RILINDASI
ɽ Faqe 13-20
Biberaj
Ekonomia, I. Qemali: Koncesione, asnjë pëllëmbë të mos u shitet të huajve
FRD së shpejti me grup parlamentar në Kuvend
KLSH
Fazlliç mashtroi me kompjuterat e shkollave
ɽ Faqe 4
ɽ Faqe 11
së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi RILINDASI
origjina e lajmit...
VITI II - NR. 118 E diel, 20-05-2012
ZBARDHEN DOKUMENTET / Kompania bullgare hyri në Shqipëri për ndërtim rrugësh
KAKOME TE MAFIOZI BULLGAR Bozhkov, pas 30-vjeçarit që bleu pronën
Blerësi 30-vjeçar, përfaqësues i “Balkan Roads”. Kompania mëmë njihet për keq nga kabllogramet amerikane. Pronari akuzohet për pastrim parash, mashtrime me privatizime, kërcënime dhe vënie gjobash SHKELJET
Deputeti Lutaj kundër PS: Gaboi me ligjin për kufijtë TE ZONE E LIRE
ɽ Faqe 7
Flasin “kandidatët” e Arvizu, Zheji, Ceka dhe Malaj STUDIMI
ɽ Faqe 9
Koment
Lajmi
ɽ Faqe 6
Pas blerësit 30-vjeçar të gjirit të Kakomesë, Jeko Kolev, fshihet njëri prej personazheve më në zë të biznesit dhe krimit në Bullgari, Vasil Krumov Bozhkov, i cili, sipas kabllogrameve të ish-ambasadorit amerikan në Sofje, zbuluar nga Wikileaks, është njëri prej gangsterëve bullgarë, me një pasuri rreth 1.5 miliardë dollarë.
NGA
Kështu foli Arvizu M
TIRANE
P
as blerësit zyrtar të 29 hektarëve tokë në bregdetin e Gjirit të Kakomesë, fshihet një emër i përfolur për lidhje me krimin e organizuar. Nëse në letrat e kontratës së shitjes së 23 marsit 2012 të 290 mijë metrave katrorë...
Në foto: Vasil Bozhkov, i akuzuar nga Wikileaks për kërcënime dhe vëni gjobash dhe faksimile të pronësisë së tij në “Balkan Roads” që ka shtrirë akitivetin edhe në Shqipëri
ɽ vijon në faqe 2-3
FINALJA E LIGES SE KAMPIONEVE
Topi dhe deputetët, tifozë në stadiumin e Mynihut
Shqipëria, e fundit për ekonominë, qeverisjen e demokracinë Presidenti nga SHBA drejt e në ¿nalen Bajern-Çelësi. Me të, Paloka, Harasani e Balla TIRANE
JAKIN MARENA
P
ENTON ABILEKAJ
residenti Topi, tre deputëtët Harasani, Paloka dhe Balla si dhe biznesmenë e zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë... ɽ Faqe 5
ijëra komente mbushën faqet e internetit dhe blogjet pas intervistës së ambasadorit amerikan në emisionin Zonë e Lirë. Niste e thjeshtë të kuptohej si ishte pritur intervista nga qëndrimet e komentuesve, kryesisht anonimë dhe partiakë. “Presidenti i zgjedhur me 71 vota do të pranohej, por do të quhej një shans i humbur”, tha Arvizu. Pjesa e parë e fjalisë nuk u kishte pëlqyer opozitarëve, pjesa e dytë pushtetarëve. Vlerësimi për kandidaturën e Nanos gjeti komente negative , edhe nga mbështetësit e Ramës, edhe nga ata të Berishës. Këta të fundit ishin shumë të zemëruar që ambasadori kishte “ndërruar qëndrim”, pasi u shpreh kundër një presidenti të imponuar nga maxhoranca dhe skeptik për kandidaturën e Joze¿na Topallit. Lufta kibernetike, që dominoi natën e së premtes dhe gjithë ditën e djeshme, kon¿rmoi ndarjen e madhe të shkaktuar nga konÀikti politik. Ndarja nuk mund të mos reÀektohet në proçesin e zgjedhjes së presidentit që do të ¿llojë javës që vjen. Brenda parlamentit kanë ¿lluar lëvizje të mëdha. Edhe deputetët e vetmuar tashmë ndiejnë të kenë rëndësinë e një partie politike, për shkak të ofertave që u vijnë nga të gjitha krahët. Presionet sa vijnë dhe shtohen mes partive të koalicionit jonatyral qeverisës, që mesa duket po shkon drejt fundit, Të gjithë faktorët, parlamentarë ose jo, janë kapur nga mania e protagonizmit. Pavarësisht thirrjeve për president konsensual që vijnë nga PS, LSI dhe parti të tjera opozitare, të gjitha palët po bëhen gati për një ɽ vijon në faqe 7 zgjidhje force, për...
2
E diel, 20 maj 2012
POLITIKE
K
reu socialist, Edi Rama, ka qenë i pranishëm dje në Himarë, ku PS ka zhvilluar një tryezë për pronësinë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se gjatë këtyre 22 viteve, në bregdetin e Shqipërisë është bërë një barbari e madhe. Por, ai ka thënë se ka ende kohë që të ndalet katastrofa. Dhe, sipas Ramës, PS ka një program
Rama në Himarë: Fund barbarisë dhe shëmtimit të bregdetit
të qartë për rilindjen e bregdetit. "Bregdeti po dhunohet e dëmtohet përditë, por ka ende kohë për shërim e rilindje të shijes estetike të të parëve tanë në ndërtimet turistike. Kapitulli 22 vjet i gjatë katrahure ligjore mbi tokën bregdetare, ndërtime kuturu e shëmtim kudo ku vë dorë njeriu, do mbyllet
përfundimisht! Angazhimi ynë: Do bëjmë Ligjin e Vijës Bregdetare. Do ngremë Agjencinë e Zhvillimit të Bregdetit. Do ndalim barbarinë e rilindim bukurinë e tij. Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë.Do realizojme shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës", ka thënë Rama.
Kompania nga Sofja "Holding Roads PLC", drejtohet nga Vasil Bozhkov
Pas blerësit të Kakomesë fshihet mafiozi bullgar Kompania bullgare hyri në Shqipëri në 2008, për ndërtim rrugësh
TIRANE
vijon nga faqja 1 ... tokë në Kakome, blerësi është 30-vjeçari bullgar Jeko Petkov Kolev, pas tij dhe firmës që ai përfaqëson në Tiranë është bosi i madh i akuzuar nga amerikanët si përfaqësues i mafias bullgare që ka kapur jo vetëm ekonominë e vendit, por është shtrirë edhe jashtë në rajon, siç është rasti i Shqipërisë. Kolev është në Tiranës përfaqësues i firmës "Balkan Roads", degë e kompanisë mëmë në Sofje të Bullgarisë. Kolev është bashkëthemelues dhe anëtar i bordit të drejtorëve
"Holding Roads PLC" regjistroi një degë në Republikën e Shqipërisë, me emrin "Holding Roads" (dega Shqipëri) të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Bullgaro-Shqiptare (BALÇI), por edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në kompaninë "Balkan Roads", ku është bashkëpronar prej vitit 2008 edhe biznesmeni shqiptar Dritan Çelaj. Kompania ishte regjistruar në 5 nëntor 2008, ndërsa kishte bllokuar në bankën bullgare, dega Tiranë e First Investment Bank (FIB) shumën prej 20 milionë lekësh, si kapital themeltar, për regjistrimin dhe krijimin e shoqërisë "Balkan Roads" sh.p.k. Kjo është dega shqiptare, që ka blerë Kakomenë. Kurse kompania mëmë është mjaft e njohur dhe, fatkeqësisht, drejtuesi i saj njihet për keq. Në raporti vjetor të kompanisë bullgare "Holding Roads PLC" për vitin 2008, ndërsa jepen të dhëna për aktivitetin 1-vjeçar të saj, ndër të tjera thuhet se po krijohet dega e re "Balkan Roads", me qëllim pjesëmarrjen e saj në tenderët publikë për ndërtime dhe in-
Faksimile e sdutimit për bizneset bullgare në Shqipëri
vestime në infrastrukturë dhe turizëm. "Holding Roads PLC" regjistroi një degë në Republikën e Shqipërisë, me emrin "Holding Roads" (dega Shqipëri), thuhet në faqen 16 të dokumentit të kompanisë bullgare të vitit 2008. Në një
takim special të mbajtur në 5 janar 2009, ndër vendimet e tjera që u morën ishte edhe ai për dhënien e një bonusi për antarët e Bordit të Supervizionit të kompanisë, ose e thënë ndryshe paketës së aksionerëve, sipas rezultateve të mira të arritura në
Faksimile e raportit të firmës bullgare “Holding Roads” për shpërblimin e presidentit Bozhkov
vitin financiar 2007. Mes emrave të bordit i pari renditet shtetasi bullgar Vasil Krumov Bozhkov, president i Bordit Supervizues të kompanisë, që merr një shpërblim prej 3 milionë e 840 mijë leva bullgare, ose rreth 1,92 milionë euro (1 euro
është afërsisht sa dy leva bullgare). Bozhkov, njihet në vendin e tij njihet si një ndër biznesmenët më kontraversë dhe i hetuar në vite për lidhje me krimin e organizuar dhe mafien ruse. Profilin e biznesmenit bullgar Bozhkov, e bëri ish-ambasadori amerika
Investimet
Bullgarët, licensë për rrugë në Shqipëri N
ë Raportin vjetor të ko mpanisë "Holding Roads" për vitin 2009, thuhet se kompania ka marrë licensën nga ana e Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit për te marrë pjesë në ndërtimin e rrugëve në Shqipëri. Në raportin e KD securities, kompani e specializuar në studimin e tregjeve të ballkanit, merren në shqyrtim 3 kompani mes te cilave dhe Holding Roads PLC. Aty theksohet shtrirja e kompanisë në Shqipëri, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi si dhe kuotimi në tregjet dhe bursat ruse.
Faksimile e licencës së firmës bullgare për ndërtime rrugësh në Shqipëri
në Sofje 7 vite më parë në një dokument që i përcolli DASH-it dhe që u publikua vjet nga Wikileaks. Aty Bozhkov renditet bashkë me krerët e krimit të organizuar dhe organizatat më influente të krimit në Bullgari ku Bozhkov mban vendin e parë në listë dhe konsiderohet si më i rëndësishmi, ndërsa në kabllogram përmendet dhe nofka e tij "Kafka", siç njihet në Bullgari. Në kabllogram detajohet aktiviteti i tij si njeri shumë i rëndësishëm i nëntokës së krimit të organizuar që prej vitit 1990 ndërsa pasuria e tij çmohet diku te 1.5 miliardë USD. Bozhkov përshkruhet si një gangster me shumë lidhje në politikë dhe i interesuar së fundmi në shtrirjen e investimeve në vendet e huaja sidomos në ndërtim infrastrukture dhe në zona turistike. Amerikanët në kabllogram e përshkruanin atë në vitin 2009 si një gangster të fuqishëm që po përpiqet të lajë hesapet me të kaluarën e tij dhe të "certifikohet" si një njeri i fushës së biznesit.
E diel, 20 maj 2012
3
POLITIKE
Berisha në Shëngjin: Kemi katër milionë turistë në vit
K
ryeministri Berisha, së bashku me ambasadorin e OSBE-së, Eugen Volfarth, kanë çelur sezonin turistik në komunën e Shëngjinit. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ku Berisha u nderua edhe me titullin "Mirënjohja e Qytetit", ka thënë se Shqipëria është vendi më i bukur. Sipas Berishës, 7 vjet më parë Shqipërinë e vizitonin vetëm 300 mijë
turistë, ndërsa sot ky numër ka shkuar katër milionë. "Turizmi është shndërruar sot në një degë kryesore të ekonomisë shqiptare, nga një diçka pothuajse e parëndësishme. Kështu, 7 vjet më parë, Shqipëria priste gjithsej 300 mijë turistë dhe vizitorë, ndërsa vitin që kaloi, Shqipëria priti mbi 4 milion turistë dhe vizitorë. Vitet e fundit
Shëngjini, me mikpritjen e tuaj, bujarinë tuaj, qytetarinë tuaj dhe vlerat e mëdha që ka bregu dhe mjedisi i tij, ujërat dhe i tërë kompleksi është shndërruar në një pol të fuqishëm të turizmit në Shqipëri. Vetëm Shëngjini dhe Lezha kanë pritur vitin e kaluar turistë dhe vizitorë, aq sa ka pritur e gjithë Shqipëria, në vitin 2004", tha Berisha.
Shitja e Kakomesë
Akuza fillon hetimet, gati pyetja e Memisë
TIRANE
P
Në foto: Vasil Bozhkov
rokuroria e Tiranës fillon hetimet lidhur me shitjen e 290 mijë m2 katrorë tokë në gjirin e Kakomesë, sipërfaqe kjo që është blerë pak kohë më parë nga kompania "Riviera Shpk", ku përfaqësues i saj është shtetasi bullgar 30-vjeçari Jeko Petkov Kolev. Procedimi penal është regjistruar nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë akuzës së kryeqytetit për veprat penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Falsifikimit të dokumentave". Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë prokurorisë, të cilat thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se prej katër ditë kanë filluar hetimet. Procedimi ka nisur kryesisht, vetëm nga faktet e publikuara në media dhe në parlament nga deputetë të ndryshëm. Burimet thonë se momentalisht hetimi është në fazën fillestare dhe se një grup hetimor tashmë ka filluar të sekuestrojë dokumentacionin në zyrat e ALUIZNI-t, për të parë praktikën e
Shaban Memia
ndjekur lidhur me shitjen e truallit në gjirin e Kakomesë. Prokurorët thonë se dyshimet më të forta për shpërdorim detyre bien mbi ish-kreun e agjensisë së ALUIZNI-t Shaban Memia, i cili gjatë periudhës së dorëzimit të detyrës, ka firmosur kontratën e shitjes së 290 mijë m2 për një shumë prej gati 3.5 milionë dollarë. Memia është një nga personat që do të pyetet i pari rreth
kësaj çështje, pasi mendohet se ai ka bërë shitjen pa një ankand, por vetëm duke u bazuar në një kontratë koncesionare që shteti shqiptar kishte lidhur me kompaninë Riviera Sh.p.k., e cila nuk është zbatuar plotësisht. Shkelje konsiderohet sipas prokurorisë edhe fakti i anashkalimit të familjeve që pretendojnë pronësinë mbi tokën, të cilat nuk janë pyetur fare lidhur me këtë shitje, por në kohë rekord është shitur dhe më pas është rregjistruar në zyrën e pasurive. Pritet që në ditët në vashdim prokuroria të verifikojë çmimin e shitjes së tokës në Kakome, ku nëpërmjet listës së çmimeve të referencës të nxjerë nga qeveria shtiptare për çdo zonë tokësore në vend, të hidhet dritë mbi këtë shitje tepër të dyshimtë. Në se çmimi nuk korrespodon me çmimin e referencës të nxjerë nga qeveria, prokurorët thonë se kjo është një indicie akoma më tepër të të thelluar hetimet rreth kësaj çështje. El.Qy.
Përshkrimi i ish-ambasadorit amerikan në Sofje James Pardew
Bozhkov, krime dhe biznes të pisët Kabllogrami i zbuluar nga Wikileaks, i ish-ambasadorit amerikan në Sofje në 7 korrik 2005. Pastrim parash, mashtrime me privatizimet, kërëcënime, vënie gjobash
TIRANE
N
ë tekstin e plotë të kabllogramit të ishambasadorit amerikan në Sofje, James Pardew për krimin e organizuar në Sofje, që mban datën 7 korrik 2005, mes shumë të tjerëve është edhe Bozhkov. "I lindur në 29 korrik 1956, dhe i njohur edhe me nofkën "Kafka". Ai themeloi kompaninë e tij të parë në 1990, përpara se të ngrinte biznesin aktual NOVE HOLDINGS, që përfshin mbi 30 kompani dhe degë të shumta. Interesi i parë i biznesit legal përfshin lojërat (salla bingoje, kazino dhe llotarinë popullore EUROFOOTBALL) si dhe dyqanet "Duty free". Bozhkov gëzon gjithashtu drejtimin e ekipit të futbollit të CSKA në Sofje dhe të agjencisë së modelimit "J MODELS". Ai besohet se ka nën kontroll "RISK ENGINEERING", e cila ishte pjesë e perandorëisë "MG". Lidhjet e shumta me median e lidhin Bozhkovin me TOSHO TOSHEV (kryeredaktor dhe drejtor menaxhimi i gazetës "TRUD", që është më e shitura ndër të përditshmet në
Akuzat Aktivitetet ilegale të Bozhkov përfshijnë pastrim parash, mashtrime me privatizimet, kërëcënime, vënie gjobash
Faksimile e kabllogramit të ish-ambasadorit amerikan në Sofje për biznesmenin Bozhkov
Bullgari), KEVORK KEVORKIAN (drejtuesit të spektaklit popullor në televizionin shtetëror BNT), dhe RADOSVET RADEV (pronar i radios "DARIK"). Në 2002 NOVE shiti pjesën më të madhe të aksioneve të llotarisë "Eurofootball" te miliarderi grek SOKRATIS KOKALIS, duke mbajtur vetëm 49 për qind të
aksioneve. Bozhkov publikisht falenderoi biznesmenin SPAS RUSEV për lehtësimin e marrëveshjes së shitjes. Rusev është i lidhur ngushtë me NMSS, si një shok i ngushtë dhe këshilltar personal i kryeministrit Simeon SaxeCoburg Gotha, Rusev ka bërë bashkë ekipin ekonomik të
Vasil Bozhkov
NMSS, përfshirë Milen Velchev (ministrin e Financave) dhe Nikolai Vassilev (zëvendëskryeministër dhe Ministër për Transportet). Kazinotë e NOVE-s përfshijnë "LONDON CASINO" në hotelin "Radisson SAS" në Sofje dhe "RILA CASINO" në hotelin "Rila", po në Sofje. Bozhkov besohet se ka kontrollin
mbi hotelin "Rila" së bashku me IRENA MARINOVA (drejtoreshë dhe anëtare bordi e kompanisë që menaxhon hotelin) dhe përmes ANTONI NAUMOV (drejtor i kompanisë së menaxhimit të hoteleve. Marinova është gjithashtu aksionere e BUL INS (pjesë e INTERGROUP), së bashku me Bozhkov
(përmes NOVE). Naumov dhe Bozhkov janë partnerë në disa kompani, përfshirë edhe ekipin e basketbollit CSKA. Bozhkov ka përdorur influencën e tij që të bllokojë transferimin e rreth 49 për qind të hotelit "Rila", objekt i një lufte të gjatë mosmarrëveshjesh mbi pronën, që pretendohet nga komuniteti hebre i Bullgarisë. Aktivitetet ilegale të Bozhkov përfshijnë pastrim parash, mashtrime me privatizimet, kërëcënime, vënie gjobash. Bozhkov është gjithashtu i lidhur me INTERGROUP (përmes kompanisë IGM, të cilën e drejton bashkë me MLADEN MIHALEV, dhe aksionerët e NOVE-s në BUL INS) dhe me IVAN TODOROV (INTERGROUP dhe AMIGOS)"-shkruante diplomati amerikan në 2005.
4
E diel, 20 maj 2012
POLITIKE
Gara presidenciale, Kuvendi përgatitet të nisë nga procedurat
K
uvendi i Shqipërisë përgatitet këtë javë për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa mandati i Presidentit aktual, Bamir Topi, përfundon më 24 korrik 2012. Rregullorja parlamentare (neni 109) përcakton se Presidenti i Republikës zgjidhet në përputhje me nenet 86, 87 dhe 88 të Kushtetutës, me votim të fshehtë dhe pa debat. Konferenca e Kryetarëve cakton
datën e kryerjes së votimit për çdo raund votimi të përcaktuar në Kushtetutë. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet është komisioni i votimit, i cili në këtë rast organizon dhe shpall publikisht rezultatin e votimit. Ndërkohë, komisioni i Ligjeve shqyrton nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e përcaktuara në Kushtetutë dhe i paraqet raportin seancës plenare, sipas afatit të përcaktuar nga
Konferenca e Kryetarëve. Sipas Kushtetutës (neni 87), procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Një ndër drejtuesit e grupit: Është konfirmuar largimi Lajmi Njëri ndër drejtuesit e grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj është shprehur se së shpejti do të ketë lëvizje të dreputetëve të PD në drejtim të partisë së re për të formuar bashkë me Oketën një grup parlamentar me 7 deputetë. Priten dhe lëvizje të këshilltarëve bahskiakë dhe komunalë të PD-së.
Biberaj: FRD, shpejt me grup parlamentar Priten lëvizje dhe këshilltarësh bashkiakë e komunalë Biberaj "Ardhja e deputetëve të PD në grupin parlamentar të partisë sonë do të fillojë javën e ardhshme apo pak më vonë, kjo mbetet në dorën e vetë deputetëve. PD po fut ujë në të gjitha anët".
TIRANE
JAKIN MARENA
Topalli: Dashuri për fëmijët jetimë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në Ditën Kombëtare në ndihmë të fëmijëve jetimë bëri thirrje për më shumë vëmendje dhe dashuri ndaj tyre. Në fjalën e mbajtur në aktivitetin e organizuar nga Shoqata kombëtare e fëmijëve jetimë në bashkëpunim me shkollat e Tiranës, kryetarja Topalli tha se ndonëse parlamenti ka miratuar disa ligje dhe ka shtuar fondet, sërish kjo është e pamjaftueshme. "Ju nuk jeni vetëm, sepse shteti e ka për detyrë të punojë për ju, sepse shteti punon për ju, se shoqëria civile punon për ju dhe financon seriozisht, që juve të mos ju mungojë asgjë", tha ajo dje për mediat.
FRD, degë në Fier Lushnjë dhe Berat
K
onfiguracioni par lamentar i vendosur në zgjedhjet e vitit 2009 duhet se do të ndryshojë, duke e ndarë dhe më tej "hartën" parlamentare në favor të partive të reja politike. Njëri ndër nismëtarët e grupit të punës së partisë Fryma e re Demokratike, ish-zv.presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandër Biberaj është shprehur se së shpejti do të marrë jetë grupi parlamentar i kësaj partie. Çka do të thotë se përpos kryetarit të grupit nismëtar Gazmend Oketa që është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, atij do t'i bashkohën dhe gjashtë deputetë të tjerë, të cilët do të lëvizin nga PD drejt FRD. "Na e kanë konfirmuar disa deputetë të PD kalimin në grupin tonë parlamentar. Nuk mund të them emra, pasi vendimi i tyre është individual, por dhe kohën për të lëvizur do ta zgjedhin vetë. Por ne shumë shpejt do të formojmë grupin tonë parlamentar dhe kjo është shumë e sigurtë", ka qënë deklarata e Biberajt për gazetën "Shqiptarja.com". Duke e cilësuar lëvizjen e këtyre deputetëve drejt derës së hapur të FRD si një lëvizje cetrifugale, ku një forcë shtyn dhe një tërheq, njëri ndër drejtuesit kryesorë të partisë së re të Topit, Aleksandër Biberaj nënvizon faktin se afrimi i deputetëve por dhe e intelektualëve, studentëve dhe e njerëzve të thjeshtë drejt FRD bëhet dhe për shkak se PD është si një anije që fut ujë nga të gjitha anët. Megjithëse nuk ka precizuar kohën kur do të ndodhë ky 'eksod' i madh deputetësh nga PD, ai është i sigurtë se kjo do të ndodhë
LAJME SHKURT
Aleksandër Biberaj
shumë shpejt, duke fuqizuar fort FRD dhe duke e futur atë në radhët e partive parlamentare, me një fuqi reale dhe imponuese në Parlament dhe në politikën shqiptare. "Ardhja e deputetëve të PD në grupin parlamentar të partisë sonë do fillojë javën e ardhshme apo pak më vonë, kjo mbetet në dorën e vetë deputetëve. PD po fut ujë në të gjitha anët. Unë e them siguri se do të ketë lëvizje të forta nga ajo parti, e njerëve të pastër, intelektualëve, studentëve dhe kontributorëve me integritet që kërkojnë të
kontribuojnë realisht për të ardhmen e vendit në gjirin e vendeve të përparuara të BE. Por dhe që kërkojnë një politikë ndryshe, që të përputhet me interesat e shqiptarëve dhe me idealet për të cilat janë sakrifikuar që nga lëvizja e Dhjetorit, por që nuk e kanë parë për 22 vite me radhë produktin për të cilin kanë luftuar dhe e kanë ëndërruar", tha Biberaj. Ai ka nënvizuar se FRD po shtrihet me shpejtësi në të gjithë vendin, ku strukturat e partisë po ngrihen dhe fuqizohen dita ditës. Pas Vlorës, ku është nëj
bërthamë e fortë e kësaj partie, struktura solide po ngrihen dhe në qytetet e tjera duke filluar me Durrësin, Elbasanin, Vlorën dhe Shkodrën, pa lënë gjithnjë pas dore Tiranën, ku kjo parti ka një bazë me të vërtetë solide të mbështetjes. Por një "intervenim" të fortë në radhët e të djathtës FRD ka shënuar dhe në qarkun e Lezhës, ku në mënyrë fare të papritur është vënë re një mbështetje e jashtëzakonshme e njerëzve të zhgënjyer nga PD, por dhe nga aleatët e saj, të cilët janë njehsuar me të, duke parala-
jmëruar lëvizje masive në drejtim të FRD. Njëherësh një ndër elementët bazë ka qënë dhe ajo përgatitjeve të lëvizjeve të mëdha nga këshilltarët bashkiakë dhe komunalë, që mund të prishin tërësisht balancat e vendosura deri më tani dhe duke e kaluar PD dhe aleatët e saj në minorancë, por dhe duke shënuar në këtë mënyrë tkurrjen e PD dhe në bazën qeverisese të pushtetit vendor. Një shembull se Shqipëria përpos krizës nga Greqia po "importon" dhe ndryshimin e konfiguracionit politik, ku partitë që kanë qeverisur me rotacion për vite me radhë duke i lëshuar vendin njëra tjetrës, tashmë sipas sondazheve kanë rënë në vend të dytë dhe të tretë, duke lënë hapësirë për forcat e reja politike, me ambicje dhe strategji të të reja të qasjes ndaj elektoratit.
Ndërkohë që dje në rrethet Fier, Lushnje dhe Berat janë konstituua grupet nismëtare për krijimin e partisë së re. “Janë konstituuar grupet nismëtare të FRD në rrethet Fier, Lushnje e Berat, ku ka pasur një pjesmarrje nga të gjitha shtresat e grupet shoqërore”, tha njëri prej drejtuesve kryesore të FRD, Aleksandër Biberaj. Sipas tij ka shumë optimizëm për ngjalljen e shpresës së shqiptarëve se Shqipëria bëhet. “Pjesmarrësit vijnë nga e djahta, qëndra dhe e majta. Ka nga të gjitha moshat, studentë, pedagogë, arsimtarë, mjekë e nga të gjitha grupet shoqërore, ku është për t’u theksuar se ka prurje të forta intelektualësh e njërëzish të pastër”, tha Biberaj.
FRD: President konsensual
Oketa: Po koalicionit, presim deputetë të PD
TIRANE
Fryma e Re Demokratike e presidentit Topi është për një president konsensual, ndërkohë që kreu i saj Oketa paralajmëron se ka shumë deputetë e këshilltarë të PD që e përkrahin. Në përfundim të mbledhjes së firmave për zyrtarizimin ne gjykate dhe të shtimit te anëtarësisë, Fryma e Re Demokratike, drejtohet aktualisht nga grupi nismëtar, drejtuesi i së cilës Gazmend Oketa shprehet për çështjen e nxehtë të zgjedhjes se presidentit. Ai thotë se FRD mbështet zgjedhjen e një presidenti konsensual e se procesi do ishte i mangët nëse s'do ti paraprinte një marrëveshje me palëve. "Një proces i tillë i realizuar
me transparencë në këtë një javë kohë që ka mbetur do ishte një fillim i mbarë i punës për zgjedhjen e një presidenti konsensual. Pasi besoj se do ishte e kotë që të harxhoheshin energji apo të bëhej zgjedhja me konsensua i një presidenti, i cili më pas për shkak të klimës së tensionuar politike, do të fillonte të goditej institucioni i presidencës nga njëra apo tjetra palë politike", tha Oketa. Ai thotë se forca politike që ai përfaqëson, do sjellë mënyrën ndryshe të të bërit politike. Këtë parim, sipas tij e ndajnë dhe deputete të tjerë apo përfaqësues të pushtetit vendor, të cilët do jenë surprizë për t'ju bashkuar FRD. "Ka shumë përfaqësues të pushtetit vendor, kolegë deputetë të cilët ndajnë të njejtat
qëndrime dhe parime, por tek e fundit është zgjedhje personale e cilitdo për të vendosur se në cilën forcë politike ai kërkon të shpalosë idetë e tij e të gjejë hapësirat e nevojshme për të zbatuar ato ide", tha drejtuesi i FRD. Oketa shton se FRD s'përjashton mundësinë e koalicioneve në garimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Çdo opsion është i hapur e kur të vijë momenti organet drejtuese të FRD, në mënyrë transparente, do të marrin vendim,et e duhura", tha Oketa. Kuvendi zgjedhor i kësaj partie pritet të mbahet në vjeshtë, atëherë kur mund të drejtohet edhe nga kryetari i ardhshëm Bamir Topi, i cili pas mbarimit të mandatit në krye të shtetit pritet t'i përkushtohet partisë.
E diel, 20 maj 2012
5
POLITIKE
Spahiu: Uollfarth dështoi me reformën avokat i Berishës
K
reu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër ambasadorin e OSBE Eugen Uolfarth duke e akuzuar se nuk ka garantuar ecurinë e reformës zgjedhore dhe zgjedhjeve të lira. Spahiu ka reaguar ndaj qëndrimit të ambasadorit Uollfarth për numërimin elektronik të votave në Shqipëri, duke e konsideruar punën e diplomatit të huaj për reformën zgjedhore në këto dy vjet një
dështim. "Ambasadori OSBE drejton misionin më të madh në Europë me zyra në të gjithë Shqipërinë dhe ka dështuar për dy vjet pa bërë asnjë hap në reformën zgjedhore. Ambasadori kryen cdo qokë duke përuruar panaire kafesh, birrash, qoftesh dhe mandje në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira. Ambasadori OSBE duke refuzuar votimin dhe numërimin elektronik ka ruajtur sistemin e vjetër që populli voton dhe Berisha me Ramen numëron dhe
OSBE duartroket. Jemi i vetmi vend në Europë me prenzenc kaq të madhe të OSBE dhe nuk realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndrshme",tha Spahiu. Kreu i Aleancës Kuq e Zi ftoi të gjithë qytetarët të nënshkruajnë kontratën kuqezi për ti dhënë fund regjimit politik aktual, ndërkohë nënvizoi se Aleanca Kuq e Zi nuk paranon në gjirin e saj asnjë deputet apo ish deputet, ministër, kryeministër, president apo ish-funksionar partie.
Presidenti nga SHBA drejt e në finalen Bajern-Çelësi
Mynih, Topi e deputetët në stadium
Lajmi Presidenti Topi, tre deputëtët Harasani, Paloka dhe Balla si dhe biznesmenë e zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë qënë në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve mes Bajern dhe Çelësit, në Mynih. Topi ka qënë me ftesë të Mishel Platinisë, ndërkohë që tre deputetët kanë udhëtuar privatisht.
Vjenë, Meta takohet me Klinton
Në "Alianz Arena", Paloka, Harasani, Balla
TIRANE
JAKIN MARENA
F
inalja e Ligës së Kampi oneve që u luajt mbrëmë në Mynih mes ekipit të Bajernit të këtij qyteti dhe ekipit londonez Çelësi ka pasur dhe tifozët 'VIP' shqiptarë. "Delegacioni" politik nga Shqipëria për në stadiumin gjerman të Mynyhut "Allianz Arena" është kryesuar nga presidenti i Republikës Bamir Topi, i cili ka udhëtuar nga SHBA ku ka qënë në një takim të nivelit të lartë të OKB për varfërinë, për të mbërritur dhe për të parë këtë finale të madhe të Ligës së kampioneve. Ndërkohë që në përbërje të këtij "delegacioni" sportiv kanë qënë dhe tre deputetët e Parlamentit shqiptar, dy nga opozita e një nga mazhoranca. Tifozët më të thekur me mandat deputeti, kanë qënë ligjvënësit socialistë Andis Harasani e Taulant Balla si dhe deputeti demokrat Edi
Paloka. Të tre kanë udhëtuar me paratë e tyre, bashkë drejt Mynihut, ku pavarësisht divergjencave politike, me sa duket dje kanë bashkuar zërin e tyre në një të vetëm për të bërë tifo për skudrën e tyre të zemrës, Bajernin e Mynihut. Ndërkohë që kanë qënë në Mynih për të parë finalen e madhe dhe biznesmenë dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Njëherësh Presidenti
Topi duket se ka pasur një ftesë të veçantë për të marrë pjesë në këtë finale të madhe mes Bajernit dhe Çelësit. Dhe kjo është dhënë në mënyrë zyrtare dhe nga zyra e tij e shtypit, teksa ka shkruar se, pas udhëtimit të tij në SHBA, presidenti Bamir Topi ka ndaluar në Mynih, ku ka ndjekur finalen e Ligës së Kampioneve mes Bajernit të Mynihut dhe Çelsit. Ku Presidenti Topi është ftuar në këtë ngjarje të rëndësishme
LAJME SHKURT
sportive nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. "Me ftesë të veçantë si të ftuar nderi të presidentit të UEFA-s, Mishel Platini, presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, do të ndjekin sonte(mbrëmë) në darkë ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve 2011-2012, e cila do të zhvillohet në stadiumin madhështor "Allianz Arena" të Mynihut mes skuadës vendase
të Bajernit dhe Çelsit të Londrës", thuhet në një njoftim të Presidencës. Çka tregon se ai ka qënë zyrtarisht në këtë ndeshje, duke iu bashkuar dhe grupit shqiptar të nivelit të lartë të tifozerisë në ambientet e stadiumit të ndezur nga tifozeria e zjarrtë gjermane dhe nga vendet e tjera të Evropës. S'është hera e parë që politikanët shqiptarë udhëtojnë drejt Evropës për të parë ndeshje të rëndësishme. Madje "sagën" e lëvizjes jashtë kufinjve të Shqipërisë për në stadiumet evropiane e ka hapur pikërisht ishkryeministri Fatos Nano, i cili jo vetëm që nisi të shihte ndeeshjet derbi të Milanos në kampionatin italian bashkë me ish-kryeministrin Berluskoni, por dhe finalen e madhe të ligës së kampioneve Milan-Liverpul dhe ndeshje të tjera të rëndësishme. Dhe në këtë "delegacione" tifozësh VIP nuk kanë qënë të mënjanuar as deputetët e mazhorancës dhe opozitës, pa llogaritur këtu dhe zyrtarët e lartë shtetërorë dhe të futbollit. Të cilët kanë parë dhe kampionatin botëror të zhvilluar në Gjermani por dhe kampionatin evropian. Ndërkohë që dhe Presidenti Bamir Topi njihet si një tifoz i thekur e që nuk i lë të kalojnë pa parë ndeshjet e mëdha. Nuk bëhet fjalë për shpenzime, por vetëm kryeministri Berisha nuk para shkon në stadiume jo vetëm të huaja, por rrallë sheh dhe kombëtaren shqiptare. Dhe këtë mungesë nuk e ka se qeveria e tij është në "dietë" por s'është fare tifoz dhe njëherë që shkoi në stadium humbi skuadra jonë kombëtare, duke e etiketuar shpesh si ters për ekipin tonë përfaqësues.
Propozimi i PS
Korrektimi, Gjiknuri: Pas reformës zgjedhore
S
TIRANE
istemi zgjedhor mund të rishihet në çdo kohë edhe pasi të jetë miratuar ligji i ri elektoral. Bashkëkryetari socialist në komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, sqaron qasjen më të fundit të forcës më të madhe opozitare ndaj sistemit, që nëse për dy partitë më të mëdha nuk ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë debatit të reformës, ka cënuar raportet me partitë e vogla si më të interesuarat për korrektimin kombëtar. "Modalitetet ekzistojnë në forma të ndryshme, mund të jetë ngritja e një komisioni të posaçëm vetëm për sistemin zgjedhore, mund të jetë krijimi i një tavoline me partitë par-
lamentare dhe jashtë Parlamentit për të dalë me një projekt të përbashkët. Shqipëria është kritikuar kryesisht për çështjen e administrimit dhe këtë ka synuar reforma. Ndarja e mandateve është çështje formulash apo mënyra se si do të përkthehet votat e marra në mandate, pra nuk prek pjesën e administrimit", shprehet Gjiknuri. Duke vënë theksin te pjesa e kodit, që parasheh administrimin e zgjedhjeve, Gjiknuri deklaron se, është tejet e rëndësishme, që në pak ditët e mbetura të mund të arrihet në konsensus për të mundësuar miratimin e reformës zgjedhore dëri në 24 maj. Por nëse, siç gjasat janë, shkohet në këtë datë pa dakortësinë e palëve, cili do të jetë qendrimi i opozitës? "Nëse nuk
gjendet konsensusi mes palëve politike, ne nuk jemi që institucioni të bllokohet, t'i nënshtrohet votës në Kuvend dhe kjo çështja të marri zgjidhje një herë e mirë", propozon Gjiknuri në lidhje me përfundimion e reformës zgjedhore. Mazhoranca dhe opozita po qendrojnë larg konsensusit për reformën zgjedhore për shkak të formulës së KQZ çështjes se ankimimit dhe përdorimit të aparaturës identifikuese të kartave të identitetit në zgjedhje, ndërsa faktori ndërkombëtar ka apeluar në mënyrë të përsëritur për mbylljen e reformës brenda 24 majit. Ndërsa partitë e vogla kërkojnë me insistim korrektimin e sistemit proporcional, me argumentin se duhe të barazohet vota me mandatet.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë pjesmarrjes në Konferencën Vjetore të Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC) në Vjenë u takua me ishpresidentin amerikan Bill Klinton. Siç bën të ditur zyra për shtyp e LSI-së dy bashkëbisedesit vlerësuan se përpjekjet e përbashkëta sollën stabilitet në rajon, ndërkohë që nënvizuan se nuk duhet vonuar integrimi i Ballkanit në BE. Kreu i LSI-së i shrehu Klinton falenderimet për kontributin e tij në rajon, ndërsa ky i fundit vlerësoi Shqipërinë si forcë kontruktive në rajon.
SHBA, Berisha në samitin e NATO-s
Kryeministri Sali Berisha u nis sot për në Çikago (SHBA), ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të NATO-s, i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Në një deklaratë të pak ditëve më parë kreu i qeverisë i pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri u shpreh se do flasë pas samitit të Çikagos dhe në kthim pritet të zbulohet ndoshta kandidatura zyrtare e mazhorancës për këtë post. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Berisha dhe në përbërje të tij janë zv/ kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Papunësia, "fshehja" e kryeministrit
Kryeministri Berisha deklaroi pak ditë më parë se shifra e papunësisë prej 1 milion vetë të pretenduar nga socialistët rrëzohet nga të dhënat indirekte zyrtare, sic janë numri i pensionistëve, fëmijët parashkollor dhe numri i fermave. Por Ilir Beqaj, Sekretar për Programin në Partinë Socialiste thotë se kryeministri gabon me shifrat dhe se vetë INSTAT e përgënjeshtron atë me të dhënat zyrtare të publikuara. Sipas Beqaj, Berisha i llogarit keq shifrat qëllimisht për të mos u treguar shqiptarëve të vërtetën. "Për një popullsi sa e jona, kryeministri i vendit të gabojë me 1/10 e popullsisë së vendit të tij, është shumë tragjike", thotë Beqaj.
6
E diel, 20 maj 2012
POLITIKE
Kryeministri Berisha fluturon në Çikago për Samitin e 25
K
ryeministri Berisha u nis ditën e djeshme për në Çikago, ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Sipas deklaratës zyrtare në faqen online të qeverisë. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Sali Berisha dhe në
përbërje të tij janë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Në ditën e parë të punimeve, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të
Atlantikut të Veriut (NAC). Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës. Në sesionet në vijim, Kryeministri Berisha bashkë me liderët e tjerë të vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës.
Drafti i ri për kufijtë, mungojnë elementë të rëndësishëm Lajmi Ligjit për kufijtë i mungojë disa elemente që nuk zgjidhe përfundimisht përcaktimin e kufijve detarë të Republikës së Shqipërisë. Këtë përcaktim e ka bërë edhe deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj, anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Lutaj: Ligji nuk zgjidh kufijtë me Greqinë "Ligji i vitit 2008, ka eleminuar përcaktimet UNKLOS III"
TIRANE
FERNADA CENKO
V
ijojnë përplasjet për ligjin e kufijve detar, edhe pas propozimit të bërë nga Partia Socialiste, i cili rikthen kufijtë. Pas reagimit të ish kolonelit Myslym Pashaj, i cili e quan sërish antikushtetues ligjin e 'ri', pasi ende ngelet pa kufij të përcaktuar, reagime vijnë edhe nga deputeti i Partisë Socialiste Piro Lutaj. Duke ju referuar edhe procesverbalit të mbledhjes së Komisionit për Sigurinë Kombëtare më datë 18.05.2012, rezulton se deputeti Piro Lutaj, anëtar i këtij komisioni, këmbngulur se në ligjin e ri, i cili është iniciativë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste "mungojnë disa elemente të tjerë për të plotësuar kuadrin e përcaktimit të hapsirës detare në Republikën e Shqipërisë". Megjithatë Piro Lutaj edhe Ilir Gjoni kanë pohuar se "ky ligj rregullon diçka por jo gjithëçka". "Në përputhje me UNCLOS III hapësirat detare të një
ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka kundërshtuar se kufijtë detarë janë nën kontroll, madje anijet që futen në ujërat shqiptare janë gjobitur. Por Lutaj, duke ju referuar shfuqizimit shfuqizimit të ligjit 2001, ka nënvizuar se shqipëtarët që në breg të saj notojnë në ujërat ndërkombëtarë. "Ne mendojmë dhe e kemi shprehur disa herë se ndryshimet që i janë bërë ligjit kanë cënuar integritetin realisht. Pra, nuk e ka pasur të përcaktuar qartë se deri ku i kemi ne ujërat tona dhe unë po them një gjë që është pak e dhimbshme, por e vërtetë, që njerëzit tanë futin këmbët në ujëtar e detit Adriatik dhe Jon nuk kanë përcaktuar asnjë nga parametrat e përcaktimit ligjor që ka hapësira ujore. Po njërëzit tana futen dhe notojnë në hapësirat ujore ndërkombëtare", është shprehur Lutaj, i cili është mbështetur edhe nga kolegu i tij iniciator, Ilir Gjoni.
REAGIMI I PASHAJIT
Piro Lutaj
shteti të përcaktuar nga kjo konventë janë: Vija e drejtë bazë; deti territorial që është llogaritur 12 milje detare, hapësira ajrore(detare); zona fqinje; zona ekonomike ekskluzive; shelfi kontinental", është shprehur deputeti socialist Piro Lutaj, ndërsa ka theksuar se këto kanë qenë të përcaktuara qartë në ligjin e vitit 2001, por që u shfuqizua në vitin 2008. Por me rikthimin e ligjit 2001 në fuqi, ekzaktësisht neni 3, është lënë jashtë neni 4, i këtij ligji, që përcakton edhe ushtrimin e sovranitetit. "Ushtrimi
Harta ku tregon kufirin detar me Greqinë
Ligjit të ri i mungojnë disa elemente të tjerë për të plotësuar kuadrin e përcaktimit të hapsirës detare në Republikën e Shqipërisë. Pra ky ligj rregullon diçka, por jo gjithçka i sovranitetit: 1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar. 2.
Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave. 3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rrafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe
shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore.", thuhet në nenin katër të ligjit të 2001.
PËRPLASJA
Pikërisht për cenimin e kufijve që i ka shfuqëzuar ligji i 2008, Piro Lutaj dhe Ilir Gjoni janë përplasur me ministrin e Brendshëm Bujar Nishani. Deputetët socialistë janë shprehur në komisionin e ditës së premte, se Shqipëria nuk i ka të rujatura kufijtë detar, pra nuk ushtron sovranitetin e saj, pasi në ligjin e 2008, është hequr edhe neni 4, që flet për ushtrimin e sovranitetit, por
Koloneli Myslym Pashaj, i cili bëri betejën për anulimin e Marrëveshjes së Kufijve Detarë me Greqinë, ka reaguar ndaj ligjit të ri për kufijtë detarë, që po diskutohet në parlament, dhe shpreh rezervat e tij për ambiguitetet që ai lejon, të cilat cenojnë Kushtetutën e Shqipërisë. "Ky është një alarm i vërtetë, një kambanë për veshët e shqiptarëve se sa poshtë kanë rënë institucionet, studiuesit dhe ligjvënësit e këtij shteti në njohjen e Shqipërisë së tyre, se sa papërgjegjshmëri skajore shpërfaqin kuvendarët ligjorë dhe ata të sigurisë kombëtare teksa risjellin një ligj të tillë, që është një njollë turpi", është shprehur ai.
Deputetët firmosin pa qenë
“Mjaft” raporton: Kuvendi shkel rregulloren
L
TIRANE
ëvizja Mjaft ka publikuar ditën e djeshme raportin e monitorimit të Kuvendit për periudhën marsprill të këtij viti. Sipas raportit të kësaj lëvizje shqetësimi kryesor që vëren kjo lëvizje është mungesa e etikës parlamentare. Ajo thekson kërcënimet e Berishës se do ripërsërisë 21 janarin. “Rezulton të jetë mungesa e etikës parlamentare, si dhe dhunim në mbi nëntë raste i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë. Konkretisht, “deputeti i parë” i Republikës së Shqipërisë, të cilit elektorati i ka besuar organizimin dhe drejtimin e vendit, jashtë
çdo norme të etikës parlamentare, kërcënon deputetët e opozitës për ripërsëritje të tragjedisë së 21 janarit, ku 4 qytetarë shqiptar humbën jetën,” thuhet në këtë raport. Sipas Mjaft, shqetësues është edhe fenomeni i firmosjes në komisione nga deputetë që nuk kanë qenë prezent në mbledhje, aktivitet për të cilin parlamentarët shqiptarë paguhen 20 mijë lekë të vjetra për çdo pjesëmarrje. Në shembull ndër më flagrantët është ai i mbledhjes së Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, të datës 23.04.2012, gjatë shqyrtimit dhe votimit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9232, datë 13.05.2004 “Për pro-
gramet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane, të ndryshuar””. Atë ditë Mjaft! regjistroi në sallë “14 anëtarë prezentë nga 24 që ka ky komision. Ndërkohë, në ballafaqimin që është bërë me procesverbalin e Kuvendit të Shqipërisë, rezultojnë 21 anëtarë, 7 anëtarë më shumë të cilët nuk kanë qenë prezentë në mbledhje. Anëtarët të cilët nuk kanë qenë prezentë në mbledhje, por është firmosur prezenca e tyre në procesverbal, janë; Eduart Shalsi, Aurel Bylykbashi, Besnik Dushaj, Selami Xhepa, Ndrec Deda, Ndue Kola, Arion Mucaj”. Sipas raportit të Mjaft! këta deputetë kanë marrë para më shumë për një aktivitet parlamentar që nuk kanë kryer.
Në raport citohen edhe raste të tjera të ngjashme. Po sipas këtij raporti një tjetër shkelje është zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve pa kuorum. “Problematik gjatë kësaj periudhe monitorimi kanë rezultuar Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Jemin Gjana, i cili në mënyrë të vazhdueshme dhunon Rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë dhe Edmond Spaho, Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat”, theksohet në raport. Në seancën e datës 1 mars 2012, gjatë votimit të nismës ligjore, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Artan Gaçi dhe Luiza Xhuvani kanë votuar për vete dhe kolegun ne krah.
E diel, 20 maj 2012
7
POLITIKE
Rama: Shëndetësia drejt degradimit, garantojmë ndryshim
K
ryesocialisti Edi Rama ka deklaruar se "me ardhjen e PS-së në pushtet do të ndryshojë edhe sistemi shëndetësor. Gjatë një tryezë për shëndetësinë në Vlorë, Rama deklaroi se PS do themelojë shërbimin kombëtar shëndetësor. "Qëllimi ynë është që në fund të kësaj rruge dhe përpara zgjedhjeve të ardhshme ne të kemi një plan shumë të detajuar për të gjitha fushat që
mbulon program qeverisës. Dhe të jemi në gjendje tu themi njerëzve ekzaktësisht se cili është plani ynë, ku do të ndërhyjmë, si do të ndërhyjmë dhe në sa kohë ne presim rezultatet e para nga ndërhyrja jonë në çdo sektor", ëhstë shprehur Rama. Sipas tij, ky sistem shëndetësor që ekziston do të sjell vetëm degradim dhe demoralizim të vazhdueshëm dhe rrënim të mëtejshëm.
"Ashtu sikundër jam i bindur që politika që kemi zgjedhur, e cila është një politikë radikale në raport me situatën e sotme, është një terapi shumë e fortë, por pa dyshim e suksesshme për të ndërhyrë dhe për ta operuar gjithë sistemin duke bërë të mundur që ai të ngrihet në këmbë dhe të jetë në gjendje tu shërbej denjësisht qytetarëve", është shprehur kryesocialisti Rama.
Malaj: Vlerësim maksimal, Ceka: Do jem intrigues
Presidenti, flasin "kandidatët" e Arvizu Artur Zheji: Sugjerimet? Vëth në vesh Lajmi Nora Malaj, Artur Zheji dhe Neritan Ceka janë ndjerë shumë komodë pas deklaratës që ka dhënë ambasadori Arvizu për kolltukun e Presidencës. Të tri kandidaturat e Arvizusë kanë qenë pikante për t'ju nështruar lojës në fushën e Presidentit.
TIRANE
FERNADA CENKO
O
pinionet e diplomatit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu në lidhje me disa kandidatura për të marrë Presidecën e radhës, kanë sjellë reagimet e 'kandi-
Presidenti
Të huajt apel për konsensual
K
omuniteti ndërko mbëtar i ka drejtuar apel politikës shqiptare në lidhje me zgjedhjen në mënyrë konsensuale të Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Edhe pse palët nuk tërhiqen nga qëndrimet e tyre, faktori ndërkombëtar ka vënë si detyrë që presidenti të vijë si një frymë bashkëpunimi. Madje ata kanë pohuar se zgjedhja e Presidentit do të jetë edhe një test më pas për zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Zgjedhja e Presidentit në qershor do të sjellë supriza për politikën shqiptare. Me aq sa është vënë re mund të jetë Meta ai që do të luajë gurët në interes të tij. Para zgjedhjes së Presidentit ai mund të largohet nga Berisha me votë, por mund të vë më pas në rrezik qeverinë, duke e u larguar prej saj, çka do të thotë zgjedhje të parakohshme.
atëve' për të cilët është pyetur Arvizu në një emision televiziv, të premten në mbrëmje. Tre kandidatët e pyetur nga gazeta Shqiptare.com janë ndjerë komod me përcaktimet e bëra nga ambasadori i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Megjitahtë Arvizu ka pasur mendim shumë pozitiv për ish kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, i cili nuk ka dëshiruar të komentojë opinionin e ambasadorit.
NORA MALAJ
Përceç Topallit, e cila është lakuar si një kandidatë nga Partia Demokratike, një tjetër femër për 'kandiate' ka qënë edhe zëvendësministria e Arsimit Nora Malaj. Malaj gjatë një prononcimi për gazetën ka vlerësuar dhe falenderuar Arvizunë mbi gjithë atë çka ai ka përcaktuar, madje për atë ka qenë vlerësimi më maksimal që ka marrë deri më sot në politikën shqiptare. "Është një vlerësim shumë dashamirës. Më vjen mirë që këtë vlerësim e kam marrë nga një ambasador më me influencë në Shqipëri. Ambasadori Arvizu, është nisur nga aktiviteti im politik, për të dalë në këtë lloj përcaktimi. E megjithatë unë nuk e kam menduar ndonjëherë të jem një kandidate për Presidente", është shprehur Nora Malaj, zëvendëseministre e Arsimit. Por me gjithë vlerësimet e bëra nga Arvizu, Malaj ka pohuar se zgjedhja e një kandidati nuk është në dorën e individëve, por të forcave politike. "Ajo është tërheqëse, për të fakti i të qënit grua dhe se vjen nga fusha e arsimmit. Duke pasur parasysh edhe rolin e LSI-së mund të
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu
krijojë një situatë interesante. Por kurrë nuk e kisha menduar atë si Presidente", është shprehur ambasadori Arvizu për Nora Malajn.
ARTUR ZHEJI
I shumë përforlur si një kandidat nga shoqëria civile është edhe analisti Artur Zheji, i cili e ka marrë një lloj përcaktimi nga ambasadori amerikan, figurën e të cilit nuk e përjashton si një kandidaturë të mirë për Presidencën. Me një lloj diplomacie Arvizu i ka kërkuar Zhejit që të punojë më shumë me opozitën, ndoshta kjo mund të të lërë hapësirë të mendosh se mund të jetë një kandiat nga Partia Socialiste. Megjithatë edhe Zheji është ndjer komodë në këtë lloj opinioni, madje ka pohuar se sugjerimin e Arvizusë do ta vendosi "vëth në vesh". "I them faleminderit zotit ambasador. Këtë lloj opinioni i shoh si shumë miqësore. Ky opinion vjen në kohën e duhur edhe në çështjen e duhur. Unë kam punuar me opozitën, por i them ambasadorit që sugjerimin e tij, siç është një shprehje shqiptare, "do ta mbaj vëth në vesh". "Jemi takuar disa herë, por nuk jemi ulur ende për një kafe. Më pëlqejnë shkrimet e tij, ai ka intelekt politik shumë të mirë. Duhet të punojë pak më shumë me opozitën", është shprehur Arvizu, teksa ka
komentuar kadidaturën e analistit Artur Zheji.
NERITAN CEKA
"Kandidat intrigues". Ky ka qenë përcaktimi i bërë nga ambsadori Aleksandër Arvizu për politikanin e njohur Neritan Ceka, i cili është pritur shumë mirë nga ky i fundit. Neritan Ceka, i kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" është ndjerë superkomod për të kthyer një përgjigje nbi atë se çfarë ka thënë diplomati amerikan Aleksandër Arvizu. "Atë çfarë ka thënë ambsadori ynë në Tiranë, Aleksandër Arvizu është një përcaktim shumë konçiz. Është gjithçka e vërtetë se çfarë ka pohuar ai mbi personin tim. Ndërsa po j'ua bëj më të lehtë për ta kuptuar fjalën intrigues. Nuk ka të bëjë me intrigën por me ngjarjet e papritura që mund të sjellë kandidimi im, apo ideja e të qënit kurioz në këtë 'betejë emrash'", është shprehur Ceka, ndërsa vetpohon se është një kandidat që do të ngjall kuriozitet. "Ai ka një prejardhje shumë interesante. Kam zhvilluar shumë pak biseda me të, por para dy javësh kemi qenë bashkë në Nju Jork dhe kur unë e pyeta se ishte e vërtetë se e kanë kandidatuar për President ai më tha: që nuk e kam idenë. Nuk më tha as po as jo. Është një kandidatët intrigues', është shprehur ambasadori Arvizu kur është pyetur mbi kandidatin për President, Neritan Ceka.
KOMENT NGA
ENTON ABILEKAJ
Kështu foli Arvizu vijon nga faqja 1 ...sa më shumë numra, për të arritur kufirin “e pranueshëm” 71. Prandaj ndodhi e pambrëmshmja. Ambasadori amerikan, duke ndjekur këtë lojë marramendëse pushteti, që i largohej çdo përfytyrimi apo precedenti, vendosi të flasë hapur. Më parë kishte sugjeruar një president sa më konsensual, në frymën e Kushtetutës. Deklaroi se do të ishte mirë që të gjendej një kandidat aq i pranueshëm sa të fitonte që në votimin e parë me tre të pestat e votave. Deri të premten, kur pa që askush nuk kishte ndërmend të dëgjonte sugjerimet, veçanërisht Berisha. Mesazhi ishte për kryeministrin sepse është iniciatori i prishjes së proçesit konsensual. Nëse nuk ishte kuptuar më parë duke folur teorikisht, Arvizu këtë herë zgjodhi të tregohej konkret dhe i thjeshtë: “Nuk duhet të zgjidhet një president me 71 vota, nuk duhet të jetë një president që sillet si ministër i Berishës, Topalli nuk mund të jetë se nuk është e distancuar mjaftueshëm nga kryeministri dhe asnjë kandidat pa integritet nuk duhet të ngjitet në krye të Shtetit”. Këto ishin piketat kryesore që shpëtojnë dështimin e procesit, sipas Ambasadorit. Këto piketa, nuk garantojnë vetëm pavarësinë e institucionit të presidentit, por të të gjithë institucioneve të pavarura që burojnë prej tij, që nga gjykatat, prokuroria dhe deri tek SHISH. Politikanët dhe militantët i mbështesin këto parime vetëm nëse u shërbejnë projektit të tyre afatshkurtër politik. Kështu janë trajtuar qëndrimet amerikane që nuk kanë munguar kurrë të jenë të qartë dhe të drejpërdrejtë në momentet më të rëndësishme politike. Këto qëndrime shmangën reagimin e ashpër të opozitës menjëherë pas shpërthimit në Gërdec për hir të anëtarësimit në NATO, këto qëndrime bënë që armët e ngritura në 21 janar të uleshin dhe vetëdija të ngrihej për të mos e thelluar konfliktin politik, këto qëndrime po tentojnë tani që Shqipëria të mos e humbasë edhe një vit shansin e integrimit në BE dhe të gjejë ekuilibrin politik në vend të acarimit të mëtejshëm. Këto qëndrime kanë qenë gjithmonë objekt diskutimi dhe sherri mes partive. Përkthimi i tyre me fjalorë të kuq ose blu është burimi i përçarjes së këtyre ditëve, por edhe të ditëve dhe viteve të mëparshme. Liderët politikë i quajnë qëndrime të qeverisë amerikane ato që u pëlqejnë dhe qëndrime personale të ambasadorëve të tjerat, ndërsa Arvizu nuk e ka për herë të parë që rrezikon të akuzohet duke folur hapur kundër interesit të politikanëve dhe pro interesit të shqiptarëve. Foli si presidenti që mungon. Ishte zëri i elitës intelektuale që nuk e kemi patur. www.shqiptarja.com
Kërkesa
Rikthehet ligji për moraturiomin e skafeve
P
as amendimit të ligjit për moratoriumin e skafeve të dorëzuar nga Partia Socialiste është rikthyer edhe njëherë ligji në Kuvendin e Shqipërisë. Komisioni i Ligjeve me relator, Artan Gaçi do të bëjë ndërhyrjet e duhura në ligj. Partia Socialiste ka kërkuar shfuqizimin e ligjit të moratoriumit, pasi ajo cenon edhe përdorimin e pronës private. Projektligji “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e kulturës” do të shqyrtohet të hënën në Kuvend.
8
E diel, 20 maj 2012
EKONOMI
Përgatitje për rihedhjen e dhrahmisë greke në treg
S
ipas së përditshmes londineze "Times", "De La Rue", kompania që shtyp para' për më shumë se 150 vende të botës, u ka kërkuar ekspertëve të saj për të rikthyer matricat që janë përdorur në të shkuarën për monedhën e vjetër greke. Specialistët e kompanisë kanë zgjedhur tashmë materialet e nevojshme anti-falsifikim për prodhimin e dhrahmive të reja. Vendimi nuk është marrë
ende në Athinë dhe Bruksel, por dikush në Angli po përgatitet për atë që do të ndodhë. Ka dhjetë vjet që "De La Rue" nuk prodhon më dhrahmi dhe pjesa më e madhe e makinerive, të përdorura në të kaluarën, janë shkatërruar, por matricat kanë mbijetuar dhe elementi i sigurisë, në formë koke të një statuje greke, nuk është konsideruar si shumë i ndërlikuar. E
përditshmja londineze ka theksuar se specialistët e kompanisë duhet të kenë përzgjedhur të gjithë elementët e sigurisë dhe janë gati të rishtypin dhrahminë e re. "De La Rue" ka zhvilluar edhe një punë parapërgatitore për të gjitha porositë e reja të kartmonedhave nga ana e qeverive të sapoardhura në pushtet së fundmi, në Libi, Sudan dhe Somalinë e Jugut.
Artikull i së përditshmes kosovare për SIVA Partners Lajmi Në artikullin me titull "Rrena dymiliardëshe", gazeta kosovare "Koha Ditore" denonconte ftesën që u bëhet kompanive fantazmë në Shqipëri e Kosovë për të investuar, pas të cilës qendrojnë interesa korruptive të pushtetarëve. Kjo aferë është denoncuar që në fillim nga Shqiptarja.com
‘Koha Ditore’: Berisha ftesë për mashtruesit Afera, e denoncuar nga Shqiptarja.com
TIRANE
GENC KONDI
N
jë grup investitorësh me origjinë shqiptare dhe arabe, që ka pretenduar të investojë në projekte prej dy miliardë dollarësh dhe qeveria shqiptare u ka dhënë leje të shfrytëzojnë bregdetin në Pishë Poro të Vlorës, tashmë duket qartë se nuk kanë ndërmend të kryejnë asnjë investim. Këtë e thekson, në një artikull të saj, e përditshmja e Prishtinës "Koha Ditore". Fjala është për SIVA Partners, që zbarkoi në Tiranë dhe Prishtinë me pretendime të mëdha, por duket se është një firmë fantazmë. Nëse hulumton në internet, pas korporatës SIVA Partners të shfaqet një shtëpi luksi me pishinë, më poshtë një sallë konferencash pa njeri dhe një adresë 780 Third Avenue, 9 floor, Nju Jork. Këtu shfaqet një emër, Mohammad Ali, si bosi i korporatës e më poshtë është e pashmangshme një foto e investitorëve njujorkezë me të vetmin njeri publik në botë, kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Për të krijuar kështu fuqinë e imazhit. Kështu shkruan gazetari Halil Matoshi. Sipas tij, i njëjti grup investitorësh virtualë kishte zbarkuar me pompë edhe në Prishtinë, për t'u dhënë shpresë të rreme fukarenjve ballkanikë. Mungesa e mekanizmave mbikëqyrës institucionalë dhe etikës së pushtetit si dhe mungesa e sensit për realitetin financiar u krijon hapësirë ideale korporatave fantome jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare për ngritjen të skemave piramidale dhe shpëlarje parash. Por si e hëngri karremin qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha, duke u bërë personazh i kësaj storie "ban-
s'erdhi më nga SIVA Partners. Si duket, e kanë kuptuar se gazetarë hulumtues u kanë rënë në gjurmë mashtrimeve të tyre dhe, me gjasë, janë fshehur në tollovitë e zhurmshme të pjesës tribale të Pakistanit, në Peshavar, shkruan më tej Matoshi. Qeveritarët shqiptarë dhe kosovarë ndoshta presin t'u vinë partnerët e tyre nga interneti me thasët plot para' në Tiranë dhe Prishtinë, për ta realizuar parajsën e tyre në tokë. Tregim i bukur për infantilë në pushtet! Fundi i narracioneve të tilla për investime miliardëshe duhet të jetë legjendar, jo dashakeqës, por thjesht letrar: "Përralla n'shkallë, dukati n'ballë!", përfundon artikulli i "Koha Ditore".
DENONCIMI
Në foto: Gazeta Shqiptarja.com e datës 29 janar 2012, që denoncon aferën e SIVA Partners dhe qeverisë shqiptare. (djathtas) Grupi i investitorëve të SIVA në takim me kryeministrin Sali Berisha
ditësh financiarë"? Lutfi Dervishi, drejtor ekzekutiv i TIAlbania (Transparency International) na tregoi këtë "përrallë" miliardëshe nga e cila të shkon lëng nga goja. "S'e vrau mendjen kush, sepse vinin si amerikanë, ndonëse shumat fiktive të investimeve me të cilat operonte ky grup ishin spektakulare, saqë "kishin turpëruar" edhe FMN-në duke premtuar 10 miliardë dollarë investime në
Ballkan vetëm për vitin 2012, nga dy miliardë në Shqipëri dhe Kosovë!?" Mjafton të kesh një zyrë (një adresë) dhe të depozitosh 150 dollarë amerikanë për të themeluar një korporatë virtuale, për t'iu shitur vendeve ballkanike si fuqi investuese marramendëse, që kap shifra miliardëshe. "Koha Ditore" vijon duke thënë se një gazetar hulumtues, John Holland (redaktor
në OCCRP- Organizata për raportim të krimit të organizuar dhe korrupsionit) zbulon se ky grup është fantazëm, virtual dhe se përmes mashtrimit synon të ngrejë skema piramidale në vendet e painformuara ose në ato vende të cilat i ka dërmuar korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke shfrytëzuar ose paaftësinë e shtetarëve, ose duke i përfshirë vetë ata në krim të organizuar.
Emri Mohammad Ali, sipas tij, të çon larg, në Pakistan, ku ky njeri e dyshohet se merret me zejen e vjetër, krim të organizuar, duke ngritur skema piramidale në krahinat e humbura të këtij vendi. Po ashtu dyshohet se, përmes mashtrimit, ky njeri ka krijuar një pasuri të majme, rreth 2.5 miliardë US dollarë në asete. Tashmë është muaj i pestë i vitit 2012 dhe asnjë lajm
Në fund të janarit 2012, ka qenë Shqiptarja.com që ka hedhur hijen e dyshimit për seriozitetin e kësaj kompanie dhe këtyre investimeve marramendëse. Pas këtyre shifrave gjigande fshihet një kompani - pak të thuash modeste në tregun amerikan dhe botëror të të patundshmeve dhe investimeve, që mund të mburret deri tani vetëm me një hotel-vilë dykatësh në San Paolo të Brazilit. "Shtyllat" e këtij grupi të pretenduar janë dy shqiptarë: Valentin Gurraj (29 vjeç) dhe Gjergj Frangaj, rezidentë në SHBA. Ky i fundit është pronar i një kompanie punimesh mermeri, me dy punonjës dhe me 304 mijë dollarë shitje të deklaruara gjatë një viti, sipas të dhënave nga organet tatimore të Amerikës, thuhet në artikullin e datës 29 janar 2012.
Energjetika
Gazsjellësi TAP, rritet konkurrenca
TIRANE
R
ivali më i fuqishëm i projektit të gazsjellësit TransAdriatic Pipeline (TAP), që do të lidhte për herë të parë Shqipërinë me rrjetin ndërkombëtar të gazit natyror, ka thjeshtuar projektin e vet, në përpjekje për të fituar ekskluzivitetin e furnizimit nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit, në Azerbajxhan. Zyrtarë të projektit Nabucco njoftuan se kanë paraqitur një varjant shumë më të thjeshtë, të quajtur Nabucco West, për të transportuar gazin me tubacion nga Turqia në Bullgari, drejt Evropës Qendrore. Ky varjant ka gjetur menjëherë miratimin nga partneri i rëndësishëm turk Botash. Sipas agjencisë Bloomberg,
Pus nafte në Shahdeniz
drejtori i strategjisë dhe zhvillimit të biznesit të kësaj kompanie, Levent Ozgul, deklaroi se "Botash dhe ministria turke e Burimeve Natyrore e mbështetin plotësisht varjantin e rishikuar të gzasjellësit Nabucco". Varjanti i ri mendohet të shfrytëzojë linjën aktuale Trans Anatolia Pipeline (Tanap) në territorin turk. Ozgul shtoi se "Turqia vlerëson se Nabucco West do të ishte një zgjatim i natyrshëm i Tanap-it". U takon administratorëve të fushës gazsjellëse Shah Deniz, në detin Kaspik, në territorin e Azerbajxhanit të vendosin se kë nga dy projektet do të zgjedhin si më fitimprurës. Ky vendim do të merret më 2013. Projekti i mëparshëm i Nabuccos gjykohej si shumë i kushtueshëm.
Ndërkohë, sipas drejtorit të projektit Reinhard Mitschek, tani mendohet se është paraqitur një varjant më konkurrues, që mund të marrë OK nga Shah Denizi. Ky projekt ka tetë vjet që përpiqet të gjejë rrugën e kontratës, ndërkohë që kanë qenë jo pak linja rivale, që kanë bërë të njejtën gjë. Ndër to, tani e vetmja që ka mbetur në lojë është TAP, që do të shfrytëzonte kapacitetet turke, për të kaluar tubacionin në territorin grek, më pas në Shqipëri dhe, përmes Adriatikut, do të furnizonte Italinë e Jugut. Kohët e fundit, gjigandi italian i energjetikës ENEL njftoi se ishte i interesuar të bashkëpunonte me këtë projekt.
E diel, 20 maj 2012
EKONOMI
Zeqo: E blejmë shtrenjtë energjinë nga HEC-et e vegjël
A
fro 2.5% e energjisë së prodhuar në vend sigurohet nga hidrocentralet e vegjël të dhëna me koncension. KESH është blerësi i kësaj energjie të prodhuar nga HEC-et vendore. Drejtori i KESH-it, Engjëll Zeqo, në një intervistë për median, tha dje se blerja e kësaj energjie i kushton koorporatës 2.5 milionë euro. "Në këto subjekte përfshihen ato që
kanë marrë me koncesion disa HEC-e të vegjël, që kanë ekzistues, që kanë qenë deri para 10 vjetësh pronë e KESH-it, por ka dhe HEC-e të reja, të cilat janë futur vit pas viti nga koncensionet në punë. Duke qenë se qeveria ka luajtur një politikë për inkurajimin në këtë drejtim, kanë mbajtur dhe një çmim, i cili shkon mesatarisht rreth 65-70 euro për megavat për
Studim nga Instituti evropian për vendet pretendente
prodhimin e tyre", shprehet Zeqo. Gjatë katër muajve të parë të këtij viti, rreth 4050 HEC-e të vegjël kanë kërkuar nga KESH t'u blejë energjinë. Vetë KESH prodhon aktualisht 7.5 deri në 8 milionë kilovatorë energji, pjesa tjetër sigurohet nga CEZ nëpërmjet importit. Në këtë periudhë konsumi ditor shkon në 16-17 milionë kilovatorë, nga 22 milionë në dimër.
E PËRGJITHSHME
Shqipëria më keq me ekonominë e shtetin Në fund të listës, bashkë me Bosnjen
EKONOMIA
Lajmi Shqipëria paraqitet me rezultate negative në aplikimin e demokracisë, në ecurinë ekonomike, cilësinë e jetës apo qeverisjen. Ky është konkluzioni i Institutit të Shoqërisë së Hapur të Bullgarisë
Analiza Studimi kryhet për 35 vende, ku përfshihen edhe vende të zhvilluara të BE-së, për të parë dhe krahasuar mes tyre rezultatet në fushat e ekonomisë, qeverisjes, cilësisë së jetës dhe demokracisë në këto vende.
TIRANE
GENC KONDI
N
jë institut studimor në Sofje (Open Society In stitute) ka zhvilluar një studim të financuar nga Iniciativa e Politikave Evropiane, për të analizuar përparimin që kanë bërë vendet e reja anëtare dhe kandidate për në Bashkimin Evropian, në rrugën e tyre të mundimshme drejt afrimit me vendet më të zhvilluara të BE-së. Për këtë, ajo ka ndërtuar një indeks (The Catch-Up Index) që ponderon renditjen relative të vendeve anëtare, kandidate dhe kandidate potenciale në katër drejtime kryesore:
ekonomi, cilësi e jetesës, demokraci dhe qeverisje. Në renditjen sipas indeksit të ponderuar, Shqipëria ndan vendin e fundit me Bosnjën me pikë të barabarta (21). Të parët në këtë renditje dalin shtete si Luksemburgu, Danimarka dhe Suedia me 71 pikë.
SHQIPËRIA
Në drejtimin ekonomik, aq shumë të trumbetuar nga qeveria Berisha, Shqipëria është në fund të listës, me 27 pikë (njësoj sa Bosnje-Herce-
govina) dhe 6 pikë pas Maqedonisë e Malit të Zi. Në drejtim të cilësisë së jetesës vendi ynë vlerësohet se ia kalon "rivalit" boshnjak me 2 pikë, duke qendruar në një nivel me Turqinë. Në drejtim të demokracisë, renditja e vendos Shqipërinë në një mënyrë të tillë, që ja kalon me 1 pikë vetëm Turqisë, që është në vend të fundit me 14 pikë. E para në drejtim të demokracisë është Suedia me 75 pikë. Së fundi, vetëm në drejtim
të efektivitetit të qeverisjes kemi dy vende poshtë nesh, Serbinë dhe Bosnjën, me 18 dhe 16 pikë (Shqipëria vlerësohet me 20 pikë, ndërsa Danimarka, që është e para, ka 77 pikë).
QEVERISJA
ÇFARË ËSHTË INDEKSI "CATCH UP"?
Indeksimi "Catch Up" synon të japë përgjigje për pyetjen: sa po u afrohen 10 vende ishkomuniste standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian, ku synojnë të aderojnë? Në tërësi, studimi kryhet për 35 vende, ku përfshihen edhe vende të zhvilluara të BE-së, për të parë dhe krahasuar mes tyre rezultatet në fushat e ekonomisë, qeverisjes, cilësisë së jetës dhe demokracisë në këto vende.
DEMOKRACIA
Kriza
Grekët, depozita në Shqipëri
TIRANE
B
ankat shqiptare kanë përjetuar rritjen e depozitave në euro vitin e fundit, si rrjedhojë e zhvendosjes së kursimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, por tashmë edhe shumë grekët po sjellin paratë e tyre në bankat shqiptare. Bankierët presin që efekti i transferimit të kursimeve nga Greqia drejt Shqipërisë të vazhdojë, sidomos pas lajmit se 3 miliardë euro depozita janë tërhequr nga bankat në Greqi nga frika e zhvlerësimit të kursimit të tyre, si pasojë e mundësisë së rikthimit të dhrahmia. Që nga fillimi i vitit 2011 deri në fund të marsit 2012, depozitat në valutë në bankat në Shqipëri janë rritur me ritme
të shpejta, me rreth 13%. Në vlerë absolute depozitat janë shtuar me 350 milionë euro, ku sipas bankierëve, një pjesë
e konsiderueshme e sasive të monedhës së përbashkët që është futur në sistemin bankar shqiptar ka ardhur si rrjedhojë e transferimit të depozitave nga emigrantët greke, teksa ata kanë tërhequr kursimet e tyre nga frika e krizës së borxheve. Një pjesë tjetër e pamatur e valutës ka hyrë në Shqipëri në formën e blerjeve të pasurive të paluajtshme në bregdet, apo qytetet kryesore të vendit. Ndonëse të dhënat e sakta mungojnë, ka vlerësime se depozitat e shqiptarëve në Greqi mund t'i kalojnë 1 miliard euro. Të dhënat e fundit nga banka qendrore e Greqisë tregojnë se totali i depozitave që zotërohen nga vendasit dhe kompanitë arriti në 165.36 miliardë euro në mars.
9
CILËSIA E JETËS
10
E diel, 20 maj 2012
AKTUALITET
Kapet në Radhimë i kërkuari nga drejtësia Italiane për vrasje
P
olicia e Vlorës arrestoi dje një 34vjeçar nga ky rreth i cili kërkohej nga drejtësia italiane. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se Ilir Rukaj, u kap gjatë një aksioni të policisë në një hotel në fshatin Rradhimë, 15 km në jug të Vlorës. "Kapja dhe ndalimi i Rukajt u krye rreth orëve të drekës në një hotel në Radhimë, pasi në ngarkim të tij Gjykata
Penale e qytetit Asti në Itali, me vendimin me nr. 413 datë 19.07.1996, ka caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasje e kryer në bashkëpunim", thanë burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, materialet procedurale i janë referuar organit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme, në pritje
të procedurave të ekstradimit të tij drejt vendit fqinj. Arrestimi i 34-vjeçarit e çon në 10 numrin e personave të arrestuar nga policia e Vlorës në 2 muajt e fundit, për llogari të drejtësisë italiane. Qyteti i Vlorës konsiderohet nga policia si një qëndër strehimi për shumë të kërkuar jo vetëm nga drejtësia Italiane por edhe nga ajo Shqiptare.
Burgaj: Uniformat po i kthejmë, firma t’i qëndrojë kontratës Lajmi Pas tenderit të uniformave të policisë të fituar në mënyrë të dyshimtë nga kompania "Gjergjefi", janë hasur problemet e para. Një urdhër i Hysni Burgaj, i kërkon efektivave të policisë të dorëzojnë uniformat me probleme dhe kthimin e tyre sërisht tek kompania "Gjergjefi" për rregullimet e nevojshme.
Tenderi, uniformat e policisë me probleme Zbardhet urdhëri i kryepolicit Hysni Burgaj KALLËZIMI
Deputeti Gjoni paditi Burgajn dhe ministrin
TIRANE
ELTON QYNO
enderi i uniformave të Policisë së Shtetit, është bërë sërisht objekt hetimi nga njësia hetimore Task-Forcë. Ka mjaftuar një kallëzim penal i bërë nga deputerti Ilir Gjoni që prokuroria e Tiranës të vihet në lëvizje. Personat që janë paditur në prokurori, janë drejtori aktual i policisë Hysni Byrgaj, ministri i Brendshëm Bujar Nishani si dhe kompania Gjergjefi Sh.p.k. Rreth kësaj çështje prokuroria ka sekuestruar në polici dokumentacionin dhe se pritet që në ditët në vashdim të fillojë pyetjen e personave që kanë dijeni mbi tenderin e uniformave.
URDHËRI I KRYEPOLICIT
Sipas urdhërit të kryepolicit Burgaj për çdo defekt apo mos përputhje që konstatohet në objektet e uniformës nga momenti i vënies në përdorim, deri në një vit dhe që vijnë si rezultat i cilësisë së dobët, të
Hysni Burgaj
grumbullohen, të dokumentohen me procesverbal, ku të përcaktohet emër, mbiemër, nr. RMIS, funksioni që kryen punonjësi, të specifikohet natyra defektit dhe të dërgohen në QFMT, për zëvendësimin e tyre, me shkresë zyrtare, kopje e të cilës t'i dërgohet për njohje subjektit "Gjergjefi" shpk si dhe mbikëqyrësit të kontratës, Genti Guxho, Departamenti i Tekstilit dhe Modës. Çdo konstatim i të metave të sendit, (objekteve të uniformës),që nuk reklamohen tek subjekti
sipërmarrës brenda dhjetë ditëve nga zbulimi i tyre pas kësaj humbet të drejtën e reklamimit. Ndërkohë që për defektet që vijnë si pasojë e shkeljes së instruktazhit të përdorimit, mirëmbajtjes, larjes, pastrimit, etj, të objekteve të uniformës, subjekti sipërmarrës nuk mban përgjegjësi. Qendra e furnizimit materialo-teknik, Mullet, të marrë masat për pritjen e objekteve të uniformës me defekte, që do të dorëzohen nga njësitë shpenzuese, duke hartuar një fletë hyrje provizore. Në këtë
këndvështrim të përgatitet një ambient i veçantë për magazinimin e objekteve të defektuara për reklamimin dhe kthimin mbrapsht subjektit sipërmarrës për zëvendësim. Komisioni mblidhet të premten e fundit të çdo muaji. Për çdo mbledhje hartohet procesverbali ku evidentohen të gjitha objektet e kthyera dhe rekomandimet përkatëse. Mbi bazën e procesverbalit, Drejtoria Ekonomike autorizon subjektin kontraktues të zëvendësojë objektin e dëmtuar brenda dhjetë ditëve nga
momenti i njoftimit.
ANALIZAT NË BELGJIKË
Depresioni nga sëmundja, vetëvaret i moshuari
Një 74-vjeçar nga qyteti i Shkodrës i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Policia e Shkodrës bën me dije se 74-vjeçari Esat Hallunaj u gjet i vetëvarur me litar në hyrje të pallatit të tij në katin e pestë, të shtunën rreth orës 05:00, në lagjen "Naim Gjylbegu" të qytetit Shkodër. Nga hetimet e policisë së qytetit dhe nga deklarimet e familjarëve mësohet se 74-vjeçari është vetëvarur në kushtet e një gjendjeje të rënduar depresioni, pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Kontrabandë nga Turqia, ndalohen 7 persona
T
T
enderi i uniformave të efektivave të Policisë së Shtetit, që u hetua nga prokuroria dhe më pas u fitua sërisht nga kompania e pandehur "Gjergjefi", po nxjer problemet e para për sa i përket cilësisë dhe gabimet e shumta që bëhen nga kjo kompani fituese. Një numër i konsiderueshëm uniforma policie si dhe këpucë, kanë dalë me probleme në qepje por dhe në vendosjen gabim të gradave të punonjësve të policisë. Kjo situatë ka detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të nxjerë një urdhër, duke kërkuar që të gjitha uniformat që konstatohet me probleme nga komisioni mbykqyrës por edhe nga punonjësit e policisë të kthehen brenda një afati 1 vjeçar i konstatimit të problemit. Sipas urdhërit të drejtorit Burgaj, kjo uniformë më pas duhet ti drejtohet sërisht kompanisë kontraktuale "Gjergjefi" për kryerjen e rregullimeve të nevojshme. I kontaktuar nga gazeta "Shqiptarja.com" drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj u shpreh se kthimi i uniformave me probleme në qepje, është e parashikuar edhe në një nga pikat e kontratës të bërë mes policisë dhe kompanisë "Gjergjevi". Burgaj shton se kompania duhet ti përmbahet kontratës, pasi ka marë 1.6 miliard lekë për qepjen e uniformave të policisë.
LAJME SHKURT
Në një lidhje telefonike kryepolici Hysni Burgaj, pranoi se në disa uniforma janë hasur probleme, por për sa i përket cilësisë së materialit të tyre ai tha se është i cilësisë së lartë."Unë të garantoj se materiali është me cilësi, pasi i kemi bërë analizat deri në Belgjikë dhe kemi dalë në përfundimin se uniformat përpunohen me një material me cilësi të lartë"- u shpreh drejtori Hysni Burgaj.
Në orët e para të ditës së sotme në pikën kufitare të Kapshticës është bërë e mundur bllokimi i 7 personave të akuzuar se po fusnin mallra kontrabandë në Shqipëri. Burime zyrtare nga policia e Korçës thanë se gjatë kontrollit personal të ushtruar tek udhëtarët e një autobusi të linjës Turqi-Shqipëri, janë konstatuar një sasi veshjesh të markave të ndryshme, të cilat dyshohen të jenë kontrabandë. Të ndaluarit të cilët u kapën me mallra kontrabandë dhe konkretisht 560 artikuj janë, H.P 53 vjeçe banuese në Tiranë; L.GJ 52 vjeçe banuese në Elbasan; V.V 53 vjeçe banuese në Tiranë; G. RR 50 vjeç banues në Tiranë; E.M 50 vjeçe banuese në Tiranë; Q.V 52 vjeç banues në Tiranë; O.B 54 vjeçe banuese në Tiranë.
Sarandë
Maturanti i dehur bie nga ballkoni
K
TIRANE
onsumimi i tepër i alkoolit ka sjellë rëzimin nga ballkoni i një hoteli në Sarandë, të një maturanti nga fshati Bubullimë e Lushnjës. Gjatë orëve të mesnatës 18 vjeçari Françesko Mino, së bashku me tre shokët e tij të klasës kanë konsumuar sasi të madhe alkooli. Pasi janë dehur, maturanti Mino që kishte shkuar eskursion me shkollën ka dalë në ballkonin e dhomës ku qëndronin. Sipas dëshmisë së shokëve të tij, ai u ka pohuar se do kalonte nga ballkoni i tij në një ballkon tjetër, në dhomën e të cilit qëndronin disa vajza të klasës së maturantit. Mirëpo siç duket ky ve-
prim i ka sjellë dhe rëzimin fatal, pasi teksa ishte duke u përpjekur për të kaluar tek ballkoni tjetër, 18 vjeçari ka rrëshkitur duke u rëzuar nga kati i katër i pallatit. Si rezultat i kësaj 18 vjeçari Françesko Mino ka pësuar fraktura të mëdha në trup si dhe shtypjen e mushkërive. Në pamundësi për ti dhënë ndihmë më të specializuar mjekësore, spitali i Sarandës e ka dërguar urgjent të riun në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku aktualisht mësohet se maturanti Mino është në gjëndje kome. Mjekët e këtij spitali thanë se 18 vjeçari po mbahet me frymarje artificiale dhe se gjëndja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar. Rreth kësaj ngjarje
policia e Sarandës ka marë në pyetje shokët e dhomës së 18 vjeçarit si dhe mësuesit që shoqëronin maturantët. Ndërkohë që një rast tjetër i rëndë është regjistruar në këtë qytet ku sërisht protagonistë kanë qënë maturantët e shkollave që vizitojnë Sarandën. Si pasojën e një sheri në ambjentet e një diskoje, ka mbetur i plagosur rëndë 18 vjeçari Egli Roçi. Ky i fundit është dërguar me urgjencë në drejtim të Tiranës, ndërkohë që burime pranë prokurorisë së Sarandës thanë se janë arrestuar personat që plagosën maturantin. Shkak i sherit sipas prokurorisë ka qënë një konflikt i rastit mes të dëmtuarit dhe autorëve të krimit.
E diel, 20 maj 2012
11
SOCIALE
Universiteti i Tiranës, gjuha shqipe lëndë me detyrim
T
ë gjithë studentët që do të ndjekin një nga 7 fakultetet e Universitetit të Tiranës do të jenë të detyruar të mësojnë edhe lëndën e Gjuhës Shqipe. Kjo pasi Universiteti i Tiranës ka nisur procedurat që në çdo fakultet, gjatë dy semestrave të vitit të parë, në çdo degë, të mësohet drejtshkrim e gjuhë shqipe, në një lëndë me 4 kredite, të quajtur "Kulturë Gjuhe". Akademiku dhe gjuhëtari
Gjovalin Shkurtaj e cilëson këtë një nismë shumë të mirë, e cila në fakt duhet të ndiqet edhe nga shkollat e tjera të larta. "Gjatë eksperiencës sime në fakultet kam konstatuar me keqardhje se studentët bëjnë gabime të shumta, shkruajnë me gabime, s'njohin sintaksën, ngatërrojnë kuptimet e fjalëve. Kjo pasi edhe ajo pak njohuri që marrin mbi gjuhën në shkollën e mesme nuk
është e plotë pasi ajo është e bashkuar me Letërsinë. Ndaj futja e lëndës "Kulturë Gjuhe" është një gjë shumë e mirë. Unë nuk jam kundër mësimit të gjuhëve të huaja se kjo ka dalë si domosdoshmëri në kuadër të globalizmit, por paralelisht me të studentët duhet të dinë jo vetëm të shkruajnë dhe ët flasin mirë gjuhën e tyre, por edhe ta njohin atë", - ka sqaruar profesor Gjovalin Shkurtaj.
KLSH: Ja shkeljet e kontratës, dëmi miliona lekë
Fazlliç mashtroi me kompjuterat e MASH Skandali i serbëve me tenderin 10 mln USD Lajmi Në vitin 2008 "CT computers" dhe "MpSoft Group", bashkim i dy firmave serbe, kanë fituar një tender prej 10 milionë dolarë për instalimin e laboratorëve kompjuterikë në 665 shkolla të vendit. Por një raport i KLSH zbulon se serbët kanë sjellë në vendin tonë pajisje të një cilësie shumë më të ulët se sa ata që ishin parashikuar në kontratë.
R
TIRANE
aporti më i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili është kryer në mars të vitit 2010 zbulon një abuzim me shifra marramendëse në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Bëhet fjalë pikërisht për një kontratë me vlerë plot 10 milionë dollarë të nënshkruar mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me dy firmat serbe 'MpSoft Group' dhe 'CT Computers', të financuar nga Banka Botërore në kuadër të projektit "Cilësi dhe Barazi në Arsim". Sipas kontratës, firma serbe ka fituar të drejtën të pajisë me 10 mijë kompjutera, printera, skanera dhe pajisje të tjera kompjuterike plot 665 shkolla në të gjithë vendin. Në kontratë janë përcaktuar edhe specifikimet teknike që duhet të plotësojnë pajisjet që do të sillen, ku përcaktohet qartë që ata duhet të jenë marka të njohura ndërkombëtarisht dhe të certifikuara. Por raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se në të vërtetë, pajisjet që aktualisht janë montuar në laboratorët e shkollave tona, janë të një cilësie shumë më të ulet kundrejt atyre, për të cilët serbët e "MpSoft Gruop" dhe të "CT Computers" kanë marrë le-
DYSHIMET
"MpSoft Group", në pronësi të Fazlliç N jëra nga kompanitë serbe e e përfshira në konsorciumin që kanë fituar tenderin për pajisjen e shkollave ma laboratorë, "MP-Soft Group", e ka qendrën në Beograd, por ka përfaqësi edhe në Qipro (Limasol), e cila duket se është në pronësi të serbo-boshnjakut Damir Fazlliç, i njohur në vendin tonë si mik i kryeministrit Berisha. Kështu sipas raportimeve në media, ai jo vetëm që është pronar i një numri të madh kompanish të regjistruara në Shqipëri me ndihmën ligjore të studios Malltezi, të cilën e zotëron vajza e kryeministrit Sali Berisha. Si përkthyes në kompani ka punësuar
kët. Madje raporti zbulon se në disa prej shkollave këto pajisje as nuk kanë mbërritur asnjëherë. Në përfundim ekspertët e Kontrollit të lartë të Shtetit kanë arritur në përfundimin se vetëm nga kjo kontratë, buxhetit të shtetit është shkaktuar një dëm financiar prej qindra milionë
Enkelejda Isufin, kushërirën e Erion Isufit, kunatit të Lulzim Bashës, kreut të bashkisë së Tiranës, ndërsa mbesa e Berishës ka punuar në një nga kompanitë shqiptare të Fazlliç. Mediat raportojnë se korrelacioni mes Fazlliçit dhe kreut aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha është veçanërisht interesant për shkak të skandalit të korrupsionit gjatë ndërtimit të autostradës që lidh bregdetin shqiptar me Kosovën. Sipas akuzave, puna për ndërtimin e autostradës do të kushtonte 600 milion. Ajo iu akordua firmës amerikano- turke, Bechtel- Enka, edhe pse nuk ishte ofertuesi më i mirë.
lekësh.
SHKELJET
Shkelja kryesore dhe ajo për të cilën Ministria e Arsimit ka paguar shumë më shumë është cilësia e pajisjeve. Sipas raportit të KLSH-së, rezulton se kompania serbe ka sjellë pajisje laboratorike të një cilësie më të ulët sesa ajo që
ishte parashikuar në kontratë, kur ndërkohë Ministria ka paguar gati 209 mijë dollarë më shumë, sikur ato pajisje të ishin, të një cilësie më të lartë. Po ashtu Ministria e Arsimit dhe shkencës ka paguar në doganë rreth 4.3 milionë lekë detyrim, sikur pajisjet të ishin të markës së
Kompania “MpSoft group” njofton në të njëjtën ditë, ku në Italia iu bllokuan kompjuterat se ishin të falsifikuar, se ka realizuar me sukses projektin për laboratorët e shkollave në Shqipëri.
përcaktuar në kontratë dhe jo për pajisjet që janë zhdoganuar realisht, të cilat kanë çmim më të ulët. Raporti i KLSH-së saktëson gjithashtu se për shkak të vonesave në realizim, projekti i kompanisë serbe duhej të penalizohej me rreth 373.854 mijë dollarë, por në fakt kjo shumë nuk është mbledhur nga Ministria e Arsimit. Gjithashtu, sipas KLSH-së, fondi i garancisë së vendosur në bankë nga kompania serbe është tërhequr përpara dorëzimit të pajisjeve, shumë kjo e barabartë me vlerën e penaliteteve, pra rreth 374 mijë dollarë. Gjithashtu në raportin e KLSH-së thuhet se nga faturat dhe nga kolaudimi rezulton se malli i porositur është i tjetër cilësie, marke dhe nga një tjetër vend. Por veç cilësisë së ulët rezulton se nga 665 kabinete informatike, që duhet të dorëzoheshin realisht, janë dorëzuar vetëm 619 kabinete, pra 46 me pak, si dhe ka mangësi në materiale të tjera kompjuterike, si kufje, mikrofon, karta kompjuteri edhe në laboratorët e përfunduara.
?
PYETJE PERGJIGJE
Çfarë ka ndodhur me laboratorët e shkollave?
Një prej projekteve më të mëdha për pajisjen me laboratorë kompjuterikë në të gjitha shkollat e vendit dhe financuar nga Banka Botërore, është vënë në dyshim pasi Kontrolli Lartë i shtetit ka zbuluar abuzime me ët.
Të çfarë natyre janë shkeljet?
Sipas raportit të KLSHsë, konsorciumi serb që ka fituar kontratën prej 10 mln dollarë ka sjellë aparatura të një cilësie shumë më të dobët se sa ata për të cilët ka marrë lekët.
Po MASH a ka reaguar?
Ministria e Arsimit ka deklaruar se duhet të shikojë kontratën, pasi bëhet fjalë për një tender të vitit 2008 dhe asokohe ky dikaster drejtohej nga Fatos Beja.
Ishin falso
Në 2009, italianët bllokuan kompjuterat e projektit M
ë 29 janar 2009 autoritetet doganore italiane në Taranto bllokojnë një pjesë të kompjuterëve të kompanisë serbe, që kishin për destinacion shkollat publike në Shqipëri. Në një njoftim zyrtar, autoritetet italiane sqaronin se sasia e kompjuterëve dhe aksesorëve shoqërues ishin prodhime pirate kineze. Tenderi për pajisjen e laboratorëve me kompjutera ishte shpallur nga MASH më 21 nëntor 2008 dhe është fituar nga i njëjti konsorcium, në të cilin bën pjesë edhe kompania, malli i së cilës u bllokua nga ana e autoriteteve italiane në por-
tin e Tarantos. Ata kanë kontaktuar me kompanitë e ligjshme që kanë të drejtat e markës dhe kanë konkluduar se sasia ishte me prodhime të falsifikuara. Kontejnerët që ishin ngarkuar me kompjuterë u transportuan me një anije me flamur panamez. Autoritetet italiane kanë vendosur bllokimin e sasisë, ndërkohë që ngarkesa do të vinte në portin e Vlorës. Kompania as e pohoi dhe as e mohoi këtë fakt, ndërsa ministri i Arsimit, Fatos Beja, tha se projekti do të vazhdojë normalisht dhe se nuk ka lidhje me këtë operacion. Sipas Bejës, një
pjesë e kontingjentit të kompjuterëve, rreth 7 mijë kishin mbërritur tashmë, që janë pjesë e këtij projekti kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër është në ardhje. Por ndërsa mediat italiane raportonin bllokimin e një sasie të madhe kompjuterësh me etiketa të falsifikuara, në të njëjtën ditë kompanie "MpSoft Group" nxjerr një njoftim në faqen e saj zyrtare ku njofton se ka përmbushur me sukses realizimin e kontratës prej 3.8 milionë dollarësh së bashku me "CT Computers" për pajisjen e 665 shkollave në Shqipëri me 10 mijë kompjutera.
12
E diel, 20 maj 2012
origjina e lajmit...
PĂŤr t'u abonuar ju lutemi kontaktoni me: To Subscribe please contact: Agjensia e Abonimeve tĂŤ Shtypit (TRENOVA) Mobile: +355 682047825 e-mail: arbentrenova@yahoo.com POSTA SHQIPTARE Telefon: +355 4 2375598 e-mail: abonime@postashqiptare.al ADRION Ltd Telefon: +355 4 2240018 e-mail: sales@adrionltd.com
origjina e lajmit...
E diel, 20 maj 2012
21
SOCIALE
Rrogat, gratë paguhen 17.4 % më pak se burrat
N
ë fund të muajit, gratë dërgojnë në shtëpi mesatarisht 5 725 lekë më pak se burrat. Kjo nuk vjen për shkak se janë më dorëlëshuara, por se paguhen më pak. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Aleanca Gjinore për Zhvillim me një kampion prej 1 000 personash në zona dhe grupe shoqërore të ndryshme. Sipas studimit, gratë paguhen 17.4 për qind më
pak se burrat por diferenca gjinore në pagë rritet apo ulet në varësi të moshës. Për grupmoshat në prag pensioni, diferenca në pagë shkon në 40 % në favor të burrave. Megjithatë, studimi tregon se diferenca në pagë vjen duke u ulur me ngritjen e nivelit të edukimit. "Burrat me nivel edukimi tetëvjeçar dhe të mesëm janë shumë më mirë të paguar se gratë me të
njëjtin nivel shkollimi, ndërsa diferenca në pagë për ato gra dhe burra që kanë edukim universitar ose edhe më shumë zvogëlohet ndjeshëm", - thuhet në studim. Pavarësisht diferencave në pagë, ajo që i bashkon të dyja gjinitë në këtë drejtim është pamjaftueshmëria e të ardhurave që përfitojnë nga puna për të mbuluar shpenzimet.
Ceremoni dhe festime për sezonin "Verë 2012"
Saranda: Gati për mbi gjysmë milionë turistë Bashkia: "Saranda: shtëpia e pushimeve tuaja" Lajmi Bashkia e Sarandës ka çelur dje me festime sezonin e ri turistik 2012, që do të presë sipas parashikimeve rreth gjysëm milioni turistë. Sipas bashkisë së Sarandës, sllogani për këtë vit do të jetë: "Saranda: shtëpia e pushimeve tuaja".
TIRANE
E
gjithë Saranda dje ka qenë në ditën më të veçantë të saj. Me pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve, të bizneseve dhe institucioneve, nga bashkia e qytetit është organizuar Festa e Detit, duke shënuar kështu çeljen zyrtare të sezonit të ri "Verë 2012". Ndezja simbolike e dritave të farit dekorativ të qytetit, hedhja e notarëve në det nga trampoline dhe prerja e supertortës prej 2 metërkatrorë nga qytetari i parë Çipa, dhuratë për sezonin nga Bar "Limani", kanë qenë tre sinjalet e zyrtarizimit të një sezoni të mbarë. "Sot ne presim edhe zyrtarisht shiritin e sezonit verë 2012, pasi realisht stinën e turizmit tonë e kanë promovuar mbi 5 mijë turistë të huaj, që kanë bërë pjesë të gudiave të tyre turistike qytetin tone" tha në fjalën e vet përshëndetëse me këtë rast kryetari i Bashkisë Stefan Çipa. Po kështu, ai shtoi se nuk kanë pritur këtë zyrtarizim edhe ata mijëra nxënës e studentë nga i gjithë vendi dhe nga të gjitha trojet shqiptare, që fundjavat e dy muajve të fundit, kanë zgjedhur t'i kalojnë në brigjet dhe bukuritë e Sarandës. Ky qytet është ftues dhe tërheqës në çdo stinë, - u shpreh Çipa, -por ca më tepër në pranverë e në verë, e sidomos për të rinjtë e të rejat, të cilët bukurive natyrore që gjejnë në Sarandë u shtojnë edhe bukurinë e moshës".
Këtë verë Saranda, është përgatitur të lerë shumë mbrapa flukset e turistëve të një viti më parë, kur numri i tyre shkoi në gjysmë milionë vetë. Qytetarë të shumtë kanë
parë se Saranda dje është zgjuar me veshje festive, duke nisur nga shetitorja, tek plazhet e ezgjeruar e të pasuruar me rërë, tek rrugët e pastra dhe në gjithë qytetin e bërë
gati për të pritur miqtë e kësaj vere. Dita e çeljes së sezonit ka vijuar me spektakle artistikë e sportivë, si dhe me panair suveniresh e prodhime të traditës së artizanatit. Përgjatë shëtitores promovuan prodhimet e tyre biznese vendase dhe Birra Tirana. Disa nga bizneset me impakte të drejtpërdrejta mbi turizmin e Sarandës, si dhe një varg shkollash e institucionesh të tjera që funksionojnë në këtë qytet dhe të ftuar të tjera si Universiteti Mesdhetar i Tiranës, filiali i fakultetit ekonomik të Tiranës në Sarandë, etj., u prezantuan me pavionet dhe ekspozenë e tyre në panairin e gjerë e të hapur përgjatë shëtitores së Sarandës. Në mënyrën dhe me realizimet e veta të spikatura është paraqitur shtëpia e fëmijës në Sarandë, shkolla e mesme e Hoteleri-turizmit "Antoni Athanas", qendra polivalente ditore, qendra sociale "Motrat
Marcelina", Fondacioni "Lidia", si dhe njësi vendore fqinje: bashkia e Delvinës, bashkia e Konispolit, komuna e Ksamilit etj. Në festime kanë marrë pjesë edhe shefi i zyrës së OSBE në Gjirokasyër, Milan Bito, konsulli i përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, Nikollaos Kotrokoi, konsulli i nderit i konsullatës italiane në Gjirokastër, Teodor Bilushi, nënprefekti Gjergji Mano, kryetari i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, kryetari i bashkisë së Delvinës, Dhurim Alinani etj. Autoritete vendore dhe të ftuarit, të prirë nga kryetari i bashkisë
Çipa, kanë vizituar pavionet e promocionit të prodhimeve, ato të traditës dhe të suvenireve. Në skenën e ngritur mbi rërën e Plazhit "Rinia" performuan për orë të tëra në një koncert rinor këngëtaret Maja, Silva Gunbardhi, Petrit Lulo dhe Jeta Faqolli. Pritet që kjo verë të jetë konfirmim i rritjes së fuqishme të flukseve të turistëve në Sarandë. Sipas Cipës, pritet një rritje me 10-15% më shumë turistë këtë verë. Sllogani i kësaj vere për "kryeqytetin veror" të vendit është "Saranda: shtëpia e pushimeve tuaja".
Shkrimi në "The Guardian"
Bjeshkët e Namuna, mrekulli dhe varfëri
TIRANE
A
shtu si shumë rrugë të vogla në Shqipëri edhe rruga nga qyteti verior të Shkodrës maleve të afërta nuk është e shtruar dhe gjatë ecjes furgoni ynë krijon re pluhuri të bardhë që zhduken më pas në horizont. Ne të kalojnë një numër i madh makinash të vjetra, tip Mercedes panumërta të vjetra, disa kuaj dhe karroca si edhe burra të hipur në biçikletë të veshur me kapele që i bëjnë hije. Shumë prej ndërtesave në rrugë janë gjysmë të rrënuara ose të shkatërruara, por kafenetë e vjetra dhe stacionet e benzinës janë duke bërë biznes të mirë; përgjatë rrugës edhe shtëpi të ngjyrosura me ngjyra të ndritshme si: e gjelbër, levando apo aquamarinë. Pastaj arrijmë në një zonë ku ka plot "grushta" betoni. Gjatë regjimit komunist, i cili u rrëzua në vitin 1990, është vlerësuar se më shumë se 500,000 nga këto
Shkrimi në “The Guardian”
bunkerë ishin ndërtuar në Shqipëri. "Diktatori ynë i ndërtoi ato në mënyrë që njerëzit ta kishin gjithmonë ndjenjën se shtetet e tjera do të na sulmojnë, dhe nuk mendojnë për problemet në këtë vend", thotë udhëheqësi ynë, Aleks. Kjo epokë e izolimit të skajshme
ka kaluar, por Shqipëria mbetet një libër i mbyllur për shumë persona: deri kur shqiptarët kishin nevojë për viza për të udhëtuar në shumicën e Evropës, dhe vendi ka pasur relativisht pak vizitorë të huaj. Grupi ynë i udhëtimit i shtrydhur në minibus 10-vendësh përfshin një bankier në pension, një drejtues TV dhe një mësues. Moshat tona ndryshojnë me më shumë se 40 vjet. Çfarë na bashkon është një dëshirë për të mësuar më shumë për këtë vend. Unë mund të them se ishte një dashuri e shpejtë (një itinerar i ri nga shëtitjet në botë), edhe pse interesi im në ecje malore deri tani ka qenë thjesht teorik. Pas të kuqes së ndezur që më fali kalaja e Shkodrës, një natë më parë, Bjeshkët e Nemuna "(pjesa e Alpeve) duken pothuajse hënore. Gjatë ecjes tonë ne gjejmë shumë për të justifikuar emrin e tyre. Skelete pemësh të thara dhe rrënjët e
dala mbi tokë dëshmojnë për dhunën e stuhive dimërore. Në ngjitemi duke kaluar mbi shkëmbinj të zbardhur dhe madje edhe dëshmitarë të një zjarr të vogël pyjore. Por, mbi të gjitha, malet janë të qeta. Gjinkallat cicërojnë në livadhe, disa kafshë të vogla fshihen nën gurë, ndërsa fluturat lëvizin mes fushave - ferrave e shkurreve. Në Shqipëri, jo çdo gjë shkon pa probleme: ju keni më shumë gjasa të hasni në një zanë mali se sa një orar të besueshëm të autobuzëve. Vetëm në një natë në kryeqytet, në Tiranë, ne kemi përjetuar disa herë shpëputje të energjisë elektrike. Por, ndoshta edhe për këtë ky vend të le shenjën e tij. Para se niseha për aty unë unë nuk ishte i sigurt nëse unë mund të ngjitesha, as nëse unë do të kënaqesha, ose të miqësohesha me njerëzit që ndesha. Por, në fund të gjitha këto shqetësime kishin avulluar në ajrin malor.
22
E diel, 20 maj 2012
SPEKTAKEL
Big Brother 5
RRËFIMET Mbrëmja e spektaklit u shoqërua edhe me momente të këndëshme dhe emocionuese. 6 gjysëmfinalistët rrëfyen rrugëtimin e tyre të gjatë në BB
Erioni lë shtëpinë 6 banorët rrëfejnë rrugëtimin e tyre të gjatë në BB
Debati
Liami e Arbëri sqarojnë diskutimin mes tyre
TIRANE
SUADA DACI
N
jë banorë më pak në shtëpinë e Big Brother, dhe ka qenë pikërisht Erioni ai që ka hequr dorë nga çmimi i madh prej 100 milion lekësh. Djali nga Tirana, i cili jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë, ka qenë banori më pak i pëlqyer nga publiku shqiptar. Ndërkaq Genta dhe Françeska kanë vazhduar përpara rrugëtimin e tyre, prej 91 ditësh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbrëmja e spektaklit u shoqërua edhe me momente të këndëshme dhe emocionuese. 6 gjysëmfinalistët rrëfyen rrugëtimin e tyre të gjatë në BB.I pari që nisi të flas për eksperiencën e tij në BB, ishte Arbër Zeka, konkurrenti nga Kosova. Arbëri foli për familjen e tij, duke pohuar se janë shumë të lidhur më njëri-tjetrin. "Nëse fitoj çmimin do të ndërtoj një shtëpi për prindërit,ky ka qenë edhe qëllimi kryesor që kam hyrë në Big Brother", ka thënë Arëbri. Vëllai i Madh i bëri një surprizë duke i treguar një rrëfim të babait të tij, i cili i tha se ndihej shumë krenarë për të. Ndërkohë që Françeska në rrëfimin e saj tha se gjithnjë më ka munguar prania e gjyshërve, pasi nëna e saj, e cila është rritur jetime. " BB më ka sjell shumë gjëra të tjera të mira, përveç njohjes me Ermalin", tha ajo. Përsa i përket çmimit të madh, ajo tha se nëse do të fitonte do të ndihmonte familjen dhe do të siguronte të ardhmen e saj. Ajo dëgjoi edhe rrëfimin e nënës së saj, e cila tha se i pëlqente shumë lidhja e saj me Ermalin. Ermali në rrëfimin e tij tregoi se ishtë një djalë shumë shpërthyes, por nga BB mësoi që mund ta kontrollonte veten. "Nëse do fitoja do doja të bleja një shtëpi, dhe të jetoja vetëm. Brenda saj do të mund të krijoja familjen time", tha Ermali. Ai ndoqi edhe një klip ku ishte e pranishme nëna e tij, e cila tha se ai kishte treguar një karakter të fortë brenda shtëpisë së Big Brother. Ajo tha gjithashtu se , ai kishte qenë real në Big Brother. Një tjetër rrëfim ishte edhe ai i Erionit. Ai tha se një nga arsyet që kishte hyrë në BB, ishte të përjetonte emocione të reja dhe të paprovuara më parë. "Nëse do të fiotja do të ndihmoja babanë tim, dhe do të bleja një makinë. Megjithatë arritja deri këtu për mua është fitore dhe ia dedikoja të gjitha këto nënës sime", u shpreh Erioni. Ashtu si gjithë konkurrentët e tjerë, edhe Erioni ndoqi rrëfimin e babait të tij, i cili e komplimetoi sjelljen dhe qëndrimin e Erionit në brenda shtëpisë së Big Brother. I cilësuar si një nga banorët
L më të fortë, të këtij reality show, Liami tha në rrëfimin e tij se, i duheshin lekët për familjen dhe më pas për veten e tij. "Do doja të bëja pushime me ta sepse nuk kam pushuar asnjëherë me prindërit e mi", u shpreh Liam. Ndërkohë që mamaja e tij tha se, e donte shumë por edhe pse ai jetonte larg, ajo e kishte ndjerë atë shumë afër. Ndërsa Genta tha se kishte kaluar një jetë monontone dhe Big Brother ishte një kthesë në jetën e saj. "Ndihem e lumtur se çdo gjë e kam arritur me forcat e mia, tha Genta, duke shtuar se nëse do të fitonte çmimin e madh do ta fillonte jetën e saj nga e para. Edhe Genta si 5 banorët e tjerë të shtëpisë, dëgjoi rrëfëmin e nënës së saj. Ajo u shpreh se ndihej krenare dhe do ta mbështeste në këtë rrugëtim të sajën. Në të
njëjtën kohë ajo tha se moment i sikletshëm për të dhe familjen e saj, ishte publikimi i fotografive intime të saj. Opinionisti Arjan Konomi, komentoi disa nga rrëfimet e banorëve. Ai tha se, "Françeskën e kam paragjykuar në fillim për lidhjen e shpejt me Ermalin, por ajo ka ditur që çdo javë ta ngre më lart imazhin e vetes së saj, duke lënë një përshtypje befasuese. "Ermali përveçse një Mister tregoi që ka inteligjencë dhe që është një djalë me karakter. Por reagimet e tij lënë shumë për të dëshiruar. , u shpreh Konomi. Duke folur për Gentën ai tha se njerëzit e mbështen, sepse asnjë nga ne nuk e do të keqen e tjerit. Gjatë mbrëmjes së spektaklit u diskutuan edhe dinamikat e javës, ku debate më i fortë ishte ai mes Arbërit dhe Liamit. Arbëri foli në lidhje
me diskutimet me Liamin duke pohuar se gjithçka ka nisur si shaka, por Liamit i është dukur tendencioze e ka reaguar keq ndaj tij, por vazhdon të pohojë se Arbrin e quan vëllain e tij. Genta përfundon duke thënë se Arbri ka imituar Liamin për dy muaj radhazi e këtë javë e ka ofruar, ndërsa Arbri përgjigjet se nuk është si Genta që të transportojë fjalë sa andej-këtej. Ndërsa Françeska tha se, Liami e pa që u bë i bezdisur duke u zënë vetëm me Ermalin dhe filloi nga të zihet me Arbërin. Banorët realizuan edhe provën e javës. Të ndarë në dy skuadra Erioni dhe Françeksa gjuajtën secili 6 herë disa tullumbace, që kishin të bënin me buxhetin e tyre javor. Erioni dhe grupi i tij ishin fituesit e surprizës që i'u bëri AMC, ndërsa sa i përket buxhetit ata fituan vetëm 50% të tij.
Françeska:
Mendoja se do të ndihesha inferiore përpara Ermalit e Liamit" F
rançeska fillon të bisedojë me Arbrin në dhomën e ndenjes. Arbri e pyet atë për shoqërinë e saj. Françeska tregon se ka shumë shoqe, por vetëm dy prej tyre mund t'i konsiderojë shoqe të vërteta. Më pas fillon të tregojë për dëshirën që kanë pasur prindërit që ajo të hynte në shtëpinë e Big Brother. "Unë kisha frikë se do të ndihesha inferiore përpara Ermalit dhe Liamit, por jam përballur shumë mirë me situatat", shprehet Françeska. Ajo thotë se ka pasur dëshirë të lidhet me Ermalin që përpara se të hynte në shtëpi dhe simpatinë për të ia ka shprehur edhe të atit. Pak minuta më vonë Vëllai i Madh vendos muzikë në sfond e banorët fillojnë të kërcejnë. Ermali dhe Erioni shijojnë muzikën në sfond e më pas fillojnë të bisedojnë për qëndrimin e gjatë në shtëpinë e Big Brother. Erioni çuditet se si ka
mundur të qëndrojë për tre muaj i mbyllur në nj shtëpi. Ai thotë se nuk do të kishte pranuar ta bënte këtë gjë në rrethana të tjera. "E kishe menduar, brenda i izoluar, pa telefon e internet", thotë Erioni. Ndërsa Ermali nuk e shikon si sakrificë shumë të madhe. Ermali dhe Erioni mendojnë e bëjnë plane se me cilët nga banorët do të dalin nëpër klubet e natës, kur të dalin nga shtëpia. Erioni thotë se do të dalë me Klaudjan, Gracianon, Ermalin. Më pas flet për Gentën e thotë, sikur ta marrim edhe atë me vete e të na humbë e të mos e gjejmë dot se ku është. "Edhe me Mandin. Mandi është tip", shprehet Erioni. Të dy banorët qeshin me Gentën. Ndërsa Ermali përmend fjalët e saj, e cila ka thënë se kërkon që të dalin të gjithë së bashku, ashtu siç kanë dalë banorët e edicioneve të tjera.
iami në një moment i kërkon Arbrit që të sqarohen dhe të dy shkojnë në dhomën e gjumit dhe fillojnë të flasin për debatin e fortë që patën. Liami i thotë Arbrit se përse e ka ofenduar dhe se i vjen keq që marrëdhënia e tyre kanë shkuar në këtë pikë.Arbri i thotë se ai nuk ia tha me ironi “ke ardh me pushime”, por thjesht bëri një shaka me të. Liami i thotë “ta kam thënë se unë kam qenë personi që të kam respektuar më shumë dhe këtë respekt, duhet të ma jepje dhe ti, unë gjithmonë të kam thënë mos u kap me mua”. Arbër i përgjigjet “pse mendon se nuk ta kam dhënë respektin?”, por Liami nuk i lë radhë të flasë dhe vazhdon më tej “unë prej teje nuk e prisja, të më kapesh emocionin tim për dobësi, të më përmendësh një shaka që bëra me Gerin e të ma thuash përpara të tjerëve, për këtë më erdhi keq”. arbër i thotë Liamit se ai e ka ofenduar me shprehjet e tij, për më tepër ka shfrytëzuar vetëm një shaka. Liami i thotë Arbrit “të tjerët t’i kanë vënë në dukje se ti me këto debate ti ke ul veten e ke tregu dobësi”. Gjatë kësaj kohe që Liami tenton të sqarohet me Arbrin përsërit të njëjtat shprehje që në një farë mënyrë duket se bëjnë që Arbri të ndjehet i ofenduar.Arbër i thotë Liamit “prej teje nuk e prita kurrë, ti me fjalët që the, je bazuar në ato që u kanë thënë të tjerët se unë jam kopja jote e kur do ti më vë në lëvizje kur nuk do jo”. Liami i thotë “të kam thënë kapu me të tjerët, jo me mua sepse humbasim të dy, nëse ti do të zbatosh atë që me mua do të kapesh në fund e nëse kërkon të luash me mua , je shumë vonë”. Arbër i thotë Liamit “ti më ke vënë në dukje gjërat gjithmonë”, e Liami i përgjigjet “ti përmende Gjermaninë, familjen time e mua mu duk e cekët nga ana jote”. Liami i kërkon Arbrit që të mos e vazhdojnë më tej debatet, por të qeshin e të mbajnë secili pozicionin e vet. “Nëse ke gjë ma thuaj se po vazhduan të akumulohen gjërat, do të plasin në debate pastaj” i thotë më tej Liami.
E diel, 20 maj 2012
23
ZBAVITJE
HOROSKOPI Kapet milionerja aksidentale
Arrestohet njeriu “gorillë”
Hajduti që dhuron tortillas
K
J
M
ara Hurring, gruaja neozelandeze e cila në vitin 2009 përfitoi në llogarinë e saj bankare të hedhur gabimisht nga banka plot 10 milionë dollarë e që bashkë me burrin e saj ia mbathi ,menjëherë, tani ka rënë në duart e drejtësisë dhe do të dënohet. E mbiquajtur “milionerja akisdentale” Kara Hurring së bashku em burrin e saj nga Hong Kongu, Hui Gao sapo e kuptuan “peshqeshin” që u kishte bërë banka i tërhoqën parë dhe i depozituan në banka të tjera kineze. Por Pak ditë më parë gruaja u kthye në Zelandën e re pasi kishte lindur një fëmijë dhe menjëherë u vu në pranga nga autoritetet e këtij vendi. Tani do të përgjigjet para drejtësisë sepse është gjetur fajtore për 30 akuza. Sipas New Zeland Herald Hurring iu shkreh në lot gjatë procesit dhe tani pret dënimin n muajin gusht, ndërsa i shoqi u ekstradua në Hong Kong.
o të gjitha idetë, sado me qëllim të mirë të jenë mund të pranohen kollaj nga të gjithë. Aq më tepër kur është fjala për ndonjë ide të çuditshme, siç ishte ajo e para disa ditëve që i shkrepi në kokë anglezit Rory Coleman. Kështu një ditë të bukur, Coleman mori pjesë në një maratonë banirësie në mënyrë disi të pazakontë. Kështy, në vend që të zgjidhte një kostum normal sportiv, ai preferoi që, më shumë se një sportisti ti ngjante një gorille. Dhe se nga gjeti një maskë të këtij majmuni e filloi të qarkullonte me të nëpër rrugët e Londrës. Porf pikërisht kjo maskë tepër realiste i futi në panik njerëzit që njoftuan menjë herë policinë. Forcat e rendit ndërhynë dhe e ndaluan menjëherë dhe vetëm kur u bindën se “gorilla” ishte një njeri i mirë dhe që merrte pjesë në maratonën e bamirësisë e liruan.
irë kur ndodh një vjedhje dhe policia, pas mbërrin në vendin e ngjarjes, vihet në veprim, por kur tentativa e vjedhjes është aq e pakuptueshme për policinë si i bëhet? E një pikëpyetje të madhe për një rast të tillë e ka edhe policia e Seattle, pas një rasti vërtet të çuditshëm vjedhje-pa vjedhje që ka ndodhur disa ditë më parë. Kështu një vjedhës, nëse mund të quhet kështu të paktën nga veprimi që ka bërë, theu xhamin e vogël të një jeep-i të ndaluar pranë Universitetit të Washingtonit dhe... jo vetëm që nuk vodhi asgjë, por la sediljen e makinës nja dhjetë copë tortillas, specialitetin e njohur të kuzhinës meksikane. Edhe pse po bëhet java, akoma policia e Seattles nuk i ka dhënë dot një shpjegim kësaj ngjarjeje të çuditshme
SUPER FJALEKRYQ 1
2
3
4
5
6
23
7
8
9
10
24
28
30
38
31
39
44
12
32
40
56
77
70
78
58 65
66
85
92
P R A G A B
I
N A
B
R
I
Z
86
87
N E O N E T
E
I
M A D A M E B O V A R Y
F E A R O A S N K A
I
P
K O L O N P
I R A T E R
L A Z
I
N A K O T E K A T
C P O L
I M E R E T T L S
T T R
P A T O T E T A T I R E N A T E M
R A
L
I R
I K
A K A F
Z A T O R E
I
U E S
I
I
A P L
T M I
N
N S D I
E R
D
P I
A N A I M
E T
T A L O
O
E R A T
I
I
S
I
I
T A K T
I
S
D R
L A N B
T
D
D E L
D A E M O N O
S O T A A B E L
T R
I
I
R A N
A E R O M E I
R
C A S A N O V A
T E L
A T H E
E M U
O R O M A
N A D A R
A R T E M I
M A L L
I
I
N
88
Akrepi
Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, dita pritet të jetë përgjithësisht mjaft pozitive, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë moment tensioni në raportet me dikë. Më objektivë në gjykim.
Shigjetari
Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, pasi dikush përpiqet t’jua hedhë në një bisedë a ndopnë pazarllëk që ka të bëjë me punën tuaj. Interesante mbrëmja me partnerin.
Bricjapi
Edhe për të lindurit e kësaj shenje yjet premtojnë për një ditë të mirë në përgjithësi . E vëtmja gjë që ku duhet të tregoni kujdes është sfera ekonomike. Shpenzoni shumë.
89
94
C L A U D E
S A T A D A
Peshorja
Eshtë Hëna sërish ajo që ju bën pak, nervozë, pak pretenciozë, pak fodullë e pak gënjeshtarë, por ama pa i kaluar caqet. Sidoqoftë pritet e qetë, por duhet të tregoni më shumë arsye.
75 81
10. Inicialet e Benigni-t. 11. Hapet me editorial. 12. Eshtë era... jonë. 13. Me out në NBA. 14. Vitet pa ku¿j. 15. Shpiku një alfabet të famshëm. 16. Kanë mbetur mister. 17. Një pjesë e tematikës. 19. Mund të jenë diktatorë. 20. Vetëvrasja e samurait. 22. Kush është është shumë i varfër. 24. Ku¿zojnë katete. 27. Janë toreadorë mbi kuaj. 30. Thahen me boni¿kim. 32. Eshtë OTAN në Francë. 33. Woolf shkrimtare.
1. Makina Felicia. 2. Ishte zot i erërave. 3. Në krye të klasi¿kimit. 4. I absurdit ai i Beckett. 5. Zbriti në ferr për Euridisin. 6. Grirë pa ku¿j. 7. Kalohen në... plazh. 8. Janë avantazhet tona.
A D R E N A L D N A N D E T
60
74
93
ɷ VERTIKAL
Virgjëresha
Ka nga ata që shpenzojnë shumë (energji dhe para) për të arritur qëllimin, ndërsa ju jeni nga ata që shpenzoni vetëm kur jeni të bindur se qëllimi e justifikon. Mbrëmje pasionale.
67
73
PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM M
36
59
72
89. Në fund të fundit. 90. Në atë vend. 91. Filmi i parë shqiptar. 92. Eshtë i lartë ai i kampionit. 93. Qe prpfeti që u sharrua më dysh. 94. U printe jeniçerëve.
Luani
Edhe pse parashikohet një ditë e qetë, jeni ju ata që me shpirtin e aventurës mund ta bëni të trazuar. Në planin afektiv nuk e keni shokun, por në atë ekonomik jeni në vështirësi..
22
27
80
91
21
Gaforrja
Preferoni gjërat e komplikuara dhe të vështirë më mirë se të ndjeheni të „mëshiruar” nga dikush që ju ofron zgjidhje më të thjeshta. Eshtë një ditë për t’ u marrë me qetësi.
53
79
65. Fillimi i ¿lmit. 66. Në kryr të armatës. 67. Me Buenos në Argjentinë. 68. John, ish as i tenisit. 69. Fillojnë tatëpjetën. 70. Nuk vrasin ato të minatorëve. 74. Mbetur në fund. 75. Derti kur nuki di. 76. Diftong në teori. 77. Një mbishkri në kryq. 79. Kishin këmbë dhie. 80. Ashtu si bie viktima. 81. Teket e një suste. 82. Kishin të treha vetëm një sy. 84. Eshtgë çrregullim. 87. Italia në tabela.
20
Binjakët
Nuk është momenti të ankoheni e as të hiqni dorë që në pengesat e para që ju janë shfaqur. Fusha profesionale esukseshme, ndërkohë që në planin sentimental ka shumë për të bërë
48
84
90
19
52
64
71
83
ɷ HORIZONTAL
47
57 63
69
1. Një degë e... aktivitetit. 7. Një position për Vettel. 9. Janë zbavitëse. 18. Thuhet për atë që s’është më. 21. Të parat në stacion. 23. Eshtë tip... që zemërohet menjëherë. 25. Këndojnë edhe ata në opera. 26. Union Autonom Polak. 28. Mbyllin një simbol. 29. Një pikturë më mur. 31. Ente Ndërtimi Vlorë. 34. Kush ka... inatoset. 35. Caruso që qe tenor. 37. Një mbahet me linjën. 39. Eshtë gjuha në Talmud. 42. Janë esktreme në sarong. 43. Eshtë nomadi. 44. Uruguaji në tabela. 45. Mbahen me... portofole. 47. Eshtë degë e linguistikës. 49. I ka tek marsi. 50. Shkruajnë si Tristan Bernard. 52. Diana e akejve. 54. Gjysmë kaotik. 55. Kanë një hap edhe për... dado. 56. Ku¿j itinerari. 57. Shkroi Neveria. 59. Eshtë kupa e ¿tuar. 61. Mbyllin një manastir. 62. Janë moralistët instrasigjentë. 63. Ku¿jtë e Sarandës.
18
Demi
Në përgjithësi kuadri yjor për ju që i përkisni kësaj shenje është pozitiv në shumë aspekte. Një takim mund të jetë një rast shumë i mirë për të përmirësuar raportet me dikë.
43
51
62
82
17
42 46
68 76
16
35
41
55
61
15
34
50
54
14
26
33
45
49
13
25
29
37
11
Dashi
Sot Hëna në shenjë duket shumë aktive, duke zgjuar te ju një romantizëm ndoshta të fashitur prej kohësh, por edhe duke ju shkundur nga një farë plogështie. Raporte intensive në planin sentimental.
J
E N N E
A G
E Z E R
I
I R A K
35. Mund të jenë edhe autonome të tilla. 36. Dy shkronja për disa. 38. Eshtë monedha më e re. 40. Janë enë benzinë. 41. Ka një zall në Shkodër. 43. Një komandë në computer. 45. Shkroi Tartu¿. 46. Efektet e para. 47. Mund të jenë 4x100 metra. 48. Mund të jenë kokosi. 49. Masini kantautor. 50. Qe centauri që mësonte Akilin. 51. Në fund të ndeshjes. 53. Eshtë si aty pranë. 54. U vra nga Belerofonti 55. Eshtë si vrull tërbimi. 58. Një mund të jetë fetar. 60. Merret me të bukurën. 62. Paul Newman. 63. Eshtë e nxehtë ajo e verës. 64. Gerorge ¿nanciar i famshëm. 70. Kush e thotë pyet. 71. Çeliku i risëve. 72. Eshtë fushë ku shihet. 73. Skuadër greke. 74. Thyhet me dy kafshata. 78. Ritet pa re. 82. Fillojnë gjithmomë. 83. Mbarojnë fare. 85. Lidhen në krye. 86. Dy asa. 88. Binjaket në klasa.
Ujori
Peshqit
Afërdita mjaft aktive në shenjë bën të fryhë fort era e dashurisë dhe e ndjenjave të bukura në përgjithësi. Mundohuni të për¿toni nga ky rast për të kaluar një ditë interesante.
Përpiquni të mbyllni të gjitha problemet që kanë të bëjnë me punën dhe kushtojani të gjithë kohën fushës sentimentale. Mund të forconi një lidhje të re në këtë aspekt.
24
E diel, 20 maj 2012
LAJME NGA BOTA ɷ Brindizi, bombë në shkollë vdes studentja, një rëndë Dje ne mëngjes në Shkollën Profesionale Morvillo Falcone në Brindizi shperthyen dy bomba dhe si pasojë njw studente 16 vjeçe mbeti e vdekur, nje tjeter eshte ne gjendje te rende, ndersa 7 te tjere kane mbetur gjithashtu te plagosur, por gjendja e tyre paraqitet me e stabilizuar. Viktima është Melissa Bassi 16 vjeçe, e cila ka humbur jetën pasi ka mbërritur në spital. Ndërsa shoqja e saj ¿llimisht i është nënshtruar nderhyrjeve kirurgjikale, por mjeket kane bere te ditur se gjendja e saj eshte mjaft e rende, madje me pare disa media italiane njoftuan se Veronica Capodieci kishte nderuar jete, lajm qe u hodh poshte nga mjeket, te cilet kon¿rmuan gjendje mjaft te rende te studentes. Sipas mjekëve të spitalit Terrinë të Brindizit të plagosurit e tjerë kane marre plagë të mëdha dhe janë në kujdesin maksimal të mjekëve ku shumë prej tyre i janë nënshtruar edhe ndërhyrjeve të menjëhershme kirurgjikale. ɷ Afganistani në qendër të takimit të Çikagos Presidenti Barack Obama këtë fundjavë mirëpret udhëheqësit e NATO-s në qytetin e tij Çikago për një takim që do të përqendrohet në situatën në Afganistan, ndarjen e përgjegjësive dhe s¿dave të tjera me të cilat përballet aleanca. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja po tërhiqen nga Afganistani në bazë të një afati kohor sipas të cilit të gjitha forcat e huaja luftarake do të tërhiqen më 2014. Pavarësisht sulmeve të so¿stikuara të talebanëve, NATO thotë se forcat afgane të qeverisë janë në rrugën e duhur për të marrë mbi vete përgjegjësitë e sigurisë. Presidenti Obama në ¿llim të këtij muaji tha se “në Çikago, koalicioni ynë do të vendosë një objektiv që vitin e ardhshëm forcat afgane të jenë në krye të operacioneve luftarake në mbarë vendin. ɷ Kriza evropiane e borxheve temë qendrore në diskutimet e G8 Udhëheqës të vendeve më të industrializuara të botës po përqëndrohen tek problemet ekonomike të Evropës, në takimin e tyre vjetor ekonomik. Presidenti amerikan Barak Obama kërkon nga përfaqësuesit e G8-tës të përqendrohen tek alternativa që sjellin rritje ekonomike, në diskutimet e tyre për kapërcimin e borxhit që kërcënon Eurozonën, transmeton VoA. Shqetësimet ekonomike të 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët mund të ndikojnë negativisht edhe jashtë Eurozonës, përfshirë edhe tek Shtetet e Bashkuara. ɷ Paris: Ambasadorit i vidhen 30 mln euro në margaritarë Hajnat kanë vjedhur stoli dhe margaritarë në vlerë 30 milionë euro në banesën e ambasadorit të Filipineve në Paris, Filip Jons Lilijer, raportoojnë sot mediat franceze. Lilijer është ambasador i Filipineve në Portugali, transmeton DPA. Vjedhësit kanë hyrë në banesë nëpërmjet dritareve, kanë thyer se¿n me stoli dhe margaritarë, dhe kanë marrë me vete edhe vaze dhe orë të shtrenjta nga banesa prej 540 metra katrorësh. ɷ Sulm vetëvrasës në Afganistan, 8 të vrarë Një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në një postbllok të policisë të shtunën në lindje të Afganistanit, duke vrarë të paktën tetë njerëz. Autoritetet e rendit të provincës së Khostit thanë se sulmuesi ka ecur deri në një pikë kontrolli në Ali Sher dhe ka shpërthyer eksplozivin e ngjitur në jelekun e tij, duke vrarë dy policë dhe gjashtë civilë, transmeton REL. Shpërthimet vetëvrasëse dhe forma tjera të dhunës vazhdojnë në Afganistan, derisa krerët e shteteve janë mbledhur për një samit të NATO-s në Çikago për të diskutuar nevojat e sigurisë së Afganistanit, pasi shumica e trupave të huaja largohen në fund të vitit 2014.
VALË UHF NË PREFEKTURAT: TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER
KANALI 158
Mund ta ndiqni A1-Report në këto televizione kabllore: KANALI 50
Do na ndiqni në të gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi dhe në pjesën tjetër të Europës
NE SHQIPERI Televizoni MRM Intel Media Inkusat TVM Devolli Vjosa Toshkez Bradsat Erzeni Luna Mariuxho Permeti
Qyteti Korçë Fier Pogradec Devoll Vlore Lushnje Elbasan Shijak Kavaje Bulqize Permet
Irla Policani Elbasan North & South Kombi Lushnja Prrenjas Alfa Kabell Cakran Kucova Lapardhaja Brado Orikumi Asparag Mati
Berat Berat Elbasan Fier Lushnje Prrenjas Tirane Fier Kucove Berat Elbasan Vlore Rrogozhine Mat
Së shpejti...
Kukesi Orexh Maqellara Multivizion Tata Junior Divjaka M&G Ura Vajgurore Saranda Digital Pupa Roskovec HB-CA Eri A&A Iliria
Kukes Fier Diber Kavaje B.Curri Lushnje Elbasan Berat Sarande Lushnje Fier Peshkopi Ballsh Berat
Reci KGM S3 Ju-al Mamurras Manastiri Belshi ARD&NET
Lezhe Tirane Kruje Lac Fier Elbasan Fier
NE MAQEDONI Multimedia Telenet Skupi Cable
Maqedoni Maqedoni Maqedoni
TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI Redaksia & Marketing
Rruga: “Dervish Hima”, Tre kullat, kulla e dytë, Tiranë mobile: +355 69 60 60 421 marketing: +355 69 60 60 419 Studiot e prodhimit A1 Rruga: “Aleksandër Moisiu” ish-Kinostudio Shqipëria Sot
origjina e lajmit...
Lajmi në High Definition Jemi një grup mediatik i pavarur nga çdo parti në të cilin rregullat profesionale të informacionit mbizotërojnë mbi luftërat politike • Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group
• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor
Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno
Kulturë: Admirina Peçi
Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku
Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com
Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418
Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë