shqiptarja.com

Page 1

Speciale/ Grupet dhe favoritët Kampionati Europian i Futbollit ekipet dhe kalendari i ndeshjeve ɽ Faqe 22-23

PRESIDENTI

ɽ Faqe 4-5

BE zhgënjehet në Tiranë, të pathënat e takimeve të Saninos

PESHENGRITESI

ɽ Faqe 11

BLOG / Periferi

Erkand Qerimaj: Dënimi im, lobim i federatave të huaja

ɽ Faqe 20

Sikur të gjithë të punonim si Vikena NGA ALBA MALLTEZI

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 134 E premte, 08-06-2012

VENDIMI/ Prokuroria e Përgjithshme mbështet akuzat e ish-drejtorit të policisë Shemsi Prençi

POLICIA MBROJTI MAFIEN E KROMIT NE BULQIZE Zbardhet vendimi i prokurorit Sokol Stojani: Sekuestrimi i makinave me krom kontrabandë ishte i ligjshëm. Fitoheshin 30 mijë euro në natë. Reagon ish-drejtori Prençi: U vërtetua se ma¿a ka kapur Ministrinë e Brendëshme Lajmi Koment ɽ Faqe 13-19 EKSKLUZIVE/ ALPINISTI 18-VJEÇAR Prokuroria e Përgjithshme rrëzon vendimin e Prokurorisë së Dibrës dhe e quan sekuestron e kromit kontrabandë nga Prençi si veprim ligjor. Prençi akuzoi prokurorinë e Dibrës dhe krerët me të lartë të Ministrisë së Brendshme si zyrtarë që mbronin kompaninë “Kevger shpk” dhe që kontrollohen nga ma¿a e kromit.

NGA

Gjysma e së mirës E

TIRANE

HABJON HASANI

K

anë marrë një kthesë të papritur hetimet e pezulluara për kontrabandën e kromit në Bulqizë. Hetimet nisën tre muaj më parë nga drejtori i policisë së Dibrës Shemsi Prençi, i shkarkuar tashmë nga eprorët e tij. Më datë 16 prill Prençi ka urdhëruar bllokimin e gjashtë kamionëve me krom të kompanisë “Kevger ɽ vijon në faqe 9 shpk”,...

PREÇ ZOGAJ

Mateo Begeja: Unë 100 minuta i t nëë majë jë të Everestit, mes jetës dhe vdekjes Aventura e maturantit shqiptar dhe rrë¿mi dramatik për ngjitjen në 8848 metra UDHEZIMI I MINISTRISE SE ARSIMIT

Mësuesit, kushtet për të dalë në pension Detajet për moshën dhe vitet e siguruara. Duhet të kenë punuar 27 vite në arsim TIRANE

ESMERALDA KETA

M

ësuesit dhe pedagogët që dalin këtë vit në pension, përveç moshës së pensionit dhe 35 viteve punë, duhet që së paku të kenë punuar 26.3 vite në arsim. Ndërsa ata që e mbushin moshën e ɽ Faqe 12 pensionit pas...

dhe pse mund të jetë hedhur për të qenë brenda në momentin e fundit, varianti me kandidatin Zaganjori i konsensusit ¿llestar PD-LSI ka shkuar përpara me sigurinë e pasigurisë dhe rreziqeve që paraqesin variantet alternative. Me këtë emër shumica ka gjetur pikën e parë të takimit brenda vetes, duke kënaqur pjesërisht edhe një pretendim të rëndësishëm të opozitës për t’i vënë kryqin kupolës politike të PD-së si çerdhe kandidaturash. Me fjalë të tjera, shumica ka terezitur një ngrehinë delikate, që po përpiqet ta mbajë me kujdes pasi po të shembej nuk ka garanci se do të pasohej në... ɽ vijon në faqe 8

Analizë NGA

LIMBO N

EDI RAMA

ë vitin 1613 Shekspiri Àet tek Henri VIII për limbon, një vend as në Ferr po as në Parajsë jo e jo, që më vonë mori kuptimin metaforik të burgut, izolimit, inkapsulimit, por që s’është asnjëra nga të treja e mund të shpjegohet përmes të trejave bashkë njëkohësisht. Limbo është vendi që shkencëtarët e kompjuterave i vënë hapësirës së padukshme të materialeve të fshira sysh, por jo ende të zhdukura ¿zikisht nga magazina e kujtesës – si ato në Recycle Bin-in e Windows. Në limbo rrezikon të hyjë Shqipëria vitin e ardhshëm e kushedi për sa vite akoma, nëse e humb... ɽ vijon në faqe 8


2

E premte, 8 qershor 2012

POLITIKE

Inflacioni mbetet nën minimumin prej 2 përqindësh

Ç

mimet e konsumit në muajin maj shënuan një ulje të mëtejshme prej 0.8 përqindësh krahasuar me muajin e mëparshëm, njoftoi INSTAT. Ndryshimi vjetor në muajin maj 2012/ maj 2011 është 1.9 për qind, duke mbetur gjithnjë nën nivelin e përcaktuar si minimal, prej dy përqindësh. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.2 për qind. Krahasuar me muajin

etj. Çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar rritje gjatë këtij muaji, si në nëngrupin "fruta" me 6.7 për qind, "vajra dhe yndyrna" me 0.7 për qind, etj. Shërbimet mjeksore u shtrenjtuan 0.2 për qind dhe çmimi i naftës u ul 2.1 për qind e ai i benzinës u ul 1.8 për qindësh brenda muajit, njofton INSTAT-i.

e mëparshëm, indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 1.8 për qind. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 16.2 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Ulje çmimesh vërehen edhe në disa nëngrupe të tjera të këtij grupi si në "qumësht djath e vezë" me 0.9 për qind, "sheqer e ëmbëlsira" me 0.9 për qind,

Debat në Kuvend për BSH, refuzohet drafti i opozitës

Mazhoranca, rezolutë "rozë" për Fullanin

Në foto: Guvernatori Ardian Fullani gjatë një seance parlamentare

Banka, si bleu "Dajtin" e 170 mln USD bono Lajmi Ministri i Financave Bode ka deklaruar dje se Banka qendrore në Shqipëri është e pavarur, ndërkohë që ky institucion është detyruar të blejë, pa asnjë arsye, për 30 mln euro një hotel, si dhe 170 milionë dollarë bono thesari njëvjeçare, që nuk ja lejon ligji

TIRANE

GENC KONDI

P

rojektrezoluta "Për vlerësimin e veprim tarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2011" është miratuar dje në Kuvend mesa debateve të ashpra politike lidhur me rolin e këtij institucioni në ruajtjen e stabilitetit ekonomik në Shqipëri dhe veprimet e tij gjatë vitit të kaluar në drejtim të ndihmës direkte financiare në ndihmë të buxhetit.

DEBATI

Sipas ministrit Ridvan Bode, Banka e Shqipërisë ka bashkëpunuar me qeverinë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por qeveria nuk ka marrë kredi prej saj për t'u bërë ballë presioneve të krizës ekonomike globale. Nga viti 2008 deri më 2012, që është edhe periudha e goditjes flagrante të krizës globale, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë para kredi nga Banka e Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse ne vlerësohemi stabël në vlerësimin e agjencive ndërkombëtare, kur të gjitha ekonomitë janë zhvlerësuar, me përjashtim të Gjermanisë, theksoi ai. Grupi parlamentar i PS kishte propozuar një rezolutë për aktivitetin e BSH, ku thuhej, ndër të tjera, se, ndërsa vendi ndodhet në një krizë ekonomike, mbledhja e sforcuar e detyrimeve të prapambetura dhe shitja e aseteve të tyre nuk mund të jetë strategjia e uljes së kredive të këqia. Kryeparlamentarja Topalli refuzoi të hidhte në votim draftin e opozitës. Propozimit të opozitës kreu i Financave i është përgjigjur, duke u shprehur se ai do të cënonte thellësisht sistemin bankar dhe ekonominë e vendit. Ai parashikon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të

pezulluar ekzekutimin e kolateralit, çka do të sillte një anarshi, vuri në dukje Bode. Nga mazhoranca, i vetmi që tërhoqi vëmendjen, duke u shkëputur nga lavdet thurur BSH-së, ishte Selami Xhepa, i cili propozoi të hartohet një

plan-reagimi ndaj mundësisë së kthimit të Greqisë tek dhrahmia. Ndërkohë, Erjon Braçe shkruante dje në FB se Adrian

DEBATI I DEPUTETËVE PËR BSH DHE GUVERNATORIN FULLANI Mimi Kodheli: Raporti analizon 2011-ën, por nuk hedh dritë mbi vitin 2012. BSH është kujdesur të ruajë një gjuhë tejet të kujdeshme, sidomos lidhur me efektet e krizës globale, rezultati i këtyre veprimeve është në dëm të pavarësisë së bankës dhe marrëdhënieve të saj me popullin. Nuk jep ecuritë e pritshme, mbi të cilin banka ka hartuar programin monetar për vitin e ardhshëm. Ridvan Bode: Banka e Shqipërisë ka bashkëpunuar me qeverinë për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por qeveria nuk ka marrë kredi prej saj për t'u bërë ballë presioneve të krizës ekonomike globale. Nga viti 2008 deri më 2012, që është edhe periudha e goditjes flagrante të krizës globale, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë para kredi nga Banka e Shqipërisë. Kjo është arsyeja pse ne vlerësohemi stabël në vlerësimin e agjencive ndërkombëtare, kur të gjitha ekonomitë janë zhvlerësuar, me përjashtim të Gjermanisë. Propozimi i opozitës do të cënonte thellësisht sistemin bankar dhe ekonominë e vendit. Ai parashikon ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë për të pezulluar ekzekutimin e kolateralit, çka do të sillte një anarshi. Selami Xhepa: Të hartohet një plan-reagimi ndaj mundësisë së kthimit të Greqisë tek dhrahmia. Edmond Spaho: Pavarësisht vështirësive që po hasen me bizneset, sistemi bankar në vend mbetet nga më të sigurtët. Erjon Braçe: Adrian Fullani, aktualisht guvernator i Bankës së Shqipërisë, por i përfolur e negociuar si "kandidat për president" diskutohet në Kuvend lidhur me Bankën e Shqipërisë dhe punën e tij si guvernator! Të gjithë shqiptarët që vuajnë në familjet e tyre pasojat e krizës ekonomike papunësinë, mungesën e të ardhurave; pasojat e krizës financiare - kredi të shtrenjta, pamundësi për të shlyer këstet e rënda, nuk duhet ta humbasin. Guvernatori i BSH shpenzon këtë vit 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare; veç tyre, edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative! Vetëm të ardhurat e tij vjetore si guvernator arrijnë afro 100 milionë lekë, dmth 8 milionë lekë në muaj, ose 360 mijë lekë në një ditë pune, ose 45 mijë lekë në një orë pune! Ky guvernator nuk ka moral! Janë ndalur e nuk paguhen faturat e të verbërve, para e tetraplegjikëve, faturat e investimeve të kryera; shpenzimet e BSH dhe guvernatorit janë një skandal marramendës!

Fullani, i përfolur edhe si "kandidat për president", shpenzon këtë vit 13 milionë dollarë për paga, dieta, honorare; veç tyre, edhe 7 milionë dollarë shpenzime administrative! Vetëm të ardhurat e tij vjetore si guvernator arrijnë afro 100 milionë lekë, dmth 8 milionë lekë në muaj, ose 360 mijë lekë në një ditë pune, ose 45 mijë lekë në një orë pune! Shpenzimet e BSH dhe guvernatorit janë, sipas Braçes, një skandal marramendës.

FINANCIMI

Banka e Shqipërisë, në kohë krize botërore, ka rënë dakord që të blejë një objekt, jo vetëm të përmasave të mëdha, por edhe me një çmim aspak të justifikuar, siç ishte Hotel "Dajti", për 30 milionë euro, apo 42 milionë dollarë, sipas kursit të kohës kur ndodhi transaksioni. Shteti i shiti shtetit, në mënyrë absurde, një objekt që BSH-ja as nuk e riparon dot, pasi ka nisur një program të kushtueshëm rinovimi të godinës së

Paralajmërimi Nga mazhoranca, i vetmi që tërhoqi dje vëmendjen, duke u shkëputur nga lavdet thurur BSH-së, ishte Selami Xhepa, i cili propozoi të hartohet një plan-reagimi ndaj mundësisë së kthimit të Greqisë tek dhrahmia

vet. Ky veprim ishte joekonomik për Bankën qendrore, por shumë me leverdi për qeverinë, në kushtet e "gropave" të thella buxhetore, megjithëse nuk e eliminoi dot rritjen e deficitit të bilancit shtetëror. Gjatë vitit të kaluar, nuk u gjetën më objekte të tilla, por BSH ka blerë rreth 170 milionë dollarë bono thesari me afat njëvjeçar maturimi, megjithëse ligji për Bankën e Shqipërisë nuk lejon financime të qeverisë për më shumë se gjashtë muaj. Këto blerje bonosh janë bërë në 13

raste, nga janari deri në fund të dhjetorit 2011, me shifra nga 100 milionë lekë, në 3.2 miliardë lekë në një dorë. Kjo tendencë është thelluar më tepër këtë vit. Nga janari deri në fillim të qershorit 2012, Banka e Shqipërisë ka blerë në total 122 milionë dollarë bono thesari njëvjeçare, me shifra që varjojnë nga 100 milionë deri në 3.5 miliardë lekë në një dorë, duke arritur në një shifër sa 70 për qind e shifrës së shpenzuar gjithë vitin e kaluar për këtë qëllim.

Opozita

PS, projektrezoluta për Bankën qendrore që s'u pranua

TIRANE

G

rupi i deputetëve socialistë kishte për gatitur një projektrezolutë lidhur me veprimtarinë e BSH më 2011 dhe sidomos lidhur me problematikën e saj në kushtet e rëndimit të situatës globale. Në të thuhej se Banka e Shqipërisë duhet ta përqendrojë punën edhe në disa drejtime. Në kushtet e krizës globale, BSH duhet të marrë masa për t'i garantuar industrisë bankare likuiditet të mjaftueshëm. Banka e Shqipërisë duhet të ushtrojë ndikimin e saj për rritjen e kreditimit të ekonomisë. Ulja e normës bazë të interesit duhet të reflektojë direkt në uljen e kostos së kredive. Deri tani kjo ka qenë ose shumë e vonuar ose bankat kanë ulur vetëm interesat e depozitave, duke injoruar uljen e normës së interesit për kreditë. Kur vendi ndodhet në krizë ekonomike, mbledhja e sforcuar e detyrimeve të prapambetura dhe shitja e aseteve të debitorëve nuk mund të jetë strategjia e uljes së kredive të këqia, thuhet më tej në draft. PS mendon se riskedulimi i detyrimeve të prapambetura,

përdorimi i një sistemi garancie shtetërore që ndan riskun midis bankave, biznesit dhe qeverisë, ulja e kostos si dhe rritja e kreditimit të ekonomisë lehtësojnë gjallërimin e ekonomisë, rritin fitimet dhe ulin kreditë e këqia. Nga ana tjetër, opozita mendon se BSH duhet të forcojë ndikimin e saj të këshilltarit për qeverinë në hartimin dhe zbatimin e politikave fiskale dhe buxhetore restriktive. Banka e Shqipërisë duhet të hartojë një plan masash për të ndërhyrë në neutralizimin e impaktit që mund të ketë një tronditje e sistemit financiar dhe bankar në vendet fqinjë.


E premte, 8 qershor 2012

3

POLITIKE

Financat: Ja si e përdori qeveria fondin rezervë më 2011

N

ë projektligjin lidhur me buxhetin faktik te vitit të kaluar, që u miratua në Këshillin e Ministrave dhe do të kalojë në Kuvend, thuhet se gjatë vitit 2011 fondi rezervë i buxhetit të shtetit është prekur nëpërmjet 44 vendimeve të Keshillit te Ministrave në rreth 91.5 për qind. Pjesa më e madhe, rreth 52.5 për qind e fondit rezervë, i është dhënë ministrisë së

Brendshme, duke filluar nga shpërblimi i punonjësve të policisë dhe Gardës për mbrojtjen e Kryeministrisë në janar 2011; fonde per kompensimin e dëmeve në kulturat bujqësore të fermerëve të qarkut të Korçës, fonde për Bashkinë Vorë, për ndihmë financiare familjeve të dëmtuara në Gërdec, për pagesen e qirave të banesave dhe dëmeve të shkaktuara nga mospërdorimi i

tokave e kulturave bujqësore, që ndodhen brenda perimetrit 300 metra rreth kraterit, zonë e shpallur si zonë e sigurisë së lartë, etj. Rreth 22.4 për qind e fondit rezervë i jane akorduar ministrise së Financave për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, dhënie ndihme me rast fatkeqësish natyrore për vende si Somalia, Japonia, Pakistani, Turqia, etj.

Kuvendi ndryshon ligjin për "pastrimin e parave"

TIRANE

FERNADA CENKO

K

Analiza

Banka Botërore, financuesi më i madh

B

anka Botërore është financuesi kryesor i qeverisë shqiptare me rreth 800 milionë euro, për projekte prioritare të infrastrukturës ose të zhvillimit social. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbajtësit kryesorë të borxhit të jashtëm. Nga analiza vihet re që stoku i Borxhit Publik të Jashtëm në fund të vitit 2011 është rreth 334 milionë lekë ose 25.39% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kreditorët privatë zënë vendin e dytë me rreth 721 milionë euro, ku përfshihen të gjitha bankat apo institucionet e tjera financiare me të cilat qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshje private financimi. Edhe blerësit e Eurobondit zënë një vend të rëndësishëm në radhën e mbajtësve të borxhit të huaj, me rreth 298 milionë euro.

uvendi i Shqipërisë ka votuar 'pro' ligjit "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit", ndërsa është miratuar edhe një amendim i bërë nga kryetari i komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli. Ky i fundit propozoi që të hetohen edhe miqtë e politikanëve që jetojnë jashtë shtetit. Ky propozim u mbështet edhe nga socialistët si dhe nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ka qenë vetëm deputeti Andis Harasani, i cili ka dalë kundër këtij amendimi, duke dhënë votën kundër hetimit të miqve jashtë vendit.

Pasuritë e politikës hetime miqve jashtë Balla: Berisha të sqarojë lidhjet me Fazlliçin Vota Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani ka votuar kundër propozimit të sjellë nga qeveria për të hetuar edhe miqtë jashtë vendit. Gjatë votimit, ndryshe nga kolegët socialistë, Harasani ka votur kundër.

DEBATET

Seanca plenare që në pikën e parë të rendit të ditës ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës. Deputeti Balla, deklaroi se mbështet ndryshimet, ndërsa kërkoi nga kryeministri Berisha të sqarojë lidhjet e tij me biznesmenët Damir Fazllic e

Ali Evsen. "Me të hyrë në fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të risqarojë marrëdhënien e tij me

Damir Fazlliç. E ka mik, person të njohur apo bashkëpunëtor të ngushtë. Me të hyrë në

INSTAT

Rritet kostoja e prodhimit, 3-mujori 2.5% më shumë

TIRANE

B

iznesi po përballet edhe me kosto më të larta prodhimi, pas problemeve me likuiditetin, tkurrjen e kredisë, rënien e fuqisë blerëse në vend dhe uljen e porosive nga partnerët e huaj, si rrjedhojë e krizës së borxheve kombëtare që po kalon Europa . Në tre muajt e parë të këtij viti, kostot e prodhimit pësuan një rritje vjetore prej 2.5%. sipas Institutit Shqiptar të Statistikave. Çmimet e prodhimit, sipas INSTAT, u rritën 1.5% vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Indeksi i çmimeve të prodhimit arriti në 114.7% duke shënuar një rritjen vjetore prej 2.5%. Rritjen më të madhe vlerësohet ta këtë shënuar prodhimi i energjisë (2.7%), ndërsa në industrinë nxjerrëse kostot e prodhimit u rritën 1.7%. Në

DEBATET NË KUVEND

industrinë përpunuese, treguesi i çmimeve u rrit 1.8%, ku rafinimi i naftës dhe koksifikimi u rritën kostot me 3.1%. Për prodhimet ven-

dase treguesi i çmimit arriti në 113% duke u rritur 1.5% vetëm në këtë tremujor. Edhe kostot e kompanive eksportuese janë rritur ndjeshëm. Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti në 120.9% duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Problemi, sipas sipërmarrësve, qëndron në faktin se në kushtet aktuale të ekonomisë, kur kërkesa e brendshme dhe ajo e jashtme janë të dobëta, nuk mund t[i transferojnë kostot shtesë në çmimet e prodhimeve përfundimtare. Rritja e çmimeve konsumatore gjatë këtij viti u vërejt kryesisht për karburantet e importuara.

fuqi ky ligj, Sali Berisha duhet të sqarojë marrëdhënien e tij me shtetasin turk Ali Evsen, i cili megjithëse është nën hetim ndërkombëtar për pastrim të parave të ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak, po shfaqet shpesh në krah të Sali Berishës në darka apo vizita zyrtare. E ka mik, person të njohur apo bashkëpunëtor të ngushtë", është shprehur deputeti Balla. Por akuzës së Partisë Socialiste, reagimi nga ministri i Finacave Ridvan Bode ka qenë i menjëhershëm. Bode i ka kërkuar llogari opozitës për transaksionet e kryera 3 ditë para 21 janarit. "Ndryshimet në ligj,

Balla, deklaroi se mbështet ndryshimet, ndërsa kërkoi nga Berisha të sqarojë lidhjet e tij me biznesmenët Damir Fazllic e Ali Evsen janë bazuar në raportet ndërkombëtare. Projekti është konsultuar me partnerët. Përmes këtyre ndryshimeve, mundësohet një investigim i transanksioneve të parave dhe kjo nënkupton përqëndrim tek disa qendra me risk të lartë siç është korrupsioni dhe lidhja me qeveritarët si dhe dhe ligjet me krimin e organizuar", deklaroi Bode në Kuvend. Në diskutimin e tij, deputeti socialist, Arben Malaj theksoi se ligji i ri kërkon një parapërgatitje të mirë, që të ketë një implementim të suksesshëm, në mënyrë që të mos nxisë keqpërdorimin e strukturave të luftës kundër pastrimit të parasë në krijimin e një pushteti abuziv, për të goditur apo favorizuar në bazë in-

Bode: Te neni 1, propozimet e dy komisioneve nuk konvergojnë. Duhet si e ka thënë komisioni i Ekonomisë. Shtohet kjo fjali "Në këtë kategori përfshihen dhe anëtarët e familjes dhe lidhjet e ngushta shoqërore te personave të ekspozuar politikisht. Po të shtohet si propozon komisioni i Ligjeve, do të thotë i nënshtrohen shqiptarët dhe rezidentët të huaj. Po e shtove në fund siç thotë komisioni i Ekonomisë përfshihen gjithë kategoritë. Rusmali: E thënë ashtu ka lidhje vetëm me të huajt. Ne duhet që të hetojmë edhe ata që kanë miqësi jashtë vendit. Bode: Duhet t'i nënshtrohen rregullit dhe të huajt dhe shqiptarët. Dhe ekspertët më thonë që duhet në fund pikë më vete. Nëse është ky qëllimi i nismëtarëve atëherë pjesa e fjalisë që propozon komisioni i Ligjeve duhet të jetë pjesë dhe e fjalisë së parë së përkufizimit dhe e fjalisë së dytë të përkufizimit. Fjalia e tretë nënkupton sikur shtohet fjalisë së dytë, të huajve. Mos lodhem dhe e shkruajmë dy herë "dhe për shqiptarët familja dhe persona të lidhur me ta, dhe për të huajt familjarë dhe persona të lidhur me ta". Topalli: Ok!

terferencash biznesi apo politike. "Në vend të sulmit ndaj opozitës qeveria duhet të hartojë legjislacion të qartë dhe të ngrejë institucione të forta në mënyrë që të parandalojë financime me para të pista" deklaroi Deputeti i PS, Arben Malaj. Malaj tha se vendi nuk duhet të tolerojë futjen e parave të pista që sipas tij dëmtojnë biznesin dhe nxijmë imazhin e politikës.


4

E premte, 8 qershor 2012

POLITIKE

Mediu: Po Zaganjorit Topallin e rrëzuam Nano s'ka asnjë shans

M

axhoranca do të kandidojë Xhezair Zaganjorin për postin e presidentit edhe në raundin e katërt kur kreu i shtetit zgjidhet me 71 vota. Në emisionin "Intervista" në Vizion Plus, aleati i PD, kryerepublikani Fatmir Mediu, ka hedhur poshtë zërat për një kandidaturë politike në raundin e katërt, duke deklaruar se koalicioni qeverisës do të mbështesë Zaganjorin pavarësisht nëse

arrihet apo jo konsensus në votimin e tretë. Mediu ka sqaruar edhe bisedimet që çuan tek emri i gjyqtarit Zaganjori duke rrëzuar disa personazhe të njohur, përfshi edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, si kandidate për postin e kreut të shtetit. Duke iu referuar lëvizjes së Nanos, Mediu ka deklaruar se ish-lideri i PS nuk ka shanse të jetë President i Republikës. Mediu ka

përsëritur qëndrimin e maxhorancës se presin një propozim nga PS për postin e presidentit, por nuk do të tërhiqen nga Xhezair Zaganjori si kandidati i vetëm i maxhorancës. Duke paaralajmëruar në këtë mënyrë se me sa duket opozita nuk od të ketë asnjë shans që të ketë mundësinë e dhënies së konsensusit për ndonjë kandidaturë tjetër përpos Zaganjorit.

BE zhgënjehet nga mazhoranca, të pathënat: President me konsensus dhe në raundin e 4

Presidenti, Salino takon Berishën para e pas dreke Drejtori i KE, drekë me Bylykbashin e Gjiknurin. Sot me Ramën Lajmi

Me Haxhinaston:

Zbardhet axhenda e takimeve sekrete dhe të pathënat e Saninos me përfaqësuesit e meazhorancës. Mësohet se zyrtari i lartë i KE ka zhvilluar një takim të dytë me Berishën, menjëherë pas drekës me Bylykbashin e Gjinknurin, ku ka kërkuar vijimin e negociatave dhe në raundin e katërt dhe plotësimin e 4 kushteve. Sot pritet të takojë sërish Ramën si dhe ambasadorët e BE.

TIRANE

JAKIN MARENA

Z

"Palët, mbi interesat partiake"

bardhet axhenda sekrete dhe të pathënat e takimeve dhe bisedave të zhvilluara nga drejtori i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sanino me politikën shqiptare e kryesisht me mazhorancën qeverisëse. Burimet nga qeveria konfirmojnë se Sanino e ka takuar dje dy herë Berishën, para e pas drekës. Të cilën e ka konsumuar me dy bashkëkryetarët e komisionit ad hock për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi i PD dhe Damjan Gjiknuri i PS. Mësohet se përfaqësuesi i lartë i BE ka qënë i prerë në të gjitha takimet me eksponentët e mazhorancës që, negociatat me kreun e opozitës Rama për zgjedhjen e Presidentit konsensual të vijojnë dhe në raundin e katërt, duke i prerë rrugën në këtë mënyrë tërë përgatitjes së mazhorancës për zgjedhjen e një presidenti me shumicën e thjeshtë prej 71 votash në këtë raund. Këtë qëndrim ai e ka konfirmuar dhe në drekën me Bylykbashin dhe Gjiknurin, por dhe në takimin e dytë me Berishën, menjëherë pas kësaj dreke pune, ku burimet brenda drekës por dhe nga qeveria mësohet se kërkuar dhe njëherë zbatimin e 4 kushteve që janë zgjedhja e një presidenti konsensual, reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare e heqja e imunitetit. Çka

Këmbëngulja

Presidenti, Meta-Sannino: Ne i përmbahemi marrëveshjes me PD

TIRANE

Në të njëjtën linjë me kryeministrin Berisha, edhe kreu i LSI-së, Ilir Meta i ka shprehur drejtorit të përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Stefano Sannino, qendrimin se kandidatura e Xhezair Zaganjorit i plotëson kriteret si kandidaturë konsensuale. Në një konferencë për shtyp pas takimit, kreu i LSI-së tha se ka patur një proces më të hapur, përmes dialogut dhe negociatave. "Mendoj se prononcimi i zotit Fule, gjatë vizitës së fundit në Tiranë ka qenë shumë i qartë dhe unë mendoj që është vepruar përgjithësisht në atë frymë. Për të patur një proces sa më të hapur, përmes dialogut diskutimeve dhe negociatave. Unë besoj se kandidaturat që maxhoranca ka propozuar i plotëson kriteret për të qenë kandidaturë konsensuale për të gjitha arsyet që kemi theksuar më parë. Opozitës i është krijuar mundësia për të bërë dhe ajo propozimet e saj në mënyrë që maxhoranca të ketë mundësinë për kandidatura të tjera", ka deklaruar Meta. Ku përtej këtyre deklaratave, me sa duket shqetësimi i BE ka qënë shumë i madh, përderisa drejtori për tregon se gjatë këtyre takimeve ai ka mbetur i zhgënjyer nga ngurtësia e mazhorancës për të qëndruar vetëm në kandidaturën e Xhezair Zaganjorit për President. Por mësohet gjithashtu

Ilir Meta dhe Stefano Sannino

Zgjerimin në Komisionin Evropian, Sanino është shprehur përmes kërkesave kokë më kokë në takimet me krerët e mazhorancës, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë deklaratë në mënyrë publike. Ndërsa kreu i LSI, Ilir Meta i pyetur për kandidaturën e ish-kryeministrit socialist fatos Nano, ka thënë se është njeri që e luan shumë mirë pingpongun. Megjithatë ai theksoi se LSI do ti qëndrojë marrëveshjes së 2009 me PD. Marrëveshje e cila është theksuar shumë herë nga kreu i qeverisë Berisha dhe që parashikon zgjedhjen e një kryetari shtetit me konsensusin PD-LSI.

që sot Sanino pritet të zhvillojë dhe një takim të dytë me kreun e PS, Edi Rama. Me të cilin do diskutojë sërish të gjitha mundësitë e ofruara nga mazhoranca, duke treguar qartë se Sanino nuk

ka ndërmend të largohet nga Shqipëria pa gjetur mundësinë e uljes së palëve dhe arritjes së konsensusit për presidentin e vendit. Nga ana tjetër mësohet se Sanino përpara se të largohet do zhvil-

N

ë takimin me kreun e diplomacisë shqiptare, Haxhinasto është dhënë i njejti mesazh për përfundimin e reformave integruese dhe zgjedhjen e një presidenti konsensual, që do ishte simbol i unitetit të popullit dhe garant i kushtetutës. Në takim u dhanë mesazhe të qarta se procesi i integrimit duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës dhe që palët të dalin mbi interesat partiake. Ecja përpara e reformave të nisura është e domosdoshme me qëllim që klima pozitive e krijuar pas të kapitalizohet me marrjen e statusit të vendit kandidat. Shqipëria ka pak kohë për të miratuar reformat kyçe, në mënyrë që në tetor të marrë statusin e vendit kandidat. Nëse dështon për herë të tretë, ky do ishte një rekord historik.

lojë dhe një takim me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë. Në takimin e zhvilluar me kreun e qeverisë Berisha, por dhe me kreun e LSI Meta mësohet se drejtori i zgjerimit në KE ka kërkuar që të ulen

në një tryezë me kreun e opozitës për të gjetur një kandidat konsensual për Presidentin dhe jo të qëndrohet vetëm në një kandidaturë të përzgjedhur nga mazhoranca. Madje Sanino ka kërkuar që negociatat mëe kreun e opozitës Rama të vijojnë dhe në raundin e katërt pasi është shumë e rëndësishme zgjidhja çështjes së presidentit me konsensus, në mënyrë që vendit t'i jepet një kryetar shteti i pranuar nga të gjitha palët. Një kërkesë e tillë e fortë e zyrtari të lartë të BE ka ardhur pasi ka dëgjuar dhe kryetarin e opozitës, Edi Rama i cili në mënyrë të qartë ka saktësuar se kërkon një president konsensual të dalë nga një tryezë e mirëdiskutuar dhe që të jetë përtej kandidaturës së Zaganjorit, që sipas tij, është zgjedhur vetëm nga mazhoranca në mënyrë të njëanshme. Pikërisht duke marrë dhe këto sinjale, Sanino, megjithëse pak shpresë dhe garanci ka marrë nga ana e kreut të qeverisë Berisha ka kërkuar që të vijojnë negociatat me kreun e opozitës deri në zgjedhjen e një emri konsensual. Këto mesazhe ai i ka përcjellë në takimin e parë të zhvilluar me kreun e qeverisë Berisha, kreun e opozitës Rama, kreun e LSI Meta dhe shefin e diplomacisë shqiptare Haxhinasto. Ndërsa sipas njoftimit zyrtar, Berisha në takimin me Saninon ka këmbëngulur se kandidatura e Zaganjorit për President përmbledh tërë mundësinë e mundshme për arritjen e një konsensusi. "Procesi i përzgjedhjes së presidentit është i bazuar në negociata dhe konsultime dhe në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës", thuhet në deklaratën e Kryeministrisë.


E premte, 8 qershor 2012

5

POLITIKE

Holtkemper ripërsërit apelin: President që përfaqëson palët

A

politikanëve shqiptarë që të zgjedhin atë njeri që do të përfaqësojë më mirë që të dyja palët. Është mjaft e rëndësishme që kjo të bëhet brenda afateve që përcakton Kushtetuta shqiptare. Jemi në raundin e tretë dhe ka akoma 2 mundësi. Mendoj se ky është një proces që iu takon shqiptarëve dhe duhet të jetë një njeri që ti përfaqësojë", deklaroi ambasadorja

mbasadorja gjermane Karola Myler Holtkemper deklaroi se partitë politike duhet të zgjedhin një president që të përfaqësojë sa më mirë dhe denjësisht palët. Duke folur nga Durrësi, diplomatja tha se shpreson që të ketë kompromis në raundin e tretë dhe politika të zgjedhë njeriun e duhur brenda limiteve që përcakton Kushtetuta. "Iu bëj apel të gjithë

gjermane. Deklaratat dimplomatja gjermane i beri pas përurimit të qendrës komunitare "Sot për të ardhmen" në zonën e ish-kënetës, që financohet nga qeveria gjermane. Kjo qendër do shërbejë për integrimin e komunitetit të zonës së ish-kënetës në jetën sociale, ekonomike e kulturore të Durrësit. Dhe një deklaratë e tillë s'është e para që bëhet nga ambasadorët.

Trysnia e Saninos bashkon kreun e LSI me liderin e PS

Rama e Meta, takim tjetër në kryeqytet Kreu i LSI Meta, darkë dhe me Paskal Milon

TIRANE

qeverisëse me Berishën, kanë patur me Drejtorin për Zgjerimin në KE Sanino, janë takuar për t'i bërë dhe një "përmbledhje" të dytë tërë "sagës" se debatit dhe të kundërshtive për zgjedhjen e një presidenti konsensual si kusht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Burimet afër kreut të PS Rama dhe kreut të LSI Meta na bëjnë me dije se në këtë takim temë qëndrore ka qënë vijimi i negociatave për presi-

JAKIN MARENA Në foto: Kryeministri Sali Berisha gjatë pritjes së drejtorit të Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sanino

Rama-Sanino:

L

ideri i opozitës Edi Rama dhe kreu i LSI, Ilir Meta janë takuar mbrëmë vonë në një nga lokalet në qendër të kryeqytetit. Vetëm pak orë pas takimit që dy liderët e majtë por në pole të kundërta, njëri në opozitë e tjetri në mazhorancën

Pas akuzave

Berisha,Topi dhe Topalli shtrëngojnë duart në përvjetorin e Kushtetueses

"President konsensual e reforma"

M

enjëherë pas takimit me kryeministrin Berisha, drektori për zgjerimin i KE, Sanino iu drejtua selisë së Partisë Socialiste ku u takua me kryetarin Edi Rama. Lideri i opozitës e ka informuar për kontributin e opozitës, në funksion të procesit integrues, për procesin e zgjedhjes së presidentit, por edhe ngecjen e reformës zgjedhore dhe atë parlamentare. Kreu i PS nuk ka munguar të deklarojë dhe njëherë se është i gatshëm për të arritur një konsensusu për Presidentin me mazhorancën, përtej emrit të Zaganjorit, ndërkohë që ka thënë se është shumë i shetësuar dhe për ngecjen e reformës zgjedhore, parlamentare dhe heqjes së imunitetit të deputetëve dhe të zyrtarëve të lartë në vend.

TIRANE

P

residenti Bamir Topi ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në 20-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese, së bashku me kryeministrin Berisha dhe kryeparlamentaren Topalli. Pavarësisht akuzave të ashpra që kanë shkëmbyer me njëri-tjeterin, presidenti Topi ka shtrënguar duart si me Berishën, i cili ka bnërë sikur është habitur, por edhe me Topallin. Nga ana tjetër, Berisha teksa është larguar nga takimi jubilar nuk ia ka dhënë dorën Topit, ndërsa Topalli po. Topi theksoi se pavarësisht presioneve politike Gjykata Kushtetuese ia ka dalë të garantojë frymën kushtetuese dhe parimet demokratike. Presidenti tha se krijimi i kësaj gjykate plotësoi një boshllëk dhe hapi një kapitull të ri në një vend, në të cilin më shumë se gjysëm shekulli u shkelën të drejtat e njeriut. Topi tha se Kushtetuesja e një vendi është institucioni më i rëndësishëm për garantimin dhe kontrollin e zbatimit të Kushtetutës. Sipas tij, ky funksion e mision s'mund të cënohet e as të përvetësohet nga pushtete apo institucione politike, të cilat me gjithë rëndësinë e madhe në sistemin politik e qeverisës, nuk kanë dhe s'mund të kenë atributet për të vendosur në mënyrë përfundimtare dhe me fuqi, atribute detyruese të

përgjithshme për interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, pra për të qenë garant i saj. Ndërsa

Berisha tha se gjatë këtyre viteve Kushtetuesja pasqyroi përpjekjet e mëdha të shqiptarëve për kon-

ALBA TECH SYSTEM HP DX5150

+

Monitor 17” Â Â Â Â Â

Procesor AMD Athlon 64 2.19 GHz 512 MB RAM 80 GB HARD DRIVE DVD - Rom Mouse dhe Tastjerë

Rr. Haxhi Dalliu, P. 16, Shk. 1, Ap. 2, përballë "ProCredit Bank" Tirane - Albania Tel: 04 22 43 299 Cel: 067 400 31 38

solidimin e shtetit të së drejtës. "Historia e demokracisë ka faktuar se Kushtetuesja përbën një nga shtyllat ku demokracia s'mund të ekzistojë dhe kjo gjykatë parandalon krijimin e regjimeve totalitare dhe diktaturave. Pavarësisht nga vështirësitë, debatet, dritëhijet, Kushtetuesja ku ka përmbushur me dinjitet rolin e saj dhe pa këtë rol Shqipëria nuk do të kishte një demokraci funksionale. Ju jeni përballur me presione, me kufizime, por e vërteta është se sot të drejtat e qytetarëve dhe ndarja e pushteteve janë më të konsoliduara si anjëherë më parë", tha Berisha.

dentin konsensual dhe në raundin e katërt, pasi i treti që zhvillohet ditën e sotme ka dështuar, për shkak se palët ende s'kanë konverguar në një pikë të përbashkët. Mësohet se këmbëngulja e fortë e zyrtarit të lartë të Komisionit Evropian Sanino që palët të gjejnë mundësinë e dakortësimit për kreun e shtetit në mënyrë konsensuale, ka sjellë dhe këtë takim të rëndësishëm mes dy liderëve të dy partive të majta. Meta me sa duket, sipas burimeve është treguar më pak kategorik në lidhje me mbështetjen e kandidaturës së mazhorancës Xhezair Zaganjori, duke lënë fushë të hapur për Ramën në kërkesat e tij për një listë më të gjërë kandidatësh përtej kësaj kandidature të përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Burimet brenda takimit thonë se Rama ka qënë tepër kategorik në refuzimin që i ka bërë Zaganjorit, ndërsa nuk konfirmohet të jetë diskutuar për kandidaturën e vetëshpallur për President të ish-kryemininistrit socialist Nano. Takimi mes Ramës dhe Metës bëhet vetëm një ditë përpara se të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, votim i cili parashikon një shumicë të cilësuar prej 84 votash. Ndërkohë që po mbrëmë në orën 10.30 ka përfunduar dhe një takim mes Metës dhe kreut të PDS në koalicion me Ramën, Paskal Milo, të cilët kanë darkuar në një nga lokalet afër TVSH, në Kullën 24-katëshe.

KLINIKA RADOVANI Probleme tëëgjimit? rënies së d Nevojë për volum të lartë të TV? jes së Vështirësi të ndjekgr up? në e av bised

Nëse përgjigja është "po" drejtohuni tek "Klinika Radovani" për të zgjidhur problemin tuaj. Ofrojmë profesionalizëm dhe aparate dëgjimi dixhitale "Siemens", që janë më cilësorët në botë.

Tel.:

042371735

Adresa: Rruga Hoxha Tahsin P.60/2/14, Tiranë www.klinikaradovani.com


6

E premte, 8 qershor 2012

POLITIKE

OSBE: Qeveria stop financimit të padrejtë me reklamat

P

ërfaqësuesja e OBSE-së për lirinë e medias Dunja Mijatoviç kritikoi dje qeverinë shqiptare se përdor preferencat në shpërndarjen e reklamave shtetërore. MIjatoviç e cila prej 4 ditësh ndodhej në Shqipëri për të vëzhguar nga afër thotë se kjo situatë "eshte e dukshme dhe nuk ka nevojë" për sinjalizime. "Kam folur me autoritete të ndryshme, shoqerinë civile,

dhe nuk është nevoja të bëjmë ndonjë analizë të madhe pasi është e dukshme. Reklamat shtetërore shkoinë në media të caktuara. I kërkova autoriteteve shtetërore të bëjnë transparencë në shpërndarjen e reklamave shtetërore“- deklaroi Mijatoviç, dje në një konferencë për shtyp pas përfundimit të vizitës 4 ditore në Shqipëri. Përfaqësueja e OSBE-së tha se sistemi i

medias në Shqipëri ka nevojë urgjente për t'u reformuar. “Nevojitet të kuptohet që media është për t’u shërbyer njerëzve dhe jo politikës dhe biznesit". “Në Shqipëri ngulmojnë mediat e lira, por ato vuajnë kryesisht nga interesat ekonomike dhe politike, të cilat pengojnë pavarësinë editoriale. Duhet bërë më shumë për të mbrojtur lirinë e medias”, tha Mijatovic.

Ish-kryeministri u drejtohet Berishës, Ramës dhe Metës

Nano: Pse duhet të bëhem unë president Përjashtimi nga gara, ish-kryetari i PS: S'ka asnjë justifikim Lajmi Oferta

Fatos Nano u kujtoi dje tre drejtuesve kryesorë të politikës shqiptare, Berishës, Ramës dhe Metës kontributet që ai ka dhënë si kryeministër dhe kryetar i PS-së dhe sipas tij këto janë të mjaftueshme që ato të jenë cilësitë që ai të jetë kandidati konsensual për president të vendit.

Unë kam një listë me ide dhe koncepte për t'u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtetutës, e jo një President të garantuar nga Kushtetuta.

TIRANE

LULJETA PROGNI

I

sh-kryeministri Fatos Nano në ditët e fundit para votimit për kreun e ri të shtetit iu drejtua kryetarëve të partive kryesore në vend, për të kandiduar atë si presidentin e ri të vendit. Në apelin drejtuar për Berishën, Ramën dhe Metën, Nano shpjegoi arsyet se pse duhet pranuar ai si kandidat dhe çfarë do të ofrojë. Z. Nano është përpjekja juaj e tretë, në rrugën drejt postit të presidentit, në fakt është hera e dytë që hyni në garë,. Duket se hapësirat në këto dy gara kanë qenë të ngushta për ju. Pse mendoni se është ngushtuar kjo hapësirë, kush druhet nga zgjedhja juaj si president. A keni bërë një analizë ? Kjo dëshmon as më shumë e as me pak por dashurinë time të madhe për garën, por mbi të gjitha dashurinë e përkushtimin tim për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri, për demokratizimin e mëtejshëm, rritjen e nivelit dhe kualitetit të lirisë sidomos e kombinuar kjo me drejtësinë, zhvillimin e shëndetshëm ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës, përfaqësimin e denjë dhe efektiv të intersave të të gjithë shqiptarëve, e sigurisht europianizimi i kombit tonë, i cili është edhe një ndër kombet më të vjetra në Kontinent. Kur politika e ditës cënon kualitetin e demokracisë, kur loja e pushtetit mbyt garën dhe çlirimin e enrgjive më positive të shoqërisë shqiptarë, atëherë e vetmja menyrë për ta zhbërë aktin dhe kulturën e gabuar, është duke konkuruar dhe vetem konkuruar. Nuk janë vetëm këto të dyja që ju përmendni garat e mia. Janë shumë garat e mia. Une jam në garë me vetveten. Unë përpiqem të përsosem çdo ditë i

ndërgjegjshëm se kjo është gjimnastika më e vështirë. E sfidoj veteveten drejt përsosjes si individ, si familjar, si qytetar, si politikan e si shtetar. A mendoni se politika në Shqipëri pavarësisht të gjithave mendon se kandidimi juaj nuk ka kuptim. Kur keni qënë kryeminister nuk mund të thuhet se keni gëzuar mbështetje më shumë se sa elektorati i majtë dhe keni qenë i përfshirë në një betejë politike partizane me

Unë jam garues i paepur për tejkalimin e hendeqeve, hapjen e rrugëve, si edhe ndërtimin e cikleve më demokratizuese, më liridashëse, më drejtësidashëse e më perëndimdashëse në vendin tonë Z Berisha. A është kjo një pengesë që ju të quheni kandidat i të gjithëve ose një figurë politike që të përfaqësojë unitetin siç pretendoni? Kultura e gabuar e shtrati postdiktatorial në të cilin vazhdon të shtrihet politika shqiptare, mund të arsyetojë e gjykojë shumë gjera si gabime a pengesa. Përderisa unë jam garues i paepur, le të themi se edhe në këtë kontekst jam i gatshëm t'i konkuroj mendësi të tilla, të cilat mbyllin cikle, mbyllin rrugë e

ngrenë hendeqe. Unë jam garues i paepur për tejkalimin e hendeqeve, hapjen e rrugëve, si edhe ndërtimin e cikleve më demokratizuese, më liridashëse, më drejtësidashëse e më perëndimdashëse në vendin tonë. Partinë Socialiste nga një parti e sapo dalë nga diktatura komuniste me gjithë ngarkesën, konjuturat, strukturat, interesat, mendësitë që ajo mbartte, e kam transformuar në një Parti Socialiste moderne, europiane, liberale e me shpirt garues dhe ide të reja e të pashterrshme. Kam transformuar shtetin shqiptar kur e mora në dorëzim të rrënuar në vitin 1997, nga një shtet i asgjësuar në një shtet me kushtetutë, me institucione të forta e të qëndrueshme, me prirje të qarta e të forta pro europiane. Kam garuar nëpërmjet Partisë Socialiste për tu shërbyer të gjithë shqiptarëve. Kam konkuruar me z.Berisha e asnjëherë nuk ka ndodhur që konkurimi ynë ta ndajë Shqipërinë në mes. Në se do t'ju duhet të përcaktoni pas një analize të kujdesshme, argumentet që bindin faktorët kryesor të përcaktimit të presidentit të ri, që ju të jeni kandidati konsensual për president, si do t'i drejtoheshit ju:a) kryeministrit Berisha;b) Kryetarit të PS Edi Rama;c)kryetarit të LSI Ilir Meta? Berisha: Bëhuni promotor i një kapërcimi cilësor në mendësinë, kulturën e sjelljen demokratike e properëndimore të vendit tonë. Jepni dëshmi të dashurisë dhe përkushtimit tuaj për një vend modern, europian, thel-

bësisht demokratik. Mbështeteni kandidaturën e Fatos Nanos, si kandidatura më konsensuale në vend. Fatos Nano është politikani parësor, shtetari me të cilin ju keni konkuruar për 15 vite, e herë keni humbur e herë keni fituar mbi njëri-tjetrin. Por Fatos Nano tashmë nuk është më konkurenti juaj. Ai është partneri juaj në dimensionin e shtetarit. Fatos Nano ka 7 vite që është tërhequr nga çdo konkurim apo përfaqësim i ndonjë sigle partiake. Nuk ka asnjë justifikim që ju të vazhdoni ta përjashtoni atë si kandaturë të mundshme për tu pranuar apo propozuar nga ju me arsyetimin se ai ka qenë para 7 vitesh konkurenti juaj. Mendësia perëndimore, europianiste, demokratike kërkon që ju të lejoni, pranoni madje mbështesni shtetarin Fatos Nano të shërbejë si simbol i Unitetit Kombëtar për shkak të historisë së tij si ish-konkurenti juaj, por edhe për

Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. Unë gjithmonë e kam edhe një listë me deputetë dalëzotsa. shkak të marrëveshjeve që ju keni bërë ndër vite, e shërbimeve që së bashku i keni bërë këtij vendi në këto 22 vite. Do të ishte e udhës që ne të dy së bashku si shtetarë që dimë ta pranojmë e bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, të vazhdojme t'i shërbejmë këtij vendi me gjithë sinergjinë që do ta karakterizonte këtë vendim të madh. Rama: Çliroje garën. Mbështete Fatos Nanon si kandidatin më të mirë dhe autorizoje e mbështete kandidatin më të mirë që ta kërkojë konsensusin, apo përballet me një garë të lirë e të ndershme.

Meta: I ke të gjitha mundësitë për të pozitivizuar, nëse nuk do të synosh kapitalizimin. Pozitivizimi i Metës dhe LSI në këto momente, është në të mirën e tyre por edhe të procesit, e si rrjedhojë edhe në të mirën e vendit. Mbështete Fatos Nanon. A keni ju një listë me deputet të majtë apo të djathtë të cilët do të ishin të gatshëm të firmosnin kandidimin tuaj për president? Unë kam një listë me ide dhe koncepte për t'u ofruar shqiptarëve një President garant të Kushtetutës, e jo një President të garantuar nga Kushtetuta. Lista ime përfshin idetë dhe përkushtimin për të qënë garant i institucioneve të pavarura, negociator, sipërmarrës politik, përfaqësues dhe përbashkues i interesave e nevojave të shqiptarëve kudo që janë, por edhe të interesave e nevojave të partnerëve atlantikë. Unë jam këtu i vetëofruar në gatishmëri të të gjithë klasës politike si edhe të publikut shqiptar. Por kërkohet nga Kryetarët e partive që të çlirojnë garën dhe procesin. Për shkak të historisë, traditës dhe kujtesës së keqe që kemi në këto vite, ata më së shumti ia kanë dalë mbanë të mos merren vesh. Rrallë kanë ndodhur ujdi, e kur kanë ndodhur kanë ndodhur kur Partneret Euroatlantikë e kanë kërkuar, e megjithatë këto ujdi i kanë sjellë klimë mjaft pozitive vendit. Por Kryetarët e kanë të vështirë që të na japin shpresë se do ta gjejnë konsensusin nëse kjo do të thotë konsensus kryetarësh, partish, me axhenda të ngushta kryetarësh e partish. Demokracia është e bukur sepse demokracia funksionon jo për shkak të kryetarëve por për shkak të garës. Nëse Presidenti do të dalë i zgjedhur nga një garë e lirë dhe e ndershme në Kuvend, atëherë kjo do të jetë dëshmi e pjekurisë së demokracisë shqiptare. E për ta përmbyllur, po ju them se unë gjithmone e kam edhe një listë me deputetë dalëzotsa.


E premte, 8 qershor 2012

7

POLITIKE

Presidenti, raundi P i III sot, PS dhe Kastriot Islami kundër

arlamenti i Shqipërisë ka vendosur me 71 vota pro, 58 kundër edhe 1 abstenim që raundi i tretë të zhvillohet sot në orën 10:00. Deputeti i pavarur, Kastriot Islami edhe pse ka deklaruar se do të votojë si mazhoranca kur të zgjidhet Presidenti, dje ka konfirmuar votën, jo si ajo. Gjatë votimit për datën se kur do të zhvillohet raundi i III-të, Islami ka votuar si opozita, kundër. Votë kjo që nuk është konfirmuar

në herën e parë në Kuvend. Ndërsa deputeti i PBDNJ, Vangjel Dule ka abstenuar. Dita e premte, data 7, ka qenë propozimi i PD për të zhvilluar raundin e tretë, ndërsa opozita kërkoi ditën e dielë në emër të negociatave. Deri mbrëmjen e djeshme nuk është zhvilluar asnjë negociatë për të dhënë pëlqimin ndaj kandidatit të zgjedhur nga mazhoranca qeverisëse. Çka do të thotë se nuk ka asnjë

firmë, dhe asnjë kandidat ligjor për të kaluar në filtrin e votimit në seancën e posaçme plenare. Gjasa ka që të mos kemi asnjë kandidat, çka ezaurohet raundi i tretë pa votim, dhë në raundin e katër do të zgjidhet një President me gjysmën e deuptetëve të sallës. Tani janë të konfirmuar dy kandidatw jo ligjor por qw kanw nisur fushatwn, Fatos Nano dhe Xhezair Zaganjori.

Deputeti i PS bën thirrje për dialog para votimit

TIRANE

FERNADA CENKO

A

rben Malaj, deputeti i Partisë Socialiste ka ko mentuar momentet e fundit të zgjedhjes së Presidentit të ri, si dhe kandidimin e ishliderit historik Fatos Nano në këtë garë. Malaj, ashtu si më herët e ka dhënë qëndrimin e tij, ka mbështetur Nanon si një politikan, i cili ka investuar dhe ka një punë konkrete ndër vite.

Nano në 2013

Malaj: Të vimë në pushtet

D

eputeti Socialist Ar ben Malaj në lidhje me pyetjen nëse do ti bashkohet Nanos në 2013 është shprehur se “Detyrimi im politik dhe mirënjohës është të jem i angazhur dhe i përkushtuar që PS të vij sa më parë në pushtet. Fitorja e zgjedhjeve kërkon që PS të promovoj dhe mbështesë sa më shume personalitete të saj në mandate të rëndësishme politike. Duhet që PS të fokusohet më shumë tek vlerat se sa tek numrat, të konkuroj me strategjinë e fitores që bazohet tek avantazhet e saj, se sa tek dështimi i maxhorancës. Nuk kemi të bëjmë thjeshtë me rastin Nano, por me fenomenin e një “demokrature alla shqiptarçe” që gjithnjë e më shumë po prodhon ngërçe dhe kriza politike.

PELOD

STUHRLING ORIGINAL

Pse Partia Socialiste nuk propozon për kandidat konsensual Fatos Nano? E para vendi, kërkon të dalë nga ngërçi politik, çka do të thotë se vendi do një President konsensual. Është një proces që po negociohet. Ka ngelur edhe një raund. Sigurisht që termi konensual lidhet me cilësinë e të bërit politikë në Shqipëri, pasi Presidenti i vendit me 84 vota apo me 71 vota ka të njëjtën fuqi kushtetuese. Një shtetar konsensual si Presidenti i vendit ndihmon daljen nga ngërçi politik, lehtëson reformat elektorale dhe parlamentare, përshpejton marrjen e statusit të vendit kandidat. Një krizë e tejzgjatur për presidentin e vështirëson reformat dhe rrezikon një dështim për procesin e integrimit. Ka ngelur vetëm 24 orë nga zhvillimi i raundit të tretë ... Nëse mazhoranca është e prirur për ta thelluar krizën, kjo sjell riskun që Shqipëria të humbas statusin e vendi kandidat, ky është dështim i maxhorancës por një dështim që u rëndon gjthë shqiptarëve. Pse po e humbni raundin e tretë për të propozuar kandidat, ndoshta është e udhës që të konsiderohet edhe garë në Parlament? Akoma ka vend për negociata dhe duhet të shpresojmë eleminimin e një krizë politike. Po shpreheni për negociata brenda 24 orëve? Po, kjo është edhe eksperienca e këtij tranzicioni të vështirë. Realiteti politik ka treguar se ka pasur disa herë negociata të

Malaj: Nano President kontribut për politikën Sulmon ndryshimet kushtetuese në 2008 Mbështetje Arritja e një fitore të qëndrueshme kërkon mbështetjen dhe maksimizimin e të gjithë faktorëve politike të së majtës në këtë sfidë, jo vetem të së majtës.

një "sukses" të dështuar ose po vazhdojmë të dështojmë në mënyrë të sukseshme. Kjo është e trishtueshme.

Arben Malaj

vështira, dhe disa kompromise apo zgjidhje edhe gjysmake janë arritur në afatet apo momente kritike. Aftësia e politikanëve tanë për të gjetur zgjidhje në minutat e fundit nuk mungon. Po sa herë që zgjedhja ka qenë në minutën e fundit ajo ka qenë e dobët, është shmangur një

PS duhet të njoh, respektoj dhe angazhoj të gjitha potencialet e saj në sfidat e modernizimit të saj dhe të garave zgjedhore duke qëndruar larg grindjeve dhe qejfmbetjeve individuale. krizë e momentit por është transferuar virusi i krizave tek zhvillmet e ardhshme politike. Mund të ketë negociata në këto pak orë? Duhet të ketë, jo mund të ketë.

Marke Amerikane (New York), garancia 2 vjet Adresat:

Dyqani Kleopatra perballe kompleksit Taiwan Flagship Center Durres cel: +355 696235070 albaniatime@gmail.com

Adresa: Tel/fax: Mob: E-mail:

Unaza e Re, pranë Alpha Bank Tiranë;

+355 4 8320162; +355 69 400 95 87 erjon@crystal-blue.gr

Mos po e çoni Berishën për t'a zgjedhur Presidentin me 71 vota? Duhet të jetë një vendimarrje politike e Partisë Socialiste. Përgjigjen për pyetjen tuaj për Nanon e gjeni të qartë, të drejtëpërdrejtë dhe të mirëarsyetuar në qëndrimet e mia në forumet e PS-së dhe në analizat publike. Pas ndryshimeve kushtetuese të 2008, defiçiti demokratik në Shqipëri është rritur, është zvogëluar mundësia e Parlamentit për të qenë më i fuqishëm në vendimmarrje të rëndësishme për vendin. Pushteti real është përqëndruar në pak ose shumë pak individë, ndaj janë kaq të shpeshta ngërçet dhe krizat politike. Po të kemi parasysh se sa me forcë u mbrojtën ndryshimet kushtetuese duke argumentuar se kështu shmangen dhe eleminohen krizat politike, po të analizojmë realitetin politik pas 2008 po të mbajmë parasysh se sa i mbingarkuar është realiteti ynë politik, qartësisht dallohet se kemi të bëjmë me

Gr up Zjar rf ik seje Grup Zjarrf rfik ikseje Pompa Gjener ator e Gjenera tore Pishina Për punim uji Përpunim

Ja keni bërë të qartë këtë qëndrim kryesocialistit Edi Rama? Qëndrimet e mija publike janë në favor të sfidave të PSsë, janë kohërente me diskutimet në forumet e PS-së. Parapëlqej transparencën, parapëlqej nxitjen e konkurimit, parapëlqej garat bazuar në meritat dhe jo përzgjedhje individuale. Sfidat e vendit nuk mund të zgjidhen nga bisedat e fshehta në vënde të fshehta. Ky diskutim nuk ka të bëj me rastin Nano, por me diçka shumë më të rëndësishme. Çfarë modeli politik po ndërtojmë? Me çfarë modeli politik do ti përbal-

Një shtetar konsensual si Presidenti i vendit ndihmon daljen nga ngërçi politik, lehtëson reformat elektorale dhe parlamentare, përshpejton marrjen e statusit të vendit kandidat. lojmë sfidat tona të së ardhmes qofshin ato ekonomike, sociale dhe politike. Nga zoti Rama keni marrë përgjigje për zotin Nano? Mbështetja ime ndaj Nanos

nuk është individuale, nuk është për interes idividuale, e majta është përballë sfdës politike për të fituar zgjedhjet e vitit 2013 pas 8 viteve në opozitë. Jo vetem ata që mbështetsin PS, por edhe një pjesë e mirë e shqiptarëve po vuajnë pasojat e keqqeverisjes. Është mendimi juaj, por jo i PS... Mendimi im personal nuk bazohet në argumentime apo përfitime personale, por duke qenë aktiv në politike kam pasur mundësinë dhe përgjegjësinë të kem parë nga afër momentet kur vendi ka qenë në krizë, dhe kush kanë qenë individët që e kanë lehtësuar daljen nga kriza, kush i ka shërbyer modernizimit politik të shqiptarëve. Kontributi liberal dhe modernizues i Nanos është specifik dhe konkret krahasuar me politikanët e tjerë, disa prej tyre kanë kontribute pozitive në përballimin e sfidave të vështira të vendit të tyre. Në fund të fundit Nano po kërkon të lejohet të konkuroj. Si i shihni deklaratat e ish- liderit historik të PS në këtë kohë? Besoj se nuk u takon të tjerëve të qartësojnë mesazhet publike të Nanos. I cili i në mënyrë shumë fisnike, plotësisht demokratike dhe qartësisht transparente, rriti sensibilitetin publik për një proces jo të parëndësishëm për zhvillimet demokratike të çdo vendi.

Higjenë e garan tuar nga

ALPEN PULITO

Dezinfektim Deratizim Dezinsektim

Firme Pastrimi, Sherbime speciale pastrami,Pastrim dyshemeje te çdo lloj siperfaqeje, Produkte pastrimi, Sherbime DDD Makineri pa pastrimi, Au isje-aksesore to vinc me Cel 0682009101 ose 0683055364 qera info@alpenpulito.al - www.alpenpulito.al


8

E premte, 8 qershor 2012

OPINION

Analiza

LIMBO NGA

EDI RAMA

vijon nga faqja 1 ... shansin për të marrë statusin e kandidatit për Bashkimin Europian këtë vjeshtë. Ja pse unë jam tejet i shqetësuar dhe tërësisht i përkushtuar për të realizuar çka na kërkohet hapur, shkoqur, pa asnjë vend për ekuivok e humbje kohe nga Bashkimi Europian, po edhe nga Shtetet e Bashkuara që mbështesin fuqimisht agjendën e integrimit të Shqipërisë në Europë. Katër pika janë në tryezën e politikës shqiptare. Janë ato katër pikat që ne, socialistët, vumë në tryezën e kuazidialogut me qeverinë . Ato katër pikat që kryeministri rendi t’i quante ultimatume, kushte, tentativë bllokuese. Njëra është zgjedhja e Presidentit me konsensus. Tjetra Reforma Zgjedhore. Tjetra Reforma Parlamentare. Tjetra akoma heqja e imunitetit të deputetëve dhe zyrtarëve të zgjedhur të këtij vendi. Janë veç e janë gjithashtu bashkë, që të katërta, s’janë si një menu ku mund të zgjedhësh nëse preferon ngjalë, byrek me spinaq apo thjesht një supë të lehtë. E për më tepër kohë për të humbur s’ka, duhen marrë të gjitha, një e nga një, dhe duhen zgjidhur pa ngurrim, që të gjitha bashkë, brenda këtyre pak javëve. S’ka sekret këtu që ia kam thënë në sy kryeministrit, siç e kam thënë edhe publikisht dhe do ta përsëris sa të mundem, pavarësisht se kush duhet ta dëgjojë mund të mos ketë veshë për ta dëgjuar. Jam tejet i shqetësuar sepse Shqipëria s’duhet të hyjë në limbo vitin e ardhshëm, në asnjë mënyrë jo. E ja si mund të ndodhë dhe çfarë mund të ndodhë më tutje nëse do të ndodhë kështu siç po ndodh: Qeveria këmbëngul se Xhezair Zaganjori, kandidati i konsensusit brenda palëve në pushtet, është e vetmja ofertë e mundshme për konsensus që mund t’i bëhet opozitës. Opozita nga ana e saj s’mund të japë konsensus për Xhezair Zaganjorin, megjithë dëshirën e vullnetin e plotë për të bërë atë që i takon që Shqipëria ta marrë statusin e kandidatit në BE. Sepse kjo kandidaturë është e njëanshme, është e paraqitur krejt njëanshmërisht. Dhe për ne, është një kandidaturë me më shumë se një cen edhe në vetvete, pasi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm ka votuar rregullisht kundër ankimeve tona në atë gjykatë, po edhe qëndron në karrigen e gjykatësit kushtetues në shkelje flagrante të Kushtetutës. Pra, për të gjitha këto kandidati i konsensusit brenda palëve qeverisëse s’jep asnjë garanci që ta bëjë opozitën të shpresojë në një qëndrim asnjanës të tij si President i Republikës. Shkojmë më tej me skenarin që po zhvillohet, duke e marrë të mirëqenë për momentin se qeveria nuk heq dorë nga kjo kandidaturë dhe, mes konsen-

susit të domosdoshëm për statusin e ri të Shqipërisë në BE dhe kandidatit të saj të njëanshëm, zgjedh të dytin. Opozita mbetet kësisoj në pamundësinë për të dhënë konsensus përballë një kandidature të vetme dhe të imponuar si e vetmja e mundshme nga qeveria. Xhezair Zaganjori zgjidhet me 71 vota (nëse edhe promotori i konsensusit mes palëve qeverisëse, Ilir Meta, harron parimin nga u nis në fillim dhe niset në fund nga shkelja e parimit – që ishte konsensusi mes qeverisë dhe opozitës). Qeveria “fiton” kështu një garë pa garë, krejt të kotë në funksion të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, dhe Shqipëria hyn në rrugën e humbjes së garës me vetveten drejt provimit të 12 tetorit. S’ka dyshim se Familja Europiane,

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PS Edi Rama

po as aleati ynë i madh SHBA, nuk do të vënë kujën nëse ndodh kështu. Por s’ka farë dyshimi po ashtu, se nuk do ta shënojnë si pikë të zgjidhur ashtu siç do të duhej këtë pikë kaq kyçe për të vlerësuar politikën shqiptare si e tërë në vigjiljen e provimit të madh. Pra ky do të jetë një minus i rëndë më shumë për verdiktin e 12 tetorit dhe një arsye thuajse e pakapërcyeshme për Familjen Europiane ku duam të hyjmë për të mos na e dhënë statusin. Na rroftë

pastaj Presidenti i zgjedhur njëanshmërisht, nëse për shkak të moskonsensusit nuk marrim konsensusin e vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat! Kështu si e ka trajtuar qeveria këto vite integrimin europian dhe për shkak se shqiptarët përveç heqjes së vizave, s’kanë parë ndonjë të mirë të prekshme të këtij procesi në realitetin e shtetit të tyre, shumëkush mendon krejt gabimisht se statusi është thjesht

Koment

Gjysma e së mirës

NGA

PREÇ ZOGAJ

vijon nga faqja 1 ...kohë me një më të sigurt. Brishtësia e një zgjidhjeje qëndron për momentin mbi fjalëkryqin e eksperimenteve. Paradoksalisht, edhe opozita ka gjasa të ndihet më komode të kundërshtojë, siç po kundërshton, një kandidat jo politik për të cilin nuk është pyetur paraprakisht, se sa të përballet me të panjohurat e një kthimi në pikën e nisjes me daljen në skenë të kandidatëve politikë. Në këtë kontekst kandidatura e Zaganjorit qëndron në mes të skenës së trazuar të presidencialeve, duke marrë tiparet e një zgjidhjeje që mund të cilësohet si gjysma e së mirës, siç thotë populli. Opozita ka njohur te ky zhvillim një gjysëm hapi të hedhur nga shumica. Opozita po i kërkon shumicës të kompletojë hapin, të hedhë dhe gjysmën tjetër. Nga ana e saj, shumica po i kërkon opozitës të kënaqet me gjysmën e hapit dhe të votojë Zaganjorin. Ka diçka objektivisht ndërbllokuese në këto kërkesa. Opozita, edhe po të mos ketë asnjë objeksion për kandidatin konkret, nuk ka si thotë “po” për një kandidat për të cilin nuk është pyetur. Kali i betejës për të ka qenë dhe mbetet përfshirja, bashkautorësia, konsensusi që prodhon kandidat dhe jo e kundërta. Opozita nuk mund të braktisë kalin e saj të betejës.

Përdryshe do të krijonte përshtypjen e marrjes zvarrë. Konsensusi i shumëkërkuar do të arrihej lehtë nëse Berisha dhe Meta do të pranonin një kandidat nga një listë e Ramës, apo Rama do të pranonte një kandidat nga një listë e dy të parëve, lista të cilat nuk do të postoheshin në gazeta, por do të bisedoheshin kokë me kokë dhe shtruar prej tyre me përgjegjësi të lartë shtetarësh. Topin e konsensusit e ka në dorë gjithnjë Berisha dhe Meta. Këta kanë barrën e dyfishtë të përgjegjesisë për t’i dhënë vendit Presidentin e Republikës dhe për të zgjedhur një President që nuk do t’i krijojë vendit pengesa për integrimin. Jemi para rastit kur zgjedhja me dobi u shkon si meritë të gjithëve, ndërsa zgjedhja me dëm mbetet përgjegjesi ekskluzive e binomit Berisha-Meta. Në këtë zhvillim, opozita është në lojën e saj të përpiqet deri në fund për një zgjidhje konsesuale. Në politikë ka beteja që duhen bwrë dhe beteja që duhen fituar. Për opozitën kjo e Presidentit konsensual është një betejë për t’u bërë. E përligj natyra e postit të Presidentit, e përligj kushtetuta, e përligj konteksti politik në të cilin po zgjidhet Presidenti i ri i repubikës, problematika e zgjedhjeve të vitit 2009, përplasjet që kanë prodhuar ato zgjedhje, pritshmëritë e reja nga fronti i integrimit europian në 100 vjetorin e shtetit, e tjerë. Por askush nuk duhet të presë që opozita ta fitojë e vetme këtë betejë dhe askush nuk mund ta qortojë nëse nuk e fiton. Sepse nuk varet prej saj. Në rastin e Presidentit opozita gjykohet për mënyrën si e e bën betejën dhe jo për rrezultatin. Në këto lloj betejash fitore janë dhe barazimet, madje dhe humbjet e ngushta kanë vlerën e fitores morale të opozitës. Gjysma e hapit të hedhur vlen gjithsesi më shumë se asnjë.

Nga ana e saj opozita ka detyrimin të kuptojë veçoritë e procesit në kontekstin konkret politik dhe ligjor. Opozita është thirrur në kauzë të shtyjë me masë, të lozë me inteligjencë, për të mos u dhënë alibi lojtarëve dinakë të prishin atë që është arritur, pra për të mos rrezikuar me zgjidhje me të këqija se sa të pakënaqshmet. Opozita po e bën këtë. Duke mos e venë në surdinë, opozita i ka krijuar vështrirësi shumcës të kthehet në pozicionet e vjetra të kandidatëve politikë. Opozita mund të këtë një plan tjetër në raundin e katërt, një plan gare, që duhet të regjistrohet si precedent për të ardhmen, ku të afishojë vizonin e vet për Presidentin në figurën e një kandidati, që nuk mund të jetë i një fushe të ndryshme apo të largët me atë të kandidatit të shumicës Zaganjori, që nuk garon për të fituar, por mund edhe të fitojë në votim të fshehtë. Në sytë e publikut, nëse vërtetë është shumë i mirë, kandidati humbës i opozitës do të konsidetohet Presidenti moral i Republikës. Duke thënë këtë, duhet tw pohojmw se opozita, falë betejës që ka bërë e po bën për konsensusin, nuk se merr ndonjë kosto po të rrijë jashtë garës. Ndryshe nga reforma zgjedhore që është një betejë për t’u fituar, kjo e Presidentit është një betëjë për t’u bërë, që nuk do thotë aspak për të larë gojën. Ngrehina delikate e presidencialeve është gjithnjë nën goditjen e erërave që fryjnë nga lobingje brenda e jashtë parlamentit, që janë të motivuar nga interesat e tyre të ligjshme, por pa kontekst të përgjithshëm shoqëror. Edi Rama dhe PS nuk do të gjykohen negativisht për një president të papërshtatshëm që ka dalë pa mbështjen e tyre, por do të merrnin kosto nëse me konsensusin e tyre do të shkonte në Pallatin e Brigadave një President i papërshtatshëm.

një çertifikatë. Por në të vërtetë statusi është një stad i ri, pa të cilin viti dhe vitet e ardhshme mund të kthehen në një mundim ende më të madh për Shqipërinë e për shqiptarët. Pse? Sepse Familja Europiane sot po përballet me sekëlldira të jashtëzakonshme dhe vitin e ardhshëm mund të mos jetë më as kjo që është dhe, padyshim, as kaq e gatshme sa ç’është sot për të na ndihmuar me të tëra mënyrat që ta kapërcejmë hendekun që na ndan prej saj. Nëse Greqia nuk ia del dot dhe del nga zona e euros, një reaksion zinxhir mund ta fusë Europën e Bashkuar në vorbullën e një krize të brendshme ku e fundmja gjë për të cilën Brukseli do të mendonte, do të ishte afrimi më pranë i Shqipërisë problematike apo i të mbeturve të tjerë pa status. Dikush mund të thotë po edhe sikur ta marrim statusin këtë vit, përsëri Europa mund të jetë në të njëjtën vorbull dhe kësisoj asgjë nuk ndryshon për ne! Ah jo, tjetër një vend me statusin e kandidatit për anëtar i BE, dhe krejt tjetër një vend ngelës në vjeshtë tre herë me radhë i mbetur në limbo për shkak të vetvetes. E si njeriu që sipas të gjitha gjasave do të jetë në krye të qeverisë së këtij vendi në mesin e vitit të ardhshëm, unë nuk do të doja kurrë që opozita e sotme ta qeverisë nesër këtë vend të dërrmuar, ekonomikisht dhe institucionalisht, pa përkrahjen që do të na jepte të qenit kandidat për në BE për të kryer reformat drastike pa të cilat Shqipëria është e destinuar të zvarritet në gjunjë. Mbase Saliu e ka kuptuar që nuk ka më shanse reale për të qenë përsëri kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme e prandaj edhe nuk po dëgjon fare nga veshi perëndimor i pushtetit të vet të sotëm. Por mbase thjesht nuk ka sy për ta parë errësimin e plotë të perspektivës europiane dhe socialekonomike të Shqipërisë vitin e ardhshëm, në rast se nuk do të ulet në tryezën e konsensusit për Presidentin e për tre pikat e tjera. Sidoqoftë kryeministri i sotëm nuk mund të mos e dijë se në ç’derexhe është ekonomia jonë dhe nuk mund të mos e kuptojë me një mundim fare të vogël, se humbja e trenit drejt BE në 12 tetor do të krijojë për të e për qeverinë e tij, po edhe për vetë Shqipërinë, dimrin e një vetmie të madhe jashtë Europës, përballë problemeve social – ekonomike që mund të kthehen në një ortek të papërballueshëm me moton e vjetër të forcave tona. Ndërsa unë si kryeministri i nesërm nuk mund të mos bëj çdo gjë, deri në fund të mundësive jo të pakufishme të opozitës së sotme, për të penguar që ky parashikim i zymtë i diktuar nga një lexim aspak i vështirë i realitetit të Shqipërisë e të vetë Europës së sotme, të bëhet realiteti ynë i vitit 2013 e më tutje. Prandaj dua që medoemos të arrijmë konsensusin për Presidentin e për të tre pikat e tjera brenda qershorit dhe t’i drejtohemi njëzëri Brukselit, me detyrat e kryera të shtëpisë në dorë për të marrë provimin e tretë të vjeshtës për Shqipërinë. Një Shqipëri me Europën më pranë ose një Shqipëri në limbo! Kjo është në fakt zgjedhja që kemi në dorë për të përcaktuar fatin e vendit tonë të përbashkët vitin e ardhshëm e në vijim. Unë e kam bërë zgjedhjen time me përgjegjësinë e liderit të opozitës që nuk uron qametin si rrugë për të marrë pushtetin. Uroj që kjo e deritanishmja të mos jetë zgjedhja përfundimtare e kryeministrit të sotëm, me idenë se pas ikjes së tij nga pushteti le të bëhet edhe qameti! Sot interesi kombëtar përputhet me realizimin e konsensusit. Ndërsa mosrealizimi i konsensusit është braktisja flagrante e vendit tonë në mëshirën e një fati që jashtë Europës s’ka asnjë gjasë t’i buzëqeshë Shqipërisë.


E premte, 8 qershor 2012

AKTUALITET

Kontrabanda, 112 ton krom i padeklaruar në një natë

P

lot 112 ton krom i padeklaruar dhe kontrabandë është kapur më 16 prill të këtij viti në Bulqizë në vetëm gjashtë kamionë të autokolonës së kompanisë "Kevger shpk" në një natë të vetme. Vlera e një tonelate krom në bursë është rreth 260-290 euro në varësi dhe të luhatjes së çmimeve, çka bën që vlera e padeklaruar vetëm brenda një nate të jetë mesatarisht

afro 30 mijë euro. Mbi këtë shifër bëhet dhe përllogaritja e taksave të shmangura por edhe detyrimeve portuale , ndërsa ligji imponon që për çdo sasi malli të kontrabanduar subjekti si rregull duhet të gjobitet me gjashtë fishin e vlerës së mallit të kontrabanduar. Dje ish drejtuesi Policisë së Qarkut Dibër, Shemsi Prençi ka deklaruar se në total janë dokumentuar

9

kontrabandimi i më shumë se 700 tonelatave krom nga e njëjta kompani. "Janë të gjitha letrat në prokurorinë e Dibrës, mjafton që të shikojnë me vëmendje dokumentet, pasi ka patur dhe të tjera aksione. Do kishte edhe më shumë se kaq nëse s'do më kishin penguar të bëja punën time", tha dje Prençi për Shqiptarja.com

Vendimi i Prokurorisë pas sekuestros së ish-drejtorit Prençi

TIRANE

HABJON

HASANI

vijon nga faqja 1 ... të cilët dyshoheshin se mbanin të ngarkuar një sasi më të madhe kromi se ajo që deklaronin në dokumentet e transportit. Ndërsa aksioni u krye në kushtet e flagrancës prokuroria e Dibrës e vlerësoi ndërhyrjen e policisë si të paligjshme, por eprorët në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë kanë bërë “Nul” vendimin e prokurorisë së Dibrës duke legjitimuar veprimet e Prençit dhe duke i hapur rrugë hetimeve sërish. Me firmë të Drejtorit të Zyrës së Hetimit Sokol Stojani më datën 1 Qershor Prokuroria e Përgjithshme është shprehur qartësisht se policia e Dibrës ka kryer një veprim tërësisht ligjor dhe konform rregullave. "Sekuestrimi është kryer në përputhje me kërkesat e nenit 300 të K.Pr.Penale pasi policia gjyqësore e vënë përballë faktit të një ngarkese thuajse sa dyfishi i asaj të raportuar në faturat e shoqërimit dhe në kushtet kur kjo ngarkesë e destinuar në Portin e Durrësit nuk do të mund të verifikohej më tej në rast se nuk do të sekuestrohej, pasi mund të manipulohej tonazhi i ngarkesës vetëm me shkarkimin e saj, ka kryer me iniciativë sekuestrimin duke njoftuar dhe prokurorin", shkruhet në vendimin e firmosur nga Stojani.

KONTRABANDA

E gjithë historia e gjashtë kamionëve të sekuestruar me krom është konsumuar në pak orë. Më datën 16 prill rreth orës 00:20 pas mesnate në segmentin rrugor Miniera e Kromit-Bulqizë-Qafë Buall në vendin e quajtur "Zona e Parë" është konstatuar lëvizja e gjashtë automjeteve me tonazh të rëndë, të ngarkuara me mineral kromi dhe të pajisura me faturat e shoqërimit të mallit me peshën përkatëse specifike për secilin automjet. Pas kontrollit paraprak të kamionëve si dhe të dokumenteve shoqëruese është krijuar dyshimi se ngarkesa në kamionë ishte shumë më e madhe sesa ajo që deklarohej në fletën shoqëruese të mallit. Bazuar në këto dyshime nga ana e policisë gjyqësore janë marrë deklarime të drejtuesve të mjeteve si dhe shtetasit Gentjan Xhemalaj me cilësinë e administratorit të kompanisë "Kevger" si dhe është kryer procedura e peshimit të secilit mjet në ambientet e kompanisë ACR në Bulqizë. Nga

“Kamionët me krom ishin kontrabandë” Stojani legjitimon akuzat për drejtuesit e policisë

?

PYETJE PERGJIGJE

Kush është Shemsi Prençi?

Ish-Drejtor i policisë së Qarkut Dibër.

Çfarë denoncoi Shemsi Prençi?

Kontrabandën e kromit dhe drejtuesit e lartë të policisë.

Pse u shkarkua Shemsi Prençi?

Për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.

Çfarë vendosi prokuroria për Shemsi Prençin?

Vendosi se Prençi kishte zbatuar ligjin.

Kamionat e ngarkuar me krom të bllokuar nga policia në Bulqizë

Faksimile e vendimit të Prokurorisë së Përgjithshme

procedura e peshimit e cila është dokumentuar me një procesverbal ligjor, ka rezultuar se kishte një diferencë

drastike të mineralit të kromit të ngarkuar "de fakto" dhe mineralit të deklaruar "de jure" në fletët e shoqërimit të

kamionëve. Në mjetin e parë ka rezultuar 14 ton më tepër, në mjetin e dytë 21 ton më tepër, në mjetin e tretë 23 ton më tepër, në mjetin e katërt 20 ton më tepër, në mjetin e pestë, 22 ton më tepër dhe në mjetin e gjashtë 12 ton më tepër. Në total të gjashtë kamionët kishin 112 ton të padeklaruar ngarkesë kromi, 112 tonelata të dyshuara kontrabandë vetëm në një rrugë.

IMPLIKIMET

Pasi është kryer sekuestro-

ja e kamionëve të kompanisë "Kevger" pak orë më pas gjithçka është pezulluar. Kamionët janë lënë të lirë dhe konfiskimi i tyre me urdhër të Prençit u konsiderua i paligjshëm. Kaq mjaftoi dhe Prençi bëri publike dorëheqjen duke dalë më pas në një konferencë për shtyp nga ku akuzoi gjithë zinxhirin drejtues së Ministrisë së Brendshme si njerëz të implikuar me atë që Prençi e quan "Mafia e Kromit". Min-

istri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, Zv Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Agron Kuliçaj, shefi I SHKB-së Astrit Halilaj, që të gjithë u lakuan nga Prençi si zyrtarë që mbronin dhe mbroheshin prej "mafies së kromit". Nga ana e saj Ministria e Brendshme reagoi me shkarkimin e Prençit madje duke renditur dhe një sërë shkeljesh të tij gjatë ushtrimit të detyrës, madje duke i pretenduar si të paligjshme ndërhyrjet dhe sekuestrot në rastin e kompanisë "Kevger shpk". Ky qëndrim i Ministrisë së Brendshme tashmë duket "I çuditshëm" në kushtet kur Prokuroria e Përgjithshme ka cilësuar si ligjore dhe tërësisht të mbështetura sekuestrot e urdhruara nga Prençi.

Shemsi Prençi:

Vendimi vërtetoi se mafia ka kapur Ministrinë N

ë një prononcim për Shqi ptarja.com Shemsi Prençi e cilësoi vendimin e prokurorisë si një vërtetim të akuzave të tij publike parë për kapjen e drejtuesve të Ministrisë së brendshme nga bizneset e paligjshme të kromit në Bulqizë. Prençi ka deklaruar se këtë vendim do e çojë dhe në gjykatë ku ai aktualisht po përballet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj. Zoti Prençi si do e cilësonit këtë vendim të prokurorisë së Përgjithshme? Është një vendim që flet shumë për të gjithë atë çka ka ndodhur javët e fundit. Një vendim i cili argumenton qartazi pengimin tim për të hetuar kontrabandën e kromit. Por vendimi mbart një valencë të veçantë në kush-

tet kur e gjithë struktura e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë u kundërvu ndaj meje kur sekuestrova kromin kontrabandë dhe mbrojti mafien. Në këtë lojë më pas hyri dhe prokuroria e Dibrës. Besoj se ky vendim shpjegon qartësisht se sa shumë struktura mafioze kam shkelur unë kur kam dashur të kap mallin kontrabandë dhe sa shumë struktura ka kapur e mban nën kontroll mafia e kromit.

Shemsi Prençi

E prisnit këtë vendim zoti Prençi? Prisja zbatimin e ligjit, e kam shpresuar dhe pritur prej kohësh dhe në instance të tjera. Sado të vonojë diku do dalë e vërteta s'mund të blesh çdo gjë me miliona kontrabande kromi apo me djersën e dhjetra puntorëve që shpesh

e paguajnë me jetë punën në kushtet ç'njerëzore. Si do veproni pas këtij vendimi? Çështja është si do veprojë zoti Nishani, zoti Kuliçaj, zoti Halilaj zoti Burgaj dhe prokurori i Dibrës Hysni Vata pas këtij vendimi. Unë minimalisht do e paraqes këtë vendim të prokurorisë në gjyqin që po zhvilloj me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj. Vendimi flet vetë. Por çështja që shtrohet është çdo bëhet me këta njerëz që më atakuan mua në mbrojtje të interesave të mafies së kromit? Çfarë duhet bërë me shefin e SHKB-së Astrit halilaj që paraqiti një dosje për mua sikur unë kisha shkelur ligjin me të dyja këmbët? Tashmë pyetjet duhet t'i drejtohen atyre dhe jo më mua.


10

E premte, 8 qershor 2012

Për t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: Agjensia e Abonimeve të Shtypit (TRENOVA) Mobile: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Telefon: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Telefon: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com

origjina e lajmit...


E enjte, 8 qershor 2012

11

AKTUALITET

Vrasja e palestinezit ballafaqim mes Xhorxh Jeha e Zallajve

X

horxh Jeha, njëri nga bashkëpuntorët me aksionerët e fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është rimarrë në pyetje nga policia e Tiranës lidhur me vrasjen e shtetasit palestinez Anëar Rizik. Burime pranë policisë dhe prokurorisë së Tiranës thanë se pas marjes së deklarimeve, dëshmia e Jehas është ballafaqur me një nga dëshmitë e njërit prej anëtarëve të fisit Zalla, i cili

është pyetur po ditën e djeshme nga një specialistët e grupit hetimor. Ballafaqimi i dëshmive të tyre është bërë për shkak se anëtarë të fisit Zalla dhe konkretisht shtetasi Bashkim Zalla i ka dërguar një mesazh Xhorxh Jehas, duke i pohuar këtij të fundit se kishte paguar shuma të konsiderueshme financiare me qëllim vrasjen e njërit prej aksionerëve kryesorë të fabrikës së çimentos

Charls Bouri. Në fakt në të dyja dëshmitë konfirmohet një gjë e tillë, por në dëshminë e Xhorxh Jehas tregohet se mesazhi nuk ka asnjë gjë të vërtetë dhe se është vetëm një nga kërcënimet e shumta me jetë të bëra nga ana e anëtarëve të fisit Zalla. Këta të fundit janë të dyshuarit kryesorë në vrasjen me granatë artizanale të shtetasit palestinez Anëar Rizik, i cili ishte zv/drejtor i fabrikës.

Qerimaj:Dikujt i intereson që të mos jem në lojërat olimpike

“Dënimi, një lobim i federatave të huaja” Për gjyqin, mbështetje financiare nga Ministria Lajmi Erkand Qerimaj dyshon se vendimi për pezullimin e tij me katër vjet nga garat sportive, mund të jetë lobim i ndonjë federate të huaj, me qëllim mos pjesëmarjen e tij në lojërat olimpike në Londër. Këtë ai thotë, pasi gjatë gjithë karrierës së tij Qerimaj ska dalë asnjë herë pozitiv pasi ka punuar me ndershmëri dhe pastërti.

Në foto: Erkand Qerimaj

TIRANE

ELTON QYNO

K

ampioni i europës Er kand Qerimaj është sur prizuar kur ka parë emrin e tij të pezulluar nga garat sportive për një periudhë 4vjeçare. Qerimaj dyshon se vendimi për një përjashtim me një kohë kaq të gjatë është një lobim i ndonjë federate të huaj, që kërkon mos pjesëmarjen e tij në lojërat olimpike të Londrës që shumë shpejt pritet të fillojnë në Angli. Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” Erkand Qerimaj shprehet se substancën që ka përdorur e ka blerë në Turqi së bashku me disa peshëngritës të tjerë. Ai shton se para se të hynte për të garuar ai e ka deklaruar me shkrim se çfarë substancash ka marrë gjatë kohës së stërvistjes dhe një gjë e tillë nuk është konstestuar nga komisioni antidoping. Tashmë Qerimaj do i drejtohet gjykatës së arbitrazhit në Zvicër, me qëllim uljen e masës së dënimit. Qerimaj kërkon mbështje financiare nga ministri i kulturës, për shkak në këtë gjykatë ka shpenzime financiare. Erkand, pas kryerjes së testit anti doping dhe daljes në të pozitiv, ju tashmë do ta dorëzoni titullin kampion europe të fituar në

KONFERENCA

Trajneri: Është gabimi jonë, jemi pa doktor

N

ë përkrahje të kampionit të europës Erkand Qerimaj, në konferencën e djeshme ishin pjesëmarës Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Peshëngritjes Ilir Kraja dhe trajneri i Qerimaj Zef Kovaçi. Gjatë fjalës së tij ky i fundit deklaroi se marja e substancës ka qënë një gabim nga ana e tyre. Kovaçi ka deklaruar se fajtore në këtë çështje është dhe federata e cila për gjatë periudhës së stërvistjes nuk ka vënë një herë të vetme një doktor për të parë gjëndjen sportive të peshëngritësit Qerimaj Alanya të Turqisë? Për një gjë të tillë unë skam marrë asnjë njoftim për titullin dhe se skam asnjë kontakt me Federatën Botërore të Peshëngritjes, nëse ata kanë vendosur ta heqin apo jo titullin kampion. Për veç se e kam parë në internet vendimin që më ka nxjerë pozitiv në testing anti doping, nga ana e kësaj federate nuk është kërkuar asnjë gjë. Nuk e di akoma se çfarë do të bëhet në këtë drejtim, por unë do e ndjek këtë çështje deri në fund, për të vënë në vend

nderin dhe punën time. Duke pas parasysh se kam deklaruar dhe vetë se substanca që ata pretendojnë se unë e kam marrë qëllimisht, ajo është gjetur nëpër vitamina. Ajo ndodhet në një vitaminë që është kreatinë dhe se shumë sportistë e përdorin këtë. Madje një në katër raste nëpër botë, ndodh pozitiv nga këto vitamina që i marrin nga pa vetëdija. Nuk ka logjikë që unë të kisha shkuar në Turqi, ta kisha shkruar dhe vetë se çfarë vitamina kam marrë dhe më pas nga ato që

kam shkruar të dal në testin anti doping pozitiv. Kjo është e pa imagjinoeshme dhe ska logjikë. Madje edhe kur e kam blerë substancën “Methyl hexaneamine” në Turqi, bashkë me mua kanë qënë dhe peshëngritësa të tjerë që e kanë përdorur përpara se të garonin për titull në kampionatin Europian. Gjatë karrierës tuaj sportive ky është rasti i parë që jo dilni pozitiv në një test të tillë? Po ky është rasti i parë sepse unë kam dhjetë vjet që kam marrë medalje ndërkombëtare dhe gjithmonë kam punuar me pastërti. Edhe në kampionatin europian që u zhvillua në Turqi, kam punuar me pastërti dhe jam mbështetur vetëm në forcat e mia. Kjo që më ndodhi nuk ka qënë në tijeni time, pasi unë asnjëherë nuk kam pasur qëllim që të përdor substanca që nuk lejohen nga komisionet mjekësore të federatës ndërkombëtare. Gjithçka ka ndodhur nga padijenia dhe se ky ka qënë rasti i parrë në karrierën time si sportist. Pavarësisht se vendimi për pezullimin tuaj për katër vjet nga peshëngritja, momentalisht ju do bëni dhe një test tjetër. Kujt i shërben tashmë një test i dytë kur vendimi është marrë? Momentalisht unë tani (ora 19:00) do shkoj të bëj edhe një test tjetër në komisionin e federatës botërore që ka ardhur në Tiranë. Nuk e di se kujt mund ti shërbejë ky test i dytë, por mbase për shkak se nuk është marrë ende vendimi i fundit dhe se ka një gjykatë më të lartë që e ndan këtë punë, besoj se shpresat mund të jenë më të mira aty.

FISIOMED OFRON SHERBIME FIZIOTERAPIE PROFESIONALE NE NJE AMBIENT KOMOD DHE MODERN. EKSPERIENCA PERENDIMORE DHE APARATURAT E GJENERATES SE FUNDIT JANE TASHME PRANE JUSH. BESOJANI SHENDETIN TUAJ FIZIOTERAPISE PROFESIONALE

Adresa: Rruga e Barrikadave 18/2; Galeria e Tiranes Ish Kinema 17 Nentori, Kat 3 Tel. +355 42 400 418 / Cel. +355 69 20 533 30; E-mail: info@fisiomedal.com / Web: www.fisiomedal.com

 Hernie diskale

 Bursitin

 Skoliozen

 Paralizat e ndryshme

 Enjtjen e krahut

 Celulitin

 Spondiloartrozat

 Tendinitin

 Traumat e gjurit

 Marrje mendsh

 Dhimbjen e nofulles

 Para dhe mbas lindjes

Mendoni se në këtë çështje është një lobim nga ana e federatave të huaja, për pengimin tuaj në pjesëmarjen e lojërave olimpike në Londër? Mendoj se është një lobim i tillë, të cilin unë sjam në gjëndje ta them se kush e bën dhë çfarë kërkon të përfitojë nga një gjë e tillë. Kjo për shkak se me të njëjtën vitaminë një peshëngritës dënohet me pezullim 6 muaj dhe unë të dënohem me 4 vjet, kjo smë duket

gjykatës besoni se do merni pjesë në lojërat olimpike? Shresat janë të mëdhaja, tani na mbetet vetëm që të shohim se çfarë do të thotë gjykata. Kam kontaktuar një avokat në Zvicër dhe e kam autorizuar që të ndjekë çështjen time në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar në Lozanë të Zvicrës. Këtë e kam bërë pasi kam parasysh se dhe rastet e tjera janë paraqitur në këtë gjykatë dhe kanë fituar, të drejtën për të garuar edhe pse kishin përdorur këtë lëndë. Kjo që më ndodhi nuk ka qënë në Ata janë pezulluar dy muaj, katër muaj, dhe tijeni time, pasi unë asnjëherë nisur nga këto raste nuk kam pasur qëllim që të unë kam shpresa të përdor substanca që nuk lejohen mëdhaja, për uljen e dënimit. Nesër ju do bëni aspak e drejtë dhe jo logjike, një takim me Ministrin e duke pasur parasysh se dhe Kulturës, çfarë do i kërkovetë unë e kam deklaruar se ni konkretisht në këtë çfarë vitamina kam përdorur takim? Unë do kërkoj vetëm dhe komisioni më ka futur në garën e kampionatit europian mbështetje financiare, pasi mbrojtja e çështjes në këtë në Turqi. Po pas vendimit të gjykatë do të ketë shpenzime.

NJOFTIM PUNESIMI Pozicioni;

Menaxher aktiviteti dhe tregu

Pershkrimi i punes:

• Te kete aftesi per te zhvilluar projekte te mesme dhe te medha qe nga faza e hartimit deri ne zbatimin e plote te tyre. • Te kete njohuri ne fushen e zhvillimit te tregut ne Shqiperi • Paga dhe perftimet e tjera do te jene ne perputhje me aftesite dhe eksperiencen ne pune Aftesite;

• Te jete diplomuar ne nje nga deget, inxhinjeri elektrike, mekanike, ose te perafert me keto dege • Te kete minimumi, 2 vjet experience ne fushen e paisjeve te kondicionimit, elektricitetit apo te ndricimit, • Te kete njohuri te programeve baze kompjuterike si AutoCAD, Adobe dhe MS Office, • Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze ose Greke • Te kete mundesi dhe deshire per te udhetuar dhe te jete i pajisur me leje-drejtimi per automjete, Procedura e aplikimit;

• Ju lutemi personave te interesuar te dergojne aplikimet e tyre perfshire dhe CV dhe leter motivimi te Z. Theodoros Nikou, nikou@hol.gr • Te gjitha aplikimet duhet te pergatiten ne gjuhen greke ose angleze

Kompania qe kerkon keto aplikime eshte nje kompani greke me aktivitet tregtare dhe teknike dhe eshte duke zgjeruar aktivitetin e saj ne tregun shqiptar


12

E premte, 8 qershor 2012

SOCIALE

Italia, kartë blu për emigrantët me kualifikim të lartë

H

yrje jashtë kuotave të flukseve dhe mundësi për të punuar edhe në vende të tjera të BE-së. Këshilli i Ministrave të Italisë aprovon dekretin legjislativ që favorizon hyrjen e qëndrimin në Itali të punonjësve me kualifikim të lartë. Njihet ndryshe si karta blu, ose super-lejeqëndrimi për të huajt me kualifikim të lartë (figura profesionale të nivelit të lartë) që duhet të tërheqë në Itali

punonjësit e huaj më të kualifikuar, tashmë është realitet. Dje pasdite këshilli i ministrave në Itali ka aprovuar përfundimisht këtë dekret. Teksti parashikon që punonjësit me kualifikim të lartë të mund të vijnë në Itali jashtë kuotave të flukseve dhe të pajisen me një lejeqëndrim të veçantë, “Kartë blu BE”. Titullarët e Kartës blu mund të sjellin në Itali familjarët e tyre e pas një viti

e gjysmë mund të shkojnë në një vend tjetër të BE-së për të punuar. Ndërmarrjet do të mund të paraqesin kërkesa për ta në çdo moment të vitit, por duhet t’u garantojnë kontratë të paktën për një vit dhe një rrogë të lartë (të paktën tre herë më të lartë se kufiri minimal nën të cilin nuk paguhen shpenzimet shëndetësore, pra, rroga vjetore nuk duhet të jetë më e ulët se 25 mijë euro).

MASH: Të gjitha detajet për moshën e vitet e siguruara Lajmi Mësuesit dhe pedagogët që dalin këtë vit në pension, përveç moshës së pensionit dhe 35 viteve punë, duhet që së paku të kenë punuar 26.3 vite në arsim. Ndërsa ata që e mbushin moshën e pensionit pas datës 1 korrik 2013, mjafton të kenë 35 vite punë, pavarësisht se ku kanë punuar.

Mësuesit e pedagogët kushtet për pension Duhet të kenë punuar 27 vjet në arsim Titujt

TIRANE

Mësuesit dhe pedagogët me gradën "profesor", dalin në pension në moshën 68 vjeç dhe akademikët 75 vjeç, pavarësisht nga gjinia

ESMERALDA KETA

P

avarësisht se kriteret e reja që duhet të plotë sojnë mësuesit dhe pedagogët, ka kohë që aplikohen, arsimtarët që janë në prag pensioni e kanë ende të paqartë se çfarë duhet të bëjnë konkretisht dhe kur ata duhet të nisin aplikimin për pension. Pikërisht për këtë arsye, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në numrin e fundit të revistës "Mësuesi", ka kërkuar mendimin e specialistit Fadil Kepi, për të ndihmuar të gjithë ata mësues dhe pedagogë se si të plotësojnë kushtet dhe kriteret për të dalë në pensionin e pleqërisë. Bëhet fjalë për të gjithë atë armatë arsimtarësh që mbushin moshën për të dalë në pension këtë vit shkollor dhe vitin e ardhshëm. Kështu sipas specialistit, Fadil Kepi, nëse më 30 qershor të këtij viti një mësuese (femër) plotëson moshën 59 vjeçe, ka 35 vjet punë, por në arsim ka punuar 26 vjet, do të dalë në pension më 30 shtator, në moshën 59 vjeçe e tre muaj, kur i bëhen 26 vjet e tre muaj si mësuese. Kepi sqaron më tej se një mësues, do të përfitojë shpërblimin e pleqërisë nëse ka 35 vjet punë, e nga këto 26 vjet e tre muaj i ka si mësues. Nëse aktualisht ai është është 63 vjeç e 8 muaj, do të dalë në pension 64 vjeç e 6 muaj, pra me e mbush moshën për të dalë në pension më 30 prill 2013. Sipas specialistit Kepi, në vite pune gjithsej për femrat përfshihen edhe periudhat e vazhdimit të shkollave të larta ditën, me ose pa bursë, brenda ose jashtë vendit, por jo më shumë se 6 vjet, ndërsa për meshkujt quhet vjetërsi pune për pension koha e shlyerjes së shërbimit të detyruar ushtarak. Një vit i shkollës së lartë, pavarësisht se ka zgjatur 10

inerë me arsim të lartë, ushtarakë të pacaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

ZBORET DHE UNIVERSITETI

KRITERET E DALJES NË PENSION Për mësueset femra Periudha kohore Mosha 1.7.2011-30.6.2012 59 vjeçe 1.7.2012-30.6.2013 59.6 vjeçe 1.7.2013 e në vazhdim 60 vjeçe

Vitet e punës 35 35 35

Të siguruara 26.3 vjet mësuese 26.3 vjet mësuese pavarësisht ku ke punuar

Vitet e punës 35 35 35

Të siguruara 26.3 vite mësues 26.3 vite mësues pavarësisht ku ke punuar

Për mësuesit meshkuj Periudha kohore 1.7.2011-30.6.2012 1.7.2012-30.6.2013 1.7.2013 e në vazhdim

Mosha 64 vjeç 64.6 vjeç 65 vjeç

Pensioni i pjesshëm

Masa e përfitimit ulet çdo muaj N

ëse një person nuk do të presë moshën e plotë, ligji i njeh të drejtën të aplikojë për pension të reduktuar. Sipas ligjit, pavarësisht nga profesioni, këtë zgjedhje kanë të drejtë ta bëjnë femrat në moshën 57 vjeçe dhe meshkujt 62 vjeç, por që duhet të kenë 35 vite punë të siguruara gjithsej. Ky lloj pensioni merret deri 3 vjet para plotësimit të moshës për pension të plotë, por ulet me 0.6 për qind çdo muaj. Pas një viti, pensioni i redukmuaj, quhet një vit i plotë për pension. Sipas specialistit Fadil Kepi, në punën si mësues përfshihet koha e punuar si edukatore në kopshtet e fëmijëve, mësues në të gjitha kategoritë e shkollave 7, 8 dhe 9-vjeçare, të mesme e të larta

tuar ulet 7.2 për qind (12x0.6) dhe për tre vjet, 21.6 për qind të pensionit të plot që do të përfitonte ky individ nëse do të priste plotësimin e kriterit të moshës. Pensioni i reduktuar shtohet sa herë rriten pensionet e tjera, por mbetet i reduktuar edhe pas moshës së pensionit të plotë. Profesorët, drejtuesit e kërkimeve shkencore, asistent profesorët dhe mjeshtrit e kërkimeve shkencore përfitojnë edhe pension suplementar.

shtetërore dhe private, kujdestare konviktesh, inspektorët që kanë punuar në ishseksionet e arsimit, drejtoritë arsimore, ministrinë e Arsimit, këshilltar për arsimin në Këshillin e Ministrave, artistë të teatrove dramatike dhe es-

tradave profesioniste, trajnerëve efektivë të të gjitha kategorisë të klubeve sportive. Gjithashtu, me punën e mësuesve njësohen edhe punët e tjera që për efekte pensioni përfshihen në punë të kategorisë së dytë si: veter-

Specialisti Fadil Kepi në sqarimin që i ka bërë kësaj çështje në revistën e MASHit, thotë se përfshihen në periudha pensioni edhe ditët me raporte mjekësore të pagueshme, lejet e zakonshme të lindjes, koha e zboreve ushtarake gjatë punës, pagesa me asistence shërbimeve, specializimeve brenda e jashtë vendit, të sigurimeve vullnetaret vetësigurimeve në bujqësi, periudhat që personi ka përfituar pension të pjesshëm ose të plotë invaliditeti, periudha e shërbimit si kujdestar i invalidit paraplegjik e tetraplegjik, koha e burgimeve dhe internimeve për motive politike mbi moshën 15 vjeç etj. Nuk përfshihen në periudha pune për pension koha e zboreve ushtarake dhe e punës prodhuese gjatë kohës studentore, periudhat e punuara e të siguruara jashtë vendit, koha e paguar me ndihmë ekonomike. Mosha e daljes në pension dhe vitet e punës të siguruara për të gjithë profesionet pavarësisht nga gjinia, përcaktohen me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa rritjet e pensioneve bëhen me vendime qeverie. Personat që për periudha të ndryshme kohe janë zgjedhur deputetë, kryetarë bashkish, apo kanë punuar prefektë, kryetarë qarku, në dikastere, institucione qendre nga data 1 prill 1991 e në vazhdim, përfitojnë pensione suplementare që llogaritet sipas periudhës kohore dhe funksionit që kanë kryer.

LAJME SHKURT

Bashkia-bizneseve: Kemi 6000 asete të pashfrytëzuara Bashkia e Tiranës i ka ftuar biznese të ndryshme nga mbarë bota që t'i kthejnë sytë edhe nga Tirana, pasi kjo bashki "është pronare e 6000 aseteve vetëm në qytetin e Tiranës dhe ne duam që t'i gjallërojmë këto prona dhe me bashkëpunimin tuaj të investojmë në këto hapësira, të cilat për momentin nuk janë të shfrytëzuara". Deklarata është bërë nga nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, gjatë një forumi ekonomik të organizuar dje në kryeqytet me përfaqësues të biznesit të 30 vendeve anëtare të Bankës Islamike për Zhvillim.

Tirana lëkundet nga një tërmet 3-4 ballë

Tiranë është lëkundur sërish dje, rreth orës 12:15 minuta nga një tërmet 3-4 ballë. Instituti Sizmologjik që konfirmoi lajmin tha se epiqendra e tërmetit me fuqi 4.6 i shkallës rihter ishte në Kërcovë të Maqedonisë. Në Tiranë ishin katet e larta të ndërtesave që ndjenë më shumë tërmetin. Sizmologët thanë se në kryeqytet ai kishte forcën 3-4 ballë, kurse më shumë lëkundjet sizmike u ndjenë në zonën lindore të vendit, ku fuqia e tërmetit arriti 4-5 ballë. Lëkundje të forta janë ndjerë në qytetet Elbasan, Peqin dhe Librazhd. Shërbimi sizmologjik konfirmon se deri tani nuk janë raportuar dëme në njerëz dhe dëmtime materiale nga ky tërmet.

Studentët, vepra arti me materiale të ricikluara Studentët e Akademisë së Arteve kanë organizuar një ekspozitë të veçantë. Ata kanë paraqitur një sërë punimesh, të përgatitura me material plotësisht të ricikluara. Veprat e artit të studentëve i kishin shndërruar mbetjet urbane, si qelq i thyer, plastika, fije metalike dhe letra ambalazhesh në silueta njerëzore dhe veshje dekorative. Aktiviteti kishte si qëllim sensibilizimin e të gjithë opinionit për të ndikuar në një mjedis të pastër.


Vera 2012

Faqe 14

Amerikanët e anglezët pushime “low cost”

Hueyda El Saied

Pushimet më të bukura me familjen! ROVENA RROZHANI

H

rimet e saj. Hueyda është e njohur për eskpolorimet e saj në botën e artit. Ka botuar dy libra dhe është duke punuar për librin e saj të tretë. Por ajo që karakterizon më së shumti këtë showgirl janë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Nga Shqipëria në Francë, pastaj sërish në Tiranë për studimet... Faqe 15

Sondazhet e medias së huaj për tendencën e sezonit veror

ueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit. n. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shk-

Nr: 18 E premte, 8 qershor 2012

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

EKSKLUZIVE/ MATEO BEGEJA RREFEN SFIDEN MES JETES DHE VDEKJES E SAKRIFICAT GJATE EKSPEDITES

“10 MINUTAT NE ÇATINE E BOTES” Aventura e maturantit shqiptar. Alpinistit më të ri të ekspeditës Everest 2012. Marshimi i vështirë drejt majës

Luga e Argjendtë

Në foto: (Majtas) Mateo Begeja (djathtas në rreth) Mateo dhe sherpa e tij Dava

NGA

DHURATA THANASI

TIRANË

ROVENA RROZHANI

“Otello”, oriz me të zezë sepjeje te marinuar

M

ateo Begeja është heroi i këtyre ditëve, edhe pse nuk pranon të quhet i tillë. Ka vënë jetën e tij në rrezik për të sfiduar Everestin, një nga 14 çatitë e botës ose ndryshe maja jashtë rradhës, siç e quajnë antarët e ekspeditës dhe të shoqatës alpinistike “Dajti”. Është maja e katërt e alpinistëve, e në fakt duhet të ishte e fundit, për nga lartësia dhe vështirësia që e karakterizon. Por siç tregon Mateo, një djalë i gjatë, ende i dobët nga ekspedita, 100 vjetori I pavarësisë kishte ndryshuar planet e shoqatës dhe Everesti ishte bërë misioni i rradhës për alpinistët. Një veprim paksa i marrë në vetvete po të kujtosh se maja më e lartë që kishin arritur alpinistët ishte tek 6000 metra ndërsa sfida për të ngri-

Faqe 17

tur flamurin ishte 8848 metra mbi nivelin e detit. Por ndonjëherë pak fat e shumë vullnet, zgjuarsi dhe strategji mund ta bëjnë një mision të suksesshëm. Kur themi të sukseshëm, nuk kuptojmë të lehtë. Dhe për këtë mjafton të dëgjosh Mateon teksa ngadalë gjen rradhën e rrëfim-

it mbi ekspeditën, mbi vuajtjet, sakrificat dhe rrezikun që e përballi me vdekjen për 10 minutat e tij mbi çatinë e botës. Pas shumë ngjitjeve që ke bërë në maja të ndryshme cfarë ishte Everesti për ty? Në botë ka dy kategori majash

Sonte “Përjetësisht dashuria” premierë Faqe 16

për nga vështirësitë dhe për nga lartësitë. Për nga vështirësia Everesti është paralel me majën më të vështirë të botës, K2 që ndodhet në Pakistan, për shkak se Everesti konceptohet si një majë e vështirë për mënyrën sesi komportohet alpinisti gjatë ngjitjes, për teknikën që për-

doret në përdorimin e kthetrave, kazmës, karabinave dhe lidhjeve që krijon gjatë gjithë ekspeditës në konceptim me përshtatjen me lartësinë, metabolizmin.. gjithçka është një vështirësi më vete përsa i përket formimit të alpinizmit si climber dhe si ngjitës... Vijon në faqen 18-19

“The Dictator” tre fundjava në kinema Faqe 16


14

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

BOTIMI i guidës së Lonely Planet per 1000 vendet më të preferuara në botë, sondazhet e medias së huaj për tendencën e sezonit veror

V

era po afton! Megjithë tekat e motit, stina e pushimeve ver ore është në prag dhe tashmë të gjithë kanë filluar të mendojnë se ku do të pushojnë. Po ashtu edhe mediat dhe agjencitë e huaja kanë bërë parashikimet e tyre rreth destinacioneve më të preferuara në botë. Lonely Planet tashmë ka hedhur në treg guidën më të fundit rezultat të ekzistencës 40-vjeçare. 1000 destinacionet më të mira në botë, përfshihen në këtë guidë ku mund të gjenden përvoja nga të gjitha llojet e udhëtimeve. Por ndërsa preferencat e njerëzve janë të ndryshme, ka një fakt që do t’i unifikojë për këtë vit. Sondazhet dhe parashikimet të bëra nga media dhe site të specializuara të huaja, tregojnë se pushimet verore 2012 do të kushtëzohen nga buxheti i ulët. “Do të zgjidhen pushime të kursyera, vende të afërta dhe me pak shpenzime” shkruhet në gazetën La Repubblica . Por gjithsesi as amerikanët dhe as europianët nuk do të heqin dorë nga relaksi i pushimeve, të cilat këtë vit do të ndiejnë më shumë se kurrë efektin e krizës globale ekonomike. Në faqet ëeb të gazetave më të mëdha dhe revistave të specializuara ka filluar tashmë gara e vendeve më të preferuara. Çfarë zgjedhin amerikanët? Sipas një sondazhi të “Huffington Post”, këtë vit amerikanët do të zgjedhin sidomos Las Vegasin, paksa për të harruar vuajtjet ekonomike, duke u hedhur në zemër të argëtimit, por edhe për faktin se është një destinacion lehtësisht i arritshëm dhe me kosto të reduktuar. Deti dhe bukuria e një panorama të qetë plot lule e relaks gjithsesi nuk humbet pikë kështu që në vendin e dytë renditet Honolulu, kryeqyteti i Hauajit,

VERA 2012

Pushime “low cost” Gazeta “The Guardian” këshillon “B&B” ndërsa turistët më të etur për stimuj kulturorë do të preferojnë Seattle, qytetin e tendencave muzikore që renditet në vendin e tretë. Githnjë duke iu referuar kërkesave të publikut amerikan siti i të

famshmit “Lonely Planet” sugjeron se këtë verë do të mbizotërojnë destinacionet të prekura më parë nga Virgin Islands deri tek Hudson River Valley, pranë New York, për të përfunduar me Cincinnati, në Ohio,

Tendenca

Shqiptarët, sytë nga Turqia P

ushimet verore në Shqipëri paraprihen nga paketat turistike pranverore që nuk kalojnë 4 apo 5 ditët e udhëtimit. Thuajse të gjitha të çojnë drejt Europës në qytete apo kryeqytete që prej vitesh frekuentohen nga turistët. Por ardhja e stinës së nxehtë e ndërron drejtimin e udhëtimeve. Nga Europa, kalohet drejt Turqisë. Me sa duket pushimet ekonomike apo jo, edhe këtë vit masivisht do të drejtohen përgjithësisht në bregdetin aziatik. Tendenca lihet të kuptohet nga agjencitë turistike të cilat që nga fundi I muajit maj kanë filluar të bombardojnë me paketa ofertë në të gjitha format e komunikimit duke favorizuar prenotimin e her-

shëm të pushimeve kundrejt një skontoje deri në 25 për qind. Njëra nga agjencitë thotë se tre avionë Charter janë mbushur që me ofertën e parë për në Turqi. Pas Turqisë “ultra all inclusive” mund të renditet Greqia dhe ne menyre te vecante Halkidiki për të cilin renditen disa paketa te leverdishme njëjavore po në standartin e të gjitha shërbimeve në pagesë. Natyrisht që Korfuzi dhe destinacione të tjera greke do të jenë sërish të preferuara këtë vit pavarësisht krizës në vendin fqinj. Palma de Mallorca, Egjipti, Dubai, Mali I zi, Kroacia janë destinacionet e tjera që ofrohen në paketat e agjencive turistike. Por asnjëra prej tyre nuk mund të

quhet një destinacion i ri. Ato janë thjesht plotësim I kërkesave të turistëve shqiptarë në varësi të buxhetit dhe afërisë me shtëpinë. Dhe meqë jemi tek shtëpia, ende nuk ka një statistikë sesi do të jetë raporti mes turizmit brenda dhe jashtë vendit. A do të bjerë miti I Turqisë këtë verë dhe a do të zgjedhin shqiptarët të kënaqen me plazhin dhe natyrën e vendit të tyre që një vit më parë u rendit në listën e Lonely Planet? Ju lexues mund të jepni kontributin tuaj për të parë se cilat janë destinacionet më të preferuara për ne shqiptarët. Na shkruani në fundjava@shqiptarja.com Duke iu përgjigjur pyetjes? “Ku do t’i kaloni pushimet tuaja këtë verë?

të njohur për Muzeun e tij të arteve dhe për National Underground Railroad Freedom Center. Por nuk ka vetëm destinacione të supernjohura në listë, por edhe qytete që deri më sot janë renditur

në listën B për nga pikëpamja turistike. “Usa Today” shkruan se këtë vit do të jenë në qendër të vëmendjes sidomos destinacione”të lira” si Boston, Denver e Florida. Më e rrezikshme, ndoshta, renditja e Fox Neës, sipas të cilit amerikanët nuk do të preferojnë destinacionet ekzotike si arkipelagun vullkanik të Azorës në Portugali apo në Egjipt, duke i dhënë prioritet më shumë San Diegos, pra brenda shtëpisë së tyre. ANGLEZËT BED AND BREAKFAST Interesant klasifikimi i “The Guardian”, kushtuar atyre që udhëtojnë në familje. Sipas gazetës së njohur angleze prindërit dhe fëmijët do të tërhiqen nga vende malore si “Préalpes du Dauphiné” në Alpet Franceze. Preferenca do të jetë për shëtitje të gjata dhe akomodime me cmime të leverdishme. Dhe meqë jemi tek akomodimet “The Guardian” këshillon variantin B&B, të përshtatshëm për famije që duan natyrën “e egër” dhe nuk përtojnë të shkojnë deri në restorantin më të afërt për të ngrënë mëngjesin, por faqja online e gazetës këshillon edhe udhëtimet drejt Francës, krahinat e të cilës si Bretagne dhe Provence sjellin ndërmend pikturat e impresionistëve dhe janë plot aroma lulesh e tezga artizanësh Mjaft cilësor është edhe klasifikimi i gazetës amerikane “New York Times”, e cila kalon përtej analizës duke nxjerrë Panamanë, Finlandën dhe Birmaninë si destinacionet të cilat sipas të përditshmes do të preferohen këtë verë. Në listën e saj gjenden edhe 45 emra vendesh të tjera, por të gjitha kanë një fill të përbashkët: rizbulimin e një jetë më njerëzore, jashë kohës, kaosit telematik dhe frenetizmit që na skallvëron në rutinën e përditshme.


E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni? ROVENA RROZHANI

H

ueyda El Saied, ndan jetën e saj mes Romës dhe Parisit. n. Pasi ka lënë pas përvojën në mediat e Tiranës, balerina që u bë e njohur nga spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, drejton revistën online “Edispot” ku është e pranishme jo vetëm si drejtuese por edhe me shkrimet e saj. Hueyda është e njohur për eskpolorimet e saj në botën e artit. Ka botuar dy libra dhe është duke punuar për librin e saj të tretë. Por ajo që karakterizon më së shumti këtë showgirl janë lëvizjet nga një vend në tjetrin. Nga Shqipëria në Francë, pastaj sërish në Tiranë për studimet e larta dhe më pas në Romë. Por zemra e saj mund të thuhet se është Parisi. 20 vitet e fundit të Hueydës janë të mbushura me udhëtime, ku sigurisht pushimet e verës zënë një vend të vecantë ndonëse nuk

PUSHIMET VERORE Si përgatitet për udhëtim Hueyda El Saied dhe koncepti I saj për pushimet Disa këshilla për të mbijetuar nga një udhëtim i mërzitshëm

Hueyda: Pushimet më të bukura me familjen! Preferenca e show girl për sezonin veror Libri Hueyda El Saied, preferon te shkruajë dhe të lexojë. Një libër nuk mungon kurrë ngë bagazhet e saj, sado të vogla që të jenë ato. Prej vitit 2000 ajo ka bërë edhe sprovën e parë duke botuar librin "Ngjyra e lëkurës sime" më pas në vitin 2006 ajo botoi "Maska e zemrës". Aktualisht Hueyda është duke punuar me librin e saj të tretë.

të verës ndryshon nga ato të udhëtimeve e tjera. Çfarë ke merak të marrësh patjetër me vete? Mos m’i kujtoni bagazhet, kam më shumë se 20 vite që udhëtoj dhe nuk kam mësuar ende të përgatis një valixhe të vogël. (qesh) Kam frikë gjithnjë mos harroj diçka, ndaj marrë gjithnjë më shumë sende apo veshje sesa kam nevojë. Sigurisht që nuk harroj kurrë, IPhone dhe IPadin, aparatin fotografik, librin dhe sigurisht një palë sandale me taka. (qesh)

Eksperienca më ka treguar se kur bëj plane për pushime pasive, pas 2 ditësh e ndjej të nevojshme të lëviz janë aq të planifikuara. Pushimet verore priten me padurim nga të gjithë. Kur fillon të mendosh për to? Nuk kam një moment të caktuar në të cilin filloj e mendoj për to. Kjo ndoshta lidhet dhe me faktin se pak herë në jetën time, kam pasur një punë që më ka kushtëzuar të planifikoja pushimet e mia në një periudhë të caktuar. Për mua pushimet rimojnë me një

Për Parisin Në Paris, këtu ku fillova të realizoj dhe ëndërrat që kisha frikë t’i ëndërroja. E dashuroj këtë qytet se ai më bën të jem kurioze, të ndihem e sigurt, më jep dëshirën të krijoj si dhe të fal dashuri...

Në foto: Hueyda El Saied në një nga urat mbi lumin Senë në Paris

Pushimet? Ku dhe kur të dua Përsa i përket këshillave për pushimet, mund të them se jam njeriu i papershtatshëm për të dhënë të tilla këshilla. Kjo për të vetmin fakt se unë e kam ndërtuar jetën time në atë mënyrë që të jem e lirë të iki për pushime ku dhe kur të kem dëshirë. Kam ushtruar gjithnjë profesione që i kam zgjedhur e që i kam ushtruar me pasion aq sa pak herë kam pasur ndjesinë se po punoj. E njëjta gjë dhe për pamjen e jashme, Jam me fat se nuk kam nevojë të qëndroj për orë “të tëra” para diellit apo të përdor iks krem apo vaj për t’u bërë ngjyrë çokollatë. E di që ju a bëra zili, por nëse mund t’ju ngushëlloj, kur isha e vogël dëshiroja të isha si ju, pasi ende nuk e kuptoja sa me fat isha. (qesh)

15

ndjesi të momentit, me një kuriozitet, me një takim, me një dëshirë, ndaj i planifikoj në momentin e fundit. Megjithatë prej disa kohësh kam bërë një listë me vendet që dëshiroj të vizitoj, gjë e cila më ndihmon jo pak. Çfarë lloj pushimi preferon gjatë verës? Një pushim aktiv, apo pasiv, në mal apo në det… Është një përzierje e të gjithave. Eksperienca më ka treguar se kur bëj plane për shembull për të bërë pushime pasive, pra të qëndroj vetëm në një vend, pas 2 ditësh e ndjej të nevojshme të lëviz. Po ashtu dhe pushimet në mal më pëlqejnë shumë, por për mua pushimet e arritura janë ato kur je e shoqëruar mirë, pavarësisht vendit. Përgatitja e bagazheve

Si kanë qenë pushimet verore për ty në kohë? Cilat të kane dhuruar kujtime më të bukura? Me prindërit e mi, në jug të Francës, disa vite më parë. Ishte hera e parë që kaloja pushimet në familje. Mbetet me kujtimi më i bukur pasi; ishte një surprizë që na bëri im atë. Unë dhe ime ëmë kishim vendosur të kalonim pushimet të dyja dhe im atë i cili me sa duket u bë xheloz (qesh) sapo e mori vesh erdhi duke na bërë një surprizë. Aty e kuptova sesa me fat janë miqtë e mi që kanë një familje të bashkuar. Cili është destinacioni yt i preferuar këtë vit dhe përse? Nuk e kam vendosur ende, por Amerika Latine më tërheq, aq më tepër që dëshiroj të mësoj tangon argjentinase.

SHKOLLA E PARUKERISË - ESTETIKËS KRËHËRI I ARTË (LUÇI) Kurse 6 - 9mujore.

Adresa: Rr. Mihal Grameno, 200m mbi Shkollen e Baletit Tel: 04 2 233 950 Facebook. Kreheri i Arte Tirane

Për më të mirët mundësi punësimi Regjistrimi vazhdon

Këshilla Si të mbijetosh nga një udhëtim i mërzitshëm NË AVION

Fluturimet ndërkontinentale janë problem I madh për turistët, jo vetëm për buxhetin por sidomos për stresin dhe lodhjen nga të cilat duhet të paktën një ditë për të marrë veten. Disa sugjerime për ta bërë më të lehtë këtë udhetim duhen marrë parasysh. Meqë duhet të qëndroni gjatë në këmbë, për shkak të rradhës në check in, kontrollit të bagazheve të dorës apo imbarkimit në cdo moment të lirë përpiquni të uleni që të clodhni këmbët dhe shpinën. Mos harrroni që jeni në udhëtimi edhe pse nuk po fluturoni. Rripin e sigurimit mos e mbani të shtrënguar që të mos ju vrasë. Gjatë kohës që avioni shkëputet nga toka, mbani në gojë një karamele ose camcakëz që të mos ju bllokohen veshët nga ndryshimi I presionit. Bëni ushtrime të volga të qafës dhe të kyceve. Përdorni veshje të rehatshme. Pini shumë lëngje sepse ajri është kryesisht i thatë dhe trupi dehidratohet. Hani shpesh dhe nga pak! Mos pini alkool!

NË MAKINË

Nëse destinacioni I udhëtimit tuaj është shumë I largët dhe keni zgjedhur makinën, e dini se do t’ju duhet të kaloni qindra kilometra, pjesa më e madhe në autostrada. Diku udhëtimi mund të bëhet monoton, por mund t’ia dilni nëse bëni disa manovra të lehta. Sigurisht jo në timon. Celësi I udhëtimit të suksesshëm është ritmi. Përdorni mirë radion, apo kasetofonin e makinës suaj si një stimul. Mësoni këngë, nga albumi juaj I preferuar ose ndërroni stacionet sipas preferencës. Ndaloni herë pas here. Sigurisht që kjo do t’ju hajë pak kohë dhe duket sikur do t’ju mbajë më larg destinacionit tuaj, por në fakt do t’ju gjallërojë sepse do të largojë mërzinë e udhëtimit. Nëse nuk jeni në timon mund të vëzhdoni ata që udhëtojnë në rrugë, duke parë targat e makinave dhe duke menduar sa nga vijnë apo duke imagjinuar se ku duhet të jenë shkuar. Nëse biseda në makinë nuk është e gjallë, atëherë hapni argumentin e politikës sepse koha do të fluturojë. Por mos anashkaloni qetësinë që duhet të keni në timon. Kurrë mos ia ndani sytë rrugës!


16

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

Sonte “Përjetësisht dashuria” premierë

P

as një kohe të gjatë bren da sirtarit të dramatur gut Mihal Luarasi, drama lirike “Përjetësisht Dashuria” shfaq premierën e saj sonte në Teatrin Kombëtar. Shfaqja e shumëpritur rikthen në skenë ikonën 85 vjecare të artit, Drita Pelinku. Në krah të saj, në rolin e dytë dhe të fundit të kësaj drame interpreton aktori Vangjel Toce. Regjia i përket sërish Luarasit ashtu sic ka ndodhur me veprat e mëparshme të shkruara prej tij. “Përjetësisht dashuria…” rikthen në skenën e teatrit temën e vetmisë së brezit të tretë, atë që vite më parë Ruzhdi Pulaha e kishte prekur me “Strehën e të dashuruarëve” tepër të bujshme për kohën sepse hapi skenën për shumë aktorë të brezit të tretë që kishin mbetur si spektatorë. Në këtë drejtim edhe “Përjetësisht dashuria” rikthen në skenë aktoren Pelinku që ishte shprehur se e kishte thënë fjalën e saj të fundit në skenë. Por në këtë rast Mihal Luarasi ka arritur të thyejë premtimin e aktores, me një dramë të shkruar enkas për të dhe që me sa duket ka qenë ëndërr e saj për tu realizuar. Historia e dramës rrëfen për dy protagonistët, Zarina dhe i shoqi,

PROGRAMET E KINEMASE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “Dark Shadows” (Në të gjitha oraret) “The Dictator” (Në orën 18:00) Orari dhe Çmimet ora ora ora ora ora ora

Filmi 2D 10:30 – 300 13:00 – 300 15:30 – 500 18:00 – 500 20:30 – 500 23:00 – 500

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “The Dictator” (Në orën 11:00 dhe 16:00) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

SHFAQJE koncerte dhe filma janë alternativat për publikun e kryeqytetit shqiptar

Me aktorët Drita Pelinku dhe Vangjel Toçe Dioni, të cilët janë pensionistë mbi të shtatëdhjetat që jetojnë vetëm pas largimit të fëmijëve në emigracion. Përmes problemeve të ekzistencës së përditshme, lajmotivi kryesor është biseda për fëmijët, gjithnjë e më të huaj, gjithnjë e më indiferentë për fatin e prindërve që kanë lënë pas. Por ajo që i mundon më shumë bashkëshortët dhe ata nuk e thonë kurrë, është frika se mos tjetri vdes i pari. Ata do të jenë dyfish të vetmuar, pa asnjë shpresë për të jetuar të nesërmen. Askush nuk flet për vdekjen, por sejcili shpreson në heshtje të vdesë i pari. Ngjarja zhvillohet brenda 24 orëve. Fillon me një ëndërr “parafolëse” që ka parë Zarina gjë që hap mes tyre plagë të vjetra dhe vuajtje të reja, rikthime në të shkuarën e dashurisë, të xhelozisë, të pasionit të tyre të pashuar … Ndërsa dy pleqtë mundohen ta jetojnë jetën e tyre

ashtu si munden, një ngjarje metaforike e trondit paqen e tyre te lodhur: në mbrëmje herët, ata zbulojnë se shtëpia e tyre është e rrethuar me mure me tulla, duke krijuar kështu një paradhomë të vdekjes, ku nuk punon telefoni,

mungon energjia elektrike. Dështon kërkimi i ethshëm për të zbuluar shkakun. Të dorëzuar bashkëshortët bien të flenë për të pritur vdekjen. Të nesërmen i zgjon zilja e fshatares që sjell qumështin. Të çuditur shohin se kanë fje-

tur të veshur: tringëllon telefoni, është një dite e re, me diell. Mos ishte vallë ëndërr ajo ç’ka kaluan!? Paqja e mëngjesit prishet nga ëndrra e përsëritur e Zarinës. Ajo është besimtare dhe, si e tillë, beson se Zoti nuk i ka ruajtur një vend në parajsë të shoqit që ka qënë ateist dhe mëkatar. Por dashuria e një gruaje është më e madhe se gjithçka tjetër, edhe se dashuria për Zotin. Kështu, Zarina i lutet Zotit që të mos e ndajë nga Dioni në botën tjetër. Nëse Dioni është në ferr, në ferr le të shkojë edhe ajo, mjafton të jenë bashkë. Cfarë ndodh më tej? Natyrisht kjo mund të zbulohet në shfaqje, ku përvec finalizimit të dramës merren edhe përjetimet nga interpretimi i Drita Pelinkut. E përderisa drama është e lidhur kryekëput me qenien e saj brenda dhe jashtë skenës, emocionet pritet të jenë të forta.

“Dictator” sukses në kinema P

ër të tretën fundjavë ”The dictator” shfaqet në kinema. Kjo falë kërkesës së publikut I cili duket se ka pëlqyer komedinë më të fundit të Sacha Baron Cohen. Kështu filmi ndonëse me një seancë në ditë, vijon të projektohet edhe gjatë kësaj fundjave e cila do të jetë e fundit për të, “The Dictator” ia ka dalë të spostojë edhe porjeksionet e para të horrorit “Dark Shadoës”, I cili filloi projeksionet e tij ditën e martë. Meritat I ka natyrisht gjinia, e cila në fund të fundit ka më shumë fansa në public sesa horrori, por gjithsesi suksesi I atribuohet më së shumti komiku britanik që vjen këtë herë në ekranin e madh nën petkun e një admirali që e ka të mbushur kraharorin me 68 medalje në “The Dictator” . Filmi është drejtuar nga Larry Charles regjisori i “Borat”, prodhimit të suksesshëm të vitit 2006 ku Sacha Baron Cohen luante rolin e një gazetari nga Kazakistani. Në “The Dictator” aktori luan dy role,

atë të diktatorit dhe sozisë së tij, ndërsa kontributi artistik I Cohen është edhe në skenarin e filmit. Filmi tregon historinë e një diktatori në shtetin afrikano verior Ëadiya, që rrezikon jetën për tu siguruar që demokracia nuk do të mbërrijë në vendin e tij që e drejton me grusht të hekurt. Pasi mbërrin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

8-9-10 QERSHOR Galeria kombëtare e arteve “Made in Britain” Ekspozitë 110 vepra të artit bashkëkohor britanik në një ekspozitë. 29 autorët që vijnë para publikut shqiptar (shumica për herë të parë) janë ndër më të njohurit e më të rëndësishmit e dhjetëvjeçarëve të fundit në skenën e artit pamor. Ora: 10.00-18.00 Cmimi: 200 leke

8-9-10 QERSHOR Teatri Kombëtar “Përjetësisht dashuria” Autor:Mihal Luarasi Regjia: Mihal Luarasi Aktorë: Drita Pelinku, Vangjel Toce Ora: 20.00 Cmimi: 300 leke Historia e dramës rrëfen për dy protagonistët, Zarina dhe i shoqi, Dioni, të cilët janë pensionistë që jetojnë vetëm pas largimit të fëmijëve në emigracion. Lajmotivi kryesor është biseda për fëmijët, gjithnjë e më të huaj.

8-9-10 QERSHOR Teatri i Metropolit “Te cmendur pas parave” Autor: Ray Coonay Regjia: Elma Dorezi Aktore: Jonida Vokshi ,Devis Muka Ora:19.00 Cmimi: 500 leke

SKEDA E FILMIT Titulli: The Dictator Regjia: Larry Charles Skenari: Sacha Baron Cohen , Alec Berg Aktorë: Sacha Baron Cohen, Anna Faris dhe Ben Kingsley Kohëzgjatja: 83 minuta Gjinia: Komedi Sinopsi: Historia e një diktatori që rrezikon deri edhe jetën, për tu siguruar që demokracia nuk do të vijë kurrë në vendin e tij të shtypur.

JETA ARTISTIKE

Në tren, Henri Perkins gjen një valixhe me para, të cilën vendos ta mbajë. Në lojë futen dy miqtë e tij, Beti dhe Viki, të cilët janë të dashuruar me paratë, dy detektivë, një prej të cilëve lehtësisht i korruptueshëm.

në një takim të OKB-së, admirali i përgjithshëm Aladin zbulon se është zëvendësuar nga sozia e tij, një coban. Kështu ai endet rrugëve të Nju Jorkut, njihet me pronaren e një dyqani ushqimesh biologijke e cila do të ndryshojë krejtësisht mënyrën e tij të menduarit. Fillimisht u tha se skenari I filmit ishte një përshtatje e lirë nga romani i Sadam Husein, “Zabibah and the King”, por më pas media raportoi se kjo nuk ishte e vërtetë. Megjithatë ngjashmëritë mes diktatorëve dhe personazhit janë të tilla saqë

disa media e kanë cilësuar portretin e gjeneralit Aladin të ngjashtëm me atë të Gedafit. Aktori britanik ka bërë çmos për të krijuar figurën e të fundmit diktator dhe duke satirizuar politikë diktaktoriale që ende është e pranishme në disa vende të botës. Ndoshta kjo është një nga arsyet që filmi është ndaluar të shfaqet në dy vende të Azisë Qendrore të njohura si shtete të mbyllura. Kështu filmi nuk ësthë lejuar të shfaqet në Turkmenistan dhe Taxhikistan. Dikur “Borat” ishte ndaluar të shfaqej në Kazakistan.

8 QERSHOR Teatri i Operas dhe i Baletit “Hej ju male” Autor: Cesk Zadeja Dirigjent:Bujar Llapaj Me rastin e 85- vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja vijnë nën interpretimin e Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operas dhe Baletit, disa nga veprat më të njohura të tij. Ora: 19.00 Hyrja e lirë


17

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

NJE RECETE DETI, këtë herë në rubrikën e gatimit, për të zbuluar vlerat e panjohura të së zezës së sepies PROGRAMACIONET E FILM TV

Receta nga Dhurata Thanasi

SOT

“Otello”, oriz me të zezë sepjeje te marinuar

TOPCHANNEL 20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Njeriu hije” Film

KLAN 20:10 Provat e krimit pj 15 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

Mirëdita lexues të Lugës së Argjendtë, Këtë herë dua ta nis faqen e rubrikës me një element shumë të rëndesishëm të gatimeve të mia, siç është “E Zeza e Sepjes”. Por para se të flas për të dëshiroj të përmend pak sepjen. Sepia është një molusk shumë i rëndësishëm me veti terapike të mëdha. Duke përmbajtur shumë melaninë, e cila ka magnez dhe kalcium, reagon kundrejt sëmundjeve të ndryshme si në uljen e depresionit, migrenës apo ankthit. Ajo ndihmon dukshëm në rregullimin e ciklit mujor të femrave, parandalon formimin e variçeve dhe ul ndjeshëm kolesterolin. Po ashtu dhe “e Zeza e Sepjes” ka veti të shumta, jo vetëm në dhënien e ngjyrës dhe shijes së veçantë orizit apo brumit të makaronave të freskëta, por thuhet që ndihmon në kurimin e tumoreve, pasi është shumë e pasur me vitamina, kripëra minerale dhe proteina. Të zezën e sepjeve e gjejmë në brendësi të xhepit të saj, aty ku ndodhen dhe organet tretëse. Me pak kujdes mund të çajmë sepjen dhe ta nxjerrim lehtë qesen e zezë të saj. Duke marrë parasysh këto veti, stinën e verës që kemi përpara, mendova që sugjerimi i një pjate të thjeshtë dhe të pasur në elementë ushqyes për trupin do të ishte diçka me interes. Pjata quhet, sipas recetës se vjehrrës time, “Oriz Otello”. Përgatitet me fruta deti, kryesisht sepie dhe karkalecë të vegjël, dhe mbi të gjitha të zezën e saj, e cila i jep një pamje unike dhe shije të veçantë. Për këtë gatesë, por në përgjithësi për përgatitjen e orizit alla “rizoto” përgatis veçant lëngun e pasuruar me zarzavate, recetën e së cilës do ta jap më poshtë. Gatim të këndshëm!

DETAJ

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.109

2 thelpinj hudhra 1 qepë 40gr 200 gr karkaleca deti 2 qese te zezë sepjesh (dale nga inka e dy ose tre sepjeve) Vaj ulliri ( sipas dëshirës) Piper (sipas dëshirës) Kripë (sipas dëshirës) 4 luge çaji majdanoz i grirë 500 gr sepje të pastruara 350 gr oriz ( tipi Carnaroli është më i preferuari) 1 -1 1/2 lt lëng peshku 70 gr verë e bardhë Lëng peshku (sa nevojitet)

21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Doktori nga Perendimi 2” Aksion 21:15 “Keshilltari i dashurise” Komedi

ORIZ OTELLO Përgatitet me fruta deti, kryesisht sepie, dhe karkaleca të vegjël dhe mbi të gjitha të zezën e saj e cila i jep një pamje unike dhe shije të veçantë. Gatim të këndshëm! PËRGATITJA Për përgatitjen e Orizit Otello duhet që sepjet të jenë të ndara trupi nga koka dhe të prera copa- copa në formë rripash të hollë, sidomos tentakulat. Merret qepa, hidhet në tigan ku keni shtuar pak vaj ulliri. Kur ajo të jetë verdhur pak shtoni sepjet dhe karkalecat e detit. Lërini derisa të nxjerrin ujin që përmbajnë, shtoni orizin dhe tiganiseni derisa lëngu të shterojë. Shuajeni me verën e bardhë dhe pasi të shterojë përsëri shtoni lëngun e peshkut dhe lëreni të ziejë orizi. Ndërkohë merrni të zezat e sepjeve dhe vendosini në një tas dhe shtypeni me një lugë duke i shtuar pak lëng peshku dhe shkrirë të tërën. Shtojeni në oriz, dhe po ashtu, kripë piper. Së fundi, pasi të jetë pothuajse shteruar lëngu dhe orizi të rezultojë i zierë, hidhni dhe gjalpin, I cili falë amidonit krijon një bashkim të mirë dhe i jep një dozë kremoziteti pjatës. Zbukurojeni me majdanoz të freskët (SIPAS DESHIRES). Ju bëftë mirë!

E SHTUNË

Për rizoton

Lëng peshku me perime 2-3 lt ujë 1 qepë – 200 gr 1 bisht të madh selinoje 2 karota të mëdha 4-5 kokrra piper i zi 3 thelpinj hudhra (sipas dëshirës) Mbetjet nga karkalecat peshku Përgatitja: Vendosni në një tenxhere të madhe karrotat, qepën, selinonë, piperin, hudhrat, nëse dëshironi, dhe lëreni të ziejë derisa lëngu të ketë marrë ngjyrën e zarzavateve. Më pas shtoni kokën e peshkut ose mbeturinat (zhguallin) e karkalecave të freskët e të sapopastruar. Këto shtohen në fund për dy arsye: e para, boshti i halave të peshkut dhe koka e tij ziejnë menjëherë, e dyta, shija dhe vlerat ushqimore të përbërësve të fundit janë më të forta. Lërini për, jo më shumë se, 5 minuta. Më pas, lëngun e përftuar kullojeni në një enë tjetër, lëreni të ftohet dhe më pas ndajeni në kavavanozë apo tasa plastikë që mund “magazinoni” në ngrirësin e frigoriferit dhe përdoreni sa here që ju nevojiten.

KLAN 20:05 “Prova e krimit” pj 16 20:50 “Ezel” pj 95, 96

VIZION+ 20:00 “Daily dancing” serial 21:00 Emisioni “Sketch show”

DIGITALB 21:00 “Njerezit X” Hits 22:00 ““Marcelo Mastrojani” Histori

E DIEL TOPCHANNEL

21:00 “Caj me Musolinin” Film

Calvino dhe kënaqësia e leximit undjava ju propozon këtë herë stilin e Italo Calvino-s jo vetëm për kënaqësinë që të jep, por për faktin se libri post modernist që vjen në shqip nga përkthyesi Alban Bobrati do t’ju shndërrojë në protagonist. “Nëse një natë dimri një udhëtar..” është titulli I romanit për të cilin vetë autorit gjatë një Konference për shtyp në të mbajtur në Buenos Aires në 1984 është shprehur:”Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve; protagonist është vetë lexuesi, i cili

19:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Zhizel” Balet

20:05 “Exclusive” Dokumentar

Libri

F

TOPCHANNEL

për dhjetë herë rresht fillon të lexojë një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri”. Libri me 284 faqe u botua në vitin 1979 dhe menjëherë u bë një best seller Në vitin 2009, gazeta “The Telegraph” e përfshiu “Nëse një natë dimri një udhëtar...” në vendin e 69 nga 100 librat që duhen lexuar.

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.110 Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

21:00 X Factor Albania Finale

VIZION+ 19:45 “Dancing with the stars” forum 20:45 “Sketch show”

DIGITALB 20:00 “Blitz” Hits 21:10 “Une e di ç’bere veren e kaluar” Triller


18

E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Everest 2012

AVENTURA e maturantit shqiptar. Si vendosi të shkonte në ekspeditë, sakrificat, vuajtjet dhe rrugëtimi në krah të të atit

Mateo: “10 minutat e mia në çatinë e botës” Të marshosh mes tmerrit të alpinistëve të vdekur ROVENA RROZHANI

Babë e bir, në pritje të rekordit

vijon nga faqja 13 ...majash mbi 8 mijë metra. Atje ishte një perceptim tjetër i sportit, i alpinizmit, një ndërthurje e gjithë kulturave të alpinizmit botëror. Në atë që konceptohej shkolla e alpinizmit himalajan, mblidheshin të gjitha kulturat, franceze, italiane, ruse, mblidheshin më të mirët, trajnoheshin sherpat të cilët ishin guidat e specializuara vetëm për ngjitje në maja të larta mbi 8000 metra që konsiderohen si 14 çatitë e botës. Kur vendose të shkoje edhe ti në Everest? Kjo ishte një majë jashtë radhe. Maja më e lartë që kemi bërë ishte në Kilimanxharo dhe ishte 6000 metra. Nuk mendonim të shkonim menjëherë kaq lart, por për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë, si shoqatë vendosëm të bënim një surprizë për popullin shqiptar. Personalisht e kam marrë vendimin me babin, gjatë verës që pushtuam majën e Elbrusit. Pastaj kur u mblodhëm si shoqatë u vendos të bënim majën e Everestit. Për mua ishte pak e vështirë sepse isha në vitin e katërt të shkollës, pasi atëherë ku duhet të përqendrohesha me studimet më duhej të largohesha. Dita e nisjes nga Tirana…? Që në aeroport ishte një emocion shumë i madh. Pasi u ndava nga miqtë, i thashë vetes:”Filloi tani, nuk ka kthim mbrapa, filloi tani, forca!” Gjithë rrugës gjatë aeroportit mendoja vendin e huaj, si do pritesha çfarë do bënim. I gjithë grupi ka qenë shumë i emocionuar. pastaj çdo gjë i kalon rutinës ditë pas dite. Që në fillim nuk patëm kohë të shijonim turizmin që bëhej në atë periudhë pasi u morëm me blerjen e materialeve dhe pajimeve për gati një javë. Më pas nisi ekspedita për në majë. Si ishte ditë pas dite gjendja jote shpirtërore dhe psikologjike? Çfarë të tundonte dhe të bënte të mos ishte i qetë? Dua të them që gjendja ime emocionale dita- ditës rritej më shumë optimizëm dhe vendosmëri për ta pushtuar majën që do ishte realizimi i nje endrre dhe rruga e vetme për të shpërblyer sakrificen time per ta arritur suksesin. Teksa e shihja dita- ditës që po i afrohesha dhe me shume objektivit final maja Everest

M

ateo dhe xhim begeja kanë bërë hapin e tyre historic. Në ekpeditën shqiptare që pushtoi Everestin, ata janë ekstremet e moshës. Mateo 18 vjeç (në korrik mbush 19 vite), si alpinisti më I ri shqiptar që vuri nën këmbët e tij Everestin dhe Xhimi, 47 vjec, alpinisti më i vjetër shqiptar. Të dy presin certifikimin zyrtar si të parin cift atë e bir që ngjisin bashkë faqen veriore të Everestit. Një përgjigje nga ambasada shqiptare në Kinë, konfirmon pritjen për zyrtarizimin e një rekordi tjetër me emrin Begeja.

8848 m “po i merrja çdo dite lartesite e tij “ ajo mëdyshje qe çfare më priste në ditën finale që do ndante rrugën drejt suksesit dhe humbjes më brente në mënyrë të pavetdijshme, por që nuk arrinte të më ulte vetëbesimin përkundrazi bindesha që mund ta arrija majën edhe pse alpinistë me përvojë ( disa e kishin bere Everestin dhe u detyruan te ktheheshin pasi i kishte kapur sëmundja e malit ) mund të kishin deshtuar disa prej tyre dhe ne tentative per te ngjitur majen kishin humbur dhe jeten Kur filluan momentet e vështira gjatë ngjitjes. Çdo gjë ishte konceptuar që të mos harxhoje energji. Nga ana e Nepalit rrugëtimi është që ecën 200300 metra në ditë nga një kamp në tjetrin, kurse këtu lëvizje me makinë deri në lartësinë 5 mijë metra që trupi të mos harxhonte energji që t’I lihet kohë, të aklimatizohej më lartësinë. Në çdo qytet që kemi ndaluar kemi fjetur nga dy net që trupi të kishte mundësi të rehabilitohej, të mësohej metabolizmi me lartësinë dhe kjo ndodhi në qytetin e parë pasi kaluam kufirin kinez. U

futëm në pjesën e Tibetit në qytetin Zanmu ku qëndruam në lartësinë 2800 metra. Më pas shkuam në Neylan në 4600 dhe aty bëmë një ngjitje që trupi të aklimatizohej dhe për herë të parë pamë çatinë e botës. Si tu duk? Madhështore dhe e frikshme me ato akujt e thepisur, të ngrira që në alpet shqiptare nuk I kishim parë ndonjëherë. Megjithatë kur e pashë Everestin nga larg, herën e parë, nuk kisha dhe aq frikë sepse nuk njihesha me malin në të vërtetë, ndërsa kur e pashë në kthim mendova me vete: “Çfarë marrëzie kam bërë!” Këtë mungesë informacioni e kishte gjithë ekipi? Asnjë nga ekipi nuk ishte përballuar ndonjëherë me lartësi të mëdha dhe nuk e dinim sesi organizmi ynë do të reagonte. Kur filluan shqetësimet e para? Unë do të thoja që kam qenë me fat, dhe ndoshta i rrallë nga grupi sepse nuk kam patur probleme me organizmin. Pata një përshtatje perfekte me lartësinë. Atje asnjë lloj antibiotiku nuk lejohej, por edhe paracetamoli që lejohej nuk e kam

Ekspedita Everest 2012

E

kspedita Everest 2012 u iniciua nga Shoqata Dajti – Alpino – Turistik, falë mbështetjes së sponsorëve si Vodafone dhe Raiffeissen Bank. Gjashtë alpinistët u nisën nga Tirana më 2 prill dhe pas shumë përpjekjesh arritën të pushtonin Everestin dhe të valëvisnin flamurin shqiptar në lartësinë 8848 metra, në datën 25 maj , në orën 7 am me orën lokale. Gjergj Bojaxhi, Fatjon Plaku, Xhim Begeja, Mateo Begeja, Erli Rudho dhe Gerti Pishtari bëhen kështu alpinistët e parë shqiptarë që pushtojnë majën më të lartë të botës.

pirë asnjëherë. Edhe guidat çuditeshin me mua, por atje ka një “sekret”; sa më I ri të jesh aq më mirë përshtatesh me lartësinë. Këtu mund të përmend rekordin e djalit 13 vjeçar nga Kolorado e Amerikës që ngjiti Everestin. Kërkonit informacion nga ekspeditat e tjera? Kërkonim të dinim çfarë na priste. Ky ishte dyshimi dhe bisedat e shumta që kemi bërë në grup. Këto mbushnin pjesën më të madhe të kohës. Ishte në interesin e gjithkujt që të dinim gjithcka, sidomos ditët e fundit, pasi pjesa më e madhe e grupeve e kishin mbaruar majën me 19 maj. Kemi pyetur shumë sesi e kapën majën dhe cfarë kishte. Ata na pyesnin për ato që kishim bërë deri në atë kohë. Në kampin 2 dhe 3 nuk kishim mbërritur ende, por na thoshin që ishte pjesë e fortë, kishte lodhje, por lehtësim ishte përdorimi I bombolës së oksigjenit. Këshilla e tyre ishte që nëse kishim ndërmend të arrinim majën duhet gjithmonë ta shtynim veten, pavarësisht sforcimeve fizike. Kishte grupe që ishin edhe më të pajisur sesa ne dhe nuk e bënë dot majën sepse u mungoi vullneti e forca. Ndoshta ndiheshin të pafuqishëm, ndoshta u mbaroi edhe bombola e oksigjenit. Ndoshta edhe për faj të disa grupeve joserioze guidash që kushtonin më pak, por nuk ishin të zotë. Në një nga ditët kur ju ishit atje, ka pasur një stuhi me alpinistë të vdekur dhe të zhdukur. Ju e morët vesh këtë informacion dhe si reaguat? E vetmja vdekje para se ne të ngjiteshim, ishte ajo e një spanjolli,

i cili u ngjit në majë, në orën 11 të ditës, dhe këtu ishte gabimi i tij i parë, pasi sherpa e lajmëroi që të kthehej sepse nuk kishte kohë. Maja duhet të synohet për tu arritur maksimumi në orën 8 të mëngjesit. Pas kësaj ore atje fillojnë erërat që godasin majën dhe formojnë vorbullat ajrore, që zhvendosin borën dhe të devijojnë nga rruga. Ai kishte problemin me bombolën e oksigjenit që po i mbaronte. Këta janë alpinistë mercenarë të cilët kursejnë dhjetë vjet, vijnë dhe duan të bëjnë patjetër majën sepse në atë lartësi nuk mendon njeriu Alpinisti mbeti lart? Po mbeti atje lart, vdiq. E pamë trupin e tij. Por atje ka dhe shumë të tjerë. Janë mbi 50 trupa alpinistësh. Ne mund të kemi parë mbi 12 alpinistë mbi 8300 metra. Atje nuk të merr njeri. Edhe ato familjarë që paguajnë, nuk I gjejnë dot trupat. Dërgohen ekipe kërkimi, por është e pamundur. Por ju që I shikonit nuk njoftonit? Për ato që dukeshin por ishin ca …Fatjon Plaku për shembull, njëri prej alpinistëve tanë, na tha se ishte një moment kur lëvizi litarin dhe pa një dorë njeriu. Ndoshta ishte I strukur diku në një guvë për të gjetur strehim, por nga i ftohti kishte ngrirë. Ishin ca të hedhur… nuk di ç ‘të them. Unë nuk kisha parë ndonjëherë të vdekur dhe ishte shumë e vështirë kur pashë trupin e parë. Edhe pse I thashë vetes:”Bëhu I fortë, kaloje këtë moment!”, mu deshën tre minuta që të merrja frymë. Ktheva kokën sepse nuk e shihja dot. Cfarë mendove në ato caste? O Zot na shpëto! Nuk dija ç’të thoja tjetër. Bëheshe realist që mund të ishe edhe ti aty. Ai mund të kishte neglizhuar edhe kishte qenë me më eksperiencë sesa mua, mendoja me vete, por nuk do të thotë që nuk mund t’ia dal dot. Pate vështirësi apo rreziqe në ngjitje? Vështirësi më tepër. Tek shkallët në step 2. Aty ishin shkallë metalike që ishin vendosur për të bërë një kalim që nuk mund të bëhej në mënyrë teknike dhe këto të ndihmonin. Aty u përpoqa dy herë dhe për shkak të llojit të shkëmbit që ishte i


E premte, 8 qershor 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

19

Xhimi Begeja

Djali im sfidoi vdekjen X

Alpinistët shqiptarë duke ngjitur majën (Në rreth) Mateo Begeja dhe sherpa e tij Dava (përpara tyre) dy alpinistë të tjerë

lëmuar, më rrëshkisnin kthetrat dhe guida më ndihmoi. Pjesa tjetër ishte një ngjitje e ëmbël në kreshtë. Nuk kishte ndonjë vështirësi. Kishte edhe litarë gjatë gjithë rrugës. Ne kishim mjete që na bënin të mundur që edhe po të rrëshqisje ishe i siguruar. Arrite majën. Ma përshkruaj pak… Sikur ke kapur qiellin me dorë! Ai deti që sheh, qielli…. vetëm kaltërsi… një horizont që nuk mbaron. Gjithcka ishte nën re dhe bota më dukej shumë e vogël nga aty lart (qesh). Ishte komplet siper resh , majat e tjerë mu dukën sikur ishin aq të vogla, dukeshin si një qilim i bardhë nën këmbët e mia. Cfarë ndieve? Mendimi I parë që të erdhi në kokë? Maja ka qenë realizimi i një ëndrre, sukses shumë i dëshiruar dhe krenari që të ngresh flamurin shqiptar në majën e botës. Unë isha vetëm një 18 vjeçar që vinte nga një shtet aq i vogël jo me përvojën e duhur alpinistike por tregova që me pasion dhe vullnet arrihet çdo gjë! Askush nuk e besonte që do ta arrija. Nga bisedat qe bente guida jone me alpnistë të tjerë thoshin për babin që si i vjeter do sëmurej kurse mua do të më binte rezistenca, por ja që i tregova te kundertën. Megjithatë majën nuk arrita që ta shijoja ashtu sic duhet, sepse e dija që kisha një zbritje të vështirë për të bërë dhe e dija që vdekjet kishin ndodhur gjate kthimit. Qëndruat 10 minuta? Dikush më shumë dikush më pak. Cfarë bëre gjatë atyre minutave? Përqafova babin edhe sherpën. Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm!. U ktheva nga ana nepaleze që të shikoja. Bëra fotot dhe më pas sherpa më lajmëroi që duhet të kthehem pasi nuk mund të qëndronim më. Ishte pak vonë. Kishte shkuar ora 10.00 Më fole për vështirësitë e kthimit. Si ishte për ty kjo pjesë? Pikërisht aty kalova një moment të rrezikshëm. Gati 50 metra larg cadrave në lartësinë 8300, pësova dehidratim dhe filloi të më dhimbte shumë veshka. Mu prenë gjunjët dhe nuk kisha më fuqi. Mu afrua Sherpa që ishte pas meje dhe I kërkova që të shkonte tek cadra e të merrte ujë

se nuk mundesha më. Nuk arrija dot të lëvizja. Mbaj mend që ato 50 metra i kam bërë për një orë e gjysmë. Shikoja cadrat dhe nuk arrija të lëvizja. Sapo piva lëngjet fillova të marr veten disi. Arrita në në cadër dhe I thashë babit që nuk mund të vazhdoja më për poshtë sic po bënin të tjerët. I kërkova të flija atë natë aty. Qëndruam. Temperatura ishte minus 25 gradë dhe sherpa sakrifikoi edhe bombolën e vet duke fjetur pa bombol sepse na I dha ne. U morën edhe dy bombola nga kampet e tjera. Në mëngjes Sherpa na zgjoi duke na thënë se duhet të niseshim pasi kishim vetëm tre vija oksigjen. Nuk kishim më kohë. Për 20 minuta nisëm zbritjen poshtë. Gjatë kësaj pata një moment kur trupi nuk po reagonte më nga lodhja. Nivelin e oksigjenit nuk mund ta rrisje sepse harxhohej më shpejt, ndaj trupi merrte shumë pak oksigjen. Në këtë stërmundim zbritëm

him Begeja I bashkohet bisedës sonë pak më vonë. Hap Ipad e tij dhe shpalos fotot, për t’I bashkuar rrëfimit imazhet dhe për ta bërë sa më konkrete bisedën. Lartësi, detaje, por që kurrë nuk do të mund të tregojnë qind për qind atë që alpinistët tanë kanë përjetuar dhe kaluar gjatë ekspeditës. “Everesti ka dy gjëra moti dhe zoti. Të ndihmoi moti, ke zotin me vete. Ne kishim motin dhe zotin me vete” thotë Xhimi, I cili I veshur me xhinse, këmishë dhe I rruar, duket sikur nuk ka lidhje fare me atë imazhin në fotograf. “Unë vura në përdorim të gjithë eksperiencën time. Ndoqëm një strategji që cdo gjë do ta bëjmë sa më ngadalë dhe sa më mirë. Patëm fatin që kishim sherpat shumë të mirë. Rasti I

deri në 8000 metra. Pasi më pa nivelin e oksigjenit, sherpa më tha të nxitoja se kisha vetëm 30 minuta kohë. Nëse nuk e kaloja zonën e vdekjes unë mbetesha aty lart. Për momentin nuk më vinte as për të qarë, as I trembur nuk isha , as I habitur. Ishte një cast kur e kam vlerësuar jetën në maksimum. Njeriu kur qenka në rrezik e vlerësoka jetën. Në ato 30 minuta mblodha gjithë fuqitë që kisha dhe I thosha babit, :”Ec ec të arrijmë kampin!” Nxitonim derisa arritëm. Në fund fare u gëzova shumë kur pashë kampin dhe zbritëm nga zona e vdekjes. Ishim në 7700 metra dhe ishim të siguruar sepse aty kishte bombola të tjera oksigjeni. Sa patriot mund të jesh në moshën tënde? Për mua që jam kaq I ri, është e vështirë të perceptosh këtë ndjenjë të patriotizmit. Ajo që doja të thoja është se kur arrin një gjë të madhe

Xhim dhe Mateor Begeja

spanjollit ishte I sherpës, që duhet ta kishte detyruar të kishte edhe një bombolë oksigjeni rezervë. Sigurisht biseda vërtitet pastaj rreth Mateos:”Të gjithë e kishin syrin tek ne sepse në atë sezon, në faqen veriore ne ishim të vetmit atë e bir që ngjisnim majën” . xhimi shpjegon se në Everest arrihet unifikimi shpirtëror sepse në sakrificë njeriu e shikon karakterin e tij. “E kisha së pari Mateon si këshilltar, vëlla, shok dhe pastaj fëmijë. E kaluam një rrezik shumë të madh te ototreshi”, shpjegon xhimi duke shtuar se bëhej fjalë për lartësinë 8300 metra. Pastaj I kujton djalit fjalët që I kishte thënë në ato caste rreziku. ”Të kujtohet Mateo? Më the: Ba, më mirë të vdesim duke zbritur sesa të presim vdekjen!”

parë si babë e bir, apo si dy alpinistë. Të ka “përkëdhelur” ndopak? Të përkëdhelur ndaj sportit të alpinizmit jo. Mali është killer dhe mund të më ndodhte edhe mua, edhe dikujt tjetër që të pësonte ndonjë fatkeqësi. Rreziku me ne ka qenë në cdo moment, kështu që në këtë anë nuk më ka toleruar dhe nuk do t’ia toleroja vetes gabime të tilla se mund të më kushtonin edhe jetën. Për nga teknika nuk them se më ka toleruar. Kemi toleruar njëri -tjetrin për nga bashkëpunimi, kemi qenë bashkë gjithë kohës, kemi punuar në grup dhe jo individualisht. Dua të përmend edhe sherpën. Kur arrin majën mendohet që nuk duhet të presësh, por ai edhe pse mbërriti 10 minuta para meje më ka pritur që të bënim fot bashkë. Ishte përvojë fantasitke për mua ët ë jem në krah të babit tim në majën e everestit. Për mua ka qenë një siguri dhe mbështetje jashtëzakonsht e madhe pasi si

Sms në Everest

J

u uroj rrugë të mbarë, zoti qoftë me ju….. Ju puth fort,” sms-ja e fundit e Luljeta Begejës ishte dërguar më 19 maj dhe Xhimi Begeja e tregon në celularin e tij. Për këdo mund të ishte vetëm një sms familjare, por aty mes rreziqesh, urimet dhe Zoti janë më të nevojshme se kurrë. Luljeta Begeja ishte e vetmja grua që në ekspeditën shqiptare të Everestit kishte jo një, por dy pjestarë të famlijes, dhe ditët e saj të pritjes ashtu sikundër e tregonte edhe një intervistë e saj për shqiptarja.com, ishin të mbushura me ankth dhe lot. Kjo grua dhe nënë alpinistësh ia kishte frikën Everestit. “Kemi qarë me atë shkrim. Nuk mund ta dini sa herë e kemi lexuar” thotë Xhim Begeja, duke mbajtur në dorë celularin ku ende shfaqet mesazhi I Luljetës. Ndërsa Mateo e ka kujtuar shpesh të ëmën në atë anë të botës. “Mamin e mendoja gjithmonë, në çdo çast. Mezi prisja të nesërmen sepse kishim 6 ore diferencë në orar dhe kur vinte pasditja iknin valet e nuk mund të lidheshim. Dy javë para se të niseshim ne, mami sa herë më shihte, lotonte, por ishte vendim I marrë dhe nuk kishte më kthim.”

(Nga e majta në të djathtë) Sherpa, Mateo dhe Xhim Begeja me flamurin shqiptar në majën e Everestit

sic ishte kjo ekspeditë që ti mbart me vete flamurin shqiptar dhe e di që do ta cosh diku për një qëllim madhështor, vetvetiu vjen ajo ndjenja e krenarisë, patriotizmi që të bën të ndihesh krenar. Këtu nuk e ndieja fare dhe mund të them vetëm në momentet e fundit e kam ndier veten krenar që po bëja një gjë për kombin tim. Nuk mund të nisesh me atë ndjenjë që jam patriot dhe po bëj diçka patriotike, ajo vjen vetvetiu në çastet e rrezikshme. Vërtet ishe më I riu,por ishe me babain tënd. Gjatë ekspeditës jeni

I ri nuk kisha eksperiencën e duhur për këtë ngjarje madhore. Babai im është përkujdesur për mua vazhdimisth. Ai më ka trajnuar që të vogël dhe më ka dhënë atë eksperiencë për të arritur deri këtu. Shoqëria jote çfarë mendonte për Everestin para nisjes? Në fillim e pritën të habitur lajmin dhe kishin merakun tim, por me dhanë shumë besim dhe kurajo para se të nisesha. Kishte dhe të tjerë që më thoshin: “Je i çmendur që vë jetën në rrezik?!” Mbështetjen e shoqërisë e kam pasur dhe gjatë kohës

që kam qenë atje. Isha shderruar në hero për ta. Pothuajse çdo ditë më dërgonin e-mail duke më thënë se ishin krenarë për mua, kishin besim tek unë dhe e dinin që do t’ja dilja. Pa lënë pa përmendur dhe pritjen e mrekullueshme qe me kishin bere ne aeroport. Arrita te vija me datë 1 qershor, gjë që nuk pritej dhe pas emocioneve të pritjes prej “ heroi “ te nesermen hyra ne provimin e parë të maturës. Ndihesh vërtet hero? Jo, e ndiej thjesht veten një alpinist shqiptar që realizoi ëndrrën e tij. Cil është koncepti yt për heroin? Do të thoja që është një njeri që bën bëma të jashtëzakonshme, por unë nuk kam bërë bëma. Përderisa e ka bërë edhe një 13 vjeçar nuk besoj se kam bërë ndonjë gjë tjetër. Si arrin te koordinosh ekspeditat me shkollen? Ia ke dale te marresh notat qe doje? Rrethi im shoqeror eshte i gjere duke e marre parasysh qe sapo kam dalë nga bankat e maturës me shumë miq. Çdo ekpeditë tjetër ndërkombetare që kam bërë ka qenë në periudhën kryesisht korrik - gusht gjate kohes qe kam qene me pushime. ( Mont Blanc , maja me e larte ne Europen Perendimore e kam bere 15 vjec, Kilimanxharo , Tanzani maja me e larte ne Afrike 17 vjec, Elbrus, Rusi maja me e larte ne Europe 18 vjec dhe po kete vit Everestin) . Ekspedita per ne Everest ishte me sakrifica me e veshtire qe isha e detyruar te ndermerrja pasi ishte ne periudhen prill-qershor gati 58 dite ekpedite . Ishte e veshtire te pershtatesha mes kurseve, stervitjes, dhe shkolles por me pune dhe vullnet ja dola mbane. Mungesat ishte nje tjeter veshtiresi per mua pasi rrezikoja te humbisja vitin shkollor. Fakti qe kam mesuar gjithmone rregullisht me ndihmoi qe te mos kisha probleme ne kete periudhe. Aktivitetet kombetare qe kemi bere per tu stervitur i zhvillonim gjatë fundjavave por qe dhe ato zinin nje pjese te kohes time dhe nuk kisha kohë të mesoja rregullisht pasi qëllonte të kisha provime të hënën. Kujt ia dedikon Everestin? Ia dedikoj babait tim që ishte me mua deri në fund, familjes sime dhe miqve që na kanë mbështetur.


20

E premte, 8 qershor 2012

KULTURE

Vlerësimi i artistit

TIRANE

DHURATA HAMZAI

P

ërmes një ekspozite që prezantoi për herë të parë partiturat e filmit "Skënderbeu" të realizuara në vitin 1952 dhe aktiviteteve të shumta është përkujtuar dje në Tiranë 85-vjetori i Lindjes të kompozitorit të njohur Profesor Çesk Zadeja, Artist i popullit. Partiturat janë zbuluar në arkivat ruse në Moskë dhe janë sjell në Shqipëri nga i biri, Albani. Në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, ku u ekspozuan partiturat ka vijuar edhe një takim vlerësues për jetën dhe veprën e Çesk Zadesë mes akademikëve dhe muzikantëve të njohur të cilët kanë referuar kumtesat: "Vendi i Zadesë në kulturën shqiptare" nga Fatmir Hysi; "Figura e Zadesë në hapësirën kulturore mbarëkombëtare" nga kompozitori kosovar akademik Rauf Dhomi; "Çesk Zadeja dhe shkolla kombëtare në muzikë", nga Thoma Gaqi; "Zadeja dhe tradita muzikore shqiptare e viteve 1930" nga Zana Shuteriqi etj. Akademiku Rauf Dhomi e ka cilësuar dje Çesk Zadenë "si babain e muzikës kombëtare" dhe të parin mësues të kompozimit në Akademinë e Arteve. Dhomi tha se "Çesku e afirmoi artin shqiptar dhe muzikën kombëtare dhe ne kemi të drejtë ta quajnë baba i muzikës shqiptare". Zëvendësministrja Zana Turku kujtoi fillimet e saj si dirigjente që lidhen me profesor Çesk Zadenë. Ajo e vuri theksin tek fakti që ai "ka shkruar muzikë apostafat për Liceun Artistik". Turku bëri apel që të "Të dalin në dritë partiturat që t'i shërbejnë shkollës. Çesk Zadeja është baza kombëtare e shkollës kombëtare muzikore. Baleti "Delina", "Para stuhisë" kanë qenë kompozime të Zadesë". U vu në dukej që ai kompozoi edhe suita vokale me tema arbëreshe. Gjatë këtij aktiviteti zëvendësministrja e Kulturës, Zana Turku premtoi se do të bëjë të pamundurën me dosjen e Çesk Zadesë që ai të vlerësohet me titullin Nderi i Kombit "të kalojë sa më parë procedurat që të marrë vlerësimin e merituar", tha ajo. Në fund të aktivitetit janë luajtur pjesët nga krijimet e Zadesë, një pjesë në piano nga baleti "Delina", "Duo Instrumentale", e interpretuar nga Dorina Laro në violonçel dhe Ina Petrollari në piano. Cikli i aktiviteteve të ditës u mbyll mbrëmë në orën 19.00 me një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit me veprat e plota të Profesor Çesk Zadesë. Kur e keni takuar për

85-VJETORI I LINDJES Prezantohen për herë të parë partiturat e filmit "Skënderbeu" të realizuara në vitin 1952, të cilat janë zbuluar në arkivat e Moskës. Kompozitori i njohur kosovar akademik Rauf Dhomi rrëfen për miqësinë dhe bashkëpunimet me Çesk Zadenë

RAUF DHOMI

Takimi i parë me Çesk Zadenë në vitet '70

Në foto: Fragment nga filmi Skënderbeu dhe partitura e kompozuar nga Zadeja

Nuk folëm dot. Përgjoheshim nga Sigurimi i Shtetit

Në foto: Akademiku Rauf Dhomi

herë të parë kompozitorin Çesk Zadeja? -Kam dëgjuar për herë të parë për profesor Çeskun kur isha në Sarajevë student, më moshën 22-vjeçare. Kurse kontakti im i parë me të, përballja ka qenë në vitet '71 ose '72 kur erdha për Manifestimet e 1 Majit dhe e takova në opera. Ishte hera e parë që e takova. E adhuroja. Mora përshtypjen e një njeriu i cili ishte i përmbajtur dhe serioz në profesion. Mezi prisja të flisnim. Më bëri përshtypje një gjë. Gjatë gjithë kohës

fliste më zë të ulët, gati nuk dëgjohej. Foli diçka e sërish nuk kuptoja pse nuk dëgjohej e nuk bisedonte lirshëm. Po thoshte ca gjëra ndryshe nga ato që unë doja të bisedoja. Mendova se nuk kuptoja të folmen e tij dhe po ma bënte më të vështirë zëri i ulët. Nuk ishim vetëm në tavolinë. Atëherë unë thashë, "Ju lutem nuk e kuptoj profesorin, a ka njeri që të ma përkthejë?!". Kthej kokën nga shoqëruesi që ishte me mua. "A ka mundësi me më përkthy?" dhe qesha.

Biografia

Kush është Çesk Zadeja Ç

esk Zadeja lindi më 8 qershor të vitit 1927 në Sh kodër, dhe vdiq më 15 gusht të vitin 1997 në Romë. U edukua në shkollën françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar Padër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Herët shfaqi talentin e tij dhe 14 vjeç studion në Academia di Santa Cecilia në Romë, Itali.Studimet e larta i kryen në Moskë dega e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski. Si student i dalluar kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës. Zadeja është njëri prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve), Teatrin i Operës dhe Baletit që drejtoi deri në vitin 1966. Në vitet 1966-1972 është kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972 është kompozitor në profesion të lirë. Prapë në vitin 1973-1979 udhëheqës i artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, kurse në vitin 1979-1990 del në profesion të lirë, për t'u kthyer në vitin 1993-1994 pedagog në Akademinë e Arteve ku jep kompozicionin dhe muzikologjinë.

Pse fliste me zë aq të ulët? -Nuk e kuptoja pse nuk kishte lirshmëri në të folur. Doja të flisja shumë miqësisht. Pak më vonë mora vesh se zakonisht njeriu që priste e përcillte dikën që vinte nga jashtë Shqipërisë ishte njeri i Sigurimit të Shtetit dhe unë nuk e dija këtë. Çesku, duke dëshiruar që të mos merrej vesh asnjë fjalë, fliste pa e nxjerrë fare zërin. Ky ishte takimi i parë me atë. Dhe mua më mbeti shumë merak që nuk fola çfarë dëshiroja nga zemra. Por pasi morët vesh se ishit i përgjuar, a mundët të qëndronit pak çaste më pas me Zadenë? -Atëherë s'bëhej fjalë. U takova dhe qëndrova me të viteve të tjera. Në '79-ën u ekzekutua opera "Goca e Kaçanikut" dhe unë isha këtu në Tiranë. Aty vetëm munda të rri pak çaste me të. Kur e takuat Zadenë, ashtu siç do të donit ju? -Kam pasur raste pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, kur ishte pedagog i kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë arritëm të flisnim lirshëm. Influenca e krijimtarisë së Zadesë ishte e madhe te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, sepse veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit në tërësinë e saj ka qenë dominante, superiore dhe udhërrëfyese për gjeneratat. Vizitat e shpeshta të kompozitorëve nga Kosova dhe anasjelltas na sillnin informacione të shumta për krijimtarinë muzikore kombëtare, jo vetëm të Zadesë, por edhe të shumë krijuesve të tjerë shqiptarë, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë. Qëllimi i komunikimit me të cili ishte? -Çesk Zadeja iku në një moshë të parakohshme nga kjo botë dhe vdekja e tij në verën e '97-ës mua më shokoi. Akoma ne nuk kishim trajtuar shumë gjëra që i përkasin vlerave kombëtare të muzikës. Për mua ai ishte një fill lidhës mes vlerave të muzikës në Kosovës dhe asaj që ishte në Sh-

qipëri. E çmoja për kombëtarizimin që i bënte muzikës. Ndaj vera e '97-s kur ai ndërroi jetë ishte shokuese e tronditëse. Forca krijuese e Çesk Zadesë është unike, e veçantë. Inspirimi i tij, melodia e tij dhe ndërtimi tonik i tij është aq i veçantë, orkestrimi është aq i fortë, aq kombëtar, aq profesional, saqë një melodi qoftë edhe e vogël e marrë nga folklori e ngre në një piedestal aq të lartë artistik, saqë mund ta krahasosh dhe mund të thuash se është Bethoveni shqiptar. Shkolla muzikore e Kosovës a ka marrë nga tradita shqiptare? -Absolutisht në të gjitha shkollat, edhe ato që janë në gju-

hën turke, muzika dhe veprimtaria e Çesk Zadesë janë prezente si një udhëzim rrëfyes për stilin ndërkombëtar. Profesor Zadeja është kompozitor që paraqet në universin tonë kombëtar figurën më të madhe krijuese që është emblemë e vërtetë kombëtare, i cili kalon në mit, sepse potenciali i tij krijues e bën këtë personalitet të shquar dhe korife të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili kohërisht i takon brezit të parë të kompozitorëve tanë të shkolluar, duke i vënë bazat e muzikës klasike që merr përmasa të gjera si nga aspekti i trajtimit të materies muzikore e formës, ashtu edhe nga aspekti i melodisë, ritmit dhe stilit.

BLOG/ Periferi NGA ALBA MALLTEZI alba.malltezi@shqiptarja.com

Sikur të gjithë të punonim si Vikena Fiksimi im për të pasur më shumë drejtuese vajza dhe gra në vendimmarrje nuk frymëzohet nga ide feministe. Eshtë një dëshirë për të krijuar një balancim e harmoni të munguar në shoqërinë tonë, si dhe rezultat i një vëzhgimi gjatë eksperiencës në media. Sa shumë punojnë vajzat shqiptare dhe me sa vështirësi arrijnë në sipërfaqe, në majën e suksesit; dhe kur ja dalin, është 100 përqind merita e tyre e shumëzuar me 100 përqind vështirësi të nxjerra nga ambjenti maskilist dhe solidariteti i nënkuptuar mes burrave. Këtë po mendoja gjatë koncertit të Vikena Kamenicës dhe pianistes Merita Rexha Tërshana në sallën e Universitetit të Arteve. Kush e ka njohur Vikenën nga afër, kush ka ndjekur karriërën e saj artistike, ka shijuar gjithmonë bashkë me talentin e saj, pasionin, përkushtimin dhe punën, punën dhe vetëm punën për të realizuar gjërat. Kështu e kishte bërë dhe këtë koncert romantik, delikat, plot finesë me titullin “Endërr vere”: në harmoni në duetin me Meritën. Askush nuk i ka dhuruar asgjë Vikenës; ajo është rezultat i plotë i punës dhe i sakrificës si artiste. E impenjuar për të sjellë pjesë premierë dhe autorë klasikë dhuroi një pragmbrëmje të këndshme. Sa mirë do të ishte të kishim shumë si Vikena e si Merita, në të gjitha fushat, që punën ta bënim intelektualisht ndershëm dhe mirë. Në fakt kemi të kundërtën: burra që karrierën, suksesin e pasurinë nuk e kanë si rezultat i punës, talentit, por si kombinim i hileve. Ndaj kemi kaq shumë e kaq gjatë konflikte. www.shqiptarja.com


E premte, 8 qershor 2012

21

ZBAVITJE

HOROSKOPI Kur polici ndjek veten

I hiqet patenta gjithë familjes

S’i japin birrë lajmëron policinë

N

N

N

atyrisht që arritjet teknologjike e kanë lehtësuar punën e policisë për të parandaluar krimet. Mjafton të përmenden sallat operative me kamera mbikqyrëse në zona të caktuara, sidomos ato që kan nam të keq si të frekuentuara nga keqbërësit. Por ama edhe personeli policor duhet të përshtatet me këto arritje, ndryshe mund të ndodhin edhe gjëra aspak të kënshme. Pikëriësht një gjë e tillë i ndodhi një polici të ri anglez, i cili ishte me shërbim në një nga sallat e mësipërme me kamera mbikqyrëse. Kështu, polici i ri, kur pa në një nga monitorët një njeri me sjellje të dyshimtë, njoftoi menjëherë policin që ishte në shërbim në atë zonë, duke i dhënë edhe koordinatat përkatës. Por kishte bërë një gafë, sepse personi i “dyshimtë” ishhte pikërisht polici i zonës i veshur civil. Të gjorit polic, iu deshë 20 minuta deri sa ta kuptonte se po ndiqte veten.

dërsa po ecte me makinën e tij në State Hihway të Zelandës së re, një 15-vjeçar (në Zelnadë patentën mund t’a marrësh edhe 15 vjeç), u ndalua nga polia sepse po ecte kuturu. E në fakt policia kishte të drejtë, se adoleshenti rezultoi krejtëisht i dehur. Pasi e çuan në stacionin e policisë, njoftuan të ëmën që të vinte ta merrte, por, duke ardhur për në stacionin e policisë, u ndalua edhe e ema në Craigie Avene me të njëjtën “diagnozë”: xurxull. Atëherë panë ç’panë nënë e bir e ndanë mendjen të thirrnin babain e shtëpisë që të vinte t’i merrte, por per fatin e tij të keq, edhe babai ra në duart e policisë, pikërisht në North Street, duke ardhur në stacionin e policisë. Edhe atij i ishte trashur gjuha keq nga alkooli. Atëherë policët nuk kishin ç’bënin, u hoqën të treve patentat dhe i shoqëruan vetë në shtëpi

ë stacionin e policisë së Fort Pierce erdhi një telefonatë e çuditshme. Telefonuesi, që ishte 32-vejçari Felipe Mejia kërkonte të denonconte fqinjin e tij, i cili, sipas tij kishte refuzuar t’a ndihmonte. Kur polici i shërbimit e pyeti se për ç’farë kishte nevojë, Mejia i tha se, meqenëse i kishin mbaruar të gjitha birrat në frigorifer, i kishte kërkuar komshiut një birrë dhe ai nuk ia kishte dhënë. Me shumë durim e mirësjellje polici i shpjegoi Mejias se rasti i tij nuk ishte një emergjencë që të justifikonte ndihmëm e fqinjit dhe, në fund të fundit, edhe sikur të ishte ashtu, policia nuk mund të detyrojë njeri që t’i japë birrë fqinjit. Sidoqoftë një polic vajti në shtëpinë dhe kur e pas se i merreshin këmbët e bindi që të flinte dhe ai u bind. Por pas gjysmë ore telefonoi fqinji, duke u ankuar se ai vazhdonte t’i kërkonte birrë e ta shante. Atëherë polici u kthye dhe e vuri në pranga.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

5

6

7

20

8

21

44 51

59 67

29

68

53

60

61

77

78

86

63

40 48 56

64

P O D A M I

E M I

S A R E T

T E N

I

T O

S

T E

M E

L E T R A

90

91

92

97

98

94. Një brinjë në skuadër. 95. De Filippi i Amici. 96. Pema ku vihet ku¿ri. 97. I bëjnë tendat me një ent 98. Mund të jenë autonome.

endar spanjoll. 10. Joan piktor 11. Ka humbur hijen 12. Në krye të armatës. 13. Mund të jetë emërore. 14. Pak ilaritet. ɷ VERTIKAL 15. Me heavy në rock të fortë 1. E zonja e bujtinës së Goldonit 16. Eshtë anestetik në hapësirë. 2. Entë Ndërtimi rajonale. 17. Një peshë e pastër. 3. Eshtë dënimi. 18. Gëlonte nga gladiatorët. 4. Një pjesë e diferencës. 19. Janë vargjet e Salman Rushdie. 22. Një këngëtar me zë të trashë. 5. Opera e mascagni-t 6. Pret shumë fëmijë një e tillë. 23. Janë vite 24. Ishin nimfa deti 7. Inicialet e Mann 25. Ajo e mjekut nuk është kortezie 8. Janë dukuri. 9. Ricardo, që qe portier legj- 28. Ashtu si jeton asketi.

A I

T E T E

T

T

I

P A R A L N

K A M E R A R T E T

I

S

P A R A F

F O L U R

L

I

M O N O L

E P T

P

K O M I

A L F R E D

I

A

S A L A M I

M I

74 81

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM I

N I I

T E T E T

T A R I

I

T E

J K

M E R R E A D

T

I R

M E S

T E L E F O N

R E A E L

I M P

L

N A

T

I

T E T

I

I K E

A E M

T A T

I M E

A I

I K

E P E

U T

T O R T U R U E S V E T E R

S T

I M O R E

T

I K E

I

I

M A L A R E

S

K R

N T O

N O R M A L R M

I

I

S A T E L

T E

A R O L

I

F A

S

T H O

A E R

E R E

P E N E L N A T

Virgjëresha

Forma fizike jo e mirë (ndoshta për shkak të ndonjë sëmndjeje të stinës) do të bëjë që dita e sotme të jetë pa shumë shkëlqim. Mundohuni t’i zgjidhni probolemet me qetësi.

66 73

96

65. Janë tek në tetris. 66. Malet pa ku¿j. 67. Inicialet e Kant ¿lozof. 68. Amanda që këndon Tomorroë. 70. Janë në para ato monetare. 72. Qytet në Kanada. 75. Muhhamad i ringut. 76. ... Mosketierët e Dumas. 79. Një mund të jetë i operas. 80. Quentin regjisor 83. Eshtë vend ku prehen heronj 86. Kështu thirrej Eisenhoëer. 88. Parafjalë prejardhjeje. 89. Marubi i fotogra¿së. 91. Një pjesë e energjive. 92. Një mund të jetë edhe misri.

58

65

80 89

Luani

Nëse edhe ju vetë e kuptoni se po kaloni vërtet një moment “magjik” kjo i detyrohet edhe ndikimit pozitiv të treshesh Merkur, Mars dhe Saturn. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me mjaft interes.

19

49

57

72

88

Gaforrja

Do të vazhdoni edhe gjatë ditë së sotme të keni mbështetjen e Afërditës, e cila do të bëjë të mundur t’ju kthjellojë nga ”turbullimi”, i një Marsi agresiv. Nuk do të mungojnë shanset e mira.

41

47

79 87

18

Binjakët

Shenja juaj sa vjen e ndriçohet dhe mbështetjet nga yjet tashmë janë të shumta. Në mënyrë të veçantë një ndikim shumë pozitiv do të kenë Afërdita dhe Hëna që ju sjellin momente të bukura në dashuri.

35

39

71

95

H

17

32

55 62

70

94

ɷ HORIZONTAL

54

69

16

Demi

Edhe pse atmosfera e përgjitshme qështë pak a shumë e pandryshuar, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reÀektohen në probleme të vogla në raport me punën. Mirë dashuria.

25

46

85

15

31

38

76

14

35

52

1. Rrihen duke debatuar 8. Janë dy në kampionat 11. Janë principe. 17. Ndërmarrje Autonome Sarandë. 20. Gandhi që qe kryeministre 21. Një pjesë e mbeturinave 23. Janë pasuri nën tokë 25. Eshtë stinë e nxhetë 26. Eshtë tregim te pri¿ti. 27. Mbajnë gjallë spektaklin. 31. Vërtiten rreth planetëve 33.Sikur janë në krye 34. Janë shkaktarët e sherrit 35. Ka kryeqytet Phoenix 36. Ku¿zojnë një hektar. 37. Ishin dymbëdhjetë ato të Herkulit 38. Një qerre pa qe 40. Eshtë pemë aromatike 41. Mbyllin një dyqan 42. Gjysmë dekiku. 44. Janë qeveritarë. 46. Kush është, është tapë 48. Fillojnë takimin 50. Redding që qe këngëtar. 52. Rrjedh në ku¿j. 53. Një... dollar. 54. Në hyrje të apartamentit. 55. Kështu bien ata që merren vesh 57. Hamsik te Napoli. 59. Kryeqyteti i Perusë. 60. Ku¿j itinerari. 61. Ndërmarrje Ekonomike Mat. 62. Bregu i Pallati 176.

13

24

45

75 84

12

30

37

43

50

28

11

34

36

83

23

27 33

10

22

26

42

9

Dashi

Raportet vazhdojn të jenë solide, por tani duket se kanë filluar të shfaqen krisjet e para, pas ndërhyrjes së dikujt. Zjarrit të sherrit i ”fryn” edhe një hënë negative.

E

N E R E T

M A T E R

I

A G R

D I

82

Peshorja

93

29. Kurosaëa regjisor. 30. Të çojnë poshtë. 32. Me të bëjnë një litër. 34. Prehja por mos... eja 37. Një bluze e bardhë si kanotierë. 39. Me to bëjnë triko. 40. Russell, ¿lozof i famshëm 43. Si moral 45. Thuhet me dy kafshata. 47. Rrotullohen në dinamo 49. Eshtë lloj papagalli. 51. Mund të jenë operacioni. 56. Eshtë lule mishngrënëse 57. Si legjendare. 58. tase e volejbollit. 63. Gjysmë oreksi. 64. Mund të jetë shpëtimi në anije. 69. Irlanda në Dublin. 70. Eshtë enë gjaku. 71. Pak lagështirë. 72. Fillojnë tatimet. 73. Mbyllin një koment. 74. Një personazh biblik. 75. Ai dhe ajo. 77. Me ta bëhen trima. 78. Tekat pa ku¿j. 80. Atlas pa ku¿j. 81. Rolet pa re. 82. Një mund të jetë fetar. 84. Laik kur s’është ai. 85. Italia në Internet. 87. Inicialet e Rohmer. 90. Mbeten në fund. 93. Fillojnë lejen.

Disa nga projektet tuaja do t’ju duhet t’i lini mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t’ju bëjë disi të tensionuar.

Akrepi

Edhe sot protagonsite në shenjën tuaj do të jetë ylli i dashurisë, Afërdita, që do të thotë se në planin sentimental gjërat nuk mund të shkojnë tjetër veçse mirë. Mund të bëni një udhëtim interesant.

Shigjetari

Duket se, pas një periudhe të shkurtër me humor aspak të mirë, keni ¿lluar ta rimerni veten dhe kjo për meritë të njën kuadri yjor që sa vjen e bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mira edhe në drejtim të punës.

Bricjapi

Duket se dita e sotme do të jetë me shumë impenjime e me shumë stress për ju, pasi Marsi në një orbitë aspak të favorshme sjell vetëm pështjellim. Më mirë të pritni se sa të merrni vendime të nxituara.

Ujori

Peshqit

Ndoshta tani ka ardhur momenti për të dalë e për të shprehur hapur pikëpamjet tuaja. Do të keni mbështetjen e Marsit dhe Merkurit që ju bëjnë më këmbëngulës.

Do të dëshironit shumë të bënit gjithçka që do të mëndnit për të arritur një objektiv tuajin, por sot do t’i keni “duart e lidhura” sepse kuadri yjor nuk ju favorizon shumë.


22

E premte, 8 qershor 2012

SPORT

Ronaldo

Van Persie

Ibrahimovic

Benzema

Xavi

(Real Madrid / Portugali) - Me fanellën e Real Madridit, pak kohë më parë e ka fi tuar titullin e parë të kampionit spanjoll, duke realizuar plot 46 gola nga 38 ndeshje. Një shifër e 'frikshme' e kaluar vetëm nga fenomeni Leo Messi, i cili megjithatë e ka fi tuar këtë vit 'vetëm' trofeun Copa del Rey. Për momentin, 'Topi i Artë 2012' flet në anën e portugezit, por do të jetë pikërisht Evropiani përcaktues në këtë aspekt.

(Arsenal / Holandë) - Është njeriu më i përfolur për momentin në 'pazarin' e verës. Edhe pse nuk ka vendosur se ku do të luajë nga sezoni i ardhshëm, Van Persie i ka idetë e qarta në Evropian. Golashënuesi më i mire i Premierligës me 30 gola dëshiron ta fi tojë këtë eveniment, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë në Botëror. Nuk mjaftojnë emrat e Sneijder e Robben, pasi që ylli i 'Orange' në Ukrainë dhe Poloni do të jetë RVP.

(Milan / Suedi) - Do të mbetet në Milan, ndoshta me numrin 10 në fanellë, e cila do të lirohet nga Seedorf. Suedinë së pari e la përfundimisht për t'u rikthyer më pas, duke e ndihmuar në kualifi kimet për 'Euro 2012'. Skuadra skandinave varet e tëra nga klasi i tij. Problemi është se futbolli është një sport kolektiv dhe i vetëm nuk mund të fitosh. Kur ta kuptojë këtë Ibra, do të bëhet vendimtar.

(Real Madrid / Francë) - Eksperienca e tij në Real Madrid nuk nisi në mënyrën më të mirë. Por, me inteligjencën e tij, sulmuesi francez ia ka ndërruar mendjen Jose Mourinhos, njërit prej trajnerëve më të mirë në dekadën e fundit, por edhe të gjithë kritikëve që e akuzonin. Transformimi është parë këtë vit. Ai ishte titullar në Realin kampion të Spanjës, autor i 32 golave në përgjithësi.

(Barcelona / Spanjë) - Me Pirlon është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë në vitet e fundit. Në mes tij dhe Iniestas ka qenë një luftë e ashpër për t'i zgjedhur simbolet e Evropianit, por në fund eurosport.it e ka zgjedhur pikërisht numrin 6 të Barcelonës. Mirëpo, thjesht kjo është një zgjedhje mediale, që nuk do të thotë se Iniesta nuk e meriton pjesëmarrjen në listën e yjeve të Evropianit.

10 yjet e europianit Â

Europiani nis sot në Poloni dhe Ukrainë

TIRANE

DYLBER BALLA

E

uro 2012, sot starton faza finale e Kampi onatit Europian të futbollit në Poloni dhe Ukrainë. Ky është edicioni i 14-të i finaleve të zhvilluara në historinë e futbollit Europian. Gara për të përzgjedhur ekipin më të mirë të futbollit për këtë edicion do të zhvillohet nga data 8 qershor deri më 1 korrik. Në garë për të fituar trofeun janë 16 ekipe, të cilat janë ndarë në 4 grupe. Në total do të zhvillohen plot 31 ndeshje, nga ku do të dalë ekipi kampion i Europës. Ndeshjet do të zhvillohen në tetë stadiume, respektivisht katër në Poloni dhe katër në Ukrainë. Në Poloni ndeshjet do të zhvillohen në stadiumet e Gdanskut, Poznanit, Varsavias dhe Vroclavës. Ndërsa në Ukrainë ndeshjet do të zhvillohen në Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Lviv. Kjo është hera e tretë në histori, që ky turne organizohet në dy vende. Fillimisht është organizuar në vitin 2000 në Belgjikë-Hollandë, më pas në vitin 2008 në Austri-Zvicër dhe së fundmi duke parë që rezultoi një praktikë e suksesshme, Uefa vendosi që organizimin e 14-të të edicionit të finaleve t'ja besonte Polonisë dhe Ukrainës. Ndeshjet do të luhen në orën 18:00 dhe 20:45. Theskojmë që kjo është hera e fundit që në një kampionat Europian të futbollit marrin pjesë 16 ekipe, pasi në ediconin tjetër në 2016, Uefa, organi më i lartë i futbollit evropian ka vendosur që në garë do të marrin pjesë 24 ekipe.

"Europa mban frymën, yjet në Fushë" 8 qershor - 1 korrik, 16 ekipe në garë lakët e udhëhequr nga sulmuesi Levandosëski do të japin maksimumin në fushë duke qënë se luajnë përballë publikut të tyre. Dinakëria helene do të kërkojë të përsërisë Europianin e 2004, por një mrekulli e tillë ka shumë pak gjasa që të përsëritet dy herë.

Për një vend në çerekfinale do të luftojnë deri në fund edhe Rusia me Rep. Çeke. Grupi B, është cilësuar si grupi i ferrit pasi do të përplasen katër nga ekipet më të mira të momentit. Përballjet midis Gjermanisë, Hollandës, Portugalisë dhe Danimarkës janë

"GRUPET DHE FAVORITËT"

Më poshtë do të njiheni me grupet, kundërshtarët dhe favoritët kryesorë për të fituar Kampionatin Europian të futbollit 2012. Nga koefiçentët, favoritë për të fituar janë Spanja, Gjermania dhe Hollanda, por nuk përjashtohen surprizat. Grupin A, në garë për të kaluar në çerekfinale është Rep. Çeke, Rusia, Polonia dhe Greqia. Të katër ekipet në këtë grup pothuajse kanë të njëjtin nivel. Është e vështirë që të parashikosh se cili prej tyre do të kalojë në fazën tjetër. Po-

cilësuar si finale të parakohshme. Megjithatë dy të parat, Gjermani dhe Hollanda janë pak më lart se Portugalia dhe Danimarka. Tekniku Gjerman Joakin Lëv është shprehur se ka grumbulluar ekipin më të mirë në historinë e futbollit gjerman duke hedhur dorashkën për kundërshtarët. Gjermanët kanë moshën më të re në këto finale duke premtuar për gjallëri, por mungesa e ekpseriencës mund edhe ti penalizojë. Hollanda nga ana tjetër ka pësuar një ngritje në nivelin e paraqitjes vitet e fundit, pas botërorit të Afrikës së Jugut na rikthyeu emocionet e Kryifit dhe Van Bastenit. Hollandezët e drejtuar nga Marvijk dhe në përbërje të ekipit me emrat më të mirë në qarkullim si Shnajder, Roben dhe Van Perisi, të cilët kanë shansin e fundit për të fituar diçka me përfaqësuesen. Ndërsa Portugalia krenohet sepse ka në gjirin e saj futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit, Kristiano Ronaldon. Por a do të arrijë Ronaldo i vetëm të udhëheqë ekipin e tij drejt finales? E fundit nga rradha por jo nga

rëndësia është Danimarka. Ylli i danezëve Kristian Eriksen ju kujton kundërshtarëve në grup Europianin e vitit 1992 ku Danimarka u shpall fituesve, duke premtuar rivalitet të fortë. Grupi C sheh përballë dy rivale të vjetra si Spanja dhe Ita-

lia, por nuk duhet harruar Kroacia me Irlandën. Spanja është kampionia aktuale e Europës dhe Botës dhe do të kërkojë të mbajë trofeun sa më gjatë. Iberikët kuotohen si pretendentët kryesorë për të fituar. Në grupin e futbollistëve të grumbulluar mungojnë

Varshavë

"Vraslovia", impianti me ngjyrat e flamurit polak

N

deshja e parë e Kampionatit Europian të futbollit midis Polonisë dhe Greqisë do të zhvillohet në stadiumin "Vraslovia" në kryeqytetin polak. Ky stadium është rikonstruktuar vitet e fundit posaçërisht për të pritur këtë event madhështor dhe do të presë tre ndeshje. Kapaciteti i tij është 50.000 vende. Stadiumi cilësohet si një perlë arkitektonike për nga mënyra e ndërtimit. Kjo vepër arti që ka ngjyrat e flamurit polak, të bardhën dhe të kuqen ndodhet në anën lindore të Varshavës. Karakteristikë e tij është kulmi, i cili ka një kornizë që mban një gjilpërë 30-metër në formë kurore pika e të cilit është në qendër të fushës.

KALENDARI I NDESHJEVE Grupi A

Skuadra Polonia Greqia Rusia Rep. Ceke Dt. Dt. Dt. Dt. Dt. Dt.

N 0 0 0 0

F 0 0 0 0

B 0 0 0 0

8 Qershor, stadiumi Varsav 8 Qershor, stadiumi Vroclav 12 Qershor, stadiumi Vroclav 12 Qershor, stadiumi Varsav 16 Qershor, stadiumi Vroclav 16 Qershor, stadiumi Varsav

H 0 0 0 0

G+/0 0 0 0

Pikë 0 0 0 0

Poloni - Greqi Rusi - Rep.Ceke Greqi - Rep.Ceke Poloni - Rusi Rep. Ceke - Poloni Greqi - Rusi

18:00 20:45 18:00 20:45 20:45 20:45

Grupi B

Skuadra Holanda Danimarka Gjermania Portugalia Dt. Dt. Dt. Dt. Dt. Dt.

N 0 0 0 0

F 0 0 0 0

9 Qershor, stadiumi Kharkiv 9 Qershor, stadiumi Lviv 13 Qershor, stadiumi Kharkiv 13 Qershor, stadiumi Lviv 17 Qershor, stadiumi Kharkiv 17 Qershor, stadiumi Lviv

B 0 0 0 0

H 0 0 0 0

G+/0 0 0 0

Pikë 0 0 0 0

Hollandë - Danimarkë Gjermani - Portugali Danimarkë - Portugali Hollandë - Gjermani Portugali - Hollandë Danimarkë - Gjermani

18:00 20:45 18:00 20:45 20:45 20:45


E premte, 8 qershor 2012

23

SPORT

Ozil

Pirlo

Gerrard

Lewandowski

Shevchenko

(Real Madrid / Gjermani) - Mourinho është bazuar gjithmonë tek ai, kur ka dashur t'i ndryshojë gjërat në Real Madrid. Nga Gjermania, ndoshta më 'globale' në të gjitha kohët, është njeriu me fantazinë më të madhe. Me Klosen përpara dhe përkrah Müllerit e Podolskit, futbollisti me prejardhje turke mund të bëhet lojtari kyç i Evropianit. Me topin në këmbë, ai mund të 'gatuajë' asistime të shumta për shokët.

(Juventus / Itali) - Që kur Prandelli është bërë selektor i Italisë, Pirlo ka qenë gjithmonë qendër e projektit. Këmbët e një braziliani dhe një inteligjencë taktike mbi mesataren. Me Balotellin e Cassanon, është pa dyshim lojtari me klasin më të madh në Kombëtare. Shpresat e italianëve kalojnë sigurisht nga loja e tij.

(Liverpool / Angli) - Është kapiten i ekipit të Roy Hodgson, pas mungesës së Terryt dhe largimit të Capellos. Pa Lampardin e lënduar, pesha e mesfushës do të vendoset e tëra në krahët e tij. Mirëpo, përvoja dhe klasi nuk i mungojnë, natyrisht. 'Truri' i Anglisë është ky mesfushor i Liverpoolit.Mungesa e Runit e shton përgjegjësinë mbi Gerrard akoma më shumë.

(Borussia Dortmund / Poloni) - Dy herë kampion i Gjermanisë rresht me fanellën e Borussia Dortmundit, sulmuesi polak vjen nga një sezon fantastik prej 22 golash në 34 ndeshje në Bundesligë. Me Poloninë ka realizuar 13 gola nga 38 ndeshje zyrtare të zhvilluara. Ai është vetëm 23 vjeç, por në formë të hatashme. Sulmues me stil klasik, i fuqishëm dhe i dobishëm me këmbë dhe me kokë.

(Dinamo Kiev / Ukrainë)-Në kompeticionin e fundit ndërkombëtar të karrierës, kapiteni i Ukrainës dëshiron të përshëndetet nga Evropiani si një protagonist. Shpejtësia dhe shkathtësia nuk janë më si në kohën kur luante në Milan, por klasi mbetet i njëjti. Përfaqësuesja e Ukrainës llogarit në të. Për here të fundit.

Në foto: Kampionët në fuqi të Europës duke festuar në vitin 2008

mbrojtësi Karlos Pyjol dhe golashënuesi më i mirë i kombëtares, David Villa. Por mungesën e tyre pritet ta zëvendësojnë Serxhio Ramos dhe Fernando Torres. Spanjollët si gjithmonë golin do të insistojnë ta nxjerrin nga mesfusha, e cila është e përbërë me

emra të tillë si Xavi, Iniseta, Alonso dhe Fabregas. Baza e ekipit spanjoll janë futbollistë të ekipit të Realit të Madridit dhe Barcelonës. Gjendja fizike e të kuqëve është në lartësinë e duhur. Tekniku Del Boske deklaron se ka përgatitur recetën për të dërguar Spanjën

Poloni

"Vroclav", stadiumi i promovuar me boks

N

deshja e dytë e grupit A, midis Rusisë dhe Rep. Çeke do të zhvillohet në orën 20:45 në stadiumin "Vroclav". Kapaciteti i tij është 40.000 vende dhe do të presë tre ndeshje gjatë kampionatit. Stadiumi është ndërtuar përgjatë lumit Sleza dhe u përurua në vitin 2001 me një ndeshje boksi midis Vitali Klitscho dhe Tomasz Adamek. "Vroclav" është një nga stadiumet që përfshin brenda tij inpiante gjigande, salla konferencash, kazino, suita moderne dhe shumë hapësira të tjera ku tifozët të gjejnë gjithçka që ju nevojitet.

Paparacët

në majën e Olimpit. Italia ndoshta ndodhet në momentin e saj më të vështirë në histori. Vala e arrestimeve të disa futbollistëve që përfshiu "axurrët" pas dyshimit për fiksim të rezultateve mund të penalizojë italianët psikologjikisht. Pas largimit të Krishitos, hije dyshimi kanë rënë edhe mbi portierin Buffon. Megjithatë, Italisë askush nuk i zë besë. E njëjta histori ishte edhe në Kampioantin Botëror të 2006-ës, në Gjermani, ku Italia vinte pas skandalit të Calciopolit, por e ktheu dhimbjen në forcë duke triumfuar. Nga momenti i keq i italianëve do të kërkojë të përfitojë Kroacia e Luka Modricit dhe Irlandezët e Trapatonit për të siguruar një biletë në cerekfinale. Grupi D, Franca dhe Anglia nuk do ta kenë të lehtë për të kaluar në çerekfinale pasi Suedia e Ibrahimoviçit dhe organizatorët e këtij eventi, Ukraina, do të kërkojnë surprizën. Franca është ringjadhur pas periudhës post-Domenek. Meritën për suksesin e francezëve e ka tekniku Blank. Benzema, Riberi, Maluda , M'villa dhe Nasri janë gati të ndezin motorrët. Të papriturat më të mëdha në këtë prag finalesh kanë përfshirë shpikësit e futbollit. Anglia vjen në Ukrainë dhe Poloni pas largimit të trajnerit Fabio Kapelo, dëmtimeve të Frenk Lampard dhe Geri Kahill por edhe mos grumbullimit të mbrojtësit legjendar të Manchester United, Rio Ferdinand. Timonieri i tre luanëve do të jetë Roi Hodson, i cili ka surprizuar opinionin sportiv britanik me lëvizjet e tij të fundit. Vetëm një mrekulli do ta dërgonte Anglinë në finale duke pasur parasysh që edhe futbollisti i tyre më i mirë, Uein Runi nuk do të luajë në dy ndeshjet e para për shkak të penalizimit që ka marrë nga Uefa. Sakaq Suedia do të mbështetet te sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç, ndërsa Ukrania në faktorin fushë dhe eksperiencën e Andri Shevçenkos.

"Ronaldo dhe Irina Shayk në fokus" K ampionati Europian i futbol lit nuk do të jetë i zjarrtë vetëm në fushën e blertë, por edhe jashtë saj. Në optikën e paparacëve në Ukrainë dhe Poloni do të jenë të fokusuara shoqërueset e para të futbollistëve. Personazhet VIP me elegancën e tyre do të konkurrojnë audiencën në fushën e lojës. Listën e personazheve, pa asnjë dyshim e udhëheq Irina Shayk, aktualisht e dashura e futbollistit portugez,

Kristiano Ronalo. Shayk kohët e fundit me hiret e saj ka pushtuar tregun e modës në mbarë botën duke kryesuar listën si fotomodelja më e mirë. Lidhja e tyre vazhdon prej dy vitesh. Ronaldo-Shayk kanë tërheur vëmendjen e mediave mjaft herë me paraqitjet e tyre dhe skenat e krijuara. Nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe në këtë event futbollistik, kamerat do të jenë të fokusuara gjatë gjithë kohës brenda fushe dhe jashtë saj te çifti i momentit.

Gazetarja

"Sara me mision të dyfishtë në Europian" N

uk mbetet pas as Sara Car bonere, e cila u bë e famshme pas puthjes që i dhuroi në fund të ndeshjes finale me Hollandën, në Afrikën e Jugut në vitin 2010 intervistuesit të saj dhe njëkohësisht të fejuarit Iker Kasijas, i cili është portieri dhe kapiteni i ekipit të Spanjës. Historia midis kapitenit Kasijas dhe gazetares së njohur Carbonero është një nga më të bukurat. Qëndrimi i saj pas portës së mbrojtur nga Kasijas në

botërorin e Afrikës së Jugut, tërhoqi vëmendjen e spektatorëve dhe telespektatorëve duke e kthyer në çiftin më të përfolur. Tifozët iberikë shpresojnë, që Sara të mos i tërheq vëmendjen Ikerit në fushë gjatë ndeshjeve në Ukrainë dhe Poloni, duke qënë se Carbonero është gazetare sportive dhe do të jetë ngjitur me vijat e bardha të fushës deri në përfundim të ndeshjes për të shkëputur intervistat me protagonistët.

Sulmuesi

"Suksesi i Rooney e ka emrin Coolen" Ç ifti anglez Coleen-Rooney që kanë disa vite të martuar pritet me interes në finalet e këtij Europiani. Pas luhatjeve në vitet e fundit në mardhëniet e tyre, çifti i është rikthyer normalitetit duke zënë faqet e para të shumë tabloitëve. Coolen konsiderohet si një nga femrat më të bukura në ishullin britanik. Momenti i mirë që po kalojnë në mardhëniet në çift pritet që të reflektohet edhe në fushë nga

Rooney, i cili është futbollisti kryesorë i tre luanëve. Anglezët pas dëmtimeve dhe largimeve të disa futbollistëve me peshë si Lampard dhe Kalill, shpresat për një triumf të mundshëm këtë edicion të finaleve i kanë në fije të perit. Rooney shihet si shpresa e vetme në fushë për t'i dërguar drejt suksesit ishullorët dhe në këtë moment mbështetja e bashkëshortes Coolen nga shkallët e stadiumit është mjaft e rëndësishme.

KALENDARI I NDESHJEVE Grupi C

Skuadra Spanja Italia Irlanda Kroacia Dt. Dt. Dt. Dt. Dt. Dt.

10 10 14 14 18 18

N 0 0 0 0

F 0 0 0 0

Qershor, stadiumi Gdansk Qershor, stadiumi Poznan Qershor, stadiumi Gdansk Qershor,stadiumi Poznan Qershor, stadiumi Gdansk Qershor, stadiumi Poznan

B 0 0 0 0

H 0 0 0 0

G+/0 0 0 0

Spanjë - Itali Irlandë - Kroaci Itali - Kroaci Spanjë - Irlandë Kroaci - Spanjë Itali - Irlandë

Pikë 0 0 0 0 18:00 20:45 18:00 20:45 20:45 20:45

Grupi D

Skuadra Ukraina Suedia Franca Anglia Dt. Dt. Dt. Dt. Dt. Dt.

N 0 0 0 0

F 0 0 0 0

11 Qershor, stadiumi Donetsk 11 Qershor, stadiumi Kiev 15 Qershor, stadiumi Donetsk 15 Qershor, stadiumi Kiev 19 Qershor, stadiumi Donetsk 19 Qershor, stadiumi Kiev

B 0 0 0 0

H 0 0 0 0

G+/0 0 0 0

Francë - Angli Ukrainë - Suedi Ukrainë - Francë Suedi - Angli Angli - Ukrainë Suedi - Francë

Pikë 0 0 0 0 18:00 20:45 18:00 20:45 20:45 20:45

Cerekfinale Dt. Dt. Dt. Dt.

21 22 23 24

Qershor, Qershor, Qershor, Qershor,

stadiumi stadiumi stadiumi stadiumi

Varsav Gdansk Donetsk Kiev

A1 - B2 B1 - A2 C1 - D2 D1 - C2

Gjysëmfinale

Dt. 27 Qershor, stadiumi Donetsk F 25 - F 27 Dt. 28 Qershor, stadiumi Varsav F 26 - F 28

Finale

Dt. 1 Korrik, stadiumi Kiev

F 29 - F 30


24

E premte, 8 qershor 2012

LAJME NGA BOTA ɷ SHBA humb durimin me Pakistanin Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta ka bërë presion mbi Pakistanin që të bëjë më shumë për të çrrënjosur plotësisht rrjetin e lidhur me Al Kaidën, Hakanin nga territori i tij, duke thënë se zyrtarët amerikanë kanë “arritur në ku¿jtë e durimit.” Grupi Hakani është fajësuar për disa sulme mbi amerikanët në Afganistan, përfshirë sulmin e vitit të kaluar kundër ambasadës amerikane dhe selisë së NATO-s në Kabul. Rrjeti gjithashtu ka lidhje me talebanët si dhe është ndoshta kërcënimi më i madh për stabilitetin në Afganistan. ɷ Clinton: Al Kaida - kërcënim i pashmangshëm Al-Kaida vazhdon të jetë kërcënimi i pashmangshëm dhe po përhapet gjeografikisht, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton. Ajo para një takimi kundër terrorizmit në Stamboll, ka thënë se sulmet si ato të 11 shtatorit të Al Kaidës, mund të jenë në zhdukje, por ka tërhequr vërejtjen se rrjeti është më i përhapur në vise të ndryshme të botës. “Për të luftuar një rrjet terrorist duhet të bëjmë më shumë sesa t’i largojmë terroristët nga fushëbeteja. Duhet t’ua sulmojmë ¿nancat, rekrutimin dhe vendstrehimet e tyre. ɷ Merkel kërkon më shumë pushtet për Evropën Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që t’i japin më shumë pushtet autoritetetit të centralizuar të BE-së, hap pas hapi, duke thënë se një union më efektiv politik është i nevojshëm për t’u marrë me sfidat me të cilat përballet blloku. Merkel, duke folur në një televizion gjerman, tha se BE nuk ka nevojë vetem për një “monedhë të unionit, por po ashtu edhe për një të ashtuquajtur union ¿skal dhe më shumë politika të përbashkëta buxhetore”. Kryeministri britanik Davdi Cameron, i ka kërkuar të mërkurën BEsë që të dalë me një “plan të shpejtë” për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë. ɷ Vijon tmerri i vrasësit manjak në Kanada Copat trupore të dërguara në dy shkolla të Vankuverit vinin nga Montreali dhe ka të ngjarë që të jenë nga trupi i personit të vrarë nga aktori i ¿lmave pornografikë. Lajmin e ka bërë të ditur policia kanadeze. Luka Rocco Magnotta, 29 vjeç, dyshohet për vrasjen e të dashurit të tij kinez Jun Lin në Montreal dhe postimin e copave të trupit të tij në selitë e partive politike të Kanadasë. Ai u arrestua ditën e hënë në Berlin dhe një ditë më vonë u paraqit në gjykatë. Tani, të dyja shkollat e Vankuverit kanë rihapur dyert pas mbërritjes së pakove që tmerruan nxënësit. ɷ Debatet italiane për emigracionin Këto ditë në Itali është debatuar sërish çështja e njohjes së shtetësisë italiane për emigrantët e brezave të dytë, pra ata të huaj që kanë lindur në Itali ose që kanë ardhur këtu fare të vegjël. “Nëse do të zgjidhnim këtë problem të fëmijëve të emigrantëve dhe si rrjedhojë do të çonim në rënien e qeverisë dhe të mos ishim në gjendje të çonim Italinë në një fazë rimëkëmbjeje ekonomike, mund të isha brenda vetes moralisht i kënaqur, por do ta konsideroja të dështuar mandatin tim”, tha Mario Monti. ɷ Masakër e re në Hama të Sirisë Të paktën 86 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga forcat e qeverisë siriane në provincën e Hamas, sipas burimeve të aktivistëve opozitarë. Raportohet se më tepër se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshatrat e Quabir dhe Maarzaf, në atë që aktivistët e quajtën një tjetër masakër. Televizioni shtetëror raportoi se ushtria zbuloi disa trupa pas sulmit mbi terroristët, siç i quan regjimi rebelët. Sipas aktivistëve zona ¿llimisht u bombardua dhe më pas ushtarët hynë në fshatra për të vrarë banorët. Numri i saktë i viktimave nuk mund të kon¿rmohet ende, por nëse një gjë e tillë është vërtetë kjo masakër vjen pas asaj që ndodhi më pak se dy javë më parë në Houla, ku humbën jetën rreth 108 persona.

VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: KANALI 50

Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës

NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti

Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet

Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati

Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat

Së shpejti...

Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria

Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat

Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET

Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier

NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable

Maqedoni Maqedoni Maqedoni

TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI Redaksia & Marketing

Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot

origjina e lajmit...

Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.