Çelësi - Mirsad Hadroviq (Ključ - Mirsad Hadrović)

Page 1


Çelësi Autori Mirsad Hadroviq Botues Qendra për Kulturë Rozhajë Përktheu nga gjuha boshnjake Ma. Suad Ukoshata Lektura dhe korrektura Ardita Rama Dizajn Suhejb Xhemaili DTP Damir Skarep Ilustrimet Ajlla Axhoviq Majda Toskiq Shtypi Shtypshkronja Kujeviq, Rozhajë Tirazhi 1000


MIRSAD HADROVIQ

Çelësi

Rozhajë, 2018



Biri im, sa herë që t’i shkruash vetëm dhjetë harfe (shkronja), vështro në shpirtin tënd dhe thuaj a ndien në vete se të është shtuar devotshmëria, butësia, dinjiteti dhe serioziteti. Nëse jo, dije se je marrë me atë që të bën dëm, e jo me atë që të bën dobi. Nëna e Sufjanit



Çelësi



- Mos hip lart, o Halid! – me frikë thirri Aliu. - Mos ki frikë, vetëm sa të shoh ku më ka ikur bagëtia – e qetëson Halidi. -

Do ta kërkojmë së bashku. Ende nuk ka rënë muzgu. Mos hip... – provon ta bindë Aliu.

- Ja ku jam në majë, nga këtu shihet e gjithë lugina e Llukës – tha Halidi. - Kujdes, të lutem. Ka rënë shi dhe është rrezik, je afër telave – ia tërhoqi vërejtjen Aliu. - Po, nuk i frikësohem unë rrymës. Ti e di se vitin e kaluar jam ngjitur në shtyllën maqedonase e cila është shumë më e madhe. Haha – me kënaqësi u lavdërua Halidi.

Qielli ndriçoi, lugina u qetësua dhe atëherë në Llukë u dëgjua një bubullimë e rëndë. Ra në pisha, jo larg shtyllës ku ishte Halidi. - Kuku nënë – bërtiti Aliu, duke shikuar Halidin duke rënë. Vrapoi tek ai, por ai veç kishte rënë në tokë. 9


Ngërdheshjet në fytyrën e tij reflektonin një dhimbje të padurueshme. - Ahhh... Ma thirr ba...banë, asgjë nuk po shoh, po më turbullohet – pëshpëriti Halidi dhe e humbi vetëdijen. - O Halid, vëllai im, çfarë të bëj tani, çfaaaarë...? – bërtiti Aliu. Halidi, shoku i tij më i mirë i ishte shtrirë në prehër, pa vetëdije. - Çohu, o Halid, çohuuuu – ushtonte lugina. * * * - Emin, Emin, zgjohu! – e tundi Selma me duar që i dridheshin. Emini i hapi sytë dhe u kthjell: - I zgjuar jam, Selma, i zgjuar. - A prapë e ke parë në ëndërr Halidin? – e pyeti. - Po, kohëve të fundit shpesh jam duke e parë në ëndërr, mu ashtu sikurse më ka treguar Aliu se kishte vdekur – iu përgjigj Emini dhe u kthye në krahun tjetër, që përsëri të flinte.

* * * Familja e Eminit ishte e tërhequr. Jetonte një jetë të ndershme, në përputhje me besimin. Eminin e rrihte zëri si një tregtar i ndershëm. Punonte në dyqan, jo larg nga shtëpia e tij familjare. Selma ishte një grua e qetë dhe e tërhequr, fliste ngadalë 10


dhe me maturi. Buzëqeshja e saj e butë jepte besueshmëri. Amina dhe Amari kishin trashëguar turpshmërinë dhe shkathtësinë nga e ëma, kurse trimërinë nga i ati. Në shkollë njiheshin si nxënësit më të vyeshëm e më të mirë në klasat e tyre. E kishin shprehi që çdo ditë ta prisnin babanë e tyre në gjysmën e rrugës nga dyqani te shtëpia. I gëzoheshin secilit takim të ri, sikurse nga takimi i tyre i fundit të kishte kaluar përjetësia. Babai i tyre gjithmonë mbante nëpër xhepa ca ëmbëlsira për ta. Gëzim i veçantë në shtëpi mbizotëronte natën e xhuma (të enjten në mbrëmje), sepse kjo ishte dita për vizitën familjare te prindërit e Eminit në fshat. Amina dhe Amari kënaqeshin duke luajtur me gjysh Ademin nëpër livadhet e mëdha të fshatit përplot me lule. Pas lojërave të gjata, mblidhin nga një buqetë me lule të këndshme për gjyshe Malkën dhe nënë Selmën. Ato i prisnin me drekë të gatshme. Emini thurte gardhet, i jepte bagëtisë të pinte ujë... I pëlqente t’i ndihmonte prindërve të vjetër, mu sikurse e bënte këtë kur ishte fëmijë. Kështu ai mbante gjallë kujtimet e fëmijërisë, e cila shumë shpejt kishte kaluar.

11


Krahas shumë kujtimeve të bukura, një ngjarje e rëndë e përndiqte çdo ditë e më shumë. Secila bubullimë rishtazi ia kujtonte fytyrën e vëllait të madh Halidit dhe ditën kur e pat humbur atë. Atë ditë ishte rendi i tij për ta ruajtur bagëtinë, por Halidi desh ta kursente vëllanë nga moti i lig, kështu që doli vetë. Ishte kjo dita e fundit e Halidit në këtë botë. Emini mbeti vetë, si ngushëllim dhe shpresë e vetme e prindërve të pikëlluar. Pleqtë Ademi dhe Malka ishin të kënaqur me të dhe e donin me dashuri të dyfishtë prindërore. Në tubimet familjare gjatë fundjavave lindnin rrëfime dhe kujtime të reja. Qeshja dhe shakatë e nipërve krijonin një atmosferë të gëzueshme në shtëpinë e Ademit. Emini ia doli që ta mbajë familjen bashkë dhe në mirëqenie. Ishte djalë, bashkëshort dhe baba shembullor. Punonte dhe fitonte me nder e me zell. Selma kujdesej për shtëpinë, kurse fëmijët rriteshin të shëndetshëm.

* * *

Fare papritur, idili shtëpiak u gjend në provim. I zoti i restorantit të Eminit, Azemi, vendosi që në dyqanin e tij të shesë edhe alkool. Kishte ardhur deri te përfundimi se me të mund të fitojë mirë. Ishte koha kur dehja ishte aktuale, kurse Azemi mendonte se këtë duhej ta shfrytëzonte. Emini filloi të mendonte që ta linte punën dhe qëndrimin e vet ia tregoi të zotit të vet.

12

-

Mirë Emin, nuk do të mbajmë më alkool, veç sa ta shesim edhe këtë që na ka mbetur – i tha Azemi, por çdo herë e thyente premtimin, duke sjellë gjithnjë arsyetime të reja.

-

Disa myshteri vijnë të blejnë alkool, e bashkë me të blejnë edhe diçka tjetër. Dobia është më e madhe se sa dëmi,


duhet të punojmë e të jetojmë, apo jo? – provonte ta bindte Azemi. Ai kishte arsyetime të llojllojshme: se kishte gjetur në ofertë disa kuti me alkool dhe nuk kishte mundur të mos i blinte, ose se e kishte këmbyer alkoolin me një mall tjetër e kështu të ngjashme. Emini kundërshtonte, por Azemi e mbante me mashtrime e gënjeshtra të shkathëta . Për fat të keq të Eminit, shitja e alkoolit shkonte mirë, prandaj Azemi furnizohej me të gjithnjë e më tepër. Për shkak të barrës që kishte në shpirt, Emini ngushëllohej: - Duhet edhe pak të punoj, bile derisa fëmijët ta kryejnë këtë vit shkollor, e pastaj do ta lë këtë punë dhe do të kërkoj një tjetër. Sa herë që prekte shishen e alkoolit, Eminit i kujtohej hadithi të cilin e kishte dëgjuar nga imami1 i tij në mekteb: - Fëmijë, Muhammedi, a.s., thotë: “All-llahu, xh.sh., i ka mallkuar dhjetë njerëz të cilët kanë lidhje me alkoolin. Dhe në këtë numërim, ai gjente vetveten: ... atë i cili e shet... Njëri prej myshterinjve të rregullt në dyqan që pinte raki quhej Misho. Shpeshherë ai e ftonte Eminin që t’i bashkëngjitej shoqërisë së tij, e cila jetonte jetë të lirë: - Emin, eja pak me mua, ja këtu në afërsi është parku në të cilin takohem me njerëz të mirë. - Jo, jo, nuk ka nevojë – i përgjigjej Emini dhe shpejt e shpejt merrej me ndonjë punë vetëm që ta hiqte qafe Mishon. - Mirë, Emin. Ti veç di të punosh, më pas vrapon në shtëpi dhe asnjëherë nuk i jep vetes pak pushim, e do të vdesim si unë, si ti. I dehur apo esëll, njëjtë.

Emini nuk i thoshte asgjë. Edhe më tutje vazhdonte punën,

1 Hoxha - prijësi

13


ndërsa ky nuk dilte nga dyqani duke mos ditur as vetë se kah po shkonte. Dhe kështu ditë pas dite. Emini i vështronte të gjithë këta pijanecë të cilët gjithmonë dukeshin të gëzuar e të qeshur. Sa herë që Emini mbetej vetë në depo, në të cilën gjendej rakia shtëpiake 42’ ngadalë fillonte të mendonte për atë çfarë i kishte thënë Mishoja më herët. Në disa çaste i vinte që ta provonte pak, të shihte ç’ishte ajo që i bënte njerëzit aq të gëzuar. Eudhu bil lahi mine shejtani rraxhim2 kërkonte strehim tek i Lartësuari nga mendimet e këqija të cilat kërcënonin t’i thyenin ndalesat e Tij. Edhe në shtëpi, Emini filloi të ndryshojë. Sa herë që e shikonte familjen e tij të mirë, e vriste ndërgjegjja që po i mbante me para haram. Shpirtin që i dhembte e qetësonte me shpresë se diçka do të ndryshojë. Bashkëshortja e tij kishte filluar të vërejë se ai po bënte njëfarë lufte të brendshme me vetveten. Nuk kërkoi ndihmë nga askush. Natyra e tij ishte e tillë. - Emin, mos ke problem me pronarin apo me shokët? – me qëllim të mirë e pyeste e shoqja. - Jo, falë Zotit – përgjigjej duke u menduar. - Vetëm se jam pakëz i lodhur. Shkova për të fjetur – shtonte Emini dhe shkonte në shtrat pa vullnet. Dëshira për ta provuar rakinë gjithnjë e më shumë ia pushtonte trurin. - Ndoshta kjo raki është më e mirë se ajo që dikur e kam pirë?! Shih si është e paketuar, shishe e bukur, fotografia me rrush vene, njeriu i buzëqeshur në të... Hmhm... Ngadalë i përvidheshin mendimet e shejtanit. Luhatej në mendime. - Vëlla Emin, na sill një shishe shpëtim, sot jam diçka i nevrikosur – e ndërpreu Mishoja, tashmë i mbështetur në bar. 2 I mbështetem All-llahut që të më mbrojë nga shejtani i mallkuar

14


- Çfarë dreq vëllezërish, o Misho?! Ajo që ti e quan shpëtim është shkatërrim! – hidhërohej Emini. - Emin, në sy po të shoh se do të kishe dashur ta pish pak. Provoje, he njeri, një herë. Asgjë nuk të gjen. Po, burrë je – vazhdoi Mishoja. - Po të mashtrojnë sytë. Ajo nuk më duhet, jam njeri i lumtur, kam familje të mirë – e hoqi qafe Emini. - Nuk gaboj, Emin. Më kujtohet mirë si jam ndjerë deri sa nuk e kam pirë këtë ilaç për shpirt, ndërsa sa i përket familjes, nuk pengon gjë, madje ka më pak probleme me gruan dhe fëmijët! Kjo raki ndikon pozitivisht tek njeriu dhe ai bëhet plotësisht i qetë dhe pa halle – tha Mishoja duke e shtrirë shishen drejt Eminit. - Ik, ik nga dyqani im, nuk kam nevojë për asnjë lloj rekomandimi për atë helm – bërtiti Emini. Mishoja futi shishen nën sqetull dhe doli. Me shikim gjysmë të dehur përcillte lëvizjen e duarve të Eminit. Emini u gjend përballë sfidës. Sekretin që barte që nga rinia e hershme e fshihte madje edhe nga vetvetja. Tani po hamendej. Nëse përsëri ia fillon, do të rrezikojë më shumë se ç’duhet... Por, njihte shumë njerëz nga pazari të cilët pinë alkool. Kjo i jepte kurajë. - Ndoshta Mishoja ka të drejtë, disponimi i mirë nuk mund t’i pengojë askujt, sidomos jo familjes – fillonte përsëri monologun në kokën e tij. Shpesh herë tregtarët e zgjonin nga këto gjendje, duke u habitur me dyqanxhiun e vjetër e duke pyetur përse po endej në mendime. Emini u gjend mu në udhëkryq, në të cilin një rrugë çonte drejt humnerës. Herët shkonte për të fjetur, duke zgjedhur ikjen në vend të rrugëdaljes. Por, pa sukses. Ëndrrën ia zëvendësonte ankthi, i cili po ia tërhiqte vërejtjen. * * * 15


- Malkë, grija pak bukë misri në qumësht, le të hajë para se të shkojmë në spital...! – u dëgjua Ademi. - Hape gojën, djali im. Të ka përgatitur nëna përshesh të mirë. Merre, ty të pëlqen kjo – e lutte e ëma me lot ndër sy, duke iu dridhur luga në dorë. Halidi nuk e thotë asnjë fjalë, shikon nënën plakë dhe ngadalë lëviz kokën, sikur po i thoshte: Nuk mund, oj nënë, nuk mund, edhe pse më pëlqen. - Ali, afroje kalin pranë shtëpisë. Më lehtë do ta hipim mbi të – tha Ademi duke u munduar të duket i përmbajtur. Kalit teksa i ishte vendosur shala dhe mbi të ishte hedhur një batanije e trashë. Qëndronte për çudi i qetë, sikur edhe ai donte të ndihmonte. E nxorën Halidin. Po vështronte nënën e vet, e cila mbeti te pragu i shtëpisë me shami mbi fytyrë. Fshinte lotët, kurse në thellësi të shpirtit parandiente një tragjedi. - Ja Rabbi, bil hajr3 - përsëriste në vetvete. Halidin e hipën mbi kalë dhe provuan ta vendosin mbi shalë. Si një log, ai u përkul në anën e Aliut. E drejtuan, por përsëri u përkul në anën tjetër, atë të Ademit. Ofshante shurdhër. Ademi përsëri u përpoq ta drejtonte, por kur pa se Halidi nuk po mund të ulej në shalë, e rrethoi me duar dhe e zbriti nga kali. E futi në dhomë dhe ashtu i drobitur, me qetësi iu afrua Malkës. - Si mendon, ta lëmë këtu? Nuk kemi se si ta çojmë në spital, veç do ta mundojmë – pëshpëriti Ademi. - E mjera unë sot, o biri im... çojeni, se ndoshta mund të bëjë më mirë – ofshau Malka. - Malkë, është duke vjellë gjak! Nxirreni Eminin nga dhoma, 3 O Zot, daltë mirë.

16


të mos shohë – tha Ademi. - Sa fytyrë të zbehtë e të qetë që ka vëllai im sot – mendoi Emini derisa po e nxirrnin nga dhoma. Eminin e nxorën para shtëpisë. Pas pak, nga dhoma u dëgjua një vajtim i fortë, i nënës, nga gjoksi i saj. Koka e re e Halidit ra në prehrin e babait. - Biiiiir, o biiiiiri im, sytë e mi, djali im. * * * - Emin, zgjohu. Përsëri po ëndërron – e tundi Selma. Emini i hapi sytë e turbullta nga lotët, mu ashtu si atë ditë kur qau për vëllanë e vet duke vrapuar nëpër livadhe, të njëjtat ato livadhe nëpër të cilat dikur bënin gara duke vrapuar. Atë mëngjes Emini doli më herët nga shtëpia. E dinte se aq herët nuk do të jetë askush në dyqan dhe vendosi ta provojë atë pije “hipnotizuese”. – Veç një herë dhe jo më – mendoi. Vetëm sa ta krahasoj me atë që mbaj mend nga përpara... E kapi shishen, nisi ta hapë, por iu drodhën duart dhe zemra filloi t’i trokasë shpejt. – Nuk ka njerëz, por më sheh All-llahu. Veç po e provoj pak – e ngushëllonte veten. Ja edhe një bir i Ademit i cili u gjet përballë sfidës ndaj asaj që i është ndaluar... E tërheq, e josh, e pushton... Ndoshta mu për shkak se është e ndaluar... Në shpirtin e brishtë njerëzor luftonin e mira dhe e keqja, që gjithmonë janë në konflikt. Në fund, e dëgjoi armikun e përbetuar. Nga shishja kapërdiu një gllënjkë raki të hidhur dhe iu duk sikur në fytin e tij derdhi helm. Shtrëngoi dhëmbët, mbylli sytë dhe u drodh si një thupër e hollë në erë. Vrapoi drejt banjos deri te kroi, për ta fikur zjarrin në fyt. Erdh deri te përfundimi se nuk kishte asnjë lloj ëmbëlsie në atë pije të cilën ia lavdëronte pijaneci Misho dhe se nuk 17


kishte asnjë lloj dallimi në hidhëti nga ajo pije që njihte më herët. Ditën në dyqan e kaloi i përshkuar me ndjenjën se është duke punuar në një kafene në të cilën shërbehet vetëm alkooli. Si asnjë ditë, atë ditë shiti më së shumti raki shtëpie. Në fund të orarit të punës, në dyqan i erdh myshteriu i vjetër. Pasi që e përshëndeti, Mishoja porositi pijen e vet. Emini e shërbeu dhe e pyeti: - He, Misho, çfarë kënaqësie ka në të? Si ndihesh pasi që e pi këtë gjë të neveritshme? Le, këtë punë, pashë Zotin e madh. - Nuk është kjo e hidhët. Nuk e di ti... – filloi përsëri Mishoja. - E di – e ndërpreu Emini. - E, po nuk e di o Emin, deri sa ta provosh. Hë, se mos ndoshta e ke...? – u ndal Mishoja dhe e vështroi Eminin duke kujtuar reagimin e tij dhe fjalët që i tha më parë. - Jo, në fakt unë... si të them, jo... Këtë kam dëgjuar... po, pra, njerëzit kështu thonë –belbëzoi Emini. - O njerëzit... Hmmm, e çfarë jam unë? Kjo është një shprehi e bukur, të pish çdo ditë së paku gjysmë litri. Dije se ata që e bëjnë këtë janë gjithmonë të shëndetshëm dhe të disponuar dhe jetojnë gjatë. A nuk është kjo ajo që po kërkohet sot – vazhdoi Mishoja, duke u bërë sikur nuk e vërejti ngatërrimin e Eminit. - Gjysmë litri çdo ditë, po kjo është tmerr! – tha Emini. - Jo, nuk është. Në këtë botë plot vuajtje, nganjëherë njeriu duhet të ngritet në botën e qetësisë dhe indiferentizmit, e këtë mund ta bëjë vetëm kështu – ia bëri Mishoja, duke lëvizur shishen në dorë. - Ndoshta është vështirë në fillim, por më vonë vërtetë është 18


kështu siç po të them. Më beso, se kanë thënë të vjetrit: Gota e parë është e pakëndshme sikur gjembat, e dyta sikur kashta, por e treta shkon vetë – tha Mishoja dhe bëri sikur tha diçka të urtë e të padëgjuar më herët. – Mirë, mirë, veç vazhdo ti ashtu, unë edhe më tutje nuk shoh në të asgjë të mirë – Emini desh ta përfundojë bisedën. Mishoja ia nguli sytë dhe tha: O Emin, derisa po flisje m’u duk se ta ndjeva erën e rakisë. Emini u zbeh në fytyrë dhe nuk u përgjigj asgjë. E ndjeu veten sikur fëmija i zënë në kopshtin e huaj. Nuk mundi të lëvizë. Shumë njerëz të çarshisë do ta kishin besuar fjalën e këtij pijaneci, sepse kur Emini paska pranuar të shiste alkool, përse atëherë edhe nuk do ta provonte. Sa e çuditshme që është intuita e njeriut: kryesisht më shumë besohet ajo që është e dyshimtë se sa ajo për të cilën vërtetë ka arsye që të besohet. Në rrëmujën e mendimeve të veta dhe shikimit dinak të Mishos, Emini mezi u përgjigj: - Jo, nuk është ashtu, as erën nuk ia kam ndier rakisë. Era vjen nga ti. - Unë sot nuk kam pirë. Posa e bleva këtë raki, që të parfumohem nga pak – tha Mishoja dhe ngriti shishen. – E sheh, Emin, nuk e kam hapur unë këtë shishe, por dikush e ka pirë një gllënjkë të mirë! E lëshoi shishen në tavolinë para Eminit dhe e vështroi si fitues. Emini ia nguli sytë shishes, kur ç’të shohë, ishte mu ajo shishe nga e cila vetë kishte pirë një gllënjkë raki. – O Zot, si u bë që t’ia jap mu atë shishe, ç’t’i them tani. E pata. Të gjithë do ta marrin vesh për këtë, madje edhe familja ime, e unë kam pirë vetëm një gllënjkë. - Me siguri fabrikisht do ta jetë mbushur ashtu apo e ka provuar dikush gjatë rrugës – mbrohej Emini. - Eh, more Emin, njerëzit që merren me këtë e hapin tapën më mirë. Këtë e ka hapur një i paaftë, dikush që me siguri e ka 19


hapur atë për herë të parë, dhe ia tregoi tapën. E sheh, tapa është hequr nga ana e kundërt – i tha Mishoja. - Po pasi që veç e paske hapur, hajde edhe ta pimë – propozoi më në fund pijaneci i dëshmuar. - Ku po e çon atë raki? – pyeti Emini, pas heshtjes së gjatë. - Eja me mua dhe do ta shohësh – e ftoi Mishoja. - Jo, nuk dua. Kot po pyes, sepse asnjëherë nuk ju kam parë më herët as në rrugë as në dyqan, deri sa nuk erdh kjo raki e mallkuar – tha Emini me hidhërim. - Mos e mundo veten, por eja me mua, do të shohësh se nuk ka asgjë të keqe në atë çfarë bëj unë – vazhdoi Mishoja. - Mirë. Do të vij me ty, por unë nuk do të pi dhe me kusht që të mos ia përmendësh askujt këtë për çfarë biseduam më parë – kërkoi Emini nga pijaneci që t’ia ruajë sekretin. - Jo, Emin, pasha Zotin – u betua Mishoja në atë Zot i Cili është përmendur në Kur’an: - Ata të cilët epshet e veta i kanë marrë për Zot... Pasi Emini kreu orarin e punës, shkuan së bashku drejt një rruge, për të cilën Emini nuk kishte ditur as që ekzistonte. Më në fund arritën në një park krejt në fund të qytetit. Shokët e Mishos veçse e kishin ndezur zjarrin, po bisedonin pa lidhje, duke rrotulluar shishen e rakisë nga dora në dorë. Pak kush vinte vesh se çfarë flitej aty, veçse me sy shikonin rrugën që kalonte shishja.

Mishoja përshëndeti shokët e vet. Po kështu bëri edhe Emini. - Merhaba4 – tha ai, kurse ata e vështruan me habi dhe askush nuk iu përgjigj, përveç njërit i cili shkurt i tha:

4 Përshëndetje e mirëseardhjes

20


- Tungjatjeta. Emini kuptoi se kishte thënë diçka që në këtë shoqëri ishte e pazakontë dhe i mbuluar nga turpi u ul pranë Mishos. - Kush është ky? – pyeti njëri nga pijanecët. - Ky është shoku im. Punon në dyqan – iu përgjigj Mishoja. - Aha, ky është ai te i cili nganjëherë e blejmë rakinë – u kujtua pijaneci i përgjumur, me buzë të varura e të pëlcitura. - Po, pikërisht është ai – vërtetoi Mishoja. - Aha, ky është ai i cili na mundëson që ne të shoqërohemi kaq bukur dhe të kënaqemi në mbretërinë e ëmbëlsive të cilat na i mundëson vetëm rakia – tha një pijanec tjetër, ashtu i mbështetur në një trung të trashë pranë zjarrit. Të tjerët e vërtetuan këtë duke tundur kokat. Emini nuk pat mundësi të nxjerrë as edhe një fjalë nga goja, i ngecën diku në fyt. Tani po shihte se ku përfundojnë gjithë ato shishe alkooli. Iu duk se asnjëherë në një vend nuk kishte parë aq shumë njerëz të pistë. Po ashtu, edhe vendi ku rrinin ata ishte i frikshëm. Ishin afër lumit, i cili atë natë bënte aq shumë zhurmë sikur edhe ai të ishte i dehur dhe ashtu i përgjumur rrokullisej në lug, duke kërkuar vend pushimi të cilin assesi nuk po e gjente. Pemët përreth Eminit i dukeshin të tmerrshme, sikur ndonjë degë e vjetër të ngrihej mbi park dhe të thoshte: - Ja ku është Emini! Emini, dyqanxhiu i devotshëm.

* * *

Familja, të cilën Emini tashmë e kishte harruar, ishte shumë e brengosur. E dinin se ai asnjëherë nuk vonohej. Selma e brengosur 21


shkoi deri te dyqani dhe pa se ishte i mbyllur. Në afërsi të dyqanit jetonte pronari i dyqanit ku punonte Emini. Ajo e pyeti për Eminin. - Nuk e di ku është. Sot ka punuar dhe e ka mbyllur dyqanin në kohë – shkurt u përgjigj Azemi. Selma e përlotur u kthye tek fëmijët. – Ku është? Çfarë është me të? Mos i ka ndodhur gjë... Pak si i çuditshëm më është dukur kohëve të fundit... * * * Shoqëria e Mishos kishte pirë shumë. Pasi që e thanin një shishe, hapnin tjetrën, kurse atë të zbrazëtën me pikëllim e gjuanin në lumë dhe vazhdonin të pinin. Shishja arrinte edhe deri te Emini. Ia ofronin, por ai e refuzonte. E lavdëronin duke i thënë se ishte dyqanxhiu më i mirë në pazar, sepse i vizitonte myshterinjtë e vet. E inkurajonin se mund të pinte mirë, sepse duket si një burrë i vërtetë. - Këta njerëz ne i vlerësojmë shumë, apo jo shokët e mi? – tha njëri nga pijanecët. - Po – iu përgjigjën njëzëri të tjerët. Emini ishte ngatërruar në rrjetën e mendimeve të errëta të ushqyera nga pijanecët e pabesë. Nuk dinte çfarë të thoshte apo të bënte e të mos gabonte, që të mos ia shihnin për të madhe. Pas çdo mbushjeje të mendjes, shishja vazhdonte më tej. Në një moment Eminit iu lakmua të bëhej i barabartë në shoqëri. - Do të pi vetëm këtë natë dhe kurrë më, kështu që ata me siguri do të ma ruajnë sekretin – mendoi Emini. - Të mos ua ndërpres rrethin, le të jetë ai i plotë. Ejani t’ju ndihmoj që të pihet kjo shishe e të shkojmë – i tha Emini. - Të rrosh gjatë e të pish shumë – e përkrahën pijanecët e vjetër.

Mirëpo... 22


- Nuk ka më asnjë pikë raki – vuri re Mishoja, duke treguar shishen e fundit të zbrazur. - Sonte kemi pirë mirë. Sa keq për Eminin – u pajtuan pijanecët. Duke kënduar me zë të lartë, pijanecët e përqafuar u nisën drejt shtëpive. U morën vesh për takimin e radhës. Për fat të Eminit, nuk e zuri sprova e madhe. Thirrja ngacmuese e shejtanit për të pirë alkool u tejkalua edhe këtë natë.

* * * - Zot, çfarë ka ngjarë me të, mesnata ka kaluar, diçka e keqe i ka ndodhur, prandaj ende nuk ka ardhur? – po mendonte Selma e frikësuar. - Fëmijë, shkoni për të fjetur! Do të vijë babai juaj. Me siguri ka shkuar te ndonjë mik i tij. Tash do të vijë – provonte Selma t’i bindë fëmijët, pa pikë shprese në atë çfarë u thoshte. Në atë moment kërciti dera e vjetër dhe të gjithë kërcyen në dritare. Panë babanë dhe bashkëshortin e menduar duke lakuar herë në njërën e herë në anën tjetër. Me duar bënte sikur donte të kapte diçka e ajo ikte nga ai. Nuk ngutej për në shtëpi. Ndihej i tensionuar, i shqetësuar dhe e brente ndërgjegjja. - Ç’m’u desh të rri me ata të mallkuar? Nuk e kam vendin atje, gati sa nuk u futa në telashe edhe më të madhe se ajo që bëra në dyqan. S’ke për ta bërë më këtë, o Emin, jooo – belbëzonte me vete. Hyri ngadalë në dhomë dhe u shtri në shtrat, duke menduar se askush nuk e kishte parë. Shpejt e zuri gjumi.

Në mëngjes mezi u ngrit. 23


- Ah, jam si i rrahur, çdo gjë po më dhemb – komentoi. Kur, ja, Selma qëndronte pranë tij. U turpërua. - A fjete, o Emin? – e pyeti. - Keq. A më ke parë mbrëmë kur kam ardhur? – e pyeti. - Po, Emin, edhe fëmijët të kanë parë – iu përgjigj. - A ta pjek një kafe? – e pyeti. - Jo, nuk mund – iu përgjigj Emini, pastaj vazhdoi: - Ku i kam fëmijët? Isha i lodhur mbrëmë, mezi erdha në këmbë. - Fëmijët janë fjetur, vonë i ka zënë gjumi. Po ç’të gjeti mbrëmë që na erdhe aq vonë? Çka është ajo që nuk është në rregull në jetën tonë, më thuaj, të lutem. Shumë brengosem për ty. Nëse kam gabuar diçka, do ta përmirësoj, në dashtë Zoti, veç të të mos humbas. Ta jap besën – i tha Selma me zë të dridhur. - Isha me shoqëri të keqe – ia pranoi Emini dhe vazhdoi: - Selma, ti je grua e mirë, kurse ajo që më ndodhi mua as vetë nuk e di se si?! Bindje e shejtanit, apo çka?! Ta premtoj se nuk do të shoqërohem më me ata njerëz. Të lutem, Selma, më fal. Përveç juve dhe prindërve, unë nuk kam askënd tjetër. Mos i trego kujt për këtë. Thuaji fëmijëve se babai i tyre ishte në punë, prandaj mbrëmë erdh më vonë – iu lut Emini. - Në rregull, Emin, por të lutem, mos e bëj më këtë – i tha Selma. - Sigurisht që jo. E pranoj gabimin të cilin kurrë më nuk do ta përsëris – premtoi Emini dhe së shpejti u nis për në dyqan.

24


* * * - Emin, vëllai im, hajde sonte me mua se do të kemi aheng të mirë. Do të shkojmë në një kafene këtu afër. Do të kemi shoqëri të mirë, muzikë, ushqim e pije – iu drejtua Mishoja që nga dera, me një ton ngadhënjyes. - A, jo, nuk vij më me ju! – iu përgjigj Emini. - Ndoshta nuk të ka pëlqyer atë natë pranë lumit. As mua s’ më ka pëlqyer diçka, ishte ftohtë. Ndoshta edhe shoqëria nuk të është përshtatur. Këndej do ta kemi bukur. Kjo është një kafene e nivelit të lartë – i tha Mishoja. - Misho, kësaj radhe nuk do të ma mbushësh mendjen. Ja ku e ke litrin e rakisë dhe më le rehat – iu përgjigj Emini. - Nuk më duhet ajo raki. Atje ku mendoj të shkoj rakinë e shërbejnë në gota të kristalta, me një buzëqeshje të gjerë të kamerieres. Hahaha – u zgërdhi Mishoja. - Po diçka tjetër ti kurrë nuk ke blerë nga unë – i tha Emini dhe e ktheu atë litrin e rakisë në vitrinë, nga e mori. - Më duhet një parfum, dhe atë për gra, nëse ke? – vazhdoi Mishoja. - Çka, po a ke ti grua!? – u befasua Emini. - Nuk kam, por duke marrë parasysh sa bukur më shërben, shpresoj se së shpejti do të kem – duke lakuar gojën iu përgjigj Mishoja. Emini e kuptoi rrëfimin e Mishos dhe duke mos dashur të diskutojë në këtë temë, iu drejtua myshteriut i cili sa po hynte në dyqan. 25


Edhe pse Emini shpresoi, Mishoja nuk shkoi por bëhej sikur diçka po shikonte nëpër dyqan. Pasi që Emini shërbeu myshteriun, Mishoja e pyeti: - Sa kushton? - Sa di unë, ky është parfum për meshkuj – tha Emini. - Mendoj se ky është për femra? – tregoi në shishen tjetër. - Po, ai është për femra – ia vërtetoi Emini. Mishoja e pagoi parfumin dhe duke dalë pëshpëriti: - Ti nuk e di çfarë je duke lënë! Emini punoi kështu ditë me radhë, duke u përpjekur të mos mendojë për atë natën e vështirë. Mishoja nuk vinte. Ndjeu lehtësim. – Fitova – mendoi.

* * *

Pronari i dyqanit, Azemi, zakonisht vinte në fund të orarit së punës dhe e pyeste Eminin si i shkonte puna dhe se a i mungonte gjë në dyqan. - Çdo gjë është në rregull, zotëri, përveç këtij alkool, të cilin ende nuk e ke nxjerrë nga dyqani. Ta dish, o Azem, nëse ai edhe më tutje do të jetë këtu, unë do të largohem. Do të duroj edhe këta dy muaj sa të përfundojë shkolla e fëmijëve – ankohej Emini. - Lëre Emin, aman, çka je kapur për atë alkool, kur e sheh se njerëzit nuk ta shohin për të madhe punën me të. Në fund të fundit, rroga e kaluar të është rritur – i tha Azemi. - E di, por ajo ishte për shkak të shkarkimit të mallit dhe renditjes së tij nëpër vitrina? Zakonisht ke paguar një punëtor 26


tjetër që të më ndihmojë, kurse herën e fundit këtë e bëra fare vetë – iu përgjigj Emini. - Jo, Emin. Këtë e bëra për shkak të shitjes së mirë – e përmirësoi Azemi duke vazhduar: - Kurse kjo që vetë e paske shkarkuar mallin, për mua është e re, prandaj për këtë dëshiroj të të qaros me një pije në kafenenë këtu afër. Emini ndjeu një të ftohtë rreth zemrës. Parandjeu të keqen... E befasoi ftesa e pronarit, i cili asnjëherë më parë nuk e kishte ftuar për pije. - Faleminderit zotëri, por më duhet të shkoj në shtëpi. Amarin e kam të ftohur – i tha Emini. - Po pimë një kafe dhe asgjë më tepër. E ke merituar, apo jo? – këmbënguli Azemi. - Nuk do të kisha dashur... – ia ktheu Emini. - Eja de, nuk do të rrimë gjatë. Nuk besoj se do të më refuzosh, ndërkohë që është hera e parë që po të ftoj. Unë nuk dal me çdokënd, ti e di këtë – lavdërohej Azemi. - Po pikërisht kjo po më brengos, që po më fton për herë të parë të më qarosësh në kafene – mendoi Emini. - Zotëri, e di se ti del vetëm me njerëz me famë në qytet, ndoshta për këtë edhe nuk është mirë të të shohin me mua – po gjendej Emini. - Në sytë e mi, ti nuk vlen më pak se sa njerëzit me të cilët unë shoqërohem. Por eja, se deri tani e kishim pirë kafen – provonte ta bindë Azemi. Në kokën e Eminit përsëri erdhën mëdyshja dhe lëmshi, si t’ia bënte që të dilte mirë. Nuk dëshironte të shkonte atje ku shërbehej alkooli, por besimi që kishte tek pronari e detyroi që të pranojë.

Arritën para një kafeneje të madhe e cila Eminit iu duk sikur 27


një kështjellë, kështjellë për robërit e ikur të Zotit, mendoi ai. Nga jashtë dukej shumë tërheqëse. Brenda diçka fare e kundërt: galeri e qelbësirave dhe tymit, ekspozitë e dhëmbëve të prishur dhe fytyrave gjysmë të vdekura, panair i syve të turbullt, të pezmatuar e të fryrë. Në moment, Emini u tmerrua. Mbeti pa fjalë, kurse Azemi lajkatar duke u qeshur i tha: - Kështu është në fillim, kurse më vonë njeriu adaptohet. Emini as që e dëgjoi fare. Dëgjimi dhe shikimi i ishin preokupuar me pamje të cilat asnjëherë në jetë nuk i kishte parë. I vërejti fotografitë e njerëzve, të vendosura nëpër karrige. Çka ka ndodhur me ta, e pyeti veten. Dikush sikur i pëshpëriti: Dikur ata ishin myshterinj të mirë të kësaj shtëpie, kurse tani nuk kanë më mundësi të jenë në vendin e tyre të dashur, përveç se në këtë mënyrë. Te këndi, mu pranë barit, Emini vërejti fqinjin, këpucarin Hasko. Menjëherë pranë tij, ishte byrekxhiu, Salkoja. Nuk i besonte syve të vet kur pa edhe kasapin Nedinin. Për ta flitej se janë njerëz të mirë dhe mikpritës shembullorë. - Ku jam kështu? – pyeti Emini pa frymë, kurse koka i ra mes dy birrave posa të porositura. - Je në vend të mirë – iu përgjigj Azemi. - Hajde, mos më turpëro. Shih sa njerëz ka këtu dhe shikoji ata: të gjithë janë të gëzuar, kurse ti ke shtangur dhe veç po shikon rreth e rrotull. Hajde, pi pak, bëhu njeri normal – e ftoi Azemi. Për moment u tund pakëz, ngriti shikimin dhe pa pronarin e hidhëruar për shkak të “sjelljes së tij të pahijshme” në lokalin në të cilin “kënaqen njerëzit e lirë”. - Më është neveritur, hajde të ikim prej këtu – tha Emini. - Do të shkojmë, por së pari pije këtë, që të kthjellesh. Nuk mund të shkosh kështu i nevrikosur te shtëpia, sikur prej varrezave – i tha Azemi. 28


- Këto edhe janë varreza të njerëzve të gjallë, ja shikoi! – bëri me shenj Emini duke treguar drejt disave të cilët ishin shtrirë në dysheme. - Mos i shiko ata, shikoi atje ata dy inspektorët, atë gjykatësin komunal. Ja edhe Miqoja, avokati i njohur, të gjithë zotërinj të kulluar – tha Azemi. - Zotërinj në këtë lloj vendi... Jo, jo!!! – mohonte me kokë Emini. - Dëgjo, ti je mësuar si fëmijë ta dëgjosh hoxhën dhe babanë. Po kur do të bëhesh “vetvetja”, o Emin? - E, po i kujt do të bëhem nëse shkoj nëpër këso kafeneve? – pyeti Emini. - Kjo është gjeneratë moderne, e liruar nga prangat dhe ndalesat e panevojshme. Unë e respektoj fenë, por njeriu ka edhe nevoja të cilat feja nuk mund t’i kënaqë. Ne thjeshtë kënaqemi në jetë, kurse feja do të na kishte mohuar këtë kënaqësi – i tha Azemi. - Feja është për të gjitha gjendjet dhe të gjitha kohërat – Eminit i kaluan nëpër kokë fjalët e hoxhës nga mektebi. Përsëri iu ngatërruan mendimet, kurse shikimi i shkoi drejt fotografive. Tani atje ai pa veten dhe pronarin e tij në një kornizë. Nuk vërejti dallim në mes tyre vetëm se pronari iu duk pakëz i mrrolur. - Ndoshta sepse nuk e ka fotografinë e vet, por e ndanë me të, e ka ngushtë... – mendoi Emini. Përsëri shikoi nëpër kafene, kur ç’të shohë, njerëzit rrinin pezull me duar të shtrira drejt njëri tjetrit. Goditeshin me koka e pastaj binin në dysheme. Përsëri çoheshin, rrinin pezull, goditeshin dhe binin. – Po i dukej. 29


- Gëzuar, Emin! – u dëgjua zëri nga një anë. - Vdiqa...! – bërtiti Emini. - Lëre, se mes të gjallëve je. Ja, po ta ngrenë gotën – përsëri nga një anë u dëgjua i njëjti zë, i cili sikur po i drejtohej dikujt që nuk ishte aty. - Këtu nuk ka të gjallë, a nuk i sheh të gjithë vetëm kufoma të cilat po fluturojnë – tha Emini. - Emin, çfarë po flet, ti sikur gjendesh për herë të parë në këtë lloj shoqërie, kurse unë e di se jo – i tha Azemi. - A të ka treguar Mishoja? – pyeti Emini me dyshim. - Jo, jo Mishoja. Unë i kam treguar atij se e kam një punëtor të mirë i cili do të bëhej edhe më i mirë sikur të shoqërohej me myshterinjtë. Për këtë arsye, nëse sonte nuk do të pish me mua, i gjithë pazari do të marrë vesh për këtë – u kërcënua Azemi. - Kurth, mendjelehtësi, mashtrim, gënjeshtër, tradhti... – si t’i përshkruante më tej ndjenjat të cilat po e përshkonin derisa po dëgjonte këtë. – A të ma bëjë këtë njeriu për të cilin kam menduar se është njeriu më i mirë në qytet? Tani po më kërcënohet se do të ma marrë fytyrën e ndoshta edhe të ma shkatërrojë familjen dhe jetën. - A kështu do ma bësh, o Azem, kurse unë të kam çmuar si babanë tim? – e pyeti Emini. - Po, Emin. Edhe pse, sikur ti të mos kishe dëshirë të pish alkool, nuk do të ishe në këtë vend, duke ditur se këtu shërbehet kryesisht alkooli – e qortoi Azemi. - Këtu kam ardhur të ta bëj qejfin ty dhe shejtanit, o Azem, kurse veten ta dëmtoj – i kaloi Eminit nëpër kokë, dhe e tha. 30


- Hajde pra, ma bëj qejfin dhe pije birrën, ndërgjegjësohu. Kjo kafene di ta ruajë sekretin e myshterinjve të saj, kurse atyre që ia kthejnë shpinën vërtetë do t’i hakmerret – tha Azemi. Emini kishte fuqi aq sa të lëvizte dorën sikur ajo do ta shpëtonte, kurse bashkëbiseduesin ta zhdukte. Përsëri, bëri atë që mendoi se është më pak e dëmshme. – Edhe kësaj herë dhe kurrë më, duhem... – mendoi. Të ftohtit që po ndiente bëhej edhe më i madh. Po e përshkonte diçka që ka kohë që sillej rreth tij, kurse tani dëshironte të bashkohej me të. Në majat e gishtërinjve të këmbës ndiente erën e ftohtë. Bashkoi këmbët njëra pranë tjetrës. Të ftohtit ngrihej nga gjunjët drejt zemrës. Emini i vendosi duart në bel e pastaj me gjithë fuqinë që pat ofshau, me ç’rast iu duk se e gjithë kështjella do të rrëzohej nga zhurma, por e dëgjoi vetëm ai dhe askush më. Ftohja e trupit vazhdoi dhe arriti deri te qafa. Do t’i zihet fryma. Diçka po e shtrëngonte. Iu duk se çdo gjë mbaroi. Pastaj edhe teposhtë duarve ndjeu ftohje, sikur dikush ta kishte lagur me ujë të ftohtë, i cili rridhte drejt kokës dhe linte gjurmë në fytyrën e tij. Buzët, me të cilat më parë mund të ofshante dhe të ankohej, tani po hapeshin në një qeshje të çuditshme e cila nuk ishte karakteristike për të. Faqet iu zbardhën sikur të jetë xhenaze5. Sytë iu rrotulluan në të majtë e në të djathtë dhe ndaluan në ato dy shishet e birrës: - Hajde gëzuar, o Emin. Po shoh se ke ardhur në vete – i tha Azemi. - Po, po, tani jam më mirë – iu përgjigj Emini i turbulluar. - Ky lëng vërtetë ka një fuqi magjike sepse kur pi, nuk mendoj për traumat të cilat i kam përjetuar, sidomos për vdekjen e vëllait tim, Halidit – përfundoi Emini. - O vëlla, e kam ditur se në ty ka diçka njerëzore e burrërore. 5 Kufomë

31


Shikoji ata të cilët nuk pinë: gjithmonë janë të pikëlluar dhe të menduar. Mos më thuaj se nuk të drejtova drejt të mirës – ngazëllente Azemi. Pas asaj nate, Emini filloi të vinte për pije me pronarin ose vetë te kafeneja “Slloga” (“Pajtimi”). Pronari e lejonte që më herët të dilte nga puna, që të kishte kohë të pinte diçka dhe të arrinte në shtëpi me kohë. Mirëpo, era e keqe e tradhtonte. Selma e kuptoi rrezikun për familjen, prandaj bëri përpjekje që të bisedonte me të, por gjithmonë pa sukses. Thoshte se është i lodhur dhe se dëshironte të flinte. Nuk luante më me fëmijët. Madje dukej sikur as nuk i njihte. Duke i parë, mendonte: - Fëmijët e kujt janë këta në këtë shtëpi?! Fëmijët nuk kuptonin përse babai i shikonte ashtu, prandaj iknin në dhomën e tyre, duke e mbyllur derën pas vetes. Si filloi të pinte më shumë, ngadalë humbiste ndjenjën për kohën. Rrinte më gjatë në kafene dhe në shtëpi kthehej i dehur dhe duke belbëzuar. Rruga deri në shtëpi iu bë gjithnjë e më e gjatë. Shkonte nga njëra anë te tjetra, një hap para e tre mbrapa e gjithnjë kështu derisa dikur arrinte në shtëpi. E edhe atëherë fillonte të dyshonte: - Kjo nuk është shtëpia ime. Alkooli ia hapi rrugët e lajthitjes, shpresës boshe dhe kënaqësive të rrejshme – rrugën e keqe, e cila e çonte drejt greminës. Në shtëpi arrinte vonë dhe në vend të ëmbëlsirave, në xhepa sillte shishet gjysmë të zbrazëta, të cilat nuk arrinte t’i pinte në kafene për shkak të mbylljes së lokalit. Në shtëpi nuk sillte më ushqim. Familja gjendej në prag të derës së varfërisë. Filloi ta keqtrajtojë bashkëshorten, e rrihte, sepse “nuk e kuptonte atë”. Derisa e rrihte pa mëshirë, fëmijët kërcenin rrotull tij duke e lutur që të ndalet, gjë që ai edhe e bënte, e pastaj kalonte tek ata dhe me disa flakaresha i përzinte në dhomën e tyre, pastaj kthehej dhe vazhdonte me dhunë. Varfëria filloi të bëhej e dukshme te fëmijët e pafajshëm. Në shkollë nuk shkonin më të rregullt. Nuk kishin çfarë të vishnin e të mbathnin. Dimri po vinte, fëmijët ishin pa xhaketa e pa çizme. Nëna shpesh nuk i lejonte të shkojnë në shkollë, sepse ishin të uritur e të 32


rraskapitur. Me qese në duar, Selma shkonte tek fqinjët t’i kërkonte pak miell aq sa fëmijëve t’i gatuante pakëz bukë. Bajrami po afrohej, kurse familja e Eminit ishte në gjendje gjithnjë e më të rëndë. Ai as që mendonte fare për Kurban bajramin, i cili dikur për të ishte shumë i madh. Selmën dhe fëmijët e saj po e kërcënonte rreziku i asgjësimit. – O All-llahu im, më duhet t’i shpëtoj... – mendonte Selma e brengosur. Kurban bajrami erdh dhe shkoi. Dimri erdh. Amina dhe Amari më nuk mund të shkonin në shkollë. Nuk kishin me çfarë të dilnin në ftohtin e madh. Madje as në dhomë nuk e kishin më ngrohtë, sepse nuk kishin më as dru për t’u ngrohur. Po e ndienin të ftohtit në të gjithë lëkurën, por shumë më ftohtë e kishin nën të, diku thellë në shpirt. Selma nuk mund të duronte më. Vendosi që fëmijët t’i dërgojë tek prindërit e Eminit. Para se të niseshin, Amina iu lut së ëmës që ta linte vetëm disa çaste në dhomën e tyre. – Në rregull, veç mos e zgjat shumë, sepse duhet të nisemi – ia tërhoqi vërejtjen e ëma. Amina hyri në dhomë dhe qëndroi shkurt. Kur doli, nëna vërejti një grimcë lumturie në fytyrën e saj, sikur të kishte bërë diçka me të cilën ishte shumë e kënaqur dhe që lë shpresë. Nuk e pyeti asgjë. – Nuk dua t’ia prish atë lumturi të rrallë – mendoi Selma. - Nënë, çfarë do të bëjmë me Bucon? – pyeti Amari. Bucoja ishte i lidhur për një kunj. Kur i vërejti njerëzit e shtëpisë, ai filloi të sillet rreth atij kunji. Kërkonte që të luanin me të, por kur i pa se ata po rrinin të qetë para shtëpisë, futi bishtin nën shalë dhe u fut në shtëpizën e tij. - Fshati është larg, por edhe ka ditë që nuk ka ngrënë, nuk do të rezistojë, do ta zgjidhim – tha Selma.

Edhe pse shumë rëndë, Amari pranoi vendimin e së ëmës.

U nisën duke menduar të brengosur: - Çfarë do të bëhet me nikoqirin e tyre, dikur të mirë? Nuk kanë mundur ta ndihmonin. 33


Tani po përpiqen të shpëtojnë vetveten nga fatkeqësia e cila po i përpinë pa mëshirë e dhimbje. Shkuan me shpresë se në fshat do të gjejnë më mirë se sa këtë që lanë. Ashtu se ashtu, në qytet nuk kanë më se çfarë të humbasin. Bora fishkëllente nën këpucët e vjetra e të shqyera të Selmës. Veshur kishte një fustan vere dhe një xhamadan përmbi një xhup të hollë, kurse në kokë po i valëviste shamia e zbehur. As fëmijët nuk ishin më mirë të veshur, mbathur kishin çizme të shqyera e të ngushta, të cilat ua vrisnin këmbët. Amarit të vogël i kishin dalë gishtërinjtë të cilët shpesh i nguleshin në borë. Para disa viteve pantallonat i ishin blerë të reja e të bukura, por tani ato ishin të arnuara, të shkurta dhe nuk arrinin deri te çizmet. Kishin edhe një këmishë e një xhup, kurse mbi kokë një shall të vjetër. Fytyra e bardhë i ishte shkrirë së bashku me borën. Sytë e pikëlluara, gjysmë të mbyllura me kapakë të rënduar, shikonin pa ndonjë entuziazëm, por megjithatë me shpresë... Pas disa orëve ecjeje të mundimshme nëpër luginat dhe livadhet malore, arritën te shtëpia e gjyshit dhe gjyshes së tyre. Fëmijët po binin në tokë nga lodhja, por e ëma i mbante fort për duart e vogla të rraskapitura. Pleqtë, Ademi dhe Malka, i vërejtën nga larg mysafirët e dashur. - Es selamu alejkum6, zemrat tona, mirë se na erdhët – tha Ademi në përpjekje për t’u qeshur dhe për të futur sado pak gëzim. Kjo i shkonte gjithmonë për dore, por jo edhe sot. - Alejkumu selam7 – u përgjigj Selma, të cilës sa nuk po i zihej fryma. Posa u futën në shtëpi, Selma filloi rrëfimin që në korridor. Sikur mezi kishte pritur ta nxjerrë hidhërimin nga brendësia e saj.

6 Paqja e Zotit qoftë mbi ju 7 Edhe mbi ju qoftë paqja e Zotit

34


O Babë, nënë, ja tek i keni fëmijët. Unë nuk kam më mundësi t’i ushqej, nuk kam me çka... Bëri përpjekje të qajë, por lot nuk kishte. Mrroli fytyrën e saj të stërlodhur. Fëmijët gati të ngrirë qëndronin të ngjitur për të ëmën, asgjë nuk flisnin. Nuk kishin mundësi të vrapojnë drejt në përqafimin e gjyshit, edhe pse e dëshironin këtë. Ademi plak nuk mund të besonte. Rreth zemrës së tij u tubuan retë e pikëllimit, të cilat çdo moment mund të pëlcisnin e të derdhin shiun e zhgënjimit dhe thyerjes. Kjo edhe më shumë do t’i mërziste mysafirët, të cilët erdhën te ta për të gjetur prehje e kurajë. Tani e kishte të qartë përse Emini nuk ishte në shtëpi atë natën e vjeshtës, kur ky për herë të fundit ishte në vizitë te ta. Fjalët që kishte dëgjuar për të birin, se ka rrëshqitur nga rruga e drejtë në humnerën e alkoolit, për fat të keq, kishin qenë më se të vërteta. - Vonë e kam marrë vesh – mendoi Ademi. I futi Selmën dhe

35


fëmijët në shtëpinë e nxehtë. U ulën pranë shporetit. Sytë e fëmijëve vërejtën kusinë e cila ishte mbi shporet. Nuk i zuri vendi, u çuan në majat e gishtërinjve... – Na duhet të shohim çfarë po zien gjyshja jonë... Ishin të rraskapitur nga uria dhe kishte kohë që nuk kishin parë të zihet diçka në kusi. Amina dhe Amari shikuan njëri tjetrin dhe u kuptuan: - Më së fundi, do të ngopemi.

* * *

Pasi u çlodhën pakëz, Selma ua rrëfeu deri në imtësi se çfarë kishte ngjarë. - Filloi të vijë vonë në shtëpi. Pastaj filloi të mos na sjellë më as ushqim. Na sillte vetëm varfëri, frikë dhe vuajtjen. - Oj nuse, a vazhdonte të punonte? – pyeti Ademi Po, o babë. Punonte vetëm sa t’i mjaftonte për kafene dhe atë, në një “shoqëri të ngritur” të cilën shpesh e përmendte. U soll rreth vetes duke rënkuar thellë. Frikësohej se mos është Emini diku aty afër dhe se për shkak të këtyre fjalëve e “moskuptimi” përsëri ta rrihte. Aq sa na ka lënë neve pas dore, veten edhe më shumë. Është kërrusur i tëri. I thatë. Gjithmonë i papastër. Kurrë esëll. I egër me fëmijë. I hidhëruar me mua. I heshtur. Fëmijët kanë filluar ta kenë frikë. Paramendoni, o babë e nënë, sa herë që rrinte në kafene apo diku tjetër për të fjetur, fëmijët afroheshin tek unë dhe me gëzim më thoshin: - O nënë, nuk erdh babai, sonte nuk ka për të të rrahur – i tha Selma. Të gjitha çka fitonte, i shpenzonte në raki. Na ushqenin fqinjët. E ju mirë e dini: se unë nga familja nuk kam askënd, disa më janë 36


vrarë në Luftën e Dytë Botërore, të tjerët më kanë vdekur pas luftës nga sëmundjet, kurse juve ju kishim larg. Nuk e kisha idenë se çfarë të bëj më tutje, prandaj erdha të më ndihmoni t’i shpëtoj fëmijët. O babë, ata më dhimbsen më së shumti, sepse edhe vetë jam rritur jetime, pa babë e pa nënë. E ndoshta edhe ata po i pret i njëjti fat. Për këtë frikësohem – përfundoi Selma duke qarë dhe duke mbuluar fytyrën me duar.

Me një zë të qetë, Ademi u përgjigj dhe e pyeti: - O nuse, bëj sabër.8 Kam shpresë tek All-llahu, se pas kësaj do të ketë hajr. Rakia e ka mbizotëruar plotësisht, kurse juve, siç po shoh, ju ka dhënë varfërinë, të zezën e mjerimin. Më duhet shpejt të bëj diçka. O nuse, ku mund ta gjej atë? - Te njëfarë kafeneje “Slloga” – iu përgjigj Selma. - Sa nesër, do të shkoj në qytet – tha Ademi dhe heshti duke shikuar dyshemenë.

U ngrit herët në agimin dhe fali sabahun.9 Duaja10 që bëri ishte shpresa dhe fuqia e tij për rrugën për të cilën po përgatitej... – O All-llah, ma kthe djalin. Ti e di se vetëm ai më ka mbetur. Kthema atë, pashë madhërinë Tënde. Plaku në dekadën e shtatë të jetës së tij u nis në rrugë nëpër borën dhe të ftohtin e madh. Dëshira për ta shpëtuar djalin nuk njihte pengesa. Shkelte gjurmëve që kishin lënë një ditë më parë mysafirët e tij më të dashur. Shëndeti i tij ishte i rënduar. E ndjeu shpejt vështirësinë e udhëtimit, por nuk mendonte për të. I duhej patjetër ta nxirrte djalin nga shkatërrimi. Ecte nëpër rrugicat e shkurta që mirë i njihte, përmes pyllit dhe përrenjve, përmes livadheve, nëpër rrugë nëpër të cilat, dikur më parë, me hare priste djalin e vet që kthehej nga shkolla. 8 Durim 9 Falja e mëngjesit 10 Lutja drejtuar Zotit, të kërkuarit ndihmë nga Zoti

37


Pas disa orësh ecjesh e mendimesh përplot mall për vitet e kaluara, arriti para shtëpisë së të birit. Hyri brenda dhe vërejti: - Kjo shtëpi qenka në kaos. Nuk e gjeti Eminin në shtëpi, por e dinte ku duhej ta kërkonte. Posa arriti përpara kafenesë “Slloga”, një njeri doli nga ajo me vërsulje dhe gati sa nuk e rrëzoi. Ishte ky njëri nga tre “mysafirët”, të cilët pronari i kafenesë i kishte gjuajtur përjashta me të katërtat. I shikoi mirë se mos ndonjëri prej tyre ishte Emini. Nuk ishte. E hapi pakëz derën të shohë dhe iu bë terr. Kjo pamje e përkujtoi në xhehennem.11 Tymi i zi, si një kamerier i paguar mirë, sillej rreth kokave të kafexhinjve. Tavolinat dhe karriget e hedhura të jepnin pamjen sikur posa kishte përfunduar një dyluftim mes demave.

E shtrëngoi dorën se mos po zgjohej nga ëndrra. - Përse Malka nuk po më zgjon nga gjumi, me siguri se në zhgjëndërr po dridhem nga tmerri i ëndrrës që po shoh – mendoi. Megjithatë, zhurma nga kafeneja e ktheu në realitetin e hidhur. - Unë kam pirë më shumë se sa ti! – u dëgjua një zë. - Jo, jo, nuk ke pirë më shumë se sa unë. Unë jam këtu qysh dje dhe ende jam duke pirë. Haha – po krenohej tjetri. - Ti e ke fajin për Beron që përfundoi në spital dhe tani nuk mund të pijë më. Ti je ai i cili më së shumti je kënaqur duke pirë me të, është dashur ta ruash... – përsëri Ademi dëgjoi një zë nga kafeneja. - Jo, nuk e kam unë fajin. Unë nuk isha këtu kur ai deshi të varë veten. Përveç asaj, tash jam duke i kushtuar shumë kujdes. Nuk është ndalë duke pirë as në spital. Çdo natë ia çoj nga një litër raki. Haha... –arsyetohej i sulmuari për neglizhencën.

11 Ferri

38


Nga skaji i kafenesë u dëgjua zëri i lartë i një pijaneci i cili po krenohej me të arriturat e tija amorale. Shokët e tij të tavolinës ia vërtetonin këtë si diçka të mirë për të cilën edhe ata luftojnë, por janë më pak bukuroshë se sa bashkëbiseduesi i tyre dhe më vështirë i shkonte kjo punë. Nga ana tjetër e kafenesë dëgjohej: - Eh, sa i mirë ishte Ahmoja jonë, dje e varrosëm. Pijaneci tjetër e pyeti: - A i keni lënë diçka që të na kujtohet? - Normalisht. I kemi lënë një litër të mirë rakie, le ta pijë pak dhe le t’i qarosë edhe shokët tonë të vjetër, të cilëve tani ky iu bashkëngjit – tha pijaneci, i cili ishte i mbështetur në një tavolinë të kafenesë. Të gjithë u qeshën sikur ta kishin lënë në një rehati12 të madhe, sikur ta kishin strehuar në mënyrën më të mirë, prandaj nuk kishin arsye që të brengoseshin. Nga këndi i tretë, si nga horizonti i largët i detit, vinte një zë i ngjirur pirati: - Sot isha tek Mishoja. U ka përshëndetur të gjithëve. - Eee, ku është ai? – pyeti dikush. Në burg, o budalla. Si nuk e di ku e ke shokun tënd nga kafeneja. Turp për ty – ia plasi ai i pari dhe vazhdoi: - Është rrahur me një të devotshëm. Mishoja deshi ta udhëzojë në “rrugë të drejtë”, kurse ky ia ktheu me shkop. Mishoja i ra me grushte, ky e devotshmi ra për tokë dhe rëndë e lëndoi kokën në një gur. Të gjithë përsëri qeshën, i erdh mirë që ky i devotshmi e kishte thyer kokën. Po dëgjonte të gjithë atë çfarë po flitej, gënjehej, lavdërohej, madhërohej brenda kafenesë... – u shtang dhe u mendua: - Jo, nuk ka mundësi që djali im të jetë në këtë xhehennem! Edhe një herë ia hodhi shikimin të gjithë kafenesë dhe mirë i pa të gjithë mysafirët në tavolinat e tyre, përveç njërës e cila 12 Qetësi

39


ishte fare pas barit, në fund të kafenesë... Doli nga ana tjetër e kafenesë dhe e futi kokën nëpër një dritare të pistë e të thyer, kur ç’të shohë. Pa mbytjen e djalit të vet mëkatar. E ndjeu veten si Nuhi i cili në dëshpërim tha: - O Zot, a edhe këtë djalë e kam humbur? Emini ishte mbështetur në tavolinën e kafenesë. Duart i ishin varur. Këmbët i kishte futur nën tavolinë, sikur dikush ta kishte varur. Nuk lëvizte. - Më duhet të futem brenda, nuk ka zgjidhje tjetër – përfundoi Ademi.

Iu afrua tavolinës. Atëherë e vërejti shoku i Eminit: - Kush je ti, more matuf? – e pyeti pa edukatë. - Jam babai i këtij shokut tuaj – iu përgjigj, duke mos e shikuar fare pijanecin.

Po shikonte kokën e djalit të mbështetur në tavolinë. E përkëdheli. Pasi që ky e pa se vërtetë ishte babai i Eminit, iku. Emini e ngriti ngadalë kokën, kurse Ademi ia vërejti sytë e përgjakur, fytyrën e mavijosur, flokët dhe mjekrën e rritur. Emini e shikoi të atin dhe uli kokën. Pastaj edhe njëherë ngriti shikimin duke u habitur që në kafene po shihte të atin. Ademi e mori dhe e çoi në shtëpi. E vuri në shtrat që të flejë e pastaj doli të blejë pak ushqim. Në shtëpi nuk kishte mbetur gjë as për minj! Diku para akshamit13, Emini filloi të zgjohet. Para syve të tij përsëri u shfaq babai. Shpejt u mbulua me jorgan, sikur donte të mbrohej nga dikush. Nuk ishte i sigurt kur iu duk se e pa babanë e vet, tani apo në kafene. - Çohu, biri im, të ka përgatitur babai yt diçka për të ngrënë – e ftoi Ademi.

13 Perëndimi i diellit

40


- Po ç’do ti këtu? – e pyeti Emini - Erdha të të vizitoj, si gjithmonë – i tha Ademi. Pasi e kuptoi se në shtëpi nuk ishte askush veç babait, Emini pyeti: - Ku janë fëmijët dhe Selma? - Biri im, ti nuk e di as familjen ku e ke – e qortoi Ademi. - E di... – gënjeu Emini, dhe vazhdoi: - Fëmijët janë diku këtu te fqinjët duke luajtur, kurse Selma do të jetë diku para shtëpisë. - Hajde, biri im, ngrihu – tha Ademi. - Kam ftohtë, nuk mund – iu përgjigj Emini. - Shporeti është i ndezur gjithë kohën, biri im. Dhoma është e ngrohtë – tha Ademi. Emini ngriti pak jorganin, në fytyrën e vet ndjeu ngrohtësinë e dhomës e cila e nxiti që të zbulohet e të ngrihet. Ka kohë që në shtëpinë e tij nuk ishte ndezur zjarri. U ul pranë tavolinës së dëmtuar duke shikuar filxhanin e kafes e cila kishte kohë që ishte ftohur. Nuk e ngrinte dot kokën, sikur ta kishte shumë të rëndë.

Ademi vazhdoi bisedën: - Biri im, familjen e ke te ne në fshat. - Në fshat!? – u çudit Emini. - Janë ngopur fëmijët nga ajo me çfarë i ke ushqyer. Çdo ditë i ke përgatitur tmerr e brenga, të cilat i hanin të lagura me lotët e tyre. Me atë ushqim nuk kishin mundësi të shkonin në shkollë. Çdo ditë e më shumë ata ishin të shkretë e të dobësuar. Nuk të kam mësuar kështu ta edukosh familjen, e as të shoqërohesh me ata të mallkuar – e përkujtoi Ademi. - Nuk janë ata të mallkuar, ata janë shoqëri moderne e cila jeton 41


lirshëm dhe me dinjitet. Nganjëherë pi me ta, kurse Selma menjëherë fillon të më mbajë ligjëratë se ajo është haram, sikur unë nuk e di se ç’është mirë e ç’është keq – hidhërohej Emini. - A janë këta të njëjtit ata shokë me të cilët je shoqëruar në Aksionet Rinore të Punës? – pyeti Ademi. - Ti e dinke për këtë? – u çudit Emini. - E di, biri im. E di kur e ke provuar alkoolin për herë të parë dhe netët që ke kaluar pranë zjarrit të kampit dhe muzikës – iu përgjigj Ademi. - E pamundur! Asnjëherë nuk ma ke përmendur këtë. Përse? – pyeti Emini. - Nuk ta kam përmendur, por gjithnjë të kam mbajtur nën mbikëqyrje dhe nuk kam parë se ke rënë përsëri. Jam gëzuar se këtë e ke lënë pas vetes. Sidomos pasi që të kam martuar me një vajzë të mirë, e pasi kanë ardhur fëmijët. Porse shejtani, as nuk lëvron, as nuk mih, por i bie njeriut atëherë kur është i sigurt se do ta shkatërrojë... – i tha i ati i dëshpëruar. - Ndoshta ky është fati im, edhe vetë më thoshe se atij nuk mund t’i iket – dëshiroi Emini ta shkurtojë bisedën e pakëndshme. - Biri im, zemra jote ka bërë mëkat, kurse fati vetëm se ta ka zbuluar gabimin. Çdo e mirë që të vjen, është nga All-llahu, kurse e keqja që të vjen, është nga vetë ti – i tha Ademi. - Asgjë s’po kuptoj, as atë çfarë është nga unë e as atë që është nga All... – ndaloi Emini dhe u skuq. U shtrëngua edhe një herë që ta përfundonte mendimin, por më kot. Goja nuk po ia nxirrte dot. Ademi i brengosur mendoi: - O zot, po biri im nuk mundet as ta shqiptojë emrin Tënd të Madhërishëm. I shtypur me valën e vështirësive dhe 42


dhimbjes, iu kujtua ajeti i Kur’anit, i cili paralajmëron për hutimin në të cilin ndodhej Emini: - E kush është në humbje më të madhe, se ata që ndjekin epshet e veta, e jo udhëzimin.14 - Mallkimi i këtyre rrugëve është i përhershëm, o biri im – vazhdoi Ademi. – Askush nuk ka ecur nëpër ato rrugë dhe është bërë i lumtur e i suksesshëm. - Nuk i kam përzënë unë! – e ndërpreu Emini. - E di, por nuk ishe në shtëpi kur ata nuk kishin çfarë për të ngrënë, e as kur u nisën për tek unë pa rroba e zbathur. Deri pak parë nuk dije se as ku janë. Do të kishin mundur të binin në zjarr, por babanë nuk do ta kishin aty që t’i shpëtonte – i tha Ademi. - Nuk është fare ashtu... Hmmm... Mrrr... –belbëzonte Emini sikur po pëshpëriste me dikë që gjendej në mes tij dhe babait. - Biri im, pyet përreth sa ka pijanecë që i kanë familjet në rregull. Derisa ata cakërrojnë gotat nëpër kafene plot tym, fëmijët i ngrihen nëpër jerevi, të uritur e të pafat. Helmojnë veten me alkool, kurse familjen me varfëri, frikë e mjerim. Ja, kjo është shoqëria jote. Me ta dëshiron të jesh i barabartë – i tha Ademi. - Nuk është ajo shoqëri e keqe, o njeri – lëvizte kokën lartposhtë Emini. - Biri im, dëgjoje babanë tënd. Ik nga ajo humnerë. Lëre alkoolin, shoqërinë e keqe, kafenetë dhe rrugën. Shpëto nga nënçmimi. Ik nga ecja drejt të pasigurtës dhe kthehu në rrugën e lumturisë dhe mirëqenies, kthehu familjes – e luti Ademi, më tepër duke dëshiruar, se sa që shpresonte se këto 14 Kur’an, sure Kasas, 50.

43


fjalë do t’i bëjnë dobi. - Unë e di se nuk është njëfarë mëkati nëse pi nga pak, kjo nuk e pengonte jetën në familje, por Selma ngre panik dhe i bën gjërat më të mëdha se ç’janë – fliste përçart Emini. - Biri im, nuk dëshiroj të të humbas. Njërin veç e kam humbur – tha Ademi nga vështirësia e madhe që ndjeu. Gjatë gjithë kohës, Emini mbante kokën e ulur me shikim mbi tavolinë. I nevrikosur, po gërvishte me dorë nëpër tavolinë. Ademi vuante derisa e shikonte. Papritmas, plaku u dridh, kërceu mënjanë sikur të shihte një greminë midis tij dhe birit të vet. Sa më shumë që gremina po hapej, biri i tij po i fundosej në pafundësi, apo diku andej... Kurse ky po ia shtrinte dorën e pafuqishme. Dëshiron ta shpëtojë. Por ky po shkonte, as që po e shikonte babanë. Po shkonte pa bekimin e babait drejt rrugës kah shkojnë fatzinjtë. Plaku e shikonte djalin si po fundoset, po largohet në një humnerë pa shpresë. - Eja biri im, eja me mua – iu lut Ademi, duke luftuar me ankthet e veta. - Jo dhe mos tento më të ma ndërrosh mendjen. Për gjithë këtë është fajtore Selma dhe nëse do, fëmijët mund të m’i kthesh, kurse ajo le të mos më dalë më para syve – bërtiti Emini. Ademi mblodhi veten, kurse Emini ia tha me një zë të vrazhdë: - Dëgjo ti... – duke mos ditur si t’i drejtohet njeriut i cili gjithë kohën i drejtohej me biri im, vazhdoi: - Nuk dëshiroj më të diskutoj me ty. Kur të shkosh në shtëpi, thuaji Selmës le t’ m’i sjellë ata tre fëmijë. - Dy, Emin, dy – e përmirësoi Ademi. 44


- Mirë, si dy, si tre. S’ka lidhje! Edhe ajo, nëse do, le të vijë, por me kusht që le të heshtë e të mos më shqetësojë – i tha Emini. U ngrit dhe shkoi deri tek dritarja e thyer duke shikuar përjashta. Në errësirë dallonte degët e pemës aty afër dhe i dukej sikur po e kërcënonin. Ademit iu rrotullua çdo gjë. Për pak se u rrëzua, por u mbajt për mur. Përsëri iu bë terr para syve, dëgjoi një piskamë të madhe nga jashtë – kur ja, rruga nga fshati deri te dera po zvarritej drejt Ademit sikur një gjarpër. E kapi frika dhe paniku... Një gur i madh nga rruga ia shkatërroi derën dhe pikërisht ai në të cilin Ademi shpesh pushonte. Pas asaj, vija e rrugës filloi ta lidhte, shtrëngonte, gjunjët iu bashkuan njëri pranë tjetrit kështu që me gjithë qejf do të kishte bërtitur nga dhimbja, por nuk kishte zë. Aty ku u gjend ai, kishte vetëm zhurmë e ankth. Rruga e shtrëngonte përmbi gjoks, dhimbshëm. Ai i pafuqishëm, i dobët. Pragu i shtëpisë ia mbylli gojën, aq saqë nuk mund të lëshonte asnjë zë. Pranë këmbëve të tij shkrepnin gurët e rrugës, sikur dëshironin ta mbysnin, ndoshta sepse me atë rrugë nuk arriti ta kthente djalin. Sikur edhe degët donin ta dënonin Ademin, duke ia verbuar sytë, kurse ai mendonte se ata kanë të drejtë t’i hakmerren për shkak të dështimit të tij. – I qoftë hallall – mendoi. Kishte nevojë të ikte, por ku?! Në të ardhmen nuk kishte mundësi, turpërohej nga ajo... - Çdo gjë u kthye kundër meje, përveç All-llahut Një, e Ai më mjafton si ndihmëtar – po e qetësonte Ademi kokën e tij të turbulluar.

Dëgjoi disa hapa. Doli Halidi. - O babë, kam ardhur të të marr. Do të jesh më mirë. Eja – i tha djali. - Me kënaqësi, biri im, por a nuk e sheh se jeta na ka dalë përpara – dhe bëri me dorë drejt kanalit në mes atyre dyve. 45


- O babë, do të vijë dita kur do të ndërtohet ura midis teje dhe meje, në dashtë Zoti. Së shpejti, së shpejti, së shpejti... Ngadalë u shua zëri e me të edhe drita e cila bartte pamjen e djalit të tij Halidit, e vetmja pamje e ndritur në gjithë ankthin e Ademit. - Më prit, o bir. Po vi edhe unë me ty, më prit... u ngrit Ademi dhe u nis drejt rrugës së ndriçuar të djalit të vet i cili vdiq herët. Por në vend të dritës, ngeci në errësirën e natës së ftohtë e cila e ktheu në realitet. Emini nuk tregoi me asgjë se dëshiron ta ndalë babanë e vet, i cili gati si pa vetëdije doli përjashta duke vrapuar. U habit nga murmuritja e babait: - Më prit, o bir, po vi edhe unë me ty. Më prit. Me kë ka folur ky përjashta derisa vetë ishte brenda në dhomë, po pyetej Emini. Eudhu bil lahi mine shejtani rraxhim15 – tha Ademi dhe u përmbajt. Edhe një herë u kthye drejt shtëpisë së të birit dhe pastaj në dhomën e Eminit u shua drita. - O All-llahu im, unë jam i pafuqishëm, shpëtoje atë, Ti je i Gjithëfuqishmi – lutej plaku i lodhur. Ngriti kokën drejt qiellit të kthjelltë ngjyrë argjendi: - Sonte do të jetë ftohtë. Fshatin e kam larg, por derën e djalit tim edhe më larg. Me mend, ende ishte në shtëpinë e djalit të vet, Eminit. U nis drejt rrugës së vetme që i kishte mbetur. U nis përpara, i zbrazët.

Shkeli në terr.

* * *

15 Kërkoj mbrojtjen e All-llahut nga shejtani i mallkuar

46


Në shtëpinë e vjetër, njerëzit e shtëpisë nuk lëshojnë asnjë zë, frikësohen se mos e prishin shpresën e cila rrinte në ajër mbi kokat e brengosura. Si duke vjedhur shikonin përmes dritares duke shpresuar takimin e dy siluetave mbi shpate. Pasiguria rridhte me shpejtësinë e erës: - Kur do të vijë Ademi dhe a do të vijë me Eminin? Ra nata. Dyshimi futej në zemrat e tyre, sidomos tek më të vegjlit. Megjithatë, nuk do të kthehen, menduan. Pritën deri natën vonë. Mesnata i vuri në gjumë fëmijët, kurse agimi i mëngjesit i gjeti sytë e zgjuar të Malkës e Selmës. Asnjëra nuk thoshte atë që të dyja mendonin, por këtë e thoshte secila lëvizje e trupit të tyre. Malka shkonte tash e parë deri te shporeti, hapte derën e tij dhe duke shikuar brenda nuk dinte fare se ç’të bënte. Selma sillej vërdallë nëpër dhomë. Shkoi deri te kuzhina, deshi të bëjë diçka, por në fakt gjithë kohën hapte e mbyllte dyert e vitrinave të kuzhinës, sikur diçka po kërkonte. - Nuse, të shkojmë të shtrihemi. Me siguri Ademi do të ketë qëndruar të flejë te Emini dhe do të vijë sot, në dashtë Zoti. Futi shporetit dru, le të rrijë dhoma e nxehtë.

U shtrinë. * * *

Derisa mbi shpatet e malit të madh po binte nata, frynte një erë e ftohtë. Duhej të kalohej përmes malit në këtë kohë. Dukej i tmerrshëm dhe krenar. Binte borë. Çdo gjë është normale për janar, vetëm jo edhe që Ademi të udhëtonte në këtë kohë. Trupi i sëmurë, shumë vite të kaluar nga jeta dhe dhimbja e madhe në gjoks, e kërrusën gati deri mbi sipërfaqe të borës. Ecte sa me këmbë e sa me duar. Humbiste frymën. Ndiente etje dhe uri të padurueshme. Nga pesha e madhe e telasheve dhe brengave, plotësisht kishte harruar të pijë apo hajë të paktën diçka. Pasi që burimin e ujit në pyll e kishte afër, u ngut për aty. 47


Iu afrua burimit, kur ç’të shohë. Emini ishte ulur në gjunjë, i kishte mbështetur duart në lisin e vjetër nën të cilin gurgullonte uji i pastër si kristali. Ishte duke pirë. Ademi iu afrua, thellë ia nguli sytë atij fëmijë. – Po, pikërisht ky është Emini im, qengji im. Çfarë bën ai këtu në këtë kohë, më duhet ta marr në shtëpi – mendoi dhe tha: - Biri im, eja te babushi. Eja të shkojmë në shtëpi! - O babë! – ndriçoi fëmija nga gëzimi që pa babanë e vet. - Përse je vonuar, o biri im? Nëna do të jetë brengosur për ty – e qortoi Ademi. - Kam luajtur me top në shkollë. Do ta shohësh se nuk do të vonohem më, në dashtë Zoti – i premtoi Emini, kurse fytyra iu skuq sikur molla para vjeljes. - Mirë, o bir. Jepja babait dorën, le të shkojmë në shtëpi – e thirri Ademi. - Mos u ngut, o babë. Kemi kohë edhe aq sa të bëjmë gara në vrap se kush do t’ia dalë më parë në fund të këtij pylli. Herën e kaluar ishe më i shpejtë. Eja tani – tha Emini i vogël dhe i shtrëngoi lidhëzat e këpucëve dhe filloi të vrapojë teposhtë rrugës, e cila çonte drejt fundit të pyllit. - Ndalo, o bir. Është terr dhe do të humbësh, o biiiiir – bërtiste Ademi duke u përpjekur që ta arrijë. - ...Auuuu, auuuu... – dëgjohej nga diku. – Ujqit, o bir. Je duke shkuar drejt tyre. Ooo, Zot, a mund t’i ndihmoj? Vetëm unë jam në këtë pyll, në këtë terr. Ooo, Zot, a mund...? Në rrapëllimën e madhe, i ngjitur për drurin pranë burimit, nëpër errësirën e jetës nëpër të cilën endeshin ujqërit e uritur, Ademi thërriste të birin. - Auuuu, auuuuu... Përsëri u dëgjua ulërima e ujqërve të uritur. 48


- Ve la haule ve la kuvete il la bil lahi16 – pëshpëriti Ademi kur e pa se nga të gjitha këto nuk kishte asgjë. Ishte ky vetëm një kujtim nga një ngjarje e fëmijërisë së Eminit. Kaloi pranë burimit, duke harruar ta pijë madje edhe një pikë ujë. Vazhdoi më tej nëpër pyll, në natë. Ulërima e ujqërve dëgjohej gjithnjë e më afër, sikur t’i joshte me diçka këto kafshë gjakpirëse. * * *

Drunjtë e posa ndezur po kërcisnin në shporetin e vjetër në shtëpinë e Ademit. Çdo çast dikush kollitet, sillet në njërën apo anën tjetër. Janë të zgjuar. Po i mundonin të njëjtat mendime: - Ç’do të bëhet sot? E kjo është shumë afër... Amarit të vogël iu kujtua vjersha të cilën e kishte thurur herën e fundit për hartim me shkrim. Deshi ta recitojë me zë, por diçka e shtrëngoi. Nuk pat mundësi ta nxjerrë madje asnjë fjalë, prandaj e përsëriste në vete: Shpirti lutet, gjumin thërret, të flejë s’mundet që ëndrra të qeta të ëndërrojë, në kopshtin e fshehur të shpresave, pagjumësia ime, valle të pahareshme luan, valle të pahereshme luan... - O babë, nëse kthehesh te unë, më kurrë nuk do të ndahem nga ti, kurrë – pëshpëriste Amina. Ndihej fishkëllima e erës sikur të sillej rreth shtëpisë, futet nën çati dhe provon të futet në dhomë. * * *

16 Nuk ka ndihmë as fuqi pa All-llahun

49


- Afër jam, veç ta kaloj edhe këtë livadh – mendoi Ademi. Luftoi, shkoi përpara, por pa aspak vullnet. Jo që e ndalonte era edhe aq shumë, e cila po e fishkëllente në fytyrë, e as pafuqia e pleqërisë, as sëmundja, por po e lëshonin këmbët posa kujtohej se në shtëpi po kthehet me lajme të këqija, pa të birin. Nga ato mendime zemra i rrihte aq fort saqë gati nuk po i pëlciste. Ah, sikur të mund të shkonte diku ku askush nuk do ta pyeste: - A ka shpresë? Këmbët dhe duart gati të ngrira janë shtangur. Era ia kishte hequr kapelën nga koka. Pullat i ishin varur në xhaketën e vjetër. Bora i ishte futur në këpucë. Në agim të mëngjesit arriti në shtëpi. Mezi se e njohu. Pasi u afrua, dëgjoi të qeshurit e një fëmije, përmes dritares shikoi brenda në dhomë, aty ku dikur flinin Emini dhe Halidi dhe pa bishtalecat e fëmijëve të vegjël. - Zot, ç’është ëndërr e ç’është zhgjëndërr? Pak më parë, sikur e pashë djalin tim në pyll dhe më iku, kurse ja tani po luan brenda në shtëpi me vëllanë e vet. Ky është realiteti. Kurse ajo që Emini im është rritur dhe se unë dje isha te ai, jo, ajo ishte vetëm një ëndërr e keqe – mendoi Ademi.

Trokiti. Doli Malka. - Ku janë fëmijët, Malkë? – menjëherë pyeti Ademi. - Në dhomën e tyre, duke fjetur –u përgjigj ajo e befasuar. Mbeti e shtangur kur e pa Ademin vetëm. - Më paska ardhur pa djalin, shpirtin tim – mendoi Malka. - E kam ditur se janë këtu, sepse çdo gjë që kam përjetuar mbrëmë, ishte vetëm ëndërr – pëshpëriti Ademi. Në majat e gishtërinjve të ngrirë hyri në dhomën ku ishin fëmijët, kur ja atje ata dy, nën jorgan. Buzëqeshi, iu lehtësua barra. U nis për të dalë, por zëri i një fëmije e goditi sikur bubullimë. - O gjyshi, ku e kemi babin? – e pyeti Amina gjysmë e fjetur. 50


- Kush është gjyshi, e kush është babai? – u ngatërrua Ademi. - E kam ditur se nuk do të vijë! – tha Amina dhe filloi të qajë. - Do të vijë babai yt, zemra ime, fli tani – i tha Malka dhe e ktheu mbesën e përlotur në shtrat. Të gjithë këtë e kishte parë Amari, i cili e kishte nxjerrë kokën nga jorgani. - O Zot, ma forco motrën dhe ma ruaj. Ti e di se sa vuan ajo për babanë. Na e kthe atë. Kjo është e lehtë për Ty. O Zot, e kemi shumë të vështirë – lutej Amari. - Ahh, ofshau Ademi, se ç’më theri... – vuri duart në gjoks dhe ra në gjunjë. Malka dhe Selma vrapuan, e kapën dhe e shtrinë në shtrat. Ia veshën rrobat e thata dhe të nxehta. E mbuluan me jorgan. E reja ia qiti një çaj, që ta nxehte trupin gati të ngrirë. Posa e piu, ndjeu nevojën për gjumë, sikurse ai, më në fund, do t’ia shfaqë të vërtetën. Gjumi i doli diku rreth ikindisë.17 Fëmijët ishin pranë tij. U gëzuan shumë që gjyshi u zgjua nga gjumi. Deri atëherë po e vështronin pak si me çudi, kishin frikë se mos po i vdes. - Amina, Amar, vogëlushët mi... – i mjaftoi dora e tij e shtrirë që fëmijët të hidheshin në shtratin e gjyshit. Dashuria e të atit, kjo ishte ajo që aq shumë i mungonte. - Si je, o Adem? – e pyeti Malka. - Mirë jam, falënderoj Zotin – iu përgjigj Ademi. vetë:

Askush s’ pat kurajë të pyes për Eminin, derisa Ademi filloi

- Fëmijët e mi, prej tani do të jetoni këtu me ne. Ne do të kujdesemi për ju. Zoti e di, babai juaj ndoshta do të vijë më vonë. Shpresoj se do t’ju pëlqejë këtu – tha Ademi. 17 Lutja e pasdites

51


- Po gjyshi. Shumë bukur e kemi me ju – ia vërtetuan fëmijët. Dhe nuk pyetën asgjë më për babanë, përveç asaj çfarë i foli gjyshi i tyre, kuptuan mjaft. Do të shkoni në shkollën më të afërt. Aty ka shumë nxënës të mirë. Po na vjen edhe ramazani dhe do të shkojmë në teravi dhe në mekteb. Derisa të zgjasë dimri, unë do t’ju çoj në shkollë dhe do vi t’ju marr, kurse kur të shkrihet bora do të shkoni vetë bashkë me moshatarët tuaj, duke kërcyer nëpër livadhet me lule dhe pyjet me burbuqe. Është shumë interesante të shihni se si çdo gjë zgjohet nga gjumi dimëror. Gjatë pushimit veror, do të shkojmë nëpër kullosa të ruajmë bagëtinë. Do t’ju mësoj lloj-lloj lojërash që kam luajtur në fëmijërinë time. Kurse pas atij bregu atje, duke treguar me dorë drejt dritares, e fëmijët shikuan në atë anë, - është një lum dhe mund të lahemi në të. Aty vinë shumë fëmijë nga fshatrat përreth, si edhe nga mërgimi. Ata vinë gjatë verës te kushërinjtë e tyre, mu sikurse ju që keni ardhur te ne. E kur të vijë vjeshta, pemishtet do të na ofrojnë pasurinë e tyre. Do të ketë molla të kuqe, dardha të verdha dhe kumbulla të kaltra si deti. Do të ketë arra dhe shumë pemë të tjera që do t’i vjelim në vjeshtë e do t’i ruajmë për dimër, ashtu siç kemi tani. Lypni gjyshes t’ju japë pak pemë – e përmbylli Ademi mendimin e tij. Malka u ngrit dhe solli pemë të ndryshme. Amari kafshoi mollën dhe tha: - Gjyshi, sa më pëlqeu kjo çfarë na tregove. Mezi pres që të shkoj në shkollë. Nga shpresa e cila përsëri iu zgjua, sytë filluan t’i ndriçojnë. - Edhe mua më pëlqen – si e turpëruar tha Amina. - Tani, shkoni në dhomën tuaj, gjyshi duhet të pushojë, përsëri do të shoqërohemi – tha Selma, duke vërejtur se Ademit po i mbylleshin sytë derisa po ua fliste këtë. I kënaqur që arriti që fëmijëve t’u fusë lumturi në zemra, Ademi u fut nën jorgan, u kthye në anën e djathtë dhe e zuri gjumi. Të gëzuar, fëmijët shkuan te dhoma, tamam sikur atje të ishte ajo për çfarë iu foli gjyshi plak. 52


Çdo ditë e më shumë, Ademi po humbiste fuqinë e trupit, nuk mund të ngrihej as në këmbë pa ndihmën e Malkës dhe Selmës. Ato ishin vazhdimisht pranë tij, duke e ngrohur, duke e freskuar me çaj, duke e ushqyer. Besonin në përmirësimin e gjendjes së tij. Mirëpo, me sytë e tyre po shihnin se ai kishte filluar ngadalë t’i ikë, të shkojë... Pak fliste, shumë rënkonte. Flinte për së tepërmi. Drita në sytë e tij ngadalë po humbej. Nganjëherë, me shumë vështirësi, ngrihej deri te dritarja dhe vështronte fushën para shtëpisë, në të cilën ishte rritur, kishte punuar dhe e kishte ngritur familjen, kurse tani... Ishte lidhur për krevat. Qante duke u fshehur nga njerëzit e shtëpisë, parandiente... 53


Amina dhe Amari rrinin pranë tij, duke e mbajtur për dore. Asnjëherë nuk e humbnin shpresën se gjyshi i tyre do të bëjë më mirë dhe do të fillojë ta realizojë ëndrrën e premtuar. – Eja gjyshi, ne jemi bërë gati. Eja, gjyshi jonë. Eja, se ka ardhur pranvera – dëshironin fëmijët në vete. Mirëpo, gjyshi nuk qëndroi gjatë në krevat. Një mëngjes të butë, ai e lëshoi shpirtin e ndershëm dhe të vuajtur. Ia dorëzoi melekut18 të vdekjes që t’ia dërgojë në udhëtimin drejt amshimit19. Një ditë para vdekjes, Malkës i la një porosi në amanet. Pastaj gjatë i shikoi nipin e mbesën, dhe me një zë gati të vdekur tha: - Malkë, unë po shkoj. Halidi po më pret. Nuk do të jem vetë, mos u pikëllo – u ndal pak, dhe vazhdoi: - Mi ruaj këta fëmijë, pashë All-llahun! – e luti. - Lindi duke bërtitur nga therja e bririt të shejtanit, kurse vdiq me të qarët nga kurthet e shejtanit. Vdiq me fytyrë të përlotur, kurse në dashtë All-llahu nuri20 do ta ndriçojë në ahiret – po ligjëronte hoxha. Në xhenazen e tij ishin shumë njerëz. Emini, djali i tij, nuk ishte në mesin e tyre. E kërkuan nëpër qytet, por nuk mundën ta gjenin. Obligimin rreth varrimit e morën fqinjët. Mënyra e re e të jetuarit ishte e dhimbshme dhe e pasigurt për njerëzit e shtëpisë. Vdekjen e tij nipi dhe mbesa e përjetuan si një disfatë të radhës, disfatë për të cilën nuk ishin aspak fajtorë, por i goditi më së shumti. Amina dhe Amari ditë e natë qanin nga dhimbja për gjyshin. Ishte kjo një varrë e re në fëmijërinë e tyre të brishtë. Besonin se shumë pak do t’i realizohej nga ëndrrat, pa gjyshin. Shumë larg iu dukën fushat me lule, verat e gëzuara e të gjallëruara, vjeshta e 18 Engjëllit 19 Përjetësisë 20 Drita

54


larmishme dhe me fruta... E dëshpëruar, Amina e përqafoi vëllanë dhe i tha: - Amar, në fakt, gjërat e bukura i ndodhin dikujt tjetër, atje diku larg nesh. Mirëpo, ti ke një motër e cila gjithmonë do të jetë pranë teje. Të përqafuar ia plasën të qarit.

* * *

Për vdekjen e babait, Emini mori vesh nga një pijanec, i cili i buzëqeshur i tha: - Eeej, Emin, para dy ditëve ishin disa njerëz dhe të kërkuan. - Përse mua? Kush mund të më kërkojë mua? – pyeti Emini. - Thanë se janë kushërinjtë e tu nga fshati, e po ashtu thanë se të ka vdekur babai – edhe më tej duke buzëqeshur po fliste pijaneci. - Çfarë?! – bërtiti Emini. - Po, ashtu po thonë, por kjo nuk është e rëndësishme. Me rëndësi, ne jemi të dehur, kurse çdo gjë tjetër... Emini ia vuri duart në fyt, e mbështeti për mur. Pat dëshirë që ta mbysë atë pijanec. Po e shikonte plot tërbim, saqë ky mendoi se vërtetë do të pësojë. - Më le rehat, po nuk e kam mbytur unë – po i zihej fryma rrezikziut nga vjella. Emini i ra grusht dhe pijaneci përfundoi në tokë. Ky ishte një rast i mirë për pijanecin që t’ia mbathë. Zvarritej drejt derës, por Emini e arriti dhe filloi përsëri ta rrahë. Disa kërcyen ta mbrojnë pijanecin e vjetër, kurse të tjerët të riun, të tretët u përzien që t’i ndajnë, kështu që u bë një rrëmujë e madhe, grushte dhe zhurmë. 55


Nuk dihet se kush kujt po i binte. Emini ndjeu një grusht të fortë në kokë dhe humbi vetëdijen. Muajve të fundit, ai nuk zgjohej esëll, por atë mëngjes po dhe pikërisht në spital. Ditët kalonin, atë askush nuk vinte ta vizitonte. Të sëmurëve të tjerë në dhomën e tij i vinin shumë njerëz për t’i vizituar. Emini shikonte fëmijët e huaj, prindërit, lumturinë, kurse ky ishte vetë dhe i thyer. Askush nuk e pyet: - Si je? Në syrin e tij ndjeu një lot të nxehtë. Sikur të mund të paktën t’i shoh, apo t’i ëndërroj, s’ka lidhje, veç aq – mendoi dhe futi kokën në jastëkun e spitalit. Pasi u shërua mirë dhe e vizituan mjekët, erdhën dy policë dhe iu drejtuan: - A je ti Emin Spahiqi? – e pyeti njëri nga ta, i cili në dorë mbante një fletore të kaltër. - Po – pohoi ai. - Vishu, merri gjërat dhe do të vish me ne – e urdhëroi polici. - Ku? – pyeti Emini i frikësuar. - Në burg. Emin, në burg – i tha polici. - Por, unë jam i sëmurë – po mbrohej. - Për njerëzit si ti, ai është vendshërimi më i mirë – i tha polici dhe e urdhëroi: - Ngutu dhe asnjë pyetje më! Emini u transferua nga spitali në burg. E futën në një qeli bashkë me shokun e tij i cili e kishte mbrojtur atë ditë kur ishin rrahur në kafene. Në qelinë e tij, erdh një epror policor dhe ia lexoi shkakun e burgosjes së tij. Derisa ai po lexonte, Eminit ngadalë iu kujtua gjithë çfarë kishte ngjarë. E njoftoi se gjykimi i parë do të jetë pas një jave.

56


- Oooh, Zot – i rrëshqiti Eminit dhe mbështeti kokën në grilat e burgut. - A kjo është ajo çfarë ka pritur babai im nga unë, sidomos pas vdekjes së Halidit? – pyeti veten dhe përkujtoi ditën kur humbi vëllanë.

* * *

Xhenaze e qetë. Dita me diell, e bukur, nuk i përngjante të djeshmes, ditë vjeshte, e errët, për Halidin shkatërruese. - O Emin, futu edhe ti në rend me ne për të pranuar ngushëllimet 57


– i tha babai. - O babë, nuk jam mirë. A mund të qëndroj në dhomë te Halidi? – luste Emini. - Jo, bir. Qëndro pranë meje – heshti, uli kokën dhe shtoi: - Sot më duhesh. Xhenazja u krye. U kthyen në shtëpi. Ademi dhe Emini u ulën njëri pranë tjetrit. - Biri im, do të bëhet mirë, në dashtë Zoti. Ajo nga çfarë është privuar në dynja, All-llahu do t’ia japë në Ahiret, kurse neve na mbetet t’ia kompensojmë njëri tjetrit këtë humbje. Bëhu ngushëllimi im, kurse unë i yti. - Po, babë – pohoi Emini duke vërtetuar me kokë. Prej mendimeve të rënda, i binte grilave të burgut me kokë dhe ankohej: - Të kam tradhtuar, o babë, të kam tradhtuuuuar.

* * *

Javën e ardhshme i nxorën të pandehurit para gjyqit. E sollën Eminin dhe tjetrin që provokoi rrahjen. I sollën dëshmitarët. Emini dukej i mjerë, ndihej i pafat dhe sillej si i ngathët. Derisa gjykatësi po konsultohej me jurinë rreth gjykimit në vijim, Emini ia nguli sytë tavolinës së gjykatësit e cila ishte plot me letra dhe u mendua: - O Zoti im, prej momentit që jam duke pirë alkool, asgjë e mirë nuk më ka ngjarë, përveç pikëllimit e vuajtjes. Ja ku jam tani, jam ftuar në përgjegjësi... po më nxjerrin para gjykatësit dhe jam përgjegjës për një vepër penale. Si do ta kem atëherë në Ditën e Premtuar para Zotit të Gjithësisë, ku do të përgjigjem për të gjitha veprat që kam bërë në jetë?! Për mua nuk ka shpresë, mirë e di se çfarë do të bëj kur të dal nga këtu – përfundoi ai. 58


- Ngrihu, gjykatësi po të fton! – i bërtiti polici pranë tij. - Ohh jo. Çfarë? Si? Mbaroi puna ime. Nuk jam fajtor, jo... – fliste përçart Emini i hutuar nga mendimet e shkëputura. - Hesht, përndryshe do të të godas me këtë – polici u kap për shkopin e gomës. Emini u përmblodhi pakëz veten dhe para vetes vërejti këshillin e gjykatësve dhe policët. - A mund të fillojmë me gjykim? A je i aftë të kuptosh atë për çfarë je i ngarkuar? – e pyeti gjykatësi. - Po – iu përgjigj Emini. Në fillim të seancës u bë zhurmë e madhe, fërkime, sharje dhe akuza. – Ti je fajtor – filloi dikush. – Jo, por ti je fajtor – mbrohej i dyti. – Ti më ke sjellë në këtë dorë dite – u ankua njëri nga të lënduarit. – Jo, por ti më ke çuar në atë kafene të qelbur – le të të dënojnë dyfish, e akuzoi i dyti. Grindja nuk do të ndërpritej deri në Ditën e Gjykimit sikur gjykatësi të mos bërtiste mu sikurse të pranishmit i ishin vërsulur në fytyrë: - Mjaft me zhurmë, he bandë e keqe, të gjithë në burg, gjykimi vazhdon nesër! – urdhëroi dhe i dha shenj kujdestarëve të rendit. Emini frikësohej veçanërisht nga burgu dhe mirë e kujtonte se ku gjendej. – Fundi, Emin, ky është fundi – fliste me vete. Derisa po rrinte i shtrirë në dyshemenë e burgut, pa dëshirë filluan t’i vinë disa vargje për alkoolin nga libri islam i leximit. I kishte mësuar përmendësh derisa ishte në mekteb dhe i recitonte ato çdo ramazan në natën e 27-të. – Po nga erdhën këto tani? Nuk i paskam harruar, edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë – mendoi. Në vete, filloi të pëshpëriste:

59


Jam i njohur dhe sokol, Unë quhem alkool!

Në mua janë fuqi të mëdha, Jam trim nate, si unë s’ka, Dhe gjatë ditës çudi krijoj, Meshkuj e femra në tokë i rrëzoj, Gjithfarë dhimbjesh botës i dhuroj, Pleq e të rinj i shkatërroj.

Të pasurit ia rrëmbej thesarin, Ia rrëmbej zemrën, ia rrëmbej arin. Së pari ia marr shikimin, shëndetin, Së dyti turpin dhe dertin. Mashtrime të mëdha unë bëj, Shumicën me të zezë e mbuloj, Jam i njohur dhe sokol, Unë quhem alkool!

Kush me mua shoqërohet, Ditë e zezë për të agon 60


Një shije, dehje një herë, I imi do të jesh përherë. Babën e shtyj kundër djalit ... Unë shkatërroj të rinj e fëmijë, Unë s’njoh kurrfarë mahie. Unë gruan e burrin i ndaj, Fuqinë time e mbaj. Thumboj e theri me ngacmime, Ndaj e shkatërroj sipas dëshirës sime. Shkatërroj nënën, nusen, dajën, Hallën, motrën, tërë mëhallën. Jam i njohur dhe sokol, Unë quhem alkool! ... S’ia kishte idenë kur e kishte zënë gjumi, e as kur kishte aguar dita, veçse ndjeu kur polici kujdestar e kapi për këmishe dhe e tërhoqi deri në gjykatë. Pas dhënies së deklaratave dhe këshillimit të jurisë, gjykatësi i lexoi vendimet: - Emin Spahiq dënohet me pesëmbëdhjetë ditë burg dhe obligohet të paguajë gjysmën e shumës për inventarin e thyer në kafene. Shërimin do ta paguajë vetë. Dënohet edhe me dënim burgimi me kusht prej gjashtë muajve deri në një vit. Këtë dënim kaq të butë e mori falë faktit se ky ishte gjykimi i tij i parë. - Mako Mukiq dënohet me dy muaj burgim. Obligohet ta paguaj 61


gjysmën e dëmit të shkaktuar në kafene, si edhe shpenzimet e gjyqit. Dënohet edhe me dënim burgimi me kusht prej gjashtë muajve deri në dy vite. Gjyqi mori këtë vendim për shkak se Makoja e provokoi Eminin në mënyrë të vrazhdë, duke e provokuar në çastet kur ky kishte humbur anëtarin e ngushtë të familjes. Në lartësinë e dënimit ka ndikuar edhe fakti se Makoja për herë të dytë kthehet në burg – e përmbylli gjykatësi. I kreu Emini ato pesëmbëdhjetë ditë burg. Derisa po dilte nga qelia e burgut, ndjeu një vetmi të paparë. Për momentin kujtoi se ka arritur në fundin e jetës dhe se këtu nuk mund të bëhet më asgjë. - Kaq kohë të humbur në rrugën e shejtanit, ka ardhur koha ta ndërpres. Do të vetëvritem, Halidi më pret. Ma ka paralajmëruar takimin në ëndrra – mendoi Emini. Shkoi në shtëpi për t’ia vënë pikën të gjitha problemeve: Dua të vdes në shtëpinë time, vetëm dhe i turpëruar, nuk je më, o Emin – e porositi vetveten. Zhbiroi kudo nëpër shtëpi, theu disa dyer të dollapëve. I binte me këmbë çdo gjëje që i dilte përpara. E dinte se diku nëpër sirtarë ishte një konop i ri të cilin pak ditë më parë e kishte blerë për tharjen e teshave. – Ai është i fortë dhe nuk do të këputet – mendonte. I shkundi të gjithë sirtarët dhe vërejti një zarf të bardhë i cili ra nga njëri prej tyre. E kapi dhe e shikoi. Për babanë tim, shkruante në të nën një zemër të vizatuar. E hapi. Babush, të dua!

E di se kjo fjalë shkruhet në fund të letrës, por dua ta dish se nuk ka asgjë që ti do ta kishe bërë, e që unë për shkak të asaj gjëje nuk do të të doja më. Gjatë kam pritur të më kthehesh. Ti nuk erdhe. Tani më duhet të shkoj. Po ta lë këtë letër dhe brenda saj të gjithë shpresën time. Nëna na ka thënë të mos i tregojmë askujt ku po shkojmë, por 62


unë po të tregoj – do të jemi në fshat te gjyshi dhe gjyshja. Më duhet të të tregoj, sepse, o babushi im, shumë më mungon, ngutu, eja, do të të pres... Le të jetë kjo letër sekreti ynë. Veç po më mundon ajo se ndoshta kurrë nuk do ta gjesh ose nuk do ta lexosh edhe nëse e gjen. Kjo më brengos.

Babush, na u kthe!

Dije se as unë nuk do t’ia dal pa ty. Ti je babai im, kurse unë pëllumbesha jote. Amina.

Në shtëpinë e vjetër nuk flitej më për Eminin. Të folurit për të mbaronte me të qarë. Herën e fundit e përmendën të premten në mëngjes, kur Amina e vogël doli nga dhoma duke thënë: - Nënë, gjyshe, e kam parë babanë në ëndërr. E kam parë aq bukur, saqë më ka ikur malli për te – dhe u ndal, sikur e turpëruar. - Zemra ime, si e ke parë? – pyeti gjyshja. 63


E inkurajuar nga dëshira që ta dëgjonin ëndrrën e saj, filloi: - Babai doli nga një terr. Po qante dhe në duar po mbante një pëllumb. Ishte i lodhur dhe nervoz. U nisëm drejt tij, kurse ai po ikte nga ne duke u afruar një humnere të madhe. U ndal, u lëkund, gati sa nuk ra. Ai pëllumbi iku, fluturoi, kurse ai u nis drejt tij dhe kështu iu shmang rënies në humnerë. Amari dhe unë vrapuam, e kapëm për dore, kurse ai na përqafoi dhe qau. Më në fund së bashku ishim të lumtur. Ne e shikonim dhe ende nuk po besonim se babai ynë kishte shpëtuar.

Pasi që Amina e tregoi ëndrrën e saj, shikoi të ëmën, e frikësuar se mos e ka lënduar. - Thonë se lotët janë hare. Kurse pëllumbi, hmm, nuk e di. Por kam dëgjuar nga të vjetrit që thonë se ajo do të thotë letër – tha Malka.

Amina u skuq. Dyshoi se mos e kanë zbuluar. - Po, bija ime, ishte i lumtur me ju, por ajo ishte vetëm ëndërr – tha Selma, por u pendua, sepse këto fjalë ia rikthyen pikëllimin në fytyrën e Aminës. - E di, nënë, por desha edhe pak të qëndroj me babin në ëndërr. Amari tha se edhe ai shpesh e sheh në ëndërr. Ehh, si nuk zgjati ëndrra edhe pak që edhe ta puthja. Sa më ka marrë malli për babanë tim – tha Amina dhe e mbështeti kokën te gjoksi i nënës, duke kërkuar ngrohtësinë e ëndrrës që ëndërroi.

* * * I lodhur nga udhëtimi, i dëshpëruar në vetvete, Emini arriti afër fshatit. Zemrën ia përfshiu dyshimi se mos ndoshta familja nuk do ta pranojë, nuk do t’ia falë... Mblodhi fuqinë, u nis më tej... 64


Me të hyrë në fshat, së pari takoi Mehon. Po shpërndante postën. – Falënderoj Zotin që ti je i pari që takova, sepse ti sjell veç hajr, askush nuk ta ka parë sherrin. Ky është shenj i mirë – mendoi Emini. - Merhaba, vëlla – e përshëndeti Mehoja. - Merhaba, Meho, si je? – e pyeti Emini. - Mirë jam. Ja po i shpërndaj këto. Tregoi një grumbull zarfe të bardhë faturash për rrymë. – Jam duke e përfunduar për sot, veç kam t’i shpërndaj edhe disa matanë lumit– tha Mehoja dhe vazhdoi. Duke e shikuar se si shkonte ngadalë dhe i sigurt, Emini mendoi: - I lumi ti, o Meho, as nuk ke bërë mëkate e as armiq, askujt nuk ia ke nxënë rrugën, ndërkohë që shumë rrugë ke kaluar.

* * *

Po qëndronte përpara shtëpisë së vjetër, duke ofsharë: - O Zot, Amina është bërë shkak, veten ndoshta edhe e kisha mbytur, por atë nuk mundem. Së fundi u gjend para derës dhe trokiti si i frikësuar. Askush nuk doli. Trokiti pak më fortë dhe dëgjoi ca hapa, dikush po afrohej duke u kollitur. E njohu zërin e nënës. - Falënderoj Zotin, ajo qenka gjallë – u gëzua. - Kush është? – pyet i një zë i dobët gruaje. - Unë jam... – tha Emini. Ve la haule ve la kuvvete – dëgjoi Emini zërin pas derës. Edhe Selma iu afrua derës. Ia hapën. Po shikonte nënën dhe bashkëshorten, të cilat gati sa nuk u bënë memece. Eminit iu duk se 65


nëna nuk i kishte ndryshuar shumë, por e shoqja po. Ishte dobësuar, thinjur. Në fytyrë i dallohej jeta e vështirë nga e kaluara, vijat e thella përmes ballit. Ishte plakur para pleqërisë. Jetonte vetëm që fëmijët të kishin nënë. Emini ndjeu një dhimbje të fortë dhe gati sa nuk ra në gjunjë. Kishte ndjerë shumë dhimbje kohëve të fundit, por kjo iu duk më e forta. Selma po e shikonte të shoqin para derës. Vërejti zymtësinë në fytyrën e tij dhe dorën mbështjellë me fashë. Po përpiqej ta fshihte pas shpinës. Fytyra përplot me njolla nga të rënit. Më në fund, shikimin e drejtoi në sytë e tij. Jeta në to pothuajse ishte fikur, mezi po i mbyllte qerpikët mbi to. Në sytë e tij të lodhur pasqyroheshin të gjitha vështirësitë dhe të këqijat drejt të cilave e kishte çuar alkooli. Emini ktheu kokën mënjanë duke menduar: - Nuk do të më ftojnë brenda.

66


- Hyr, o Emin – me zë të butë e ftoi e ëma. - Xhenneti është nën këmbët e nënës21 – ia drodhi zemrën. Po, o Zot, kjo është e vërtetë – mendoi Emini. - Falënderoj Zotin që të ktheu pranë nesh – i tha Malka. - Po, oj nënë, veç mëshira e Tij më ktheu – tha Emini. - Ku i kam fëmijët? – pyeti dhe kërceu drejt derës së dhomës së fëmijëve. Ata nuk ishin atje. - Kanë gjetur shoqëri të re. Ahmedi, haxhiu i vjetër, ka tre nipër nga ai djali i cili i vdiq i ri – i tha Malka. - Oj nënë, le të vinë sa t’i shoh – e luti Emini pa u ulur fare. Selma ia qiti çajin dhe u ngut te fëmijët. Amari nuk lëvizte fare, me fytyrë të zbehur, ishte dobësuar. Dukej nervoz dhe i frikësuar sikurse edhe Amina e vogël, e cila ishte strukur pranë së ëmës. Mosbesimi vërehej në të dyja anët. Emini sikur dëshironte të thoshte diçka, por nuk i dilte zëri. Tani iu bë e qartë sa i kishin vuajtur fëmijët. U nis drejt tyre, kurse ata në panik u fshehën pas së ëmës: - Nënë, gjyshe, na shpëtoni! Këto fjalë iu dukën sikur një thikë e mprehtë, cila po i çante gjoksin. Fëmijët e kishin ende të freskët kujtimin në ditët e kaluara me babanë e dehur, prandaj ata kurrsesi nuk po liroheshin që t’i besonin. Herën e fundit e kishin parë nervoz dhe të hidhëruar. Çdo gjë i kishte penguar, secila lëvizje e tyre. - Babush... – i frikësuar filloi Amari – a je i dehur? Në vend të përgjigjes Emini nxori nga xhepi letrën e Aminës. Shikuan njëri tjetrin. Amina u skuq. 21 Thënie e Muhammedit, a.s.

67


- Biri im, pas kësaj letre, babai juaj as erë nuk do t’i marrë më alkoolit. Kjo më ka kthyer nga buza e greminës. Nuk do ta bëj më, pasha Atë i Cili më ka kthyer te ju! – dhe filloi të qajë. Fëmijët iu afruan, Amina nga ana e djathtë, kurse Amari nga ana e majtë. E përqafuan. Gati si në ëndërr. - Mos qaj, babush, po e shohim se nuk je i dehur – i tha Amari. - Babi, gëzohem shumë që po të shoh përsëri – i tha Amina dhe fort e përqafoi babanë e vet duke u frikësuar se ndoshta mos ishte kjo një ëndërr, e të paktën ta shfrytëzonte rastin. - Edhe dikush tjetër iu është kthyer – i tha Emini derisa po i mbante fëmijët në përqafim.

Sërish heshtje dhe pritje. - Kush është kthyer? – pyetën njëzëri. - Dilni para derës, po ju pret – i ftoi ai.

Vrapuan përjashta, kur ç’të shohin, ishte qeni i tyre i ulur në dy këmbët e prapme dhe po shikonte drejt tyre. – Buco!!! – bërtitën fëmijët nga gëzimi dhe u nisën drejt tij. Qeni po dridhte bishtin duke mos ditur kujt t’i hidhet më parë. - Është nisur pas meje – tha Emini. - Nuk e di ku ishte kohën e fundit. Nuk e kam parë.

* * *

Në mëngjes Emini shkoi herët në varrezat e fshatit. Shpejt vërejti një varr të ri, mu pranë Halidit. – Këtu qenka babai im – përfundoi. U ul pranë dhe recitoi: - Selamun alejkum, o ju banorët e këtyre varrezave. All-llahu ju mëshiroftë juve dhe neve, po edhe ne do 68


t’ju bashkëngjitemi së shpejti. Lotët e pendimit jehonin duke rënë në dheun e varrit. Thellë në shpirt ndihej fajtor.

Nëpër kokën e tij i kaloi ai belbëzimi i Ademit: - Më prit o bir, po vi edhe unë me ty. - Ja, tani janë bashkë – përfundoi Emini. - Unë jam fajtor. O Babë, unë jam bërë sebeb22 për... –ngulfatej në lot. Mirëpo, ajo e mira brenda tij, i thoshte: - Çdo gjë bëhet me vullnetin dhe lejen e All-llahut, sikur të mos kishte dashur All-llahu, kjo nuk do të ndodhte, por Ai deshi kështu, pajtohu me këtë... Ky zë nga shpirti ppo ia kthente shpresën. Vendosi dorën në varrin e Halidit, sikur desh ta përshëndesë në këtë mënyrë. Mbylli derën e vjetruar të varrezave dhe u largua. E la babanë dhe vëllanë me rahmetlinjtë 22 Shkaktar

69


e tjerë, kurse ai u kthye në shtëpi, pranë nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve.

Askush nuk e pyeti se ku kishte qenë. Të gjithë e dinin.

* * *

Pas dimrit të cilin e kaloi në shtëpinë e vjetër, Emini u stabilizua shumë, kështu që nëna e vjetër një natë nisi një bisedë: - Biri im, falënderoj Zotin që na je kthyer, sepse kam një amanet23 nga babai yt, pastë rahmet. - Për mua? – pyeti Emini i habitur. - Kur ishte në shtratin e vdekjes, më porositi: - O Malkë, po ndiej, e Zoti e di më së miri, se unë nuk do të ngrihem më, prandaj në këtë gjendje po ta lë një amanet për Eminin nëse largohet nga jeta e pavlerë. Le t’i shesë bagëtitë që kemi dhe jepja të gjitha të hollat që kemi kursyer, le ta hapë me to një dyqan. E di se qysh fëmijë e kishte këtë dëshirë. Le të jetojë me nder e dinjitet, le ta ushqejë familjen me pasuri të fituar me hallall. - Kështu, o biri im, e ke këtë udhëzim e bekim nga babai yt, por edhe nga unë – tha Malka. - Pastë rahmet babai im, i cili mendoi për mua edhe derisa isha nën hijen e tymit të kafenesë – tha Emini, duke vazhduar: Do ta pranoj këtë këshillë e udhëzim nga babai. Por me shumë vështirësi, oj nënë, sepse është shumë, tërë bagëtia dhe kursimi juaj. 23 Testament

70


- Jo, o bir. Nuk është shumë – tha Malka. E përfunduan bisedën në këtë temë dhe filluan të planifikojnë ditën e nesërme. Ndërkohë fëmijët erdhën në prehrin e të atit dhe asnjë çast nuk u larguan nga ai. Kështu edhe i zuri gjumi.

* * *

Ditët po kalonin. Pranvera posa kishte mbërritur. Bari kishte gjelbëruar, aty këtu ndonjë lule kishte nxjerrë kokën e vet duke lajmëruar lindjen e stinës së re. Era e këndshme malore po lëkundte degët e mbushura përplot me bula të reja. Dielli ia kishte ofruar rrezet e tij çdo gjëje që duhej të rritej e të zhvillohej. Zogjtë thurnin çerdhet e tyre për të vegjlit e ardhshëm. Gurgullima e përroit pranë shtëpisë dhe aroma e akacieve reflektonin bukurinë e pranverës, e cila gjithmonë disi vjen dhe shkon e që njeriu edhe nuk e heton. Ndoshta pikërisht për këtë me kureshtje presim pranverën e re, duke shpresuar që të njohim magjitë që ajo sjell me vete. Kjo është kohë kur çdo gjëje i jepet rasti për një krijim dhe jetë të re. - Falënderoj All-llahun për këto raste –falënderonte Emini, duke vështruar natyrën përreth. Çdo ditë punonte tokën, mihte pemët, i plehëronte livadhet, thurte kufijtë... Por gjithmonë gjente kohë edhe për fëmijët e vet, të luajë me ta ashtu siç ata dëshironin. Erdh koha kur duhej të shkohej për në qytet dhe të fillohej jeta e re. - Biri im, merri këto para, të qofshin hallall. E kemi shitur bagëtinë – filloi të qajë Malka. Ishte e kënaqur që All-llahu i ka dhënë të birit të saj edhe një shans të ri. - Nënë, e kam të vështirë. Kjo është e gjithë pasuria juaj – tha Emini. 71


- All-llahu të dhëntë rrisk, që përsëri të ngritesh, kurse unë mund të jetoj këtu mirë edhe pa bagëti. Ma ka lënë Ademi rahmetliu pensionin – e përgëzoi Malka e përlotur. - Aaa, jo nënë. Ti nuk do të rrish këtu. Ti do të vish me ne, në dashtë Zoti – tha Emini. - Biri im, unë jam mësuar të rri këtu. Më le këtu. Jam plakë, e nuk dua t’ju pengoj – tha Malka. - Nënë, ti do të vish me ne. Të premtoj se trashëgiminë24 e babait nuk do ta lëmë pas dore. Kurse sa për atë që je plakë dhe je e pafuqishme, edhe unë isha dikur fëmijë i pafuqishëm. Më ke futur në borxh, oj nënë. Tani, merre mbrapa – sinqerisht i foli Emini. - Të lutem gjyshe, mos rri këtu, eja me ne – iu lutën fëmijët. Po kështu veproi edhe Selma. E përqafuan nga të gjitha anët. - Nënë, kemi kaluar shumë çka bashkë, e që tani të ndahemi – i tha Selma. Pasi që Malka e moshuar pa se të gjithë me të vërtetë e dëshironin, tha: - Mirë, fëmijët e mi, atëherë po vi edhe unë me ju. Të nesërmen u bënë gati për të udhëtuar në qytet, por asnjëri nuk fliste për këtë. Në gjokset e tyre ndienin pikëllim, por të gjithë e fshihnin. Malkës iu duk sikur pafuqia do t’ia mund zemrën e dobësuar, sepse po lëshonte vatrën e vet. Këtu i kishte kaluar mbi pesëdhjetë vite me Ademin e ndershëm. I vinte keq që edhe Ademi nuk ishte më me ta, por po e linte bashkë me të birin në tokën e ftohtë. Edhe Eminit iu kishin përzier ndjenjat e gëzimit dhe të pikëllimit. I vinte keq që në këtë mënyrë po e kthente familjen e vet në qytet. I dukej se të gjithë po shkonin kundër vullnetit të vet, e po e bënin këtë veç për hatër të tij. Por, prapëseprapë, gëzohej që 24 Shtëpinë e vjetër

72


përsëri ishin bashkë dhe se nëna do të rrinte me ta. Për babanë nuk pat mundësi të bëjë më asgjë, përveç lutjes për prehjen e tij në paqe, gjegjësisht për rahmet të shpirtit të tij. Selma ishte e dëshpëruar nga frika se mos Emini do t’i kthehej të keqes së vjetër, kur t’i shohë shokët e vjetër të kafenesë. Shpresën e kishte te All-llahu se nuk do të përsëritej tragjedia në familje. Amina dhe Amari ishin jashtë vetes së tyre. Nëna po i printe ngadalë, mu ashtu siç po i rridhnin edhe mendimet e tyre. Përsëri i mbuloi pasiguria, mu sikur atë ditë ku u larguan nga qyteti. Shikonin shpinën e fortë të babait duke shpresuar për mirë. Kokat e vogla po mendonin mbi ditët e humbura nga shkolla, si edhe shokët e tyre. Iu shkonte mendja se me siguri ata të gjithë do t’i kenë harruar. Pyesnin veten a thua përsëri do të mund të luanin me ta. Kjo është bota fëmijërore e cila kurrsesi nuk guxon të rrënohet. Tani, ata dinin disa lojëra të reja, të cilat ua kishte mësuar gjyshi. Ndoshta shoqëria do t’i pranojë mu përmes tyre. Fëmijët shpresonin. Në qytet arritën diku rreth drekës. Arritën para portës së shtëpisë së tyre e cila nuk premtonte aq shumë, pak për shkak të zbrazëtisë së anëtarëve të saj, e pak për shkak të marrëzive të Eminit. Emini hapi portën, u ndal dhe u bëri me dorë nënës, gruas dhe fëmijëve të tij. - Falënderimi i takon Zotit, po i ktheheni shtëpisë suaj dhe të zotit të saj. Bujrum! - Ejani, le të hyjmë e të pushojmë, se kemi pasur një rrugë të gjatë e të lodhshme... – tha Emini. Në fytyrën e tij sonte po shkëlqente gëzimi. Pasi që hynë dhe u ulën në dhomën jo edhe aq të rregulluar, Emini tha: - Do t’ kthehem së shpejti. Rrini këtu. Pa kaluar shumë, ia behu me një qese përplot me ushqime. U befasuan, por edhe u gëzuan.

Pasi që hëngrën, të rriturit pinë nga një kafe, kurse të vegjlit 73


hëngrën nga një llokum, pastaj u ngritën dhe filluan të pastrojnë shtëpinë. Ra nata, sikur pak u ngut, duke ditur se në qytet ka njerëz që ishin të lodhur nga udhëtimi. Fëmijët u shtrinë në krevatet e tyre dhe shpejt i zuri gjumi. Të tjerët ndejën edhe pak duke biseduar për punët që po i prisnin. U morën vesh që të hapin një dyqan në afërsi të shtëpisë së tyre. Emini do të porosiste një shtëpizë për dyqan, të cilën do ta furnizonte me prodhime nga Turqia. Turqia ishte larg, por atij gjithmonë i pëlqente udhëtimi. Turqia për të ishte një dëshirë e fshehur. Dëshironte që të vizitonte vëllezërit në fé, të shohë xhamitë e bukura, të cilat e zbukuronin atë vend. T’i shohë shtëpitë e tyre, lumenjtë, fushat, malet... Shumë kishte dëgjuar për to. Pas disa ditëve filluan ta realizojnë këtë plan. Emini e rregulloi shtëpizën. Udhëtoi për Turqi. Pas dhjetë ditëve, u kthye, duke sjellë me vete mallra të llojllojshme. Fytyra e tij ishte më e ndritur, sikur dielli atje të ishte më ndriçues, më i bukur, më afër jetës. Në dyqan mbante vetëm artikuj hallall. Nuk e kishte harruar porosinë e të atit: - Familjen tënde të ndershme ushqeje vetëm me fitesë hallall. Njerëzit nuk mund të besonin se Emini u gjend kaq shpejt dhe iu kthye jetës normale. Pijanecët nuk iu gëzuan kësaj gjendjeje, sepse kishin pasur dobi më tepër nga ai kur ua paguante pijet.

* * * - E vranë Mehon!!! – u përhap zëri nëpër qytet. - Auu, kush e mbyti postierin tonë të ndershëm? – po pyesnin veten këta të qytetit. - Ia vodhën pensionet dhe ndihmat sociale të cilat po i shpërndante nëpër fshat. E kanë gjetur në përrua, një ditë pasi që e vranë, shtoi dikush. 74


- O Zot, nuk ka shumë që e kam takuar dhe ia kisha lakmi për fatin e tij, pa brenga, kurse tani ja se çfarë i ndodhi. All-llahu e mëshiroftë – mendoi Emini kur dëgjoi për Mehon.

* * *

Një ditë në dyqanin e Eminit ia behu Mishoja. Dukej i tmerrshëm. Shihej se këto ditë dikush e kishte rrahur mirë. Mezi qëndronte në këmbë dhe shikonte me sy. Edhe Emini u shqetësua kur e pa, sepse iu duk si dikush i cili posa kishte dalë nga xhehennemi. Ka thënë i Dërguari, a.s.: - Njeriu duhet ta urrejë kthimin në mëkat mu ashtu sikurse e urren hedhjen në zjarr.

Mishoja lypi pije, kurse Emini i ofroi: - Te unë mund të vish vetëm në Qendrën për Largimin nga Alkooli, të cilin s’ka shumë që e kam hapur. Gjendet në pazar, pranë shatërvanit25 të vjetër, pranë xhamisë. Hoxha dhe punëtorët socialë më ndihmojnë. - Është vonë tani për mua, o Emin. Unë jam i mallkuar – pa vullnet foli Mishoja. - Nuk është vonë. Ka shpresë. Nuk do të jesh vetëm në Qendër. Shpëto veten, o Misho –provonte t’i mbushte mendjen Emini. - O Emin, përse po ma thua këtë, kur deri dje kemi pirë bashkë? – e pyeti Mishoja. - Sepse nuk dëshiroj t’i ndihmoj shejtanit kundër vëllait tim, dua që edhe ti të dalësh nga kjo baltë e gjallë, nuk dua të përfundosh si i pafat – iu përgjigj Emini.

25 Fontanës

75


Më në fund, Mishoja pranoi. Në Qendër, së paku, do të ketë ushqim e fjetje të rregullt. Sidomos, nëse e le edhe alkoolin, ja lumturia.. Në hyrje të Qendrës shkruante: - Nëse dikush bëhet shkak që ta shpëtojë jetën e dikujt, është sikur t’ia ketë shpëtuar jetën të gjithë njerëzve.26 Në murin e secilës dhomë shkruante: - Alkooli është çelësi i secilës së keqe.27 Në këtë Qendër, Mishoja u njoh me shumë njerëz dhe dëgjoi rrëfimet nga jeta e tyre. Kishte fate të rënda, të cilat veçoheshin sipas rëndësisë. Me të ishte një njeri i cili kishte filluar të pijë për shkak të vdekjes së vajzës së tij që ishte mbytur në ujë, por edhe personi tjetër i dhomës i cili shumë ishte dashuruar në një vajzë me të cilën nuk pati mundësi të martohet. I pari tregonte: - Vajza më është mbytur mu para syve të mi. Gjuante guralecë në lumin e fryrë, deri sa nuk u afrua shumë afër dhe ra brenda. Vrapova, por nuk pat shpëtim, uji e barti me rrëmbim. E fundit që pashë nga ajo ishte bishtaleci i flokëve të saj. Pas dy ditëve e kemi gjetur në derdhjen e lumit. Që atëherë kam filluar të pi. Gruaja më ka braktisur, nuk kishim fëmijë të tjerë. Jam endur nga një kafene te tjetra. - Si arrite këtu? – e pyeti Mishoja. Një natë kisha pirë shumë. Derisa po kthehesha në shtëpi, u rrëzova, lëndova kokën dhe theva dorën. Më rridhte gjak. Takova hoxhë Ahmedin, i cili ishte nisur për jaci28. Atë natë nuk u fal me xhematë29, por më dërgoi në spital. Ma shpëtoi jetën. Posaçërisht më ka prekur momenti kur unë i thashë të më linte e të vazhdonte në rrugën e Zotit, kurse ai ma priti: - Vëlla, edhe kjo është në rrugën e Zotit. Kur mu përmirësua gjendja, më ofroi qëndrim në këtë Qendër dhe ja ku jam. 26 27 28 29

76

Kur’ani, kaptina El-Maide, 32. Thënie e Muhammedit, a.s. Falja e mbrëmjes Së bashku, bashkërisht


Edhe shoku tjetër i dhomës kishte problemet e tija. – Isha dashuruar në një vajzë me të cilën nuk pata mundësi të martohem, sepse, me dëshirën e babait, isha i fejuar me një vajzë tjetër. E dinim se nuk kemi të ardhme të përbashkët, por prapëseprapë iu dhamë aventurës. Jemi takuar fshehurazi gjatë një viti. Aq shumë kemi kaluar bashkë, saqë kemi vizituar shumë vende, bregdete dhe male. Jemi dashur. Sa herë që flisnim për të ardhmen dhe rezultatin e lidhjes sonë, në fund pajtoheshim me fjalët: - Do të bëhet mirë. Përgjigjen e shtynim me shpresë të rrejshme. E dija se kjo duhet të ndërpritet dhe në një moment vendosa të mos i lajmërohem më. Shumë e kam munduar veten, por isha i detyruar. Pas një kohe, ajo u martua dhe mirë ka bërë. Shpresoj se është e lumtur. Emri i saj ka këtë domethënie. E kisha shumë të vështirë të pajtohesha se nuk do të mund të isha pranë saj sa herë që ajo të qeshej apo të qante, sa herë që të rrëzohej e të ngrihej, flinte, lindte... Më dhemb, sepse e di se kishte besim të pakufishëm te unë, besnikëri çfarë nuk e kisha ditur më parë. I lumi ai që e ka pranë. Ndaloi për një moment pastaj shtoi: - Ka dashur që dashuria jonë të zgjasë përjetë... Pastaj i jam dhënë alkoolit derisa nuk takova Eminin, i cili më solli këtu me këshilla të bukura. Derisa ky i ri po fliste, Mishoja vërejti tek po i dridhej dora. Edhe më tutje e dashuron – përfundoi. Edhe Mishoja tregoi rrëfimin e vet: - Duke u rritur, vërejta se në shtëpinë tonë vazhdimisht pihej. Babai i tubonte pijanecët në shtëpi dhe gjithë natën pinin, këndonin dhe ashtu të djersitur përqafoheshin e putheshin. Kjo më dukej e neveritshme, por gjatë kohës fillova ta trajtoj si një virtyt, e jo si të metë, sepse nëse babai im pi, pse të mos pi edhe unë. Si djalosh fillova të pi pak nga kureshtja e pak edhe që “të mos e koritja” babanë. Në familjen tonë ishte turp të mos pihet. Dhe kështu derisa u bëra alkoolist kronik. Mbeta i pamartuar. Pa miq të vërtetë. Por falë Zotit, ja ku jam tani këtu dhe shpresoj se do ta kompensoj të kaluarën – i inkurajuar tha Mishoja. * * * 77


Në dyqanin i Eminit, i cili ishte i mbushur me myshterinj, hyri një njeri dhe në panik filloi të bërtasë: - E dogjën kafenenë! - Kush e dogji? – pyeti Emini - Kola, kumarxhiu – u përgjigj ai dhe shtoi: - I ka humbur aty të gjitha paratë, e ka ndezur dhe ka ikur në mal. Eminit iu kthyen para syve ato pamjet nga karriget e kafenesë. Paramendonte se si po digjeshin. - Mallkimet e familjeve të pafat i ranë asaj kafene – u kyç haxhi Sejdoja. - Edhe Azemin e burgosën – tha ai. - Përse? – pyetën. - Sepse ka tregtuar alkool ilegalisht nëpër kufi. - Edhe atij i ranë mallkimet – shtoi një grua.

* * *

Ngadalë, Emini po e kthente besimin e humbur. Kishte edhe dyqane të tjerë në pazar, por asnjëri nuk ishte si ky i Eminit. Nga udhëtimet tregtare, gjithmonë sillte prodhime të reja jo të rëndomta. E ktheu dhe e forcoi famën e një tregtari të shkathët. Çdo natë, si më parë, përsëri i sillte fëmijëve, nënës dhe gruas qeset përplot me ushqime e ëmbëlsira. I ofronte siguri e kënaqësi të lakmueshme familjare. Mbi të gjitha, i sillte lumturi. 78


Fëmijët vazhduan shkollën. Shokët dhe shoqet e tyre e dinin situatën e tyre, prandaj askush nuk i shqetësonte në lidhje me këtë. I flitnin për çdo gjë ç’kishte ngjarë derisa këta nuk ishin aty, ashtu që Amina dhe Amari më lehtë të inkuadroheshin në mësim dhe të vazhdonin jetën e tyre shkollore. Madje, edhe mësuesit ishin tej mase të kujdesshëm me ta. Fëmijët u mrekulluan me këtë pritje të shoqërisë, të cilët asnjëherë nuk preknin në varrat e posashëruara të shokëve të tyre të vuajtur.

Nëna plakë kujdesej për kopshtin e vogël që kishin mu pranë lumit, aty ku e kishin edhe mallin. Emini ia bleu dy dele ashtu që të ndihej sikur në fshat. Ishte e kënaqur. Falë ndihmës së Zotit, 79


Emini arriti të kthehej ashtu siç ishte para rënies së tij. Megjithatë, në shpirtin e tij kishte mbetur një gacë e cila po e digjte, ajo për shkak të vdekjes së babait të tij. Atij nuk pat mundësi t’i dilte hakut. Edhe pas vdekjes së tij, ky ende po gëzonte ndihmë nga ai. E dinte Emini se te All-llahu është vepër e mirë ajo që bëhet në emër të Tij e për rahmet të të vdekurit. Kështu ai vendosi të ndërtojë një krua si hajrat30, mu në rrugën që çonte në fshatin e tij, në atë rrugë në të cilën edhe vetë shumë herë kishte pirë ujë të ftohtë, ai dhe babai i tij. Rregullisht shkonin për vizitë në shtëpinë e vjetër në fshat. Për këtë Malka gëzohej më së shumti. Ishte ky një dhëmb i rëndësishëm i çelësit me të cilin Emini hapi derën e lumturisë, harmonisë e përparimit. Në thelb, askush, madje as vetë Emini, nuk ka dëshiruar ta rrënojë vetveten dhe familjen, por pak nga ne mendojmë për atë e cila na largon nga ata dhe dashuria e tyre. Thotë i Dërguari31, a.s.: - All-llahu e afron robin e Vet shtatë bërryla larg nga xhehennemi, e pastaj e kthen atë në xhennet.

* * * Emini ishte me të ëmën pas shtëpisë. Po përgatisnin kopshtin për ta mbjellë. Ishte koha. Vjen Amari dhe i thotë: - O babë, po të kërkon një njeri. - A nuk të ka thënë kush është? – e pyeti Emini. - Jo – iu përgjigj Amari. - Mirë, ja po vi – u nis Emini nga kopshti. 30 Vepër e mirë, me dobi të përgjithshme 31 Muhammedi, a.s.

80


Mbeti i shtangur kur pa se kush ishte te porta. - O Ali, vëllai im, nga dole ti. Ka vite që nuk të kam parë – dhe e përqafoi. - Kurbeti, o vëlla. Nuk mund të largohesh nga ai kur të duash, por kur të lëshojnë – tha Aliu i mbështetur në gjoksin e Eminit. Vëllazërisht shikuan në sy njëri tjetrin. - Po shkoj në haxh këtë vit, në dashtë All-llahu – tha Aliu. - Për hajr, o vëlla – tha Emini. - Kam ardhur të kërkoj hallall nga ti dhe familja jote – tha Aliu dhe uli kokën. - Për çka? – u habit Emini. - Për atë çfarë ngjau me Halidin. Nuk mund të rri i qetë. Isha me të atë ditë. Ndoshta kam pasur mundësi ta shpëtoj – gati sa nuk qau Aliu. - Hallall të qoftë, o Ali. All-llahu e ka marrë atëherë kur Ai ka dashur e ti veç ke qëlluar aty. Nuk je ti fajtor – tha Emini dhe përsëri e përqafoi Aliun. - Vetëm kam një lutje, kur të jesh pranë Qabes, lutu për Halidin, por bëj dua që edhe unë vitin e ardhshëm të gjendem pranë Qabes – i pëshpëriti në vesh. - Po, vëlla – ia premtoi haxhiu i ardhshëm.

I shkarkuar pak nga mendimet, Aliu ecte rrugës drejt shtëpisë së tij të vjetër dhe gati të prishur. Emini nuk lëvizi vendit derisa nuk e pa më Aliun. U kthye te nëna në kopsht duke menduar: Sa e çuditshme kjo jetë! Ke shumë rrugë të lajthitjes, të gjitha janë joshëse, kurse të kthehesh e të shpëtosh ke mundësi vetëm përmes njërës. 81



Vepër interesante, e dobishme e mbresëlënëse Çelësi Mirsad Hadroviq

Në vërshimin e librave të llojllojshme të cilat paraqiten në produksionin bashkëkohor letrar, tregimi Çelësi i Mirsad Hadroviqit është një vepër interesante, dobiprurëse dhe për shumëçka mbresëlënëse, e inspiruar drejtpërdrejtë nga jeta dhe e dhuruar jetës. Fjala është për hapin e parë letrar të këtij autori, vepër e cila klasifikohet si një tregim i zgjeruar dhe vërtetë meriton të botohet, për fatin e lexuesve të të gjitha grupmoshave: si të rinjve, ashtu edhe të moshuarve. Në tregim është pasqyruar jeta e një familjeje patriarkale, besimtare, rënia e saj atëherë kur njëri nga anëtarët e saj (Emini) bie në kthetrat e mëkatit të alkoolit. Pasojat e alkoolit së pari do ta sjellin Eminin deri te këndi i mjerimit dhe shkatërrimit – në prag të humnerës, një hap nga vdekja, nga e cila do ta shpëtojë letra e së bijës të cilën e gjeti rastësisht. Drama e personazhit kryesor është përshkruar aq me bindje, saqë lexuesi ka përshtypje se ajo është duke ngjarë mu para tij. Rruga e tij jetësore prej një tregtari të ndershëm me famë, kujdestari të mirë dhe të zotit të shtëpisë, së shpejti do të rrokulliset teposhtë me rënien e tij në ujërat e turbullta të alkoolizmit, të cilat së pari e shkatërruan vetë atë, e pastaj edhe familjen e tij, Selmën e kujdesshme dhe fëmijët e tij Aminën dhe Amarin, pastaj të atin Ademin, i cili pas provës së pasuksesshme që ta kthejë të birin nga 83


“ujërat e mëkatit” së shpejti vdes, por prapëseprapë me një shpresë të fshehur se, me ndihmën e Zotit, i biri do të kthehet në rrugën e drejtë. Me këtë besim, Ademi i la amanet bashkëshortes, Malkës, që të birit t’ia dhurojë të gjithë paratë e kursyera dhe ta shesë bagëtinë, ashtu që të mund të hapë një dyqan dhe të jetojë me dinjitet me familjen e vet. Malka është një personazh i gjallë i një plake të cilën e karakterizojnë besnikëria e veçantë ndaj familjes dhe dashuria e pakursyer ndaj të birit dhe familjes së tij. Pasi që i biri, Emini, pas një rrahjeje, pas shkuarjes në spital për shërim e pastaj edhe shkuarjes në burg, megjithatë u kthye në shtëpi dhe filloi jetë normale, pa asnjë pikë alkooli, amaneti u përmbush. Familja përsëri u kthye në qytet, duke filluar një jetë të re të lumtur. Emini hapi dyqanin e tij, madje arriti të bëhet edhe bamirës dhe me ndihmën e nëpunësve fetarë dhe atyre socialë hapi paralelen e shërimit nga alkoolizmi, duke e bindur në të madje edhe shokun e dikurshëm të kafenesë, Mishon. Pra, çelësin e lumturisë personazhi kryesor, Emini e gjen te kthimi në jetën e rregullt, të përkushtuar, të qetë e të ndershme, të liruar nga kthetrat e mëkateve. Çelësin e lumturisë Emini e gjeti edhe në të ndihmuarit e tjerëve. Libri është i ndërthurur me citate nga librat e shenjtë të myslimanëve, të cilët nuk janë imponues dhe të cilët janë përzgjedhur në çastin e duhur dhe situatën jetësore, si edhe momentin psikologjik të heroit të këtij tregimi, prandaj edhe pse ato ndonjërit nga lexuesit mund t’i duken së tepërmi “pedagogjike”, megjithatë ata shkrihen në konstruksionin kryesor ideor të këtij tregimi dhe janë të bazuara. Ngjarja është bindëse dhe shumë interesante, bashkëbisedimet e mira, profilet psikologjike të personazheve mirë të përshkruar, kurse përshkrimet e qarta. Nëse diçka mund t’i bëhet vërejtje, ajo është se fitohet përshtypja se të gjithë njerëzit që pinë alkool janë pijanecë dhe asgjë më shumë. Vetëm në paralelen për shërimin nga alkooli autori ka tentuar që pjesërisht të hedhë dritë në profilet e tyre. Mirëpo, jo çdo gjë mund të shikohet përmes syzave bardhë e zi.

Dikush nga lexuesit mund të mendojë se tepër është thek84


suar roli i fesë, sepse autori është nëpunës fetar, por ne duhet të konstatojmë se ajo çfarë paraqitet si fetare, është njëkohësisht dhe thellësisht edhe njerëzore, kështu që jo vetëm që nuk pengon, por mund të jetë edhe dobiprurëse edhe për lexuesit që nuk janë fetarë. Shkrimtari, Braho Adroviq 6 janar 2017 Beranë

85



Falënderim Këtë vepër më të mirë e kanë bërë njerëzit, gjegjësisht miqtë e mi të cilët me sugjerimet dhe kritikat e tyre të mirëfillta dhe të sinqerta më kanë ndihmuar që kjo të duket dhe të tingëllojë mu kështu. Njeriu i parë i cili e ka analizuar këtë tekst që në vitin 2004, dhe ka dhënë mendimin e tij, ka qenë mr. Ishak ef. Alesheviq, me prejardhje nga qyteti Visoko (në Bosnje e Hercegovinë), përndryshe shumë vite imam në qytetin Mannheim (Gjermani). Me këtë rast, ai më pat thënë: Të inkurajoj që të vazhdosh të shkruash, sepse ke prirje. E falënderoj për fjalët e bukura dhe përkrahjen e cila në atë kohë ishte vendimtare që të vazhdoj të shkruaj. Pastaj miku im shumëvjeçar, shkrimtari Faiz Softiq, i cili aspak nuk më ka “kursyer” derisa po shkruaja tekstin. Në fund, pasi e finalizova tekstin, më tha: Ky është një tregim shumë i mirë dhe i dobishëm. Faleminderit, Faiz. Prof. Afan Llatiqi ishte konsulenti im i rregullt gjatë gjithë shkrimit. E falënderoj që gjeti kohë dhe durim për mua. Nganjëherë, kjo është aq e domosdoshme. Prof. Sulo Mustafiqi, me sugjerimet e veta më ka ndihmuar të hedh dritë edhe në disa skena nga tregimi, kështu që tani ato janë më të qarta e më piktoreske. Prof. Sulejman Bugari po ashtu pati rastin ta lexojë tekstin para se të botohet. Thjeshtë, ai tha: Kjo duhet të botohet edhe pikë. Kështu ai e tha thjeshtë, duke më dhënë fuqi e shumë energji pozitive, e cila vërtetë është e nevojshme për këtë lloj vepre. 87


Muharem Demiroviqi, nëpunës i Bashkësisë Islame në Malin e Zi, ishte një hallkë e rëndësishme në kompozimin (ndërlidhjen) e gjithë ngjarjes. Aty ku unë gaboja, ai me syrin e tij vigjilent vërente dhe kompozonte. Pas kontrollit që ai i bëri tekstit, me lehtësi e dërgova në lekturë e thyerje. Për lekturën e mirë (në gjuhën boshnjake) është kujdesur profesoresha e vyer, Azra Gllavatoviq. Për ilustrimet piktoreske mund t’i falënderoj nxënëset e Medresesë “Mehmed Fatih” në Podgoricë, Ajllës Axhoviq dhe Majdës Toskiq. Po ashtu, falënderoj edhe botuesin Avlija, i cili ishte shumë korrekt gjatë botimit të këtij teksti letrar. Po ashtu, i falënderoj të gjithë ata që m’u bënë inspirim për shkrimin e këtij teksti letrar, sepse, siç tha recensenti im, shkrimtari Braho Adroviq, i gjithë rrëfimi, në fakt, është: ...i përshkruar drejtpërdrejtë nga jeta dhe i dhuruar jetës. Autori Mirsad Hadroviq

88


Biografia e autorit U lind më 20.07.1974 në Vërbicë, komuna e Petnjicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen – Medresenë dhe Fakultetin e Studimeve Islame në Novi Pazar. Gjatë studimit ishte edhe një nga themeluesit dhe redaktori kryesor i revistës së studentëve Talib. Në vitin 2013 botoi librin Vakufet në Beranë. Punimet profesionale dhe letrare i ka publikuar në Elif, Glas Islama, revistën Sloboda, Sanxhaku etj. Punon në Medresenë “Mehmed Fatih” në Podgoricë si profesor i lëndës së Ahlakut dhe si edukator. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Jeton në Podgoricë.

89


CIP - Kaталогизација у публикацији Национална библиотека Црне Горе, Цетиње ISBN 978-9940- 626-29- 7 COBISS.CG-ID 35486736


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.