksponentëve të hershëm dhe të rinj të PS, mezi e pranuan këtë risi. Por, shumë prej tyre nuk e kanë parë këtë që po ndodh. Ajo që bie në sy, është se pesë kandidatët për kryetar në garë, Joleza, Maria, Arturi, Erlisi dhe Juxhini, gjithë luftën e tyre e kanë të përqëndruar te Elisa Spiropali. Dhe nuk kanë faj sepse Elisa është anëtare e Asamblesë së PS. Eshtë 29 vjeçe dhe me statutin e PS, në moshën 30 vjeçare do të duhet të lërë detyrën. Në debate, gjatë replikave, kur kandidatët e tjerë i bëjnë këtë pyetje, Elisa thotë se nuk është hera e parë që forumi Eurosocialist drejtohet me të rinj që e kanë kaluar moshën 30 vjeçare. E vërteta është se Elisa ka hyrë në garë për të drejtuar këtë forum vetëm 9 muaj. Elisa pas 30 raundeve, ka filluar të bëjë ironi me kandidatët e tjerë. Për të krijuar idenë se "e ka të fituar këtë garë" Elisa në takimin e Pogradecit u tha kandidatëve: Unë tani kam filluar t'i kem xhan të pestë!!! Dy mënyra për ta kuptuar këtë gjë, me plus minuset që i jepen kandidates: E para, duke dashur të tregojë një dashuri të një vajze më të madhe, humb pikë sepse perceptohet se nuk mund të jetë në krye të FRESSH për moshën që ka. Por nga ana tjetër, tregon se është superiore ndaj të tjerëve. Më konkret është Arturi, 26 vjeç. Ka përfunduar studimet e juridikut në Itali

dhe e thotë me krenari se do të kërkojë mandatin e kreut të FRESSH vetëm për katër vjet. Më pas në moshën 30 vjeçare thotë se duhet ta lërë këtë detyrë, për t'i hapur rrugën më të rinjve. Dhe kur e ekspozon këtë gjë përballë sallave të tejmbushura, "shigjetimet" i ka për Elisën, të cilës direkt dhe indirekt i kërkon të tërhiqet nga gara për t'u hapur rrugë të rinjve. Arturi është i përmbajtur, kërkon të jetë korrekt në minutazhin e tij për të treguar se ç'do të bëjë dhe si do ta ndryshojë forumin rinor. Ka një komunikim të jashtëzakonshëm me stafin e tij, shtabi elektoral që e ndihmon për t'u zgjedhur në krye të forumit, por, të jep përshtypjen se është paksa indiferent kur vjen puna për të kontaktuar delegatët dhe për t'u kërkuar votën. Erlisi është më i stërvitur me strukturat e forumit rinor. Ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e FRESSH. Njeh shumë mirë strukturat në Tiranë dhe në rrethe. Eshtë 27 vjeç dhe ka përfunduar HistoriFilologjinë në Universitetin e Tiranës. Më pas ka studiuar edhe në marrëdhënie ndërkombëtare. Të krijohet përshtypja se Erlisi është i përmbajtur, shpesh i heshtur, flet ngadalë, duket sikur mendohet shumë...Por kjo është vetëm për-

dividualiste sesi ka drejtuar forumin. Joleza, është arkitekte. E shtruar në fjalën e saj, por shumë e sigurt në atë që thotë. Gara dhe lufta më e madhe, bëhet mes saj dhe Elisës. Joleza, nuk lë rast pa e atakuar. Herën e fundit, i tha se i vetmi sport i Elisës ishte të bridhte nëpër Shqipëri, por pa bërë asnjë punë. Një lloj xhelozie "politike" ndihet në ajër menjëherë sapo të dyja futen në sallë. Joleza ka përgatitje të konsiderueshme, platformë shumë të qartë, por, do t'i duhet ndoshta të shkathtësohet pak, sepse bindëse duket se është në mënyrë të konsiderueshme. Shpesh batutat e saj nuk janë vetëm pjesë e përgatitjes së stafit, por edhe të sajat, çka dëshmon më së miri se tek Joleza ka diçka origjinale te batuta dhe kundërbatuta. Joleza i mëshon më shumë faktit se strukturat e FRESSH duhet të ngrihen dhe funksionojnë gjithandej njëlloj, dhe jo vetëm sa herë bie këmbana elektorale. Juxhini është 23 vjeç dhe ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në UET. Gjëja që të bie në sy tek Juxhini, është stafi që ka ngritur për zgjedhjet e FRESSH. Ata kanë ardhur të gjithë nga "jashtë" pra nuk janë pjesë e forumeve të partisë. Por,

shtypje e gabuar. 27-vjeçari, duket se këtë e ka armën kryesore të debatit. Kandidatët gjatë pyetjeve replikë, më së shumti i drejtohen Erlisit taktikisht, për të nxjerrë në pah gjendjen e vështirë të strukturave të FRESSH për shkak të drejtimit të "gabuar" të këtij forumi nga Elisa sipas tyre. E një nga pyetjet, që Erlisi mori 2 minutat e veta pa thënë asgjë ishte: Cilët janë figurat që ka nxjerrë FRESSH gjatë gjithë këtyre viteve kur vetë ai ka qenë në këto struktura? Erlisi u mendua gjatë, dhe tha: Elisa, duke dashur të atakojë kandidaten tjetër për mënyrën in-

sikurse u pa qartë si në prezantim, ashtu edhe pas aktivitetit, të rinjtë që ka sjellë me vete Juxhini, mund të jenë "shpirti" jo vetëm i debatit, por edhe humorit. Edhe Juxhini si të tjerët para tij ka një merak: Elisën në garë për FRESSH me kërkesën e herëpashershme që ajo të tërhiqet për t'u hapur rrugë të rinjve në një mënyrë ndryshe organizimi. Por si qershia mbi tortë vjen Maria. Ajo është vetëm 20 vjeç dhe pa dashur të paragjykoj moshën e saj të re, studentja e biokimisë, është një surprizë e vërtetë e kësaj gare. Energjike, e qeshur,

e komunikueshme pothuajse me gjithë ekipin dhe kandidatët, me një fjalor politik që rrallë të ndodh ta dëgjosh te vajzat e moshës së saj, me një aftësi dominimi të sallës që herë pas here të lë pa mend. E ka marrë shumë seriozisht këtë sfidë edhe pse e ndjen në ajër atë shprehjen: "S'ka gjë, edhe nëse nuk e fitoj këtë garë, kam një karrierë politike përpara". Flet për mënyrën sesi do ta organizoj FRESSH-in, duke u ndalur edhe te cic micet e brendshme të forumit, por shumë e fokusuar në idenë se ky forum, duhet të organizohet më së miri për 2013, për zgjedhjet e përgjithshme. Jo vetëm kaq, por duket se e di shumë mirë se çfarë kërkon për tu angazhuar në politikë brezi i moshës së saj. Maria, pa filluar ende konkurrimi, duket se e ka të fituar këtë garë, edhe nëse nuk do të jetë kryetare e FRESSH. Të 6 kandidatët e kanë fituar ekperiencën e tyre të parë politike. Janë shumë të dëgjuar, respektojnë maksimalisht "rregullat e lojës", janë të edukuar me fjalorin politik, kanë filluar të njohin më së miri gjithë strukturat në bazë, jo vetëm të forumit rinor, por edhe degët e partive në rrethe: praktikisht, PS ka hedhur në konsum politik gjashtë të rinj energjik. Dilema e tyre, (dhe është shumë e drejtë), vjen nga pabarazia e garës: Si anëtare e Asamblesë, Elisa njeh shumicën e delegatëve që do të votojnë për kreun e FRESSH. Njeh më mirë strukturat, njeh më mirë kryetarët e partive të rretheve. Mund të ketë një lobim më të mirë për të mbledhur vota, gjë që ndoshta s'u pëlqen kandidatëve të tjerë por që në strategjinë e saj funksionon në rregull. Në autobuzin e FRESSH ndodhin edhe të papriturat më të mëdha, aty ku shtabet dhe kandidatët fillojnë telefonatat dhe lobojnë për votat. Mëngjesin, drekën, darkën, shëtitjet, lojrat, i bëjnë të gjithë bashkë. Kanë shumë humor dhe batuta. Duket sikur nuk janë konkurrentë. E vetmja që mungon është Elisa dhe shtabi i saj.


E martë, 5 qershor 2012

POLITIKE

Intervista

9

PRESIDENTI Të ishte për Kushtetutën, Kuvendin e vullnetin e zotit Berisha do bëhej fjalë vetëm për emrin e skifterit politik.

Koçi: Nano s'bën dot "katharsis" Ish-drejtuesi i lëvizjes së Nanos për 'katharsis' në vitin 2001 që rrëzoi Metën nga posti i kryeministrit: Nano duhej kandiduar më 2007, tani s'ka vend as për parti as për Presidencë

Lajmi

TIRANE

JAKIN MARENA

K

ryetari i PSV dhe njëri ndër bashkëpuntorët kryesorë të Nanos në lëvizjen për 'katharsis' më 2001 që rrëzoi Metën si kryeministër, Petro Koçi flet në gazetën "Shqiptarja.com" për vetëkandidimin e Nanos, situatën politike dhe shanset e të majtës më 2013. Vihet re një stërzgjatje të negociatave për Presidentin. Si e vlerësoni takimin Rama-Berisha...? Në politikë vazhdojmë të mbetemi vendi më ballkanik i Ballkanit. Deri tani kemi një ngecje të suksesshme në vend përsa i përket zgjedhjes konsensuale të Presidentit. Takimi Rama-Berisha s'solli asgjë të re veç një shkëmbim i drejtëpërdrejtë pikëpamjesh për procesin e emrin e hedhur njëanshmërisht në treg nga PD. Berisha është duke shfrytëzuar në favor të tij dhe në dëm të Shqipërisë ndryshimet kushtetuese të 21 Prillit 2008 Ambasadorët, kryesisht ai i SHBA kanë qënë shumë aktivë në takimet me liderët politikë. Do kenë ndikim për Presidentin..? Ata janë e vetmja shpresë për zgjidhje konsensuale të çështjes së Presidentit. Por ata s'mund të zëvendësojnë klasën politike. Ata nuk caktojnë emra dhe as procedura. Uroj që ata të mos e hanë kokrrën e ullirit që u ka përgatitur Berisha me "tërheqjen" nga kandidati politik dhe paraqitjen e një kandidati "jopolitik". Opozita po bën mirë që po insiston tek vendimi paraprak bipartizan për zgjedhje në parim konsensuale dhe pastaj në mbërritjen te emri. Ajo s'duhet të harrojë prioritetin që ka për vendin reforma në Kushtetutë në procedurën parlamentare e në Kod. Duket sikur çelësat e zgjedhjes së kreut të shtetit i ka Meta, madje Berisha i referohet shumë marrëveshjes PD-LSI...? Sigurisht që Meta ka në dorë më shumë për të ndikuar dhe kondicionuar një zgjidhje më të shpejtë dhe konsensuale. Ai s'ka pse të lejojë që atij t'ia përmendin marrëveshjen PD-LSI për presidentin kur ai vetë s'ia përmend PD të njëjtën marrëveshje, në pjesën për reformën zgjedhore. Sido që të shkojnë punët LSI do garantojë një president që e ka pëlqimin e saj. Ish-kryetari i PS Nano dhe aspirant për president

Kryetari i PSV dhe njeriu që ka udhëhequr lëvizjen 'Nano' për rrëzimin e ish-kryeministrit Meta 10 vite më parë shprehet se Nano nuk duhet të sillet në këtë mënyrë, duke kërcënuar për t'u kandiduar president se s'bën. Ai thotë se nuk duhet të lejojë Berishën të tallet me ambicien e tij presidenciale. ka deklaruar se nëse Rama nuk e kandidon, do krijojë një lëvizje për bashkimin e të majtës. Si e konsideroni një deklaratë të tillë? E gjykoj një lëvizje joproduktive dhe me profil antipresidencial mesazhin "kërcënues", "për ta bashkuar të majtën" në rast se nuk e propozojnë për President. Nano s'ka pse humbet profesionalizmin politik duke u sjellë në mënyra antinano. Atij

Kryetari i PSV, Petro Koçi

do t'i mjaftonte komunikimi konfidencial me PS për të eksploruar mundësi kandidimi. Takimet e tij në çdo derë partie për t'u pranuar si kandidat e ulën shumë piacën politike që ai përfaqëson. Ndërsa sjellja e fundit i rrëzon shumë nga vlerat e vërteta të Nanos si drejtues i suksesshëm i PS dhe qeverisjes në shumë vite. Duke njohur Nanon nga

afër, mendoni se ka durimin e duhur për të krijuar e udhëhequr një parti të re që të garojë më 2013? Koha s'punon për një projekt të tillë, pavarësisht problemeve të rënda që po kalon vendi dhe e majta politike. Nëse Nano mendon se vendi ka nevojë për një këtë projekt atëherë ai s'duhej ta pranonte kandidimin për President dhe sikur ta lusnin Rama e Berisha.

Sa punë i prish PS dalja në skenë e Nanos me një parti të re politike që do të jetë e majtë? Për të prishur punë është kollaj. Për të rregulluar është e vështirë. Nëse Nano katandis gjithë investimin e deridjeshëm politik në favor të vendit dhe shtetit në një projekt që prish atëherë, aq më keq për të. Nano duhet të kuptojë se s'është detyra e shqiptarëve që ata ta çojnë se s'bën në Presidencë. Është detyra e politikanëve patriotë që të ofrojnë projektin në të mirë të së ardhmes europiane dhe të bashkëqytetarëve tanë. Ju keni qënë drejtues i "katharss 1", madje dhe i sakrifikuari i i kësaj lëvizjeje të Nanos më 2001. Si e parashikoni rezultatin e një "katharsis 2" të paralajmëruar nga Nano? Nano kur nuk bëri dot katarsisin numër 1, s'ka asnjë shans për katarsis numër 2. Këtë e them në mënyrën më

dashamirëse. Mbas 2005, Nano ka bërë shumë gabime që i kanë kushtuar jo vetëm atij, por edhe PS. Natyrisht kur them këtë s'dua të harroj se ndaj tij janë sjellë shumë keq dhe në mënyrë të papranueshme. Mendoj se PS duhej ta kandidonte më 2007. Ai ishte shansi për të dhe për PS. Raundi i tanishëm nuk ofron asnjë shans. Dhe ai s'duhet të lejojë që të tallet Berisha me ambicien e tij presidenciale. Mendoni se një kandidat nga partitë aleate do afronte koalicionin për ta përgatitur për zgjedhjet e 2013? Nëse kandidatët do zgjidheshin nga politika atëherë mund të kishim në tryezë emra nga aleatët e Ramës e të Berishës. Por politika s'kërkon të zgjedhë president një burrë shteti, por mundësisht një burrec që të ngrihet në këmbë kur e telefonon kryeministri. Berisha kërkon një president që i shërben kapjes dhe jo bërjes së shtetit.

Blog

Kod numrash apo llafe pazari? NGA

ARDIANA CAPI vijon nga faqja 1

...të thjeshta vertikale, të shoqëruar me numra. Bëhet fjalë për kodin EAN (Europian Article Number). Kod që jep informacion mbi shtetin

prodhues, vetë prodhuesin, lehtëson magazimin, transportin, sigurimin e cilësisë dhe kur është e mundur, edhe shitjen në kasë. Përdoret për objekte me përdorim të ndryshëm, mes tyre, edhe parailaçe. Tani le të shkojmë në farmaci bashkë dhe të shohim 45 kuti me barna prodhime të ndryshme! Keni të përshkruar në recetë Enap (enalapril, mjekim për hipertensionin arterial), prodhim i Krka, slloven. Kontrolloni dhe do të gjeni mbi kuti një kod identifikimi. Seroxat, antidepresiv prodhim i Glaxo: asnjë kod iden-

KLINIKA RADOVANI Probleme tëëgjimit? rënies së d Nevojë për volum të lartë të TV? jes së Vështirësi të ndjekgr up? në e av bised

Nëse përgjigja është "po" drejtohuni tek "Klinika Radovani" për të zgjidhur problemin tuaj. Ofrojmë profesionalizëm dhe aparate dëgjimi dixhitale "Siemens", që janë më cilësorët në botë.

Tel.:

042371735

Adresa: Rruga Hoxha Tahsin P.60/2/14, Tiranë www.klinikaradovani.com

tifikimi! (kuptohet, po flasim për kode të tjera që nuk janë ato të pullës që vendos QKKBja jone) Misar 0,25, mjekues i ankthit, prodhim i Belupo, Kroat: kodi është! Zaditen, antihistaminik prodhim zviceran Novartis….pa kod identifikimi! Latoren, antihistaminik prodhim grek, pa kod identifikues! Ok, le të mos bëjmë avokatin e djallit dhe le të zgjedhim të njëjtin produkt që tregtohet si jashtë, si këtu! Dikush në një nga shkrimet më parë, më shpjegoi sesi Diovani është një produkt që tregtohet me të njëjtin emeër edhe jashtë kufijve tanë. E drejtë! E lëmë mënjanë çmimin se është histori më vete, por le të shohim fotot e Diovanit që tregtohet jashtë kufijve tanë! KA KODIN IDENTIFIKUES! Pse ky që shitet tek ne nuk e ka? Le të shohim Motilium 10mg tablet; përdoret për traktin gastro-intestinal, prodhues

Janssen -Cilag: Tek ne PA KOD, jashtë (foto nga një shpërndarës farmaceutik në UK), e ka! Nuk po flasim për llafet që dëgjojmë lart e poshtë, nuk po flasim për kodin EAN që përdoret më shumë për mallra në Europë sepse për barna përdorin kode te tjera shumë më të komplikuara e me më shumë parametra: PO FLASIM PËR NJË KOD TË THJESHTË IDENTIFIKIMI QË MUNGON! Dhe më e keqja, u mu-

ngon firmave më të njohura farmaceutike! Profarma jonë nacionale nuk ka asnjë lloj kodi në kuti! Ç'do të thotë kjo? Që çdokush mund të prodhojë në një garazh dhe të sjelli kampione të tjera për analizë në QKKB. Që ajo që marrim, nuk ka asnjë lloj kontrolli dhe garancie nga prodhuesi! Tani, të ishit në vendim, si do ti përgjigjeshit pacientit që kërkon një prodhim perëndimor duke menduar se është më i kontrolluar?


10

E martë, 5 qershor 2012

EKONOMI

Bujar Leskaj dhe delegacioni i KLSH vizitë në Turqi

M

e ftesë të presidentit të Gjykatës së Llogarive të Turqisë, dr. Recai Akyel, një delegacion i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryesuar nga kreu i tij Bujar Leskaj, mori pjesë në festimet e 150-vjetorit të kësaj Gjykate në Ankara. Në delegacion merrnin pjesë Zyra Kepi dhe Rustem Tare, dy ndër audituesit më me përvojë të KLSH. Gjatë qëndrimit në Turqi, kryetari Leskaj u

takua me homologun e tij. Pala turke është e interesuar të mbështesë KLSH dhe shumë shpejt mes të dyja institucioneve mund të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. Në bazë të saj, auditues nga KLSH do të mund të trajnohen në Qendrën e Trajnimeve të Gjykatës në Ankara për çertifikimin e deklaratave financiare, për thellimin e auditimit financiar, për

auditimin e IT, etj. Gjatë aktiviteteve të festimeve të 150-vjetorit të Gjykatës së Llogarive të Turqisë, Leskaj u takua dhe me homologun e tij kroat, Ivan Kleshiç, auditues i përgjithshëm i Zyrës Shtetërore të Auditimit të Kroacisë. U ra dakort që Kleshiç të vizitojë Shqipërinë dhe të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi.

Open Data, studim për financimet e politikës

Lobingu, PD 3 herë më shumë se PS Fondet, për të “blerë” përkrahje në SHBA Lajmi

tike, kryesisht Partia Socialiste, si opozitare, kanë kërkuar edhe ndërmjetësimin lobues për të realizuar intervista apo raportime në media të rëndësishme ndërkombëtare, mbi situatën e korrupsionit dhe problematikën elektorale në vendin tonë. Ndërkohë sipas të dhënave, edhe Partia për Drejtësi dhe Integrim ka kontaktuar ndjeshëm mbi çështje që lidhen me të drejtat e komunitetit çam, por nuk ka të dhëna për pagesën. PD kishte kontraktuar fillimisht një shumë prej 120 mijë dollarësh për vitin 2009, por shifra është dyfishuar me anë të një kontrate të re, të nënshkruar nga Flamur Noka.

Gjatë periudhës së fundit elektorale dhe pas saj, partitë kryesore politike në vend nuk kanë kursyer fondet për të “blerë” përkrahje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një studim i Open Data Albania nxjerr në pah se kush ka shpenzuar më shumë ndër to dhe për ç’qëllime

TIRANE

GENC KONDI

N

ë prag të zgjedhjeve të fundit parlamentare, në mars të vitit 2009, Partia Demokratikë ka shpenzuar 240 mijë dollarë vetëm për të “blerë” përkrahje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një studim, të kryer nga Open Data Albania, del se në vitet 2009-2010, kjo parti mban rekordin e shpenzimeve për lobing përtej Atlantikut, ndërkohë që dallon gjithashtu Lëvizja Socialiste për Integrim, me 154.3 mijë dollarë, gati dyfishi i asaj që ka shpenzuar PS (82.3 mijë USD). Hulumtimi është bazuar në rezultate të investigimit të dy organizmave të rëndësishëm të shoqërisë civile që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Pro Publica dhe Sunlight Foundation. Në kuadër të transparencës mbi shpenzime dhe financa të partive politike, Open Data Albania publikon edhe të dhënat e Projektit Foreign Lobbying Influence Tracker për Shqipërinë. Sipas këtij investigimi, rezulton se në vitet 2009–2010 partitë kryesore shqiptare kanë kontraktuar shuma të konsiderueshme për lobim amerikan. Emrat e disa kongresmenëve dhe senatorëve rezultojnë në investigimin mbi lobuesit e kontraktuar dhe paguar nga Shqipëria. Në total partitë kryesore politike shqiptare gjatë dy viteve kanë bërë pagesa në vlerën 476.548 dollarë

amerikanë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto para janë paguar kryesisht për ndërmjetësim dhe organizim të takimeve me personalitete të larta, kryesisht në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Senatin Amerikan. Gjithashtu çështje për të cilat partitë politike shqiptare

kërkojnë lobim në SHBA janë edhe diskutime dhe vlerësime të situatës politike apo elektorale në Shqipëri. Në disa raste partitë poli-

KOMPANITË AMERIKANE TË PËRDORURA PËR LOBIM Pagesat për lobim në SHBA nga PD Data Firma 02.03.2009 BKSH & Associates Totali

240,000 240,000

Shuma në USD 30,000 30,000 48,064 46,234 154,298

Pagesa për lobim nga PS Data Firma 16.03.2010 Rascy 21.03.2010 Rascy 01.04.2010 Rascy 09.04.2010 Rascy 12.04.2010 Rascy Totali

Shuma në USD 10,000 15,000 15,000 30,000 12,250 82,250

Strategic Strategic Strategic Strategic Strategic

2009, 10 kontakte në dy muaj për Jozefina Topallin

Shuma në USD

Pagesa për lobim nga LSI 2009-2010 Data Firma 12.03.2009 Dutko Worldwide LLC 23.04.2009 Dutko Worldwide LLC 20.05.2010 Blue Star Strategies, LLC 13.07.2010 Blue Star Strategies, LLC Totali

Baerlein Baerlein Baerlein Baerlein Baerlein

Kërkesat

Comunications Comunications Comunications Comunications Comunications

PAGESA LOBIMI NË SHBA NGA PARTITË POLITIKE SHQIPTARE NË PERIUDHËN 2009-2010 Pagesa për lobim nga Partia Demokratike Pagesa për lobim nga Lëvizja Socialiste për Integrim Pagesa për lobim nga Partia Socialiste TOTALI

240.000 USD 154.298 USD 82.250 USD 476,548 USD

TIRANE

P

ër të organizuar takime të nivelit të lartë të kryeparlamentares Jozefina Topalli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zhvilluar 10 kontakte në dy muaj në vitin 2009, sipas shifrave të gjetura nga Open Data. Në raportet e publikuara lidhur me lobingun e të huajve në Amerikë, del se këto kontakte kanë nisur më 12 prill të këtij viti, për të përfunduar më 17 qershor. Kompanisë lobuese, BKSH & Associates, i është kërkuar nga Partia Demokratike që të krijonte kushte për takime të rëndësishme të kryetares së Kuvendit me personalitete me emër. Konkretisht, kjo kompani ka marrë kontakt për këtë qëllim me zyrën e kryetares së Kongresit Amerikan, Nensi Pelosi dy herë, me zyrtarë të Komisionit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit, me senatorin Xhim DeMint dhe kongresmenët Robert Veksler, Dan Burton, Eliot Engel, etj. Nga ana tjetër, në të

njejtin vit, kompania lobuese ka marrë kontakte edhe për organizimin dhe suksesin e takimeve të kryeministrit Berisha në Uashington. Këto kontakte, sipas dokumentave, janë marrë me senatorët Lugar, McCain, Graham dhe Richard, me qëllimin e vetëm për të asistuar në një darkë të shtruar nga kreu i qeverisë shqiptare. Edhe për këtë qëllim janë organizuar gjashtë kontakte. Në këtë kohë, për të garantuar sigurimin e pranimit të Shqipërisë në NATO është zhvilluar vetëm një kontakt dhe ky, pranë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO.


E martë, 5 qershor 2012

11

EKONOMI

Hipotekat regjistrime fillestare në Durrës e Fier

Z

yra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) njoftoi se ka filluar afishimi publik i Regjistrimit Fillestar të Pasurive të Paluajtshme për Zonat Kadastrale Nr. 8514 të qytetit të Durrësit dhe Nr. 8534 të qytetit të Fierit. Ky afishim bëhet respektivisht në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8514, në adresën Rruga

“Hafiz Podgorica”, Pallati “Niko” sh. p. k, përballë ZRPP-së Durrës dhe në territorin e Zonës Kadastrale Nr. 8534, në adresën, Lagja “Apolonia”, Rruga “Xox Andoni” pranë zyrave të rajoneve Fier. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e

paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 8514, Durrës dhe Zonën Kadastrale Nr. 8534 Fier, janë të ftuar të verifikojnë regjistrimin. Në se gjatë kësaj faze konstatohen mangësi në informacionin e afishuar, pronari duhet të bëjë plotësimet dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë.

Vetëm më 2010 mori 825 mijë USD, veç konsulencave

TIRANE

GENC KONDI

K

?

PYETJE PERGJIGJE

Nga

merren paratë që shpenzohen për këto lobingje, nga partitë politike shqiptare?

Partitë kanë fondet e veta, nga donacionet dhe kuotizacionet. Gjithashtu, ato marrin një pagesë të caktuar edhe nga buxheti i shtetit, sipas kuotave të caktuara. Shifra të tilla për lobing për një vend si Shqipëria duket se janë shumë të ekzagjeruara, për më tepër të fokusuara vetëm drejt SHBA. Nuk ka një ligj që të ndalë të tilla financime, por gjithnjë fjala është për para që dalin jashtë vendit, në një kohë kur, në kohë krize, çdo lek është i vlefshëm për të mbuluar largimin e investimeve.

Çfarë i sjell

vendit lobingu?

Nuk ka qenë lobingu që ndikoi te pranimi i Shqipërisë në NATO dhe nuk bëhet ajo vend kandidat i BE-së me lobingje. Këto janë kryesisht mjete për të siguruar suksese personale të VIP-ave dhe pagesa të ligjëruara për miq të jashtëm të pushtetarëve, çka shoqërohet me shpenzime edhe nga konkurrenca politike.

ompania Patton Boggs është e përzgjedhura e qeverisë shqiptare për lobing dhe konsulenca financiare. Deri tani, dihej se ky subjekt dhe autoritetet shqiptare për vitin 2010 kishin nënshkruar një kontratë prej 275 mijë dollarësh. Në fakt, sipas Open Data Albania, shifra është shumë herë më e madhe, praktikisht tri herë më shumë se kaq, në vlerën 825 mijë dollarë. Në total, ODA konstaton se shuma ka kaluar me pesëmbëdhjetë pagesa me vlera 55.000 USD secila dhe arsyet për ndërmjetësim lobues janë nga më të ndryshmet dhe lidhen, si me marrëdhënie bilaterale, ashtu edhe me programe dhe financime për Shqipërinë. Konkretisht, janë marrë kontakte me departamentin amerikan të Bujqësisë për ndihmë, me atë të Tregtisë për një mision tregtar, me Departamentin e Shtetit për probleme dypalëshe dhe me Korporatën që menaxhon fondet e Mijëvjeçarit. Veç kësaj dhe në të njejtën kohë, 200 milionë lekë të vjetra iu dhanë nga qeveria shqiptare sërish kompanisë amerikane Patton Boggs, për përgatitjen e privatizimit të kompanisë Albpetrol, pasi kreu konsulencën edhe për privatizimin e ARMO-s. Kontrata të tilla janë nënshkruar më 2007 me Ridge Global LLC, që u kushtoi taksapaguesve shqiptarë nga fondi i buxhetit të shtetit 479.973 USD, dhe Podesta Group, prej 720 mijë USD (2011), etj. Kjo e fundit u evidentua gjatë vizitës më të fundit të kryeministrit shqiptar në SHBA, me rastin e samitit të NATO-s në Çikago dhe përvjetorin e organizatës “Vatra”. Pa kaluar as 12 orë nga takimi i kryeministrit Sali Berisha me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, nga Thesari i shtetit shqiptar kanë kaluar në adresë të kompanisë amerikane të lobimit “Podesta Group Inc” 184.234 dollarë të drejtuar nga John Podesta. Pagesa është kryer në rrugë bankare, nga Raiffeisen Bank në Shqipëri, në drejtim të llogarisë bankare të kompanisë së sipërpërmendur në Uashington. Afro 200 milionë lekë të vjetra nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar kështu për të shpërblyer ata, që kanë “çelur” rrugën e kryeministrit në takimet e tij me zyrtarët

“Patton Boggs”, Sali Berisha i dha miliona “Podesta”, 200 mln lekë për vizitën në SHBA PAGESA LOBIMI NGA QEVERIA SHQIPTARE MË 2010

Sali Berisha me perfaqesuesin e kompanisë lobuese Patton Boggs, Frank Wisner

amerikanë, ashtu si edhe në të kaluarën.” Në fakt, midis qeverisë shqiptare dhe kompanisë së konsulencës “Podesta Group” ekziston një marrëveshje e hershme, e nënshkruar për palën shqiptare nga Gjergj Lezhja, sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, në emër të Këshillit të Ministrave. Afati i fundit i saj ishte 31 marsi i këtij viti, por në të parashikohet rinovimi, me vullnet të të dy palëve, çdo gjashtë muaj. Pagesa e parashikuar në adresë të

kësaj kompanie është 60 mijë dollarë në muaj. Por, pa kaluar ende as një muaj nga rinovimi, qeveria shqiptare ka parapaguar mikun e saj në Uashington për tre muaj njëherësh. Ajo është treguar sërish dorëlëshuar për të hapur me mjete financiare nga buxheti rrugën e kryeministrit në SHBA, siç ka bërë edhe në të kaluarën, madje edhe në raste të fushatave elektorale të partisë në pushtet. Sa më shumë shtohen problemet për një qeverisje

Data 16.08.2010 17.09.2010 22.10.2010 03.12.2010 20.12.2010 16.08.2010 17.09.2010 22.10.2010 03.12.2010 20.12.2010 16.08.2010 17.09.2010 22.10.2010 03.12.2010 20.12.2010 Totali

Firma Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton Patton

Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs Boggs

tashmë shtatëvjeçare nga koalicioni i djathtë dhe vetë Berisha në krye të tij, aq më shumë ai e ka ndjerë nevojën e lobimit jashtë vendit. Tashmë opinioni shqiptar po “bombardohet” me takime të zyrtarëve të niveleve të ndryshme, kryesisht nga SHBA dhe Britania, me VIP-at e politikës shqiptare, aq sa në

Shuma në USD 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 55,000 825,000

media zenë vend edhe hollësi për konferenca shtypi, fjali të caktuara, etj. Ndërkohë që, për opozitarët takimet kanë rëndësi në promovimin e tyre, qeveritarëve u duhen për të treguar se të huajt i mbështesin ende, pavarësisht problemeve në vend. VIP-at në pushtet kanë në favor të tyre buxhetin e shtetit.

KONTAKTET E KËRKUARA NGA QEVERIA SHQIPTARE MË 2010 NË SHBA NËPËRMJET FIRMËS PATTON BOGGS Data

Institucioni Objekti 22.07.2010 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit 05.08.2010 Senator 19.08.2010 Departamenti i Bujqësisë 19.08.2010 Departamenti i Tregtisë 20.08.2010 Departamenti i Bujqësisë 30.08.2010 Departamenti i Tregtisë 30.08.2010 Departamenti i Bujqësisë 31.08.2010 Departamenti i Bujqësisë 01.09.2010 Departamenti i Tregtisë 01.09.2010 Departamenti i Bujqësisë 07.09.2010 Departamenti i Tregtisë 07.09.2010 Export-Import Bank 13.10.2010 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit 04.11.2010 Departamenti i Shtetit 17.11.2010 Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit 08.12.2010 Zyra e Alcee Hastings 08.12.2010 Zyra e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit 08.12.2010 Zyra e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit 08.12.2010 Zyra e Alcee Hastings

Marrëveshjet e Mijëvjeçarit Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri Diskutimi i ndihmës Diskutimi i misionit tregtar Diskutimi i ndihmës Diskutimi i misionit tregtar Diskutimi i ndihmës Diskutimi i programeve Diskutimi i misionit tregtar Diskutimi i programeve Lidhur me misionin tregtar Diskutim për Shqipërinë Diskutimi i fondeve të Mijëvjeçarit Shqipëria Lidhur me programet e Shqipërisë Sfidat në Ballkanin Perëndimor Sfidat në Ballkanin Perëndimor Sfidat në Ballkanin Perëndimor Sfidat në Ballkanin Perëndimor


12

E martë, 4 qershor 2012

Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419

Së shpejti...

Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

televizioni më i ri informativ në Shqipëri

origjina e lajmit... Jemi Jeminjë njëgrup grupmediatik mediatiki i pavarur pavarurnga ngaçdo çdoparti partinënëtëtë cilin cilinrregullat rregullatprofesionele profesionele tëtëinformacionit informacionitmbizotërojnë mbizotërojnë mbi mbiluftërat luftëratpolitike politike

Lajmi në High Definition

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti Irla Policani Elbasan North & South Kombi

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet Berat Berat Elbasan Fier

Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital

Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande

Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE-DURRES-LEZHE-FIER

NE MAQEDONI Multimedia Maqedoni Telenet Maqedoni Skupi Cable Maqedoni

KANALI 158

KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës


E martë, 5 qershor 2012

13

RUBRIKA

NGA

MIRA KAZHANI

Violinisti durrsak "çmend" të apasionuarit për tre netë në Boom Boom Room

T

Në foto: irana përshkohet nga një tjetër Olen Çesari mbrëmje me ethe presiden (djathtas) ciale. Televizionet, radiot dhe Çesari gazetat mbushin shtëpitë dhe tezgat në moshën me presidentin që po përpiqet të 3-vjeçare dalë nga mendje të vështira, ndoshfillimet e ta edhe të lodhura e pse jo të turpvilolinës shme në prag të 100 vjetorit të pavarësisë së këtij vendi. Por diku në hyrje të autostradës bie një violinë, që duket sikur me tingujt e saj zbut dritëhijet e qytetit që s'fle. Në Boom Boom Room përgjatë gjithë fundjavës virtuozi Olen Çezari së bashku me bandën e tij luajti violinë për shqiptarët e tij të dashur. Në barin ku luan Oleni Prej një muaji ai ishte në dhe banda e tij Tiranë të cilën e la dje për t'u nisur me urgjencë gjenden njerëz të drejt Meksikës në një veshur bukur, ka nga tjetër koncert të tij. të gjitha moshat, por Oleni nuk është aq i janë dukshëm elegant. famshëm në Shqipëri sa fama e tij meriton të njihet. Një publik i zgjedhur e di mirë se çfarë gjeniu fshihet nën kaçurrelat që djersijnë parajsë gjatë kohës kur lëviz gishtërinjtë e tij mbi telat e violinës transparente. Në barin ku luan Oleni dhe banda e tij gjenden njerëz të veshur bukur, ka nga të gjitha moshat, por janë dukshëm elegant. Një grua e ulur pas tavolinës time është në ekstazë shpirtërore. Nuk bërtet -Bravoooooo. Por sa herë Oleni merr një pauzë të shkurtër ajo monologon me artistin duke thënë se pas kësaj muzike nuk ka dëshirë të jetojë më. Dy vajza 20 vjeçare kërcejnë diku të humbura në elektricitet. Disa çifte duartrokasin dhe të tjerë rrinë në qetësinë e përhumbjes diku mes qiellit dhe tokës. Në sallë u këndua Lule Bora, violina e Olenit shkoi nga Shkodra në Amerikën Latine, në Italinë e Luco Dallës njërit nga miqtë më të ngushtë dhe mentor i karrierrës artistike të Olen Çezarit. Disa herë salla u ngrit në këmbë ngaqë zemrat çoheshin peshë nga violina e mrekullueshme e Olen Çezarit të cilin edhe në këtë mbrëmje e shoqëronte nëna e tij, e cila ka qenë mësuesja e parë e violinës. Ka diçka të magjishme tek ai, nuk ngjan me violinistët profesionistë e të talentuar pasi pa dyshim të tillë bora ka shumë. Por Oleni ka dicka përtej talentit, profesionalizmit, ai është më shumë sesa violina e tij. Shpesh duket sikur violina po vihet në lojë nga Oleni. Ai loz, tallet me të, pastaj e dashuron si një femër, si një narcizist, si një zot. Është një marrëdhënie qiellore dhe tokësore njëkohësisht. Por përtej magjisë dhe gjeniut që karakterizon 37 vjeçarin që ka mrekulluar shqipërinë që në moshën 5 vjeçe e më tej në moshën 13 vjeçare ka hutuar Italinë për të vazhduar më pas me një karrierrë në të gjithë botën. Çmimet nga më presitigjozët, janë

unë humbem. E humbas fare simiten (e thotë ai me zhargon durrsak). - Ku shkon? Në tavolinë po thonim teksa luanit muzikë me violinën tuaj, se ju nuk ishit fare në skenë. Ishit në një botë tjetër. Me shaka do thoja m'u duke 10 minuta larg zotit. Ndodh ta kesh takuar? - Jo nuk e kam takuar zotin. Por ajo që ndiej është një përhumbje e madhe. E ke parasysh kur bën dashuri (ai e artikulon, dashni)? Është një ndjenjë e mrekullueshme. Çmenduri! - Si është më bukur kur i bie violinës apo kur bën dashuri? - E dyta sigurisht! - Më suprizove. Mendova se do më thoje që është violina e para? -Je në rregull ti? Si mund të ketë ndonjë gjë më bukur sesa dashuria në këtë botë.

OLEN ÇEZARI: Violinën e dua, por jo më shumë se dashurinë

Një fundjavë larg etheve presidenciale, thjesht me violinë pjesë e karrierës së Olenit, por sërish sonte tema nuk është vetëm kjo. Ndërsa tavolinat janë të mbushura me pasthirrma dhe vlerësime, apo dhe kuriozitet për jetën e Olenit dikush mund të shtrojë shumë pyetje dëshpëruese. - Pse në Tiranë mungon ky pasion? Pse njerëzit nuk kanë më frymëzim? Pse të gjithë jemi mbytyr me "idhujt" e politikës, me muzikën komerciale, me kulturën e

Po sikur në Shqipëri të gjithë të besonim se dashuria është më e madhe sesa karrierra jonë. Më shumë sesa politika, sesa diplomacia, sesa gazetaria, sesa arti që na bën heronjtë e shpirtit?

konsumit, moda, makinat dhe netët e dehura. Në një reflektim me medaljen ndryshe nuk të vjen të mendosh sesa krenar na bën Oleni. Krenaria duhet futur në sirtarin e sendeve të vjetëruara. Nuk kemi nevojë më ne shqiptarët për krenari, por të gjithë duan pak frymë ose frymëzim si kjo mbrëmje solli diku në një cep të Tiranës.

* * *

Në fund të mbrëmjes virtuozi i violinës bëri foto pothuaj me të gjithë, u takua dhe me një dialekt durrsak shprehte një thjeshtësi që gjatë një interviste të shkurtër foli më shumë sesa fjalimet e gjata që dëgjojmë. Bisedë e shkurtër me Olen Çezarin në orën 2 të mëngjesit. Olen, si është të jesh gjeni, dmth, ndryshe nga bota. E kupton që je gjeni kur je i tillë? - Jo, nuk e kuptoj fare. Ndihem si të gjithë. Vetëm kur i bie violinës

- Je me dikë tani? -Jo, jam ndarë me të dashurën time që e kisha prej 5 vitesh. Ishte një vajzë italiane. U ndamë por tani s'e kam shumë mendjen më të kërkoj një dashuri. Po mendoj të xhiroj me bandën nëpër botë të paktën për 2 vjetët e ardhshëm. - Po ju më thatë se dashuria ishte më e rëndësishmja? Si do ja bëni? - Të thashë që nuk e kërkoj, por po erdhi me atë do merrem më shumë se me gjithçka. - Kur do të vish sërish në Tiranë? - Do të vij në gusht dhe do të bëj një tur me koncerte. Për të tjerat më shkruaj në Facebook. Të përgjigjem me vonesë, por nuk të lë pa përgjigje. Ky është Oleni. I cili ka hequr këmishën e bardhë të bërë ujë nga djersët dhe ka veshur një bluzë të pambuktë. Edhe ai vetë është si pambuk. Kur e takon nga afër nuk të besohet se po flet me gjeniun që shëtit botën dhe e mahnit këtë të fundit. Ajo ç'ka mendova rrugës për në shtëpi ishte një pyetje tjetër. - Po sikur në Shqipëri të gjithë të besonim se dashuria është më e madhë sesa karrierra jonë. Më shumë sesa politika, sesa diplomacia, sesa gazetaria, sesa arti që na bën heronjtë e shpirtit? Me siguri do të ishim aq në paqe sa do e kishim zgjedhur presidentin në raundin e parë, nuk do ziheshim për kutitë, apo të provonim makthe bulevardi. Oleni ishte heroi i mbrëmjes, por ishim më mendjemëdhenj ne që e shihnim sesa ai që e prodhonte magjinë dhe madhështinë e tij. Si do të ishte Shqipëria sipas Olenit? Secili nga ju që lexon këtë rrëfim e gjen vetë përgjigjen.


14

E martë, 5 qershor 2012

SOCIALE

Të rinjtë peticion: Kërkojmë rivlerësim të “Albatros”

P

as daljes së komentit nga MASH për poezinë “Albatros” të rinjtë, jo vetëm kanë protestuar, por kanë hartuar edhe një peticion ku kërkojnë rivlerësim të kësaj përgjigjeje. “I nderuar Zoti Ministër, Në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, doli çelësi i zgjidhjeve të provimit të letërsisë. Menjëherë, u vu re një habi mes maturantëve dhe mësuesve lidhur

sidomos me zgjidhjet e pjesës së dytë të provimit, Albatrosi – Sharl Bodler. Ka pasur mjaft reagime ndaj përgjigjeve të tezës së botuar në adresën tuaj në internet për veprën në fjalë. Materialet e gjetura në internet dhe në librat ekzistues, nuk përputhen me përgjigjet e kësaj pjese, gjithashtu ka dhe mospërputhje të ideve mes vetë përgjigjeve të çelësit, prandaj do t’ju luteshim të rishikohej skema e korrigjimit.

Meqë lënda e letërsisë është subjektive dhe vetë Bodleri është autor modern, pra lë vend për interpretime të hapura, mënyra e korrigjimit nuk mund të bazohet vetëm në modele përgjigjesh, por në argumentet e dhëna. Ju lutemi reagoni për këtë problem që mund të na ulë rezultatet padrejtësisht”, - ka qenë ky peticioni i të rinjve që ka nisur të firmoset online nga mijëra maturantë.

Mësuesit: Nuk e kanë bërë në shkollë, pabesi ndaj nxënësve

Letërsia, Ministria e kopjoi testin në internet Maturantët: Ja ku e kanë marrë modelin e "Albatros" Lajmi

Protesta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rrezikon të përfshihet në një tjetër skandal. Bëhet fjalë për testin e Letërsisë të maturës shtetërore, ku maturantët jo vetëm pretendojnë se MASH nuk ka ditur ta komentojë si duhet, por madje ky test është marrë i gatshëm nga një site amerikan që jep modele si të komentohet një pjesë letrare.

TIRANE

ESMERALDA KETA

M

aturantët, të cilët ditën e shtunë, me datë 2 qershor, iu nënshtruan provimit të parë me detyrim, Letërsisë, e kanë kontestuar fuqishëm poezinë e Bodlerit “Albatros” mbi të cilën ishin të bazuara 10 pjesës së dytë të testit dhe që në total kanë 15 pikë. Sipas tyre, ata jo vetëm që nuk e kanë bërë fare këtë pjesë, në asnjë prej tre viteve të shkollës së mesme dhe nuk e përmban asnjë prej Letërsive alternative që ata mbajnë në duar, por janë habitur edhe nga përgjigjet e dhëna nga MASH për pyetjet që i përkisnin kësaj pjese, të cilat nuk korrespondonin me ata që shoqërojnë, kudo që ajo është e publikuar. Madje ata shkojnë më tej, kur thonë se specialistët e ministrisë së Arsimit, nuk e kanë hartuar vetë testin mbi këtë pjesë, por e kanë marrë të gatshëm nga një site amerikan që jep modele testesh për letërsinë. Bëhet fjalë për site www.cummingsstudyguides.net, i cili është themeluar nga disa mësues të letërsisë më 1964 në Pensilvani, USA, dhe jep modele komentesh mbi disa nga pjesët e autorëve më të njohur të të gjitha kohërave. Pikërisht në këtë site mund të gjesh edhe

Edhe 200 maturantë të shkollës së mesme të përgjithshme "Themistokli Gërmenji" në Korçë, kanë organizuar për të njëjtën arsye një protestë duke kërkuar rishikimin nga ministria e Arsimit të skemës së vlerësimit të poezisë "Albatros".

Faqja e internetit nga ku është marrë modeli i poezisë “Albatros”

komentin e poezisë “Albatros” (http://www.cummingsstudyguides.net/Guides8/Albatross.html#Topp), tek e cila bien në sy se disa nga pikat kryesore të testit të Letërsisë që u kanë rënë maturantëve tanë me datë 2 qershor, janë të njëjta me ata që janë shënuar në këtë faqe interneti. Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë që kur të vlerësohet kjo pjesë, të mbahen parasysh jo vetëm ata

përgjigje të shënuara, por edhe përgjigje të ngjashme, por që mund të jenë të sakta. Ndërsa mësuesit shprehen të habitur nga kjo gjë dhe thonë se nëse testet nuk mund të kopjohen, pasi çdo test ndërtohet mbi bazën e programeve. “Nëse është e vërtetë që testi të jetë përkthyer kjo përbën skandal, pasi çdo vend, testet i ndërton mbi bazën e programeve dhe të standardeve të veta si dhe

të zhvillimit të vet arsimor. Kopja e një testi, jo vetëm është e jashtëligjshme, por kompromenton komplet procesin dhe tregon se testet nuk hartohen nga specialistë, por nga amatorë. Ajo që të bie në sy në këtë test është shkalla e lartë e subjektivitetit, gjë që nuk ndodh me testet e vjetra. Po të shikosh testet, e po këtij viti, por të drejtimit shoqëror ose natyror, gjen pyetje të tilla si: Është roman/tregim/skicë/ dramë. Motivi i kësaj poezie është: filozofik, i dashurisë; i udhëtimit; i pasjetës; etj. Pra nxënësit kanë pyetje konkrete dhe ai o e di o nuk e di”, - na thotë një mësuese e letërsisë, që përkrah nxënësit e saj në

kërkesat për rikorigjim. “Analizën e librit “Lulet e së keqes” nxënësit nuk e kanë bërë në asnjë nga 3 vitet shkollore si dhe në asnjë nga tekstet alternative. Bodleri hyn te autorët më të vështirë dhe nëse poezia e tij paraprakisht nuk është e analizuar dhe komentuar, është pabesi t’ia kërkosh nxënësve në tezën e maturës shtetërore. Në fund të fundit, nxënësi matet për njohuritë që ka mësuar në tekste dhe jo për ato të cilat nuk i ka studiuar. Kjo që ka ndodhur nuk është rastësore. Reagimet e para të mësuesve dhe nxënësve kanë dalë që kur u publikua programi i maturës shtetërore, ku ishin futur mjaft vepra që nxënësit nuk i kishin analizuar gjatë 3 viteve (dhe nuk janë pak afro 15 vepra). Por askush nuk i dëgjoi ata. Në programin e maturës, autorët e tij nuk kishin marrë mundimin të jepnin asnjë titull materiali ku duhet të mbështeteshin nxënësit dhe mësuesit për përgatitjen e provimit të maturës, madje nuk ishin vënë as tekstet alternative të miratuara nga vetë MASH. Kopjimi i testit tregon dhe njëherë se au-

toret e tezave të maturës shtetërore i kanë rënë fare shkurt, janë mjaftuar vetëm me programin e letërsisë si dhe me një test të gatshëm, dhe nuk kanë marrë mundimin as t’i hapin tekstet mbi të cilat kanë studiuar nxënësit. Dhe të mos harrojmë se programi i letërsisë së gjimnazit është shoqëruar me kundërshtime të specialisteve, të mësuesve, madje dhe të vetë katedrës së Gjuhës e Letërsisë të UT, pasi objektivat ishin marrë me “copy paste” dhe ishin njëlloj për të tria vitet e gjimnazit. Ky skandal nuk u riparua asnjëherë nga MASH dhe i dha tani rezultatet në kurriz të nxënësve”, - na thotë një tjetër mësuese.

Kopje në “Facebook”

Maturantët, ja si kopjuan ditën e provimit të Letërsisë

N

TIRANE

ë maturën shtetërore vazhdon ende të kopjohet. Në zonat e largëta, herë pas here administratorët mbyllin njërin sy e bëjnë sikur nuk shikojnë, ndërsa në Tiranë kopjohet me internet. Kështu ka ndodhur edhe këtë të shtunë, kur sapo të rinjtë kanë hapur testin dhe kanë parë pyetjet, nëpërmjet celularëve, i kanë publikuar menjëherë edhe në facebook, duke u kërkuar kështu ndihmë të afërmve që sigurisht ishin në pritje. Kështu në foton që shoqëron këtë shkrim duket qartë kjo që.

Një maturant nën pseudonimin “Për një Shqipëri Etnike”, rreth orës 10:20 minuta të së shtunës, kur testi ka nisur në orën 10:00, ka kërkuar ndihmë në facebook, për komentet e pjesës “Albatros” dhe “Kështjella” që u kanë rënë si pyetje. Dhe në fakt përgjigjja, që i ka ardhur për pjesën e shumë diskutuar “Albatros” ka qenë shumë e saktë, madje një variant shumë më i saktë se sa vetë zbërthimi që i kanë bërë specialistët e Ministrisë së Arsimit në çelësin e përgjigjeve që u publikua pasditen e së shtunës. Dhe duket se në këtë mënyrë i zgjidhin testet e maturës shumë të rinj të kryeqytetit.

Faximile e fq së internetit, ku u publikuan pyetjet e testit, vetëm 20 minuta pasi ai kishte nisur


E martë, 5 qershor 2012

15

SOCIALE

Parregullsitë, nuk janë shënuar as referencat nga janë marrë

S

pecialistët e arsimit shpjegojnë se një tjetër shkelje e vënë re në testet e Letërsisë është edhe mungesa e referencave. Ata shpjegojnë se testet e maturës shtetërore janë dokumente ligjore dhe si të tilla për çdo fragment të përzgjedhur duhet patjetër të vendoset referenca. “Për tekstin eseistik “Arti i optimizmit” nuk është vënë as emri i autorit dhe as përkthyesi nëse është pjesë

e përkthyer. As poezia e Bodlerit nuk jepet se nga është shkëputur dhe as emri i përkthyesit (ka një variant të Kadaresë, por nuk është ky variant në test). Po kështu fragmenti i “Kështjellës” së Kadaresë nuk jepet se nga është shkëputur, pasi ai ka botuar një variant të ri të Kështjellës që e quan “Rrethimi”, - na thonë specialistët e arsimit, të cilët dhënë theksin se amullia më e madhe vjen për

shkak se nuk janë zbatuar kriteret shkencore të letërsisë. “Alternativat që mbështeten mbi objektivat shkencore të studimit të letërsisë nuk japin shkak për interpretime subjektive. Nëse nxënësit i kërkohet të japë karakteristikën e një poezie simboliste apo romantike, të një heroi epik apo të një heroi lirik, nxënësi ose e di ose nuk e di atë sepse nuk ka studiuar”, na thonë ata.

Reagon Ministria

“Ja si do ta korrigjojmë “Albatros”

TIRANE

P

as kontestimeve ët shumta nga na e maturantëve për poezinë “Albatros”, ka reaguar edhe ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në një njoftim për mediat, kjo ministri ka deklaruar se testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, për Maturën Shtetërore 2012, bazohet tërësisht në programin orientues, të publikuar nga MASH, në janar 2012. “Në të sqarohet qartë se fragmentet e tekstit letrar, që do të bëhen pjesë e testit të gjuhës shqipe dhe letërsisë, do të merreshin nga veprat, lista e të cilave u publikua në të. Testi i Maturës Shtetërore 2012 përmbante poezinë “Albatros” të Sharl Bodler nga vëllimi poetik “Lulet e së keqes”, një fragment nga romani “Kështjella” i Ismail Kadaresë, të rekomanduara në programet orientuese, si

dhe një tekst jo letrar”, - thuhet në njoftimin e MASH. Më tej dikasteri i arsimit sqaron se qëllimi i lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë nuk është që nxënësit të mësojnë komente dhe analiza fragmentesh të gatshme, për t’i riprodhuar mekanikisht në teste, aq më tepër në ato të Maturës Shtetërore. Sipas MASH-it, qysh në vitin 2008, për shkak të trajtimeve të ndryshme të fragmenteve të veprave të autorëve letrarë, programi orientues i gjuhës shqipe dhe letërsisë është hartuar mbi bazën e veprave të plota të autorëve. “Testi shoqërohet me skemën orientuese të vlerësimit. Megjithatë, kjo skemë nuk është fikse. Në qoftë se përgjigja vlerësohet se përkon me logjikën e kërkesës së pyetjes, ajo vlerësohet pozitivisht. Kjo shprehet qartazi edhe pas çdo modeli përgjigjeje të pyetjeve të hapura në

skemën e vlerësimit: “Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim që nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë”. Ky proces drejtohet nga autorët e testit. Në “Rregulloren e Maturës Shtetërore”, procesi i vlerësimit trajtohet si më poshtë: Në rastet kur ka mospërputhje të vlerësimit, midis dy vlerësuesve të pavarur, përgjegjësi i vlerësimit së bashku me një vlerësues tjetër kryejnë vlerësimin përfundimtar. Pas këtij vlerësimi, pikët për çdo kërkesë të testit pasqyrohen në tabelën përmbledhëse në faqen e parë të testbroshurës dhe firmosen nga të katër vlerësuesit e testit. Qëllimi i këtij sistemi korrigjimi është që të vlerësohet sa më saktë çdo përgjigje që ka dhënë maturanti/ja edhe pse si formulim mund të mos jetë e njëjtë me atë të dhënë në çelësin e përgjigjeve të testit, të përgatitur nga autorët e tij”, - ka shpjeguar zyra e shtypit e Ministrisë së Arsimit.

“Ministria të reflektojë ndaj paaftësisë së hartuesve të testit, do e vuajnë të rinjtë”

“MASH komentoi gabim poezinë” Natasha Shuteriqi dhe Hektor Çiftja: Poezia Larg origjinalit në frëngjisht, larg interpretimeve dhe kritikës letrare, përgjigjet e MASH bien ndesh edhe me vetë nxënësit

TIRANE

POEZIA ALBATROS

ESMERALDA KETA

Varianti i testit K’tij udhëtari të plogët, ngordhalaq, qesharak! Të shëmtuar, po dikur aq të bukur në k’të bot’! Një marinar sqepin me çibuk ia përflak, Tjetri shpotinë i jep sakatit që s’fluturon dot.

T

ë habitur nga përgjigjet e specialistëve të arsimit që i kanë bërë poezisë “Albatros”, nuk kanë mbetur vetëm maturantët dhe mësuesit, por edhe specialistë të arsimit. Natasha Shuteriqi (Poroçani) dhe Hektor Çiftja pedagogë në Universitetin e Elbasanit, kanë bërë një analizë se ku ka gabuar MASH dhe kanë sugjeruar rivlerësim të kësaj poezie. “Në përgjigjet e zbuluara nga MASH ata janë befasuese: Albatrosi simbolizon natyrën e dyfishtë te çdo qenie njerëzore: çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar).! Dhe motivet janë dy (me të drejtë) shëmtia dhe e bukura nga njëra anë; mizoria nga ana tjetër. Komentimi i këtyre dy motiveve le për të dëshiruar. Larg origjinalit në frëngjisht, larg interpretimeve të kritikës letrare, përgjigjet bien ndesh edhe me

Varianti i Kadaresë Ky udhëtar me flatra, ç’qullac që ngjan Ç’i bukur ish, ç’komik duket, i keq. Dikush ia tall ecjen e tij të çalë, Një tjetër sqepin me çakmak ia djeg. Natasha Shuteriqi gjatë një aktiviteti

mendimin më të përgjithshëm të vetë nxënësve”, - shkruajnë dy specialistët e letërsisë. “Interpretimi i simbolikës së albatrosit nuk është dukuri e re në kritikën letrare. Ajo që të befason është përgjigja që specialistët e hartimit të testit i kanë dhënë simbolikës së albatrosit duke e quajtur simbol të natyrës së dyfishtë të çdo qenieje njerëzore. Çdo njeri mbart në vetvete si cilësitë pozitive ashtu edhe ato negative (si mbartës i mëkatit fillestar). ?!! Logjika të thotë se konteksti kritik nga

është marrë interpretimi i poezisë është një analizë që i është bërë Lasgush Poradecit nëpërmjet Bodlerit, por kjo (nëse vërtetë është kështu) nuk i referohet një analize të mirëfilltë për poezinë Albatros, por e sheh në qasje krahasuese. Ndërsa kritika perëndimore, përkundrazi tek Albatrosi i Bodlerit sheh poetin, të sakrifikuar në misionin e tij të lartë (ky princ resh), por i destinuar të luftojë përditë me mizorinë e të zakonshmes, realitetit (për analogji titulli i ciklit “Lulet e së keqes”), pra

Origjinali Ce voyageur ailé, comme il est gauche et veule ! Lui, naguère si beau, qu’il est comique et laid ! L’un agace son bec avec un brûle-gueule, L’autre mime, en boitant, l’infirme qui volait ! kjo poezi ka në thelb dikotominë (i mirë/i keq) që këtu shtrihet në nivelin estetik dhe jo moral. Të interpretosh albatrosin në këndvështrimin e mëkatit fillestar, kjo është e papranueshme. Ndaj, edhe një herë kërkojmë MASH-it të reflektojë ndaj paaftësisë dhe pasigurisë, sepse atë që do ta vuajnë këtë gjë janë mijëra maturantë”, - thonë dy spe-

cialistët e Letërisë. Ndërkohë ata shohin një tjetër gabim te përkthimi. Sipas tyre, “Albatrosi” i Ismail Kadaresë i rri më afër variantit origjinal në frëngjisht. “Por për fat të keq, në testin e nxënësve nuk sillet varianti i përkthimit të Kadaresë, por një tjetër variant, i cili e largon në përkthim kuptimin kryesor të vargut”, - thonë ata.

SH.PETRELA

Mangësi në vlerësimin e testeve

I

sh-drejtoresha e Qen drës Kombëtare të Provimeve, dhe drejtoresha e parë e maturës shtetërore në vitin 2006, Shpresa Petrela, pak kohë më parë, në një intervistë për “Shqiptarja.com”, vuri në dyshim të gjithë sistemin e maturës shtetërore. Duke qenë se e njihte këtë proces së brendshmi, ajo deklaroi se në vitin 2006 u vërtetua se të rinjtë kishin kopjuar por raporti u mbajt sekret, por sipas saj e gjithë mënyra e hartimit, vlerësimit dhe e administrimit të testeve të maturës duhej të rishikohej pasi kishte mangësi.


16

E martë, 5 qershor 2012

AKTUALITET

Aktet e ekspertimit gjykata rrëzon kërkesën e avokatëve

G

jykata e Tiranës rrëzoi pretendimet e avokatëve mbrojtës për papërdorshmërinë e akteve të ekspertimit lidhur me kqyrjen e kufomave të Zivër Veizi, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtaj.Rëzimi i kërkesës erdhi me argumentimin se akti i ekspertimit mjekoligjor është një proces zinxhir dhe që si i tillë ai fillon menjëherë pasi mjeku

përcakton autopsinë e vdekjes së viktimës. Sipas gjykatës, eksperti është i detyruar të japë përgjigje mbi shkaqet e vdekjes edhe në rastet kur një gjë e tillë nuk i është kërkuar me pyetje konkrete nga ana e prokurorisë. Në fakt kundërshtimin e kërkesës së avokatëve mbrojtës e bëri prokurori i çështjes Adriatik Cani, i cili i tha gjykatës se një kërkesë e tillë nuk gjen

mbështetje në ligj por edhe në prova konkrete. Një seancë më parë dy avokatët e të pandehurve Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, i kërkuan gjykatës rëzimin e akteve të ekspertimit me pretendimin se ato janë kryer një ditë, para daljes së urdhërit të prokurorisë. Sipas mbrojtësve kjo është e paligjshme dhe për pasojë ata kërkuan nxjerjen si të pavleshëm të tyre.

Ish-kreu i gardës mbron veprimet në 21 janar

Prendi: Jam pa faj garda bëri detyrën “Shmangëm katastrofën kur hyri automjeti” Lajmi

Akt akuza

Ish-kreu i Gardës së Republikës, është vetë shpallur i pafajshëm duke pohuar se prokuroria ka ngritur akuzën duke mos u mbështetur në asnjë provë konkrete. Ndrea Prendi, ka treguar se në 21 janar të gjitha veprimet kanë qënë të ligjshme dhe se garda ka qëlluar fillimisht me plumba manovër dhe më pas me ato luftarakë, por gjithmonë është qëlluar në ajër.

Në akt-akuzën e ngritur nga prokuroria u lexuan emrat e deshmitarëve, si edhe provat në të cilat ata bazohen për të pretenduar fajesinë e Ndrea Prendit, Agim Llupos dhe Margarit Kumes

Ndrea Prendi duke folur në sallën e gjyqit

TIRANE

ELTON QYNO

I

sh-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi ka thyer heshtjen mbi një vjeçare, dhe ka zgjedhur të flasë në sallën e gjyqit lidhur me akuzën dhe hetimet e bëra nga ana e prokurorisë së Tiranës lidhur me ngjarjen e 21 janarit, për të cilën Prendi është marrë i pandehur. Gjenerali që është identifikuar nga organi i akuzës si personi që ka vrarë me pistoletën e tij demostruesin nga Fieri Faik Myrtaj, është vetëshpallur përpara gjykatës si i pafajshëm dhe për këtë ai ka pohuar se gjatë gjykimit do të paraqesë dhe prova konkrete. Ndrea Prendi në fjalën e tij tha se prokuroria e ka trajtuar atë por dhe efektivët e tjerë të Gardës së Republikës si një bandë kriminale dhe jo si persona që në ngjarjen e 21 janarit kanë mbrojtur shtetin dhe personalitetet, përfshirë këtu dhe kryeministrin Berisha që ndodheshin brenda në objekt. Prendi thotë se prokuroria i quan pa drejtë si persona civilë në demostratë shtetasit Zyhdi Dajti dhe Arben Çuko, duke pohuar se këta të fundit njëri përfqason

subjektin politik që organizoi demostratën, pasi është deputet, ndërsa tjetri përfaqësonte Policinë Bashkiake, strukturë kjo që me ligj ka përdormërinë e armëve të zjarit. Kjo sipas Ndrea Prendit, mjafton për të ngritur dyshime të arsyeshme se shërbime të Policisë Bashkiake, me në krye shefin e tyre shtetasin Zyhdi Dajti, mund të kenë qëlluar në me armë në 21 janar.

HAPJA E ZJARIT

Më 21 Janar, këto dy “shtetas civile”, ishin pjesëmarrës në demonstratë dhe prezent në pikën me të nxehtë të sulmeve Prendi, deklaroi se u qëllua me armë me fishekë luftarak, kur mbaruan ata të manovres, në ajër në momentin që sipas tij situata u bë shumë e dhunshme dhe rrezikohej jo vetëm jeta e gardistëve por edhe e personaliteteve shtetërore. Sipas Prendit, prokuroria e akuzon atë pa prova, duke kërkuar arrestimin e tij që një ditë pasi kishte ndodhur ngjarja, si

edhe duke ushtruar presion psikologjik ndaj tij dhe gardistëve të tjerë për orë me rradhë gjatë procesit të marrjes në pyetje. Sipas ish-komandantit më datë 21 Janar 2011, efektivat e Gardës me shërbim, të pajisur me armatim luftarak e mjete teknike të posaçme, sipas përcaktimit në akte normative për ketë qellim kanë përdorur armët e zjarrit në ajër, të paralajmëruar më parë dhe të shoqëruar me thirrje me zë te lartë me artopolant, në kushtet e cënimit ekstrem të masave të sigurisë së P.L.SH.-ve dhe të ruajtjes e mbrojtjes së ORV-së, vetëm kur përdorimi i mjeteve teknike pasive, nuk pati rezultat për zmbrapsjen e sulmeve të dhunshme të grupeve pjesëmarrëse në demonstratë, duke respektuar rrethanat e përcaktuara në piken 1/b të nenit 3 të Ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit.

ROLI I DAJTIT E ÇUKOS

Sipas ish-kreut të Gardës së Republikës organi akuzës, në përshkrimin e pasojës të shkaktuar me viktimat, evidenton se për përshkrimin e pasojës, ndër të tjera, mbështet në deklarimet e shtetasve Zydi Dajti dhe Arben Çuko, si persona civil në vendngjarje, dhe jo vetëm kaq, pasi organi

Akuzës, për shtetasin Zydi Dajti, ve në dukje se ka ndërhyrë duke kërkuar largimin e demonstruesve nga objekti. Si ka mundësi që nga organi akuzës këto dy shtetas, cilësohen shtetas civilë? Ndërkohë,që shtetasi Arben Çuko është deputet i subjektit politik organizator dhe pjesëmarrës në demonstratë, ndërsa shtetasi Zydi Dajti, me datë 21 Janar 2011 ishte me detyrë Drejtor i Policisë Bashkiake, të Bashkisë Tiranë, me Kryetar Bashkie Kryetarin e subjektit politik, që organizoi demonstratën, ishte drejtues i një strukture ligjërisht të armatosur. Më 21 Janar, këto dy “shtetas civile”, ishin pjesëmarrës në demonstratë dhe prezent në pikën me të nxehtë të sulmeve të dhunshme kundër objektit dhe rojeve në mbrojtje ligjore të ORV-së. Gjithashtu, për çudi organi Akuzës, nuk e

Të shoqërohej me rritjen e pasojave në demonstratë, pa llogaritur për tragjedinë që do të shkaktohej,nëse automjeti ishte i përgatitur për shpërthim di se këto dy shtetas “civilë”, janë ish-efektiv të Gardës, madje kanë qënë në detyra të rëndësishme në gardë: Komandant i Gardës dhe Komandant i Njësisë Speciale, profesionist për njohjen e detyrave të shërbimit të efektivave të gardës në mbrojtje të ORV-ve, si dhe njohës të mirë të objektit të kryeministrisë, njohës të funksionimit të këtij objekti edhe në rastet e situat-

ave si ajo e 21 janarit 2011 (gjë për të cilën nuk besoj se demonstruesit e zakonshëm apo elementët sulmues, pjesëmarrës në demonstratë, të kenë informacionet e duhura).

HYRJA E AUTOMJETIT

Në fjalën e tij i pandehuri Ndrea Prendi ka pohuar se strukturat e gardës kanë shmangur çdo pasojë në 21 janar, dhe rasti më konkret ka qënë edhe kur në kryeministri është futur automjeti. Prendi nënvizoi se prokuroria ka mbajtur qëndrim dashakeq ndaj këtij rasti ndërsa Garda e Republikës ka vepruar me shumë profesionalizëm duke mos lënduar asnjë nga personat, edhe pse ishte përballë një kërcënimi serioz për jetën e efektivave. Sipas Prendit organi i akuzës, në kronologjinë e zhvillimit të demonstratës, ndoshta jo pa qëllim, nuk evidenton sulmin vdekjeprurës me automjet ndaj forcave të Gardës, ndërkohe që, nëse automjeti nuk do të ndalej nga mekanizmi anti terror, pasojat do të ishin fatale, në rradhë të parë për forcat e Gardës që rrezikonin të shtypeshin, por dhe për personat që e shoqëronin mjetin. Gjithashtu nëse ky sulm nuk do të mund të ndalej (pasi mekanizmi anti terror mund të ishte dëmtuar gjatë djegies e shkatërrimit të vendrojës, ose si rezultat i goditjes së fortë nga automjeti), padyshim që grupet sulmuese do të stimuloheshin për të avancuar për në brendësi të objektit, gjë që, do të shoqërohej me rritjen e pasojave në demonstratë, pa llogaritur për tragjedinë që do të shkaktohej, nëse automjeti ishte i përgatitur për shpërthim.

?

PYETJE PERGJIGJE

Për cilin nga demostruesit e vrarë akuzohet Ndrea Prendi?

Ish-komandati i gardës akuzohet nga prokuroria se ka qëlluar 11 herë me pistoletën e tij, dhe për pasojë ka sjellë vdekjen e demostruesit Faik Myrtaj. Kjo akuza është mbështetur vetëm në aktin e eskpertimit balistik të armës, prej nga ka dalë dhe predha që i ka marrë jetën demostruesit Myrtaj.

A e ka pranuar akuzën e ngritur ish-komandanti Prendi?

Ndrea Prendi në asnjë moment nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar gjithmonë në pafajësinë e tij. Dhe dje në seancën gjyqësore Prendi ka këmbëngulur se është i pafajshëm dhe se për ai pretendon se ka prova konkrete të cilat do ja paraqesë gjykatës.

Në demostratën e 21 janarit pati gardistë të plagosur? Në 21 janar dhjetëra efektivë të gardës por edhe të policisë janë plagosur me sende të forta. Mes të plagosurve ka qënë dhe Ndrea Prendi i cili ka marrë një plagë në sy. Pas kësaj ai është vizituar nga mjekja Vaide Meda, e cila pritet të thiret në sallën e gjyqit si dëshmitare nga ana e avokatëve mbrojtës.


E martë, 5 qershor 2012

17

AKTUALITET

Xhami i blinduar s’lejoi gurët të hynin në zyrën e Berishës

D

emostruesit e opozitës në 21 janar kanë qëlluar me sende të ndryshme, duke sulmuar jo vetëm policinë dhe gardën, por edhe zyrën e kryeministrit Sali Berisha. Pikërisht dritarja e zyrës së këtij të fundit është dëmtuar me gurët që hedheshin nga demostruesit, por për shkak të xhamit të blinduar sendet e forta skanë depërtuar në brendësi. Sipas Ndrea Prendit

demostrata solli shkatërimin dhe djegien e vendrojës në krah të portës hyrëse, shpërthimin e portës se objektit, pushtimin përkohësisht të një pjesë të territorit brenda ORV-së, apo sulmin e realizuar me automjet. Prendi tha se prokuroria në përshkrimin e pasojës të shkaktuar me viktimat, nuk e lidh ketë pasojë, me veprimet e dhunshme dhe sulmet e grupeve

sulmuese prej pesë orësh mbi Forcat e Policisë Shtetit, mbi Forcat e Gardës në detyrë dhe mbi Selinë e Kryeministrisë, me veprimet e atyre që për disa momente tentuan të pushtojnë duke u futur forcërisht brenda ORV - Kryeministria, deri dhe sulmin me automjet vdekjeprurës ndaj forcave të Gardës, megjithëse gardisti në detyrë është i paprekshëm.

Klajdi dhe Ana

Fëmijët e Ziverit, kërkojnë dëmshpërblim

TIRANE

D

y fëmijët e demostruesit të vrarë Ziver Veizi, kanë kërkuar që të bëhen pjesë në këtë proces gjyqësor me qëllim dëmshpërblimin financiar nga ana e gardistit që në 21 janar i morri jetën babait të tyre. Klajdi dhe Ana Vezi, të përfaqësuar nga avokati Andi Kananaj në këtë process paraqitën dje kërkesën në gjykatë me qëllim që nëpërmjet avokatit të tyre të jenë pjesë e çdo seance gjyqëosore. Gjykata pasi u njoh me prokurat e lëshuar nga dy fëmijët e Zivër Veizit, dhe pasi konstatoi mungesën e tyre në sallë, njohu ligjmërinë e pranisë së avokatit mbrojtjës. Në sallën e gjyqit, avokati nuk bëri me dije se sa është shuma financiare që dy fëmijët do kërkojnë në formë dëmshpërblimi,

Ziver Veizi

por për të qënë zyrtarisht pjesë e këtij procesi gjyqtari i çështjes i ka tërhequr vëmëndjen duke i kujtuar që të paguanin taksën e padisë, sipas dispozitave të Kodit të Pro-

cedurës Civile. Dy fëmijët e demostruesit të vrarë Ziver Veizi, jetojnë bashkë me të jëmën e tyre në komunën Libosfshë të Fierit. Momentalisht ata janë duke vuajtur pasojat e vrasjes së babait të tyre në 21 janar, duke jetuar në kushte tepër të vështira ekonomike dhe pa asnjë përkrahje nga qeveria. Ndërkohë që pas kësaj është bërë hapja e procesit gjyqësor, nga ku palët kanë filluar me kërkesa paraprake. Pa leximit të kërkesës për gjykim nga ana e prokurorisë së Tiranës, avokatët mbrojtës më pas kërkuan që në sallën e gjyqit të paraqiten dhjetëra dëshmitarë, ku mes të cilëve deputetët Tom Doshi, Bensik Bare, Arben Çuko si dhe ish- kreu i policisë bashkiake Zyhdi Dajti. Veç këtyre personave është kërkuar dhe thirja si dëshmi-

tarë të ekspertëve mjeko-ligjorë si dhe ata që kanë bërë ekspertizat balistike të armëve. Ndërsa nga ana tjetër prokuroria bëri me dije se ka një listë prej 91 dëshmitarë, por për disa prej tyre vendosi të heqë dorë. Sipas akuzës i pari që do të dëshmojë është gazetari i plagosur Fatos Mahmutaj, dhe më pas ai do pasuhet nga dëshmitë e personave të tjerë si Zabit Deda, gazetari Ened Janina etj. Ndërkohë që pritet që gjatë shqyrtimit gjyqësor prokuroria të paraqesë në gjykatë dhe dhjetëra prova materiale, nga të cilat pretendohet fajësia e tre të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo si dhe efektivit të gardës Margarit Kume, të cilët akuzohen për akuzën e vrasjes dhe kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

I pandehuri: Gjatë marrjes në pyetje s’na dhanë as ujë

TIRANE

ELTON QYNO

P

rokuroria e Tiranës ka përdorur të gjitha mjetet e presionit psikologjik, me qëllim pendimin e ndonjërit prej efektivave të gardës, i cili të tregonte se kush dha urdhër për të qëlluar në drejtim të turmës”. Deklarata u bë në sallën e gjyqit nga ishkomandanti i gardës njëherësh i pandehuri Ndrea Prendi,i cili fajësoi direkt kryeprokurorin e Tiranës se gjatë marjes në pyetje ai shkonte nga zyra në zyrë, duke bërë presion në orët e vona të natës me qëllim që nëpërmjet presioneve të diktonte në dëshminë e gardistëve. Sipas gjeneralit Ndrea Prendi, gjatë procesit të hetimit të lidhur me procedimin penal të datës 21 Janar 2011, organi akuzës, ka marrë në pyetje një numër të konsiderueshëm nga efektivat e gardës, pjesëmarrës në shërbimin e ruajtjes dhe të mbrojtjes së selisë së Kryeministrisë, madje pjesa më e madhe e tyre janë marrë disa herë, duke demonstruar ndaj tyre presion psikologjik, për të arritur me çdo kusht në argumentet e nevojshëm për mbështetjen e akuzës, duke shkelur të gjitha normat njerëzore të komunikimit për hetim.

LËNIA PA UJË

“Disa ditë pas ngjarjes së

Akuza,tentoi pendimin e gardistëve në 21 janar “Presion psikologjik nga kryetari i prokurorisë” etje, komunikimi i prokurorëve ishte provokues, me presione për të deklaruar atë që diktonin ata, me shantazhe për të deklaruar me çdo kusht së efektivave të Gardës i është dhënë urdhër për të hapur zjarr mbi protestuesit, kun-

Kemi firmosur në të gdhirë deklarimet, pa mundur të lexojmë se çfarë ishte shkruar në to, ku jo vetëm se kemi qënë të pafuqishëm fizikisht. 21 janarit 2011, të gjashtë kuadrot drejtues të strukturave të Gardës, me në krye të listës emrin tim, jemi thirrur pasdite nga Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ku jemi lënë në pritje për mbi gjashtë orë dhe më pas kanë filluar të na marrin në pyetje për gjatë gjithë natës deri ne orën 05:00 të mëngjesit.

Gjatë kohës së qëndrimit në prokurori, në pritje për tu marrë në pyetje dhe gjatë zhvillimit të hetimit, atë natë deri në të gdhirë, nuk na është dhënë mundësia për të siguruar a për të pasur dhe një gotë ujë”-është shprehur në gjykatë i pandehuri Ndrea Prendi. Sipas këtij të fundit gjatë kohës së marrjes në py-

drejt premtimeve se do të ishin në mbrojtje nga prokurorët, ose e kundërta, mos pranimi do të ndëshkohen rëndë.

KRYETARI I PROKURORISË

Sipas Ndrea Prendit vetë kryetari i prokurorisë së rrethit Tiranë, ka qënë pjesë e këtij komunikimi me presione

dhe deri me kërcënime. “Gjatë kohës që gardistët janë marrë në pyetje, shefi i prokurorisë lëvizte nga një zyrë në tjetër duke bërë presion për të bërë të mundur që të diktonte në deklarimet e efektivave të Gardës në natën e parë. Pas një dite dhe nate të lodhshme, duke përfshirë dhe presionet e prokurorëve që na morën në pyetje, të cilët zëvendësoheshin herë pas here, kemi firmosur në të gdhirë deklarimet, pa mundur të lexojmë se çfarë ishte shkruar në to, ku jo vetëm se kemi qënë të pafuqishëm fizikisht për të lexuar në orën 5:00 të mëngjesit, por dhe për faktin që unë personalisht kam pasur shikim të kufizuar, për shkak të goditjes që kisha pësuar. Komunikimi me presione ka qënë prezentë edhe më pas gjatë gjithë kohës së hetimit, ndaj çdo efektivi që merrej në pyetje i është bërë presion për të implikuar me çdo kusht Komandantin e Gardës me zhvillimet gjatë demonstratës.

LAJME SHKURT Krujë, tentative e vrasjes në kërkim autorët

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Krujës të akuzuar për tentativë vrasje. Burime zyrtare nga policia thane se 28 vjeçari Blerim Gashi në bashkëpunim edhe me një kushëri i tij, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin D.S.,34 vjeç nga Luzi, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Pas plagëve të rënda i dëmtuari u dërgua në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e policisë bëhet me dije se dy bashkëpunëtorët për këtë rast u shpallën në kërkim, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Krujës.

Arrestohet i dënuari me 6 vite burg

Një 28-vjeçar i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje droge është arrestuar në kryeqytet mbrëmjen e të dielës. Policia e Tiranës arriti të arrestojë Jetnor Ademin, i cili ishte shpallur në kërkim që prej datës 7 mars të këtij viti. Gjykata e Tiranës në vendimin e saj të datës 2 shkurt 2012 e ka dënuar Ademin me 6 vjet burg, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Pas këtij vendimi ky shtetas është shpallur në kërkim dhe se dje strukturat e policisë mundësuan arrestimin e tij.


18

E martë, 5 qershor 2012

AKTUALITET

Gjykata e Lartë dy javë kohë për videon Prifi-Beqiraj

K

olegji Penal i Gjykatës së Lartë i dha dy javë kohë vetes për t’u shprehur me kërkesat e Prokurorisë dhe të avokatëve për çështjen Prifti-Beqiraj. Këtë të hënë seanca ishte caktuar për të dëgjuar parashtrimin e provave që prokuroria i kërkoi të marrë në shqyrtim Gjykata e Lartë në adresë të dy të akuzuarve të saj, si dhe kërkesat për prova nga ana e

mbrojtjes. Prokurori Bujar Sheshi deklaroi se provat që ai kërkon që Gjykata e Lartë t’i pranojë në këtë gjykim janë procesverbalet për caktimin e ekspertëve amerikanë dhe angleze, akt-ekspertiza e tyre, procesverbali i transkriptimit të bisedës që kryhet mes dy zyrtarëve në një ambient privat, raport analizat e tabulateve telefonike edhe të Priftit edhe

të Beqirajt, si dhe lidhja nga sistemi Tims për hyrje dalje e të dyve. Por avokati i Priftit, Fatmir Brraka theksoi se pavarësisht se janë pyetur mbi 100 dëshmitarë organi i akuzës vjen në proces pa dëshmitarë dhe se Gjykata e Lartë duhet të shprehet për papërdorshmërinë e të gjitha provave të mësipërme.

Apeli liron Meti Bozin, Llazër Bicjen e Skënder Canin Lajmi Lirohet tre anëtarët kryesore të bandës së Cërrikut. Vendimi për lirimin e tyre është dhënë nga trupi gjykues i kryesuar nga Amarildo Laçi. Pas lirimit të tre anëtarëve ministria e Drejtësisë ka urdhëruar kryerjen e një inspektimi, duke sekuestruar dosjen e bandës së Cërrikut.

Banda e Cërrikut lihen të lirë 3 kryesorët Ministria sekuestro dosjes, nis inspektimi TABELA E TË DHËNAVE 1. Meti Bozi, i pafajshëm

TIRANE

2. Skënder Cani i pafajshëm

ELTON QYNO

3. Llazër Bicja i pafajshëm

P

as gjashtë vite të izolu ar në ambjentet e bur gut 313, tre anëtarët kryesorë të bandës së Cërrikut kanë dalë nga qelia. Me një vendim të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të pandehurit Llazër Bicja i dënuar me 22 vjet burg, Skënder Cani i dënuar me 21 vjet burg dhe Meti Bozi i dënuar me burgim të përjetshëm janë lënë të lirë me argumentin e mungesës së provave materiale. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i çështjes Amarildo Laçi ka vendosur të mos konsiderojë si provë dëshminë e të penduarit të këtij procesi Bujar Buzani dhe për pasojë ka vendosur të nxjerë nga qelia tre personat e akuzuar nga prokuroria si autorët kryesorë të masakrës së Cërrikut të ndodhur në 23 maj të vitit 1997. Në periudhën kur ka ndodhur ngjarja, i pandehuri Meti Bozi ka qënë drejtues i Komitetit të Shpëtimit si dhe përfaqësues i Partisë Socialiste në këshillin bashkiak, ndërsa i pandehuri Llazër Bicja ka qënë kryetar i Partisë Socialiste në qytetin e Cërrikut. Pas lirimit të tre të pandehurve të sipërcituar, gjykata ka vendosur të lerë në fuqi dënimet për gjashtë të pandehurit e tjerë si Arjan Toska me burgim të përjetshëm, Roland Xhepexhiu me burgim përjetë, Tomor Buzani me 23 vite burg, Alban Toska me 22 vjet burg, Entel Gashi me 22 vjet burg dhe Bujar Buzani me 8 vite burg. Pas këtij vendimi ministria e Drejtësisë, ka urdhëruar inspektorët e saj të nisin menjëherë kontrollin në gjykatën e Apelit, duke bërë që dje të sekuestruhet dosja që njihet ndryshme me emrin Banda e Cërrikut.

SHKALLA E PARË

4. Arjan Toska, burgim të përjetshëm 5. Roland Xhepexhiu, burgim të përjetshëm

7. Alban Toska, 22 vjet burg 8. Entel Gashi, 22 vjet burg

Më 20 dhjetor të vitit që shkoi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi për 9 anëtarët e “Bandës së Cërrikut’ tre burgime të përjetshme dhe 118 vite heqje lirie. Sipas gjykatës 3 të dënuarit me burg përjetë Meti Bozi, Arjan Toska dhe Roland Xhepaxhiu kanë qënë organizatorët e masakrës së 23 marsit të vitit 1997. Ndërsa,gjashtë të pandehurit e tjerë Llazar Bicja, Tomorr Buzani, Alban Toska, Skënder Cano,

9. Bujar Buzani 8 vjet burg Entel Gashi dhe i penduari Bujar Buzani u dënuan në total me 118 vite heqje lirie. Sipas vendimit të Gjykatës së shkallës së parë nga hetimi gjyqësor, është provuar se me datën 22 Maj 1997 është sulmuar me armë zjarri nga disa shtetas Posta e Policisë në Cërrik, nga ku janë larguar me forcë punonjësit e policisë.

VRASJA E GARDISTËVE

Nëntë të pandehurit e prokurorisë kanë shkuar

mëngjesin e datës 23 Maj 1997 në lagjen nr. 3 të qytetit Cërrik dhe kanë takuar të pandehurit: Llazar Bicja, Alban Toska, Bujar Buzani, Tomor Buzani, si dhe shtetasit Luftar Toska, Besnik Toska, Sokol Buzani, Bashkim Buzani të cilët ishin të armatosur dhe qëndronin në një postbllok të krijuar prej tyre, për shkak të hasmërive që kishin me familjen e shtetasit Eduart Peqinit, i njohur me pseudonimin “Mandela”. Të

Plagoset 32-vjeçari, identifikohet autori

Një person është qëlluar disa herë me armë mëngjesin e sotëm në Elbasan, por vetëm një plumb e ka plagosur rëndë në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një lokal në lagjen “Kala” në Elbasan. Një person i identifikuar nga policia, ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të shtetasit Fatos Gjeli, 32 vjeç i cili ishte ulur në një lokal buzë rrugës “Rinia”, në lagjen “Beqir Dardha” në qytetin e Elbasanit. Pas atentatit, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa 32-vjeçari Gjeli është dërguar në spital. Sipas policisë, personin e ka prekur vetëm një plumb, duke e plagosur rëndë në kokë.

Elbasan, keqtrajton gruan arrestohet burri

6. Tomor Buzani, 23 vite burg

Banda e Cërrikut

LAJME SHKURT

pandehurit Toska, Xhepexhiu dhe Bozi kanë nxitur personat e mësipërm për të goditur forcat e policisë të cilët do të lëviznin nëpër qytet, duke i mashtruar se gjoja këto forca kishin ardhur nga Tirana me qëllim vrasjen dhe përdhunimin e vajzave dhe grave të tyre. Pas kësaj është hapur zjar ku kanë mbetur të vrarë gardistët Besnik Sula, Halit Haxhia, Bashkim Mnella, Sali Martini, Qemal Mehmeti dhe Petrit Ndoi.

Një person është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar në mënyrë sistematike bashkëshorten e tij. Neritan Qosja 33 vjeç banues në fshatin Bathës të komunës së Treganit, në rrethin e Elbasanit është arrestuar mëngjesin e djeshëm. Prangosja e tij është bërë pas denoncimit që i ka bërë bashkëshortja 29-vjeçare, R.Qosja për keqtrajtim, për motive xhelozie. Çifti është i martuar prej kohës dhe ka një fëmijë. R.Qosja është dhunuar disa herë dhe ka bërë denoncime në polici. Ndërkohë që për shkak të plagëve të marra nga rrahja është mjekuar shpesh herë në spital.

Trafiku i 111 kg drogë

Greqi, pranga 24 vjeçares shqiptare

TIRANE

Banda e të Kokrruarve” pëson goditjen e parë nga policia greke. Rreth 111 kg marijuanë është kapur mbasditen e të hënës, në thellësi të territorit grek, në përpjekje për t’u trafikuar në Athinë. Burimet policore të Janinës kanë konfirmuar se është arrestuar një vajzë 24vjeçare shqiptare, e cila ishte drejtuese e automjetit që transportonte marijuanën, ndërkohë që dy të tjerë janë në kërkim. E gjithë sasia e marijuanës është kapur në 3 km thellësi të territorit grek në aksin nacional Kefalovris-Janinë ku u ndalua automjeti i drejtuar nga 24-vjeçarja shqiptare S.C. Forcat greke të antidrogës kishin marrë një informacion tepër kon-

fidencial përmes kanaleve të sigurisë, nga Sektori i Luftës Kundër Narkotikëve në Policinë e Gjirokastrës, për ekzistencën e qarkullimit të një sasie të konsiderueshme marijuana nga Lazarati, në drejtim të Greqisë. Policia e Gjirokastrës, kishte rënë më parë në gjurmë të anëtarëve të “Bandës së Kokrruarve” – të emërtuar kështu për shkak të flokëve të prera shkurt - por lejuan vazhdimin e operacionit trafikues në drejtim të Greqisë, me qëllim identifikimin e anëtarëve të tjerë të këtij grupi mjaft të rrezikshëm trafikantësh të cilët të gjithë, sipas Policisë Greke, janë të identifikuar. Mjeti ka marrë sasinë e marijuanës përmes kufirit të gjelbër me Shqipërinë dhe më pas ka udhëtuar drejt jugut. Në

automjet udhëtonte e vetme vajza 24vjeçare dhe pasi i është zënë rruga nga Policia e Janinës, nuk ka mundur më të vazhdonte më tutje. Kontrolli policor në bordin e mjetit, zbuloi katër çanta me 101 pako të mbushura me marijuanë të presuar me sasi totale 111 kg. Sipas Policisë së Janinës, trafikantja shqiptare është pjesë e bandës së trafikantëve që më 28 maj të këtij viti trafikoi 107 kg marjuanë, sasi e kapur kjo në kufirin mes Gjirokastrës dhe Janinës. E njëjta bandë është edhe autore e trafikimit të 112 kg marijuanë të ardhur po nga Lazarati, që u kap në afërsi të Janinës më 23 maj të po këtij viti, në të cilën u kap një trafikant 27vjeçar shqiptar nga Fieri, Selim T.


E martë, 5 qershor 2012

19

SOCIALE

Zviceranët, projekt për punësimin e 400 të varfërve

N

jë projekt i ri dhe që synon të nxjerrë nga varfëria personat që nuk arrijnë të sigurojnë të ardhurat minimale për familjet e tyre. Personat në nevojë dhe shtresat e varfra behën pjesë e projektit të ri zviceran “Këshillim drejt punësimit” i cili afirmon rreth 400 individë që nëpërmjet futjes në tregun e punës të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës dhe

të çlirohen nga varfëria. Përfaqësues i “Swisscontact”, Mattias Jager u shpreh se ky është një projekt cikël, ndryshe nga të tjerët, jo vetëm me synimin për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, por edhe për t’i mbështetur moralisht. Ndërkohë që përfaqësues i shërbimit kombëtar të punësimit Neshat Zeneli ka deklaruar se institucioni që ai përfaqëson e mbështet

plotësisht këtë nismë për nxitjen e punësimi. Projekti zviceran synon që pas këshillimit të 400 individëve, 70% e tyre të kenë përfituar aftësimin për gjetjen e një vendi pune të përshtatshëm. Fazat e ciklit të këshillimit për këto individë janë: stazhe afatshkurtra, kurse profesionale, plotësimi i mangësive nga arsimi bazë dhe hartimi i disa aftësive për jetën.

QSUT: Ishin jashtë funksioni, përbënin rrezik epidemie Lajmi Një nga dy të vetmet banjo publike të QSUT-së, të ndërtuara dekada më parë, janë mbyllur pak kohë më parë dhe në vend të tyre është ndërtuar një lokal i ri. Mësohet se shkak për prishjen e tyre ishte gjendja e mjerueshme e tyre.

Prishen banjot e QSUT ndërtohet lokal luksoz Ishin publike, ndërtuar rreth viteve ‘80 Pa investime

TIRANE

Aktualisht në QSUT ka mbetur vetëm një banjo publike, por edhe ajo është në gjendje të mjerueshme pasi jo vetëm që nuk është investuar prej vitesh, por është lënë edhe pa dikë që ët kujdeset për të

ESMERALDA KETA

B

ëhet fjalë për një ndër dy banjot publike, të cilat gjendeshin në afërsi të hyrjes kryesore të Qendrës Universitare Spitalore “Nënë Tereza”. Më konkretisht, ata ndodheshin në lulishten që ndodhet midis spitalit Infektiv dhe godinës së re të fakultetit të Mjekësisë. Në fakt ata ndodheshin aty deri para pak javësh, pasi tashmë në vend të tyre, është ndërtuar një lokal i ri, mjaft modern. Pronarët e rinj të lokalit janë kujdesur që t’i japin një pamje të këndshme edhe ambientit rreth e rrotull, duke krijuar një hapësirë të bukur dhe shlodhëse. Por problemi nuk qëndron në hapjen e një lokali të ri, që në fakt qendrës më të madhe spitalore në vend nuk i mungojnë, madje i ka me shumicë, por në faktin se zhduket një nga dy banjot publike të QSUT, të ndërtuara dekada më parë dhe të llogaritura që të përballojnë fluksin e madh të personave që vizitojnë çdo ditë spitalin më të madh në vend. Dhe në të vërtetë ky spital, nuk ka nevojë për një lokal më shumë, por sigurisht që do të kishte nevojë për një banjo publike më shumë dhe që të ishte e përshtatshme dhe jo në atë gjendje të mjerë që ndodhej jo vetëm ajo që u prish, por edhe ajo ekzistuesja. Tashmë, ky spital, i cili pret çdo ditë me mijëra pacientë dhe të afërm të tyre, ka vetëm një banjo publike dhe ajo jashtë çdo standardi apo kushti higjienosanitar që duhet të ofrojë. Ajo gjendet pas spitalit të sëmundjeve të brendshme, i njohur ndryshe si 6-katëshi, dhe u është dhënë për përdorim privatëve, të cilët kujdesen që t’i mirëmbajnë, funksion të cilin nuk e bëjnë aspak, dhe e ofrojnë shërbimin me pagesë. Në fakt këto banjo, të vetmet që kanë mbetur publike edhe në QSUT, nuk kanë parë in-

Lokali i ndërtuar në vënd të banjove publike në QSUT

PRECEDENTI

Te Onkologjiku, pacientët urinojnë në korridor

P

ak muaj më parë, gazeta “Shqiptarja.com” pub likoi një lajm, sipas të cilit, banjot e katit të parë të spitalit onkologjik nuk funksiononin por kjo nuk i kishte stepur vizitorët e shumtë të këtij shërbimi që të urinonin në korridorin e spitalit. Pavarësisht këtij fakti skandaloz, banjot e katit të parë të këtij shërbimi, vazhdojnë ende të mos funksionojnë, ose funksionojnë vetëm pak orë në mëngjes.

vestime që prej vitesh dhe gjendja e tyre ka ardhur duke u degraduar, që kur janë ndërtuar dekada më parë, rreth viteve 80-të. Mësohet se ka qenë pikërisht kjo arsyeja që Qendra Universitare Spitalore “Nënë Tereza” të detyrohet të mbyllë banjot publike dhe në vend të tyre të ofrohet një shërbim krejt tjetër. “Ata ishin në gjendje të mjerueshme, dhe për shkak të gjendjes në të cilën ishin katandisur nuk u vinin në shërbim as personave që vizitonin QSUT-në, pasi

ishin thuajse të pafrekuentueshme. Në atë situatë, ata ishin bërë më tepër një rrezik nga ku mund të shpërthente ndonjë epidemi, pasi nuk plotësonin as një kusht higjieno—sanitar. Ndaj vendosëm që ata të mbylleshin, pasi QSUT e ka edhe një banjo tjetër publike, që për hir të së vërtetës as ajo nuk e kryes si duhet funksionin e saj, dhe ta japim me qira për të kaluar në një tjetër funksion”, - na sqarojnë burime pranë QSUTsë. Ndërkohë që atyre mijëra personave që u duhet çdo ditë të shkojnë në ambientet e qendrës Universitare Spitalore “nënë Tereza”, iu duhet që nevojat e tyre personale t’i kryejnë në ndonjë lokal, që për hir të së vërtetës, nuk është e vështirë t’i gjesh në çdo cep dhe çdo spital.

Puna jashtë orarit, s’paguhet P

TIRANE

unojnë jashtë orarit zyrtar të punës, por nuk marrin pagesë shtesë. Plot 25 ankesa të kësaj natyre i janë adresuar gjatë këtij viti Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Drejtorja e këtij institucioni, Vikrita Çuto thotë se punëmarrësit kryesisht janë të pakënaqur, pasi u shkelen të drejta që janë të përfshira në kodin e punës. Ata shfrytëzohen për punë jashtë orarit dhe këto orë nuk u paguhen, punojnë pa kontrata pune dhe në kushte jo fort të mira. Ndërkohë Çuto sqaron se sektorët më problematikë për kushte sigurie për jetën janë ndërmarrjet e prodhimit, të minierave dhe ndërtimit.

Ushqimet, kontrolle për sezonin veror

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka forcuar masat për rritjen e sigurisë ushqimore gjatë sezonit të verës. Qëllimi kryesor i masave është ulja e informalitetit dhe e shkallës së ushqimeve të skaduara në treg. Kontrolli do të bëhet që nga prodhimi i tyre e deri tek dalja në treg, duke u shoqëruar me rregulla specifike për produktet ushqimore me origjinë shtazore, do të monitorohen produktet e detit si dhe do të jepen vlerësime për sistemin e sigurisë për prodhimet e mishit. Masat janë paralajmëruar nga Autoriteti kombëtar i Ushqimit dhe nuk do të kursejnë askënd që nuk respekton rregullat.

Durrës, mbyllen 10 furra gëlqereje

Agjencia Rajonale e Mjedisit në qarkun e Durrësit ka vendosur mbylljen e 10 furrave të gëlqeres në zonën e Fushë Krujës, ndërkohë që ka hequr edhe lejet mjedisore për 29 subjekte të tjera, gurore dhe furra për prodhimin e gëlqeres. Drejtori i agjencisë rajonale të mjedisit Ramazan Kalia tha se mbyllja e 10 furrave po bëhet për shkak të nivelit të lartë të ndotjes që shkaktojnë. Sipas tij, heqja e lejeve mjedisore për guroret e Krujës është bërë për shkak se ato nuk kanë marrë masa për rehabilitimin e zonës, pasi kanë shfrytëzuar vendin për nxjerrjen e gurëve.

Shkolla “FushëPrezë”, veprimtari letrare

Ankesat

LAJME SHKURT

“Ankesat kryesisht janë lidhur me legjislacionin e punës, zbatimin e kontratave të punës që bëhet mes punëmarrësit dhe punëdhënësit apo mosrespe-

Lajmi Inspektorati Shtetëror i Punës do të hartojë një studim mbi vlerësimin e riskut për çdo sektor punësimi dhe pozicion në punë. Deklarata është bërë dje në tryezën e rrumbullakët “Vlerësimi i riskut dhe zbatimi në praktikë” me specialistë shqiptarë, italianë e vende të tjera të BE.

ktimi nga ana e punëdhënësit të orëve jashtë orarit, të ditëve të pushimit. Ka një numër jeshil, i cili është i deklaruar në faqen e internetit, por dhe nëpërmjet internetit. Ne kemi pasur raste mjaft, sigurisht dhe nëpërmjet rrugës më të thjeshtë duke ardhur direkt pranë ISHP”, - tha Vikrita Çuto, Drejtore e Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Vetëm gjatë vitit të shkuar nga inspektimet e kryera nga ky institucion kanë rezultuar mbi 10.500 punëmarrës, të cilët punojnë pa kontrata individuale të punës dhe afro 8 mijë të tjerë nuk u ishin paguar sigurimet shoqërore. Ndërsa janë aksidentuar në ambientet e punës 126 persona nga të cilët 26 kanë humbur dhe jetën.

Janë vetëm në klasë të dytë, por ama janë të dashuruara me librin. Elvina Elezi dhe Doralda Veizi, kanë marrë mirënjohjen jo vetëm të mësuesit të tyre, Besnik Marashi, por edhe të të gjithë shkollës. Dy vogëlushet janë anëtaret më të rregullta të bibliotekës, sipas mësuesit të tyre, jo vetëm që e kanë hedhur hapin, por maten me nxënës të klasave të pesta e të gjashta e që dëshmojnë për vullnet, dëshirë e talent në letërsi. Pikërisht këto dy vogëlushe, kanë shërbyer si një model për të gjithë nxënësit e tjerë që mësojnë në këtë shkollë.


20

E martë, 5 qershor 2012

KULTURE

Intervista

TALENTET E PIANOS: Pas ardhjes në Tiranë të dy pianisteve të famshme shqiptare, Dorina Komani e Inesa Gegprifti, Takuina Adami rrëfen se ku gjenden talentet e tjera të pianos nga Shqipëria. Historia e Carola Grindeas së EPTAS në Londër që u hap portat drejt skenave botërore. Cilët janë yjet shqiptarë të muzikës pianaistike

TAKUINA ADAMI:

Si "i pushtuan" skenat e globit pianistët nga Shqipëria Vajza e të madhes Jorgjie Truja rrëfen 18 vitet e rilindjes së muzikës pianistike në Shqipëri

TIRANE

DHURATA HAMZAI

N

jë nga dirigjentët më prestigjioz, Bruce Hangen, ishte të premten në Shqipëri për një koncert. Bashkë me të për koncertin vinte nga Bostoni pianistja e talentuar shqiptare Inesa Gegprifti. Koncerti i saj u dha të premten në Akademinë e Arteve, ndërsa një ditë para saj, një tjetër pianiste e talentuar, Dorina Komani kishte ardhur nga Norvegjia për një koncert recital në Tiranë. Këto dy pianiste të talentuara dhe të ngjashmit e tyre që ikin nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të botës të habisin me sfidat e sukseset e tyre. Janë dhjetëra pianistë sfidantë që u përkasin tashmë skenave të Italisë, Francës, Zvicrës, Norvegjisë, Amerikës, Spanjës, Greqisë, Holandës, etj. Takuina Kruja Adami, bija e sopranos dhe pianistes së madhe Jorgjie Truja mban kontakte me ta. Ajo ka vite që punon në emër të talentit të tyre dhe përpiqet që të mos harrojë gjatë intervistës për "Shqiptarja.com" as emrin, as vendndodhjen e gjithsecilit. Takuina është presidente e EPTA Albania Tiranë që aderon në shoqatën EPTA Europian Piano Teacher me qendër në Londër. Në vitin 1993, rrëfen ajo, "një zonjë rumune e martuar me një anglez që drejtonte shoqatën europiane në pianistëve në Londër, meqë edhe vetë ishte me origjinë nga vendet e lindjes komuniste, Rumania, interesohet që të bashkojë edhe Shqipërinë në këtë organizatë". Pas pjesëmarrjes së talenteve shqiptare të muzikës në aktivitetet e kësaj organizate, rezultati qe i jashtëzakonshëm: Shqipëria prej 18 vjetësh përfaqësohet nga dhjetëra pianistë virtuozë në skenat botërore. Ajo quhet Carola Grindea (1914-2009). Tashmë nuk jeton më, por sa kohë që bashkëpunoi me Shqipërinë nuk i kurseu vizitat dhe as kontributin për talentet shqiptare të muzikës pianistike. Carola Grindea krijoi lidhjet me shkollat e vendit dhe profesorët e muzikës. Takuina Adami, përveç punës me EPTA Albanian, jep ende mësime pianoje si mësuese e jashtme në shkollën e mesme "Jordan Mis-

Në foto: Carola Grindea Presidentja e EPTA-s Londër

ja". Është duke ndjekur rrugën e ndritshme të nënës së saj Jorgjie Trujës. Takuina ka shumë për të thënë për shembullin e nënës së saj, por lutet që ta mbyll diktofonin sepse, "unë sigurisht që do ta lëvdojë nënën time", thotë ajo. Na mjafton të përzgjedhim vetëm pak nga lëvdatat e merituara, sepse pasioni i Takuinës për të ndihmuar talentet dhe kontributi që jep tregojnë më shumë se ç'mund të thuhet me fjalë për kontributin e familjes së Jorgjie Trujës në muzikën shqiptare e sidomos atë pianistike, ku sopranoja e famshme e viteve '30 rrezikonte zërin për t'u mësuar

Në Itali na kanë marrë tre pianistë; i pari Gjergji Gaqi, që ka filluar atje në vitin e tretë të mesëm dhe është në Boston për master, Fredi Llupo, Inesa Gegprifti përditë solfezhin talenteve të ardhshëm. Nga intervista e mëposhtëme mësojmë se këta yje të Shqipërisë që kanë pushtuar skenat botërore nuk u shfaqën rastësisht. Zonja Takuina, më 27 maj u mbyll festivali i 17-të ndërkombëtar "Pianisti i ri" dhe në çdo edicion juritë

ndërkombëtare zbulojnë talente. Gjithashtu, sapo ndoqëm në Tiranë koncertet e Dorina Komanit dhe Inesa Gegprifin. Nga burojnë këto talente? -Jemi përpara një seri koncertesh e talentesh pianistike më duket. Pianistja Dorina Komani dhe Inesa Gegprifti na nderojnë me talentin e tyre në skenat e botës. Natyrisht në këtë rast unë kam kënaqësinë të shpreh faktin që në 65 vjet shkollë artistike po të marrin datën e referimit, kur u themelua liceu i parë artistik në vitin 1946, armata e pianistëve dhe këngëtarëve të cilët jo vetëm koncertojnë me sukses në qytetet tona, por na përfaqësojnë edhe jashtë, nuk ka fund. Në këtë kontekst ka shumë vlerë puna që ka bërë shoqata EPTA Albania për 18 vjet rresht nëpërmjet koncerteve, konkurseve, masterklaseve, vajtjeve të organizuara jashtë për konkurse ndërkombëtare, promovimeve të librave, promovimeve të figurave të kompozitorëve shqiptarë që natyrisht i kanë dhënë një ndihmesë të madhe vetë talenteve tona dhe lulëzimit të tyre. Siç e kemi parë së bashku janë shumë dhe janë të gjithë virtuozë ata që na përfaqësojnë në skenat e botës. I mbani mend të gjithë emrat? -Janë shumë, por si gjithmonë janë nga pianistë që shkëlqejnë më shumë në konkurset e "Pianistit të ri". Në këtë festival marrin pjesë pianistë nga gjashtë deri në 18 vjeç, ku aftësitë spikasin tek ata mbi 18 vjeç. Dhe ka mbi 100 pjesëmarrës, por edhe shumë talente. Ndaj tyre edhe pse është një juri ndërkombëtare, pra që përfaqësohet nga artistë të famshëm të huaj, vihet re përkushtimi dhe dashamirësia e jurisë. Shpesh juria jep diçka të planifikuar për talentet. Kjo ndodhi edhe këtë vit me dy çmime të veçanta njëri ishte për debutim, tjetri ishte për etydin. Por ka raste që jepen edhe bursa dyjavore për të mbuluar shpenzimet e pagesave të masterklasit. Dhe kjo nuk është pak. EPTA Albania vitet e fundit, kur dyert e demokracisë janë të hapura për të komunikuar me botën ka pasur në qendër të vë-

mendjes cilësinë dhe promovimin e talenteve. Promovimi a bëhet gjithnjë sipas statuseve dhe niveleve të larta ndërkombëtare? -Natyrisht pozitivja është kjo. Diploma e tyre njihet në gjithë Europën dhe le të themi edhe në gjithë botën, sepse kështu ka funksionuar. Filialet në gjithë botën i njohin talentet tona që kur Shqipëria merr pjesë në organizatën EPTA me qendër në Londër. Juria e "Pianistit.." ka tradita konservatore sepse është pjesëtare e elitave botërore të muzikës dhe pjesëtare e EPTAS. Tek kjo organizatë çdo vit mblidhen e diskutohen problemet pedagogjike didaktike. Ato marrin një

Aredion Lici, Venecia

formë promovuese, një formë efikase për të ndihmuar talentet. Në këtë aspekt këta anëtarë të jurisë, jo vetëm që dallojnë talentin dhe dinë të thonë saktë atë çfarë ju mungon dhe çfarë ju duhet, por i japin kuptim edhe punës sonë me talentet në Shqipëri. Juria ka anëtarë nga vende të ndryshme Italia, Gjermania, Franca, Holanda, Maqedonia, Kroacia, etj.

Duke qenë krejtësisht të paanshëm për të gjitha talentet tona ne kemi arritur të ndihmojmë njëritjetrin dhe të kuptojmë se çfarë kemi bërë në të ardhmen. Na thoni disa emra talentesh që janë çmuar nga kjo juri ndërkombëtare? -Unë di shumë emra si Marin Gjollma që është ën Akademinë e Arteve, Mariola Lleshi që sot ndodhet në Holandë, pikërisht në saj të kontaktit që pati në një nga këto festivalet me profesorët holandezë, Dorina Komani që pikërisht u promovua me çmimin më të madh "Lola Gjoka" në kohën kur ishte kryetare e jurisë, zëvendëspresidentja e shoqatës EPTA të Norvegjisë dhe ajo e mori Dorinën në Norvegji në një maratonë pianistike që organizohet në qytetin e saj. Natyrisht aty asistuan dhe profesorë të shquar nga Olso dhe kështu u pranua talenti i saj. Ajo sot është e suksesshme dhe me një repertor interesant, me pjekuri në interpretim. Të mos harrojmë se suksesi i saj nuk është vetëm yni por edhe i asaj. Ajo kishte pasur një konkurs për të luajtur me filarmoninë e Oslos, ku kishte dalë me rezultate e para me 99.8 për qind. Kjo është një gjë shumë e madhe. Kishte fituar master të plotë me bursë Juilliard School në Nju Jork. Ka dhe pianistë të tjerë, Aredion Lici, pjesëmarrës i këtyre konkurseve, që iu dha për herë të dytë mundësia të quhet studenti më i mirë i konservatorit të Venecias dhe iu dha mundësi për të luajtur me Orkestrën La Fenices. Nuk është pak. Këta janë ambasadorët tanë jashtë. Inesa Gegprifti është e sapodiplomuar në Boston me maksimumin e pikëve për një pianiste. Në saj të këtyre daljeve skenike, ka arritur një pikë që shtete të tjera na i kanë marrë ato


E martë, 5 qershor 2012

21

KULTURE CAROLA GRINDEA (1914-2009) Shoqata e pianistëve EPTA është themeluar që më 1934-n nga një pianiste pedagoge rumune e martuar në Angli, Carola Grindea. Për faktin që ajo përfaqësonte në qenien e saj vendet e Lindjes dhe vendet e Perëndimit, pati disa ide të mrekullueshme për të shkrirë përvojën nëpërmjet shkollave pianistike. orkestër një nga koncerte më virtuozet të literaturës operistike, kur ishte e ftuar në festivalin e muzikës së dhomës.

Në foto: Takuina Adami dhe pianistja Jona Germenji gjate Lecture - recital ne Konferencen nderkombetare te IBLA ne New York 2005

nga bankat e shkollës, nga Liceu Artistik. Në Itali na kanë marrë tre pianistë; i pari ka Gjergji Gaqi, që ka filluar atje në vitin e tretë të mesëm dhe është në Boston për master. Ka qenë Fredi Llupo i dyti e ai është për Master, kurse Inesa Gegprifti është e treta dhe vijon edhe ajo në Amerikë për Master. Kështu dhe shkëlqejnë talentet tanë jashtë. Si u ndodhët ju vet në krye të organizatës EPTA Albania dhe si u lidhët me Carola Grindea-n presidenten e EPTAS në Londër? -Shoqata e pianistëve EPTA është themeluar që më 1934-n nga një pianiste pedagoge rumune e martuar në Angli, Carola Grindea. Për faktin që ajo përfaqësonte në qenien e saj vendet e Lindjes dhe vendet e Perëndimit, pati disa ide të mrekullueshme për të shkrirë përvojën nëpërmjet shkollave pianistike. Carola krijoi në '34-n në Angli këtë shoqatë. Në zhvillimin e saj kjo shoqatë mblidhet çdo vit në një vend të caktuar, qytet ose kryeqytet të botës dhe shtron problemet që dalin dhe atje takoi mësuesen tonë Nadjezhda Borodini. I tha asaj "-Juve jeni Shqipëria?" "-Po.", tha ajo. "Dëshironi të merrni pjesë në EPTA?". Ishte një mrekulli kjo ftesë. Në vitin '93 kishte vetëm pak kohë që sapo ishin hapur dyert e Shqipërisë me botën dhe vjen Nadjezhda e na komunikon këtë ide e cila shtrohet në komisionin e pianos të Liceut Artistik. U vunë firmat me komisionin nismëtar, u mor leja dhe në '94-n përfundoi organizimi. Nuk e harroj artikullin që u botua në "Piano journal" dhe editori i parë i saj ishte "EPTA Albania. Më në fund, Shqipëria!" Pra, bëhej fjalë që Shqipëria u bë pjesëtare, por kur vjen puna për të drejtuar një shoqatë të tillë nuk është kaq e kollajshme. -Fillimisht kemi pasur shumë ndi-

hmë fondacionesh për një farë kohe. Tani suksesi ynë më i madh është që kemi arritur të vetëfinancohemi me anëtarët dhe pjesëmarrësit e konkurseve, por duhet të themi që kjo na dha një ndihmë të jashtëzakonshme morale sepse na bëri jo vetëm të dalim nga klasat, të lidhemi me shoku-shoqin në botë, me shkollat tona kombëtare që kemi në qytete të ndryshme dhe kemi parë arritje, por mbi të gjitha patëm kënaqësinë që ne u gjendëm në një nivel të barabartë me kolegët tanë në cilindo vend të botës. Ky ishte një sukses i madh, ishte shkrirja e pedagogjisë dhe që na u dhanë mundësi të barabarta me botën. Kjo ishte shumë për atëherë dhe mendoj se edhe tani kjo na bënë të privilegjuar që ne kemi kolegë në mbarë botën që vinë në juritë e aktiviteteve tona dhe na sjellin libra.

Inesa Gegprifti

Sekretarja e EPTA-s mëmë në Angli është vajza e Carola Grinder-it, Nadja Jefferson. Ajo në bagazhin e saj kishte 17 kg libra dhe tre kilogram veshje. Ajo na dha dy çmime plus për talentet tona dhe kryetari i jurisë Helibert Koh nga Gjermania është zëvendës president i EPTA-s. Ai ka ndjerë përgjegjësinë për talentet tona. Në Gjermani pianistja jonë 17vjeçare Arianita Hitaj luajti me

Ju po më thoni se paska gjithnjë e më shumë pianistë shqiptarë të shpërndarë nëpër botë? -Është e vërtetë. Endri Nini është në Gjermani. Në Angli është Deniola Kuraja, në Gjermani sërish është Desart Sulejmani. Të dy këta kanë studiuar edhe dirigjim dhe ndihmojnë nxënësit tanë. Mariola Liçi është në Holandë. Por sërish në Gjermani është Fedra Blido, Dorina Borodini. Në Francë janë Sarina Guda, Viola Paco. Në Itali janë Noela Kapedani e sërish në Francë është edhe Marlinda Majollari. Në Holandë janë Mirsa Adami, Ilda Toçe. Janë shumë nga ata me diplomat tona studiojnë jashtë. Besiana Çegrani fitoi në konservatorin Franc List si studente. Rea Bisha që studion në Austri, Rea Shena në Boston që fitoi në pesë të parët në SHBA. Kemi dhe një vajzë që quhet Era Caushi, e cila në Londër fitoi bursë në Akademinë Mbretërore. Kemi shumë pianistë në në Greqi, kemi Klevis Gjergjin në Spanjë. Në Adam janë Xheni Kësulkuqi dhe Kleva Metolli. Egli Çurçiu është në Kanada. Erjon Tulina dhe Lorenc Xhuxhani janë në Itali. Në Zvicër janë Eni Dibra dhe Ermira Zyrakja. Ju padyshim që jeni edhe vajza e të madhes Jogjia Truja. Kjo punë që bëni është një dedikim për të? -Gjithmonë thuhet që të shkosh përpara duhet të njohësh mirë traditën që kuptosh se çfarë po bënë për vendin tënd. Shembulli i mamasë ka qenë i paarritshëm për mua. Unë bëj shumë pak nga ajo çfarë ka bërë ajo. Por u mësove këtë lloj përkushtimi? -Ajo kishte një përkushtim, aq sa mua duke parë dokumentacionin më dukej e pabesueshme. Puna që kishte bërë si mësuese 13 vjet, si pedagoge zëri në shkollën e mesme artistike 13 vjet të tjera, si soliste e TKOB-it ku debutoi Ruslankën rolin kryesor që ishte shumë i vështirë. Më pas humbi njërin vesh dhe ajo ishte edhe regjisorja e parë shqiptare. U përfshi në të tëra fushat e reja të muzikës një përkushtim që është e paarritshme për mua. Mbylle diktofonin të lutem se unë do ta lëvdojë nënën time...(E mbyll) Po çfarë mendoni ju se duhet regjistruar nga puna e Jorgjie Trujës? -Puna e palodhshme që ajo bëri. Puna e saj më jep forca, sepse ne më parë qemë të privuar nga bota dhe sot nuk jemi. Gjithë kjo lidhje me shkollat që janë sot, nuk ishin në kohën e nënës sime. Ajo e bëri me mund punën e saj, me sakrifica. Duke pasur parasysh këtë, unë e ndjej veten me energji të pafund për të bërë sa më shumë për brezin e ri. Ne kemi pranverën pianistike, ne vijojmë aktivitetet dhe do të kemi edhe takimin ndërkombëtar të pianistëve për kulturën. Duhet të them se EPTA mbështetjen kryesore e ka te shkolla artistike "Jordan Misja".

Samiti UNESCO

Të mbrohet Trashëgimia e Kosovës N

jë qytet ku ura emblematike 430 vjeçare e periudhës oto mane u prish gjatë luftës për shkak të ndasive etnike, për t'u rikonstruktuar më pas po nga UNESCO. Sot, sipas UNESCO-s, trashëgimia kulturore dhe historike duhet të shërbejë si bazë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet shteteve. Në fjalën e mbajtur në samit, Presidenti i Republikës Bamir Topi u ndal në mënyrë të veçantë në specifikën e përbërjes fetare të Shqipërisë prej pesë komunitetesh fetare "që jetojnë në harmoni të plotë dhe shekullore me njëri tjetrin". Presidenti Topi theksoi se asnjëherë në Shqipëri "elementi dhe përkatësia fetare nuk kanë shërbyer për imponime politike dhe shtetërore ndaj pakicave fetare apo etnike", I njëjti tipar, sipas presidentit, vlen edhe për shqiptarët që jetojnë në vendet e tjera, përfshirë Kosovën, Maqedoninë apo komunitetet e tjera të mëdha në Diasporë". Në konferencën për shtyp, në fund të samitit, presidenti vuri në dukje pikërisht ftesën e munguar për Kosovën: "Ne e shikojmë me shumë rëndësi restaurimin e veprave që janë pjesë e trashëgimisë botërore dhe në Kosovë, por ende është e pakuptueshme dhe nuk shkon pikërisht me mendësinë që duhet të shoqërojë politikën e kohëve moderne të vendeve të Ballkanit, që Kosova ende nuk është e pranishme në këto tryeza. Kështu që unë do të jepja opinionin tim që, në të ardhmen politika e komunikimit dhe në funksion të vlerësimit të trashëgimisë kulturore duhet që patjetër të kishte në gjirin e vet edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës", tha presidenti Topi gjatë takimeve të tij.

In memoriam

Ndërron jetë aktorja Kathryn Joosten A

ktorja amerikane, Kathryn Joosten, e cila u bë e njohur për publikun për tetë vjet me radhë në rolin e Karen McCluskey, fqinjës së mprehtë dhe kurioze në serialin fitues të shumë çmimeve, "Shtëpiaket e dëshpëruara", ndërroi jetë ditën e shtunë në Los Anxhelos në moshën 72-vjeçare. Joosten e humbi betejën e gjatë me kancerin e mushkërive, betejë të cilën ajo me dëshirën e vet kërkoi ta bënte pjesë të rolit të saj në sezonin e fundit të këtij seriali shumë popullor. Profesioni i parë i Kathryn Joosten ishte ai i infermieres, dhe ajo u bë aktore vetëm në moshën 42vjeçare. Por, kjo nuk e pengoi aspak të bëhej një veterane e ekranit të vogël, duke fituar dy çmime 'Emmy' për aktoren më të mirë jo protagoniste në serialin shumë të ndjekur "Shtëpiake të dëshpëruara". Ndërkohë, pas transmetimit të episodit të fundit të "Shtëpiakeve të dëshpëruara", më 13 maj në SHBA, aktorja ishte shprehur se ndihej e lumtur që kishte mbaruar: "Filmi kishte arritur në një pikë të atillë, saqë ishte bërë gjithçka e imagjinueshme. Për karakterin që unë interpretoja nuk kishte më asgjë për të bërë, duke qenë se skenaristët nuk kishin më çfarë të shkruanin për njerëzit e moshës time", ka thënë aktorja.

SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon


22

E martë, 5 qershor 2012

SPEKTAKEL

Top Fest 9

STATUSI NË FB: "Këto prezantime vulgare ofendojnë dhe poshtërojnë jo vetëm figurën e vajzës, por në këtë rast dhe tingujt e qytetarisë që kënga jonë e serenatës ka përhapur në vite, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin qytetar shqiptar"

ERMIRA BABALIU

Apel drejtuesve të Top Fest: "Mos përzgjidhni këngë vulgare" Këngëtarja thotë se kënga "Mamica", poshtëron femrat dhe serenatat korçare

TIRANE

SUADA DACI

Q

ë kur u lançua për herë të parë në tregun muzikor, kën ga "Mamica" e këngëtarit të ri, Klajd Haruni, do të ishte një këngët më të dëgjuara dhe të përfolura të momentit. E kompozuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Florian Mumajesi, kënga u prezantua në Top Fest 9, ku u kualifikua menjëherë në finalen e këtij eventi muzikor me votat e publikut e shqiptar. E ndërsa në finale e madhe të këtij festivali do të nderohej me çmimin e internetit, ku i ka kaluar tashmë mbi 1 milion klikime. Përveç atyre që e pëlqejnë dhe e dëgjojnë "Mamicën", ka edhe nga ata që jo vetëm nuk e pëlqejnë por edhe e kritikojnë ashpër këtë këngë. Një prej tyre është edhe këngëtarja pogradecare, Ermira Babaliu. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Babaliu kritikon ashpër organizatorët e këtij eventi, duke pohuar se, ata nuk duhet të pranojnë këngë të një niveli të tillë. "Dëgjoni dhe mos e dëgjoni këtë këngë. E keqja më e madhe muzikës në përgjithesi po i vjen nga vet artistët. Top -Channel ky Televizion prestigjioz, nëse ka filluar të kërkoj sensacione nuk do ti shkonte fare kjo lloj loje", shprehet Babaliu. Sipas saj, " Dorian Gjoni e të tjerë artistë shumë të talentuar, që bëjnë pjesë në stafin përgjezëdhës të këngëve të Top Festit, mbase duhet të mendohen pak më shumë kur marrin përgjegjësira të tilla në këto pranime". Ajo e cilëson këtë këngë si një prezantim vulgar që poshtëron jo vetëm figurën e femrës, por edhe serenatat e bukura dhe të ëmbla korçare." Këto prezantime vulgare ofendojnë dhe poshtërojnë jo vetëm figurën e vajzës, por në këtë rast dhe tingujt e qytetarisë që kënga jonë e serenatës ka përhapur në vite, dhe ka mbajtur gjallë shpirtin qytetar shqiptar", vijon më tej, këngëtarja e serentave korçare, Ermira Babaliu. Babaliu thotë se, këngë të tilla preantohen në evente të muzikore, për shkak se në Shqipëri mungon një kritikë e mirëfilltë arti. "Me keqardhje duhet të pranojmë që për aq kohë sa heshtim, për sa kohë nuk ka kritikë të mirëfilltë , për sa kohë ka papërgjeshmëri artistike prej drejtuesve dhe për aq kohë sidomos, që çdo gjë shkon në vesh të shurdhër për shkak të antivlerës, do të vazhdojnë këto vulgaritete". Sipas saj,

ÇMIMET E FITUARA NATËN FINALE TË TOP FEST:

Këngëtarja Elhaida Dani, u shpall fituese e Top Fest 9, me këngën e saj "S'je më" , që duket se është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar. Ndërkaq në mbrëmjen e organizuar në "Pallatin e Kongreseve", u shpërndan edhe një sërë çmimesh të tjera, që shkuan për këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Në to morën pjesë 18 këngëtarë, nga 140 pjesëmarrë nga të gjitha trevat shqiptare. Edhe këtë vit drejtimi i spektaklit iu besua motrave, Marina dhe Luana Vjollca si dhe moderatorit Ledion Liço.

Çmimi "Best Female", Xhensila Myrtezaj Çmimi "Best Pop", Erik Lloshi Çmimi "Best Balade", Argjentina Ramosaj Çmimi "Best Male", Adrian Lulgjuraj Çmimi "Top Albania Radio", Besa Kokëdhima Çmimi "Best Group", grupi "Burn" Çmimi "Best rock alernative", Nita Latifi Çmimi "Best hip-hop & RnB", Stresi dhe Xheraldina "Çmimi i Internetit", Klajdi Haruni Çmimi "Best neë artist", Elhaida Dani

"pasqyra më e qartë e degradimit të vlerave qytetare dhe kultivimit të një palo "arti" , palo shije, i bën aq shumë dëm rinisë, të ardhmes e qytetarisë shqiptare". Në të njëjtin mendim duket se kanë qenë edhe shumë ndjekës të Ermirës, të cilët kanë pohuar se "Mamica", është një këngë që e dëmton artin shqiptar, dhe nuk është aspak tërheqëse për publikun. Madje shumë prej fansave të këngëtares pogradeçare, e kanë quajtur, si një performancë të artistëve të "Portokallisë", spektaklit të humorit, që shfaqet çdo të djelë në Top-Channel. Ata kanë thenë se edhe artistët e “Portokallisë”, nuk është mirë të bëjnë humor me gjëra të tilla, ndaj kjo këngë sipas tyre, nuk ka asnjë vlerë. Por në intervistën e tij të parë për këngën "Mamica", dhëne për suplementin

"THASH&THEM", të gazetës Shqiptarja.com, këngëtari korçar, Klajd Haruni ka sqaruar se, “Mamica”, është një këngë gazmore që nuk ka aspak për qëllim të ironizojë

Ermira Babaliu

(që mund të jetë kushdo), e cila ka çmendur gjithë qytetin me bukurinë dhe hiret e saj. Në pjesën e parë të këngës i thurren lavde "Mamicës", ndërsa në pjesën e dytë, ky djali lodhet nga indiferenca e saj dhe do t`a "thumboj" pak", është shprehur Haruni. Megjithatë edhe vet këngëtari pohon se kjo këngë, ashtu siç ka admiruesit e saj, ka edhe anën tjetër të medaljes, kritikët e saj. "80% e komenteve kanë qenë pozitive, ndërsa ka patur edhe

Me keqardhje duhet të pranojmë që për aq kohë sa heshtim, për sa kohë nuk ka kritikë të mirëfilltë , për sa kohë ka papërgjeshmëri artistike prej drejtuesve dhe për aq kohë sidomos, që çdo gjë shkon në vesh të shurdhër për shkak të antivlerës, do të vazhdojnë këto vulgaritete. figurën e femrës. "Kjo këngë nuk i ironizon femrat, por është një parodi e ngjashme me këngët e vjetra korçare. Po ta dëgjojmë këngën me vëmendje ajo flet për një "Mamicë",

komente negative në aspektin se kjo këngë, tallet me femrat. Por kjo këngë nuk është konceptuar kështu, është thjesht një parodi që të ngre humorin", ka pohuar këngë-

Në foto: (majtas) Fituesja e edicionit të 9-të të “Top Fest” Elhaida Dani (lart) Klajd Haruni gjatë performancës së këngës “Mamica”

tari Klajd Haruni. Natën finale të Top Fest, "Mamica", do të vinte me një performancë të veçantë nga këngët e tjera. Këngëtari, Klajdi Haruni sëbashku me grupin që e shoqëron përgjatë klipit, dhe performancës në skenë, e nisën këngën jashtë Pallatit të "Kongreseve", dhe përfunduan më pas në skenën e "Top Fest". Kënga pati ovacione dhe u mirëprit mirë nga publiku që ishte i pranishëm në sallën e “Pallatit të Kongreseve”. Kjo ishte hera e dytë që 23-vjeçari nga Korça, Klajd Haruni, merrte pjesë në festavilin e muzikës moderne shqiptare. Vitin e kaluar ai mori pjesë, me një baladë që mbante përsëri vulën e kompozitorit, Florian Mumajesi, por nuk arriti ta prekte finalen e madhe të këtij eventi. Mesa duket kënga " Mamica", ishte një ogur i mirë për këngëtarin e ri, Klajd Haruni, që për publikun shqiptar ka sjellë edhe baladaën, "Lutem unë sot". Kjo këngë është e ngjashme me serenatat korçare, për të cilat Haruni ka pohuar se ka një dobësi të veçantë, (kjo për faktin që është rritur duke i dëgjuar dhe kënduar, që në moshë të vogël ato), por që është një duet, të cilin ai e ka realizuar me këngëtarin, Florian Mumajesi. Në këtë drejtim pritet që edhe projekti i ardhshëm muzikor, i Klajdi Harunit, do të jetë një këngë e ngjashme me serenatet korçare, për të cilat ai shprehet se ka një dobësi të veçantë. Por kënga që ai mendon se i dha suksesin dhe që e bëri më të njohur për publikun shqiptar, ishte pikërisht "Mamica". Kjo këngë e cila është kthyer tashmë në një fenomen, është e pranishme kudo. Banda të ndryshme "live" në klubet më në zë të kryeqytetit e kanë bërë pjesë të repertorit të tyre, por edhe pube, diskoteka e karaoke e vendosin shpesh në ambientet e tyre. "Mamicën", shpesh e dëgjojmë edhe me zë të lartë nga makinat e qytetarëve, që e vendosin gjatë udhëtimeve të tyre.


E martë, 4 qershor 2012

23

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur vjedh në vendin e gabuar

Kur përmend qenin bëj gati shkopin

Vjedh bankën por ngec brenda

Q

I

J

ë vjedhja apo grabitja e pronës së tjetrit nuk është një gjë e mirë kjo dihet, por ja që hajdutët nuk nuk e marrin parasysh lëtë dhe kur gjejnë rastin nuk të falin. Kështu edhe një vjedhës shtëpish nga Kolumbia, duke përfituar nga rasti u fut në një shtëpi në Manizales dhe pasi e mbushi çantën me shumë objekte, ndërmjet të cilave një televizor portativ dhe dy aparate fotografikë digital, në momentin që po dilte, u zbulua nga i zoti i shtëpisë. Dhe i zoti i shtëpisë ishte Cristian Garces, i cili sapo kishte fituar titullin kampion panamerikan të karatesë, që veç kësaj shtëpinë e kishte ndarë më trainerin dhe me disa shokë të skuadrës. I ziu hajdut, ç’hoqi më pas! Mezi iu shkëput shkelmave e grushtave të tyre, por kur kujtoi se ia kishte hedhur vetëm me aq, te dera e prisnin dhe fqinjët e tjerë që e zhdëpën në atë pikë sa zor t’i shkojë mendja të vjedhë më.

keni parasysh ato kronikat televizive me gazetarët që flasin për kafshë të keqtrajtuara u në apo që shpëtojnë nga ndonnjë fatkeqësi që më në fund gjejnë dikë që të kujeset për të? E pra një kronikë të tillë po transmetonte direkt edhe gazetarja Kyle Dyer, e cila po fliste për Max-in, një goxha qen stani 40 kg që një zjarrfikës e kishte shpëtuar nga mbytja në një liqen të ngrirë. Gjatë bisedës qeni po dukej shumë i kënaqur nga përkëdheljet e gazetares që po fliste me të zotin dhe zjarrfikësin. Por në në një moment, kur gazetarja iu afrua pak më shumë, papritur qeni iu hidh dhe e kafshoi mu në fytyrë. Kameramanët nga paniku ndërruan menjëherë plan, ndërkohë që i zoti mezi e shkëputi qenin nga gazetarja, e cila tani i është nënshtruar operacioneve plastike në fytyrë.

o më shumë se dytë ditë më parë, një hajdut kishte mundur të hynte në caveau (bodrumi i blinduar ku ruhet thesari) të një banke pranë Oak Lawn në Chicago dhe të vidhte një shumë prej 100 mijë dollarësh, por nuk mundi të dilte dot. Kishte ngecuar në tubacionet e ajrimit të ndërtesës, nga ku u nxorr pas shumë e shumë orësh nga policia dhe pastaj u vu menjëherë në pranga. Sipas policisë së Oak Lawn, 38-vjeçari Charles Estell, u gjet në mëngjesin e ditës së diel brenda tubacionit të një zyre pranë bankës. Vjedhjen prej 100 mijë dollarësh, siç u mësua, e kishte bërë që të shtunën në mbrëmje, kur i kishte vënë pistoletën në kokë një punonjësi brenda në caveau. Pastaj pasi i kishte marrë kishte tentuar të dilte nga tubi i ajrimit po atje kishte ngecur keq dhe vetëm ndërhyrja e policisë bëri të dilte prej andej. Tani rrezikon 20 vjet burg.

SUPER FJALEKRYQ 6

1

2

17

3

4

5

6

18

7

19

28

29

37

8

20

9

10

21

30

31

22

32

52

60

54 62

63

72

85

86

ɷ HORIZONTAL

66

58

59

Peshorja

Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak ka koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozotiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante.

Akrepi

Edhe Dielli në shenjë, së bashku me Saturnin, Marsin dhe Uranin ka hyrë në një orbitë harmonike, që do të thotë një shans më shumë që dita juaj të jetë përgjithësisht e mirë.

Shigjetari

Duket se edhe sot do të vazhdoni të jeni disi të zymtë dhe gati për t’u grindur me këdo që ju del përpara, pasi do të jeni në “poshtetin” e një Marsi më zemërak se kurrë ndonëjherë.

Bricjapi

Yjet nuk paralajmërojnë asgjë të mirë përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarëe që të ridimensiononi një projekt . Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental.

Ujori

Eshtë koha të reflektoni dhe të mateni mirë para se të ndërmerrni një iniciativë të re, pasi shpesh ju kanë penalizuar veprimet e nxituara. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri.

69

81

82

76 83

89

90

84 91

94

92. Kështu është ¿lmi sentimental. 93. Ishte mbret i visigotëve. 94. Janë regjimet totalitare

13. U bombardua pabesisht nga japonezët. 14. Ekstreme në litar. 15. Linda e Dinasty. 16. Ishin nimfa si Teti. 17. George që qe poet anglez. 18. Turma pa zë. 20. Pierre që shkroi Carnet i Majorot Thompson. 23. Girardot aktore. 24. Pak latinisht. 25. Ai i përjetshëm është Roma. 29. Ishin koleget e Herës. 30. Gjeti një llampë magjike. 31. Gjysmë a¿she. 32. Pal lozonjare.

ɷ VERTIKAL

1. Ishin ekzekutivet që u bënë bashki. 2. Nxirret me duf. 3. I funsit është mbi të gjithë. 4. Një... franceze. 5. Fillojnë vallen. 6. Ato të boksit kanë vetëm një gisht. 7. Eshtë godinë në miniaturë. 8. Nxirret nga lulekuqja. 9. Eshtë i fundit në një ¿lm shqiptar. 10. Të parat në ambient. 11. Eshtë legjenda.

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM P A P

N A D A R

E L E K T R

I K

R A P O R T E E M E R

I

A K A D E M I P A K U L A

M O N T A L C P O L

A A K E

O R A I

N

I

E D R

I K E

F

T R

I

A E T R

I M E R

D T D E K L A R A T A

I

G

N

I

K O S H E R E

M O T T R R A N K T A

I

D E L E E S

R E R A

B

I

J

T E T R A

E S

Z

I

I

V A

T O R E T I

E N E R G J I M O R E

A R

T E

N M

I K E

U

S

I

L T

T T D P L A K A T E A K T O R E

T O P

T R

E L A E R R A T H E

A

H E T

R A

R O M A R C E L

I

M I

K P

K A B A T E

S

N A R R A

I

Virgjëresha

Qielli juaj duket disi i pazakontë, për shkak të një morie planetësh që tranzitojnë në orbita në kontrast me njëra tjetrën e që reflektohen edhe në raportet tuaja ndërpersonale.

27

68

88

63. Kështu thirrej republika e Venedikut. 68. Një pjesë e abetares. 69. Ku¿zojnë trotuaret. 70. Albert i teorisë së relativitetit. 74. Eshtë gradacion edhe ngjyrash. 75. Shkroi Mariana Pineda. 77. Jessica Parker aktore. 78. Të parat në ambient. 80. Anaïs që qe shkrimtare. 81. Kishte 100 porta. 83. Eshtë bota jashtë ëndrrës. 85. Roland që qe koreograf. 86. Fillojnë shkurt. 87. Eshtë surrati. 89. Një pjesë... e tele¿lmit. 91. Numër i shkurtër.

I K

Luani

Që nga mbrëmja e djeshme, Hëna e bukur në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është fare kalimtar.

16

36

75

93

Gaforrja

Tashmë duket se e keni vënë re se gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre. Erosi duket në rritje.

46

67

80

87

92

1. Kalimi në ekstreme. 3. Eshtë parlamenti ynë. 7. Kapet me ¿shkëllimë. 12. U shkrua nga Baudelaire. 17. Tony i Al Pacino-s. 19. Eshtë dhomë. 21. Në hyrje të pitsës. 22. Qytezë e jona. 26. Mbyllin një tender. 27. Kështu ¿llon vepra. 28. Eshtë dita e dytë. 29. Ndalohet në kthesë. 34. Eshtë e qetë në kavaletë. 36. Një pjesë e varianteve. 37. Mbahet me bateri. 38. Pozonte për Rubens. 40. Janë fushat sportive. 42. Hetim pa ku¿j. 43. Eshtë të jetosh në kurriz të tjetrit. 44. Nisin nga kreu. 45. Ku¿zojnë katete. 46. Mund të jetë plumbi. 47. Fillojnë detyrën. 48. U interpretua nga Alberet Verria. 49. Janë shkopinj për... karambole. 51. Italia në tabela. 53. Navarro që qe aktor spanjoll. 54. Kështu përfundon një iriq. 56. Fillojnë metodën. 57. Kush ka... do të hajë. 58. I ka të ndryshme risia. 60. Wilhelm që goditi mollën. 62. Duhen në ku¿j.

45

57

65

79

Binjakët

Janë disa planetë të “mirë” në trajektoren e duhur prandaj shumë prej të lindurve të kësaj shenje janë lehtësisht të tundueshëm nga joshjet. Kujdes, ¿nancat janë në rënie.

41

74

78

15

Demi

Jeni në mëdyshje për shkak të një oferte që ndoshta ju kanë zënë disi në befasi. Hëna do të vazhdojë të jetë shumë “bujare” em ju, por ju vetë tregoheni shumë të kursyer ndaj partnerit.

50

56

64

73

77

55

14

26

40

44

61 71

25

13

35

49

53

70

24

39

48

51

12

34

43

47

23

33

38

42

11

Dashi

Me gjithë pozicionin e favorshmëm të disa yjeve në shenjë është akoma një situatë e turbullt dhe do ta keni të vështorë të orientoheni. Gjërat mund të mos ecin ashtu si do të dëshironit ju.

I

S

A K E

A N T E N A T

S H K R E T E

R E P A R T

T E R R A H T E K

G A S

E L E F

I

T A R E E R

L O K T E T

I

33. Të fundit në studim. 35. Mbarojnë fare. 36. Eshtë arti edhe kur është urë. 38. Hidhen në ecje të tilla. 39. Një mund të jetë autonom. 41. Rastisin në krye., 43. Gasol në NBA. 45. Përfshijnë edhe Antilet. 48. Në hyrje të kjoskës. 49. Mund të jetë shkencor. 50. Mbahet në sesion. 52. Janë ushtritë mike. 54. Eshtë tallësi. 55. Shkon kot në vjeshtë. 56. Një gjysmë milion. 59. Williams teniste. 61. Eshtë këngëtari i operas. 64. Mbetet në fund. 65. U shkrua nga Zola. 66. Të parat në start. 67. Dieta pa ekstreme. 68. I famshmi Paciono. 69. Gjysmë talent. 71. Efekti... i Truffaut. 72. Në krye të shtetit. 73. Kalohet në gjumë. 76. Orff i Carmina Burana. 77. Pak servilizëm. 79. Një ndarës për aneks. 82. Pak aromatike. 84. Inicialet e Presley-t. 85. Ku¿zojnë një princip. 88. Fund janari. 90. Inicialet e Reitman.

Peshqit

Të ruani qetësinë dhe kthjelltësinë mendore nuk është edhe aq e vështirë, sidomos kur keni mbi kokë një Afërditë që “zbut” efektet “agresive” të Marsit. Kujdes me ¿nancat.


24

E martë, 4 qershor 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Rusi: Putin pret krerët e BE-së Presidenti rus Vladimir Putin po pret krerët e Bashkimit Evropian në takimin e parë të nivelit të lartë që po organizon që nga kthimi në postin e presidentit. Synimi kryesor i takimit është diskutimi i politikës ruse ndaj Sirisë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia të tregohet më e ashpër në qëndrimin e saj ndaj Presidentit sirian Bashar al-Asad. Një zyrtar i BE është shprehur se Rusia nuk është treguar pozitive në gjetjen e një zgjidhjeje për dhunën në Siri. Kremlini thotë se rruga e vetme është që të gjitha palët të respektojnë planin e ndërmjetësit ndërkombëtar Ko¿Annan për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe hapjen e bisedimeve të paqes. ɷ Kritika për trajtimin e krizës ekonomike në Evropë Ndërsa shtohet shqetësimi për një tjetër krizë ekonomike botërore, ekspertët e ¿nancave po i shtojnë kritikat lidhur me mënyrën se si është trajtuar kriza ekonomike në Evropë. Kreu i kërkimeve të tregut në Bankën gjermane Baader, tha se duket që politikanët evropianë nuk kanë nxjerrë mësime nga kriza e mëparshme financiare. “ Duket se historia po përsëritet dhe ne ndodhemi përsëri në të njëjtën periudhë krize. Vitin e kaluar krizë, këtë vit, përsëri krizë. Politikanët duket se nuk kanë nxjerrë mësime. Banka Qendrore Evropiane duhet të ndërhyjë fuqishëm dhe t’u japë mundësi vendeve si Italia dhe Spnaja të zbatojnë reformat e nevojshme. Askush nuk mund ta durojë më këtë pritje të gjatë, këtë zvarritje”. ɷ Kryeministri Dimitri Medvedev mbron Putinin Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se Vlladimir Putini ka të drejtë “morale” që të kthehet në Kremlin për një mandat të tretë presidencial. Duke folur në një intervistë televizive, Medvedev mbrojti të hënën shkëmbimin e posteve, ku ai u bë kryeministër për herë të dytë, pas një mandati presidencial, ndërsa Putini president. Medvedev tha se megjithatë i kupton protestuesit që kundërshtonin vazhdimin e regjimit të Putinit. Ai gjithashtu mohoi se nuk i dëgjohet zëri nën Putinin, duke thënë se puna e kryeministrit lidhet me jetët e miliona njerëzve dhe nuk mund të shihet si “rol i thjeshtë teknik”. ɷ Nga sulmet e telekomanduara në Pakistan, 15 të vrarë Të paktën 15 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet e telekomanduara në veriperëndim të Pakistanit. Zyrtarët e inteligjencës thonë se raketat kanë qëlluar një strehë të dyshuar të tyre në rajonin ¿snor të Vaziristanit Verior. Ky i fundit ndodhet në ku¿ me Afganistanin dhe është bërë qendër e Al Kaidës dhe e aktivitetit taliban. Sulmi i së hënës është i shtati brenda dy javësh në Pakistan. ɷ Kina injoron thirrjen amerikane nuk i liron të burgosurit Ministria e jashtme kineze ka shprehur “pakënaqësi” me thirrjen e Shteteve të Bashkuara për të liruar të burgosurit e trazirave të Tiananmenit. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se rreth 10 vetë vazhdojnë të mbesin në burg që nga protestat e vitit 1989. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka thënë se Pekini duhet të sigurojë njohje publike për të gjithë të vrarët, të burgosurit apo të zhdukurit. Qindra civilë janë vrarë kur ushtria ka sulmuar protestuesit prodemokratikë më 3 dhe 4 qershor të vitit 1989. Pekini konsideron se incidenti në Sheshin Tiananmen ishte “rebelim kundërrevolucionar”. ɷ Shpërthim në Bagdad, 9 të vrarë Të paktën nëntë njerëz kanë humbur jetën nga shpërthimi i makinës bombë pranë një ndërtese qeveritare në Bagdad. Sipas zyrtarëve, rreth 40 njerëz janë plagosur nga i njëjti shpërthim, ndonëse shifrat nuk kanë mundur të verifikohen menjëherë. Policia tha se sulmi kishte në shënjestër një zyrë shiite. Përgjegjësinë për shpërthimin ende nuk e ka marrë përsipër asnjë grup, por dyshimet bien mbi militantët sunitë.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.