shqiptarja.com

Page 1

“FIKS FARE”

“Fundjava”/ Suplementi për argëtim Gjergj Bojaxhi: Ne sot në Everest Gac Filipaj: Unë studenti 52-vjeçar

ɽ Faqe 12

Doktoresha e spitalit 25 mijë lekë për të ¿rmosur KEMP-in

ɽ Faqe 13-19

DOKUMENTET

ɽ Faqe 11

21 janari, zbulohen ekspertimet e Akuzës dhe mjekëve

- Ndër mejtime -

ɽ Faqe 8

PERI I BARDHË NGA ARLINDA ÇAUSHOLLI

së shpejti... TELEVIZIONI MË I RI INFORMATIV NË SHQIPËRI LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi FUNDJAVA

origjina e lajmit...

VITI II - NR. 122 E premte, 25-05-2012

NIS GARA/ Deklarata e nënkryetarit të PD-së Astrit Patozi mbrëmë në emisionin “Opinion”

PD: TOPALLI PER PRESIDENTE

Ikën LSI, shumica vetëm 68 vota Presidenti, votimi i parë në 30 maj. Berisha: I kemi votat për ta zgjedhur. PS: As nga PD, as nga PS. LSI braktis Kuvendin, presion ndaj PD-së. Sot në ora 13.00 takimi Berisha-Meta Koment Lajmi ɽ Faqe 22-23 EKSKLUZIVE/ SI U MBAJT E FSHEHTE MODELJA VIP Shumica parlamentare në Kuvend u katandis dje në 68 vota, siç u duk në votimin për ligjin e akcizave. Tre deputetë të LSI-së, Meta, Tavo dhe Koka, si dhe deputeti i PDIU braktisën votimin, duke lënë shumicën pa kuorum.

NGA

Në foto: (majtas) Mediat spanjolle zbulojnë fotot me Anri Salën në Londër (djathtas) Anri Sala me Rozario Nadal në kinema “Millenium”, Tiranë 19/05/2012

TIRANE

FERNADA CENKO

S

humica qeverisëse në Kuvend u katandis në 68 vota, dje gjatë votimit për akcizat, duke vënë në dyshim aftësinë e të ashtuquaturës “Aleancë për Integrim” për arritur minimumin e votave, pra 71 që do t’i duhen në raundin e fundit për presidentin e ri. Për të dytën herë brenda pak javëve, që nga votimi për anëtarin e KLD-së, kur deputetët e LSI-së nuk votuan kandidatin e PD-së, Elvis Cefa, duke braktisur seancën... ɽ vijon në faqe 2-6

Rozario Nadal, ish-princesha e divorcuar tani e dashura e Anri Salës Modelja e preferuar e Valentinos, në Tiranë me artistin shqiptar NGA

MIRA KAZHANI

REPORTAZH TE UNIVERSITETI

Studentët e ‘Kristal”: Na testoni Çfarë ndodhte dje pas heqjes së licencës. Ekspeditat, sherr për ¿nancimet TIRANE

ESMERALDA KETA

M

egjithëse dy ditë më parë, është bërë publik një vendim i këshillit të Ministrave, sipas të cilit universitetit “Kristal” i pezullohet për një vit licenca në të gjitha programet e studimit, pedagogët dhe studentët... ɽ Faqe 8

AFRIM KRASNIQI

KE dhe shansi shqiptar R

regulli statutor i Këshillit të Evropës është i qartë: çdo vend anëtar, me rotacion 6 mujor dhe mbi bazën e gërmës alfabetike merr drejtimin e Këshillit të Ministrave të KE-së. Shqipëria u pranua anëtare në KE më 1995, vit kur kryesimi i takoi Qipros dhe sot, 17 vjet më vonë, pas Ukrainës e Britanisë së Madhe radha është e Shqipërisë. Në nëntor 2012 drejtimi do t’i kalojë shtetit pasues, Andorrës dhe me këtë përbërje të KEsë, radha jonë tjetër drejtuese do t’i takojë në vitin 2035-2036. Kjo praktikë drejtimi me rotacion ka vlera të veçanta besimi e përfaqësimi për 47 vendet anëtare, i bën ato të ndjehen pjesë e vendimmarrjes së rëndësishme dhe aplikohet edhe në organizata të tjera kolektive siç janë BE, OSBE, etj. Pra nuk është një garë ku vlerësohen arritjet dhe aftësia politike e diplomatike, por një “dhuratë” formale që vjen për shkak të anëtarësisë në KE. Natyrisht që radha e drejtimit ministror të KE-së është lajm dhe shans i mirë për çdo qeveri dhe administratë që drejton në periudhën përkatëse. Ky është një rast ideal për një promovim të parimeve dhe projekteve (ndër) shqiptare në politikën e jashtme, për një rol aktiv të diplomacisë në nxitjen e dialogut politik, bashkëpunimit dhe paqes në rajon e më gjerë, si dhe për rritjen e nivelit të përgjegjësisë dhe seriozitetit të sjelljes së shtetit shqiptar në raport me shtetet e tjera anëtare të KE-së. Në rastin shqiptar është një shans për të lobuar më shumë për Kosovën dhe pozitën shqiptare në ɽ vijon në faqe 7 rajon, gjë që me...


2

E premte, 25 maj 2012

EKONOMI

KLSH, marrëveshje bashkëpunimi me Auditin Suprem polak

M

ë 23 maj, në Varshavë, Bujar Leskaj, kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, nënshkroi një Marrëveshje Bashkëpunimi me homologun e tij, presidentin e Zyrës polake të Auditimit Suprem (NIK), Jacek Jazierski. Marrëveshja u përgatit në bazë të parimeve të përbashkëta të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organizatës Ndërkombëtare të

Institucioneve të Auditimit Suprem (INTOSAI), si edhe të Organizatës Evropiane të Institucioneve të Auditimit Suprem (EUROSAI). Institucioni Suprem i Auditimit në Poloni është një ndër institucionet më të mëdha dhe profesionale në Evropë. Presidenti i tij Jazierski ka qenë deri në fund të vitit të kaluar president i EUROSAI-t dhe përfaqëson një nga figurat

më të njohura në komunitetin e auditimit suprem. Në fillim të korrikut 2012, një grup prej 10-15 audituesish nga KLSH do të trajnohen për auditimin e performancës në Qendrën e Trajnimeve të NIK në Poloni, ndërsa në shtator ekspertë të metodologjisë antikorrupsion në institucionin polak pritet të vijnë për një aktivitet të përbashkët në Tiranë.

Gjobitet kush prodhon në shtëpi 100 litra raki ose 200 litra verë

Akcizat, qeveria pajtohet me prodhuesit e mëdhenj Gjendet formula, parapagim "deri në 100% të vlerës" Lajmi

Kazan rakie për prodhim artizanal

Akcizat do t'i mbledhë vetëm Dogana dhe do të taksohen të gjithë prodhuesit e vegjël të pijeve alkoolike. Prodhuesit, përfshirë edhe ata të birrës, duhet të parapaguajnë për pullat fiskale, deri në 100% të vlerës së tyre

TIRANE

PARAPAGIMI

GENC KONDI

P

a u njoftuar më parë, është futur dje në se ancë plenare të Kuvendit të Shqipërisë ligji i ri për akcizat. Ky ligj është kthyer disa herë në komisione, pasi grupet e interesit pretenduan se nuk ishte marrë mendimi i tyre, por dje ministri i Financave Bode ka paraqitur një varjant "të ri", duke shuar kundërshtitë e operatorëve të mëdhenj të sektorit, që parashikon se shuma që duhet të lihet si garanci për parapagimin e pullave fiskale do të caktohet nga Këshilli i Ministrave dhe do të jetë "deri në 100 për qind". Kjo formulë është tërësisht evazive, pasi mund të jetë nga 1 deri në 100 për qind dhe mendohet se administrata që do ta mbledhë akcizën do t'i ketë duart e lira për të përcaktuar shifrën sipas rastit. Ndërkohë, ndryshe nga sa parashikonte varianti fillestar i Ekzekutivit, mbledhja e akcizës vetëm nga administrata doganore do të aplikohet duke nisur nga data 1 tetor dhe jo nga data 1 korrik e këtij viti. Me këto lëshime, duket se qeveria ka gjetur një miratim të heshtur nga ana e prodhuesve të mëdhenj të pijeve në vend dhe ka proceduar për të rritur praktikisht barrën e taksave, në kushtet e rënies së ndjeshme të të ardhurave buxhetore.

TAKSIMI

Ndryshimi i parë i madh me këtë ligj është se Tatimet nuk do të kenë më punë me akcizën. Ajo do të mblidhet tërësisht nga

shitjeje dhe sasia e prodhimit të mos jetë më e madhe se 100 litra në vit. Pra, po kaloi qoftë edhe një litër mbi këtë sasi, qytetari duhet ta deklarojë në drejtorinë rajonale të Doganave dhe të paguajë akcizën përkatëse. Kjo masë vendoset edhe mbi verën, por për sasi që i kalojnë 200 litrat. Ligji nuk parashikon se si do të kryhet kontrolli në shtëpitë e qytetarëve apo fshatarëve nga Antikontrabanda, për të verifikuar tejkalimin e sasive, kur hyrjet nëpër shtëpi ndalohen me Kushtetutë, pa një vendim prokurorie apo gjykate.

Opozita

"Shpërdorimi 12 milionë euro, rritet barra fiskale për qytetarët"

TIRANE

P

ër implementimin e ligjit aktual për ak cizën dhe kontrollin e saj nga administrata e Tatimeve janë shpenzuar 12 milionë euro. Kalimi i këtij kontrolli tek Doganat shoqërohet me një kosto shtesë dhe të pajustifikuar. Ka deklaruar kështu dje Mimi Kodheli, deputete e PS. Sipas saj, nuk ka argumente bindëse se pse transferohet mbledhja e akcizës në këtë mënyrë. Në shtatë vjet qeveria i ka rritur të gjitha tatimet indirekte, duke përfshirë akcizën, shtoi ajo. Vetëm për shkak të rritjes së tatimeve, qytetari shqiptar ka paguar në vit afërsisht 400 milionë dollarë më shumë, sipas Kodhelit. "Ndryshimet që qeveria sjell në Evropë pritet të testohen deri në vitin 2015, ndërkohë që kemi nxituar të ndryshojmë komplet Ligjin për Akcizat, pasi e kemi ndryshuar atë në vitet e fundit 12 herë të tjera, me pretendimin së është një kërkesë e BE-së. Eksperimentimet janë gjëja e fundit, që ne duhet të bëjmë me ligjet për fiskun", theksoi ajo. Nga ana e tij, Erjon Braçe vuri theksin tek administrata doganore. Por, që këtu fillojnë dyshimet lidhur me efektivitetin e zbatimit të tij. Ligji sanksionon kontroll absolut të prodhimit dhe importit të pijeve alkoolike, duke nisur nga të vegjlit, pra punishtet, e deri te fabrikat. Ligji nuk kursen as

Mimi Kodheli

urgjenca e paraqitjes së ligjit për miratim, pa një lajmërim paraprak të deputetëve. Maxhoranca dhe qeveria u nënshtruan nga tregtarët e mëdhenj, ndërkohë që janë tërësisht të pandjeshme ndaj qindra prodhuesve të vegjël të verës e rakisë, akciza për të cilën rritet, të pandjeshme ndaj qindra mijë bujqve, për të cilët nuk ulet akciza dhe ata mbeten nën efektin e çmimit 190 lekë për litër të naftës për punën e tokës, tha ai. Edhe ish-ministri Arben Malaj vuri në dukje se ligji nuk jep zgjidhje për çështjet që pretendohet.

prodhuesit për nevoja vetjake, si për verën dhe rakinë, duke vendosur limite dhe matës në çdo kazan fermentimi alkooli, kudo qoftë individi. Kjo pjesë e ligjit kishte shkaktuar debate mes specialistëve të fushës, por edhe dyshime mbi aftësinë e

doganave për të kontrolluar tregun vendas. Ligji parashikon që nuk i nënshtrohet akcizës rakia e prodhuar nga individët privatë dhe e konsumuar nga vetë prodhuesit, nga familjarët dhe miqtë e tyre, me kusht që të mos jetë objekt i asnjë veprimtarie

Akcizës i nënshtrohen jo vetëm pijet alkoolike, por edhe duhani, kafeja dhe karburantet, si dhe disa mallra të tjera. Nga parapagimi i një garancie për pulla akcize, që kërkohet në ligj, biznesi, sidomos në këtë kohë të vështirë krize, përjeton rritje kostoje, sikurse u vu në dukje një gjë e tillë gjatë diskutimeve pas kthimit të projektligjit në komisione. Shteti pranon gjithshka si garanci, mjafton të ketë vlerë materiale. Garancia nuk është e thënë të jetë vetëm bankare, por edhe në forma të tilla, si dorëzani, por edhe sigurim i detyrueshëm. Pikërisht këtu kanë këmbëngulur më shumë prodhuesit e mëdhenj, sidomos të birrës, e cila për herë të parë ngarkohet me pullë akcize, si në fuçi, ashtu edhe në shishe. Të ndodhur në vështirësi likuiditeti, ata janë shprehur kundër parapagimit që kërkohet për një veprimtari të tillë, por kanë hasur fillimisht në intransigjencën e Financave, që e kishin hartuar këtë projekt pikërisht për të rritur për vete likuiditetin, që i mungon gjithnjë e më shumë. Me sa duket, formula "magjike" ka qenë ajo, që i le në dorë Këshillit të Ministrave të përcaktojë format dhe mënyrat e parapagimit, ndërkohë që sasia e tij do të mbulojë deri në 100 për qind të vlerës së akcizës që i paguhet shtetit. Kompanitë që kanë lidhje me pushtetin do ta kenë më të lehtë të sigurojnë kështu lehtësi, ndryshe nga të tjerat, të cilave do t'u kërkohet 100 për qind e akcizës para se malli të hidhet në treg.

Transporti

Greqia ndalon autobuzët shqiptarë

1

7 kompani shqiptare të licensuara në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve nuk do të lejohen të operojnë në fqinjin tonë jugor. Mësohet se qeveria greke ka vendosur të përjashtojë subjektet shqiptare të autobusëve që deri tani kanë udhëtuar në linjat Shqipëri-Greqi, nëse ata nuk kanë një ortak grek. Sipas operatorëve, ministria shqiptare e Transporteve nuk i ka njoftuar më parë, ndërkohë që secila prej tyre ka kryer deri në 5 milionë euro investime dhe rrezikojnë falimentimin. Sipas shtypit grek, autobusët shqiptarë janë ndaluar të hyjnë në Greqi sepse nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për shërbimet e rregullta mes Greqisë dhe shteteve jashtë BE-së.


E premte, 25 maj 2012

3

POLITIKE

Jozefina Topalli në 10 minuta u çon deputetëve 2 axhenda

K

reu i grupit socialist dhe deputeti Erjon Braçe kanë ngritur zërin për të treguar se si shkelet rregullorja e Kuvendit në seancë plenare. Brenda 10 minutave administrata e Kuvendit ka vënë në dispozicion dy axhenda parlamentare. Njëra që nuk e kishte të përfshirë ligjin e akcizës dhe tjetra që përmbante ligjin e akcizës në rendin e

Në foto: Momenti i votimit në Kuvend të ligjit për akcizat ku mungonin Topalli, Berisha dhe deputetët e LSI-së

ditës për t'u votuar. Sipas deputetit Braçe futja e kësaj nisme në momentin e fundit, kishtë një tjetër skemë, atë të lobimit të një bizesmeni që prodhon pije alkolike. Po ky element është vënë re edhe nga kreu i grupit kuvendor socialist. "Ne kemi një kalendar të miratuar. Dhe shikojmë që tani në tavolinë pa vendim seance të parlamentit është përmbysur ai

kalendar. Në kalendar nuk ka qenë ligji i akcizave. Që të futet sipas Rregullores së Kuvendit duhet një shumicë e cilësuar e deputetëve të parlamentit. Në mënyrë të papritur u thuhet deputetëve hajdeni dhe votojeni. Deputetët ndërkohë janë përgatitur për diçka tjetër dhe jo për këtë p/ligj. Të zbatohet rregullorja!", u shpreh Gramoz Ruçi.

Nënkryetari i Kuvendit

Vangjel Tavo: Kemi qenë për drekë nuk arritëm votimin në Kuvend

TIRANE

N

ënkryetari i Parlamentit, Vangjel Tavo ka shpjeguar për gazetën "Shqiptarja.com" mos marrjen pjesë në votim e ligjit të akcizës, ku mazhoranca e votoi me 68 vota në Kuvend. Sipas Tavos, mungesa e tyre nuk ka një prapaskenë politike, (ajo që mund të lidhet sot me votat për Presidentin në sallën e Kuvendit), por mungesa e tyre ka qenë për shkak se, janë telefonuar nga sektretaret e Kuvendit dhe nuk kanë arritur në kohë për të votuar. Me këtë rast Tavo ka justifikuar edhe mungesën e deputetëve të tjerë të LSI në sallë, ndërsa nuk erdhi dje në seancë deputeti i LSI, dhe ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, i cili ka të drejtën edhe të votës.

Vangjel Tavo

Zoti Tavo, ju nuk keni marrë pjesë në votimin e ligjit për akcizat, i cili u vendos në axhendën parlamentare më vonë, pasi ax-

henda e parë nuk kishte parashikuar. Kush është arsyeja? Nuk ka asnjë arsye. Ne kemi qenë për një drekë afër Parlamentit të Shqipërisë së bashku me zotin Koka dhe me me zotin Meta. Menduam se ky ligj do të kishte për një kohë të gjatë diskutime dhe menduam se do të zgjaste. Na kanë telefornuar që do të fillonte votimi, dhe jemi nisur duke lënë edhe ato që kishim porositur përgjysëm. Por nuk arritëm që të merrnim pjesë në votim, edhe pse kryeparlamentarja na ka pritur pak minuta. Mos është ky mos votim me një prapaskenë politike? Jo nuk ka asnjë prapaskenë politike. Thjesht nuk mund të arrinim në kohë. Kemi menduar se do të zgjaste shumë diskutimi.

Shumica në parlament arrin të mbledhë vetëm 68 vota

TIRANE

FERNADA CENKO vijon nga faqja 1 ...plenare. E njëjta skemë u përsërit dje, edhe pse votohej një ligj i radhës, por në ditën e parë kur zyrtarisht u hap gara për përzgjedhje e emrit të presidentit të ri të vendit. Në vend që të votonin ligjin për akcizat, në një sallë ku nuk ishte kuorumi i nevojshëm i deputetëve, tre deputetë të grupit parlamentar i LSI-së, me në krye liderin Ilir Meta, preferuan më mirë që të hanin drekë në një restorant afër selisë së sallës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, si një mënyrë karshillëku ndaj partnerëve të mëdhenj në bashkëqeverisje. Ishe kjo drekë e deputetëve të LSI-së dhe impenjimi i deputetit të PDIUsë Shpëtim Idrizi që e çuan mazhorancën në minorancë, duke testuar për të disatën herë brishtësinë në qeverisje të Partisë Demokratike, forcës kryesore në qeverisje. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta së bashku me dy deputetët e tij, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka kanë qenë duke drekuar në një prej restorantëve afër Kuvendit të Shqipërisë, drekë kjo që i kushtoi rëndë mazhorancës qeverisëse. Ikja e LSI, ka ngrënë votat e Berishës, edhe atëhere kur ka më shumë nevojë, pasi vetë Par-

LSI në drekë, “ha” maxhorancën e PD Berisha lë seancën, ndërsa aleatët braktisin votimin tia Socialiste nuk ka marrë pjesë në votim, duke i hequr kartat nga aparati, çka pretendohet nga PS se ky votim është i pavlefshëm. Por LSI ikjen në grup nuk e ka për herë të parë, vetëm pak kohë më parë ka ndjekur të njëtën procedurë për të shmangur votimin e kandidatit të Partisë Socialiste, për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Meta në një emision

Prezenca e deputetëve dje në Kuvend

televiziv shpjegoi mungesën e tij gjatë votimit.

Përveç tre deputetëve të LSI, ka munguar edhe deputeti, njëherësh edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili është larguar nga seanca plenare pak para se të fillonte procesi i votimit. Një votë më pak nga kualicioni me Berishën, për të mbajtur qeverinë gjallë. "Kisha një impenjim

Saimir Tahiri: Votimi është nul juridik otimi për ligjin për akcizat në parlament, është antikushtetues dhe një sinjal se shumica nuk i ka votat. Kështu është shprehur Saimir Tahiri, deputeti i PS-së për të kundërshtuar votimin e bërë nga kryeparlamentarja e Topalli. "68 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër tregon se në votim kanë marrë pjesë 68 persona, pra 3 më pak se numri i nevojshëm për t'u hapur votimi. Për t'u çelur një votim në vend duhen 71 vota.

Saimir Tahiri

Deputetët e opozitës kanë hequr kartat nga votimi dhe nuk kanë pranuar të quhen të pranishëm në votim. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtuese, kuorumi për një ligj përbëhet nga deputetet që marrin pjesë në votimin e atij ligji dhe jo nga ata që nuk shprehin vullnetin. Në rastin konkret vetëm 68 deputetë kanë qenë kurimi për të votuar ligjin e akcizave", është shprehur Tahiri. Ai solli një shembull për të faktuar se ky proces është antiligjor. "Në arsyetimin e

PD: Voton "PRO" ligjit për akcizën Oketa voton "PRO" Mungojnë Sali Ilir Vangjel Lefter Nasip Kastriot Shpëtim

BERISHA META TAVO KOKA NAÇO ISLAMI IDRIZI

IDRIZI

Deputeti i PS-së

V

TE DHENAT PS: Nuk merr pjesë në votim

bërë për heqjen e mandatit për deputetin Ilir Beqja, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se "një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij … nuk duhet të llogaritet në konceptin "shumicë e të pranishmeve" për efekt të kuorumit të votimit". Me këtë arsyetim votimi në Kuvend është nul, dhe shumica ka humbur shumicën. Ilir Meta, kryetar i LSI braktisi votimin pa bërë koment duke e lënë shumicën në mëshirë të fatit", është shprehur Tahiri.

tjetër në atë kohë. Nuk kisha ndonjë qendrim ndryshe nga mazhoranca, madje Dashamir Tahiri ka qenë prezent", ka shpjeguar Idrizi për gazetën "Shqiptarja.com". Por i vetmi që ka qëndruar ka qenë vetëm deputeti tjetër i PDIU, Dashamir Tahiri, i cili kohët e fundit nuk është parë të mbajë të njëjtin qëndrim me kryetarin e parisë, Shpëtim Idrizi.

MUNGON ISLAMI

Pasi votoi me kartën e kryetarit të LSI, Ilir Meta gjatë votimit të të marrëveshje së memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe BE për pjesëmarrjen në programin e kulturës, Kastriot Islami u largu pa marrë pjesë në votimin e ligjit të ndryshuar për akcizën. Kohët e fundit mazhorancën e ka nxjerrë nga situata vota e Kastriot Islamit, madje ai ka pranuar që në zgjedhjen e prësidentit vota e tij do të jetë vendimtare.


4

E premte, 25 maj 2012

POLITIKE

Me pesë raunde presidenti i ri brenda 28 qershorit

P

arlamenti do të zgjedhë presidentin e ri të Republikës brenda datës 28 qershor. Nisja e procedurave zyrtare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe zhvillimi i seancës së parë në datën 30 maj do të pasohet pas zbulimit të emrave të kandidatëve me mbledhjen e jo më pak se 20 firmave, që duhet të depozitohen në Parlament brenda datës 28 maj, dy ditë përpara zhvillimit të raundit të parë. Në rast se negociatat mes

partive politike nuk do të prodhojnë një kandidat për raundin e parë, votimi sipas Kushtetutës quhet i ezauruar edhe kur në raundin e parë nuk paraqitet asnjë kandidat. Kushtetuta jep të drejtën e paraqitjes së kandidatëve të rinj jo vetëm në raundin e dytë dhe të tretë por edhe në raundin e katërt. Nëse raundi i parë dështon, atëherë Konferenca e Kryetarëve do të përcaktojë një raund tjetër mes datës 31 maj deri në 6

qershor. Në rast dështimi raundi i tretë zhvillohet më 13 qershor. Raundi i katërt në bazë të procedurave do jetë mes datave 15-21 qershor. Nëse dhe ky raund dështon, raundi i fundit do të jetë mes datave 22-28 qershor. Votimi i pestë zhvillohet vetëm midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në votimin e katërt. Në rast se ka më shumë se dy kandidatë me të njëjtin numër votash, futet në fuqi shorti.

Konferenca e kryetarëve cakton kalendarin. Ruçi: Datë për 5 raundet

Presidenti votohet më 30 maj, debatet Topalli-Ruçi Fiton propozimi i Tavos. Topalli: Presidenti, që në raudin e parë Lajmi Topalli

Konferenca e kryetarëve ka vendosur dje 30 majin, propozimin e Tavos, si ditën e votimit të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri. PS përmes Ruçit ka kërkuar datën 31 maj dhe datat për 5 raundet. Topalli tha se s'duhet paragjykuar, pasi Presidenti mund të zgjidhet që në raundin e parë.

"Presidenti mund të zgjidhet që në raundin e parë të votimit me 84 vota. Nuk duhet ta paragjikojnë procesin, pasi mund të zgjidhet që në raundin e parë. Ndaj s'ka pse të caktohen datat e raundeve të tjera".

TIRANE

JAKIN MARENA

Z

gjedhja e Presidentit të ri ka hyrë në "hullinë" kushtetuese, teksa është vendosur 30 maji si data e votimit të raundit të parë. Ndërkohë që ditët e Topit po "sosen" tashmë në krye të shtetit, ende është mister emri i kandidatit që do të garojë për të zënë vendin e tij si President i Republikës. Kështu ka pasur debate të forta dje në konferencën e kryetarëve ku është vendosur data e votimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Objekti i debatit ka qënë jo vetëm data por dhe mënyra se si duhej të votohej në të pesë raundet. Në fund ka triumfuar propozimi i nënkryetarit të Kuvendit, njëherësh deputet i LSI, Vangjel Tavo i cili tha se dita e mërkurë, data 30 maj është dita më e përshtatshme për votimin e kreut të ri të shtetit. Kanë qënë socialistët që përmes kryetarit të grupit parlamentar Gramoz Ruçi kanë kërkuar votimin e raundit të parë më 31 maj, ndërkohë dhe caktimin e datave për katër raundet tjera për Presidentin. Kërkesa e Ruçit kishte të bënte me faktin se duhej të shfrytëzohet tërë hapësira ligjore për negociatat e zgjedhjes së presidentit të ri me konsensus mes palëve. Por kryetarja e Kuvendit Topalli ka ndërhyrë, duke i kujtuar Ruçit që të mos e paragjykoje procesin, pasi mund të zgjidhet presidenti që në raundin e parë të votimit dhe nuk ka pse caktohen dhe katër datat e tjera të raundeve. Ndërsa shqetësimi i socialistëve nuk kishte të bënte me datën e raundit të parë, por sipas Ruçit me faktin se është nisur një proces kushtetues për zgjedhjen e Presidentit pa pasur

emra. Shqetësimi i socialistëve por dhe i heshtur i të gjitha palëve në këtë konferencë kryetarësh ka qënë për faktin se ende s'ka një kandidat zyrtar për postin e Presidentit të ri të Republikës, duke e lënë gjithçka në nivelin e hamendësimeve dhe në pritje të takimeve apo negociimeve të kreut të mazhorancës me aleatët e tij por dhe me liderë partish jashtë koalicionit, mes të cilëve ndoshta dhe me kreun e opozitës Edi Rama. Ndërsa "dasma" presidenciale tashmë ka nisur, ende "nusja" e Presidencës s'është gjetur. Shqetësimi u vu re në heshtjen e Ruçit pas konferencës e deklaratat në parim të Patozit. Po japim të plota debatet në konferencën e kryetarëve. Topalli: Fillojmë leximin e të githa neneve të Kushtetutës dhe të rregullores për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Gramozi: E dimë këtë, rregulloren e dimë na thuaj si e kemi planin në

me procedurat e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ruçi: Unë mendoj që t'i lëmë këto, se jemi deputetë të vjetër të gjithë këtu dhe e njohim me detaje procedurën, s'ka pse bëhet kështu.... (Topalli vijon leximin e neneve përkatëse të Kushtetutës dhe të rregullores për zgjedhjen e Presidentit). Topalli: Zoti Ruçi, mund të më thoni se çfarë propozimi keni në lidhje me procedurat dhe për datën e zhvillimit të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit. Çfarë propozimi keni ju? Ruçi: Të caktohen të pesë datat e raundeve të votimit për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta dhe rregullorja e kanë të qartë dhe të përcaktuar mirë. Raundet ndahen nga njëri tjetri nga 7 ditë, ne një formalitet po kryejmë. Topalli: Po Presidenti mund të zgjidhet që në raundin e parë të votimit me 84 vota. Nuk duhet ta paragjikojnë procesin, pasi mund të

"Të caktohen të pesë datat e raundeve të votimit për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta dhe rregullorja e kanë të qartë dhe të përcaktuar mirë. Raundet ndahen nga njëri tjetri nga 7 ditë, ne një formalitet po kryejmë" mënyrë që të veprojmë sipas Kushtetutës dhe rregullores dhe të përfundojmë shpejt se po fillon seanca parlamentare. Topalli: Jam e detyruar që në bazë të rregullores dhe të Kushtetutës t'i lexoj të gjitha nenet që kanë të bëjnë

zgjidhet që në raundin e parë. Ndaj s'ka pse të caktohen datat e raundeve të tjera. Cilën datë mendoni për raundin e parë? Ruçi: Ne tashmë jemi në proces dhe për ne nuk ka shumë rëndësi data, pasi është e fiksuar në rreg-

ullore. Ajo që ne kemi këmbëngulur është arritja e një konsensusi. Por meqë duhet propozuar mendojmë që dita e enjte, data 31 maj është dita më e përshtatshme. Kemi dhe kohë të përgatitemi dhe të negociojmë. Rusmali: Unë mendoj të jetë e hëna e ardhshme, më 28 maj, është më mirë. Pasi është fillim jave dhe për më tepër nuk mbivendoset me seancën parlamentare. Ruçi: Ritheksoj, që shtatë ditëshi i përcaktuar në rregullore është i nevojshëm për të bërë negociata për presidentin. Është shumë afër si datë dhe nuk përkon me përcaktimin ligjor. Tavo: Mund të jetë dhe dita e hënë raundi i parë, më 28 maj ose e mërkura. Ndaj unë propozoj datën 30 maj, ditën e mërkurë, sepse sipas Kushtetutës janë shtatë ditë. Ditën e enjte i bie dita e tetë, dhe për pasojë data e saktë i bie të mërkurën me 30 maj. Eshtë mirë sepse nuk interferon as me seancën plenare. Ndërkohë që kemi shumë projektligje për të kaluar e nuk duam të përplasim axhendën presidenciale me axhendën e Kuvendit për projektligjet. Ruçi: Ne tashmë jemi futur në procesin kushtetues të zgjedhjes së Presidentit dhe këta shtatë ditë duhet të përdoren për negociatat për të arritur ndonjë akord për një president konsensual. Madje për këtë arësye kërkuam dhe datat e reaundeve të tjera, për shkak se procesi i negociimit është i hapur. Ndaj mendoj se duhet kohë, pasi do të mblidhet dhe Komisioni i Ligjeve... Rusmali: Po komisioni i Ligjeve gjysmë orë punë ka dhe mbaron punë shpejt, ndaj ose të hënën ose të mërkurën e ardhshme. Unë mendoj që të mbështesim propozimin e Tavos që të zhvillohet raundi i parë për zgjedhjen e presidentit të ri më 30 maj. Topalli: Besoj që jeni dakord, votimi i raundit të parë më 30 maj, ditën e mërkurë në seancën plenare. (dakord të gjithë).

Uollfart-Rama:

“Ka dialog e dëshirë për një president konsensual”

A

mbasadori i OSBE në Ti ranë, Eugen Uollfarth i ka mëshuar idesë për një president konsensual. “Më lejoni të them dy fjalë përsa i përket zgjedhjes së Presidentit. Shoh një shkallë të lartë konstruktiviteti në dëshirën për të pasur një president konsensual. Shoh linja të rëndësishme dialogu mes drejtuesve, veçanërisht midis drejtuesve të partive, të cilat janë të hapura dhe të përdorura. E gjithë kjo më duket shumë inkurajuese dhe pres me dëshirë të shoh një proces të sukseshëm të hapur, transparent, të drejtë dhe konstruktiv”, ka qënë deklarata e Uollfarth, pas takimit me kreun socialist Rama. “Gjithashtu, z.Rama më dha përshtypjet e tij lidhur me vizitën e tij në Berlin, e cili duket se ka qenë një vizitë e shkëlqyer”, tha ai. Uollfarth s’pranoi pyetje nga gazetarët për bllokimin e reformës zgjedhore dhe cila ka qenë biseda me Ramën për këtë çështje.


E premte, 25 maj 2012

5

POLITIKE

K

uvendi i Shqipërisë ka miratuar dje ligjin për kufijtë shtetërorë. 127 deputetë kanë votuar 'pro' propozimin e ardhur nga komisioni i Jashtëm për të shfuqizuar nenin 53 të ligjit të 2008, i cili kthente në fuqi ligjin e vitit 2001, ku neni 3 përcakton kufijtë. Fatos Beja, kryetar i komisionit të Jashtëm kërkoi që në ligjin e vitit

Votohen kufijtë, Gjoni: Korrigjuam turpin

2001 të shfuqizoheshin të gjitha nenet, me përjashtim të nenit 3 dhe nenit 7. "Miratimi që Kuvendi i bën sot këtij projektligji mund, pa ngurim, të quhet historik. Kështu korrigjojmë një histori turpi, mëkati dhe shkeljeje të ligjit që na ka turpëruar të gjithë. Ky miratim është kurorëzim i përpjekjeve të pandërprera të Grupit Socialist për

të korrigjuar këtë padrejtësi historike, është triumf i arsyes e njëkohësisht akt reflektimi i pjesës më të përgjegjshme të maxhorancës, shembull i atdhedashurisë, i kontributit të shquar të intelektualëve si Frashëri, Xhufi, Godo, Pashaj, që e kanë ngritur zërin në mbrojtje të interesave e të dinjitetit kombëtar", tha Gjoni.

Presidenti, PD-PS debate në Kuvend Në foto: Kryeministri Sali Berisha dje gjatë seancës parlamentare

Berisha: Ne i kemi votat për Presidentin Ruçi: Presidenti, as nga PD, as nga PS

TIRANE

LAJME SHKURT

FERNADA CENKO

Vjen Konomi, ndryshojnë anëtarët e komisioneve

Z

Rënditja

Kryeministri Berisha: Jap numërimit elektronik, jo KQZ-në

TIRANE

V

etëm pak orë para për fundimit të afatit të vendosur nga ndërkombëtarët për përmbylljen e reformës zgjedhore dhe asaj parlamentare, kryeministri Berisha renditi pikat ku kanë ngecur reformat, duke i propozuar opozitës që të propozojë një qytet ku të nisë projekti pilot për numërimin elekronik. Nga ana tjetër berisha tha se nuk do të pranojë që Avokati i Popullit të zgjedhë kryetarin e KQZ-së. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi iu përgjigj propozimeve të Kryeministrit se: "Ka vetëm një rekomandim ODIHR-i, e shkruajtur e zeza mbi të bardhë, rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky është rekomandimi themelor i ODHIRit, të cilin kryeministri bën sikur e harron apo sikur s'e lexon. E pra, kjo është thembra e Akilit që ka ngelur Reforma Zgjedhore. Bëni rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zbatim të rekomandimeve të ODIHR-it, fjalë për fjalë, që të gëzojë besueshmërinë e palëve politike në zgjedhje", është shprehur Ruçi. Më tej ai tha se: "Ka vetëm një rekomandim ODIHR-i, e shkruajtur e zeza mbi të bardhë, rikompo-

zimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky është rekomandimi themelor i ODHIRit, të cilin kryeministri bën sikur e harron apo sikur s'e lexon. E pra, kjo është thembra e Akilit që ka ngelur Reforma Zgjedhore. Bëni rikompozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zbatim të rekomandimeve të ODIHR-it, fjalë për fjalë, që të gëzojë besueshmërinë e palëve politike në zgjedhje". Por Berisha i ka kërkuar që sot të mblidhet komisioni i reformës për të vendosur se çfarë do të bëhet. Do na ikin dritat, kështu që hajde të zgjedhim një qytet ku të aplikohet procesi i numërimit elektronik, përpara se të nisë aplikimi në të gjithë vendin. ODIHR-i nuk është se nuk e njeh sistemin dixhital, por kërkon të fillohet me një studim pilot, që të krijohet besimi",tha Berisha.

gjedhja e Presidentit është bërë objekt de batesh edhe në Parlament mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi ka akuzuar Berishën se po j'u shmanget diskutimeve, duke sjellë një kandidaturë politike nga Partia Demokratike. Ruçi ka nënvizuar se figura e Presidentit nuk mund të vijë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, por një njëri që ti shërbejë vendit. Ndaj në këtë prizëm, Ruçi shprehur hapur kandidaturën kundër një kandidati politik të ardhur nga PD. Por kryeministri Berisha deklaroi se Partia Demokratike i ka kapacitet për të prodhuar një president të denjë, çka do të thotë se mazhoranca i ka votat për President, dhe një përson të denjë për atë post. "Ne jo, se nuk kemi kapacitete që e bëjnë shumë mirë atë punë, por kemi një filozofi dhe pozicion politik. Ne kemi deklaruar që duam të zgjedhim Presidentin e vendit, jo Presidentin as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste. Mos bëni demagogjinë dhe diversionin e radhës të deputetëve të opozitës, që ne shikokemi njëri-tjetrin president, apo nuk votokemi njëri-tjetrin. ", është shprehur Ruçi. Ndërsa Berisha i është kundërpërgjigjur duke i thënë se "nuk bëj unë hipokritin, as maskën, une them atë që kam. Them që është një proces i negociueshëm dhe kushtetues. E doni në këtë mënyrë, provojeni do të jetë i tillë. Do të ulemi këtu në Parlament. Sot Kryesia mandaton përfaqësuesit e Partisë Demokratike, jo për shoë, por për negociata. Se në bindjen time në këtë Parti Demokratike ka personalitete të shquara të këtij vendi, të cilat janë të afta me përkushtimin e tyre t'i shërbejnë vendit". Më tej, ai tha se Partia Socialiste do të sjellë në Kuvend

Deputeti i ri i PS-së, Edison Konomi do të jetë anëtar i Komisionit të Ekonomisë. Ndërsa kanë rrjedhur të tjera ndryshime. Arben Isaraj do të kalojë tek Komisioni i Ligjeve, ndërsa Ramiz Çoba do të jetë anëtar i komisionit të Sigurisë Kombëtare. Të gjitha këto ndryshime u bënë me propozim të deputetëve dhe u miratua në seancën plenare.

Islami ngatërron kartën me Metën

kandidaturën e saj.

REPLIKAT MES RUÇIT DHE PATOZIT

Ruçi: Sot ishte kufiri i fundit me Kushtetutë, sot ishte kufiri i fundit me procedurë parlamentare dhe kësaj procedure parlamentare dhe kushtetutese, ne nuk i kemi paraprirë me një proces politik.Opozita ju ka drejtuar një letër, ju ka bërë një apel, ju vazhdoni të jepni përgjigjen që Presidenti do të jetë një drejtues i lartë i Partisë Demokra-

Kirurgjia e variçeve me teknologjinë e fundit me lazer, me garanci të plotë. Prof Dr. Haralambos Ilias në spitalin AMAVITA, per konsulta Tel: 04 237 5406, Cel: 0693360681 Adresa: Rr. "Pjetër Budi", 75/3, përballë Institutit të Kulturës Italiane, afër qytetit studenti, Tiranë

tike. Pra, me pak fjalë ose s'jeni dakord as me konsultime, as me proces, ose do ta bëni atë formalisht, sa për të kaluar radhën. Ja pse, kryetari i opozitës ju ka ftuar. Shumica e partive, qoftë edhe ato të maxhorancës janë takuar me të dhe ato kanë pritur që ju t'i thërrisni dhe t'i dëgjoni. Mos bëni demagogjinë dhe diversionin e radhës të deputetëve të opozitës, që ne shikokemi njëri-tjetrin president, apo nuk votokemi njëri-tjetrin. Ne jo, se nuk kemi kapacitete që e bëjnë shumë mirë atë punë, por kemi një filozofi dhe pozicion politik. Ne kemi deklaruar që duam të zgjedhim Presidentin e vendit, jo Presidentin as të Partisë Demokratike, as të Partisë Socialiste. Berisha: Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, në Kushtetutën e vendit sot është hapur procedura. Unë nuk jam për shoë, unë jam për një proces, siç e kam deklaruar, të negociueshëm dhe kushtetues. Këtu qëndroj plotësisht.Unë ju garantoj ju, se procesi në përkushtimin tim do të jetë i tillë. Unë nuk eci me klishenë e armikut dhe të demonit. Sigurisht kam deklaruar dhe po-

Deputeti i pavarur Kastriot Islami ka votuar dje në emër të kreut të LSI-së Ilir Meta, gjatë votimit të një marrëveshje me BE. Ka qenë kryeparlamentarja Topalli, e cila ka urdhëruar sekretaret për të hequr kartën e Metës, pasi ai nuk ka qenë prezente. Sekretaret j'u afruan, por aparati i Ilir Metës nuk kishte kartë. Ajo ishte ngatërruar me kartën e Islamit. Ky i fundit me delikatese hoqi kartën e Metës edhe u largua fare, pa marrë pjesë në votimin e ligjit për akcizën.

hoj prapë e deklaroj, po përse e bëj atë. Se në bindjen time në këtë Parti Demokratike ka personalitete të shquara të këtij vendi, të cilat janë të afta me përkushtimin e tyre t'i shërbejnë vendit. Por sigurisht që vendi është i pari, pra jam përcaktuar. Doni të them se do të propozoj një personalitet të Partisë Socioliste? Kjo është detyra juaj ta propozoni, jo e imja. Nuk bëj unë hipokritin, as maskën, une them atë që kam. Them që është një proces i negociueshëm dhe kushtetues. E doni në këtë mënyrë, provojeni do të jetë i tillë. Do të ulemi këtu në Parlament. Sot Kryesia mandaton përfaqësuesit e Partisë Demokratike, jo për shoë, por për negociata.


6

E premte, 25 maj 2012

POLITIKE

Berisha vendos në kryesi për aleatët, sot më 13.00 me Metën

N

ga sot Berisha, Patozi dhe Spaho do nisin takimet me aleatët. Bëhet e ditur se takimi i parë do të zhvillohet me Metën në orën 13,00, dhe më pas me aleatët e tjerë respektivë. Berisha tha në kryesi se mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme presidentin, por kërkon që në proces të përfshihet opozita. Berisha deklaroi se bashkëpunëtorët e afërt të tij mund të bëhen presidentë të mirë, por shtoi se Rama nuk

duhet të demonizojë emrat e PD në garën për president. Kryesia zgjati rrethi 35 minuta. Pas takimit me aleatët, do negociohet me Ramën dhe PS. Berisha tha se Rama nuk duhet të demonizojë anëtarët e PD që mund të jenë kandidatë për president. Berisha i kujtoi Metës se qeverisja me të ka qenë e suksesshme dhe ata arritën të fitojnë edhe bashkinë e Tiranës vjet. Meta është një çelës i rëndësishëm në këtë votim. "Etja presidenciale është një sëmundje

virale, por ka dallim mes ëndrrës e etheve presidenciale. Ajo që dua të theksoj është se në këtë proces të përfshihet dhe opozita, pasi ëndrra presidenciale nevojë për realizim", tha Berisha. Ai tha se negociatat do bëhen në kryesinë e Kuvendit, pasi ai institucion zgjedh presidentin. Ndërkohë që marrëveshjet me Ramën gjithnjë i ka cilësuar një dështim, duke vlerësuar marrëveshjet me Nanon.

Nënkryetari i PD s'përjashton aleancat fluide mes Metës dhe Ramës

Patozi: Presidenti Topalli kandidate "Meta s'i bie hasha deklaratës se s'do Presidentin" Lajmi

cion. Ne kishim 70 deputetë dhe kaq, s'bënim as qeveri e as President.

Nënkryetari demokrat Astrit Patozi është shprehur në mënyrë të qartë se nuk heq dorë nga zgjedhja e Presidentit nga PD dhe nëse rrezikohet koalicioni me LSI. Njëherësh si pa dashje ka zbardhur dhe kandidaturën e PD për kreun e shtetit, që është kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Jo vetëm Rama por Meta nuk e do..? Resurset kryesore për të bërë Presidentin e kanë dy partitë kryesore, pastaj partia e tretë...

E përjashtoni presidentin nga shqëria cicile? Çdo politikan e përjashton këtë, është një vetëpenalizim që klasa politike i bën vetes. Rama kërkon të rikthejë Shqipërinë në vitin 2002, por ajo s'kthehet.

TIRANE

K

ryetari i grupit parlamentar Astrit Patozi në emisionin "Opinion" në TV Klan është shprehur në mënyrë direkte se kryeparlamentarja Topalli do të jetë kandidatja e PD për Presidentin. Teksa ka deklaruar fillimin e negociatave është shprehur se do të ketë takime me aleatët e koalicionit, me Ramën. Duke folur për koalicionin me Metën, Patozi ka thënë se dhe nëse dështon nuk është fundi i botës, ndërkohë që shprehet se nuk përjashton aleancat fluide për të zgjedhur presidentin jashtë PD. Gjithsesi ai mendon se Meta nuk e kërkon Presidentin. Eshtë normale që PD kaq vonë të mos ketë një emër...? PD s'është domosodhshme që të ketë sot emër. Pasi të paktën të presë deri në raundin e tretë, sepse mazhoranca nuk i plotëson 84 votat. Ndaj s'kemi arësye të themi që sot emrin, Pasi PD ka personalitete që mund ta bëjë presidentin. Duhet një mandat i florinjtë në kushtet kur s'janë 71 vota...? Ne duhet ta fillojmë këtë debat me raundin e parë. Unë sot për sot kam 73 vota, me gjithë Metën. Jo domosdoshmërisht duhet që ta zgjedhim me 71 vota. Në marrëveshjen e e 2009 thuhet: Presidenti mes PD-LSI. E keni shkelur këtë marrëveshje, duke thënë se do jetë drejtues i PD? Jo. Ne jemi transparentë. S'kemi shkelur askënd, kemi thënë që bashkarisht me LSI do japim një president dinjitoz. Pse Meta s'do të pranojë një kandidaturë nga mazhoranca? S'ka

Astrit Patozi

asnjë arësye ta thotë këtë. Ka kërkuar një president me 140 vota. Meta në rast se i qëndron marrëveshjes do të vijë te mazhoranca. Në rast të kundërt do thotë të shkojë në zgjedhje të parakohëshme ose një President nga e majta me aleancë fluide. Këtë se kam dëgjuar. Presidenti konsensual është kusht për integrimin? Absolutisht jo. Dhe për Topin kështu thatë, por pastaj e anatemuat? Ne çojmë në presidencë një person që sipas nesh i përmbush këto

“Para 5 viteve zgjodhëm nënkryetarin e PD. Më shumë se nënkryetarin e PD as këtë herë s’mund të zgjedhë më shumë, të ofrojë më shumë”. kritere. Bamir Topi ishte kallp. Kishit 68 vota, Meta iku, ishte kërcënim apo presion...? Sot LSI ishte në Kuvend, votoi një përfaqësues i saj. Ne mbetëm për shkak të PS. Mungoi dhe Berisha. Koalicionin e shoh solid, përsa kohë dëgjoj Ilir Metën që thotë që marrëveshja do respektohet. Të ishte për të bërë mosvotimin e Presidentit dhe të qeverisë, LSI s'vinte fare në koali-

Sali Berisha dhe Ilir Meta

apo..? Se çfarë ndodh pas Presidentit, ka ndryshim qeveria etj e ka krteministri. Unë do doja një riformatim të qeverisë. S'ka zgjedhje parakohe.

Kadarenë do ta pranonit...? Kadareja e di se Presidenti duhet të jetë kryepolitikani. Kush kërkon ndryshe, kërkon ti fusë thikën sistemit në zemër. Në Itali nuk mendohet që të të jetë Ezo biaxhi president.

Nëse Meta s'jep votat do tentoni presidentin...? Mjeti i fundit kushtetues janë 71 votat. Ne do kemi një president kushtetues, do përpiqemi. Në rast se s'arrijmë kompromisin, s'është fundi i botës.

Dëgjoni amnasadorët, mos dëgjoni median. Ja ambasadori amerikan.? Dhe për mua është shans i humbur, por kjo s'do të thotë që unë të çoj vendin në zgjehdje.

Po nuk arritët pa Metën presidentin, shkoni në zgjedhje...? Çdo deputet i PS i LSI e i partive të tjera është i ftuar që të votojë kandidatin e PD që do jetë dinjitoz. Ta bëjë dhe Rama të njejtën ftesë.

Po Meta nuk do t'ua japë votat..? Koalicioni ka funksionuar. Ne do kemi kontakte që nesër ai do të thotë kendvështrimin e tij.

Mazhoranca me vota të marra endej këndej...? Ju po e zhvendosni debatin sikur LSI s'do jetë në aleancë me PD. Ky s'do jetë fundi i botës. Bindja ime është në një funksionim koalicioni deri më 2013. Nëse dështon negociata me presidentin, do ketë një negociatë tjetër, pastaj tjetër derisa në konsensus.

Kemi Ramën e Metën në sinkron. Ju keni 66 vota, s'kemi ndryshim? Rama ka dy mundësi, ta votojë apo të tentojë me një kandidaturë të majtë, që qoftë dhe për aleanca fluide të marrë votat. Ju thoni që s'do merrni pjesë ne tre raundet e para...? Nuk jam këtu për të shpalosur taktikat. Nëse ua kërkon Meta presidentin, ia jepni? Besoj për serizitetin e Metës, dhe s'mund ta çoj mëpërmend që ai t'i bjerë hasha deklaratës politike që nuk e do presidentin. Eshtë logjikë e hapur, secili sheh peshën e vet politike. Po pranoi Meta një figurë të PD, ju do bëni negociatë me Ramën? Po. Ka probleme për qeverinë nëse nuk zgjidhet presidenti

Mos është problemi se Meta gjendet jashtë qeverisjes?

mos jetë Nano. Nano ka mirëkuptimin e mjaftueshëm për ta njohur të drejtën tonë që të kemi kandidat të PD. Po nëse Nano është kandidaturë e LSI? Nuk paragjykoj llojin e negociatave. Kemi informacione se ikën LSI? E zëmë se Meta ikën nga koalicioni, do ta provojmë e do vazhdojmë. E ka Kushtetuta, se çfarë ndodh. Në rast se LSI s'bie dakort për president të PD, atëherë kemi aleanca fluide dhe një president tjetër. Ne do pranojmë. Pastaj ç'të ndodhë. Rama ka thënë për blerje deputetësh, 2 milionë euro? Grupi i PD s'ka deputetë të majtë që kanë ardhur te ne. Meta ka bërë zgjidhjen e duhur. Ju intereson presidenti tani, apo koalicioni me LSI para dhe pas zgjedhjeve? Të gjitha janë të rëndësishme, s'ju hyj skenarëve ogurzi. Para pesë viteve zgjodhëm nënkryetarin e PD. Më shumë se nënkryetarin e PD as këtë herë s'mund të zgjedhë më shumë, të ofrojë më shumë.

“Në rast se LSI s’bie dakort për president të PD, atëherë kemi aleanca fluide dhe një president tjetër. Ne do pranojmë. Pastaj ç’të ndodhë”

Pra ju do zgjidhni nënkryetaren e PD, Topalli? Pra nga nënkryetari e poshtë. PD nuk e do president të vetin, se s'nevojë. Më keq se Topi s'mund të kemi, çfarë e gjeti PD.

Mund të jenë komplementare kur gjërat janë vaj, mund të jenë ndryshe, dhe secili merr drejtimin e vet.

Do i ktheni borxhin Nanos? Nano nuk merr 20 firmat, LSI ka tre vota dhe nuk bëhen. Por dhe sikur të ndodhë mrekullia nuk bëhet.

Topalli do të jetë Presidete, po ju? S'kam ardhur të flas për emra. Sot është hapur procedura. Unë jo. Po Nano? Atë e ka përjashtuar Rama. Rama ka thënë që s'dua të jetë nga PD e të

Doni ta çoni vendin në zgjedhje të parakohëshme vetëm për kandidatin e PD? Janë të gjitha mundësitë që të zgjidhet presidenti nga ne. Ilir Meta shmangu zgjedhjet e parakohëshme në 2009. Janë dhe tre deputetë të tjerë, përfshi dhe Dritan Priftin.


E premte, 25 maj 2012

7

POLITIKE

Interpelanca, Lutaj: Shitët pronat në bregdet mungon trasparenca

D

eputeti Piro Lutaj gjatë një interpelance me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami ka hedhur akuza të forta mbi shpërdorimin e detyrës së kreut të kësaj qeverie. Sipas Lutajt, përveç të gjitha problemeve që has sot ushtria si pasojë e keq qeverisjes, apo e qeverisjes klienteliste (siç pretendon Lutaj)ka zbuluar edhe Vendimin e Qeverisë se si ushtarakët që nuk

kanë banesë nuk marrin shtëpi. Me një sërë pyetjesh Lutaj ka ngritur shumë probleme në ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa ka bërë përgjegjës Imamin për procesin e demontimit të armëve, pasi nuk punojnë me standartin e duhur, dhe nuk ka transparencë mbi të ardhurat e siguruara. "Procesi i demontimit dhe demilitarizimit është një element i rëndësishëm i veprimtarisë në FA.

Deri tani qytetarët shqiptar i kanë parë sherrin këtij procesi. Sikur të mos mjaftonin ngjarjet e rënda që kulmuan me Gërdecin, kohët e fundit po shikojmë përsëri skena dritheruese, gra e fëmijë që vrapojne mbi vdekjen, dhe përfaqësuesit e lartë të MM, në vend të marrin masa ta parandalojnë këtë fenomen, lëshojnë deklarata skandaloze", është shprehur Lutaj.

Departamenti i Shtetit publikon raportin e vitit 2011

Në Shqipëri qeverisja s’ndryshon me votë SHBA dyshime për zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut Lajmi Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi dje raportin e vitit 2011 për të drejtat e njeriut, duke kritikuar rëndë mënyrën se sib ëhen zgjedhjet në vend, si respektohen të drejtat e njeriut dhe se si shpëtojnë pa u ndëshkuar zyrtarët e korruptuar.

TIRANE

D

epartamenti Ameri kan i Shtetit ka pub likuar raportin e vitit 2011 për të drejtat e njeriut, duke hedhur hije të forta dyshimi mbi mënyrën se si bëhen zgjedhjet në vendin tonë. "Korrupsioni në të gjitha degët e qeverisë dhe veçanërisht brenda sistemit gjyqësor, mbetet një problem serioz. Një ambient elektoral i polarizuar ndjeshëm, i karakterizuar nga incidente me mashtrime dhe një numërim kontrovers i votave ka minuar të drejtën e qytetarëve për të ndryshuar lirshëm qeverisjen e tyre," thuhet në raport. "Vendimi i KQZ për të rrëzuar rezultatin fillestar në garën për kryebashkiak në Tiranë u perceptua gjerësisht si një vendim partizan dhe minoi besimin tek pavarësia dhe paanshmëria e KQZ," vijon raporti. Edhe pse nuk përmendet në raport rasti i Ilir Metës, sërish thuhet se zyrtarët e lartë me pushtet shpallen të pafajshëm, ndërkohë që dënohen peshqit e vegjël. "Qeveria jo gjithmonë ka marrë hapa për të proceduar zyrtarët që kanë kryer abuzime. Shumë zyrtarë të qeverisë kanë imunitet nga hetimi dhe ata me interesa të fuqishme biznesi shpesh janë në gjendje që të shmangin procedimin. Disa zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për abuzim, por pandëshkueshmëria e policisë për abuzimet fizike vazhdon të mbetet".

21 JANARI

Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se hetimi për 21 janarin po ecën ngadalë dhe nuk ka asnjë të dënuar nga qeveria apo Garda. "Më 21 janar, Garda Republikane qëlloi mbi protestuesit gjatë një

DHUNA NË SHQIPËRI Dhuna në familje kundër femrave, përfshi abuzimin në martesë, mbetet një problem serioz. Ka pasur 1779 raste të dhunës së raportuar ku përfshihen femra dhe 402 raste ku përfshihen meshkuj. Ligji ndalon ngacmimet seksuale, por zyrtarët shumë rrallë e zbatojnë atë. Abuzimi me fëmijët, përfshi abuzimin seksual, ndodh, por viktimat e raportojnë shumë rrallë. Pavarësisht se ligji mbështet të drejtat e grupit LGBT, sjellja homofobike mbetet. Ka pasur raportime të ngacmimeve nga policia për personat LGBT dhe për brutalitet të policisë ndaj punonjëseve të seksit transgjinore.

proteste të dhunshme të opozitës tek kryeministria. Katër protestues u vranë gjatë demonstratës. Prokuroria e Përgjithshme hapi një hetim për vrasjet. Hetimi eci ngadalë. Në fund të vitit, asnjë zyrtar i qeverisë apo i Gardës së Republikës nuk ishte paditur për rolin e tyre në këto vrasje," thuhet në raport. Po ashtu në pjesën e medias, citohen rastet e dhunës ndaj gazetarëve më 21 janar.

POLICIA

Në raportin e DASH thuhet se policia nuk e zbaton

ligjin në mënyrë të barabartë. "Zyrtarët e policisë nuk e zbatojnë ligjin në mënyrë të barabartë dhe lidhjet politike ose kriminale ndikojnë në zbatimin e ligjit". Në raport thuhet se kanë vijuar vrasjet për gjakmarrje dhe hakmarrje, ku janë përfshirë shpesh edhe grupe krimina-

rin kreditë nga kjo kohë. Arresti në shtëpi nuk monitorohet dhe të dyshuarit lëvizin lirshëm jashtë shtëpisë," vijon raporti. Po ashtu preket edhe çështja e emërimeve në shkallët e larta të gjyqësorit. "Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese kërcënon të minojë pavarësinë dhe integritetin e këtyre gjykatave."

...disa zyrtarë të nivelit të ulët janë ndëshkuar për abuzim, por pandëshkueshmëria e policisë për abuzimet fizike vazhdon të mbetet" le. "Ka pasur pesë vrasje për gjakmarrje gjatë vitit," thuhet në raport.

GJYKATAT

Sa i përket gjykatave, në raport thuhet se është shumë e vështirë të hetohen gjykatësit. "Shumë pak gjykatës janë proceduar për korrupsion për shkak se hetimet penale duhet të mbeten sekrete, të paktën në fillim, në mënyrë që të jenë të suksesshme". "Shumë të dyshuar lihen në arrest shtëpie, shpesh me kërkesën e tyre për shkak se kur të dënohen, mar-

KORRUPSIONI

Në raport thuhet se korrupsioni në ekzekutiv është shumë i përhapur. "Sistemi edukativ është i korruptuar dhe zyrtarët ndonjëherë kërkojnë ryshfet nga studentët për tu regjistruar ose për të kaluar provimet. Mjekët dhe stafi mjekësor kërkojnë shpesh pagesa për të siguruar atë që shteti thotë se e jep falas. Ashtu si në sektorë të tjerë, të pandehurit e profilit të lartë zakonisht shpallen të pafajshëm, madje edhe kur provat janë bindëse. Ndërkohë që zyrtarët e vegjël procedohen dhe shpesh dënohen për korrupsion, hetimi i zyrtarëve të lartë mbetet problematik," thuhet në raport.

KOMENT NGA

AFRIM KRASNIQI

KE dhe shansi shqiptar vijon nga faqja 1 ...të drejtë u shpreh edhe në deklaratën e prioriteteve në ceremoninë zyrtare nga ministri ynë i jashtëm. Gjithsesi, përtej aktit formal e protokollar të drejtimit, përtej pritjeve të mëdha, keqkuptimeve po kaq të mëdha, përpjekjeve për të qenë të përmbajtur apo për të përfituar politikisht nga kjo rastësi, Shqipëria ka një shans ideal për të treguar nivelin e maturimit demokratik dhe të aftësive të saj politike, diplomatike dhe evropiane. Kjo është thelbësore dhe ky mesazh meriton tërë vëmendjen e institucioneve shqiptare. Nëse më 2007 KE negocioi marrëveshjen PD-PS për zgjedhjet dhe më 2009 KE negocioi (modeli “Krokodil”) dialogun politik midis PD-PS, më 2012 do të ishte shans i humbur dhe fatkeqësi nëse përsëri do të duhet që ndonjë krizë politike apo dialogu i munguar demokratik shqiptar të jetë pjesë e agjendës evropiane të KE-së. Séanca e djeshme në parlament do të duhej të ishte një garanci e qartë e vullnetit të mirë se kjo nuk do të ndodhë, pra që Shqipëria ka stabilitet të qëndrueshëm demokratik, ka dialog e produkte konstruktive bashkëpunimi (reforma zgjedhore, zgjedhja presidenciale apo reformat e munguara në drejtësi, antikorrupsion e heqjen e imuniteteve). Ajo nuk e dha këtë sinjal, përkundrazi. Retorika e ashpër midis palëve, akuzat dhe refuzimet reciproke për reformë serioze zgjedhore apo zgjedhje mbipartiake të Presidentit, janë një paralajmërim serioz se klasa politike në Shqipëri nuk ka mësuar asgjë nga politika, tranzicioni dhe as shanset e humbura. Kjo sjellje joserioze del qartë edhe nga keqkuptimi e keqpërdorimi politik që iu bë aktit formal të drejtimit të KE-së. Qeveria u shpreh dje se kryesimi i radhës i KE-së është “një arritje historike”, “një nga ceremonitë më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë” dhe prioritet u shpall reforma gjyqësore në KE! Pra, drejtimi protokollar për shkak të germës alfabetike shihet si “sukses e arritje historike”, dhe vendi ndër më të kritikuarit nga vetë KE për mungesë të reformës parlamentare në drejtësi merr përsipër të zgjidhë reformën e drejtësisë në vetë KE-në!! Duke folur me gjuhën diplomatike është normale që reforma gjyqësore në KE, ashtu si çdo projekt tjetër i nisur më parë, të vijojë edhe nën drejtimin formal të Shqipërisë, por që kjo të shndërrohet në agjendë kryesore ndërkohë që në vendin tënd mungon tërësisht, minimalisht angazhimi del i paplotë, joserioz dhe shndërrohet në retorikë. Shqipëria ka drejtuar edhe më parë organe të rëndësishme të politikës evropiane (për të njëjtin shkak, drejtimin me rotacion) dhe si shqiptar, çdokush dëshiron që ky mandat drejtimi të jetë sa më produktiv. Sot çdo shqiptar pret e uron që Shqipëria ta përdorë mandatin në krye të KE-së për të bërë realitet në vetë vendin e vet ato parime, premtime dhe angazhime që mbron KE dhe që promovon në emër të saj. Një hap serioz dhe akut do të ishte një marrëveshje politike parlamentare gjashtëmujore për sjellje dhe produkte konsensuale politike në çdo vendimmarrje me rëndësi në parlament, përfshirë reformën e imuniteteve, atë në gjyqësor, reformën zgjedhore dhe zgjedhjen e Presidentit. Nëse kjo ndodh përfitimi shqiptar nga drejtimi 6 mujor i KE do të ishte i madh, jo vetëm në kredenciale diplomatike, por edhe në frymën demokratike të parimeve që mbron e promovon ky organizëm. Nëse ndodh e kundërta, që palët vijojnë të sillen me dy standarde, një standard arrogant, refuzues e parademokratik brenda vendit dhe një maturues, institucional e demokratik jashtë tij në emër të KE-së, me siguri në muajin nëntor 2012 do të humbim jo vetëm shansin e drejtimit të KE-së por edhe shansin për marrjen e ftesës për anëtarësim në BE. www.shqiptarja.com


8

E premte, 25 maj 2012

SOCIALE

M

ediat italiane hedhin dyshime se janë të paktën 50 italianë që kanë përfituar diplomën, njësoj si Renzo Bossi, në universitetet private në Shqipëri. Lajmi ëhstë bërë i ditur nga "Corriere.it", i cili i referohet vendimit të MASH për të pezulluar për një vit licencën e "Kristal". Shqiptarja.com kontaktoi autorin e shkrimit i cili tha se shifra i referohet vetëm

Mediat italiane: Dyshohen 50 diploma false te "Kristal"

universiteteve private shqiptare dhe se burimi i saj është vetë ministria e Arsimit në Itali. Sipas tij, bëhet fjalë për "të dhëna jo përfundimtare". "Retë shtohen edhe mbi vetë dikasterin", shkruan Corriere.it ndërsa sjell në vëmendjen e lexuesit se Nora Malaj, zv/ ministre e Arsimit, "rezulton se është - siç shkruhet në kurrikulumin e publikuar në

faqen zyrtare - drejtore e departamentit të Psikologjisë dhe Sociologjisë pikërisht në Universitetin Kristal. Ajo e ka mohuar shton gazeta - por dokumenti, ende sot, nuk është modifikuar". Qeveria shqiptare vendosi djy ditë më parë të pezullojë për një vit licencën e Universitetit privat "Kristal" për shkak të parregullsive të vëna re në një inspektim të Ministrisë së Arsimit.

REPOR TAZH REPORT AZH// Ç'ndodhte dje pas vendimit të Këshillit të Ministrave

Studentët e "Kristal": Na testoni po dyshuat Studentë të “Kristal” duke folur për Shqiptarja.com

"Të ndëshkohen ata që janë kapur gabim"

Ndër mejtime NGA

ARLINDA ÇAUSHOLLI

Peri i bardhë K

y shkrim mendoj se duhet të lexohet në qetësinë e darkës. Zhurmat e ditës nuk e përkëdhelin aq shumë.... Megjithatë kjo është ndjesi vetëm e imja. Po binte shi dimri një javë më parë në Tiranë. U zgërlaqëm ca, por tani që po shkruaj këto rradhë ka dalë dielli. Në një nga ato mëngjeset gri dhe me shi, ndërkohë që po dilja nga ashensori me nxitim për të shkuar në punë, tek hyrja e pallatit tim pashë një nënë që jeton në katin e parë. Ishte me kurriz nga dera, e palëvizur. Dallova shpinën pak të kërrusur, supet e rëna, dhe flokët e bardhë të mbështjellë topuz me shumë kujdes. Sa dëgjoi hapat e mi, u kthye vërtik. Duke i parë ngultas një shikim të turbullt tek sytë e qeltë, dëgjova: "Do ma shkosh pak perin, zemër e nënës? Dhe tregoi duart. Në njërën kishte perin - të bardhë si bora e saporënë - dhe në tjetrin një fije të hollë gjilpëre, që me thënë të drejtën më mundoi ca. Ia "përshkova" perin siç bëja shpesh në ballkonin e fëmijërisë me gjyshen time të dashur - një shkodrane e vjetër e thekur për qepje - dhe ia dhashë duke buzëqeshur. E afroi fytyrën e saj të bukur pranë fytyrës sime dhe më tha: "Faleminderit shumë!". Por kësaj radhe mbeta unë e palëvizur. Mbase ngaqë binte shi dhe urimi i saj më çeli. Mbase ngaqë ma tha me zë nëne dhe këtyre nënave ëngjëllore, fjalët u zënë vend, si bletës këmbët te mjalti. Mbase sepse kishte kohë që priste në të ftohtin e lagësht që të kalonte njeri. Por mua ai falenderim më shkoi drejt e në zemër. Dhe nuk pashë më shi. Jeta....Jeta është e vështirë. Mjerisht. Por është e bukur. Dhe e papritur. Sinqerisht, kur ulem të shkruaj për këto baticat dhe zbaticat e mejtimeve të mia mbi komunikimin njerëzor, nganjëherë tkurrem ca. Më saktë, tulatem, kur lexoj në faqe gazetash ngjarjet e dhimbshme që mposhtin zemrat e të gjithëve ne. Sepse mendoj se ky lloj shkrimi është binar treni i një destinacioni të vagullt, kur sheh sa halle kanë njerëzit. Por pastaj e ngre kokën. "Sepse jetës duhet t'i këndojmë", thoshte im atë. Ndryshe do vërtitemi në një ecejake monotone të pafund dhe të lodhshme....Burrë i ditur. Jam spektatore dhe pjesëmarrëse e palodhur e ndjesisë së jashtëzakonshme që të jep frymëzimi. Frymëzimi të jep krahë. Të jep forcë, të jep mbështetje. Dhe nëse e kërkon, e gjen. E gjen në gjëra krejt të vogla, mikroskopike që ne i kalojmë pa vëmendje gjatë ditës, por që kanë vlerë të paçmuar. Frymëzimi është kudo. Një telefonatë është frymëzim. E qeshura dashamirëse e një miku është frymëzim. Një tavolinë e shtruar bukur është frymëzim. Mirësia e një të panjohuri është frymëzim. Kujdesi për dikë që ka nevojë për ty është frymëzim. Një jetë e shpëtuar është frymëzim. Eshtë ngjitës. Paevitueshmërisht frymëzues. Do ta pretendoja me nerv pasioni frymëzimin tek njerëzit që janë të shëndetshëm dhe që kanë një çati mbi kokë. Por frymëzimin e vërtetë e kam mësuar nga ata që janë ndryshe nga ne, më të dobët fizikisht, por aspak të rënë moralisht. Sepse çdo gjë fillon nga zemra. www.shqiptarja.com

Lajmi

TIRANE

ESMERALDA KETA

M

egjithëse dy ditë më parë, është bërë pub lik një vendim i këshillit të Ministrave, sipas të cilit universitetit "Kristal" i pezullohet për një vit licenca në të gjitha programet e studimit, pedagogët dhe studentët e këtij universiteti thonë se edhe ata lajmin e kanë marrë vesh nga mediat dhe nuk kanë në dorë një raport paraprak. Sipas tyre kjo nuk është e drejtë pasi ata duhet të ishin vënë në dijeni më parë për këtë gjë. "Deri në këto momente që flasim ne nuk na ka mbërritur një raport, mbi të cilin të jetë bazuar vendimi për pezullimin e licencës. Ne madje pretendojmë që nëse janë gjetur shkelje ata duhet të ishin me emra konkretë apo departamente konkrete, të cilët duhet edhe ët ndëshkohen dhe jo të merret një masë kolektive që prek rreth 8 mijë studentë", - na thonë pedagogët dhe studentët e "Kristal".

STUDENTËT

Janë në vitin e tretë të fakultetit të Ekonomisë dhe ndoshta edhe më të rrezikuarit, pas vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së universitetit "Kristal" ku ata do të diplomohen këtë qershor. E pranojnë që e gjithë kjo, mund të ndikojë negativisht tek ta, por nuk mendojnë se e gjitha kjo do të zhvlerësojë diplomën e tyre. "Ne kemi mësuar, jemi përgatitur dhe jemi të aftë të përballemi me tregun e punës. Sigurisht që e gjitha kjo na ka shkaktuar nj dëm, por ne jemi të gatshëm, që kush dyshon për ne t'i nënshtrohemi një provimi të organizuar, të organizuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore", - na thotë Arlinda Poga, në vitin e tretë. Ndërkohë që një tjetër student, Eltion Rama, thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit është i padrejtë dhe po i penalizon në mënyrë kolektive. "Unë jam nga Saranda, kam ardhur të studioj këtu te "Kristal" jo sepse nuk fitova në shtetëror, por sepse nuk më doli dega ime e preferuar. Studioj në një universitet të akredituar dhe të licencuar nga

Studentët e universitetit "Kristal", nuk kanë frikë se diploma e tyre do të zhvlerësohet. Por ata shprehen të pakënaqur se Ministria e Arsimit i ka dënuar në mënyrë kolektive dhe pa të drejtë, ndërsa shprehen se për të gjithë skeptikët, që dyshojnë se ata i marrin diplomat pa mësuar, janë të gatshëm t'i nënshtrohen një testimi që të verifikojë dijet e tyre. Ministria e Arsimit, dhe tani papritur, në përfundim të studimeve marr vesh se MASH i ka gjet shkelje. Ku ishte më parë Ministria? Unë gjithashtu mendoj se Ministria po na ndëshkon në mënyrë kolektive. U dha vendimi për pezullimin e licencës

Stomatologjia

“Zbatojmë rregullat e ministrisë”

L

edian Cama, shef de partamenti te Farmacia, thotë se në këto dy profile, procesi mësimor është i standardeve më të larta, ndaj studentët nuk kanë pse u frikësohen kolegëve ët tyre nga universitetet e tjera. "Sa i përket mësimdhënies, ajo është me standarde shumë të larta dhe madje edhe rregulloren e kemi shumë të rrepte. Kemi 75 % leksionet, 100% seminaret dhe laboratorët. Kurrikula që ka farmacia dhe stomatologjia është shumë e ngjashme me atë të Italisë. Unë nuk shikoj arsye që studentët e "Kristal" të ndihen të kërcënuar nga kolegët e tyre të universitete të tjera. Sigurisht kjo që ka ndodhur mund ta dëmtojë pak studentin apo diplomantin, por studentet tanë që kanë mbaruar për farmaci janë thuajse të gjithë të punësuar. Një tregues ky për ne mjaft i rëndësishëm", - na thotë Cama.

në të gjitha programet e studimit, por nuk u tha se ku u gjetën shkelje dhe çfarë shkeljesh kanë gjetur. Dhe nëse kanë gjetur shkelje pse të mos penalizohet personat që kanë bërë shkeljen, ose degët apo profilet ku janë bërë këto shkelje, por të na

Në Foto: Homazhe në universitetin e Elbasanit për squdentet që humbën jetën ne aksidentin e Himarës

jepet një dënim kolektiv?", - na thotë Eltioni. "Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim diplomën tonë, pa qenë të bindur. U tha që kanë nisur hetimet, por nuk u prit që ata të përfundojnë... ne kemi të drejtë të mendojmë se pas gjithë kësaj qëndron konkurrenca", - thotë Zylfie Shala.

Pedagogu Bashkim Berberi

"Po na dënojnë në mënyrë kolektive, duam raportin" TIRANE A keni një mesazh për të gjithë studentët që mund të rofesor a keni parë rapor jenë të shqetësuar se çfarë tin? Çfarë thuhet në të? do të ndodhë me diplomën Deri në këtë moment që e tyre? flasim ne nuk na ka mbërritur Sot në fakt ka ndodhur një një raport. Zakonisht ka ca rreg- gjë shumë pozitive. Erdhën ulla, vjen ai raport këtu, pritet disa studentë që u takuan me refuzimi ose konfirmimi nga in- dekanin, për çudi, ata nuk erstitucioni dhe më pas merret dhën të kërkojnë llogari përse vendimi. Pra edhe sikur të na e ndodhi kjo gjë, por erdhën të kenë sjellë një natë më parë, sër- kërkojnë llogari se përse ju nuk ish koha është e mbroni të drejtat tupamjaftueshme. aja. Ne këtë e vlerëA ndjeheni të sojmë si një pjekuri frikësuar nga ky të studentëve. Ne vendim? jemi korrektë me të Ajo që më ka lënë gjithë rregulloren një shije më të keqe dhe udhëzimet që nga e gjithë kjo ëshfunksionojnë në Bashkim Berberi të fakti që në Shvendin tonë dhe përqipëri vazhdohen e derisa këto janë kormerren vendime, të cilat nuk rekte mund të gëzojnë të gjitha kanë një bazueshmëri dhe një atributet e diplomës që kanë logjikë, qoftë nga pikëpamja lig- marrë dhe nuk kanë përse të jore dhe ajo proceduriale. Për- tremben. Kuptohet që një farë derisa unë jam në mungesë të dëmi do të ketë, por jeta nuk informimit do ta mendoj këtë mbaron në vitin e parë që kanë gjë. Nëse këtu diskutohet për një mbaruar shkollën e lartë. Këta apo dy njësi të kësaj shkolle të studentë edhe sikur në vitin e lartë, përse u dashka të penali- parë të pasdiplomimit ta kenë zohemi të gjithë si kolektiv? Gjë të vështirë të gjejnë punë, në që ndalohet si me kushtetutë, vitin e dytë do ta gjejnë veten, ashtu edhe në hallkat e tjera lig- pasi në fund të fundit është jore. Nuk ka dënim kolektiv. tregu ai që i vendos rregullat.

P


E premte, 25 maj 2012

SOCIALE

Matura Shtetërore rregullorja shkon nëpër shkolla

Z

yrtarizohet Rregullorja e Maturës Shtetërore për vitin 2012, madje ajo u ëhstë dërguar edhe të gjitha shkollave të vendit. Në këtë rregullore përcaktohen ambientet ku do të vlerësohen testet, periudha e ngujimit dhe mënyra e pagesës dhe kualifikimit të administratorëve dhe vlerësuesve. Kështu, një nga ndryshimet e këtij viti është se maturantët e para vitit

2012, nuk do të lejohen që të japin provimet me zgjedhje të detyruar, nëse kanë rezultuar kalues në maturat e viteve të mëparshme. Këtu bën përjashtim maturanti që ka marrë rezultat 4.50. Kjo do të thotë që ai nuk do të lejohet të përmirësojë notën për një provim ku nuk ka marrë rezultatin e dëshiruar. Përveç kësaj, këtyre maturantëve të para 2012-ës, në rast se e kanë dhënë më shumë

9

se njëherë një lëndë me zgjedhje, u njihet vetëm rezultati që kanë marrë herën e fundit, kur e kanë dhënë atë provim. Një tjetër element për këta kategori është se në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritëpreferencë për këto lëndë, merren koeficientët e vitit shkollor 2011-2012. Ndërkohë që maturantët mbyllin këtë javë zyrtarisht vitin shkollor

Aksidenti i Himarës

Dy rastet e rënda të aksidentit nisen për trajtim në Austri

TIRANE

M

e disa orë vonesë, nga orari që ishte paralajmëruar një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, Florije Peçi dhe Eriselda Gubere janë nisur pasditen e djeshme për trajtim më të specializuar drejt Austrisë. Vajzat janë transportuar me dy autoambulanca të ndryshme, rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme, drejt aeroportit "Nënë Tereza", ku i priste charteri sanitar i ardhur enkas për dy të plagosurat rëndë nga aksidenti tragjik i Himarës. E para në pistën e Rinasit ka mbërritur vajza nga Lushnja, Eriselda Gubere dhe pas 30 minutash ka mbërritur vajza tjetër, Florije Peçi, të shoqëruara nga

mjekë reanimatorë dhe nga disa infermiere. Një staf prej 10 personash kanë transportuar me kujdes barelat nga ambulanca në bordin e avionit. Në krye të tyre ka qenë vetë ministri i Shëndetësisë,

Petrit Vasili. "I gjithë ky operacion u mundësua brenda një kohe të shkurtër falë një bashkëpunimi të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Austrisë dhe Raiffeisen Bank. Transporti i të dyja vajzave u krye konform të gjitha parametrave shëndetësore dhe stafi profesional austriak është ai që do të ndjekë dhe sigurojë këtë transport. Gjendja e tyre shëndetësore deri në momentet e nisjes ka qenë në vlerësimin e mjekëve të Spitalit Ushtarak. Uroj të kenë sukses në trajtimin e mëtejshëm shëndetësor duke shpresuar në rezultate pozitive", - ka deklaruar ministri Vasili. Ndërkohë që gjendja shëndetësore e 12 të plagosurave të tjera që ndodhen në Spitalin Ushtarak vazhdon të jetë nën vlerësimin e mjekëve.

Rektori i Elbasanit: Janë pjesë e detyrueshme e programit mësimor, vlerësohen me notë

Ekspeditat, sherr për financimin Universitetet përplasen me Ministrinë për mbështetjen financiare. MASH: Lekët i kanë në buxhet. Shkollat e Larta: Që nga 2010, s'marrim më fonde për ekspeditat, i përballojmë vetë.

TIRANE

Konfuzioni

ESMERALDA KETA

Pika VII

T

ragjedia e Himarës ku mbetën të vdekur 13 persona, të cilët ishin nisur për një ekspeditë mësimore nga universiteti i Elbasanit drejt Sarandës ka hapur debate për mënyrën e financimit të tyre. Pas deklaratës së drejtuesit të kësaj ekspedite fatkeqe, se ajo është e detyrueshme, kanë nisur edhe debatet për mënyrën e financimit të këtij procesi të detyrueshëm mësimor. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit na shpjegojnë se fondi për ekspeditat është e përfshirë në buxhetin që çdo vit i jepet universitetit. "Ekspeditat mësimore janë pjesë e kurikulës mësimore dhe fondi për ta është i përfshirë në buxhetin që çdo vit i miratohet çdo universiteti, por detajimet, pra zëri i veçantë i këtij shpenzimi është në dorë të vetë universitetit", - na shpjegojnë specialistët e Ministrisë së Arsimit të Shkencës. Sa i përket mundësisë së rishikimit të kësaj pjesë të kurrikulës, pas aksidentit të Himarës, specialistët e MASH, na thonë se kjo nuk është një opsion i mundshëm. "Ajo që ndodhi me studentët e Elbasanit, ishte një aksident

"Studentët dhe nxënësit, si dhe trupa shoqëruese pedagogjike, që kryejnë praktika mësimore, ekspozita apo veprimtari, jashtë qendrës së institucionit arsimor publik, nuk përfitojnë dietë. Shpenzimet e udhëtimit dhe të fjetjes së tyre përballohen nga institucionet përkatëse të arsimit"

Faksimile e vendimit të 2010 që heq pagesat për ekspeditat

tragjik, por kjo nuk do të thotë se do të ndryshojë kurrikula e të gjithë shkollës së lartë. Sigurisht që këtu ka vend për të shtrënguar rregullat e sigurisë", - na thonë më tej specialistët e Ministrisë së Arsimit. Por ndërkohë duket se shkollat e larta nuk ndajnë të

njëjtin qëndrim me Ministrinë e Arsimit. Ata na thonë se duke filluar nga viti 2010, ka dalë një udhëzim i posaçëm që heq pagesën për ekspeditat mësimore jashtë institucionit të arsimit publik. Ne kontaktuam me drejtues të fakultetit të Shkencave të Natyrës, të universitetit të Ti-

ranës, një fakultet që i ka shumë të domosdoshme ekspeditat dhe ata na thonë se që prej vitit 2010 nuk bëjnë më ekspedita. "Nuk paguhen më dhe ne jemi të detyruar t'i bëjmë ekspedita ditore, pra vajtje-ardhje, pasi tashmë nuk mbulohen më nga shteti, por nga vetë të ardhurat dytësore të fakultetit", - na shpjegon një prej pedagogëve të këtij fakulteti. Kështu edhe sipas pedagogëve të universitetit të Shkodrës, ekspeditat janë minimizuar në maksimum sepse s'ka më lekë për ta. "Ne i kemi hequr thuajse fare ekspeditat, pasi duhet t'i përballojmë vetë dhe ne nuk kemi aq shumë para", - na thonë drejtues të universitetit të Shkodrës. Po ashtu edhe rektori i Elbasanit na tha të

Shkodra i anulon Tirana në ekspedita A

ksidenti i Himarës ka futur në konfuzion të gjitha sh kollat e vendit në lidhje me ekspeditat. Dy ditë më parë, Ministria e Arsimit u ka dërguar sërish të gjithë shkollave të vendit rregulloren për zhvillimin e ekspeditave, e cila është riparë për herë të fundit në vitin 2007, nga ish-ministri i arsimit, Genc Pollo. Ndërkohë që të gjitha ekskursionet e parashikuara për këtë vit shkollor nga shkollat e mesme dhe 9vjeçare të qarkut Shkodër janë pezulluar nga drejtoria rajonale Në një prononcim për mediat drejtoresha e DARShkodër, Atrida Ferketi ka bërë të ditur se shkak i këtij pezullimi është fakti se drejtoria arsimore nuk mund të marrë përsipër sigurinë e mjeteve të transportit publik prandaj është marrë ky vendim. Ndërkohë që universiteti i Tiranës është ende konfuz. Studentët e degës së Gjeografisë në fakt janë nisur për ekspeditën e parashikuar që në fillim të vitit akademik, ndërsa ata të Historisë, pas asaj që kanë parë ditët e fundit, janë ende në dilemë nëse duhet të shkojnë apo jo në ekspeditë.

njëjtën gjë. "Duke filluar që nga viti 2010 ekspeditat nuk paguhen më, dhe i mbulojmë ne me të ardhurat tona. Çdo vit, kur miratohen programet mësimore, ku janë të parashikuar edhe ekspeditat miratohen edhe ata dhe kostoja e

tyre. Këtë herë ne kemi mbuluar vetëm biletën e udhëtimit, ndërsa pjesa tjetër është marrë përsipër nga vetë studentët, pasi kaq ishin mundësitë tona financiare", na shpjegon rektori i Elbasanit, Liman Varoshi.


10

E premte, 25 maj 2012


E premte, 25 maj 2012

11

AKTUALITET

I sëmuri mendor alarmon policinë për “bombën” te “Tajvani”

N

jë person me probleme mendore ka vënë në alarm Policinë e Shtetit, pasi ka telefonuar në sallën operative duke njoftuar se në kompleksin “Tajvan” është vendosur një sasi eksplozivi dhe se shumë shpejt ai do të shpërthente. Menjëherë kjo telefonatë është lokalizuar nga strukturat e policisë nga ku më pas rezultoi se personi që kishte telefonuar nga qyteti i Vlorës

ishte me probleme shëndetësore. Lidhur me këtë alarm të remë për bombë, policia tha se kishte shoqëruar një vajzë dhe dy prindërit e saj në zonën e Kavajës, të cilët ishin duke udhëtuar me automjet. Nga marrja në pyetje të tyre, ka rezultuar se vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pohuar se numri i saj mund të jetë përdorur nga ndonjë anëtar tjetër i rrethit

shoqëror. Ky person sipas policisë është me probleme mendore dhe se momentalisht po kryhen të gjitha verifikimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. Ndërkohë që për gati 30 minuta zona e kompleksit Tajvan në Tiranë është mbajtur e rrethuar nga policia ndërsa klientët dhe personeli janë evakuuar nga ambjentet e brendshme.

LAJME SHKURT Durrës, kapen në port dy të shpallur në kërkim

Lajmi Zbardhen dy aktet e ekspertimit të dy kufomave Zivër Veizi dhe Hekuran Deda, ku tregohet mos përputhshmëria e datave të ekspertimit me atë të urdhërit të prokurorisë së Tiranës.Nga ana tjetër prokuroria pretendon se një gjë e tillë nuk është antiligjore, për shkak se ekspertimi nuk kryhet në një ditë por është proces zinxhir që zgjat disa ditë.

TIRANE

ELTON QYNO

Z

bardhen dy aktet e ek spertimit që kundërsh tohen nga avokatët mbrojtës të të pandehurve Agim Llupo dhe Ndrea Prendi. Aktet e ekspertimit me nr. 30 dhe 26 që bëjnë fjalë për ekspertimin e kufomave të demostruesve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi, mbajnë datën 21 janar, ndërkohë që vendimi i prokurorisë së Tiranës për kryerjen e këtyre ekspertimeve ka dalë në 22 janar. Pikërisht janë datat ato që lenë për të dyshuar se ky veprim hetimor është bërë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Nisur nga konstatimi i mospërputhjes së datave avokatët Besnik Çerekja dhe Genci Gjokutaj dy ditë më parë i kërkuan gjykatës për nxjerjen si të paligjshëm të tyre dhe papërdorimin e tyre si prova shkencore. Pritet që ky pretendim të kundërshtohet nga prokuroria në seancën e datës 4 qershor. Dy aktet e ekspertimit janë kryer nga doktorët Bardhyl Çipi, Fatos Sinani dhe Elmaz Shaqiri, ndërkohë që urdhëri i prokurorisë që mban datën 22 janar 2011 është firmosur nga dy prokurorët Adriatik Cama dhe Ervin Karanxha.Në të dyja vendimet e kryerjes së akteve të ekspertimit, dy prokurorët e Tiranës i kanë kërkuar tre ekspertëve të Institutit të Mjekësisë-Ligjore dhënien përgjigje të pesë pyetjeve, me qëllim nxjerjen e shkaqeve të vdekjes së shtetasit Zivër Veizi dhe Hekuran Deda, viktima këto për të cilat prokuroria akuzon direkt efektivin e gardës Agim Llupo. Në pyetjet e tyre, prokurorët

Pëplasje për vendimet e Akuzës dhe aktet mjeko-ligjorë

21 janari, zbardhen aktet e ekspertimeve Kërkesat e akuzës për kqyrjen e kufomave

Në foto: Dy faksimile të vendimit të prokurorisë dhe aktit të ekpertimit

kërkonin se çfarë dëmtime konstatohen në trupat e personave të vrarë, cilat janë mekanizmat e këtyre dëmtimeve, kush ka qënë pozicioni i vikti-

mave në momentin kur janë kryer këto dëmtime dhe nëse këto dëmtime janë shkatuar me armë zjari të caktohen vrima e hyrjes e daljes si dhe

drejtimi i qitjes. Të gjitha këto pyetje kanë marrë përgjigje nga tre ekspertët të cilët kanë përcaktuar se vdekja e Zivër Veizit dhe Hekuran Dedës ka

erdhur si rezultat i vrasjes së tyre me armë zjari të kalibrit 9 m.m.Sipas aktit të ekspertimit me nr.30 të datës 21 janar 2011 të kryer nga mjekët Bardhyl Çipi dhe Fatos Sinani thuhet se: “Kufoma është e seksit mashkull me konstrukt të rregullt trupor me gjatësi 170 cm dhe moshë mesatare. Lëkura është e zbehtë njollat kufomore me ngjirë mavi të vendosura në pjesën e pasme të trupit, gjatë shtypjes me gisht ato zhduken. Shtangësia kufomore ka filluar të formohet. Kufoma në pjesën e sipërme të trupit është e zhveshur. Poshtë mban të veshura një palë çorape dhe një palë pantallona.

Reagimi

Akuza:Ekspertimi proces zinxhir

TIRANE

P

rokuroria e Tiranës pritet që ti kundërshtojë me forcë pretendimet e ngritura nga avokatët mbrojtjës, lidhur me papërdorshmërinë e akteve të ekspertimit të tre kufomave. Të kontaktuar me telefon nga gazeta “Shqiptarja.com” burime pranë akuzës së kryeqytetit thanë se pretendimet e avokatëve nuk qëndrojnë për shkak se ekspertimi i kufomave nuk është një proces që kryhet brenda një ditë. Sipas këtyre burimeve ekspertimi i kufomave ka fillu-

ar në datën 21 janar pasdite, por ai ka zgjatur zinxhir deri në fund të muajit, pasi është bërë kqyrja e jashme e tru-

pave, kqyrja e brendshme e plagëve, nxjerja e shkaqeve, kontrollimi me lëndë kimikate dhe biokimike etj. Ndërsa për sa i përket urdhërit të prokurorisë të nxjerë në datën 22 janar, sipas prokurorisë kjo nuk mund të përbëjë shkelje ligjore, pasi kqyrja e kufomave fillon menjëherë sapo ato dërgohen në Institutin e MjekësisëLigjore edhe në rast kur prokuroria ska nxjerë një urdhër të tillë. Burimet sqarojnë se ekspertimi ka filluar në datën 21 janar dhe se aktet e ekspertimit janë administruar në dosje në 14 shkurt.

Policia kufitare e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin në port të dy personave të kërkuar nga drejtësia. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se u vunë në prangat e policisë Maliq Kruja, 48 vjeç, banues në Tiranë i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë në vitin 2011 kishte filluar procedimin penal për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. I ndaluari i dytë është Shkëlzen Byberi, 25 vjeç, banues në Kamëz, i cili nga verifikimet e kryera gjatë kohës kur do të udhëtonte në drejtim të Italisë, rezultoi të jetë person në kërkim që prej mesit të muajit për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

Eksploziv tubit të ujësjellësit, vdes 57-vjeçarja

Një grua që po punonte tokën e saj pranë fshatit Mollas në Kolonjë ka gjetur vdekjen për shkak të goditjes nga një tub metalik pas shpërthimit të linjës së vjetër të ujësjellësit. 57vjeçarja Liliana Xake ishte duke punuar tokën e saj, ndërkohë që linja e ujësjellësit shpërtheu nga lënda plasëse e vendosur në parcelën ngjitur, nga punonjësit e Komunës Mollas në Kolonjë, që po meremetonin një kanal vaditës. Policia e Komisariatit të Kolonjës bën me dije se ngjarja e rëndë ndodhi të enjten rreth orës 12:50 në fshatin Mollas. Pas shpërthimit një tub metalik e goditi gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Policia bën me dije se kjo ngjarje ndodhi për shkak se në afërsi të vendit të ngjarjes ka patur një shpërthim me lëndë plasëse artizanale nga punonjës të Komunës Mollas.

Korçë, grabitet këmbana në kishën e Shën Mërisë

Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur mëngjesin e të enjtes këmbanën në Kishën e Shën Mërisë në fshatin Voskopojë të qytetit të Korçës. Policia e Korçës bën me dije se objekti i vjedhur në këtë kishë është vetëm këmbana, e cila nuk ishte origjinale. Grabitjes i ka shpëtuar paq objekti i Këmbanares, i cilësuar nga Ministria e Kulturës si "Objekt Monument Kulture". Objekti i këmbanares është në restaurim dhe i padëmtuar nga veprimet kriminale.


12

E premte, 25 maj 2012

AKTUALITET

Korrupsioni në spitale

“FIKS FARE” Anëtarja e komisionit të vlerësimit për në KEMP, kërkon një "kafe" 25.000 lekë të reja për të marrë fletën e drejtimit për në KEMP me tre firmat e mjekëve dhe vulat e tyre

TIRANE

2

5 mijë lekë kushton sot një fletë drejtimi për në KEMP, edhe pse je i sëmurë apo ke një të afërm të sëmurë. Nëse nuk paguan, komisioni i drejtimit për në KEMP me mjekët neurologë në qytetin e Vlorës nuk firmosin pa marrë pagesën nën dorë. Fiks fare denoncoi të enjten abuzimet e mjekëve të spitalit psikiatrik të Vlorës, e pikërisht të anëtareve të komisionit të vlerësimit për KEMP. Fiks fare tregoi rrugëtimin e mundimshëm të një prindi, i cili përplasej nëpër dyert e institucioneve për të marrë atë që djalit të tij të sëmurë i takon që nga dita kur ka lindur, duke dhënë ryshfete. Nikollaq Deliu nga fshati Marinzë e Fierit është babai i një djali 25 vjeçar, i cili që kur ka lindur ka pasur probleme mendore dhe deformim të skeletit. Ai iu drejtua Fiks Fare për të denoncuar abuzimet që mjekët e komisionit bëjnë me lëshimin e këtyre raporteve. Ai KEMP-in e djalit të tij e ka marrë që nga viti 1991. Pagesa që familjarët e tij marrin për djalin e tyre të sëmurë si ndihmë nga shteti është vetëm nëntëmijë lekë në muaj. Në vitin 2012 prindërve iu kërkua që dokumentacioni për të përfituar këtë ndihmë ekonomike duhej të bëhet nga e para, pasi kishte kaluar shumë kohë dhe vulat e vendosura në dokumente tashmë ishin të fshira. Pas kësaj kërkese, babai i djalit të sëmurë i drejtohet komisionit të KEMP-it në Fier për të rregulluar dokumentacioni për të birin, por aty nuk gjen zgjidhje sepse komisioni i kërkon që të shkojë në Vlorë, në spitalin psikiatrik, për ta vërtetuar paaftësinë e të birit. Në Vlorë, sipas vetë babit të djalit të sëmurë, njëra prej doktoreshave, anëtare e komisionit të vlerësimit për në KEMP, znj. Diana Brahimuço, kërkon një "kafe". Kafja nuk është e vogël, por 25.000 lekë të reja për të marrë fletën e drejtimit për në KEMP me tre firmat e mjekëve dhe vulat e tyre. Vetë qytetari ka filmuar momentin e dorëzimit të shumës prej 25 mijë lekësh tek doktoresha Brahimuço, e cila, pasi merr pagesën, i rinovon dokumentet. Doktoresha Diana Brahimuço pa hezituar i thotë babait të të sëmurit për të cilin do firmosë dokumentet se: "Unë tani po ta kishe atë kafen (lekët), do ta kishe gati" duke nënkuptuar plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMPit. Më pas, pasi ajo merr "kafen" nga babai i pacientit, doktoresha i telefonon drejtoreshës të po këtij spitali, njëkohësisht dhe Kryetare e Komisionit, doktoreshës Antonela Agaj. Kur babai i pacientit i kërkon të dijë diagnozën që kanë vendosur për të birin dhe në cilin grup të KEMP-it e kanë futur, doktoresha me arrogancë i përgjigjet: "Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë" Më pas kjo doktoreshë, pasi fut paratë në xhep, del jashtë institucionit dhe në rrugë gjen brenda automjetit të saj privat kryetaren e komisionit, doktoreshën Agaj. Edhe asaj i merr firmën. Kryetarja e komisionit të drejtimit për në KEMP, zonja Agaj firmos brenda në makinën e saj. Me këto firma, qytetari shkon në sekretarinë e spitalit dhe merr vulat që i duhen për dokumentin. Pas këtij kalvari të gjatë sorol-

Në foto: (lart) Nikollaq Deliu (djathtas) spitali psikiatrik në Vlorë

Doktoresha, 25 mijë lekë për të firmosur KEMP-in Kalvari i prindërve të fëmijëve të sëmurë për të marrë raportin latjesh më në fund Nikollaq Deliu mori dokumentin për djalin e tij të sëmurë.

BISEDA

Qytetari shkon në degën e sigurimeve shoqërore në Fier Punonjësi i sigurimeve shoqërore - A….Deliu? Kush është? Prindi i fëmijës - Po. Punonjësi i sigurimeve shoqërore - Ik tek drejtoresha, atje! Doktoresha - E ka për fletën e drejtimit ky. Drejtoresha - Mos e sill më çunin këtu. Merr fletën e drejtimit, sillja

doktoreshës në zyrë. Të hënë, të martë fletën e drejtimit, e të mërkurën eja të marrësh KEMP-in. Qytetari shkon në Spitalin Psikiatrikë të Vlorës Takimi me anëtaren komisionit, doktoreshën Diana Brahimmuço Doktoresha - Hë mo, erdhe ti? Babai i fëmijës - 11-të (ora) deri në 12-të (ora), siç më the. Doktoresha - Pse sot e lamë ne? Babai i fëmijës - Sot pra, se dje isha në Tiranë unë. Doktoresha - Unë i kam bërë. Kërkon firmën.

Faksimile e shkresave që kërkohet për të marrë raportin e kempit

Babai i fëmijës - Cilën firmë? Drejtoresha - Firmën e drejtoreshës, firmën e… E di si i kërkoni ju gjërat ë… Babai i fëmijës - Po çfarë të bëjmë …siç më the ti. Doktoresha - Me shumë, shumë urgjencë. Unë tani po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati (plotësimin e firmave dhe vulave në fletën e KEMPit). Babai i fëmijës - Si? Doktoresha - Po ta kishe atë kafen, do ta kishe gati. Unë e kam bërë… Deliu (emri i çunit). Babai i fëmijës - Deliu. Doktoresha - Urdhëro! Do firmat vetëm! Babai i fëmijës - Si t'ia bëjmë? Se unë isha i pa përgatitur pardje. Prandaj..dhe unë se mora me mend se… Këtë fletën e do? Doktoresha - Po. Nuk do jetë drejtoresha. Babai i fëmijës - Drejtoresha atje lart, tek zyra lart? Doktoresha - Po. Babai i fëmijës - Unë përse ta thashë, ne njihemi bashkë. Nuk e mendova një gjë të tillë. Doktoresha ndërkohë merr në tel drejtoreshën, i thotë: - Drejtoresha jeni në zyrë se kam diçka për të firmosur, një tjetër? Mirë, mirë, rrofsh zemër. Babai i fëmijës - Në grup të katërt e le apo…? Doktoresha - Atë grup që kishte dhe atë e ka shumë. E biseduam një herë atë muhabet. Babai i fëmijës - Jo, unë të pyeta për merak. Po asnjë firmë s'ke marrë? Doktoresha - Çfarë? Ku të merrja firmat, po… Ti e di shumë mirë. Ti ke ndihmuar të tjerët me këto gjera, s'po orientohesh për veten tënde. Apo s'ke ardhur se… Babai i fëmijës - Aman kush vjen përsëri, këtë qaj. Tani aq do ta lesh apo do ta ulësh pak, se… Doktoresha - Pse nga mua varet?! Mos bëj këto muhabete këtu, se

njëherë diskutohen. Babai i fëmijës - Kam marrë, i kam marrë borxh. Doktoresha - Tani nuk varet nga mua. N.q.s do dokumentin.. Babai i fëmijës - Dyqind e pesëdhjetë do ta lesh? Doktoresha - Pusho ore! Le tani çfarë diskuton kështu si… Unë di që të bëra nder tani. Babai i fëmijës - Po pra. Doktoresha - Nderin s'ta bëra vetëm unë e bëmë të tëra bashkarisht. Babai i fëmijës - Po mirë pra mirë, çfarë të them unë! (ia jep lekët) Numëroi se do të thuash s'mi dha tamam. M'i ka dhënë mbesa se …mua më morën për gjyq në apel. Se nuk kam… Fiksi - Unë ia dhashë se është… Doktoresha - Dëgjo se dal unë në këtë mes pastaj. T'i kam shpjeguar njëqind herë. I do dokumentet na mbaji, na merri ik falas. Ik merru firmat vetë! Babai i fëmijës - Ku t'i marr firmat? Doktoresha - Ku të duash ti. Se dal unë si…dal unë në këtë mes se m'i bën mua tëra këto biseda ti. Më vjen keq tani! Këtu janë shumë veta. Përse më drejtohesh mua? Babai i fëmijës - Po ku di unë i ziu? Doktoresha - Po kur s'di gjë, pse s'dëgjon këto që them unë? Babai i fëmijës - Po mirë pastaj mbaje (fletën e KEMP-it). Mbaje, merri. Kur të vij unë pastaj? Ajo (doktoresha e lagjes) më tha të hënën të ma sjellësh këtu. Kur të vij? Doktoresha - Tani, të hënën nuk e meriton (të marrësh fletën e KEMPit te vulosur) ti, sa për dijeni. Babai i fëmijës - Si e kam njëzet vjet…fëmijë.. Doktoresha - Nuk e meritonte djali jot, e kishte gradë te lehtë të prapambetjes mendore. Të kemi ndihmuar që të ashtu.. Babai i fëmijës - Ai ka një trup të deformuar, të kokës.. Pse duhet të vinte në psikiatri ai? Doktoresha - Do me lesh të mbaroj atë punë? Se edhe drejtoresha kastile për mua po e bën.


Gac Filipaj

Faqe 14

Ja si u diplomova në moshën 52-vjeçare

Kana

Nga filmi tek jahtet luksoze NGA ANILA VARFI

S

aeroportin " Côte d'Azur" i cili pret rreth 10 milionë pasagjerë në vit. Në një qytet të tillë gjen në po të njëjtën lartësi mbresëlënëse: linjat hekurodhore, linjat e autobuzëve,tragetet.... Kana(Cannes), është qyteti që ndodhet në Rivierën franceze, destinacion turistik me i parme i mbare... Faqe 15

Historia e shqiptarit që punoi pastrues për të realizuar ëndrrën e tij

apo avioni fillon të humbasë lartësi dhe nis t'i afrohet Rivierës Franceze të mbetet në sy panorama e mrekullueshme e një parajse bregdetare, konfiguruar plot shije në gjire të mbushur me jahtet më luksoze në botë. Por përpara se të mbërrijmë në Kane na duhet të zbresim në Nicë në

Nr: 16 E premte, 25 maj 2012

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

TENTATIVA FINALE E ALPINISTEVE SHQIPTARE PER TE KAPUR MAJEN ME TE LARTE TE BOTES

GJERGJ BOJAXHI: SOT NE EVEREST Të gjashtë anëtarët e ekspeditës dhe sherpat ngjiten mbrëmjen e së enjtes për të finalizuar misionin

Luga e Argjendtë NGA

DHURATA THANASI

TIRANË

F

ryma pezull! Në orën 02.00 të mëngjesit të së premtes alpin istët shqiptarë kanë njoftuar se do të jenë në majën e Everestit. Ekspedita shqiptare bën kështu të parën përpjekje për të arritur deri në majë dhe për të mbajtur premtimin për ngritjen e flamurit shqiptar në çatinë e botës. Lajmi bëhet I ditur ne faqen e ekspeditës në Facebook, e cila këto dy javët e fundit është bërë mjaft aktive dhe e pasur me shënime udhëtimi nga Gjergj Bojaxhi, antar i ekspeditës. Zyrtarisht sulmi final drejt majës ishte menduar të përmbyllej në datën 26 maj, sipas shënimeve të publikuara nga ekspedita, por njoftimet më të fundit që Violeta, bashkëshortja e Gjergj Bojaxhi ka hedhur në Facebook tregojnë se maja do të kapet në orën 02 të

Tiramisu, ëmbësira mes legjendash

Gjergji Bojaxhi gjatë një momenti pushimi në Everest

Faqe 18

mengjesit. “Nesër në mëngjes do kontaktoj përsëri Sherpin në kampin bazë, pasi njëqind pyejte më rrotullohen në kokë, si po flenë në lartësi 7800 m, që sipas tyre qenka komplet e ekspozuar nga era, a kanë filluar të vënë maskat me oksigjen.. këto

janë pyetjet që do të desha t’i dija që sot!!” shkruante një ditë më parë ajo. Por me sa duket situata është bërë më e qartë dhe është vetë zonja Bojaxhi që shkruan duke iu referuar kompanisë që mbikqyr informacionet dhe ecurinë e alpinistëve: “Ekspedita duhet te mbërrijë në

“The Dictator”, thumba politikës

Majë sonte në mes të natës midis orës 12 dhe 01 herët në mëngjes!!!. Shënimi i përket orës 15.30 të ditës së enjte, dt 24 maj. Duke iu referuar pikërisht kësaj kompanie mësohet se: “Kemi kënaqësinë e madhe që të themi se Ekspedita e Parë Shqiptare Everest

2012, dhe ekipi i sherpëve kanë mbërritur kampin e fundit në lartësinë 8300 metra. Aktualisht ata po pushojnë dhe përgatiten për të bërë sulmin final për në majën e botës. Të gjithë anëtarët e ekspeditës dhe ekipit shoqërues, janë gati për të bërë... Vijon në faqen 14

“Dama plakë” “hakmerret” në Tiranë Faqe 16

Faqe 17


14

E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Ekspedita Everest 2012

ALPINISTËT Të gjashtë antarët e ekspeditës dhe sherpat do të ngjiten për gjatë gjithë natës për të arritur majën

Gjergj Bojaxhi: Sot drejt majës Everest Tentativa finale e alpinistëve shqiptarë vijon nga faqja 13 ...sulmin final drejt majës së Everestit. Parashikimi i motit dhe era janë favorizuese”. Ekspedita do të fillojë ngjitjen në rreth orës 1400 GMT me synimin për të arritur majën me lindjen e diellit rreth orës 6:00 - 7: 00 të mëngjesit me kohën lokale (+ 5:45 GMT). Të gjashtë antarët e ekspeditës dhe sherpat do të ngjiten për gjatë gjithë natës për të arritur majën. Të gjithë janë të përgatitur për të suportuar temperaturat nga – 30 deri në - 40 gradë Celsius. Lajmi duket se ka qetësuar disi familjarët e alpinistëve të cilët gjatë gjithë kohës kanë

Raportimi “Kemi kënaqësinë e madhe që të themi se Ekspedita e Parë Shqiptare Everest 2012, dhe ekipi i sherpëve kanë mbërritur kampin e fundit në lartësinë 8300 metra” Gjergji Bojaxhi gjatë një momenti pushimi në Everest

Në foto: Alpinistë dhe sherpët

shprehur shqetësimin e tyre për ekspeditën. Shqetësimi ishte rritur para pak ditësh kur një stuhi e papritur sh-

kaktoi vdekjen e dy alpinistëve dhe humbjen e tre të tjerave në atë që quhet Maja e vdekjes. Por për fat të mirë

ekspedita shqiptare pavarësisht disa kthimeve pas dhe aklimatizimeve ia ka dalë mbanë që të arrijë deri në

pjesën finale të misionit. Një arritje jo pa vështirësi dhe sakrifica fizike. Por nga fotot e postuara në faqen e tyre në Facebook, alpinistët shqiptarë shfaqen gjithnjë rezistentë dhe me flamurin shqiptar. Natyrisht ndryshimet

në fizikun e tyre janë të dukshme. Por më mirë për këtë flet ditari i Gjergj Bojaxhi. Portreti i tij prej alpinisti thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me atë të një politikani apo zyrtari në Tiranë.

Ditari i alpinistit

Ja strategjitë tona për pushtimin e majës Everest GJERGJ BOJAXHI

K

am harruar t’ju përcjell një lajm interesant (për ne të mrekullueshëm!). Kinezët në mënyrë të njëanëshme, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e botës, kanë deklaruar që si lartësi të Everestit njohin kuotën/shifrën 8.844 m. Pra katër metra më pak se lartësia e njohur për majën. Në fakt ne duhet t’i falenderojmë për këtë sepse, të paktën në letër, do na duhet të ngjisim katër metra më pak! Një ndihmë e vyer në këto momente të vështira për ne! Sot më datë 19 maj grupi i parë i alpinistëve për këtë vit tentoi të ngjisë Everestin nga faqja veriore. Shtatë alpinistë kinezë dhe tibetianë sulmuan majën nga të cilët vetëm tre arritën të ngjiten. Rezultat ky jo shumë i mirë duke marrë parasysh përgatitjen e lartë që këta alpinistë kanë për lartësitë e mëdha. Ne u përfshimë gjatë gjithë natës në përjetimin e ngjitjes së tyre pasi këtu në BC kampi kinez është ngjitur me tonin. Kishin sjellë edhe median televizive dhe kjo bëri që gjatë gjithë

natës gjeneratorin ta mbanin ndezur. Shkurt, na lanë pa gjumë deri në 6 të mëngjesit. Pas kësaj ne fjetëm deri më ora 10 dhe kur u zgjuam sherpat tanë na dhanë rezultatin e ngjitjes. Për ekipin tonë, deri në

“Për një gjumë sa më të plotë do provoj dy aspirina pasi barnat më të forta për gjumë nuk rekomandohen për lartësi të mëdha” ABC nuk do kemi, ose nuk besoj se do kemi, shqetësime pasi aklimatizimi është bërë i plotë dhe i gjatë. Mendoj që problemet do të fillojnë më sipër. Në çdo kamp që do të ngjitë alpinisti mbi ABC në mënyrë progresive do të humbasë fuqi pasi oreksi do të reduktohet dhe gjumi bëhet më i pakët. D.m.th. për tre ditë rresht alpinistit i shterohen forcat dhe ditën e katërt i duhet të ngjitë 600 metrat më të veshtira të jetës së tij në një marshim që, n.q.s. çohet deri në fund, zgjat rreth 9 orë dhe

e gjithë kjo në një ajër ku oksigjeni është në një të tretën e sasisë që ne thithim në nivelet e detit. Ky marshim fillon rreth orës 9 pm të datës 25 maj dhe n.q.s. është i sukseshëm mbaron rreth orës 6 am të datës 26 Maj. Shkurtimisht, sado i aftë të jetë alpinisti, kyçi i suksesit, gjykoj se, është të përballosh/kalosh sa më lehtë tre ditët e parafundit të ngjitjes, ose e thënë ndryshe kjo do të jete një maratonë katër ditore dhe shanset më të larta për sukses i kanë ata që tre ditët e para i përdorin en-

ergjitë e tyre me mençuri. Përvoja gjatë aklimatizimit në 7.400 m na tregoi se dy netë fjetje në 7,100 m që bëmë na dobësuan jashtëzakonisht shumë. Ushqim pothuajse nuk hëngrëm fare (ishte edhe i shpifur) dhe gjumi ishte i llojit copë- copë. Si do t’ja bëjmë? Jam i bindur që secili nga anëtarët e ekipit ka menduar zgjidhje të ndryshme të këtyre problemeve duke ju përshtatur natyrës dhe shijeve individuale. Në këtë pikë unë do të tregoj për strategjinë time.

1) Ritmi i ecjes. Tre ditët e para nuk ka asnjë nevojë që të ecet me temp të lartë. E rëndësishme është që të arrish destinacionin ditor. Duke ecur ngadalë dhe shtruar destinacioni ditor arrihet dhe shpenzohet më pak energji. Porse dita e katërt dhe finale për mua është maratonë e shpejtë. 2) Ushqimi. Për këtë do të kem një modifikim rrënjësor. Nuk do merrem fare me supërat e shpifura që na japin. Ushqimi im do të ketë tre përbëres: ujë, mjaltë, dhe xampa. Ç’është xampa? Xam-

pa është ushqimi kryesor i Tibetianëve dhe Sherpave nga ana tjetër e Himalajave dhe është një lloj gruri i fortë i cili në fillim piqet si kokër dhe më pas bluhet e bëhet miell. Ky miell përzihet me ujë të ngrohtë, i hidhet kripë ose sheqer sipas shijes dhe bëhet si llapa për ta ngrënë. Kam 9 ditë në BC që për çdo ditë ha një vakt të tillë për tu mësuar me shijen dhe besoj se ja kam arritur qëllimit. Duke e përzjer me mjaltë arrin të jetë ushqim me shumë kalori dhe shije të pranueshme. Për katër ditët vendimtare mbi të gjitha na duhet një ushqim kalorik. 3) Gjumi. Për një gjumë sa më të plotë do provoj dy aspirina pasi barnat më të forta për gjumë nuk rekomandohen për lartësi të mëdha. Sa më sipër është shembulli/modifikimi im, njëherësh bindja ime, për të zgjidhur problemet themelore për të mundësuar një funksionim sa më të mirë të organizmit me synimin për të mundësuar ngjitjen e majës. A do të funksionojnë apo jo ky model ju do ta merrni vesh më datë 26 në mëngjes.


E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

15

NJË GUIDË ME ANILA VARFIN Drejtore artistike e Festivalit Ndëkombëtar të Filmit në Durrës, e pranishme cdo vit në Festivalin e Kanës

Dëshironi të udhëtoni?

Akomodimi NGA ANILA VARFI

Suite Novotel

S

apo avioni fillon të hum basë lartësi dhe nis t'i afrohet Rivierës Franceze të mbetet në sy panorama e mrekullueshme e një parajse bregdetare, konfiguruar plot shije në gjire të mbushur me jahtet më luksoze në botë. Por përpara se të mbërrijmë në Kane na duhet të zbresim në Nicë në aeroportin " Côte d'Azur" i cili pret rreth 10 milionë pasagjerë në vit. Në një qytet të tillë gjen në po të njëjtën lartësi mbresëlënëse: linjat hekurodhore, linjat e autobuzëve,tragetet.... Kana(Cannes), është qyteti që ndodhet në Rivierën franceze, destinacion turistik me i parme i mbare botes prej 65 vitesh. Pikërisht në maj, atëherë kur zhvillohet Festivalit i Filmit të Kanës. Për këtë arsye komuna e Francës qe gjendet në zonen e Alpeve të Maritim gëzon një njohje të pabesueshme nga qytetarët e mbarë botës. Qyteti është gjithashtu i famshëm për dyqanet luksoze, restorantet dhe hotelet. Kana është mbresëlënëse që në ajër kur i afrohesh brigjeve të Rivierës Franceze.

HISTORI Me fillimin e shekullit 20 në Kanë u ndërtuan shumë hotele të reja luksoze si Miramar dhe Martinez. Qyteti atëherë kishte një qendër sportive, makina në rrugë, një zyrë postare, si dhe shkollat. Dikur Kana, ka pasur pak turistë pas Luftës së dytë Botërore. Turizmi dimëror shtroi perspektivat për turizëm veror, duke nisur si fillim me ndërtimin e kazinove verore në Palm Beach. Bashkia e qytetit dhe Këshilli i qytetit dikur hodhën idenë e një festivali ndërkombëtar të filmit e kjo ndodhi shumë pak kohë para Luftës së Dytë Botërore. Edicioni i parë i Festivalit të Kanës u zhvillua më 20 shtator 1946, dhe u mbajt pikërisht në sallat e kasino Komunal. PANORAMA E RIVIERES. Bulevardi de la Croisette përgjatë bregdetit i mbushur me palma. La Croisette është i njohur për plazhet piktoreske dhe për restorantet, kafenetë dhe dyqanet luksoze. La Suquet, quhet pjesa e vjetër e qytetit nga ku turistët mund të kundrojnë pamjen e mrekullueshme të bulevardit La Croisette. TË LEXOSH HISTORINË NGA VILAT Në Kanë ka shumë muze.

4 yje pranë qendrës

I vendosur në qendër të Kanës, vetëm 5 minuta ecje nga stacioni hekurudhor. Croisette e dhe pallati I festivaleve janë vetëm 10 minuta larg ndërsa plazhi 15 minuta. Hoteli ka sallë fitnesi dhe një qendër masazhesh. Mëngjesi shërbehet në verandën elegante të hotelit. Çmimi për dhomë fillon nga 190 euro

KANA Nga kinemaja deri tek jahtet

Thesari luksoz i Rivierës Franceze Aty gjen muzeun e Artit dhe Historisë, Muzeun e Fotografisë, Muzeun Internacional të Parfumerisë, Muzeun e Detit si dhe plot relike e shtëpi të vjetra që flasin dhe tregojnë për histori. Një ndër vilat më të hershme dhe me plot histori është Vila Domergue e cila mund të gjendet në hartat tuaja me emërtesën Sainte Marguerite.Vilat e Kanës të cilat mbajnë mbi muret e tyre histori janë ndërtuar rreth viteve 1835 -1839.Por a mund të kuptohet Franca pa verën e në këtë rast dhe Kana pa të?! Eshtë një zonë e vogël në jug të Kanës e quajtur Saint Honorat, e cila njihet për prodhimin e verës së kuqe dhe të bardhë nga murgjit. Eshtë interesant fakti se ata e prodhonin verën në kohën mes lutjeve. JO VETËM FILM Kana ka dhe zonën industriale të shtrirë në kodrat përreth saj, aty gjen një grup investimesh të teknologjisë së lartë.Por ajo qe ky qytet e ka

si promotor ne biznes dhe kulture është Festivali i Filmit, i cili me kohën do të kthehej përvitshëm në një ngjarje te madhe për industrinë e kulturën. Por në një qytet të tillë do të ishim të befasuar nëse nuk do të gjenim Teatrin apo Shfaqjet Muzikore. Kana është e njohur për teatër tradicional të mbajtur shpesh ne salla te vogla dhe realizime te ndryshme, Çdo vit organizohet edhe Festivali Ndërkombëtar i Aktorëve. Teatrot e njohur në Kanë janë Miramar ESPACE dhe Alexan-

dre III. FESTIVALI I KANES 65 VITE HISTORI Edicioni i parë i Festivalit të Kanës u zhvillua më 20 shtator 1946, dhe u mbajt pikerisht ne sallat e kasino Komuna. Dikush do te pyeste se kur mund ta vizitojmë Kanën. S'ka dyshim në Maj. E si mund t'i rezistosh tundimit për të shijuar njëherazi mrekullinë e qytetit dhe yjet e kinemasë në tapetin e kuq me premierat e panumërta botërore të filmave

Tel: 04 92 98 96 96

Apollo Museumhotel nga e gjithë bota. Një sipërmarrje gjigande, mbresëlënëse. Mund të jesh vizitor i pavioneve të filmit, aty ku çdo shtet prezanton prodhimet më të reja të kinemasë. Aty mund te takosh shume miq nga te kater anet e rruzullit te cilet kureshtshëm përthithin gjithçka që kërkojnë. Producentë, aktorë, regjisorë, gazetarë, studentë, fansa që përditshëm mblidhen dhe shkëmbejnë në "Happy Hours" hamendësimet për fituesit. Nje simbol i ketij qyteti edhe kjo. Çdokush do ta deshironte glamurin dhe zhurmërimin e ketij qyteti në këtë kohë. Glamur që këtë vit kishte stërpikur me të artë edhe makinat e yjeve, me një shprehje shumë të bukur "Yll brenda, Yll jashtë!". Festivali i Kanës, i lakmueshëm nga çdo artist për të qenë qoftë edhe njëherë në tapetin e kuq, ku paparacët nga mbarë bota rreken të rrëmbejnë fotot më të bukura. I mrekullueshem dhe Pallati i Festivalit me sallën mijëra vendëshe ku askush nuk mbetet pa rrëmbyer një foto. Një kafe tek Kafe Mokka, ku mund të gjesh producentë, drejtorë festivalesh, artistë... të cilët rrufisin kafet dhe ethshëm diskutojnë se kush do ta rrëmbejë Palmën e Artë, kush Kameran e Artë... Bisedojne teksa presin që herët në mëngjes të ndjekin filmin e parë në program. Një qytet që në 12 ditë nuk është vetëm i Kanezve, por i qytetarëve të botës që nxitimthi dhe me gjithë ashtin kërkojnë të rrëmbejnë gjithçka: finesë e stil si askund tjeter!!!! Klima ne Kane Kana ka një klimë mesdhetare dhe qytet gëzon 12 orë me diell në ditë gjatë verës (maj deri në shtator), ndërsa në dimër (dhjetor-shkurt) moti është i butë

Plazh privat dhe panoramë unike Hoteli gjendet vetëm 2 minuta larg Pallatit të Festivaleve dhe porti turistik. Ai ofron plazh privat në bulevardin e Croisette. Dhomat e hotelit janë plot dritë dhe komoditete të nevojshme. Disa prej tyre kanë pamje nga deti. Shërbim 24 orësh në dhomë. Çmimi për dhomë fillon nga 179 euro Tel: (415) 626-5200

Golden Tulip Cannes

Stili barok dhe kontemporan

Gjendet në zemër të Kanës 500 metra larg Croisette. Ka një plazh privat dhe një pishinë të rrethuar nga një kopësht me ullinj. Hoteli është I vendosur në një pallat të shekullit 19. Dhomat janë dekoruar me stilin barok dhe kontemporan. Cmimi për dhomë fillon nga 85 euro Tel: 04 97 06 98 88

Hotel Le Canberra

Finesë në qendër të Kanës Një hotel shumë shik me arredim të rafinuar dhe në një pozicion mjaft të mirë. Dhoma me hapësira të mëdha. Hoteli gjendet në qendër të Kanës, 5 minuta larg plazhit. Ka një pishinë të rrethuar nga veranda dhe kopshti. Restoranti ofron kuzhinë tradicionale. Ofrohet salla e fitnesit dhe sauna. Cmimi për dhomë fillon nga 140 euro Tel:04 97 06 95 00


16

E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

FILMI sjell historinë e një sunduesi që bën çmos për të mos lejuar që në vendin e tij të vendoset demokracia

Fillojnë projeksionet e komedisë me Sasha Baron Cohen dhe regjisorin e “Borat”

“The Dictator”, thumba politikës Filmi i prezantuar në Festivalin e Kanës, i ndaluar në Turkmenistan dhe Taxhikistan PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “The Dictator” (Në të gjitha oraret) Orari dhe Çmimet ora ora ora ora ora ora

Filmi 2D 10:30 – 300 13:00 – 300 15:30 – 500 18:00 – 500 20:30 – 500 23:00 – 500

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “The Avengers” (Ora 10:00 në 15:00 dhe 17:30) “Battleship” (Ora 10:00 dhe në 15:30) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

D

ante rolin e një gazetari nga Kazakistani. Në “The Dictator” aktori luan dy role, atë të diktatorit dhe sozisë së tij, ndërsa kontributi artistik I Cohen është edhe në skenarin e filmit. Kasti i pasur përfshin edhe aktorët Ben Kingsley, Anna Faris, Jason Mantzoukas e John C. Reilly. Deri tani filmi ka pasur një performancë mjaft të mirë në arkëtime dhe kritikat e publikut apo të shtypit. Ai është vlerësuar një film i fortë komik për të mos u humbur. “The Dictator” tregon historinë e një diktatori në shtetin afrikano verior të Wadiyas, që rrezikon jetën për tu siguruar që demokracia nuk do të mbërrijë në vendin e tij të drejtuar me grusht të hekurt. Pasi mbërrin në SHBA në një

isa prej diktatorëve ranë, por njëri ka mbetur akoma I fortë dhe I bindur për të mos lejuar demokracinë në vendin e tij. Ky është diktatori më i madh, Sasha Baron Cohen. komiku britanik vjen këtë herë në ekranin e madhe nën petkun e një admirali që e ka të mbushur kraharorin me 68 medalje në një film që prej një jave ka filluar të shfaqet në Shtetet e BAshkaura të Amerikës dhe që është prezantuar në festivalin e filmit në Kanë. “The Dictator” fillon projeksionet shqiptare në kinema Millennium prej datës 25 maj. Filmi është drejtuar nga Larry Charles regjisori i “Borat”, prodhimit të suksesshëm të vitit 2006 ku Sasha Baron Cohen lu-

takim të OKB-së, admirali i përgjithshëm Aladin zbulon se është zëvendësuar nga sozia e tij, një coban. Kështu ai endet rrugëve të Nju Jorkut, njihet me pronaren e një dyqani ushqimesh biologijke e cila do të ndryshojë krejtësisht mënyrën e tij të menduarit. Aktori britanik ka bërë cmos për të krijuar figurën e të fundmit diktator dhe duke satirizuar politikë diktaktoriale që ende është e pranishme në disa vende të botës. Ndoshta kjo është një nga arsyet që filmi është ndaluar të shfaqet në dy vende të Azisë Qendrore të njohura si shtete të mbyllura. Kështu filmi nuk ësthë lejuar të shfaqet në Turkmenistan dhe Taxhikistan. Dikur “Borat” ishte ndaluar të shfaqej në Kazakistan.

“The Avengers” mision në 3D N

jë nga filmat më të fun dit aksion dhe në tridimensional ka filluar projeksionet në Tiranë. Nick Fury, Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare të Ruajtjes së Paqes të njohur me emrin S.H.I.E.L.D, përpiqet të formojë një skuadër të fuqishme për të mbrojtur botën nga shkatërrimi pasi një armik i papritur shfaqet dhe kërcënon sigurinë globale. Shpejt nis një proces rekrutimi forcash në mbarë globin. Iron Man, Captain America, Hulk, Thor, Black Widow dhe Hawkeye do të bashkohen në një skuadër për të luftuar

SKEDA E FILMIT Regjia: Joss Whedon Skenari: Joss Whedon Aktorë: Robert Downey Jr., Samuel L. Jackson, Don Cheadle, Scarlett Johansson, Chris Evans, Chris Hemsworth, Stellan Skarsgård, Mark Ruffalo, Jeremy Renner, Tom Hiddleston, Paul Bettany, Clark Gregg Gjinia: Aksion Kohëzgjatja: 125 min kundër Perëndisë së dinakërisë, Loki (Vellai i Thor), I cili synon të shkatërrojë Tokën. Si do t’i kombinojnë focat të gjithë këta superheronj

për të shmangur shkatërrimin, mbrojtur njerëzit dhe njëkohësisht për të mbijetuar? Mbetet për tu zbuluar gjatë minutave të filmit.

Beteja për tokën fillon nga uji S

hkencëtarët amerikanë zb ulojnë planetin “G”, i cili ka karakteristika të ngjashme me Tokën, madje ka edhe mundësi për jetë në brendësi të tij. Kështu ata vendosin të dërgojnë një sinjal kontakti nga zonë në Havai. Ndërsa marina ushtarake amerikane është duke kryer një manovër në oqeanin Paqësor, përgjigja e alienëve mbërrin. Por nuk është një përgjigje paqësore. Marinsi Alex Hopper, deri në

SKEDA E FILMIT Titulli: Battleship Regjia: Peter Berg Skenari: Erich Hoeber, Jon Hoeber Aktorë: Alexander Skarsgård, Liam Neeson, Rihanna Gjinia: Aksion, Fantashkencë, Triller Kohëzgjatja: 131 minuta atë moment kokëfortë dhe i pabindur, gjendet papritur në të vetmen anije që shpëton dhe I duhet që me cdo kusht të ndalojë pushtimin global të

Tokës. Kjo është historia e “Battleship” një film me skena masive, i frymëzuar nga loja Hasbro, e shkruar nga skenaristët e “Red”.Filmit nuk i mun-

gon asgjë, as rebeli i guximshëm por i pasdisiplinuar, që nuk e ka idenë se çfarë është një akt solidariteti dhe që është lidhur me vajzën e shefit, por as skenat spektakolare të betejës me jashtëtokësorët si dhe shumë efekte speciale për të mos u humbur. “Battleship” është prodhuar dhe drejtuar nga Peter Berg (regjisori i “Hancock”)I cilia ka përfshirë në kastin e aktorëve edhe këngëtaren Rihanna.


E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël? ROVENA RROZHANI

K

ush e mban mend një grua të thyer në moshë, në trup dhe në shpirt që kthehet në vendlindje për tu hakmarrë ndaj të dashurit që e braktisi për tu martuar me një të pasur? Për ata që nuk e kujtojnë duhet thënë se ajo është Kler, një grua që luan me fuqinë e parave dhe vë në provë moralin e një qyteti. “Vizita e damës plakë” këtë herë rrëfehet gjatë fundjavës në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Bylis”. Me përkthimin mjeshtëror të Ardian Klosit, regjinë e Kiço Londos, vepra e Durrenmat rivjen në skenë shqiptare me protagonizmin e artistes ikonë, Tinka Kurti. Bashkë me të në skenë janë edhe një shpurë aktorësh në shumicën dërrmuese, mjaft të rinj. Përmendim Myzafer Zifla, Astrit Hasani, Besmir Haliti, Marvin Tafaj, Shpëtim Shehu, Hasan Bregu, Klajdi Marku, Miola Sitaj, Dafina Llupi e Eni Celibashi dhe pjesmarrjen e aktorit të njohur fierak Todi Llupi.

PUSHTETI I PARASË Kler kthehet në Gylen, dyzet vjet pasi e kishin zbuar si një prostitutë. Asokohe ishte e dashuruar me Alfredon, por kur mbeti shtatzënë, ai e mohoi lidhjen mes tyre. Përdori dy dëshmitarë të rremë për t’I treguar trupit gjykues se nuk ishte I lidhur me Kler. Pas dëbimit nga qyteza, ajo pati disa martesa dhe ia doli të bëhej e pasur. Kthimi I saj, I bujshëm në një Gylenin e varfër shihet me admirim dhe shpresë se ish banorja e këtij qyteti do të bënte dicka për t’I ndihmuar. Por festa shndërrohet në një dalëngadalë në një mort. Alfredo, është një nga

Kler, nën interpretimin e aktores Tinka Kurti

JETA ARTISTIKE 26-27 MAJ Universiteti i Arteve ‘“Vizita e dames plake’’ Autori: Friedrich Durrenmatt Perktheu: Adrian Klosi Regjisor: KICO LONDO Aktorë: Tinka Kurti, Astrit Hasani,Muzafer Zifla Ora: 20.00 Çmimi: 300 lekë Kler kthehet në Gylen, dyzet vjet pasi e kishin zbuar si një prostitutë. Asokohe ishte e dashuruar me Alfredon kur ai e braktisi

25-26-27 MAJ Teatri Kombëtar “Henri VI” Autori: Uilliam Shekspir Regjia: Adonis Filipi Aktore: Indrit Cobani, Yllka Mujo, Ermira Isufaj, Kristaq Skrami Ora: 19.00 Cmimi: 300 leke Në foto: Shfaqja “Vizita e damës plakë”

njerëzit më të respektuar të Gylenit, por Kler sfidon i mazhin e tij me paranë. Ajo është e vendosur të hakmerret dhe të kthejë me cdo kusht nderin e saj të humbur. Ndaj fillon të shtyjë banorët të ndëshkojnë Alfredon në këmbim të parave, të investimeve për të zhvilluar qytetin dhe ngritur nivelin e jetesës. Kështu “Vizita e damës plakë” nga një ngjarje e gëzueshme shndërrohet në një makth të vazhdueshëm kur banorët fillojnë të bëjnë kompromiset e tyre dhe Alfredo shikon sesi vjen dalëngadalë fundi I tij. Fridrih Durrenmat e ka shumë për zemër temën e korrupsionit moral e shoqëror, një temë që

mbetet e freskët dhe aktuale po aq sa fuqia e parasë. Organizatorët e kësaj vënieje në skenë të “Damës plakë” e konsiderojnë shfaqjen “një shuplake e forte per shoqerine qe blihet, shuplake per cdo individ qe idealet i kthen ne mall. Te gjithe kemi nevoje per kete shuplake!”, DREJT KOMEDISË Autori thekson shpesh se kjo dramë duhet interpretuar kryesisht si një komedi , pavarësisht se kjo është e vështirë për shkak të tonit të errët dhe vrazhdtë të shumë pasazheve. Duket se këtë koncept ka shfrytëzuar edhe regjisori Kico Londo I cili ka

synuar të dalë nga konturevet e forta politike duke e përshtatur në një shtrat krejt njerëzor. Shfaqja është një miks mes komedisë dhe dramës, ku drejtësia e çoroditur dhe e tronditur nga pushteti i parasë, një fenomen aktual edhe në ditët e sotme, përballet me ndërgjegjen njerëzore, e cila vihet përballë alternativave të blerjes së drejtësisë me para, ndaj dhe pyetja se cili është çmimi i ndërgjegjes tonë dhe nëse drejtësia mund të blihet me 1 milion dollarë, ndihet gjatë gjithë dramës. Paralel me këtë linjë vjen edhe vrasja dhe hakmarrja personale si një mundësi për të çuar drejtësinë në vend.

KORRUPSIONI MORAL DHE DURRENMAT “Vizita e damës plakë”, është shkruar nga shkrimtar Fridrih Durrenmat, ajo u shfaq për herë të parë në në Zyrih, në vitin 1956. Shumë shpejt ajo u shndërrua në një nga pjesët repertor të teatrit duke I siguruar autorit të saj, njohje në mbarë botën. Mesazhi thelbësor I veprës është se në shoqërinë moderne paraja mund të arrijë gjithcka, ashtu sic Kler që duke premtuar pasuri shtyn njerëzit të urrejnë, madje edhe të vrasin, duke abuzuar në këtë mënyrë me konceptin e drejtësisë. Këtë temë Dyrrenmat e trajton në shumë prej veprave të tij. Në Shqipëri vepra është vënë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 90 kur në rolin e Kler interpretonte aktorja Edi Luarasi.

Pjesa fillon me martesën e mbretit me princeshën Margaret të Anzhusë. Henri VI është shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohen ta joshë për të qënë sa më pranë kurorës.

26 MAJ Teatri i Metropolit “Pema e Çokollatave” Regjia: Suela Xhonuzit Aktorë: Suela Xhonuzi, Medi Gurra Kaciqi dhe Julian Canameti Ora: 10:30 Dy fëmijë Sindi dhe Juli dhe një pemë magjike ... Një pemë e lashtë dhe mjaft e ditur, e cila di të flas gjuhën e njerëzve. Organizon kuice dhe lojëra argëtuese dhe fal cokollata.

25 MAJ

Muzikë korale te Artet uzikë korale sonte në mbrëmje në Universitetin e Arteve. Fansat e kësaj muzike mund të ndjekin në mbrëmje një koncert special të Orkestrës Simfonike të RTSHsë dhe formacionit vokalo – instrumental italian “Girolamo Diruta”. Muzika që do të luhet është ajo e disa prej kompozitorëve italianë që kanë punuar në Assisi, si Giacomo

NË UNIVERSITETIN E ARTEVE një histori për hakmarrjen, pushtetin e parasë dhe korrupsionin moral

“Dama plakë” “hakmerret” në Tiranë

Koncerti

M

17

Carissimi, Domenico Stella, Albino Varotti dhe Alessandro Borroni. Assisincanto Chorus Girolamo Diruta është një grup vokal i cili bashkëpunon me Korin e Katedrales së Shën Rufino-s në Asizi të Italisë. Repertori i korit shrihet që nga Mesjeta deri te muzika moderne, nga formacionet solo te kori koncertues. Koncerti dirigjohet nga Vladimiro Va-

gnetti i cili është njëherësh edhe drejtor i korit. Muzikanti italian është diplomuar në oboe dhe gjatë karrierës së tij ka qenë oboe e parë në filarmoninë e Berlinit dhe në operan e Parisit. Përvec këtij korit Vagnetti është drejtori artistik i grupit polifonik të Arezzo-s, i Ansamblit vokal “Libercantus” dhe i grupit “Këngëtarët e Peruxhas”.

Universiteti i Arteve Koncert Simfonik Orkestrës Simfonike të Rtsh-së, formacioni “Girolamo Diruta” Dirigjent: Vladimiro Vagnetti Ora: 19:00 Hyrja e lirë Muzika e kompozitorëve italianë Giacomo Carissimi, Domenico Stella, Albino Varotti dhe Alessandro Borroni


18

E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

NJË RECETË E THJESHTË por e rrethuar nga shumë legjenda dhe mite për vlerat e saj PROGRAMACIONET E FILM TV

Receta nga Dhurata Thanasi

SOT

Tiramisu, një ëmbësirë mes legjendash

S

ot Luga e Argjendtë ju propo zon një nga ëmbëlsirat më të njohura të kuzhinës italiane Tiramisu- në. Kjo ëmbëlsirë i ka kaluar kufijtë e Italisë dhe tashmë njihet dhe gatuhet në të gjithë botën. Në Itali bëhet një “luftë” e madhe për të marrë “pronësinë” mbi shpikjen e saj dhe për këtë motiv ka lindur me kohë njëlloj “grindjeje” mes krahinave të Toskanës, Piemontes dhe Venecias. Legjendat mbi këtë ëmbëlsirë janë të shumta saqë disa thonë që ka cilësi të larta afrodiziake porse versioni zyrtar thotë që Tiramisu ka lindur ne Siena në shekullin e 17-të, nga disa pasticierë te cilët e gatuan për nder te Dukës së Madh të Toskanës, Cosimo de Medici.Embëlsira u mendua që të ishte “tamam” për Dukën e Madh pra të ishte: nje ëmbëlsirë e rëndësishme por në te njëjtën kohë e përgatitur me përbëres të thjeshtë dhe mbi të gjitha duhet të ishte ekstremisht e shijëshme pasi Cosimo i hante shumë ëmbëlsirat. Kështu u realizua Tiramisu’, e cila asokohe quhej “supa e Dukës” ( edhe ne në Shqipëri kishim një version të saj dhe e quanim “Zupë”, të përgatitur me një lloj kremi pasticerie dhe biskota të shkërmoqura), pikërisht për nder të Dukës së Madh Cosimo de Medici, i cili më vonë e solli këtë recetë në Firence dhe e bëri të njohur në të gjithë Italinë. Legjenda vazhdon në historinë e saj dhe thotë qe kjo ëmbëlsirë u bë aq e famshme ndër qarqet fisnike dhe ishin ata që i atribuan këto cilësi afrodiziake dhe eksituese. Legjenda flet edhe për faktin që emrin Tiramisu ja dha një pasticier torinez për nder të Camillo Benso Kontit të Cavour-it për shak të përpjekjeve të tij për të bashkuar Italinë. PËRGATITJA Para së gjithash përgatisni kafenë më ndihmën e një makine kafeje(ose duke zjerë 4-5 lugë kafeje ekspresi në nje enë ku keni hedhur 2 filxhana caji ujë), në mënyrë që të fusni dhe zbusni më vonë biskotat savojardi. Kafesë mund t’i shtoni dhe pak sheqer, sipas dëshirës, dhe lëreni të vaket. Rrihni të kuqete vezëve me anë të një rrahëse elektrike dhe shtojini gjysmën e sasisë së sheqerit. Merrni mascarpone-n dhe trazoheni me rrahësen por jo shumë, derisa kremi që është përftuar të mos ketë asnjë kokërr. Bahkojini masën e të verdhave të vezëve me shqeqerin duke mos ndaluar të trazuari. Të bardhat e vezëve, shtojini pak kripë dhe rrihini me rrahesen elektrike për disa minuta derisa masa të jetë thua-

TOPCHANNEL 20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Muza” film

KLAN 20:10 Skuadra e re pj 45 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

DETAJ

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.99

Pluhur kakao Aq sa duhet për të mbuluar tavën

21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB

Kafe ekspres 2 filxhane caji Cokollatë në copëza aq sa duhet për të mbuluar tavën Mascarpone 500 gr Vezë 6 copë mesatare Sheqer 120 gr dhe 2 lugë për kafenë Biskota Savojardi 400 gr

21:00 “Rruga drejt Indisë” Autor 21:00 “Doxhboll” Komedi

jse e palëvizshme. Shtojini gjysmën e mbetur të sheqerit dhe vazhdoni ta rrihni dhe per 2-3 minuta të tjera. Masën e përftuar shtojeni në tasin ku kishit përgatitur meparë kremin e mascarpones me të verdhat e vezëve dhe përzjejeni dalëngadalë me nje lugë druri duke e lëvizur lugën nga poshtë tasit dhe lartë. Në këtë mënyrë keni përgatitur kremin Tiramisu”.Më pas merrni nje tave në formë drejtkëndëshi, dhe biskotat Savojardi, pasi ti keni njomur mirë në lëngun e kafesë vendosini në radhë njëra pas tjetrës derisa të keni mbuluar tavën. Mbi to hidhni një pjesë të kremit mascarpone dhe shtrojeni mirë me anë të thike të gjatë pasticierie. Përsëri mbi krem vendosni biskotat Savojardi të tjera, që përsëri i keni lagur në lëngun e kafesë, Herës së dytë vendosini në drejtim të kundërt me herën e mëparshme. Mbulojini me kremin e mbetur duke e niveluar dhe bëni të njëjtin veprim duke hedhur kakaon pluhur. Së fundmi, zbukurojeni sipas dëshirës me therrime çokollate të grira në rende. Servireni pasi ta keni vendosur të paktën 2-3 orë në frigorifer.

E SHTUNË TOPCHANNEL

Këshilla Konsumojeni të freskët!

P

ër shkak se Tiramisu përgatitet me vezë, të cilat nuk kalojnë në proces zierjeje ose pjekjeje, ato duhet të jenë shumë të freskëta dhe maksimumi i konsumimit të Tiramisu-së duhet të jetë brenda 2 ditëve, sigurisht e ruajtur në frigorifer. Një këshillë apo sugjerim krejt personal është që kur të përgatisni lëngun e kafesë ku do të squllni biskotat savojardi, shtoni pak RUM ose verë Marsala, pasi ëmbëlsirës i shton aromën dhe shijen e mirë. Kremi Mascarpone dhe biskotat Savojardi gjenden në të gjithë supermarketet bashkëkohore në territorin e Shqipërisë.

20:45 “Big Brother 5” reality show finale

KLAN 20:50 “Ezel” pj 83,84 23:50 “Carlifornication” pj 33

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 “Histori Dashurie”

DIGITALB 21:15 “Ruaje vallëzimin e fundit” Dramë 21:00 “Roja” Hits

E DIEL TOPCHANNEL 21:00 Show Portokalli

A e dini se:

23:20 “Mikeshat” pj.4

Kuriozitete “të shijshme”

K

akao ka veti te mira ku ruese për depresionin. Ngrënia e çokollatave me përqendrim të lartë kakaoje (70%) 2-3 herë në javë nga 50 gr qetëson sistemin nervoz dhe ka një veprim pozitiv mbi sistemin kardiovaskulor. Pirja e kapsulave xhelatinoze me perqendrim të lartë kakaoje kanë efekt mbi uljen e peshës dhe shtresës dhjamore të trupit. Po ashtu bima e kakaos ka një përqëndrim të lartë të oksi-

20:45 Emisioni “Pop Channel”

KLAN

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije.

duesëve, të vlefshëm shumë per trupin e njeriut. Shërben si princip aktiv në përgatitjen e shumë kremërave për lëkurën dhe kurues, në formën e gjalpit të kakaos, për herpesat e buzëve etj.

Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651

20:10 “Anatomia e Greit” pj.108 21:00 X Factor Albania

VIZION+ 19:45 ““Dancing with the stars” forum 20:45 “Sketch show”

DIGITALB 21:00 “Pas vdekjes” Hits 21:00 “Starski dhe Haçi” Komedi


E premte, 25 maj 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Personazhi i javës ROVENA RROZHANI

N

dërsa në Shqipëri kishte vetëm tre ditë që ishte bërë publik skandali i diplomës së rreme të Renzo Bossit, më 13 maj,media amerikane kishte gjetur heroin e saj të ditës. Nuk ështe as biri i një politikani italian apo amerikan, por një shqiptar, 52 vjecar, që diplomohej ndershmërisht në krah të studentëve të tjerë, pas 20 vitesh të gjata studimi, sakrifice dhe pune si pastrues në Columbia University. Historia frymëzuese u përpi nga të gjitha format e medias, të cilat e vunë Gac Filipajn në qendër të vemendjes. Dikush përfoli se mund të shkruhej një libër me historinë e tij, dikush tjetër përmendi një film amerikan ku një pastrues bash si Filipaj, ia del mbanë të diplomohet. Por Gaci nuk e ka parë këtë film. Dhe nuk I pëlqen të quhet hero, përsa kohë nuk ka bërë asgjë për të tjerët. Por në intervistën e tij të parë për një media në Shqipëri Gac Filipaj nuk ndihet mirë. Jo për diplomën e rreme te Bossit për të cilin nuk ka dëgjuar asnjë fjalë, por për tragjedinë e Himarës. “Ju- lutem thotë ai- shprehuni nga ana ime familjeve që humbën fëmijët e tyre të dashur, ngushëllimet e sinqerta”. Pas këtij momenti të shoqëruar me heshtje vjen dhe një saktësim. “Sikundër më dëgjoni jam shqiptar “sqaron me një gegërishte elegante Gac Filipaj duke hedhur poshtë ndonjë aludim blogjesh për kombësinë e këtij emigranti nga Mali i Zi. Zoti Filipaj, së pari urime për diplomimin tuaj. Pak i vonuar ky diplomim në kohë, por sic thotë një shprehje shqiptare, “Më mirë vonë se kurrë” Këtë shprehje që thoni ju, “më mirë vonë se kurrë” e kam thënë edhe unë për të justifikuar faktin që më është dashur të shkoj në shkollë në një moshë moçëm nga se njerëzit shkojnë zakonisht Keni pasur momente studionit kur ju është dashur të shtyni veten për të shkuar deri në fund? Po, disa here. Sidomos kur fillova greqishten e vjetër si lëndë. Isha i lodhur shumë, nuk kisha kohë për të fjetur. Por edhe ajo gjuhë është shumë e vështirë dhe disa herë më ndodhi kur pothuajse isha gati të hiqja dorë, por kam mbërritur që me vullnet të fortë ta përballoj krizën, ta tejkaloj atë situate. Sot ndihem i kënaqur që kam vazhduar dhe nuk kam hequr dorë. Si po e përjetoni famën në mediat e huaja? Nuk kam pasur kurrë dëshirë dhe as tani nuk kam dëshirë t’i jap vetes publicitet, të bëhem i famshëm. Nuk shëtis andej- këtej nëpër qytet. Vetëm tek shtëpia, tek puna, Nuk dal jashtë në rrugë, nëse nuk kam për të blerë ndonjë gjë. Kështu që nuk janë shumë njerëzit që vrapojnë pas meje e nuk më bezdisin. Në fakt do të kisha dashur të mbetesha njësoj siç kam

EKSKLUZIVE Historia e shqiptarit që punoi pastrues për të realizuar ëndrrën e tij. Sakrificat në emër të pasionit që sfidoi moshën

Gac Filipaj, rrëfen diplomimin në “Columbia UN”

Studenti 52-vjeçar që çuditi Amerikën Leksioni i të “moçmit” për studentët er. Kjo gjë më bëri presion se duhet me çdo kusht ta vazhdoj shkollën. Kjo ishte një nxitje, por jo e vetmja. Pjesa tjetër ishte se kur erdha në Amerikë duhet të mësoja anglishten dhe jo në mënyra të ndryshme por në shkollë. Për këtë arsye mora një degë për gjuhë klasike duke menduar se të njëjtën kohë që mësoj gjuhën tjetër, mësoj edhe anglishten. Klasikët janë letërsia më e mirë deri tash, sidomos se bazat e kulturës europiane pak a shumë janë të vëna prej grekëve të vjetër dhe romakëve. E zgjodha Columbia University pasi një professor më tha që ky ishte më i miri. Më eci puna dhe munda të regjistrohem në fakultet.

Gac Filipaj në ceremoninë e diplomimit në “Columbia University”

Nga Mali i Zi drejt SHBA-së

G

ac Filipaj është rritur në një familje tipike shqiptare me shumë vëllezër dhe motra, në fshatin Klleza e Poshtme fare pranë kufirit me Shqipërinë. Është rritur në varfëri, duke punuar dhe studiuar për të ndihmuar familjen, por edhe për të plotësuar ëndrrën e tij për shkollim. Me fillimin e luftës, vendos të largohet. ”Ne ishim të gjithë të frikësuar, të gjithë familjet shiptarë ne mal të zi, pasi konflikti në jugosllavi ka qenë konflikt etnik e ndoshta edhe religjioz” thotë Gaci. Prej atëherë si çdo emigrant Gaci ruaj lidhjet me familjen. Cdo kthehet në vendlidje duke kaluar nga Shkodra. Ndihmon edhe njërin prej vëllezërve që nuk është mirë ekonomikisht. “U çoj aq sa kam mundësi, por nuk kam shumë mundësi pasi me një rrogë në Amerikë është e vështirë të kursehen dollarët”.

qenë deri tani. Unë nuk jam hero. Ju nuk e quani veten hero, por gjithsesi 20 vite studime e punë bashkë nuk janë pak Kam menduar pse ky rasti im është një gjë e madhe që të përhapet në shumë media. Me siguri që amerikanët janë njerëzt të urtë dhe të zgjuar, por ndoshta kanë problem edhe me rininë që ka aq shumë mundësi për të arritur gjtihçka që do, mirëpo nuk kanë vullnet për studim dhe punë. Kështu që rasti im është shembull i një pune të palodhshme, një

19

përkushtimi, për një gjë të mirë dhe fisnike siç është shkollimi. Por unë nuk kam bërë për të tjerët një vepër të madhe dhe heroike. Kur shkohet në emigrim shkolla shpesh mbetet si një ëndërr… Unë kam filluar universtitetin në ish-Jugosllavi pa arritur ta mbaroj. Kam bërë tre vite e gjsymë në fakultetin juridik,por nuk u diplomova për katër provime. Pothuasje e kam përfunduar, por nuk e kam diplomën dhe nuk mund të them se e kam kry-

Filluat punën enkas aty që të krijonit mundësi për shkollimin? E kisha atë ëndërr, por edhe duhet të gjesh punë. Kur vjen në Amerikë dikush mund edhe të marrë ndihmë financiare nga shteti vetëm sepse nuk ka punë. Ka shumë që e bëjnë atë gjë dhe sidomos shqiptarë. Unë nuk kam dashur ta marr atë ndihmë përderisa jam shëndoshë e mirë dhe kam fuqi për të bërë çfarëdolloj pune, mjafton të jetë e ndershme. Fillimisht punova si ndihmëskamerier, për disa muaj në një restorant ku merrja 30 dollarë për 10 orë punë. Pas një viti dhe kur kisha mësuar pak anglisht, kërkova një punë tjetër. Isha më I kënaqur që të gjeja punë në një shkollë, në një fakultet, në një ambjent ku ka njerëz të rinj. Arsyeja tjetër ishte se mendoja të vazhdoja shkollimin. E kam dëgjuar një përfitim që të japin uiniversitetet nëse punon. Nëse arrin të kalosh testet, një numër klasash mund t’I marrësh pa pagesë. Kështu që thashë duke punuar aty, nëse arrij të regjistrohem në faktultet do të marr klasa pa paguar. Si ishte një ditë pune dhe studimi? çohesha herët në mëngjes herët rreth orës 7, përgatitesha për punë, shkoja në kampus, pastaj në klasë, kur mbaroja aty, shkoja në bibliotekë për të studiuar, ose shumicën e kohës, ngaqë natën nuk flija, kërkoja një kolltuk apo një karrike të butë dhe flija një orë. Pastaj punoja deri në mbrëmje. Pas punës merrja autobusin dhe pas një ore e gjysmë mbërrija në

shtëpi, diku pas mesnate. Bëja një kafe, pushoja për gjysmë ore dhe pastaj filloja studimin për 4-5 orë. Shumë herë nuk kam fjetur aspak sidomos kur kisha për të dorëzuar esetë. I shkruaja me dorë, por më duhej kohë për t’i shtypur në kompiuter, e ngaqë nuk jam I shpejtë për të shkruar atëherë më duhej kohë më e gjatë. Kam kaluar shumë kohë ose pa gjumë, ose me dy -tri orë gjumë. Kjo ma ka bërë më të vështirë studimin. E dinin studentët që edhe ju ishit student? Disa prej tyre e kanë ditur. Unë kam punuar dhe punoj akoma në një ndërtesë ku zhvillohen mbledhje ,ka salla studimi, ku vijnë vazdimisht studentë. Ata që kanë qenë në klasë më mua, me kanë parë me uniformë. Atëherë disa janë çuditur kur më kanë parë. Disa më pyesnin nëse isha shoku i tyre I klasës. Çuditeshin, por nuk u është dukur një gjë e keqe, as për mua, as për ata në kuptimin që kanë pasur shok klase një njeri më të moçëm dhe që pastron. Po universiteti si reagoi? Punëtorët dhe shefi më kanë përgëzuar. Një javë më vonë shokët e mi të punës, rezervuan një prej dhomave në të njëjtë godinë ku punoj dhe më shtruan një gosti të vogël. Sindikata më dha edhe një çek prej 900 dollarësh për të blerë një unazë që është zakon këtu në Amerikë. Unaza ka emrin e universitetit si një shenjë e diplomimit. Tani duhet të pres që të dalë një vend pune e shpresoj se do gjej një punë më të mirë. Ju vazhdoni të njëjtën punë? Të njëjtën punë. Nuk kam gjetur akoma një punë më të mirë. Do ta lini studimin? Do të më plotësohej tërëëisht ëndrra po të mund të merrja doktoraturën, por nëse nuk e arrij, do bëj dy vite, që është masteri. Nëse nuk më ecën puna, prapë jam i kënaqur. Dëshironi një punë në profilin ku u diplomuat? Është e vështirë të gjesh punë vetëm me katër vite shkollë. Mund të jap mësim në shkollë fillore ose ndoshta edhe të mesme. Ndërsa masteri do të ishte më e mirë që të punoja diku në një shkollë të mesme. Por unë e kam bërë më tepër të për studiuar diçka që më pëlqente, pa llogaritur punën që duhet të bëja pas diplomimit. Çfarë do t’u thoshte studentëve të sotëm, Gac Filipaj? Shikoni me shumë vëmendje rastin tim. Mos e lini kur të jeni në moshë si unë, por studioni sa jeni të rinj se është më e lehtë për ju. Por nëse për çfarëdolloj arsye nuk do jeni të mençur boll dhe nuk keni për t’i dhënë rëndësi edukimit, kur të vini në moshën time mos i humbni shpresat se edhe atëherë mund ta kryesh shkollën. Por së pari provoni dhe bëni çfarë të mundeni sa jeni të rinj. Mos e humbni shpresën kurrë.


20

E premte, 25 maj 2012

KULTURE

Trashëgimia

ABUZIMET Auron Tare, njëri nga anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka qenë dje në Finiq. Ai ka kapur në flagrancë dhe ka fotografuar fshatarët e zonës duke shkulur bunkerët brenda Parkut Arkeologjik. Tare rrëfen për Shqiptarja.com me foto dhe fakte incidentin e djeshëm

TIRANE

Mbrëmje Gala

DHURATA HAMZAI

40 artistë në pritje të çmimit "Kult"

N

ë zonën e Akropolit të Fini qit, fshatarët dhe banorët e trevave rrotull nuk i pengon më askush, jo vetëm që të bëjnë gërmime ilegale, por edhe të vijojnë të shkulin bunkerët e shpërndarë të cilët për fat të keq janë ngritur në kohën e diktaturës shumë pranë tempujve antikë. Auron Tare, njëri nga anëtarët e forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore që ka qenë dje në Finiq ka kapur në flagrancë dhe ka fotografuar fshatarët e zonës si shprishës dhe shpërfillës ndaj vlerave të parkut antik, të cilët nuk e kanë aspak frikën e ligjit dhe të ndëshkimit. Ata hyjnë pa leje dhe bëjnë ç'të duan me një nga kryeqendrat kombëtare arkeologjike. Siç pohon Auron Tare, pasi ka dërguar fotot dhe faktet në Shqiptarja.com, fshatarët shprehen se drejtori i ri Pano Gunari nuk e vret mendjen për Parkun. Kështu duke u ndjerë të lirë të bëjnë ç'të duan, ata bëjnë një bisedë me anëtarin e forumit Auron Tare, fragmentin e së cilës ne do ta botojmë të plotë. Auron Tare thotë: "Ja fotoja e bërë sot në zonën e Akropolit të Finiqit, që tregon më së miri se në çfarë gjendje vazhdon të lëngojë Trashëgimia jonë Kulturore. Mu në zemër të Parkut Arkeologjik të Finiqit, e cila sipas ligjit ka një administratë prej 10 vetëve e ruhet me roje, e ka një drejtor, e më the e të thashë..., ndërkohë fshatarët e zonës shkulin bunkerët e gjendur vetëm pak metra nga tempujt antikë." Ndërsa dëshmon se edhe në "një prej tempujve antike ishte gërmuar në thellësi të madhe me sa duket për thesare, Auron Tare ka vënë re se askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për këtë gërmimin ilegal. "Dhe ja sot ditën për diell fshatarët vazhdojnë gërmimin duke dëmtuar objektet arkeologjike", thotë Auron Tare duke na treguar edhe bisedën që ka zhvilluar me banorët të cilët shkulin bunkerët e bashkë me to dëmtojnë objektet arkeologjike mu në zemër të parkut antik. Gjatë kësaj bisede për fat të keq mësojmë se këta fshatarë të varfër e të pavetëdijshëm për krimin e kryer e bëjnë këtë duke e ditur mirë se drej-

Ç

Ky është gërmimi i bërë në Tempullin Antik në Akropolin e Finiqit (Foto: Auron Tare)

Gërmohet pa leje Shkulen bunkerë në Parkun e Finiqit Fshatarët: Drejtori se rr... nga Ministri. "E ka vënë Astrit Patozi" tori Pano Gunari nuk e vret mendjen për monumentet, sepse e ka vënë në punë deputeti Astrit Patozi. Mungesën e vrasjes së mendjes fshatari e rrëfen me zhargon popullor për të shprehur sa më qartë shkallën sipërore të moskokëçarjes së drejtorit të Parkut Arkeologjik, sepse ai thotë që drejtori as për Ministrin e Kulturës "nuk e rruan".

Më poshtë kemi të zbardhur bisedën e plotë: "Auron Tare: Çfarë bëni këtu, more çuna? Fshatari: Ja, shkulim bunkerët Auroni: Po kjo është zonë arkeologjike, e dini? Fshatari: Po e dimë Auroni: Kush është drejtor këtu? Fshatari: Një drejtor i ri, një

Pano Gunari Auroni: Po ai..., ju ka lejuar? Fshatari: (nuk di ç'të thotë) Auroni: Do ta bëjmë problem tek Ministri i Kulturës. Fshatari: Ai nuk e rruan për Ministrin e Kulturës. E ka vënë në këtë punë deputeti Astrit Patozi. Ai dha lejet e gjithë Sarandës dhe nuk e preku njeri.

mimet KULT vijnë në edi cionin e tetë. Organizatorët do të japin një konferencë për shtyp nesër në orën 12.00, në hotel Rogner Europapark, ku do bëjmë shpalljen zyrtare të 40 artistëve të nominuar për secilën fushë të artit, por dhe surprizat që do të ofrojë Mbrëmja Gala në datën 29 maj, ora 20.00, e cila do tw mbahet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve. Në konferencë do të bëhet e ditur dhe e reja e këtij edicioni që është funksionimi i ri i Akademisë KULT me anëtarët e saj të nderit. Të ftuar në panel do të jenë drejtori Ekzekutiv i Akademisë KULT, Ylli Sula, si dhe nga një anëtar nderi për secilën fushë: Gazmend Leka, Dhurata Shehri, Rovena Dilo dhe Mevlan Shanaj.

Ekspozitë

"Lahuta e eposit shqiptar" në Muze

Kisha e Voskopojës

Vidhet kambana 300-vjeçare. Policia: nuk ishte origjinale Q V

idhet për të gjashtën herë kisha shekullore e "Shën Thanasit" në Voskopojë të Korçës. Gjatë natës së kaluar duke gdhirë dita e djeshme persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjithçka që kishte mbetur në këtë kishë nga pesë vjedhjet e mëparshme si ikonat, orenditë kishtare të vjetra shumë të vlefshme, si edhe kambanën prej bronzi 300-vjeçare. Kisha e "Shën Thanasit" mbart vlera të rralla historike, etnografike e fetare, pasi ka një ansambël pikturash murale, të realizuara nga vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi në vitet 1744 - 1745. Tashmë në këtë

Kambanorja në Voskopojë

kishë të ndërtuar në vitin 1724 kanë mbetur vetëm afresket murale, edhe ato në gjendje shumë të dëmtuar. Drejtorja e Monumenteve të Kulturës në Korçë, Jorida Remacka, nuk pranoi se janë vjedhur sende të tjera përveç kambanës. Ajo thotë se kur mori këtë detyrë ka kërkuar të vendosen kamera dhe roje për kishat e Voskopojës. Megjithëse sipas saj kamerat dhe rojet janë vendosur, objektet mbeten në mëshirë të fatit si pasojë edhe e neglizhencës së policisë së rajonit. Për asnjë nga vjedhjet e mëparshme nuk ka pasur asnjë të ndaluar, ndërsa për rastin e fundit

policia ka shoqëruar 6 persona mes të cilëve edhe administratorin e grupit që po kryen rikonstruksionin e kishës. Në vjedhjet e mëparshme u zhdukën nga kisha baltakini, ikonostasi, 18 ikonat në krye të tij dhe shumë objekte të tjera të çmueshme. Ndërsa për kambanën e një kishte u vodh dje në Voskopojë policia duke thënë se ka nisur hetimet për ngjarjen shprehet se "Objekti i vjedhur në këtë kishë është vetëm kambana, e cila nuk ishte origjinale". Sipas policisë objekti është në restaurim nga Ministria e Kulturës dhe i padëmtuar nga veprimet kriminale.

endra Kombëtare e Inven tarizimit të Pasurive Kulturore dhe Instituti Shqiptar të Shkencave sot në Muzeun Historik do të çelin ekspozitën "Lahuta e Eposit Shqiptar" në Muzeun Historik Kombëtar. Lahuta është instrument popullor që shoqëron këngët e Kreshnikëve. Ajo përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark të kontinentit Europian, shpesh e quajtur instrument etnik i shqiptarëve. Kjo ekspozitë përmban ekspozimin e 30 lahutave autoktone, me instrumente origjinale të Lahutës.


E premte, 25 maj 2012

21

ZBAVITJE

HOROSKOPI Dy vjedhëse hutaqe…

…Dy të tjerë po aq hutaqë…

…Dhe tre vjedhës tutkunë

D

P

N

y gra angleze u futën në një supermarket në Chadderton jo me qëllimin për të bërë shopping port për të vjedhur. Sigurisht jo grabitje të armatosur por thjesht për një vjedhje nëpër raftet e supermarketit. Dhe kështu dy “heroinat”, pasi vodhën disa shishe me pije alkoolike të shtrenjta me një vlerë që i kalonte 500 eurot, arritën t’u shmangeshin arkëtareve dhe u vunë menjëherë në ikje me të dalë nga supermarketi. E ndërsa rojet e supermarketit dhanë alarmin, gratë kërcyen në makinën që e kishin parkuar aty pranë dhe u bënë erë. Por vetëm për disa qindra metra, sepse makina i la në rrugë ngaqë kishin harruar ta furnizonin me karburant. Megjithatë, duke përfituar ngaqë një pikë karburanti ishte vetëm disa dhjetra metra larg, vjedhëset hutaqe e shtynë makinën deri atje dhe e rifurnizuan, por tashmë makinat e policisë ishin afruar shumë…

or ka edhe meshkuj hajdutë që janë po aq harraqë sa edhe gratë. Këtë radhë bëhet fjalë për dy vjedhës gjermanë, të cilët në një nga zonat periferike të qytetit Wuppertal, vodhën një furgon dhe ia mbathën me shpejtësi për t’u larguar sa më shumë nga vendi i ngjarjes. Por për dreq kishin zgjedhur për të vjeshur furgonin e gabuar, sepse ai i përkiste një kompanie cirku. Në fakt të dy vjedhësit as që nuk do ta kishin kuptuar se makina që kishin vjedhur ishte e ciurkut, sikur të mos kishin dëgjuar ulërimën e një luani që ndodhej në furgon. Ishte pikërisht ulërima e mbretit të kafshëve që i llahtarisi aq shumë të dy vjedhësit sa të përplaeshin me një nga tabelat e reklamave në rrugë e t’i mbathin me të katra. Për fat të mirë edhe luanin Caeasar forcat e policisë e gjetën të lidhur brenda në furgon pa asnjë llo dëmtimi.

dër hajdutët më “tutkunë” duket se “çmimin e parë” askush nuk ia merr dot polakëve Miroslaw Kucharski, djalit të dij Jacek dhe mikut të tyre Darek Smyla banues në qytetin Lublin. Të tre këta kishin kohë që ia kishin vënë syrin një dyqani të vogël, i cili ngaqë nuk ishte i pajisur me sinjal alarmi ishte më i përshtatshmi për t’u vjedhur. Mirëpo të tre hajdutët nuk kishin marrë në konsideratë një element tjetër shumë të rëndësishëm që, në një farë mënyre , shpjegonte edhe arsyen se pse pronari nuk kishte vënë sinjal alarmi: dyqani ishte tamam përballë një mense ku hanin policët. Kështu, ndërsa njëri prej tyre theu dritaren e dyqanit dhe hyri brenda për t’u hapur derën dy të tjerëve,a njëri prej policëve i filmoi me celular dhe bashkë me kolegët e tij pritën sa të hynin dhe dy të tjWerët e pastaj i vunë në pranga.

SUPER FJALEKRYQ 1

2

3

4

17 23

5

6

7

8

18

24

19

25

41

21

35

61

64

76

ɷ HORIZONTAL

44 50

57

58

78

80

81

89

82

83

84

94

K E M B E

86. Janë marrëveshje që nënshkruhen. 88. Janë edhe ato të shpëtimit në anije. 90. Film i James Cameron. 91. Të parat në stadium. 92. Thinë se të gjuthë një turi kanë. 93. Nuk tregohet nga frikacakët. 94. Parker regjisor. 95. Andon… I Tela për violinë. 1. Muzika e Eminem. 2. Aprovuar ndryshe. 3. Një liqen i kripur. 4. Ka kryeqytet Bamako. 5. Vitet pa ku¿j. 6. Sapo ¿llojnë. 7. U interpretua nga John Wayne. 8. Inicialet e Asimov.

E Z O P

I

R

A

I

N

I

S O

H

S O T

P A R A L E L

S H R E K

I

L E Q A R E T

M I T

I

O C E N T R

I K

A R

F E R A T

S U S

T A T

A D M

R E V O L U C

I

O N E T

F A J

T O R E T

A

K

I

G

I

R L

I

L

Z J

I

I R A E

E S

O T T O

O

T A B U

D A L L D C

T O P

I

L

M A T

I

U H E R

A

A L F A

T

S U R

T O N E R

I R K U

T E K

I

I M

E L

P A R E

I

I

I

N A R E T

S

Z E L

M A

S

I

E

H E L

M O N O T O N

D

L E T A

H E M I

M A T T A

M I

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tjaja do të vinë në rritje. Merkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndersa ju veetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirsi do të ri¿toni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shka të Hënës në shjenjë.

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’jun impnojnë të ndryshoni herë-pas herë objektivat tuaja. Vëtm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

Bricjapi

Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lenë gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore. Momente magjike në dashuri.

Ujori

Edhe pse në përghjihësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpiertërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

Peshqit

Në kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë pklanetëve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimsitë.

45 52

I

S A I

E R

M D A U R

T R A G E T E T A

E P

I

T E T

D

I

A S

T O N

V

I R

F

A L E P A K E

E

J

T R O F T A

85

95

9. Janë forti¿kata të partive 10. Satelit i Uranit. 11. Eshtë ekzemplari i një produkti. 12. Një sportiest në pistë. 13. Eshtë gjuha e provincës. 14. Carol aktore. 15. Frashëri që qe aktor 16. Fillojnë aksionin. 18. Jepet me leksione një e tillë. 20. Eshtë vija e portës. 21. Eshtë kapriçioja, teka. 22. Mbajtësja e topit në golf. 24. Kështu brohohrasin ¿erakët në stadium. 25. Një nëpunës që bën hesape. 26. Një sistem transmetitmi televiziv. 28. Qe perëndesha e agimit.

ɷ VERTIKAL

P N

Virgjëresha

Edhe pe nuk është ndonjë momet pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të nfryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohëshëm.

91

PERGJIGJET E NUMRIT TE DJESHEM S

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë ndonjë “vickël” në planin sentimental.

73

90

93

S

51

72

88

K O K A L L A

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka njën klimë të përgjitshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është tamama momenti për të bërë një zgjedhje de¿nitive.

66

79

60. Organizma Ndërmjetëse rajonale. 61. Të fundit nën surf. 63. Vritet në ku¿j. 64. Panik pa ku¿j. 65. Cruz aktore. 66. Gjysmë cilësi. 67. Fund janari. 68. Eshtë nënshkrim. 70. Dy asa. 71. Eshtë si moral. 72. Një kullë në xhami. 74. Eshtë klasik me tutu. 76. Janë të gjata ato të dimrit. 79. Inicialet e Rohmer. 80. Edward, që shpiku vaksinën. 84. Qendër detare. 85. Në fund të krahut.

Binjakët

39

59

71

87

92

1. Polanski regjisor. 4. Ka mbetur enigmë. 9. Stiller aktor. 10. Një tablet i Apple. 10. Hapin panikun. 14. Oxa këngëtare. 17. Mbyllin një manastir. 18. Eshtë babai... i disave. 19. Eshtë edhe ajo epizootike. 22. Flatbread , specialitet i famshëm meksikan. 23. Janë klasat që nuk takohen. 26. I ka të ndryshme saga. 27. Ëenger trainer. 30. Vala e stadiumit. 31. Trima pa çifte. 33. Ka një bisht piktoresk. 34. Kështu faza e parakampionatit në futboll. 37. Ëilhelm që goditi mollë. 38. Gjysmë mimoze. 40. Kush nuk di… mbytet. 41. Oliver Reed. 42. Kështu ishte ballisti. 43. Një mund të jetë proteste. 45. Rastitisin në krye. 46. Ka shkruar Qypi. 49. Gjysmë gatimi. 50. Një grykë vullkani. 53. Arushi në eukalipt. 54. Janë si zotime të tilla. 55. Aleanca ku bëjmë pjesë edhe ne. 58. Eshtë përëqindje… bankare.

70

77

56

32

A T O

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të keni një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata ¿nanciare duket në përmirësim. Merkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Sigurisht që Marsi ju[pertërin energjitë, por sjell edhe pasion.

16

38

65

69

15

31

43

63

75

14

37

55

62

86

13

49

68

74

12

30

36

54

67

29

48

53

11

Demi

22 28

42

47

60

10

27

34

46

20

26

33 40

9

Dashi

S o t k u a d r i y j o r, m e përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

A Z O T

29. Ndërmarrje rajonale Tropojë. 32. Me Buenos në argjentinë. 34. Ato të peshkut janë pa vlerë. 35. Janë pallate, ndërtesa. 36. Eshtë mungesë gjaku. 39. Filippo Tommaso që shkroi Manifestin Futurist. 42. Grupi i Kurt Cobain. 43. Fillojën nazet. 44. Janë detarët. 47. Ivan Lendl. 48. Ku¿zojënë një princip. 49. Një lartësi në Lindjen e Mesme. 51. Koncerti I një këngëtari. 52. Ka katër një kitarë bas. 53. U shkrua nga Edgar Allan Poe. 56. Mund të jetë edhe kozmike. 57. Të dyja bëjnë një dopjo. 59. Fillojnë nesër. 62. Ruan vreshtin. 65. Një e bukur e dheut. 68. Eshtë skëterra. 69. Janë baballarët. 73. Ian ish-bomber i Liverpool. 75. Teket e një letre. 77. Entet pa ne. 78. Një pjesë e etiketës. 79. Ente Autonome Rumune. 81. Ndalet pa det. 82. Mendes aktore. 83. Ruajnë pa ujë. 87. Markë pistolete. 88. Fillojnë betejën. 89. Kapen nga kreu.


22

E premte, 25 maj 2012

SPECIALE

Një princeshë në Tiranë

NGA

MIRA KAZHANI

K

ishim nje princeshë në Tiranë. Kishim një ikonë të modës dhe një nga femrat e bursës hollivuduane. Rozario Nadal modelja spanjolle e preferuar e Valentinos, e cila në 1989 u martua me princin Kyril të Bullgarisë dhe që atëherë është një nga femrat më të ndjekura nga paparacët është prej një viti partnerja e Anri Salës i cili e solli atë në Tiranë një javë më parë. Rozario nuk tërhoqi vëmendjen e askujt ndoshta sepse ishte e panjohur për publikun shqiptarë ndërsa miq të ngushtë të Anrit e ruaMartesa me Princin jtën në një diskrecion të plotë Kyril më 1989 praninë e 45 vjecarës Nadal për të shmangur një devijim të mundshëm (me të drejtë) të vëmendjes ngë filmi i Anri Salës. Rozario takohej me të gjithë, madje gjatë ceremonisë pas filmit dikush i tregonte se një grua mund ti shikonte asaj filxhan dhe ajo argëtohej si një fëmijë me miqtë shqiptarë të cilët as që e dinin se kë kishin para syve. Ndoshta për herë të parë në jetë të saj, ajo ishte vec një partnere e zakonshme. E gjatë, elegante e veshur në të për Rozarion si për një femër zeza dhe totalisht e patrukuar të zakonshme që kishte fatin ish princesha e Bullgarisë tako- të rrinte pranë artistit tonë që hej me ngrohtësi e kureshti me na ka bërë dhe na bën krenar miqtë dhe adhuruesit e të dashu- për suksesin e tij. rit të saj shqiptar. Por me siguri Anri nuk kish dëshirë të kjo kaq qënë hera e parë për të fliste për jetën e tij private në jetë, pasi nëse klikon në google Rozario Nadal të Rozario Nadal ka qënë të shfaqet me atë pamjen herë si paktën sipas mediave e modele, herë si e dashura e aktorit të princeshë, herë si famshëm Grant për pak kohë. e dashuruar, herë e kapur mat nga paparacët, por nga tabloidet duket qartë që pavarësisht gjithçka rreshtuam më lart, ajo është nga ato femra që ja ka dalë të jetë në rrethin e duhur të njerëzve të famshëm ose siç thonë francezët "crème de la crème". Ishte e interesante sesa hermetikë u treguan organizatorët e eventit që të mos merrej vesh nga media se kush ishte Rozario Nadal. Në disa telefonata për të marrë një foto të Anrit me Rozario u tha në kor se ai nuk është fotografuar me partneren e tij. Një nga mikeshat e vjetra të Anrit mësohet të ketë thënë se ajo ishte një njeri i parëndësishëm dhe se nuk do kuriozohej për të dashurën e rradhës së Anrit pasi ai nuk ka thënë që ka diçka serioze. E parëndësishme Rozario Nadal? Ky ose është naivitet dhe panjohuri si ajo imja që kur intervistova Anrin e pyeta

Dalja e fundit në publik e çifti mbretëror në ceremoninë e dasmës së Princeshës Victoria të Suedisë

Mediat spanjolle zbulojnë fotot me Anri Salën në Londër dhe kopertina e “Vogue” në vitin 2000

Princesha e divorcuar tani Si u mbajt e fshehtë në Tiranë modelja e Valentinos. madje më tha se nuk do donte që të shkruhej asgjë. Ai më rrefeu se me Rozarion ishte njohur në Meksikë përpara një viti. E pyeta se me c'merrej në jetë Rozario dhe nëse edhe ajo ishte artiste. Anri mu përgjigj

se bënte një punë që kishte lidhje me artin po jo drejpërdrejt dhe më pas e mbylli bisedën për të. Ndërsa ne zhvillonim intervistën Rozario qëndronte në kafe me prindërit e Anrit. U takuam

madje dhe shkëmbyem një buzëqeshje ndërsa Anri i sugjeroi se nëse do të mërzitej duke pritur mund të bëntë një shëtitje duke i dhënë disa lekë shqiptare nëse do ti duheshin për të blerë dicka. Ajo dukej

vërtet e dashuruar nga mënyra si e shihte dhe sesi i përshtatej atij. Ne femrat e kuptojmë mirë kodet e dashurisë dhe personalisht gjeta "feeling" mes tyre. Por në asnjë cast nuk dyshova se kisha takuar një Në foto: Nadal me bashkëshortin Princi Kyril dhe tre fëmijët (poshtë) Një javë pas fotove me Grant, Nadal fotografohet në Palma De Majorca me familjen

Në foto: Nadal fotografohet nga paparacët duke dal nga një hotel me Hugh Grant


E premte, 25 maj 2012

23

SPECIALE LIDHJA Një nga mikeshat e vjetra të Anrit mësohet të ketë thënë se ajo ishte një njeri i parëndësishëm dhe se nuk do kuriozohej për të dashurën e rradhës së Anrit pasi ai nuk ka thënë që ka diçka serioze.

Biografi

Kush është Rozario Nadal R

Në foto: Anri Sala me Rozario Nadal në kinema “Millenium”, Tiranë 19/05/2012

e dashura e Anri Salës Historia e flirtit me aktorin e famshëm Hugh Grant grua të njohur në të gjithë botën e showbizz. Nga fotot zbuluam se princesha e Bullgarisë është ndarë para pak kohësh nga princi Kyril. Kriza e parë duhet të jetë shkaktuar nga një

Nadal me mikeshën e ngushtë Gwyneth Paltrow

yll i hollivudit i cili njihet si një don zhuan i vërtetë dhe siç vetë ai ka deklaruar një beqar i përjetshëm. Kush nuk e adhuron Hugh Grant?! Unë për vete po! Rozario Nadal ka qënë të paktën sipas mediave e dashura e aktorit të famshëm për pak kohë. Paparacët kanë shkrepur fotot kur Rozario dilte nga një hotel me Grant. Lajmi bëri bujë sepse në atë kohë Rozario ishte ende në martesë me princin Kyril. Ata janë fotografuar shpesh në vende të ndryshme duke lënë të kuptohet qartë një lidhje dashurie mes tyre. Por sërish paparacët një javë pas fotove ku Rozario Nadal dilte nga hoteli me Grant ka ftuar ndoshta këtë herë vetë paparacët të fotografojë atë së bashku me bashkëshortin Kyril dhe tre fëmijët dy vajzat dhe djalin në një nga plazhet e Palma de Majorca ku Nadal lë përshtypjen e një familje të lumtur e të bashkuar. Mediat spanjolle komentojnë të paktën kështu. Ato nuk lënë pa përmenduar kapelen shik të kashtës dhe rrobe banjon ngjyrë gri të Nadal. Si dhe i kujtojnë se ka nevojë për pak rreze dielli për shkak të ngjyrës disi të zbehtë të lëkurës së trupit. Por kohë më pas lajmi për

divorcin nga Princi Kyril shpërndahet shpejt nga mediat spanjolle të cilat gërmojnë në jetën e modeles së tyre. Nuk ju ka shpëtuar as një foto, ku Nadal ecën nëpër rrugët e Londrës me artistin shqiptar

Në foto: Stilisti i njohur Valentino i cili ka zgjedhur si muzën e tij Rozario Nadal (poshtë) Kopertinë e “Vanity Fair”

Anri Sala. Ky i fundit duket i dashuruar dhe në njërën nga shkrepjet është kapur duke i puthur dorën asaj. Mediat spanjolle japin lajmin: Ja i fejuari i ri i Rozario Nadal. Ai është një artist

ozario Nadal është me origjinë nga Majorca. Ajo u bë princeshë pas martesës me princin Kyril të Bullgarisë në vitin 1989 në moshën 22 vjeçare. Ajo nuk është një princeshë në origjinën e saj edhe pse nga ana ë nënës së saj ka një lidhje me mbretërinë. Gjyshi i saj ka qënë kont i Olocau. Tre fëmijët e saj, dy vajzat dhe djalin i ka lindur në Londër. Rozario Nadal është e njohur si modele dhe si muza e stilistit të njohur Valentino. Në profesion Rozario është një këshilltare për historinë e artit. Në tetor 2009 agjensia spanjolle e lajmeve EFE duke ju referuar burimeve konfidenciale pranë familjes mbretërore të Bullgarisë raporton se princi dhe princesha kishin vendosur të jetonin të ndarë por nuk kishin folur për divorc. Hera e fundit që Rozario ka dalë në publik me princin Kyril ishte ceremonia e martesës së princeshës së Suedisë Viktoria, në vitin 2010. Rozario Nadal është një nga personazhet më të kërkuar nga media spanjolle. A do të bëhet sërish nuse Nadal apo artisti shqiptar është një beqar i përjetshëm si Hugh Grant? Koha do na e tregojë.

shqiptar, Anri Sala. Në galerinë e fotove të Rozario Nadal mbizotërojnë ato me një nga themeluesit e botës së modës Valentinon. Është e kudogjendur në cdo kohë pavarësisht partnerëve,me shoqen e saj të

ngushtë Gëyneth Paltroë. Nadal rezulton të jetë kopertinë e prestigjozes "Vogue" dhe e "Vanity Fair". Në rininë e saj ajo shfaqet e fotografuar edhe me simbolin e sfilatave, topmodelen Klaudia Shifer. Por pavarësisht suksesit si modele ajo ç'ka ka zgjuar interesin e botës se medias sidomos atë spanjolle është martesa e Nadal në 1989 më princin Bullgar Kyril. Foto e dasmës së saj apo dhe muaji i mjaltit, ceremoni të ndryshme në familjet mbretërore të tërheqin vëmendjen. Jeta e të dashurës së Anri Salës është një nga ato përrallat që pak njerëzve ju ndodhin në jetë. Por ja që edhe ajo është reale si personazhet e filmit të artistit që shfaqi pak ditë më parë në Millenium. Një përrallë ku mesa duket ka mundur të futet edhe artisti shqiptar i cili është një nga artistët që si magnet ka mundur të thith shpejt suksesin në një vend si Parisi ku artistët lindin ndoshta edhe prej ajrit që ai vend cliron. Pa vënë në dyshim talentin e Anri Salës të mirëinformuarit e botës së artit , modës apo kinematografisë e dinë mirë se pas çdo suksesi qëndron një grua ose një burrë që ka kontaktet e duhura dhe rrethin e duhur. Paolo Coelho në një nga librat e tij best seller "Zahiri" shpjegon bursën e aksioneve të suksesit dhe kush e ka lexuar atë mund të kuptojë dicka më mirë.


24

E premte, 25 maj 2012

LAJME NGA BOTA ɷ Shtypi gjerman: Fakt i kryer dalja e Greqisë nga Eurozona Kohët e fundit Greqia është në qendër të vëmendjes së shtypit të huaj. Edhe pse qindra artikuj janë shkruar për mundësitë e daljes së Greqisë nga Eurozona, gazeta “Deutsche Wirtschafts Nachricthen” e bën fakt të kryer. Në një shkrim të saj me titull “U ra dakord për daljen e Greqisë”, gazeta shkruan se burimet i ka nga rrethet ¿nanciare të Evropës dhe BQE-së. Sipas këtyre burimeve, Greqia nuk do të jetë më pjesë e Eurozonës. Por ajo që të bën përshtypje është fakti se sipas kësaj gazete, dalja e Greqisë nga euro nuk lidhet me zgjedhjet e 17 qershorit. Këtu sqarohet se është marrë vendimi të mos ¿nancohet më Greqia, pasi nuk ka arritur asnjë nga qëllimet nga reformat e ndërmarra, duke filluar që me memorandumin e parë. Paralelisht, vihet në dukje se edhe pse iu dha kohë e mjaftueshme, rezultatet që ka regjistruar trojka, nuk ishin të pëlqyeshme dhe misioni u cilësua i pamundur. ɷ Padi gjyqësore pasojnë daljen e aksioneve të Facebook në burse Shteti i Masaçusetsit, ka ngritur padi ndaj bankës investuese Morgan Stanley duke e akuzuar atë se mund të ketë fshehur informacione mbi parashikimin e të ardhurave të ¿rmës Facebook. Aksionet e rrjetit social më popullor të botës u shitën ¿llimisht për publikun me vlerën e 38 dollarëve. Por që nga e premtja çmimi i aksioneve ka rënë me 18 për qind, duke u ulur në 31 dollarë për aksion. Agjencia Reuters njoftoi se analistët e kompanisë Morgan Stanley, agjencia kryesore që nxori në treg aksisonet e Facebook-ut, e rishikoi vlerësimin e tyre disa ditë para se të ¿llonte publikisht shitja e aksioneve. Rishikimi ishte bazuar në parashikimet e vetë kompanisë Facebook. ɷ DASH, përpjekje në internet kundër propagandës së al-Kaidës Departamenti amerikan i Shtetit thotë se ka ndërmarrë një përpjekje në internet për t’iu kundërvënë propagandës së al-Kaidës në faqet jemenase të internetit duke zëvendësuar mesazhet e organizatës me reklama që kanë si objektiv të minojnë këto mesazhe. Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton thotë se ekspertët amerikanë të internetit po zëvendësojnë reklamat e al-Kaidës që krenohet për vrasjen e amerikanëve me reklama që tregojnë pasojat e sulmeve të al-Kaidës ndaj popullit jemenas. Zonja Clinton tha në një darkë mbrëmë vonë se përpjekjet kanë ¿lluar të kenë rezultat pasi ekstremistët kanë shfaqur pakënaqësi dhe i kanë kërkuar përkrahësve që të mos besojnë çdo gjë që lexojnë në internet. ɷ Rusi, Navalny del nga burgu, bën thirrje për demonstrate Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny po bën thirrje për demonstrata pas lirimit të tij nga burgu sot për protestat pas inaugurimit të presidentit Vladimir Putin. Zoti Navalny u përshëndet nga përkrahësit e tij që brohorisnin pasi kaloi 15 ditë në burg. Edhe udhëheqësi tjetër i opozitës, Sergei Udaltsov, morri një përshëndetje të ngjashme pas lirimit të sotëm. Mediat thonë se Navalny po bën thirrje për një tjetër protestë në 12 qershor që është “Dita e Rusisë”. ɷ Bisedimet me Iranin vazhdojnë në Moskë muajin e ardhshëm Gjashtë fuqitë botërore që po zhvillojnë bisedime me Iranin në Bagdad ranë dakort dje të zhvillojnë një raund tjetër negociatash në Moskë muajin e ardhshëm. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton e bëri njotimin pas një takimi dy-ditor që tha se kishte arritur disa përparime megjithëse mbeten mosmarrëveshje. Ajo tha se bisedimet e Moskës do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 qershor. Zonja Ashton zhvilloi një takim bilateral me kryenegociatorin iranian Said Xhalili dje paradite. Në diskutim është pasurimi i uraniumit në Iran në një pastërti prej 20 për qindësh.

• Alba Malltezi Drejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila Basha Drejtore e Shqiptarja.com • Arben Rrozhani Kryeredaktor

Politika: Jakin Marena Sociale: Esmeralda Keta Ekonomia: Genc Kondi Kronika: Elton Qyno

Kulturë: Admirina Peçi

Design: Altin Aliaj Genti Manelli Website: Suela Gera Indrit Maraku

Departamenti i Marketingut: Cel: +355696060419 marketing@shqiptarja.com

Shpërndarja: Saimir Zenelaj Cel: +355696060418

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: redaksia@shqiptarja.com - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.